<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?>
<!DOCTYPE ThML PUBLIC 
    "-//CCEL/DTD Theological Markup Language//EN"
    "http://www.ccel.org/dtd/ThML10.dtd">
    
<!-- Copyright Christian Classics Ethereal Library -->
<ThML>
<ThML.head>
<generalInfo>
  <description>
	This Bible translation was converted automatically from data
	files made available by the Unbound Bible project.  Book 
	names, introductions, titles, paragraphs, and the like were 
	not available, so standard English names have been used.  
	Therefore this file would benefit from additional work by 
	someone who has access to a print edition.
	</description>
  <pubHistory />
  <comments />
</generalInfo>
<printSourceInfo>
  <published />
</printSourceInfo>
<electronicEdInfo>
  <publisherID>ccel</publisherID>
  <authorID>bible</authorID>
  <bookID>sq</bookID>
  <workID>sq</workID>
  <bkgID>holy_bible_albanian_translation_(bible)</bkgID>
  <version>1.0</version>
  <series />
  <editorialComments />
  <revisionHistory>Converted from Unbound Bible text files 2002-12-31</revisionHistory>
  <status />
  <DC>
    <DC.Title>The Holy Bible: Albanian Translation</DC.Title>
    <DC.Title sub="short">Albanian Bible</DC.Title>
    <DC.Title sub="authTitle">Albanian Bible</DC.Title>
    <DC.Creator sub="Author">Anonymous</DC.Creator>
    <DC.Creator sub="Author" scheme="file-as">Anonymous</DC.Creator>
    <DC.Publisher>Grand Rapids, MI: Christian Classics Ethereal Library</DC.Publisher>
    <DC.Subject scheme="ccel">All; Bible; Old Testament; New Testament</DC.Subject>
    <DC.Subject scheme="LCCN" />
    <DC.Date sub="Created">2002-12-31</DC.Date>
    <DC.Type>Text.Bible</DC.Type>
    <DC.Format scheme="IMT">text/xml</DC.Format>
    <DC.Identifier scheme="URL">/ccel/bible/sq.html</DC.Identifier>
    <DC.Identifier scheme="osisID">Bible</DC.Identifier>
    <DC.Source>The Unbound Bible</DC.Source>
    <DC.Source scheme="URL">http://unbound.biola.edu</DC.Source>
    <DC.Language scheme="ISO639-3">sqi</DC.Language>
    <DC.Rights>Public Domain</DC.Rights>
  </DC>
</electronicEdInfo>





<style type="text/css">
</style>

<style type="text/xcss">
</style>


</ThML.head>
<ThML.body>

<div1 title="Title Page" progress="0.02%" prev="toc" next="OT" id="i">
<h2 id="i-p0.1">Holy Bible</h2>
<h1 id="i-p0.2">Albanian Translation</h1>
</div1>

<div1 title="Old Testament" progress="0.02%" prev="i" next="Gen" id="OT">
<h1 id="OT-p0.1">Old Testament</h1>

<div2 title="Genesis" progress="0.02%" prev="OT" next="Gen.1" id="Gen">
<h2 id="Gen-p0.1">Genesis</h2>

<div3 title="Genesis 1" progress="0.02%" prev="Gen" next="Gen.2" id="Gen.1">
<h3 id="Gen.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Gen.1-p1">
<scripture passage="Gen 1:1" parsed="|Gen|1|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.1" />
<sup>1</sup> Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.
<scripture passage="Gen 1:2" parsed="|Gen|1|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.2" />
<sup>2</sup> Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave.
<scripture passage="Gen 1:3" parsed="|Gen|1|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Perëndia tha: "U bëftë drita!". Dhe drita u bë.
<scripture passage="Gen 1:4" parsed="|Gen|1|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.4" />
<sup>4</sup> Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë; dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira.
<scripture passage="Gen 1:5" parsed="|Gen|1|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.5" />
<sup>5</sup> Dhe Perëndia e quajti dritën "ditë" dhe errësirën "natë". Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë.
<scripture passage="Gen 1:6" parsed="|Gen|1|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Perëndia tha: "Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave, që t'i ndajë ujërat nga ujërat".
<scripture passage="Gen 1:7" parsed="|Gen|1|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.7" />
<sup>7</sup> Dhe Perëndia krijoi kupën qiellore dhe ndau ujërat që ishin poshtë saj nga ujërat që ishin sipër saj. Dhe kështu u bë.
<scripture passage="Gen 1:8" parsed="|Gen|1|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.8" />
<sup>8</sup> Dhe Perëndia e quajti kupën qiellore "qiell". Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi: dita e dytë.
<scripture passage="Gen 1:9" parsed="|Gen|1|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Perëndia tha: "Ujërat që janë nën qiellin të grumbullohen në një vend të vetëm dhe të shfaqet tera". Dhe kështu u bë.
<scripture passage="Gen 1:10" parsed="|Gen|1|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.10" />
<sup>10</sup> Dhe Perëndia e quajti terën "tokë" dhe grumbullimin e ujërave "detë". Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë.
<scripture passage="Gen 1:11" parsed="|Gen|1|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Perëndia tha: "Të mbijë toka gjelbërimin, barërat të nxjerrin farë dhe drurët frutore të japin në tokë një frut që të përmbajë farën e tij, secili simbas llojit të tij". Dhe kështu u bë.
<scripture passage="Gen 1:12" parsed="|Gen|1|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.12" />
<sup>12</sup> Dhe toka prodhoi gjelbërim, barëra që e bënin farën simbas llojit të tyre dhe drurë që mbanin fruta me farën e tyre brenda, secili simbas llojit të vet. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë.
<scripture passage="Gen 1:13" parsed="|Gen|1|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.13" />
<sup>13</sup> Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi; dita e tretë.
<scripture passage="Gen 1:14" parsed="|Gen|1|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.14" />
<sup>14</sup> Pastaj Perëndia tha: "Të ketë ndriçues në kupën qiellore për të ndarë ditën nga nata; dhe të shërbejnë si shenja, për të dalluar stinët, ditët dhe vitet;
<scripture passage="Gen 1:15" parsed="|Gen|1|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.15" />
<sup>15</sup> dhe të shërbejnë si ndriçues në kupën qiellore për të ndriçuar tokën". Dhe kështu u bë.
<scripture passage="Gen 1:16" parsed="|Gen|1|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.16" />
<sup>16</sup> Perëndia krijoi pastaj dy ndriçues të mëdhenj: ndriçuesin e madhë për qeverisjen e ditës dhe ndriçuesin e vogël për qeverisjen e natës; ai krijoi gjithashtu yjet.
<scripture passage="Gen 1:17" parsed="|Gen|1|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.17" />
<sup>17</sup> Dhe Perëndia i vendosi në kupën qiellore për të ndriçuar tokën,
<scripture passage="Gen 1:18" parsed="|Gen|1|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.18" />
<sup>18</sup> për të qeverisur ditën dhe natën dhe për ta ndarë dritën nga errësira. Dhe Perëndia e pa që kjo ishte mirë.
<scripture passage="Gen 1:19" parsed="|Gen|1|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.19" />
<sup>19</sup> Kështu erdhi mbrëmja dhe erdhi mëngjesi: dita e katërt.
<scripture passage="Gen 1:20" parsed="|Gen|1|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.20" />
<sup>20</sup> Pastaj Perëndia tha: "Të mbushen ujërat nga një numër i madh qeniesh të gjalla dhe të fluturojnë zogjtë lart mbi tokë nëpër hapësirën e madhe të kupës qiellore".
<scripture passage="Gen 1:21" parsed="|Gen|1|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.21" />
<sup>21</sup> Kështu Perëndia krijoi kafshët e mëdha ujore dhe të gjitha gjallesat që lëvizin dhe që mbushin ujërat, secili simbas llojit të vet, e çdo shpend fluturues simbas llojit të vet. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë.
<scripture passage="Gen 1:22" parsed="|Gen|1|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.22" />
<sup>22</sup> Dhe Perëndia i bekoi duke thënë: "Të jeni të frytshëm, shumëzoni dhe mbushni ujërat e deteve, e zogjtë të shumëzohen mbi tokë".
<scripture passage="Gen 1:23" parsed="|Gen|1|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.23" />
<sup>23</sup> Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj mëngjesi: dita e pestë.
<scripture passage="Gen 1:24" parsed="|Gen|1|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.24" />
<sup>24</sup> Pastaj Perëndia tha: "Të prodhojë toka qenie të gjalla sipas llojit të tyre: kafshë, rrëshqanorë dhe bisha të tokës, simbas llojit të tyre". Dhe kështu u bë.
<scripture passage="Gen 1:25" parsed="|Gen|1|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.25" />
<sup>25</sup> Dhe Perëndia bëri egërsirat e tokës sipas llojit të tyre, kafshët simbas llojit të tyre dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës simbas llojit të tyre. Dhe Perëndia e pa që kjo ishte mirë.
<scripture passage="Gen 1:26" parsed="|Gen|1|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.26" />
<sup>26</sup> Pastaj Perëndia tha: "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe".
<scripture passage="Gen 1:27" parsed="|Gen|1|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.27" />
<sup>27</sup> Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën.
<scripture passage="Gen 1:28" parsed="|Gen|1|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.28" />
<sup>28</sup> Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: "Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë".
<scripture passage="Gen 1:29" parsed="|Gen|1|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.29" />
<sup>29</sup> Dhe Perëndia tha: "Ja unë po ju jap çdo bar që lëshon farë mbi sipërfaqen e mbarë tokës dhe çdo pemë të ketë fruta që përmbajnë farë; kjo do t'ju shërbejë si ushqim.
<scripture passage="Gen 1:30" parsed="|Gen|1|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.30" />
<sup>30</sup> Dhe çdo kafshe të tokës, çdo zogu të qiellit dhe çdo gjëje që lëviz mbi tokë dhe ka në vetvete një frymë jete, unë i jap çdo bar të gjelbër si ushqim". Dhe kështu u bë.
<scripture passage="Gen 1:31" parsed="|Gen|1|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.1.31" />
<sup>31</sup> Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë. Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj erdhi mëngjesi: dita e gjashtë.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 2" progress="0.12%" prev="Gen.1" next="Gen.3" id="Gen.2">
<h3 id="Gen.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Gen.2-p1">
<scripture passage="Gen 2:1" parsed="|Gen|2|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.1" />
<sup>1</sup> Kështu përfunduan qielli dhe toka si dhe tërë ushtria e tyre.
<scripture passage="Gen 2:2" parsed="|Gen|2|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.2" />
<sup>2</sup> Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë u çlodh nga gjithë vepra që kishte kryer.
<scripture passage="Gen 2:3" parsed="|Gen|2|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.3" />
<sup>3</sup> Dhe Perëndia bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë ditë Perëndia u çlodh nga gjithë vepra që kishte krijuar dhe kryer.
<scripture passage="Gen 2:4" parsed="|Gen|2|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.4" />
<sup>4</sup> Këto janë origjina e qiellit dhe e tokës kur u krijuan, ditën që Zoti Perëndi krijoi tokën dhe qiellin.
<scripture passage="Gen 2:5" parsed="|Gen|2|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.5" />
<sup>5</sup> Nuk kishte ende mbi tokë asnjë shkurrëz në fushë dhe asnjë bar nuk kishte mbirë ende në fushë, sepse Zoti Perëndi nuk kishte hedhur asnjë shi mbi tokën dhe nuk ekzistonte njeriu për të punuar tokën.
<scripture passage="Gen 2:6" parsed="|Gen|2|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.6" />
<sup>6</sup> Por nga toka ngjitej një avull që ujiste tërë sipërfaqen e tokës.
<scripture passage="Gen 2:7" parsed="|Gen|2|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë.
<scripture passage="Gen 2:8" parsed="|Gen|2|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.8" />
<sup>8</sup> Pastaj Zoti Perëndi mbolli një kopsht në Eden, në lindje, dhe vendosi në të njeriun që kishte formuar.
<scripture passage="Gen 2:9" parsed="|Gen|2|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Zoti Perëndi bëri që të mbijnë nga toka lloj-lloj pemësh të këndshme nga pamja dhe që jepnin fruta të mira për t'u ngrënë; në mes të kopshtit gjendeshin edhe pema e jetës dhe pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes.
<scripture passage="Gen 2:10" parsed="|Gen|2|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.10" />
<sup>10</sup> Një lumë dilte nga Edeni për të ujitur kopshtin dhe ndahej në katër rrjedha uji.
<scripture passage="Gen 2:11" parsed="|Gen|2|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.11" />
<sup>11</sup> Emri i lumit të parë është Pishon; është ai që rrethon tërë vendin e Havilahut, ku ka flori;
<scripture passage="Gen 2:12" parsed="|Gen|2|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.12" />
<sup>12</sup> dhe floriri i këtij vendi është i mirë; aty gjenden gjithashtu bdeli dhe guri i oniksit.
<scripture passage="Gen 2:13" parsed="|Gen|2|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.13" />
<sup>13</sup> Emri i lumit të dytë është Gihon, dhe ai rrethon tërë vendin e Kushit.
<scripture passage="Gen 2:14" parsed="|Gen|2|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.14" />
<sup>14</sup> Emri i lumit të tretë është Tigri, dhe është ai që rrjedh në lindje të Asirisë. Lumi i katërt është Eufrati.
<scripture passage="Gen 2:15" parsed="|Gen|2|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.15" />
<sup>15</sup> Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante.
<scripture passage="Gen 2:16" parsed="|Gen|2|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.16" />
<sup>16</sup> Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: "Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit;
<scripture passage="Gen 2:17" parsed="|Gen|2|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.17" />
<sup>17</sup> por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri".
<scripture passage="Gen 2:18" parsed="|Gen|2|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.18" />
<sup>18</sup> Pastaj Zoti Perëndi tha: "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t'i bëj një ndihmë që i leverdis".
<scripture passage="Gen 2:19" parsed="|Gen|2|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.19" />
<sup>19</sup> Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit dhe i çoi te njeriu për të parë si do t'i quante; dhe sido që njeriu t'i quante qeniet e gjalla, ai do të ishte emri i tyre.
<scripture passage="Gen 2:20" parsed="|Gen|2|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.20" />
<sup>20</sup> Dhe njeriu u vuri emra tërë bagëtisë, zogjve të qiellit dhe çdo kafshe të fushave; por për njeriun nuk u gjend asnjë ndihmë e përshtatshme për të.
<scripture passage="Gen 2:21" parsed="|Gen|2|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend.
<scripture passage="Gen 2:22" parsed="|Gen|2|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.22" />
<sup>22</sup> Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu.
<scripture passage="Gen 2:23" parsed="|Gen|2|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.23" />
<sup>23</sup> Dhe njeriu tha: "Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri".
<scripture passage="Gen 2:24" parsed="|Gen|2|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.24" />
<sup>24</sup> Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.
<scripture passage="Gen 2:25" parsed="|Gen|2|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.2.25" />
<sup>25</sup> Dhe burri e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 3" progress="0.20%" prev="Gen.2" next="Gen.4" id="Gen.3">
<h3 id="Gen.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Gen.3-p1">
<scripture passage="Gen 3:1" parsed="|Gen|3|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.1" />
<sup>1</sup> Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: "A ka thënë me të vërtetë Perëndia: "Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?"".
<scripture passage="Gen 3:2" parsed="|Gen|3|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.2" />
<sup>2</sup> Dhe gruaja iu përgjegj gjarprit: "Nga fruti i pemëve të kopshtit mund të hamë;
<scripture passage="Gen 3:3" parsed="|Gen|3|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.3" />
<sup>3</sup> por nga fruti i pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë: "Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni"".
<scripture passage="Gen 3:4" parsed="|Gen|3|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.4" />
<sup>4</sup> Atëherë gjarpri i tha gruas: "Ju s'keni për të vdekur aspak;
<scripture passage="Gen 3:5" parsed="|Gen|3|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.5" />
<sup>5</sup> por Perëndia e di që ditën që do t'i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen".
<scripture passage="Gen 3:6" parsed="|Gen|3|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.6" />
<sup>6</sup> Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t'u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.
<scripture passage="Gen 3:7" parsed="|Gen|3|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.7" />
<sup>7</sup> Atëherë iu hapën sytë të dyve dhe e panë që ishin lakuriq; kështu ata qepën gjethe fiku dhe bënë breza për t'u mbuluar.
<scripture passage="Gen 3:8" parsed="|Gen|3|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.8" />
<sup>8</sup> Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi që shëtiste në kopsht në flladin e ditës; dhe burri e gruaja e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi midis pemëve të kopshtit.
<scripture passage="Gen 3:9" parsed="|Gen|3|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: "Ku je?".
<scripture passage="Gen 3:10" parsed="|Gen|3|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.10" />
<sup>10</sup> Ai u përgjigj: "Dëgjova zërin tënd në kopsht, dhe pata frikë sepse isha lakuriq dhe u fsheha".
<scripture passage="Gen 3:11" parsed="|Gen|3|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.11" />
<sup>11</sup> Dhe Perëndia i tha: "Kush të tregoi se ishe lakuriq? Mos vallë ke ngrënë nga pema që unë të kisha urdhëruar të mos haje?".
<scripture passage="Gen 3:12" parsed="|Gen|3|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.12" />
<sup>12</sup> Njeriu u përgjigj: "Gruaja që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra".
<scripture passage="Gen 3:13" parsed="|Gen|3|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.13" />
<sup>13</sup> Dhe Zoti Perëndi i tha gruas: "Pse e bëre këtë?". Gruaja u përgjigj: "Gjarpri më mashtroi dhe unë hëngra prej saj".
<scripture passage="Gen 3:14" parsed="|Gen|3|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarprit: "Me qenë se bëre këtë gjë, qofsh i mallkuar ndër gjithë kafshët dhe tërë bishat e fushave! Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe do të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate.
<scripture passage="Gen 3:15" parsed="|Gen|3|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.15" />
<sup>15</sup> Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj".
<scripture passage="Gen 3:16" parsed="|Gen|3|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.16" />
<sup>16</sup> Gruas i tha: "Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty".
<scripture passage="Gen 3:17" parsed="|Gen|3|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.17" />
<sup>17</sup> Pastaj i tha Adamit: "Me qenë se dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: "Mos ha prej saj", toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ti do të
<scripture passage="Gen 3:18" parsed="|Gen|3|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.18" />
<sup>18</sup> Ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore, dhe ti do të hash barin e fushave;
<scripture passage="Gen 3:19" parsed="|Gen|3|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.19" />
<sup>19</sup> do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të rikthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh".
<scripture passage="Gen 3:20" parsed="|Gen|3|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.20" />
<sup>20</sup> Dhe burri i vuri gruas së tij emrin Evë, sepse ajo qe nëna e tërë të gjallëve.
<scripture passage="Gen 3:21" parsed="|Gen|3|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Zoti Perëndi i bëri Adamit dhe gruas së tij tunika prej lëkure dhe i veshi.
<scripture passage="Gen 3:22" parsed="|Gen|3|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.22" />
<sup>22</sup> Dhe Zoti Perëndi tha: "Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t'i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë".
<scripture passage="Gen 3:23" parsed="|Gen|3|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.23" />
<sup>23</sup> Prandaj Zoti Perëndi e dëboi njeriun nga kopshti i Edenit, me qëllim, që të punonte tokën nga e cila kishte dalë.
<scripture passage="Gen 3:24" parsed="|Gen|3|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.3.24" />
<sup>24</sup> Kështu ai e dëboi njeriun; dhe vendosi në lindje të kopshtit të Edenit kerubinët që vërtisnin nga çdo anë një shpatë flakëruese për të ruajtur rrugën e pemës së jetës.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 4" progress="0.28%" prev="Gen.3" next="Gen.5" id="Gen.4">
<h3 id="Gen.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Gen.4-p1">
<scripture passage="Gen 4:1" parsed="|Gen|4|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.1" />
<sup>1</sup> Por Adami njohu Evën, gruan e tij, e cila u ngjiz dhe lindi Kainin, dhe ai tha: "Fitova një burrë nga Zoti".
<scripture passage="Gen 4:2" parsed="|Gen|4|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.2" />
<sup>2</sup> Pastaj lindi Abeli, vëllai i tij. Dhe Abeli u bë bari kopesh, ndërsa Kaini u bë punonjës i tokës.
<scripture passage="Gen 4:3" parsed="|Gen|4|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.3" />
<sup>3</sup> Me kalimin e kohës, Kaini i bëri një ofertë frutash të tokës Zotit;
<scripture passage="Gen 4:4" parsed="|Gen|4|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.4" />
<sup>4</sup> por Abeli i ofroi edhe ai të parëlindurit e kopesë së tij dhe yndyrën e tyre. Dhe Zoti e çmoi Abelin dhe dhuratën e tij,
<scripture passage="Gen 4:5" parsed="|Gen|4|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.5" />
<sup>5</sup> por nuk çmoi Kainin dhe ofertën e tij. Dhe kështu Kaini u pezmatua shumë dhe fytyra e tij mori një pamje të dëshpëruar.
<scripture passage="Gen 4:6" parsed="|Gen|4|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Zoti i tha Kainit: "Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote është dëshpëruar?
<scripture passage="Gen 4:7" parsed="|Gen|4|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.7" />
<sup>7</sup> Në rast se bën mirë a nuk do të pranohesh? Por në qoftë se bën keq, mëkati po të ruan te porta dhe dëshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta sundosh".
<scripture passage="Gen 4:8" parsed="|Gen|4|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.8" />
<sup>8</sup> Dhe Kaini foli me të vëllanë, Abelin; kur u gjendën në fushë, Kaini u ngrit kundër vëllait të tij Abelit dhe e vrau.
<scripture passage="Gen 4:9" parsed="|Gen|4|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Zoti i tha Kainit: "Ku është vëllait yt Abeli?". Ai u përgjegj: "Nuk e di; mos jam unë rojtari i vëllait tim?".
<scripture passage="Gen 4:10" parsed="|Gen|4|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.10" />
<sup>10</sup> Zoti i tha: "Çfarë ke bërë? Zëri i gjakut të vëllait tënd më vëngon nga toka.
<scripture passage="Gen 4:11" parsed="|Gen|4|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.11" />
<sup>11</sup> Dhe ti tani je më i mallkuar se toka që hapi gojën për të marrë gjakun e vëllait tënd nga dora jote.
<scripture passage="Gen 4:12" parsed="|Gen|4|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.12" />
<sup>12</sup> Kur të punosh tokën, ajo nuk do të të japë më prodhimet e saj, dhe ti do të jesh një endacak dhe një ikanak mbi tokë".
<scripture passage="Gen 4:13" parsed="|Gen|4|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Kaini i tha Zotit; "Ndëshkimi im është tepër i madh aq sa unë nuk mund ta duroj.
<scripture passage="Gen 4:14" parsed="|Gen|4|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.14" />
<sup>14</sup> Ja, ti po më dëbon sot nga faqja e këtij dheu dhe do të fshihem nga fytyra jote; dhe do të bëhem endacak dhe ikanak nëpër botë dhe do të ndodhë që të më vrasë kushdo që do të më gjejë".
<scripture passage="Gen 4:15" parsed="|Gen|4|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.15" />
<sup>15</sup> Dhe Zoti i tha: "Prandaj, kushdo qoftë të vrasë Kainin, do të dënohet shtatë herë". Dhe Zoti vuri një shenjë mbi Kainin, me qëllim që kushdo që ta gjente të mos e vriste.
<scripture passage="Gen 4:16" parsed="|Gen|4|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi në vendin e quajtur Nod, në lindje të Edenit.
<scripture passage="Gen 4:17" parsed="|Gen|4|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.17" />
<sup>17</sup> Dhe Kaini njohu të shoqen, e cila u ngjiz dhe lindi Enokun. Pastaj Kaini ndërtoi një qytet, të cilit i vuri emrin Enok, emri i të birit.
<scripture passage="Gen 4:18" parsed="|Gen|4|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.18" />
<sup>18</sup> Dhe Enokut i lindi Iradi; Iradit i lindi Mehujaeli; Mehujaelit i lindi Methusaeli dhe Mathusaelit i lindi Lameku.
<scripture passage="Gen 4:19" parsed="|Gen|4|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.19" />
<sup>19</sup> Dhe Lameku mori dy gra: emri i njërës ishte Ada dhe emri i tjetrës Cilah.
<scripture passage="Gen 4:20" parsed="|Gen|4|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.20" />
<sup>20</sup> Dhe Ada lindi Jabalin, që ishte babai i atyre që banojnë nën çadra dhe merren me rritjen e bagëtisë.
<scripture passage="Gen 4:21" parsed="|Gen|4|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.21" />
<sup>21</sup> Por emri i të vëllait ishte Jubal, që ishte babai i gjithë atyre që i binin qestes dhe flautit.
<scripture passage="Gen 4:22" parsed="|Gen|4|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.22" />
<sup>22</sup> Cilah lindi edhe ajo Tubal-kainin, krijuesi i çfarëdo lloji veglash prej bronzi dhe hekuri, dhe motra e Tubal-kainit qe Naama.
<scripture passage="Gen 4:23" parsed="|Gen|4|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.23" />
<sup>23</sup> Pastaj Lameku u tha grave të tij: "Ada dhe Cilah, dëgjoni zërin tim; gra të Lamekut, u vini re fjalëve të mia! Po, unë vrava një njeri sepse më plagosi, dhe një të ri sepse më shkaktoi një irnim.
<scripture passage="Gen 4:24" parsed="|Gen|4|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.24" />
<sup>24</sup> Në rast se do t'i merret hak Kainit shtatë herë, Lamekut do t'i merret hak shtatëdhjetë herë shtatë".
<scripture passage="Gen 4:25" parsed="|Gen|4|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.25" />
<sup>25</sup> Pastaj Adami njohu përsëri gruan e tij, që lindi një djalë dhe e quajti Seth, sepse ajo tha: "Perëndia më dha një tjetër pasardhës në vend të Abelit, që u vra nga Kaini".
<scripture passage="Gen 4:26" parsed="|Gen|4|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.4.26" />
<sup>26</sup> Edhe Sethit i lindi një djalë, të cilin e quajti Enosh. Atëherë filluan të kërkojnë emrin e Zotit.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 5" progress="0.35%" prev="Gen.4" next="Gen.6" id="Gen.5">
<h3 id="Gen.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Gen.5-p1">
<scripture passage="Gen 5:1" parsed="|Gen|5|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.1" />
<sup>1</sup> Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.
<scripture passage="Gen 5:2" parsed="|Gen|5|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.2" />
<sup>2</sup> Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan.
<scripture passage="Gen 5:3" parsed="|Gen|5|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.3" />
<sup>3</sup> Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth.
<scripture passage="Gen 5:4" parsed="|Gen|5|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.4" />
<sup>4</sup> Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.
<scripture passage="Gen 5:5" parsed="|Gen|5|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.5" />
<sup>5</sup> Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq.
<scripture passage="Gen 5:6" parsed="|Gen|5|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.6" />
<sup>6</sup> Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi.
<scripture passage="Gen 5:7" parsed="|Gen|5|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.7" />
<sup>7</sup> Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
<scripture passage="Gen 5:8" parsed="|Gen|5|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.8" />
<sup>8</sup> Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq.
<scripture passage="Gen 5:9" parsed="|Gen|5|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.9" />
<sup>9</sup> Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani.
<scripture passage="Gen 5:10" parsed="|Gen|5|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.10" />
<sup>10</sup> Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
<scripture passage="Gen 5:11" parsed="|Gen|5|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.11" />
<sup>11</sup> Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq.
<scripture passage="Gen 5:12" parsed="|Gen|5|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.12" />
<sup>12</sup> Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli.
<scripture passage="Gen 5:13" parsed="|Gen|5|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.13" />
<sup>13</sup> Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
<scripture passage="Gen 5:14" parsed="|Gen|5|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.14" />
<sup>14</sup> Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq.
<scripture passage="Gen 5:15" parsed="|Gen|5|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.15" />
<sup>15</sup> Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi.
<scripture passage="Gen 5:16" parsed="|Gen|5|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.16" />
<sup>16</sup> Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
<scripture passage="Gen 5:17" parsed="|Gen|5|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.17" />
<sup>17</sup> Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq.
<scripture passage="Gen 5:18" parsed="|Gen|5|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.18" />
<sup>18</sup> Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Enoku.
<scripture passage="Gen 5:19" parsed="|Gen|5|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.19" />
<sup>19</sup> Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë.
<scripture passage="Gen 5:20" parsed="|Gen|5|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.20" />
<sup>20</sup> Kështu Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq.
<scripture passage="Gen 5:21" parsed="|Gen|5|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.21" />
<sup>21</sup> Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu.
<scripture passage="Gen 5:22" parsed="|Gen|5|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.22" />
<sup>22</sup> Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
<scripture passage="Gen 5:23" parsed="|Gen|5|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.23" />
<sup>23</sup> Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.
<scripture passage="Gen 5:24" parsed="|Gen|5|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.24" />
<sup>24</sup> Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete.
<scripture passage="Gen 5:25" parsed="|Gen|5|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.25" />
<sup>25</sup> Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku.
<scripture passage="Gen 5:26" parsed="|Gen|5|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.26" />
<sup>26</sup> Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija.
<scripture passage="Gen 5:27" parsed="|Gen|5|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.27" />
<sup>27</sup> Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq.
<scripture passage="Gen 5:28" parsed="|Gen|5|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.28" />
<sup>28</sup> Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindi një bir;
<scripture passage="Gen 5:29" parsed="|Gen|5|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.29" />
<sup>29</sup> dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar".
<scripture passage="Gen 5:30" parsed="|Gen|5|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.30" />
<sup>30</sup> Pasi solli në këtë botë Noeun, Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija të tjerë.
<scripture passage="Gen 5:31" parsed="|Gen|5|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.31" />
<sup>31</sup> Kështu Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, pastaj ai vdiq.
<scripture passage="Gen 5:32" parsed="|Gen|5|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.5.32" />
<sup>32</sup> Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 6" progress="0.42%" prev="Gen.5" next="Gen.7" id="Gen.6">
<h3 id="Gen.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Gen.6-p1">
<scripture passage="Gen 6:1" parsed="|Gen|6|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.1" />
<sup>1</sup> Kur njerëzit filluan të shumohen mbi faqen e dheut dhe u lindën atyre vajza,
<scripture passage="Gen 6:2" parsed="|Gen|6|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.2" />
<sup>2</sup> djemtë e Perëndisë panë që vajzat e njerëzve ishin të bukura, dhe morën për gra të gjitha ato që i zgjodhën vetë.
<scripture passage="Gen 6:3" parsed="|Gen|6|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.3" />
<sup>3</sup> Dhe Zoti tha: "Fryma im nuk do të hahet gjithnjë me njeriun, sepse në shthurjen e tij ai nuk është veçse mish; ditët e tij do të jenë, pra, njëqind e njëzet vjet".
<scripture passage="Gen 6:4" parsed="|Gen|6|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.4" />
<sup>4</sup> Kishte gjigantë mbi tokë në ato kohë, madje edhe më vonë, kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë. Ata janë heronjtë që jetuan në kohët e lashtësisë, janë njerëzit e famshëm të këtyre kohëve.
<scripture passage="Gen 6:5" parsed="|Gen|6|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.5" />
<sup>5</sup> Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë.
<scripture passage="Gen 6:6" parsed="|Gen|6|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.6" />
<sup>6</sup> Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet.
<scripture passage="Gen 6:7" parsed="|Gen|6|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.7" />
<sup>7</sup> Kështu Zoti tha: "Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar".
<scripture passage="Gen 6:8" parsed="|Gen|6|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.8" />
<sup>8</sup> Por Noeu gjeti hir në sytë e Zotit.
<scripture passage="Gen 6:9" parsed="|Gen|6|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.9" />
<sup>9</sup> Kjo është prejardhja e Noeut. Noeu ishte një njeri i drejtë dhe i patëmetë midis bashkëkohësve të tij. Noeu eci me Perëndinë.
<scripture passage="Gen 6:10" parsed="|Gen|6|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.10" />
<sup>10</sup> Dhe Noeu pati tre bij: Semin, Kamin dhe Jafetin.
<scripture passage="Gen 6:11" parsed="|Gen|6|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.11" />
<sup>11</sup> Por toka ishte e korruptuar para Perëndisë dhe plot e përplot me dhunë.
<scripture passage="Gen 6:12" parsed="|Gen|6|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.12" />
<sup>12</sup> Tani Perëndia vështroi tokën dhe ja, ajo ishte e prishur, sepse çdo mish i tokës kishte shthurur sjelljen e tij.
<scripture passage="Gen 6:13" parsed="|Gen|6|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.13" />
<sup>13</sup> Dhe Perëndia i tha Noeut: "Kam vendosur t'i jap fund çdo mishi, sepse toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë; ja, unë do t'i zhduk bashkë me tokën.
<scripture passage="Gen 6:14" parsed="|Gen|6|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.14" />
<sup>14</sup> Bëj një arkë prej druri; bëje arkën me dhoma dhe lyeje me bitum nga jashtë e nga brenda.
<scripture passage="Gen 6:15" parsed="|Gen|6|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.15" />
<sup>15</sup> Por ti do ta ndërtosh në këtë mënyrë: gjatësia e arkës do të jetë treqind kubitë, gjerësia pesëdhjetë dhe lartësia tridhjetë.
<scripture passage="Gen 6:16" parsed="|Gen|6|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.16" />
<sup>16</sup> Do ta bësh arkën me një dritare dhe do ta mbarosh me një kubit mbulese nga sipër; anash arkës do të vendosësh derën dhe do ta bësh me tre kate, pra me katin e poshtëm, të mesëm dhe të sipërm.
<scripture passage="Gen 6:17" parsed="|Gen|6|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.17" />
<sup>17</sup> Dhe ja, unë vet kam për të sjellë përmbytjen e ujërave mbi tokë, për të shkatërruar nën qiellin çdo mish që ka shenjë jete; çdo gjë që ndodhet mbi tokën ka për të vdekur.
<scripture passage="Gen 6:18" parsed="|Gen|6|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.18" />
<sup>18</sup> Por unë do të caktoj besëlidhjen time me ty dhe ti do të futesh në arkën: ti, fëmijët e tu, gruaja jote dhe gratë e bijve të tu.
<scripture passage="Gen 6:19" parsed="|Gen|6|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.19" />
<sup>19</sup> Dhe nga çdo gjë që jeton prej çdo lloj mishi fut në arkë dy nga çdo lloj, për t'i ruajtur me vete gjallë bashkë me ty; dhe të jenë mashkull dhe femër.
<scripture passage="Gen 6:20" parsed="|Gen|6|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.20" />
<sup>20</sup> Nga zogjtë, nga bagëtia dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës simbas llojit të tyre, dy nga çdo lloj do të vijnë te ti, që të ruhen gjallë.
<scripture passage="Gen 6:21" parsed="|Gen|6|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.21" />
<sup>21</sup> Dhe merr për vete nga çdo ushqim që hahet, grumbulloje dhe ruaje, në mënyrë që të shërbejë si ushqim për ty dhe për ata".
<scripture passage="Gen 6:22" parsed="|Gen|6|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.6.22" />
<sup>22</sup> Dhe Noeu veproi ashtu, bëri pikërisht të gjitha ato që Perëndia i kishte urdhëruar.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 7" progress="0.49%" prev="Gen.6" next="Gen.8" id="Gen.7">
<h3 id="Gen.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Gen.7-p1">
<scripture passage="Gen 7:1" parsed="|Gen|7|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Zoti i tha Noeut: "Hyrë në arkë bashkë me tërë familjen tënde, sepse pashë se je i drejtë para meje në këtë brez.
<scripture passage="Gen 7:2" parsed="|Gen|7|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.2" />
<sup>2</sup> Nga çdo lloj kafshe të pastër merr shtatë çifte, meshkuj e femra, si dhe nga kafshët jo të pastra një çift, mashkull dhe femër;
<scripture passage="Gen 7:3" parsed="|Gen|7|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.3" />
<sup>3</sup> edhe nga zogjtë e qiellit merr shtatë çifte, meshkuj e femra, për të ruajtur gjallë farën e tyre mbi faqen e tërë dheut;
<scripture passage="Gen 7:4" parsed="|Gen|7|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.4" />
<sup>4</sup> sepse mbas shtatë ditëve do të bëj që të bjerë shi mbi tokë për dyzet ditë e dyzet net me rradhë, dhe do të shfaros nga faqja e dheut tërë qeniet e gjalla që kam krijuar".
<scripture passage="Gen 7:5" parsed="|Gen|7|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.5" />
<sup>5</sup> Dhe Noeu bëri pikërisht ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti.
<scripture passage="Gen 7:6" parsed="|Gen|7|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.6" />
<sup>6</sup> Noeu ishte gjashtëqind vjeç kur mbi tokë ndodhi përmbytja e ujërave.
<scripture passage="Gen 7:7" parsed="|Gen|7|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.7" />
<sup>7</sup> Kështu Noeu u fut në arkë bashkë me bijtë e tij, me të shoqen dhe me gratë e bijve të tij, për shkak të ujërave të përmbytjes.
<scripture passage="Gen 7:8" parsed="|Gen|7|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.8" />
<sup>8</sup> Nga kafshët e pastra dhe nga kafshët jo të pastra, nga zogjtë e nga të gjitha llojet që zvarriten mbi tokë,
<scripture passage="Gen 7:9" parsed="|Gen|7|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.9" />
<sup>9</sup> erdhën dy nga dy para Noeut, në arkë, një mashkull e një femër, ashtu si e kishte porositur Perëndia atë.
<scripture passage="Gen 7:10" parsed="|Gen|7|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.10" />
<sup>10</sup> Në fund të shtatë ditëve, ujërat e përmbytjes mbuluan tokën.
<scripture passage="Gen 7:11" parsed="|Gen|7|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.11" />
<sup>11</sup> Në vitin e gjashtëqindtë të jetës së Noeut, në muajin e dytë dhe në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, në atë ditë tërë burimet e humnerës së madhe shpërthyen dhe kataraktet e qiellit u hapën.
<scripture passage="Gen 7:12" parsed="|Gen|7|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.12" />
<sup>12</sup> Dhe ra shi mbi tokë për dyzet ditë dhe dyzet net.
<scripture passage="Gen 7:13" parsed="|Gen|7|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.13" />
<sup>13</sup> Po atë ditë hynë në arkë Noeu dhe bijtë e tij Semi, Kami dhe Jafeti, gruaja e Noeut si dhe tri gratë e bijve të tij me ta;
<scripture passage="Gen 7:14" parsed="|Gen|7|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.14" />
<sup>14</sup> ata dhe të gjitha bishat simbas llojit, tërë bagëtia simbas llojit të saj, të gjithë rrëshqanorët që zvarriten mbi tokën simbas llojit të tyre, tërë zogjtë simbas llojit të tyre, tërë zogjtë e çfarëdo lloji.
<scripture passage="Gen 7:15" parsed="|Gen|7|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.15" />
<sup>15</sup> Ata erdhën te Noeu në arkë, dy nga dy, prej çdo mishi që ka frymë jete;
<scripture passage="Gen 7:16" parsed="|Gen|7|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.16" />
<sup>16</sup> hynë, mashkull e femër, nga çdo mish, ashtu si Perëndia e kishte porositur Noeun; pastaj Zoti i mbylli brenda.
<scripture passage="Gen 7:17" parsed="|Gen|7|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.17" />
<sup>17</sup> Dhe përmbytja ra mbi tokë për dyzet ditë me radhë; dhe ujërat u rritën dhe e ngritën arkën lart mbi tokë.
<scripture passage="Gen 7:18" parsed="|Gen|7|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.18" />
<sup>18</sup> Ujërat u shtuan dhe u rritën shumë mbi tokë, arka pluskonte mbi sipërfaqen e ujërave.
<scripture passage="Gen 7:19" parsed="|Gen|7|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.19" />
<sup>19</sup> Dhe ujërat u shtuan me forcë të madhe mbi tokë; të gjitha malet e larta që ndodheshin nën tërë qiellin u mbuluan.
<scripture passage="Gen 7:20" parsed="|Gen|7|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.20" />
<sup>20</sup> Ujërat u ngritën pesëmbëdhjetë kubitë mbi to; dhe malet u mbuluan prej tyre.
<scripture passage="Gen 7:21" parsed="|Gen|7|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.21" />
<sup>21</sup> Kështu u shuan të gjitha llojet e mishit që lëviznin mbi tokë: zogjtë, bagëtia, bishat, rrëshqanorët e çdo lloji që zvarriteshin mbi tokë dhe tërë njerëzit.
<scripture passage="Gen 7:22" parsed="|Gen|7|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.22" />
<sup>22</sup> Vdiq çdo gjë që ishte mbi tokën e thatë dhe që kishte frymë jete në vrimat e hundës.
<scripture passage="Gen 7:23" parsed="|Gen|7|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.23" />
<sup>23</sup> Dhe të gjitha gjallesat që ishin mbi faqen e dheut u shfarosën: duke filluar nga njeriu deri te bagëtia, te gjarpërinjtë dhe zogjtë e qiellit; ato u shfarosën nga toka dhe shpëtoi vetëm Noeu bashkë me ata që ishin me të në arkë.
<scripture passage="Gen 7:24" parsed="|Gen|7|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.7.24" />
<sup>24</sup> Dhe ujërat mbuluan tokën për njëqind e pesëdhjetë ditë.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 8" progress="0.56%" prev="Gen.7" next="Gen.9" id="Gen.8">
<h3 id="Gen.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Gen.8-p1">
<scripture passage="Gen 8:1" parsed="|Gen|8|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Perëndisë iu kujtua Noeu, të gjitha gjallesat dhe tërë bagëtia që ishte me të në arkë; dhe Perëndia bëri që të fryjë një erë mbi tokë dhe ujërat e ulën lartësinë e tyre.
<scripture passage="Gen 8:2" parsed="|Gen|8|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.2" />
<sup>2</sup> Burimet e humnerës dhe kataraktet e qiellit u mbyllën dhe shiu nga qielli pushoi.
<scripture passage="Gen 8:3" parsed="|Gen|8|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.3" />
<sup>3</sup> Dhe ujërat vazhduan të tërhiqeshin nga toka; dhe mbas njëqind e pesëdhjetë ditësh ishin pakësuar.
<scripture passage="Gen 8:4" parsed="|Gen|8|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.4" />
<sup>4</sup> Në muajin e shtatë, ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, arka u ndal në malet e Araratit.
<scripture passage="Gen 8:5" parsed="|Gen|8|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.5" />
<sup>5</sup> Dhe ujërat vazhduan të pakësohen deri në muajin e dhjetë. Në muajin e dhjetë, ditën e parë të muajit, u dukën majat e maleve.
<scripture passage="Gen 8:6" parsed="|Gen|8|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.6" />
<sup>6</sup> Kështu, mbas dyzet ditësh, ndodhi që Noeu hapi dritaren që kishte bërë në arkë,
<scripture passage="Gen 8:7" parsed="|Gen|8|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.7" />
<sup>7</sup> dhe nisi jashtë korbin, që vazhdoi të shkojë para dhe prapa, deri sa u thanë ujërat mbi tokë.
<scripture passage="Gen 8:8" parsed="|Gen|8|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.8" />
<sup>8</sup> Pastaj lëshoi pëllumbin për të parë në se ujërat ishin pakësuar mbi sipërfaqen e tokës.
<scripture passage="Gen 8:9" parsed="|Gen|8|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.9" />
<sup>9</sup> Por pëllumbi nuk gjeti dot vendin ku të mbështeste këmbën e tij dhe u kthye përsëri në arkë, sepse kishte ende ujëra mbi sipërfaqen e tërë tokës; dhe ai shtriu dorën, e kapi dhe e tërhoqi brenda arkës.
<scripture passage="Gen 8:10" parsed="|Gen|8|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.10" />
<sup>10</sup> Priti atëherë shtatë ditë të tjera, pastaj e dërgoi përsëri pëllumbin jashtë arkës.
<scripture passage="Gen 8:11" parsed="|Gen|8|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.11" />
<sup>11</sup> Dhe pëllumbi u kthye tek ai aty nga mbrëmja; dhe ja, ai kishte në sqep një gjethe ulliri të këputur, të njomë; kështu Noeu kuptoi se ujërat ishin tërhequr nga toka.
<scripture passage="Gen 8:12" parsed="|Gen|8|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.12" />
<sup>12</sup> Atëherë priti shtatë ditë të tjera, pastaj e lëshoi jashtë pëllumbin, por ky nuk u kthye më tek ai.
<scripture passage="Gen 8:13" parsed="|Gen|8|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.13" />
<sup>13</sup> Në vitin e gjashtëqindenjëtë të Noeut, gjatë muajit të parë, në ditën e parë të muajit, ujërat ishin tharë mbi tokë; dhe Noeu e zbuloi arkën, vështroi dhe ja që sipërfaqja e tokës ishte e thatë.
<scripture passage="Gen 8:14" parsed="|Gen|8|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.14" />
<sup>14</sup> Dhe kështu në muajin e dytë, në ditën e njëzet e shtatë të tij, toka ishte e thatë.
<scripture passage="Gen 8:15" parsed="|Gen|8|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Perëndia i foli Noeut, duke thënë:
<scripture passage="Gen 8:16" parsed="|Gen|8|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.16" />
<sup>16</sup> "Dil nga arka ti, gruaja jote, bijtë e tu dhe gratë e bijve të tu bashkë me ty.
<scripture passage="Gen 8:17" parsed="|Gen|8|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.17" />
<sup>17</sup> Nxirr me vete tërë kafshët që janë bashkë me ty, të çdo mishi që të jenë: zogj, bagëti dhe tërë rrëshqanorët që zvarriten mbi tokë, me qëllim që të rriten shumë mbi tokë dhe të jenë pjellorë e të shumohen mbi tokë".
<scripture passage="Gen 8:18" parsed="|Gen|8|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.18" />
<sup>18</sup> Kështu Noeu doli me bijtë e tij, me gruan e tij dhe me gratë e bijve të tij.
<scripture passage="Gen 8:19" parsed="|Gen|8|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.19" />
<sup>19</sup> Të gjitha kafshët, të gjithë rrëshqanorët, të gjithë zogjtë, gjthçka lëviz mbi tokë, simbas familjeve të tyre, dolën nga arka.
<scripture passage="Gen 8:20" parsed="|Gen|8|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Noeu ndërtoi një altar për Zotin, mori nga çdo lloj kafshësh dhe zogjsh të pastër dhe ofroi fli mbi altarin.
<scripture passage="Gen 8:21" parsed="|Gen|8|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.21" />
<sup>21</sup> Dhe Zoti ndjeu një erë të këndshme dhe ai tha në zemër të vet: "Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij; dhe nuk do të godas më çdo gjallesë, siç kam bërë.
<scripture passage="Gen 8:22" parsed="|Gen|8|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.8.22" />
<sup>22</sup> Deri sa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korrja, të ftohtit dhe të nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 9" progress="0.62%" prev="Gen.8" next="Gen.10" id="Gen.9">
<h3 id="Gen.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Gen.9-p1">
<scripture passage="Gen 9:1" parsed="|Gen|9|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Perëndia bekoi Noeun dhe bijtë e tij dhe u tha atyre: "Qofshi frytdhënës, shumëzoheni dhe mbusheni tokën.
<scripture passage="Gen 9:2" parsed="|Gen|9|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.2" />
<sup>2</sup> Dhe frika dhe tmerri juaj do të ushtrohet mbi të gjitha kafshët e tokës, mbi të gjithë zogjtë e qiellit, mbi gjithçka që lëviz mbi tokë, si edhe mbi të gjithë peshqit e detit. Ata janë lënë në pushtetin tuaj.
<scripture passage="Gen 9:3" parsed="|Gen|9|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.3" />
<sup>3</sup> Çdo gjë që lëviz dhe ka jetë do t'ju shërbejë si ushqim; unë ju jap tërë këto gjëra; ju jap edhe barin e gjelbër;
<scripture passage="Gen 9:4" parsed="|Gen|9|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.4" />
<sup>4</sup> por nuk do ta hani mishin me gjallërinë e tij, domethënë me gjakun e tij.
<scripture passage="Gen 9:5" parsed="|Gen|9|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.5" />
<sup>5</sup> Unë do të kërkoj sigurisht llogari për gjakun e jetëve tuaja dhe këtë do t'ia kërkoj çdo kafshe dhe njeriu. Do t'i kërkoj llogari për jetën e njeriut dorës së çdo vëllai të njeriut.
<scripture passage="Gen 9:6" parsed="|Gen|9|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.6" />
<sup>6</sup> Cilido që derdh gjakun e një njeriu, gjaku i tij do të derdhet nga një njeri, sepse Perëndia e ka krijuar njeriun simbas shëmbëlltyrës së tij.
<scripture passage="Gen 9:7" parsed="|Gen|9|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.7" />
<sup>7</sup> Ju, pra, jini frytdhënës dhe shumëzohuni; rrituni me të madhe në tokë dhe shumohuni në të".
<scripture passage="Gen 9:8" parsed="|Gen|9|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.8" />
<sup>8</sup> Pastaj Perëndia u foli Noeut dhe bijve të tij që ishin bashkë me të, duke thënë:
<scripture passage="Gen 9:9" parsed="|Gen|9|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.9" />
<sup>9</sup> "Sa për mua, unë caktoj besëlidhjen time me ju dhe me brezin që vjen pas jush,
<scripture passage="Gen 9:10" parsed="|Gen|9|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.10" />
<sup>10</sup> dhe me gjithë gjallesat që janë me ju: zogj, bagëti dhe tërë kafshët e tokës që janë me ju, duke filluar nga tërë ata që kanë dalë nga arka dhe deri te tërë kafshët e tokës.
<scripture passage="Gen 9:11" parsed="|Gen|9|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.11" />
<sup>11</sup> Unë e caktoj besëlidhjen time me ju: asnjë lloj mishi nuk do të shfaroset më nga ujërat e përmbytjes, dhe nuk do të ketë më përmbytje për të shkatërruar tokën".
<scripture passage="Gen 9:12" parsed="|Gen|9|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Perëndia tha: "Kjo është shenja e besëlidhjes që unë përfundoj midis meje dhe jush, me të gjitha qeniet e gjalla që janë me ju, me të gjithë brezat e ardhshëm.
<scripture passage="Gen 9:13" parsed="|Gen|9|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.13" />
<sup>13</sup> Unë e vendos ylberin tim në një re, dhe do të shërbejë si shenjë për besëlidhjen e përfunduar midis meje dhe tokës.
<scripture passage="Gen 9:14" parsed="|Gen|9|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.14" />
<sup>14</sup> Dhe kur të sjell re mbi tokën, do të ndodhë që harku të shfaqet në retë;
<scripture passage="Gen 9:15" parsed="|Gen|9|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.15" />
<sup>15</sup> dhe unë do të kujtohem për besëlidhjen time midis meje dhe jush si dhe me çdo gjallesë të çfarëdo lloji mishi, dhe ujërat nuk do të shndërrohen më në një përmbytje për të shkatërruar çfarëdo lloj mishi.
<scripture passage="Gen 9:16" parsed="|Gen|9|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.16" />
<sup>16</sup> Harku, pra, do të ndodhet në retë dhe unë do ta shikoj për të kujtuar besëlidhjen e përjetshme midis Perëndisë dhe çdo gjallese të çfarëdo mishi që ndodhet mbi tokë".
<scripture passage="Gen 9:17" parsed="|Gen|9|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.17" />
<sup>17</sup> Dhe Perëndia i tha Noeut: "Kjo është shenja e besëlidhjes që unë kam caktuar midis meje dhe çfarëdo mishi që është mbi tokë".
<scripture passage="Gen 9:18" parsed="|Gen|9|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.18" />
<sup>18</sup> Dhe bijtë e Noeut që dolën nga arka qenë Semi, Kami dhe Jafeti; Kami është babai i Kanaanit.
<scripture passage="Gen 9:19" parsed="|Gen|9|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.19" />
<sup>19</sup> Këta janë tre bijtë e Noeut, dhe ata populluan tërë tokën.
<scripture passage="Gen 9:20" parsed="|Gen|9|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.20" />
<sup>20</sup> Më vonë Noeu, që ishte bujk, filloi të mbjellë një vresht;
<scripture passage="Gen 9:21" parsed="|Gen|9|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.21" />
<sup>21</sup> dhe piu verë e u deh, dhe u zhvesh në mes të çadrës së tij.
<scripture passage="Gen 9:22" parsed="|Gen|9|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.22" />
<sup>22</sup> Dhe Kami, i ati i Kanaanit, pa babanë e tij lakuriq dhe vajti t'ua thotë vëllezërve të tij që ndodheshin jashtë.
<scripture passage="Gen 9:23" parsed="|Gen|9|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.23" />
<sup>23</sup> Por Semi dhe Jafeti muarrën një mantel, e hodhën mbi shpatullat e tyre dhe, duke ecur së prapthi, mbuluan lakuriqësinë e babait të tyre; dhe, me qënë se fytyrat e tyre ishin kthyer nga ana tjetër, ata nuk e panë lakuriqësinë e babait të tyre.
<scripture passage="Gen 9:24" parsed="|Gen|9|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.24" />
<sup>24</sup> Kur Noeu u zgjua nga dehja e tij, mësoi atë që i kishte bërë i biri më i vogël, dhe tha:
<scripture passage="Gen 9:25" parsed="|Gen|9|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.25" />
<sup>25</sup> "I mallkuar qoftë Kanaani! Ai qoftë shërbyesi i shërbëtorëve të vëllezërve të tij!".
<scripture passage="Gen 9:26" parsed="|Gen|9|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.26" />
<sup>26</sup> Pastaj tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Semit, dhe Kanaani të jetë shërbëtori i tij.
<scripture passage="Gen 9:27" parsed="|Gen|9|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.27" />
<sup>27</sup> Perëndia ta rritë Jafetin dhe ky të banojë në çadrat e Semit; Kanaani qoftë shërbyesi i tij!".
<scripture passage="Gen 9:28" parsed="|Gen|9|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.28" />
<sup>28</sup> Mbas përmbytjes, Noeu jetoi treqind e pesëdhjetë vjet.
<scripture passage="Gen 9:29" parsed="|Gen|9|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.9.29" />
<sup>29</sup> Kështu Noeu jetoi gjithsejt nëntëqind e pesëdhjetë vjet; pastaj vdiq.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 10" progress="0.71%" prev="Gen.9" next="Gen.11" id="Gen.10">
<h3 id="Gen.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Gen.10-p1">
<scripture passage="Gen 10:1" parsed="|Gen|10|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.1" />
<sup>1</sup> Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.
<scripture passage="Gen 10:2" parsed="|Gen|10|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.2" />
<sup>2</sup> Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.
<scripture passage="Gen 10:3" parsed="|Gen|10|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.3" />
<sup>3</sup> Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.
<scripture passage="Gen 10:4" parsed="|Gen|10|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.4" />
<sup>4</sup> Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
<scripture passage="Gen 10:5" parsed="|Gen|10|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.5" />
<sup>5</sup> Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili simbas gjuhës së vet, simbas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre.
<scripture passage="Gen 10:6" parsed="|Gen|10|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.6" />
<sup>6</sup> Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
<scripture passage="Gen 10:7" parsed="|Gen|10|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.7" />
<sup>7</sup> Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani.
<scripture passage="Gen 10:8" parsed="|Gen|10|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.8" />
<sup>8</sup> Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
<scripture passage="Gen 10:9" parsed="|Gen|10|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.9" />
<sup>9</sup> Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit".
<scripture passage="Gen 10:10" parsed="|Gen|10|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.10" />
<sup>10</sup> Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.
<scripture passage="Gen 10:11" parsed="|Gen|10|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.11" />
<sup>11</sup> Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;
<scripture passage="Gen 10:12" parsed="|Gen|10|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.12" />
<sup>12</sup> midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).
<scripture passage="Gen 10:13" parsed="|Gen|10|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.13" />
<sup>13</sup> Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët,
<scripture passage="Gen 10:14" parsed="|Gen|10|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.14" />
<sup>14</sup> Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.
<scripture passage="Gen 10:15" parsed="|Gen|10|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.15" />
<sup>15</sup> Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,
<scripture passage="Gen 10:16" parsed="|Gen|10|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.16" />
<sup>16</sup> dhe Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,
<scripture passage="Gen 10:17" parsed="|Gen|10|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.17" />
<sup>17</sup> Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,
<scripture passage="Gen 10:18" parsed="|Gen|10|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.18" />
<sup>18</sup> Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë.
<scripture passage="Gen 10:19" parsed="|Gen|10|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.19" />
<sup>19</sup> Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha.
<scripture passage="Gen 10:20" parsed="|Gen|10|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.20" />
<sup>20</sup> Këta janë bijtë e Kamit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre.
<scripture passage="Gen 10:21" parsed="|Gen|10|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.21" />
<sup>21</sup> Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij.
<scripture passage="Gen 10:22" parsed="|Gen|10|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.22" />
<sup>22</sup> Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.
<scripture passage="Gen 10:23" parsed="|Gen|10|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.23" />
<sup>23</sup> Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.
<scripture passage="Gen 10:24" parsed="|Gen|10|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.24" />
<sup>24</sup> Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.
<scripture passage="Gen 10:25" parsed="|Gen|10|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.25" />
<sup>25</sup> Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan.
<scripture passage="Gen 10:26" parsed="|Gen|10|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.26" />
<sup>26</sup> Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu,
<scripture passage="Gen 10:27" parsed="|Gen|10|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.27" />
<sup>27</sup> Hadorami, Uzali, Diklahu,
<scripture passage="Gen 10:28" parsed="|Gen|10|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.28" />
<sup>28</sup> Obali, Abimaeli, Sheba,
<scripture passage="Gen 10:29" parsed="|Gen|10|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.29" />
<sup>29</sup> Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit.
<scripture passage="Gen 10:30" parsed="|Gen|10|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.30" />
<sup>30</sup> Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar.
<scripture passage="Gen 10:31" parsed="|Gen|10|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.31" />
<sup>31</sup> Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre.
<scripture passage="Gen 10:32" parsed="|Gen|10|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.10.32" />
<sup>32</sup> Këto janë familjet e bijve të Noeut, simbas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 11" progress="0.77%" prev="Gen.10" next="Gen.12" id="Gen.11">
<h3 id="Gen.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Gen.11-p1">
<scripture passage="Gen 11:1" parsed="|Gen|11|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.1" />
<sup>1</sup> Por tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë.
<scripture passage="Gen 11:2" parsed="|Gen|11|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.2" />
<sup>2</sup> Dhe ndodhi që, ndërsa po zhvendoseshin në drejtim të jugut, ata gjetën një fushë në vendin e Shinarit dhe u vendosën atje.
<scripture passage="Gen 11:3" parsed="|Gen|11|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.3" />
<sup>3</sup> Dhe i thanë njëri tjetrit: "O burra, të bëjmë tulla dhe t'i pjekim me zjarr!". Dhe përdorën tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të llaçit.
<scripture passage="Gen 11:4" parsed="|Gen|11|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.4" />
<sup>4</sup> Dhe thanë: "O burra, të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t'i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut".
<scripture passage="Gen 11:5" parsed="|Gen|11|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.5" />
<sup>5</sup> Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njerëzve ishin duke ndërtuar.
<scripture passage="Gen 11:6" parsed="|Gen|11|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.6" />
<sup>6</sup> Dhe Zoti tha: "Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t'i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë.
<scripture passage="Gen 11:7" parsed="|Gen|11|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.7" />
<sup>7</sup> O burra, të zbresim pra atje poshtë dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos kuptojë të folurën e tjetrit".
<scripture passage="Gen 11:8" parsed="|Gen|11|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.8" />
<sup>8</sup> Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.
<scripture passage="Gen 11:9" parsed="|Gen|11|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.9" />
<sup>9</sup> Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut.
<scripture passage="Gen 11:10" parsed="|Gen|11|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.10" />
<sup>10</sup> Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes.
<scripture passage="Gen 11:11" parsed="|Gen|11|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.11" />
<sup>11</sup> Mbas lindjes të Arpakshadit, Semi jetoi pesëqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
<scripture passage="Gen 11:12" parsed="|Gen|11|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.12" />
<sup>12</sup> Arpakshadi jetoi tridhjetë e pesë vjet dhe i lindi Shelahu.
<scripture passage="Gen 11:13" parsed="|Gen|11|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.13" />
<sup>13</sup> Mbas lindjes së Shelahut, Arpakshadi jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.
<scripture passage="Gen 11:14" parsed="|Gen|11|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.14" />
<sup>14</sup> Shelahu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Eberi.
<scripture passage="Gen 11:15" parsed="|Gen|11|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.15" />
<sup>15</sup> Mbas lindjes së Eberit, Shelahu jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.
<scripture passage="Gen 11:16" parsed="|Gen|11|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.16" />
<sup>16</sup> Eberi jetoi tridhjetë e katër vjet dhe lindi Pelegu.
<scripture passage="Gen 11:17" parsed="|Gen|11|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.17" />
<sup>17</sup> Mbas lindjes së Pelegut, Eberi jetoi katërqind e tridhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
<scripture passage="Gen 11:18" parsed="|Gen|11|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.18" />
<sup>18</sup> Pelegu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Reu.
<scripture passage="Gen 11:19" parsed="|Gen|11|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.19" />
<sup>19</sup> Mbas lindjes të Reut, Pelegu jetoi dyqind e nëntë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
<scripture passage="Gen 11:20" parsed="|Gen|11|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.20" />
<sup>20</sup> Reu jetoi tridhjetë e dy vjet dhe i lindi Serugu.
<scripture passage="Gen 11:21" parsed="|Gen|11|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.21" />
<sup>21</sup> Mbas lindjes të Serugut, Reu jetoi dyqind e shtatë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
<scripture passage="Gen 11:22" parsed="|Gen|11|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.22" />
<sup>22</sup> Serugu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Nahori;
<scripture passage="Gen 11:23" parsed="|Gen|11|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.23" />
<sup>23</sup> mbas lindjes së Nahorit, Serugu jetoi dyqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
<scripture passage="Gen 11:24" parsed="|Gen|11|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.24" />
<sup>24</sup> Nahori jetoi njëzet e nëntë vjet dhe i lindi Terahu;
<scripture passage="Gen 11:25" parsed="|Gen|11|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.25" />
<sup>25</sup> mbas lindjes së Terahut, Nahori jetoi njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
<scripture passage="Gen 11:26" parsed="|Gen|11|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.26" />
<sup>26</sup> Terahu jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Abrami, Nahori dhe Harani.
<scripture passage="Gen 11:27" parsed="|Gen|11|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.27" />
<sup>27</sup> Këta janë pasardhësit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti.
<scripture passage="Gen 11:28" parsed="|Gen|11|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.28" />
<sup>28</sup> Harani vdiq në prani të Terahut, babait të tij, në vendlindjen e tij, në Ur të Kaldeasve.
<scripture passage="Gen 11:29" parsed="|Gen|11|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.29" />
<sup>29</sup> Dhe Abrami dhe Nahori morën gra: emri i gruas së Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas së Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut.
<scripture passage="Gen 11:30" parsed="|Gen|11|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.30" />
<sup>30</sup> Por Saraj ishte shterpë, nuk kishte fëmijë.
<scripture passage="Gen 11:31" parsed="|Gen|11|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.31" />
<sup>31</sup> Pastaj Terahu mori të birin Abram dhe Lotin, të birin e Haranit, domethënë djali i të birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit të tij Abram, dhe dolën bashkë nga Ur i Kaldeasve për të vajtur  në vendin e Kanaanëve; por kur arritën në  Haran, ata u vendosën aty.
<scripture passage="Gen 11:32" parsed="|Gen|11|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.11.32" />
<sup>32</sup> Terahu jetoi dyqind e pesë vjet, pastaj Terahu vdiq në Haran.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 12" progress="0.85%" prev="Gen.11" next="Gen.13" id="Gen.12">
<h3 id="Gen.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Gen.12-p1">
<scripture passage="Gen 12:1" parsed="|Gen|12|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.1" />
<sup>1</sup> Por Zoti i tha Abramit: "Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj.
<scripture passage="Gen 12:2" parsed="|Gen|12|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.2" />
<sup>2</sup> Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim.
<scripture passage="Gen 12:3" parsed="|Gen|12|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.3" />
<sup>3</sup> Dhe unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë dhe do të mallkoj ata që do të të mallkojnë, te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës".
<scripture passage="Gen 12:4" parsed="|Gen|12|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Abrami u nis siç i kishte thënë Zoti dhe Loti shkoi me të. Abrami ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur u nis nga Harani.
<scripture passage="Gen 12:5" parsed="|Gen|12|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.5" />
<sup>5</sup> Dhe Abrami mori me vete Sarajn, gruan e tij, dhe Lotin, birin e të vëllait, dhe të gjithë pasurinë që kishin grumbulluar dhe personat që kishin blerë në Haran, dhe u nisën për të vajtur në vendin e  Kanaanëve. Kështu ata arritën në vendin e  Kanaanit.
<scripture passage="Gen 12:6" parsed="|Gen|12|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.6" />
<sup>6</sup> Abrami e kapërceu vendin deri te lokaliteti i Sikemit, deri tek lisi i Morehut. Në atë kohë ndodheshin në atë vend Kanaanejtë.
<scripture passage="Gen 12:7" parsed="|Gen|12|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.7" />
<sup>7</sup> Atëherë u shfaq Zoti përpara Abramit dhe i tha: "Unë do t'ja jap këtë vend pasardhësve të tu". Atëherë Abrami i ndërtoi aty një altar Zotit që i ishte shfaqur.
<scripture passage="Gen 12:8" parsed="|Gen|12|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.8" />
<sup>8</sup> Së këtejmi u zhvendos drejt malit në lindje të Bethelit dhe ngriti çadrat e tij, duke pasur Bethelin në jug dhe Ainë në lindje; dhe ndërtoi aty një altar kushtuar Zotit dhe i bëri thirrje emrit të Zotit.
<scripture passage="Gen 12:9" parsed="|Gen|12|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Abrami filloi një udhëtim, duke vazhduar të zhvendoset në drejtim të Negevit.
<scripture passage="Gen 12:10" parsed="|Gen|12|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.10" />
<sup>10</sup> Por në vend pati zi buke dhe Abrami zbriti në Egjipt për të banuar, sepse në vendin e tij ishte zi e madhe buke.
<scripture passage="Gen 12:11" parsed="|Gen|12|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.11" />
<sup>11</sup> Por ndodhi që kur po hynin në Egjypt ai i tha Sarajt, gruas së tij: "Ja, unë e di që ti je një grua e pashme;
<scripture passage="Gen 12:12" parsed="|Gen|12|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.12" />
<sup>12</sup> dhe kështu kur Egjiptasit do të të shohin, kanë për të thënë: "Kjo është gruaja e tij"; do të më vrasin mua, por do të lënë të gjallë ty.
<scripture passage="Gen 12:13" parsed="|Gen|12|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.13" />
<sup>13</sup> Të lutem thuaj që je motra ime, me qëllim që mua të më trajtojnë mirë për shkakun tënd, dhe jeta ime të shpëtojë për hirin tënd".
<scripture passage="Gen 12:14" parsed="|Gen|12|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.14" />
<sup>14</sup> Në fakt kur Abrami arriti në Egjipt, Egjiptasit panë që gruaja ishte shumë e bukur.
<scripture passage="Gen 12:15" parsed="|Gen|12|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.15" />
<sup>15</sup> E panë edhe oficerët e Faraonit dhe e lavdëruan para Faraonit; dhe gruan e çuan në shtëpinë e Faraonit.
<scripture passage="Gen 12:16" parsed="|Gen|12|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.16" />
<sup>16</sup> Dhe ai e trajtoi mirë Abramin për shkak të saj. Kështu Abramit i dhanë dele, buaj, gomarë, shërbyes, shërbyese, gomarica dhe deve.
<scripture passage="Gen 12:17" parsed="|Gen|12|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.17" />
<sup>17</sup> Por Zoti e goditi Faraonin dhe shtëpinë e tij me fatkeqësira të mëdha për shkak të Sarajt, gruas së Abramit.
<scripture passage="Gen 12:18" parsed="|Gen|12|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Faraoni thirri Abramin dhe i tha: "Ç'më bëre? Pse nuk më the që ajo ishte gruaja jote? Pse më the:
<scripture passage="Gen 12:19" parsed="|Gen|12|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.19" />
<sup>19</sup> "Éshtë motra ime"? Kësisoj unë e mora sikur të ishte gruaja ime. Ja, pra, ku është gruaja jote; merre me vete dhe nisu!".
<scripture passage="Gen 12:20" parsed="|Gen|12|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.12.20" />
<sup>20</sup> Pastaj Faraoni u dha urdhër njerëzve të tij lidhur me Abramin, dhe këta e nisën atë, gruan e tij dhe gjithçka kishte.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 13" progress="0.92%" prev="Gen.12" next="Gen.14" id="Gen.13">
<h3 id="Gen.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Gen.13-p1">
<scripture passage="Gen 13:1" parsed="|Gen|13|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.1" />
<sup>1</sup> Abrami, pra, u rikthye nga Egjipti në drejtim të Negevit bashkë me gruan dhe gjithçka zotëronte. Dhe Loti ishte bashkë me të.
<scripture passage="Gen 13:2" parsed="|Gen|13|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.2" />
<sup>2</sup> Abrami ishte shumë i pasur me bagëti, argjend dhe ar.
<scripture passage="Gen 13:3" parsed="|Gen|13|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.3" />
<sup>3</sup> Nga Negevi ai vazhdoi udhëtimin e tij deri në Bethel, në vendin ku më parë ndodhej çadra e tij, midis Bethelit dhe Ait,
<scripture passage="Gen 13:4" parsed="|Gen|13|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.4" />
<sup>4</sup> në vendin e altarit që kishte ndërtuar në krye, dhe aty Abrami i bëri thirrje emrit të Zotit.
<scripture passage="Gen 13:5" parsed="|Gen|13|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.5" />
<sup>5</sup> Edhe Loti, që udhëtonte bashkë me Abramin, kishte kope bagëtish dhe çadra.
<scripture passage="Gen 13:6" parsed="|Gen|13|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.6" />
<sup>6</sup> Dhe vendi nuk ishte në gjendje t'i mbante, po të banonin bashkë, sepse pasuritë e tyre ishin aq të mëdha sa nuk mund të qëndronin bashkë.
<scripture passage="Gen 13:7" parsed="|Gen|13|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.7" />
<sup>7</sup> Lindi kështu një mosmarrëveshje midis barinjve të bagëtisë së Abramit dhe barinjve të bagëtisë së Lotit. Në atë kohë banonin në këtë vend Kananejtë dhe Perezejtë.
<scripture passage="Gen 13:8" parsed="|Gen|13|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.8" />
<sup>8</sup> Dhe kështu Abrami i tha Lotit: "Nuk duhet të ketë mosmarrëveshje midis teje dhe meje, as midis barinjve të mi dhe barinjve të tu, sepse jemi vëllezër.
<scripture passage="Gen 13:9" parsed="|Gen|13|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.9" />
<sup>9</sup> A nuk është vallë tërë vendi para teje? Ndahu nga unë! Në rast se ti shkon majtas, unë kam për të vajtur djathtas; dhe në qoftë se ti shkon djathtas, unë kam për të vajtur majtas".
<scripture passage="Gen 13:10" parsed="|Gen|13|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Loti ngriti sytë dhe pa tërë fushën e Jordanit. Para se Zoti të kishte shkatërruar Sodomën dhe Gomorën, ajo ishte e tëra e ujitur deri në Coar, si kopshti i Zotit, si vendi i Egjiptit.
<scripture passage="Gen 13:11" parsed="|Gen|13|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.11" />
<sup>11</sup> Kështu Loti zgjodhi për vete tërë fushën e Jordanit dhe filloi t'izhvendosë drejt lindjes çadrat e veta: Kështu u ndanë njëri nga tjetri.
<scripture passage="Gen 13:12" parsed="|Gen|13|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.12" />
<sup>12</sup> Abrami banoi në vendin e Kanaanit dhe Loti në qytetet e fushës, duke arritur të ngrejë çadrat e tij deri në Sodomë.
<scripture passage="Gen 13:13" parsed="|Gen|13|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.13" />
<sup>13</sup> Por njerëzit e Sodomës ishin shumë të korruptuar dhe mëkatarë ndaj Zotit.
<scripture passage="Gen 13:14" parsed="|Gen|13|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.14" />
<sup>14</sup> Dhe Zoti i tha Abramit, mbas ndarjes së Lotit prej tij: "Ço tani sytë e tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindjes dhe perëndimit.
<scripture passage="Gen 13:15" parsed="|Gen|13|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.15" />
<sup>15</sup> Tërë vendin që sheh, unë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu, për gjithnjë.
<scripture passage="Gen 13:16" parsed="|Gen|13|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.16" />
<sup>16</sup> Dhe do t'i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës; prandaj në se dikush mund të llogarisë pluhurin e tokës, do të mund të llogarisë edhe pasardhësit e tu.
<scripture passage="Gen 13:17" parsed="|Gen|13|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.17" />
<sup>17</sup> Çohu në këmbë, bjeri rreth e qark vendit, sepse unë do të ta jap ty".
<scripture passage="Gen 13:18" parsed="|Gen|13|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.13.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Abrami i ngriti çadrat e tij dhe vajti të banojë në liset e Mamres, që ndodhen në Hebron; dhe aty ndërtoi një altar kushtuar Zotit.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 14" progress="0.97%" prev="Gen.13" next="Gen.15" id="Gen.14">
<h3 id="Gen.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Gen.14-p1">
<scripture passage="Gen 14:1" parsed="|Gen|14|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.1" />
<sup>1</sup> Por ndodhi në kohën e Amrafelit, mbret i Shinarit, e Ariokut, mbret i Elasarit e Kedorlaomerit, mbret i Elamit dhe i Tidealit, mbret i kombeve,
<scripture passage="Gen 14:2" parsed="|Gen|14|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.2" />
<sup>2</sup> që ata i bënë luftë Beraut, mbret i Sodomës, Birshës, mbret i Gomorës, Shinabit, mbret i Admahut, Shemeberit, mbret i Ceboimit dhe mbretit të Belës (që është Coari).
<scripture passage="Gen 14:3" parsed="|Gen|14|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.3" />
<sup>3</sup> Tërë këta të fundit u grumbulluan në luginën e Sidimit (që është Deti i Kripur).
<scripture passage="Gen 14:4" parsed="|Gen|14|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.4" />
<sup>4</sup> Për dymbëdhjetë vjet ata qenë të nënshtruar nga Kedorlaomeri, por vitin e trembëdhjetë ngritën krye.
<scripture passage="Gen 14:5" parsed="|Gen|14|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.5" />
<sup>5</sup> Vitin e katërmbëdhjetë Kedorlaomeri dhe mbretërit që ishin me të erdhën bashkë me të dhe i shpërndanë gjigantët në Ashterot-Karnaim, Zuzimët në Ham, Emimët në Shaveh-Kiriataim
<scripture passage="Gen 14:6" parsed="|Gen|14|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.6" />
<sup>6</sup> dhe Horejtë në malet e tyre të Seirit deri në El-Paran, që ndodhet pranë shkretëtirës.
<scripture passage="Gen 14:7" parsed="|Gen|14|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.7" />
<sup>7</sup> Pastaj u kthyen pas dhe erdhën në En-Mishpat (që është Kadeshi), plaçkitën tërë territorin e Amalekitëve si dhe të Amorejve që banonin në Hatsacon-Tamar.
<scripture passage="Gen 14:8" parsed="|Gen|14|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.8" />
<sup>8</sup> Atëherë mbreti i Sodomës, mbreti i Gomorës, mbreti i Admahut, mbreti i Ceboimit dhe mbreti i Belës (që është Coari) dolën dhe u rreshtuan në luftë kundër tyre, në luginën e Sidimit;
<scripture passage="Gen 14:9" parsed="|Gen|14|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.9" />
<sup>9</sup> kundër Kedorlaomerit mbret i Elamit, Tidealit mbret i kombeve, Amrafelit mbret i Shinarit dhe Ariokut mbret i Elasarit; katër mbretër kundër pesë.
<scripture passage="Gen 14:10" parsed="|Gen|14|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.10" />
<sup>10</sup> Por lugina e Sidimit ishte plot me puse bitumi; dhe mbretërit e Sodomës dhe të Gomorës ua mbathën këmbëve dhe ranë brënda tyre; dhe ata që shpëtuan, shkuan në mal.
<scripture passage="Gen 14:11" parsed="|Gen|14|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.11" />
<sup>11</sup> Dhe kështu fituesit shtinë në dorë tërë pasuritë e Sodomës dhe të Gomorës dhe tërë ushqimet e tyre, dhe ikën.
<scripture passage="Gen 14:12" parsed="|Gen|14|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.12" />
<sup>12</sup> Morën me vete edhe Lotin, djali i vëllait të Abramit, bashkë me pasurinë e tij, dhe ikën. Loti banonte në Sodomë.
<scripture passage="Gen 14:13" parsed="|Gen|14|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.13" />
<sup>13</sup> Por njëri nga të ikurit erdhi dhe ia tha Abram Hebreut, që banonte në lisat e Mamres, Amoreosit, vëlla i Eshkollit dhe vëlla i Anerit, që kishin lidhur aleancë me Abramin.
<scripture passage="Gen 14:14" parsed="|Gen|14|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.14" />
<sup>14</sup> Kur Abrami mësoi se vëllai i tij ishte zënë rob, ai armatosi njerëzit e stërvitur, shërbyes të lindur në shtëpinë e tij, gjithsej treqind e tetëmbëdhjetë veta dhe i ndoqi mbretërit deri në Dan.
<scripture passage="Gen 14:15" parsed="|Gen|14|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.15" />
<sup>15</sup> Ai i ndau forcat e tij kundër tyre natën, dhe me shërbyesit e tij i sulmoi dhe i ndoqi deri në Hobah, që ndodhet në të majtë të Damaskut.
<scripture passage="Gen 14:16" parsed="|Gen|14|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.16" />
<sup>16</sup> Kështu ai rimori tërë pasurinë dhe solli me vete edhe Lotin, të vëllanë, dhe tërë pasurinë e tij, si edhe gratë dhe popullin.
<scripture passage="Gen 14:17" parsed="|Gen|14|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.17" />
<sup>17</sup> Mbas kthimit të tij nga disfata e Kedorlaomerit dhe të mbretërve që ishin me të, mbreti i Sodomës vajti ta presë në luginën e Shavehut (që është Lugina e mbretit).
<scripture passage="Gen 14:18" parsed="|Gen|14|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Melkisedeku, mbret i Salemit, i shpuri bukë dhe verë. Ai ishte prift i Shumë të Lartit Perëndi.
<scripture passage="Gen 14:19" parsed="|Gen|14|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.19" />
<sup>19</sup> Dhe bekoi Abramin, duke thënë: "Qoftë i bekuar Abrami nga Shumë i Larti Perëndi, sundimtar i qiejve dhe i tokës!
<scripture passage="Gen 14:20" parsed="|Gen|14|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.20" />
<sup>20</sup> Qoftë i bekuar Shumë i Larti Perëndi, që të ka dhënë në dorë armiqtë e tu!". Dhe Abrami i dha një të dhjetën e çdo gjëje.
<scripture passage="Gen 14:21" parsed="|Gen|14|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.21" />
<sup>21</sup> Pastaj mbreti i Sodomës i tha Abramit: "Nëm personat dhe merr për vete pasuritë".
<scripture passage="Gen 14:22" parsed="|Gen|14|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.22" />
<sup>22</sup> Por Abrami iu përgjegj mbretit të Sodomës: "Unë kam ngritur dorën time drejt Zotit, Perëndisë Shumë të Lartë, zotërues i qiejve dhe i tokës,
<scripture passage="Gen 14:23" parsed="|Gen|14|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.23" />
<sup>23</sup> që nuk do të merrja asgjë nga ajo që të përket, as edhe një fije apo një lidhëse këpucësh, me qëllim që ti të mos thuash: "Unë e pasurova Abramin".
<scripture passage="Gen 14:24" parsed="|Gen|14|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.14.24" />
<sup>24</sup> Nuk do të marr asgjë me vete, me përjashtim të atyreve që kanë ngrënë të rinjtë dhe të pjesës që u përket njerëzve që kanë ardhur me mua: Aneri, Eshkol dhe Mamreu; lëri që këta të marrin pjesën që u takon".
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 15" progress="1.06%" prev="Gen.14" next="Gen.16" id="Gen.15">
<h3 id="Gen.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Gen.15-p1">
<scripture passage="Gen 15:1" parsed="|Gen|15|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.1" />
<sup>1</sup> Mbas këtyre gjërave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në vegim duke i thënë: "Mos ki frikë, Abram, unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh".
<scripture passage="Gen 15:2" parsed="|Gen|15|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.2" />
<sup>2</sup> Po Abrami i tha: "Zot, Perëndi, çfarë do të më japësh, sepse unë jam pa fëmijë dhe trashëgimtari i shtëpisë sime është Eliezeri i Damaskut?".
<scripture passage="Gen 15:3" parsed="|Gen|15|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Abrami shtoi këto fjalë: "Ti nuk më ke dhënë asnjë pasardhës; dhe ja, një i lindur në shtëpinë time do të jetë trashëgimtari im".
<scripture passage="Gen 15:4" parsed="|Gen|15|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.4" />
<sup>4</sup> Atëherë fjala e Zotit iu drejtua duke i thënë: "Ai nuk do të jetë trashëgimtari yt, por ai që ka për të dalë nga të përbrendshmet e tua do të jetë trashëgimtari yt".
<scripture passage="Gen 15:5" parsed="|Gen|15|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.5" />
<sup>5</sup> Pastaj e çoi jashtë dhe i tha: "Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t'i numërosh", pastaj shtoi: "Kështu kanë për të qenë pasardhësit e tu".
<scripture passage="Gen 15:6" parsed="|Gen|15|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.6" />
<sup>6</sup> Dhe ai i besoi Zotit, që ia vuri në llogari të drejtësisë.
<scripture passage="Gen 15:7" parsed="|Gen|15|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.7" />
<sup>7</sup> Pastaj Zoti i tha: "Unë jam Zoti që të nxori nga Uri i Kaldeasve, për të ta lënë si trashëgimi këtë vend".
<scripture passage="Gen 15:8" parsed="|Gen|15|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.8" />
<sup>8</sup> Dhe Abrami pyeti: "Zot, Perëndi, nga mund ta dij unë që do ta kem si trashëgim?".
<scripture passage="Gen 15:9" parsed="|Gen|15|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Zoti i tha: "Sillmë një mëshqerrë trevjeçare, një dhi trevjeçare, një dash trevjeçar, një turtull dhe një pëllumb të ri".
<scripture passage="Gen 15:10" parsed="|Gen|15|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Abrami i shpuri tërë këto kafshë, i ndau më dysh dhe vendosi secilën gjysmë përballë tjetrës; por zogjtë nuk i ndau.
<scripture passage="Gen 15:11" parsed="|Gen|15|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.11" />
<sup>11</sup> Dhe disa zogj grabitqarë zbritën mbi kafshët e vrara, por Abrami i përzuri.
<scripture passage="Gen 15:12" parsed="|Gen|15|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.12" />
<sup>12</sup> Me perëndimin e diellit, një gjumë i rëndë e zuri Abramin; dhe ja, një llahtari dhe një errësirë e thellë e kapluan atë.
<scripture passage="Gen 15:13" parsed="|Gen|15|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Zoti i tha Abramit: "Dije me siguri që pasardhësit e tu do të qëndrojnë si të huaj në një vend që nuk do të jetë i tyre, dhe do të jenë skllevër dhe njerëz të shtypur për katërqind vjet.
<scripture passage="Gen 15:14" parsed="|Gen|15|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.14" />
<sup>14</sup> Por unë do të gjykoj kombin shërbyesit e të cilit do të kenë qënë; pas kësaj, ata do të dalin me pasuri të mëdha.
<scripture passage="Gen 15:15" parsed="|Gen|15|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.15" />
<sup>15</sup> Sa për ty, do të shkosh në paqe pranë prindërve të tu dhe do të varrosesh pasi të kesh arritur një pleqëri të bukur.
<scripture passage="Gen 15:16" parsed="|Gen|15|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.16" />
<sup>16</sup> Por në brezin e katërt ata do të kthehen këtu, sepse padrejtësia e Amorejve s'ka arritur ende kulmin".
<scripture passage="Gen 15:17" parsed="|Gen|15|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.17" />
<sup>17</sup> Por me të perënduar dielli dhe me të zbritur errësira, na del para syve një furrë që nxjerr tym dhe një pishtar i zjarrtë që kalon përmes kafshëve të ndarë.
<scripture passage="Gen 15:18" parsed="|Gen|15|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.18" />
<sup>18</sup> Po atë ditë Zoti bëri një besëlidhje me Abramin duke i thënë: "Unë u jap pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit:
<scripture passage="Gen 15:19" parsed="|Gen|15|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.19" />
<sup>19</sup> Kenejtë, Kenizejtë, Kadmonejtë,
<scripture passage="Gen 15:20" parsed="|Gen|15|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.20" />
<sup>20</sup> Hitejtë, Perezejtë, Refejtë,
<scripture passage="Gen 15:21" parsed="|Gen|15|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.15.21" />
<sup>21</sup> Amorejtë, Kanaanejtë, Girgazejtë dhe Jebuzejtë".
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 16" progress="1.12%" prev="Gen.15" next="Gen.17" id="Gen.16">
<h3 id="Gen.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Gen.16-p1">
<scripture passage="Gen 16:1" parsed="|Gen|16|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.1" />
<sup>1</sup> Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë asnjë fëmijë. Ajo kishte një shërbyese egjiptase që quhej Agar.
<scripture passage="Gen 16:2" parsed="|Gen|16|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.2" />
<sup>2</sup> Kështu Saraj i tha Abramit: "Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbysja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj". Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt.
<scripture passage="Gen 16:3" parsed="|Gen|16|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.3" />
<sup>3</sup> Kështu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetë vjet në vendin e Kanaanëve, mori shërbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha për grua burrit të saj Abramit.
<scripture passage="Gen 16:4" parsed="|Gen|16|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.4" />
<sup>4</sup> Dhe ai u fut tek Agari, që mbeti me barrë; por kur u bind se kishte mbetur me barrë, ajo e shikoi me përbuzje zonjën e saj.
<scripture passage="Gen 16:5" parsed="|Gen|16|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Saraj i tha Abramit: "Përgjegjësia për fyerjen që m'u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me  përbuzje. Zoti le të jetë gjykatës midis meje  dhe teje".
<scripture passage="Gen 16:6" parsed="|Gen|16|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.6" />
<sup>6</sup> Abrami iu përgjegj Sarajt: "Ja, shërbyesja jote është në dorën tënde; bëj me të ç'të duash". Atëherë Saraj e trajtoi në mënyrë të ashpër dhe ajo iku nga prania e saj.
<scripture passage="Gen 16:7" parsed="|Gen|16|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.7" />
<sup>7</sup> Por Engjëlli i Zotit e gjeti pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit në rrugën e Shurit,
<scripture passage="Gen 16:8" parsed="|Gen|16|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.8" />
<sup>8</sup> dhe i tha: "Agar, shërbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?" Ajo u përgjigj: "Po iki nga prania e zonjës sime Saraj".
<scripture passage="Gen 16:9" parsed="|Gen|16|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Engjëlli i Zotit i tha: "Kthehu tek zonja jote dhe nënshtroju autoritetit të saj".
<scripture passage="Gen 16:10" parsed="|Gen|16|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: "Unë do t'i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh".
<scripture passage="Gen 16:11" parsed="|Gen|16|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.11" />
<sup>11</sup> Engjëlli i Zotit i tha akoma: "Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd;
<scripture passage="Gen 16:12" parsed="|Gen|16|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.12" />
<sup>12</sup> ai do të jetë ndërmjet njerëzve si një gomar i egër; dora e tij do të jetë kundër të gjithëve dhe dora e të gjithëve kundër tij; dhe do të banojë në prani të të gjithë vëllezërve të tij".
<scripture passage="Gen 16:13" parsed="|Gen|16|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Agari thirri emrin e Zotit që i kishte folur: "Ti je El-Roi", sepse tha: "A e pashë me të vërtetë atë që më shikon?".
<scripture passage="Gen 16:14" parsed="|Gen|16|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.14" />
<sup>14</sup> Prandaj ai pus u quajt "Pusi i Lahai-Roit". Ja, ai ndodhet midis Kadeshit dhe Beredit.
<scripture passage="Gen 16:15" parsed="|Gen|16|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.15" />
<sup>15</sup> Kështu Agari i lindi një djalë Abramit; dhe Abrami i vuri djalit që Agari kishte lindur emrin Ismael.
<scripture passage="Gen 16:16" parsed="|Gen|16|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.16.16" />
<sup>16</sup> Abrami ishte tetëdhjetë e gjashtë vjeç, kur Agari lindi Ismaelin për Abramin.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 17" progress="1.17%" prev="Gen.16" next="Gen.18" id="Gen.17">
<h3 id="Gen.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Gen.17-p1">
<scripture passage="Gen 17:1" parsed="|Gen|17|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.1" />
<sup>1</sup> Kur Abrami u bë nëntëdhjetë e nëntë vjeç, Zoti i doli përpara dhe i tha: "Unë jam Perëndia i plotfuqishëm; ec në praninë time dhe qëndro i ndershëm;
<scripture passage="Gen 17:2" parsed="|Gen|17|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.2" />
<sup>2</sup> dhe unë do të caktoj besëlidhjen time midis meje dhe teje dhe do të të shumoj fort".
<scripture passage="Gen 17:3" parsed="|Gen|17|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Abrami përuli fytyrën në tokë dhe Perëndia i foli, duke i thënë:
<scripture passage="Gen 17:4" parsed="|Gen|17|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.4" />
<sup>4</sup> "Sa për mua, ja unë po bëj një besëlidhje me ty; ti do të bëhesh babai i një shumice kombesh.
<scripture passage="Gen 17:5" parsed="|Gen|17|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.5" />
<sup>5</sup> Dhe nuk do të quhesh më Abram, por emri yt do të jetë Abraham, sepse unë të bëj babanë e një shumice kombesh.
<scripture passage="Gen 17:6" parsed="|Gen|17|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.6" />
<sup>6</sup> Do të të bëj shumë frytdhënës. Pastaj do të bëj prej teje kombe dhe prej teje kanë për të dalë mbretër.
<scripture passage="Gen 17:7" parsed="|Gen|17|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.7" />
<sup>7</sup> Dhe do të caktoj besëlidhjen time midis meje dhe teje, si dhe me pasardhësit e tu, nga një brez në një brez tjetër; kjo do të jetë një besëlidhje e përjetshme, me të cilën unë do të marr përsipër
<scripture passage="Gen 17:8" parsed="|Gen|17|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.8" />
<sup>8</sup> Dhe ty dhe pasardhësve të tu pas teje, do t'u jap vendin ku ti banon si një i huaj: tërë vendin e Kanaanëve, në pronësi për gjithnjë; dhe do jem Perëndia i tyre".
<scripture passage="Gen 17:9" parsed="|Gen|17|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: "Nga ana jote, ti do ta respektosh besëlidhjen time, ti dhe pasardhësit e tu, nga një brez në tjetrin.
<scripture passage="Gen 17:10" parsed="|Gen|17|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.10" />
<sup>10</sup> Kjo është besëlidhja ime që ju do të respektoni midis meje edhe jush, si dhe pasardhësve të tu pas teje: çdo mashkull që ndodhet midis jush do të rrethpritet.
<scripture passage="Gen 17:11" parsed="|Gen|17|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.11" />
<sup>11</sup> Dhe do të rrethpriteni në mishin e prepucit tuaj; dhe kjo do të jetë një shenjë e besëlidhjes midis meje dhe jush.
<scripture passage="Gen 17:12" parsed="|Gen|17|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.12" />
<sup>12</sup> Në moshën tetë ditësh, çdo mashkull i juaj do të rrethpritet, dhe kjo nga një brez në tjetrin, qoftë ai i lindur në shtëpi, qoftë ai i blerë me para nga çdo i huaj që nuk është një pasardhës i yt.
<scripture passage="Gen 17:13" parsed="|Gen|17|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.13" />
<sup>13</sup> Do të rrethpritet si ai që ka lindur në shtëpinë tënde, ashtu edhe ai që është blerë me para; besëlidhja ime në mishin tuaj do të jetë një besëlidhje e përjetshme.
<scripture passage="Gen 17:14" parsed="|Gen|17|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.14" />
<sup>14</sup> Dhe mashkulli i parrethprerë, që nuk është rrethprerë në mishin e prepucit të tij, do të hidhet jashtë popullit të tij, sepse ka shkelur besëlidhjen time".
<scripture passage="Gen 17:15" parsed="|Gen|17|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: "Përsa i përket Sarajt, gruas sate, mos e quaj më Saraj, por emri i saj do të jetë Sara.
<scripture passage="Gen 17:16" parsed="|Gen|17|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.16" />
<sup>16</sup> Dhe unë do ta bekoj dhe do të bëj që ajo të të japë edhe një bir; po, unë do ta bekoj dhe prej saj do të lindin kombe; mbretër popujsh do të dalin prej saj".
<scripture passage="Gen 17:17" parsed="|Gen|17|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Abrahami u shtri me fytyrën ndaj tokës dhe qeshi; dhe tha në zemër të tij: "A do të lindë vallë një fëmijë nga një njeri njëqindvjeçar? Dhe do të lindë Sara që është nëntëdhjetë vjeç?".
<scripture passage="Gen 17:18" parsed="|Gen|17|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.18" />
<sup>18</sup> Pastaj Abrahami i tha Perëndisë: "Vaj medet, që Ismaeli të mund të jetojë para teje!".
<scripture passage="Gen 17:19" parsed="|Gen|17|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.19" />
<sup>19</sup> Por Perëndia u përgjegj: "Jo, por Sara gruaja jote do të lindë një bir, dhe ti do ta quash Isak; dhe unë do të caktoj besëlidhjen time me të, një besëlidhje të përjetshme me pasardhësit e tij.
<scripture passage="Gen 17:20" parsed="|Gen|17|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.20" />
<sup>20</sup> Sa për Ismaelin, unë ta kam plotësuar dëshirën. Ja unë do ta bekoj, do ta bëj të frytshëm dhe do ta shumoj fort. Ai do të bëhet babai i dymbëdhjetë princërve, dhe unë do të bëj prej tij një komb të madh.
<scripture passage="Gen 17:21" parsed="|Gen|17|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.21" />
<sup>21</sup> Por besëlidhjen time do ta përfundoj me Isakun që Sara do të lindë në këtë kohë, vitin e ardhshëm".
<scripture passage="Gen 17:22" parsed="|Gen|17|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.22" />
<sup>22</sup> Kur mbaroi së foluri me të, Perëndia e la Abrahamin duke u ngritur lart.
<scripture passage="Gen 17:23" parsed="|Gen|17|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.23" />
<sup>23</sup> Atëherë Abrahami mori Ismaelin, djalin e tij, të gjithë ata që kishin lindur në shtëpinë e tij dhe tërë ata që kishte blerë me paratë e veta, tërë meshkujt e shtëpisë së Abrahamit dhe, po atë ditë,
<scripture passage="Gen 17:24" parsed="|Gen|17|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.24" />
<sup>24</sup> Por Abrahami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç kur u rrethpre në mishin e prepucit të tij.
<scripture passage="Gen 17:25" parsed="|Gen|17|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.25" />
<sup>25</sup> Dhe Ismaeli, biri i tij, ishte trembëdhjetë vjeç kur u rrethpre në mishin e prepucit të tij.
<scripture passage="Gen 17:26" parsed="|Gen|17|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.26" />
<sup>26</sup> Po atë ditë u rrethprenë Abrahami dhe Ismaeli, biri i tij.
<scripture passage="Gen 17:27" parsed="|Gen|17|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.17.27" />
<sup>27</sup> Dhe tërë njerëzit e shtëpisë së tij, qoftë ata të lindur në shtëpi, qoftë ata të blerë me para nga të huajt, u rrethprenë bashkë me të.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 18" progress="1.26%" prev="Gen.17" next="Gen.19" id="Gen.18">
<h3 id="Gen.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Gen.18-p1">
<scripture passage="Gen 18:1" parsed="|Gen|18|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.1" />
<sup>1</sup> Zoti iu shfaq Abrahamit në lisat e Mamreut, ndërsa ai ishte ulur në hyrje të çadrës në zheg të ditës.
<scripture passage="Gen 18:2" parsed="|Gen|18|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.2" />
<sup>2</sup> Abrahami ngriti sytë dhe tre burra rrinin më këmbë pranë tij. Sa i pa, vrapoi në drejtim të tyre nga hyrja e çadrës, u përkul deri në tokë e pastaj tha:
<scripture passage="Gen 18:3" parsed="|Gen|18|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.3" />
<sup>3</sup> "Zoti im, në rast se kam gjetur hir para teje, të lutem mos kalo pa u ndalur para shërbëtorit tënd!
<scripture passage="Gen 18:4" parsed="|Gen|18|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.4" />
<sup>4</sup> Oh, lini që të sjellin pak ujë që të mund të lani këmbët tuaja, dhe çlodhuni nën këtë pemë.
<scripture passage="Gen 18:5" parsed="|Gen|18|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.5" />
<sup>5</sup> Unë do të shkoj të marr një copë bukë, kështu do të mund të merrni zemër, pastaj të vazhdoni rrugën, sepse për këtë keni kaluar nga shërbyesi juaj". Ata i thanë: "Bëj siç ke thënë".
<scripture passage="Gen 18:6" parsed="|Gen|18|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Abrahami shkoi me ngut në çadër, te Sara, dhe i tha: "Merr shpejt tri masa majë mielli, gatuaj brumin dhe bëj me to kuleç".
<scripture passage="Gen 18:7" parsed="|Gen|18|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.7" />
<sup>7</sup> Pastaj Abrahami shkoi në kopenë e bagëtive, zgjodhi një viç të njomë dhe të mirë, ia dha një shërbyesi dhe nxitoi ta përgatisë.
<scripture passage="Gen 18:8" parsed="|Gen|18|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.8" />
<sup>8</sup> Mori pastaj gjizë, qumësht dhe viçin që kishte përgatitur dhe i vuri para tyre; ndërsa ata hanin, ai qëndroi më këmbë pranë tyre poshtë pemës.
<scripture passage="Gen 18:9" parsed="|Gen|18|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.9" />
<sup>9</sup> Pastaj ata i thanë atij: "Ku është Sara, gruaja jote?". Abrahami u përgjegj: "Éshtë atje në çadër".
<scripture passage="Gen 18:10" parsed="|Gen|18|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.10" />
<sup>10</sup> Dhe ai tha: "Do të kthehem me siguri vitin e ardhshëm te ti në po këtë kohë; dhe ja Sara, gruaja jote, do të ketë një djalë". Dhe Sara dëgjonte në hyrje të çadrës, që ishte prapa tij.
<scripture passage="Gen 18:11" parsed="|Gen|18|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.11" />
<sup>11</sup> Por Abrahami dhe Sara ishin pleq, në moshë të kaluar, dhe Sara nuk kishte më të përmuajshmet e grave.
<scripture passage="Gen 18:12" parsed="|Gen|18|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.12" />
<sup>12</sup> Prandaj Sara qeshi me veten e saj, duke thënë: "Plakë si jam, a do të kem unë gëzime të tilla, me qënë se vetë zoti im është plak?".
<scripture passage="Gen 18:13" parsed="|Gen|18|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.13" />
<sup>13</sup> Dhe Zoti i tha Abrahamit: "Pse qeshi vallë Sara duke thënë: "A do të lind unë përnjëmend, plakë siç jam?".
<scripture passage="Gen 18:14" parsed="|Gen|18|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.14" />
<sup>14</sup> A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? Në kohën e caktuar, brenda një viti, do të kthehem te ti, dhe Sara do të ketë një bir".
<scripture passage="Gen 18:15" parsed="|Gen|18|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Sara mohoi, duke thënë: "Nuk qesha", sepse pati frikë. Por ai i tha: "Përkundrazi, ke qeshur!".
<scripture passage="Gen 18:16" parsed="|Gen|18|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.16" />
<sup>16</sup> Pastaj ata njerëz u ngritën së andejmi dhe kthyen shikimin e tyre në drejtim të Sodomës; dhe Abrahami ecte bashkë me ta për tu ndarë prej tyre.
<scripture passage="Gen 18:17" parsed="|Gen|18|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.17" />
<sup>17</sup> Dhe Zoti tha: "A do t'ia fsheh unë Abrahamit atë që kam për të bërë,
<scripture passage="Gen 18:18" parsed="|Gen|18|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.18" />
<sup>18</sup> mbasi Abrahami duhet të bëhet një komb i madh dhe i fuqishëm dhe tek ai do të bekohen tërë kombet e tokës?.
<scripture passage="Gen 18:19" parsed="|Gen|18|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.19" />
<sup>19</sup> Unë në fakt e kam zgjedhur, me qëllim që të urdhërojë bijtë e tij dhe shtëpinë e tij të ndjekin pas tij rrugën e Zotit, duke zbatuar drejtësinë dhe barazinë, në mënyrë që Zoti të mund të plotësojë premtimet që i ka dhënë Abrahamit".
<scripture passage="Gen 18:20" parsed="|Gen|18|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.20" />
<sup>20</sup> Dhe Zoti tha: "Me qenë se britma që ngrihet nga Sodoma dhe Gomora është e madhe dhe me qenë se mëkati i tyre është shumë i rëndë,
<scripture passage="Gen 18:21" parsed="|Gen|18|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.21" />
<sup>21</sup> unë do të zbres për të parë nëse kanë bërë me të vërtetë simbas britmës që ka arritur tek unë, në rast të kundërt, do ta mësoj".
<scripture passage="Gen 18:22" parsed="|Gen|18|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.22" />
<sup>22</sup> Pastaj këta njerëz u larguan së andejmi dhe shkuan në drejtim të Sodomës, por Abrahami mbeti ende para Zotit.
<scripture passage="Gen 18:23" parsed="|Gen|18|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.23" />
<sup>23</sup> Atëherë Abrahami iu afrua dhe i tha: "Do të zhdukësh të drejtin së bashku me të paudhin?
<scripture passage="Gen 18:24" parsed="|Gen|18|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.24" />
<sup>24</sup> Le ta zëmë se ka pesëdhjetë të drejtë në qytet, ti do ta shkatërroje vendin dhe nuk do t'i falje për hir të pesëdhjetë njerëzve të drejtë që banojnë në mes të saj?
<scripture passage="Gen 18:25" parsed="|Gen|18|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.25" />
<sup>25</sup> Mos e bëj këtë gjë, të shkaktosh vdekjen e të drejtit bashkë me atë të të paudhit, kështu që i drejti të trajtohet si i paudhi. Larg teje një mendim i tillë! Gjykatësi i tërë tokës a nuk ka për të bërë drejtësi?".
<scripture passage="Gen 18:26" parsed="|Gen|18|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.26" />
<sup>26</sup> Zoti tha: "Në rast se gjej në qytetin e Sodomës pesëdhjetë njerëz të drejtë, unë do ta fal tërë vendin për hir të tyre".
<scripture passage="Gen 18:27" parsed="|Gen|18|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.27" />
<sup>27</sup> Atëherë Abrahami rifilloi dhe tha: "Ja, marr guximin t'i flas Zotit, megjithëse unë nuk jam veçse pluhur dhe hi.
<scripture passage="Gen 18:28" parsed="|Gen|18|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.28" />
<sup>28</sup> Ta zëmë se atyre pesëdhjetë të drejtëve u mungojnë pesë, a do ta shkatërroje tërë qytetin për pesë veta më pak?". Zoti u përgjigj: "Po të gjej dyzet e pesë, nuk do ta shkatërroj".
<scripture passage="Gen 18:29" parsed="|Gen|18|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.29" />
<sup>29</sup> Abrahami vazhdoi t'i flasë dhe tha: "Ta zëmë se në qytet ndodhen dyzet?". Zoti u përgjigj: "Nuk do ta bëj për hir të dyzetëve".
<scripture passage="Gen 18:30" parsed="|Gen|18|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.30" />
<sup>30</sup> Atëherë Abrahami i tha: "Oh, të mos zemërohet Zoti, dhe unë do të flas. Po sikur në qytet të ketë tridhjetë prej tyre?". Zoti u përgjigj: "Nuk do ta bëj, po të gjej tridhjetë".
<scripture passage="Gen 18:31" parsed="|Gen|18|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.31" />
<sup>31</sup> Dhe Abrahami i tha: "Ja, marr guximin t'i flas Zotit. Ta zëmë se në qytet gjenden njëzet?". Zoti iu përgjigj: "Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve".
<scripture passage="Gen 18:32" parsed="|Gen|18|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.32" />
<sup>32</sup> Dhe Abrahami i tha: "Oh, të mos zemërohet Zoti dhe unë do të flas edhe vetëm këtë herë. Sikur në qytet të ketë dhjetë prej tyre?". Zoti u përgjegj: "Nuk do ta shkatërroj për hir të të dhjetëve".
<scripture passage="Gen 18:33" parsed="|Gen|18|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.18.33" />
<sup>33</sup> Sa mbaroi së foluri me Abrahamin, Zoti u largua. Dhe Abrahami u kthye në banesën e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 19" progress="1.37%" prev="Gen.18" next="Gen.20" id="Gen.19">
<h3 id="Gen.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Gen.19-p1">
<scripture passage="Gen 19:1" parsed="|Gen|19|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.1" />
<sup>1</sup> Por të dy engjëjt arritën në mbrëmje në Sodomë, ndërsa Loti ishte ulur te porta e Sodomës; sa i pa, ai u ngrit më këmbë për t'u dalë përpara dhe u shtri me fytyrën në tokë,
<scripture passage="Gen 19:2" parsed="|Gen|19|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.2" />
<sup>2</sup> dhe tha: "Zotërinjtë e mi, ju lutem, hyni në shtëpinë e shërbëtorit tuaj, kaloni aty natën dhe lani këmbët; pastaj nesër në mëngjes mund të çoheni shpejt dhe të vazhdoni udhën tuaj". Ata u përgjigjën: "Jo; do ta kalojmë natën në sheshin".
<scripture passage="Gen 19:3" parsed="|Gen|19|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.3" />
<sup>3</sup> Por ai nguli këmbë aq shumë sa që ata erdhën tek ai dhe hynë në shtëpinë e tij. Ai u përgatiti një banket dhe poqi bukë pa tharm, dhe ata hëngrën.
<scripture passage="Gen 19:4" parsed="|Gen|19|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.4" />
<sup>4</sup> Por para se të shkonin në shtrat, njerëzit e qytetit, njerëzit e Sodomës, rrethuan shtëpinë; ishin të rinj e pleq, tërë popullsia e mbledhur nga çdo anë;
<scripture passage="Gen 19:5" parsed="|Gen|19|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.5" />
<sup>5</sup> thirrën Lotin dhe i thanë: "Ku janë njerëzit që erdhën te ti sonte? Na i nxirr jashtë që të mund t'i njohim!".
<scripture passage="Gen 19:6" parsed="|Gen|19|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.6" />
<sup>6</sup> Loti doli drejt atyre para portës së shtëpisë, e mbylli portën pas tij dhe tha:
<scripture passage="Gen 19:7" parsed="|Gen|19|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.7" />
<sup>7</sup> "Oh, vëllezër të mi, mos u sillni kaq keq!
<scripture passage="Gen 19:8" parsed="|Gen|19|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.8" />
<sup>8</sup> Dëgjoni, unë kam dy vajza që nuk kanë njohur burrë; prandaj më lini që t'i nxjerr jashtë dhe bëni ç'të doni me to; por mos u bëni asgjë këtyre burrave, sepse janë nën mbrojtjen e shtëpisë sime".
<scripture passage="Gen 19:9" parsed="|Gen|19|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.9" />
<sup>9</sup> Por ata i thanë: "Shko tutje!". Pastaj vazhduan: "Ky erdhi këtu si i huaj, dhe dëshiron të bëhet gjykatës! Tani do të sillemi më keq me ty se sa me ata!". Dhe duke e shtyrë Lotin me dhunë, u afruan për të shpërthyer derën.
<scripture passage="Gen 19:10" parsed="|Gen|19|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.10" />
<sup>10</sup> Por ata njerëz zgjatën duart e tyre dhe e tërhoqën Lotin brenda shtëpisë bashkë me ta, dhe mbyllën derën.
<scripture passage="Gen 19:11" parsed="|Gen|19|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.11" />
<sup>11</sup> Goditën verbërisht njerëzit që ishin te dera e shtëpisë, nga më i vogli deri te më i madhi, kështu që u lodhën në orvatjen për të gjetur derën.
<scripture passage="Gen 19:12" parsed="|Gen|19|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.12" />
<sup>12</sup> Atëherë ata njerëz i thanë Lotit: "Kë ke tjetër këtu? Nxirr nga ky vend dhëndurët e tu, bijtë dhe bijat e tua, dhe cilindo që ke në qytet,
<scripture passage="Gen 19:13" parsed="|Gen|19|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.13" />
<sup>13</sup> sepse ne po bëhemi gati ta shkatërrojmë këtë vend, sepse britma e banorëve të tij është e madhe përpara Zotit dhe Zoti na dërgoi për ta shkatërruar".
<scripture passage="Gen 19:14" parsed="|Gen|19|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Loti doli e u foli dhëndurëve të tij që ishin martuar me bijat e tij, dhe tha: "Çohuni, largohuni nga ky vend, sepse Zoti do ta shkatërrojë qytetin". Por dhëndurët e tij patën përshtypjen se ai po bënte shaka.
<scripture passage="Gen 19:15" parsed="|Gen|19|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.15" />
<sup>15</sup> Sa doli agimi, engjëjt e nxitën Lotin duke thënë: "Çohu, merr gruan dhe bijat e tua që gjenden këtu, që ti të mos vdesësh në dënimin e këtij qyteti".
<scripture passage="Gen 19:16" parsed="|Gen|19|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.16" />
<sup>16</sup> Duke qenë se ai po ngurronte, ata njerëz e morën për dore atë, të shoqen dhe dy bijat e tij, sepse Zotit i kishte ardhur mëshirë për të, e nxorrën jashtë dhe i shpëtuan jetën duke e çuar jashtë qytetit.
<scripture passage="Gen 19:17" parsed="|Gen|19|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.17" />
<sup>17</sup> Ndërsa po i çonin jashtë, njëri prej tyre tha: "Ik shpejt për të shpëtuar jetën tënde! Mos shiko prapa e mos u ndal në asnjë vend të fushës; shpëto në mal që të mos vdesësh!".
<scripture passage="Gen 19:18" parsed="|Gen|19|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.18" />
<sup>18</sup> Por Loti iu përgjegj atyre: "Jo, zoti im!
<scripture passage="Gen 19:19" parsed="|Gen|19|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.19" />
<sup>19</sup> Ja, shërbëtori yt gjeti hir para syve të tu dhe ti u tregove shpirtmadh ndaj meje, duke më shpëtuar jetën, por unë nuk do të mund të arrij malin para se të më zërë fatkeqësia dhe unë të vdes.
<scripture passage="Gen 19:20" parsed="|Gen|19|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.20" />
<sup>20</sup> Ja, ky qytet është mjaft i afërt për ta arritur dhe është i vogël. Më lër, pra, të iki shpejt aty (a nuk është i vogël?) dhe kështu do të shpëtoj jetën".
<scripture passage="Gen 19:21" parsed="|Gen|19|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.21" />
<sup>21</sup> Engjëlli i tha: "Unë po ta plotësoj edhe këtë kërkesë: të mos shkatërroj qytetin për të cilin fole.
<scripture passage="Gen 19:22" parsed="|Gen|19|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.22" />
<sup>22</sup> Shpejto, ik atje, sepse unë nuk mund të bëj asgjë para se ti të arrish atje". Për këtë arsye ky qytet u quajt Coar.
<scripture passage="Gen 19:23" parsed="|Gen|19|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.23" />
<sup>23</sup> Dielli po ngrihej mbi tokë kur Loti arriti në Coar.
<scripture passage="Gen 19:24" parsed="|Gen|19|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.24" />
<sup>24</sup> Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorën, nga ana e Zotit.
<scripture passage="Gen 19:25" parsed="|Gen|19|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.25" />
<sup>25</sup> Kështu ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit e gjithçka mbinte mbi tokën.
<scripture passage="Gen 19:26" parsed="|Gen|19|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.26" />
<sup>26</sup> Por gruaja e Lotit solli kryet për të shikuar prapa dhe u bë një statujë prej kripe.
<scripture passage="Gen 19:27" parsed="|Gen|19|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.27" />
<sup>27</sup> Abrahami u ngrit herët në mëngjes dhe shkoi në vendin ku kishte qëndruar para Zotit;
<scripture passage="Gen 19:28" parsed="|Gen|19|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.28" />
<sup>28</sup> pastaj drejtoi shikimin nga Sodoma dhe Gomora si dhe nga tërë krahina e fushës, dhe kështu pa një tym që ngrihej nga toka, si tymi i një furre.
<scripture passage="Gen 19:29" parsed="|Gen|19|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.29" />
<sup>29</sup> Kështu ndodhi që kur Perëndia shkatërroi qytetin e fushës, Perëndisë iu kujtua Abrahami dhe e largoi Lotin nga gjëma kur shkatërroi qytetet ku Loti kishte banuar.
<scripture passage="Gen 19:30" parsed="|Gen|19|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.30" />
<sup>30</sup> Pastaj Loti doli nga Coari dhe shkoi të banojë në mal bashkë me dy bijat e tij, sepse kishte frikë të qëndronte në Coar; dhe u vendos në një shpellë bashkë me dy bijat e tij.
<scripture passage="Gen 19:31" parsed="|Gen|19|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.31" />
<sup>31</sup> Më e madhja i tha më të voglës: "Babai ynë është plak, dhe nuk ka asnjë burrë në vend që mund të bashkohet me ne, ashtu siç ndodh mbi gjithë tokën.
<scripture passage="Gen 19:32" parsed="|Gen|19|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.32" />
<sup>32</sup> Eja, t'i japim verë babait tonë e të shtrihemi bashkë me të; kështu do të mund t'i sigurojmë pasardhës babait tonë".
<scripture passage="Gen 19:33" parsed="|Gen|19|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.33" />
<sup>33</sup> Kështu po atë natë i dhanë verë babait të tyre dhe e madhja u shtri bashkë me të atin, por ai nuk u kujtua as kur ajo u shtri me të, as kur u ngrit.
<scripture passage="Gen 19:34" parsed="|Gen|19|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.34" />
<sup>34</sup> Të nesërmen vajza më e madhe i tha më të voglës: "Ja, natën e kaluar unë rashë në shtrat bashkë me babanë tim; le të bëjmë që ai të pijë verë edhe sonte; pastaj ti futu dhe shtrihu me të, që të mund t'i sigurojmë pasardhës babait tonë".
<scripture passage="Gen 19:35" parsed="|Gen|19|35|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.35" />
<sup>35</sup> Edhe atë natë i dhanë verë babait të tyre dhe më e vogla shkoi të shtrihet bashkë me të, dhe ai nuk u kujtua as kur u shtri, as kur u ngrit.
<scripture passage="Gen 19:36" parsed="|Gen|19|36|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.36" />
<sup>36</sup> Kështu dy bijat e Lotit u ngjizën nga babai i tyre.
<scripture passage="Gen 19:37" parsed="|Gen|19|37|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.37" />
<sup>37</sup> Më e madhja lindi një djalë, të cilit ia vuri emrin Moab. Ky është babai i Moabitëve, që ekzistojnë deri në ditët tona.
<scripture passage="Gen 19:38" parsed="|Gen|19|38|0|0" osisRef="Bible:Gen.19.38" />
<sup>38</sup> Edhe më e vogla lindi një djalë, të cilit ia vuri emrin Ben-Ami. Ky është babai i Amonitëve, që ekzistojnë deri në ditët tona.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 20" progress="1.50%" prev="Gen.19" next="Gen.21" id="Gen.20">
<h3 id="Gen.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Gen.20-p1">
<scripture passage="Gen 20:1" parsed="|Gen|20|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.1" />
<sup>1</sup> Abrahami u zhvendos së këtejmi duke vajtur në Negev, dhe banoi në Kadesh dhe në Shur mandej u vendos në Gerar.
<scripture passage="Gen 20:2" parsed="|Gen|20|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.2" />
<sup>2</sup> Tani Abrahami thoshte për Sarën, gruan e tij: "Éshtë motra ime". Kështu Abimeleku, mbreti i Gerarit, dërgoi njerëz për të marrë Sarën.
<scripture passage="Gen 20:3" parsed="|Gen|20|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.3" />
<sup>3</sup> Por Perëndia iu shfaq Abimelekut në një ëndërr nate dhe i tha: "Ja, ti je duke vdekur, për shkak të gruas që ke marrë, sepse ajo është e martuar".
<scripture passage="Gen 20:4" parsed="|Gen|20|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.4" />
<sup>4</sup> Por Abimeleku nuk i ishte afruar asaj dhe tha: "Zot, a do ta shkatërroje një komb, edhe sikur ai të ishte i drejtë?
<scripture passage="Gen 20:5" parsed="|Gen|20|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.5" />
<sup>5</sup> Ai nuk më ka thënë: "Éshtë motra ime", dhe ajo vetë ka thënë: "Éshtë vëllai im"? E bëra këtë gjë me ndershmërinë e zemrës sime dhe me duar të pafajshme".
<scripture passage="Gen 20:6" parsed="|Gen|20|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.6" />
<sup>6</sup> Dhe Perëndia i tha në ëndërr: "Po, unë e di që e ke bërë këtë gjë me ndershmërinë e zemrës sate, ndaj të ndalova të kryesh një mëkat kundër meje; ndaj nuk të lejova ta prekësh.
<scripture passage="Gen 20:7" parsed="|Gen|20|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.7" />
<sup>7</sup> Tani ktheja gruan këtij njeriu, sepse ai është një profet; dhe do të lutet për ty dhe ti ke për të jetuar. Por, në rast se nuk ia kthen, dije që me siguri ke për të vdekur, ti dhe tërë njerëzit e tu".
<scripture passage="Gen 20:8" parsed="|Gen|20|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.8" />
<sup>8</sup> Kështu Abimeleku u zgjua herët në mëngjes, thirri gjithë shërbëtorët e tij dhe u tregoi tërë këto gjëra. Dhe ata njerëz i zuri një frikë e madhe.
<scripture passage="Gen 20:9" parsed="|Gen|20|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Abimeleku thirri Abrahamin dhe i tha: "Ç'na bëre? Dhe çfarë kam bërë unë kundër teje që më solle një mëkat kaq të madh si mua ashtu edhe mbretërisë sime? Ti më bëre gjëra që nuk duheshin bërë".
<scripture passage="Gen 20:10" parsed="|Gen|20|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Abimeleku i tha Abrahamit: "Çfarë mendoje të bëje duke vepruar në këtë mënyrë?".
<scripture passage="Gen 20:11" parsed="|Gen|20|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.11" />
<sup>11</sup> Abrahami u përgjegj: "E bëra sepse thoja me veten time: "Sigurisht, në këtë vend nuk kanë frikë nga Perëndia; dhe do të më vrasin për shkak të gruas sime".
<scripture passage="Gen 20:12" parsed="|Gen|20|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.12" />
<sup>12</sup> Përveç kësaj ajo është në të vërtetë motra ime, bijë e babait tim, por jo bijë e nënës sime; dhe pastaj u bë gruaja ime.
<scripture passage="Gen 20:13" parsed="|Gen|20|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.13" />
<sup>13</sup> Dhe kur Perëndia më çoi të bredh larg shtëpisë së babait tim, unë i thashë: "Ky është favori që do të më bësh; kudo që të shkojmë, do të thuash për mua: Éshtë vëllai im"".
<scripture passage="Gen 20:14" parsed="|Gen|20|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Abimeleku mori dhentë, qetë, shërbyesit dhe shërbëtoret, dhe ia dha Abrahamit; dhe i kthehu gruan e tij Sara.
<scripture passage="Gen 20:15" parsed="|Gen|20|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Abimeleku tha: "Ja, vendi im të qëndron përpara; qëndro aty ku të pëlqen".
<scripture passage="Gen 20:16" parsed="|Gen|20|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.16" />
<sup>16</sup> Dhe Sarës i tha: "Ja, unë i dhashë vëllait tënd njëmijë copë argjendi; kjo do të shërbejë për të mbuluar fyerjen që të është bërë para të gjithë atyre që janë me ty; kështu je e përligjur para të gjithëve".
<scripture passage="Gen 20:17" parsed="|Gen|20|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Abrahami iu lut Perëndisë dhe Perëndia shëroi Abimelekun, gruan e tij dhe shërbyeset e saj, dhe ato mundën të pjellin.
<scripture passage="Gen 20:18" parsed="|Gen|20|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.20.18" />
<sup>18</sup> Sepse Zoti e kishte shterpëzuar plotësisht tërë shtëpinë e Abimelekut, për shkak të Sarës, gruas së Abrahamit.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 21" progress="1.57%" prev="Gen.20" next="Gen.22" id="Gen.21">
<h3 id="Gen.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Gen.21-p1">
<scripture passage="Gen 21:1" parsed="|Gen|21|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.1" />
<sup>1</sup> Zoti vizitoi Sarën, siç i kishte thënë; dhe Zoti i bëri Sarës ato që i kishte premtuar.
<scripture passage="Gen 21:2" parsed="|Gen|21|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.2" />
<sup>2</sup> Dhe Sara u ngjiz dhe lindi një djalë me Abrahamin në pleqërinë e tij, në kohën e caktuar që Perëndia i kishte thënë.
<scripture passage="Gen 21:3" parsed="|Gen|21|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.3" />
<sup>3</sup> Dhe Abrahami ia vuri emrin Isak birit që i kishte lindur dhe që Sara kishte pjellë.
<scripture passage="Gen 21:4" parsed="|Gen|21|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.4" />
<sup>4</sup> Pastaj Abrahami e rrethpreu birin e tij Isak kur ishte tetë ditësh, ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia.
<scripture passage="Gen 21:5" parsed="|Gen|21|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.5" />
<sup>5</sup> Por Abrahami ishte njëqind vjeç, kur i lindi biri i tij Isaku.
<scripture passage="Gen 21:6" parsed="|Gen|21|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.6" />
<sup>6</sup> Dhe Sara tha: "Perëndia më ka dhënë çka duhet për të qeshur, kushdo që do ta dëgjojë ka për të qeshur bashkë me mua".
<scripture passage="Gen 21:7" parsed="|Gen|21|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.7" />
<sup>7</sup> Dhe tha gjithashtu: "Kush mund t'i thoshte Abrahamit që Sara do të mëndte fëmijë? Sepse unë i linda një djalë në pleqërinë e tij".
<scripture passage="Gen 21:8" parsed="|Gen|21|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.8" />
<sup>8</sup> Kështu, pra, fëmija u rrit dhe u zvordh; dhe ditën që Isaku u zvordh Abrahami shtroi një gosti të madhe.
<scripture passage="Gen 21:9" parsed="|Gen|21|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.9" />
<sup>9</sup> Tani Sara pa që djali që i kishte lindur Abrahamit nga Agari, egjiptasja, qeshte.
<scripture passage="Gen 21:10" parsed="|Gen|21|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.10" />
<sup>10</sup> Atëherë ajo i tha Abrahamit: "Përzëre këtë shërbyese dhe birin e saj, sepse i biri i kësaj shërbyese nuk duhet të jetë trashëgimtar me birin tim, me Isakun".
<scripture passage="Gen 21:11" parsed="|Gen|21|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.11" />
<sup>11</sup> Kjo gjë s'i pëlqeu aspak Abrahamit, për shkak të djalit të tij.
<scripture passage="Gen 21:12" parsed="|Gen|21|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.12" />
<sup>12</sup> Por Perëndia i tha Abrahamit: "Mos u hidhëro për shkak të djalit dhe të shërbyeses sate; dëgjo tërë ato që të thotë Sara, sepse nga Isaku do të dalin pasardhës që do të mbajnë emrin tënd.
<scripture passage="Gen 21:13" parsed="|Gen|21|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.13" />
<sup>13</sup> Edhe nga djali i kësaj shërbyeses unë do të bëj një komb, sepse është një pasardhës i yt".
<scripture passage="Gen 21:14" parsed="|Gen|21|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.14" />
<sup>14</sup> Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë dhe një calik ujë dhe ia dha Agarit; vuri gjithçka mbi shpatullat e saj dhe e nisi bashkë me fëmijën. Kështu ajo u nis dhe filloi të bredhë nëpër shkretëtirën e Beer-Shebas.
<scripture passage="Gen 21:15" parsed="|Gen|21|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.15" />
<sup>15</sup> Kur uji i calikut mbaroi, ajo e vuri fëmijën poshtë një kaçubeje.
<scripture passage="Gen 21:16" parsed="|Gen|21|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.16" />
<sup>16</sup> Dhe shkoi e u ul përballë tij, në një largësi sa një goditje me hark, sepse thoshte: "Nuk dua ta shoh fëmijën të vdesë!" Kështu ajo u ul përballë tij, ngriti zërin dhe qau.
<scripture passage="Gen 21:17" parsed="|Gen|21|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.17" />
<sup>17</sup> Dhe Perëndia dëgjoi zërin e djaloshit dhe engjëlli i Perëndisë thirri Agarin nga qielli dhe i tha: "Çfarë ke, Agar? Mos ki frikë, se Perëndia ka dëgjuar zërin e djaloshit aty ku ndodhet.
<scripture passage="Gen 21:18" parsed="|Gen|21|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.18" />
<sup>18</sup> Çohu, çoje djaloshin dhe mbaje fort me dorën tënde, sepse unë do të bëj prej tij një komb të madh".
<scripture passage="Gen 21:19" parsed="|Gen|21|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Perëndia ia hapi sytë dhe ajo pa një pus uji: kështu vajti të mbushë calikun me ujë dhe i dha të pijë djaloshit.
<scripture passage="Gen 21:20" parsed="|Gen|21|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.20" />
<sup>20</sup> Dhe Perëndia qe me djaloshin; ai u rrit, banoi në shkretëtirë dhe u bë shenjëtar harku.
<scripture passage="Gen 21:21" parsed="|Gen|21|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.21" />
<sup>21</sup> Ai banoi në shkretëtirën e Paranit dhe nëna e tij e martoi me një grua nga Egjipti.
<scripture passage="Gen 21:22" parsed="|Gen|21|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.22" />
<sup>22</sup> Në atë kohë Abimeleku, së bashku me Pikolin, kreu i ushtrisë së tij, i foli Abrahamit duke i thënë: "Perëndia është me ty në tërë ato që bën;
<scripture passage="Gen 21:23" parsed="|Gen|21|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.23" />
<sup>23</sup> prandaj betohu këtu në emër të Perëndisë që ti s'ke për të gënjyer as mua, as bijtë e mi, as nipërit e mi, që ti do të përdorësh ndaj meje dhe vendit ku ke banuar si i huaj po atë dashamirësi që unë kam treguar ndaj teje".
<scripture passage="Gen 21:24" parsed="|Gen|21|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.24" />
<sup>24</sup> Abrahami u përgjegj: "Betohem".
<scripture passage="Gen 21:25" parsed="|Gen|21|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.25" />
<sup>25</sup> Pastaj Abrahami e qortoi Abimelekun për shkak të një pusi uji që shërbyesit e Abimelekut e kishin shtënë në dorë.
<scripture passage="Gen 21:26" parsed="|Gen|21|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.26" />
<sup>26</sup> Abimeleku tha: "Unë nuk e di se kush e ka bërë këtë gjë; ti vetë nuk ma ke njoftuar dhe unë vetëm sot dëgjova të flitet për këtë ngjarje".
<scripture passage="Gen 21:27" parsed="|Gen|21|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.27" />
<sup>27</sup> Atëherë Abrahami mori dele dhe qe dhe ia dha Abimelekut; dhe të dy lidhën aleancë.
<scripture passage="Gen 21:28" parsed="|Gen|21|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.28" />
<sup>28</sup> Pastaj Abrahami vuri mënjanë shtatë qengja femër të kopesë.
<scripture passage="Gen 21:29" parsed="|Gen|21|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.29" />
<sup>29</sup> Dhe Abimeleku i tha Abrahamit: "Ç'kuptim ka ajo që ke vënë shtatë qengja mënjanë?".
<scripture passage="Gen 21:30" parsed="|Gen|21|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.30" />
<sup>30</sup> Abrahami u përgjegj: "Ti do t'i pranosh nga dora ime këto shtatë qengja, me qëllim që kjo të më vlejë si dëshmi që unë e kam hapur këtë pus".
<scripture passage="Gen 21:31" parsed="|Gen|21|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.31" />
<sup>31</sup> Prandaj ai e quajti këtë vend Beer-Sheba, sepse aty që të dy ishin betuar.
<scripture passage="Gen 21:32" parsed="|Gen|21|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.32" />
<sup>32</sup> Kështu lidhën aleancë në Beer-Sheba. Pastaj Abimeleku dhe Pikoli, kreu i ushtrisë të tij, u ngritën dhe u kthyen në vendin e Filistejve.
<scripture passage="Gen 21:33" parsed="|Gen|21|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.33" />
<sup>33</sup> Pastaj Abrahami mbolli një marinë në Beer-Sheba dhe aty thërriti emrin e Zotit, Perëndi i përjetësisë.
<scripture passage="Gen 21:34" parsed="|Gen|21|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.21.34" />
<sup>34</sup> Dhe Abrahami qëndroi si i huaj shumë kohë në vendin e Filistejve.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 22" progress="1.66%" prev="Gen.21" next="Gen.23" id="Gen.22">
<h3 id="Gen.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Gen.22-p1">
<scripture passage="Gen 22:1" parsed="|Gen|22|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.1" />
<sup>1</sup> Mbas këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë Abrahamin dhe i tha: "Abraham!" Ai u përgjegj: "Ja ku jam".
<scripture passage="Gen 22:2" parsed="|Gen|22|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.2" />
<sup>2</sup> Dhe Perëndia tha: "Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e Moriahve dhe sakrifikoje në një nga malet që do të të tregoj".
<scripture passage="Gen 22:3" parsed="|Gen|22|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.3" />
<sup>3</sup> Kështu Abrahami u ngrit herët në mëngjes, i vuri samarin gomarit, mori me vete dy shërbyes dhe të birin Isak dhe çau dru për sakrificën; pastaj u nis drejt vendit ku i kishte thënë Perëndia të shkonte.
<scripture passage="Gen 22:4" parsed="|Gen|22|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.4" />
<sup>4</sup> Ditën e tretë Abrahami ngriti sytë dhe pa së largu vendin.
<scripture passage="Gen 22:5" parsed="|Gen|22|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Abrahami u tha shërbyesve të tij: "Rrini këtu bashkë me gomarin; unë dhe djali do të shkojmë deri atje dhe do të adhurojmë; pastaj do të kthehemi pranë jush".
<scripture passage="Gen 22:6" parsed="|Gen|22|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.6" />
<sup>6</sup> Kështu Abrahami mori drutë e sakrificës dhe i ngarkoi mbi Isakun, birin e tij; pastaj mori në dorë të vet zjarrin dhe u nisën rrugës që të dy.
<scripture passage="Gen 22:7" parsed="|Gen|22|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.7" />
<sup>7</sup> Dhe Isaku i foli atit të tij Abraham dhe i tha: "Ati im!". Abrahami iu përgjegj: "Ja ku jam, biri im". Dhe Isaku tha: "Ja zjarri dhe druri, po ku është qengji për sakrificën?".
<scripture passage="Gen 22:8" parsed="|Gen|22|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.8" />
<sup>8</sup> Abrahami u përgjegj: "Djali im, Perëndia do ta sigurojë vetë qengjin për sakrificën". Dhe vazhduan rrugën të dy bashkë.
<scripture passage="Gen 22:9" parsed="|Gen|22|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.9" />
<sup>9</sup> Kështu arritën në vendin që Perëndia i kishte treguar dhe atje Abrahami ndërtoi altarin dhe sistemoi drutë; pastaj e lidhi Isakun, birin e tij, dhe e vendosi mbi altar sipër druve.
<scripture passage="Gen 22:10" parsed="|Gen|22|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Abrahami shtriu dorën dhe mori thikën për të vrarë të birin.
<scripture passage="Gen 22:11" parsed="|Gen|22|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.11" />
<sup>11</sup> Por Engjëlli i Zotit thirri nga qielli dhe i tha: "Abraham, Abraham!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".
<scripture passage="Gen 22:12" parsed="|Gen|22|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.12" />
<sup>12</sup> Engjëlli i tha: "Mos e zgjat dorën kundër djalit dhe mos i bëj asnjë të keqe. Tani e di mirë që ti i trembesh Perëndisë, se nuk më ke refuzuar birin tënd, të vetmin bir që ke".
<scripture passage="Gen 22:13" parsed="|Gen|22|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Abrahami ngriti sytë dhe shikoi; dhe ja prapa tij një dash i zënë për brirësh në një kaçube. Kështu Abrahami shkoi, mori dashin e tij dhe e ofroi si sakrificë në vend të të birit.
<scripture passage="Gen 22:14" parsed="|Gen|22|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.14" />
<sup>14</sup> Dhe Abrahami e quajti këtë vend Jehovah Jireh. Prandaj edhe sot e kësaj dite thuhet: "Do të furnizohet mali i Zotit".
<scripture passage="Gen 22:15" parsed="|Gen|22|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.15" />
<sup>15</sup> Engjëlli i Zotit e thirri për të dytën herë Abrahamin nga qielli dhe tha:
<scripture passage="Gen 22:16" parsed="|Gen|22|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.16" />
<sup>16</sup> "Unë betohem për veten time, thotë Zoti, se ti e bëre këtë dhe nuk kurseve tët bir, të vetmin bir që ke,
<scripture passage="Gen 22:17" parsed="|Gen|22|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.17" />
<sup>17</sup> unë me siguri do të të bekoj fort dhe do të shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit dhe si rëra që ndodhet në brigjet e detit dhe trashëgimtarët e tu do të zotërojnë portat e armiqve të tij.
<scripture passage="Gen 22:18" parsed="|Gen|22|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.18" />
<sup>18</sup> Dhe tërë kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu, sepse ti iu binde zërit tim".
<scripture passage="Gen 22:19" parsed="|Gen|22|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.19" />
<sup>19</sup> Pastaj Abrahami u kthye te shërbëtorët e tij, ata u ngritën dhe shkuan bashkë në Beer-Sheba. Dhe Abrahami zuri vend në Beer-Sheba.
<scripture passage="Gen 22:20" parsed="|Gen|22|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.20" />
<sup>20</sup> Mbas këtyre gjërave i thanë Abrahamit këtë: "Ja, Milkah i ka lindur edhe ajo bij Nahorit, vëllait tënd;
<scripture passage="Gen 22:21" parsed="|Gen|22|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.21" />
<sup>21</sup> Uzi, dhëndri i tij i parë, Buzi vëllai i tij, Kemueli babai i Aramit,
<scripture passage="Gen 22:22" parsed="|Gen|22|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.22" />
<sup>22</sup> Kesedi, Hazoi, Pildashi, Jidlafi dhe Bethueli".
<scripture passage="Gen 22:23" parsed="|Gen|22|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.23" />
<sup>23</sup> Dhe Bethuelit i lindi Rebeka. Këta tetë bij Milkah i lindi nga Nahori, vëllai i Abrahamit.
<scripture passage="Gen 22:24" parsed="|Gen|22|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.22.24" />
<sup>24</sup> Konkubina e tij, që quhej Reumah, lindi edhe ajo Tebahun, Gahamin, Tahashin dhe Maakahun.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 23" progress="1.74%" prev="Gen.22" next="Gen.24" id="Gen.23">
<h3 id="Gen.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="Gen.23-p1">
<scripture passage="Gen 23:1" parsed="|Gen|23|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.1" />
<sup>1</sup> Sara jetoi njëqind e njëzet e shtatë vjet. Këto qenë vitet e jetës së Sarës.
<scripture passage="Gen 23:2" parsed="|Gen|23|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.2" />
<sup>2</sup> Dhe Sara vdiq në Kirjath-Arba (që është Hebroni), në vendin e Kanaanëve, dhe Abrahami hyri aty për të mbajtur zi për të dhe për ta vajtuar.
<scripture passage="Gen 23:3" parsed="|Gen|23|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Abrahami u ngrit më këmbë në prani të së vdekurës dhe u foli bijve të Hethit, duke u thënë:
<scripture passage="Gen 23:4" parsed="|Gen|23|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.4" />
<sup>4</sup> "Unë jam një i huaj midis jush dhe i ardhur midis jush; më jepni pronësinë e një varri midis jush, që të mund të varros të vdekurën time dhe ta heq nga sytë e mi".
<scripture passage="Gen 23:5" parsed="|Gen|23|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.5" />
<sup>5</sup> Dhe bijtë e Hethit iu përgjigjën Abrahamit duke i thënë:
<scripture passage="Gen 23:6" parsed="|Gen|23|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.6" />
<sup>6</sup> "Dëgjona, o zoti im! Ti je midis nesh një princ i Perëndisë, varrose të vdekurën tënde në më të mirën nga varrezat tona, asnjeri prej nesh s'do të refuzojë varrin e tij, me qëllim që ti të varrosësh aty të vdekurën tënde".
<scripture passage="Gen 23:7" parsed="|Gen|23|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Abrahami u ngrit, u përul para popullit të vendit, para bijve të Hethit,
<scripture passage="Gen 23:8" parsed="|Gen|23|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.8" />
<sup>8</sup> dhe u foli atyre duke thënë: "Në rast se ju pëlqen që unë ta varros të vdekurën time duke e hequr nga sytë e mi, dëgjomëni. Ndërhyni për mua tek Efroni, bir i Zoharit,
<scripture passage="Gen 23:9" parsed="|Gen|23|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.9" />
<sup>9</sup> që të më japë shpellën e Makpelahut, që i përket dhe që ndodhet në skajin e arës së tij; por që të më japë në pronësi me çmimin e tij të plotë si vend varrimi midis jush".
<scripture passage="Gen 23:10" parsed="|Gen|23|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.10" />
<sup>10</sup> Tani Efroni ndodhej në mes të bijve të Hethit; dhe Efroni, Hiteu, iu përgjegj Abrahamit në prani të bijve të Hethit, të të gjithë atyreve që hynin nëpër portën e qytetit të tij, duke thënë:
<scripture passage="Gen 23:11" parsed="|Gen|23|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.11" />
<sup>11</sup> "Jo, zoti im, dëgjomë! Unë të fal arën dhe shpellën që ndodhet aty; po ta dhuroj në prani të bijve të popullit tim; po ta bëj dhuratë. Varrose të vdekurën tënde".
<scripture passage="Gen 23:12" parsed="|Gen|23|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Abrahami u përkul para popullit të vendit,
<scripture passage="Gen 23:13" parsed="|Gen|23|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.13" />
<sup>13</sup> dhe i foli Efronit në prani të popullit të vendit duke thënë: "Dëgjomë, të lutem! Unë do të jap çmimin e arës, pranoje nga unë, kështu unë do të mund të varros aty të vdekurën time".
<scripture passage="Gen 23:14" parsed="|Gen|23|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.14" />
<sup>14</sup> Efroni iu përgjegj Abrahamit, duke i thënë:
<scripture passage="Gen 23:15" parsed="|Gen|23|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.15" />
<sup>15</sup> "Zoti im, dëgjomë! Toka vlen katërqind monedha argjendi. Ç'është kjo midis meje dhe teje? Varrose, pra, të vdekurën tënde".
<scripture passage="Gen 23:16" parsed="|Gen|23|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Abrahami zbatoi fjalën e Efronit; dhe Abrahami i peshoi Efronit çmimin që i kishte thënë në prani të bijve të Hethit: katërqind monedha argjendi, monedha që tregtarët përdornin midis tyre zakonisht.
<scripture passage="Gen 23:17" parsed="|Gen|23|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.17" />
<sup>17</sup> Kështu ara e Efronit që gjendej në Malkpelah përballë Mamres, ara me shpellën që ishte aty dhe tërë drurët që ishin në arë dhe në të gjithë kufijtë përqark,
<scripture passage="Gen 23:18" parsed="|Gen|23|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.18" />
<sup>18</sup> kaluan në pronësi të Abrahamit, në prani të bijve të Hethit dhe të të gjithë atyre që hynin nga porta e qytetit të Efronit.
<scripture passage="Gen 23:19" parsed="|Gen|23|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.19" />
<sup>19</sup> Pas kësaj, Abrahami varrosi Sarën, gruan e tij, në shpellën e arës së Makpelahut përballë Mamres (që është Hebroni) në vendin e Kanaanëve.
<scripture passage="Gen 23:20" parsed="|Gen|23|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.23.20" />
<sup>20</sup> Kështu ara dhe shpella që gjendet aty u kaluan nga bijtë e Hethit në pronë të Abrahamit, si vend varrimi.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 24" progress="1.80%" prev="Gen.23" next="Gen.25" id="Gen.24">
<h3 id="Gen.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="Gen.24-p1">
<scripture passage="Gen 24:1" parsed="|Gen|24|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.1" />
<sup>1</sup> Abrahami ishte tashmë plak dhe ishte në moshë të kaluar; dhe Zoti e kishte bekuar Abrahamin në çdo gjë.
<scripture passage="Gen 24:2" parsed="|Gen|24|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.2" />
<sup>2</sup> Dhe Abrahami i tha shërbyesit më të moshuar të shtëpisë së tij që qeveriste tërë pasuritë e tij: "Vëre dorën tënde nën kofshën time;
<scripture passage="Gen 24:3" parsed="|Gen|24|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.3" />
<sup>3</sup> dhe unë do të bëj që ti të betohesh në emër të Zotit, Perëndisë së qiejve dhe Perëndisë të tokës, që ti nuk do t'i marrësh për grua djalit tim asnjë prej bijave të Kanaanejve në mes të të cilëve unë banoj;
<scripture passage="Gen 24:4" parsed="|Gen|24|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.4" />
<sup>4</sup> por do të shkosh në vendin tim dhe te fisi im për të marrë një grua për djalin tim, për Isakun".
<scripture passage="Gen 24:5" parsed="|Gen|24|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.5" />
<sup>5</sup> Shërbëtori iu përgjegj: "Ndofta ajo grua nuk dëshiron të më ndjekë në këtë vend; a duhet ta çoj atëherë përsëri birin tënd në vendin nga ke dalë?".
<scripture passage="Gen 24:6" parsed="|Gen|24|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Abrahami i tha: "Ruhu e mos e ço birin tim atje!
<scripture passage="Gen 24:7" parsed="|Gen|24|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.7" />
<sup>7</sup> Zoti, Perëndia i qiellit, që më hoqi nga shtëpia e atit tim dhe nga vendi ku kam lindur, më foli dhe m'u betua duke thënë: "Unë do t'ua jap këtë vend pasardhësve të tu", ai do të dërgojë engjëllin  e tij para teje dhe ti do të marrësh andej një  grua për birin tim.
<scripture passage="Gen 24:8" parsed="|Gen|24|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.8" />
<sup>8</sup> Dhe në qoftë se gruaja nuk dëshiron të të ndjekë, atëherë ti do të lirohesh nga ky betim që më ke bërë; vetëm mos e kthe tim bir atje".
<scripture passage="Gen 24:9" parsed="|Gen|24|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.9" />
<sup>9</sup> Kështu shërbyesi e vuri dorën nën kofshën e Abrahamit, zotit të tij, dhe iu betua lidhur me këtë problem.
<scripture passage="Gen 24:10" parsed="|Gen|24|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.10" />
<sup>10</sup> Pastaj shërbyesi mori dhjetë deve nga devetë e zotit të tij dhe u nis, duke pasur me vete çdo lloj të mirash të zotërisë së tij. Ai e nisi rrugën dhe shkoi në Mesopotami, në qytetin e Nahorit.
<scripture passage="Gen 24:11" parsed="|Gen|24|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.11" />
<sup>11</sup> Dhe i gjunjëzoi devetë jashtë qytetit pranë një pusi uji, aty nga mbrëmja, në kohën kur gratë dalin për të marrë ujë, dhe tha:
<scripture passage="Gen 24:12" parsed="|Gen|24|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.12" />
<sup>12</sup> "O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, të lutem bëj që sot të kem mundësinë të kem një takim të lumtur, trego dashamirësi ndaj Abrahamit, zotit tim!
<scripture passage="Gen 24:13" parsed="|Gen|24|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.13" />
<sup>13</sup> Ja, unë po rri pranë këtij burimi ujërash, ndërsa bijat e banorëve të qytetit dalin për të mbushur ujë.
<scripture passage="Gen 24:14" parsed="|Gen|24|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.14" />
<sup>14</sup> Bëj që vajza së cilës do t'i them: "Ah, ule shtambën tënde që unë të pi" dhe që do të më përgjigjet: "Pi, dhe kam për t'u dhënë për të pirë edhe deveve të tu", të jetë ajo që ti ja ke caktuar shërbyesit  tënd Isak. Nga kjo unë do të kuptoj që  ti ke treguar dashamirësi ndaj zotërisë tim".
<scripture passage="Gen 24:15" parsed="|Gen|24|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.15" />
<sup>15</sup> Ai s'kishte mbaruar së foluri, kur, ja, doli Rebeka me shtambën në shpatullën e saj; ajo ishte e bija e Bethuelit, biri i Mikailit, gruaja e Nahorit dhe vëllai i Abrahamit.
<scripture passage="Gen 24:16" parsed="|Gen|24|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.16" />
<sup>16</sup> Vajza ishte shumë e bukur, e virgjër dhe asnjë burrë nuk e kishte njohur kurrë. Ajo zbriti në burim, mbushi shtambën e saj dhe u ngjit përsëri lart.
<scripture passage="Gen 24:17" parsed="|Gen|24|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.17" />
<sup>17</sup> Atëherë shërbyesi vrapoi në drejtim të saj dhe i tha: "Lermë të pi pak ujë nga shtamba jote".
<scripture passage="Gen 24:18" parsed="|Gen|24|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.18" />
<sup>18</sup> Ajo u përgjegj: "Pi, zotëria im"; pastaj shpejtoi ta ulë shtambën mbi dorë dhe i dha të pijë.
<scripture passage="Gen 24:19" parsed="|Gen|24|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.19" />
<sup>19</sup> Sapo mbaroi së dhëni ujë për të pirë, tha: "Do të mbush ujë edhe për devetë e tua, deri sa të ngopen me ujë".
<scripture passage="Gen 24:20" parsed="|Gen|24|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.20" />
<sup>20</sup> Me nxitim e zbrazi shtambën e saj në koritë, vrapoi përsëri te burimi për të mbushur ujë për të gjithë devetë e tij.
<scripture passage="Gen 24:21" parsed="|Gen|24|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.21" />
<sup>21</sup> Ndërkaq ai njeri e sodiste në heshtje, për të mësuar në qoftë se Zoti e kishte bërë të mbarë apo jo udhëtimin e tij.
<scripture passage="Gen 24:22" parsed="|Gen|24|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.22" />
<sup>22</sup> Kur devetë mbaruan së piri, njeriu mori një unazë floriri për hundën që peshonte gjysmë sikli dhe dy byzylykë me një peshë prej dhjetë siklesh ari për kyçin e dorës së saj, dhe tha:
<scripture passage="Gen 24:23" parsed="|Gen|24|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.23" />
<sup>23</sup> "Bijë e kujt je? Ma thuaj, të lutem. A ka vend në shtëpinë e babait tënd për ne, që ta kalojmë natën?".
<scripture passage="Gen 24:24" parsed="|Gen|24|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.24" />
<sup>24</sup> Ajo u përgjegj: "Unë jam bijë e Bethuelit, i biri i Milkahut, që ajo i lindi në Nahor".
<scripture passage="Gen 24:25" parsed="|Gen|24|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.25" />
<sup>25</sup> Dhe shtoi: "Tek ne ka shumë kashtë dhe forazh si dhe vend për të kaluar natën".
<scripture passage="Gen 24:26" parsed="|Gen|24|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.26" />
<sup>26</sup> Atëherë njeriu u përkul, adhuroi Zotin dhe tha:
<scripture passage="Gen 24:27" parsed="|Gen|24|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.27" />
<sup>27</sup> "Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Abrahamit, zotërisë tim, që nuk ka pushuar të jetë dashamirës dhe besnik ndaj zotërisë tim! Sa për mua, gjatë udhëtimit, Zoti më çoi në shtëpinë e vëllezërve të zotërisë tim".
<scripture passage="Gen 24:28" parsed="|Gen|24|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.28" />
<sup>28</sup> Dhe vajza vrapoi për t'i treguar këto gjëra në shtëpinë e nënës së saj.
<scripture passage="Gen 24:29" parsed="|Gen|24|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.29" />
<sup>29</sup> Por Rebeka kishte një vëlla të quajtur Labano. Dhe Labano doli me vrap jashtë drejt burimit te ai njeri.
<scripture passage="Gen 24:30" parsed="|Gen|24|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.30" />
<sup>30</sup> Sa pa unazën në hundë dhe byzylykët në kyçet e dorës të së motrës dhe dëgjoi fjalët që Rebeka, motra e tij, thoshte: "Kështu më foli ai njeri", iu afrua këtij njeriu, dhe ja që u gjet pranë deveve, afër burimit.
<scripture passage="Gen 24:31" parsed="|Gen|24|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.31" />
<sup>31</sup> Dhe tha: "Hyrë, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtë? Unë kam përgatitur shtëpinë dhe një vend për devetë".
<scripture passage="Gen 24:32" parsed="|Gen|24|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.32" />
<sup>32</sup> Njeriu hyri në shtëpi, dhe Labano shkarkoi devetë, u dha kashtë dhe forazh deveve dhe solli ujë që të lante këmbët ai dhe njerëzit që ishin bashkë me të.
<scripture passage="Gen 24:33" parsed="|Gen|24|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.33" />
<sup>33</sup> Pastaj i vunë përpara për të ngrënë, por ai tha: "Nuk do të ha deri sa të plotësoj porosinë që më kanë dhënë". Tjetri tha: "Fol".
<scripture passage="Gen 24:34" parsed="|Gen|24|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.34" />
<sup>34</sup> Atëherë ai tha: "Unë jam një shërbëtor i Abrahamit.
<scripture passage="Gen 24:35" parsed="|Gen|24|35|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.35" />
<sup>35</sup> Zoti e ka bekuar shumë zotërinë tim, që është bërë i madh; i ka dhënë dele dhe qe, argjend dhe flori, shërbyes dhe shërbyese, deve dhe gomarë.
<scripture passage="Gen 24:36" parsed="|Gen|24|36|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.36" />
<sup>36</sup> Por Sara, gruaja e zotërisë tim, i ka lindur në pleqërinë e saj një djalë zotërisë tim, i cili i ka dhënë atij gjithçka zotëron.
<scripture passage="Gen 24:37" parsed="|Gen|24|37|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.37" />
<sup>37</sup> Dhe zotëria im më vuri të betohem duke thënë: "Nuk do të marrësh grua për djalin tim nga bijtë e Kanaanejve, në vendin ku banoj;
<scripture passage="Gen 24:38" parsed="|Gen|24|38|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.38" />
<sup>38</sup> por do të shkosh në shtëpinë e babait tim dhe tek afëria ime dhe aty do të marrësh një grua për birin tim".
<scripture passage="Gen 24:39" parsed="|Gen|24|39|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.39" />
<sup>39</sup> Atëherë unë i thashë zotërisë tim: "Ndofta gruaja nuk do të dojë të më ndjekë".
<scripture passage="Gen 24:40" parsed="|Gen|24|40|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.40" />
<sup>40</sup> Por ai u përgjegj: "Zoti, para të cilit kam ecur, do të dërgojë engjëllin e tij bashkë me ty dhe do ta bëj të mbarë udhëtimin tënd, dhe ti do të marrësh për birin tim një grua nga farefisi im dhe nga shtëpia e babait tim.
<scripture passage="Gen 24:41" parsed="|Gen|24|41|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.41" />
<sup>41</sup> Do të lirohesh nga betimi që më ke bërë kur të shkosh tek afëria ime; dhe po të jetë se nuk duan të ta japin, do të lirohesh nga betimi që më ke bërë".
<scripture passage="Gen 24:42" parsed="|Gen|24|42|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.42" />
<sup>42</sup> Sot kam arritur te burimi dhe thashë: "O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, në rast se të pëlqen kështu, të lutem bëje të mbarë udhëtimin që kam filluar;
<scripture passage="Gen 24:43" parsed="|Gen|24|43|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.43" />
<sup>43</sup> Ja, unë po ndalem pranë burimit të ujit; bëj që vajza që ka për të dalë për të marrë ujë dhe së cilës do t'i them: "Lërmë të pi pak ujë nga shtamba jote",
<scripture passage="Gen 24:44" parsed="|Gen|24|44|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.44" />
<sup>44</sup> dhe që do të më thotë: "Pi sa ke nevojë dhe do të marr ujë edhe për devetë e tua", le të jetë gruaja që Zoti i ka caktuar djalit të zotërisë tim.
<scripture passage="Gen 24:45" parsed="|Gen|24|45|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.45" />
<sup>45</sup> Para se unë të kisha mbaruar së foluri në zemrën time, doli jashtë Rebeka me shtambën e saj mbi shpatull; ajo zbriti te burimi dhe mbushi ujë. Atëherë unë i thashë:
<scripture passage="Gen 24:46" parsed="|Gen|24|46|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.46" />
<sup>46</sup> "Oh, lermë të pi!". Dhe ajo shpejtoi ta ulte shtambën nga shpatulla e saj dhe u përgjegj: "Pi dhe do t'u jap të pinë edhe deveve të tua". Kështu unë piva dhe ajo u dha të pinë edhe deveve.
<scripture passage="Gen 24:47" parsed="|Gen|24|47|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.47" />
<sup>47</sup> Atëherë e pyeta dhe i thashë: "Bijë e kujt je?". Ajo m'u përgjegj: "Jam bijë e Bethuelit, biri i Nahorit, që Milkah lindi". Kështu unë i vura unazën në hundë dhe byzylykët në kyçet e dorës.
<scripture passage="Gen 24:48" parsed="|Gen|24|48|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.48" />
<sup>48</sup> Pastaj u përkula, adhurova Zotin dhe e bekova Zotin, Perëndinë e Abrahamit, zotërisë tim, që më ka çuar në rrugën e drejtë për të marrë për birin e tij bijën e vëllait të zotërisë tim.
<scripture passage="Gen 24:49" parsed="|Gen|24|49|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.49" />
<sup>49</sup> Dhe tani në rast se doni të silleni me dashamirësi dhe besnikëri ndaj zotërisë tim, duhet të ma thoni; në rast se jo, ma thoni njëlloj dhe unë do të kthehem djathtas ose majtas".
<scripture passage="Gen 24:50" parsed="|Gen|24|50|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.50" />
<sup>50</sup> Atëherë Labano dhe Bethueli u përgjigjën dhe thanë: "Kjo varet nga Zoti; ne nuk mund të flasim as për mirë as për keq.
<scripture passage="Gen 24:51" parsed="|Gen|24|51|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.51" />
<sup>51</sup> Ja, Rebeka është këtu para teje, merre me vete, shko dhe ajo të bëhet gruaja e birit të zotërisë tënd, ashtu siç ka thënë Zoti".
<scripture passage="Gen 24:52" parsed="|Gen|24|52|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.52" />
<sup>52</sup> Kur shërbëtori i Abrahamit dëgjoi fjalët e tyre u përul për tokë përpara Zotit.
<scripture passage="Gen 24:53" parsed="|Gen|24|53|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.53" />
<sup>53</sup> Shërbëtori nxori sende të argjëndta dhe të arta si dhe rroba dhe ia dha Rebekës; dhe u dhuroi gjithashtu sende të vlefshme vëllait dhe nënës së Rebekës.
<scripture passage="Gen 24:54" parsed="|Gen|24|54|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.54" />
<sup>54</sup> Pastaj hëngrën e pinë ai dhe njerëzit që ishin bashkë me të; u ndalën vetëm atë natë. Kur u ngritën në mëngjes, shërbëtori tha: "Më lini të kthehem te zotëria im".
<scripture passage="Gen 24:55" parsed="|Gen|24|55|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.55" />
<sup>55</sup> Vëllai dhe nëna e Rebekës thanë: "Lëre që vajza të rrijë disa ditë me ne, të paktën dhjetë ditë; pastaj mund të ikë".
<scripture passage="Gen 24:56" parsed="|Gen|24|56|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.56" />
<sup>56</sup> Por ai iu përgjegj atyre: "Mos më mbani, sepse Zoti e ka bërë të mbarë udhëtimin tim; më lini të iki, që unë të kthehem te zotëria im".
<scripture passage="Gen 24:57" parsed="|Gen|24|57|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.57" />
<sup>57</sup> Atëherë ata i thanë: "Të thërresim vajzën dhe ta pyesim atë".
<scripture passage="Gen 24:58" parsed="|Gen|24|58|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.58" />
<sup>58</sup> Atëherë thirrën Rebekën dhe i thanë: "A do të shkosh me këtë njeri?". Ajo u përgjegj: "Po, do të shkoj".
<scripture passage="Gen 24:59" parsed="|Gen|24|59|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.59" />
<sup>59</sup> Kështu e lanë Rebekën, motrën e tyre, të shkojë dhe tajën e saj të shkojë me shërbëtorin dhe njerëzit e Abrahamit.
<scripture passage="Gen 24:60" parsed="|Gen|24|60|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.60" />
<sup>60</sup> Dhe e bekuan Rebekën dhe i thanë: "Motra jonë, ti u bëfsh nëna e mijëra mizëri njerëzish dhe pasardhësit e tu paçin në dorë portat e armiqve të tyre".
<scripture passage="Gen 24:61" parsed="|Gen|24|61|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.61" />
<sup>61</sup> Atëherë Rebeka dhe shërbyeset e saj u ngritën më këmbë, hipën mbi devetë dhe shkuan pas këtij njeriu. Kështu shërbëtori mori Rebekën dhe iku.
<scripture passage="Gen 24:62" parsed="|Gen|24|62|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.62" />
<sup>62</sup> Ndërkaq Isaku ishte kthyer nga pusi i Lahai-Roit, sepse banonte në krahinën e Negevit.
<scripture passage="Gen 24:63" parsed="|Gen|24|63|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.63" />
<sup>63</sup> Isaku kishte dalë aty nga mbrëmja në fushë për t'u menduar; dhe ai ngriti sytë dhe pa disa deve që po vinin.
<scripture passage="Gen 24:64" parsed="|Gen|24|64|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.64" />
<sup>64</sup> Edhe Rebeka ngriti sytë dhe pa Isakun; atëherë zbriti me të shpejtë nga deveja,
<scripture passage="Gen 24:65" parsed="|Gen|24|65|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.65" />
<sup>65</sup> dhe i tha shërbëtorit: "Kush është ai njeri që vjen nga fusha drejt nesh?". Shërbëtori u përgjegj: "Éshtë zotëria im". Atëherë ajo mori vellon dhe u mbulua.
<scripture passage="Gen 24:66" parsed="|Gen|24|66|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.66" />
<sup>66</sup> Pastaj shërbëtori i tregoi Isakut tërë gjërat që kishte bërë.
<scripture passage="Gen 24:67" parsed="|Gen|24|67|0|0" osisRef="Bible:Gen.24.67" />
<sup>67</sup> Dhe Isaku e futi Rebekën në çadrën e Sarës, nënës së tij, dhe e mori me vete; ajo u bë gruaja e tij dhe ai e dashuroi. Kështu Isaku u ngushëllua mbas vdekjes së nënës së tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 25" progress="2.03%" prev="Gen.24" next="Gen.26" id="Gen.25">
<h3 id="Gen.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="Gen.25-p1">
<scripture passage="Gen 25:1" parsed="|Gen|25|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Abrahami mori një grua tjetër, që quhej Keturah.
<scripture passage="Gen 25:2" parsed="|Gen|25|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.2" />
<sup>2</sup> Dhe kjo i lindi Zimranin, Jokshanin, Medanin, Madianin, Ishbakun dhe Shuahin.
<scripture passage="Gen 25:3" parsed="|Gen|25|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.3" />
<sup>3</sup> Jokshanit i lindi Sheba dhe Dedani. Bijtë e Dedanit ishin Asshurimi, Letushimi dhe Leumimi.
<scripture passage="Gen 25:4" parsed="|Gen|25|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.4" />
<sup>4</sup> Bijtë e Madianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Tërë këta ishin bijtë e Keturahut.
<scripture passage="Gen 25:5" parsed="|Gen|25|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.5" />
<sup>5</sup> Dhe Abrahami i dha Isakut gjithçka zotëronte;
<scripture passage="Gen 25:6" parsed="|Gen|25|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.6" />
<sup>6</sup> por bijve që Abrahami kishte pasur nga konkubinat u dha disa dhurata dhe, sa ishte ende gjallë, i dërgoi larg birit të tij Isakut, drejt lindjes, në një vend të lindjes.
<scripture passage="Gen 25:7" parsed="|Gen|25|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.7" />
<sup>7</sup> Këto janë vitet e jetës së Abrahamit: ai jetoi gjithsej njëqind e shtatëdhjetë e pesë vjet.
<scripture passage="Gen 25:8" parsed="|Gen|25|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.8" />
<sup>8</sup> Pastaj Abrahami dha frymën e fundit dhe vdiq në pleqëri të mbarë, i shtyrë në moshë dhe i ngopur me ditë, dhe u bashkua me popullin e tij.
<scripture passage="Gen 25:9" parsed="|Gen|25|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.9" />
<sup>9</sup> Dhe bijtë e tij Isaku dhe Ismaeli e varrosën në shpellën e Makpelahut në arën e Efronit, biri i Zoarit, Hiteut, që ndodhet përballë Mamres,
<scripture passage="Gen 25:10" parsed="|Gen|25|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.10" />
<sup>10</sup> arë që Abrahami u kishte blerë bijve të Hethit. Aty u varrosën Abrahami dhe e shoqja Sara.
<scripture passage="Gen 25:11" parsed="|Gen|25|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.11" />
<sup>11</sup> Mbas vdekjes së Abrahamit, Perëndia bekoi birin e tij Isakun; dhe Isaku qëndroi pranë pusit të Lahai-Roit.
<scripture passage="Gen 25:12" parsed="|Gen|25|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.12" />
<sup>12</sup> Tani këta janë pasardhësit e Ismaelit, bir i Abrahamit, që egjiptasja Agar, shërbëtorja e Sarës, i kishte lindur Abrahamit.
<scripture passage="Gen 25:13" parsed="|Gen|25|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.13" />
<sup>13</sup> Këta janë emrat e bijve të Ismaelit, simbas emrit të brezave të tyre: Nebajothi, i parëlinduri i Ismaelit; pastaj Kedari, Abdeeli, Mibsami,
<scripture passage="Gen 25:14" parsed="|Gen|25|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.14" />
<sup>14</sup> Mishma, Dumahu, Masa,
<scripture passage="Gen 25:15" parsed="|Gen|25|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.15" />
<sup>15</sup> Hadari, Tema, Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu.
<scripture passage="Gen 25:16" parsed="|Gen|25|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.16" />
<sup>16</sup> Këta janë bijtë e Ismaelit dhe emrat e tyre, simbas fshatrave dhe fushimeve të tyre. Ata qenë dymbëdhjetë princërit e kombeve të tyre përkatës.
<scripture passage="Gen 25:17" parsed="|Gen|25|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.17" />
<sup>17</sup> Por këto janë vitet e jetës së Ismaelit, gjithsej njëqind e tridhjetë e shtatë vjet; pastaj ai dha frymë dhe vdiq, dhe u bashkua me popullin e tij.
<scripture passage="Gen 25:18" parsed="|Gen|25|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.18" />
<sup>18</sup> (Dhe bijtë e tij banuan nga Havilahu deri në Shur, që është në lindje të Egjiptit, në drejtim të Asirisë). Ai u vendos në prani të të gjithë vëllezërve të tij.
<scripture passage="Gen 25:19" parsed="|Gen|25|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.19" />
<sup>19</sup> Këta janë pasardhësit e Isakut, birit të Abrahamit.
<scripture passage="Gen 25:20" parsed="|Gen|25|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.20" />
<sup>20</sup> Abrahamit i lindi Isaku; dhe Isaku ishte dyzet vjeç kur mori për grua Rebekën, e bija e Bethuelit, Arameu i Paddan-Aranit dhe motra e Labanos, Arameut.
<scripture passage="Gen 25:21" parsed="|Gen|25|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.21" />
<sup>21</sup> Isaku e luti Zotin për gruan e tij sepse ajo ishte shterpë. Zoti ia plotësoi dëshirën dhe Rebeka, gruaja e tij, u ngjiz.
<scripture passage="Gen 25:22" parsed="|Gen|25|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.22" />
<sup>22</sup> Por fëmijët shtynin njeri-tjetrin në barkun e saj dhe ajo tha: "Në qoftë se është kështu (që iu përgjigj Zoti), pse gjendem unë në këto kushte?". Dhe kështu vajti të konsultohet me Zotin.
<scripture passage="Gen 25:23" parsed="|Gen|25|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.23" />
<sup>23</sup> Dhe Zoti i tha: "Dy kombe ndodhen në barkun tënd dhe dy popuj kanë për të dalë nga përbrendëshmet e barkut tënd. Njeri nga këta dy popuj do të jetë më i fortë se tjetri, dhe më i madhi do t'i shërbejë më të voglit".
<scripture passage="Gen 25:24" parsed="|Gen|25|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.24" />
<sup>24</sup> Kur erdhi koha për të që të lindte, ajo kishte në bark dy binjakë.
<scripture passage="Gen 25:25" parsed="|Gen|25|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.25" />
<sup>25</sup> Dhe i pari që doli jashtë ishte i kuq; ai ishte krejt si një mantel leshtor, prandaj i vunë emrin Esau.
<scripture passage="Gen 25:26" parsed="|Gen|25|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.26" />
<sup>26</sup> Pastaj doli vëllai i tij, i cili me dorë mbante thembrën e këmbës të Esaut; prandaj e quajtën Jakob. Por Isaku ishte shtatëdhjetë vjeç kur Rebeka i lindi.
<scripture passage="Gen 25:27" parsed="|Gen|25|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.27" />
<sup>27</sup> Dy fëmijët u rritën dhe Esau u bë një gjahtar i sprovuar, një njeri fshatarak, ndërsa Jakobi ishte një njeri i qetë, që jetonte në çadra.
<scripture passage="Gen 25:28" parsed="|Gen|25|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.28" />
<sup>28</sup> Por Isaku e donte Esaun, sepse mishin e gjahut e pëlqente; Rebeka nga ana e saj donte Jakobin.
<scripture passage="Gen 25:29" parsed="|Gen|25|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.29" />
<sup>29</sup> Një herë që Jakobi gatoi për vete një supë, Esau erdhi nga fusha krejt i lodhur.
<scripture passage="Gen 25:30" parsed="|Gen|25|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.30" />
<sup>30</sup> Dhe Esau i tha Jakobit: "Të lutem, më lërë të ha pak nga kjo supë e kuqe, sepse jam i lodhur". Për këtë arësye e quajtën Edom.
<scripture passage="Gen 25:31" parsed="|Gen|25|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.31" />
<sup>31</sup> Por Jakobi iu përgjegj: "Më shit më parë parëbirninë tënde".
<scripture passage="Gen 25:32" parsed="|Gen|25|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.32" />
<sup>32</sup> Esau tha: "Ja unë jam duke vdekur, ç'dobi kam nga parëbirnia?".
<scripture passage="Gen 25:33" parsed="|Gen|25|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.33" />
<sup>33</sup> Atëherë Jakobi tha: "Më parë betomu". Dhe Esau iu betua dhe i shiti Jakobit parëbirninë e tij.
<scripture passage="Gen 25:34" parsed="|Gen|25|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.25.34" />
<sup>34</sup> Pastaj Jakobi i dha Esaut bukë dhe supë me thjerrëza. Dhe ai hëngri dhe piu, pastaj u ngrit dhe iku. Kështu Esau shpërfilli parëbirninë e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 26" progress="2.12%" prev="Gen.25" next="Gen.27" id="Gen.26">
<h3 id="Gen.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="Gen.26-p1">
<scripture passage="Gen 26:1" parsed="|Gen|26|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.1" />
<sup>1</sup> Por ndodhi një mungesë ushqimesh në vend, përveç asaj të parës që kishte ndodhur në kohën e Abrahamit. Pastaj Isaku shkoi tek Abimeleku, mbreti i Filistejve në Gerar.
<scripture passage="Gen 26:2" parsed="|Gen|26|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Zoti iu shfaq dhe i tha: "Mos zbrit në Egjipt, qëndro në vendin që do të të them.
<scripture passage="Gen 26:3" parsed="|Gen|26|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.3" />
<sup>3</sup> Qëndro në këtë vend dhe unë do të jem me ty dhe do të të bekoj, sepse kam për të të dhënë ty dhe pasardhësve të tu tërë këto vende dhe do ta mbaj betimin që i kam bërë Abrahamit, babait tënd,
<scripture passage="Gen 26:4" parsed="|Gen|26|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.4" />
<sup>4</sup> dhe do t'i shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit; do t'u jap atyre tërë këto vende, dhe të gjitha kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu,
<scripture passage="Gen 26:5" parsed="|Gen|26|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.5" />
<sup>5</sup> sepse Abrahami iu bind vullnetit tim dhe respektoi urdhërat, urdhërimet, statutet dhe ligjet e mia".
<scripture passage="Gen 26:6" parsed="|Gen|26|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.6" />
<sup>6</sup> Kështu Isaku qëndroi në Gerar.
<scripture passage="Gen 26:7" parsed="|Gen|26|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.7" />
<sup>7</sup> Kur njerëzit e vendit i bënin pyetje rreth gruas së tij, ai u përgjigjej: "Éshtë motra ime", sepse kishte frikë të thoshte: "Éshtë gruaja ime", sepse mendonte: "Njerëzit e vendit mund të më vrasin për shkak të Rebekës, sepse ajo është e pashme".
<scripture passage="Gen 26:8" parsed="|Gen|26|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.8" />
<sup>8</sup> Kur kishte kaluar një kohë e gjatë në atë vend, Abimelekut, mbretit të Filistejve, i rastisi të shikojë nga dritarja dhe pa Isakun që përkëdhelte Rebekën, gruan e tij.
<scripture passage="Gen 26:9" parsed="|Gen|26|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Abimeleku thiri Isakun dhe i tha: "Ajo është me siguri gruaja jote; si bëhet që ti the: "Ajo është motra ime"?". Isaku iu përgjegj: "Sepse thoja: "Nuk do të doja të vdes për shkak të saj"".
<scripture passage="Gen 26:10" parsed="|Gen|26|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.10" />
<sup>10</sup> Abimeleku tha: "Ç'është kjo që na bëre? Ndokush nga populli mund të binte lehtë në shtrat me gruan tënde dhe ti do të na kishe ngarkuar me faj të rëndë".
<scripture passage="Gen 26:11" parsed="|Gen|26|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.11" />
<sup>11</sup> Kështu Abimeleku i dha këtë urdhër tërë popullit: "Kushdo që prek këtë njeri ose të shoqen do të dënohet pa tjetër me vdekje".
<scripture passage="Gen 26:12" parsed="|Gen|26|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.12" />
<sup>12</sup> Isaku mbolli në atë vend dhe po atë vit korri një prodhim njëqind herë më të madh; dhe Zoti e bekoi.
<scripture passage="Gen 26:13" parsed="|Gen|26|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.13" />
<sup>13</sup> Ky njeri u bë i madh dhe vazhdoi të rritet deri sa u bë jashtëzakonisht i madh.
<scripture passage="Gen 26:14" parsed="|Gen|26|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.14" />
<sup>14</sup> Ai arriti të zotërojë kope dhënsh dhe qesh dhe kishte një numër të madh shërbëtorësh. Kështu Filistejtë e patën zili,
<scripture passage="Gen 26:15" parsed="|Gen|26|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.15" />
<sup>15</sup> dhe për këtë arësye i zunë, duke i mbushur me dhe, tërë puset që shërbëtorët e babait të tij kishin hapur në kohën e Abrahamit, atit të tij.
<scripture passage="Gen 26:16" parsed="|Gen|26|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Abimeleku i tha Isakut: "Largohu nga ne, sepse ti je shumë më i fuqishëm se ne".
<scripture passage="Gen 26:17" parsed="|Gen|26|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.17" />
<sup>17</sup> Kështu Isaku u largua që andej dhe u vendos në luginën e Gerarit, dhe aty banoi.
<scripture passage="Gen 26:18" parsed="|Gen|26|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.18" />
<sup>18</sup> Dhe Isaku filloi të hapë puse uji që ishin hapur në kohën e Abrahamit, atit të tij, dhe që Filistejtë i kishin mbyllur mbas vdekjes së Abrahamit, dhe u vuri po ato emra që u kishte vënë babai i tij.
<scripture passage="Gen 26:19" parsed="|Gen|26|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.19" />
<sup>19</sup> Pastaj shërbëtorët e Isakut gërmuan në luginë dhe gjetën aty një pus me ujë të freskët.
<scripture passage="Gen 26:20" parsed="|Gen|26|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.20" />
<sup>20</sup> Por barinjtë e Gerarit u grindën me çobanët e Isakut, duke u thënë: "Uji është yni". Dhe ai e quajti pusin Esek, sepse ata e kishin kundërshtuar.
<scripture passage="Gen 26:21" parsed="|Gen|26|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.21" />
<sup>21</sup> Shërbëtorët hapën pastaj një pus tjetër, por ata kundërshtuan edhe për këtë. Dhe Isaku e quajti Sitnah.
<scripture passage="Gen 26:22" parsed="|Gen|26|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.22" />
<sup>22</sup> Atëherë ai u largua që andej dhe hapi një pus tjetër për të cilin nuk pati kundërshtim. Dhe ai e quajti atë Rehoboth, sepse ai tha: "Tani Zoti na ka vënë larg dhe ne do të kemi mbarësi në këtë vend".
<scripture passage="Gen 26:23" parsed="|Gen|26|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.23" />
<sup>23</sup> Pastaj së këtejmi Isaku u ngjit në Beer-Sheba.
<scripture passage="Gen 26:24" parsed="|Gen|26|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.24" />
<sup>24</sup> Dhe Zoti iu shfaq po atë natë dhe i tha: "Unë jam Perëndia i Abrahamit, babait tënd; mos ki frikë, sepse unë jam me ty; do të të bekoj dhe do të shumoj pasardhësit e tu, për hir të Abrahamit, shërbëtorit tim".
<scripture passage="Gen 26:25" parsed="|Gen|26|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.25" />
<sup>25</sup> Atëherë ai ndërtoi në atë vend një altar dhe përmendi emrin e Zotit, dhe po aty ai ngriti edhe çadrën e tij. Aty shërbëtorët e Isakut hapën një pus.
<scripture passage="Gen 26:26" parsed="|Gen|26|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.26" />
<sup>26</sup> Pastaj Abimeleku nga Gerari shkoi tek ai bashkë me Ahucathin, mikun e tij, dhe me Pikolin, kreun e ushtrisë së tij.
<scripture passage="Gen 26:27" parsed="|Gen|26|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.27" />
<sup>27</sup> Dhe Isaku u tha atyre: "Pse keni ardhur tek unë, për deri sa më urreni dhe më keni larguar prej jush?".
<scripture passage="Gen 26:28" parsed="|Gen|26|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.28" />
<sup>28</sup> Atëherë ata u përgjigjën: "Ne e pamë qartë që Zoti është me ty. Kështu thamë: "Le të bëjmë një betim midis nesh, midis nesh dhe teje, dhe të përfundojmë një aleancë me ty":
<scripture passage="Gen 26:29" parsed="|Gen|26|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.29" />
<sup>29</sup> dhe kështu ti nuk do të na bësh asnjë të keqe, ashtu si ne nuk të kemi prekur, nuk të kemi bërë veçse të mira dhe të kemi lënë të ikësh në paqe. Ti je tani i bekuari i Zotit".
<scripture passage="Gen 26:30" parsed="|Gen|26|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.30" />
<sup>30</sup> Kështu Isaku shtroi për ta një banket dhe ata hëngrën e pinë.
<scripture passage="Gen 26:31" parsed="|Gen|26|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.31" />
<sup>31</sup> Të nesërmen në mëngjes u ngritën herët dhe shkëmbyen një betim. Pastaj Isaku i përcolli dhe ata ikën në paqe.
<scripture passage="Gen 26:32" parsed="|Gen|26|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.32" />
<sup>32</sup> Po atë ditë ndodhi që shërbëtorët e Isakut erdhën për ta lajmëruar për pusin që kishin hapur duke i thënë: "Kemi gjetur ujë".
<scripture passage="Gen 26:33" parsed="|Gen|26|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.33" />
<sup>33</sup> Dhe ai e quajti atë Shibah. Për këtë arësye qyteti mban emrin Beer-Sheba edhe sot e kësaj dite.
<scripture passage="Gen 26:34" parsed="|Gen|26|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.34" />
<sup>34</sup> Në moshën dyzetvjeçare Esau mori për grua Juditin, të bijën e Beerit, Hiteut dhe të Basemathit, bijë e Elonit, Hiteut.
<scripture passage="Gen 26:35" parsed="|Gen|26|35|0|0" osisRef="Bible:Gen.26.35" />
<sup>35</sup> Këto u bënë shkas për një hidhërim të thellë të Isakut dhe të Rebekës.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 27" progress="2.23%" prev="Gen.26" next="Gen.28" id="Gen.27">
<h3 id="Gen.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="Gen.27-p1">
<scripture passage="Gen 27:1" parsed="|Gen|27|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.1" />
<sup>1</sup> Kur Isaku u plak dhe sytë e tij u dobësuan aq shumë sa nuk shikonte më, ai thirri të birin Esau dhe i tha: "Biri im!".
<scripture passage="Gen 27:2" parsed="|Gen|27|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.2" />
<sup>2</sup> Esau i tha: "Ja ku jam!". Atëherë Isaku i tha: "Ja, unë jam plak dhe nuk e di në ç'ditë kam për të vdekur.
<scripture passage="Gen 27:3" parsed="|Gen|27|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.3" />
<sup>3</sup> Prandaj merr tani armët e tua, kukurën dhe harkun tënd, dil nëpër fushat dhe kap për mua kafshë gjahu;
<scripture passage="Gen 27:4" parsed="|Gen|27|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.4" />
<sup>4</sup> pastaj më përgatit një gjellë të shijshme nga ato që më pëlqejnë dhe sillma, që unë ta ha dhe shpirti im të të bekojë para se të vdes".
<scripture passage="Gen 27:5" parsed="|Gen|27|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.5" />
<sup>5</sup> Tani Rebeka rrinte duke dëgjuar, ndërsa Isaku i fliste birit të tij Esau. Kështu Esau shkoi nëpër fusha për të gjuajtur kafshë të egra për t'ia shpënë të atit.
<scripture passage="Gen 27:6" parsed="|Gen|27|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Rebeka i foli Jakobit, birit të saj, dhe i tha: "Ja, unë dëgjova babanë tënd që i fliste Esaut, vëllait tënd duke i thënë:
<scripture passage="Gen 27:7" parsed="|Gen|27|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.7" />
<sup>7</sup> "Më sill gjah dhe më përgatit një gjellë të shijshme, që unë ta ha dhe të të bekoj në prani të Zotit, para se të vdes".
<scripture passage="Gen 27:8" parsed="|Gen|27|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.8" />
<sup>8</sup> Prandaj, biri im, bindju zërit tim dhe bëj atë që të urdhëroj.
<scripture passage="Gen 27:9" parsed="|Gen|27|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.9" />
<sup>9</sup> Shko tani në kope dhe më sill dy keca të mirë; unë do të përgatis një gjellë të shijshme për babanë tënd, nga ato që i pëlqejnë atij.
<scripture passage="Gen 27:10" parsed="|Gen|27|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.10" />
<sup>10</sup> Pastaj ti do t'ia çosh babait tënd që ta hajë, dhe kështu ai do të bekojë para se të vdesë".
<scripture passage="Gen 27:11" parsed="|Gen|27|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.11" />
<sup>11</sup> Jakobi i tha Rebekës, nënës së tij: "Ja, vëllai im Esau është leshtor, ndërsa unë e kam lëkurën të lëmuar.
<scripture passage="Gen 27:12" parsed="|Gen|27|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.12" />
<sup>12</sup> Ndofta babai im më prek me dorë; do t'i dukem atij mashtrues dhe do të tërheq mbi vete një mallkim në vend të një bekimi".
<scripture passage="Gen 27:13" parsed="|Gen|27|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.13" />
<sup>13</sup> Por nëna e tij iu përgjegj: "Ky mallkim le të bjerë mbi mua, biri im! Bindju vetëm asaj që të thashë dhe shko të marrësh kecat".
<scripture passage="Gen 27:14" parsed="|Gen|27|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.14" />
<sup>14</sup> Ai vajti pra t'i marrë dhe ia çoi nënës së tij; dhe e ëma përgatiti me to një gjellë të shijshme, nga ato që i pëlqenin babait të tij.
<scripture passage="Gen 27:15" parsed="|Gen|27|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Rebeka mori rrobat më të bukura të Esaut, birit të saj më të madh, që i mbante në shtëpi pranë vetes, dhe ia veshi Jakobit, birit të saj më të vogël;
<scripture passage="Gen 27:16" parsed="|Gen|27|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.16" />
<sup>16</sup> dhe me lëkurët e kecave veshi duart e tij dhe pjesën e lëmuar të qafës së tij.
<scripture passage="Gen 27:17" parsed="|Gen|27|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.17" />
<sup>17</sup> Pastaj vuri në dorë të Jakobit, birit të saj, gjellën e shijshme dhe bukën që kishte përgatitur.
<scripture passage="Gen 27:18" parsed="|Gen|27|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.18" />
<sup>18</sup> Atëherë ai shkoi tek i ati dhe i tha: "Ati im!". Isaku u përgjegj: "Ja ku jam; kush je ti, biri im?".
<scripture passage="Gen 27:19" parsed="|Gen|27|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Jakobi i tha babait të tij: "Jam Esau, i parëlinduri yt. Bëra siç më ke thënë. Tani çohu, ulu dhe fillo të hash nga gjahu im, me qëllim që shpirti yt të më bekojë".
<scripture passage="Gen 27:20" parsed="|Gen|27|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.20" />
<sup>20</sup> Por Isaku i tha të birit: "Por si bëre që e gjete kaq shpejt, biri im?". Ai u përgjegj: "Sepse Zoti, Perëndia yt, bëri që të vijë tek unë".
<scripture passage="Gen 27:21" parsed="|Gen|27|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Isaku i tha Jakobit: "Afrohu dhe lërmë të të prek, biri im, për të ditur nëse je pikërisht biri im Esau ose jo".
<scripture passage="Gen 27:22" parsed="|Gen|27|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.22" />
<sup>22</sup> Dhe kështu Jakobi iu afrua Isakut, babait të tij; dhe mbasi ky e preku me dorë, tha: "Zëri është i Jakobit, por duart janë duart e Esaut".
<scripture passage="Gen 27:23" parsed="|Gen|27|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.23" />
<sup>23</sup> Kështu ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore ashtu si duart e vëllait të tij Esau; dhe e bekoi.
<scripture passage="Gen 27:24" parsed="|Gen|27|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.24" />
<sup>24</sup> Dhe tha: "A je ti me të vërtetë biri im Esau?". Ai u përgjigj: "Po".
<scripture passage="Gen 27:25" parsed="|Gen|27|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Isaku i tha: "Më shërbe që të ha nga gjahu i birit tim dhe shpirti im të të bekojë". Kështu Jakobi i shërbeu dhe Isaku hëngri. Jakobi i solli edhe verë dhe ai e piu.
<scripture passage="Gen 27:26" parsed="|Gen|27|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.26" />
<sup>26</sup> Pastaj babai i tij Isaku i tha: "Tani afrohu dhe më puth, biri im".
<scripture passage="Gen 27:27" parsed="|Gen|27|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.27" />
<sup>27</sup> Dhe ai u afrua dhe e puthi. Dhe Isaku ndjeu erën e rrobave të tij dhe e bekoi duke thënë: "Ja, era e tim biri është si era e një fushe, që Zoti e ka bekuar.
<scripture passage="Gen 27:28" parsed="|Gen|27|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.28" />
<sup>28</sup> Perëndia të dhëntë vesën e qiellit dhe pjellorinë e tokës, si edhe bollëkun e grurit dhe të verës.
<scripture passage="Gen 27:29" parsed="|Gen|27|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.29" />
<sup>29</sup> Të shërbefshin popujt dhe kombet u përkulshin para teje. Qofsh pronar i vëllezërve të tu dhe bijtë e nënës sate u përkulshin para teje. I mallkuar qoftë cilido të mallkon, i bekuar qoftë cilido të bekon!".
<scripture passage="Gen 27:30" parsed="|Gen|27|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.30" />
<sup>30</sup> Dhe ndodhi që, pikërisht kur Isaku kishte mbaruar së bekuari Jakobin dhe ky sapo ishte larguar nga prania e të atit Isak, vëllai i tij Esau u kthye nga gjahu.
<scripture passage="Gen 27:31" parsed="|Gen|27|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.31" />
<sup>31</sup> Edhe ai përgatiti një gjellë të shijshme dhe ia shpuri babait të tij dhe i tha: "Çohu ati im dhe ha nga gjahu i birit tënd, me qëllim që shpirti yt të më bekojë".
<scripture passage="Gen 27:32" parsed="|Gen|27|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.32" />
<sup>32</sup> Isaku, babai i tij, i tha: "Kush je ti?". Ai u përgjegj: "Jam Esau, biri yt i parëlindur".
<scripture passage="Gen 27:33" parsed="|Gen|27|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.33" />
<sup>33</sup> Atëherë Isakun e zunë ca të dridhura shumë të forta dhe i tha: "Kush është ai, pra, që gjuajti gjahun dhe ma solli? Unë i hëngra të gjitha para se të vije ti dhe e bekova; dhe i bekuar ka për të mbetur ai".
<scripture passage="Gen 27:34" parsed="|Gen|27|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.34" />
<sup>34</sup> Me të dëgjuar fjalët e të atit, Esau dha një ulurimë të fortë dhe shumë të hidhur. Pastaj i tha të atit: "Bekomë edhe mua, ati im!".
<scripture passage="Gen 27:35" parsed="|Gen|27|35|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.35" />
<sup>35</sup> Por Isaku iu përgjigj: "Yt vëlla erdhi me mashtrim dhe mori bekimin tënd".
<scripture passage="Gen 27:36" parsed="|Gen|27|36|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.36" />
<sup>36</sup> Esau i tha: "Jo më kot është quajtur Jakob? Ai ma zuri vendin deri tani dy herë: më hoqi parëbirninë dhe ja tani po merr bekimin tim". Pastaj shtoi: "A nuk ke ruajtur një bekim për mua?".
<scripture passage="Gen 27:37" parsed="|Gen|27|37|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.37" />
<sup>37</sup> Atëherë Isaku u përgjegj dhe i tha Esaut: "Ja, unë e bëra zotrinë tënd dhe i dhashë tërë vëllezërit e tij si shërbëtorë, dhe e pajisa me grurë dhe me verë; ç'mund të bëj për ty, biri im?".
<scripture passage="Gen 27:38" parsed="|Gen|27|38|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.38" />
<sup>38</sup> Esau i tha babait të tij: "A ke vetëm këtë bekim, ati im? Bekomë edhe mua, o ati im!". Dhe Esau ngriti zërin dhe qau.
<scripture passage="Gen 27:39" parsed="|Gen|27|39|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.39" />
<sup>39</sup> Isaku, babai i tij, u përgjigj duke i thënë: "Ja, banesa jote do të privohet nga pjelloria e tokës dhe nga vesa që zbret nga lartësia e qiellit.
<scripture passage="Gen 27:40" parsed="|Gen|27|40|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.40" />
<sup>40</sup> Ti do të jetosh me shpatën tënde dhe do të jesh shërbëtori i vëllait tënd; por do të ndodhë që, kur do të luftosh, do ta thyesh zgjedhën e tij nga qafa jote".
<scripture passage="Gen 27:41" parsed="|Gen|27|41|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.41" />
<sup>41</sup> Kështu Esau filloi ta urrejë Jakobin për shkak të bekimit që i kishte dhënë i ati, dhe tha në zemër të vet: "Ditët e zisë për babanë po afrohen; atëherë do të vras vëllanë tim Jakobin".
<scripture passage="Gen 27:42" parsed="|Gen|27|42|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.42" />
<sup>42</sup> Kur i treguan Rebekës fjalët e Esaut, birit të saj më të madh, ajo dërgoi ta thërrasin birin e saj më të vogël, Jakobin, dhe i tha: "Ja, Esau, yt vëlla, ngushëllohet ndaj teje, duke menduar të të vrasë.
<scripture passage="Gen 27:43" parsed="|Gen|27|43|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.43" />
<sup>43</sup> Prandaj, biri im, bindju fjalëve që të them: Çohu dhe ik shpejt në Haran te Labano, vëllai im;
<scripture passage="Gen 27:44" parsed="|Gen|27|44|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.44" />
<sup>44</sup> dhe qëndro ca kohë me të, deri sa t'i kalojë zemërimi vëllait tënd,
<scripture passage="Gen 27:45" parsed="|Gen|27|45|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.45" />
<sup>45</sup> deri sa mëria e vëllait tënd të largohet prej teje dhe ai të harrojë atë që i ke bërë; atëherë do të dërgojë njerëz që të të marrin prej andej. Pse duhet t'ju humbas që të dyve brënda një dite të vetme?".
<scripture passage="Gen 27:46" parsed="|Gen|27|46|0|0" osisRef="Bible:Gen.27.46" />
<sup>46</sup> Pastaj Rebeka i tha Isakut: "Jam neveritur nga jeta për shkak të bijave të Hethit. Në rast se Jakobi merr për grua një nga bijat e Hethit, një grua si ato të vendit, ç'më duhet jeta?".
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 28" progress="2.38%" prev="Gen.27" next="Gen.29" id="Gen.28">
<h3 id="Gen.28-p0.1">Chapter 28</h3>
<p id="Gen.28-p1">
<scripture passage="Gen 28:1" parsed="|Gen|28|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Isaku thiri Jakobin, e bekoi, i dha këtë urdhër dhe i tha: "Mos u marto me një grua nga Kanaanët.
<scripture passage="Gen 28:2" parsed="|Gen|28|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.2" />
<sup>2</sup> Çohu, shko në Padan-Aram, në shtëpinë e Bethuelit, i ati i nënës sate, dhe merr për grua një nga bijat e Labanos, vëllait të nënës sate.
<scripture passage="Gen 28:3" parsed="|Gen|28|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.3" />
<sup>3</sup> Perëndia i plotfuqishëm të bekoftë, të bëftë pjellor dhe të shumoftë, në mënyrë që ti të bëhesh një kuvend popujsh,
<scripture passage="Gen 28:4" parsed="|Gen|28|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.4" />
<sup>4</sup> dhe të dhëntë bekimin e Abrahamit ty dhe pasardhësve të tu, në mënyrë që ti të jesh zot i vendit ku banon si i huaj dhe që Perëndia ia fali Abrahamit".
<scripture passage="Gen 28:5" parsed="|Gen|28|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.5" />
<sup>5</sup> Kështu Isaku e nisi Jakobin, që shkoi në Padan-Aram te Labano, biri i Bethuelit, Arameu, i vëllai i Rebekës, nëna e Jakobit dhe e Esaut.
<scripture passage="Gen 28:6" parsed="|Gen|28|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.6" />
<sup>6</sup> Por Esau pa që Isaku kishte bekuar Jakobin dhe e kish nisur në Padan-Aram që të merrte atje një grua por, duke e bekuar, i kishte dhënë këtë urdhër duke thënë: "Mos merr grua nga bijat e Kanaanit";
<scripture passage="Gen 28:7" parsed="|Gen|28|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.7" />
<sup>7</sup> dhe Jakobi i ishte bindur të atit dhe nënës së tij, dhe ishte nisur për në Padan-Aram.
<scripture passage="Gen 28:8" parsed="|Gen|28|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.8" />
<sup>8</sup> Kur Esau u bind se bijat e Kanaanit shiheshin me sy të keq nga Isaku, babai i tij,
<scripture passage="Gen 28:9" parsed="|Gen|28|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.9" />
<sup>9</sup> shkoi tek Ismaeli dhe mori Mahalathin, të bijën e Ismaelit, që ishte biri i Abrahamit, dhe motër e Nebajothit, me qëllim që ajo të bëhej gruaja e tij, përveç grave të tjera që kishte.
<scripture passage="Gen 28:10" parsed="|Gen|28|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.10" />
<sup>10</sup> Dhe Jakobi u nis në Beer-Sheba dhe shkoi në drejtim të Haranit.
<scripture passage="Gen 28:11" parsed="|Gen|28|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.11" />
<sup>11</sup> Arriti në një farë vendi dhe aty kaloi natën, sepse dielli kishte perënduar. Atëherë mori një nga gurët e atij vendi, e vuri nën krye të tij dhe aty ra në gjumë.
<scripture passage="Gen 28:12" parsed="|Gen|28|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.12" />
<sup>12</sup> Dhe pa në ëndërr një shkallë të mbështetur mbi tokë, maja e së cilës prekte qiellin; dhe ja engjëjt e Perëndisë hipnin e zbrisnin në të.
<scripture passage="Gen 28:13" parsed="|Gen|28|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.13" />
<sup>13</sup> Dhe ja, Zoti ndodhej në majë të saj dhe i tha: "Unë jam Zoti, Perëndia i Abrahamit, babait tënd, dhe Perëndia i Isakut; tokën mbi të cilën je shtrirë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu;
<scripture passage="Gen 28:14" parsed="|Gen|28|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.14" />
<sup>14</sup> dhe pasardhësit e tu do të jenë si pluhur i tokës, dhe ti do të shtrihesh në perëndim dhe në lindje, në veri dhe në jug; dhe tërë familjet e tokës do të bekohen nëpërmjet teje dhe pasardhësve të tu.
<scripture passage="Gen 28:15" parsed="|Gen|28|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.15" />
<sup>15</sup> Dhe ja, unë jam me ty dhe do të të mbroj kudo që të vesh, dhe do të të sjell përsëri në këtë vend; sepse nuk do të të braktis para se të bëj atë që të kam thënë".
<scripture passage="Gen 28:16" parsed="|Gen|28|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Jakobit i doli gjumi dhe tha: "Me siguri Zoti është në këtë vend dhe unë nuk e dija".
<scripture passage="Gen 28:17" parsed="|Gen|28|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.17" />
<sup>17</sup> Dhe pati frikë e tha: "Sa i tmerrshëm është ky vend! Kjo nuk është tjetër veçse shtëpia e Perëndisë, dhe kjo është porta e qiellit!".
<scripture passage="Gen 28:18" parsed="|Gen|28|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.18" />
<sup>18</sup> Kështu Jakobi u ngrit herët në mëngjes, mori gurin që kishte vënë nën krye të vet, e ngriti si një përmendore dhe derdhi vaj mbi majën e saj.
<scripture passage="Gen 28:19" parsed="|Gen|28|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.19" />
<sup>19</sup> Dhe e quajti këtë vend Bethel, kurse më parë emri i qytetit ishte Luc.
<scripture passage="Gen 28:20" parsed="|Gen|28|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.20" />
<sup>20</sup> Pastaj Jakobi lidhi një kusht duke thënë: "Në qoftë se Perëndia do të jetë me mua dhe do të më mbrojë gjatë këtij udhëtimi që jam duke bërë, në qoftë se do të më japë bukë për të ngrënë dhe rroba për t'u mbuluar,
<scripture passage="Gen 28:21" parsed="|Gen|28|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.21" />
<sup>21</sup> dhe do të kthehem në shtëpinë e babait tim në paqe, atëherë Zoti do të jetë Perëndia im;
<scripture passage="Gen 28:22" parsed="|Gen|28|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.28.22" />
<sup>22</sup> dhe ky gur që kam ngritur si përmendore, do të jetë shtëpia e Perëndisë; dhe nga të gjitha ato që do të më japësh, unë do të japë të dhjetën"
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 29" progress="2.46%" prev="Gen.28" next="Gen.30" id="Gen.29">
<h3 id="Gen.29-p0.1">Chapter 29</h3>
<p id="Gen.29-p1">
<scripture passage="Gen 29:1" parsed="|Gen|29|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi në vendin e lindorëve.
<scripture passage="Gen 29:2" parsed="|Gen|29|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.2" />
<sup>2</sup> Shikoi dhe pa një pus në një arë, dhe aty pranë tri kope dhensh të mbledhura tok, sepse ai pus shërbente për t'u dhënë ujë kopeve të dhenve; dhe rrasa mbi grykën e pusit ishte e madhe.
<scripture passage="Gen 29:3" parsed="|Gen|29|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.3" />
<sup>3</sup> Aty mblidheshin zakonisht tërë kopetë; atëherë çobanët e hiqnin rrasën nga gryka e pusit dhe u jepnin ujë dhenve; pastaj e vinin përsëri rrasën në vendin e saj, në grykën e pusit.
<scripture passage="Gen 29:4" parsed="|Gen|29|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.4" />
<sup>4</sup> Dhe Jakobi u tha atyre: "Vëllezër të mi, nga jeni?" Ata u përgjigjën: "Jemi nga Harani".
<scripture passage="Gen 29:5" parsed="|Gen|29|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.5" />
<sup>5</sup> Atëherë ai u tha atyre: "E njihni ju Labanon, birin e Nahorit?". Ata u përgjigjën: "E njohim".
<scripture passage="Gen 29:6" parsed="|Gen|29|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.6" />
<sup>6</sup> Ai u tha atyre: "A është mirë ai?". Ata u përgjigjën: "Éshtë mirë; dhe ja bija e tij Rakela, e cila po vjen me delet".
<scripture passage="Gen 29:7" parsed="|Gen|29|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.7" />
<sup>7</sup> Ai tha: "Ja, është ende ditë për diell dhe nuk ka ardhur koha për të mbledhur bagëtinë; jepuni ujë deleve dhe pastaj i çoni të kullosin"
<scripture passage="Gen 29:8" parsed="|Gen|29|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.8" />
<sup>8</sup> Por ata u përgjigjën: "Nuk mundemi deri sa të gjitha kopetë të mblidhen, e të kemi hequr rrasën nga gryka e pusit; atëherë do t'u japim ujë deleve".
<scripture passage="Gen 29:9" parsed="|Gen|29|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.9" />
<sup>9</sup> Ai po vazhdonte të fliste me ta kur arriti Rakela me delet e të atit, sepse ajo ishte një bareshë.
<scripture passage="Gen 29:10" parsed="|Gen|29|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.10" />
<sup>10</sup> Kur Jakobi pa Rakelën, bijën e Labanos, vëllai i nënës së tij, dhe delet e Labanos, vëlla i nënës së tij, ai u afrua, e hoqi rrasën nga gryka e pusit, dhe i dha ujë kopesë së Labanos, vëllait të nënës së tij.
<scripture passage="Gen 29:11" parsed="|Gen|29|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Jakobi puthi Rakelën, ngriti zërin dhe qau.
<scripture passage="Gen 29:12" parsed="|Gen|29|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Jakobi e njoftoi Rakelën se ishte i një gjaku me të atin dhe ishte bir i Rebekës. Dhe ajo vrapoi t'ia tregonte të atit.
<scripture passage="Gen 29:13" parsed="|Gen|29|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.13" />
<sup>13</sup> Sapo Labano dëgjoi lajmet e Jakobit, birit të motrës së tij, vrapoi drejt tij, e përqafoi, e puthi dhe e çoi në shtëpinë e tij. Dhe Jakobi i tregoi Labanos tërë ato gjëra.
<scripture passage="Gen 29:14" parsed="|Gen|29|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Labano i tha: "Ti je me të vërtetë nga mishi dhe gjaku im!". Dhe ai qëndroi një muaj me të.
<scripture passage="Gen 29:15" parsed="|Gen|29|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Labano i tha Jakobit: "Pse je fisi im duhet të më shërbesh pa marrë asgjë? Më thuaj sa duhet të jetë paga jote".
<scripture passage="Gen 29:16" parsed="|Gen|29|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.16" />
<sup>16</sup> Tani Labano kishte dy bija: e madhja quhej Lea dhe e vogla Rakela.
<scripture passage="Gen 29:17" parsed="|Gen|29|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.17" />
<sup>17</sup> Lea kishte sy të perënduar, por Rakela ishte e hijshme dhe e pashme.
<scripture passage="Gen 29:18" parsed="|Gen|29|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.18" />
<sup>18</sup> Prandaj Jakobi e donte Rakelën dhe i tha Labanos: "Unë do të të shërbej shtatë vjet për Rakelën, bijën tënde më të vogël".
<scripture passage="Gen 29:19" parsed="|Gen|29|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.19" />
<sup>19</sup> Labano iu përgjigj: "Më mirë të ta jap ty se sa një njeriu tjetër; rri me mua".
<scripture passage="Gen 29:20" parsed="|Gen|29|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.20" />
<sup>20</sup> Kështu Jakobi shërbeu shtatë vjet për Rakelën; dhe iu dukën pak ditë sepse e dashuronte.
<scripture passage="Gen 29:21" parsed="|Gen|29|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Jakobi i tha Labanos: "Më jep gruan time, sepse afati u mbush dhe lejo që të bashkohem me të".
<scripture passage="Gen 29:22" parsed="|Gen|29|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Labano mblodhi tërë burrat e vendit dhe shtroi një banket.
<scripture passage="Gen 29:23" parsed="|Gen|29|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.23" />
<sup>23</sup> Por, kur ra mbrëmja, ai mori bijën e tij Lea dhe e çoi te Jakobi, që hyri te ajo.
<scripture passage="Gen 29:24" parsed="|Gen|29|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.24" />
<sup>24</sup> Përveç kësaj Labano i dha shërbyesen e tij Zilpah si shërbyese të Leas, bijës së tij.
<scripture passage="Gen 29:25" parsed="|Gen|29|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.25" />
<sup>25</sup> Të nesërmen në mëngjes, ai pa se ishte Lea. Atëherë Jakobi i tha Labanos: "Çfarë më bëre? A nuk të kam shërbyer për Rakelën? Pse më mashtrove?".
<scripture passage="Gen 29:26" parsed="|Gen|29|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.26" />
<sup>26</sup> Labano u përgjegj: "Nuk është zakon të veprohet kështu në vendin tonë, nuk mund të japësh më të voglën para më të madhes.
<scripture passage="Gen 29:27" parsed="|Gen|29|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.27" />
<sup>27</sup> Mbaro javën e kësaj dhe do të japim edhe tjetrën, për shërbimin që do të më bësh për shtatë vjet të tjera".
<scripture passage="Gen 29:28" parsed="|Gen|29|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Jakobi bëri si i thanë dhe mbaroi javën e Leas; pastaj Labano i dha për grua bijën e tij Rakela.
<scripture passage="Gen 29:29" parsed="|Gen|29|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.29" />
<sup>29</sup> Përveç kësaj Labano i dha shërbyesen e tij Bilhah si shërbyese Rakelës, bijës së tij.
<scripture passage="Gen 29:30" parsed="|Gen|29|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.30" />
<sup>30</sup> Dhe Jakobi hyri gjithashtu te Rakela dhe e dashuroi atë më tepër se Lean; dhe shërbeu shtatë vjet të tjera te Labano.
<scripture passage="Gen 29:31" parsed="|Gen|29|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.31" />
<sup>31</sup> Zoti, duke parë që për Lean nuk kishte dashuri, ia çeli barkun asaj, ndërsa Rakela ishte shterpë.
<scripture passage="Gen 29:32" parsed="|Gen|29|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.32" />
<sup>32</sup> Kështu Lea u ngjiz dhe lindi një djalë që e quajti Ruben, sepse tha: "Zoti e pa trishtimin tim; prandaj tani burri im do të më dojë".
<scripture passage="Gen 29:33" parsed="|Gen|29|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.33" />
<sup>33</sup> Pastaj u ngjiz përsëri dhe lindi një djalë dhe ajo tha: "Zoti e pa se nuk kisha dashuri, prandaj më dha edhe këtë bir". Dhe e quajti Simeon.
<scripture passage="Gen 29:34" parsed="|Gen|29|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.34" />
<sup>34</sup> Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi një djalë, dhe tha: "Kësaj radhe burri im do të më dojë, sepse i kam lindur tre bij". Prandaj u quajt Levi.
<scripture passage="Gen 29:35" parsed="|Gen|29|35|0|0" osisRef="Bible:Gen.29.35" />
<sup>35</sup> Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi djalë dhe tha: "Këtë radhë do të kremtoj Zotin". Prandaj e quajti Juda. Pastaj nuk pati më fëmijë.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 30" progress="2.56%" prev="Gen.29" next="Gen.31" id="Gen.30">
<h3 id="Gen.30-p0.1">Chapter 30</h3>
<p id="Gen.30-p1">
<scripture passage="Gen 30:1" parsed="|Gen|30|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.1" />
<sup>1</sup> Kur Rakela pa që nuk po i bënte fëmijë Jakobit, u bë ziliqare e motrës së saj dhe i tha Jakobit: "Më bëj me fëmijë përndryshe unë po vdes".
<scripture passage="Gen 30:2" parsed="|Gen|30|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.2" />
<sup>2</sup> Jakobi u mbush tërë inat kundër Rakelës dhe i tha: "Se mos jam unë në vend të Perëndisë që nuk të lejon të kesh fëmijë?".
<scripture passage="Gen 30:3" parsed="|Gen|30|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.3" />
<sup>3</sup> Ajo u përgjegj: "Ja shërbyesja ime Bilhah; hyr tek ajo, që ajo të lindë mbi gjunjët e mi; kështu nëpërmjet saj do të mund të bëhem me fëmijë".
<scripture passage="Gen 30:4" parsed="|Gen|30|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.4" />
<sup>4</sup> Kështu ajo i dha për grua shërbyesen e vetë Bilhah dhe Jakobi hyri tek ajo.
<scripture passage="Gen 30:5" parsed="|Gen|30|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.5" />
<sup>5</sup> Dhe Bilhah u ngjiz dhe i dha një bir Jakobit.
<scripture passage="Gen 30:6" parsed="|Gen|30|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Rakela tha: "Perëndia më dha të drejtë; ai dëgjoi gjithashtu zërin tim dhe më dha një bir". Prandaj i vuri emrin Dan.
<scripture passage="Gen 30:7" parsed="|Gen|30|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.7" />
<sup>7</sup> Pastaj Bilhah, shërbyesja e Rakelës, u ngjiz përsëri dhe i lindi një bir të dytë Jakobit.
<scripture passage="Gen 30:8" parsed="|Gen|30|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Rakela tha: "Kam luftuar shumë me motrën time dhe kam dalë fitimtare". Prandaj e quajti djalin Neftali.
<scripture passage="Gen 30:9" parsed="|Gen|30|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.9" />
<sup>9</sup> Por Lea, duke parë që nuk po bënte më fëmijë, mori shërbyesen e saj Zilpah dhe ia dha për grua Jakobit
<scripture passage="Gen 30:10" parsed="|Gen|30|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.10" />
<sup>10</sup> Kështu Zilpah, shërbyesja e Leas, i lindi një bir Jakobit.
<scripture passage="Gen 30:11" parsed="|Gen|30|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.11" />
<sup>11</sup> dhe Lea tha: "Ç'fat!". Dhe i vuri emrin Gad.
<scripture passage="Gen 30:12" parsed="|Gen|30|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Zilpah, shërbëtore e Leas, i lindi Jakobit një bir të dytë.
<scripture passage="Gen 30:13" parsed="|Gen|30|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.13" />
<sup>13</sup> Dhe Lea tha: "Sa e lumtur jam! Sepse gratë do të më quajnë të lumtur". Prandaj i vuri emrin Asher.
<scripture passage="Gen 30:14" parsed="|Gen|30|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.14" />
<sup>14</sup> Në kohën e korrjes së grurit, Rubeni doli dhe gjeti në fushat mandragora dhe ia çoi nënës së tij, Leas. Atëherë Rakela i tha Leas: "Më jep edhe mua ca mandragora të birit tënd!".
<scripture passage="Gen 30:15" parsed="|Gen|30|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.15" />
<sup>15</sup> Ajo iu përgjegj: "Të duket gjë e vogël që më more burrin, dhe tani kërkon të marrësh edhe mandragorat e djalit tim?". Rakela tha: "Mirë, pra, si shpërblim për mandragorat e birit tënd, sonte ai do të bjerë në shtrat me ty".
<scripture passage="Gen 30:16" parsed="|Gen|30|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.16" />
<sup>16</sup> Kur në mbrëmje Jakobi u kthye nga arat, Lea doli ta takojë dhe i tha: "Duhet të hysh tek unë, se të kam shtënë në dorë me mandragorat e birit tim". Kështu, atë natë, ai ra në shtrat me të.
<scripture passage="Gen 30:17" parsed="|Gen|30|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.17" />
<sup>17</sup> Kështu Perëndia ia plotësoi dëshirën Leas, e cila u ngjiz dhe i lindi Jakobit birin e pestë.
<scripture passage="Gen 30:18" parsed="|Gen|30|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.18" />
<sup>18</sup> Dhe ajo tha: "Perëndia më dha shpërblimin që më takonte, sepse i dhashë shërbyesen time burrit tim". Dhe e quajti Isakar.
<scripture passage="Gen 30:19" parsed="|Gen|30|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.19" />
<sup>19</sup> Pastaj Lea u ngjiz përsëri dhe i dha Jakobit një bir të gjashtë.
<scripture passage="Gen 30:20" parsed="|Gen|30|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Lea tha: "Perëndia më ka dhënë një dhunti të mirë; këtë radhë burri im do të banojë me mua, sepse i kam lindur gjashtë bij". Dhe i vuri emrin Zabulon.
<scripture passage="Gen 30:21" parsed="|Gen|30|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.21" />
<sup>21</sup> Pastaj lindi një bijë dhe e quajti Dina.
<scripture passage="Gen 30:22" parsed="|Gen|30|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.22" />
<sup>22</sup> Perëndia u kujtua edhe për Rakelën; dhe Perëndia ia plotësoi dëshirën dhe e bëri të frytshme;
<scripture passage="Gen 30:23" parsed="|Gen|30|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.23" />
<sup>23</sup> kështu ajo u ngjiz dhe lindi një djalë, dhe tha: "Perëndia e hoqi turpin tim".
<scripture passage="Gen 30:24" parsed="|Gen|30|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.24" />
<sup>24</sup> Dhe e quajti Jozef, duke thënë: "Zoti më shtoftë një bir tjetër".
<scripture passage="Gen 30:25" parsed="|Gen|30|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.25" />
<sup>25</sup> Mbas lindjes së Jozefit nga Rakela, Jakobi i tha Labanos: "Më lejo të iki, që të shkoj në shtëpinë time, në vendin tim.
<scripture passage="Gen 30:26" parsed="|Gen|30|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.26" />
<sup>26</sup> Më jep gratë e mia dhe bijtë e mi, për të cilët të kam shërbyer dhe lermë të iki, mbasi ti e njeh mirë shërbimin që të kam bërë".
<scripture passage="Gen 30:27" parsed="|Gen|30|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.27" />
<sup>27</sup> Por Labano i tha: "Në rast se kam gjetur hir në sytë e tu, qëndro, sepse kam prekur me dorë që Zoti më ka bekuar për shkakun tënd".
<scripture passage="Gen 30:28" parsed="|Gen|30|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.28" />
<sup>28</sup> Pastaj tha: "Ma cakto pagesën tënde dhe unë do të ta jap".
<scripture passage="Gen 30:29" parsed="|Gen|30|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.29" />
<sup>29</sup> Jakobi iu përgjegj: "Ti e di si të kam shërbyer, dhe çfarë i ka ndodhur bagëtisë sate në duart e mia.
<scripture passage="Gen 30:30" parsed="|Gen|30|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.30" />
<sup>30</sup> Sepse ajo që ti kishe para se të vija unë ishte pak, por tani është rritur shumë; dhe Zoti të ka bekuar kudo që kam qënë unë. Por tani kur do të punoj edhe për shtëpinë time?".
<scripture passage="Gen 30:31" parsed="|Gen|30|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.31" />
<sup>31</sup> Labano tha: "Sa duhet të të jap?". Jakobi iu përgjigj: "Nuk duhet të më japësh asgjë; në qoftë se ti do të bësh atë që po të them, do të mbetem këtu për të kullotur kopetë e tua dhe për t'u kujdesur për to.
<scripture passage="Gen 30:32" parsed="|Gen|30|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.32" />
<sup>32</sup> Do të kaloj ditën e sotme në mes tërë kopeve të tua dhe do të veçoj të gjitha kafshët laramane dhe pikalarme, të gjithë qingjat e zinj dhe të gjitha dhitë lara-lara ose pika-pika. Dhe këto kafshë do të jenë pagesa ime.
<scripture passage="Gen 30:33" parsed="|Gen|30|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.33" />
<sup>33</sup> Kështu tani e tutje ndershmëria ime do të përgjigjet para teje për personin tim, kur do të vish të kontrollosh pagesën time; çdo bagëti që nuk është laramane a me pika midis dhive dhe çdo qengj jo  i zi do të konsiderohet i vjedhur po të gjindet  pranë meje".
<scripture passage="Gen 30:34" parsed="|Gen|30|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.34" />
<sup>34</sup> Labano tha: "Mirë, le të bëhet ashtu si thua ti!".
<scripture passage="Gen 30:35" parsed="|Gen|30|35|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.35" />
<sup>35</sup> dhe po atë ditë veçoi cjeptë vija-vija dhe me pika dhe të gjitha dhitë laramane dhe pika pika, çdo bagëti që kishte një njollë të bardhë apo çdo dele e zezë midis dhenve, dhe ua la bijve të vet.
<scripture passage="Gen 30:36" parsed="|Gen|30|36|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.36" />
<sup>36</sup> Dhe Labano vendosi një distancë prej tri ditësh me këmbë midis vetes së tij dhe Jakobit; dhe Jakobi kulloste pjesën që mbeti nga kopetë e Labanos.
<scripture passage="Gen 30:37" parsed="|Gen|30|37|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.37" />
<sup>37</sup> Dhe Jakobi mori disa purteka të njoma plepi, bajameje dhe rrapi; u bëri disa zhvoshkje, duke zbuluar të bardhën e purtekave.
<scripture passage="Gen 30:38" parsed="|Gen|30|38|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.38" />
<sup>38</sup> Pastaj i vendosi purtekat që kishte zhvoshkur që të shikoheshin nga dhentë në koritë, domethënë në vendet ku kopetë vinin për të pirë ujë; dhe kafshët vinin në afsh kur vinin për të pirë.
<scripture passage="Gen 30:39" parsed="|Gen|30|39|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.39" />
<sup>39</sup> Kështu kafshët vinin në afsh përpara purtekave dhe pillnin qengja vija-vija, lara-lara dhe pika pika.
<scripture passage="Gen 30:40" parsed="|Gen|30|40|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.40" />
<sup>40</sup> Pastaj Jakobi i veçonte këta qengja dhe bënte që kopetë t'i kthenin sytë nga kafshët vija-vija dhe nga tërë ato të zeza në kopenë e Labanos. Ai formoi kështu kope të veçanta, që nuk i bashkoi me kopetë e Labanos.
<scripture passage="Gen 30:41" parsed="|Gen|30|41|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.41" />
<sup>41</sup> Por ndodhte që sa herë kafshët e fuqishme të kopesë vinin në afsh, Jakobi i vinte purtekat në koritë para deleve, në mënyrë që këto të hynin në afsh afër purtekave;
<scripture passage="Gen 30:42" parsed="|Gen|30|42|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.42" />
<sup>42</sup> Por kur kafshët e kopesë ishin të dobëta, nuk i vinte ato; kështu që qengjat e dobëta ishin të Labanos dhe ata të shëndoshë të Jakobit.
<scripture passage="Gen 30:43" parsed="|Gen|30|43|0|0" osisRef="Bible:Gen.30.43" />
<sup>43</sup> Kështu ai u bë shumë i pasur dhe pati një numër të madh kopesh, shërbëtoresh, shërbëtorësh, devesh dhe gomarësh.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 31" progress="2.69%" prev="Gen.30" next="Gen.32" id="Gen.31">
<h3 id="Gen.31-p0.1">Chapter 31</h3>
<p id="Gen.31-p1">
<scripture passage="Gen 31:1" parsed="|Gen|31|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.1" />
<sup>1</sup> Por Jakobi dëgjoi fjalët e bijve të Labanos që thoshin: "Jakobi mori gjithçka kishte ati ynë; dhe me atë që i përkiste atit tonë, ai krijoi gjithë këtë pasuri".
<scripture passage="Gen 31:2" parsed="|Gen|31|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.2" />
<sup>2</sup> Jakobi vuri re edhe fytyrën e Labanos; dhe ja, ndaj tij nuk ishte si më parë.
<scripture passage="Gen 31:3" parsed="|Gen|31|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Zoti i tha Jakobit: "Kthehu në vendin e etërve të tu dhe te fisi yt, dhe unë do të jem me ty".
<scripture passage="Gen 31:4" parsed="|Gen|31|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Jakobi dërgoi e thirri Rakelën dhe Lean, që të vinin në fushat pranë kopesë së tij,
<scripture passage="Gen 31:5" parsed="|Gen|31|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.5" />
<sup>5</sup> dhe u tha atyre: "Unë e shoh që fytyra e atit tuaj ndaj meje nuk është si më parë; por Perëndia i atit tim ka qenë me mua.
<scripture passage="Gen 31:6" parsed="|Gen|31|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.6" />
<sup>6</sup> Dhe ju e dini se unë i kam shërbyer atit tuaj me tërë forcën time,
<scripture passage="Gen 31:7" parsed="|Gen|31|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.7" />
<sup>7</sup> ndërsa ati juaj më ka mashtruar dhe ka ndryshuar pagesën time dhjetë herë, por Perëndia nuk e lejoi të më bëjë të keq.
<scripture passage="Gen 31:8" parsed="|Gen|31|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.8" />
<sup>8</sup> Në qoftë se ai thoshte: "Krerët laramane do të jenë pagesa jote", e tërë kopeja pillte qengja laramane; dhe po të thoshte: "Krerët vija-vija do të jenë pagesa jote", tërë kopeja pillte qengja vija-vija.
<scripture passage="Gen 31:9" parsed="|Gen|31|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.9" />
<sup>9</sup> Kështu Perëndia ia hoqi bagëtinë atit tuaj dhe ma dha mua.
<scripture passage="Gen 31:10" parsed="|Gen|31|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.10" />
<sup>10</sup> Një herë, në kohën kur kopetë hynin në afsh, unë ngrita sytë dhe pashë në ëndërr që cjeptë që ndërzenin femrat ishin vija-vija, me pulla dhe lara-lara.
<scripture passage="Gen 31:11" parsed="|Gen|31|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.11" />
<sup>11</sup> Dhe engjëlli i Perëndisë më tha në ëndërr: "Jakob!". Unë iu përgjigja: "Ja ku jam!".
<scripture passage="Gen 31:12" parsed="|Gen|31|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.12" />
<sup>12</sup> Atëherë ai tha: "Ço tani sytë dhe shiko: tërë deshtë që ndërzejnë femrat janë vija-vija, me pulla dhe lara-lara, sepse pashë të gjitha ato që të punon Labano.
<scripture passage="Gen 31:13" parsed="|Gen|31|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.13" />
<sup>13</sup> Unë jam Perëndia i Bethelit, ku ti ke vajosur një përmendore dhe më lidhe një kusht. Tani çohu, lëre këtë vend dhe kthehu në vendlindjen tënde"".
<scripture passage="Gen 31:14" parsed="|Gen|31|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.14" />
<sup>14</sup> Rakela dhe Lea iu përgjigjën dhe i thanë: "Mos kemi ndoshta ne akoma pjesë dhe trashëgimi në shtëpinë e atit tonë?
<scripture passage="Gen 31:15" parsed="|Gen|31|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.15" />
<sup>15</sup> A nuk na ke trajtuar si të huaja për arësye se na ka shitur dhe veç kësaj ka ngrënë edhe paratë tona?
<scripture passage="Gen 31:16" parsed="|Gen|31|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.16" />
<sup>16</sup> Të gjitha pasuritë që Perëndia i hoqi atit tonë janë tonat dhe të bijve tanë; prandaj bëj të gjitha ato që Perëndia të ka thënë".
<scripture passage="Gen 31:17" parsed="|Gen|31|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Jakobi u ngrit dhe i vuri bijtë e tij dhe gratë e tij mbi devetë,
<scripture passage="Gen 31:18" parsed="|Gen|31|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.18" />
<sup>18</sup> dhe mori me vete tërë bagëtinë e tij duke marrë me vete gjithë pasurinë që kishte vënë, bagëtinë që i përkiste dhe atë që e kishte blerë në Padam-Aram, për të vajtur tek Isaku, në vendin e Kanaanëve.
<scripture passage="Gen 31:19" parsed="|Gen|31|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.19" />
<sup>19</sup> Ndërsa Labano kishte vajtur të qethte dhentë e tij, Rakela vodhi idhujt e të atit.
<scripture passage="Gen 31:20" parsed="|Gen|31|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.20" />
<sup>20</sup> Dhe Jakobi u largua fshehurazi nga Labano, Arameu, pa i thënë se kishte ndërmend të ikte.
<scripture passage="Gen 31:21" parsed="|Gen|31|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.21" />
<sup>21</sup> Kështu ai iku me gjithçka kishte; u ngrit, kaloi lumin dhe u drejtua për në malin e Galaadit.
<scripture passage="Gen 31:22" parsed="|Gen|31|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.22" />
<sup>22</sup> Ditën e tretë i treguan Labanos se Jakobi kishte ikur.
<scripture passage="Gen 31:23" parsed="|Gen|31|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.23" />
<sup>23</sup> Atëherë ai mori me vete vëllezërit e tij, e ndoqi shtatë ditë rrugë dhe e arriti në malin e Galaadit.
<scripture passage="Gen 31:24" parsed="|Gen|31|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.24" />
<sup>24</sup> Por Perëndia iu shfaq në ëndërr natën Labanos, Arameut, dhe i tha: "Ruhu e mos i fol Jakobit, as për të mirë e as për të keq".
<scripture passage="Gen 31:25" parsed="|Gen|31|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.25" />
<sup>25</sup> Labano e arriti, pra, Jakobin. Tani Jakobi e kishte ngritur çadrën e tij në mal; dhe gjithashtu Labano dhe vëllezërit e tij kishin ngritur çadrat e tyre mbi malin e Galaadit.
<scripture passage="Gen 31:26" parsed="|Gen|31|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.26" />
<sup>26</sup> Atëherë Labano i tha Jakobit: "Ç'bëre duke më mashtruar në këtë mënyrë dhe duke i marrë bijat e mia si robëresha lufte?
<scripture passage="Gen 31:27" parsed="|Gen|31|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.27" />
<sup>27</sup> Pse ike dhe u largove nga unë fshehurazi, pa më lajmëruar aspak? Unë do të kisha përcjellë me gëzim dhe me këngë, me lodërz dhe qeste.
<scripture passage="Gen 31:28" parsed="|Gen|31|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.28" />
<sup>28</sup> Dhe nuk më lejove të puth bijtë dhe bijat e mia! Ti ke vepruar pa mënd.
<scripture passage="Gen 31:29" parsed="|Gen|31|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.29" />
<sup>29</sup> Tani unë kam në dorë t'ju bëj keq, por Perëndia i atit tënd më foli natën e kaluar, duke thënë: "Ruhu, mos t'i flasësh Jakobit as për mirë apo për keq".
<scripture passage="Gen 31:30" parsed="|Gen|31|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.30" />
<sup>30</sup> Sigurisht ike, sepse kishe një dëshirë të madhe të ktheheshe përsëri në shtëpinë e atit tënd; po pse vodhe perënditë e mia?".
<scripture passage="Gen 31:31" parsed="|Gen|31|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.31" />
<sup>31</sup> Atëherë Jakobi iu përgjegj Labanos: "Unë kisha frikë, sepse mendoja që ti mund të më merrje me forcë bijat e tua.
<scripture passage="Gen 31:32" parsed="|Gen|31|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.32" />
<sup>32</sup> Por kushdo qoftë ai të cilit do t'i gjesh perënditë e tu, ai duhet të vdesë në prani të vëllezërve tanë; kërko ti vetë atë që të përket tek unë dhe merre!". Jakobi nuk e dinte që ato i kishte vjedhur Rakela.
<scripture passage="Gen 31:33" parsed="|Gen|31|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.33" />
<sup>33</sup> Kështu Labano hyri në çadrën e Jakobit, në çadrën e Leas dhe në çadrën e dy shërbyeseve, por nuk gjeti asgjë. Doli pastaj nga çadra e Leas dhe hyri në çadrën e Rakelës.
<scripture passage="Gen 31:34" parsed="|Gen|31|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.34" />
<sup>34</sup> Por Rakela kishte marrë idhujt dhe i kishte vënë në samarin e devesë, pastaj qe ulur mbi to. Labano kërkoi në tërë çadrën, por nuk gjeti asgjë.
<scripture passage="Gen 31:35" parsed="|Gen|31|35|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.35" />
<sup>35</sup> Dhe ajo i tha të atit: "Mos u zemëro, zotëria im, në rast se unë nuk mund të çohem përpara teje, sepse jam me të përmuajshmet e grave". Kështu ai kërkoi, por nuk i gjeti idhujt.
<scripture passage="Gen 31:36" parsed="|Gen|31|36|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.36" />
<sup>36</sup> Atëherë Jakobi u zemërua dhe u grind me Labanon; dhe Jakobi iu përgjegj dhe i tha Labanos: "Cili është faji im, cili është mëkati im, që ti të më ndjekësh me aq tërbim?
<scripture passage="Gen 31:37" parsed="|Gen|31|37|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.37" />
<sup>37</sup> Ti rrëmove në tërë gjërat e mia. Çfarë gjete nga të gjitha ato që i përkasin shtëpisë sate? Vëri këtu para vëllezërve të mi dhe vëllezërve të tu dhe le të vendosin ata midis nesh të dy!
<scripture passage="Gen 31:38" parsed="|Gen|31|38|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.38" />
<sup>38</sup> Kam qenë njëzet vjet me ty; delet dhe dhitë e tua nuk kanë dështuar dhe unë nuk kam ngrënë deshtë e kopesë sate.
<scripture passage="Gen 31:39" parsed="|Gen|31|39|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.39" />
<sup>39</sup> Unë nuk t'i kam sjellë kurrë kafshët të shqyera nga bishat; dëmin e kam pësuar vetë; ti kërkoje me ngulm nga unë atë që ishte vjedhur ditën apo natën.
<scripture passage="Gen 31:40" parsed="|Gen|31|40|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.40" />
<sup>40</sup> Ky ishte fati im; ditën më ligte vapa dhe natën të ftohtit e madh, dhe gjumi më ikte nga sytë.
<scripture passage="Gen 31:41" parsed="|Gen|31|41|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.41" />
<sup>41</sup> Kam qënë njëzet vjet në shtëpinë tënde; të kam shërbyer katërmbëdhjetë vjet për dy bijat e tua dhe gjashtë vjet për kopenë tënde. Ti e ke ndryshuar dhjetë herë pagesën time.
<scripture passage="Gen 31:42" parsed="|Gen|31|42|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.42" />
<sup>42</sup> Në qoftë se Perëndia i atit tim, Perëndia i Abrahamit dhe Tmerri i Isakut, nuk do të kishte qënë në favorin tim, ti me siguri do të më kishe kthyer duar bosh. Perëndia e pa trishtimin tim dhe mundin  e duarve të mia, dhe mbrëmë dha vendimin e  tij".
<scripture passage="Gen 31:43" parsed="|Gen|31|43|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.43" />
<sup>43</sup> Atëherë Labano u përgjegj dhe tha: "Këto bija janë bijat e mia, këta bij janë bijtë e mi, këto kope janë kopetë e mia, dhe gjithçka të zë syri është imja. Por çfarë mund t'u bëj sot këtyre bijave të mia apo bijve që ato kanë lindur?
<scripture passage="Gen 31:44" parsed="|Gen|31|44|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.44" />
<sup>44</sup> Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje".
<scripture passage="Gen 31:45" parsed="|Gen|31|45|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.45" />
<sup>45</sup> Atëherë Jakobi mori një gur dhe e ngriti si një përmendore.
<scripture passage="Gen 31:46" parsed="|Gen|31|46|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.46" />
<sup>46</sup> Pastaj Jakobi u tha vëllezërve të tij: "Mblidhni gurë". Dhe ata morën gurë dhe bënë një tog me ta, dhe hëngrën bukë pranë këtij togu.
<scripture passage="Gen 31:47" parsed="|Gen|31|47|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.47" />
<sup>47</sup> Labano e quajti atë tog Jegar-Sahadutha, ndërsa Jakobi e quajti Galed.
<scripture passage="Gen 31:48" parsed="|Gen|31|48|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.48" />
<sup>48</sup> Dhe Labano tha: "Sot ky tog është një dëshmi midis teje dhe meje". Prandaj u quajt Galed,
<scripture passage="Gen 31:49" parsed="|Gen|31|49|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.49" />
<sup>49</sup> edhe Mitspah, sepse Labano tha: "Zoti të mos e ndajë syrin mua dhe ty kur do të jetë e pamundur të shohim shoqi-shoqin.
<scripture passage="Gen 31:50" parsed="|Gen|31|50|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.50" />
<sup>50</sup> Në rast se ti keqtrajton bijat e mia ose martohesh me gra të tjera veç bijave të mia, edhe sikur të mos ketë asnjeri me ne, kujtohu që Perëndia është dëshmitar midis meje dhe teje".
<scripture passage="Gen 31:51" parsed="|Gen|31|51|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.51" />
<sup>51</sup> Labano i tha gjithashtu Jakobit: "Ja ky tog gurësh, dhe ja përmendorja që kam ngritur midis teje dhe meje.
<scripture passage="Gen 31:52" parsed="|Gen|31|52|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.52" />
<sup>52</sup> Le të jetë ky tog një dëshmi dhe le të jetë kjo përmendore një dëshmi që unë nuk do ta kapërcej këtë tog për të të bërë keq ty, dhe që ti nuk do ta kapërcesh këtë tog dhe këtë përmendore për të më bërë keq mua.
<scripture passage="Gen 31:53" parsed="|Gen|31|53|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.53" />
<sup>53</sup> Perëndia i Abrahamit dhe Perëndia i Nahorit, Perëndia i atit të tyre, u bëftë gjykatës midis nesh!". Dhe Jakobi u betua për Tmerrin e Isakut, atit të tij.
<scripture passage="Gen 31:54" parsed="|Gen|31|54|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.54" />
<sup>54</sup> Pastaj Jakobi bëri një fli në mal dhe i ftoi vëllezërit e tij të hanin bukë. Dhe ata hëngrën bukë dhe e kaluan natën në mal.
<scripture passage="Gen 31:55" parsed="|Gen|31|55|0|0" osisRef="Bible:Gen.31.55" />
<sup>55</sup> Labano u ngrit herët në mëngjes, i puthi bijtë dhe bijat e tij dhe i bekoi. Pastaj Labano u nis dhe u kthye në shtëpinë e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 32" progress="2.87%" prev="Gen.31" next="Gen.33" id="Gen.32">
<h3 id="Gen.32-p0.1">Chapter 32</h3>
<p id="Gen.32-p1">
<scripture passage="Gen 32:1" parsed="|Gen|32|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.1" />
<sup>1</sup> Ndërsa Jakobi vazhdonte rrugën e tij, i dolën përpara engjëj të Perëndisë.
<scripture passage="Gen 32:2" parsed="|Gen|32|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.2" />
<sup>2</sup> Mbasi i pa Jakobi, tha: "Ky është fushimi i Perëndisë"; dhe e quajti atë vend Mahanaim.
<scripture passage="Gen 32:3" parsed="|Gen|32|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Jakobi dërgoi para tij disa lajmëtarë vëllait të tij Esau, në vendin e Seirit, në fushën e Edomit.
<scripture passage="Gen 32:4" parsed="|Gen|32|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.4" />
<sup>4</sup> Dhe u dha atyre këtë urdhër duke thënë: "Do t'i thoni kështu Esaut, zotërisë tim: "Kështu thotë shërbyesi yt Jakobi: Unë kam banuar pranë Labanos dhe kam qëndruar aty deri tani;
<scripture passage="Gen 32:5" parsed="|Gen|32|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.5" />
<sup>5</sup> kam qe, gomarë, kope, shërbyes dhe shërbyese; dhe këtë po ja tregoj zotërisë tim, për të gjetur hir në sytë e tu"".
<scripture passage="Gen 32:6" parsed="|Gen|32|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.6" />
<sup>6</sup> Lajmëtarët u kthyen pastaj te Jakobi, duke i thënë: "Vajtëm te vëllai yt Esau; dhe tani ai po vjen vetë që të takohet me ty dhe ka me vete katërqind burra".
<scripture passage="Gen 32:7" parsed="|Gen|32|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Jakobin e zuri një frikë e madhe dhe një ankth dhe ndau dysh njerëzit që ishin me të, kopetë, bagëtinë e trashë dhe devetë, dhe tha:
<scripture passage="Gen 32:8" parsed="|Gen|32|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.8" />
<sup>8</sup> "Në qoftë se Esau vjen kundër njerit grup dhe e sulmon, grupi që mbetet do të mund të shpëtojë".
<scripture passage="Gen 32:9" parsed="|Gen|32|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Jakobi tha: "O Perëndi i atit tim Abraham, Perëndi i atit tim Isak, o Zot, që më ke thënë: "Ktheu në vendin tënd dhe pranë fisit tënd dhe unë do të bëj të mirë",
<scripture passage="Gen 32:10" parsed="|Gen|32|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.10" />
<sup>10</sup> unë nuk jam i denjë i të gjitha mirësive dhe i gjithë besnikërisë që ke treguar ndaj shërbyesit tënd, sepse unë e kalova këtë Jordan vetëm me shkopin tim dhe tani janë bërë dy grupe.
<scripture passage="Gen 32:11" parsed="|Gen|32|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.11" />
<sup>11</sup> Çliromë, të lutem, nga duart e vëllait tim, nga duart e Esaut, sepse unë kam frikë nga ai dhe druaj që ai të vijë për të më sulmuar, pa kursyer as nënat as fëmijët.
<scripture passage="Gen 32:12" parsed="|Gen|32|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.12" />
<sup>12</sup> Dhe ti the: "Pa tjetër, unë do të të bëj mirë dhe do t'i bëj pasardhësit e tu si rëra e detit, që nuk mund të llogaritet se është shumë e madhe"".
<scripture passage="Gen 32:13" parsed="|Gen|32|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.13" />
<sup>13</sup> Kështu Jakobi e kaloi natën në atë vend, dhe nga ato që kishte nëpër duar ai zgjodhi një dhuratë për vëllanë e tij Esau:
<scripture passage="Gen 32:14" parsed="|Gen|32|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.14" />
<sup>14</sup> dyqind dhi, njëzet cjep, dyqind dele dhe njëzet desh,
<scripture passage="Gen 32:15" parsed="|Gen|32|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.15" />
<sup>15</sup> tridhjetë deve qumështore me të vegjëlit e tyre, dyzet lopë dhe dhjetë dema, njëzet gomarica dhe dhjetë mëza.
<scripture passage="Gen 32:16" parsed="|Gen|32|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.16" />
<sup>16</sup> Pastaj ua dorëzoi shërbyesve të tij, çdo kope për llogari të vet, dhe u tha shërbëtorëve të tij: "Kaloni para meje dhe lini një farë hapësire midis një kopeje dhe tjetrës".
<scripture passage="Gen 32:17" parsed="|Gen|32|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.17" />
<sup>17</sup> Dhe i dha urdhër të parit: "Kur vëllai im Esau do të të takojë dhe do të të pyesë: "I kujt je ti dhe ku shkon? Të kujt janë këto kafshë para teje?",
<scripture passage="Gen 32:18" parsed="|Gen|32|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.18" />
<sup>18</sup> ti do të përgjigjesh: "Janë të shërbëtorit tënd Jakobit; është një dhuratë e dërguar zotërisë tim Esau; dhe ja, ai vetë po vjen mbas nesh"".
<scripture passage="Gen 32:19" parsed="|Gen|32|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.19" />
<sup>19</sup> Ai i dha të njëjtin urdhër të dytit, të tretit dhe gjithë atyre që ndiqnin kopetë, duke u thënë: "Në këtë mënyrë do t'i flisni Esaut kur do ta takoni;
<scripture passage="Gen 32:20" parsed="|Gen|32|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.20" />
<sup>20</sup> dhe do t'i thoni: "Ja, shërbëtori yt Jakobi është duke ardhur vetë pas nesh"". Sepse thoshte: "Unë do ta qetësoj me dhuratën që më paraprin e pastaj do të shikoj fytyrën e tij; ndofta do të më presë mirë".
<scripture passage="Gen 32:21" parsed="|Gen|32|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.21" />
<sup>21</sup> Kështu dhurata shkoi para tij, por ai e kaloi natën në fushim.
<scripture passage="Gen 32:22" parsed="|Gen|32|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.22" />
<sup>22</sup> Por atë natë ai u ngrit, mori dy gratë e tij, dy shërbëtoret dhe të njëmbëdhjetë fëmijët e tij dhe e kaloi vaun e lumit Jabbok.
<scripture passage="Gen 32:23" parsed="|Gen|32|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.23" />
<sup>23</sup> I mori me vete dhe bëri që të kalonin përruan të gjitha gjërat që zotëronte.
<scripture passage="Gen 32:24" parsed="|Gen|32|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.24" />
<sup>24</sup> Kështu Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë luftoi me të deri në agim.
<scripture passage="Gen 32:25" parsed="|Gen|32|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.25" />
<sup>25</sup> Kur ky burrë e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavrën e ijës; dhe zgavra e ijes së Jakobit u përdrodh, ndërsa ai luftonte kundër tij.
<scripture passage="Gen 32:26" parsed="|Gen|32|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.26" />
<sup>26</sup> Dhe ai tha: "Lërmë të shkoj, se po lind agimi". Por Jakobi iu përgjegj: "Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!".
<scripture passage="Gen 32:27" parsed="|Gen|32|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.27" />
<sup>27</sup> Tjetri i tha: "Cili është emri yt?". Ai u përgjegj: "Jakob".
<scripture passage="Gen 32:28" parsed="|Gen|32|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.28" />
<sup>28</sup> Atëherë ai i tha: "Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar".
<scripture passage="Gen 32:29" parsed="|Gen|32|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.29" />
<sup>29</sup> Jakobi i tha: "Të lutem, tregomë emrin tënd". Por ai iu përgjegj: "Pse e do emrin tim?".
<scripture passage="Gen 32:30" parsed="|Gen|32|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.30" />
<sup>30</sup> Dhe kështu ai e bekoi. Atëherë Jakobi e quajti këtë vend Peniel, sepse tha: "E pashë Perëndinë ballë për ballë dhe jeta ime u fal".
<scripture passage="Gen 32:31" parsed="|Gen|32|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.31" />
<sup>31</sup> Mbasi ai kaloi Penielin, dielli po ngrihej; dhe Jakobi çalonte për shkak të ijës.
<scripture passage="Gen 32:32" parsed="|Gen|32|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.32.32" />
<sup>32</sup> Për këtë arësye, deri në ditën e sotme, bijtë e Izraelit nuk e hanë gilcën e kofshës që kalon nëpër zgavrën e ijës, sepse ai njeri kishte prekur zgavrën e ijës së Jakobit në pikën e gilcës së kofshës.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 33" progress="2.97%" prev="Gen.32" next="Gen.34" id="Gen.33">
<h3 id="Gen.33-p0.1">Chapter 33</h3>
<p id="Gen.33-p1">
<scripture passage="Gen 33:1" parsed="|Gen|33|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.1" />
<sup>1</sup> Jakobi ngriti sytë, vështroi dhe pa që po vinte Esau, që kishte me vete katërqind burra. Atëherë i ndau bijtë e tij midis Leas, Rakelës dhe dy shërbyeseve të tij.
<scripture passage="Gen 33:2" parsed="|Gen|33|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.2" />
<sup>2</sup> Në krye vuri shërbyeset dhe bijtë e tyre, pastaj Lean dhe bijtë e saj dhe së fundi Rakelën dhe Jozefin.
<scripture passage="Gen 33:3" parsed="|Gen|33|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.3" />
<sup>3</sup> Ai vetë kaloi para tyre dhe u përkul deri në tokë shtatë herë deri sa arriti pranë vëllait të vet.
<scripture passage="Gen 33:4" parsed="|Gen|33|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Esau vrapoi drejt tij, e përqafoi, iu hodh në qafë dhe e puthi; dhe që të dy qanë.
<scripture passage="Gen 33:5" parsed="|Gen|33|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.5" />
<sup>5</sup> Pastaj Esau ngriti sytë, pa gratë e fëmijët dhe tha: "Kush janë këta me ty?". Jakobi iu përgjigj: "Janë bijtë që Perëndia pati mirësinë t'i japë shërbyesit tënd".
<scripture passage="Gen 33:6" parsed="|Gen|33|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.6" />
<sup>6</sup> Atëherë u afruan shërbyeset, ato dhe bijtë e tyre, dhe u përkulën.
<scripture passage="Gen 33:7" parsed="|Gen|33|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.7" />
<sup>7</sup> U afruan edhe Lea dhe bijtë e saj, dhe u përkulën. Pastaj u afruan Jozefi dhe Rakela, dhe u përkulën edhe ata.
<scripture passage="Gen 33:8" parsed="|Gen|33|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.8" />
<sup>8</sup> Esau tha: "Çfarë ke ndërmend të bësh me tërë atë grup që takova?". Jakobi u përgjigj: "Éshtë për të gjetur hir në sytë e zotërisë tim".
<scripture passage="Gen 33:9" parsed="|Gen|33|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Esau tha: "Kam mjaft për vete, o vëllai im; mbaj për vete atë që është jotja".
<scripture passage="Gen 33:10" parsed="|Gen|33|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.10" />
<sup>10</sup> Por Jakobi tha: "Jo, të lutem; në qoftë se kam gjetur hir në sytë e tu, prano dhuratën time nga dora ime, sepse kur pashë fytyrën tënde, për mua ishte njëlloj sikur të shikoja fytyrën e Perëndisë, dhe ti më ke pritur mirë.
<scripture passage="Gen 33:11" parsed="|Gen|33|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.11" />
<sup>11</sup> Pranoje, pra, dhuratën që të është sjellë, sepse Perëndia është treguar shumë i mirë me mua dhe unë kam gjithçka". Dhe nguli këmbë aq shumë, sa që Esau pranoi.
<scripture passage="Gen 33:12" parsed="|Gen|33|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Esau tha: "Le të nisemi, të fillojmë të ecim dhe unë do të shkoj para teje".
<scripture passage="Gen 33:13" parsed="|Gen|33|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.13" />
<sup>13</sup> Por Jakobi u përgjigj: "Zotëria im e di që fëmijët janë në moshë të vogël dhe që kam me vete dele dhe lopë qumështore; po t'i mbajmë keq qoftë edhe një ditë të vetme, tërë kafshët kanë për të vdekur.
<scripture passage="Gen 33:14" parsed="|Gen|33|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.14" />
<sup>14</sup> Le të kalojë zotëria im para shërbëtorit të tij, dhe unë do ta ndjek ngadalë me hapin e kafshëve që më paraprijnë dhe me hapin e fëmijëve, deri sa të arrijë te zotëria im në Seir".
<scripture passage="Gen 33:15" parsed="|Gen|33|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Esau tha: "Më lejo të paktën të lë me ty disa nga njerëzit që janë me mua". Por Jakobi u përgjigj: "Pse ta bëjmë këtë? Mjafton që unë të gjej hir në sytë e zotërisë tim".
<scripture passage="Gen 33:16" parsed="|Gen|33|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.16" />
<sup>16</sup> Kështu po atë ditë Esau u rikthye në rrugën e tij drejt Seirit.
<scripture passage="Gen 33:17" parsed="|Gen|33|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.17" />
<sup>17</sup> Jakobi u nis në drejtim të Sukothit, ndërtoi atje një shtëpi për vete dhe kasolle për bagëtinë; prandaj ai vend u quajt Sukoth.
<scripture passage="Gen 33:18" parsed="|Gen|33|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.18" />
<sup>18</sup> Pastaj Jakobi, duke u kthyer nga Padan-Arami, arriti shëndoshë e mirë në qytetin e Sikemit, në vendin e Kanaanit, ku ngriti çadrat e tij përballë qytetit.
<scripture passage="Gen 33:19" parsed="|Gen|33|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.19" />
<sup>19</sup> Dhe bleu nga bijtë e Hamorit, at i Sikemit, për njëqind copë paresh, pjesën e fushës ku kishte ngritur çadrat e tij përballë qytetit.
<scripture passage="Gen 33:20" parsed="|Gen|33|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.33.20" />
<sup>20</sup> Pastaj aty ngriti një altar dhe e quajti El-Elohej-Izrael.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 34" progress="3.04%" prev="Gen.33" next="Gen.35" id="Gen.34">
<h3 id="Gen.34-p0.1">Chapter 34</h3>
<p id="Gen.34-p1">
<scripture passage="Gen 34:1" parsed="|Gen|34|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.1" />
<sup>1</sup> Por Dina, vajza që Lea i kishte lindur Jakobit, doli për të parë bijat e vendit.
<scripture passage="Gen 34:2" parsed="|Gen|34|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.2" />
<sup>2</sup> Dhe Sikemi, biri i Hamorit Hiveut, princi i vendit, sa e pa e rrëmbeu, ra në shtrat me të dhe e dhunoi.
<scripture passage="Gen 34:3" parsed="|Gen|34|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.3" />
<sup>3</sup> Dhe shpirti i tij u lidh me Dinën, të bijën e Jakobit; ai e dashuroi vajzën dhe i foli zemrës së saj.
<scripture passage="Gen 34:4" parsed="|Gen|34|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.4" />
<sup>4</sup> Pastaj i tha të atit Hamor: "Ma jep këtë vajzë për grua".
<scripture passage="Gen 34:5" parsed="|Gen|34|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.5" />
<sup>5</sup> Por Jakobi dëgjoi që ai e kishte çnderuar bijën e tij Dina; por bijtë e tij ishin nëpër fushat me bagëtinë e tij, dhe Jakobi heshti deri sa u kthyen.
<scripture passage="Gen 34:6" parsed="|Gen|34|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Hamori, ati i Sikemit, shkoi tek Jakobi për t'i folur.
<scripture passage="Gen 34:7" parsed="|Gen|34|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.7" />
<sup>7</sup> Sapo dëgjuan për atë që kishte ndodhur, bijtë e Jakobit u kthyen nga fushat; ata ishin të hidhëruar dhe shumë të zemëruar, sepse ai kishte kryer një veprim të turpshëm në Izrael, duke rënë në shtrat me të bijën e Jakobit, gjë që nuk duhej bërë.
<scripture passage="Gen 34:8" parsed="|Gen|34|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.8" />
<sup>8</sup> Por Hamori u foli atyre duke thënë: "Shpirti i tim biri Sikem është lidhur me bijën tuaj, prandaj jepjani për grua;
<scripture passage="Gen 34:9" parsed="|Gen|34|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.9" />
<sup>9</sup> të bëjmë krushqi bashkë: na jepni bijat tuaja dhe merrni bijat tona.
<scripture passage="Gen 34:10" parsed="|Gen|34|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.10" />
<sup>10</sup> Kështu ju do të banoni me ne dhe vendi do të jetë në dispozicionin tuaj; banoni në të, bëni tregëti dhe blini prona".
<scripture passage="Gen 34:11" parsed="|Gen|34|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Sikemi u tha të atit dhe të vëllezërve të Dinës: "Bëni që unë të gjej hir në sytë tuaj dhe do t'ju jap çfarëdo gjë që do të më kërkoni.
<scripture passage="Gen 34:12" parsed="|Gen|34|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.12" />
<sup>12</sup> Më caktoni madje një pajë të madhe dhe një dhuratë, dhe unë do t'ju jap sa të kërkoni, por ma jepni vajzën për grua".
<scripture passage="Gen 34:13" parsed="|Gen|34|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.13" />
<sup>13</sup> Atëherë bijtë e Jakobit iu përgjegjën Sikemit dhe Hamorit, të atit, dhe u folën atyre me dredhi, sepse Sikemi kishte çnderuar motrën e tyre Dina,
<scripture passage="Gen 34:14" parsed="|Gen|34|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.14" />
<sup>14</sup> dhe u thanë atyre: "Nuk mund ta bëjmë këtë gjë, domethënë ta japim motrën tonë një njeriu të parrethprerë, sepse kjo do të ishte një turp për ne.
<scripture passage="Gen 34:15" parsed="|Gen|34|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.15" />
<sup>15</sup> Vetëm me këtë kusht do ta pranojmë kërkesën tuaj, domethënë po të jetë se bëheni si ne, duke rrethprerë çdo mashkull nga ju.
<scripture passage="Gen 34:16" parsed="|Gen|34|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.16" />
<sup>16</sup> Atëherë ne do t'ju japim bijat tona dhe do të marrim bijat tuaja, do të banojmë bashkë me ju dhe do të bëhemi një popull i vetëm.
<scripture passage="Gen 34:17" parsed="|Gen|34|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.17" />
<sup>17</sup> Por në qoftë se nuk doni të na dëgjoni dhe nuk dëshironi të rrethpriteni, ne do të marrim bijën tonë dhe do të ikim".
<scripture passage="Gen 34:18" parsed="|Gen|34|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.18" />
<sup>18</sup> Fjalët e tyre i pëlqyen Hamorit dhe Sikemit, birit të Hamorit.
<scripture passage="Gen 34:19" parsed="|Gen|34|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.19" />
<sup>19</sup> Dhe i riu nuk vonoi ta kryejë atë gjë, sepse e donte të bijën e Jakobit dhe ishte njeriu më i nderuar në tërë shtëpinë e të atit.
<scripture passage="Gen 34:20" parsed="|Gen|34|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.20" />
<sup>20</sup> Hamori dhe Sikemi, bir i tij, erdhën në portat e qytetit të tyre dhe u folën njerëzve të qytetit të tyre, duke thënë:
<scripture passage="Gen 34:21" parsed="|Gen|34|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.21" />
<sup>21</sup> "Këta njerëz dëshirojnë të jetojnë në paqe me ne; le të rrinë në vendin tonë dhe të merren me tregti, sepse vendi është mjaft i madh edhe për ata. Ne do të marrim bijat e tyre për gra dhe do t'ju japim bijat tona.
<scripture passage="Gen 34:22" parsed="|Gen|34|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.22" />
<sup>22</sup> Por këta njerëz do të pranojnë të banojnë me ne për të formuar një popull të vetëm, me të vetmin kusht që çdo mashkull te ne të rrethpritet, ashtu si rrethpriten ata.
<scripture passage="Gen 34:23" parsed="|Gen|34|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.23" />
<sup>23</sup> Bagëtia e tyre, pasuria e tyre dhe kafshët e tyre a nuk do të bëhen ndofta një ditë tonat? Le të pranojmë kërkesën e tyre dhe ata do të banojnë bashkë me ne".
<scripture passage="Gen 34:24" parsed="|Gen|34|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.24" />
<sup>24</sup> Dhe të gjithë ata që dilnin nga portat e qytetit dëgjuan fjalët e Hamorit dhe të birit të tij Sikem; dhe çdo mashkull u rrethpre, tërë ata dilnin nga porta e qytetit.
<scripture passage="Gen 34:25" parsed="|Gen|34|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.25" />
<sup>25</sup> Por ndodhi që ditën e tretë, ndërsa ata vuanin, dy nga bijtë e Jakobit, Simeoni dhe Levi, vëllezër të Dinës, morën secili shpatën e vet, u vërsulën mbi qytetin që rrinte në siguri dhe vranë tërë meshkujt.
<scripture passage="Gen 34:26" parsed="|Gen|34|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.26" />
<sup>26</sup> Vranë me shpatë edhe Hamorin dhe birin e tij Sikem, pastaj muarrën Dinën nga shtëpia e Sikemit dhe ikën.
<scripture passage="Gen 34:27" parsed="|Gen|34|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.27" />
<sup>27</sup> Bijtë e Jakobit u vërsulën mbi të vrarët dhe plaçkitën qytetin; sepse motrën e tyre e kishin çnderuar.
<scripture passage="Gen 34:28" parsed="|Gen|34|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.28" />
<sup>28</sup> Kështu ata morën kopetë me bagëti të imët dhe të trashë, gomarët e tyre, gjithçka që ishte në qytet dhe gjithçka që ishte nëpër fushat,
<scripture passage="Gen 34:29" parsed="|Gen|34|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.29" />
<sup>29</sup> dhe morën me vete si plaçkë tërë pasuritë e tyre, tërë fëmijët e tyre të vegjël, gratë e tyre dhe gjithçka ndodhej në shtëpitë.
<scripture passage="Gen 34:30" parsed="|Gen|34|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.30" />
<sup>30</sup> Atëherë Jakobi i tha Simeonit dhe Levit: "Ju më keni futur në telashe duke më bërë të urryer nga banorët e vendit, Kanaanët dhe Perezejtë. Me qenë se ne jemi pakicë, ata do të grumbullohen kundër  meje dhe do të më sulmojnë, dhe unë ashtu si  shtëpia ime do të shfarosemi".
<scripture passage="Gen 34:31" parsed="|Gen|34|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.34.31" />
<sup>31</sup> Por ata u përgjigjën: "A duhet ta trajtonte ai motrën tonë si një prostitutë?".
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 35" progress="3.14%" prev="Gen.34" next="Gen.36" id="Gen.35">
<h3 id="Gen.35-p0.1">Chapter 35</h3>
<p id="Gen.35-p1">
<scripture passage="Gen 35:1" parsed="|Gen|35|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.1" />
<sup>1</sup> Perëndia i tha Jakobit: "Çohu, ngjitu në Bethel dhe vendosu aty; dhe bëj aty një altar Perëndisë që t'u shfaq, kur ikje para vëllait tënd Esau".
<scripture passage="Gen 35:2" parsed="|Gen|35|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Jakobi i tha familjes së tij dhe gjithë atyre që ishin me të: "Hiqni nga rrethi juaj perënditë e huaja, pastrohuni dhe ndërroni rrobat tuaja;
<scripture passage="Gen 35:3" parsed="|Gen|35|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.3" />
<sup>3</sup> pastaj të ngrihemi dhe të shkojmë në Bethel, dhe unë do t'i bëj një altar Perëndisë që plotësoi dëshirën time ditën e fatkeqësisë sime dhe që më shoqëroi në udhëtimin që kam bërë".
<scripture passage="Gen 35:4" parsed="|Gen|35|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.4" />
<sup>4</sup> Atëherë ata i dhanë Jakobit tërë perënditë e huaja që kishin dhe varëset që mbanin në veshë; dhe Jakobi i fshehu nën lisin që ndodhet pranë Sikemit.
<scripture passage="Gen 35:5" parsed="|Gen|35|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.5" />
<sup>5</sup> Pastaj ata u nisën dhe tmerri i Perëndisë ra mbi të gjitha qytetet rreth tyre, kështu që nuk i ndoqën bijtë e Jakobit.
<scripture passage="Gen 35:6" parsed="|Gen|35|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.6" />
<sup>6</sup> Kështu Jakobi arriti në Luc, domethënë në Bethel, që ndodhet në vendin e Kanaanit; erdhi aty me të gjithë njerëzit që ishin me të.
<scripture passage="Gen 35:7" parsed="|Gen|35|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.7" />
<sup>7</sup> Dhe aty ndërtoi një altar dhe këtë vend e quajti El-Bethel, sepse aty i qe çfaqur Perëndia kur po ikte para vëllait të tij.
<scripture passage="Gen 35:8" parsed="|Gen|35|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.8" />
<sup>8</sup> Atëherë vdiq Debora, taja e Rebekës, dhe e varrosën poshtë Bethelit, në këmbët e lisit që u quajt Alon-Bakuth.
<scripture passage="Gen 35:9" parsed="|Gen|35|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.9" />
<sup>9</sup> Perëndia iu shfaq përsëri Jakobit, kur ky po vinte nga Padam-Arami dhe e bekoi.
<scripture passage="Gen 35:10" parsed="|Gen|35|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.10" />
<sup>10</sup> Dhe Perëndia i tha: "Emri yt është Jakob; ti nuk do të quhesh më Jakob, por emri yt do të jetë Izrael". Dhe i vuri emrin Izrael.
<scripture passage="Gen 35:11" parsed="|Gen|35|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Perëndia i tha: "Unë jam Perëndia i Plotfuqishëm; ti bëhu i frytshëm dhe shumëzo; një komb, madje një tërësi kombesh do të rrjedhin prej teje, dhe disa mbretër kanë për të dalë nga ijët e tua;
<scripture passage="Gen 35:12" parsed="|Gen|35|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.12" />
<sup>12</sup> dhe do të të jap ty dhe pasardhësve të tu pas teje vendin që i dhashë Abrahamit dhe Isakut".
<scripture passage="Gen 35:13" parsed="|Gen|35|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.13" />
<sup>13</sup> Pastaj Perëndia u ngjit më lart nga ai, nga vendi ku i kishte folur.
<scripture passage="Gen 35:14" parsed="|Gen|35|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Jakobi ndërtoi një përmendore, një përmendore prej guri, në vendin ku Perëndia i kishte folur; mbi të hodhi pak verë dhe derdhi ca vaj sipër.
<scripture passage="Gen 35:15" parsed="|Gen|35|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.15" />
<sup>15</sup> Dhe Jakobi e quajti Bethel vendin ku Perëndia i kishte folur.
<scripture passage="Gen 35:16" parsed="|Gen|35|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.16" />
<sup>16</sup> Pastaj u nisën nga Betheli; kishte edhe një copë rrugë për të arritur në Efratë, kur Rakela lindi. Ajo pati një lindje të vështirë;
<scripture passage="Gen 35:17" parsed="|Gen|35|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.17" />
<sup>17</sup> dhe gjatë lindjes së vështirë mamia i tha: "Mos ki frikë, sepse edhe këtë herë ke një djalë".
<scripture passage="Gen 35:18" parsed="|Gen|35|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.18" />
<sup>18</sup> Dhe ndërsa shpirti po e linte (sepse vdiq), i vuri emrin Ben-Oni, por i ati e quajti Beniamin.
<scripture passage="Gen 35:19" parsed="|Gen|35|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.19" />
<sup>19</sup> Kështu Rakela vdiq dhe u varros në rrugën e Efratës (domethënë të Betlemit).
<scripture passage="Gen 35:20" parsed="|Gen|35|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.20" />
<sup>20</sup> Dhe Jakobi ngriti mbi varrin e saj një përmendore. Dhe kjo përmendore ekziston ende sot e kësaj dite mbi varrin e Rakelës.
<scripture passage="Gen 35:21" parsed="|Gen|35|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Izraeli u nis dhe ngriti çadrën përtej Migdal-Ederit.
<scripture passage="Gen 35:22" parsed="|Gen|35|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.22" />
<sup>22</sup> Dhe ndodhi që, ndërsa Izraeli banonte në atë vend, Rubeni shkoi e ra në shtrat me Bilbah, konkubinën e atit të tij. Dhe Izraeli e mori vesh.
<scripture passage="Gen 35:23" parsed="|Gen|35|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.23" />
<sup>23</sup> Bijtë e Jakobit ishin dymbëdhjetë. Bijtë e Leas ishin: Rubeni, i parëlinduri i Jakobit, Simeoni, Levi, Juda, Isakari dhe Zabuloni.
<scripture passage="Gen 35:24" parsed="|Gen|35|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.24" />
<sup>24</sup> Bijtë e Rakelës ishin: Jozefi dhe Beniamini.
<scripture passage="Gen 35:25" parsed="|Gen|35|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.25" />
<sup>25</sup> Bijtë e Bilhahut, shërbëtorja e Rakelës, ishin: Dani dhe Neftali.
<scripture passage="Gen 35:26" parsed="|Gen|35|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.26" />
<sup>26</sup> Bijtë e Zilpahës, shërbëtorja e Leas, ishin: Gadi dhe Asheri. Këta janë bijtë e Jakobit që i lindën në Padan-Aram.
<scripture passage="Gen 35:27" parsed="|Gen|35|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.27" />
<sup>27</sup> Pastaj Jakobi erdhi tek Isaku, i ati, në Marme, në Kirjath-Arba (domethënë në Hebron), ku Abrahami dhe Isaku kishin qëndruar ca kohë.
<scripture passage="Gen 35:28" parsed="|Gen|35|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.28" />
<sup>28</sup> Isaku jetoi njëqind e tetëdhjetë vjet.
<scripture passage="Gen 35:29" parsed="|Gen|35|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.35.29" />
<sup>29</sup> Kështu Isaku dha shpirt, vdiq dhe u bashkua me popullin e tij, ishte i plakur dhe i ngopur me ditë; dhe Esau dhe Jakobi, bijtë e tij, e varrosën.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 36" progress="3.22%" prev="Gen.35" next="Gen.37" id="Gen.36">
<h3 id="Gen.36-p0.1">Chapter 36</h3>
<p id="Gen.36-p1">
<scripture passage="Gen 36:1" parsed="|Gen|36|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.1" />
<sup>1</sup> Këta janë pasardhësit e Esaut, që është Edomi.
<scripture passage="Gen 36:2" parsed="|Gen|36|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.2" />
<sup>2</sup> Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanëve: Adën, e bija e Elonit Hiteut, dhe Oholibamahën, e bija e Cibeonit Hiveut;
<scripture passage="Gen 36:3" parsed="|Gen|36|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.3" />
<sup>3</sup> dhe Basemathin, e bija e Ismaelit dhe motra e Nebajothit.
<scripture passage="Gen 36:4" parsed="|Gen|36|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.4" />
<sup>4</sup> Ada i lindi Esaut Elifazin;
<scripture passage="Gen 36:5" parsed="|Gen|36|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.5" />
<sup>5</sup> Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. Këta janë bijtë e Esaut që i lindën në vendin e Kanaanit.
<scripture passage="Gen 36:6" parsed="|Gen|36|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Esau mori gratë e tij, bijtë dhe bijat e tij, gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, kopetë e tij, tërë bagëtinë e tij dhe tërë pasurinë që kishte blerë në vendin e Kanaanëve, dhe shkoi në një vend, larg vëllait të tij Jakob,
<scripture passage="Gen 36:7" parsed="|Gen|36|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.7" />
<sup>7</sup> sepse pasuritë e tyre ishin tepër të mëdha, që ata të mund të banonin bashkë; vendi ku rrinin nuk ishte në gjendje t'i mbante për shkak të bagëtisë së tyre.
<scripture passage="Gen 36:8" parsed="|Gen|36|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.8" />
<sup>8</sup> Kështu Esau u vendos mbi malin e Seirit; Esau është Edomi.
<scripture passage="Gen 36:9" parsed="|Gen|36|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.9" />
<sup>9</sup> Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomitëve, në malin e Seirit.
<scripture passage="Gen 36:10" parsed="|Gen|36|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.10" />
<sup>10</sup> Këta janë emrat e bijve të Esaut: Elifazi, i biri i Adës, gruaja e Esaut; Reueli, i biri i Bazemathës, gruaja e Esaut.
<scripture passage="Gen 36:11" parsed="|Gen|36|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.11" />
<sup>11</sup> Bijtë e Elifazit qenë: Temani, Omari, Cefoni, Gatami dhe Kenaci.
<scripture passage="Gen 36:12" parsed="|Gen|36|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.12" />
<sup>12</sup> Timna ishte konkubina e Elifazit, i biri i Esaut. Ajo i lindi Amalekun Elifazit. Këta qenë bijtë e Adës, gruaja e Esaut.
<scripture passage="Gen 36:13" parsed="|Gen|36|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.13" />
<sup>13</sup> Këta qenë bijtë e Reuelit: Nahathi dhe Zerahu, Shamahu dhe Micahu. Këta qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut.
<scripture passage="Gen 36:14" parsed="|Gen|36|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.14" />
<sup>14</sup> Këta qenë bijtë e Oholibamahës, e bija e Anahut, e bija e Cibeonit, gruaja e Esaut; ajo i lindi Esaut: Jeushin, Jalamin dhe Korahun.
<scripture passage="Gen 36:15" parsed="|Gen|36|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.15" />
<sup>15</sup> Këta qenë krerët e bijve të Esaut: bijtë e Elifazit, i parëlinduri i Esaut; kreu Teman, kreu Omar, kreu Cefo, kreu Kenaz,
<scripture passage="Gen 36:16" parsed="|Gen|36|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.16" />
<sup>16</sup> kreu Korah, kreu Gatam dhe kreu Amalek; këta qenë krerët e rrjedhur nga Elifazi në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Adës.
<scripture passage="Gen 36:17" parsed="|Gen|36|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.17" />
<sup>17</sup> Këta qenë bijtë e Reuelit, i biri i Esaut: kreu Nahath, kreu Zerah, kreu Shamah dhe kreu Micah; këta qenë krerët e rrjedhur nga Reueli në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut.
<scripture passage="Gen 36:18" parsed="|Gen|36|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.18" />
<sup>18</sup> Këta qenë bijtë e Oholibamahës, gruaja e Esaut, kreu Jeush; kreu Jeush, kreu Jalam dhe kreu Korah; ata qenë krerët e rrjedhur nga Oholibamah, e bija e Anahut dhe gruaja e Esaut.
<scripture passage="Gen 36:19" parsed="|Gen|36|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.19" />
<sup>19</sup> Këta qenë bijtë e Esaut, që është Edomi, dhe këta qenë krerët e tyre.
<scripture passage="Gen 36:20" parsed="|Gen|36|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.20" />
<sup>20</sup> Këta qenë bijtë e Seirit, Horeut, që banonin atë vend: Lotani, Shobali, Cibeoni, Anahu.
<scripture passage="Gen 36:21" parsed="|Gen|36|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.21" />
<sup>21</sup> Dishoni, Etseri dhe Dishani. Këta qenë krerët e Horejve, bijtë e Seirit, në vendin e Edomit.
<scripture passage="Gen 36:22" parsed="|Gen|36|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.22" />
<sup>22</sup> Bijtë e Lotanit qenë: Hori dhe Hemami; dhe motra e Lotanit qe Timna.
<scripture passage="Gen 36:23" parsed="|Gen|36|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.23" />
<sup>23</sup> Këta qenë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahathi, Ebali, Shefo dhe Onami.
<scripture passage="Gen 36:24" parsed="|Gen|36|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.24" />
<sup>24</sup> Këta qenë bijtë e Cibeonit: Aja dhe Anahu. Anahu është ai që zbuloi në shkretëtirë ujëra të nxehta ndërsa po kulloste gomarët e Cibeonit, atit të tij.
<scripture passage="Gen 36:25" parsed="|Gen|36|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.25" />
<sup>25</sup> Këta qenë bijtë e Anahut: Dishoni dhe Oholibamah, e bija e Anahut.
<scripture passage="Gen 36:26" parsed="|Gen|36|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.26" />
<sup>26</sup> Këta qenë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.
<scripture passage="Gen 36:27" parsed="|Gen|36|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.27" />
<sup>27</sup> Këta qenë bijtë e Etserit: Bilhani, Zaavani dhe Akani.
<scripture passage="Gen 36:28" parsed="|Gen|36|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.28" />
<sup>28</sup> Këta qenë bijtë e Dishanit: Utsi dhe Arani.
<scripture passage="Gen 36:29" parsed="|Gen|36|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.29" />
<sup>29</sup> Këta qenë krerët e Horejve: kreu Lothan, kreu Shobal, kreu Cibeon, kreu Anah,
<scripture passage="Gen 36:30" parsed="|Gen|36|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.30" />
<sup>30</sup> kreu Dishon, kreu Etser, kreu Dishan. Këta qenë krerët e Horejve, krerët që ata patën në vendin e Seirit.
<scripture passage="Gen 36:31" parsed="|Gen|36|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.31" />
<sup>31</sup> Këta qenë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit, para se ndonjë mbret të sundonte mbi bijtë e Izraelit:
<scripture passage="Gen 36:32" parsed="|Gen|36|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.32" />
<sup>32</sup> Bela, i biri i Beorit, mbretëroi në Edom, dhe emri i qytetit të tij qe Dinhabah.
<scripture passage="Gen 36:33" parsed="|Gen|36|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.33" />
<sup>33</sup> Bela vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Jobabi, i biri i Zerahut, nga Botsrahu.
<scripture passage="Gen 36:34" parsed="|Gen|36|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.34" />
<sup>34</sup> Jobabi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Hushami, nga vendi i Temanitëve.
<scripture passage="Gen 36:35" parsed="|Gen|36|35|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.35" />
<sup>35</sup> Hushami vdiq, dhe në vend të tij mbretëroi Hadabi, i biri i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; dhe emri i qytetit të tij qe Avith.
<scripture passage="Gen 36:36" parsed="|Gen|36|36|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.36" />
<sup>36</sup> Hadadi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Samlahu, nga Masrekahu.
<scripture passage="Gen 36:37" parsed="|Gen|36|37|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.37" />
<sup>37</sup> Samlahu vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rohoboth, mbi Lumë.
<scripture passage="Gen 36:38" parsed="|Gen|36|38|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.38" />
<sup>38</sup> Sauli vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, i biri i Akborit.
<scripture passage="Gen 36:39" parsed="|Gen|36|39|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.39" />
<sup>39</sup> Baal-Hanani, i biri i Akborit, vdiq dhe në vendin e tij mbretëroi Hadari. Emri i qytetit të tij qe Pau, dhe emri i gruas së tij qe Mehetabel, e bija e Metredës dhe e Mezahabut.
<scripture passage="Gen 36:40" parsed="|Gen|36|40|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.40" />
<sup>40</sup> Këto qenë emrat e krerëve të Esaut, simbas familjeve të tyre dhe territoreve të tyre, me emrat e tyre; kreu Timnah, kreu Alvah, kreu Jetheth,
<scripture passage="Gen 36:41" parsed="|Gen|36|41|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.41" />
<sup>41</sup> kreu Oholibamah, kreu Elah, kreu Pinon,
<scripture passage="Gen 36:42" parsed="|Gen|36|42|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.42" />
<sup>42</sup> kreu Kenac, kreu Teman, kreu Mibcar,
<scripture passage="Gen 36:43" parsed="|Gen|36|43|0|0" osisRef="Bible:Gen.36.43" />
<sup>43</sup> kreu Magdiel dhe kreu Iram. Këta qenë krerët e Edomit simbas vendbanimit të tyre, në vendin që zotëronin. Ky qe Esau, ati i Edomitëve.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 37" progress="3.33%" prev="Gen.36" next="Gen.38" id="Gen.37">
<h3 id="Gen.37-p0.1">Chapter 37</h3>
<p id="Gen.37-p1">
<scripture passage="Gen 37:1" parsed="|Gen|37|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.1" />
<sup>1</sup> Por Jakobi banoi në vendin ku i ati kishte qëndruar, në vendin e Kanaanëve.
<scripture passage="Gen 37:2" parsed="|Gen|37|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.2" />
<sup>2</sup> Këta janë pasardhësit e Jakobit. Jozefi, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, kulloste kopenë bashkë me vëllezërit e tij; i riu rrinte me bijën e Bilhahës dhe me bijtë e Zilpahës, që ishin gratë e babait  të tij. Por Jozefi i tregoi të atit për  namin e keq që përhapej mbi sjelljen e tyre.
<scripture passage="Gen 37:3" parsed="|Gen|37|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.3" />
<sup>3</sup> Por Izraeli e donte Jozefin më tepër se tërë bijtë e tij, sepse ishte biri i pleqërisë së tij; dhe i bëri një rrobe të gjatë deri te këmbët.
<scripture passage="Gen 37:4" parsed="|Gen|37|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.4" />
<sup>4</sup> Por vëllezërit e tij, duke parë që i ati i tyre e donte më tepër nga të gjithë vëllezërit e tjerë, filluan ta urrejnë dhe nuk mund t'i flisnin në mënyrë miqësore.
<scripture passage="Gen 37:5" parsed="|Gen|37|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.5" />
<sup>5</sup> Por Jozefi pa një ëndërr dhe ua tregoi vëllezërve të tij; dhe këta e urryen edhe më tepër.
<scripture passage="Gen 37:6" parsed="|Gen|37|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.6" />
<sup>6</sup> Ai u tha atyre: "Dëgjoni, ju lutem, ëndrrën që pashë.
<scripture passage="Gen 37:7" parsed="|Gen|37|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.7" />
<sup>7</sup> Ne ishim duke lidhur duaj në mes të arës, kur papritmas duajt e mi u drejtuan dhe qëndruan drejt, kurse duajt tuaja u mblodhën dhe u përkulën përpara duajve të mi".
<scripture passage="Gen 37:8" parsed="|Gen|37|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.8" />
<sup>8</sup> Atëherë vëllezërit e tij i thanë: "A duhet të mbretërosh ti mbi ne, ose do të na sundosh me të vërtetë?". Dhe e urryen edhe më tepër për shkak të ëndrrave të tij dhe të fjalëve të tij.
<scripture passage="Gen 37:9" parsed="|Gen|37|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.9" />
<sup>9</sup> Ai pa një ëndërr tjetër dhe ua tregoi vëllezërve të tij, duke thënë: "Pashë një ëndërr tjetër! Dhe ja, dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje përkuleshin para meje".
<scripture passage="Gen 37:10" parsed="|Gen|37|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.10" />
<sup>10</sup> Dhe ai ia tregoi këtë ëndërr atit të tij dhe vëllezërve të tij; i ati e qortoi dhe i tha: "Ç'kuptim ka ëndrra që ke parë? A do të duhet që pikërisht unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu të vijnë e të përkulemi deri në tokë para teje?".
<scripture passage="Gen 37:11" parsed="|Gen|37|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.11" />
<sup>11</sup> Dhe vëllezërit e tij e kishin zili, por i ati e mbante përbrenda këtë gjë.
<scripture passage="Gen 37:12" parsed="|Gen|37|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.12" />
<sup>12</sup> Ndërkaq vëllezërit e Jozefit kishin vajtur për të kullotur kopenë e atit të tyre në Sikem.
<scripture passage="Gen 37:13" parsed="|Gen|37|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.13" />
<sup>13</sup> Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Vëllezërit e tu a nuk janë ndofta duke kullotur kopenë në Sikem? Eja, do të dërgoj tek ata". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".
<scripture passage="Gen 37:14" parsed="|Gen|37|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.14" />
<sup>14</sup> Izraeli i tha: "Shko të shikosh në se vëllezërit e tu janë mirë dhe në se kopeja shkon mirë, dhe kthehu të më japësh përgjigje". Kështu e nisi në luginën e Hebronit dhe ai arriti në Sikem.
<scripture passage="Gen 37:15" parsed="|Gen|37|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.15" />
<sup>15</sup> Ndërsa ai endej në fushë, një burrë e gjeti dhe e pyeti: "Çfarë kërkon?".
<scripture passage="Gen 37:16" parsed="|Gen|37|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.16" />
<sup>16</sup> Ai u përgjegj: "Jam duke kërkuar vëllezërit e mi; të lutem më trego se ku ndodhen duke kullotur bagëtinë".
<scripture passage="Gen 37:17" parsed="|Gen|37|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.17" />
<sup>17</sup> Ai burrë i tha: "Ata kanë ikur së këtejmi, sepse i dëgjova që thonin: "Të shkojmë në Dothan"". Atëherë Jozefi shkoi të kërkojë vëllezërit e tij dhe i gjeti në Dothan.
<scripture passage="Gen 37:18" parsed="|Gen|37|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.18" />
<sup>18</sup> Ata e panë së largu, dhe para se t'u afrohej, komplotuan kundër tij për ta vrarë.
<scripture passage="Gen 37:19" parsed="|Gen|37|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.19" />
<sup>19</sup> Dhe i thanë njëri tjetrit: "Ja ku po vjen ëndërruesi!
<scripture passage="Gen 37:20" parsed="|Gen|37|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.20" />
<sup>20</sup> Ejani, pra, ta vrasim dhe ta hedhim në një pus; do të themi pastaj që një kafshë e egër e hëngri; kështu do të shohim se ç'përfundim do të kenë ëndërrat e tij".
<scripture passage="Gen 37:21" parsed="|Gen|37|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.21" />
<sup>21</sup> Rubeni i dëgjoi këto dhe vendosi ta shpëtojë nga duart e tyre, dhe tha: "Nuk do ta vrasim".
<scripture passage="Gen 37:22" parsed="|Gen|37|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.22" />
<sup>22</sup> Pastaj Rubeni shtoi: "Mos derdhni gjak, por hidheni në këtë pus të shkretëtirës dhe mos e goditni me dorën tuaj". Thoshte kështu për ta shpëtuar nga duart e tyre dhe për t'ia shpënë të atit.
<scripture passage="Gen 37:23" parsed="|Gen|37|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.23" />
<sup>23</sup> Kur Jozefi arriti pranë vëllezërve të tij, këta e zhveshën nga veshja e tij, nga rrobja e gjatë që i arrinte deri te këmbët;
<scripture passage="Gen 37:24" parsed="|Gen|37|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.24" />
<sup>24</sup> pastaj e kapën dhe e hodhën në pus. Por pusi ishte bosh, nuk kishte ujë brenda.
<scripture passage="Gen 37:25" parsed="|Gen|37|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.25" />
<sup>25</sup> Pastaj u ulën për të ngrënë; por, duke ngritur sytë, ata panë një karvan Ismaelitësh që vinte nga Galaadi me devetë e tyre të ngarkuara me erëza, balsame dhe mirrë, dhe udhëtonte për t'i çuar në Egjipt.
<scripture passage="Gen 37:26" parsed="|Gen|37|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.26" />
<sup>26</sup> Atëherë Juda u tha vëllezërve të tij: "Ç'dobi do të kemi po të vrasim vëllanë tonë dhe të fshehim gjakun e tij?
<scripture passage="Gen 37:27" parsed="|Gen|37|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.27" />
<sup>27</sup> Ejani, t'ia shesim Ismaelitëve dhe të mos e godasë dora jonë, sepse është vëllai ynë, mishi ynë". Dhe vëllezërit e tij e dëgjuan.
<scripture passage="Gen 37:28" parsed="|Gen|37|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.28" />
<sup>28</sup> Ndërsa po kalonin ata tregtarë Madianitë, ata e ngritën dhe e nxorën Jozefin jashtë pusit dhe ia shitën Ismaelitëve për njëzet monedha argjendi. Dhe këta e shpunë Jozefin në Egjipt.
<scripture passage="Gen 37:29" parsed="|Gen|37|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.29" />
<sup>29</sup> Rubeni u kthye te pusi, por Jozefi nuk ishte më në pus. Atëherë ai i çorri rrobat e tij.
<scripture passage="Gen 37:30" parsed="|Gen|37|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.30" />
<sup>30</sup> Pastaj u kthye te vëllezërit e tij dhe tha: "Djali nuk është më; po unë, ku do të shkoj unë?".
<scripture passage="Gen 37:31" parsed="|Gen|37|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.31" />
<sup>31</sup> Kështu ata muarën rrobën e gjatë të Jozefit, therën një cjap dhe e futën rrobën në gjak.
<scripture passage="Gen 37:32" parsed="|Gen|37|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.32" />
<sup>32</sup> Pastaj e çuan rrobën te babai dhe i thanë: "Kemi gjetur këtë; shiko pak nëse është rrobja e birit tënd".
<scripture passage="Gen 37:33" parsed="|Gen|37|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.33" />
<sup>33</sup> Dhe ai e njohu dhe tha: "Éshtë rrobja e tim biri, e ka ngrënë ndonjë kafshë e egër; me siguri Jozefin e kanë bërë copë e çikë".
<scripture passage="Gen 37:34" parsed="|Gen|37|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.34" />
<sup>34</sup> Atëherë Jakobi i shqeu rrobat e tij, veshi një grathore dhe mbajti zi për birin e tij shumë ditë.
<scripture passage="Gen 37:35" parsed="|Gen|37|35|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.35" />
<sup>35</sup> Dhe të gjithë bijtë dhe të gjitha bijat e tij erdhën për ta ngushëlluar, por ai nuk pranoi të ngushëllohet dhe tha: "Unë do të zbres në Sheol pranë birit tim për të mbajtur zi". Kështu e qau i ati.
<scripture passage="Gen 37:36" parsed="|Gen|37|36|0|0" osisRef="Bible:Gen.37.36" />
<sup>36</sup> Ndërkaq Madianitët e shitën Jozefin në Egjipt dhe ia shitën Potifarit, oficer i Faraonit dhe kapiten i rojeve.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 38" progress="3.44%" prev="Gen.37" next="Gen.39" id="Gen.38">
<h3 id="Gen.38-p0.1">Chapter 38</h3>
<p id="Gen.38-p1">
<scripture passage="Gen 38:1" parsed="|Gen|38|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.1" />
<sup>1</sup> Por në atë kohë ndodhi që Juda la vëllezërit e tij dhe shkoi të rrijë me një burrë nga Adullami, që quhej Hirah.
<scripture passage="Gen 38:2" parsed="|Gen|38|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.2" />
<sup>2</sup> Kur Juda pa vajzën e një burri Kananean të quajtur Shua e mori për grua dhe u bashkua me të.
<scripture passage="Gen 38:3" parsed="|Gen|38|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.3" />
<sup>3</sup> Dhe ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ajo e quajti Er.
<scripture passage="Gen 38:4" parsed="|Gen|38|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.4" />
<sup>4</sup> Pastaj ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ai e quajti Onan.
<scripture passage="Gen 38:5" parsed="|Gen|38|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.5" />
<sup>5</sup> Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi një bir, të cilit i vuri emrin Shelah. Juda ishte në Kecib kur ajo lindi.
<scripture passage="Gen 38:6" parsed="|Gen|38|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Juda i dha Erit të parëlindurit të tij, një grua të quajtur Tamara.
<scripture passage="Gen 38:7" parsed="|Gen|38|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.7" />
<sup>7</sup> Por Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit dhe Zoti e bëri të vdesë.
<scripture passage="Gen 38:8" parsed="|Gen|38|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Juda i tha Onanit: "Shko te gruaja e vëllait tënd, martohu me të dhe krijoi trashëgimtarë vëllait tënd".
<scripture passage="Gen 38:9" parsed="|Gen|38|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.9" />
<sup>9</sup> Por Onani, duke ditur se këta pasardhës nuk kishin për të qënë të vetët, kur bashkohej me gruan e të vëllait, e hidhte farën e tij përtokë për të mos i dhënë pasardhës vëllait të tij.
<scripture passage="Gen 38:10" parsed="|Gen|38|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.10" />
<sup>10</sup> Kjo nuk i pëlqeu Zotit, që e bëri të vdesë edhe atë.
<scripture passage="Gen 38:11" parsed="|Gen|38|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Juda i tha Tamarës, nuses së birit të tij: "Rri si e ve në shtëpinë e atit tënd, deri sa biri im Shelah të rritet". Sepse mendonte: "Kam frikë se edhe ai ka për të vdekur si vëllezërit e tij".  Kështu Tamara u nis dhe banoi në shtëpinë  e të atit.
<scripture passage="Gen 38:12" parsed="|Gen|38|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.12" />
<sup>12</sup> Mbas një kohe të gjatë vdiq gruaja e Judës, që ishte e bija e Shuas; kur mbaroi zinë, Juda u ngjit tek ata që qethnin delet e tij në Timnah bashkë me mikun e tij Hirah, i quajtur Adullamiti.
<scripture passage="Gen 38:13" parsed="|Gen|38|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.13" />
<sup>13</sup> Këtë e mori vesh Tamara dhe asaj i thanë: "Ja, vjehrri yt po ngjitet në Timnah për të qethur delet e tij".
<scripture passage="Gen 38:14" parsed="|Gen|38|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.14" />
<sup>14</sup> Atëherë ajo hoqi rrobat e saj të vejërisë, u mbulua me një velo dhe u mbështoll e tëra; pastaj u ul te porta e Enaimit, që ndodhet në rrugën drejt Timnahut; në fakt ajo kishte parë që Shelahu ishte  rritur më në fund, por ajo nuk i ishte dhënë  për grua.
<scripture passage="Gen 38:15" parsed="|Gen|38|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.15" />
<sup>15</sup> Sa e pa Juda mendoi që ajo ishte prostitutë, sepse e kishte fytyrën të mbuluar.
<scripture passage="Gen 38:16" parsed="|Gen|38|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.16" />
<sup>16</sup> Prandaj ai iu afrua asaj në rrugë dhe i tha: "Lërmë të hyj te ti". Në të vërtetë nuk e dinte se ajo ishte nusja e djalit të tij. Ajo iu përgjegj: "Çfarë do të më japësh për të hyrë tek unë?"
<scripture passage="Gen 38:17" parsed="|Gen|38|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.17" />
<sup>17</sup> Atëherë ai i tha: "Do të të dërgoj një kec nga kopeja ime". Ajo e pyeti: "A më jep një peng deri sa të ma dërgosh?".
<scripture passage="Gen 38:18" parsed="|Gen|38|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.18" />
<sup>18</sup> Ai i tha: "Çfarë pengu duhet të të jap?". Ajo u përgjegj: "Vulën tënde, kordonin tënd dhe bastunin që ke në dorë". Ai ia dha, hyri te ajo dhe ajo u ngjiz me të.
<scripture passage="Gen 38:19" parsed="|Gen|38|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.19" />
<sup>19</sup> Pastaj ajo u ngrit dhe iku; hoqi velin dhe veshi përsëri rrobat e saj të vejërisë.
<scripture passage="Gen 38:20" parsed="|Gen|38|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.20" />
<sup>20</sup> Por Juda i dërgoi kecin me anë të mikut të tij, Adulamitit, për të rimarë pengun nga duart e asaj gruaje; po ai nuk e gjeti atë.
<scripture passage="Gen 38:21" parsed="|Gen|38|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.21" />
<sup>21</sup> Atëherë pyeti njerëzit vendas duke thënë: "Ku është ajo prostitutë që rrinte në Enaim, në rrugë?". Ata u përgjigjën: "Nuk ka pasur asnjë prostitutë këtu".
<scripture passage="Gen 38:22" parsed="|Gen|38|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.22" />
<sup>22</sup> Kështu ai u kthye te Juda dhe i tha: "Nuk e gjeta; veç kësaj vendasit më thanë: "Nuk ka pasur asnjë prostitutë këtu"".
<scripture passage="Gen 38:23" parsed="|Gen|38|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.23" />
<sup>23</sup> Atëherë Juda tha: "Le ta mbajë, pra, pengun që i dhashë, sepse nuk duam të mbulohemi me turp. Ja, unë i dërgova këtë kec dhe ti nuk e gjete".
<scripture passage="Gen 38:24" parsed="|Gen|38|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.24" />
<sup>24</sup> Tre muaj më vonë erdhën dhe i thanë Judës: "Tamara, nusja e birit tënd, është bërë prostitutë; dhe, nga ky shkak, ajo ka mbetur gjithashtu me barrë". Atëherë Juda u tha: "Nxirreni jashtë dhe digjeni!".
<scripture passage="Gen 38:25" parsed="|Gen|38|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.25" />
<sup>25</sup> Ndërsa po e nxirrnin jashtë, ajo i çoi fjalë të vjehrrit: "Njeriu të cilit i përkasin këto sende, më la me barrë". Pastaj tha: "Shiko në se mund të dallosh të kujt janë këto sende: vula, kordoni dhe bastuni".
<scripture passage="Gen 38:26" parsed="|Gen|38|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.26" />
<sup>26</sup> Juda i njohu dhe i tha: "Ajo është më e drejtë se unë, se unë nuk ia dhashë Shelahut, birit tim". Dhe ai nuk pati më marrëdhënie me të.
<scripture passage="Gen 38:27" parsed="|Gen|38|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.27" />
<sup>27</sup> Kur edhi koha e lindjes, ajo kishte në bark dy binjakë.
<scripture passage="Gen 38:28" parsed="|Gen|38|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.28" />
<sup>28</sup> Ndërsa po lindte, njeri prej tyre nxori jashtë një dorë dhe mamia e kapi dhe i lidhi një fije të kuqe flakë, duke thënë: "Ky doli i pari".
<scripture passage="Gen 38:29" parsed="|Gen|38|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.29" />
<sup>29</sup> Por ai e tërhoqi dorën e tij, dhe ja që doli jashtë vëllai i tij. Atëherë mamia tha: "Si ia çave rrugën vetes?". Për këtë arësye u quajt Perets.
<scripture passage="Gen 38:30" parsed="|Gen|38|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.38.30" />
<sup>30</sup> Pastaj doli vëllai i tij, që kishte rreth dorës fijen ngjyrë të kuqe flakë; dhe u quajt Zerah.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 39" progress="3.54%" prev="Gen.38" next="Gen.40" id="Gen.39">
<h3 id="Gen.39-p0.1">Chapter 39</h3>
<p id="Gen.39-p1">
<scripture passage="Gen 39:1" parsed="|Gen|39|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.1" />
<sup>1</sup> Ndërkaq Jozefi u çua në Egjipt; dhe Potifari, oficeri i Faraonit dhe kapiten i rojeve, një egjiptas, e bleu nga Ismaelitët që e kishin sjellë atje.
<scripture passage="Gen 39:2" parsed="|Gen|39|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.2" />
<sup>2</sup> Zoti qe me Jozefin, dhe ky pasurohej dhe banonte në shtëpinë e zotërisë së tij, egjiptasit.
<scripture passage="Gen 39:3" parsed="|Gen|39|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.3" />
<sup>3</sup> Dhe zotëria e tij e pa që Zoti qe me të dhe që Zoti e sillte mbarë në duart e tij gjithçka bënte.
<scripture passage="Gen 39:4" parsed="|Gen|39|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.4" />
<sup>4</sup> Kështu Jozefi fitoi hir në sytë e atij dhe hyri në shërbimin personal të Potifarit, që e emëroi kryeadministrator të shtëpisë së tij dhe i la në dorë gjithçka zotëronte.
<scripture passage="Gen 39:5" parsed="|Gen|39|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.5" />
<sup>5</sup> Nga çasti që e bëri kryeadministrator të shtëpisë së tij dhe për gjithçka që zotëronte, Zoti e bekoi shtëpinë e egjiptasit për shkak të Jozefit; dhe bekimi i Zotit përfshiu gjithçka ai kishte në shtëpi dhe në fushë.
<scripture passage="Gen 39:6" parsed="|Gen|39|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.6" />
<sup>6</sup> Kështu Potifari la gjithçka kishte në dorë të Jozefit dhe nuk shqetësohej më për asgjë, përveç ushqimit të vet. Dhe Jozefi ishte i bukur nga forma dhe kishte një pamje tërheqëse.
<scripture passage="Gen 39:7" parsed="|Gen|39|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.7" />
<sup>7</sup> Mbas gjithë këtyre gjërave, gruaja e zotërisë së tij ia vuri sytë Jozefit dhe i tha: "Bjerë e fli me mua".
<scripture passage="Gen 39:8" parsed="|Gen|39|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.8" />
<sup>8</sup> Por ai e refuzoi dhe i tha gruas së zotërisë së tij: "Ja, zotëria ime nuk shqetësohet për ato që ka lënë në shtëpi me mua dhe ka lënë në duart e mia gjithçka zotëron.
<scripture passage="Gen 39:9" parsed="|Gen|39|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.9" />
<sup>9</sup> Nuk ka asnjë më të madh se unë në këtë shtëpi; ai nuk më ka ndaluar asgjë veç teje, sepse je gruaja e tij. Si mund ta bëj unë këtë të keqe të madhe dhe të kryej një mëkat kundër Perëndisë?".
<scripture passage="Gen 39:10" parsed="|Gen|39|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.10" />
<sup>10</sup> Me gjithë faktin që ajo i fliste Jozefit për këtë gjë çdo ditë, ai nuk pranoi të binte në shtrat me të dhe t'i jepej asaj.
<scripture passage="Gen 39:11" parsed="|Gen|39|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.11" />
<sup>11</sup> Një ditë ndodhi që ai hyri në shtëpi për të bërë punën e tij, dhe nuk ndodhej në shtëpi asnjë prej shërbëtorëve.
<scripture passage="Gen 39:12" parsed="|Gen|39|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.12" />
<sup>12</sup> Atëherë ajo e kapi nga rrobat dhe i tha: "Eja të shtrihesh me mua". Por ai ia la në dorë rroben e tij, iku duke vrapuar jashtë.
<scripture passage="Gen 39:13" parsed="|Gen|39|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.13" />
<sup>13</sup> Kur ajo pa që ai ia kishte lënë në dorë rroben e tij dhe kishte ikur jashtë,
<scripture passage="Gen 39:14" parsed="|Gen|39|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.14" />
<sup>14</sup> thirri shërbëtorët e vet dhe u tha: "Shikoni, ai na solli në shtëpi një hebre për t'u tallur me ne; ai erdhi tek unë për të rënë me mua, por unë bërtita me të madhe.
<scripture passage="Gen 39:15" parsed="|Gen|39|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.15" />
<sup>15</sup> Me të dëgjuar që unë ngrita zërin dhe fillova të bërtas, ai la rrobën e tij pranë meje, iku dhe vrapoi jashtë".
<scripture passage="Gen 39:16" parsed="|Gen|39|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.16" />
<sup>16</sup> Kështu ajo mbajti pranë saj rroben e tij, deri sa u kthye në shtëpi zotëria e saj.
<scripture passage="Gen 39:17" parsed="|Gen|39|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.17" />
<sup>17</sup> Atëherë ajo i foli në këtë mënyrë: "Ai shërbëtor hebre, që ti na solle, erdhi tek unë për të më vënë në lojë.
<scripture passage="Gen 39:18" parsed="|Gen|39|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.18" />
<sup>18</sup> Por sa ngrita zërin dhe bërtita, ai la rroben pranë meje dhe iku jashtë".
<scripture passage="Gen 39:19" parsed="|Gen|39|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.19" />
<sup>19</sup> Kështu, kur zotëria e saj dëgjoi fjalët e gruas së vet që i fliste në këtë mënyrë duke thënë: "Shërbëtori yt më ka bërë këtë gjë!", ai u inatos.
<scripture passage="Gen 39:20" parsed="|Gen|39|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.20" />
<sup>20</sup> Atëherë zotëria e Jozefit e mori dhe e futi në burg, në vendin ku ishin mbyllur të burgosurit e mbretit. Kështu ai mbeti në atë burg.
<scripture passage="Gen 39:21" parsed="|Gen|39|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.21" />
<sup>21</sup> Por Zoti qe me Jozefin dhe u tregua dashamirës ndaj tij, duke bërë që t'i hynte në zemër drejtorit të burgut.
<scripture passage="Gen 39:22" parsed="|Gen|39|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.22" />
<sup>22</sup> Kështu drejtori i burgut i besoi Jozefit tërë të burgosurit që ndodheshin në burg; dhe ai ishte përgjegjës për të gjitha që bëheshin aty brënda.
<scripture passage="Gen 39:23" parsed="|Gen|39|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.39.23" />
<sup>23</sup> Drejtori i burgut nuk kontrollonte më asgjë nga ato që i ishin besuar Jozefit, sepse Zoti ishte me të, dhe Zoti e bënte të mbarë gjithçka që ai bënte.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 40" progress="3.62%" prev="Gen.39" next="Gen.41" id="Gen.40">
<h3 id="Gen.40-p0.1">Chapter 40</h3>
<p id="Gen.40-p1">
<scripture passage="Gen 40:1" parsed="|Gen|40|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.1" />
<sup>1</sup> Mbas këtyre gjërave, ndodhi që kupëmbajtësi dhe bukëpjekësi i mbretit të Egjiptit fyen zotërinë e tyre, mbretin e Egjiptit.
<scripture passage="Gen 40:2" parsed="|Gen|40|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.2" />
<sup>2</sup> Dhe Faraoni u zemërua me të dy oficerët e tij, kryekupëmbajtësin dhe kryebukëpjekësin,
<scripture passage="Gen 40:3" parsed="|Gen|40|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.3" />
<sup>3</sup> dhe i futi në burg, në shtëpinë e kreut të rojeve, në po atë burg ku ishte mbyllur Jozefi.
<scripture passage="Gen 40:4" parsed="|Gen|40|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.4" />
<sup>4</sup> Dhe kapiteni i rojeve i la nën mbikqyrjen e Jozefit, i cili i ndihmonte. Kështu ata qëndruan në burg për një farë kohe.
<scripture passage="Gen 40:5" parsed="|Gen|40|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.5" />
<sup>5</sup> Po atë natë, kupëmbajtësi dhe bukëpjekësi i mbretit të Egjiptit, që ishin të mbyllur në burg, panë që të dy një ëndërr, secili ëndrrën e tij, me një kuptim të veçantë.
<scripture passage="Gen 40:6" parsed="|Gen|40|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.6" />
<sup>6</sup> Dhe të nesërmen në mëngjes Jozefi erdhi tek ata dhe vuri re se ishin të shqetësuar.
<scripture passage="Gen 40:7" parsed="|Gen|40|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.7" />
<sup>7</sup> Atëherë ai pyeti oficerët e Faraonit, që ishin me të në burg, në shtëpinë e zotërisë së tij dhe u tha: "Pse keni sot një fytyrë kaq të trishtuar?".
<scripture passage="Gen 40:8" parsed="|Gen|40|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.8" />
<sup>8</sup> Ata iu përgjegjën: "Kemi parë një ëndërr dhe askush nuk është në gjëndje ta interpretojë". Atëherë Jozefi u tha atyre: "Interpretimet nuk i përkasin vallë Perëndisë? Më tregoni ëndrrat, ju lutem".
<scripture passage="Gen 40:9" parsed="|Gen|40|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.9" />
<sup>9</sup> Kështu kryekupëmbajtësi i tregoi Jozefit ëndrrën e tij dhe i tha: "Në ëndrrën time kisha përpara një hardhi;
<scripture passage="Gen 40:10" parsed="|Gen|40|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.10" />
<sup>10</sup> dhe në atë hardhi kishte tri degë, të cilat sa vunë lastarë, lulëzuan dhe dhanë vile rrushi të pjekur.
<scripture passage="Gen 40:11" parsed="|Gen|40|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.11" />
<sup>11</sup> Tani unë kisha në dorë kupën e Faraonit; mora rrushin, e shtrydha në kupën e Faraonit dhe e vura kupën në dorë të Faraonit".
<scripture passage="Gen 40:12" parsed="|Gen|40|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.12" />
<sup>12</sup> Jozefi i tha: "Ky është interpretimi i ëndrrës: tri degët janë tri ditë;
<scripture passage="Gen 40:13" parsed="|Gen|40|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.13" />
<sup>13</sup> në krye të tri ditëve Faraoni do të të bëjë të ngresh përsëri kokën lart, do të të rivendosë në detyrën tënde dhe ti do t'i japësh në dorë kupën Faraonit, siç bëje më parë, kur ishe kupëmbajtësi i tij.
<scripture passage="Gen 40:14" parsed="|Gen|40|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.14" />
<sup>14</sup> Por më kujto mua kur të jesh i lumtur; të lutem, trego dashamirësi ndaj meje, duke i folur për mua Faraonit, dhe më nxirr nga kjo shtëpi;
<scripture passage="Gen 40:15" parsed="|Gen|40|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.15" />
<sup>15</sup> sepse mua më sollën fshehurazi nga vendi i hebrejve, dhe këtu s'kam bërë gjë për t'u futur në këtë burg të nëndheshëm".
<scripture passage="Gen 40:16" parsed="|Gen|40|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.16" />
<sup>16</sup> kryebukëpjekësi, duke parë se interpretimi ishte i favorshëm, i tha Jozefit: "Edhe unë në ëndrrën time kisha tri shporta me bukë të bardhë mbi krye;
<scripture passage="Gen 40:17" parsed="|Gen|40|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.17" />
<sup>17</sup> dhe në shportën më të lartë kishte çdo lloj gjellësh të pjekura në furrë për Faraonin; dhe zogjtë i hanin nga shporta që kisha mbi krye".
<scripture passage="Gen 40:18" parsed="|Gen|40|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Jozefi u përgjegj dhe tha: "Ky është interpretimi i ëndrrës: tri shportat janë tri ditë;
<scripture passage="Gen 40:19" parsed="|Gen|40|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.19" />
<sup>19</sup> në krye të tri ditëve Faraoni do të të heqë kokën nga shpatullat, do të varë në një pemë, dhe zogjtë do të hanë mishrat e trupit tënd".
<scripture passage="Gen 40:20" parsed="|Gen|40|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.20" />
<sup>20</sup> Tani ditën e tretë, ditën e përvjetorit të Faraonit, ndodhi që ai shtroi një banket për të gjithë shërbëtorët e tij; dhe bëri që të ngrinin kokën lartë si kryekupëmbajtësi dhe kryebukëpjekësi, në mes të shërbëtorëve të tij.
<scripture passage="Gen 40:21" parsed="|Gen|40|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.21" />
<sup>21</sup> Kështu e rivendosi kryekupëmbajtësin në detyrën e tij si kupëmbajtës që t'i jepte kupën në dorë Faraonit,
<scripture passage="Gen 40:22" parsed="|Gen|40|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.22" />
<sup>22</sup> por bëri që ta varnin kryebukëpjekësin simbas interpretimit që Jozefi u kishte dhënë.
<scripture passage="Gen 40:23" parsed="|Gen|40|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.40.23" />
<sup>23</sup> Por kryekupëmbajtësi nuk u kujtua për Jozefin, por e harroi.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 41" progress="3.69%" prev="Gen.40" next="Gen.42" id="Gen.41">
<h3 id="Gen.41-p0.1">Chapter 41</h3>
<p id="Gen.41-p1">
<scripture passage="Gen 41:1" parsed="|Gen|41|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.1" />
<sup>1</sup> Por ndodhi që mbas dy vitesh të plota Faraoni pa një ëndërr. Ai ndodhej pranë një lumi,
<scripture passage="Gen 41:2" parsed="|Gen|41|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.2" />
<sup>2</sup> dhe ja që ndërsa po ngjiten nga lumi shtatë lopë, të hijshme e të majme, që nisën të kullosin ndër xunkthe.
<scripture passage="Gen 41:3" parsed="|Gen|41|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.3" />
<sup>3</sup> Pas atyre, u ngjitën nga lumi shtatë lopë të tjera të shëmtuara dhe të dobëta, dhe u ndalën pranë të parave në bregun e lumit.
<scripture passage="Gen 41:4" parsed="|Gen|41|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.4" />
<sup>4</sup> Tani lopët e shëmtuara dhe të dobëta hëngrën lopët e hijshme dhe të majme. Pastaj Faraoni u zgjua.
<scripture passage="Gen 41:5" parsed="|Gen|41|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.5" />
<sup>5</sup> Më pas e zuri gjumi përsëri dhe pa një ëndërr të dytë; dhe, ja, shtatë kallinj të trashë dhe të bukur që dilnin nga një kërcell i vetëm.
<scripture passage="Gen 41:6" parsed="|Gen|41|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.6" />
<sup>6</sup> Pastaj, ja, shtatë kallinj të hollë dhe të tharë nga era lindore, që mbinin pas tyre.
<scripture passage="Gen 41:7" parsed="|Gen|41|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.7" />
<sup>7</sup> Dhe kallinjtë e hollë gëlltitën shtatë kallinjtë e trashë dhe të plotë. Atëherë Faraoni u zgjua dhe, ja, ishte një ëndërr.
<scripture passage="Gen 41:8" parsed="|Gen|41|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.8" />
<sup>8</sup> Në mëngjes shpirti i tij qe i trazuar, dhe dërgoi e thirri tërë magjistarët dhe të diturit e Egjiptit; pastaj Faraoni u tregoi ëndrrat e tij, por asnjeri prej tyre nuk qe në gjendje t'ia interpretonte Faraonit.
<scripture passage="Gen 41:9" parsed="|Gen|41|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.9" />
<sup>9</sup> Atëherë kryekupëmbajtësi i foli Faraonit duke i thënë: "Sot kujtoj gabimet e mia.
<scripture passage="Gen 41:10" parsed="|Gen|41|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.10" />
<sup>10</sup> Faraoni ishte zemëruar me shërbëtorët e tij dhe më kishte futur në burg në shtëpinë e kreut të rojeve, mua dhe kryebukëpjekësin.
<scripture passage="Gen 41:11" parsed="|Gen|41|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.11" />
<sup>11</sup> Po atë natë, unë dhe ai pamë një ëndërr; secili pa një ëndërr që kishte kuptimin e tij.
<scripture passage="Gen 41:12" parsed="|Gen|41|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.12" />
<sup>12</sup> Me ne ishte edhe një hebre i ri, shërbëtor i kreut të rojeve; atij i treguam ëndrrat tona dhe ai na i interpretoi, duke i dhënë secilit interpretimin e ëndrrës së tij.
<scripture passage="Gen 41:13" parsed="|Gen|41|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.13" />
<sup>13</sup> Dhe gjërat u zhvilluan pikërisht simbas interpretimit që na kishte dhënë ai. Faraoni më rivendosi në detyrën time dhe e vari tjetrin".
<scripture passage="Gen 41:14" parsed="|Gen|41|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Faraoni dërgoi ta thërrisnin Jozefin, që e nxorrën menjëherë nga burgu nëntokësor. Kështu ai u rrua, ndërroi rrobat dhe erdhi te Faraoni.
<scripture passage="Gen 41:15" parsed="|Gen|41|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.15" />
<sup>15</sup> Dhe Faraoni i tha Jozefit: "Kam parë një ëndërr dhe askush nuk është në gjëndje ta interpretojë; por kam dëgjuar për ty se, kur ke dëgjuar një ëndërr, je në gjendje ta interpretosh".
<scripture passage="Gen 41:16" parsed="|Gen|41|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.16" />
<sup>16</sup> Jozefi iu përgjegj Faraonit duke i thënë: "Nuk jam unë, por Perëndia do të japë një përgjigje për të mirën e Faraonit".
<scripture passage="Gen 41:17" parsed="|Gen|41|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Faraoni i tha Jozefit: "Ja, në ëndrrën time unë rrija në bregun e lumit,
<scripture passage="Gen 41:18" parsed="|Gen|41|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.18" />
<sup>18</sup> kur u ngjitën nga lumi shtatë lopë të majme dhe të hijshme, që nisën të kullosnin ndër xunkthe.
<scripture passage="Gen 41:19" parsed="|Gen|41|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.19" />
<sup>19</sup> Pas tyre u ngjitën shtatë lopë të tjera të dobëta, shumë të shëmtuara dhe thatime; lopë të tilla aq të shëmtuara nuk kisha parë kurrë në gjithë shtetin e Egjiptit.
<scripture passage="Gen 41:20" parsed="|Gen|41|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.20" />
<sup>20</sup> Dhe lopët e dobëta dhe të shëmtuara i hëngrën të shtatë lopët e para të majme;
<scripture passage="Gen 41:21" parsed="|Gen|41|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.21" />
<sup>21</sup> por edhe pasi i hëngrën, asnjeri nuk mund të dallonte që i kishin ngrënë, sepse ato ishin të shëmtuara si më parë. Kështu u zgjova.
<scripture passage="Gen 41:22" parsed="|Gen|41|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.22" />
<sup>22</sup> Pastaj pashë në ëndrrën time shtatë kallinj që dilnin nga një kërcell i vetëm, të plotë dhe të bukur;
<scripture passage="Gen 41:23" parsed="|Gen|41|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.23" />
<sup>23</sup> dhe ja shtatë kallinj të tjerë të fishkur, të hollë dhe të tharë nga era lindore, që mbinin pas të parëve.
<scripture passage="Gen 41:24" parsed="|Gen|41|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.24" />
<sup>24</sup> Pastaj shtatë kallinjtë e hollë gëlltitën shtatë kallinjtë e bukur. Këtë gjë ua tregova magjistarëve, por asnjeri prej tyre nuk qe në gjëndje të më jepte një shpjegim".
<scripture passage="Gen 41:25" parsed="|Gen|41|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Jozefi i tha Faraonit: "Éndërrat e Faraonit janë një ëndërr e njëjtë. Perëndia i tregoi Faraonit atë që po gatitet të bëjë.
<scripture passage="Gen 41:26" parsed="|Gen|41|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.26" />
<sup>26</sup> Shtatë lopët e bukura janë shtatë vite dhe shtatë kallinjtë e bukur janë shtatë vite; është e njëjta ëndërr.
<scripture passage="Gen 41:27" parsed="|Gen|41|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.27" />
<sup>27</sup> Edhe shtatë lopët e dobëta dhe të shëmtuara, që ngjiteshin pas atyre, janë shtatë vite; edhe shtatë kallinjtë bosh dhe të tharë nga era lindore janë shtatë vite zije buke.
<scripture passage="Gen 41:28" parsed="|Gen|41|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.28" />
<sup>28</sup> Këto janë ato që i thanë Faraonit: Perëndia i tregoi Faraonit atë që po përgatitet të bëjë.
<scripture passage="Gen 41:29" parsed="|Gen|41|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.29" />
<sup>29</sup> Ja, po vijnë shtatë vite bollëku të madh në tërë vendin e Egjiptit;
<scripture passage="Gen 41:30" parsed="|Gen|41|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.30" />
<sup>30</sup> por pas këtyre do të vinë shtatë vite zije buke dhe gjithë ai bollëk do të harrohet në vendin e Egjiptit; dhe zija do të ligështojë vendin.
<scripture passage="Gen 41:31" parsed="|Gen|41|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.31" />
<sup>31</sup> Dhe në vend nuk do ta kujtojnë më bollëkun e mëparshëm për shkak të zisë së bukës që do të vijë, sepse kjo do të jetë shumë e rëndë.
<scripture passage="Gen 41:32" parsed="|Gen|41|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.32" />
<sup>32</sup> Fakti që kjo ëndërr i është shfaqur Faraonit dy herë do të thotë që këtë vendim e ka marrë Perëndia, dhe Perëndia do të bëjë që të ndodhë shpejt.
<scripture passage="Gen 41:33" parsed="|Gen|41|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.33" />
<sup>33</sup> Prandaj Faraoni të kërkojë një njeri të zgjuar dhe të urtë dhe ta caktojë në krye të Egjiptit.
<scripture passage="Gen 41:34" parsed="|Gen|41|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.34" />
<sup>34</sup> Faraoni duhet të veprojë kështu: të emërojë në vend mbikqyrës për të mbledhur një të pestën e prodhimeve të vendit të Egjiptit, gjatë shtatë viteve të bollëkut.
<scripture passage="Gen 41:35" parsed="|Gen|41|35|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.35" />
<sup>35</sup> Ata të grumbullojnë të gjitha ushqimet e këtyre viteve të mbara që po vinë dhe të grumbullojnë grurin nën autoritetin e Faraonit dhe ta ruajnë për furnizimin e qyteteve.
<scripture passage="Gen 41:36" parsed="|Gen|41|36|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.36" />
<sup>36</sup> Këto ushqime do të jenë një rezervë për vendin në parashikim të shtatë viteve të zisë së bukës që do të bjerë në vendin e Egjiptit; kështu vendi nuk do të humbasë nga zija".
<scripture passage="Gen 41:37" parsed="|Gen|41|37|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.37" />
<sup>37</sup> Kjo gjë i pëlqeu Faraonit dhe gjithë nëpunësve të tij.
<scripture passage="Gen 41:38" parsed="|Gen|41|38|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.38" />
<sup>38</sup> Dhe Faraoni u tha nëpunësve të tij: "A mund të gjejmë një njeri si ky, tek i cili të gjendet Fryma e Perëndisë?".
<scripture passage="Gen 41:39" parsed="|Gen|41|39|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.39" />
<sup>39</sup> Atëherë Faraoni i tha Jozefit: "Me qënë se Perëndia të bëri të dish të gjitha këto gjëra, nuk ka asnjeri të zgjuar dhe të ditur sa ti.
<scripture passage="Gen 41:40" parsed="|Gen|41|40|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.40" />
<sup>40</sup> Ti do të jesh mbi shtëpinë time dhe i tërë populli im do t'u bindet urdhërave të tua; vetëm për fronin unë do të jem më i madh se ti".
<scripture passage="Gen 41:41" parsed="|Gen|41|41|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.41" />
<sup>41</sup> Faraoni i tha Jozefit: "Shiko, unë të emëroj mbi gjithë shtetin e Egjiptit".
<scripture passage="Gen 41:42" parsed="|Gen|41|42|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.42" />
<sup>42</sup> Pastaj Faraoni hoqi unazën nga dora e vet dhe ia vuri në dorë Jozefit; e veshi me rroba krejt prej liri dhe i vari në qafë një gjerdan të artë.
<scripture passage="Gen 41:43" parsed="|Gen|41|43|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.43" />
<sup>43</sup> E hipi pastaj në karron e tij të dytë, dhe para tij thërrisnin: "Në gjunjë!". Kështu Faraoni e vendosi mbi tërë shtetin e Egjiptit.
<scripture passage="Gen 41:44" parsed="|Gen|41|44|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.44" />
<sup>44</sup> Veç kësaj Faraoni i tha Jozefit: "Faraoni jam unë, por pa ty asnjeri nuk ka për të ngritur dorën ose këmbën në tërë shtetin e Egjiptit".
<scripture passage="Gen 41:45" parsed="|Gen|41|45|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.45" />
<sup>45</sup> Dhe Faraoni e quajti Jozefin me emrin Cofnath-Paneah dhe i dha për grua Asenathin, të bijën e Potiferahut, prift i Onit. Dhe Jozefi u nis për të vizituar shtetin e Egjiptit.
<scripture passage="Gen 41:46" parsed="|Gen|41|46|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.46" />
<sup>46</sup> Tani Jozefi ishte tridhjetë vjeç kur u paraqit para Faraonit, mbretit të Egjiptit. Pastaj Jozefi u largua nga Faraoni dhe i ra anembanë Egjiptit.
<scripture passage="Gen 41:47" parsed="|Gen|41|47|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.47" />
<sup>47</sup> Gjatë shtatë viteve të bollëkut, toka prodhoi shumë;
<scripture passage="Gen 41:48" parsed="|Gen|41|48|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.48" />
<sup>48</sup> dhe Jozefi grumbulloi tërë ushqimet në vendin e Egjiptit gjatë atyre shtatë viteve dhe i vendosi nëpër qytetet; në çdo qytet vendosi ushqimet e territorit përreth.
<scripture passage="Gen 41:49" parsed="|Gen|41|49|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.49" />
<sup>49</sup> Kështu Jozefi grumbulloi grurë, si rëra e detit, aq shumë sa pushoi së mbajturi llogari sepse sasia e grurit ishte e pallogaritshme.
<scripture passage="Gen 41:50" parsed="|Gen|41|50|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.50" />
<sup>50</sup> Para se të vinte viti i zisë, Jozefit i lindën dy fëmijë që Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit, i lindi.
<scripture passage="Gen 41:51" parsed="|Gen|41|51|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.51" />
<sup>51</sup> Jozefi e quajti të parëlindurin Manasi, sepse tha: "Perëndia bëri që të harroj çdo shqetësim timin dhe tërë shtëpinë e atit tim".
<scripture passage="Gen 41:52" parsed="|Gen|41|52|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.52" />
<sup>52</sup> Të dytit i vuri emrin Efraim, sepse tha: "Perëndia më ka bërë frytdhënës në vendin e pikëllimit tim".
<scripture passage="Gen 41:53" parsed="|Gen|41|53|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.53" />
<sup>53</sup> Shtatë vitet e bollëkut që qenë në shtetin e Egjiptit morën fund,
<scripture passage="Gen 41:54" parsed="|Gen|41|54|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.54" />
<sup>54</sup> dhe filluan shtatë vitet e zisë, ashtu si kishte thënë Jozefi. Kishte mungesë ushqimesh në të tëra vendet, por në tërë vendin e Egjiptit kishte bukë.
<scripture passage="Gen 41:55" parsed="|Gen|41|55|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.55" />
<sup>55</sup> Pastaj tërë vendi i Egjiptit filloi të vuajë nga uria, dhe populli e ngriti zërin për t'i kërkuar bukë Faraonit. Atëherë Faraoni u tha tërë Egjiptasve: "Shkoni tek Jozefi dhe bëni si t'ju thotë ai".
<scripture passage="Gen 41:56" parsed="|Gen|41|56|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.56" />
<sup>56</sup> Zija ishte përhapur mbi sipërfaqen e tërë vendit dhe Jozefi i hapi tërë depot dhe u shiti grurë Egjiptasve. Por zija u bë më e rëndë në vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Gen 41:57" parsed="|Gen|41|57|0|0" osisRef="Bible:Gen.41.57" />
<sup>57</sup> Kështu njerëzit e të gjitha vendeve vinin në Egjipt te Jozefi për të blerë grurë, sepse zija qe shtuar mbi tërë tokën.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 42" progress="3.87%" prev="Gen.41" next="Gen.43" id="Gen.42">
<h3 id="Gen.42-p0.1">Chapter 42</h3>
<p id="Gen.42-p1">
<scripture passage="Gen 42:1" parsed="|Gen|42|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.1" />
<sup>1</sup> Por Jakobi, pasi mësoi se në Egjipt kishte grurë, u tha bijve të tij: "Pse shikoni njëri-tjetrin?".
<scripture passage="Gen 42:2" parsed="|Gen|42|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.2" />
<sup>2</sup> Pastaj tha: "Ja, dëgjova se në Egjipt ka grurë; shkoni atje poshtë për të blerë grurë për ne, që të mundim të jetojmë dhe të mos vdesim".
<scripture passage="Gen 42:3" parsed="|Gen|42|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.3" />
<sup>3</sup> Kështu dhjetë vëllezërit e Jozefit zbritën në Egjipt për të blerë grurë.
<scripture passage="Gen 42:4" parsed="|Gen|42|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.4" />
<sup>4</sup> Por Jakobi nuk e dërgoi Beniaminin, vëllanë e Jozefit, me vëllezërit e tij, sepse thoshte: "Të mos i ngjasë ndonjë fatkeqësi".
<scripture passage="Gen 42:5" parsed="|Gen|42|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.5" />
<sup>5</sup> Bijtë e Izraelit arritën aty, pra, për të blerë grurë, në mes të të ardhurve të tjerë, sepse në vendin e Kanaanëve mbretëronte zija.
<scripture passage="Gen 42:6" parsed="|Gen|42|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.6" />
<sup>6</sup> Jozefi ishte qeveritari i vendit; ai u shiste grurë tërë njerëzve të vendit; dhe vëllezërit e Jozefit erdhën dhe u përulën para tij me fytyrën për tokë.
<scripture passage="Gen 42:7" parsed="|Gen|42|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.7" />
<sup>7</sup> Jozefi pa vëllezërit e tij dhe i njohu, por u suall me ta si një i huaj dhe përdori fjalë të ashpra me ta, duke u thënë: "Nga vini?". Ata u përgjigjën: "Nga vendi i Kanaanit për të blerë ushqime".
<scripture passage="Gen 42:8" parsed="|Gen|42|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.8" />
<sup>8</sup> Kështu Jozefi njohu vëllezërit e tij, por ata nuk e njohën atë.
<scripture passage="Gen 42:9" parsed="|Gen|42|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Jozefit iu kujtuan ëndrrat që kishte parë rreth tyre dhe tha: "Ju jeni spiunë! Keni ardhur këtu për të parë pikat e pambrojtura të vendit!".
<scripture passage="Gen 42:10" parsed="|Gen|42|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.10" />
<sup>10</sup> Ata iu përgjegjën: "Jo, zotëria im; shërbëtorët e tu kanë ardhur për të blerë ushqime.
<scripture passage="Gen 42:11" parsed="|Gen|42|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.11" />
<sup>11</sup> Jemi të gjithë bijtë e të njejtit njeri, jemi njerëz të ndershëm; shërbëtorët e tu nuk janë spiunë".
<scripture passage="Gen 42:12" parsed="|Gen|42|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.12" />
<sup>12</sup> Por ai u tha atyre: "Jo, ju keni ardhur për të parë pikat e pambrojtura të vendit!".
<scripture passage="Gen 42:13" parsed="|Gen|42|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.13" />
<sup>13</sup> Atëherë ata thanë: "Ne, shërbëtorët e tu, jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të të njëjtit njeri nga vendi i Kanaanit. Dhe ja, pra, më i riu është sot me atin tonë, dhe njeri prej tyre nuk është më".
<scripture passage="Gen 42:14" parsed="|Gen|42|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.14" />
<sup>14</sup> Por Jozefi u tha atyre: "Çështja qëndron ashtu siç ju thashë: ju jeni spiunë!
<scripture passage="Gen 42:15" parsed="|Gen|42|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.15" />
<sup>15</sup> Ja si do të viheni në provë: ashtu siç është e vërteta që Faraoni jeton, nuk do të dilni këtej para se vëllai juaj më i vogël të vijë këtu.
<scripture passage="Gen 42:16" parsed="|Gen|42|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.16" />
<sup>16</sup> Dërgoni njerin prej jush të marrë vëllanë tuaj; dhe ju do të qëndroni këtu në burg, që fjalët tuaja të provohen dhe të shihet nëse thoni të vërtetën; për ndryshe, ashtu siç është e vërtetë që Faraoni jeton, ju jeni spiunë!".
<scripture passage="Gen 42:17" parsed="|Gen|42|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.17" />
<sup>17</sup> Kështu i futi bashkë në burg për tri ditë.
<scripture passage="Gen 42:18" parsed="|Gen|42|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.18" />
<sup>18</sup> Ditën e tretë, Jozefi u tha atyre: "Bëni këtë dhe do të jetoni; unë kam frikë nga Perëndia!
<scripture passage="Gen 42:19" parsed="|Gen|42|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.19" />
<sup>19</sup> Në rast se jeni njerëz të ndershëm, njeri nga ju vëllezërit të rrijë i lidhur me zinxhir në burgun tonë, dhe ju shkoni t'u çoni grurë familjeve tuaja që vdesin urie;
<scripture passage="Gen 42:20" parsed="|Gen|42|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.20" />
<sup>20</sup> pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël; kështu do të vërtetohen fjalët tuaja dhe ju nuk keni për të vdekur". Dhe ata vepruan kështu.
<scripture passage="Gen 42:21" parsed="|Gen|42|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.21" />
<sup>21</sup> Atëherë i thonin njëri-tjetrit: "Ne jemi me të vërtetë fajtorë ndaj vëllait tonë, sepse e pamë ankthin e shpirtit të tij kur ai na lutej, por nuk ia vumë veshin! Ja pse na ra kjo fatkeqësi".
<scripture passage="Gen 42:22" parsed="|Gen|42|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.22" />
<sup>22</sup> Rubeni iu përgjegj atyre duke thënë: "A nuk ju thoja unë: "Mos kryeni këtë mëkat kundër fëmijës!"? Por ju nuk më dëgjuat. Prandaj tani na kërkohet llogari për gjakun e tij".
<scripture passage="Gen 42:23" parsed="|Gen|42|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.23" />
<sup>23</sup> Ata nuk e dinin që Jozefi i kuptonte, sepse midis tij dhe atyre kishte një përkthyes.
<scripture passage="Gen 42:24" parsed="|Gen|42|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.24" />
<sup>24</sup> Atëherë ai u largua nga ata dhe qau. Pastaj u kthye pranë tyre dhe u foli; mori Simeonin dhe vuri ta lidhnin me zinxhir para syve të tyre.
<scripture passage="Gen 42:25" parsed="|Gen|42|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.25" />
<sup>25</sup> Pastaj Jozefi urdhëroi të mbushnin me grurë thasët e tyre, të vendosnin paratë e secilit në trastën e tij dhe t'u jepnin ushqime për udhëtimin. Dhe kështu u bë.
<scripture passage="Gen 42:26" parsed="|Gen|42|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.26" />
<sup>26</sup> Ata ngarkuan, pra, grurin mbi gomarët e tyre dhe u larguan.
<scripture passage="Gen 42:27" parsed="|Gen|42|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.27" />
<sup>27</sup> Tani, në vendin ku po kalonin natën, njëri prej tyre hapi trastën e vet për t'i dhënë ushqim gomarit të tij dhe pa aty brenda paratë e veta, që ishin në grykë të trastës;
<scripture passage="Gen 42:28" parsed="|Gen|42|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.28" />
<sup>28</sup> kështu iu drejtua vëllezërve të tij: "Paratë e mia m'u rikthyen; ja ku janë në trastën time". Atëherë, zemërvrarë dhe të trembur, i thonin njëri-tjetrit: "Ç'është vallë kjo që na bëri Perëndia?".
<scripture passage="Gen 42:29" parsed="|Gen|42|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.29" />
<sup>29</sup> Kështu arritën te Jakobi, ati i tyre, në vendin e Kanaanit dhe i treguan të gjitha ato që kishin ndodhur, duke thënë:
<scripture passage="Gen 42:30" parsed="|Gen|42|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.30" />
<sup>30</sup> "Njeriu, që është zot i vendit, na foli ashpër dhe na trajtoi si spiunë të vendit.
<scripture passage="Gen 42:31" parsed="|Gen|42|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.31" />
<sup>31</sup> Dhe ne i thamë: "Jemi njerëz të ndershëm, nuk jemi spiunë;
<scripture passage="Gen 42:32" parsed="|Gen|42|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.32" />
<sup>32</sup> jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të atit tonë; njëri nuk është më dhe më i riu ndodhet sot me atin tonë në vendin e Kanaanit".
<scripture passage="Gen 42:33" parsed="|Gen|42|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.33" />
<sup>33</sup> Por ai njeri, zoti i vendit, na tha: "Nga kjo do të provoj nëse jeni njerëz të ndershëm: lini pranë meje një prej vëllezërve tuaj, merrni me vete ushqime për familjen tuaj që po vdes nga uria dhe shkoni;
<scripture passage="Gen 42:34" parsed="|Gen|42|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.34" />
<sup>34</sup> pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël. Kështu do të provoj që nuk jeni spiunë, por njerëz të ndershëm; unë do t'ju kthej vëllanë tuaj dhe ju do të keni mundësi të bëni tregëti këtu"".
<scripture passage="Gen 42:35" parsed="|Gen|42|35|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.35" />
<sup>35</sup> Ndërsa ata po zbraznin trastat e tyre, ja që pakot e parave të secilit ishin në trastën e secilit; kështu ata dhe ati i tyre i panë pakot e parave të tyre dhe i zuri frika.
<scripture passage="Gen 42:36" parsed="|Gen|42|36|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.36" />
<sup>36</sup> Atëherë Jakobi, ati i tyre, tha: "Ju më keni lënë pa bijtë e mi! Jozefi nuk është më, Simeoni nuk është më, dhe doni të më hiqni edhe Beniaminin! E tërë kjo rëndon mbi mua!".
<scripture passage="Gen 42:37" parsed="|Gen|42|37|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.37" />
<sup>37</sup> Rubeni i tha të atit: "Po nuk ta ktheva, urdhëro të vriten dy bijtë e mi. Besoma mua, unë do të ta kthej".
<scripture passage="Gen 42:38" parsed="|Gen|42|38|0|0" osisRef="Bible:Gen.42.38" />
<sup>38</sup> Por Jakobi u përgjigj: "Biri im nuk ka për të zbritur me ju, sepse vëllai i tij vdiq dhe mbeti vetëm ky: po t'i ndodhte ndonjë fatkeqësi gjatë udhëtimit, do të kallnit në varr pleqërinë time të dhembshme".
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 43" progress="4.00%" prev="Gen.42" next="Gen.44" id="Gen.43">
<h3 id="Gen.43-p0.1">Chapter 43</h3>
<p id="Gen.43-p1">
<scripture passage="Gen 43:1" parsed="|Gen|43|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.1" />
<sup>1</sup> Por zija ishte e madhe në vend;
<scripture passage="Gen 43:2" parsed="|Gen|43|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.2" />
<sup>2</sup> dhe kur mbaruan së ngrëni grurin që kishin sjellë nga Egjipti, i ati u tha atyre: "Kthehuni për të na blerë pak ushqime".
<scripture passage="Gen 43:3" parsed="|Gen|43|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.3" />
<sup>3</sup> Por Juda iu përgjegj duke thënë: "Ai njeri na ka paralajmëruar haptas duke thënë: "Nuk keni për ta parë fytyrën time, në qoftë se vëllai juaj nuk do të jetë me ju".
<scripture passage="Gen 43:4" parsed="|Gen|43|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.4" />
<sup>4</sup> Në qoftë se ti e nis vëllanë tonë me ne, ne do të zbresim dhe do të të blejmë ushqime;
<scripture passage="Gen 43:5" parsed="|Gen|43|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.5" />
<sup>5</sup> por në rast se nuk e nis, ne nuk kemi për të zbritur, sepse ai njeri na tha: "Nuk keni për ta parë fytyrën time, në rast se vëllai juaj nuk do të jetë me ju"".
<scripture passage="Gen 43:6" parsed="|Gen|43|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Izraeli tha: "Pse më dhatë këtë dhembje duke i thënë atij njeriu që kishit edhe një vëlla?".
<scripture passage="Gen 43:7" parsed="|Gen|43|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.7" />
<sup>7</sup> Ata iu përgjigjën: "Ai njeri na pyeti me shumë kujdes për ne dhe farefisin tonë, duke thënë: "Gjallë është ende ati juaj? Keni ndonjë vëlla tjetër?". Dhe ne u përgjigjëm në bazë të këtyre pyetjeve  të tij. Ku të na shkonte nga mendja që ai do  të na thoshte: "Silleni këtu vëllanë tuaj"?".
<scripture passage="Gen 43:8" parsed="|Gen|43|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.8" />
<sup>8</sup> Pastaj Juda i tha Izraelit, atit të tij: "Lëre fëmijën të vijë me mua, dhe do të çohemi dhe do të shkojmë në mënyrë që të rrojmë dhe jo të vdesim, si ne ashtu dhe ti e të vegjëlit tanë.
<scripture passage="Gen 43:9" parsed="|Gen|43|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.9" />
<sup>9</sup> Unë bëhem garant për të; do t'i kërkosh llogari dorës sime për atë. Në rast se nuk e rikthej dhe nuk e vë para teje, do të jem fajtor para teje për gjithnjë.
<scripture passage="Gen 43:10" parsed="|Gen|43|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.10" />
<sup>10</sup> Po të mos ishim vonuar, në këtë orë do të ishim kthyer për të dytën herë".
<scripture passage="Gen 43:11" parsed="|Gen|43|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Izraeli, ati i tyre, u tha atyre: "Po të jetë ashtu, veproni në këtë mënyrë: merrni në trastat tuaja disa nga prodhimet më të mira të vendit dhe i çoni atij njeriu një dhuratë: pak balsam,
<scripture passage="Gen 43:12" parsed="|Gen|43|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.12" />
<sup>12</sup> Merrni me vete dyfishin e parave dhe kthejani paratë që ju vunë në grykën e trastave tuaja, ndofta ka qenë një gabim.
<scripture passage="Gen 43:13" parsed="|Gen|43|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.13" />
<sup>13</sup> Merrni edhe vëllanë tuaj, dhe çohuni dhe kthehuni tek ai njeri;
<scripture passage="Gen 43:14" parsed="|Gen|43|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.14" />
<sup>14</sup> dhe Perëndia i plotfuqishëm t'ju bëjë të gjeni hir para atij njeriu, kështu që ai të lirojë vëllanë tjetër tuajin dhe Beniaminin. Sa për mua, po të jetë se duhet të mbetem pa bijtë e mi, ashtu qoftë!".
<scripture passage="Gen 43:15" parsed="|Gen|43|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.15" />
<sup>15</sup> Ata, pra, morën me vete dhuratën si dhe dyfishin e parave dhe Beniaminin; u ngritën dhe zbritën në Egjipt dhe u paraqitën para Jozefit.
<scripture passage="Gen 43:16" parsed="|Gen|43|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.16" />
<sup>16</sup> Kur Jozefi pa Beniaminin bashkë me ta, i tha kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: "Çoji këta njerëz në shtëpi, ther një kafshë dhe përgatit një banket, sepse ata do të hanë drekë bashkë me mua".
<scripture passage="Gen 43:17" parsed="|Gen|43|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.17" />
<sup>17</sup> Dhe ai bëri ashtu siç e urdhëroi Jozefi dhe i çoi në shtëpinë e Jozefit.
<scripture passage="Gen 43:18" parsed="|Gen|43|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.18" />
<sup>18</sup> Por ata u trembën, për shkak se i kishin çuar në shtëpi të Jozefit dhe thanë: "Na sollën këtu për shkak të atyre parave që na u vunë në trastat të parën herë, për të gjetur një shkas kundër nesh,  për t'u sulur mbi ne dhe për të na zënë skllevër  bashkë me gomarët tonë".
<scripture passage="Gen 43:19" parsed="|Gen|43|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.19" />
<sup>19</sup> Pasi iu afruan kryeshërbëtorit të shtëpisë së Jozefit, folën me të te dera e shtëpisë dhe thanë:
<scripture passage="Gen 43:20" parsed="|Gen|43|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.20" />
<sup>20</sup> "Zotëria im, ne zbritëm në të vërtetë herën e parë këtu për të blerë ushqime;
<scripture passage="Gen 43:21" parsed="|Gen|43|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.21" />
<sup>21</sup> dhe ndodhi që, kur arritëm në vendin ku kaluam natën, hapëm trastat dhe, ja, paratë e secilit prej nesh ndodheshin në grykë të trastës së vet; paratë tona me peshën e tyre të saktë; tani i kemi risjellë me vete.
<scripture passage="Gen 43:22" parsed="|Gen|43|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.22" />
<sup>22</sup> Dhe kemi sjellë me vete para të tjera për të blerë ushqime; ne nuk e dimë kush mund t'i ketë vënë paratë tona në trastat tona".
<scripture passage="Gen 43:23" parsed="|Gen|43|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.23" />
<sup>23</sup> Por ai tha: "Qetësohuni, mos u trembni: Perëndia juaj dhe Perëndia e atit tuaj ka vënë një thesar në trastat tuaja. Unë i pata paratë tuaja". Pastaj u solli Simeonin.
<scripture passage="Gen 43:24" parsed="|Gen|43|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.24" />
<sup>24</sup> Ai njeri i futi në shtëpinë e Jozefit, u dha ujë që të lanin këmbët dhe ushqim për gomarët e tyre.
<scripture passage="Gen 43:25" parsed="|Gen|43|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.25" />
<sup>25</sup> Atëherë ata përgatitën dhuratën, duke pritur që Jozefi të vinte në mesditë, sepse kishin dëgjuar që do të rrinin për të ngrënë në atë vend.
<scripture passage="Gen 43:26" parsed="|Gen|43|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.26" />
<sup>26</sup> Kur Jozefi arriti në shtëpi, ata i paraqitën dhuratën që kishin sjellë me vete në shtëpi, dhe u përkulën para tij deri në tokë.
<scripture passage="Gen 43:27" parsed="|Gen|43|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.27" />
<sup>27</sup> Ai i pyeti si ishin dhe tha: "Ati juaj, për të cilin më keni folur, a është mirë? Éshtë ende gjallë?".
<scripture passage="Gen 43:28" parsed="|Gen|43|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.28" />
<sup>28</sup> Ata u përgjegjën: "Shërbëtori yt, ati ynë, është mirë; jeton ende". Dhe e nderuan duke u përkulur.
<scripture passage="Gen 43:29" parsed="|Gen|43|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.29" />
<sup>29</sup> Pastaj Jozefi ngriti sytë, pa vëllanë e tij Beniaminin, bir i nënës së tij, dhe tha: "Ky është vëllai juaj më i vogël për të cilin më folët?". Dhe shtoi: "Perëndia të ndihmoftë, biri im!".
<scripture passage="Gen 43:30" parsed="|Gen|43|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.30" />
<sup>30</sup> Atëherë Jozefi nxitoi të dalë jashtë, sepse ishte mallëngjyer thellë për shkak të vëllait të tij, dhe kërkonte vend ku të qante. Hyri kështu në dhomën e tij dhe aty qau.
<scripture passage="Gen 43:31" parsed="|Gen|43|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.31" />
<sup>31</sup> Pastaj lau fytyrën dhe doli; dhe duke i dhënë zemër vetes, tha: "Shtrojeni drekën".
<scripture passage="Gen 43:32" parsed="|Gen|43|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.32" />
<sup>32</sup> Dreka u shtrua veçmas për të, veçmas për ata dhe për Egjiptasit që hanin veçmas nga ai, sepse Egjiptasit nuk mund të hanin bashkë me Hebrejtë; kjo do të ishte një gjë e neveritshme për Egjiptasit.
<scripture passage="Gen 43:33" parsed="|Gen|43|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.33" />
<sup>33</sup> Kështu ata u ulën përpara tij: i parëlinduri simbas së drejtës së tij të parëbirnisë dhe më i riu simbas moshës së tij; dhe e shikonin njëri-tjetrin me habi.
<scripture passage="Gen 43:34" parsed="|Gen|43|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.43.34" />
<sup>34</sup> Dhe Jozefi urdhëroi që t'u sillnin racione nga tryeza e vet; por racioni i Beniaminit ishte pesë herë më i madh nga ai i secilit prej tyre. Dhe pinë dhe u gëzuan me të.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 44" progress="4.12%" prev="Gen.43" next="Gen.45" id="Gen.44">
<h3 id="Gen.44-p0.1">Chapter 44</h3>
<p id="Gen.44-p1">
<scripture passage="Gen 44:1" parsed="|Gen|44|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.1" />
<sup>1</sup> Jozefi i dha këtë urdhër kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: "Mbushi trastat e këtyre njerëzve me aq ushqime sa mund të mbajnë dhe vëri paratë e secilit në grykën e çdo traste.
<scripture passage="Gen 44:2" parsed="|Gen|44|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.2" />
<sup>2</sup> Përveç kësaj vëre kupën time, kupën prej argjëndi, në grykën e trastës të më të riut, bashkë me paratë e grurit të tij". Dhe ai bëri ashtu siç i tha Jozefi.
<scripture passage="Gen 44:3" parsed="|Gen|44|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.3" />
<sup>3</sup> Në mëngjes, sa u bë ditë, i nisën ata njerëz me gomarët e tyre.
<scripture passage="Gen 44:4" parsed="|Gen|44|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.4" />
<sup>4</sup> Sapo kishin dalë nga qyteti dhe nuk ishin akoma larg, kur Jozefi i tha kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: "Çohu, ndiqi ata njerëz dhe kur t'i kesh arritur, thuaju atyre: "Pse e shpërblyet të mirën me të keqe?
<scripture passage="Gen 44:5" parsed="|Gen|44|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.5" />
<sup>5</sup> A nuk është ajo kupa me të cilën pi zotëria im dhe që e përdor për të parathënë të ardhmen? Keni vepruar keq duke u sjellë kështu"".
<scripture passage="Gen 44:6" parsed="|Gen|44|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.6" />
<sup>6</sup> Ai i arriti ata dhe u tha këto fjalë.
<scripture passage="Gen 44:7" parsed="|Gen|44|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.7" />
<sup>7</sup> Atëherë ata iu përgjegjën: "Pse zotëria im na drejton fjalë si këto? Shërbyesit e tu duhet t'i shmangen një qëndrimi të tillë!
<scripture passage="Gen 44:8" parsed="|Gen|44|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.8" />
<sup>8</sup> Ja, pra, ne të kemi rikthyer nga vendi i Kanaanit paratë që kishim gjetur në grykën e trastave tona; si mund të vidhnim argjend ose flori nga shtëpia e zotërisë tënd?
<scripture passage="Gen 44:9" parsed="|Gen|44|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.9" />
<sup>9</sup> Ai prej shërbëtorëve të tu të cilit do t'i gjendet kupa, të dënohet me vdekje; edhe gjithashtu ne do të bëhemi skllevër të zotërisë tënd".
<scripture passage="Gen 44:10" parsed="|Gen|44|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.10" />
<sup>10</sup> Ai tha: "Mirë, pra, le të bëhet si thoni ju: ai të cilit do t'i gjendet kupa do të bëhet skllavi im dhe ju do të jeni të pafaj".
<scripture passage="Gen 44:11" parsed="|Gen|44|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.11" />
<sup>11</sup> Kështu secili prej tyre nxitoi të ulë për tokë trastën e vet dhe e hapi.
<scripture passage="Gen 44:12" parsed="|Gen|44|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.12" />
<sup>12</sup> Dhe kryeshërbëtori i kontrolloi, duke filluar nga më i moshuari dhe duke mbaruar me më të riun; dhe kupa u gjet në thesin e Beniaminit.
<scripture passage="Gen 44:13" parsed="|Gen|44|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.13" />
<sup>13</sup> Atëherë ata i shqyen rrobat e tyre, ringarkuan secili gomarin e vet dhe u kthyen në qytet.
<scripture passage="Gen 44:14" parsed="|Gen|44|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.14" />
<sup>14</sup> Juda dhe vëllezërit e tij arritën në shtëpinë e Jozefit, që gjendej akoma aty, dhe u shtrinë për tokë para tij.
<scripture passage="Gen 44:15" parsed="|Gen|44|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.15" />
<sup>15</sup> Dhe Jozefi u tha atyre: "Çfarë veprimi është ky që keni bërë? Nuk e dini që një njeri si unë është në gjëndje të parathotë të ardhmen?".
<scripture passage="Gen 44:16" parsed="|Gen|44|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.16" />
<sup>16</sup> Juda u përgjegj: "Ç'do t'i themi zotërisë tim? Çfarë fjalë do të përdorim ose si do të mund të justifikohemi? Perëndia ka rigjetur paudhësinë e shërbëtorëve të tu. Ja, jemi skllevër të zotërisë tim,  si ne ashtu edhe ai në dorën e të cilit u  gjet kupa".
<scripture passage="Gen 44:17" parsed="|Gen|44|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.17" />
<sup>17</sup> Por Jozefi tha: "Larg meje një veprim i tillë! Njeriu, në dorën e të cilit u gjet kupa, do të jetë skllavi im; sa për ju, kthehuni në paqe tek ati juaj".
<scripture passage="Gen 44:18" parsed="|Gen|44|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Juda iu afrua Jozefit dhe i tha: "Të lutem, zotëria im, lejoje shërbëtorin tënd që t'i thotë një fjalë zotërisë tim, dhe mos u zemëro me shërbëtorin tënd, sepse ti je si Faraoni.
<scripture passage="Gen 44:19" parsed="|Gen|44|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.19" />
<sup>19</sup> Zotëria im i pyeti shërbëtorët e tij duke thënë: "A keni ju baba apo vëlla?".
<scripture passage="Gen 44:20" parsed="|Gen|44|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.20" />
<sup>20</sup> Dhe ne iu përgjegjëm zotërisë tim: "Kemi një baba që është plak me një bir të ri, që i ka lindur në pleqëri; i vëllai ka vdekur, kështu ai ka mbetur i vetmi bir i nënës së tij dhe i ati e do".
<scripture passage="Gen 44:21" parsed="|Gen|44|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.21" />
<sup>21</sup> Atëherë ti u the shërbëtorëve të tu: "Sillmani këtu që të mund ta shoh me sytë e mi".
<scripture passage="Gen 44:22" parsed="|Gen|44|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.22" />
<sup>22</sup> Dhe ne i thamë zotërisë tim: "Fëmija nuk mund ta lërë atin e tij, sepse po të duhej ta linte, i ati do të vdiste".
<scripture passage="Gen 44:23" parsed="|Gen|44|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.23" />
<sup>23</sup> Por ti u the shërbëtorëve të tu: "Në rast se vëllai juaj më i ri nuk zbret bashkë me ju, ju nuk do ta shihni më fytyrën time".
<scripture passage="Gen 44:24" parsed="|Gen|44|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.24" />
<sup>24</sup> Kështu që kur u ngjitëm përsëri te shërbëtori yt, ati im, i treguam fjalët e zotërisë tim.
<scripture passage="Gen 44:25" parsed="|Gen|44|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.25" />
<sup>25</sup> Atëherë ati ynë tha: "Kthehuni të na blini pak ushqime".
<scripture passage="Gen 44:26" parsed="|Gen|44|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.26" />
<sup>26</sup> Ne u përgjegjëm: "Nuk mund të zbresim atje poshtë; do të zbresim vetëm në rast se vjen me ne vëllai ynë më i vogël; sepse nuk mund ta shohim fytyrën e atij njeriu po të jetë se vëllai ynë më i vogël nuk është me ne".
<scripture passage="Gen 44:27" parsed="|Gen|44|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.27" />
<sup>27</sup> Dhe shërbëtori yt, ati ynë, na u përgjegj: "Ju e dini që gruaja ime më lindi dy bij;
<scripture passage="Gen 44:28" parsed="|Gen|44|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.28" />
<sup>28</sup> njëri prej tyre më la dhe unë i thashë: Me siguri ai është bërë copë e çikë dhe nuk e kam parë më qysh atëherë;
<scripture passage="Gen 44:29" parsed="|Gen|44|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.29" />
<sup>29</sup> dhe po të ma hiqni edhe këtë dhe i ndodh ndonjë fatkeqësi, ju do të kallni në varr pleqërinë time të dhembshme".
<scripture passage="Gen 44:30" parsed="|Gen|44|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.30" />
<sup>30</sup> Kështu, pra, kur të arrij te shërbëtori yt, ati im, në qoftë se fëmija nuk është me ne, sepse jeta e tij është e lidhur me atë të fëmijës,
<scripture passage="Gen 44:31" parsed="|Gen|44|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.31" />
<sup>31</sup> do të ndodhë që, sa të shohë që fëmija nuk është me ne, ai ka për të vdekur; dhe shërbëtorët e tu do ta kenë kallur në varr pleqërinë e shërbëtorit tënd, të atit tonë.
<scripture passage="Gen 44:32" parsed="|Gen|44|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.32" />
<sup>32</sup> Tani, me qenë se shërbëtori yt është bërë dorëzanë për fëmijën pranë atit tim dhe i ka thënë: "Në rast se nuk do ta rikthej do të jem për gjithnjë fajtor ndaj atit tim",
<scripture passage="Gen 44:33" parsed="|Gen|44|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.33" />
<sup>33</sup> lejo, pra, tani që shërbëtori yt të mbetet skllav i zotërisë tim në vend të fëmijës, dhe që fëmija të kthehet me vëllezërit e tij.
<scripture passage="Gen 44:34" parsed="|Gen|44|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.44.34" />
<sup>34</sup> Sepse si mund të rikthehem tek ati im në qoftë se fëmija nuk është me mua? Ah, mos e pafsha dhembjen që do të pushtonte atin tim!".
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 45" progress="4.23%" prev="Gen.44" next="Gen.46" id="Gen.45">
<h3 id="Gen.45-p0.1">Chapter 45</h3>
<p id="Gen.45-p1">
<scripture passage="Gen 45:1" parsed="|Gen|45|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Jozefi nuk e përmbajti dot më veten para tërë të pranishmëve dhe briti: "Nxirrini jashtë të gjithë nga prania ime!". Kështu nuk mbeti asnjëri me Jozefin kur ai u tregoi vëllezërve të tij se kush ishte.
<scripture passage="Gen 45:2" parsed="|Gen|45|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.2" />
<sup>2</sup> Dhe qau aq fort sa që e dëgjuan edhe vet Egjiptasit, dhe ky lajm arriti edhe në shtëpinë e Faraonit.
<scripture passage="Gen 45:3" parsed="|Gen|45|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Jozefi u tha vëllezërve të tij: "Unë jam Jozefi, a është ende gjallë ati im?". Por vëllezërit e tij nuk mund t'i përgjigjeshin, sepse ishin të tronditur thellë në praninë e tij.
<scripture passage="Gen 45:4" parsed="|Gen|45|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij: "Afrohuni, pra, tek unë!". Ata iu afruan dhe ai u tha: "Unë jam Jozefi, vëllai juaj, që ju e shitët që ta çonin në Egjipt.
<scripture passage="Gen 45:5" parsed="|Gen|45|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.5" />
<sup>5</sup> Por tani mos u trishtoni dhe mos t'ju vijë keq që më shitët me qëllim që të çohesha këtu poshtë, sepse Perëndia më ka dërguar para jush për të ruajtur jetën tuaj.
<scripture passage="Gen 45:6" parsed="|Gen|45|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.6" />
<sup>6</sup> Në fakt u bënë dy vjet që ra zija e bukës në vend; dhe do të ketë pesë vjet të tjera gjatë të cilave as do të lërohet, as do të korret.
<scripture passage="Gen 45:7" parsed="|Gen|45|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.7" />
<sup>7</sup> Por Perëndia më ka dërguar para jush, me qëllim që të ruhet diçka mbi tokë dhe për t'ju shpëtuar jetën me një çlirim të madh.
<scripture passage="Gen 45:8" parsed="|Gen|45|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.8" />
<sup>8</sup> Nuk jeni ju, pra, që më dërguat këtu, por është Perëndia; ai më caktoi si atë i Faraonit, si zot i krejt shtëpisë së tij dhe si qeveritar i tërë vendit të Egjiptit.
<scripture passage="Gen 45:9" parsed="|Gen|45|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.9" />
<sup>9</sup> Nxitoni të riktheheni tek ati im dhe i thoni: "Kështu thotë biri yt Jozefi: Perëndia më ka caktuar si zot i gjithë Egjiptit; zbrit tek unë, mos u vono;
<scripture passage="Gen 45:10" parsed="|Gen|45|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.10" />
<sup>10</sup> ti do të banosh në vendin e Goshenit dhe do jesh afër meje; ti dhe bijtë e tu, bijtë e bijve të tu, kopetë e bagëtive të imta e të trasha dhe gjithçka ti zotëron.
<scripture passage="Gen 45:11" parsed="|Gen|45|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.11" />
<sup>11</sup> Dhe atje unë do të të ushqej, sepse do të ketë edhe pesë vjet të tjera zije, me qëllim që ti të mos katandisesh në mjerim: ti, familja jote dhe gjithçka zotëron".
<scripture passage="Gen 45:12" parsed="|Gen|45|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.12" />
<sup>12</sup> Dhe ja, sytë tuaja dhe sytë e vëllait tim Beniaminit shohin që është goja ime që ju flet.
<scripture passage="Gen 45:13" parsed="|Gen|45|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.13" />
<sup>13</sup> Tregojani, pra, atit tim tërë lavdinë time këtu në Egjipt dhe gjithçka patë, shpejtoni ta sillni atin tim këtu".
<scripture passage="Gen 45:14" parsed="|Gen|45|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.14" />
<sup>14</sup> Pastaj iu hodh në qafë vëllait të tij Beniamin dhe qau, dhe Beniamini qau i shtrënguar në qafën e tij.
<scripture passage="Gen 45:15" parsed="|Gen|45|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.15" />
<sup>15</sup> Ai puthi gjithashtu tërë vëllezërit e tij dhe qau i shtrënguar me ta. Pastaj vëllezërit e tij filluan të flasin me të.
<scripture passage="Gen 45:16" parsed="|Gen|45|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.16" />
<sup>16</sup> Jehona e kësaj ngjarjeje u përhap në shtëpinë e Faraonit dhe njerëzit thanë: "Kanë ardhur vëllezërit e Jozefit". Kjo i pëlqeu Faraonit dhe shërbëtorëve të tij.
<scripture passage="Gen 45:17" parsed="|Gen|45|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Faraoni i tha Jozefit: "Thuaju vëllezërve të tu: "Bëni këtë: Ngarkoni kafshët tuaja dhe shkoni; kthehuni në vendin e Kanaanit.
<scripture passage="Gen 45:18" parsed="|Gen|45|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.18" />
<sup>18</sup> Pastaj merrni atin tuaj dhe familjet tuaja, dhe ejani tek unë; unë do t'ju jap më të mirat e vendit të Egjiptit dhe do të hani prodhimet më të zgjedhura të vendit".
<scripture passage="Gen 45:19" parsed="|Gen|45|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.19" />
<sup>19</sup> Ti ke urdhërin t'u thuash atyre: "Bëni këtë: Merrni me vete nga vendi i Egjiptit qerre për të vegjëlit tuaj dhe për gratë tuaja; merrni atin tuaj dha ejani.
<scripture passage="Gen 45:20" parsed="|Gen|45|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.20" />
<sup>20</sup> Dhe mos u shqetësoni për orenditë shtëpiake, sepse sendet më të mira që ka Egjipti do të jenë tuajat"".
<scripture passage="Gen 45:21" parsed="|Gen|45|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.21" />
<sup>21</sup> Bijtë e Izraelit vepruan kështu, dhe Jozefi u dha atyre qerre, simbas urdhërit të Faraonit, si edhe ushqime për udhëtimin.
<scripture passage="Gen 45:22" parsed="|Gen|45|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.22" />
<sup>22</sup> Të gjithëve u dha një palë rroba për ndërresë për secilin, por Beniaminit i dha treqind sikla argjendi dhe pesë ndërresa veshmbathje;
<scripture passage="Gen 45:23" parsed="|Gen|45|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.23" />
<sup>23</sup> atit të tij i dërgoi: dhjetë gomarë të ngarkuar me gjërat më të mira të Egjiptit, dhjetë gomarica të ngarkuara me grurë, bukë dhe ushqime për atin e tij gjatë udhëtimit.
<scripture passage="Gen 45:24" parsed="|Gen|45|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.24" />
<sup>24</sup> Kështu i nisi vëllezërit e tij dhe, ndërsa ata po iknin, u tha: "Mos u grindni rrugës".
<scripture passage="Gen 45:25" parsed="|Gen|45|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.25" />
<sup>25</sup> Atëherë ata u ngjitën përsëri nga Egjipti dhe arritën në vendin e Kanaanit te Jakobi, ati i tyre.
<scripture passage="Gen 45:26" parsed="|Gen|45|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.26" />
<sup>26</sup> Dhe i kallëzuan gjithçka, duke thënë: "Jozefi është ende gjallë dhe është qeveritari i gjithë shtetit të Egjiptit". Por zemra e atij nuk iu ngroh, sepse nuk u besonte atyre.
<scripture passage="Gen 45:27" parsed="|Gen|45|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.27" />
<sup>27</sup> Po kur ata i treguan tërë fjalët që u kishte thënë Jozefi dhe kur pa qerret që Jozefi kishte dërguar për ta marrë atë, atëherë shpirti i Jakobit atit të tyre, u ringjall
<scripture passage="Gen 45:28" parsed="|Gen|45|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.45.28" />
<sup>28</sup> dhe Izraeli tha: "Mjaft; djali im Jozefi është ende gjallë; unë do të shkoj ta shoh para se të vdes".
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 46" progress="4.33%" prev="Gen.45" next="Gen.47" id="Gen.46">
<h3 id="Gen.46-p0.1">Chapter 46</h3>
<p id="Gen.46-p1">
<scripture passage="Gen 46:1" parsed="|Gen|46|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.1" />
<sup>1</sup> Izraeli, pra, u nis me të gjitha ato që kishte dhe, kur arriti në Beer-Sheba, i bëri fli Perëndisë të atit të tij Isak.
<scripture passage="Gen 46:2" parsed="|Gen|46|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.2" />
<sup>2</sup> Dhe Perëndia i foli Izraelit në vegime nate dhe tha: "Jakob, Jakob!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".
<scripture passage="Gen 46:3" parsed="|Gen|46|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Perëndia tha: "Unë jam Perëndia, Perëndia i atit tënd; mos ki frikë të zbresësh në Egjipt, sepse aty do të të bëj një komb të madh.
<scripture passage="Gen 46:4" parsed="|Gen|46|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.4" />
<sup>4</sup> Unë do të zbres bashkë me ty në Egjipt dhe do të bëj që sigurisht të kthehesh, dhe Jozefi do të t'i mbyllë sytë".
<scripture passage="Gen 46:5" parsed="|Gen|46|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Jakobi u nis nga Beer-Sheba dhe bijtë e Izraelit e hipën Jakobin, atin e tyre, fëmijët e vegjël dhe gratë e tyre mbi qerret që Faraoni kishte dërguar për t'i mbartur.
<scripture passage="Gen 46:6" parsed="|Gen|46|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.6" />
<sup>6</sup> Kështu ata morën me vete bagëtinë dhe sendet që kishin blerë në vendin e Kanaanit dhe erdhën në Egjipt. Éshtë fjala për Jakobin me tërë pasardhësit e tij.
<scripture passage="Gen 46:7" parsed="|Gen|46|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.7" />
<sup>7</sup> Ai mori me vete në Egjipt bijtë e tij, bijtë e bijve të tij, bijat e tij dhe bijat e bijve të tij dhe tërë pasardhësit e tij.
<scripture passage="Gen 46:8" parsed="|Gen|46|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.8" />
<sup>8</sup> Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt: Jakobi dhe bijtë e tij. I parëlinduri i Jakobit: Rubeni.
<scripture passage="Gen 46:9" parsed="|Gen|46|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.9" />
<sup>9</sup> Bijtë e Rubenit: Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi
<scripture passage="Gen 46:10" parsed="|Gen|46|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.10" />
<sup>10</sup> Bijtë e Simeonit: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, biri i një Kananease.
<scripture passage="Gen 46:11" parsed="|Gen|46|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.11" />
<sup>11</sup> Bijtë e Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.
<scripture passage="Gen 46:12" parsed="|Gen|46|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.12" />
<sup>12</sup> Bijtë e Judës: Eri, Onani, Shelahu, Peretsi dhe Zerahu; (por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit). Bijtë e Peretsit qenë: Hetsroni dhe Hamuli.
<scripture passage="Gen 46:13" parsed="|Gen|46|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.13" />
<sup>13</sup> Bijtë e Isakarit: Tola, Puvahu, Jobi dhe Shimroni.
<scripture passage="Gen 46:14" parsed="|Gen|46|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.14" />
<sup>14</sup> Bijtë e Zabulonit: Seredi, Eloni dhe Jahleeli.
<scripture passage="Gen 46:15" parsed="|Gen|46|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.15" />
<sup>15</sup> Këta qenë bijtë që Lea i lindi Jakobit në Padan-Aram, përveç bijës së saj Dina. Bijtë dhe bijat e saj ishin gjithsej tridhjetë e tre veta.
<scripture passage="Gen 46:16" parsed="|Gen|46|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.16" />
<sup>16</sup> Bijtë e Gadit: Tsifioni, Haxhi, Shuni, Etsboni, Eri, Arodi dhe Areli.
<scripture passage="Gen 46:17" parsed="|Gen|46|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.17" />
<sup>17</sup> Bijtë e Asherit: Jmna, Jshua, Jshni, Beriahu dhe Serahu motra e tyre. Dhe bijtë e Beriahut: Heberi dhe Malkieli.
<scripture passage="Gen 46:18" parsed="|Gen|46|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.18" />
<sup>18</sup> Këta qenë bijtë e Zilpahut që Labano i kishte dhënë bijës së tij Lea; dhe ajo i lindi Jakobit: gjithsej gjashtëmbëdhjetë veta.
<scripture passage="Gen 46:19" parsed="|Gen|46|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.19" />
<sup>19</sup> Bijtë e Rakelës, gruas së Jakobit: Jozefi dhe Beniamini.
<scripture passage="Gen 46:20" parsed="|Gen|46|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.20" />
<sup>20</sup> Dhe Jozefi në vendin e Egjiptit, i lindën Manasi dhe Efraimi. Nëna e tyre ishte Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit.
<scripture passage="Gen 46:21" parsed="|Gen|46|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.21" />
<sup>21</sup> Bijtë e Beniaminit: Belahu, Bekeri, Ashbeli, Gerau, Naamani, Ehi, Roshi, Mupimi, Hupimi dhe Ardi.
<scripture passage="Gen 46:22" parsed="|Gen|46|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.22" />
<sup>22</sup> Këta qenë bijtë e Rakelës që i lindën Jakobit: gjithsej katërmbëdhjetë veta.
<scripture passage="Gen 46:23" parsed="|Gen|46|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.23" />
<sup>23</sup> Biri i Danit: Hushimi.
<scripture passage="Gen 46:24" parsed="|Gen|46|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.24" />
<sup>24</sup> Bijtë e Neftalisë: Jahtseeli, Guni, Jetseri dhe Shilemi.
<scripture passage="Gen 46:25" parsed="|Gen|46|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.25" />
<sup>25</sup> Këta qenë bijtë e Bilhahut, që Labano ia kishte dhënë bijës së tij Rakela dhe që kjo ia lindi Jakobit: gjithsej shtatë veta.
<scripture passage="Gen 46:26" parsed="|Gen|46|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.26" />
<sup>26</sup> Njerëzit që erdhën me Jakobin në Egjipt, pasardhës të tij, pa llogaritur gratë e bijve të Jakobit, ishin gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë veta.
<scripture passage="Gen 46:27" parsed="|Gen|46|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.27" />
<sup>27</sup> Bijtë e Jozefit, që i lindën në Egjipt, ishin dy. Tërë personat e familjes së Jakobit që erdhën në Egjipt ishin gjithsej shtatëdhjetë veta.
<scripture passage="Gen 46:28" parsed="|Gen|46|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.28" />
<sup>28</sup> Por Jakobi dërgoi para tij Judën me qëllim që ta fuste në vendin e Goshenit. Dhe kështu ata arritën në vendin e Goshenit.
<scripture passage="Gen 46:29" parsed="|Gen|46|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.29" />
<sup>29</sup> Atëherë Jozefi e mbrehu qerren e tij dhe mori të përpjetën për në Goshen që të takonte Izraelin, atin e tij; sa e pa, iu hodh në qafë dhe qau gjatë i shtrënguar pas tij.
<scripture passage="Gen 46:30" parsed="|Gen|46|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.30" />
<sup>30</sup> Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Tani le të vdes, sepse pashë fytyrën tënde dhe ti je akoma gjallë".
<scripture passage="Gen 46:31" parsed="|Gen|46|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.31" />
<sup>31</sup> Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij dhe familjes të atit të tij: "Do të ngjitem për ta njoftuar Faraonin dhe do t'i them: "Vëllezërit e mi dhe familja e atit tim, që ishin në vendin e Kanaanit, kanë ardhur tek unë.
<scripture passage="Gen 46:32" parsed="|Gen|46|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.32" />
<sup>32</sup> Ata janë barinj, sepse kanë qenë gjithnjë rritës bagëtish, dhe kanë sjellë me vete kopetë e tyre dhe gjithçka zotërojnë".
<scripture passage="Gen 46:33" parsed="|Gen|46|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.33" />
<sup>33</sup> Kur Faraoni do t'ju thërrasë dhe do t'ju thotë: "Me ç'punë merreni?", ju do t'i përgjigjeni:
<scripture passage="Gen 46:34" parsed="|Gen|46|34|0|0" osisRef="Bible:Gen.46.34" />
<sup>34</sup> "Shërbëtorët e tu kanë qënë rritës bagëtish nga fëmijëria e deri sot, si ne ashtu dhe etërit tanë", që të keni mundësi të banoni në vendin e Goshenit. Sepse Egjiptasit ndiejnë neveri për tërë barinjtë".
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 47" progress="4.42%" prev="Gen.46" next="Gen.48" id="Gen.47">
<h3 id="Gen.47-p0.1">Chapter 47</h3>
<p id="Gen.47-p1">
<scripture passage="Gen 47:1" parsed="|Gen|47|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.1" />
<sup>1</sup> Jozefi shkoi, pra, të njoftojë Faraonin dhe i tha: "Ati im dhe vëllezërit e mi, me gjithë kopetë e tyre, të bagëtive të imta dhe të trasha dhe me gjithçka kanë, kanë ardhur nga vendi i Kanaanit; dhe ja, tani ndodhen në vendin e Goshenit".
<scripture passage="Gen 47:2" parsed="|Gen|47|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.2" />
<sup>2</sup> Pastaj mori pesë nga vëllezërit e tij dhe ia paraqiti Faraonit.
<scripture passage="Gen 47:3" parsed="|Gen|47|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Faraoni u tha vëllezërve të Jozefit: "Me ç'punë merreni?". Ata iu përgjigjën Faraonit: "Shërbëtorët e tu janë barinj, si ne ashtu dhe etërit tanë".
<scripture passage="Gen 47:4" parsed="|Gen|47|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.4" />
<sup>4</sup> Pastaj i thanë Faraonit: "Kemi ardhur për të banuar në këtë vend, sepse nuk kishte më kullota për kopetë e shërbëtorëve të tu, sepse ka zi të madhe në vendin e Kanaanit. Lejona tani që shërbëtorët e tu të banojnë në vendin e Goshenit".
<scripture passage="Gen 47:5" parsed="|Gen|47|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Faraoni ia drejtoi fjalën Jozefit, duke i thënë: "Ati yt dhe vëllezërit e tu erdhën te ti;
<scripture passage="Gen 47:6" parsed="|Gen|47|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.6" />
<sup>6</sup> vendi i Egjiptit është në dispozicionin tënd; bëj që ati yt dhe vëllezërit e tu të banojnë në pjesën më të mirë të vendit; le të banojnë edhe në vendin e Goshenit. Dhe në qoftë se ti di që midis tyre  ka njerëz të zotë, caktoji kryeintendentë  të bagëtisë sime".
<scripture passage="Gen 47:7" parsed="|Gen|47|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.7" />
<sup>7</sup> Pastaj Jozefi e çoi Jakobin, atin e tij, te Faraoni dhe ia paraqiti. Dhe Jakobi bekoi Faraonin.
<scripture passage="Gen 47:8" parsed="|Gen|47|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Faraoni i tha Jakobit: "Sa vjet ke që jeton?".
<scripture passage="Gen 47:9" parsed="|Gen|47|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.9" />
<sup>9</sup> Jakobi iu përgjegj Faraonit: "Vitet e shtegtimit tim janë njëqind e tridhjetë; vitet e jetës sime kanë qenë të pakta dhe të këqija, dhe nuk e kanë arritur numrin e viteve të jetës së etërve të mi, në ditët e shtegtimit të tyre".
<scripture passage="Gen 47:10" parsed="|Gen|47|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.10" />
<sup>10</sup> Jakobi e bekoi përsëri Faraonin dhe u largua nga prania e Faraonit.
<scripture passage="Gen 47:11" parsed="|Gen|47|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.11" />
<sup>11</sup> Kështu Jozefi vendosi atin e tij dhe vëllezërit e tij dhe u dha atyre një pronë në vendin e Egjiptit, në pjesën më të mirë të vendit, në krahinën e Ramsesit, ashtu siç kishte urdhëruar Faraoni.
<scripture passage="Gen 47:12" parsed="|Gen|47|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.12" />
<sup>12</sup> Dhe Jozefi e mbajti me bukë të atin, të vëllezërit dhe tërë familjen e të atit duke i furnizuar sipas numrit të bijve.
<scripture passage="Gen 47:13" parsed="|Gen|47|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.13" />
<sup>13</sup> Ndërkaq në të gjithë vendin nuk kishte bukë, sepse zija e bukës ishte shumë e madhe; vendi i Egjiptit dhe vendi i Kanaanit vuanin nga uria.
<scripture passage="Gen 47:14" parsed="|Gen|47|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.14" />
<sup>14</sup> Jozefi mblodhi tërë paratë që gjendeshin në vendin e Egjiptit dhe në vendin e Kanaanit në këmbim të grurit që ata blinin; dhe këto para Jozefi i çoi në shtëpinë e Faraonit.
<scripture passage="Gen 47:15" parsed="|Gen|47|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.15" />
<sup>15</sup> Por kur në vendin e Egjiptit dhe në vendin e Kanaanit nuk pati më para, tërë Egjiptasit erdhën te Jozefi dhe thanë: "Na jep bukë! Pse duhet të vdesim para syve të tu? Sepse paratë tona kanë mbaruar".
<scripture passage="Gen 47:16" parsed="|Gen|47|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.16" />
<sup>16</sup> Jozefi tha: "Jepni bagëtinë tuaj; dhe unë do t'ju jap bukë në këmbim të bagëtisë suaj, në qoftë se i keni mbaruar paratë".
<scripture passage="Gen 47:17" parsed="|Gen|47|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.17" />
<sup>17</sup> Atëherë ata i çuan Jozefit bagëtinë e tyre; dhe Jozefi u dha atyre bukë në këmbim të kuajve të tyre, të kopeve të tyre me dele, të qeve dhe të gomarëve. Kështu i furnizoi me bukë për atë vit në këmbim të gjithë bagëtisë së tyre.
<scripture passage="Gen 47:18" parsed="|Gen|47|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.18" />
<sup>18</sup> Mbasi kaloi ai vit, u kthyen tek ai vitin pasues dhe i thanë: "Nuk mund t'ja fshehim zotërisë tonë që, me qenë se paratë mbaruan dhe kopetë e bagëtisë sonë janë bërë pronë e zotërisë tonë, nuk mbetet  asgjë tjetër që zotëria ime mund të na  marrë veç trupave tonë dhe tokave tona.
<scripture passage="Gen 47:19" parsed="|Gen|47|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.19" />
<sup>19</sup> Pse duhet të mbarojmë para syve të tu, ne dhe tokat tona? Blina ne dhe tokat tona në këmbim të bukës, dhe ne me tokat tona do të jemi skllevër të Faraonit; na jep të mbjellim që të mund të jetojmë  dhe jo të vdesim, dhe toka të mos shndërrohet  në një shkretëtirë".
<scripture passage="Gen 47:20" parsed="|Gen|47|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.20" />
<sup>20</sup> Kështu Jozefi bleu për Faraonin tërë tokat e Egjiptit, sepse Egjiptasit shitën secili arën e vet, me që ishin goditur rëndë nga zija e bukës. Kështu vëndi u bë pronë e Faraonit.
<scripture passage="Gen 47:21" parsed="|Gen|47|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.21" />
<sup>21</sup> Sa për popullin, e zhvendosi nëpër qytete, në të katër anët e Egjiptit;
<scripture passage="Gen 47:22" parsed="|Gen|47|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.22" />
<sup>22</sup> vetëm tokat e priftërinjve nuk i bleu, sepse priftërinjtë merrnin furnizime nga Faraoni dhe rronin nga furnizimet që u jepte Faraoni; për këtë arsye ata nuk i shitën tokat e tyre.
<scripture passage="Gen 47:23" parsed="|Gen|47|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.23" />
<sup>23</sup> Por Jozefi i tha popullit: "Ja, sot ju bleva ju dhe tokat tuaja për Faraonin; ja ku e keni farën; mbillni tokën;
<scripture passage="Gen 47:24" parsed="|Gen|47|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.24" />
<sup>24</sup> në kohën e korrjes, të pestën pjesë do t'ia jepni Faraonit dhe katër pjesë do të jenë tuajat për të siguruar farën e arave, ushqimin tuaj dhe të personave të shtëpisë suaj dhe për ushqimin e fëmijëve tuaj".
<scripture passage="Gen 47:25" parsed="|Gen|47|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.25" />
<sup>25</sup> Dhe ata thanë: "Ti na shpëtove jetën! Paçim hir në sytë e zotërisë tonë, dhe ne do të jemi skllevërit e Faraonit".
<scripture passage="Gen 47:26" parsed="|Gen|47|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.26" />
<sup>26</sup> Jozefi e bëri ligj këtë në vendin e Egjiptit, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe sipas të cilit e pesta pjesë e korrjes duhet t'i jepet Faraonit. Vetëm tokat e priftërinjve nuk u bënë pronë e Faraonit.
<scripture passage="Gen 47:27" parsed="|Gen|47|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.27" />
<sup>27</sup> Kështu Izraeli banoi në vendin e Egjiptit, në vendin e Goshenit; aty ata patën prona, qenë frytdhënës dhe u shumuan fort.
<scripture passage="Gen 47:28" parsed="|Gen|47|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.28" />
<sup>28</sup> Jakobi jetoi në vendin e Egjiptit shtatëmbëdhjetë vjet dhe kohëzgjatja e jetës së Jakobit qe njëqind e dyzet e shtatë vjet.
<scripture passage="Gen 47:29" parsed="|Gen|47|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.29" />
<sup>29</sup> Kur koha e vdekjes po i afrohej Izraelit, ai thirri të birin Jozef dhe i tha: "Në paça gjetur hir në sytë e tu, vëre dorën tënde poshtë kofshës sime dhe sillu me mua me mirëdashje dhe besnikëri; të lutem, mos më varros në Egjipt!
<scripture passage="Gen 47:30" parsed="|Gen|47|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.30" />
<sup>30</sup> Por kur do të pushoj me etërit e mi, më nxirr jashtë Egjiptit dhe më varros në varrin e tyre!". Ai u përgjigj: "Do të bëj si thua ti".
<scripture passage="Gen 47:31" parsed="|Gen|47|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.47.31" />
<sup>31</sup> Atëherë Jakobi tha: "Betomu". Dhe Jozefi iu betua. Pastaj Izraeli, duke u mbështetur te koka e shtratit, ra në adhurim.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 48" progress="4.54%" prev="Gen.47" next="Gen.49" id="Gen.48">
<h3 id="Gen.48-p0.1">Chapter 48</h3>
<p id="Gen.48-p1">
<scripture passage="Gen 48:1" parsed="|Gen|48|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.1" />
<sup>1</sup> Mbas këtyre gjërave, ndodhi që i thanë Jozefit: "Ja, ati yt është i sëmurë". Kështu ai mori me vete dy bijtë e tij, Manasin dhe Efraimin.
<scripture passage="Gen 48:2" parsed="|Gen|48|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.2" />
<sup>2</sup> Kur i thanë Jakobit: "Ja, biri yt Jozefi po vjen te ti", Izraeli mblodhi tërë forcat dhe u ul mbi shtratin e tij.
<scripture passage="Gen 48:3" parsed="|Gen|48|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Jakobi i tha Jozefit: "Perëndia i plotfuqishëm m'u shfaq në Luc, në vendin e Kanaanit, më bekoi
<scripture passage="Gen 48:4" parsed="|Gen|48|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.4" />
<sup>4</sup> dhe më tha: "Ja, unë do të të bëj frytdhënës, do të të shumoj, do të bëj prej teje një shumicë popujsh dhe do t'u jap këtë vend pasardhësve të tu pas teje, si pronë përjetë".
<scripture passage="Gen 48:5" parsed="|Gen|48|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.5" />
<sup>5</sup> Tani dy bijtë e tu, që të kanë lindur në vendin e Egjiptit para se unë të vija tek ti në Egjipt, janë të mitë. Efraimi dhe Manasi janë të mitë, ashtu si Rubeni dhe Simeoni.
<scripture passage="Gen 48:6" parsed="|Gen|48|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.6" />
<sup>6</sup> Por bijtë që ke lindur mbas tyre do të jenë të tutë; në territorin e trashëgimisë së tyre do të thirren me emrin e vëllezërve të tyre.
<scripture passage="Gen 48:7" parsed="|Gen|48|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.7" />
<sup>7</sup> Sa për mua, ndërsa po kthehesha nga Padani, Rakela vdiq pranë meje gjatë udhëtimit, në vendin e Kanaanit, aty afër Efratës; dhe e varrosa atje, në rrugën e Efratës, që është Betlemi".
<scripture passage="Gen 48:8" parsed="|Gen|48|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.8" />
<sup>8</sup> Kur Izraeli pa bijtë e Jozefit, tha: "Kush janë këta?".
<scripture passage="Gen 48:9" parsed="|Gen|48|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.9" />
<sup>9</sup> Jozefi iu përgjegj të atit: "Janë fëmijët e mi që Perëndia më ka dhënë këtu". Atëherë ai tha: "M'i afro dhe unë do t'i bekoj".
<scripture passage="Gen 48:10" parsed="|Gen|48|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.10" />
<sup>10</sup> Tani sytë e Izraelit ishin venitur për shkak të moshës dhe nuk shihte fare. Jozefi i afroi ata dhe ai i puthi dhe i përqafoi.
<scripture passage="Gen 48:11" parsed="|Gen|48|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Izraeli i tha Jozefit: "Unë nuk mendoja të shikoja përsëri fytyrën tënde, por tani Perëndia më dha mundësinë të shikoj edhe pasardhësit e tu".
<scripture passage="Gen 48:12" parsed="|Gen|48|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.12" />
<sup>12</sup> Jozefi i tërhoqi nga gjunjët e të atit dhe u përul me fytyrën në tokë.
<scripture passage="Gen 48:13" parsed="|Gen|48|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.13" />
<sup>13</sup> Pastaj Jozefi i mori që të dy: Efraimin në të djathtë të tij dhe në të majtë të Izraelit, Manasin në të majtë të tij dhe në të djathtë të Izraelit, dhe i afroi pranë atij.
<scripture passage="Gen 48:14" parsed="|Gen|48|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Izraeli zgjati dorën e tij të djathtë dhe e vuri mbi kryet e Efraimit që ishte më i riu, dhe vuri dorën e tij të majtë mbi kryet e Manasit duke kryqëzuar duart, ndonëse Manasi ishte i parëlinduri.
<scripture passage="Gen 48:15" parsed="|Gen|48|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.15" />
<sup>15</sup> Kështu bekoi Jozefi dhe tha: "Perëndia, para të cilit ecën etërit e mi Abrahami dhe Isaku, Perëndia që më ka ushqyer qysh prej lindjes sime deri më sot,
<scripture passage="Gen 48:16" parsed="|Gen|48|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.16" />
<sup>16</sup> Engjëlli që më ka çliruar nga çdo e keqe, le t'i bekojë këta fëmijë! Le të quhen me emrin tim dhe me emrin e etërve të mi Abraham dhe Isak, dhe të shumohen fort mbi tokë!".
<scripture passage="Gen 48:17" parsed="|Gen|48|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.17" />
<sup>17</sup> Kur Jozefi pa që i ati kishte vënë dorën e djathtë mbi kokën e Efraimit, kjo nuk i pëlqeu; prandaj ai kapi dorën e atit të tij për ta hequr nga kryet e Efraimit dhe për ta vënë mbi kryet e Manasit.
<scripture passage="Gen 48:18" parsed="|Gen|48|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.18" />
<sup>18</sup> Pastaj Jozefi i tha atit të tij: "Jo kështu, ati im, sepse i parëlinduri është ky këtu; vëre dorën tënde të djathtë mbi kryet e tij".
<scripture passage="Gen 48:19" parsed="|Gen|48|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.19" />
<sup>19</sup> Por i ati refuzoi dhe tha: "E di, biri im, e di; edhe ai do të bëhet një popull, edhe ai do të jetë i madh; megjithatë, vëllai yt më i vogël do të bëhet më i madh se ai, dhe pasardhësit e tij do të bëhen një mori kombesh".
<scripture passage="Gen 48:20" parsed="|Gen|48|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.20" />
<sup>20</sup> Dhe atë ditë i bekoi duke thënë: "Për ty Izraeli ka për të bekuar, duke thënë: "Perëndia të të bëj si Efraimi dhe si Manasi!"". Kështu ai e vuri Efraimin para Manasit.
<scripture passage="Gen 48:21" parsed="|Gen|48|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Izraeli i tha Jozefit: "Ja, unë kam për të vdekur pas pak, por Perëndia do të jetë me ju dhe do t'ju çojë përsëri në vendin e etërve tuaj.
<scripture passage="Gen 48:22" parsed="|Gen|48|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.48.22" />
<sup>22</sup> Veç kësaj, ty po të jap një pjesë më të madhe në krahasim me vëllezërit e tu, atë që fitova nga Amorejtë me shpatën dhe harkun tim".
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 49" progress="4.63%" prev="Gen.48" next="Gen.50" id="Gen.49">
<h3 id="Gen.49-p0.1">Chapter 49</h3>
<p id="Gen.49-p1">
<scripture passage="Gen 49:1" parsed="|Gen|49|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Jakobi thirri bijtë e tij dhe tha: "Mblidhuni që unë t'ju njoftoj çfarë do t'ju ndodhë në ditët e ardhshme.
<scripture passage="Gen 49:2" parsed="|Gen|49|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.2" />
<sup>2</sup> Mblidhuni dhe dëgjoni, o bijtë e Jakobit! Dëgjoni Izraelin, atin tuaj!
<scripture passage="Gen 49:3" parsed="|Gen|49|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.3" />
<sup>3</sup> Ruben, ti je i parëlinduri im, forca ime, filli i fuqisë sime, i dalluar për dinjitet dhe për forcë.
<scripture passage="Gen 49:4" parsed="|Gen|49|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.4" />
<sup>4</sup> I rrëmbyer si uji, ti nuk do të kesh epërsinë, sepse hipe mbi shtratin e atit tënd dhe e përdhose. Ai hipi mbi shtratin tim.
<scripture passage="Gen 49:5" parsed="|Gen|49|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.5" />
<sup>5</sup> Simeoni dhe Levi janë vëllezër: shpatat e tyre janë vegla dhune.
<scripture passage="Gen 49:6" parsed="|Gen|49|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.6" />
<sup>6</sup> Mos hyftë shpirti im në mendjen e tyre, lavdia ime mos u bashkoftë me kuvendin e tyre! Sepse në mërinë e tyre kanë vrarë njerëz, në kryeneçësinë e tyre u kanë prerë leqet e këmbëve demave.
<scripture passage="Gen 49:7" parsed="|Gen|49|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.7" />
<sup>7</sup> Mallkuar qoftë mëria e tyre, sepse ka qënë e egër, dhe tërbimi i tyre sepse ka qënë mizor! Unë do t'i ndaj te Jakobi dhe do t'i shpërndaj te Izraeli.
<scripture passage="Gen 49:8" parsed="|Gen|49|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.8" />
<sup>8</sup> Judë, vëllezërit e tu do të të lavdërojnë; dora jote do të jetë mbi zverkun e armiqve të tu; bijtë e atit tënd do të përkulen para teje.
<scripture passage="Gen 49:9" parsed="|Gen|49|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.9" />
<sup>9</sup> Juda është një luan i ri; ti zë fill nga preja, biri im; ai përkulet, struket si një luan, si një luaneshë; kush guxon ta zgjojë?
<scripture passage="Gen 49:10" parsed="|Gen|49|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.10" />
<sup>10</sup> Skeptri nuk do t'i hiqet Judës, as bastuni i komandimit nga këmbët e tij, deri sa të vijë Shilohu; dhe atij do t'i binden popujt.
<scripture passage="Gen 49:11" parsed="|Gen|49|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.11" />
<sup>11</sup> Ai e lidh gomarin e tij të vogël në pjergull dhe kërriçin e gomaricës së tij në pjergullën më të mirë; i lan rrobat e tij në verë dhe mantelin e tij në gjakun e rrushit.
<scripture passage="Gen 49:12" parsed="|Gen|49|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.12" />
<sup>12</sup> Ai i ka sytë të ndritura nga vera dhe dhëmbët e bardha nga qumështi.
<scripture passage="Gen 49:13" parsed="|Gen|49|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.13" />
<sup>13</sup> Zabuloni do të banojë në breg të deteve; dhe do të përbëjë një vendstrehim për anijet; kufiri i tij do të zgjatet drejt Sidonit.
<scripture passage="Gen 49:14" parsed="|Gen|49|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.14" />
<sup>14</sup> Isakari është një gomar i fuqishëm, i shtrirë nëpër vathë.
<scripture passage="Gen 49:15" parsed="|Gen|49|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.15" />
<sup>15</sup> Ai e pa që çlodhja është e mirë dhe që vendi është i këndshëm; ai përkuli kurrizin për të mbajtur peshën dhe u bë një shërbëtor i punës së detyruar.
<scripture passage="Gen 49:16" parsed="|Gen|49|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.16" />
<sup>16</sup> Dani do ta gjykojë popullin e tij, si një nga fiset e Izraelit.
<scripture passage="Gen 49:17" parsed="|Gen|49|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.17" />
<sup>17</sup> Dani do të jetë një gjarpër në rrugë, një nepërkë nëpër shteg, që kafshon thembrat e kalit, kështu që kalorësi rrëzohet së prapthi.
<scripture passage="Gen 49:18" parsed="|Gen|49|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.18" />
<sup>18</sup> Unë pres shpëtimin tënd, o Zot!
<scripture passage="Gen 49:19" parsed="|Gen|49|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.19" />
<sup>19</sup> Një bandë grabitësish do të sulmojë Gadin, por edhe ai do t'i sulmojë këmba këmbës.
<scripture passage="Gen 49:20" parsed="|Gen|49|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.20" />
<sup>20</sup> Nga Asheri do të vijë buka e shijshme dhe ai do të japë kënaqësira reale.
<scripture passage="Gen 49:21" parsed="|Gen|49|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.21" />
<sup>21</sup> Neftali është një drenushe e lënë e lirë, ai thotë fjalë të bukura.
<scripture passage="Gen 49:22" parsed="|Gen|49|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.22" />
<sup>22</sup> Jozefi është një degë e një druri frytdhënës; një degë e një druri frytdhënës që ndodhet pranë një burimi; degët e tij shtrihen mbi murin.
<scripture passage="Gen 49:23" parsed="|Gen|49|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.23" />
<sup>23</sup> Harkëtarët e kanë provokuar, i kanë hedhur shigjeta, e kanë ndjekur;
<scripture passage="Gen 49:24" parsed="|Gen|49|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.24" />
<sup>24</sup> por harku i tij ka mbetur i fortë; krahët e tij janë përforcuar nga duart e të Fuqishmit të Jakobit (e atij që është bariu dhe shkëmbi i Izraelit),
<scripture passage="Gen 49:25" parsed="|Gen|49|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.25" />
<sup>25</sup> nga Perëndia e atit tënd që do të të ndihmojë dhe nga Shumë i Larti që do të të bekojë me bekimet e qiellit nga lart, me bekimet e humnerës që ndodhet poshtë, me bekimet e sisëve dhe gjirit të nënës.
<scripture passage="Gen 49:26" parsed="|Gen|49|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.26" />
<sup>26</sup> Bekimet e atit tënd ua kalojnë bekimeve të të parëve të mi, deri në majat e kodrave të përjetshme. Ata do të jenë mbi kryet e Jozefit dhe mbi kurorën e atij që u nda nga vëllezërit e tij.
<scripture passage="Gen 49:27" parsed="|Gen|49|27|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.27" />
<sup>27</sup> Beniamini është një ujk grabitqar; në mëngjes ha gjahun dhe në mbrëmje ndan prenë.
<scripture passage="Gen 49:28" parsed="|Gen|49|28|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.28" />
<sup>28</sup> Tërë këta janë dymbëdhjetë fiset e Izraelit; dhe pikërisht këtë u tha ati i tyre kur i bekoi. I bekoi duke i dhënë secilit një bekim të veçantë.
<scripture passage="Gen 49:29" parsed="|Gen|49|29|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.29" />
<sup>29</sup> Pastaj Jakobi i urdhëroi duke thënë: "Unë jam duke u ribashkuar me popullin tim; më varrosni pranë etërve të mi në shpellën që ndodhet në arën e Efron Hiteut,
<scripture passage="Gen 49:30" parsed="|Gen|49|30|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.30" />
<sup>30</sup> në shpellën që është në fushën e Makpelahut përballë Mamres, në vendin e Kanaanit, atë që Abrahami bleu në arën nga Efron Hiteu, si vendvarrim, pronë e tij.
<scripture passage="Gen 49:31" parsed="|Gen|49|31|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.31" />
<sup>31</sup> Atje u varrosën Abrahami dhe Sara, gruaja e tij, aty u varrosën Isaku dhe Rebeka, e shoqja, dhe aty unë varrosa Lean.
<scripture passage="Gen 49:32" parsed="|Gen|49|32|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.32" />
<sup>32</sup> Ara dhe shpella që ndodhet aty u blenë nga bijtë e Hethit".
<scripture passage="Gen 49:33" parsed="|Gen|49|33|0|0" osisRef="Bible:Gen.49.33" />
<sup>33</sup> Kur Jakobi mbaroi së dhëni këto urdhëra bijve të tij, mblodhi këmbët në shtrat dhe vdiq; dhe u bashkua me popullin e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Genesis 50" progress="4.72%" prev="Gen.49" next="Exod" id="Gen.50">
<h3 id="Gen.50-p0.1">Chapter 50</h3>
<p id="Gen.50-p1">
<scripture passage="Gen 50:1" parsed="|Gen|50|1|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Jozefi u hodh mbi fytyrën e të atit, qau mbi të dhe e puthi.
<scripture passage="Gen 50:2" parsed="|Gen|50|2|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.2" />
<sup>2</sup> Pastaj Jozefi urdhëroi mjekët që ishin në shërbim të tij të balsamosnin të atin; dhe mjekët e balsamosën Izraelin.
<scripture passage="Gen 50:3" parsed="|Gen|50|3|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.3" />
<sup>3</sup> U deshën dyzet ditë, sepse e tillë ishte koha e nevojshme për balsamimin; dhe Egjiptasit e qanë shtatëdhjetë ditë.
<scripture passage="Gen 50:4" parsed="|Gen|50|4|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.4" />
<sup>4</sup> Kur kaluan ditët e zisë të mbajtura për të, Jozefi foli në shtëpinë e Faraonit duke thënë: "Në qoftë se kam gjetur hirin tuaj, i thoni Faraonit këto fjalë:
<scripture passage="Gen 50:5" parsed="|Gen|50|5|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.5" />
<sup>5</sup> Ati im më ka vënë të betohem dhe më ka thënë: "Ja, unë jam duke vdekur; më varros në varrin që kam gërmuar në vendin e Kanaanit". Tani, pra, më lejo të ngjitem për të varrosur atin tim, pastaj do të kthehem".
<scripture passage="Gen 50:6" parsed="|Gen|50|6|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.6" />
<sup>6</sup> Faraoni u përgjegj: "Ngjitu dhe varrose atin tënd ashtu si të ka vënë të betohesh".
<scripture passage="Gen 50:7" parsed="|Gen|50|7|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Jozefi u ngjit për të varrosur të atin; dhe me të u ngjitën tërë shërbëtorët e Faraonit, të moshuarit e shtëpisë së tij dhe tërë të moshuarit e vendit të Egjiptit,
<scripture passage="Gen 50:8" parsed="|Gen|50|8|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.8" />
<sup>8</sup> dhe tërë shtëpia e Jozefit, vëllezërit e tij dhe shtëpia e të atit. Në vendin e Goshenit lanë vetëm fëmijët e tyre të vegjël, kopetë me bagëtinë e imët dhe me bagëtinë e trashë.
<scripture passage="Gen 50:9" parsed="|Gen|50|9|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.9" />
<sup>9</sup> Me të u ngjitën lart gjithashtu qerre dhe kalorës, aq sa u formua një vargan i madh njerëzish.
<scripture passage="Gen 50:10" parsed="|Gen|50|10|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.10" />
<sup>10</sup> Me të arritur në lëmin e Atadit, që është përtej Jordanit, u dëgjuan vajtime të mëdha dhe solemne; dhe Jozefi mbajti shtatë ditë zi për të atin.
<scripture passage="Gen 50:11" parsed="|Gen|50|11|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.11" />
<sup>11</sup> Kur banorët e vendit, Kananejtë, panë zinë në lëmin e Atadit, thanë: "Kjo është një zi e madhe për Egjiptasit!". Prandaj ai vend u quajt Abel-Mitsraim dhe ndodhet përtej Jordanit.
<scripture passage="Gen 50:12" parsed="|Gen|50|12|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.12" />
<sup>12</sup> Bijtë e tij bënë për të atë që ai i kishte urdhëruar.
<scripture passage="Gen 50:13" parsed="|Gen|50|13|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.13" />
<sup>13</sup> Bijtë e tij e bartën në vendin e Kanaanit dhe e varrosën në shpellën e fushës së Malkpelahut, përballë Mamres, që Abrahami e kishte blerë bashkë me arën nga Efron Hiteu, si vendvarrim, pronë e tij.
<scripture passage="Gen 50:14" parsed="|Gen|50|14|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.14" />
<sup>14</sup> Mbasi varrosi të atin, Jozefi u kthye në Egjipt bashkë me vëllezërit e tij dhe me të gjithë ata që ishin ngjitur deri atje për të varrosur atin e tij.
<scripture passage="Gen 50:15" parsed="|Gen|50|15|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.15" />
<sup>15</sup> Vëllezërit e Jozefit kur panë se ati i tyre vdiq, thanë: "Mos vallë Jozefi na mban inat dhe merr hak për tërë të keqen që i kemi bërë?".
<scripture passage="Gen 50:16" parsed="|Gen|50|16|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.16" />
<sup>16</sup> Atëherë i çuan fjalë Jozefit: "Ati yt para se të vdiste dha këtë porosi duke thënë:
<scripture passage="Gen 50:17" parsed="|Gen|50|17|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.17" />
<sup>17</sup> "Kështu do t'i thoni Jozefit: "Falu vëllezërve të tu të keqen që të kanë bërë, mëkatin e tyre, sepse të kanë bërë keq". Falu, pra, tani krimin shërbëtorëve të Perëndisë të atit tënd". Jozefi qau kur i folën kështu.
<scripture passage="Gen 50:18" parsed="|Gen|50|18|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.18" />
<sup>18</sup> Pastaj erdhën edhe vëllezërit e tij dhe u shtrinë para tij, dhe i thanë: "Ja, ne jemi shërbëtorët e tu".
<scripture passage="Gen 50:19" parsed="|Gen|50|19|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.19" />
<sup>19</sup> Jozefi u tha atyre: "Mos u trembni, se mos jam unë në vend të Perëndisë?.
<scripture passage="Gen 50:20" parsed="|Gen|50|20|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.20" />
<sup>20</sup> Ju keni kurdisur të këqija kundër meje, por Perëndia ka dashur që t'i shërbejë së mirës, për të kryer atë që po ndodh sot: të mbash gjallë një popull të shumtë.
<scripture passage="Gen 50:21" parsed="|Gen|50|21|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.21" />
<sup>21</sup> Tani, pra, mos kini frikë; unë do të siguroj ushqimin për ju dhe për bijtë tuaj". Kështu u dha zemër dhe i foli zemrës së tyre me ëmbëlsi.
<scripture passage="Gen 50:22" parsed="|Gen|50|22|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.22" />
<sup>22</sup> Kështu Jozefi banoi në Egjipt, ai dhe shtëpia e të atit, dhe jetoi njëqind e dhjetë vjet.
<scripture passage="Gen 50:23" parsed="|Gen|50|23|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.23" />
<sup>23</sup> Jozefi pa bijtë e Efraimit deri në brezninë e tretë; edhe bijtë e Makirit, bir i Manasit, lindën mbi gjunjët e tij.
<scripture passage="Gen 50:24" parsed="|Gen|50|24|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.24" />
<sup>24</sup> Pastaj Jozefi u tha vëllezërve të tij: "Unë po vdes; por Perëndia do t'ju vizitojë me siguri dhe do t'ju çojë me siguri nga ky vend në vendin që i premtoi me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit".
<scripture passage="Gen 50:25" parsed="|Gen|50|25|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.25" />
<sup>25</sup> Pastaj Jozefi i vuri të betohen bijtë e Izraelit, duke thënë: "Perëndia me siguri do t'ju vizitojë; atëherë ju do t'i hiqni kockat e mia që këtej".
<scripture passage="Gen 50:26" parsed="|Gen|50|26|0|0" osisRef="Bible:Gen.50.26" />
<sup>26</sup> Pastaj Jozefi vdiq në moshën njëqind e dhjetë vjeç; e balsamosën dhe e futën në një arkivol në Egjipt.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Exodus" progress="4.81%" prev="Gen.50" next="Exod.1" id="Exod">
<h2 id="Exod-p0.1">Exodus</h2>

<div3 title="Exodus 1" progress="4.81%" prev="Exod" next="Exod.2" id="Exod.1">
<h3 id="Exod.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Exod.1-p1">
<scripture passage="Exod 1:1" parsed="|Exod|1|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.1" />
<sup>1</sup> Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt me Jakobin. Secili prej tyre erdhi me familjen e tij:
<scripture passage="Exod 1:2" parsed="|Exod|1|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.2" />
<sup>2</sup> Rubeni, Simeoni, Levi dhe Juda,
<scripture passage="Exod 1:3" parsed="|Exod|1|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.3" />
<sup>3</sup> Isakari, Zabuloni dhe Beniamini,
<scripture passage="Exod 1:4" parsed="|Exod|1|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.4" />
<sup>4</sup> Dani dhe Naftali, Gadi dhe Asheri.
<scripture passage="Exod 1:5" parsed="|Exod|1|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.5" />
<sup>5</sup> Tërë njerëzit që kishin dalë nga gjaku i Jakobit arrinin shtatëdhjetë veta (Jozefi ndodhej tashmë në Egjipt).
<scripture passage="Exod 1:6" parsed="|Exod|1|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Jozefi vdiq, dhe po ashtu vdiqën tërë vëllezërit e tij dhe gjithë ai brez.
<scripture passage="Exod 1:7" parsed="|Exod|1|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.7" />
<sup>7</sup> Dhe bijtë e Izraelit qenë frytdhënës, u shumëzuan fort dhe u bënë të shumtë, u bënë jashtëzakonisht të fortë; dhe vendi u mbush me ta.
<scripture passage="Exod 1:8" parsed="|Exod|1|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.8" />
<sup>8</sup> Por tani doli në Egjipt një mbret i ri, që nuk e kishte njohur Jozefin.
<scripture passage="Exod 1:9" parsed="|Exod|1|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.9" />
<sup>9</sup> Ai i tha popullit të tij: "Ja, populli i bijve të Izraelit është më i shumtë dhe më i fortë se ne.
<scripture passage="Exod 1:10" parsed="|Exod|1|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.10" />
<sup>10</sup> Të përdorim, pra, dinakëri ndaj tyre, me qëllim që të mos shumëzohen dhe, në rast lufte të mos bashkohen me armiqtë tanë dhe të luftojnë kundër nesh, dhe pastaj të largohen nga vendi".
<scripture passage="Exod 1:11" parsed="|Exod|1|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.11" />
<sup>11</sup> Vunë, pra, kryeintendentë të punimeve mbi ta, me qëllim që t'i shtypnin me angaritë e tyre. Kështu ata i ndërtuan Faraonit qytetet-depozitë Pitom dhe Raamses.
<scripture passage="Exod 1:12" parsed="|Exod|1|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.12" />
<sup>12</sup> Por sa më tepër i shtypnin, aq më shumë shtoheshin dhe përhapeshin; prandaj Egjiptasit arritën të kenë shumë frikë nga bijtë e Izraelit,
<scripture passage="Exod 1:13" parsed="|Exod|1|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.13" />
<sup>13</sup> dhe Egjiptasit i detyruan bijtë e Izraelit t'u shërbenin me ashpërsi,
<scripture passage="Exod 1:14" parsed="|Exod|1|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.14" />
<sup>14</sup> dhe ua nxinë jetën me një skllavëri të vrazhdë, duke i futur në punimin e argjilës dhe të tullave si dhe në çdo lloj pune në ara. I detyronin t'i bënin tërë këto punë me ashpërsi.
<scripture passage="Exod 1:15" parsed="|Exod|1|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.15" />
<sup>15</sup> Mbreti i Egjiptit u foli edhe mamive hebre, nga të cilat njëra quhej Shifrah dhe tjetra Puah, dhe u tha:
<scripture passage="Exod 1:16" parsed="|Exod|1|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.16" />
<sup>16</sup> "Kur do të ndihmoni gratë hebre lindëse, dhe do t'i shihni të ulura në ndenjësen e lindjes, në rast se fëmija është mashkull, vriteni; po të jetë femër, lëreni të jetojë".
<scripture passage="Exod 1:17" parsed="|Exod|1|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.17" />
<sup>17</sup> Por mamitë patën frikë nga Perëndia dhe nuk bënë ashtu siç i kishte urdhëruar mbreti i Egjiptit, por i lanë gjallë fëmijët meshkuj.
<scripture passage="Exod 1:18" parsed="|Exod|1|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.18" />
<sup>18</sup> Atëherë mbreti i Egjiptit thirri mamitë dhe u tha: "Pse e bëtë këtë dhe i latë gjallë fëmijët meshkuj?".
<scripture passage="Exod 1:19" parsed="|Exod|1|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.19" />
<sup>19</sup> Mamitë iu përgjigjën Faraonit: "Sepse gratë hebre nuk janë si gratë egjiptase, por janë të fuqishme dhe lindin para se t'u vijë mamia pranë".
<scripture passage="Exod 1:20" parsed="|Exod|1|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.20" />
<sup>20</sup> Dhe Perëndia u bëri të mirë këtyre mamive; dhe populli u shtua dhe u bë jashtëzakonisht i fortë.
<scripture passage="Exod 1:21" parsed="|Exod|1|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.21" />
<sup>21</sup> Kështu, duke qenë se ato mami kishin frikë nga Perëndia, ky u dha familje më vete.
<scripture passage="Exod 1:22" parsed="|Exod|1|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.1.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Faraoni i dha këtë urdhër tërë popullit të tij duke thënë: "Çdo mashkull që lind, hidheni në lumë; por lini gjallë tërë femrat".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 2" progress="4.87%" prev="Exod.1" next="Exod.3" id="Exod.2">
<h3 id="Exod.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Exod.2-p1">
<scripture passage="Exod 2:1" parsed="|Exod|2|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.1" />
<sup>1</sup> Por një njeri i shtëpisë së Levit shkoi e mori për grua një bijë të Levit.
<scripture passage="Exod 2:2" parsed="|Exod|2|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.2" />
<sup>2</sup> Dhe gruaja u ngjiz dhe lindi një bir; dhe, duke parë që ishte i bukur, e mbajti fshehur tre muaj.
<scripture passage="Exod 2:3" parsed="|Exod|2|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.3" />
<sup>3</sup> Por, kur nuk mundi ta mbante më të fshehur, mori një kanistër prej xunkthi, e leu me bitum dhe katran, vendosi në të fëmijën dhe e la në kallamishtën në bregun e lumit.
<scripture passage="Exod 2:4" parsed="|Exod|2|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.4" />
<sup>4</sup> Motra e fëmijës rrinte në një farë largësie për të mësuar se çfarë do t'i ndodhte.
<scripture passage="Exod 2:5" parsed="|Exod|2|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.5" />
<sup>5</sup> Por vajza e Faraonit zbriti për t'u larë në lumë, ndërsa shërbëtoret e saj shëtisnin buzë lumit. Ajo pa kanistrën në kallamishte dhe dërgoi shërbëtoren e saj ta marrë.
<scripture passage="Exod 2:6" parsed="|Exod|2|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.6" />
<sup>6</sup> E hapi dhe pa fëmijën; dhe ja, i vogli po qante; asaj iu dhimbs dhe tha: "Ky është një fëmijë hebre".
<scripture passage="Exod 2:7" parsed="|Exod|2|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.7" />
<sup>7</sup> Atëherë motra e fëmijës i tha bijës së Faraonit: "A duhet të shkoj të thërras një tajë nga gratë hebre që ta mëndë këtë fëmijë për ty?".
<scripture passage="Exod 2:8" parsed="|Exod|2|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.8" />
<sup>8</sup> E bija e Faraonit iu përgjegj: "Shko". Dhe vajza shkoi të thërrasë nënën e fëmijës.
<scripture passage="Exod 2:9" parsed="|Exod|2|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.9" />
<sup>9</sup> Dhe bija e Faraonit i tha: "Merre me vete këtë fëmijë, mënde për mua, dhe unë do të të jap pagën tënde". Kështu gruaja e mori fëmijën dhe e mëndi.
<scripture passage="Exod 2:10" parsed="|Exod|2|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.10" />
<sup>10</sup> Kur fëmija u rrit, ajo ia çoi bijës së Faraonit; ai u bë bir i saj dhe ajo e quajti Moisi, duke thënë: "Sepse unë e nxora nga uji".
<scripture passage="Exod 2:11" parsed="|Exod|2|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.11" />
<sup>11</sup> Në ato ditë, kur Moisiu ishte rritur, ndodhi që ai doli për të gjetur vëllezërit e tij dhe vuri re se bënin punë të rënda; dhe pa një Egjiptas që po rrihte një burrë hebre, një nga vëllezërit e tij.
<scripture passage="Exod 2:12" parsed="|Exod|2|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.12" />
<sup>12</sup> Dhe vështroi andej e këtej dhe, duke parë se nuk kishte njeri, e vrau Egjiptasin dhe e fshehu pastaj nën rërë.
<scripture passage="Exod 2:13" parsed="|Exod|2|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.13" />
<sup>13</sup> Ditën e nesërme doli dhe pa dy burra hebrenj që po grindeshin; ai i tha atij që kishte faj: "Pse e rreh shokun tënd?".
<scripture passage="Exod 2:14" parsed="|Exod|2|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.14" />
<sup>14</sup> Por ai iu përgjigj: "Kush të ka vënë prijës dhe gjykatës mbi ne? Mos do të më vrasësh siç vrave Egjiptasin?". Atëherë Moisiu u tremb, dhe tha: "Me siguri kjo gjë dihet nga të gjithë".
<scripture passage="Exod 2:15" parsed="|Exod|2|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.15" />
<sup>15</sup> Kur Faraoni dëgjoi të flitej për ngjarjen, kërkoi të vrasë Moisiun; por Moisiu iku nga prania e Faraonit dhe u vendos në vendin e Madianit; dhe u ul afër një pusi.
<scripture passage="Exod 2:16" parsed="|Exod|2|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.16" />
<sup>16</sup> Por prifti i Madianit kishte shtatë bija; dhe ato erdhën për të mbushur ujë dhe për të mbushur koritat për t'i dhënë të pijë kopesë së atit të tyre.
<scripture passage="Exod 2:17" parsed="|Exod|2|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.17" />
<sup>17</sup> Por erdhën disa barinj dhe i përzunë. Atëherë Moisiu u ngrit dhe u erdhi në ndihmë, duke i dhënë të pijë kopesë së tyre.
<scripture passage="Exod 2:18" parsed="|Exod|2|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.18" />
<sup>18</sup> Kur shkuan te Reueli, ati i tyre, ai u tha: "Vallë si u kthyet kaq shpejt sot?".
<scripture passage="Exod 2:19" parsed="|Exod|2|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.19" />
<sup>19</sup> Ato u përgjigjën: "Një Egjiptas na liroi nga duart e barinjve; përveç kësaj mbushi ujë për ne dhe i dha të pijë kopesë".
<scripture passage="Exod 2:20" parsed="|Exod|2|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.20" />
<sup>20</sup> Atëherë ai u tha bijave të tij: "Po ai ku është? Pse e latë këtë njeri? Thirreni, të vijë të hajë".
<scripture passage="Exod 2:21" parsed="|Exod|2|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.21" />
<sup>21</sup> Dhe Moisiu pranoi të banojë tek ai njeri; dhe ai i dha Moisiut për grua bijën e tij, Seforën.
<scripture passage="Exod 2:22" parsed="|Exod|2|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.22" />
<sup>22</sup> Pastaj ajo lindi një bir që ai e quajti Gershom, sepse tha: "Unë jam mik në dhe të huaj".
<scripture passage="Exod 2:23" parsed="|Exod|2|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.23" />
<sup>23</sup> Por ndodhi që, mbas një kohe të gjatë vdiq mbreti i Egjiptit, dhe bijtë e Izraelit rënkonin për shkak të skllavërisë; ata bërtitën dhe britma e tyre për shkak të skllavërisë u ngjit deri tek Perëndia.
<scripture passage="Exod 2:24" parsed="|Exod|2|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.24" />
<sup>24</sup> Kështu Perëndia dëgjoi rënkimin e tyre, dhe Perëndisë iu kujtua besëlidhja që kishte përfunduar me Abrahamin, me Isakun dhe me Jakobin.
<scripture passage="Exod 2:25" parsed="|Exod|2|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.2.25" />
<sup>25</sup> Dhe Perëndia shikoi bijtë e Izraelit, dhe Perëndia u kujdes për ta.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 3" progress="4.95%" prev="Exod.2" next="Exod.4" id="Exod.3">
<h3 id="Exod.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Exod.3-p1">
<scripture passage="Exod 3:1" parsed="|Exod|3|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.1" />
<sup>1</sup> Ndërkaq Moisiu po kulloste kopenë e Jethros, vjehrrit të tij dhe prift i Madianit; ai e çoi kopenë matanë shkretëtirës dhe arriti në malin e Perëndisë, në Horeb.
<scripture passage="Exod 3:2" parsed="|Exod|3|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.2" />
<sup>2</sup> Dhe Engjëlli i Zotit iu shfaq në një flakë zjarri, në mes të një ferrishtjeje. Moisiu vështroi dhe ja që ferrishtja po digjej nga zjarri, por nuk konsumohej.
<scripture passage="Exod 3:3" parsed="|Exod|3|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Moisiu tha: "Tani do të zhvendosem për të parë këtë shfaqje madhështore: pse ferrishtja nuk po konsumohet!".
<scripture passage="Exod 3:4" parsed="|Exod|3|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.4" />
<sup>4</sup> Zoti vuri re që ai ishte zhvendosur për të parë, dhe Perëndia e thirri nga mesi i ferrishtes dhe i tha: "Moisi, Moisi!". Ai u përgjigj: "Ja ku jam".
<scripture passage="Exod 3:5" parsed="|Exod|3|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.5" />
<sup>5</sup> Perëndia tha: "Mos u afro këtu: hiq sandalet nga këmbët, sepse vendi në të cilin ndodhesh është vend i shenjtë".
<scripture passage="Exod 3:6" parsed="|Exod|3|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.6" />
<sup>6</sup> Pastaj tha dhe këto fjalë: "Unë jam Perëndia i atit tënd, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit". Dhe Moisiu fshehu fytyrën e tij, sepse kishte frikë të shikonte Perëndinë.
<scripture passage="Exod 3:7" parsed="|Exod|3|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.7" />
<sup>7</sup> Pastaj Zoti tha: "Sigurisht që e kam parë pikëllimin e popullit tim që ndodhet në Egjipt dhe e kam dëgjuar britmën e tij për shkak të shtypësve të tij, sepse i njoh vuajtjet e tij.
<scripture passage="Exod 3:8" parsed="|Exod|3|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.8" />
<sup>8</sup> Kështu zbrita për ta çliruar nga dora e Egjiptasve dhe për ta çuar nga ky vend në një vend të mirë dhe të hapur, në një vend ku rrjedh qumështi dhe mjalti, në vendin ku ndodhen Kananejtë, Hitejtë, Amorejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.
<scripture passage="Exod 3:9" parsed="|Exod|3|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.9" />
<sup>9</sup> Dhe tani, ja britma e bijve të Izraelit ka arritur deri tek unë, dhe kam parë gjithashtu se si Egjiptasit i shtypin.
<scripture passage="Exod 3:10" parsed="|Exod|3|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.10" />
<sup>10</sup> Prandaj eja dhe unë do të të dërgoj te Faraoni me qëllim që ta nxjerrësh popullin tim, bijtë e Izraelit, nga Egjipti".
<scripture passage="Exod 3:11" parsed="|Exod|3|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.11" />
<sup>11</sup> Por Moisiu i tha Perëndisë: "Kush jam unë që të shkoj te Faraoni dhe t'i nxjerr bijtë e Izraelit nga Egjipti?".
<scripture passage="Exod 3:12" parsed="|Exod|3|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.12" />
<sup>12</sup> Perëndia tha: "Unë do të jem me ty, dhe kjo do të jetë për ty shenja që të kam dërguar unë: Kur ta kesh nxjerrë popullin nga Egjipti, ju do t'i shërbeni Perëndisë mbi këtë mal".
<scripture passage="Exod 3:13" parsed="|Exod|3|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: "Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t'u them: "Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju", po të jetë se ata më thonë: "Cili është emri i tij?", ç'përgjigje duhet t'u jap?".
<scripture passage="Exod 3:14" parsed="|Exod|3|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.14" />
<sup>14</sup> Perëndia i tha Moisiut: "UNÉ JAM AI QÉ JAM". Pastaj tha: "Do t'u thuash kështu bijve të Izraelit: "UNÉ JAM-i më ka dërguar tek ju"".
<scripture passage="Exod 3:15" parsed="|Exod|3|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.15" />
<sup>15</sup> Perëndia i tha akoma Moisiut: "Do t'u thuash kështu bijve të Izraelit: "Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit më ka dërguar tek ju. Ky është  emri im përjetë. Ky ka për të qenë gjithnjë  emri im me të cilin do të kujtohem nga të gjitha breznitë".
<scripture passage="Exod 3:16" parsed="|Exod|3|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.16" />
<sup>16</sup> Shko dhe mblidh pleqtë e Izraelit dhe u thuaj atyre: "Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit m'u shfaq, duke thënë: Unë patjetër ju kam vizituar dhe kam parë atë që ju bëjnë në Egjipt;
<scripture passage="Exod 3:17" parsed="|Exod|3|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.17" />
<sup>17</sup> dhe kam thënë: Nga shtypja e Egjiptit do t'ju çoj në vendin e Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë".
<scripture passage="Exod 3:18" parsed="|Exod|3|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.18" />
<sup>18</sup> Dhe ata do t'i binden zërit tënd; dhe ti dhe pleqtë e Izraelit do të shkoni te mbreti i Egjiptit dhe do t'i thoni: "Zoti, Perëndia i Hebrenjve na doli përpara; dhe tani na lër të shkojmë dhe të bëjmë  tri ditë rrugë në shkretëtirë, që t'i bëjmë  fli Zotit, Perëndisë tonë".
<scripture passage="Exod 3:19" parsed="|Exod|3|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.19" />
<sup>19</sup> Por unë e di që mbreti i Egjiptit nuk do t'ju lejojë të shkoni, veç po të jetë i shtrënguar nga një dorë e fuqishme.
<scripture passage="Exod 3:20" parsed="|Exod|3|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.20" />
<sup>20</sup> Atëherë unë do të shtrij dorën time dhe do të godas Egjiptin me të gjitha mrekullitë që unë do të bëj në mes tyre; pas kësaj ai do t'ju lërë të ikni.
<scripture passage="Exod 3:21" parsed="|Exod|3|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.21" />
<sup>21</sup> Dhe do t'i jap këtij populli të mira para syve të Egjiptasve; dhe do të ndodhë që kur të niseni, nuk do të shkoni duarbosh;
<scripture passage="Exod 3:22" parsed="|Exod|3|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.3.22" />
<sup>22</sup> por çdo grua do t'i kërkojë fqinjës së saj dhe gruas që banon në shtëpinë e saj sende argjendi, sende ari dhe rroba; dhe ju do t'ua vini në shtat bijve dhe bijave tuaja; kështu do t'i zhvishni Egjiptasit".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 4" progress="5.04%" prev="Exod.3" next="Exod.5" id="Exod.4">
<h3 id="Exod.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Exod.4-p1">
<scripture passage="Exod 4:1" parsed="|Exod|4|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.1" />
<sup>1</sup> Moisiu u përgjigj dhe tha: "Por ja, ata nuk do të më besojnë as do t'i binden zërit tim, sepse do të thonë: "Zoti nuk të është shfaqur"".
<scripture passage="Exod 4:2" parsed="|Exod|4|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Zoti i tha: "Ç'është ajo që ke në dorë?". Ai u përgjegj: "Një bastun".
<scripture passage="Exod 4:3" parsed="|Exod|4|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.3" />
<sup>3</sup> Zoti tha: "Hidhe për tokë". Ai e hodhi për tokë, dhe ai u bë një gjarpër, para të cilit Moisiu iku me vrap.
<scripture passage="Exod 4:4" parsed="|Exod|4|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Zgjate dorën dhe kape nga bishti". (Ai zgjati dorën dhe e mori, dhe në dorën e tij ai u bë një bastun).
<scripture passage="Exod 4:5" parsed="|Exod|4|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.5" />
<sup>5</sup> "Këtë ke për të bërë", tha Zoti, "me qëllim që të besojnë se Zoti, Perëndia i etërve të tyre, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit të është shfaqur".
<scripture passage="Exod 4:6" parsed="|Exod|4|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.6" />
<sup>6</sup> Zoti i tha akoma: "Tani vër dorën në gjirin tënd". Dhe ai vuri dorën e tij në gji dhe pastaj e tërhoqi, dhe ja, dora ishte lebrosur, e bardhë si bora.
<scripture passage="Exod 4:7" parsed="|Exod|4|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.7" />
<sup>7</sup> Zoti i tha akoma: "Vëre përsëri dorën në gjirin tënd". Ai e vuri përsëri dorën e tij në gji dhe pastaj e tërhoqi nga gjiri, dhe ja, ajo ishte bërë njëlloj si mishi i tij.
<scripture passage="Exod 4:8" parsed="|Exod|4|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.8" />
<sup>8</sup> "Tani ka për të ndodhur që, po të jetë se nuk të besojnë dhe nuk e dëgjojnë zërin e shenjës së parë, do të besojnë zërin e shenjës së dytë.
<scripture passage="Exod 4:9" parsed="|Exod|4|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.9" />
<sup>9</sup> Por, në rast se ata nuk do t'u besojnë as këtyre dy shenjave dhe nuk do t'i binden zërit tënd, ti atëhere merr ujë nga lumi dhe derdhe mbi tokë të thatë; dhe uji që do të kesh marrë nga lumi do të bëhet gjak mbi tokën e thatë".
<scripture passage="Exod 4:10" parsed="|Exod|4|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Moisiu i tha Zotit: "Mjerisht, o Zot, unë nuk jam njeri i gojës; nuk isha i tillë në të kaluarën dhe nuk jam i tillë që kur i ke folur shërbëtorit tënd, sepse jam i ngathët në fjalë dhe kuvend".
<scripture passage="Exod 4:11" parsed="|Exod|4|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.11" />
<sup>11</sup> Zoti i tha: "Kush e ka bërë gojën e njeriut, ose kush e bën njeriun të pagojë, të shurdhër, me sy ose të verbër? A nuk jam unë vallë, Zoti?
<scripture passage="Exod 4:12" parsed="|Exod|4|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.12" />
<sup>12</sup> Dhe tani shko, unë do të jem me gojën tënde dhe do të të mësoj atë që duhet të thuash".
<scripture passage="Exod 4:13" parsed="|Exod|4|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.13" />
<sup>13</sup> Por Moisiu tha: "Oh! Zot, dërgo mesazhin tënd nëpërmjet kujt të duash!".
<scripture passage="Exod 4:14" parsed="|Exod|4|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.14" />
<sup>14</sup> Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër Moisiut, dhe i tha: "A nuk është ndofta Aaroni vëllai yt, Leviti? Unë e di që ai flet bukur. Ja tani, ai po del të të takojë; sa të të shohë do të ndjejë gëzim në zemër të vet.
<scripture passage="Exod 4:15" parsed="|Exod|4|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.15" />
<sup>15</sup> Ti do t'i flasësh dhe do t'i vësh fjalët në gojën e tij, dhe unë do të jem me gojën tënde dhe me gojën e tij dhe do t'ju mësoj atë që duhet të bëni.
<scripture passage="Exod 4:16" parsed="|Exod|4|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.16" />
<sup>16</sup> Ai do të jetë zëdhënësi yt në popull; kështu ai për ty do të jetë goja dhe ti për të do të jesh si Perëndia.
<scripture passage="Exod 4:17" parsed="|Exod|4|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.17" />
<sup>17</sup> Tani merr në dorë këtë bastun me të cilin ke për të bërë mrekullitë".
<scripture passage="Exod 4:18" parsed="|Exod|4|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Moisiu iku, u kthye te Jethro, vjehrri i tij, dhe i tha: "Oh, lërmë të shkoj dhe të kthehem te vëllezërit e mi që janë në Egjipt, për të parë në se ende janë gjallë". Dhe Jethro i tha Moisiut: "Shko në paqe".
<scripture passage="Exod 4:19" parsed="|Exod|4|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.19" />
<sup>19</sup> Zoti i tha Moisiut në Madian: "Shko, kthehu në Egjipt sepse të gjithë ata që kërkonin jetën tënde kanë vdekur".
<scripture passage="Exod 4:20" parsed="|Exod|4|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.20" />
<sup>20</sup> Kështu Moisiu mori të shoqen dhe bijtë e tij, i hipi mbi gomar dhe u kthye në vendin e Egjiptit. Dhe Moisiu mori në dorë bastunin e Perëndisë.
<scripture passage="Exod 4:21" parsed="|Exod|4|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.21" />
<sup>21</sup> Zoti i tha pastaj Moisiut: "Kur të jesh kthyer në Egjipt, do të kujdesesh të bësh para Faraonit tërë mrekullitë që të kam dhënë pushtet të kryesh; por unë do ta ngurtësoj zemrën e tij dhe ai nuk do ta lërë popullin të shkojë.
<scripture passage="Exod 4:22" parsed="|Exod|4|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.22" />
<sup>22</sup> Dhe ti do t'i thuash Faraonit: "Kështu thotë Zoti: Izraeli është biri im, i parëlinduri im".
<scripture passage="Exod 4:23" parsed="|Exod|4|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.23" />
<sup>23</sup> Prandaj unë të them: Lëre birin tim të shkojë, që të më shërbejë; por në qoftë se ti nuk e lë të shkojë, ja, unë do të vras birin tënd, të parëlindurin tënd".
<scripture passage="Exod 4:24" parsed="|Exod|4|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.24" />
<sup>24</sup> Por gjatë udhëtimit, në vendin ku kishin fushuar, Zoti shkoi të takojë Moisiun dhe u përpoq ta bënte të vdiste.
<scripture passage="Exod 4:25" parsed="|Exod|4|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Sefora mori një strall të mprehtë dhe preu prepucin e birit të saj dhe e hodhi në këmbët e Moisiut, duke thënë: "Ti për mua je një dhëndër në gjak!".
<scripture passage="Exod 4:26" parsed="|Exod|4|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.26" />
<sup>26</sup> Kështu Zoti e la. Atëherë ajo tha: "Ti je një dhëndër gjakatar", për shkak të rrethprerjes.
<scripture passage="Exod 4:27" parsed="|Exod|4|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.27" />
<sup>27</sup> Zoti i tha Aaronit: "Shko në shkretëtirë të takosh Moisiun". Dhe ai shkoi, e takoi atë në malin e Perëndisë dhe e puthi.
<scripture passage="Exod 4:28" parsed="|Exod|4|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.28" />
<sup>28</sup> Dhe Moisiu i tregoi Aaronit tërë fjalët që Zoti e kishte porositur të thoshte, dhe tërë shenjat e mahnitshme që i kishte urdhëruar të bënte.
<scripture passage="Exod 4:29" parsed="|Exod|4|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.29" />
<sup>29</sup> Atëherë Moisiu dhe Aaroni shkuan dhe mblodhën tërë pleqtë e bijve të Izraelit.
<scripture passage="Exod 4:30" parsed="|Exod|4|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.30" />
<sup>30</sup> Dhe Aaroni tregoi tërë fjalët që Zoti i kishte thënë Moisiut, dhe bëri mrekullitë në sy të popullit.
<scripture passage="Exod 4:31" parsed="|Exod|4|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.4.31" />
<sup>31</sup> Kështu populli i besoi. Ata kuptuan që Zoti kishte vizituar bijtë e Izraelit dhe kishte parë dëshpërimin e tyre; dhe u përkulën dhe e adhuruan.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 5" progress="5.15%" prev="Exod.4" next="Exod.6" id="Exod.5">
<h3 id="Exod.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Exod.5-p1">
<scripture passage="Exod 5:1" parsed="|Exod|5|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.1" />
<sup>1</sup> Pas kësaj, Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Lëre popullin tim të shkojë, me qëllim që të kremtojë për mua një festë në shkretëtirë"".
<scripture passage="Exod 5:2" parsed="|Exod|5|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.2" />
<sup>2</sup> Por Faraoni u përgjigj: "Kush është Zoti që unë duhet t'i bindem zërit të tij dhe ta lë Izraelin të shkojë? Unë nuk e njoh Zotin dhe nuk kam për ta lënë Izraelin të shkojë".
<scripture passage="Exod 5:3" parsed="|Exod|5|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.3" />
<sup>3</sup> Atëherë ata i thanë: "Perëndia i Hebrenjve na doli përballë; tani na lër të ecim tri ditë me radhë në shkretëtirë që të bëjmë një flijim për Zotin, që është Perëndia ynë, që ai të mos na godasë me murtajë ose me shpatë".
<scripture passage="Exod 5:4" parsed="|Exod|5|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.4" />
<sup>4</sup> Mbreti i Egjiptit u tha atyre: "Pse vallë Moisiu dhe Aaroni e largojnë popullin nga puna e tij? Kthehuni në mundimet tuaja!".
<scripture passage="Exod 5:5" parsed="|Exod|5|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.5" />
<sup>5</sup> Faraoni tha përsëri: "Ja, tani populli i vendit është i shumtë, dhe ju doni që ai të ndërpresë mundimet e tij".
<scripture passage="Exod 5:6" parsed="|Exod|5|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.6" />
<sup>6</sup> Kështu po atë ditë Faraoni i urdhëroi shtypësit e popullit dhe kryeintendentët e tij, duke thënë:
<scripture passage="Exod 5:7" parsed="|Exod|5|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.7" />
<sup>7</sup> "Mos i jepni më kashtë popullit për të bërë tulla, si më parë; le të shkojnë ata vetë të mbledhin kashtën!
<scripture passage="Exod 5:8" parsed="|Exod|5|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.8" />
<sup>8</sup> Por i detyroni të prodhojnë të njëjtën sasi tullash që bënin më parë, pa asnjë pakësim; sepse ata janë përtacë, dhe për këtë arsye ata bërtasin, duke thënë: "Të shkojmë të bëjmë fli për Perëndinë tonë!".
<scripture passage="Exod 5:9" parsed="|Exod|5|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.9" />
<sup>9</sup> I mbingarkoni me punë të rëndë këta njerëz, dhe ata ta kryejnë pa u vënë veshin fjalëve mashtruese".
<scripture passage="Exod 5:10" parsed="|Exod|5|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.10" />
<sup>10</sup> Atëherë shtypësit e popullit dhe kryeintendentët e tij dolën dhe i thanë popullit: "Kështu thotë Faraoni: "Unë nuk do t'ju jap më kashtë.
<scripture passage="Exod 5:11" parsed="|Exod|5|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.11" />
<sup>11</sup> Shkoni vetë ta gjeni kashtën ku mund të jetë, sepse puna juaj nuk do të pakësohet aspak"".
<scripture passage="Exod 5:12" parsed="|Exod|5|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.12" />
<sup>12</sup> Kështu populli u shpërnda në të gjithë vendin e Egjiptit, për të mbledhur kallamishte në vend të kashtës.
<scripture passage="Exod 5:13" parsed="|Exod|5|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.13" />
<sup>13</sup> Dhe kontrollorët i nxisnin duke thënë: "Përfundoni punën tuaj çdo ditë si në kohën kur kishte kashtë!".
<scripture passage="Exod 5:14" parsed="|Exod|5|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.14" />
<sup>14</sup> Dhe kryepunëtorët e skuadrave të bijve të Izraelit, të caktuar mbi ta nga kontrollorët e Faraonit, i rrahën dhe i pyetën: "Pse nuk e keni përfunduar, dje dhe sot si më parë, sasinë e caktuar të tullave?".
<scripture passage="Exod 5:15" parsed="|Exod|5|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.15" />
<sup>15</sup> Atëherë kryepunëtorët e skuadrave të bijve të Izraelit erdhën për të protestuar te Faraoni, duke thënë: "Pse sillesh kështu me shërbëtorët e tu?
<scripture passage="Exod 5:16" parsed="|Exod|5|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.16" />
<sup>16</sup> Nuk u jepet më kashtë shërbëtorëve të tu, dhe na thuhet: "Bëni tulla!". Dhe ja, shërbëtorët e tu i rrahin, por faji është i popullit tënd".
<scripture passage="Exod 5:17" parsed="|Exod|5|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.17" />
<sup>17</sup> Atëherë ai u përgjigj: "Jeni përtacë, shumë përtacë! Për këtë arsye thoni: "Të bëjmë fli për Zotin".
<scripture passage="Exod 5:18" parsed="|Exod|5|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.18" />
<sup>18</sup> Shkoni, pra, të punoni! Nuk do t'ju jepet kashtë, por do të dorëzoni po atë sasi tullash".
<scripture passage="Exod 5:19" parsed="|Exod|5|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.19" />
<sup>19</sup> Kryepunëtorët e skuadrave të bijve të Izraelit u bindën se i gjeti halli, sepse u thuhej: "Mos e pakësoni në asnjë mënyrë numrin e caktuar të tullave për çdo ditë".
<scripture passage="Exod 5:20" parsed="|Exod|5|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.20" />
<sup>20</sup> Pastaj, si dolën nga Faraoni, takuan Moisiun dhe Aaronin, që po i prisnin,
<scripture passage="Exod 5:21" parsed="|Exod|5|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.21" />
<sup>21</sup> dhe u thanë atyre: "Le t'i hedhë sytë Zoti mbi ju dhe le të gjykojë, sepse na keni bërë të urryer në sytë e Faraonit dhe në sytë e shërbëtorëve të tij duke vënë në duart e tyre shpatën për të na vrarë".
<scripture passage="Exod 5:22" parsed="|Exod|5|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Moisiu u kthye te Zoti dhe i tha: "O Perëndi, pse e fute në halle këtë popull? Pse pra më dërgove?
<scripture passage="Exod 5:23" parsed="|Exod|5|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.5.23" />
<sup>23</sup> Sepse, qysh prej ditës që vajta te Faraoni, për t'i folur në emrin tënd, ai i ka bërë të keqe këtij populli dhe ti nuk e çlirove aspak popullin tënd".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 6" progress="5.22%" prev="Exod.5" next="Exod.7" id="Exod.6">
<h3 id="Exod.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Exod.6-p1">
<scripture passage="Exod 6:1" parsed="|Exod|6|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.1" />
<sup>1</sup> Zoti i tha Moisiut: "Tani ke për të parë çfarë kam për t'i bërë Faraonit; sepse i detyruar nga një dorë e fuqishme ai do t'i lërë të shkojnë; po, i detyruar nga një dorë e fuqishme do t'i dëbojë nga vendi i tij".
<scripture passage="Exod 6:2" parsed="|Exod|6|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.2" />
<sup>2</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe i tha: "Unë jam Zoti,
<scripture passage="Exod 6:3" parsed="|Exod|6|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.3" />
<sup>3</sup> dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, si Perëndi i plotfuqishëm; por ata nuk më kishin njohur kurrë me emrin tim, Zot.
<scripture passage="Exod 6:4" parsed="|Exod|6|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.4" />
<sup>4</sup> Kam caktuar gjithashtu besëlidhjen time me ta, duke u premtuar se do t'u jap vendin e Kanaanit, vendin ku qëndruan si të huaj.
<scripture passage="Exod 6:5" parsed="|Exod|6|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.5" />
<sup>5</sup> Dëgjova edhe kujën e bijve të Izraelit që Egjiptasit i mbajnë në skllavëri dhe m'u kujtua besëlidhja ime.
<scripture passage="Exod 6:6" parsed="|Exod|6|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.6" />
<sup>6</sup> Prandaj u thuaj bijve të Izraelit: "Unë jam Zoti; do t'ju heq nga punët e rënda që ju kanë imponuar Egjiptasit, do t'ju çliroj nga skllavërimi i tyre dhe do t'ju çliroj me krah të shtrirë dhe ndëshkime të mëdha.
<scripture passage="Exod 6:7" parsed="|Exod|6|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.7" />
<sup>7</sup> Do t'ju marr si popullin tim, dhe do të jem Perëndia juaj; dhe ju do të mësoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju heq nga punët e rënda të imponuara nga Egjiptasit.
<scripture passage="Exod 6:8" parsed="|Exod|6|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.8" />
<sup>8</sup> Dhe do t'ju bëj të hyni në vendin, që u betova t'i jap Abrahamit, Isakut dhe Jakobit; dhe do t'jua jap atë në trashëgimi. Unë jam Zoti"".
<scripture passage="Exod 6:9" parsed="|Exod|6|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.9" />
<sup>9</sup> Kështu u foli Moisiu bijve të Izraelit; por ata nuk ia vunë veshin Moisiut, nga shkaku i ankthit dhe i skllavërise së rëndë.
<scripture passage="Exod 6:10" parsed="|Exod|6|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.10" />
<sup>10</sup> Zoti i foli edhe më Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Exod 6:11" parsed="|Exod|6|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.11" />
<sup>11</sup> "Shko, foli Faraonit, mbretit të Egjiptit, që të lejojë bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i tij".
<scripture passage="Exod 6:12" parsed="|Exod|6|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.12" />
<sup>12</sup> Por Moisiu foli përpara Zotit dhe i tha: "Ja, bijtë e Izraelit nuk më dëgjuan; si mundet Faraoni të më dëgjojë mua, që jam i parrethprerë në buzë?".
<scripture passage="Exod 6:13" parsed="|Exod|6|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.13" />
<sup>13</sup> Por Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit dhe i urdhëroi të shkonin te bijtë e Izraelit dhe te Faraoni mbret i Egjiptit, me qëllim që t'i nxirrnin bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit.
<scripture passage="Exod 6:14" parsed="|Exod|6|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.14" />
<sup>14</sup> Këta janë kryetarët e familjeve të tyre. Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit qenë: Hanoku dhe Pallu, Hetsroni dhe Karmi. Këto qenë familjet e Rubenit.
<scripture passage="Exod 6:15" parsed="|Exod|6|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.15" />
<sup>15</sup> Bijtë e Simeonit qenë: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, bir i Kananeases. Këto qenë familjet e Simeonit.
<scripture passage="Exod 6:16" parsed="|Exod|6|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.16" />
<sup>16</sup> Këta janë emrat e bijve të Levit, sipas brezave të tyre: Gershomi, Kehathi dhe Merari. Levi jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.
<scripture passage="Exod 6:17" parsed="|Exod|6|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.17" />
<sup>17</sup> Bijtë e Gershomit qenë: Libni dhe Shimej, bashkë me familjet e tyre.
<scripture passage="Exod 6:18" parsed="|Exod|6|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.18" />
<sup>18</sup> Bijtë e Kehathit qenë: Amrami, Jitshari, Hebroni dhe Ucieli. Kehathi jetoi njëqind e tridhjetë e tre vjet.
<scripture passage="Exod 6:19" parsed="|Exod|6|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.19" />
<sup>19</sup> Bijtë e Merarit qenë: Mahli dhe Mushi. Këto qenë edhe familjet e Levitëve sipas brezave të tyre.
<scripture passage="Exod 6:20" parsed="|Exod|6|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.20" />
<sup>20</sup> Amrami mori për grua Jokebedën, motrën e atit të tij; dhe ajo i lindi Aaronin dhe Moisiun. Amrami jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.
<scripture passage="Exod 6:21" parsed="|Exod|6|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.21" />
<sup>21</sup> Bijtë e Itsharit qenë: Koreu, Nefegu dhe Zikri.
<scripture passage="Exod 6:22" parsed="|Exod|6|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.22" />
<sup>22</sup> Bijtë e Ucielit qenë: Mishaeli, Eltsafani dhe Sitri.
<scripture passage="Exod 6:23" parsed="|Exod|6|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.23" />
<sup>23</sup> Aaroni mori për grua Elishebën, të bijën e Aminadabit dhe motër e Nahashonit; dhe ajo i lindi Nadabin, Abihun, Eleazarin dhe Ithamarin.
<scripture passage="Exod 6:24" parsed="|Exod|6|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.24" />
<sup>24</sup> Bijtë e Koreut qenë: Asiri, Elkanahu dhe Abiasafi. Këto qenë familjet e Koreut.
<scripture passage="Exod 6:25" parsed="|Exod|6|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.25" />
<sup>25</sup> Eleazari, bir i Aaronit, mori për grua një nga bijat e Putielit; dhe ajo i lindi Fineasin. Këta qenë të parët e etërve të Levitëve në familjet e tyre.
<scripture passage="Exod 6:26" parsed="|Exod|6|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.26" />
<sup>26</sup> Dhe këta janë vet Aaroni dhe Moisiu, të cilëve Zoti u tha: "Nxirrini bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit, sipas rendit të tyre".
<scripture passage="Exod 6:27" parsed="|Exod|6|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.27" />
<sup>27</sup> Këta janë ata që i folën Faraonit mbretit të Egjiptit për të nxjerrë bijtë e Izraelit nga Egjipti; ata janë vetë Moisiu dhe Aaroni.
<scripture passage="Exod 6:28" parsed="|Exod|6|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.28" />
<sup>28</sup> Por erdhi dita kur Zoti i foli Moisiut në vendin e Egjiptit,
<scripture passage="Exod 6:29" parsed="|Exod|6|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.29" />
<sup>29</sup> kur Zoti iu drejtua Moisiut dhe i tha: "Unë jam Zoti! Thuaji Faraonit, mbretit të Egjiptit, tërë ato që po të them".
<scripture passage="Exod 6:30" parsed="|Exod|6|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.6.30" />
<sup>30</sup> Atëherë Moisiu u përgjigj kështu para Zotit: "Ja, unë jam i parrethprerë në buzë; prandaj si mund të më dëgjojë Faraoni?".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 7" progress="5.31%" prev="Exod.6" next="Exod.8" id="Exod.7">
<h3 id="Exod.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Exod.7-p1">
<scripture passage="Exod 7:1" parsed="|Exod|7|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.1" />
<sup>1</sup> Zoti i tha Moisiut: "Shiko, unë po të bëj si perëndi për Faraonin, dhe vëllai yt Aaroni do të jetë profeti yt.
<scripture passage="Exod 7:2" parsed="|Exod|7|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.2" />
<sup>2</sup> Ti do të thuash tërë ato që do të të urdhëroj unë dhe vëllai yt Aaroni do t'i flasë Faraonit, që t'i lërë të shkojnë bijtë e Izraelit nga vendi i tij.
<scripture passage="Exod 7:3" parsed="|Exod|7|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.3" />
<sup>3</sup> Por unë do ta ngurtësoj edhe më tepër zemrën e Faraonit dhe do t'i shumëzoj shenjat dhe mrekullitë e mia në vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Exod 7:4" parsed="|Exod|7|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.4" />
<sup>4</sup> Prandaj Faraoni nuk do t'jua vërë veshin, dhe kështu unë do ta zgjas dorën mbi Egjipt dhe do të nxjerr nga vendi i Egjiptit radhët e mia, popullin tim, bijtë e Izraelit, duke dhënë ndëshkime të mëdha.
<scripture passage="Exod 7:5" parsed="|Exod|7|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.5" />
<sup>5</sup> Egjiptasit do të marrin vesh atëherë që unë jam Zoti, kur do të shtrij dorën time mbi Egjipt dhe do të nxjerr nga mesi i tyre bijtë e Izraelit".
<scripture passage="Exod 7:6" parsed="|Exod|7|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.6" />
<sup>6</sup> Dhe Moisiu dhe Aaroni vepruan kështu; ata bënë pikërisht ashtusiç i kishte urdhëruar Zoti.
<scripture passage="Exod 7:7" parsed="|Exod|7|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.7" />
<sup>7</sup> Kur i folën Faraonit, Moisiu ishte tetëdhjetë vjeç dhe Aaroni tetëdhjetë e tre.
<scripture passage="Exod 7:8" parsed="|Exod|7|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.8" />
<sup>8</sup> Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
<scripture passage="Exod 7:9" parsed="|Exod|7|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.9" />
<sup>9</sup> "Kur Faraoni t'ju flasë dhe t'ju thotë: "Bëni një mrekulli", ti do t'i thuash Aaronit: "Merr bastunin tënd dhe hidhe para Faraonit, që të bëhet gjarpër"".
<scripture passage="Exod 7:10" parsed="|Exod|7|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.10" />
<sup>10</sup> Moisiu dhe Aaroni vajtën pra te Faraoni dhe vepruan ashtu, pikërisht siç i kishte urdhëruar Zoti. Aaroni e hodhi bastunin e tij përpara Faraonit dhe shërbëtorëve të tij, dhe ai u bë gjarpër.
<scripture passage="Exod 7:11" parsed="|Exod|7|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.11" />
<sup>11</sup> Atëherë edhe Faraoni thirri të diturit dhe yshtësit; dhe magjistarët e Egjiptit me artin e tyre të fshehtë bënë edhe ata të njëjtën gjë.
<scripture passage="Exod 7:12" parsed="|Exod|7|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.12" />
<sup>12</sup> Secili prej tyre hodhi bastunin e tij, dhe bastunët u bënë gjarpërinj; por bastuni i Aaronit i përpiu bastunët e tyre.
<scripture passage="Exod 7:13" parsed="|Exod|7|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.13" />
<sup>13</sup> Por zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i dëgjoi ata, ashtu siç kishte thënë Zoti.
<scripture passage="Exod 7:14" parsed="|Exod|7|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.14" />
<sup>14</sup> Zoti i tha Moisiut: "Zemra e Faraonit është ngulmuese;
<scripture passage="Exod 7:15" parsed="|Exod|7|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.15" />
<sup>15</sup> ai nuk pranon ta lërë popullin të shkojë. Shko te Faraoni nesër në mëngjes, kur ai ka për të dalë për të vajtur drejt ujit. Ti do të qëndrosh ta presësh në breg të lumit dhe do të marrësh në dorë bastunin që është shndërruar në gjarpër.
<scripture passage="Exod 7:16" parsed="|Exod|7|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.16" />
<sup>16</sup> Dhe do t'i thuash: "Zoti, Perëndia i Hebrenjve, më ka dërguar te ti që të të them: Lëre popullin tim të shkojë që të më shërbejë në shkretëtirë; por ja, deri tani nuk ke dëgjuar".
<scripture passage="Exod 7:17" parsed="|Exod|7|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.17" />
<sup>17</sup> Kështu thotë Zoti: "Nga kjo do të kuptosh që unë jam Zoti; ja, me bastunin që kam në dorë unë do të rrah ujërat që janë në lumë, dhe ato do të shndërrohen në gjak.
<scripture passage="Exod 7:18" parsed="|Exod|7|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.18" />
<sup>18</sup> Dhe peshqit që janë në lumë do të ngordhin, lumi do të mbajë erë të keqe, dhe Egjiptasve do t'u vijë ndot të pinë ujin e lumit"".
<scripture passage="Exod 7:19" parsed="|Exod|7|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.19" />
<sup>19</sup> Dhe Zoti i tha Moisiut: "Thuaji Aaronit: "Merr bastunin tënd dhe shtrije dorën mbi ujërat e Egjiptit, mbi lumenjtë e tij, mbi kanalet e tij, mbi pellgjet e tij dhe mbi të gjitha depot e ujit; kështu  ato do të bëhen gjak. Dhe do të ketë gjak  në të gjithë vendin e Egjiptit, si në enët prej druri ashtu dhe në enët prej guri"".
<scripture passage="Exod 7:20" parsed="|Exod|7|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.20" />
<sup>20</sup> Moisiu dhe Aaroni vepruan ashtu, pikërisht siç i kishte urdhëruar Zoti. Kështu ai ngriti bastunin dhe rrahu ujërat që ndodheshin në lumë, para syve të Faraonit dhe para syve të shërbëtorëve të tij;  dhe të gjitha ujërat që ishin në lumë u  shndërruan në gjak.
<scripture passage="Exod 7:21" parsed="|Exod|7|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.21" />
<sup>21</sup> Dhe peshqit që ishin në lumë ngordhën; dhe lumi u qelb, kështu që Egjiptasit nuk mund të pinin më ujët e lumit. Kështu pati gjak në tërë vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Exod 7:22" parsed="|Exod|7|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.22" />
<sup>22</sup> Por magjistarët e Egjiptit bënë të njëjtën gjë me artet e tyre të fshehta; dhe zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i dëgjoi ata, ashtu siç kishte thënë Zoti.
<scripture passage="Exod 7:23" parsed="|Exod|7|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.23" />
<sup>23</sup> Pas kësaj Faraoni ktheu krahët dhe u drejtua nga shtëpia e tij; dhe nuk i dha rëndësi as kësaj gjëje.
<scripture passage="Exod 7:24" parsed="|Exod|7|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.24" />
<sup>24</sup> Dhe tërë Egjiptasit gërmuan në afërsi të lumit për të kërkuar ujë të pijshëm, sepse nuk mund të pinin ujin e lumit.
<scripture passage="Exod 7:25" parsed="|Exod|7|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.7.25" />
<sup>25</sup> Kaluan kështu shtatë ditë, që kur Zoti kishte rrahur lumin.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 8" progress="5.40%" prev="Exod.7" next="Exod.9" id="Exod.8">
<h3 id="Exod.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Exod.8-p1">
<scripture passage="Exod 8:1" parsed="|Exod|8|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shko te Faraoni dhe thuaji: "Kështu thotë Zoti: Lëre popullin tim të shkojë me qëllim që të më shërbejë.
<scripture passage="Exod 8:2" parsed="|Exod|8|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.2" />
<sup>2</sup> Dhe në qoftë se nuk pranon ta lësh të shkojë, ja, unë do ta godas gjithë vendin tënd me kamxhikun e bretkosave.
<scripture passage="Exod 8:3" parsed="|Exod|8|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.3" />
<sup>3</sup> Kështu lumi do të mbushet me bretkosa, dhe ato do të ngjiten dhe do të hyjnë në shtëpinë tënde, në dhomën ku fle ti, mbi shtratin tënd, në shtëpitë e shërbëtorëve të tu dhe midis popullit, në furrat e tua dhe në magjet e bukës.
<scripture passage="Exod 8:4" parsed="|Exod|8|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.4" />
<sup>4</sup> Dhe bretkosat do të vijnë kundër teje, kundër popullit tënd dhe kundër tërë shërbëtorëve të tu"".
<scripture passage="Exod 8:5" parsed="|Exod|8|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.5" />
<sup>5</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "I thuaj Aaronit: "Shtri dorën tënde me bastunin tënd mbi lumenjtë, mbi kanalet dhe pellgjet dhe bëj që të ngjiten bretkosat mbi vendin e Egjiptit"".
<scripture passage="Exod 8:6" parsed="|Exod|8|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.6" />
<sup>6</sup> Kështu Aaroni shtriu dorën e tij mbi ujërat e Egjiptit, dhe bretkosat u ngjitën dhe mbuluan vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Exod 8:7" parsed="|Exod|8|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.7" />
<sup>7</sup> Por magjistarët bënë të njëjtën gjë me artet e tyre të fshehta dhe i bënë bretkosat të ngjiten në vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Exod 8:8" parsed="|Exod|8|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: "Lutjuni Zotit që t'i largojë bretkosat nga unë, nga populli im, dhe unë do ta lejoj popullin të shkojë, që të bëjë fli për Zotin".
<scripture passage="Exod 8:9" parsed="|Exod|8|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.9" />
<sup>9</sup> Moisiu i tha Faraonit: "Bëmë nderin të më thuash kur të ndërhyj për ty, për shërbëtorët e tu dhe për popullin tënd, pranë Zotit me qëllim që ai të zhdukë bretkosat që ndodhen rreth teje dhe shtëpive të tua, dhe të mbeten vetëm në lumë".
<scripture passage="Exod 8:10" parsed="|Exod|8|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.10" />
<sup>10</sup> Ai u përgjigj: "Nesër". Dhe Moisiu tha: "Do të bëhet siç thua ti, kështu që ti të dish se askush nuk është si Zoti, Perëndia ynë.
<scripture passage="Exod 8:11" parsed="|Exod|8|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.11" />
<sup>11</sup> Dhe bretkosat do të largohen nga ti, nga shtëpitë e tua, nga shërbëtorët e tu dhe nga populli yt; ato do të mbeten vetëm në lumë".
<scripture passage="Exod 8:12" parsed="|Exod|8|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.12" />
<sup>12</sup> Moisiu dhe Aaroni dolën nga Faraoni; dhe Moisiu iu lut Zotit për bretkosat që kishte dërguar kundër Faraonit.
<scripture passage="Exod 8:13" parsed="|Exod|8|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.13" />
<sup>13</sup> Dhe Zoti veproi sipas fjalës së Moisiut, dhe bretkosat ngordhën në shtëpitë, në oborret dhe në arat.
<scripture passage="Exod 8:14" parsed="|Exod|8|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.14" />
<sup>14</sup> I grumbulluan pastaj në togje dhe vendi filloi të mbajë erë të keqe.
<scripture passage="Exod 8:15" parsed="|Exod|8|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.15" />
<sup>15</sup> Po kur Faraoni pa që kishte pak lehtësim, e ngurtësoi zemrën e tij dhe nuk i dëgjoi më, ashtu siç kishte thënë Zoti.
<scripture passage="Exod 8:16" parsed="|Exod|8|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.16" />
<sup>16</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "I thuaj Aaronit: "Zgjate bastunin tënd dhe rrih pluhurin e tokës, dhe ai do të bëhet mushkonja për tërë vendin e Egjiptit"".
<scripture passage="Exod 8:17" parsed="|Exod|8|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.17" />
<sup>17</sup> Dhe ata kështu vepruan. Aaroni shtriu dorën me bastunin e tij, rrahu pluhurin e tokës dhe njerëzit e kafshët u mbuluan nga mushkonja; tërë pluhuri i tokës u shndërrua në mushkonja në të gjithë vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Exod 8:18" parsed="|Exod|8|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.18" />
<sup>18</sup> Magjistarët u përpoqën të bënin të njëjtën gjë me anë të arteve të tyre të fshehta për të prodhuar mushkonja, por nuk ia dolën dot. Mushkonjat mbuluan, pra, njerëzit dhe kafshët.
<scripture passage="Exod 8:19" parsed="|Exod|8|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.19" />
<sup>19</sup> Atëherë magjistarët i thanë Faraonit: "Ky është gishti i Perëndisë". Por zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i dëgjoi më, ashtu si kishte thënë Zoti.
<scripture passage="Exod 8:20" parsed="|Exod|8|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.20" />
<sup>20</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Çohu herët në mëngjes dhe paraqitu tek Faraoni, kur ai del për të vajtur drejt ujit; dhe i thuaj: "Kështu thotë Zoti: Lëre popullin tim që të mund të më shërbejë.
<scripture passage="Exod 8:21" parsed="|Exod|8|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.21" />
<sup>21</sup> Por në rast se ti nuk e lë popullin tim të shkojë, ja unë do të dërgoj kundër teje, mbi shërbëtorët e tu, mbi popullin tënd e brenda shtëpive të tua mori mizash; shtëpitë e Egjiptasve do të jenë plot  me mori mizash, dhe kështu do të jetë toka  mbi të cilën ndodhen.
<scripture passage="Exod 8:22" parsed="|Exod|8|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.22" />
<sup>22</sup> Por atë ditë unë do ta veçoj vendin e Goshenit, ku banon populli im; dhe atje nuk do të ketë mori mizash, që ti të dish që unë jam Zoti në mes të vendit.
<scripture passage="Exod 8:23" parsed="|Exod|8|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.23" />
<sup>23</sup> Unë do të bëj një dallim midis popullit tim dhe popullit tënd. Nesër ka për të ndodhur kjo mrekulli"".
<scripture passage="Exod 8:24" parsed="|Exod|8|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.24" />
<sup>24</sup> Dhe Zoti ashtu veproi; erdhën grumbuj të dendur mizash në shtëpinë e Faraonit dhe në shtëpitë e shërbëtorëve të tij, dhe në gjithë vendin e Egjiptit toka u shkretua nga moria e mizave.
<scripture passage="Exod 8:25" parsed="|Exod|8|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: "Shkoni, bëni fli për Perëndinë tuaj në vend".
<scripture passage="Exod 8:26" parsed="|Exod|8|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.26" />
<sup>26</sup> Por Moisiu u përgjigj: "Kjo s'ka si bëhet, sepse do t'i bënim Zotit, Perëndisë tonë, fli që janë të neveritshme për Egjiptasit. Ja, duke bërë para syve të tyre fli që janë të neveritshme për Egjiptasit, a nuk do të na vrasin me gurë?
<scripture passage="Exod 8:27" parsed="|Exod|8|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.27" />
<sup>27</sup> Do të shkojmë në shkretëtirë duke ecur tri ditë me radhë dhe do të bëjmë fli për Zotin, Perëndinë tonë, ashtu si do të na urdhërojë Ai".
<scripture passage="Exod 8:28" parsed="|Exod|8|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.28" />
<sup>28</sup> Faraoni tha: "Unë do t'ju lë të shkoni, që të bëni fli për Zotin, Perëndinë tuaj, në shkretëtirë; vetëm, mos shkoni shumë larg. lutuni për mua".
<scripture passage="Exod 8:29" parsed="|Exod|8|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.29" />
<sup>29</sup> Moisiu tha: "Ja, unë po dal nga ti dhe do t'i lutem Zotit dhe nesër moria e mizave do të largohet nga Faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij; mjafton që Faraoni të mos tallet me ne,  duke e penguar popullin të shkojë e të bëjë  fli për Zotin".
<scripture passage="Exod 8:30" parsed="|Exod|8|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.30" />
<sup>30</sup> Moisiu u largua pastaj nga prania e Faraonit dhe iu lut Zotit.
<scripture passage="Exod 8:31" parsed="|Exod|8|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.31" />
<sup>31</sup> Dhe Zoti veproi simbas fjalës së Moisiut dhe largoi morinë e mizave nga Faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij; nuk mbeti as edhe një mizë.
<scripture passage="Exod 8:32" parsed="|Exod|8|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.8.32" />
<sup>32</sup> Por edhe këtë herë Faraoni e fortësoi zemrën e tij dhe nuk e la popullin të shkojë.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 9" progress="5.52%" prev="Exod.8" next="Exod.10" id="Exod.9">
<h3 id="Exod.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Exod.9-p1">
<scripture passage="Exod 9:1" parsed="|Exod|9|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shko te Faraoni dhe i thuaj: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: Lëre popullin tim të shkojë, që të mund të më shërbejë.
<scripture passage="Exod 9:2" parsed="|Exod|9|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.2" />
<sup>2</sup> Por në rast se nuk pranon ta lësh të shkojë dhe e mban akoma,
<scripture passage="Exod 9:3" parsed="|Exod|9|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.3" />
<sup>3</sup> ja, dora e Zotit do të jetë mbi bagëtinë tënde, që është nëpër fusha, mbi kuajt, mbi gomarët, mbi devetë, mbi bagëtinë e trashë dhe të imët, dhe do të ketë gjëmë të madhe.
<scripture passage="Exod 9:4" parsed="|Exod|9|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.4" />
<sup>4</sup> Por Zoti do të bëjë dallim midis bagëtisë së Izraelit dhe asaj të Egjiptit; kështu asnjë ngordhje nuk do të ketë në gjithçka që u përket bijve të Izraelit"".
<scripture passage="Exod 9:5" parsed="|Exod|9|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.5" />
<sup>5</sup> Pastaj Zoti caktoi një afat, duke thënë: "Nesër Zoti do ta bëjë këtë në vend".
<scripture passage="Exod 9:6" parsed="|Exod|9|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.6" />
<sup>6</sup> Dhe Zoti e bëri atë të nesërmen, dhe tërë bagëtia e Egjiptit ngordhi; por nga bagëtia e bijve të Izraelit nuk ngordhi as edhe një kokë.
<scripture passage="Exod 9:7" parsed="|Exod|9|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.7" />
<sup>7</sup> Faraoni dërgoi njerëz për të parë, dhe ja asnjë kokë bagëtie e Izraelitëve s'kishte ngordhur. Por zemra e Faraonit u fortësua dhe ai nuk e la popullin të shkojë.
<scripture passage="Exod 9:8" parsed="|Exod|9|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.8" />
<sup>8</sup> Pastaj Zoti u tha Moisiut dhe Aaronit: "Merrni ca grushte hi furre, dhe Moisiu ta shpërndajë atë drejt qiellit në sytë e Faraonit.
<scripture passage="Exod 9:9" parsed="|Exod|9|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.9" />
<sup>9</sup> Ai do të bëhet një pluhur i imët në të gjithë vendin e Egjiptit, dhe do të shkaktojë ulcera që do të përftojnë puçrra me qelb te njerëzit dhe te kafshët në të gjithë vendin e Egjiptit".
<scripture passage="Exod 9:10" parsed="|Exod|9|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.10" />
<sup>10</sup> Atëherë ata morën hi furre dhe u paraqitën para Faraonit; dhe Moisiu e shpërndau drejt qiellit, dhe ai shkaktoi ulcera që përftuan puçrra te njerëzit dhe te kafshët.
<scripture passage="Exod 9:11" parsed="|Exod|9|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.11" />
<sup>11</sup> Dhe magjistarët nuk mundën të qëndronin para Moisiut për shkak të ulcerave, sepse magjistarët dhe tërë Egjiptasit ishin prekur nga ulcerat.
<scripture passage="Exod 9:12" parsed="|Exod|9|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.12" />
<sup>12</sup> Por Zoti e ngurtësoi zemrën e Faraonit, dhe ky nuk i dëgjoi ata, ashtu siç i kishte thënë Zoti Moisiut.
<scripture passage="Exod 9:13" parsed="|Exod|9|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.13" />
<sup>13</sup> Pas kësaj Zoti i tha Moisiut: "Çohu herët në mëngjes, paraqitu para Faraonit dhe thuaji: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: Lëre popullin tim të shkojë, që të ketë mundësi të më shërbejë.
<scripture passage="Exod 9:14" parsed="|Exod|9|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.14" />
<sup>14</sup> Sepse këtë herë do t'i dërgoj tërë plagët e mia pikërisht mbi ty, mbi shërbëtorët e tu dhe mbi popullin tënd, që të mësosh se nuk ka asnjë të ngjashëm me mua në gjithë dheun.
<scripture passage="Exod 9:15" parsed="|Exod|9|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.15" />
<sup>15</sup> Në fakt, në qoftë se tani unë do ta kisha shtrirë dorën dhe do të kisha goditur me murtajë ty dhe popullin tënd, ti do të ishe fshirë nga faqja e dheut.
<scripture passage="Exod 9:16" parsed="|Exod|9|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.16" />
<sup>16</sup> Por, pikërisht për këtë arsye, të kam falur, për të të treguar fuqinë time dhe që emri im të shpallet në gjithë dheun.
<scripture passage="Exod 9:17" parsed="|Exod|9|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.17" />
<sup>17</sup> Dhe ti akoma i kundërvihesh popullit tim dhe nuk e lë të shkojë?
<scripture passage="Exod 9:18" parsed="|Exod|9|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.18" />
<sup>18</sup> Ja, nesër në këtë orë, unë do të bëj që të bjerë një breshër aq i fortë, që Egjipti nuk e ka parë prej ditës së krijimit të tij deri tani.
<scripture passage="Exod 9:19" parsed="|Exod|9|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.19" />
<sup>19</sup> Dhe tani dërgo njeri që të sigurosh bagëtinë tënde dhe tërë ato që ke nëpër fusha. Sepse tërë njerëzit dhe kafshët, që ndodhen nëpër fushat dhe nuk janë çuar në shtëpi, do të goditen nga breshëri dhe do të vdesin"".
<scripture passage="Exod 9:20" parsed="|Exod|9|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.20" />
<sup>20</sup> Ndër shërbëtorët e Faraonit, ata që patën frikë nga fjalët e Zotit i strehuan në shtëpitë e tyre shërbëtorët dhe bagëtinë e tyre;
<scripture passage="Exod 9:21" parsed="|Exod|9|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.21" />
<sup>21</sup> por ata që nuk i morrën parasysh fjalët e Zotit i lanë shërbëtorët dhe bagëtinë e tyre në fusha.
<scripture passage="Exod 9:22" parsed="|Exod|9|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën drejt qiellit, që të bjerë breshër në tërë vendin e Egjiptit, mbi njerëzit, mbi kafshët dhe mbi çdo lloj bimësie të fushave në vendin e Egjiptit".
<scripture passage="Exod 9:23" parsed="|Exod|9|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.23" />
<sup>23</sup> Dhe Moisiu e shtriu bastunin e tij drejt qiellit; dhe Zoti dërgoi bubullima dhe breshër, dhe zjarri ra duke goditur me rrufe në tokë; dhe Zoti bëri që të bjerë breshër mbi vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Exod 9:24" parsed="|Exod|9|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.24" />
<sup>24</sup> Kështu ra breshër dhe pati një zjarr të përzier me breshrin; dhe ky ishte aq i fortë, sa nuk ishte parë ndonjë herë në të gjithë vendin e Egjiptit, që ditën që ishte bërë komb.
<scripture passage="Exod 9:25" parsed="|Exod|9|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.25" />
<sup>25</sup> Dhe breshri goditi në të gjithë vendin e Egjiptit gjithçka që ishte në fushat, si njerëzit ashtu dhe kafshët; breshri goditi çdo lloj bimësie në fushat dhe bëri copë copë çdo pemë që ndodhej në fushë.
<scripture passage="Exod 9:26" parsed="|Exod|9|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.26" />
<sup>26</sup> Vetëm në vendin e Goshenit, ku ishin bijtë e Izraelit nuk ra breshër.
<scripture passage="Exod 9:27" parsed="|Exod|9|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.27" />
<sup>27</sup> Atëherë Faraoni dërgoi e thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha atyre: "Këtë herë unë mëkatova; Zoti është i drejtë, ndërsa unë dhe populli im jemi të këqij.
<scripture passage="Exod 9:28" parsed="|Exod|9|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.28" />
<sup>28</sup> Lutjuni Zotit që të mbarojnë bubullimat e Perëndisë dhe breshri; unë do t'ju lë të shkoni dhe nuk do të jeni të detyruar të rrini më këtu".
<scripture passage="Exod 9:29" parsed="|Exod|9|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.29" />
<sup>29</sup> Moisiu i tha: "Mbasi të dal nga qyteti, do t'i shtrij duart nga Zoti; bubullimat do të pushojnë dhe nuk do të ketë më breshër, që ti të mësosh që toka i përket Zotit.
<scripture passage="Exod 9:30" parsed="|Exod|9|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.30" />
<sup>30</sup> Por unë e di që ti dhe shërbëtorët e tu, nuk do të keni frikë akoma nga Zoti Perëndi".
<scripture passage="Exod 9:31" parsed="|Exod|9|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.31" />
<sup>31</sup> Tani liri dhe elbi u prekën, sepse elbi ishte në kalli dhe liri kishte lulëzuar;
<scripture passage="Exod 9:32" parsed="|Exod|9|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.32" />
<sup>32</sup> por gruri dhe gruri i fortë nuk u prekën, sepse janë të vonshëm.
<scripture passage="Exod 9:33" parsed="|Exod|9|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.33" />
<sup>33</sup> Kështu Moisiu, pasi la Faraonin, doli nga qyteti dhe i shtriu duart drejt Zotit; atëherë bubullimat dhe breshri pushuan dhe nuk ra më shi mbi tokë.
<scripture passage="Exod 9:34" parsed="|Exod|9|34|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.34" />
<sup>34</sup> Kur Faraoni pa që shiu, breshri dhe bubullimat pushuan, vazhdoi të mëkatojë dhe e ngurtësoi zemrën e tij, ai dhe shërbëtorët e tij.
<scripture passage="Exod 9:35" parsed="|Exod|9|35|0|0" osisRef="Bible:Exod.9.35" />
<sup>35</sup> Kështu zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i la të bijtë e Izraelit të shkojnë, ashtu si i kishte thënë Zoti nëpërmjet Moisiut.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 10" progress="5.64%" prev="Exod.9" next="Exod.11" id="Exod.10">
<h3 id="Exod.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Exod.10-p1">
<scripture passage="Exod 10:1" parsed="|Exod|10|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shko te Faraoni; sepse e kam fortësuar zemrën e tij dhe zemrën e shërbëtorëve të tij, me qëllim që unë të mund të tregoj këto shenjat e mia në mes tyre,
<scripture passage="Exod 10:2" parsed="|Exod|10|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.2" />
<sup>2</sup> dhe me qëllim që ti të mundësh t'u tregosh bijve të tu dhe bijve të bijve të tu gjërat e mëdha që kam bërë, duke vënë në lojë Egjiptasit, dhe shenjat e mia që kam bërë midis tyre, që të dini se unë jam Zoti".
<scripture passage="Exod 10:3" parsed="|Exod|10|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.3" />
<sup>3</sup> Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: "Deri kur do të refuzosh të ulësh kokën para meje? Lëre popullin tim të shkojë që të mund të më shërbejë.
<scripture passage="Exod 10:4" parsed="|Exod|10|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.4" />
<sup>4</sup> Sepse po refuzove ta lësh popullin tim të shkojë, që nesër do të sjell karkaleca në territorin tënd.
<scripture passage="Exod 10:5" parsed="|Exod|10|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.5" />
<sup>5</sup> Dhe ato do të mbulojnë faqen e dheut, kështu që asnjeri nuk do të mund ta shohë tokën; dhe ato do të përpijnë edhe atë që ka mbetur, atë që ju ka lënë breshri, dhe do të përpinë çdo pemë që rritet për ju në fusha.
<scripture passage="Exod 10:6" parsed="|Exod|10|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.6" />
<sup>6</sup> Dhe do t'i mbushin shtëpitë tuaja, shtëpitë e tërë shërbëtorëve të tu dhe shtëpitë e tërë Egjiptasve, diçka që as etërit e tu as etërit e etërve të tu nuk e kanë parë kurrë, nga dita që qenë mbi dhe  deri në këtë ditë"". Me t'i thënë këto fjalë  ktheu kurrizin dhe doli nga prania e Faraonit.
<scripture passage="Exod 10:7" parsed="|Exod|10|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.7" />
<sup>7</sup> Pastaj shërbëtorët e Faraonit i thanë: "Deri kur ky njeri do të jetë pengesë për ne? Lëri këta njerëz të ikin, që t'i shërbejnë Zotit Perëndisë të tyre! Nuk e ke kuptuar akoma që Egjipti është shkatërruar?".
<scripture passage="Exod 10:8" parsed="|Exod|10|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.8" />
<sup>8</sup> Kështu Moisiu dhe Aaroni u rikthyen te Faraoni; dhe ky u tha atyre: "Shkoni, shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj. Por kush janë ata që do të shkojnë?". Moisiu tha:
<scripture passage="Exod 10:9" parsed="|Exod|10|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.9" />
<sup>9</sup> "Ne do të shkojmë me fëmijët tanë dhe me pleqtë tanë, me bijtë tanë dhe bijat tona; do të shkojmë me kopetë tona të bagëtive të imta dhe të trasha, sepse duhet të kremtojmë një festë kushtuar Zotit".
<scripture passage="Exod 10:10" parsed="|Exod|10|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.10" />
<sup>10</sup> Faraoni u tha atyre: "Zoti qoftë me ju, kur unë do t'ju lë të ikni bashkë me fëmijët tuaj! Por kini kujdes se mos keni qëllime të këqia!
<scripture passage="Exod 10:11" parsed="|Exod|10|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.11" />
<sup>11</sup> Jo, jo! Shkoni ju, burra, t'i shërbeni Zotit; sepse kjo është ajo që kërkoni". Dhe i dëbuan nga prania e Faraonit.
<scripture passage="Exod 10:12" parsed="|Exod|10|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën tënde mbi vendin e Egjiptit për karkalecat, me qëllim që ato të ngjiten dhe të mbulojnë vendin e Egjiptit dhe të përpijnë tërë bimësinë e vendit, tërë ato që ka lënë breshri".
<scripture passage="Exod 10:13" parsed="|Exod|10|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Moisiu zgjati bastunin e tij mbi vendin e Egjiptit; dhe Zoti ngriti një erë nga lindja mbi vendin tërë atë ditë dhe tërë natën; sa erdhi mëngjesi, era e lindjes solli karkalecat.
<scripture passage="Exod 10:14" parsed="|Exod|10|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.14" />
<sup>14</sup> Dhe karkalecat u ngjitën në tërë vendin e Egjiptit dhe u ulën në tërë territorin e tij në numër të madh. Nuk kishte pasur kurrë një murtajë të tillë karkalecash më parë dhe nuk do të ndodhë ndonjë tjetër.
<scripture passage="Exod 10:15" parsed="|Exod|10|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.15" />
<sup>15</sup> Ato mbuluan faqen e tërë dheut, aq sa e nxinë dheun; përpinë tërë bimësinë e vendit dhe tërë pemët e drurëve që breshri kishte lënë; dhe nuk mbeti asgjë e blertë mbi drurët dhe shkurrëzat e fushës, në tërë vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Exod 10:16" parsed="|Exod|10|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Faraoni thirri me nxitim Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: "Unë kam mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tuaj, dhe kundër jush.
<scripture passage="Exod 10:17" parsed="|Exod|10|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.17" />
<sup>17</sup> Por tani të lutem, falmani mëkatin edhe një herë; dhe lutjuni Zotit, Perëndisë tuaj, që të largojë nga unë këtë mynxyrë vdekjeprurëse".
<scripture passage="Exod 10:18" parsed="|Exod|10|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.18" />
<sup>18</sup> Dhe Moisiu doli nga Faraoni, dhe iu lut Zotit.
<scripture passage="Exod 10:19" parsed="|Exod|10|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.19" />
<sup>19</sup> Pastaj Zoti ngriti një erë të kundërt, një erë nga perëndimi shumë të fortë, që i largoi karkalecat dhe i hodhi në Detin e Kuq. Nuk mbeti asnjë karkalec në tërë territorin e Egjiptit.
<scripture passage="Exod 10:20" parsed="|Exod|10|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.20" />
<sup>20</sup> Por Zoti e fortësoi zemrën e Faraonit dhe ai nuk i la bijtë e Izraelit të ikin.
<scripture passage="Exod 10:21" parsed="|Exod|10|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën drejt qiellit, me qëllim që të jetë errësirë në vendin e Egjiptit, errësirë që të mund të preket me dorë".
<scripture passage="Exod 10:22" parsed="|Exod|10|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.22" />
<sup>22</sup> Dhe Moisiu e shtriu dorën e tij drejt qiellit, dhe u bë errësirë e madhe në tërë vendin e Egjiptit për tri ditë.
<scripture passage="Exod 10:23" parsed="|Exod|10|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.23" />
<sup>23</sup> Njëri nuk shikonte tjetrin dhe asnjeri nuk lëvizi nga vendi ku ndodhej për tri ditë; por për të gjithë bijtë e Izraelit kishte dritë në banesat e tyre.
<scripture passage="Exod 10:24" parsed="|Exod|10|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.24" />
<sup>24</sup> Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe i tha: "Shkoni, shërbejini Zotit, le të mbeten vetëm kopetë tuaja me bagëti të imët dhe të trashë; edhe fëmijët tuaj mund të vinë me ju".
<scripture passage="Exod 10:25" parsed="|Exod|10|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.25" />
<sup>25</sup> Moisiu tha: "Ti duhet të na lejosh gjithashtu të marrim dhe disa fli dhe olokauste, që t'ia ofrojmë Zotit, Perëndisë tonë.
<scripture passage="Exod 10:26" parsed="|Exod|10|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.26" />
<sup>26</sup> Edhe bagëtia jonë do të vijë me ne; nuk do të lëmë këtu as edhe një thua të saj, sepse do të marrim disa krerë për t'i shërbyer Zotit, Perëndisë tonë; dhe nuk e dimë me se do t'i shërbejmë Zotit, deri sa të arrijmë atje poshtë".
<scripture passage="Exod 10:27" parsed="|Exod|10|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.27" />
<sup>27</sup> Por Zoti e fortësoi zemrën e Faraonit dhe ai nuk deshi t'i linte të shkonin.
<scripture passage="Exod 10:28" parsed="|Exod|10|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Faraoni i tha Moisiut: "Qërohu nga unë! Ruhu se më del përpara, sepse ditën që do të më dalësh përpara do të vdesësh!".
<scripture passage="Exod 10:29" parsed="|Exod|10|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.10.29" />
<sup>29</sup> Moisiu iu përgjigj: "Mirë e the; unë nuk do të të dal më përpara".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 11" progress="5.76%" prev="Exod.10" next="Exod.12" id="Exod.11">
<h3 id="Exod.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Exod.11-p1">
<scripture passage="Exod 11:1" parsed="|Exod|11|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.11.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Unë do të sjell edhe një plagë tjetër mbi Faraonin dhe Egjiptin; pas kësaj ai do t'ju lejojë të ikni prej këtej. Kur do t'ju lejojë të shkoni, ai do t'ju dëbojë përfundimisht prej këtej.
<scripture passage="Exod 11:2" parsed="|Exod|11|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.11.2" />
<sup>2</sup> Tani foli popullit në mënyrë që çdo burrë t'i kërkojë fqinjit të tij dhe çdo grua fqinjës së saj sende argjendi dhe ari".
<scripture passage="Exod 11:3" parsed="|Exod|11|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.11.3" />
<sup>3</sup> Dhe Zoti e bëri popullin të ketë hir në sytë e Egjiptasve; edhe Moisiu gëzonte konsideratë të madhe në vendin e Egjiptit, në sytë e shërbëtorëve të Faraonit dhe në sytë e popullit.
<scripture passage="Exod 11:4" parsed="|Exod|11|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.11.4" />
<sup>4</sup> Pastaj Moisiu tha: "Kështu thotë Zoti: "Aty nga mesnata, unë do të kaloj përmes Egjiptit;
<scripture passage="Exod 11:5" parsed="|Exod|11|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.11.5" />
<sup>5</sup> dhe çdo i parëlindur në vendin e Egjiptit do të vdesë, nga i parëlinduri i Faraonit që rri mbi fron, tek i parëlinduri i shërbëtores që rri pas mokrës, si dhe pjellja e parë e bagëtisë.
<scripture passage="Exod 11:6" parsed="|Exod|11|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.11.6" />
<sup>6</sup> Atëherë në vendin e Egjiptit do të ketë një britmë të madhe, që nuk është dëgjuar kurrë më parë dhe që nuk do të dëgjohet asnjëherë tjetër.
<scripture passage="Exod 11:7" parsed="|Exod|11|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.11.7" />
<sup>7</sup> Por kundër asnjërit prej bijve të Izraelit, qofshin ata njerëz apo kafshë, asnjë qen s'ka për të lëvizur gjuhën, me qëllim që të dini se Zoti bën dallimin midis Egjiptasve dhe Izraelit.
<scripture passage="Exod 11:8" parsed="|Exod|11|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.11.8" />
<sup>8</sup> Dhe tërë këta shërbëtorët e tu do të zbresin tek unë dhe do të përkulen para meje, duke thënë: "Nisu, ti dhe populli yt që të ndjek nga pas!". Mbas kësaj unë do të nisem"". Dhe Moisiu u largua nga Faraoni tërë zemërim.
<scripture passage="Exod 11:9" parsed="|Exod|11|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.11.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Faraoni nuk do t'jua vërë veshin, me qëllim që mrekullitë e mia të shumëzohen në vendin e Egjiptit".
<scripture passage="Exod 11:10" parsed="|Exod|11|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.11.10" />
<sup>10</sup> Dhe Moisiu dhe Aaroni bënë tërë ato mrekulli para Faraonit; por Zoti e ngurtësoi zemrën e Faraonit dhe ky nuk i la bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 12" progress="5.80%" prev="Exod.11" next="Exod.13" id="Exod.12">
<h3 id="Exod.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Exod.12-p1">
<scripture passage="Exod 12:1" parsed="|Exod|12|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.1" />
<sup>1</sup> Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit në vendin e Egjiptit, duke u thënë:
<scripture passage="Exod 12:2" parsed="|Exod|12|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.2" />
<sup>2</sup> "Ky muaj do të jetë për ju muaji më i rëndësishëm, do të jetë për ju muaji i parë i vitit.
<scripture passage="Exod 12:3" parsed="|Exod|12|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.3" />
<sup>3</sup> I thoni gjithë asamblesë së Izraelit: "Ditën e dhjetë të këtij muaji, çdo burrë të marrë për vete një qengj, sipas madhësisë së familjes të të atit, një qengj për shtëpi.
<scripture passage="Exod 12:4" parsed="|Exod|12|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.4" />
<sup>4</sup> Por në qoftë se shtëpia është tepër e vogël për një qengj, le të marrë një së bashku me fqinjin më të afërt, duke llogaritur numrin e personave; ju do të përcaktoni sasinë e qengjit të nevojshëm, në bazë të asaj që çdonjëri mund tëhajë.
<scripture passage="Exod 12:5" parsed="|Exod|12|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.5" />
<sup>5</sup> Qengji juaj duhet të jetë pa të meta, mashkull, motak; mund të merrni një qengj ose një kec.
<scripture passage="Exod 12:6" parsed="|Exod|12|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.6" />
<sup>6</sup> Do ta ruani deri në ditën e katërmbëdhjetë të këtij muaji, dhe tërë asambleja e popullit të Izraelit do ta therë atë në të ngrysur.
<scripture passage="Exod 12:7" parsed="|Exod|12|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.7" />
<sup>7</sup> Pastaj do të marrin nga ai gjak dhe do ta vënë mbi dy shtalkat dhe mbi arkitraun e shtëpive ku do ta hanë.
<scripture passage="Exod 12:8" parsed="|Exod|12|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.8" />
<sup>8</sup> Do të hanë mishin e pjekur në zjarr, po atë natë, do ta hanë atë me bukë pa maja dhe me barishte të hidhura.
<scripture passage="Exod 12:9" parsed="|Exod|12|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.9" />
<sup>9</sup> Nuk do të hani fare mish të gjallë apo të zier në ujë, por të pjekur në zjarr me kokën, këmbët dhe të brendshmet.
<scripture passage="Exod 12:10" parsed="|Exod|12|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.10" />
<sup>10</sup> Dhe nuk do të lini asnjë mbetje deri në mëngjes; dhe ç'të mbetet deri në mëngjes, do ta digjni në zjarr.
<scripture passage="Exod 12:11" parsed="|Exod|12|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.11" />
<sup>11</sup> Do ta hani në këtë mënyrë: ijengjeshur, sandalembathur dhe me bastunin tuaj në dorë; do të hani me nxitim: se është Pashka e Zotit.
<scripture passage="Exod 12:12" parsed="|Exod|12|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.12" />
<sup>12</sup> Atë natë unë do të kaloj nëpër vendin e Egjiptit dhe do të godas çdo të parëlindur në vendin e Egjiptit, qoftë njeri apo kafshë, dhe do t'i jap hakun gjithë perëndive të Egjiptit. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Exod 12:13" parsed="|Exod|12|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.13" />
<sup>13</sup> Dhe gjaku do të jetë për ju një shenjë mbi shtëpitë ku ndodheni; kur unë të shoh gjakun do të kaloj tutje dhe nuk do të ketë plagë mbi ju për t'ju zhdukur, kur të godas vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Exod 12:14" parsed="|Exod|12|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.14" />
<sup>14</sup> Ajo ditë do të jetë për ju një ditë për t'u mbajtur mend dhe ta kremtoni si festë kushtuar Zotit; do ta kremtoni nëpër kohëra si ligj të përjetshëm.
<scripture passage="Exod 12:15" parsed="|Exod|12|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.15" />
<sup>15</sup> Për shtatë ditë do të hani bukë të ndorme. Ditën e parë do të kujdeseni të hiqni çdo maja nga shtëpitë tuaja, sepse kushdo që do të hajë bukë të mbrujtur, nga dita e parë deri në të shtatën, do të këputet nga Izraeli.
<scripture passage="Exod 12:16" parsed="|Exod|12|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.16" />
<sup>16</sup> Ditën e parë do të keni një mbledhje të shenjtë, dhe një mbledhje të shenjtë edhe ditën e shtatë. Të mos bëhet asnjë punë ato ditë; të përgatitet vetëm ajo që do të hajë secili dhe asgjë tjetër.
<scripture passage="Exod 12:17" parsed="|Exod|12|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.17" />
<sup>17</sup> Do të kremtoni, pra, festën e të ndormëve, sepse pikërisht në këtë ditë bëra të dalin radhët tuaja nga vendi i Egjiptit; do ta kremtoni, pra, këtë ditë nëpër kohëra si ligj të përjetshëm.
<scripture passage="Exod 12:18" parsed="|Exod|12|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.18" />
<sup>18</sup> Gjatë muajit të parë, nga dita e katërmbëdhjetë e muajit, në mbrëmje, deri ditën e njëzetenjëtë, në mbrëmje, do të hani bukë të ndorme.
<scripture passage="Exod 12:19" parsed="|Exod|12|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.19" />
<sup>19</sup> Për shtatë ditë të mos gjendet maja në shtëpitë tuaja, sepse kushdo që do të hajë diçka të mbrujtur, do të këputet nga asambleja e Izraelit, qoftë ai i huaj apo i lindur në vend.
<scripture passage="Exod 12:20" parsed="|Exod|12|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.20" />
<sup>20</sup> Nuk do të hani asgjë të mbrujtur; në të gjitha banesat tuaja do të hani bukë të ndorme"".
<scripture passage="Exod 12:21" parsed="|Exod|12|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.21" />
<sup>21</sup> Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: "Shkoni dhe merrni qengja për ju dhe për familjet tuaja, dhe flijoni Pashkët.
<scripture passage="Exod 12:22" parsed="|Exod|12|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.22" />
<sup>22</sup> Pastaj do të merrni një tufëz hisopi, do ta ngjyeni në gjakun që është në legen, dhe me gjakun që është në legen do të spërkatni arkitraun dhe të dy shtalkat e dyerve; dhe asnjë prej jush nuk do të  dalë nga dera e shtëpisë së tij deri në  mëngjes.
<scripture passage="Exod 12:23" parsed="|Exod|12|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.23" />
<sup>23</sup> Sepse Zoti do të kalojë për të goditur Egjiptasit; po, kur do të shohë gjakun mbi arkitraun dhe mbi dy shtalkat, Zoti do të kalojë më tej derës dhe nuk do ta lejojë shkatërruesin të hyjë në shtëpitë tuaja për t'ju goditur.
<scripture passage="Exod 12:24" parsed="|Exod|12|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.24" />
<sup>24</sup> Zbatojeni, pra, këtë si një porosi të përjetshme për ju dhe për bijtë tuaj.
<scripture passage="Exod 12:25" parsed="|Exod|12|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.25" />
<sup>25</sup> Kur të hyni në vendin që do t'ju japë Zoti, siç e ka thënë, zbatoni këtë rit.
<scripture passage="Exod 12:26" parsed="|Exod|12|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.26" />
<sup>26</sup> Kur bijtë tuaj do t'ju pyesin: "Ç'kuptim ka ky rit për ju?",
<scripture passage="Exod 12:27" parsed="|Exod|12|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.27" />
<sup>27</sup> ju do t'u përgjigjeni: "Kjo është flija e Pashkës së Zotit, që kaloi tej shtëpive të bijve të Izraelit në Egjipt, kur goditi Egjiptasit dhe i fali shtëpitë tona"". Dhe populli u përkul dhe adhuroi.
<scripture passage="Exod 12:28" parsed="|Exod|12|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.28" />
<sup>28</sup> Atëherë bijtë e Izraelit shkuan dhe vepruan ashtu; ata bënë ashtu si i kishte urdhëruar Zoti Moisiun dhe Aaronin.
<scripture passage="Exod 12:29" parsed="|Exod|12|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.29" />
<sup>29</sup> Prandaj ndodhi që në mesnatë Zoti goditi tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit, që nga i parëlinduri i Faraonit që rrinte mbi fronin e tij, deri te i parëlinduri i të burgosurit që ishte në burg, si dhe çdo pjellë e parë e bagëtive.
<scripture passage="Exod 12:30" parsed="|Exod|12|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.30" />
<sup>30</sup> Kështu Faraoni u ngrit natën, ai me gjithë shërbëtorët e tij dhe gjithë Egjiptasit; dhe u dëgjua një klithmë e madhe në Egjipt, sepse nuk kishte shtëpi ku të mos kishte një të vdekur.
<scripture passage="Exod 12:31" parsed="|Exod|12|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.31" />
<sup>31</sup> Atëherë ai thirri Moisiun dhe Aaronin natën dhe u tha: "Çohuni dhe largohuni nga mesi i popullit tim, ju dhe bijtë e Izraelit; dhe shkoni t'i shërbeni Zotit, siç e keni thënë.
<scripture passage="Exod 12:32" parsed="|Exod|12|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.32" />
<sup>32</sup> Merrni me vete kopetë e bagëtive të imta dhe të trasha, siç keni thënë, dhe shkoni; dhe më bekoni edhe mua!".
<scripture passage="Exod 12:33" parsed="|Exod|12|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.33" />
<sup>33</sup> Dhe Egjiptasit e nxisnin popullin për të shpejtuar nisjen nga vendi, sepse thonin: "Do të vdesim të gjithë".
<scripture passage="Exod 12:34" parsed="|Exod|12|34|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.34" />
<sup>34</sup> Populli mori me vete brumin e bukës para se ai të vinte; i mbështolli magjet e tij me rroba trupi dhe i vuri mbi kurriz.
<scripture passage="Exod 12:35" parsed="|Exod|12|35|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.35" />
<sup>35</sup> Dhe bijtë e Izraelit bënë ashtu siç i kishte thënë Moisiu dhe u kërkuan Egjiptasve sende argjendi, sende ari dhe rroba;
<scripture passage="Exod 12:36" parsed="|Exod|12|36|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.36" />
<sup>36</sup> dhe Zoti bëri që Egjiptasit ta shikonin me sy të mirë popullin dhe t'i jepnin atë që kërkonte. Kështu i zhveshën Egjiptasit.
<scripture passage="Exod 12:37" parsed="|Exod|12|37|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.37" />
<sup>37</sup> Bijtë e Izraelit u nisën nga Ramsesi për në Sukoth, ishin rreth gjashtëqind mijë njerëz më këmbë, pa llogaritur fëmijët.
<scripture passage="Exod 12:38" parsed="|Exod|12|38|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.38" />
<sup>38</sup> Dhe me ta iku gjithashtu një përzierje e madhe njerëzish, bashkë me kopetë e tyre të bagëtive të imta dhe të trasha, një numër i madh kafshësh.
<scripture passage="Exod 12:39" parsed="|Exod|12|39|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.39" />
<sup>39</sup> Dhe ata e poqën brumin që kishin sjellë nga Egjipti, duke bërë kuleçë të ndormë; në fakt brumi nuk kishte maja, sepse ata u dëbuan nga Egjipti dhe nuk mundën të mënojnë, as të përgatisin rezerva për udhëtimin.
<scripture passage="Exod 12:40" parsed="|Exod|12|40|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.40" />
<sup>40</sup> Koha që bijtë e Izraelit kaluan në Egjipt qe katërqind e tridhjetë vjet.
<scripture passage="Exod 12:41" parsed="|Exod|12|41|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.41" />
<sup>41</sup> Në fund të katërqind e tridhjetë vjetëve, pikërisht atë ditë, ndodhi që të gjitha radhët e Zotit dolën nga vendi i Egjiptit.
<scripture passage="Exod 12:42" parsed="|Exod|12|42|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.42" />
<sup>42</sup> Kjo është një natë për t'u kremtuar për nder të Zotit, sepse ai i nxori nga vendi i Egjiptit; kjo natë do të jetë një kremtim solemn ndaj Zotit, për të gjithë bijtë e Izraelit brez pas brezi.
<scripture passage="Exod 12:43" parsed="|Exod|12|43|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.43" />
<sup>43</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut dhe Aaronit: "Ky është rregulli i Pashkëve: asnjë i huaj nuk do të hajë;
<scripture passage="Exod 12:44" parsed="|Exod|12|44|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.44" />
<sup>44</sup> por çdo skllav, i blerë me para, mbasi të jetë rrethprerë, mund të hajë.
<scripture passage="Exod 12:45" parsed="|Exod|12|45|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.45" />
<sup>45</sup> Të ardhurit dhe mercenarët nuk do të hanë.
<scripture passage="Exod 12:46" parsed="|Exod|12|46|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.46" />
<sup>46</sup> Qengji do të hahet vetëm në një shtëpi; asnjë pjesë të mishit të tij nuk do ta nxirrni jashtë shtëpisë dhe nuk do të thyeni asnjë kockë të tij.
<scripture passage="Exod 12:47" parsed="|Exod|12|47|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.47" />
<sup>47</sup> Tërë asambleja e Izraelit do ta kremtojë atë.
<scripture passage="Exod 12:48" parsed="|Exod|12|48|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.48" />
<sup>48</sup> Dhe kur një i huaj do të banojë me ty do të dojë të kremtojë Pashkët për nder të Zotit, tërë meshkujt e familjes së tij duhet të rrethpriten më parë dhe pastaj ai le të afrohet për të kremtuar këtë  ditë, ai do të konsiderohet si i lindur në  vend; por asnjë i parrethprerë s'ka për të ngrënë.
<scripture passage="Exod 12:49" parsed="|Exod|12|49|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.49" />
<sup>49</sup> Do të ketë një ligj të vetëm për atë që ka lindur në vend dhe për të huajin që banon me ju".
<scripture passage="Exod 12:50" parsed="|Exod|12|50|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.50" />
<sup>50</sup> Tërë bijtë e Izraelit vepruan në këtë mënyrë; ata bënë pikërisht atë që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut dhe Aaronit.
<scripture passage="Exod 12:51" parsed="|Exod|12|51|0|0" osisRef="Bible:Exod.12.51" />
<sup>51</sup> Kështu ndodhi që pikërisht atë ditë Zoti i bëri bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i Egjiptit, simbas radhëve të tyre.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 13" progress="5.98%" prev="Exod.12" next="Exod.14" id="Exod.13">
<h3 id="Exod.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Exod.13-p1">
<scripture passage="Exod 13:1" parsed="|Exod|13|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli Moisiut duke i thënë:
<scripture passage="Exod 13:2" parsed="|Exod|13|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.2" />
<sup>2</sup> "Më shenjtëro çdo të parëlindur, ai që çel barkun ndër bijtë e Izraelit, qofshin njerëz apo kafshë; më takon mua".
<scripture passage="Exod 13:3" parsed="|Exod|13|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Moisiu i tha popullit: "Mbajeni mend këtë ditë, gjatë së cilës dolët nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë; sepse Zoti ju nxori nga ky vend me dorë të fuqishme; nuk do të hahet bukë me maja.
<scripture passage="Exod 13:4" parsed="|Exod|13|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.4" />
<sup>4</sup> Ju po dilni sot, në muajin e Abibit.
<scripture passage="Exod 13:5" parsed="|Exod|13|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.5" />
<sup>5</sup> Atëherë pra kur Zoti do të bëjë që të hyni në vendin e Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Hivejve dhe të Jebusejve që u është betuar etërve të tu të të japë, vend ku rrjedh qumështi dhe mjalti, do të kryesh këtë rit gjatë këtij muaji.
<scripture passage="Exod 13:6" parsed="|Exod|13|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.6" />
<sup>6</sup> Shtatë ditë me radhë do të hash bukë të ndorme; dhe ditën e shtatë do të bëhet një festë për Zotin.
<scripture passage="Exod 13:7" parsed="|Exod|13|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.7" />
<sup>7</sup> Do të hahet bukë e ndorme gjatë shtatë ditëve; dhe nuk do të duket bukë me maja tek ju, as do të duket maja pranë teje, brenda tërë kufijve të tu.
<scripture passage="Exod 13:8" parsed="|Exod|13|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.8" />
<sup>8</sup> Atë ditë do t'ia shpjegosh këtë gjë birit tënd, duke i thënë: "Veprohet kështu për shkak të asaj që bëri Zoti për mua kur dola nga Egjipti".
<scripture passage="Exod 13:9" parsed="|Exod|13|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.9" />
<sup>9</sup> Dhe do të jetë për ty si një shenjë mbi dorën tënde dhe si një kujtim ndër sytë e tu, me qëllim që ligji i Zotit të jetë në gojën tënde; sepse Zoti të bëri të dalësh nga Egjipti me dorë të fuqishme.
<scripture passage="Exod 13:10" parsed="|Exod|13|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.10" />
<sup>10</sup> Zbatoje pra këtë rregull në kohën e caktuar, vit pas viti.
<scripture passage="Exod 13:11" parsed="|Exod|13|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.11" />
<sup>11</sup> Kur Zoti do të ketë bërë që të hysh në vendin e Kananejve, ashtu siç të është betuar ty dhe etërve të tu, dhe do të ta ketë dhënë atë,
<scripture passage="Exod 13:12" parsed="|Exod|13|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.12" />
<sup>12</sup> do t'i shenjtërosh Zotit tërë ata që çelin barkun dhe çdo pjellje të parë të bagëtisë që ti zotëron: meshkujt do t'i takojnë Zotit.
<scripture passage="Exod 13:13" parsed="|Exod|13|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.13" />
<sup>13</sup> Kështu do të shpengosh çdo pjellje të parë të gomarit me një qengj; por në qoftë se nuk dëshiron ta shpengosh, atëherë thyeja qafën; kështu do të shpengosh çdo të parëlindur të njeriut ndër bijtë e tu.
<scripture passage="Exod 13:14" parsed="|Exod|13|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.14" />
<sup>14</sup> Kur në të ardhmen biri yt do të të pyesë, duke thënë: "Çfarë do të thotë kjo?", ti do t'i përgjigjesh: "Zoti na bëri të dalim nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë, me dorë të fuqishme;
<scripture passage="Exod 13:15" parsed="|Exod|13|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.15" />
<sup>15</sup> dhe ndodhi që, kur Faraoni nguli këmbë të mos na linte të shkonim, Zoti vrau tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit, si të parëlindurit e njerëzve ashtu dhe të parëlindurit e kafshëve. Prandaj  unë i bëj fli Zotit tërë meshkujt që çelin  barkun, por shpengoj çdo të parëlindur të bijve të mi".
<scripture passage="Exod 13:16" parsed="|Exod|13|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.16" />
<sup>16</sup> Kjo do të jetë si një shenjë mbi dorën tënde dhe një ballore midis syve të tu, sepse Zoti na bëri të dalim nga Egjipti me dorë të fuqishme".
<scripture passage="Exod 13:17" parsed="|Exod|13|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.17" />
<sup>17</sup> Kur Faraoni e la popullin të shkojë, Perëndia nuk e çoi nëpër rrugën e vendit të Filistejve, megjithëse kjo ishte më e shkurtëra, sepse Perëndia tha: "Që të mos pendohet populli, kur të shohë luftën, dhe të mos kthehet në Egjipt".
<scripture passage="Exod 13:18" parsed="|Exod|13|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.18" />
<sup>18</sup> Por Perëndia bëri që populli të vinte një herë përqark, nëpër rrugën e shkretëtirës, drejt Detit të Kuq. Dhe bijtë e Izraelit dolën të armatosur nga vendi i Egjiptit.
<scripture passage="Exod 13:19" parsed="|Exod|13|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.19" />
<sup>19</sup> Dhe Moisiu mori me vete eshtrat e Jozefit, sepse i kishte vënë bijtë e Izraelit të betoheshin shprehimisht, duke thënë: "Me siguri Perëndia do t'ju vizitojë; atëhere i bartni me vete eshtrat e mia".
<scripture passage="Exod 13:20" parsed="|Exod|13|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.20" />
<sup>20</sup> Kështu ata u nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, buzë shkretëtirës.
<scripture passage="Exod 13:21" parsed="|Exod|13|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.21" />
<sup>21</sup> Dhe Zoti shkonte para tyre, ditën në një kolonë resh për t'i udhëhequr në rrugë, dhe natën në një kolonë zjarri për t'u bërë atyre dritë, që të mund të ecnin ditën dhe natën.
<scripture passage="Exod 13:22" parsed="|Exod|13|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.13.22" />
<sup>22</sup> Kolona e reve nuk tërhiqej kurrë ditën përpara popullit, as kolona e zjarrit natën.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 14" progress="6.06%" prev="Exod.13" next="Exod.15" id="Exod.14">
<h3 id="Exod.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Exod.14-p1">
<scripture passage="Exod 14:1" parsed="|Exod|14|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Exod 14:2" parsed="|Exod|14|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.2" />
<sup>2</sup> "U thuaj bijve të Izraelit të kthehen prapa dhe të vendosin kampin e tyre përballë Pi-Hahirothit, midis Migdolit dhe detit, përballë Baal-Tsefonit; vendosni kampin tuaj përpara këtij vendi pranë detit.
<scripture passage="Exod 14:3" parsed="|Exod|14|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Faraoni do të thotë për bijtë e Izraelit: "Ata po enden si të humbur në vend; shkretëtira i mban të mbyllur".
<scripture passage="Exod 14:4" parsed="|Exod|14|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.4" />
<sup>4</sup> Dhe unë do ta ngurtësoj zemrën e Faraonit, dhe ai do t'i ndjekë ata; por unë do të siguroj lavdi nga Faraoni dhe nga gjithë ushtria e tij, dhe Egjiptasit do të mësojnë që unë jam Zoti". Dhe ata ashtu vepruan.
<scripture passage="Exod 14:5" parsed="|Exod|14|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.5" />
<sup>5</sup> Pastaj iu njoftua mbretit të Egjiptit që populli kishte ikur; dhe zemra e Faraonit dhe e shërbëtorëve të tij ndryshoi kundrejt popullit, dhe ata thanë: "Ç'bëmë që e lamë Izraelin të ikë nga shërbimi ynë?".
<scripture passage="Exod 14:6" parsed="|Exod|14|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.6" />
<sup>6</sup> Kështu Faraoni bëri që të përgatitej qerrja e tij dhe mori me vete popullin e tij.
<scripture passage="Exod 14:7" parsed="|Exod|14|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.7" />
<sup>7</sup> Mori dhe gjashtëqind qerre të zgjedhura dhe tërë qerret e Egjiptit, me luftëtarë në secilin prej tyre.
<scripture passage="Exod 14:8" parsed="|Exod|14|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.8" />
<sup>8</sup> Dhe Zoti e ngurtësoi zemrën e Faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe ai i ndoqi bijtë e Izraelit, që dilnin plot trimëri.
<scripture passage="Exod 14:9" parsed="|Exod|14|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.9" />
<sup>9</sup> Egjiptasit i ndoqën; dhe tërë kuajt, qerret e Faraonit, kalorësit e tij dhe ushtria e tij i arritën kur kishin fushuar pranë detit, në afërsi të Pi-Hahirothit, përballë Baal-Tsefonit.
<scripture passage="Exod 14:10" parsed="|Exod|14|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.10" />
<sup>10</sup> Ndërsa Faraoni po afrohej, bijtë e Izraelit ngritën sytë; dhe ja, Egjiptasit marshonin prapa tyre, prandaj patën shumë frikë; dhe bijtë e Izraelit i klithën Zotit,
<scripture passage="Exod 14:11" parsed="|Exod|14|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.11" />
<sup>11</sup> dhe i thanë Moisiut: "Pse, nuk kishte varre në Egjipt, që na solle të vdesim në shkretëtirë? Pse e bëre këtë gjë me ne, duke na nxjerrë nga Egjipti?
<scripture passage="Exod 14:12" parsed="|Exod|14|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.12" />
<sup>12</sup> A nuk ishte vallë kjo për të cilën të flisnim në Egjipt, duke të thënë: "Na lër rehat, kështu do të mund t'u shërbejmë Egjiptasve"? Sepse për ne do të qe më mirë t'u shërbenim Egjiptasve se sa të vdesim në shkretëtirë".
<scripture passage="Exod 14:13" parsed="|Exod|14|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.13" />
<sup>13</sup> Por Moisiu i tha popullit: "Mos kini frikë, qëndroni dhe çlirimi do të vijë nga Zoti, i cili do ta bëjë sot për ju; sepse Egjiptasit që shihni sot, nuk do t'i shihni më kurrë.
<scripture passage="Exod 14:14" parsed="|Exod|14|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.14" />
<sup>14</sup> Zoti do të luftojë për ju, dhe ju do të rrini të qetë".
<scripture passage="Exod 14:15" parsed="|Exod|14|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Pse më bërtet mua? U thuaj bijve të Izraelit të shkojnë përpara.
<scripture passage="Exod 14:16" parsed="|Exod|14|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.16" />
<sup>16</sup> Dhe ti ço lart bastunin tënd, shtrije dorën mbi det dhe ndaje atë, në mënyrë që bijtë e Izraelit të mund të kalojnë në mes të detit në të thatë.
<scripture passage="Exod 14:17" parsed="|Exod|14|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.17" />
<sup>17</sup> Sa për mua, unë do ta ngurtësoj zemrën e Egjiptasve, dhe këta do t'i ndjekin ata. Kështu unë do të fitoj lavdi nga Faraoni, nga tërë ushtria e tij, nga qerret dhe kalorësit e tij.
<scripture passage="Exod 14:18" parsed="|Exod|14|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.18" />
<sup>18</sup> Dhe Egjiptasit do të dinë që unë jam Zoti, kur unë do të fitoj lavdi nga Faraoni, nga qerret e tij dhe nga kalorësit e tij".
<scripture passage="Exod 14:19" parsed="|Exod|14|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Engjëlli i Perëndisë, që ecte përpara kampit të Izraelit, u zhvendos dhe shkoi e u vu prapa tyre; edhe kolona e reve lëvizi nga përpara dhe shkoi e u vu prapa tyre.
<scripture passage="Exod 14:20" parsed="|Exod|14|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.20" />
<sup>20</sup> Dhe kështu vajti e u vendos midis fushimit të Egjiptit dhe fushimit të Izraelit; dhe reja prodhonte errësirë për njërën palë, ndërsa u jepte dritë të tjerëve natën. Kështu tërë natën kurrkush nuk iu afrua tjetrit.
<scripture passage="Exod 14:21" parsed="|Exod|14|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Moisiu shtriu dorën e tij mbi detin; dhe Zoti bëri që të tërhiqet deti nga një erë e fortë nga lindja që fryu tërë atë natë dhe e shndërroi detin në tokë të thatë; dhe ujërat u ndanë.
<scripture passage="Exod 14:22" parsed="|Exod|14|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.22" />
<sup>22</sup> Kështu bijtë e Izraelit hynë në mes të detit në të thatë; dhe ujërat formonin si një mur në të djathtë dhe të majtë të tyre.
<scripture passage="Exod 14:23" parsed="|Exod|14|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.23" />
<sup>23</sup> Dhe Egjiptasit i ndoqën; dhe tërë kuajt e Faraonit, qerret e tij dhe kalorësit e tij hynë pas tyre në mes të detit.
<scripture passage="Exod 14:24" parsed="|Exod|14|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.24" />
<sup>24</sup> Aty nga agimi i mëngjesit ndodhi që Zoti i hodhi sytë në kampin e Egjiptasve nga kolona e zjarrit dhe nga reja, dhe i dha dërmën.
<scripture passage="Exod 14:25" parsed="|Exod|14|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.25" />
<sup>25</sup> Ai bëri të shkëputen rotat e qerreve të tyre dhe e bëri të vështirë përparimin e tyre. Kështu Egjiptasit thanë: "T'ia mbathim para Izraelit, sepse Zoti lufton bashkë me ta kundër Egjiptasve".
<scripture passage="Exod 14:26" parsed="|Exod|14|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.26" />
<sup>26</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën tënde mbi detin, me qëllim që ujërat e tij të kthehen mbi Egjiptasit, mbi qerret dhe kalorësit e tyre".
<scripture passage="Exod 14:27" parsed="|Exod|14|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.27" />
<sup>27</sup> Atëherë Moisiu shtriu dorën e tij mbi detin; kështu në të gdhirë, deti u kthye në vendin e tij të zakonshëm; Egjiptasit ikën para tij; dhe Zoti i përlau Egjiptasit në mes të detit.
<scripture passage="Exod 14:28" parsed="|Exod|14|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.28" />
<sup>28</sup> Ujërat u kthyen dhe mbuluan qerret, kalorësit dhe tërë ushtrinë e Faraonit që kishin hyrë në det për të ndjekur Izraelitët; dhe nuk shpëtoi asnjë prej tyre.
<scripture passage="Exod 14:29" parsed="|Exod|14|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.29" />
<sup>29</sup> Por bijtë e Izraelit vazhduan të ecnin në tokë të thatë në mes të detit, dhe ujërat qenë për ta si një mur, në të djathtë të tyre dhe në të majtë të tyre.
<scripture passage="Exod 14:30" parsed="|Exod|14|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.30" />
<sup>30</sup> Kështu, atë ditë, Zoti e shpëtoi Izraelin nga dora e Egjiptasve, dhe Izraeli pa mbi bregun e detit Egjiptasit e vdekur.
<scripture passage="Exod 14:31" parsed="|Exod|14|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.14.31" />
<sup>31</sup> Izraeli pa fuqinë e madhe që Zoti kishte treguar kundër Egjiptasve, dhe populli pati frikë nga Zoti dhe besoi te Zoti dhe te Moisiu shërbëtor i tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 15" progress="6.17%" prev="Exod.14" next="Exod.16" id="Exod.15">
<h3 id="Exod.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Exod.15-p1">
<scripture passage="Exod 15:1" parsed="|Exod|15|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Moisiu dhe bijtë e Izraelit i kënduan këtë kantik Zotit dhe folën duke thënë: "Unë do t'i këndoj Zotit, sepse u lartësua shumë; hodhi në det kuaj dhe kalorës.
<scripture passage="Exod 15:2" parsed="|Exod|15|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.2" />
<sup>2</sup> Zoti është forca ime dhe kantiku im, ka qënë shpëtimi im. Ky është Perëndia im, unë do ta përlëvdoj; është Perëndia i atit tim, unë do ta lartësoj.
<scripture passage="Exod 15:3" parsed="|Exod|15|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.3" />
<sup>3</sup> Zoti është një luftëtar, emri i tij është Zoti.
<scripture passage="Exod 15:4" parsed="|Exod|15|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.4" />
<sup>4</sup> Ai hodhi në det qerret e Faraonit dhe ushtrinë e tij, luftëtarët më të mirë të tij u mbytën në Detin e Kuq.
<scripture passage="Exod 15:5" parsed="|Exod|15|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.5" />
<sup>5</sup> Ata mbulohen nga humnera; ranë në fund si një gur.
<scripture passage="Exod 15:6" parsed="|Exod|15|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.6" />
<sup>6</sup> E djathta jote, o Zot, është e mrekullueshme në fuqinë e saj. E djathta jote, o Zot, i dërmoi armiqtë.
<scripture passage="Exod 15:7" parsed="|Exod|15|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.7" />
<sup>7</sup> Me madhështinë e madhërisë sate, ti i përmbys ata që ngrihen kundër teje; ti nxjer jashtë zemërimin tënd, ai i prish ata sikur të ishin kallamishte.
<scripture passage="Exod 15:8" parsed="|Exod|15|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.8" />
<sup>8</sup> Sa të shfrysh nga vrimat e hundëve, ujërat janë grumbulluar, valët janë ngritur si një mur, dhe dallgët janë përforcuar në zemrën e detit.
<scripture passage="Exod 15:9" parsed="|Exod|15|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.9" />
<sup>9</sup> Armiku thoshte: "Do t'i ndjek, do t'i arrij, do të ndaj kufomat, lakmia ime do të ngopet mbi ta; do të zhvesh shpatën time, dora ime do t'i shfarosë".
<scripture passage="Exod 15:10" parsed="|Exod|15|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.10" />
<sup>10</sup> Po ti dërgove jashtë frymën tënde dhe deti i mbuloi; u mbytën si plumbi në ujërat e fuqishme.
<scripture passage="Exod 15:11" parsed="|Exod|15|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.11" />
<sup>11</sup> Kush barazohet me ty midis perëndive, o Zot? Kush barazohet me ty, i mrekullueshëm në shenjtëri, i madhërishëm në lëvdata, o çudibërës?
<scripture passage="Exod 15:12" parsed="|Exod|15|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.12" />
<sup>12</sup> Ti shtrive dorën e djathtë, dhe toka i gëlltiti.
<scripture passage="Exod 15:13" parsed="|Exod|15|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.13" />
<sup>13</sup> Me mëshirën tënde, ke udhëhequr popullin që e ke shpenguar; me forcën tënde e ke çuar drejt banesës sate të shenjtë.
<scripture passage="Exod 15:14" parsed="|Exod|15|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.14" />
<sup>14</sup> Popujt e kanë dëgjuar këtë dhe dridhen. Ankthi ka mbërthyer banorët e Filistinës.
<scripture passage="Exod 15:15" parsed="|Exod|15|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.15" />
<sup>15</sup> Që tani krerët e Edomit e kanë humbur, të fuqishmit e Moabit i ka zënë frika, tërë banorët e Kanaanit po shkrihen.
<scripture passage="Exod 15:16" parsed="|Exod|15|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.16" />
<sup>16</sup> Frika dhe tmerri do të bierë mbi ta. Falë forcës së krahut tënd do të bëhen të palëvizshëm si guri, deri sa populli yt, o Zot, të kalojë, deri sa të kalojë populli që ti ke blerë.
<scripture passage="Exod 15:17" parsed="|Exod|15|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.17" />
<sup>17</sup> Ti do t'i futësh dhe do t'i vendosësh në malin e trashëgimisë sate, në vendin që ke përgatitur, o Zot, për banesën tënde, në shenjtëroren që duart e tua, o Perëndi, kanë vendosur.
<scripture passage="Exod 15:18" parsed="|Exod|15|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.18" />
<sup>18</sup> Zoti do të mbretërojë gjithnjë, përjetë".
<scripture passage="Exod 15:19" parsed="|Exod|15|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.19" />
<sup>19</sup> Pasi kuajt e Faraonit me qerret e tij dhe kalorësit e tij kishin hyrë në det, dhe Zoti kishte kthyer mbi ta ujërat e detit, por bijtë e Izraelit kishin ecur në mes të detit, në të thatë.
<scripture passage="Exod 15:20" parsed="|Exod|15|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.20" />
<sup>20</sup> Atëherë profetesha Miriam, motra e Aaronit, mori në dorë dajren, dhe të gjitha gratë e ndoqën nga pas me dajre dhe me valle.
<scripture passage="Exod 15:21" parsed="|Exod|15|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.21" />
<sup>21</sup> Dhe Miriami u këndonte atyre: "Këndojini Zotit, sepse u lartësua shumë; hodhi në det kuaj dhe kalorës".
<scripture passage="Exod 15:22" parsed="|Exod|15|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.22" />
<sup>22</sup> Pastaj Moisiu i nisi Izraelitët nga Deti i Kuq dhe këta u drejtuan nga shkretëtira e Shurit; ecën tri ditë në shkretëtirë dhe nuk gjetën ujë.
<scripture passage="Exod 15:23" parsed="|Exod|15|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.23" />
<sup>23</sup> Kur arritën në Mara nuk mundën të pinë ujërat e Marës sepse ishin të hidhura; prandaj ky vend u quajt Mara.
<scripture passage="Exod 15:24" parsed="|Exod|15|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.24" />
<sup>24</sup> Atëherë populli murmuriti kundër Moisiut, duke thënë: "Ç'do të pimë?".
<scripture passage="Exod 15:25" parsed="|Exod|15|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.25" />
<sup>25</sup> Kështu ai i bërtiti Zotit; dhe Zoti i tregoi një dru; ai e hodhi atë në ujë, dhe ujërat u bënë të ëmbla. Atje Zoti i dha popullit një ligj dhe një dekret, dhe e vuri kështu popullin në provë,
<scripture passage="Exod 15:26" parsed="|Exod|15|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.26" />
<sup>26</sup> dhe tha: "Në qoftë se ti dëgjon me vëmëndje zërin e Zotit, Perëndisë tënd, dhe bën atë që është e drejtë në sytë e tij dhe dëgjon urdhërimet e tij dhe respekton tërë ligjet e tij, unë nuk do të jap  asnjë nga ato sëmundje që u kam dhënë  Egjiptasve, sepse unë jam Zoti që të shëron".
<scripture passage="Exod 15:27" parsed="|Exod|15|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.15.27" />
<sup>27</sup> Kështu arritën në Elim, ku kishte dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma; dhe e ngritën kampin e tyre pranë ujërave.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 16" progress="6.26%" prev="Exod.15" next="Exod.17" id="Exod.16">
<h3 id="Exod.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Exod.16-p1">
<scripture passage="Exod 16:1" parsed="|Exod|16|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.1" />
<sup>1</sup> Pastaj ata u nisën nga Elimi dhe tërë asambleja e bijve të Izraelit arriti në shkretëtirën e Sinit, që ndodhet midis Elimit dhe Sinait, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të dytë mbas nisjes së tyre nga vendi i Egjiptit.
<scripture passage="Exod 16:2" parsed="|Exod|16|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.2" />
<sup>2</sup> Dhe tërë asambleja e bijve të Izraelit murmuriti kundër Moisiut dhe Aaronit në shkretëtirë.
<scripture passage="Exod 16:3" parsed="|Exod|16|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.3" />
<sup>3</sup> Bijtë e Izraelit u thanë atyre: "Ah, le të kishim vdekur nga dora e Zotit në vendin e Egjiptit, ku uleshim pranë tenxhereve me mish dhe hanim bukë sa ngopeshim! Sepse ju na çuat në këtë shkretëtirë që të vdesë nga uria tërë kjo asamble".
<scripture passage="Exod 16:4" parsed="|Exod|16|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.4" />
<sup>4</sup> Zoti i tha Moisiut: "Ja, unë do të bëj që të bjerë manë mbi juve nga qielli; dhe populli do të dalë çdo ditë për të mbledhur racionin e ditës, sepse unë dua ta vë në provë për të parë në se do të ecë ose jo simbas ligjit tim.
<scripture passage="Exod 16:5" parsed="|Exod|16|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.5" />
<sup>5</sup> Por ditën e gjashtë, kur do të përgatisin nozullimin që duhet të çojnë në shtëpi, ai do të jetë dyfishi i atij që mbledhin çdo ditë".
<scripture passage="Exod 16:6" parsed="|Exod|16|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Moisiu dhe Aaroni u thanë gjithë bijve të Izraelit: "Në mbrëmje do të mësoni që Zoti është ai që ju nxori nga vendi i Egjiptit;
<scripture passage="Exod 16:7" parsed="|Exod|16|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.7" />
<sup>7</sup> dhe në mëngjes keni për të parë lavdinë e Zotit, sepse ai i ka dëgjuar murmuritjet tuaja kundër Zotit; por ne çfarë jemi që murmurisni kundër nesh?".
<scripture passage="Exod 16:8" parsed="|Exod|16|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.8" />
<sup>8</sup> Moisiu tha akoma: "Kjo ka për të ndodhur, kur Zoti do t'ju japë mish për të ngrënë në mbrëmje dhe bukë që të ngopeni në mëngjes, sepse Zoti i dëgjoi murmuritjet tuaja kundër tij. Po ne çfarë jemi?  Murmuritjet tuaja nuk janë kundër nesh, por  kundër Zotit".
<scripture passage="Exod 16:9" parsed="|Exod|16|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Moisiu i tha Aaronit: "Thuaji gjithë asamblesë së bijve të Izraelit: "Afrohuni para Zotit, sepse ai i dëgjoi murmuritjet tuaja"".
<scripture passage="Exod 16:10" parsed="|Exod|16|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.10" />
<sup>10</sup> Ndërsa Aaroni i fliste tërë asamblesë së bijve të Izraelit, ata u sollën drejt shkretëtirës; dhe ja lavdia e Zotit u shfaq në re.
<scripture passage="Exod 16:11" parsed="|Exod|16|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.11" />
<sup>11</sup> Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Exod 16:12" parsed="|Exod|16|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.12" />
<sup>12</sup> "Unë i dëgjova murmuritjet e bijve të Izraelit; folu atyre, duke thënë: "Në të ngrysur do të hani mish dhe në mëngjes do të ngopeni me bukë; dhe do të mësoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj"".
<scripture passage="Exod 16:13" parsed="|Exod|16|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.13" />
<sup>13</sup> Dhe kështu, aty nga mbrëmja ndodhi që shkurtat u ngritën dhe mbuluan kampin; dhe në mëngjes kishte një shtresë vese rreth kampit.
<scripture passage="Exod 16:14" parsed="|Exod|16|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.14" />
<sup>14</sup> Pastaj shtresa e vesës u zhduk, dhe ja, mbi sipërfaqen e shkretëtirës u duk një gjë e hollë dhe e rrumbullakët, e hollë si bryma mbi tokë.
<scripture passage="Exod 16:15" parsed="|Exod|16|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.15" />
<sup>15</sup> Kur bijtë e Izraelit e panë, i thanë njeri tjetrit: "Çfarë është?", sepse nuk e dinin se ç'ishte. Dhe Moisiu u tha atyre: "Kjo është buka që Zoti iu dha për të ngrënë.
<scripture passage="Exod 16:16" parsed="|Exod|16|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.16" />
<sup>16</sup> Ja çfarë ka urdhëruar Zoti: Secili të mbledhë aq sa i duhet për ushqimin e tij, një omer për frymë, sipas numrit të personave që jeni; secili nga ju të marrë për ata që janë në çadrën e tij".
<scripture passage="Exod 16:17" parsed="|Exod|16|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.17" />
<sup>17</sup> Bijtë e Izraelit vepruan kështu; disa prej tyre mblodhën më tepër dhe të tjerët më pak.
<scripture passage="Exod 16:18" parsed="|Exod|16|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.18" />
<sup>18</sup> E matën me omerin; dhe kush kishte mbledhur shumë nuk pati tepricë; dhe kush kishte mbledhur më pak nuk pati mangut. Gjithkush mblodhi simbas nevojës së tij për ushqim.
<scripture passage="Exod 16:19" parsed="|Exod|16|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.19" />
<sup>19</sup> Pastaj Moisiu u tha atyre: "Asnjeri të mos e lërë të teprojë për nesër në mëngjes".
<scripture passage="Exod 16:20" parsed="|Exod|16|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.20" />
<sup>20</sup> Por ata nuk iu bindën Moisiut dhe disa prej tyre lanë teprica edhe për të nesërmen; ajo u kalb duke prodhuar krimba dhe doli një erë e keqe; dhe Moisiu u zemërua me ta.
<scripture passage="Exod 16:21" parsed="|Exod|16|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.21" />
<sup>21</sup> Kështu e mblidhnin çdo mëngjes; secili sipas nevojës së tij për ushqim; por kur dielli bëhej i nxehtë, mana e mbledhur shkrihej.
<scripture passage="Exod 16:22" parsed="|Exod|16|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.22" />
<sup>22</sup> Kështu ditën e gjashtë mblodhën një racion të dyfishtë buke, dy omerë për secilin prej tyre. Dhe të gjithë krerët e asamblesë erdhën për t'ia referuar Moisiut.
<scripture passage="Exod 16:23" parsed="|Exod|16|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.23" />
<sup>23</sup> Atëherë ai u tha: "Kjo është ajo që ka thënë Zoti: Nesër është një ditë solemne pushimi, një e shtunë e shenjtë për Zotin; piqni sot atë që duhet të piqni dhe zieni atë që duhet të zieni; dhe çdo  gjë që ju tepron, vëreni mënjanë dhe ruajeni  deri nesër".
<scripture passage="Exod 16:24" parsed="|Exod|16|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.24" />
<sup>24</sup> Ata pra e ruajtën deri të nesërmen, ashtu si kishte urdhëruar Moisiu; dhe ushqimet e ruajtura nuk lëshuan erë të keqe dhe nuk prodhuan krimba.
<scripture passage="Exod 16:25" parsed="|Exod|16|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.25" />
<sup>25</sup> Moisiu tha: "Hajeni sot, se sot është e shtuna e shenjtë e Zotit; sot nuk do ta gjeni nëpër fushat.
<scripture passage="Exod 16:26" parsed="|Exod|16|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.26" />
<sup>26</sup> Mblidhni gjatë gjashtë ditëve; sepse ditën e shtatë nuk do ta gjeni më".
<scripture passage="Exod 16:27" parsed="|Exod|16|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.27" />
<sup>27</sup> Dhe ditën e shtatë ndodhi që disa njerëz nga populli dolën për ta mbledhur, por nuk e gjetën.
<scripture passage="Exod 16:28" parsed="|Exod|16|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Deri kur do të kundërshtoni të zbatoni urdhërimet e mia dhe ligjet e mia?
<scripture passage="Exod 16:29" parsed="|Exod|16|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.29" />
<sup>29</sup> Mos harroni që Zoti ju ka dhënë të shtunën; për këtë arësye ditën e gjashtë ju jep bukë për dy ditë. Secili të qëndrojë në vendin e tij; asnjeri të mos dalë nga çadra e tij ditën e shtatë".
<scripture passage="Exod 16:30" parsed="|Exod|16|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.30" />
<sup>30</sup> Kështu populli pushoi ditën e shtatë.
<scripture passage="Exod 16:31" parsed="|Exod|16|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.31" />
<sup>31</sup> Dhe shtëpia e Izraelit e quajti Mana; ajo ishte e ngjashme me farën e koriandrit, e bardhë dhe me shijen e revanisë që bëhet me mjaltë.
<scripture passage="Exod 16:32" parsed="|Exod|16|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.32" />
<sup>32</sup> Pastaj Moisiu tha: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar: "Mbush me të një omer, me qëllim që të ruhet për pasardhësit tuaj, që ata të shohin bukën që ju bëra të hani në shkretëtirë, kur ju nxora nga vendi i Egjiptit"".
<scripture passage="Exod 16:33" parsed="|Exod|16|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.33" />
<sup>33</sup> Moisiu i tha pastaj Aaronit: "Merr një enë, vër brenda saj një omer të plotë mane dhe vendose para Zotit, me qëllim që të ruhet për pasardhësit tuaj".
<scripture passage="Exod 16:34" parsed="|Exod|16|34|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.34" />
<sup>34</sup> Ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, Aaroni e vendosi para Dëshmisë, që të ruhej.
<scripture passage="Exod 16:35" parsed="|Exod|16|35|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.35" />
<sup>35</sup> Dhe bijtë e Izraelit hëngrën manën dyzet vjet, deri sa arritën në një vend të banuar; hëngrën manën deri sa arritën në kufirin e vendit të Kanaanit.
<scripture passage="Exod 16:36" parsed="|Exod|16|36|0|0" osisRef="Bible:Exod.16.36" />
<sup>36</sup> Omeri është e dhjeta pjesë e efës.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 17" progress="6.38%" prev="Exod.16" next="Exod.18" id="Exod.17">
<h3 id="Exod.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Exod.17-p1">
<scripture passage="Exod 17:1" parsed="|Exod|17|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.1" />
<sup>1</sup> Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit u nis nga shkretëtira e Sinit, duke marshuar me etapa sipas urdhrave të Zotit, dhe u vendos në Redifim. Por nuk kishte ujë të pijshëm për popullin.
<scripture passage="Exod 17:2" parsed="|Exod|17|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.2" />
<sup>2</sup> Atëherë populli u grind me Moisiun dhe i tha: "Na jep ujë për të pirë". Moisiu u përgjigj: "Pse grindeni me mua? Pse tundoni Zotin?".
<scripture passage="Exod 17:3" parsed="|Exod|17|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.3" />
<sup>3</sup> Atje populli pati etje për ujë dhe murmuriti kundër Moisiut, duke thënë: "Pse na bëre të ikim nga Egjipti që të vdesim nga etja ne, bijtë tanë dhe bagëtia jonë?".
<scripture passage="Exod 17:4" parsed="|Exod|17|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.4" />
<sup>4</sup> Kështu Moisiu i thirri Zotit, duke i thënë: "Çfarë të bëj për këtë popull? Edhe pak dhe ata do të më vrasin me gurë".
<scripture passage="Exod 17:5" parsed="|Exod|17|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.5" />
<sup>5</sup> Zoti i tha Moisiut: "Kalo para popullit dhe merr me vete disa pleq nga Izraeli; merr në dorë edhe bastunin me të cilin rrahe lumin, dhe nisu.
<scripture passage="Exod 17:6" parsed="|Exod|17|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.6" />
<sup>6</sup> Ja, unë do të rri përpara teje, atje mbi shkëmbin në Horeb; ti do të rrahësh shkëmbin, prej të cilit do të burojë ujë dhe populli do të pijë". Kështu bëri Moisiu para syve të pleqve të Izraelit.
<scripture passage="Exod 17:7" parsed="|Exod|17|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.7" />
<sup>7</sup> Prandaj e quajti këtë vend Masa dhe Meriba për shkak të grindjeve që pati me bijtë e Izraelit, dhe sepse kishin tunduar Zotin, duke thënë: "A është vallë Zoti në mes nesh, apo jo?".
<scripture passage="Exod 17:8" parsed="|Exod|17|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.8" />
<sup>8</sup> Atëherë erdhi Amaleku për të luftuar kundër Izraelit në Refidim.
<scripture passage="Exod 17:9" parsed="|Exod|17|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.9" />
<sup>9</sup> Dhe Moisiu i tha Jozueut: "Zgjidh për ne disa burra dhe dil për të luftuar kundër Amalekut; nesër do të jem në majë të kodrës me shkopin e Perëndisë në dorë".
<scripture passage="Exod 17:10" parsed="|Exod|17|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.10" />
<sup>10</sup> Jozueu bëri ashtu siç i kishte thënë Moisiu dhe luftoi kundër Amalekut, ndërsa Moisiu, Aaroni dhe Huri u ngjitën në majë të kodrës.
<scripture passage="Exod 17:11" parsed="|Exod|17|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.11" />
<sup>11</sup> Dhe ndodhi që, kur Moisiu ngrinte dorën e tij, Izraeli fitonte; përkundrazi, kur e ulte dorën, fitonte Amaleku.
<scripture passage="Exod 17:12" parsed="|Exod|17|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.12" />
<sup>12</sup> Por duart e Moisiut ishin rënduar, kështu që ata morën një gur dhe ia vunë poshtë, ai u ul mbi të ndërsa Aaroni dhe Huri ia mbanin duart, njëri nga një krah, tjetri nga krahu tjetër; kështu duart  e tij mbetën të palëvizura deri në perëndimin  e diellit.
<scripture passage="Exod 17:13" parsed="|Exod|17|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.13" />
<sup>13</sup> Prandaj Jozueu mundi Amalekun dhe njerëzit e tij, duke i prerë me shpata.
<scripture passage="Exod 17:14" parsed="|Exod|17|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.14" />
<sup>14</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shkruaje këtë ngjarje në një libër, që të mos harrohet kurrë, dhe njofto Jozueun që unë do ta fshij fare kujtimin e Amalekut nën qiellin".
<scripture passage="Exod 17:15" parsed="|Exod|17|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.15" />
<sup>15</sup> Moisiu ndërtoi pastaj një altar, të cilit i vuri emrin: "Zoti është flamuri im"; dhe tha:
<scripture passage="Exod 17:16" parsed="|Exod|17|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.17.16" />
<sup>16</sup> "Dora u ngrit kundër fronit të Zotit, dhe Zoti do t'i bëjë luftë Amalekut brez pas brezi".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 18" progress="6.44%" prev="Exod.17" next="Exod.19" id="Exod.18">
<h3 id="Exod.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Exod.18-p1">
<scripture passage="Exod 18:1" parsed="|Exod|18|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.1" />
<sup>1</sup> Jethro, prift i Madianit, vjehrri i Moisiut, dëgjoi të gjitha ato që Perëndia kishte bërë për Moisiun dhe për Izraelin popullin e tij: si e kishte nxjerrë Zoti Izraelin nga Egjipti.
<scripture passage="Exod 18:2" parsed="|Exod|18|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Jethro, vjehrri i Moisiut, mori Seforan, gruan e Moisiut,
<scripture passage="Exod 18:3" parsed="|Exod|18|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.3" />
<sup>3</sup> e cila i ishte kthyer, dhe dy bijtë e saj, prej të cilëve njëri quhej Gershom, (sepse Moisiu kishte thënë: "Kam qenë mik në tokë të huaj")
<scripture passage="Exod 18:4" parsed="|Exod|18|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.4" />
<sup>4</sup> dhe tjetri Eliezer (sepse ai kishte thënë: "Perëndia i atit tim ka qenë ndihmësi im dhe më ka shpëtuar nga shpata e Faraonit").
<scripture passage="Exod 18:5" parsed="|Exod|18|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.5" />
<sup>5</sup> Jethro, pra, vjehrri i Moisiut, erdhi te Moisiu bashkë me bijtë e tij dhe bashkëshorten e tij, në shkretëtirë ku ishte vendosur ai, në malin e Perëndisë.
<scripture passage="Exod 18:6" parsed="|Exod|18|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.6" />
<sup>6</sup> I kishte çuar fjalë Moisiut: "Unë, Jethro, vjehrri yt, po vij te ti bashkë me gruan tënde dhe dy bijtë e saj".
<scripture passage="Exod 18:7" parsed="|Exod|18|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.7" />
<sup>7</sup> Kështu Moisiu doli për të takuar vjehrrin e tij, u përkul dhe e puthi; pyetën njëri tjetrin për shëndetin e tyre, pastaj hynë në çadër.
<scripture passage="Exod 18:8" parsed="|Exod|18|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Moisiu i tregoi vjehrrit të tij të gjitha ato që Zoti u kishte bërë Faraonit dhe Egjiptasve për shkak të Izraelit, të gjitha fatkeqësitë e pësuara gjatë udhëtimit, dhe si i kishte shpëtuar Zoti.
<scripture passage="Exod 18:9" parsed="|Exod|18|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.9" />
<sup>9</sup> Dhe Jethro u gëzua për të gjitha të mirat që Zoti i kishte bërë Izraelit, duke e shpëtuar nga dora e Egjiptasve.
<scripture passage="Exod 18:10" parsed="|Exod|18|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Jethro i tha: "Bekuar qoftë Zoti, që ju çliroi nga dora e Egjiptasve dhe nga dora e Faraonit, dhe çliroi popullin nga zgjedha e Egjiptasve!
<scripture passage="Exod 18:11" parsed="|Exod|18|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.11" />
<sup>11</sup> Tani e di që Zoti është më i madhi nga tërë perënditë; po, ai ua vërtetoi atyre me sa krenari, kur vepruan me kryelartësi kundër Izraelit".
<scripture passage="Exod 18:12" parsed="|Exod|18|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Jethro, vjehrri i Moisiut, mori një olokaust dhe disa fli për t'ia ofruar Perëndisë; dhe Aaroni dhe tërë pleqtë e Izraelit erdhën të hanë me vjehrrin e Moisiut përpara Perëndisë.
<scripture passage="Exod 18:13" parsed="|Exod|18|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.13" />
<sup>13</sup> Por ndodhi që, të nesërmen, Moisiu u ul për të gjykuar popullin; populli u mblodh rreth Moisiut që nga mëngjesi deri në mbrëmje.
<scripture passage="Exod 18:14" parsed="|Exod|18|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.14" />
<sup>14</sup> Kur vjehrri i Moisiut pa të gjitha ato që ky bënte për popullin, tha: "Ç'është kjo që bën ti me popullin? Pse ulesh vetëm, dhe tërë populli të rri përqark nga mëngjesi deri në mbrëmje?".
<scripture passage="Exod 18:15" parsed="|Exod|18|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.15" />
<sup>15</sup> Moisiu iu përgjigj vjehrrit të tij: "Sepse populli vjen tek unë për t'u këshilluar me Perëndinë.
<scripture passage="Exod 18:16" parsed="|Exod|18|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.16" />
<sup>16</sup> Kur ata kanë ndonjë problem, vinë tek unë, dhe unë gjykoj njërin dhe tjetrin dhe u bëj të njohur kanunet e Perëndisë dhe ligjet e tij".
<scripture passage="Exod 18:17" parsed="|Exod|18|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.17" />
<sup>17</sup> Por vjehrri i Moisiut i tha: "Ajo që bën ti nuk shkon mirë.
<scripture passage="Exod 18:18" parsed="|Exod|18|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.18" />
<sup>18</sup> Do të rraskapitesh më në fund, ti dhe ky popull që është me ty, sepse detyra që ke marrë përsipër është shumë e vështirë. Nuk mund t'ia dalësh në krye vetëm.
<scripture passage="Exod 18:19" parsed="|Exod|18|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.19" />
<sup>19</sup> Tani dëgjomë; unë do të të jap një këshillë dhe Perëndia qoftë me ty: përfaqësoje ti popullin përpara Perëndisë dhe paraqitja Perëndisë problemet e tyre.
<scripture passage="Exod 18:20" parsed="|Exod|18|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.20" />
<sup>20</sup> Mësoju atyre statutet dhe ligjet dhe tregohu rrugën nëpër të cilën duhet të ecin dhe atë që duhet të bëjnë.
<scripture passage="Exod 18:21" parsed="|Exod|18|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.21" />
<sup>21</sup> Por zgjidh në mes të të gjithë popullit disa njerëz të aftë që kanë frikë nga Perëndia, njerëz të besuar, që e urrejnë fitimin e padrejtë dhe vendosi mbi popullin si krerë të mijërave, krerë të qindrave,  krerë të pesëdhjetrave dhe krerë të  dhjetrave.
<scripture passage="Exod 18:22" parsed="|Exod|18|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.22" />
<sup>22</sup> Dhe lejo që të jenë ata që do ta gjykojnë popullin në çdo kohë; ata do të të parashtrojnë çdo problem me rëndësi të madhe, ndërsa për probleme të vogla do të vendosin vetë. Kështu do të jetë më lehtë  për ty, dhe ata do ta mbajnë peshën bashkë  me ty.
<scripture passage="Exod 18:23" parsed="|Exod|18|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.23" />
<sup>23</sup> Në qoftë se ti vepron kështu, dhe kështu të urdhëron Perëndia, mund të mbahesh; dhe tërë ky popull do të arrijë faqebardhë në vendin e caktuar për të".
<scripture passage="Exod 18:24" parsed="|Exod|18|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.24" />
<sup>24</sup> Moisiu e dëgjoi zërin e vjehrrit të tij, dhe bëri gjithçka që i kishte thënë.
<scripture passage="Exod 18:25" parsed="|Exod|18|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.25" />
<sup>25</sup> Kështu Moisiu zgjodhi në tërë Izraelin disa njerëz të aftë dhe i vuri si krerë të popullit: krerë të mijërave, krerë të qindrave, krerë të pesëdhjetrave dhe krerë të dhjetrave.
<scripture passage="Exod 18:26" parsed="|Exod|18|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.26" />
<sup>26</sup> Kështu ata e gjykonin popullin në çdo kohë; çështjet e vështira ia parashtronin Moisiut, por çdo problem të vogël e zgjidhnin vetë.
<scripture passage="Exod 18:27" parsed="|Exod|18|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.18.27" />
<sup>27</sup> Pastaj Moisiu u nda nga vjehrri i tij, i cili u kthye në vendin e vet.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 19" progress="6.54%" prev="Exod.18" next="Exod.20" id="Exod.19">
<h3 id="Exod.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Exod.19-p1">
<scripture passage="Exod 19:1" parsed="|Exod|19|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.1" />
<sup>1</sup> Ditën e parë të muajit të tretë nga dalja prej vendit të Egjiptit, po atë ditë, bijtë e Izraelit arritën në shkretëtirën e Sinait.
<scripture passage="Exod 19:2" parsed="|Exod|19|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.2" />
<sup>2</sup> Të nisur nga Refidimi, ata arritën në shkretëtirën e Sinait dhe fushuan aty; Izraeli e ngriti kampin e tij përballë malit.
<scripture passage="Exod 19:3" parsed="|Exod|19|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Moisiu u ngjit drejt Perëndisë; dhe Zoti i thirri nga mali, duke i thënë: "Kështu do t'i thuash shtëpisë së Jakobit dhe këtë do t'u njoftosh bijve të Izraelit:
<scripture passage="Exod 19:4" parsed="|Exod|19|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.4" />
<sup>4</sup> "Ju e patë atë që u bëra Egjiptasve, dhe si ju solla mbi krahë shqiponje pranë meje.
<scripture passage="Exod 19:5" parsed="|Exod|19|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.5" />
<sup>5</sup> Prandaj, në qoftë se do ta dëgjoni me vëmendje zërin tim dhe zbatoni besëlidhjen time, do të jeni thesari im i veçantë ndërmjet tërë popujve, sepse gjithë toka është imja.
<scripture passage="Exod 19:6" parsed="|Exod|19|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.6" />
<sup>6</sup> Dhe do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh dhe një komb i shenjtë. Këto janë fjalët që do t'u thuash bijve të Izraelit"".
<scripture passage="Exod 19:7" parsed="|Exod|19|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Moisiu dërgoi e thirri pleqtë e popullit, dhe u tha tërë këto fjalë që Zoti kishte urdhëruar të thoshte.
<scripture passage="Exod 19:8" parsed="|Exod|19|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.8" />
<sup>8</sup> Dhe tërë populli u përgjigj bashkë dhe tha: "Ne do të bëjmë gjithçka që ka thënë Zoti". Kështu Moisiu i raportoi Zotit fjalët e popullit.
<scripture passage="Exod 19:9" parsed="|Exod|19|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.9" />
<sup>9</sup> Dhe Zoti i tha Moisiut: "Ja, unë do të vij te ti në një re të dendur, me qëllim që populli të dëgjojë kur unë do të flas me ty, dhe të të besojë për gjithnjë". Pastaj Moisiu i tregoi Zotit fjalët e popullit.
<scripture passage="Exod 19:10" parsed="|Exod|19|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shko te populli, shenjtëroje atë sot dhe nesër, dhe bëj që të lajë rrobat.
<scripture passage="Exod 19:11" parsed="|Exod|19|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.11" />
<sup>11</sup> Dhe të jenë gati për ditën e tretë, sepse ditën e tretë Zoti do të zbresë mbi malin e Sinait para syve të tërë popullit.
<scripture passage="Exod 19:12" parsed="|Exod|19|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.12" />
<sup>12</sup> Ti do të përcaktosh rreth e qark kufij për popullin dhe do të thuash: Ruhuni se ngjiteni në mal ose prekni skajet e tij. Kushdo që do të prekë malin do të dënohet me vdekje.
<scripture passage="Exod 19:13" parsed="|Exod|19|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.13" />
<sup>13</sup> Asnjë dorë nuk do ta prekë, por do të vritet me gurë ose do të shpohet me shigjeta, qoftë njeri ose kafshë; nuk do të mbetet gjallë. Kur briri të dëgjohet shtruar, atëherë të ngjiten mbi mal".
<scripture passage="Exod 19:14" parsed="|Exod|19|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.14" />
<sup>14</sup> Kështu Moisiu zbriti nga mali drejt popullit; shenjtëroi popullin dhe ata i lanë rrobat e tyre.
<scripture passage="Exod 19:15" parsed="|Exod|19|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.15" />
<sup>15</sup> Pastaj i tha popullit: "Bëhuni gati brenda tri ditëve; mos iu afroni grave".
<scripture passage="Exod 19:16" parsed="|Exod|19|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.16" />
<sup>16</sup> Ditën e tretë, sa u bë mëngjes, pati bubullima dhe vetëtima; mbi mal doli një re e dendur dhe u dëgjua një zë shumë i fortë borie; dhe tërë populli që ishte në kamp u drodh.
<scripture passage="Exod 19:17" parsed="|Exod|19|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.17" />
<sup>17</sup> Pastaj Moisiu e nxori popullin nga kampi për ta çuar përballë Perëndisë; dhe ata qëndruan në këmbët e malit.
<scripture passage="Exod 19:18" parsed="|Exod|19|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.18" />
<sup>18</sup> Mali i Sinait ishte tërë tym, sepse Zoti kishte zbritur mbi të në zjarr; tymi i tij ngrihej si tymi i një furre, dhe tërë mali dridhej fort.
<scripture passage="Exod 19:19" parsed="|Exod|19|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.19" />
<sup>19</sup> Ndërsa zëri i borisë po bëhej gjithnjë më i fortë, Moisiu fliste, dhe Perëndia i përgjigjej me një zë gjëmues.
<scripture passage="Exod 19:20" parsed="|Exod|19|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.20" />
<sup>20</sup> Zoti zbriti pra mbi malin e Sinait, në majë të tij; pastaj Zoti thirri Moisiun në majë të malit dhe Moisiu u ngjit atje.
<scripture passage="Exod 19:21" parsed="|Exod|19|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.21" />
<sup>21</sup> Dhe Zoti i tha Moisiut: "Zbrit dhe paralajmëro popullin solemnisht, që të mos sulet drejt Zotit për ta parë, dhe kështu shumë prej tyre të gjejnë vdekjen.
<scripture passage="Exod 19:22" parsed="|Exod|19|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.22" />
<sup>22</sup> Edhe priftërinjtë që do t'i afrohen Zotit të shenjtërohen, që Zoti të mos sulet kundër tyre".
<scripture passage="Exod 19:23" parsed="|Exod|19|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.23" />
<sup>23</sup> Moisiu i tha Zotit: "Populli nuk mund të ngjitej mbi malin e Sinait, sepse ti na ke urdhëruar solemnisht, duke thënë: "Vër kufi rreth malit dhe shenjtëroje"".
<scripture passage="Exod 19:24" parsed="|Exod|19|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.24" />
<sup>24</sup> Por Zoti i tha: "Shko, zbrit poshtë; pastaj ngjitu, ti edhe Aaroni bashkë me ty; por priftërinjtë dhe populli të mos sulen për t'u ngjitur te Zoti, që ai të mos u sulet atyre".
<scripture passage="Exod 19:25" parsed="|Exod|19|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.19.25" />
<sup>25</sup> Kështu Moisiu zbriti te populli dhe i foli atij.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 20" progress="6.62%" prev="Exod.19" next="Exod.21" id="Exod.20">
<h3 id="Exod.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Exod.20-p1">
<scripture passage="Exod 20:1" parsed="|Exod|20|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë:
<scripture passage="Exod 20:2" parsed="|Exod|20|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.2" />
<sup>2</sup> "Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.
<scripture passage="Exod 20:3" parsed="|Exod|20|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.3" />
<sup>3</sup> Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.
<scripture passage="Exod 20:4" parsed="|Exod|20|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.4" />
<sup>4</sup> Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.
<scripture passage="Exod 20:5" parsed="|Exod|20|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.5" />
<sup>5</sup> Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t'i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,
<scripture passage="Exod 20:6" parsed="|Exod|20|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.6" />
<sup>6</sup> dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.
<scripture passage="Exod 20:7" parsed="|Exod|20|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.7" />
<sup>7</sup> Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.
<scripture passage="Exod 20:8" parsed="|Exod|20|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.8" />
<sup>8</sup> Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.
<scripture passage="Exod 20:9" parsed="|Exod|20|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.9" />
<sup>9</sup> Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjithë punën tënde;
<scripture passage="Exod 20:10" parsed="|Exod|20|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.10" />
<sup>10</sup> por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua;
<scripture passage="Exod 20:11" parsed="|Exod|20|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.11" />
<sup>11</sup> sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.
<scripture passage="Exod 20:12" parsed="|Exod|20|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.12" />
<sup>12</sup> Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
<scripture passage="Exod 20:13" parsed="|Exod|20|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.13" />
<sup>13</sup> Nuk do të vrasësh.
<scripture passage="Exod 20:14" parsed="|Exod|20|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.14" />
<sup>14</sup> Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore.
<scripture passage="Exod 20:15" parsed="|Exod|20|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.15" />
<sup>15</sup> Nuk do të vjedhësh.
<scripture passage="Exod 20:16" parsed="|Exod|20|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.16" />
<sup>16</sup> Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.
<scripture passage="Exod 20:17" parsed="|Exod|20|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.17" />
<sup>17</sup> Nuk do të dëshirosh shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as lopën e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".
<scripture passage="Exod 20:18" parsed="|Exod|20|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.18" />
<sup>18</sup> Tani tërë populli dëgjonte bubullimat, tingullin e borisë dhe shihte shkreptimat dhe malin që nxirrte tym. Para kësaj pamjeje, populli dridhej dhe qëndronte larg.
<scripture passage="Exod 20:19" parsed="|Exod|20|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.19" />
<sup>19</sup> Prandaj ata i thanë Moisiut: "Fol ti me ne dhe ne do të të dëgjojmë, por të mos na flasë Perëndia që të mos vdesim".
<scripture passage="Exod 20:20" parsed="|Exod|20|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.20" />
<sup>20</sup> Moisiu i tha popullit: "Mos u trembni, sepse Perëndia erdhi që t'ju provojë, dhe me qëllim që frika e tij të jetë gjithmonë para jush, dhe kështu të mos mëkatoni".
<scripture passage="Exod 20:21" parsed="|Exod|20|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.21" />
<sup>21</sup> Populli, pra, qëndronte larg, por Moisiu iu afrua errësirës së dendur ku ndodhej Perëndia.
<scripture passage="Exod 20:22" parsed="|Exod|20|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.22" />
<sup>22</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Do t'u thuash kështu bijve të Izraelit: "Ju vetë e patë që kam folur me ju nga qielli.
<scripture passage="Exod 20:23" parsed="|Exod|20|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.23" />
<sup>23</sup> Nuk do të bëni perëndi të tjera afër meje; nuk do të bëni perëndi prej argjendi ose prej ari.
<scripture passage="Exod 20:24" parsed="|Exod|20|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.24" />
<sup>24</sup> Do të bësh për mua një altar prej dheu dhe mbi të do të ofrosh olokaustet e tua, flitë e tua të falënderimit, delet dhe qetë e tua; në çdo vend ku do të bëj që emri im të kujtohet, do të vij te ti dhe do të të bekoj.
<scripture passage="Exod 20:25" parsed="|Exod|20|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.25" />
<sup>25</sup> Dhe në rast se do të ndërtosh për mua një altar me gurë, nuk do ta ndërtosh me gurë të latuar; sepse duke ngritur mbi to daltën do t'i ndotësh.
<scripture passage="Exod 20:26" parsed="|Exod|20|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.20.26" />
<sup>26</sup> Dhe nuk do të ngjitesh në altarin tim me anë shkallaresh, me qëllim që mbi të të mos zbulohet lakuriqësia jote"".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 21" progress="6.69%" prev="Exod.20" next="Exod.22" id="Exod.21">
<h3 id="Exod.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Exod.21-p1">
<scripture passage="Exod 21:1" parsed="|Exod|21|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.1" />
<sup>1</sup> "Tani këto janë ligjet që do t'u vësh para tyre:
<scripture passage="Exod 21:2" parsed="|Exod|21|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.2" />
<sup>2</sup> Në rast se blen një skllav hebre, ai do të të shërbejë gjashtë vjet; por vitin e shtatë do të shkojë i lirë, pa paguar asgjë.
<scripture passage="Exod 21:3" parsed="|Exod|21|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.3" />
<sup>3</sup> Në rast se ka ardhur vetëm, do të shkojë vetëm; po të kishte grua, e shoqja do të shkojë bashkë me të.
<scripture passage="Exod 21:4" parsed="|Exod|21|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.4" />
<sup>4</sup> Në qoftë se zotëria e tij i jep grua dhe kjo i lind bij e bija, gruaja dhe fëmijët e saj do të jenë të zotërisë, dhe ai do të shkojë vetëm.
<scripture passage="Exod 21:5" parsed="|Exod|21|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.5" />
<sup>5</sup> Por në qoftë se skllavi thotë haptazi: "Unë e dua zotërinë time, gruan time dhe fëmijët e mi, dhe nuk dua të shkoj i lirë",
<scripture passage="Exod 21:6" parsed="|Exod|21|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.6" />
<sup>6</sup> atëherë pronari e tij do t'ia afrojë Perëndisë dhe do ta avitë te dera ose te shtalka; pastaj pronari e tij do t'i shpojë veshin me një fëndyell; dhe ai do t'i shërbejë për gjithnjë.
<scripture passage="Exod 21:7" parsed="|Exod|21|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.7" />
<sup>7</sup> Në rast se dikush shet bijën e tij si shërbëtore, ajo nuk do të shkojë ashtu si shkojnë skllevërit.
<scripture passage="Exod 21:8" parsed="|Exod|21|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.8" />
<sup>8</sup> Në qoftë se ajo nuk i pëlqen zotërisë së saj, që e kishte marrë për vete, ai do ta lërë të shpengohet; por nuk do të ketë të drejtën tua shesë njerëzve të huaj, sepse kjo do t'ishte ta trajtosh me mashtrim.
<scripture passage="Exod 21:9" parsed="|Exod|21|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.9" />
<sup>9</sup> Dhe në qoftë se e marton me birin e tij, do ta trajtojë në bazë të së drejtës të të bijave.
<scripture passage="Exod 21:10" parsed="|Exod|21|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.10" />
<sup>10</sup> Në rast se merr një grua tjetër, ai nuk do të pakësojë ushqimin dhe veshmbathjen e saj, as edhe bashkëbanimin e saj.
<scripture passage="Exod 21:11" parsed="|Exod|21|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.11" />
<sup>11</sup> Në rast se nuk bën këto tri gjëra për të, ajo do të shkojë pa dhënë asgjë, pa paguar çmim.
<scripture passage="Exod 21:12" parsed="|Exod|21|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.12" />
<sup>12</sup> Kush rreh një njeri dhe për këtë shkak ky vdes, do të dënohet me vdekje.
<scripture passage="Exod 21:13" parsed="|Exod|21|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.13" />
<sup>13</sup> Në qoftë se nuk i ka ngritur kurrfarë prite, por Perëndia ka bërë që t'i bjerë në dorë, unë do të caktoj një vend ku ai mund të gjejë strehë.
<scripture passage="Exod 21:14" parsed="|Exod|21|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.14" />
<sup>14</sup> Në qoftë se ndokush vepron me paramendim kundër të afërmit të tij për ta vrarë me mashtrim, ti do ta shkëputësh edhe nga altari im, për të siguruar vdekjen e tij.
<scripture passage="Exod 21:15" parsed="|Exod|21|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.15" />
<sup>15</sup> Kush rreh atin ose nënën e tij do të dënohet me vdekje.
<scripture passage="Exod 21:16" parsed="|Exod|21|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.16" />
<sup>16</sup> Kush rrëmben një njeri dhe e shet, ose gjendet në duart e tij, do të dënohet me vdekje.
<scripture passage="Exod 21:17" parsed="|Exod|21|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.17" />
<sup>17</sup> Kush mallkon të atin ose të ëmën do të dënohet me vdekje.
<scripture passage="Exod 21:18" parsed="|Exod|21|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.18" />
<sup>18</sup> Në qoftë se dy njerëz zihen dhe njëri prej tyre godet tjetrin me gur ose me grusht dhe ky nuk vdes, por duhet të qëndrojë në shtrat,
<scripture passage="Exod 21:19" parsed="|Exod|21|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.19" />
<sup>19</sup> dhe në se pastaj ngrihet dhe ecën jashtë duke u mbështetur me bastun, ai që e ka goditur do të nxirret i pafajshëm; do ta zhdëmtojë vetëm për kohën e humbur dhe do ta kurojë deri në shërim të plotë.
<scripture passage="Exod 21:20" parsed="|Exod|21|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.20" />
<sup>20</sup> Në qoftë se dikush rreh skllavin ose skllaven e tij me bastun, dhe ai ose ajo i vdesin në dorë, zotëria do të dënohet;
<scripture passage="Exod 21:21" parsed="|Exod|21|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.21" />
<sup>21</sup> por në rast se mbijeton një ose dy ditë, nuk do të dënohet, sepse është pronë e tij.
<scripture passage="Exod 21:22" parsed="|Exod|21|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.22" />
<sup>22</sup> Në rast se disa grinden dhe rrahin një grua me barrë aq sa ajo të dështojë, por nuk pëson dëme të tjera, rrahësi do të gjobitet aq sa t'i kërkojë bashkëshorti i gruas; ai do të paguajë zhdëmtimin simbas përcaktimit të gjykatësve;
<scripture passage="Exod 21:23" parsed="|Exod|21|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.23" />
<sup>23</sup> por po të jetë se rrjedh ndonjë dëm, do të japësh jetë për jetë,
<scripture passage="Exod 21:24" parsed="|Exod|21|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.24" />
<sup>24</sup> sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë,
<scripture passage="Exod 21:25" parsed="|Exod|21|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.25" />
<sup>25</sup> djegie për djegie, plagë për plagë, mbretje për mbretje.
<scripture passage="Exod 21:26" parsed="|Exod|21|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.26" />
<sup>26</sup> Në rast se dikush godet syrin e skllavit ose të skllaves së tij dhe ai humbet, do t'i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për syrin e humbur.
<scripture passage="Exod 21:27" parsed="|Exod|21|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.27" />
<sup>27</sup> Dhe në rast se shkakton rënien e një dhëmbi skllavit ose skllaves së tij, do t'i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për dhëmbin e humbur.
<scripture passage="Exod 21:28" parsed="|Exod|21|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.28" />
<sup>28</sup> Në rast se një ka godet për vdekje me brirët e tij një burrë ose një grua, kau duhet të vritet me gurë dhe mishi i tij nuk do të hahet; por i zoti i kaut do të konsiderohet i pafajshëm.
<scripture passage="Exod 21:29" parsed="|Exod|21|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.29" />
<sup>29</sup> Por në qoftë se kau e kishte zakon prej kohësh të plagoste me brirët e tij dhe i zoti ishte paralajmëruar, por nuk e kishte mbajtur të mbyllur, dhe kau pastaj vret një burrë o një grua, kau do të  vritet me gurë dhe i zoti gjithashtu do të  vritet.
<scripture passage="Exod 21:30" parsed="|Exod|21|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.30" />
<sup>30</sup> Në qoftë se i caktohet një çmim për shpengim, ai duhet të japë për të shpenguar jetën e tij aq sa i kanë caktuar.
<scripture passage="Exod 21:31" parsed="|Exod|21|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.31" />
<sup>31</sup> Në qoftë se kau godet një bir ose një bijë, do të veprohet ndaj tij sipas po këtij ligji.
<scripture passage="Exod 21:32" parsed="|Exod|21|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.32" />
<sup>32</sup> Në qoftë se kau godet një skllav ose një skllave, i zoti i kaut do t'i paguajë të zotit të skllavit tridhjetë sikla argjendi dhe kau do të vritet me gurë.
<scripture passage="Exod 21:33" parsed="|Exod|21|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.33" />
<sup>33</sup> Në qoftë se dikush hap një gropë, ose dikush gërmon një gropë dhe nuk e mbulon, dhe një ka ose një gomar bien brenda,
<scripture passage="Exod 21:34" parsed="|Exod|21|34|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.34" />
<sup>34</sup> pronari i gropës do ta paguajë zhdëmtimin; ai do t'i paguajë me para pronarit vleftën e kafshës dhe kafsha e ngordhur do të jetë e tij.
<scripture passage="Exod 21:35" parsed="|Exod|21|35|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.35" />
<sup>35</sup> Në qoftë se kau i një njeriu godet për vdekje kaun e një tjetri, do të shitet kau i gjallë dhe do të ndahet çmimi i tij; edhe kau i ngordhur do të ndahet midis tyre.
<scripture passage="Exod 21:36" parsed="|Exod|21|36|0|0" osisRef="Bible:Exod.21.36" />
<sup>36</sup> Por në qoftë se dihet se ky ka e kishte zakon prej kohe të godiste me brirët, dhe i zoti nuk e ka mbajtur të mbyllur, ky do të paguajë ka për ka dhe kafsha e ngordhur do të jetë e tij".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 22" progress="6.81%" prev="Exod.21" next="Exod.23" id="Exod.22">
<h3 id="Exod.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Exod.22-p1">
<scripture passage="Exod 22:1" parsed="|Exod|22|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.1" />
<sup>1</sup> "Në rast se ndokush vjedh një ka a një dele dhe i vret ose i shet, do të kthejë pesë qe për kaun dhe katër dele për delen.
<scripture passage="Exod 22:2" parsed="|Exod|22|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.2" />
<sup>2</sup> Në rast se vjedhësi, i kapur kur po bën një thyerje, rrihet dhe vdes, pronari nuk është fajtor për vrasjen e tij.
<scripture passage="Exod 22:3" parsed="|Exod|22|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.3" />
<sup>3</sup> Në rast se dielli ishte ngritur kur ndodhi ngjarja, ai është fajtor për vrasje. Hajduti duhet ta lajë dëmin; dhe po të jetë se nuk ka me se ta lajë, shitet për vjedhjen e kryer prej tij.
<scripture passage="Exod 22:4" parsed="|Exod|22|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.4" />
<sup>4</sup> Në rast se gjëja e vjedhur, qoftë ka ose gomar ose dele, gjendet e gjallë në duart e tij, do të kthejë dyfishin e saj.
<scripture passage="Exod 22:5" parsed="|Exod|22|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.5" />
<sup>5</sup> Në rast se ndokush dëmton një arë ose një vresht, duke i lëshuar kafshët e tij të kullosin në arën e një tjetri, do ta lajë dëmin e bërë me atë që ka më të mirë në arën dhe në vreshtin e tij.
<scripture passage="Exod 22:6" parsed="|Exod|22|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.6" />
<sup>6</sup> Në rast se një zjarr përhapet dhe shtrihet deri te ferrat kështu që digjet gruri në duaj ose gruri në këmbë ose ara, ai që ka ndezur zjarrin do ta lajë dëmin.
<scripture passage="Exod 22:7" parsed="|Exod|22|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.7" />
<sup>7</sup> Në rast se dikush i jep fqinjit të vet para ose sende për ruajtje, dhe këto vidhen nga shtëpia e këtij, në rast se gjendet vjedhësi, ai do të kthejë dyfishin.
<scripture passage="Exod 22:8" parsed="|Exod|22|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.8" />
<sup>8</sup> Në rast se nuk gjendet vjedhësi, i zoti i shtëpisë do të dërgohet para Perëndisë për t'u betuar se nuk ka vënë dorë mbi pasurinë e fqinjit të tij.
<scripture passage="Exod 22:9" parsed="|Exod|22|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.9" />
<sup>9</sup> Për çfarëdo lloj krimi, fjala vjen qoftë edhe për një ka, një gomar, një dele, një veshje apo çfarëdo sendi të humbur që një tjetër thotë se është i tij, çështja e të dy palëve do të shtrohet para  Perëndisë; ai që Perëndia do të dënojë, do t'i  kthejë dyfishin fqinjit të tij.
<scripture passage="Exod 22:10" parsed="|Exod|22|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.10" />
<sup>10</sup> Në qoftë se ndokush i jep për ruajtje fqinjit të tij një gomar, një ka, një dele apo çfarëdo lloj tjetër kafshe, dhe kjo ngordh ose plagoset ose dhe merret pa e parë njeri,
<scripture passage="Exod 22:11" parsed="|Exod|22|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.11" />
<sup>11</sup> të dy palët do të betohen para Zotit për të mësuar në se marrësi në dorëzim nuk ka vënë dorë mbi pasurinë e fqinjit të tij. I zoti i gjësë do të pranojë betimin, dhe tjetri nuk do të jetë i detyruar të lajë dëmet.
<scripture passage="Exod 22:12" parsed="|Exod|22|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.12" />
<sup>12</sup> Por në qoftë se gjëja i është vjedhur, ai duhet ta lajë dëmin që ka pësuar i zoti.
<scripture passage="Exod 22:13" parsed="|Exod|22|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.13" />
<sup>13</sup> Në qoftë se kafsha është shqyer, do ta çojë si provë, dhe nuk do të jetë i detyruar të dëmshpërblejë kafshën e shqyer.
<scripture passage="Exod 22:14" parsed="|Exod|22|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.14" />
<sup>14</sup> Në qoftë se dikush merr hua nga fqinji i tij një kafshë, dhe kjo plagoset apo ngordh kur i zoti nuk është i pranishëm, ai duhet të dëmshpërblejë dëmin.
<scripture passage="Exod 22:15" parsed="|Exod|22|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.15" />
<sup>15</sup> Në qoftë se i zoti është i pranishëm, nuk do të dëmshpërblejë dëmin; në qoftë se kafsha është marrë me qira, ajo përfshihet në çmimin e qirasë.
<scripture passage="Exod 22:16" parsed="|Exod|22|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.16" />
<sup>16</sup> Në qoftë se dikush mashtron një vajzë ende të pafejuar dhe bie në shtrat me të, duhet të paguajë për pajën e saj dhe ta marrë për grua.
<scripture passage="Exod 22:17" parsed="|Exod|22|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.17" />
<sup>17</sup> Në qoftë se ati refuzon prerazi t'ia japë, ai do të paguajë shumën e kërkuar për pajën e vajzave të virgjëra.
<scripture passage="Exod 22:18" parsed="|Exod|22|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.18" />
<sup>18</sup> Nuk do ta lësh të jetojë shtrigën.
<scripture passage="Exod 22:19" parsed="|Exod|22|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.19" />
<sup>19</sup> Kush çiftëzohet me një kafshë do të dënohet me vdekje.
<scripture passage="Exod 22:20" parsed="|Exod|22|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.20" />
<sup>20</sup> Kush i bën flijime një perëndie tjetër, veç Zotit, do të shfaroset.
<scripture passage="Exod 22:21" parsed="|Exod|22|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.21" />
<sup>21</sup> Mos keqtrajto të huajin dhe mos e mundo, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Exod 22:22" parsed="|Exod|22|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.22" />
<sup>22</sup> Nuk do të mundosh asnjë grua të ve, as asnjë jetim.
<scripture passage="Exod 22:23" parsed="|Exod|22|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.23" />
<sup>23</sup> Në rast se i mundon ata në një farë mënyre dhe ata bërtasin në drejtimin tim, unë do ta dëgjoj pa tjetër britmën e tyre;
<scripture passage="Exod 22:24" parsed="|Exod|22|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.24" />
<sup>24</sup> do të zemërohem dhe do t'ju vras me shpatë; gratë tuaja do të mbeten të veja dhe bijtë tuaj jetimë.
<scripture passage="Exod 22:25" parsed="|Exod|22|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.25" />
<sup>25</sup> Në rast se ti i jep para hua dikujt nga populli yt, të varfrin që është me ty, nuk do ta trajtosh si fajdexhi; nuk do t'i imponosh asnjë kamatë.
<scripture passage="Exod 22:26" parsed="|Exod|22|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.26" />
<sup>26</sup> Në qoftë se merr peng rrobën e fqinjit tënd, do t'ia kthesh para se të perëndojë dielli,
<scripture passage="Exod 22:27" parsed="|Exod|22|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.27" />
<sup>27</sup> sepse ajo është e vetmja mbulesë e tij dhe veshja me të cilën mbështjell trupin. Me se tjetër mund të flinte ai? Dhe po të ndodhë që ai të më drejtohet mua, unë do ta dëgjoj, sepse jam mëshirëplotë.
<scripture passage="Exod 22:28" parsed="|Exod|22|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.28" />
<sup>28</sup> Mos blasfemo Perëndinë dhe mos mallko princin e popullit tënd.
<scripture passage="Exod 22:29" parsed="|Exod|22|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.29" />
<sup>29</sup> Mos ngurro të më japësh detyrimin nga korrja jote dhe nga ajo që rrjedh nga mokrrat e tua. Do të më japësh të parëlindurin e bijve të tu.
<scripture passage="Exod 22:30" parsed="|Exod|22|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.30" />
<sup>30</sup> Do të veprosh njëlloj me lopën dhe me delen tënde: pjella e tyre e parë do të rrijë shtatë ditë pranë nënës; ditën e tetë do të ma japësh mua.
<scripture passage="Exod 22:31" parsed="|Exod|22|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.22.31" />
<sup>31</sup> Ju do të jeni për mua njerëz të shenjtë; nuk do të hani mish të asnjë kafshe të shqyer në fusha; hidhuani atë qenve".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 23" progress="6.91%" prev="Exod.22" next="Exod.24" id="Exod.23">
<h3 id="Exod.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="Exod.23-p1">
<scripture passage="Exod 23:1" parsed="|Exod|23|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.1" />
<sup>1</sup> "Nuk do të hapësh asnjë fjalë të rreme dhe nuk do t'i japësh asnjë ndihmë të pabesit për t'u bërë dëshmitar i anshëm.
<scripture passage="Exod 23:2" parsed="|Exod|23|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.2" />
<sup>2</sup> Nuk do të shkosh pas shumicës për të bërë të keqen; dhe nuk do të dëshmosh në një çështje gjyqësore duke u radhitur nga ana e shumicës për të prishur drejtësinë.
<scripture passage="Exod 23:3" parsed="|Exod|23|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.3" />
<sup>3</sup> Nuk do të favorizosh as të varfrin në gjyqin e tij.
<scripture passage="Exod 23:4" parsed="|Exod|23|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.4" />
<sup>4</sup> Në rast se takon kaun e armikut tënd ose gomarin e tij që ka humbur rrugën, do t'ia kthesh atij.
<scripture passage="Exod 23:5" parsed="|Exod|23|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.5" />
<sup>5</sup> Në rast se sheh gomarin e atij që të urren të shtrirë për tokë nën barrën, ruhu se e braktis, por ndihmo të zotin ta zgjidhë.
<scripture passage="Exod 23:6" parsed="|Exod|23|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.6" />
<sup>6</sup> Mos shkel të drejtën e të varfrit tënd në gjyqin e tij.
<scripture passage="Exod 23:7" parsed="|Exod|23|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.7" />
<sup>7</sup> Shmangu nga çdo pavërtetësi; mos vrit të pafajshmin dhe të drejtin, sepse unë nuk do ta fal të ligun.
<scripture passage="Exod 23:8" parsed="|Exod|23|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.8" />
<sup>8</sup> Mos prano asnjë dhuratë, sepse dhurata verbon atë që sheh dhe prapëson fjalët e njerëzve të drejtë.
<scripture passage="Exod 23:9" parsed="|Exod|23|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.9" />
<sup>9</sup> Mos shtyp të huajin, sepse ju e njihni shpirtin e të huajit, sepse keni qenë të huaj në vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Exod 23:10" parsed="|Exod|23|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.10" />
<sup>10</sup> Gjashtë vjet me radhë do të mbjellësh tokën tënde dhe do të korrësh frytet e saj;
<scripture passage="Exod 23:11" parsed="|Exod|23|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.11" />
<sup>11</sup> por vitin e shtatë do ta lësh të pushojë dhe ajo do të mbetet djerr, me qëllim që ta gëzojnë të varfrit e popullit tënd; dhe gjëja e fshatit do të hajë atë që kanë për të lënë ata. Po ashtu do të veprosh me vreshtin tënd dhe ullinjtë e tu.
<scripture passage="Exod 23:12" parsed="|Exod|23|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.12" />
<sup>12</sup> Gjashtë ditë do të bësh punën tënde por ditën e shtatë do të pushosh, me qëllim që kau yt dhe gomari yt të mund të pushojnë, dhe biri i shërbëtores sate dhe i huaji të mund ta marrin veten.
<scripture passage="Exod 23:13" parsed="|Exod|23|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.13" />
<sup>13</sup> Do t'u kushtoni kujdes tërë gjërave që ju kam thënë dhe nuk do ta shqiptoni emrin e perëndive të tjerë; të mos dëgjohet të dalë nga goja juaj.
<scripture passage="Exod 23:14" parsed="|Exod|23|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.14" />
<sup>14</sup> Tri herë në vit do të më kremtosh një festë.
<scripture passage="Exod 23:15" parsed="|Exod|23|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.15" />
<sup>15</sup> Do të kremtosh festën e të ndormëve. Shtatë ditë do të hash bukë pa maja, siç të kam urdhëruar, në kohën e caktuar në muajin e Abibit, sepse në atë muaj ti dole nga Egjipti; dhe askush nuk do të paraqitet para meje duarbosh.
<scripture passage="Exod 23:16" parsed="|Exod|23|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.16" />
<sup>16</sup> Do të kremtosh edhe festën e korrjes, të prodhimit të hershëm të punës sate, të asaj që ke mbjellë në ara; si dhe festën e të vjelave, në fund të vitit, kur do të mbledhësh nga arat frytet e punës sate.
<scripture passage="Exod 23:17" parsed="|Exod|23|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.17" />
<sup>17</sup> Tri herë në vit tërë meshkujt do të paraqiten para Perëndisë, Zotit.
<scripture passage="Exod 23:18" parsed="|Exod|23|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.18" />
<sup>18</sup> Nuk do të ofrosh gjakun e flisë sime bashkë me bukën e mbrujtur; dhe yndyra e flive të festës sime nuk do të teprojë deri në mëngjes.
<scripture passage="Exod 23:19" parsed="|Exod|23|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.19" />
<sup>19</sup> Do të çosh në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, të parat fruta të tokës. Nuk do ta ziesh kecin me qumështin e nënës së tij.
<scripture passage="Exod 23:20" parsed="|Exod|23|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.20" />
<sup>20</sup> Ja, pra, unë po dërgoj një Engjëll para teje që të të ruajë gjatë rrugës, dhe të të futë në vendin që kam përgatitur.
<scripture passage="Exod 23:21" parsed="|Exod|23|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.21" />
<sup>21</sup> Ki kujdes para tij dhe bindju zërit të tij; mos ngri krye kundër tij, sepse ai nuk do t'i falë shkeljet tuaja, sepse emri im gjendet në të.
<scripture passage="Exod 23:22" parsed="|Exod|23|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.22" />
<sup>22</sup> Por në qoftë se i bindesh plotësisht zërit të tij dhe bën të gjitha ato që do të them, unë do të jem armiku i armiqve të tu dhe kundërshtari i kundërshtarëve të tu;
<scripture passage="Exod 23:23" parsed="|Exod|23|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.23" />
<sup>23</sup> sepse Engjëlli im do të shkojë para teje dhe do të të futë në vendin e Amorejve, të Hitejve, të Perezejve, të Kananejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, dhe unë do t'i shfaros ata.
<scripture passage="Exod 23:24" parsed="|Exod|23|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.24" />
<sup>24</sup> Nuk do përkulesh para perëndive të tyre, dhe nuk do t'u shërbesh. Nuk do të bësh atë që bëjnë ato; por do t'i shkatërrosh plotësisht dhe do të thyesh shtyllat e tyre.
<scripture passage="Exod 23:25" parsed="|Exod|23|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.25" />
<sup>25</sup> Shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj, ai do të bekojë bukën tënde dhe ujin tënd; dhe unë do të largoj sëmundjen nga ti.
<scripture passage="Exod 23:26" parsed="|Exod|23|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.26" />
<sup>26</sup> Në vendin tënd nuk do të ketë asnjë grua që të dështojë, asnjë grua shterpë. Unë do ta plotësoj numrin e ditëve të tua.
<scripture passage="Exod 23:27" parsed="|Exod|23|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.27" />
<sup>27</sup> Unë do të dërgoj para teje tmerrin tim dhe do t'i jap dërmën çdo populli pranë të cilit do të arrish, do të bëj që të gjithë armiqtë e tu të të kthejnë kurrizin.
<scripture passage="Exod 23:28" parsed="|Exod|23|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.28" />
<sup>28</sup> Dhe do të dërgoj para teje grerëza, që do t'i përzënë Hivejtë, Kananejtë dhe Hitejtë para syve të tu.
<scripture passage="Exod 23:29" parsed="|Exod|23|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.29" />
<sup>29</sup> Nuk do t'i përzë ata para teje brenda një viti, me qëllim që vendi të mos kthehet në një shkrerëtirë dhe kafshët e fushave të mos shumëzohen kundër teje.
<scripture passage="Exod 23:30" parsed="|Exod|23|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.30" />
<sup>30</sup> Do t'i përzë para teje pak e nga pak, në mënyrë që ti të rritesh në numër dhe të shtiesh në dorë vendin.
<scripture passage="Exod 23:31" parsed="|Exod|23|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.31" />
<sup>31</sup> Dhe unë do t'i caktoj kufijtë e tu nga Deti i Kuq në detin e Filistejve dhe nga shkretëtira deri te Lumi; sepse unë do të lë në duart e tua banorët e vendit dhe ti do t'i dëbosh para syve të tu.
<scripture passage="Exod 23:32" parsed="|Exod|23|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.32" />
<sup>32</sup> Nuk do të lidhësh asnjë aleancë me ta, as edhe me perënditë e tyre.
<scripture passage="Exod 23:33" parsed="|Exod|23|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.23.33" />
<sup>33</sup> Ata nuk do të banojnë në vendin tënd, që të mos të bëjnë të mëkatosh kundër meje: ti do t'u shërbeje perëndive të tyre, dhe kjo do të ishte një lak".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 24" progress="7.02%" prev="Exod.23" next="Exod.25" id="Exod.24">
<h3 id="Exod.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="Exod.24-p1">
<scripture passage="Exod 24:1" parsed="|Exod|24|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Perëndia i tha Moisiut: "Ngjitu te Zoti, ti dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu si dhe shtatëdhjetë nga pleqtë e Izraelit, dhe adhuroni nga larg;
<scripture passage="Exod 24:2" parsed="|Exod|24|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.2" />
<sup>2</sup> pastaj Moisiu do t'i afrohet Zotit; por të tjerët nuk do t'i afrohen, as populli nuk ka për t'u ngjitur bashkë me atë".
<scripture passage="Exod 24:3" parsed="|Exod|24|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Moisiu erdhi dhe i tregoi popullit tërë fjalët e Zotit dhe tërë ligjet. Dhe gjithë populli u përgjigj me një zë dhe tha: "Ne do të bëjmë tërë gjërat që Zoti ka thënë".
<scripture passage="Exod 24:4" parsed="|Exod|24|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.4" />
<sup>4</sup> Dhe Moisiu i shkroi tërë fjalët e Zotit; pastaj u ngrit herët në mëngjes dhe ngriti në këmbët e malit një altar dhe dymbëdhjetë shtylla për të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
<scripture passage="Exod 24:5" parsed="|Exod|24|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.5" />
<sup>5</sup> Pastaj dërgoi bij të rinj të Izraelit për të ofruar olokauste dhe për të flijuar dema të rinj si theror falënderimi ndaj Zotit.
<scripture passage="Exod 24:6" parsed="|Exod|24|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.6" />
<sup>6</sup> Dhe Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e vuri në legenë; dhe gjysmën tjetër të gjakut e shpërndau mbi altar.
<scripture passage="Exod 24:7" parsed="|Exod|24|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.7" />
<sup>7</sup> Pastaj mori librin e besëlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha: "Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti, dhe do t'i bindemi".
<scripture passage="Exod 24:8" parsed="|Exod|24|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.8" />
<sup>8</sup> Pastaj Moisiu mori gjakun, spërkati popullin me të dhe tha: "Ja gjaku i besëlidhjes që Zoti ka lidhur me ju sipas tërë këtyre fjalëve".
<scripture passage="Exod 24:9" parsed="|Exod|24|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatëdhjetë nga pleqtë e Izraelit u ngjitën,
<scripture passage="Exod 24:10" parsed="|Exod|24|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.10" />
<sup>10</sup> dhe panë Perëndinë e Izraelit. Nën këmbët e tij ishte si një dysheme e punuar me safir, e qartë si qielli vetë.
<scripture passage="Exod 24:11" parsed="|Exod|24|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.11" />
<sup>11</sup> Por ai nuk e shtriu dorën kundër krerëve të bijve të Izraelit; dhe ata e panë Perëndinë, dhe hëngrën dhe pinë.
<scripture passage="Exod 24:12" parsed="|Exod|24|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ngjitu tek unë në mal dhe qëndro aty; dhe unë do të jap disa pllaka prej guri, ligjin dhe urdhërimet që kam shkruar, me qëllim që ti t'ua mësosh atyre".
<scripture passage="Exod 24:13" parsed="|Exod|24|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.13" />
<sup>13</sup> Pas kësaj Moisiu u ngrit bashkë me Jozueun zbatuesin e tij; dhe Moisiu u ngjit në malin e Perëndisë.
<scripture passage="Exod 24:14" parsed="|Exod|24|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.14" />
<sup>14</sup> Por pleqve u tha: "Na prisni këtu, deri sa të kthehemi tek ju. Ja, Aaroni dhe Huri janë me ju; kushdo që ka probleme le t'u drejtohet atyre".
<scripture passage="Exod 24:15" parsed="|Exod|24|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.15" />
<sup>15</sup> Moisiu, pra, u ngjit në mal dhe reja e mbuloi përsëri malin.
<scripture passage="Exod 24:16" parsed="|Exod|24|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.16" />
<sup>16</sup> Tani lavdia e Zotit mbeti në malin e Sinait dhe reja e mbuloi atë gjashtë ditë; ditën e shtatë Zoti thirri Moisiun nga mesi i resë.
<scripture passage="Exod 24:17" parsed="|Exod|24|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.17" />
<sup>17</sup> Dhe pamja e lavdisë së Zotit dukej në sytë e bijve të Izraelit si një zjarr që digjej në majën e malit.
<scripture passage="Exod 24:18" parsed="|Exod|24|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.24.18" />
<sup>18</sup> Kështu Moisiu hyri në mes të resë dhe u ngjit në mal; dhe Moisiu mbeti në mal dyzet ditë dhe dyzet net.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 25" progress="7.07%" prev="Exod.24" next="Exod.26" id="Exod.25">
<h3 id="Exod.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="Exod.25-p1">
<scripture passage="Exod 25:1" parsed="|Exod|25|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli Moisiut duke thënë:
<scripture passage="Exod 25:2" parsed="|Exod|25|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.2" />
<sup>2</sup> "U thuaj bijve të Izraelit që të më bëjnë një ofertë; do ta pranoni ofertën nga çdo njeri që e bën i shtyrë nga zemra e tij.
<scripture passage="Exod 25:3" parsed="|Exod|25|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.3" />
<sup>3</sup> Dhe kjo është oferta që do të pranoni prej tyre: ar, argjend dhe bronz;
<scripture passage="Exod 25:4" parsed="|Exod|25|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.4" />
<sup>4</sup> stofa me ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë; li të hollë dhe lesh dhie;
<scripture passage="Exod 25:5" parsed="|Exod|25|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.5" />
<sup>5</sup> lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, lëkurë baldose dhe dru akacie;
<scripture passage="Exod 25:6" parsed="|Exod|25|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.6" />
<sup>6</sup> vaj për dritën e shandanit, aroma për vajin e vajosjes dhe për temianin erëmirë;
<scripture passage="Exod 25:7" parsed="|Exod|25|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.7" />
<sup>7</sup> gurë oniksi dhe gurë për të ngallmuar në petkun e priftërinjve dhe në gjoksore.
<scripture passage="Exod 25:8" parsed="|Exod|25|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.8" />
<sup>8</sup> Le të më bëjnë një shenjtërore, që unë të banoj në mes tyre.
<scripture passage="Exod 25:9" parsed="|Exod|25|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.9" />
<sup>9</sup> Ju do ta bëni atë sipas tërë asaj që unë do t'iu tregoj, si për modelin e tabernakullit ashtu edhe për modelin e të gjitha orendive.
<scripture passage="Exod 25:10" parsed="|Exod|25|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.10" />
<sup>10</sup> Do të bëjnë, pra, një arkë prej druri të akacies, i gjatë dy kubitë e gjysmë, i gjërë një kubit e gjysmë dhe i lartë një kubit e gjysmë.
<scripture passage="Exod 25:11" parsed="|Exod|25|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.11" />
<sup>11</sup> Do ta veshësh nga brenda dhe nga jashtë; me ar safi dhe sipër do t'i bësh një kurorë ari, që të sillet përqark.
<scripture passage="Exod 25:12" parsed="|Exod|25|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.12" />
<sup>12</sup> Do të shkrish për të katër unaza ari dhe do t'i vësh në katër këmbët e saj: dy unaza nga një anë dhe dy unaza nga ana tjetër.
<scripture passage="Exod 25:13" parsed="|Exod|25|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.13" />
<sup>13</sup> Do të bësh edhe disa shtiza prej druri të akacies dhe do t'i veshësh me ar.
<scripture passage="Exod 25:14" parsed="|Exod|25|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.14" />
<sup>14</sup> Pastaj do t'i kalosh shtizat nëpër unazat e arkës, për ta mbajtur.
<scripture passage="Exod 25:15" parsed="|Exod|25|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.15" />
<sup>15</sup> Shtizat do të qëndrojnë në unazat e arkës; nuk do të hiqen prej asaj.
<scripture passage="Exod 25:16" parsed="|Exod|25|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.16" />
<sup>16</sup> Dhe në arkë do të vësh Dëshminë që do të të jap.
<scripture passage="Exod 25:17" parsed="|Exod|25|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.17" />
<sup>17</sup> Do të bësh edhe një pajtues prej ari safi; gjatësia e tij do të jetë dy kubitë e gjysmë, dhe gjerësia e tij një kubit e gjysmë.
<scripture passage="Exod 25:18" parsed="|Exod|25|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.18" />
<sup>18</sup> Do të bësh pastaj dy kerubinë prej ari; këta do të punohen me çekiç në të dy skajet e pajtuesit;
<scripture passage="Exod 25:19" parsed="|Exod|25|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.19" />
<sup>19</sup> bëje një kerubin në një nga skajet dhe një kerubin në skajin tjetër; kerubinët do t'i bëni prej një cope të vetme me pajtuesin në skajet e tij.
<scripture passage="Exod 25:20" parsed="|Exod|25|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.20" />
<sup>20</sup> Dhe kerubinët do t'i kenë krahët e hapura me drejtim lart, në mënyrë që të mbulojnë pajtuesin me krahët e tyre; do të kenë drejtim nga njëri tjetri, ndërsa fytyrat e kerubinëve do të jenë të kthyera në drejtim të pajtuesit.
<scripture passage="Exod 25:21" parsed="|Exod|25|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.21" />
<sup>21</sup> Do ta vësh pastaj pajtuesin lart, mbi arkën; dhe në arkë do të futësh Dëshminë që do të të jap.
<scripture passage="Exod 25:22" parsed="|Exod|25|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.22" />
<sup>22</sup> Aty unë do të të takoj, nga lart, mbi pajtuesin, midis dy kerubinëve që janë mbi arkën e dëshmisë, do të të njoftoj tërë urdhërat që do të të jap për bijtë e Izraelit.
<scripture passage="Exod 25:23" parsed="|Exod|25|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.23" />
<sup>23</sup> Do të bësh edhe një tryezë prej druri të akacies, e gjatë dy kubitë, e gjërë një kubit dhe e lartë një kubit e gjysmë.
<scripture passage="Exod 25:24" parsed="|Exod|25|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.24" />
<sup>24</sup> Do ta veshësh me ar safi dhe do t'i bësh rreth e qark një kurorë prej ari.
<scripture passage="Exod 25:25" parsed="|Exod|25|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.25" />
<sup>25</sup> Do t'i bësh rreth e përqark një buzë të lartë një pëllëmbë dore dhe rreth kësaj buze një kurorë prej ari.
<scripture passage="Exod 25:26" parsed="|Exod|25|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.26" />
<sup>26</sup> Do t'i bësh gjithashtu katër unaza ari dhe do t'i vësh unazat në katër qoshet, që ndodhen në katër këmbët e tryezës.
<scripture passage="Exod 25:27" parsed="|Exod|25|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.27" />
<sup>27</sup> Unazat do të jenë pranë buzës për të kaluar shufrat e caktuara që do ta mbajnë tryezën.
<scripture passage="Exod 25:28" parsed="|Exod|25|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.28" />
<sup>28</sup> Shufrat do t'i bësh me dru të akacies dhe do t'i veshësh me ar; ato do të shërbejnë për të mbajtur tryezën.
<scripture passage="Exod 25:29" parsed="|Exod|25|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.29" />
<sup>29</sup> Do të përgatisësh edhe pjatat e tij, gotat e tij, kupat e tij dhe filxhanët e tij me të cilët bëhen libacionet; dhe do t'i bësh me ar safi.
<scripture passage="Exod 25:30" parsed="|Exod|25|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.30" />
<sup>30</sup> Dhe do të vësh mbi tryezë bukën e paraqitjes, që do të rrijë vazhdimisht para meje.
<scripture passage="Exod 25:31" parsed="|Exod|25|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.31" />
<sup>31</sup> Do të përgatisësh një shandan prej ari safi; shandani, këmba dhe trungu i tij do të punohen me çekiç; kupat, mollët dhe lulet e tij do të jenë një copë.
<scripture passage="Exod 25:32" parsed="|Exod|25|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.32" />
<sup>32</sup> Nga anët e tij do të dalin gjashtë krahë: tre krahë nga njëra anë e shandanit dhe tre krahë nga ana tjetër e tij;
<scripture passage="Exod 25:33" parsed="|Exod|25|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.33" />
<sup>33</sup> mbi njerin krah do të modelohen tri kupa në formë të bajames, me një mollë dhe një lule, dhe mbi krahun tjetër tri kupa në formë të bajames, me një mollë dhe një lule. Kështu do të veprohet për gjashtë krahët që dalin nga shandani.
<scripture passage="Exod 25:34" parsed="|Exod|25|34|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.34" />
<sup>34</sup> Në trungun e shandanit do të ketë katër kupa në formë të bajames, me mollët dhe lulet e tyre.
<scripture passage="Exod 25:35" parsed="|Exod|25|35|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.35" />
<sup>35</sup> Do të ketë një mollë poshtë dy krahëve të parë që dalin prej tij, një mollë poshtë dy krahëve të tjerë që dalin jashtë tij, dhe një mollë poshtë dy krahëve të fundit që dalin prej shandanit: kështu  do të bëhet për të gjashtë krahët që dalin  nga shandani.
<scripture passage="Exod 25:36" parsed="|Exod|25|36|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.36" />
<sup>36</sup> Këto mollë dhe këta krahë, do të përbëjnë tërësinë, shandani do të jetë prej ari safi dhe i punuar me çekiç.
<scripture passage="Exod 25:37" parsed="|Exod|25|37|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.37" />
<sup>37</sup> Do të bësh edhe shtatë llambat e tij, të cilat duhet të vendosen në mënyrë që të ndriçojnë pjesën e përparme të shandanit.
<scripture passage="Exod 25:38" parsed="|Exod|25|38|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.38" />
<sup>38</sup> Dhe tërë veglat për të lëvizur qiririn dhe mbajtësin e tij do të jenë prej ari safi.
<scripture passage="Exod 25:39" parsed="|Exod|25|39|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.39" />
<sup>39</sup> Shandani dhe veglat e tij do të bëhen me një talent prej ari të papërzier.
<scripture passage="Exod 25:40" parsed="|Exod|25|40|0|0" osisRef="Bible:Exod.25.40" />
<sup>40</sup> Dhe shiko të bësh çdo gjë simbas modelit që t'u tregua në mal".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 26" progress="7.18%" prev="Exod.25" next="Exod.27" id="Exod.26">
<h3 id="Exod.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="Exod.26-p1">
<scripture passage="Exod 26:1" parsed="|Exod|26|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.1" />
<sup>1</sup> "Do të bësh pastaj tabernakullin me dhjetë pëlhura prej liri të hollë të përdredhur, me fije ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, së bashku me kerubinë të punuar artistikisht.
<scripture passage="Exod 26:2" parsed="|Exod|26|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.2" />
<sup>2</sup> Gjatësia e çdo pëlhure do të jetë njëzet e tetë kubitë dhe gjerësia e çdo pëlhure katër kubitë; të gjitha pëlhurat do të kenë po atë masë.
<scripture passage="Exod 26:3" parsed="|Exod|26|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.3" />
<sup>3</sup> Pesë pëlhura do të bashkohen midis tyre dhe pesë pëlhurat e tjera do të bashkohen gjithashtu midis tyre.
<scripture passage="Exod 26:4" parsed="|Exod|26|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.4" />
<sup>4</sup> Do të bësh sythe ngjyrë vjollce mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë; të njëjtën gjë do të bësh në buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë.
<scripture passage="Exod 26:5" parsed="|Exod|26|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.5" />
<sup>5</sup> Do të bësh pesëdhjetë sythe mbi pëlhurën e parë dhe pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme: këto sythe do të korrespondojnë me njëri-tjetrin.
<scripture passage="Exod 26:6" parsed="|Exod|26|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.6" />
<sup>6</sup> Dhe do të bësh pesëdhjetë kapëse ari dhe do t'i bashkosh pëlhurat njëra me tjetrën me anë të kapëseve, në mënyrë që tabernakulli të formojë një të tërë.
<scripture passage="Exod 26:7" parsed="|Exod|26|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.7" />
<sup>7</sup> Do të bësh gjithashtu pëlhurë me lesh dhie, që të shërbejnë si çadër mbi tabernakullin: do të bësh njëmbëdhjetë pëlhura të tilla.
<scripture passage="Exod 26:8" parsed="|Exod|26|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.8" />
<sup>8</sup> Gjatësia e çdo pëlhure do të jetë tridhjetë kubitë dhe gjerësia e çdo pëlhure katër kubitë; të njëmbëdhjetë pëlhurat do të kenë të gjitha po atë masë.
<scripture passage="Exod 26:9" parsed="|Exod|26|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.9" />
<sup>9</sup> Do të bashkosh pesë pëlhurat midis tyre, dhe gjashtë të tjerat midis tyre; do ta ripalosësh mbi vetveten pëlhurën e gjashtë në pjesën e përparme të çadrës.
<scripture passage="Exod 26:10" parsed="|Exod|26|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.10" />
<sup>10</sup> Do të bësh gjithashtu pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë dhe pesëdhjetë sythe në buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë të pëlhurave.
<scripture passage="Exod 26:11" parsed="|Exod|26|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.11" />
<sup>11</sup> Do të bësh edhe pesëdhjetë kapëse prej bronzi dhe do t'i futësh kapëset në sythet, duke e bashkuar kështu çadrën në mënyrë që të formojnë një të tërë.
<scripture passage="Exod 26:12" parsed="|Exod|26|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.12" />
<sup>12</sup> Nga pjesa që tepron nga pëlhurat e çadrës, gjysma e pëlhurës së tepërt do të bjerë mbi pjesën e poshtme të tabernakullit;
<scripture passage="Exod 26:13" parsed="|Exod|26|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.13" />
<sup>13</sup> dhe kubiti nga një anë dhe kubiti nga ana tjetër që janë të tepërt në gjatësinë e pëlhurave të çadrës, do të bien mbi të dy anët e tabernakullit, njëri nga një krah dhe tjetri në krahun tjetër për ta mbuluar atë.
<scripture passage="Exod 26:14" parsed="|Exod|26|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.14" />
<sup>14</sup> Do të bësh gjithashtu një mbulesë për çadrën me lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, dhe mbi këtë një tjetër mbulesë me lëkura baldose.
<scripture passage="Exod 26:15" parsed="|Exod|26|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.15" />
<sup>15</sup> Do të bësh për tabernakullin disa dërrasa prej druri të akacies, të vendosura më këmbë.
<scripture passage="Exod 26:16" parsed="|Exod|26|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.16" />
<sup>16</sup> Gjatësia e një dërrase do të jetë dhjetë kubitë dhe gjerësia e saj një kubitë e gjysëm.
<scripture passage="Exod 26:17" parsed="|Exod|26|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.17" />
<sup>17</sup> Çdo dërrasë do të ketë dy kllapa për të bashkuar një dërrasë me tjetrën; kështu do të veprosh për të gjitha dërrasat e tabernakullit.
<scripture passage="Exod 26:18" parsed="|Exod|26|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.18" />
<sup>18</sup> Do të bësh kështu dërrasat e tabernakullit, njëzet dërrasa për anën jugore.
<scripture passage="Exod 26:19" parsed="|Exod|26|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.19" />
<sup>19</sup> Do të vësh dyzet baza argjendi poshtë njëzet dërrasave: dy baza poshtë secilës dërrasë për të dy kllapat e veta.
<scripture passage="Exod 26:20" parsed="|Exod|26|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.20" />
<sup>20</sup> Do të bësh edhe njëzet dërrasa për krahun e dytë të tabernakullit, për anën e tij veriore,
<scripture passage="Exod 26:21" parsed="|Exod|26|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.21" />
<sup>21</sup> dhe dyzet bazat e tyre prej argjendi, dy baza nën çdo dërrasë.
<scripture passage="Exod 26:22" parsed="|Exod|26|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.22" />
<sup>22</sup> Për krahun e pasmë të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, do të bësh gjashtë dërrasa.
<scripture passage="Exod 26:23" parsed="|Exod|26|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.23" />
<sup>23</sup> Do të bësh edhe dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit.
<scripture passage="Exod 26:24" parsed="|Exod|26|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.24" />
<sup>24</sup> Ato do të çiftëzohen poshtë dhe do të bashkohen lart me një unazë. Kështu ka për të ndodhur me të dyja dërrasat, që ndodhen në të dy qoshet.
<scripture passage="Exod 26:25" parsed="|Exod|26|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.25" />
<sup>25</sup> Do të ketë, pra, tetë dërrasa me bazat e tyre prej argjendi: gjashtëmbëdhjetë baza, dy baza poshtë çdo dërrase.
<scripture passage="Exod 26:26" parsed="|Exod|26|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.26" />
<sup>26</sup> Do të bësh edhe disa traversa prej druri të akacies: pesë për dërrasat e njërës anë të tabernakullit,
<scripture passage="Exod 26:27" parsed="|Exod|26|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.27" />
<sup>27</sup> pesë traversa për dërrasat e anës tjetër të tabernakullit dhe pesë traversa për dërrasat e pjesës së pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit.
<scripture passage="Exod 26:28" parsed="|Exod|26|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.28" />
<sup>28</sup> Traversa qëndrore, në mes të dërrasave, do të kalojë nga njëra anë në tjetrën.
<scripture passage="Exod 26:29" parsed="|Exod|26|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.29" />
<sup>29</sup> Do t'i veshësh me ar dërrasat dhe do t'i bësh prej ari unazat e tyre nëpër të cilat do të kalojnë traversat, dhe do t'i veshësh me ar traversat.
<scripture passage="Exod 26:30" parsed="|Exod|26|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.30" />
<sup>30</sup> Do ta ngresh tabernakullin me trajtën e përpiktë që t'u tregua në mal.
<scripture passage="Exod 26:31" parsed="|Exod|26|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.31" />
<sup>31</sup> Do të bësh një vel me fije në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe me li të hollë dhe të përdredhur, të stolisur me kerubinë të punuar artistikisht,
<scripture passage="Exod 26:32" parsed="|Exod|26|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.32" />
<sup>32</sup> dhe do ta varësh në katër shtylla prej akacieje të veshura me ar, me grremçat e tyre të arta të vëna mbi baza argjendi.
<scripture passage="Exod 26:33" parsed="|Exod|26|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.33" />
<sup>33</sup> Do ta varësh velin në kapëset; dhe aty, në anën e brendshme të velit, do të futësh arkën e dëshmisë; veli do t'ju shërbejë si ndarës midis vendit të shenjtë dhe vendit shumë të shenjtë.
<scripture passage="Exod 26:34" parsed="|Exod|26|34|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.34" />
<sup>34</sup> Pastaj do ta vësh pajtuesin mbi arkën e dëshmisë në vendin shumë të shenjtë.
<scripture passage="Exod 26:35" parsed="|Exod|26|35|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.35" />
<sup>35</sup> Jashtë velit do të vësh përkundrazi tryezën, ndërsa shandani do të shkojë përballë tryezës në krahun jugor të tabernakullit, dhe do ta vendosësh tryezën në krahun verior.
<scripture passage="Exod 26:36" parsed="|Exod|26|36|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.36" />
<sup>36</sup> Do të bësh gjithashtu për hyrjen e çadrës një perde me fije në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe prej liri të përdredhur, puna e një qëndistari.
<scripture passage="Exod 26:37" parsed="|Exod|26|37|0|0" osisRef="Bible:Exod.26.37" />
<sup>37</sup> Do të bësh gjithashtu pesë shtylla akacieje për perden dhe do t'i veshësh me ar; grremçat e tyre do të jenë prej ari dhe do të shkrish për to pesë baza prej bronzi".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 27" progress="7.30%" prev="Exod.26" next="Exod.28" id="Exod.27">
<h3 id="Exod.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="Exod.27-p1">
<scripture passage="Exod 27:1" parsed="|Exod|27|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.1" />
<sup>1</sup> "Do të bësh edhe një altar prej druri të akacies, i gjatë pesë kubitë dhe i gjerë pesë kubitë; altari do të jetë katror dhe do të ketë tre kubitë lartësi.
<scripture passage="Exod 27:2" parsed="|Exod|27|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.2" />
<sup>2</sup> Në katër qoshet e tij do të bësh brinj, që do të formojnë një tërësi me të; dhe do ta veshësh atë me bronz.
<scripture passage="Exod 27:3" parsed="|Exod|27|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.3" />
<sup>3</sup> Do të bësh edhe enët e tij për të mbledhur hirin, lopatëzat e tij, legenët e tij, pirunjtë e tij dhe mangallët e tij; të gjitha veglat e tij do t'i bësh prej bronzi.
<scripture passage="Exod 27:4" parsed="|Exod|27|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.4" />
<sup>4</sup> Do t'i bësh gjithashtu një grilë prej bronzi në formë rrjete dhe mbi rrjetë, në katër qoshet e tij, do të bësh katër unaza prej bronzi;
<scripture passage="Exod 27:5" parsed="|Exod|27|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.5" />
<sup>5</sup> dhe do ta vësh nën kornizën e altarit, në pjesën e poshtme, në mënyrë që rrjeta të ndodhet në gjysmën e lartësisë së altarit.
<scripture passage="Exod 27:6" parsed="|Exod|27|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.6" />
<sup>6</sup> Do të bësh edhe disa shufra për altarin, shufra me drurin e akacies, dhe do t'i veshësh me bronz.
<scripture passage="Exod 27:7" parsed="|Exod|27|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.7" />
<sup>7</sup> Shufrat do të kalojnë nëpër unazat; dhe shufrat do të jenë në të dy anët e altarit, kur ky do të duhet të bartet.
<scripture passage="Exod 27:8" parsed="|Exod|27|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.8" />
<sup>8</sup> Do ta bësh me dërrasa dhe bosh nga brenda; duhet ta bësh ashtu siç t'u tregua në mal.
<scripture passage="Exod 27:9" parsed="|Exod|27|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.9" />
<sup>9</sup> Do të bësh edhe oborrin e tabernakullit; nga ana e jugut, oborri do të ketë perde prej liri të hollë të përdredhur, me një gjatësi prej njëqind kubitësh nga një anë,
<scripture passage="Exod 27:10" parsed="|Exod|27|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.10" />
<sup>10</sup> dhe njëzet shtylla me njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllës dhe shtizat e tyre do të jenë prej argjendi.
<scripture passage="Exod 27:11" parsed="|Exod|27|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.11" />
<sup>11</sup> Kështu edhe në gjatësinë nga ana e veriut, do të ketë perde me një gjatësi prej njëqind kubitësh, me njëzet shtylla dhe njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllave do të jenë prej argjendi.
<scripture passage="Exod 27:12" parsed="|Exod|27|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.12" />
<sup>12</sup> Dhe për gjerësinë e oborrit nga ana e perëndimit, do të ketë pesëdhjetë kubitë perdesh me dhjetë shtyllat dhe dhjetë bazat e tyre.
<scripture passage="Exod 27:13" parsed="|Exod|27|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.13" />
<sup>13</sup> Nga ana lindore gjerësia e oborrit do të jetë gjithashtu pesëdhjetë kubitë.
<scripture passage="Exod 27:14" parsed="|Exod|27|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.14" />
<sup>14</sup> Nga një anë e portës së hyrjes do të ketë pesëmbëdhjetë kubitë perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre;
<scripture passage="Exod 27:15" parsed="|Exod|27|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.15" />
<sup>15</sup> dhe nga ana tjetër do të ketë gjithashtu pesëmbëdhjetë kubitë perde me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre.
<scripture passage="Exod 27:16" parsed="|Exod|27|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.16" />
<sup>16</sup> Për portën e hyrjes në oborr do të ketë një perde prej njëzet kubitësh, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe prej liri të hollë të përdredhur, punë e një qëndistari, me katër shtyllat dhe katër bazat e tyre.
<scripture passage="Exod 27:17" parsed="|Exod|27|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.17" />
<sup>17</sup> Tërë shtyllat rreth oborrit do të bashkohen me shtiza argjendi; grremçat e tyre do të jenë prej argjendi dhe bazat e tyre prej bronzi.
<scripture passage="Exod 27:18" parsed="|Exod|27|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.18" />
<sup>18</sup> Gjatësia e oborrit do të jetë njëqind kubitë, gjerësia pesëdhjetë kubitë dhe lartësia pesë kubitë, me perde prej liri të hollë të përdredhur dhe me bazat prej bronzi.
<scripture passage="Exod 27:19" parsed="|Exod|27|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.19" />
<sup>19</sup> Të gjitha veglat e caktuara për shërbimin e tabernakullit, tërë kunjat e tij dhe tërë kunjat e oborrit do të jenë prej bronzi.
<scripture passage="Exod 27:20" parsed="|Exod|27|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.20" />
<sup>20</sup> Do të urdhërosh bijtë e Izraelit që të sjellin vaj ulliri safi prej ullinjsh të shtypur, për dritën e shandanit për t'i mbajtur vazhdimisht të ndezura llambat.
<scripture passage="Exod 27:21" parsed="|Exod|27|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.27.21" />
<sup>21</sup> Në çadrën e mbledhjes, jashtë velit që ndodhet përpara dëshmisë, Aaroni dhe bijtë e tij do t'i mbajnë llambat të ndezura, në mënyrë që të digjen nga mbrëmja deri në mëngjes para Zotit. Kjo do të jetë  një rregull e përhershme midis bijve të  Izraelit për të gjithë brezat e ardhshëm".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 28" progress="7.37%" prev="Exod.27" next="Exod.29" id="Exod.28">
<h3 id="Exod.28-p0.1">Chapter 28</h3>
<p id="Exod.28-p1">
<scripture passage="Exod 28:1" parsed="|Exod|28|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.1" />
<sup>1</sup> "Pastaj afro pranë vetes sate Aaronin, tët vëlla, dhe bijtë e tij së bashku me të, nga gjiri i bijve të Izraelit, që të më shërbejnë mua si prift; e kam fjalën për Aaronin, Nadabin, Eleazarin dhe Ithamarin, bij të Aaronit.
<scripture passage="Exod 28:2" parsed="|Exod|28|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.2" />
<sup>2</sup> Dhe do t'i bësh Aaronit, vëllait tënd, rroba të shenjta, për t'i dhënë nder e hijeshi.
<scripture passage="Exod 28:3" parsed="|Exod|28|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.3" />
<sup>3</sup> Do të flasësh me të gjithë personat e aftë, që i kam mbushur me frymën e diturisë, dhe ata t'i bëjnë rrobat e Aaronit për ta shenjtëruar, me qëllim që të më shërbejnë mua si prift.
<scripture passage="Exod 28:4" parsed="|Exod|28|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.4" />
<sup>4</sup> Dhe këto janë rrobat që do të bëjnë: një pektoral, një efod, një mantel, një tunikë e thurur me shtiza, një çallmë dhe një brez. Do të bëjnë, pra, rroba të shenjta për Aaronin, vëllanë tënd dhe për  bijtë e tij, me qëllim që të më shërbejnë mua  si prift;
<scripture passage="Exod 28:5" parsed="|Exod|28|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.5" />
<sup>5</sup> ata do të përdorin ar dhe fill ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe li të hollë.
<scripture passage="Exod 28:6" parsed="|Exod|28|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.6" />
<sup>6</sup> Do ta bësh efodin me ar dhe fill ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë si dhe me fill liri të hollë dhe të përdredhur, të punuar artistikisht.
<scripture passage="Exod 28:7" parsed="|Exod|28|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.7" />
<sup>7</sup> Në dy skajet e tij do të ketë të lidhura dy supore, me qëllim që të mbahet si një e tërë.
<scripture passage="Exod 28:8" parsed="|Exod|28|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.8" />
<sup>8</sup> Brezi i punuar artistikisht, që ndodhet mbi efodin, do të ketë po atë punë të efodit: prej ari dhe me fije ngjyrë vjollce, të purpurt, me flakë të kuqe dhe prej liri të hollë të përdredhur.
<scripture passage="Exod 28:9" parsed="|Exod|28|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.9" />
<sup>9</sup> Pastaj do të marrësh dy gurë oniksi dhe do të gdhendësh mbi ta emrat e bijve të Izraelit:
<scripture passage="Exod 28:10" parsed="|Exod|28|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.10" />
<sup>10</sup> gjashtë nga emrat e tyre mbi një gur dhe gjashtë emrat e tjerë mbi gurin tjetër, sipas radhës së tyre të lindjes.
<scripture passage="Exod 28:11" parsed="|Exod|28|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.11" />
<sup>11</sup> Do të gdhendësh mbi këta gurë emrat e bijve të Izraelit ashtu siç bën prerësi i gurit në gdhendjen e një vule; do t'i futësh në rrathë ari.
<scripture passage="Exod 28:12" parsed="|Exod|28|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.12" />
<sup>12</sup> Do t'i vësh të dy gurët mbi supet e efodit, si gurë kujtimore për bijtë e Izraelit; dhe Aaroni do t'i çojë emrat e tyre si një kujtim para Zotit mbi dy shtyllat e tij.
<scripture passage="Exod 28:13" parsed="|Exod|28|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.13" />
<sup>13</sup> Do të bësh gjithashtu rrathë ari
<scripture passage="Exod 28:14" parsed="|Exod|28|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.14" />
<sup>14</sup> dhe dy zinxhirë prej ari safi, të thurur si një litar, dhe do të vësh në rrathët zinxhirët e thurur në këtë mënyrë.
<scripture passage="Exod 28:15" parsed="|Exod|28|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.15" />
<sup>15</sup> Do të bësh gjithashtu pektoralin e gjykimit, të punuar në mënyrë artistike; do ta bësh punën si për efodin: prej ari, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe me li të hollë të përdredhur.
<scripture passage="Exod 28:16" parsed="|Exod|28|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.16" />
<sup>16</sup> Do të jetë katror dhe i palosur më dysh; do të jetë një pëllëmbë i gjatë dhe një pëllëmbë i gjerë.
<scripture passage="Exod 28:17" parsed="|Exod|28|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.17" />
<sup>17</sup> Dhe do të ngallmosh katër radhë gurësh: në radhën e parë një sardonio, një topaz dhe një smerald;
<scripture passage="Exod 28:18" parsed="|Exod|28|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.18" />
<sup>18</sup> në radhën e dytë: një bruz, një safir dhe një diamant;
<scripture passage="Exod 28:19" parsed="|Exod|28|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.19" />
<sup>19</sup> në radhën e tretë: një hiacint, një agat dhe një ametist;
<scripture passage="Exod 28:20" parsed="|Exod|28|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.20" />
<sup>20</sup> në radhën e katërt: një grisolist, një oniks dhe një diaspër. Këta gurë do të ngallmohen në rrathët e tyre të artë.
<scripture passage="Exod 28:21" parsed="|Exod|28|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.21" />
<sup>21</sup> Dhe gurët do t'u korrespondojnë emrave të bijve të Izraelit: dymbëdhjetë, simbas emrave të tyre, të gdhendur si vula, secila me emrin e fiseve të Izraelit.
<scripture passage="Exod 28:22" parsed="|Exod|28|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.22" />
<sup>22</sup> Do të bësh gjithashtu mbi pektoral zinxhirë të vegjël prej ari safi të thurur si kordonë.
<scripture passage="Exod 28:23" parsed="|Exod|28|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.23" />
<sup>23</sup> Pastaj do të bësh mbi pektoral dyj unaza prej ari, dhe do t'i vësh të dy unazat në dy skajet e pektoralit.
<scripture passage="Exod 28:24" parsed="|Exod|28|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.24" />
<sup>24</sup> Pastaj do t'i fiksosh dy kordonat prej ari në dy unazat në skajet e pektoralit;
<scripture passage="Exod 28:25" parsed="|Exod|28|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.25" />
<sup>25</sup> dhe dy majat e tjera të dy kordonëve do t'i lidhësh me të dy rrathët dhe do t'i vendosësh mbi dy supet e efodit, nga përpara.
<scripture passage="Exod 28:26" parsed="|Exod|28|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.26" />
<sup>26</sup> Do të bësh edhe dy unaza ari dhe do t'i vendosësh në dy skajet e pektoralit, mbi palën e tij, që ndodhet në pjesën e brendshme të efodit.
<scripture passage="Exod 28:27" parsed="|Exod|28|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.27" />
<sup>27</sup> Do të bësh dy unaza të tjera ari dhe do t'i vendosësh mbi të dy supet e efodit poshtë, në pjesën e përparme pranë pikës së bashkimit, mbi brezin e punuar artistikisht të efodit.
<scripture passage="Exod 28:28" parsed="|Exod|28|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.28" />
<sup>28</sup> Dhe pektorali do të fiksohet me anë të dy unazave të tij në unazat e efodit me një kordon ngjyrë vjollce, në mënyrë që pektorali të ndodhet mbi brezin e punuar artistikisht të efodit dhe të mos shkëputet dot prej këtij të fundit.
<scripture passage="Exod 28:29" parsed="|Exod|28|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.29" />
<sup>29</sup> Kështu Aaroni do t'i çojë emrat e bijve të Izraelit të skalitur në pektoralin e gjykimit, mbi zemrën e tij, kur do të hyjë në shenjtërore, në kujtim të përjetshëm përpara Zotit.
<scripture passage="Exod 28:30" parsed="|Exod|28|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.30" />
<sup>30</sup> Do të vësh mbi pektoralin e gjykimit Urim-in dhe Thumim-in; dhe do të jenë mbi zemrën e Aaronit kur të paraqitet përpara Zotit. Kështu Aaroni do të çojë gjykimin e bijve të Izraelit mbi zemrën e tij para Zotit, vazhdimisht.
<scripture passage="Exod 28:31" parsed="|Exod|28|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.31" />
<sup>31</sup> Do të bësh edhe mantelin e efodit, krejt në ngjyrë vjollce.
<scripture passage="Exod 28:32" parsed="|Exod|28|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.32" />
<sup>32</sup> Në mes të tij do të ketë një hapje për të kaluar kokën; rreth e qark kësaj hapjeje do të ketë një buzë prej stofi të punuar, si hapja e një parzmoreje, me qëllim që të mos shqyhet.
<scripture passage="Exod 28:33" parsed="|Exod|28|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.33" />
<sup>33</sup> Rreth e qark kësaj buze të mantelit do të bësh disa shegë ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe rreth tyre, zile ari;
<scripture passage="Exod 28:34" parsed="|Exod|28|34|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.34" />
<sup>34</sup> një zile ari dhe një shegë, një zile ari dhe një shegë, rreth e qark, mbi buzën e mantelit.
<scripture passage="Exod 28:35" parsed="|Exod|28|35|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.35" />
<sup>35</sup> Aaroni do ta përdorë për të kryer shërbimin; dhe tingulli i saj do të dëgjohet kur të hyjë në vendin e shenjtë përpara Zotit dhe kur të dalë andej, me qëllim që ai të mos vdesë.
<scripture passage="Exod 28:36" parsed="|Exod|28|36|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.36" />
<sup>36</sup> Do të bësh edhe një pllakë prej ari safi dhe mbi të do të gdhendësh, ashtu siç bëhet mbi një vulë, fjalët: SHENJTÉRI ZOTIT.
<scripture passage="Exod 28:37" parsed="|Exod|28|37|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.37" />
<sup>37</sup> Do t'i lidhësh asaj një rrip ngjyrë vjollce, për ta bashkuar me çallmën; ajo duhet të ndodhet në pjesën e përparme të çallmës.
<scripture passage="Exod 28:38" parsed="|Exod|28|38|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.38" />
<sup>38</sup> Kështu do të qëndrojnë mbi ballin e Aaronit, dhe Aaroni do të mbajë fajin të shoqëruar me gjërat e shenjta të paraqitura nga bijtë e Izraelit, në çdo lloj ofertash të shenjta; ajo do të rrijë vazhdimisht  mbi ballin e tij, në mënyrë që ato të  jenë të mirëpritura nga Zoti.
<scripture passage="Exod 28:39" parsed="|Exod|28|39|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.39" />
<sup>39</sup> Do të endësh gjithashtu tunikën prej liri të hollë, të punuar me shtiza; do të bësh një çallmë prej liri të hollë dhe një brez, një punë qëndistari.
<scripture passage="Exod 28:40" parsed="|Exod|28|40|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.40" />
<sup>40</sup> Për bijtë e Aaronit do të bësh disa tunika, breza dhe mbulesa koke, me qëllim që t'u japësh atyre nder dhe hijeshi.
<scripture passage="Exod 28:41" parsed="|Exod|28|41|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.41" />
<sup>41</sup> Me ato do të veshësh më vonë vëllanë tënd Aaronin dhe bijtë e tij bashkë me të; ti do t'i vajosësh, do t'i shugurosh dhe do t'i shenjtërosh, që të më shërbejnë si priftërinj.
<scripture passage="Exod 28:42" parsed="|Exod|28|42|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.42" />
<sup>42</sup> Do t'u bësh gjithashtu disa pantallona prej liri për të mbuluar lakuriqësinë e tyre; ato do të shkojnë nga ijët deri te kofshët.
<scripture passage="Exod 28:43" parsed="|Exod|28|43|0|0" osisRef="Bible:Exod.28.43" />
<sup>43</sup> Aaroni dhe bijtë e tij do t'i veshin kur të hyjnë në çadrën e mbledhjeve, ose kur t'i afrohen altarit për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, me qëllim që mos bëhen fajtorë dhe të mos vdesin. Ky  është një statut i përjetshëm për të dhe për  trashëgimtarët e tij".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 29" progress="7.52%" prev="Exod.28" next="Exod.30" id="Exod.29">
<h3 id="Exod.29-p0.1">Chapter 29</h3>
<p id="Exod.29-p1">
<scripture passage="Exod 29:1" parsed="|Exod|29|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.1" />
<sup>1</sup> "Kjo është ajo që do të bësh për t'i shuguruar në mënyrë që të më shërbejnë si priftërinj. Merr një dem të vogël dhe dy desh pa të meta,
<scripture passage="Exod 29:2" parsed="|Exod|29|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.2" />
<sup>2</sup> disa bukë pa maja, ëmbëlsira pa maja të zëna me vaj dhe revani pa maja të lyer me vaj; (do t'i bësh me majë mielli të grurit).
<scripture passage="Exod 29:3" parsed="|Exod|29|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.3" />
<sup>3</sup> Do t'i vësh në një shportë dhe do t'i çosh bashkë me demin e vogël dhe dy deshtë.
<scripture passage="Exod 29:4" parsed="|Exod|29|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.4" />
<sup>4</sup> Do ta afrosh Aaronin dhe bijtë e tij në hyrjen e çadrës së mbledhjes dhe do t'i lash me ujë.
<scripture passage="Exod 29:5" parsed="|Exod|29|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.5" />
<sup>5</sup> Pastaj do të marrësh rrobat dhe do ta riveshësh Aaronin me tunikën, me mantelin e efodit, me efodin dhe me pektoralin, dhe do t'i ngjeshësh brezin e punuar artistikisht të efodit.
<scripture passage="Exod 29:6" parsed="|Exod|29|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.6" />
<sup>6</sup> Do t'i vësh mbi krye çallmën dhe mbi çallmën do të vësh diademën e shenjtë.
<scripture passage="Exod 29:7" parsed="|Exod|29|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.7" />
<sup>7</sup> Pastaj do të marrësh vajin e vajosjes, do ta derdhësh mbi kryet e tij dhe do ta vajosësh.
<scripture passage="Exod 29:8" parsed="|Exod|29|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.8" />
<sup>8</sup> Pastaj do t'i afrosh bijtë e tij dhe do t'u riveshësh tunikat.
<scripture passage="Exod 29:9" parsed="|Exod|29|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.9" />
<sup>9</sup> Do t'u ngjeshësh Aaronit dhe bijve të tij brezat dhe do të vësh mbi ta mbulesa kokash; priftëria do t'iu përkasë atyre për gjithë jetën. Kështu do të shugurosh Aaronin dhe bijtë e tij.
<scripture passage="Exod 29:10" parsed="|Exod|29|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.10" />
<sup>10</sup> Pastaj do të afrosh demin e vogël para çadrës së mbledhjes; dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të vënë duart e tyre mbi kokën e demit të vogël.
<scripture passage="Exod 29:11" parsed="|Exod|29|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.11" />
<sup>11</sup> Dhe do ta therësh demin e vogël para Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Exod 29:12" parsed="|Exod|29|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.12" />
<sup>12</sup> Do të marrësh pastaj gjakun e demit të vogël dhe do ta vësh me gishtin tënd mbi brirët e altarit, dhe gjithë mbetjen e gjakut do ta derdhësh në këmbët e altarit.
<scripture passage="Exod 29:13" parsed="|Exod|29|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.13" />
<sup>13</sup> Do të marrësh gjithashtu gjithë dhjamin që mbulon zorrët, bulën e ngjitur me mëlçinë dhe dy veshkat me dhjamin që kanë sipër, dhe do t'i tymosësh mbi altarin.
<scripture passage="Exod 29:14" parsed="|Exod|29|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.14" />
<sup>14</sup> Por mishin e demit të vogël, lëkurën dhe fëlliqësirat e tij do t'i djegësh me zjarr jashtë kampit: ky është një flijim për mëkatin.
<scripture passage="Exod 29:15" parsed="|Exod|29|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.15" />
<sup>15</sup> Pastaj do të marrësh një nga deshtë dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të vënë duart e tyre mbi kokën e dashit.
<scripture passage="Exod 29:16" parsed="|Exod|29|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.16" />
<sup>16</sup> Pastaj do ta therësh dashin, do të marrësh gjakun e tij dhe do ta spërkatësh përrreth altarit.
<scripture passage="Exod 29:17" parsed="|Exod|29|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.17" />
<sup>17</sup> Pas kësaj do ta ndash në copa dashin, do të lash zorrët dhe këmbët e tij, dhe do t'i vësh bashkë me copat e tij dhe me kokën e tij.
<scripture passage="Exod 29:18" parsed="|Exod|29|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.18" />
<sup>18</sup> Pastaj do ta tymosësh tërë dashin mbi altar: ky është një olokaust për Zotin; është një erë e këndshme, një flijim i bërë me anë të zjarrit për Zotin.
<scripture passage="Exod 29:19" parsed="|Exod|29|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.19" />
<sup>19</sup> Pastaj do të marrësh dashin tjetër, dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të vënë duart e tyre mbi kokën e dashit.
<scripture passage="Exod 29:20" parsed="|Exod|29|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.20" />
<sup>20</sup> Do ta therësh dashin, do të marrësh prej gjakut të tij dhe do ta vësh mbi bulën e veshit të djathtë të Aaronit dhe mbi bulën e veshit të djathtë të bijve të tij, mbi gishtin e madh të dorës së tyre  të djathtë dhe mbi gishtin e trashë të këmbës  së tyre të djathtë, dhe do ta spërkatësh gjakun rreth e qark altarit.
<scripture passage="Exod 29:21" parsed="|Exod|29|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.21" />
<sup>21</sup> Do të marrësh pastaj nga gjaku që është mbi altar dhe nga vaji i vajosjes dhe do të spërkatësh Aaronin dhe rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e tyre. Kështu do të shenjtërohet ai dhe rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e tyre bashkë me të.
<scripture passage="Exod 29:22" parsed="|Exod|29|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.22" />
<sup>22</sup> Do të marrësh edhe dhjamin e dashit, dhjamin e bishtit, dhjamin që mbulon zorrët, bulën e mëlçisë, dy veshkat dhe dhjamin që është mbi to dhe kofshën e djathtë, (sepse është një dash shenjtërimi);
<scripture passage="Exod 29:23" parsed="|Exod|29|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.23" />
<sup>23</sup> do të marrësh edhe një bukë, një ëmbëlsirë me vaj dhe një revani nga shporta e bukës së ndorme, që është para Zotit,
<scripture passage="Exod 29:24" parsed="|Exod|29|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.24" />
<sup>24</sup> dhe të gjitha këto gjëra do t'i vësh në duart e Aaronit dhe në duart e bijve të tij, dhe do t'i tundësh si një ofertë e bërë përpara Zotit.
<scripture passage="Exod 29:25" parsed="|Exod|29|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.25" />
<sup>25</sup> Pastaj do t'i marrësh nga duart e tyre dhe do t'i tymosësh mbi altarin, mbi olokaustin, si një erë e këndshme përpara Zotit; është një flijim i bërë me anë të zjarrit Zotit.
<scripture passage="Exod 29:26" parsed="|Exod|29|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.26" />
<sup>26</sup> Pas kësaj do të marrësh gjoksin e dashit të përdorur për shugurimin e Aaronit dhe do ta tundësh si një ofertë e lëvizur përpara Zotit; dhe kjo do të jetë pjesa e jote.
<scripture passage="Exod 29:27" parsed="|Exod|29|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.27" />
<sup>27</sup> Dhe nga dashi i përdorur për shenjtërim do të ruash gjoksin e ofertës së lëvizur dhe kofshën e ofertës së ngritur, që u takojnë Aaronit dhe bijve të tij.
<scripture passage="Exod 29:28" parsed="|Exod|29|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.28" />
<sup>28</sup> Ai do të jetë nga ana e bijve të Izraelit për Aaronin dhe bijtë e tij një rregull i përhershëm, sepse është një ofertë lartësimi. Do të jetë një ofertë lartësimi nga ana e bijve të Izraelit që është  marrë nga flitë e tyre të falënderimit,  oferta e tyre për lartësim te Zoti.
<scripture passage="Exod 29:29" parsed="|Exod|29|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.29" />
<sup>29</sup> Dhe rrobat e shenjta të Aaronit do t'u kalojnë bijve të tij mbas tij, me qëllim që të vajosen dhe të shenjtërohen tek ata.
<scripture passage="Exod 29:30" parsed="|Exod|29|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.30" />
<sup>30</sup> Ai bir që bëhet prift në vend të tij do t'i veshë ato për shtatë ditë, kur do të hyjë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbesën në vendin e shenjtë.
<scripture passage="Exod 29:31" parsed="|Exod|29|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.31" />
<sup>31</sup> Pastaj do të marrësh dashin e shenjtërimit dhe do ta gatuash mishin e tij në një vend të shenjtë;
<scripture passage="Exod 29:32" parsed="|Exod|29|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.32" />
<sup>32</sup> dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të hanë, në hyrje të çadrës së mbledhjes, mishin e dashit dhe bukën që është në shportë.
<scripture passage="Exod 29:33" parsed="|Exod|29|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.33" />
<sup>33</sup> Do të hanë gjërat që kanë shërbyer për të bërë shlyerjen për t'u shuguruar dhe shenjtëruar; por asnjë i huaj nuk do të hajë prej tyre, sepse janë gjëra të shenjta.
<scripture passage="Exod 29:34" parsed="|Exod|29|34|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.34" />
<sup>34</sup> Dhe në qoftë se tepron mish i shenjtërimit ose bukë deri në mëngjes, do të djegësh atë që mbetet në zjarr; nuk do ta hahet, sepse është e shenjtë.
<scripture passage="Exod 29:35" parsed="|Exod|29|35|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.35" />
<sup>35</sup> Do të bësh, pra, për Aaronin dhe për bijtë e tij të gjitha ato që të kam urdhëruar: do t'i shenjtërosh brenda shtatë ditëve.
<scripture passage="Exod 29:36" parsed="|Exod|29|36|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.36" />
<sup>36</sup> Dhe çdo ditë do të ofrosh një dem të vogël, si flijim për mëkatin, për të larë fajin që ke bërë dhe do ta vajosësh për ta shenjtëruar.
<scripture passage="Exod 29:37" parsed="|Exod|29|37|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.37" />
<sup>37</sup> Për shtatë ditë do të bësh shlyerjen e fajit për altarin dhe do ta shenjtërosh; altari do të jetë një vend shumë i shenjtë: çdo gjë që do të prekë altarin do të jetë e shenjtë.
<scripture passage="Exod 29:38" parsed="|Exod|29|38|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.38" />
<sup>38</sup> Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë.
<scripture passage="Exod 29:39" parsed="|Exod|29|39|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.39" />
<sup>39</sup> Njërin prej qengjave do ta ofrosh në mëngjes dhe tjetrin në të ngrysur.
<scripture passage="Exod 29:40" parsed="|Exod|29|40|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.40" />
<sup>40</sup> Me qengjin e parë do të ofrosh një të dhjetën e efës të majës së miellit të brumosur me një çerek hine vaji thjesht ulliri, dhe një libacion me një çerek hine verë.
<scripture passage="Exod 29:41" parsed="|Exod|29|41|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.41" />
<sup>41</sup> Qengjin e dytë do ta ofrosh në të ngrysur; do ta shoqërosh me të njëjtin blatim dhe me të njëjtin libacion të mëngjesit; është një flijim parfumi të këndshëm i ofruar nëpërmjet zjarrit për Zotin.
<scripture passage="Exod 29:42" parsed="|Exod|29|42|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.42" />
<sup>42</sup> Do të jetë një olokaust i përjetshëm për gjithë brezat e ardhshëm, ti ofruar në hyrje të çadrës së mbledhjes, përpara Zotit, kur unë do t'ju takoj për të folur me ty.
<scripture passage="Exod 29:43" parsed="|Exod|29|43|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.43" />
<sup>43</sup> Dhe atje do të takohem me bijtë e Izraelit; dhe çadra do të shenjtërohet nga lavdia ime.
<scripture passage="Exod 29:44" parsed="|Exod|29|44|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.44" />
<sup>44</sup> Kështu unë do të shenjtëroj çadrën e mbledhjes dhe altarin; do të shenjtëroj gjithashtu Aaronin dhe bijtë e tij, që të më shërbejnë si priftërinj.
<scripture passage="Exod 29:45" parsed="|Exod|29|45|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.45" />
<sup>45</sup> Do të banoj në mes të bijve të Izraelit dhe do të jem Perëndia i tyre.
<scripture passage="Exod 29:46" parsed="|Exod|29|46|0|0" osisRef="Bible:Exod.29.46" />
<sup>46</sup> Dhe ata do të mësojnë që unë jam Zoti, Perëndia i tyre, që i nxori nga vendi i Egjiptit për të banuar midis tyre. Unë jam Zoti, Perëndia i tyre".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 30" progress="7.69%" prev="Exod.29" next="Exod.31" id="Exod.30">
<h3 id="Exod.30-p0.1">Chapter 30</h3>
<p id="Exod.30-p1">
<scripture passage="Exod 30:1" parsed="|Exod|30|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.1" />
<sup>1</sup> "Do të bësh edhe një altar për të djegur temjanin; dhe do ta bësh prej druri të akacies.
<scripture passage="Exod 30:2" parsed="|Exod|30|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.2" />
<sup>2</sup> Do të jetë një kubit i gjatë dhe një kubit i gjerë; do të jetë katror dhe do të ketë një lartësi dy kubitësh; brirët e tij do të përbëjnë një pjesë të vetme me të.
<scripture passage="Exod 30:3" parsed="|Exod|30|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.3" />
<sup>3</sup> Do ta veshësh me ar safi: pjesën e tij të sipërme, anët e tij rreth e qark dhe brirët e tij; do t'i bësh edhe një kurorë ari.
<scripture passage="Exod 30:4" parsed="|Exod|30|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.4" />
<sup>4</sup> Do t'i bësh edhe dy unaza ari nën kurorë, në të dy krahët e tij; do t'i vësh në të dy krahët e tij për të kaluar shtizat, të cilat shërbejnë për ta mbartur.
<scripture passage="Exod 30:5" parsed="|Exod|30|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.5" />
<sup>5</sup> Shtizat do të bëhen me dru të akacies dhe do t'i veshësh me ar.
<scripture passage="Exod 30:6" parsed="|Exod|30|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.6" />
<sup>6</sup> Do ta vendosësh altarin përpara velit që ndodhet përpara arkës së dëshmisë, përballë pajtuesit që ndodhet mbi dëshminë, ku unë do të të takoj.
<scripture passage="Exod 30:7" parsed="|Exod|30|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.7" />
<sup>7</sup> Mbi të Aaroni do të djegë temjan të parfumuar; do ta djegë çdo mëngjes, kur rregullon llambat.
<scripture passage="Exod 30:8" parsed="|Exod|30|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.8" />
<sup>8</sup> Kur Aaroni ndez llambat në të ngrysur, do të djegë temjanin: një temjan i vazhdueshëm përpara Zotit, për brezat e ardhshëm.
<scripture passage="Exod 30:9" parsed="|Exod|30|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.9" />
<sup>9</sup> Nuk do të ofroni mbi të as temjan të huaj, as olokaust, as blatim; dhe mbi të nuk do të derdhni libacione.
<scripture passage="Exod 30:10" parsed="|Exod|30|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.10" />
<sup>10</sup> Dhe Aaroni do të bëjë një herë në vit shlyerjen e mëkatit mbi brirët e tij; me gjakun e flisë së shlyerjes së mëkatit do të bëjë mbi të shlyerjen një herë në vit, brez pas brezi. Do të jetë gjë shumë e shenjtë, e shenjtë për Zotin".
<scripture passage="Exod 30:11" parsed="|Exod|30|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.11" />
<sup>11</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
<scripture passage="Exod 30:12" parsed="|Exod|30|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.12" />
<sup>12</sup> "Kur do të bësh llogarinë e bijve të Izraelit, për regjistrimin e tyre, secili do t'i japë Zotit shpengimin e jetës së tij, kur do të numërohen, me qëllim që të mos goditen nga ndonjë plagë, kur do të bësh regjistrimin e tyre.
<scripture passage="Exod 30:13" parsed="|Exod|30|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.13" />
<sup>13</sup> Kjo është ajo që do të japë secili nga ata që paguajnë taksë: gjysmë sikli, simbas siklit të shenjtërores, (sikli është baras me njëzet gere), një gjysmë sikli do të jetë oferta që duhet t'i bëhet Zotit.
<scripture passage="Exod 30:14" parsed="|Exod|30|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.14" />
<sup>14</sup> Kushdo që do të përfshihet nga regjistrimi, njëzet vjeç e lart, do t'i japë Zotit këtë ofertë.
<scripture passage="Exod 30:15" parsed="|Exod|30|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.15" />
<sup>15</sup> I pasuri nuk do të japë më tepër, as i varfëri më pak se gjysmë sikli, kur do t'i bëhet kjo ofertë Zotit për të shlyer fajet e jetës suaj.
<scripture passage="Exod 30:16" parsed="|Exod|30|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.16" />
<sup>16</sup> Do të marrësh, pra, nga djemtë e Izraelit këto të holla të shërbimit dhe do t'i përdorësh për shërbimin e çadrës së mbledhjes: kjo do të jetë për bijtë e Izraelit një kujtim para Zotit për të bërë shlyerjen për jetën tuaj".
<scripture passage="Exod 30:17" parsed="|Exod|30|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.17" />
<sup>17</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Exod 30:18" parsed="|Exod|30|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.18" />
<sup>18</sup> "Do të bësh edhe një legen prej bronzi, me bazën e tij prej bronzi, për t'u larë; do ta vendosësh midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe do të vësh edhe ujë.
<scripture passage="Exod 30:19" parsed="|Exod|30|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.19" />
<sup>19</sup> Dhe aty Aaroni dhe bijtë e tij do të lajnë duart dhe këmbët.
<scripture passage="Exod 30:20" parsed="|Exod|30|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.20" />
<sup>20</sup> Kur do të hyjnë në çadrën e mbledhjes, do të lahen me ujë, që të mos vdesin; kështu edhe kur do t'i afrohen altarit për të shërbyer, për të tymosur një ofertë të bërë Zotit me anë të zjarrit.
<scripture passage="Exod 30:21" parsed="|Exod|30|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.21" />
<sup>21</sup> Do të lajnë duart dhe këmbët e tyre, që të mos vdesin. Ky do të jetë një rregull i përjetshëm, për atë dhe për pasardhësit e tij, brez pas brezi".
<scripture passage="Exod 30:22" parsed="|Exod|30|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.22" />
<sup>22</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Exod 30:23" parsed="|Exod|30|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.23" />
<sup>23</sup> "Gjej edhe aromat më të mira: pesëqind sikla mirrë të lëngët, dyqind e pesëdhjetë, domethënë gjysma, cinamon aromatik dhe dyqind e pesëdhjetë kanellë aromatike,
<scripture passage="Exod 30:24" parsed="|Exod|30|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.24" />
<sup>24</sup> pesëqind sikla, në bazë të siklit të shenjtërores, kasie dhe një hin vaj ulliri.
<scripture passage="Exod 30:25" parsed="|Exod|30|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.25" />
<sup>25</sup> Me këto të përgatitësh një vaj për vajosjen e shenjtë, një parfum të prodhuar me artin e parfumierit: ky do të jetë vaji i vajosjes së shenjtë.
<scripture passage="Exod 30:26" parsed="|Exod|30|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.26" />
<sup>26</sup> Me të do të vajosësh çadrën e mbledhjes dhe arkën e dëshmisë,
<scripture passage="Exod 30:27" parsed="|Exod|30|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.27" />
<sup>27</sup> tryezën dhe të gjitha veglat e tij, shandanin dhe të gjitha përdorëset e tij, altarin e temjanit,
<scripture passage="Exod 30:28" parsed="|Exod|30|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.28" />
<sup>28</sup> altarin e olokausteve dhe të gjitha përdorëset e tij, legenin dhe bazën e tij.
<scripture passage="Exod 30:29" parsed="|Exod|30|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.29" />
<sup>29</sup> Do të shenjtërosh kështu këto gjëra dhe do të jenë shumë të shenjta; të gjitha sendet që u përkasin, do të jenë të shenjta.
<scripture passage="Exod 30:30" parsed="|Exod|30|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.30" />
<sup>30</sup> Do të vajosësh edhe Aaronin dhe bijtë e tij dhe do t'i shenjtërosh, me qëllim që të më shërbejnë si priftërinj.
<scripture passage="Exod 30:31" parsed="|Exod|30|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.31" />
<sup>31</sup> Pastaj do t'u flasësh bijve të Izraelit, duke u thënë: "Ky do të jetë për mua një vaj për vajosjen e shenjtë, brez pas brezi.
<scripture passage="Exod 30:32" parsed="|Exod|30|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.32" />
<sup>32</sup> Nuk do ta derdhni mbi mish njeriu dhe nuk do të përgatisni tjetër po ashtu; ai është i shenjtë, do të jetë i shenjtë edhe për ju.
<scripture passage="Exod 30:33" parsed="|Exod|30|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.33" />
<sup>33</sup> Kushdo që përgatit të ngjashëm, apo kushdo që e vë mbi një të huaj, do të shfaroset nga populli i tij"".
<scripture passage="Exod 30:34" parsed="|Exod|30|34|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.34" />
<sup>34</sup> Zoti i tha akoma Moisiut: "Gjej disa aroma, storaks, guaska erëmira, galban, aroma me temjan të kulluar, në doza të barabarta;
<scripture passage="Exod 30:35" parsed="|Exod|30|35|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.35" />
<sup>35</sup> do të përgatitësh me to një parfum simbas artit të parfumierit, një parfum të kripur, të pastër dhe të shenjtë;
<scripture passage="Exod 30:36" parsed="|Exod|30|36|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.36" />
<sup>36</sup> do ta kthesh një pjesë të tij në pluhur shumë të hollë dhe do të vendosësh pak nga ai përpara dëshmisë në çadrën e mbledhjes, ku unë do të të takoj: ai do të jetë për ju një gjë shumë e shenjtë.
<scripture passage="Exod 30:37" parsed="|Exod|30|37|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.37" />
<sup>37</sup> Por nga temjani që ke për të bërë, nuk do të përgatisni për veten tuaj me të njëjtën përbërje; kjo do të jetë për ty një gjë e shenjtë kushtuar Zotit.
<scripture passage="Exod 30:38" parsed="|Exod|30|38|0|0" osisRef="Bible:Exod.30.38" />
<sup>38</sup> Kushdo që do të përgatisë një temjan të këtij lloji, do të shfaroset nga populli i tij".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 31" progress="7.80%" prev="Exod.30" next="Exod.32" id="Exod.31">
<h3 id="Exod.31-p0.1">Chapter 31</h3>
<p id="Exod.31-p1">
<scripture passage="Exod 31:1" parsed="|Exod|31|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Exod 31:2" parsed="|Exod|31|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.2" />
<sup>2</sup> "Shiko, unë e thirra me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës;
<scripture passage="Exod 31:3" parsed="|Exod|31|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.3" />
<sup>3</sup> dhe e mbusha me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarësi, me njohuri dhe çdo shkathtësi,
<scripture passage="Exod 31:4" parsed="|Exod|31|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.4" />
<sup>4</sup> që të jetë i aftë të përgatisë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,
<scripture passage="Exod 31:5" parsed="|Exod|31|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.5" />
<sup>5</sup> për të gdhendur gurë për t'u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimesh.
<scripture passage="Exod 31:6" parsed="|Exod|31|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.6" />
<sup>6</sup> Dhe ja, i dhashë për shok Oholiabin, të birin e Ahisamakut, nga fisi i Danve; dhe shtiva dituri në mendjen e të gjithë njerëzve të shkathët, me qëllim që të mund të bëjnë të gjitha ato që të kam urdhëruar:
<scripture passage="Exod 31:7" parsed="|Exod|31|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.7" />
<sup>7</sup> çadrën e mbledhjes, arkën e dëshmisë dhe pajtuesin që ndodhet mbi të, dhe të gjitha orenditë e çadrës,
<scripture passage="Exod 31:8" parsed="|Exod|31|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.8" />
<sup>8</sup> tryezën dhe orenditë e saj, shandanin prej ari safi dhe të gjitha pjesët e tij, altarin e temjanit,
<scripture passage="Exod 31:9" parsed="|Exod|31|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.9" />
<sup>9</sup> altarin e olokausteve dhe tërë veglat e tij, enën e madhe dhe bazën e saj,
<scripture passage="Exod 31:10" parsed="|Exod|31|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.10" />
<sup>10</sup> dhe rrobat e endura hollë me mjeshtëri, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij për të shërbyer si priftërinj,
<scripture passage="Exod 31:11" parsed="|Exod|31|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.11" />
<sup>11</sup> vajin për vajosje dhe temjanin e parfumuar për vendin e shenjtë. Ata do të veprojnë simbas të gjithë urdhrave që të kam dhënë ty".
<scripture passage="Exod 31:12" parsed="|Exod|31|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.12" />
<sup>12</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Exod 31:13" parsed="|Exod|31|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.13" />
<sup>13</sup> "Fol edhe me bijtë e Izraelit, duke u thënë: Tregoni kujdes të madh për të respektuar të shtunat e mia, sepse është një shenjë midis meje dhe jush për të gjithë brezat tuaj, në mënyrë që të njihni se unë jam Zoti që ju shenjtëron.
<scripture passage="Exod 31:14" parsed="|Exod|31|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.14" />
<sup>14</sup> Do të respektoni, pra, të shtunën, sepse është për ju një ditë e shenjtë; kush e përdhos atë, do të dënohet me vdekje; kushdo që bën atë ditë ndonjë punë, do të shfaroset nga gjiri i popullit të tij.
<scripture passage="Exod 31:15" parsed="|Exod|31|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.15" />
<sup>15</sup> Do të punohet gjashtë ditë; por dita e shtatë është e shtuna e pushimit, e shenjtë për Zotin; kushdo që do të bëjë ndonjë punë ditën e shtunë do të dënohet me vdekje.
<scripture passage="Exod 31:16" parsed="|Exod|31|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.16" />
<sup>16</sup> Andaj bijtë e Izraelit do ta respektojnë të shtunën, duke e kremtuar atë brez pas brezi, si një besëlidhje të përjetshme.
<scripture passage="Exod 31:17" parsed="|Exod|31|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.17" />
<sup>17</sup> Ajo është një shenjë e përjetshme midis meje dhe bijve të Izraelit, sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u shlodh".
<scripture passage="Exod 31:18" parsed="|Exod|31|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.31.18" />
<sup>18</sup> Kur Zoti mbaroi së foluri me Moisiun në malin Sinai, i dha dy pllaka të dëshmisë, pllaka guri, të shkruara me gishtin e Perëndisë.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 32" progress="7.86%" prev="Exod.31" next="Exod.33" id="Exod.32">
<h3 id="Exod.32-p0.1">Chapter 32</h3>
<p id="Exod.32-p1">
<scripture passage="Exod 32:1" parsed="|Exod|32|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.1" />
<sup>1</sup> Por populli, duke parë që Moisiu po vononte të zbriste nga mali, u mblodh rreth Aaronit dhe i tha: "Hajt tani, na bëj një perëndi të shkojë para nesh, sepse sa për Moisiun, njeriun që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimë çfarë i ka ndodhur".
<scripture passage="Exod 32:2" parsed="|Exod|32|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.2" />
<sup>2</sup> Aaroni iu përgjigj atyre: "Hiqni unazat prej ari që janë në veshët e grave tuaja, të bijve tuaj, dhe të bijave tuaja dhe m'i sillni mua".
<scripture passage="Exod 32:3" parsed="|Exod|32|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.3" />
<sup>3</sup> Kështu tërë populli hoqi unazat prej ari që kishin në veshët dhe ia çoi Aaronit,
<scripture passage="Exod 32:4" parsed="|Exod|32|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.4" />
<sup>4</sup> i cili i mori nga duart e tyre dhe, mbasi i modeloi me daltë, bëri një viç prej metali të shkrirë. Atëherë ata thanë: "O Izrael, ky është perëndia yt që të nxori nga vendi i Egjiptit!".
<scripture passage="Exod 32:5" parsed="|Exod|32|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.5" />
<sup>5</sup> Kur Aaroni pa këtë, ngriti një altar përpara tij dhe vuri kasnecë që thanë: "Nesër do të jetë festë për nder të Zotit!".
<scripture passage="Exod 32:6" parsed="|Exod|32|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.6" />
<sup>6</sup> Të nesërmen ata u ngritën herët, ofruan olokauste dhe çuan fli falënderimi; populli u ul për të ngrënë e për të pirë, pastaj u ngrit për të dëfryer.
<scripture passage="Exod 32:7" parsed="|Exod|32|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Tani shko, zbrit, sepse populli yt, që ti nxore nga vendi i Egjiptit, është korruptuar;
<scripture passage="Exod 32:8" parsed="|Exod|32|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.8" />
<sup>8</sup> u larguan shpejt, janë përdalë nga rruga që unë e kisha urdhëruar të ndiqte; bëri një viç prej metali të shkrirë, u përkul para tij, i ofroi flijime dhe tha: "O Izrael, kjo është perëndia jote që të nxori nga vendi i Egjiptit"".
<scripture passage="Exod 32:9" parsed="|Exod|32|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.9" />
<sup>9</sup> Zoti i tha akoma Moisiut: "E pashë këtë popull, dhe ja, është një popull me qafë të fortë.
<scripture passage="Exod 32:10" parsed="|Exod|32|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.10" />
<sup>10</sup> Më lër, pra, të veproj, në mënyrë që zemërimi im të ndizet kundër tyre dhe t'i konsumoj; por nga ti do të bëj një komb të madh".
<scripture passage="Exod 32:11" parsed="|Exod|32|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Moisiu e luti Zotin, Perëndinë e tij, dhe i tha: "Pse, o Zot, zemërimi yt duhet të ndizet kundër popullit tënd që e nxore nga vendi i Egjiptit me fuqi të madhe dhe me dorë të fortë?
<scripture passage="Exod 32:12" parsed="|Exod|32|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.12" />
<sup>12</sup> Pse duhet që Egjiptasit të thonë: "Ai i nxori për t'ju bërë të keq, që të vriten mbi malet dhe për t'i shfarosur nga faqja e dheut"? Hiq dorë nga zemërimi yt i zjarrtë dhe nga qëllimi yt për t'i bërë keq popullit tënd.
<scripture passage="Exod 32:13" parsed="|Exod|32|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.13" />
<sup>13</sup> Kujto Abrahamin, Isakun dhe Izraelin, shërbëtorë të tu, të cilëve u je betuar mbi veten tënde, duke u thënë atyre: "Unë do të shumëzoj pasardhësit tuaj si yjet e qiellit dhe do t'u jap pasardhësve  tuaj tërë atë vend për të cilin të fola, dhe  ata do ta zotërojnë përjetë"".
<scripture passage="Exod 32:14" parsed="|Exod|32|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.14" />
<sup>14</sup> Kështu Zoti ndryshoi mendim lidhur me të keqen që kishte thënë se do t'i bënte popullit të tij.
<scripture passage="Exod 32:15" parsed="|Exod|32|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Moisiu u kthye dhe zbriti nga mali me dy pllakat e dëshmisë në duar, pllaka të shkruara nga të dy anët, si përpara ashtu edhe prapa.
<scripture passage="Exod 32:16" parsed="|Exod|32|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.16" />
<sup>16</sup> Pllakat ishin vepër e Perëndisë dhe shkrimi i tyre ishte shkrimi i Perëndisë, i gdhendur mbi pllakat.
<scripture passage="Exod 32:17" parsed="|Exod|32|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.17" />
<sup>17</sup> Por Jozueu, duke dëgjuar britmën e popullit që bërtiste, i tha Moisiut: "Ka një zhurmë lufte në kamp".
<scripture passage="Exod 32:18" parsed="|Exod|32|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.18" />
<sup>18</sup> Por ai u përgjigj: "Kjo nuk është as një britmë fitoreje, as një britmë humbjeje; britma që unë dëgjoj është e njerëzve që këndojnë".
<scripture passage="Exod 32:19" parsed="|Exod|32|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.19" />
<sup>19</sup> Si iu afrua kampit, pa viçin dhe vallet; atëherë Moisiu u ndez nga zemërimi dhe ai i hodhi pllakat nga duart e tij dhe i theu në këmbët e malit.
<scripture passage="Exod 32:20" parsed="|Exod|32|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.20" />
<sup>20</sup> Pastaj mori viçin që ata kishin bërë, e dogji në zjarr dhe e bëri pluhur; pastaj e përhapi pluhurin në ujë dhe ia dha për të pirë bijve të Izraelit.
<scripture passage="Exod 32:21" parsed="|Exod|32|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Moisiu i tha Aaronit: "Çfarë të ka bërë ky popull, të cilin e ke ngarkuar me një mëkat kaq të madh?".
<scripture passage="Exod 32:22" parsed="|Exod|32|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.22" />
<sup>22</sup> Aaroni u përgjigj: "Zemërimi i zotërisë sime të mos ndizet, ti vetë e njeh këtë popull dhe e di që ai është i prirur ndaj së keqes.
<scripture passage="Exod 32:23" parsed="|Exod|32|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.23" />
<sup>23</sup> Ata më kanë thënë: "Na bëj një perëndi që të shkojë para nesh, sepse Moisiut, njeriut që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimë se çfarë i ka ndodhur".
<scripture passage="Exod 32:24" parsed="|Exod|32|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.24" />
<sup>24</sup> Atëherë unë u thashë atyre: "Kush ka ar të mos e mbajë me vete". Kështu ata ma dhanë mua dhe unë e hodha në zjarr, dhe na doli ky viç".
<scripture passage="Exod 32:25" parsed="|Exod|32|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.25" />
<sup>25</sup> Kur Moisiu pa që populli ishte pa fre (dhe Aaroni e kishte lënë të shfrenohej duke e ekspozuar në turpin e armiqve të tij),
<scripture passage="Exod 32:26" parsed="|Exod|32|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.26" />
<sup>26</sup> u ndal në hyrje të kampit dhe tha: "Kushdo që është me Zotin, le të vijë tek unë!". Dhe të gjithë bijtë e Levit u mblodhën pranë tij.
<scripture passage="Exod 32:27" parsed="|Exod|32|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.27" />
<sup>27</sup> Dhe ai u tha atyre: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Secili prej jush të vërë shpatën në krahun e tij; kaloni dhe rikaloni nga një hyrje e kampit në tjetrën, secili të vrasë vëllanë e tij, mikun e tij, fqinjin e tij!"".
<scripture passage="Exod 32:28" parsed="|Exod|32|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.28" />
<sup>28</sup> Bijtë e Levit bënë ashtu siç u kishte thënë Moisiu, dhe atë ditë ranë rreth tre mijë njerëz.
<scripture passage="Exod 32:29" parsed="|Exod|32|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.29" />
<sup>29</sup> Pastaj Moisiu tha: "Shenjtërohuni sot Zotit, që ai t'ju japë një bekim, sepse secili prej jush ka qënë kundër birit të tij dhe vëllait të tij".
<scripture passage="Exod 32:30" parsed="|Exod|32|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.30" />
<sup>30</sup> Të nesërmen Moisiu i tha popullit: "Ju keni bërë një mëkat të madh; por tani unë do të ngjitem tek Zoti; ndofta do të mund të bëj shlyerjen për mëkatin tuaj".
<scripture passage="Exod 32:31" parsed="|Exod|32|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.31" />
<sup>31</sup> Moisiu u kthye, pra, te Zoti dhe tha: "Medet, ky popull ka kryer një mëkat të madh dhe ka bërë për vete një perëndi prej ari.
<scripture passage="Exod 32:32" parsed="|Exod|32|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.32" />
<sup>32</sup> Megjithatë tani, të lutem, falua mëkatin e tyre; përndryshe, më fshi nga libri yt që ke shkruar!".
<scripture passage="Exod 32:33" parsed="|Exod|32|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.33" />
<sup>33</sup> Por Zoti iu përgjegj Moisiut: "Atë që ka bërë mëkat kundër meje, atë do ta fshij nga libri im!
<scripture passage="Exod 32:34" parsed="|Exod|32|34|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.34" />
<sup>34</sup> Tani shko, çoje popullin ku të kam thënë. Ja, Engjëlli im do të shkoj para teje, por ditën që do të vij për t'i dënuar, do t'i dënoj për mëkatin e tyre".
<scripture passage="Exod 32:35" parsed="|Exod|32|35|0|0" osisRef="Bible:Exod.32.35" />
<sup>35</sup> Kështu Zoti goditi popullin, sepse kishte bërë viçin që Aaroni kishte modeluar.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 33" progress="7.98%" prev="Exod.32" next="Exod.34" id="Exod.33">
<h3 id="Exod.33-p0.1">Chapter 33</h3>
<p id="Exod.33-p1">
<scripture passage="Exod 33:1" parsed="|Exod|33|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.1" />
<sup>1</sup> Zoti i tha Moisiut: "Shko, ngjitu që këtej, ti së bashku me popullin që nxore nga vendi i Egjiptit, drejt vendit, që u premtova me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, duke u thënë: "Unë do t'ua jap pasardhësve të tu".
<scripture passage="Exod 33:2" parsed="|Exod|33|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.2" />
<sup>2</sup> Unë do të dërgoj një Engjëll para teje dhe do t'i dëboj Kananejtë, Amorejtë, Hitejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.
<scripture passage="Exod 33:3" parsed="|Exod|33|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.3" />
<sup>3</sup> Ngjitu drejt vendit ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, sepse unë do të ngjitem bashkë me ty, sepse je një popull me qafë të fortë, dhe nuk dua të të shfaros rrugës".
<scripture passage="Exod 33:4" parsed="|Exod|33|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.4" />
<sup>4</sup> Kur populli dëgjoi këto fjalë të kobshme, ndjeu një hidhërim të thellë, dhe askush nuk vuri stolitë e tij.
<scripture passage="Exod 33:5" parsed="|Exod|33|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.5" />
<sup>5</sup> Në fakt Zoti i kishte thënë Moisiut: "U thuaj bijve të Izraelit: "Ju jeni një popull me qafë të fortë; në qoftë se unë do të ngjitesha edhe për një çast të vetëm në mesin tënd, do të të konsumoja!  Prandaj tani hiqi stolitë e tua dhe kështu unë  do të di çfarë duhet të bëj me ty"".
<scripture passage="Exod 33:6" parsed="|Exod|33|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.6" />
<sup>6</sup> Kështu bijtë e Izraelit i hoqën stolitë e tyre, që nga nisja e tyre nga mali Horeb e tutje.
<scripture passage="Exod 33:7" parsed="|Exod|33|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.7" />
<sup>7</sup> Pastaj Moisiu mori çadrën dhe e ngriti jashtë kampit, larg tij dhe e quajti tenda e mbledhjes; kushdo që kërkonte Zotin, dilte drejt çadrës së mbledhjes, që ndodhej jashtë kampit.
<scripture passage="Exod 33:8" parsed="|Exod|33|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.8" />
<sup>8</sup> Kur Moisiu dilte për të shkuar në çadër, tërë populli ngrihej, dhe secili rrinte më këmbë në hyrje të çadrës së vet dhe ndiqte me sy Moisiun, deri sa ai të hynte në çadër.
<scripture passage="Exod 33:9" parsed="|Exod|33|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.9" />
<sup>9</sup> Dhe kur Moisiu hynte në tendë, shtylla e resë zbriste dhe ndalej në hyrje të saj, dhe Zoti fliste me Moisiun.
<scripture passage="Exod 33:10" parsed="|Exod|33|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.10" />
<sup>10</sup> Tërë populli e shihte shtyllën e resë së ndaluar në hyrjen e çadrës; kështu tërë populli ngrihej dhe secili përkulej në hyrje të çadrës së vet.
<scripture passage="Exod 33:11" parsed="|Exod|33|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.11" />
<sup>11</sup> Kështu Zoti fliste me Moisiun ballë për ballë, ashtu si një njeri flet me mikun e tij; pastaj Moisiu kthehej në kamp. Por Jozueu, biri i Nunit, zbatuesi i tij i ri, nuk largohej nga çadra.
<scripture passage="Exod 33:12" parsed="|Exod|33|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Moisiu i tha Zotit: "Pa shiko, ti më thua: "Bëj që ky popull të ngjitet". Por ti nuk më ke thënë cilin do të dërgosh me mua. Megjithatë ke thënë: "Unë të njoh personalisht dhe ke gjetur hir në sytë e mi".
<scripture passage="Exod 33:13" parsed="|Exod|33|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.13" />
<sup>13</sup> Prandaj tani, që më ke me sy të mirë, më bëj të njohura rrugët e tua, që të kem mundësi të të njoh dhe të fitoj hir në sytë e tu. Merr parasysh gjithashtu se ky komb është populli yt".
<scripture passage="Exod 33:14" parsed="|Exod|33|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.14" />
<sup>14</sup> Zoti u përgjigj: "Prania ime do të shkojë me ty, dhe unë do të të jap pushim".
<scripture passage="Exod 33:15" parsed="|Exod|33|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Moisiu i tha: "Në qoftë se prania jote nuk vjen me mua, mos na nis që këtej.
<scripture passage="Exod 33:16" parsed="|Exod|33|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.16" />
<sup>16</sup> Si do të mund të njihet tani që unë dhe populli yt, kemi gjetur hir në sytë e tu? Ndofta kjo ndodh sepse ti vjen me ne? Kështu unë dhe populli yt do të dallohemi nga tërë popujt që jetojnë mbi faqen e dheut".
<scripture passage="Exod 33:17" parsed="|Exod|33|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.17" />
<sup>17</sup> Zoti i tha Moisiut: "Do ta bëj edhe këtë gjë që ke kërkuar, sepse ti ke gjetur hir në sytë e mi dhe të njoh personalisht".
<scripture passage="Exod 33:18" parsed="|Exod|33|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Moisiu tha: "Tregomë lavdinë tënde!".
<scripture passage="Exod 33:19" parsed="|Exod|33|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.19" />
<sup>19</sup> Zoti iu përgjigj: "Unë do të bëj që të kalojë para teje gjithë mirësia ime dhe do të shpall emrin e Zotit para teje. Do të fal atë që do të fal dhe do të mëshiroj atë që do të mëshiroj".
<scripture passage="Exod 33:20" parsed="|Exod|33|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.20" />
<sup>20</sup> Dhe tha akoma: "Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë".
<scripture passage="Exod 33:21" parsed="|Exod|33|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Zoti tha: "Ja një vend afër meje; ti do të rrish mbi shkëmbin;
<scripture passage="Exod 33:22" parsed="|Exod|33|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.22" />
<sup>22</sup> dhe ndërsa do të kalojë lavdia ime, unë do të të vë në një të çarë të shkëmbit dhe do të të mbuloj me dorën time, deri sa të kem kaluar;
<scripture passage="Exod 33:23" parsed="|Exod|33|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.33.23" />
<sup>23</sup> pastaj do ta tërheq dorën dhe ti do të më shikosh nga kurrizi; por fytyra ime nuk mund të shihet".
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 34" progress="8.07%" prev="Exod.33" next="Exod.35" id="Exod.34">
<h3 id="Exod.34-p0.1">Chapter 34</h3>
<p id="Exod.34-p1">
<scripture passage="Exod 34:1" parsed="|Exod|34|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.1" />
<sup>1</sup> Zoti i tha Moisiut: "Preji dy pllaka guri ashtu si të parat; dhe unë do të shkruaj mbi pllakat fjalët që ishin mbi pllakat e para që theve.
<scripture passage="Exod 34:2" parsed="|Exod|34|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.2" />
<sup>2</sup> Kështu ji gati në mëngjes dhe ngjitu në mëngjes në malin Sinai, dhe qëndro aty afër meje në majë të malit.
<scripture passage="Exod 34:3" parsed="|Exod|34|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.3" />
<sup>3</sup> Askush të mos ngjitet bashkë me ty dhe të mos duket asnjeri në tërë malin; as kope me bagëti të imët a të trashë përreth këtij mali".
<scripture passage="Exod 34:4" parsed="|Exod|34|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.4" />
<sup>4</sup> Kështu Moisiu preu dy pllaka guri, si të parat; u ngrit herët në mëngjes dhe u ngjit në malin Sinai ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti, dhe mori në dorë të dyja pllakat prej guri.
<scripture passage="Exod 34:5" parsed="|Exod|34|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Zoti zbriti në renë dhe u ndal aty pranë tij, dhe shpalli emrin e Zotit.
<scripture passage="Exod 34:6" parsed="|Exod|34|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.6" />
<sup>6</sup> Dhe Zoti kaloi pranë tij dhe thirri: "Zoti, Perëndia i përjetshëm, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri,
<scripture passage="Exod 34:7" parsed="|Exod|34|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.7" />
<sup>7</sup> që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal padrejtësinë, shkeljet dhe mëkatin por nuk e lë të pandëshkuar fajtorin, dhe që viziton padrejtësinë e etërve mbi bijtë dhe mbi bijtë e bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt".
<scripture passage="Exod 34:8" parsed="|Exod|34|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.8" />
<sup>8</sup> Dhe Moisiu nxitoi të përkulet deri në tokë, dhe adhuroi.
<scripture passage="Exod 34:9" parsed="|Exod|34|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.9" />
<sup>9</sup> Pastaj tha: "O Perëndi, në rast se kam gjetur hir në sytë e tu, eja në mes nesh, sepse ky është një popull me qafë të fortë; na fal padrejtësinë tonë dhe mëkatin tonë, dhe na merr si trashëgiminë tënde".
<scripture passage="Exod 34:10" parsed="|Exod|34|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.10" />
<sup>10</sup> Zoti u përgjigj: "Ja, unë po bëj një besëlidhje: Do të bëj para gjithë popullit mrekulli, që nuk janë bërë kurrë mbi të gjithë dheun dhe në asnjë komb tjetër; dhe tërë populli në mes të të cilit
<scripture passage="Exod 34:11" parsed="|Exod|34|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.11" />
<sup>11</sup> Kqyr atë që po të urdhëroj sot: Ja unë do t'i dëboj para teje Amorejtë, Kananejtë, Hitejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.
<scripture passage="Exod 34:12" parsed="|Exod|34|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.12" />
<sup>12</sup> Ruhu se bën ndonjë aleancë me banorët e vendit në të cilin ke për të vajtur, me qëllim që të mos jetë një grackë për ty;
<scripture passage="Exod 34:13" parsed="|Exod|34|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.13" />
<sup>13</sup> por rrëzo altarët e tyre, copëto shtyllat e tyre të shenjta dhe rrëzo shëmbëlltyrat e tyre,
<scripture passage="Exod 34:14" parsed="|Exod|34|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.14" />
<sup>14</sup> (sepse nuk do t'i përulesh një perëndi tjetër, sepse Zoti, emri i të cilit është "Xhelozi", është një Perëndi xheloz).
<scripture passage="Exod 34:15" parsed="|Exod|34|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.15" />
<sup>15</sup> Mos bëj asnjë aleancë me banorët e vendit sepse, kur ata kurvërohen te idhujt e tyre dhe ofrojnë fli idhujve të tyre, ndokush prej tyre të fton dhe ti ha nga flitë e tyre,
<scripture passage="Exod 34:16" parsed="|Exod|34|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.16" />
<sup>16</sup> dhe merr nga bijat e tyre për bijtë e tu, dhe vajzat e tyre të kurvërohen te idhujt e tyre dhe t'i shtyjnë bijtë e tu të kurvërohen te idhujt e tyre.
<scripture passage="Exod 34:17" parsed="|Exod|34|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.17" />
<sup>17</sup> Nuk do të bësh idhull me metal të shkrirë.
<scripture passage="Exod 34:18" parsed="|Exod|34|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.18" />
<sup>18</sup> Do të kremtosh festën e të ndormeve. Shtatë ditë me radhë do të hash bukë pa maja, ashtu siç të kam urdhëruar në kohën e caktuar, në muajin e Abibit, sepse në muajin e Abibit ti ke dalë nga Egjipti.
<scripture passage="Exod 34:19" parsed="|Exod|34|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.19" />
<sup>19</sup> Kushdo që çel barkun është imi; është imja çdo pjellë e parë mashkull të të gjithë bagëtisë sate, qoftë e trashë ose e imët.
<scripture passage="Exod 34:20" parsed="|Exod|34|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.20" />
<sup>20</sup> Do të shpengosh me një qengj pjellën e parë mashkull të gomarit; po të jetë se nuk do ta shpengosh, do t'i thyesh qafën. Do të shpengosh edhe çdo të parëlindur të bijve të tu. Asnjeri nuk do të paraqitet para meje duarbosh.
<scripture passage="Exod 34:21" parsed="|Exod|34|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.21" />
<sup>21</sup> Do të punosh gjashtë ditë; por ditën e shtatë do të pushosh: do të pushosh edhe në kohën e lërimit dhe të korrjes.
<scripture passage="Exod 34:22" parsed="|Exod|34|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.22" />
<sup>22</sup> Do të kremtosh festën e javëve, domethënë, të prodhimit të parë të korrjes së grurit dhe festën e të vjelave në fund të vitit.
<scripture passage="Exod 34:23" parsed="|Exod|34|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.23" />
<sup>23</sup> Tri herë në vit do të paraqitet çdo mashkull i juaj para Perëndisë, Zotit, Perëndisë të Izraelit.
<scripture passage="Exod 34:24" parsed="|Exod|34|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.24" />
<sup>24</sup> Sepse unë do të dëboj kombe para teje dhe do të zgjeroj kufijtë e tu, dhe askush nuk do të dëshirojë vendin tënd, kur do të ngjitesh tri herë në vit, për të dalë përpara Zotit, Perëndisë tënd.
<scripture passage="Exod 34:25" parsed="|Exod|34|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.25" />
<sup>25</sup> Nuk do të ofrosh me bukë të mbrujtur gjakun e viktimës së flijuar për mua; flia e festës së Pashkës nuk do të lihet deri në mëngjes.
<scripture passage="Exod 34:26" parsed="|Exod|34|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.26" />
<sup>26</sup> Do të çosh në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, prodhimet e para të fryteve të tokës sate. Nuk do ta gatuash kecin në qumështin e nënës së tij".
<scripture passage="Exod 34:27" parsed="|Exod|34|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.27" />
<sup>27</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shkruaji këto fjalë, sepse mbi bazën e këtyre fjalëve kam përfunduar një aleancë me ty dhe me Izraelin".
<scripture passage="Exod 34:28" parsed="|Exod|34|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.28" />
<sup>28</sup> Kështu Moisiu mbeti aty me Zotin dyzet ditë dhe dyzet net; nuk hëngri bukë as piu ujë. Dhe Zoti shkroi mbi pllakat fjalët e besëlidhjes, dhjetë urdhërimet.
<scripture passage="Exod 34:29" parsed="|Exod|34|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.29" />
<sup>29</sup> Por Moisiu, kur zbriti nga mali i Sinait (duke zbritur nga mali Moisiu kishte në dorë dy pllakat e dëshmisë), nuk e dinte që lëkura e fytyrës së tij qe bërë rrëzëllyese, sepse kishte qenë të fliste me Zotin.
<scripture passage="Exod 34:30" parsed="|Exod|34|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.30" />
<sup>30</sup> Kështu, kur Aaroni dhe tërë bijtë e Izraelit panë Moisiun, ja, që lëkura e fytyrës së tij ishte rrëzëllyese dhe ata kishin frikë t'i afroheshin atij.
<scripture passage="Exod 34:31" parsed="|Exod|34|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.31" />
<sup>31</sup> Por Moisiu i thirri dhe Aaroni dhe tërë krerët e asamblesë u rikthyen tek ai, dhe Moisiu u foli atyre.
<scripture passage="Exod 34:32" parsed="|Exod|34|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.32" />
<sup>32</sup> Pastaj, tërë bijtë e Izraelit u afruan, dhe ai i urdhëroi të bënin të gjitha ato që Zoti i kishte thënë në malin Sinai.
<scripture passage="Exod 34:33" parsed="|Exod|34|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.33" />
<sup>33</sup> Mbasi Moisiu mbaroi së foluri me ta, vuri një vel mbi fytyrën e tij.
<scripture passage="Exod 34:34" parsed="|Exod|34|34|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.34" />
<sup>34</sup> Por kur Moisiu hynte përpara Zotit për të biseduar me atë, hiqte velin deri sa të dilte jashtë; duke dalë jashtë, u tregonte bijve të Izraelit ato që e kishin urdhëruar të bënte.
<scripture passage="Exod 34:35" parsed="|Exod|34|35|0|0" osisRef="Bible:Exod.34.35" />
<sup>35</sup> Bijtë e Izraelit, duke parë fytyrën e Moisiut, shihnin se lëkura e tij rrëzëllente; pastaj Moisiu vinte përsëri velin mbi fytyrën e tij, deri sa hynte të fliste me Zotin.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 35" progress="8.19%" prev="Exod.34" next="Exod.36" id="Exod.35">
<h3 id="Exod.35-p0.1">Chapter 35</h3>
<p id="Exod.35-p1">
<scripture passage="Exod 35:1" parsed="|Exod|35|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.1" />
<sup>1</sup> Moisiu thirri asamblenë e bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Këto janë gjërat që Zoti më ka urdhëruar të bëj.
<scripture passage="Exod 35:2" parsed="|Exod|35|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.2" />
<sup>2</sup> Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë do të jetë për ju një ditë e shenjtë, një e shtunë pushimi, e shenjtëruar ndaj Zotit. Kushdo që bën ndonjë punë atë ditë do të dënohet me vdekje.
<scripture passage="Exod 35:3" parsed="|Exod|35|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.3" />
<sup>3</sup> Nuk do të ndizni zjarr në asnjë prej banesave tuaja ditën e shtunë".
<scripture passage="Exod 35:4" parsed="|Exod|35|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.4" />
<sup>4</sup> Pastaj Moisiu i foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe tha: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar, duke thënë:
<scripture passage="Exod 35:5" parsed="|Exod|35|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.5" />
<sup>5</sup> "Merrni ndërmjet jush një ofertë për Zotin; kushdo që ka zemër bujare do t'i çojë një ofertë Zotit: ar, argjend dhe bronz,
<scripture passage="Exod 35:6" parsed="|Exod|35|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.6" />
<sup>6</sup> stofa ngjyrë vjollce, të purpurta ose flakë të kuqe, li të hollë dhe lesh dhie,
<scripture passage="Exod 35:7" parsed="|Exod|35|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.7" />
<sup>7</sup> lëkura dashi të ngjyera në të kuq, lëkura baldose dhe dru të akacies,
<scripture passage="Exod 35:8" parsed="|Exod|35|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.8" />
<sup>8</sup> vaj për ndriçim të shandanit dhe aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin aromatik,
<scripture passage="Exod 35:9" parsed="|Exod|35|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.9" />
<sup>9</sup> gurë oniksi dhe gurë për t'u ngallmuar mbi efodin dhe pektoralin.
<scripture passage="Exod 35:10" parsed="|Exod|35|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.10" />
<sup>10</sup> Kushdo ndërmjet jush që është i aftë, le të vijë dhe të bëjë tërë ato gjëra që Zoti ka urdhëruar:
<scripture passage="Exod 35:11" parsed="|Exod|35|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.11" />
<sup>11</sup> tabernakullin, çadrën e tij dhe mbulesën, kapëset, dërrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,
<scripture passage="Exod 35:12" parsed="|Exod|35|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.12" />
<sup>12</sup> arkën, shtizat e saj, pajtuesin dhe velin e mbulesës së arkës,
<scripture passage="Exod 35:13" parsed="|Exod|35|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.13" />
<sup>13</sup> tryezën dhe shtizat e saj, tërë veglat e saj dhe bukën e paraqitjes;
<scripture passage="Exod 35:14" parsed="|Exod|35|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.14" />
<sup>14</sup> shandanin për dritë dhe veglat e tij, llambat e tij dhe vajin për ndriçim të shandanit;
<scripture passage="Exod 35:15" parsed="|Exod|35|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.15" />
<sup>15</sup> altarin e temjanit dhe shtizat e tij, vajin e vajosjes, temjanin aromatik dhe perden e hyrjes në tabernakull,
<scripture passage="Exod 35:16" parsed="|Exod|35|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.16" />
<sup>16</sup> altarin e olokausteve me grilën e tij prej bronzi, shtizat dhe tërë veglat e tij, legenin dhe bazën e tij,
<scripture passage="Exod 35:17" parsed="|Exod|35|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.17" />
<sup>17</sup> perdet e oborrit, shtyllat e tij dhe bazat e tyre, dhe perdja e hyrjes në oborr;
<scripture passage="Exod 35:18" parsed="|Exod|35|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.18" />
<sup>18</sup> kunjat e tabernakullit, kunjat e oborrit dhe litarët e tyre;
<scripture passage="Exod 35:19" parsed="|Exod|35|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.19" />
<sup>19</sup> rrobat e punuara hollë për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij që të shërbejnë si priftërinj"".
<scripture passage="Exod 35:20" parsed="|Exod|35|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.20" />
<sup>20</sup> Atëherë gjithë asambleja e bijve të Izraelit u largua nga prania e Moisiut.
<scripture passage="Exod 35:21" parsed="|Exod|35|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.21" />
<sup>21</sup> Kështu tërë ata që ishin të shtyrë nga zemra e tyre dhe tërë ata që ishin të shtyrë nga fryma e tyre, erdhën për t'i sjellë ofertën e tyre Zotit për veprën e çadrës së mbledhjes, për të gjitha shërbimet e tij dhe për rrobat e shenjta.
<scripture passage="Exod 35:22" parsed="|Exod|35|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.22" />
<sup>22</sup> Erdhën burra dhe gra, ata që kishin zemër bujare, dhe sollën me vete kapëse, vathë, unaza me vulë dhe byzylykë, lloj lloj xhevahiresh prej ari; gjithkush i solli ndonjë ofertë prej ari Zotit.
<scripture passage="Exod 35:23" parsed="|Exod|35|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.23" />
<sup>23</sup> Dhe të gjithë ata që kishin stofa ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, ose li të hollë, apo lesh dhie, ose lëkura dashi me ngjyrë të kuqe, ose lëkurë baldose, i sollën.
<scripture passage="Exod 35:24" parsed="|Exod|35|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.24" />
<sup>24</sup> Kushdo që mund të bënte një ofertë prej argjendi o prej bronzi, e solli ofertën e shenjtëruar për Zotin; dhe kushdo që kishte dru prej akacieje për ndonjë punë të caktuar për shërbimin, e solli.
<scripture passage="Exod 35:25" parsed="|Exod|35|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.25" />
<sup>25</sup> Të gjitha gratë e zonja torën me duart e tyre dhe prunë fillin ngjyrë vjollcë, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe li të hollë.
<scripture passage="Exod 35:26" parsed="|Exod|35|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.26" />
<sup>26</sup> Dhe të gjitha gratë që ishin të shtyra nga zemra e tyre dhe kishin zhdërvjelltësi, torën lesh dhie.
<scripture passage="Exod 35:27" parsed="|Exod|35|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.27" />
<sup>27</sup> Krerët e popullit sollën gurë oniksi dhe gurë për t'u ngallmuar në efodin dhe në pektoralin,
<scripture passage="Exod 35:28" parsed="|Exod|35|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.28" />
<sup>28</sup> aroma dhe vaj për ndriçim të shandanit, vaj për vajosjen dhe për temjanin aromatik.
<scripture passage="Exod 35:29" parsed="|Exod|35|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.29" />
<sup>29</sup> Të gjithë bijtë e Izraelit, burra e gra, që ishin të shtyrë nga zemra për t'i çuar diçka për tërë veprën që Zoti kishte urdhëruar të bënin me anë të Moisiut, i çuan Zotit oferta vullnetare.
<scripture passage="Exod 35:30" parsed="|Exod|35|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.30" />
<sup>30</sup> Moisiu u tha bijve të Izraelit: "Shikoni, Zoti i thirri me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës,
<scripture passage="Exod 35:31" parsed="|Exod|35|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.31" />
<sup>31</sup> dhe e mbushi me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe me gjithfarë aftësish,
<scripture passage="Exod 35:32" parsed="|Exod|35|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.32" />
<sup>32</sup> që të mund të krijojë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,
<scripture passage="Exod 35:33" parsed="|Exod|35|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.33" />
<sup>33</sup> të gdhendë gurë për t'u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimi artistik.
<scripture passage="Exod 35:34" parsed="|Exod|35|34|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.34" />
<sup>34</sup> I ka shtënë gjithashtu në zemër aftësinë për të mësuar të tjerët, atij dhe Oholiabit, birit të Ahisamakut, nga fisi i Danve.
<scripture passage="Exod 35:35" parsed="|Exod|35|35|0|0" osisRef="Bible:Exod.35.35" />
<sup>35</sup> I mbushi me diturinë e zemrës për të kryer gjithfarë punimesh të gdhendësit, të vizatuesit, të qëndistarit dhe të endësit, në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë, i aftë  për të kryer çdo lloj punimi dhe për të  krijuar vizatime artistike.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 36" progress="8.29%" prev="Exod.35" next="Exod.37" id="Exod.36">
<h3 id="Exod.36-p0.1">Chapter 36</h3>
<p id="Exod.36-p1">
<scripture passage="Exod 36:1" parsed="|Exod|36|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.1" />
<sup>1</sup> Tani Betsaleeli dhe Oholiabi si dhe të gjithë njerëzit e aftë, të cilët Zoti i ka pajisur me dituri dhe zgjuarsi për të kryer të gjitha punimet për shërbimin e shenjtërores, kanë për të vepruar sipas urdhrave të Zotit".
<scripture passage="Exod 36:2" parsed="|Exod|36|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.2" />
<sup>2</sup> Moisiu thirri, pra, Betsaleelin dhe Oholiabin dhe të gjithë njerëzit e urtë nga zemra, të cilët shtyheshin nga zemra për t'i hyrë punës dhe për ta kryer atë.
<scripture passage="Exod 36:3" parsed="|Exod|36|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.3" />
<sup>3</sup> Dhe ata morën nga Moisiu të gjitha ofertat e sjella nga bijtë e Izraelit për punimet për ndërtimin e shenjtërores dhe kryerjen e tyre. Por çdo mëngjes bijtë e Izraelit vazhdonin t'i sillnin Moisiut oferta vullnetare.
<scripture passage="Exod 36:4" parsed="|Exod|36|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.4" />
<sup>4</sup> Atëherë të gjithë njerëzit e aftë që kryenin punime të çfarëdo lloji në shenjtërore, duke lënë secili punën që bënte, erdhën
<scripture passage="Exod 36:5" parsed="|Exod|36|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.5" />
<sup>5</sup> dhe i folën Moisiut, duke thënë: "Populli po sjell shumë më tepër nga sa nevojitet për të kryer punimet që Zoti ka urdhëruar të bëhen".
<scripture passage="Exod 36:6" parsed="|Exod|36|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Moisiu dha këtë urdhër që u shpall nëpër kamp, duke thënë: "Asnjë burrë dhe asnjë grua të mos bëjë më ndonjë ofertë për shenjtëroren". Kështue ndaluan popullin të sillte tjetër material.
<scripture passage="Exod 36:7" parsed="|Exod|36|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.7" />
<sup>7</sup> Sepse materiali që kishin mjaftonte për të gjitha punimet që kishin për të bërë, madje tepronte.
<scripture passage="Exod 36:8" parsed="|Exod|36|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.8" />
<sup>8</sup> Tërë njerëzit e aftë, midis atyre që punonin për ndërtimin e tabernakullit, bënë dhjetë pëlhura prej liri të hollë të përdredhur dhe me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe; ai i bëri me kerubinë të punuar artistikisht.
<scripture passage="Exod 36:9" parsed="|Exod|36|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.9" />
<sup>9</sup> Çdo pëlhurë kishte një gjatësi dhe një gjerësi prej katër kubitësh; të gjitha pëlhurat kishin të njëjtën masë.
<scripture passage="Exod 36:10" parsed="|Exod|36|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.10" />
<sup>10</sup> Ai bashkoi pesë pëlhura, dhe bashkoi gjithashtu pesë pëlhurat e tjera.
<scripture passage="Exod 36:11" parsed="|Exod|36|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.11" />
<sup>11</sup> Dhe bëri sythe ngjyrë vjollce mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë të pëlhurave; bëri të njëjtën gjë në buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë.
<scripture passage="Exod 36:12" parsed="|Exod|36|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.12" />
<sup>12</sup> Ai bëri pesëdhjetë sythe mbi pëlhurën e parë dhe bëri gjithashtu pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë; sythet korrespondonin njëri me tjetrin.
<scripture passage="Exod 36:13" parsed="|Exod|36|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.13" />
<sup>13</sup> Dhe bëri edhe pesëdhjetë kapëse ari dhe bashkoi pëlhurat njërën me tjetrën me anë të kapëseve; kështu tabernakulli përbënte një të tërë.
<scripture passage="Exod 36:14" parsed="|Exod|36|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.14" />
<sup>14</sup> Ai bëri gjithashtu pëlhura me leshin e dhive, që të shërbenin si çadra mbi tabernakullin; ai bëri njëmbëdhjetë nga këto pëlhura.
<scripture passage="Exod 36:15" parsed="|Exod|36|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.15" />
<sup>15</sup> Çdo pëlhurë kishte një gjatësi prej tridhjetë kubitësh, dhe një gjerësi prej katër kubitësh; të njëmbëdhjetë pëlhurat kishin të njëjtën masë.
<scripture passage="Exod 36:16" parsed="|Exod|36|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.16" />
<sup>16</sup> Ai bashkoi pesë pëlhura nga njëra anë dhe gjashtë pëlhura nga ana tjetër.
<scripture passage="Exod 36:17" parsed="|Exod|36|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.17" />
<sup>17</sup> Bëri gjithashtu pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë të pëlhurave dhe pesëdhjetë sythe mbi buzën e perdes së jashtme të serisë së dytë.
<scripture passage="Exod 36:18" parsed="|Exod|36|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.18" />
<sup>18</sup> Dhe bëri pesëdhjetë kapëse prej bronzi për ta bashkuar çadrën, me qëllim që të përbënte një të tërë.
<scripture passage="Exod 36:19" parsed="|Exod|36|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.19" />
<sup>19</sup> Bëri gjithashtu për çadrën një mbulesë me lëkura dashi të ngjyera me të kuq, dhe mbi të një mbulesë me lëkura baldosash.
<scripture passage="Exod 36:20" parsed="|Exod|36|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.20" />
<sup>20</sup> Pastaj bëri për tabernakullin dërrasat prej druri të akacies, të vendosura më këmbë.
<scripture passage="Exod 36:21" parsed="|Exod|36|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.21" />
<sup>21</sup> Gjatësia e një dërrase ishte dhjetë kubitë dhe gjerësia e saj një kubit e gjysmë.
<scripture passage="Exod 36:22" parsed="|Exod|36|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.22" />
<sup>22</sup> Çdo dërrasë kishte dy kllapa për të bashkuar njërën dërrasë me tjetrën; kështu ai veproi për të gjitha dërrasat e tabernakullit.
<scripture passage="Exod 36:23" parsed="|Exod|36|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.23" />
<sup>23</sup> Pastaj ai bëri dërrasat për tabernakullin: njëzet dërrasa për krahun jugor;
<scripture passage="Exod 36:24" parsed="|Exod|36|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.24" />
<sup>24</sup> dhe bëri dyzet baza prej argjendi nën njëzet dërrasat: dy baza poshtë çdo dërrase për të dy kllapat e veta.
<scripture passage="Exod 36:25" parsed="|Exod|36|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.25" />
<sup>25</sup> Dhe për anën e dytë të tabernakullit, anën veriore, ai bëri njëzet dërrasa,
<scripture passage="Exod 36:26" parsed="|Exod|36|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.26" />
<sup>26</sup> me dyzet bazat e tyre prej argjendi, dy baza nën çdo dërrasë.
<scripture passage="Exod 36:27" parsed="|Exod|36|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.27" />
<sup>27</sup> Për pjesën e pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, ai bëri gjashtë dërrasa.
<scripture passage="Exod 36:28" parsed="|Exod|36|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.28" />
<sup>28</sup> Bëri gjithashtu dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit.
<scripture passage="Exod 36:29" parsed="|Exod|36|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.29" />
<sup>29</sup> Këto çiftoheshin poshtë dhe ishin bashkuar lart me një unazë. Kështu veproi për të dy dërrasat, që ndodheshin në të dy qoshet.
<scripture passage="Exod 36:30" parsed="|Exod|36|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.30" />
<sup>30</sup> Kishte, pra, tetë dërrasa me bazat e tyre prej argjendi: gjashtëmbëdhjetë baza, dy baza nën çdo dërrasë.
<scripture passage="Exod 36:31" parsed="|Exod|36|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.31" />
<sup>31</sup> Bëri gjithashtu disa traversa prej druri të akacies: pesë për dërrasat e njërit krah të tabernakullit,
<scripture passage="Exod 36:32" parsed="|Exod|36|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.32" />
<sup>32</sup> pesë traversa për dërrasat e krahut tjetër të tabernakullit, dhe pesë traversa për dërrasat e pjesës së pasme të tabernakullit, në perëndim.
<scripture passage="Exod 36:33" parsed="|Exod|36|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.33" />
<sup>33</sup> Pastaj bëri që traversa e qendrës të kalonte në mes të dërrasave, nga njëra anë në tjetrën.
<scripture passage="Exod 36:34" parsed="|Exod|36|34|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.34" />
<sup>34</sup> I veshi pastaj dërrasat me ar dhe i bëri prej ari unazat e tyre nga do të kalonin traversat, dhe i veshi me ar traversat.
<scripture passage="Exod 36:35" parsed="|Exod|36|35|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.35" />
<sup>35</sup> Bëri gjithashtu velin me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur me kerubinë të punuar artistikisht;
<scripture passage="Exod 36:36" parsed="|Exod|36|36|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.36" />
<sup>36</sup> Bëri për të katër shtylla prej druri të akacies me grremçat e tyre prej ari; dhe shkriu për shtyllat katër baza prej argjendi.
<scripture passage="Exod 36:37" parsed="|Exod|36|37|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.37" />
<sup>37</sup> Dhe bëri për hyrjen e çadrës një perde prej filli ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë të përdredhur, shkurt puna e një qëndistari.
<scripture passage="Exod 36:38" parsed="|Exod|36|38|0|0" osisRef="Bible:Exod.36.38" />
<sup>38</sup> Bëri gjithashtu pesë shtyllat e saj së bashku me grremçat e tyre i veshi me ar kapitelet dhe dërrasat e tyre; por pesë bazat e tyre ishin prej bronzi.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 37" progress="8.41%" prev="Exod.36" next="Exod.38" id="Exod.37">
<h3 id="Exod.37-p0.1">Chapter 37</h3>
<p id="Exod.37-p1">
<scripture passage="Exod 37:1" parsed="|Exod|37|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Betsaleeli bëri arkën prej druri të akacies, ajo ishte e gjatë dy kubitë e gjysmë, e gjerë një kubit dhe e lartë një kubit e gjysmë.
<scripture passage="Exod 37:2" parsed="|Exod|37|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.2" />
<sup>2</sup> E veshi me ar safi nga brenda dhe nga jashtë, dhe i bëri një kurorë që i vinte rrotull.
<scripture passage="Exod 37:3" parsed="|Exod|37|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.3" />
<sup>3</sup> Shkriu për këtë qëllim katër unaza prej ari dhe i vuri në katër këmbët e saj: dy unaza nga njëra anë dhe dy unaza nga ana tjetër.
<scripture passage="Exod 37:4" parsed="|Exod|37|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.4" />
<sup>4</sup> Bëri edhe disa shtiza me dru akacieje dhe i veshi me ar.
<scripture passage="Exod 37:5" parsed="|Exod|37|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.5" />
<sup>5</sup> Pastaj i kaloi shtizat nëpër unazat, që ishin anëve të arkës dhe që shërbenin për ta mbartur atë.
<scripture passage="Exod 37:6" parsed="|Exod|37|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.6" />
<sup>6</sup> Bëri edhe një pajtues prej ari safi, të gjatë dy kubitë e gjysmë dhe të gjerë një kubit e gjysmë.
<scripture passage="Exod 37:7" parsed="|Exod|37|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.7" />
<sup>7</sup> Bëri edhe dy kerubinë prej ari; këto u punuan me çekiç në të dy skajet e pajtuesit:
<scripture passage="Exod 37:8" parsed="|Exod|37|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.8" />
<sup>8</sup> një kerubin në njërin skaj dhe një kerubin në skajin tjetër; kerubinët i bëri njësh me pajtuesin në të dy skajet e tij.
<scripture passage="Exod 37:9" parsed="|Exod|37|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.9" />
<sup>9</sup> Kerubinët i kishin krahët e hapura lart, në mënyrë që të mbulonin pajtuesin me krahët e tyre; ishin kthyer njëri ndaj tjetrit, ndërsa fytyrat e kerubinëve ishin kthyer nga pajtuesi.
<scripture passage="Exod 37:10" parsed="|Exod|37|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.10" />
<sup>10</sup> Bëri edhe tryezën me dru të akacies me gjatësi dy kubitë, gjerësi një kubit dhe një lartësi një kubit e gjysmë.
<scripture passage="Exod 37:11" parsed="|Exod|37|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.11" />
<sup>11</sup> E veshi me ar safi dhe i bëri rreth e rrotull një kurorë prej ari.
<scripture passage="Exod 37:12" parsed="|Exod|37|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.12" />
<sup>12</sup> Dhe i bëri rreth e qark një buzë të lartë sa pëllëmba e dorës dhe rreth e rrotull kësaj buze bëri një kurorë prej ari.
<scripture passage="Exod 37:13" parsed="|Exod|37|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.13" />
<sup>13</sup> Dhe për këtë qëllim derdhi katër unaza ari dhe i vuri unazat në të katër qoshet, që janë në katër këmbët e tryezës.
<scripture passage="Exod 37:14" parsed="|Exod|37|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.14" />
<sup>14</sup> Unazat ishin afër buzës për të kaluar nëpër to shtizat e caktuara për të mbartur tryezën.
<scripture passage="Exod 37:15" parsed="|Exod|37|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.15" />
<sup>15</sup> I bëri shtizat me dru të akacies dhe i veshi me ar; ato do të shërbenin për ta mbartur tryezën.
<scripture passage="Exod 37:16" parsed="|Exod|37|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.16" />
<sup>16</sup> I bëri edhe orenditë që do të viheshin mbi tryezë prej ari safi: pjatat e tij, gotat e tij, filxhanët e tij, kupat e tij me të cilët bëhen libacionet.
<scripture passage="Exod 37:17" parsed="|Exod|37|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.17" />
<sup>17</sup> Edhe shandanin e bëri me ar safi; e punuan me çekiç; këmba, trungu, kupat, mollët dhe lulet e tij përbënin të gjitha një tërësi të vetme.
<scripture passage="Exod 37:18" parsed="|Exod|37|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.18" />
<sup>18</sup> Nga anët e tij dilnin gjashtë krahë: tre krahë të shandanit nga një anë dhe tre krahë të shandanit nga ana tjetër;
<scripture passage="Exod 37:19" parsed="|Exod|37|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.19" />
<sup>19</sup> mbi njërin krah kishte tri kupa në formë bajameje, me një mollë dhe një lule; në krahun tjetër tri kupa në formë të bajames me një mollë dhe një lule. E njëjta gjë ndodhte për të gjashtë krahët që dilnin nga shandani.
<scripture passage="Exod 37:20" parsed="|Exod|37|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.20" />
<sup>20</sup> Dhe në trungun e shandanit kishte katër kupa në formë të bajames, me mollët dhe lulet e tyre.
<scripture passage="Exod 37:21" parsed="|Exod|37|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.21" />
<sup>21</sup> Kishte një mollë poshtë dy krahëve të para që dilnin prej tij, një mollë poshtë dy krahëve të tjerë që dilnin prej tij, dhe një mollë poshtë dy krahëve të fundit që dilnin prej tij; kështu ishte për të gjashtë krahët që dilnin nga shandani.
<scripture passage="Exod 37:22" parsed="|Exod|37|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.22" />
<sup>22</sup> Këto mollë dhe këto krahë përbënin një të tërë të vetme me shandanin; gjithçka ishte prej ari safi të punuar me çekiç.
<scripture passage="Exod 37:23" parsed="|Exod|37|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.23" />
<sup>23</sup> Ai i bëri gjithashtu shtatë llambat e tij, zbrazësit dhe mbajtësit e tyre, me ar safi.
<scripture passage="Exod 37:24" parsed="|Exod|37|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.24" />
<sup>24</sup> Për të bërë shandanin dhe të gjitha pjesët e tij përdori një talent ari të pastër.
<scripture passage="Exod 37:25" parsed="|Exod|37|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.25" />
<sup>25</sup> Pastaj bëri altarin e temjanit me dru të akacies; ishte i gjatë një kubit dhe i gjerë një kubit; ishte katror dhe kishte një lartësi prej dy kubitësh; brirët e tij përbënin një të tërë të vetme me të.
<scripture passage="Exod 37:26" parsed="|Exod|37|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.26" />
<sup>26</sup> E veshi me ar safi: pjesën e tij të sipërme, anët e tij rreth e qark dhe brirët e tij; dhe i bëri rreth e rrotull një kurorë prej ari.
<scripture passage="Exod 37:27" parsed="|Exod|37|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.27" />
<sup>27</sup> I bëri edhe dy unaza ari, nën kurorë, në të dy krahët e tij; i vuri në të dy krahët për të kaluar shtizat. Këto shtiza shërbenin për ta mbartur atë.
<scripture passage="Exod 37:28" parsed="|Exod|37|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.28" />
<sup>28</sup> Dhe i bëri shtizat prej druri të akacies dhe i veshi me ar.
<scripture passage="Exod 37:29" parsed="|Exod|37|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.37.29" />
<sup>29</sup> Pastaj përgatiti vajin e shenjtë për vajosjen dhe temjanin aromatik, të pastër, simbas artit të parfumierit.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 38" progress="8.50%" prev="Exod.37" next="Exod.39" id="Exod.38">
<h3 id="Exod.38-p0.1">Chapter 38</h3>
<p id="Exod.38-p1">
<scripture passage="Exod 38:1" parsed="|Exod|38|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.1" />
<sup>1</sup> Pastaj bëri altarin e olokausteve prej druri të akacies, i gjatë pesë kubitë dhe i gjerë po pesë kubitë; ishte katror dhe i lartë tre kubitë.
<scripture passage="Exod 38:2" parsed="|Exod|38|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.2" />
<sup>2</sup> Në të katër qoshet e tij bëri disa brirë, që përbënin një të tërë me të, dhe e veshi me bronz.
<scripture passage="Exod 38:3" parsed="|Exod|38|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.3" />
<sup>3</sup> Bëri gjithashtu të gjitha përdorëset e altarit: enët për hirin, lopatat e vogla, legenat, mashat dhe mangallet; të gjitha veglat e tij i bëri prej bronzi.
<scripture passage="Exod 38:4" parsed="|Exod|38|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.4" />
<sup>4</sup> Dhe bëri për altarin një grilë prej bronzi në formën e një rrjete nën kornizën, në pjesën e poshtme në mënyrë që rrjeta të ndodhej në gjysmën e lartësisë së altarit.
<scripture passage="Exod 38:5" parsed="|Exod|38|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.5" />
<sup>5</sup> Derdhi katër unaza për të katër cepat e grilës prej bronzi, me qëllim që të kalonin shtizat.
<scripture passage="Exod 38:6" parsed="|Exod|38|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.6" />
<sup>6</sup> Pastaj i bëri shtizat prej druri të akacies dhe i veshi me bronz.
<scripture passage="Exod 38:7" parsed="|Exod|38|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.7" />
<sup>7</sup> Pas kësaj i kaloi shtizat nëpër unazat që ndodheshin anëve të altarit, me të cilat do të mbartej: e ndërtoi me dërrasa dhe bosh nga brenda.
<scripture passage="Exod 38:8" parsed="|Exod|38|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.8" />
<sup>8</sup> Pastaj bëri legenin prej bronzi dhe bazën e tij prej bronzi, duke përdorur pasqyrat e grave që vinin për të bërë shërbime në hyrje të çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Exod 38:9" parsed="|Exod|38|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.9" />
<sup>9</sup> Pastaj bëri oborrin: nga ana e Negevit, në drejtim të jugut, perdet e oborrit ishin prej liri të hollë të përdredhur dhe me një gjatësi prej njëqind kubitësh,
<scripture passage="Exod 38:10" parsed="|Exod|38|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.10" />
<sup>10</sup> dhe kishin njëzet shtyllat e tyre dhe njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.
<scripture passage="Exod 38:11" parsed="|Exod|38|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.11" />
<sup>11</sup> Në krahun verior kishte njëqind kubitë perde me njëzet shtyllat e tyre dhe njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.
<scripture passage="Exod 38:12" parsed="|Exod|38|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.12" />
<sup>12</sup> Në krahun perëndimor kishte pesëdhjetë kubitë perde me dhjetë shtyllat dhe dhjetë bazat e tyre; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.
<scripture passage="Exod 38:13" parsed="|Exod|38|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.13" />
<sup>13</sup> Përpara, nga ana e lindjes, kishte pesëdhjetë kubitë:
<scripture passage="Exod 38:14" parsed="|Exod|38|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.14" />
<sup>14</sup> nga njëri krah kishte pesëdhjetë kubitë perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre;
<scripture passage="Exod 38:15" parsed="|Exod|38|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.15" />
<sup>15</sup> dhe nga ana tjetër (si këtej ashtu dhe matanë portës së hyrjes në oborr) kishte pesëmbëdhjetë kubitë perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre.
<scripture passage="Exod 38:16" parsed="|Exod|38|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.16" />
<sup>16</sup> Të gjitha perdet rreth oborrit ishin prej liri të hollë të përdredhur;
<scripture passage="Exod 38:17" parsed="|Exod|38|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.17" />
<sup>17</sup> bazat e shtyllave ishin prej bronzi, grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi, kapitelet e shtyllave ishin të veshura me argjend dhe të gjitha shtyllat e oborrit ishin të lidhura me disa shtiza argjendi.
<scripture passage="Exod 38:18" parsed="|Exod|38|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.18" />
<sup>18</sup> Perdja për hyrjen në oborr ishte e qëndisur, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe të kuq të ndezur, dhe me li të përdredhur; kishte një gjatësi prej njëzet kubitësh, një lartësi prej pesë kubitësh, dhe korrespondonte me perdet e oborrit.
<scripture passage="Exod 38:19" parsed="|Exod|38|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.19" />
<sup>19</sup> Kishte katër shtylla me katër bazat e tyre prej bronzi; grremçat e tyre ishin prej argjendi dhe kapitelet e tyre dhe shtizat e tyre ishin të veshura me argjend.
<scripture passage="Exod 38:20" parsed="|Exod|38|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.20" />
<sup>20</sup> Të gjitha kunjat e tabernakullit dhe të rrethojës së oborrit ishin prej bronzi.
<scripture passage="Exod 38:21" parsed="|Exod|38|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.21" />
<sup>21</sup> Kjo është lista e sendeve të tabernakullit, të tabernakullit të dëshmisë, që u renditën me urdhër të Moisiut, për shërbimin e Levitëve, nën drejtimin e Ithamarit, birit të priftit Aaron.
<scripture passage="Exod 38:22" parsed="|Exod|38|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.22" />
<sup>22</sup> Betsaleeli, bir i Urit, bir i Hurit, nga fisi i Judës, bëri të gjitha ato që i kishte urdhëruar Zoti Moisiut,
<scripture passage="Exod 38:23" parsed="|Exod|38|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.23" />
<sup>23</sup> duke pasur me vete Oholiabin, birin e Ahisamakut, nga fisi i Danit, gdhendës, vizatues dhe qëndistar i stofave ngjyrë vjollcë, të purpurta, të kuqe të ndezur dhe prej liri të hollë.
<scripture passage="Exod 38:24" parsed="|Exod|38|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.24" />
<sup>24</sup> Gjithë ari i përdorur për të gjitha punimet për vendin e shenjtë, domethënë ari i ofertave, qe njëzet e nëntë talente dhe shtatëqind e tridhjetë sikla, simbas siklit të shenjtërores.
<scripture passage="Exod 38:25" parsed="|Exod|38|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.25" />
<sup>25</sup> Dhe argjendi, që u mblodh me rastin e regjistrimit të asamblesë, ishte njëqind talente dhe një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla, simbas siklit të shenjtërores:
<scripture passage="Exod 38:26" parsed="|Exod|38|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.26" />
<sup>26</sup> një beka për frymë, (domethënë një gjysmë sikli, simbas siklit të shenjtërores), për çdo burrë që e kapte regjistrimi, nga mosha njëzet vjeç e lart, pra, gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë burra.
<scripture passage="Exod 38:27" parsed="|Exod|38|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.27" />
<sup>27</sup> Njëqind talentet prej argjendi shërbyen për të shkrirë bazat e shenjtërores dhe bazat e velit: njëqind baza për njëqind talentet, një talent për bazë.
<scripture passage="Exod 38:28" parsed="|Exod|38|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.28" />
<sup>28</sup> Dhe me një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla ai bëri grremçat për shtyllat, i veshi kapitelet e tyre dhe bëri shtizat për shtyllat.
<scripture passage="Exod 38:29" parsed="|Exod|38|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.29" />
<sup>29</sup> Bronzi i ofertave arrinte në shtatëdhjetë talente dhe dy mijë e katërqind sikla.
<scripture passage="Exod 38:30" parsed="|Exod|38|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.30" />
<sup>30</sup> Dhe me këtë ai bëri bazat e hyrjes së çadrës së mbledhjes, altarin prej bronzi dhe me grilën e tij dhe me të gjitha orenditë e altarit,
<scripture passage="Exod 38:31" parsed="|Exod|38|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.38.31" />
<sup>31</sup> bazat e oborrit, bazat e hyrjes në oborr, të gjithë kunjat e tabernakullit dhe të gjithë kunjat e rrethimit të oborrit.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 39" progress="8.61%" prev="Exod.38" next="Exod.40" id="Exod.39">
<h3 id="Exod.39-p0.1">Chapter 39</h3>
<p id="Exod.39-p1">
<scripture passage="Exod 39:1" parsed="|Exod|39|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.1" />
<sup>1</sup> Pastaj me stofa ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, bëri rroba të punuara mirë për të shërbyer në shenjtërore, dhe bënë rrobat e shenjta për Aaronin, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Exod 39:2" parsed="|Exod|39|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.2" />
<sup>2</sup> Ai bëri efodin prej ari e me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur.
<scripture passage="Exod 39:3" parsed="|Exod|39|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.3" />
<sup>3</sup> Dhe e rrahën arin në peta dhe e prenë në fije, për ta endur në stofën ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe dhe në lirin e hollë të përdredhur: puna e një artizani të shkathët.
<scripture passage="Exod 39:4" parsed="|Exod|39|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.4" />
<sup>4</sup> I bënë edhe supore të bashkuara; kështu efodi mbahej tok në të dy skajet e tij.
<scripture passage="Exod 39:5" parsed="|Exod|39|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.5" />
<sup>5</sup> Dhe brezi i punuar artistikisht që ishte mbi efodin për ta lidhur kishte po atë përgatitje: me ar, me fije, ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Exod 39:6" parsed="|Exod|39|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.6" />
<sup>6</sup> Pastaj u punuan gurët e oniksit, që u ngallmuan në rrathë ari, dhe që u gdhendën, ashtu siç gdhenden vulat e vogla, me emrat e bijve të Izraelit.
<scripture passage="Exod 39:7" parsed="|Exod|39|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.7" />
<sup>7</sup> Ai pastaj i vuri mbi suporet e efodit, si gurë për të përkujtuar bijtë e Izraelit ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Exod 39:8" parsed="|Exod|39|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.8" />
<sup>8</sup> Pastaj ai bëri pektoralin e punuar artistikisht, ashtu si puna e efodit: me ar, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe me li të hollë të përdredhur.
<scripture passage="Exod 39:9" parsed="|Exod|39|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.9" />
<sup>9</sup> Pektorali kishte formë katrore; e bënë të palosur më dysh, të gjatë sa pëllëmba dhe të gjerë po aq, kur ishte i palosur më dysh.
<scripture passage="Exod 39:10" parsed="|Exod|39|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.10" />
<sup>10</sup> Dhe u ngallmuan katër radhë gurësh; në radhën e parë: një sardon, një topaz dhe një smerald;
<scripture passage="Exod 39:11" parsed="|Exod|39|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.11" />
<sup>11</sup> në radhën e dytë: një rubin, një safir dhe një diamant;
<scripture passage="Exod 39:12" parsed="|Exod|39|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.12" />
<sup>12</sup> në radhën e tretë: një hiacint, një agat dhe një ametist;
<scripture passage="Exod 39:13" parsed="|Exod|39|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.13" />
<sup>13</sup> në radhën e katërt: një grizolit, një oniks dhe një diaspër. Këta gurë ishin futur në rrathët e tyre prej ari.
<scripture passage="Exod 39:14" parsed="|Exod|39|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.14" />
<sup>14</sup> Gurët u korrespondonin emrave të bijve të Izraelit: dymbëdhjetë, simbas emrave të tyre të gdhendur si vula, secili me emrin e njërit nga dymbëdhjetë fiset.
<scripture passage="Exod 39:15" parsed="|Exod|39|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.15" />
<sup>15</sup> Mbi pektoralin bënë gjithashtu zinxhirë prej ari safi, të lidhur si kordonë.
<scripture passage="Exod 39:16" parsed="|Exod|39|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.16" />
<sup>16</sup> Bënë edhe dy rrathë të artë dhe dy unaza të arta, dhe i vunë dy unazat në dy skajet e pektoralit.
<scripture passage="Exod 39:17" parsed="|Exod|39|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.17" />
<sup>17</sup> Pastaj i fiksuan të dy kordonët e artë mbi të dy unazat, në skajet e pektoralit;
<scripture passage="Exod 39:18" parsed="|Exod|39|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.18" />
<sup>18</sup> pas kësaj fiksuan dy majat e dy kordonëve në të dy rrathët dhe i vendosën mbi dy suporet e efodit, në pjesën e përparme të tij.
<scripture passage="Exod 39:19" parsed="|Exod|39|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.19" />
<sup>19</sup> Bënë gjithashtu dy unaza ari dhe i vunë në dy skajet e pektoralit, në buzën e tij, që ndodhet në pjesën e brendshme të efodit.
<scripture passage="Exod 39:20" parsed="|Exod|39|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.20" />
<sup>20</sup> Bënë gjithashtu dy unaza të tjera ari dhe i vunë mbi dy suporet e efodit poshtë, nga përpara, pranë pikës së bashkimit, mbi brezin e punuar artistikisht të efodit.
<scripture passage="Exod 39:21" parsed="|Exod|39|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.21" />
<sup>21</sup> Pastaj i lidhën unazat e pektoralit me unazat e efodit me një kordon ngjyrë vjollce, me qëllim që pektorali të rrinte mbi brezin e punuar artistikisht të efodit, dhe të mos shkëputej prej këtij të  fundit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti  Moisiun.
<scripture passage="Exod 39:22" parsed="|Exod|39|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.22" />
<sup>22</sup> Ai bëri gjithashtu mantelin e efodit, i tëri ngjyrë vjollce, një punim prej endësi.
<scripture passage="Exod 39:23" parsed="|Exod|39|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.23" />
<sup>23</sup> Në mes të mantelit kishte një hapje, për të futur kokën; rreth e qark hapjes kishte një buzë stofi të punuar, ashtu si hapja e një parzmoreje, me qëllim që të mos shqyhej.
<scripture passage="Exod 39:24" parsed="|Exod|39|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.24" />
<sup>24</sup> Mbi buzën e mantelit bënë disa shegë në ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, me fill të përdredhur.
<scripture passage="Exod 39:25" parsed="|Exod|39|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.25" />
<sup>25</sup> Dhe bënë disa zile prej ari të pastër; dhe i vunë në mes të shegëve në buzën e mantelit, rreth e qark shegëve;
<scripture passage="Exod 39:26" parsed="|Exod|39|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.26" />
<sup>26</sup> një zile dhe një shegë, një zile dhe një shegë, rreth e përqark, mbi buzën e mantelit, për të bërë shërbimin, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Exod 39:27" parsed="|Exod|39|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.27" />
<sup>27</sup> Ata bënë edhe tunikat prej liri të hollë; një punë prej endësi, për Aaronin dhe bijtë e tij,
<scripture passage="Exod 39:28" parsed="|Exod|39|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.28" />
<sup>28</sup> çallma prej liri të hollë, zbukurimin e mbulesave të kokës prej liri të hollë dhe pantallonat prej liri të hollë të përdredhur,
<scripture passage="Exod 39:29" parsed="|Exod|39|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.29" />
<sup>29</sup> dhe brezin prej liri të hollë të përdredhur, në ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, një punë prej qëndistari, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Exod 39:30" parsed="|Exod|39|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.30" />
<sup>30</sup> Pastaj bënë pllakën e diademës së shenjtë prej ari safi dhe gdhendën mbi të si mbi një vulë fjalët: SHENJTÉRI ZOTIT.
<scripture passage="Exod 39:31" parsed="|Exod|39|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.31" />
<sup>31</sup> Dhe mbërthyen në të një kordele ngjyrë vjollce për ta lidhur në majë të çallmës, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Exod 39:32" parsed="|Exod|39|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.32" />
<sup>32</sup> Kështu përfundoi tërë puna e tabernakullit dhe e çadrës së mbledhjes. Bijtë e Izraelit vepruan sipas të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut; ata vepruan në këtë mënyrë.
<scripture passage="Exod 39:33" parsed="|Exod|39|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.33" />
<sup>33</sup> Pastaj i çuan Moisiut tabernakullin, çadrën dhe tërë veglat e saj, kapëset, dërrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tyre,
<scripture passage="Exod 39:34" parsed="|Exod|39|34|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.34" />
<sup>34</sup> mbulesën me lëkura dashi të ngjyera në të kuq, mbulesën me lëkura baldose dhe velin e perdes,
<scripture passage="Exod 39:35" parsed="|Exod|39|35|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.35" />
<sup>35</sup> arkën e dëshmisë me shtizat e saj dhe pajtuesin,
<scripture passage="Exod 39:36" parsed="|Exod|39|36|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.36" />
<sup>36</sup> tryezën me të gjitha veglat e saj dhe bukën e paraqitjes,
<scripture passage="Exod 39:37" parsed="|Exod|39|37|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.37" />
<sup>37</sup> shandani prej ari safi me llambat e tij (llambat e vendosura në rregull), të gjitha orenditë e tij dhe vajin për dritën e shandanit,
<scripture passage="Exod 39:38" parsed="|Exod|39|38|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.38" />
<sup>38</sup> altarin prej ari, vajin e vajosjes, temjanin e parfumuar dhe perden për hyrjen e çadrës,
<scripture passage="Exod 39:39" parsed="|Exod|39|39|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.39" />
<sup>39</sup> altarin prej bronzi, grilën e tij prej bronzi, shtizat e tij dhe të gjitha veglat e tij, legenin me bazën e tij,
<scripture passage="Exod 39:40" parsed="|Exod|39|40|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.40" />
<sup>40</sup> perdet e oborrit, shtyllat e tij me gjithë bazat, perden për hyrjen e oborrit, kordonët e oborrit, kunjat e tij dhe të gjitha veglat për shërbimin e tabernakullit, për çadrën e mbledhjes,
<scripture passage="Exod 39:41" parsed="|Exod|39|41|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.41" />
<sup>41</sup> rrobat e punuara mirë për të shërbyer në shenjtërore, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij për të shërbyer si priftërinj.
<scripture passage="Exod 39:42" parsed="|Exod|39|42|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.42" />
<sup>42</sup> Bijtë e Izraelit e kryen tërë punën, sipas të gjitha porosive që Zoti i kishte dhënë Moisiut.
<scripture passage="Exod 39:43" parsed="|Exod|39|43|0|0" osisRef="Bible:Exod.39.43" />
<sup>43</sup> Moisiu, pra, shqyrtoi tërë punën; dhe ja, ata e kishin kryer simbas urdhrave të Zotit; ata e kishin bërë kështu. Kështu Moisiu i bekoi.
</p>
</div3>

<div3 title="Exodus 40" progress="8.74%" prev="Exod.39" next="Lev" id="Exod.40">
<h3 id="Exod.40-p0.1">Chapter 40</h3>
<p id="Exod.40-p1">
<scripture passage="Exod 40:1" parsed="|Exod|40|1|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke thënë:
<scripture passage="Exod 40:2" parsed="|Exod|40|2|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.2" />
<sup>2</sup> "Ditën e parë të muajit të parë do të ngresh tabernakullin, çadrën e mbledhjes.
<scripture passage="Exod 40:3" parsed="|Exod|40|3|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.3" />
<sup>3</sup> Do të vendosësh atje arkën e dëshmisë dhe do ta fshehësh arkën me një vel.
<scripture passage="Exod 40:4" parsed="|Exod|40|4|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.4" />
<sup>4</sup> Do të sjellësh brenda tryezën dhe do të vendosësh mbi të gjërat që duhen; do të sjellësh gjithashtu shandanin dhe do të ndezësh llambat e tij.
<scripture passage="Exod 40:5" parsed="|Exod|40|5|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.5" />
<sup>5</sup> Do të vendosësh altarin e artë për temjanin përpara arkës së dëshmisë, dhe do të vësh perden në hyrje të tabernakullit.
<scripture passage="Exod 40:6" parsed="|Exod|40|6|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.6" />
<sup>6</sup> Do ta vësh altarin e olokausteve para hyrjes së tabernakullit, të çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Exod 40:7" parsed="|Exod|40|7|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.7" />
<sup>7</sup> Do ta vendosësh legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe do të vësh ujë në të.
<scripture passage="Exod 40:8" parsed="|Exod|40|8|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.8" />
<sup>8</sup> Do t'i vendosësh perdet e oborrit rreth e qark dhe do të vësh një perde në hyrje të oborrit.
<scripture passage="Exod 40:9" parsed="|Exod|40|9|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.9" />
<sup>9</sup> Pastaj do të marrësh vajin e vajosjes dhe do të vajosh tabernakullin dhe tërë gjërat që ndodhen aty, dhe do ta shenjtërosh me të gjitha veglat e tij; dhe do të jetë i shenjtë.
<scripture passage="Exod 40:10" parsed="|Exod|40|10|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.10" />
<sup>10</sup> Do të vajosh altarin e olokausteve dhe tërë orenditë e tij; do të shenjtërosh kështu altarin dhe altari do të jetë shumë i shenjtë.
<scripture passage="Exod 40:11" parsed="|Exod|40|11|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.11" />
<sup>11</sup> Do të vajosh edhe legenin me të gjithë bazën e tij dhe do ta shenjtërosh.
<scripture passage="Exod 40:12" parsed="|Exod|40|12|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.12" />
<sup>12</sup> Pastaj do të afrosh Aaronin dhe bijtë e tij në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe do t'i lash me ujë.
<scripture passage="Exod 40:13" parsed="|Exod|40|13|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.13" />
<sup>13</sup> Do ta veshësh Aaronin me rrobat e shenjta, do ta vajosh dhe do ta shenjtërosh, që të më shërbejë si prift.
<scripture passage="Exod 40:14" parsed="|Exod|40|14|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.14" />
<sup>14</sup> Do të afrosh edhe bijtë e tij dhe do t'i veshësh me tunika,
<scripture passage="Exod 40:15" parsed="|Exod|40|15|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.15" />
<sup>15</sup> do t'i vajosh ashtu si do të kesh vajuar atin e tyre, që të më shërbejnë si priftërinj; vajisja e tyre do t'u japë priftëri përjetë, brez pas brezi".
<scripture passage="Exod 40:16" parsed="|Exod|40|16|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.16" />
<sup>16</sup> Moisiu ashtu veproi; bëri pikërisht të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar.
<scripture passage="Exod 40:17" parsed="|Exod|40|17|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.17" />
<sup>17</sup> Kështu ditën e parë të muajit të parë të vitit të dytë, u ndërtua tabernakulli.
<scripture passage="Exod 40:18" parsed="|Exod|40|18|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.18" />
<sup>18</sup> Moisiu e ngriti tabernakullin, hodhi bazat e tij, sistemoi dërrasat e tij, i vuri traversat e tij dhe ngriti shtyllat e tij.
<scripture passage="Exod 40:19" parsed="|Exod|40|19|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.19" />
<sup>19</sup> Mbi tabernakullin shtriu perden dhe mbi këtë vendosi mbulesën e çadrës, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Exod 40:20" parsed="|Exod|40|20|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.20" />
<sup>20</sup> Pastaj mori dëshminë dhe e vendosi brenda arkës, u vuri shtizat unazave të arkës, dhe e vuri pajtuesin mbi arkë;
<scripture passage="Exod 40:21" parsed="|Exod|40|21|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.21" />
<sup>21</sup> e çoi arkën në tabernakull, e vari velin e perdes dhe kështu fshehu arkën e dëshmisë, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Exod 40:22" parsed="|Exod|40|22|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.22" />
<sup>22</sup> Vendosi gjithashtu tryezën në çadrën e mbledhjes, në krahun verior të tabernakullit, jashtë velit.
<scripture passage="Exod 40:23" parsed="|Exod|40|23|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.23" />
<sup>23</sup> Vendosi sipër me rregull bukën përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Exod 40:24" parsed="|Exod|40|24|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.24" />
<sup>24</sup> Pastaj vuri shandanin në çadrën e mbledhjes, përballë tryezës, nga ana jugore e tabernakullit;
<scripture passage="Exod 40:25" parsed="|Exod|40|25|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.25" />
<sup>25</sup> dhe ndezi llambat përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Exod 40:26" parsed="|Exod|40|26|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.26" />
<sup>26</sup> Pastaj vuri altarin e artë në çadrën e mbledhjes, përpara velit,
<scripture passage="Exod 40:27" parsed="|Exod|40|27|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.27" />
<sup>27</sup> dhe mbi të dogji temjanin e parfumuar, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Exod 40:28" parsed="|Exod|40|28|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.28" />
<sup>28</sup> Vuri gjithashtu perden në hyrje të tabernakullit.
<scripture passage="Exod 40:29" parsed="|Exod|40|29|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.29" />
<sup>29</sup> Pastaj vendosi altarin e olokausteve në hyrje të tabernakullit, të çadrës së mbledhjes, dhe mbi të ofroi olokaustin dhe blatimin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Exod 40:30" parsed="|Exod|40|30|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.30" />
<sup>30</sup> Pastaj vuri legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe e mbushi me ujë për t'u larë.
<scripture passage="Exod 40:31" parsed="|Exod|40|31|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.31" />
<sup>31</sup> Dhe me këtë ujë, Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij lanë duart dhe këmbët;
<scripture passage="Exod 40:32" parsed="|Exod|40|32|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.32" />
<sup>32</sup> kur hynin në çadrën e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Exod 40:33" parsed="|Exod|40|33|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.33" />
<sup>33</sup> Ndërtoi gjithashtu oborrin rreth tabernakullit dhe altarit dhe vuri perden në hyrje të oborrit. Kështu Moisiu e përfundoi punën e tij.
<scripture passage="Exod 40:34" parsed="|Exod|40|34|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.34" />
<sup>34</sup> Atëherë reja e mbuloi çadrën e mbledhjes dhe lavdia e Zotit e mbushi tabernakullin.
<scripture passage="Exod 40:35" parsed="|Exod|40|35|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.35" />
<sup>35</sup> Dhe Moisiu nuk mundi të hyjë në çadrën e mbledhjes, sepse reja e kishte mbuluar nga sipër dhe lavdia e Zotit mbushte tabernakullin.
<scripture passage="Exod 40:36" parsed="|Exod|40|36|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.36" />
<sup>36</sup> Në të tëra zhvendosjet e tyre, kur reja ngrihej mbi tabernakullin, bijtë e Izraelit niseshin;
<scripture passage="Exod 40:37" parsed="|Exod|40|37|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.37" />
<sup>37</sup> por në rast se reja nuk ngrihej, nuk niseshin deri ditën që ajo të ngrihej.
<scripture passage="Exod 40:38" parsed="|Exod|40|38|0|0" osisRef="Bible:Exod.40.38" />
<sup>38</sup> Sepse reja e Zotit qëndronte mbi tabernakullin gjatë ditës, dhe natën mbi të qëndronte një zjarr, para syve të të gjithë shtëpisë së Izraelit, gjatë gjithë zhvendosjeve së tyre.?
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Leviticus" progress="8.84%" prev="Exod.40" next="Lev.1" id="Lev">
<h2 id="Lev-p0.1">Leviticus</h2>

<div3 title="Leviticus 1" progress="8.84%" prev="Lev" next="Lev.2" id="Lev.1">
<h3 id="Lev.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Lev.1-p1">
<scripture passage="Lev 1:1" parsed="|Lev|1|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.1" />
<sup>1</sup> Zoti thirri Moisiun dhe i foli nga çadra e mbledhjes, duke thënë:
<scripture passage="Lev 1:2" parsed="|Lev|1|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.2" />
<sup>2</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur dikush nga ju sjell një ofertë për Zotin, sillni si fli tuajën një kafshë të marrë nga kopeja e bagëtisë së trashë ose të imët.
<scripture passage="Lev 1:3" parsed="|Lev|1|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.3" />
<sup>3</sup> Në rast se oferta e tij është një olokaust i një koke bagëtie nga kopeja, le të ofrojë një mashkull pa të meta; ta çojë në hyrjen e çadrës së mbledhjes me vullnetin e tij përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 1:4" parsed="|Lev|1|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.4" />
<sup>4</sup> Do të vërë pastaj dorën e tij mbi kokën e olokaustit, që do të pranohet në vend të tij, për të shlyer dënimin në vend të tij.
<scripture passage="Lev 1:5" parsed="|Lev|1|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.5" />
<sup>5</sup> Pastaj do të therë demin e vogël para Zotit; dhe priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të sjellin gjakun dhe do ta spërkatin rreth e qark altarit, që ndodhet në hyrje të çadrës së mbledhjes;
<scripture passage="Lev 1:6" parsed="|Lev|1|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.6" />
<sup>6</sup> do ta rrjepë olokaustin dhe do ta presë në copa.
<scripture passage="Lev 1:7" parsed="|Lev|1|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.7" />
<sup>7</sup> Dhe bijtë e priftit Aaron do të vënë zjarr mbi altar dhe do të sistemojnë drutë mbi zjarrin.
<scripture passage="Lev 1:8" parsed="|Lev|1|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.8" />
<sup>8</sup> Pastaj priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të vendosin copat, kokën dhe dhjamin mbi drutë e vëna mbi zjarrin që gjendet mbi altarin;
<scripture passage="Lev 1:9" parsed="|Lev|1|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.9" />
<sup>9</sup> por do t'i lajnë me ujë zorrët dhe këmbët, dhe prifti do të tymosë çdo gjë mbi altar, si një olokaust, një flijim që është bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
<scripture passage="Lev 1:10" parsed="|Lev|1|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.10" />
<sup>10</sup> Në qoftë se oferta e tij është një olokaust nga kopeja: dele ose dhi, të ofrojë një mashkull pa të meta.
<scripture passage="Lev 1:11" parsed="|Lev|1|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.11" />
<sup>11</sup> Do ta therë nga krahu verior i altarit, përpara Zotit; dhe priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të spërkasin gjakun e tij rreth e qark altarit.
<scripture passage="Lev 1:12" parsed="|Lev|1|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.12" />
<sup>12</sup> Pastaj do ta presë në copa bashkë me kokën dhe dhjamin e tij, dhe prifti do t'i vërë mbi drutë që ndodhen mbi zjarrin që është mbi altar;
<scripture passage="Lev 1:13" parsed="|Lev|1|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.13" />
<sup>13</sup> por do t'i lajë zorrët dhe këmbët me ujë, dhe prifti do të paraqesë çdo gjë dhe do ta tymosë mbi altar. Ky është një olokaust, një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
<scripture passage="Lev 1:14" parsed="|Lev|1|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.14" />
<sup>14</sup> Në qoftë se ofrimi i tij për Zotin është një olokaust zogjsh, të sjellë turtuj ose pëllumba të rinj.
<scripture passage="Lev 1:15" parsed="|Lev|1|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.15" />
<sup>15</sup> Prifti do t'i paraqesë në altar, do t'u këpusë kokën, do t'i tymosë këto mbi altar, dhe gjaku i tij do të rrjedhë mbi një krah të altarit.
<scripture passage="Lev 1:16" parsed="|Lev|1|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.16" />
<sup>16</sup> Pastaj do t'u heqë gushën me gjithë puplat dhe do t'i hedhë pranë altarit, në drejtim të lindjes, në vendin e hirit.
<scripture passage="Lev 1:17" parsed="|Lev|1|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.1.17" />
<sup>17</sup> Do t'i thyejë pastaj duke i mbajtur nga krahët, por pa i ndarë në dy pjesë, dhe prifti do t'i tymosë mbi altar, mbi drutë e vëna mbi zjarr. Ky është një olokaust, një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 2" progress="8.90%" prev="Lev.1" next="Lev.3" id="Lev.2">
<h3 id="Lev.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Lev.2-p1">
<scripture passage="Lev 2:1" parsed="|Lev|2|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.1" />
<sup>1</sup> "Kur dikush i sjell si fli Zotit një blatim, oferta e tij të jetë nga maja e miellit; le të derdhë vaj mbi të dhe t'i vërë temjan sipër.
<scripture passage="Lev 2:2" parsed="|Lev|2|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.2" />
<sup>2</sup> Do t'ia çojë priftërinjve, bijve të Aaronit; prifti do të marrë prej saj një grusht majë mielli dhe vaji me gjithë temjanin dhe do ta tymosë mbi altar si kujtim. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
<scripture passage="Lev 2:3" parsed="|Lev|2|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.3" />
<sup>3</sup> Ajo që mbetet nga blatimi do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë e bërë me zjarr për Zotin.
<scripture passage="Lev 2:4" parsed="|Lev|2|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.4" />
<sup>4</sup> Kur çon si fli një blatim ushqimesh të pjekura në furrë, do të jetë me kulaç prej maje mielli, pa maja, të zëna me vaj dhe me revani pa maja të lyer me vaj.
<scripture passage="Lev 2:5" parsed="|Lev|2|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.5" />
<sup>5</sup> Por në qoftë se ofrimi jote është një blatim ushqimi të pjekur në skarë, do të jetë prej majës së miellit të përzier me vaj dhe pa maja.
<scripture passage="Lev 2:6" parsed="|Lev|2|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.6" />
<sup>6</sup> Do ta ndash në copa dhe do të derdhësh vaj mbi të; është një blatim ushqimor.
<scripture passage="Lev 2:7" parsed="|Lev|2|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.7" />
<sup>7</sup> Por në rast se flija jote është një blatim ushqimi i gatuar në tigan, do të jetë prej majës së miellit me vaj.
<scripture passage="Lev 2:8" parsed="|Lev|2|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.8" />
<sup>8</sup> Do t'i çosh Zotit blatimin ushqimor të përgatitur me këto gjëra; do t'i paraqitet priftit, që do ta çojë në altar.
<scripture passage="Lev 2:9" parsed="|Lev|2|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.9" />
<sup>9</sup> Prifti do të marrë nga blatimi pjesën që do të shërbejë si kujtim dhe do ta tymosë mbi altar. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
<scripture passage="Lev 2:10" parsed="|Lev|2|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.10" />
<sup>10</sup> Ajo që mbetet nga blatimi i ushqimit do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë ndër flijimet e bëra me zjarr për Zotin.
<scripture passage="Lev 2:11" parsed="|Lev|2|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.11" />
<sup>11</sup> Çdo blatim ushqimor që do t'i çoni Zotit do të jetë pa maja, sepse nuk do të tymosni asgjë që përmban maja ose mjaltë, si flijim që bëhet me zjarr për Zotin.
<scripture passage="Lev 2:12" parsed="|Lev|2|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.12" />
<sup>12</sup> Mund t'ia çoni Zotit si një blatim të prodhimeve të para, por ato nuk do të vihen mbi altarin si oferta me erë të këndshme.
<scripture passage="Lev 2:13" parsed="|Lev|2|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.13" />
<sup>13</sup> Çdo blatim ushqimor që do të ofrosh, do ta ndreqësh me kripë; nuk do ta lësh mangut kripën nga blatimet e tua, sipas besëlidhjes me Perëndinë. Mbi të gjitha ofertat e tua do të ofrosh kripë.
<scripture passage="Lev 2:14" parsed="|Lev|2|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.14" />
<sup>14</sup> Në rast se i ofron Zotit një blatim ushqimesh nga prodhimet e tua të para, do të ofrosh si blatim ushqimor të prodhimeve të tua të para kallinj të thekur në zjarr, kokrra gruri të shtypura nga kallinj të plotë.
<scripture passage="Lev 2:15" parsed="|Lev|2|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.15" />
<sup>15</sup> Dhe do të vësh mbi to vaj dhe temjan; është një blatim ushqimor.
<scripture passage="Lev 2:16" parsed="|Lev|2|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.2.16" />
<sup>16</sup> Pas kësaj prifti do të tymosë si kujtim një pjesë të grurit dhe një pjesë të vajit, së bashku me tërë temjanin. Éshtë një flijim i bërë me zjarr për Zotin".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 3" progress="8.95%" prev="Lev.2" next="Lev.4" id="Lev.3">
<h3 id="Lev.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Lev.3-p1">
<scripture passage="Lev 3:1" parsed="|Lev|3|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.1" />
<sup>1</sup> "Kur një njeri ofron një flijim falënderimi, po të jetë se ofron një bagëti të trashë të marrë nga kopeja, qoftë mashkull apo femër, do ta ofrojë pa të meta përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 3:2" parsed="|Lev|3|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.2" />
<sup>2</sup> Do të vërë dorën mbi kokën e ofertës së tij dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.
<scripture passage="Lev 3:3" parsed="|Lev|3|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.3" />
<sup>3</sup> Nga ky flijim falënderimi do të paraqesë, si flijim të bërë me zjarr për Zotin, dhjamin që mbulon zorrët dhe të gjithë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,
<scripture passage="Lev 3:4" parsed="|Lev|3|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.4" />
<sup>4</sup> të dy veshkat dhe dhjamin që është mbi ato rreth ijeve, por do të shkëpusë bulën me dhjamë të mëlçisë së zezë që ndodhet mbi veshkat.
<scripture passage="Lev 3:5" parsed="|Lev|3|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.5" />
<sup>5</sup> Pas kësaj bijtë e Aaronit do ta tymosin në altarin mbi olokaustin, që ndodhet mbi drutë e vëna mbi zjarr. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
<scripture passage="Lev 3:6" parsed="|Lev|3|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.6" />
<sup>6</sup> Në rast se oferta e tij, si flijim falënderimi për Zotin, është një bagëti e imët, qoftë mashkull apo femër, do ta ofrojë pa të meta.
<scripture passage="Lev 3:7" parsed="|Lev|3|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.7" />
<sup>7</sup> Në rast se paraqet si flijm e tij një qengj, do ta ofrojë përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 3:8" parsed="|Lev|3|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.8" />
<sup>8</sup> Do të vërë dorën e tij mbi kokën e ofertës së tij dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj bijtë e Aaronit do ta shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.
<scripture passage="Lev 3:9" parsed="|Lev|3|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.9" />
<sup>9</sup> Nga flijimi i falënderimit do të paraqitet, si flijim i bërë me zjarr për Zotin, dhjami i tij; ai do të shkëpusë tërë bishtin e majmë afër shtyllës kurrizore, dhjamin që mbulon zorrët dhe të gjithë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,
<scripture passage="Lev 3:10" parsed="|Lev|3|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.10" />
<sup>10</sup> të dy veshkat dhe dhjamin që është mbi to rreth ijeve, por do të shkëpusë bulën e majme të mëlçisë mbi veshkat.
<scripture passage="Lev 3:11" parsed="|Lev|3|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.11" />
<sup>11</sup> Pastaj prifti do ta tymosë mbi altarin si ushqim. Éshtë një ofertë e bërë me zjarr për Zotin.
<scripture passage="Lev 3:12" parsed="|Lev|3|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.12" />
<sup>12</sup> Në rast se oferta e tij është një dhi, do ta ofrojë para Zotit.
<scripture passage="Lev 3:13" parsed="|Lev|3|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.13" />
<sup>13</sup> Do të vërë dorën e tij mbi kokën e saj dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj bijtë e Aaronit do të shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.
<scripture passage="Lev 3:14" parsed="|Lev|3|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.14" />
<sup>14</sup> Prej saj do të paraqesë, si flijim të bërë me zjarr për Zotin, dhjamin që mbulon zorrët dhe tërë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,
<scripture passage="Lev 3:15" parsed="|Lev|3|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.15" />
<sup>15</sup> të dy veshkat dhe dhjamin që është mbi to rreth ijeve, por do të shkëpusë bulën e majme të mëlçisë mbi veshkat.
<scripture passage="Lev 3:16" parsed="|Lev|3|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.16" />
<sup>16</sup> Pastaj prifti do t'i tymosë mbi altar si ushqim. Éshtë një ofertë e bërë me zjarr me erë të këndshme. E tërë yndyra i përket Zotit.
<scripture passage="Lev 3:17" parsed="|Lev|3|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.3.17" />
<sup>17</sup> Ky është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj, në të gjitha vendet ku do të banoni: nuk do të hani as yndyrë, as gjak".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 4" progress="9.01%" prev="Lev.3" next="Lev.5" id="Lev.4">
<h3 id="Lev.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Lev.4-p1">
<scripture passage="Lev 4:1" parsed="|Lev|4|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
<scripture passage="Lev 4:2" parsed="|Lev|4|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.2" />
<sup>2</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Në rast se dikush kryen mëkat nga padituria kundër çfarëdo urdhërimi, duke bërë diçka që nuk duhet të bënte,
<scripture passage="Lev 4:3" parsed="|Lev|4|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.3" />
<sup>3</sup> në rast se mëkaton prifti që ka qënë vajuar, duke e bërë kështu popullin fajtor, t'i ofrojë Zotit për mëkatin e kryer një dem të vogël pa të meta, si flijim për mëkatin.
<scripture passage="Lev 4:4" parsed="|Lev|4|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.4" />
<sup>4</sup> Do ta çojë demin e vogël në hyrje të çadrës së mbledhjes përpara Zotit; do të vërë dorën e tij mbi kokën e demit të vogël dhe do ta therë demin e vogël përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 4:5" parsed="|Lev|4|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.5" />
<sup>5</sup> Pastaj prifti që ka qënë vajosur do të marrë gjak nga demi i vogël dhe do ta çojë atë në çadrën e mbledhjes;
<scripture passage="Lev 4:6" parsed="|Lev|4|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.6" />
<sup>6</sup> prifti do të ngjyejë gishtin e tij në gjak dhe do të spërkasë pak nga ky gjak shtatë herë para Zotit, përballë velit të shenjtërores.
<scripture passage="Lev 4:7" parsed="|Lev|4|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.7" />
<sup>7</sup> Pastaj prifti do të vërë pak nga ai gjak mbi brirët e altarit të temjanit të parfumuar para Zotit, që ndodhet në çadrën e mbledhjes; do të derdhë mbetjen e gjakut të demit të vogël mbi bazën e altarit  të olokausteve, që ndodhet në hyrje të  çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Lev 4:8" parsed="|Lev|4|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.8" />
<sup>8</sup> Do të heqë prej tij tërë dhjamin e flisë së mëkatit të demit të vogël: dhjamin që mbulon zorrët dhe tërë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,
<scripture passage="Lev 4:9" parsed="|Lev|4|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.9" />
<sup>9</sup> të dy veshkat dhe dhjamin që ndodhet mbi ta rreth ijeve, por do të shkëputë bulën e majme të mëlçisë mbi veshkat,
<scripture passage="Lev 4:10" parsed="|Lev|4|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.10" />
<sup>10</sup> ashtu siç veprohet për demin e vogël të flijimit të falënderimit; pastaj prifti do t'i tymosë ato mbi altarin e olokausteve.
<scripture passage="Lev 4:11" parsed="|Lev|4|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.11" />
<sup>11</sup> Por lëkurën e demit të vogël dhe tërë mishin e tij, së bashku me kokën e tij, këmbët e tij, zorrët e tij dhe fëlliqësirat e tij,
<scripture passage="Lev 4:12" parsed="|Lev|4|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.12" />
<sup>12</sup> gjithë demin e vogël, do ta çojë jashtë kampit, në një vend të pastër, ku hidhet hiri; dhe do ta djegë mbi dru me zjarr; do të digjet aty ku hidhet hiri.
<scripture passage="Lev 4:13" parsed="|Lev|4|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.13" />
<sup>13</sup> Në rast se gjithë asambleja e Izraelit kryen mëkat nga padituria, dhe kjo gjë mbahet e fshehtë nga sytë e asamblesë, ajo ka bërë diçka që Zoti e ka ndaluar të bëhet dhe kështu është bërë fajtore;
<scripture passage="Lev 4:14" parsed="|Lev|4|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.14" />
<sup>14</sup> kur mëkati i bërë do të bëhet i njohur, asambleja do të ofrojë si fli për mëkatin një dem të vogël dhe do ta çojë përpara çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Lev 4:15" parsed="|Lev|4|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.15" />
<sup>15</sup> Pleqtë e asamblesë do të vënë duart e tyre mbi kokën e demit të vogël përpara Zotit; pastaj demi i vogël do të theret përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 4:16" parsed="|Lev|4|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.16" />
<sup>16</sup> Pastaj prifti që ka qënë vajuar do të sjellë pak gjak nga demi i vogël në çadrën e mbledhjes;
<scripture passage="Lev 4:17" parsed="|Lev|4|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.17" />
<sup>17</sup> pas kësaj prifti do të ngjyejë gishtin e tij në gjak dhe do ta spërkasë atë shtatë herë përpara Zotit, përballë velit.
<scripture passage="Lev 4:18" parsed="|Lev|4|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.18" />
<sup>18</sup> Do të vërë pak nga ai gjak mbi brirët e altarit që është përpara Zotit, në çadrën e mbledhjes; dhe do të derdhë mbetjen e gjakut në bazën e altarit të olokaustit, që është në hyrjen e çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Lev 4:19" parsed="|Lev|4|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.19" />
<sup>19</sup> Së këtejmi do të heqë tërë dhjamin dhe do ta tymosë mbi altar.
<scripture passage="Lev 4:20" parsed="|Lev|4|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.20" />
<sup>20</sup> Do të veprojë me këtë dem të vogël ashtu siç pat vepruar me demin e vogël të ofruar për mëkatin; do të bëjë të njëjtën gjë. Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për anëtarët e asamblesë dhe këta do të jenë të falur.
<scripture passage="Lev 4:21" parsed="|Lev|4|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.21" />
<sup>21</sup> Pastaj do ta çojë demin e vogël jashtë kampit dhe do ta djegë ashtu siç ka djegur demin e parë të vogël. Ky është flijimi i mëkatit për asamblenë.
<scripture passage="Lev 4:22" parsed="|Lev|4|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.22" />
<sup>22</sup> Në rast se një ndër krerët ka kryer një mëkat dhe nga padituria ka bërë një nga gjërat që Zoti, Perëndia e tij, e ka ndaluar të bëhet, duke u bërë, pra, fajtor,
<scripture passage="Lev 4:23" parsed="|Lev|4|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.23" />
<sup>23</sup> kur ai bëhet i vetëdijshëm për mëkatin që ka kryer, do të çojë si ofertë të tij një cjap mashkull, pa të meta.
<scripture passage="Lev 4:24" parsed="|Lev|4|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.24" />
<sup>24</sup> Do të vërë dorën mbi kokën e cjapit dhe do ta therë në vendin ku theren olokaustet përpara Zotit. Éshtë një flijim për mëkatin.
<scripture passage="Lev 4:25" parsed="|Lev|4|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.25" />
<sup>25</sup> Pastaj prifti do të marrë me gishtin e tij pak gjak nga flijimi për mëkatin dhe do ta vërë mbi brirët e altarit të olokausteve, dhe do të derdhë gjakun e cjapit mbi bazën e altarit të olokaustit;
<scripture passage="Lev 4:26" parsed="|Lev|4|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.26" />
<sup>26</sup> pastaj do të tymosë tërë dhjamin e tij mbi altar, si dhjamin e flijimit të falënderimit. Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për atë, dhe mëkati do t'i falet.
<scripture passage="Lev 4:27" parsed="|Lev|4|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.27" />
<sup>27</sup> Në rast se dikush nga populli kryen një mëkat nga padituria kundër çfarëdo urdhërimi të Zotit, duke bërë një diçka që nuk duhet të bënte, duke u bërë, pra, fajtor,
<scripture passage="Lev 4:28" parsed="|Lev|4|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.28" />
<sup>28</sup> kur ai bëhet i vetëdijshëm për mëkatin që ka kryer, do të sjellë si ofertë një dhi femër, pa të meta, për mëkatin e kryer.
<scripture passage="Lev 4:29" parsed="|Lev|4|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.29" />
<sup>29</sup> Do të vërë dorën mbi kokën e flisë për mëkatin dhe do ta therë flinë për mëkatin në vendin e olokaustit.
<scripture passage="Lev 4:30" parsed="|Lev|4|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.30" />
<sup>30</sup> Pastaj prifti do të marrë me gishtin e tij pak nga gjaku i tij dhe do ta vërë mbi brirët e altarit të olokaustit, dhe do të derdhë mbetjen e gjakut të tij mbi bazën e altarit.
<scripture passage="Lev 4:31" parsed="|Lev|4|31|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.31" />
<sup>31</sup> Do të marrë tërë dhjamin e tij, ashtu si mori dhjamin nga flijimi i falënderimit; pastaj prifti do ta tymosë atë mbi altar si një erë të këndshme për Zotin. Kështu prifti do të bëjë shlyerjen dhe ai do të falet.
<scripture passage="Lev 4:32" parsed="|Lev|4|32|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.32" />
<sup>32</sup> Në qoftë se ai sjell një qengj si fli të tij për mëkatin, duhet të sjellë një femër pa të meta.
<scripture passage="Lev 4:33" parsed="|Lev|4|33|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.33" />
<sup>33</sup> Do të vërë dorën mbi kokën e flisë për mëkatin dhe do ta therë si fli për mëkatin në vendin ku theren olokaustet.
<scripture passage="Lev 4:34" parsed="|Lev|4|34|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.34" />
<sup>34</sup> Pastaj prifti do të marrë me gishtin e tij pak gjak nga gjaku i flisë për mëkatin dhe do ta vërë mbi brirët e altarit të olokaustit, dhe do të derdhë mbetjen e gjakut të tij mbi bazën e altarit.
<scripture passage="Lev 4:35" parsed="|Lev|4|35|0|0" osisRef="Bible:Lev.4.35" />
<sup>35</sup> Do të marrë tërë dhjamin, siç merret dhjami i qengjit të flijimit të falënderimit; pastaj prifti do ta tymosë mbi altar, mbi flijimet e bëra me zjarr për Zotin. Kështu prifti do të kryejë shlyerjen  për shkak të mëkatit që ka kryer, dhe ai do  të jetë falur".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 5" progress="9.14%" prev="Lev.4" next="Lev.6" id="Lev.5">
<h3 id="Lev.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Lev.5-p1">
<scripture passage="Lev 5:1" parsed="|Lev|5|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.1" />
<sup>1</sup> "Në qoftë se dikush kryen një mëkat, pasi të jetë betuar botërisht se do të dëshmojë, kur ai është dëshmitar, sepse e ka parë faktin ose i është bërë i njohur, po të jetë se nuk e kallëzon, do të mbajë fajin.
<scripture passage="Lev 5:2" parsed="|Lev|5|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.2" />
<sup>2</sup> Ose kur dikush prek diçka të papastër, qoftë edhe në mënyrë të pandërgjegjshme, si kërmën e një kafshe të papastër ose kërmën e një kafshe shtëpiake të papastër apo kërmën të një rrëshqanori të papastër,  do të mbetet ai vetë i papastër dhe  fajtor.
<scripture passage="Lev 5:3" parsed="|Lev|5|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.3" />
<sup>3</sup> Ose kur prek një papastërti njerëzore, qoftë edhe në mënyrë të pandërgjegjshme, çfarëdo gjë me anë të të cilit njeriu bëhet i papastër kur e pranon, është fajtor.
<scripture passage="Lev 5:4" parsed="|Lev|5|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.4" />
<sup>4</sup> Ose në se dikush në mënyrë të pandërgjegjshme, duke folur pa u menduar thellë me buzët e tij, betohet se do të bëjë një të mirë apo një të keqe, çfarëdo gjë që një njeri mund të thotë me mëndjelehtësi  me një betim, kur e pranon gabimin, është  fajtor për secilën nga këto gjëra.
<scripture passage="Lev 5:5" parsed="|Lev|5|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.5" />
<sup>5</sup> Prandaj në se dikush është bërë fajtor në një nga këto gjëra, do të pranojë mëkatin që ka kryer;
<scripture passage="Lev 5:6" parsed="|Lev|5|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.6" />
<sup>6</sup> do t'i çojë pra Zotit, si fli të fajit të tij për mëkatin që ka kryer, një femër të kopesë, një dele apo një dhi, si flijim për mëkatin; dhe prifti do të bëjë për të shlyerjen për shkak të mëkatit të tij.
<scripture passage="Lev 5:7" parsed="|Lev|5|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.7" />
<sup>7</sup> Në qoftë se nuk ka mjetet për të siguruar një dele, do t'i çojë Zotit, si fli për mëkatin e kryer, dy turtuj ose dy pëllumba të rinj: njërin si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust.
<scripture passage="Lev 5:8" parsed="|Lev|5|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.8" />
<sup>8</sup> Do t'ia çojë priftit, i cili do të ofrojë së pari atë të mëkatit; do t'i këpusë kokën pranë qafës, por pa e ndarë plotësisht;
<scripture passage="Lev 5:9" parsed="|Lev|5|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.9" />
<sup>9</sup> pastaj do të spërkasë pak gjak të flijimit për mëkatin mbi faqen e altarit, dhe mbetja e gjakut do të derdhet në bazën e altarit. Ky është një flijim për mëkatin.
<scripture passage="Lev 5:10" parsed="|Lev|5|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.10" />
<sup>10</sup> Me zogun tjetër do të bëjë një olokaust, simbas normave të caktuara. Kështu prifti do të bëjë për atë person shlyerjen e mëkatit që ka kryer, dhe ai do t'i falet.
<scripture passage="Lev 5:11" parsed="|Lev|5|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.11" />
<sup>11</sup> Por në rast se i mungojnë mjetet për të siguruar dy turtuj ose dy pëllumba të rinj, atëherë kush ka mëkatuar do të sjellë si ofertë të dhjetën pjesë të një efe në majë mielli, si flijim për mëkatin;  nuk do të vërë mbi të as vaj as temjan,  sepse është një flijim për mëkatin.
<scripture passage="Lev 5:12" parsed="|Lev|5|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.12" />
<sup>12</sup> Do ta çojë miellin te prifti dhe ky do të marrë një grusht prej tij si kujtim, dhe do ta tymosë mbi altarin sipër flijimeve të bëra me zjarr për Zotin. Éshtë një flijim për mëkatin.
<scripture passage="Lev 5:13" parsed="|Lev|5|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.13" />
<sup>13</sup> Kështu prifti do të shlyejë për të mëkatin që ai ka kryer në një nga këto gjëra, dhe ai do t'i jetë falur. Mbetja do t'i takojë priftit, si në blatimin e ushqimit".
<scripture passage="Lev 5:14" parsed="|Lev|5|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.14" />
<sup>14</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
<scripture passage="Lev 5:15" parsed="|Lev|5|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.15" />
<sup>15</sup> "Në qoftë se dikush kryen ndonjë shkelje dhe mëkaton nga padituria kundër gjërave të shenjta të Zotit, atëherë do t'i çojë Zotit ofertën e tij për shkeljen, një dash pa të meta të marrë nga kopeja,  të cilin ti e çmon në sikla argjendi, simbas  siklit të shenjtërores, si ofertë për shkeljen.
<scripture passage="Lev 5:16" parsed="|Lev|5|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.16" />
<sup>16</sup> Dhe do ta lajë dëmin e shkaktuar ndaj gjësë së shenjtë, duke shtuar një të pestën e vlerës, dhe do t'ia japë priftit; kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen me dashin e ofertës për shkeljen, dhe shkelja do t'i falet.
<scripture passage="Lev 5:17" parsed="|Lev|5|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.17" />
<sup>17</sup> Në qoftë se dikush mëkaton dhe, në mënyrë të pandërgjegjshme, kryen një diçka që Zoti ka ndaluar të bëhet, është gjithashtu fajtor dhe i detyruar të vuajë dënimin.
<scripture passage="Lev 5:18" parsed="|Lev|5|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.18" />
<sup>18</sup> Ai do t'i sjellë priftit si ofertë për shkeljen, një dash pa të meta, të marrë nga kopeja, sipas vlerësimit tënd. Kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen për mëkatin e tij nga padituria, të cilin  e ka kryer në mënyrë të pandërgjegjshme dhe  ky do t'i jetë falur.
<scripture passage="Lev 5:19" parsed="|Lev|5|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.5.19" />
<sup>19</sup> Kjo është një ofertë për shkeljen; ai është me siguri fajtor përpara Zotit".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 6" progress="9.23%" prev="Lev.5" next="Lev.7" id="Lev.6">
<h3 id="Lev.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Lev.6-p1">
<scripture passage="Lev 6:1" parsed="|Lev|6|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli Moisiut, duke thënë:
<scripture passage="Lev 6:2" parsed="|Lev|6|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.2" />
<sup>2</sup> "Në qoftë se dikush mëkaton dhe bën një shkelje kundër Zotit, duke u sjellë në mënyrë të gënjeshtërt me fqinjin e tij lidhur me një depozitë, ose me një peng apo për një vjedhje, ose ka mashtruar fqinjin e tij,
<scripture passage="Lev 6:3" parsed="|Lev|6|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.3" />
<sup>3</sup> o sepse ka gjetur një gjë të humbur dhe ka gënjyer lidhur me të dhe është betuar në mënyrë të rreme, për çfarëdo gjë njeriu mund të mëkatojë në veprimet e tij,
<scripture passage="Lev 6:4" parsed="|Lev|6|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.4" />
<sup>4</sup> atëherë, në qoftë se ka mëkatuar dhe është fajtor, ai duhet të rikthejë atë që ka vjedhur, apo gjënë e zhvatur me mashtrim, ose depozitën që i është besuar apo sendin e humbur që ka gjetur,
<scripture passage="Lev 6:5" parsed="|Lev|6|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.5" />
<sup>5</sup> ose të gjitha ato për të cilat është betuar në mënyrë të rreme. Jo vetëm do t'i kthejë plotësisht, por do t'u shtojë një të pestën dhe do t'ia dorëzojë të zotit në po atë ditë të ofertës së tij për shkeljen.
<scripture passage="Lev 6:6" parsed="|Lev|6|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.6" />
<sup>6</sup> Pastaj do t'i sjellë priftit ofertën e tij për shkeljen përpara Zotit: një dash pa të meta, të marrë nga kopeja sipas vlerësimit tënd, si ofertë për shkeljen.
<scripture passage="Lev 6:7" parsed="|Lev|6|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.7" />
<sup>7</sup> Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të përpara Zotit, dhe do t'i falet çdo faj për të cilin është bërë fajtor".
<scripture passage="Lev 6:8" parsed="|Lev|6|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.8" />
<sup>8</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
<scripture passage="Lev 6:9" parsed="|Lev|6|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.9" />
<sup>9</sup> "Jepu këtë urdhër Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ky është ligji i olokaustit. Olokausti do të mbetet mbi mangallin sipër altarit tërë natën, deri në mëngjes; dhe zjarri i altarit do të mbahet i ndezur.
<scripture passage="Lev 6:10" parsed="|Lev|6|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.10" />
<sup>10</sup> Prifti do të veshë tunikën e tij prej liri dhe do të veshë mbi trup pantallonat; dhe do të mbledhë hirin e olokaustit, që zjarri ka konsumuar mbi altar, dhe do ta vendosë pranë altarit.
<scripture passage="Lev 6:11" parsed="|Lev|6|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.11" />
<sup>11</sup> Pastaj do të heqë rrobat e tij dhe do të veshë të tjera, dhe do ta çojë hirin jashtë kampit në një vend të pastër.
<scripture passage="Lev 6:12" parsed="|Lev|6|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.12" />
<sup>12</sup> Zjarri mbi altar do të mbahet i ndezur dhe nuk do të lihet të shuhet; prifti do të djegë dru mbi të çdo mëngjes, do të vendosë sipër olokaustin dhe do të tymosë sipër dhjamin e flijimeve të falënderimit.
<scripture passage="Lev 6:13" parsed="|Lev|6|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.13" />
<sup>13</sup> Zjarri duhet të digjet vazhdimisht mbi altarin dhe nuk duhet të shuhet.
<scripture passage="Lev 6:14" parsed="|Lev|6|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.14" />
<sup>14</sup> Ky është ligji i blatimit të ushqimit. Bijtë e Aaronit do ta paraqesin përpara Zotit përballë altarit.
<scripture passage="Lev 6:15" parsed="|Lev|6|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.15" />
<sup>15</sup> Njëri prej tyre do të marrë nga ai një grusht maje mielli me vajin e tij dhe me gjithë temjanin që ndodhet mbi blatimin e ushqimit dhe do ta tymosë mbi altar me erë të këndshme, si një kujtim për Zotin.
<scripture passage="Lev 6:16" parsed="|Lev|6|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.16" />
<sup>16</sup> Aaroni dhe bijtë e tij do të hanë atë që ka për të mbetur; do të hahet pa maja në vend të shenjtë; ata do ta hanë në oborrin e çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Lev 6:17" parsed="|Lev|6|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.17" />
<sup>17</sup> Të mos piqet me maja; është pjesa që u dhashë atyre nga flijimet e mia të bëra me zjarr. Éshtë gjë shumë e shenjtë, ashtu si flijimi për mëkatin dhe si flijimi për shkeljen.
<scripture passage="Lev 6:18" parsed="|Lev|6|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.18" />
<sup>18</sup> Çdo mashkull ndër bijtë e Aaronit do të mund të hajë. Éshtë një ligj i përjetshëm për gjithë brezat tuaj, që lidhet me flijimet e bëra me zjarr për Zotin. Kushdo që prek këto gjëra duhet të jetë i shenjtë.
<scripture passage="Lev 6:19" parsed="|Lev|6|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.19" />
<sup>19</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
<scripture passage="Lev 6:20" parsed="|Lev|6|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.20" />
<sup>20</sup> "Kjo është oferta që Aaroni dhe bijtë e tij do t'i bëjnë Zotit ditën në të cilën janë vajuar: një e dhjeta e efës maje mielli, si blatim i zakonshëm i ushqimit, gjysmën në mëngjes dhe gjysmën në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 6:21" parsed="|Lev|6|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.21" />
<sup>21</sup> Ajo do të përgatitet me vaj mbi një skarë; do ta çosh të përzier mirë dhe do të ofrosh copat e pjekura të blatimit të ushqimit, si erë e këndshme për Zotin.
<scripture passage="Lev 6:22" parsed="|Lev|6|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.22" />
<sup>22</sup> Prifti, njërit prej bijve të tij që është vajuar për t'i zënë vendin, do t'i bëjë këtë ofertë; sipas ligjit të përjetshëm, do të tymoset e tëra.
<scripture passage="Lev 6:23" parsed="|Lev|6|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.23" />
<sup>23</sup> Çdo blatim i ushqimit të priftit do të tymoset i tëri; ai nuk do të hahet".
<scripture passage="Lev 6:24" parsed="|Lev|6|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.24" />
<sup>24</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
<scripture passage="Lev 6:25" parsed="|Lev|6|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.25" />
<sup>25</sup> "Folu Aaronit dhe bijve të tij dhe u thuaj atyre: Ky është ligji i flijimit për mëkatin. Në vendin ku theret olokausti, të theret flia për mëkatin përpara Zotit. Éshtë gjë shumë e shenjtë.
<scripture passage="Lev 6:26" parsed="|Lev|6|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.26" />
<sup>26</sup> Prifti që e ofron për mëkatin, do ta hajë; duhet të hahet në një vend të shenjtë, në oborrin e çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Lev 6:27" parsed="|Lev|6|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.27" />
<sup>27</sup> Kushdo që prek mishin e saj bëhet i shenjtë; dhe në qoftë se pak nga gjaku i tij bie mbi një rrobe, ajo duhet të lahet në vend të shenjtë.
<scripture passage="Lev 6:28" parsed="|Lev|6|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.28" />
<sup>28</sup> Por ena prej balte në të cilën është pjekur do të thyhet; dhe në rast se është pjekur në një enë prej bronzi, kjo do të fërkohet mirë dhe do të shpëlahet me ujë.
<scripture passage="Lev 6:29" parsed="|Lev|6|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.29" />
<sup>29</sup> Çdo mashkull midis priftërinjve do të mund të hajë prej tij; është gjë shumë e shenjtë.
<scripture passage="Lev 6:30" parsed="|Lev|6|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.6.30" />
<sup>30</sup> Por nuk do të hahet asnjë fli për mëkatin, gjaku i së cilës është çuar në çadrën e mbledhjes për të shlyer mëkatin në shenjtërore. Ajo do të digjet me zjarr".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 7" progress="9.34%" prev="Lev.6" next="Lev.8" id="Lev.7">
<h3 id="Lev.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Lev.7-p1">
<scripture passage="Lev 7:1" parsed="|Lev|7|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.1" />
<sup>1</sup> "Ky është ligji i ofertës për shkeljen, (është gjë shumë e shenjtë).
<scripture passage="Lev 7:2" parsed="|Lev|7|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.2" />
<sup>2</sup> Në vendim ku theret olokausti, do të theret flia për shkeljen; dhe gjaku i saj do të spërkatet rreth e qark altarit.
<scripture passage="Lev 7:3" parsed="|Lev|7|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.3" />
<sup>3</sup> Prej saj do të paraqitet tërë dhjami: do të hiqet bishti i majmë, dhjami që mbulon zorrët,
<scripture passage="Lev 7:4" parsed="|Lev|7|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.4" />
<sup>4</sup> të dy veshkat, dhjami që është mbi to rreth ijeve dhe bula e dhjamur e mëlçisë së zezë mbi veshkat.
<scripture passage="Lev 7:5" parsed="|Lev|7|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.5" />
<sup>5</sup> Pastaj prifti do t'i tymosë mbi altar, si një flijim i bërë me zjarr për Zotin. Ky është një flijim për shkeljen.
<scripture passage="Lev 7:6" parsed="|Lev|7|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.6" />
<sup>6</sup> Çdo mashkull midis priftërinjve do të mund të hajë nga ajo; do të hahet në vend të shenjtë; është gjë shumë e shenjtë.
<scripture passage="Lev 7:7" parsed="|Lev|7|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.7" />
<sup>7</sup> Flijimi për shkeljen është si flijimi i mëkatit; i njëjti ligj vlen për të dy rastet; flia me të cilën prifti bën shlyerjen i takon atij.
<scripture passage="Lev 7:8" parsed="|Lev|7|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.8" />
<sup>8</sup> Dhe prifti, që ofron olokaustin e dikujt, do të marrë për vete lëkurën e olokaustit që ka ofruar.
<scripture passage="Lev 7:9" parsed="|Lev|7|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.9" />
<sup>9</sup> Kështu çdo blatim i ushqimit i pjekur në furrë, apo i përgatitur në tigan ose mbi skarë, do të jetë i priftit që e ka ofruar.
<scripture passage="Lev 7:10" parsed="|Lev|7|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.10" />
<sup>10</sup> Dhe çdo blatim i ushqimit i përzier me vaj ose i thatë i përket tërë bijve të Aaronit, si për njerin si për tjetrin.
<scripture passage="Lev 7:11" parsed="|Lev|7|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.11" />
<sup>11</sup> Ky është ligji i flijimit të falënderimit, që do t'i çohet Zotit.
<scripture passage="Lev 7:12" parsed="|Lev|7|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.12" />
<sup>12</sup> Në qoftë se dikush e ofron për dhënie hiri, do të ofrojë me flijimin e dhënies së hirit kulaç pa maja të përzier me vaj, revani pa maja të përzier me vaj dhe kulaç me majë mielli të përzier me vaj.
<scripture passage="Lev 7:13" parsed="|Lev|7|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.13" />
<sup>13</sup> Bashkë me kulaçët e bukës pa maja, si ofertë të tij do të paraqesë, me flijimin e dhënies së hirit, flijimin e tij të falënderimit.
<scripture passage="Lev 7:14" parsed="|Lev|7|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.14" />
<sup>14</sup> Nga çdo ofertë ai do të ofrojë një kulaç si një blatim të lartë për Zotin; ai do të jetë i priftit që ka spërkatur gjakun e flijimit të falënderimit.
<scripture passage="Lev 7:15" parsed="|Lev|7|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.15" />
<sup>15</sup> Mishi i flijimit të dhënies së hirit i paraqitur si falënderim do të hahet po atë ditë gjatë së cilës ofrohet; nuk do të lihet asgjë prej tij deri në mëngjes.
<scripture passage="Lev 7:16" parsed="|Lev|7|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.16" />
<sup>16</sup> Por në qoftë se flijimi që dikush ofron është një kushtim ose një ofertë spontane, do të hahet ditën në të cilën paraqitet flijimi; ajo që tepron duhet të hahet të nesërmen.
<scripture passage="Lev 7:17" parsed="|Lev|7|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.17" />
<sup>17</sup> Por ajo që mbetet nga mishi i flijimit do të digjet me zjarr ditën e tretë.
<scripture passage="Lev 7:18" parsed="|Lev|7|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.18" />
<sup>18</sup> Në qoftë se në ditën e tretë hahet nga mishi i flijimit të falënderimit, ai nuk do të pranohet dhe nuk do t'i llogaritet; do të jetë një veprim i neveritshëm; dhe ai që ha, do të mbajë fajin e mëkatit të tij.
<scripture passage="Lev 7:19" parsed="|Lev|7|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.19" />
<sup>19</sup> Mishi, që prek çfarëdo gjë të papastër nuk do të hahet; do të digjet me zjarr. Sa për mishin tjetër, kushdo që është i pastër do të mund të hajë nga ai.
<scripture passage="Lev 7:20" parsed="|Lev|7|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.20" />
<sup>20</sup> Por personi, që duke qenë i papastër, ha mish nga flijimi i falënderimit që i përket Zotit, do të shfaroset nga populli i tij.
<scripture passage="Lev 7:21" parsed="|Lev|7|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.21" />
<sup>21</sup> Përveç kësaj në se dikush prek çfarëdo gjë të papastër (një papastërti njerëzore, një kafshë të papastër ose çfarëdo gjë të neveritshme dhe të ndyrë) dhe ha mish nga flijimi i falënderimit që i përket  Zotit, ai do të shfaroset nga populli i  tij".
<scripture passage="Lev 7:22" parsed="|Lev|7|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.22" />
<sup>22</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
<scripture passage="Lev 7:23" parsed="|Lev|7|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.23" />
<sup>23</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Nuk do të hani asnjë yndyrë të lopës apo të deles apo të dhisë.
<scripture passage="Lev 7:24" parsed="|Lev|7|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.24" />
<sup>24</sup> Dhjami i një kafshe që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme dhe dhjami i një kafshe të shqyer mund të shërbejë për çdo përdorim tjetër, por nuk do të hani aspak;
<scripture passage="Lev 7:25" parsed="|Lev|7|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.25" />
<sup>25</sup> sepse kushdo që në fakt ha dhjamin e një kafshe që ofrohet si flijim i bërë me zjarr për Zotin, ai që ha nga ky mish do të shfaroset nga populli i tij.
<scripture passage="Lev 7:26" parsed="|Lev|7|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.26" />
<sup>26</sup> Përveç kësaj nuk do të hani asnjë gjak, as të zogjve, as të katërkëmbëshve, në asnjë nga banesat tuaja.
<scripture passage="Lev 7:27" parsed="|Lev|7|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.27" />
<sup>27</sup> Kushdo që ha çfarëdo lloj gjaku, do të shfaroset nga populli i tij".
<scripture passage="Lev 7:28" parsed="|Lev|7|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.28" />
<sup>28</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
<scripture passage="Lev 7:29" parsed="|Lev|7|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.29" />
<sup>29</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kush i ofron Zotit flijimin e tij të falënderimit do t'ia çojë ofertën e tij Zotit, duke e hequr nga flijimi i tij i falënderimit.
<scripture passage="Lev 7:30" parsed="|Lev|7|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.30" />
<sup>30</sup> Do t'i çojë me duart e tij ofertat e bëra me zjarr për Zotin; do të çojë dhjamin bashkë me gjoksin, për të tundur gjoksin si ofertë e tundur përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 7:31" parsed="|Lev|7|31|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.31" />
<sup>31</sup> Prifti do ta tymosë dhjamin mbi altar, ndërsa gjoksi do të jetë i Aaronit dhe i bijve të tij.
<scripture passage="Lev 7:32" parsed="|Lev|7|32|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.32" />
<sup>32</sup> Do t'i jepni priftit gjithashtu, si një ofertë të lartë, kofshën e djathtë të flijimeve tuaja të falënderimit.
<scripture passage="Lev 7:33" parsed="|Lev|7|33|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.33" />
<sup>33</sup> Ai nga bijtë e Aaronit që ofron gjakun dhe dhjamin e flijimeve të falënderimit do të ketë, si pjesë të tij, kofshën e djathtë.
<scripture passage="Lev 7:34" parsed="|Lev|7|34|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.34" />
<sup>34</sup> Sepse nga flitë e falënderimit të ofruara nga bijtë e Izraelit unë marr gjoksin e ofertës së tundur dhe kofshën e ofertës së lartë, dhe ua jap priftit Aaron dhe bijve të tij, si një detyrim i përjetshëm nga ana e bijve të Izraelit".
<scripture passage="Lev 7:35" parsed="|Lev|7|35|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.35" />
<sup>35</sup> Kjo është pjesa e caktuar e Aaronit dhe bijve të tij nga flijimet e bëra me zjarr për Zotin, ditën që do të paraqiten për t'i shërbyer Zotit si priftërinj.
<scripture passage="Lev 7:36" parsed="|Lev|7|36|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.36" />
<sup>36</sup> Këtë ka urdhëruar Zoti për bijtë e Izraelit t'u jepnin atyre ditën që i vajosi, si një ligj i përjetshëm brez pas brezi.
<scripture passage="Lev 7:37" parsed="|Lev|7|37|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.37" />
<sup>37</sup> Ky është ligji i olokaustit, i blatimit të ushqimit, i flijimit për mëkatin, i flijimit për shkeljen, i shenjtërimit dhe i flijimit të falënderimit,
<scripture passage="Lev 7:38" parsed="|Lev|7|38|0|0" osisRef="Bible:Lev.7.38" />
<sup>38</sup> ligji që Zoti i dha Moisiut mbi malin Sinai, ditën që i urdhëroi bijtë e Izraelit t'i paraqisnin ofertat e tyre Zotit në shkretëtirën e Sinait.
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 8" progress="9.46%" prev="Lev.7" next="Lev.9" id="Lev.8">
<h3 id="Lev.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Lev.8-p1">
<scripture passage="Lev 8:1" parsed="|Lev|8|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
<scripture passage="Lev 8:2" parsed="|Lev|8|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.2" />
<sup>2</sup> "Merr Aaronin dhe bijtë e tij bashkë me të, rrobat, vajin e vajosjes, demin e vogël të flijimit për mëkatin, dy deshtë dhe shportën e bukëve të ndorme,
<scripture passage="Lev 8:3" parsed="|Lev|8|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.3" />
<sup>3</sup> dhe mblidhe gjithë asamblenë në hyrje të çadrës së mbledhjes".
<scripture passage="Lev 8:4" parsed="|Lev|8|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Moisiu bëri ashtu si e kishte urdhëruar Zoti, dhe asambleja u mblodh në hyrje të çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Lev 8:5" parsed="|Lev|8|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.5" />
<sup>5</sup> Dhe Moisiu i tha asamblesë: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar të bëhet".
<scripture passage="Lev 8:6" parsed="|Lev|8|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Moisiu e afroi Aaronin dhe bijtë e tij dhe i lau me ujë.
<scripture passage="Lev 8:7" parsed="|Lev|8|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.7" />
<sup>7</sup> Pastaj i veshi Aaronit tunikën, i ngjeshi brezin, i veshi mantelin, i vendosi efodin, dhe i ngjeshi brezin e punuar artistikisht nga efodi me të cilin i fiksoi në trup efodin.
<scripture passage="Lev 8:8" parsed="|Lev|8|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.8" />
<sup>8</sup> I vuri gjithashtu pektoralin dhe mbi të vendosi Urim-in dhe Thumim-in.
<scripture passage="Lev 8:9" parsed="|Lev|8|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.9" />
<sup>9</sup> Pastaj i vuri çallmën mbi krye dhe në pjesën e përparme të çallmës vendosi pllakën e artë, diademën e shenjtë, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Lev 8:10" parsed="|Lev|8|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Moisiu mori vajin e vajosjes, vajosi tabernakullin dhe të gjitha gjërat që ndodheshin aty, duke i shenjtëruar në këtë mënyrë.
<scripture passage="Lev 8:11" parsed="|Lev|8|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.11" />
<sup>11</sup> Me pak vaj spërkati shtatë herë altarin, vajosi altarin dhe tërë pajisjet e tij, si dhe legenin dhe bazën e tij, për t'i shenjtëruar.
<scripture passage="Lev 8:12" parsed="|Lev|8|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.12" />
<sup>12</sup> Pas kësaj derdhi pak nga vaji i vajosjes mbi kokën e Aaronit dhe e vajosi për ta shenjtëruar.
<scripture passage="Lev 8:13" parsed="|Lev|8|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.13" />
<sup>13</sup> Pastaj Moisiu i afroi bijtë e Aaronit, i veshi me tunika, iu ngjeshi breza dhe u vuri mbulesa të kokës, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Lev 8:14" parsed="|Lev|8|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.14" />
<sup>14</sup> Pastaj afroi demin e vogël të flijimit për mëkatin dhe Aaroni dhe bijtë e tij vunë duart e tyre mbi kokën e demit të vogël të flijimit për mëkatin.
<scripture passage="Lev 8:15" parsed="|Lev|8|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Moisiu e theri, mori gjak prej tij, e vuri me gisht mbi brirët e altarit rreth e qark dhe e pastroi altarin; pastaj derdhi gjakun në bazën e altarit dhe e shenjtëroi për të bërë mbi të shlyerjen.
<scripture passage="Lev 8:16" parsed="|Lev|8|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.16" />
<sup>16</sup> Pastaj mblodhi gjithë dhjamin që ishte mbi zorrët, bulën e majme të mëlçisë dhe të dy veshkat me dhjamin e tyre, dhe Moisiu i tymosi mbi altar.
<scripture passage="Lev 8:17" parsed="|Lev|8|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.17" />
<sup>17</sup> Por demin e vogël, lëkurën e tij, mishin dhe fëlliqësirat e tij i dogji me zjarr jashtë kampit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Lev 8:18" parsed="|Lev|8|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.18" />
<sup>18</sup> Pastaj paraqiti dashin e olokaustit dhe Aaroni dhe bijtë e tij vunë duart e tyre mbi kokën e dashit.
<scripture passage="Lev 8:19" parsed="|Lev|8|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.19" />
<sup>19</sup> Moisiu e theri dhe spërkati gjakun rreth e qark altarit.
<scripture passage="Lev 8:20" parsed="|Lev|8|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.20" />
<sup>20</sup> Pastaj e preu dashin në copa dhe Moisiu tymosi kokën, copat dhe dhjamin.
<scripture passage="Lev 8:21" parsed="|Lev|8|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.21" />
<sup>21</sup> Pasi i lau zorrët dhe këmbët me ujë, Moisiu e tymosi tërë dashin mbi altar. Ishte një olokaust me një erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Lev 8:22" parsed="|Lev|8|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.22" />
<sup>22</sup> Pastaj paraqiti dashin e dytë, dashin e shenjtërimit, dhe Aaroni dhe bijtë e tij vunë duart e tyre mbi kokën e dashit.
<scripture passage="Lev 8:23" parsed="|Lev|8|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.23" />
<sup>23</sup> Pastaj, pra, e theri, mori pak nga gjaku i tij dhe e vuri në skajin e veshit të djathtë të Aaronit dhe mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.
<scripture passage="Lev 8:24" parsed="|Lev|8|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.24" />
<sup>24</sup> Pastaj Moisiu i afroi bijtë e Aaronit dhe vuri pak gjak në skajin e veshit të tyre të djathtë, mbi gishtin e madh të dorës së tyre të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tyre të djathtë; dhe  Moisiu spërkati mbetjen e gjakut rreth e  qark mbi altar.
<scripture passage="Lev 8:25" parsed="|Lev|8|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.25" />
<sup>25</sup> Pastaj mori dhjamin, bishtin e majmë, tërë dhjamin që ishte mbi zorrët, bulën e majme të mëlçisë, të dy veshkat dhe dhjamin e tyre, dhe kofshën e djathtë;
<scripture passage="Lev 8:26" parsed="|Lev|8|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.26" />
<sup>26</sup> dhe nga shporta e bukëve të ndorme, që ndodhej para Zotit mori një kulaç pa maja, një kulaç buke me vaj dhe një revani, dhe i vuri mbi dhjamin dhe mbi kofshën e djathtë.
<scripture passage="Lev 8:27" parsed="|Lev|8|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.27" />
<sup>27</sup> Pastaj i vuri tërë këto gjëra në duart e Aaronit dhe në duart të bijve të tij dhe i tundi si ofertë e tundur përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 8:28" parsed="|Lev|8|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.28" />
<sup>28</sup> Pastaj Moisiu i mori nga duart e tyre dhe i tymosi mbi altarin sipër olokaustit. Ishte një flijim shenjtërimi me erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin.
<scripture passage="Lev 8:29" parsed="|Lev|8|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.29" />
<sup>29</sup> Pastaj Moisiu mori gjoksin dhe e tundi si një ofertë të tundur përpara Zotit; kjo ishte pjesa e dashit të shenjtërimit që i takoi Moisiut, si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Lev 8:30" parsed="|Lev|8|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.30" />
<sup>30</sup> Moisiu mori pastaj ca vaj të vajosjes dhe ca gjak që ndodhej mbi altar dhe i spërkati mbi Aaronin, mbi rrobat e tij, mbi bijtë e tij dhe mbi rrobat e bijve të tij me të; kështu shenjtëroi Aaronin,  rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e bijve  të tij me të.
<scripture passage="Lev 8:31" parsed="|Lev|8|31|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.31" />
<sup>31</sup> Pastaj Moisiu i tha Aaronit dhe bijve të tij: "Piqeni mishin në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe hajeni aty me bukën që është në shportën e shenjtërimit, siç kam urdhëruar, duke thënë: "Aaroni dhe bijtë e tij do të hanë".
<scripture passage="Lev 8:32" parsed="|Lev|8|32|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.32" />
<sup>32</sup> Atë që tepron nga mishi dhe nga buka do ta digjni me zjarr.
<scripture passage="Lev 8:33" parsed="|Lev|8|33|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.33" />
<sup>33</sup> Shtatë ditë me radhë nuk do të dilni nga hyrja e çadrës së mbledhjes, deri sa të plotësohen ditët e shenjtërimit tuaj, sepse do të nevojiten shtatë ditë për të plotësuar shenjtërimin tuaj.
<scripture passage="Lev 8:34" parsed="|Lev|8|34|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.34" />
<sup>34</sup> Ashtu siç është vepruar në këtë ditë, kështu ka urdhëruar Zoti të bëhet për të bërë shlyerjen për ju.
<scripture passage="Lev 8:35" parsed="|Lev|8|35|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.35" />
<sup>35</sup> Do të qëndroni pra shtatë ditë në hyrje të çadrës së mbledhjes, ditë e natë, dhe do të respektoni urdhërimin e Zotit, që të mos vdisni; sepse kështu më kishte qenë urdhëruar".
<scripture passage="Lev 8:36" parsed="|Lev|8|36|0|0" osisRef="Bible:Lev.8.36" />
<sup>36</sup> Kështu Aaroni dhe bijtë e tij bënë tërë ato gjëra që Zoti kishte urdhëruar me anë të Moisiut.
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 9" progress="9.58%" prev="Lev.8" next="Lev.10" id="Lev.9">
<h3 id="Lev.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Lev.9-p1">
<scripture passage="Lev 9:1" parsed="|Lev|9|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.1" />
<sup>1</sup> Ndodhi në ditën e tetë që Moisiu thirri Aaronin, bijtë e tij dhe pleqtë e Izraelit,
<scripture passage="Lev 9:2" parsed="|Lev|9|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.2" />
<sup>2</sup> dhe i tha Aaronit: "Merr një viç për flijimin për mëkatin dhe një dash për një olokaust, që të dy pa të meta, dhe ofroji para Zotit.
<scripture passage="Lev 9:3" parsed="|Lev|9|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.3" />
<sup>3</sup> Pastaj do t'u flasësh bijve të Izraelit, duke u thënë: Merrni një cjap për flijimin për mëkatin, një viç dhe një qengj, që të dy motakë, pa të meta, për një olokaust,
<scripture passage="Lev 9:4" parsed="|Lev|9|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.4" />
<sup>4</sup> një dem të vogël dhe një dash për flijimin e falënderimit, për t'i flijuar përpara Zotit, dhe një ofertë ushqimesh, të përziera me vaj, sepse sot Zoti do t'ju shfaqet".
<scripture passage="Lev 9:5" parsed="|Lev|9|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.5" />
<sup>5</sup> Dhe kështu ata sollën përpara çadrës së mbledhjes atë që Moisiu kishte urdhëruar; dhe tërë asamblea u afrua dhe qëndroi në këmbë përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 9:6" parsed="|Lev|9|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Moisiu tha: "Kjo është ajo që Zoti ju ka urdhëruar; bëjeni dhe lavdia e Zotit do t'ju shfaqet".
<scripture passage="Lev 9:7" parsed="|Lev|9|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.7" />
<sup>7</sup> Pastaj Moisiu i tha Aaronit: "Afroju altarit; paraqit flijimin tënd për mëkatin dhe olokaustin tënd, dhe bëj shlyerjen për vete dhe për popullin; paraqit gjithashtu ofertën e popullit dhe bëj shlyerjen për ata, siç ka urdhëruar Zoti".
<scripture passage="Lev 9:8" parsed="|Lev|9|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.8" />
<sup>8</sup> Kështu Aaroni iu afrua altarit dhe theri viçin e flijimit për mëkatin, që e kishte për vete.
<scripture passage="Lev 9:9" parsed="|Lev|9|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.9" />
<sup>9</sup> Pastaj bijtë e tij i paraqitën gjakun dhe ai ngjeu gishtin e tij në gjak dhe e vuri atë mbi brirët e altarit, dhe derdhi mbetjen e gjakut në bazën e altarit;
<scripture passage="Lev 9:10" parsed="|Lev|9|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.10" />
<sup>10</sup> por dhjamin, veshkat dhe bulën e majme të mëlçisë të flijimit për mëkatin, i tymosi mbi altar ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Lev 9:11" parsed="|Lev|9|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.11" />
<sup>11</sup> Mishin dhe lëkurën përkundrazi i dogji jashtë kampit.
<scripture passage="Lev 9:12" parsed="|Lev|9|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.12" />
<sup>12</sup> Pastaj theri olokaustin; bijtë e Aaronit i dhanë gjakun dhe ai e spërkati rreth e qark mbi altarin.
<scripture passage="Lev 9:13" parsed="|Lev|9|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.13" />
<sup>13</sup> Pastaj i dhanë olokaustin e bërë copë-copë dhe kokën; dhe ai i tymosi mbi altar.
<scripture passage="Lev 9:14" parsed="|Lev|9|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.14" />
<sup>14</sup> Lau zorrët dhe këmbët dhe i tymosi bashkë me olokaustin mbi altar.
<scripture passage="Lev 9:15" parsed="|Lev|9|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.15" />
<sup>15</sup> Pastaj paraqiti ofertën e popullit. Mori cjapin, që ishte flia për mëkatin e popullit, e theri dhe e ofroi për mëkatin, si ofertë të parë.
<scripture passage="Lev 9:16" parsed="|Lev|9|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.16" />
<sup>16</sup> Pastaj paraqiti olokaustin dhe e ofroi sipas rregullit të caktuar.
<scripture passage="Lev 9:17" parsed="|Lev|9|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.17" />
<sup>17</sup> Paraqiti pas kësaj blatimin e ushqimit; mori një grusht prej tij dhe e tymosi mbi altar, përveç olokaustit të mëngjesit.
<scripture passage="Lev 9:18" parsed="|Lev|9|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.18" />
<sup>18</sup> Theri edhe demin e vogël dhe dashin, si flijim falënderimi për popullin. Bijtë e Aaronit i dhanë gjakun dhe ai e spërkati rreth e qark mbi altarin.
<scripture passage="Lev 9:19" parsed="|Lev|9|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.19" />
<sup>19</sup> I paraqitën dhjamin e kaut, të dashit, bishtin e majmë, dhjamin që mbulon zorrët, veshkat dhe bulën e majme të mëlçisë;
<scripture passage="Lev 9:20" parsed="|Lev|9|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.20" />
<sup>20</sup> vunë dhjamin mbi gjokset, dhe ai tymosi dhjamin mbi altar;
<scripture passage="Lev 9:21" parsed="|Lev|9|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.21" />
<sup>21</sup> por gjokset dhe kofshën e djathtë Aaroni i tundi përpara Zotit si ofertë e tundur, sipas mënyrës që kishte urdhëruar Moisiu.
<scripture passage="Lev 9:22" parsed="|Lev|9|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.22" />
<sup>22</sup> Pastaj Aaroni ngriti duart e tij drejt popullit dhe e bekoi; mbasi bëri flijimin për mëkatin, olokaustin dhe flijimin e falënderimit, zbriti nga altari.
<scripture passage="Lev 9:23" parsed="|Lev|9|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.23" />
<sup>23</sup> Pastaj Moisiu dhe Aaroni hynë në çadrën e mbledhjes; pastaj dolën dhe bekuan popullin. Atëherë lavdia e Zotit iu shfaq tërë popullit.
<scripture passage="Lev 9:24" parsed="|Lev|9|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.9.24" />
<sup>24</sup> Pastaj një zjarr doli nga prania e Zotit dhe konsumoi mbi altar olokaustin dhe dhjamin; tërë populli e pa, shpërtheu në britma gëzimi dhe u përul me fytyrë për tokë.
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 10" progress="9.65%" prev="Lev.9" next="Lev.11" id="Lev.10">
<h3 id="Lev.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Lev.10-p1">
<scripture passage="Lev 10:1" parsed="|Lev|10|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Nadabi dhe Abihu, bij të Aaronit, morrën secili temjanicën e vet, i vunë brenda zjarr, vendosën mbi të temjanin dhe ofruan para Zotit një zjarr të palejueshëm, që ai nuk ua kishte urdhëruar.
<scripture passage="Lev 10:2" parsed="|Lev|10|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.2" />
<sup>2</sup> Atëherë një zjarr doli nga prania e Zotit dhe i përpiu ata; dhe ata vdiqën përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 10:3" parsed="|Lev|10|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.3" />
<sup>3</sup> Prandaj Moisiu i tha Aaronit: "Kjo është ajo për të cilën foli Zoti, duke thënë: "Unë do të jem shenjtëruar nga ata që më afrohen mua dhe do të jem përlavdëruar përpara tërë popullit"". Dhe Aaroni heshti.
<scripture passage="Lev 10:4" parsed="|Lev|10|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.4" />
<sup>4</sup> Pastaj Moisiu thirri Mishaelin dhe Eltsafanin, bij të Uzielit, ungj i Aaronit, dhe u tha atyre: "Afrohuni dhe largoni vëllezërit tuaj nga pjesa e përparme e shenjtërores, jashtë kampit".
<scripture passage="Lev 10:5" parsed="|Lev|10|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.5" />
<sup>5</sup> Kështu ata u afruan dhe i larguan ata të veshur me tunikat e tyre, jashtë kampit, siç kishte thënë Moisiu.
<scripture passage="Lev 10:6" parsed="|Lev|10|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Moisiu u tha Aaronit, Eleazarit dhe Ithamarit, bij të tij: "Mos e zbuloni kokën tuaj dhe mos i grisni rrobat tuaja që të mos vdisni, dhe që Zoti të mos zëmërohet kundër tërë asamblesë; por vëllezërit  tuaj, e tërë shtëpia e Izraelit, të  mbajnë zi për zjarrin që ka ndezur Zoti.
<scripture passage="Lev 10:7" parsed="|Lev|10|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.7" />
<sup>7</sup> Mos u largoni nga hyrja e çadrës së mbledhjes që të mos vdisni, sepse vaji i vajosjes së Zotit është mbi ju". Dhe ata bënë ashtu si kishte thënë Moisiu.
<scripture passage="Lev 10:8" parsed="|Lev|10|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.8" />
<sup>8</sup> Zoti i foli akoma Aaronit, duke thënë:
<scripture passage="Lev 10:9" parsed="|Lev|10|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.9" />
<sup>9</sup> "Mos pini verë as pije dehëse as ti as bijtë e tu, kur do të hyni në çadrën e mbledhjes, që të mos vdisni; do të jetë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj,
<scripture passage="Lev 10:10" parsed="|Lev|10|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.10" />
<sup>10</sup> me qëllim që të mundni të dalloni midis të shenjtit dhe profanit, midis të papastrit dhe të pastrit,
<scripture passage="Lev 10:11" parsed="|Lev|10|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.11" />
<sup>11</sup> dhe të mundni t'u mësoni bijve të Izraelit të gjitha ligjet, që Zoti u ka dhënë atyre me anë të Moisiut".
<scripture passage="Lev 10:12" parsed="|Lev|10|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Moisiu i tha Aaronit, dhe Eleazarit dhe Ithamarit, bijve që i kishin mbetur Aaronit: "Merrni blatimin e ushqimit që tepron nga flijimet e bëra me zjarr për Zotin dhe hajeni pa maja pranë altarit, sepse është gjë shumë e shenjtë.
<scripture passage="Lev 10:13" parsed="|Lev|10|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.13" />
<sup>13</sup> Do ta hani në vend të shenjtë, sepse është pjesa që të përket ty dhe bijve të tu nga flijimet e bëra me zjarr për Zotin, sepse kështu më ishte urdhëruar.
<scripture passage="Lev 10:14" parsed="|Lev|10|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.14" />
<sup>14</sup> Gjoksin dhe kofshën e ofertës së tundur do t'i hani ti dhe bijtë e tu dhe bijat e tua bashkë me ty, në një vend të pastër, sepse janë pjesa që të përket ty dhe bijve të tu, dhe që ju është dhënë juve  nga flijimet e falenderimit të bijve të  Izraelit.
<scripture passage="Lev 10:15" parsed="|Lev|10|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.15" />
<sup>15</sup> Bashkë me ofertat e dhjamit të bëra me zjarr, do të çohen kofsha e ofertës së lartë dhe gjoksi i ofertës së tundur para Zotit; edhe kjo të përket ty dhe bijve të tu, si një statut i përhershëm, si ka urdhëruar Zoti".
<scripture passage="Lev 10:16" parsed="|Lev|10|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.16" />
<sup>16</sup> Pastaj Moisiu hetoi me kujdes për cjapin e flijimit për mëkatin; dhe ja, ishte djegur; prandaj u zemërua kundër Eleazarit dhe kundër Ithamarit, bijtë e Aaronit që kishin mbetur, duke thënë:
<scripture passage="Lev 10:17" parsed="|Lev|10|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.17" />
<sup>17</sup> "Pse nuk e hëngrët flijimin për mëkatin në vend të shenjtë, sepse është gjë shumë e shenjtë, dhe Zoti ua ka dhënë me qëllim që të sillni padrejtësinë e asamblesë, që të bëni shlyerjen për ta përpara Zotit?
<scripture passage="Lev 10:18" parsed="|Lev|10|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.18" />
<sup>18</sup> Dhe ja, gjaku i flisë nuk u çua brenda vendit të shenjtë; ju duhet ta kishit ngrënë në vend të shenjtë, si kisha urdhëruar".
<scripture passage="Lev 10:19" parsed="|Lev|10|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.19" />
<sup>19</sup> Aaroni i tha pastaj Moisiut: "Ja, sot ata më kanë ofruar flijimin e tyre për mëkatin dhe olokaustin e tyre përpara Zotit, dhe më kanë ndodhur gjëra të tilla; po të kisha ngrënë sot viktimën e flijimit  për mëkatin, a do t'i pëlqente kjo syve  të Zotit?".
<scripture passage="Lev 10:20" parsed="|Lev|10|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.10.20" />
<sup>20</sup> Kur Moisiu i dëgjoi këto, mbeti i kënaqur.
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 11" progress="9.74%" prev="Lev.10" next="Lev.12" id="Lev.11">
<h3 id="Lev.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Lev.11-p1">
<scripture passage="Lev 11:1" parsed="|Lev|11|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë atyre:
<scripture passage="Lev 11:2" parsed="|Lev|11|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.2" />
<sup>2</sup> "Foluni bijve të Izraelit dhe u thoni: Këto janë kafshët që do të mund të hani nga tërë kafshët që janë mbi tokë.
<scripture passage="Lev 11:3" parsed="|Lev|11|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.3" />
<sup>3</sup> Mund të hani çdo kafshë dythundrake që e ka këmbën të ndarë dhe ripërtypet.
<scripture passage="Lev 11:4" parsed="|Lev|11|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.4" />
<sup>4</sup> Por nga ripërtypësit dhe nga dythundrakët nuk do të hani këto: devenë sepse përtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;
<scripture passage="Lev 11:5" parsed="|Lev|11|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.5" />
<sup>5</sup> baldosën, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;
<scripture passage="Lev 11:6" parsed="|Lev|11|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.6" />
<sup>6</sup> lepurin, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrak; për ju është i papastër;
<scripture passage="Lev 11:7" parsed="|Lev|11|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.7" />
<sup>7</sup> derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.
<scripture passage="Lev 11:8" parsed="|Lev|11|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.8" />
<sup>8</sup> Nuk do të hani nga mishi i tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë; për ju janë të papastër.
<scripture passage="Lev 11:9" parsed="|Lev|11|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.9" />
<sup>9</sup> Midis gjithë kafshëve që ndodhen në ujë mund të hani këto: mund të hani të gjithë ato që kanë pendë e luspa në ujë, si në dete ashtu dhe në lumenj.
<scripture passage="Lev 11:10" parsed="|Lev|11|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.10" />
<sup>10</sup> Por të gjitha ato që nuk kanë as pendë as luspa, si në dete, ashtu dhe në lumenj, tërë ato që lëviznin në ujë dhe të gjitha ato që jetojnë në ujë janë të neveritshme për ju.
<scripture passage="Lev 11:11" parsed="|Lev|11|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.11" />
<sup>11</sup> Do të jenë të neveritshme për ju; nuk do të hani mishin e tyre dhe do keni neveri për trupin e tyre të pajetë.
<scripture passage="Lev 11:12" parsed="|Lev|11|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.12" />
<sup>12</sup> Çdo gjë që në ujë nuk ka pendë dhe luspa do të jetë e neveritshme për ju.
<scripture passage="Lev 11:13" parsed="|Lev|11|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.13" />
<sup>13</sup> Midis zogjve do të keni neveri këta; nuk duhet t'i hani, sepse janë të neveritshëm: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan peshkatar;
<scripture passage="Lev 11:14" parsed="|Lev|11|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.14" />
<sup>14</sup> qiftin dhe çdo lloj fajkoi;
<scripture passage="Lev 11:15" parsed="|Lev|11|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.15" />
<sup>15</sup> çdo lloj korbi;
<scripture passage="Lev 11:16" parsed="|Lev|11|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.16" />
<sup>16</sup> strucin, hutën, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë;
<scripture passage="Lev 11:17" parsed="|Lev|11|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.17" />
<sup>17</sup> bufin, karabullakun e detit, ibisin;
<scripture passage="Lev 11:18" parsed="|Lev|11|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.18" />
<sup>18</sup> mjellmën, pelikanin, hutën;
<scripture passage="Lev 11:19" parsed="|Lev|11|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.19" />
<sup>19</sup> lejlekun, çdo lloj çafke, pupëzen dhe lakuriqin e natës.
<scripture passage="Lev 11:20" parsed="|Lev|11|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.20" />
<sup>20</sup> Do të keni neveri për çdo insekt me krahë që ecën me katër këmbë.
<scripture passage="Lev 11:21" parsed="|Lev|11|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.21" />
<sup>21</sup> Por nga të gjitha insektet me krahë që ecin me katër këmbë, mund të hani ato që i kanë kofshët mbi këmbët për të kërcyer në tokë.
<scripture passage="Lev 11:22" parsed="|Lev|11|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.22" />
<sup>22</sup> Nga këta mund të hani çdo lloj karkaleci, çdo lloj bulku dhe çdo lloj akridi.
<scripture passage="Lev 11:23" parsed="|Lev|11|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.23" />
<sup>23</sup> Çdo lloj tjetër insekti me krahë që ka katër këmbë do të jetë i neveritshëm për ju.
<scripture passage="Lev 11:24" parsed="|Lev|11|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.24" />
<sup>24</sup> Këto kafshë do t'ju bëjnë të papastër; kushdo që prek trupin e tyre të pajetë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 11:25" parsed="|Lev|11|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.25" />
<sup>25</sup> Kushdo mbart trupat e tyre të pajetë, do të lajë rrobat dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 11:26" parsed="|Lev|11|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.26" />
<sup>26</sup> Çdo kafshë dythundrake që nuk e ka këmbën të ndarë dhe nuk ripërtypet është e papastër për ju; kushdo që do ta prekë do të bëhet i papastër.
<scripture passage="Lev 11:27" parsed="|Lev|11|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.27" />
<sup>27</sup> Ndër të gjitha kafshët katërkëmbëshe, ata që ecin mbi shputën e këmbëve janë të papastër për ju; kushdo që prek trupin e tyre të pajetë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 11:28" parsed="|Lev|11|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.28" />
<sup>28</sup> Kushdo që transporton trupin e tyre të pajetë do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Për ju ata janë të papastër.
<scripture passage="Lev 11:29" parsed="|Lev|11|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.29" />
<sup>29</sup> Ndër kafshët që zvarriten mbi tokë, këta janë të papastër për ju: urithi, miu dhe çdo lloj hardhje,
<scripture passage="Lev 11:30" parsed="|Lev|11|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.30" />
<sup>30</sup> gekoja, varani, hardhuca, kërmilli dhe kameleoni.
<scripture passage="Lev 11:31" parsed="|Lev|11|31|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.31" />
<sup>31</sup> Këto kafshë midis tërë atyre që zvarriten janë të papastra për ju; kushdo që i prek kur kanë ngordhur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 11:32" parsed="|Lev|11|32|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.32" />
<sup>32</sup> Çdo gjë mbi të cilën një prej tyre bie kur kanë ngordhur do të jetë e papastër; qoftë kjo një vegël prej druri, apo rroba, apo lëkurë, apo thes apo çfarëdo sendi tjetër i përdorur për punë, duhet  të futet në ujë dhe do të jetë i papastër deri  në mbrëmje; pastaj do të jetë i pastër.
<scripture passage="Lev 11:33" parsed="|Lev|11|33|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.33" />
<sup>33</sup> Çdo enë prej argjile brenda të cilës një prej tyre bie, do ta thyeni; dhe gjithçka që ndodhet në të do të jetë i papaster.
<scripture passage="Lev 11:34" parsed="|Lev|11|34|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.34" />
<sup>34</sup> Çdo ushqim që hahet mbi të cilin bie uji i kësaj ene do të bëhet i papastër; dhe çdo gllënjkë që mund të merret prej tij do të jetë e papastër.
<scripture passage="Lev 11:35" parsed="|Lev|11|35|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.35" />
<sup>35</sup> Çdo gjë mbi të cilën bie një pjesë e trupit të tyre të ngordhur, qoftë furra apo furnela, do të copëtohet; ata janë të papastër dhe do të konsiderohen të papastër nga ana juaj.
<scripture passage="Lev 11:36" parsed="|Lev|11|36|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.36" />
<sup>36</sup> Por një burim apo një çisternë, ku mblidhet uji do të jetë i pastër, por çdo gjë që prek trupat e tyre të pajetë do të jetë e papastër.
<scripture passage="Lev 11:37" parsed="|Lev|11|37|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.37" />
<sup>37</sup> Dhe në rast se një pjesë e trupave të tyre të pajetë bie mbi çfarëdo lloj fare që të mbillet, kjo do të mbetet e pastër;
<scripture passage="Lev 11:38" parsed="|Lev|11|38|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.38" />
<sup>38</sup> por në rast se vihet ujë mbi farën dhe një pjesë e trupave të pajetë të tyre bie mbi të, ajo është e papastër për ju.
<scripture passage="Lev 11:39" parsed="|Lev|11|39|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.39" />
<sup>39</sup> Në rast se ngordh një kafshë që ju lejohet ta hani, ai që do të prekë trupin e pajetë të saj do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 11:40" parsed="|Lev|11|40|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.40" />
<sup>40</sup> Ai që ha nga ky trup i ngordhur do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje; po kështu ai që transporton këtë trup të ngordhur do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 11:41" parsed="|Lev|11|41|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.41" />
<sup>41</sup> Çdo gjë që hiqet zvarrë mbi tokë është një gjë e neveritshme; nuk duhet ta hani.
<scripture passage="Lev 11:42" parsed="|Lev|11|42|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.42" />
<sup>42</sup> Ndër të gjitha kafshët që hiqen zvarrë mbi tokë, nuk do të hani asnjërën prej atyre që ecin mbi bark, që lëvizin me katër këmbë, ose të atyre që kanë shumë këmbë, sepse kjo është e neveritshme.
<scripture passage="Lev 11:43" parsed="|Lev|11|43|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.43" />
<sup>43</sup> Mos u bëni të neveritshëm me asnjë nga këto kafshë që zvarriten; mos u bëni të papastër me to, në mënyrë që të ndoteni.
<scripture passage="Lev 11:44" parsed="|Lev|11|44|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.44" />
<sup>44</sup> Sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj; shenjtërohuni, pra, dhe jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë; mos u infektoni me asnjë prej këtyre kafshëve që zvarriten mbi tokë.
<scripture passage="Lev 11:45" parsed="|Lev|11|45|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.45" />
<sup>45</sup> Sepse unë jam Zoti që ju bëri të dilni nga vendi i Egjiptit, për të qënë Perëndia juaj; jini pra të shenjtë sepse unë jam i shenjtë.
<scripture passage="Lev 11:46" parsed="|Lev|11|46|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.46" />
<sup>46</sup> Ky është ligji përkatës i katërkëmbëshve, zogjve dhe i çdo qënieje të gjallë që lëviz në ujë, dhe i çdo qënieje që hiqet zvarrë mbi tokë,
<scripture passage="Lev 11:47" parsed="|Lev|11|47|0|0" osisRef="Bible:Lev.11.47" />
<sup>47</sup> me qëllim që të dini të dalloni midis asaj që është e pastër dhe asaj që është e papastër, dhe midis kafshës që mund të hahet dhe të asaj që nuk duhet të hahet".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 12" progress="9.87%" prev="Lev.11" next="Lev.13" id="Lev.12">
<h3 id="Lev.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Lev.12-p1">
<scripture passage="Lev 12:1" parsed="|Lev|12|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.12.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
<scripture passage="Lev 12:2" parsed="|Lev|12|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.12.2" />
<sup>2</sup> "Folu kështu bijve të Izraelit: Në qoftë se një grua mbetet me barrë dhe lind një mashkull, do të jetë e papastër për shtatë ditë, do të jetë e papastër si në ditët e zakoneve të saj.
<scripture passage="Lev 12:3" parsed="|Lev|12|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.12.3" />
<sup>3</sup> Ditën e tetë do të rrethpritet mishi i prepucit të djalit.
<scripture passage="Lev 12:4" parsed="|Lev|12|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.12.4" />
<sup>4</sup> Pastaj ajo do të rrijë akoma tridhjetë e tre ditë për të pastruar gjakun e saj; nuk do të prekë asnjë send të shenjtë dhe nuk do të hyjë në shenjtëroren, deri sa të plotësohen ditët e pastrimit të saj.
<scripture passage="Lev 12:5" parsed="|Lev|12|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.12.5" />
<sup>5</sup> Por në rast se lind një vajzë, ajo do të jetë e papastër dy javë si në kohën e zakoneve të saj; dhe do të rrijë gjashtëdhjetë ditë për t'u pastruar nga gjaku.
<scripture passage="Lev 12:6" parsed="|Lev|12|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.12.6" />
<sup>6</sup> Kur të plotësohen ditët e pastrimit të saj, pavarësisht në se është fjala për një djalë apo vajzë, do t'i çojë priftit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, një qengj motak si olokaust dhe një pëllumb të ri o një turtull, si flijim për mëkatin.
<scripture passage="Lev 12:7" parsed="|Lev|12|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.12.7" />
<sup>7</sup> Pastaj prifti do t'i ofrojë para Zotit dhe do të bëjë shlyerjen për të; dhe ajo do të jetë pastruar nga rrjedha e gjakut të saj. Ky është ligji për gruan që lind një mashkull apo një femër.
<scripture passage="Lev 12:8" parsed="|Lev|12|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.12.8" />
<sup>8</sup> Dhe në rast se i mungojnë mjetet për të ofruar një qengj, do të marrë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj, njërin si olokaust dhe tjetrin si flijimin e mëkatit. Prifti do të bëjë shlyerjen për të, dhe ajo do të jetë e pastër".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 13" progress="9.90%" prev="Lev.12" next="Lev.14" id="Lev.13">
<h3 id="Lev.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Lev.13-p1">
<scripture passage="Lev 13:1" parsed="|Lev|13|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.1" />
<sup>1</sup> Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke thënë:
<scripture passage="Lev 13:2" parsed="|Lev|13|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.2" />
<sup>2</sup> "Kur një njeri ka mbi lëkurën e trupit të tij një ënjtje apo një kore ose një njollë të shndritshme, dhe bëhet mbi lëkurën e trupit të tij një shenjë e plagës së lebrës, ai do t'i çohet priftit Aaron apo njërit prej bijve të tij priftërinj.
<scripture passage="Lev 13:3" parsed="|Lev|13|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.3" />
<sup>3</sup> Prifti do të shqyrtojë plagën mbi lëkurën e trupit; në qoftë se qimja e plagës është bërë e bardhë dhe plaga duket më e thellë se lëkura e trupit, kemi të bëjmë me plagë të lebrës; prifti, pasi ta shqyrtojë, do ta shpallë të papastër atë njeri.
<scripture passage="Lev 13:4" parsed="|Lev|13|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.4" />
<sup>4</sup> Por në qoftë se njolla e shndritshme mbi lëkurën e trupit është e bardhë dhe nuk duket se është më e thellë se lëkura, dhe qimja e saj nuk është bërë e bardhë, prifti do ta izolojë për shtatë ditë atë që ka plagën.
<scripture passage="Lev 13:5" parsed="|Lev|13|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.5" />
<sup>5</sup> Ditën e shtatë, prifti do ta ekzaminojë përsëri; dhe në qoftë se plaga duket se është ndalur dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, prifti do ta izolojë edhe shtatë ditë të tjera.
<scripture passage="Lev 13:6" parsed="|Lev|13|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.6" />
<sup>6</sup> Prifti do ta shqyrtojë përsëri ditën e shtatë; dhe, po të shikojë që plaga është zvogëluar dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të pastër: ishte vetëm një puçërr me qelb. Ai do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i pastër.
<scripture passage="Lev 13:7" parsed="|Lev|13|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.7" />
<sup>7</sup> Por në rast se puçrra është zgjeruar mbi lëkurën pasi ai iu paraqit priftit për t'u shpallur i pastër, ai do të kontrollohet përsëri nga prifti;
<scripture passage="Lev 13:8" parsed="|Lev|13|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.8" />
<sup>8</sup> prifti do ta kontrollojë; dhe në rast se shikon që puçrra është zgjeruar mbi lëkurë, prifti do ta shpallë atë të papastër; është lebër.
<scripture passage="Lev 13:9" parsed="|Lev|13|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.9" />
<sup>9</sup> Kur te një njeri shfaqet një plagë e lebrës, ai do t'i çohet priftit.
<scripture passage="Lev 13:10" parsed="|Lev|13|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.10" />
<sup>10</sup> Prifti do ta ekzaminojë; dhe në qoftë se ënjtja mbi lëkurë është e bardhë dhe e ka zbardhur qimen, dhe në ënjtje ka pak mish të gjallë,
<scripture passage="Lev 13:11" parsed="|Lev|13|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.11" />
<sup>11</sup> kemi një lebër kronike mbi lëkurën e trupit të tij dhe prifti do ta shpallë atë të papastër; nuk do ta izolojë, sepse është i papastër.
<scripture passage="Lev 13:12" parsed="|Lev|13|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.12" />
<sup>12</sup> Por në qoftë se lebra përhapet edhe më mbi lëkurë në mënyrë që të mbulojë tërë lëkurën e atij që ka plagën, nga koka deri te këmbët, kudo që shikon prifti,
<scripture passage="Lev 13:13" parsed="|Lev|13|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.13" />
<sup>13</sup> prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se lebra ka mbuluar tërë trupin e tij, do ta shpallë të pastër atë që ka plagën; është bërë i tëri i bardhë, pra, është i pastër.
<scripture passage="Lev 13:14" parsed="|Lev|13|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.14" />
<sup>14</sup> Por ditën që do të dalë mbi të mish i gjallë, ai do të shpallet i papastër.
<scripture passage="Lev 13:15" parsed="|Lev|13|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.15" />
<sup>15</sup> Kur prifti ka për të parë mishin e gjallë, do ta shpallë atë të papastër; mishi i gjallë është i papastër; është lebër.
<scripture passage="Lev 13:16" parsed="|Lev|13|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.16" />
<sup>16</sup> Por në rast se mishi i gjallë ndryshon përsëri dhe bëhet i bardhë, ai duhet të shkojë te prifti;
<scripture passage="Lev 13:17" parsed="|Lev|13|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.17" />
<sup>17</sup> dhe prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se plaga është bërë e bardhë, prifti do të shpallë të pastër atë që ka plagën; ai është i pastër.
<scripture passage="Lev 13:18" parsed="|Lev|13|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.18" />
<sup>18</sup> Kur mbi lëkurën e trupit zhvillohet një ulcerë, dhe ajo është shëruar,
<scripture passage="Lev 13:19" parsed="|Lev|13|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.19" />
<sup>19</sup> dhe në vendin e ulcerës formohet një ënjtje e bardhë ose një njollë e shndritshme e bardhë-kuqalashe, kjo duhet t'i tregohet priftit.
<scripture passage="Lev 13:20" parsed="|Lev|13|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.20" />
<sup>20</sup> Prifti do ta ekzaminojë; në qoftë se njolla duket më e thellë se lëkura dhe qimja e saj është bërë e bardhë, prifti do ta shpallë atë të papastër; është plagë lebre që ka shpërthyer në ulcerë.
<scripture passage="Lev 13:21" parsed="|Lev|13|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.21" />
<sup>21</sup> Por në rast se prifti, duke e ekzaminuar, sheh që në njollë nuk ka qime të bardha dhe që ajo nuk është më e thellë se lëkura dhe është pakësuar, ai do ta izolojë shtatë ditë.
<scripture passage="Lev 13:22" parsed="|Lev|13|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.22" />
<sup>22</sup> Në rast se njolla zgjerohet mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të papastër; është një plagë lebre.
<scripture passage="Lev 13:23" parsed="|Lev|13|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.23" />
<sup>23</sup> Por në rast se njolla ka mbetur në vend dhe nuk është zgjeruar, ajo është mbresë e ulcerës dhe prifti do ta shpallë të pastër.
<scripture passage="Lev 13:24" parsed="|Lev|13|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.24" />
<sup>24</sup> Në rast se dikush pëson mbi lëkurën e tij një djegie të shkaktuar nga zjarri, dhe mishi i gjallë i djegies bëhet një njollë e shndritshme, e bardhë-kuqalashe, ose e bardhë,
<scripture passage="Lev 13:25" parsed="|Lev|13|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.25" />
<sup>25</sup> prifti do ta shqyrtojë; dhe në qoftë se qimja e njollës është bërë e bardhë dhe njolla duket më e thellë se lëkura, është lebër që ka shpërthyer në djegien. Prifti do ta shpallë të papastër; është plagë lebre.
<scripture passage="Lev 13:26" parsed="|Lev|13|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.26" />
<sup>26</sup> Por në rast se prifti, duke shqyrtuar, sheh që nuk ka qime të bardhë në njollë dhe që kjo nuk është më e thellë se lëkura, por është pakësuar, prifti do ta izolojë shtatë ditë atë njeri.
<scripture passage="Lev 13:27" parsed="|Lev|13|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.27" />
<sup>27</sup> Ditën e shtatë, prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se njolla është përhapur edhe më mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të papastër; është plagë lebre.
<scripture passage="Lev 13:28" parsed="|Lev|13|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.28" />
<sup>28</sup> Në qoftë se njolla e shndritshme ka mbetur përkundrazi në të njëjtin vend dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, por është pakësuar, është një ënjtje shkaktuar nga djegia; prifti do ta shpallë të pastër, sepse është mbresa e djegies.
<scripture passage="Lev 13:29" parsed="|Lev|13|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.29" />
<sup>29</sup> Kur një burrë apo një grua ka një plagë në kokë apo në mjekër,
<scripture passage="Lev 13:30" parsed="|Lev|13|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.30" />
<sup>30</sup> prifti do të ekzaminojë plagën; në rast se duket më e thellë se lëkura dhe në të ka qime të verdha dhe të holla, prifti do ta shpallë atë të papastër; është qere, domethënë lebër e kokës apo e mjekrës.
<scripture passage="Lev 13:31" parsed="|Lev|13|31|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.31" />
<sup>31</sup> Në qoftë se përkundrazi prifti shqyrton plagën e qeres, dhe kjo nuk duket më e thellë se lëkura dhe në të nuk ka qime të zeza, prifti do ta izolojë shtatë ditë atë që ka plagën e qeres.
<scripture passage="Lev 13:32" parsed="|Lev|13|32|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.32" />
<sup>32</sup> Ditën e shtatë prifti do të kontrollojë plagën dhe, po të jetë se qerja nuk është përhapur dhe nuk ka në të qime të verdha, dhe qerja nuk duket më e thellë se lëkura,
<scripture passage="Lev 13:33" parsed="|Lev|13|33|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.33" />
<sup>33</sup> ai person do të rruhet, por nuk do të rruajë pjesën e prekur nga qerja; dhe prifti do ta izolojë shtatë ditë të tjera atë që ka qeren.
<scripture passage="Lev 13:34" parsed="|Lev|13|34|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.34" />
<sup>34</sup> Ditën e shtatë prifti do të kontrollojë qeren; dhe në qoftë se qerja nuk është përhapur mbi lëkurë dhe nuk duket më e thellë se lëkura, prifti do ta shpallë të pastër; ai do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i pastër.
<scripture passage="Lev 13:35" parsed="|Lev|13|35|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.35" />
<sup>35</sup> Por në qoftë se, pasi është shpallur i pastër, qerja është përhapur mbi lëkurë,
<scripture passage="Lev 13:36" parsed="|Lev|13|36|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.36" />
<sup>36</sup> prifti do ta kontrollojë atë; në qoftë se qerja është përhapur mbi lëkurë, prifti nuk duhet të kërkojë qimen e verdhë; ai është i papastër.
<scripture passage="Lev 13:37" parsed="|Lev|13|37|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.37" />
<sup>37</sup> Por në qoftë se qerja duket se është ndaluar dhe në të janë rritur qime të zeza, qerja është shëruar; ai është i pastër dhe prifti do ta shpallë të pastër.
<scripture passage="Lev 13:38" parsed="|Lev|13|38|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.38" />
<sup>38</sup> Në rast se një burrë apo një grua ka mbi lëkurën e trupit të tij njolla të shndritshme, veçanërisht njolla të shndritshme bardhoshe,
<scripture passage="Lev 13:39" parsed="|Lev|13|39|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.39" />
<sup>39</sup> prifti do t'i shqyrtojë; dhe në qoftë se njollat e shndritshme mbi lëkurën e trupit të tyre kanë një ngjyrë të bardhë të zbehtë, është një erupsion të lëkurës; ai është i pastër.
<scripture passage="Lev 13:40" parsed="|Lev|13|40|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.40" />
<sup>40</sup> Në rast se një njeriu i bien flokët e kokës, është tullac, por është i pastër.
<scripture passage="Lev 13:41" parsed="|Lev|13|41|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.41" />
<sup>41</sup> Në rast se i bien flokët mbi ballë, është tullac mbi ballë, por i pastër.
<scripture passage="Lev 13:42" parsed="|Lev|13|42|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.42" />
<sup>42</sup> Por në rast se në pjesën tullace të kokës ose të ballit shfaqet një plagë e bardhë-kuqalashe, është lebër, që ka shpërthyer mbi kokë apo mbi ballë.
<scripture passage="Lev 13:43" parsed="|Lev|13|43|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.43" />
<sup>43</sup> Prifti do ta shqyrtojë; dhe në qoftë se ënjtja e plagës mbi pjesën tullace të kokës apo të ballit është e bardhë-kuqalashe, njëlloj si lebra mbi lëkurën e trupit,
<scripture passage="Lev 13:44" parsed="|Lev|13|44|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.44" />
<sup>44</sup> është lebroz; është i papastër, dhe prifti do ta shpallë atë të papastër, për shkak të plagës mbi kokën e tij.
<scripture passage="Lev 13:45" parsed="|Lev|13|45|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.45" />
<sup>45</sup> Lebrozi, i prekur nga kjo plagë, do të veshë rroba të grisura dhe do ta mbajë kokën të zbuluar; do të mbulojë mjekrën e tij dhe do të bërtasë: "papastër, papastër".
<scripture passage="Lev 13:46" parsed="|Lev|13|46|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.46" />
<sup>46</sup> Do të jetë i papastër tërë kohën që do të ketë plagën; është i papastër; do të jetojë vetëm; do të banojë jashtë kampit.
<scripture passage="Lev 13:47" parsed="|Lev|13|47|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.47" />
<sup>47</sup> Në qoftë se ka një plagë lebre mbi një palë rroba, qoftë rrobë leshi apo një rrobë liri,
<scripture passage="Lev 13:48" parsed="|Lev|13|48|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.48" />
<sup>48</sup> një stofë o një punë me shtiza, prej liri ose leshi, në lëkurë apo në çfarëdo sendi prej lëkure,
<scripture passage="Lev 13:49" parsed="|Lev|13|49|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.49" />
<sup>49</sup> në se plaga është e gjelbëruar ose kuqalashe mbi rrobat apo mbi lëkurën, mbi stofin ose mbi punën e bërë me shtiza, ose mbi çfarëdo tjetër sendi të punuar me lëkurë, është plagë lebre, dhe do t'i tregohet priftit.
<scripture passage="Lev 13:50" parsed="|Lev|13|50|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.50" />
<sup>50</sup> Prifti do të shqyrtojë plagën dhe do të izolojë shtatë ditë atë që ka plagën.
<scripture passage="Lev 13:51" parsed="|Lev|13|51|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.51" />
<sup>51</sup> Ditën e shtatë do të ekzaminojë plagën; dhe në qoftë se plaga është përhapur mbi rrobat, o mbi stofën, o mbi trikotazhin, o mbi lëkurën apo mbi çfarëdo sendi të punuar me lëkurë, është një plagë lebre të keqe; është një gjë e papastër.
<scripture passage="Lev 13:52" parsed="|Lev|13|52|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.52" />
<sup>52</sup> Ai do t'i djegë këto rroba o stofin ose trikotazhin prej leshi a prej liri ose çfarëdo sendi të bërë me lëkurë, mbi të cilin ndodhet plaga, sepse është një lebër e keqe; do të digjen në zjarr.
<scripture passage="Lev 13:53" parsed="|Lev|13|53|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.53" />
<sup>53</sup> Por në rast se prifti ekzaminon plagën, dhe kjo nuk është përhapur mbi rrobat o mbi stofin, o mbi trikotazhin ose mbi çdo send prej lëkure,
<scripture passage="Lev 13:54" parsed="|Lev|13|54|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.54" />
<sup>54</sup> prifti do të urdhërojë që të lahet sendi mbi të cilin është kjo plagë, dhe do ta izolojë personin për shtatë ditë të tjera.
<scripture passage="Lev 13:55" parsed="|Lev|13|55|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.55" />
<sup>55</sup> Prifti do të ekzaminojë plagën, mbasi të jetë larë; në qoftë se plaga nuk ka ndryshuar ngjyrë, edhe sikur të mos jetë përhapur, është gjë e papastër; do ta djegësh në zjarr; ajo vazhdon të hajë nga brenda apo nga jashtë.
<scripture passage="Lev 13:56" parsed="|Lev|13|56|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.56" />
<sup>56</sup> Në qoftë se prifti e ekzaminon dhe plaga, pasi është larë, është përmirësuar, do ta shkulë nga rrobat, a nga lëkura, a nga stofi apo nga trikotazhi.
<scripture passage="Lev 13:57" parsed="|Lev|13|57|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.57" />
<sup>57</sup> Por në rast se duket ende mbi rrobat, stofin, trikotazhin, ose mbi çdo send tjetër prej lëkure, është një e keqe që po përhapet; do të djegësh me zjarr sendin mbi të cilin ndodhet plaga.
<scripture passage="Lev 13:58" parsed="|Lev|13|58|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.58" />
<sup>58</sup> Rrobat, o stofi, o trikotazhi ose çdo send tjetër i bërë me lëkurë që ke larë dhe nga i cili është zhdukur plaga, do të lahet një herë të dytë dhe do të jetë i pastër.
<scripture passage="Lev 13:59" parsed="|Lev|13|59|0|0" osisRef="Bible:Lev.13.59" />
<sup>59</sup> Ky është ligji për plagën e lebrës mbi një palë rroba leshi ose prej liri, mbi stofin apo trikotazh ose çfarëdo sendi të bërë prej lëkure, për ta shpallur të pastër apo për ta shpallur të papastër".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 14" progress="10.12%" prev="Lev.13" next="Lev.15" id="Lev.14">
<h3 id="Lev.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Lev.14-p1">
<scripture passage="Lev 14:1" parsed="|Lev|14|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 14:2" parsed="|Lev|14|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.2" />
<sup>2</sup> "Ky është ligji lidhur me lebrozin për ditën e pastrimit të tij. Ai do t'i çohet priftit.
<scripture passage="Lev 14:3" parsed="|Lev|14|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.3" />
<sup>3</sup> Prifti do të dalë nga kampi dhe do ta vizitojë atë dhe në qoftë se plaga e lebrës i është shëruar të lebrosurit,
<scripture passage="Lev 14:4" parsed="|Lev|14|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.4" />
<sup>4</sup> prifti do të urdhërojë të merren për atë që do të pastrohet dy zogj të gjallë dhe të pastër, dru kedri, nga skarlati dhe hisopi.
<scripture passage="Lev 14:5" parsed="|Lev|14|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.5" />
<sup>5</sup> Prifti do të urdhërojë që të theret një nga zogjtë në një enë prej argjili me ujë të rrjedhshëm.
<scripture passage="Lev 14:6" parsed="|Lev|14|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.6" />
<sup>6</sup> Pastaj do të marrë zogun e gjallë, drurin e kedrit, skarlatin dhe hisopin, dhe do t'i zhytë, me zogun e gjallë, në gjakun e zogut të therur në ujë të rrjedhshëm.
<scripture passage="Lev 14:7" parsed="|Lev|14|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.7" />
<sup>7</sup> Do ta spërkatë pastaj shtatë herë mbi atë që duhet të pastrohet nga lebra; do ta shpallë atë të pastër dhe do ta lërë të shkojë të lirë zogun e gjallë nëpër fusha.
<scripture passage="Lev 14:8" parsed="|Lev|14|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.8" />
<sup>8</sup> Ai që duhet të pastrohet do të lajë rrobat e tij, do të rruajë tërë qimet e tij, do të lahet në ujë dhe do të jetë i pastër. Pas kësaj mund të hyjë në kamp, por do të qëndrojë shtatë ditë jashtë çadrës së tij.
<scripture passage="Lev 14:9" parsed="|Lev|14|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.9" />
<sup>9</sup> Ditën e shtatë do të rruajë tërë qimet e kokës së tij, të mjekrës së tij dhe të vetullave të tij; do të rruajë shkurt të gjitha qimet e tij. Do të lajë rrobat e tij dhe do të lajë trupin e tij në ujë dhe do të jetë i pastër.
<scripture passage="Lev 14:10" parsed="|Lev|14|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.10" />
<sup>10</sup> Ditën e tetë do të marrë dy qengja pa të meta, një qengj femër njëvjeçar pa të meta, tri të dhjeta efe majë mielli, të përziera me vaj, si një ofertë ushqimi, dhe një log vaji;
<scripture passage="Lev 14:11" parsed="|Lev|14|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.11" />
<sup>11</sup> dhe prifti që kryen pastrimin do të paraqesë atë që duhet të pastrohet dhe të gjitha këto gjëra para Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Lev 14:12" parsed="|Lev|14|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.12" />
<sup>12</sup> Pastaj prifti do të marrë një qengj dhe do ta ofrojë si flijim riparimi, me logun e vajit, dhe do t'i tundë si një ofertë e tundur para Zotit.
<scripture passage="Lev 14:13" parsed="|Lev|14|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.13" />
<sup>13</sup> Do ta therë pastaj qengjin në vendin ku theren flijimet për mëkatin dhe olokaustet, në vendin e shenjtë, sepse si flijim riparimi i përket priftit, kështu është flijimi për mëkatin; është gjë shumë e shenjtë.
<scripture passage="Lev 14:14" parsed="|Lev|14|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.14" />
<sup>14</sup> Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi i riparimit dhe do ta vërë në skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.
<scripture passage="Lev 14:15" parsed="|Lev|14|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.15" />
<sup>15</sup> Pastaj prifti do të marrë pak vaj nga logu dhe do ta derdhë mbi pëllëmbën e dorës së tij të majtë;
<scripture passage="Lev 14:16" parsed="|Lev|14|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.16" />
<sup>16</sup> pastaj prifti do të ngjyejë gishtin e dorës së tij të djathtë në vajin që ka në dorën e majtë dhe me gishtin do të spërkatë shtatë herë pak vaj përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 14:17" parsed="|Lev|14|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.17" />
<sup>17</sup> Dhe nga mbetja e vajit që ka në dorë, prifti do të vërë pak në skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës  së tij të djathtë, në vendin ku ka vënë  gjakun e flijimit të riparimit.
<scripture passage="Lev 14:18" parsed="|Lev|14|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.18" />
<sup>18</sup> Mbetjen e vajit që ka në dorë, prifti do ta vërë mbi kokën e atij që duhet të pastrohet; kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 14:19" parsed="|Lev|14|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.19" />
<sup>19</sup> Pastaj prifti do të ofrojë flijimin për mëkatin dhe do të bëjë shlyerjen për atë që do të pastrohet nga papastërtia e tij; pas kësaj do të therë olokaustin.
<scripture passage="Lev 14:20" parsed="|Lev|14|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.20" />
<sup>20</sup> Prifti do të ofrojë olokaustin dhe blatimin e ushqimit mbi altar; kështu ai do të ketë mundësi të bëjë për të shlyerjen dhe ai do të jetë i pastër.
<scripture passage="Lev 14:21" parsed="|Lev|14|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.21" />
<sup>21</sup> Në rast se ky person është i varfër dhe nuk mund t'i sigurojë këto gjëra, do të marrë vetëm një qengj për ta ofruar si flijim për shkeljen e kryer, si një ofertë të tundur, për të bërë shlyerjen
<scripture passage="Lev 14:22" parsed="|Lev|14|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.22" />
<sup>22</sup> dhe dy turtuj apo dy pëllumba të rinj, sipas mundësive të tij; njëri do të jetë për flijimin për mëkatin dhe tjetri për olokaustin.
<scripture passage="Lev 14:23" parsed="|Lev|14|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.23" />
<sup>23</sup> Ditën e tetë do t'i çojë, për pastrimin e tij, këto gjëra priftit në hyrje të çadrës së mbledhjes përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 14:24" parsed="|Lev|14|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.24" />
<sup>24</sup> Dhe prifti do të marrë qengjin e flijimit për shkeljen dhe logun e vajit, dhe do t'i tundë si një ofertë e tundur përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 14:25" parsed="|Lev|14|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.25" />
<sup>25</sup> Pastaj do të therë qengjin e flijimit për shkeljen e kryer. Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi për shkeljen dhe do ta vërë në skajin e veshit të djathtë të atij që do të pastrohet mbi gishtin  e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi  gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.
<scripture passage="Lev 14:26" parsed="|Lev|14|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.26" />
<sup>26</sup> Prifti do të derdhë pak vaj mbi pëllëmbën e dorës së tij të majtë.
<scripture passage="Lev 14:27" parsed="|Lev|14|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.27" />
<sup>27</sup> Dhe me gishtin e dorës së tij të djathtë, prifti do të spërkasë shtatë herë pak nga vaji që ka në dorën e tij të majtë përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 14:28" parsed="|Lev|14|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.28" />
<sup>28</sup> Pastaj prifti do të vërë pak nga vaji që ka në dorë mbi skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e tij të madh të dorës së djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së  tij të djathtë, në vendin ku ka vënë gjakun e  flijimit të shkeljes.
<scripture passage="Lev 14:29" parsed="|Lev|14|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.29" />
<sup>29</sup> Mbetjen e vajit që ka në dorë, prifti do ta vërë mbi kokën e atij që do të pastrohet, për të bërë shlyerjen për atë përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 14:30" parsed="|Lev|14|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.30" />
<sup>30</sup> Pastaj do të ofrojë një nga turtujt a një nga të dy pëllumbat e rinj, sipas mundësive të tij;
<scripture passage="Lev 14:31" parsed="|Lev|14|31|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.31" />
<sup>31</sup> do të ofrojë atë që ka mundur të sigurojë, njërin si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust, bashkë me blatimin e ushqimit; kështu prifti do të bëjë shlyerjen përpara Zotit për atë që do të pastrohet.
<scripture passage="Lev 14:32" parsed="|Lev|14|32|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.32" />
<sup>32</sup> Ky është ligji për atë që është prekur nga plaga e lebrës dhe nuk ka mjetet për të siguruar atë që kërkohet për pastrimin e tij".
<scripture passage="Lev 14:33" parsed="|Lev|14|33|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.33" />
<sup>33</sup> Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke thënë:
<scripture passage="Lev 14:34" parsed="|Lev|14|34|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.34" />
<sup>34</sup> "Kur do të hyni në vendin e Kanaanit që unë ju jap në pronësi, në rast se dërgoj plagën e lebrës në një shtëpi të vendit që është prona juaj,
<scripture passage="Lev 14:35" parsed="|Lev|14|35|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.35" />
<sup>35</sup> i zoti i shtëpisë do të shkojë t'ia deklarojë priftit, duke thënë: "Më duket se ka një farë plage në shtëpinë time".
<scripture passage="Lev 14:36" parsed="|Lev|14|36|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.36" />
<sup>36</sup> Atëherë prifti do të urdhërojë që të zbrazet shtëpia para se ai të hyjë për të shqyrtuar plagën, me qëllim që gjithçka që ndodhet në shtëpi të mos bëhet e papastër. Pastaj prifti do të hyjë për të ekzaminuar shtëpinë.
<scripture passage="Lev 14:37" parsed="|Lev|14|37|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.37" />
<sup>37</sup> Do të ekzaminojë pastaj plagën; në qoftë se plaga që ndodhet mbi muret e shtëpisë ka disa zgavra të gjelbëra apo të kuqërreme që duken më të thella se sipërfaqja e mureve,
<scripture passage="Lev 14:38" parsed="|Lev|14|38|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.38" />
<sup>38</sup> prifti do të dalë nga shtëpia, te porta dhe do ta mbyllë shtëpinë për shtatë ditë.
<scripture passage="Lev 14:39" parsed="|Lev|14|39|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.39" />
<sup>39</sup> Ditën e shtatë prifti do të kthehet dhe do ta ekzaminojë shtëpinë; në rast se plaga është përhapur në muret e shtëpisë,
<scripture passage="Lev 14:40" parsed="|Lev|14|40|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.40" />
<sup>40</sup> prifti do të urdhërojë që të hiqen gurët mbi të cilët ndodhet plaga dhe t'i hedhin në një vend të papastër jashtë qytetit.
<scripture passage="Lev 14:41" parsed="|Lev|14|41|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.41" />
<sup>41</sup> Pastaj do të urdhërojë që të kruhet pjesa e brendshme e shtëpisë rreth e qark, dhe do ta hedhin suvanë që kanë rrëzuar jashtë qytetit, në vend të papastër.
<scripture passage="Lev 14:42" parsed="|Lev|14|42|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.42" />
<sup>42</sup> Pastaj do të marrin gurë të tjerë dhe do t'i vënë në vendin e të parëve, dhe do të marrin gëlqere tjetër për të suvatuar shtëpinë.
<scripture passage="Lev 14:43" parsed="|Lev|14|43|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.43" />
<sup>43</sup> Por në rast se plaga shpërthen përsëri në shtëpi, mbasi janë hequr gurët dhe mbasi shtëpia është kruar dhe është suvatuar përsëri,
<scripture passage="Lev 14:44" parsed="|Lev|14|44|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.44" />
<sup>44</sup> prifti do të hyjë për të kontrolluar shtëpinë; në qoftë se plaga është e përhapur në shtëpi, kemi një lebër të keqe në shtëpi; kjo është e papastër.
<scripture passage="Lev 14:45" parsed="|Lev|14|45|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.45" />
<sup>45</sup> Prandaj do ta shëmbë shtëpinë dhe do t'i çojë gurët, lëndën e drurit dhe suvanë jashtë qytetit, në një vend të papastër.
<scripture passage="Lev 14:46" parsed="|Lev|14|46|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.46" />
<sup>46</sup> Përveç kësaj kushdo që hyn në shtëpi gjatë gjithë kohës që mbeti e mbyllur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 14:47" parsed="|Lev|14|47|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.47" />
<sup>47</sup> Kush fle në shtëpi, do të lajë rrobat e tij; po kështu ai që ha në shtëpi do të lajë rrobat e tij.
<scripture passage="Lev 14:48" parsed="|Lev|14|48|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.48" />
<sup>48</sup> Por në qoftë se prifti hyn në shtëpi dhe e kontrollon, dhe plaga nuk është përhapur në shtëpi pasi është suvatuar, prifti do ta shpallë atë të pastër, sepse plaga është shëruar.
<scripture passage="Lev 14:49" parsed="|Lev|14|49|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.49" />
<sup>49</sup> Pastaj, për të pastruar shtëpinë, do të marrë dy zogj, dru kedri, skarlat dhe hisop;
<scripture passage="Lev 14:50" parsed="|Lev|14|50|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.50" />
<sup>50</sup> do të therë pastaj një nga zogjtë në një enë argjili me ujë të rrjedhshëm;
<scripture passage="Lev 14:51" parsed="|Lev|14|51|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.51" />
<sup>51</sup> dhe do të marrë drurin e kedrit, hisopin, skarlatin dhe zogun e gjallë, dhe do t'i zhytë në gjakun e zogut të therur dhe në ujë të rrjedhshëm, dhe do ta spërkatë shtëpinë shtatë herë.
<scripture passage="Lev 14:52" parsed="|Lev|14|52|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.52" />
<sup>52</sup> Kështu do ta pastrojë shtëpinë me gjakun e zogut, me ujin e rrjedhshëm, me zogun e gjallë, me drurin e kedrit, me hisopin dhe me skarlatin;
<scripture passage="Lev 14:53" parsed="|Lev|14|53|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.53" />
<sup>53</sup> por do ta lërë zogun të ikë i lirë jashtë qytetit, nëpër fusha; kështu do të bëjë shlyerjen, për shtëpinë, dhe kjo do të jetë e pastër.
<scripture passage="Lev 14:54" parsed="|Lev|14|54|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.54" />
<sup>54</sup> Ky është ligji për çdo plagë të lebrës dhe të qeres,
<scripture passage="Lev 14:55" parsed="|Lev|14|55|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.55" />
<sup>55</sup> për lebrën e rrobave dhe të shtëpisë,
<scripture passage="Lev 14:56" parsed="|Lev|14|56|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.56" />
<sup>56</sup> për ënjtjet, puçrrat me qelb dhe njollat e shndritshme,
<scripture passage="Lev 14:57" parsed="|Lev|14|57|0|0" osisRef="Bible:Lev.14.57" />
<sup>57</sup> për të mësuar kur një gjë është e papastër dhe kur është e pastër. Ky është ligji për lebrën".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 15" progress="10.32%" prev="Lev.14" next="Lev.16" id="Lev.15">
<h3 id="Lev.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Lev.15-p1">
<scripture passage="Lev 15:1" parsed="|Lev|15|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.1" />
<sup>1</sup> Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
<scripture passage="Lev 15:2" parsed="|Lev|15|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.2" />
<sup>2</sup> "Foluni bijve të Izraelit dhe u thoni atyre: Kushdo që ka një fluks nga trupi i tij, ky fluks është i papastër.
<scripture passage="Lev 15:3" parsed="|Lev|15|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.3" />
<sup>3</sup> Papastërtia e tij është prodhuar nga fluksi: ai është i papastër për sa kohë fluksi i trupit të tij është ende në veprim, ashtu edhe kur fluksi në trupin e tij është ndaluar.
<scripture passage="Lev 15:4" parsed="|Lev|15|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.4" />
<sup>4</sup> Çdo shtrat mbi të cilin shtrihet ai që ka fluksin do të jetë i papastër; po ashtu do të jetë e papastër çdo gjë mbi të cilën ai ulët.
<scripture passage="Lev 15:5" parsed="|Lev|15|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.5" />
<sup>5</sup> Kushdo që prek shtratin e tij do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet me ujë, dhe ka për të qënë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 15:6" parsed="|Lev|15|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.6" />
<sup>6</sup> Kush ulet mbi çfarëdo gjëje mbi të cilën është ulur ai që ka fluksin, do të lajë rrobat e tij dhe veten me ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 15:7" parsed="|Lev|15|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.7" />
<sup>7</sup> Kush prek trupin e atij që ka fluksin, do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 15:8" parsed="|Lev|15|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.8" />
<sup>8</sup> Në qoftë se ai që ka fluksin pështyn mbi dikë që është i pastër, ky do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 15:9" parsed="|Lev|15|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.9" />
<sup>9</sup> Çdo shalë mbi të cilën hipën ai që ka fluksin do të jetë e papastër.
<scripture passage="Lev 15:10" parsed="|Lev|15|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.10" />
<sup>10</sup> Kushdo që prek çfarëdo gjëje që ka qenë nën të, do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Kushdo që trasporton këto sende do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet me ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 15:11" parsed="|Lev|15|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.11" />
<sup>11</sup> Kushdo që prek atë që ka fluksin, pa i larë duart, duhet të lajë rrobat e tij dhe të lahet në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 15:12" parsed="|Lev|15|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.12" />
<sup>12</sup> Ena prej balte, e prekur nga ai që ka fluksin, do të thyhet; dhe çdo enë prej druri do të lahet në ujë.
<scripture passage="Lev 15:13" parsed="|Lev|15|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.13" />
<sup>13</sup> Kur ai që ka fluksin është pastruar nga fluksi i tij, do të numërojë shtatë ditë për pastrimin e tij; pastaj do të lajë rrobat e tij dhe do të lajë trupin e tij në ujë të rrjedhshëm, dhe do të jetë i pastër.
<scripture passage="Lev 15:14" parsed="|Lev|15|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.14" />
<sup>14</sup> Ditën e tetë do të marrë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj dhe do të vijë përpara Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes, dhe do t'ia japë priftit.
<scripture passage="Lev 15:15" parsed="|Lev|15|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.15" />
<sup>15</sup> Prifti do t'i ofrojë: njërin si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust; kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të përpara Zotit, për shkak të fluksit të tij.
<scripture passage="Lev 15:16" parsed="|Lev|15|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.16" />
<sup>16</sup> Në rast se një njeri ka një lëshim fare, ai do të lajë tërë trupin e tij në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 15:17" parsed="|Lev|15|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.17" />
<sup>17</sup> Çdo rrobë dhe çdo lëkurë mbi të cilat ka farë do të lahet me ujë, dhe do të jetë e papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 15:18" parsed="|Lev|15|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.18" />
<sup>18</sup> Në rast se një burrë bie në shtrat me një grua dhe ka një lëshim fare, do të lahen që të dy me ujë dhe do të jenë të papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 15:19" parsed="|Lev|15|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.19" />
<sup>19</sup> Në qoftë se një grua ka një fluks në trupin e saj, dhe ky është një fluks gjaku, papastërtia e saj do të zgjasë shtatë ditë; kushdo që e prek atë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 15:20" parsed="|Lev|15|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.20" />
<sup>20</sup> Çfarëdo gjë mbi të cilën ajo shtrihet gjatë papastërtisë së saj, do të jetë e papastër; çfarëdo gjë mbi të cilën ulet, do të jetë e papastër.
<scripture passage="Lev 15:21" parsed="|Lev|15|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.21" />
<sup>21</sup> Kushdo që prek shtratin e saj do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 15:22" parsed="|Lev|15|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.22" />
<sup>22</sup> Kushdo që prek çfarëdo gjë mbi të cilën ajo është ulur, do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë; do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 15:23" parsed="|Lev|15|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.23" />
<sup>23</sup> Kur ajo është ulur mbi shtrat ose mbi çfarëdo gjë tjetër, kur dikush e prek atë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 15:24" parsed="|Lev|15|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.24" />
<sup>24</sup> Në rast se një burrë bie në shtrat me të, papastërtia e saj kalon mbi të dhe ai do të jetë i papastër për shtatë ditë; dhe çdo shtrat mbi të cilin ai shtrihet, do të jetë i papastër.
<scripture passage="Lev 15:25" parsed="|Lev|15|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.25" />
<sup>25</sup> Në qoftë se një grua ka një fluks gjaku prej disa ditësh jashtë kohës së papastërtisë së zakoneve, ose fluksi vazhdon tej kohës së duhur, ajo do të jetë e papastër për gjithë ditët e fluksit të papastër,  ashtu si është në ditët e papastërtisë  së saj të zakoneve.
<scripture passage="Lev 15:26" parsed="|Lev|15|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.26" />
<sup>26</sup> Çdo shtrat mbi të cilin shtrihet gjatë ditëve të fluksit të saj, do të jetë për të si shtrati i zakoneve të saj; dhe çdo gjë mbi të cilën ajo ulet do të ketë po atë papastërti të zakoneve të saj.
<scripture passage="Lev 15:27" parsed="|Lev|15|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.27" />
<sup>27</sup> Kushdo që prek këto gjëra do të jetë i papastër; do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë; do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Lev 15:28" parsed="|Lev|15|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.28" />
<sup>28</sup> Por pas pastrimit të saj nga fluksi, do të numërojë shtatë ditë, dhe pastaj do të jetë e pastër.
<scripture passage="Lev 15:29" parsed="|Lev|15|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.29" />
<sup>29</sup> Ditën e tetë do të marrë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj dhe do t'ia çojë priftit në hyrje të çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Lev 15:30" parsed="|Lev|15|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.30" />
<sup>30</sup> Prifti do ta ofrojë njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust; prifti do të kryejë për të shlyerjen, përpara Zotit, të fluksit që e bënte të papastër.
<scripture passage="Lev 15:31" parsed="|Lev|15|31|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.31" />
<sup>31</sup> Kështu do t'i mbani të ndarë bijtë e Izraelit nga ajo që i ndot, që të mos vdesin për shkak të papastërtisë së tyre, duke ndotur tabernakullin tim që ndodhet midis tyre.
<scripture passage="Lev 15:32" parsed="|Lev|15|32|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.32" />
<sup>32</sup> Ky është ligji për atë që ka një fluks dhe për atë që ka një lëshim fare, gjë që e bën të papastër,
<scripture passage="Lev 15:33" parsed="|Lev|15|33|0|0" osisRef="Bible:Lev.15.33" />
<sup>33</sup> dhe për gruan që vuan për shkak të zakoneve të saja periodike, për burrin ose gruan që ka një fluks dhe për burrin që bie në shtrat me një grua të papastër".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 16" progress="10.44%" prev="Lev.15" next="Lev.17" id="Lev.16">
<h3 id="Lev.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Lev.16-p1">
<scripture passage="Lev 16:1" parsed="|Lev|16|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli Moisiut mbas vdekjes së dy bijve të Aaronit, që vdiqën kur u paraqitën para Zotit me zjarr të ndaluar.
<scripture passage="Lev 16:2" parsed="|Lev|16|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.2" />
<sup>2</sup> Zoti i tha Moisiut: "Foli Aaronit, vëllait tënd, dhe thuaji të mos hyjë në çfarëdo kohe në shenjtërore, përtej perdes, përpara pajtuesit që ndodhet mbi arkë, që të mos vdesë, sepse unë do të shfaqem në renë mbi pajtuesin.
<scripture passage="Lev 16:3" parsed="|Lev|16|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.3" />
<sup>3</sup> Aaroni do të hyjë në shenjtërore në këtë mënyrë; do të marrë një dem të vogël për flijimin për mëkatin dhe një dash për olokaustin.
<scripture passage="Lev 16:4" parsed="|Lev|16|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.4" />
<sup>4</sup> Do të veshë tunikën e shenjtë prej liri dhe do të mbajë mbi trupin e tij pantallona prej liri; do të ngjeshë brezin prej liri dhe do ta vërë mbi kokë çallmën prej liri. Këto janë veshjet e shenjta;  ai do t'i veshë pasi ta ketë larë trupin me  ujë.
<scripture passage="Lev 16:5" parsed="|Lev|16|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.5" />
<sup>5</sup> Nga asambleja e bijve të Izraelit do të marrë dy cjep për flijimin e mëkatit dhe një dash për olokaustin.
<scripture passage="Lev 16:6" parsed="|Lev|16|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.6" />
<sup>6</sup> Aaroni do të ofrojë demin e vogël për flijimin e mëkatit, që e ka për vete, dhe do të bëjë shlyerjen për vete dhe për shtëpinë e tij.
<scripture passage="Lev 16:7" parsed="|Lev|16|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.7" />
<sup>7</sup> Pastaj do t'i marrë të dy cjeptë dhe do t'i paraqesë përpara Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Lev 16:8" parsed="|Lev|16|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.8" />
<sup>8</sup> Aaroni do t'i hedhë në short dy cjeptë: njëri prej tyre do të caktohet për Zotin dhe tjetri do të shërbejë si cjap për shlyerjen e fajit.
<scripture passage="Lev 16:9" parsed="|Lev|16|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.9" />
<sup>9</sup> Aaroni do të afrojë cjapin e caktuar për Zotin dhe do ta ofrojë si flijim për mëkatin;
<scripture passage="Lev 16:10" parsed="|Lev|16|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.10" />
<sup>10</sup> por cjapi i caktuar si cjap fajshlyes do të paraqitet i gjallë para Zotit, me qëllim që mbi të të bëhet shlyerja dhe për ta çuar pastaj në shkretëtirë si cjap fajshlyes.
<scripture passage="Lev 16:11" parsed="|Lev|16|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.11" />
<sup>11</sup> Aaroni do të ofrojë, pra, demin e vogël të flijimit për mëkatin dhe do të bëjë shlyerjen për vete dhe për shtëpinë e tij; dhe do ta therë demin e vogël të flijimit për mëkatin për vete.
<scripture passage="Lev 16:12" parsed="|Lev|16|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.12" />
<sup>12</sup> Pastaj do të marrë një temjanicë plot me qymyrë të ndezur të marrë nga altari përpara Zotit dhe do t'i ketë duart e tij të mbushura me temjan të parfumuar në pluhur, dhe do të çojë çdo gjë matanë velit.
<scripture passage="Lev 16:13" parsed="|Lev|16|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.13" />
<sup>13</sup> Do ta vërë temjanin mbi zjarr përpara Zotit, me qëllim që reja e temjanit të mbulojë pajtuesin që është mbi dëshminë; kështu ai nuk do të vdesë.
<scripture passage="Lev 16:14" parsed="|Lev|16|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.14" />
<sup>14</sup> Pastaj do të marrë ca gjak të demit të vogël dhe do ta spërkatë me gishtin e tij mbi pajtuesin nga ana lindore, do të spërkatë shtatë herë edhe pak gjak me gishtin e tij përpara pajtuesit.
<scripture passage="Lev 16:15" parsed="|Lev|16|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.15" />
<sup>15</sup> Pastaj do të therë cjapin e flijimit për mëkatin, që është për popullin, dhe do të çojë gjakun e tij matanë velit; dhe do të bëjë me këtë gjak atë që ka bërë me gjakun e demit të vogël; do ta spërkatë mbi pajtuesin dhe para pajtuesit.
<scripture passage="Lev 16:16" parsed="|Lev|16|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.16" />
<sup>16</sup> Kështu do të bëjë shlyerjen për shenjtëroren, për shkak të papastërtive të bijve të Izraelit, të shkeljeve të tyre dhe të të gjitha mëkateve të tyre. Do të veprojë në të njëjtën mënyrë për çadrën  e mbledhjes, që mbetet midis tyre, në mes të  papastërtive të tyre.
<scripture passage="Lev 16:17" parsed="|Lev|16|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.17" />
<sup>17</sup> Në çadrën e mbledhjes, kur ai do të hyjë në shenjtëroren për të bërë shlyerjen, nuk do të ketë njeri, deri sa ai të ketë dalë dhe të ketë bërë shlyerjen për veten, për shtëpinë e tij dhe për tërë asamblenë e Izraelit.
<scripture passage="Lev 16:18" parsed="|Lev|16|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.18" />
<sup>18</sup> Ai do të dalë drejt altarit që ndodhet para Zotit dhe do të bëjë shlyerjen për të: do të marrë ca gjak nga demi i vogël dhe ca gjak nga cjapi dhe do ta vërë mbi brirët e altarit rreth e qark.
<scripture passage="Lev 16:19" parsed="|Lev|16|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.19" />
<sup>19</sup> Pastaj do të spërkatë ca gjak mbi të me gishtin e tij shtatë herë me radhë; kështu do ta pastrojë dhe do ta shenjtërojë nga papastërtitë e bijve të Izraelit.
<scripture passage="Lev 16:20" parsed="|Lev|16|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.20" />
<sup>20</sup> Kur të ketë mbaruar së kryeri shlyerjen për shenjtëroren, për çadrën e mbledhjes dhe për altarin, do të afrojë cjapin e gjallë.
<scripture passage="Lev 16:21" parsed="|Lev|16|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.21" />
<sup>21</sup> Aaroni do të vendosë të dyja duart e tij mbi kokën e cjapit të gjallë dhe do të rrëfejë mbi të tërë padrejtësitë e bijve të Izraelit, të gjitha shkeljet e tyre, tërë mëkatet e tyre, dhe do t'i vërë  mbi kokën e cjapit; pastaj do ta çojë në  shkretëtirë me anë të një njeriu të zgjedhur enkas.
<scripture passage="Lev 16:22" parsed="|Lev|16|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.22" />
<sup>22</sup> Cjapi do të mbartë mbi vete në tokë të vetmuar të gjitha padrejtësitë e tyre dhe ai njeri do ta lërë të shkojë në shkretëtirë.
<scripture passage="Lev 16:23" parsed="|Lev|16|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.23" />
<sup>23</sup> Pastaj Aaroni do të hyjë në çadrën e mbledhjes, do të zhveshë rrobat e tij prej liri që kishte veshur për të hyrë në shenjtërore dhe do t'i lërë aty.
<scripture passage="Lev 16:24" parsed="|Lev|16|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.24" />
<sup>24</sup> Do të lajë trupin e tij me ujë në një vend të shenjtë, do të veshë rrobat e tij dhe do të dalë për të ofruar olokaustin e tij dhe olokaustin e popullit, dhe do të bëjë shlyerjen për vete dhe për popullin.
<scripture passage="Lev 16:25" parsed="|Lev|16|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.25" />
<sup>25</sup> Pastaj do të tymosë mbi altar dhjamin e flijimit për mëkatin.
<scripture passage="Lev 16:26" parsed="|Lev|16|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.26" />
<sup>26</sup> Ai që e ka lëshuar cjapin, e zgjedhur si cjap fajshlyes, do të lajë rrobat e tij dhe trupin e tij me ujë dhe, mbas kësaj mund të kthehet në kamp.
<scripture passage="Lev 16:27" parsed="|Lev|16|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.27" />
<sup>27</sup> Do të çohen pas kësaj jashtë kampit demi i vogël i flijimit për mëkatin dhe cjapi i flijimit për mëkatin, gjaku i të cilit është çuar në shenjtërore për të bërë shlyerjen; dhe do të djegin në zjarr lëkurët, mishin dhe ndyrësitë e tyre.
<scripture passage="Lev 16:28" parsed="|Lev|16|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.28" />
<sup>28</sup> Pastaj ai që i djeg do të lajë rrobat dhe trupin e tij me ujë; pas kësaj, ai mund të kthehet në kamp.
<scripture passage="Lev 16:29" parsed="|Lev|16|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.29" />
<sup>29</sup> Ky do të jetë për ju një ligj i përjetshëm: në muajin e shtatë, ditën e dhjetë të muajit, do të përulni shpirtrat tuaj dhe nuk do të kryeni asnjë punë, as ai që ka lindur në vend as i huaji që banon midis jush.
<scripture passage="Lev 16:30" parsed="|Lev|16|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.30" />
<sup>30</sup> Sepse atë ditë prifti do të bëjë shlyerjen për ju, për t'ju pastruar, me qëllim që të jeni të pastruar nga tërë mëkatet tuaja përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 16:31" parsed="|Lev|16|31|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.31" />
<sup>31</sup> Éshtë për ju një e shtunë madhështore pushimi dhe ju do të përulni shpirtrat tuaj; është një ligj i përjetshëm.
<scripture passage="Lev 16:32" parsed="|Lev|16|32|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.32" />
<sup>32</sup> Prifti, që është vajosur dhe që është shenjtëruar për të shërbyer si prift në vend të atit të tij, do të bëjë shlyerjen dhe do të veshë rrobat prej liri, rrobat e shenjta.
<scripture passage="Lev 16:33" parsed="|Lev|16|33|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.33" />
<sup>33</sup> Ai do të bëjë shlyerjen për shenjtëroren e shenjtë; do të bejë shlyerjen për çadrën e mbledhjes dhe për altarin, do të bëjë njëkohësisht shlyerjen për priftërinjtë dhe për tërë popullin e asamblesë.
<scripture passage="Lev 16:34" parsed="|Lev|16|34|0|0" osisRef="Bible:Lev.16.34" />
<sup>34</sup> Ky do të jetë për ju një ligj i përjetshëm, për të shlyer mëkatet e bijve të Izraelit për të gjitha mëkatet e tyre, një herë në vit". Dhe Moisiu bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 17" progress="10.58%" prev="Lev.16" next="Lev.18" id="Lev.17">
<h3 id="Lev.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Lev.17-p1">
<scripture passage="Lev 17:1" parsed="|Lev|17|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 17:2" parsed="|Lev|17|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.2" />
<sup>2</sup> "Foli Aaronit, bijve të tij dhe të gjithë bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar, duke thënë:
<scripture passage="Lev 17:3" parsed="|Lev|17|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.3" />
<sup>3</sup> Kushdo nga shtëpia e Izraelit ther një ka ose një qengj apo një dhi brenda kampit, ose jashtë kampit,
<scripture passage="Lev 17:4" parsed="|Lev|17|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.4" />
<sup>4</sup> dhe nuk e çon në hyrjen e çadrës së mbledhjes për ta paraqitur si një ofertë për Zotin përpara tabernakullit të Zotit, do të mbahet si fajtor gjaku; ka derdhur gjak dhe ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij;
<scripture passage="Lev 17:5" parsed="|Lev|17|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.5" />
<sup>5</sup> dhe kjo me qëllim që bijtë e Izraelit, në vend që të flijojnë flitë e tyre në fusha, t'ia çojnë Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes, priftit, dhe t'ia ofrojnë Zotit si flijim falënderimi.
<scripture passage="Lev 17:6" parsed="|Lev|17|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.6" />
<sup>6</sup> Prifti do të spërkasë gjakun mbi altarin e Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, dhe do të tymosë dhjamin me erë shumë të këndshme për Zotin.
<scripture passage="Lev 17:7" parsed="|Lev|17|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.7" />
<sup>7</sup> Ata nuk do t'i ofrojnë më flijimet e tyre demonëve, prapa të cilëve janë poshtëruar. Ky do të jetë për ta një ligj i përjetshëm, për gjithë brezat e tyre.
<scripture passage="Lev 17:8" parsed="|Lev|17|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.8" />
<sup>8</sup> U thuaj akoma: "Cilido burrë i shtëpisë së Izraelit ose nga të huajt që banojnë midis jush të ofrojë një olokaust apo një flijim,
<scripture passage="Lev 17:9" parsed="|Lev|17|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.9" />
<sup>9</sup> dhe po të mos e çojë në hyrjen e çadrës së mbledhjes për t'ia ofruar Zotit, ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij.
<scripture passage="Lev 17:10" parsed="|Lev|17|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.10" />
<sup>10</sup> Në rast se dikush nga shtëpia e Izraelit apo nga të huajt që banojnë midis jush ha çfarëdo lloj gjaku, unë do ta kthej fytyrën time kundër atij që ha gjak dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij.
<scripture passage="Lev 17:11" parsed="|Lev|17|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.11" />
<sup>11</sup> Sepse jeta e mishit është në gjak. Prandaj ju kam urdhëruar ta vini mbi altar për të bërë shlyerjen për jetën tuaj, sepse është gjaku që bën shlyerjen e fajit për jetën.
<scripture passage="Lev 17:12" parsed="|Lev|17|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.12" />
<sup>12</sup> Prandaj u kam thënë bijve të Izraelit: asnjëri prej jush nuk ka për të ngrënë gjak; as i huaji që banon midis jush nuk ka për të ngrënë gjak".
<scripture passage="Lev 17:13" parsed="|Lev|17|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.13" />
<sup>13</sup> Dhe në qoftë se ndonjë prej bijve të Izraelit ose të të huajve që banojnë midis jush zë në gjah një kafshë ose një zog që mund të hahet, do të derdhë gjakun e tij dhe do ta mbulojë me dhe;
<scripture passage="Lev 17:14" parsed="|Lev|17|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.14" />
<sup>14</sup> sepse është jeta e çdo mishi; gjaku i tij mban jetën e tij. Prandaj u kam thënë bijve të Izraelit: "Nuk do të hani gjakun e asnjë mishi, sepse jeta e çdo mishi është gjaku i tij; kushdo që do ta hajë do të shfaroset".
<scripture passage="Lev 17:15" parsed="|Lev|17|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.15" />
<sup>15</sup> Dhe çfarëdo personi, qoftë i lindur në vend apo i huaj, që ha një kafshë të ngordhur në mënyrë natyrale apo të shqyer, do të lajë rrobat dhe do të lahet vetë me ujë, dhe ka për të qenë i papastër deri në mbrëmje; pastaj do të jetë i pastër.
<scripture passage="Lev 17:16" parsed="|Lev|17|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.17.16" />
<sup>16</sup> Por në rast se nuk lan rrobat e tij dhe nuk lan trupin e tij, do të mbajë fajin e paudhësisë së tij".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 18" progress="10.64%" prev="Lev.17" next="Lev.19" id="Lev.18">
<h3 id="Lev.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Lev.18-p1">
<scripture passage="Lev 18:1" parsed="|Lev|18|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 18:2" parsed="|Lev|18|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.2" />
<sup>2</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
<scripture passage="Lev 18:3" parsed="|Lev|18|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.3" />
<sup>3</sup> Nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Egjiptit, ku keni banuar, dhe nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Kanaanit ku po ju çoj; ju nuk do të ndiqni zakonet e tyre.
<scripture passage="Lev 18:4" parsed="|Lev|18|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.4" />
<sup>4</sup> Do të zbatoni dekretet e mia dhe do të respektoni statutet e mia, duke iu përmbajtur atyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
<scripture passage="Lev 18:5" parsed="|Lev|18|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.5" />
<sup>5</sup> Do të respektoni statutet dhe dekretet e mia, me anën e të cilave, kushdo që i zbaton në praktikë, ka për të jetuar. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 18:6" parsed="|Lev|18|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.6" />
<sup>6</sup> Asnjë nga ju nuk do t'i afrohet ndonjë të afërmi nga gjaku për të zbuluar lakuriqësinë e tij. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 18:7" parsed="|Lev|18|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.7" />
<sup>7</sup> Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e atit tënd apo lakuriqësinë e nënës sate; ajo është nëna jote; nuk do të zbulosh lakuriqësinë e saj.
<scripture passage="Lev 18:8" parsed="|Lev|18|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.8" />
<sup>8</sup> Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e gruas së atit tënd; ajo është lakuriqësia e atit tënd.
<scripture passage="Lev 18:9" parsed="|Lev|18|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.9" />
<sup>9</sup> Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës sate, bijë e atit tënd ose bijë e nënës sate, qoftë e lindur në shtëpi ose jashtë saj.
<scripture passage="Lev 18:10" parsed="|Lev|18|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.10" />
<sup>10</sup> Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së birit tënd apo të bijës së bijës sate, sepse lakuriqësia e tyre është vetë lakuriqësia jote.
<scripture passage="Lev 18:11" parsed="|Lev|18|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.11" />
<sup>11</sup> Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së gruas të atit tënd, e lindur nga ati yt; është motra jote; mos zbulo lakuriqësinë e saj.
<scripture passage="Lev 18:12" parsed="|Lev|18|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.12" />
<sup>12</sup> Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së atit tënd; është një e afërme e ngushtë e atit tënd.
<scripture passage="Lev 18:13" parsed="|Lev|18|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.13" />
<sup>13</sup> Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së nënës sate, sepse është një e afërme e ngushtë e nënës sate.
<scripture passage="Lev 18:14" parsed="|Lev|18|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.14" />
<sup>14</sup> Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e vëllait të atit tënd; nuk do t'i afrohesh gruas së tij; ajo është halla jote.
<scripture passage="Lev 18:15" parsed="|Lev|18|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.15" />
<sup>15</sup> Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e nuses së birit tënd; ajo është gruaja e djalit tënd; mos zbulo lakuriqësinë e saj.
<scripture passage="Lev 18:16" parsed="|Lev|18|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.16" />
<sup>16</sup> Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e gruas së vëllait tënd; është lakuriqësia e vëllait tënd.
<scripture passage="Lev 18:17" parsed="|Lev|18|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.17" />
<sup>17</sup> Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e një gruaje dhe të bijës së saj; nuk do të marrësh bijën e birit të saj, as bijën e bijës së saj për të zbuluar lakuriqësinë; janë të afërm të ngushtë të saj; është një incest.
<scripture passage="Lev 18:18" parsed="|Lev|18|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.18" />
<sup>18</sup> Nuk do të marrësh një grua bashkë me të motrën për ta bërë shemër, duke zbuluar lakuriqësinë e saj ndërsa tjetra është akoma gjallë.
<scripture passage="Lev 18:19" parsed="|Lev|18|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.19" />
<sup>19</sup> Nuk do t'i afrohesh një gruaje për të zbuluar lakuriqësinë e saj në periudhën e papastërtisë së saj të shkaktuar nga zakonet.
<scripture passage="Lev 18:20" parsed="|Lev|18|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.20" />
<sup>20</sup> Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me gruan e fqinjit tënd për t'u ndotur me të.
<scripture passage="Lev 18:21" parsed="|Lev|18|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.21" />
<sup>21</sup> Nuk do të lejosh që asnjë prej trashëgimtarëve të tu t'i ofrohet Molekut; dhe nuk do të përdhosësh emrin e Perëndisë tënd. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 18:22" parsed="|Lev|18|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.22" />
<sup>22</sup> Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si bëhet me një grua; është një gjë e neveritshme.
<scripture passage="Lev 18:23" parsed="|Lev|18|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.23" />
<sup>23</sup> Nuk do të bashkohesh me asnjë kafshë duke u ndotur me të; gjithashtu asnjë grua të mos i afrohet një kafshe për t'u bashkuar me të; është një degjenerim i neveritshëm.
<scripture passage="Lev 18:24" parsed="|Lev|18|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.24" />
<sup>24</sup> Mos u ndotni me asnjë nga këto gjëra, sepse me gjithë këto gjëra janë ndotur kombet që po bëhem gati t'i përzë përpara jush.
<scripture passage="Lev 18:25" parsed="|Lev|18|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.25" />
<sup>25</sup> Vendi është ndotur; prandaj unë do ta dënoj për paudhësinë e tij, dhe vendi do të vjellë banorët e tij.
<scripture passage="Lev 18:26" parsed="|Lev|18|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.26" />
<sup>26</sup> Ju, pra, do të respektoni statutet dhe dekretet e mia dhe nuk do të kryeni asnjë nga ato gjëra të neveritshme, as ai që ka lindur në vend ashtu edhe i huaji që banon midis jush,
<scripture passage="Lev 18:27" parsed="|Lev|18|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.27" />
<sup>27</sup> (sepse të gjithë këto gjëra të neveritshme i kanë bërë banorët e vendit që ishin para jush, dhe vendi është ndotur),
<scripture passage="Lev 18:28" parsed="|Lev|18|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.28" />
<sup>28</sup> që edhe ju, po të jetë se e ndotni, vendi të mos ju vjellë ashtu si ka vjellë kombin që ishte para jush.
<scripture passage="Lev 18:29" parsed="|Lev|18|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.29" />
<sup>29</sup> Sepse cilido që kryen ndonjë prej këtyre gjërave të neveritshme, personat që i kryejnë do të shfarosen në mes të tyre.
<scripture passage="Lev 18:30" parsed="|Lev|18|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.18.30" />
<sup>30</sup> Do të respektoni, pra, urdhërimet e mia, nuk do të ndiqni asnjë nga zakonet e neveritshme që janë para jush dhe nuk do të ndoteni me to. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 19" progress="10.73%" prev="Lev.18" next="Lev.20" id="Lev.19">
<h3 id="Lev.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Lev.19-p1">
<scripture passage="Lev 19:1" parsed="|Lev|19|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 19:2" parsed="|Lev|19|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.2" />
<sup>2</sup> "Foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Jini të shenjtë, sepse unë Zoti, Perëndia juaj, jam i shenjtë.
<scripture passage="Lev 19:3" parsed="|Lev|19|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.3" />
<sup>3</sup> Secili prej jush të respektojë nënën dhe atin e tij, po kështu të respektojë të shtunat e mia. Unë jam Zoti Perëndia juaj.
<scripture passage="Lev 19:4" parsed="|Lev|19|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.4" />
<sup>4</sup> Mos iu drejtoni idhujve dhe mos bëni perëndi me metal të shkrirë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
<scripture passage="Lev 19:5" parsed="|Lev|19|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.5" />
<sup>5</sup> Kur t'i ofroni një flijim falënderimi Zotit, do ta ofroni në mënyrë që të pëlqehet.
<scripture passage="Lev 19:6" parsed="|Lev|19|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.6" />
<sup>6</sup> Do të hahet po atë ditë që e ofroni dhe ditën vijuese; dhe në rast se mbetet diçka deri në ditën e tretë, do ta digjni me zjarr.
<scripture passage="Lev 19:7" parsed="|Lev|19|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.7" />
<sup>7</sup> Në rast se hahet ndonjë pjesë e tij ditën e tretë është një gjë e neveritshme; flijimi nuk do të pëlqehet.
<scripture passage="Lev 19:8" parsed="|Lev|19|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.8" />
<sup>8</sup> Prandaj kushdo që e ha do të rëndohet me fajin e paudhësisë së tij, sepse ka përdhosur atë që është e shenjtë për Zotin; ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij.
<scripture passage="Lev 19:9" parsed="|Lev|19|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.9" />
<sup>9</sup> Kur do të korrni tokat tuaja, nuk do të korrësh deri në cepat e arës sate dhe nuk do të mbledhësh kallinjtë që kanë mbetur pas korrjes sate;
<scripture passage="Lev 19:10" parsed="|Lev|19|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.10" />
<sup>10</sup> dhe në vreshtin tënd nuk do të kthehesh prapë, as do të mbledhësh bistakët e mbetur nga vreshti yt; do t'i lësh për të varfrin dhe për të huajin. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
<scripture passage="Lev 19:11" parsed="|Lev|19|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.11" />
<sup>11</sup> Nuk do të vidhni, nuk do të gënjeni dhe nuk do të mashtroni njëri-tjetrin.
<scripture passage="Lev 19:12" parsed="|Lev|19|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.12" />
<sup>12</sup> Nuk do të bëni betim të rremë në emrin tim, nuk do të përdhosni emrin e Perëndisë tuaj. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 19:13" parsed="|Lev|19|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.13" />
<sup>13</sup> Nuk do të mundosh fqinjin tënd dhe as do ta vjedhësh; mëditjen e punëtorit mos e mbaj te ti deri në mëngjesin vijues.
<scripture passage="Lev 19:14" parsed="|Lev|19|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.14" />
<sup>14</sup> Nuk do të mallkosh të shurdhërin dhe nuk do të vësh asnjë pengesë para të verbrit, por do të kesh frikë nga Perëndia yt. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 19:15" parsed="|Lev|19|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.15" />
<sup>15</sup> Nuk do të bësh padrejtësi gjatë gjykimit; nuk do të tregohesh i anshëm me të varfërin as do të nderosh personat e fuqishëm; por do të gjykosh të afërmin tënd me drejtësi.
<scripture passage="Lev 19:16" parsed="|Lev|19|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.16" />
<sup>16</sup> Nuk do të shkosh e të sillesh duke shpifur nëpër popullin tënd, as do të mbash qëndrim kundër jetës të të afërmit tënd. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 19:17" parsed="|Lev|19|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.17" />
<sup>17</sup> Nuk do të urresh vëllanë tënd në zemrën tënde; qorto gjithashtu fqinjin tënd, por mos u ngarko me asnjë mëkat për shkak të tij.
<scripture passage="Lev 19:18" parsed="|Lev|19|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.18" />
<sup>18</sup> Nuk do të hakmerresh dhe nuk do të mbash mëri kundër bijve të popullit tënd, por do ta duash të afërmin tënd si veten tënde. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 19:19" parsed="|Lev|19|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.19" />
<sup>19</sup> Të respektoni statutet e mia. Nuk do të bashkosh kafshë të llojeve të ndryshme; nuk do të mbjellësh arën tënde me lloje të ndryshme farërash, nuk do të veshësh asnjë palë rroba të endura me materiale të ndryshme.
<scripture passage="Lev 19:20" parsed="|Lev|19|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.20" />
<sup>20</sup> Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një grua që është skllave e premtuar një njeriu, por që nuk është shpenguar dhe nuk ka fituar lirinë, do të dënohen që të dy, por nuk do të dënohen me vdekje, sepse ajo nuk ishte e lirë.
<scripture passage="Lev 19:21" parsed="|Lev|19|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.21" />
<sup>21</sup> Burri do t'i çojë Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, një dash si fli për shkeljen;
<scripture passage="Lev 19:22" parsed="|Lev|19|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.22" />
<sup>22</sup> dhe me dashin e flijimit për shkeljen prifti do të bëjë për të shlyerjen përpara Zotit për mëkatin që ai ka kryer; dhe mëkati që ai ka kryer do t'i falet.
<scripture passage="Lev 19:23" parsed="|Lev|19|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.23" />
<sup>23</sup> Kur të hyni në vendin tuaj dhe të keni mbjellë lloj-lloj drurësh frutorë, do t'i konsideroni frutat e tyre si të parrethprera; për tre vjet do të jenë për ju si të parrethprera; prandaj nuk duhet të hahen.
<scripture passage="Lev 19:24" parsed="|Lev|19|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.24" />
<sup>24</sup> Por vitin e katërt të gjitha frutat e tyre do të jenë të shenjtëruara, do të jenë për lavdinë e Zotit.
<scripture passage="Lev 19:25" parsed="|Lev|19|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.25" />
<sup>25</sup> Vitin e pestë do të hani frutat e tyre, me qëllim që prodhimi i tyre të mund të rritet. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
<scripture passage="Lev 19:26" parsed="|Lev|19|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.26" />
<sup>26</sup> Nuk do të hani asgjë që përmban gjak. Nuk do të zbatoni asnjë lloj shortarie ose magjie.
<scripture passage="Lev 19:27" parsed="|Lev|19|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.27" />
<sup>27</sup> Nuk do t'i prisni rrumbullak flokët anëve të kokës, as do të shkurtosh fundin e mjekrës sate.
<scripture passage="Lev 19:28" parsed="|Lev|19|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.28" />
<sup>28</sup> Nuk do të bëni asnjë prerje në mishin tuaj për një të vdekur, nuk do të bëni asnjë tatuazh mbi trupin tuaj. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 19:29" parsed="|Lev|19|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.29" />
<sup>29</sup> Mos e ndot bijën tënde duke e bërë kurvë, që vendi të mos jepet pas kurvërisë dhe të mos mbushet me prapësi.
<scripture passage="Lev 19:30" parsed="|Lev|19|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.30" />
<sup>30</sup> Të respektoni të shtunat e mia dhe do të keni respekt për shenjtëroren time. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 19:31" parsed="|Lev|19|31|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.31" />
<sup>31</sup> Mos iu drejtoni mediumeve dhe magjistarëve; mos u konsultoni për të mos u ndotur me anë të tyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
<scripture passage="Lev 19:32" parsed="|Lev|19|32|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.32" />
<sup>32</sup> Çohu në këmbë para atij që ka kokën të zbardhur, nderoje plakun dhe ki frikë nga Perëndia yt. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 19:33" parsed="|Lev|19|33|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.33" />
<sup>33</sup> Kur një i huaj banon bashkë me ju në vendin tuaj, mos e trajtoni keq.
<scripture passage="Lev 19:34" parsed="|Lev|19|34|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.34" />
<sup>34</sup> Të huajin që banon midis jush ta trajtoni njëlloj si ai që ka lindur midis jush; ti do ta duash si veten tënde, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
<scripture passage="Lev 19:35" parsed="|Lev|19|35|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.35" />
<sup>35</sup> Nuk do të bëni padrejtësi në gjykime, përsa u përket masave të gjatësisë, të peshës dhe të kapacitetit.
<scripture passage="Lev 19:36" parsed="|Lev|19|36|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.36" />
<sup>36</sup> Do të keni peshore të sakta, pesha të sakta, efa të saktë, hin të saktë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj që ju nxori nga vendi i Egjiptit.
<scripture passage="Lev 19:37" parsed="|Lev|19|37|0|0" osisRef="Bible:Lev.19.37" />
<sup>37</sup> Do të respektoni, pra, të gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t'i vini në zbatim. Unë jam Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 20" progress="10.85%" prev="Lev.19" next="Lev.21" id="Lev.20">
<h3 id="Lev.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Lev.20-p1">
<scripture passage="Lev 20:1" parsed="|Lev|20|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 20:2" parsed="|Lev|20|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.2" />
<sup>2</sup> "Do t'u thuash bijve të Izraelit: Cilido nga bijtë e Izraelit ose nga të huajt që banojnë në Izrael do që t'i japë Molekut ndonjë nga trashëgimtarët e tij, do të dënohet me vdekje; populli i vendit do ta vrasë me gurë.
<scripture passage="Lev 20:3" parsed="|Lev|20|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.3" />
<sup>3</sup> Unë vet do ta kthej fytyrën time kundër këtij njeriu dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij, sepse i ka dhënë Molekut disa nga trashëgimtarët e tij për të ndotur shenjtëroren time dhe për të përdhosur emrin tim të shenjtë.
<scripture passage="Lev 20:4" parsed="|Lev|20|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.4" />
<sup>4</sup> Dhe në rast se populli i vendit mbyll sytë para këtij njeriu, kur ai i jep trashëgimtarët e tij Molekut, dhe nuk e dënon me vdekje,
<scripture passage="Lev 20:5" parsed="|Lev|20|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.5" />
<sup>5</sup> do të jem unë që do ta kthej fytyrën time kundër këtij njeriu dhe kundër familjes së tij, do ta shfaros në mes të popullit të tij atë dhe tërë ata që kurvërohen me të, duke u shitur para Molekut.
<scripture passage="Lev 20:6" parsed="|Lev|20|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.6" />
<sup>6</sup> Dhe në rast se një person u drejtohet mediumeve dhe magjistarëve për t'u kurvëruar pas tyre, unë do ta kthej fytyrën time kundër këtij personi dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij.
<scripture passage="Lev 20:7" parsed="|Lev|20|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.7" />
<sup>7</sup> Shenjtërohuni, pra, dhe qofshi të shenjtë, sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.
<scripture passage="Lev 20:8" parsed="|Lev|20|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.8" />
<sup>8</sup> Respektoni statutet e mia dhe i vini në zbatim. Unë jam Zoti që ju shenjtëron.
<scripture passage="Lev 20:9" parsed="|Lev|20|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.9" />
<sup>9</sup> Kushdo që mallkon të atin ose të ëmën, do të dënohet me vdekje, sepse ka mallkuar të atin o të ëmën; gjaku i tij do të bjerë mbi të.
<scripture passage="Lev 20:10" parsed="|Lev|20|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.10" />
<sup>10</sup> Në rast se ndonjëri shkel kurorën me gruan e një tjetri, në qoftë se shkel kurorën me gruan e fqinjit të tij, shkelësi dhe shkelësja e kurorës do të dënohen me vdekje.
<scripture passage="Lev 20:11" parsed="|Lev|20|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.11" />
<sup>11</sup> Në qoftë se dikush bie në shtrat me gruan e atit të tij, ai zbulon lakuriqësinë e të atit; prandaj që të dy do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.
<scripture passage="Lev 20:12" parsed="|Lev|20|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.12" />
<sup>12</sup> Në rast se dikush bie në shtrat me nusen e birit të tij, që të dy do të dënohen me vdekje; kanë kryer një degjenerim të neveritshëm; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.
<scripture passage="Lev 20:13" parsed="|Lev|20|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.13" />
<sup>13</sup> Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.
<scripture passage="Lev 20:14" parsed="|Lev|20|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.14" />
<sup>14</sup> Në qoftë se dikush merr për grua bijën dhe nënën e saj, kemi një incest; do të digjen në zjarr si ai ashtu dhe ato, me qëllim që të mos ketë incest midis jush.
<scripture passage="Lev 20:15" parsed="|Lev|20|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.15" />
<sup>15</sup> Në rast se një burrë bashkohet me një kafshë, ai do të dënohet me vdekje; do të vritet edhe kafsha.
<scripture passage="Lev 20:16" parsed="|Lev|20|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.16" />
<sup>16</sup> Në rast se një grua i afrohet një kafshe për t'u bashkuar me të, do të vrasësh gruan dhe kafshën; do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.
<scripture passage="Lev 20:17" parsed="|Lev|20|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.17" />
<sup>17</sup> Në qoftë se dikush merr motrën e vet, bijën e atit të tij ose bijën e nënës së tij dhe sheh lakuriqësinë e saj dhe ajo sheh lakuriqësinë e tij, ky është një turp; të dy do të shfarosen në sytë e bijve  të popullit të tyre; ai ka zbuluar  lakuriqësinë e motrës së vet; do të mbajë dënimin e paudhësisë së tij.
<scripture passage="Lev 20:18" parsed="|Lev|20|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.18" />
<sup>18</sup> Në rast se dikush bie në shtrat me një grua gjatë kohës së zakoneve të saj dhe zbulon lakuriqësinë e saj, ai ka zbuluar fluksin e saj dhe ajo ka zbuluar fluksin e gjakut të vet; që të dy do të shfarosen në mes të popullit të tyre.
<scripture passage="Lev 20:19" parsed="|Lev|20|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.19" />
<sup>19</sup> Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së nënës sate ose të motrës së atit tënd, sepse në këtë mënyrë zbulohet lakuriqësia e një të afërmi të një gjaku; që të dy do të mbajnë dënimin e paudhësisë së tyre.
<scripture passage="Lev 20:20" parsed="|Lev|20|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.20" />
<sup>20</sup> Në qoftë se dikush bie në shtrat me gruan e ungjit të tij, ai zbulon lakuriqësinë e ungjit të tij; që të dy do të mbajnë dënimin për mëkatin e tyre; do të vdesin pa fëmijë.
<scripture passage="Lev 20:21" parsed="|Lev|20|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.21" />
<sup>21</sup> Në qoftë se dikush merr gruan e vëllait të tij, kjo është një gjë e papastër; ai ka zbuluar lakuriqësinë e vëllait të tij; nuk do të kenë fëmijë.
<scripture passage="Lev 20:22" parsed="|Lev|20|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.22" />
<sup>22</sup> Do të respektoni, pra, të gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t'i vini në zbatim, me qëllim që vendi ku po ju çoj të banoni të mos ju vjellë jashtë.
<scripture passage="Lev 20:23" parsed="|Lev|20|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.23" />
<sup>23</sup> Dhe nuk do të ndiqni zakonet e kombeve që unë po bëhem gati t'i përzë përpara jush; ata i kanë bërë tërë këto gjëra, prandaj unë i urrej.
<scripture passage="Lev 20:24" parsed="|Lev|20|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.24" />
<sup>24</sup> Por juve ju thashë: Ju do të shtini në dorë vendin e tyre; do t'ju jap si pronë; është një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju ka ndarë nga popujt e tjerë.
<scripture passage="Lev 20:25" parsed="|Lev|20|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.25" />
<sup>25</sup> Do të dalloni, pra, kafshët e pastra nga ato të papastra, zogjtë e pastër nga ata të papastër, dhe nuk do bëheni të neveritshëm duke ngrënë kafshë, zogj o çfarëdo gjë që hiqet zvarrë mbi tokë dhe që unë i kam veçuar për ju si të papastra.
<scripture passage="Lev 20:26" parsed="|Lev|20|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.26" />
<sup>26</sup> Dhe do të jeni të shenjtë për mua, sepse unë, Zoti, jam i shenjtë, dhe ju kam ndarë nga popujt e tjerë me qëllim që të jeni të mitë.
<scripture passage="Lev 20:27" parsed="|Lev|20|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.20.27" />
<sup>27</sup> Në qoftë se një burrë apo një grua është medium apo magjistar, ata do të dënohen pa tjetër me vdekje; do t'i vrisni me gurë; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 21" progress="10.96%" prev="Lev.20" next="Lev.22" id="Lev.21">
<h3 id="Lev.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Lev.21-p1">
<scripture passage="Lev 21:1" parsed="|Lev|21|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.1" />
<sup>1</sup> Zoti i tha akoma Moisiut: "Folu priftërinjve, bijve të Aaronit, dhe u thuaj: Asnjë prift të mos ndotet për një të vdekur në mes të popullit të tij,
<scripture passage="Lev 21:2" parsed="|Lev|21|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.2" />
<sup>2</sup> veç se po të jetë një i afërm i tij i një gjaku: nëna, ati, biri, bija, vëllai
<scripture passage="Lev 21:3" parsed="|Lev|21|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.3" />
<sup>3</sup> dhe motra e tij ende e virgjër që jeton me të, dhe që nuk është martuar ende; për atë mund të ndotet.
<scripture passage="Lev 21:4" parsed="|Lev|21|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.4" />
<sup>4</sup> Duke qënë një udhëheqës në mes të popullit të tij, nuk do të ndotet duke përdhosur veten e tij.
<scripture passage="Lev 21:5" parsed="|Lev|21|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.5" />
<sup>5</sup> Priftërinjtë nuk do të bëjnë tonsurën mbi kokën e tyre, nuk do të rruajnë mjekrën e tyre dhe nuk do të bëjnë prerje mbi mishin e tyre.
<scripture passage="Lev 21:6" parsed="|Lev|21|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.6" />
<sup>6</sup> Do të jenë të shenjtë për Perëndinë e tyre dhe nuk do të përdhosin emrin e Perëndisë së tyre, sepse i ofrojnë flijime Zotit, të përgatitura me zjarr dhe bukën Perëndisë së tyre; prandaj do të jenë të shenjtë.
<scripture passage="Lev 21:7" parsed="|Lev|21|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.7" />
<sup>7</sup> Nuk do të marrin për grua një kurvë, as edhe një grua faqenxirë; nuk do të marrin një grua të ndarë nga burri, sepse janë të shenjtë ndaj Perëndisë së tyre.
<scripture passage="Lev 21:8" parsed="|Lev|21|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.8" />
<sup>8</sup> Ti do ta konsiderosh priftin të shenjtë, sepse ai i ofron bukën Perëndisë tënd; ai ka për të qënë i shenjtë për ty, sepse unë, Zoti që ju shenjtëroj, jam i shenjtë.
<scripture passage="Lev 21:9" parsed="|Lev|21|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.9" />
<sup>9</sup> Në rast se bija e një prifti humb nderin duke u bërë kurvë, ajo turpëron të atin: ajo do të digjet me zjarr.
<scripture passage="Lev 21:10" parsed="|Lev|21|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.10" />
<sup>10</sup> Por ai që është kryeprift midis vëllezërve të tij, mbi kokën e të cilit është vënë vaji i vajosjes dhe që është shenjtëruar për të veshur rrobat e shenjta, nuk do të zbulojë kokën dhe nuk do të shqyejë rrobat.
<scripture passage="Lev 21:11" parsed="|Lev|21|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.11" />
<sup>11</sup> Nuk do t'i afrohet asnjë kufome; nuk do të ndotet as për të atin, as për të ëmën.
<scripture passage="Lev 21:12" parsed="|Lev|21|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.12" />
<sup>12</sup> Nuk do të dalë nga shenjtërorja dhe nuk do të përdhosë shenjtëroren e Perëndisë së tij, sepse shenjtërimi i vajosjes nga ana e Perëndisë është mbi të. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 21:13" parsed="|Lev|21|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.13" />
<sup>13</sup> Do të marrë për grua një virgjëreshë.
<scripture passage="Lev 21:14" parsed="|Lev|21|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.14" />
<sup>14</sup> Nuk do të marrë as grua të ve, as të ndarë nga burri, as grua faqenxirë, as kurvë; por do të marrë për grua një virgjëreshë nga populli i tij.
<scripture passage="Lev 21:15" parsed="|Lev|21|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.15" />
<sup>15</sup> Nuk do të turpërojë trashëgimtarët e tij në mes të popullit; sepse unë jam Zoti që ju shenjtëron".
<scripture passage="Lev 21:16" parsed="|Lev|21|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.16" />
<sup>16</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 21:17" parsed="|Lev|21|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.17" />
<sup>17</sup> "Foli Aaronit dhe i thuaji: Në brezat e ardhshëm asnjë burrë nga fisi yt, që ka ndonjë gjymtim, nuk do të mund të afrohet për të ofruar bukën e Perëndisë së tij;
<scripture passage="Lev 21:18" parsed="|Lev|21|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.18" />
<sup>18</sup> sepse asnjë njeri që ka ndonjë gjymtim nuk do të mund të afrohet: as i verbri, as i çali as ai që ka një fytyrë të përçudnuar, ose ka një gjymtyrë të deformuar,
<scripture passage="Lev 21:19" parsed="|Lev|21|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.19" />
<sup>19</sup> një thyerje të këmbës apo të dorës,
<scripture passage="Lev 21:20" parsed="|Lev|21|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.20" />
<sup>20</sup> as gungaçi as shkurtabiqi as ai që ka një njollë në sy apo një ekzemë, a zgjeben apo herdhet të shtypura.
<scripture passage="Lev 21:21" parsed="|Lev|21|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.21" />
<sup>21</sup> Asnjë burrë nga fisi i priftit Aaron që ka ndonjë gjymtim nuk do të afrohet për t'i ofruar flijimet e bëra me zjarr Zotit. Ka një gjymtim; të mos afrohet për të ofruar bukën e Perëndisë së tij.
<scripture passage="Lev 21:22" parsed="|Lev|21|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.22" />
<sup>22</sup> Ai do të mund të hajë bukën e Perëndisë së tij, gjëra shumë të shenjta dhe gjëra të shenjta;
<scripture passage="Lev 21:23" parsed="|Lev|21|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.23" />
<sup>23</sup> nuk do t'i afrohet velit as edhe altarit, sepse ka një gjymtim. Nuk do të përdhosë vendet e mia të shenjta, sepse unë jam Zoti që i shenjtëroj".
<scripture passage="Lev 21:24" parsed="|Lev|21|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.21.24" />
<sup>24</sup> Dhe Moisiu ia tha këto gjëra Aaronit, bijve të tij dhe gjithë bijve të Izraelit.
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 22" progress="11.04%" prev="Lev.21" next="Lev.23" id="Lev.22">
<h3 id="Lev.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Lev.22-p1">
<scripture passage="Lev 22:1" parsed="|Lev|22|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 22:2" parsed="|Lev|22|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.2" />
<sup>2</sup> "Folu Aaronit dhe bijve të tij që të heqin dorë nga gjërat e shenjta që më janë shenjtëruar nga bijtë e Izraelit dhe të mos përdhosin emrim tim të shenjtë. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 22:3" parsed="|Lev|22|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.3" />
<sup>3</sup> U thuaj atyre: "Cilido burrë i fisit tuaj që në brezat e ardhshme do t'u afrohet në gjendje papastërtie gjërave të shenjta, që bijtë e Izraelit ia kanë shenjtëruar Zotit, do të shfaroset nga prania ime. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 22:4" parsed="|Lev|22|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.4" />
<sup>4</sup> Asnjë burrë nga fisi i Aaronit, i sëmurë nga lebra ose me fluks qoftë, nuk do të hajë gjëra të shenjta deri sa të bëhet i pastër. Gjithashtu ai që prek çfarëdo gjë që është bërë e papastër nga kontakti  me një kufomë, apo ai që ka pasur një  lëshim fare,
<scripture passage="Lev 22:5" parsed="|Lev|22|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.5" />
<sup>5</sup> ose ai që ka prekur një zvarranik që e ka bërë të papastër, ose një njeri që i ka komunikuar një papastërti të çfarëdo lloji,
<scripture passage="Lev 22:6" parsed="|Lev|22|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.6" />
<sup>6</sup> personi që ka prekur këto gjëra do të jetë i papastër deri në mbrëmje dhe nuk ka për të ngrënë gjëra të shenjta para se të ketë larë trupin e tij me ujë;
<scripture passage="Lev 22:7" parsed="|Lev|22|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.7" />
<sup>7</sup> mbas perëndimit të diellit do të jetë i pastër dhe do të mund të hajë gjëra të shenjta, sepse janë ushqimi i tij.
<scripture passage="Lev 22:8" parsed="|Lev|22|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.8" />
<sup>8</sup> Prifti nuk do të hajë mish kafshe të ngordhur në mënyrë të natyrshme apo të shqyer, për të mos u bërë i papastër. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 22:9" parsed="|Lev|22|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.9" />
<sup>9</sup> Priftërinjtë do të respektojnë, pra, atë që kam urdhëruar, përndryshe do të mbajnë dënimin e mëkatit të tyre dhe do të vdesin sepse kanë përdhosur gjërat e shenjta. Unë jam Zoti që i shenjtëroj.
<scripture passage="Lev 22:10" parsed="|Lev|22|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.10" />
<sup>10</sup> Asnjë i huaj nuk do të hajë gjëra të shenjta; as një mik i priftit, as një rrogtar nuk do të mund të hajë gjërat e shenjta.
<scripture passage="Lev 22:11" parsed="|Lev|22|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.11" />
<sup>11</sup> Por në rast se prifti ble një person me paratë e tij, ky do të mund të hajë nga ky ushqim ashtu si edhe ata që kanë lindur në shtëpinë e tij; këta mund të hanë nga ushqimi i tij.
<scripture passage="Lev 22:12" parsed="|Lev|22|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.12" />
<sup>12</sup> Bija e priftit që është martuar me një të huaj nuk do të hajë gjëra të shenjta të ofruara për ngritje.
<scripture passage="Lev 22:13" parsed="|Lev|22|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.13" />
<sup>13</sup> Por në qoftë se bija e priftit ka mbetur e ve, apo është ndarë nga burri dhe nuk ka fëmijë, dhe është kthyer të rrijë me të atin ashtu si kur ishte e re, do të mund të hajë nga buka e atit të saj; po asnjë i huaj nuk do ta hajë atë.
<scripture passage="Lev 22:14" parsed="|Lev|22|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.14" />
<sup>14</sup> Në qoftë se dikush ha gabimisht një gjë të shenjtë, do t'i japë priftit gjënë e shenjtë, duke i shtuar një të pestën.
<scripture passage="Lev 22:15" parsed="|Lev|22|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.15" />
<sup>15</sup> Priftërinjtë nuk do të përdhosin, pra, gjërat e shenjta të bijve të Izraelit, që ata i ofrojnë Zotit për ngritje,
<scripture passage="Lev 22:16" parsed="|Lev|22|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.16" />
<sup>16</sup> dhe nuk do të bëjnë që ata të mbajnë dënimin e mëkatit për të cilin do të bëheshin fajtorë, duke ngrënë gjërat e tyre të shenjta; sepse unë, Zoti, i shenjtëroj"".
<scripture passage="Lev 22:17" parsed="|Lev|22|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.17" />
<sup>17</sup> Zoti i foli akoma Moisiut duke i thënë:
<scripture passage="Lev 22:18" parsed="|Lev|22|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.18" />
<sup>18</sup> "Folu Aaronit, bijve të tij dhe gjithë bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kushdo nga shtëpia e Izraelit ose nga të huajt në Izrael, që paraqet si olokaust për Zotin një ofertë për çfarëdo kushti ose çfarëdo dhurate sipas dëshirës;
<scripture passage="Lev 22:19" parsed="|Lev|22|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.19" />
<sup>19</sup> për të qënë i mirëpritur, do të ofrojë një mashkull, pa të meta, të marrë nga qetë, nga dhentë apo nga dhitë.
<scripture passage="Lev 22:20" parsed="|Lev|22|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.20" />
<sup>20</sup> Nuk do të ofroni asgjë që ka një të metë, sepse nuk do të ishte e pëlqyer.
<scripture passage="Lev 22:21" parsed="|Lev|22|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.21" />
<sup>21</sup> Kur dikush i ofron Zotit një flijim falënderimi, që është marrë nga kopeja apo nga tufa, qoftë për të përmbushur një kusht, qoftë si ofertë vullnetare, viktima për t'u pëlqyer duhet të jetë e përsosur; nuk duhet të ketë asnjë të metë.
<scripture passage="Lev 22:22" parsed="|Lev|22|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.22" />
<sup>22</sup> Nuk do t'i ofroni Zotit një viktimë të verbër, të çalë apo të gjymtuar, apo që ka ulcera, ekzemë ose zgjebe; dhe nuk do të bëni mbi altar flijime me zjarr për Zotin.
<scripture passage="Lev 22:23" parsed="|Lev|22|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.23" />
<sup>23</sup> Do të mund të paraqesësh si ofertë vullnetare një ka ose një dele që ka një këmbë shumë të gjatë apo shumë të shkurtër; por si kusht nuk do të ishte i mirëpritur.
<scripture passage="Lev 22:24" parsed="|Lev|22|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.24" />
<sup>24</sup> Nuk do t'i ofrosh Zotit asnjë kafshë me herdhe të vrara, a të shtypura, të këputura apo të prera; flijime të tilla nuk do të bëni në vendin tuaj.
<scripture passage="Lev 22:25" parsed="|Lev|22|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.25" />
<sup>25</sup> Nuk do pranoni nga i huaji asnjë nga këto viktima për ta ofruar si bukë të Perëndisë tuaj, sepse në to ka gjymtime dhe të meta; nuk do të pëlqeheshin për ju.
<scripture passage="Lev 22:26" parsed="|Lev|22|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.26" />
<sup>26</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 22:27" parsed="|Lev|22|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.27" />
<sup>27</sup> "Kur do të lindë një viç, a një qengj a një kec, do ta lini shtatë ditë me të ëmën; nga dita e tetë e tutje do të pëlqehet si flijim i bërë me zjarr për Zotin.
<scripture passage="Lev 22:28" parsed="|Lev|22|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.28" />
<sup>28</sup> Nuk do të therni një lopë apo një dele me gjithë të voglin e saj në të njëjtën ditë.
<scripture passage="Lev 22:29" parsed="|Lev|22|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.29" />
<sup>29</sup> Kur do t'i ofroni Zotit një flijim falënderimi, paraqiteni në mënyrë që të pëlqehet.
<scripture passage="Lev 22:30" parsed="|Lev|22|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.30" />
<sup>30</sup> Viktima do të hahet po atë ditë; nuk do të lini asgjë deri në mëngjes. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 22:31" parsed="|Lev|22|31|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.31" />
<sup>31</sup> Do të respektoni, pra, urdhërimet e mia dhe do t'i vini në zbatim. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 22:32" parsed="|Lev|22|32|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.32" />
<sup>32</sup> Nuk do të përdhosni emrin tim të shenjtë, por do të shenjtërohem në mes të bijve të Izraelit. Unë jam Zoti që ju shenjtëron,
<scripture passage="Lev 22:33" parsed="|Lev|22|33|0|0" osisRef="Bible:Lev.22.33" />
<sup>33</sup> që ju nxori nga vendi i Egjiptit për të qënë Perëndia juaj. Unë jam Zoti".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 23" progress="11.15%" prev="Lev.22" next="Lev.24" id="Lev.23">
<h3 id="Lev.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="Lev.23-p1">
<scripture passage="Lev 23:1" parsed="|Lev|23|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 23:2" parsed="|Lev|23|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.2" />
<sup>2</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Ja festat e Zotit, që ju do t'i shpallni si mbledhje të shenjta. Festat e mia janë këto:
<scripture passage="Lev 23:3" parsed="|Lev|23|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.3" />
<sup>3</sup> Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë është një e shtunë pushimi dhe mbledhjeje të shenjtë. Atë ditë nuk do të bëni asnjë punë; është e shtuna e shenjtëruar Zotit në të tëra vendet ku do të banoni.
<scripture passage="Lev 23:4" parsed="|Lev|23|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.4" />
<sup>4</sup> Këto janë festat e Zotit, mbledhjet e shenjta që ju do t'i shpallni në kohën e tyre.
<scripture passage="Lev 23:5" parsed="|Lev|23|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.5" />
<sup>5</sup> Muajin e parë, ditën e katërmbëdhjetë të muajit, midis dy mbrëmjeve, bien Pashkët e Zotit;
<scripture passage="Lev 23:6" parsed="|Lev|23|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.6" />
<sup>6</sup> dhe ditën e pesëmbëdhjetë të po atij muaji bie festa e bukës së ndorme për nder të Zotit; për shtatë ditë do të hani bukë të ndorme.
<scripture passage="Lev 23:7" parsed="|Lev|23|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.7" />
<sup>7</sup> Ditën e parë do të bëni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni atë ditë asnjë punë të rëndë;
<scripture passage="Lev 23:8" parsed="|Lev|23|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.8" />
<sup>8</sup> dhe për shtatë ditë do t'i ofroni Zotit flijime të bëra me zjarr. Ditën e shtatë do të bëhet një mbledhje e shenjtë; gjatë asaj dite nuk do të bëni asnjë punë të rëndë".
<scripture passage="Lev 23:9" parsed="|Lev|23|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.9" />
<sup>9</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 23:10" parsed="|Lev|23|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.10" />
<sup>10</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj: Kur do të hyni në vendin që unë po ju jap dhe do të kryeni të korrat, do t'i çoni priftit një demet si prodhim i parë i korrjes suaj;
<scripture passage="Lev 23:11" parsed="|Lev|23|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.11" />
<sup>11</sup> Ai do ta tundë demetin përpara Zotit për ju, me qëllim që të pëlqehet; prifti do ta tundë një ditë pas së shtunës.
<scripture passage="Lev 23:12" parsed="|Lev|23|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.12" />
<sup>12</sup> Ditën gjatë së cilës do të tundni demetin, do t'i ofroni një qengj motak, pa të meta, si olokaust për Zotin.
<scripture passage="Lev 23:13" parsed="|Lev|23|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.13" />
<sup>13</sup> Blatimi i ushqimit që do ta shoqërojë do të jetë dy të dhjeta të efës majë mielli të përzier me vaj, si flijim i bërë me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin; libacioni do të jetë një çerek hin verë.
<scripture passage="Lev 23:14" parsed="|Lev|23|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.14" />
<sup>14</sup> Nuk do të hani as bukë, as grurë të pjekur, as kallëza të freskëta, deri në atë ditë, deri sa të mos keni çuar ofertën e Perëndisë tuaj. Ky është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaja, në të gjitha vendet ku do të banoni.
<scripture passage="Lev 23:15" parsed="|Lev|23|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.15" />
<sup>15</sup> Nga dita pas së shtunës, domethënë nga dita që keni çuar demetin e ofertës së tundur, do të numëroni shtatë të shtuna të plota.
<scripture passage="Lev 23:16" parsed="|Lev|23|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.16" />
<sup>16</sup> Do të numëroni pesëdhjetë ditë deri në ditën pas së shtunës së shtatë, pastaj do t'i ofroni Zotit një blatim të ri ushqimi.
<scripture passage="Lev 23:17" parsed="|Lev|23|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.17" />
<sup>17</sup> Do të çoni në banesat tuaja dy bukë për një ofertë të tundur prej dy të dhjeta të efës majë mielli; ato do të jenë pjekur me maja, si prodhime të para të ofruara për Zotin.
<scripture passage="Lev 23:18" parsed="|Lev|23|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.18" />
<sup>18</sup> Së bashku me këto bukë do të ofroni shtatë qengja motakë pa të meta, një dem të vogël dhe dy desh; ata do të jenë një olokaust për Zotin së bashku me blatimet e tyre ushqimore dhe me libacionet e  tyre; do të jetë një flijim me erë të këndshme  i bërë me zjarr për Zotin.
<scripture passage="Lev 23:19" parsed="|Lev|23|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.19" />
<sup>19</sup> Pastaj do të ofroni një cjap si fli për mëkatin dhe dy qengja motakë si flijim falënderimi.
<scripture passage="Lev 23:20" parsed="|Lev|23|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.20" />
<sup>20</sup> Prifti do t'i tundë bashkë me bukën e prodhimit të parë dhe me dy qengjat, si ofertë e tundur përpara Zotit; ata do t'i shenjtërohen Zotit dhe do t'i takojnë priftit.
<scripture passage="Lev 23:21" parsed="|Lev|23|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.21" />
<sup>21</sup> Po atë ditë do të shpallni një mbledhje të shenjtë. nuk do të bëni atë ditë asnjë punë të rëndë. Éshtë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj, në të gjitha vendet ku do të banoni.
<scripture passage="Lev 23:22" parsed="|Lev|23|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.22" />
<sup>22</sup> Kur do të korrni të mbjellat e tokës suaj, nuk do të korrni deri në cepat e arës sate dhe nuk do të mblidhni kallinjtë që kanë mbetur pas; do t'i lini për të varfrin dhe për të huajin. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
<scripture passage="Lev 23:23" parsed="|Lev|23|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.23" />
<sup>23</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 23:24" parsed="|Lev|23|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.24" />
<sup>24</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj: Në muajin e shtatë, ditën e parë të muajit do të bëni një pushim solemn, një kremtim festiv të njoftuar me buri, një mbledhje të shenjtë.
<scripture passage="Lev 23:25" parsed="|Lev|23|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.25" />
<sup>25</sup> Nuk do të bëni në atë ditë asnjë punë të rëndë dhe do t'i ofroni Zotit disa flijime të bëra me zjarr".
<scripture passage="Lev 23:26" parsed="|Lev|23|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.26" />
<sup>26</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 23:27" parsed="|Lev|23|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.27" />
<sup>27</sup> "Dita e dhjetë e këtij muaji të shtatë do të jetë dita e shlyerjes së mëkateve. Do të ketë për ju një mbledhje të shenjtë; do të përulni shpirtin tuaj dhe do t'i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr.
<scripture passage="Lev 23:28" parsed="|Lev|23|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.28" />
<sup>28</sup> Gjatë kësaj dite nuk do kryeni asnjë punë, sepse është dita e shlyerjes për ju përpara Zotit, Perëndisë tuaj.
<scripture passage="Lev 23:29" parsed="|Lev|23|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.29" />
<sup>29</sup> Sepse çdo njeri që në këtë ditë nuk përulet, do të shfaroset në mes të popullit të tij.
<scripture passage="Lev 23:30" parsed="|Lev|23|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.30" />
<sup>30</sup> Dhe çdo person që gjatë kësaj dite do të bëjë çfarëdo pune, unë, këtë person do ta shfaros në mes të popullit të tij.
<scripture passage="Lev 23:31" parsed="|Lev|23|31|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.31" />
<sup>31</sup> Nuk do të kryeni asnjë punë. Éshtë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj, në të gjitha vendet ku do të banoni.
<scripture passage="Lev 23:32" parsed="|Lev|23|32|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.32" />
<sup>32</sup> Do të jetë për ju një e shtunë pushimi, gjatë së cilës do të përulni shpirtin tuaj; ditën e nëntë të muajit, nga mbrëmja deri në mbrëmjen vijuese, do të kremtoni të shtunën tuaj".
<scripture passage="Lev 23:33" parsed="|Lev|23|33|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.33" />
<sup>33</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 23:34" parsed="|Lev|23|34|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.34" />
<sup>34</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Dita e pesëmbëdhjetë e këtij muaji të shtatë do të jetë festa e kasolleve për shtatë ditë, për nder të Zotit.
<scripture passage="Lev 23:35" parsed="|Lev|23|35|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.35" />
<sup>35</sup> Ditën e parë do të bëhet një mbledhje e shenjtë; nuk do të bëni gjatë kësaj dite asnjë punë të rëndë.
<scripture passage="Lev 23:36" parsed="|Lev|23|36|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.36" />
<sup>36</sup> Shtatë ditë me radhë do t'i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr. Ditën e tetë do të keni një mbledhje të shenjtë dhe do t'i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr. Éshtë dita e kuvendit madhështor,  nuk do të bëni gjatë kësaj dite asnjë  punë të rëndë.
<scripture passage="Lev 23:37" parsed="|Lev|23|37|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.37" />
<sup>37</sup> Këto janë festat e Zotit që ju do t'i shpallni si mbledhje të shenjta, për t'i ofruar Zotit një flijim të bërë me zjarr, një olokaust dhe një blatim ushqimi, një viktimë dhe libacione, çdo gjë në ditën e caktuar,
<scripture passage="Lev 23:38" parsed="|Lev|23|38|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.38" />
<sup>38</sup> përveç të shtunave të Zotit, përveç dhuratave dhe kushteve tuaja sipas dëshirës që do t'i paraqisni Zotit.
<scripture passage="Lev 23:39" parsed="|Lev|23|39|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.39" />
<sup>39</sup> Përveç kësaj ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë, kur të keni vjelur prodhimet e tokës, do të kremtoni një festë për Zotin shtatë ditë me radhë; dita e parë do të jetë një ditë pushimi dhe dita  e tetë do të jetë gjithashtu një ditë  pushimi.
<scripture passage="Lev 23:40" parsed="|Lev|23|40|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.40" />
<sup>40</sup> Ditën e parë do të mblidhni frutat e drurëve madhështorë: degë palme, degë me gjethe të dendura dhe shelgje përrenjsh, dhe do të gëzoheni përpara Zotit, Perëndisë tuaj, shtatë ditë me radhë.
<scripture passage="Lev 23:41" parsed="|Lev|23|41|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.41" />
<sup>41</sup> Do ta kremtoni këtë festë për nder të Zotit shtatë ditë për çdo vit. Éshtë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj. Do ta kremtoni muajin e shtatë.
<scripture passage="Lev 23:42" parsed="|Lev|23|42|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.42" />
<sup>42</sup> Do të banoni në kasolle shtatë ditë me radhë; të gjithë ata që kanë lindur në Izrael do të banojnë në kasolle,
<scripture passage="Lev 23:43" parsed="|Lev|23|43|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.43" />
<sup>43</sup> me qëllim që pasardhësit tuaj të dinë që unë i kam detyruar bijtë e Izraelit të banojnë në kasolle, kur i nxora nga vendi i Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
<scripture passage="Lev 23:44" parsed="|Lev|23|44|0|0" osisRef="Bible:Lev.23.44" />
<sup>44</sup> Kështu Moisiu u njoftoi bijve të Izraelit festat e Zotit.
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 24" progress="11.30%" prev="Lev.23" next="Lev.25" id="Lev.24">
<h3 id="Lev.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="Lev.24-p1">
<scripture passage="Lev 24:1" parsed="|Lev|24|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 24:2" parsed="|Lev|24|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.2" />
<sup>2</sup> "Urdhëro bijtë e Izraelit të të sjellin vaj të pastër ullinjsh të shtypur për dritën e shandanit, për t'i mbajtur llambat vazhdimisht të ndezura.
<scripture passage="Lev 24:3" parsed="|Lev|24|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.3" />
<sup>3</sup> Në çadrën e mbledhjes, jashtë velit që është përpara dëshmisë, Aaroni do të kujdeset për vazhdimësinë nga mbrëmja deri në mëngjes para Zotit. Éshtë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj.
<scripture passage="Lev 24:4" parsed="|Lev|24|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.4" />
<sup>4</sup> Ai do të kujdeset për llambat e shandanit prej floriri të pastër që janë para Zotit, për vazhdimësinë.
<scripture passage="Lev 24:5" parsed="|Lev|24|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.5" />
<sup>5</sup> Do të marrësh majë mielli dhe me të do të pjekësh dymbëdhjetë kulaç; çdo kulaç do të jetë dy të dhjetat e efës.
<scripture passage="Lev 24:6" parsed="|Lev|24|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.6" />
<sup>6</sup> Do t'i vendosësh në dy radhë, gjashtë në çdo radhë, mbi tryezën prej ari të pastër, përpara Zotit.
<scripture passage="Lev 24:7" parsed="|Lev|24|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.7" />
<sup>7</sup> Dhe në çdo radhë do të vësh temjan të pastër, i cili ka për të qenë një kujtim mbi bukën, si një flijim i bërë me zjarr për Zotin.
<scripture passage="Lev 24:8" parsed="|Lev|24|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.8" />
<sup>8</sup> Çdo të shtunë ai do t'i vendosë bukët përpara Zotit, në vazhdimësi; ato do të merren nga bijtë e Izraelit; kjo është një besëlidhje e përjetshme.
<scripture passage="Lev 24:9" parsed="|Lev|24|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.9" />
<sup>9</sup> Bukët i përkasin Aaronit dhe bijve të tij, dhe këta do t'i hanë në një vend të shenjtë, sepse do të jenë një gjë shumë e shenjtë për atë midis flijimeve të bëra me zjarr para Zotit. Éshtë një ligj i përjetshëm".
<scripture passage="Lev 24:10" parsed="|Lev|24|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.10" />
<sup>10</sup> Ndërkaq biri i një gruaje izraelite dhe i një egjiptasi doli në mes të bijve të Izraelit; dhe ndërmjet djalit të gruas izraelite dhe një izraeliti plasi një grindje.
<scripture passage="Lev 24:11" parsed="|Lev|24|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.11" />
<sup>11</sup> Biri i izraelites blasfemoi emrin e Zotit dhe e mallkoi atë; kështu e çuan te Moisiu. (Nëna e tij quhej Shelomith, ishte e bija e Dibrit, nga fisi i Danve).
<scripture passage="Lev 24:12" parsed="|Lev|24|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.12" />
<sup>12</sup> E futën në burg, deri sa t'u tregohej vullneti i Zotit.
<scripture passage="Lev 24:13" parsed="|Lev|24|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.13" />
<sup>13</sup> Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 24:14" parsed="|Lev|24|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.14" />
<sup>14</sup> "Çoje atë blasfemues jashtë kampit; të gjithë ata që e kanë dëgjuar të vënë duart e tyre mbi kokën e tij dhe gjithë asambleja ta vrasë me gurë.
<scripture passage="Lev 24:15" parsed="|Lev|24|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.15" />
<sup>15</sup> Pastaj folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: "Kushdo që mallkon Perëndinë e tij, do të mbajë fajin e mëkatit të tij.
<scripture passage="Lev 24:16" parsed="|Lev|24|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.16" />
<sup>16</sup> Dhe kushdo që e shan emrin e Zotit do të dënohet me vdekje; tërë asambleja do ta vrasë me gurë. I huaj apo i lindur në vend, ai që blasfemon emrin e Zotit do të dënohet me vdekje.
<scripture passage="Lev 24:17" parsed="|Lev|24|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.17" />
<sup>17</sup> Kush ia heq jetën një njeriu, do të vritet.
<scripture passage="Lev 24:18" parsed="|Lev|24|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.18" />
<sup>18</sup> Kush rreh për vdekje një kafshë, do ta paguajë: jetë për jetë.
<scripture passage="Lev 24:19" parsed="|Lev|24|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.19" />
<sup>19</sup> Kur dikush i shkakton një dëmtim fqinjit të tij, ai do të pësojë po atë që i ka bërë tjetrit;
<scripture passage="Lev 24:20" parsed="|Lev|24|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.20" />
<sup>20</sup> thyerje për thyerje, sy për sy, dhëmb për dhëmb; ai do të pësojë po atë gjymtim që u ka shkaktuar të tjerëve.
<scripture passage="Lev 24:21" parsed="|Lev|24|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.21" />
<sup>21</sup> Kush rreh për vdekje një kafshë, do ta paguajë; por ai që ia heq jetën një njeriu do të vritet.
<scripture passage="Lev 24:22" parsed="|Lev|24|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.22" />
<sup>22</sup> Do të keni të njëjtin ligj për të huajin dhe për atë që ka lindur në vend; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj".
<scripture passage="Lev 24:23" parsed="|Lev|24|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.24.23" />
<sup>23</sup> Pastaj Moisiu u foli bijve të Izraelit, të cilët e çuan jashtë kampit atë blasfemues dhe e vranë me gurë. Kështu bijtë e Izraelit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 25" progress="11.37%" prev="Lev.24" next="Lev.26" id="Lev.25">
<h3 id="Lev.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="Lev.25-p1">
<scripture passage="Lev 25:1" parsed="|Lev|25|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut në malin Sinai, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 25:2" parsed="|Lev|25|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.2" />
<sup>2</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të hyni në vendin që unë po ju jap, toka do të respektojë një të shtunë pushimi për Zotin.
<scripture passage="Lev 25:3" parsed="|Lev|25|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.3" />
<sup>3</sup> Gjashtë vjet me radhë do të mbjellësh arën tënde, gjashtë vjet me radhë do të krasitësh vreshtin tënd dhe do të mbledhësh prodhimet;
<scripture passage="Lev 25:4" parsed="|Lev|25|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.4" />
<sup>4</sup> por viti i shtatë do të jetë një e shtunë pushimi për tokën, një e shtunë për nder të Zotit; nuk do të mbjellësh as arën tënde, as do të krasitësh vreshtin tënd.
<scripture passage="Lev 25:5" parsed="|Lev|25|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.5" />
<sup>5</sup> Nuk do të korrësh atë që rritet vetvetiu në prodhimin tënd dhe nuk do të vjelësh rrushin e vreshtit të pakrasitur; do të jetë një vit pushimi për tokën.
<scripture passage="Lev 25:6" parsed="|Lev|25|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.6" />
<sup>6</sup> Atë që toka do të prodhojë gjatë pushimit të saj do të shërbejë si ushqim për ty, për shërbëtorin ose shërbëtoren, për punëtorin tënd dhe për të huajin, me një fjalë për ata që banojnë me ty,
<scripture passage="Lev 25:7" parsed="|Lev|25|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.7" />
<sup>7</sup> për bagëtinë dhe kafshët që ndodhen në vendin tënd; tërë prodhimi i saj do të shërbejë si ushqim i tyre.
<scripture passage="Lev 25:8" parsed="|Lev|25|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.8" />
<sup>8</sup> Gjithashtu do të llogaritësh për vete shtatë të shtuna vitesh: shtatë herë shtatë vjet; këto shtatë javë vitesh do të bëjnë për ty një periudhë prej dyzet e nëntë vjetësh.
<scripture passage="Lev 25:9" parsed="|Lev|25|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.9" />
<sup>9</sup> Ditën e dhjetë të muajit të shtatë do t'i biesh burisë; ditën e shlyerjes do të bëni që të bjerë buria në të gjithë vendin.
<scripture passage="Lev 25:10" parsed="|Lev|25|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.10" />
<sup>10</sup> Dhe do të shenjtëroni vitin e pesëdhjetë dhe do shpallni në vend lirinë për të gjithë banorët e tij. Do të jetë për ju një jubile; secili prej jush do të kthehet në pronën e vet dhe secili prej jush do të kthehet në familjen e vet.
<scripture passage="Lev 25:11" parsed="|Lev|25|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.11" />
<sup>11</sup> Viti i pesëdhjetë do të jetë për ju një jubile; nuk do të mbillni dhe nuk do të korrni atë që rritet vetiu dhe nuk do të vilni vreshtat e pakrasitur.
<scripture passage="Lev 25:12" parsed="|Lev|25|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.12" />
<sup>12</sup> Sepse është jubileu; ai do të jetë i shenjtë për ju; do të hani prodhimet që ju japin arat.
<scripture passage="Lev 25:13" parsed="|Lev|25|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.13" />
<sup>13</sup> Në këtë vit të jubileut secili do të kthehet në pronën e vet.
<scripture passage="Lev 25:14" parsed="|Lev|25|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.14" />
<sup>14</sup> Në rast se i shisni diçka fqinjit tuaj, ose blini diçka nga fqinji juaj, nuk do t'i bëni asnjë të padrejtë njëri tjetrit.
<scripture passage="Lev 25:15" parsed="|Lev|25|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.15" />
<sup>15</sup> Do të blesh nga fqinji yt në bazë të numrit të viteve që kanë kaluar mbas jubileut, dhe ai do të të shesë në bazë të numrit të viteve të korrjes.
<scripture passage="Lev 25:16" parsed="|Lev|25|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.16" />
<sup>16</sup> Sa më tepër vite mbeten, aq më tepër do ta ngresh çmimin; sa më pak vite mbeten, aq më shumë do ta ulësh çmimin; sepse ai të shet në bazë të numrit të korrjeve.
<scripture passage="Lev 25:17" parsed="|Lev|25|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.17" />
<sup>17</sup> Asnjë nga ju të mos dëmtojë fqinjin e tij, por të keni frikë nga Perëndia juaj; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.
<scripture passage="Lev 25:18" parsed="|Lev|25|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.18" />
<sup>18</sup> Ju do të vini në zbatim statutet e mia, do të respektoni dekretet e mia dhe do t'i zbatoni; kështu do të banoni të sigurt në vendin tuaj.
<scripture passage="Lev 25:19" parsed="|Lev|25|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.19" />
<sup>19</sup> Toka do të prodhojë frytet e saj dhe ju do t'i hani sa të ngopeni, dhe do të banoni të sigurt në të.
<scripture passage="Lev 25:20" parsed="|Lev|25|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.20" />
<sup>20</sup> Por në rast se thoni: "Çfarë do të hamë vitin e shtatë, po nuk mbollëm dhe nuk korrëm prodhimet tona?".
<scripture passage="Lev 25:21" parsed="|Lev|25|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.21" />
<sup>21</sup> Unë kam urdhëruar që bekimi im të vijë mbi ju vitin e gjashtë, dhe ai do t'ju japë një korrje që do të mjaftojë për tre vjet.
<scripture passage="Lev 25:22" parsed="|Lev|25|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.22" />
<sup>22</sup> Kështu vitin e tetë do të mbillni dhe do të hani nga korrja e vjetër deri në vitin e nëntë; do të hani nga korrja e vjetër deri sa të vijë e reja.
<scripture passage="Lev 25:23" parsed="|Lev|25|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.23" />
<sup>23</sup> Tokat nuk do të shiten për gjithnjë, sepse toka është imja; sepse ju jeni të huaj dhe qiramarrës tek unë.
<scripture passage="Lev 25:24" parsed="|Lev|25|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.24" />
<sup>24</sup> Prandaj në të gjithë vendin që keni pronë do të jepni të drejtën e shpengimit të tokës.
<scripture passage="Lev 25:25" parsed="|Lev|25|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.25" />
<sup>25</sup> Në qoftë se yt vëlla bëhet i varfër dhe shet një pjesë të pronës së tij, ai që ka të drejtën e shpengimit, i afërti i tij më i ngushtë, do të vijë dhe do të shpengojë atë që vëllai i tij ka shitur.
<scripture passage="Lev 25:26" parsed="|Lev|25|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.26" />
<sup>26</sup> Dhe në qoftë se dikush nuk ka njeri që të mund ta shpengojë pronën e tij, por arrin të gjejë vetë shumën e nevojshme për shpengimin,
<scripture passage="Lev 25:27" parsed="|Lev|25|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.27" />
<sup>27</sup> do të numërojë vitet që kaluan dhe do t'i japë blerësit shumën e viteve që mbeten akoma, dhe do të rifitojë kështu pronën e tij.
<scripture passage="Lev 25:28" parsed="|Lev|25|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.28" />
<sup>28</sup> Por në qoftë se nuk është në gjëndje ta shpengojë pronën e tij, ajo që ka shitur do të mbetet në dorë të blerësit deri në vitin e jubileut; atë vit do të shpengohet dhe do të kthehet në zotërim të tij.
<scripture passage="Lev 25:29" parsed="|Lev|25|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.29" />
<sup>29</sup> Në rast se dikush shet një shtëpi në një qytet të rrethuar me mure, ai ka të drejtë ta shpengojë gjatë një viti të tërë mbas shitjes se saj; e drejta e riblerjes zgjat një vit të tërë.
<scripture passage="Lev 25:30" parsed="|Lev|25|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.30" />
<sup>30</sup> Por në qoftë se shtëpia që ndodhet në qytetin e rrethuar me mure nuk është riblerë para se të ketë kaluar një vit i tërë, ajo do të mbetet për gjithnjë pronë e blerësit dhe e trashëgimtarëve të tij; nuk do të shpengohet me rastin e jubileut.
<scripture passage="Lev 25:31" parsed="|Lev|25|31|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.31" />
<sup>31</sup> Shtëpitë e fshatrave të parrethuara me mure do të konsiderohen përkundrazi si tokë bujqësore; mund të shpengohen dhe me rastin e jubileut do të jenë të shpenguara.
<scripture passage="Lev 25:32" parsed="|Lev|25|32|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.32" />
<sup>32</sup> Përsa u përket qyteteve të Levitëve, Levitët do të mund të riblejnë gjithnjë shtëpitë e qyteteve që ishin pronë e tyre.
<scripture passage="Lev 25:33" parsed="|Lev|25|33|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.33" />
<sup>33</sup> Në rast se pastaj dikush ble një shtëpi nga Levitët, shtëpia e shitur në qytet që është pronë e tyre do të shpengohet vitin e jubileut, sepse shtëpitë e qyteteve të Levitëve janë pronë e tyre, në mes të bijve të Izraelit.
<scripture passage="Lev 25:34" parsed="|Lev|25|34|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.34" />
<sup>34</sup> Por tokat e kullotës të qyteteve të tyre nuk mund të shiten, sepse janë pronë e përjetshme e tyre.
<scripture passage="Lev 25:35" parsed="|Lev|25|35|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.35" />
<sup>35</sup> Në rast se vëllai yt varfërohet dhe ndodhet ngushtë në mes tuaj, ti do ta përkrahësh si të huaj dhe si mik që të mund të jetojë pranë teje.
<scripture passage="Lev 25:36" parsed="|Lev|25|36|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.36" />
<sup>36</sup> Mos nxirr nga ai asnjë përfitim ose dobi; por ki frikë nga Perëndia yt, dhe vëllai yt do të jetojë pranë teje.
<scripture passage="Lev 25:37" parsed="|Lev|25|37|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.37" />
<sup>37</sup> Nuk do t'i japësh hua paratë e tua me kamatë, as do t'i japësh ushqimet e tua për të nxjerrë ndonjë përfitim.
<scripture passage="Lev 25:38" parsed="|Lev|25|38|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.38" />
<sup>38</sup> Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit që t'ju jap vendin e Kanaanit dhe që të jem Perëndia juaj.
<scripture passage="Lev 25:39" parsed="|Lev|25|39|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.39" />
<sup>39</sup> Në rast se vëllai yt që jeton pranë teje bëhet i varfër dhe shitet te ti, nuk do ta detyrosh të të shërbejë si skllav,
<scripture passage="Lev 25:40" parsed="|Lev|25|40|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.40" />
<sup>40</sup> por do të rrijë pranë teje si argat dhe si mik; do të të shërbejë deri në vitin e jubileut.
<scripture passage="Lev 25:41" parsed="|Lev|25|41|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.41" />
<sup>41</sup> Atëherë do të largohet prej teje, ai dhe bijtë e tij, dhe do të kthehet në familjen e tij; kështu do të rifitojë pronën e etërve të tij.
<scripture passage="Lev 25:42" parsed="|Lev|25|42|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.42" />
<sup>42</sup> Sepse ata janë shërbëtorët e mi, që unë i kam nxjerrë nga vendi i Egjiptit; nuk duhet, pra, të shiten si shiten skllevërit.
<scripture passage="Lev 25:43" parsed="|Lev|25|43|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.43" />
<sup>43</sup> Nuk do ta sundosh me ashpërsi, por të kesh frikë Perëndinë tënd.
<scripture passage="Lev 25:44" parsed="|Lev|25|44|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.44" />
<sup>44</sup> Sa për skllavin dhe skllaven që mund të kesh, do t'i marrësh nga kombet që ju rrethojnë; prej tyre do të blini skllavin dhe skllaven.
<scripture passage="Lev 25:45" parsed="|Lev|25|45|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.45" />
<sup>45</sup> Mund të blini gjithashtu skllevër ndër bijtë e të huajve që jetojnë midis jush dhe midis familjeve të tyre që gjenden midis jush dhe që kanë lindur në vendin tuaj; ata do të jenë pronë e juaj.
<scripture passage="Lev 25:46" parsed="|Lev|25|46|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.46" />
<sup>46</sup> Dhe mund t'ua lini si trashëgim bijve tuaj pas jush, si pronë e tyre; mund t'i shfrytëzoni si skllevër për gjithnjë; por, sa për vëllezërit tuaj, bijtë e Izraelit, askush nuk do të sundojë mbi tjetrin me ashpërsi.
<scripture passage="Lev 25:47" parsed="|Lev|25|47|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.47" />
<sup>47</sup> Në rast se një i huaj që jeton pranë teje pasurohet dhe vëllai yt që jeton pranë tij varfërohet, dhe i shitet të huajit ose mikut që ndodhet pranë teje, ose dikujt nga familja e të huajit,
<scripture passage="Lev 25:48" parsed="|Lev|25|48|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.48" />
<sup>48</sup> pas shitjes së tij, mund të blihet përsëri; mund ta riblejë një nga vëllezërit e tij.
<scripture passage="Lev 25:49" parsed="|Lev|25|49|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.49" />
<sup>49</sup> Mund ta riblejë ungji i tij ose biri i ungjit të tij; mund të riblihet nga një i afërt i po atij gjaku; ose po të ketë mjetet, mund të shpengohet vet.
<scripture passage="Lev 25:50" parsed="|Lev|25|50|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.50" />
<sup>50</sup> Do të bëjë llogarinë me blerësin e tij, qysh prej vitit që iu shit atij deri në vitin e jubileut; dhe çmimi që do të paguhet do të llogaritet në bazë të numrit të viteve, duke i vlerësuar ditët e tij si ato të një argati.
<scripture passage="Lev 25:51" parsed="|Lev|25|51|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.51" />
<sup>51</sup> Në qoftë se mbeten akoma shumë vjet, do ta paguajë shpengimin e tij në bazë të numrit të tyre dhe çmimit me të cilin qe blerë;
<scripture passage="Lev 25:52" parsed="|Lev|25|52|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.52" />
<sup>52</sup> po të jetë se mbeten vetëm pak vite për të arritur në jubile, do ta bëjë llogarinë me blerësin e tij dhe do ta paguajë çmimin e shpengimit të tij në bazë të pak viteve që kanë mbetur.
<scripture passage="Lev 25:53" parsed="|Lev|25|53|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.53" />
<sup>53</sup> Si argat le të mbetet bashkë me të zotin një vit pas tjetrit, por ky nuk do ta trajtojë me ashpërsi përpara syve të tua.
<scripture passage="Lev 25:54" parsed="|Lev|25|54|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.54" />
<sup>54</sup> Dhe po nuk u shpengua me asnjë nga këto mënyra, do të lihet i lirë në vitin e jubileut, ai dhe bijtë e tij.
<scripture passage="Lev 25:55" parsed="|Lev|25|55|0|0" osisRef="Bible:Lev.25.55" />
<sup>55</sup> Sepse bijtë e Izraelit janë shërbëtorët e mi; janë shërbëtorët e mi, që i nxora nga vendi i Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 26" progress="11.56%" prev="Lev.25" next="Lev.27" id="Lev.26">
<h3 id="Lev.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="Lev.26-p1">
<scripture passage="Lev 26:1" parsed="|Lev|26|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.1" />
<sup>1</sup> "Nuk do të bëni idhuj, nuk do të ngrini figura të gdhendura ose ndonjë kolonë dhe nuk do të vendosni në vendin tuaj asnjë gur të stolisur me figura, me qëllim që të përuleni para tij; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.
<scripture passage="Lev 26:2" parsed="|Lev|26|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.2" />
<sup>2</sup> Do të respektoni të shtunat e mia dhe do të respektoni shenjtëroren time. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Lev 26:3" parsed="|Lev|26|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.3" />
<sup>3</sup> Në rast se silleni simbas statuteve të mia, në se respektoni urdhrat e mia dhe i zbatoni në praktikë,
<scripture passage="Lev 26:4" parsed="|Lev|26|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.4" />
<sup>4</sup> unë do t'ju jap shirat simbas stinëve, toka do të japë prodhimin e saj dhe drurët e fshatit do të japin frytet e tyre.
<scripture passage="Lev 26:5" parsed="|Lev|26|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.5" />
<sup>5</sup> Të shirat do të vazhdojnë deri në kohën e vjeljes së rrushit dhe vjelja e rrushit do të vazhdojë deri në kohën e mbjelljeve; do të hani bukën tuaj sa të ngopeni dhe do të banoni të sigurt në vendin tuaj.
<scripture passage="Lev 26:6" parsed="|Lev|26|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.6" />
<sup>6</sup> Unë do të bëj që të mbretërojë paqja në vend; do të bini në shtrat dhe askush nuk ka për t'ju trembur; do të zhduk nga vendi juaj kafshët e këqia dhe shpata nuk ka për të kaluar nëpër vendin tuaj.
<scripture passage="Lev 26:7" parsed="|Lev|26|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.7" />
<sup>7</sup> Ju do t'i ndiqni armiqtë tuaj dhe ata do të bien para jush të shpuar tej për tej nga shpata.
<scripture passage="Lev 26:8" parsed="|Lev|26|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.8" />
<sup>8</sup> Pesë prej jush do të ndjekin njëqind prej tyre, dhe njëqind prej jush do të ndjekin dhjetë mijë prej tyre, dhe armiqtë tuaj do të bien para jush të shpuar tej për tej nga shpata.
<scripture passage="Lev 26:9" parsed="|Lev|26|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.9" />
<sup>9</sup> Unë do të kthehem nga ju, do t'ju bëj pjellorë dhe do t'ju shumzoj, dhe kështu do të vërtetoj besëlidhjen time me ju.
<scripture passage="Lev 26:10" parsed="|Lev|26|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.10" />
<sup>10</sup> Ju do të hani nga prodhimi i vjetër, i ruajtur për një kohë të gjatë dhe do ta hiqni atë për t'i bërë vend prodhimit të ri.
<scripture passage="Lev 26:11" parsed="|Lev|26|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.11" />
<sup>11</sup> Unë do ta vendos banesën time midis jush dhe nuk do t'ju përzë.
<scripture passage="Lev 26:12" parsed="|Lev|26|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.12" />
<sup>12</sup> Do të eci midis jush dhe do të jem Perëndia juaj, dhe ju do të jeni populli im.
<scripture passage="Lev 26:13" parsed="|Lev|26|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.13" />
<sup>13</sup> Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit, që të mos ishit më skllevërit e tij; e kam thyer zgjedhën tuaj dhe kam bërë që të ecni me kokën lart.
<scripture passage="Lev 26:14" parsed="|Lev|26|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.14" />
<sup>14</sup> Por në rast se nuk më dëgjoni dhe nuk zbatoni në praktikë të gjitha urdhërimet e mia,
<scripture passage="Lev 26:15" parsed="|Lev|26|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.15" />
<sup>15</sup> në rast se përçmoni statutet e mia dhe shpirti juaj hedh poshtë dekretet e mia, duke mos zbatuar në praktikë të gjithë urdhërimet e mia, duke shkelur besëlidhjen time,
<scripture passage="Lev 26:16" parsed="|Lev|26|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.16" />
<sup>16</sup> edhe unë do ta bëj këtë për ju: do të çoj kundër jush tmerrin, ligështimin dhe ethet, të cilët do të konsumojnë sytë tuaj dhe do ta bëj jetën tuaj të meket; dhe do ta mbillni kot farën tuaj, sepse do ta hanë armiqtë tuaj.
<scripture passage="Lev 26:17" parsed="|Lev|26|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.17" />
<sup>17</sup> Do ta kthej fytyrën time kundër jush dhe armiqtë tuaj do t'ju mundin; do të sundoheni prej atyre që ju urrejnë dhe do t'ua mbathni këmbëve pa qenë të ndjekur nga askush.
<scripture passage="Lev 26:18" parsed="|Lev|26|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.18" />
<sup>18</sup> Dhe në qoftë se edhe mbas kësaj nuk më dëgjoni, unë do t'ju dënoj shtatë herë më tepër për mëkatet tuaja.
<scripture passage="Lev 26:19" parsed="|Lev|26|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.19" />
<sup>19</sup> Do ta thyej kryelartësinë e forcës suaj, do ta bëj qiellin tuaj si hekur dhe tokën tuaj si bakër.
<scripture passage="Lev 26:20" parsed="|Lev|26|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.20" />
<sup>20</sup> Forca juaj do të konsumohet më kot, sepse toka juaj nuk do të japë më prodhimet e saj, dhe drurët e fushës nuk do të japin më frutat e tyre.
<scripture passage="Lev 26:21" parsed="|Lev|26|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.21" />
<sup>21</sup> Dhe në rast se silleni si armiq të mi dhe nuk doni të më dëgjoni, unë do t'ju godas shtatë herë më tepër me plagë, simbas mëkateve tuaja.
<scripture passage="Lev 26:22" parsed="|Lev|26|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.22" />
<sup>22</sup> Do të dërgoj kundër jush bishat e fushës, që do të rrëmbejnë fëmijët tuaj, do të shfarosin bagëtinë tuaj, do t'ju pakësojnë shumë dhe do t'i bëjnë të shkreta rrugët tuaja.
<scripture passage="Lev 26:23" parsed="|Lev|26|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.23" />
<sup>23</sup> Dhe në se, me gjithë këto gjëra, nuk do të ndreqeni për t'u kthyer tek unë, por me sjelljen tuaj
<scripture passage="Lev 26:24" parsed="|Lev|26|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.24" />
<sup>24</sup> silleni si armiq të mi, edhe unë do të bëhem armiku juaj, dhe do t'ju godas shtatë herë më tepër për mëkatet tuaja.
<scripture passage="Lev 26:25" parsed="|Lev|26|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.25" />
<sup>25</sup> Dhe do të sjell kundër jush shpatën që do të kryejë hakmarrjen e besëlidhjes sime; ju do të mblidheni në qytetet tuaja, por unë do të dërgoj në mes jush murtajën dhe do të bini në duart e armikut.
<scripture passage="Lev 26:26" parsed="|Lev|26|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.26" />
<sup>26</sup> Kur do t'ju heq bukën e gojës, dhjetë gra do të pjekin bukën tuaj në të njëjtën furrë dhe do të racionojnë bukën tuaj, duke e shpërndarë me peshë; ju do të hani, por nuk do të ngopeni.
<scripture passage="Lev 26:27" parsed="|Lev|26|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.27" />
<sup>27</sup> Dhe në se, me gjithë këtë nuk do të më dëgjoni, por do të silleni si armiq të mi,
<scripture passage="Lev 26:28" parsed="|Lev|26|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.28" />
<sup>28</sup> edhe unë do të bëhem armiku i juaj plot mëri dhe do t'ju dënoj shtatë herë më shumë për mëkatet tuaja.
<scripture passage="Lev 26:29" parsed="|Lev|26|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.29" />
<sup>29</sup> Do të hani mishin e bijve tuaj dhe do të hani mishin e bijave tuaja.
<scripture passage="Lev 26:30" parsed="|Lev|26|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.30" />
<sup>30</sup> Unë do të shkatërroj vendet tuaja të larta, do të rrëzoj idhujtë tuaj dhe do t'i hedh kufomat tuaja mbi gërmadhat pa jetë të idhujve tuaj; dhe do t'ju urrej.
<scripture passage="Lev 26:31" parsed="|Lev|26|31|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.31" />
<sup>31</sup> Do t'i katandis qytetet tuaja në shkretëtira, do të shkretoj vendet tuaja të shenjta dhe nuk do të thith më erën e këndshme të parfumeve tuaja.
<scripture passage="Lev 26:32" parsed="|Lev|26|32|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.32" />
<sup>32</sup> Do të shkretoj vendin; dhe armiqtë tuaj që banojnë në të do të mbeten të habitur.
<scripture passage="Lev 26:33" parsed="|Lev|26|33|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.33" />
<sup>33</sup> Do t'ju shpërndaj midis kombeve dhe do të nxjerr shpatën kundër jush; vendi juaj do të shkretohet dhe qytetet tuaja do të jenë të shkretuara.
<scripture passage="Lev 26:34" parsed="|Lev|26|34|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.34" />
<sup>34</sup> Atëherë toka do të gëzojë të shtunat e saj për gjithë kohën që do të jetë e shkretuar dhe ju do të jeni në vendin e armiqve tuaj; kështu toka do të pushojë dhe do të gëzojë të shtunat e saj.
<scripture passage="Lev 26:35" parsed="|Lev|26|35|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.35" />
<sup>35</sup> Për gjithë kohën që do të mbetet e shkretuar do të gëzojë pushimin që nuk pati në të shtunat tuaja, kur banonit në të.
<scripture passage="Lev 26:36" parsed="|Lev|26|36|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.36" />
<sup>36</sup> Atyre prej jush që do të shpëtojnë do t'u kall në zemër tmerrin në vendin e armiqve të tyre; fërfërima e një gjethi që lëviz do t'i bëjë që t'ua mbathin këmbëve; do të turren ashtu siç iket përpara shpatës dhe do të bien pa i ndjekur askush.
<scripture passage="Lev 26:37" parsed="|Lev|26|37|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.37" />
<sup>37</sup> Do të përplasen njëri me tjetrin, ashtu si përpara shpatës, pa i ndjekur askush; dhe nuk do të mund të qëndroni përpara armiqve tuaj.
<scripture passage="Lev 26:38" parsed="|Lev|26|38|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.38" />
<sup>38</sup> Do të shuheni midis kombeve dhe vendi i armiqve tuaj do t'ju gëlltisë.
<scripture passage="Lev 26:39" parsed="|Lev|26|39|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.39" />
<sup>39</sup> Ata prej jush që do të mbijetojnë do të përgjërohen për shkak të paudhësisë së tyre në vendin e armiqve; edhe do të përgjërohen gjithashtu për shkak të paudhësisë së etërve të tyre.
<scripture passage="Lev 26:40" parsed="|Lev|26|40|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.40" />
<sup>40</sup> Por në se do të pranojnë paudhësinë e tyre dhe paudhësinë e etërve të tyre në shkeljet që kanë kryer kundër meje dhe gjithashtu sepse janë sjellë si armiq të mi,
<scripture passage="Lev 26:41" parsed="|Lev|26|41|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.41" />
<sup>41</sup> sa që më kanë shtyrë të bëhem armik i tyre dhe t'i çoj në vendin e armiqve të tyre; në rast se zemra e tyre e parrethprerë do të përulet dhe do të pranojë ndëshkimin e paudhësisë së tyre,
<scripture passage="Lev 26:42" parsed="|Lev|26|42|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.42" />
<sup>42</sup> atëherë unë do të kujtohem për besëlidhjen time të lidhur me Jakobin, do të kujtohem për besëlidhjen time të lidhur me Isakun dhe për besëlidhjen time me Abrahamin dhe do të kujtohem për vendin;
<scripture passage="Lev 26:43" parsed="|Lev|26|43|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.43" />
<sup>43</sup> sepse vendi do të braktiset prej tyre dhe do të gëzojë të shtunat e tij, ndërsa do të jetë i shkretuar pa ta; kështu ata do të pranojnë ndëshkimin e paudhësisë së tyre për faktin se kanë përçmuar  dekretet e mia dhe kanë kundërshtuar statutet  e mia.
<scripture passage="Lev 26:44" parsed="|Lev|26|44|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.44" />
<sup>44</sup> Megjithatë kur do të ndodhen në vendin e armiqve të tyre, unë nuk do t'i përçmoj dhe nuk do t'i urrej aq sa t'i asgjësoj krejt dhe të prish besëlidhjen time që kam lidhur me ta; unë jam Zoti, Perëndia i tyre;
<scripture passage="Lev 26:45" parsed="|Lev|26|45|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.45" />
<sup>45</sup> por për dashuri ndaj tyre do të kujtohem për besëlidhjen e lidhur me stërgjyshërit e tyre, që i nxora nga vendi i Egjiptit para syve të kombeve për të qënë Perëndia i tyre. Unë jam Zoti".
<scripture passage="Lev 26:46" parsed="|Lev|26|46|0|0" osisRef="Bible:Lev.26.46" />
<sup>46</sup> Këto janë statutet, dekretet dhe ligjet që Zoti vendosi midis tij dhe bijve të Izraelit, mbi malin Sinai me anë të Moisiut.
</p>
</div3>

<div3 title="Leviticus 27" progress="11.73%" prev="Lev.26" next="Num" id="Lev.27">
<h3 id="Lev.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="Lev.27-p1">
<scripture passage="Lev 27:1" parsed="|Lev|27|1|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Lev 27:2" parsed="|Lev|27|2|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.2" />
<sup>2</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur një njeri lidh një kusht të rëndësishëm për t'i shenjtëruar Zotit një person dhe mendon t'i japë një barasvlerë,
<scripture passage="Lev 27:3" parsed="|Lev|27|3|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.3" />
<sup>3</sup> në rast se vlerësimi yt ka të bëjë me një mashkull njëzet vjeç e lart, deri në gjashtëdhjetë vjeç, atëherë vlerësimi yt do të jetë pesëdhjetë sikla argjendi, simbas siklit të shenjtërores.
<scripture passage="Lev 27:4" parsed="|Lev|27|4|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.4" />
<sup>4</sup> Po të jetë se ka të bëjë me një grua, vlerësimi yt do të jetë tridhjetë sikla.
<scripture passage="Lev 27:5" parsed="|Lev|27|5|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.5" />
<sup>5</sup> Për ata që janë pesë vjeç e lart, deri njëzet vjeç, vlerësimi yt do të jetë njëzet sikla për një mashkull dhe dhjetë sikla për një femër.
<scripture passage="Lev 27:6" parsed="|Lev|27|6|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.6" />
<sup>6</sup> Nga një muajsh e lart deri në pesë vjeç, vlerësimi yt do të jetë pesë sikla argjendi për një mashkull dhe tri sikla argjendi për një femër.
<scripture passage="Lev 27:7" parsed="|Lev|27|7|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.7" />
<sup>7</sup> Nga gjashtëdhjetë vjeç e lart vlerësimi yt do të jetë pesëmbëdhjetë sikla për një mashkull dhe dhjetë sikla për një femër.
<scripture passage="Lev 27:8" parsed="|Lev|27|8|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.8" />
<sup>8</sup> Por në se ai është tepër i varfër për të paguar shumën e kërkuar nga vlerësimi yt, atëherë do të paraqitet para priftit dhe ky do të bëjë vlerësimin. Prifti do ta bëjë vlerësimin duke pasur parasysh mjetet që ka ai që ka lidhur kushtin.
<scripture passage="Lev 27:9" parsed="|Lev|27|9|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.9" />
<sup>9</sup> Në rast se është puna për kafshë që mund t'i paraqiten si ofertë Zotit, çdo kafshë e ofruar Zotit do të jetë gjë e shenjtë.
<scripture passage="Lev 27:10" parsed="|Lev|27|10|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.10" />
<sup>10</sup> Ai nuk do të mund as ta zëvendësojë, as ta këmbejë, as një të mirë me një të keqe, as një të keqe me një të mirë; por, edhe sikur të këmbente një kafshë me një tjetër, që të dyja do të jenë gjë e shenjtë.
<scripture passage="Lev 27:11" parsed="|Lev|27|11|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.11" />
<sup>11</sup> Por në qoftë se është puna për një kafshë të papastër, që mund t'i ofrohet Zotit, atëherë ai do ta paraqesë kafshën para priftit;
<scripture passage="Lev 27:12" parsed="|Lev|27|12|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.12" />
<sup>12</sup> dhe prifti do të bëjë vlerësimin, qoftë kafsha e mirë apo e keqe; çfarëdo vlerësimi të bëjë prifti, ai do të vlejë.
<scripture passage="Lev 27:13" parsed="|Lev|27|13|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.13" />
<sup>13</sup> Por në qoftë se dikush dëshiron ta shpengojë, duhet të shtojë një të pestën e vlerësimit.
<scripture passage="Lev 27:14" parsed="|Lev|27|14|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.14" />
<sup>14</sup> Në rast se dikush shenjtëron shtëpinë e tij për ta bërë gjë të shenjtë për Zotin, prifti do të bëjë vlerësimin, qoftë ajo e mirë apo e keqe; çfarëdo vlerësimi të bëjë prifti ai do të vlejë.
<scripture passage="Lev 27:15" parsed="|Lev|27|15|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.15" />
<sup>15</sup> Dhe në se ai që ka shenjtëruar shtëpinë e tij dëshiron ta shpengojë, duhet t'i shtojë një të pestën e vlerësimit dhe ajo do të bëhet e tij.
<scripture passage="Lev 27:16" parsed="|Lev|27|16|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.16" />
<sup>16</sup> Në qoftë se dikush i shenjtëron Zotit një arë, pronë e tij, vlerësimi i saj do të bëhet në bazë të farës së nevojshme për të: pesëdhjetë sikla argjendi për një omer farë elbi.
<scripture passage="Lev 27:17" parsed="|Lev|27|17|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.17" />
<sup>17</sup> Në rast se e shenjtëron arën e tij nga viti i jubileut, çmimi do të mbetet ai i caktuar nga vlerësimi yt;
<scripture passage="Lev 27:18" parsed="|Lev|27|18|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.18" />
<sup>18</sup> por në rast se e shenjtëron arën e tij pas jubileut, prifti do të vlerësojë çmimin e saj duke llogaritur vitet që mbeten deri në jubile, duke pasur parasysh vlerësimin tënd.
<scripture passage="Lev 27:19" parsed="|Lev|27|19|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.19" />
<sup>19</sup> Dhe në qoftë se ai që ka shenjtëruar arën do ta shpengojë, duhet t'i shtojë një të pestën vlerësimit tënd dhe ajo do të mbetet e tij.
<scripture passage="Lev 27:20" parsed="|Lev|27|20|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.20" />
<sup>20</sup> Por në rast se nuk dëshiron ta shpengojë arën e tij ose ia ka shitur një tjetri, nuk do të mund ta shpengojë më;
<scripture passage="Lev 27:21" parsed="|Lev|27|21|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.21" />
<sup>21</sup> dhe ara, kur shpengohet në jubile, do të jetë e shenjtë për Zotin si një arë që i është caktuar Perëndisë, dhe do të bëhet pronë e priftit.
<scripture passage="Lev 27:22" parsed="|Lev|27|22|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.22" />
<sup>22</sup> Në rast se dikush i shenjtëron Zotit një arë të blerë prej tij dhe që nuk bën pjesë në pronën e tij,
<scripture passage="Lev 27:23" parsed="|Lev|27|23|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.23" />
<sup>23</sup> prifti do të caktojë vlerësimin e tij për të deri në vitin e jubileut, dhe ai person do të paguajë po atë ditë çmimin e caktuar, si një gjë të shenjtë për Zotin.
<scripture passage="Lev 27:24" parsed="|Lev|27|24|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.24" />
<sup>24</sup> Vitin e jubileut ara do t'i kthehet atij që i qe blerë dhe pasurisë së cilës ajo bënte pjesë.
<scripture passage="Lev 27:25" parsed="|Lev|27|25|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.25" />
<sup>25</sup> Të gjitha vlerësimet e tua do të bëhen në sikla të shenjtërores; një sikël vlen njëzet gere.
<scripture passage="Lev 27:26" parsed="|Lev|27|26|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.26" />
<sup>26</sup> Por asnjeri nuk mund t'i shenjtërojë pjelljet e para të bagëtisë, sepse si të parëlindur i përkasin Zotit; qoftë ka apo qengj, ai i takon Zotit.
<scripture passage="Lev 27:27" parsed="|Lev|27|27|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.27" />
<sup>27</sup> Në rast se është puna për një kafshë të papastër, do ta shpengojë simbas çmimit të caktuar nga vlerësimi yt, duke i shtuar një të pestën; në rast se nuk shpengohet, do të shitet me çmimin e caktuar simbas vlerësimit tënd.
<scripture passage="Lev 27:28" parsed="|Lev|27|28|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.28" />
<sup>28</sup> Megjithatë nuk do të mund të shitet a të shpengohet asgjë nga ato që i janë caktuar Zotit dhe që dikush ka caktuar për Zotin, midis tërë gjërave që i përkasin, qoftë një person, një kafshë o një copë  toke nga pasuria e tij; çdo gjë e caktuar  Perëndisë është një gjë shumë e shenjtë për Zotin.
<scripture passage="Lev 27:29" parsed="|Lev|27|29|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.29" />
<sup>29</sup> Asnjë person i caktuar të shfaroset nuk mund të shpengohet; ai duhet të vritet.
<scripture passage="Lev 27:30" parsed="|Lev|27|30|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.30" />
<sup>30</sup> Çdo e dhjetë e tokës, qoftë nga prodhimet e tokës, qoftë nga pemët e drurëve, i takon Zotit; është një gjë e shenjtëruar Zotit.
<scripture passage="Lev 27:31" parsed="|Lev|27|31|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.31" />
<sup>31</sup> Në se dikush do të shpengojë një pjesë të së dhjetës së vet, do t'i shtojë një të pestën.
<scripture passage="Lev 27:32" parsed="|Lev|27|32|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.32" />
<sup>32</sup> Dhe për të dhjetën e bagëtive të trasha dhe të imta, koka e dhjetë e të gjitha kafshëve që kalojnë nën shufrën do t'i shenjtërohet Zotit.
<scripture passage="Lev 27:33" parsed="|Lev|27|33|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.33" />
<sup>33</sup> Nuk do të bëjë dallim midis së mirës dhe të keqes, as do të bëjë këmbime; dhe po të këmbejë njërën me tjetrën, të dyja do të jenë gjë e shenjtë; nuk do të mund të shpengohen.
<scripture passage="Lev 27:34" parsed="|Lev|27|34|0|0" osisRef="Bible:Lev.27.34" />
<sup>34</sup> Këto janë urdhërimet që Zoti i dha Moisiut për bijtë e Izraelit në malin Sinai.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Numbers" progress="11.84%" prev="Lev.27" next="Num.1" id="Num">
<h2 id="Num-p0.1">Numbers</h2>

<div3 title="Numbers 1" progress="11.84%" prev="Num" next="Num.2" id="Num.1">
<h3 id="Num.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Num.1-p1">
<scripture passage="Num 1:1" parsed="|Num|1|1|0|0" osisRef="Bible:Num.1.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut në shkretëtirën e Sinait, në çadrën e mbledhjes, ditën e parë të muajit të dytë, gjatë vitit të dytë nga dalja e tyre nga vendi i Egjiptit, dhe i tha:
<scripture passage="Num 1:2" parsed="|Num|1|2|0|0" osisRef="Bible:Num.1.2" />
<sup>2</sup> "Bëni regjistrimin e gjithë asamblesë së bijve të Izraelit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar një për një emrat e çdo mashkulli.
<scripture passage="Num 1:3" parsed="|Num|1|3|0|0" osisRef="Bible:Num.1.3" />
<sup>3</sup> Nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që në Izrael mund të shkojnë në luftë; ti dhe Aaroni do t'i regjistroni, grup pas grupi.
<scripture passage="Num 1:4" parsed="|Num|1|4|0|0" osisRef="Bible:Num.1.4" />
<sup>4</sup> Dhe me ju do të jetë një burrë për çdo fis, një që të jetë i pari i shtëpisë së atit të tij.
<scripture passage="Num 1:5" parsed="|Num|1|5|0|0" osisRef="Bible:Num.1.5" />
<sup>5</sup> Këta janë emrat e burrave që do të jenë me ju. nga Ruben, Elitsur, bir i Shedeurit;
<scripture passage="Num 1:6" parsed="|Num|1|6|0|0" osisRef="Bible:Num.1.6" />
<sup>6</sup> nga Simeoni, Shelumieli, bir i Tsurishadait;
<scripture passage="Num 1:7" parsed="|Num|1|7|0|0" osisRef="Bible:Num.1.7" />
<sup>7</sup> nga Juda, Nahshoni, bir i Aminadabit;
<scripture passage="Num 1:8" parsed="|Num|1|8|0|0" osisRef="Bible:Num.1.8" />
<sup>8</sup> nga Isakari, Nethaneeli, bir i Tsuarit;
<scripture passage="Num 1:9" parsed="|Num|1|9|0|0" osisRef="Bible:Num.1.9" />
<sup>9</sup> nga Zabuloni, Eliabi, bir i Helonit;
<scripture passage="Num 1:10" parsed="|Num|1|10|0|0" osisRef="Bible:Num.1.10" />
<sup>10</sup> nga bijtë e Jozefit, për Efraimin, Elishama, bir i Amihudit; për Manasën, Gamalieli, bir i Pedahtsurit;
<scripture passage="Num 1:11" parsed="|Num|1|11|0|0" osisRef="Bible:Num.1.11" />
<sup>11</sup> nga Beniamini, Abidani, bir i Gideonit;
<scripture passage="Num 1:12" parsed="|Num|1|12|0|0" osisRef="Bible:Num.1.12" />
<sup>12</sup> nga Dani, Ahiezeri, bir i Amishadaidit;
<scripture passage="Num 1:13" parsed="|Num|1|13|0|0" osisRef="Bible:Num.1.13" />
<sup>13</sup> nga Asheri, Pagieli, bir i Okranit;
<scripture passage="Num 1:14" parsed="|Num|1|14|0|0" osisRef="Bible:Num.1.14" />
<sup>14</sup> nga Gadi, Eliasafi, bir i Deuelit;
<scripture passage="Num 1:15" parsed="|Num|1|15|0|0" osisRef="Bible:Num.1.15" />
<sup>15</sup> nga Neftali, Ahira, bir i Enanit".
<scripture passage="Num 1:16" parsed="|Num|1|16|0|0" osisRef="Bible:Num.1.16" />
<sup>16</sup> Këta janë ata që u zgjodhën nga asambleja, prijësit e fiseve të etërve të tyre, krerët e divizioneve të Izraelit.
<scripture passage="Num 1:17" parsed="|Num|1|17|0|0" osisRef="Bible:Num.1.17" />
<sup>17</sup> Moisiu dhe Aaroni morën, pra, këta burra që ishin caktuar me emër,
<scripture passage="Num 1:18" parsed="|Num|1|18|0|0" osisRef="Bible:Num.1.18" />
<sup>18</sup> dhe thirrën tërë asamblenë, ditën e parë të muajit të dytë; ata u treguan fisin e tyre, në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar personat me moshë njëzet vjeç e lart, një për një.
<scripture passage="Num 1:19" parsed="|Num|1|19|0|0" osisRef="Bible:Num.1.19" />
<sup>19</sup> Ashtu si Zoti pat urdhëruar Moisiun, ai bëri regjistrimin e tyre në shkretëtirën e Sinait.
<scripture passage="Num 1:20" parsed="|Num|1|20|0|0" osisRef="Bible:Num.1.20" />
<sup>20</sup> Nga bijtë e Rubenit, i parëlinduri i Izraelit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve, një për një, nga mosha  njëzet vjeç e lart, tërë ata që ishin të  aftë të shkonin në luftë:
<scripture passage="Num 1:21" parsed="|Num|1|21|0|0" osisRef="Bible:Num.1.21" />
<sup>21</sup> ata që u regjistruan nga fisi i Rubenit ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.
<scripture passage="Num 1:22" parsed="|Num|1|22|0|0" osisRef="Bible:Num.1.22" />
<sup>22</sup> Nga bijtë e Simeonit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, ata që u regjistruan duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve, një për një, nga mosha njëzet  vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të  aftë të shkonin në luftë:
<scripture passage="Num 1:23" parsed="|Num|1|23|0|0" osisRef="Bible:Num.1.23" />
<sup>23</sup> ata që u regjistruan nga fisi i Simeonit ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.
<scripture passage="Num 1:24" parsed="|Num|1|24|0|0" osisRef="Bible:Num.1.24" />
<sup>24</sup> Nga bijtë e Gadit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
<scripture passage="Num 1:25" parsed="|Num|1|25|0|0" osisRef="Bible:Num.1.25" />
<sup>25</sup> ata që u regjistruan nga fisi i Gadit ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.
<scripture passage="Num 1:26" parsed="|Num|1|26|0|0" osisRef="Bible:Num.1.26" />
<sup>26</sup> Nga bijtë e Judës, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat e tyre nga njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
<scripture passage="Num 1:27" parsed="|Num|1|27|0|0" osisRef="Bible:Num.1.27" />
<sup>27</sup> ata që u regjistruan nga fisi i Judës ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.
<scripture passage="Num 1:28" parsed="|Num|1|28|0|0" osisRef="Bible:Num.1.28" />
<sup>28</sup> Nga bijtë e Isakarit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
<scripture passage="Num 1:29" parsed="|Num|1|29|0|0" osisRef="Bible:Num.1.29" />
<sup>29</sup> ata që u regjistruan nga fisi i Isakarit ishin pesëdhjetë e katër mijë e katërqind.
<scripture passage="Num 1:30" parsed="|Num|1|30|0|0" osisRef="Bible:Num.1.30" />
<sup>30</sup> Nga bijtë e Zabulonit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre duke i numëruar nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
<scripture passage="Num 1:31" parsed="|Num|1|31|0|0" osisRef="Bible:Num.1.31" />
<sup>31</sup> ata që u regjistruan nga fisi i Zabulonit ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.
<scripture passage="Num 1:32" parsed="|Num|1|32|0|0" osisRef="Bible:Num.1.32" />
<sup>32</sup> Ndër bijtë e Jozefit: nga bijtë e Efraimit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë për të shkuar në luftë:
<scripture passage="Num 1:33" parsed="|Num|1|33|0|0" osisRef="Bible:Num.1.33" />
<sup>33</sup> ata që u regjistruan nga fisi i Efraimit ishin dyzet mijë e pesëqind.
<scripture passage="Num 1:34" parsed="|Num|1|34|0|0" osisRef="Bible:Num.1.34" />
<sup>34</sup> Nga bijtë e Manasit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
<scripture passage="Num 1:35" parsed="|Num|1|35|0|0" osisRef="Bible:Num.1.35" />
<sup>35</sup> ata që u regjistruan nga fisi i Manasit ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.
<scripture passage="Num 1:36" parsed="|Num|1|36|0|0" osisRef="Bible:Num.1.36" />
<sup>36</sup> Nga bijtë e Beniaminit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
<scripture passage="Num 1:37" parsed="|Num|1|37|0|0" osisRef="Bible:Num.1.37" />
<sup>37</sup> ata që u regjistruan nga fisi i Beniaminit ishin tridhjetë e pesë mijë e katërqind.
<scripture passage="Num 1:38" parsed="|Num|1|38|0|0" osisRef="Bible:Num.1.38" />
<sup>38</sup> Nga bijtë e Danit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
<scripture passage="Num 1:39" parsed="|Num|1|39|0|0" osisRef="Bible:Num.1.39" />
<sup>39</sup> ata që u regjistruan nga fisi i Danit ishin gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.
<scripture passage="Num 1:40" parsed="|Num|1|40|0|0" osisRef="Bible:Num.1.40" />
<sup>40</sup> Nga bijtë e Asherit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
<scripture passage="Num 1:41" parsed="|Num|1|41|0|0" osisRef="Bible:Num.1.41" />
<sup>41</sup> ata që u regjistruan nga fisi i Asherit ishin dyzet e një mijë e pesëqind.
<scripture passage="Num 1:42" parsed="|Num|1|42|0|0" osisRef="Bible:Num.1.42" />
<sup>42</sup> Nga bijtë e Neftalit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
<scripture passage="Num 1:43" parsed="|Num|1|43|0|0" osisRef="Bible:Num.1.43" />
<sup>43</sup> ata që u regjistruan nga fisi i Neftalit ishin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.
<scripture passage="Num 1:44" parsed="|Num|1|44|0|0" osisRef="Bible:Num.1.44" />
<sup>44</sup> Këta ishin të regjistruarit nga Moisiu dhe Aaroni, së bashku me dymbëdhjetë burrat, prijës të Izraelit, secili përfaqësues i shtëpisë së atit të tij.
<scripture passage="Num 1:45" parsed="|Num|1|45|0|0" osisRef="Bible:Num.1.45" />
<sup>45</sup> Kështu tërë bijtë e Izraelit që u regjistruan në bazë të shtëpive të etërve të tyre, nga mosha njëzet vjeç e lart, domethënë tërë njerëzit që në Izrael ishin të aftë të shkonin në luftë,
<scripture passage="Num 1:46" parsed="|Num|1|46|0|0" osisRef="Bible:Num.1.46" />
<sup>46</sup> të gjithë ata që u regjistruan ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë.
<scripture passage="Num 1:47" parsed="|Num|1|47|0|0" osisRef="Bible:Num.1.47" />
<sup>47</sup> Por Levitët nuk u regjistruan bashkë me të tjerët, simbas fisit të etërve të tyre,
<scripture passage="Num 1:48" parsed="|Num|1|48|0|0" osisRef="Bible:Num.1.48" />
<sup>48</sup> sepse Zoti i kishte folur Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 1:49" parsed="|Num|1|49|0|0" osisRef="Bible:Num.1.49" />
<sup>49</sup> "Vetëm në fisin e Levit nuk do të bësh regjistrimin dhe nuk do të llogaritësh numrin e tyre me bijtë e Izraelit;
<scripture passage="Num 1:50" parsed="|Num|1|50|0|0" osisRef="Bible:Num.1.50" />
<sup>50</sup> por besoju Levitëve kujdesin për tabernakullin e dëshmisë, për të gjitha orenditë e tij dhe për çdo gjë që i përket. Ata do të mbartin tabernakullin dhe tërë orenditë e tij, do të bëjnë shërbimin dhe do të fushojnë rreth tabernakullit.
<scripture passage="Num 1:51" parsed="|Num|1|51|0|0" osisRef="Bible:Num.1.51" />
<sup>51</sup> Kur tabernakulli duhet të zhvendoset, Levitët do ta bëjnë pjesë-pjesë; kur tabernakulli duhet të ndalet, ata do ta ngrenë; dhe i huaji që do të afrohet do të dënohet me vdekje.
<scripture passage="Num 1:52" parsed="|Num|1|52|0|0" osisRef="Bible:Num.1.52" />
<sup>52</sup> Bijtë e Izraelit do t'i ngrenë çadrat e tyre secili në kampin e vet, secili pranë flamurit të vet, simbas renditjes së tyre.
<scripture passage="Num 1:53" parsed="|Num|1|53|0|0" osisRef="Bible:Num.1.53" />
<sup>53</sup> Por Levitët do t'i ngrenë çadrat e tyre rreth tabenakullit të dëshmisë me qëllim që mëria ime të mos bjerë mbi asamblenë e bijve të Izraelit; kështu Levitët do të kujdesen për tabernakullin e dëshmisë".
<scripture passage="Num 1:54" parsed="|Num|1|54|0|0" osisRef="Bible:Num.1.54" />
<sup>54</sup> Bijtë e Izraelit iu binden gjithçkaje që Zoti kishte urdhëruar Moisiun, dhe kështu bënë.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 2" progress="12.01%" prev="Num.1" next="Num.3" id="Num.2">
<h3 id="Num.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Num.2-p1">
<scripture passage="Num 2:1" parsed="|Num|2|1|0|0" osisRef="Bible:Num.2.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
<scripture passage="Num 2:2" parsed="|Num|2|2|0|0" osisRef="Bible:Num.2.2" />
<sup>2</sup> "Bijtë e Izraelit do të vendosen secili pranë flamurit të vet nën shenjat e shtëpisë së etërve të tyre; do të vendosen rreth e rrotull çadrës së mbledhjes, por në një farë largësie prej saj.
<scripture passage="Num 2:3" parsed="|Num|2|3|0|0" osisRef="Bible:Num.2.3" />
<sup>3</sup> Në krahun lindor, ndaj diellit që po ngrihet, do të vendoset flamuri i kampit të Judës simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Efraimit është Nashoni, bir i Aminadabit;
<scripture passage="Num 2:4" parsed="|Num|2|4|0|0" osisRef="Bible:Num.2.4" />
<sup>4</sup> ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.
<scripture passage="Num 2:5" parsed="|Num|2|5|0|0" osisRef="Bible:Num.2.5" />
<sup>5</sup> Pranë tij do të vendoset fisi i Isakarit; prijësi i bijve të Isakarit është Nethaneeli, bir i Tsuarit;
<scripture passage="Num 2:6" parsed="|Num|2|6|0|0" osisRef="Bible:Num.2.6" />
<sup>6</sup> ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëqind e katër mijë e katërqind.
<scripture passage="Num 2:7" parsed="|Num|2|7|0|0" osisRef="Bible:Num.2.7" />
<sup>7</sup> Pastaj do të vijë fisi i Zabulonit; prijësi i bijve të Zabulonit është Eliabi, bir i Helonit;
<scripture passage="Num 2:8" parsed="|Num|2|8|0|0" osisRef="Bible:Num.2.8" />
<sup>8</sup> ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.
<scripture passage="Num 2:9" parsed="|Num|2|9|0|0" osisRef="Bible:Num.2.9" />
<sup>9</sup> Të gjithë ata që u regjistruan në kampin e Judës, simbas ndarjeve të tij, ishin njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind. Ata do ta fillojnë marshimin të parët.
<scripture passage="Num 2:10" parsed="|Num|2|10|0|0" osisRef="Bible:Num.2.10" />
<sup>10</sup> Në krahun jugor do të vihet flamuri i kampit të Rubenit simbas renditjes së ushtarëve të tij; dhe prijësi i bijve të Rubenit është Elitsuri, bir i Shedeurit;
<scripture passage="Num 2:11" parsed="|Num|2|11|0|0" osisRef="Bible:Num.2.11" />
<sup>11</sup> dhe ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.
<scripture passage="Num 2:12" parsed="|Num|2|12|0|0" osisRef="Bible:Num.2.12" />
<sup>12</sup> Pranë tij do të vendoset fisi i Simeonit; dhe prijësi i bijve të Simeonit është Shelumjeli, bir i Tsurishadait;
<scripture passage="Num 2:13" parsed="|Num|2|13|0|0" osisRef="Bible:Num.2.13" />
<sup>13</sup> ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.
<scripture passage="Num 2:14" parsed="|Num|2|14|0|0" osisRef="Bible:Num.2.14" />
<sup>14</sup> Pastaj do të vijë fisi i Gadit; prijësi i bijve të Gadit është Eliasafi, bir i Reuelit,
<scripture passage="Num 2:15" parsed="|Num|2|15|0|0" osisRef="Bible:Num.2.15" />
<sup>15</sup> ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.
<scripture passage="Num 2:16" parsed="|Num|2|16|0|0" osisRef="Bible:Num.2.16" />
<sup>16</sup> Tërë ata që janë regjistruar në kampin e Rubenit, simbas divizioneve të tyre, ishin njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë. Këta do ta fillojnë marshimin të dytët.
<scripture passage="Num 2:17" parsed="|Num|2|17|0|0" osisRef="Bible:Num.2.17" />
<sup>17</sup> Pastaj do të niset për marshim çadra e mbledhjes bashkë me kampin e Levitëve në mes të kampeve të tjera. Do ta fillojnë marshimin në po atë rend të sistemimit të tyre, duke qëndruar secili në vendin e tij, pranë flamurit të vet.
<scripture passage="Num 2:18" parsed="|Num|2|18|0|0" osisRef="Bible:Num.2.18" />
<sup>18</sup> Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Efraimit simbas renditjes së tij, prijësi i bijve të Efraimit është Elishama, bir i Amihudit;
<scripture passage="Num 2:19" parsed="|Num|2|19|0|0" osisRef="Bible:Num.2.19" />
<sup>19</sup> ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet mijë e pesëqind.
<scripture passage="Num 2:20" parsed="|Num|2|20|0|0" osisRef="Bible:Num.2.20" />
<sup>20</sup> Pranë tij do të zërë vend fisi i Manasit; prijësi i bijve të Manasit është Gamalieli, bir i Pedahtsurit;
<scripture passage="Num 2:21" parsed="|Num|2|21|0|0" osisRef="Bible:Num.2.21" />
<sup>21</sup> ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.
<scripture passage="Num 2:22" parsed="|Num|2|22|0|0" osisRef="Bible:Num.2.22" />
<sup>22</sup> Pastaj do të vijë fisi i Beniaminit; prijësi i bijve të Beniaminit është Abidan, bir i Gideonit;
<scripture passage="Num 2:23" parsed="|Num|2|23|0|0" osisRef="Bible:Num.2.23" />
<sup>23</sup> ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e pesë mijë e katërqind.
<scripture passage="Num 2:24" parsed="|Num|2|24|0|0" osisRef="Bible:Num.2.24" />
<sup>24</sup> Të gjithë ata që janë regjistruar në kampin e Efraimit, simbas divizioneve të tyre, ishin njëqind e tetë mijë e njëqind. Këta do ta fillojnë marshimin të tretët.
<scripture passage="Num 2:25" parsed="|Num|2|25|0|0" osisRef="Bible:Num.2.25" />
<sup>25</sup> Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Danit simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Danit është Ahiezeri, bir i Amishadait;
<scripture passage="Num 2:26" parsed="|Num|2|26|0|0" osisRef="Bible:Num.2.26" />
<sup>26</sup> ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.
<scripture passage="Num 2:27" parsed="|Num|2|27|0|0" osisRef="Bible:Num.2.27" />
<sup>27</sup> Pranë tij do të zërë vend fisi i Asherit; prijësi i bijve të Asherit është Pagieli, bir i Okranit;
<scripture passage="Num 2:28" parsed="|Num|2|28|0|0" osisRef="Bible:Num.2.28" />
<sup>28</sup> ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e një mijë e pesëqind.
<scripture passage="Num 2:29" parsed="|Num|2|29|0|0" osisRef="Bible:Num.2.29" />
<sup>29</sup> Pastaj do të vijë fisi i Neftalit; prijësi i bijve të Neftalit është Ahira, bir i Enanit;
<scripture passage="Num 2:30" parsed="|Num|2|30|0|0" osisRef="Bible:Num.2.30" />
<sup>30</sup> ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.
<scripture passage="Num 2:31" parsed="|Num|2|31|0|0" osisRef="Bible:Num.2.31" />
<sup>31</sup> Të gjithë ata që u regjistruan në divizionin e Danit, ishin njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind. Ata do të nisen për marshim të fundit, pranë flamujve të tyre".
<scripture passage="Num 2:32" parsed="|Num|2|32|0|0" osisRef="Bible:Num.2.32" />
<sup>32</sup> Këta janë bijtë e Izraelit që u regjistruan në bazë të shtëpive të etërve të tyre. Të gjithë ata që u regjistruan në kampet e ndryshme simbas divizioneve të tyre ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë.
<scripture passage="Num 2:33" parsed="|Num|2|33|0|0" osisRef="Bible:Num.2.33" />
<sup>33</sup> Por Levitët nuk u regjistruan me bijtë e Izraelit, sepse kështu e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Num 2:34" parsed="|Num|2|34|0|0" osisRef="Bible:Num.2.34" />
<sup>34</sup> Bijtë e Izraelit iu bindën të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut: kështu ata fushuan pranë flamurëve të tyre dhe kështu e nisnin marshimin, secili simbas familjes së tij dhe simbas shtëpisë së etërve të tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 3" progress="12.11%" prev="Num.2" next="Num.4" id="Num.3">
<h3 id="Num.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Num.3-p1">
<scripture passage="Num 3:1" parsed="|Num|3|1|0|0" osisRef="Bible:Num.3.1" />
<sup>1</sup> Këta janë pasardhësit e Aaronit dhe të Moisiut në kohën kur Zoti i foli Moisiut në malin Sinai.
<scripture passage="Num 3:2" parsed="|Num|3|2|0|0" osisRef="Bible:Num.3.2" />
<sup>2</sup> Këta janë emrat e bijve të Aaronit: Nadabi, i parëlinduri, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.
<scripture passage="Num 3:3" parsed="|Num|3|3|0|0" osisRef="Bible:Num.3.3" />
<sup>3</sup> Këta janë emrat e bijve të Aaronit, të vajosur si priftërinj, që ai i shenjtëroi për të shërbyer si priftërinj.
<scripture passage="Num 3:4" parsed="|Num|3|4|0|0" osisRef="Bible:Num.3.4" />
<sup>4</sup> Nadabi dhe Abihu vdiqën para Zotit, kur ofruan një zjarr të palejueshëm para Zotit në shkretëtirën e Sinait; ata nuk patën bij. Kështu Eleazari dhe Ithamari shërbyen si priftërinj në prani të Aaronit, atit të tyre.
<scripture passage="Num 3:5" parsed="|Num|3|5|0|0" osisRef="Bible:Num.3.5" />
<sup>5</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 3:6" parsed="|Num|3|6|0|0" osisRef="Bible:Num.3.6" />
<sup>6</sup> "Afro fisin e Levitëve dhe paraqite para priftit Aaron, që të vihet në shërbim të tij.
<scripture passage="Num 3:7" parsed="|Num|3|7|0|0" osisRef="Bible:Num.3.7" />
<sup>7</sup> Ata do të zbatojnë të gjitha udhëzimet e tij dhe do të kryejnë të gjitha detyrat që lidhen me tërë asamblenë para çadrës së mbledhjes, duke kryer shërbimin e tabernakullit.
<scripture passage="Num 3:8" parsed="|Num|3|8|0|0" osisRef="Bible:Num.3.8" />
<sup>8</sup> Do të kujdesen për të gjitha orenditë e çadrës së mbledhjes dhe do të përmbushin të gjitha detyrimet e bijve të Izraelit, duke kryer shërbimin e tabernakullit.
<scripture passage="Num 3:9" parsed="|Num|3|9|0|0" osisRef="Bible:Num.3.9" />
<sup>9</sup> Levitët do t'ua japësh Aaronit dhe bijve të tij; ata duhet t'u jepen plotësisht nga gjiri i bijve të Izraelit.
<scripture passage="Num 3:10" parsed="|Num|3|10|0|0" osisRef="Bible:Num.3.10" />
<sup>10</sup> Ti do të vendosësh Aaronin dhe bijtë e tij në mënyrë që ata të kryejnë funksionet e priftërisë së tyre; por çdo i huaj tjetër që afrohet do të dënohet me vdekje".
<scripture passage="Num 3:11" parsed="|Num|3|11|0|0" osisRef="Bible:Num.3.11" />
<sup>11</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 3:12" parsed="|Num|3|12|0|0" osisRef="Bible:Num.3.12" />
<sup>12</sup> "Ja, unë i mora Levitët nga gjiri i bijve të Izraelit në vend të çdo të parëlinduri që çel barkun e nënës midis bijve të Izraelit; prandaj Levitët do të jenë të mitë,
<scripture passage="Num 3:13" parsed="|Num|3|13|0|0" osisRef="Bible:Num.3.13" />
<sup>13</sup> sepse çdo i parëlindur është imi; ditën që godita të gjithë të parëlindurit në vendin e Egjiptit, unë ia shenjtërova vetvetes të gjithë të parëlindurit në Izrael, qoftë të njerëzve, qoftë të kafshëve; ata do të jenë të mitë. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Num 3:14" parsed="|Num|3|14|0|0" osisRef="Bible:Num.3.14" />
<sup>14</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut në shkretëtirën e Sinait, duke i thënë:
<scripture passage="Num 3:15" parsed="|Num|3|15|0|0" osisRef="Bible:Num.3.15" />
<sup>15</sup> "Bëj regjistrimin e bijve të Levit në bazë të shtëpive të etërve të tyre dhe të familjeve të tyre; do të bësh regjistrimin e të gjithë meshkujve një muajsh e lart".
<scripture passage="Num 3:16" parsed="|Num|3|16|0|0" osisRef="Bible:Num.3.16" />
<sup>16</sup> Kështu Moisiu bëri regjistrimin simbas urdhërit të Zotit ashtu siç ishte urdhëruar.
<scripture passage="Num 3:17" parsed="|Num|3|17|0|0" osisRef="Bible:Num.3.17" />
<sup>17</sup> Këta janë bijtë e Levit, simbas emrave të tyre: Gershon, Kehat dhe Merari.
<scripture passage="Num 3:18" parsed="|Num|3|18|0|0" osisRef="Bible:Num.3.18" />
<sup>18</sup> Këta janë emrat e bijve të Gershonit, simbas familjeve të tyre: Libni dhe Shimei;
<scripture passage="Num 3:19" parsed="|Num|3|19|0|0" osisRef="Bible:Num.3.19" />
<sup>19</sup> bijtë e Kehathit, simbas familjeve të tyre, ishin Amrami, Itsehari, Hebroni dhe Uzieli;
<scripture passage="Num 3:20" parsed="|Num|3|20|0|0" osisRef="Bible:Num.3.20" />
<sup>20</sup> bijtë e Merarit, simbas familjeve të tyre, ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levitëve, në bazë të shtëpive të etërve të tyre.
<scripture passage="Num 3:21" parsed="|Num|3|21|0|0" osisRef="Bible:Num.3.21" />
<sup>21</sup> Nga Gershoni rrjedhin familja e Libnitëve dhe familja e Shimetëve; këto janë familjet e Gershonitëve.
<scripture passage="Num 3:22" parsed="|Num|3|22|0|0" osisRef="Bible:Num.3.22" />
<sup>22</sup> Ata që u regjistruan, duke numëruar tërë meshkujt e moshës një muajsh e lart, ishin shtatë mijë e pesëqind.
<scripture passage="Num 3:23" parsed="|Num|3|23|0|0" osisRef="Bible:Num.3.23" />
<sup>23</sup> Familjet e Gershonitëve duhet të zinin vend prapa tabernakullit, në drejtim të perëndimit.
<scripture passage="Num 3:24" parsed="|Num|3|24|0|0" osisRef="Bible:Num.3.24" />
<sup>24</sup> I pari i shtëpisë së etërve të Gershonitëve ishte Eliasafi, bir i Laelit.
<scripture passage="Num 3:25" parsed="|Num|3|25|0|0" osisRef="Bible:Num.3.25" />
<sup>25</sup> Detyrat e bijve të Gershonit në çadrën e mbledhjes kishin të bënin me tabernakullin, me çadrën dhe mbulesën e saj, me perden e hyrjes në çadrën e mbledhjes,
<scripture passage="Num 3:26" parsed="|Num|3|26|0|0" osisRef="Bible:Num.3.26" />
<sup>26</sup> me perdet e oborrit, me perden në hyrjen e oborrit rreth tabernakullit dhe rreth altarit dhe litarët e tij për tërë shërbimin që u takonte.
<scripture passage="Num 3:27" parsed="|Num|3|27|0|0" osisRef="Bible:Num.3.27" />
<sup>27</sup> Nga Kehathi rrjedhin familja e Amramitëve, familja e Itseharit, familja e Hebronitëve dhe familja e Uzielitëve; këto janë familjet e Kehathitëve.
<scripture passage="Num 3:28" parsed="|Num|3|28|0|0" osisRef="Bible:Num.3.28" />
<sup>28</sup> Duke numëruar tërë meshkujt që ishin në moshë një muajsh e lart, kishte tetë mijë e gjashtëqind vetë, që kujdeseshin për shenjtëroren.
<scripture passage="Num 3:29" parsed="|Num|3|29|0|0" osisRef="Bible:Num.3.29" />
<sup>29</sup> Familjet e bijve të Kehathit duhet të zinin vend në krahun jugor të tabernakullit.
<scripture passage="Num 3:30" parsed="|Num|3|30|0|0" osisRef="Bible:Num.3.30" />
<sup>30</sup> I pari i shtëpisë së etërve të Kehathit ishte Elitsafani, bir i Uzielit.
<scripture passage="Num 3:31" parsed="|Num|3|31|0|0" osisRef="Bible:Num.3.31" />
<sup>31</sup> Detyrat e tyre kishin të bënin me arkën, me tryezën, me shandanin, me altarët dhe me orenditë e shenjtërores me të cilat ata kryenin shërbimin, me velin dhe gjithë punën që lidhet me këto gjëra.
<scripture passage="Num 3:32" parsed="|Num|3|32|0|0" osisRef="Bible:Num.3.32" />
<sup>32</sup> Princi i princave të Levitëve ishte Eleazari, bir i priftit Aaron; ai mbikqyrte ata që kujdeseshin për shenjtëroren.
<scripture passage="Num 3:33" parsed="|Num|3|33|0|0" osisRef="Bible:Num.3.33" />
<sup>33</sup> Nga Merari rrjedhin familja e Mahlitëve dhe familja e Mushitëve; këto janë familjet e Merarit.
<scripture passage="Num 3:34" parsed="|Num|3|34|0|0" osisRef="Bible:Num.3.34" />
<sup>34</sup> Ata që u regjistruan, duke numëruar tërë meshkujt nga mosha një muajsh e lart, ishin gjashtë mijë e dyqind.
<scripture passage="Num 3:35" parsed="|Num|3|35|0|0" osisRef="Bible:Num.3.35" />
<sup>35</sup> Prijësi i shtëpisë së etërve të familjeve të Merarit ishte Tsurieli, bir i Abihailit. Ata duhet të zinin vend në krahun verior të tabernakullit.
<scripture passage="Num 3:36" parsed="|Num|3|36|0|0" osisRef="Bible:Num.3.36" />
<sup>36</sup> Detyrat e caktuara për bijtë e Merarit kishin të bënin me dërrasat e tabernakullit, me traversat e tij, me shtyllat dhe bazat e tyre, me tërë veglat e tij dhe tërë punën që ka të bëjë me këto gjëra,
<scripture passage="Num 3:37" parsed="|Num|3|37|0|0" osisRef="Bible:Num.3.37" />
<sup>37</sup> me shtyllat e oborrit rreth e qark, me bazat e tyre, me kunjat dhe me litarët e tyre.
<scripture passage="Num 3:38" parsed="|Num|3|38|0|0" osisRef="Bible:Num.3.38" />
<sup>38</sup> Përpara tabernakullit, në krahun e tij lindor, përballë çadrës së mbledhjes, nga ana lindjes së diellit, duhet të zinin vend Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij; ata kujdeseshin për shenjtëroren duke plotësuar  detyrat e bijve të Izraelit; por çdo  i huaj tjetër që do të afrohej, do të dënohej me vdekje.
<scripture passage="Num 3:39" parsed="|Num|3|39|0|0" osisRef="Bible:Num.3.39" />
<sup>39</sup> Tërë Levitët e regjistruar nga Moisiu dhe Aaroni në bazë të familjeve të tyre simbas urdhrit të Zotit, të gjithë meshkujt që nga mosha një muajsh e lart ishin njëzet mijë.
<scripture passage="Num 3:40" parsed="|Num|3|40|0|0" osisRef="Bible:Num.3.40" />
<sup>40</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Bëj regjistrimin e të gjithë të parëlindurve meshkuj ndër bijtë e Izraelit nga mosha një muajsh e lart dhe llogarit edhe emrat e tyre.
<scripture passage="Num 3:41" parsed="|Num|3|41|0|0" osisRef="Bible:Num.3.41" />
<sup>41</sup> Do t'i marrësh Levitët për mua, unë jam Zoti, në vend të të gjithë të parëlindurve ndër bijtë e Izraelit dhe bagëtinë e Levitëve në vend të të parëlindurve ndër bagëtitë e bijve të Izraelit".
<scripture passage="Num 3:42" parsed="|Num|3|42|0|0" osisRef="Bible:Num.3.42" />
<sup>42</sup> Kështu Moisiu bëri regjistrimin e të gjithë të parëlindurve ndër bijtë e Izraelit, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.
<scripture passage="Num 3:43" parsed="|Num|3|43|0|0" osisRef="Bible:Num.3.43" />
<sup>43</sup> Të gjithë të parëlindurit meshkuj që u regjistruan duke numëruar emrat e tyre nga mosha një muajsh e lart, ishin njëzet e dy mijë e dyqind e shtatëdhjetë e tre.
<scripture passage="Num 3:44" parsed="|Num|3|44|0|0" osisRef="Bible:Num.3.44" />
<sup>44</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 3:45" parsed="|Num|3|45|0|0" osisRef="Bible:Num.3.45" />
<sup>45</sup> "Merr Levitët në vend të të gjithë të parëlindurve të Izraelit, dhe bagëtinë e Levitëve në vend të bagëtisë së tyre; Levitët do të jenë të mitë. Unë jam Zoti.
<scripture passage="Num 3:46" parsed="|Num|3|46|0|0" osisRef="Bible:Num.3.46" />
<sup>46</sup> Për shpengimin e dyqind e shtatëdhjetë e tre të parëlindur të Izraelit që e kalojnë numrin e Levitëve,
<scripture passage="Num 3:47" parsed="|Num|3|47|0|0" osisRef="Bible:Num.3.47" />
<sup>47</sup> do të marrësh pesë sikla për frymë, simbas siklit të shenjtërores; sikli ka njëzet gere.
<scripture passage="Num 3:48" parsed="|Num|3|48|0|0" osisRef="Bible:Num.3.48" />
<sup>48</sup> Paratë do t'ia japësh Aaronit dhe bijve të tij për të shpenguar ata që e kalojnë numrin e tyre".
<scripture passage="Num 3:49" parsed="|Num|3|49|0|0" osisRef="Bible:Num.3.49" />
<sup>49</sup> Kështu Moisiu mori paratë e shpengimit nga ata që e kalonin numrin e të parëlindurve të shpenguar nga Levitët;
<scripture passage="Num 3:50" parsed="|Num|3|50|0|0" osisRef="Bible:Num.3.50" />
<sup>50</sup> mori paratë e të parëlindurve të bijve të Izraelit; një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë sikla, simbas siklit të shenjtërores.
<scripture passage="Num 3:51" parsed="|Num|3|51|0|0" osisRef="Bible:Num.3.51" />
<sup>51</sup> Pastaj Moisiu paratë e atyre që ishin shpenguar ia dha Aaronit dhe bijve të tij, simbas urdhërit të Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 4" progress="12.27%" prev="Num.3" next="Num.5" id="Num.4">
<h3 id="Num.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Num.4-p1">
<scripture passage="Num 4:1" parsed="|Num|4|1|0|0" osisRef="Bible:Num.4.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
<scripture passage="Num 4:2" parsed="|Num|4|2|0|0" osisRef="Bible:Num.4.2" />
<sup>2</sup> "Numëroni bijtë e Kehathit, midis bijve të Levit, në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,
<scripture passage="Num 4:3" parsed="|Num|4|3|0|0" osisRef="Bible:Num.4.3" />
<sup>3</sup> nga mosha tridhjetë vjeç e lart deri në moshën pesëdhjetë vjeç, të të gjithë atyre që hyjnë në shërbim për të punuar në çadrën e mbledhjes.
<scripture passage="Num 4:4" parsed="|Num|4|4|0|0" osisRef="Bible:Num.4.4" />
<sup>4</sup> Ky është shërbimi i bijve të Kehathit në çadrën e mbledhjes, që ka të bëjë me gjërat shumë të shenjta.
<scripture passage="Num 4:5" parsed="|Num|4|5|0|0" osisRef="Bible:Num.4.5" />
<sup>5</sup> Kur kampi duhet lëvizur, Aaroni dhe bijtë e tij do të vinë për të hequr velin e ndarjes dhe do të mbulojnë me të arkën e dëshmisë;
<scripture passage="Num 4:6" parsed="|Num|4|6|0|0" osisRef="Bible:Num.4.6" />
<sup>6</sup> pastaj do të vënë mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës, do të shtrijnë mbi të një cohë krejt ngjyrë vjollce dhe do të fusin në të shtizat e saj.
<scripture passage="Num 4:7" parsed="|Num|4|7|0|0" osisRef="Bible:Num.4.7" />
<sup>7</sup> Do të shtrijnë një cohë ngjyrë vjollce mbi tryezën e bukëve të paraqitjes dhe do të vënë mbi të pjatat, gotat, legenët dhe kupat e libacioneve; mbi të do të jetë edhe buka e përjetshme.
<scripture passage="Num 4:8" parsed="|Num|4|8|0|0" osisRef="Bible:Num.4.8" />
<sup>8</sup> Mbi këto gjëra do të shtrijnë një cohë të kuqe të ndezur dhe mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës, dhe do të fusin në të shtizat.
<scripture passage="Num 4:9" parsed="|Num|4|9|0|0" osisRef="Bible:Num.4.9" />
<sup>9</sup> Pastaj do të marrin një mbulesë ngjyrë vjollce, me të cilën do të mbulojnë shandanin e ndriçimit, llambat e tij dhe gërshërët e tij, të gjitha enët e vajit të caktuara për shërbimin;
<scripture passage="Num 4:10" parsed="|Num|4|10|0|0" osisRef="Bible:Num.4.10" />
<sup>10</sup> pastaj do ta vënë shandanin me të gjithë veglat e tij në një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do ta vendosin mbi një bartinë.
<scripture passage="Num 4:11" parsed="|Num|4|11|0|0" osisRef="Bible:Num.4.11" />
<sup>11</sup> Do të shtrijnë mbi altarin prej ari një pëlhurë ngjyrë vjollce dhe mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.
<scripture passage="Num 4:12" parsed="|Num|4|12|0|0" osisRef="Bible:Num.4.12" />
<sup>12</sup> Pastaj do të marrin të gjitha veglat e shërbimit që përdoren në shenjtëroren, do t'i fusin në një cohë ngjyrë vjollce, do t'i mbështjellin me një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do t'i vendosin mbi një bartinë.
<scripture passage="Num 4:13" parsed="|Num|4|13|0|0" osisRef="Bible:Num.4.13" />
<sup>13</sup> Pastaj do të heqin hirin nga altari dhe do të shtrijnë mbi të një cohë të kuqe;
<scripture passage="Num 4:14" parsed="|Num|4|14|0|0" osisRef="Bible:Num.4.14" />
<sup>14</sup> mbi të do të vendosen të gjitha veglat që përdoren për shërbimin e tij, mangallet, mashat, lopatëzat, legenat, të gjitha veglat e altarit; do të shtrijnë mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.
<scripture passage="Num 4:15" parsed="|Num|4|15|0|0" osisRef="Bible:Num.4.15" />
<sup>15</sup> Pasi që Aaroni dhe bijtë e tij të kenë mbaruar së mbuluari shenjtëroren dhe tërë orenditë e saj, kur kampi është bërë gati të niset, bijtë e Kehathit do të vijnë për t'i mbartur, por ata nuk do të  prekin gjërat e shenjta, që të mos vdesin.  Këto janë gjërat nga çadra e mbledhjes të cilat bijtë e Kehathit duhet të trasportojnë.
<scripture passage="Num 4:16" parsed="|Num|4|16|0|0" osisRef="Bible:Num.4.16" />
<sup>16</sup> Eleazari, bir i priftit Aaron, do të ngarkohet me vajin e shandanit, me temjanin aromatik, me ofertën e përjetshme të ushqimit dhe të vajit të vajosjes; ai do të ngarkohet edhe me tërë tabernakullin  dhe tërë gjërat që përmban ai, me shenjtëroren  dhe pajisjet e saj".
<scripture passage="Num 4:17" parsed="|Num|4|17|0|0" osisRef="Bible:Num.4.17" />
<sup>17</sup> Pastaj Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
<scripture passage="Num 4:18" parsed="|Num|4|18|0|0" osisRef="Bible:Num.4.18" />
<sup>18</sup> "Kini kujdes që klani i familjeve të Kehathitëve të mos shfaroset në mes të Levitëve;
<scripture passage="Num 4:19" parsed="|Num|4|19|0|0" osisRef="Bible:Num.4.19" />
<sup>19</sup> bëni, pra, këtë për ta, me qëllim që ata të jetojnë dhe të mos vdesin kur u afrohen gjërave shumë të shenjta: Aaroni dhe bijtë e tij do të hyjnë dhe do t'i caktojnë secilit shërbimin e tij dhe detyrën e tij.
<scripture passage="Num 4:20" parsed="|Num|4|20|0|0" osisRef="Bible:Num.4.20" />
<sup>20</sup> Por ata nuk do të hyjnë për të parë në kohën kur gjërat e shenjta po mbulohen, që të mos vdesin".
<scripture passage="Num 4:21" parsed="|Num|4|21|0|0" osisRef="Bible:Num.4.21" />
<sup>21</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 4:22" parsed="|Num|4|22|0|0" osisRef="Bible:Num.4.22" />
<sup>22</sup> "Numëro edhe bijtë e Gershonit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre dhe të familjeve të tyre.
<scripture passage="Num 4:23" parsed="|Num|4|23|0|0" osisRef="Bible:Num.4.23" />
<sup>23</sup> Do ta bësh regjistrimin nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç të të gjithë atyre që hyjnë për të bërë shërbimin, për të punuar në çadrën e mbledhjes.
<scripture passage="Num 4:24" parsed="|Num|4|24|0|0" osisRef="Bible:Num.4.24" />
<sup>24</sup> Kjo është detyra e familjeve të Gershonitëve, shërbimi që duhet të kryejnë dhe gjërat që duhet të sjellin:
<scripture passage="Num 4:25" parsed="|Num|4|25|0|0" osisRef="Bible:Num.4.25" />
<sup>25</sup> do të bartin pëlhurat e tabernakullit dhe çadrën e mbledhjes, mbulesën e saj, mbulesën prej lëkure të baldosës që është sipër dhe perden në hyrje të çadrës së mbledhjes,
<scripture passage="Num 4:26" parsed="|Num|4|26|0|0" osisRef="Bible:Num.4.26" />
<sup>26</sup> perdet e oborrit me perden për hyrjen në oborr, perdet që janë rreth tabernakullit dhe altarit, litarët e tyre dhe të gjitha veglat e caktuara për shërbimin e tyre; ç'të jetë e nevojshme të bëhet ata do ta bëjnë.
<scripture passage="Num 4:27" parsed="|Num|4|27|0|0" osisRef="Bible:Num.4.27" />
<sup>27</sup> Tërë shërbimi i bijve të Gershonitëve, të gjitha gjërat që duhet të bartin dhe të gjitha gjërat që duhet të kryejnë, do të bëhen me urdhër të Aaronit dhe të bijve të tij; ju do t'u ngarkoni atyre  përgjegjësinë për tërë gjërat që duhet të  bartin.
<scripture passage="Num 4:28" parsed="|Num|4|28|0|0" osisRef="Bible:Num.4.28" />
<sup>28</sup> Ky është shërbimi i familjeve të Gershonitëve në çadrën e mbledhjes; dhe detyrat e tyre do t'i kryejnë nën urdhrat e Ithamarit, birit të priftit Aaron.
<scripture passage="Num 4:29" parsed="|Num|4|29|0|0" osisRef="Bible:Num.4.29" />
<sup>29</sup> Do të bësh regjistrimin e bijve të Merarit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre;
<scripture passage="Num 4:30" parsed="|Num|4|30|0|0" osisRef="Bible:Num.4.30" />
<sup>30</sup> do të bësh regjistrimin nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç të të gjithë atyre që hyjnë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbime.
<scripture passage="Num 4:31" parsed="|Num|4|31|0|0" osisRef="Bible:Num.4.31" />
<sup>31</sup> Kjo është ajo që i është besuar përgjegjësisë së tyre në pajtim me gjithë shërbimin e tyre në çadrën e mbledhjes; dërrasat e tabernakullit, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,
<scripture passage="Num 4:32" parsed="|Num|4|32|0|0" osisRef="Bible:Num.4.32" />
<sup>32</sup> shtyllat që ndodhen rreth e rrotull oborrit, bazat e tyre, kunjat e tyre, litarët e tyre, me të gjitha veglat e tyre dhe tërë shërbimet që këto gjëra përmbajnë; dhe do t'i caktoni secilit personalisht objektet që duhet të mbajë.
<scripture passage="Num 4:33" parsed="|Num|4|33|0|0" osisRef="Bible:Num.4.33" />
<sup>33</sup> Ky është shërbimi i familjeve të bijve të Merarit, në pajtim me detyrat e tyre në çadrën e mbledhjes, nën urdhërat e Ithamarit, birit të priftit Aaron".
<scripture passage="Num 4:34" parsed="|Num|4|34|0|0" osisRef="Bible:Num.4.34" />
<sup>34</sup> Moisiu, Aaroni dhe prijësit e asamblesë kryen, pra, regjistrimin e bijve të Kehathitëve në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,
<scripture passage="Num 4:35" parsed="|Num|4|35|0|0" osisRef="Bible:Num.4.35" />
<sup>35</sup> e të gjithë atyre që nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri pesëdhjetë vjeç hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes.
<scripture passage="Num 4:36" parsed="|Num|4|36|0|0" osisRef="Bible:Num.4.36" />
<sup>36</sup> Ata që u regjistruan simbas familjeve të tyre ishin dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë.
<scripture passage="Num 4:37" parsed="|Num|4|37|0|0" osisRef="Bible:Num.4.37" />
<sup>37</sup> Këta qenë ata që u regjistruan nga familjet e Kehathitëve, të gjithë ata që shërbenin në çadrën e mbledhjes; Moisiu dhe Aaroni bënë regjistrimin e tyre simbas urdhrit që Zoti kishte dhënë me anë të Moisiut.
<scripture passage="Num 4:38" parsed="|Num|4|38|0|0" osisRef="Bible:Num.4.38" />
<sup>38</sup> Ata që u regjistruan nga bijtë e Gershonit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,
<scripture passage="Num 4:39" parsed="|Num|4|39|0|0" osisRef="Bible:Num.4.39" />
<sup>39</sup> nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes;
<scripture passage="Num 4:40" parsed="|Num|4|40|0|0" osisRef="Bible:Num.4.40" />
<sup>40</sup> ata që u regjistruan në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, ishin dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë.
<scripture passage="Num 4:41" parsed="|Num|4|41|0|0" osisRef="Bible:Num.4.41" />
<sup>41</sup> Këta qenë ata që u regjistruan nga familjet e Gershonit, të gjithë ata që bënin shërbim në çadrën e mbledhjes; Moisiu dhe Aaroni kryen regjistrimin e tyre simbas urdhrit të Zotit.
<scripture passage="Num 4:42" parsed="|Num|4|42|0|0" osisRef="Bible:Num.4.42" />
<sup>42</sup> Ata që u regjistruan nga familjet e bijve të Merarit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,
<scripture passage="Num 4:43" parsed="|Num|4|43|0|0" osisRef="Bible:Num.4.43" />
<sup>43</sup> nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes;
<scripture passage="Num 4:44" parsed="|Num|4|44|0|0" osisRef="Bible:Num.4.44" />
<sup>44</sup> ata që u regjistruan simbas familjeve të tyre ishin tre mijë e dyqind.
<scripture passage="Num 4:45" parsed="|Num|4|45|0|0" osisRef="Bible:Num.4.45" />
<sup>45</sup> Këta janë ata që u regjistruan nga familjet e bijve të Merarit; ata që u regjistruan nga Moisiu dhe Aaroni, simbas urdhërit të Zotit të dhënë me anë të Moisiut.
<scripture passage="Num 4:46" parsed="|Num|4|46|0|0" osisRef="Bible:Num.4.46" />
<sup>46</sup> Të gjithë ata që u regjistruan nga Levitët, që Moisiu, Aaroni dhe prijësit e Izraelit i regjistruan, në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,
<scripture passage="Num 4:47" parsed="|Num|4|47|0|0" osisRef="Bible:Num.4.47" />
<sup>47</sup> nga mosha tridhjetë vjeç e lart deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer dhe për të mbajtur pesha në çadrën e mbledhjes;
<scripture passage="Num 4:48" parsed="|Num|4|48|0|0" osisRef="Bible:Num.4.48" />
<sup>48</sup> ata që u regjistruan ishin tetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë.
<scripture passage="Num 4:49" parsed="|Num|4|49|0|0" osisRef="Bible:Num.4.49" />
<sup>49</sup> Ata u regjistruan, simbas urdhrit të Zotit për Moisiun, secili në bazë të shërbimit që duhet të bënte dhe të asaj që duhet të mbante. Kështu ata u regjistruan nga ai, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 5" progress="12.45%" prev="Num.4" next="Num.6" id="Num.5">
<h3 id="Num.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Num.5-p1">
<scripture passage="Num 5:1" parsed="|Num|5|1|0|0" osisRef="Bible:Num.5.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 5:2" parsed="|Num|5|2|0|0" osisRef="Bible:Num.5.2" />
<sup>2</sup> "Urdhëro bijtë e Izraelit të nxjerrin jashtë kampit çdo lebroz, këdo që ka një fluks ose është i papastër nga kontakti që ka pasur me një trup të vdekur.
<scripture passage="Num 5:3" parsed="|Num|5|3|0|0" osisRef="Bible:Num.5.3" />
<sup>3</sup> Dëboni jashtë kampit qoftë meshkujt, qoftë femrat; do t'i dëboni jashtë kampit për të mos ndotur kampin në mes të të cilit unë banoj".
<scripture passage="Num 5:4" parsed="|Num|5|4|0|0" osisRef="Bible:Num.5.4" />
<sup>4</sup> Dhe bijtë e Izraelit vepruan ashtu dhe i nxorën jashtë kampit. Ashtu si i kishte folur Zoti Moisiut, kështu vepruan bijtë e Izraelit.
<scripture passage="Num 5:5" parsed="|Num|5|5|0|0" osisRef="Bible:Num.5.5" />
<sup>5</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 5:6" parsed="|Num|5|6|0|0" osisRef="Bible:Num.5.6" />
<sup>6</sup> "Thuaju bijve të Izraelit: Kur një burrë apo një grua bën çfarëdo lloj fyerje kundër një njeriu, duke vepruar kështu kryen një mëkat kundër Zotit, dhe ky person bëhet fajtor;
<scripture passage="Num 5:7" parsed="|Num|5|7|0|0" osisRef="Bible:Num.5.7" />
<sup>7</sup> ai do ta njohë fyerjen që ka bërë dhe do të shpërblejë plotësisht dëmin e bërë, duke i shtuar një të pestën dhe duke ia dhënë personit që ka fyer.
<scripture passage="Num 5:8" parsed="|Num|5|8|0|0" osisRef="Bible:Num.5.8" />
<sup>8</sup> Por në rast se ky nuk ka ndonjë të afërm person të një gjaku të cilit mund t'i bëhet shpërblimi për fyerjen e kryer, shpërblimi do t'i shkojë Zotit për priftin, veç dashit fajshlyes, me të cilin do të bëhet shlyerja për të.
<scripture passage="Num 5:9" parsed="|Num|5|9|0|0" osisRef="Bible:Num.5.9" />
<sup>9</sup> Çdo ofertë e ngritur e çfarëdo gjëje të shenjtëruar që bijtë e Izraelit i paraqesin priftit, do t'i përkasë këtij.
<scripture passage="Num 5:10" parsed="|Num|5|10|0|0" osisRef="Bible:Num.5.10" />
<sup>10</sup> Sendet që dikush shenjtëron do të jenë të priftit; atë që dikush i jep priftit, do t'i përkasë këtij".
<scripture passage="Num 5:11" parsed="|Num|5|11|0|0" osisRef="Bible:Num.5.11" />
<sup>11</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 5:12" parsed="|Num|5|12|0|0" osisRef="Bible:Num.5.12" />
<sup>12</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Në qoftë se një grua i dredhon burrit të saj dhe kryen një pabesi kundrejt tij,
<scripture passage="Num 5:13" parsed="|Num|5|13|0|0" osisRef="Bible:Num.5.13" />
<sup>13</sup> dhe një burrë ka marrëdhënie seksuale me të, por kjo gjë është bërë fshehurazi nga burri i saj; kur fëlliqësia e saj mbetet e fshehtë, sepse nuk ka asnjë dëshmitar kundër saj dhe nuk është kapur në flagrancë,
<scripture passage="Num 5:14" parsed="|Num|5|14|0|0" osisRef="Bible:Num.5.14" />
<sup>14</sup> në qoftë se një ndjenjë zilie e zë dhe bëhet xheloz për gruan e tij që është fëlliqur; ose në qoftë se një ndjenjë zilie e zë dhe ai bëhet xheloz për gruan e tij edhe sikur ajo të mos jetë fëlliqur,
<scripture passage="Num 5:15" parsed="|Num|5|15|0|0" osisRef="Bible:Num.5.15" />
<sup>15</sup> burri do ta çojë gruan e tij te prifti dhe do t'i japë atij një ofertë për atë: një të dhjetën e një efe miell elbi; nuk do t'i derdhë sipër vaj ulliri as do t'i vërë sipër temjan, sepse është një  blatim ushqimor për xhelozi, një blatim  përkujtimor, i caktuar për të kujtuar një faj.
<scripture passage="Num 5:16" parsed="|Num|5|16|0|0" osisRef="Bible:Num.5.16" />
<sup>16</sup> Prifti do ta afrojë gruan dhe do ta mbajë më këmbë përpara Zotit.
<scripture passage="Num 5:17" parsed="|Num|5|17|0|0" osisRef="Bible:Num.5.17" />
<sup>17</sup> Pastaj prifti do të marrë ujë të shenjtë nga një enë prej dheu; do të marrë gjithashtu ca pluhur që ndodhet mbi dyshemenë e tabernakullit dhe do ta hedhë në ujë.
<scripture passage="Num 5:18" parsed="|Num|5|18|0|0" osisRef="Bible:Num.5.18" />
<sup>18</sup> pastaj prifti do ta mbajë në këmbë gruan para Zotit, do t'i zbulojë kokën dhe do të vërë në duart e saja blatimin përkujtimor, që është blatimi ushqimor për xhelozinë, ndërsa prifti do të mbajë në dorë ujin e hidhur që sjell mallkimin.
<scripture passage="Num 5:19" parsed="|Num|5|19|0|0" osisRef="Bible:Num.5.19" />
<sup>19</sup> Pastaj prifti do ta vërë gruan të betohet dhe do t'i thotë: "Në qoftë se asnjë burrë s'ka rënë në shtrat me ty dhe nuk je larguar nga rruga e drejtë për t'u fëlliqur, ndërsa ishe e martuar me burrin  tënd, je e përjashtuar nga çdo efekt i  dëmshëm i këtij uji të hidhur që sjell mallkimin.
<scripture passage="Num 5:20" parsed="|Num|5|20|0|0" osisRef="Bible:Num.5.20" />
<sup>20</sup> Por në se ti je shthurur, ndërsa ishe e martuar me burrin tënd, dhe je fëlliqur me një burrë që nuk është bashkëshorti yt ka pasur marrëdhënie seksuale me ty",
<scripture passage="Num 5:21" parsed="|Num|5|21|0|0" osisRef="Bible:Num.5.21" />
<sup>21</sup> atëherë prifti do ta vërë gruan të betohet me një betim mallkimi dhe do t'i thotë: "Zoti të bëftë objekt mallkimi dhe nëme midis popullit tënd, kur do të bëjë të të dobësohen ijet dhe të fryhet barku yt;
<scripture passage="Num 5:22" parsed="|Num|5|22|0|0" osisRef="Bible:Num.5.22" />
<sup>22</sup> dhe ky ujë që sjell mallkimin hyftë në zorrët e tua, të bëftë të fryhet barku yt dhe dobësoftë ijet e tua!". Dhe gruaja do të thotë: "Amen! Amen!".
<scripture passage="Num 5:23" parsed="|Num|5|23|0|0" osisRef="Bible:Num.5.23" />
<sup>23</sup> Pastaj prifti do t'i shkruajë këto mallkime mbi një rrotull dhe do t'i zhdukë në ujin e hidhur.
<scripture passage="Num 5:24" parsed="|Num|5|24|0|0" osisRef="Bible:Num.5.24" />
<sup>24</sup> Pas kësaj do t'i japë gruas për të pirë ujë të hidhur që sjell mallkimin dhe ky ujë që sjell mallkimin do të hyjë në të për të prodhuar hidhërim;
<scripture passage="Num 5:25" parsed="|Num|5|25|0|0" osisRef="Bible:Num.5.25" />
<sup>25</sup> pastaj prifti do të marrë nga duart e gruas blatimin e ushqimit për xhelozinë, do ta tundë blatimin para Zotit dhe do t'ia ofrojë në altar;
<scripture passage="Num 5:26" parsed="|Num|5|26|0|0" osisRef="Bible:Num.5.26" />
<sup>26</sup> prifti do të marrë nga duart e gruas një grusht të blatimit ushqimor si kujtim dhe do ta tymosë mbi altar; pastaj do t'i japë gruas ujë për të pirë.
<scripture passage="Num 5:27" parsed="|Num|5|27|0|0" osisRef="Bible:Num.5.27" />
<sup>27</sup> Mbas pirjes së ujit, do të ndodhë që, në se ajo është fëlliqur dhe ka kryer një pabesi ndaj burrit të saj, uji që sjell mallkimin do të hyjë në trupin e saj për të prodhuar hidhërim; barku i saj do  të fryhet, ijët e saj do të dobësohen dhe  ajo grua do të bëhet një mallkim në mes të popullit të saj.
<scripture passage="Num 5:28" parsed="|Num|5|28|0|0" osisRef="Bible:Num.5.28" />
<sup>28</sup> Por në qoftë se gruaja nuk është fëlliqur dhe është e pastër, ajo do të njihet si e pafajshme dhe do të ketë fëmijë.
<scripture passage="Num 5:29" parsed="|Num|5|29|0|0" osisRef="Bible:Num.5.29" />
<sup>29</sup> Ky është ligji për xhelozinë, në rastin kur gruaja, duke qenë e martuar me një burrë, merr rrugë të keqe dhe fëlliqet,
<scripture passage="Num 5:30" parsed="|Num|5|30|0|0" osisRef="Bible:Num.5.30" />
<sup>30</sup> ose në rastin kur ndjenja e xhelozisë e zë një burrë dhe ky bëhet xheloz për gruan e tij; ai do ta paraqesë gruan e tij para Zotit dhe prifti do të zbatojë me të plotësisht këtë ligj.
<scripture passage="Num 5:31" parsed="|Num|5|31|0|0" osisRef="Bible:Num.5.31" />
<sup>31</sup> Bashkëshorti nuk do të ketë asnjë faj, por e shoqja do të marrë dënimin e paudhësisë së saj".
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 6" progress="12.57%" prev="Num.5" next="Num.7" id="Num.6">
<h3 id="Num.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Num.6-p1">
<scripture passage="Num 6:1" parsed="|Num|6|1|0|0" osisRef="Bible:Num.6.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 6:2" parsed="|Num|6|2|0|0" osisRef="Bible:Num.6.2" />
<sup>2</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur një burrë a një grua do të lidhin një kusht të veçantë, kushtin e nazireatit, për t'iu shenjtëruar Zotit,
<scripture passage="Num 6:3" parsed="|Num|6|3|0|0" osisRef="Bible:Num.6.3" />
<sup>3</sup> do të heqin dorë nga vera dhe nga pije të tjera që të dehin, nuk do të pinë uthull të bërë nga vera, as uthull të përgatitur me pije dehëse; nuk do të pinë asnjë lëng rrushi dhe nuk do të hanë rrush, as të freskët as të thatë.
<scripture passage="Num 6:4" parsed="|Num|6|4|0|0" osisRef="Bible:Num.6.4" />
<sup>4</sup> Gjatë gjithë kohës së shenjtërimit të tij, ai nuk do të hajë asnjë prodhim të vreshtit, as kokrrat as lëkurën e rrushit.
<scripture passage="Num 6:5" parsed="|Num|6|5|0|0" osisRef="Bible:Num.6.5" />
<sup>5</sup> Gjatë gjithë kohës së kushtit të shenjtërimit, brisku nuk do të kalojë mbi kokën e tij; deri sa të mbushen ditët për të cilët iu shenjtërua Zotit do të jetë i shenjtë; do t'i lërë flokët e tij të rriten të gjatë mbi kokën e tij.
<scripture passage="Num 6:6" parsed="|Num|6|6|0|0" osisRef="Bible:Num.6.6" />
<sup>6</sup> Për gjithë kohën që i është shenjtëruar Zotit nuk do t'i afrohet ndonjë trupi të vdekur;
<scripture passage="Num 6:7" parsed="|Num|6|7|0|0" osisRef="Bible:Num.6.7" />
<sup>7</sup> as sikur të ishte i ati apo e ëma, i vëllai ose e motra, ai nuk do të ndotet për ta kur vdesin, sepse mban mbi krye shenjën e shenjtërimit të tij Perëndisë.
<scripture passage="Num 6:8" parsed="|Num|6|8|0|0" osisRef="Bible:Num.6.8" />
<sup>8</sup> Për gjithë kohën e shenjtërimit të tij, ai do të jetë i shenjtë për Zotin.
<scripture passage="Num 6:9" parsed="|Num|6|9|0|0" osisRef="Bible:Num.6.9" />
<sup>9</sup> Në rast se dikush vdes papritmas afër tij dhe koka e tij e shenjtëruar mbetet e ndotur, ai do ta rruajë kokën ditën e pastrimit të tij; do ta rruajë ditën e shtatë;
<scripture passage="Num 6:10" parsed="|Num|6|10|0|0" osisRef="Bible:Num.6.10" />
<sup>10</sup> ditën e tetë do t'i çojë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj priftit, në hyrje të çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Num 6:11" parsed="|Num|6|11|0|0" osisRef="Bible:Num.6.11" />
<sup>11</sup> Prifti do të ofrojë njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust dhe do të bëjë shlyerjen për të, sepse ka mëkatuar për shkak të trupit të vdekur; dhe po atë ditë do të shenjtërojë kokën e tij.
<scripture passage="Num 6:12" parsed="|Num|6|12|0|0" osisRef="Bible:Num.6.12" />
<sup>12</sup> Do t'i shenjtërojë përsëri Zotit ditët e nazireatit të tij dhe do të çojë një qengj motak si fli shlyerjeje; por ditët e mëparshme nuk do të llogariten më, sepse nazireati i tij është ndotur.
<scripture passage="Num 6:13" parsed="|Num|6|13|0|0" osisRef="Bible:Num.6.13" />
<sup>13</sup> Ky është ligji i nazireatit: kur ditët e shenjtërimit të tij do të plotësohen, atë njeri do ta sjellin në hyrjen e çadrës së mbledhjes;
<scripture passage="Num 6:14" parsed="|Num|6|14|0|0" osisRef="Bible:Num.6.14" />
<sup>14</sup> dhe ai do t'ia paraqesë ofertën e tij Zotit: një qengj mashkull motak pa të meta për olokaustin, një qengj femër motak pa të meta për flijimin për mëkatin dhe një dash pa të meta për flijimin e falënderimit;
<scripture passage="Num 6:15" parsed="|Num|6|15|0|0" osisRef="Bible:Num.6.15" />
<sup>15</sup> një shportë me bukë të ndorme të përgatitura me majë mielli, me kuleç të zëna me vaj, një revani pa maja të lyer me vaj, me ofertat e tyre ushqimore dhe libacionet e tyre.
<scripture passage="Num 6:16" parsed="|Num|6|16|0|0" osisRef="Bible:Num.6.16" />
<sup>16</sup> Prifti do t'i paraqesë këto gjëra përpara Zotit dhe do të ofrojë flijimin e tij për mëkatin dhe olokaustin e tij;
<scripture passage="Num 6:17" parsed="|Num|6|17|0|0" osisRef="Bible:Num.6.17" />
<sup>17</sup> do të ofrojë dashin si flijim falënderimi ndaj Zotit, bashkë me shportën e bukëve të ndorme; prifti do të ofrojë gjithashtu blatimin e tij ushqimor dhe libacionin e tij.
<scripture passage="Num 6:18" parsed="|Num|6|18|0|0" osisRef="Bible:Num.6.18" />
<sup>18</sup> Nazireu do të rruajë kokën e tij të shenjtëruar në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe do të marrë flokët e kokës së tij të shenjtëruar dhe do t'i vërë mbi zjarrin që është nën flijimin e falënderimit.
<scripture passage="Num 6:19" parsed="|Num|6|19|0|0" osisRef="Bible:Num.6.19" />
<sup>19</sup> Prifti do të marrë shpatullën e pjekur të dashit, një kulaç pa maja nga shporta dhe një revani pa maja dhe do të vërë në dorë të nazireut, mbasi ky të ketë rruar kokën e tij të shenjtëruar.
<scripture passage="Num 6:20" parsed="|Num|6|20|0|0" osisRef="Bible:Num.6.20" />
<sup>20</sup> Prifti do t'i tundë si oferta para Zotit; është një gjë e shenjtë që i përket priftit, bashkë me gjoksin e ofertës së tundur dhe me kofshën e ofertës së ngritur. Pas kësaj nazireu do të mund të pijë verë.
<scripture passage="Num 6:21" parsed="|Num|6|21|0|0" osisRef="Bible:Num.6.21" />
<sup>21</sup> Ky është ligji për nazireun që i ka premtuar Zotit një ofertë për shenjtërimin e tij, veç atyre që mjetet e tij do t'i lejojnë të bëjë. Në bazë të kushtit të lidhur, ai duhet të sillet në pajtim me ligjin e shenjtërimit të tij".
<scripture passage="Num 6:22" parsed="|Num|6|22|0|0" osisRef="Bible:Num.6.22" />
<sup>22</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 6:23" parsed="|Num|6|23|0|0" osisRef="Bible:Num.6.23" />
<sup>23</sup> "Folu Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ju do t'i bekoni kështu bijtë e Izraelit, duke u thënë:
<scripture passage="Num 6:24" parsed="|Num|6|24|0|0" osisRef="Bible:Num.6.24" />
<sup>24</sup> "Zoti të të bekojë dhe të të ruajë!
<scripture passage="Num 6:25" parsed="|Num|6|25|0|0" osisRef="Bible:Num.6.25" />
<sup>25</sup> Zoti të bëjë që të shkëlqejë fytyra e tij mbi trupin tënd dhe të tregohet i mbarë me ty!
<scripture passage="Num 6:26" parsed="|Num|6|26|0|0" osisRef="Bible:Num.6.26" />
<sup>26</sup> Zoti të kthejë fytyrën e tij mbi ty dhe të të sjellë paqe!".
<scripture passage="Num 6:27" parsed="|Num|6|27|0|0" osisRef="Bible:Num.6.27" />
<sup>27</sup> Kështu do ta vënë emrin tim mbi bijtë e Izraelit dhe unë do t'i bekoj".
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 7" progress="12.66%" prev="Num.6" next="Num.8" id="Num.7">
<h3 id="Num.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Num.7-p1">
<scripture passage="Num 7:1" parsed="|Num|7|1|0|0" osisRef="Bible:Num.7.1" />
<sup>1</sup> Kur Moisiu mbaroi ndërtimin e tabernakullit, e vajosi dhe e shenjtëroi me gjithë pajisjet e tij, ai vajosi gjithashtu altarin dhe të gjitha orenditë e tij; kështu ai i vajosi dhe i shenjtëroi.
<scripture passage="Num 7:2" parsed="|Num|7|2|0|0" osisRef="Bible:Num.7.2" />
<sup>2</sup> Pastaj prijësit e Izraelit, të parët e shtëpive të etërve të tyre, që ishin prijësit e fiseve dhe ishin në krye të atyre që u regjistruan, paraqitën një ofertë
<scripture passage="Num 7:3" parsed="|Num|7|3|0|0" osisRef="Bible:Num.7.3" />
<sup>3</sup> dhe e çuan ofertën e tyre para Zotit: gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe, një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin prej tyre; dhe i ofruan para tabernakullit.
<scripture passage="Num 7:4" parsed="|Num|7|4|0|0" osisRef="Bible:Num.7.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 7:5" parsed="|Num|7|5|0|0" osisRef="Bible:Num.7.5" />
<sup>5</sup> "Prano këto gjëra prej tyre për t'i përdorur në shërbim të çadrës së mbledhjes, dhe do t'ua japësh Levitëve, secilit simbas shërbimit që ka".
<scripture passage="Num 7:6" parsed="|Num|7|6|0|0" osisRef="Bible:Num.7.6" />
<sup>6</sup> Moisiu mori, pra, qerret dhe qetë dhe ua dha Levitëve.
<scripture passage="Num 7:7" parsed="|Num|7|7|0|0" osisRef="Bible:Num.7.7" />
<sup>7</sup> Dy qerre dhe katër qe ua dha bijve të Gershonit simbas shërbimit të tyre;
<scripture passage="Num 7:8" parsed="|Num|7|8|0|0" osisRef="Bible:Num.7.8" />
<sup>8</sup> katër qerre dhe tetë qe ua dha bijve të Merarit simbas shërbimit të tyre, nën mbikqyrjen e Ithamarit, birit të priftit Aaron;
<scripture passage="Num 7:9" parsed="|Num|7|9|0|0" osisRef="Bible:Num.7.9" />
<sup>9</sup> por bijve të Kehathit nuk u dha asgjë, sepse ishin ngarkuar me shërbimin e objekteve të shenjta, që ata i mbanin mbi shpatulla.
<scripture passage="Num 7:10" parsed="|Num|7|10|0|0" osisRef="Bible:Num.7.10" />
<sup>10</sup> Prijësit e paraqitën ofertën e tyre për kushtimin e altarit, ditën kur u vajos; kështu prijësit paraqitën ofertën e tyre para altarit.
<scripture passage="Num 7:11" parsed="|Num|7|11|0|0" osisRef="Bible:Num.7.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijësit do ta paraqesin ofertën e tyre një në ditë për kushtimin e altarit".
<scripture passage="Num 7:12" parsed="|Num|7|12|0|0" osisRef="Bible:Num.7.12" />
<sup>12</sup> Ai që e paraqiti ofertën e tij ditën e parë ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judës;
<scripture passage="Num 7:13" parsed="|Num|7|13|0|0" osisRef="Bible:Num.7.13" />
<sup>13</sup> ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,
<scripture passage="Num 7:14" parsed="|Num|7|14|0|0" osisRef="Bible:Num.7.14" />
<sup>14</sup> një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
<scripture passage="Num 7:15" parsed="|Num|7|15|0|0" osisRef="Bible:Num.7.15" />
<sup>15</sup> një dem të vogël, një dash, një qengj motak si olokaust,
<scripture passage="Num 7:16" parsed="|Num|7|16|0|0" osisRef="Bible:Num.7.16" />
<sup>16</sup> një dhi si flijim për mëkatin
<scripture passage="Num 7:17" parsed="|Num|7|17|0|0" osisRef="Bible:Num.7.17" />
<sup>17</sup> dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Nahshonit, djalit të Aminadabit.
<scripture passage="Num 7:18" parsed="|Num|7|18|0|0" osisRef="Bible:Num.7.18" />
<sup>18</sup> Ditën e dytë erdhi oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit, princit të Isakarit.
<scripture passage="Num 7:19" parsed="|Num|7|19|0|0" osisRef="Bible:Num.7.19" />
<sup>19</sup> Ai paraqiti si ofertë të tij një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy të mbushur me  majë mielli të përzier me vaj, si blatim  ushqimor,
<scripture passage="Num 7:20" parsed="|Num|7|20|0|0" osisRef="Bible:Num.7.20" />
<sup>20</sup> një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
<scripture passage="Num 7:21" parsed="|Num|7|21|0|0" osisRef="Bible:Num.7.21" />
<sup>21</sup> një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
<scripture passage="Num 7:22" parsed="|Num|7|22|0|0" osisRef="Bible:Num.7.22" />
<sup>22</sup> një kec si flijim për mëkatin
<scripture passage="Num 7:23" parsed="|Num|7|23|0|0" osisRef="Bible:Num.7.23" />
<sup>23</sup> dhe, si flijim falënderimi dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. kjo ishte oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit.
<scripture passage="Num 7:24" parsed="|Num|7|24|0|0" osisRef="Bible:Num.7.24" />
<sup>24</sup> Ditën e tretë ishte radha e Eliabit, birit të Helonit, prijësit të bijve të Zabulonit.
<scripture passage="Num 7:25" parsed="|Num|7|25|0|0" osisRef="Bible:Num.7.25" />
<sup>25</sup> Oferta e tij qe një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen i vogël shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit;
<scripture passage="Num 7:26" parsed="|Num|7|26|0|0" osisRef="Bible:Num.7.26" />
<sup>26</sup> një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
<scripture passage="Num 7:27" parsed="|Num|7|27|0|0" osisRef="Bible:Num.7.27" />
<sup>27</sup> një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
<scripture passage="Num 7:28" parsed="|Num|7|28|0|0" osisRef="Bible:Num.7.28" />
<sup>28</sup> një kec si flijim për mëkatin
<scripture passage="Num 7:29" parsed="|Num|7|29|0|0" osisRef="Bible:Num.7.29" />
<sup>29</sup> dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Eliabit, birit të Helonit.
<scripture passage="Num 7:30" parsed="|Num|7|30|0|0" osisRef="Bible:Num.7.30" />
<sup>30</sup> Ditën e katërt ishte radha e Elitsurit, birit të Rubenit.
<scripture passage="Num 7:31" parsed="|Num|7|31|0|0" osisRef="Bible:Num.7.31" />
<sup>31</sup> Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
<scripture passage="Num 7:32" parsed="|Num|7|32|0|0" osisRef="Bible:Num.7.32" />
<sup>32</sup> një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,
<scripture passage="Num 7:33" parsed="|Num|7|33|0|0" osisRef="Bible:Num.7.33" />
<sup>33</sup> një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
<scripture passage="Num 7:34" parsed="|Num|7|34|0|0" osisRef="Bible:Num.7.34" />
<sup>34</sup> dhe një kec si flijim për mëkatin
<scripture passage="Num 7:35" parsed="|Num|7|35|0|0" osisRef="Bible:Num.7.35" />
<sup>35</sup> dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e paraqitur nga Elitsuri, bir i Shedeurit.
<scripture passage="Num 7:36" parsed="|Num|7|36|0|0" osisRef="Bible:Num.7.36" />
<sup>36</sup> Ditën e pestë qe radha e Shelumielit, birit të Tsurishadait, prijësit të bijve të Simeonit.
<scripture passage="Num 7:37" parsed="|Num|7|37|0|0" osisRef="Bible:Num.7.37" />
<sup>37</sup> Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,
<scripture passage="Num 7:38" parsed="|Num|7|38|0|0" osisRef="Bible:Num.7.38" />
<sup>38</sup> një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,
<scripture passage="Num 7:39" parsed="|Num|7|39|0|0" osisRef="Bible:Num.7.39" />
<sup>39</sup> një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
<scripture passage="Num 7:40" parsed="|Num|7|40|0|0" osisRef="Bible:Num.7.40" />
<sup>40</sup> një kec si flijim për mëkatin
<scripture passage="Num 7:41" parsed="|Num|7|41|0|0" osisRef="Bible:Num.7.41" />
<sup>41</sup> dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo ishte oferta e bërë nga Shelumieli, bir i Curishadait.
<scripture passage="Num 7:42" parsed="|Num|7|42|0|0" osisRef="Bible:Num.7.42" />
<sup>42</sup> Ditën e gjashtë ishte radha e Eliasafit, bir i Deuelit, prijësit të bijve të Gadit.
<scripture passage="Num 7:43" parsed="|Num|7|43|0|0" osisRef="Bible:Num.7.43" />
<sup>43</sup> Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; si pjata ashtu dhe legeni ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
<scripture passage="Num 7:44" parsed="|Num|7|44|0|0" osisRef="Bible:Num.7.44" />
<sup>44</sup> një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
<scripture passage="Num 7:45" parsed="|Num|7|45|0|0" osisRef="Bible:Num.7.45" />
<sup>45</sup> një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
<scripture passage="Num 7:46" parsed="|Num|7|46|0|0" osisRef="Bible:Num.7.46" />
<sup>46</sup> një kec si flijim për mëkatin
<scripture passage="Num 7:47" parsed="|Num|7|47|0|0" osisRef="Bible:Num.7.47" />
<sup>47</sup> dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Eliasafi, bir i Deuelit.
<scripture passage="Num 7:48" parsed="|Num|7|48|0|0" osisRef="Bible:Num.7.48" />
<sup>48</sup> Ditën e shtatë qe radha e Elishamit, birit të Amihudit, prijësit të bijve të Efraimit.
<scripture passage="Num 7:49" parsed="|Num|7|49|0|0" osisRef="Bible:Num.7.49" />
<sup>49</sup> Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
<scripture passage="Num 7:50" parsed="|Num|7|50|0|0" osisRef="Bible:Num.7.50" />
<sup>50</sup> një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
<scripture passage="Num 7:51" parsed="|Num|7|51|0|0" osisRef="Bible:Num.7.51" />
<sup>51</sup> një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
<scripture passage="Num 7:52" parsed="|Num|7|52|0|0" osisRef="Bible:Num.7.52" />
<sup>52</sup> një kec si flijim për mëkatin,
<scripture passage="Num 7:53" parsed="|Num|7|53|0|0" osisRef="Bible:Num.7.53" />
<sup>53</sup> dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Elishama, bir i Amihudit.
<scripture passage="Num 7:54" parsed="|Num|7|54|0|0" osisRef="Bible:Num.7.54" />
<sup>54</sup> Ditën e tetë ishte radha e Gamalielit, birit të Pedahtsurit, prijësit të bijve të Manasit.
<scripture passage="Num 7:55" parsed="|Num|7|55|0|0" osisRef="Bible:Num.7.55" />
<sup>55</sup> Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
<scripture passage="Num 7:56" parsed="|Num|7|56|0|0" osisRef="Bible:Num.7.56" />
<sup>56</sup> një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
<scripture passage="Num 7:57" parsed="|Num|7|57|0|0" osisRef="Bible:Num.7.57" />
<sup>57</sup> një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
<scripture passage="Num 7:58" parsed="|Num|7|58|0|0" osisRef="Bible:Num.7.58" />
<sup>58</sup> një kec si flijim për mëkatin
<scripture passage="Num 7:59" parsed="|Num|7|59|0|0" osisRef="Bible:Num.7.59" />
<sup>59</sup> dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Gamalieli, bir i Pedahtsurit.
<scripture passage="Num 7:60" parsed="|Num|7|60|0|0" osisRef="Bible:Num.7.60" />
<sup>60</sup> Ditën e nëntë i erdhi radha Abidanit, birit të Gideonit, prijësit të Beniaminit.
<scripture passage="Num 7:61" parsed="|Num|7|61|0|0" osisRef="Bible:Num.7.61" />
<sup>61</sup> Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklave të shenjtërores, që të dy të mbushur  me majë mielli të përzier me vaj, si blatim  i ushqimit,
<scripture passage="Num 7:62" parsed="|Num|7|62|0|0" osisRef="Bible:Num.7.62" />
<sup>62</sup> një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,
<scripture passage="Num 7:63" parsed="|Num|7|63|0|0" osisRef="Bible:Num.7.63" />
<sup>63</sup> një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
<scripture passage="Num 7:64" parsed="|Num|7|64|0|0" osisRef="Bible:Num.7.64" />
<sup>64</sup> një kec si flijim për mëkatin
<scripture passage="Num 7:65" parsed="|Num|7|65|0|0" osisRef="Bible:Num.7.65" />
<sup>65</sup> dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Abidanit, birit të Amishadait, prijësit të bijve të Danit.
<scripture passage="Num 7:66" parsed="|Num|7|66|0|0" osisRef="Bible:Num.7.66" />
<sup>66</sup> Ditën e dhjetë i erdhi radha Ahiezerit, birit të Amishadait, prijësit të bijve të Danit.
<scripture passage="Num 7:67" parsed="|Num|7|67|0|0" osisRef="Bible:Num.7.67" />
<sup>67</sup> Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
<scripture passage="Num 7:68" parsed="|Num|7|68|0|0" osisRef="Bible:Num.7.68" />
<sup>68</sup> një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
<scripture passage="Num 7:69" parsed="|Num|7|69|0|0" osisRef="Bible:Num.7.69" />
<sup>69</sup> një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
<scripture passage="Num 7:70" parsed="|Num|7|70|0|0" osisRef="Bible:Num.7.70" />
<sup>70</sup> një kec si flijim për mëkatin
<scripture passage="Num 7:71" parsed="|Num|7|71|0|0" osisRef="Bible:Num.7.71" />
<sup>71</sup> dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahiezerit, birit të Amishadait.
<scripture passage="Num 7:72" parsed="|Num|7|72|0|0" osisRef="Bible:Num.7.72" />
<sup>72</sup> Ditën e njëmbëdhjetë i erdhi radha Pagielit, birit të Okranit, prijësit të bijve të Asherit.
<scripture passage="Num 7:73" parsed="|Num|7|73|0|0" osisRef="Bible:Num.7.73" />
<sup>73</sup> Oferta e tij ishte një pjatë argjendi prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
<scripture passage="Num 7:74" parsed="|Num|7|74|0|0" osisRef="Bible:Num.7.74" />
<sup>74</sup> një kupë ari prej dhjetë siklash mbushur me temjan,
<scripture passage="Num 7:75" parsed="|Num|7|75|0|0" osisRef="Bible:Num.7.75" />
<sup>75</sup> një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
<scripture passage="Num 7:76" parsed="|Num|7|76|0|0" osisRef="Bible:Num.7.76" />
<sup>76</sup> një kec si flijim për mëkatin
<scripture passage="Num 7:77" parsed="|Num|7|77|0|0" osisRef="Bible:Num.7.77" />
<sup>77</sup> dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Pagielit, birit të Okranit.
<scripture passage="Num 7:78" parsed="|Num|7|78|0|0" osisRef="Bible:Num.7.78" />
<sup>78</sup> Ditën e dymbëdhjetë i erdhi radha Ahirit, birit të Enanit, prijësit të bijve të Neftalit.
<scripture passage="Num 7:79" parsed="|Num|7|79|0|0" osisRef="Bible:Num.7.79" />
<sup>79</sup> Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
<scripture passage="Num 7:80" parsed="|Num|7|80|0|0" osisRef="Bible:Num.7.80" />
<sup>80</sup> një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,
<scripture passage="Num 7:81" parsed="|Num|7|81|0|0" osisRef="Bible:Num.7.81" />
<sup>81</sup> një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,
<scripture passage="Num 7:82" parsed="|Num|7|82|0|0" osisRef="Bible:Num.7.82" />
<sup>82</sup> një kec si flijim për mëkatin
<scripture passage="Num 7:83" parsed="|Num|7|83|0|0" osisRef="Bible:Num.7.83" />
<sup>83</sup> dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahirit, birit të Enanit.
<scripture passage="Num 7:84" parsed="|Num|7|84|0|0" osisRef="Bible:Num.7.84" />
<sup>84</sup> Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u bënë nga prijësit e Izraelit kur altari u vajos: dymbëdhjetë pjata argjendi, dymbëdhjetë legena argjendi, dymbëdhjetë kupa ari;
<scripture passage="Num 7:85" parsed="|Num|7|85|0|0" osisRef="Bible:Num.7.85" />
<sup>85</sup> çdo pjatë argjendi peshonte njëqind e tridhjetë sikla dhe çdo legen argjendi shtatëdhjetë sikla; shuma e argjendit që përmbanin enët arrinte dy mijë e katërqind sikla, simbas siklit të shenjtërores;
<scripture passage="Num 7:86" parsed="|Num|7|86|0|0" osisRef="Bible:Num.7.86" />
<sup>86</sup> të dymbëdhjetë kupat prej ari të mbushura me parfum peshonin dhjetë sikla secila, simbas siklit të shenjtërores; gjithë ari i kupave peshonte njëqind e njëzet sikla.
<scripture passage="Num 7:87" parsed="|Num|7|87|0|0" osisRef="Bible:Num.7.87" />
<sup>87</sup> Shuma e kafshëve për olokaustin ishte dymbëdhjetë dema të vegjël, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me blatimet e ushqimit dhe dymbëdhjetë keca si flijim për mëkatin.
<scripture passage="Num 7:88" parsed="|Num|7|88|0|0" osisRef="Bible:Num.7.88" />
<sup>88</sup> Shuma e kafshëve si flijim falënderimi ishte njëzet e katër dema të vegjël, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep dhe gjashtëdhjetë qengja motakë. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit pas vajosjes së tij.
<scripture passage="Num 7:89" parsed="|Num|7|89|0|0" osisRef="Bible:Num.7.89" />
<sup>89</sup> Dhe kur Moisiu hynte në çadrën e mbledhjes për të folur me Zotin, dëgjonte zërin e tij që i fliste nga pjesa e sipërme e pajtuesit që ndodhet mbi arkën e dëshmisë midis dy kerubinëve; kështu i fliste Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 8" progress="12.91%" prev="Num.7" next="Num.9" id="Num.8">
<h3 id="Num.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Num.8-p1">
<scripture passage="Num 8:1" parsed="|Num|8|1|0|0" osisRef="Bible:Num.8.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 8:2" parsed="|Num|8|2|0|0" osisRef="Bible:Num.8.2" />
<sup>2</sup> "Foli Aaronit dhe i thuaj: Kur do të vendosësh llambat, shtatë llambat duhet të ndriçojnë pjesën e përparme të shandanit".
<scripture passage="Num 8:3" parsed="|Num|8|3|0|0" osisRef="Bible:Num.8.3" />
<sup>3</sup> Dhe Aaroni veproi kështu: i vendosi llambat në mënyrë që të ndriçonin pjesën e përparme të shandanit, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Num 8:4" parsed="|Num|8|4|0|0" osisRef="Bible:Num.8.4" />
<sup>4</sup> Shandani ishte ndërtuar kështu: ishte prej ari të rrahur; ishte punuar me çekiç nga këmba e tij deri tek lulet e tij. Moisiu e kishte bërë shandanin simbas modelit që i kishte treguar Zoti.
<scripture passage="Num 8:5" parsed="|Num|8|5|0|0" osisRef="Bible:Num.8.5" />
<sup>5</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 8:6" parsed="|Num|8|6|0|0" osisRef="Bible:Num.8.6" />
<sup>6</sup> "Merr Levitët ndër bijtë e Izraelit dhe pastroji.
<scripture passage="Num 8:7" parsed="|Num|8|7|0|0" osisRef="Bible:Num.8.7" />
<sup>7</sup> Do të veprosh kështu për t'i pastruar: do të spërkatësh ujë mbi ta për t'i pastruar; pastaj do të heqin një brisk mbi tërë trupin e tyre, do të lajnë rrobat e tyre dhe do të pastrohen.
<scripture passage="Num 8:8" parsed="|Num|8|8|0|0" osisRef="Bible:Num.8.8" />
<sup>8</sup> Pastaj do të marrin një dem të vogël me blatimin e ushqimit prej majë mielli të përzier me vaj ndërsa ti do të marrësh një dem tjetër si flijim për mëkatin.
<scripture passage="Num 8:9" parsed="|Num|8|9|0|0" osisRef="Bible:Num.8.9" />
<sup>9</sup> Do t'i afrosh Levitët përpara çadrës së mbledhjes dhe do të thërrasësh tërë asamblenë e bijve të Izraelit.
<scripture passage="Num 8:10" parsed="|Num|8|10|0|0" osisRef="Bible:Num.8.10" />
<sup>10</sup> Kështu do t'i afrosh Levitët përpara Zotit dhe bijtë e Izraelit do të vënë duart e tyre mbi Levitët;
<scripture passage="Num 8:11" parsed="|Num|8|11|0|0" osisRef="Bible:Num.8.11" />
<sup>11</sup> pastaj Aaroni do t'i paraqesë Levitët si ofertë të tundur para Zotit nga ana e bijve të Izraelit, me qëllim që të kryejnë shërbimin e Zotit.
<scripture passage="Num 8:12" parsed="|Num|8|12|0|0" osisRef="Bible:Num.8.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Levitët do të vënë duart e tyre mbi kokën e demave të vegjël, dhe ti do të ofrosh njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust për Zotin, për të bërë shlyerjen për Levitët.
<scripture passage="Num 8:13" parsed="|Num|8|13|0|0" osisRef="Bible:Num.8.13" />
<sup>13</sup> Do t'i mbash më këmbë Levitët përpara Aaronit dhe para bijve të tij dhe do t'i paraqitësh si një ofertë të tundur për Zotin.
<scripture passage="Num 8:14" parsed="|Num|8|14|0|0" osisRef="Bible:Num.8.14" />
<sup>14</sup> Kështu do t'i ndash Levitët nga gjiri i bijve të Izraelit dhe Levitët do të jenë të mitë.
<scripture passage="Num 8:15" parsed="|Num|8|15|0|0" osisRef="Bible:Num.8.15" />
<sup>15</sup> Pas kësaj Levitët do të hyjnë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbimin; kështu ti do t'i pastrosh dhe do t'i paraqitësh si një ofertë të tundur,
<scripture passage="Num 8:16" parsed="|Num|8|16|0|0" osisRef="Bible:Num.8.16" />
<sup>16</sup> sepse më janë dhënë plotësisht nga gjiri i bijve të Izraelit; unë i mora për vete, në vend të të gjithë atyre që çelin barkun e nënës, në vend të të parëlindurve të të gjithë bijve të Izraelit.
<scripture passage="Num 8:17" parsed="|Num|8|17|0|0" osisRef="Bible:Num.8.17" />
<sup>17</sup> Sepse të gjithë të parëlindurit e bijve të Izraelit, si të njerëzve ashtu dhe të kafshëve, më takojnë mua; i shenjtërova për vete ditën që godita tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Num 8:18" parsed="|Num|8|18|0|0" osisRef="Bible:Num.8.18" />
<sup>18</sup> Mora Levitët në vend të të gjithë të parëlindurve të bijve të Izraelit.
<scripture passage="Num 8:19" parsed="|Num|8|19|0|0" osisRef="Bible:Num.8.19" />
<sup>19</sup> Dhe i dhurova Aaronit dhe bijve të tij Levitët nga gjiri i bijve të Izraelit me qëllim që të kryejnë shërbimin e bijve të Izraelit në çadrën e mbledhjes dhe që të bëjnë shlyerjen për bijtë e Izraelit,  që të mos ndodhë asnjë fatkeqësi midis  bijve të Izraelit kur i afrohen shenjtërores".
<scripture passage="Num 8:20" parsed="|Num|8|20|0|0" osisRef="Bible:Num.8.20" />
<sup>20</sup> Kështu vepruan Moisiu, Aaroni dhe tërë asambleja e bijve të Izraelit me Levitët; bijtë e Izraelit u bënë Levitëve të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut lidhur me ta.
<scripture passage="Num 8:21" parsed="|Num|8|21|0|0" osisRef="Bible:Num.8.21" />
<sup>21</sup> Dhe Levitët u pastruan dhe i lanë rrobat e tyre; pastaj Aaroni i paraqiti si një ofertë të tundur përpara Zotit dhe bëri shlyerjen për ta, për t'i pastruar.
<scripture passage="Num 8:22" parsed="|Num|8|22|0|0" osisRef="Bible:Num.8.22" />
<sup>22</sup> Pas kësaj Levitët hynë në çadrën e mbledhjes për të bërë shërbimin e tyre në prani të Aaronit dhe të bijve të tij. Ata u bënë Levitëve atë që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut lidhur me ta.
<scripture passage="Num 8:23" parsed="|Num|8|23|0|0" osisRef="Bible:Num.8.23" />
<sup>23</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut duke i thënë:
<scripture passage="Num 8:24" parsed="|Num|8|24|0|0" osisRef="Bible:Num.8.24" />
<sup>24</sup> "Kjo është ajo që u takon Levitëve; nga mosha njëzet e pesë vjeç e lart Leviti do të hyjë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbimet e rastit;
<scripture passage="Num 8:25" parsed="|Num|8|25|0|0" osisRef="Bible:Num.8.25" />
<sup>25</sup> në moshën pesëdhjetë vjeç do ta ndërpresë këtë shërbim dhe nuk do të shërbejë më.
<scripture passage="Num 8:26" parsed="|Num|8|26|0|0" osisRef="Bible:Num.8.26" />
<sup>26</sup> Do të mund të ndihmojë vëllezërit e tij në çadrën e mbledhjes, ndërsa këta kryejnë detyrat e tyre; por ai vetë nuk do të kryejë asnjë shërbim. Kështu do të veprosh me Levitët lidhur me detyrat e tyre".
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 9" progress="12.99%" prev="Num.8" next="Num.10" id="Num.9">
<h3 id="Num.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Num.9-p1">
<scripture passage="Num 9:1" parsed="|Num|9|1|0|0" osisRef="Bible:Num.9.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, në shkretëtirën e Sinait, muajin e parë të vitit të dytë që kur kishin dalë nga vendi i Egjiptit, duke i thënë:
<scripture passage="Num 9:2" parsed="|Num|9|2|0|0" osisRef="Bible:Num.9.2" />
<sup>2</sup> "Bijtë e Izraelit do ta festojnë Pashkën në kohën e caktuar.
<scripture passage="Num 9:3" parsed="|Num|9|3|0|0" osisRef="Bible:Num.9.3" />
<sup>3</sup> Do ta kremtoni në kohën e caktuar, ditën e katërmbëdhjetë të këtij muaji, në të ngrysur; do ta kremtoni simbas të gjitha statuteve dhe dekreteve të saj".
<scripture passage="Num 9:4" parsed="|Num|9|4|0|0" osisRef="Bible:Num.9.4" />
<sup>4</sup> Kështu Moisiu u foli bijve të Izraelit me qëllim që të kremtonin Pashkën
<scripture passage="Num 9:5" parsed="|Num|9|5|0|0" osisRef="Bible:Num.9.5" />
<sup>5</sup> ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë në të ngrysur, në shkretëtirën e Sinait; bijtë e Izraelit vepruan simbas urdhrave të dhëna Moisiut nga Zoti.
<scripture passage="Num 9:6" parsed="|Num|9|6|0|0" osisRef="Bible:Num.9.6" />
<sup>6</sup> Por kishte disa njerëz që ishin të papastër sepse kishin prekur trupin e vdekur të një personi dhe nuk mund ta kremtonin Pashkën atë ditë. Por këta njerëz u paraqitën po atë ditë përpara Moisiut dhe Aaronit,
<scripture passage="Num 9:7" parsed="|Num|9|7|0|0" osisRef="Bible:Num.9.7" />
<sup>7</sup> dhe i thanë Moisiut: "Ne jemi të papastër sepse kemi prekur trupin e vdekur të një personi; pse vallë na pengohet të paraqesim ofertën e Zotit në kohën e duhur, në mes të bijve të Izraelit?".
<scripture passage="Num 9:8" parsed="|Num|9|8|0|0" osisRef="Bible:Num.9.8" />
<sup>8</sup> Moisiu iu përgjegj atyre: "Prisni që të dëgjoj çfarë do të urdhërojë Zoti lidhur me ju".
<scripture passage="Num 9:9" parsed="|Num|9|9|0|0" osisRef="Bible:Num.9.9" />
<sup>9</sup> Dhe Zoti i foli Moisiut, duke thënë:
<scripture passage="Num 9:10" parsed="|Num|9|10|0|0" osisRef="Bible:Num.9.10" />
<sup>10</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Në rast se dikush nga ju ose nga trashëgimtarët tuaj është i papastër për shkak të një trupi të vdekur, apo gjendet larg në udhëtim, do ta kremtojë njëlloj Pashkën për nder Zotit.
<scripture passage="Num 9:11" parsed="|Num|9|11|0|0" osisRef="Bible:Num.9.11" />
<sup>11</sup> Do ta kremtojnë ditën e katërmbëdhjetë të muajit të dytë në të ngrysur; do të hanë bukë të ndorme dhe barishte të hidhura;
<scripture passage="Num 9:12" parsed="|Num|9|12|0|0" osisRef="Bible:Num.9.12" />
<sup>12</sup> nuk do të lënë asnjë tepricë deri në mëngjes dhe nuk do të thyejnë asnjë kockë. Do ta kremtojnë simbas të gjitha statuteve të Pashkës.
<scripture passage="Num 9:13" parsed="|Num|9|13|0|0" osisRef="Bible:Num.9.13" />
<sup>13</sup> Por ai që është i pastër dhe nuk është në udhëtim, në rast se nuk e kremton Pashkën, do të shfaroset në mes të popullit të tij, sepse nuk i paraqiti ofertën në kohën e duhur Zotit; ky njeri do të mbajë dënimin e mëkatit të tij.
<scripture passage="Num 9:14" parsed="|Num|9|14|0|0" osisRef="Bible:Num.9.14" />
<sup>14</sup> Në rast se një i huaj që banon në mes jush kremton Pashkën e Zotit, ai duhet ta bëjë mbas statuteve dhe dekreteve të Pashkës. Ju do të keni një statut të vetëm për të huajin dhe për atë që ka lindur në vend".
<scripture passage="Num 9:15" parsed="|Num|9|15|0|0" osisRef="Bible:Num.9.15" />
<sup>15</sup> Por ditën në të cilën tabernakulli u ngrit, reja mbuloi tabernakullin, perden e dëshmisë; dhe që nga mbrëmja deri në mëngjes reja mbi tabernakullin kishte marrë një pamje zjarri.
<scripture passage="Num 9:16" parsed="|Num|9|16|0|0" osisRef="Bible:Num.9.16" />
<sup>16</sup> Kështu ndodhte gjithnjë: reja e mbulonte tabernakullin gjatë ditës dhe natën kishte pamjen e një zjarri.
<scripture passage="Num 9:17" parsed="|Num|9|17|0|0" osisRef="Bible:Num.9.17" />
<sup>17</sup> Sa herë që reja ngrihej mbi çadrën, bijtë e Izraelit niseshin për rrugë pas kësaj; dhe aty ku ndalej reja, aty bijtë e Izraelit vendosnin kampin e tyre.
<scripture passage="Num 9:18" parsed="|Num|9|18|0|0" osisRef="Bible:Num.9.18" />
<sup>18</sup> Me urdhër të Zotit bijtë e Izraelit nisnin ecjen e tyre dhe me urdhër të tij fushonin; rrinin në kampin e tyre aq kohë sa qëndronte reja mbi tabernakull.
<scripture passage="Num 9:19" parsed="|Num|9|19|0|0" osisRef="Bible:Num.9.19" />
<sup>19</sup> Kur reja qëndronte për shumë ditë mbi tabernakullin, bijtë e Izraelit respektonin urdhrin e Zotit dhe nuk lëviznin.
<scripture passage="Num 9:20" parsed="|Num|9|20|0|0" osisRef="Bible:Num.9.20" />
<sup>20</sup> Por në rast se reja ndalej vetëm pak ditë mbi tabernakullin, me urdhër të Zotit ata qëndronin në kampin e tyre dhe me urdhër të Zotit niseshin për rrugë.
<scripture passage="Num 9:21" parsed="|Num|9|21|0|0" osisRef="Bible:Num.9.21" />
<sup>21</sup> Në rast se reja ndalej vetëm nga mbrëmja deri në mëngjes, kur ajo ngrihej në mëngjes, ata niseshin për rrugë; si ditën ashtu dhe natën, kur reja ngrihej, ata viheshin në lëvizje.
<scripture passage="Num 9:22" parsed="|Num|9|22|0|0" osisRef="Bible:Num.9.22" />
<sup>22</sup> Në qoftë se reja qëndronte e palëvizshme mbi tabernakullin dy ditë, një muaj apo një vit, bijtë e Izraelit qëndronin në kampin e tyre dhe nuk lëviznin; por kur ajo ngrihej, ata nisnin udhëtimin.
<scripture passage="Num 9:23" parsed="|Num|9|23|0|0" osisRef="Bible:Num.9.23" />
<sup>23</sup> Me urdhër të Zotit fushonin dhe me urdhër të tij viheshin në lëvizje; respektonin urdhrin e Zotit, simbas asaj që ai kishte urdhëruar me anë të Moisiut.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 10" progress="13.08%" prev="Num.9" next="Num.11" id="Num.10">
<h3 id="Num.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Num.10-p1">
<scripture passage="Num 10:1" parsed="|Num|10|1|0|0" osisRef="Bible:Num.10.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë
<scripture passage="Num 10:2" parsed="|Num|10|2|0|0" osisRef="Bible:Num.10.2" />
<sup>2</sup> "Bëj dy bori prej argjendi; do t'i bësh me argjend të rrahur; do t'i përdorësh për të thirrur asamblenë dhe për të lëvizur fushimet.
<scripture passage="Num 10:3" parsed="|Num|10|3|0|0" osisRef="Bible:Num.10.3" />
<sup>3</sup> Nën tingullin e të dyjave gjithë asambleja do të mblidhet pranë teje, në hyrje të çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Num 10:4" parsed="|Num|10|4|0|0" osisRef="Bible:Num.10.4" />
<sup>4</sup> Nën tingullin e njerës bori, prijësit, krerët e divizioneve të Izraelit do të mblidhen pranë teje.
<scripture passage="Num 10:5" parsed="|Num|10|5|0|0" osisRef="Bible:Num.10.5" />
<sup>5</sup> Kur do t'i bini alarmit për herë të parë, ata që janë në lindje do të vihen në lëvizje.
<scripture passage="Num 10:6" parsed="|Num|10|6|0|0" osisRef="Bible:Num.10.6" />
<sup>6</sup> Kur do t'i bini alarmit për herë të dytë, ata që janë në jug do të vihen në lëvizje; duhet t'i bini alarmit që të vihen në lëvizje.
<scripture passage="Num 10:7" parsed="|Num|10|7|0|0" osisRef="Bible:Num.10.7" />
<sup>7</sup> Kur duhet të mblidhet asambleja do t'i bini borisë, pa i rënë alarmit.
<scripture passage="Num 10:8" parsed="|Num|10|8|0|0" osisRef="Bible:Num.10.8" />
<sup>8</sup> Do t'u bien borive bijtë e Aaronit, priftërinjtë; ky do të jetë një statut i përjetshëm për ju dhe për trashëgimtarët tuaj.
<scripture passage="Num 10:9" parsed="|Num|10|9|0|0" osisRef="Bible:Num.10.9" />
<sup>9</sup> Kur në vendin tuaj do të shkoni në luftë kundër armikut që ju shtyp, do t'i bini alarmit me boritë; kështu do të kujtoheni përpara Zotit Perëndisë tuaj, dhe do të çliroheni nga armiqtë tuaj.
<scripture passage="Num 10:10" parsed="|Num|10|10|0|0" osisRef="Bible:Num.10.10" />
<sup>10</sup> Po kështu në ditët tuaja të gëzimit, në festat tuaja të caktuara dhe në fillim të muajve tuaj të parë, do t'u bini borive me rastin e olokausteve dhe të flijimeve tuaja të falënderimit; dhe kështu  ato do të bëjnë që të kujtoheni përpara  Perëndisë tuaj. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
<scripture passage="Num 10:11" parsed="|Num|10|11|0|0" osisRef="Bible:Num.10.11" />
<sup>11</sup> Por ndodhi që në vitin e dytë, në muajin e dytë, ditën e njëzetë të muajit, reja u ngrit mbi tabernakullin e dëshmisë.
<scripture passage="Num 10:12" parsed="|Num|10|12|0|0" osisRef="Bible:Num.10.12" />
<sup>12</sup> Dhe bijtë e Izraelit u nisën për rrugë, duke lënë shkretëtirën e Sinait; pastaj reja u ndal në shkretëtirën e Paranit.
<scripture passage="Num 10:13" parsed="|Num|10|13|0|0" osisRef="Bible:Num.10.13" />
<sup>13</sup> Kështu u nisën për rrugë herën e parë simbas urdhrit që Zoti kishte dhënë me anë të Moisiut.
<scripture passage="Num 10:14" parsed="|Num|10|14|0|0" osisRef="Bible:Num.10.14" />
<sup>14</sup> I pari lëvizi flamuri i kampit të bijve të Judës, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Judës e komandonte Nahshoni, bir i Aminadabit.
<scripture passage="Num 10:15" parsed="|Num|10|15|0|0" osisRef="Bible:Num.10.15" />
<sup>15</sup> Nethaneeli, bir i Tsuarit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Isakarit,
<scripture passage="Num 10:16" parsed="|Num|10|16|0|0" osisRef="Bible:Num.10.16" />
<sup>16</sup> ndërsa Eliabi, bir i Helonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Zabulonit.
<scripture passage="Num 10:17" parsed="|Num|10|17|0|0" osisRef="Bible:Num.10.17" />
<sup>17</sup> Pastaj u çmontua tabernakulli dhe bijtë e Merarit dhe të Gershonit u nisën për rrugë, duke transportuar tabernakullin.
<scripture passage="Num 10:18" parsed="|Num|10|18|0|0" osisRef="Bible:Num.10.18" />
<sup>18</sup> Pastaj u vu në lëvizje flamuri i kampit të Rubenit, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Rubenit e komandonte Elitsuri, bir i Shedeurit.
<scripture passage="Num 10:19" parsed="|Num|10|19|0|0" osisRef="Bible:Num.10.19" />
<sup>19</sup> Shelumieli, bir i Tsurishadait, komandonte divizionin e fisit të bijve të Simeonit,
<scripture passage="Num 10:20" parsed="|Num|10|20|0|0" osisRef="Bible:Num.10.20" />
<sup>20</sup> ndërsa Eliasafi, bir i Deuelit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Gadit.
<scripture passage="Num 10:21" parsed="|Num|10|21|0|0" osisRef="Bible:Num.10.21" />
<sup>21</sup> Pastaj u vunë në lëvizje Kehathitët, duke transportuar sendet e shenjta; ata do ta ngrinin tabernakullin para ardhjes së tyre.
<scripture passage="Num 10:22" parsed="|Num|10|22|0|0" osisRef="Bible:Num.10.22" />
<sup>22</sup> Pas kësaj u nis flamuri i kampit të bijve të Efraimit, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Efraimit e komandonte Elishama, bir i Amihudit.
<scripture passage="Num 10:23" parsed="|Num|10|23|0|0" osisRef="Bible:Num.10.23" />
<sup>23</sup> Gamalieli, bir i Pedahtsurit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Manasit,
<scripture passage="Num 10:24" parsed="|Num|10|24|0|0" osisRef="Bible:Num.10.24" />
<sup>24</sup> ndërsa Abidani, bir i Gideonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Beniaminit.
<scripture passage="Num 10:25" parsed="|Num|10|25|0|0" osisRef="Bible:Num.10.25" />
<sup>25</sup> Pastaj filloi të lëvizë flamuri i kampit të bijve të Danit, i ndarë simbas formacioneve të tij, që përbënte praparojën e të gjitha kampeve. Divizioni i Danit komandohej nga Ahiezieri, bir i Amishadait.
<scripture passage="Num 10:26" parsed="|Num|10|26|0|0" osisRef="Bible:Num.10.26" />
<sup>26</sup> Pagieli, bir i Okranit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Asherit,
<scripture passage="Num 10:27" parsed="|Num|10|27|0|0" osisRef="Bible:Num.10.27" />
<sup>27</sup> ndërsa Ahira, bir i Enanit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Neftalit.
<scripture passage="Num 10:28" parsed="|Num|10|28|0|0" osisRef="Bible:Num.10.28" />
<sup>28</sup> Kjo ishte radha e marshimit të bijve të Izraelit, simbas divizioneve të tyre. Kështu u vunë në lëvizje.
<scripture passage="Num 10:29" parsed="|Num|10|29|0|0" osisRef="Bible:Num.10.29" />
<sup>29</sup> Por Moisiu i tha Hobabit, birit të Reuelit, Madianitit, vjehrri i Moisiut: "Ne po vihemi në marshim drejt vendit për të cilin Zoti ka thënë "Unë do t'jua jap". Eja me ne dhe do të të bëjmë të mira,
<scripture passage="Num 10:30" parsed="|Num|10|30|0|0" osisRef="Bible:Num.10.30" />
<sup>30</sup> Hobabi iu përgjegj: "Unë nuk do të vij, por do të kthehem në vendin tim te të afërmit e mi".
<scripture passage="Num 10:31" parsed="|Num|10|31|0|0" osisRef="Bible:Num.10.31" />
<sup>31</sup> Atëherë Moisiu i tha: "Mos na lërë, sepse ti e di ku duhet të fushojmë në shkretëtirë dhe ti do të jesh si sytë për ne.
<scripture passage="Num 10:32" parsed="|Num|10|32|0|0" osisRef="Bible:Num.10.32" />
<sup>32</sup> Në qoftë se vjen me ne, çdo të mirë që do të na bëjë Zoti, ne do të ta bëjmë ty".
<scripture passage="Num 10:33" parsed="|Num|10|33|0|0" osisRef="Bible:Num.10.33" />
<sup>33</sup> Kështu u nisën nga mali i Zotit dhe ecën tri ditë; dhe arka e besëlidhjes së Zotit shkoi para tyre gjatë një udhëtimi prej tri ditësh, për të gjetur një vend ku ata të pushonin.
<scripture passage="Num 10:34" parsed="|Num|10|34|0|0" osisRef="Bible:Num.10.34" />
<sup>34</sup> Dhe reja e Zotit qëndronte mbi ta gjatë ditës, kur niseshin nga kampi.
<scripture passage="Num 10:35" parsed="|Num|10|35|0|0" osisRef="Bible:Num.10.35" />
<sup>35</sup> Kur nisej arka, Moisiu thoshte; "Çohu, o Zot, me qëllim që të shkatërrohen armiqtë e tu dhe të ikin me vrap para teje ata që të urrejnë!".
<scripture passage="Num 10:36" parsed="|Num|10|36|0|0" osisRef="Bible:Num.10.36" />
<sup>36</sup> Dhe kur ndalej, thoshte: "Kthehu, o Zot, pranë morisë së madhe të njerëzve të Izraelit!".
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 11" progress="13.18%" prev="Num.10" next="Num.12" id="Num.11">
<h3 id="Num.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Num.11-p1">
<scripture passage="Num 11:1" parsed="|Num|11|1|0|0" osisRef="Bible:Num.11.1" />
<sup>1</sup> Por populli u ankua dhe kjo nuk tingëlloi mirë në veshët e Zotit; sa e dëgjoi, Zoti u zemërua, dhe zjarri i tij shpërtheu midis tyre dhe shkatërroi skajin e kampit.
<scripture passage="Num 11:2" parsed="|Num|11|2|0|0" osisRef="Bible:Num.11.2" />
<sup>2</sup> Atëherë populli i bërtiti Moisiut; Moisiu iu lut Zotit dhe zjarri u shua.
<scripture passage="Num 11:3" parsed="|Num|11|3|0|0" osisRef="Bible:Num.11.3" />
<sup>3</sup> Kështu ky vend u quajt Taberah, sepse zjarri i Zotit ishte ndezur midis tyre.
<scripture passage="Num 11:4" parsed="|Num|11|4|0|0" osisRef="Bible:Num.11.4" />
<sup>4</sup> Dhe fundërrinën heterogjene që ishte midis popullit e pushtoi një lakmi e madhe; edhe bijtë e Izraelit filluan të ankohen dhe të thonë: "Kush do të na japë mish për të ngrënë?
<scripture passage="Num 11:5" parsed="|Num|11|5|0|0" osisRef="Bible:Num.11.5" />
<sup>5</sup> Nuk i harrojmë peshqit që i hanim falas në Egjipt, kastravecat, pjeprat, preshtë, qepët dhe hudhrat.
<scripture passage="Num 11:6" parsed="|Num|11|6|0|0" osisRef="Bible:Num.11.6" />
<sup>6</sup> Por tani e tërë qënia jonë ka shteruar; para syve tanë nuk ka asgjë tjetër veç kësaj mane".
<scripture passage="Num 11:7" parsed="|Num|11|7|0|0" osisRef="Bible:Num.11.7" />
<sup>7</sup> Mana i ngjante farës së koriandrit dhe kishte pamjen e bdelit.
<scripture passage="Num 11:8" parsed="|Num|11|8|0|0" osisRef="Bible:Num.11.8" />
<sup>8</sup> Populli shkonte rreth e rrotull për ta mbledhur; pastaj e bënte miell me mokrat ose e shtypte në havan, e zinte në një tenxhere ose përgatiste kuleç, të cilët kishin shijen e kuleçëve me vaj.
<scripture passage="Num 11:9" parsed="|Num|11|9|0|0" osisRef="Bible:Num.11.9" />
<sup>9</sup> Kur binte vesa mbi kamp natën, binte mbi të edhe mana.
<scripture passage="Num 11:10" parsed="|Num|11|10|0|0" osisRef="Bible:Num.11.10" />
<sup>10</sup> Por Moisiu dëgjoi popullin që ankohej, në të gjitha familjet e tij, secili në hyrje të çadrës së vet; zemërimi i Zotit shpërtheu me të madhe dhe kjo nuk i pëlqeu aspak edhe Moisiut.
<scripture passage="Num 11:11" parsed="|Num|11|11|0|0" osisRef="Bible:Num.11.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Moisiu i tha Zotit: "Pse e trajtove kaq keq shërbëtorin tënd? Pse nuk gjeta hir para syve të tu për ta vënë barrën e gjithë këtij populli mbi mua?
<scripture passage="Num 11:12" parsed="|Num|11|12|0|0" osisRef="Bible:Num.11.12" />
<sup>12</sup> Mos vallë unë e kam gjeneruar tërë këtë popull? Mos vallë kam qenë unë që e kam nxjerrë në dritë, që ti të më thuash: "Mbaje në prehrin tënd, ashtu si taja mban fëmijën që pi sisë, deri në vendin që ti u ke premtuar me betim etërve të tij"?
<scripture passage="Num 11:13" parsed="|Num|11|13|0|0" osisRef="Bible:Num.11.13" />
<sup>13</sup> Ku mund të gjej mish për t'i dhënë tërë këtij populli? Sepse vazhdon të qajë para meje, duke thënë: "Na jep mish për të ngrënë!".
<scripture passage="Num 11:14" parsed="|Num|11|14|0|0" osisRef="Bible:Num.11.14" />
<sup>14</sup> Unë nuk mund ta mbaj vetëm tërë këtë popull; është një barrë shumë e rëndë për mua.
<scripture passage="Num 11:15" parsed="|Num|11|15|0|0" osisRef="Bible:Num.11.15" />
<sup>15</sup> Në qoftë se kjo është mënyra me të cilën ti dëshiron të më trajtosh, të lutem, më vrit menjëherë po të kem gjetur hir para syve të tu; por mos lejo që unë të shoh fatkeqësinë time!".
<scripture passage="Num 11:16" parsed="|Num|11|16|0|0" osisRef="Bible:Num.11.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Mblidhmë shtatëdhjetë njerëz nga pleqtë e Izraelit, që ti i njeh si pleq të popullit dhe funksionarë të tij; silli në çadrën e mbledhjes dhe të rrinë aty me ty.
<scripture passage="Num 11:17" parsed="|Num|11|17|0|0" osisRef="Bible:Num.11.17" />
<sup>17</sup> Unë do të zbres dhe aty do të flas me ty; do të marr pastaj nga Fryma që është mbi ty dhe do t'ua kaloj atyre, me qëllim që ta mbajnë bashkë me ty barrën e popullit, dhe të mos e mbash ti vetëm.
<scripture passage="Num 11:18" parsed="|Num|11|18|0|0" osisRef="Bible:Num.11.18" />
<sup>18</sup> Pastaj do t'i thuash popullit: Shenjtërohuni për nesër, dhe do të hani mish, sepse keni qarë në veshët e Zotit, duke thënë: "Kush do të na japë mish për të ngrënë? Ishim kaq mirë në Egjipt!". Prandaj Zoti do t'ju japë mish dhe ju do ta hani.
<scripture passage="Num 11:19" parsed="|Num|11|19|0|0" osisRef="Bible:Num.11.19" />
<sup>19</sup> Dhe do ta hani jo për një ditë, jo për dy ditë, jo për pesë ditë, jo për dhjetë ditë, jo për njëzet ditë,
<scripture passage="Num 11:20" parsed="|Num|11|20|0|0" osisRef="Bible:Num.11.20" />
<sup>20</sup> por për një muaj të tërë, deri sa t'ju dalë nga hunda dhe t'ju shkaktojë neveri, sepse keni hedhur poshtë Zotin dhe keni qarë para tij, duke thënë: "Pse vallë dolëm nga Egjipti?"".
<scripture passage="Num 11:21" parsed="|Num|11|21|0|0" osisRef="Bible:Num.11.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Moisiu tha: "Ky popull, në mes të të cilit ndodhem, ka gjashtëqind mijë të rritur, dhe ti ke thënë: "Unë do t'u jap mish dhe ata do të hanë mish një muaj të tërë!".
<scripture passage="Num 11:22" parsed="|Num|11|22|0|0" osisRef="Bible:Num.11.22" />
<sup>22</sup> Mos duhen therur kope të tëra bagëtish të trasha dhe të imta që të kenë mjaft mish? Apo duhet mbledhur për ta gjithë peshku i detit që ta kenë një sasi të mjaftueshme?".
<scripture passage="Num 11:23" parsed="|Num|11|23|0|0" osisRef="Bible:Num.11.23" />
<sup>23</sup> Zoti iu përgjegj Moisiut: "Krahu i Zotit është shkurtuar ndofta? Tani do të shikosh në se fjala ime do të shkojë në vend apo jo".
<scripture passage="Num 11:24" parsed="|Num|11|24|0|0" osisRef="Bible:Num.11.24" />
<sup>24</sup> Pastaj Moisiu doli dhe i njoftoi popullit fjalët e Zotit; mblodhi pastaj shtatëdhjetë njerëz pleq të popullit dhe i vendosi rreth e qark çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Num 11:25" parsed="|Num|11|25|0|0" osisRef="Bible:Num.11.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Zoti zbriti në renë dhe i foli atij, mori nga Fryma që qëndronte mbi të dhe e çoi mbi të shtatëdhjetë pleqtë; por kur Fryma u vu mbi ta, ata bënë profeci, me gjithë se më vonë nuk bënë më.
<scripture passage="Num 11:26" parsed="|Num|11|26|0|0" osisRef="Bible:Num.11.26" />
<sup>26</sup> Por dy njerëz, njëri quhej Eldad dhe tjetri Medad, kishin mbetur në kamp; dhe Fryma u vu edhe mbi ta; këta ishin ndër të regjistruarit, por nuk kishin dalë për të shkuar në çadër; megjithatë bënë profeci në kamp.
<scripture passage="Num 11:27" parsed="|Num|11|27|0|0" osisRef="Bible:Num.11.27" />
<sup>27</sup> Një djalë shkoi me vrap t'ia referojë këtë gjë Moisiut dhe i tha: "Eldadi dhe Medadi po bëjnë profeci në kamp".
<scripture passage="Num 11:28" parsed="|Num|11|28|0|0" osisRef="Bible:Num.11.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Jozueu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Moisiut, një nga të rinjtë e tij, filloi të thotë: "Moisi, imzot, bëji që të heqin dorë!".
<scripture passage="Num 11:29" parsed="|Num|11|29|0|0" osisRef="Bible:Num.11.29" />
<sup>29</sup> Por Moisiu iu përgjegj: "Ndofta je xheloz për mua? Ah, le të ishin të gjithë profetë në popullin e Zotit dhe dhëntë Zoti që Fryma e tij të vihet mbi ta!".
<scripture passage="Num 11:30" parsed="|Num|11|30|0|0" osisRef="Bible:Num.11.30" />
<sup>30</sup> Pastaj Moisiu u kthye në kamp bashkë me pleqtë e Izraelit.
<scripture passage="Num 11:31" parsed="|Num|11|31|0|0" osisRef="Bible:Num.11.31" />
<sup>31</sup> Atëherë u ngrit një erë me urdhër të Zotit dhe solli shkurta nga ana e detit, dhe i la të binin pranë kampit, një ditë ecjeje nga një anë dhe një ditë ecjeje nga ana tjetër rreth e qark kampit, me
<scripture passage="Num 11:32" parsed="|Num|11|32|0|0" osisRef="Bible:Num.11.32" />
<sup>32</sup> Populli mbeti në këmbë gjithë atë ditë, tërë natën dhe tërë ditën vijuese, dhe mblodhi shkurtat. (Ai që mblodhi më pak pati dhjetë homer); dhe i shtrinë rreth e qark kampit.
<scripture passage="Num 11:33" parsed="|Num|11|33|0|0" osisRef="Bible:Num.11.33" />
<sup>33</sup> Kishin akoma mishin ndër dhëmbë dhe nuk e kishin përtypur akoma, kur zemërimi i Zotit kundër popullit u ndez dhe ai e goditi popullin me një plagë shumë të rëndë.
<scripture passage="Num 11:34" parsed="|Num|11|34|0|0" osisRef="Bible:Num.11.34" />
<sup>34</sup> Kështu ky vend u quajt Kibroth-Hataavah sepse aty u varrosën njerëzit që ishin dhënë pas epsheve.
<scripture passage="Num 11:35" parsed="|Num|11|35|0|0" osisRef="Bible:Num.11.35" />
<sup>35</sup> Nga Kibroth-Hataavau populli u nis për në Haltseroth dhe u ndal në këtë vend.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 12" progress="13.31%" prev="Num.11" next="Num.13" id="Num.12">
<h3 id="Num.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Num.12-p1">
<scripture passage="Num 12:1" parsed="|Num|12|1|0|0" osisRef="Bible:Num.12.1" />
<sup>1</sup> Miriami dhe Aaroni iu kundërvunë Moisiut me fjalë për shkak të gruas etiopase me të cilën qe martuar; në fakt ai qe martuar me një grua etiopase.
<scripture passage="Num 12:2" parsed="|Num|12|2|0|0" osisRef="Bible:Num.12.2" />
<sup>2</sup> Dhe i thanë: "Mos vallë Zoti ka folur vetëm me anë të Moisiut? A nuk ka folur ai edhe nëpërmjet nesh?". Dhe Zoti dëgjoi.
<scripture passage="Num 12:3" parsed="|Num|12|3|0|0" osisRef="Bible:Num.12.3" />
<sup>3</sup> (Sepse Moisiu ishte një njeri shumë zemërbutë, më tepër se kushdo mbi faqen e dheut).
<scripture passage="Num 12:4" parsed="|Num|12|4|0|0" osisRef="Bible:Num.12.4" />
<sup>4</sup> Zoti u tha menjëherë Moisiut, Aaronit dhe Miriamit: "Ju të tre dilni dhe shkoni në çadrën e mbledhjes". Kështu ata të tre dolën.
<scripture passage="Num 12:5" parsed="|Num|12|5|0|0" osisRef="Bible:Num.12.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Zoti zbriti në një kolonë reje, u ndal në hyrjen e çadrës dhe thirri Aaronin dhe Miriamin; që të dy i erdhën përpara.
<scripture passage="Num 12:6" parsed="|Num|12|6|0|0" osisRef="Bible:Num.12.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Zoti tha: "Dëgjoni tani fjalët e mia! Në se ka një profet midis jush, unë, Zoti i bëhem i njohur atij në vegim, flas me të në ëndërr.
<scripture passage="Num 12:7" parsed="|Num|12|7|0|0" osisRef="Bible:Num.12.7" />
<sup>7</sup> Por nuk veproj kështu me shërbëtorin tim Moisi, që është besnik në tërë shtëpinë time.
<scripture passage="Num 12:8" parsed="|Num|12|8|0|0" osisRef="Bible:Num.12.8" />
<sup>8</sup> Me të unë flas sy për sy, duke bërë që ai të më shohë, dhe jo me shprehje të errëta; dhe ai sodit dukjen e Zotit. Pse nuk keni pasur frikë të flisni kundër shërbëtorit tim, kundër Moisiut?".
<scripture passage="Num 12:9" parsed="|Num|12|9|0|0" osisRef="Bible:Num.12.9" />
<sup>9</sup> Kështu zemërimi i Zotit u ndez kundër tyre, pastaj ai u largua.
<scripture passage="Num 12:10" parsed="|Num|12|10|0|0" osisRef="Bible:Num.12.10" />
<sup>10</sup> Kur reja u tërhoq nga pjesa e sipërme e çadrës, Miriami ishte bërë lebroze e bardhë si bora; Aaroni e shikoi Miriamin, dhe ja, ajo ishte lebroze.
<scripture passage="Num 12:11" parsed="|Num|12|11|0|0" osisRef="Bible:Num.12.11" />
<sup>11</sup> Aaroni i tha Moisiut: "O zoti im, mos na ngarko me fajin që kemi kryer nga budallallëku dhe mëkatin që kemi bërë.
<scripture passage="Num 12:12" parsed="|Num|12|12|0|0" osisRef="Bible:Num.12.12" />
<sup>12</sup> Mos lejo që ajo të jetë si një e vdekur, mishi i së cilës është gjysmë i konsumuar kur del nga barku i nënës së saj!".
<scripture passage="Num 12:13" parsed="|Num|12|13|0|0" osisRef="Bible:Num.12.13" />
<sup>13</sup> Kështu Moisiu i thirri Zotit, duke i thënë: "Shëroje, o Perëndi, të lutem!".
<scripture passage="Num 12:14" parsed="|Num|12|14|0|0" osisRef="Bible:Num.12.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Zoti iu përgjegj Moisiut: "Po ta kishte pështyrë i ati në fytyrë, nuk do të ishte ndofta e turpëruar shtatë ditë? Izolojeni, pra, jashtë kampit shtatë ditë; pastaj pranojeni përsëri".
<scripture passage="Num 12:15" parsed="|Num|12|15|0|0" osisRef="Bible:Num.12.15" />
<sup>15</sup> Miriamin e izoluan jashtë kampit për shtatë ditë; dhe populli nuk e filloi marshimin e tij deri sa Miriami të ripranohej në kamp.
<scripture passage="Num 12:16" parsed="|Num|12|16|0|0" osisRef="Bible:Num.12.16" />
<sup>16</sup> Pastaj populli u nis nga Hatserothi dhe ngriti kampin e tij në Paran.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 13" progress="13.36%" prev="Num.12" next="Num.14" id="Num.13">
<h3 id="Num.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Num.13-p1">
<scripture passage="Num 13:1" parsed="|Num|13|1|0|0" osisRef="Bible:Num.13.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 13:2" parsed="|Num|13|2|0|0" osisRef="Bible:Num.13.2" />
<sup>2</sup> "Dërgo njerëz të kqyrin vendin e Kanaanit që unë po u jap bijve të Izraelit. Do të dërgoni një nga çdo fis i etërve të tyre; të gjithë të jenë nga princat e tyre".
<scripture passage="Num 13:3" parsed="|Num|13|3|0|0" osisRef="Bible:Num.13.3" />
<sup>3</sup> Kështu Moisiu i nisi nga shkretëtira e Paranit, simbas urdhrit të Zotit; të gjithë këta ishin krerë të bijve të Izraelit.
<scripture passage="Num 13:4" parsed="|Num|13|4|0|0" osisRef="Bible:Num.13.4" />
<sup>4</sup> Këta ishin emrat e tyre: Shamua, bir i Zakurit, për fisin e Rubenit;
<scripture passage="Num 13:5" parsed="|Num|13|5|0|0" osisRef="Bible:Num.13.5" />
<sup>5</sup> Shafati, bir i Horit, për fisin e Simeonit;
<scripture passage="Num 13:6" parsed="|Num|13|6|0|0" osisRef="Bible:Num.13.6" />
<sup>6</sup> Kalebi, bir i Jefunehut, për fisin e Judës;
<scripture passage="Num 13:7" parsed="|Num|13|7|0|0" osisRef="Bible:Num.13.7" />
<sup>7</sup> Igali, bir i Jozefit, për fisin e Isakarit;
<scripture passage="Num 13:8" parsed="|Num|13|8|0|0" osisRef="Bible:Num.13.8" />
<sup>8</sup> Hoshea, bir i Nunit, për fisin e Efraimit;
<scripture passage="Num 13:9" parsed="|Num|13|9|0|0" osisRef="Bible:Num.13.9" />
<sup>9</sup> Palti, bir i Rafut, për fisin e Beniaminit;
<scripture passage="Num 13:10" parsed="|Num|13|10|0|0" osisRef="Bible:Num.13.10" />
<sup>10</sup> Gadieli, bir i Sodit, për fisin e Zabulonit;
<scripture passage="Num 13:11" parsed="|Num|13|11|0|0" osisRef="Bible:Num.13.11" />
<sup>11</sup> Gadi, bir i Susit, për fisin e Jozefit, domethënë për fisin e Manasit;
<scripture passage="Num 13:12" parsed="|Num|13|12|0|0" osisRef="Bible:Num.13.12" />
<sup>12</sup> Amieli, bir i Gemalit, për fisin e Danit;
<scripture passage="Num 13:13" parsed="|Num|13|13|0|0" osisRef="Bible:Num.13.13" />
<sup>13</sup> Seturi, bir i Mikaelit, për fisin e Asherit;
<scripture passage="Num 13:14" parsed="|Num|13|14|0|0" osisRef="Bible:Num.13.14" />
<sup>14</sup> Nahbi, bir i Vofsit, për fisin e Neftalit;
<scripture passage="Num 13:15" parsed="|Num|13|15|0|0" osisRef="Bible:Num.13.15" />
<sup>15</sup> Geueli, bir i Makit, për fisin e Gadit.
<scripture passage="Num 13:16" parsed="|Num|13|16|0|0" osisRef="Bible:Num.13.16" />
<sup>16</sup> Këto janë emrat e personave që Moisiu dërgoi për të vëzhguar vendin. Moisiu i vuri Hosheas, birit të Nunit, emrin e Jozueut.
<scripture passage="Num 13:17" parsed="|Num|13|17|0|0" osisRef="Bible:Num.13.17" />
<sup>17</sup> Moisiu, pra, i dërgoi për të vëzhguar vendin e Kanaanit dhe u tha atyre: "Ngjituni që këtej në Negev dhe pastaj në krahinën malore,
<scripture passage="Num 13:18" parsed="|Num|13|18|0|0" osisRef="Bible:Num.13.18" />
<sup>18</sup> për të parë si është vendi, në qoftë se populli që banon aty është i fortë apo i dobët, i pakët në numër apo i shumtë;
<scripture passage="Num 13:19" parsed="|Num|13|19|0|0" osisRef="Bible:Num.13.19" />
<sup>19</sup> si është vendi ku banon, i mirë apo i keq, si janë qytetet në të cilat jeton, a ka kampe ose vende të fortifikuara;
<scripture passage="Num 13:20" parsed="|Num|13|20|0|0" osisRef="Bible:Num.13.20" />
<sup>20</sup> dhe si është toka, pjellore apo e varfër, në rast se ka pemë ose jo. Bëhuni trima dhe sillni frytet nga ky vend". Ishte koha kur kishte filluar të piqej rrushi.
<scripture passage="Num 13:21" parsed="|Num|13|21|0|0" osisRef="Bible:Num.13.21" />
<sup>21</sup> Ata u ngjitën, pra, dhe vëzhguan vendin e Tsinit deri në Rehob, duke hyrë në të nga ana e Hamathit.
<scripture passage="Num 13:22" parsed="|Num|13|22|0|0" osisRef="Bible:Num.13.22" />
<sup>22</sup> U ngjitën përmes Negevit dhe shkuan deri në Hebron, ku ishin Ahimani, Sheshai dhe Talmai, pasardhës të Anakut. (Hebronin e kishin ndërtuar shtatë vjet para Tsoanit në Egjipt).
<scripture passage="Num 13:23" parsed="|Num|13|23|0|0" osisRef="Bible:Num.13.23" />
<sup>23</sup> Arritën pastaj deri në luginën e Eshkolit, ku prenë një degë me një vile rrushi, që e mbanin që të dy me një purtekë; dhe morën gjithashtu shegë dhe fiq.
<scripture passage="Num 13:24" parsed="|Num|13|24|0|0" osisRef="Bible:Num.13.24" />
<sup>24</sup> Ky vend u quajt lugina e Eshkolit, për shkak të viles së rrushit që bijtë e Izraelit prenë aty.
<scripture passage="Num 13:25" parsed="|Num|13|25|0|0" osisRef="Bible:Num.13.25" />
<sup>25</sup> Mbas dyzet ditësh ata u kthyen nga vëzhgimi i vendit,
<scripture passage="Num 13:26" parsed="|Num|13|26|0|0" osisRef="Bible:Num.13.26" />
<sup>26</sup> dhe shkuan të takojnë Moisiun, Aaronin dhe tërë asamblenë e bijve të Izraelit në shkretëtirën e Paranit, në Kadesh; para tyre dhe tërë asamblesë paraqitën një raport dhe u treguan pemët e vendit.
<scripture passage="Num 13:27" parsed="|Num|13|27|0|0" osisRef="Bible:Num.13.27" />
<sup>27</sup> Kështu para tij raportuan duke thënë: "Ne arritëm në vendin ku na dërgove; aty rrjedh me të vërtetë qumësht dhe mjaltë, dhe këto janë pemët e tij.
<scripture passage="Num 13:28" parsed="|Num|13|28|0|0" osisRef="Bible:Num.13.28" />
<sup>28</sup> Por populli që banon në këtë vend është i fortë, qytetet janë të fortifikuara dhe shumë të mëdha; dhe aty pamë edhe pasardhësit e Anakut.
<scripture passage="Num 13:29" parsed="|Num|13|29|0|0" osisRef="Bible:Num.13.29" />
<sup>29</sup> Amalekitët banojnë në krahinën e Negevit; Hitejtë, Gebusejtë dhe Amorejtë banojnë përkundrazi në krahinën malore, ndërsa Kananejtë banojnë pranë detit dhe gjatë Jordanit".
<scripture passage="Num 13:30" parsed="|Num|13|30|0|0" osisRef="Bible:Num.13.30" />
<sup>30</sup> Atëherë Kalebi e qetësoi popullin që murmuriste kundër Moisiut dhe tha: "Le të ngjitemi menjëherë dhe ta pushtojmë vendin, sepse këtë mund ta bëjmë me siguri".
<scripture passage="Num 13:31" parsed="|Num|13|31|0|0" osisRef="Bible:Num.13.31" />
<sup>31</sup> Por njerëzit që kishin shkuar me të thanë: "Nuk mund të sulemi kundër këtij populli, sepse është më i fortë se ne".
<scripture passage="Num 13:32" parsed="|Num|13|32|0|0" osisRef="Bible:Num.13.32" />
<sup>32</sup> Kështu i paraqitën një informacion të keq për vendin që kishin vëzhguar duke thënë: "Vendi që kemi përshkuar për ta vëzhguar është një vend që i ha banorët e tij; dhe të gjithë njerëzit që kemi parë në të janë njerëz me shtat të lartë.
<scripture passage="Num 13:33" parsed="|Num|13|33|0|0" osisRef="Bible:Num.13.33" />
<sup>33</sup> Përveç kësaj aty pamë gjigantë (pasardhësit e Anakut rrjedhin nga gjigantët), përballë të cilëve na dukej se ishim karkaleca, dhe kështu duhet t'u dukeshim atyre".
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 14" progress="13.45%" prev="Num.13" next="Num.15" id="Num.14">
<h3 id="Num.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Num.14-p1">
<scripture passage="Num 14:1" parsed="|Num|14|1|0|0" osisRef="Bible:Num.14.1" />
<sup>1</sup> Atëherë tërë asambleja ngriti zërin dhe filloi të bërtasë; dhe atë natë populli qau.
<scripture passage="Num 14:2" parsed="|Num|14|2|0|0" osisRef="Bible:Num.14.2" />
<sup>2</sup> Dhe të gjithë bijtë e Izraelit murmurisnin kundër Moisiut dhe kundër Aaronit dhe tërë asambleja u tha atyre: "Sikur të kishim vdekur në vendin e Egjiptit ose të kishim vdekur në këtë shkretëtirë!
<scripture passage="Num 14:3" parsed="|Num|14|3|0|0" osisRef="Bible:Num.14.3" />
<sup>3</sup> Pse Zoti na çon në këtë vend që të biem nga goditja e shpatave? Gratë dhe fëmijët tanë do të bëhen pre e armikut. A nuk do të ishte më mirë për ne të kthehemi në Egjipt?".
<scripture passage="Num 14:4" parsed="|Num|14|4|0|0" osisRef="Bible:Num.14.4" />
<sup>4</sup> Dhe i thanë njëri tjetrit: "Të zgjedhim një kryetar dhe të kthehemi në Egjipt!".
<scripture passage="Num 14:5" parsed="|Num|14|5|0|0" osisRef="Bible:Num.14.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Moisiu dhe Aaroni ranë përmbys përpara tërë asamblesë së mbledhur të bijve të Izraelit.
<scripture passage="Num 14:6" parsed="|Num|14|6|0|0" osisRef="Bible:Num.14.6" />
<sup>6</sup> Jozueu, bir i Nunit, dhe Kalebi, bir i Jenufehut, që ishin ndër ata që kishin vëzhguar vendin, grisën rrobat e tyre,
<scripture passage="Num 14:7" parsed="|Num|14|7|0|0" osisRef="Bible:Num.14.7" />
<sup>7</sup> dhe i folën kështu asamblesë së bijve të Izraelit: "Vendi që kemi përshkuar për ta vëzhguar është një vend i mirë, shumë i mirë.
<scripture passage="Num 14:8" parsed="|Num|14|8|0|0" osisRef="Bible:Num.14.8" />
<sup>8</sup> Në rast se Zoti kënaqet me ne, do të na çojë në këtë vend dhe do të na japë neve, "një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë".
<scripture passage="Num 14:9" parsed="|Num|14|9|0|0" osisRef="Bible:Num.14.9" />
<sup>9</sup> Vetëm mos ngrini krye kundër Zotit dhe mos kini frikë nga populli i vendit, sepse ai do të jetë ushqimi ynë; mbrojtja e tyre është larguar nga ata dhe Zoti është me ne; mos kini frikë nga ata".
<scripture passage="Num 14:10" parsed="|Num|14|10|0|0" osisRef="Bible:Num.14.10" />
<sup>10</sup> Atëherë tërë asambleja foli për t'i vrarë me gurë; por lavdia e Zotit iu shfaq në çadrën e mbledhjes tërë bijve të Izraelit.
<scripture passage="Num 14:11" parsed="|Num|14|11|0|0" osisRef="Bible:Num.14.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Deri kur do të më përçmojë ky popull? Dhe deri kur do të refuzojnë të besojnë pas gjithë atyre mrekullive që kam bërë në mes të tyre?
<scripture passage="Num 14:12" parsed="|Num|14|12|0|0" osisRef="Bible:Num.14.12" />
<sup>12</sup> Unë do ta godas me murtajë dhe do ta shkatërroj, por do të bëj prej teje një komb më të madh dhe më të fuqishëm se ai".
<scripture passage="Num 14:13" parsed="|Num|14|13|0|0" osisRef="Bible:Num.14.13" />
<sup>13</sup> Moisiu i tha Zotit: "Por do ta dëgjojnë Egjiptasit, nga mesi i të cilëve e ke ngritur këtë popull për fuqinë tënde,
<scripture passage="Num 14:14" parsed="|Num|14|14|0|0" osisRef="Bible:Num.14.14" />
<sup>14</sup> dhe do t'ia bëjnë të ditur banorëve të këtij vendi. Ata kanë dëgjuar që ti, o Zot, je në mes të këtij populli, i shfaqesh atij sy për sy, që reja jote qëndron mbi ta dhe që ecën para tyre ditën në  një kolonë reje dhe natën në një kolonë të  zjarrtë.
<scripture passage="Num 14:15" parsed="|Num|14|15|0|0" osisRef="Bible:Num.14.15" />
<sup>15</sup> Tani në se e bën këtë popull të vdesë si një njeri të vetëm, kombet që kanë dëgjuar namin tënd do të flasin, duke thënë:
<scripture passage="Num 14:16" parsed="|Num|14|16|0|0" osisRef="Bible:Num.14.16" />
<sup>16</sup> "Me qenë se Zoti nuk ka qenë i zoti ta futë këtë popull në vendin që ishte betuar t'i jepte, e vrau në shkretëtirë".
<scripture passage="Num 14:17" parsed="|Num|14|17|0|0" osisRef="Bible:Num.14.17" />
<sup>17</sup> Por tani, të lutem, le të shfaqet fuqia e Zotit tim në madhështinë e saj, ashtu si fole duke thënë:
<scripture passage="Num 14:18" parsed="|Num|14|18|0|0" osisRef="Bible:Num.14.18" />
<sup>18</sup> "Zoti është i ngadaltë në zemërim dhe i madh në mëshirë; ai fal padrejtësinë dhe mëkatin, por nuk lë pa ndëshkuar fajtorin, duke dënuar paudhësinë e etërve te bijtë, deri në brezin e tretë ose të katërt".
<scripture passage="Num 14:19" parsed="|Num|14|19|0|0" osisRef="Bible:Num.14.19" />
<sup>19</sup> Fale paudhësinë e këtij populli, me madhështinë e mëshirës sate, ashtu siç e ke falur këtë popull nga Egjipti deri këtu".
<scripture passage="Num 14:20" parsed="|Num|14|20|0|0" osisRef="Bible:Num.14.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Zoti tha: "Unë fal, ashtu si kërkove ti;
<scripture passage="Num 14:21" parsed="|Num|14|21|0|0" osisRef="Bible:Num.14.21" />
<sup>21</sup> por, ashtu siç është e vërtetë që unë jetoj, e gjithë toka do të jetë plot me lavdinë e Zotit,
<scripture passage="Num 14:22" parsed="|Num|14|22|0|0" osisRef="Bible:Num.14.22" />
<sup>22</sup> dhe tërë këta njerëz që kanë parë lavdinë time dhe mrekullitë që kam bërë në Egjipt e në shkretëtirë, dhe më kanë tunduar dhjetë herë dhe nuk e kanë dëgjuar zërin tim,
<scripture passage="Num 14:23" parsed="|Num|14|23|0|0" osisRef="Bible:Num.14.23" />
<sup>23</sup> me siguri nuk kanë për ta parë vendin që u betova t'u jap etërve të tyre. Askush nga ata që më kanë përçmuar nuk ka për ta parë;
<scripture passage="Num 14:24" parsed="|Num|14|24|0|0" osisRef="Bible:Num.14.24" />
<sup>24</sup> por shërbëtorin tim Kaleb, duke qenë se veproi i shtyrë nga një frymë tjetër e më ka ndjekur plotësisht, unë do ta fus në vendin ku ka shkuar; dhe pasardhësit e tij do ta zotërojnë.
<scripture passage="Num 14:25" parsed="|Num|14|25|0|0" osisRef="Bible:Num.14.25" />
<sup>25</sup> Amalekitët dhe Kananejtë banojnë në luginë, nesër kthehuni prapa dhe nisuni drejt shkretëtirës, në drejtim të Detit të Kuq".
<scripture passage="Num 14:26" parsed="|Num|14|26|0|0" osisRef="Bible:Num.14.26" />
<sup>26</sup> Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
<scripture passage="Num 14:27" parsed="|Num|14|27|0|0" osisRef="Bible:Num.14.27" />
<sup>27</sup> "Deri kur do të duroj këtë asamble të keqe që murmurit kundër meje? Unë dëgjova murmuritjet që bëjnë bijtë e Izraelit kundër meje.
<scripture passage="Num 14:28" parsed="|Num|14|28|0|0" osisRef="Bible:Num.14.28" />
<sup>28</sup> U thuaj atyre: Ashtu siç është e vërtetë që unë jetoj, thotë Zoti, unë do t'ju bëj atë që kam dëgjuar prej jush.
<scripture passage="Num 14:29" parsed="|Num|14|29|0|0" osisRef="Bible:Num.14.29" />
<sup>29</sup> Kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë; ju të gjithë që jeni regjistruar, nga mosha njëzet vjeç e lart, dhe që keni murmuritur kundër meje,
<scripture passage="Num 14:30" parsed="|Num|14|30|0|0" osisRef="Bible:Num.14.30" />
<sup>30</sup> nuk do të hyni me siguri në vendin ku u betova se do të banoni, me përjashtim të Kalebit, birit të Jefunehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit.
<scripture passage="Num 14:31" parsed="|Num|14|31|0|0" osisRef="Bible:Num.14.31" />
<sup>31</sup> Të vegjlit tuaj përkundrazi, që ju thatë se do të ishin viktima të armiqve, do t'i fus; dhe ata do të njohin vendin që ju keni përçmuar.
<scripture passage="Num 14:32" parsed="|Num|14|32|0|0" osisRef="Bible:Num.14.32" />
<sup>32</sup> Por sa për ju, kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë.
<scripture passage="Num 14:33" parsed="|Num|14|33|0|0" osisRef="Bible:Num.14.33" />
<sup>33</sup> Dhe bijtë tuaj do të kullosin kopetë në shkretëtirë dyzet vjet me radhë dhe do të mbajnë ndëshkimin për pabesitë tuaja, deri sa të treten kufomat tuaja në shkretëtirë.
<scripture passage="Num 14:34" parsed="|Num|14|34|0|0" osisRef="Bible:Num.14.34" />
<sup>34</sup> Në bazë të numrit të ditëve që keni përdorur për të vëzhguar vendin, domethënë dyzet ditë, për çdo ditë do të mbani fajin tuaj një vit, gjithsej, pra, dyzet vjet; dhe kështu do të kuptoni se ç'do të thotë që unë jam tërhequr nga ju.
<scripture passage="Num 14:35" parsed="|Num|14|35|0|0" osisRef="Bible:Num.14.35" />
<sup>35</sup> Unë, Zoti, fola; me siguri, kështu do të veproj kundër gjithë kësaj asambleje të keqe që u mblodh kundër meje; në këtë shkretëtirë do të treten dhe këtu do të vdesin".
<scripture passage="Num 14:36" parsed="|Num|14|36|0|0" osisRef="Bible:Num.14.36" />
<sup>36</sup> Njerëzit që Moisiu kishte dërguar për të vëzhguar vendin, mbas kthimit të tyre e kishin shtyrë tërë asamblenë të murmuriste kundër tij, duke paraqitur një raport të keq për vendin,
<scripture passage="Num 14:37" parsed="|Num|14|37|0|0" osisRef="Bible:Num.14.37" />
<sup>37</sup> ata njerëz, që kishin përpiluar raportin e keq për vendin, vdiqën nga një plagë përpara Zotit.
<scripture passage="Num 14:38" parsed="|Num|14|38|0|0" osisRef="Bible:Num.14.38" />
<sup>38</sup> Por Jozueu, bir i Nunit, dhe Kalebi, bir i Jefunehut, mbetën të gjallë midis gjithë atyre që kishin shkuar të vëzhgonin vendin.
<scripture passage="Num 14:39" parsed="|Num|14|39|0|0" osisRef="Bible:Num.14.39" />
<sup>39</sup> Atëherë Moisiu u njoftoi këto fjalë tërë bijve të Izraelit, dhe populli ndjeu një dhimbje të thellë.
<scripture passage="Num 14:40" parsed="|Num|14|40|0|0" osisRef="Bible:Num.14.40" />
<sup>40</sup> U ngritën herët në mëngjes dhe u ngjitën në majë të malit, duke thënë: "Ja ku jemi; ne do të ngjitemi në vendin për të cilin na foli Zoti, sepse kemi mëkatuar".
<scripture passage="Num 14:41" parsed="|Num|14|41|0|0" osisRef="Bible:Num.14.41" />
<sup>41</sup> Por Moisiu tha: "Pse e shkelni urdhrin e Zotit? Nuk ka për t'ju dalë mbarë.
<scripture passage="Num 14:42" parsed="|Num|14|42|0|0" osisRef="Bible:Num.14.42" />
<sup>42</sup> Mos u ngjitni, sepse do t'ju mundin armiqtë tuaj, Zoti nuk është në mes jush.
<scripture passage="Num 14:43" parsed="|Num|14|43|0|0" osisRef="Bible:Num.14.43" />
<sup>43</sup> Para jush në fakt ndodhen Amalekitët dhe Kananejtë, dhe ju do të rrëzoheni nga shpatat e tyre; sepse jeni larguar nga rruga e Zotit, Zoti nuk do të jetë me ju".
<scripture passage="Num 14:44" parsed="|Num|14|44|0|0" osisRef="Bible:Num.14.44" />
<sup>44</sup> Me gjithë atë ata patën guximin të ngjiten në majë të malit; por arka e besëlidhjes së Zotit dhe Moisiu nuk lëvizën nga mesi i kampit.
<scripture passage="Num 14:45" parsed="|Num|14|45|0|0" osisRef="Bible:Num.14.45" />
<sup>45</sup> Atëherë Amalekitët dhe Kananejtë, që banonin mbi këtë mal, zbritën poshtë, i thyen dhe i vunë përpara deri në Hormah.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 15" progress="13.59%" prev="Num.14" next="Num.16" id="Num.15">
<h3 id="Num.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Num.15-p1">
<scripture passage="Num 15:1" parsed="|Num|15|1|0|0" osisRef="Bible:Num.15.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 15:2" parsed="|Num|15|2|0|0" osisRef="Bible:Num.15.2" />
<sup>2</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj: Kur do të hyni në vendin ku duhet të banoni dhe që unë ju jap,
<scripture passage="Num 15:3" parsed="|Num|15|3|0|0" osisRef="Bible:Num.15.3" />
<sup>3</sup> do t'i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr, një olokaust apo një flijim për kryerjen e një kushti apo si ofertë vullnetare ose në festat tuaja të caktuara, për t'i bërë një erë të këndshme Zotit  me një kafshë, të marrë nga kopeja e kafshëve  të trasha a të imta,
<scripture passage="Num 15:4" parsed="|Num|15|4|0|0" osisRef="Bible:Num.15.4" />
<sup>4</sup> ai që do të paraqesë ofertën e tij Zotit, do të ofrojë si blatim ushqimor një të dhjetën e efas majë mielli të përzier me një çerek hini vaji;
<scripture passage="Num 15:5" parsed="|Num|15|5|0|0" osisRef="Bible:Num.15.5" />
<sup>5</sup> gjithashtu do t'i çosh një libacion prej një çerek hini verë së bashku me olokaustin ose flijimin, për çdo qengj.
<scripture passage="Num 15:6" parsed="|Num|15|6|0|0" osisRef="Bible:Num.15.6" />
<sup>6</sup> Në qoftë se bëhet fjalë për një dash, do të çosh si blatim ushqimi dy të dhjeta efe majë mielli të përzier me një të tretë hini vaji,
<scripture passage="Num 15:7" parsed="|Num|15|7|0|0" osisRef="Bible:Num.15.7" />
<sup>7</sup> dhe do të bësh një libacion vere prej një të trete hini si një ofertë me erë të këndshme për Zotin.
<scripture passage="Num 15:8" parsed="|Num|15|8|0|0" osisRef="Bible:Num.15.8" />
<sup>8</sup> Por në rast se në vend të olokaustit ose të flijimit çon një dem të vogël, për kryerjen e një kushti apo të një flijimi falënderimi për Zotin,
<scripture passage="Num 15:9" parsed="|Num|15|9|0|0" osisRef="Bible:Num.15.9" />
<sup>9</sup> së bashku me demin e vogël do të ofrohet, si blatim i ushqimit, majë mielli në një sasi tre të dhjeta të efas i përzier me gjysmë hini vaji;
<scripture passage="Num 15:10" parsed="|Num|15|10|0|0" osisRef="Bible:Num.15.10" />
<sup>10</sup> dhe do të çosh si libacion gjysmë hini verë; është një flijim që bëhet me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin.
<scripture passage="Num 15:11" parsed="|Num|15|11|0|0" osisRef="Bible:Num.15.11" />
<sup>11</sup> Kështu do të veprohet për çdo dem të vogël, për çdo dash, për çdo qengj ose kec, simbas numrit që përgatitni.
<scripture passage="Num 15:12" parsed="|Num|15|12|0|0" osisRef="Bible:Num.15.12" />
<sup>12</sup> Do të veproni kështu për çdo kafshë që do të sillni.
<scripture passage="Num 15:13" parsed="|Num|15|13|0|0" osisRef="Bible:Num.15.13" />
<sup>13</sup> Të gjithë ata që kanë lindur në vend do veprojnë kështu, kur do t'i ofrojnë një flijim me zjarr, me erë të këndshme Zotit.
<scripture passage="Num 15:14" parsed="|Num|15|14|0|0" osisRef="Bible:Num.15.14" />
<sup>14</sup> Dhe në se një i huaj që banon me ju ose kushdo tjetër që të ndodhet me ju në brezat e ardhshëm, dëshiron të ofrojë një flijim të bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin, do të veprojë si ju.
<scripture passage="Num 15:15" parsed="|Num|15|15|0|0" osisRef="Bible:Num.15.15" />
<sup>15</sup> Do të ketë një statut të vetëm për gjithë asamblenë, për ju dhe për të huajin që banon midis jush; do të jetë një statut i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj; ashtu siç jeni ju, ashtu do të jetë edhe i huaji përpara Zotit.
<scripture passage="Num 15:16" parsed="|Num|15|16|0|0" osisRef="Bible:Num.15.16" />
<sup>16</sup> Do të jetë po ai ligj dhe po ai dekret për ju dhe për të huajin që banon me ju".
<scripture passage="Num 15:17" parsed="|Num|15|17|0|0" osisRef="Bible:Num.15.17" />
<sup>17</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 15:18" parsed="|Num|15|18|0|0" osisRef="Bible:Num.15.18" />
<sup>18</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të arrini në vendin ku po ju çoj unë,
<scripture passage="Num 15:19" parsed="|Num|15|19|0|0" osisRef="Bible:Num.15.19" />
<sup>19</sup> dhe do të hani bukën e vendit, do t'i paraqisni Zotit një ofertë të lartë.
<scripture passage="Num 15:20" parsed="|Num|15|20|0|0" osisRef="Bible:Num.15.20" />
<sup>20</sup> Nga prodhimi i parë i brumit tuaj do të paraqisni një kulaç si ofertë e lartë; do ta paraqisni si një ofertë e lartë e lëmit.
<scripture passage="Num 15:21" parsed="|Num|15|21|0|0" osisRef="Bible:Num.15.21" />
<sup>21</sup> Nga prodhimi i parë i brumit tuaj do t'i jepni Zotit një ofertë të lartë për gjithë brezat tuaj.
<scripture passage="Num 15:22" parsed="|Num|15|22|0|0" osisRef="Bible:Num.15.22" />
<sup>22</sup> Në qoftë se keni kryer një mëkat nga padituria dhe nuk keni respektuar të gjitha këto urdhërime që Zoti i ka dhënë Moisiut,
<scripture passage="Num 15:23" parsed="|Num|15|23|0|0" osisRef="Bible:Num.15.23" />
<sup>23</sup> të gjitha ato që Zoti ka urdhëruar me anë të Moisiut, nga dita që Zoti ju ka dhënë urdhra dhe më vonë për të gjitha brezat tuaj,
<scripture passage="Num 15:24" parsed="|Num|15|24|0|0" osisRef="Bible:Num.15.24" />
<sup>24</sup> në qoftë se mëkati është kryer nga padituria, pa u marrë vesh nga asambleja, gjithë asambleja do të ofrojë një dem të vogël si olokaust me erë të këndshme për Zotin së bashku me blatimin e tij të  ushqimit dhe libacionin e tij simbas asaj që  është dekretuar, si dhe një kec si flijim për mëkatin.
<scripture passage="Num 15:25" parsed="|Num|15|25|0|0" osisRef="Bible:Num.15.25" />
<sup>25</sup> Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të gjithë asamblenë e bijve të Izraelit dhe ky mëkat do t'u falet, sepse është një mëkat i kryer nga padituria, dhe ata kanë sjellë ofertën e tyre, një flijim  i bërë me zjarr për Zotin, dhe flijimi i tyre  për mëkatin, për mëkatin e tyre nga padituria përpara Zotit.
<scripture passage="Num 15:26" parsed="|Num|15|26|0|0" osisRef="Bible:Num.15.26" />
<sup>26</sup> Do t'i falet tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe të huajit që banon midis tyre, sepse tërë populli e kreu këtë mëkat nga padituria.
<scripture passage="Num 15:27" parsed="|Num|15|27|0|0" osisRef="Bible:Num.15.27" />
<sup>27</sup> Në qoftë se është një person i vetëm që kryen mëkatin nga padituria, ai të ofrojë një dhi motake si flijim për mëkatin.
<scripture passage="Num 15:28" parsed="|Num|15|28|0|0" osisRef="Bible:Num.15.28" />
<sup>28</sup> Dhe prifti do të bëjë shlyerjen përpara Zotit për personin që ka mëkatuar nga padituria, kur e ka bërë pa njohjen e duhur; prifti do të bëjë shlyerjen për të dhe mëkati do t'i falet.
<scripture passage="Num 15:29" parsed="|Num|15|29|0|0" osisRef="Bible:Num.15.29" />
<sup>29</sup> Si për ata që kanë lindur në vend midis bijve të Izraelit ose për një të huaj që banon midis jush, do të keni një ligj të vetëm për atë që mëkaton nga padituria.
<scripture passage="Num 15:30" parsed="|Num|15|30|0|0" osisRef="Bible:Num.15.30" />
<sup>30</sup> Por ai që kryen një mëkat me qëllim, qoftë i lindur në vend apo i huaj, fyen Zotin; ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij.
<scripture passage="Num 15:31" parsed="|Num|15|31|0|0" osisRef="Bible:Num.15.31" />
<sup>31</sup> Sepse ka përçmuar fjalën e Zotit dhe ka dhunuar urdhërimet e tij; ky njeri duhet të shfaroset, do të mbajë barrën e paudhësisë së tij".
<scripture passage="Num 15:32" parsed="|Num|15|32|0|0" osisRef="Bible:Num.15.32" />
<sup>32</sup> Ndërsa bijtë e Izraelit ishin në shkretëtirë, gjetën një njeri që mblidhte dru ditën e shtunë.
<scripture passage="Num 15:33" parsed="|Num|15|33|0|0" osisRef="Bible:Num.15.33" />
<sup>33</sup> Ata që e gjetën duke mbledhur dru, e çuan te Moisiu, tek Aaroni dhe para tërë asamblesë.
<scripture passage="Num 15:34" parsed="|Num|15|34|0|0" osisRef="Bible:Num.15.34" />
<sup>34</sup> Dhe e futën në burg, sepse nuk ishte përcaktuar akoma se ç'duhet t'i bënin.
<scripture passage="Num 15:35" parsed="|Num|15|35|0|0" osisRef="Bible:Num.15.35" />
<sup>35</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ky njeri duhet të vritet; e tërë asambleja do ta vrasë me gurë jashtë kampit".
<scripture passage="Num 15:36" parsed="|Num|15|36|0|0" osisRef="Bible:Num.15.36" />
<sup>36</sup> Kështu tërë asambleja e çoi jashtë kampit dhe e vrau me gurë; dhe ai vdiq, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun. Qëllimi i thekëve në rrobat
<scripture passage="Num 15:37" parsed="|Num|15|37|0|0" osisRef="Bible:Num.15.37" />
<sup>37</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 15:38" parsed="|Num|15|38|0|0" osisRef="Bible:Num.15.38" />
<sup>38</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre që të bëjnë brez pas brezi thekë në cepat e rrobave të tyre dhe të vënë në çdo cep një kordon në ngjyrë manushaqeje.
<scripture passage="Num 15:39" parsed="|Num|15|39|0|0" osisRef="Bible:Num.15.39" />
<sup>39</sup> Do të jetë një thek të cilin do ta shikoni për të kujtuar të gjitha urdhërimet e Zotit dhe për t'i zbatuar, dhe jo për të ndjekur zemrën tuaj dhe sytë tuaja që ju çojnë në kurvërim.
<scripture passage="Num 15:40" parsed="|Num|15|40|0|0" osisRef="Bible:Num.15.40" />
<sup>40</sup> Kështu do të kujtoni të gjitha urdhërimet e mia dhe do t'i zbatoni në praktikë, dhe do të jeni të shenjtë për Perëndinë tuaj.
<scripture passage="Num 15:41" parsed="|Num|15|41|0|0" osisRef="Bible:Num.15.41" />
<sup>41</sup> Unë jam Zoti, Perëndia juaj që ju nxori nga vendi i Egjiptit për të qenë Perëndia juaj. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 16" progress="13.73%" prev="Num.15" next="Num.17" id="Num.16">
<h3 id="Num.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Num.16-p1">
<scripture passage="Num 16:1" parsed="|Num|16|1|0|0" osisRef="Bible:Num.16.1" />
<sup>1</sup> Koreu, bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, tok me Dathanin dhe Abiramin, birin e Eliabit, dhe me Onin, birin e Pelethit, bij të Rubenit,
<scripture passage="Num 16:2" parsed="|Num|16|2|0|0" osisRef="Bible:Num.16.2" />
<sup>2</sup> u ngritën para Moisiut, së bashku me disa bij të tjerë të Izraelit, dyqind e pesëdhjetë prijës të asamblesë, anëtarë të emëruar të këshillit, njerëz që u shkonte fjala.
<scripture passage="Num 16:3" parsed="|Num|16|3|0|0" osisRef="Bible:Num.16.3" />
<sup>3</sup> Ata u mblodhën kundër Moisiut dhe Aaronit, dhe u thanë: "Mjaft më me ju, sepse tërë asambleja është e shenjtë, secili nga anëtarët e tij, dhe Zoti është në mes tyre; pse, pra, ngriheni mbi asamblenë e Zotit?".
<scripture passage="Num 16:4" parsed="|Num|16|4|0|0" osisRef="Bible:Num.16.4" />
<sup>4</sup> Me të dëgjuar këto fjalë, Moisiu ra përmbys me fytyrën për tokë;
<scripture passage="Num 16:5" parsed="|Num|16|5|0|0" osisRef="Bible:Num.16.5" />
<sup>5</sup> pastaj i foli Koreut dhe gjithë njerëzve të tij, duke u thënë: "Nesër në mëngjes Zoti do të tregojë kush është i tij dhe kush është i shenjtë, dhe ai do ta afrojë pranë vetes; do të afrojë pranë vetes atë që ai ka zgjedhur.
<scripture passage="Num 16:6" parsed="|Num|16|6|0|0" osisRef="Bible:Num.16.6" />
<sup>6</sup> Bëni kështu: merrni temjanica, ti Kore, dhe gjithë njerëzit e tu;
<scripture passage="Num 16:7" parsed="|Num|16|7|0|0" osisRef="Bible:Num.16.7" />
<sup>7</sup> nesër i mbushni me zjarr dhe u hidhni sipër temjan para Zotit; dhe ai që Zoti do të ketë zgjedhur do të jetë i shenjtë. E kaluat masën, o bij të Levit!".
<scripture passage="Num 16:8" parsed="|Num|16|8|0|0" osisRef="Bible:Num.16.8" />
<sup>8</sup> Pastaj Moisiu i tha Koreut: "Tani dëgjoni, o bij të Levit!
<scripture passage="Num 16:9" parsed="|Num|16|9|0|0" osisRef="Bible:Num.16.9" />
<sup>9</sup> A është gjë e vogël për ju që Perëndia i Izraelit ju ka ndarë nga asambleja e Izraelit dhe ju ka afruar ndaj vetes që të kryeni shërbimin e tabernakullit të Zotit dhe që të rrini përpara asamblesë dhe t'u shërbeni atyre?
<scripture passage="Num 16:10" parsed="|Num|16|10|0|0" osisRef="Bible:Num.16.10" />
<sup>10</sup> Ai ju ka afruar ndaj vetes ty dhe të gjithë vëllezërit e tu, bij të Levit bashkë me ty. Po tani kërkon të kesh edhe priftërinë?
<scripture passage="Num 16:11" parsed="|Num|16|11|0|0" osisRef="Bible:Num.16.11" />
<sup>11</sup> Për këtë arsye ti edhe tërë njerëzit e tu jeni mbledhur kundër Zotit. Dhe kush është Aaroni që të murmurisni kundër tij?".
<scripture passage="Num 16:12" parsed="|Num|16|12|0|0" osisRef="Bible:Num.16.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Moisiu dërgoi të thërrasin Datanin dhe Abiramin, bij të Eliabit; por ata thanë: "Ne nuk do të ngjitemi.
<scripture passage="Num 16:13" parsed="|Num|16|13|0|0" osisRef="Bible:Num.16.13" />
<sup>13</sup> A është vallë gjë e vogël që na nxore nga një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, për të na lënë të vdesim në shkretëtirë, me qëllim që ti të sundosh mbi ne?
<scripture passage="Num 16:14" parsed="|Num|16|14|0|0" osisRef="Bible:Num.16.14" />
<sup>14</sup> Përveç kësaj nuk na çove në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë dhe nuk na ke lënë si trashëgim fusha dhe vreshta! Dëshiron ti t'u nxjerrësh sytë këtyre njerëzve? Nuk do të ngjitemi".
<scripture passage="Num 16:15" parsed="|Num|16|15|0|0" osisRef="Bible:Num.16.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Moisiu u zemërua shumë dhe i tha Zotit: "Mos prano blatimin e tyre; unë nuk kam marrë prej tyre as edhe një gomar dhe nuk u kam bërë atyre asnjë padrejtësi".
<scripture passage="Num 16:16" parsed="|Num|16|16|0|0" osisRef="Bible:Num.16.16" />
<sup>16</sup> Pastaj Moisiu i tha Koreut: "Ti dhe gjithë njerëzit e tu paraqituni nesër para Zotit, ti dhe ata bashkë me Aaronin;
<scripture passage="Num 16:17" parsed="|Num|16|17|0|0" osisRef="Bible:Num.16.17" />
<sup>17</sup> dhe secili prej jush të marrë temjanicën e tij, t'i shtjerë temjan dhe secili të sjellë temjanicën e tij para Zotit; do të jenë dyqind e pesëdhjetë temjanica. Edhe ti dhe Aaroni do të merrni secili temjanicën e tij".
<scripture passage="Num 16:18" parsed="|Num|16|18|0|0" osisRef="Bible:Num.16.18" />
<sup>18</sup> Dhe kështu secili mori temjanicën e tij, e mbushi me zjarr, vuri përsipër temjan dhe qëndroi në hyrjen e çadrës së mbledhjes bashkë me Moisiun dhe Aaronin.
<scripture passage="Num 16:19" parsed="|Num|16|19|0|0" osisRef="Bible:Num.16.19" />
<sup>19</sup> Koreu thirri tërë asamblenë kundër tyre në hyrje të çadrës së mbledhjes; dhe lavdia e Zotit u shfaq para tërë asamblesë.
<scripture passage="Num 16:20" parsed="|Num|16|20|0|0" osisRef="Bible:Num.16.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
<scripture passage="Num 16:21" parsed="|Num|16|21|0|0" osisRef="Bible:Num.16.21" />
<sup>21</sup> "Ndahuni nga kjo asamble dhe unë do t'i zhduk në një çast".
<scripture passage="Num 16:22" parsed="|Num|16|22|0|0" osisRef="Bible:Num.16.22" />
<sup>22</sup> Por ata ranë përmbys me fytyrën për tokë dhe thanë: "O Perëndi, Perëndia i frymëve të çdo mishi! Sepse një njeri i vetëm ka mëkatuar, a duhet të zemërohesh ti me të gjithë asamblenë?".
<scripture passage="Num 16:23" parsed="|Num|16|23|0|0" osisRef="Bible:Num.16.23" />
<sup>23</sup> Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 16:24" parsed="|Num|16|24|0|0" osisRef="Bible:Num.16.24" />
<sup>24</sup> "Foli asamblesë dhe u thuaj: "Largohuni nga afërsia e banesës së Koreut, të Dathanit dhe të Abiramit"".
<scripture passage="Num 16:25" parsed="|Num|16|25|0|0" osisRef="Bible:Num.16.25" />
<sup>25</sup> Pastaj Moisiu u ngrit dhe shkoi te Datani dhe Abirami; atë e ndoqën pleqtë e Izraelit.
<scripture passage="Num 16:26" parsed="|Num|16|26|0|0" osisRef="Bible:Num.16.26" />
<sup>26</sup> Pas kësaj i foli asamblesë duke thënë: "Largohuni nga çadrat e këtyre njerëzve të këqij, dhe mos prekni asgjë që u përket atyre që të mos treteni në të gjitha mëkatet e tyre".
<scripture passage="Num 16:27" parsed="|Num|16|27|0|0" osisRef="Bible:Num.16.27" />
<sup>27</sup> Kështu ata u larguan nga afërsia e banesës së Koreut, të Datanit dhe të Abiramit. Datani dhe Abirami dolën dhe u ndalën në hyrje të çadrave të tyre bashkë me gratë e tyre, me bijtë e tyre dhe me të vegjëlit e tyre.
<scripture passage="Num 16:28" parsed="|Num|16|28|0|0" osisRef="Bible:Num.16.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Moisiu tha: "Nga kjo do të mësoni që Zoti më ka dërguar për të bërë tërë këto vepra dhe se nuk kam vepruar me kokën time.
<scripture passage="Num 16:29" parsed="|Num|16|29|0|0" osisRef="Bible:Num.16.29" />
<sup>29</sup> Në qoftë se këta njerëz vdesin si vdesin gjithë njerëzit, në qoftë se fati i tyre është fati i përbashkët i të gjithë njerëzve, Zoti nuk më ka dërguar;
<scripture passage="Num 16:30" parsed="|Num|16|30|0|0" osisRef="Bible:Num.16.30" />
<sup>30</sup> por në qoftë se Zoti bën diçka të re, në qoftë se toka hap gojën e saj dhe gëlltit ata dhe çdo gjë që ata kanë, dhe ata zbresin të gjallë në Sheol, atëherë do të pranoni që këta njerëz kanë përçmuar Zotin.
<scripture passage="Num 16:31" parsed="|Num|16|31|0|0" osisRef="Bible:Num.16.31" />
<sup>31</sup> Por ndodhi që, posa mbaroi shqiptimi i këtyre fjalëve, dheu u ça poshtë tyre,
<scripture passage="Num 16:32" parsed="|Num|16|32|0|0" osisRef="Bible:Num.16.32" />
<sup>32</sup> toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti me gjithë familjet e tyre, me të gjithë njerëzit që mbanin anën e Koreut, me të gjitha pasuritë e tyre.
<scripture passage="Num 16:33" parsed="|Num|16|33|0|0" osisRef="Bible:Num.16.33" />
<sup>33</sup> Kështu zbritën të gjallë në Sheol; toka u mbyll mbi ta dhe ata u zhdukën nga asambleja.
<scripture passage="Num 16:34" parsed="|Num|16|34|0|0" osisRef="Bible:Num.16.34" />
<sup>34</sup> Tërë Izraeli që ndodhej rreth tyre, duke dëgjuar britmat e tyre ua mbathi këmbëve, sepse thoshte: "Të mos na gëlltisë toka edhe ne!".
<scripture passage="Num 16:35" parsed="|Num|16|35|0|0" osisRef="Bible:Num.16.35" />
<sup>35</sup> Dhe një zjarr doli nga prania e Zotit dhe gëlltiti dyqind e pesëdhjetë veta që ofronin temjanin.
<scripture passage="Num 16:36" parsed="|Num|16|36|0|0" osisRef="Bible:Num.16.36" />
<sup>36</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 16:37" parsed="|Num|16|37|0|0" osisRef="Bible:Num.16.37" />
<sup>37</sup> "I thuaj Eleazarit, birit të priftit Aaron, të nxjerrë jashtë temjanicat nga zjarri, sepse ato janë të shenjta dhe ta hedhë zjarrin larg;
<scripture passage="Num 16:38" parsed="|Num|16|38|0|0" osisRef="Bible:Num.16.38" />
<sup>38</sup> dhe nga temjanicat e atyre që kanë kryer mëkate duke vënë në rrezik jetën e tyre, të bëhen aq petëza të rrahura për të veshur altarin, sepse i kanë paraqitur para Zotit dhe për këtë arësye janë të  shenjta; dhe do të shërbejnë si një qortim  për bijtë e Izraelit".
<scripture passage="Num 16:39" parsed="|Num|16|39|0|0" osisRef="Bible:Num.16.39" />
<sup>39</sup> Kështu prifti Eleazar mori temjanicat prej bronzi të paraqitura prej atyre që ishin djegur, dhe bëri petëza për të veshur altarin,
<scripture passage="Num 16:40" parsed="|Num|16|40|0|0" osisRef="Bible:Num.16.40" />
<sup>40</sup> me qëllim që t'u shërbenin si kujtim bijve të Izraelit, dhe asnjë i huaj që nuk ishte nga fisi i Aaronit të afrohej për të ofruar temjan para Zotit dhe të mos pësonte fatin e Koreut dhe të njerëzve  të tij, ashtu si Zoti i kishte thënë me anë  të Moisiut.
<scripture passage="Num 16:41" parsed="|Num|16|41|0|0" osisRef="Bible:Num.16.41" />
<sup>41</sup> Të nesërmen gjithë asambleja e bijve të Izraelit murmuriti kundër Moisiut dhe Aaronit, duke thënë: "Ju keni bërë të vdesë populli i Zotit".
<scripture passage="Num 16:42" parsed="|Num|16|42|0|0" osisRef="Bible:Num.16.42" />
<sup>42</sup> Por ndodhi që, ndërsa asambleja po mblidhej kundër Moisiut dhe Aaronit, ata u kthyen nga çadra e mbledhjes; dhe ja, reja e mbulonte atë dhe u shfaq lavdia e Zotit.
<scripture passage="Num 16:43" parsed="|Num|16|43|0|0" osisRef="Bible:Num.16.43" />
<sup>43</sup> Atëherë Moisiu dhe Aaroni shkuan përpara çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Num 16:44" parsed="|Num|16|44|0|0" osisRef="Bible:Num.16.44" />
<sup>44</sup> Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 16:45" parsed="|Num|16|45|0|0" osisRef="Bible:Num.16.45" />
<sup>45</sup> "Largohuni nga kjo asamble dhe unë do t'i zhduk në një çast". Dhe ata ranë përmbys me fytyrën për tokë.
<scripture passage="Num 16:46" parsed="|Num|16|46|0|0" osisRef="Bible:Num.16.46" />
<sup>46</sup> Kështu Moisiu i tha Aaronit: "Merr temjanicën, vër brenda saj zjarr të marrë nga altari, vendos mbi të temjan dhe çoje shpejt në mes të asamblesë, dhe bëj shlyerjen e fajit për ta, sepse ka shpërthyer zemërimi i Zotit, dhe plaga ka filluar".
<scripture passage="Num 16:47" parsed="|Num|16|47|0|0" osisRef="Bible:Num.16.47" />
<sup>47</sup> Atëherë Aaroni mori temjanicën, ashtu siç kishte thënë Moisiu, dhe vrapoi në mes të asamblesë; dhe ja, fatkeqësia kishte filluar në mes të popullit; kështu ai vuri temjanin në temjanicën dhe bëri shlyerjen për popullin.
<scripture passage="Num 16:48" parsed="|Num|16|48|0|0" osisRef="Bible:Num.16.48" />
<sup>48</sup> Dhe u ndal midis të gjallëve dhe të vdekurve, dhe fatkeqësia u ndal.
<scripture passage="Num 16:49" parsed="|Num|16|49|0|0" osisRef="Bible:Num.16.49" />
<sup>49</sup> Ata që vdiqën nga fatkeqësia ishin katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind veta, përveç atyre që kishin vdekur për ngjarjet e Koreut.
<scripture passage="Num 16:50" parsed="|Num|16|50|0|0" osisRef="Bible:Num.16.50" />
<sup>50</sup> Kështu Aaroni u kthye te Moisiu në hyrje të çadrës së mbledhjes, sepse fatkeqësia ishte ndalur.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 17" progress="13.90%" prev="Num.16" next="Num.18" id="Num.17">
<h3 id="Num.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Num.17-p1">
<scripture passage="Num 17:1" parsed="|Num|17|1|0|0" osisRef="Bible:Num.17.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 17:2" parsed="|Num|17|2|0|0" osisRef="Bible:Num.17.2" />
<sup>2</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe bëj që të të japin shufra, një për çdo shtëpi të etërve të tyre, domethënë dymbëdhjetë shufra nga të gjithë prijësit e tyre simbas shtëpive të etërve të tyre; do të shkruash emrin e secilit mbi shufrën e tij;
<scripture passage="Num 17:3" parsed="|Num|17|3|0|0" osisRef="Bible:Num.17.3" />
<sup>3</sup> dhe do të shkruash emrin e Aaronit mbi shufrën e Levit, sepse do të ketë një shufër për çdo kryetar të shtëpive të etërve të tyre.
<scripture passage="Num 17:4" parsed="|Num|17|4|0|0" osisRef="Bible:Num.17.4" />
<sup>4</sup> Pastaj do t'i vësh në çadrën e mbledhjes, përpara dëshmisë, ku unë takohem me ju.
<scripture passage="Num 17:5" parsed="|Num|17|5|0|0" osisRef="Bible:Num.17.5" />
<sup>5</sup> Dhe do të ndodhë që shufra e njeriut që unë zgjedh, do të lulëzojë dhe unë do të bëj që të pushojnë murmuritjet e bijve të Izraelit kundër jush".
<scripture passage="Num 17:6" parsed="|Num|17|6|0|0" osisRef="Bible:Num.17.6" />
<sup>6</sup> Kështu Moisiu u foli bijve të Izraelit dhe të gjithë prijësit e tyre i dhanë secili një shufër, simbas shtëpive të etërve të tyre, domethënë dymbëdhjetë shufra; dhe shufra e Aaronit ishte midis shufrave të tyre.
<scripture passage="Num 17:7" parsed="|Num|17|7|0|0" osisRef="Bible:Num.17.7" />
<sup>7</sup> Pastaj Moisiu i vuri këto shufra përpara Zotit në çadrën e dëshmisë.
<scripture passage="Num 17:8" parsed="|Num|17|8|0|0" osisRef="Bible:Num.17.8" />
<sup>8</sup> Të nesërmen Moisiu hyri në çadrën e dëshmisë; dhe ja, shufra e Aaronit për shtëpinë e Levit kishte lulëzuar; kishte nxjerrë lastarë, kishte çelur lule dhe kishte prodhuar bajame.
<scripture passage="Num 17:9" parsed="|Num|17|9|0|0" osisRef="Bible:Num.17.9" />
<sup>9</sup> Atëherë nxori tërë shufrat jashtë pranisë së Zotit, përpara të gjithë bijve të Izraelit; dhe ata i panë dhe secili mori shufrën e vet.
<scripture passage="Num 17:10" parsed="|Num|17|10|0|0" osisRef="Bible:Num.17.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ktheja shufrën Aaronit përpara çadrës së dëshmisë, me qëllim që të ruhet si një shenjë qortimi për rebelët, me qëllim që të marrin fund murmuritjet e tyre kundër meje dhe ata të mos vdesin".
<scripture passage="Num 17:11" parsed="|Num|17|11|0|0" osisRef="Bible:Num.17.11" />
<sup>11</sup> Moisiu veproi ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.
<scripture passage="Num 17:12" parsed="|Num|17|12|0|0" osisRef="Bible:Num.17.12" />
<sup>12</sup> Bijtë e Izraelit i folën pastaj Moisiut, duke i thënë: "Ja, po vdesim, kemi marrë fund, të gjithë kemi marrë fund!
<scripture passage="Num 17:13" parsed="|Num|17|13|0|0" osisRef="Bible:Num.17.13" />
<sup>13</sup> Kushdo që i afrohet tabernakullit të Zotit, vdes; duhet të vdesim të gjithë?".
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 18" progress="13.94%" prev="Num.17" next="Num.19" id="Num.18">
<h3 id="Num.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Num.18-p1">
<scripture passage="Num 18:1" parsed="|Num|18|1|0|0" osisRef="Bible:Num.18.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Zoti i tha Aaronit: "Ti, bijtë e tu, dhe shtëpia e atit tënd bashkë me ty, do të mbani barrën e paudhësive të kryera kundër shenjtërores, dhe ti e bijtë e tu do të mbani barrën e paudhësive të kryera gjatë ushtrimit të priftërisë suaj.
<scripture passage="Num 18:2" parsed="|Num|18|2|0|0" osisRef="Bible:Num.18.2" />
<sup>2</sup> Do të afrosh gjithashtu vëllezërit e tu, fisin e Levit, fisin e atit tënd, me qëllim që të bashkohen me ty dhe të të shërbejnë, kur ti dhe bijtë e tu do të jeni para çadrës së dëshmisë.
<scripture passage="Num 18:3" parsed="|Num|18|3|0|0" osisRef="Bible:Num.18.3" />
<sup>3</sup> Ata do të të shërbejnë ty dhe do të kryejnë tërë detyrat e çadrës; por nuk do t'u afrohen orendive të shenjtërores dhe altarit, përndryshe do të vdisni së bashku, ti dhe ata.
<scripture passage="Num 18:4" parsed="|Num|18|4|0|0" osisRef="Bible:Num.18.4" />
<sup>4</sup> Ata do të bashkohen me ty dhe do të kryejnë të gjitha detyrat e çadrës së mbledhjes që lidhen me punën në çadër, por asnjë i huaj nuk do t'ju afrohet juve.
<scripture passage="Num 18:5" parsed="|Num|18|5|0|0" osisRef="Bible:Num.18.5" />
<sup>5</sup> Ju do të kryeni, pra, shërbimin e shenjtërores dhe të altarit, që të mos ketë më zemërim kundër bijve të Izraelit.
<scripture passage="Num 18:6" parsed="|Num|18|6|0|0" osisRef="Bible:Num.18.6" />
<sup>6</sup> Ja, unë vetë mora vëllezërit tuaj, Levitët, nga mesi i bijve të Izraelit; ata ju janë dhënë dhuratë nga Zoti për të kryer shërbimet e çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Num 18:7" parsed="|Num|18|7|0|0" osisRef="Bible:Num.18.7" />
<sup>7</sup> Por ti dhe bijtë e tu do të ushtroni priftërinë tuaj për të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me altarin dhe që ndodhen matanë velit; dhe do të kryeni shërbimin tuaj. Unë ju jap priftërinë tuaj si një  dhuratë për shërbimin, por i huaji që do të  afrohet do të vritet".
<scripture passage="Num 18:8" parsed="|Num|18|8|0|0" osisRef="Bible:Num.18.8" />
<sup>8</sup> Zoti i foli akoma Aaronit, duke i thënë: "Ja, unë të besoj kujdesin e ofertave të mia të larta, të të gjitha gjërave të shenjtëruara të bijve të Izraelit; t'i jap ty dhe bijve të tu si një statut të përjetshëm për shkak të vajosjes suaj.
<scripture passage="Num 18:9" parsed="|Num|18|9|0|0" osisRef="Bible:Num.18.9" />
<sup>9</sup> Kjo do të të takojë nga gjërat shumë të shenjta të pakonsumuara në zjarr: të gjitha ofertat e tyre, domethënë çdo blatim ushqimor, çdo flijim për mëkatin dhe çdo flijim për shkeljen e bërë që do të  më paraqesin, janë gjëra shumë të shenjta që  të përkasin ty dhe bijve të tu.
<scripture passage="Num 18:10" parsed="|Num|18|10|0|0" osisRef="Bible:Num.18.10" />
<sup>10</sup> Do t'i hash në vend shumë të shenjtë; do t'i hajë çdo mashkull; do të jenë për ty gjëra të shenjta.
<scripture passage="Num 18:11" parsed="|Num|18|11|0|0" osisRef="Bible:Num.18.11" />
<sup>11</sup> Do të të përkasin ty edhe këto: dhuratat që bijtë e Izraelit do të paraqesin për ngritje dhe të gjitha ofertat e tyre të tundura; unë t'i jap ty, bijve të tu dhe bijave të tua, si një statut i përjetshëm.  Kushdo që është i pastër në shtëpinë  tënde mund t'i hajë.
<scripture passage="Num 18:12" parsed="|Num|18|12|0|0" osisRef="Bible:Num.18.12" />
<sup>12</sup> Pjesa më e mirë e vajit, e mushtit dhe e grurit, prodhimet e para që i japin Zotit, unë t'i jap ty.
<scripture passage="Num 18:13" parsed="|Num|18|13|0|0" osisRef="Bible:Num.18.13" />
<sup>13</sup> Prodhimet e para të të gjitha gjërave që prodhon toka dhe që ata i paraqesin Zotit, do të jenë tuajat. Kushdo që është i pastër në shtëpinë tënde mund t'i hajë.
<scripture passage="Num 18:14" parsed="|Num|18|14|0|0" osisRef="Bible:Num.18.14" />
<sup>14</sup> Çdo gjë e shenjtëruar në Izrael do të jetë jotja.
<scripture passage="Num 18:15" parsed="|Num|18|15|0|0" osisRef="Bible:Num.18.15" />
<sup>15</sup> Çdo pjellje e parë e çdo mishi që ata do t'i ofrojnë Zotit, qoftë të njerëzve ashtu dhe të kafshëve, do të jetë jotja; por me siguri do të shpengosh të parëlindurin e njeriut dhe do të shpengosh pjelljen e parë të kafshëve të papastra.
<scripture passage="Num 18:16" parsed="|Num|18|16|0|0" osisRef="Bible:Num.18.16" />
<sup>16</sup> Dhe ata që duhet të shpengosh, do t'i shpengosh në moshën një muajsh, simbas vlerësimit tënd, për pesë sikla argjendi, simbas siklit të shenjtërores, që është njëzet gere.
<scripture passage="Num 18:17" parsed="|Num|18|17|0|0" osisRef="Bible:Num.18.17" />
<sup>17</sup> Por nuk do të shpengosh pjelljen e parë të lopës, të deles dhe të dhisë; janë gjëra të shenjta; do të spërkatësh gjakun e tyre mbi altarin dhe do të tymosësh dhjamin e tyre si flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.
<scripture passage="Num 18:18" parsed="|Num|18|18|0|0" osisRef="Bible:Num.18.18" />
<sup>18</sup> Mishi i tyre do të jetë yti; do të jetë yti si gjoksi i ofertës së tundur ashtu dhe kofsha e djathtë.
<scripture passage="Num 18:19" parsed="|Num|18|19|0|0" osisRef="Bible:Num.18.19" />
<sup>19</sup> Unë të jap ty, bijve dhe bijave të tua bashkë me ty, si statut të përjetshëm, të gjitha ofertat e larta të gjërave të shenjta që bijtë e Izraelit i paraqesin Zotit. Éshtë një besëlidhje e kripës dhe  e përjetshme përpara Zotit, për ty dhe për  pasardhësit e tu".
<scripture passage="Num 18:20" parsed="|Num|18|20|0|0" osisRef="Bible:Num.18.20" />
<sup>20</sup> Zoti i tha akoma Aaronit: "Ti nuk do të kesh asnjë trashëgimi në vendin e tyre dhe nuk do të kesh pjesë në mes tyre; unë jam pjesa jote dhe trashëgimia jote në mes të bijve të Izraelit.
<scripture passage="Num 18:21" parsed="|Num|18|21|0|0" osisRef="Bible:Num.18.21" />
<sup>21</sup> Ja, bijve të Levit unë u lë si trashëgim të gjitha të dhjetat në Izrael në këmbim të shërbimit që kryejnë, shërbimin e çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Num 18:22" parsed="|Num|18|22|0|0" osisRef="Bible:Num.18.22" />
<sup>22</sup> Dhe bijtë e Izraelit nuk do t'i afrohen më çadrës së mbledhjes, përndryshe do të ngarkoheshin me një mëkat dhe do të vdisnin.
<scripture passage="Num 18:23" parsed="|Num|18|23|0|0" osisRef="Bible:Num.18.23" />
<sup>23</sup> Shërbimin në çadrën e mbledhjes do ta bëjnë vetëm Levitët; dhe këta do të mbajnë barrën e paudhësive të tyre; do të jetë një statut i përjetshëm për gjithë brezat tuaj; dhe nuk do të kenë asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit;
<scripture passage="Num 18:24" parsed="|Num|18|24|0|0" osisRef="Bible:Num.18.24" />
<sup>24</sup> sepse unë u jap si trashëgimi Levitëve të dhjetat që bijtë e Izraelit do t'i paraqesin Zotit si një ofertë të lartë; prandaj u thashë atyre: "Nuk do të kenë asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit"".
<scripture passage="Num 18:25" parsed="|Num|18|25|0|0" osisRef="Bible:Num.18.25" />
<sup>25</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 18:26" parsed="|Num|18|26|0|0" osisRef="Bible:Num.18.26" />
<sup>26</sup> "Folu Levitëve dhe u thuaj atyre: Kur do të merrni nga bijtë e Izraelit të dhjetat që unë ju jap nga ana e tyre si trashëgiminë tuaj, do t'i bëni një ofertë të lartë Zotit, një të dhjetën e së dhjetës;
<scripture passage="Num 18:27" parsed="|Num|18|27|0|0" osisRef="Bible:Num.18.27" />
<sup>27</sup> dhe oferta juaj e lartë do t'ju llogaritet si gruri që vjen nga lëmi dhe si bollëku i mushtit të butit.
<scripture passage="Num 18:28" parsed="|Num|18|28|0|0" osisRef="Bible:Num.18.28" />
<sup>28</sup> Kështu edhe ju do t'i bëni një ofertë të lartë Zotit nga të gjitha të dhjetat që do të merrni nga bijtë e Izraelit, dhe nga ato do të jepni ofertën e lartë të Zotit priftit Aaron.
<scripture passage="Num 18:29" parsed="|Num|18|29|0|0" osisRef="Bible:Num.18.29" />
<sup>29</sup> Nga të gjitha gjërat që ju kanë dhuruar, do t'i ofroni ofertën e lartë Zotit, nga pjesa më e mirë, pjesën e shenjtëruar.
<scripture passage="Num 18:30" parsed="|Num|18|30|0|0" osisRef="Bible:Num.18.30" />
<sup>30</sup> Prandaj do t'u thuash atyre: "Kur të keni ofruar më të mirën, ajo që mbetet do t'u llogaritet Levitëve si prodhim i lëmit dhe si prodhim i mushtit të butit.
<scripture passage="Num 18:31" parsed="|Num|18|31|0|0" osisRef="Bible:Num.18.31" />
<sup>31</sup> Mund ta hani në çfarëdo vend, ju dhe familja juaj, sepse është shpërblimi juaj për shërbimin tuaj në çadrën e mbledhjes.
<scripture passage="Num 18:32" parsed="|Num|18|32|0|0" osisRef="Bible:Num.18.32" />
<sup>32</sup> Kështu nuk do të jeni fajtorë të asnjë mëkati, sepse keni ofruar gjërat më të mira; por nuk do të përdhosni gjërat e shenjta të bijve të Izraelit, përndryshe do të vdisni"".
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 19" progress="14.08%" prev="Num.18" next="Num.20" id="Num.19">
<h3 id="Num.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Num.19-p1">
<scripture passage="Num 19:1" parsed="|Num|19|1|0|0" osisRef="Bible:Num.19.1" />
<sup>1</sup> Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
<scripture passage="Num 19:2" parsed="|Num|19|2|0|0" osisRef="Bible:Num.19.2" />
<sup>2</sup> "Ky është statuti i ligjit që Zoti ka urdhëruar, duke thënë: "U thuaj bijve të Izraelit që të sjellin një mëshqerrë të kuqe, pa të meta dhe mbi të cilën nuk është vënë asnjë zgjedhë.
<scripture passage="Num 19:3" parsed="|Num|19|3|0|0" osisRef="Bible:Num.19.3" />
<sup>3</sup> Do t'ia jepni priftit Eleazar, që do ta çojë jashtë kampit dhe do ta therë në praninë tuaj.
<scripture passage="Num 19:4" parsed="|Num|19|4|0|0" osisRef="Bible:Num.19.4" />
<sup>4</sup> Prifti Eleazar do të marrë me gisht pak gjak të saj dhe do ta spërkasë shtatë herë përpara çadrës së mbledhjes;
<scripture passage="Num 19:5" parsed="|Num|19|5|0|0" osisRef="Bible:Num.19.5" />
<sup>5</sup> pastaj do t'i vihet zjarri mëshqerrës para syve të tij; lëkura e saj, mishi i saj, gjaku i saj dhe ndyrësirat e saj do të digjen.
<scripture passage="Num 19:6" parsed="|Num|19|6|0|0" osisRef="Bible:Num.19.6" />
<sup>6</sup> Pastaj prifti do të marrë dru kedri, hisopi dhe copë të kuqërremtë dhe do t'i hedhë në mes të zjarrit që po djeg mëshqerrën.
<scripture passage="Num 19:7" parsed="|Num|19|7|0|0" osisRef="Bible:Num.19.7" />
<sup>7</sup> Pastaj prifti do të lajë rrobat e tij dhe trupin me ujë dhe do të kthehet në kamp; prifti do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Num 19:8" parsed="|Num|19|8|0|0" osisRef="Bible:Num.19.8" />
<sup>8</sup> Edhe ai që ka djegur mëshqerrën do të lajë rrobat e tij dhe trupin me ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Num 19:9" parsed="|Num|19|9|0|0" osisRef="Bible:Num.19.9" />
<sup>9</sup> Një njeri i pastër do të mbledhë hirin e mëshqerrës dhe do ta depozitojë jashtë kampit në një vend të pastër, ku do të ruhet për asamblenë e bijve të Izraelit si një pastrim: shërben për t'u pastruar nga mëkati.
<scripture passage="Num 19:10" parsed="|Num|19|10|0|0" osisRef="Bible:Num.19.10" />
<sup>10</sup> Dhe ai që ka grumbulluar hirin e mëshqerrës, duhet të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Ky do të jetë një statut i përjetshëm për bijtë e Izraelit dhe për të huajin që banon midis tyre.
<scripture passage="Num 19:11" parsed="|Num|19|11|0|0" osisRef="Bible:Num.19.11" />
<sup>11</sup> Kush prek një trup të vdekur të çfarëdo personi do të jetë i papastër shtatë ditë.
<scripture passage="Num 19:12" parsed="|Num|19|12|0|0" osisRef="Bible:Num.19.12" />
<sup>12</sup> Ai do të pastrohet me atë ujë ditën e tretë dhe të shtatë, dhe do të jetë i pastër; por në rast se nuk pastrohet ditën e tretë dhe të shtatë, nuk do të jetë i pastër.
<scripture passage="Num 19:13" parsed="|Num|19|13|0|0" osisRef="Bible:Num.19.13" />
<sup>13</sup> Kushdo që prek trupin e një personi të vdekur dhe nuk pastrohet, ndot banesën e Zotit, ky person do të shfaroset nga gjiri i Izraelit. Me qenë se uji i pastrimit nuk u spërkat mbi të, ai është i papastër; papastërtia e tij është akoma mbi të.
<scripture passage="Num 19:14" parsed="|Num|19|14|0|0" osisRef="Bible:Num.19.14" />
<sup>14</sup> Ky është një ligj për atë që vdes në një çadër: kushdo që hyn në çadër dhe kushdo që është në çadër do të jenë të papastër për shtatë ditë.
<scripture passage="Num 19:15" parsed="|Num|19|15|0|0" osisRef="Bible:Num.19.15" />
<sup>15</sup> Dhe çdo enë e hapur, mbi të cilën nuk është vënë kapaku, do të jetë e papastër.
<scripture passage="Num 19:16" parsed="|Num|19|16|0|0" osisRef="Bible:Num.19.16" />
<sup>16</sup> Kushdo që në fushë prek një person të vrarë me shpatë ose që ka pësuar vdekje të natyrshme, ose prek një kockë njeriu ose një varr, do të jetë i papastër për shtatë ditë.
<scripture passage="Num 19:17" parsed="|Num|19|17|0|0" osisRef="Bible:Num.19.17" />
<sup>17</sup> Dhe për një person të papastër do të merret hiri i viktimës së djegur për ta pastruar nga mëkati dhe nga një enë do të derdhet mbi të ujë i rrjedhshëm;
<scripture passage="Num 19:18" parsed="|Num|19|18|0|0" osisRef="Bible:Num.19.18" />
<sup>18</sup> pastaj një njeri i pastër do të marrë hisop, do ta fusë në ujë dhe do të spërkatë çadrën, të gjitha veglat, tërë personat që ndodhen aty dhe atë që ka prekur një kockë, ose të vrarin ose të vdekurin nga vdekja e natyrshme ose varrin.
<scripture passage="Num 19:19" parsed="|Num|19|19|0|0" osisRef="Bible:Num.19.19" />
<sup>19</sup> Njeriu i pastër do të spërkatë të papastrin ditën e tretë dhe ditën e shtatë; ditën e shtatë njeriu i papastër do të pastrohet; do të lajë rrobat dhe veten e tij me ujë, dhe në mbrëmje do të jetë i pastër.
<scripture passage="Num 19:20" parsed="|Num|19|20|0|0" osisRef="Bible:Num.19.20" />
<sup>20</sup> Por ai që është i papastër dhe nuk pastrohet, do të shfaroset në mes të asamblesë, sepse ka ndotur shenjtëroren e Zotit; uji i pastrimit nuk është spërkatur mbi të; ai është i papastër.
<scripture passage="Num 19:21" parsed="|Num|19|21|0|0" osisRef="Bible:Num.19.21" />
<sup>21</sup> Ky do të jetë një statut i përjetshëm. Ai që spërkat ujin e pastrimit do të lajë rrobat e tij, dhe ai që prek ujin e pastrimit do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
<scripture passage="Num 19:22" parsed="|Num|19|22|0|0" osisRef="Bible:Num.19.22" />
<sup>22</sup> Çdo gjë që prek personi i papastër do të jetë e papastër; dhe personi që prek atë do të jetë i pastër deri në mbrëmje"".
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 20" progress="14.16%" prev="Num.19" next="Num.21" id="Num.20">
<h3 id="Num.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Num.20-p1">
<scripture passage="Num 20:1" parsed="|Num|20|1|0|0" osisRef="Bible:Num.20.1" />
<sup>1</sup> Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit arriti në shkretëtirën e Sinit në muajin e parë dhe populli qëndroi në Kadesh. Këtu vdiq dhe u varros Miriami.
<scripture passage="Num 20:2" parsed="|Num|20|2|0|0" osisRef="Bible:Num.20.2" />
<sup>2</sup> Por mungonte uji për asamblenë, prandaj u mblodhën kundër Moisiut dhe Aaronit.
<scripture passage="Num 20:3" parsed="|Num|20|3|0|0" osisRef="Bible:Num.20.3" />
<sup>3</sup> Kështu populli u grind me Moisiun dhe i foli, duke i thënë: "Të kishim vdekur kur vdiqën vëllezërit tanë para Zotit!
<scripture passage="Num 20:4" parsed="|Num|20|4|0|0" osisRef="Bible:Num.20.4" />
<sup>4</sup> Pse e çuat asamblenë e Zotit në këtë shkretëtirë që të vdesim, ne dhe bagëtia jonë?
<scripture passage="Num 20:5" parsed="|Num|20|5|0|0" osisRef="Bible:Num.20.5" />
<sup>5</sup> Dhe pse na bëtë të dalim nga Egjipti për të na sjellë në këtë vend të keq? Nuk është një vend që prodhon grurë, fiq, rrush ose shegë dhe mungon uji për të pirë".
<scripture passage="Num 20:6" parsed="|Num|20|6|0|0" osisRef="Bible:Num.20.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Moisiu dhe Aaroni u larguan nga asambleja për të vajtur në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe ranë përmbys me fytyrën për tokë; dhe lavdia e Zotit iu shfaq atyre.
<scripture passage="Num 20:7" parsed="|Num|20|7|0|0" osisRef="Bible:Num.20.7" />
<sup>7</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 20:8" parsed="|Num|20|8|0|0" osisRef="Bible:Num.20.8" />
<sup>8</sup> "Merr bastunin; ti dhe vëllai yt Aaron thirrni asamblenë dhe para syve të tyre i flisni shkëmbit, dhe ai do të japë ujin e tij; kështu do të nxjerrësh për ta ujë nga shkëmbi dhe do t'u japësh të pinë njerëzve dhe bagëtisë së tyre".
<scripture passage="Num 20:9" parsed="|Num|20|9|0|0" osisRef="Bible:Num.20.9" />
<sup>9</sup> Moisiu mori, pra, bastunin që ishte përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti.
<scripture passage="Num 20:10" parsed="|Num|20|10|0|0" osisRef="Bible:Num.20.10" />
<sup>10</sup> Kështu Moisiu dhe Aaroni thirrën asamblenë përpara shkëmbit dhe Moisiu u tha atyre: "Tani dëgjoni, o rebelë; a duhet të nxjerrim ujë për ju nga ky shkëmb?".
<scripture passage="Num 20:11" parsed="|Num|20|11|0|0" osisRef="Bible:Num.20.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Moisiu ngriti dorën, goditi shkëmbin me bastunin e tij dy herë dhe prej tij doli ujë me bollëk; kështu asambleja dhe bagëtia pinë ujë.
<scripture passage="Num 20:12" parsed="|Num|20|12|0|0" osisRef="Bible:Num.20.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Zoti u tha Moisiut dhe Aaronit: "Me qenë se nuk më besuat për të më mbuluar me lavdi para syve të bijve të Izraelit, ju nuk do ta futni këtë asamble në vendin që unë u dhashë atyre".
<scripture passage="Num 20:13" parsed="|Num|20|13|0|0" osisRef="Bible:Num.20.13" />
<sup>13</sup> Këto janë ujërat e Meribës ku bijtë e Izraelit u grindën me Zotin, dhe ky u tregua i Shenjtë në mes tyre.
<scripture passage="Num 20:14" parsed="|Num|20|14|0|0" osisRef="Bible:Num.20.14" />
<sup>14</sup> Pastaj Moisiu dërgoi lajmëtarë në Kadesh te mbreti i Edomit për t'i thënë: "Kështu thotë Izraeli, vëllai yt: Ti i njeh të gjitha fatkeqësitë që kemi pësuar,
<scripture passage="Num 20:15" parsed="|Num|20|15|0|0" osisRef="Bible:Num.20.15" />
<sup>15</sup> si zbritën etërit tanë në Egjipt dhe ne qëndruam një kohë të gjatë në atë vend, dhe Egjiptasit na keqtrajtuan ne dhe etërit tanë.
<scripture passage="Num 20:16" parsed="|Num|20|16|0|0" osisRef="Bible:Num.20.16" />
<sup>16</sup> Por, kur i thirrëm Zotit, ai e dëgjoi zërin tonë dhe dërgoi një Engjëll dhe na nxori nga Egjipti; dhe tani jemi në Kadesh, një qytet në afërsi të kufijve tuaj.
<scripture passage="Num 20:17" parsed="|Num|20|17|0|0" osisRef="Bible:Num.20.17" />
<sup>17</sup> Po na lejo të kalojmë nëpër vendin tënd; ne nuk do të shkelim as arat as vreshtat tuaja, nuk do të pijmë ujin e puseve; do të ndjekim rrugën mbretërore, pa u kthyer as djathtas as majtas, deri sa të kalojmë kufijtë e tu".
<scripture passage="Num 20:18" parsed="|Num|20|18|0|0" osisRef="Bible:Num.20.18" />
<sup>18</sup> Por Edomi iu përgjigj: "Ti nuk do të kalosh nëpër territorin tim, përndryshe do të të kundërvihem me shpatë".
<scripture passage="Num 20:19" parsed="|Num|20|19|0|0" osisRef="Bible:Num.20.19" />
<sup>19</sup> Bijtë e Izraelit i thanë: "Ne do të ngjitemi nga rruga kryesore; dhe në rast se ne dhe bagëtia jonë do të pimë nga uji yt, do të ta paguajmë; na lejo vetëm të kalojmë më këmbë dhe asgjë më tepër".
<scripture passage="Num 20:20" parsed="|Num|20|20|0|0" osisRef="Bible:Num.20.20" />
<sup>20</sup> Por ai u përgjigj: "Nuk do të kaloni!".
<scripture passage="Num 20:21" parsed="|Num|20|21|0|0" osisRef="Bible:Num.20.21" />
<sup>21</sup> &amp;lt;aaa part missing&amp;gt; Dhe Edomi refuzoi të lejojë kalimin e Izraelit nëpër territorin e tij; kështu Izraeli u largua prej tij.
<scripture passage="Num 20:22" parsed="|Num|20|22|0|0" osisRef="Bible:Num.20.22" />
<sup>22</sup> Atëherë bijtë e Izraelit, tërë asambleja u nisën nga Kadeshi dhe arritën në malin Hor.
<scripture passage="Num 20:23" parsed="|Num|20|23|0|0" osisRef="Bible:Num.20.23" />
<sup>23</sup> Dhe Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit në malin Hor, në kufijtë e vendit të Edomit, duke thënë:
<scripture passage="Num 20:24" parsed="|Num|20|24|0|0" osisRef="Bible:Num.20.24" />
<sup>24</sup> "Aaroni po bashkohet me popullin e tij, dhe nuk ka për të hyrë në vendin që u kam dhënë bijve të Izraelit, sepse keni ngritur krye kundër urdhrit tim në ujërat e Meribës.
<scripture passage="Num 20:25" parsed="|Num|20|25|0|0" osisRef="Bible:Num.20.25" />
<sup>25</sup> Merr Aaronin dhe Eleazarin, birin e tij, dhe çoji lart, në malin e Horit.
<scripture passage="Num 20:26" parsed="|Num|20|26|0|0" osisRef="Bible:Num.20.26" />
<sup>26</sup> Zhvishe Aaronin nga rrobat e tij dhe vishja të birit, Eleazarit; dhe aty Aaroni do të bashkohet me popullin e tij dhe do të vdesë".
<scripture passage="Num 20:27" parsed="|Num|20|27|0|0" osisRef="Bible:Num.20.27" />
<sup>27</sup> Moisiu bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti; dhe ata hipën mbi malin e Horit para syve të të gjithë asamblesë.
<scripture passage="Num 20:28" parsed="|Num|20|28|0|0" osisRef="Bible:Num.20.28" />
<sup>28</sup> Moisiu ia zhveshi rrobat Aaronit dhe ia veshi Eleazarit, birit të tij; dhe Aaroni vdiq aty, në majë të malit. Pastaj Moisiu dhe Eleazari zbritën nga mali.
<scripture passage="Num 20:29" parsed="|Num|20|29|0|0" osisRef="Bible:Num.20.29" />
<sup>29</sup> Kur tërë asambleja pa që Aaroni kishte vdekur, e tërë shtëpia e Izraelit e qau Aaronin për tridhjetë ditë.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 21" progress="14.25%" prev="Num.20" next="Num.22" id="Num.21">
<h3 id="Num.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Num.21-p1">
<scripture passage="Num 21:1" parsed="|Num|21|1|0|0" osisRef="Bible:Num.21.1" />
<sup>1</sup> Kur mbreti Kananeas i Aradit, që banonte në Negev, dëgjoi që Izraeli po vinte nga rruga e Atharimit, luftoi kundër Izraelit dhe zuri disa robër.
<scripture passage="Num 21:2" parsed="|Num|21|2|0|0" osisRef="Bible:Num.21.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Izraeli i lidhi një kusht Zotit dhe tha: "Në rast se ti ma shtie në dorë këtë popull, unë do të shkatërroj tërësisht qytetet e tyre".
<scripture passage="Num 21:3" parsed="|Num|21|3|0|0" osisRef="Bible:Num.21.3" />
<sup>3</sup> Zoti e dëgjoi zërin e Izraelit dhe ia shtiu në dorë Kananejtë; dhe ai i shkatërroi plotësisht ata bashkë me qytetet e tyre, dhe ky vend u quajt Hormah.
<scripture passage="Num 21:4" parsed="|Num|21|4|0|0" osisRef="Bible:Num.21.4" />
<sup>4</sup> Pastaj bijtë e Izraelit u nisën nga mali i Horit, dhe u drejtuan nga Deti i Kuq, për t'i ardhur qark vendit të Edomit; dhe populli u dëshpërua për shkak të rrugës.
<scripture passage="Num 21:5" parsed="|Num|21|5|0|0" osisRef="Bible:Num.21.5" />
<sup>5</sup> Populli, pra, foli kundër Perëndisë kundër Moisiut, duke thënë: "Pse na nxorët nga Egjipti që të vdesim në këtë shkretëtirë? Sepse këtu nuk ka as bukë as ujë, na vjen neveri për këtë ushqim të keq".
<scripture passage="Num 21:6" parsed="|Num|21|6|0|0" osisRef="Bible:Num.21.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Zoti dërgoi midis popullit gjarpërinj flakërues, të cilët kafshonin njerëzit, dhe shumë Izraelitë vdiqën.
<scripture passage="Num 21:7" parsed="|Num|21|7|0|0" osisRef="Bible:Num.21.7" />
<sup>7</sup> Dhe kështu populli shkoi te Moisiu dhe i tha: "Kemi mëkatuar, sepse kemi folur kundër Zotit dhe kundër teje; lutju Zotit që të largojë nga ne këta gjarpërinj" Dhe Moisiu u lut për popullin.
<scripture passage="Num 21:8" parsed="|Num|21|8|0|0" osisRef="Bible:Num.21.8" />
<sup>8</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Bëj një gjarpër flakërues dhe vëre mbi një shtizë; kështu çdo njeri që do të kafshohet prej tij dhe do ta shikojë, ka për të jetuar".
<scripture passage="Num 21:9" parsed="|Num|21|9|0|0" osisRef="Bible:Num.21.9" />
<sup>9</sup> Moisiu bëri atëherë një gjarpër prej bronzi dhe e vuri mbi një shtizë, dhe ndodhte që, kur një gjarpër kafshonte dikë, në rast se ky shikonte gjarprin prej bronzi, ai vazhdonte të jetonte.
<scripture passage="Num 21:10" parsed="|Num|21|10|0|0" osisRef="Bible:Num.21.10" />
<sup>10</sup> Pastaj bijtë e Izraelit u nisën dhe u vendosën në Oboth.
<scripture passage="Num 21:11" parsed="|Num|21|11|0|0" osisRef="Bible:Num.21.11" />
<sup>11</sup> Pasi u nisën nga Obothi, u strehuan në Ije-Abarim, në shkretëtirën përballë Moabit, nga ana ku lind dielli.
<scripture passage="Num 21:12" parsed="|Num|21|12|0|0" osisRef="Bible:Num.21.12" />
<sup>12</sup> U nisën që këtej dhe u vendosën në luginën e Zeredit.
<scripture passage="Num 21:13" parsed="|Num|21|13|0|0" osisRef="Bible:Num.21.13" />
<sup>13</sup> Pastaj u nisën që këtej dhe u vendosën në krahun tjetër të Arnonit, që rrjedh në shkretëtirë dhe vjen nga kufijtë e Amorejve; sepse Arnoni është kufiri i Moabit, midis Moabit dhe Amorejve.
<scripture passage="Num 21:14" parsed="|Num|21|14|0|0" osisRef="Bible:Num.21.14" />
<sup>14</sup> Për këtë në Librin e Luftrave të Zotit thuhet: "Vaheb në Sufah, luginat e Arnonit
<scripture passage="Num 21:15" parsed="|Num|21|15|0|0" osisRef="Bible:Num.21.15" />
<sup>15</sup> dhe tatëpjeta e luginave që shkon deri në banesat e Arit dhe që mbështetet në kufirin e Moabit".
<scripture passage="Num 21:16" parsed="|Num|21|16|0|0" osisRef="Bible:Num.21.16" />
<sup>16</sup> Dhe që këtej shkuan në Beer, që është pusi për të cilin Zoti i pat thënë Moisiut: "Mblidhe popullin dhe unë do t'i jap ujë".
<scripture passage="Num 21:17" parsed="|Num|21|17|0|0" osisRef="Bible:Num.21.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Izraeli këndoi këtë himn: "Buro o pus! I këndoni atij!
<scripture passage="Num 21:18" parsed="|Num|21|18|0|0" osisRef="Bible:Num.21.18" />
<sup>18</sup> Pusit, ujin e të cilit princët e kanë kërkuar dhe fisnikët e popullit e kanë gërmuar, duke u mbështetur në fjalën e ligjvënësve, me bastunët e tyre". Pastaj nga shkretëtira shkuan në Matanah;
<scripture passage="Num 21:19" parsed="|Num|21|19|0|0" osisRef="Bible:Num.21.19" />
<sup>19</sup> nga Matanahu në Nahaniel; dhe nga Nahanieli në Bamoth,
<scripture passage="Num 21:20" parsed="|Num|21|20|0|0" osisRef="Bible:Num.21.20" />
<sup>20</sup> dhe nga Bamothi në luginën që ndodhet në fushën e Moabit, në drejtim të lartësisë së Pisgahut që sundon shkretëtirën.
<scripture passage="Num 21:21" parsed="|Num|21|21|0|0" osisRef="Bible:Num.21.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Izraeli dërgoi lajmëtarë të tij te Sihoni, mbret i Amorejve, për t'i thënë:
<scripture passage="Num 21:22" parsed="|Num|21|22|0|0" osisRef="Bible:Num.21.22" />
<sup>22</sup> "Na lejoni të kalojmë nëpër vendin tënd; ne nuk do të hyjmë nëpër arat ose nëpër vreshtat, nuk do pimë ujin e puseve; do të ndjekim rrugën Mbretërore deri sa t'i kalojmë kufijtë e tu".
<scripture passage="Num 21:23" parsed="|Num|21|23|0|0" osisRef="Bible:Num.21.23" />
<sup>23</sup> Por Sihoni nuk e lejoi Izraelin të kalonte nëpër territorin e tij; për më tepër Sihoni mblodhi njerëzit e tij dhe doli kundër Izraelit në shkretëtirë; arriti në Jahats dhe luftoi kundër Izraelit.
<scripture passage="Num 21:24" parsed="|Num|21|24|0|0" osisRef="Bible:Num.21.24" />
<sup>24</sup> Izraeli e mundi, duke e kaluar në majën e shpatës, dhe pushtoi vendin e tij nga Arnoni deri në Jakob, deri në kufijtë e bijve të Amonit, sepse kufiri i bijve të Amonit ishte i fortë.
<scripture passage="Num 21:25" parsed="|Num|21|25|0|0" osisRef="Bible:Num.21.25" />
<sup>25</sup> Kështu Izraeli pushtoi tërë ato qytete dhe banoi në të gjitha qytetet e Amorejve, në Heshbon dhe në të gjitha qytetet e territorit të tyre,
<scripture passage="Num 21:26" parsed="|Num|21|26|0|0" osisRef="Bible:Num.21.26" />
<sup>26</sup> sepse Heshboni ishte qyteti i Sihonit, mbretit të Amorejve, i cili i kishte bërë luftë mbretit të mëparshëm të Moabit dhe i kishte hequr nga dora tërë vendin e tij deri në Arnon.
<scripture passage="Num 21:27" parsed="|Num|21|27|0|0" osisRef="Bible:Num.21.27" />
<sup>27</sup> Prandaj poetët thonë: "Ejani në Heshbon! Qyteti i Sihonit duhet të rindërtohet dhe të fortifikohet!
<scripture passage="Num 21:28" parsed="|Num|21|28|0|0" osisRef="Bible:Num.21.28" />
<sup>28</sup> Sepse një zjarr ka dalë nga Heshboni, një flakë nga qyteti i Sihonit; kjo ka përpirë Arin e Moabit, zotërit e lartësive të Arnonit.
<scripture passage="Num 21:29" parsed="|Num|21|29|0|0" osisRef="Bible:Num.21.29" />
<sup>29</sup> Mjerë ti, o Moab! Je i humbur, o popull i Kemoshit! Bijtë e tij kanë marrë arratinë dhe bijat e tij i janë dhënë si skllave Sihonit, mbretit të Amorejve.
<scripture passage="Num 21:30" parsed="|Num|21|30|0|0" osisRef="Bible:Num.21.30" />
<sup>30</sup> Por ne i qëlluam me shigjeta; Heshboni është shkatërruar deri në Dibon. Kemi shkretuar gjithshka deri në Nofah, që ndodhet pranë Medebas".
<scripture passage="Num 21:31" parsed="|Num|21|31|0|0" osisRef="Bible:Num.21.31" />
<sup>31</sup> Kështu Izraeli u vendos në vendin e Amorejve.
<scripture passage="Num 21:32" parsed="|Num|21|32|0|0" osisRef="Bible:Num.21.32" />
<sup>32</sup> Pastaj Moisiu dërgoi njerëz për të vëzhguar Jaazerin, dhe kështu Izraelitët pushtuan qytetet e territorit të tij dhe përzunë Amorejtë që ndodheshin aty.
<scripture passage="Num 21:33" parsed="|Num|21|33|0|0" osisRef="Bible:Num.21.33" />
<sup>33</sup> Pastaj ndryshuan drejtim dhe u ngjitën në rrugën e Bashanit; dhe Ogu, mbreti i Bashanit, doli kundër tyre me gjithë njerëzit e tij për t'u ndeshur në Edrej.
<scripture passage="Num 21:34" parsed="|Num|21|34|0|0" osisRef="Bible:Num.21.34" />
<sup>34</sup> Por Zoti i tha Moisiut: "Mos ki frikë nga ai, sepse unë e lë në duart e tua me gjithë njerëzit e tij dhe vendin e tij; trajtoje ashtu siç ke trajtuar Sihonin, mbretin e Amorejve që banonte në Heshbon.
<scripture passage="Num 21:35" parsed="|Num|21|35|0|0" osisRef="Bible:Num.21.35" />
<sup>35</sup> Kështu Izraelitët e mundën atë, bijtë e tij dhe tërë popullin e tij, deri sa nuk mbeti asnjë i gjallë, dhe pushtuan vendin e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 22" progress="14.37%" prev="Num.21" next="Num.23" id="Num.22">
<h3 id="Num.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Num.22-p1">
<scripture passage="Num 22:1" parsed="|Num|22|1|0|0" osisRef="Bible:Num.22.1" />
<sup>1</sup> Pastaj bijtë e Izraelit u nisën dhe ngritën kampin e tyre në fushat e Moabit, matanë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos.
<scripture passage="Num 22:2" parsed="|Num|22|2|0|0" osisRef="Bible:Num.22.2" />
<sup>2</sup> Por Balaku, bir i Tsiporit, pa të gjitha ato që Izraeli u kishte bërë Amorejve;
<scripture passage="Num 22:3" parsed="|Num|22|3|0|0" osisRef="Bible:Num.22.3" />
<sup>3</sup> dhe Moabi pati një frikë të madhe nga ky popull, që ishte kaq i madh; Moabin e zuri një frikë e madhe për shkak të bijve të Izraelit.
<scripture passage="Num 22:4" parsed="|Num|22|4|0|0" osisRef="Bible:Num.22.4" />
<sup>4</sup> Kështu Moabi u tha pleqve të Madianit: "Tani kjo turmë do të gllabërojë gjithçka që kemi rreth nesh, ashtu si kau përlan barin e fushave". Balaku, bir i Tsiporit, ishte në atë kohë mbreti i Moabit.
<scripture passage="Num 22:5" parsed="|Num|22|5|0|0" osisRef="Bible:Num.22.5" />
<sup>5</sup> Ai i dërgoi lajmëtarë Balaamit, birit të Beorit, në Pethori që është pranë Lumit, në vendin e bijve të popullit të tij, për ta thirrur dhe për t'i thënë: "Ja, një popull ka dalë nga Egjipti; ai mbulon  faqen e dheut dhe është vendosur përballë  meje.
<scripture passage="Num 22:6" parsed="|Num|22|6|0|0" osisRef="Bible:Num.22.6" />
<sup>6</sup> Eja, pra, të lutem, dhe mallkoje për mua këtë popull, sepse është tepër i fuqishëm për mua; ndofta do t'ia dal ta mund dhe ta dëboj nga vendi im; sepse unë e di mirë që ai që ti bekon është i bekuar dhe ai që ti mallkon është i mallkuar".
<scripture passage="Num 22:7" parsed="|Num|22|7|0|0" osisRef="Bible:Num.22.7" />
<sup>7</sup> Atëherë pleqtë e Moabit dhe pleqtë e Madianit u nisën duke mbajtur në dorë shpërblimin e shortarit dhe, kur arritën te Balaami, i treguan fjalët e Balakut.
<scripture passage="Num 22:8" parsed="|Num|22|8|0|0" osisRef="Bible:Num.22.8" />
<sup>8</sup> Por Balaami u tha atyre: "Kalojeni natën këtu dhe do t'ju njoftoj përgjigjen që Zoti do të më japë". Kështu princët e Moabit mbetën me Balaamin.
<scripture passage="Num 22:9" parsed="|Num|22|9|0|0" osisRef="Bible:Num.22.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Perëndia i shkoi Balaamit dhe i tha: "Ç'janë këta njerëz që janë me ty?".
<scripture passage="Num 22:10" parsed="|Num|22|10|0|0" osisRef="Bible:Num.22.10" />
<sup>10</sup> Dhe Balaami iu përgjegj Perëndisë: "Balaku, bir i Tsiporit, mbret i Moabit, më ka çuar fjalë:
<scripture passage="Num 22:11" parsed="|Num|22|11|0|0" osisRef="Bible:Num.22.11" />
<sup>11</sup> "Ja, populli që ka dalë nga Egjipti mbulon faqen e dheut; prandaj eja dhe mallkoje për mua; ndofta do t'ia dal ta mund dhe ta dëboj"".
<scripture passage="Num 22:12" parsed="|Num|22|12|0|0" osisRef="Bible:Num.22.12" />
<sup>12</sup> Dhe Perëndia i tha Balaamit: "Ti nuk do të shkosh me ta, nuk do ta mallkosh atë popull, se është një popull i bekuar".
<scripture passage="Num 22:13" parsed="|Num|22|13|0|0" osisRef="Bible:Num.22.13" />
<sup>13</sup> Kështu Balaami u ngrit në mëngjes dhe u tha princërve të Balakut: "Kthehuni në vendin tuaj, sepse Zoti nuk më dha leje të vij me ju".
<scripture passage="Num 22:14" parsed="|Num|22|14|0|0" osisRef="Bible:Num.22.14" />
<sup>14</sup> Pas kësaj princët e Moabit u ngritën, u kthyen te Balaku dhe thanë: "Balaami nuk pranoi të vijë me ne".
<scripture passage="Num 22:15" parsed="|Num|22|15|0|0" osisRef="Bible:Num.22.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Balaku dërgoi përsëri disa princa, në një numër më të madh dhe më të rëndësishëm në krahasim me të parët.
<scripture passage="Num 22:16" parsed="|Num|22|16|0|0" osisRef="Bible:Num.22.16" />
<sup>16</sup> Ata erdhën te Balaami dhe i thanë: "Kështu thotë Balaku, bir i Tsiporit: "Asgjë nuk duhet të të ndalë të vish tek unë,
<scripture passage="Num 22:17" parsed="|Num|22|17|0|0" osisRef="Bible:Num.22.17" />
<sup>17</sup> sepse unë do të të mbush me nderime dhe do të bëj të gjitha ato që do të më thuash ti; eja, pra, të lutem, dhe mallkoje këtë popull për mua"".
<scripture passage="Num 22:18" parsed="|Num|22|18|0|0" osisRef="Bible:Num.22.18" />
<sup>18</sup> Por Balaami u përgjegj dhe u tha shërbëtorëve të Balakut: "Edhe sikur Balaku të më jepte shtëpinë e tij të mbushur me argjend dhe me ar, nuk mund të shkel urdhrin e Zotit, Perëndisë tim, për të kryer veprime të vogla apo të mëdha.
<scripture passage="Num 22:19" parsed="|Num|22|19|0|0" osisRef="Bible:Num.22.19" />
<sup>19</sup> Prandaj, ju lutem, rrini këtu këtë natë, në mënyrë që të mësoj çfarë do të më thotë tjetër Zoti".
<scripture passage="Num 22:20" parsed="|Num|22|20|0|0" osisRef="Bible:Num.22.20" />
<sup>20</sup> Dhe Perëndia i shkoi atë natë Balaamit dhe i tha: "Në rast se këta njerëz kanë ardhur të të thërresin, çohu dhe shko me ta; por do të bësh vetëm ato gjëra që unë do të të them".
<scripture passage="Num 22:21" parsed="|Num|22|21|0|0" osisRef="Bible:Num.22.21" />
<sup>21</sup> Kështu Balaami u çua në mëngjes, shaloi gomaricën e tij dhe shkoi bashkë me princat e Moabit.
<scripture passage="Num 22:22" parsed="|Num|22|22|0|0" osisRef="Bible:Num.22.22" />
<sup>22</sup> Por zemërimi i Perëndisë u ndez sepse ai ishte nisur; dhe Engjëlli i Zotit i doli rrugës si armik kundër tij. Ai i kishte hipur gomaricës së tij dhe kishte me vete dy shërbëtorë.
<scripture passage="Num 22:23" parsed="|Num|22|23|0|0" osisRef="Bible:Num.22.23" />
<sup>23</sup> Gomarica pa Engjëllin e Zotit që rrinte në rrugë me shpatën e tij të zhveshur në dorë, doli nga rruga dhe hyri nëpër ara. Atëherë Balaami e rrahu gomaricën për ta kthyer përsëri në rrugë.
<scripture passage="Num 22:24" parsed="|Num|22|24|0|0" osisRef="Bible:Num.22.24" />
<sup>24</sup> Por Engjëlli i Zotit u ndal në një shteg të ngushtë midis vreshtave, ku kishte një mur nga një anë dhe një mur nga ana tjetër.
<scripture passage="Num 22:25" parsed="|Num|22|25|0|0" osisRef="Bible:Num.22.25" />
<sup>25</sup> Kur gomarica pa Engjëllin e Zotit, u shtrëngua pas murit dhe e shtypi këmbën e Balaamit pas murit; kështu Balaami e rrahu përsëri.
<scripture passage="Num 22:26" parsed="|Num|22|26|0|0" osisRef="Bible:Num.22.26" />
<sup>26</sup> Atëherë Engjëlli i Zotit shkoi tutje dhe u ndal në një vend të ngushtë, ku nuk mund të lëvizje as djathtas as majtas.
<scripture passage="Num 22:27" parsed="|Num|22|27|0|0" osisRef="Bible:Num.22.27" />
<sup>27</sup> Gomarica pa Engjëllin e Zotit dhe u shtri nën Balaamin; zemërimi i Balaamit u shtua dhe ai rrahu gomaricën me bastunin e tij.
<scripture passage="Num 22:28" parsed="|Num|22|28|0|0" osisRef="Bible:Num.22.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Zoti ia çeli gojën gomaricës që i tha Balaamit: "Çfarë të kam bërë që më rreh në këtë mënyrë tri herë me radhë?".
<scripture passage="Num 22:29" parsed="|Num|22|29|0|0" osisRef="Bible:Num.22.29" />
<sup>29</sup> Dhe Balaami iu përgjegj gomaricës: "Pse je tallur me mua; sikur të kisha një shpatë në dorë, tani do të të vrisja".
<scripture passage="Num 22:30" parsed="|Num|22|30|0|0" osisRef="Bible:Num.22.30" />
<sup>30</sup> Gomarica i tha Balaamit: "A nuk jam vallë gomarica me të cilën ke udhëtuar gjithnjë deri më sot? Mos vallë jam mësuar të sillem kështu me ty?". Ai u përgjegj: "Jo".
<scripture passage="Num 22:31" parsed="|Num|22|31|0|0" osisRef="Bible:Num.22.31" />
<sup>31</sup> Atëherë Zoti ia hapi sytë Balaamit dhe ai pa Engjëllin e Zotit që rrinte në rrugë me shpatën e tij të zhveshur në dorë. Dhe Balaami u përkul dhe ra përmbys me fytyrën për tokë.
<scripture passage="Num 22:32" parsed="|Num|22|32|0|0" osisRef="Bible:Num.22.32" />
<sup>32</sup> Engjëlli i Zotit i tha: "Pse e rrahe plot tri herë gomaricën tënde? Ja, unë kam dalë si armiku yt, sepse rruga që ndjek ti nuk pajtohet me vullnetin tim;
<scripture passage="Num 22:33" parsed="|Num|22|33|0|0" osisRef="Bible:Num.22.33" />
<sup>33</sup> gomarica më pa dhe më ka evituar plot tri herë; në rast se nuk do të më kishte evituar, me siguri do të të kisha vrarë duke e lënë atë të gjallë".
<scripture passage="Num 22:34" parsed="|Num|22|34|0|0" osisRef="Bible:Num.22.34" />
<sup>34</sup> Atëherë Balaami i tha Engjëllit të Zotit: "Unë kam bërë mëkat, sepse nuk e dija që ti rrije në rrugë kundër meje; prandaj tani, në se ajo që po bëj nuk të pëlqen, atëherë unë do të kthehem prapa".
<scripture passage="Num 22:35" parsed="|Num|22|35|0|0" osisRef="Bible:Num.22.35" />
<sup>35</sup> Por Engjëlli i Zotit i tha Balaamit: "Shko, pra, me këta njerëz; por do të thuash vetëm ato gjëra që do të të them unë". Kështu Balaami shkoi me princat e Balakut.
<scripture passage="Num 22:36" parsed="|Num|22|36|0|0" osisRef="Bible:Num.22.36" />
<sup>36</sup> Kur Balaku dëgjoi që Balaami po vinte, shkoi ta takojë në qytetin e Moabit që ndodhet në kufirin e shënuar nga Arnoni, në skajin e fundit të territorit të tij.
<scripture passage="Num 22:37" parsed="|Num|22|37|0|0" osisRef="Bible:Num.22.37" />
<sup>37</sup> Kështu Balaku i tha Balaamit: "A nuk të kisha dërguar të të thërrisja me urgjencë? Pse nuk erdhe tek unë? A nuk jam vallë në gjendje të të nderoj?".
<scripture passage="Num 22:38" parsed="|Num|22|38|0|0" osisRef="Bible:Num.22.38" />
<sup>38</sup> Balaami iu përgjegj Balakut: "Ja, erdha te ti; por tani a mund të them diçka? Fjalën që Perëndia do të më vërë në gojën time, atë do të them unë".
<scripture passage="Num 22:39" parsed="|Num|22|39|0|0" osisRef="Bible:Num.22.39" />
<sup>39</sup> Balaami shkoi bashkë me Balakun dhe arritën në Kirjath-Hutsoth.
<scripture passage="Num 22:40" parsed="|Num|22|40|0|0" osisRef="Bible:Num.22.40" />
<sup>40</sup> Pastaj Balaku flijoi qe dhe dele dhe u dërgoi disa prej tyre Balaamit dhe prijësve që ishin me të.
<scripture passage="Num 22:41" parsed="|Num|22|41|0|0" osisRef="Bible:Num.22.41" />
<sup>41</sup> Në mëngjes Balaku mori Balaamin dhe u ngjit në Bamoth Baal, dhe këtej ai pa pjesën skajore të popullit.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 23" progress="14.52%" prev="Num.22" next="Num.24" id="Num.23">
<h3 id="Num.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="Num.23-p1">
<scripture passage="Num 23:1" parsed="|Num|23|1|0|0" osisRef="Bible:Num.23.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Balaami i tha Balakut: "Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema dhe shtatë desh".
<scripture passage="Num 23:2" parsed="|Num|23|2|0|0" osisRef="Bible:Num.23.2" />
<sup>2</sup> Balaku bëri ashtu siç i kishte thënë Balaami, pastaj Balaku dhe Balaami ofruan një dem të vogël dhe një dash mbi secilin altar.
<scripture passage="Num 23:3" parsed="|Num|23|3|0|0" osisRef="Bible:Num.23.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Balaami i tha Balakut: "Qëndro pranë olokaustit tënd dhe unë do të shkoj; ndofta Zoti do të vijë të takohet me mua; dhe atë që ka për të më treguar do të ta njoftoj". Kështu ai shkoi në një bregore të zhveshur.
<scripture passage="Num 23:4" parsed="|Num|23|4|0|0" osisRef="Bible:Num.23.4" />
<sup>4</sup> Dhe Perëndia i doli përpara Balaamit, dhe Balaami i tha: "Unë kam përgatitur shtatë altarë dhe kam ofruar nga një dem të vogël dhe nga një dash për çdo altar".
<scripture passage="Num 23:5" parsed="|Num|23|5|0|0" osisRef="Bible:Num.23.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Zoti i vuri një mesazh në gojë Balaamit dhe i tha: "Kthehu te Balaku dhe foli kështu".
<scripture passage="Num 23:6" parsed="|Num|23|6|0|0" osisRef="Bible:Num.23.6" />
<sup>6</sup> U kthye tek ai, dhe ja, ai qëndronte pranë olokaustit, ai dhe të gjithë prijësit e Moabit.
<scripture passage="Num 23:7" parsed="|Num|23|7|0|0" osisRef="Bible:Num.23.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Balaku, mbret i Moabit, më ka sjellë nga Arami, nga malet e Lindjes: "Eja, mallko për mua Jakobin, eja dhe padit Izraelin!".
<scripture passage="Num 23:8" parsed="|Num|23|8|0|0" osisRef="Bible:Num.23.8" />
<sup>8</sup> Si mund të mallkoj atë që Zoti nuk e ka mallkuar? Si mund të padis atë që Zoti nuk e ka paditur?
<scripture passage="Num 23:9" parsed="|Num|23|9|0|0" osisRef="Bible:Num.23.9" />
<sup>9</sup> Unë e shoh nga maja e shkëmbinjve dhe e sodis nga lartësitë; ja, është një popull që qëndron vetëm dhe nuk është përfshirë në gjirin e kombeve.
<scripture passage="Num 23:10" parsed="|Num|23|10|0|0" osisRef="Bible:Num.23.10" />
<sup>10</sup> Kush mund të llogarisë pluhurin e Jakobit apo të numërojë çerekun e Izraelit? Vdeksha unë si njerëzit e drejtë dhe qoftë fundi im i njëllojtë me atë të tyren!".
<scripture passage="Num 23:11" parsed="|Num|23|11|0|0" osisRef="Bible:Num.23.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Balaku i tha Balaamit: "Ç'më bëre? Të mora që të mallkosh armiqtë e mi, kurse ti i bekove me të madhe".
<scripture passage="Num 23:12" parsed="|Num|23|12|0|0" osisRef="Bible:Num.23.12" />
<sup>12</sup> Por ai u përgjigj dhe tha: "A nuk duhet të kujdesem unë të them me të shpejtë atë që Zoti më vë në gojë?".
<scripture passage="Num 23:13" parsed="|Num|23|13|0|0" osisRef="Bible:Num.23.13" />
<sup>13</sup> Pastaj Balaku i tha: "Eja, pra, me mua në një vend tjetër, prej ku mund ta shikosh, megjithëse ke për të parë vetëm skajin e tij dhe nuk e ke për ta parë të tërë, dhe që andej do ta mallkosh për mua".
<scripture passage="Num 23:14" parsed="|Num|23|14|0|0" osisRef="Bible:Num.23.14" />
<sup>14</sup> Kështu e çoi në kampin e Tsofimit, në majë të Pisgahut; aty ndërtoi shtatë altarë dhe ofroi një dem të vogël dhe një dash mbi çdo altar.
<scripture passage="Num 23:15" parsed="|Num|23|15|0|0" osisRef="Bible:Num.23.15" />
<sup>15</sup> Balaami i tha pastaj Balakut: "Qëndro këtu pranë olokaustit tënd dhe unë do të shkoj të takohem me Zotin atje lart".
<scripture passage="Num 23:16" parsed="|Num|23|16|0|0" osisRef="Bible:Num.23.16" />
<sup>16</sup> Dhe Zoti i doli përpara Balaamit, i vuri një mesazh në gojë dhe i tha: "Kthehu te Balaku dhe foli kështu".
<scripture passage="Num 23:17" parsed="|Num|23|17|0|0" osisRef="Bible:Num.23.17" />
<sup>17</sup> Kështu u kthye tek ai, dhe ja, që ai rrinte pranë olokaustit të tij me prijësit e Moabit. Balaku i tha: "Çfarë ka thënë Zoti?".
<scripture passage="Num 23:18" parsed="|Num|23|18|0|0" osisRef="Bible:Num.23.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Çohu, Balak, dhe dëgjo! Rri veshngrehur, bir i Tsiporit!
<scripture passage="Num 23:19" parsed="|Num|23|19|0|0" osisRef="Bible:Num.23.19" />
<sup>19</sup> Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?
<scripture passage="Num 23:20" parsed="|Num|23|20|0|0" osisRef="Bible:Num.23.20" />
<sup>20</sup> Ja, unë mora urdhrin që të bekoj; po, ai ka bekuar dhe unë nuk do ta heq bekimin e tij.
<scripture passage="Num 23:21" parsed="|Num|23|21|0|0" osisRef="Bible:Num.23.21" />
<sup>21</sup> Ai nuk ka vërejtur paudhësi te Jakobi dhe nuk ka parë përdhosje tek Izraeli. Zoti, Perëndia i tij, është me të, dhe klithma e një mbreti është midis tyre.
<scripture passage="Num 23:22" parsed="|Num|23|22|0|0" osisRef="Bible:Num.23.22" />
<sup>22</sup> Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit.
<scripture passage="Num 23:23" parsed="|Num|23|23|0|0" osisRef="Bible:Num.23.23" />
<sup>23</sup> Nuk ka magji kundër Jakobit, nuk ka shortari kundër Izraelit. Tani duhet të themi ç'ka bërë Perëndia me Jakobin dhe Izraelin.
<scripture passage="Num 23:24" parsed="|Num|23|24|0|0" osisRef="Bible:Num.23.24" />
<sup>24</sup> Ja, një popull do të ngrihet si një luaneshë dhe si një luan; dhe nuk do të mblidhet para se të ketë gëlltitur prenë dhe të ketë pirë gjakun e atyre që ka vrarë".
<scripture passage="Num 23:25" parsed="|Num|23|25|0|0" osisRef="Bible:Num.23.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Balaku i tha Balaamit: "Mos e mallko aspak, por as mos e beko".
<scripture passage="Num 23:26" parsed="|Num|23|26|0|0" osisRef="Bible:Num.23.26" />
<sup>26</sup> Por Balaami iu përgjigj dhe i tha Balakut: "A nuk të kam thënë vallë që unë do të bëj tërë ato që do të thoshte Zoti?".
<scripture passage="Num 23:27" parsed="|Num|23|27|0|0" osisRef="Bible:Num.23.27" />
<sup>27</sup> Pastaj Balaku i tha Balaamit: "Eja me mua, unë do të të çoj në një vend tjetër; ndofta do t'i pëlqejë Perëndisë që ti ta mallkosh për mua që andej".
<scripture passage="Num 23:28" parsed="|Num|23|28|0|0" osisRef="Bible:Num.23.28" />
<sup>28</sup> Kështu Balaku e çoi Balaamin në majë të Peorit, që sundon shkretëtirën.
<scripture passage="Num 23:29" parsed="|Num|23|29|0|0" osisRef="Bible:Num.23.29" />
<sup>29</sup> Dhe Balaami i tha Balakut: "Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema të vegjël dhe shtatë desh".
<scripture passage="Num 23:30" parsed="|Num|23|30|0|0" osisRef="Bible:Num.23.30" />
<sup>30</sup> Dhe Balaku bëri ashtu siç i kishte thënë Balaami, dhe ofroi një dem të vogël dhe një dash mbi çdo altar.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 24" progress="14.61%" prev="Num.23" next="Num.25" id="Num.24">
<h3 id="Num.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="Num.24-p1">
<scripture passage="Num 24:1" parsed="|Num|24|1|0|0" osisRef="Bible:Num.24.1" />
<sup>1</sup> Kur Balaami u bind se në sytë e Zotit ishte një gjë e mirë të bekoje Izraelin, nuk përdori si herët e tjera magjinë, por ktheu fytyrën nga shkretëtira.
<scripture passage="Num 24:2" parsed="|Num|24|2|0|0" osisRef="Bible:Num.24.2" />
<sup>2</sup> Dhe, me sytë e ngritur, Balaami pa Izraelin që kishte fushuar sipas fiseve, dhe Fryma e Perëndisë e mbuloi atë.
<scripture passage="Num 24:3" parsed="|Num|24|3|0|0" osisRef="Bible:Num.24.3" />
<sup>3</sup> Atëherë shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Kështu thotë Balaami, bir i Beorit, kështu thotë njeriu, sytë e të cilit janë hapur,
<scripture passage="Num 24:4" parsed="|Num|24|4|0|0" osisRef="Bible:Num.24.4" />
<sup>4</sup> kështu thotë ai që dëgjon fjalët e Perëndisë, ai që kundron vizionin e të Plotfuqishmit, ai që rrëzohet, por syçelë:
<scripture passage="Num 24:5" parsed="|Num|24|5|0|0" osisRef="Bible:Num.24.5" />
<sup>5</sup> "Sa të bukura janë çadrat e tua, o Jakob, banesat e tua o Izrael!
<scripture passage="Num 24:6" parsed="|Num|24|6|0|0" osisRef="Bible:Num.24.6" />
<sup>6</sup> Ato shtrihen si lugina, si kopshte gjatë një lumi, si aloe që Zoti ka mbjellë, si kedra pranë ujërave.
<scripture passage="Num 24:7" parsed="|Num|24|7|0|0" osisRef="Bible:Num.24.7" />
<sup>7</sup> Do të derdhë ujë nga kovat e tij, pasardhësit e tij do të banojnë pranë ujërave të shumta, mbreti i tij do të ngrihet më lart se Agagu dhe mbretëria e tij do të lartësohet.
<scripture passage="Num 24:8" parsed="|Num|24|8|0|0" osisRef="Bible:Num.24.8" />
<sup>8</sup> Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit. Ai do të gëlltisë kombet armike për të, do të coptojë kockat e tyre dhe do t'i shpojë tej për tej me shigjetat e tij.
<scripture passage="Num 24:9" parsed="|Num|24|9|0|0" osisRef="Bible:Num.24.9" />
<sup>9</sup> Ai përkulet, mblidhet kruspull si një luan dhe si një luaneshë; kush do të guxojë ta çojë? Qoftë i bekuar ai që të bekon dhe qoftë i mallkuar ai që të mallkon!"".
<scripture passage="Num 24:10" parsed="|Num|24|10|0|0" osisRef="Bible:Num.24.10" />
<sup>10</sup> Atëherë zemërimi i Balakut u ndez kundër Balaamit; kështu ai rrahu duart dhe Balaku i tha Balaamit: "Unë të thirra për të mallkuar armiqtë e mi, kurse ti i bekove tri herë me radhë.
<scripture passage="Num 24:11" parsed="|Num|24|11|0|0" osisRef="Bible:Num.24.11" />
<sup>11</sup> Tani ik në shtëpinë tënde! Kisha thënë se do të të mbushja me nderime; por ja, Zoti nuk ka lejuar t'i marrësh".
<scripture passage="Num 24:12" parsed="|Num|24|12|0|0" osisRef="Bible:Num.24.12" />
<sup>12</sup> Balaami iu përgjigj kështu Balakut: "A nuk u kisha folur lajmëtarëve që më kishe dërguar, duke u thënë:
<scripture passage="Num 24:13" parsed="|Num|24|13|0|0" osisRef="Bible:Num.24.13" />
<sup>13</sup> "Edhe sikur Balaku të më jepte shtëpinë e tij plot me argjend dhe me ar, nuk mund të shkel urdhrat e Zotit për të bërë të mirë ose të keq me nismën time, por duhet të them atë që Zoti do të thotë"?.
<scripture passage="Num 24:14" parsed="|Num|24|14|0|0" osisRef="Bible:Num.24.14" />
<sup>14</sup> Dhe ja, tani do të kthehem te populli im; eja, unë do të njoftoj atë që ky popull do t'i bëjë popullit tënd në ditët e fundit".
<scripture passage="Num 24:15" parsed="|Num|24|15|0|0" osisRef="Bible:Num.24.15" />
<sup>15</sup> Atëherë ai shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Kështu thotë Balaami, bir i Beorit; kështu thotë njeriu sytë e të cilit janë hapur,
<scripture passage="Num 24:16" parsed="|Num|24|16|0|0" osisRef="Bible:Num.24.16" />
<sup>16</sup> kështu thotë ai që dëgjon fjalët e Zotit, që njeh shkencën e të Lartit, që sodit vizionin e të Plotfuqishmit, ai që bie por syçelë:
<scripture passage="Num 24:17" parsed="|Num|24|17|0|0" osisRef="Bible:Num.24.17" />
<sup>17</sup> E shoh, por jo tani; e sodis, por jo afër: një yll do të dalë nga Jakobi dhe një skeptër do të ngrihet nga Izraeli, i cili do ta shtypë Moabin fund e krye dhe do të rrëzojë tërë bijtë e Shethit.
<scripture passage="Num 24:18" parsed="|Num|24|18|0|0" osisRef="Bible:Num.24.18" />
<sup>18</sup> Edomi do të bëhet pronë e tij, po ashtu edhe Seiri, armiku i tij, do të bëhet pronë e tij; Izraeli do të kryejë trimërira.
<scripture passage="Num 24:19" parsed="|Num|24|19|0|0" osisRef="Bible:Num.24.19" />
<sup>19</sup> Nga Jakobi do të dalë një sundues që do të shfarosë ata qytetarë që kanë mbijetuar.
<scripture passage="Num 24:20" parsed="|Num|24|20|0|0" osisRef="Bible:Num.24.20" />
<sup>20</sup> Pastaj shikoi nga ana e Amalekut dhe shqiptoi orakullin e tij, duke thënë: "Amaleku ishte i pari i kombeve, por fundi i tij do të kulmojë në shkatërrim".
<scripture passage="Num 24:21" parsed="|Num|24|21|0|0" osisRef="Bible:Num.24.21" />
<sup>21</sup> Shikoi edhe nga Kenejtë dhe shqiptoi orakullin e tij, duke thënë: "Banesa jote është e fortë dhe foleja jote është vendosur në shkëmb;
<scripture passage="Num 24:22" parsed="|Num|24|22|0|0" osisRef="Bible:Num.24.22" />
<sup>22</sup> megjithatë Keneu do të shkretohet, për deri sa Asiri do të të çojë në robëri".
<scripture passage="Num 24:23" parsed="|Num|24|23|0|0" osisRef="Bible:Num.24.23" />
<sup>23</sup> Pastaj shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Medet! Kush do të mbetet gjallë kur Zoti ta ketë kryer këtë?
<scripture passage="Num 24:24" parsed="|Num|24|24|0|0" osisRef="Bible:Num.24.24" />
<sup>24</sup> Por anije do të vinë nga Kitimi, do të poshtërojnë Asurin dhe Eberin, dhe ai do të shkatërrohet gjithashtu".
<scripture passage="Num 24:25" parsed="|Num|24|25|0|0" osisRef="Bible:Num.24.25" />
<sup>25</sup> Pastaj Balaami u ngrit, u nis dhe u kthye në shtëpinë e tij; edhe Balaku iku në rrugën e tij. e Moabit
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 25" progress="14.69%" prev="Num.24" next="Num.26" id="Num.25">
<h3 id="Num.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="Num.25-p1">
<scripture passage="Num 25:1" parsed="|Num|25|1|0|0" osisRef="Bible:Num.25.1" />
<sup>1</sup> Ndërsa Izraeli ndodhej në Shitim, populli filloi të shthurret me bijat e Moabit.
<scripture passage="Num 25:2" parsed="|Num|25|2|0|0" osisRef="Bible:Num.25.2" />
<sup>2</sup> Ato e ftuan popullin të kryejë flijime për perënditë e tyre dhe populli hëngri dhe ra përmbys përpara perëndive të tyre.
<scripture passage="Num 25:3" parsed="|Num|25|3|0|0" osisRef="Bible:Num.25.3" />
<sup>3</sup> Kështu Izraeli u bashkua me Baal-Peorin, dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit.
<scripture passage="Num 25:4" parsed="|Num|25|4|0|0" osisRef="Bible:Num.25.4" />
<sup>4</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Merr të gjithë krerët e popullit, vriti e vari para Zotit përjashta, në diell me qëllim që zemërimi i zjarrtë i Zotit të largohet nga Izraeli".
<scripture passage="Num 25:5" parsed="|Num|25|5|0|0" osisRef="Bible:Num.25.5" />
<sup>5</sup> Kështu u foli Moisiu gjykatësve të Izraelit: "Secili nga ju të vrasë ata njerëz të tij që janë bashkuar me Baal-Peorin".
<scripture passage="Num 25:6" parsed="|Num|25|6|0|0" osisRef="Bible:Num.25.6" />
<sup>6</sup> Dhe ja, që një nga bijtë e Izraelit erdhi dhe u paraqiti vëllezërve të tij një grua madianite, para syve të Moisiut dhe tërë asamblesë së bijve të Izraelit, ndërsa këta po qanin në hyrjen e çadrës së mbledhjes.
<scripture passage="Num 25:7" parsed="|Num|25|7|0|0" osisRef="Bible:Num.25.7" />
<sup>7</sup> Duke parë këtë skenë, Finehasi, bir i Eleazarit, që ishte bir i priftit Aaron, u ngrit në mes të asamblesë dhe mori në dorë një shtizë,
<scripture passage="Num 25:8" parsed="|Num|25|8|0|0" osisRef="Bible:Num.25.8" />
<sup>8</sup> ndoqi pastaj burrin e Izraelit në alkovën e tij dhe i shpoi që të dy, burrin e Izraelit dhe gruan, në pjesën e poshtme të barkut. Kështu u ndal fatkeqësia në mes të bijve të Izraelit.
<scripture passage="Num 25:9" parsed="|Num|25|9|0|0" osisRef="Bible:Num.25.9" />
<sup>9</sup> Nga kjo fatkeqësi vdiqën njëzet e katër mijë veta.
<scripture passage="Num 25:10" parsed="|Num|25|10|0|0" osisRef="Bible:Num.25.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 25:11" parsed="|Num|25|11|0|0" osisRef="Bible:Num.25.11" />
<sup>11</sup> "Finehasi, bir i Eleazarit, që ishte bir i priftit Aaron, e largoi zemërimin tim nga bijtë e Izraelit, sepse ai ishte i frymëzuar nga po ajo xhelozia ime; kështu në xhelozinë time nuk i kam shfarosur bijtë e Izraelit.
<scripture passage="Num 25:12" parsed="|Num|25|12|0|0" osisRef="Bible:Num.25.12" />
<sup>12</sup> Prandaj i thuaj: "Ja, unë po lidh një aleancë paqeje me të,
<scripture passage="Num 25:13" parsed="|Num|25|13|0|0" osisRef="Bible:Num.25.13" />
<sup>13</sup> që do të jetë për të dhe për pasardhësit pas tij besëlidhja e një priftërie të përjetshme, sepse është treguar i zellshëm për Perëndinë e tij dhe ka kryer shlyerjen e fajit për bijtë e Izraelit".
<scripture passage="Num 25:14" parsed="|Num|25|14|0|0" osisRef="Bible:Num.25.14" />
<sup>14</sup> Burri i Izraelit, që u vra bashkë me gruan madianite, quhej Zimri, bir i Salut, i pari i një shtëpie patriarkale të Simeonitëve.
<scripture passage="Num 25:15" parsed="|Num|25|15|0|0" osisRef="Bible:Num.25.15" />
<sup>15</sup> Dhe gruaja që u vra, Madianitja, quhej Kozbi, bijë e Tsurit, që ishte i pari i një shtëpie patriarkale në Madian.
<scripture passage="Num 25:16" parsed="|Num|25|16|0|0" osisRef="Bible:Num.25.16" />
<sup>16</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut duke i thënë:
<scripture passage="Num 25:17" parsed="|Num|25|17|0|0" osisRef="Bible:Num.25.17" />
<sup>17</sup> "Bjeruni Madianitëve dhe i sulmoni,
<scripture passage="Num 25:18" parsed="|Num|25|18|0|0" osisRef="Bible:Num.25.18" />
<sup>18</sup> sepse ju kanë rënë më qafë me dredhitë e tyre dhe ju kanë mashtruar në rastin e Peorit dhe në atë të Kozbit, bijë e një princi të Madianit, motër e tyre, që u vra ditën e fatkeqësisë për çështjen e Peorit".
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 26" progress="14.75%" prev="Num.25" next="Num.27" id="Num.26">
<h3 id="Num.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="Num.26-p1">
<scripture passage="Num 26:1" parsed="|Num|26|1|0|0" osisRef="Bible:Num.26.1" />
<sup>1</sup> Pas fatkeqësisë, ndodhi që Zoti u foli Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aaron, duke u thënë:
<scripture passage="Num 26:2" parsed="|Num|26|2|0|0" osisRef="Bible:Num.26.2" />
<sup>2</sup> "Bëni regjistrimin e tërë popullsisë së bijve të Izraelit, nga mosha njëzet e një vjeç e lart, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, të të gjithë atyre që në Izrael mund të shkojnë në luftë".
<scripture passage="Num 26:3" parsed="|Num|26|3|0|0" osisRef="Bible:Num.26.3" />
<sup>3</sup> Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar u folën atyre në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos, duke u thënë:
<scripture passage="Num 26:4" parsed="|Num|26|4|0|0" osisRef="Bible:Num.26.4" />
<sup>4</sup> "Të bëhet regjistrimi i njerëzve nga mosha njëzet e një vjeç e lart ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun dhe bijtë e Izraelit, kur dolën nga vendi i Egjiptit".
<scripture passage="Num 26:5" parsed="|Num|26|5|0|0" osisRef="Bible:Num.26.5" />
<sup>5</sup> Rubeni ishte i parëlinduri i Izraelit. Bijtë e tij qenë: Hanoku, prej të cilit rrjedh familja e Hanokitëve; Palu, prej të cilit rrjedh familja e Paluitëve;
<scripture passage="Num 26:6" parsed="|Num|26|6|0|0" osisRef="Bible:Num.26.6" />
<sup>6</sup> Hetsroni, prej të cilit rrjedh familja e Hetsronitëve; Karmi, prej të cilit rrjedh familja e Karmitëve.
<scripture passage="Num 26:7" parsed="|Num|26|7|0|0" osisRef="Bible:Num.26.7" />
<sup>7</sup> Këto janë familjet e Rubenitëve; ata që u regjistruan në radhët e tyre qenë dyzet e tre mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.
<scripture passage="Num 26:8" parsed="|Num|26|8|0|0" osisRef="Bible:Num.26.8" />
<sup>8</sup> I biri i Palus ishte Eliabi.
<scripture passage="Num 26:9" parsed="|Num|26|9|0|0" osisRef="Bible:Num.26.9" />
<sup>9</sup> Djemtë e Eliabit qenë Nemueli, Dathani dhe Abirami. Këta janë po ai Datham dhe ai Abiram, anëtarë të këshillit, që ngritën krye kundër Moisiut dhe Aaronit së bashku me njerëzit e Koreut, kur ngritën krye kundër Zotit;
<scripture passage="Num 26:10" parsed="|Num|26|10|0|0" osisRef="Bible:Num.26.10" />
<sup>10</sup> dhe toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun, kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.
<scripture passage="Num 26:11" parsed="|Num|26|11|0|0" osisRef="Bible:Num.26.11" />
<sup>11</sup> Por bijtë e Koreut nuk vdiqën.
<scripture passage="Num 26:12" parsed="|Num|26|12|0|0" osisRef="Bible:Num.26.12" />
<sup>12</sup> Bijtë e Simeonit simbas familjeve të tyre qenë: nga Nemueli, familja e Nemuelitëve; nga Jamini, familja e Jaminitëve; nga Jakini, familja e Jakinitëve;
<scripture passage="Num 26:13" parsed="|Num|26|13|0|0" osisRef="Bible:Num.26.13" />
<sup>13</sup> nga Zerahu, familja e Zerahitëve; nga Sauli, familja e Saulitëve.
<scripture passage="Num 26:14" parsed="|Num|26|14|0|0" osisRef="Bible:Num.26.14" />
<sup>14</sup> Këto janë familjet e Simeonitëve: njëzet e dy mijë e dyqind veta.
<scripture passage="Num 26:15" parsed="|Num|26|15|0|0" osisRef="Bible:Num.26.15" />
<sup>15</sup> Bijtë e Gadit simbas familjeve të tyre qenë: nga Tsefoni, familja e Tsefonitëve; nga Hagi, familja e Hagitëve; nga Shuni, familja e Shunitëve;
<scripture passage="Num 26:16" parsed="|Num|26|16|0|0" osisRef="Bible:Num.26.16" />
<sup>16</sup> nga Ozni, familja e Oznitëve; nga Eri, familja e Eritëve;
<scripture passage="Num 26:17" parsed="|Num|26|17|0|0" osisRef="Bible:Num.26.17" />
<sup>17</sup> nga Arodi, familja e Aroditëve; nga Areli, familja e Arelitëve.
<scripture passage="Num 26:18" parsed="|Num|26|18|0|0" osisRef="Bible:Num.26.18" />
<sup>18</sup> Këto janë familjet e bijve të Gadit, në bazë të regjistrimit: dyzet mijë e pesëqind veta.
<scripture passage="Num 26:19" parsed="|Num|26|19|0|0" osisRef="Bible:Num.26.19" />
<sup>19</sup> Bijtë e Judës ishin: Eri dhe Onani; por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit.
<scripture passage="Num 26:20" parsed="|Num|26|20|0|0" osisRef="Bible:Num.26.20" />
<sup>20</sup> Bijtë e Judës simbas familjeve të tyre qenë: nga Shelahu, familja e Shelanitëve; nga Peretsi, familja e Peretsitëve; nga Zerahu, familja e Zerahitëve.
<scripture passage="Num 26:21" parsed="|Num|26|21|0|0" osisRef="Bible:Num.26.21" />
<sup>21</sup> Bijtë e Peretsit qenë: nga Hetsroni, familja e Hetsronitëve; nga Hamuli, familja e Hamulitëve.
<scripture passage="Num 26:22" parsed="|Num|26|22|0|0" osisRef="Bible:Num.26.22" />
<sup>22</sup> Këto janë familjet e Judës në bazë të regjistrimit: shtatëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind veta.
<scripture passage="Num 26:23" parsed="|Num|26|23|0|0" osisRef="Bible:Num.26.23" />
<sup>23</sup> Bijtë e Isakarit simbas familjeve të tyre ishin: nga Tola, familja e Tolaitëve; nga Puvahu, familja e Puvitëve;
<scripture passage="Num 26:24" parsed="|Num|26|24|0|0" osisRef="Bible:Num.26.24" />
<sup>24</sup> nga Jashubi, familja e Jashubitëve; nga Shimroni, familja e Shimronitëve.
<scripture passage="Num 26:25" parsed="|Num|26|25|0|0" osisRef="Bible:Num.26.25" />
<sup>25</sup> Këto janë familjet e Isakarit në bazë të regjistrimit: gjithsej gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind.
<scripture passage="Num 26:26" parsed="|Num|26|26|0|0" osisRef="Bible:Num.26.26" />
<sup>26</sup> Bijtë e Zabulonit simbas familjeve të tyre qenë: nga Seredi, familja e Sarditëve; nga Eloni, familja e Elonitëve; nga Jahleeli, familja e Jahleelitëve.
<scripture passage="Num 26:27" parsed="|Num|26|27|0|0" osisRef="Bible:Num.26.27" />
<sup>27</sup> Këto janë familjet e Zabulonitëve në bazë të regjistrimit: gjithsej gjashtëdhjetë mijë e pesëqind.
<scripture passage="Num 26:28" parsed="|Num|26|28|0|0" osisRef="Bible:Num.26.28" />
<sup>28</sup> Bijtë e Jozefit simbas familjeve të tyre qenë: Manasi dhe Efraimi.
<scripture passage="Num 26:29" parsed="|Num|26|29|0|0" osisRef="Bible:Num.26.29" />
<sup>29</sup> Bijtë e Manasit qenë: nga Makiri, familja e Makiritëve. Makirit i lindi Galaadi; nga Galaadi rrodhi familja e Galaaditëve.
<scripture passage="Num 26:30" parsed="|Num|26|30|0|0" osisRef="Bible:Num.26.30" />
<sup>30</sup> Këta janë bijtë e Galaadit: nga Jezeri, familja e Jezeritëve; nga Heleku, familja e Helekitëve;
<scripture passage="Num 26:31" parsed="|Num|26|31|0|0" osisRef="Bible:Num.26.31" />
<sup>31</sup> nga Asrieli, familja e Asrielitëve; nga Shekemi, familja e Shekemitëve;
<scripture passage="Num 26:32" parsed="|Num|26|32|0|0" osisRef="Bible:Num.26.32" />
<sup>32</sup> nga Shemida, familja e Shemidaitëve; nga Heferi, familja e Heferitëve.
<scripture passage="Num 26:33" parsed="|Num|26|33|0|0" osisRef="Bible:Num.26.33" />
<sup>33</sup> Por Tselofehadi, bir i Heferit, nuk pati meshkuj, por vetëm vajza; dhe emrat e vajzave të Tselihadit qenë: Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah.
<scripture passage="Num 26:34" parsed="|Num|26|34|0|0" osisRef="Bible:Num.26.34" />
<sup>34</sup> Këto janë familjet e Manasit; ata që u regjistruan qenë pesëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.
<scripture passage="Num 26:35" parsed="|Num|26|35|0|0" osisRef="Bible:Num.26.35" />
<sup>35</sup> Këto janë bijtë e Efraimit simbas familjeve të tyre; nga Shuthelahu, familja e Shuthelahitëve; nga Bekeri, familja e Bekeritëve; nga Tahani, familja e Tahanitëve.
<scripture passage="Num 26:36" parsed="|Num|26|36|0|0" osisRef="Bible:Num.26.36" />
<sup>36</sup> Këto janë bijtë e Shuthelahut: nga Efrani, familja e Efranitëve.
<scripture passage="Num 26:37" parsed="|Num|26|37|0|0" osisRef="Bible:Num.26.37" />
<sup>37</sup> Këto janë familjet e bijve të Efraimit në bazë të regjistrimit: gjithsej tridhjetë e dy mijë e pesëqind. Këta janë bijtë e Jozefit simbas familjeve të tyre.
<scripture passage="Num 26:38" parsed="|Num|26|38|0|0" osisRef="Bible:Num.26.38" />
<sup>38</sup> Bijtë e Beniaminit simbas familjeve të tyre qenë: nga Bela, familja e Belaitëve; nga Ashbeli, familja e Ashbelitëve; nga Ahirami, familja e Ahiramitëve;
<scripture passage="Num 26:39" parsed="|Num|26|39|0|0" osisRef="Bible:Num.26.39" />
<sup>39</sup> nga Shufami, familja e Shufamitëve; nga Hufami, familja e Hufamitëve.
<scripture passage="Num 26:40" parsed="|Num|26|40|0|0" osisRef="Bible:Num.26.40" />
<sup>40</sup> Bijtë e Belas qenë: Ardi dhe Naamani; nga Ardi rrjedh familja e Arditëve; nga Naamani, familja e Naamitëve.
<scripture passage="Num 26:41" parsed="|Num|26|41|0|0" osisRef="Bible:Num.26.41" />
<sup>41</sup> Këta janë bijtë e Beniaminit simbas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind.
<scripture passage="Num 26:42" parsed="|Num|26|42|0|0" osisRef="Bible:Num.26.42" />
<sup>42</sup> Këta janë bijtë e Danit simbas familjeve të tyre: nga Shuhami, familja e Shuhamitëve. Këta janë bijtë e Danit simbas familjeve të tyre.
<scripture passage="Num 26:43" parsed="|Num|26|43|0|0" osisRef="Bible:Num.26.43" />
<sup>43</sup> Shuma e familjeve të Shuhamitëve në bazë të regjistrimit ishte gjashtëdhjetë e katër mijë e katërqind.
<scripture passage="Num 26:44" parsed="|Num|26|44|0|0" osisRef="Bible:Num.26.44" />
<sup>44</sup> Bijtë e Asherit simbas familjeve të tyre qenë: nga Jimna, familja e Jimnitëve; nga Jishvi, familja e Jishvitëve; nga Beriahu, familja e Beriahitëve.
<scripture passage="Num 26:45" parsed="|Num|26|45|0|0" osisRef="Bible:Num.26.45" />
<sup>45</sup> Nga bijtë e Beriahut: nga Heberi, familja e Heberitëve; nga Malkieli, familja e Malkialitëve.
<scripture passage="Num 26:46" parsed="|Num|26|46|0|0" osisRef="Bible:Num.26.46" />
<sup>46</sup> Bija e Asherit quhej Serah.
<scripture passage="Num 26:47" parsed="|Num|26|47|0|0" osisRef="Bible:Num.26.47" />
<sup>47</sup> Këto janë familjet e bijve të Asherit në bazë të regjistrimit: pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.
<scripture passage="Num 26:48" parsed="|Num|26|48|0|0" osisRef="Bible:Num.26.48" />
<sup>48</sup> Bijtë e Neftalit simbas familjeve të tyre qenë: nga Jahtseeli, familja e Jahtseelitëve; nga Guni, familja e Gunitëve;
<scripture passage="Num 26:49" parsed="|Num|26|49|0|0" osisRef="Bible:Num.26.49" />
<sup>49</sup> nga Jetseri, familja e Jetseritëve; nga Shilemi, familja e Shilemitëve.
<scripture passage="Num 26:50" parsed="|Num|26|50|0|0" osisRef="Bible:Num.26.50" />
<sup>50</sup> Këto janë familjet e Neftalit simbas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan qenë dyzet e pesë mijë e katërqind.
<scripture passage="Num 26:51" parsed="|Num|26|51|0|0" osisRef="Bible:Num.26.51" />
<sup>51</sup> Ata që u regjistruan nga bijtë e Izraelit qenë: gjashtëqind e një mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.
<scripture passage="Num 26:52" parsed="|Num|26|52|0|0" osisRef="Bible:Num.26.52" />
<sup>52</sup> Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 26:53" parsed="|Num|26|53|0|0" osisRef="Bible:Num.26.53" />
<sup>53</sup> "Vendi do të ndahet midis tyre si trashëgimi, simbas numrit të personave.
<scripture passage="Num 26:54" parsed="|Num|26|54|0|0" osisRef="Bible:Num.26.54" />
<sup>54</sup> Atyre që janë më të shumtë do t'u japësh në trashëgimi një pjesë më të madhe; atyre që janë në numër më të vogël do t'u japësh një pjesë më të vogël; secili do të marrë pjesën e tij në bazë të regjistrimit.
<scripture passage="Num 26:55" parsed="|Num|26|55|0|0" osisRef="Bible:Num.26.55" />
<sup>55</sup> Por ndarja e vendit do të bëhet me short; ata do të marrin trashëgiminë e tyre në bazë të emrave të fiseve atërore.
<scripture passage="Num 26:56" parsed="|Num|26|56|0|0" osisRef="Bible:Num.26.56" />
<sup>56</sup> Ndarja e trashëgimisë do të bëhet me short midis të gjitha fiseve të mëdha ose të vogla.
<scripture passage="Num 26:57" parsed="|Num|26|57|0|0" osisRef="Bible:Num.26.57" />
<sup>57</sup> Dhe këta qenë ata që u regjistruan nga Levitët, simbas familjeve të tyre: nga Gershoni, familja e Gershonitëve; nga Kohathi, familja e Kohathitëve; nga Merari, familja e Meraritëve.
<scripture passage="Num 26:58" parsed="|Num|26|58|0|0" osisRef="Bible:Num.26.58" />
<sup>58</sup> Këto janë familjet e Levit: familja e Libnitëve, familja e Hebronitëve, familja e Mahlitëve, familja e Mushitëve, familja e Korahitëve. Dhe Kohathit i lindi Amrami.
<scripture passage="Num 26:59" parsed="|Num|26|59|0|0" osisRef="Bible:Num.26.59" />
<sup>59</sup> Gruaja e Amramit quhej Jokebed; ishte bijë e Levit dhe i kishte lindur Levit në Egjipt; në Amram ajo lindi Aaronin, Moisiun dhe Miriamin, motrën e tyre.
<scripture passage="Num 26:60" parsed="|Num|26|60|0|0" osisRef="Bible:Num.26.60" />
<sup>60</sup> Aaronit i lindën Nadabi dhe Abihuri, Eleazari dhe Ithamari.
<scripture passage="Num 26:61" parsed="|Num|26|61|0|0" osisRef="Bible:Num.26.61" />
<sup>61</sup> Por Nadabi dhe Abihu vdiqën kur i paraqitën Zotit një zjarr të palejueshëm.
<scripture passage="Num 26:62" parsed="|Num|26|62|0|0" osisRef="Bible:Num.26.62" />
<sup>62</sup> Ata që u regjistruan në radhët e tyre qenë njëzet e tre mijë veta; të gjithë ishin meshkuj me moshë një muajsh e lart. Ata nuk u regjistruan bashkë me bijtë e tjerë të Izraelit, sepse atyre nuk iu dha asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit.
<scripture passage="Num 26:63" parsed="|Num|26|63|0|0" osisRef="Bible:Num.26.63" />
<sup>63</sup> Këta janë ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Eleazar, që regjistruan bijtë e Izraelit në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.
<scripture passage="Num 26:64" parsed="|Num|26|64|0|0" osisRef="Bible:Num.26.64" />
<sup>64</sup> Midis tyre nuk kishte asnjë nga ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Aaron, kur ata regjistruan bijtë e Izaelit në shkretëtirën e Sinait,
<scripture passage="Num 26:65" parsed="|Num|26|65|0|0" osisRef="Bible:Num.26.65" />
<sup>65</sup> sepse Zoti pat thënë për ata: "Ata do të vdesin, do të vdesin në shkretëtirë". Dhe prej tyre nuk mbeti as edhe një, me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 27" progress="14.93%" prev="Num.26" next="Num.28" id="Num.27">
<h3 id="Num.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="Num.27-p1">
<scripture passage="Num 27:1" parsed="|Num|27|1|0|0" osisRef="Bible:Num.27.1" />
<sup>1</sup> Pastaj u afruan bijat e Tselofehadit, birit të Heferit, bir i Galaadit, bir i Makirit, bir i Manasit, i familjeve të Manasit, birit të Jozefit; dhe këto janë emrat e bijave: Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah,
<scripture passage="Num 27:2" parsed="|Num|27|2|0|0" osisRef="Bible:Num.27.2" />
<sup>2</sup> dhe ato u paraqitën para Moisiut, para priftit Eleazar, prijësve dhe tërë asamblesë në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe thanë:
<scripture passage="Num 27:3" parsed="|Num|27|3|0|0" osisRef="Bible:Num.27.3" />
<sup>3</sup> "Ati ynë vdiq në shkretëtirë, por nuk bënte pjesë në grupin e atyre që u mblodhën kundër Zotit, në grupin e Koreut, por vdiq për shkak të mëkatit të tij pa patur bij.
<scripture passage="Num 27:4" parsed="|Num|27|4|0|0" osisRef="Bible:Num.27.4" />
<sup>4</sup> Pse duhet të humbasë emri i atit tonë në mes të familjes së tij nga që nuk pati bij? Na jep, pra, një pronë në mes të vëllezërve të atit tonë".
<scripture passage="Num 27:5" parsed="|Num|27|5|0|0" osisRef="Bible:Num.27.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Moisiu e shtroi rastin e tyre para Zotit.
<scripture passage="Num 27:6" parsed="|Num|27|6|0|0" osisRef="Bible:Num.27.6" />
<sup>6</sup> Dhe Zoti i foli Moisiut duke i thënë:
<scripture passage="Num 27:7" parsed="|Num|27|7|0|0" osisRef="Bible:Num.27.7" />
<sup>7</sup> "Bijat e Tselofehadit kanë hak. Po, do t'u japësh atyre si trashëgimi një pronë midis vëllezërve të atit të tyre dhe do t'u kalosh atyre trashëgiminë e atit të tyre.
<scripture passage="Num 27:8" parsed="|Num|27|8|0|0" osisRef="Bible:Num.27.8" />
<sup>8</sup> Do t'u flasësh gjithashtu bijve të Izraelit dhe do t'u thuash: "Kur një njeri vdes pa lënë ndonjë bir, trashëgiminë e tij do t'ia kaloni bijës së tij.
<scripture passage="Num 27:9" parsed="|Num|27|9|0|0" osisRef="Bible:Num.27.9" />
<sup>9</sup> Në qoftë se nuk ka asnjë bijë, trashëgiminë e tij do t'ua jepni vëllezërve të tij.
<scripture passage="Num 27:10" parsed="|Num|27|10|0|0" osisRef="Bible:Num.27.10" />
<sup>10</sup> Në rast se nuk ka vëllezër, trashëgiminë e tij do t'ua jepni vëllezërve të atit të tij.
<scripture passage="Num 27:11" parsed="|Num|27|11|0|0" osisRef="Bible:Num.27.11" />
<sup>11</sup> Dhe në rast se ai nuk ka asnjë vëlla, trashëgiminë e tij do t'ia jepni fisit më të afërt të familjes së tij; dhe ai do ta zotërojë". Kjo do të jetë për bijtë e Izraelit një formë e së drejtës, ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Num 27:12" parsed="|Num|27|12|0|0" osisRef="Bible:Num.27.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ngjitu mbi malin e Abarimit dhe sodit vendin që unë po ju jap bijve të Izraelit.
<scripture passage="Num 27:13" parsed="|Num|27|13|0|0" osisRef="Bible:Num.27.13" />
<sup>13</sup> Mbasi ta kesh parë, edhe ti do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu siç u bashkua Aaroni, vëllai yt,
<scripture passage="Num 27:14" parsed="|Num|27|14|0|0" osisRef="Bible:Num.27.14" />
<sup>14</sup> sepse ngritët krye kundër urdhrit tim në shkretëtirën e Tsinit kur asambleja kundërshtoi, dhe nuk më shenjtëruat në ujërat para syve të tyre". (Këto janë ujërat e Meribës në Kadesh, në shkretëtirën e Sinit).
<scripture passage="Num 27:15" parsed="|Num|27|15|0|0" osisRef="Bible:Num.27.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Moisiu i foli Zotit, duke i thënë:
<scripture passage="Num 27:16" parsed="|Num|27|16|0|0" osisRef="Bible:Num.27.16" />
<sup>16</sup> "Zoti, Perëndia i frymëve të çdo mishi, le të caktojë mbi këtë asamble një njeri
<scripture passage="Num 27:17" parsed="|Num|27|17|0|0" osisRef="Bible:Num.27.17" />
<sup>17</sup> që të hyjë dhe të dalë para tyre, dhe t'i bëjë të hyjnë e të dalin, në mënyrë që asambleja e Zotit të mos jetë si një kope pa bari".
<scripture passage="Num 27:18" parsed="|Num|27|18|0|0" osisRef="Bible:Num.27.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Merr Jozueun, djalin e Nunit, njeriun brenda të cilit është Fryma, dhe vërë dorën tënde mbi të;
<scripture passage="Num 27:19" parsed="|Num|27|19|0|0" osisRef="Bible:Num.27.19" />
<sup>19</sup> pastaj do ta paraqitësh para priftit Eleazar dhe para tërë asamblesë dhe do t'i japësh disa urdhra në prani të tyre,
<scripture passage="Num 27:20" parsed="|Num|27|20|0|0" osisRef="Bible:Num.27.20" />
<sup>20</sup> dhe do ta bësh pjesëmarrës të autoritetit tënd me qëllim që tërë asambleja e bijve të Izraelit t'i bindet.
<scripture passage="Num 27:21" parsed="|Num|27|21|0|0" osisRef="Bible:Num.27.21" />
<sup>21</sup> Ai do të paraqitet përpara priftit Eleazar, i cili do të kërkojë për të mendimin e shprehur nga Urimi përpara Zotit; me urdhër të tij do të hyjnë dhe do të dalin, ai dhe tërë bijtë e Izraelit, tërë asambleja".
<scripture passage="Num 27:22" parsed="|Num|27|22|0|0" osisRef="Bible:Num.27.22" />
<sup>22</sup> Moisiu, pra, bëri ashtu si e kishte urdhëruar Zoti; mori Jozueun dhe e paraqiti përpara priftit Eleazar dhe tërë asamblesë;
<scripture passage="Num 27:23" parsed="|Num|27|23|0|0" osisRef="Bible:Num.27.23" />
<sup>23</sup> pastaj vuri duart e tij mbi të dhe i dha urdhra ashtu si kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 28" progress="15.01%" prev="Num.27" next="Num.29" id="Num.28">
<h3 id="Num.28-p0.1">Chapter 28</h3>
<p id="Num.28-p1">
<scripture passage="Num 28:1" parsed="|Num|28|1|0|0" osisRef="Bible:Num.28.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 28:2" parsed="|Num|28|2|0|0" osisRef="Bible:Num.28.2" />
<sup>2</sup> "Jepu këtë urdhër bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Do të kujdeseni të më paraqisni në kohën e caktuar ofertën time, me ushqimin e flijimeve të mia të përgatitura me zjarr, me erë të këndshme për mua.
<scripture passage="Num 28:3" parsed="|Num|28|3|0|0" osisRef="Bible:Num.28.3" />
<sup>3</sup> Dhe do t'u thuash atyre: Ky është flijimi i bërë me zjarr, që do t'i ofroni Zotit: dy qengja motakë pa të meta, si olokaust i përjetshëm.
<scripture passage="Num 28:4" parsed="|Num|28|4|0|0" osisRef="Bible:Num.28.4" />
<sup>4</sup> Një qengj do ta ofrosh në mëngjes, ndërsa qengjin tjetër në të ngrysur;
<scripture passage="Num 28:5" parsed="|Num|28|5|0|0" osisRef="Bible:Num.28.5" />
<sup>5</sup> dhe, si blatim i ushqimit, një të dhjetë efe majë mielli të përzier me një çerek hini vaji të papërzier.
<scripture passage="Num 28:6" parsed="|Num|28|6|0|0" osisRef="Bible:Num.28.6" />
<sup>6</sup> Éshtë një olokaust i përjetshëm, i vendosur në malin Sinai, një flijim i bërë me zjarr dhe me erë të këndshme për Zotin.
<scripture passage="Num 28:7" parsed="|Num|28|7|0|0" osisRef="Bible:Num.28.7" />
<sup>7</sup> Libacioni i tij do të jetë një çerek hini për çdo qengj; do t'ia derdhësh libacionin e pijeve dehëse Zotit në vendin e shenjtë.
<scripture passage="Num 28:8" parsed="|Num|28|8|0|0" osisRef="Bible:Num.28.8" />
<sup>8</sup> Qengjin tjetër do ta ofrosh në të ngrysur; do ta ofrosh si blatimin e ushqimit të mëngjesit dhe libacionin; është një flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.
<scripture passage="Num 28:9" parsed="|Num|28|9|0|0" osisRef="Bible:Num.28.9" />
<sup>9</sup> Ditën e shtunë do të ofroni dy qengja motakë, pa të meta dhe, si blatim i ushqimit, dy të dhjeta majë mielli të përziera me vaj bashkë me libacionin.
<scripture passage="Num 28:10" parsed="|Num|28|10|0|0" osisRef="Bible:Num.28.10" />
<sup>10</sup> Éshtë olokausti i së shtunës, për çdo të shtunë, përveç olokaustit të përjetshëm dhe libacionit.
<scripture passage="Num 28:11" parsed="|Num|28|11|0|0" osisRef="Bible:Num.28.11" />
<sup>11</sup> Në fillim të muajve tuaj do t'i ofroni si olokaust Zotit dy dema të vegjël, një dash, shtatë qengja motakë pa të meta
<scripture passage="Num 28:12" parsed="|Num|28|12|0|0" osisRef="Bible:Num.28.12" />
<sup>12</sup> dhe tre të dhjeta majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit për çdo dem të vogël, dy të dhjeta lule mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit për dashin,
<scripture passage="Num 28:13" parsed="|Num|28|13|0|0" osisRef="Bible:Num.28.13" />
<sup>13</sup> dhe një të dhjetë majë mielli të përzier me vaj si blatim i ushqimit për çdo qengj. Éshtë një olokaust me erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin.
<scripture passage="Num 28:14" parsed="|Num|28|14|0|0" osisRef="Bible:Num.28.14" />
<sup>14</sup> Libacionet do të jenë gjysmë hin vere për çdo dem të vogël, një e treta e hinit për çdo dash dhe një e katërta e hinit për çdo qengj. Ky është olokausti i çdo muaji, për të gjithë muajt e vitit.
<scripture passage="Num 28:15" parsed="|Num|28|15|0|0" osisRef="Bible:Num.28.15" />
<sup>15</sup> Dhe do t'i ofrohet Zotit një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm dhe libacionit.
<scripture passage="Num 28:16" parsed="|Num|28|16|0|0" osisRef="Bible:Num.28.16" />
<sup>16</sup> Ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë do të jetë Pashka për nder të Zotit.
<scripture passage="Num 28:17" parsed="|Num|28|17|0|0" osisRef="Bible:Num.28.17" />
<sup>17</sup> Dhe ditën e pesëmbëdhjetë të atij muaji do të jetë festë. Shtatë ditë me radhë do të hahet bukë e ndorme.
<scripture passage="Num 28:18" parsed="|Num|28|18|0|0" osisRef="Bible:Num.28.18" />
<sup>18</sup> Ditën e parë do të mbahet një mbledhje e shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë;
<scripture passage="Num 28:19" parsed="|Num|28|19|0|0" osisRef="Bible:Num.28.19" />
<sup>19</sup> por do t'i ofroni si flijim të bërë me zjarr një olokaust Zotit: dy dema të vegjël, një dash dhe shtatë qengja motakë, të cilët nuk duhet të kenë të meta,
<scripture passage="Num 28:20" parsed="|Num|28|20|0|0" osisRef="Bible:Num.28.20" />
<sup>20</sup> së bashku me blatimin e ushqimit me majë mielli të përzier me vaj; do të ofroni tre të dhjeta për çdo dem të vogël dhe dy të dhjeta për një dash;
<scripture passage="Num 28:21" parsed="|Num|28|21|0|0" osisRef="Bible:Num.28.21" />
<sup>21</sup> Do të ofroni një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat,
<scripture passage="Num 28:22" parsed="|Num|28|22|0|0" osisRef="Bible:Num.28.22" />
<sup>22</sup> dhe do të ofroni një cjap si flijim për mëkatin, për të bërë shlyerjen për ju.
<scripture passage="Num 28:23" parsed="|Num|28|23|0|0" osisRef="Bible:Num.28.23" />
<sup>23</sup> Do të ofroni këto flijime përveç olokaustit të mëngjesit, që është një olokaust i përjetshëm.
<scripture passage="Num 28:24" parsed="|Num|28|24|0|0" osisRef="Bible:Num.28.24" />
<sup>24</sup> Kështu do të ofroni çdo ditë, për shtatë ditë me radhë, ushqimin e flijimit të përgatitur me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin. Do të ofrohet, përveç olokaustit të përjetshëm, bashkë me blatimin e tij.
<scripture passage="Num 28:25" parsed="|Num|28|25|0|0" osisRef="Bible:Num.28.25" />
<sup>25</sup> Ditën e shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë.
<scripture passage="Num 28:26" parsed="|Num|28|26|0|0" osisRef="Bible:Num.28.26" />
<sup>26</sup> Ditën e marrjes së prodhimit të parë, kur do t'i paraqisni Zotit një blatim të ri ushqimor, në festën tuaj të javëve, do bëni një mbledhje të shenjtë; nuk do të kryeni asnjë punë të rëndë.
<scripture passage="Num 28:27" parsed="|Num|28|27|0|0" osisRef="Bible:Num.28.27" />
<sup>27</sup> Atëherë do të ofroni si olokaust me erë të këndshme për Zotin dy dema të vegjël, një dash dhe shtatë qengja motakë,
<scripture passage="Num 28:28" parsed="|Num|28|28|0|0" osisRef="Bible:Num.28.28" />
<sup>28</sup> me blatimin e tyre ushqimor të përbërë nga majë mielli të përzier me vaj; tre të dhjeta për çdo dem të vogël, dy të dhjeta për dashin,
<scripture passage="Num 28:29" parsed="|Num|28|29|0|0" osisRef="Bible:Num.28.29" />
<sup>29</sup> dhe një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat;
<scripture passage="Num 28:30" parsed="|Num|28|30|0|0" osisRef="Bible:Num.28.30" />
<sup>30</sup> do të ofroni edhe një kec për të kryer shlyerjen për ju.
<scripture passage="Num 28:31" parsed="|Num|28|31|0|0" osisRef="Bible:Num.28.31" />
<sup>31</sup> Do të ofroni këto flijime, veç olokaustit të përjetshëm me blatimin e tyre të ushqimit dhe libacionet e tyre. Duhet të jenë kafshë pa të meta.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 29" progress="15.10%" prev="Num.28" next="Num.30" id="Num.29">
<h3 id="Num.29-p0.1">Chapter 29</h3>
<p id="Num.29-p1">
<scripture passage="Num 29:1" parsed="|Num|29|1|0|0" osisRef="Bible:Num.29.1" />
<sup>1</sup> Në muajin e shtatë, ditën e parë të muajit do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë; do të jetë për ju dita e rënies së borive.
<scripture passage="Num 29:2" parsed="|Num|29|2|0|0" osisRef="Bible:Num.29.2" />
<sup>2</sup> Do të ofroni si olokaust, me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë pa të meta,
<scripture passage="Num 29:3" parsed="|Num|29|3|0|0" osisRef="Bible:Num.29.3" />
<sup>3</sup> bashkë me blatimin e tyre ushqimor prej majë mielli të përzier me vaj; tri të dhjeta për demin e vogël, dy të dhjeta për dashin,
<scripture passage="Num 29:4" parsed="|Num|29|4|0|0" osisRef="Bible:Num.29.4" />
<sup>4</sup> dhe një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat;
<scripture passage="Num 29:5" parsed="|Num|29|5|0|0" osisRef="Bible:Num.29.5" />
<sup>5</sup> dhe një kec, si flijim për mëkatin, për të bërë shlyerjen për ju,
<scripture passage="Num 29:6" parsed="|Num|29|6|0|0" osisRef="Bible:Num.29.6" />
<sup>6</sup> përveç olokaustit mujor me blatimin e tij ushqimor, olokaustit të përjetshëm me blatimin e tij ushqimor, simbas normave të caktuara. Do të jetë një flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.
<scripture passage="Num 29:7" parsed="|Num|29|7|0|0" osisRef="Bible:Num.29.7" />
<sup>7</sup> Ditën e dhjetë të këtij muaji të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë dhe do të përulni shpirtërat tuaja; nuk do të bëni asnjë punë,
<scripture passage="Num 29:8" parsed="|Num|29|8|0|0" osisRef="Bible:Num.29.8" />
<sup>8</sup> dhe do të ofroni si olokaust me erë të këndshme për Zotin një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, që duhet të jenë pa të meta,
<scripture passage="Num 29:9" parsed="|Num|29|9|0|0" osisRef="Bible:Num.29.9" />
<sup>9</sup> me blatimin e tyre ushqimor prej majë mielli të përzier me vaj: tre të dhjeta për demin e vogël, dy të dhjeta për dashin,
<scripture passage="Num 29:10" parsed="|Num|29|10|0|0" osisRef="Bible:Num.29.10" />
<sup>10</sup> një të dhjetë për secilin nga të shtatë qengjat,
<scripture passage="Num 29:11" parsed="|Num|29|11|0|0" osisRef="Bible:Num.29.11" />
<sup>11</sup> dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç flijimit për shlyerjen e fajit, olokaustit të përjetshëm me blatimin e tij dhe libacionet e tyre.
<scripture passage="Num 29:12" parsed="|Num|29|12|0|0" osisRef="Bible:Num.29.12" />
<sup>12</sup> Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë dhe do të kremtoni një festë për Zotin shtatë ditë me radhë.
<scripture passage="Num 29:13" parsed="|Num|29|13|0|0" osisRef="Bible:Num.29.13" />
<sup>13</sup> Do të ofroni si olokaust, me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, që nuk duhet të kenë të meta;
<scripture passage="Num 29:14" parsed="|Num|29|14|0|0" osisRef="Bible:Num.29.14" />
<sup>14</sup> me blatimin e tyre ushqimor prej maje mielli të përzier me vaj: tre të dhjeta për secilin nga trembëdhjetë demat e vegjël, dy të dhjeta për secilin nga dy deshtë,
<scripture passage="Num 29:15" parsed="|Num|29|15|0|0" osisRef="Bible:Num.29.15" />
<sup>15</sup> një të dhjetë për secilin nga katërmbëdhjetë qengjat,
<scripture passage="Num 29:16" parsed="|Num|29|16|0|0" osisRef="Bible:Num.29.16" />
<sup>16</sup> dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij dhe libacionit.
<scripture passage="Num 29:17" parsed="|Num|29|17|0|0" osisRef="Bible:Num.29.17" />
<sup>17</sup> Ditën e dytë do të ofroni dymbëdhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë pa të meta,
<scripture passage="Num 29:18" parsed="|Num|29|18|0|0" osisRef="Bible:Num.29.18" />
<sup>18</sup> me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
<scripture passage="Num 29:19" parsed="|Num|29|19|0|0" osisRef="Bible:Num.29.19" />
<sup>19</sup> dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacioneve të tyre.
<scripture passage="Num 29:20" parsed="|Num|29|20|0|0" osisRef="Bible:Num.29.20" />
<sup>20</sup> Ditën e tretë do të ofroni njëmbëdhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,
<scripture passage="Num 29:21" parsed="|Num|29|21|0|0" osisRef="Bible:Num.29.21" />
<sup>21</sup> bashkë me blatimet e tyre ushqimore dhe libacionet për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
<scripture passage="Num 29:22" parsed="|Num|29|22|0|0" osisRef="Bible:Num.29.22" />
<sup>22</sup> dhe një cjap si flijim për mëkatin, përveç olokausti të përjetshëm, blatimit të tij të ushqimit dhe libacionit të tij.
<scripture passage="Num 29:23" parsed="|Num|29|23|0|0" osisRef="Bible:Num.29.23" />
<sup>23</sup> Ditën e katërt do të ofroni dhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,
<scripture passage="Num 29:24" parsed="|Num|29|24|0|0" osisRef="Bible:Num.29.24" />
<sup>24</sup> bashkë me blatimin e tyre të ushqimit dhe të libacioneve për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre simbas normave të caktuara,
<scripture passage="Num 29:25" parsed="|Num|29|25|0|0" osisRef="Bible:Num.29.25" />
<sup>25</sup> dhe një kec, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacionit të tij.
<scripture passage="Num 29:26" parsed="|Num|29|26|0|0" osisRef="Bible:Num.29.26" />
<sup>26</sup> Ditën e pestë do të ofroni nëntë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,
<scripture passage="Num 29:27" parsed="|Num|29|27|0|0" osisRef="Bible:Num.29.27" />
<sup>27</sup> me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
<scripture passage="Num 29:28" parsed="|Num|29|28|0|0" osisRef="Bible:Num.29.28" />
<sup>28</sup> dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të ushqimit dhe të libacionit të tij.
<scripture passage="Num 29:29" parsed="|Num|29|29|0|0" osisRef="Bible:Num.29.29" />
<sup>29</sup> Ditën e gjashtë do të ofroni tetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja pa të meta,
<scripture passage="Num 29:30" parsed="|Num|29|30|0|0" osisRef="Bible:Num.29.30" />
<sup>30</sup> me blatimet e tyre të ushqimit dhe me libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
<scripture passage="Num 29:31" parsed="|Num|29|31|0|0" osisRef="Bible:Num.29.31" />
<sup>31</sup> dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacionit të tij.
<scripture passage="Num 29:32" parsed="|Num|29|32|0|0" osisRef="Bible:Num.29.32" />
<sup>32</sup> Ditën e shtatë do të ofroni shtatë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,
<scripture passage="Num 29:33" parsed="|Num|29|33|0|0" osisRef="Bible:Num.29.33" />
<sup>33</sup> bashkë me blatimin e ushqimit dhe të libacioneve të tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
<scripture passage="Num 29:34" parsed="|Num|29|34|0|0" osisRef="Bible:Num.29.34" />
<sup>34</sup> dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij të ushqimit dhe libacionit të tij.
<scripture passage="Num 29:35" parsed="|Num|29|35|0|0" osisRef="Bible:Num.29.35" />
<sup>35</sup> Ditën e tetë do të keni një asamble solemne; nuk do të kryeni atë ditë asnjë punë të rëndë,
<scripture passage="Num 29:36" parsed="|Num|29|36|0|0" osisRef="Bible:Num.29.36" />
<sup>36</sup> dhe do të ofroni si olokaust, si flijim të përjetshëm të bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, pa të meta,
<scripture passage="Num 29:37" parsed="|Num|29|37|0|0" osisRef="Bible:Num.29.37" />
<sup>37</sup> me blatimin e tyre të ushqimit dhe me libacionet e tyre për demin e vogël, për dashin dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
<scripture passage="Num 29:38" parsed="|Num|29|38|0|0" osisRef="Bible:Num.29.38" />
<sup>38</sup> dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit ushqimor të tij dhe libacionit të tij.
<scripture passage="Num 29:39" parsed="|Num|29|39|0|0" osisRef="Bible:Num.29.39" />
<sup>39</sup> Këto janë flijimet që do t'i ofroni Zotit në festat tuaja të caktuara (përveç ofertave për kushtet tuaja dhe ofertave tuaja vullnetare), si olokaustet dhe blatimet tuaja dhe si libacione dhe flijime tuaja të falënderimit".
<scripture passage="Num 29:40" parsed="|Num|29|40|0|0" osisRef="Bible:Num.29.40" />
<sup>40</sup> Dhe Moisiu u referoi bijve të Izraelit të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 30" progress="15.23%" prev="Num.29" next="Num.31" id="Num.30">
<h3 id="Num.30-p0.1">Chapter 30</h3>
<p id="Num.30-p1">
<scripture passage="Num 30:1" parsed="|Num|30|1|0|0" osisRef="Bible:Num.30.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Moisiu u foli prijësve të fiseve të bijve të Izraelit, duke u thënë: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar:
<scripture passage="Num 30:2" parsed="|Num|30|2|0|0" osisRef="Bible:Num.30.2" />
<sup>2</sup> "Kur dikush lidh një kusht me Zotin ose lidh një detyrim duke u betuar, nuk do ta shkelë fjalën e tij, por do të bëjë gjithçka ka dalë nga goja e tij.
<scripture passage="Num 30:3" parsed="|Num|30|3|0|0" osisRef="Bible:Num.30.3" />
<sup>3</sup> Kur një femër lidh një kusht me Zotin dhe lidh një detyrim ndërsa është ende në shtëpinë e të atit, gjatë rinisë së saj,
<scripture passage="Num 30:4" parsed="|Num|30|4|0|0" osisRef="Bible:Num.30.4" />
<sup>4</sup> në qoftë se i ati, duke mësuar kushtin e saj dhe detyrimin me të cilën është lidhur, nuk thotë asgjë lidhur me këtë, tërë kushtet e saj do të jenë të vlefshme dhe do të mbeten të vlefshme tërë detyrimet me të cilat është lidhur.
<scripture passage="Num 30:5" parsed="|Num|30|5|0|0" osisRef="Bible:Num.30.5" />
<sup>5</sup> Por në qoftë se i ati, ditën që e mëson, i kundërvihet asaj, të gjitha kushtet e saj dhe të gjitha detyrimet me të cilat është lidhur, nuk do të jenë të vlefshme; dhe Zoti do ta falë, sepse i ati iu kundërvu.
<scripture passage="Num 30:6" parsed="|Num|30|6|0|0" osisRef="Bible:Num.30.6" />
<sup>6</sup> Por në qoftë se ajo martohet ndërsa është e lidhur me kushte ose ka një detyrim të lidhur në mënyrë të paarsyeshme me buzët e saja,
<scripture passage="Num 30:7" parsed="|Num|30|7|0|0" osisRef="Bible:Num.30.7" />
<sup>7</sup> dhe në qoftë se bashkëshorti i saj e di dhe ditën që e merr vesh nuk thotë asgjë lidhur me të, kushtet e saj do të mbeten të vlefshme njëlloj si detyrimet me të cilat ajo është lidhur.
<scripture passage="Num 30:8" parsed="|Num|30|8|0|0" osisRef="Bible:Num.30.8" />
<sup>8</sup> Por në qoftë se bashkëshorti i saj, ditën që e mëson, i kundërvihet, ai do të anulojë kushtin që ajo ka lidhur dhe detyrimin që ka marrë në mënyrë të paarsyeshme me buzët e saj; dhe Zoti do ta falë.
<scripture passage="Num 30:9" parsed="|Num|30|9|0|0" osisRef="Bible:Num.30.9" />
<sup>9</sup> Por kushti i një gruaje të ve ose e një gruaje të ndarë, cilido qoftë detyrimi me të cilin është lidhur, do të mbetet i vlefshëm
<scripture passage="Num 30:10" parsed="|Num|30|10|0|0" osisRef="Bible:Num.30.10" />
<sup>10</sup> Në qoftë se ajo lidh një kusht në shtëpinë e bashkëshortit të saj, ose merr përsipër një detyrim me betim,
<scripture passage="Num 30:11" parsed="|Num|30|11|0|0" osisRef="Bible:Num.30.11" />
<sup>11</sup> dhe i shoqi e ka marrë vesh, në qoftë se i shoqi nuk thotë asgjë lidhur me këtë dhe nuk i kundërvihet, të gjitha kushtet e saj do të mbeten të vlefshme ashtu si edhe detyrimet që ka marrë përsipër.
<scripture passage="Num 30:12" parsed="|Num|30|12|0|0" osisRef="Bible:Num.30.12" />
<sup>12</sup> Por në qoftë se i shoqi i anulon ditën që i ka marrë vesh të gjitha ato që kanë dalë nga buzët e saj, qofshin kushte apo detyrime me të cilat është lidhur; këto nuk do të jenë të vlefshme, bashkëshorti i saj i ka anuluar dhe Zoti do ta falë.
<scripture passage="Num 30:13" parsed="|Num|30|13|0|0" osisRef="Bible:Num.30.13" />
<sup>13</sup> Bashkëshorti mund të konfirmojë dhe të anulojë çfarëdo kushti dhe çfarëdo betimi që lidh gruan e tij, që synon ta mundojë personin e saj.
<scripture passage="Num 30:14" parsed="|Num|30|14|0|0" osisRef="Bible:Num.30.14" />
<sup>14</sup> Por në qoftë se bashkëshorti, çdo ditë që kalon, nuk thotë asgjë lidhur me këtë, ai konfirmon në këtë mënyrë tërë kushtet dhe detyrimet me të cilat ajo është lidhur; i konfirmon sepse nuk ka thënë asgjë lidhur me to ditën që i ka marrë vesh.
<scripture passage="Num 30:15" parsed="|Num|30|15|0|0" osisRef="Bible:Num.30.15" />
<sup>15</sup> Por në qoftë se i anulon mbasi i ka marrë vesh, do të mbajë peshën e mëkatit të bashkëshortes së tij"".
<scripture passage="Num 30:16" parsed="|Num|30|16|0|0" osisRef="Bible:Num.30.16" />
<sup>16</sup> Këto janë statutet që Zoti i ka dhënë me porosi Moisiut lidhur me marrëdhëniet, midis bashkëshortit dhe bashkëshortes, midis atit dhe bijës, kur ajo është akoma vajzë në shtëpinë e atit të saj.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 31" progress="15.29%" prev="Num.30" next="Num.32" id="Num.31">
<h3 id="Num.31-p0.1">Chapter 31</h3>
<p id="Num.31-p1">
<scripture passage="Num 31:1" parsed="|Num|31|1|0|0" osisRef="Bible:Num.31.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: "Merrua hakun bijve të Izraelit kundër Madianitëve;
<scripture passage="Num 31:2" parsed="|Num|31|2|0|0" osisRef="Bible:Num.31.2" />
<sup>2</sup> pas kësaj do të bashkohesh me popullin tënd".
<scripture passage="Num 31:3" parsed="|Num|31|3|0|0" osisRef="Bible:Num.31.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Moisiu i foli popullit, duke thënë; "Disa njerëz ndër ju të armatosen për luftë dhe të marshojnë kundër Madianit për të kryer hakmarrjen e Zotit mbi Madianin.
<scripture passage="Num 31:4" parsed="|Num|31|4|0|0" osisRef="Bible:Num.31.4" />
<sup>4</sup> Do të dërgoni në luftë një mijë burra nga çdo fis, nga të gjitha fiset e Izraelit".
<scripture passage="Num 31:5" parsed="|Num|31|5|0|0" osisRef="Bible:Num.31.5" />
<sup>5</sup> Kështu u rekrutuan ndër divizionet e Izraelit një mijë burra nga çdo fis, domethënë dymbëdhjetë mijë burra, të armatosur për luftë.
<scripture passage="Num 31:6" parsed="|Num|31|6|0|0" osisRef="Bible:Num.31.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Moisiu i nisi për luftë, njëmijë njerëz nga çdo fis, së bashku me Finehasin, birin e priftit Eleazar, që kishte në dorë veglat e shenjta dhe boritë e alarmit.
<scripture passage="Num 31:7" parsed="|Num|31|7|0|0" osisRef="Bible:Num.31.7" />
<sup>7</sup> Dhe luftuan kundër Madianit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, dhe vranë tërë meshkujt.
<scripture passage="Num 31:8" parsed="|Num|31|8|0|0" osisRef="Bible:Num.31.8" />
<sup>8</sup> Bashkë me viktimat që ata bënë, ata vranë edhe mbretërit e Madianit: Evin, Rekemin, Tsurin, Hurin dhe Reban, pesë mbretërit e Madianit; vranë gjithashtu me shpatë Balaamin, birin e Beorit.
<scripture passage="Num 31:9" parsed="|Num|31|9|0|0" osisRef="Bible:Num.31.9" />
<sup>9</sup> Bijtë e Izraelit zunë robinja edhe të gjitha gratë e Madianit dhe fëmijët e tyre, rrëmbyen tërë bagëtinë e tyre, tërë kopetë e tyre dhe tërë pasuritë e tyre;
<scripture passage="Num 31:10" parsed="|Num|31|10|0|0" osisRef="Bible:Num.31.10" />
<sup>10</sup> pastaj u vunë zjarrin të gjitha qyteteve ku ata banonin dhe të gjitha kalave të tyre,
<scripture passage="Num 31:11" parsed="|Num|31|11|0|0" osisRef="Bible:Num.31.11" />
<sup>11</sup> dhe morën gjithë plaçkën e luftës dhe tërë prenë, njerëz dhe kafshë:
<scripture passage="Num 31:12" parsed="|Num|31|12|0|0" osisRef="Bible:Num.31.12" />
<sup>12</sup> pastaj i çuan të burgosurit, prenë dhe plaçkën e luftës Moisiut, priftit Eleazar dhe asamblesë së bijve të Izraelit, që ishin vendosur në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.
<scripture passage="Num 31:13" parsed="|Num|31|13|0|0" osisRef="Bible:Num.31.13" />
<sup>13</sup> Moisiu, prifti Eleazar dhe të gjithë prijësit e asamblesë dolën për t'i takuar jashtë kampit.
<scripture passage="Num 31:14" parsed="|Num|31|14|0|0" osisRef="Bible:Num.31.14" />
<sup>14</sup> Por Moisiu u zemërua me komandantët e ushtrisë, me krerët e mijësheve dhe të qindësheve, që po ktheheshin nga kjo fushatë lufte.
<scripture passage="Num 31:15" parsed="|Num|31|15|0|0" osisRef="Bible:Num.31.15" />
<sup>15</sup> Moisiu u tha atyre: "Keni lënë gjallë të gjitha gratë?
<scripture passage="Num 31:16" parsed="|Num|31|16|0|0" osisRef="Bible:Num.31.16" />
<sup>16</sup> Të nxitura nga Balaami, ato i shtynë bijtë e Izraelit të mëkatojnë kundër Zotit, në ngjarjen e Peorit, kur shpërtheu fatkeqësia në asamblenë e Zotit.
<scripture passage="Num 31:17" parsed="|Num|31|17|0|0" osisRef="Bible:Num.31.17" />
<sup>17</sup> Prandaj vrisni çdo mashkull nga fëmijët dhe vrisni çdo grua që ka marrëdhënie seksuale me një burrë,
<scripture passage="Num 31:18" parsed="|Num|31|18|0|0" osisRef="Bible:Num.31.18" />
<sup>18</sup> por ruajini të gjalla për vete të gjitha vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra.
<scripture passage="Num 31:19" parsed="|Num|31|19|0|0" osisRef="Bible:Num.31.19" />
<sup>19</sup> Ju do të qëndroni jashtë kampit shtatë ditë; kushdo që ka vrarë dikë dhe kushdo që ka prekur një person të vrarë, do të pastrohet ditën e tretë dhe ditën e shtatë; ky rregull vlen si për ju ashtu dhe për robërit tuaj.
<scripture passage="Num 31:20" parsed="|Num|31|20|0|0" osisRef="Bible:Num.31.20" />
<sup>20</sup> Do të pastroni gjithashtu çdo rrobë, çdo send prej lëkure, çdo punë të bërë me leshin e dhisë dhe çdo vegël prej druri".
<scripture passage="Num 31:21" parsed="|Num|31|21|0|0" osisRef="Bible:Num.31.21" />
<sup>21</sup> Pastaj prifti Eleazar u tha ushtarëve që kishin shkuar në luftë: "Kjo është rregulla e ligjit që Zoti i ka përcaktuar Moisiut:
<scripture passage="Num 31:22" parsed="|Num|31|22|0|0" osisRef="Bible:Num.31.22" />
<sup>22</sup> vetëm arin, argjendin, bronzin, hekurin, kallajin dhe plumbin,
<scripture passage="Num 31:23" parsed="|Num|31|23|0|0" osisRef="Bible:Num.31.23" />
<sup>23</sup> çdo gjë që i reziston zjarrit, do ta kaloni nëpër zjarr dhe do të bëhet i pastër; por do të pastrohen edhe me ujin e pastrimit kundër papastërtisë; ndërsa tërë gjërat që nuk mund t'i rezistojnë zjarrit, do t'i trajtoni me ujë.
<scripture passage="Num 31:24" parsed="|Num|31|24|0|0" osisRef="Bible:Num.31.24" />
<sup>24</sup> Dhe ditën e shtatë do të lani rrobat tuaja dhe do të jeni të pastër; pas kësaj mund të hyni në kamp".
<scripture passage="Num 31:25" parsed="|Num|31|25|0|0" osisRef="Bible:Num.31.25" />
<sup>25</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 31:26" parsed="|Num|31|26|0|0" osisRef="Bible:Num.31.26" />
<sup>26</sup> "Ti, me gjithë priftin Eleazar dhe me kryefamiljarët e asamblesë, llogarite tërë plaçkën e zënë, njerëzit dhe bagëtinë;
<scripture passage="Num 31:27" parsed="|Num|31|27|0|0" osisRef="Bible:Num.31.27" />
<sup>27</sup> dhe ndaje plaçkën midis atyre që kanë marrë pjesë në luftë dhe që kanë vajtur të luftojnë dhe gjithë asamblesë.
<scripture passage="Num 31:28" parsed="|Num|31|28|0|0" osisRef="Bible:Num.31.28" />
<sup>28</sup> Do të marrësh nga luftëtarët që kanë vajtur të luftojnë një haraç për Zotin; domethënë një të pesëqindtën e personave, të bagëtive të imta dhe të trasha dhe të gomarëve.
<scripture passage="Num 31:29" parsed="|Num|31|29|0|0" osisRef="Bible:Num.31.29" />
<sup>29</sup> Do të marrësh nga gjysma e tyre dhe do t'ia japësh priftit Eleazar si një ofertë për Zotin.
<scripture passage="Num 31:30" parsed="|Num|31|30|0|0" osisRef="Bible:Num.31.30" />
<sup>30</sup> Dhe nga gjysma që u takon bijve të Izraelit do të marrësh një të pesëdhjetën e personave, të bagëtisë së imët dhe të trashë dhe nga gomarët do t'u japësh Levitëve, që kanë përgjegjësinë e tabernakullit të Zotit".
<scripture passage="Num 31:31" parsed="|Num|31|31|0|0" osisRef="Bible:Num.31.31" />
<sup>31</sup> Dhe Moisiu e prifti Eleazar vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Num 31:32" parsed="|Num|31|32|0|0" osisRef="Bible:Num.31.32" />
<sup>32</sup> Dhe plaçka që mbetej nga plaçkitja e kryer nga luftëtarët përbëhej nga gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë dele,
<scripture passage="Num 31:33" parsed="|Num|31|33|0|0" osisRef="Bible:Num.31.33" />
<sup>33</sup> shtatëdhjetë e dy mijë lopë,
<scripture passage="Num 31:34" parsed="|Num|31|34|0|0" osisRef="Bible:Num.31.34" />
<sup>34</sup> gjashtëdhjetë e një mijë gomarë,
<scripture passage="Num 31:35" parsed="|Num|31|35|0|0" osisRef="Bible:Num.31.35" />
<sup>35</sup> dhe tridhjetë e dy mijë persona gjithsej, domethënë gra që nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale me burra.
<scripture passage="Num 31:36" parsed="|Num|31|36|0|0" osisRef="Bible:Num.31.36" />
<sup>36</sup> Gjysma, domethënë pjesa për ata që kishin shkuar në luftë, ishte treqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind dele,
<scripture passage="Num 31:37" parsed="|Num|31|37|0|0" osisRef="Bible:Num.31.37" />
<sup>37</sup> nga të cilat gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë për haraçin e Zotit;
<scripture passage="Num 31:38" parsed="|Num|31|38|0|0" osisRef="Bible:Num.31.38" />
<sup>38</sup> tridhjetë e gjashtë mijë lopë, nga të cilat shtatëdhjetë e dy për haraçin e Zotit;
<scripture passage="Num 31:39" parsed="|Num|31|39|0|0" osisRef="Bible:Num.31.39" />
<sup>39</sup> tridhjetë mijë e pesëqind gomarë, nga të cilët gjashtëdhjetë e një për haraçin e Zotit;
<scripture passage="Num 31:40" parsed="|Num|31|40|0|0" osisRef="Bible:Num.31.40" />
<sup>40</sup> dhe gjashtëmbëdhjetë mijë persona, nga të cilët tridhjetë e dy për haraçin e Zotit.
<scripture passage="Num 31:41" parsed="|Num|31|41|0|0" osisRef="Bible:Num.31.41" />
<sup>41</sup> Kështu Moisiu i dha haraçin, që ishte oferta e ngritur e Zotit, priftit Eleazar, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti.
<scripture passage="Num 31:42" parsed="|Num|31|42|0|0" osisRef="Bible:Num.31.42" />
<sup>42</sup> Gjysma që u përkiste bijve të Izraelit, që Moisiu kishte ndarë nga pjesa që u takonte njerëzve që kishin shkuar në luftë,
<scripture passage="Num 31:43" parsed="|Num|31|43|0|0" osisRef="Bible:Num.31.43" />
<sup>43</sup> gjysma që i përkiste asamblesë, ishte treqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind dele,
<scripture passage="Num 31:44" parsed="|Num|31|44|0|0" osisRef="Bible:Num.31.44" />
<sup>44</sup> tridhjetë e gjashtë mijë lopë,
<scripture passage="Num 31:45" parsed="|Num|31|45|0|0" osisRef="Bible:Num.31.45" />
<sup>45</sup> tridhjetë mijë e pesëqind gomarë,
<scripture passage="Num 31:46" parsed="|Num|31|46|0|0" osisRef="Bible:Num.31.46" />
<sup>46</sup> dhe gjashtëmbëdhjetë mijë persona.
<scripture passage="Num 31:47" parsed="|Num|31|47|0|0" osisRef="Bible:Num.31.47" />
<sup>47</sup> Nga gjysma që u përkiste bijve të Izraelit, Moisiu mori një të pesëdhjetën e njerëzve dhe të kafshëve, dhe ua dha Levitëve të cilët kanë përgjegjësinë e tabernakullit të Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Num 31:48" parsed="|Num|31|48|0|0" osisRef="Bible:Num.31.48" />
<sup>48</sup> Komandantët e mijësheve të ushtrisë, krerët e mijësheve dhe të qindësheve, iu afruan Moisiut;
<scripture passage="Num 31:49" parsed="|Num|31|49|0|0" osisRef="Bible:Num.31.49" />
<sup>49</sup> dhe ata i thanë Moisiut: "Shërbëtorët e tu kanë bërë llogarinë e luftëtarëve që ishin nën urdhrat tona, dhe nuk mungonte asnjëri prej tyre.
<scripture passage="Num 31:50" parsed="|Num|31|50|0|0" osisRef="Bible:Num.31.50" />
<sup>50</sup> Prandaj ne po sjellim, si ofertë për Zotin, sendet e arit që secili ka gjetur: zinxhirë, byzylykë, unaza, vathë dhe gjerdanë për të bërë shlyerjen për ne përpara Zotit.
<scripture passage="Num 31:51" parsed="|Num|31|51|0|0" osisRef="Bible:Num.31.51" />
<sup>51</sup> Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar morën nga duart e tyre tërë objektet e punuara.
<scripture passage="Num 31:52" parsed="|Num|31|52|0|0" osisRef="Bible:Num.31.52" />
<sup>52</sup> Tërë ari i ofertës që ata i paraqitën Zotit nga ana e krerëve të mijësheve dhe nga ana e krerëve të qindëshëve, peshonte gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë sikla.
<scripture passage="Num 31:53" parsed="|Num|31|53|0|0" osisRef="Bible:Num.31.53" />
<sup>53</sup> (Njerëzit e ushtrisë mbajtën për vete plaçkën që kishin siguruar).
<scripture passage="Num 31:54" parsed="|Num|31|54|0|0" osisRef="Bible:Num.31.54" />
<sup>54</sup> Moisiu dhe prifti Eleazar morën pastaj arin nga krerët e mijëshëve dhe të qindësheve dhe e çuan në çadrën e mbledhjes, si kujtim i bijve të Izraelit përpara Zotit.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 32" progress="15.44%" prev="Num.31" next="Num.33" id="Num.32">
<h3 id="Num.32-p0.1">Chapter 32</h3>
<p id="Num.32-p1">
<scripture passage="Num 32:1" parsed="|Num|32|1|0|0" osisRef="Bible:Num.32.1" />
<sup>1</sup> Bijtë e Rubenit dhe bijtë e Gadit kishin një sasi jashtëzakonisht të madhe bagëtish; dhe kur panë që vendi i Jazerit dhe vendi i Galaadit ishin një tokë e përshtatshme për të rritur bagëti,
<scripture passage="Num 32:2" parsed="|Num|32|2|0|0" osisRef="Bible:Num.32.2" />
<sup>2</sup> bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit erdhën për të folur me Moisiun, me priftin Eleazar dhe me prijësit e asamblesë, dhe thanë:
<scripture passage="Num 32:3" parsed="|Num|32|3|0|0" osisRef="Bible:Num.32.3" />
<sup>3</sup> "Atarothi, Diboni, Jaazeri, Nimrahu, Heshboni, Elealehu, Sebami, Nebo dhe Beoni,
<scripture passage="Num 32:4" parsed="|Num|32|4|0|0" osisRef="Bible:Num.32.4" />
<sup>4</sup> vendi që Zoti ka goditur para asamblesë së Izraelit, është një vend i përshtatshëm për të rritur bagëti, dhe shërbëtorët e tu kanë bagëti".
<scripture passage="Num 32:5" parsed="|Num|32|5|0|0" osisRef="Bible:Num.32.5" />
<sup>5</sup> Ata thanë akoma: "Në rast se kemi gjetur hirin tënd, jepua këtë vend shërbëtorëve të tu në pronësi dhe mos na bëj të kalojmë Jordanin".
<scripture passage="Num 32:6" parsed="|Num|32|6|0|0" osisRef="Bible:Num.32.6" />
<sup>6</sup> Por Moisiu iu përgjegj bijve të Gadit dhe bijve të Rubenit: "A duhet të shkojnë në luftë vëllezërit tuaj, ndërsa ju po rrini këtu?
<scripture passage="Num 32:7" parsed="|Num|32|7|0|0" osisRef="Bible:Num.32.7" />
<sup>7</sup> Pse duhet të demoralizoni zemrat e bijve të Izraelit që të hyjnë në vendin që u ka dhënë Zoti?
<scripture passage="Num 32:8" parsed="|Num|32|8|0|0" osisRef="Bible:Num.32.8" />
<sup>8</sup> Kështu vepruan etërit tuaj kur i nisa nga Kadesh-Barneu për ta vëzhguar vendin.
<scripture passage="Num 32:9" parsed="|Num|32|9|0|0" osisRef="Bible:Num.32.9" />
<sup>9</sup> U ngjitën deri në luginën e Eshkolit; dhe, pasi e panë vendin, i demoralizuan zemrat e bijve të Izraelit, dhe kështu këta nuk hynë në vendin që Zoti u kishte dhënë.
<scripture passage="Num 32:10" parsed="|Num|32|10|0|0" osisRef="Bible:Num.32.10" />
<sup>10</sup> Kështu zemërimi i Zotit u ndez atë ditë dhe ai u betua, duke thënë:
<scripture passage="Num 32:11" parsed="|Num|32|11|0|0" osisRef="Bible:Num.32.11" />
<sup>11</sup> "Me siguri asnjë nga njerëzit, që kanë ardhur nga vendi i Egjiptit në moshën njëzet e një vjeç e lart nuk do ta shohë kurrë vendin që jam betuar t'u jap Abrahamit, Isaut dhe Jakobit, sepse ata nuk më kanë ndjekur plotësisht,
<scripture passage="Num 32:12" parsed="|Num|32|12|0|0" osisRef="Bible:Num.32.12" />
<sup>12</sup> me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufeut, i quajtur Kenizeu, dhe të Jozueut, birit të Nunit, sepse këta e kanë ndjekur plotësisht Zotin".
<scripture passage="Num 32:13" parsed="|Num|32|13|0|0" osisRef="Bible:Num.32.13" />
<sup>13</sup> Kështu zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit; dhe ai bëri të enden dyzet vjet në shkretëtirë, deri sa mbaroi gjithë brezi që kishte bërë të këqia para Zotit.
<scripture passage="Num 32:14" parsed="|Num|32|14|0|0" osisRef="Bible:Num.32.14" />
<sup>14</sup> Dhe ja, ju po zini vendin e etërve tuaj, një farë mëkatarësh, për të rritur edhe më zemërimin e zjarrtë të Zotit kundër Izraelit.
<scripture passage="Num 32:15" parsed="|Num|32|15|0|0" osisRef="Bible:Num.32.15" />
<sup>15</sup> Sepse, po të refuzoni të shkoni pas tij, ai do të vazhdojë ta lërë Izraelin në shkretëtirë, dhe ju do të shkaktoni humbjen e tërë këtij populli".
<scripture passage="Num 32:16" parsed="|Num|32|16|0|0" osisRef="Bible:Num.32.16" />
<sup>16</sup> Atëherë ata iu afruan Moisiut dhe i thanë: "Ne do të ndërtojmë këtu vathë për bagëtinë tonë dhe qytete për të vegjlit tanë;
<scripture passage="Num 32:17" parsed="|Num|32|17|0|0" osisRef="Bible:Num.32.17" />
<sup>17</sup> por ne jemi gati të marshojmë me armë në krye të bijve të Izraelit, deri sa t'i çojmë në vendin e tyre; ndërkaq të vegjlit tanë do të banojnë në qytetet e fortifikuara për shkak të banorëve të vendit.
<scripture passage="Num 32:18" parsed="|Num|32|18|0|0" osisRef="Bible:Num.32.18" />
<sup>18</sup> Nuk do të kthehemi në shtëpitë tona derisa secili nga bijtë e Izraelit të ketë shtënë në dorë trashëgiminë e tij,
<scripture passage="Num 32:19" parsed="|Num|32|19|0|0" osisRef="Bible:Num.32.19" />
<sup>19</sup> sepse nuk do të pranojë asnjë trashëgimi bashkë me ta matanë Jordanit dhe më tutje, sepse trashëgimia jonë na ra nga kjo anë e Jordanit, në drejtim të lindjes".
<scripture passage="Num 32:20" parsed="|Num|32|20|0|0" osisRef="Bible:Num.32.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Moisiu u tha atyre: "Në rast se bëni këtë, në rast se armatoseni për luftë para Zotit,
<scripture passage="Num 32:21" parsed="|Num|32|21|0|0" osisRef="Bible:Num.32.21" />
<sup>21</sup> dhe tërë njerëzit e armatosur kalojnë Jordanin para Zotit, deri sa ai t'i ketë dëbuar armiqtë e tij nga prania e tij
<scripture passage="Num 32:22" parsed="|Num|32|22|0|0" osisRef="Bible:Num.32.22" />
<sup>22</sup> dhe toka të jetë nënshtruar para Zotit dhe mbas kësaj ju ktheheni prapa, atëherë nuk do të jeni fajtorë para Zotit dhe para Izraelit, dhe ky vend do të jetë prona juaj para Zotit.
<scripture passage="Num 32:23" parsed="|Num|32|23|0|0" osisRef="Bible:Num.32.23" />
<sup>23</sup> Dhe në qoftë se nuk veproni kështu, atëherë do të mëkatoni kundër Zotit; dhe të jeni të sigurtë që mëkati juaj do t'ju gjejë.
<scripture passage="Num 32:24" parsed="|Num|32|24|0|0" osisRef="Bible:Num.32.24" />
<sup>24</sup> Ndërtoni qytete për të vegjlit tuaj dhe vathë për kopetë tuaja, dhe bëni atë që goja juaj ka thënë".
<scripture passage="Num 32:25" parsed="|Num|32|25|0|0" osisRef="Bible:Num.32.25" />
<sup>25</sup> Dhe bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit i folën Moisiut duke i thënë: "Shërbëtorët e tu do të bëjnë ashtu si urdhëron zotëria im.
<scripture passage="Num 32:26" parsed="|Num|32|26|0|0" osisRef="Bible:Num.32.26" />
<sup>26</sup> Të vegjlit tanë, bashkëshortet tona, kopetë tona dhe tërë bagëtia jonë do të mbeten këtu në qytetet e Galaadit;
<scripture passage="Num 32:27" parsed="|Num|32|27|0|0" osisRef="Bible:Num.32.27" />
<sup>27</sup> por shërbëtorët e tu, tërë njerëzit e armatosur për luftë, do ta kalojnë Jordanin për të luftuar para Zotit ashtu siç thotë zotëria ime".
<scripture passage="Num 32:28" parsed="|Num|32|28|0|0" osisRef="Bible:Num.32.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Moisiu u dha porosi për ta priftit Eleazar, Jozueut, birit të Nunit, dhe kryefamiljarëve të fiseve të bijve të Izraelit.
<scripture passage="Num 32:29" parsed="|Num|32|29|0|0" osisRef="Bible:Num.32.29" />
<sup>29</sup> Moisiu u tha atyre: "Në rast se bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit e kalojnë Jordanin bashkë me ju, tërë njerëzit e armatosur për të luftuar para Zotit, dhe vendi do të nënshtrohet para jush, do t'u jepni atyre si pronë vendin e Galaadit.
<scripture passage="Num 32:30" parsed="|Num|32|30|0|0" osisRef="Bible:Num.32.30" />
<sup>30</sup> Por në rast se nuk e kalojnë Jordanin të armatosur bashkë me ju, do të kenë prona në mes jush në vendin e Kanaanit".
<scripture passage="Num 32:31" parsed="|Num|32|31|0|0" osisRef="Bible:Num.32.31" />
<sup>31</sup> Atëherë bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit u përgjigjën duke thënë: "Do të veprojmë ashtu si u ka thënë Zoti shërbëtorëve të tu.
<scripture passage="Num 32:32" parsed="|Num|32|32|0|0" osisRef="Bible:Num.32.32" />
<sup>32</sup> Do ta kalojmë Jordanin të armatosur para Zotit në vendin e Kanaanit, me qëllim që zotërimi i trashëgimisë sonë të mbetet nga kjo anë e Jordanit".
<scripture passage="Num 32:33" parsed="|Num|32|33|0|0" osisRef="Bible:Num.32.33" />
<sup>33</sup> Moisiu u dha kështu bijve të Gadit, bijve të Rubenit dhe gjysmës së fisit të Manasit, birit të Jozefit, mbretërinë e Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe mbretërinë e Ogut, mbretit të Bashabit, vendin me qytetet përreth.
<scripture passage="Num 32:34" parsed="|Num|32|34|0|0" osisRef="Bible:Num.32.34" />
<sup>34</sup> Kështu bijtë e Gadit ndërtuan Dibonin, Atarothin, Aroerin,
<scripture passage="Num 32:35" parsed="|Num|32|35|0|0" osisRef="Bible:Num.32.35" />
<sup>35</sup> Atroth-Shofanin, Jaazerin, Jogbehahun,
<scripture passage="Num 32:36" parsed="|Num|32|36|0|0" osisRef="Bible:Num.32.36" />
<sup>36</sup> Beth-Nimrahun dhe Beth-Aranin, qytete të fortifikuara, dhe vathë për kopetë e bagëtive.
<scripture passage="Num 32:37" parsed="|Num|32|37|0|0" osisRef="Bible:Num.32.37" />
<sup>37</sup> Bijtë e Rubenit ndërtuan Heshbonin, Elealehun, Kirjathaimin,
<scripture passage="Num 32:38" parsed="|Num|32|38|0|0" osisRef="Bible:Num.32.38" />
<sup>38</sup> Neboh dhe Baal-Meonin (emrat e tyre janë ndryshuar) dhe Sibmahun; dhe u vunë emra të tjerë qyteteve që ndërtuan.
<scripture passage="Num 32:39" parsed="|Num|32|39|0|0" osisRef="Bible:Num.32.39" />
<sup>39</sup> Dhe bijtë e Makirit, birit të Manasit, shkuan në vendin e Galaadit, e pushtuan dhe shpronësuan Amorejtë që banonin aty.
<scripture passage="Num 32:40" parsed="|Num|32|40|0|0" osisRef="Bible:Num.32.40" />
<sup>40</sup> Kështu Moisiu i dha Galaadin Makirit, birit të Manasit, i cili u vendos aty.
<scripture passage="Num 32:41" parsed="|Num|32|41|0|0" osisRef="Bible:Num.32.41" />
<sup>41</sup> Jairi, bir i Manasit, shkoi dhepushtoi fshatrat e tyre dhe i quajti Havoth-Jair.
<scripture passage="Num 32:42" parsed="|Num|32|42|0|0" osisRef="Bible:Num.32.42" />
<sup>42</sup> Nobahu përkundrazi shkoi dhe pushtoi Kenathin me lagjet e tij të jashtme; dhe e quajti Nobah simbas emrit të tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 33" progress="15.58%" prev="Num.32" next="Num.34" id="Num.33">
<h3 id="Num.33-p0.1">Chapter 33</h3>
<p id="Num.33-p1">
<scripture passage="Num 33:1" parsed="|Num|33|1|0|0" osisRef="Bible:Num.33.1" />
<sup>1</sup> Këto janë etapat e bijve të Izraelit që dolën nga vendi i Egjiptit, simbas formacioneve të tyre, nën udhëheqjen e Moisiut dhe të Aaronit.
<scripture passage="Num 33:2" parsed="|Num|33|2|0|0" osisRef="Bible:Num.33.2" />
<sup>2</sup> Moisiu shënoi me shkrim vendet e tyre të nisjes, për çdo etapë, sipas urdhrave të Zotit; dhe këto janë etapat e tyre, në bazë të vendnisjeve të tyre.
<scripture passage="Num 33:3" parsed="|Num|33|3|0|0" osisRef="Bible:Num.33.3" />
<sup>3</sup> U nisën nga Ramesesi në muajin e parë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të parë. Një ditë pas Pashkës bijtë e Izraelit u nisën me plot vetëbesim, para syve të të gjithë Egjiptasve,
<scripture passage="Num 33:4" parsed="|Num|33|4|0|0" osisRef="Bible:Num.33.4" />
<sup>4</sup> ndërsa Egjiptasit varrosnin tërë të parëlindurit e tyre që Zoti kishte goditur midis tyre. Zoti kishte zbatuar gjykimin e tij edhe mbi perënditë e tyre.
<scripture passage="Num 33:5" parsed="|Num|33|5|0|0" osisRef="Bible:Num.33.5" />
<sup>5</sup> Kështu, pra, bijtë e Izraelit u nisën nga Ramesesi dhe e ngritën kampin e tyre në Sukoth.
<scripture passage="Num 33:6" parsed="|Num|33|6|0|0" osisRef="Bible:Num.33.6" />
<sup>6</sup> U nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, që ndodhet në skaj të shkretëtirës.
<scripture passage="Num 33:7" parsed="|Num|33|7|0|0" osisRef="Bible:Num.33.7" />
<sup>7</sup> U nisën nga Ethami dhe u kthyen në drejtim të Pi-Hahirothit që ndodhet përballë Baal-Tsefonit, dhe e ngritën kampin përpara Migdolit.
<scripture passage="Num 33:8" parsed="|Num|33|8|0|0" osisRef="Bible:Num.33.8" />
<sup>8</sup> U nisën nga Hahirothi, kaluan detin në drejtim të shkretëtirës, ecën tri ditë në shkretëtirën e Ethamit dhe e ngritën kampin e tyre në Mara.
<scripture passage="Num 33:9" parsed="|Num|33|9|0|0" osisRef="Bible:Num.33.9" />
<sup>9</sup> U nisën nga Mara dhe arritën në Elim; në Elim kishte dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma; dhe fushuan aty.
<scripture passage="Num 33:10" parsed="|Num|33|10|0|0" osisRef="Bible:Num.33.10" />
<sup>10</sup> U nisën nga Elimi dhe fushuan pranë Detit të Kuq.
<scripture passage="Num 33:11" parsed="|Num|33|11|0|0" osisRef="Bible:Num.33.11" />
<sup>11</sup> U nisën nga Deti i Kuq dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit.
<scripture passage="Num 33:12" parsed="|Num|33|12|0|0" osisRef="Bible:Num.33.12" />
<sup>12</sup> U nisën nga shkretëtira e Sinit dhe ngritën kampin e tyre në Dofkah.
<scripture passage="Num 33:13" parsed="|Num|33|13|0|0" osisRef="Bible:Num.33.13" />
<sup>13</sup> U nisën nga Dofkahu dhe fushuan në Alush.
<scripture passage="Num 33:14" parsed="|Num|33|14|0|0" osisRef="Bible:Num.33.14" />
<sup>14</sup> U nisën nga Alushi dhe e ngritën kampin e tyre në Refidim, ku nuk kishte ujë për të pirë për popullin.
<scripture passage="Num 33:15" parsed="|Num|33|15|0|0" osisRef="Bible:Num.33.15" />
<sup>15</sup> U nisën nga Refidimi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinait.
<scripture passage="Num 33:16" parsed="|Num|33|16|0|0" osisRef="Bible:Num.33.16" />
<sup>16</sup> U nisën nga shkretëtira e Sinait dhe u vendosën në Kibroth-Hataavah.
<scripture passage="Num 33:17" parsed="|Num|33|17|0|0" osisRef="Bible:Num.33.17" />
<sup>17</sup> U nisën nga Kibroth-Hataavahu dhe fushuan në Hatseroth.
<scripture passage="Num 33:18" parsed="|Num|33|18|0|0" osisRef="Bible:Num.33.18" />
<sup>18</sup> U nisën nga Hatserothi dhe fushuan në Rithmah.
<scripture passage="Num 33:19" parsed="|Num|33|19|0|0" osisRef="Bible:Num.33.19" />
<sup>19</sup> U nisën nga Rithmahu dhe fushuan në Rimon-Perets.
<scripture passage="Num 33:20" parsed="|Num|33|20|0|0" osisRef="Bible:Num.33.20" />
<sup>20</sup> U nisën nga Rimon-Peretsi dhe fushuan në Libnah.
<scripture passage="Num 33:21" parsed="|Num|33|21|0|0" osisRef="Bible:Num.33.21" />
<sup>21</sup> U nisën nga Libnahu dhe fushuan në Risah.
<scripture passage="Num 33:22" parsed="|Num|33|22|0|0" osisRef="Bible:Num.33.22" />
<sup>22</sup> U nisën nga Risahu dhe fushuan në Kehelathah.
<scripture passage="Num 33:23" parsed="|Num|33|23|0|0" osisRef="Bible:Num.33.23" />
<sup>23</sup> U nisën nga Kehelathahu dhe fushuan në malin Shefer.
<scripture passage="Num 33:24" parsed="|Num|33|24|0|0" osisRef="Bible:Num.33.24" />
<sup>24</sup> U nisën nga mali Shefer dhe fushuan në Haradah.
<scripture passage="Num 33:25" parsed="|Num|33|25|0|0" osisRef="Bible:Num.33.25" />
<sup>25</sup> U nisën nga mali i Haradahut dhe fushuan në Makeloth.
<scripture passage="Num 33:26" parsed="|Num|33|26|0|0" osisRef="Bible:Num.33.26" />
<sup>26</sup> U nisën nga Makelothi dhe fushuan në Tahath.
<scripture passage="Num 33:27" parsed="|Num|33|27|0|0" osisRef="Bible:Num.33.27" />
<sup>27</sup> U nisën nga Tahahu dhe fushuan në Terah.
<scripture passage="Num 33:28" parsed="|Num|33|28|0|0" osisRef="Bible:Num.33.28" />
<sup>28</sup> U nisën nga Terahu dhe fushuan në Mithkah.
<scripture passage="Num 33:29" parsed="|Num|33|29|0|0" osisRef="Bible:Num.33.29" />
<sup>29</sup> U nisën nga Mithkahu dhe fushuan në Hashmonah.
<scripture passage="Num 33:30" parsed="|Num|33|30|0|0" osisRef="Bible:Num.33.30" />
<sup>30</sup> U nisën nga Hashmonahu dhe fushuan në Mozeroth.
<scripture passage="Num 33:31" parsed="|Num|33|31|0|0" osisRef="Bible:Num.33.31" />
<sup>31</sup> U nisën nga Mozerothi dhe fushuan nga Bene-Jaakan.
<scripture passage="Num 33:32" parsed="|Num|33|32|0|0" osisRef="Bible:Num.33.32" />
<sup>32</sup> U nisën nga Bene-Jaakani dhe fushuan në Hor-Hagidgad.
<scripture passage="Num 33:33" parsed="|Num|33|33|0|0" osisRef="Bible:Num.33.33" />
<sup>33</sup> U nisën nga Hor-Hagidgadi dhe fushuan në Jotbathah.
<scripture passage="Num 33:34" parsed="|Num|33|34|0|0" osisRef="Bible:Num.33.34" />
<sup>34</sup> U nisën nga Jotbathahu dhe fushuan në Abronah.
<scripture passage="Num 33:35" parsed="|Num|33|35|0|0" osisRef="Bible:Num.33.35" />
<sup>35</sup> U nisën nga Abronahu dhe fushuan në Etsion-Geber.
<scripture passage="Num 33:36" parsed="|Num|33|36|0|0" osisRef="Bible:Num.33.36" />
<sup>36</sup> U nisën nga Etsion-Geberi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit, domethënë në Kadesh.
<scripture passage="Num 33:37" parsed="|Num|33|37|0|0" osisRef="Bible:Num.33.37" />
<sup>37</sup> Pastaj u nisën nga Kadeshi dhe fushuan në malin Hor, në kufi të vendit të Edomit.
<scripture passage="Num 33:38" parsed="|Num|33|38|0|0" osisRef="Bible:Num.33.38" />
<sup>38</sup> Pastaj prifti Aaron u ngjit në malin Hor me urdhër të Zotit dhe vdiq aty në vitin e dyzetë prej kohës kur bijtë e Izraelit kishin dalë nga vendi i Egjiptit, ditën e parë të muajit të pestë.
<scripture passage="Num 33:39" parsed="|Num|33|39|0|0" osisRef="Bible:Num.33.39" />
<sup>39</sup> Aaroni ishte njëqind e njëzet e tre vjeç kur vdiq në malin Hor.
<scripture passage="Num 33:40" parsed="|Num|33|40|0|0" osisRef="Bible:Num.33.40" />
<sup>40</sup> Mbreti i Aradit, Kananeu, që banonte në Negev, në vendin e Kanaanit, dëgjoi se arritën bijtë e Izraelit.
<scripture passage="Num 33:41" parsed="|Num|33|41|0|0" osisRef="Bible:Num.33.41" />
<sup>41</sup> Kështu ata u nisën nga mali Hor dhe fushuan në Tsalmonah.
<scripture passage="Num 33:42" parsed="|Num|33|42|0|0" osisRef="Bible:Num.33.42" />
<sup>42</sup> U nisën nga Tsalmonahu dhe fushuan në Punon.
<scripture passage="Num 33:43" parsed="|Num|33|43|0|0" osisRef="Bible:Num.33.43" />
<sup>43</sup> U nisën nga Punoni dhe fushuan në Oboth.
<scripture passage="Num 33:44" parsed="|Num|33|44|0|0" osisRef="Bible:Num.33.44" />
<sup>44</sup> U nisën nga Obothi dhe fushuan në Ije-Abarim, në kufi me Moabin.
<scripture passage="Num 33:45" parsed="|Num|33|45|0|0" osisRef="Bible:Num.33.45" />
<sup>45</sup> U nisën nga Ije-Abarimi dhe fushuan në Dibon-Gad.
<scripture passage="Num 33:46" parsed="|Num|33|46|0|0" osisRef="Bible:Num.33.46" />
<sup>46</sup> U nisën nga Dibon-Gadi dhe fushuan në Almon-Diblathaim.
<scripture passage="Num 33:47" parsed="|Num|33|47|0|0" osisRef="Bible:Num.33.47" />
<sup>47</sup> U nisën nga Almon-Diblathaimi dhe fushuan në malet e Abarimit, përballë Nebit.
<scripture passage="Num 33:48" parsed="|Num|33|48|0|0" osisRef="Bible:Num.33.48" />
<sup>48</sup> U nisën nga malet e Abarimit dhe fushuan në fushat e Moabit, pranë Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos.
<scripture passage="Num 33:49" parsed="|Num|33|49|0|0" osisRef="Bible:Num.33.49" />
<sup>49</sup> Fushuan pranë Jordanit, nga Beth-Jeshimoth deri në Abel-Shitim, në fushat e Moabit.
<scripture passage="Num 33:50" parsed="|Num|33|50|0|0" osisRef="Bible:Num.33.50" />
<sup>50</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut, në fushat e Moabit, pranë Jordanit mbi bregun përballë Jerikos, dhe i tha:
<scripture passage="Num 33:51" parsed="|Num|33|51|0|0" osisRef="Bible:Num.33.51" />
<sup>51</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin, për të hyrë në vendin e Kanaanit,
<scripture passage="Num 33:52" parsed="|Num|33|52|0|0" osisRef="Bible:Num.33.52" />
<sup>52</sup> do të dëboni të gjithë banorët e vendit, do të shkatërroni të gjitha figurat e tyre dhe të tëra statujat e tyre prej metali të shkrirë, do të rrënoni të gjitha vendet e larta të tyre.
<scripture passage="Num 33:53" parsed="|Num|33|53|0|0" osisRef="Bible:Num.33.53" />
<sup>53</sup> Do ta shtini në dorë vendin dhe do të vendoseni në të, sepse jua kam dhënë në pronësi.
<scripture passage="Num 33:54" parsed="|Num|33|54|0|0" osisRef="Bible:Num.33.54" />
<sup>54</sup> Do ta ndani me short vendin, simbas familjeve tuaja. Familjeve më të mëdha do t'u jepni një pjesë më të madhe, dhe më të voglave një pjesë më të vogël. Secili do të marrë atë që do t'i bjerë me short;  ndarjet do të bëhen në bazë të fiseve të  etërve tuaj.
<scripture passage="Num 33:55" parsed="|Num|33|55|0|0" osisRef="Bible:Num.33.55" />
<sup>55</sup> Por në rast se nuk i dëboni banorët e vendit, ata që do të lini do të jenë si hala në sy dhe do t'ju shqetësojnë në vendin që do të banoni.
<scripture passage="Num 33:56" parsed="|Num|33|56|0|0" osisRef="Bible:Num.33.56" />
<sup>56</sup> Dhe do të ndodhë që unë t'ju trajtoj ashtu siç kisha menduar t'i trajtoj ata".
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 34" progress="15.69%" prev="Num.33" next="Num.35" id="Num.34">
<h3 id="Num.34-p0.1">Chapter 34</h3>
<p id="Num.34-p1">
<scripture passage="Num 34:1" parsed="|Num|34|1|0|0" osisRef="Bible:Num.34.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 34:2" parsed="|Num|34|2|0|0" osisRef="Bible:Num.34.2" />
<sup>2</sup> "Urdhëro bijtë e Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të hyni në vendin e Kanaanit, ky është vendi që ju takon si trashëgimi, vendi i Kanaanit me këta kufij të veçantë:
<scripture passage="Num 34:3" parsed="|Num|34|3|0|0" osisRef="Bible:Num.34.3" />
<sup>3</sup> Kufiri juaj jugor do të fillojë në shkretëtirën e Tsinit, gjatë kufirit të Edomit; kështu kufiri juaj do të shtrihet nga skaji i Detit të Kripur në drejtim të lindjes;
<scripture passage="Num 34:4" parsed="|Num|34|4|0|0" osisRef="Bible:Num.34.4" />
<sup>4</sup> kufiri juaj do të shkojë pastaj nga e përpjeta e Akrabimit, do të kalojë nëpër Tsin dhe do të shtrihet në jug të Kadesh-Barneas; do të vazhdojë pastaj në drejtim të Hatsar-Adarit dhe do të kalojë nëpër Atsmoni.
<scripture passage="Num 34:5" parsed="|Num|34|5|0|0" osisRef="Bible:Num.34.5" />
<sup>5</sup> Nga Atsmoni kufiri do të kthejë deri në përroin e Egjiptit dhe do të përfundojë në det.
<scripture passage="Num 34:6" parsed="|Num|34|6|0|0" osisRef="Bible:Num.34.6" />
<sup>6</sup> Kufiri juaj në perëndim do të jetë Deti i Madh; ky do të jetë kufiri juaj perëndimor.
<scripture passage="Num 34:7" parsed="|Num|34|7|0|0" osisRef="Bible:Num.34.7" />
<sup>7</sup> Ky do të jetë kufiri juaj verior: duke u nisur nga Deti i Madh do të caktoni kufirin tuaj deri në malin Hor;
<scripture passage="Num 34:8" parsed="|Num|34|8|0|0" osisRef="Bible:Num.34.8" />
<sup>8</sup> nga mali Hor do të caktoni kufirin tuaj deri në hyrje të Hamathit, dhe skaji i kufirit do të jetë në Tsedad;
<scripture passage="Num 34:9" parsed="|Num|34|9|0|0" osisRef="Bible:Num.34.9" />
<sup>9</sup> kufiri do të vazhdojë pastaj deri në Zifron dhe do të mbarojë në Hatsar-Enan; ky do të jetë kufiri juaj verior.
<scripture passage="Num 34:10" parsed="|Num|34|10|0|0" osisRef="Bible:Num.34.10" />
<sup>10</sup> Do ta vijëzoni kufirin tuaj lindor nga Hatsar-Enani deri në Shefam;
<scripture passage="Num 34:11" parsed="|Num|34|11|0|0" osisRef="Bible:Num.34.11" />
<sup>11</sup> kufiri do të zbresë nga Shefami në drejtim të Riblahut, në lindje të Ainit; pastaj kufiri do të zbresë dhe do të shtrihet deri sa të arrijë bregun lindor të detit të Kinerethit;
<scripture passage="Num 34:12" parsed="|Num|34|12|0|0" osisRef="Bible:Num.34.12" />
<sup>12</sup> pastaj kufiri do të zbresë në drejtim të Jordanit, për të arritur deri në Detin e Kripur. Ky do të jetë vendi juaj me kufijtë e tij rreth e qark".
<scripture passage="Num 34:13" parsed="|Num|34|13|0|0" osisRef="Bible:Num.34.13" />
<sup>13</sup> Kështu Moisiu u njoftoi këtë urdhër bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Ky është vendi që do të merrni si trashëgimi duke hedhur short, dhe që Zoti ka urdhëruar t'u jepet nëntë fiseve e gjysmë,
<scripture passage="Num 34:14" parsed="|Num|34|14|0|0" osisRef="Bible:Num.34.14" />
<sup>14</sup> sepse fisi i bijve të Rubenit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe fisi i bijve të Gadit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe gjysma e fisit të Manasit e kanë marrë trashëgiminë e tyre.
<scripture passage="Num 34:15" parsed="|Num|34|15|0|0" osisRef="Bible:Num.34.15" />
<sup>15</sup> Këto dy fise e gjysmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre në lindje të Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos, në drejtim të lindjes".
<scripture passage="Num 34:16" parsed="|Num|34|16|0|0" osisRef="Bible:Num.34.16" />
<sup>16</sup> Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 34:17" parsed="|Num|34|17|0|0" osisRef="Bible:Num.34.17" />
<sup>17</sup> "Këta janë emrat e burrave që do të kryejnë ndarjen e vendit midis jush: prifti Eleazar dhe Jozueu, bir i Nunit.
<scripture passage="Num 34:18" parsed="|Num|34|18|0|0" osisRef="Bible:Num.34.18" />
<sup>18</sup> Do të merrni edhe një prijës nga çdo fis, për të bërë ndarjen e vendit.
<scripture passage="Num 34:19" parsed="|Num|34|19|0|0" osisRef="Bible:Num.34.19" />
<sup>19</sup> Këta janë emrat e burrave: Kalebi, bir i Jefunehut, nga fisi i Judës;
<scripture passage="Num 34:20" parsed="|Num|34|20|0|0" osisRef="Bible:Num.34.20" />
<sup>20</sup> Shemueli, bir i Amihudit, nga fisi i bijve të Simeonit;
<scripture passage="Num 34:21" parsed="|Num|34|21|0|0" osisRef="Bible:Num.34.21" />
<sup>21</sup> Elidadi, bir i Kislonit, nga fisi i Beniaminit;
<scripture passage="Num 34:22" parsed="|Num|34|22|0|0" osisRef="Bible:Num.34.22" />
<sup>22</sup> prijësi Buki, bir i Joglit, nga fisi i bijve të Danit;
<scripture passage="Num 34:23" parsed="|Num|34|23|0|0" osisRef="Bible:Num.34.23" />
<sup>23</sup> prijësi Haniel, bir i Efodit, për bijtë e Jozefit, nga fisi i bijve të Manasit;
<scripture passage="Num 34:24" parsed="|Num|34|24|0|0" osisRef="Bible:Num.34.24" />
<sup>24</sup> prijësi Kemuel, bir i Shiftanit, për fisin e bijve të Efraimit;
<scripture passage="Num 34:25" parsed="|Num|34|25|0|0" osisRef="Bible:Num.34.25" />
<sup>25</sup> prijësi Elitsafan, bir i Parnakut, për fisin e bijve të Zabulonit;
<scripture passage="Num 34:26" parsed="|Num|34|26|0|0" osisRef="Bible:Num.34.26" />
<sup>26</sup> prijësi Paltiel, bir i Azanit, për fisin e bijve të Isakarit;
<scripture passage="Num 34:27" parsed="|Num|34|27|0|0" osisRef="Bible:Num.34.27" />
<sup>27</sup> prijësi Ahihud, bir i Shelomit, për fisin e bijve të Asherit;
<scripture passage="Num 34:28" parsed="|Num|34|28|0|0" osisRef="Bible:Num.34.28" />
<sup>28</sup> dhe prijësi Pedahel, bir i Amihudit, për fisin e bijve të Neftalit".
<scripture passage="Num 34:29" parsed="|Num|34|29|0|0" osisRef="Bible:Num.34.29" />
<sup>29</sup> Këta janë burrat të cilët Zoti i urdhëroi t'u jepnin trashëgiminë bijve të Izraelit në vendin e Kananit.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 35" progress="15.77%" prev="Num.34" next="Num.36" id="Num.35">
<h3 id="Num.35-p0.1">Chapter 35</h3>
<p id="Num.35-p1">
<scripture passage="Num 35:1" parsed="|Num|35|1|0|0" osisRef="Bible:Num.35.1" />
<sup>1</sup> Zoti i foli akoma Moisiut në fushat e Moabit pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos, dhe i tha:
<scripture passage="Num 35:2" parsed="|Num|35|2|0|0" osisRef="Bible:Num.35.2" />
<sup>2</sup> "Urdhëro bijtë e Izraelit që, nga trashëgimia që do të zotërojnë, t'u japin Levitëve disa qytete për të banuar, do t'u jepni gjithashtu kullota rreth qyteteve.
<scripture passage="Num 35:3" parsed="|Num|35|3|0|0" osisRef="Bible:Num.35.3" />
<sup>3</sup> Dhe ata do të kenë qytete për të banuar, ndërsa kullotat do t'u shërbejnë për bagëtinë e tyre dhe për të gjitha kafshët e tyre.
<scripture passage="Num 35:4" parsed="|Num|35|4|0|0" osisRef="Bible:Num.35.4" />
<sup>4</sup> Kullotat e qyteteve që do t'u jepni Levitëve do të shtrihen nga muret e qyteteve e tutje, një mijë kubitë, rreth e qark.
<scripture passage="Num 35:5" parsed="|Num|35|5|0|0" osisRef="Bible:Num.35.5" />
<sup>5</sup> Do të masni, pra, jashtë qytetit dy mijë kubitë nga ana e lindjes, dy mijë kubitë nga ana e jugut, dy mijë kubitë nga ana perëndimore dhe dy mijë kubitë nga ana veriore; qyteti do të ndodhet në mes.  Këto janë tokat për kullotë rreth qyteteve  që do t'u përkasin Levitëve.
<scripture passage="Num 35:6" parsed="|Num|35|6|0|0" osisRef="Bible:Num.35.6" />
<sup>6</sup> Ndër qyetet që do t'u jepni Levitëve do të caktoni qytete strehimi, në të cilat mund të gjejë strehim ai që ka vrarë dikë; dhe këtyre qyteteve do t'u shtoni dyzet e dy qytete të tjera.
<scripture passage="Num 35:7" parsed="|Num|35|7|0|0" osisRef="Bible:Num.35.7" />
<sup>7</sup> Gjithsej qytetet që do t'u jepni Levitëve do të jenë, pra, dyzet e tetë bashkë me tokat për kullotë.
<scripture passage="Num 35:8" parsed="|Num|35|8|0|0" osisRef="Bible:Num.35.8" />
<sup>8</sup> Qytetet që do t'u jepni Levitëve do të rrjedhin nga pronësia e bijve të Izraelit; nga fiset më të mëdha do të merrni më shumë, nga fiset më të vogla do të merrni më pak; çdo fis do t'u japë Levitëve  ndonjë nga qytetet e tij, në përpjestim me  trashëgiminë që do t'i takojë".
<scripture passage="Num 35:9" parsed="|Num|35|9|0|0" osisRef="Bible:Num.35.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Num 35:10" parsed="|Num|35|10|0|0" osisRef="Bible:Num.35.10" />
<sup>10</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin për të hyrë në vendin e Kanaanit,
<scripture passage="Num 35:11" parsed="|Num|35|11|0|0" osisRef="Bible:Num.35.11" />
<sup>11</sup> do të caktoni disa qytete që do të jenë për ju qytete strehimi, ku mund të ikë vrasësi që ka vrarë dikë pa dashje.
<scripture passage="Num 35:12" parsed="|Num|35|12|0|0" osisRef="Bible:Num.35.12" />
<sup>12</sup> Këto qytete do t'ju shërbejnë si vende strehimi kundër hakmarrësve, që vrasësi të mos vritet para se të ketë dalë në gjyq përpara asamblesë.
<scripture passage="Num 35:13" parsed="|Num|35|13|0|0" osisRef="Bible:Num.35.13" />
<sup>13</sup> Nga qytetet që do të jepni, gjashtë do të jenë, pra, qytete strehimi.
<scripture passage="Num 35:14" parsed="|Num|35|14|0|0" osisRef="Bible:Num.35.14" />
<sup>14</sup> Do të jepni trie qytete në pjesën në lindje të Jordanit dhe trie qytete në vendin e Kanaanit; këto do të jenë qytete strehimi.
<scripture passage="Num 35:15" parsed="|Num|35|15|0|0" osisRef="Bible:Num.35.15" />
<sup>15</sup> Këto gjashtë qytete do të shërbejnë si vende strehimi për bijtë e Izraelit, për të huajin dhe për atë që banon midis jush, me qëllim që ai që ka vrarë dikë pa dashje të mund të strehohet.
<scripture passage="Num 35:16" parsed="|Num|35|16|0|0" osisRef="Bible:Num.35.16" />
<sup>16</sup> Por në rast se dikush godet një tjetër me një vegël hekuri dhe ky vdes, ai person është vrasës dhe si i tillë do të vritet.
<scripture passage="Num 35:17" parsed="|Num|35|17|0|0" osisRef="Bible:Num.35.17" />
<sup>17</sup> Dhe në rast se e godet me një gur që kishte në dorë, që mund të shkaktojë vdekjen, dhe i godituri vdes, ai person është vrasës; vrasësi do të vritet.
<scripture passage="Num 35:18" parsed="|Num|35|18|0|0" osisRef="Bible:Num.35.18" />
<sup>18</sup> Ose në rast se godet me një vegël druri që kishte në dorë, dhe që mund të shkaktojë vdekjen, dhe i godituri vdes, ky person është vrasës; vrasësi do të vritet.
<scripture passage="Num 35:19" parsed="|Num|35|19|0|0" osisRef="Bible:Num.35.19" />
<sup>19</sup> Do të jetë vetë hakmarrësi i gjakut ai që do ta vrasë vrasësin; kur do ta takojë, do ta vrasë.
<scripture passage="Num 35:20" parsed="|Num|35|20|0|0" osisRef="Bible:Num.35.20" />
<sup>20</sup> Në rast se dikush i jep një të shtyrë një personi tjetër sepse e urren apo e qëllon me diçka me dashje, dhe ai vdes,
<scripture passage="Num 35:21" parsed="|Num|35|21|0|0" osisRef="Bible:Num.35.21" />
<sup>21</sup> ose e godet për armiqësi me dorën e vet dhe ai vdes, ai që ka goditur do të vritet; ai është vrasës; hakmarrësi i gjakut do ta vrasë vrasësin kur do ta takojë.
<scripture passage="Num 35:22" parsed="|Num|35|22|0|0" osisRef="Bible:Num.35.22" />
<sup>22</sup> Por në rast se në një moment i jep një të shtyrë pa armiqësi, ose e qëllon me diçka, por pa dashje,
<scripture passage="Num 35:23" parsed="|Num|35|23|0|0" osisRef="Bible:Num.35.23" />
<sup>23</sup> ose, pa e parë, shkakton që t'i bjerë mbi trup një gur që mund të shkaktojë vdekjen, dhe ai vdes, pa qenë ai armiku i tij ose që kërkon të keqen e tij,
<scripture passage="Num 35:24" parsed="|Num|35|24|0|0" osisRef="Bible:Num.35.24" />
<sup>24</sup> atëherë asambleja do të gjykojë midis atij që ka goditur dhe hakmarrësit të gjakut në bazë të këtyre rregullave.
<scripture passage="Num 35:25" parsed="|Num|35|25|0|0" osisRef="Bible:Num.35.25" />
<sup>25</sup> Asambleja do ta lirojë vrasësin nga dora e hakmarrësit të gjakut dhe do ta lejojë të shkojë në qytetin e strehimit ku kishte ikur, dhe ai do të banojë atje deri sa të vdesë kryeprifti që është vajosur me vaj të shenjtëruar.
<scripture passage="Num 35:26" parsed="|Num|35|26|0|0" osisRef="Bible:Num.35.26" />
<sup>26</sup> Por në rast se vrasësi në çfarëdo kohe del jashtë kufijve të qytetit të strehimit ku kishte ikur,
<scripture passage="Num 35:27" parsed="|Num|35|27|0|0" osisRef="Bible:Num.35.27" />
<sup>27</sup> dhe hakmarrësi i gjakut e gjen vrasësin jashtë kufijve të qytetit të strehimit dhe e vret, hakmarrësi i gjakut nuk do të jetë fajtor për gjakun e derdhur,
<scripture passage="Num 35:28" parsed="|Num|35|28|0|0" osisRef="Bible:Num.35.28" />
<sup>28</sup> sepse vrasësi duhet të kishte mbetur në qytetin e tij të strehimit deri sa të vdiste kryeprifti; mbas vdekjes së kryepriftit, vrasësi mund të kthehet në tokën që është pronë e tij.
<scripture passage="Num 35:29" parsed="|Num|35|29|0|0" osisRef="Bible:Num.35.29" />
<sup>29</sup> Këto le t'ju shërbejnë si rregulla të së drejtës për të gjithë brezat tuaja, kudo që të banoni.
<scripture passage="Num 35:30" parsed="|Num|35|30|0|0" osisRef="Bible:Num.35.30" />
<sup>30</sup> Në qoftë se dikush vret një person, vrasësi do të vritet në bazë të deponimit të dëshmitarëve; por nuk do të dënohet askush në bazë të deponimit të një dëshmitari të vetëm.
<scripture passage="Num 35:31" parsed="|Num|35|31|0|0" osisRef="Bible:Num.35.31" />
<sup>31</sup> Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e jetës së një vrasësi që është dënuar me vdekje, sepse ai duhet të vritet.
<scripture passage="Num 35:32" parsed="|Num|35|32|0|0" osisRef="Bible:Num.35.32" />
<sup>32</sup> Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e një vrasësi që ka ikur në qytetin e tij të strehimit, me qëllim që të kthehet të banojë në tokën e tij para vdekjes së kryepriftit.
<scripture passage="Num 35:33" parsed="|Num|35|33|0|0" osisRef="Bible:Num.35.33" />
<sup>33</sup> Nuk do të ndotni vendin ku jetoni, sepse gjaku ndot vendin; nuk mund të bëhet asnjë shlyerje për vendin, për gjakun që është derdhur në të veçse me anë të gjakut të atij që e ka derdhur.
<scripture passage="Num 35:34" parsed="|Num|35|34|0|0" osisRef="Bible:Num.35.34" />
<sup>34</sup> Nuk do të ndotni, pra, vendin ku banoni, dhe në mes të të cilit banoj edhe unë, sepse unë jam Zoti që banon midis bijve të Izraelit.
</p>
</div3>

<div3 title="Numbers 36" progress="15.89%" prev="Num.35" next="Deut" id="Num.36">
<h3 id="Num.36-p0.1">Chapter 36</h3>
<p id="Num.36-p1">
<scripture passage="Num 36:1" parsed="|Num|36|1|0|0" osisRef="Bible:Num.36.1" />
<sup>1</sup> Kryefamiljarët e bijve të Galaadit, birit të Makielit, bir i Manasit, të familjeve të bijve të Jozefit, u ngritën më këmbë dhe i dolën përpara Moisiut dhe prijësve, kryefamiljarëve të bijve të Izraelit,
<scripture passage="Num 36:2" parsed="|Num|36|2|0|0" osisRef="Bible:Num.36.2" />
<sup>2</sup> dhe thanë: "Zoti ka urdhëruar zotërinë time t'u japë në trashëgimi me short vendin e bijve të Izraelit; zotëria ime ka marrë gjithashtu urdhërin e Zotit t'u japë trashëgiminë e vëllait tonë Tselofehad bijave të tij.
<scripture passage="Num 36:3" parsed="|Num|36|3|0|0" osisRef="Bible:Num.36.3" />
<sup>3</sup> Në qoftë se ato martohen me një nga bijtë e fiseve të tjera të Izraelit, trashëgimia e tyre do të hiqet nga trashëgimia e etërve tanë dhe do t'i shtohet trashëgimisë së fisit në të cilin do të hyjnë;  kështu do të hiqet nga trashëgimia që na ra  në short.
<scripture passage="Num 36:4" parsed="|Num|36|4|0|0" osisRef="Bible:Num.36.4" />
<sup>4</sup> Kur të vijë jubileu i bijve të Izraelit, trashëgimia e tyre do t'i shtohet trashëgimisë së fisit të cilit i përkasin tani; kështu trashëgimia e tyre do të hiqet nga trashëgimia e fisit të etërve tanë".
<scripture passage="Num 36:5" parsed="|Num|36|5|0|0" osisRef="Bible:Num.36.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Moisiu urdhëroi bijtë e Izraelit simbas porosisë që kishte nga Zoti, duke thënë: "Fisi i bijve të Jozefit e ka mirë.
<scripture passage="Num 36:6" parsed="|Num|36|6|0|0" osisRef="Bible:Num.36.6" />
<sup>6</sup> Kjo është ajo që Zoti urdhëron lidhur me bijat e Tselofehadit: "Ato mund të martohen me cilindo që u duket i përshtatshëm, mjafton që të martohen në një familje që bën pjesë në fisin e etërve të tyre".
<scripture passage="Num 36:7" parsed="|Num|36|7|0|0" osisRef="Bible:Num.36.7" />
<sup>7</sup> Kështu trashëgimia e bijve të Izraelit nuk do të kalojë nga një fis në tjetrin, sepse çdo bir i Izraelit do të mbetet i lidhur me trashëgiminë e fisit të etërve të tij.
<scripture passage="Num 36:8" parsed="|Num|36|8|0|0" osisRef="Bible:Num.36.8" />
<sup>8</sup> Dhe çdo vajzë që zotëron një trashëgimi në një nga fiset e bijve të Izraelit, do të martohet me një burrë që i përket një familjeje të fisit të atit të saj; kështu çdo bir i Izraelit do të ruajë trashëgiminë e etërve të tij.
<scripture passage="Num 36:9" parsed="|Num|36|9|0|0" osisRef="Bible:Num.36.9" />
<sup>9</sup> Në këtë mënyrë asnjë trashëgimi nuk do të kalojë nga një fis në tjetrin, por secili fis i bijve të Izraelit do të mbetet i lidhur me trashëgiminë e tij".
<scripture passage="Num 36:10" parsed="|Num|36|10|0|0" osisRef="Bible:Num.36.10" />
<sup>10</sup> Bijat e Tselofehadit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Num 36:11" parsed="|Num|36|11|0|0" osisRef="Bible:Num.36.11" />
<sup>11</sup> Mahlah, Thirtsah, Hoglah, Milkah dhe Noah, bija të Tselofehadit, u martuan me bijtë e ungjërve të tyre;
<scripture passage="Num 36:12" parsed="|Num|36|12|0|0" osisRef="Bible:Num.36.12" />
<sup>12</sup> u martuan në familjet e bijve të Manasit, birit të Jozefit, dhe trashëgimia e tyre mbeti në fisin e familjes së tyre.
<scripture passage="Num 36:13" parsed="|Num|36|13|0|0" osisRef="Bible:Num.36.13" />
<sup>13</sup> Këto janë urdhërimet dhe dekretet që Zoti u dha bijve të Izraelit me anë të Moisiut në fushat e Moabit pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Deuteronomy" progress="15.94%" prev="Num.36" next="Deut.1" id="Deut">
<h2 id="Deut-p0.1">Deuteronomy</h2>

<div3 title="Deuteronomy 1" progress="15.94%" prev="Deut" next="Deut.2" id="Deut.1">
<h3 id="Deut.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Deut.1-p1">
<scripture passage="Deut 1:1" parsed="|Deut|1|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.1" />
<sup>1</sup> Këto janë fjalët që Moisiu i drejtoi Izraelit matanë Jordanit, në shkretëtirë, në Arabah, përballë Sufit, midis Paranit, Tofelit, Labanit, Hatserothit dhe Zahabit.
<scripture passage="Deut 1:2" parsed="|Deut|1|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.2" />
<sup>2</sup> Ka njëmbëdhjetë ditë rrugë nga mali Horeb, duke ndjekur rrugën e malit Seir, deri në Kadesh-Barnea.
<scripture passage="Deut 1:3" parsed="|Deut|1|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.3" />
<sup>3</sup> Në vitin e dyzetë në muajin e njëmbëdhjetë, ditën e parë të muajit, Moisiu u foli bijve të Izraelit, simbas porosive që i kishte dhënë Zoti,
<scripture passage="Deut 1:4" parsed="|Deut|1|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.4" />
<sup>4</sup> mbas mundjes së Sihonit, mbretit të Amorejve që banonte në Heshbon, dhe të Ogut, mbretit të Bashanit që banonte në Ashtaroth dhe në Edrej.
<scripture passage="Deut 1:5" parsed="|Deut|1|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.5" />
<sup>5</sup> Matanë Jordanit, në vendin e Moabit, Moisiu filloi ta shpjegojë këtë ligj, duke thënë:
<scripture passage="Deut 1:6" parsed="|Deut|1|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.6" />
<sup>6</sup> "Zoti, Perëndia ynë, na foli në Horeb dhe na tha: "Ju keni ndenjur mjaft afër këtij mali;
<scripture passage="Deut 1:7" parsed="|Deut|1|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.7" />
<sup>7</sup> çoni çadrat, vihuni në lëvizje dhe shkoni në drejtim të krahinës malore të Amorejve dhe në drejtim të të gjitha vendeve të afërta me Arabahun, në krahinën malore dhe në ultësirën, në Negev e në bregun  e detit, në vendin e Kananejve dhe në Liban,  deri në lumin e madh, në lumin e Eufratit.
<scripture passage="Deut 1:8" parsed="|Deut|1|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.8" />
<sup>8</sup> Ja, unë e vura vendin para jush; hyni dhe shtjireni në dorë vendin që Zoti ishte betuar t'ua jepte etërve tuaj, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, atyre dhe pasardhësve të tyre mbas tyre"".
<scripture passage="Deut 1:9" parsed="|Deut|1|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.9" />
<sup>9</sup> "Në atë kohë unë ju fola dhe ju thashë: "Unë nuk mund ta mbaj i vetëm barrën që përfaqësoni ju të tërë.
<scripture passage="Deut 1:10" parsed="|Deut|1|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.10" />
<sup>10</sup> Zoti, Perëndia juaj, ju ka shumuar, dhe ja, sot jeni në numër të madh si yjet e qiellit.
<scripture passage="Deut 1:11" parsed="|Deut|1|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.11" />
<sup>11</sup> Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju bëftë njëmijë herë më të shumtë, dhe ju bekoftë ashtu si ju ka premtuar!
<scripture passage="Deut 1:12" parsed="|Deut|1|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.12" />
<sup>12</sup> Por si mundem unë, duke qenë i vetëm, të mbaj barrën tuaj, peshën tuaj dhe grindjet tuaja?
<scripture passage="Deut 1:13" parsed="|Deut|1|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.13" />
<sup>13</sup> Zgjidhni nga fiset tuaja burra të urtë, me gjykim e me përvojë, dhe unë do t'i bëj prijës tuaj".
<scripture passage="Deut 1:14" parsed="|Deut|1|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.14" />
<sup>14</sup> Dhe ju m'u përgjigjët, duke thënë: "Ajo që ti propozon të bësh është e mirë".
<scripture passage="Deut 1:15" parsed="|Deut|1|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.15" />
<sup>15</sup> Atëherë mora prijësit e fiseve tuaja, njerëz të urtë dhe me përvojë, dhe i caktova si prijës tuaj, prijës të mijërave, të qindrave të pesëdhjetëve, të dhjetrave, dhe oficerë të fiseve tuaja.
<scripture passage="Deut 1:16" parsed="|Deut|1|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.16" />
<sup>16</sup> Në atë kohë u dhashë këtë urdhër gjykatësve tuaj, duke u thënë: "Dëgjoni dhe gjykoni me drejtësi grindjet midis vëllezërve tuaj, midis një njeriu dhe të vëllait ose të huajit që ndodhet pranë tij.
<scripture passage="Deut 1:17" parsed="|Deut|1|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.17" />
<sup>17</sup> Në gjykimet tuaja nuk do të keni konsiderata personale; do të dëgjoni si të madhin ashtu edhe të voglin; nuk do të keni frikë nga asnjeri, sepse gjykimi i përket Perëndisë; çështjen që është shumë  e vështirë për ju do të ma paraqisni mua, dhe  unë do ta dëgjoj".
<scripture passage="Deut 1:18" parsed="|Deut|1|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.18" />
<sup>18</sup> Në atë kohë unë ju urdhërova të gjitha gjërat që duhet të bënit".
<scripture passage="Deut 1:19" parsed="|Deut|1|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.19" />
<sup>19</sup> "Pastaj u nisëm nga mali i Horebit dhe përshkuam gjithë atë shkretëtirë të madhe dhe të tmerrshme që keni parë, duke u drejtuar nga krahina malore e Amorejve, ashtu si na kishte urdhëruar Zoti, Perëndia ynë, dhe arritëm në Kadesh-Barnea.
<scripture passage="Deut 1:20" parsed="|Deut|1|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.20" />
<sup>20</sup> Atëherë ju thashë: "Keni arritur në krahinën malore të Amorejve, që Zoti, Perëndia ynë, na jep.
<scripture passage="Deut 1:21" parsed="|Deut|1|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.21" />
<sup>21</sup> Ja, Zoti, Perëndia ynë, e ka vënë vendin para teje, ngjitu dhe shtjire në dorë, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu; mos ki frikë dhe mos u ligështo".
<scripture passage="Deut 1:22" parsed="|Deut|1|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.22" />
<sup>22</sup> Atëherë ju, të gjithë ju, u afruat pranë meje dhe më thatë: "Të dërgojmë disa njerëz para nesh që të vëzhgojnë vendin për ne dhe të na tregojnë rrugën nëpër të cilën ne duhet të ngjitemi dhe qytetet në të cilat duhet të hyjmë".
<scripture passage="Deut 1:23" parsed="|Deut|1|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.23" />
<sup>23</sup> Ky propozim më pëlqeu, kështu mora dymbëdhjetë njerëz nga radhët tuaja, një për çdo fis.
<scripture passage="Deut 1:24" parsed="|Deut|1|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.24" />
<sup>24</sup> Dhe ata u nisën, u ngjitën drejt maleve, arritën në luginën e Eshkolit dhe vëzhguan vendin.
<scripture passage="Deut 1:25" parsed="|Deut|1|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.25" />
<sup>25</sup> Morën me vete disa fruta të vendit, na i sollën dhe na paraqitën raportin e tyre, duke thënë: "Vendi që po na jep Zoti, Perëndia ynë, është i mirë"".
<scripture passage="Deut 1:26" parsed="|Deut|1|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.26" />
<sup>26</sup> "Por ju nuk deshët të ngjiteni dhe ngritët krye kundër urdhërit të Zotit, Perëndisë tuaj;
<scripture passage="Deut 1:27" parsed="|Deut|1|27|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.27" />
<sup>27</sup> dhe murmuritët në çadrat tuaja dhe thatë: "Zoti na urren, për këtë arsye na nxori nga vendi i Egjiptit për të na dorëzuar në duart e Amorejve dhe për të na shkatërruar.
<scripture passage="Deut 1:28" parsed="|Deut|1|28|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.28" />
<sup>28</sup> Ku mund të shkojmë? Vëllezërit tonë na pezmatuan zemrën duke na thënë: Éshtë një popull më i madh dhe më shtatlartë se ne; qytetet janë të mëdha dhe të fortifikuara deri në qiell; pamë bile edhe bijtë e Anakimit".
<scripture passage="Deut 1:29" parsed="|Deut|1|29|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.29" />
<sup>29</sup> Atëherë unë ju thashë: "Mos u trembni dhe mos kini frikë nga ata.
<scripture passage="Deut 1:30" parsed="|Deut|1|30|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.30" />
<sup>30</sup> Zoti, Perëndia juaj, që shkon para jush, do të luftojë ai vetë për ju, ashtu si ka bërë para syve tuaj në Egjipt
<scripture passage="Deut 1:31" parsed="|Deut|1|31|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.31" />
<sup>31</sup> dhe në shkretëtirë, ku ke parë se si Zoti, Perëndia yt, të ka shpënë ashtu si një njeri çon fëmijën e tij, gjatë gjithë rrugës që keni përshkuar deri sa arritët në këtë vend".
<scripture passage="Deut 1:32" parsed="|Deut|1|32|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.32" />
<sup>32</sup> Megjithatë ju nuk patët besim tek Zoti, Perëndia juaj,
<scripture passage="Deut 1:33" parsed="|Deut|1|33|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.33" />
<sup>33</sup> që shkonte në rrugë para jush për t'ju gjetur një vend ku të ngrinit çadrat, me zjarrin e natës dhe me renë e ditës, për t'ju treguar cilën rrugë duhet të ndiqnit.
<scripture passage="Deut 1:34" parsed="|Deut|1|34|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.34" />
<sup>34</sup> "Kështu Zoti dëgjoi fjalët tuaja, u zemërua dhe u betua duke thënë:
<scripture passage="Deut 1:35" parsed="|Deut|1|35|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.35" />
<sup>35</sup> Me siguri, asnjë nga njerëzit e këtij brezi të keq nuk do ta shohë vendin e mirë që jam betuar t'u jap etërve tuaj,
<scripture passage="Deut 1:36" parsed="|Deut|1|36|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.36" />
<sup>36</sup> me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut. Ai do ta shohë; atij dhe bijve të tij do t'u jap tokën që ai ka shkelur, sepse i ka shkuar pas Zotit plotësisht".
<scripture passage="Deut 1:37" parsed="|Deut|1|37|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.37" />
<sup>37</sup> Edhe kundër meje Zoti u zemërua për fajin tuaj dhe tha: "As ti nuk ke për të hyrë;
<scripture passage="Deut 1:38" parsed="|Deut|1|38|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.38" />
<sup>38</sup> por Jozueu, bir i Nunit, që qëndron para teje, ka për të hyrë; përforcoje, se ai do ta bëjë Izraelin ta zotërojë vendin.
<scripture passage="Deut 1:39" parsed="|Deut|1|39|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.39" />
<sup>39</sup> Fëmijët tuaj, që ju thatë se do të bëhen pre e armiqve, që sot nuk njohin as të mirën as të keqen, janë ata që do të hyjnë; do t'jua jap atyre vendin dhe ata do ta zotërojnë.
<scripture passage="Deut 1:40" parsed="|Deut|1|40|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.40" />
<sup>40</sup> Ju kthehuni prapa dhe shkoni nga shkretëtira, në drejtim të Detit të Kuq".
<scripture passage="Deut 1:41" parsed="|Deut|1|41|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.41" />
<sup>41</sup> Atëherë ju u përgjigjët, duke më thënë: "Kemi mëkatuar kundër Zotit. Ne do të ngjitemi dhe do të luftojmë pikërisht ashtu si ka thënë Zoti, Perëndia ynë". Dhe secili prej jush ngjeshi armët dhe filloi  me guxim të ngjitet në drejtim të krahinës  malore.
<scripture passage="Deut 1:42" parsed="|Deut|1|42|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.42" />
<sup>42</sup> Dhe Zoti më tha: "U thuaj atyre: Mos u ngjitni dhe mos luftoni, sepse unë nuk jam midis jush, dhe ju do të mundeni nga armiqtë tuaj".
<scripture passage="Deut 1:43" parsed="|Deut|1|43|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.43" />
<sup>43</sup> Unë jua thashë, por ju nuk më dëgjuat; bile ngritët krye kundër urdhrit të Zotit, u sollët me mendjemadhësi dhe u ngjitët drejt krahinës malore.
<scripture passage="Deut 1:44" parsed="|Deut|1|44|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.44" />
<sup>44</sup> Atëherë Amorejtë, që banojnë në këtë krahinë malore, dolën kundër jush, ju ndoqën si bëjnë bletët dhe ju prapsën nga Seiri deri në Hormah.
<scripture passage="Deut 1:45" parsed="|Deut|1|45|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.45" />
<sup>45</sup> Pastaj ju u kthyet dhe filluat të qani përpara Zotit; por Zoti nuk mori parasysh ankimet tuaja dhe nuk ju dëgjoi.
<scripture passage="Deut 1:46" parsed="|Deut|1|46|0|0" osisRef="Bible:Deut.1.46" />
<sup>46</sup> Kështu mbetët shumë ditë në Kadesh, gjithë kohën që qëndruat atje".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 2" progress="16.10%" prev="Deut.1" next="Deut.3" id="Deut.2">
<h3 id="Deut.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Deut.2-p1">
<scripture passage="Deut 2:1" parsed="|Deut|2|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.1" />
<sup>1</sup> "Pastaj u kthyem prapa dhe u nisëm nëpër shkretëtirë në drejtim të Detit të Kuq, ashtu si më pati thënë Zoti, dhe u sollëm rreth malit Seir për një kohë të gjatë.
<scripture passage="Deut 2:2" parsed="|Deut|2|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.2" />
<sup>2</sup> Pastaj Zoti më foli duke thënë:
<scripture passage="Deut 2:3" parsed="|Deut|2|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.3" />
<sup>3</sup> "Jeni sjellë mjaft rreth këtij mali; kthehuni nga veriu.
<scripture passage="Deut 2:4" parsed="|Deut|2|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.4" />
<sup>4</sup> Dhe urdhëron popullin duke i thënë: Jeni duke kaluar kufirin e bijve të Ezaut, vëllezërve tuaj, që banojnë në Seir; ata do të kenë frikë nga ju; prandaj hapni sytë;
<scripture passage="Deut 2:5" parsed="|Deut|2|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.5" />
<sup>5</sup> mos i provokoni, sepse nuk do t'ju jap asgjë nga vendi i tyre, as aq sa mund të shkelë një këmbë, sepse malin e Seirit ia kam dhënë Ezaut, si pronë të tij.
<scripture passage="Deut 2:6" parsed="|Deut|2|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.6" />
<sup>6</sup> Do të blini me para prej tyre ushqimet që do të hani dhe do të blini gjithashtu me para ujin që do të pini.
<scripture passage="Deut 2:7" parsed="|Deut|2|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.7" />
<sup>7</sup> Sepse Zoti, Perëndia yt, të ka bekuar në gjithë punën e duarve të tua; është kujdesur për udhëtimin tënd nëpër shkretëtirën e madhe. Zoti, Perëndia yt, ka qenë me ty gjatë këtyre dyzet viteve dhe asgjë nuk të ka munguar".
<scripture passage="Deut 2:8" parsed="|Deut|2|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.8" />
<sup>8</sup> Kështu kaluam përtej bijve të Ezaut, vëllezërve tanë, që banonin në Seir dhe, duke evituar rrugën e Arabahut, si dhe Eliathin dhe Etsion-Geberin, u tërhoqëm dhe vazhduam duke kaluar nëpër shkretëtirën e Moabit.
<scripture passage="Deut 2:9" parsed="|Deut|2|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Zoti më tha: "Mos sulmo Moabin dhe mos lufto kundër tij, sepse nuk do të të jap asnjë pjesë të vendit të tyre si trashëgimi, duke qenë se u kam dhënë Arin si pronë pasardhësve të Lotit.
<scripture passage="Deut 2:10" parsed="|Deut|2|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.10" />
<sup>10</sup> (Në kohët e kaluara këtu banonin Emimët, një popull i madh, i shumtë dhe trupmadh si Anakimët.
<scripture passage="Deut 2:11" parsed="|Deut|2|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.11" />
<sup>11</sup> Edhe këta konsideroheshin gjigantë, ashtu si Anakimët; por Moabitët i quanin Emimë.
<scripture passage="Deut 2:12" parsed="|Deut|2|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.12" />
<sup>12</sup> Seiri banohej në fillim nga Horejtë; por pasardhësit e Ezaut i dëbuan, i shkatërruan dhe u vendosën në vendin e tyre, ashtu si ka bërë Izraeli në vendin që zotëron dhe që i ka dhënë Zoti).
<scripture passage="Deut 2:13" parsed="|Deut|2|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.13" />
<sup>13</sup> Tani çohuni dhe kaloni përroin e Zeredit". Kështu ne kapërcyem përroin e Zeredit.
<scripture passage="Deut 2:14" parsed="|Deut|2|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.14" />
<sup>14</sup> Koha e nevojshme për të arritur nga Kadesh-Barnea deri në kalimin e përroit të Zeredit, ishte tridhjetë e tetë vjet, deri sa tërë brezi i luftëtarëve të zhdukej plotësisht nga kampi, ashtu si u qe betuar atyre Zoti.
<scripture passage="Deut 2:15" parsed="|Deut|2|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.15" />
<sup>15</sup> Në fakt dora e Zotit qe kundër tyre për t'i asgjësuar nga kampi, deri sa të zhdukeshin.
<scripture passage="Deut 2:16" parsed="|Deut|2|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.16" />
<sup>16</sup> Kështu, kur luftëtari i fundit vdiq në mes të popullit,
<scripture passage="Deut 2:17" parsed="|Deut|2|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.17" />
<sup>17</sup> Zoti më foli duke thënë:
<scripture passage="Deut 2:18" parsed="|Deut|2|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.18" />
<sup>18</sup> "Sot ti po bëhesh gati të kalosh kufirin e Moabit në Ar;
<scripture passage="Deut 2:19" parsed="|Deut|2|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.19" />
<sup>19</sup> &amp;lt;aaa up to 37&amp;gt; por duke iu afruar bijve të Amonit, mos i sulmo dhe mos u shpall luftë, sepse unë nuk do të jap asnjë pjesë të vendit të bijve të Amonit si trashëgimi, sepse ua kam dhënë bijve të Lotit si pronë të tyre".
<scripture passage="Deut 2:20" parsed="|Deut|2|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.20" />
<sup>20</sup> (Edhe konsiderohej si një vend gjigantësh; në kohërat e kaluara këtu banonin gjigantë; por Amonitët i quanin Zamzumimë,
<scripture passage="Deut 2:21" parsed="|Deut|2|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.21" />
<sup>21</sup> një popull i madh, i shumtë dhe shtatlartë si Anakimët; por Zoti i shkatërroi para Amonitëve, që i dëbuan dhe u vendosën në vendin e tyre,
<scripture passage="Deut 2:22" parsed="|Deut|2|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.22" />
<sup>22</sup> ashtu si kishte vepruar Zoti me pasardhësit e Ezaut që banonin në Seir, kur shkatërroi Horejtë përpara tyre. Ata i dëbuan dhe u vendosën në vendin e tyre deri në ditët tona.
<scripture passage="Deut 2:23" parsed="|Deut|2|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.23" />
<sup>23</sup> Edhe Avejtë, që banonin në fshatrat deri në Gaza, u shkatërruan nga Kaftorejtë, që kidhin ardhur nga Kaftori, të cilët u vendosën në vendin e tyre).
<scripture passage="Deut 2:24" parsed="|Deut|2|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.24" />
<sup>24</sup> "Çohuni, vihuni në marshim dhe kaloni përroin Arnon; ja, unë po e kaloj nën pushtetin tënd Sihonin, Amoreun, mbretin e Heshbonit, dhe vendin e tij; fillo ta shtiesh atë në dorë dhe shpalli luftë.
<scripture passage="Deut 2:25" parsed="|Deut|2|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.25" />
<sup>25</sup> Sot do të filloj t'u kall frikën dhe terrorin tënd popujve nën tërë qiejt, të cilët do të dëgjojnë të flitet për ty, do të dridhen dhe do t'i zërë ankthi nga shkaku yt.
<scripture passage="Deut 2:26" parsed="|Deut|2|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.26" />
<sup>26</sup> Atëherë nga shkretëtira e Kedemothit i dërgova lajmëtarë Sihonit, mbretit të Heshbonit, me propozime paqësore, për t'i thënë:
<scripture passage="Deut 2:27" parsed="|Deut|2|27|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.27" />
<sup>27</sup> Lërmë të kaloj nëpër vendin tënd; unë do të shkoj nëpër rrugën Mbretërore, pa u kthyer as djathtas as majtas.
<scripture passage="Deut 2:28" parsed="|Deut|2|28|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.28" />
<sup>28</sup> Ti do të më shesësh me para ushqimet që do të ha dhe do të më japësh me para ujin që do të pi; më lejo vetëm të kaloj me këmbë
<scripture passage="Deut 2:29" parsed="|Deut|2|29|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.29" />
<sup>29</sup> (ashtu si kanë bërë për mua pasardhësit e Ezaut që banojnë në Seir dhe Moabitët që banojnë në Ar), deri sa unë të kem kaluar Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia ynë, na dha".
<scripture passage="Deut 2:30" parsed="|Deut|2|30|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.30" />
<sup>30</sup> Por Sihoni, mbret i Heshbonit, nuk deshi të na linte të kalonim nëpër territorin e tij, sepse Zoti, Perëndia yt, i kishte ngurtësuar frymën dhe e kishte bërë kryeneç, për të ta dhënë në duart e tua, siç është pikërisht sot.
<scripture passage="Deut 2:31" parsed="|Deut|2|31|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.31" />
<sup>31</sup> Dhe Zoti më tha: "Shiko, kam filluar të kaloj nën pushtetin tënd Sihonin dhe vendin e tij; fillo ta pushtosh, që ti të bëhesh zotëruesi i vendit të tij".
<scripture passage="Deut 2:32" parsed="|Deut|2|32|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.32" />
<sup>32</sup> Atëherë Sihoni doli kundër nesh me gjithë njerëzit e tij, për t'u ndeshur në Jahats.
<scripture passage="Deut 2:33" parsed="|Deut|2|33|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.33" />
<sup>33</sup> Por Zoti, Perëndia ynë, na e dha në dorë, dhe ne e mundëm atë, bijtë e tij dhe tërë njerëzit e tij.
<scripture passage="Deut 2:34" parsed="|Deut|2|34|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.34" />
<sup>34</sup> Në atë kohë pushtuam tërë qytetet e tij dhe shfarosëm burrat, gratë dhe fëmijët e çdo qyteti; nuk lamë gjallë asnjë.
<scripture passage="Deut 2:35" parsed="|Deut|2|35|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.35" />
<sup>35</sup> Morëm si plaçkë vetëm bagëtinë dhe plaçkën e qyteteve që kishim pushtuar.
<scripture passage="Deut 2:36" parsed="|Deut|2|36|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.36" />
<sup>36</sup> Nga Aroeri, që ndodhet në brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që është në luginë, deri në Galaad, nuk pati asnjë qytet që të ishte shumë i fortë për ne; Zoti Perëndia ynë, na i dha të gjitha në dorën tonë.
<scripture passage="Deut 2:37" parsed="|Deut|2|37|0|0" osisRef="Bible:Deut.2.37" />
<sup>37</sup> Por nuk iu afrove vendit të bijve të Amonit, dhe asnjë vendi anës përroit Jabok, as qyteteve të vendit malor dhe tërë qëndrave që Zoti, Perëndiai ynë, na kishte ndaluar të sulmonim.
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 3" progress="16.22%" prev="Deut.2" next="Deut.4" id="Deut.3">
<h3 id="Deut.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Deut.3-p1">
<scripture passage="Deut 3:1" parsed="|Deut|3|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.1" />
<sup>1</sup> "Pastaj u kthyem dhe u ngjitëm nëpër rrugën e Bashanit; dhe Ogu, mbret i Bashanit, me gjithë njerëzit e tij, na doli kundër për t'u ndeshur në Edrej.
<scripture passage="Deut 3:2" parsed="|Deut|3|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.2" />
<sup>2</sup> Por Zoti më tha: "Mos ki frikë nga ai, sepse unë do ta jap atë në duart e tua, tërë njerëzit e tij dhe vendin e tij; do t'i bësh atij atë që i bëre Sihonit, mbretit të Amorejve, që banonte në Heshbon".
<scripture passage="Deut 3:3" parsed="|Deut|3|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.3" />
<sup>3</sup> Kështu Zoti, Perëndia ynë, na dha në dorë edhe Ogun, mbretin e Bashanit, me gjithë njerëzit e tij; dhe ne e mundëm atë pa lënë gjallë asnjë.
<scripture passage="Deut 3:4" parsed="|Deut|3|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.4" />
<sup>4</sup> Në atë kohë pushtuam tërë qytetet e tij; nuk pati qytet që nuk ra në dorën tonë: gjashtëdhjetë qytete, tërë krahina e Argobit, mbretëria e Ogut në Bashan.
<scripture passage="Deut 3:5" parsed="|Deut|3|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.5" />
<sup>5</sup> Tërë këto qytete ishin të fortifikuara me mure të larta, porta dhe shufra hekuri, pa llogaritur një numër të madh fshatrash.
<scripture passage="Deut 3:6" parsed="|Deut|3|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.6" />
<sup>6</sup> Ne vendosëm t'i shfarosim, ashtu si kishim vepruar me Sihonin, mbretin e Heshbonit, duke shkatërruar plotësisht tërë qytetet, duke shfarosur burrat, gratë dhe fëmijët.
<scripture passage="Deut 3:7" parsed="|Deut|3|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.7" />
<sup>7</sup> Por mbajtëm si plaçkë tërë bagëtinë dhe plaçkat e qyteteve të tyre.
<scripture passage="Deut 3:8" parsed="|Deut|3|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.8" />
<sup>8</sup> Në atë kohë, pra, morëm nga duart e dy mbretërve të Amorejve vendin që ndodhet matanë Jordanit, nga përroi i Armonit deri në malin e Hermonit,
<scripture passage="Deut 3:9" parsed="|Deut|3|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.9" />
<sup>9</sup> (Hermoni quhet Sirion nga Sidonët dhe Senir nga Amorejtë),
<scripture passage="Deut 3:10" parsed="|Deut|3|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.10" />
<sup>10</sup> të gjitha qytetet e fushës, tërë Galaadin, tërë Bashanin deri në Salkah dhe në Edrej, qytete të mbretërisë së Ogut në Bashan.
<scripture passage="Deut 3:11" parsed="|Deut|3|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.11" />
<sup>11</sup> Sepse Ogu, mbret i Bashanit, ishte i vetmi që kishte mbetur gjallë nga fisi i gjigantëve. Ja, shtratin i tij ishte një shtrat prej hekuri (a nuk ndodhet sot ndofta në Rabah të Amonitëve?). Ai është  i gjatë nëntë kubitë dhe i gjerë katër kubitë,  simbas kubitit të njeriut.
<scripture passage="Deut 3:12" parsed="|Deut|3|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.12" />
<sup>12</sup> Në atë kohë ne pushtuam këtë vend; unë u dhashë Rubenitëve dhe Gaditëve territorin e Aroerit, gjatë përroit Arnon deri në gjysmën e krahinës malore të Galaadit së bashku me qytetet e tij;
<scripture passage="Deut 3:13" parsed="|Deut|3|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.13" />
<sup>13</sup> dhe i dhashë gjysmës së fisit të Manasit mbetjen e Galaadit dhe tërë Bashanin, mbretërinë e Ogut (tërë krahinën e Argobit me gjithë Bashanin, që quhej vendi i gjigantëve.
<scripture passage="Deut 3:14" parsed="|Deut|3|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.14" />
<sup>14</sup> Jairi, bir i Manasit, mori tërë krahinën e Argobit, deri në kufijtë e Geshuritëve dhe të Maakathitëve; dhe u vuri emrin e tij lagjeve të Bashanit, që edhe sot quhen qytetet e Jairit).
<scripture passage="Deut 3:15" parsed="|Deut|3|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.15" />
<sup>15</sup> Dhe i dhashë Makirin Galaadit.
<scripture passage="Deut 3:16" parsed="|Deut|3|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.16" />
<sup>16</sup> Rubenitëve dhe Gaditëve u dhashë territorin e Galaadit deri në përroin e Armonit, bashkë me gjysmën e lumit që shërben si kufi, dhe deri në lumin Jabok, që është kufiri i bijve të Amonit,
<scripture passage="Deut 3:17" parsed="|Deut|3|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.17" />
<sup>17</sup> dhe Arabahun, me Jordanin si kufi, nga Kinerethi deri në bregun lindor të detit të Arabahut poshtë shpatëve të Pisgahut.
<scripture passage="Deut 3:18" parsed="|Deut|3|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.18" />
<sup>18</sup> Në atë kohë unë ju dhashë këtë urdhër, duke thënë: "Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë këtë vend që ta zotëroni. Ju të gjithë, njerëz trima, do të kaloni Jordanin të armatosur, në krye të bijve të Izraelit, të vëllezërve tuaj.
<scripture passage="Deut 3:19" parsed="|Deut|3|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.19" />
<sup>19</sup> Por bashkëshortet tuaja, të vegjëlit dhe bagëtia juaj (e di që keni shumë bagëti) do të mbeten në qytetet që ju kam dhënë,
<scripture passage="Deut 3:20" parsed="|Deut|3|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.20" />
<sup>20</sup> për deri sa Zoti t'i lërë vëllezërit tuaj të çlodhen, ashtu siç bëri me juve, dhe të shtien edhe ata në dorë vendin që Zoti, Perëndia juaj, u jep atyre matanë Jordanit. Pastaj secili ka për t'u kthyer në trashëgiminë që ju dhashë".
<scripture passage="Deut 3:21" parsed="|Deut|3|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.21" />
<sup>21</sup> Në atë kohë urdhërova gjithashtu Jozueun, duke thënë: "Sytë e tu kanë parë të gjitha ato që Zoti, Perëndia juaj, u ka bërë këtyre dy mbretërve; në të njëjtën mënyrë do të veprojë Zoti në të gjitha mbretëritë që do të përshkosh.
<scripture passage="Deut 3:22" parsed="|Deut|3|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.22" />
<sup>22</sup> Mos kini frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, ka për të luftuar ai vetë për ju".
<scripture passage="Deut 3:23" parsed="|Deut|3|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.23" />
<sup>23</sup> Në të njëjtën kohë unë iu luta Zotit, duke i thënë:
<scripture passage="Deut 3:24" parsed="|Deut|3|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.24" />
<sup>24</sup> O Zot, O Zot, ti ke filluar t'i tregosh shërbëtorit tënd madhështinë tënde dhe dorën e fuqishme që ke; sepse cila është perëndia në qiell apo në tokë që mund të kryejë vepra dhe mrekulli si ato që bën ti?
<scripture passage="Deut 3:25" parsed="|Deut|3|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.25" />
<sup>25</sup> Prandaj më ler të kaloj Jordanin për të parë vendin e bukur që është matanë tij, krahinën e bukur malore dhe Libanin".
<scripture passage="Deut 3:26" parsed="|Deut|3|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.26" />
<sup>26</sup> Por Zoti u zemërua me mua, për shkakun tuaj, dhe nuk e plotësoi dëshirën time. Kështu Zoti më tha: "Mjaft me kaq; mos më fol më për këtë gjë.
<scripture passage="Deut 3:27" parsed="|Deut|3|27|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.27" />
<sup>27</sup> Ngjitu në majën e Pisgahut, hidh sytë nga perëndimi, nga veriu, nga jugu dhe nga lindja dhe sodit me sytë e tu, sepse ti nuk do ta kalosh këtë Jordan.
<scripture passage="Deut 3:28" parsed="|Deut|3|28|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.28" />
<sup>28</sup> Por jepi urdhër Jozueut, përforcoje dhe jepi zemër, sepse ai do ta kalojë Jordanin në krye të këtij populli dhe do ta bëjë Izraelin zot të vendit që ke për të parë".
<scripture passage="Deut 3:29" parsed="|Deut|3|29|0|0" osisRef="Bible:Deut.3.29" />
<sup>29</sup> Kështu u ndalëm në luginën përballë Beth-Peorit".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 4" progress="16.33%" prev="Deut.3" next="Deut.5" id="Deut.4">
<h3 id="Deut.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Deut.4-p1">
<scripture passage="Deut 4:1" parsed="|Deut|4|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.1" />
<sup>1</sup> "Tani, pra, o Izrael, dëgjo statutet dhe dekretet që po ju mësoj, që t'i zbatoni në praktikë, të jetoni dhe të shtini në dorë vendin që Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju jep.
<scripture passage="Deut 4:2" parsed="|Deut|4|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.2" />
<sup>2</sup> Nuk do t'i shtoni asgjë atyre që unë ju urdhëroj dhe nuk do t'u hiqni asgjë, por zotohuni të zbatoni urdhrat e Zotit, Perëndisë tuaj, që unë ju porosis.
<scripture passage="Deut 4:3" parsed="|Deut|4|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.3" />
<sup>3</sup> Sytë tuaj panë atë që Zoti bëri në Baal-Peor; sepse Zoti, Perëndia juaj, shkatërroi para jush të gjithë ata që kishin shkuar pas Baal-Peorit;
<scripture passage="Deut 4:4" parsed="|Deut|4|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.4" />
<sup>4</sup> por ju që i qëndruat besnikë Zotit, Perëndisë tuaj, sot jeni të gjithë të gjallë.
<scripture passage="Deut 4:5" parsed="|Deut|4|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.5" />
<sup>5</sup> Ja, unë ju mësova statutet dhe dekretet, ashtu si Zoti, Perëndia im, më ka urdhëruar, me qëllim që t'i zbatoni në vendin në të cilin po hyni për ta shtënë në dorë.
<scripture passage="Deut 4:6" parsed="|Deut|4|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.6" />
<sup>6</sup> Do t'i respektoni, pra, dhe do t'i zbatoni në praktikë; sepse kjo do të jetë dituria dhe zgjuarsia juaj në sytë e popujve, të cilët, duke dëgjuar të flitet për të gjitha këto statute, kanë për të thënë:  "Ky komb i madh është një popull i ditur  dhe i zgjuar!".
<scripture passage="Deut 4:7" parsed="|Deut|4|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.7" />
<sup>7</sup> Cili komb i madh ka në fakt Perëndinë aq pranë vetes, si Zotin Perëndinë tonë, që është pranë nesh sa herë e kërkojmë?
<scripture passage="Deut 4:8" parsed="|Deut|4|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.8" />
<sup>8</sup> Cili komb i madh ka statute dhe dekrete të drejta si gjithë ky ligj që po ju vë përpara sot?
<scripture passage="Deut 4:9" parsed="|Deut|4|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.9" />
<sup>9</sup> Vetëm kini kujdes për veten tuaj dhe tregohuni të zellshëm për shpirtin tuaj, në mënyrë që të mos harroni gjërat që sytë tuaj kanë parë dhe këto të mos largohen nga zemra juaj për të gjitha ditët e  jetës suaj. Por ua mësoni bijve tuaj dhe bijve  të bijve tuaj,
<scripture passage="Deut 4:10" parsed="|Deut|4|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.10" />
<sup>10</sup> veçanërisht për ditën gjatë së cilës jeni paraqitur para Zotit, Perëndisë tuaj në Horeb, kur Zoti më tha: "Më mblidh popullin dhe ai të dëgjojë fjalët e mia, që të mësojnë të më kenë frikë gjatë të  gjitha ditëve që do të jetojnë mbi tokë dhe  t'ua mësojnë bijve të tyre".
<scripture passage="Deut 4:11" parsed="|Deut|4|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.11" />
<sup>11</sup> Atëherë ju u afruat dhe u ndalët në këmbët e malit; dhe mali digjej nga flakët që ngriheshin në mes të qiellit, dhe ishte rrethuar nga terrina, nga re dhe nga një errësirë e dëndur.
<scripture passage="Deut 4:12" parsed="|Deut|4|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.12" />
<sup>12</sup> Dhe Zoti ju foli nga mesi i zjarrit; ju dëgjuat tingëllimin e fjalëve, por nuk patë asnjë figurë; dëgjuat vetëm një zë.
<scripture passage="Deut 4:13" parsed="|Deut|4|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.13" />
<sup>13</sup> Kështu ai ju shpalli besëlidhjen e tij, që ju porositi të respektoni, domethënë të dhjetë urdhërimet; dhe i shkroi mbi dy pllaka prej guri.
<scripture passage="Deut 4:14" parsed="|Deut|4|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.14" />
<sup>14</sup> Dhe mua, në atë kohë, Zoti më urdhëroi t'ju mësoj statutet dhe dekretet, që t'i zbatoni në vendin ku jeni duke hyrë për t'u bërë zotër të tij.
<scripture passage="Deut 4:15" parsed="|Deut|4|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.15" />
<sup>15</sup> Me qenë, pra se nuk patë asnjë figurë ditën që Zoti ju foli në Horeb nga mesi i zjarrit, tregoni kujdes të veçantë për shpirtërat tuaja,
<scripture passage="Deut 4:16" parsed="|Deut|4|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.16" />
<sup>16</sup> me qëllim që të mos shthureni dhe të mos gdhendni ndonjë shëmbëlltyrë, në trajtën e ndonjë figure: paraqitjen e një burri apo të një gruaje,
<scripture passage="Deut 4:17" parsed="|Deut|4|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.17" />
<sup>17</sup> paraqitjen e një kafshe që është mbi tokë, paraqitjen e një zogu që fluturon në qiell,
<scripture passage="Deut 4:18" parsed="|Deut|4|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.18" />
<sup>18</sup> paraqitjen e çdo gjëje që zvarritet mbi dhe, paraqitjen e një peshku që noton në ujërat poshtë tokës;
<scripture passage="Deut 4:19" parsed="|Deut|4|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.19" />
<sup>19</sup> sepse duke ngritur sytë në qiell dhe duke parë diellin, hënën, yjet, të tëra, domethënë tërë ushtrinë qiellore, ti të mos nxitesh të biesh përmbys përpara këtyre gjërave dhe t'u shërbesh, gjërave  që Zoti, Perëndia yt, u ka dhënë tërë popujve  që ndodhen nën të gjithë qiejtë;
<scripture passage="Deut 4:20" parsed="|Deut|4|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.20" />
<sup>20</sup> por Zoti ju mori dhe ju nxori nga furra e hekurt, nga Egjipti, për të qenë populli i tij, trashëgimia e tij, ashtu siç jeni sot.
<scripture passage="Deut 4:21" parsed="|Deut|4|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.21" />
<sup>21</sup> Zoti u zemërua me mua për shkakun tuaj, dhe u betua që nuk do ta kaloja Jordanin dhe nuk do të hyja në vendin e mirë që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.
<scripture passage="Deut 4:22" parsed="|Deut|4|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.22" />
<sup>22</sup> Kështu unë do të vdes në këtë vend pa kaluar Jordanin; ju do ta kaloni dhe do të shtini në dorë atë vend të mirë.
<scripture passage="Deut 4:23" parsed="|Deut|4|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.23" />
<sup>23</sup> Ruhuni se harroni besëlidhjen që Zoti, Perëndia juaj, ka lidhur me ju, dhe bëni ndonjë shëmbëlltyrë të gdhendur në trajtën e çfarëdo gjëje që Zoti, Perëndia yt, e ka ndaluar.
<scripture passage="Deut 4:24" parsed="|Deut|4|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.24" />
<sup>24</sup> Sepse Zoti, Perëndia yt, është një zjarr që të konsumon, një Zot ziliqar.
<scripture passage="Deut 4:25" parsed="|Deut|4|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.25" />
<sup>25</sup> Kur të kesh pjellë bij dhe bij të bijve të tu, dhe të keni banuar për një kohë të gjatë në atë vend, në rast se shthureni dhe sajoni shëmbëlltyra të gdhendura në trajtën e çfarëdo gjëje, dhe bëni  të keqen në sytë e Zotit, Perëndisë tuaj, për  ta ngacmuar,
<scripture passage="Deut 4:26" parsed="|Deut|4|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.26" />
<sup>26</sup> unë thërres sot për të dëshmuar kundër jush qiellin dhe tokën, se ju do të zhdukeni shpejt plotësisht nga vendi ku shkoni për t'u bërë zotër të tij, duke kaluar Jordanin. Ju atje nuk do t'i zgjatni  ditët tuaja, por do të shkatërroheni plotësisht.
<scripture passage="Deut 4:27" parsed="|Deut|4|27|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.27" />
<sup>27</sup> Dhe Zoti do t'ju shpërndajë midis popujve, dhe nuk do të mbetet nga ju veçse një numër i vogël njerëzish midis kombeve ku do t'ju çojë Zoti.
<scripture passage="Deut 4:28" parsed="|Deut|4|28|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.28" />
<sup>28</sup> Dhe atje do t'u shërbeni perëndive prej druri e prej guri, të bëra nga dora e njeriut, që nuk shohin, nuk dëgjojnë, nuk hanë dhe nuk nuhasin.
<scripture passage="Deut 4:29" parsed="|Deut|4|29|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.29" />
<sup>29</sup> Por aty do të kërkosh Zotin, Perëndinë tënd; dhe do ta gjesh, në rast se do ta kërkosh me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.
<scripture passage="Deut 4:30" parsed="|Deut|4|30|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.30" />
<sup>30</sup> Kur do të jesh në ankth dhe do të kenë ndodhur tërë këto gjëra, në kohën e fundit, do të kthehesh tek Zoti, Perëndia yt, dhe do ta dëgjosh zërin e tij;
<scripture passage="Deut 4:31" parsed="|Deut|4|31|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.31" />
<sup>31</sup> (sepse Zoti, Perëndia yt, është një Zot mëshirëplotë); ai nuk të ka braktisur dhe nuk do të të shkatërrojë, nuk do të harrojë besëlidhjen për të cilën iu betua etërve të tu.
<scripture passage="Deut 4:32" parsed="|Deut|4|32|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.32" />
<sup>32</sup> Pyet gjithashtu kohërat e lashta, që kanë qenë para teje, nga dita që Perëndia krijoi njeriun në tokë, dhe pyet nga një anë e qiellit në tjetrën në se ka pasur ndonjë herë një gjë aq të madhe si kjo  ose në se është dëgjuar një gjë e tillë si  kjo.
<scripture passage="Deut 4:33" parsed="|Deut|4|33|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.33" />
<sup>33</sup> A ka pasur vallë ndonjë popull që të ketë dëgjuar zërin e Perëndisë të flasë nga mesi i zjarrit, siç e dëgjove ti, dhe të ketë mbetur gjallë?
<scripture passage="Deut 4:34" parsed="|Deut|4|34|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.34" />
<sup>34</sup> A ka pasur vallë ndonjë Perëndi që ka provuar të shkojë e të marrë për vete një komb në mes të një kombi tjetër me anë provash, shenjash, mrekullish dhe betejash, me dorë të fuqishme, me krahë të  shtrirë dhe me ankthe të mëdha terrori, siç  bëri për ju Zoti, Perëndia juaj, në Egjipt para syve tuaj?
<scripture passage="Deut 4:35" parsed="|Deut|4|35|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.35" />
<sup>35</sup> Të tëra këto të janë treguar, në mënyrë që të pranosh se Zoti është Perëndi dhe që nuk ka asnjë tjetër veç tij.
<scripture passage="Deut 4:36" parsed="|Deut|4|36|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.36" />
<sup>36</sup> Nga qielli bëri që të dëgjosh zërin e tij që të të mësojë; dhe mbi tokë të bëri të shikosh zjarrin e tij të madh dhe dëgjove fjalët e tij në mes të zjarrit.
<scripture passage="Deut 4:37" parsed="|Deut|4|37|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.37" />
<sup>37</sup> Dhe nga që i deshi etërit e tu, ai zgjodhi pasardhësit e tyre dhe i nxori nga Egjipti në prani të tij, me anë të fuqisë së tij të madhe.
<scripture passage="Deut 4:38" parsed="|Deut|4|38|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.38" />
<sup>38</sup> duke dëbuar para teje kombe më të mëdha dhe më të fuqishme se ti, me qëllim që ti të hyje dhe ta merrje si trashëgimi vendin e tyre.
<scripture passage="Deut 4:39" parsed="|Deut|4|39|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.39" />
<sup>39</sup> Mëso, pra, sonte dhe mbaje në zemrën tënde që Zoti është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë, dhe se nuk ka asnjë tjetër.
<scripture passage="Deut 4:40" parsed="|Deut|4|40|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.40" />
<sup>40</sup> Respekto pra statutet dhe urdhërimet e tij që unë po të jap sot, që të jetosh në begati ti dhe bijtë e tu mbas teje dhe të zgjatësh ditët e tua në vendin që Zoti, Perëndiai yt, po të jep për gjithnjë".
<scripture passage="Deut 4:41" parsed="|Deut|4|41|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.41" />
<sup>41</sup> Atëherë Moisiu veçoi tri qytete matanë Jordanit, në drejtim të lindjes,
<scripture passage="Deut 4:42" parsed="|Deut|4|42|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.42" />
<sup>42</sup> në të cilët mund të strehohej vrasësi që kishte vrarë të afërmin e tij padashur, pa e urryer më parë, dhe me qëllim që të ruante jetën e tij duke u strehuar në njerin prej këtyre qyteteve:
<scripture passage="Deut 4:43" parsed="|Deut|4|43|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.43" />
<sup>43</sup> Betseri në shkretëtirën e krahinës fushore për Rubenitët, Ramothi në Galaad për Gaditët dhe Golani në Bashan për Manasitët.
<scripture passage="Deut 4:44" parsed="|Deut|4|44|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.44" />
<sup>44</sup> Ky është ligji që Moisiu u paraqiti bijve të Izraelit.
<scripture passage="Deut 4:45" parsed="|Deut|4|45|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.45" />
<sup>45</sup> Këto janë regullat, statutet dhe dekretet që Moisiu u dha bijve të Izraelit kur dolën nga Egjipti,
<scripture passage="Deut 4:46" parsed="|Deut|4|46|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.46" />
<sup>46</sup> matanë Jordanit, në luginën përballë Beth-Peorit, në vendin e Sihonit, mbretit të Amorejve, që banonte në Heshbon, dhe që Moisiu dhe bijtë e Izraelit i mundën kur dolën nga Egjipti.
<scripture passage="Deut 4:47" parsed="|Deut|4|47|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.47" />
<sup>47</sup> Ata shtinë në dorë vendin e tij dhe vendin e Ogut, mbretit të Balshanit, dy mbretër të Amorejve, që banonin matanë Jordanit, në drejtim të lindjes,
<scripture passage="Deut 4:48" parsed="|Deut|4|48|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.48" />
<sup>48</sup> nga Aroreri, që ndodhet në brigjet e përroit Arnon, deri në malin Sion, (domethënë mali i Hermonit),
<scripture passage="Deut 4:49" parsed="|Deut|4|49|0|0" osisRef="Bible:Deut.4.49" />
<sup>49</sup> bashkë me gjithë fushën matanë Jordanit, në drejtim të lindjes, deri në detin e Arabahut, poshtë shpateve të Pisgahut.
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 5" progress="16.52%" prev="Deut.4" next="Deut.6" id="Deut.5">
<h3 id="Deut.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Deut.5-p1">
<scripture passage="Deut 5:1" parsed="|Deut|5|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.1" />
<sup>1</sup> Moisiu mblodhi tërë Izraelin dhe i tha: "Dëgjo, Izrael, statutet dhe dekretet që unë shpall sot në veshët e tu me qëllim që ti t'i mësosh dhe të zotohesh t'i zbatosh.
<scripture passage="Deut 5:2" parsed="|Deut|5|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.2" />
<sup>2</sup> Zoti, Perëndia ynë, lidhi një besëlidhje me ne në Horeb.
<scripture passage="Deut 5:3" parsed="|Deut|5|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.3" />
<sup>3</sup> Zoti e lidhi këtë besëlidhje jo me etërit tanë, por me ne që jemi këtu të gjithë të gjallë.
<scripture passage="Deut 5:4" parsed="|Deut|5|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.4" />
<sup>4</sup> Zoti ju foli në sy në mal, nga mesi i zjarrit.
<scripture passage="Deut 5:5" parsed="|Deut|5|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.5" />
<sup>5</sup> Unë ndodhesha atëherë midis Zotit dhe jush për t'ju referuar fjalën e tij, sepse ju patët frikë nga zjarri dhe nuk u ngjitët në mal. Ai tha:
<scripture passage="Deut 5:6" parsed="|Deut|5|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.6" />
<sup>6</sup> "Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të ka nxjerrë nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.
<scripture passage="Deut 5:7" parsed="|Deut|5|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.7" />
<sup>7</sup> Nuk do të kesh perëndi të tjera përpara meje.
<scripture passage="Deut 5:8" parsed="|Deut|5|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.8" />
<sup>8</sup> Nuk do të bësh asnjë skulpturë apo shëmbëlltyrë të gjërave që janë atje lart në qiell, këtu poshtë në tokë apo në ujërat poshtë tokës.
<scripture passage="Deut 5:9" parsed="|Deut|5|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.9" />
<sup>9</sup> Nuk do të biesh përmbys para tyre dhe nuk do t'u shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xhelos që dënon paudhësinë e etërve ndaj bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,
<scripture passage="Deut 5:10" parsed="|Deut|5|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.10" />
<sup>10</sup> por tregohem i dashur ndaj mijëra njerëzish që më duan dhe respektojnë urdhërimet e mia.
<scripture passage="Deut 5:11" parsed="|Deut|5|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.11" />
<sup>11</sup> Nuk do ta përdorësh më kot emrin e Zotit, Perëndisë tënd, sepse Zoti nuk ka për ta lënë të padënuar atë që përdor emrin e tij kot.
<scripture passage="Deut 5:12" parsed="|Deut|5|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.12" />
<sup>12</sup> Respekto ditën e shtunë për të shenjtëruar, ashtu siç të ka porositur Zoti, Perëndia yt.
<scripture passage="Deut 5:13" parsed="|Deut|5|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.13" />
<sup>13</sup> Do të punosh gjashtë ditë dhe gjatë këtyre ditëve do të bësh çdo punë tënde,
<scripture passage="Deut 5:14" parsed="|Deut|5|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.14" />
<sup>14</sup> por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh gjatë kësaj dite asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori, as shërbëtorja, as kau, as gomari,  asnjë nga kafshët e tua, dhe të huajt që  ndodhen brenda portave të shtëpisë sate, me qëllim që shërbëtori dhe shërbëtorja jote të çlodhen si ti.
<scripture passage="Deut 5:15" parsed="|Deut|5|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.15" />
<sup>15</sup> Dhe mos harro që ke qenë skllav në vendin e Egjiptit dhe që Zoti, Perëndia yt, të nxori që andej me një dorë të fuqishme dhe vepruese; prandaj Zoti, Perëndia yt, të urdhëron të respektosh ditën e shtunë.
<scripture passage="Deut 5:16" parsed="|Deut|5|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.16" />
<sup>16</sup> Do të nderosh atin dhe nënën tënde ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt, që të jetosh gjatë dhe të gëzosh begatinë në tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
<scripture passage="Deut 5:17" parsed="|Deut|5|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.17" />
<sup>17</sup> Nuk do të vrasësh.
<scripture passage="Deut 5:18" parsed="|Deut|5|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.18" />
<sup>18</sup> Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore.
<scripture passage="Deut 5:19" parsed="|Deut|5|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.19" />
<sup>19</sup> Nuk do të vjedhësh.
<scripture passage="Deut 5:20" parsed="|Deut|5|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.20" />
<sup>20</sup> Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.
<scripture passage="Deut 5:21" parsed="|Deut|5|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.21" />
<sup>21</sup> Nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, nuk do të dëshirosh shtëpinë e të afërmit tënd, as arën, as shërbëtorin, as shërbëtoren, as kaun, as gomarin dhe asnjë send që janë pronë e tij".
<scripture passage="Deut 5:22" parsed="|Deut|5|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.22" />
<sup>22</sup> Këto fjalë tha Zoti përpara tërë asamblesë tuaj, nga mesi i zjarrit, të resë dhe të errësirës së dendur, me zë të fortë; dhe nuk shtoi tjetër. I shkroi mbi dy pllaka prej guri dhe mi dha mua.
<scripture passage="Deut 5:23" parsed="|Deut|5|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.23" />
<sup>23</sup> Kur ju dëgjuat zërin në mes të errësirës, ndërsa mali ishte tërë flakë, ju m'u afruat, gjithë prijësit e fiseve dhe pleqtë tuaj,
<scripture passage="Deut 5:24" parsed="|Deut|5|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.24" />
<sup>24</sup> dhe thatë: "Ja, Zoti, Perëndia ynë, na tregoi lavdinë dhe madhërinë e tij, dhe ne dëgjuam zërin e tij nga mesi i zjarrit; sot kemi parë që Perëndia mund të flasë me njeriun dhe ky të mbetet i gjallë.
<scripture passage="Deut 5:25" parsed="|Deut|5|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.25" />
<sup>25</sup> Po pse duhet të vdesim? Ky zjarr i madh në të vërtetë do të na gllabërojë; në rast se vazhdojmë të dëgjojmë akoma zërin e Zotit, të Perëndisë tonë, ne kemi për të vdekur.
<scripture passage="Deut 5:26" parsed="|Deut|5|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.26" />
<sup>26</sup> Sepse, midis gjithë njerëzve, kush është ai që, si ne, ka dëgjuar zërin e Perëndisë të gjallë të flasë në mes të zjarrit dhe ka mbetur i gjallë?
<scripture passage="Deut 5:27" parsed="|Deut|5|27|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.27" />
<sup>27</sup> Afrohu ti dhe dëgjo të gjitha ato që Zoti, Perëndia ynë, do të të thotë, dhe ne do ta dëgjojmë dhe do të bëjmë ato që kërkon ai".
<scripture passage="Deut 5:28" parsed="|Deut|5|28|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.28" />
<sup>28</sup> Zoti dëgjoi tingullin e fjalëve tuaja ndërsa më flisnit; kështu Zoti më tha: "Unë dëgjova tingullin e fjalëve që ky popull të drejtoi; çdo gjë që ata thanë është mirë.
<scripture passage="Deut 5:29" parsed="|Deut|5|29|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.29" />
<sup>29</sup> Ah, sikur të kishin gjithnjë një zemër të tillë, të më kishin frikë dhe të respektonin tërë urdhërimet e mia, që të rronin gjithnjë në begati ata dhe bijtë e tyre!
<scripture passage="Deut 5:30" parsed="|Deut|5|30|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.30" />
<sup>30</sup> Shko dhe u thuaj: Kthehuni në çadrat tuaja.
<scripture passage="Deut 5:31" parsed="|Deut|5|31|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.31" />
<sup>31</sup> Por ti qëndro këtu me mua dhe unë do të të tregoj tërë urdhërimet, tërë statutet dhe dekretet që do t'u mësosh atyre, me qëllim që t'i zbatojnë në vendin që unë po u jap si trashëgimi".
<scripture passage="Deut 5:32" parsed="|Deut|5|32|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.32" />
<sup>32</sup> Kini pra kujdes të bëni atë që Zoti, Perëndia juaj, ju ka urdhëruar; mos u shmangni as djathtas, as majtas;
<scripture passage="Deut 5:33" parsed="|Deut|5|33|0|0" osisRef="Bible:Deut.5.33" />
<sup>33</sup> ecni të tërë në rrugën që Zoti, Perëndia juaj, ju ka caktuar, që të jetoni, të keni mbarësi dhe të zgjatni ditët tuaja në vendin që do të pushtoni".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 6" progress="16.62%" prev="Deut.5" next="Deut.7" id="Deut.6">
<h3 id="Deut.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Deut.6-p1">
<scripture passage="Deut 6:1" parsed="|Deut|6|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.1" />
<sup>1</sup> Ky është urdhërimi, statutet dhe dekretet që Zoti, Perëndia juaj, ka urdhëruar t'ju mësojë, për t'i zbatuar në vendin në të cilin po hyni për ta marrë në zotërim;
<scripture passage="Deut 6:2" parsed="|Deut|6|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.2" />
<sup>2</sup> me qëllim që ti të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të respektosh gjatë gjithë ditëve të jetës sate, ti, yt bir dhe djali i birit tënd, të tëra statutet dhe të gjitha urdhërimet e tij që unë po të  jap, dhe me qëllim që ditët e jetës sate të  zgjaten.
<scripture passage="Deut 6:3" parsed="|Deut|6|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.3" />
<sup>3</sup> Dëgjo, pra, Izrael, dhe ki kujdes t'i zbatosh në praktikë, me qëllim që të njohësh begatinë dhe të shumëzohesh me të madhe në vendin ku rrjedh qumësht dhe mjalt, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu.
<scripture passage="Deut 6:4" parsed="|Deut|6|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.4" />
<sup>4</sup> Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm.
<scripture passage="Deut 6:5" parsed="|Deut|6|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.5" />
<sup>5</sup> Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde.
<scripture passage="Deut 6:6" parsed="|Deut|6|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.6" />
<sup>6</sup> Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde;
<scripture passage="Deut 6:7" parsed="|Deut|6|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.7" />
<sup>7</sup> do t'ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë në shtrat dhe kur çohesh.
<scripture passage="Deut 6:8" parsed="|Deut|6|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.8" />
<sup>8</sup> Do t'i lidhësh si një shenjë në dorë, do të jenë si shirita midis syve,
<scripture passage="Deut 6:9" parsed="|Deut|6|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.9" />
<sup>9</sup> dhe do t'i shkruash mbi pllakat e shtëpisë sate dhe mbi portat e tua.
<scripture passage="Deut 6:10" parsed="|Deut|6|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.10" />
<sup>10</sup> Kur pastaj Zoti, Perëndia yt, do të të fusë në vendin për të cilin iu betua etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, të të japë qytete të mëdha dhe të bukura që ti nuk i ke ndërtuar,
<scripture passage="Deut 6:11" parsed="|Deut|6|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.11" />
<sup>11</sup> dhe shtëpi plot me të mira që ti nuk i ke mbushur, puse të çelur që ti nuk i ke gërmuar, vreshta dhe ullishte që ti nuk i ke mbjellë; kur të kesh ngrënë dhe të jesh ngopur,
<scripture passage="Deut 6:12" parsed="|Deut|6|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.12" />
<sup>12</sup> ki kujdes të mos harrosh Zotin që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.
<scripture passage="Deut 6:13" parsed="|Deut|6|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.13" />
<sup>13</sup> Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t'i shërbesh dhe do të betohesh për emrin e tij.
<scripture passage="Deut 6:14" parsed="|Deut|6|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.14" />
<sup>14</sup> Nuk do të shkoni pas perëndive të tjera midis perëndive të popujve që ju rrethojnë,
<scripture passage="Deut 6:15" parsed="|Deut|6|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.15" />
<sup>15</sup> (sepse Zoti, Perëndia yt, që ndodhet në mes teje, është një Perëndi ziliqar); përndryshe zemërimi i Zotit, Perëndisë tënd, do të ndizej kundër teje dhe do të bënte që ti të zhdukesh nga faqja e dheut.
<scripture passage="Deut 6:16" parsed="|Deut|6|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.16" />
<sup>16</sup> Nuk do të tundoni Zotin, ashtu si u përpoqët në Masa.
<scripture passage="Deut 6:17" parsed="|Deut|6|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.17" />
<sup>17</sup> Do të respektoni me kujdes urdhërimet e Zotit, Perëndisë tuaj, rregullat dhe statutet e tij që ai ju ka urdhëruar.
<scripture passage="Deut 6:18" parsed="|Deut|6|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.18" />
<sup>18</sup> Prandaj do të bësh atë që është e drejtë dhe e mirë në sytë e Zotit, që ti të përparosh dhe të hysh e të pushtosh vendin e mirë që Zoti iu betua t'u japë etërve të tu,
<scripture passage="Deut 6:19" parsed="|Deut|6|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.19" />
<sup>19</sup> duke dëbuar tërë armiqtë e tu, ashtu siç kishte premtuar Zoti.
<scripture passage="Deut 6:20" parsed="|Deut|6|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.20" />
<sup>20</sup> Kur në të ardhmen biri yt do të të pyesë: "Çfarë kuptimi kanë këto rregulla, statute dhe dekrete, që Zoti, Perëndia ynë, ju ka urdhëruar?",
<scripture passage="Deut 6:21" parsed="|Deut|6|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.21" />
<sup>21</sup> ti do t'i përgjigjesh birit tënd: "Ishim skllevër të Faraonit në Egjipt dhe Zoti na nxori nga Egjipti me një dorë të fuqishme
<scripture passage="Deut 6:22" parsed="|Deut|6|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.22" />
<sup>22</sup> Përveç kësaj Zoti veproi para syve tona, kreu mrekulli të mëdha dhe të tmerrshme kundër Egjiptit, Faraonit dhe gjithë shtëpisë së tij.
<scripture passage="Deut 6:23" parsed="|Deut|6|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.23" />
<sup>23</sup> Dhe na nxori që andej për të na çuar në vendin që u ishte betuar t'u jepte etërve tanë.
<scripture passage="Deut 6:24" parsed="|Deut|6|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.24" />
<sup>24</sup> Kështu Zoti na urdhëroi të zbatonim në praktikë të gjitha këto statute duke pasur frikë nga Zoti, Perëndia ynë, që të kemi gjithnjë mirëqënie dhe që ai të na mbante të gjallë, siç po ndodh tani.
<scripture passage="Deut 6:25" parsed="|Deut|6|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.6.25" />
<sup>25</sup> Dhe kjo do të jetë drejtësia jonë në rast se kujdesemi të zbatojmë në praktikë tërë urdhërimet e Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç na ka urdhëruar"".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 7" progress="16.70%" prev="Deut.6" next="Deut.8" id="Deut.7">
<h3 id="Deut.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Deut.7-p1">
<scripture passage="Deut 7:1" parsed="|Deut|7|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.1" />
<sup>1</sup> "Kur Zoti, Perëndia yt, do të të fusë në vendin ku ti po hyn për ta zotëruar atë, dhe kur të ketë dëbuar para teje shumë kombe: Hitejtë, Girgashejtë, Amorejtë, Kananejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Gebusejtë,
<scripture passage="Deut 7:2" parsed="|Deut|7|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.2" />
<sup>2</sup> dhe kur Zoti, Perëndia yt, t'i ketë lënë në pushtetin tënd, ti do t'i mundësh dhe do të vendosësh shfarosjen e tyre, nuk do të bësh asnjë aleancë me ta dhe nuk do të tregosh asnjë mëshirë ndaj tyre.
<scripture passage="Deut 7:3" parsed="|Deut|7|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.3" />
<sup>3</sup> Nuk do të lidhësh martesë me ta. Nuk do t'u japësh bijat e tua bijve të tyre dhe nuk do të marrësh bijat e tyre për bijtë e tu,
<scripture passage="Deut 7:4" parsed="|Deut|7|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.4" />
<sup>4</sup> sepse do t'i largonin bijtë e tu nga unë për t'u shërbyer perëndive të tjera, dhe zemërimi i Zotit do të ndizej kundër jush dhe do t'ju shkatërronte menjëherë.
<scripture passage="Deut 7:5" parsed="|Deut|7|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.5" />
<sup>5</sup> Por me ta do të silleni kështu: do të shkatërroni altarët e tyre, do të copëtoni kolonat e tyre të shenjta, do të rrëzoni Asherimet e tyre dhe do t'u vini flakën shëmbëlltyrave të tyre të gdhendura.
<scripture passage="Deut 7:6" parsed="|Deut|7|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.6" />
<sup>6</sup> Me qenë se ti je një popull që je shenjtëruar tek Zoti, Perëndia yt; Zoti, Perëndia yt, të ka zgjedhur për të qenë thesari i tij i veçantë midis tërë popujve që ndodhen mbi faqen e dheut.
<scripture passage="Deut 7:7" parsed="|Deut|7|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.7" />
<sup>7</sup> Zoti nuk e ka vënë dashurinë e tij mbi ju, as nuk ju ka zgjedhur, sepse nuk ishit më të shumtë nga asnjë popull tjetër; ju ishit në fakt më i vogli i të gjithë popujve;
<scripture passage="Deut 7:8" parsed="|Deut|7|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.8" />
<sup>8</sup> por sepse Zoti ju do dhe ka dashuri të mbajë betimin që u ka bërë etërve tuaj, ai ju nxori me një dorë të fuqishme dhe ju shpëtoi nga shtëpia e skllavërisë, nga dora e Faraonit, mbretit të Egjiptit.
<scripture passage="Deut 7:9" parsed="|Deut|7|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.9" />
<sup>9</sup> Prano, pra, që Zoti, Perëndia yt, është Perëndia, Perëndia besnik që respekton besëlidhjen e tij dhe tregohet i mbarë deri në brezin e njëmijtë ndaj atyre që e duan dhe që zbatojnë urdhërimet e tij,
<scripture passage="Deut 7:10" parsed="|Deut|7|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.10" />
<sup>10</sup> por u përgjigjet menjëherë atyre që e urrejnë, duke i zhdukur; ai nuk vonon, por do t'u përgjigjet menjëherë atyre që e urrejnë.
<scripture passage="Deut 7:11" parsed="|Deut|7|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.11" />
<sup>11</sup> Prandaj respekto urdhërimet, statutet dhe dekretet që po të jap sot, duke i zbatuar në praktikë.
<scripture passage="Deut 7:12" parsed="|Deut|7|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.12" />
<sup>12</sup> Kështu, në rast se ju keni parasysh këto ligje, i respektoni dhe i zbatoni në praktikë, Zoti, Perëndia juaj, do ta mbajë besëlidhjen me ju dhe dashamirësinë për të cilën u është betuar etërve tuaj.
<scripture passage="Deut 7:13" parsed="|Deut|7|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.13" />
<sup>13</sup> Ai do të të dojë, do të të bekojë dhe do të të shumëzojë, do të bekojë frytin e gjiut tënd dhe frytin e tokës sate, grurin tënd, mushtin dhe vajin tënd, pjelljet e lopëve dhe të deleve të tua në vendin që u betua t'u japë etërve të tu.
<scripture passage="Deut 7:14" parsed="|Deut|7|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.14" />
<sup>14</sup> Ti do të jesh më i bekuari i të gjithë popujve dhe nuk do të ketë midis teje asnjë burrë apo grua shterpë, as edhe midis bagëtisë sate.
<scripture passage="Deut 7:15" parsed="|Deut|7|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.15" />
<sup>15</sup> Zoti do të largojë nga ti çfarëdo lloj sëmundje, nuk do të dërgojë mbi ty asnjë të keqe vdekjeprurëse të Egjiptit që ke njohur, por do t'i dërgojë mbi të gjithë ata që të urrejnë.
<scripture passage="Deut 7:16" parsed="|Deut|7|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.16" />
<sup>16</sup> Do të shfarosësh, pra, të gjithë popujt që Zoti, Perëndia yt, po të jep në pushtetin tënd; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për ta dhe mos u shërbe perëndive të tyre, sepse ky do të ishte një kurth për ty.
<scripture passage="Deut 7:17" parsed="|Deut|7|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.17" />
<sup>17</sup> Në zemrën tënde mund të thuash: "Këta kombe janë më të mëdhenj se unë, si do të arrij unë t'i dëboj?".
<scripture passage="Deut 7:18" parsed="|Deut|7|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.18" />
<sup>18</sup> Mos ki frikë prej tyre, por kujto atë që Zoti, Perëndia yt, i bëri Faraonit dhe të gjithë Egjiptasve;
<scripture passage="Deut 7:19" parsed="|Deut|7|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.19" />
<sup>19</sup> kujto provat e mëdha që pe me sytë e tu, shenjat dhe mrekullitë e dorës së fuqishme dhe të krahut të shtrirë me të cilët Zoti, Perëndia yt, të nxori nga Egjipti; kështu do të veprojë Zoti, Perëndia yt, me të gjithë popujt nga të cilët ke frikë.
<scripture passage="Deut 7:20" parsed="|Deut|7|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.20" />
<sup>20</sup> Përveç kësaj, Zoti, Perëndia yt, do të çojë kundër tyre grerat, deri sa ata që kanë mbetur dhe ata që janë fshehur nga frika jote të kenë vdekur.
<scripture passage="Deut 7:21" parsed="|Deut|7|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.21" />
<sup>21</sup> Mos ki frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është në mes jush, një Perëndi i madh dhe i tmerrshëm.
<scripture passage="Deut 7:22" parsed="|Deut|7|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.22" />
<sup>22</sup> Zoti, Perëndia yt, do t'i dëbojë pak e nga pak këto kombe para teje; ti nuk do të arrish t'i zhdukësh menjëherë, sepse përndryshe bishat e fushës do të shtoheshin shumë kundër teje;
<scripture passage="Deut 7:23" parsed="|Deut|7|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.23" />
<sup>23</sup> por Zoti, Perëndia yt, do t'i vërë nën pushtetin tënd, dhe do t'i hutojë shumë deri sa të shfarosen.
<scripture passage="Deut 7:24" parsed="|Deut|7|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.24" />
<sup>24</sup> Do të japë në duart e tua mbretërit e tyre dhe ti do të zhdukësh emrat e tyre nën qiejtë; askush nuk mund të rezistojë para teje, deri sa t'i kesh shfarosur.
<scripture passage="Deut 7:25" parsed="|Deut|7|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.25" />
<sup>25</sup> Do t'u vësh flakën shëmbëlltyrave të gdhendura të perëndive të tyre; nuk do të dëshirosh arin dhe argjendin që ndodhet mbi to dhe nuk do ta marrësh për vete, përndryshe do të biesh në kurth, sepse  kjo është një gjë e neveritshme për Zotin,  Perëndinë tënd;
<scripture passage="Deut 7:26" parsed="|Deut|7|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.7.26" />
<sup>26</sup> dhe nuk do të futësh gjëra të neveritshme në shtëpinë tënde, sepse do të dënohesh me shkatërrim ashtu si ato gjëra; do ta urresh dhe do ta kesh neveri plotësisht, sepse është një gjë e caktuar për t'u shkatërruar".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 8" progress="16.81%" prev="Deut.7" next="Deut.9" id="Deut.8">
<h3 id="Deut.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Deut.8-p1">
<scripture passage="Deut 8:1" parsed="|Deut|8|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.1" />
<sup>1</sup> "Kini kujdes të zbatoni në praktikë të gjitha urdhërimet që po ju jap sot, me qëllim që të jetoni, të shumëzoheni dhe të pushtoni vendin që Zoti u betua t'u japë etërve tuaj.
<scripture passage="Deut 8:2" parsed="|Deut|8|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.2" />
<sup>2</sup> Kujto gjithë rrugën që Zoti, Perëndia yt, të ka bërë të përshkosh në këtë dyzetë vjet në shkretëtirë që ti të ulësh kokën dhe të vihesh në provë, për të ditur çfarë kishte në zemrën tënde dhe në se do të respektoje apo jo urdhërimet e tij.
<scripture passage="Deut 8:3" parsed="|Deut|8|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.3" />
<sup>3</sup> Kështu, pra, ai të bëri të ulesh kokën, të provosh urinë, pastaj të ka ushqyer me manna që ti nuk e njihje dhe as etërit e tu s'e kishin njohur kurrë, me qellim që ti të kuptosh se njeriu nuk rron  vetëm me bukë, por rron me çdo fjalë që del  nga goja e Zotit.
<scripture passage="Deut 8:4" parsed="|Deut|8|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.4" />
<sup>4</sup> Petkat e tua nuk të janë konsumuar mbi trup dhe këmba jote nuk është enjtur gjatë këtyre dyzet viteve.
<scripture passage="Deut 8:5" parsed="|Deut|8|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.5" />
<sup>5</sup> Prano, pra, në zemrën tënde se, ashtu si njeriu korigjon birin e vet, ashtu Zoti Perëndia, yt, të korigjon ty.
<scripture passage="Deut 8:6" parsed="|Deut|8|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.6" />
<sup>6</sup> Prandaj zbato urdhërimet e Perëndisë, të Zotit tënd, duke ecur në rrugët e tij dhe duke ia pasur frikën;
<scripture passage="Deut 8:7" parsed="|Deut|8|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.7" />
<sup>7</sup> sepse, Zoti Perëndia yt, po të bën të hysh në një vend të mirë, një vend me rrjedha uji e me burime që dalin nga luginat dhe nga malet;
<scripture passage="Deut 8:8" parsed="|Deut|8|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.8" />
<sup>8</sup> një vend me grurë dhe elb, me vreshta, me fiq dhe shegë, një vend me ullinj që japin vaj dhe me mjaltë;
<scripture passage="Deut 8:9" parsed="|Deut|8|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.9" />
<sup>9</sup> një vend ku do të hash bukë sa të duash, ku nuk do të të mungojë kurrgjë; një vend ku gurët janë hekur dhe ku do të rrëmosh bakër nga malet.
<scripture passage="Deut 8:10" parsed="|Deut|8|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.10" />
<sup>10</sup> Do të hash, pra, dhe do të ngopesh, dhe do të bekosh, Zotin Perëndinë tënd, për shkak të vendit të bukur që të ka dhënë.
<scripture passage="Deut 8:11" parsed="|Deut|8|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.11" />
<sup>11</sup> Ruhu mirë të mos harrosh Zotin, Perëndinë tënd, duke shtuar për të mos zbatuar urdhërimet e tij, dekretet e tij, statutet e tij që sot do të japë;
<scripture passage="Deut 8:12" parsed="|Deut|8|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.12" />
<sup>12</sup> e të mos ndodhë që, pasi të kesh ngrënë deri sa të ngopesh dhe të kesh ndërtuar dhe banuar shtëpi të bukura,
<scripture passage="Deut 8:13" parsed="|Deut|8|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.13" />
<sup>13</sup> pasi të kesh parë të shtohet bagëtia jote e trashë dhe e imët të shtohet, argjendi dhe ari yt, dhe të rriten tërë të mirat e tua,
<scripture passage="Deut 8:14" parsed="|Deut|8|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.14" />
<sup>14</sup> zemra jote të lartohet dhe ti të harrosh Zotin, Perëndinë tënd, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë;
<scripture passage="Deut 8:15" parsed="|Deut|8|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.15" />
<sup>15</sup> që të ka sjellë nëpër këtë shkretëtirë të madhe dhe të tmerrshme, vend gjarprinjsh veprues dhe akrepash, tokë e thatë pa ujë; që nxori ujë për ty nga shkëmbijtë shumë të fortë;
<scripture passage="Deut 8:16" parsed="|Deut|8|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.16" />
<sup>16</sup> dhe që në shkretëtirë të ka ushqyer me manë të cilën etërit e tu nuk e njihnin, për të të përulur dhe për të të vënë në provë dhe së fundi për të të bërë të mirë.
<scripture passage="Deut 8:17" parsed="|Deut|8|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.17" />
<sup>17</sup> Ruhu, pra, të thuash në zemrën tënde: "Forca ime dhe fuqia e dorës sime m'i kanë siguruar këto pasuri".
<scripture passage="Deut 8:18" parsed="|Deut|8|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.18" />
<sup>18</sup> Por kujto Zotin, Perëndinë tënd, sepse ai të jep forcën për të fituar pasuri, për të ruajtur besëlidhjen për të cilën Ai iu betua etërve të tu, ashtu siç është në fuqi sot.
<scripture passage="Deut 8:19" parsed="|Deut|8|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.19" />
<sup>19</sup> Por në qoftë se ti harron Zotin, Perëndinë tënd, për të shkuar pas perëndive të tjera dhe për t'u shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, unë sot shpall solemnisht para jush se do të vdisni me siguri.
<scripture passage="Deut 8:20" parsed="|Deut|8|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.8.20" />
<sup>20</sup> Do të vdisni si kombet që Zoti zhduk para jush, sepse nuk e keni dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tuaj".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 9" progress="16.88%" prev="Deut.8" next="Deut.10" id="Deut.9">
<h3 id="Deut.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Deut.9-p1">
<scripture passage="Deut 9:1" parsed="|Deut|9|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.1" />
<sup>1</sup> "Dëgjo, o Izrael! Sot ti do të kalosh Jordanin për të hyrë dhe për të pushtuar kombe më të mëdha dhe më të fuqishme se ti, qytete të mëdha dhe të fortifikuara deri në qiell,
<scripture passage="Deut 9:2" parsed="|Deut|9|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.2" />
<sup>2</sup> një popull të madh dhe me shtat të lartë, pasardhësit e Anakimëve që ti i njeh, dhe për të cilët ke dëgjuar të thonë: "Kush mund t'i përballojë pasardhësit e Anakut?".
<scripture passage="Deut 9:3" parsed="|Deut|9|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.3" />
<sup>3</sup> Dije, pra, që sot Zoti, Perëndia yt, është ai që do të marshojë para teje si një zjarr gllabërues; ai do t'i shkatërrojë dhe do t'i rrëzojë para teje; kështu ti do t'i përzësh dhe do t'i vrasësh shpejt, ashtu si të ka thënë Zoti.
<scripture passage="Deut 9:4" parsed="|Deut|9|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.4" />
<sup>4</sup> Kur Zoti, Perëndia yt, do t'i ketë dëbuar para teje, mos thuaj në zemrën tënde: "Éshtë për shkak të drejtësisë sime që Zoti më dha në zotërim këtë vend". Éshtë përkundrazi ligësia e këtyre kombeve që e shtyu Zotin t'i dëbojë para teje.
<scripture passage="Deut 9:5" parsed="|Deut|9|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.5" />
<sup>5</sup> Jo, nuk është as nga drejtësia jote as nga ndershmëria e zemrës sate, që ti hyn për të pushtuar vendin e tyre, por nga ligësia e këtyre kombeve që Zoti, Perëndia yt, po i dëbon para teje, dhe për të  mbajtur fjalën e dhënë etërve të tu, Abrahamit,  Isakut dhe Jakobit.
<scripture passage="Deut 9:6" parsed="|Deut|9|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.6" />
<sup>6</sup> Dije, pra, që nuk është për shkak të drejtësisë sate që Zoti, Perëndia yt, të jep në zotërim këtë vend të mirë, sepse ti je një popull kokëfortë.
<scripture passage="Deut 9:7" parsed="|Deut|9|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.7" />
<sup>7</sup> Kujtohu dhe mos harro si e ke provokuar zemërimin e Zotit, Perëndisë tënd, në shkretëtirë. Prej ditës që keni dalë nga vendi i Egjiptit, deri në arritjen në këtë vend, keni mbajtur një qëndrim prej rebeli, ndaj Zotit.
<scripture passage="Deut 9:8" parsed="|Deut|9|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.8" />
<sup>8</sup> Edhe në Horeb provokuat zemërimin e Zotit; dhe Zoti u zemërua kundër jush aq sa donte t'ju shkatërronte.
<scripture passage="Deut 9:9" parsed="|Deut|9|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.9" />
<sup>9</sup> Kur u ngjita në mal për të marrë pllakat prej guri, pllakat e besëlidhjes që Zoti kishte lidhur me ju, unë mbeta në mal dyzet ditë dhe dyzet net, pa ngrënë bukë dhe pa pirë ujë,
<scripture passage="Deut 9:10" parsed="|Deut|9|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.10" />
<sup>10</sup> dhe Zoti më dha dy pllaka guri, të shkruara me gishtin e Perëndisë, mbi të cilat ishin tërë fjalët që Zoti ju kishte thënë në mal, në mes të zjarrit, ditën e asamblesë.
<scripture passage="Deut 9:11" parsed="|Deut|9|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.11" />
<sup>11</sup> Dhe pas dyzet ditëve dhe dyzet netve Zoti më dha dy pllaka prej guri, pllakat e besëlidhjes.
<scripture passage="Deut 9:12" parsed="|Deut|9|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Zoti më tha: "Çohu, zbrit me të shpejtë që këtej, sepse populli yt që ti nxore nga Egjipti është shthurur; kanë devijuar shpejt nga rruga që unë u kisha urdhëruar atyre të ndiqnin dhe kanë  krijuar një shëmbëlltyrë prej metali të shkrirë".
<scripture passage="Deut 9:13" parsed="|Deut|9|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.13" />
<sup>13</sup> Zoti më foli akoma, duke thënë: "Unë e pashë këtë popull; ja ai është një popull kokëfortë;
<scripture passage="Deut 9:14" parsed="|Deut|9|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.14" />
<sup>14</sup> lë që ta shkatërroj dhe të fshij emrin e tij nën qiejt, dhe do të të bëj ty një komb më të fuqishëm dhe më të madh se ai".
<scripture passage="Deut 9:15" parsed="|Deut|9|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.15" />
<sup>15</sup> Kështu u ktheva dhe zbrita nga mali, ndërsa mali digjej nga zjarri; dhe dy pllakat e besëlidhjes ishin në duart e mia.
<scripture passage="Deut 9:16" parsed="|Deut|9|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.16" />
<sup>16</sup> Shikova, dhe ja, ju kishit mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tuaj, dhe kishit bërë një viç prej metali të shkrirë. Kishit lënë shumë shpejt rrugën që Zoti ju kishte urdhëruar të ndiqnit.
<scripture passage="Deut 9:17" parsed="|Deut|9|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.17" />
<sup>17</sup> Atëherë i kapa dy pllakat, i flaka me duart e mia dhe i copëtova para syve tuaja.
<scripture passage="Deut 9:18" parsed="|Deut|9|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.18" />
<sup>18</sup> Pastaj u shtriva përpara Zotit, si herën e parë, dyzet ditë dhe dyzet net me radhë; nuk hëngra bukë as piva ujë për shkak të mëkateve që kishit kryer, duke bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, për të provokuar zemërimin e tij.
<scripture passage="Deut 9:19" parsed="|Deut|9|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.19" />
<sup>19</sup> Sepse unë kisha frikë nga zemërimi dhe nga tërbimi me të cilët Zoti ishte ndezur kundër jush, aq sa dëshëronte shkatërrimin tuaj. Por Zoti edhe këtë herë më dëgjoi.
<scripture passage="Deut 9:20" parsed="|Deut|9|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.20" />
<sup>20</sup> Dhe Zoti u zemërua shumë gjithashtu kundër Aaronit, aq sa donte ta shkatërronte atë; kështu atë herë unë u luta edhe për Aaronin.
<scripture passage="Deut 9:21" parsed="|Deut|9|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.21" />
<sup>21</sup> Pastaj mora objektin e mëkatit tuaj, viçin që kishit bërë, e dogja në zjarr, e copëtova dhe e thërmova në copa shumë të vogla, deri sa e katandisa në pluhur të hollë, dhe e hodha pluhurin në përruan që zbret nga mali.
<scripture passage="Deut 9:22" parsed="|Deut|9|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.22" />
<sup>22</sup> Edhe në Taberah, në Masa dhe në Kibroth-Atavah ju provokuat zemërimin e Zotit.
<scripture passage="Deut 9:23" parsed="|Deut|9|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.23" />
<sup>23</sup> Kur pastaj Zoti ju nisi jashtë Kadesh-Barneas duke thënë: "Ngjituni dhe shtini në dorë vendin që ju dhashë", ju ngritët krye kundër Zotit, Perëndisë tuaj, nuk i besuat dhe nuk iu bindët zërit të tij.
<scripture passage="Deut 9:24" parsed="|Deut|9|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.24" />
<sup>24</sup> U bëtë rebelë kundër Zotit, qysh nga dita që ju kam njohur.
<scripture passage="Deut 9:25" parsed="|Deut|9|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.25" />
<sup>25</sup> Kështu mbeta përmbys para Zotit dyzet ditë dhe dyzet net; dhe e bëra këtë sepse Zoti kishte thënë se donte t'ju shkatërronte.
<scripture passage="Deut 9:26" parsed="|Deut|9|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.26" />
<sup>26</sup> Dhe iu luta Zotit, dhe i thashë: "O Zot, o Zot, mos e shkatërro popullin tënd dhe trashëgiminë tënde, që i ke çliruar me madhështinë tënde, qi i nxore nga Egjipti me një dorë të fuqishme.
<scripture passage="Deut 9:27" parsed="|Deut|9|27|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.27" />
<sup>27</sup> Kujto shërbëtorët e tu: Abrahamin, Isakun dhe Jakobin; mos shiko kokëfortësinë e këtij populli, ligësinë ose mëkatin e tij,
<scripture passage="Deut 9:28" parsed="|Deut|9|28|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.28" />
<sup>28</sup> me qëllim që vendi prej ku i nxore të mos thotë: Me qënë se Zoti nuk ishte në gjendje t'i fuste në tokën që u kishte premtuar dhe me qenë se i urrente, i nxori që të vdesin në shkretëtirë.
<scripture passage="Deut 9:29" parsed="|Deut|9|29|0|0" osisRef="Bible:Deut.9.29" />
<sup>29</sup> Megjithatë ata janë populli yt dhe trashëgimia jote, që ti nxore nga Egjipti me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë"".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 10" progress="17.00%" prev="Deut.9" next="Deut.11" id="Deut.10">
<h3 id="Deut.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Deut.10-p1">
<scripture passage="Deut 10:1" parsed="|Deut|10|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.1" />
<sup>1</sup> "Në atë kohë Zoti më tha: "Pre dy pllaka prej guri të njëllojta me të parat dhe ngjitu tek unë në mal; bëj një arkë prej druri.
<scripture passage="Deut 10:2" parsed="|Deut|10|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.2" />
<sup>2</sup> Unë do të shkruaj mbi pllakat fjalët që ishin mbi pllakat e para që ti copëtove, dhe ti do t'i vësh në arkë".
<scripture passage="Deut 10:3" parsed="|Deut|10|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.3" />
<sup>3</sup> Kështu bëra një arkë prej dru akacjeje dhe preva dy pllaka prej guri të njëllojta me të parat; pastaj u ngjita në mal me dy pllakat në dorë.
<scripture passage="Deut 10:4" parsed="|Deut|10|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.4" />
<sup>4</sup> Dhe Zoti shkroi mbi pllakat atë që kishte shkruar herën e parë, domethënë dhjetë urdhërimet që Zoti kishte shpallur për ju në mal, në mes të zjarrit, ditën e asamblesë. Pastaj Zoti m'i dorëzoi mua.
<scripture passage="Deut 10:5" parsed="|Deut|10|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.5" />
<sup>5</sup> Atëherë u ktheva dhe zbrita nga mali; i vura pllakat në arkën që kisha bërë; dhe ato ndodhen aty, ashtu si më kishte urdhëruar Zoti.
<scripture passage="Deut 10:6" parsed="|Deut|10|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.6" />
<sup>6</sup> (Bijtë e Izraelit u nisën nga puset e bijve të Jakaanit në drejtim të Moserahut. Aty vdiq Aaroni dhe aty u varros; dhe Eleazari bir i tij, u bë prift në vend të tij.
<scripture passage="Deut 10:7" parsed="|Deut|10|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.7" />
<sup>7</sup> Që andej u nisën në drejtim të Gudgodahut dhe nga Gudgodahu për në Jotbathah, vendi me rrjedha ujore.
<scripture passage="Deut 10:8" parsed="|Deut|10|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.8" />
<sup>8</sup> Në atë kohë Zoti veçoi fisin e Levit për ta mbartur arkën e besëlidhjes së Zotit, për të qenë përpara Zotit dhe për t'i shërbyer, si dhe për të bekuar në emër të tij deri ditën e sotme.
<scripture passage="Deut 10:9" parsed="|Deut|10|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.9" />
<sup>9</sup> Prandaj Levi nuk ka pjesë, as trashëgimi me vëllezërit e tij; Zoti është trashëgimia e tij, ashtu si Zoti, Perëndia yt, u kishte premtuar).
<scripture passage="Deut 10:10" parsed="|Deut|10|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.10" />
<sup>10</sup> Unë mbeta në mal dyzet ditë e dyzet net me radhë si herën e parë; Zoti më dëgjoi edhe këtë herë dhe nuk pranoi të të shkatërrojë.
<scripture passage="Deut 10:11" parsed="|Deut|10|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Zoti më tha: "Çohu, nis rrugën në krye të popullit, që ata të futen e të pushtojnë vendin që jam betuar t'u jap etërve të tyre".
<scripture passage="Deut 10:12" parsed="|Deut|10|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.12" />
<sup>12</sup> Dhe tani, o Izrael, çfarë kërkon nga ti Zoti, Perëndia yt? Të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të ecësh në tërë rrugët e tij, ta duash dhe t'i shërbesh Zotit, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt,
<scripture passage="Deut 10:13" parsed="|Deut|10|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.13" />
<sup>13</sup> dhe të respektosh për të mirën tënde të gjitha urdhërimet dhe statutet e Zotit që sot të urdhëroj.
<scripture passage="Deut 10:14" parsed="|Deut|10|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.14" />
<sup>14</sup> Ja, Zotit, Perëndisë tënd, i përkasin qiejtë, qiejtë e qiejve, toka dhe gjithçka ajo përmban;
<scripture passage="Deut 10:15" parsed="|Deut|10|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.15" />
<sup>15</sup> por Zoti u fali dashurinë e tij vetëm etërve të tu dhe i deshi ata; dhe mbas tyre midis tërë popujve zgjodhi pasardhësit e tyre, domethënë ju, ashtu siç po ndodh sot.
<scripture passage="Deut 10:16" parsed="|Deut|10|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.16" />
<sup>16</sup> Prandaj do të rrethpritni prepucin e zemrës suaj dhe nuk do ta fortësoni më qafën tuaj;
<scripture passage="Deut 10:17" parsed="|Deut|10|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.17" />
<sup>17</sup> sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndia i perëndive, Zotëria i zotërive, Perëndia i madh, i fortë dhe i tmerrshëm që nuk është fare i anshëm dhe nuk pranon dhurata,
<scripture passage="Deut 10:18" parsed="|Deut|10|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.18" />
<sup>18</sup> që u siguron drejtësi jetimëve dhe të vejave, që e do të huajin dhe i jep bukë dhe veshje.
<scripture passage="Deut 10:19" parsed="|Deut|10|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.19" />
<sup>19</sup> Duajeni, pra, të huajin, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Deut 10:20" parsed="|Deut|10|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.20" />
<sup>20</sup> Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t'i shërbesh atij, do të jesh lidhur ngushtë me të dhe do të betohesh me emrin e tij.
<scripture passage="Deut 10:21" parsed="|Deut|10|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.21" />
<sup>21</sup> Ai është lavdia jote, ai është Perëndia yt, që ka bërë për ty ato gjëra të mëdha dhe të tmershme që sytë e tua i kanë parë.
<scripture passage="Deut 10:22" parsed="|Deut|10|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.10.22" />
<sup>22</sup> Etërit e tu zbritën në Egjipt në një numër që nuk i kapërxente të shtatëdhjetë personat; dhe tani Zoti, Perëndia yt, të ka shumëzuar si yjet e qiellit".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 11" progress="17.07%" prev="Deut.10" next="Deut.12" id="Deut.11">
<h3 id="Deut.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Deut.11-p1">
<scripture passage="Deut 11:1" parsed="|Deut|11|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.1" />
<sup>1</sup> "Duaje, pra, Zotin, Perëndinë tënd, dhe respekto gjithnjë rregullat e tij, statutet e tij, dekretet e tij dhe urdhërimet e tij.
<scripture passage="Deut 11:2" parsed="|Deut|11|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.2" />
<sup>2</sup> Pranoni sot (sepse nuk u flas bijve tuaj që nuk e kanë njohur as e kanë parë disiplinën e Zotit, Perëndisë tuaj), madhështinë e tij, dorën e tij të fuqishme dhe krahun e shtrirë,
<scripture passage="Deut 11:3" parsed="|Deut|11|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.3" />
<sup>3</sup> shenjat e tij dhe veprat e tij që ka bërë në Egjipt kundër Faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe kundër vendit të tij,
<scripture passage="Deut 11:4" parsed="|Deut|11|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.4" />
<sup>4</sup> atë që u bëri ushtrisë së Egjiptit, kuajve të saj dhe qerreve të saj, duke derdhur mbi të ujërat e Detit të Kuq ndërsa ata po ju ndiqnin, dhe si i shkatërroi Zoti për gjithnjë;
<scripture passage="Deut 11:5" parsed="|Deut|11|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.5" />
<sup>5</sup> atë që bëri për ju në shkretëtirë, deri sa të arrinit në këtë vend;
<scripture passage="Deut 11:6" parsed="|Deut|11|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.6" />
<sup>6</sup> dhe atë që u bëri Dathanit dhe Abiramit, bijve të Eliabit, birit të Rubenit; si e hapi gojën toka dhe i gëlltiti me gjithë familjet e tyre, me çadrat e tyre dhe me çdo gjë të gjallë që i pasonte, në mes të gjithë Izraelit.
<scripture passage="Deut 11:7" parsed="|Deut|11|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.7" />
<sup>7</sup> Por sytë tuaja panë gjërat e mëdha që Zoti ka kryer.
<scripture passage="Deut 11:8" parsed="|Deut|11|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.8" />
<sup>8</sup> Respektoni, pra, tërë urdhërimet që unë po ju jap sot, që të jeni të fortë dhe të mundni të pushtoni vendin që po bëheni gati të zotëroni,
<scripture passage="Deut 11:9" parsed="|Deut|11|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.9" />
<sup>9</sup> dhe me qëllim t'i zgjatni ditët tuaja në vendin që Zoti u betua t'u japë etërve tuaj dhe pasardhësve të tyre, një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.
<scripture passage="Deut 11:10" parsed="|Deut|11|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.10" />
<sup>10</sup> Mbasi vendi në të cilin jeni duke hyrë për ta pushtuar nuk është si vendi i Egjiptit prej të cilit keni dalë, ku mbillnit farën tuaj dhe pastaj e vaditnit me këmbën tuaj si një kopsht perimesh;
<scripture passage="Deut 11:11" parsed="|Deut|11|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.11" />
<sup>11</sup> por vendi ku jeni duke hyrë për ta pushtuar është një vend me male dhe lugina, që thith ujin e shiut që vjen nga qielli;
<scripture passage="Deut 11:12" parsed="|Deut|11|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.12" />
<sup>12</sup> një vend për të cilin Zoti, Perëndia yt, ka kujdes dhe mbi të cilin i janë drejtuar vazhdimisht sytë e Zotit, Perëndisë tënd, fillimi i vitit deri në mbarim të tij.
<scripture passage="Deut 11:13" parsed="|Deut|11|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.13" />
<sup>13</sup> Por në rast se do t'i bindeni me kujdes urdhërimeve të mia që ju jap sot, duke dashur Zotin, Perëndinë tuaj, dhe duke i shërbyer me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt,
<scripture passage="Deut 11:14" parsed="|Deut|11|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.14" />
<sup>14</sup> do të ndodhë që unë do t'i jap vendit tuaj shiun në kohën e duhur, shiun e parë dhe shiun e fundit, që ti të mbledhësh grurin, verën dhe vajin tënd;
<scripture passage="Deut 11:15" parsed="|Deut|11|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.15" />
<sup>15</sup> dhe do të bëj që të rritet edhe bari në fushat e tua për bagëtinë tënde, dhe ti do të hash dhe do të ngopesh.
<scripture passage="Deut 11:16" parsed="|Deut|11|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.16" />
<sup>16</sup> Kini kujdes që zemra juaj të mos mashtrohet dhe të mos largoheni nga rruga e drejtë, duke shërbyer dhe u përulur para perëndive të tjera;
<scripture passage="Deut 11:17" parsed="|Deut|11|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.17" />
<sup>17</sup> sepse në këtë rast do të ndizet zemërimi i Zotit dhe ai do të mbyllë qiejtë dhe nuk do të ketë më shi, toka nuk do të japë prodhimet e saj dhe ju do të vdisni shpejt në vendin e mirë që Zoti po ju jep.
<scripture passage="Deut 11:18" parsed="|Deut|11|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.18" />
<sup>18</sup> Do t'i shtini këto fjalë në zemrën dhe në mëndjen tuaj, do t'i lidhni si një shenjë në dorë dhe do të jenë si ballore midis syve;
<scripture passage="Deut 11:19" parsed="|Deut|11|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.19" />
<sup>19</sup> do t'ua mësosh bijve tuaj, duke u folur për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecnën rrugës, kur rri shtrirë dhe kur çohesh;
<scripture passage="Deut 11:20" parsed="|Deut|11|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.20" />
<sup>20</sup> do t'i shkruash në shtalkat e shtëpi tënde dhe mbi portat e tua,
<scripture passage="Deut 11:21" parsed="|Deut|11|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.21" />
<sup>21</sup> me qëllim që ditët tuaja dhe ditët e bijve tuaj, në vendin që Zoti është betuar t'u japë etërve tuaj, të jenë të shumta si ditët e qiellit mbi tokë.
<scripture passage="Deut 11:22" parsed="|Deut|11|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.22" />
<sup>22</sup> Sepse, duke respektuar me kujdes të gjitha urdhërimet që unë ju urdhëroj të zbatoni në praktikë, duke dashur Zotin, Perëndinë tuaj, duke ecur në të gjitha udhët e tij dhe duke qenë të lidhur ngushtë me të,
<scripture passage="Deut 11:23" parsed="|Deut|11|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.23" />
<sup>23</sup> Zoti do të dëbojë para jush të gjitha kombet dhe ju do të shtini në dorë kombe më të mëdha dhe më të fuqishme se ju.
<scripture passage="Deut 11:24" parsed="|Deut|11|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.24" />
<sup>24</sup> Çdo vend që do të shkelë këmba juaj, do të jetë juaji; kufijtë tuaj do të shtrihen nga shkretëtira deri në Liban, dhe nga lumi, lumi Eufrat, deri në detin perëndimor.
<scripture passage="Deut 11:25" parsed="|Deut|11|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.25" />
<sup>25</sup> Askush nuk do të jetë në gjendje t'ju bëj ballë; Zoti, Perëndia juaj, ashtu siç ju tha, do të përhapë frikën dhe tmerrin për ju në të gjithë vendin që ju do të shkelni.
<scripture passage="Deut 11:26" parsed="|Deut|11|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.26" />
<sup>26</sup> Shikoni, unë vë sot para jush bekimin dhe mallkimin;
<scripture passage="Deut 11:27" parsed="|Deut|11|27|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.27" />
<sup>27</sup> bekimin në rast se u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, që sot ju përcaktoj;
<scripture passage="Deut 11:28" parsed="|Deut|11|28|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.28" />
<sup>28</sup> mallkimin, në rast se nuk u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe largoheni nga rruga që ju përcaktoj sot, për të ndjekur perëndi të tjerë që nuk i keni njohur kurrë.
<scripture passage="Deut 11:29" parsed="|Deut|11|29|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.29" />
<sup>29</sup> Dhe kur Zoti, Perëndia juaj do të ketë futur në vendin që ti shkon të pushtosh, ti do ta vësh bekimin në malin Gerizim dhe mallkimin në malin Ebal.
<scripture passage="Deut 11:30" parsed="|Deut|11|30|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.30" />
<sup>30</sup> A nuk janë ata matanë Jordanit, në perëndim të rrugës ku dielli perëndon; në vendin e Kananejve që banojnë në Arabah, përballë Gilgalit, pranë lisit të Morehut?
<scripture passage="Deut 11:31" parsed="|Deut|11|31|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.31" />
<sup>31</sup> Sepse ju po gatiteni të kaloni Jordanin për të hyrë dhe për të pushtuar vendin që Zoti, Perëndia juaj, po ju jep; ju do ta zotëroni dhe do të banoni në të.
<scripture passage="Deut 11:32" parsed="|Deut|11|32|0|0" osisRef="Bible:Deut.11.32" />
<sup>32</sup> Kini kujdes, pra, të zbatoni të gjitha statutet dhe dekretet, që unë shtroj sot para jush".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 12" progress="17.19%" prev="Deut.11" next="Deut.13" id="Deut.12">
<h3 id="Deut.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Deut.12-p1">
<scripture passage="Deut 12:1" parsed="|Deut|12|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.1" />
<sup>1</sup> "Këto janë statutet dhe dekretet që duhet të keni kujdes të respektoni në vendin që Zoti, Perëndia i etërve të tu, të ka dhënë si trashëgimi për të gjitha ditët që do të jetoni mbi tokë.
<scripture passage="Deut 12:2" parsed="|Deut|12|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.2" />
<sup>2</sup> Do të shkatërroni tërësisht të gjitha vendet ku kombet që jetoni duke përzënë u shërbejnë perëndive të tyre; mbi malet e larta, mbi kodrat dhe nën çdo pemë që gjelbëron.
<scripture passage="Deut 12:3" parsed="|Deut|12|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.3" />
<sup>3</sup> Do të rrënoni altarët e tyre, do të copëtoni kolonat e tyre të shenjta, do t'u vini flakën Asherimëve të tyre, do të rrëzoni shëmbëlltyrat e gdhendura të perëndive të tyre, do të zhdukni emrin e tyre nga këto vende.
<scripture passage="Deut 12:4" parsed="|Deut|12|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.4" />
<sup>4</sup> Nuk do të veproni kështu me Zotin, Perëndinë tuaj,
<scripture passage="Deut 12:5" parsed="|Deut|12|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.5" />
<sup>5</sup> por do ta kërkoni në vendin që Zoti, Perëndia juaj, do të zgjedhë midis tërë fiseve tuaj, për t'iu vënë emrin e tij si banesë e tij; dhe aty do të shkoni;
<scripture passage="Deut 12:6" parsed="|Deut|12|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.6" />
<sup>6</sup> aty do të çoni olokaustet dhe flijimet tuaja, të dhjetat tuaja, ofertat e larta të duarve tuaja, ofertat tuaja të kushtimit dhe ofertat vullnetare, si dhe të parëlindurit e bagëtive të trasha dhe të imta;
<scripture passage="Deut 12:7" parsed="|Deut|12|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.7" />
<sup>7</sup> dhe aty do të hani përpara Zotit, Perëndisë tuaj, dhe do të gëzoheni, ju dhe familjet tuaja, për të gjitha ato që keni shtënë në dorë dhe për të cilat Zoti, Perëndia juaj, do t'ju bekojë.
<scripture passage="Deut 12:8" parsed="|Deut|12|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.8" />
<sup>8</sup> Nuk do të veproni ashtu siç veprojmë sot këtu, ku secili bën të gjitha ato që i duken të drejta në sytë e tij,
<scripture passage="Deut 12:9" parsed="|Deut|12|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.9" />
<sup>9</sup> sepse nuk keni hyrë akoma në pushimin dhe në trashëgiminë që Zoti, Perëndia juaj, ju jep.
<scripture passage="Deut 12:10" parsed="|Deut|12|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.10" />
<sup>10</sup> Por ju do të kaloni Jordanin dhe do të banoni në vendin që Zoti, Perëndia juaj, ju jep në trashëgimi; dhe ai do t'ju japë pushim nga të gjithë armiqtë tuaj që ju rrethojnë dhe ju do të keni një banim të sigurt.
<scripture passage="Deut 12:11" parsed="|Deut|12|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.11" />
<sup>11</sup> Atëherë do të ketë një vend ku Zoti, Perëndia juaj, do të zgjedhë për të venduar emrin e tij dhe aty do të çoni tërë ato që unë ju urdhëroj: olokaustet tuaja, flijimet tuaja, të dhjetat tuaja, ofertat  e larta të duarve tuaja dhe të gjitha  ofertat e zgjedhura që i keni premtuar si kusht Zotit.
<scripture passage="Deut 12:12" parsed="|Deut|12|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.12" />
<sup>12</sup> Dhe do të gëzoheni përpara Zotit, Prëndisë tuaj, ju, bijtë dhe bijat tuaja, shërbëtorët dhe shërbëtoret tuaja, dhe Leviti që do të banojë brenda portave tuaja, sepse ai nuk ka as pjesë, as trashëgimi midis jush.
<scripture passage="Deut 12:13" parsed="|Deut|12|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.13" />
<sup>13</sup> Ki kujdes të mos ofrosh olokaustet e tua në çdo vend që sheh;
<scripture passage="Deut 12:14" parsed="|Deut|12|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.14" />
<sup>14</sup> por në vendin që Zoti do të zgjedhë në një nga fiset e tua, atje do të ofrosh olokaustet e tua dhe aty do të bësh çdo gjë që unë të urdhëroj.
<scripture passage="Deut 12:15" parsed="|Deut|12|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.15" />
<sup>15</sup> Por sa herë që të duash, mund të vrasësh kafshë dhe të hash mishin e tyre në të gjitha qytetet, simbas bekimit që të ka bërë Zoti; atë mund ta hanë si i papastri, ashtu dhe i pastri, siç bëhet me mishin e gazelës dhe të drerit;
<scripture passage="Deut 12:16" parsed="|Deut|12|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.16" />
<sup>16</sup> por nuk do të hani gjakun e tyre; do ta derdhni mbi tokë siç derdhet uji.
<scripture passage="Deut 12:17" parsed="|Deut|12|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.17" />
<sup>17</sup> Brenda qyteteve të tua nuk mund të hash të dhjetat e grurit tënd, të mushtit tënd, të vajit tënd, as pjellën e parë të bagëtive të tua të trasha dhe të imta, as atë që ke premtuar si zotim as në ofertat  e tua vullnetare, as në ofertat e larta  të duarve të tua.
<scripture passage="Deut 12:18" parsed="|Deut|12|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.18" />
<sup>18</sup> Por do t'i hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka për të zgjedhur, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, dhe Leviti që do të banojë brenda  portave të tua; dhe do të gëzosh përpara Zotit,  Perëndisë tënd, çdo gjë mbi të cilën ti vë dorë.
<scripture passage="Deut 12:19" parsed="|Deut|12|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.19" />
<sup>19</sup> Ki kujdes të mos shpërfillësh Levitin, deri sa të jetosh në atë vend.
<scripture passage="Deut 12:20" parsed="|Deut|12|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.20" />
<sup>20</sup> Kur Zoti, Perëndia yt, do t'i zgjerojë kufijtë e tu, ashtu si të ka premtuar, dhe ti do të thuash: "Do të ha mish", sepse ke dëshirë të hash mish, do të mund të hash mish sa herë që e dëshiron.
<scripture passage="Deut 12:21" parsed="|Deut|12|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.21" />
<sup>21</sup> Në qoftë se vendi që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të venduar emrin e tij do të jetë larg teje, mund të vrasësh kafshë nga bagëtia e trashë dhe e imët, ashtu si të kam urdhëruar; dhe mund të hash brenda portave të tua sa herë të duash.
<scripture passage="Deut 12:22" parsed="|Deut|12|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.22" />
<sup>22</sup> Vetëm do ta hash ashtu siç hahet mishi i gazelës dhe i drerit; do të mundë ta hajë si i papastri ashtu edhe i pastri.
<scripture passage="Deut 12:23" parsed="|Deut|12|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.23" />
<sup>23</sup> Por ruhu se ha gjakun, sepse gjaku është jeta; dhe ti nuk do ta hash jetën bashkë me mishin.
<scripture passage="Deut 12:24" parsed="|Deut|12|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.24" />
<sup>24</sup> Nuk do ta hash, por do ta derdhësh për tokë ashtu siç bëhet me ujin.
<scripture passage="Deut 12:25" parsed="|Deut|12|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.25" />
<sup>25</sup> Nuk do ta hash me qëllim që të përparosh ti dhe bijtë e tu mbas teje, pse keni bërë një gjë që është e drejtë në sytë e Zotit.
<scripture passage="Deut 12:26" parsed="|Deut|12|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.26" />
<sup>26</sup> Por gjërat e shenjta që ke për të ofruar dhe ato të premtuara si kusht, do t'i marrësh dhe do të shkosh në vendin që ka zgjedhur Zoti,
<scripture passage="Deut 12:27" parsed="|Deut|12|27|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.27" />
<sup>27</sup> dhe do të ofrosh olokaustet e tua, të plota, mishin dhe gjakun mbi altarin e Zotit, Perëndisë tënd; gjaku i flijimeve të tua përkundrazi do të shpërndahet mbi altarin e Zotit, Perëndisë tënd, dhe ti do të hash mishin e tyre.
<scripture passage="Deut 12:28" parsed="|Deut|12|28|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.28" />
<sup>28</sup> Ki kjdes dhe bindju të gjitha fjalëve që të urdhëroj, që të përparosh ti dhe bijtë e tu pas teje, pse keni bërë atë që është e mirë dhe e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë tënd.
<scripture passage="Deut 12:29" parsed="|Deut|12|29|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.29" />
<sup>29</sup> Kur Zoti, Perëndia yt, do të ketë shfarosur para teje kombet që ti shkon për t'i shpronësuar, dhe kur t'i kesh shpronësuar dhe të banosh në vendin e tyre,
<scripture passage="Deut 12:30" parsed="|Deut|12|30|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.30" />
<sup>30</sup> ruhu të mos biesh në kurthin e ngritur, duke ndjekur shembullin e tyre, pasi ata janë shkatërruar para teje, dhe të informohesh mbi perënditë e tyre, duke thënë: "Si u shërbenin këto kombe perëndive të tyre? Edhe unë do të veproj kështu".
<scripture passage="Deut 12:31" parsed="|Deut|12|31|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.31" />
<sup>31</sup> Ti nuk do të veprosh kështu me Zotin, me Perëndinë tënd, sepse ata me perënditë e tyre kanë bërë tërë ato gjëra të neveritshme për Zotin dhe që ai i urren; kanë djegur madje në zjarr bijtë dhe bijat e tyre për nder të perëndive të tyre.
<scripture passage="Deut 12:32" parsed="|Deut|12|32|0|0" osisRef="Bible:Deut.12.32" />
<sup>32</sup> Do të kujdeseni të zbatoni në praktikë tërë gjërat që ju urdhëroj; nuk do t'u shtoni as do t'u hiqni asgjë".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 13" progress="17.32%" prev="Deut.12" next="Deut.14" id="Deut.13">
<h3 id="Deut.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Deut.13-p1">
<scripture passage="Deut 13:1" parsed="|Deut|13|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.1" />
<sup>1</sup> "Në rasat se midis jush del një profet apo një ëndërrimtar dhe ju propozon një shenjë apo një mrekulli,
<scripture passage="Deut 13:2" parsed="|Deut|13|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.2" />
<sup>2</sup> dhe shenja apo mrekullia për të cilën ju foli realizohet dhe ai thotë: "Le të shkojmë pas perëndive të tjera që ti nuk i ke njohur kurrë dhe le t'u shërbejmë",
<scripture passage="Deut 13:3" parsed="|Deut|13|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.3" />
<sup>3</sup> ti nuk do të dëgjosh fjalët e këtij profeti apo të këtij ëndërrimtari, sepse Zoti, Perëndia juaj, ju vë në provë për të ditur në se e doni Zotin, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.
<scripture passage="Deut 13:4" parsed="|Deut|13|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.4" />
<sup>4</sup> Do të shkoni pas Zotit, Perëndisë tuaj, do të keni frikë nga ai, do të respektoni urdhërimet e tij, do t'i bindeni zërit të tij, do t'i shërbeni dhe do të jeni të lidhur ngushtë me të.
<scripture passage="Deut 13:5" parsed="|Deut|13|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.5" />
<sup>5</sup> Por ai profet ose ai ëndërrimtar do të vritet, sepse ka folur në mënyrë që t'ju largojë nga Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit dhe ju çliroi nga shtëpia e skllavërisë, për t'ju çuar  jashtë rrugës në të cilën Zoti, Perëndia  yt, të ka urdhëruar të ecësh. Në këtë mënyrë do të shkulësh të keqen nga gjiri yt.
<scripture passage="Deut 13:6" parsed="|Deut|13|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.6" />
<sup>6</sup> Në rast se vëllai yt, bir i nënës sate, biri yt ose bija jote, gruaja që prehet mbi gjirin tënd apo shoku që ti e do si shpirtin tënd të nxit fshehtazi, duke thënë: "Shkojmë t'u shërbejmë perëndive
<scripture passage="Deut 13:7" parsed="|Deut|13|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.7" />
<sup>7</sup> hyjnive të popujve që ju rrethojnë, që janë pranë apo larg teje, nga një skaj i tokës deri në skajin tjetër të tokës,
<scripture passage="Deut 13:8" parsed="|Deut|13|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.8" />
<sup>8</sup> mos iu nënshtro atij dhe mos e dëgjo; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për të; mos e kurse, mos e fsheh.
<scripture passage="Deut 13:9" parsed="|Deut|13|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.9" />
<sup>9</sup> Por ti duhet ta vrasësh; dora jote të jetë e para që të ngrihet kundër tij, për ta vrarë; pastaj le të vijë dora e gjithë popullit.
<scripture passage="Deut 13:10" parsed="|Deut|13|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.10" />
<sup>10</sup> Ti do ta vrasësh me gurë dhe ai do të vdesë, sepse ka kërkuar të të largojë nga Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë.
<scripture passage="Deut 13:11" parsed="|Deut|13|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.11" />
<sup>11</sup> Kështu tërë Izraeli do ta dëgjojë këtë ngjarje dhe do të ketë frikë, e nuk ka për të kryer më asnjë veprim të keq si ky në gjirin tënd.
<scripture passage="Deut 13:12" parsed="|Deut|13|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.12" />
<sup>12</sup> Në qoftë se një ndër qytetet e tua që Zoti, Perëndia yt, të jep për të banuar, dëgjon të thuhet
<scripture passage="Deut 13:13" parsed="|Deut|13|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.13" />
<sup>13</sup> që njerëz të çoroditur kanë dalë nga gjiri juaj dhe kanë mashtruar banorët e qytetit të tyre duke thënë: "Shkojmë t'u shërbejmë perëndive të tjera", që ju nuk i keni njohur kurrë,
<scripture passage="Deut 13:14" parsed="|Deut|13|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.14" />
<sup>14</sup> ti do të bësh hetime, kërkime dhe do të marrësh me kujdes në pyetje; dhe në qoftë se është e vërtetë dhe e sigurt që ky veprim i neveritshëm është kryer me të vërtetë në gjirin tënd,
<scripture passage="Deut 13:15" parsed="|Deut|13|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.15" />
<sup>15</sup> atëherë do të vrasësh me shpatën tënde banorët e atij qyteti, duke vendosur shfarosjen e tij dhe gjithçka që ndodhet në të; do të vrasësh edhe bagëtinë e tij.
<scripture passage="Deut 13:16" parsed="|Deut|13|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.16" />
<sup>16</sup> Pastaj do të mbledhësh tërë plaçkën e tij në mes të sheshit dhe do ta djegësh me zjarr qytetin dhe tërë plaçkën e tij përpara Zotit, Perëndisë tuaj; ajo do të mbetet një grumbull gërmadhash për gjithnjë dhe nuk do të rindërtohet më kurrë.
<scripture passage="Deut 13:17" parsed="|Deut|13|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.17" />
<sup>17</sup> Prandaj asgjë nga ato që janë caktuar të shkatërrohen të mos ju ngjitet në dorë, me qëllim që Zoti të heqë dorë nga zjarri i zemërimit të tij dhe të tregohet i dhimshur t'i vijë keq për ty dhe të  të shumëzojë, ashtu siç u është betuar etërve  tuaj,
<scripture passage="Deut 13:18" parsed="|Deut|13|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.13.18" />
<sup>18</sup> sepse ti e dëgjove zërin e Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar të gjitha urdhërimet e tij që po të përcakton sot duke bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë tuaj".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 14" progress="17.39%" prev="Deut.13" next="Deut.15" id="Deut.14">
<h3 id="Deut.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Deut.14-p1">
<scripture passage="Deut 14:1" parsed="|Deut|14|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.1" />
<sup>1</sup> "Ju jeni bijtë e Zotit, Perëndisë tuaj; nuk do të bëni asnjë prerje dhe nuk do të rruheni midis syve për një të vdekur;
<scripture passage="Deut 14:2" parsed="|Deut|14|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.2" />
<sup>2</sup> sepse ti je një popull i shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd, dhe Zoti të ka zgjedhur për të qenë një popull i tij, një thesar i veçantë ndër të gjithë popujt që janë mbi faqen e dheut.
<scripture passage="Deut 14:3" parsed="|Deut|14|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.3" />
<sup>3</sup> Nuk do të hash asgjë të neveritshme.
<scripture passage="Deut 14:4" parsed="|Deut|14|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.4" />
<sup>4</sup> Këto janë kafshët që mund të hani: lopa, delja, dhia,
<scripture passage="Deut 14:5" parsed="|Deut|14|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.5" />
<sup>5</sup> dreri, gazela, dhia e egër, stambeku, antilopa dhe kaprolli.
<scripture passage="Deut 14:6" parsed="|Deut|14|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.6" />
<sup>6</sup> Mund të hani çdo kafshë që e ka thundrën të ndarë, dhe që përtypet midis kafshëve.
<scripture passage="Deut 14:7" parsed="|Deut|14|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.7" />
<sup>7</sup> Por nga ato që vetëm përtypen dhe që kanë vetëm thundrën të ndarë nuk do të hani devenë, lepurin dhe baldosën, që përtypen por nuk e kanë thundrën të ndarë; për ju janë të papastra;
<scripture passage="Deut 14:8" parsed="|Deut|14|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.8" />
<sup>8</sup> edhe derri, që e ka thundrën të ndarë por nuk përtypet, është i papastër për ju. Nuk do të hani mishin e tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të vdekur.
<scripture passage="Deut 14:9" parsed="|Deut|14|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.9" />
<sup>9</sup> Ndër të gjitha kafshët që rrojnë në ujë, mund të hani të gjitha ato që kanë pendë dhe luspa;
<scripture passage="Deut 14:10" parsed="|Deut|14|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.10" />
<sup>10</sup> por nuk do të hani asnjë nga ato që nuk kanë pendë dhe luspa; janë të papastra për ju.
<scripture passage="Deut 14:11" parsed="|Deut|14|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.11" />
<sup>11</sup> Mund të hani çdo zog të pastër;
<scripture passage="Deut 14:12" parsed="|Deut|14|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.12" />
<sup>12</sup> por nuk do të hani këto: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan e detit,
<scripture passage="Deut 14:13" parsed="|Deut|14|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.13" />
<sup>13</sup> qiftin, fajkuan dhe çdo lloj zhgabe,
<scripture passage="Deut 14:14" parsed="|Deut|14|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.14" />
<sup>14</sup> çdo lloj korbi,
<scripture passage="Deut 14:15" parsed="|Deut|14|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.15" />
<sup>15</sup> strucin, kukuvajkën mjekroshe, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë,
<scripture passage="Deut 14:16" parsed="|Deut|14|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.16" />
<sup>16</sup> bufin, ibisin, mjellmën,
<scripture passage="Deut 14:17" parsed="|Deut|14|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.17" />
<sup>17</sup> pelikanin, martin peshkatarin, kormoranin,
<scripture passage="Deut 14:18" parsed="|Deut|14|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.18" />
<sup>18</sup> lejlekun, çdo lloj gate, pupëzën dhe lakuriqin e natës.
<scripture passage="Deut 14:19" parsed="|Deut|14|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.19" />
<sup>19</sup> Çdo insekt që fluturon është i papastër për ju; nuk do ta hani.
<scripture passage="Deut 14:20" parsed="|Deut|14|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.20" />
<sup>20</sup> Por mund të hani çdo zog që është i pastër.
<scripture passage="Deut 14:21" parsed="|Deut|14|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.21" />
<sup>21</sup> Nuk do të hani asnjë kafshë që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme; mund t'ua jepni të huajve që janë brenda portave tuaja që t'i hanë ose mund t'ua shisni një të huaji, sepse ti je një popull që i  je shenjtëruar Zotit, Perëndisë tënd. Nuk do  ta gatuash kecin bashkë në qumështin e nënes së tij.
<scripture passage="Deut 14:22" parsed="|Deut|14|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.22" />
<sup>22</sup> Do të zotohesh të japësh të dhjetën e asaj që mbjell dhe që të prodhon ara çdo vit.
<scripture passage="Deut 14:23" parsed="|Deut|14|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.23" />
<sup>23</sup> Do të hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur si vendbanim për emrin e tij, të dhjetën e grurit tënd, të mushtit tënd, të vajit tënd, dhe pjelljen e parë të tufave të bagëtive  të trasha dhe të imta, në mënyrë që ti të  mësosh të kesh gjithnjë frikë nga Zoti, Perëndia yt.
<scripture passage="Deut 14:24" parsed="|Deut|14|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.24" />
<sup>24</sup> Por në rast se rruga është shumë e gjatë për ty dhe nuk mund t'i çosh deri atje të dhjetat, sepse vendi që Zoti, Perëndia yt, ka caktuar për të vendosur emrin e tij është shumë larg nga ty, kur Zoti, Perëndia yt, do të të ketë bekuar,
<scripture passage="Deut 14:25" parsed="|Deut|14|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.25" />
<sup>25</sup> atëherë do t'i këmbesh ato me para dhe me paratë në dorë do të shkosh në vendin që ka zgjedhur Zoti, Perëndia yt;
<scripture passage="Deut 14:26" parsed="|Deut|14|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.26" />
<sup>26</sup> dhe do t'i përdorësh këto para për të blerë të gjitha ato që dëshiron zemra jote: lopë, dele, verë, pije dehëse, ose çfarëdo gjë që dëshiron zemra jote; dhe aty do të hash përpara Zotit, Perëndisë  tënd, dhe do të gëzohesh ti bashkë me familjen  tënde.
<scripture passage="Deut 14:27" parsed="|Deut|14|27|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.27" />
<sup>27</sup> Përveç kësaj nuk do të lesh pas dore Levitin, që banon brenda portave të tua, sepse ai nuk ka pjesë as trashëgimi me ty.
<scripture passage="Deut 14:28" parsed="|Deut|14|28|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.28" />
<sup>28</sup> Në fund të çdo tre viteve, do të vësh mënjanë të gjitha të dhjetat e prodhimeve të tua të vitit të tretë, dhe do t'i vendosësh brenda portave të tua;
<scripture passage="Deut 14:29" parsed="|Deut|14|29|0|0" osisRef="Bible:Deut.14.29" />
<sup>29</sup> dhe Leviti, që nuk ka pjesë as trashëgimi me ty, dhe i huaji, jetimi dhe e veja që gjenden brenda portave të tua, do të vinë, do të hanë dhe do të ngopen, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në çdo punë që do të të zërë dora".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 15" progress="17.48%" prev="Deut.14" next="Deut.16" id="Deut.15">
<h3 id="Deut.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Deut.15-p1">
<scripture passage="Deut 15:1" parsed="|Deut|15|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.1" />
<sup>1</sup> "Në mbarim të çdo shtatë viteve do të bësh faljen e borxheve.
<scripture passage="Deut 15:2" parsed="|Deut|15|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.2" />
<sup>2</sup> Dhe kjo do të jetë forma e faljes: Çdo huadhënës do të falë atë që i ka dhënë hua të afërmit të tij; nuk do të kërkojë kthimin e saj nga i afërmi dhe nga vëllai i tij, sepse është shpallur falja e borxheve nga Zoti.
<scripture passage="Deut 15:3" parsed="|Deut|15|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.3" />
<sup>3</sup> Mund ta kërkosh borxhin nga i huaji; por do t'i falësh vëllait tënd atë që ai të ka marrë hua.
<scripture passage="Deut 15:4" parsed="|Deut|15|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.4" />
<sup>4</sup> Nuk do të ketë asnjë nevojtar midis jush, sepse Zoti do të të bekojë me të madhe në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep si trashgimi, që ti ta zotërosh,
<scripture passage="Deut 15:5" parsed="|Deut|15|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.5" />
<sup>5</sup> por vetëm me kusht që ti t'i bindesh me zell zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke pasur kujdes të zbatosh në praktikë të gjitha këta urdhërimet, që sot të cakton.
<scripture passage="Deut 15:6" parsed="|Deut|15|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.6" />
<sup>6</sup> Sepse Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë siç të ka premtuar; atëherë do t'u japësh hua shumë kombeve, por ti nuk do të kërkosh hua; do të sundosh mbi shumë kombe, por ato nuk do të sundojnë mbi ty.
<scripture passage="Deut 15:7" parsed="|Deut|15|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.7" />
<sup>7</sup> Në rast se ke ndonjë vëlla nevojtar midis jush, midis ndonjë prej qyteteve që Zoti, Perëndia yt, po të jep, nuk do të fortësosh zemrën dhe nuk do të mbyllësh dorën para vëllait tënd nevojtar;
<scripture passage="Deut 15:8" parsed="|Deut|15|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.8" />
<sup>8</sup> por do t'i hapësh me zemërgjerësi dorën tënde dhe do t'i japësh hua aq sa i nevojitet për të përballuar nevojat që ka.
<scripture passage="Deut 15:9" parsed="|Deut|15|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.9" />
<sup>9</sup> Ki kujdes që të mos ketë asnjë mendim të keq në zemrën tënde, i cili të të bëjë të thuash: "Viti i shtatë, viti i familjes, është afër", dhe ta shikosh me sy të keq vëllanë tënd nevojtar dhe të mos  i japësh asgjë; ai do të bërtiste kundër teje  para Zotit dhe ti do të mëkatoje.
<scripture passage="Deut 15:10" parsed="|Deut|15|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.10" />
<sup>10</sup> Jepi me bujari dhe zemra jote të mos trishtohet kur i jep, sepse pikërisht për këtë Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë në çdo punë tënden dhe në çdo gjë që do të të zërë dora.
<scripture passage="Deut 15:11" parsed="|Deut|15|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.11" />
<sup>11</sup> Sepse nevojtarët nuk do të mungojnë kurrë në vend, prandaj unë po të jap këtë urdhërim tënd dhe të them: "Hapja me bujari dorën tënde vëllait tënd, të varfërit tënd dhe nevojtarit në vendin tuaj".
<scripture passage="Deut 15:12" parsed="|Deut|15|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.12" />
<sup>12</sup> Në rast se një vëlla apo një motër hebre shitet te ti, do të të shërbejë gjashtë vjet; por vitin e shtatë do ta lësh të ikë i lirë.
<scripture passage="Deut 15:13" parsed="|Deut|15|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.13" />
<sup>13</sup> Dhe kur do ta lësh të ikë i lirë, nuk do ta lësh të shkojë duarbosh;
<scripture passage="Deut 15:14" parsed="|Deut|15|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.14" />
<sup>14</sup> do t'i japësh bujarisht dhurata nga kopeja jote, nga lëmi dhe nga hambari yt; do ta bësh pjestar të bekimeve me të cilat Zoti, Perëndia yt, të ka mbushur;
<scripture passage="Deut 15:15" parsed="|Deut|15|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.15" />
<sup>15</sup> dhe nuk do të harrosh se ke qenë skllav në vendin e Egjiptit dhe se Zoti, Perëndia yt, të ka liruar; prandaj sot të urdhëroj këtë.
<scripture passage="Deut 15:16" parsed="|Deut|15|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.16" />
<sup>16</sup> Por në rast se ai të thotë: "Nuk dua të largohem prej teje", sepse të do ty dhe shtëpinë tënde, sepse ka mbarësi bashkë me ty,
<scripture passage="Deut 15:17" parsed="|Deut|15|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.17" />
<sup>17</sup> atëherë do të marrësh një fëndyell, do t'i shposh veshin kundër portës dhe ai do të jetë skllavi yt për gjithnjë. Po ashtu do të veprosh me skllaven tënde.
<scripture passage="Deut 15:18" parsed="|Deut|15|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.18" />
<sup>18</sup> Nuk duhet të të duket e vështirë ta nisësh të lirë, sepse të ka shërbyer gjashtë vjet me gjysmën e pagës së një argati; dhe Zoti, Perëndia yt, do të bekojë të gjitha veprimet e tua.
<scripture passage="Deut 15:19" parsed="|Deut|15|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.19" />
<sup>19</sup> Do t'i shenjtërosh Zotit, Perëndisë tënd, tërë pjelljet e para meshkuj të bagëtive të tua të trasha dhe të imta. Nuk do të bësh asnjë punë me pjelljen e parë të lopës sate dhe nuk do të qethësh pjelljen e parë të deles sate.
<scripture passage="Deut 15:20" parsed="|Deut|15|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.20" />
<sup>20</sup> Do t'i hash çdo vit, ti dhe familja jote, përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti ka zgjedhur.
<scripture passage="Deut 15:21" parsed="|Deut|15|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.21" />
<sup>21</sup> Por në qoftë se kafsha ka ndonjë të metë, në rast se është e çalë, e verbër, apo ka ndonjë të metë tjetër të rëndë, nuk do t'ia flijosh Zotit, Perëndisë tënd;
<scripture passage="Deut 15:22" parsed="|Deut|15|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.22" />
<sup>22</sup> do ta hash brenda portave të tua; të papastrin dhe të pastrin mund ta hanë njëlloj sikur të ishte një gazelë apo një dre.
<scripture passage="Deut 15:23" parsed="|Deut|15|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.15.23" />
<sup>23</sup> Por nuk do të hash gjakun e tyre; do ta derdhësh në tokë si uji".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 16" progress="17.56%" prev="Deut.15" next="Deut.17" id="Deut.16">
<h3 id="Deut.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Deut.16-p1">
<scripture passage="Deut 16:1" parsed="|Deut|16|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.1" />
<sup>1</sup> "Respekto muajin e Abibit dhe kremto Pashkën për nder të Zotit, Perëndisë tënd, sepse në muajin e Abibit Zoti, Perëndia yt, të nxori nga Egjipti, gjatë natës.
<scripture passage="Deut 16:2" parsed="|Deut|16|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.2" />
<sup>2</sup> Do t'i bësh fli, pra, Pashkën e Zotit, Perëndisë tënd, me bagëti të trasha dhe të imta, në vendin që Zoti ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.
<scripture passage="Deut 16:3" parsed="|Deut|16|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.3" />
<sup>3</sup> Dhe nuk do të hash bashkë me të bukë të mbrujtur; shtatë ditë do të hash bukë të ndorme (sepse dole me nxitim nga vendi i Egjiptit), me qëllim që ta kujtosh ditën që dole nga Egjipti tërë ditët e jetës sate.
<scripture passage="Deut 16:4" parsed="|Deut|16|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.4" />
<sup>4</sup> Nuk do të shihet maja pranë teje, brenda tërë kufijve të tua, për shtatë ditë me radhë; dhe nuk do të mbetet asgjë nga mishi që flijove mbrëmjen e ditës së parë për gjithë natën deri në mëngjes.
<scripture passage="Deut 16:5" parsed="|Deut|16|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.5" />
<sup>5</sup> Nuk do të mund ta flijosh Pashkën në çfarëdo qyteti që Zoti, Perëndia yt, të jep,
<scripture passage="Deut 16:6" parsed="|Deut|16|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.6" />
<sup>6</sup> por do ta flijosh Pashkën vetëm në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij; do ta flijosh në mbrëmje, në perëndim të diellit, në orën që dole nga Egjipti.
<scripture passage="Deut 16:7" parsed="|Deut|16|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.7" />
<sup>7</sup> Do ta pjekësh viktimën dhe do ta hash në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur; dhe në mëngjes do të largohesh dhe do të kthehesh në çadrat e tua.
<scripture passage="Deut 16:8" parsed="|Deut|16|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.8" />
<sup>8</sup> Gjashtë ditë me radhë do të hash bukë të ndorme; dhe ditën e shtatë do të mbahet një asamble solemne për nder të Zotit, Perëndisë tënd; ti nuk do të bësh gjatë kësaj dite asnjë punë.
<scripture passage="Deut 16:9" parsed="|Deut|16|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.9" />
<sup>9</sup> Do të numërosh shtatë javë; fillo të numërosh shtatë javë nga koha që fillon të korrësh grurin;
<scripture passage="Deut 16:10" parsed="|Deut|16|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.10" />
<sup>10</sup> pastaj do ta kremtosh festën e Javëve për nder të Zotit, Perëndisë tënd, duke bërë ofertat e tua vullnetare dhe kjo në masën që Zoti, Perëndia yt, të bekon.
<scripture passage="Deut 16:11" parsed="|Deut|16|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.11" />
<sup>11</sup> Dhe do të gëzosh përpara Zotit, Perëndisë tënd, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, Leviti që ndodhet brenda portave të tua, dhe i huaji, jetimi dhe e veja që ndodhen në  mes teje, në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka  zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.
<scripture passage="Deut 16:12" parsed="|Deut|16|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.12" />
<sup>12</sup> Do të kujtosh që ke qenë skllav në Egjipt dhe do të kujdesesh t'i zbatosh në praktikë këto statute.
<scripture passage="Deut 16:13" parsed="|Deut|16|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.13" />
<sup>13</sup> Do të kremtosh festën e Kasolleve shtatë ditë me radhë, mbasi të kesh mbledhur prodhimin e lëmit dhe të fushës sate;
<scripture passage="Deut 16:14" parsed="|Deut|16|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.14" />
<sup>14</sup> dhe do të gëzohesh në festën tënde, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, dhe Leviti, i huaji, jetimi dhe e veja që ndodhen brenda portave të tua.
<scripture passage="Deut 16:15" parsed="|Deut|16|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.15" />
<sup>15</sup> Do të kremtosh një festë për shtatë ditë me radhë për nder të Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti ka zgjedhur, sepse Zoti, Perëndia yt, do të bekojë të gjitha të korrat e tua dhe tërë punën e  duarve të tua, dhe ti do të jesh shumë i  kënaqur.
<scripture passage="Deut 16:16" parsed="|Deut|16|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.16" />
<sup>16</sup> Tri herë në vit çdo mashkull i yt do t'i paraqitet Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur, në festën e bukëve në festën të ndorme, në festën të Javëve dhe të Kasolleve; asnjeri prej tyre nuk do të paraqitet para Zotit duarbosh.
<scripture passage="Deut 16:17" parsed="|Deut|16|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.17" />
<sup>17</sup> Por secili do të japë nga pjesa e tij simbas bekimit që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.
<scripture passage="Deut 16:18" parsed="|Deut|16|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.18" />
<sup>18</sup> Do të caktosh gjykatës dhe zyrtarë brenda portave të tua për çdo fis tëndin, në të gjitha qytetet që Zoti, Perëndia yt, të jep; dhe ata do ta gjykojnë popullin me vendime të drejta.
<scripture passage="Deut 16:19" parsed="|Deut|16|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.19" />
<sup>19</sup> Nuk do ta prishësh drejtësinë, nuk do të tregohesh i anshëm dhe nuk do të pranosh dhurata, sepse dhurata i verbon sytë e njerëzve të urtë dhe korrupton fjalët e njerëzve të drejtë.
<scripture passage="Deut 16:20" parsed="|Deut|16|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.20" />
<sup>20</sup> Do të zbatosh plotësisht drejtësinë, në mënyrë që ti të jetosh dhe të zotërosh vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
<scripture passage="Deut 16:21" parsed="|Deut|16|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.21" />
<sup>21</sup> Nuk do të ngresh për ty asnjë Asherah, me asnjë lloj druri pranë altarit që do t'i ndërtosh Zotit, Perëndisë tënd;
<scripture passage="Deut 16:22" parsed="|Deut|16|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.16.22" />
<sup>22</sup> dhe nuk do të ngresh asnjë shtyllë të shenjtë, që Zoti, Perëndia yt, urren".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 17" progress="17.65%" prev="Deut.16" next="Deut.18" id="Deut.17">
<h3 id="Deut.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Deut.17-p1">
<scripture passage="Deut 17:1" parsed="|Deut|17|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.1" />
<sup>1</sup> "Nuk do t'i flijosh Zotit, Perëndisë tënd, ka, dele ose dhi që kanë ndonjë të metë ose gjymtim, sepse kjo do t'ishte një gjë e neveritshme për Zotin, Perëndinë tënd.
<scripture passage="Deut 17:2" parsed="|Deut|17|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.2" />
<sup>2</sup> Në rast se gjendet midis teje, në një nga qytetet që Zoti, Perëndia yt, po të jep, një burrë apo një grua që bën atë që është e keqe për sytë e Zotit, Perëndisë tënd, duke shkelur besëlidhjen e tij,
<scripture passage="Deut 17:3" parsed="|Deut|17|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.3" />
<sup>3</sup> dhe që shkon t'u shërbej perëndive të tjera dhe bie përmbys para tyre, para diellit, hënës apo tërë ushtrisë qiellore, gjë që unë nuk të kam urdhëruar,
<scripture passage="Deut 17:4" parsed="|Deut|17|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.4" />
<sup>4</sup> dhe që të është referuar dhe që ke dëgjuar të flitet për të, atëherë hetoje me kujdes; dhe në qoftë se është e vërtetë dhe e sigurtë se ky akt i neveritshëm është kryer në Izrael,
<scripture passage="Deut 17:5" parsed="|Deut|17|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.5" />
<sup>5</sup> do ta çosh në portat e qytetit tënd atë burrë ose grua që ka kryer këtë veprim të keq, dhe do ta vrasësh me gurë atë burrë ose atë grua; dhe kështu ata do të vdesin
<scripture passage="Deut 17:6" parsed="|Deut|17|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.6" />
<sup>6</sup> Ai që duhet të vdesë do të dënohet me vdekje me deponimin e dy apo tri dëshmitarëve, por nuk do të dënohet me vdekje askush me deponimin e një dëshmitari të vetëm.
<scripture passage="Deut 17:7" parsed="|Deut|17|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.7" />
<sup>7</sup> Dora e dëshmitarëve do të jetë e para që do të ngrihet kundër tij për t'i shkaktuar vdekjen; pastaj do të ngrihet dora e të gjithë popullit; kështu do të çrrënjosësh të keqen nga gjiri yt.
<scripture passage="Deut 17:8" parsed="|Deut|17|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.8" />
<sup>8</sup> Në rast se të paraqitet një rast shumë i vështirë për t'u gjykuar, midis vrasësve, midis një padie e tjetrës, midis një plagosjeje e tjetrës, grindje brenda portave të shtëpisë sate, atëherë do të
<scripture passage="Deut 17:9" parsed="|Deut|17|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.9" />
<sup>9</sup> dhe do të takohesh me priftërinjtë levitikë dhe me gjykatësit në funksion në atë kohë dhe do të këshillohesh me ta; atëherë ata do të shpallin vendimin e gjyqit;
<scripture passage="Deut 17:10" parsed="|Deut|17|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.10" />
<sup>10</sup> dhe ti do t'i përmbahesh vendimit që ata të kanë treguar në vendin ku Zoti ka zgjedhur dhe do të kujdesesh të bësh të gjitha ato që të kanë mësuar.
<scripture passage="Deut 17:11" parsed="|Deut|17|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.11" />
<sup>11</sup> Do t'i përmbahesh ligjit që të kanë mësuar dhe vendimit që të kanë deklaruar; nuk do të shmangesh nga vendimi që të kanë treguar as djathtas, as majtas.
<scripture passage="Deut 17:12" parsed="|Deut|17|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.12" />
<sup>12</sup> Por njeriu që do të veprojë me mendjemadhësi dhe nuk do ta dëgjojë priftin që ndodhet aty për t'i shërbyer Zotit, Perëndisë tënd, ose gjykatësit, ky njeri ka për të vdekur; kështu do të shkulësh të keqen nga Izraeli;
<scripture passage="Deut 17:13" parsed="|Deut|17|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.13" />
<sup>13</sup> tërë populli do të mësojë kësisoj atë që ndodhi, do të ketë frikë dhe nuk do të veprojë me mendjemadhësi.
<scripture passage="Deut 17:14" parsed="|Deut|17|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.14" />
<sup>14</sup> Kur do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep dhe do ta shtiesh në dorë dhe do të banosh atje, në rast se do të thuash: "Dua të caktoj mbi mua një mbret ashtu si tërë kombet që më rrethojnë",
<scripture passage="Deut 17:15" parsed="|Deut|17|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.15" />
<sup>15</sup> do të caktosh mbi ty mbretin që Zoti, Perëndia yt, ka për të zgjedhur. Do të caktosh mbi ty një mbret të zgjedhur midis vëllezërve të tu; nuk mund të caktosh mbi ty një të huaj që të mos jetë vëllai yt.
<scripture passage="Deut 17:16" parsed="|Deut|17|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.16" />
<sup>16</sup> Por ai nuk duhet të ketë një numër të madh kuajsh, as ta kthejë popullin në Egjipt për të shtënë në dorë një numër të madh kuajsh, sepse Zoti ju ka thënë: "Nuk do të ktheheni më në atë rrugë".
<scripture passage="Deut 17:17" parsed="|Deut|17|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.17" />
<sup>17</sup> Nuk duhet të ketë një numër të madh grash, me qëllim që zemra e tij të mos shthuret; dhe nuk duhet të grumbullojë për vete një sasi të madhe argjendi dhe ari.
<scripture passage="Deut 17:18" parsed="|Deut|17|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.18" />
<sup>18</sup> Përveç kësaj, kur të ulet mbi fronin e mbretërisë së tij, do të shkruajë për veten e tij në një libër një kopje të këtij ligji, simbas kopjes së priftërinjve levitikë.
<scripture passage="Deut 17:19" parsed="|Deut|17|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.19" />
<sup>19</sup> Do ta mbajë pranë vetes këtë libër dhe do ta lexojë çdo ditë të jetës së tij, që të mësojë të ketë frikë nga Zoti, Perëndia i tij, dhe të zbatojë në praktikë të gjitha fjalët e këtij ligji dhe të këtyre statuteve,
<scripture passage="Deut 17:20" parsed="|Deut|17|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.17.20" />
<sup>20</sup> me qëllim që zemra e tij të mos ngrihet mbi vëllezërit e tij dhe të mos shmanget nga ky urdhërim as djathtas, as majtas, dhe të zgjasë kështu ditët e mbretërimit të tij, ai vetë dhe bijtë e tij, në mes të Izraelit".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 18" progress="17.74%" prev="Deut.17" next="Deut.19" id="Deut.18">
<h3 id="Deut.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Deut.18-p1">
<scripture passage="Deut 18:1" parsed="|Deut|18|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.1" />
<sup>1</sup> "Tërë priftërinjtë levitë, tërë fisi i Levit, nuk do të kenë pjesë as trashëgimi në Izrael; do të jetojnë me flijimet e bëra me zjarr për Zotin, trashëgimi e tij.
<scripture passage="Deut 18:2" parsed="|Deut|18|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.2" />
<sup>2</sup> Nuk do të kenë asnjë trashëgimi nga vëllezërit e tyre; sepse Zoti është trashëgimia e tyre, ashtu siç ua ka thënë.
<scripture passage="Deut 18:3" parsed="|Deut|18|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.3" />
<sup>3</sup> Kjo është ajo që i detyrohet priftit populli, ata që ofrojnë një flijim, qoftë një lopë, një dele apo një dhi; ata do t'i japin priftit shpatullat, nofullat dhe plëndësin.
<scripture passage="Deut 18:4" parsed="|Deut|18|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.4" />
<sup>4</sup> Do t'i japësh prodhimin e parë të grurit tënd, të mushtit tënd dhe të vajit tënd, si dhe qethjen e parë të dhenve të tua;
<scripture passage="Deut 18:5" parsed="|Deut|18|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.5" />
<sup>5</sup> sepse Zoti, Perëndia yt, e ka zgjedhur midis gjithë fiseve të tu për të kryer shërbimin në emër të Zotit, atë vetë dhe bijtë e tij për gjithnjë
<scripture passage="Deut 18:6" parsed="|Deut|18|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.6" />
<sup>6</sup> Por në rast se një Levit, që ka ardhur nga një prej qyteteve të tua të të gjithë Izraelit, ku ai banonte, vjen me gjithë dëshirën e zemrës së tij në vendin e zgjedhur nga Zoti,
<scripture passage="Deut 18:7" parsed="|Deut|18|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.7" />
<sup>7</sup> atëherë ai do të mund të shërbejë në emër të Zotit, Perëndisë së tij, ashtu si gjithë vëllezërit e tij Levitë që ndodhen aty përpara Zotit.
<scripture passage="Deut 18:8" parsed="|Deut|18|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.8" />
<sup>8</sup> Ata do të marrin për mbajtjen e tyre pjesë të barabarta, përveç parave nga shitja e pasurisë së tyre.
<scripture passage="Deut 18:9" parsed="|Deut|18|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.9" />
<sup>9</sup> Kur do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, nuk do të mësosh të shkosh pas veprave të neveritshme të këtyre kombeve.
<scripture passage="Deut 18:10" parsed="|Deut|18|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.10" />
<sup>10</sup> Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji,
<scripture passage="Deut 18:11" parsed="|Deut|18|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.11" />
<sup>11</sup> as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymat, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit,
<scripture passage="Deut 18:12" parsed="|Deut|18|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.12" />
<sup>12</sup> sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti; dhe për shkak të kësaj neverie, Zoti është duke i përzënë para teje.
<scripture passage="Deut 18:13" parsed="|Deut|18|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.13" />
<sup>13</sup> Ti do të jesh i përkryer para Zotit, Perëndisë tënd;
<scripture passage="Deut 18:14" parsed="|Deut|18|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.14" />
<sup>14</sup> sepse kombet, që ti do të dëbosh, i kanë dëgjuar shortarët dhe magjistarët; kurse ty, Zoti, Perëndia yt, nuk të ka lejuar të veprosh kështu.
<scripture passage="Deut 18:15" parsed="|Deut|18|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.15" />
<sup>15</sup> Zoti, Perëndia yt, do të krijojë për ty një profet si unë në mes teje dhe vëllezërve të tu; atë keni për ta dëgjuar,
<scripture passage="Deut 18:16" parsed="|Deut|18|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.16" />
<sup>16</sup> në bazë të gjithë atyre gjërave që i kërkove Zotin, Perëndinë tënd, në Horeb, ditën e asamblesë, kur the: "Të mos dëgjoj më zërin e Zotit, Perëndisë tim, dhe të mos shoh më këtë zjarr të madh, që unë të mos vdes".
<scripture passage="Deut 18:17" parsed="|Deut|18|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.17" />
<sup>17</sup> Dhe Zoti më tha: "Atë që thanë, është mirë;
<scripture passage="Deut 18:18" parsed="|Deut|18|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.18" />
<sup>18</sup> unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t'u thotë atyre të gjitha ato që unë do t'i urdhëroj.
<scripture passage="Deut 18:19" parsed="|Deut|18|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.19" />
<sup>19</sup> Dhe do të ndodhë që në se dikush nuk i dëgjon fjalët e mia që ai thotë në emrin tim, unë do t'i kërkoj llogari.
<scripture passage="Deut 18:20" parsed="|Deut|18|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.20" />
<sup>20</sup> Por profeti që pretendon të thotë në emrin tim një gjë për të cilën unë e kam urdhëruar ta thotë ose që flet në emër të perëndive të tjera, ai profet do të vritet".
<scripture passage="Deut 18:21" parsed="|Deut|18|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.21" />
<sup>21</sup> Dhe në se ti thua në zemrën tënde: "Si do të bëjmë për të dalluar fjalën që Zoti nuk ka thënë?".
<scripture passage="Deut 18:22" parsed="|Deut|18|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.18.22" />
<sup>22</sup> Kur profeti flet në emër të Zotit dhe kjo gjë nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi të bëjmë me një gjë që Zoti nuk e ka thënë; e ka thënë profeti me mendjemadhësi; mos ki frikë prej tij".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 19" progress="17.81%" prev="Deut.18" next="Deut.20" id="Deut.19">
<h3 id="Deut.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Deut.19-p1">
<scripture passage="Deut 19:1" parsed="|Deut|19|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.1" />
<sup>1</sup> "Kur Zoti, Perëndia yt, të ketë shfarosur kombet e vendeve që të jep dhe ti t'i kesh dëbuar dhe të banosh në qytetet dhe shtëpitë e tyre,
<scripture passage="Deut 19:2" parsed="|Deut|19|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.2" />
<sup>2</sup> do të veçosh tri qytete, në mes të vendit, që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.
<scripture passage="Deut 19:3" parsed="|Deut|19|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.3" />
<sup>3</sup> Do të përgatisësh rrugë dhe do ta ndash në tri pjesë vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, me qëllim që çdo vrasës të mund të strehohet në të.
<scripture passage="Deut 19:4" parsed="|Deut|19|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.4" />
<sup>4</sup> Dhe ky është rregulli për vrasësin që strehohet aty, që të shpëtojë jetën e tij: kushdo që ka vrarë të afërmin e tij pa dashje, pa e urryer më parë.
<scripture passage="Deut 19:5" parsed="|Deut|19|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.5" />
<sup>5</sup> Kështu, kur dikush shkon me shokun e tij në pyll për të prerë dru dhe, ndërsa i bie një druri me sëpatë, sëpata del nga bishti dhe godet shokun që pastaj vdes, ai person do të strehohet në një nga këto qytete dhe do ta shpëtojë jetën;
<scripture passage="Deut 19:6" parsed="|Deut|19|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.6" />
<sup>6</sup> sepse hakmarrësi i gjakut, ndërsa zemërimi i vlon në zemër, të mos e ndjekë vrasësin dhe ta arrijë, kur rruga është shumë e gjatë, dhe ta vrasë edhe pse nuk e meriton vdekjen, sepse në të kaluarën nuk e kishte urryer shokun e tij.
<scripture passage="Deut 19:7" parsed="|Deut|19|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.7" />
<sup>7</sup> Prandaj të urdhëroj në këtë mënyrë: "Veço tri qytete".
<scripture passage="Deut 19:8" parsed="|Deut|19|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.8" />
<sup>8</sup> Në rast se më pas Zoti, Perëndia yt, zgjeron kufijtë e tu, ashtu si u është betuar etërve të tu dhe ta jep tërë vendin që u kishte premtuar t'ua jepte etërve të tu,
<scripture passage="Deut 19:9" parsed="|Deut|19|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.9" />
<sup>9</sup> në rast se ti respekton këto urdhra që unë të jap sot, duke e dashur Zotin, Perëndinë tënd, dhe duke ecur gjithnjë në rrugët e tij, atëherë do t'u shtosh tri qytete të tjera tri të parave,
<scripture passage="Deut 19:10" parsed="|Deut|19|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.10" />
<sup>10</sup> me qëllim që të mos derdhet gjak i pafajshëm në mes të vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi dhe ti të mos bëhesh fajtor për vrasje.
<scripture passage="Deut 19:11" parsed="|Deut|19|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.11" />
<sup>11</sup> Por në rast se një njeri urren të afërmin e tij, i zë pritë, e sulmon dhe e plagos për vdekje, dhe pastaj strehohet në një nga këto qytete,
<scripture passage="Deut 19:12" parsed="|Deut|19|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.12" />
<sup>12</sup> pleqtë e qytetit të tij do të dërgojnë ta marrin që andej dhe do t'ia dorëzojnë hakmarrësit të gjakut që të vritet.
<scripture passage="Deut 19:13" parsed="|Deut|19|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.13" />
<sup>13</sup> Syri yt nuk do të ketë mëshirë për të, por do t'i heqësh Izraelit fajin që ka derdhur gjak të pafajshëm, dhe kështu do të kesh mbarësi.
<scripture passage="Deut 19:14" parsed="|Deut|19|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.14" />
<sup>14</sup> Nuk do të lëvizësh kufijtë e të afërmit tënd, të vendosura nga pasardhësit në trashëgiminë që do të gëzosh në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep në zotërim.
<scripture passage="Deut 19:15" parsed="|Deut|19|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.15" />
<sup>15</sup> Një dëshmitar i vetëm nuk mjafton për të akuzuar dikë për çfarëdo krimi apo mëkati të kryer; fakti do të përcaktohet me deponimin e dy ose tre dëshmitarëve.
<scripture passage="Deut 19:16" parsed="|Deut|19|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.16" />
<sup>16</sup> Në rast se kundër dikujt ngrihet një dëshmitar i rremë dhe e akuzon për një krim,
<scripture passage="Deut 19:17" parsed="|Deut|19|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.17" />
<sup>17</sup> atëherë dy njerëzit midis të cilëve zhvillohet mosmarrëveshja do të paraqiten përpara Zotit, përpara priftërinjve dhe gjykatësve në funksion ato ditë.
<scripture passage="Deut 19:18" parsed="|Deut|19|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.18" />
<sup>18</sup> Gjykatësi do ta hetojë me kujdes çështjen; dhe në rast se del që ai dëshmitar është një dëshmitar i rremë, që ka deponuar gënjeshtra kundër vëllait,
<scripture passage="Deut 19:19" parsed="|Deut|19|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.19" />
<sup>19</sup> atëherë do t'i bëni atij atë që kishte ndër mënd t'i bënte vëllait të tij. Kështu do ta shkulni të keqen nga mesi juaj.
<scripture passage="Deut 19:20" parsed="|Deut|19|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.20" />
<sup>20</sup> Të tjerët do ta mësojnë dhe do të trëmben, dhe qysh atëherë nuk do të kryhet më në mes tuaj një veprim aq i keq.
<scripture passage="Deut 19:21" parsed="|Deut|19|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.19.21" />
<sup>21</sup> Syri yt nuk do të ketë mëshirë, por do t'i përmbahet rregullit jetë për jetë, sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 20" progress="17.89%" prev="Deut.19" next="Deut.21" id="Deut.20">
<h3 id="Deut.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Deut.20-p1">
<scripture passage="Deut 20:1" parsed="|Deut|20|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.1" />
<sup>1</sup> "Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe të shikosh kuaj, qerre dhe njerëz në një numër më të madh se ato që ke ti, mos ki frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, që të bëri të ngjitesh nga vendi i Egjiptit, është me ty.
<scripture passage="Deut 20:2" parsed="|Deut|20|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.2" />
<sup>2</sup> Kështu, në çastin kur do të jeni duke filluar betejën, prifti do të dalë përpara dhe do t'i flasë popullit
<scripture passage="Deut 20:3" parsed="|Deut|20|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.3" />
<sup>3</sup> dhe do t'i thotë: "Dëgjo, Izrael! Sot jeni gatitur për t'u ndeshur me armiqtë tuaj; zemra juaj të mos ju ligështohet; mos kini frikë, mos e humbni dhe mos u trembni para tyre,
<scripture passage="Deut 20:4" parsed="|Deut|20|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.4" />
<sup>4</sup> sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai që ecën me ju për të luftuar për ju kundër armiqve tuaj dhe për t'ju shpëtuar".
<scripture passage="Deut 20:5" parsed="|Deut|20|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.5" />
<sup>5</sup> Pastaj oficerët do t'i flasin popullit, duke thënë: "A ka njeri që ka ndërtuar një shtëpi të re dhe ende nuk e ka përuruar? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpinë e tij, që të mos vdesë gjatë betejës dhe një tjetër të përurojë shtëpinë e tij.
<scripture passage="Deut 20:6" parsed="|Deut|20|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.6" />
<sup>6</sup> A ka njeri të ketë mbjellë një vresht dhe të mos ketë shijuar akoma frutet e tij? Le të shkojë e të kthehet në shtëpi të tij, që të mos vdesë gjatë betejës dhe një tjetër të gëzojë frytet e tij.
<scripture passage="Deut 20:7" parsed="|Deut|20|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.7" />
<sup>7</sup> A ka njeri që është fejuar me një femër dhe nuk e ka marrë akoma me vete? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpi të tij, që të mos vdesë në betejë dhe një tjetër ta marrë atë".
<scripture passage="Deut 20:8" parsed="|Deut|20|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.8" />
<sup>8</sup> Pastaj oficerët do t'i flasin akoma popullit, duke i thënë: "A ka ndonjë që ka frikë dhe të cilit i mungon guximi? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpi të tij, që guximi i vëllezërve të tij të mos mehet ashtu si i ndodhi atij".
<scripture passage="Deut 20:9" parsed="|Deut|20|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.9" />
<sup>9</sup> Kur oficerët të kenë mbaruar së foluri popullit, do të caktojnë komandantët e trupave të popullit.
<scripture passage="Deut 20:10" parsed="|Deut|20|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.10" />
<sup>10</sup> Kur t'i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t'i ofrosh së pari paqen.
<scripture passage="Deut 20:11" parsed="|Deut|20|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.11" />
<sup>11</sup> Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t'i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin dhe do të të shërbejë.
<scripture passage="Deut 20:12" parsed="|Deut|20|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.12" />
<sup>12</sup> Por në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh.
<scripture passage="Deut 20:13" parsed="|Deut|20|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.13" />
<sup>13</sup> Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij;
<scripture passage="Deut 20:14" parsed="|Deut|20|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.14" />
<sup>14</sup> por gratë, fëmijët, bagëtinë dhe të gjitha ato që ndodhen në qytetet, tërë prenë e tij, do t'i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.
<scripture passage="Deut 20:15" parsed="|Deut|20|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.15" />
<sup>15</sup> Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve.
<scripture passage="Deut 20:16" parsed="|Deut|20|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.16" />
<sup>16</sup> Por nga qytetet e këtyre popujve që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë;
<scripture passage="Deut 20:17" parsed="|Deut|20|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.17" />
<sup>17</sup> por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, domethënë të Hitejve, të Amorejve, të Kananejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt,
<scripture passage="Deut 20:18" parsed="|Deut|20|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.18" />
<sup>18</sup> me qëllim që ata të mos ju mësojnë të imitoni tërë ndyrësirat që bëjnë për perënditë e tyre, dhe ju të mos mëkatoni kundër Zotit, Perëndisë tuaj.
<scripture passage="Deut 20:19" parsed="|Deut|20|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.19" />
<sup>19</sup> Kur të rrethosh një qytet për një kohë të gjatë, duke luftuar kundër tij, për ta shtënë në dorë, nuk do të shkatërrosh drurët frutorë me goditje të sëpatës, do të hash frutat e tyre dhe nuk do t'i  rrëzosh; sepse vallë druri i fushës a është  njeri që ti ta përdorësh në rrethimin?
<scripture passage="Deut 20:20" parsed="|Deut|20|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.20.20" />
<sup>20</sup> Por mund të shkatërrosh dhe të rrëzosh gjithë drurët që ti e di që nuk janë frutorë, për të ndërtuar vepra rrethimi kundër qytetit që të lufton, deri sa ai të bjerë".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 21" progress="17.97%" prev="Deut.20" next="Deut.22" id="Deut.21">
<h3 id="Deut.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Deut.21-p1">
<scripture passage="Deut 21:1" parsed="|Deut|21|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.1" />
<sup>1</sup> "Në rast se në vendin që Zoti, Perëndia yt, është duke të dhënë, gjindet një i vrarë, i shtrirë në një fushë, dhe nuk dihet se kush e ka vrarë,
<scripture passage="Deut 21:2" parsed="|Deut|21|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.2" />
<sup>2</sup> pleqtë dhe gjykatësit e tu do të dalin dhe do të masin largësinë midis të vrarit dhe qyteteve që ndodhen rreth e rrotull.
<scripture passage="Deut 21:3" parsed="|Deut|21|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.3" />
<sup>3</sup> Pastaj pleqtë e qytetit më të afërt me të vrarin do të marrin një mëshqerrë që nuk ka punuar akoma dhe as nuk është mbrehur.
<scripture passage="Deut 21:4" parsed="|Deut|21|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.4" />
<sup>4</sup> Pleqtë e atij qyteti do ta zbresin mëshqerrën pranë një rrjedhe uji, në një vend as të lëruar as të mbjellë, dhe aty afër rrjedhës së ujit do t'ia thyejnë qafën mëshqerrës.
<scripture passage="Deut 21:5" parsed="|Deut|21|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.5" />
<sup>5</sup> Pastaj do të afrohen priftërinjtë, bij të Levit, sepse Zoti, Perëndia yt, i ka zgjedhur për të shërbyer dhe për të dhënë bekimin në emër të Zotit, dhe fjala e tyre duhet të zgjidhë çdo mosmarrëveshje dhe çdo dëmtim trupor.
<scripture passage="Deut 21:6" parsed="|Deut|21|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.6" />
<sup>6</sup> Atëherë tërë pleqtë e qytetit, që është më afër me të vrarin, do të lajnë duart mbi mëshqerrën së cilës i është thyer qafa pranë rrjedhës së ujit;
<scripture passage="Deut 21:7" parsed="|Deut|21|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.7" />
<sup>7</sup> dhe, duke marrë fjalën, do të thonë: "Duart tona nuk e kanë derdhur këtë gjak, as sytë tona s'e kanë parë.
<scripture passage="Deut 21:8" parsed="|Deut|21|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.8" />
<sup>8</sup> O Zot, fale popullin tënd Izrael që ti ke çliruar, dhe mos i ngarko fajin e gjakut të pafajshëm popullit tënd Izrael". Dhe ai gjak do t'u falet atyre.
<scripture passage="Deut 21:9" parsed="|Deut|21|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.9" />
<sup>9</sup> Kështu ti do të heqësh nga vetja jote fajin e gjakut të pafajshëm, duke bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit.
<scripture passage="Deut 21:10" parsed="|Deut|21|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.10" />
<sup>10</sup> Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe Zoti, Perëndia yt, të t'i japë në dorë dhe ti t'i zësh robër,
<scripture passage="Deut 21:11" parsed="|Deut|21|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.11" />
<sup>11</sup> në rast se sheh midis robërve një grua të pashme dhe të pëlqen aq sa të duash ta bësh bashkëshorten tënde,
<scripture passage="Deut 21:12" parsed="|Deut|21|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.12" />
<sup>12</sup> do ta çosh në shtëpinë tënde, dhe ajo do të rruajë kokën dhe do të presë thonjtë,
<scripture passage="Deut 21:13" parsed="|Deut|21|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.13" />
<sup>13</sup> do të heqë rrobat e robinjës, do të banojë në shtëpinë tënde dhe do të mbajë zi një muaj të tërë për të atin dhe për të ëmën, pastaj ti do të hysh te ajo dhe do të jesh bashkëshorti i saj dhe ajo do të jetë bashkëshortja jote.
<scripture passage="Deut 21:14" parsed="|Deut|21|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.14" />
<sup>14</sup> Në qoftë se më vonë nuk të pëlqen më, do ta lësh të shkojë ku të dojë, por nuk mund ta shesësh për para as ta trajtosh si skllave, sepse ti e ke poshtëruar.
<scripture passage="Deut 21:15" parsed="|Deut|21|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.15" />
<sup>15</sup> Në qoftë se një burrë ka dy gra, dhe njerën e dashuron dhe tjetrën e urren, dhe si e dashuruara ashtu dhe ajo e urryera i kanë lindur fëmijë, në rast se i parëlinduri është fëmija e gruas së urryer,
<scripture passage="Deut 21:16" parsed="|Deut|21|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.16" />
<sup>16</sup> ditën që u lë me testament pasurinë që zotëron bijve, nuk mund t'i shënojë të drejtën e paralindjes djalit të gruas që dashuron duke e preferuar nga djali i gruas që urren që është i parëlinduri;
<scripture passage="Deut 21:17" parsed="|Deut|21|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.17" />
<sup>17</sup> por do të njohë si të parëlindur djalin e gruas së urryer, duke i dhënë një pjesë të dyfishtë të të gjitha atyre që zotëron; sepse ai është prodhimi i parë i fuqisë së tij dhe atij i përket e drejta e paralindjes.
<scripture passage="Deut 21:18" parsed="|Deut|21|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.18" />
<sup>18</sup> Në qoftë se një burrë ka një fëmijë kokëfortë dhe rebel që nuk i bindet as zërit të babait, as atij të nënës dhe me gjithëse e kanë ndëshkuar, nuk u bindet atyre,
<scripture passage="Deut 21:19" parsed="|Deut|21|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.19" />
<sup>19</sup> i ati dhe e ëma do ta marrin dhe do ta çojnë te pleqtë e qytetit të tij, në portën e vendit ku banon,
<scripture passage="Deut 21:20" parsed="|Deut|21|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.20" />
<sup>20</sup> dhe do t'u thonë pleqve të qytetit: "Ky biri ynë është kokëfortë dhe rebel; nuk do t'i bindet zërit tonë; është grykës dhe pijanec".
<scripture passage="Deut 21:21" parsed="|Deut|21|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.21" />
<sup>21</sup> Atëherë tërë banorët e qytetit të tij do ta vrasin me gurë dhe ai ka për të vdekur; kështu do të shrrënjosësh të keqen nga mesi yt, tërë Izraeli do ta mësojë dhe do të ketë frikë.
<scripture passage="Deut 21:22" parsed="|Deut|21|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.22" />
<sup>22</sup> Në rast se dikush ka kryer një krim që meriton vdekjen dhe ka pësuar vdekjen, dhe ti e ke varur në një dru,
<scripture passage="Deut 21:23" parsed="|Deut|21|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.21.23" />
<sup>23</sup> kufoma e tij nuk do të rrijë tërë natën mbi pemën, por do ta varrosësh po atë ditë; sepse ai që rri varur është i mallkuar nga Perëndia, dhe ti nuk do ta ndotësh tokën që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 22" progress="18.05%" prev="Deut.21" next="Deut.23" id="Deut.22">
<h3 id="Deut.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Deut.22-p1">
<scripture passage="Deut 22:1" parsed="|Deut|22|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.1" />
<sup>1</sup> "Në qoftë se shikon kaun ose delen e vëllait tënd që e kanë humbur rrugën, ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë, por do ta marrësh përsipër t'ia çosh përsëri vëllait tënd.
<scripture passage="Deut 22:2" parsed="|Deut|22|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.2" />
<sup>2</sup> Dhe në qoftë se vëllai yt nuk banon afër teje dhe ti nuk e njeh, do ta çosh kafshën në shtëpinë tënde deri sa yt vëlla të fillojë ta kërkojë; dhe atëherë do t'ia kthesh.
<scripture passage="Deut 22:3" parsed="|Deut|22|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.3" />
<sup>3</sup> Në të njëjtën mënyrë do të veprosh me gomarin, rrobat dhe çfarëdo send tjetër që yt vëlla ka humbur dhe ti ke gjetur; ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë.
<scripture passage="Deut 22:4" parsed="|Deut|22|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.4" />
<sup>4</sup> Në qoftë se ti shikon gomarin e vëllait tënd apo kaun e tij të rrëzuar gjatë rrugës, ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë, por do të ndihmosh tët vëlla për t'i ngritur.
<scripture passage="Deut 22:5" parsed="|Deut|22|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.5" />
<sup>5</sup> Gruaja nuk do të veshë rroba burrash, as burri nuk ka për të veshur rroba grash, sepse kushdo që bën gjëra të tilla neveritet nga Zoti, Perëndia yt.
<scripture passage="Deut 22:6" parsed="|Deut|22|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.6" />
<sup>6</sup> Në rast se rrugës të rastis të gjesh mbi një dru ose për tokë një fole zogu me gjithë të vegjëlit ose me vezët dhe nënën që ngroh të vegjëlit apo vezët, nuk ke për të marrë nënën me të vegjëlit;
<scripture passage="Deut 22:7" parsed="|Deut|22|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.7" />
<sup>7</sup> do të lesh nënën të ikë dhe do të marrësh për vete të vegjëlit, që ti të kesh mbarësi dhe të zgjatësh ditët e tua.
<scripture passage="Deut 22:8" parsed="|Deut|22|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.8" />
<sup>8</sup> Kur të ndërtosh një shtëpi të re do të ngresh një parapet rreth çatisë së saj për të mos tërhequr një faj gjaku mbi shtëpinë tënde, në rast se dikush rrëzohet nga çatia.
<scripture passage="Deut 22:9" parsed="|Deut|22|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.9" />
<sup>9</sup> Nuk do të mbjellësh në vreshtin tënd farëra të llojeve të ndryshme, me qëllim që prodhimi i asaj që ke mbjellë dhe renta e vreshtit të mos preken.
<scripture passage="Deut 22:10" parsed="|Deut|22|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.10" />
<sup>10</sup> Nuk do të punosh njëkohësisht me një ka dhe një gomar.
<scripture passage="Deut 22:11" parsed="|Deut|22|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.11" />
<sup>11</sup> Nuk do të veshësh rroba të bëra me një stof të përzierë leshi dhe liri.
<scripture passage="Deut 22:12" parsed="|Deut|22|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.12" />
<sup>12</sup> Nuk do të vësh theka në katër cepat e mantelit me të cilin mbulohesh.
<scripture passage="Deut 22:13" parsed="|Deut|22|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.13" />
<sup>13</sup> Në qoftë se një burrë martohet me një grua, hyn tek ajo dhe pastaj fillon ta urrejë,
<scripture passage="Deut 22:14" parsed="|Deut|22|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.14" />
<sup>14</sup> dhe e padit për gjëra të turpshme dhe i nxjerr një nam të keq, duke thënë: "Mora këtë grua, por kur iu afrova nuk gjeta tek ajo shenjat e virgjërisë",
<scripture passage="Deut 22:15" parsed="|Deut|22|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.15" />
<sup>15</sup> babai dhe nëna e së resë do të marrin shenjat e virgjërisë së saj dhe do t'ua tregojnë pleqve të qytetit, te porta;
<scripture passage="Deut 22:16" parsed="|Deut|22|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.16" />
<sup>16</sup> dhe babai i së resë do t'u thotë pleqve: "Unë ia dhashë time bijë për grua këtij burri, por ai filloi ta urrejë,
<scripture passage="Deut 22:17" parsed="|Deut|22|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.17" />
<sup>17</sup> dhe tani e akuzon për gjëra të turpshme, duke thënë: Nuk gjeta tek jote bijë shenjat e virgjërisë; por këto janë shenjat e virgjërisë të bijës sime". Dhe do të shpalosin çarçafin përpara pleqve të qytetit.
<scripture passage="Deut 22:18" parsed="|Deut|22|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.18" />
<sup>18</sup> Atëherë pleqtë e atij qyteti do të marrin bashkëshortin dhe do ta dënojnë me rrahje;
<scripture passage="Deut 22:19" parsed="|Deut|22|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.19" />
<sup>19</sup> dhe duke qenë se i ka hapur një nam të keq një virgjëreshe të Izraelit, do t'i vënë një gjobë prej njëqind siklash argjendi, që do t'ia japin të atit të së resë; kështu ajo do të mbetet bashkëshorte  e tij dhe ai nuk do të mund ta përzërë deri  sa të rrojë.
<scripture passage="Deut 22:20" parsed="|Deut|22|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.20" />
<sup>20</sup> Por në qoftë se vërtetohet fakti dhe tek e reja nuk janë gjetur shenjat e virgjërisë,
<scripture passage="Deut 22:21" parsed="|Deut|22|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.21" />
<sup>21</sup> atëherë do ta nxjerrin të renë te pragu i shtëpisë së babait të saj dhe njerëzit e qytetit të saj do ta vrasin me gurë, dhe ajo ka për të vdekur, sepse ka kryer një vepër të turpshme në Izrael, duke  u bërë kurvë në shtëpinë e atit të saj.  Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri juaj
<scripture passage="Deut 22:22" parsed="|Deut|22|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.22" />
<sup>22</sup> Në rast se një burrë gjendet në shtrat me një grua të martuar, do të vriten që të dy, si burri që ka rënë me gruan dhe gruaja. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri i Izraelit.
<scripture passage="Deut 22:23" parsed="|Deut|22|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.23" />
<sup>23</sup> Kur një vajzë e virgjër është e fejuar, dhe një burrë e gjen në qytet dhe bie në shtrat me të,
<scripture passage="Deut 22:24" parsed="|Deut|22|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.24" />
<sup>24</sup> që të dy do t'i çoni në portën e atij qyteti dhe do t'i vritni me gurë, dhe ata do të vdesin: vajza sepse, ndonëse ishte në qytet, nuk bërtiti, dhe burri sepse ka çnderuar gruan e të afërmit të tij. Kështu do ta shkulësh të keqen nga gjiri yt.
<scripture passage="Deut 22:25" parsed="|Deut|22|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.25" />
<sup>25</sup> Por në rast se burri gjen një vajzë të fejuar, në arë, e dhunon dhe shtrihet me të, atëherë do të vritet vetëm burri që është shtrirë me të;
<scripture passage="Deut 22:26" parsed="|Deut|22|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.26" />
<sup>26</sup> por nuk do t'i bësh asgjë vajzës; kjo nuk ka asnjë mëkat që meriton vdekjen, sepse ky rast është si ai kur një njeri ngrihet kundër të afërmit të tij dhe e vret;
<scripture passage="Deut 22:27" parsed="|Deut|22|27|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.27" />
<sup>27</sup> në fakt ai e gjeti në arë; vajza e fejuar ka bërtitur, por nuk kishte njeri që ta shpëtonte.
<scripture passage="Deut 22:28" parsed="|Deut|22|28|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.28" />
<sup>28</sup> Në rast se një burrë gjen një vajzë të virgjër që nuk është e fejuar, e merr dhe bie në shtrat me të, dhe kapen në flagrancë,
<scripture passage="Deut 22:29" parsed="|Deut|22|29|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.29" />
<sup>29</sup> burri që është shtrirë me të do t'i japë atit të vajzës pesëdhjetë sikla argjendi dhe ajo do të bëhet bashkëshortja e tij, sepse e ka çnderuar dhe nuk mund ta përzërë sa të jetë gjallë.
<scripture passage="Deut 22:30" parsed="|Deut|22|30|0|0" osisRef="Bible:Deut.22.30" />
<sup>30</sup> Asnjeri nuk ka për të marrë gruan e atit të tij, as ka për të ngritur skajin e mbulesës së atit të tij".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 23" progress="18.16%" prev="Deut.22" next="Deut.24" id="Deut.23">
<h3 id="Deut.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="Deut.23-p1">
<scripture passage="Deut 23:1" parsed="|Deut|23|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.1" />
<sup>1</sup> "Ai që është tredhur me anë të shtypjes apo të gjymtimit, nuk ka për të hyrë në asamblenë e Zotit.
<scripture passage="Deut 23:2" parsed="|Deut|23|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.2" />
<sup>2</sup> Një kopil nuk do të hyjë në asamblenë e Zotit; asnjë nga pasardhësit e tij, qoftë edhe ata të brezit të dhjetë, s'ka për të hyrë në asamblenë e Zotit.
<scripture passage="Deut 23:3" parsed="|Deut|23|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.3" />
<sup>3</sup> Amoniti dhe Moabiti nuk do të hyjnë në asamblenë e Zotit, asnjë nga pasardhësit e tyre, as edhe në brezin e dhjetë, nuk kanë për të hyrë kurrë në asamblenë e Zotit,
<scripture passage="Deut 23:4" parsed="|Deut|23|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.4" />
<sup>4</sup> sepse nuk ju pritën në rrugë me bukë dhe me ujë kur dolët nga Egjipti dhe sepse rekrutuan kundër jush Balaamin, birin e Beorit nga Pethori i Mesopotamisë, për t'ju mallkuar.
<scripture passage="Deut 23:5" parsed="|Deut|23|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.5" />
<sup>5</sup> Megjithatë Zoti, Perëndia yt, nuk deshi të dëgjojë Balaamin; por Zoti, Perëndia yt, e ndërroi për ty mallkimin në bekim, sepse Zoti, Perëndia yt, të do.
<scripture passage="Deut 23:6" parsed="|Deut|23|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.6" />
<sup>6</sup> Nuk do t'u kërkosh kurrë as paqen, as begatinë e tyre deri sa të jetosh.
<scripture passage="Deut 23:7" parsed="|Deut|23|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.7" />
<sup>7</sup> Nuk do të urresh Idumeon, sepse ai është vëllai yt; nuk do të urresh Egjiptasin, sepse ti ishe i huaj në vendin e tij,
<scripture passage="Deut 23:8" parsed="|Deut|23|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.8" />
<sup>8</sup> bijtë që do t'u lindin atyre, në brezin e tretë, do të mund të hyjnë në asamblenë e Zotit.
<scripture passage="Deut 23:9" parsed="|Deut|23|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.9" />
<sup>9</sup> Kur të dalësh me ushtrinë kundër armiqve të tu, ruhu nga çdo gjë e keqe.
<scripture passage="Deut 23:10" parsed="|Deut|23|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.10" />
<sup>10</sup> Në rast se dikush në mes teje është i papastër nga një ngjarje e natës, ka për të dalë nga kampi dhe nuk do të kthehet më;
<scripture passage="Deut 23:11" parsed="|Deut|23|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.11" />
<sup>11</sup> në mbrëmje do të lahet me ujë dhe pas perëndimit të diellit do të mund të kthehet në kamp.
<scripture passage="Deut 23:12" parsed="|Deut|23|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.12" />
<sup>12</sup> Do të kesh edhe një vend jashtë kampit, dhe do të shkosh atje për nevojat e tua;
<scripture passage="Deut 23:13" parsed="|Deut|23|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.13" />
<sup>13</sup> dhe midis veglave të tua do të kesh edhe një kunj dhe kur të shkosh për t'u mbledhur kruspull përjashta, me të do të gërmosh një gropë dhe pastaj do të mbulosh jashtëqitjet e tua.
<scripture passage="Deut 23:14" parsed="|Deut|23|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.14" />
<sup>14</sup> Me qenë se Zoti, Perëndia yt, ecën në mes të kampit tënd që të të bëjë të lirë dhe që të të japë në dorë armiqtë e tu; prandaj kampi yt do të jetë i shenjtë që Zoti të mos shohë në gjirin tënd asnjë paturpësi dhe të largohet prej teje.
<scripture passage="Deut 23:15" parsed="|Deut|23|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.15" />
<sup>15</sup> Nuk do t'i dorëzosh pronarit të tij skllavin që i ka ikur për t'u strehuar pranë teje.
<scripture passage="Deut 23:16" parsed="|Deut|23|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.16" />
<sup>16</sup> Ai do të banojë me ty, në mes jush, në vendin që ka zgjedhur, në atë qytetin tënd që do t'i duket më i mirë; dhe nuk do ta ngacmosh.
<scripture passage="Deut 23:17" parsed="|Deut|23|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.17" />
<sup>17</sup> Nuk do të ketë asnjë grua që të merret me kurvëri midis bijave të Izraelit, nuk do të ketë asnjë burrë që të merret me kurvëri midis bijve të Izraelit.
<scripture passage="Deut 23:18" parsed="|Deut|23|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.18" />
<sup>18</sup> Në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, nuk do të çosh shpërblimin e një kurve as çmimin e një qeni, për asnjë kusht, sepse këto dy gjëra janë një ndyrësi për Zotin, Perëndinë tënd.
<scripture passage="Deut 23:19" parsed="|Deut|23|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.19" />
<sup>19</sup> Vëllait tënd nuk do t'i japësh hua me kamatë: interes për të holla, interes për ushqime ose çfarëdo gjë tjetër që huazohet me interes.
<scripture passage="Deut 23:20" parsed="|Deut|23|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.20" />
<sup>20</sup> Të huajit mund t'i japësh hua me kamatë, por jo vëllait tënd, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në të gjitha gjërat mbi të cilat do të vësh dorë në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar.
<scripture passage="Deut 23:21" parsed="|Deut|23|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.21" />
<sup>21</sup> Kur lidh një kusht me Zotin, Perëndinë tënd, nuk do të vonosh ta kryesh, sepse i Zoti, Perëndia yt, do të të kërkojë me siguri llogari dhe ti do të ishe fajtor;
<scripture passage="Deut 23:22" parsed="|Deut|23|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.22" />
<sup>22</sup> por në rast se ti nuk lidh kushte, nuk kryen mëkat.
<scripture passage="Deut 23:23" parsed="|Deut|23|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.23" />
<sup>23</sup> Mbaje fjalën që ka dalë nga goja jote, sepse ke marrë përsipër në mënyrë të neveritshme përpara Zotit, Perëndisë tënd, atë që ke premtuar me gojën tënde.
<scripture passage="Deut 23:24" parsed="|Deut|23|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.24" />
<sup>24</sup> Kur hyn në vreshtin e të afërmit tënd, mund të hash rrush sa të ngopesh, por nuk do vësh rrush në shportën tënde.
<scripture passage="Deut 23:25" parsed="|Deut|23|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.23.25" />
<sup>25</sup> Kur hyn në arën e grurit të të afërmit tënd, mund të mbjellësh kallinj; por nuk do të përdorësh drapërin në arën e grurit të të afërmit tënd".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 24" progress="18.24%" prev="Deut.23" next="Deut.25" id="Deut.24">
<h3 id="Deut.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="Deut.24-p1">
<scripture passage="Deut 24:1" parsed="|Deut|24|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.1" />
<sup>1</sup> "Kur një njeri merr një grua dhe martohet me të, dhe më vonë ndodh që ajo nuk e kënaq më, sepse ai ka gjetur në të diçka të turpshme, le të shkruajë një shkresë ndarjeje, t'ia japë në dorë dhe ta dëbojë nga shtëpia e saj;
<scripture passage="Deut 24:2" parsed="|Deut|24|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.2" />
<sup>2</sup> në qoftë se ajo del nga shtëpia e saj dhe bëhet bashkëshorte e një burri tjetër,
<scripture passage="Deut 24:3" parsed="|Deut|24|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.3" />
<sup>3</sup> në rast se bashkëshorti i fundit fillon ta urrejë, ai shkruan për të një shkresë ndarjeje, ia jep në dorë dhe e dëbon nga shtëpia e tij, ose në se bashkëshorti i fundit që e kishte marrë për grua vdes,
<scripture passage="Deut 24:4" parsed="|Deut|24|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.4" />
<sup>4</sup> burri i parë që e kishte dëbuar nuk do të mund ta marrë përsëri për grua, pasi ajo është ndotur, sepse kemi të bëjmë me një akt të neveritshëm në sytë e Zotit; dhe ti nuk do ta njollosësh me mëkat  vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.
<scripture passage="Deut 24:5" parsed="|Deut|24|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.5" />
<sup>5</sup> Në qoftë se një njeri është i porsamartuar, ai nuk do të shkojë në luftë dhe nuk do t'i ngarkohen detyra; ai do të jetë i lirë në shtëpinë e tij për një vit dhe do të bëjë të lumtur gruan me të cilën është martuar.
<scripture passage="Deut 24:6" parsed="|Deut|24|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.6" />
<sup>6</sup> Asnjeri nuk do të marrë peng gurin e mokrës së poshtme apo atë të sipërme, sepse do të ishte njëlloj siur të merrte peng jetën e dikujt.
<scripture passage="Deut 24:7" parsed="|Deut|24|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.7" />
<sup>7</sup> Në rast se kapet një njeri duke rrëmbyer një nga vëllezërit e tij ndër bijtë e Izraelit, dhe e trajton keq dhe e shet, ai rrëmbyes do të vritet; kështu do ta shkulësh të keqen nga gjiri yt.
<scripture passage="Deut 24:8" parsed="|Deut|24|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.8" />
<sup>8</sup> Në raste lebre trego kujdes të madh dhe bëj gjithçka t'ju mësojnë priftërinjtë levitë; do të keni kujdes të veproni ashtu siç i kam urdhëruar.
<scripture passage="Deut 24:9" parsed="|Deut|24|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.9" />
<sup>9</sup> Mbaj mend atë që Zoti, Perëndia yt, i bëri Miriamit gjatë udhëtimit, mbas daljes suaj nga Egjipti.
<scripture passage="Deut 24:10" parsed="|Deut|24|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.10" />
<sup>10</sup> Kur i jep hua diçka të afërmit tënd nuk do të hysh në shtëpinë e tij për të marrë pengun e tij;
<scripture passage="Deut 24:11" parsed="|Deut|24|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.11" />
<sup>11</sup> do të rrish jashtë saj, dhe njeriu të cilit i ke dhënë hua do të ta sjellë jashtë pengun.
<scripture passage="Deut 24:12" parsed="|Deut|24|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.12" />
<sup>12</sup> Dhe në rast se ai njeri është i varfër, nuk do të shkosh të flesh duke pasur akoma pengun e tij.
<scripture passage="Deut 24:13" parsed="|Deut|24|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.13" />
<sup>13</sup> Duhet t'ia kthesh pengun në perëndim të diellit, në mënyrë që ai të flerë në mantelin e tij dhe të të bekojë; dhe kjo do të vihet në llogarinë e drejtësisë para syve të Zotit, Perëndisë tënd.
<scripture passage="Deut 24:14" parsed="|Deut|24|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.14" />
<sup>14</sup> Nuk do t'i hash hakun argatit të varfër dhe nevojtar, qoftë ai një nga vëllezërit e tu apo një nga të huajt që banojnë në vendin tënd, brenda portave të tua;
<scripture passage="Deut 24:15" parsed="|Deut|24|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.15" />
<sup>15</sup> do t'i japësh pagën e tij po atë ditë, para se të perëndojë dielli, sepse ai është i varfër dhe kjo është dëshira e tij; kështu ai nuk do të bërtasë kundër teje para Zotit dhe ti nuk do të kesh mëkat.
<scripture passage="Deut 24:16" parsed="|Deut|24|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.16" />
<sup>16</sup> Nuk do të dënohen me vdekje etërit për bijtë e tyre, as do të vriten bijtë për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet.
<scripture passage="Deut 24:17" parsed="|Deut|24|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.17" />
<sup>17</sup> Nuk do të cënosh të drejtën e të huajit o të jetimit dhe nuk do të marrësh peng rrobat e gruas së ve;
<scripture passage="Deut 24:18" parsed="|Deut|24|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.18" />
<sup>18</sup> por do të kujtosh se ke qenë skllav në Egjipt dhe se të ka liruar Zoti, Perëndia yt; prandaj të veprosh në këtë mënyrë.
<scripture passage="Deut 24:19" parsed="|Deut|24|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.19" />
<sup>19</sup> Kur korr në arën tënde dhe harron aty një demet, nuk do të kthehesh prapa për ta marrë; do të jetë për të huajin, për jetimin dhe gruan e ve, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në tërë veprën e duarve të tua.
<scripture passage="Deut 24:20" parsed="|Deut|24|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.20" />
<sup>20</sup> Kur do të shkundësh kokrrat e ullinjve të tua, nuk do të kthehesh në degët e tyre; ullinjtë që kanë mbetur do të jenë për të huajin, për jetimin dhe për gruan e ve.
<scripture passage="Deut 24:21" parsed="|Deut|24|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.21" />
<sup>21</sup> Kur të vjelësh vreshtin tënd, nuk do të kalosh një herë të dytë; vilet e mbetura do të jenë për të huajin, për jetimin dhe për gruan e ve.
<scripture passage="Deut 24:22" parsed="|Deut|24|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.24.22" />
<sup>22</sup> Dhe do të kujtosh se ke qenë skllav në vendin e Egjiptit; prandaj të urdhëroj të veprosh në këtë mënyrë".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 25" progress="18.33%" prev="Deut.24" next="Deut.26" id="Deut.25">
<h3 id="Deut.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="Deut.25-p1">
<scripture passage="Deut 25:1" parsed="|Deut|25|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.1" />
<sup>1</sup> "Në rast se fillon një grindje midis burrave dhe ata paraqiten në gjyq, gjykatësit do t'i gjykojnë duke i dhënë pafajësinë të pafajshmit dhe duke dënuar fajtorin.
<scripture passage="Deut 25:2" parsed="|Deut|25|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.2" />
<sup>2</sup> Pastaj në se fajtori meriton të rrihet, gjykatësi do të urdhërojë që ta shtrijnë për tokë dhe ta rrahin në prani të tij, me një numër goditjesh simbas shkallës së fajit të tij.
<scripture passage="Deut 25:3" parsed="|Deut|25|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.3" />
<sup>3</sup> Mund t'i jepen dyzet goditje, por jo më tepër, sepse, duke e kaluar këtë masë dhe duke e rrahur me një numër më të madh goditjesh, yt vëlla të mos përçmohet në sytë e tu.
<scripture passage="Deut 25:4" parsed="|Deut|25|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.4" />
<sup>4</sup> Nuk do t'i vësh turizën kaut që shin grurin.
<scripture passage="Deut 25:5" parsed="|Deut|25|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.5" />
<sup>5</sup> Në rast se disa vëllezër banojnë bashkë dhe njeri prej tyre vdes pa lënë fëmijë, gruaja e të ndjerit nuk do të martohet me një të huaj jashtë familjes; i kunati do të hyjë tek ajo dhe do ta marrë
<scripture passage="Deut 25:6" parsed="|Deut|25|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.6" />
<sup>6</sup> dhe i parëlinduri që ajo do të lindë do të marrë emrin e vëllait të vdekur, me qëllim që emri i tij të mos fshihet në Izrael.
<scripture passage="Deut 25:7" parsed="|Deut|25|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.7" />
<sup>7</sup> Por në rast se ai burrë nuk dëshiron të marrë të kunatën, kjo do të ngjitet në portën e pleqve dhe do të thotë: "Im kunat nuk pranon ta ngrerë emrin e vëllait të tij në Izrael; ai nuk dëshiron të kryejë ndaj meje detyrën e kunatit".
<scripture passage="Deut 25:8" parsed="|Deut|25|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.8" />
<sup>8</sup> Atëherë pleqtë e qytetit të tij do ta thërrasin dhe do t'i flasin; dhe në qoftë se ai ngul këmbë dhe thotë: "Nuk dua ta marr",
<scripture passage="Deut 25:9" parsed="|Deut|25|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.9" />
<sup>9</sup> atëherë kunata e tij do t'i afrohet në prani të pleqve do t'i heqë sandalën nga këmba, do ta pështyjë në fytyrë dhe do t'i thotë: "Këtë do të pësojë ai që nuk dëshiron të ndërtojë shtëpinë e vëllait të tij".
<scripture passage="Deut 25:10" parsed="|Deut|25|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.10" />
<sup>10</sup> Dhe emri i tij në Izrael do të jetë: "Shtëpia e atij të cilit i është hequr sandalja".
<scripture passage="Deut 25:11" parsed="|Deut|25|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.11" />
<sup>11</sup> Në rast se dy burra kanë një grindje midis tyre, dhe gruaja e njerit afrohet për të liruar të shoqin nga duart e atij që e rreh, shtrin dorën dhe e kap nga organet gjenitale, asaj do t'i pritet dora;
<scripture passage="Deut 25:12" parsed="|Deut|25|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.12" />
<sup>12</sup> syri yt nuk do të ketë mëshirë për të.
<scripture passage="Deut 25:13" parsed="|Deut|25|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.13" />
<sup>13</sup> Nuk do të kesh në thesin tënd dy pesha, një të madhe dhe një të vogël.
<scripture passage="Deut 25:14" parsed="|Deut|25|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.14" />
<sup>14</sup> Nuk do të kesh në shtëpi dy masa, një të madhe dhe një të vogël.
<scripture passage="Deut 25:15" parsed="|Deut|25|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.15" />
<sup>15</sup> Do të kesh një peshë të saktë dhe të drejtë, do të kesh një masë të saktë dhe të drejtë, me qëllim që ditët e tua të zgjaten në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
<scripture passage="Deut 25:16" parsed="|Deut|25|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.16" />
<sup>16</sup> Sepse të gjithë ata që kryejnë veprime të tilla, të gjithë ata që sillen në mënyrë jo të drejtë, urrehen nga Zoti, Perëndia yt.
<scripture passage="Deut 25:17" parsed="|Deut|25|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.17" />
<sup>17</sup> Kujto atë që të bëri Amaleku gjatë rrugës, kur dolët nga Egjipti;
<scripture passage="Deut 25:18" parsed="|Deut|25|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.18" />
<sup>18</sup> ai të doli përballë rrugës, duke sulmuar nga prapa tërë të dobëtit që ishin të fundit, kur ti ishe i lodhur dhe i mbaruar, dhe nuk pati fare frikë nga Perëndia.
<scripture passage="Deut 25:19" parsed="|Deut|25|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.25.19" />
<sup>19</sup> Kur, pra, Zoti, Perëndia yt, do të sigurojë qetësi nga armiqtë e tu rreth e përqark vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi për ta pushtuar, do të fshish kujtimin e Amalekut nën qiellin; mos e harro!".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 26" progress="18.39%" prev="Deut.25" next="Deut.27" id="Deut.26">
<h3 id="Deut.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="Deut.26-p1">
<scripture passage="Deut 26:1" parsed="|Deut|26|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.1" />
<sup>1</sup> "Kur të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, dhe ta shtiesh në dorë dhe të banosh në të,
<scripture passage="Deut 26:2" parsed="|Deut|26|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.2" />
<sup>2</sup> do të marrësh disa nga prodhimet e para të të gjitha prodhimeve të tokës të mbledhura nga ti në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, do t'i vësh në një shportë dhe do të shkosh në vendin që Zoti,  Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin  e tij.
<scripture passage="Deut 26:3" parsed="|Deut|26|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.3" />
<sup>3</sup> Pastaj do t'i paraqitesh priftit në funksion ato ditë dhe do t'i thuash: "Unë i deklaroj sot Zotit, Perëndisë tënd, që kam hyrë në vendin që Zoti u betua t'u japë etërve tanë".
<scripture passage="Deut 26:4" parsed="|Deut|26|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.4" />
<sup>4</sup> Atëherë prifti do të marrë shportën nga duart e tua dhe do ta vërë përpara altarit të Zotit, Perëndisë tënd;
<scripture passage="Deut 26:5" parsed="|Deut|26|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.5" />
<sup>5</sup> dhe ti do të përgjigjesh duke thënë para Zotit, Perëndisë tënd: "Ati im ishte një Arameo para se të vdesë; ai zbriti në Egjipt dhe banoi aty si i huaj me pak njerëz; aty u bë një komb i madh, i fuqishëm dhe i shumtë.
<scripture passage="Deut 26:6" parsed="|Deut|26|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.6" />
<sup>6</sup> Por Egjiptasit na trajtuan keq, na shtypën dhe na imponuan një skllavëri të rëndë.
<scripture passage="Deut 26:7" parsed="|Deut|26|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.7" />
<sup>7</sup> Atëherë bërtitëm dhe Zoti, Perëndia i etërve tanë, e dëgjoi zërin tonë, pa dëshpërimin tonë, punën tonë të rëndë dhe shtypjen tonë.
<scripture passage="Deut 26:8" parsed="|Deut|26|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.8" />
<sup>8</sup> Kështu Zoti na nxori nga Egjipti me një dorë të fuqishme dhe me krah të shtrirë, me gjëra të tmerrshme e me mrekulli dhe me shenja;
<scripture passage="Deut 26:9" parsed="|Deut|26|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.9" />
<sup>9</sup> pastaj na solli këtu dhe na dha këtë vend, ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.
<scripture passage="Deut 26:10" parsed="|Deut|26|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.10" />
<sup>10</sup> Dhe ja tani unë solla prodhimet e para të tokës që ti, o Zot, më ke dhënë!". Do t'i vendosësh para Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të biesh përmbys përpara Zotit, Perëndisë tënd;
<scripture passage="Deut 26:11" parsed="|Deut|26|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.11" />
<sup>11</sup> dhe do të gëzoheni, ti, Leviti dhe i huaji që ndodhet në radhët e tua për të mirat që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë ty dhe shtëpisë sate.
<scripture passage="Deut 26:12" parsed="|Deut|26|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.12" />
<sup>12</sup> Kur të kesh mbaruar së dhëni tërë të dhjetat e të ardhurave të tua në vitin e tretë, viti i të dhjetave, dhe ua ke dhënë Levitit, të huajit, jetimit dhe gruas së ve, me qëllim që t'i hanë brenda portave të tua dhe të ngopen,
<scripture passage="Deut 26:13" parsed="|Deut|26|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.13" />
<sup>13</sup> do të thuash përpara Zotit, Perëndisë tënd: "Unë kam hequr nga shtëpia ime atë që është shenjtëruar dhe ua kam dhënë Levitit, të huajit, jetimit dhe gruas së ve, në bazë të të gjitha gjërave që më  ke urdhëruar; nuk kam shkelur as kam harruar  asnjë nga urdhrat e tua.
<scripture passage="Deut 26:14" parsed="|Deut|26|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.14" />
<sup>14</sup> Nuk i hëngra gjatë zisë sime, nuk mora prej tyre kur isha i papastër dhe nuk ua ofrova të vdekurve; iu binda zërit të Zotit, Perëndisë tim, dhe veprova në bazë të të gjitha gjërave që më ke urdhërar.
<scripture passage="Deut 26:15" parsed="|Deut|26|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.15" />
<sup>15</sup> Kthe ndaj nesh vështrimin tënd nga banesa jote e shenjtë, nga qielli, dhe beko popullin tënd të Izraelit dhe vendin që na ke dhënë, siç iu betove etërve tanë, një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.
<scripture passage="Deut 26:16" parsed="|Deut|26|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.16" />
<sup>16</sup> Sot Zoti, Perëndia yt, të urdhëron të zbatosh në praktikë këto statute dhe dekrete; ki kujdes që t'i zbatosh me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.
<scripture passage="Deut 26:17" parsed="|Deut|26|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.17" />
<sup>17</sup> Ti sot deklarove që Zoti është Perëndia yt, që do të ecësh në rrugët e tij dhe do të respektosh statutet, urdhërimet dhe dekretet e tij, dhe do t'i bindesh zërit të tij.
<scripture passage="Deut 26:18" parsed="|Deut|26|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.18" />
<sup>18</sup> Sot Zoti ka deklaruar gjithashtu që ti je popull i tij, një thesar i veçantë, siç të ka thënë, me qëllim që ti të respektosh të githa urdhërimet e tij,
<scripture passage="Deut 26:19" parsed="|Deut|26|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.26.19" />
<sup>19</sup> dhe ti të mund të lartësohesh mbi të gjitha kombet që ai ka bërë për lavdi, famë dhe zulmë dhe që ti të jesh një popull i shenjtëruar për Zotin, Perëndinë tënd, ashtu siç e ka thënë ai".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 27" progress="18.47%" prev="Deut.26" next="Deut.28" id="Deut.27">
<h3 id="Deut.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="Deut.27-p1">
<scripture passage="Deut 27:1" parsed="|Deut|27|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Moisiu dhe pleqtë e Izraelit i dhanë popullit këtë urdhër: "Respektoni të gjitha urdhërimet që po ju caktoj sot.
<scripture passage="Deut 27:2" parsed="|Deut|27|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.2" />
<sup>2</sup> Ditën që do të kapërceni Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia juaj, ju jep, do të ngresh për vete gurë të mëdhenj dhe do t'i lyesh me gëlqere.
<scripture passage="Deut 27:3" parsed="|Deut|27|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.3" />
<sup>3</sup> Pastaj do të shkruash mbi ta tërë fjalët e këtij ligji, kur të kapërcesh Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep, një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu.
<scripture passage="Deut 27:4" parsed="|Deut|27|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.4" />
<sup>4</sup> Kështu, pra, kur të kaloni Jordanin, do të ngrini në malin Ebal këta gurë, që sot ju urdhëroj, dhe do t'i lyeni me gëlqere.
<scripture passage="Deut 27:5" parsed="|Deut|27|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.5" />
<sup>5</sup> Aty do t'i ngresh edhe një altar Zotit, Perëndisë tënd, një altar gurësh, mbi të cilët nuk do të përdorësh vegël hekuri.
<scripture passage="Deut 27:6" parsed="|Deut|27|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.6" />
<sup>6</sup> Do të ndërtosh altarin e Zotit, Perëndisë tënd, me gurë të pacënuar, dhe mbi të do t'i ofrosh olokauste Zotit, Perëndisë tënd.
<scripture passage="Deut 27:7" parsed="|Deut|27|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.7" />
<sup>7</sup> Do të ofrosh flijime falenderimi, dhe aty do të hash dhe do të gëzohesh përpara Zotit, Perëndisë tënd.
<scripture passage="Deut 27:8" parsed="|Deut|27|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.8" />
<sup>8</sup> Dhe do të shkruash mbi këta gurë tërë fjalët e këtij ligji me gërma shumë të qarta".
<scripture passage="Deut 27:9" parsed="|Deut|27|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Moisiu dhe priftërinjtë levitë i folën tërë Izraelit, duke thënë: "Mbaj qetësi dhe dëgjo, o Izrael! Sot je bërë populli i Zotit, Perëndisë tënd.
<scripture passage="Deut 27:10" parsed="|Deut|27|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.10" />
<sup>10</sup> Do t'i bindesh, pra, zërit të Zotit, Perëndisë tënd, dhe do t'i zbatosh në praktikë urdhërimet dhe ligjet që sot të urdhëroj".
<scripture passage="Deut 27:11" parsed="|Deut|27|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.11" />
<sup>11</sup> Po atë ditë Moisiu i dha këtë urdhër popullit, duke i thënë:
<scripture passage="Deut 27:12" parsed="|Deut|27|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.12" />
<sup>12</sup> "Ja ata do të rrijnë në malin Gerizim për të bekuar popullin kur të keni kapërcyer Jordanin: Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Jozefi dhe Beniamini;
<scripture passage="Deut 27:13" parsed="|Deut|27|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.13" />
<sup>13</sup> dhe ja ata që do të rrijnë në malin Ebal për të shqiptuar mallkimin: Rubeni, Gadi, Asheri, Zabuloni, Dani dhe Neftali.
<scripture passage="Deut 27:14" parsed="|Deut|27|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.14" />
<sup>14</sup> Levitët do të flasin dhe do t'u thonë me zë të lartë gjithë burrave të Izraelit:
<scripture passage="Deut 27:15" parsed="|Deut|27|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.15" />
<sup>15</sup> "Mallkuar qoftë ai njeri që bën një shëmbëlltyrë të gdhendur o prej metali të shkrirë, gjë e neveritshme për Zotin, vepër e duarve të një artizani, dhe e vendos në një vend sekret!". Dhe tërë populli do të përgjigjet dhe do të thotë: "Amen".
<scripture passage="Deut 27:16" parsed="|Deut|27|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.16" />
<sup>16</sup> "Mallkuar qoftë ai që përçmon atin ose nënën e tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".
<scripture passage="Deut 27:17" parsed="|Deut|27|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.17" />
<sup>17</sup> "Mallkuar qoftë ai që zhvendos kufijtë e të afërmit të tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".
<scripture passage="Deut 27:18" parsed="|Deut|27|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.18" />
<sup>18</sup> "Mallkuar qoftë ai që i humb rrugën të verbërit!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".
<scripture passage="Deut 27:19" parsed="|Deut|27|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.19" />
<sup>19</sup> "Mallkuar qoftë ai që cënon të drejtën e të huajit, të jetimit dhe të gruas së ve!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".
<scripture passage="Deut 27:20" parsed="|Deut|27|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.20" />
<sup>20</sup> "Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me gruan e atit të tij,; sepse ka ngritur cepin e mbulesës së atit të tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".
<scripture passage="Deut 27:21" parsed="|Deut|27|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.21" />
<sup>21</sup> "Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me çfarëdo kafshë!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".
<scripture passage="Deut 27:22" parsed="|Deut|27|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.22" />
<sup>22</sup> "Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me motrën e tij, me bijën e atit të tij ose me bijën e nënes së tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".
<scripture passage="Deut 27:23" parsed="|Deut|27|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.23" />
<sup>23</sup> "Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me vjehrrën e tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".
<scripture passage="Deut 27:24" parsed="|Deut|27|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.24" />
<sup>24</sup> "Mallkuar qoftë ai që vret të afërmin e tij në mënyrë të fshehtë!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".
<scripture passage="Deut 27:25" parsed="|Deut|27|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.25" />
<sup>25</sup> "Mallkuar qoftë ai që pranon një dhuratë për të goditur për vdekje një të pafajshëm!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".
<scripture passage="Deut 27:26" parsed="|Deut|27|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.27.26" />
<sup>26</sup> "Mallkuar qoftë ai që nuk u përmbahet fjalëve të këtij ligji për t'i zbatuar në praktikë!". Tërë populli do të thotë: "Amen".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 28" progress="18.55%" prev="Deut.27" next="Deut.29" id="Deut.28">
<h3 id="Deut.28-p0.1">Chapter 28</h3>
<p id="Deut.28-p1">
<scripture passage="Deut 28:1" parsed="|Deut|28|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.1" />
<sup>1</sup> "Tani, në rast se ti i bindesh me zell zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke pasur kujdes të zbatosh tërë urdhërimet e tij që sot unë po të urdhëroj, do të ndodhë që Zoti, Perëndia yt, do të të lartësojë mbi të gjitha kombet e dheut;
<scripture passage="Deut 28:2" parsed="|Deut|28|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.2" />
<sup>2</sup> të gjitha këto bekime do të bien mbi ty dhe do të të zënë, në rast se dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë tënd:
<scripture passage="Deut 28:3" parsed="|Deut|28|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.3" />
<sup>3</sup> Do të jesh i bekuar në qytete dhe në fshatra.
<scripture passage="Deut 28:4" parsed="|Deut|28|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.4" />
<sup>4</sup> I bekuar do të jetë edhe fryti i barkut tënd, fryti i tokës dhe i bagëtisë sate, pjelljet e lopëve të tua dhe fryti i deleve të tua.
<scripture passage="Deut 28:5" parsed="|Deut|28|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.5" />
<sup>5</sup> Të bekuara do të jenë shporta dhe magjja jote.
<scripture passage="Deut 28:6" parsed="|Deut|28|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.6" />
<sup>6</sup> Do të jesh i bekuar kur hyn dhe i bekuar kur del.
<scripture passage="Deut 28:7" parsed="|Deut|28|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.7" />
<sup>7</sup> Zoti do të veprojë në mënyrë që armiqtë e tu, që ngrihen kundër teje, të munden para teje; do të dalin kundër teje nëpër një rrugë, por do të ikin para teje nëpër shtatë rrugë.
<scripture passage="Deut 28:8" parsed="|Deut|28|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.8" />
<sup>8</sup> Dhe Zoti do ta urdhërojë bekimin të ndodhet mbi ty në hambaret e tua dhe mbi të gjitha ato gjëra ku ti do të vësh dorë; dhe do të të bekojë në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep.
<scripture passage="Deut 28:9" parsed="|Deut|28|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.9" />
<sup>9</sup> Zoti do të të vendosë në mënyrë që të jesh për të një popull i shenjtë, ashtu si të është betuar, në qoftë se do të respektosh urdhërimet e Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të ecësh në rrugët e tij;
<scripture passage="Deut 28:10" parsed="|Deut|28|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.10" />
<sup>10</sup> kështu tërë popujt e dheut do të shohin që ti je i thirrur me emrin e Zotit, dhe do të kenë frikë prej teje.
<scripture passage="Deut 28:11" parsed="|Deut|28|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.11" />
<sup>11</sup> Zoti, Perëndia yt, do të të mbushë me të mira, me frytin e barkut tënd, me frytin e bagëtisë sate dhe me frytin e tokës sate në vendin që Zoti u betua t'u japë etërve të tu.
<scripture passage="Deut 28:12" parsed="|Deut|28|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.12" />
<sup>12</sup> Zoti do të hapë për ty qiellin, thesarin e tij të mirë, për t'i dhënë tokës sate shiun në kohën e duhur dhe për të bekuar veprën e duarve të tua; ti do t'u japësh hua shumë kombeve, por nuk do të marrësh asgjë hua.
<scripture passage="Deut 28:13" parsed="|Deut|28|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.13" />
<sup>13</sup> Zoti do të bëjë që të jesh koka dhe jo bishti, dhe do të jesh gjithnjë lart dhe kurrë poshtë, në rast se u bindesh urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tënd, që sot të urdhëron t'i respektosh dhe t'i zbatosh në praktikë.
<scripture passage="Deut 28:14" parsed="|Deut|28|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.14" />
<sup>14</sup> Kështu nuk do të shmangesh as djathtas, as majtas nga asnjë prej fjalëve që sot ju urdhëroj, për të shkuar pas perëndive të tjera dhe për t'u shërbyer atyre.
<scripture passage="Deut 28:15" parsed="|Deut|28|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.15" />
<sup>15</sup> Por në rast se nuk i bindesh zërit të Zotit, Perëndisë tënd, për të respektuar me kujdes të gjitha urdhërimet dhe të gjitha statutet e tij që sot të urdhëroj, do të ndodhë që të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty dhe do të të gjejnë.
<scripture passage="Deut 28:16" parsed="|Deut|28|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.16" />
<sup>16</sup> Do të jesh i mallkuar në qytet dhe do të jesh i mallkuar në fshat.
<scripture passage="Deut 28:17" parsed="|Deut|28|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.17" />
<sup>17</sup> Të mallkuara do të jenë shporta jote dhe magjja jote.
<scripture passage="Deut 28:18" parsed="|Deut|28|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.18" />
<sup>18</sup> I mallkuar do të jetë fryti i barkut tënd, fryti i tokës sate, pjelljet e lopëve të tua dhe fryti i deleve të tua.
<scripture passage="Deut 28:19" parsed="|Deut|28|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.19" />
<sup>19</sup> Do të jesh i mallkuar kur hyn dhe i mallkuar kur del.
<scripture passage="Deut 28:20" parsed="|Deut|28|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.20" />
<sup>20</sup> Zoti do të dërgojë kundër teje mallkimin, rrëmujën dhe mosmiratimin për çdo gjë mbi të cilën do të vësh dorë dhe që do të bësh, deri sa ti të shkatërrohesh dhe të vdesësh shpejt, për shkak të ligësisë  së veprimeve të tua në të cilat më ke  braktisur.
<scripture passage="Deut 28:21" parsed="|Deut|28|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.21" />
<sup>21</sup> Zoti do të bëjë që të të zërë murtaja, deri sa të konsumohesh prej saj në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar.
<scripture passage="Deut 28:22" parsed="|Deut|28|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.22" />
<sup>22</sup> Zoti do të godasë me ligështim, me ethe, me mahisje, me vapë djegëse, me shpatë, me plasje dhe vrug, që do të ndjekin deri në shkatërrimin tënd.
<scripture passage="Deut 28:23" parsed="|Deut|28|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.23" />
<sup>23</sup> Qielli mbi kokën tënde do të jetë prej bakri dhe toka poshtë teje do të jetë prej hekuri.
<scripture passage="Deut 28:24" parsed="|Deut|28|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.24" />
<sup>24</sup> Zoti do ta kthejë shiun e vendit tënd në rërë dhe pluhur, që do të bien mbi ty deri sa të shkatërrohesh.
<scripture passage="Deut 28:25" parsed="|Deut|28|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.25" />
<sup>25</sup> Zoti do të të braktisë në disfatë dhe në masakër para armiqve të tu; do të dalësh kundër tyre nga një rrugë dhe do të largohesh prej tyre duke ua mbathur nëpër shtatë rrugë; dhe kështu do të bëhesh  një objekt urrejtjeje nga ana e të gjitha  mbretërive të dheut.
<scripture passage="Deut 28:26" parsed="|Deut|28|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.26" />
<sup>26</sup> Kufomat e tua do t'u shërbejnë si ushqim tërë zogjve të qiellit dhe kafshëve të tokës, dhe askush nuk ka për t'i përzënë.
<scripture passage="Deut 28:27" parsed="|Deut|28|27|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.27" />
<sup>27</sup> Zoti do të të godasë me ulcerën e Egjiptit, me hemorroidet, me zgjeben dhe me qerren, sëmundje nga të cilat nuk do të mund të shërohesh.
<scripture passage="Deut 28:28" parsed="|Deut|28|28|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.28" />
<sup>28</sup> Zoti do të të godasë me marrëzinë, me verbërinë dhe me shushatjen e zemrës;
<scripture passage="Deut 28:29" parsed="|Deut|28|29|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.29" />
<sup>29</sup> dhe do të ecësh me tahmin në mes të ditës, ashtu si ecën i verbëri në errësirë; nuk do të kesh mbarësi në rrugët e tua, por do të jesh vetëm i shtypur dhe i zhveshur vazhdimisht pa pasur ndihmën e askujt.
<scripture passage="Deut 28:30" parsed="|Deut|28|30|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.30" />
<sup>30</sup> Do të fejohesh me një femër, por një burrë tjetër do të bjerë në shtrat me të; do të ndërtosh një shtëpi, por nuk do të banosh në të; do të mbjellësh një vresht, por nuk do të mbledhësh rrushin e tij.
<scripture passage="Deut 28:31" parsed="|Deut|28|31|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.31" />
<sup>31</sup> Kau yt do të vritet para syve të tu, por ti nuk do të hash mishin e tij; gomarin tënd do të ta marrin në praninë tënde dhe nuk do të ta kthejnë; delet e tua do t'ua japin armiqve të tu dhe askush nuk do të të ndihmojë.
<scripture passage="Deut 28:32" parsed="|Deut|28|32|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.32" />
<sup>32</sup> Bijtë e tu dhe bijat e tua do t'i jepen një populli tjetër; sytë e tu do të shikojnë dhe do të përgjerohen tërë ditën nga dëshira për t'i parë, dhe dora jote do të jetë pa fuqi.
<scripture passage="Deut 28:33" parsed="|Deut|28|33|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.33" />
<sup>33</sup> Një popull që ti nuk e ke njohur, do të hajë frytin e tokës sate dhe të gjithë mundit tënd, dhe pa tjetër do të jesh i shtypur dhe i dërmuar vazhdimisht.
<scripture passage="Deut 28:34" parsed="|Deut|28|34|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.34" />
<sup>34</sup> Do të çmëndesh para pamjes që do të shohin sytë e tu.
<scripture passage="Deut 28:35" parsed="|Deut|28|35|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.35" />
<sup>35</sup> Zoti do të të godasë në gjunjët dhe në kofshët me një ulcer të keqe, nga e cila nuk do të mund të shërohesh, nga tabani i këmbëve deri në majë të kokës.
<scripture passage="Deut 28:36" parsed="|Deut|28|36|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.36" />
<sup>36</sup> Zoti do të të çojë ty dhe mbretin tënd, që e ke vënë mbi ty, në një komb që as ti, as etërit e tu, nuk e keni njohur; dhe atje do t'u shërbeni perëndive të tjera prej druri dhe prej guri;
<scripture passage="Deut 28:37" parsed="|Deut|28|37|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.37" />
<sup>37</sup> dhe do të bëhesh objekt habie, proverbi dhe talljeje në mes tërë popujve pranë të cilëve do të të çojë Zoti.
<scripture passage="Deut 28:38" parsed="|Deut|28|38|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.38" />
<sup>38</sup> Do të çosh shumë farë në arë por do të korrësh pak, sepse karkaleci do ta gllabërojë.
<scripture passage="Deut 28:39" parsed="|Deut|28|39|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.39" />
<sup>39</sup> Do të mbjellësh vreshta, do t'i punosh, por nuk do të pish verë as do të mbledhësh rrush, sepse krimbi do t'i hajë.
<scripture passage="Deut 28:40" parsed="|Deut|28|40|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.40" />
<sup>40</sup> Do të kesh ullinj në të gjithë territorin tënd, por nuk do të lyesh me vaj, sepse ullinjtë e tu do të bien.
<scripture passage="Deut 28:41" parsed="|Deut|28|41|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.41" />
<sup>41</sup> Do të të lindin bij dhe bija, por nuk do të jenë të tutë, sepse do të shkojnë në skllavëri.
<scripture passage="Deut 28:42" parsed="|Deut|28|42|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.42" />
<sup>42</sup> Tërë pemët e tua dhe frytet e tokës sate do të jenë pre nga karkalecit.
<scripture passage="Deut 28:43" parsed="|Deut|28|43|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.43" />
<sup>43</sup> I huaji që ndodhet në mes teje do të ngrihet gjithnjë e më lart mbi ty dhe ti do të biesh gjithnjë e më poshtë.
<scripture passage="Deut 28:44" parsed="|Deut|28|44|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.44" />
<sup>44</sup> Ai do të të japë hua, por ti nuk do t'i japësh hua atij; ai do të jetë koka dhe ti bishti.
<scripture passage="Deut 28:45" parsed="|Deut|28|45|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.45" />
<sup>45</sup> Të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty, do të të ndjekin dhe do të të zënë deri sa të shkatërrohesh, sepse nuk iu binde zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar urdhërimet dhe statutet që ai të ka urdhëruar.
<scripture passage="Deut 28:46" parsed="|Deut|28|46|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.46" />
<sup>46</sup> Ato do të jenë si një shenjë dhe si një mrekulli për ty dhe pasardhësit e tu, për gjithnjë.
<scripture passage="Deut 28:47" parsed="|Deut|28|47|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.47" />
<sup>47</sup> Sepse nuk i ke shërbyer Zotit, Perëndisë tënd, me gëzim dhe hare në zemër për bollëkun në çdo gjë,
<scripture passage="Deut 28:48" parsed="|Deut|28|48|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.48" />
<sup>48</sup> do t'u shërbesh armiqve të tu që Zoti do të dërgojë kundr teje, në një gjendje urije, etjeje, lakuriqësie dhe mungese të çdo gjëje; dhe ai do të vërë një zgjedhë të hekurt rreth qafës sate deri sa të të shkatërrojë.
<scripture passage="Deut 28:49" parsed="|Deut|28|49|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.49" />
<sup>49</sup> Zoti do të sjellë kundër teje nga larg, nga skajet e dheut, një komb të shpejtë, si shqiponja që fluturon, një komb gjuhën e të cilit ti nuk do ta kuptosh,
<scripture passage="Deut 28:50" parsed="|Deut|28|50|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.50" />
<sup>50</sup> një komb me një pamje të egër që nuk do të respektojë plakun dhe nuk do të ketë mëshirë për të voglin,
<scripture passage="Deut 28:51" parsed="|Deut|28|51|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.51" />
<sup>51</sup> dhe do të hajë frytin e bagëtisë sate dhe prodhimin e tokës sate, deri sa të shkatërrohesh; dhe nuk do të lërë as grurë, as musht, as vaj as pjelljet e lopëve të tua ose pjelljet e deleve të tua, deri sa të të ketë shkatërruar.
<scripture passage="Deut 28:52" parsed="|Deut|28|52|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.52" />
<sup>52</sup> Dhe do të rrethojë në të gjitha qytetet e tua, deri sa të rrëzohen në të gjithë vendin muret e larta dhe të fortifikuara te të cilat kishte besim. Do të të rrethojë në të gjitha qytetet e tua, në  të gjithë vendin që Zoti, Perëndia yt, të ka  dhënë.
<scripture passage="Deut 28:53" parsed="|Deut|28|53|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.53" />
<sup>53</sup> Përveç kësaj gjatë rrethimit dhe në fatkeqësinë në të cilën do të të katandisë armiku yt, do të hash frytin e barkut tënd, mishin e bijve dhe të bijave të tua, që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.
<scripture passage="Deut 28:54" parsed="|Deut|28|54|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.54" />
<sup>54</sup> Njeriu më zemërbutë dhe më delikat do të ketë një zemër kaq keqdashëse ndaj vëllait të tij, ndaj gruas që pushon mbi kraharorin e tij e ndaj fëmijëve që ka akoma,
<scripture passage="Deut 28:55" parsed="|Deut|28|55|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.55" />
<sup>55</sup> sa të mos i japë asnjerit prej tyre mishin e bijve të tij, që ai do të hajë për vete, sepse nuk do t'i mbetet asgjë gjatë rrethimit dhe në mjerimin në të cilin do ta katandisin armiqtë e tu në të gjitha qytetet e tua.
<scripture passage="Deut 28:56" parsed="|Deut|28|56|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.56" />
<sup>56</sup> Gruaja më zemërbutë dhe delikate midis jush, që për delikatesën dhe elegancën e saj do të kishte guxuar të vendoste tabanin e këmbës në tokë, do të ketë një zemër keqbërëse ndaj burrit që pushon mbi gjirin e saj, ndaj djalit dhe vajzës së saj,
<scripture passage="Deut 28:57" parsed="|Deut|28|57|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.57" />
<sup>57</sup> ndaj placentës që del nga barku i saj dhe ndaj fëmijëve që lind, sepse ajo do t'i hajë fshehurazi, për shkak se çdo gjë mungon gjatë rrethimit dhe për shkak të mjerimit të madh që do të pësosh nga armiqtë e tu në të gjitha qytetet e tua.
<scripture passage="Deut 28:58" parsed="|Deut|28|58|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.58" />
<sup>58</sup> Po të mos kesh kujdes të zbatosh në praktikë të gjitha fjalët e këtij ligji, që janë shkruar në këtë libër, duke pasur frikë nga ky emër i lavdishëm dhe i tmerrshëm, Zoti, Perëndia yt,
<scripture passage="Deut 28:59" parsed="|Deut|28|59|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.59" />
<sup>59</sup> atëherë Zoti do të lëshojë mbi ty dhe mbi pasardhësit e tu mjerime të papërshkrueshme, të mëdha dhe të zgjatura, si dhe sëmundje të këqija dhe të qëndrueshme;
<scripture passage="Deut 28:60" parsed="|Deut|28|60|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.60" />
<sup>60</sup> përveç kësaj do të kthejë mbi ty të gjitha sëmundjet e Egjiptit, nga të cilat kishe frikë, dhe ato do të të ngjiten.
<scripture passage="Deut 28:61" parsed="|Deut|28|61|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.61" />
<sup>61</sup> Edhe të gjitha sëmundjet dhe tërë fatkeqësitë e pashkruara në librin e këtij ligji, Zoti do t'i sjellë mbi ty, deri sa të shkatërrohesh.
<scripture passage="Deut 28:62" parsed="|Deut|28|62|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.62" />
<sup>62</sup> Kështu do të mbeteni pak, mbasi keni qenë shumë si yjet e qiellit, sepse nuk i je bindur zërit të Zotit, Perëndisë tënd.
<scripture passage="Deut 28:63" parsed="|Deut|28|63|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.63" />
<sup>63</sup> Dhe do të ndodhë që, ashtu si Zoti ndjente kënaqësi t'ju bënte të mirë dhe t'ju shumëzonte, po kështu Zoti do të ndjejë kënaqësi duke ju zhdukur dhe shkatërruar; dhe do t'ju rrëmbejnë nga vendi ku po hyni për ta pushtuar.
<scripture passage="Deut 28:64" parsed="|Deut|28|64|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.64" />
<sup>64</sup> Zoti do të të shpërndajë midis tërë popujve, nga njeri skaj i tokës në tjetrin; dhe atje ti do t'u shërbesh perëndive të tjera, që as ti as etërit e tu nuk i keni njohur kurrë, perëndi prej druri dhe prej guri.
<scripture passage="Deut 28:65" parsed="|Deut|28|65|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.65" />
<sup>65</sup> Dhe midis atyre kombeve nuk do të gjesh prehje dhe vend ku të pushojnë tabanët e këmbëve të tua; aty Zoti do të të japë një zemër të drithëruar, sy përgjërues dhe ankth në shpirt.
<scripture passage="Deut 28:66" parsed="|Deut|28|66|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.66" />
<sup>66</sup> Jeta jote do të qëndrojë përpara pezull në pasiguri; do të dridhesh natën dhe ditën dhe nuk do të kesh asnjë siguri për qenien tënde.
<scripture passage="Deut 28:67" parsed="|Deut|28|67|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.67" />
<sup>67</sup> Në mëngjes do të thuash: "Ah, të ishte mbrëmje!", dhe në mbrëmje do të thuash: "Ah, të ishte mëngjes!", për shkak të llahtarës që do të mbushë zemrën tënde dhe të pamjes që do të shohin sytë e tu.
<scripture passage="Deut 28:68" parsed="|Deut|28|68|0|0" osisRef="Bible:Deut.28.68" />
<sup>68</sup> Dhe Zoti do të të kthejë në Egjipt me anije, nëpër rrugën që të pata thënë: "Nuk do ta shohësh më kurrë!". Dhe aty do t'ju ofrojnë armiqve tuaj për t'ju shitur si skllevër dhe si skllave, por askush nuk do t'ju blejë".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 29" progress="18.81%" prev="Deut.28" next="Deut.30" id="Deut.29">
<h3 id="Deut.29-p0.1">Chapter 29</h3>
<p id="Deut.29-p1">
<scripture passage="Deut 29:1" parsed="|Deut|29|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.1" />
<sup>1</sup> Këto janë fjalët e besëlidhjes që Zoti i urdhëroi Moisiut të përfundonte me bijtë e Izraelit në vendin e Moabit, përveç besëlidhjes që kishte bërë me ta në malin Horeb.
<scripture passage="Deut 29:2" parsed="|Deut|29|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.2" />
<sup>2</sup> Moisiu thirri tërë Izraelin dhe u tha atyre: "Ju keni parë të gjitha ato që i ka bërë Zoti në Egjipt para syve tuaj Faraonit, të gjithë shërbëtorëve të tij dhe tërë vendit;
<scripture passage="Deut 29:3" parsed="|Deut|29|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.3" />
<sup>3</sup> sytë tuaj kanë parë mjerimet e mëdha, shenjat dhe mrekullitë e mëdha;
<scripture passage="Deut 29:4" parsed="|Deut|29|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.4" />
<sup>4</sup> por deri sot Zoti nuk ju ka dhënë zemër për të kuptuar, sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar.
<scripture passage="Deut 29:5" parsed="|Deut|29|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.5" />
<sup>5</sup> Unë ju kam udhëhequr dyzet vjet në shkretëtirë; rrobat tuaja nuk ju janë prishur në trup, sandalet tuaja nuk iu janë konsumuar në këmbët tuaja.
<scripture passage="Deut 29:6" parsed="|Deut|29|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.6" />
<sup>6</sup> Nuk keni ngrënë bukë dhe nuk keni pirë verë as pije dehëse, me qëllim që të njihnit që unë jam Zoti, Perëndia juaj.
<scripture passage="Deut 29:7" parsed="|Deut|29|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.7" />
<sup>7</sup> Kur arritët në këtë vend, Sihoni, mbret i Heshbonit, dhe Ogu, mbret i Bashanit, dolën kundër nesh për të luftuar, por ne i mundëm,
<scripture passage="Deut 29:8" parsed="|Deut|29|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.8" />
<sup>8</sup> pushtuam vendin e tyre dhe ia dhamë në trashëgimi Rubenitëve, Gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit.
<scripture passage="Deut 29:9" parsed="|Deut|29|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.9" />
<sup>9</sup> Respektoni, pra, fjalët e kësaj besëlidhje dhe zbatojeni në praktikë, me qëllim që të keni mbarësi në çdo gjë që bëni.
<scripture passage="Deut 29:10" parsed="|Deut|29|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.10" />
<sup>10</sup> Sot të gjithë ju ndodheni para Zotit, Perëndisë tuaj: krerët tuaj, fiset tuaja, pleqtë tuaj, zyrtarët tuaj, tërë njerëzit e Izraelit,
<scripture passage="Deut 29:11" parsed="|Deut|29|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.11" />
<sup>11</sup> fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe i huaji që ndodhet në mes të kampit tënd, duke filluar nga ai që çan drutë deri tek ai që nxjerr ujin tënd,
<scripture passage="Deut 29:12" parsed="|Deut|29|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.12" />
<sup>12</sup> për të hyrë në besëlidhjen e Zotit, Perëndisë tënd, dhe në betimin e tij që Zoti, Perëndia yt, bën sot me ty,
<scripture passage="Deut 29:13" parsed="|Deut|29|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.13" />
<sup>13</sup> për të të vendosur sot si popull të tij dhe për të qënë Perëndia yt, ashtu si të tha dhe si iu betua etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.
<scripture passage="Deut 29:14" parsed="|Deut|29|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.14" />
<sup>14</sup> Unë e bëj këtë besëlidhje dhe këtë betim jo vetëm me ju,
<scripture passage="Deut 29:15" parsed="|Deut|29|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.15" />
<sup>15</sup> por edhe me ata që janë sot para Zotit, Perëndisë tonë, dhe me ata që sot nuk janë këtu me ne.
<scripture passage="Deut 29:16" parsed="|Deut|29|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.16" />
<sup>16</sup> (Sepse ju e dini që kemi banuar në vendin e Egjiptit dhe kemi kaluar në mes të kombeve, që u keni rënë mes për mes;
<scripture passage="Deut 29:17" parsed="|Deut|29|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.17" />
<sup>17</sup> dhe keni parë gjërat e tyre të neveritshme, idhujt e tyre prej druri, guri, argjendi dhe ari, që ndodhen në mes tyre).
<scripture passage="Deut 29:18" parsed="|Deut|29|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.18" />
<sup>18</sup> Të mos ketë midis jush burrë a grua, familje a fis zemra e të cilit të largohet nga Zoti, Perëndia ynë, dhe të shkojë t'u shërbejë perëndive të këtyre kombeve, nuk duhet të ketë midis jush asnjë rrënjë që prodhon helmin dhe pelinin;
<scripture passage="Deut 29:19" parsed="|Deut|29|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.19" />
<sup>19</sup> dhe të mos ndodhë që dikush, duke dëgjuar fjalët e këtij betimi, të vetëbekohet në zemër të tij, duke thënë: "Do të kem paqe, edhe sikur të eci me kokëfortësinë e zemrës sime", ashtu si i dehuri të mund të përfshihej të përkorin.
<scripture passage="Deut 29:20" parsed="|Deut|29|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.20" />
<sup>20</sup> Por Zoti nuk mund ta falë kurrë; por në këtë rast zemërimi i Zotit dhe zilia e tij do të ndizen kundër tij dhe të gjitha mallkimet që janë shkruar në këtë libër do të bien mbi të, dhe Zoti do ta fshijë emrin e tij poshtë qiellit;
<scripture passage="Deut 29:21" parsed="|Deut|29|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.21" />
<sup>21</sup> Zoti do ta veçojë për ta shkatërruar nga të gjitha fiset e Izraelit, simbas të gjitha mallkimeve të besëlidhjes së shkruar në këtë libër të ligjit.
<scripture passage="Deut 29:22" parsed="|Deut|29|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.22" />
<sup>22</sup> Kështu brezi i ardhshëm i bijve tuaj që do të dalë pas jush dhe i huaji që do të vijë nga një vend i largët, duke parë mjerimet dhe lëngatat që Zoti u ka dhënë, do të thonë:
<scripture passage="Deut 29:23" parsed="|Deut|29|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.23" />
<sup>23</sup> "Tërë toka është squfur, kripë, zjarrmi; nuk është mbjellë, nuk prodhon më asgjë dhe në të nuk rritet asnjë bar, ashtu si pas shkatërrimit të Sodomës, të Gomorrës, të Admahut dhe të Tseboimit, që  Zoti shkatërroi gjatë zemërimit dhe tërbimit  të tij".
<scripture passage="Deut 29:24" parsed="|Deut|29|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.24" />
<sup>24</sup> Po, të gjitha kombet do të thonë: "Pse Zoti e trajtoi kështu këtë vend? Pse ky zemërim kaq i madh?".
<scripture passage="Deut 29:25" parsed="|Deut|29|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.25" />
<sup>25</sup> Atëherë do të përgjigjen: "Sepse kanë braktisur besëlidhjen e Zotit, Perëndisë së etërve të tyre, që ai lidhi me ta kur i nxori nga vendi i Egjiptit;
<scripture passage="Deut 29:26" parsed="|Deut|29|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.26" />
<sup>26</sup> sepse ata shkuan t'u shërbejnë perëndive të tjera dhe ranë përmbys përpara tyre, perëndi që ata nuk i njihnin dhe që Zoti nuk u kishte dhënë atyre.
<scripture passage="Deut 29:27" parsed="|Deut|29|27|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.27" />
<sup>27</sup> Për këtë arësye u ndez zemërimi i Zotit kundër këtij vendi, me qëllim që të gjitha mallkimet e shkruara në këtë libër të binin mbi të;
<scripture passage="Deut 29:28" parsed="|Deut|29|28|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.28" />
<sup>28</sup> dhe Zoti i shkëputi nga vendi i tyre me zemërim, me tërbim dhe me indinjatë të madhe dhe i hodhi në një vend tjetër, siç po ndodh sot".
<scripture passage="Deut 29:29" parsed="|Deut|29|29|0|0" osisRef="Bible:Deut.29.29" />
<sup>29</sup> Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 30" progress="18.91%" prev="Deut.29" next="Deut.31" id="Deut.30">
<h3 id="Deut.30-p0.1">Chapter 30</h3>
<p id="Deut.30-p1">
<scripture passage="Deut 30:1" parsed="|Deut|30|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.1" />
<sup>1</sup> "Kështu, kur të të kenë rënë në kurriz tërë këto gjëra, bekimi dhe mallkimi që unë të kam vënë përpara, dhe ti do t'ua kujtosh të gjitha kombeve në mes të të cilëve Zoti, Perëndia yt, do të të ketë dëbuar,
<scripture passage="Deut 30:2" parsed="|Deut|30|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.2" />
<sup>2</sup> dhe kur të kthehesh tek Zoti, Perëndia yt, dhe t'i bindesh zërit të tij, ti dhe bijtë e tu, me gjithë zemër e më gjithë shpirt, duke respektuar tërë ato që po të urdhëroj sot,
<scripture passage="Deut 30:3" parsed="|Deut|30|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.3" />
<sup>3</sup> Zoti, Perëndia yt, do të të kthejë nga skllavëria, do të ketë mëshirë për ty dhe do të të mbledhë përsëri nga radhët e të gjithë popujve, ndër të cilët Zoti, Perëndia yt, të kishte shpërndarë.
<scripture passage="Deut 30:4" parsed="|Deut|30|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.4" />
<sup>4</sup> Edhe sikur të kesh qenë përzënë në skajin e qiellit, Zoti, Perëndia yt, do të të mbledhë dhe do të marrë që andej.
<scripture passage="Deut 30:5" parsed="|Deut|30|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.5" />
<sup>5</sup> Zoti, Perëndia yt, do të të rikthejë në vendin që etërit e tu kanë zotëruar dhe ti do ta zotërosh atë; dhe ai do të të bëjë të mira dhe do të të shumëzojë më tepër se etërit e tu.
<scripture passage="Deut 30:6" parsed="|Deut|30|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.6" />
<sup>6</sup> Zoti, Perëndia yt, do ta rrethpresë zemrën tënde dhe zemrën e pasardhësve të tu, që ti ta duash Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, dhe kështu ti të jetosh.
<scripture passage="Deut 30:7" parsed="|Deut|30|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.7" />
<sup>7</sup> Dhe Zoti, Perëndia yt, do t'i lëshojë tërë këto mallkime mbi armiqtë e tu dhe mbi tërë ata që të urrejnë dhe të kanë persekutuar.
<scripture passage="Deut 30:8" parsed="|Deut|30|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.8" />
<sup>8</sup> Ti përkundrazi do të kthehesh dhe do t'i bindesh zërit të Zotit dhe do të zbatosh në praktikë të gjitha urdhërimet që të porosit sot.
<scripture passage="Deut 30:9" parsed="|Deut|30|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.9" />
<sup>9</sup> Zoti, Perëndia yt, do të sjellë shumë mbarësi në gjithë veprën e duarve të tua, në frytin e barkut tënd, në frytin e bagëtisë sate dhe në frytin e tokës sate; sepse Zoti do të kënaqet përsëri duke  të të bërë të mirën, ashtu si u kënaq kur ua  bëri etërve të tu,
<scripture passage="Deut 30:10" parsed="|Deut|30|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.10" />
<sup>10</sup> sepse do t'i bindesh zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar urdhërimet dhe statutet e tij që janë shkruar në këtë libër të ligjit, sepse do të jesh rikthyer tek Zoti, Perëndia yt, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.
<scripture passage="Deut 30:11" parsed="|Deut|30|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.11" />
<sup>11</sup> Ky urdhërim që të jap sot nuk është shumë i vështirë për ty, as shumë larg teje.
<scripture passage="Deut 30:12" parsed="|Deut|30|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.12" />
<sup>12</sup> Nuk është në qiell, që ti të thuash: "Kush do të ngjitet në qiell që të na e sjellë dhe ta dëgjojmë, me qëllim që ta zbatojmë në praktikë?".
<scripture passage="Deut 30:13" parsed="|Deut|30|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.13" />
<sup>13</sup> Dhe nuk është matanë detit që ti të thuash: "Kush do të kalojë për ne matanë detit që të na e sjellë dhe ta dëgjojmë, në mënyrë që ta zbatojmë në praktikë?".
<scripture passage="Deut 30:14" parsed="|Deut|30|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.14" />
<sup>14</sup> Por fjala është shumë afër teje; është në gojën tënde dhe në zemrën tënde, që ti ta zbatosh në praktikë.
<scripture passage="Deut 30:15" parsed="|Deut|30|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.15" />
<sup>15</sup> Shiko, unë vë sot para teje jetën dhe të mirën, vdekjen dhe të keqen;
<scripture passage="Deut 30:16" parsed="|Deut|30|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.16" />
<sup>16</sup> prandaj unë të urdhëroj ta duash Zotin, Perëndinë tënd, të ecësh në rrugët e tij, të respektosh urdhërimet, statutet dhe dekretet e tij, që ti të jetosh dhe të shumëzohesh; dhe Zoti, Perëndia yt,  do të të bekojë në vendin që ti po shkon për  ta pushtuar.
<scripture passage="Deut 30:17" parsed="|Deut|30|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.17" />
<sup>17</sup> Por në qoftë se zemra jote shikon gjetiu dhe ti nuk bindesh dhe e lë veten të biesh përmbys para perëndive të tjera dhe t'u shërbesh atyre,
<scripture passage="Deut 30:18" parsed="|Deut|30|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.18" />
<sup>18</sup> unë ju deklaroj sot që me siguri keni për t'u zhdukur, që nuk do t'i zgjatni ditët tuaja në vendin ku po gatiteni të hyni për ta pushtuar, duke kaluar Jordanin.
<scripture passage="Deut 30:19" parsed="|Deut|30|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.19" />
<sup>19</sup> Unë marr sot si dëshmitarë kundër teje qiellin dhe tokën, që unë të kam vënë përpara jetës dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetën që të mund të jetoni ti dhe pasardhësit e tu,
<scripture passage="Deut 30:20" parsed="|Deut|30|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.30.20" />
<sup>20</sup> dhe të mund ta duash Zotin, Perëndinë tënd, t'i bindesh zërit të tij dhe të qendrosh i lidhur ngushtë me të, sepse ai është jeta jote dhe gjatësia e ditëve të tua, kështu që ti të mund të jetosh në  vendin që Zoti u betua t'u japë etërve të  tu: Abrahamit, Isakut dhe Jakobit".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 31" progress="18.99%" prev="Deut.30" next="Deut.32" id="Deut.31">
<h3 id="Deut.31-p0.1">Chapter 31</h3>
<p id="Deut.31-p1">
<scripture passage="Deut 31:1" parsed="|Deut|31|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.1" />
<sup>1</sup> Moisiu shkoi dhe u drejtoi edhe këto fjalë tërë Izraelit,
<scripture passage="Deut 31:2" parsed="|Deut|31|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.2" />
<sup>2</sup> dhe u tha banorëve të tij: "Unë jam sot njëqind e njëzet vjeç, nuk mundem më të hyj dhe të dal; përveç kësaj Zoti më ka thënë: "Ti nuk do ta kalosh Jordanin".
<scripture passage="Deut 31:3" parsed="|Deut|31|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.3" />
<sup>3</sup> Zoti, Perëndia yt, do të kalojë ai vetë para teje, dhe do të shkatërrojë para teje këto kombe, dhe ti do t'i shpronësosh; vetë Jozueu do të kalojë para teje, siç e ka thënë Zoti.
<scripture passage="Deut 31:4" parsed="|Deut|31|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.4" />
<sup>4</sup> Dhe Zoti do t'u bëjë atyre atë që u bëri Sihonit dhe Ogut, mbretit të Amorejve, dhe vendit të tyre, kur i shkatërroi.
<scripture passage="Deut 31:5" parsed="|Deut|31|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.5" />
<sup>5</sup> Zoti do t'i kalojë në pushtetin tuaj dhe ju do t'i trajtoni sipas të gjitha urdhërave që ju kam dhënë.
<scripture passage="Deut 31:6" parsed="|Deut|31|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.6" />
<sup>6</sup> Tregohuni të fortë dhe trima, mos kini frikë, mos u trembni prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është ai vetë që ecën me ty; ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për të të braktisur".
<scripture passage="Deut 31:7" parsed="|Deut|31|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.7" />
<sup>7</sup> Pastaj Moisiu thirri Jozueun dhe i tha në prani të të gjithë Izraelit: "Qofsh i fortë dhe trim, sepse ti do të hysh bashkë me këtë popull në vendin që Zoti u betua t'u japë etërve të tyre, dhe ti do t'ua japësh atyre si trashëgimi
<scripture passage="Deut 31:8" parsed="|Deut|31|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.8" />
<sup>8</sup> Përveç kësaj Zoti vetë ecën para teje; ai do të jetë me ty; nuk do të të lërë dhe s'ka për të të braktisur; mos u tremb dhe mos u tmerro".
<scripture passage="Deut 31:9" parsed="|Deut|31|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.9" />
<sup>9</sup> Kështu Moisiu e shkrojti këtë ligj dhe ia dorëzoi priftërinjve, bijve të Levit, që mbajnë arkën e besëlidhjes të Zotit dhe të gjithë pleqve të Izraelit.
<scripture passage="Deut 31:10" parsed="|Deut|31|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Moisiu i urdhëroi ata, duke thënë: "Në fund të çdo shtatë vjetve, në kohën e caktuar si vit i faljes, në festën e Kasolleve,
<scripture passage="Deut 31:11" parsed="|Deut|31|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.11" />
<sup>11</sup> kur tërë Izraeli do të vijë të paraqitet përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur, do të lexosh këtë ligj para tërë Izraelit, në veshët e tërë izraelitëve.
<scripture passage="Deut 31:12" parsed="|Deut|31|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.12" />
<sup>12</sup> Do të mbledhësh popullin, burra, gra, fëmijë dhe të huajin që ndodhet brenda portave të tua, që të dëgjojnë dhe të mësojnë të kenë frikë nga Zoti, Perëndia juaj, dhe të kenë kujdes të zbatojnë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji,
<scripture passage="Deut 31:13" parsed="|Deut|31|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.13" />
<sup>13</sup> kështu që bijtë e tyre që akoma nuk e njohin, të dëgjojnë Zotin, Perëndinë tuaj, dhe të kenë frikë prej tij, për të gjithë kohën që do të jetoni në vendin që ju po hyni ta pushtoni, duke kaluar Jordanin".
<scripture passage="Deut 31:14" parsed="|Deut|31|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.14" />
<sup>14</sup> Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ja, dita e vdekjes sate po afrohet; thirr Jozueun dhe paraqituni në çadrën e mbledhjes me qëllim që të mund t'i jap urdhrat e mia". Moisiu dhe Jozueu shkuan, pra, të paraqiten në çadrën e mbledhjes.
<scripture passage="Deut 31:15" parsed="|Deut|31|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.15" />
<sup>15</sup> Dhe Zoti u paraqit në çadër në një shtyllë reje; dhe shtylla e resë u ndal në hyrjen e çadrës.
<scripture passage="Deut 31:16" parsed="|Deut|31|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.16" />
<sup>16</sup> Dhe Zoti i tha Moisiut: "Ja, ti do të shkosh të flesh bashkë me etërit e tu; dhe ky popull do të çohet dhe do të kurvërohet duke shkuar pas perëdive të huaja të vendit në mes të të cilit po shkon;  dhe do të më braktisë mua dhe do të shkelë  besëlidhjen që kam lidhur me të.
<scripture passage="Deut 31:17" parsed="|Deut|31|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.17" />
<sup>17</sup> Dhe atë ditë zemërimi im do të ndizet kundër tyre; unë do t'i braktis dhe do t'u fsheh fytyrën time, dhe do të përpihen. Shumë të këqia dhe fatkeqësi do t'u bien përsipër; dhe atë ditë ata do të thonë:  "Këto të këqia na kanë zënë ndofta sepse  Perëndia ynë nuk është në mes nesh?".
<scripture passage="Deut 31:18" parsed="|Deut|31|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.18" />
<sup>18</sup> Atë ditë unë do ta fsheh me siguri fytyrën time për shkak të tërë të këqiave që ata kanë bërë, duke iu drejtuar perëndive të tjera.
<scripture passage="Deut 31:19" parsed="|Deut|31|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.19" />
<sup>19</sup> Tani shkruajeni për ju këtë kantik dhe mësojuani bijve të Izraelit; vëreni në gojën e tyre, me qëllim që ky kantik të më shërbejë si dëshmi kundër bijve të Izraelit.
<scripture passage="Deut 31:20" parsed="|Deut|31|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.20" />
<sup>20</sup> Kur t'i kem futur në vendin, që u premtova etërve të tyre me betim, aty ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, dhe ata të kenë ngrënë, të jenë ngopur dhe të kenë vënë dhjamë, atëherë do t'u drejtohen perëndive  të tjera për t'i shërbyer, dhe do të  përçmojnë dhe do të shkelin besëlidhjen time.
<scripture passage="Deut 31:21" parsed="|Deut|31|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.21" />
<sup>21</sup> Atëherë do të ndodhë që kur shumë të këqia dhe fatkeqësi do t'u kenë zënë, ky himn fetar do të dëshmojë kundër tyre, sepse ai nuk do të harrohet dhe do të mbetet mbi buzët e pasardhësve të tyre; unë  njoh në fakt qëllimet e tyre, edhe para se  t'i kem futur në vendin që u kam premtuar me betim".
<scripture passage="Deut 31:22" parsed="|Deut|31|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.22" />
<sup>22</sup> Kështu Moisiu e shkrojti atë ditë këtë kantik dhe ua mësoi bijve të Izraelit.
<scripture passage="Deut 31:23" parsed="|Deut|31|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.23" />
<sup>23</sup> Pastaj i dha urdhërat e tij Jozueut, birit të Nunit dhe i tha: "Të jesh i fortë dhe trim, sepse ti do t'i futësh bijtë e Izraelit në vendin që u kam premtuar me betim; dhe unë do të jem me ty".
<scripture passage="Deut 31:24" parsed="|Deut|31|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.24" />
<sup>24</sup> Kur Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët e këtij ligji,
<scripture passage="Deut 31:25" parsed="|Deut|31|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.25" />
<sup>25</sup> u dha këtë urdhër Levitëve që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, duke thënë:
<scripture passage="Deut 31:26" parsed="|Deut|31|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.26" />
<sup>26</sup> "Merreni këtë libër të ligjit dhe vendoseni në arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, me qëllim që të mbetet si një dëshmi kundër teje;
<scripture passage="Deut 31:27" parsed="|Deut|31|27|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.27" />
<sup>27</sup> sepse unë e njoh frymën tëndë rebele dhe fortësinë e qafës sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallë midis jush, ju u bëtë rebelë kundër Zotit; aq më tepër do të bëheni mbas vdekjes sime!
<scripture passage="Deut 31:28" parsed="|Deut|31|28|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.28" />
<sup>28</sup> Mblidhni pranë meje të gjithë pleqtë e fiseve tuaja dhe zyrtarët tuaj, me qëllim që të dëgjojnë këto fjalë dhe unë të thërras të dëshmojnë kundër tyre qiellin dhe tokën.
<scripture passage="Deut 31:29" parsed="|Deut|31|29|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.29" />
<sup>29</sup> Sepse unë e di që, mbas vdekjes sime, do të korruptoheni plotësisht dhe do të largoheni nga rruga që ju kam urdhëruar, dhe ditët e fundit do të goditeni nga fatkeqësia, sepse keni për të bërë atë  që është e keqe për sytë e Zotit, duke provokuar  indinjatën e tij me veprën e duarve tuaja".
<scripture passage="Deut 31:30" parsed="|Deut|31|30|0|0" osisRef="Bible:Deut.31.30" />
<sup>30</sup> Kështu Moisiu, në veshët e të gjithë asamblesë së Izraelit, shqiptoi fjalët e këtij kantiku deri në fund.
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 32" progress="19.12%" prev="Deut.31" next="Deut.33" id="Deut.32">
<h3 id="Deut.32-p0.1">Chapter 32</h3>
<p id="Deut.32-p1">
<scripture passage="Deut 32:1" parsed="|Deut|32|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.1" />
<sup>1</sup> "Dëgjoni, o qiej, dhe unë do të flas; dhe dëgjo, o tokë, fjalët e gojës sime.
<scripture passage="Deut 32:2" parsed="|Deut|32|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.2" />
<sup>2</sup> Mësimi im do të zbresë si shiu, fjala ime do të pikojë si vesa, si shiu i imët mbi barin e njomë dhe si një rrebesh mbi drurët e vegjël,
<scripture passage="Deut 32:3" parsed="|Deut|32|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.3" />
<sup>3</sup> sepse unë shpall emrin e Zotit. Lëvdoni Perëndinë tonë!
<scripture passage="Deut 32:4" parsed="|Deut|32|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.4" />
<sup>4</sup> Ai është Shkëmbi, vepra e tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e tij ka drejtësi. Éshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; ai është i drejtë dhe i mirë.
<scripture passage="Deut 32:5" parsed="|Deut|32|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.5" />
<sup>5</sup> Por ata janë korruptuar; nuk janë bij të tij, për shkak të fajit të tyre, janë një brez i shtrëmbër dhe i degjeneruar.
<scripture passage="Deut 32:6" parsed="|Deut|32|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.6" />
<sup>6</sup> Kështu doni ta shpërbleni Zotin, o popull i pamend dhe i marrë? A nuk është ai ati yt që të ka blerë? A nuk është ai që të ka bërë dhe të ka vendosur?
<scripture passage="Deut 32:7" parsed="|Deut|32|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.7" />
<sup>7</sup> Kujto ditët e lashtësisë, ki parasysh vitet e shumë kohërave të shkuara, pyet atin tënd, dhe ai do të ta tregojë, pyet pleqtë e tu dhe ata do të ta thonë.
<scripture passage="Deut 32:8" parsed="|Deut|32|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.8" />
<sup>8</sup> Kur Shumë i Larti u dha kombeve trashëgiminë e tyre, kur ndau bijtë e Adamit, ai përcaktoi kufijtë e popujve, në bazë të numrit të bijve të Izraelit.
<scripture passage="Deut 32:9" parsed="|Deut|32|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.9" />
<sup>9</sup> Me qenë se pjesa e Zotit është populli i tij, Jakobi është pjesa e trashëgimisë së tij.
<scripture passage="Deut 32:10" parsed="|Deut|32|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.10" />
<sup>10</sup> Ai e gjeti në një tokë të shkretë, në një vetmi të helmuar dhe të mjerë. Ai e rrethoi, u kujdes për të dhe e ruajti si bebja e syrit të tij.
<scripture passage="Deut 32:11" parsed="|Deut|32|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.11" />
<sup>11</sup> Ashtu si një shqiponjë nxit zogjtë e saj, fluturon mbi të vegjëlit e saj, shtrin krahët e saj, i merr dhe i mbart mbi krahët e saj,
<scripture passage="Deut 32:12" parsed="|Deut|32|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.12" />
<sup>12</sup> Zoti e drejtoi vetë, dhe asnjë perëndi e huaj nuk ishte me të.
<scripture passage="Deut 32:13" parsed="|Deut|32|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.13" />
<sup>13</sup> Ai e bëri të ngasë me kalë mbi lartësitë e tokës, me qëllim që të hante prodhimin e fushave; e bëri të thithë mjaltin nga shkëmbi dhe vajin nga shkëmbi i strallit,
<scripture passage="Deut 32:14" parsed="|Deut|32|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.14" />
<sup>14</sup> ajkën e lopëve dhe qumështin e deleve me gjithë yndyrën e qengjave, deshtë e Bashanit dhe cjeptë me majën e miellit të grurit; dhe ti ke pirë verën, gjakun e rrushit.
<scripture passage="Deut 32:15" parsed="|Deut|32|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.15" />
<sup>15</sup> Por Jeshuruni u majm dhe kundërshtoi (je bërë i majmë, i trashë dhe i dhjamur); braktisi Perëndinë që e ka bërë dhe përçmoi Shkëmbin e shpëtimit të tij.
<scripture passage="Deut 32:16" parsed="|Deut|32|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.16" />
<sup>16</sup> Ata nxitën smirën e tij me perëndi të huaja, provokuan zemërimin e tij me veprime të neveritshme.
<scripture passage="Deut 32:17" parsed="|Deut|32|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.17" />
<sup>17</sup> U kanë bërë flijime demonëve që nuk janë Perëndi, perëndive që nuk njihnin, perëndive të reja, të shfaqura kohët e fundit, që etërit tuaj nuk ua kishin frikën.
<scripture passage="Deut 32:18" parsed="|Deut|32|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.18" />
<sup>18</sup> Ke lënë pas dore Shkëmbin që të ka pjellë dhe ke harruar Perëndinë që të ka formuar.
<scripture passage="Deut 32:19" parsed="|Deut|32|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.19" />
<sup>19</sup> Por Zoti e pa këtë dhe i hodhi poshtë, për shkak të provokimit të bijve të tij dhe të bijave të tij,
<scripture passage="Deut 32:20" parsed="|Deut|32|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.20" />
<sup>20</sup> dhe tha: "Unë do t'u fsheh atyre fytyrën time dhe do të shoh cili do të jetë fundi i tyre, sepse janë një brez i degjeneruar, bij tek të cilët nuk ka fare besnikëri.
<scripture passage="Deut 32:21" parsed="|Deut|32|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.21" />
<sup>21</sup> Ata më kanë bërë ziliqar me atë që nuk është Perëndi, kanë provokuar zemërimin tim me idhujt e tyre të kotë; dhe unë do t'i bëj ziliqarë me njerëz që nuk janë një popull, do të ngacmoj smirën e tyre me një komb që s'është në vete.
<scripture passage="Deut 32:22" parsed="|Deut|32|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.22" />
<sup>22</sup> Sepse një zjarr është ndezur gjatë zemërimit tim dhe ka për të djegur pjesët më të thella të Sheolit; do të gllabërojë tokën dhe prodhimet e saj dhe do t'u vërë zjarrin themeleve të maleve.
<scripture passage="Deut 32:23" parsed="|Deut|32|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.23" />
<sup>23</sup> Unë do të mblesh mbi ta mjerime, do t'i mbaroj shigjetat e mia kundër tyre.
<scripture passage="Deut 32:24" parsed="|Deut|32|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.24" />
<sup>24</sup> Ata do të veniten nga uria, do të përpihen nga një vapë djegëse dhe nga një murtajë e tmerrshme; do të dërgoj kundër tyre dhëmbët e kafshëve të egra, me helmin e gjarpërinjve që hiqen zvarrë nëpër pluhur.
<scripture passage="Deut 32:25" parsed="|Deut|32|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.25" />
<sup>25</sup> Nga jashtë shpata do t'i privojë nga fëmijët, nga brenda terrori, duke shkaktuar njëkohësisht vdekjen e të riut dhe të virgjëreshës, të foshnjës së gjirit dhe të plakut të thinjur.
<scripture passage="Deut 32:26" parsed="|Deut|32|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.26" />
<sup>26</sup> Unë kam thënë: "Do t'i fshij një herë e mirë, do të zhduk kujtimin e tyre në mes të njerëzve",
<scripture passage="Deut 32:27" parsed="|Deut|32|27|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.27" />
<sup>27</sup> por i trembem provokimit të armikut, sepse kundërshtarët e tyre, duke interpretuar keq situatën, mund të thonë: "Triumfoi dora jonë dhe jo Zoti i cili ka bërë tërë këto gjëra!".
<scripture passage="Deut 32:28" parsed="|Deut|32|28|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.28" />
<sup>28</sup> Sepse janë një komb që ka humbur gjykimin dhe nuk ka në ta asnjë zgjuarësi.
<scripture passage="Deut 32:29" parsed="|Deut|32|29|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.29" />
<sup>29</sup> Po të ishin të urtë do ta kuptonin këtë, do të merrnin parasysh fundin që i pret.
<scripture passage="Deut 32:30" parsed="|Deut|32|30|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.30" />
<sup>30</sup> Si do të mundte një person i vetëm të ndiqte një mijë e dyqind veta dhe, dy persona të bënin të iknin dhjetë mijë veta, po të mos i kishte shitur Shkëmbi dhe po të mos i kishte dorëzuar Zoti tek armiku?
<scripture passage="Deut 32:31" parsed="|Deut|32|31|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.31" />
<sup>31</sup> Sepse shkëmbi i tyre nuk është si Shkëmbi ynë; vetë armiqtë tanë janë gjykatësit e tyre;
<scripture passage="Deut 32:32" parsed="|Deut|32|32|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.32" />
<sup>32</sup> por hardhia e tyre vjen nga hardhia e Sodomës dhe nga fushat e Gomorës; rrushi i tyre është i helmatisur dhe vilet e rrushit të tyre janë të hidhura;
<scripture passage="Deut 32:33" parsed="|Deut|32|33|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.33" />
<sup>33</sup> vera e tyre është një helm gjarpërinjsh, një helm mizor gjarpërinjsh helmonjës.
<scripture passage="Deut 32:34" parsed="|Deut|32|34|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.34" />
<sup>34</sup> E tërë kjo a nuk është ruajtur vallë pranë meje, e vulosur në thesaret e mia?
<scripture passage="Deut 32:35" parsed="|Deut|32|35|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.35" />
<sup>35</sup> Mua më përket hakmarrja dhe shpërblimi; do të vijë koha dhe do t'u merren këmbët! Sepse dita e gjëmës së tyre është e afërt, dhe gjërat e përgatitura për ta shpejtohen të vijnë.
<scripture passage="Deut 32:36" parsed="|Deut|32|36|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.36" />
<sup>36</sup> Po, Zoti do të gjykojë popullin e tij, por do t'i vijë keq për shërbëtorët e tij kur të shohë që fuqia e tyre është zhdukur dhe që nuk mbetet më asnjeri, as skllav as i lirë.
<scripture passage="Deut 32:37" parsed="|Deut|32|37|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.37" />
<sup>37</sup> Atëherë ai do të thotë: "Ku janë perënditë e tyre, shkëmbi në të cilin gjenin strehë,
<scripture passage="Deut 32:38" parsed="|Deut|32|38|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.38" />
<sup>38</sup> që hanin yndyrën e flijimeve të tyre dhe pinin verën e libacioneve të tyre? Le të ngrihen për t'i ndihmuar dhe për të qenë strehimi juaj!".
<scripture passage="Deut 32:39" parsed="|Deut|32|39|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.39" />
<sup>39</sup> Tani e shikoni që unë jam Ai dhe që nuk ka Perëndi tjetër përbri meje. Unë të bëj që të vdesësh dhe të jetosh, unë të plagos dhe të shëroj, dhe nuk ka njeri që mund të të lirojë nga dora ime.
<scripture passage="Deut 32:40" parsed="|Deut|32|40|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.40" />
<sup>40</sup> Po, unë ngre dorën time në drejtim të qiellit dhe them: Unë jetoj për gjithnjë,
<scripture passage="Deut 32:41" parsed="|Deut|32|41|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.41" />
<sup>41</sup> kur të mpreh shpatën time dhe dora ime të përgatitet të gjykojë, do të hakmerrem me armiqtë e mi dhe do të shpërblej ata që më urrejnë.
<scripture passage="Deut 32:42" parsed="|Deut|32|42|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.42" />
<sup>42</sup> Do t'i deh me gjak shigjetat e mia dhe shpata ime do të gëlltisë mishin, bashkë me gjakun e të vrarëve dhe të robërve, të krerëve flokëgjatë të armikut.
<scripture passage="Deut 32:43" parsed="|Deut|32|43|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.43" />
<sup>43</sup> Gëzohuni, o kombe, bashkë me popullin e tij, sepse Zoti merr hak për gjakun e shërbëtorëve të tij, merr hak kundër kundërshtarëve të tij, por do të ketë mëshirë për tokën dhe për popullin e tij".
<scripture passage="Deut 32:44" parsed="|Deut|32|44|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.44" />
<sup>44</sup> Kështu Moisiu erdhi bashkë me Jozueun, birin e Nunit, dhe shqiptoi tërë fjalët e këtij kantiku në veshët e popullit.
<scripture passage="Deut 32:45" parsed="|Deut|32|45|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.45" />
<sup>45</sup> Kur Moisiu mbaroi së shqiptuari tërë këto fjalë para tërë Izraelit,
<scripture passage="Deut 32:46" parsed="|Deut|32|46|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.46" />
<sup>46</sup> u tha atyre: "Merrini me zemër tërë fjalët me të cilat kam dëshmuar sot kundër jush. Do t'ua lini porosi bijve, që ata të kenë kujdes të zbatojnë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji.
<scripture passage="Deut 32:47" parsed="|Deut|32|47|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.47" />
<sup>47</sup> Sepse kjo nuk është një fjalë pa vlerë për ju, por është jeta juaj; dhe me këtë fjalë do të zgjasni ditët tuaja në vendin ku po hyni për ta pushtuar, duke kapërcyer Jordanin".
<scripture passage="Deut 32:48" parsed="|Deut|32|48|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.48" />
<sup>48</sup> Po atë ditë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
<scripture passage="Deut 32:49" parsed="|Deut|32|49|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.49" />
<sup>49</sup> "Ngjitu mbi malin e Abarimëve, mbi malin e Nebos, që ndodhet në vendin e Moabit, në bregun e kundërt të Jerikos, dhe vështro vendin e Kanaanit, që unë ju jap bijve të Izraelit.
<scripture passage="Deut 32:50" parsed="|Deut|32|50|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.50" />
<sup>50</sup> Ti ke për të vdekur në malin mbi të cilin po ngjitesh dhe do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu si Aaroni, vëllai yt, ka vdekur mbi malin e Horit dhe u bashkua me popullin e tij,
<scripture passage="Deut 32:51" parsed="|Deut|32|51|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.51" />
<sup>51</sup> sepse u treguat të pabesë me mua në mes të bijve të Izraelit, në ujërat e Meribës në Kadesh, në shkretëtirën e Tsinit, dhe sepse nuk më shenjtëruat në mes të bijve të Izraelit.
<scripture passage="Deut 32:52" parsed="|Deut|32|52|0|0" osisRef="Bible:Deut.32.52" />
<sup>52</sup> Ti do ta shikosh vendin para teje, por atje, në vendin që unë ju jap bijve të Izraelit, ti nuk ke për të hyrë".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 33" progress="19.29%" prev="Deut.32" next="Deut.34" id="Deut.33">
<h3 id="Deut.33-p0.1">Chapter 33</h3>
<p id="Deut.33-p1">
<scripture passage="Deut 33:1" parsed="|Deut|33|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.1" />
<sup>1</sup> Ky është bekimi me të cilin Moisiu, njeri i Perëndisë, bekoi bijtë e Izraelit, para se të vdiste.
<scripture passage="Deut 33:2" parsed="|Deut|33|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.2" />
<sup>2</sup> Dhe u tha: "Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta në Seir; u paraqit në madhështinë e tij nga mali Paran, arriti nga mesi i një morie shenjtorësh; nga e djathta e tyre dilte për ta një ligj i zjarrtë.
<scripture passage="Deut 33:3" parsed="|Deut|33|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.3" />
<sup>3</sup> Me siguri ai i do popujt; të gjithë shenjtorët e tij janë në duart e tua; ata janë ulur në këmbët e tua, secili i dëgjon fjalët e tua.
<scripture passage="Deut 33:4" parsed="|Deut|33|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.4" />
<sup>4</sup> Moisiu na ka urdhëruar një ligj, një trashëgimi të asamblesë së Jakobit.
<scripture passage="Deut 33:5" parsed="|Deut|33|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.5" />
<sup>5</sup> Ai ka qenë mbret në Jeshuruni, kur mblidheshin krerët e popullit, tërë fiset e Izraelit tok.
<scripture passage="Deut 33:6" parsed="|Deut|33|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.6" />
<sup>6</sup> Rroftë Rubeni dhe mos vdektë; por njerëzit e tij mbetshin pak".
<scripture passage="Deut 33:7" parsed="|Deut|33|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.7" />
<sup>7</sup> Judës përkundrazi i tha këto: "Dëgjo, o Zot, zërin e Judës dhe ktheje tek populli i tij; dora e tij lufton për çështjen e tij; bëhu ti një ndihmës i tij kundër armiqve të tij.
<scripture passage="Deut 33:8" parsed="|Deut|33|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.8" />
<sup>8</sup> Pastaj për Levin tha: "Thumimët dhe Urimët e tu i përkasin njeriut tënd besimtar, që ti provove në Masa dhe me të cilin je grindur në ujërat e Meribës.
<scripture passage="Deut 33:9" parsed="|Deut|33|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.9" />
<sup>9</sup> Ai thotë për të atin dhe për të ëmën: "Unë nuk i kam parë"; ai nuk i njohu vëllezërit e tij dhe nuk njohu bijtë; sepse Levitët kanë respektuar fjalën tënde dhe kanë ruajtur besëlidhjen tënde.
<scripture passage="Deut 33:10" parsed="|Deut|33|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.10" />
<sup>10</sup> Ata u mësojnë dekretet e tua Jakobit dhe ligjin tënd Izraelit; vënë temjanin para teje dhe tërë olokaustin mbi altarin tënd.
<scripture passage="Deut 33:11" parsed="|Deut|33|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.11" />
<sup>11</sup> O Zot, beko forcën e tij dhe prano veprën e duarve të tij. Shpo tej e përtej ata që ngrejnë krye kundër atij dhe që e urrejnë, me qëllim që të mos ngrihen më".
<scripture passage="Deut 33:12" parsed="|Deut|33|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.12" />
<sup>12</sup> Përsa i përket Beniaminit, ai tha: "I dashuri i Zotit do të banojë me siguri pranë tij. Zoti do ta mbrojë vazhdimisht dhe do të banojë në krahët e tij".
<scripture passage="Deut 33:13" parsed="|Deut|33|13|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.13" />
<sup>13</sup> Përsa i përket Jozefit, ai tha: "Vendi i tij qoftë i bekuar nga Zoti me dhurata të çmuara të qiellit, me vesën, me ujërat e humnerës që ndodhet poshtë,
<scripture passage="Deut 33:14" parsed="|Deut|33|14|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.14" />
<sup>14</sup> me frytet e çmuara të diellit, me prodhimet e çmuara të çdo muaji,
<scripture passage="Deut 33:15" parsed="|Deut|33|15|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.15" />
<sup>15</sup> me prodhimet më të mira të maleve të lashta, me dhuratat e çmuara të kodrave të përjetshme,
<scripture passage="Deut 33:16" parsed="|Deut|33|16|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.16" />
<sup>16</sup> me dhuratat e çmuara të tokës dhe të të gjitha gjërave që ajo përmban. Favori i atij që ishte në ferrishte të bjerë mbi kryet e Jozefit, mbi majën e kokës së atij që është zgjedhur ndërmjet vëllezërve të tij!
<scripture passage="Deut 33:17" parsed="|Deut|33|17|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.17" />
<sup>17</sup> Madhështia e tij është si ajo e demit të tij të parëlindur, brirët e tij janë si brirët e një bualli. Me to do të shpojë tërë popujt, deri në skajet e dheut. Këto janë moritë e Efraimit. Këto janë mijërat e Manasit".
<scripture passage="Deut 33:18" parsed="|Deut|33|18|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.18" />
<sup>18</sup> Përsa i përket Zabulonit, ai tha: "Gëzoje, Zabulon, daljen tënde, dhe ti Isakar, ndejtjen në çadrat e tua!
<scripture passage="Deut 33:19" parsed="|Deut|33|19|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.19" />
<sup>19</sup> Ata do të thërrasin popujt në mal dhe aty do të ofrojnë flijime drejtësie; sepse ata do të thithin bollëkun e detrave dhe thesaret e fshehura në rërë".
<scripture passage="Deut 33:20" parsed="|Deut|33|20|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.20" />
<sup>20</sup> Përsa i përket Gadit, ai tha: "I bekuar qoftë ai që e shtrin Gadin. Ai rri shtrirë si një luaneshë dhe copëton krahë dhe kafkë.
<scripture passage="Deut 33:21" parsed="|Deut|33|21|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.21" />
<sup>21</sup> Ai shtie në dorë pjesën e parë për veten e tij, sepse aty ishte pjesa e parë e rezervuar e udhëheqësit; ai erdhi me krerët e popullit dhe zbatoi drejtësinë e Zotit dhe dekretet e tij me Izraelin".
<scripture passage="Deut 33:22" parsed="|Deut|33|22|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.22" />
<sup>22</sup> Përsa i përket Danit, ai tha: "Dani është një luan i vogël, që hidhet nga Bashani".
<scripture passage="Deut 33:23" parsed="|Deut|33|23|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.23" />
<sup>23</sup> Përsa i përket Neftalit, ai tha: "O Neftali, i ngopur me favore dhe i mbushur me bekime të Zotit, pushto perëndimin dhe jugun".
<scripture passage="Deut 33:24" parsed="|Deut|33|24|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.24" />
<sup>24</sup> Përsa i përket Asherit, ai tha: "Më i bekuari nga tërë bijtë qoftë Asheri! Le të jetë i preferuari i vëllezërve të tij dhe të zhysë këmbën e tij në vaj.
<scripture passage="Deut 33:25" parsed="|Deut|33|25|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.25" />
<sup>25</sup> Sandalet e tij të jenë prej hekuri dhe prej bronzi, dhe forca jote të vazhdojë sa janë ditët e tua.
<scripture passage="Deut 33:26" parsed="|Deut|33|26|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.26" />
<sup>26</sup> Askush nuk është barabar me Perëndinë e Jeshurunit, që shkon me kalë nëpër qiejtë në ndihmën tënde dhe shkon mbi retë me madhështinë e tij.
<scripture passage="Deut 33:27" parsed="|Deut|33|27|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.27" />
<sup>27</sup> Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm. Ai do ta dëbojë armikun para teje dhe do të thotë: "Shkatërroje!".
<scripture passage="Deut 33:28" parsed="|Deut|33|28|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Izraeli do ta ndiejë veten të sigurtë, në një vend gruri dhe mushti; dhe qielli i tij di të japë vesë.
<scripture passage="Deut 33:29" parsed="|Deut|33|29|0|0" osisRef="Bible:Deut.33.29" />
<sup>29</sup> Ti je i lumtur, o Izrarel! Kush është barabar me ty, o popull i shpëtuar nga Zoti? Ai është mburoja që të ndihmon dhe shpata e lavdisë sate. Armiqtë e tu do të të nënshtrohen dhe ti do të shkelësh vendet e tyre të larta".
</p>
</div3>

<div3 title="Deuteronomy 34" progress="19.39%" prev="Deut.33" next="Josh" id="Deut.34">
<h3 id="Deut.34-p0.1">Chapter 34</h3>
<p id="Deut.34-p1">
<scripture passage="Deut 34:1" parsed="|Deut|34|1|0|0" osisRef="Bible:Deut.34.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Moisiu u ngjit nga fusha e Moabit në Malin Nebo, në majën e Pisgahut, që ndodhet në bregun e kundërt të Jerikos. Dhe Zoti i tregoi tërë vendin e Galaadit deri në Dan,
<scripture passage="Deut 34:2" parsed="|Deut|34|2|0|0" osisRef="Bible:Deut.34.2" />
<sup>2</sup> tërë Naftalin, vendin e Efraimit dhe të Manasit, tërë vendin e Judës deri në detin perëndimor,
<scripture passage="Deut 34:3" parsed="|Deut|34|3|0|0" osisRef="Bible:Deut.34.3" />
<sup>3</sup> Negevin dhe fushën e luginës të Jerikos, qytet i palmave, deri në Tsoar.
<scripture passage="Deut 34:4" parsed="|Deut|34|4|0|0" osisRef="Bible:Deut.34.4" />
<sup>4</sup> Zoti tha: "Ky është vendi që u premtova me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, duke u thënë: "Unë do t'ua jap pasardhësve tuaj". Ti e pe me sytë e tua, por nuk do të hysh në të!".
<scripture passage="Deut 34:5" parsed="|Deut|34|5|0|0" osisRef="Bible:Deut.34.5" />
<sup>5</sup> Kështu Moisiu, shërbëtori i Zoit, vdiq aty, në vendin e Moabit, simbas fjalës së Zotit.
<scripture passage="Deut 34:6" parsed="|Deut|34|6|0|0" osisRef="Bible:Deut.34.6" />
<sup>6</sup> Dhe Zoti e varrosi në luginën e vendit të Moabit, përballë Beth-Peorit; dhe askush nuk e ka mësuar deri më sot vendin e varrit të tij.
<scripture passage="Deut 34:7" parsed="|Deut|34|7|0|0" osisRef="Bible:Deut.34.7" />
<sup>7</sup> Moisiu ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq; shikimi i tij nuk ishte dobësuar dhe fuqia e tij nuk i qe mpakur.
<scripture passage="Deut 34:8" parsed="|Deut|34|8|0|0" osisRef="Bible:Deut.34.8" />
<sup>8</sup> Bijtë e Izraelit e qanë në fushat e Moabit tridhjetë ditë; pastaj ditët e zisë dhe të vajtimit për Moisiun morën fund.
<scripture passage="Deut 34:9" parsed="|Deut|34|9|0|0" osisRef="Bible:Deut.34.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Jozueu, bir i Nunit, u mbush me frymën e diturisë, sepse Moisiu kishte vënë duart mbi të; kështu bijtë e Izraelit iu bindën atij dhe vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Moisiun Zoti.
<scripture passage="Deut 34:10" parsed="|Deut|34|10|0|0" osisRef="Bible:Deut.34.10" />
<sup>10</sup> Nuk doli më në Izrael një profet i ngjashëm me Moisiun, me të cilin Zoti fliste sy për sy,
<scripture passage="Deut 34:11" parsed="|Deut|34|11|0|0" osisRef="Bible:Deut.34.11" />
<sup>11</sup> në të gjitha shenjat dhe mrekullitë që Zoti e dërgoi të bënte në vendin e Egjiptit para Faraonit, para tërë shërbëtorëve të tij dhe tërë vendit të tij,
<scripture passage="Deut 34:12" parsed="|Deut|34|12|0|0" osisRef="Bible:Deut.34.12" />
<sup>12</sup> në të gjithë madhështinë e fuqisë dhe në të gjitha gjërat e mëdha dhe të tmerrshme që Moisiu kreu përpara syve të të gjithë Izraelit.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Joshua" progress="19.43%" prev="Deut.34" next="Josh.1" id="Josh">
<h2 id="Josh-p0.1">Joshua</h2>

<div3 title="Joshua 1" progress="19.43%" prev="Josh" next="Josh.2" id="Josh.1">
<h3 id="Josh.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Josh.1-p1">
<scripture passage="Josh 1:1" parsed="|Josh|1|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.1" />
<sup>1</sup> Mbas vdekjes së Moisiut, shërbëtorit të Zotit, ndodhi që Zoti i foli Jozueut, djalit të Nunit, që i shërbente Moisiut, dhe i tha:
<scripture passage="Josh 1:2" parsed="|Josh|1|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.2" />
<sup>2</sup> "Moisiu, shërbëtori im, vdiq; prandaj çohu, kalo Jordanin, ti dhe gjithë ky popull, dhe shko në atë vend që unë u jap atyre, bijve të Izraelit.
<scripture passage="Josh 1:3" parsed="|Josh|1|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.3" />
<sup>3</sup> Unë ju kam dhënë çdo vend që tabani i këmbës suaj ka për të shkelur, siç i thashë Moisiut.
<scripture passage="Josh 1:4" parsed="|Josh|1|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.4" />
<sup>4</sup> Territori yt do të shtrihet nga shkretëtira dhe nga Libani deri në lumin e madh, në lumin e Eufratit, nga tërë vendi i Hitejve deri në Detin e Madh, në perëndim.
<scripture passage="Josh 1:5" parsed="|Josh|1|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.5" />
<sup>5</sup> Askush nuk do të mund të të kundërshtojë gjatë tërë ditëve të jetës sate; ashtu siç kam qenë me Moisiun, kështu do të jem me ty; nuk do të të lë, as nuk do të të braktis.
<scripture passage="Josh 1:6" parsed="|Josh|1|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.6" />
<sup>6</sup> Ji i fortë dhe trim, sepse ti do të bësh që ky popull të zotërojë vendin që u betova t'u jap etërve të tyre.
<scripture passage="Josh 1:7" parsed="|Josh|1|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.7" />
<sup>7</sup> Vetëm tregohu i fortë dhe shumë trim, duke u përpjekur të veprosh simbas tërë ligjit që Moisiu, shërbëtori im, të ka urdhëruar; mos u shmang prej tij as djathtas, as majtas, që të kesh mbarësi kudo që të shkosh.
<scripture passage="Josh 1:8" parsed="|Josh|1|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.8" />
<sup>8</sup> Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh simbas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh.
<scripture passage="Josh 1:9" parsed="|Josh|1|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.9" />
<sup>9</sup> A nuk të urdhërova unë? Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh".
<scripture passage="Josh 1:10" parsed="|Josh|1|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Jozueu urdhëroi oficerët e popullit, duke u thënë:
<scripture passage="Josh 1:11" parsed="|Josh|1|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.11" />
<sup>11</sup> "Kaloni përmes kampit dhe jepini popullit këtë urdhër, duke i thënë: Siguroni rezerva ushqimore, sepse brenda tri ditëve do të kaloni Jordanin për të vajtur të pushtoni vendin që Zoti, Perëndia juaj, ju jep si trashëgimi".
<scripture passage="Josh 1:12" parsed="|Josh|1|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.12" />
<sup>12</sup> Jozueu u foli gjithashtu Rubenitëve, Gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit, duke u thënë:
<scripture passage="Josh 1:13" parsed="|Josh|1|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.13" />
<sup>13</sup> "Mbani mend fjalën që Moisiu, shërbëtori i Zotit, ju urdhëroi kur ju tha: "Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë pushim dhe ju ka dhënë këtë vend.
<scripture passage="Josh 1:14" parsed="|Josh|1|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.14" />
<sup>14</sup> Gratë tuaja, të vegjëlit tuaj, dhe bagëtia juaj do të mbeten në vendin që Moisiu ju ka dhënë nga kjo anë e Jordanit; por ju, tërë luftëtarët tuaj trima do të kaloni të armatosur para vëllezërve tuaj dhe do t'i ndihmoni,
<scripture passage="Josh 1:15" parsed="|Josh|1|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.15" />
<sup>15</sup> derisa Zoti t'u ketë dhënë pushim vëllezërve tuaj ashtu si juve, dhe ta kenë shtënë në dorë vendin që Zoti, Perëndia juaj, u jep atyre. Atëherë mund të ktheheni për të pushtuar vendin që ju përket,  dhe që Moisiu, shërbëtor i Zotit, ju ka dhënë  këtej Jordanit në drejtim të Lindjes"".
<scripture passage="Josh 1:16" parsed="|Josh|1|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.16" />
<sup>16</sup> Atëherë ata iu përgjigjën Jozueut, duke i thënë: "Ne do të bëjmë të gjitha ato që ti na urdhëron dhe do të shkojmë kudo që të na çosh.
<scripture passage="Josh 1:17" parsed="|Josh|1|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.17" />
<sup>17</sup> Ashtu siç i jemi bindur për çdo gjë Moisiut, kështu do të të bindemi ty. Vetëm me ty qoftë Zoti, Perëndia yt, ashtu siç ka qenë me Moisiun!
<scripture passage="Josh 1:18" parsed="|Josh|1|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.1.18" />
<sup>18</sup> Kushdo që ngre krye kundër urdhrave të tua, dhe nuk u bindet fjalëve të tua, do të vritet. Vetëm ji i fortë dhe trim!".
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 2" progress="19.50%" prev="Josh.1" next="Josh.3" id="Josh.2">
<h3 id="Josh.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Josh.2-p1">
<scripture passage="Josh 2:1" parsed="|Josh|2|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.1" />
<sup>1</sup> Jozueu, bir i Nunit, dërgoi dy burra te Shitimi për të vëzhguar fshehurazi, duke u thënë: "Shkoni, kontrolloni vendin dhe Jerikon". Kështu ata shkuan dhe hynë në shtëpinë e një prostitute, të quajtur Rahab, dhe aty banuan.
<scripture passage="Josh 2:2" parsed="|Josh|2|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.2" />
<sup>2</sup> Këtë gjë ia referuan mbretit të Jerikos, duke i thënë: "Ja, disa bij të Izraelit erdhën këtu sonte natën për të vëzhguar vendin".
<scripture passage="Josh 2:3" parsed="|Josh|2|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.3" />
<sup>3</sup> Atëherë mbreti i Jerikos dërgoi t'i thotë Rahabit: "Nxirri jashtë njerëzit që kanë ardhur te ti dhe kanë hyrë në shtëpinë tënde, sepse ata kanë ardhur për të vëzhguar tërë vendin".
<scripture passage="Josh 2:4" parsed="|Josh|2|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.4" />
<sup>4</sup> Por gruaja i mori dy burrat dhe i fshehu; pastaj tha: "Éshtë e vërtetë, këta njerëz erdhën tek unë, por nuk dija nga ishin.
<scripture passage="Josh 2:5" parsed="|Josh|2|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.5" />
<sup>5</sup> Në çastin kur mbyllej porta e qytetit, kur ishte errësuar, ata burra dolën; nuk e di se ku shkuan; ndiqini menjëherë, sepse mund t'i arrini".
<scripture passage="Josh 2:6" parsed="|Josh|2|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.6" />
<sup>6</sup> (Ajo përkundrazi i kishte hipur mbi çati dhe i kishte fshehur midis kërcejve të lirit, që i kishte shtrirë mbi shtrat).
<scripture passage="Josh 2:7" parsed="|Josh|2|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.7" />
<sup>7</sup> Atëherë ata i ndoqën në rrugën e Jordanit, në drejtim të vahut të lumit; dhe sapo dolën ndjekësit, porta u mbyll.
<scripture passage="Josh 2:8" parsed="|Josh|2|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.8" />
<sup>8</sup> Por para se t'i zinte gjumi spiunët, Rahabi u ngjit pranë tyre në çati,
<scripture passage="Josh 2:9" parsed="|Josh|2|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.9" />
<sup>9</sup> dhe u tha atyre burrave: "Unë e di që Zoti ju ka dhënë vendin, që tmerri juaj na ka zënë, dhe që të gjithë banorët e vendit dridhen nga frika para jush.
<scripture passage="Josh 2:10" parsed="|Josh|2|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.10" />
<sup>10</sup> Sepse ne kemi dëgjuar si i thau ujërat e Detit të Kuq Zoti përpara jush kur dolët nga Egjipti, dhe atë që ju u bëtë dy mbretërve të Amorejve, matanë Jordanit, Sihonit dhe Ogut, që vendosët t'i shfarosni.
<scripture passage="Josh 2:11" parsed="|Josh|2|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.11" />
<sup>11</sup> Duke dëgjuar këto gjëra zemra jonë u mpak, për shkakun tuaj askujt nuk i mbeti asnjë fije trimërie, sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë.
<scripture passage="Josh 2:12" parsed="|Josh|2|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.12" />
<sup>12</sup> Prandaj, ju lutem, betohuni në emër të Zotit që, ashtu si kam treguar dhembshuri ndaj jush, edhe ju do të tregoni po atë dhembshuri ndaj shtëpisë së atit tim; më jepni, pra, një shenjë të sigurt,
<scripture passage="Josh 2:13" parsed="|Josh|2|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.13" />
<sup>13</sup> që do t'i lini të gjallë atin tim, nënën time, vëllezërit dhe motrat e mia dhe të gjitha gjërat që u përkasin atyre, dhe që do të shpëtoni jetën tonë nga vdekja".
<scripture passage="Josh 2:14" parsed="|Josh|2|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.14" />
<sup>14</sup> Ata burra iu përgjigjën: "Jeta jonë për atë tuajën, mjaft që të mos e tregoni çështjen tonë; dhe kur Zoti do të na japë vendin, ne do të të trajtojmë me mëshirë dhe me shpirtlirësi".
<scripture passage="Josh 2:15" parsed="|Josh|2|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.15" />
<sup>15</sup> Atëherë ajo i zbriti nga dritarja me një litar, sepse shtëpia e saj ndodhej mbi muret e qytetit, dhe ajo banonte mbi muret.
<scripture passage="Josh 2:16" parsed="|Josh|2|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.16" />
<sup>16</sup> Dhe u tha atyre: "Shkoni në drejtim të malit, që ndjekësit tuaj të mos ju gjejnë; dhe qëndroni tri ditë të fshehur atje, deri sa të kthehen ndjekësit tuaj; pastaj do të vazhdoni rrugën tuaj".
<scripture passage="Josh 2:17" parsed="|Josh|2|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.17" />
<sup>17</sup> Atëherë ata burra i thanë: "Ne do të çlirohemi nga betimi që na detyrove të bëjmë,
<scripture passage="Josh 2:18" parsed="|Josh|2|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.18" />
<sup>18</sup> po të jetë se, kur të hyjmë në këtë vend, ti nuk ngjit në dritaren nga e cila po na zbret këtë kordon të hollë me ngjyrë të kuqerreme dhe po nuk mblodhe në shtëpinë tënde atin tënd, nënën tënde vëllezërit e tu dhe tërë familjen e atit tënd.
<scripture passage="Josh 2:19" parsed="|Josh|2|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.19" />
<sup>19</sup> Por në rast se dikush del jashtë pragut të shtëpisë sate, gjaku i tij do të bjerë mbi krye të vet, dhe ne nuk do të kemi faj për këtë; por gjaku i kujtdo qoftë që do të jetë me ty në shtëpi do të  bjerë mbi kokën tonë, në qoftë se dikush i prek  me dorë.
<scripture passage="Josh 2:20" parsed="|Josh|2|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.20" />
<sup>20</sup> Por në rast se ti tregon punën tonë, ne do të çlirohemi nga betimi që na ke detyruar të bëjmë".
<scripture passage="Josh 2:21" parsed="|Josh|2|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.21" />
<sup>21</sup> Ajo tha: "U bëftë ashtu si thatë ju". Pastaj u nda me ta dhe ata ikën. Ajo lidhi në dritare kordonin e hollë të kuqerremë.
<scripture passage="Josh 2:22" parsed="|Josh|2|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.22" />
<sup>22</sup> Ata ikën, pra, dhe shkuan në mal ku ndenjën tri ditë, deri sa u kthyen ndjekësit; ndjekësit i kishin kërkuar gjatë gjithë rrugës, por pa i gjetur dot.
<scripture passage="Josh 2:23" parsed="|Josh|2|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.23" />
<sup>23</sup> Kështu të dy burrat u kthyen, zbritën nga mali, kaluan Jordanin dhe erdhën te Jozueu, bir i Nunit, dhe i treguan të gjitha ato që kishin kaluar.
<scripture passage="Josh 2:24" parsed="|Josh|2|24|0|0" osisRef="Bible:Josh.2.24" />
<sup>24</sup> Dhe i thanë Jozueut: "Me siguri Zoti na e ka lënë në duart tona tërë vendin; që tani tërë banorët e vendit dridhen nga frika para nesh".
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 3" progress="19.60%" prev="Josh.2" next="Josh.4" id="Josh.3">
<h3 id="Josh.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Josh.3-p1">
<scripture passage="Josh 3:1" parsed="|Josh|3|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.1" />
<sup>1</sup> Jozueu u ngrit herët në mëngjes; ai dhe tërë bijtë e Izraelit u nisën pastaj nga Shitimi dhe arritën në Jordan; u ndalën aty para se ta kalojnë
<scripture passage="Josh 3:2" parsed="|Josh|3|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.2" />
<sup>2</sup> Mbas tri ditëve, oficerët kaluan nëpër tërë kampin,
<scripture passage="Josh 3:3" parsed="|Josh|3|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.3" />
<sup>3</sup> dhe i dhanë popullit këtë urdhër, duke i thënë: "Kur të shihni arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, të mbajtur nga priftërinjtë levitë, do të niseni nga vendi juaj dhe do ta ndiqni.
<scripture passage="Josh 3:4" parsed="|Josh|3|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.4" />
<sup>4</sup> Midis jush dhe arkës do të ketë një largësi prej rreth dy mijë kubitësh. Mos iu afroni asaj, me qëllim që të njihni rrugën nëpër të cilën duhet të shkoni, sepse deri tani nuk keni kaluar kurrë nëpër këtë rrugë".
<scripture passage="Josh 3:5" parsed="|Josh|3|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.5" />
<sup>5</sup> Dhe Jozueu i tha popullit: "Shenjtërohuni, sepse nesër Zoti ka për të bërë mrekulli midis jush".
<scripture passage="Josh 3:6" parsed="|Josh|3|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Jozueu u foli priftërinjve, duke u thënë: "Merrni arkën e besëlidhjes dhe kaloni përpara popullit". Kështu ata morën arkën e besëlidhjes dhe ecën para popullit.
<scripture passage="Josh 3:7" parsed="|Josh|3|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Zoti i tha Jozueut: "Sot do të filloj të të bëj të madh në sytë e të gjithë Izraelit, me qëllim që të kuptojnë se ashtu siç kam qenë me Moisiun, kështu do të jem edhe me ty.
<scripture passage="Josh 3:8" parsed="|Josh|3|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.8" />
<sup>8</sup> Prandaj ti jepu këtë urdhër priftërinjve që mbajnë arkën e besëlidhjes, duke u thënë: "Kur të arrini në breg të Jordanit, do të ndaleni në Jordan"".
<scripture passage="Josh 3:9" parsed="|Josh|3|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.9" />
<sup>9</sup> Jozueu u tha atëherë bijve të Izraelit: "Afrohuni dhe dëgjoni fjalët e Zotit, Perëndisë tuaj".
<scripture passage="Josh 3:10" parsed="|Josh|3|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Jozueu tha: "Nga kjo do të njihni që Zoti i gjallë është midis jush dhe që me siguri ka për të dëbuar para jush Kananejtë, Hitejtë, Hivejtë, Perezejtë, Girgasejtë, Amorejtë dhe Jebusejtë;
<scripture passage="Josh 3:11" parsed="|Josh|3|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.11" />
<sup>11</sup> ja, arka e besëlidhjes së Zotit të të gjithë dheut po bëhet gati të kalojë para jush në lumin Jordan.
<scripture passage="Josh 3:12" parsed="|Josh|3|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.12" />
<sup>12</sup> Merrni, pra, dymbëdhjetë burra nga fiset e Izraelit, një për çdo fis.
<scripture passage="Josh 3:13" parsed="|Josh|3|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.13" />
<sup>13</sup> Dhe ka për të ndodhur që, porsa tabanët e këmbëve të priftërinjve që mbajnë arkën e Zotit, Zot i gjithë tokës, do të takojnë në ujërat e Jordanit, ujërat e Jordanit do të ndahen, dhe ujërat që zbresin nga lart do të ndalen tok".
<scripture passage="Josh 3:14" parsed="|Josh|3|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.14" />
<sup>14</sup> Kështu, kur populli ngriti çadrat për të kaluar Jordanin, priftërinjtë që mbanin arkën e besëlidhjes ecnin përpara popullit.
<scripture passage="Josh 3:15" parsed="|Josh|3|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.15" />
<sup>15</sup> Sapo ata që mbanin arkën arritën në Jordan dhe këmbët e priftërinjve që trasportonin arkën u zhytën në ujërat e bregut të tij (Jordani është i mbushur plot deri në brigjet e tij gjatë tërë kohës së korrjes),
<scripture passage="Josh 3:16" parsed="|Josh|3|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.16" />
<sup>16</sup> ujërat që zbrisnin nga sipër u ndalën dhe u ngritën tok shumë më lart se Adami, qyteti që ndodhet pranë Tsartanit; kështu që ujërat që zbrisnin në drejtim të detit të Arabahut, Detit të Kripur, u  ndanë tërësisht prej tyre; dhe populli i kaloi  përballë Jerikos.
<scripture passage="Josh 3:17" parsed="|Josh|3|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.3.17" />
<sup>17</sup> Priftërinjtë që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit u ndalën në vend të thatë në mes të Jordanit, ndërsa tërë Izraeli po kalonte në të thatë, deri sa tërë populli mbaroi së kapërcyeri Jordanin.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 4" progress="19.66%" prev="Josh.3" next="Josh.5" id="Josh.4">
<h3 id="Josh.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Josh.4-p1">
<scripture passage="Josh 4:1" parsed="|Josh|4|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.1" />
<sup>1</sup> Kur tërë populli mbaroi së kapërcyeri Jordanin, Zoti i foli Jozueut, duke i thënë:
<scripture passage="Josh 4:2" parsed="|Josh|4|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.2" />
<sup>2</sup> "Merrni nga radhët e popullit dymbëdhjetë burra, një për çdo fis,
<scripture passage="Josh 4:3" parsed="|Josh|4|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.3" />
<sup>3</sup> dhe u jepni këtë urdhër, duke thënë: "Merrni dymbëdhjetë gurë që këtej, në mes të Jordanit, pikërisht në vendin ku u ndalën këmbët e priftërinjve, i merrni, me vete matanë lumit dhe i vendosni në vendin ku do të strehoheni sonte"".
<scripture passage="Josh 4:4" parsed="|Josh|4|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Jozueu thirri dymbëdhjetë burrat që kishte zgjedhur ndër bijtë e Izraelit, një për çdo fis,
<scripture passage="Josh 4:5" parsed="|Josh|4|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.5" />
<sup>5</sup> dhe u tha atyre: "Kaloni para arkës së Zotit, Perëndisë tuaj, në mes të Jordanit, dhe secili prej jush të mbajë në kurriz një gur, simbas numrit të fiseve të bijve të Izraelit,
<scripture passage="Josh 4:6" parsed="|Josh|4|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.6" />
<sup>6</sup> me qëllim që kjo të jetë një shenjë midis jush. Kur në të ardhmen bijtë tuaj do t'ju pyesin, duke thënë: "Ç'janë për ju këta gurë?",
<scripture passage="Josh 4:7" parsed="|Josh|4|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.7" />
<sup>7</sup> ju do t'u përgjigjeni kështu: "Ujërat e Jordanit u ndanë para arkës së besëlidhjes të Zotit; kur ajo kaloi Jordanin, ujërat e tij u ndanë dhe këta gurë do të jenë për bijtë e Izraelit një kujtim për jetë"".
<scripture passage="Josh 4:8" parsed="|Josh|4|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.8" />
<sup>8</sup> Bijtë e Izraelit bënë pikërisht ashtu si i kishte urdhëruar Jozueu: morën dymbëdhjetë gurë në mes të Jordanit, ashtu si e kishte porositur Zoti Jozueun, në bazë të numrit të fiseve të Izraelit, dhe  i morën me vete matanë lumit në vendin ku do  të kalonin natën, dhe i vendosën aty.
<scripture passage="Josh 4:9" parsed="|Josh|4|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.9" />
<sup>9</sup> Jozueu ngriti gjithashtu dymbëdhjetë gurë në mes të Jordanit, në vendin ku ishin ndalur këmbët e priftërinjve që mbanin arkën e besëlidhjes; dhe aty kanë mbetur deri më sot.
<scripture passage="Josh 4:10" parsed="|Josh|4|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.10" />
<sup>10</sup> Priftërinjtë që mbanin arkën u ndalën në mes të Jordanit deri sa u plotësua tërësisht ajo që i kishte urdhëruar Zoti Jozueut t'i thoshte popullit, në bazë të të gjitha atyre që Moisiu i kishte urdhëruar
<scripture passage="Josh 4:11" parsed="|Josh|4|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.11" />
<sup>11</sup> Kur tërë populli mbaroi së kaluari, arka e Zotit dhe priftërinjtë kaluan në prani të popullit.
<scripture passage="Josh 4:12" parsed="|Josh|4|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.12" />
<sup>12</sup> Bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manasit kaluan të armatosur në krye të bijve të Izraelit, ashtu siç u kishte thënë Moisiu.
<scripture passage="Josh 4:13" parsed="|Josh|4|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.13" />
<sup>13</sup> Rreth dyzet mijë njerëz me veshje lufte kaluan para Zotit në fushat e Jerikos, gati për të luftuar.
<scripture passage="Josh 4:14" parsed="|Josh|4|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.14" />
<sup>14</sup> Po atë ditë, Zoti e bëri të madh Jozueun në sytë e tërë Izraelit, dhe banorët e tij patën frikë nga ai ashtu si patën frikë nga Moisiu gjatë gjithë ditëve të jetës së tij.
<scripture passage="Josh 4:15" parsed="|Josh|4|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Zoti i foli Jozueut dhe i tha:
<scripture passage="Josh 4:16" parsed="|Josh|4|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.16" />
<sup>16</sup> "Urdhëro priftërinjtë që mbajnë arkën e Dëshmisë të dalin nga Jordani".
<scripture passage="Josh 4:17" parsed="|Josh|4|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Jozueu urdhëroi priftërinjtë duke u thënë: "Dilni nga Jordani".
<scripture passage="Josh 4:18" parsed="|Josh|4|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.18" />
<sup>18</sup> Dhe ndodhi që kur priftërinjtë që mbanin arkën e besëlidhjes së Zotit, dolën nga Jordani dhe tabanët e këmbëve të tyre shkelën tokën e thatë, ujërat e Jordanit u kthyen në vendin e tyre dhe filluan  të rrjedhin si më parë në lartësinë e brigjeve  të tij.
<scripture passage="Josh 4:19" parsed="|Josh|4|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.19" />
<sup>19</sup> Populli doli nga Jordani ditën e dhjetë të muajit të parë dhe ngriti kampin e tij në Gilgal, në skajin lindor të Jerikos.
<scripture passage="Josh 4:20" parsed="|Josh|4|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.20" />
<sup>20</sup> Ata dymbëdhjetë gurë që i kishin marrë nga Jordani, Jozueu i çoi në Gilgal.
<scripture passage="Josh 4:21" parsed="|Josh|4|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.21" />
<sup>21</sup> Pastaj u foli bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Kur në të ardhmen bijtë tuaj do t'i pyesin etërit e tyre duke thënë: "Ç'janë këta gurë?",
<scripture passage="Josh 4:22" parsed="|Josh|4|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.22" />
<sup>22</sup> ju do t'ua bëni të ditur bijve tuaj, duke thënë: "Izraeli e kaloi këtë Jordan në të thatë,
<scripture passage="Josh 4:23" parsed="|Josh|4|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.23" />
<sup>23</sup> sepse Zoti, Perëndia juaj, i thau ujërat e Jordanit para jush deri sa të kalonit, ashtu si Zoti, Perëndia juaj, veproi në Detin e Kuq, të cilin e thau para nesh deri sa të kalonim,
<scripture passage="Josh 4:24" parsed="|Josh|4|24|0|0" osisRef="Bible:Josh.4.24" />
<sup>24</sup> me qëllim që tërë popujt e tokës të pranojnë që Zoti ka dorë të fuqishme, dhe që ju të keni gjithnjë frikë nga Zoti, Perëndia juaj"". i Pashkës
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 5" progress="19.75%" prev="Josh.4" next="Josh.6" id="Josh.5">
<h3 id="Josh.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Josh.5-p1">
<scripture passage="Josh 5:1" parsed="|Josh|5|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.5.1" />
<sup>1</sup> Kur të gjithë mbretërit e Amorejve që ndodheshin matanë Jordanit në drejtim të perëndimit dhe tërë mbretërit e Kananejve që ishin pranë detit mësuan që Zoti kishte tharë ujërat e Jordanit para bijve
<scripture passage="Josh 5:2" parsed="|Josh|5|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.5.2" />
<sup>2</sup> Në atë kohë Zoti i tha Jozueut: "Bëj thika prej guri dhe fillo përsëri të rrethpresësh bijtë e Izraelit".
<scripture passage="Josh 5:3" parsed="|Josh|5|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.5.3" />
<sup>3</sup> Kështu Jozueu bëri thika prej guri dhe rrethpreu bijtë e Izraelit mbi kodrinën e Haaralothit.
<scripture passage="Josh 5:4" parsed="|Josh|5|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.5.4" />
<sup>4</sup> Kjo qe arsyeja për të cilin Jozueu i rrethpreu; i tërë populli që kishte dalë nga Egjipti, meshkujt, tërë burrat luftëtarë, kishin vdekur në shkretëtirë gjatë rrugës, mbasi kishin dalë nga Egjipti.
<scripture passage="Josh 5:5" parsed="|Josh|5|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.5.5" />
<sup>5</sup> Ndërsa tërë populli që kishte dalë nga Egjipti ishte rrethprerë, tërë populli që kishte lindir në shkretëtirë gjatë rrugës mbas daljes nga Egjipti, nuk ishte rrethprerë.
<scripture passage="Josh 5:6" parsed="|Josh|5|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.5.6" />
<sup>6</sup> Në fakt bijtë e Izraelit kishin ecur dyzet vjet nëpër shkretëtirë deri sa tërë populli, domethënë luftëtarët që kishin dalë nga Egjipti, u shkatërruan, sepse nuk i ishin bindur zërit të Zotit. Atyre  Zoti u ishte betuar që nuk do t'u tregonte  vendin që do t'u jepte etërve të tyre, një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.
<scripture passage="Josh 5:7" parsed="|Josh|5|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.5.7" />
<sup>7</sup> Kështu Jozueu i rrethpreu bijtë e tyre, që Perëndia i kishte vënë në vend të tyre, sepse ishin të parrethprerë, sepse nuk ishin rrethprerë gjatë rrugës.
<scripture passage="Josh 5:8" parsed="|Josh|5|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.5.8" />
<sup>8</sup> Kur mbaroi rrethprerja e tërë meshkujve, ata qëndruan atje ku ishin, në kamp, deri sa u shëruan.
<scripture passage="Josh 5:9" parsed="|Josh|5|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.5.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Zoti i tha Jozueut: "Sot ju hoqa turpërimin e Egjiptit", dhe ai vend u quajt Gilgal deri në ditët e sotme.
<scripture passage="Josh 5:10" parsed="|Josh|5|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.5.10" />
<sup>10</sup> Bijtë e Izraelit e ngritën kampin e tyre në Gilgal dhe e kremtuan Pashkën ditën e katërmbëdhjetë të muajit, në të ngrysur, në fushat e Jerikos.
<scripture passage="Josh 5:11" parsed="|Josh|5|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.5.11" />
<sup>11</sup> Të nesërmen e Pashkës hëngrën prodhime të vendit, bukë të ndorme dhe grurë të pjekur po atë ditë.
<scripture passage="Josh 5:12" parsed="|Josh|5|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.5.12" />
<sup>12</sup> Të nesërmen hëngrën prodhime të vendit, mana mbaroi; kështu bijtë e Izraelit nuk patën më manë, por atë vit hëngrën frytet e vendit të Kanaanit.
<scripture passage="Josh 5:13" parsed="|Josh|5|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.5.13" />
<sup>13</sup> Por ndodhi që, ndërsa Jozueu ishte afër Jerikos, ngriti sytë dhe shikoi, dhe ja, një njeri i qëndronte përpara, me në dorë një shpatë të zhveshur. Jozueu i doli përballë dhe i tha: "A je ti për ne o për armiqtë tanë?".
<scripture passage="Josh 5:14" parsed="|Josh|5|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.5.14" />
<sup>14</sup> Ai u përgjigj: "Jo, unë jam kreu i ushtrisë së Zotit; sapo kam arritur në këtë çast". Atëherë Jozueu ra përmbys para tij dhe tha: "Çfarë dëshiron t'i thotë Zotëria ime shërbëtorit të tij?".
<scripture passage="Josh 5:15" parsed="|Josh|5|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.5.15" />
<sup>15</sup> Kreu i ushtrisë së Zotit i tha Jozueut: "Zbath sandalet, sepse vendi ku je është i shenjtë". Dhe Jozueu veproi ashtu.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 6" progress="19.80%" prev="Josh.5" next="Josh.7" id="Josh.6">
<h3 id="Josh.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Josh.6-p1">
<scripture passage="Josh 6:1" parsed="|Josh|6|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.1" />
<sup>1</sup> Jeriko ishte i mbyllur dhe i mbrojtur mirë nga frika e bijve të Izraelit; askush nuk dilte dhe askush nuk hynte në të.
<scripture passage="Josh 6:2" parsed="|Josh|6|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.2" />
<sup>2</sup> Zoti i tha Jozueut: "Shiko, unë të kam dhënë në dorë Jerikon, mbretin e tij dhe luftëtarët e tij trima.
<scripture passage="Josh 6:3" parsed="|Josh|6|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.3" />
<sup>3</sup> Ju të gjithë, luftëtarët, do të marshoni rreth qytetit, do të silleni një herë rreth tij. Kështu do të bëni gjashtë ditë me radhë.
<scripture passage="Josh 6:4" parsed="|Josh|6|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.4" />
<sup>4</sup> Shtatë priftërinj do të çojnë përpara arkës shtatë bori prej briri të dashit; por ditën e shtatë do të silleni rreth qytetit shtatë herë dhe priftërinjtë do t'u bien borive.
<scripture passage="Josh 6:5" parsed="|Josh|6|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.5" />
<sup>5</sup> Kur ata t'u bien pa pushim brirëve të dashit dhe ju të dëgjoni zërin e borisë, tërë populli do të bëjë një ulurimë të madhe; atëherë muret e qytetit do të shemben dhe populli do të ngjitet, gjithsekush drejt, përpara.
<scripture passage="Josh 6:6" parsed="|Josh|6|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.6" />
<sup>6</sup> Kështu Jozueu, bir i Nunit, thirri priftërinjtë dhe u tha atyre: "Merrni arkën e besëlidhjes dhe shtatë priftërinj të mbajnë shtatë bori prej briri të dashit përpara arkës së Zotit".
<scripture passage="Josh 6:7" parsed="|Josh|6|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.7" />
<sup>7</sup> Pastaj i tha popullit: "Shkoni përpara dhe marshoni rreth qytetit, njerëzit e armatosur të ecin përpara arkës së Zotit".
<scripture passage="Josh 6:8" parsed="|Josh|6|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.8" />
<sup>8</sup> Kështu, kur Jozueu mbaroi së foluri popullit, shtatë priftërinjtë që mbanin shtatë bori prej briri të dashit përpara Zotit nisën të marshojnë dhe u ranë borive; dhe arka e besëlidhjes së Zotit i ndiqte nga pas.
<scripture passage="Josh 6:9" parsed="|Josh|6|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.9" />
<sup>9</sup> Njerëzit e armatosur marshonin përpara priftërinjve që u binin borive, kurse praparoja vinte pas arkës; gjatë marshimit priftërinjtë u binin borive.
<scripture passage="Josh 6:10" parsed="|Josh|6|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.10" />
<sup>10</sup> Jozueu kishte urdhëruar popullin, duke i thënë: "Mos bërtitni, të mos dëgjohet as zëri juaj dhe të mos dalë asnjë fjalë nga goja juaj, deri ditën kur do t'ju them: "Bërtisni!". Atëherë do të bërtisni".
<scripture passage="Josh 6:11" parsed="|Josh|6|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.11" />
<sup>11</sup> Kështu arka e Zotit u soll rreth qytetit një herë; pastaj u kthyen në kamp dhe aty e kaluan natën.
<scripture passage="Josh 6:12" parsed="|Josh|6|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.12" />
<sup>12</sup> Jozueu u ngrit herët në mëngjes, dhe priftërinjtë morën arkën e Zotit.
<scripture passage="Josh 6:13" parsed="|Josh|6|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.13" />
<sup>13</sup> Shtatë priftërinjtë, që mbanin shtatë boritë prej briri të dashit përpara arkës së Zotit, shkonin përpara dhe u binin borive. Njerëzit e armatosur marshonin para tyre, kurse praparoja vinte mbas arkës  së Zotit; gjatë marshimit priftërinjtë u  binin borive.
<scripture passage="Josh 6:14" parsed="|Josh|6|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.14" />
<sup>14</sup> Ditën e dytë marshuan vetëm një herë rreth qytetit dhe pastaj u kthyen në kamp. Kështu vepruan gjashtë ditë me radhë.
<scripture passage="Josh 6:15" parsed="|Josh|6|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.15" />
<sup>15</sup> Por ditën e shtatë u ngritën herët, në agim, dhe marshuan rreth qytetit në të njëjtën mënyrë shtatë herë; vetëm atë ditë marshuan shtatë herë rreth qytetit.
<scripture passage="Josh 6:16" parsed="|Josh|6|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.16" />
<sup>16</sup> Herën e shtatë, kur priftërinjtë u ranë borive, Jozueu i tha popullit: "Bërtisni, sepse Zoti ju dha qytetin!
<scripture passage="Josh 6:17" parsed="|Josh|6|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.17" />
<sup>17</sup> Qyteti do të shfaroset, ai dhe çdo gjë që është në të. Vetëm prostituta Rehab do të shpëtojë, ajo dhe gjithë ata që janë bashkë me të në shtëpi, sepse ajo fshehu vëzhguesit që ne kishim dërguar.
<scripture passage="Josh 6:18" parsed="|Josh|6|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.18" />
<sup>18</sup> Por ju kini shumë kujdes lidhur me atë që është caktuar të shfaroset, që të mos jeni ju vetë të mallkuar, duke marrë diçka që është caktuar të shfaroset, dhe ta bëni kështu kampin e Izraelit të mallkuar, duke tërhequr mbi të fatkeqësi.
<scripture passage="Josh 6:19" parsed="|Josh|6|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.19" />
<sup>19</sup> Por i gjithë argjendi, ari dhe sendet prej bronzi dhe hekuri i shenjtërohen Zotit; do të hyjnë në thesarin e Zotit".
<scripture passage="Josh 6:20" parsed="|Josh|6|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.20" />
<sup>20</sup> Populli, pra, bërtiti kur priftërinjtë u ranë borive; dhe ndodhi që, kur populli dëgjoi tingullin e borive, nxori një britmë të madhe dhe muret u rrëzuan duke u shëmbur. Populli u ngjit në qytet, secili drejt, përpara, dhe e shtiu në dorë atë.
<scripture passage="Josh 6:21" parsed="|Josh|6|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.21" />
<sup>21</sup> Dhe shfarosën gjithçka ishte në qytet, duke vrarë me shpatë burra e gra, fëmijë dhe pleq e madje qe, dele dhe gomarë.
<scripture passage="Josh 6:22" parsed="|Josh|6|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.22" />
<sup>22</sup> Pastaj Jozueu u tha dy burrave që kishin vëzhguar vendin: "Shkoni në shtëpinë e asaj prostitute dhe nxirrni jashtë gruan dhe tërë ato gjëra që i përkasin asaj, siç i jeni betuar".
<scripture passage="Josh 6:23" parsed="|Josh|6|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.23" />
<sup>23</sup> Atëherë të rinjtë që kishin vëzhguar vendin shkuan dhe nxorën jashtë Rahabin, të atin, të ëmën, të vëllezërit dhe gjithçka i përkiste asaj; kështu nxorën jashtë të gjithë të afërmit e saj dhe i lanë jashtë kampit të Izraelit.
<scripture passage="Josh 6:24" parsed="|Josh|6|24|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.24" />
<sup>24</sup> Pastaj i vunë zjarrin qytetit dhe tërë gjërave që ai përmbante; morën vetëm argjendin, arin dhe sendet prej bronzi e hekuri, që i vunë në thesarin e shtëpisë së Zotit.
<scripture passage="Josh 6:25" parsed="|Josh|6|25|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.25" />
<sup>25</sup> Por Jozueu e la të gjallë prostitutën Rahab, familjen e atit të saj dhe gjithçka që i përkiste; kështu që ajo banoi në mes të Izraelit deri sot, sepse ajo kishte fshehur zbuluesit që Jozueu kishte dërguar për të vëzhguar Jerikon.
<scripture passage="Josh 6:26" parsed="|Josh|6|26|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.26" />
<sup>26</sup> Atë ditë Jozueu u betua duke thënë: "Qoftë i mallkuar para Zotit ai njeri që do të ngrihet të rindërtojë qytetin e Jerikos! Ai do të hedhë themelet mbi të parëlindurin e tij, dhe do t'i lartojë portat mbi birin e tij më të vogël".
<scripture passage="Josh 6:27" parsed="|Josh|6|27|0|0" osisRef="Bible:Josh.6.27" />
<sup>27</sup> Zoti ishte me Jozueun, dhe fama e tij u përhap në të gjithë vendin.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 7" progress="19.91%" prev="Josh.6" next="Josh.8" id="Josh.7">
<h3 id="Josh.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Josh.7-p1">
<scripture passage="Josh 7:1" parsed="|Josh|7|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.1" />
<sup>1</sup> Por bijtë e Izraelit kryen një shkelje rreth gjërave të caktuara për shfarosje, sepse Akani, djalë i Karmit, i Zabdiut, birit të Zerahut, nga fisi i Judës, mori disa sende të caktuara për shfarosje,
<scripture passage="Josh 7:2" parsed="|Josh|7|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.2" />
<sup>2</sup> Ndërkaq Jozueu dërgoi njerëz nga Jeriko në Ai, që është afër Beth-Avenit, i cili ndodhet në lindje të Bethelit, dhe u tha atyre: "Ngjituni për të vëzhguar vendin". Kështu njerëzit u ngjitën për të vëzhguar Ain.
<scripture passage="Josh 7:3" parsed="|Josh|7|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.3" />
<sup>3</sup> Pastaj u kthyen tek Jozueu dhe i thanë: "Nuk është e nevojshme të ngjitet tërë populli; por le të ngjiten dy mijë a tre mijë burra për të sulmuar Ain; mos e lodh tërë popullin, sepse ata të Ait janë të paktë në numër".
<scripture passage="Josh 7:4" parsed="|Josh|7|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.4" />
<sup>4</sup> Kështu u ngjitën rreth tre mijë burra të zgjedhur nga radhët e popullit, por para burrave të Ait, ua mbathën këmbëve.
<scripture passage="Josh 7:5" parsed="|Josh|7|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.5" />
<sup>5</sup> Dhe burrat e Ait vranë rreth tridhjetë e gjashtë prej tyre; i ndoqën nga porta e qytetit deri në Shebarim, duke i goditur në tatëpjetë. Dhe zemra e popullit u ligështua, u bë si uji.
<scripture passage="Josh 7:6" parsed="|Josh|7|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.6" />
<sup>6</sup> Jozueu i grisi atëherë rrobat e tij dhe ra përmbys me fytyrë për tokë, përpara arkës së Zotit deri në mbrëmje, ai dhe pleqtë e Izraelit, dhe hodhën pluhur mbi kokën e tyre.
<scripture passage="Josh 7:7" parsed="|Josh|7|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.7" />
<sup>7</sup> Pastaj Jozueu tha: "O Zot, o Zot, pse bëre që ky popull të kalojë Jordanin dhe të bjerë në duart e Amorejve për t'u vrarë? Ah, sikur të ishim kënaqur duke qëndruar këtej Jordanit!
<scripture passage="Josh 7:8" parsed="|Josh|7|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.8" />
<sup>8</sup> O Zot, ç'mund të them pasi Izraeli i ktheu kurrizin armikut të tij?
<scripture passage="Josh 7:9" parsed="|Josh|7|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.9" />
<sup>9</sup> Kananejtë dhe tërë banorët e vendit do ta marrin vesh, do të na rrethojnë dhe do të zhdukin emrin tonë nga faqja e dheut; çfarë do të bësh ti atëherë për emrin tënd të madh?".
<scripture passage="Josh 7:10" parsed="|Josh|7|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.10" />
<sup>10</sup> Por Zoti i tha Jozueut: "Çohu! Pse rri përmbys me fytyrë për tokë?
<scripture passage="Josh 7:11" parsed="|Josh|7|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.11" />
<sup>11</sup> Izraeli ka mëkatuar; ata kanë shkelur besëlidhjen që u kisha porositur; kanë marrë madje gjëra të caktuara që të shfarosen, kanë vjedhur dhe kanë gënjyer; dhe pastaj i kanë vënë midis plaçkave të tyre.
<scripture passage="Josh 7:12" parsed="|Josh|7|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.12" />
<sup>12</sup> Prandaj bijtë e Izraelit nuk mund t'iu bëjnë ballë armiqve të tyre, dhe kanë kthyer kurrizin para tyre, sepse janë bërë ata vetë të mallkuar. Unë nuk do të jem më me ju, në rast se nuk shkatërroni gjërat e caktuara që të shfarosen midis jush.
<scripture passage="Josh 7:13" parsed="|Josh|7|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.13" />
<sup>13</sup> Çohu, shenjtëro popullin dhe i thuaj: "Shenjtërohuni për nesër, sepse kështu ka thënë Zoti, Perëndia i Izraelit: "O Izrael, në gjirin tënd ka gjëra të caktuara për t'u shkatërruar. Ti nuk do të mund  t'u bësh ballë armiqve të tu, për deri sa  nuk ke hequr gjërat e caktuara për shkatërrim midis jush.
<scripture passage="Josh 7:14" parsed="|Josh|7|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.14" />
<sup>14</sup> Nesër në mëngjes, pra, do të paraqiteni, fis më fis, dhe fisi, që Zoti do të caktojë do të paraqitet, familje më familje, dhe familja që Zoti do të caktojë do të shkojë shtëpi më shtëpi, dhe shtëpia  që Zoti do të caktojë ka për t'u paraqitur  me të gjithë njerëzit e saj.
<scripture passage="Josh 7:15" parsed="|Josh|7|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.15" />
<sup>15</sup> Dhe atij që do t'i gjenden gjëra të caktuara të shfarosen do t'i vihet flaka, atij vet dhe gjithçka që i përket, sepse ka shkelur besëlidhjen e Zotit dhe ka kryer një gjë të keqe në Izrael"".
<scripture passage="Josh 7:16" parsed="|Josh|7|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.16" />
<sup>16</sup> Jozueu, pra, u ngrit herët në mëngjes dhe e renditi Izraelin simbas fiseve të tij; dhe u caktua fisi i Judës.
<scripture passage="Josh 7:17" parsed="|Josh|7|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.17" />
<sup>17</sup> Pastaj afroi familjet e Judës, dhe u caktua familja e Zarhitëve. Pastaj afroi familjen e Zarhitëve, person mbas personi, dhe u caktua Zabdi.
<scripture passage="Josh 7:18" parsed="|Josh|7|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.18" />
<sup>18</sup> Pastaj afroi shtëpinë e Zabdit, person për person, dhe u caktua Akani, bir i Karmit, i Zabdit, birit të Zerahut, nga fisi i Judës.
<scripture passage="Josh 7:19" parsed="|Josh|7|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Jozueu i tha Akanit: "Biri im, të lutem, mbushe me lavdi Zotin, Perëndinë e Izraelit, rrëfeji atij dhe më thuaj atë që ke bërë; mos ma fshih".
<scripture passage="Josh 7:20" parsed="|Josh|7|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.20" />
<sup>20</sup> Akani iu përgjigj Jozueut dhe i tha: "Në të vërtetë jam unë që kam mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë së Izraelit, dhe ja ç'kam bërë.
<scripture passage="Josh 7:21" parsed="|Josh|7|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.21" />
<sup>21</sup> Kur pashë midis plaçkës një mantel të bukur të Shinarit, dyqind sikla argjendi dhe një shufër ari që peshon pesëdhjetë sikla, pata një dëshirë të madhe për to dhe i mora; dhe ja, i kam fshehur në  tokë në mes të çadrës sime; dhe argjendi është  poshtë".
<scripture passage="Josh 7:22" parsed="|Josh|7|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Jozueu dërgoi lajmëtarë që vrapuan në çadër; dhe ja, plaçka ishte fshehur në çadrën e tij, dhe argjendi ndodhej poshtë.
<scripture passage="Josh 7:23" parsed="|Josh|7|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.23" />
<sup>23</sup> Ata e morën nga çadra, ia çuan Jozueut dhe tërë bijve të Izraelit, dhe e vendosën përpara Zotit.
<scripture passage="Josh 7:24" parsed="|Josh|7|24|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.24" />
<sup>24</sup> Atëherë Jozueu, dhe tërë Izraeli bashkë me të, mori Akanin, birin e Zerahut, argjendin, mantelin, shufrën prej ari, bijtë dhe bijat e tij, qetë e tij, gomarët e tij, delet e tij dhe të gjitha gjërat  që i përkisnin, dhe i ngjiti në luginën e  Akorit.
<scripture passage="Josh 7:25" parsed="|Josh|7|25|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.25" />
<sup>25</sup> Dhe Jozueu tha: "Pse na vure në telashe? Zoti do të të vërë në telashe ty sot!". Dhe i tërë Izraeli e vrau me gurë; dhe mbasi e vranë me gurë, e dogjën në zjarr.
<scripture passage="Josh 7:26" parsed="|Josh|7|26|0|0" osisRef="Bible:Josh.7.26" />
<sup>26</sup> Pastaj ngritën mbi të një grumbull të madh gurësh, që ekziston edhe sot. Kështu Zoti u qetësua nga rrëmbimi i zemërimit të tij. Prandaj ky vend quhet edhe sot lugina e Akorit.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 8" progress="20.03%" prev="Josh.7" next="Josh.9" id="Josh.8">
<h3 id="Josh.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Josh.8-p1">
<scripture passage="Josh 8:1" parsed="|Josh|8|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Zoti i tha Jozueut: "Mos ki frikë dhe mos u tmerro. Merr të gjithë luftëtarët e tu dhe nisu dhe sulmo Ain. Shiko, unë po të jap në dorë mbretin e Ait, popullin e tij, qytetin e tij dhe vendin e tij.
<scripture passage="Josh 8:2" parsed="|Josh|8|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.2" />
<sup>2</sup> Dhe do t'u bësh Ait dhe mbretit të tij ato që u ke bërë Jerikos dhe mbretit të tij; do të merrni për vete vetëm plaçkën dhe bagëtinë e tij. Zëri një pritë qytetit në pjesën e prapme të tij.
<scripture passage="Josh 8:3" parsed="|Josh|8|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.3" />
<sup>3</sup> Kështu Jozueu dhe të gjithë luftëtarët e tij u ngritën më këmbë për të sulmuar Ain. Ai zgjodhi tridhjetë mijë njerëz, luftëtarë trima, dhe i nisi natën,
<scripture passage="Josh 8:4" parsed="|Josh|8|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.4" />
<sup>4</sup> duke u dhënë këtë urdhër: "Ja, ju do të rrini në pritë kundër qytetit, duke qëndruar prapa tij; mos u largoni shumë nga qyteti, por rrini gjithnjë në gatishmëri.
<scripture passage="Josh 8:5" parsed="|Josh|8|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.5" />
<sup>5</sup> Pastaj unë dhe tërë njerëzit që janë me mua do t'i afrohemi qytetit; dhe kur ata do të dalin kundër nesh si herën e parë, ne do të ikim para tyre.
<scripture passage="Josh 8:6" parsed="|Josh|8|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.6" />
<sup>6</sup> Ata do të dalin për të na ndjekur deri sa t'i kemi tërhequr larg qytetit, sepse do të thonë: "Ikin me vrap para nesh si herën e parë". Dhe, ndërsa ne do të ikim me vrap para tyre,
<scripture passage="Josh 8:7" parsed="|Josh|8|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.7" />
<sup>7</sup> ju do të dilni nga prita dhe do të pushtoni qytetin, sepse Zoti, Perëndia juaj, do ta japë në duart tuaja.
<scripture passage="Josh 8:8" parsed="|Josh|8|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.8" />
<sup>8</sup> Me ta pushtuar qytetin, do t'i vini flakën; do të bëni atë që ka urdhëruar Zoti. Kini mendjen, ky është urdhri që ju jap".
<scripture passage="Josh 8:9" parsed="|Josh|8|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.9" />
<sup>9</sup> Kështu Jozueu i nisi; ata shkuan në vendin e pritës dhe u ndalën midis Bethelit dhe Ait, në krahun perëndimor të Ait; por Jozueu mbeti atë natë në mes të popullit.
<scripture passage="Josh 8:10" parsed="|Josh|8|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.10" />
<sup>10</sup> Jozueu u ngrit herët në mëngjes, kaloi në paradë popullin dhe u ngjit bashkë me pleqtë e Izraelit në krye të popullit kundër Ait.
<scripture passage="Josh 8:11" parsed="|Josh|8|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.11" />
<sup>11</sup> Tërë luftëtarët që ishin me të u ngjitën dhe u afruan; kështu arritën përballë qytetit dhe fushuan në veri të Ait. Midis tyre dhe Ait kishte një luginë.
<scripture passage="Josh 8:12" parsed="|Josh|8|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.12" />
<sup>12</sup> Atëherë ai mori rreth pesëmijë njerëz dhe i vuri në pritë midis Bethelit dhe Ait, në perëndim të qytetit.
<scripture passage="Josh 8:13" parsed="|Josh|8|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.13" />
<sup>13</sup> Pasi populli zuri pozicion, kampi qendror ishte në pritë në perëndim të qytetit, Jozueu atë natë përparoi në mes të luginës.
<scripture passage="Josh 8:14" parsed="|Josh|8|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.14" />
<sup>14</sup> Kur mbreti i Ait pa këtë gjë, njerëzit e qytetit u ngritën herët me ngut në mëngjes dhe dolën për të luftuar kundër Izraelit: mbreti dhe tërë populli i tij, në pozicionin e caktuar përballë Arabahut;  por mbreti nuk e dinte që i kishin zënë  pritë në pjesën prapa qytetit.
<scripture passage="Josh 8:15" parsed="|Josh|8|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Jozueu dhe i tërë Izraeli, duke u shtirur sikur ishin mundur para tyre, ua mbathën këmbëve në drejtim të shkretëtirës.
<scripture passage="Josh 8:16" parsed="|Josh|8|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.16" />
<sup>16</sup> I tërë populli që ndodhej në qytet u thirr të mblidhej për t'i ndjekur; kështu e ndoqën Jozueun dhe shkuan larg qytetit.
<scripture passage="Josh 8:17" parsed="|Josh|8|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.17" />
<sup>17</sup> S'mbeti burrë në Ai dhe në Bethel pa dalë pas Izraelit. E lanë kështu qytetin të hapur dhe iu vunë pas Izraelit.
<scripture passage="Josh 8:18" parsed="|Josh|8|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Zoti i tha Jozueut: "Shtrije shtizën që ke në dorë në drejtim të Ait, sepse unë do të ta dorëzoj në dorë". Dhe Jozueu e shtriu shtizën që kishte në dorë në drejtim të qytetit.
<scripture passage="Josh 8:19" parsed="|Josh|8|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.19" />
<sup>19</sup> Me të shtrirë dorën, burrat që ishin në pritë u ngritën me të shpejtë nga vendi i tyre, hynë në qytet, e zunë dhe nxituan t'i vënë flakën.
<scripture passage="Josh 8:20" parsed="|Josh|8|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.20" />
<sup>20</sup> Kur njerëzit e Ait shikuan prapa, ja, ata panë tymin e qytetit që ngjitej në qiell; dhe nuk patën asnjë mundësi të iknin as nga një anë, as nga ana tjetër, sepse populli që ikte me vrap në drejtim  të shkretëtirës u kthye kundër atyre që e  ndiqnin.
<scripture passage="Josh 8:21" parsed="|Josh|8|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.21" />
<sup>21</sup> Kështu, kur Jozueu dhe i tërë Izraeli panë që njerëzit e pritës e kishin pushtuar qytetin dhe që tymi i tij ngrihej lart, u kthyen prapa dhe mundën njerëzit e Ait.
<scripture passage="Josh 8:22" parsed="|Josh|8|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.22" />
<sup>22</sup> Edhe të tjerët dolën nga qyteti kundër tyre; kështu ata të Ait u gjendën të zënë në kurth në mes të forcave të Izraelit, duke pasur nga një anë njërën palë, nga ana tjetër palën tjetër; dhe i mundën deri sa nuk mbeti asnjë i gjallë apo ikanak.
<scripture passage="Josh 8:23" parsed="|Josh|8|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.23" />
<sup>23</sup> Por mbretin e Ait e zunë të gjallë dhe e çuan tek Jozueu.
<scripture passage="Josh 8:24" parsed="|Josh|8|24|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.24" />
<sup>24</sup> Kur Izraeli mbaroi së vrari tërë banorët e Ait në fushë dhe në shkretëtirë ku ata e kishin ndjekur, dhe u therën të gjithë deri sa u shfarosën të tërë, gjithë Izraeli u kthye në drejtim të Ait dhe i ra me shpatë.
<scripture passage="Josh 8:25" parsed="|Josh|8|25|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.25" />
<sup>25</sup> Tërë ata që u vranë atë ditë, burra dhe gra, ishin dymbëdhjetë mijë veta, të gjithë banorë të Ait.
<scripture passage="Josh 8:26" parsed="|Josh|8|26|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.26" />
<sup>26</sup> Jozueu nuk e uli dorën që mbante shtizën, deri sa i shfarosi të gjithë banorët e Ait.
<scripture passage="Josh 8:27" parsed="|Josh|8|27|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.27" />
<sup>27</sup> Izraeli mori për vete vetëm bagëtinë dhe plaçkën e atij qyteti, simbas urdhrit që Zoti i kishte dhënë Jozueut.
<scripture passage="Josh 8:28" parsed="|Josh|8|28|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.28" />
<sup>28</sup> Kështu Jozueu i vuri flakën Ait dhe e katandisi në një grumbull gërmadhash për gjithnjë, një vend të shkretuar deri ditën e sotme.
<scripture passage="Josh 8:29" parsed="|Josh|8|29|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.29" />
<sup>29</sup> Pastaj e vari mbretin e Ait në një dru dhe e la atje deri në mbrëmje; në perëndim të diellit, Jozueu urdhëroi që kufoma e tij të ulej nga druri, të hidhej në hyrje të portës së qytetit dhe mblodhën  mbi të një numër të madh gurësh, që shihen  edhe sot.
<scripture passage="Josh 8:30" parsed="|Josh|8|30|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.30" />
<sup>30</sup> Atëherë Jozueu ndërtoi një altar për Zotin, Perëndinë e Izraelit, në malin Ebal,
<scripture passage="Josh 8:31" parsed="|Josh|8|31|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.31" />
<sup>31</sup> ashtu si Moisiu, shërbëtor i Zotit, u kishte urdhëruar bijve të Izraelit, siç shkruhet në librin e ligjit të Moisiut, u ngrit një altar gurësh të palatuar mbi të cilët askush nuk kish kaluar, ndonjë  vegël të hekurt; pastaj mbi të bënë olokauste  për Zotin dhe flijime falënderimi.
<scripture passage="Josh 8:32" parsed="|Josh|8|32|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.32" />
<sup>32</sup> Aty Jozueu shkroi mbi gurë një kopje të ligjit, që Moisiu pati shkruar në prani të bijve të Izraelit.
<scripture passage="Josh 8:33" parsed="|Josh|8|33|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.33" />
<sup>33</sup> I tërë Izraeli, si të huajt ashtu edhe ata që kishin lindur izraelitë, pleqtë, oficerët dhe gjykatësit e tij, rrinin më këmbë në të dyja anët e arkës, përballë priftërinjve levitë që mbartnin arkën  e besëlidhjes së Zotit, gjysma përballë malit  Gerizim dhe gjysma tjetër përballë malit Ebal, ashtu si Moisiu, shërbëtor i Zotit, kishte urdhëruar më parë, për të bekuar popullin e Izraelit.
<scripture passage="Josh 8:34" parsed="|Josh|8|34|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.34" />
<sup>34</sup> Pas kësaj, Jozueu lexoi tërë fjalët e ligjit, bekimet dhe mallkimet, ashtu si shkruhet në librin e ligjit.
<scripture passage="Josh 8:35" parsed="|Josh|8|35|0|0" osisRef="Bible:Josh.8.35" />
<sup>35</sup> Nga të gjitha ato që kishte urdhëruar Moisiu, Jozueu nuk la pa lexuar asnjë fjalë përpara gjithë asamblesë së Izraelit, duke përfshirë gratë, fëmijët dhe të huajt që banonin në mes tyre.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 9" progress="20.17%" prev="Josh.8" next="Josh.10" id="Josh.9">
<h3 id="Josh.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Josh.9-p1">
<scripture passage="Josh 9:1" parsed="|Josh|9|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.1" />
<sup>1</sup> Me të mësuar këto gjëra, tërë mbretërit që ndodheshin këtej Jordanit, në krahinën malore, në fushat dhe gjatë bregut të Detit të Madh në drejtim të Libanit, Hiteu, Amoreu, Kananeu, Perezeu, Hiveu dhe Jebuseu,
<scripture passage="Josh 9:2" parsed="|Josh|9|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.2" />
<sup>2</sup> u mblodhën bashkë në besëlidhje midis tyre për të luftuar kundër Jozueut dhe Izraelit.
<scripture passage="Josh 9:3" parsed="|Josh|9|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.3" />
<sup>3</sup> Por kur banorët e Gabaonit mësuan atë që Jozueu kishte bërë në Jeriko dhe në Ai,
<scripture passage="Josh 9:4" parsed="|Josh|9|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.4" />
<sup>4</sup> vepruan me dinakëri dhe u nisën gjoja si ambasadorë; ata ngarkuan mbi gomarët e tyre thasë të vjetra të konsumuara dhe kacekë të vjetër të shqyer dhe të arnuar për të transportuar verën,
<scripture passage="Josh 9:5" parsed="|Josh|9|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.5" />
<sup>5</sup> dhe mbathën sandale të vjetra dhe të grisura dhe veshën trupin me rroba të përdorura; dhe e gjithë buka e tyre ishte e fortë dhe e thërmuar.
<scripture passage="Josh 9:6" parsed="|Josh|9|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.6" />
<sup>6</sup> U paraqitën kështu para Jozueut në kampin e Gigalit dhe i thanë atij dhe tërë njerëzve të Izraelit: "Ne kemi ardhur nga një vend i largët; prandaj bëni aleancë me ne".
<scripture passage="Josh 9:7" parsed="|Josh|9|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.7" />
<sup>7</sup> Por njerëzit e Izraelit iu përgjigjën kështu Hivejve: "Ndoshta banoni në mes nesh; si mund të lidhim aleancë me ju?".
<scripture passage="Josh 9:8" parsed="|Josh|9|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.8" />
<sup>8</sup> Ata i thanë Jozueut: "Ne jemi shërbëtorë të tu!". Jozueu u tha atyre: "Kush jeni dhe nga vini?".
<scripture passage="Josh 9:9" parsed="|Josh|9|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.9" />
<sup>9</sup> Atëherë ata u përgjigjën: "Shërbëtorët e tu kanë ardhur nga një vend shumë i largët, për shkak të emrit të Zotit, Perëndisë tënd, sepse kemi dëgjuar të flitet për të dhe për të gjitha ato që ka bërë në Egjipt,
<scripture passage="Josh 9:10" parsed="|Josh|9|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.10" />
<sup>10</sup> ashtu edhe për të gjitha ato që u ka bërë dy mbretërve të Amorejve matanë Jordanit, Sihonit, mbretit të Heshbonit, dhe Ogut, mbretit të Bashanit, që banonte në Ashtaroth.
<scripture passage="Josh 9:11" parsed="|Josh|9|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.11" />
<sup>11</sup> Prandaj pleqtë tanë dhe të gjithë banorët e vendit tonë na thanë: Merrni nozullime me vete për udhëtimin, u dilni përpara dhe u thoni: "Ne jemi shërbëtorët tuaj; bëni, pra, aleancë me ne".
<scripture passage="Josh 9:12" parsed="|Josh|9|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.12" />
<sup>12</sup> Kjo është buka jonë që morëm të ngrohtë me vete si rezervë nga shtëpitë tona ditën që u nisëm për të ardhur tek ju, dhe tani është bërë e fortë dhe e thërmuar;
<scripture passage="Josh 9:13" parsed="|Josh|9|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.13" />
<sup>13</sup> dhe këta janë calikët e verës që ishin të rinj kur i mbushëm dhe ja, ku janë prishur; dhe ja, rrobat dhe sandalet tona, që janë ngrënë për shkak të udhëtimit shumë të gjatë".
<scripture passage="Josh 9:14" parsed="|Josh|9|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.14" />
<sup>14</sup> Atëherë njerëzit e Izraelit morën disa nga nozullimet e tyre, por pa u konsultuar me Zotin.
<scripture passage="Josh 9:15" parsed="|Josh|9|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.15" />
<sup>15</sup> Kështu Jozueu lidhi paqe me ta dhe nënshkroi një besëlidhje në bazë të së cilës ata mbeteshin të gjallë; dhe krerët e asamblesë u detyruan të betohen për këto gjëra.
<scripture passage="Josh 9:16" parsed="|Josh|9|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.16" />
<sup>16</sup> Por tri ditë pas nënshkrimit të besëlidhjes mësuan se ata ishin fqinj të tyre dhe banonin në mes tyre.
<scripture passage="Josh 9:17" parsed="|Josh|9|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.17" />
<sup>17</sup> Atëherë bijtë e Izraelit u nisën dhe ditën e tretë arritën në qytetet e tyre; qytetet e tyre ishin Gabaoni, Kefirahu, Beerothi dhe Kiriath-Jearimi.
<scripture passage="Josh 9:18" parsed="|Josh|9|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.18" />
<sup>18</sup> Por bijtë e Izraelit nuk i vranë, sepse krerët e asamblesë u ishin betuar atyre në emër të Zotit, Perëndisë së Izraelit. Mirëpo tërë asambleja murmuriti kundër krerëve.
<scripture passage="Josh 9:19" parsed="|Josh|9|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.19" />
<sup>19</sup> Atëherë krerët i thanë tërë asamblesë: "Ne u jemi betuar atyre në emër të Zotit, Perëndisë së Izraelit; prandaj nuk mund t'i ngasim.
<scripture passage="Josh 9:20" parsed="|Josh|9|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.20" />
<sup>20</sup> Këtë do t'u bëjmë atyre: do t'i lëmë të gjallë që të mos tërheqim zemërimin e Zotit, për shkak të betimit që u kemi bërë atyre".
<scripture passage="Josh 9:21" parsed="|Josh|9|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.21" />
<sup>21</sup> Krerët u thanë atyre: "Le të jetojnë, pra, por do të punojnë si druvarë dhe do të bartin ujë për gjithë asamblenë, siç u kishin thënë krerët".
<scripture passage="Josh 9:22" parsed="|Josh|9|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.22" />
<sup>22</sup> Pastaj Jozueu i thirri dhe foli me ta, duke thënë: "Pse na gënjyet duke thënë: "Ne banojmë shumë larg nga ju, kurse ju banoni në mes nesh?"
<scripture passage="Josh 9:23" parsed="|Josh|9|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.23" />
<sup>23</sup> Prandaj tani jeni të mallkuar, dhe do të jeni gjithnjë skllevër, druvarë o bartës të ujit për shtëpinë e Perëndisë tim".
<scripture passage="Josh 9:24" parsed="|Josh|9|24|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.24" />
<sup>24</sup> Atëherë ata iu përgjigjën Jozueut dhe thanë: "Shërbëtorëve të tu u qe thënë qartë që Perëndia yt, Zoti, kishte urdhëruar shërbëtorin e tij Moisiun t'ju jepte tërë vendin dhe të shfaroste para jush  tërë banorët e tij. Prandaj ne na hyri një  frikë e madhe për jetën tonë nga shkaku juaj, dhe kemi vepruar në këtë mënyrë.
<scripture passage="Josh 9:25" parsed="|Josh|9|25|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.25" />
<sup>25</sup> Dhe ja, tani jemi në dorën tënde; bëna atë që të duket e mirë dhe e drejtë".
<scripture passage="Josh 9:26" parsed="|Josh|9|26|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.26" />
<sup>26</sup> Jozueu i trajtoi, pra, në këtë mënyrë: i liroi nga duart e bijve të Izraelit, me qëllim që këta të mos i vrisnin;
<scripture passage="Josh 9:27" parsed="|Josh|9|27|0|0" osisRef="Bible:Josh.9.27" />
<sup>27</sup> por po atë ditë i caktoi që të jenë druvarë dhe bartës të ujit për asamblenë dhe për altarin e Zotit, në vendin që ai do të zgjidhte deri në ditën e sotme.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 10" progress="20.27%" prev="Josh.9" next="Josh.11" id="Josh.10">
<h3 id="Josh.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Josh.10-p1">
<scripture passage="Josh 10:1" parsed="|Josh|10|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.1" />
<sup>1</sup> Kur Adoni-Tsedek, mbret i Jeruzalemit, mësoi që Jozueu kishte pushtuar Ain dhe kishte vendosur shfarosjen e tij, dhe kishte bërë në Ai dhe kundër mbretit të tij po atë që kishte bërë në Jeriko kundër
<scripture passage="Josh 10:2" parsed="|Josh|10|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.2" />
<sup>2</sup> u frikësua shumë, sepse Gabaoni ishte një qytet i madh, si një qytet mbretëror dhe ishte më i madh se Ai; tërë banorët e tij ishin trima.
<scripture passage="Josh 10:3" parsed="|Josh|10|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.3" />
<sup>3</sup> Prandaj Adoni-Tsedek, mbret i Jeruzalemit, dërgoi t'u thotë sa vijon Hohamit, mbretit të Hebronit, Pramit, mbretit të Jarmuthit, Jafias, mbretit të Lakishit dhe Debirit, mbretit të Eglonit:
<scripture passage="Josh 10:4" parsed="|Josh|10|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.4" />
<sup>4</sup> "Ngjituni tek unë dhe më ndihmoni të sulmoj Gabaonin, sepse ka bërë paqe me Jozueun dhe me bijtë e Izraelit".
<scripture passage="Josh 10:5" parsed="|Josh|10|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.5" />
<sup>5</sup> Kështu pesë mbretërit e Amorejve, mbreti i Jeruzalemit, mbreti i Herbonit, mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit dhe mbreti i Eglonit, u mblodhën, u ngjitën me të gjithë ushtritë e tyre, ngritën kampin e tyre përballë Gabaonit dhe e sulmuan.
<scripture passage="Josh 10:6" parsed="|Josh|10|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Gabaonitët i çuan fjalë Jozueut, që ndodhej në kampin e Gilgalit: "Mos u moho ndihmën shërbëtorve të tu; nxito të ngjitesh te ne, na shpëto dhe na ndihmo, sepse të gjithë mbretërit e Amorejve  që banojnë në krahinën malore janë mbledhur  kundër nesh".
<scripture passage="Josh 10:7" parsed="|Josh|10|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.7" />
<sup>7</sup> Kështu Jozueu u ngjit në Gilgal, ai vetë me gjithë luftëtarët, të gjithë luftëtarë trima.
<scripture passage="Josh 10:8" parsed="|Josh|10|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.8" />
<sup>8</sup> Zoti i tha Jozueut: "Mos ki frikë nga ata, sepse i kam lënë në duart e tua; asnjë prej tyre nuk do të jetë në gjendje të të rezistojë".
<scripture passage="Josh 10:9" parsed="|Josh|10|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.9" />
<sup>9</sup> Kështu Jozueu u lëshua mbi ta papritmas, sepse kishte marshuar tërë natën nga Gilgali.
<scripture passage="Josh 10:10" parsed="|Josh|10|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.10" />
<sup>10</sup> Kështu Zoti i theu para Izraelit, u shkaktoi një disfatë të madhe pranë Gabaonit, i ndoqi nëpër rrugën që ngjitet në Beth-Horon dhe i mundi deri në Azekah dhe Makedah.
<scripture passage="Josh 10:11" parsed="|Josh|10|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.11" />
<sup>11</sup> Ndërsa iknin përpara Izraelit dhe ndodheshin në tatëpjetën e Beth-Horonit, Zoti hodhi kundër tyre nga qielli gurë të mëdhenj deri në Azekah, dhe ata vdiqën; ata që vdiqën nga breshëri i gurëve ishin  më shumë se ata që bijtë e Izraelit vranë  me shpatë.
<scripture passage="Josh 10:12" parsed="|Josh|10|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.12" />
<sup>12</sup> Ditën që Zoti i dorëzoi Amorejtë në duat e bijve të Izraelit, Jozueu i foli Zotit dhe në prani të Izraelit tha: "O Diell, ndalu mbi Gabaonin, dhe ti, hënë, në luginën e Ajalonit!".
<scripture passage="Josh 10:13" parsed="|Josh|10|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.13" />
<sup>13</sup> Kështu dielli u ndal dhe hëna qëndroi në vend deri sa mbaroi hakmarrja e popullit kundër armiqve të tij. A nuk është shkruar kjo në librin e të Drejtit? Kështu dielli u ndal në mes të qiellit dhe  nuk u nxitua të perëndojë pothuajse një ditë  të tërë.
<scripture passage="Josh 10:14" parsed="|Josh|10|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.14" />
<sup>14</sup> Dhe nuk pati kurrë, as më parë dhe as më vonë, një ditë si ajo kur Zoti plotësoi dëshirën e zërit të një njeriu, pse Zoti luftoi për Izraelin.
<scripture passage="Josh 10:15" parsed="|Josh|10|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Jozueu dhe i tërë Izraeli bashkë me të u kthyen në kampin e Gilgalit.
<scripture passage="Josh 10:16" parsed="|Josh|10|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.16" />
<sup>16</sup> Por ata pesë mbretër kishin ikur me vrap dhe ishin fshehur në shpellën e Makedahut.
<scripture passage="Josh 10:17" parsed="|Josh|10|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.17" />
<sup>17</sup> Këtë ia thanë Jozueut: "Pesë mbretërit u gjetën të fshehur në shpellën e Makedahut".
<scripture passage="Josh 10:18" parsed="|Josh|10|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Jozueu tha: "Rrukullisni gurë të mëdhenj te hyrja e shpellës dhe vini njerëz që t'i ruajnë.
<scripture passage="Josh 10:19" parsed="|Josh|10|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.19" />
<sup>19</sup> Ju ndërkaq mos u ndalni, por ndiqni armiqtë tuaj dhe goditni prapavijat e tij; mos i lejoni të hyjnë në qytetet e tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, i ka lënë në duart tuaja".
<scripture passage="Josh 10:20" parsed="|Josh|10|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.20" />
<sup>20</sup> Kur Jozueu dhe bijtë e Izraelit mbaruan së shfarosuri armiqtë e tyre me një kërdi të madhe deri sa i zhdukën krejt, dhe ata që shpëtuan kërkuan strehë në qytetet e fortifikuara,
<scripture passage="Josh 10:21" parsed="|Josh|10|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.21" />
<sup>21</sup> tërë populli u kthye shëndoshë e mirë pranë Jozueut në kampin e Makedahut. Askush nuk guxoi të flasë kundër ndonjërit prej bijve të Izraelit.
<scripture passage="Josh 10:22" parsed="|Josh|10|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Jozueu ta: "Hapni hyrjen e shpellës, nxirrni jashtë saj të pesë mbretërit dhe m'i sillni".
<scripture passage="Josh 10:23" parsed="|Josh|10|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.23" />
<sup>23</sup> Kështu vepruan; nxorën nga shpella të pesë mbretërit dhe i çuan tek ai, domethënë mbreti i Jeruzalemit, mbreti i Hebronit, mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit dhe mbreti i Eglonit.
<scripture passage="Josh 10:24" parsed="|Josh|10|24|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.24" />
<sup>24</sup> Kur u nxorën jashtë këta mbretër dhe u çuan tek Jozueu, ky thirri tërë njerëzit e Izraelit dhe u tha krerëve të luftëtarëve që kishin shkuar bashkë me të: "Afrohuni dhe vini këmbët tuaja mbi qafën  e këtyre mbretërve". Ata u afruan dhe vunë  këmbët e tyre mbi qafën e tyre.
<scripture passage="Josh 10:25" parsed="|Josh|10|25|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.25" />
<sup>25</sup> Pastaj Jozueu u tha: "Mos kini frikë, mos u tmerroni, tregohuni të fortë dhe trima, sepse kështu do të veprojë Zoti me të gjithë armiqtë tuaj kundër të cilëve duhet të luftoni".
<scripture passage="Josh 10:26" parsed="|Josh|10|26|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.26" />
<sup>26</sup> Pas kësaj Jozueu i rrahu dhe i bëri të vdesin, pastaj i vari në pesë pemë, ku mbetën të varur deri në mbrëmje.
<scripture passage="Josh 10:27" parsed="|Josh|10|27|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.27" />
<sup>27</sup> Në perëndim të diellit, Jozueu urdhëroi t'i ulnin nga drurët dhe t'i hidhnin në shpellën ku ishin fshehur; pastaj në hyrje të shpellës vunë gurë të mëdhenj, që kanë mbetur aty deri sot.
<scripture passage="Josh 10:28" parsed="|Josh|10|28|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.28" />
<sup>28</sup> Po atë ditë Jozueu mori Makedahun dhe i vrau me shpatë të gjithë bashkë me mbretin e tij; vendosi t'i shfarosë të gjithë personat që gjendeshin aty; nuk la asnjë të gjallë dhe e trajtoi mbretin e
<scripture passage="Josh 10:29" parsed="|Josh|10|29|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.29" />
<sup>29</sup> Pastaj Jozueu dhe tërë Izraeli bashkë me të kaluan nga Makedahu në Libnah dhe e sulmuan këtë vend.
<scripture passage="Josh 10:30" parsed="|Josh|10|30|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.30" />
<sup>30</sup> Zoti e dha edhe këtë qytet me gjithë mbretin e tij në duart e Izraelit; dhe Jozueu i vrau me shpatë të gjithë banorët e tij; nuk la asnjë njeri të gjallë dhe e trajtoi mbretin ashtu si kishte trajtuar mbretin e Jerikos.
<scripture passage="Josh 10:31" parsed="|Josh|10|31|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.31" />
<sup>31</sup> Pastaj Jozueu, dhe tërë Izraeli bashkë me të, kaloi nga Libnahu në Lakish; vendosi kampin e vet kundër tij dhe e sulmoi.
<scripture passage="Josh 10:32" parsed="|Josh|10|32|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.32" />
<sup>32</sup> Dhe Zoti e dha Lakishin në duart e Izraelit, që e pushtoi ditën e dytë dhe vrau me shpatë të gjithë personat që gjendeshin aty, pikërisht ashtu si kishte vepruar në Libnah.
<scripture passage="Josh 10:33" parsed="|Josh|10|33|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.33" />
<sup>33</sup> Atëherë Horami, mbreti i Gezerit, shkoi në ndihmë të Lakishit; por Jozueu e mundi atë dhe popullin e tij dhe nuk la asnjë të gjallë.
<scripture passage="Josh 10:34" parsed="|Josh|10|34|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.34" />
<sup>34</sup> Pastaj Jozueu dhe tërë Izraeli bashkë me të kaluan nga Lakishi në Eglon; e ngritën kampin e tyre kundër tij dhe e sulmuan.
<scripture passage="Josh 10:35" parsed="|Josh|10|35|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.35" />
<sup>35</sup> E pushtuan po atë ditë dhe i vranë banorët me shpatë. Po atë ditë Jozueu vendosi të vriteshin gjithë personat që gjendeshin në vend, ashtu si kishte vepruar në Lakish.
<scripture passage="Josh 10:36" parsed="|Josh|10|36|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.36" />
<sup>36</sup> Pastaj Jozueu dhe tërë Izraeli bashkë me të kaluan nga Egloni në Hebron dhe e sulmuan këtë.
<scripture passage="Josh 10:37" parsed="|Josh|10|37|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.37" />
<sup>37</sup> E pushtuan dhe vranë me shpatë mbretin e tij, të gjitha qytetet dhe tërë personat që gjendeshin aty, nuk lanë asnjë njeri të gjallë, pikërisht ashtu si kishin vepruar në Eglon; por aty vendosi të  shfarosen të gjithë personat që gjendeshin në  vend.
<scripture passage="Josh 10:38" parsed="|Josh|10|38|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.38" />
<sup>38</sup> Pastaj Jozueu dhe i tërë Izraeli bashkë me të u kthyen në drejtim të Debirit dhe e sulmuan.
<scripture passage="Josh 10:39" parsed="|Josh|10|39|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.39" />
<sup>39</sup> Shtinë në dorë mbretin dhe të gjithë qytetet e tij; i vranë me shpatë dhe shfarosën të gjithë njerëzit që gjendeshin në vend; nuk mbeti asnjë i gjallë. Ai e trajtoi Debirin dhe mbretin e tij ashtu  si kishte trajtuar Hebronin, Libnahun dhe  mbretin e tij.
<scripture passage="Josh 10:40" parsed="|Josh|10|40|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.40" />
<sup>40</sup> Jozueu goditi, pra, gjithë vendin, krahinën malore, Negevin, ultësirën, shpatet e maleve, gjithë mbretërit e tyre; vendosi të shfarosë çdo gjë të gjallë, ashtu si kishte urdhëruar Zoti, Perëndia i Izraelit.
<scripture passage="Josh 10:41" parsed="|Josh|10|41|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.41" />
<sup>41</sup> Kështu Jozueu i mundi nga Kades-Barnea deri në Gaza dhe nga tërë vendi i Gosenit deri në Gabaon.
<scripture passage="Josh 10:42" parsed="|Josh|10|42|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.42" />
<sup>42</sup> Në një herë të vetme Jozueu kapi tërë ata mbretër dhe vendet e tyre, sepse Zoti, Perëndia i Izraelit, luftonte për Izraelin.
<scripture passage="Josh 10:43" parsed="|Josh|10|43|0|0" osisRef="Bible:Josh.10.43" />
<sup>43</sup> Pastaj Jozueu dhe tërë Izraeli bashkë me të u kthyen në kampin e Gilgalit.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 11" progress="20.43%" prev="Josh.10" next="Josh.12" id="Josh.11">
<h3 id="Josh.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Josh.11-p1">
<scripture passage="Josh 11:1" parsed="|Josh|11|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.1" />
<sup>1</sup> Kur Jabini, mbret i Hatsorit, i mësoi këto ngjarje, u dërgoi lajmëtarë Johabit, mbretit të Madonit, mbretit të Shimronit dhe atij të Akshafit,
<scripture passage="Josh 11:2" parsed="|Josh|11|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.2" />
<sup>2</sup> mbretërve që ndodheshin në veri të zonës malore, në Arabah, në jug të Kinerethit, në ultësirën dhe mbi lartësitë e Dorit, në perëndim,
<scripture passage="Josh 11:3" parsed="|Josh|11|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.3" />
<sup>3</sup> Kananejve që ishin në lindje dhe në perëndim, Amorejve, Hitejve, Perezejve dhe Jebusejve në krahinën malore, Hivejve në këmbët e malit Hermon në vendin e Mitspahut.
<scripture passage="Josh 11:4" parsed="|Josh|11|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.4" />
<sup>4</sup> Kështu ata dolën, ata vetë me tërë ushtritë e tyre, një turmë shumë e madhe si rëra që është mbi bregun e detit dhe me kuaj e qerre në një numër shumë të madh.
<scripture passage="Josh 11:5" parsed="|Josh|11|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.5" />
<sup>5</sup> Kështu tërë këta mbretër u bashkuan dhe erdhën në afërsitë e ujërave të Meromit për të ngritur një kamp të përbashkët dhe për të luftuar kundër Izraelit.
<scripture passage="Josh 11:6" parsed="|Josh|11|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.6" />
<sup>6</sup> Por Zoti i tha Jozueut: "Mos u tremb nga ata, sepse nesër në këtë orë ke për t'i parë të gjithë të vrarë para Izraelit. Do të presësh leqet e këmbëve të kuajve të tyre dhe do të djegësh qerret e tyre".
<scripture passage="Josh 11:7" parsed="|Josh|11|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.7" />
<sup>7</sup> Jozueu, pra, dhe gjithë luftëtarët bashkë me të, marshuan papritmas kundër tyre afër ujërave të Meromit dhe i sulmuan;
<scripture passage="Josh 11:8" parsed="|Josh|11|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.8" />
<sup>8</sup> dhe Zoti i dha në duart e Izraelitëve, të cilët i mundën dhe i ndoqën deri në Sidonin e madh, deri në ujërat e Misrefothit dhe në luginën e Mitspahut, në drejtim të lindjes; i mundën deri në atë pikë sa nuk lanë të gjallë asnjë prej tyre.
<scripture passage="Josh 11:9" parsed="|Josh|11|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.9" />
<sup>9</sup> Jozueu i trajtoi si i kishte thënë Zoti preu leqet e këmbëve të kuajve të tyre dhe ua dogji qerret.
<scripture passage="Josh 11:10" parsed="|Josh|11|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.10" />
<sup>10</sup> Në po atë periudhë Jozueu u kthye dhe pushtoi Hatsorin, vrau mbretin e tij me shpatë, sepse në të kaluarën Hatsori kishte qenë kryeqyteti i tërë këtyre mbretërive.
<scripture passage="Josh 11:11" parsed="|Josh|11|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.11" />
<sup>11</sup> Vrau me shpatë tërë njerëzit që gjendeshin aty, duke vendosur shfarosjen e tyre; pastaj i vuri flakën Hatsorit.
<scripture passage="Josh 11:12" parsed="|Josh|11|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.12" />
<sup>12</sup> Kështu Jozueu pushtoi tërë qytetet e këtyre mbretërive, zuri mbretërit e tyre dhe i vrau me shpatë, duke vendosur shfarosjen e tyre, ashtu si kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtori i Zotit.
<scripture passage="Josh 11:13" parsed="|Josh|11|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.13" />
<sup>13</sup> Por Izraeli nuk u vuri flakën asnjërit prej qyteteve që ngriheshin në kodrinat, me përjashtim të Hatsorit, i vetmi qytet që Jozueu dogji.
<scripture passage="Josh 11:14" parsed="|Josh|11|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.14" />
<sup>14</sup> Bijtë e Izraelit morën për vete tërë plaçkën e këtyre qyteteve dhe bagëtinë, por vranë tërë njerëzit dhe nuk lanë shpirt të gjallë.
<scripture passage="Josh 11:15" parsed="|Josh|11|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.15" />
<sup>15</sup> Ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, shërbëtorin e tij, kështu Moisiu urdhëroi Jozueun, dhe ky nuk la pas dore asgjë nga tërë ato që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut.
<scripture passage="Josh 11:16" parsed="|Josh|11|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.16" />
<sup>16</sup> Kështu Jozueu shtiu në dorë tërë atë vend, krahinën malore, tërë Negevin, tërë vendin e Goshenit, ultësirën, Arabahun, krahinën malore të Izraelit dhe ultësirat e tij,
<scripture passage="Josh 11:17" parsed="|Josh|11|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.17" />
<sup>17</sup> nga mali Holak, që ngrihet në drejtim të Seirit, deri në Baal-Gad në luginën e Libanit në këmbët e malit Hermon; zuri tërë mbretërit e tyre, i goditi dhe i vrau.
<scripture passage="Josh 11:18" parsed="|Josh|11|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.18" />
<sup>18</sup> Jozueu luftoi gjatë kundër të gjithë këtyre mbretërve.
<scripture passage="Josh 11:19" parsed="|Josh|11|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.19" />
<sup>19</sup> Nuk pati qytet që të bënte paqe me bijtë e Izraelit, me përjashtim të Hivejve që banonin në Gabaon; i pushtuan të gjitha me luftë.
<scripture passage="Josh 11:20" parsed="|Josh|11|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.20" />
<sup>20</sup> Në fakt ishte Zoti vetë që fortësonte zemrën e tyre që të bënin luftë kundër Izraelit, me qëllim që Izraeli të vendoste shfarosjen e tyre pa asnjë mëshirë për ta, por t'i zhdukte nga faqja e dheut ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
<scripture passage="Josh 11:21" parsed="|Josh|11|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.21" />
<sup>21</sup> Po në këtë periudhë Jozueu u nis në marshim dhe shfarosi Anakitët e krahinës malore, ata të Hebronit, të Debirit, të Anabit, të të gjithë krahinës malore të Judës dhe të të gjithë krahinës malore  të Izraelit; Jozueu vendosi shfarosjen e tyre  të plotë bashkë me qytetet e tyre.
<scripture passage="Josh 11:22" parsed="|Josh|11|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.22" />
<sup>22</sup> Nuk mbetën më Anakitë në vendin e bijve të Izraelit; mbetën disa prej tyre vetëm në Gaza, në Gath dhe në Ashod.
<scripture passage="Josh 11:23" parsed="|Josh|11|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.11.23" />
<sup>23</sup> Kështu Jozueu shtiu në dorë tërë vendin, pikërisht ashtu siç i kishte thënë Zoti Moisiut; Jozueu ia la pastaj si trashëgim Izraelit, simbas ndarjeve të tyre në fise. Dhe kështu vendi pati një pushim nga lufta.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 12" progress="20.52%" prev="Josh.11" next="Josh.13" id="Josh.12">
<h3 id="Josh.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Josh.12-p1">
<scripture passage="Josh 12:1" parsed="|Josh|12|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.1" />
<sup>1</sup> Këta janë mbretërit e vendit të mundur nga bijtë e Izraelit, që pushtuan territorin e tyre matanë Jordanit, në drejtim të lindjes, nga përroi Arnon deri në malin Hermon dhe tërë Arabahun lindor;
<scripture passage="Josh 12:2" parsed="|Josh|12|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.2" />
<sup>2</sup> Sihoni, mbret i Amorejve, që banonte në Heshbon dhe sundonte nga Aroeri, që gjendet mbi brigjet e lumit të Harnonit, nga gjysma e lumit dhe nga gjysma e Galaadit deri në lumin Jakob, që është kufi me bijtë e Anonit;
<scripture passage="Josh 12:3" parsed="|Josh|12|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.3" />
<sup>3</sup> dhe në pjesën lindore të Arabahut nga deti i Kinerethit deri në detin e Arabahut, nga Deti i Kripur deri në Beth-Jeshimoth, dhe në jug deri në shpatet e Pisgahut.
<scripture passage="Josh 12:4" parsed="|Josh|12|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.4" />
<sup>4</sup> Pastaj territori i Ogut, mbretit të Bashanit, një nga gjigantët që kishin shpëtuar dhe që banonte në Ashtaroth dhe në Edrej,
<scripture passage="Josh 12:5" parsed="|Josh|12|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.5" />
<sup>5</sup> dhe që sundonte mbi malin Hermon, mbi Salkahun, mbi tërë Bashanin deri në kufirin e Geshuritëve dhe Maakathitëve, dhe mbi gjysmën e Galaadit deri në kufirin e Sihonit, mbretit të Heshbonit.
<scripture passage="Josh 12:6" parsed="|Josh|12|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.6" />
<sup>6</sup> Moisiu, shërbëtori i Zotit, dhe bijtë e Izraelit i mundën; pastaj Moisiu, shërbëtori i Zotit ua dha në zotërim vendin e tyre Rubenitëve, Gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit.
<scripture passage="Josh 12:7" parsed="|Josh|12|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.7" />
<sup>7</sup> Këta janë përkundrazi mbretërit e vendit që Jozueu dhe bijtë e Izraelit i mundën këtej Jordanit, në perëndim, nga Baal-Gadi në luginën e Libanit deri në malin Halak që ngrihet mbi Seir, vend që Jozueu
<scripture passage="Josh 12:8" parsed="|Josh|12|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.8" />
<sup>8</sup> në krahinën malore, në ultësirën, në Arabah, në shpatet e maleve, në shkretëtirë dhe në Negev; vendi i Hitejve, i Amorejve, i Kananejve, i Perezejve, i Hivejve dhe i Jebusejve;
<scripture passage="Josh 12:9" parsed="|Josh|12|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.9" />
<sup>9</sup> mbreti i Jerikos, një; mbret i Ait, afër Bethelit, një;
<scripture passage="Josh 12:10" parsed="|Josh|12|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.10" />
<sup>10</sup> mbreti i Jeruzalemit, një; mbreti i Hebronit, një;
<scripture passage="Josh 12:11" parsed="|Josh|12|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.11" />
<sup>11</sup> mbreti i Jarmuthit, një; mbreti i Lakishit, një;
<scripture passage="Josh 12:12" parsed="|Josh|12|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.12" />
<sup>12</sup> mbreti i Eglonit, një; mbreti i Gezerit, një;
<scripture passage="Josh 12:13" parsed="|Josh|12|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.13" />
<sup>13</sup> mbreti i Debirit, një; mbreti i Gederit, një;
<scripture passage="Josh 12:14" parsed="|Josh|12|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.14" />
<sup>14</sup> mbreti i Hormahut, një; mbreti i Aradit, një;
<scripture passage="Josh 12:15" parsed="|Josh|12|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.15" />
<sup>15</sup> mbreti i Libnahut, një; mbreti i Adulamit, një;
<scripture passage="Josh 12:16" parsed="|Josh|12|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.16" />
<sup>16</sup> mbreti i Makedahut, një; mbreti i Bethelit, një;
<scripture passage="Josh 12:17" parsed="|Josh|12|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.17" />
<sup>17</sup> mbreti i Tapuahut, një; mbreti i Heferit, një;
<scripture passage="Josh 12:18" parsed="|Josh|12|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.18" />
<sup>18</sup> mbreti i Afekut, një; mbreti i Sharonit, një;
<scripture passage="Josh 12:19" parsed="|Josh|12|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.19" />
<sup>19</sup> mbreti i Madonit, një; mbreti i Hatsorit, një;
<scripture passage="Josh 12:20" parsed="|Josh|12|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.20" />
<sup>20</sup> mbreti i Shirom-Meronit, një; mbreti i Akshafit, një;
<scripture passage="Josh 12:21" parsed="|Josh|12|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.21" />
<sup>21</sup> mbreti i Taanakut, një; mbreti i Megidos, një;
<scripture passage="Josh 12:22" parsed="|Josh|12|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.22" />
<sup>22</sup> mbreti i Kedeshit, një; mbreti i Jokneamit, në Karmel, një;
<scripture passage="Josh 12:23" parsed="|Josh|12|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.23" />
<sup>23</sup> mbreti i Dorit, mbi lartësinë e Dorit, një; mbreti i popujve të Gilgalit, një;
<scripture passage="Josh 12:24" parsed="|Josh|12|24|0|0" osisRef="Bible:Josh.12.24" />
<sup>24</sup> mbreti i Tirtsahut, një. Gjithsej tridhjetë e një mbretër.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 13" progress="20.58%" prev="Josh.12" next="Josh.14" id="Josh.13">
<h3 id="Josh.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Josh.13-p1">
<scripture passage="Josh 13:1" parsed="|Josh|13|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.1" />
<sup>1</sup> Por Jozueu ishte plak dhe në moshë të shtyrë; dhe Zoti i tha: "Ti je plak dhe i shtyrë në moshë, dhe të mbetet një pjesë shumë e madhe e vendit për të pushtuar.
<scripture passage="Josh 13:2" parsed="|Josh|13|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.2" />
<sup>2</sup> Ky është vendi që mbetet akoma: tërë territori i Filistejve dhe gjithë ai i Geshuritëve,
<scripture passage="Josh 13:3" parsed="|Josh|13|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.3" />
<sup>3</sup> nga Shikori që rrjedh në lindje të Egjiptit, deri në kufirin e Ekronit nga veriu (krahinë që konsiderohet kananease), tokat e pesë princave të Filistejve, domethënë të Gazës, të Ashdodit, të Ashkalonit,  të Gathit, të Ekronit dhe të Avejve  gjithashtu,
<scripture passage="Josh 13:4" parsed="|Josh|13|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.4" />
<sup>4</sup> në jug, tërë vendi i Kananejve, dhe Mearahu që u përket Sidonëve deri në Afek, deri në kufirin e Amorejve;
<scripture passage="Josh 13:5" parsed="|Josh|13|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.5" />
<sup>5</sup> vendi i Giblitëve dhe tërë Libani në drejtim të lindjes, nga Baal-Gadi në këmbët e malit Hermon deri në hyrje të Hamathit;
<scripture passage="Josh 13:6" parsed="|Josh|13|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.6" />
<sup>6</sup> tërë banorët e krahinës malore të Libanit deri në ujërat e Misrefothit, dhe gjithë Sidonët. Unë do t'i dëboj para bijve të Izraelit; ti ndërkaq ndaje me short vendin midis Izraelitëve si trashëgimi, ashtu si të kam urdhëruar.
<scripture passage="Josh 13:7" parsed="|Josh|13|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.7" />
<sup>7</sup> Ndaje, pra, këtë vend si trashëgimi midis nëntë fiseve dhe gjysmës së fisit të Manasit".
<scripture passage="Josh 13:8" parsed="|Josh|13|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.8" />
<sup>8</sup> Rubenitët dhe Gaditët, bashkë me gjysmën e fisit tjetër, kanë marrë trashëgiminë e tyre, që Moisiu u dha atyre matanë Jordanit, në lindje, ashtu siç ua kishte dhënë Moisiu, shërbëtor i Zotit;
<scripture passage="Josh 13:9" parsed="|Josh|13|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.9" />
<sup>9</sup> nga Aroeri që ndodhet në brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që është në mes të luginës, tërë rrafshnaltën e Medebas deri në Dibon;
<scripture passage="Josh 13:10" parsed="|Josh|13|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.10" />
<sup>10</sup> tërë qytetet e Sihonit, mbretit të Amorejve, që mbretëronte në Heshbon, deri në kufirin e bijve të Amonit;
<scripture passage="Josh 13:11" parsed="|Josh|13|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.11" />
<sup>11</sup> Galaadin, territorin e Geshuritëve dhe të Maakathitëve, tërë malin Hermon dhe tërë Bashanin deri në Salkah;
<scripture passage="Josh 13:12" parsed="|Josh|13|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.12" />
<sup>12</sup> tërë mbretërinë e Ogut, në Bashan, që mbretëronte në Ashtaroth dhe në Edrei dhe ishte i vetmi gjigant i mbetur gjallë. Në fakt Moisiu i kishte mundur dhe dëbuar.
<scripture passage="Josh 13:13" parsed="|Josh|13|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.13" />
<sup>13</sup> Por bijtë e Izraelit nuk i përzunë Geshuritët dhe Maakathitët; kjo është arësyeja pse Geshuritët dhe Maakathitët banojnë në mes të Izraelit deri në ditët e sotme.
<scripture passage="Josh 13:14" parsed="|Josh|13|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.14" />
<sup>14</sup> Vetëm fisit të Levit, Moisiu nuk i kishte dhënë asnjë trashëgimi; flijimet e bëra me zjarr për nder të Zotit, Perëndisë së Izraelit, përfaqësonin trashëgiminë e tij, ashtu si u kishte thënë ai.
<scripture passage="Josh 13:15" parsed="|Josh|13|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.15" />
<sup>15</sup> Kështu Moisiu i kishte dhënë fisit të bijve të Rubenit pjesën që u përkiste, simbas familjeve të tyre;
<scripture passage="Josh 13:16" parsed="|Josh|13|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.16" />
<sup>16</sup> territori i tyre niste nga Aroeri që ndodhet mbi brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që gjendet në mes të luginës, tërë rrafshnalta pranë Medebës,
<scripture passage="Josh 13:17" parsed="|Josh|13|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.17" />
<sup>17</sup> Heshboni dhe tërë qytetet e tij që ndodhen në rrafshnaltën: Diboni, Bamoth-Baali, Beth-Baal-Meoni,
<scripture passage="Josh 13:18" parsed="|Josh|13|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.18" />
<sup>18</sup> Jahtsahu, Kedemothi, Mefaathi,
<scripture passage="Josh 13:19" parsed="|Josh|13|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.19" />
<sup>19</sup> Kirjathaimi, Sibmahu, Tsereth-Hashahari mbi malin e luginës,
<scripture passage="Josh 13:20" parsed="|Josh|13|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.20" />
<sup>20</sup> Beth-Peori, shpatet e Pisgahut dhe Beth-Jeshimothi;
<scripture passage="Josh 13:21" parsed="|Josh|13|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.21" />
<sup>21</sup> të gjitha qytetet e rrafshnaltës dhe tërë mbretëria e Sihonit, mbretit të Amorejve që mbretëronte në Heshbon, të cilin Moisiu e mundi me princat e Madianit: Evi, Rekem, Tsur, Hur dhe Reba, princa vasalë të Sihonit, që banonin në atë vend.
<scripture passage="Josh 13:22" parsed="|Josh|13|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.22" />
<sup>22</sup> Bijtë e Izraelit vranë gjithashtu me shpatë Balaamin, birin e Beorit, shortarin, bashkë me të tjerët që u vranë në radhët e Madianitëve.
<scripture passage="Josh 13:23" parsed="|Josh|13|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.23" />
<sup>23</sup> Territori i bijve të Rubenit kufizohej me Jordanin. Kjo ishte trashëgimia e bijve të Rubenit në bazë të familjeve të tyre, së bashku me qytetet dhe fshatrat e tyre.
<scripture passage="Josh 13:24" parsed="|Josh|13|24|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.24" />
<sup>24</sup> Moisiu i kishte dhënë gjithashtu fisit të Gadit, bijve të Gadit, pjesën e tyre, simbas familjeve të tyre.
<scripture passage="Josh 13:25" parsed="|Josh|13|25|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.25" />
<sup>25</sup> Territori i tyre përfshinte Jazerin, të gjitha qytetet e Galaadit, gjysmën e vendit të bijve të Amonit deri në Aroer, që ngrihet përballë Rabahut,
<scripture passage="Josh 13:26" parsed="|Josh|13|26|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.26" />
<sup>26</sup> dhe nga Heshboni deri në Ramath-Mitspah dhe Betonim, dhe nga Mahanaimi deri në kufirin e Debirit,
<scripture passage="Josh 13:27" parsed="|Josh|13|27|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.27" />
<sup>27</sup> dhe në luginë, Beth-Harami, Beth-Nimrahi, Sukothi dhe Tsafoni, pjesa që mbeti nga mbretëria e Sihonit, mbretit të Heshbonit, që ka Jordanin për kufi, deri në skajin e Detit të Kinerethit, matanë Jordanit, në drejtim të lindjes.
<scripture passage="Josh 13:28" parsed="|Josh|13|28|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.28" />
<sup>28</sup> Kjo qe trashëgimia e bijve të Gadit, simbas familjeve të tyre, me qytetet dhe fshatrat e tyre.
<scripture passage="Josh 13:29" parsed="|Josh|13|29|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.29" />
<sup>29</sup> Moisiu i kishte dhënë gjithashtu gjysmës së fisit të Manasit, bijve të Manasit, pjesën e tyre, simbas familjeve të tyre.
<scripture passage="Josh 13:30" parsed="|Josh|13|30|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.30" />
<sup>30</sup> Territori i tyre përfshinte Mahanaimin, tërë Bashanin, tërë mbretërinë e Ogut, mbretit të Bashanit, tërë fshatrat e Jairit që ndodhen në Bashan, gjithsej shtatëdhjetë qytete.
<scripture passage="Josh 13:31" parsed="|Josh|13|31|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.31" />
<sup>31</sup> Gjysma e Galaadit, Ashtarothit dhe Edreit, qytete të mbretërisë së Ogut në Bashan, kaluan në dorë të bijve të Makirit, birit të Manasit, simbas familjeve të tyre.
<scripture passage="Josh 13:32" parsed="|Josh|13|32|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.32" />
<sup>32</sup> Këto janë pjesët që Moisiu u kishte ndarë si trashëgimi në fushat e Moabit, matanë Jordanit, në bregun përballë Jerikos, në lindje.
<scripture passage="Josh 13:33" parsed="|Josh|13|33|0|0" osisRef="Bible:Josh.13.33" />
<sup>33</sup> Por fisit të Levit Moisiu nuk i la asnjë trashëgimi; Zoti, Perëndia i Izraelit, ishte trashëgimia e tij, ashtu siç u kishte thënë ai vetë.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 14" progress="20.69%" prev="Josh.13" next="Josh.15" id="Josh.14">
<h3 id="Josh.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Josh.14-p1">
<scripture passage="Josh 14:1" parsed="|Josh|14|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.14.1" />
<sup>1</sup> Këto janë territoret që bijtë e Izraelit morën si trashëgimi në vendin e Kanaanit, dhe që prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarët e familjeve të fiseve të bijve të Izraelit u ndanë atyreve si trashëgimi.
<scripture passage="Josh 14:2" parsed="|Josh|14|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.14.2" />
<sup>2</sup> Trashëgimia e tyre u vendos me short, ashtu si u kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut nëntë fiseve dhe gjysmës së fisit,
<scripture passage="Josh 14:3" parsed="|Josh|14|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.14.3" />
<sup>3</sup> sepse dy fiseve të tjera dhe gjysmës së fisit, Moisiu u kishte dhënë trashëgiminë e tyre matanë Jordanit; por nuk u kishte dhënë asnjë trashëgimi Levitëve,
<scripture passage="Josh 14:4" parsed="|Josh|14|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.14.4" />
<sup>4</sup> sepse bijtë e Jozefit formonin dy fise, atë të Manasit dhe atë të Efraimit; Levitëve nuk iu dha asnjë pjesë në vend, por vetëm disa qytete për të banuar bashkë me kullota për bagëtinë e tyre dhe pasuritë që kishin.
<scripture passage="Josh 14:5" parsed="|Josh|14|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.14.5" />
<sup>5</sup> Bijtë e Izraelit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun dhe e ndanë vendin.
<scripture passage="Josh 14:6" parsed="|Josh|14|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.14.6" />
<sup>6</sup> Atëherë bijtë e Judës u paraqitën para Jozueut në Gilgal; dhe Kalebi, bir i Jefunehut, Kenizeu, i tha: "Ti e di atë që Zoti i tha Moisiut, njeriut të Perëndisë, lidhur me mua dhe me ty në Kadesh-Barnea.
<scripture passage="Josh 14:7" parsed="|Josh|14|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.14.7" />
<sup>7</sup> Unë isha dyzet vjeç kur Moisiu, shërbëtori i Zotit, më dërgoi në Kadesh-Barnea për të vëzhguar vendin; unë i paraqita një raport ashtu si ma thoshte zemra.
<scripture passage="Josh 14:8" parsed="|Josh|14|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.14.8" />
<sup>8</sup> Ndërsa vëllezërit e mi që kishin ardhur me mua e shkurajuan popullin, unë ndoqa plotësisht Zotin, Perëndinë tim.
<scripture passage="Josh 14:9" parsed="|Josh|14|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.14.9" />
<sup>9</sup> Atë ditë Moisiu bëri këtë betim: "Toka që ke shkelur me këmbë do të jetë trashëgimia jote dhe e bijve të tu për gjithnjë, sepse ke ndjekur plotësisht Zotin, Perëndinë tim".
<scripture passage="Josh 14:10" parsed="|Josh|14|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.14.10" />
<sup>10</sup> Dhe ja, tani Zoti më ka ruajtur të gjallë, siç e kishte thënë, këto dyzet e pesë vjet që kur Zoti i tha këto fjalë Moisiut, ndërsa Izraeli endej nëpër shkretëtirë; dhe ja, sot u bëra tetëdhjetë e pesë vjeç.
<scripture passage="Josh 14:11" parsed="|Josh|14|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.14.11" />
<sup>11</sup> Por sot jam akoma i fortë si ditën që Moisiu më nisi; po atë fuqi që kisha atëherë e kam edhe tani, qoftë për të luftuar, qoftë për të shkuar dhe për të ardhur.
<scripture passage="Josh 14:12" parsed="|Josh|14|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.14.12" />
<sup>12</sup> Prandaj ma jep këtë mal për të cilin foli Zoti atë ditë; sepse ti vetë e dëgjove atë ditë që aty ishin Anakimët dhe kishte qytete të mëdha dhe të fortifikuara. Në rast se Zoti do të jetë me mua, unë do t'i dëboj, ashtu si ka thënë Zoti".
<scripture passage="Josh 14:13" parsed="|Josh|14|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.14.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Jozueu e bekoi dhe i dha si trashëgimi Hebronin Kalebit, djalit të Jefunehut.
<scripture passage="Josh 14:14" parsed="|Josh|14|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.14.14" />
<sup>14</sup> Për këtë arësye Hebroni ka mbetur pronë e Kalebit, birit të Jefunehut, Kenizeu, deri në ditën e sotme, sepse ai ka ndjekur plotësisht Zotin, Perëndinë e Izraelit.
<scripture passage="Josh 14:15" parsed="|Josh|14|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.14.15" />
<sup>15</sup> Më parë Hebroni quhej Kirjath-Arba, Arba pati qenë njeriu më i madh në radhët e Anakimëve. Dhe vendi nuk pati më luftë.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 15" progress="20.75%" prev="Josh.14" next="Josh.16" id="Josh.15">
<h3 id="Josh.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Josh.15-p1">
<scripture passage="Josh 15:1" parsed="|Josh|15|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.1" />
<sup>1</sup> Pjesa që iu dha me short fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre, shtrihej deri në kufirin e Edomit, në shkretëtirën e Tsinit, në skajin jugor.
<scripture passage="Josh 15:2" parsed="|Josh|15|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.2" />
<sup>2</sup> Kufiri i tyre jugor fillonte në skajin e Detit të Kripur, nga kepi që drejtohet në jug,
<scripture passage="Josh 15:3" parsed="|Josh|15|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.3" />
<sup>3</sup> dhe zgjatej në jug në drejtim të të përpjetës së Akrabimit, kalonte nëpër Tsin, pastaj ngjitej në drejtim të Adarit dhe kthente nga ana e Karkaas;
<scripture passage="Josh 15:4" parsed="|Josh|15|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.4" />
<sup>4</sup> kalonte pastaj nga Atsmoni dhe vazhdonte deri në përruan e Egjiptit, dhe mbaronte në det. "Ky do të jetë", tha Jozueu, "kufiri juaj në jug".
<scripture passage="Josh 15:5" parsed="|Josh|15|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.5" />
<sup>5</sup> Kufiri në lindje ishte Deti i Kripur deri në grykëderdhjen e Jordanit. Kufiri verior fillonte me mëngën e detit pranë grykëderdhjes së Jordanit;
<scripture passage="Josh 15:6" parsed="|Josh|15|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.6" />
<sup>6</sup> pastaj kufiri ngjitej në drejtim të Beth-Oglahut, kalonte në veri të Beth-Arabahut dhe ngjitej deri në gurin e Bohanit, birit të Rubenit.
<scripture passage="Josh 15:7" parsed="|Josh|15|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.7" />
<sup>7</sup> Pastaj nga Lugina e Akorit kufiri ngjitej në Debir, kthehej prapa në veri në drejtim të Gilgalit, që ndodhet përballë së përpjetës të Adumumit, në jug të luginës; pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit dhe mbaronte në En-Roguel.
<scripture passage="Josh 15:8" parsed="|Josh|15|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.8" />
<sup>8</sup> Kufiri pas kësaj ngjitej nëpër luginën e birit të Hinonit deri te shpatet jugore të qytetit të Jebusejve (që është Jeruzalemi). Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ndodhet përballë luginës  së Hinomit në perëndim, që mbetet në skajin  e luginës të Refaimit në veri.
<scripture passage="Josh 15:9" parsed="|Josh|15|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.9" />
<sup>9</sup> Nga maja e malit kufiri shtrihej deri në burimin e ujërave të Neftoahut, vazhdonte në drejtim të qyteteve të malit Efron dhe pastaj kthente deri në Baalah, që është Kirjath-Jearimi.
<scripture passage="Josh 15:10" parsed="|Josh|15|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.10" />
<sup>10</sup> Nga Baalahu kufiri kthente pastaj në perëndim të malit Seir, kalonte mbi faqen veriore të malit Jearim (që është Kesaloni), zbriste në Beth-Shemesh dhe kalonte nëpër Timah.
<scripture passage="Josh 15:11" parsed="|Josh|15|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.11" />
<sup>11</sup> Pastaj kufiri arrinte anën veriore të Ekronit, kthente nga Shikroni, kalonte nëpër malin e Baalahut, shtrihej deri në Jabneel dhe mbaronte në det.
<scripture passage="Josh 15:12" parsed="|Josh|15|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.12" />
<sup>12</sup> Kufiri në perëndim ishte Deti i Madh. Këta ishin rreth e qark kufijtë e bijve të Judës simbas familjeve të tyre.
<scripture passage="Josh 15:13" parsed="|Josh|15|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.13" />
<sup>13</sup> Kalebit, birit të Jefunehut, Jozueu i dha një pjesë në mes të bijve të Judës, ashtu siç e kishte porositur Zoti; Kirjath-Arba, që është Hebroni (Arba ishte ati i Anakut).
<scripture passage="Josh 15:14" parsed="|Josh|15|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.14" />
<sup>14</sup> Dhe Kalebi dëboi që andej tre djemtë e Anakut, Sheshain, Ahimanin dhe Talmain, pasardhës të Anakut;
<scripture passage="Josh 15:15" parsed="|Josh|15|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.15" />
<sup>15</sup> Që këtej ai u ngrit kundër banorëve të Debirit (që më parë quhej Kirjath-Sefer).
<scripture passage="Josh 15:16" parsed="|Josh|15|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.16" />
<sup>16</sup> Dhe Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kirjath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t'i jap për grua vajzën time Aksah".
<scripture passage="Josh 15:17" parsed="|Josh|15|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i Kalebit, e shtiu në dorë, dhe Kalebi i dha për grua bijën e tij Aksah.
<scripture passage="Josh 15:18" parsed="|Josh|15|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.18" />
<sup>18</sup> Kur ajo erdhi të banojë me të, i mbushi mendjen Othnielit t'i kërkonte atit të saj një fushë. Atëherë ajo zbriti nga gomari dhe Kalebi i tha: "Çfarë do?".
<scripture passage="Josh 15:19" parsed="|Josh|15|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.19" />
<sup>19</sup> Ajo iu përgjigj: "Më bëj një dhuratë; mbasi më ke dhënë tokë në Negev, më jep edhe burime ujore". Kështu ai i dhuroi burimet e sipërme dhe burimet e poshtme.
<scripture passage="Josh 15:20" parsed="|Josh|15|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.20" />
<sup>20</sup> Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre;
<scripture passage="Josh 15:21" parsed="|Josh|15|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.21" />
<sup>21</sup> qytetet e vendosura në skajin e fisit të bijve të Judës, në drejtim të kufirit të Edomit, në Negev ishin: Kabtseeli, Ederi dhe Jaguri,
<scripture passage="Josh 15:22" parsed="|Josh|15|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.22" />
<sup>22</sup> Kinahu, Dimonahu, Adadahu,
<scripture passage="Josh 15:23" parsed="|Josh|15|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.23" />
<sup>23</sup> Kadeshi, Hatsori, Ithnami,
<scripture passage="Josh 15:24" parsed="|Josh|15|24|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.24" />
<sup>24</sup> Zifi, Telemi, Bealothi,
<scripture passage="Josh 15:25" parsed="|Josh|15|25|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.25" />
<sup>25</sup> Hatsor-Hadattahu, Kerioth-Hetsroni (domethënë në Hatsori),
<scripture passage="Josh 15:26" parsed="|Josh|15|26|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.26" />
<sup>26</sup> Amami, Shema, Moladahu,
<scripture passage="Josh 15:27" parsed="|Josh|15|27|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.27" />
<sup>27</sup> Hatsar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti,
<scripture passage="Josh 15:28" parsed="|Josh|15|28|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.28" />
<sup>28</sup> Hatsar-Shuali, Beer-Sheba, Bizjothjahu,
<scripture passage="Josh 15:29" parsed="|Josh|15|29|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.29" />
<sup>29</sup> Baala, Ijimi, Etsemi,
<scripture passage="Josh 15:30" parsed="|Josh|15|30|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.30" />
<sup>30</sup> Eltoladi, Kesili, Hormahu,
<scripture passage="Josh 15:31" parsed="|Josh|15|31|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.31" />
<sup>31</sup> Tsiklagu, Madmanahu, Sansanahu,
<scripture passage="Josh 15:32" parsed="|Josh|15|32|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.32" />
<sup>32</sup> Lebaothi, Shilhimi, Aini, Rimoni; gjithsej njëzet e nëntë qytete me fshatrat e tyre.
<scripture passage="Josh 15:33" parsed="|Josh|15|33|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.33" />
<sup>33</sup> Në ultësirë: Eshaoli, Tsoreahu, Ashnahu,
<scripture passage="Josh 15:34" parsed="|Josh|15|34|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.34" />
<sup>34</sup> Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami;
<scripture passage="Josh 15:35" parsed="|Josh|15|35|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.35" />
<sup>35</sup> Jarmuthi, Adulami, Sosohu, Azekahu,
<scripture passage="Josh 15:36" parsed="|Josh|15|36|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.36" />
<sup>36</sup> Shaaraimi, Adithaimi, Gederahu dhe Gederothaimi: katërmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;
<scripture passage="Josh 15:37" parsed="|Josh|15|37|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.37" />
<sup>37</sup> Tsenani, Hadashahu, Migdal-Gadi,
<scripture passage="Josh 15:38" parsed="|Josh|15|38|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.38" />
<sup>38</sup> Dileani, Mitspahu, Joktheeli,
<scripture passage="Josh 15:39" parsed="|Josh|15|39|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.39" />
<sup>39</sup> Lakishi, Bokskathi, Egloni,
<scripture passage="Josh 15:40" parsed="|Josh|15|40|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.40" />
<sup>40</sup> Kaboni, Lahmasi, Kitlishi,
<scripture passage="Josh 15:41" parsed="|Josh|15|41|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.41" />
<sup>41</sup> Gederothi, Beth-Dagoni, Naamahu dhe Makedahu; gjashtëmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;
<scripture passage="Josh 15:42" parsed="|Josh|15|42|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.42" />
<sup>42</sup> Libnahu, Etheri, Ashani;
<scripture passage="Josh 15:43" parsed="|Josh|15|43|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.43" />
<sup>43</sup> Jiftahu, Ashna, Netsibi;
<scripture passage="Josh 15:44" parsed="|Josh|15|44|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.44" />
<sup>44</sup> Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu: nëntë qytete me fshatrat e tyre;
<scripture passage="Josh 15:45" parsed="|Josh|15|45|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.45" />
<sup>45</sup> Ekroni me qytetet dhe fshatrat e tij;
<scripture passage="Josh 15:46" parsed="|Josh|15|46|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.46" />
<sup>46</sup> nga Ekroni deri në det, çdo gjë që ishte afër Ashdotit me fshatrat e tyre;
<scripture passage="Josh 15:47" parsed="|Josh|15|47|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.47" />
<sup>47</sup> Ashdoti me gjithë qytetet dhe fshatrat e tij; Gaza me qytetet dhe fshatrat e tij deri në përroin e Egjiptit dhe në detin e Madh me bregun e tij.
<scripture passage="Josh 15:48" parsed="|Josh|15|48|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.48" />
<sup>48</sup> Në zonën malore: Shanoiri, Jatiri dhe Sokohu,
<scripture passage="Josh 15:49" parsed="|Josh|15|49|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.49" />
<sup>49</sup> Danahu, Kirjath-Sanahu, domethënë Debiri,
<scripture passage="Josh 15:50" parsed="|Josh|15|50|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.50" />
<sup>50</sup> Anabi, Esthemothi, Animi,
<scripture passage="Josh 15:51" parsed="|Josh|15|51|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.51" />
<sup>51</sup> Gosheni, Holoni dhe Gilohu: njëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre;
<scripture passage="Josh 15:52" parsed="|Josh|15|52|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.52" />
<sup>52</sup> Arabi, Dumahu, Esheani,
<scripture passage="Josh 15:53" parsed="|Josh|15|53|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.53" />
<sup>53</sup> Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu,
<scripture passage="Josh 15:54" parsed="|Josh|15|54|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.54" />
<sup>54</sup> Humtahu, Kirjath-Arba (domethënë Hebroni) dhe Tsiori: nëntë qytete me gjithë fshatrat e tyre;
<scripture passage="Josh 15:55" parsed="|Josh|15|55|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.55" />
<sup>55</sup> Maoni, Karmeli, Zifi dhe Jutahu,
<scripture passage="Josh 15:56" parsed="|Josh|15|56|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.56" />
<sup>56</sup> Jizreeli, Jokdeami, Zanoahu,
<scripture passage="Josh 15:57" parsed="|Josh|15|57|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.57" />
<sup>57</sup> Kaini, Gibeahu dhe Timnahu: dhjetë qytete me fshatrat e tyre;
<scripture passage="Josh 15:58" parsed="|Josh|15|58|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.58" />
<sup>58</sup> Halhuli, Beth-Tsuri, Gedori,
<scripture passage="Josh 15:59" parsed="|Josh|15|59|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.59" />
<sup>59</sup> Maarathi, Beth-Anothi dhe Eltekoni: gjashtë qytete me fshatrat e tyre;
<scripture passage="Josh 15:60" parsed="|Josh|15|60|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.60" />
<sup>60</sup> Kirjath-Baal (domethënë Kirjath-Jearimi) dhe Rabahu: dy qytete bashkë me fshatrat e tyre.
<scripture passage="Josh 15:61" parsed="|Josh|15|61|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.61" />
<sup>61</sup> Në shkretëtirë: Beth-Arabahu, Midini, Sekakahu,
<scripture passage="Josh 15:62" parsed="|Josh|15|62|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.62" />
<sup>62</sup> Nibshani, qyteti i kripës dhe Engedi: gjashtë qytete me fshatrat e tyre.
<scripture passage="Josh 15:63" parsed="|Josh|15|63|0|0" osisRef="Bible:Josh.15.63" />
<sup>63</sup> Përsa u përket Jebusejve që banonin në Jeruzalem, bijtë e Judës nuk mundën t'i dëbojnë; kështu që Jebusejtë kanë banuar në Jeruzalem bashkë me bijtë e Judës deri në ditën e sotme.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 16" progress="20.89%" prev="Josh.15" next="Josh.17" id="Josh.16">
<h3 id="Josh.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Josh.16-p1">
<scripture passage="Josh 16:1" parsed="|Josh|16|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.16.1" />
<sup>1</sup> Pjesa që iu dha me short bijve të Jozefit shtrihej nga Jordani pranë Jerikos, në drejtim të ujërave të Jerikos në lindje, deri në shkretëtirën që ngjitet nga Jeriko në Bethel nëpër krahinën malore.
<scripture passage="Josh 16:2" parsed="|Josh|16|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.16.2" />
<sup>2</sup> Kufiri vijonte pastaj nga Betheli në Luc dhe kalonte në Ataroth nëpër kufirin e Arkejve,
<scripture passage="Josh 16:3" parsed="|Josh|16|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.16.3" />
<sup>3</sup> dhe zbriste në perëndim në drejtim të kufirit të Jafletejve deri në kufirin e Beth-Horonit të poshtëm dhe deri në Gezer, duke mbaruar në det.
<scripture passage="Josh 16:4" parsed="|Josh|16|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.16.4" />
<sup>4</sup> Kështu bijtë e Jozefit, Manasi dhe Efraimi, patën secili trashëgiminë e vet.
<scripture passage="Josh 16:5" parsed="|Josh|16|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.16.5" />
<sup>5</sup> Këto qenë kufijtë e bijve të Efraimit, simbas familjeve të tyre. Kufiri i trashëgimisë së tyre, në lindje, ishte Atrothi deri në Beth-Horonin e sipërm;
<scripture passage="Josh 16:6" parsed="|Josh|16|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.16.6" />
<sup>6</sup> kufiri shtrihej deri në det në veri të Mikmethathit, pastaj kthente nga lndja deri në Tanaath-Shiloh dhe i kalonte përpara në lindje të Janoahut.
<scripture passage="Josh 16:7" parsed="|Josh|16|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.16.7" />
<sup>7</sup> Nga Janoahu zbriste pastaj në Ataroth dhe Naarah dhe zgjatej deri në Jeriko, për të mbaruar në Jordan.
<scripture passage="Josh 16:8" parsed="|Josh|16|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.16.8" />
<sup>8</sup> Nga Tapuah kufiri shtrihej në perëndim deri në përruan Kanah dhe mbaronte në det. Kjo qe trashëgimia e fisit të Efraimit, simbas familjeve të tyre,
<scripture passage="Josh 16:9" parsed="|Josh|16|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.16.9" />
<sup>9</sup> bashkë me qytetet e rezervuara për bijtë e Efraimit në mes të trashëgimisë së bijve të Manasit, të gjitha qytetet bashkë me fshatrat e tyre.
<scripture passage="Josh 16:10" parsed="|Josh|16|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.16.10" />
<sup>10</sup> Por ata nuk i dëbuan Kananejtë që banonin në Gezer; kështu Kananejtë kanë banuar në mes të Efraimit deri ditën e sotme, por u bënë skllevër.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 17" progress="20.92%" prev="Josh.16" next="Josh.18" id="Josh.17">
<h3 id="Josh.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Josh.17-p1">
<scripture passage="Josh 17:1" parsed="|Josh|17|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.1" />
<sup>1</sup> Kjo qe pjesa që i ra me short fisit të Manasit, sepse ai ishte i parëlinduri i Jozefit, Maikirit, të parëlindurit të Manasit dhe atë i Galaadit, iu caktua Galaadi dhe Bashani, sepse ishte luftëtar.
<scripture passage="Josh 17:2" parsed="|Josh|17|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.2" />
<sup>2</sup> Ju dha me short gjithashtu një pjesë bijve të tjerë të Manasit, simbas familjeve të tyre: bijve të Abiezerit, bijve të Helekut, bijve të Asrielit, bijve të Heferit, bijve të Shemidit. Këta ishin fëmijët  meshkuj të Manasit, birit të Jozefit,  simbas familjeve të tyre.
<scripture passage="Josh 17:3" parsed="|Josh|17|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.3" />
<sup>3</sup> Tselofehadi, bir i Heferit, bir i Galaadit, bir i Makirit, bir i Manasit, nuk pati djem, por vetëm vajza, të cilat quheshin Mahlah, Noah, Higlah, Milkah dhe Tirtsah.
<scripture passage="Josh 17:4" parsed="|Josh|17|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.4" />
<sup>4</sup> Ato u paraqitën para priftit Eleazar, para Jozueut, birit të Nunit, dhe para princave, duke thënë: "Zoti urdhëroi Moisiun që të na japë një trashëgimi në mes të vëllezërve tanë". Dhe Jozueu u dha një  trashëgimi në mes të vëllezërve të atit të  tyre, simbas urdhrit të Zotit.
<scripture passage="Josh 17:5" parsed="|Josh|17|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.5" />
<sup>5</sup> Kështu i ranë dhjetë pjesë Manasit, përveç vendit të Galaadit dhe të Bashanit që ndodheshin matanë Jordanit;
<scripture passage="Josh 17:6" parsed="|Josh|17|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.6" />
<sup>6</sup> në fakt bijat e Manasit morën një trashëgimi në mes të bijve të tij, dhe vendi i Galaadit iu caktua bijve të tjerë të Manasit.
<scripture passage="Josh 17:7" parsed="|Josh|17|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.7" />
<sup>7</sup> Kufiri i Manasit shtrihej nga Asheri në Mikmethsah, që ndodheshin përballë Sikemit, pastaj kthente nga e djathta në drejtim të banorëve të En-Tapuahut.
<scripture passage="Josh 17:8" parsed="|Josh|17|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.8" />
<sup>8</sup> Vendi i Tapuahut i përkiste Manasit; por Tapuahu në kufi të Manasit ishte pronë e bijve të Efraimit.
<scripture passage="Josh 17:9" parsed="|Josh|17|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.9" />
<sup>9</sup> Pastaj kufiri zbriste në përruan Kanah, në jug të përroit; këto qytete që ishin pronë e Efraimit ngriheshin në mes të qyteteve të Manasit; por kufiri i Manasit ndodhej në krahun verior të përroit dhe mbaronte në det.
<scripture passage="Josh 17:10" parsed="|Josh|17|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.10" />
<sup>10</sup> Territori në jug i përkiste Efraimit, kurse ai në veri ishte pronë e Manasit, dhe deti ishte kufiri i tyre; në veri kufizoheshin me Asherin dhe në lindje me Isakarin.
<scripture passage="Josh 17:11" parsed="|Josh|17|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.11" />
<sup>11</sup> Përveç kësaj, në territorin e Isakarit dhe në atë të Asherit Manasi zotëronte: Beth-Shean me fshatrat e tij, Ibleam me fshatrat e tij, banorët e Dorit me fshatrat e tij, banorët e En-Dorit me fshatrat  e tij, banorët e Tanaakut me fshatrat e  tij, banorët e Megidos me fshatrat e tij, tri krahina kodrinore.
<scripture passage="Josh 17:12" parsed="|Josh|17|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.12" />
<sup>12</sup> Por bijtë e Manasit nuk mundën t'i pushtojnë ato qytete, sepse Kananejtë ishin të vendosur të rrinin në atë vend.
<scripture passage="Josh 17:13" parsed="|Josh|17|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.13" />
<sup>13</sup> Por bijtë e Izraelit u bënë të fortë, nënshtruan Kananejtë dhe i robëruan, por nuk i dëbuan krejt.
<scripture passage="Josh 17:14" parsed="|Josh|17|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.14" />
<sup>14</sup> Atëherë bijtë e Jozefit i folën Jozueut dhe i thanë: "Pse na dhe si trashëgimi vetëm një pjesë, vetëm një hise, kur ne jemi një popull i madh që Zoti e ka bekuar deri sot?".
<scripture passage="Josh 17:15" parsed="|Josh|17|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.15" />
<sup>15</sup> Jozueu u tha atyre: "Në rast se jeni një popull i madh në numër, shkoni në pyll dhe hapni tokë të re që të keni tokë në vendin e Perezejve dhe të gjigantëve, sepse krahina malore e Efraimit është tepër e paktë për ju".
<scripture passage="Josh 17:16" parsed="|Josh|17|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.16" />
<sup>16</sup> Por bijtë e Jozefit iu përgjigjën: "Krahina malore nuk na mjafton; dhe të gjithë Kananejtë që banojnë në krahinën fushore kanë qerre të hekurta, si ata që janë në Beth-Shean dhe në fshatrat e tij,  ashtu dhe ata që banojnë në luginën e Jizreelit".
<scripture passage="Josh 17:17" parsed="|Josh|17|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Jozueu i foli shtëpisë së Jozefit, Efraimit dhe Manasit, dhe tha: "Ti je një popull i madh në numër dhe ke një forcë të madhe; nuk do të kesh vetëm një pjesë,
<scripture passage="Josh 17:18" parsed="|Josh|17|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.17.18" />
<sup>18</sup> por edhe krahina malore do të jetë jotja; ndonëse është pyll, ti do ta shpyllëzosh dhe do të jetë jotja deri në skajet e tij më të largëta, sepse ti do t'i dëbosh Kananejtë megjithëse kanë qerre të hekurta dhe janë të fortë".
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 18" progress="21.00%" prev="Josh.17" next="Josh.19" id="Josh.18">
<h3 id="Josh.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Josh.18-p1">
<scripture passage="Josh 18:1" parsed="|Josh|18|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.1" />
<sup>1</sup> Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit u mblodh në Shiloh, dhe aty ngritën çadrën e mbledhjes. Vendi u ishte nënshtruar atyre.
<scripture passage="Josh 18:2" parsed="|Josh|18|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.2" />
<sup>2</sup> Por kishte midis bijve të Izraelit shtatë fise, që nuk e kishin marrë akoma trashëgiminë e tyre.
<scripture passage="Josh 18:3" parsed="|Josh|18|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.3" />
<sup>3</sup> Kështu Jozueu u tha bijve të Izraelit: "Deri kur nuk do të kujdeseni të shkoni të merrni vendin që Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju ka dhënë?
<scripture passage="Josh 18:4" parsed="|Josh|18|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.4" />
<sup>4</sup> Zgjidhni midis jush tre burra për çdo fis dhe unë do t'i nis. Ata do të ngrihen, do ta përshkojnë vendin, do të bëjnë përshkrimin e tij në bazë të pjesës së tyre të trashëgimisë dhe pastaj do të kthehen tek unë.
<scripture passage="Josh 18:5" parsed="|Josh|18|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.5" />
<sup>5</sup> Ata do ta ndanë në shtatë pjesë: Juda do të mbetet në territorin e tij në jug dhe shtëpia e Jozefit në territorin e tij në veri.
<scripture passage="Josh 18:6" parsed="|Josh|18|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.6" />
<sup>6</sup> Ju do të bëni, pra, përshkrimin e vendit në shtatë pjesë; do ta sillni tek unë dhe unë do të hedh shortin për ju këtu, para Zotit, Perëndisë tonë.
<scripture passage="Josh 18:7" parsed="|Josh|18|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.7" />
<sup>7</sup> Por Levitët nuk duhet të kenë asnjë pjesë në mes tuaj, sepse priftëria e Zotit është trashëgimia e tyre; dhe Gadi, Rubeni dhe gjysma e fisit të Manasit kanë marrë trashëgiminë e tyre matanë Jordanit  në lindje, që Moisiu, shërbëtori i Zotit, u  ka dhënë atyre".
<scripture passage="Josh 18:8" parsed="|Josh|18|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.8" />
<sup>8</sup> Ata njerëz, pra, u ngritën dhe u nisën; dhe Jozueu i urdhëroi ata që niseshin për të përshkruar vendin, duke u thënë: "Shkoni, përshkoni vendin dhe bëni përshkrimin e tij; pastaj kthehuni tek unë,  dhe këtu unë do të hedh shortin për ju para  Zotit në Shiloh".
<scripture passage="Josh 18:9" parsed="|Josh|18|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.9" />
<sup>9</sup> Kështu ata njerëz u nisën, e përshkuan vendin dhe bënë në një libër përshkrimin e shtatë pjesëve të tij simbas qyteteve; pastaj u kthyen tek Jozueu në kampin e Shilohut.
<scripture passage="Josh 18:10" parsed="|Josh|18|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Jozueu hodhi shortin për ta në Shiloh para Zotit dhe e ndau vendin midis bijve të Izraelit, simbas ndarjeve të tyre.
<scripture passage="Josh 18:11" parsed="|Josh|18|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.11" />
<sup>11</sup> U hodh në short pjesa e fisit të bijve të Beniaminit, simbas familjeve të tyre; territori që u ra në short kishte kufijtë e tij midis bijve të Judës dhe bijve të Jozefit.
<scripture passage="Josh 18:12" parsed="|Josh|18|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.12" />
<sup>12</sup> Nga ana veriore kufiri i tyre fillonte me Jordanin, ngjitej në shpatin në veri të Jerikos, kalonte krahinën malore në drejtim të perëndimit dhe mbaronte në shkretëtirën e Beth-Avenit.
<scripture passage="Josh 18:13" parsed="|Josh|18|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.13" />
<sup>13</sup> Që andej kufiri ngjitej në Luc, mbi shpatin në jug të Lucit (që është Betheli); pastaj zbriste në Ataroth-Adar, pranë malit që ndodhet në jug të Beth-Horonit të poshtëm.
<scripture passage="Josh 18:14" parsed="|Josh|18|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.14" />
<sup>14</sup> Pastaj kufiri shtrihej, duke kthyer në krahun perëndimor drejt jugut të malit që ngrihej përballë Beth-Horonit, në jug, dhe mbaronte në Kirjath-Baal (që është Kiriath-Jearimi), qytet i bijve të Judës. Ky ishte krahu perëndimor.
<scripture passage="Josh 18:15" parsed="|Josh|18|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.15" />
<sup>15</sup> Ana jugore fillonte në skajin e Kiriath-Jearimit. Kufiri zgjatej në drejtim të perëndimit deri sa prekte burimin e ujërave të Neftoahut;
<scripture passage="Josh 18:16" parsed="|Josh|18|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.16" />
<sup>16</sup> pastaj kufiri zbriste në skajin e malit që ndodhet përballë luginës së birit të Hinomit, që është në luginën e gjigantëve, në veri, dhe zbriste nëpër luginën e Hinomit, në anën jugore të qytetit të Jebuzejve, deri në En-Rogel.
<scripture passage="Josh 18:17" parsed="|Josh|18|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.17" />
<sup>17</sup> Pastaj kthente në drejtim të veriut dhe arrinte në En-Shemesh; shtrihej në drejtim të Gelilothit, që ndodhet përballë së përpjetës të Adumimit, dhe zbriste në gurin e Bohanit, birit të Rubenit;
<scripture passage="Josh 18:18" parsed="|Josh|18|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.18" />
<sup>18</sup> pas kësaj kalonte në shpatin verior përballë Arabahut dhe zbriste në drejtim të tij.
<scripture passage="Josh 18:19" parsed="|Josh|18|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.19" />
<sup>19</sup> Kufiri kalonte pastaj nga shpati verior i Beth-Hoglahut dhe mbaronte në kepin verior të Detit të Kripur, në skajin jugor të Jordanit. Ky ishte kufiri në jug.
<scripture passage="Josh 18:20" parsed="|Josh|18|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.20" />
<sup>20</sup> Jordani shërbente si kufi nga ana lindore. Kjo ishte trashëgimia e bijve të Beniaminit në bazë të kufijve rreth e qark, simbas familjeve të tyre.
<scripture passage="Josh 18:21" parsed="|Josh|18|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.21" />
<sup>21</sup> Qytetet e fiseve të bijve të Beniaminit, simbas familjeve të tyre, ishin Jeriko, Beth-Hoglahu, Emek-Ketsitsi,
<scripture passage="Josh 18:22" parsed="|Josh|18|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.22" />
<sup>22</sup> Beth-Arabahu, Tsemaraimi, Betheli,
<scripture passage="Josh 18:23" parsed="|Josh|18|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.23" />
<sup>23</sup> Avimi, Parahu, Ofrahu,
<scripture passage="Josh 18:24" parsed="|Josh|18|24|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.24" />
<sup>24</sup> Kefar-Haamoni, Ofni dhe Geba: dymbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre;
<scripture passage="Josh 18:25" parsed="|Josh|18|25|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.25" />
<sup>25</sup> Gabaoni, Ramahu, Beerothi,
<scripture passage="Josh 18:26" parsed="|Josh|18|26|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.26" />
<sup>26</sup> Mitspehu, Kefirahu, Motsahu,
<scripture passage="Josh 18:27" parsed="|Josh|18|27|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.27" />
<sup>27</sup> Rekemi, Irpeeli, Taralahu,
<scripture passage="Josh 18:28" parsed="|Josh|18|28|0|0" osisRef="Bible:Josh.18.28" />
<sup>28</sup> Tselahu, Efeli, Gebusi (që është Jeruzalemi), Gibeathi dhe Kirjathi: katërmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre. Kjo që trashëgimia e bijve të Beniaminit, simbas familjeve të tyre.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 19" progress="21.10%" prev="Josh.18" next="Josh.20" id="Josh.19">
<h3 id="Josh.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Josh.19-p1">
<scripture passage="Josh 19:1" parsed="|Josh|19|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.1" />
<sup>1</sup> Pjesa e dytë që u hodh me short i takoi Simeonit, fisit të bijve të Simeonit simbas familjeve të tyre. Trashëgimia e tyre ndodhej në mes të trashëgimisë së bijve të Judës.
<scripture passage="Josh 19:2" parsed="|Josh|19|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.2" />
<sup>2</sup> Trashëgimia e tyre përfshinte Beer-Sheban (Sheban), Moladahun,
<scripture passage="Josh 19:3" parsed="|Josh|19|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.3" />
<sup>3</sup> Hatsar-Shualin, Balahun, Etsemin,
<scripture passage="Josh 19:4" parsed="|Josh|19|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.4" />
<sup>4</sup> Eltoladin, Bethulin, Hormahun,
<scripture passage="Josh 19:5" parsed="|Josh|19|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.5" />
<sup>5</sup> Tsiklagun, Beth-Markabothin, Hatsar-Susahin,
<scripture passage="Josh 19:6" parsed="|Josh|19|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.6" />
<sup>6</sup> Beth-Lebaothin dhe Sharuhenin: trembëdhjetë qytete me fshatrat e tyre;
<scripture passage="Josh 19:7" parsed="|Josh|19|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.7" />
<sup>7</sup> Ainin, Rimonin, Etherin dhe Ashanin: katër qytete me fshatrat e tyre,
<scripture passage="Josh 19:8" parsed="|Josh|19|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.8" />
<sup>8</sup> dhe të gjitha fshatrat që ndodheshin rreth këtyre qyteteve, deri në Baalath-Beer, Ramah të Negevit. Kjo përfaqësonte trashëgiminë e fisit të bijve të Simeonit, simbas familjeve të tyre.
<scripture passage="Josh 19:9" parsed="|Josh|19|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.9" />
<sup>9</sup> Trashëgiminë e bijve të Simeonit e morën bijtë e Judës, sepse pjesa e bijve të Judës ishte tepër e madhe për ata; kështu bijtë e Simeonit e patën trashëgiminë e tyre në mes të trashëgimisë së bijve të Judës.
<scripture passage="Josh 19:10" parsed="|Josh|19|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.10" />
<sup>10</sup> Pjesa e tretë që u hodh me short u ra bijve të Zabulonit, simbas familjeve të tyre. Territori i trashëgimisë së tyre shtrihej deri në Sarid.
<scripture passage="Josh 19:11" parsed="|Josh|19|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.11" />
<sup>11</sup> Kufiri i tyre ngjitej në perëndim në drejtim të Maralahut dhe arrinte në Dabesheth dhe pastaj në përruan që rrjedh përballë Jokneamit.
<scripture passage="Josh 19:12" parsed="|Josh|19|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.12" />
<sup>12</sup> Nga Saridi kthente në lindje në drejtim të lindjes, deri në kufirin e Flakëve të Taborit, pastaj shtrihej në drejtim të Daberathit, duke arritur deri në Jafia.
<scripture passage="Josh 19:13" parsed="|Josh|19|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.13" />
<sup>13</sup> Që këtej kalonte në lindje deri në Gath-Hefer dhe Eth-Katsin, pastaj shtrihej deri në Rimon dhe arrinte në Neath.
<scripture passage="Josh 19:14" parsed="|Josh|19|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.14" />
<sup>14</sup> Pas kësaj kufiri kthente në drejtim të veriut nga ana e Hanathonit dhe mbaronte në luginën e Jiftah-Elit.
<scripture passage="Josh 19:15" parsed="|Josh|19|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.15" />
<sup>15</sup> Ai përfshinte gjithashtu Katahun, Nahalalin, Shimronin, Idalahin dhe Betlemin: dymbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
<scripture passage="Josh 19:16" parsed="|Josh|19|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.16" />
<sup>16</sup> Kjo qe trashëgimia e bijve të Zabulonit, simbas familjeve të tyre, këto qytete bashkë me fshatrat e tyre.
<scripture passage="Josh 19:17" parsed="|Josh|19|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.17" />
<sup>17</sup> Pjesa e katërt që u hodh me short i ra Isakarit, bijve të Isakarit, simbas familjeve të tyre.
<scripture passage="Josh 19:18" parsed="|Josh|19|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.18" />
<sup>18</sup> Territori i tyre shkonte deri në Jezreel, Kesulloth, Shunem,
<scripture passage="Josh 19:19" parsed="|Josh|19|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.19" />
<sup>19</sup> Hafaraim, Shion, Anaharath,
<scripture passage="Josh 19:20" parsed="|Josh|19|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.20" />
<sup>20</sup> Rabith, Kishion, Abets,
<scripture passage="Josh 19:21" parsed="|Josh|19|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.21" />
<sup>21</sup> Remeth, En-Ganim, En-Hadah dhe Beth-Patsets.
<scripture passage="Josh 19:22" parsed="|Josh|19|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.22" />
<sup>22</sup> Pastaj kufiri arrinte deri në Tabor, Shahatsimah dhe Beth-Shemesh, dhe mbaronte në Jordan: gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
<scripture passage="Josh 19:23" parsed="|Josh|19|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.23" />
<sup>23</sup> Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Isakarit, simbas familjeve të tyre, qytetet bashkë me fshatrat e tyre.
<scripture passage="Josh 19:24" parsed="|Josh|19|24|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.24" />
<sup>24</sup> Pjesa e pestë që u hodh me short u ra bijve të Asherit, simbas familjeve të tyre.
<scripture passage="Josh 19:25" parsed="|Josh|19|25|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.25" />
<sup>25</sup> Ky territor përfshinte Helkathin, Halin, Betenin, Akshafin,
<scripture passage="Josh 19:26" parsed="|Josh|19|26|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.26" />
<sup>26</sup> Alamelekun, Amadin dhe Mishalin. Kufiri i tyre arrinte, në drejtim të perëndimit, malin Karmel dhe Shihor-Libnathin.
<scripture passage="Josh 19:27" parsed="|Josh|19|27|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.27" />
<sup>27</sup> Pastaj kthente nga lindja, në drejtim të Beth-Dagonit, arrinte në Zabulon dhe në luginën e Jiftah-Elit në veri të Beth-Emekut dhe të Nejelit, dhe zgjatej në drejtim të Kabulit në të majtë,
<scripture passage="Josh 19:28" parsed="|Josh|19|28|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.28" />
<sup>28</sup> dhe në drejtim të Ebronit, Rehobit, Hamonit dhe Kanahut deri në Sidonin e Madh.
<scripture passage="Josh 19:29" parsed="|Josh|19|29|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.29" />
<sup>29</sup> Pastaj kufiri kthente në drejtim të Ramahut deri në qytetin e fortifikuar të Tirit, kthente nga ana e Hosas dhe mbaronte në det nga ana e territorit të Akzibit.
<scripture passage="Josh 19:30" parsed="|Josh|19|30|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.30" />
<sup>30</sup> Ai përfshinte gjithashtu Umahun, Afekun dhe Rehobin: njëzet e dy qytete me fshatrat e tyre.
<scripture passage="Josh 19:31" parsed="|Josh|19|31|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.31" />
<sup>31</sup> Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Asherit, simbas familjeve të tyre, këto qytete bashkë me fshatrat e tyre.
<scripture passage="Josh 19:32" parsed="|Josh|19|32|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.32" />
<sup>32</sup> Pjesa e gjashtë që u hodh me short u ra bijve të Neftalit, simbas familjeve të tyre.
<scripture passage="Josh 19:33" parsed="|Josh|19|33|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.33" />
<sup>33</sup> Kufiri i tyre shtrihej nga Helefi, nga lisi në Zaananim, nga Adami-Nekebi dhe Jabneeli deri në Lakum dhe mbaronte në Jordan.
<scripture passage="Josh 19:34" parsed="|Josh|19|34|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.34" />
<sup>34</sup> Pastaj kufiri kthente në perëndim në drejtim të Aznoth-Taborit, dhe që këtej vazhdonte deri në Hukok; arrinte në Zabulon nga ana e jugut, në Asher nga perëndimi dhe në Juda të Jordanit nga ana e lindjes.
<scripture passage="Josh 19:35" parsed="|Josh|19|35|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.35" />
<sup>35</sup> Qytetet e fortifikuara ishin: Tsidimi, Tseri, Hamathi, Rakathi, Kinerethi,
<scripture passage="Josh 19:36" parsed="|Josh|19|36|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.36" />
<sup>36</sup> Adamahu, Ramahu, Hatsori,
<scripture passage="Josh 19:37" parsed="|Josh|19|37|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.37" />
<sup>37</sup> Kedeshi, Edrei, En-Hatsori,
<scripture passage="Josh 19:38" parsed="|Josh|19|38|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.38" />
<sup>38</sup> Jironi, Migdal-Eli, Horemi, Beth-Anathi dhe Beth-Shemeshi: nëntëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre.
<scripture passage="Josh 19:39" parsed="|Josh|19|39|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.39" />
<sup>39</sup> Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Neftalit, simbas familjeve të tyre, qytetet me fshatrat e tyre.
<scripture passage="Josh 19:40" parsed="|Josh|19|40|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.40" />
<sup>40</sup> Pjesa e shtatë që u hodh me short i ra fisit të bijve të Danit, simbas familjeve të tyre.
<scripture passage="Josh 19:41" parsed="|Josh|19|41|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.41" />
<sup>41</sup> Territori i trashëgimisë së tyre përfshinte Tsorahun, Eshtaolin, Ir-Shemeshin,
<scripture passage="Josh 19:42" parsed="|Josh|19|42|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.42" />
<sup>42</sup> Shaalabinin, Aijalonin, Jithlahun,
<scripture passage="Josh 19:43" parsed="|Josh|19|43|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.43" />
<sup>43</sup> Elonin, Timnathahun, Ekronin,
<scripture passage="Josh 19:44" parsed="|Josh|19|44|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.44" />
<sup>44</sup> Eltekehun, Gibethonin, Baalathin,
<scripture passage="Josh 19:45" parsed="|Josh|19|45|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.45" />
<sup>45</sup> Jehudin, Bene-Berakun, Gath-Rimonin,
<scripture passage="Josh 19:46" parsed="|Josh|19|46|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.46" />
<sup>46</sup> Me-Jarkon dhe Rakonin me territorin që shtrihej përpara Jafos.
<scripture passage="Josh 19:47" parsed="|Josh|19|47|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.47" />
<sup>47</sup> Por territori i bijve të Danit u shtri matanë këtyre kufijve, sepse bijtë e Danit shkuan për të luftuar kundër Leshemit; e pushtuan dhe vranë me shpatë banorët e tij; kështu e pushtuan, u vendosën  aty dhe i vunë emrin Dan, nga emri i atit të  tyre.
<scripture passage="Josh 19:48" parsed="|Josh|19|48|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.48" />
<sup>48</sup> Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Danit, simbas familjeve të tyre, këto qytete me fshatrat e tyre.
<scripture passage="Josh 19:49" parsed="|Josh|19|49|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.49" />
<sup>49</sup> Kur bijtë e Izraelit përfunduan ndarjen e trashëgimisë së vendit simbas kufijve të tij, i dhanë Jozueut, birit të Nunit, një trashëgimi në mes të tyre.
<scripture passage="Josh 19:50" parsed="|Josh|19|50|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.50" />
<sup>50</sup> Simbas urdhrit të Zotit, i dhanë qytetin që ai kërkoi, Timnath-Serahun, në krahinën malore të Efraimit. Ai ndërtoi qytetin dhe banoi në të.
<scripture passage="Josh 19:51" parsed="|Josh|19|51|0|0" osisRef="Bible:Josh.19.51" />
<sup>51</sup> Këto janë trashëgimitë që prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarët e familjeve të fiseve të bijve të Izraelit ndanë me short në Shiloh, përpara Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes. Kështu ata përfunduan ndarjen e vendit.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 20" progress="21.23%" prev="Josh.19" next="Josh.21" id="Josh.20">
<h3 id="Josh.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Josh.20-p1">
<scripture passage="Josh 20:1" parsed="|Josh|20|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.20.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Zoti i foli Jozueut, duke i thënë:
<scripture passage="Josh 20:2" parsed="|Josh|20|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.20.2" />
<sup>2</sup> "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: "Vendosuni në qytetet e strehimit, për të cilat ju fola me anë të Moisiut,
<scripture passage="Josh 20:3" parsed="|Josh|20|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.20.3" />
<sup>3</sup> me qëllim që të mund të strehohet vrasësi që ka vrarë dikë pa dashje dhe pa paramendim; ato do të shërbejnë si vend strehimi për t'i shpëtuar hakmarrësit të gjakut.
<scripture passage="Josh 20:4" parsed="|Josh|20|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.20.4" />
<sup>4</sup> Kur vrasësi do të ikë në një nga këto qytete, do të ndalet në hyrje të portës së qytetit dhe do t'ua parashtrojë rastin e tij pleqve të atij qyteti; këta do ta presin në qytetin e tyre, do t'i gjejnë vend dhe ai do të banojë me ta.
<scripture passage="Josh 20:5" parsed="|Josh|20|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.20.5" />
<sup>5</sup> Në rast se hakmarrësi i gjakut do ta ndjekë, ata nuk do t'ia dorëzojnë vrasësin, sepse ai ka vrarë të afërmin e tij pa paramendim, pa e urryer më parë.
<scripture passage="Josh 20:6" parsed="|Josh|20|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.20.6" />
<sup>6</sup> Vrasësi do të qëndrojë në atë qytet deri sa, me vdekjen e kryepriftit që do të jetë në funksion ato ditë, do të dalë në gjyq para asamblesë. Atëherë vrasësi mund të kthehet dhe të hyjë në qytetin e  tij dhe në shtëpinë e tij, në qytetin nga i  cili kishte ikur"".
<scripture passage="Josh 20:7" parsed="|Josh|20|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.20.7" />
<sup>7</sup> Ata, pra, caktuan Kedeshin në Galile, në zonën malore të Neftalit, Sikemin në krahinën malore të Efraimit dhe Kiriath-Arbën (që është Hebroni), në krahinën malore të Judës.
<scripture passage="Josh 20:8" parsed="|Josh|20|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.20.8" />
<sup>8</sup> Dhe matanë Jordanit, në lindje të Jerikos, caktuan Betserin në shkretëtirën e rrafshnaltës të fisit të Rubenit, Ramothin në Galaad të fisit të Gadit dhe Golanin në Bashan të fisit të Manasit.
<scripture passage="Josh 20:9" parsed="|Josh|20|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.20.9" />
<sup>9</sup> Këto ishin qytetet që iu caktuan tërë bijve të Izraelit dhe të huajit që banonte midis tyre, në mënyrë që kushdo që kishte vrarë dikë pa dashje të mund të strehohej dhe të mos vritej nga hakmarrësi i gjakut, para se të dilte përpara asamblesë.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 21" progress="21.27%" prev="Josh.20" next="Josh.22" id="Josh.21">
<h3 id="Josh.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Josh.21-p1">
<scripture passage="Josh 21:1" parsed="|Josh|21|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.1" />
<sup>1</sup> Kryetarët e familjeve të Levitëve u paraqitën para priftit Eleazar, Jozueut, birit të Nunit, dhe kryetarëve të familjeve të fiseve të bijve të Izraelit,
<scripture passage="Josh 21:2" parsed="|Josh|21|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.2" />
<sup>2</sup> dhe u folën në Shilon, në vendin e Kanaanit, duke u thënë: "Zoti urdhëroi, me anë të Moisiut, që të na jepeshin disa qytete për të banuar me kullota për bagëtinë tonë".
<scripture passage="Josh 21:3" parsed="|Josh|21|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.3" />
<sup>3</sup> Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve, duke i marrë nga trashëgimia e tyre, qytetet që vijojnë bashkë me toka për kullotë, simbas urdhrit të Zotit.
<scripture passage="Josh 21:4" parsed="|Josh|21|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.4" />
<sup>4</sup> U hodh shorti për familjet e Kehathitëve; dhe bijve të priftit Aaron, që ishin Levitë, u ranë në short trembëdhjetë qytete nga fisi i Judës, nga fisi i Simeonit dhe nga fisi i Beniaminit.
<scripture passage="Josh 21:5" parsed="|Josh|21|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.5" />
<sup>5</sup> Bijve të tjerë të Kehathit u ranë në short dhjetë qytete nga familjet e fisit të Efraimit, nga fisi i Danit dhe nga gjysma e fisit të Manasit.
<scripture passage="Josh 21:6" parsed="|Josh|21|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.6" />
<sup>6</sup> Bijve të Gershonit u ranë në short trembëdhjetë qytete nga fisi i Isakarit, nga fisi i Neftalit dhe nga gjysmë fisi i Manasit në Bashan.
<scripture passage="Josh 21:7" parsed="|Josh|21|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.7" />
<sup>7</sup> Bijve të Merarit, simbas familjeve të tyre, u ranë dymbëdhjetë qytete nga fisi i Rubenit, nga fisi i Gadit dhe nga fisi i Zabulonit.
<scripture passage="Josh 21:8" parsed="|Josh|21|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.8" />
<sup>8</sup> Bijtë e Izraelit ua dhanë, pra, me short këto qytete me gjithë kullotat e tyre Levitëve, ashtu si kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut.
<scripture passage="Josh 21:9" parsed="|Josh|21|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.9" />
<sup>9</sup> Kështu ata dhanë, duke i marrë nga fisi i bijve të Judës dhe nga fisi i bijve të Simeonit, qytetet e përmendura këtu,
<scripture passage="Josh 21:10" parsed="|Josh|21|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.10" />
<sup>10</sup> që ranë në dorë të bijve të Aaronit që u përkisnin familjeve të Kehathitëve, bij të Levit, sepse hiseja e parë që u hodh me short u ra atyre.
<scripture passage="Josh 21:11" parsed="|Josh|21|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.11" />
<sup>11</sup> Ata morën, pra, Kirjath-Arbën, domethënë Hebronin (Arba ishte ati i Anakut), në krahinën malore të Judës, me tokat e saj për kullotë rreth e qark;
<scripture passage="Josh 21:12" parsed="|Josh|21|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.12" />
<sup>12</sup> por territorin e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanë Tsalebit, birit të Jenufehut, si pronë të tij.
<scripture passage="Josh 21:13" parsed="|Josh|21|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.13" />
<sup>13</sup> Përveç kësaj u dhanë bijve të priftit Aaron Hebronin (si qytet strehimi për vrasësin) me të gjitha tokat për kullotë, Libnahun me tokat për kullotë,
<scripture passage="Josh 21:14" parsed="|Josh|21|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.14" />
<sup>14</sup> Jatirin me tokat për kullotë, Eshtemoan me tokat për kullotë,
<scripture passage="Josh 21:15" parsed="|Josh|21|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.15" />
<sup>15</sup> Holonin me tokat për kullotë, Debirin me tokat për kullotë,
<scripture passage="Josh 21:16" parsed="|Josh|21|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.16" />
<sup>16</sup> Ainin me tokat e tij për kullotë, Jutahun me tokat e tij për kullotë dhe Beth-Shemeshin me tokat e tij për kullotë: nëntë qytete që u morën nga këto dy fise.
<scripture passage="Josh 21:17" parsed="|Josh|21|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.17" />
<sup>17</sup> Nga fisi i Beniaminit, Gabaonin me tokat e tij për kullotë, Gebën me tokat e tij për kullotë,
<scripture passage="Josh 21:18" parsed="|Josh|21|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.18" />
<sup>18</sup> Anatothin me tokat e tij për kullotë dhe Almonin me tokat e tij për kullotë: katër qytete.
<scripture passage="Josh 21:19" parsed="|Josh|21|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.19" />
<sup>19</sup> Shuma e qyteteve të priftërinjve, bij të Aaronit, ishte trembëdhjetë qytete me tokat e tyre për kullotë.
<scripture passage="Josh 21:20" parsed="|Josh|21|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.20" />
<sup>20</sup> Familjeve të bijve të Kehathëve, domethënë Levitëve që mbeteshin, bij të Kehathit, u ranë qytete që u morën nga fisi i Efraimit.
<scripture passage="Josh 21:21" parsed="|Josh|21|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.21" />
<sup>21</sup> Atyre iu dha Sikemi (si qytet për strehimin e vrasësit) me gjithë tokat për kullotë në krahinën malore të Efraimit, Gezeri me gjithë tokat për kullotë,
<scripture passage="Josh 21:22" parsed="|Josh|21|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.22" />
<sup>22</sup> Kibtsaimi me tokat e tij për kullotë dhe Beth-Horoni me tokat e tij për kullotë: katër qytete.
<scripture passage="Josh 21:23" parsed="|Josh|21|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.23" />
<sup>23</sup> Nga fisi i Danit: Eltekehu me tokat për kullotë, Gibethoni me gjithë tokat për kullotë,
<scripture passage="Josh 21:24" parsed="|Josh|21|24|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.24" />
<sup>24</sup> Aijaloni me gjithë tokat për kullotë, Gath-Rimoni me gjithë tokat për kullotë: katër qytete.
<scripture passage="Josh 21:25" parsed="|Josh|21|25|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.25" />
<sup>25</sup> Nga gjysma e fisit të Manasit: Taanaku me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimoni me tokat e tij për kullotë: dy qytete.
<scripture passage="Josh 21:26" parsed="|Josh|21|26|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.26" />
<sup>26</sup> Të gjitha këto dhjetë qytete me tokat e tyre për kullotë u ranë familjeve të bijve të tjerë të Kehathit.
<scripture passage="Josh 21:27" parsed="|Josh|21|27|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.27" />
<sup>27</sup> Bijve të Gershonit, që u përkisnin familjeve të Levitëve, u dhanë, duke i marrë nga gjysma e fisit të Manasit, Golanin në Bashan (si qytet për strehimin e vrasësit), me gjithë tokat për kullotë, dhe  Beeshterahun me tokat e tij për kullotë: dy  qytete;
<scripture passage="Josh 21:28" parsed="|Josh|21|28|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.28" />
<sup>28</sup> nga fisi i Isakarit, Kishionin me tokat e tij për kullotë, Daberathin me tokat e tij për kullotë,
<scripture passage="Josh 21:29" parsed="|Josh|21|29|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.29" />
<sup>29</sup> Jarmuthin me tokat e tij për kullotë, En-Ganimin me tokat e tij për kullotë: katër qytete;
<scripture passage="Josh 21:30" parsed="|Josh|21|30|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.30" />
<sup>30</sup> nga fisi i Asherit, Mishalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë,
<scripture passage="Josh 21:31" parsed="|Josh|21|31|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.31" />
<sup>31</sup> Helkathin me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin, me tokat e tij për kullotë: katër qytete;
<scripture passage="Josh 21:32" parsed="|Josh|21|32|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.32" />
<sup>32</sup> dhe nga fisi i Neftalit, Kadeshin në Galile (si qytet strehimi për vrasësin), me gjithë tokat e tij për kullotë, Hamoth-Dorin me tokat e tij për kullotë, dhe Kartanin me tokat e tij për kullotë; tri qytete.
<scripture passage="Josh 21:33" parsed="|Josh|21|33|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.33" />
<sup>33</sup> Shuma e qyteteve të Gershonitëve, simbas familjeve të tyre, ishte trembëdhjetë qytete me tokat e tyre për kullotë.
<scripture passage="Josh 21:34" parsed="|Josh|21|34|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.34" />
<sup>34</sup> Familjeve të bijve të Merarit, domethënë Levitëve të tjerë, iu dhanë, duke i marrë nga fisi i Zabulonit, Jokneamin me tokat e tij për kullotë, Kartahin me tokat e tij për kullotë,
<scripture passage="Josh 21:35" parsed="|Josh|21|35|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.35" />
<sup>35</sup> Dimnahun me tokat e tij për kullotë dhe Nahalalin me tokat e tij për kullotë: katër qytete;
<scripture passage="Josh 21:36" parsed="|Josh|21|36|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.36" />
<sup>36</sup> nga fisi i Rubenit, Betserin me tokat e tij për kullotë, Jatsahun me tokat e tij për kullotë,
<scripture passage="Josh 21:37" parsed="|Josh|21|37|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.37" />
<sup>37</sup> Kedmothin me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathin me tokat e tij për kullotë: katër qytete;
<scripture passage="Josh 21:38" parsed="|Josh|21|38|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.38" />
<sup>38</sup> dhe nga fisi i Gadit, Ramothin në Galaad (si qytet strehimi për vrasësin), me tokat e tij për kullotë, Mahanaimin me tokat e tij për kullotë,
<scripture passage="Josh 21:39" parsed="|Josh|21|39|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.39" />
<sup>39</sup> Heshbonin me tokat e tij për kullotë dhe Jazerin me tokat e tij për kullotë: gjithsejt katër qytete.
<scripture passage="Josh 21:40" parsed="|Josh|21|40|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.40" />
<sup>40</sup> Shuma e qyteteve që iu dhanë me short bijve të Merarit, simbas familjeve të tyre që përbënin familjet e Levitëve të tjerë, ishin dymbëdhjetë qytete.
<scripture passage="Josh 21:41" parsed="|Josh|21|41|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.41" />
<sup>41</sup> Shuma e qyteteve të Levitëve në mes të zotërimeve të bijve të Izraelit ishte dyzet qytete me tokat e tyre për kullotë.
<scripture passage="Josh 21:42" parsed="|Josh|21|42|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.42" />
<sup>42</sup> Secili nga këto qytete kishte rreth e qark toka për kullotë; e njëjta gjë ishte në çdo qytet.
<scripture passage="Josh 21:43" parsed="|Josh|21|43|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.43" />
<sup>43</sup> Kështu Zoti i dha Izraelit tërë vendin që ishte betuar t'ua jepte etërve të tyre, dhe bijtë e Izraelit e pushtuan dhe banuan në të.
<scripture passage="Josh 21:44" parsed="|Josh|21|44|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.44" />
<sup>44</sup> Zoti u siguroi pushim rreth e qark, siç u ishte betuar etërve të tyre; asnjë nga armiqtë e tyre nuk mundi t'u bëjë ballë; Zoti i dorëzoi tërë armiqtë në duart e tyre.
<scripture passage="Josh 21:45" parsed="|Josh|21|45|0|0" osisRef="Bible:Josh.21.45" />
<sup>45</sup> Nuk ra për tokë asnjë nga fjalët që Zoti i pati thënë shtëpisë së Izraelit; të tëra u vërtetuan.
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 22" progress="21.41%" prev="Josh.21" next="Josh.23" id="Josh.22">
<h3 id="Josh.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Josh.22-p1">
<scripture passage="Josh 22:1" parsed="|Josh|22|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Jozueu thirri Rubenitët, Gaditët dhe gjysmën e fisit të Manasit dhe u tha atyre:
<scripture passage="Josh 22:2" parsed="|Josh|22|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.2" />
<sup>2</sup> "Ju keni zbatuar të gjitha ato që Moisiu, shërbëtori i Zotit, ju kishte urdhëruar dhe i jeni bindur zërit tim lidhur me ato që ju kam porositur.
<scripture passage="Josh 22:3" parsed="|Josh|22|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.3" />
<sup>3</sup> Ju nuk keni braktisur vëllezërit tuaj gjatë kësaj kohe të gjatë deri më sot dhe keni zbatuar urdhrat që Zoti, Perëndia juaj, ju ka porositur.
<scripture passage="Josh 22:4" parsed="|Josh|22|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.4" />
<sup>4</sup> Dhe tani që Zoti, Perëndia juaj, i ka lënë të pushojnë vëllezërit tuaj, ashtu siç u kishte premtuar, kthehuni dhe shkoni në çadrat tuaja në vendin që ju përket, dhe që Moisiu, shërbëtori i Zotit, ju ka caktuar matanë Jordanit.
<scripture passage="Josh 22:5" parsed="|Josh|22|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.5" />
<sup>5</sup> Vetëm kini kujdes të zbatoni urdhërimet dhe ligjin që Moisiu, shërbëtori i Zotit, ju ka dhënë, duke e dashur Zotin, Perëndinë tuaj, duke ecur në të gjitha rrugët e tij, duke zbatuar të gjitha urdhërimet  e tij, duke qendruar sa më afër tij dhe  duke i shërbyer me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt".
<scripture passage="Josh 22:6" parsed="|Josh|22|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Jozueu i bekoi dhe u dha urdhër të largohen, dhe ata u kthyen në çadrat e tyre.
<scripture passage="Josh 22:7" parsed="|Josh|22|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.7" />
<sup>7</sup> Moisiu i kishte dhënë gjysmës së fisit të Manasit një trashëgimi në Bashan, kurse Jozueu i dha gjysmës tjetër një trashëgimi midis vëllezërve të tyre, nga kjo anë e Jordanit, në perëndim. Kështu, kur Jozueu i ktheu në çadrat e tyre, i bekoi,
<scripture passage="Josh 22:8" parsed="|Josh|22|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.8" />
<sup>8</sup> dhe u foli atyre, duke thënë: "Ju po ktheheni në çadrat tuaja me pasuri të mëdha, me një numër të madh bagëtish, me argjend, me flori, me bronz, me hekur e një numër të madh rrobash; ndani me vëllezërit plaçkën e armiqve tuaj".
<scripture passage="Josh 22:9" parsed="|Josh|22|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.9" />
<sup>9</sup> Kështu bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manasit u kthyen, duke i lënë bijtë e Izraelit në Shilon, në vendin e Kanaanit, për të shkuar në vendin e Galaadit, pronë e tyre dhe që e  kishin marrë simbas urdhrit të dhënë nga Zoti  me anë të Moisiut.
<scripture passage="Josh 22:10" parsed="|Josh|22|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.10" />
<sup>10</sup> Pasi arritën në brigjet e Jordanit që ndodhet në vendin e Kanaanit, bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manasit ndërtuan një altar, pranë Jordanit, një altar me pamje të madhërishme.
<scripture passage="Josh 22:11" parsed="|Josh|22|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.11" />
<sup>11</sup> Bijtë e Izraelit dëgjuan se thuhej: "Ja, bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manasit kanë ndërtuar një altar në kufijtë e vendit të Kanaanit, në brigjet e Jordanit, në anën e pushtuar nga bijtë e Izraelit".
<scripture passage="Josh 22:12" parsed="|Josh|22|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.12" />
<sup>12</sup> Kur bijtë e Izraelit e mësuan këtë gjë, tërë asambleja e bijve të Izraelit u mblodh në Shilon për të bërë luftë kundër tyre.
<scripture passage="Josh 22:13" parsed="|Josh|22|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.13" />
<sup>13</sup> Atëherë bijtë e Izraelit u dërguan bijve të Rubenit, bijve të Gadit dhe gjysmës së fisit të Manasit, në vendin e Galaadit, Finehasin, birin e priftit Eleazar,
<scripture passage="Josh 22:14" parsed="|Josh|22|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.14" />
<sup>14</sup> dhe bashkë me të dhjetë princa, një princ për çdo shtëpi atërore të fiseve të ndryshme të Izraelit; secili prej tyre ishte kreu i një shtëpie atërore midis ndarjeve të Izraelit.
<scripture passage="Josh 22:15" parsed="|Josh|22|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.15" />
<sup>15</sup> Ata shkuan te bijtë e Rubenit, te bijtë e Gadit dhe te gjysma e fisit të Manasit në vendin e Galaadit dhe folën me ta, duke thënë:
<scripture passage="Josh 22:16" parsed="|Josh|22|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.16" />
<sup>16</sup> "Kështu thotë tërë asambleja e Zotit: "Ç'është kjo shkelje që keni kryer kundër Perëndisë së Izraelit, duke mos e ndjekur më sot Zotin, duke ndërtuar një altar për të ngritur krye sot kundër Zotit?
<scripture passage="Josh 22:17" parsed="|Josh|22|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.17" />
<sup>17</sup> Mos qe vallë gjë e vogël paudhësia e Peorit, nga e cila nuk jemi larë ende deri më sot dhe që solli një fatkeqësi mbi asamblenë e Zotit,
<scripture passage="Josh 22:18" parsed="|Josh|22|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.18" />
<sup>18</sup> që ju shtyn sot të mos e ndiqni Zotin? Sepse, po të jetë se sot ngreni krye kundër Zotit, nesër ai do të zemërohet kundër tërë asamblesë së Izraelit.
<scripture passage="Josh 22:19" parsed="|Josh|22|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.19" />
<sup>19</sup> Në qoftë se e konsideroni të papastër vendin që zotëroni, mund të kaloni në vendin që është pronë e Zotit, ku ndodhet tabernakulli i Zotit, dhe të banoni midis nesh; por mos ngrini krye kundër Zotit  dhe kundër nesh, duke ndërtuar një altar  përveç atij të Zotit, Perëndisë tonë.
<scripture passage="Josh 22:20" parsed="|Josh|22|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.20" />
<sup>20</sup> Kur Akani, bir i Zerahut, kreu një shkelje në gjërat e caktuara të shfarosen, a nuk tërhoqi vallë zemërimin e Zotit mbi gjithë asamblenë e Izraelit? Dhe ai njeri nuk qe i vetmi që gjeti vdekjen në paudhësinë e tij"".
<scripture passage="Josh 22:21" parsed="|Josh|22|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.21" />
<sup>21</sup> Atëherë bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manasit u përgjegjën dhe u thanë krerëve të ndarjeve të Izraelit:
<scripture passage="Josh 22:22" parsed="|Josh|22|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.22" />
<sup>22</sup> "Zoti Perëndia i perëndive, Zoti Perëndia i perëndive! Ai e di, bile edhe Izraeli do ta mësojë. Në qoftë se e bëmë për rebelim ose për mosbesnikëri ndaj Zotit, mos na kurseni në këtë ditë.
<scripture passage="Josh 22:23" parsed="|Josh|22|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.23" />
<sup>23</sup> Në rast se kemi ndërtuar një altar për të mos e ndjekur më Zotin ose për të ofruar mbi të olokaustet apo blatime ushqimore, ose për të bërë mbi të flijime falënderimi, le të na kërkojë llogari vetë Zoti!
<scripture passage="Josh 22:24" parsed="|Josh|22|24|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.24" />
<sup>24</sup> Por në të vërtetë ne e bëmë këtë me frikë, për një arësye, duke menduar që në të ardhmen pasardhësit tuaj mund t'u thonin pasardhësve tanë: "Çfarë ju lidh me Zotin, Perëndinë e Izraelit?
<scripture passage="Josh 22:25" parsed="|Josh|22|25|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.25" />
<sup>25</sup> Zoti e ka vënë Jordanin si kufi midis jush dhe nesh, o bij të Rubenit, o bij të Gadit; ju nuk keni asnjë pjesë te Zoti". Kështu pasardhësit tuaj mund t'i largojnë pasardhësit tanë nga frika e Zotit.
<scripture passage="Josh 22:26" parsed="|Josh|22|26|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.26" />
<sup>26</sup> Prandaj thamë: "Le të ndërtojmë një altar, jo për olokauste as për flijime,
<scripture passage="Josh 22:27" parsed="|Josh|22|27|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.27" />
<sup>27</sup> por që të shërbejë si dëshmi midis jush dhe nesh dhe midis pasardhësve tanë pas nesh, në mënyrë që të mund të kryejmë shërbimin e Zotit përpara tij, me olokaustet tona, flijimet tona dhe ofertat tona  të falënderimit, me qëllim që pasardhësit  tuaj të mos u thonë një ditë pasardhësve tanë: Ju nuk keni asnjë pjesë tek Zoti".
<scripture passage="Josh 22:28" parsed="|Josh|22|28|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.28" />
<sup>28</sup> Prandaj thamë: Në rast se ndodh që një ditë të na thonë këtë neve ose pasardhësve tanë, atëherë do të përgjigjemi: Shikoni formën e altarit të Zotit që ndërtuan etërit tanë, jo për olokauste as për  flijime, por që të shërbejë si dëshmitar  midis nesh dhe jush.
<scripture passage="Josh 22:29" parsed="|Josh|22|29|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.29" />
<sup>29</sup> Nuk na ka shkuar mendja të ngremë krye kundër Zotit dhe as të heqim dorë nga bindja ndaj Zotit, duke ndërtuar një altar për olokaustet, për blatimet e ushqimit ose për flijimet, përveç altarit të  Zotit, Perëndisë tonë, që ndodhet përpara  tabernakullit të tij!".
<scripture passage="Josh 22:30" parsed="|Josh|22|30|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.30" />
<sup>30</sup> Kur prifti Finehas dhe princat e asamblesë, krerët e ndarjeve të Izraelit që ishin me të, dëgjuan fjalët që thanë bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe bijtë e Manasit, mbetën të kënaqur.
<scripture passage="Josh 22:31" parsed="|Josh|22|31|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.31" />
<sup>31</sup> Atëherë Finehasi, bir i priftit Eleazar, u tha bijve të Rubenit, të Gadit dhe të Manasit: "Sot pranojmë që Zoti është midis nesh, sepse ju nuk keni kryer këtë shkelje ndaj Zotit; kështu i keni shpëtuar bijtë e Izraelit nga dora e Zotit".
<scripture passage="Josh 22:32" parsed="|Josh|22|32|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.32" />
<sup>32</sup> Pastaj Finehasi, bir i priftit Eleazar dhe princat i lanë bjtë e Rubenit dhe të Gadit, dhe vendin e Galaadit, dhe u kthyen në vendin e Kanaanit pranë bijve të Izraelit, të cilëve u treguan ngjarjen.
<scripture passage="Josh 22:33" parsed="|Josh|22|33|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.33" />
<sup>33</sup> Kjo gjë u pëlqeu bijve të Izraelit, dhe bijtë e Izraelit bekuan Perëndinë, dhe nuk folën më të shkojnë për të luftuar kundër bijve të Rubenit dhe të Gadit dhe të shkatërronin vendin në të cilin ata banonin.
<scripture passage="Josh 22:34" parsed="|Josh|22|34|0|0" osisRef="Bible:Josh.22.34" />
<sup>34</sup> Dhe bijtë e Rubenit dhe të Gadit e quajtën "Dëshmitar" këtë altar, sepse thanë: "Ai është dëshmitar midis nesh që Zoti është Perëndia".
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 23" progress="21.57%" prev="Josh.22" next="Josh.24" id="Josh.23">
<h3 id="Josh.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="Josh.23-p1">
<scripture passage="Josh 23:1" parsed="|Josh|23|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.1" />
<sup>1</sup> Shumë kohë mbas pushimit që Zoti i kishte siguruar Izraelit nga të gjithë armiqtë që e rrethonin, Jozueu, tanimë i plakur dhe me moshë të shtyrë,
<scripture passage="Josh 23:2" parsed="|Josh|23|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.2" />
<sup>2</sup> mblodhi tërë Izraelin, pleqtë e tij, krerët, gjykatësit dhe oficerët e tij, dhe u tha: "Unë jam plak dhe i shtyrë në moshë,
<scripture passage="Josh 23:3" parsed="|Josh|23|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.3" />
<sup>3</sup> Ju i patë të gjitha ato që Zoti, Perëndia juaj, u ka bërë të gjitha kombeve, për shkakun tuaj, sepse ka qenë vetë Zoti, Perëndia juaj, që ka luftuar për ju.
<scripture passage="Josh 23:4" parsed="|Josh|23|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.4" />
<sup>4</sup> Dhe ja, unë kam ndarë midis jush me short, si trashëgimi për fiset tuaja, kombet që mbeten, bashkë me tërë kombet që kam shfarosur, nga Jordani deri në Detin e Madh, në perëndim.
<scripture passage="Josh 23:5" parsed="|Josh|23|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.5" />
<sup>5</sup> Dhe Zoti, Perëndia juaj, do t'i dëbojë ai vetë para jush; kështu ju do të shtini në dorë vendin e tyre, ashtu si ju ka premtuar Zoti, Perëndia juaj.
<scripture passage="Josh 23:6" parsed="|Josh|23|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.6" />
<sup>6</sup> Jini, pra, shumë të vendosur në zbatimin dhe vënien në praktikë të ligjit të Moisiut, pa u shmangur as djathtas as majtas,
<scripture passage="Josh 23:7" parsed="|Josh|23|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.7" />
<sup>7</sup> pa u përzier me kombet që mbeten midis jush; nuk do të përmendni as emrin e perëndive të tyre dhe nuk do të betoheni për ta; nuk do t'i shërbeni dhe nuk do të bini përmbys para tyre;
<scripture passage="Josh 23:8" parsed="|Josh|23|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.8" />
<sup>8</sup> por do të lidheni ngushtë me Zotin, Perëndinë tuaj, siç keni bërë deri sot.
<scripture passage="Josh 23:9" parsed="|Josh|23|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.9" />
<sup>9</sup> Në fakt Zoti ka dëbuar para jush kombe të mëdhenj dhe të fuqishëm; dhe askush nuk ka mundur t'ju bëjë ballë deri më sot.
<scripture passage="Josh 23:10" parsed="|Josh|23|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.10" />
<sup>10</sup> Një i vetëm nga ju do të ndjekë njëmijë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai që lufton për ju, siç e ka premtuar.
<scripture passage="Josh 23:11" parsed="|Josh|23|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.11" />
<sup>11</sup> Tregoni, pra, kujdes të madh për shpirtrat tuaj, për ta dashur Zotin, Perëndinë tuaj.
<scripture passage="Josh 23:12" parsed="|Josh|23|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.12" />
<sup>12</sup> Por në rast se i shmangeni dhe bashkoheni me mbeturinat e këtyre kombeve që kanë mbetur midis jush dhe bashkoheni me anë martesash me ta dhe përziheni me ta dhe ata me ju,
<scripture passage="Josh 23:13" parsed="|Josh|23|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.13" />
<sup>13</sup> dijeni me siguri që Zoti, Perëndia juaj, nuk ka për të vazhduar t'i dëbojë këto kombe para jush; por ata do të bëhen për ju një kurth, një kamzhik në ijët tuaja dhe hala në sytë tuaja, deri sa ju  të zhdukeni nga ky vend i mirë që Zoti, Perëndia  juaj, ju ka dhënë.
<scripture passage="Josh 23:14" parsed="|Josh|23|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.14" />
<sup>14</sup> Dhe ja, unë po iki sot në rrugën e gjithë botës; pranoni, pra, me gjithë zemër e me gjithë shpirt që nuk ka rënë për tokë asnjë nga fjalët e mira që Zoti, Perëndia juaj, ka thënë lidhur me ju; të  tëra u vërtetuan për ju; as edhe një nuk ra  për tokë.
<scripture passage="Josh 23:15" parsed="|Josh|23|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.15" />
<sup>15</sup> Dhe ka për të ndodhur që, ashtu si për të gjitha gjërat e mira që Zoti, Perëndia juaj, ju kishte premtuar ju kanë dalë, kështu Zoti do të sjellë mbi ju tërë fatkeqësitë, deri sa t'ju zhdukë nga ky vend i mirë që Perëndia juaj, Zoti ju ka dhënë.
<scripture passage="Josh 23:16" parsed="|Josh|23|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.23.16" />
<sup>16</sup> Në rast se shkelni besëlidhjen që Zoti, Perëndia juaj, ju ka urdhëruar, dhe shkoni t'u shërbeni perëndive të tjera dhe bini përmbys para tyre, atëherë zemërimi i Zotit do të ndizet kundër jush dhe  ju do të zhdukeni shpejt nga vendi i mirë që  Ai ju ka dhënë".
</p>
</div3>

<div3 title="Joshua 24" progress="21.63%" prev="Josh.23" next="Judg" id="Josh.24">
<h3 id="Josh.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="Josh.24-p1">
<scripture passage="Josh 24:1" parsed="|Josh|24|1|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Jozueu mblodhi të gjitha fiset e Izraelit në Sikem, dhe thirri pleqtë e Izraelit, krerët, gjykatësit dhe oficerët e tij, që u paraqitën përpara Perëndisë.
<scripture passage="Josh 24:2" parsed="|Josh|24|2|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.2" />
<sup>2</sup> Dhe Jozueu i tha tërë popullit: "Kështu flet Zoti, Perëndia i Izraelit: "Në kohërat e kaluara, etërit tuaj, si Terahu, ati i Abrahamit dhe i Nahorit, banonin matanë lumit dhe u shërbenin perëndive të tjera.
<scripture passage="Josh 24:3" parsed="|Josh|24|3|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.3" />
<sup>3</sup> Unë mora atin tuaj Abrahamin nga ana tjetër e lumit, e bëra të kalojë nëpër gjithë vendin e Kanaanit, shumëzova pasardhësit e tij dhe i dhashë Isakun.
<scripture passage="Josh 24:4" parsed="|Josh|24|4|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.4" />
<sup>4</sup> Isakut i dhashë Jakobin dhe Esaun; Esaut i dhashë si trashëgimi malin e Seirit; por Jakobi dhe bijtë e tij zbritën në Egjipt.
<scripture passage="Josh 24:5" parsed="|Josh|24|5|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.5" />
<sup>5</sup> Pastaj dërgova Moisiun dhe Aaronin dhe godita Egjiptin me atë që bëra në mes të tij; pastaj ju nxora jashtë.
<scripture passage="Josh 24:6" parsed="|Josh|24|6|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.6" />
<sup>6</sup> Kështu nxora nga Egjipti etërit tuaj, dhe ju arritët në det. Egjiptasit i ndoqën etërit tuaj me qerre dhe me kalorës deri në Detin e Kuq.
<scripture passage="Josh 24:7" parsed="|Josh|24|7|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.7" />
<sup>7</sup> Por ata i klithën Zotit, dhe ai vendosi një errësirë të dendur midis jush dhe Egjiptasve; pastaj hodha mbi ta detin, që i mbuloi; dhe sytë tuaj panë atë që u bëra Egjiptasve. Pastaj qëndruat për një kohë të gjatë në shkretëtirë.
<scripture passage="Josh 24:8" parsed="|Josh|24|8|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.8" />
<sup>8</sup> Unë ju çova në vendin e Amorejve, që banonin matanë Jordanit; ata luftuan kundër jush dhe unë jua dhashë në dorë; ju pushtuat vendin e tyre dhe unë i shpartallova para jush.
<scripture passage="Josh 24:9" parsed="|Josh|24|9|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Balaku, bir i Tsiporit, mbret i Moabit, u ngrit për të luftuar Izraelin; dhe dërgoi të thërrasë Balaamin, djalin e Beorit, që t'ju mallkonte;
<scripture passage="Josh 24:10" parsed="|Josh|24|10|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.10" />
<sup>10</sup> por unë nuk desha të dëgjoj Balaamin; prandaj ai ju bekoi me të madhe, dhe ju çlirova nga duart e Balakut.
<scripture passage="Josh 24:11" parsed="|Josh|24|11|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.11" />
<sup>11</sup> Kaluat pastaj Jordanin dhe arritët në Jeriko; banorët e Jerikos luftuan kundër jush; kështu bënë Amorejtë, Perezejtë, Kananejtë, Hitejtë, Girgasejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë; por unë jua dorëzova në dorë.
<scripture passage="Josh 24:12" parsed="|Josh|24|12|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.12" />
<sup>12</sup> Dhe çova para jush grerëzat, që i bënë të ikin para jush, ashtu si kishte ndodhur me dy mbretërit e Amorejve; por kjo nuk ishte meritë e shpatës ose e harkut tënd.
<scripture passage="Josh 24:13" parsed="|Josh|24|13|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.13" />
<sup>13</sup> Dhe ju dhashë një tokë për të cilën nuk kishit punuar dhe qytete që nuk i kishit ndërtuar, dhe ju banuat në to; dhe tani hani frytin e vreshtave dhe të ullishteve që nuk keni mbjellë".
<scripture passage="Josh 24:14" parsed="|Josh|24|14|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.14" />
<sup>14</sup> Prandaj tani t'ia kini frikën Zotit dhe shërbejeni me ndershmëri dhe besnikëri; hiqni perënditë të cilëve u shërbyen etërit tuaj matanë lumit dhe në Egjipt, dhe vihuni në shërbim të Zotit.
<scripture passage="Josh 24:15" parsed="|Josh|24|15|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.15" />
<sup>15</sup> Dhe në rast se ju duket një gjë e keqe t'i shërbeni Zotit, zgjidhni sot kujt doni t'i shërbeni, o perënditë të cilëve u shërbyen etërit tuaj matanë lumit, o perënditë e Amorejve, në vendin e të cilëve
<scripture passage="Josh 24:16" parsed="|Josh|24|16|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.16" />
<sup>16</sup> Atëherë populli u përgjigj dhe tha: "Larg qoftë që ne të braktisim Zotin për t'u shërbyer perëndive të tjera!
<scripture passage="Josh 24:17" parsed="|Josh|24|17|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.17" />
<sup>17</sup> Sepse Zoti, Perëndia ynë, është ai që na nxori ne dhe etërit tanë nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë, që ka bërë mrekullira të mëdha para syve tanë dhe që na ka mbrojtur gjatë gjithë  rrugës që bëmë dhe midis gjithë popujve në mes  të të cilëve kemi kaluar;
<scripture passage="Josh 24:18" parsed="|Josh|24|18|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.18" />
<sup>18</sup> dhe Zoti ka dëbuar para nesh tërë popujt dhe Amorejtë që banonin në këtë vend; prandaj ne do t'i shërbejmë Zotit, sepse ai është Perëndia ynë".
<scripture passage="Josh 24:19" parsed="|Josh|24|19|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.19" />
<sup>19</sup> Por Jozueu i tha popullit: "Ju nuk mund t'i shërbeni Zotit, sepse ai është një Perëndi i shenjtë, një Perëndi ziliqar; ai nuk do t'i falë shkeljet dhe mëkatet tuaja.
<scripture passage="Josh 24:20" parsed="|Josh|24|20|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.20" />
<sup>20</sup> Kur ta braktisni Zotin dhe t'u shërbeni perëndive të huaja, ai do të kthehet për t'ju bërë keq dhe për t'ju konsumuar pas aq të mirave që ju ka bërë".
<scripture passage="Josh 24:21" parsed="|Josh|24|21|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.21" />
<sup>21</sup> Dhe populli i tha Jozueut: "Jo, ne do t'i shërbejmë Zotit".
<scripture passage="Josh 24:22" parsed="|Josh|24|22|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Jozueu i tha popullit: "Ju jeni dëshmitarë kundër vetvetes, pse keni zgjedhur për vete Zotin për t'i shërbyer!". Ata iu përgjigjën: "Jemi dëshmitarë!".
<scripture passage="Josh 24:23" parsed="|Josh|24|23|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.23" />
<sup>23</sup> Jozueu tha: "Hiqni, pra, perënditë e huaja që janë në mes tuaj dhe përuleni zemrën tuaj Zotit, Perëndisë së Izraelit!".
<scripture passage="Josh 24:24" parsed="|Josh|24|24|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.24" />
<sup>24</sup> Populli iu përgjigj Jozueut: "Ne do t'i shërbejmë Zotit, Perëndisë tonë, dhe do t'i bindemi zërit të tij".
<scripture passage="Josh 24:25" parsed="|Josh|24|25|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.25" />
<sup>25</sup> Kështu Jozueu lidhi atë ditë një besëlidhje me popullin, dhe i dha statutet dhe dekretet në Sikem.
<scripture passage="Josh 24:26" parsed="|Josh|24|26|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.26" />
<sup>26</sup> Pastaj Jozueu shkroi këto gjëra në librin e ligjit të Perëndisë; dhe mori një gur të madh dhe e vendosi aty, poshtë lisit, pranë shenjtërores së Zotit.
<scripture passage="Josh 24:27" parsed="|Josh|24|27|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.27" />
<sup>27</sup> Jozueu i tha pastaj tërë popullit: "Ja, ky gur do të jetë një dëshmitar kundër nesh, sepse ai i dëgjoi tërë fjalët që na tha Zoti; ai, pra, do të shërbejë si dëshmitar kundër jush, me qëllim që të mos e mohoni Perëndinë tuaj".
<scripture passage="Josh 24:28" parsed="|Josh|24|28|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.28" />
<sup>28</sup> Pastaj Jozueu e ktheu popullin në vendin ku ishte më parë, secili në trashëgiminë e vet.
<scripture passage="Josh 24:29" parsed="|Josh|24|29|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.29" />
<sup>29</sup> Pas këtyre gjërave Jozueu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Zotit, vdiq në moshën njëqind e dhjetë vjeç,
<scripture passage="Josh 24:30" parsed="|Josh|24|30|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.30" />
<sup>30</sup> dhe e varrosën në territorin e pronës së tij në Timnath-Serah, që ndodhet në krahinën malore të Efraimit, në veri të malit Gaash.
<scripture passage="Josh 24:31" parsed="|Josh|24|31|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.31" />
<sup>31</sup> Izraeli i shërbeu Zotit gjatë gjithë jetës së Jozueut dhe gjatë gjithë jetës së pleqve që jetuan pas Jozueut dhe që dinin tërë veprat që Zoti kishte bërë për Izraelin.
<scripture passage="Josh 24:32" parsed="|Josh|24|32|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.32" />
<sup>32</sup> Eshtrat e Jozefit, që bijtë e Izraelit kishin sjellë nga Egjipti, i varrosën në Sikem, në pjesën e arës që Jakobi ua kishte blerë bijve të Hamorit, atit të Sikemit, për njëqind pjesë argjendi, dhe që ishte pronë e bijve të Jozefit.
<scripture passage="Josh 24:33" parsed="|Josh|24|33|0|0" osisRef="Bible:Josh.24.33" />
<sup>33</sup> Pastaj vdiq edhe Eleazari, bir i Aaronit, dhe e varrosën në malin, që ishte pronë e birit të tij Finehas dhe që ia kishin dhënë në krahinën malore të Efraimit.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Judges" progress="21.76%" prev="Josh.24" next="Judg.1" id="Judg">
<h2 id="Judg-p0.1">Judges</h2>

<div3 title="Judges 1" progress="21.76%" prev="Judg" next="Judg.2" id="Judg.1">
<h3 id="Judg.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Judg.1-p1">
<scripture passage="Judg 1:1" parsed="|Judg|1|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.1" />
<sup>1</sup> Mbas vdekjes së Jozueut, bijtë e Izraelit konsultuan Zotin, duke thënë: "Kush prej nesh ka për të vajtur i pari të luftojë kundër Kananejve?".
<scripture passage="Judg 1:2" parsed="|Judg|1|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.2" />
<sup>2</sup> Zoti u përgjegj: "Do të shkojë Juda; ja, vendin ia kam dhënë në duart e tij".
<scripture passage="Judg 1:3" parsed="|Judg|1|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Juda i tha Simeonit, vëllait të tij: "Eja me mua në vendin që më ra me short dhe do të luftojmë kundër Kananejve; pastaj edhe unë do të vij në vendin që të ra ty me short". Dhe Simeoni u nis me të.
<scripture passage="Judg 1:4" parsed="|Judg|1|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.4" />
<sup>4</sup> Juda, shkoi, pra, dhe Zoti u la në dorë Kananejtë dhe Perezejtë; dhe në Bezek vranë dhjetë mijë burra.
<scripture passage="Judg 1:5" parsed="|Judg|1|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.5" />
<sup>5</sup> Dhe në Bezek gjetën Adoni-Bezekun dhe e sulmuan; mundën Kananejtë dhe Perezejtë.
<scripture passage="Judg 1:6" parsed="|Judg|1|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.6" />
<sup>6</sup> Adoni-Bezeku ia mbathi, por ata e ndoqën e zunë dhe i prenë gishtërinjtë e mëdhenj të duarve dhe të këmbëve.
<scripture passage="Judg 1:7" parsed="|Judg|1|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Adoni-Bezeku tha: "Shtatëdhjetë mbretër me gishtërinjtë e mëdhenj të duarve dhe të këmbëve të prerë mblidhnin ato që mbeteshin në tryezën time. Perëndia më ktheu atë që kam bërë". E çuan pastaj në Jeruzalem ku vdiq.
<scripture passage="Judg 1:8" parsed="|Judg|1|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.8" />
<sup>8</sup> Bijtë e Judës sulmuan Jeruzalemin dhe e morën; i vranë me shpatë banorët e tij dhe i vunë flakën qytetit.
<scripture passage="Judg 1:9" parsed="|Judg|1|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.9" />
<sup>9</sup> Pastaj bijtë e Judës zbritën të luftojnë Kananejtë, që banonin në krahinën malore, në Negev dhe në ultësirë.
<scripture passage="Judg 1:10" parsed="|Judg|1|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.10" />
<sup>10</sup> Juda marshoi pastaj kundër Kananjve që banonin në Hebron (emri i të cilit më parë ishte Kirjath-Arba) dhe mundi Seshain, Ahimanin dhe Talmain.
<scripture passage="Judg 1:11" parsed="|Judg|1|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.11" />
<sup>11</sup> Që këtej marshoi kundër banorëve të Debirit (që më parë quhej Kirjath-Sefer).
<scripture passage="Judg 1:12" parsed="|Judg|1|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kiriath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t'i jap për grua bijën time Aksah".
<scripture passage="Judg 1:13" parsed="|Judg|1|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.13" />
<sup>13</sup> E pushtoi Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i vogël i Kalebit, dhe ky i dha për grua bijën e tij Aksah.
<scripture passage="Judg 1:14" parsed="|Judg|1|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.14" />
<sup>14</sup> Kur ajo erdhi të banojë me të, e bindi t'i kërkojë të atit të saj një fushë. Sapo ajo zbriti nga gomari, Kalebi e pyeti: "Çfarë kërkon?".
<scripture passage="Judg 1:15" parsed="|Judg|1|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.15" />
<sup>15</sup> Ajo u përgjegj: "Më bëj një dhuratë, me qenë se ti më dhe toka në Negev, më jep edhe disa burime ujore". Atëherë ai i dhuroi burimet e sipërme dhe ato të poshtme.
<scripture passage="Judg 1:16" parsed="|Judg|1|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.16" />
<sup>16</sup> Atëherë bijtë e Keneos, vjehrrit të Moisiut, shkuan nga qyteti i palmave bashkë me bijtë e Judës në shkretëtirën e Judës, që ndodhet në Negev, afër Aradit; shkuan dhe u vendosën midis popullit.
<scripture passage="Judg 1:17" parsed="|Judg|1|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.17" />
<sup>17</sup> Pastaj Juda u nis bashkë me vëllanë e tij Simeon dhe mundi Kananejtë që banonin në Tsefath dhe vendosën shfarosjen e tyre; për këtë arsye qyteti u quajt Hormah.
<scripture passage="Judg 1:18" parsed="|Judg|1|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.18" />
<sup>18</sup> Juda mori edhe Gazën me territorin e saj, Askalonin me territorin e tij dhe Ekronin me territorin e tij.
<scripture passage="Judg 1:19" parsed="|Judg|1|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.19" />
<sup>19</sup> Kështu Zoti mbajti anën e Judës, që dëboi banorët e krahinës malore, por nuk mundi të dëbojë banorët e fushës, sepse kishin qerre të hekurta.
<scripture passage="Judg 1:20" parsed="|Judg|1|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.20" />
<sup>20</sup> Pastaj i dhanë Hebronin Kalebit, ashtu si kishte thënë Moisiu; dhe ai i dëboi tre bijtë e Anakut.
<scripture passage="Judg 1:21" parsed="|Judg|1|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.21" />
<sup>21</sup> Bijtë e Beniaminit nuk arritën t'i dëbojnë Jebusejtë që banonin në Jeruzalem; kështu Jebusejtë kanë banuar bashkë me bijtë e Beniaminit në Jeruzalem deri në ditën e sotme.
<scripture passage="Judg 1:22" parsed="|Judg|1|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.22" />
<sup>22</sup> Edhe shtëpia e Jozefit u ngrit gjithashtu kundër Bethelit, dhe Zoti qe me ta.
<scripture passage="Judg 1:23" parsed="|Judg|1|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.23" />
<sup>23</sup> Shtëpia e Jozefit dërgoi njerëz për të vëzhguar në Bethel (qytet që më parë qyhej Luc).
<scripture passage="Judg 1:24" parsed="|Judg|1|24|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.24" />
<sup>24</sup> Zbuluesit panë një burrë që dilte nga qyteti dhe i thanë: "Tregona rrugën për të hyrë në qytet dhe ne do të tregohemi të mëshirshëm me ty".
<scripture passage="Judg 1:25" parsed="|Judg|1|25|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.25" />
<sup>25</sup> Ai u tregoi rrugën për të hyrë në qytet, dhe ata i vranë me shpatë banorët e qytetit, por e lanë të shkojë atë burrë me gjithë familjen e tij.
<scripture passage="Judg 1:26" parsed="|Judg|1|26|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.26" />
<sup>26</sup> Ai shkoi në vendin e Hitejve dhe ndërtoi aty një qytet që e quajti Luc, emër që mban edhe sot e kësaj dite.
<scripture passage="Judg 1:27" parsed="|Judg|1|27|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.27" />
<sup>27</sup> Manasi përkundrazi nuk i dëboi banorët e Beth-Sheanit dhe të fshatrave të tij kufitarë, as banorët e Tanaakut dhe të fshatrave të tij kufitarë, as banorët e Dorit dhe të fshatrave të tij kufitarë,  as banorët e Ibleamit dhe të fshatrave të tij  kufitarë, as banorët e Megidos dhe të fshatrave të tij kufitarë, sepse Kananejtë ishin të vendosur të qëndronin në atë vend.
<scripture passage="Judg 1:28" parsed="|Judg|1|28|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.28" />
<sup>28</sup> Më vonë, kur Izraeli u bë i fortë, i nënshtroi Kananejtë dhe i bëri skllevër, por nuk i dëboji krejt.
<scripture passage="Judg 1:29" parsed="|Judg|1|29|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.29" />
<sup>29</sup> As Efraimi nuk i dëboi Kananejtë që banonin në Gezer; kështu Kananejtë banuan në Gezer në mes të tyre.
<scripture passage="Judg 1:30" parsed="|Judg|1|30|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.30" />
<sup>30</sup> As Zabuloni nuk i dëboi banorët e Kitronit dhe ata të Nahalolit; kështu Kananejtë banuan në mes të tyre, por iu nënshtruan skllavërisë.
<scripture passage="Judg 1:31" parsed="|Judg|1|31|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.31" />
<sup>31</sup> As Asheri nuk i dëboi banorët e Akosit, as banorët të Sidonit, as ata të Ahlabit, të Akzibit, të Helbahut, të Afikut dhe të Rehobit;
<scripture passage="Judg 1:32" parsed="|Judg|1|32|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.32" />
<sup>32</sup> kështu bijtë e Asherit u vendosën në mes të Kananejve që banonin në këtë vend, sepse nuk i dëbuan.
<scripture passage="Judg 1:33" parsed="|Judg|1|33|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.33" />
<sup>33</sup> As Neftsali nuk i dëboi banorët e Beth-Shemeshit dhe ata të Beth-Anathit, dhe u vendos në mes të Kananejve që banonin në këtë vend; por banorët e Beth-Shemeshit dhe të Beth-Anathit iu nënshtruan skllavërisë.
<scripture passage="Judg 1:34" parsed="|Judg|1|34|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.34" />
<sup>34</sup> Amorejtë i detyruan bijtë e Danit të qëndronin në krahinën malore dhe nuk i lanë të zbresin në luginë.
<scripture passage="Judg 1:35" parsed="|Judg|1|35|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.35" />
<sup>35</sup> Amorejtë ishin të vendosur të qëndronin në malin Heres, në Ajalon dhe në Shaal-Bim; por kur dora e shtëpisë së Jozefit u fuqizua, ata iu nënshtruan skllavërisë.
<scripture passage="Judg 1:36" parsed="|Judg|1|36|0|0" osisRef="Bible:Judg.1.36" />
<sup>36</sup> Kufiri i Amorejve shtrihej nga e përpjeta e Akrabimit, nga Sela e lart.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 2" progress="21.88%" prev="Judg.1" next="Judg.3" id="Judg.2">
<h3 id="Judg.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Judg.2-p1">
<scripture passage="Judg 2:1" parsed="|Judg|2|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.1" />
<sup>1</sup> Por Engjelli i Zotit u ngjit nga Gilgali në Bokim dhe tha: "Unë ju nxora nga Egjipti dhe ju çova në vendin që isha betuar t'u jepja etërve tuaj. Kisha thënë gjithashtu: "Nuk do ta prish kurrë besëlidhjen time me ju.
<scripture passage="Judg 2:2" parsed="|Judg|2|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.2" />
<sup>2</sup> Por ju nuk do të lidhni asnjë aleancë me banorët e këtij vendi dhe do të shembni altarët e tyre". Por ju nuk iu bindët zërit tim. Pse e bëtë këtë?
<scripture passage="Judg 2:3" parsed="|Judg|2|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.3" />
<sup>3</sup> Kështu unë po ju them tani: Unë nuk do t'i dëboj para jush; por ata do të jenë si gjemba në ijet tuaja, dhe perënditë e tyre do të jenë për ju si një lak".
<scripture passage="Judg 2:4" parsed="|Judg|2|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.4" />
<sup>4</sup> Sapo Engjëlli i Zotit mbaroi së thëni këto fjalë tërë bijve të Izraelit, populli ngriti zërin dhe filloi të qajë.
<scripture passage="Judg 2:5" parsed="|Judg|2|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.5" />
<sup>5</sup> Prandaj ky vend u quajt Bokim dhe u bënë flijime për Zotin.
<scripture passage="Judg 2:6" parsed="|Judg|2|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.6" />
<sup>6</sup> Jozueu i dha urdhër popullit të largohet dhe bijtë e Izraelit shkuan secili në trashëgiminë e tij për të marrë në zotërim vendin.
<scripture passage="Judg 2:7" parsed="|Judg|2|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.7" />
<sup>7</sup> Populli i shërbeu Zotit gjatë gjithë jetës së Jozueut dhe gjatë gjithë jetës së pleqve që jetuan pas Jozueut, dhe që kishin parë të gjitha veprat e mëdha që Zoti kishte bërë për Izraelin.
<scripture passage="Judg 2:8" parsed="|Judg|2|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.8" />
<sup>8</sup> Pastaj Jozueu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Zotit, vdiq në moshën njëqind e dhjetë vjeç,
<scripture passage="Judg 2:9" parsed="|Judg|2|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.9" />
<sup>9</sup> dhe e varrosën në territorin e trashëgimisë së tij në Timath-Heres, në krahinën malore të Efraimit, në veri të malit Gaash.
<scripture passage="Judg 2:10" parsed="|Judg|2|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.10" />
<sup>10</sup> Kur tërë ai brez u bashkua me etërit e vet, mbas atij doli një brez i ri që nuk e njihte Zotin, as veprat që kishte bërë për Izraelin.
<scripture passage="Judg 2:11" parsed="|Judg|2|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.11" />
<sup>11</sup> Bijtë e Izraelit bënë atë që ishte keq në sytë e Zotit dhe u vunë në shërbim të Baalit;
<scripture passage="Judg 2:12" parsed="|Judg|2|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.12" />
<sup>12</sup> ata braktisën Zotin, Perëndinë e etërve të tyre, i cili i kishte nxjerrë nga Egjipti, dhe adhuruan perëndi të tjera ndërmjet perëndive të popujve që i rrethonin, ranë përmbys para tyre dhe kështu provokuan zemërimin e Zotit;
<scripture passage="Judg 2:13" parsed="|Judg|2|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.13" />
<sup>13</sup> ata brakisën Zotin dhe u vunë në shërbim të Baalit dhe të Ashtarothit.
<scripture passage="Judg 2:14" parsed="|Judg|2|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.14" />
<sup>14</sup> Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit dhe e dha në dorë të kusarëve që e zhveshën; dhe ai i shiti në duart e armiqve të tyre që ndodheshin rreth e qark, të cilëve nuk qenë më në gjendje t'u bënin ballë.
<scripture passage="Judg 2:15" parsed="|Judg|2|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.15" />
<sup>15</sup> Kudo që shkonin dora e Zotit ishte kundër tyre dhe u sillte mjerime, ashtu si kishte thënë Zoti, ashtu siç u ishte betuar ai; dhe u hidhëruan shumë.
<scripture passage="Judg 2:16" parsed="|Judg|2|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.16" />
<sup>16</sup> Pastaj Zoti nxirrte gjyqtarë, që i lironin nga duart e atyre që i zhvishnin.
<scripture passage="Judg 2:17" parsed="|Judg|2|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.17" />
<sup>17</sup> Mjerisht ata nuk i dëgjonin as gjyqtarët e tyre, por kurvëroheshin përpara perëndive të tjera dhe binin përmbys para tyre. Ata braktisën shpejt rrugën e ndjekur nga etërit e tyre, të cilët u ishin  bindur urdhrave të Zotit; por ata nuk vepruan  ashtu.
<scripture passage="Judg 2:18" parsed="|Judg|2|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.18" />
<sup>18</sup> Kur Zoti u nxirrte gjyqtarë, Zoti ishte me gjyqtarin dhe i lironte nga dora e armiqve të tyre gjatë gjithë jetës së gjyqtarit; sepse Zoti prekej nga vajtimet e tyre të shkaktuara nga ata që i shtypnin dhe i mundonin.
<scripture passage="Judg 2:19" parsed="|Judg|2|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.19" />
<sup>19</sup> Por kur gjyqtari vdiste, ata vazhdonin të korruptoheshin më shumë se etërit e tyre, duke ndjekur perëndi të tjera dhe duke rënë përmbys para tyre; dhe nuk hiqnin dorë aspak nga veprat e tyre dhe nga sjellja e tyre kokëforte.
<scripture passage="Judg 2:20" parsed="|Judg|2|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.20" />
<sup>20</sup> Prandaj mëria e Zotit u ndez kundër Izraelit, dhe ai tha: "Duke qenë se ky komb ka shkelur besëlidhjen që unë kisha përfunduar me etërit e tyre dhe ata nuk i janë bindur zërit tim,
<scripture passage="Judg 2:21" parsed="|Judg|2|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.21" />
<sup>21</sup> edhe unë nuk do të dëboj më para tyre asnjë prej kombeve që Jozueu la kur vdiq;
<scripture passage="Judg 2:22" parsed="|Judg|2|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.22" />
<sup>22</sup> kështu me anë tyre do të vë në provë Izraelin për të parë në se do t'i përmbahen rrugës së Zotit dhe do të ecin në të siç bënë etërit e tyre, ose jo".
<scripture passage="Judg 2:23" parsed="|Judg|2|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.2.23" />
<sup>23</sup> Prandaj Zoti i la këto kombe të qëndrojnë aty pa i dëbuar menjëherë, dhe nuk i dha në duart e Jozueut.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 3" progress="21.96%" prev="Judg.2" next="Judg.4" id="Judg.3">
<h3 id="Judg.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Judg.3-p1">
<scripture passage="Judg 3:1" parsed="|Judg|3|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.1" />
<sup>1</sup> Këto janë kombet që Zoti la me qëllim që me anë të tyre të vinte në provë Izraelin, domethënë tërë ata që nuk kishin njohur luftërat e Kanaanit:
<scripture passage="Judg 3:2" parsed="|Judg|3|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.2" />
<sup>2</sup> (kjo kishte si qëllim të vetëm t'ua bënte të njohur dhe t'u mësonte bijve të Izraelit luftën, të paktën atyre që nuk e kishin njohur më parë)
<scripture passage="Judg 3:3" parsed="|Judg|3|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.3" />
<sup>3</sup> pesë princat e Filistejve, tërë Kananejtë, Sidonitët dhe Hivejtë që banonin në malin e Libanit, nga mali i Baal-Hermonit deri në hyrje të Hamathit.
<scripture passage="Judg 3:4" parsed="|Judg|3|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.4" />
<sup>4</sup> Këto kombe u lanë për të vënë në provë Izraelin, për të parë në se ata do t'u bindeshin urdhërimeve që Zoti u kishte dhënë etërve të tyre me anë të Moisiut.
<scripture passage="Judg 3:5" parsed="|Judg|3|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.5" />
<sup>5</sup> Kështu bijtë e Izraelit banuan në mes të Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve;
<scripture passage="Judg 3:6" parsed="|Judg|3|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.6" />
<sup>6</sup> u martuan me bijat e tyre dhe u dhanë bijat e veta për gra bijve të tyre, dhe u shërbyen perëndive të tyre.
<scripture passage="Judg 3:7" parsed="|Judg|3|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.7" />
<sup>7</sup> Kështu bijtë e Izraelit bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit; e harruan Zotin, Perëndinë e tyre, dhe i shërbyen Baalit dhe Asherothit.
<scripture passage="Judg 3:8" parsed="|Judg|3|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.8" />
<sup>8</sup> Prandaj zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit, dhe ai i dorëzoi në duart e Kushan-Rishathaimit për tetë vjet me radhë.
<scripture passage="Judg 3:9" parsed="|Judg|3|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.9" />
<sup>9</sup> Pastaj bijtë e Izraelit i klithën Zotit dhe Zoti u dha një çlirimtar, Othnielin, birin e Kenazit, vëllai i vogël i Kalebit; dhe ky i çliroi.
<scripture passage="Judg 3:10" parsed="|Judg|3|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.10" />
<sup>10</sup> Fryma e Zotit ishte mbi të, dhe ai ishte gjyqtar i Izraelit; doli për të luftuar dhe Zoti i dha në dorë Kushan-Rishathaimin, mbretin e Mesopotamisë, dhe dora e tij qe e fuqishme kundër Kushan-Rishathaimit.
<scripture passage="Judg 3:11" parsed="|Judg|3|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.11" />
<sup>11</sup> Vendi pati paqe për dyzet vjet me radhë; pastaj Othnieli, bir i Kenazit, vdiq.
<scripture passage="Judg 3:12" parsed="|Judg|3|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.12" />
<sup>12</sup> Por bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe në sytë e Zotit; atëherë Zoti e bëri të fortë Eglonin, mbretin e Moabit, kundër Izraelit, sepse ata kishin bërë atë që ishte e keqe në sytë e Zotit.
<scripture passage="Judg 3:13" parsed="|Judg|3|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.13" />
<sup>13</sup> Egloni mblodhi rreth vetes bijtë e Amonit dhe të Amalekut, dhe u nis e mundi Izraelin; dhe pushtoi qytetin e palmave.
<scripture passage="Judg 3:14" parsed="|Judg|3|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.14" />
<sup>14</sup> Kështu bijtë e Izraelit u bënë shërbëtorë të Eglonit, mbretit të Moabit, për tetëmbëdhjetë vjet.
<scripture passage="Judg 3:15" parsed="|Judg|3|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.15" />
<sup>15</sup> Por bijtë e Izraelit i klithën Zotit dhe Zoti u dha atyre një çlirimtar, Ehudin, birin e Gerit, Beniaminitin, që ishte mëngjarash. Bijtë e Izraelit i dërguan nëpërmjet tij haraçin e tyre Eglonit, mbretit të Moabit.
<scripture passage="Judg 3:16" parsed="|Judg|3|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.16" />
<sup>16</sup> Ehudi bëri një shpatë me dy tehe, të gjatë një kubitë; e ngjeshi në brez poshtë veshjes, në krahun e djathtë.
<scripture passage="Judg 3:17" parsed="|Judg|3|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.17" />
<sup>17</sup> Pastaj i çoi haraçin Eglonit, mbretit të Moabit, që ishte një njeri shumë i trashë.
<scripture passage="Judg 3:18" parsed="|Judg|3|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.18" />
<sup>18</sup> Kur mbaroi paraqitja e haraçit, ai ktheu në shtëpi njerëzit që kishin sjellë haraçin.
<scripture passage="Judg 3:19" parsed="|Judg|3|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.19" />
<sup>19</sup> Por ai vetë, nga vendi i idhujve pranë Gilgalit, u kthye prapa dhe tha: "O mbret, kam diçka që dua të të them fshehurazi". Mbreti i tha: "Heshtni!". Dhe të gjithë ata që e shoqëronin dolën jashtë.
<scripture passage="Judg 3:20" parsed="|Judg|3|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Ehudi iu afrua mbretit (që ishte ulur vetëm në fresk, në sallën lart). Ehudi i tha: "Kam një fjalë për të të thënë nga ana e Zotit". Kështu mbreti u ngrit nga froni i tij;
<scripture passage="Judg 3:21" parsed="|Judg|3|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.21" />
<sup>21</sup> atëherë Ehudi zgjati dorën e majtë, nxori shpatën nga krahu i djathtë dhe ia futi në bark.
<scripture passage="Judg 3:22" parsed="|Judg|3|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.22" />
<sup>22</sup> Edhe doreza e shpatës u fut pas presës dhe dhjami u mbyll pas presës sepse ai nuk e tërhoqi shpatën nga barku i mbretit; dhe zorrët e tij dolën jashtë.
<scripture passage="Judg 3:23" parsed="|Judg|3|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.23" />
<sup>23</sup> Pastaj Ehudi dolli në portik, dhe mbylli me çelës dyert e sallës së sipërme.
<scripture passage="Judg 3:24" parsed="|Judg|3|24|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.24" />
<sup>24</sup> Kur doli; erdhën shërbëtorët për të parë, dhe ja, dyert e sallës së sipërme ishin mbyllur me çelës; kështu ata thanë: "Me siguri ai bën nevojën e tij në dhomëzën e sallës së freskët".
<scripture passage="Judg 3:25" parsed="|Judg|3|25|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.25" />
<sup>25</sup> Dhe pritën aq sa e ndjenë veten të shushatur; por duke qenë se nuk po hapeshin portat e sallës, ata muarrën çelsin dhe hapën; dhe ja, zotëria e tyre rrinte shtrirë në tokë: ai kishte vdekur.
<scripture passage="Judg 3:26" parsed="|Judg|3|26|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.26" />
<sup>26</sup> Ndërsa ata ngurronin, Ehudi pati kohë të ikte, kaloi matanë vendit të idhujve dhe shpëtoi duke arritur në Seirah.
<scripture passage="Judg 3:27" parsed="|Judg|3|27|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.27" />
<sup>27</sup> Me të arritur, i ra borisë në krahinën malore të Efraimit, dhe bijtë e Izraelit zbritën bashkë me të nga krahina malore, dhe ai u vu në krye të tyre.
<scripture passage="Judg 3:28" parsed="|Judg|3|28|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.28" />
<sup>28</sup> Dhe u tha atyre: "Ejani pas meje, sepse Zoti ju ka dhënë në dorë Moabitët, armiqtë tuaj". Ata zbritën pas tij, zunë vatë e Jordanit që çojnë në Moab, dhe nuk lanë të kalojë asnjeri.
<scripture passage="Judg 3:29" parsed="|Judg|3|29|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.29" />
<sup>29</sup> Në atë kohë mundën rreth dhjetë mijë Moabitë, të gjithë të fortë dhe trima; nuk shpëtoi as edhe një.
<scripture passage="Judg 3:30" parsed="|Judg|3|30|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.30" />
<sup>30</sup> Kështu atë ditë Moabi u poshtërua nga dora e Izraelit, dhe vendi pati paqe tetëdhjetë vjet me radhë.
<scripture passage="Judg 3:31" parsed="|Judg|3|31|0|0" osisRef="Bible:Judg.3.31" />
<sup>31</sup> Mbas Ehudit, erdhi Shamgari, bir i Anathit. Ai mundi gjashtëqind Filistej me një hosten qesh; edhe ai çliroi Izraelin.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 4" progress="22.07%" prev="Judg.3" next="Judg.5" id="Judg.4">
<h3 id="Judg.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Judg.4-p1">
<scripture passage="Judg 4:1" parsed="|Judg|4|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.1" />
<sup>1</sup> Pas vdekjes së Ehudit, bijtë e Izraelit rifilluan të bëjnë atë që ishte e keqe në sytë e Zotit.
<scripture passage="Judg 4:2" parsed="|Judg|4|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.2" />
<sup>2</sup> Dhe Zoti i dha në duart e Jabinit, mbretit të Kanaanit, që mbretëronte në Hatsor. Komandanti i ushtrisë së tij ishte Sisera, që banonte në Harosheth të kombeve.
<scripture passage="Judg 4:3" parsed="|Judg|4|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.3" />
<sup>3</sup> Dhe bijtë e Izraelit i klithën Zotit, sepse Jabini kishte nëntëqind qerre të hekurta dhe prej njëzet vjetve shtypte rëndë bijtë e Izraelit.
<scripture passage="Judg 4:4" parsed="|Judg|4|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.4" />
<sup>4</sup> Në atë kohë gjyqtare e Izraelit ishte një profete, Debora, gruaja e Lapidothit.
<scripture passage="Judg 4:5" parsed="|Judg|4|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.5" />
<sup>5</sup> Ajo e kishte zakon të ulej nën palmën e Deboras, midis Ramahut dhe Bethelit, në krahinën malore të Efraimit, dhe bijtë e Izraelit vinin tek ajo për të kërkuar të drejtën.
<scripture passage="Judg 4:6" parsed="|Judg|4|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.6" />
<sup>6</sup> Ajo dërgoi të thërrasë Barakun, birin e Abinoamit, nga Kedeshi i Neftalit, dhe i tha: "A nuk të ka urdhëruar Zoti, Perëndia i Izraelit: "Shko, marsho mbi malin Tabor dhe merr me vete dhjetë mijë burra nga bijtë e Neftalit dhe të Zabulonit.
<scripture passage="Judg 4:7" parsed="|Judg|4|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.7" />
<sup>7</sup> Unë do të tërheq në drejtimin tënd, në përruan Kishon, Siseran, komandantin e ushtrisë së Jabinit, me gjithë qerret dhe trupat e tij të shumta, dhe do të ta dorëzoj në dorën tënde"?".
<scripture passage="Judg 4:8" parsed="|Judg|4|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.8" />
<sup>8</sup> Baraku iu përgjegj: "Në rast se vjen me mua, unë do të shkoj; por në qoftë se ti nuk vjen me mua, nuk kam për të shkuar".
<scripture passage="Judg 4:9" parsed="|Judg|4|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.9" />
<sup>9</sup> Ajo tha: "Do të vij me siguri me ty; megjithatë në rrugën që je duke ndërmarrë nuk ke për të siguruar asnjë lavdi për vete, sepse Zoti do ta dorëzojë Siseran në duart e një gruaje". Pastaj Debora u ngrit dhe shkoi me Barakun në Kadesh.
<scripture passage="Judg 4:10" parsed="|Judg|4|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.10" />
<sup>10</sup> Baraku thirri Zabulonin dhe Neftalin në Kedesh; ai lëvizi në krye të dhjetë mijë burrave, dhe Debora shkoi bashkë me të.
<scripture passage="Judg 4:11" parsed="|Judg|4|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.11" />
<sup>11</sup> Heberi, Keneu, ishte ndarë nga Kenejtë, pasardhës të Hobabit, vjehrrit të Moisiut, dhe i kishte ngritur çadrat e tij në lisin e Tsaanaimit, që ndodhet pranë Kedeshit.
<scripture passage="Judg 4:12" parsed="|Judg|4|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.12" />
<sup>12</sup> Siseras i thanë që Baraku, bir i Abinoamit, ishte ngjitur në malin Tabor.
<scripture passage="Judg 4:13" parsed="|Judg|4|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.13" />
<sup>13</sup> Kështu Sisera rreshtoi tërë qerret e tij, njëqind qerre të hekurta, dhe tërë njerëzit që ishin me të, nga Haroshethi i kombeve deri në përruan e Kishonit.
<scripture passage="Judg 4:14" parsed="|Judg|4|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Debora i tha Barakut: "Çohu, sepse kjo është dita që Zoti e dorëzoi Siseran në dorën tënde. A nuk ka dalë vallë, Zoti para teje?". Kështu Baraku zbriti nga mali Tabor, i pasuar nga dhjetë mijë burra.
<scripture passage="Judg 4:15" parsed="|Judg|4|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.15" />
<sup>15</sup> Zoti e mundi Siseran, të gjitha qerret dhe tërë ushtrinë e tij, që u shfaros me shpatë përpara Barakut; por Sisera zbriti nga qerrja dhe iku me këmbë.
<scripture passage="Judg 4:16" parsed="|Judg|4|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.16" />
<sup>16</sup> Por Baraku i ndoqi qerret dhe ushtrinë deri në Harosheth të kombeve; dhe tërë ushtria e Siseras u shkatërrua nga goditjet me shpatë; nuk shpëtoi as edhe një njeri.
<scripture passage="Judg 4:17" parsed="|Judg|4|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.17" />
<sup>17</sup> Ndërkaq Sisera kishte ikur më këmbë në drejtim të çadrës së Jaelës, gruas së Heberit, Keneut, sepse mbretëronte paqja midis Jabinit, mbretit të Hatsorit, dhe shtëpisë së Heberit, Keneut.
<scripture passage="Judg 4:18" parsed="|Judg|4|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Jaela doli për të pritur Siseran dhe i tha: "Hyrë, zotëria ime, hyrë tek unë; mos ki frikë". Kështu ai hyri tek ajo në çadër, dhe ajo e mbuloi me një mbulesë.
<scripture passage="Judg 4:19" parsed="|Judg|4|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.19" />
<sup>19</sup> Pastaj ai i tha: "Më jep pak ujë për të pirë se kam etje". Kështu ajo hapi calikun e qumështit dhe i dha për të pirë; pastaj e mbuloi.
<scripture passage="Judg 4:20" parsed="|Judg|4|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.20" />
<sup>20</sup> Ai i tha: "Qëndro në hyrje të çadrës; dhe në rast se vjen dikush dhe të pyet: "A ka njeri këtu?", ti do të thuash: "Nuk ka njeri"".
<scripture passage="Judg 4:21" parsed="|Judg|4|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Jaela, gruaja e Heberit, mori një kunj të çadrës dhe një çekiç, iu afrua ngadalë atij dhe i nguli në tëmth kunjin, që u fut në tokë. Atë e kishte zënë një gjumë i thellë; ishte i sfilitur; dhe kështu vdiq.
<scripture passage="Judg 4:22" parsed="|Judg|4|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.22" />
<sup>22</sup> Por ja, ndërsa Baraku ndiqte Siseran, Jaela doli për ta takuar dhe i tha: "Eja me mua dhe do të të tregojë njeriun që kërkon". Ai hyri në çadrën e saj dhe ja, Sisera dergjej i vdekur me kunjin në tëmthat.
<scripture passage="Judg 4:23" parsed="|Judg|4|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.23" />
<sup>23</sup> Kshtu atë ditë Perëndia e poshtëroi Jabin, mbretin e Kanaanit, përpara bijve të Izraelit.
<scripture passage="Judg 4:24" parsed="|Judg|4|24|0|0" osisRef="Bible:Judg.4.24" />
<sup>24</sup> Dora e bijve të Izraelit u bë gjithnjë më e rëndë mbi Jabin, mbretin e Kanaanit, deri sa arritën ta shkatërronin plotësisht Jabin, mbretin e Kanaanit.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 5" progress="22.16%" prev="Judg.4" next="Judg.6" id="Judg.5">
<h3 id="Judg.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Judg.5-p1">
<scripture passage="Judg 5:1" parsed="|Judg|5|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.1" />
<sup>1</sup> Atë ditë Debora këndoi këtë kantik me Barakun, birin e Abinoamit, duke thënë:
<scripture passage="Judg 5:2" parsed="|Judg|5|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.2" />
<sup>2</sup> "Me qenë se krerët kanë marrë komandën në Izrael, me qenë se populli është ofruar spontanisht, bekoni Zotin!
<scripture passage="Judg 5:3" parsed="|Judg|5|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.3" />
<sup>3</sup> Dëgjoni, o mbretër! Vini veshë, o princa! Unë, pikërisht unë, do t'i këndoj Zotit, do të këndoj lavdinë e Zotit, Perëndisë së Izraelit.
<scripture passage="Judg 5:4" parsed="|Judg|5|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.4" />
<sup>4</sup> O Zot, kur dole nga Seiri, kur po kapërceje fushat e Edomit, toka u drodh dhe pikoi nga qiejtë; po, pikoi ujë nga retë.
<scripture passage="Judg 5:5" parsed="|Judg|5|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.5" />
<sup>5</sup> Malet u shkrinë para Zotit, vetë Sinai u drodh para Zotit, Perëndisë të Izraelit.
<scripture passage="Judg 5:6" parsed="|Judg|5|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.6" />
<sup>6</sup> Në kohën e Shamgarit, birit të Anathit, në kohën e Jaeles rrugët ishin të shkreta, dhe kalimtarët ndiqnin shtigje dredha-dredha.
<scripture passage="Judg 5:7" parsed="|Judg|5|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.7" />
<sup>7</sup> Mungonin krerë në Izrael; po, mungonin, deri sa nuk dola unë, Debora, si nënë në Izrael.
<scripture passage="Judg 5:8" parsed="|Judg|5|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.8" />
<sup>8</sup> Ata zgjidhnin perëndi të tjera, kur lufta ishte te pragu. Nuk shihej asnjë mburojë apo shtizë midis dyzet mijë burrave të Izraelit.
<scripture passage="Judg 5:9" parsed="|Judg|5|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.9" />
<sup>9</sup> Zemra ime është me ata udhëheqës të Izraelit që u ofruan spontanisht në mes të popullit. Bekoni Zotin!
<scripture passage="Judg 5:10" parsed="|Judg|5|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.10" />
<sup>10</sup> Ju që shkoni hipur mbi gomarë të bardha, ju që rrini ulur mbi qilima të shtrenjtë, dhe ju që ecni nëpër rrugë, këndoni!
<scripture passage="Judg 5:11" parsed="|Judg|5|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.11" />
<sup>11</sup> Larg britmave të harkëtarëve, larg koritave, të kremtojnë veprat e drejta të Zotit, veprat e drejta për krerët e tij në Izrael! Atëherë populli i Zotit zbriti në portat.
<scripture passage="Judg 5:12" parsed="|Judg|5|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.12" />
<sup>12</sup> Zgjohu, zgjohu, o Debora! Zgjohu, zgjohu, dhe merrja një kënge! Çohu, o Barak, dhe çoji larg robërit e tu, o bir i Abinoamit!
<scripture passage="Judg 5:13" parsed="|Judg|5|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.13" />
<sup>13</sup> Atëherë iu dha qeverimi mbi fisnikët e popullit atyre që kishin mbetur; Zoti ma dha mua qeverimin midis të fuqishmëve.
<scripture passage="Judg 5:14" parsed="|Judg|5|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.14" />
<sup>14</sup> Nga Efraimi erdhën ata që i kishin rrënjët tek Amaleku; në suitën tënde, Beniamin, midis njerëzve të tu; nga Makir i zbritën disa krerë dhe nga Zabuloni ata që mbajnë shkopin e komandimit.
<scripture passage="Judg 5:15" parsed="|Judg|5|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.15" />
<sup>15</sup> Princat e Isakarit erdhën me Deboran; ashtu siç ishte Isakari, kështu qe edhe Baraku; ata u hodhën në luginë në gjurmët e saj. Ndër divizionet e Rubenit, të mëdha ishin vendimet e zemrës!
<scripture passage="Judg 5:16" parsed="|Judg|5|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.16" />
<sup>16</sup> Pse mbete ti midis të ngujuarve për të dëgjuar fyellin e barinjve? Midis divizioneve të Rubenit, të mëdha ishin vendimet e zemrës!
<scripture passage="Judg 5:17" parsed="|Judg|5|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.17" />
<sup>17</sup> Galaadi ndaloi matanë Jordanit; po Dani pse mbeti mbi anijet? Asheri u vendos pranë bregut të detit dhe mbeti në portet e tij.
<scripture passage="Judg 5:18" parsed="|Judg|5|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.18" />
<sup>18</sup> Zabuloni është një popull që ka vënë në rrezik jetën e tij deri në vdekje, po kështu edhe Neftali në zonat e larta të fushës.
<scripture passage="Judg 5:19" parsed="|Judg|5|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.19" />
<sup>19</sup> Mbretërit erdhën dhe luftuan; atëherë luftuan mbretërit e Kanaanit dhe të Taanakit, pranë ujërave të Megidos; por nuk suallën asnjë plaçkë prej argjendi.
<scripture passage="Judg 5:20" parsed="|Judg|5|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.20" />
<sup>20</sup> Nga qielli luftuan yjet, gjatë lëvizjes së tyre luftuan kundër Siseras.
<scripture passage="Judg 5:21" parsed="|Judg|5|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.21" />
<sup>21</sup> Përroi Kishon i përmbysi, përroi i vjetër, përroi i Kishonit. Shpirti im, vepro me forcë!
<scripture passage="Judg 5:22" parsed="|Judg|5|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.22" />
<sup>22</sup> Atëherë thundrat e kuajve trokëllinin me forcë në galop, në galopin e pitokëve të tyre.
<scripture passage="Judg 5:23" parsed="|Judg|5|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.23" />
<sup>23</sup> "Mallkoni Merozin", tha Engjëlli i Zotit, "mallkoni, mallkoni banorët e tij, sepse nuk i shkuan në ndihmë Zotit, në ndihmë të Zotit në mes të trimave të tij!".
<scripture passage="Judg 5:24" parsed="|Judg|5|24|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.24" />
<sup>24</sup> E bekuar qoftë midis grave Jaela, gruaja e Heberit, Keneut! Qoftë e bekuar midis grave që banojnë në çadra!
<scripture passage="Judg 5:25" parsed="|Judg|5|25|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.25" />
<sup>25</sup> Ai kërkoi ujë dhe ajo i dha qumësht; në një kupë princash i ofroi ajkë.
<scripture passage="Judg 5:26" parsed="|Judg|5|26|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.26" />
<sup>26</sup> Me një dorë kapi kunjin dhe me dorën e djathtë çekiçin e artizanëve; e goditi Siseran, i çau kokën dhe ia shpoi tejpërtej tëmthat.
<scripture passage="Judg 5:27" parsed="|Judg|5|27|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.27" />
<sup>27</sup> Te këmbët e saj ai u këput, ra dhe u dergj pa shpirt; në këmbët e saj u këput dhe ra; aty ku u këput, aty ra i vdekur.
<scripture passage="Judg 5:28" parsed="|Judg|5|28|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.28" />
<sup>28</sup> E ëma e Siseras shikoi nga dritarja dhe thirri nga hekurat e saj: "Pse qerrja jote po vonon aq shumë të vijë? Pse ecin kaq ngadalë qerret e tij?".
<scripture passage="Judg 5:29" parsed="|Judg|5|29|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.29" />
<sup>29</sup> Gratë e saj më të urta iu përgjegjën, dhe ajo përsëriti me vete fjalët e saj:
<scripture passage="Judg 5:30" parsed="|Judg|5|30|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.30" />
<sup>30</sup> "Ata kanë gjetur plaçkë dhe janë duke e ndarë në pjesë. Për çdo burrë një ose dy vajza; për Siseran një plaçkë me rroba shumëngjyrëshe, një plaçkë me rroba shumëngjyrëshe dhe të qëndisura, me rroba  shumëngjyrëshe dhe të qëndisura nga të dy  anët për shpatullat e atyre që bartin tutje plaçkën".
<scripture passage="Judg 5:31" parsed="|Judg|5|31|0|0" osisRef="Bible:Judg.5.31" />
<sup>31</sup> Kështu u zhdukshin të gjithë armiqtë e tu, o Zot! Por ata që të duan qofshin si dielli, kur lind me gjithë forcën e tij!". Pastaj vendi pati qetësi për dyzet vjet me radhë.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 6" progress="22.26%" prev="Judg.5" next="Judg.7" id="Judg.6">
<h3 id="Judg.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Judg.6-p1">
<scripture passage="Judg 6:1" parsed="|Judg|6|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.1" />
<sup>1</sup> Bijtë e Izraelit bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe Zotit i dha në duart e Madianit shtatë vjet me radhë.
<scripture passage="Judg 6:2" parsed="|Judg|6|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.2" />
<sup>2</sup> Dora e Madianit u bë e fortë kundër Izraelit; nga frika e Madianitëve, bijtë e Izraelit bënë shpella në male, si dhe guva dhe fortesa.
<scripture passage="Judg 6:3" parsed="|Judg|6|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.3" />
<sup>3</sup> Kur Izraeli mbaronte së mbjelluri, Madianitët bashkë me Amalekitët dhe bijtë e lindjes niseshin kundër tij,
<scripture passage="Judg 6:4" parsed="|Judg|6|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.4" />
<sup>4</sup> e ngrinin kampin e tyre kundër Izraelitëve, shkatërronin të gjitha prodhimet e vendit deri në Gaza dhe nuk linin në Izrael as mjete jetese, as dhen, as lopë, as gomarë.
<scripture passage="Judg 6:5" parsed="|Judg|6|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.5" />
<sup>5</sup> Sepse niseshin me bagëtinë e tyre dhe me çadrat e tyre, dhe arrinin të shumtë si karkalecat; ata dhe devetë e tyre ishin të panumërt dhe vinin në vend për ta shkatërruar.
<scripture passage="Judg 6:6" parsed="|Judg|6|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.6" />
<sup>6</sup> Kështu Izraeli u katandis në një varfëri të madhe për shkak të Madianit, dhe bijtë e Izraelit i klithën Zotit.
<scripture passage="Judg 6:7" parsed="|Judg|6|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.7" />
<sup>7</sup> Kur bijtë e Izraelit e thirrën Zotin për shkak të Madianit,
<scripture passage="Judg 6:8" parsed="|Judg|6|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.8" />
<sup>8</sup> Zoti u dërgoi bijve të Izraelit një profet, që u tha atyre: "Kështu flet Zoti, Perëndia i Izraelit: Unë ju nxora nga Egjipti dhe nga shtëpia e skllavërisë;
<scripture passage="Judg 6:9" parsed="|Judg|6|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.9" />
<sup>9</sup> ju çlirova nga dora e Egjiptasve dhe nga dora e të gjithë atyre që ju shtypnin; i dëbova para jush dhe ju dhashë vendin e tyre,
<scripture passage="Judg 6:10" parsed="|Judg|6|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.10" />
<sup>10</sup> dhe ju thashë: "Unë jam Zoti, Perëndia i juaj; mos kini frikë nga perënditë e Amorejve në vendin e të cilëve banoni"; por ju nuk ma keni dëgjuar fjalën".
<scripture passage="Judg 6:11" parsed="|Judg|6|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.11" />
<sup>11</sup> Pastaj erdhi Engjëlli i Zotit dhe u ul nën lisin e Ofrahut, që i përkiste Joashit, Abiezeritit, ndërsa biri tij Gedeoni shtinte grurin në një vend të ngushtë për ta shpëtuar nga Madianitët.
<scripture passage="Judg 6:12" parsed="|Judg|6|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.12" />
<sup>12</sup> Engjëlli i Zotit iu shfaq dhe i tha: "Zoti është me ty, o luftëtar trim!".
<scripture passage="Judg 6:13" parsed="|Judg|6|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.13" />
<sup>13</sup> Gedeoni iu përgjegj: "Imzot, në rast se Zoti është me ne, atëherë pse na ndodhën tërë këto? Ku janë mrekullitë që na kanë treguar etërit tanë duke thënë: "A nuk na nxori Zoti nga Egjipti?". Por tani  Zoti na ka braktisur dhe na ka lënë në duart  e Madianit".
<scripture passage="Judg 6:14" parsed="|Judg|6|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Zoti iu drejtua atij dhe i tha: "Shko me këtë fuqi që ke dhe shpëtoje Izraelin nga dora e Madianit. A nuk jam unë që po të dërgoj?".
<scripture passage="Judg 6:15" parsed="|Judg|6|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.15" />
<sup>15</sup> Ai iu përgjegj: "O Imzot, si mund ta shpëtoj Izraelin? Ja, familja ime është më e dobëta e Manasit, dhe unë jam më i vogli në shtëpinë e atit tim".
<scripture passage="Judg 6:16" parsed="|Judg|6|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.16" />
<sup>16</sup> Zoti i tha: "Por unë do të jem me ty dhe ti ke për t'i mundur Madianitët sikur ata të ishin një njeri i vetëm".
<scripture passage="Judg 6:17" parsed="|Judg|6|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Gedeoni i tha: "Në rast se kam gjetur hirin tënd, më jep një shenjë se je ti ai që flet me mua.
<scripture passage="Judg 6:18" parsed="|Judg|6|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.18" />
<sup>18</sup> Mos u largo, pra, që këtej para se të kthehem te ti, të të sjell blatimin e ushqimit dhe të ta vë përpara". Zoti tha: "Do të pres sa të kthehesh ti".
<scripture passage="Judg 6:19" parsed="|Judg|6|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Gedeoni hyri në shtëpi dhe përgatiti një kec dhe kuleç pa maja me një efa miell; e vuri mishin në një shportë dhe lëngun në një kusi, ia çoi atij nën lisin dhe ia ofroi.
<scripture passage="Judg 6:20" parsed="|Judg|6|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.20" />
<sup>20</sup> Engjëlli i Zotit i tha: "Merre mishin dhe kuleçët pa maja, vendosi mbi këtë shkëmb dhe derdh mbi to lëngun e mishit". Dhe ai veproi kështu.
<scripture passage="Judg 6:21" parsed="|Judg|6|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Engjëlli i Zotit shtriu majën e bastunit që kishte në dorë dhe preku mishin dhe kuleçët pa maja; e nga shkëmbi u ngrit një flakë që dogji mishin dhe kuleçet pa maja; pastaj Engjëlli i Zotit u zhduk nga sytë e tij.
<scripture passage="Judg 6:22" parsed="|Judg|6|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.22" />
<sup>22</sup> Kështu Gedeoni e kuptoi se kishte të bënte me Engjëllin e Zotit dhe tha: "Vaj medet, o Zot, o Zot! Sepse e pashë Engjëllin e Zotit sy në sy!".
<scripture passage="Judg 6:23" parsed="|Judg|6|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.23" />
<sup>23</sup> Zoti i tha: "Paqja qoftë me ty, mos ki frikë, s'ke për të vdekur!".
<scripture passage="Judg 6:24" parsed="|Judg|6|24|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.24" />
<sup>24</sup> Atëherë Gedeoni ndërtoi një altar për Zotin dhe e quajti "Jehovah Shalom". Ai gjendet edhe sot në Ofrahun e Abiezeritëve.
<scripture passage="Judg 6:25" parsed="|Judg|6|25|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.25" />
<sup>25</sup> Po atë natë Zoti i tha: "Merr demin e atit tënd dhe demin e dytë shtatëvjeçar, shemb altarin e Baalit që i përket atit tënd, dhe rrëzo Asherahun që i qendron afër;
<scripture passage="Judg 6:26" parsed="|Judg|6|26|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.26" />
<sup>26</sup> pastaj ndërto një altar për Zotin, Perëndinë tënd, në majë të këtij shkëmbi simbas rregullit të caktuar; pastaj merr demin e dytë dhe ofroje si olokaust mbi lëndën e drurit të Asherahut që do të kesh rrëzuar".
<scripture passage="Judg 6:27" parsed="|Judg|6|27|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.27" />
<sup>27</sup> Atëherë Gedeoni mori dhjetë burra në mes të shërbëtorëve të tij dhe veproi ashtu siç i kishte thënë Zoti; por me qenë se kishte frikë nga shtëpia e atit të tij dhe nga njerëzit e qytetit, në vend që ta bënte këtë punë ditën, e bëri natën.
<scripture passage="Judg 6:28" parsed="|Judg|6|28|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.28" />
<sup>28</sup> Kur të nesërmen në mëngjes njerëzit e qytetit u ngritën, panë që altari i Baalit ishte shembur, që Asherahu që ndodhej pranë tij ishte rrëzuar dhe që demi i dytë ishte ofruar si olokaust mbi altarin që ishte ndërtuar.
<scripture passage="Judg 6:29" parsed="|Judg|6|29|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.29" />
<sup>29</sup> Dhe i thanë njeri tjetrit: "Kush e bëri këtë?". Kur pastaj u informuan dhe pyetën, atyre u thanë: "Gedeoni, bir i Joashit, e bëri këtë".
<scripture passage="Judg 6:30" parsed="|Judg|6|30|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.30" />
<sup>30</sup> Atëherë njerëzit e qytetit i thanë Joashit: "Nxirr jashtë birin tënd dhe të dënohet me vdekje se ka shembur altarin e Baalit dhe ka rrëzuar Asherahun që ndodhej pranë tij".
<scripture passage="Judg 6:31" parsed="|Judg|6|31|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.31" />
<sup>31</sup> Joashi iu përgjegj të gjithë atyre që ishin ngritur kundër tij: "Ju doni ta mbroni çështjen e Baalit ose ta ndihmoni atë? Ai që do të kërkojë të mbrojë çështjen e tij do të vritet para mëngjesit të  ditës së nesërme. Në rast se ai është zoti,  le ta mbrojë vetë çështjen e tij, sepse i kanë shembur altarin e tij".
<scripture passage="Judg 6:32" parsed="|Judg|6|32|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.32" />
<sup>32</sup> Prandaj atë ditë Gedeoni u mbiquajt Jerubaal, sepse u tha: "Le të jetë Baali që të luftojë kundër tij, sepse ai ia ka shembur atij altarin".
<scripture passage="Judg 6:33" parsed="|Judg|6|33|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.33" />
<sup>33</sup> Tërë Madianitët, Amalekitët dhe bijtë e lindjes u mblodhën, kaluan Jordanin dhe ngritën kampin e tyre në luginën e Jizreelit.
<scripture passage="Judg 6:34" parsed="|Judg|6|34|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.34" />
<sup>34</sup> Por Fryma e Zotit depërtoi te Gedeoni që i ra borisë; dhe Abiezeritët u thirrën që t'i shkonin pas.
<scripture passage="Judg 6:35" parsed="|Judg|6|35|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.35" />
<sup>35</sup> Ai dërgoi lajmëtarë edhe në tërë Manasin, i cili u thirr gjithashtu që t'i shkonte pas; dërgoi lajmëtarë edhe te fiset e Asherit, të Zabulonit dhe të Neftalit, të cilët u nisën për të takuar të tjerët.
<scripture passage="Judg 6:36" parsed="|Judg|6|36|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.36" />
<sup>36</sup> Pastaj Gedeoni i tha Perëndisë: "Në rast se ke ndër mend ta shpëtosh Izraelin me dorën time, siç ke thënë,
<scripture passage="Judg 6:37" parsed="|Judg|6|37|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.37" />
<sup>37</sup> ja, unë do të vë një gëzof me lesh te lëmi: në rast se do të ketë vesë vetëm mbi gëzofin dhe gjithë vendi rreth e qark do të mbetet i thatë, atëherë do të kuptoj se ke ndërmend ta shpëtosh Izraelin me dorën time, ashtu si ke thënë".
<scripture passage="Judg 6:38" parsed="|Judg|6|38|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.38" />
<sup>38</sup> Dhe kështu ndodhi. Të nesërmen në mëngjes Gedeoni u ngrit herët, shtrydhi gëzofin dhe prej tij doli një kupë plot me ujë.
<scripture passage="Judg 6:39" parsed="|Judg|6|39|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.39" />
<sup>39</sup> Por Gedeoni i tha akoma Perëndisë: Mos u ndeztë zemërimi yt kundër meje; unë do të flas edhe një herë. Më lër ta bëj provën edhe një herë tjetër vetëm. Le të mbetet i thatë vetëm gëzofi dhe të ketë vesë mbi të gjithë vendin rreth e qark".
<scripture passage="Judg 6:40" parsed="|Judg|6|40|0|0" osisRef="Bible:Judg.6.40" />
<sup>40</sup> Dhe Perëndia veproi ashtu atë natë; vetëm gëzofi mbeti i thatë, dhe pati vesë mbi të gjithë tokën rreth e qark.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 7" progress="22.42%" prev="Judg.6" next="Judg.8" id="Judg.7">
<h3 id="Judg.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Judg.7-p1">
<scripture passage="Judg 7:1" parsed="|Judg|7|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.1" />
<sup>1</sup> Jerubaali, pra, (domethënë Gedeoni) dhe gjithë njerëzit që ishin me të u ngritën herët në mëngjes dhe fushuan pranë burimit të Harodit. Kampi i Madianit ndodhej në veri të tyre, pranë kodrës së Morehut, në luginë.
<scripture passage="Judg 7:2" parsed="|Judg|7|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Zoti i tha Gedeonit: "Për mua njerëzia që është me ty është tepër e madhe, që unë të jap Madianin në duart e tij; Izraeli do të mund të mburrej para meje duke thënë: "Éshtë dora ime që më ka shpëtuar".
<scripture passage="Judg 7:3" parsed="|Judg|7|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.3" />
<sup>3</sup> Prandaj shpalli tërë popullit, duke i thënë: "Ai që ka frikë dhe dridhet, le të kthehet prapa dhe të largohet nga mali i Galaadit"". Atëherë u kthyen prapa njëzet e dy mijë burra dhe mbetën në vend dhjetë mijë.
<scripture passage="Judg 7:4" parsed="|Judg|7|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.4" />
<sup>4</sup> Zoti i tha Gedeonit: "Njerëzit janë përsëri shumë; bëji të zbresin në ujë dhe atje do t'i vë në provë për ty. Ai për të cilin do të them: "Ky të vijë me ty", ka për të ardhur me ty; dhe ai për të cilin  do të them: "Ky mos të vijë me ty, nuk ka  për të ardhur".
<scripture passage="Judg 7:5" parsed="|Judg|7|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.5" />
<sup>5</sup> Gedeoni i vuri njerëzit të zbrisnin në ujë; dhe Zoti tha: "Tërë ata që do të lëpijnë ujin me gjuhë, ashtu siç e lëpinë qeni, do t'i vësh mënjanë; dhe kështu do të veprosh edhe me të gjithë ata që do të gjunjëzohen për të pirë ujë".
<scripture passage="Judg 7:6" parsed="|Judg|7|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.6" />
<sup>6</sup> Numri i atyre që lëpinë ujin duke e çuar në gojë me dorë arriti në treqind veta; gjithë të tjerët u gjunjëzuan për të pirë ujë.
<scripture passage="Judg 7:7" parsed="|Judg|7|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Zoti i tha Gedeonit: "Me anë të treqind burrave që lëpinë ujin unë do t'ju shpëtoj dhe do t'i jap Madianitët në duart e tua. Gjithë të tjerat le të kthehen në shtëpitë e tyre".
<scripture passage="Judg 7:8" parsed="|Judg|7|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.8" />
<sup>8</sup> Atëherë treqind burrat morën në duart e tyre ushqimet dhe boritë e tyre; kështu Gedeoni i ktheu tërë burrat e tjerë të Izraelit, secilin në çadrën e tij, por mbajti me vete treqind burrat. Kampi i Madianit gjendej poshtë tij, në luginë.
<scripture passage="Judg 7:9" parsed="|Judg|7|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.9" />
<sup>9</sup> Po atë natë Zoti i tha Gedeonit: "Çohu dhe bjeri kampit, sepse unë ta kam lënë ty në dorë.
<scripture passage="Judg 7:10" parsed="|Judg|7|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.10" />
<sup>10</sup> Por në rast se ke frikë ta bësh, zbrit në kamp me Purahun, shërbëtorin tënd,
<scripture passage="Judg 7:11" parsed="|Judg|7|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.11" />
<sup>11</sup> dhe do të dëgjosh çfarë thonë; mbas kësaj, duart e tua do të forcohen dhe do të jesh në gjendje të sulmosh kampin". Ai zbriti, pra, deri në pozicionet e përparuara të kampit bashkë me Purahun, shërbëtorin e tij.
<scripture passage="Judg 7:12" parsed="|Judg|7|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.12" />
<sup>12</sup> Por Madianitët, Amalekitët dhe tërë bijtë e lindjes ishin shpërndarë në luginë si një mori karkalecash dhe devetë e tyre të panumërta ishin si rëra që ndodhet mbi bregun e detit.
<scripture passage="Judg 7:13" parsed="|Judg|7|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.13" />
<sup>13</sup> Kur arriti Gedeoni, një burrë po i tregonte një shoku të vet një ëndërr që kishte parë dhe thoshte: "Sapo pashë një ëndërr; më dukej sikur kisha përpara një bukë prej elbi që rrokullisej në drejtim  të kampit të Madianit, arrinte në çadër dhe  e godiste duke e përmbysur dhe duke e rrëzuar".
<scripture passage="Judg 7:14" parsed="|Judg|7|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.14" />
<sup>14</sup> Atëherë shoku i tij iu përgjegj dhe i tha: "Kjo nuk është tjetër veçse shpata e Gedeonit, birit të Joashit, burrë i Izraelit; në duart e tij Perëndia e ka lënë Madianin dhe tërë kampin".
<scripture passage="Judg 7:15" parsed="|Judg|7|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.15" />
<sup>15</sup> Mbasi dëgjoi tregimin e ëndrrës dhe interpretimin e saj, Gedeoni ra përmbys në shenjë adhurimi; pastaj u kthye në kampin e Izraelit dhe tha: "Çohuni se Zoti ka dhënë në duart tuaja kampin e Madianit!".
<scripture passage="Judg 7:16" parsed="|Judg|7|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.16" />
<sup>16</sup> Pastaj i ndau të treqind burrat në tre grupe dhe i dorëzoi secilit prej tyre bori dhe enë boshe me nga një pishtar brenda;
<scripture passage="Judg 7:17" parsed="|Judg|7|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.17" />
<sup>17</sup> dhe u tha: "Shikomëni mua dhe veproni ashtu si do të veproj unë; kur të kem arritur në kufijtë e kampit, ju do të veproni pikërisht si unë.
<scripture passage="Judg 7:18" parsed="|Judg|7|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.18" />
<sup>18</sup> Kur do t'i bie borisë, unë dhe të gjithë ata që janë me mua, edhe ju do t'i bini borive rreth e qark gjithë kampit dhe do të bërtisni: "Për Zotin dhe për Gedeonin"".
<scripture passage="Judg 7:19" parsed="|Judg|7|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.19" />
<sup>19</sup> Gedeoni dhe njëqind burrat që ishin me të arritën në buzë të kampit në prag të mesnatës, fill pas ndërrimit të rojeve. Ata u ranë borive dhe thyen enët që mbanin në dorë.
<scripture passage="Judg 7:20" parsed="|Judg|7|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.20" />
<sup>20</sup> Atëherë të tre grupimet u ranë borive dhe thyen enët duke mbajtur me dorën e majtë pishtarët dhe me atë të djathtë boritë, dhe filluan të bërtisnin: "Shpata e Zotitt dhe e Gedeonit!".
<scripture passage="Judg 7:21" parsed="|Judg|7|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.21" />
<sup>21</sup> Secili prej tyre qëndroi në vendin e tij rreth kampit; e tërë ushtria armike përkundrazi filloi të rendë, të bërtasë dhe të ikë me vrap.
<scripture passage="Judg 7:22" parsed="|Judg|7|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.22" />
<sup>22</sup> Ndërsa treqind burrat u binin borive, Zoti e ktheu shpatën e secilit kundër shokut të tij në tërë kampin. Ushtria armike ia mbathi në Beth-Shitah në drejtim të Tserahut, deri në buzë të Abel-Meholahut pranë Tabathit.
<scripture passage="Judg 7:23" parsed="|Judg|7|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.23" />
<sup>23</sup> Atëherë Izraelitët e Neftalit, të Asherit dhe të tërë Manasit u mblodhën dhe i ndoqën Madianitët.
<scripture passage="Judg 7:24" parsed="|Judg|7|24|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.24" />
<sup>24</sup> Gedeoni dërgoi pastaj lajmëtarë në të gjithë krahinën malore të Efraimit për të thënë: "Zbrisni kundër Madianitëve dhe shtini në dorë vatë e lumenjve deri në Beth-Barah dhe në Jordan". Kështu tërë  burrat e Efraimit u mblodhën dhe zunë vatë e  lumenjve deri në Beth-Barah dhe në Jordan.
<scripture passage="Judg 7:25" parsed="|Judg|7|25|0|0" osisRef="Bible:Judg.7.25" />
<sup>25</sup> Dhe zunë dy princa të Madianit, Orebin dhe Zeebin; Orebin e vranë në shkëmbin e Orebit dhe Zeebin në grykën e Zeebit. I ndoqën Madianitët dhe ia çuan kokat e Orebit dhe të Zeebit Gedeonit në krahun tjetër të Jordanit.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 8" progress="22.53%" prev="Judg.7" next="Judg.9" id="Judg.8">
<h3 id="Judg.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Judg.8-p1">
<scripture passage="Judg 8:1" parsed="|Judg|8|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.1" />
<sup>1</sup> Burrat e Efraimit i thanë Gedeonit: "Pse je sjellë në këtë mënyrë me ne, duke mos na thirrur kur shkove të luftosh kundër Madianit?". Dhe patën një grindje të ashpër me të.
<scripture passage="Judg 8:2" parsed="|Judg|8|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.2" />
<sup>2</sup> Ai iu përgjegj atyre: "Por çfarë kam bërë unë kundër jush? Qëmtimi i Efraimit nuk vlen vallë më tepër se sjellja e Abiezerit?
<scripture passage="Judg 8:3" parsed="|Judg|8|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.3" />
<sup>3</sup> Perëndia ju dha në dorë princat e Madianit, Orebin dhe Zeebin; çfarë mund të bëja për ju?". Kur tha këto fjalë, zemërimi i tyre kundër tij u fashit.
<scripture passage="Judg 8:4" parsed="|Judg|8|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.4" />
<sup>4</sup> Gedeoni arriti pastaj në Jordan dhe e kaloi atë me të treqind burrat që ishin me të; megjthëse të lodhur ata vazhdonin ta ndiqnin armikun.
<scripture passage="Judg 8:5" parsed="|Judg|8|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.5" />
<sup>5</sup> Atyre të Sukothit u tha: "Ju lutem, u jepni bukë njerëzve që më vijnë pas, sepse janë të lodhur, dhe unë jam duke ndjekur Zebahun dhe Tsalmunain, mbretër të Madianit".
<scripture passage="Judg 8:6" parsed="|Judg|8|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.6" />
<sup>6</sup> Por krerët e Sukothit u përgjegjën: "Mos vallë Zebahu dhe Tsalmunai janë në dorën tënde, që ne të duhet t'i japim bukë ushtrisë tënde?".
<scripture passage="Judg 8:7" parsed="|Judg|8|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Gedeoni tha: "Për këtë, kur Zoti të më japë në dorë Zebahun dhe Tsalmunain, do të copëtoj trupin tuaj me gjembat dhe me ferrat e shkretëtirës.
<scripture passage="Judg 8:8" parsed="|Judg|8|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.8" />
<sup>8</sup> Që andej shkoi në Penuel dhe u foli në të njëjtën mënyrë banorëve të tij; burrat e Penuelit iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë si ata të Sukothit.
<scripture passage="Judg 8:9" parsed="|Judg|8|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.9" />
<sup>9</sup> Kështu ai u foli edhe burrave të Penuelit, duke u thënë: "Kur të kthehem në paqe, do të rrëzoj këtë kala".
<scripture passage="Judg 8:10" parsed="|Judg|8|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.10" />
<sup>10</sup> Zebahu dhe Tsalmunai ndodheshin në Karkor me gjithë ushtrinë e tyre prej rreth pesëmbëdhjetë mijë burrash, ajo që mbetej nga tërë ushtria e bijve të lindjes, sepse njëqind e njëzet mijë njerëz që mbanin shpatë i kishin vrarë.
<scripture passage="Judg 8:11" parsed="|Judg|8|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.11" />
<sup>11</sup> Gedeoni shkoi nëpër rrugët e atyre që banonin në çadra, në lindje të Nobahut dhe të Jogbehahut, dhe mundi ushtrinë që e pandehte veten në siguri.
<scripture passage="Judg 8:12" parsed="|Judg|8|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.12" />
<sup>12</sup> Dhe Zebahu dhe Tsalmunai ikën me vrap; por ai i ndoqi dhe i zuri të dy mbretërit e Madianit, Zebahun dhe Tsalmunain, dhe e shpartalloi tërë ushtrinë.
<scripture passage="Judg 8:13" parsed="|Judg|8|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.13" />
<sup>13</sup> Pastaj Gedeoni, bir i Joashit, u kthye në fushën e betejës nëpër të përpjetën e Heresit.
<scripture passage="Judg 8:14" parsed="|Judg|8|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.14" />
<sup>14</sup> Kapi një të ri nga njerëzit e Sukothit dhe e mori në pyetje, dhe ky i dha me shkrim emrat e krerëve dhe të pleqve të Sukothit, gjithsej shtatëdhjetë e shtatë burra.
<scripture passage="Judg 8:15" parsed="|Judg|8|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.15" />
<sup>15</sup> Pastaj shkoi te njerëzit e Sukothit dhe tha: "Ja, Zebahu dhe Tsalmunai, në lidhje me të cilët jeni tallur me mua, duke thënë: "Mos vallë Zebahu dhe Tsalmunai janë në dorën tënde, që ne të duhet t'u japim bukë njerëzve të tu të lodhur?"".
<scripture passage="Judg 8:16" parsed="|Judg|8|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.16" />
<sup>16</sup> Mori pastaj pleqtë e qytetit dhe me gjembat dhe ferrat e shkretëtirës u dha një mësim burrave të Sukothit.
<scripture passage="Judg 8:17" parsed="|Judg|8|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.17" />
<sup>17</sup> Rrëzoi gjithashtu kalanë e Penuelit dhe vrau njerëzit e qytetit.
<scripture passage="Judg 8:18" parsed="|Judg|8|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.18" />
<sup>18</sup> Pastaj u tha Zebahut dhe Tsalmunait: "Si ishin njerëzit që keni vrarë në Tabor?". Ata u përgjigjën: "Ishin si ti; secili prej tyre kishte pamjen e birit të një mbreti".
<scripture passage="Judg 8:19" parsed="|Judg|8|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.19" />
<sup>19</sup> Ai vazhdoi: "Ishin vëllezërit e mi, bij të nënes sime; ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, po të mos i kishit vrarë, unë nuk do t'ju vrisja!".
<scripture passage="Judg 8:20" parsed="|Judg|8|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.20" />
<sup>20</sup> Pastaj i tha Jetherit, birit të tij të parë: "Çohu dhe vriti!". Por i riu nuk e nxori shpatën, sepse kishte frikë, ishte ende i ri.
<scripture passage="Judg 8:21" parsed="|Judg|8|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Zebahu dhe Tsalmunai thanë: "Çohu ti vetë dhe na godit, sepse si të jetë burri ashtu është edhe forca e tij". Kështu Gedeoni u ngrit dhe vrau Zebahun dhe Tsalmunain, dhe shtiu në dorë gjysmëhënat që devetë e tyre mbanin në qafë.
<scripture passage="Judg 8:22" parsed="|Judg|8|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.22" />
<sup>22</sup> Atëherë burrat e Izraelit i thanë Gedeonit: "Mbretëro mbi ne ti, biri yt dhe i biri i birit tënd, sepse na ke çliruar nga sundimi i Madianit".
<scripture passage="Judg 8:23" parsed="|Judg|8|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.23" />
<sup>23</sup> Por Gedeoni u përgjegj: "Unë nuk do të mbretëroj mbi ju, as edhe biri im!".
<scripture passage="Judg 8:24" parsed="|Judg|8|24|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.24" />
<sup>24</sup> Pastaj Gedeoni u tha: "Por dua t'ju kërkoj diçka: secili prej jush të më japë vathët e plaçkës së tij". Ata kishin vathët prej ari sepse ishin Ismaelitë.
<scripture passage="Judg 8:25" parsed="|Judg|8|25|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.25" />
<sup>25</sup> Ata u përgjigjën: "Ne i japim me gjithë qejf". Kështu ata shtrinë një mantel dhe secili hodhi vathët e plaçkës së tij.
<scripture passage="Judg 8:26" parsed="|Judg|8|26|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.26" />
<sup>26</sup> Pesha e vathëve prej ari që ai kishte kërkuar ishte njëmijë e shtatëqind sikla ari, përveç gjysmëhënëzave, varëseve dhe rrobave të purpurta që vishnin mbretërit e Madianit, përveç qaforeve që devetë e tyre mbanin në qafë.
<scripture passage="Judg 8:27" parsed="|Judg|8|27|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.27" />
<sup>27</sup> Pastaj Gedeoni me to bëri një efod, dhe e vendosi në Ofrah, në qytetin e tij; tërë Izraeli shkoi atje dhe u kurvërua me të dhe kështu u shndërrua në një lak për Gedeonin dhe shtëpinë e tij.
<scripture passage="Judg 8:28" parsed="|Judg|8|28|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.28" />
<sup>28</sup> Kështu Madiani u poshtërua përpara bijve të Izraelit dhe nuk ngriti më kokë; dhe vendi pati paqe dyzet vjet me radhë, gjatë gjithë jetës së Gedeonit.
<scripture passage="Judg 8:29" parsed="|Judg|8|29|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.29" />
<sup>29</sup> Pastaj Jerubaali, bir i Joashit, u kthye të banojë në shtëpinë e tij.
<scripture passage="Judg 8:30" parsed="|Judg|8|30|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.30" />
<sup>30</sup> Gedeoni pati shtatëdhjetë fëmijë që dolën nga ijet e tij, sepse pati shumë gra.
<scripture passage="Judg 8:31" parsed="|Judg|8|31|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.31" />
<sup>31</sup> Por konkubina e tij që banonte në Sikem, i lindi edhe ajo një djalë, të cilit i vuri emrin Abimelek.
<scripture passage="Judg 8:32" parsed="|Judg|8|32|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.32" />
<sup>32</sup> Pastaj Gedeoni, bir i Joashit, vdiq në pleqëri të mbarë dhe u varros në varrin e Joashit, të atit të tij, në Ofrah të Abiezeritëve.
<scripture passage="Judg 8:33" parsed="|Judg|8|33|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.33" />
<sup>33</sup> Pas vdekjes së Gedeonit, bijtë e Izraelit filluan përsëri të kurvërohen përpara Baalit dhe zgjodhën Baal-Berithin si zot të tyre.
<scripture passage="Judg 8:34" parsed="|Judg|8|34|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.34" />
<sup>34</sup> Bijtë e Izraelit nuk u kujtuan fare për Zotin, Perëndinë e tyre, që i kishte çliruar nga të gjithë armiqtë që i rrethonin,
<scripture passage="Judg 8:35" parsed="|Judg|8|35|0|0" osisRef="Bible:Judg.8.35" />
<sup>35</sup> dhe nuk u treguan fare mirënjohës ndaj shtëpisë së Jerubaalit (domethënë të Gedeonit) për gjithë ato të mira që i kishte bërë Izraelit.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 9" progress="22.65%" prev="Judg.8" next="Judg.10" id="Judg.9">
<h3 id="Judg.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Judg.9-p1">
<scripture passage="Judg 9:1" parsed="|Judg|9|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.1" />
<sup>1</sup> Abimeleku, bir i Jerubaalit, shkoi në Sikem te vëllezërit e nënes së tij dhe foli me ta dhe me gjithë familjen e atit të nënes së tij, duke thënë:
<scripture passage="Judg 9:2" parsed="|Judg|9|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.2" />
<sup>2</sup> "U thoni gjithë banorëve të Sikemit: "Ç'është më e mirë për ju, që të gjithë shtatëdhjetë bijtë e Jerubaalit të mbretërojnë mbi ju, apo të mbretërojë mbi ju vetëm një?". Dhe mos harroni që unë rrjedh nga kocka dhe mishi juaj".
<scripture passage="Judg 9:3" parsed="|Judg|9|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.3" />
<sup>3</sup> Vëllezërit e nënes së tij i përhapën këto fjalë të tij tërë banorëve të Sikemit; dhe zemra e tyre anoi në dobi të Abimelekut, sepse thanë: "Éshtë vëllai ynë".
<scripture passage="Judg 9:4" parsed="|Judg|9|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.4" />
<sup>4</sup> Kështu i dhanë shtatëdhjetë sikla argjendi, që i tërhoqën nga tempulli i Baal-Berithit, me të cilat Abimeleku rekrutoi njerëz pa kurrfarë vlere, por trima; dhe ata i shkuan pas.
<scripture passage="Judg 9:5" parsed="|Judg|9|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.5" />
<sup>5</sup> Pastaj ai shkoi në shtëpinë e atit të tij në Ofrah dhe vrau mbi po atë gur vëllezërit e tij, të shtatëdhjetë bijtë e Jerubaalit. Por Jothami biri më i vogël i Jerubaalit, shpëtoi sepse ishte fshehur.
<scripture passage="Judg 9:6" parsed="|Judg|9|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.6" />
<sup>6</sup> Atëherë tërë banorët e Sikemit dhe tërë shtëpia e Milos u mblodhën dhe shkuan ta shpallin mbret Abimelekun, pranë lisit të monumentit që gjendet në Sikem.
<scripture passage="Judg 9:7" parsed="|Judg|9|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.7" />
<sup>7</sup> Kur Jothami u informua për këtë gjë, shkoi dhe zuri në majën e malit Gerezim dhe, duke ngritur zërin, thirri: "Dëgjomëni, banorë të Sikemit, dhe Perëndia të mund t'ju dëgjojë!
<scripture passage="Judg 9:8" parsed="|Judg|9|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.8" />
<sup>8</sup> Një ditë drurët u nisën për të vajosur një mbret që të mbretëronte mbi ta; dhe i thanë ullirit: "Mbretëro mbi ne".
<scripture passage="Judg 9:9" parsed="|Judg|9|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.9" />
<sup>9</sup> Por ulliri u përgjegj me këto fjalë: "A duhet të heq dorë nga vaji im metë cilin Perëndia dhe njerëzit nderohen, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".
<scripture passage="Judg 9:10" parsed="|Judg|9|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.10" />
<sup>10</sup> Atëherë drurët i thanë fikut: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".
<scripture passage="Judg 9:11" parsed="|Judg|9|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.11" />
<sup>11</sup> Por fiku iu përgjegj atyre: "A duhet të heq dorë nga ëmbëlsia ime dhe nga fruti im shumë i shijshëm dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".
<scripture passage="Judg 9:12" parsed="|Judg|9|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.12" />
<sup>12</sup> Atëherë drurët iu drejtuan hardhisë: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".
<scripture passage="Judg 9:13" parsed="|Judg|9|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.13" />
<sup>13</sup> Por hardhia u përgjegj kështu: "A duhet të heq dorë nga vera ime e ëmbël që gëzon Perëndinë dhe njerëzit, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".
<scripture passage="Judg 9:14" parsed="|Judg|9|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.14" />
<sup>14</sup> Atëherë tërë drurët i thanë ferrës: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".
<scripture passage="Judg 9:15" parsed="|Judg|9|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.15" />
<sup>15</sup> Ferra iu përgjegj me këto fjalë drurëve: "Në rast se doni me të vërtetë të më vajosni si mbret për të sunduar mbi ju, ejani të strehoheni nën hijen time; përndryshe daltë një zjarr nga ferra dhe përpiftë kedrat e Libanit!".
<scripture passage="Judg 9:16" parsed="|Judg|9|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.16" />
<sup>16</sup> Por ju nuk u suallët me besnikëri dhe me ndershmëri duke e shpallur mbret Abimelekun, nuk mbajtët një qëndrim të mirë ndaj Jerubaalit dhe shtëpisë së tij dhe nuk e keni trajtuar siç e meritonte,
<scripture passage="Judg 9:17" parsed="|Judg|9|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.17" />
<sup>17</sup> sepse im atë ka luftuar për ju, ka rrezikuar jetën e vet dhe ju ka çliruar nga sundimi i Madianit.
<scripture passage="Judg 9:18" parsed="|Judg|9|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.18" />
<sup>18</sup> Kurse sot ju keni ngritur krye kundër shtëpisë së atit tim, keni vrarë të shtatëdhjetë bijtë e tij mbi po atë gur dhe keni shpallur mbret të Sikemitëve Abimelekun, birin e shërbëtores, sepse është vëllai juaj.
<scripture passage="Judg 9:19" parsed="|Judg|9|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.19" />
<sup>19</sup> Në rast se sot keni vepruar me besnikëri dhe ndershmëri ndaj Jerubaalit dhe shtëpisë së tij, atëherë e gëzofshi Abimelekun dhe ai u gëzoftë me ju!
<scripture passage="Judg 9:20" parsed="|Judg|9|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.20" />
<sup>20</sup> Por në rast se punët nuk janë kështu, le të dalë nga Abimeleku një zjarr që të gllabërojë banorët e Sikemit dhe shtëpinë e Milos, dhe le të dalë nga banorët e Sikemit dhe nga shtëpitë e Milos një zjarr që të gllabërojë Abimelekun".
<scripture passage="Judg 9:21" parsed="|Judg|9|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Jothemi iku, ia mbathi dhe shkoi të banojë në Beer nga frika e vëllait të tij Abimelek.
<scripture passage="Judg 9:22" parsed="|Judg|9|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.22" />
<sup>22</sup> Abimeleku sundoi tre vjet mbi Izraelin.
<scripture passage="Judg 9:23" parsed="|Judg|9|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.23" />
<sup>23</sup> Pastaj Perëndia dërgoi një frymë të keq midis Abimelekut dhe banorëve të Sikemit, dhe banorët e Sikemit e tradhtuan Abimelekun,
<scripture passage="Judg 9:24" parsed="|Judg|9|24|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.24" />
<sup>24</sup> me qëllim që dhuna e ushtruar kundër të shtatëdhjetë bijve të Jerubaalit të zgjidhej dhe gjaku i tyre të binte mbi vëllanë e tyre Abimelek, që i kishte vrarë dhe mbi banorët e Sikemit, që e kishin ndihmuar të vriste vëllezërit e tij.
<scripture passage="Judg 9:25" parsed="|Judg|9|25|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.25" />
<sup>25</sup> Banorët e Sikemit vunë njerëz në pritë kundër tij në majën e maleve, dhe këta plaçkitën tërë ata që kalonin në rrugë afër tyre. Abimeleku u informua për këtë.
<scripture passage="Judg 9:26" parsed="|Judg|9|26|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.26" />
<sup>26</sup> Pastaj Gaali, bir i Ebedit, dhe vëllezërit e tij erdhën dhe u transferuan në Sikem, dhe banorët e Sikemit krijuan besim tek ai.
<scripture passage="Judg 9:27" parsed="|Judg|9|27|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.27" />
<sup>27</sup> Ata dolën në ara, mblodhën rrushin në vreshtat e tyre, e shtypën dhe bënë festë. Pastaj hynë në shtëpinë e zotit të tyre, hëngrën, pinë dhe mallkuan Abimelekun.
<scripture passage="Judg 9:28" parsed="|Judg|9|28|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.28" />
<sup>28</sup> Gaali, bir i Ebedit, tha: "Kush është Abimeleku dhe çfarë përfaqëson Sikemi, pse duhet t'i shërbejmë? A nuk është vallë bir i Jerubaalit, dhe a nuk është Zebuli mëkëmbësi i tij? Më mirë u shërbeni  njerëzve të Hamorit atit të Sikemit! Po pse  u dashka që ne t'i shërbejmë këtij njeriu?
<scripture passage="Judg 9:29" parsed="|Judg|9|29|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.29" />
<sup>29</sup> Po ta kisha këtë popull nën urdhrat e mia, unë do ta kisha dëbuar Abimelekun!". Pastaj i tha Abimelekut: "Forcoje ushtrinë tënde dhe më dil përpara!".
<scripture passage="Judg 9:30" parsed="|Judg|9|30|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.30" />
<sup>30</sup> Kur Zebuli, qeveritar i qytetit, dëgjoi këto fjalë të Gaalit, birit të Ebedit, u zemërua shumë,
<scripture passage="Judg 9:31" parsed="|Judg|9|31|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.31" />
<sup>31</sup> dhe i dërgoi fshehurazi lajmëtarë Abimelekut për t'i thënë: "Ja, Gaali, bir i Ebedit, dhe vëllezërit e tij kanë ardhur në Sikem; ata po e ngrenë qytetin kundër teje.
<scripture passage="Judg 9:32" parsed="|Judg|9|32|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.32" />
<sup>32</sup> Prandaj çohu natën, ti dhe njerëzit e tu, dhe zëru pritë në fushë;
<scripture passage="Judg 9:33" parsed="|Judg|9|33|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.33" />
<sup>33</sup> dhe nesër në mëngjes, sa të lindë dielli do të ngrihesh dhe do t'i sulesh qytetit. Kur pastaj Gaali me gjithë njerëzit që janë me të do të dalë kundër teje, ti do t'i bësh atë që beson se është më e përshtatshme".
<scripture passage="Judg 9:34" parsed="|Judg|9|34|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.34" />
<sup>34</sup> Abimeleku dhe tërë njerëzit që ishin me të u ngritën natën dhe zunë një pritë kundër Sikemit, të ndarë në katër grupe.
<scripture passage="Judg 9:35" parsed="|Judg|9|35|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.35" />
<sup>35</sup> Kur Gaali, bir i Ebedit, doli dhe u ndal në hyrjen e portës së qytetit, Abimeleku doli nga prita me gjithë njerëzit që ishin me të.
<scripture passage="Judg 9:36" parsed="|Judg|9|36|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.36" />
<sup>36</sup> Duke i parë ata njerëz, Gaali i tha Zebulit: "Ja, disa njerëz që zbresin nga maja e maleve". Por Zebuli iu përgjegj: "Hijet e maleve të duken ty si njerëz".
<scripture passage="Judg 9:37" parsed="|Judg|9|37|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.37" />
<sup>37</sup> Gaali nisi përsëri të flasë, duke thënë: "Shiko, ka njerëz që zbresin nga majat e lartësive të vendit, dhe një grup tjetër po vjen nga rruga e lisit të shortarëve".
<scripture passage="Judg 9:38" parsed="|Judg|9|38|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.38" />
<sup>38</sup> Atëherë Zebuli i tha: "Ku e ke kapadaillëkun, kur thoje: "Kush është Abimeleku, pse duhet t'i shërbejmë?". A nuk është ky popull që ti përçmoje? Dil, pra, përpara dhe lufto kundër tij!".
<scripture passage="Judg 9:39" parsed="|Judg|9|39|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.39" />
<sup>39</sup> Atëherë Gaali doli në krye të banorëve të Sikemit dhe i nisi betejën kundër Abimelekut.
<scripture passage="Judg 9:40" parsed="|Judg|9|40|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.40" />
<sup>40</sup> Por Abimeleku e ndoqi dhe ai iku me vrap para tij; shumë njerëz ranë për tokë të plagosur për vdekje deri në hyrje të portës.
<scripture passage="Judg 9:41" parsed="|Judg|9|41|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.41" />
<sup>41</sup> Abimeleku u ndal pastaj në Arumah, dhe Zebuli dëboi Gaalin dhe vëllezërit e tij, që nuk qëndruan dot më në Sikem.
<scripture passage="Judg 9:42" parsed="|Judg|9|42|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.42" />
<sup>42</sup> Të nesërmen populli i Sikemit doli nëpër fusha; Abimeleku u informua për këtë.
<scripture passage="Judg 9:43" parsed="|Judg|9|43|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.43" />
<sup>43</sup> Atëherë ai mori njerëzit e tij, i ndau në tre grupe dhe zuri pritë në fusha; kur pa që populli po dilte nga qyteti, ai u hodh kundër tij dhe bëri kërdinë.
<scripture passage="Judg 9:44" parsed="|Judg|9|44|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.44" />
<sup>44</sup> Pastaj Abimeleku dhe njerëzit që ishin me të u sulën përpara dhe zunë hyrjen e portës së qytetit, kurse dy grupet e tjera u sulën mbi tërë ata që ishin nëpër fusha dhe bënë kërdinë.
<scripture passage="Judg 9:45" parsed="|Judg|9|45|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.45" />
<sup>45</sup> Abimeleku e pushtoi me sulm po atë ditë qytetin dhe vrau popullin që gjendej në të; pastaj e sheshoi qytetin dhe aty hodhi kripë.
<scripture passage="Judg 9:46" parsed="|Judg|9|46|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.46" />
<sup>46</sup> Kur të gjithë banorët e kalasë së Sikemit dëgjuan këtë ngjarje, u tërhoqën në kullën kryesore të tempullit të perëndisë Berith.
<scripture passage="Judg 9:47" parsed="|Judg|9|47|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.47" />
<sup>47</sup> Kështu i thanë Abimelekut që tërë banorët e kalasë së Sikemit ishin mbledhur bashkë.
<scripture passage="Judg 9:48" parsed="|Judg|9|48|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.48" />
<sup>48</sup> Atëherë Abimeleku u ngjit në malin Tsalmon, ai vetë bashkë me njerëzit e tij; pastaj Abimeleku kapi një sëpatë, preu degën e një druri, e ngriti dhe e vuri mbi shpatullat e tij; padstaj u tha njerëzve  që ishin me të: "Atë që patë që unë bëra,  bëjeni shpejt edhe ju!".
<scripture passage="Judg 9:49" parsed="|Judg|9|49|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.49" />
<sup>49</sup> Kështu secili prej tyre preu një degë dhe shkoi pas Abimeleku; i vendosën degët përballë kullës kryesore dhe e dogjën atë. Kështu gjetën vdekjen gjithë njerëzit e kalasë së Sikemit, pothuajse një mijë veta, gra e burra.
<scripture passage="Judg 9:50" parsed="|Judg|9|50|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.50" />
<sup>50</sup> Pastaj Abimeleku shkoi në Thebets, e rrethoi dhe e pushtoi.
<scripture passage="Judg 9:51" parsed="|Judg|9|51|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.51" />
<sup>51</sup> Në mes të qytetit kishte një kullë të fortifikuar, ku ishin strehuar tërë njerëzit e qytetit, gra e burra; u mbyllën brenda dhe hipën mbi çatinë e kullës.
<scripture passage="Judg 9:52" parsed="|Judg|9|52|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.52" />
<sup>52</sup> Kështu Abimeleku arriti në këmbët e kalasë dhe e sulmoi; iu afrua pastaj portës së kalasë për t'i vënë flakën.
<scripture passage="Judg 9:53" parsed="|Judg|9|53|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.53" />
<sup>53</sup> Por një grua hodhi poshtë pjesën e sipërme të një mokre mbi kokën e Abimelekut dhe i theu kafkën.
<scripture passage="Judg 9:54" parsed="|Judg|9|54|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.54" />
<sup>54</sup> Ai thirri menjëherë të riun që i mbante armët dhe i tha: "Nxirre shpatën dhe më vrit, që të mos thonë: "E vrau një grua!"". Kështu i riu e shpoi tejembanë dhe ai vdiq.
<scripture passage="Judg 9:55" parsed="|Judg|9|55|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.55" />
<sup>55</sup> Kur Izraelitët panë që Abimeleku kishte vdekur, secili u kthye në shtëpinë e tij.
<scripture passage="Judg 9:56" parsed="|Judg|9|56|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.56" />
<sup>56</sup> Kështu Perëndia ia shkarkoi Abimelekut të keqen që kishte bërë kundër atit të tij, duke vrarë shtatëdhjetë vëllezërit e tij.
<scripture passage="Judg 9:57" parsed="|Judg|9|57|0|0" osisRef="Bible:Judg.9.57" />
<sup>57</sup> Perëndia bëri që të binte mbi kokën e njerëzve të Sikemit tërë e keqja e bërë; kështu kundër tyre u realizua mallkimi i Jothamit, birit të Jerubaalit.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 10" progress="22.86%" prev="Judg.9" next="Judg.11" id="Judg.10">
<h3 id="Judg.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Judg.10-p1">
<scripture passage="Judg 10:1" parsed="|Judg|10|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.1" />
<sup>1</sup> Pas Abimelekut doli për të shpëtuar Izraelin, Tola, bir i Puahut, biri i Dodit, njeri i Isakarit. Ai banonte në Shamir, në krahinën malore të Efraimit;
<scripture passage="Judg 10:2" parsed="|Judg|10|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.2" />
<sup>2</sup> qe gjyqtar i Izraelit për njëzet e tre vjet me radhë; pastaj vdiq dhe e varrosën në Shamir.
<scripture passage="Judg 10:3" parsed="|Judg|10|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.3" />
<sup>3</sup> Mbas tij doli Jairi, Galaaditi, që qe gjyqtar i Izraelit njëzet e dy vjet me radhë.
<scripture passage="Judg 10:4" parsed="|Judg|10|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.4" />
<sup>4</sup> Ai kishte tridhjetë bij që u hipnin tridhjetë gomaricave dhe kishin tridhjetë qytete, që quhen edhe sot fshatrat e Jairit dhe ndodhen në vendin e Galaadit.
<scripture passage="Judg 10:5" parsed="|Judg|10|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.5" />
<sup>5</sup> Pastaj Jairi vdiq dhe u varros në Kamon.
<scripture passage="Judg 10:6" parsed="|Judg|10|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.6" />
<sup>6</sup> Pastaj bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe për sytë e Zotit dhe u shërbyen Baalit dhe Ashtarothit, perëndive të Sirisë, perëndive të Sidonit, perëndive të Moabit, perëndive
<scripture passage="Judg 10:7" parsed="|Judg|10|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.7" />
<sup>7</sup> Kështu zemërimi i Zotit kundër Izraelit u ndez dhe ai i dorëzoi në duart e Filistejve dhe në duart e bijve të Amonit.
<scripture passage="Judg 10:8" parsed="|Judg|10|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.8" />
<sup>8</sup> Atë vit ata u ranë më qafë dhe shtypën bijtë e Izraelit; gjatë tetëmbëdhjetë vjetve me radhë ata shtypën tërë bijtë e Izraelit që ndodheshin matanë Jordanit, në vendin e Amorejve, në Galaad.
<scripture passage="Judg 10:9" parsed="|Judg|10|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.9" />
<sup>9</sup> Pastaj bijtë e Amonit kaluan Jordanin për të luftuar edhe kundër Judës, kundër Beniaminit dhe kundër shtëpisë së Efraimit; dhe Izraeli u ndodh në një situatë shumë fatkeqe.
<scripture passage="Judg 10:10" parsed="|Judg|10|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.10" />
<sup>10</sup> Atëherë bijtë e Izraelit i klithën Zotit, duke i thënë: "Kemi mëkatuar ndaj teje, sepse kemi braktisur Perëndinë tonë dhe i kemi shërbyer Baalit".
<scripture passage="Judg 10:11" parsed="|Judg|10|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.11" />
<sup>11</sup> Zoti u tha bijve të Izraelit: "A nuk ju çlirova unë nga Egjiptasit, nga Amorejtë, nga bijtë e Amonit dhe nga Filistejtë?
<scripture passage="Judg 10:12" parsed="|Judg|10|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.12" />
<sup>12</sup> Kur ata të Sidonit, Amalekitët dhe Maonitët ju shtypnin dhe ju bëtë thirrje, a nuk ju çlirova nga duart e tyre?
<scripture passage="Judg 10:13" parsed="|Judg|10|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.13" />
<sup>13</sup> Megjithatë ju më braktisët dhe u vutë në shërbim të perëndive të tjera; prandaj unë nuk do t'ju çliroj më.
<scripture passage="Judg 10:14" parsed="|Judg|10|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.14" />
<sup>14</sup> Shkoni, pra, t'u thërrisni perëndive që keni zgjedhur; le t'ju shpëtojnë ato në kohën e fatkeqësive tuaja!".
<scripture passage="Judg 10:15" parsed="|Judg|10|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.15" />
<sup>15</sup> Bijtë e Izraelit i thanë Zotit: "Kemi mëkatuar; bëna çfarë të duash, por na çliro sot, të lutemi shumë".
<scripture passage="Judg 10:16" parsed="|Judg|10|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.16" />
<sup>16</sup> Atëherë hoqën nga mjedisi i tyre perënditë e huaja dhe i shërbyen Zotit që u trishtua për vuajtjet e Izraelit.
<scripture passage="Judg 10:17" parsed="|Judg|10|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.17" />
<sup>17</sup> Pastaj bijtë e Amonit u mblodhën dhe ngritën kampin e tyre në Galaad dhe bijtë e Izraelit u mblodhën dhe ngritën kampin e tyre në Mitspah.
<scripture passage="Judg 10:18" parsed="|Judg|10|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.10.18" />
<sup>18</sup> Populli, domethënë princat e Galaadit i thanë njeri tjetrit: "Kush do të jetë njeriu që do të fillojë të luftojë kundër bijve të Amonit? Ai do të jetë kreu i të gjithë banorëve të Galaadit".
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 11" progress="22.92%" prev="Judg.10" next="Judg.12" id="Judg.11">
<h3 id="Judg.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Judg.11-p1">
<scripture passage="Judg 11:1" parsed="|Judg|11|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.1" />
<sup>1</sup> Jefteu, Galaaditi, ishte një njeri i fortë dhe trim, bir i një prostitute dhe i Galaadit.
<scripture passage="Judg 11:2" parsed="|Judg|11|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.2" />
<sup>2</sup> Bashkëshortja e Galaadit i lindi bij të tjerë; kur bijtë e gruas së tij arritën në moshën madhore, ata e dëbuan Jefteun dhe i thanë: "Ti nuk do të kesh trashëgimi në shtëpinë e atit tonë, sepse je biri i një gruaje tjetër".
<scripture passage="Judg 11:3" parsed="|Judg|11|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Jefteu iku larg vëllezërve të tij dhe u vendos në vendin e Tobit. Rreth Jefteut u mblodhën njerëz pa asnjë vlerë, që kryenin sulme bashkë me të.
<scripture passage="Judg 11:4" parsed="|Judg|11|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.4" />
<sup>4</sup> Pas një farë kohe bijtë e Amonit i shpallën luftë Izraelit.
<scripture passage="Judg 11:5" parsed="|Judg|11|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.5" />
<sup>5</sup> Kur bijtë e Amonit filluan luftën kundër Izraelit, pleqtë e Galaadit shkuan ta kërkojnë Jefteun në vendin e Tobit;
<scripture passage="Judg 11:6" parsed="|Judg|11|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.6" />
<sup>6</sup> dhe i thanë Jefteut: "Eja me ne dhe bëhu kapidani ynë, për të luftuar kundër bijve të Amonit".
<scripture passage="Judg 11:7" parsed="|Judg|11|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.7" />
<sup>7</sup> Por Jefteu iu përgjegj pleqve të Galaadit duke thënë: "A nuk më keni urryer dhe dëbuar nga shtëpia e atit tim? Pse vini tani tek unë kur jini keq?".
<scripture passage="Judg 11:8" parsed="|Judg|11|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.8" />
<sup>8</sup> Pleqtë e Galaadit i thanë Jefteut: "Pikërisht për këtë jemi kthyer tani te ti, me qëllim që ti të vish me ne për të luftuar kundër bijve të Amonit, dhe të vihesh në krye të gjithë banorëve të Galaadit".
<scripture passage="Judg 11:9" parsed="|Judg|11|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Jefteu iu përgjegj pleqve të Galaadit: "Në qoftë se më ktheni tek ju për të luftuar kundër bijve të Amonit, dhe Zoti i lë në pushtetin tim, unë do të bëhem komandanti juaj".
<scripture passage="Judg 11:10" parsed="|Judg|11|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.10" />
<sup>10</sup> Pleqtë e Galaadit i thanë Jefteut: "Zoti le të jetë dëshmitar midis nesh, në rast se nuk veprojmë ashtu si ke thënë ti".
<scripture passage="Judg 11:11" parsed="|Judg|11|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Jefteu shkoi tek pleqtë e Galaadit dhe populli e zgjodhi komandant dhe udhëheqës të tij; dhe Jefteu përsëriti para Zotit në Mitspah tërë fjalët që pati thënë më parë.
<scripture passage="Judg 11:12" parsed="|Judg|11|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Jefteu i dërgoi lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit për t'i thënë: "Çfarë ka midis teje dhe meje, që ti të vish e të bësh luftë në vendin tim?".
<scripture passage="Judg 11:13" parsed="|Judg|11|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.13" />
<sup>13</sup> Mbreti i bijve të Amonit iu përgjegj me këto fjalë lajmëtarëve të Jefteut: "Sepse, kur Izraeli doli nga Egjipti, ai pushtoi vendin tim, nga Arnoni deri në Jabok dhe në Jordan. Tani, pra, m'i kthe këto toka në mënyrë miqësore".
<scripture passage="Judg 11:14" parsed="|Judg|11|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.14" />
<sup>14</sup> Jefteu i dërgoi përsëri lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit për t'i thënë:
<scripture passage="Judg 11:15" parsed="|Judg|11|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.15" />
<sup>15</sup> "Kështu thotë Jefteu: Izraeli nuk shtiu në dorë as vendin e Moabit, as vendin e bijve të Amonit;
<scripture passage="Judg 11:16" parsed="|Judg|11|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.16" />
<sup>16</sup> por kur Izraeli doli nga Egjipti dhe kapërceu shkretëtirën deri në Detin e Kuq dhe arriti në Kadesh,
<scripture passage="Judg 11:17" parsed="|Judg|11|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.17" />
<sup>17</sup> i dërgoi lajmëtarë mbretit të Edomit për t'i thënë: "Të lutem më lër të kaloj nëpër vendin tënd"; por mbreti i Edomit nuk pranoi. I dërgoi lajmëtarë edhe mbretit të Moabit, por edhe ky nuk pranoi. Kështu Izraeli mbeti në Kadesh.
<scripture passage="Judg 11:18" parsed="|Judg|11|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.18" />
<sup>18</sup> Duke ecur pastaj nëpër shkretëtirë, shkoi rreth vendit të Edomit dhe vendit të Moabit e arriti në lindje të vendit të Moabit; dhe ngriti kampin e tij matanë Arnonit, pa hyrë të territorin e Moabit, sepse Arnoni përfaqëson kufirin e Moabit.
<scripture passage="Judg 11:19" parsed="|Judg|11|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.19" />
<sup>19</sup> Pastaj Izraeli i dërgoi lajmëtarë Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe të Heshbonit, dhe i tha: "Të lutemi, na lër të kalojmë nëpër vendin tënd për të arritur në tonin".
<scripture passage="Judg 11:20" parsed="|Judg|11|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.20" />
<sup>20</sup> Por Sihoni nuk pati besim ta lërë të kalojë Izraelin nëpër territorin e tij; përkundrazi Sihoni i mblodhi gjithë njerëzit e tij të cilët u vendosën në Jahats dhe luftoi kundër Izraelit.
<scripture passage="Judg 11:21" parsed="|Judg|11|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.21" />
<sup>21</sup> Por Zoti, Perëndia i Izraelit e dha Sihonin dhe gjithë njerëzit e tij në duart e Izraelit, që i mundi; kështu Izraeli pushtoi tërë vendin e Amorejve, që banonin në atë krahinë;
<scripture passage="Judg 11:22" parsed="|Judg|11|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.22" />
<sup>22</sup> pushtoi tërë territorin e Amorejve, nga Arnoni në Jabok dhe nga shkretëtira deri në Jordan.
<scripture passage="Judg 11:23" parsed="|Judg|11|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.23" />
<sup>23</sup> Dhe tani që Zoti, Perëndia i Izraelit, ka dëbuar Amorejtë përpara popullit të Izraelit, ti dëshëron të zotërosh vendin e tyre?
<scripture passage="Judg 11:24" parsed="|Judg|11|24|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.24" />
<sup>24</sup> A nuk zotëron ti atë që Kemoshi, zoti yt, të ka dhënë në zotërim? Kështu edhe ne do të zotërojmë vendin e atyre që Zoti ka dëbuar para nesh.
<scripture passage="Judg 11:25" parsed="|Judg|11|25|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.25" />
<sup>25</sup> Mos je ti, vallë, më i mirë se Balaku, bir i Tsiporit dhe mbret i Moabit? A pati ndofta mosmarrëveshje me Izraelin, apo i bëri luftë?
<scripture passage="Judg 11:26" parsed="|Judg|11|26|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.26" />
<sup>26</sup> Kaluan treqind vjet që Izraeli banon në Heshbon dhe në fshatrat e tij përreth, në Aroer dhe në fshatrat e tij përreth dhe në të gjitha qytetet mbi brigjet e Arnonit; pse nuk ja keni marrë gjatë kësaj kohe?
<scripture passage="Judg 11:27" parsed="|Judg|11|27|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.27" />
<sup>27</sup> Prandaj unë nuk të kam bërë asnjë padrejtësi dhe ti sillesh keq me mua duke më bërë luftë. Zoti, gjyqtari, le të vendosë sot drejtësinë midis bijve të Izraelit dhe bijve të Amonit!".
<scripture passage="Judg 11:28" parsed="|Judg|11|28|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.28" />
<sup>28</sup> Por mbreti i bijve të Amonit nuk mori parasysh fjalët që Jefteu i kishte dërguar.
<scripture passage="Judg 11:29" parsed="|Judg|11|29|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.29" />
<sup>29</sup> Atëherë Fryma e Zotit erdhi mbi Jefteun dhe ai kaloi nëpër Galaadin dhe Manasin, arriti në Mitspah të Galaadit dhe që këtej lëvizi kundër bijve të Amonit.
<scripture passage="Judg 11:30" parsed="|Judg|11|30|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.30" />
<sup>30</sup> Jefteu lidhi një kusht me Zotin dhe tha: "Në rast se ti më jep në duart e mia bijtë e Amonit,
<scripture passage="Judg 11:31" parsed="|Judg|11|31|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.31" />
<sup>31</sup> çfarë të dalë nga dyert e shtëpisë sime për të më pritur kur të kthehem fitimtar nga bijtë e Amonit, do t'i përkasë Zotit dhe unë do t'ia ofroj si olokaust".
<scripture passage="Judg 11:32" parsed="|Judg|11|32|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.32" />
<sup>32</sup> Këshu Jefteu marshoi kundër bijve të Amonit për t'u bërë luftë, dhe Zoti ia dha në dorë.
<scripture passage="Judg 11:33" parsed="|Judg|11|33|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.33" />
<sup>33</sup> Ai i mundi duke bërë një masakër të madhe, nga Aroeri deri në drejtim të Minithit (duke u marrë njëzet qytete) dhe deri në Abel-Keramim. Kështu bijtë e Amonit u poshtëruan përpara bijve të Izraelit.
<scripture passage="Judg 11:34" parsed="|Judg|11|34|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.34" />
<sup>34</sup> Pastaj Jefteu u kthye në shtëpinë e tij, në Mitspah; dhe ja që i doli për ta pritur e bija me dajre dhe valle. Ajo ishte bija e vetme e tij, sepse ai nuk kishte djem ose vajza të tjera.
<scripture passage="Judg 11:35" parsed="|Judg|11|35|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.35" />
<sup>35</sup> Sa e pa, grisi rrobat e tij dhe tha: "Oh, bija ime, ti po më bën shumë fatkeq, ti po më sjell mjerim! Unë i kam dhënë fjalën Zotit dhe nuk mund të tërhiqem".
<scripture passage="Judg 11:36" parsed="|Judg|11|36|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.36" />
<sup>36</sup> Ajo i tha: "O atë, në rast se i ke dhënë fjalën Zotit, vepro me mua simbas fjalëve që kanë dalë nga goja jote, sepse Zoti ta mori hakun me armiqtë e tu, bijtë e Amonit".
<scripture passage="Judg 11:37" parsed="|Judg|11|37|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.37" />
<sup>37</sup> Pastaj i tha të atit: "Të më lejohet kjo e drejtë: lermë të lirë dy muaj, në mënyrë që të sillem nëpër male duke qarë virgjërinë time me shoqet e mia".
<scripture passage="Judg 11:38" parsed="|Judg|11|38|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.38" />
<sup>38</sup> Ai iu përgjegj: "Shko!". Dhe e la të shkonte për dy muaj. Kështu ajo shkoi me shoqet e saj dhe qau ndër male virgjërinë e saj.
<scripture passage="Judg 11:39" parsed="|Judg|11|39|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.39" />
<sup>39</sup> Mbas dy muajsh ajo u kthye tek i ati; dhe ai veproi me të simbas kushtit që kishte lidhur. Ajo nuk kishte njohur burrë. Kështu u bë zakon në Izrael
<scripture passage="Judg 11:40" parsed="|Judg|11|40|0|0" osisRef="Bible:Judg.11.40" />
<sup>40</sup> që bijat e Izraelit të shkojnë çdo vit e të qajnë bijën e Jefteut, Galaaditit, katër ditë me radhë.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 12" progress="23.07%" prev="Judg.11" next="Judg.13" id="Judg.12">
<h3 id="Judg.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Judg.12-p1">
<scripture passage="Judg 12:1" parsed="|Judg|12|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.12.1" />
<sup>1</sup> Njerëzit e Efraimit u mblodhën, kaluan në Tsafon dhe i thanë Jefteut: "Pse shkove të luftosh kundër bijve të Amonit dhe nuk na thirre të vinin bashkë me ty? Ne do t'i vëmë zjarrin shtëpisë sate bashkë me ty brenda".
<scripture passage="Judg 12:2" parsed="|Judg|12|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.12.2" />
<sup>2</sup> Jefteu iu përgjegj atyre: "Unë dhe populli im kemi pasur një grindje të madhe me bijtë e Amonit; dhe kur ju kërkova ndihmë nuk më liruat nga duart e tyre.
<scripture passage="Judg 12:3" parsed="|Judg|12|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.12.3" />
<sup>3</sup> Kështu, duke parë se nuk më vinit në ndihmë, vura në rrezik jetën time dhe marshova kundër bijve të Amonit, dhe Zoti m'i dha në duart e mia. Pse, pra, jeni ngritur sot kundër meje për të më luftuar?".
<scripture passage="Judg 12:4" parsed="|Judg|12|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.12.4" />
<sup>4</sup> Pastaj Jefteu mblodhi tërë njerëzit e Galaadit dhe u ndesh me Efraimin; dhe njerëzit e Galaadit e mundën Efraimin, sepse këta thonin: "Ju Galaaditët jeni ikanakë të Efraimit në mes të Efraimit dhe në mes të Manasit!".
<scripture passage="Judg 12:5" parsed="|Judg|12|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.12.5" />
<sup>5</sup> Njerëzit e Galaadit zunë vatë e Jordanit para se të arrinin ata të Efraimit; kështu kur ndonje nga ikanakët e Efraimit thoshte: "M lini të kaloj", njerëzit e Galaadit e pyesnin: "A je ti një Efraimit?".  Në rast se ai përgjigjej: "Jo", Galaaditët  i thonin:
<scripture passage="Judg 12:6" parsed="|Judg|12|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.12.6" />
<sup>6</sup> "Atëherë thuaj Shiboleth; në rast se ai thoshte "Shiboleth", sepse nuk mund ta shqiptonte si duhet, e kapnin dhe e vrisnin pranë vaut të Jordanit. Në atë kohë u vranë në këtë mënyrë dyzet e dy mijë njerëz të Efraimit.
<scripture passage="Judg 12:7" parsed="|Judg|12|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.12.7" />
<sup>7</sup> Jefteu ushtroi funksionin e gjyqtarit gjashtë vjet me radhë. Pastaj Jefteu, Galaaditi, vdiq dhe u varros në një nga qytetet e Galaadit.
<scripture passage="Judg 12:8" parsed="|Judg|12|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.12.8" />
<sup>8</sup> Mbas tij gjyqtar i Izraelit u bë Ibtsani nga Betlemi.
<scripture passage="Judg 12:9" parsed="|Judg|12|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.12.9" />
<sup>9</sup> Ai pati tridhjetë bij; martoi tridhjetë bijat e tij dhe solli nga jashtë tridhjetë vajza për bijtë e tij. Qe gjyqtar i Izraelit shtatë vjet me radhë.
<scripture passage="Judg 12:10" parsed="|Judg|12|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.12.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Ibtsani vdiq dhe u varros në Betlem.
<scripture passage="Judg 12:11" parsed="|Judg|12|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.12.11" />
<sup>11</sup> Mbas tij gjyqtar i Izraelit u bë Eloni, Zabulonit; qe gjyqtar i Izraelit dhjetë vjet me radhë.
<scripture passage="Judg 12:12" parsed="|Judg|12|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.12.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Eloni, Zabulonit, vdiq dhe e varrosën në Ajalon, në vendin e Zabulonit.
<scripture passage="Judg 12:13" parsed="|Judg|12|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.12.13" />
<sup>13</sup> Mbas tij qe gjyqtar i Izraelit Abdoni, bir i Hilelit, Pirathoniti.
<scripture passage="Judg 12:14" parsed="|Judg|12|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.12.14" />
<sup>14</sup> Ai pati dyzet bij dhe tridhjetë nipa, që u hipnin shtatëdhjetë gomarëve të vegjël. Ai qe gjyqtar i Izraelit tetë vjet me radhë.
<scripture passage="Judg 12:15" parsed="|Judg|12|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.12.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Abdoni, bir i Hilelit, Pirathoniti, vdiq dhe e varrosën në Pirathon, në vendin e Efraimit, në krahinën malore të Amalekut.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 13" progress="23.12%" prev="Judg.12" next="Judg.14" id="Judg.13">
<h3 id="Judg.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Judg.13-p1">
<scripture passage="Judg 13:1" parsed="|Judg|13|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.1" />
<sup>1</sup> Bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe për sytë e Zotit, dhe Zoti i dha në duart e Filistejve për dyzet vjet.
<scripture passage="Judg 13:2" parsed="|Judg|13|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.2" />
<sup>2</sup> Ishte një njeri nga Tsorahu, prej familjes së Danitëve, që quhej Manoah; gruaja e tij ishte shterpë dhe nuk kishte fëmijë.
<scripture passage="Judg 13:3" parsed="|Judg|13|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.3" />
<sup>3</sup> Engjëlli i Zotit iu shfaq kësaj gruaje dhe i tha: "Ja, ti je shterpë dhe nuk ke fëmijë, por ke për të mbetur me barrë dhe do të pjellësh një fëmijë.
<scripture passage="Judg 13:4" parsed="|Judg|13|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.4" />
<sup>4</sup> Prandaj ruhu se pi verë o pije dehëse, dhe mos ha asnjë gjë të papastër.
<scripture passage="Judg 13:5" parsed="|Judg|13|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.5" />
<sup>5</sup> Sepse ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë, mbi kokën e të cilit nuk do të kalojë brisku, sepse fëmija do të jetë një Nazireo kushtuar Perëndisë që në barkun e nënes së tij; ai do  të fillojë ta çlirojë Izraelin nga duart e  Filistejve".
<scripture passage="Judg 13:6" parsed="|Judg|13|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.6" />
<sup>6</sup> Atëherë gruaja shkoi t'i thotë bashkëshortit të saj: "Një njeri i Perëndisë erdhi tek unë; pamja e tij ishte si ajo e Engjëllit të Perëndisë, me të vërtetë e frikshme. Unë nuk e pyeta se nga vinte, dhe ai nuk më tha emrin e tij;
<scripture passage="Judg 13:7" parsed="|Judg|13|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.7" />
<sup>7</sup> por më tha: "Ja, ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë; prandaj tani mos pi verë as pije dehëse, dhe mos ha asgjë të papastër, sepse fëmija do të jetë një Nazireo i kushtuar Perëndisë  që në barkun e nënës së tij deri në ditën  e vdekjes së tij"".
<scripture passage="Judg 13:8" parsed="|Judg|13|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Manoahu iu lut me të madhe Zotit dhe i tha: "O Zot, të lutem që njeriu i Perëndisë i dërguar prej teje të kthehet përsëri pranë nesh dhe të na mësojë se çfarë duhet të bëjmë me fëmijën që ka për të lindur".
<scripture passage="Judg 13:9" parsed="|Judg|13|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.9" />
<sup>9</sup> Perëndia e dëgjoi zërin e Manoahut; dhe Engjëlli i Perëndisë u kthye përsëri te gruaja, ndërsa ajo ndodhej në arë, por burri i saj Manoah nuk ishte me të.
<scripture passage="Judg 13:10" parsed="|Judg|13|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.10" />
<sup>10</sup> Dhe gruaja me të shpejtë shkoi të informojë bashkëshortin e saj dhe i tha: "Ja, m'u shfaq ai burrë, që erdhi tek unë pardje".
<scripture passage="Judg 13:11" parsed="|Judg|13|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Manoahu u ngrit dhe ndoqi gruan e tij dhe, kur arritën tek ai njeri, i tha: "Ti je ai njeri që i foli kësaj gruaje?". Ai u përgjegj: "Jam unë".
<scripture passage="Judg 13:12" parsed="|Judg|13|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.12" />
<sup>12</sup> Por Manoahu tha: "Kur të realizohet fjala jote, cili duhet të jetë stili i jetës së djalit dhe ç'duhet të bëjë?".
<scripture passage="Judg 13:13" parsed="|Judg|13|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.13" />
<sup>13</sup> Engjëlli i Zotit iu përgjegj Manoahut: "Gruaja duhet të ketë kujdes për të gjitha ato që i thashë.
<scripture passage="Judg 13:14" parsed="|Judg|13|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.14" />
<sup>14</sup> Të mos hajë asnjë nga prodhimet e rrushit, të mos pijë verë a pije dehëse, dhe të mos hajë asnjë gjë të papastër; të ketë parasysh të gjitha porositë që i kam urdhëruar".
<scripture passage="Judg 13:15" parsed="|Judg|13|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Manoahu i tha Engjëllit të Zotit: "Na lejo të të mbajmë dhe të të përgatisim një kec!".
<scripture passage="Judg 13:16" parsed="|Judg|13|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.16" />
<sup>16</sup> Engjëlli i Zotit iu përgjegj Manoahut me këto fjalë: "Edhe sikur të më mbash nuk do ta ha ushqimin tënd; por në rast se ti dëshiron të bësh një olokaust, ofroja Zotit". (Manoahu nuk e dinte se ai ishte Engjëlli i Zotit).
<scripture passage="Judg 13:17" parsed="|Judg|13|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.17" />
<sup>17</sup> Pastaj Manoahu i tha Engjëllit të Zotit: "Cili është emri yt që të realizohen fjalët e tua, ne të kemi mundësi të të nderojmë?".
<scripture passage="Judg 13:18" parsed="|Judg|13|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.18" />
<sup>18</sup> Engjëlli i Zotit iu përgjegj: "Pse vallë kërkon të mësosh emrin tim? Ai është i mrekullueshëm".
<scripture passage="Judg 13:19" parsed="|Judg|13|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.19" />
<sup>19</sup> Kështu Manoahu mori kecin dhe blatimin e ushqimit dhe ia ofroi Zotit mbi gurin. Atëherë Engjëlli bëri një mrekulli, ndërsa Manoahu dhe e shoqja shikonin;
<scripture passage="Judg 13:20" parsed="|Judg|13|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.20" />
<sup>20</sup> ashtu si flaka ngjitej nga altari në qiell, Engjëlli i Zotit u ngjit me flakën e altarit. Duke parë këtë, Manoahu bashkë me gruan e tij ranë përmbys për tokë.
<scripture passage="Judg 13:21" parsed="|Judg|13|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.21" />
<sup>21</sup> Engjëlli i Zotit nuk iu shfaq më as Manoahut, as bashkëshortes së tij. Atëherë Manoahu kuptoi se ai ishte Engjëlli i Zotit.
<scripture passage="Judg 13:22" parsed="|Judg|13|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.22" />
<sup>22</sup> Manoahu i tha pastaj bashkëshortes së tij: "Ne me siguri do të vdesim, sepse pamë Perëndinë".
<scripture passage="Judg 13:23" parsed="|Judg|13|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.23" />
<sup>23</sup> Por e shoqja i tha: "Po të kishte dashur me të vërtetë vdekjen tonë, Zoti nuk do të kishte pranuar nga duart tona olokaustin dhe blatimin e ushqimit, as do të na kishte treguar tërë këto gjëra, dhe  tani nuk do të bënte që të dëgjonim gjëra si  këto".
<scripture passage="Judg 13:24" parsed="|Judg|13|24|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.24" />
<sup>24</sup> Pastaj gruaja lindi një djalë të cilit ia vunë emrin Sanson. Fëmija u rrit dhe Zoti e bekoi.
<scripture passage="Judg 13:25" parsed="|Judg|13|25|0|0" osisRef="Bible:Judg.13.25" />
<sup>25</sup> Fryma e Zotit filloi të lëvizë mbi të në kampin e Danit, midis Tsorahut dhe Eshtaolit.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 14" progress="23.21%" prev="Judg.13" next="Judg.15" id="Judg.14">
<h3 id="Judg.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Judg.14-p1">
<scripture passage="Judg 14:1" parsed="|Judg|14|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.1" />
<sup>1</sup> Sansoni zbriti në Timnah dhe aty pa një grua midis bijave të Filistejve.
<scripture passage="Judg 14:2" parsed="|Judg|14|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.2" />
<sup>2</sup> Kur u kthye në shtëpi, foli për të me të atin dhe të ëmën, duke u thënë: "Pashë në Timnah një femër midis bijave të Filistejve; ma merrni për grua".
<scripture passage="Judg 14:3" parsed="|Judg|14|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.3" />
<sup>3</sup> Babai dhe nëna e tij i thanë: "A nuk ka vallë një grua midis bijave të vëllezërve të tu në gjithë popullin tonë, që ti të shkosh të marrësh një grua midis Filistejve të parrethprerë?". Por Sansoni  iu përgjegj atit të tij me këto fjalë: "Merrma  atë, sepse më pëlqen".
<scripture passage="Judg 14:4" parsed="|Judg|14|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.4" />
<sup>4</sup> Por i ati dhe e ëma nuk e dinin se kjo vinte nga Zoti dhe që Sansoni kërkonte një rast kundër Filistejve. Në atë kohë, Filistejtë sundonin në Izrael.
<scripture passage="Judg 14:5" parsed="|Judg|14|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.5" />
<sup>5</sup> Pastaj Sansoni zbriti me të atin dhe me të ëmën në Timnah; sapo arritën në vreshtat e Timnahut, një luan i vogël u doli përpara duke ulëritur.
<scripture passage="Judg 14:6" parsed="|Judg|14|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Fryma e Zotit zbriti në mënyrë të fuqishme mbi të dhe ai, pa pasur asgjë në dorë, e shqeu luanin, ashtu si shqyhet një kec; por nuk i tha asgjë atit dhe nënes së tij për atë që kishte bërë.
<scripture passage="Judg 14:7" parsed="|Judg|14|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.7" />
<sup>7</sup> Pastaj zbriti dhe i foli gruas, dhe ajo i pëlqeu Sansonit.
<scripture passage="Judg 14:8" parsed="|Judg|14|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.8" />
<sup>8</sup> Mbas disa ditësh ai u kthye për ta marrë me vete dhe doli nga rruga për të parë skeletin e luanit; dhe ja, në trupin e luanit kishte një mori bletësh dhe mjaltë.
<scripture passage="Judg 14:9" parsed="|Judg|14|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.9" />
<sup>9</sup> Ai mori pak mjaltë në dorë dhe filloi ta hajë ndërsa po ecte; kur arriti tek i ati dhe tek e ëma, u dha edhe atyre dhe ata e hëngrën; por nuk u tha që e kishte marrë mjaltin nga trupi i luanit.
<scripture passage="Judg 14:10" parsed="|Judg|14|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.10" />
<sup>10</sup> Pastaj i ati zbriti tek ajo grua, dhe aty Sansoni shtroi një gosti siç e kishin zakon të rinjtë.
<scripture passage="Judg 14:11" parsed="|Judg|14|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.11" />
<sup>11</sup> Dhe ndodhi që, kur njërëzit e panë vendit, ata morën tridhjetë shokë, që të rrinin bashkë me të.
<scripture passage="Judg 14:12" parsed="|Judg|14|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.12" />
<sup>12</sup> Sansoni u tha atyre: "Unë do t'ju propozoj një gjëzë; në rast se ju arrini të gjeni shpjegimin e saj të ma njoftoni brenda shtatë ditëve të gostisë, do t'ju jap tridhjetë tunika dhe tridhjetë ndërresa rrobash;
<scripture passage="Judg 14:13" parsed="|Judg|14|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.13" />
<sup>13</sup> por në rast se nuk mund të ma shpjegoni, do të më jepni mua tridhjetë tunika dhe tridhjetë ndërresa rrobash".
<scripture passage="Judg 14:14" parsed="|Judg|14|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.14" />
<sup>14</sup> Ata iu përgjegjën: "Propozo gjëzën tënde, që ta dëgjojmë". Ai u tha atyre: "Nga gllabëruesi doli ushqimi, dhe nga i forti doli e ëmbla". Tri ditë me radhë ata nuk arritën ta shpjegojnë gjëzën.
<scripture passage="Judg 14:15" parsed="|Judg|14|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.15" />
<sup>15</sup> Ditën e shtatë i thanë bashkëshortes së Sansonit: "Mbushja mendjen burrit tënd që të na shpjegojë gjëzën; ndryshe do të të djegim ty dhe do t'i vëmë flakën shtëpisë së atit tënd. A na keni ftuar për të na zhveshur? Vallë a s'është ashtu?".
<scripture passage="Judg 14:16" parsed="|Judg|14|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.16" />
<sup>16</sup> Gruaja e Sansonit qau para tij dhe i tha: "Ti ke vetëm urrejtje ndaj meje dhe nuk më do; ti u propozove një gjëzë bijve të popullit tim, por nuk ia shpjegova as atit tim; as nënës sime, pse duhet të ta shpjegoj ty?".
<scripture passage="Judg 14:17" parsed="|Judg|14|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.17" />
<sup>17</sup> Ajo qau para tij gjatë shtatë ditëve të festës. Kështu ditën e shtatë Sansoni ia shpjegoi, sepse e mërziste; pastaj ua shpjegoi gjëzën bijve të popullit të saj.
<scripture passage="Judg 14:18" parsed="|Judg|14|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.18" />
<sup>18</sup> Njerëzit e qytetit, ditën e shtatë, para se të perëndonte dita, i thanë Sansonit: "A ka gjë më të ëmbël se mjalti? A ka gjë më të fortë se luani?". Dhe ai iu përgjegj atyre: "Po të mos kishit lëruar  me mëshqerrën time, nuk do ta kishit zgjidhur  gjëzën time".
<scripture passage="Judg 14:19" parsed="|Judg|14|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Fryma e Zotit erdhi mbi të në mënyrë të fuqishme, dhe ai zbriti deri në Ashkelon, vrau tridhjetë njerëz nga ata, mori plaçkat e tyre dhe u dha ndërresat e rrobave atyre që e kishin shpjeguar  gjëzën. Kështu zemërimi i tij u ndez; pastaj  ai u ngjit përsëri në shtëpinë e të atit.
<scripture passage="Judg 14:20" parsed="|Judg|14|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.14.20" />
<sup>20</sup> Por gruan e Sansonit ia dhanë shokut të tij, që kishte qenë shoku i tij më i mirë.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 15" progress="23.30%" prev="Judg.14" next="Judg.16" id="Judg.15">
<h3 id="Judg.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Judg.15-p1">
<scripture passage="Judg 15:1" parsed="|Judg|15|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.1" />
<sup>1</sup> Mbas një farë kohe, kur korret gruri, Sansoni shkoi të vizitojë të shoqen, duke pasur me vete një kec, dhe tha: "Dua të hyj në dhomë te gruaja ime". Por i ati i saj nuk e lejoi të hyjë,
<scripture passage="Judg 15:2" parsed="|Judg|15|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.2" />
<sup>2</sup> dhe i tha: "Mendoja pikërisht që ti e urren, prandaj ia dhashë shokut tënd; a nuk është më e bukur motra e saj më e vogël? Merre, pra, në vend të saj".
<scripture passage="Judg 15:3" parsed="|Judg|15|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.3" />
<sup>3</sup> Sansoni iu përgjegj atyre: "Këtë herë nuk do të kem asnjë faj ndaj Filistejve në rast se do t'u bëj ndonjë të keqe".
<scripture passage="Judg 15:4" parsed="|Judg|15|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.4" />
<sup>4</sup> Kështu Sansoni shkoi dhe kapi treqind dhelpra; pastaj mori pishtarë, i ktheu dhelprat bisht më bisht dhe i vuri nga një pishtar midis dy bishtave.
<scripture passage="Judg 15:5" parsed="|Judg|15|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.5" />
<sup>5</sup> Pastaj ndezi pishtarët dhe i la dhelprat të iknin nëpër fushat e grurit të Filistejve, dhe dogji demetet dhe grurin akoma në këmbë madje edhe vreshtat dhe ullishtat.
<scripture passage="Judg 15:6" parsed="|Judg|15|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Filistejtë pyetën: "Kush e bëri këtë?". Muarrën këtë përgjigje: "Sansoni, dhëndri i burrit të Timnahut, sepse ky mori gruan dhe ia dha si bashkëshorte shokut të tij". Kështu Filistejtë u ngritën dhe i vunë flakën asaj dhe atit të saj.
<scripture passage="Judg 15:7" parsed="|Judg|15|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.7" />
<sup>7</sup> Sansoni u tha atyre: "Me qenë se keni bërë këtë gjë, unë do të hakmerrem sigurisht kundër jush dhe pastaj do të rri".
<scripture passage="Judg 15:8" parsed="|Judg|15|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.8" />
<sup>8</sup> Kështu i goditi në mënyrë të pamëshirshme, duke bërë kërdi të madhe. Pastaj zbriti dhe qendroi në shpellën e shkëmbit të Etamit.
<scripture passage="Judg 15:9" parsed="|Judg|15|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Filistejtë dolën, ngritën kampin e tyre në Juda dhe u shtrinë deri në Lehi.
<scripture passage="Judg 15:10" parsed="|Judg|15|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.10" />
<sup>10</sup> Njerëzit e Judës u thanë atyre: "Pse dolët kundër nesh?". Ata iu përgjigjën: "Dolëm për të kapur Sansonin dhe për t'i bërë atij atë që ai na ka bërë neve".
<scripture passage="Judg 15:11" parsed="|Judg|15|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.11" />
<sup>11</sup> Atëherë tre mijë burra të Judës zbritën në shpellën e shkëmbit të Etamit dhe i thanë Sansonit: "Nuk e di që Filistejtë na sundojnë? Çfarë na bëre kështu?". Ai u përgjegj kështu: "Atë që më bënë mua, unë ua bëra atyre".
<scripture passage="Judg 15:12" parsed="|Judg|15|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.12" />
<sup>12</sup> Ata i thanë: "Ne kemi zbritur që të të kapim dhe të të dorëzojmë në duart e Filistejve". Sansoni u përgjegj: "Betohuni që ju nuk do të më vrisni".
<scripture passage="Judg 15:13" parsed="|Judg|15|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.13" />
<sup>13</sup> Atëherë ata i folën duke thënë: "Jo, vetëm do të të lidhim dhe do të të dorëzojmë në duart e tyre; por me siguri nuk do të të vrasim". Kështu e lidhën me dy litarë të rinj dhe e nxorën nga shpella.
<scripture passage="Judg 15:14" parsed="|Judg|15|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.14" />
<sup>14</sup> Kur arriti në Lehi, Filistejtë i dolën përpara me klithma gëzimi; por Fryma e Zotit erdhi fuqishëm mbi të dhe litarët që kishte në krahë u bënë si fije liri që digjen; dhe lidhjet i ranë nga duart.
<scripture passage="Judg 15:15" parsed="|Judg|15|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.15" />
<sup>15</sup> Gjeti pastaj një nofull gomari akoma të freskët, shtriu dorën dhe e kapi; me të vrau një mijë njerëz.
<scripture passage="Judg 15:16" parsed="|Judg|15|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Sansoni tha: "Me një nofull gomari, pirgje mbi pirgje! Me një nofull gomari vrava një mijë njerëz".
<scripture passage="Judg 15:17" parsed="|Judg|15|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.17" />
<sup>17</sup> Kur mbaroi së foluri hodhi nofullën dhe e quajti atë vend Ramath-Lehi.
<scripture passage="Judg 15:18" parsed="|Judg|15|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.18" />
<sup>18</sup> Pastaj pati një etje të madhe dhe kërkoi ndihmën e Zotit, duke thënë: "Ti lejove këtë çlirim të madh me dorën e shërbëtorit tënd, por a duhet të vdes unë tani nga etja dhe të bie në duart e atyre që nuk janë rrethprerë?".
<scripture passage="Judg 15:19" parsed="|Judg|15|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Perëndia çau shkëmbin e lugët që ndodhet në Lehi dhe doli ujë prej tij. Ai piu ujë, fryma i tij u gjallërua dhe ai mori jetë. Prandaj e quajti këtë burim En-Hakore; ajo ekziston në Lehi edhe sot.
<scripture passage="Judg 15:20" parsed="|Judg|15|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.15.20" />
<sup>20</sup> Sansoni qe gjyqtar i Izraelit për njëzet vjet në kohën e Filistejve.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 16" progress="23.37%" prev="Judg.15" next="Judg.17" id="Judg.16">
<h3 id="Judg.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Judg.16-p1">
<scripture passage="Judg 16:1" parsed="|Judg|16|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Sansoni shkoi në Gaza dhe aty pa një prostitutë, dhe hyri tek ajo.
<scripture passage="Judg 16:2" parsed="|Judg|16|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.2" />
<sup>2</sup> Kur u thanë atyre të Gazës: "Sansoni erdhi këtu", ata rrethuan vendin dhe qëndruan në pritë tërë natën pranë portës së qytetit, duke mbajtur heshtje të plotë, dhe thanë: "Në të gdhirë do ta vrasim".
<scripture passage="Judg 16:3" parsed="|Judg|16|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.3" />
<sup>3</sup> Sansoni ndejti shtrirë deri në mesnatë; pastaj në mesnatë u ngrit, kapi kanatet e portës së qytetit dhe dy shtalkat e saj i shkuli nga vendi bashkë me shufrat prej hekuri, i ngarkoi mbi kurriz dhe  i çoi në majë të malit që ndodhet përballë  Hebronit.
<scripture passage="Judg 16:4" parsed="|Judg|16|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.4" />
<sup>4</sup> Mbas kësaj ra në dashuri me një grua nga lugina e Sorekut, që quhej Delilah.
<scripture passage="Judg 16:5" parsed="|Judg|16|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.5" />
<sup>5</sup> Atëherë princat e Filistejve shkuan tek ajo dhe i thanë: "Bëje për vete dhe zbulo ku qëndron tërë ajo forcë e madhe e tij, në mënyrë që ta mposhtim për ta lidhur dhe për ta nënshtruar; pastaj do të  të japim secili një mijë e njëqind sikla  argjendi.
<scripture passage="Judg 16:6" parsed="|Judg|16|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.6" />
<sup>6</sup> Kështu Delilah i tha Sansonit: "Më thuaj të lutem, ku qëndron forca jote e madhe dhe në çfarë mënyre mund të të lidhin që të të nënshtrojnë".
<scripture passage="Judg 16:7" parsed="|Judg|16|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.7" />
<sup>7</sup> Sansoni iu përgjegj: "Në rast se më lidhin me shtatë tela të freskëta, jo akoma të thara, të harkut, unë do të bëhem i dobët dhe do të jem si gjithë burrat e tjerë".
<scripture passage="Judg 16:8" parsed="|Judg|16|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.8" />
<sup>8</sup> Atëherë princat e Filistejve i suallën shtatë tela të freskëta harku, jo akoma të thata, dhe ajo e lidhi me këto tela.
<scripture passage="Judg 16:9" parsed="|Judg|16|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.9" />
<sup>9</sup> Mirëpo kishte njerëz që rrinin në pritë pranë saj, në një dhomë të brëndshme. Ajo i tha: "Sansone, Filistejtë i ke mbi kokë!". Por ai i këputi litarët, ashtu si këputet një fije shtupe kur ndjen zjarrin.  Kështu e fshehta e forcës së tij mbeti  e panjohur.
<scripture passage="Judg 16:10" parsed="|Judg|16|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Delilah i tha Sansonit: "Ja, je tallur me mua dhe më ke treguar gënjeshtra; por tani, të lutem, më thuaj se me çfarë gjë mund të lidhesh".
<scripture passage="Judg 16:11" parsed="|Judg|16|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.11" />
<sup>11</sup> Ai iu përgjegj: "Në qoftë se më lidhin me litarë të rinj që nuk kanë qenë përdorur kurrë, unë do të bëhem i dobët dhe do të jem si çfarëdo burrë tjetër".
<scripture passage="Judg 16:12" parsed="|Judg|16|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.12" />
<sup>12</sup> Prandaj Delilah mori litarë të rinj, e lidhi dhe i tha: "Sanson, Filistejtë i ke mbi kokë". Dhe kishte njerëz në pritë në dhomën e brendshme. Ai i këputi litarët që kishte në krahë si të ishin penj.
<scripture passage="Judg 16:13" parsed="|Judg|16|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Delilah i tha Sansonit: "Deri tani je tallur me mua dhe më ke thënë gënjeshtra; tregomë me se mund të lidhesh". Dhe ai iu përgjegj: "Mjafton të thurësh shtatë gërshetat e kokës sime me majën e tezgjahut".
<scripture passage="Judg 16:14" parsed="|Judg|16|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.14" />
<sup>14</sup> Ajo i thuri dhe i fiksoi në shulin e tezgjahut pastaj i tha: "Sanson, Filistejtë i ke mbi kokë". Por ai u zgjua nga gjumi dhe shkuli shulin nga tezgjahu dhe nga maja.
<scripture passage="Judg 16:15" parsed="|Judg|16|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.15" />
<sup>15</sup> Atëherë ajo i tha: "Si mund të më thuash: "Të dua", kur zemra jote nuk është me mua? Tri herë me radhë je tallur me mua dhe nuk më ke treguar ku qëndron forca jote e madhe".
<scripture passage="Judg 16:16" parsed="|Judg|16|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.16" />
<sup>16</sup> Tani, me qenë se ajo e bezdiste çdo ditë me fjalët e saj dhe e nxiste me ngulm, ai u zemërua për vdekje,
<scripture passage="Judg 16:17" parsed="|Judg|16|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.17" />
<sup>17</sup> dhe ia çeli asaj tërë zemrën, duke i thënë: "Kurrë nuk ka kaluar brisku mbi kokën time, sepse jam një Nazireo i Perëndisë, qysh në barkun e nënes sime; po të rruhesha, forca ime do të ikte, do të  bëhesha i dobët dhe i njëllojtë si gjithë burrat  e tjerë".
<scripture passage="Judg 16:18" parsed="|Judg|16|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.18" />
<sup>18</sup> Kur Delilah u bind që ai ia kishte çelur plotësisht zemrën, dërgoi të thërrasin princat e Filistejve dhe u dërgoi këto fjalë: "Ejani lart këtë radhë se ai ma hapi tërë zemrën e tij". Atëherë princat
<scripture passage="Judg 16:19" parsed="|Judg|16|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.19" />
<sup>19</sup> Pastaj ajo e vuri në gjumë mbi gjunjët e saj, thirri një njeri që i rrovi të shtatë gërshetat të kokës së Sansonit; pastaj filloi ta trajtoj keq, dhe fuqia e tij e la.
<scripture passage="Judg 16:20" parsed="|Judg|16|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.20" />
<sup>20</sup> Atëherë ajo i tha: "Sanson, Filistejtë i ke mbi kokë". Ai u zgjua nga gjumi dhe tha: "Unë do t'ia dal si herët e tjera, do të shpengohem". Por nuk e dinte që Zoti e kishte braktisur.
<scripture passage="Judg 16:21" parsed="|Judg|16|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.21" />
<sup>21</sup> Dhe Filistejtë e zunë dhe i nxorën sytë; e zbritën në Gaza dhe e lidhën me zinxhirë prej bronzi. Dhe e vunë të rrotullojë mokrën në burg.
<scripture passage="Judg 16:22" parsed="|Judg|16|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.22" />
<sup>22</sup> Ndëkaq flokët e kokës, mbasi u rruan, filluan përsëri të rriten.
<scripture passage="Judg 16:23" parsed="|Judg|16|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.23" />
<sup>23</sup> Princat e Filistejve u mblodhën për t'i paraqitur një flijim të madh Dagonit, perëndisë së tyre, dhe për t'u gëzuar. Ata thonin: "Perëndia ynë na ka dhënë në dorë Sansonin, armikun tonë".
<scripture passage="Judg 16:24" parsed="|Judg|16|24|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.24" />
<sup>24</sup> Kur populli e pa, filloi të lavdërojë perëndinë e vet dhe të thotë: "Perëndia ynë na dha në dorë armikun tonë, atë që shkatërronte vendin tonë dhe që ka vrarë aq shumë njerëz tanë".
<scripture passage="Judg 16:25" parsed="|Judg|16|25|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.25" />
<sup>25</sup> Kështu në gëzimin e zemrës së tyre, ata thanë: "Silleni Sansonin që të dëfrehemi me të!". E nxorrën Sansonin nga burgu dhe ai bëri karagjozllëqe para tyre. Pastaj e vunë midis shtyllave.
<scripture passage="Judg 16:26" parsed="|Judg|16|26|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.26" />
<sup>26</sup> Atëherë Sansoni i tha fëmijës, që e mbante prej dore: "Lërmë të prek shtyllat mbi të cilat qendron shtëpia,
<scripture passage="Judg 16:27" parsed="|Judg|16|27|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.27" />
<sup>27</sup> që të mund të mbështetem në to". Shtëpia ishte pot me burra dhe gra; aty ndodheshin tërë princat e Filistejve, dhe mbi çati tre mijë veta, burra e gra, që shikonin Sansonin ndërsa ky bënte palaçon.
<scripture passage="Judg 16:28" parsed="|Judg|16|28|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Sansoni kërkoi ndihmën e Zotit dhe tha: "O Zot, o Zot, të lutem mos më harro! Më jep forcën e nevojshme për këtë herë vetëm, o Perëndi që të hakmerrem me Filistejtë me një goditje të vetme, për shkak të humbjes së dy syve të mi".
<scripture passage="Judg 16:29" parsed="|Judg|16|29|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.29" />
<sup>29</sup> Pastaj Sansoni kapi dy shtyllat qendrore, që mbanin tempullin, dhe u mbështet tek ato, tek njera me dorën e djathtë dhe tek tjetra me dorën e majtë;
<scripture passage="Judg 16:30" parsed="|Judg|16|30|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.30" />
<sup>30</sup> pastaj Sansoni tha: "Le të vdes bashkë me Filistejtë!". U përkul pastaj me të gjithë forcën e tij, dhe shtëpia u shemb mbi princat dhe mbi gjithë popullin që ndodhej brenda; dhe qenë më shumë ata  që ai vrau duke vdekur se ata që kishte vrarë  kur qe gjallë.
<scripture passage="Judg 16:31" parsed="|Judg|16|31|0|0" osisRef="Bible:Judg.16.31" />
<sup>31</sup> Pastaj vëllezërit e tij dhe tërë shtëpia e atit të tij zbritën dhe e morën; dhe e çuan ta varrosin midis Tsorahut dhe Eshtaolit, në varrin e Manoahut, të atit të tij. Ai qe gjyqtar i Izraelit njëzet vjet me radhë.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 17" progress="23.50%" prev="Judg.16" next="Judg.18" id="Judg.17">
<h3 id="Judg.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Judg.17-p1">
<scripture passage="Judg 17:1" parsed="|Judg|17|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.17.1" />
<sup>1</sup> Në krahinën malore të Efraimit ishte një njeri që quhej Mikah.
<scripture passage="Judg 17:2" parsed="|Judg|17|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.17.2" />
<sup>2</sup> Ai i tha nënes së tij: "Një mijë e njëqind siklat prej argjendi që të kanë marrë dhe për të cilat ke thënë një mallkim, që e dëgjova me veshët e mi, ja, i kam unë; ato para i kisha marrë unë". Nëna e tij tha: "Im bir qoftë i bekuar nga Zoti!".
<scripture passage="Judg 17:3" parsed="|Judg|17|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.17.3" />
<sup>3</sup> Kështu ai ia ktheu nënes së tij të një mijë e njëqind siklat prej argjendi dhe e ëma tha: "Unë ia shenjtëroj plotësisht nga dora ime këtë argjend Zotit për birin tim, për ta bërë një shëmbëlltyrë të  gdhendur dhe një figurë me derdhje prandaj  po ta kthej tani".
<scripture passage="Judg 17:4" parsed="|Judg|17|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.17.4" />
<sup>4</sup> Pas kthimit të argjendit nënes së tij, e ëma mori dyqind sikla argjendi dhe ia dha shkrirësit, i cili bëri një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe një figurë me derdhje metali; dhe këto u vendosën në shtëpinë e Mikahut.
<scripture passage="Judg 17:5" parsed="|Judg|17|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.17.5" />
<sup>5</sup> Kështu ky njeri, Mikahu, pati një shtëpi perëndish; bëri një efod dhe një shtëpi idhujsh, dhe shenjtëroi një nga bijtë e tij që i shërbente ai prift.
<scripture passage="Judg 17:6" parsed="|Judg|17|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.17.6" />
<sup>6</sup> Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael; secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij.
<scripture passage="Judg 17:7" parsed="|Judg|17|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.17.7" />
<sup>7</sup> Ishte një i ri nga Betlemi i Judës, nga familja e Judës, i cili ishte Levit dhe banonte në atë vend si i huaj.
<scripture passage="Judg 17:8" parsed="|Judg|17|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.17.8" />
<sup>8</sup> Ky njeri u nis nga qyteti i Betlemit të Judës për t'u vendosur aty ku mund të gjente një vend; duke ecur arriti në krahinën malore të Efraimit, në shtëpinë e Mikahut.
<scripture passage="Judg 17:9" parsed="|Judg|17|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.17.9" />
<sup>9</sup> Mikahu e pyeti: "Nga po vjen?". Ai u përgjegj: "Jam një Levit nga Betlemi i Judës dhe jam duke kërkuar një vend ku mund të vendosem".
<scripture passage="Judg 17:10" parsed="|Judg|17|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.17.10" />
<sup>10</sup> Mikahu i tha: "Rri me mua, dhe bëhu ati dhe prifti im; do të të jap dhjetë sikla argjendi çdo vit, rroba dhe ushqim". Atëherë Leviti hyri.
<scripture passage="Judg 17:11" parsed="|Judg|17|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.17.11" />
<sup>11</sup> Kështu Leviti pranoi të rrinte me atë njeri, që e trajtoi të riun sikur të ishte një nga bijtë e tij.
<scripture passage="Judg 17:12" parsed="|Judg|17|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.17.12" />
<sup>12</sup> Mikahu e shenjtëroi Levitin; i riu i shërbeu si prift dhe u vendos në shtëpinë e Mikahut.
<scripture passage="Judg 17:13" parsed="|Judg|17|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.17.13" />
<sup>13</sup> Pastaj Mikahu i tha: "Tani e di që Zoti do të më bëjë të mira, sepse kam një Levit që më shërben si prift".
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 18" progress="23.55%" prev="Judg.17" next="Judg.19" id="Judg.18">
<h3 id="Judg.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Judg.18-p1">
<scripture passage="Judg 18:1" parsed="|Judg|18|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.1" />
<sup>1</sup> Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael; po në këtë kohë fisi i Danitëve kërkonte për vete një territor për t'u vendosur, sepse deri në ato ditë nuk i ishte caktuar asnjë trashëgimi midis fiseve të Izraelit.
<scripture passage="Judg 18:2" parsed="|Judg|18|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.2" />
<sup>2</sup> Bijtë e Danit dërguan, pra, te Tsorahu dhe te Eshtaoli pesë burra trima, që përfaqësonin tërë fisin e tyre, për të vëzhguar dhe për të kontrolluar vendin; dhe u thanë atyre: "Shkoni të vëzhgoni vendin!".  Kështu ata arritën në krahinën malore  të Efraimit, në shtëpinë e Mikahut, dhe e kaluan natën aty.
<scripture passage="Judg 18:3" parsed="|Judg|18|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.3" />
<sup>3</sup> Ndërsa ishin pranë shtëpisë së Mikahut, njohën zërin e të riut Levit; atëherë ata hynë në shtëpi dhe e pyetën: "Kush të solli këtu? Çfarë bën në këtë vend? Çfarë ke ti këtu?".
<scripture passage="Judg 18:4" parsed="|Judg|18|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.4" />
<sup>4</sup> Ai iu përgjegj: "Mikahu më ka bërë këtë dhe atë; më mori në shërbim të tij dhe unë jam prifti i tij".
<scripture passage="Judg 18:5" parsed="|Judg|18|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.5" />
<sup>5</sup> Atëherë ata i thanë: "Pyet, pra, Perëndinë që të dimë në se rruga që kemi nisur do të jetë e mbarë".
<scripture passage="Judg 18:6" parsed="|Judg|18|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.6" />
<sup>6</sup> Prifti iu përgjegj: "Shkoni në paqe; rruga që bëni kryhet nën shikimin e Zotit".
<scripture passage="Judg 18:7" parsed="|Judg|18|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.7" />
<sup>7</sup> Kështu të pesë burrat u nisën dhe arritën në Laish, panë që populli që banonte aty bënte një jetë të sigurt, simbas zakoneve të atyre të Sidonit, një jetë të qetë dhe të sigurt, sepse nuk kishte njeri
<scripture passage="Judg 18:8" parsed="|Judg|18|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.8" />
<sup>8</sup> Pastaj u kthyen te vëllezërit e tyre në Tsorah dhe në Eshtaol; dhe vëllezërit i pyetën ata: "Çfarë thoni?".
<scripture passage="Judg 18:9" parsed="|Judg|18|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.9" />
<sup>9</sup> Ata u përgjigjën: "Le të ngrihemi dhe të sulemi kundër atyre njerëzve, sepse kemi parë vendin dhe është me të vërtetë i mrekullueshëm. Pse mbani një qëndrim jo aktiv? Mos nguroni të lëvizni për ta pushtuar vendin!
<scripture passage="Judg 18:10" parsed="|Judg|18|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.10" />
<sup>10</sup> Kur të arrini, keni për të gjetur një popull të sigurt dhe një vend të gjërë, sepse Perëndiae ka dhënë në duart tuaja; është një vend ku nuk mungon asgjë nga ajo që është mbi tokë".
<scripture passage="Judg 18:11" parsed="|Judg|18|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.11" />
<sup>11</sup> Atëherë gjashtëqind burra të familjes së Danitëve u nisën nga Tsorahu dhe nga Eshtoali, të armatosur mirë për luftë.
<scripture passage="Judg 18:12" parsed="|Judg|18|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.12" />
<sup>12</sup> Ata u ngjitën dhe ngritën kampin e tyre në Kirjath-Jearim, në Jude; (prandaj ky vend, që ndodhet prapa Kiriath-Jearimit, quhet edhe sot e kësaj dite kampi i Danit).
<scripture passage="Judg 18:13" parsed="|Judg|18|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.13" />
<sup>13</sup> Që këtej kaluan në krahinën malore të Efraimit dhe arritën në shtëpinë e Mikahut.
<scripture passage="Judg 18:14" parsed="|Judg|18|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.14" />
<sup>14</sup> Atëherë të pesë burrat, që kishin shkuar të vëzhgonin vendin e Laishit, filluan t'u thonë vëllezërve të tyre: "A e dini ju që në këto shtëpi ka një efod, një shtëpi idhujsh, një shëmbëlltyrë të gdhendur
<scripture passage="Judg 18:15" parsed="|Judg|18|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.15" />
<sup>15</sup> Kështu ata u drejtuan nga ajo anë, arritën në shtëpinë e Levitit të ri, në banesën e Mikahut, dhe e përshëndetën.
<scripture passage="Judg 18:16" parsed="|Judg|18|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.16" />
<sup>16</sup> Ndërsa të gjashtëqind burrat e bijve të Danit, të armatosur mirë për luftë, rrinin para portës,
<scripture passage="Judg 18:17" parsed="|Judg|18|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.17" />
<sup>17</sup> pesë burrat që kishin vajtur të vëzhgonin vendin u ngjitën lart, hynë në shtëpi, morën shëmbëlltyrën e gdhendur, efodin, shtëpinë e idhujve dhe figurën prej metali të shkrirë. Prifti rrinte para portës  bashkë me gjashtëqind njerëzit e armatosur  mirë për luftë.
<scripture passage="Judg 18:18" parsed="|Judg|18|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.18" />
<sup>18</sup> Kur këta hynë në shtëpinë e Mikahut dhe morën shëmbëlltyrën e gdhendur, efodin, shtëpinë e idhujve dhe figurën prej metali të shkrirë, prifti u tha atyre: "Ç'po bëni kështu?".
<scripture passage="Judg 18:19" parsed="|Judg|18|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.19" />
<sup>19</sup> Ata iu përgjegjën: "Hesht, vëre dorën mbi gojë, eja me ne, dhe do të jesh për ne një atë dhe një prift. Ç'është më mirë për ty, të jesh prifti i shtëpisë së një njeriu të vetëm apo të jesh prifti i një fisi ose të një familjeje në Izrael?".
<scripture passage="Judg 18:20" parsed="|Judg|18|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.20" />
<sup>20</sup> Kështu prifti ndjeu një gëzim në zemrën e tij; mori efodin, shtëpinë e idhujve dhe shëmbëlltyrën e gdhendur dhe u bashkua me ata njerëz.
<scripture passage="Judg 18:21" parsed="|Judg|18|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.21" />
<sup>21</sup> Atëherë rifilluan marshimin, duke vënë para fëmijët, bagëtinë dhe orenditë.
<scripture passage="Judg 18:22" parsed="|Judg|18|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.22" />
<sup>22</sup> Kur ishin larguar nga shtëpia e Mikahut, burrat që banonin në shtëpitë afër asaj të Mikahut u mblodhën dhe ndoqën bijtë e Danit.
<scripture passage="Judg 18:23" parsed="|Judg|18|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.23" />
<sup>23</sup> U bërtitën pastaj bijve të Danit. Këta u kthyen dhe i thanë Mikahut: "Çfarë ke që ke mbledhur këta njerëz?".
<scripture passage="Judg 18:24" parsed="|Judg|18|24|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.24" />
<sup>24</sup> Ai u përgjegj: "Morët me vete perënditë që i kisha bërë unë dhe priftin, dhe ikët. Tani ç'më mbetet? Si mund të më thoni: "Çfarë ke?".
<scripture passage="Judg 18:25" parsed="|Judg|18|25|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.25" />
<sup>25</sup> Bijtë e Danit i thanë: "Bëj që zëri yt të mos dëgjohet më prapa nesh, sepse njerëz të zemëruar mund të hidhen mbi ju, dhe ti do të humbje jetën tënde dhe atë të familjes sate!".
<scripture passage="Judg 18:26" parsed="|Judg|18|26|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.26" />
<sup>26</sup> Bijtë e Danit e vazhduan rrugën e tyre; dhe Mikahu, kur pa se ata ishin më të fortë se ai, u kthye dhe shkoi në shtëpinë e tij.
<scripture passage="Judg 18:27" parsed="|Judg|18|27|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.27" />
<sup>27</sup> Kështu ata, mbasi morën gjërat që kishte bërë Mikahu dhe priftin që kishte në shërbim të tij, arritën në Laish, ku jetonte një popull që rinte i qetë dhe i sigurtë; e vranë me shpatë dhe i vunë flakën qytetit.
<scripture passage="Judg 18:28" parsed="|Judg|18|28|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.28" />
<sup>28</sup> Nuk pati asnjë që ta çlironte, sepse ndodhej larg Sidonit, dhe banorët e tij nuk mbanin marrëdhënie me njerëz të tjerë. Ai ndodhej në luginën që zgjatej në drejtim të Beth-Rehobit. Pastaj Danitët e rindërtuan qytetin dhe banuan në të,
<scripture passage="Judg 18:29" parsed="|Judg|18|29|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.29" />
<sup>29</sup> e quajtën Dan, nga emri i Danit, ati i tyre, që ishte bir i Izraelit; por më parë qyteti quhej Laish.
<scripture passage="Judg 18:30" parsed="|Judg|18|30|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.30" />
<sup>30</sup> Pastaj bijtë e Danit ngritën për vete shëmbëlltyrën e gdhendur; dhe Jonathani, bir i Gershomit, bir i Manasit, dhe bijtë e tij u bënë priftërinj të fiseve të Danitëve deri ditën e robërimit të banorëve të vendit.
<scripture passage="Judg 18:31" parsed="|Judg|18|31|0|0" osisRef="Bible:Judg.18.31" />
<sup>31</sup> Kështu ngritën për vete shëmbëlltyrën e gdhendur nga Mikahu, gjatë gjithë kohës që shtëpia e Perëndisë mbeti në Shiloh.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 19" progress="23.67%" prev="Judg.18" next="Judg.20" id="Judg.19">
<h3 id="Judg.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Judg.19-p1">
<scripture passage="Judg 19:1" parsed="|Judg|19|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.1" />
<sup>1</sup> Në atë kohë, kur nuk kishte mbret në Izrael, një Levit, që banonte në pjesën më të lartë të krahinës malore të Efraimit, mori si konkubinë një grua nga Betlemi i Judës.
<scripture passage="Judg 19:2" parsed="|Judg|19|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.2" />
<sup>2</sup> Kjo konkubinë kreu një shkelje të kurorës kundër tij dhe e la për t'u kthyer në shtëpinë e atit të saj në Betlem të Judës, ku qendroi katër muaj.
<scripture passage="Judg 19:3" parsed="|Judg|19|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.3" />
<sup>3</sup> Burri i saj u ngrit dhe shkoi te ajo për t'i folur zemrës së saj dhe për ta kthyer në shtëpi. Ai kishte marrë me vete shërbëtorin e tij dhe dy gomarë. Kështu ajo e çoi në shtëpinë e atit të saj; sa e pa, i ati i së resë e priti tërë gëzim.
<scripture passage="Judg 19:4" parsed="|Judg|19|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.4" />
<sup>4</sup> Vjehrri i tij, i ati i së resë, e mbajti dhe ai qëndroi tri ditë me të; kështu hëngrën e pinë, dhe e kaluan natën aty.
<scripture passage="Judg 19:5" parsed="|Judg|19|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.5" />
<sup>5</sup> Ditën e katërt u ngritën herët në mëngjes dhe Leviti po bëhej gati të nisej, por i ati i vajzës së re i tha dhëndrit të tij: "Ha diçka që të mbahesh, pastaj shkoni".
<scripture passage="Judg 19:6" parsed="|Judg|19|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.6" />
<sup>6</sup> Kështu u ulën bashkë, hëngrën dhe pinë njeri afër tjetrit. Pastaj i ati së resë i tha burrit të saj: "Të lutem, prano ta kalosh natën këtu, dhe zemra jote të gëzohet".
<scripture passage="Judg 19:7" parsed="|Judg|19|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.7" />
<sup>7</sup> Ai u ngrit për të ikur, por i vjehrri nguli këmbë aq shumë sa që ai vendosi ta kalojë natën aty.
<scripture passage="Judg 19:8" parsed="|Judg|19|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.8" />
<sup>8</sup> Ditën e pestë ai u ngrit herët në mëngjes që të ikte; dhe i ati i së resë i tha: "Të lutem, ngrohe zemrën". Kështu u ndalën deri në pasdite dhe që të dy hëngrën.
<scripture passage="Judg 19:9" parsed="|Judg|19|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.9" />
<sup>9</sup> Kur ai njeri u ngrit për të ikur bashkë me konkubinën e tij dhë shërbëtorin e tij, i vjehrri, i ati i së resë, i tha: "Ja, ka filluar të erret; të lutem kaloje natën këtu; shiko, dita është duke mbaruar;  kaloje këtu natën dhe zemra jote të  gëzohet; nesër do të niseni herët dhe do të arrini në shtëpi".
<scripture passage="Judg 19:10" parsed="|Judg|19|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.10" />
<sup>10</sup> Por ai njeri nuk deshi ta kalojë natën aty; kështu u ngrit, u nis dhe arriti përballë Jebusit, që është Jeruzalemi, me dy gomarët e tij të shaluar dhe me konkubinën e tij.
<scripture passage="Judg 19:11" parsed="|Judg|19|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.11" />
<sup>11</sup> Kur arritën pranë Jebusit, dita kishte kaluar tërësisht; shërbëtori i tha zotit të tij: "Eja, të lutem, të hyjmë në këtë qytet të Jebusejve dhe ta kalojmë natën aty".
<scripture passage="Judg 19:12" parsed="|Judg|19|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.12" />
<sup>12</sup> I zoti iu përgjegj: "Jo, nuk do të hyjmë në një qytet të huajsh që nuk janë bij të Izraelit, por do të shkojmë deri në Gibeah".
<scripture passage="Judg 19:13" parsed="|Judg|19|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.13" />
<sup>13</sup> Pastaj i tha shërbëtorit të tij: "Eja, të arrijmë në një nga këto vende dhe ta kalojmë natën në Gibeah ose në Ramah".
<scripture passage="Judg 19:14" parsed="|Judg|19|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.14" />
<sup>14</sup> Kështu shkuan tutje dhe e vazhduan udhëtimin; dhe dielli perëndoi mbi ta pranë Gibeahut, që është pronë e Beniaminit.
<scripture passage="Judg 19:15" parsed="|Judg|19|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.15" />
<sup>15</sup> Aty u kthyen për të hyrë dhe për të kaluar natën në Gibeah. Kështu Leviti hyri dhe u ndal në sheshin e qytetit; por askush nuk i priti për të kaluar natën në shtëpinë e tij.
<scripture passage="Judg 19:16" parsed="|Judg|19|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.16" />
<sup>16</sup> Pikërisht në atë kohë një plak po kthehej në mbrëmje nga puna e tij në ara; ai ishte nga krahina malore e Efraimit dhe banonte si i huaj në Gibeah, por njerëzit e vendit ishin Beniaminitë.
<scripture passage="Judg 19:17" parsed="|Judg|19|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.17" />
<sup>17</sup> Me të ngritur sytë, pa kalimtarin në sheshin e qytetit. Plaku i tha: "Ku po shkon dhe nga po vjen?".
<scripture passage="Judg 19:18" parsed="|Judg|19|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.18" />
<sup>18</sup> Leviti iu përgjegj: "Po shkojmë nga Betlemi i Judës në drejtim të pjesës më të largët të krahinës malore të Efraimit. Unë jam që andej dhe kisha vajtur në Betlem të Judës; tani po shkoj në shtëpinë  e Zotit, por nuk ka njeri që të më presë në  shtëpinë e tij.
<scripture passage="Judg 19:19" parsed="|Judg|19|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.19" />
<sup>19</sup> Megjithatë ne kemi kashtë dhe bar për gomarët tanë dhe bukë e verë për mua, për shërbëtoren tënde dhe për djalin që është bashkë me shërbëtorin tënd; nuk na mungon asgjë".
<scripture passage="Judg 19:20" parsed="|Judg|19|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.20" />
<sup>20</sup> Plaku i tha: "Paqja qoftë me ty! Megjithatë më lejo të kujdesem për çdo nevojë që ke; por ti nuk duhet ta kalosh natën në shesh".
<scripture passage="Judg 19:21" parsed="|Judg|19|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.21" />
<sup>21</sup> Kështu e çoi në shtëpinë e tij dhe u dha ushqim gomarëve; udhëtarët lanë këmbët, pastaj hëngrën dhe pinë.
<scripture passage="Judg 19:22" parsed="|Judg|19|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.22" />
<sup>22</sup> Ndërsa po kënaqeshin, disa njerëz të qyteti, njerëz të këqij rrethuan shtëpinë i ranë portës dhe i thanë të zotit plak të shtëpisë: "Nxirre jashtë atë njeri që ka hyrë në shtëpinë tënde, sepse duam ta njohim!".
<scripture passage="Judg 19:23" parsed="|Judg|19|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.23" />
<sup>23</sup> Por i zoti i shtëpisë me të dalë jashtë, u tha atyre: "Jo, vëllezërit e mi, mos u sillni në mënyrë kaq të keqe; ky njeri erdhi në shtëpinë time, prandaj mos kryeni një poshtërsi të tillë!.
<scripture passage="Judg 19:24" parsed="|Judg|19|24|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.24" />
<sup>24</sup> Ja ku janë këtu vajza ime e virgjër dhe konkubina e këtij njeriu; unë do t'i nxjerr jashtë, poshtërojini dhe bëni atë që mendoni; por mos kryeni kundër këtij njeriu një turp të tillë!".
<scripture passage="Judg 19:25" parsed="|Judg|19|25|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.25" />
<sup>25</sup> Por ata njerëz nuk e dëgjuan. Atëherë ai burrë mori konkubinën e tij dhe ua nxori atyre; ata e njohën dhe e përdorën tërë natën deri në mëngjes; e lanë të ikë vetëm kur filloi të zbardhë dita.
<scripture passage="Judg 19:26" parsed="|Judg|19|26|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.26" />
<sup>26</sup> Ndaj të gdhirë kjo grua erdhi e u rrëzua para portës së shtëpisë të njeriut pranë të cilit rrinte burri i saj dhe mbeti aty deri sa u bë ditë.
<scripture passage="Judg 19:27" parsed="|Judg|19|27|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.27" />
<sup>27</sup> Në mëngjes burri i saj u ngrit, hapi portën e shtëpisë dhe doli për të vazhduar udhëtimin e tij; dhe ja, konkubina e tij rrinte shtrirë te porta e shtëpisë me duart në pragun e saj.
<scripture passage="Judg 19:28" parsed="|Judg|19|28|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.28" />
<sup>28</sup> Ai i tha: "Çohu dhe eja të shkojmë!". Por nuk mori asnjë përgjigje. Atëherë burri e ngarkoi mbi gomarin dhe u nisën për t'u kthyer në shtëpinë e vet.
<scripture passage="Judg 19:29" parsed="|Judg|19|29|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.29" />
<sup>29</sup> Me të arritur në shtëpi, kapi një thikë, mori konkubinën e tij dhe e preu, gjymtyrë për gjymtyrë, në dymbëdhjetë copa, që i shpërndau në gjithë territorin e Izraelit.
<scripture passage="Judg 19:30" parsed="|Judg|19|30|0|0" osisRef="Bible:Judg.19.30" />
<sup>30</sup> Kushdo që e pa këtë tha: "Nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk është parë asnjë herë një gjë e tillë, qysh prej kohës që bijtë e Izraelit dolën nga vendi i Egjiptit e deri sot! Mbajeni parasysh këtë gjë; këshillohuni dhe flisni".
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 20" progress="23.80%" prev="Judg.19" next="Judg.21" id="Judg.20">
<h3 id="Judg.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Judg.20-p1">
<scripture passage="Judg 20:1" parsed="|Judg|20|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.1" />
<sup>1</sup> Atëherë tërë bijtë e Izraelit lëvizën, nga Dani deri në Beer-Sheba dhe në vendin e Galaadit, dhe asambleja u mblodh si një njeri i vetëm përpara Zotit në Mitspah.
<scripture passage="Judg 20:2" parsed="|Judg|20|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.2" />
<sup>2</sup> Krerët e tërë popullit, e gjithë fiseve të Izraelit u paraqitën përpara asamblesë së popullit të Perëndisë; ishin katërqind mijë këmbësorë, të aftë të përdornin shpatën.
<scripture passage="Judg 20:3" parsed="|Judg|20|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.3" />
<sup>3</sup> (Dhe bijtë e Beniaminit dëgjuan që bijtë e Izraelit ishin ngjitur në Mitspah). Atëherë bijtë e Izraelit thanë: "Na tregoni, si u krye ky krim?".
<scripture passage="Judg 20:4" parsed="|Judg|20|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Leviti, burri i gruas që ishte vrarë, u përgjegj: "Unë kisha hyrë bashkë me konkubinën time në Gibeah të Beniaminit për të kaluar natën.
<scripture passage="Judg 20:5" parsed="|Judg|20|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.5" />
<sup>5</sup> Por banorët e Gibeahut u ngritën kundër meje dhe rrethuan natën shtëpinë në të cilën ndodhesha, dhe kjo për të më vrarë; por ata dhunuan përkundrazi konkubinën time dhe ajo vdiq.
<scripture passage="Judg 20:6" parsed="|Judg|20|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.6" />
<sup>6</sup> Kështu unë mora konkubinën time, e preva copë-copë, dhe e dërgova nëpër gjithë territorin e trashëgimisë së Izraelit, sepse këta kryen një krim dhe një poshtërsi në Izrael.
<scripture passage="Judg 20:7" parsed="|Judg|20|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.7" />
<sup>7</sup> Dhe ja, tani tërë ju, o bij të Izraelit, jepni mendimin dhe këshillën tuaj".
<scripture passage="Judg 20:8" parsed="|Judg|20|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.8" />
<sup>8</sup> Atëherë tërë populli u ngrit si një njeri i vetëm, duke thënë: "Asnjë prej nesh nuk do të kthehet në çadrën e tij, asnjë prej nesh nuk do të kthehet në shtëpinë e tij.
<scripture passage="Judg 20:9" parsed="|Judg|20|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.9" />
<sup>9</sup> Dhe tani, ja se ç'do t'i bëjmë Gibeahut: do të shkojmë kundër tij duke hedhur me short,
<scripture passage="Judg 20:10" parsed="|Judg|20|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.10" />
<sup>10</sup> dhe do të marrim nga të gjitha fiset e Izraelit dhjetë njerëz mbi njëqind, njëqind mbi një mijë dhe një mijë mbi dhjetë mijë, të cilët do të shkojnë të kërkojnë ushqime për popullin, me qëllim që  duke shkuar kundër Gibeahut të Beniaminit të  mund t'ia lajmë të gjitha poshtërsitë që ka kryer në Izrael".
<scripture passage="Judg 20:11" parsed="|Judg|20|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.11" />
<sup>11</sup> Kështu tërë burrat e Izraelit u mblodhën kundër atij qyteti, të bashkuar si një njeri i vetëm.
<scripture passage="Judg 20:12" parsed="|Judg|20|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.12" />
<sup>12</sup> Fiset e Izraelit dërguan pastaj njerëz në gjithë fisin e Beniaminit për t'i thënë: "Ç'është ky krim që është kryer ndër ju?
<scripture passage="Judg 20:13" parsed="|Judg|20|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.13" />
<sup>13</sup> Prandaj na dorëzoni ata njerëz, ata kriminelë që janë në Gibeah, që t'i vrasim dhe të heqim të keqen nga Izraeli". Por bijtë e Beniaminit nuk pranuan të dëgjojnë zërin e vëllezërve të tyre, të bijve të Izraelit.
<scripture passage="Judg 20:14" parsed="|Judg|20|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.14" />
<sup>14</sup> Bijtë e Beniaminit madje u mblodhën nga qytetet e tyre në Gibeah për të luftuar kundër bijve të Izraelit.
<scripture passage="Judg 20:15" parsed="|Judg|20|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.15" />
<sup>15</sup> Atë ditë bijtë e Beniaminit të thirrur nga qytetet e tyre për t'u mbledhur ishin njëzet e gjashtë mijë burra të aftë për të përdorur shpatën, pa llogaritur banorët e Gibeahut, që arrinin në shtatëqind burra të zgjedhur.
<scripture passage="Judg 20:16" parsed="|Judg|20|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.16" />
<sup>16</sup> Midis tërë këtyre njerëzve kishte shtatëqind burra të zgjedhur, që ishin mëngjarashë. Tërë këta ishin të aftë të hidhnin një gur me hoben kundër një fije floku, pa gabuar goditjen.
<scripture passage="Judg 20:17" parsed="|Judg|20|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.17" />
<sup>17</sup> Njerëzit e Izraelit të thirrur për t'u mbledhur, pa përfshirë ata të Beniaminit, ishin katërqind mijë burra të aftë për të përdorur shpatën, të gjithë luftëtarë.
<scripture passage="Judg 20:18" parsed="|Judg|20|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.18" />
<sup>18</sup> Kështu bijtë e Izraelit lëvizën, u ngjitën në Bethel dhe konsultuan Perëndinë, duke thënë: "Kush prej nesh do të nisë i pari luftën kundër bijve të Beniaminit?". Zoti u përgjegj: "Juda do të fillojë i pari".
<scripture passage="Judg 20:19" parsed="|Judg|20|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.19" />
<sup>19</sup> Të nesërmen në mëngjes bijtë e Izraelit u nisën dhe e ngritën kampin e tyre kundër Gibeahut.
<scripture passage="Judg 20:20" parsed="|Judg|20|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.20" />
<sup>20</sup> Njerëzit e Izraelit dolën kështu për të luftuar kundër Beniaminit dhe u rreshtuan për betejë kundër luftëtarëve të tij pranë Gibeahut.
<scripture passage="Judg 20:21" parsed="|Judg|20|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.21" />
<sup>21</sup> Atëherë bijtë e Beniaminit dolën nga Gibeahu dhe po atë ditë shtrinë të vdekur për tokë njëzet e dy mijë burra të Izraelit.
<scripture passage="Judg 20:22" parsed="|Judg|20|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.22" />
<sup>22</sup> Por populli, burrat e Izraelit, morën zemër përsëri dhe u rreshtuan përsëri për betejë në po atë vend ku ishin rreshtuar ditën e parë.
<scripture passage="Judg 20:23" parsed="|Judg|20|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.23" />
<sup>23</sup> Atëherë bijtë e Izraelit shkuan dhe qanë përpara Zotit deri në mbrëmje, dhe u konsultuan me Zotin, duke thënë: "A duhet ta vazhdoj luftën kundër bijve të Beniaminit, vëllait tim?". Zoti iu përgjegj: "Suluni kundër tyre".
<scripture passage="Judg 20:24" parsed="|Judg|20|24|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.24" />
<sup>24</sup> Bijtë e Izraelit u ndeshën për herë të dytë me bijtë e Beniaminit.
<scripture passage="Judg 20:25" parsed="|Judg|20|25|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.25" />
<sup>25</sup> Beniaminitët dolën për herë të dytë nga Gibeahu kundër tyre dhe shtrinë për tokë tetëmbëdhjetë mijë burra të tjerë nga bijtë e Izraelit, të gjithë të aftë të përdornin shpatën.
<scripture passage="Judg 20:26" parsed="|Judg|20|26|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.26" />
<sup>26</sup> Atëherë tërë bijtë e Izraelit, domethënë tërë populli, u ngjitën në Bethel dhe qanë; mbetën aty përpara Zotit dhe agjëruan atë ditë deri në mbrëmje, dhe ofruan olokauste dhe flijime falenderimi përpara Zotit.
<scripture passage="Judg 20:27" parsed="|Judg|20|27|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.27" />
<sup>27</sup> Pastaj bijtë e Izraelit u konsultuan me Zotin (arka e besëlidhjes së Perëndisë ndodhej aty në atë kohë,
<scripture passage="Judg 20:28" parsed="|Judg|20|28|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.28" />
<sup>28</sup> dhe Finehasi, bir i Eleazarit, bir i Aaronit, shërbente në atë kohë para saj) dhe thanë: "A duhet të vazhdojë akoma të dal për të luftuar kundër bijve të Beniaminit, vëllait tim, apo duhet të heq  dorë nga një gjë e tillë?". Zoti u përgjegj:  "Suluni, sepse nesër do t'i jap në duart tuaja".
<scripture passage="Judg 20:29" parsed="|Judg|20|29|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.29" />
<sup>29</sup> Kështu Izraeli zuri një pritë rreth e rrotull Gibeahut.
<scripture passage="Judg 20:30" parsed="|Judg|20|30|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.30" />
<sup>30</sup> Bijtë e Izraelit u vërsulën për të tretën herë kundër bijve të Beniaminit, dhe u rreshtuan për betejë në afërsi të Gibeahut si herët e tjera.
<scripture passage="Judg 20:31" parsed="|Judg|20|31|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.31" />
<sup>31</sup> Bijtë e Beniaminit dolën kundër popullit dhe armiqtë e tyre i tërhoqën larg qytetit; dhe filluan të godasin dhe të vrasin, si herët e tjera, disa nga populli i Izraelit nëpër rrugët (nga të cilat  njera shkon në Bethel dhe tjetra në Gibeah),  dhe në fshatrat; ata vranë rreth tridhjetë veta.
<scripture passage="Judg 20:32" parsed="|Judg|20|32|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.32" />
<sup>32</sup> Kështu bijtë e Beniaminit thanë: "Ja ku janë, të mundur para syve tona si herën e parë!". Por bijtë e Izraelit thanë: "Të ikim dhe t'i tërheqim larg qytetit, mbi rrugët kryesore!".
<scripture passage="Judg 20:33" parsed="|Judg|20|33|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.33" />
<sup>33</sup> Atëherë tërë njerëzit e Izraelit lëvizën nga pozicionet e tyre dhe u rreshtuan për betejë në Baal-Thamar; ndërkaq njerëzit e Izraelit që ishin në pritë dolën nga vëndet e tyre të fshehta në fushën e Gibeahut.
<scripture passage="Judg 20:34" parsed="|Judg|20|34|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.34" />
<sup>34</sup> Dhjetë mijë burra të zgjedhur në të gjithë Izraelin u vërsulën kundër Gibeahut; Beteja qe e ashpër, por Beniaminitët nuk e shihnin katastrofën që po u afrohej.
<scripture passage="Judg 20:35" parsed="|Judg|20|35|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.35" />
<sup>35</sup> Kështu Zoti mundi Beniaminin para Izraelit; dhe bijtë e Izraelit vranë atë ditë njëzet e pesë mijë e njëqind burra të Beniaminit, të gjithë të zotë të përdornin shpatën.
<scripture passage="Judg 20:36" parsed="|Judg|20|36|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.36" />
<sup>36</sup> Kështu bijtë e Beniaminit e kuptuan se ishin mundur. Izraelitët i kishin lëshuar terren Beniaminit, sepse kishin besim te njerëzit që kishin zënë pritë në afërsi të Gibeahut.
<scripture passage="Judg 20:37" parsed="|Judg|20|37|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.37" />
<sup>37</sup> Njerëzit e pritës u hodhën menjëherë mbi Gibeahun; ata ecën përpara dhe vranë me shpatë gjithë banorët e qytetit.
<scripture passage="Judg 20:38" parsed="|Judg|20|38|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.38" />
<sup>38</sup> Midis njerëzve të Izraelit dhe atyre që kishin ngritur pritën ishte caktuar një sinjal; këta të fundit duhet të bënin që të ngrihej një re e madhe tymi nga qyteti.
<scripture passage="Judg 20:39" parsed="|Judg|20|39|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.39" />
<sup>39</sup> Njerëzit e Izraelit, pra, kishin kthyer krahët gjatë luftimit; dhe ata të Beniaminit kishin filluar të godisnin dhe të vrisnin rreth tridhjetë njerëz të Izraelit. Në fakt ata thonin: "Me siguri ata  janë plotësisht të mundur para nesh si në  betejën e parë!".
<scripture passage="Judg 20:40" parsed="|Judg|20|40|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.40" />
<sup>40</sup> Por kur sinjali i kolonës së tymit filloi të ngrihet nga qyteti, ata të Beniaminit u kthyen prapa dhe ja, tërë qyteti ishte pushtuar nga flaka që po ngrihej në qiell.
<scripture passage="Judg 20:41" parsed="|Judg|20|41|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.41" />
<sup>41</sup> Atëherë njerëzit e Izraelit u kthyen dhe njerëzit e Beniaminit i zuri një frikë e madhe, duke parë gjëmën e madhe që u kishte rënë.
<scripture passage="Judg 20:42" parsed="|Judg|20|42|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.42" />
<sup>42</sup> Prandaj filluan të ikin përpara njerëzve të Izraelit në drejtim të shkretëtirës, por pa arritur t'i shmangen betejës; dhe ata që dilnin nga qyteti u vërsulën në mes tyre dhe i masakruan.
<scripture passage="Judg 20:43" parsed="|Judg|20|43|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.43" />
<sup>43</sup> I rrethuan Beniaminitët, i ndoqën pa pushim dhe i luftuan deri përballë Gibeahut nga ana lindore.
<scripture passage="Judg 20:44" parsed="|Judg|20|44|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.44" />
<sup>44</sup> Beniaminitët humbën tetëmbëdhjetë mijë njerëz, të gjithë burra trima.
<scripture passage="Judg 20:45" parsed="|Judg|20|45|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.45" />
<sup>45</sup> Ata që mbetën gjallë kthyen kurrizin dhe ua mbathën në drejtim të shkretëtirës, të shkëmbit të Rimonit; dhe ata zunë rrugës pesë mijë prej tyre i ndoqën deri në Gidon dhe vranë dy mijë të tjerë.
<scripture passage="Judg 20:46" parsed="|Judg|20|46|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.46" />
<sup>46</sup> Kështu numri i përgjithshëm i Beniaminitëve që u vranë atë ditë ishte njëzet e pesë mijë veta, të gjithë të zotë të përdornin shpatën, tërë njerëz trima.
<scripture passage="Judg 20:47" parsed="|Judg|20|47|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.47" />
<sup>47</sup> Gjashtëqind burra, që kishin kthyer kurrizin dhe kishin ikur në shkretëtirë në drejtim të shkëmbit të Rimonit, mbetën aty katër muaj.
<scripture passage="Judg 20:48" parsed="|Judg|20|48|0|0" osisRef="Bible:Judg.20.48" />
<sup>48</sup> Pastaj Izraelitët u kthyen kundër bijve të Beniaminit dhe vranë me shpatë tërë banorët e qytetit, duke përfshirë edhe bagëtinë dhe gjithçka gjenin; u vunë flakën edhe tërë qyteteve që u dilnin përpara.
</p>
</div3>

<div3 title="Judges 21" progress="23.99%" prev="Judg.20" next="Ruth" id="Judg.21">
<h3 id="Judg.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Judg.21-p1">
<scripture passage="Judg 21:1" parsed="|Judg|21|1|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.1" />
<sup>1</sup> Por njerëzit e Izraelit ishin betuar në Mitspah, duke thënë: "Asnjë nga ne nuk do t'ja japë bijën e tij për grua një Beniaminiti".
<scripture passage="Judg 21:2" parsed="|Judg|21|2|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.2" />
<sup>2</sup> Pastaj populli erdhi në Bethel, ku qëndroi deri në mbrëmje përpara Perëndisë; dhe ngriti zërin dhe qau me të madhe,
<scripture passage="Judg 21:3" parsed="|Judg|21|3|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.3" />
<sup>3</sup> duke thënë: "O Zot, Perëndi i Izraelit, pse ndodhi kjo në Izrael, që sot të mungojë një fis në Izrael?".
<scripture passage="Judg 21:4" parsed="|Judg|21|4|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.4" />
<sup>4</sup> Të nesërmen populli u ngrit herët në mëngjes, ndërtoi në atë vend një altar dhe ofroi olokauste dhe flijime falenderimi.
<scripture passage="Judg 21:5" parsed="|Judg|21|5|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.5" />
<sup>5</sup> Pastaj bijtë e Izraelit thanë: "Cili nga fiset e Izraelit nuk ka dalë në asamble para Zotit?". Sepse kishin bërë një betim solemn kundër kujtdo që nuk kishte dalë përpara Zotit në Mitspah, duke thënë: "Ai njeri do të vritet".
<scripture passage="Judg 21:6" parsed="|Judg|21|6|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.6" />
<sup>6</sup> Bijtë e Izraelit ishin të hidhëruar për Beniaminin, vëllanë e tyre, dhe thonin: "Sot u zhduk një fis i Izraelit.
<scripture passage="Judg 21:7" parsed="|Judg|21|7|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.7" />
<sup>7</sup> Si do të bëjmë t'u gjejmë gra atyre që shpëtuan, sepse jemi betuar në emër të Zotit të mos u japim atyre për grua asnjë prej vajzave tona?".
<scripture passage="Judg 21:8" parsed="|Judg|21|8|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.8" />
<sup>8</sup> Pastaj thanë: "Cili është midis fiseve të Izraelit ai që nuk ka dalë para Zotit në Mitspah?". Dhe ja që asnjeri nga Jabesi i Galaadit nuk kishte ardhur në kamp për asamblenë;
<scripture passage="Judg 21:9" parsed="|Judg|21|9|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.9" />
<sup>9</sup> në fakt u kalua në revistë populli, u vu re që në gjirin e tij nuk kishte asnjë nga banorët e Jabesit të Galaadit.
<scripture passage="Judg 21:10" parsed="|Judg|21|10|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.10" />
<sup>10</sup> Atëherë asambleja dërgoi atje dymbëdhjetë mijë burra nga më trimat dhe u dha këtë urdhër, duke thënë: "Shkoni dhe vrisni me shpatë banorët e Jabesit të Galasadit, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.
<scripture passage="Judg 21:11" parsed="|Judg|21|11|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.11" />
<sup>11</sup> Do të veproni kështu: do të shfarosni çdo mashkull dhe çdo grua që ka pasur marrëdhënie seksuale me një burrë".
<scripture passage="Judg 21:12" parsed="|Judg|21|12|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.12" />
<sup>12</sup> Ata gjetën midis banoëve të Jabesit të Galaadit katërqind vajza që nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale me burra, dhe i çuan në kamp, në Shilon, që ndodhet në vendin e Kanaanit.
<scripture passage="Judg 21:13" parsed="|Judg|21|13|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.13" />
<sup>13</sup> Atëherë tërë asambleja dërgoi lajmëtarë për të folur me bijtë e Beniaminit, që ndodheshin në shkëmbin e Rimonit, dhe për t'u shpallur paqen.
<scripture passage="Judg 21:14" parsed="|Judg|21|14|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.14" />
<sup>14</sup> Kështu Beniaminitët u kthyen dhe muarrën ato gra që nuk ishin vrarë në Jabes të Galaadit; por nuk pati mjaft për të gjithë.
<scripture passage="Judg 21:15" parsed="|Judg|21|15|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.15" />
<sup>15</sup> Populli ishte i hidhëruar për ato që i kish bërë Beniaminit, sepse Zoti kishte hapur një të çarë midis fiseve të Izraelit.
<scripture passage="Judg 21:16" parsed="|Judg|21|16|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.16" />
<sup>16</sup> Atëherë pleqtë e asamblesë thanë: "Si do të bëjmë t'u gjejmë gra atyre që kanë mbetur gjallë, mbasi gratë beniaminite janë vrarë?".
<scripture passage="Judg 21:17" parsed="|Judg|21|17|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.17" />
<sup>17</sup> Pastaj thanë: "Njerëzit e Beniaminit që kanë mbetur gjallë duhet të kenë një trashëgimi, me qëllim që të mos zhduket një fis në Izrael.
<scripture passage="Judg 21:18" parsed="|Judg|21|18|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.18" />
<sup>18</sup> Por ne nuk mund t'u japim atyre për bashkëshorte bijat tona", me qenë se bijtë e Izraelit ishin betuar, duke thënë: "I mallkuar qoftë ai që do t'i japë një grua Beniaminit!".
<scripture passage="Judg 21:19" parsed="|Judg|21|19|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.19" />
<sup>19</sup> Atëherë thanë: "Ja, çdo vit bëhet një festë për nder të Zotit në Shiloh, që ndodhet në veri të Bethelit, në lindje të rrugës që ngjitej nga Betheli në Sikem, dhe në jug të Lebonahut".
<scripture passage="Judg 21:20" parsed="|Judg|21|20|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.20" />
<sup>20</sup> Kështu u dhanë këtë urdhër bijve të Beniaminit, duke u thënë: "Shkoni dhe fshihuni në vreshtat,
<scripture passage="Judg 21:21" parsed="|Judg|21|21|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.21" />
<sup>21</sup> dhe rrini e shikoni; kur vajzat e Shilohut do të dalin për të hedhur valle në kor, ju do të dilni nga vreshtat, dhe secili do të rrëmbejë gruan e tij midis vajzave të Shilohut; pastaj do të shkoni në vendin e Beniaminit.
<scripture passage="Judg 21:22" parsed="|Judg|21|22|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.22" />
<sup>22</sup> Kur etërit o vëllezërit e tyre do të vinë te ne për të protestuar, ne do t'u themi: "Na i jepni, ju lutem, sepse në këtë luftë nuk kemi zënë një grua për secilin prej tyre; por në rast se nuk ua jepni  atyre as në këtë rast, ju do të jeni  fajtorë"".
<scripture passage="Judg 21:23" parsed="|Judg|21|23|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.23" />
<sup>23</sup> Bijtë e Beniaminit vepruan kështu: morën gra simbas numrit të tyre, midis valltareve; i rrëmbyen, pastaj u nisën dhe u kthyen në trashëgiminë e tyre, i rindërtuan qytetet dhe banuan në to.
<scripture passage="Judg 21:24" parsed="|Judg|21|24|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.24" />
<sup>24</sup> Në të njëjtën kohë bijtë e Izraelit u nisën që andej, secili shkoi në fisin dhe në familjen e tij, e që andej secili u kthye në trashëgiminë e tij.
<scripture passage="Judg 21:25" parsed="|Judg|21|25|0|0" osisRef="Bible:Judg.21.25" />
<sup>25</sup> Në atë kohë nuk kishte asnjë mbret në Izrael; secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Ruth" progress="24.08%" prev="Judg.21" next="Ruth.1" id="Ruth">
<h2 id="Ruth-p0.1">Ruth</h2>

<div3 title="Ruth 1" progress="24.08%" prev="Ruth" next="Ruth.2" id="Ruth.1">
<h3 id="Ruth.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Ruth.1-p1">
<scripture passage="Ruth 1:1" parsed="|Ruth|1|1|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.1" />
<sup>1</sup> Në kohën kur qeverisnin gjyqtarët, vendin e pllakosi zia, dhe një njeri nga Betlemi i Judës shkoi të banojë në vendin e Moabit me gjithë gruan dhe dy bijtë e tij.
<scripture passage="Ruth 1:2" parsed="|Ruth|1|2|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.2" />
<sup>2</sup> Emri i burrit ishte Elimelek, emri i gruas së tij Naomi dhe emri i dy bijve të tij Mahlon dhe Kilion, Efratej nga Betlemi i Judës. Ata shkuan në vendin e Moabit dhe u vendosën aty.
<scripture passage="Ruth 1:3" parsed="|Ruth|1|3|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Elimeku, burri i Naomit, vdiq dhe ajo mbeti me dy bijtë e saj.
<scripture passage="Ruth 1:4" parsed="|Ruth|1|4|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.4" />
<sup>4</sup> Këta u martuan me gra moabite, nga të cilat njëra quhej Orpah dhe tjetra Ruth; dhe banuan aty rreth dhjetë vjet.
<scripture passage="Ruth 1:5" parsed="|Ruth|1|5|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.5" />
<sup>5</sup> Pastaj edhe Mahloni dhe Kilioni vdiqën që të dy, dhe kështu ajo grua mbeti pa dy djemtë e saj dhe pa burrin.
<scripture passage="Ruth 1:6" parsed="|Ruth|1|6|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.6" />
<sup>6</sup> Atëherë u ngrit me gjithë nuset e saj për t'u kthyer nga vendi Moabit, sepse kishte dëgjuar të thuhej që Zoti e kishte vizituar popullin e vet dhe i kishte dhënë bukë.
<scripture passage="Ruth 1:7" parsed="|Ruth|1|7|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.7" />
<sup>7</sup> Ajo u nis, pra, me të dy nuset e saj nga vendi në të cilin rrinte, dhe filloi të ecë për t'u kthyer në vendin e Judës.
<scripture passage="Ruth 1:8" parsed="|Ruth|1|8|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.8" />
<sup>8</sup> Por Naomi u tha dy nuseve të saj: "Shkoni, kthehuni çdo njëra në shtëpinë e nënes së saj; Zoti qoftë i mirë me ju, ashtu si ju keni qenë të mira me ata që kanë vdekur dhe me mua!
<scripture passage="Ruth 1:9" parsed="|Ruth|1|9|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.9" />
<sup>9</sup> Zoti ju bëftë të gjeni qetësi çdo njëra në shtëpinë e burrit të sajë!". Pastaj ajo i puthi dhe ato filluan të qajnë me zë të lartë,
<scripture passage="Ruth 1:10" parsed="|Ruth|1|10|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.10" />
<sup>10</sup> dhe i thanë: "Jo, ne do të kthehemi me ty pranë popullit tënd".
<scripture passage="Ruth 1:11" parsed="|Ruth|1|11|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.11" />
<sup>11</sup> Por Naomi u përgjegj: "Kthehuni bijat e mija! Pse të vini me mua? Mos kam në barkun tim fëmijë që mund të bëhen bashkëshortët tuaj?
<scripture passage="Ruth 1:12" parsed="|Ruth|1|12|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.12" />
<sup>12</sup> Kthehuni mbrapa, bijat e mija, shkoni, sepse unë jam shumë e vjetër për t'u martuar prapë; edhe sikur të thoja: "Kam akoma shpresë"; edhe sikur të martohesha sonte dhe të lindja djem,
<scripture passage="Ruth 1:13" parsed="|Ruth|1|13|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.13" />
<sup>13</sup> a do të prisnit ju sa të rriteshin? A do të hiqnit dorë nga martesa për këtë shkak? Jo, bijat e mija, sepse kushtet në të cilat ndodhem janë më të hidhura nga tuajat, sepse dora e Zotit është shtrirë kundër meje".
<scripture passage="Ruth 1:14" parsed="|Ruth|1|14|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.14" />
<sup>14</sup> Atëherë ato e ngritën zërin dhe qanë përsëri; pastaj Orpahu puthi vjehrrën, por Ruthi nuk i ndahej asaj.
<scripture passage="Ruth 1:15" parsed="|Ruth|1|15|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Naomi i tha Ruthit: "Ja, kunata jote u kthye te populli i vet dhe te perënditë e saj; ktheu mbrapa edhe ti, ashtu si kunata jote!".
<scripture passage="Ruth 1:16" parsed="|Ruth|1|16|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.16" />
<sup>16</sup> Por Ruthi u përgjegj: "Mos ngul këmbë me mua që unë të të braktis dhe të mos të të ndjek më, sepse kudo që të shkosh ti do të shkoj edhe unë, dhe kudo që të rrish ti do të rri edhe unë; populli yt  do të jetë populli im, Perëndia yt do të jetë  edhe Perëndia im;
<scripture passage="Ruth 1:17" parsed="|Ruth|1|17|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.17" />
<sup>17</sup> aty ku të vdesësh ti do të vdes edhe unë, dhe atje do të më varrosin. Kështu të veprojë me mua Zoti, bile edhe më keq, në rast se veç vdekjes ndonjë gjë tjetër do të më ndajë prej teje!".
<scripture passage="Ruth 1:18" parsed="|Ruth|1|18|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.18" />
<sup>18</sup> Kur Naomi e kuptoi që Ruthi ishte e vendosur ta ndiqte, nuk i foli më.
<scripture passage="Ruth 1:19" parsed="|Ruth|1|19|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.19" />
<sup>19</sup> Kështu e bënë rrugën bashkë deri sa arritën në Betlem. Kur arritën në Betlem, tërë qyteti ziente për shkak të tyre. Gratë thonin: "Kjo është Naomi?".
<scripture passage="Ruth 1:20" parsed="|Ruth|1|20|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.20" />
<sup>20</sup> Ajo iu përgjegj atyre: "Mos më quani Naomi; thirrmëni Mara, sepse i Plotfuqishmi më ka mbushur me hidhërim.
<scripture passage="Ruth 1:21" parsed="|Ruth|1|21|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.21" />
<sup>21</sup> Unë u nisa në bollëk dhe Zoti më ktheu në shtëpi të zhveshur nga çdo gjë. Pse të më quani Naomi, kur Zoti ka dëshmuar kundër meje dhe i Plotfuqishmi më ka bërë fatkeqe?".
<scripture passage="Ruth 1:22" parsed="|Ruth|1|22|0|0" osisRef="Bible:Ruth.1.22" />
<sup>22</sup> Kështu Naomi u kthye bashkë me Ruthin, nusen e saj, që kishte ardhur nga vendi i Moabit. Ato arritën në Betlem kur kishte filluar korrja e elbit.
</p>
</div3>

<div3 title="Ruth 2" progress="24.16%" prev="Ruth.1" next="Ruth.3" id="Ruth.2">
<h3 id="Ruth.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Ruth.2-p1">
<scripture passage="Ruth 2:1" parsed="|Ruth|2|1|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.1" />
<sup>1</sup> Naomi kishte një fis të burrit të saj, një njeri të fuqishëm dhe të pasur, nga familja e Elimelekut, që quhej Boaz.
<scripture passage="Ruth 2:2" parsed="|Ruth|2|2|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.2" />
<sup>2</sup> Ruthi, Moabitja, i tha Naomit: "Lermë të shkoj nëpër ara e të mbledh kallinj prapa atij në sytë e të cilit do të gjej hir". Ajo iu përgjegj: "Shko, bija ime".
<scripture passage="Ruth 2:3" parsed="|Ruth|2|3|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.3" />
<sup>3</sup> Kështu Ruthi shkoi dhe nisi të mbledhë kallinjtë prapa korrësve; dhe i rastisi të ndodhej në pjesën e arës që ishte pronë e Boazit, i cili i përkiste familjes së Elimelekut.
<scripture passage="Ruth 2:4" parsed="|Ruth|2|4|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.4" />
<sup>4</sup> Por ja, që Boazi erdhi në Betlehem dhe u tha korrësve: "Zoti qoftë me ju!". Ata iu përgjigjën: "Zoti të bekoftë!".
<scripture passage="Ruth 2:5" parsed="|Ruth|2|5|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.5" />
<sup>5</sup> Pastaj Boazi i tha shërbëtorit të tij të caktuar të mbikqyrë korrësit: "E kujt është kjo vajzë?".
<scripture passage="Ruth 2:6" parsed="|Ruth|2|6|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.6" />
<sup>6</sup> Shërbëtori i caktuar të mbikqyrë korrësit u përgjigj: "Éshtë një vajzë moabite, që është kthyer me Naomin nga vendi i Moabit.
<scripture passage="Ruth 2:7" parsed="|Ruth|2|7|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.7" />
<sup>7</sup> Ajo na tha: "Ju lutem, më lini të mbledh kallinjtë midis demeteve prapa korrësve". Kështu ajo erdhi dhe qëndroi nga mëngjesi deri tani; pushoi vetëm një çast në shtëpi".
<scripture passage="Ruth 2:8" parsed="|Ruth|2|8|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Bozai i tha Ruthit: "Dëgjo, bija ime, mos shko në ndonjë arë tjetër për të mbledhur kallinjtë që kanë mbetur, mos u largo që këtej, por rri me shërbëtoret e mia.
<scripture passage="Ruth 2:9" parsed="|Ruth|2|9|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.9" />
<sup>9</sup> Mbaj sytë në arën që po korrin dhe shko prapa korrësve. A nuk i kam urdhëruar shërbyesit e mi të mos të të bezdisin? Kur ke etje, shko atje ku janë shtambat, për të pirë ujin që kanë nxjerrë shërbëtorët".
<scripture passage="Ruth 2:10" parsed="|Ruth|2|10|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Ruthi u shtri përdhe, duke rënë përmbys me fytyrën për tokë dhe i tha: "Për çfarë arësye kam gjetur kaq hir në sytë e tu, sa ti të kujdesesh për mua që jam një e huaj?".
<scripture passage="Ruth 2:11" parsed="|Ruth|2|11|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.11" />
<sup>11</sup> Boazi iu përgjegj duke thënë: "Më kanë treguar të gjitha ato që ti ke bërë për vjehrrën tënde mbas vdekjes së burrit tënd, dhe si ke lënë atin tënd, nënën tënde dhe vendlindjen tënde, për të jetuar me një popull që nuk e njihje më parë.
<scripture passage="Ruth 2:12" parsed="|Ruth|2|12|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.12" />
<sup>12</sup> Zoti të shpërbleftë për ato që ke bërë dhe shpërblimi yt të jetë i plotë nga ana e Zotit, Perënedisë së Izraelit, nën krahët e të cilit erdhe të strehohesh!".
<scripture passage="Ruth 2:13" parsed="|Ruth|2|13|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.13" />
<sup>13</sup> Ajo i tha: "Le të arrij të më shikosh me sy të mirë, o imzot, sepse ti më ke ngushëlluar dhe i ke folur zemrës së shërbëtores sate, megjithëse unë nuk jam as sa një nga shërbëtoret e tua".
<scripture passage="Ruth 2:14" parsed="|Ruth|2|14|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.14" />
<sup>14</sup> Në kohën e drekës Boazi i tha: "Eja këtu, ha bukë dhe ngjyeje kafshatën tënde në uthull". Kështu ajo u ul midis korrësve. Boazi i ofroi grurë të pjekur, dhe ajo hëngri sa u ngop dhe vuri mënjanë tepricat.
<scripture passage="Ruth 2:15" parsed="|Ruth|2|15|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.15" />
<sup>15</sup> Pastaj u ngrit për të vazhduar mbledhjen e kallinjve që kishin mbetur, dhe Boazi u dha këtë urdhër shërbëtorëve të tij duke thënë: "Lëreni të vazhdojë të mbledhë kallinjtë edhe midis duajve dhe mos e qortoni;
<scripture passage="Ruth 2:16" parsed="|Ruth|2|16|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.16" />
<sup>16</sup> përveç kësaj lini që të bien për të kallinj nga dorëza dhe mos i merrni, me qëllim që t'i mbledhë ajo, dhe mos i bërtisni".
<scripture passage="Ruth 2:17" parsed="|Ruth|2|17|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.17" />
<sup>17</sup> Pastaj ajo vazhdoi të mbledhë kallinj në arë deri në mbrëmje, pastaj shiu atë që kishte mbledhur dhe siguroi pothuaj një efë elbi.
<scripture passage="Ruth 2:18" parsed="|Ruth|2|18|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.18" />
<sup>18</sup> E ngarkoi në kurriz, hyri në qytet dhe e vjehrra pa atë që kishte mbledhur. Pastaj Ruthi nxori atë që kishte tepruar nga ushqimi pasi ajo ishte ngopur dhe ia dha.
<scripture passage="Ruth 2:19" parsed="|Ruth|2|19|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.19" />
<sup>19</sup> E vjehrra e pyeti: "Ku i ke mbledhur kallinjtë sot? Ku ke punuar? Bekuar qoftë ai që tregoi kujdes për ty!". Kështu Ruthi i tregoi së vjehrrës pranë kujt kishte punuar dhe shtoi: "Njeriu pranë të cilit punova sot quhet Boaz".
<scripture passage="Ruth 2:20" parsed="|Ruth|2|20|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.20" />
<sup>20</sup> Naomi i tha nuses: "Qoftë i bekuar nga Zoti ai që nuk e ka hequr mirësinë e tij nga të gjallët dhe të vdekurit". Dhe shtoi: "Ky njeri është një i afërti ynë i ngushtë, një njeri që ka të drejtë të na shpengojë".
<scripture passage="Ruth 2:21" parsed="|Ruth|2|21|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Ruthi, Moabitja, tha: "Më tha edhe: "Rri me shërbëtorët e mi, deri sa të kenë mbaruar korrjen time"".
<scripture passage="Ruth 2:22" parsed="|Ruth|2|22|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.22" />
<sup>22</sup> Naomi i tha Ruthit, nuses së saj: "E mira është që ti të shkosh, bija ime, me shërbëtoret e tij dhe mos të të gjejnë në një arë tjetër".
<scripture passage="Ruth 2:23" parsed="|Ruth|2|23|0|0" osisRef="Bible:Ruth.2.23" />
<sup>23</sup> Kështu ajo mbeti duke mbledhur kallinj me shërbëtoret e Boazit deri në fund të korrjes së elbit dhe të grurit. Dhe banonte bashkë me të vjehrrën.
</p>
</div3>

<div3 title="Ruth 3" progress="24.25%" prev="Ruth.2" next="Ruth.4" id="Ruth.3">
<h3 id="Ruth.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Ruth.3-p1">
<scripture passage="Ruth 3:1" parsed="|Ruth|3|1|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Naomi, e vjehrra, i tha: "Bija ime, a nuk do të kërkoj unë një vend paqeje për ty, që ti të jesh e lumtur?
<scripture passage="Ruth 3:2" parsed="|Ruth|3|2|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.2" />
<sup>2</sup> Boazi, me shërbëtoret e të cilit ti ke qenë, a nuk është vallë fisi ynë? Ja, sonte ai duhet të shohë elbin në lëmë.
<scripture passage="Ruth 3:3" parsed="|Ruth|3|3|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.3" />
<sup>3</sup> Prandaj lahu, lyeju me vaj, vish rrobat më të mira që ke dhe zbrit në lëmë; por bëj që ai të mos të njohë deri sa të ketë mbaruar së ngrëni e së piri.
<scripture passage="Ruth 3:4" parsed="|Ruth|3|4|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.4" />
<sup>4</sup> Kur të shkojë të shtrihet, kqyr vendin ku shtrihet; pastaj shko aty, zbulo këmbët e tij dhe shtriu edhe ti. Dhe ai do të thotë atë që duhet të bësh".
<scripture passage="Ruth 3:5" parsed="|Ruth|3|5|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.5" />
<sup>5</sup> Ruthi iu përgjegj: "Do të bëj të gjitha ato që më the".
<scripture passage="Ruth 3:6" parsed="|Ruth|3|6|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.6" />
<sup>6</sup> Kështu zbriti në lëmë dhe bëri të gjitha ato që i kishte porositur e vjehrra.
<scripture passage="Ruth 3:7" parsed="|Ruth|3|7|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.7" />
<sup>7</sup> Boazi hëngri e piu dhe me zemër të gëzuar shkoi të shtrihet pranë grumbullit të grurit. Atëherë ajo erdhi ngadalë, i zbuloi këmbët dhe u shtri.
<scripture passage="Ruth 3:8" parsed="|Ruth|3|8|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.8" />
<sup>8</sup> Aty nga mesnata ai u zgjua përnjëherësh dhe u kthye; ja, një grua ishte shtrirë te këmbët e tij.
<scripture passage="Ruth 3:9" parsed="|Ruth|3|9|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.9" />
<sup>9</sup> "Kush je ti?", i tha. Ajo u përgjigj: "Jam Ruthi, shërbëtorja jote; shtrije skajin e mantelit tënd mbi shërbëtoren tënd, sepse ti gëzon të drejtën e shpengimit".
<scripture passage="Ruth 3:10" parsed="|Ruth|3|10|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.10" />
<sup>10</sup> Ai tha: "Qofsh e bekuar nga Zoti bija ime! Mirësia që tregove këtë herë të fundit ia kalon së parës, sepse nuk ke rendur pas të rinjve, të varfër a të pasur.
<scripture passage="Ruth 3:11" parsed="|Ruth|3|11|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.11" />
<sup>11</sup> Prandaj tani mos ki frikë, bija ime; unë do të bëj për ty gjithçka që më kërkon, sepse të gjithë njerëzit e qytetit tim e dinë që ti je një grua e virtytshme.
<scripture passage="Ruth 3:12" parsed="|Ruth|3|12|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.12" />
<sup>12</sup> Éshtë e vërtetë që unë gëzoj të drejtën e shpengimit; por është një që është fis më i afërt se unë.
<scripture passage="Ruth 3:13" parsed="|Ruth|3|13|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.13" />
<sup>13</sup> Kaloje këtu natën; dhe nesër në mëngjes, në rast se ai do të kërkojë të drejtën e tij ndaj teje, mirë, pra le ta bëjë; por në rast se nuk e kërkon të drejtën e tij mbi ty, unë do të kërkoj që të vlejë  e drejta ime dhe do të të shpengoj ashtu  siç është e vërtetë që Zoti rron! Rri shtrirë deri në mëngjes".
<scripture passage="Ruth 3:14" parsed="|Ruth|3|14|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.14" />
<sup>14</sup> Kështu ajo qëndroi shtrirë në këmbët e tij deri në mëngjes; por u ngrit përpara se një njeri të njohë tjetrin, sepse ai i kishte thënë: "Asnjeri nuk duhet ta dijë që kjo grua erdhi në lëmë!".
<scripture passage="Ruth 3:15" parsed="|Ruth|3|15|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.15" />
<sup>15</sup> Pastaj shtoi: "Sill mantelin që ke veshur dhe mbaje". Ajo e mbajti dhe ai derdhi mbi të gjashtë masa elbi, pastaj ia vuri mbi kurriz; pas kësaj ajo u kthye në qytet.
<scripture passage="Ruth 3:16" parsed="|Ruth|3|16|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.16" />
<sup>16</sup> Kështu u kthye tek e vjehrra, që i tha: "Ti je bija e ime?". Atëherë ajo i tregoi të gjitha ato që ai burrë kishte bërë për të,
<scripture passage="Ruth 3:17" parsed="|Ruth|3|17|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.17" />
<sup>17</sup> dhe shtoi: "Më dha edhe këto gjashtë masa elbi, sepse më tha: "Nuk duhet të kthehesh te vjehrra jote duar bosh"".
<scripture passage="Ruth 3:18" parsed="|Ruth|3|18|0|0" osisRef="Bible:Ruth.3.18" />
<sup>18</sup> Naomi i tha: "Qëndro këtu, o bija ime, deri sa të mësosh si ka për të mbaruar kjo çështje, sepse ai burrë nuk do të rrijë deri sa ta ketë sistemuar sot çështjen".
</p>
</div3>

<div3 title="Ruth 4" progress="24.32%" prev="Ruth.3" next="iSam" id="Ruth.4">
<h3 id="Ruth.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Ruth.4-p1">
<scripture passage="Ruth 4:1" parsed="|Ruth|4|1|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.1" />
<sup>1</sup> Boazi shkoi te porta e qytetit dhe u ul aty. Dhe ja, po kalonte ai që kishte të drejtën e shpengimit dhe për të cilin Boazi kishte folur. Boazi i tha: "O ti biri i filanit, afrohu dhe ulu këtu". Ai u afrua dhe u ul.
<scripture passage="Ruth 4:2" parsed="|Ruth|4|2|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.2" />
<sup>2</sup> Boazi mori atëherë dhjetë burra nga pleqtë e qytetit dhe u tha atyre: "Uluni këtu". Ata u ulën.
<scripture passage="Ruth 4:3" parsed="|Ruth|4|3|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Boazi i tha atij që kishte të drejtën e shpengimit: "Naomi, që u kthye nga vendi i Moabit, ka shitur pjesën e tokës që i përkiste vëllait tonë Elimelek.
<scripture passage="Ruth 4:4" parsed="|Ruth|4|4|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.4" />
<sup>4</sup> Mendova të të informoj dhe të të them: "Blije në prani të banorëve të vendit dhe të pleqve të popullit tim. Në rast se do ta shpengosh, shpengoje; por në rast se nuk ke ndër mend ta shpengosh, ma thuaj  që ta di edhe unë; sepse asnjeri veç teje  nuk gëzon të drejtën e shpengimit, dhe pas teje vij unë"". Ai u përgjegj: "Do të kërkoj të drejtën time".
<scripture passage="Ruth 4:5" parsed="|Ruth|4|5|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Boazi tha: "Ditën që do ta blesh arën nga dora e Naomit, ti do ta blesh edhe nga Ruthi, Moabitja, bashkëshortja e të ndjerit, për ta ringjallur emrin e të ndjerit në trashëgiminë e tij".
<scripture passage="Ruth 4:6" parsed="|Ruth|4|6|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.6" />
<sup>6</sup> Ai që gëzonte të drejtën e shpengimit u përgjegj: "Unë nuk mund ta shpengoj për vete, sepse do të shkatërroj trashëgiminë time; shpengo ti atë që duhet të shpengoja unë, sepse unë nuk mund ta shpengoj".
<scripture passage="Ruth 4:7" parsed="|Ruth|4|7|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.7" />
<sup>7</sup> Ky ishte zakoni në kohërat e kaluara në Izrael lidhur me të drejtën e shpengimit dhe të ndryshimit të pronësisë: personi hiqte sandalen dhe ja jepte tjetrit; kjo ishte mënyra e dëshmisë në Izrael.
<scripture passage="Ruth 4:8" parsed="|Ruth|4|8|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.8" />
<sup>8</sup> Kështu ai që gëzonte të drejtën e shpengimit i tha Boazit: "Blije ti vetë", dhe hoqi sandalen.
<scripture passage="Ruth 4:9" parsed="|Ruth|4|9|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Boazi u tha pleqve dhe tërë popullit: "Ju sot jeni dëshmitarë që unë bleva sot në duart e Naomit të gjitha ato që ishin pronë e Elimelekut, të Kilionit dhe të Mahlonit.
<scripture passage="Ruth 4:10" parsed="|Ruth|4|10|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.10" />
<sup>10</sup> Gjithashtu bleva për grua Ruthin, Moabiten, bashkëshorten e Mahlonit, për ta ringjallur emrin e të ndjerit në trashëgiminë e tij, me qëllim që emri i të ndjerit të mos shuhet midis vëllezërve të tij  dhe në portën e qytetit të tij. Ju sot jeni  dëshmitarë të këtij fakti.
<scripture passage="Ruth 4:11" parsed="|Ruth|4|11|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.11" />
<sup>11</sup> Atëherë tërë populli që ndodhej te porta dhe pleqtë u përgjigjën: "Ne jemi dëshmitarë të kësaj ngjarjeje. Zoti e bëftë gruan që hyn në shtëpinë tënde si Rakelën dhe si Lean, dy gratë që ngritën shtëpinë  e Izraelit. Paç pushtet në Efrathah dhe  u bëfsh i famshëm në Betlem.
<scripture passage="Ruth 4:12" parsed="|Ruth|4|12|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.12" />
<sup>12</sup> Shtëpia jote u bëftë si shtëpia e Peretsit, që Tamara i lindi Judës, për shkak të pasardhësve që Zoti do të të japë nga kjo e re".
<scripture passage="Ruth 4:13" parsed="|Ruth|4|13|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.13" />
<sup>13</sup> Kështu Boazi e mori Ruthin, që u bë bashkëshortja e tij. Ai hyri tek ajo dhe Zoti i dha mundësinë të lindë, dhe ajo lindi një djalë.
<scripture passage="Ruth 4:14" parsed="|Ruth|4|14|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.14" />
<sup>14</sup> Atëherë gratë i thanë Naomit: "Bekuar qoftë Zoti, që sot nuk të la pa një shpëtimtar. Emri i tij u bëftë i famshëm në Izrael!
<scripture passage="Ruth 4:15" parsed="|Ruth|4|15|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.15" />
<sup>15</sup> Pastë mundësi ai të rimëkëmbë jetën tënde dhe u bëftë mbështetja e pleqërisë sate, sepse e ka lindur nusja jote që të do dhe që vlen për ty më tepër se shtatë bij".
<scripture passage="Ruth 4:16" parsed="|Ruth|4|16|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.16" />
<sup>16</sup> Pastaj Naomi e mori fëmijën, e vuri në gjirin e saj dhe u bë taja e saj.
<scripture passage="Ruth 4:17" parsed="|Ruth|4|17|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.17" />
<sup>17</sup> Fqinjët i vunë një emër dhe thonin: "I lindi një djalë Naomit!". E quajtën Obed. Ai qe ati i Isait, ati i Davidit.
<scripture passage="Ruth 4:18" parsed="|Ruth|4|18|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.18" />
<sup>18</sup> Ja pasardhësit e Peretsit: Peretsit i lindi Hetsroni;
<scripture passage="Ruth 4:19" parsed="|Ruth|4|19|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.19" />
<sup>19</sup> Hetsronit i lindi Rami; Ramit i lindi Aminadabi;
<scripture passage="Ruth 4:20" parsed="|Ruth|4|20|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.20" />
<sup>20</sup> Aminadabit i lindi Nahshoni; Nahshonit i lindi Salmoni;
<scripture passage="Ruth 4:21" parsed="|Ruth|4|21|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.21" />
<sup>21</sup> Salmonit i lindi Boazi; Boazit i lindi Obedi;
<scripture passage="Ruth 4:22" parsed="|Ruth|4|22|0|0" osisRef="Bible:Ruth.4.22" />
<sup>22</sup> Obedit i lindi Isai dhe Isait i lindi Davidi.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="1 Samuel" progress="24.40%" prev="Ruth.4" next="iSam.1" id="iSam">
<h2 id="iSam-p0.1">1 Samuel</h2>

<div3 title="1 Samuel 1" progress="24.40%" prev="iSam" next="iSam.2" id="iSam.1">
<h3 id="iSam.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iSam.1-p1">
<scripture passage="iSam 1:1" parsed="|1Sam|1|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.1" />
<sup>1</sup> Ishte një njeri nga Ramathaim-Tsofini, nga zona malore e Efraimit, që quhej Elkanah; ishte bir i Jerohamit, bir i Elihut, bir i Tohut dhe bir i Efraimitit Tsuf.
<scripture passage="iSam 1:2" parsed="|1Sam|1|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.2" />
<sup>2</sup> Ai kishte dy gra: e para quhej Ana dhe tjetra Penina. Penina kishte fëmijë, kurse Ana nuk kishte.
<scripture passage="iSam 1:3" parsed="|1Sam|1|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.3" />
<sup>3</sup> Çdo vit ky njeri nisej nga qyteti i tij për të adhuruar dhe për t'i ofruar flijime Zotit të ushtërive në Shiloh, ku gjendeshin dy bijtë e Efraimit, Hofni dhe Finehasi, priftërinj të Zotit.
<scripture passage="iSam 1:4" parsed="|1Sam|1|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.4" />
<sup>4</sup> Kur i vinte dita Elkanahut të ofronte flijimin, ai kishte zakon t'u jepte pjesën që u takonte gruas së tij Penina dhe pjesët gjithë bijve dhe bijave të tij;
<scripture passage="iSam 1:5" parsed="|1Sam|1|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.5" />
<sup>5</sup> por Anës i jepte një pjesë të dyfishtë, sepse e donte Anën, megjithëse Zoti ia kishte mbyllur barkun.
<scripture passage="iSam 1:6" parsed="|1Sam|1|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.6" />
<sup>6</sup> Por shemra e saj e ngacmonte vazhdimisht për ta zëmëruar, sepse Zoti ia kishte mbyllur barkun.
<scripture passage="iSam 1:7" parsed="|1Sam|1|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.7" />
<sup>7</sup> Kështu ndodhte çdo vit; sa herë që Ana ngjitej në shtëpinë e Zotit, Penina e ngacmonte; prandaj ajo qante dhe nuk hante më.
<scripture passage="iSam 1:8" parsed="|1Sam|1|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.8" />
<sup>8</sup> Atëherë burri i saj Elkanahu i tha: "Ana, pse qan? Pse nuk ha? Pse është trishtuar zemra jote? A nuk jam unë për ty më i mirë se dhjetë fëmijë?".
<scripture passage="iSam 1:9" parsed="|1Sam|1|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.9" />
<sup>9</sup> Pasi hëngrën dhe pinë në Shiloh, Ana u ngrit. Prifti Eli ishte ulur mbi ndenjësen që ndodhet në hyrje të tabernakullit të Zotit.
<scripture passage="iSam 1:10" parsed="|1Sam|1|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.10" />
<sup>10</sup> Në trishtimin e shpirtit të saj i lutej Zotit duke qarë me dënesë.
<scripture passage="iSam 1:11" parsed="|1Sam|1|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.11" />
<sup>11</sup> Pastaj lidhi një kusht, duke thënë: "O Zot i ushtrive, në se vërtetë interesohesh për fatkeqësinë që i ka rënë shërbëtores sate, në se ti më mban mend mua dhe nuk e harron shërbëtoren tënde, por dëshiron  t'i japësh shërbëtores sate një fëmijë  mashkull, unë do t'ja jap Zotit për të gjitha ditët e jetës së tij dhe brisku nuk ka për të kaluar mbi kokën e tij".
<scripture passage="iSam 1:12" parsed="|1Sam|1|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.12" />
<sup>12</sup> Ndërsa ajo e zgjaste lutjen e saj përpara Zotit, Eli shikonte me kujdes gojën e saj.
<scripture passage="iSam 1:13" parsed="|1Sam|1|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.13" />
<sup>13</sup> Ana fliste në zemër të saj; vetëm buzët i lëviznin, por zëri saj nuk dëgjohej; pikërisht për këtë Eli mendonte që ishte e dehur.
<scripture passage="iSam 1:14" parsed="|1Sam|1|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.14" />
<sup>14</sup> Kështu Eli i tha: "Deri kur do të jesh e dehur? Të daltë pija!".
<scripture passage="iSam 1:15" parsed="|1Sam|1|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.15" />
<sup>15</sup> Por Ana u përgjegj dhe tha: "Jo, imzot, unë jam një grua e vrarë në frym dhe nuk kam pirë as verë, as pije të tjera dehëse, por isha duke hapur zemrën time para Zotit.
<scripture passage="iSam 1:16" parsed="|1Sam|1|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.16" />
<sup>16</sup> Mos mendo se shërbëtorja jote është një grua e çoroditur, sepse ka qënë dhëmbja dhe hidhërimi i pamasë që më shtynë të flas deri tani".
<scripture passage="iSam 1:17" parsed="|1Sam|1|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Eli iu përgjegj: "Shko në paqe dhe Perëndia i Izraelit të dhëntë atë që i kërkove".
<scripture passage="iSam 1:18" parsed="|1Sam|1|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.18" />
<sup>18</sup> Ajo u përgjegj: "Shërbëtorja jote pastë gjetur hirin në sytë e tu". Kështu gruaja iku në rrugën e saj, nisi të ushqehet dhe pamja e saj nuk ishte më e trishtuar.
<scripture passage="iSam 1:19" parsed="|1Sam|1|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.19" />
<sup>19</sup> Ata u ngritën herët në mëngjes dhe ranë përmbys përpara Zotit; pastaj u nisën dhe u kthyen në shtëpinë e tyre në Ramah. Elkanahu njohu Anën, bashkëshorten e tij, dhe Zoti u kujtua për të.
<scripture passage="iSam 1:20" parsed="|1Sam|1|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.20" />
<sup>20</sup> Në kohën e caktuar, Ana mbeti me barrë dhe lindi një djalë të cilit ia vunë emrin Samuel, duke thënë: "Sepse ia kërkova Zotit".
<scripture passage="iSam 1:21" parsed="|1Sam|1|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.21" />
<sup>21</sup> Atëherë burri i saj Elkanahu u ngjit me gjithë familjen e tij për t'i ofruar Zotit flijimin vjetor dhe për të plotësuar kushtin e lidhur.
<scripture passage="iSam 1:22" parsed="|1Sam|1|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.22" />
<sup>22</sup> Por Ana nuk u ngjit, sepse i tha burrit të saj: "Unë nuk do të ngjitem deri sa fëmija të jetë zvjerdhur; atëherë do ta çoj me qëllim që ta paraqes para Zotit dhe të mbetet pranë tij për gjithnjë".
<scripture passage="iSam 1:23" parsed="|1Sam|1|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.23" />
<sup>23</sup> Burri i saj, Elkanahu, iu përgjegj: "Bëj si të të duket më mirë; qëndro deri sa të të jetë zvjerdhur, mjaft që Zoti ta mbajë fjalën!". Kështu gruaja mbeti në shtëpi dhe i dha gji birit të saj deri sa ky u zvordh.
<scripture passage="iSam 1:24" parsed="|1Sam|1|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.24" />
<sup>24</sup> Mbasi e zvordhi e mori me vete, bashkë me tri dema të vegjël, një efë mielli dhe një calik verë; dhe i çoi në shtëpinë e Zotit në Shiloh. Djali ishte akoma shumë i vogël.
<scripture passage="iSam 1:25" parsed="|1Sam|1|25|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.25" />
<sup>25</sup> Pastaj ata flijuan një dem dhe ia çuan djalin Elit.
<scripture passage="iSam 1:26" parsed="|1Sam|1|26|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.26" />
<sup>26</sup> Ana i tha: "Imzot! Ashtu siç është e vërtetë që jeton shpirti yt, o imzot, unë jam ajo grua që rrinte këtu, afër teje, dhe i lutej Zotit.
<scripture passage="iSam 1:27" parsed="|1Sam|1|27|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.27" />
<sup>27</sup> Jam lutur për të pasur këtë djalë, dhe Zoti më dha atë që i kisha kërkuar.
<scripture passage="iSam 1:28" parsed="|1Sam|1|28|0|0" osisRef="Bible:1Sam.1.28" />
<sup>28</sup> Prandaj edhe unë ia fal Zotit; deri sa të rrojë, ai do t'i kushtohet Zotit". Dhe aty ranë përmbys para Zotit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 2" progress="24.49%" prev="iSam.1" next="iSam.3" id="iSam.2">
<h3 id="iSam.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="iSam.2-p1">
<scripture passage="iSam 2:1" parsed="|1Sam|2|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Ana u lut dhe tha: "Zemra ime ngazëllohet në Zotin, forca ime ngrihet tek i Zoti; goja ime hapet kundër armiqve të mi, sepse gëzohem nga shpëtimi yt.
<scripture passage="iSam 2:2" parsed="|1Sam|2|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.2" />
<sup>2</sup> Nuk ka asnjë të shenjtë si Zoti, sepse nuk ka asnjë tjetër vëç teje, nuk ka asnjë shkëmb si Perëndia ynë.
<scripture passage="iSam 2:3" parsed="|1Sam|2|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.3" />
<sup>3</sup> Mos vazhdoni të flisni me aq mburrje; të mos dalin fjalë arrogante nga goja juaj, sepse Zoti është Perëndia i njohjes dhe ai i peshon veprimet.
<scripture passage="iSam 2:4" parsed="|1Sam|2|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.4" />
<sup>4</sup> Dhe harqet e të fuqishmëve thyhen, ndërsa të dobëtit janë pajisur me forcë.
<scripture passage="iSam 2:5" parsed="|1Sam|2|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.5" />
<sup>5</sup> Ata që ishin të ngopur shkojnë si punëtorë ditorë për një copë bukë, ndërsa ata që ishin të uritur nuk vuajnë më nga uria. Madje edhe ajo që ishte shterpë, ka pjellë shtatë herë, ndërsa ajo që ka shumë fëmijë është dobësuar.
<scripture passage="iSam 2:6" parsed="|1Sam|2|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.6" />
<sup>6</sup> Zoti të bën të vdesësh dhe të bën të jetosh; të zbret në Sheol dhe të ngjit që andej.
<scripture passage="iSam 2:7" parsed="|1Sam|2|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.7" />
<sup>7</sup> Zoti të varfëron dhe të pasuron, ai të poshtëron dhe ai të lartëson.
<scripture passage="iSam 2:8" parsed="|1Sam|2|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.8" />
<sup>8</sup> Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe e heq të varfërin nga plehrat, në mënyrë që të ulet me princat dhe të trashëgojnë një fron lavdie; sepse shtyllat e dheut i përkasin Zotit, dhe mbi to ai ka mbështetur botën.
<scripture passage="iSam 2:9" parsed="|1Sam|2|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.9" />
<sup>9</sup> Ai ruan rrugën që bëjnë shenjtorët e tij, por të pafetë do të vdesin në errësirë, sepse njeriu nuk do të mbizotërojë me anë të forcës.
<scripture passage="iSam 2:10" parsed="|1Sam|2|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.10" />
<sup>10</sup> Kundërshtarët e Zotit do të copëtohen; ai do të gjëmojë kundër tyre nga qielli. Zoti do të gjykojë popujt deri në skajet e tokës, do t'i japë forcë mbretit të tij dhe do ta lartojë forcën e të vajosurit të tij".
<scripture passage="iSam 2:11" parsed="|1Sam|2|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Elkanahu u kthye në shtëpinë e tij në Ramah, dhe fëmija qendroi që t'i shërbejë Zotit në prani të priftit Eli.
<scripture passage="iSam 2:12" parsed="|1Sam|2|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.12" />
<sup>12</sup> Bijtë e Elit ishin njerëz të këqij; nuk e njihnin Zotin.
<scripture passage="iSam 2:13" parsed="|1Sam|2|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.13" />
<sup>13</sup> Dhe ja si silleshin këta priftërinj me popullin; kur dikush ofronte një flijim, shërbëtori i priftit vinte, kur mishi ziente, me një pirun me tri maja në dorë,
<scripture passage="iSam 2:14" parsed="|1Sam|2|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.14" />
<sup>14</sup> dhe e fuste në tenxhere, në kazan apo në kusi, dhe tërë atë që piruni i madh tërhiqte sipër prifti e mbante për vete. Kështu vepronin me tërë Izraelitët që shkonin në Shiloh.
<scripture passage="iSam 2:15" parsed="|1Sam|2|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.15" />
<sup>15</sup> Edhe para se të digjnin dhjamin, shërbëtori i priftit vinte dhe i thoshte atij që bënte flijimin: "Më jep mish për ta pjekur për priftin, sepse ai nuk do të pranojë prej teje mish të pjekur, por mish të gjallë".
<scripture passage="iSam 2:16" parsed="|1Sam|2|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.16" />
<sup>16</sup> Dhe në qoftë se njeriu i thoshte: "Më parë të tymoset dhjami, pastaj të marrësh sa të duash", ai përgjigjej: "Jo, duhet të ma japësh tani; përndryshe do ta marr me forcë".
<scripture passage="iSam 2:17" parsed="|1Sam|2|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.17" />
<sup>17</sup> Prandaj mëkati i dy të rinjve ishte shumë i madh përpara Zotit, sepse ata përçmonin ofertat që i bëheshin Zotit.
<scripture passage="iSam 2:18" parsed="|1Sam|2|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.18" />
<sup>18</sup> Por Samueli kryente shërbimin para Zotit, megjithëse akoma fëmijë, dhe ishte mbështjellë me një efod prej liri.
<scripture passage="iSam 2:19" parsed="|1Sam|2|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.19" />
<sup>19</sup> E ëma i përgatiste një veshje të vogël dhe ia çonte çdo vit kur ngjitej me burrin e saj për të ofruar flijimin vjetor.
<scripture passage="iSam 2:20" parsed="|1Sam|2|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Eli bekonte Elkanahun dhe bashkëshorten e tij, duke thënë: "Zoti të dhëntë fëmijë të tjerë nga kjo grua, me kërkesën që ajo i ka bërë Zotit!". Pastaj ata ktheheshin në shtëpinë e tyre.
<scripture passage="iSam 2:21" parsed="|1Sam|2|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.21" />
<sup>21</sup> Kështu Zoti vizitoi Anën, dhe kjo mbeti me barrë dhe lindi tre djem dhe dy vajza. Ndërkaq djali Samuel po rritej pranë Zotit.
<scripture passage="iSam 2:22" parsed="|1Sam|2|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.22" />
<sup>22</sup> Por Eli ishte shumë plak dhe dëgjoi të gjitha ato që bijtë e tij i bënin gjithë Izraelit dhe si ata binin në shtrat me gratë që kryenin shërbimin në hyrje të çadrës së mbledhjes;
<scripture passage="iSam 2:23" parsed="|1Sam|2|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.23" />
<sup>23</sup> dhe u tha atyre: "Pse bëni gjëra të tilla? Sepse dëgjoj nga tërë populli për veprimet tuaja të këqija.
<scripture passage="iSam 2:24" parsed="|1Sam|2|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.24" />
<sup>24</sup> Mos, bijtë e mi, sepse zërat që dëgjoj për ju nuk janë aspak të mira; ju e shtyni popullin e Zotit të mëkatojë.
<scripture passage="iSam 2:25" parsed="|1Sam|2|25|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.25" />
<sup>25</sup> Në rast se një njeri mëkaton kundër një njeriu tjetër, Perëndia e gjykon, por në rast se një njeri mëkaton kundër Zotit, kush do të ndërhyjë për të?". Por ata nuk e dëgjuan zërin e atit të tyre, sepse Zoti dëshironte të vdisnin.
<scripture passage="iSam 2:26" parsed="|1Sam|2|26|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.26" />
<sup>26</sup> Ndërkaq fëmija Samuel po rritej në shtat dhe në mirëdashjen e Zotit dhe të njerëzve.
<scripture passage="iSam 2:27" parsed="|1Sam|2|27|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.27" />
<sup>27</sup> Një njeri i Perëndisë erdhi tek Eli dhe i tha: "Kështu flet Zoti: A nuk u shfaqa në shtëpinë e atit tënd, kur në Egjipt ata ishin skllevër të shtëpisë së Faraonit?
<scripture passage="iSam 2:28" parsed="|1Sam|2|28|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.28" />
<sup>28</sup> Nuk e kam zgjedhur unë midis gjithë fiseve të Izraelit, që të jetë prifti im, të ngjitet te altari im, të djegë temjanin dhe të veshë efodin para meje? Dhe a nuk kam qenë unë ai që i dha shtëpisë  së atit tënd tërë flijimet e djegura të bijve  të Izraelit të bëra me zjarr?
<scripture passage="iSam 2:29" parsed="|1Sam|2|29|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.29" />
<sup>29</sup> Pse pra i përçmoni flijimet dhe blatimet e mia që kam urdhëruar të bëhen në banesën time, dhe pse nderoni më tepër fëmijët tuaj se mua, duke u trashur me pjesën më të mirë të blatimeve të Izraelit, të popullit tim?
<scripture passage="iSam 2:30" parsed="|1Sam|2|30|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.30" />
<sup>30</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Unë kisha shpallur që shtëpia jote dhe shtëpia e atit tënd do të kishin ecur gjithnjë para meje, por tani Zoti thotë: Qoftë larg meje kjo gjë; sepse  unë nderoj ata që më nderojnë, por ata që më  përçmojnë do të përçmohen gjithashtu nga ana ime.
<scripture passage="iSam 2:31" parsed="|1Sam|2|31|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.31" />
<sup>31</sup> Ja, po vijnë ditët kur unë do të shkatërroj forcën tënde dhe forcën e shtëpisë së atit tënd në mënyrë që të mos ketë më asnjë plak në shtëpinë tënde.
<scripture passage="iSam 2:32" parsed="|1Sam|2|32|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.32" />
<sup>32</sup> Dhe ke për të parë mjerimin e banesës sime, ndonëse dhe Perëndia i ka bërë aq të mira Izraelit, nuk do të ketë kurrë më asnjë plak në shtëpinë tënde.
<scripture passage="iSam 2:33" parsed="|1Sam|2|33|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.33" />
<sup>33</sup> Por ai nga të tutë që nuk kam për të hequr nga altari im do të konsumojë sytë e tu dhe do ta mbushë me trishtim zemrën tënde; dhe tërë pasardhësit e shtëpisë sate do të vdesin në lulen e rinisë.
<scripture passage="iSam 2:34" parsed="|1Sam|2|34|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.34" />
<sup>34</sup> Do të të shërbejë si shenjë ajo që ka për t'u ndodhur dy bijve të tu, Hofnit dhe Finehasit; që të dy do të vdesin në të njëjtën ditë.
<scripture passage="iSam 2:35" parsed="|1Sam|2|35|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.35" />
<sup>35</sup> Por unë do të zgjedh për vete një prift besnik, që ka për të vepruar simbas asaj që ndjej në zemrën dhe në shpirtin tim; unë do t'i ndërtoj një shtëpi të qendrueshme, dhe ai ka për të ecur gjithmonë para të vajosurit tim.
<scripture passage="iSam 2:36" parsed="|1Sam|2|36|0|0" osisRef="Bible:1Sam.2.36" />
<sup>36</sup> Dhe kushdo që ka për të mbetur në shtëpinë tënde do të vijë të përulet para tij për një monedhë argjendi dhe një copë buke, dhe do të thotë: "Më prano, të lutem, në një nga detyrat priftërore, që të mund të ha një copë bukë"".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 3" progress="24.63%" prev="iSam.2" next="iSam.4" id="iSam.3">
<h3 id="iSam.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="iSam.3-p1">
<scripture passage="iSam 3:1" parsed="|1Sam|3|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.1" />
<sup>1</sup> Samueli i ri i shërbente Zotit në prani të Eliut. Fjala e Zotit ishte e rrallë në ato ditë, dhe nuk kishte ndonjë zbulesë të gjerë.
<scripture passage="iSam 3:2" parsed="|1Sam|3|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.2" />
<sup>2</sup> Në atë kohë Eli rrinte shtrirë në vendin e tij të zakonshëm (tani shikimi i tij kishte filluar të errësohej dhe ai nuk mund të shikonte).
<scripture passage="iSam 3:3" parsed="|1Sam|3|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.3" />
<sup>3</sup> Llampa e Perëndis nuk ishte shuar akoma dhe Samueli ishte shtrirë në tabernakullin e Zotit, ku gjendej edhe arka e Perëndisë.
<scripture passage="iSam 3:4" parsed="|1Sam|3|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Zoti thirri Samuelin që u përgjegj: "Ja ku jam!".
<scripture passage="iSam 3:5" parsed="|1Sam|3|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.5" />
<sup>5</sup> Pastaj vrapoi tek Eli dhe i tha: "Ja ku jam, se ti më thirre". Ai u përgjegj: "Unë nuk të kam thirrur, shko të flesh". Kështu ai vajti të flerë.
<scripture passage="iSam 3:6" parsed="|1Sam|3|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.6" />
<sup>6</sup> Zoti e thirri përsëri Samuelin. Dhe Samueli u ngrit, shkoi tek Eli dhe i tha: "Ja ku jam, se ti më thirre". Por ai u përgjegj: "Biri im, unë nuk të kam thirrur; shko të flesh".
<scripture passage="iSam 3:7" parsed="|1Sam|3|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.7" />
<sup>7</sup> (Por Samueli nuk e njihte akoma Zotin, dhe fjala e tij nuk i ishte shfaqur akoma).
<scripture passage="iSam 3:8" parsed="|1Sam|3|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.8" />
<sup>8</sup> Zoti e thirri përsëri për të tretën herë Samuelin. Kështu ai u ngrit, shkoi tek Eli dhe i tha: "Ja ku jam, se ti më thirre". Atëherë Eli kuptoi që Zoti e thërriste të riun.
<scripture passage="iSam 3:9" parsed="|1Sam|3|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.9" />
<sup>9</sup> Prandaj Eli i tha Samuelit: "Shko e bjer dhe, në qoftë se të thërret prapë, do të thuash: "Folë, o Zot, sepse shërbëtori yt të dëgjon"". Kështu Samueli vajti të shtrihet në vendin e tij.
<scripture passage="iSam 3:10" parsed="|1Sam|3|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Zoti erdhi, u vendos aty afër dhe thirri si herët e tjera: "Samuel, Samuel!". Samueli u përgjegj: "Folë, sepse shërbëtori yt të dëgjon".
<scripture passage="iSam 3:11" parsed="|1Sam|3|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Zoti i tha Samuelit: "Ja, jam duke bërë në Izrael një gjë që do të shungullojë veshët e kujtdo që ka për ta dëgjuar.
<scripture passage="iSam 3:12" parsed="|1Sam|3|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.12" />
<sup>12</sup> Atë ditë unë do të kryej kundër Eliut të gjitha ato që thashë lidhur me shtëpinë e tij, nga fillimi deri në fund.
<scripture passage="iSam 3:13" parsed="|1Sam|3|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.13" />
<sup>13</sup> Po i deklaroj që jam bërë gati të ndëshkoj shtëpinë e tij për gjithnjë, për shkak të paudhësisë që e karakterizon, sepse bijtë e tij janë bërë të neveritshëm dhe ai nuk i ka frenuar.
<scripture passage="iSam 3:14" parsed="|1Sam|3|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.14" />
<sup>14</sup> Prandaj unë i betohem shtëpisë së Elit që paudhësia e shtëpisë së Elit nuk do të shlyhet kurrë me flijime dhe me blatime".
<scripture passage="iSam 3:15" parsed="|1Sam|3|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.15" />
<sup>15</sup> Samueli mbeti i shtrirë deri në mëngjes, pastaj hapi dyert e shtëpisë së Zotit. Ai kishte frikë t'i tregonte Elit vegimin e tij.
<scripture passage="iSam 3:16" parsed="|1Sam|3|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.16" />
<sup>16</sup> Por Eli thirri Samuelin, duke thënë: "Samuel, biri im!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".
<scripture passage="iSam 3:17" parsed="|1Sam|3|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.17" />
<sup>17</sup> Ai tha: "Çfarë të tha? Të lutem, mos më fshih asgjë. Perëndia veproftë ashtu me ty, madje edhe më keq, në rast se ti më fsheh diçka nga të gjitha ato që të tha".
<scripture passage="iSam 3:18" parsed="|1Sam|3|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.18" />
<sup>18</sup> Samueli ia tregoi atëherë të gjitha, pa i fshehur asgjë. Dhe Eli tha: "Ai është Zoti; le të bëjë atë që i pëlqen atij".
<scripture passage="iSam 3:19" parsed="|1Sam|3|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.19" />
<sup>19</sup> Ndërkaq Samueli rritej; dhe Zoti ishte me të dhe nuk la të shkonin kot asnjë nga fjalët e tij.
<scripture passage="iSam 3:20" parsed="|1Sam|3|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.20" />
<sup>20</sup> Tërë Izraeli, nga Dani deri tek Beer-Sheba, mësoi që Samueli ishte bërë profet i Zotit.
<scripture passage="iSam 3:21" parsed="|1Sam|3|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.3.21" />
<sup>21</sup> Zoti vazhdonte t'i shfaqej në Shiloh, sepse në Shiloh Zoti i shfaqej Samuelit me anë të fjalës së vet.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 4" progress="24.70%" prev="iSam.3" next="iSam.5" id="iSam.4">
<h3 id="iSam.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="iSam.4-p1">
<scripture passage="iSam 4:1" parsed="|1Sam|4|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Samuelit i drejtohej tërë Izraelit. Izraeli doli të luftojë kundër Filistejve dhe ngriti kampin e tij pranë Eben-Ezerit, ndërsa Filistejtë u vendosën pranë Afekut.
<scripture passage="iSam 4:2" parsed="|1Sam|4|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.2" />
<sup>2</sup> Pastaj Filistejtë u renditën për betejë kundër Izraelit; filloi një betejë e madhe, por Izraeli u mund nga Filistejtë, të cilët vranë në fushën e betejës rreth katër mijë veta.
<scripture passage="iSam 4:3" parsed="|1Sam|4|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.3" />
<sup>3</sup> Kur populli u kthye në kamp, pleqtë e Izraelit thanë: "Pse Zoti na mundi sot përpara Filistejve? Të shkojmë të marrim në Shiloh arkën e besëlidhjes së Zotit, në mënyrë që të ndodhet në mes nesh dhe të na shpëtojë nga duart e armiqve tanë!".
<scripture passage="iSam 4:4" parsed="|1Sam|4|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.4" />
<sup>4</sup> Kështu populli dërgoi në Shiloh njerëz që të merrnin që andej arkën e besëlidhjes së Zotit të ushtërive, që ulët midis kerubinëve; dhe dy bijtër e Elit, Hofni dhe Finehasi, ishin aty me arkën e besëlidhjes së Perëndisë.
<scripture passage="iSam 4:5" parsed="|1Sam|4|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.5" />
<sup>5</sup> Kur arka e besëlidhjes së Zotit hyri në kamp, i gjithë Izraeli shpërtheu në një britmë gëzimi aq të fuqishme sa vetë toka e drodh.
<scripture passage="iSam 4:6" parsed="|1Sam|4|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.6" />
<sup>6</sup> Filistejtë, duke dëgjuar buçimën e asaj britme, thanë: "Çfarë kuptimi ka buçima e kësaj britme të madhe në kampin e Hebrenjve?". Pastaj mësuan që arka e Zotit kishte arritur në kamp.
<scripture passage="iSam 4:7" parsed="|1Sam|4|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.7" />
<sup>7</sup> Kështu Filistejtë u trembën, sepse thonin: "Perëndia erdhi në kamp". Dhe thirrën: "Mjerë ne! Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.
<scripture passage="iSam 4:8" parsed="|1Sam|4|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.8" />
<sup>8</sup> Mjerë ne! Kush do të na shpëtojë nga duart e këtyre perëndive të fuqishme? Këto janë perënditë që i goditën Egjiptasit me lloj lloj plagësh në shkretëtirë.
<scripture passage="iSam 4:9" parsed="|1Sam|4|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.9" />
<sup>9</sup> Qëndroni të fortë dhe silluni si burra, o Filistej, që të mos bëheni skllevër të Hebrenjve, ashtu si ata qenë skllevërit tuaj. Silluni si burra dhe luftoni!".
<scripture passage="iSam 4:10" parsed="|1Sam|4|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.10" />
<sup>10</sup> Kështu Filistejtë luftuan dhe Izraeli u mund; dhe gjithkush vrapoi te çadra e vet. Masakra qe me të vërtetë e madhe; Izraeli humbi tridhjetë mijë këmbësorë.
<scripture passage="iSam 4:11" parsed="|1Sam|4|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.11" />
<sup>11</sup> Edhe arka e Perëndisë u morr dhe dy djemtë e Elit, Hofni dhe Finehasi, vdiqën.
<scripture passage="iSam 4:12" parsed="|1Sam|4|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.12" />
<sup>12</sup> Një njeri i Beniaminit vrapoi nga fusha e betejës dhe arriti po atë ditë në Shiloh, me rroba të grisura dhe kokën të mbuluar me dhe.
<scripture passage="iSam 4:13" parsed="|1Sam|4|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.13" />
<sup>13</sup> Kur arriti, ja, Eli ishte ulur mbi ndenjësen e tij në anë të rrugës, duke shikuar, sepse zemra e tij dridhej për arkën e Perëndisë. Sapo ai njeri hyri në qytet dhe njoftoi për atë që kishte ndodhur, një britmë u ngrit nga tërë qyteti.
<scripture passage="iSam 4:14" parsed="|1Sam|4|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.14" />
<sup>14</sup> Kur dëgjoi zhurmën e britmave, Eli tha: "Ç'kuptim ka zhurma e kësaj rrëmuje?". Pastaj ai njeri erdhi me të shpejtë për t'i treguar Elit atë që kishte ndodhur.
<scripture passage="iSam 4:15" parsed="|1Sam|4|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.15" />
<sup>15</sup> Eli ishte nëntëdhjetë e tetë vjeç; shikimi i tij qe errësuar aq sa që ai nuk shikonte më.
<scripture passage="iSam 4:16" parsed="|1Sam|4|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.16" />
<sup>16</sup> Njeriu i tha Elit: "Jam ai që ka ardhur nga fusha e betejës. Sot kam ikur me vrap nga fusha e betejës". Eli tha: "Si vajtën punët, biri im?".
<scripture passage="iSam 4:17" parsed="|1Sam|4|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.17" />
<sup>17</sup> Atëherë lajmëtari u përgjegj dhe tha: "Iezraeli ia mbathi përpara Filistejve dhe u bë një masakër e madhe në popull; edhe dy djemtë e tu, Hofni dhe Finehasi, vdiqën, dhe arka e Perëndisë u morr".
<scripture passage="iSam 4:18" parsed="|1Sam|4|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.18" />
<sup>18</sup> Sa u zu në gojë arka e Perëndisë, Eli ra nga ndenjësja prapa, përbri derës, theu qafën dhe vdiq, sepse ishte plak dhe i rënduar. Qe gjyqtar i Izraelit dyzet vjet me radhë.
<scripture passage="iSam 4:19" parsed="|1Sam|4|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.19" />
<sup>19</sup> E reja e tij, gruaja e Finehasit, ishte me barrë dhe në prag të lindjes; kur dëgjoi lajmin që arka e Perëndisë ishte kapur dhe vjehrri i saj dhe i shoqi kishin vdekur, u kërrus dhe lindi, sepse e zunë dhimbjet.
<scripture passage="iSam 4:20" parsed="|1Sam|4|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.20" />
<sup>20</sup> Në çastin kur ishte duke vdekur, gratë që kujdeseshin për të i thanë: "Mos u tremb, sepse ke lindur një djalë". Por ajo nuk u përgjegj dhe nuk u kushtoi vëmëndje fjalëve të tyre,
<scripture passage="iSam 4:21" parsed="|1Sam|4|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.21" />
<sup>21</sup> por ia vuri emrin Ikabod fëmijës, duke thënë: "Lavdia u largua nga Izraeli", sepse arka e Perëndisë ishte marr për shkak të vjehrrit të saj dhe të burrit të saj.
<scripture passage="iSam 4:22" parsed="|1Sam|4|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.4.22" />
<sup>22</sup> Ajo tha: "Lavdia është larguar nga Izraeli, sepse arka e Perëndisë është marr".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 5" progress="24.79%" prev="iSam.4" next="iSam.6" id="iSam.5">
<h3 id="iSam.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="iSam.5-p1">
<scripture passage="iSam 5:1" parsed="|1Sam|5|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.5.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Filistejtë e morën arkën e Perëndisë dhe e mbartën nga Eben-Ezeriu në Ashdod;
<scripture passage="iSam 5:2" parsed="|1Sam|5|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.5.2" />
<sup>2</sup> pastaj Filistejtë e morën arkën e Perëndisë, e çuan në tempullin e Dagonit dhe e vendosën pranë Dagonit.
<scripture passage="iSam 5:3" parsed="|1Sam|5|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.5.3" />
<sup>3</sup> Të nesërmen banorët e Ashdodit u ngritën herët, por Dagoni qe rrëzuar me fytyrë për tokë përpara arkës së Zotit. Kështu e morën Dagonin dhe e vunë përsëri në vendin e tij.
<scripture passage="iSam 5:4" parsed="|1Sam|5|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.5.4" />
<sup>4</sup> Të nesërmen u ngritën herët, dhe ja Dagoni qe rrëzuar përsëri me fytyrën për tokë përpara arkës së Zotit, kurse koka e Dagonit dhe të dy pëllëmbët e duarve të tij u gjetën të prera mbi prag; nga Dagoni kishte mbetur vetëm trungu.
<scripture passage="iSam 5:5" parsed="|1Sam|5|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.5.5" />
<sup>5</sup> Prandaj, deri ditën e sotme, priftërinjtë e Dagonit dhe tërë ata që hyjnë në tempullin e Dagonit nuk vënë këmbë mbi pragun e Dagonit në Ashdod.
<scripture passage="iSam 5:6" parsed="|1Sam|5|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.5.6" />
<sup>6</sup> Pastaj dora e Zotit rëndoi mbi banorët e Ashdodit dhe i shkretoi, i goditi me hemoroide Ashdodin dhe territorin e tij.
<scripture passage="iSam 5:7" parsed="|1Sam|5|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.5.7" />
<sup>7</sup> Kur banorët e Ashdodit panë që punët shkonin në atë mënyrë, ata thanë: "Arka e Perëndisë të Izraelit nuk duhet të mbetet në mes nesh, sepse dora e tij ka qenë e rëndë me ne dhe me Dagonin, perëndinë tonë".
<scripture passage="iSam 5:8" parsed="|1Sam|5|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.5.8" />
<sup>8</sup> Kështu ata mblodhën pranë tyre tërë princat e Filistejve dhe thanë: "Çfarë duhet të bëjmë me arkën e Perëndisë të Izraelit?". Princat u përgjegjën: "Të mbartet arka e Perëndisë të Izraelit në Gatha".
<scripture passage="iSam 5:9" parsed="|1Sam|5|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.5.9" />
<sup>9</sup> Kështu arka e Perëndisë të Izraelit u mbart aty. Por mbas transportimit të saj, dora e Zotit u kthye kundër atij qyteti, duke i shkaktuar një lemeri të madhe; dhe Zoti i goditi njerëzit e qytetit,  të mëdhenj e të vegjël, me një epidemi hemoroidesh.
<scripture passage="iSam 5:10" parsed="|1Sam|5|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.5.10" />
<sup>10</sup> Atëherë arkën e Perëndisë e dërguan në Ekron. Por, sapo arka e Perëndisë arriti në Ekron, banorët e Ekronit protestuan duke thënë: "Kanë sjellë arkën e Perëndisë të Izraelit te ne, që të vdesim ne dhe populli ynë!".
<scripture passage="iSam 5:11" parsed="|1Sam|5|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.5.11" />
<sup>11</sup> Kështu mblodhën tërë pincat e Filistejve dhe u thanë: "Largojeni arkën e Perëndisë të Izraelit; ajo të kthehet në vendin e saj, që të mos shkaktojë vdekjen tonë dhe të popullit tonë!". Në fakt ishte  përhapur një lemeri vdekjeprurëse në të  gjithë qytetin, sepse dora e Perëndisë rëndonte shumë mbi të.
<scripture passage="iSam 5:12" parsed="|1Sam|5|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.5.12" />
<sup>12</sup> Ata që nuk vdisnin prekeshin nga hemoroidet, dhe britmat e qytetit ngjiteshin deri në qiell.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 6" progress="24.84%" prev="iSam.5" next="iSam.7" id="iSam.6">
<h3 id="iSam.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="iSam.6-p1">
<scripture passage="iSam 6:1" parsed="|1Sam|6|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.1" />
<sup>1</sup> Arka e Zotit mbeti shtatë muaj në vendin e Filistejve.
<scripture passage="iSam 6:2" parsed="|1Sam|6|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.2" />
<sup>2</sup> Pastaj Filistejtë mblodhën priftërinjtë dhe shortarët dhe thanë: "Ç'duhet të bëjmë me arkën e Zotit? Na trego mënyrën që duhet të përdorim për ta kthyer përsëri në vendin e saj".
<scripture passage="iSam 6:3" parsed="|1Sam|6|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.3" />
<sup>3</sup> Atëherë ata u përgjegjën: "Në qoftë se e ktheni arkën e Perëndisë së Izraelit, mos e ktheni bosh, por dërgoni me të të paktën një ofertë zhdëmtimi; atëherë do të shëroheni dhe do të mësoni pse dora e tij nuk ju ndahej".
<scripture passage="iSam 6:4" parsed="|1Sam|6|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.4" />
<sup>4</sup> Ata pyetën: "Çfarë oferte zhdëmtimi do t'i dërgojmë neve?". Ata u përgjegjën: "Pesë hemorroide ari dhe pesë minj ari simbas numrit të princave të Filistejve, sepse e njëjta plagë ka goditur ju dhe princat tuaj.
<scripture passage="iSam 6:5" parsed="|1Sam|6|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.5" />
<sup>5</sup> Bëni, pra, disa figura të hemorroideve dhe të minjve tuaj që shkatërrojnë vendin, dhe i thurrni lavdi Perëndisë së Izraelit; ndofta ai do ta zbusë dorën e tij mbi ju, mbi perënditë tuaj dhe mbi vendin tuaj.
<scripture passage="iSam 6:6" parsed="|1Sam|6|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.6" />
<sup>6</sup> Pse, vallë, e ngurtësoni zemrën tuaj ashtu si Egjiptasit dhe Faraoni ngurtësuan zemrën e tyre? Kur kreu gjëra të fuqishme midis tyre, nuk i lanë të shkojnë, dhe kështu ata mundën të shkojnë?
<scripture passage="iSam 6:7" parsed="|1Sam|6|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.7" />
<sup>7</sup> Bëni, pra, një qerre të re, pastaj merrni dy lopë qumështore mbi të cilat nuk është vënë kurrë zgjedha dhe i mbrihni lopët në qerre, por i çoni viçat e tyre në stallë larg tyre.
<scripture passage="iSam 6:8" parsed="|1Sam|6|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.8" />
<sup>8</sup> Pastaj merrni arkën e Zotit dhe vendoseni mbi qerre; dhe punimet prej ari që i çoni Zotit si ofertë zhdëmtimi i vini në një shportë pranë saj.
<scripture passage="iSam 6:9" parsed="|1Sam|6|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.9" />
<sup>9</sup> Dhe rrini e shikoni, në rast se ngjitet nëpër rrugën që të çon në territorin e tij, në Beth-Shemesh, është Zoti që na ka bërë këtë të keqe të madhe; ndryshe do të të mësojmë që nuk ka qenë dora e tij  që na ka goditur, por kjo ka ndodhur  rastësisht".
<scripture passage="iSam 6:10" parsed="|1Sam|6|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.10" />
<sup>10</sup> Ata, pra, vepruan kështu: morën dy lopë qumështore, i mbrehën në qerre dhe mbyllën viçat në stallë.
<scripture passage="iSam 6:11" parsed="|1Sam|6|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.11" />
<sup>11</sup> Pastaj vendosën mbi qerre arkën e Zotit dhe shportën me minjtë prej ari dhe figurat e hemorroideve.
<scripture passage="iSam 6:12" parsed="|1Sam|6|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.12" />
<sup>12</sup> Atëherë lopët u nisën pikërisht në drejtim të Beth-Shemeshit, duke ndjekur gjithnjë atë rrugë dhe duke pëllitur ndërsa po ecnin, pa u kthyer as djathtas, as majtas. Princat e Filistejve i ndoqën deri në kufirin e Beth-Shemeshit.
<scripture passage="iSam 6:13" parsed="|1Sam|6|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.13" />
<sup>13</sup> Banorët e Beth-Shemeshit ishin duke korrur grurin në luginë; duke ngritur sytë, panë arkën dhe u gëzuan qe e panë.
<scripture passage="iSam 6:14" parsed="|1Sam|6|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.14" />
<sup>14</sup> Qerrja, pasi arriti në kampin e Jozueut në Beth-Shemesh, u ndal aty. Aty kishte një gur të madh; kështu ata çanë lëndën e drurit të qerres dhe i ofruan lopët si olokauste të Zotit.
<scripture passage="iSam 6:15" parsed="|1Sam|6|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.15" />
<sup>15</sup> Levitët hoqën arkën e Zotit dhe shportën që i rrinte pranë dhe në të cilën gjendeshin sendet prej ari, dhe i vendosëm mbi një gur të madh. Po atë ditë njerëzit e Beth-Shemeshit ofruan dhe i bënë flijime Zotit.
<scripture passage="iSam 6:16" parsed="|1Sam|6|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.16" />
<sup>16</sup> Mbasi pesë princat e Filistejve panë këtë gjë, po atë ditë u kthyen në Ekron.
<scripture passage="iSam 6:17" parsed="|1Sam|6|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.17" />
<sup>17</sup> Këto janë hemorroidet prej ari që Filistejtë i dërguan Zotit si ofertë zhdëmtimi; një për Ashdodin, një për Gazën, një për Askalonin, një për Gathin, një për Ekronin;
<scripture passage="iSam 6:18" parsed="|1Sam|6|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.18" />
<sup>18</sup> dhe minjtë prej ari simbas numrit të të gjitha qyteteve të Filistejve që u përkisnin pesë princëve, nga qytetet e fortifikuara deri në fshatrat e fushës, deri në gurin e madh e mbi të cilin u vendos  arka e Zotit dhe që qëndron deri në ditën  e sotme në fushën e Jozueut, Bethshemitit.
<scripture passage="iSam 6:19" parsed="|1Sam|6|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.19" />
<sup>19</sup> Zoti goditi disa njerëz të Beth-Shemeshit, sepse kishin shikuar brenda arkës së Zotit; ai goditi shtatëdhjetë njerëz të popullit. Populli mbajti zi për ta, sepse Zoti e kishte prekur me një fatkeqësi të madhe.
<scripture passage="iSam 6:20" parsed="|1Sam|6|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.20" />
<sup>20</sup> Njerëzit e Beth-Shemeshit thanë: "Kush mund të rezistojë përpara Zotit, këtij Perëndie të shenjtë? Nga kush do të ngjitet arka, kur të niset nga ne?".
<scripture passage="iSam 6:21" parsed="|1Sam|6|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.6.21" />
<sup>21</sup> Kështu u dërguan lajmëtarë banorëve të Kiriath-Jearimit për t'u thënë: "Filistejtë e kanë kthyer arkën e Zotit; zbrisni dhe çojeni lart te ju".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 7" progress="24.93%" prev="iSam.6" next="iSam.8" id="iSam.7">
<h3 id="iSam.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="iSam.7-p1">
<scripture passage="iSam 7:1" parsed="|1Sam|7|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.1" />
<sup>1</sup> Atëherë njerëzit e Kiriath-Jearimit erdhën, e çuan lart arkën e Zotit dhe e vendosën në shtëpinë e Abinadadit në kodër, dhe shenjtëruan të birin Eleazarin që të ruante arkën e Zotit.
<scripture passage="iSam 7:2" parsed="|1Sam|7|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.2" />
<sup>2</sup> Shumë kohë kishte kaluar nga dita që arka ishte vendosur në Kiriath-Jearim; kishin kaluar njëzet vjet dhe tërë shtëpia e Izraelit i ankohej Zotit.
<scripture passage="iSam 7:3" parsed="|1Sam|7|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Samueli i foli tërë shtëpisë së Izraelit, duke thënë: "Në rast se ktheheni tek Zoti me gjithë zemër, hiqni nga gjiri juaj perënditë e huaja dhe Ashtarithin dhe mbani zemrën tuaj tek Zoti dhe
<scripture passage="iSam 7:4" parsed="|1Sam|7|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.4" />
<sup>4</sup> Kështu bijtë e Izraelit hoqën mënjanë Baalët dhe Ashtarothët dhe i shërbyen vetëm Zotit.
<scripture passage="iSam 7:5" parsed="|1Sam|7|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.5" />
<sup>5</sup> Pastaj Samueli tha: "Mblidhni tërë Izraelin në Mitspah dhe unë do t'i lutem Zotit për ju".
<scripture passage="iSam 7:6" parsed="|1Sam|7|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.6" />
<sup>6</sup> Kështu ata u mblodhën në Mitspah, morën ujë dhe e derdhën përpara Zotit; pastaj po atë ditë agjëruan dhe atje thanë: "Kemi mëkatuar kundër Zotit". Samueli i gjykoi bijtë e Izraelit në Mitspah.
<scripture passage="iSam 7:7" parsed="|1Sam|7|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.7" />
<sup>7</sup> Kur Filistejtë mësuan që bijtë e Izraelit ishin mbledhur në Mitspah, princat e Filistejve u nisën kundër Izraelit. Kur bijtë e Izraelit dëgjuan këtë patën frikë nga Filistejtë.
<scripture passage="iSam 7:8" parsed="|1Sam|7|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.8" />
<sup>8</sup> Atëherë bijtë e Izraelit i thanë Samuelit: "Mos e ndërpre klithmën tënde për neve tek Zoti, që ai të na shpëtojë nga duart e Filistejve".
<scripture passage="iSam 7:9" parsed="|1Sam|7|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.9" />
<sup>9</sup> Kështu Samueli mori një qengj pirës dhe e ofroi tërësisht si olokaust Zotit; Samueli i thirri Zotit për Izraelin dhe Zoti ia plotësoi kërkesën.
<scripture passage="iSam 7:10" parsed="|1Sam|7|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.10" />
<sup>10</sup> Ndërsa Samueli ofronte olokaustin, Filistejtë u afruan për të sulmuar Izraelin; por Zoti bubulloi me buçimë të madhe kundër Filistejve dhe i ngatërroi deri në atë pikë sa u mundën para Izraelit.
<scripture passage="iSam 7:11" parsed="|1Sam|7|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.11" />
<sup>11</sup> Njerëzit e Izraelit dolën nga Mitspahu, i ndoqën Filistejtë dhe i mundën deri poshtë Beth-Karit.
<scripture passage="iSam 7:12" parsed="|1Sam|7|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.12" />
<sup>12</sup> Atherë Samueli mori një gur e ngriti midis Mitspahut dhe Shenit dhe e quajti Eben-Ezer, duke thënë: "Deri këtu Zoti na ka ndihmuar".
<scripture passage="iSam 7:13" parsed="|1Sam|7|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.13" />
<sup>13</sup> Kështu Filistejtë u poshtëruan dhe nuk u kthyen më të shkelin territorin e Izraelit; dhe dora e Zotit u ngrit kundër Filistejve gjatë gjithë kohës së Samuelit.
<scripture passage="iSam 7:14" parsed="|1Sam|7|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.14" />
<sup>14</sup> Edhe qytetet që Filistejtë i kishin marrë Izraelit iu kthyen Izraelit, nga Ekroni deri në Gath. Izraeli çliroi territorin e tij nga duart e Filistejve. Dhe u vendos paqja midis Izraelit dhe Amorejve.
<scripture passage="iSam 7:15" parsed="|1Sam|7|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.15" />
<sup>15</sup> Samueli qe gjykatës i Izraelit gjatë gjithë jetës së tij.
<scripture passage="iSam 7:16" parsed="|1Sam|7|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.16" />
<sup>16</sup> Çdo vit ai i binte përqark Bethelit, Gilgalit dhe Mitspahut dhe ushtronte funksionin e gjyqtarit të Izraelit mbi tërë këto vende.
<scripture passage="iSam 7:17" parsed="|1Sam|7|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.7.17" />
<sup>17</sup> Pastaj kthehej në Ramah, sepse aty ishte shtëpia e tij. Aty e gjykonte Izraelin dhe po aty ngriti një altar për Zotin.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 8" progress="24.99%" prev="iSam.7" next="iSam.9" id="iSam.8">
<h3 id="iSam.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="iSam.8-p1">
<scripture passage="iSam 8:1" parsed="|1Sam|8|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.1" />
<sup>1</sup> Kur Samueli u plak emëroi bijtë e tij si gjyqtarë të Izraelit.
<scripture passage="iSam 8:2" parsed="|1Sam|8|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.2" />
<sup>2</sup> I parëlinduri i tij quhej Joel dhe i dyti Abiah; ata ushtronin funksionin e gjyqtarit në Beer-Sheba.
<scripture passage="iSam 8:3" parsed="|1Sam|8|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.3" />
<sup>3</sup> Por bijtë e tij nuk ndoqën shembëllin e tij, u larguan nga rruga e drejtë duke siguruar fitime të palejueshme, pranuan dhurata dhe e prishnin drejtësinë.
<scripture passage="iSam 8:4" parsed="|1Sam|8|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.4" />
<sup>4</sup> Atëherë tërë pleqtë e Izraelit u mblodhën, erdhën te Samueli në Ramah,
<scripture passage="iSam 8:5" parsed="|1Sam|8|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.5" />
<sup>5</sup> dhe i thanë: "Ja, ti tani je plakur dhe bijtë e tu nuk ndjekin gjurmët e tua; prandaj cakto mbi ne një mbret që të na qeverisë ashtu siç ndodh në të gjitha kombet".
<scripture passage="iSam 8:6" parsed="|1Sam|8|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.6" />
<sup>6</sup> Por kjo nuk i pëlqeu Samuelit, sepse ata kishin thënë: "Na jep një mbret që të na qeverisë". Prandaj Samueli iu lut Zotit.
<scripture passage="iSam 8:7" parsed="|1Sam|8|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.7" />
<sup>7</sup> Dhe Zoti i tha Samuelit: "Dëgjo zërin e popullit për të gjitha ato që të thotë, sepse ata nuk të kanë hedhur poshtë ty, por kanë hedhur poshtë mua, me qëllim që unë të mos mbretëroj mbi ta.
<scripture passage="iSam 8:8" parsed="|1Sam|8|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.8" />
<sup>8</sup> Sillen me ty, ashty siç kanë bërë gjithnjë nga dita që i nxora nga Egjipti e deri më sot: më kanë braktisur për t'u shërbyer perëndive të tjera.
<scripture passage="iSam 8:9" parsed="|1Sam|8|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.9" />
<sup>9</sup> Tani, pra, dëgjo kërkesën e tyre, por lajmëroi solemnisht dhe shpallju të drejtat e mbretit që do të sundojë mbi ta".
<scripture passage="iSam 8:10" parsed="|1Sam|8|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.10" />
<sup>10</sup> Kështu Samueli i tregoi tërë fjalët e Zotit drejtuar popullit që i kërkonte një mbret.
<scripture passage="iSam 8:11" parsed="|1Sam|8|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.11" />
<sup>11</sup> Dhe tha: "Këto do të jenë të drejtat e mbretit që do të mbretërojë mbi ju. Ai do t'i marrë bijtë tuaj dhe do t'i caktojë në qerret e tij, me qëllim që të bëhen kalorës të tij dhe të vrapojnë përpara qerreve;
<scripture passage="iSam 8:12" parsed="|1Sam|8|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.12" />
<sup>12</sup> për t'i bërë ata kapidanë të mijëshëve dhe të pesëdhjetëshëve, për t'i vënë ata t'i lërojnë arat, t'i korrin të lashtat, t'i prodhojnë armë lufte dhe vegla për qerret e tij.
<scripture passage="iSam 8:13" parsed="|1Sam|8|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.13" />
<sup>13</sup> Do të marrë bijat tuaja për t'i bërë parfumiere, gjellbërëse dhe furrtare.
<scripture passage="iSam 8:14" parsed="|1Sam|8|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.14" />
<sup>14</sup> Do të marrë arat tuaja, vreshtat dhe ullishtet tuaja; më të mirat që keni, për t'ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.
<scripture passage="iSam 8:15" parsed="|1Sam|8|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.15" />
<sup>15</sup> Do të marrë të dhjetën e farërave dhe të vreshtave tuaja për t'ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.
<scripture passage="iSam 8:16" parsed="|1Sam|8|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.16" />
<sup>16</sup> Do të marrë shërbëtorët, shërbëtoret, të rinjtë tuaj më të mirë dhe gomarët që keni për t'i përdorur në punimet e tij.
<scripture passage="iSam 8:17" parsed="|1Sam|8|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.17" />
<sup>17</sup> Do të marrë edhe të dhjetën e kopeve tuaja, dhe ju do të jeni skllevërit e tij.
<scripture passage="iSam 8:18" parsed="|1Sam|8|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.18" />
<sup>18</sup> Atë ditë ju do të ulërini për shkak të mbretit që keni për vete, por Zoti nuk do t'ju përgjigjet".
<scripture passage="iSam 8:19" parsed="|1Sam|8|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.19" />
<sup>19</sup> Me gjithatë populli nuk deshi t'i dëgjojë fjalët e Samuelit dhe tha: "Jo, do të kemi një mbret mbi ne.
<scripture passage="iSam 8:20" parsed="|1Sam|8|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.20" />
<sup>20</sup> Kështu do të jemi edhe ne si gjithë kombet; mbreti ynë do të na qeverisë, do të na dalë në krye dhe do të luftojë në betejat tona".
<scripture passage="iSam 8:21" parsed="|1Sam|8|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.21" />
<sup>21</sup> Samueli i dëgjoi tërë fjalët e popullit dhe ia tregoi Zotit.
<scripture passage="iSam 8:22" parsed="|1Sam|8|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.8.22" />
<sup>22</sup> Zoti i tha Samuelit: "Dëgjoje kërkesën e tyre dhe cakto një mbret mbi ta". Atëherë Samueli u tha njerëzve të Izraelit: "Secili të kthehet në qytetin e tij".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 9" progress="25.06%" prev="iSam.8" next="iSam.10" id="iSam.9">
<h3 id="iSam.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="iSam.9-p1">
<scripture passage="iSam 9:1" parsed="|1Sam|9|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.1" />
<sup>1</sup> Kishte një njeri të Beniaminit, që quhej Kish, ishte bir i Abielit, bir i Tserorit, bir i Bekorathit, bir i Afiahut, bir i një Beniaminiti, një njeri i fortë dhe trim.
<scripture passage="iSam 9:2" parsed="|1Sam|9|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.2" />
<sup>2</sup> Ai kishte një djalë të quajtur Saul, i ri dhe i bukur, ndër bijtë e Izraelit nuk kishte asnjë më të bukur se ai; që nga supet e lart, ai ua kalonte, për shtat, gjithë njerëzve të tjerë.
<scripture passage="iSam 9:3" parsed="|1Sam|9|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.3" />
<sup>3</sup> Gomarët e Kishit, atit të Saulit, kishin humbur; Kishi i tha të birit, Saulit: "merr me vete një nga shërbëtorët, çohu dhe shko të kërkosh gomarët".
<scripture passage="iSam 9:4" parsed="|1Sam|9|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.4" />
<sup>4</sup> Kështu ai kaloi nëpër krahinën malore të Efraimit dhe përshkoi vendin e Shalishas, pa i gjetur; pastaj kaloi nëpër vendin e Shaalimit, por nuk ishin as aty; përshkuan pastaj vendin e Beniaminitëve, por nuk i gjetën as aty.
<scripture passage="iSam 9:5" parsed="|1Sam|9|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.5" />
<sup>5</sup> Kur arritën në vendin e Tsufit, Sauli i tha shërbëtorit të tij që ishte me të: "Çohu, të kthehemi, që të mos ndodhë që im atë të heqë mendjen nga gomaret dhe të fillojë të shqetësohet për ne".
<scripture passage="iSam 9:6" parsed="|1Sam|9|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.6" />
<sup>6</sup> Shëbëtori i tha: "Ja, në këtë qytet jeton një njeri i Perëndisë, që e nderojnë shumë; tërë ato që ai thotë, realizohen pa tjetër. Tani le të shkojmë atje; ndofta do të na tregojë rrugën që duhet të ndjekim".
<scripture passage="iSam 9:7" parsed="|1Sam|9|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.7" />
<sup>7</sup> Sauli i tha shërbëtorit të tij: "Por ja, në qoftë se shkojmë, çfarë t'i çojmë njeriut të Perëndisë? Sepse buka e thasëve tanë ka mbaruar dhe nuk kemi asnjë dhuratë për t'i çuar njeriut të Perëndisë. Çfarë kemi me vete?".
<scripture passage="iSam 9:8" parsed="|1Sam|9|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.8" />
<sup>8</sup> Dhe shërbëtori iu përgjegj Saulit, duke thënë: "Ja, unë kam në dorë një çerek sikli prej argjendi; do t'ia jap njeriut të Perëndisë dhe ai do të na tregojë rrugën që duhet të ndjekim".
<scripture passage="iSam 9:9" parsed="|1Sam|9|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.9" />
<sup>9</sup> (Në të kaluarën në Izrael, kur dikush shkonte për t'u këshilluar me Perëndinë, thoshte: "Çohu të shkojmë te shikuesi", sepse profeti i sotëm në të kaluarën quhej shikues).
<scripture passage="iSam 9:10" parsed="|1Sam|9|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Sauli i tha shërbëtorit të tij: "Mirë e the. Çohu të shkojmë!". Dhe u drejtuan nga qyteti ku gjendej njeriu i Perëndisë.
<scripture passage="iSam 9:11" parsed="|1Sam|9|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.11" />
<sup>11</sup> Ndërsa merrnin të përpjetën që të çon në qytet, takuan rrugës dy vajza që kishin dalë për të mbushur ujë dhe i pyetën ato: "Këtu është shikuesi?".
<scripture passage="iSam 9:12" parsed="|1Sam|9|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.12" />
<sup>12</sup> Ato u përgjigjën duke thënë: "Po, ja ku është pak përpara jush, nxitoni. Sot erdhi në qytet, sepse sot populli duhet të bëjë një flijim në vendin e lartë.
<scripture passage="iSam 9:13" parsed="|1Sam|9|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.13" />
<sup>13</sup> Sa të hyni në qytet, do ta gjeni me siguri para se të ngjitet në vendin e lartë për të ngrënë. Populli nuk do të hajë deri sa ai të mbërrijë, sepse ai ka për të bekuar flijimin; pastaj të ftuarit  do të fillojnë të hanë. Prandaj ngjituni lart,  sepse tani do ta gjeni".
<scripture passage="iSam 9:14" parsed="|1Sam|9|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.14" />
<sup>14</sup> Kështu u ngjitën në qytet; ndërsa ata hynin në qytet, Samueli dilte në drejtim të tyre për t'u ngjitur në vendin e lartë.
<scripture passage="iSam 9:15" parsed="|1Sam|9|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.15" />
<sup>15</sup> Por një ditë para arritjes së Saulit, Zoti e kishte lajmëruar Samuelin duke thënë:
<scripture passage="iSam 9:16" parsed="|1Sam|9|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.16" />
<sup>16</sup> "Nesër në këtë orë do të dërgoj një njeri nga vendi i Beniaminit, dhe ti do ta vajosësh si udhëheqës të popullit tim të Izraelit. Ai do ta shpëtojë popullin tim nga duart e Filistejve, sepse pashë  mjerimin e popullit tim, sepse britmat e tij  arritën deri tek unë".
<scripture passage="iSam 9:17" parsed="|1Sam|9|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.17" />
<sup>17</sup> Kur Samueli pa Saulin, Zoti i tha: "Ky është njeriu për të cilin të fola; ai do të mbretërojë mbi popullin tim".
<scripture passage="iSam 9:18" parsed="|1Sam|9|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.18" />
<sup>18</sup> Pastaj Sauli iu afrua Samuelit në mes të portës dhe i tha: "Tregomë të lutem, ku është shtëpia e shikuesit".
<scripture passage="iSam 9:19" parsed="|1Sam|9|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.19" />
<sup>19</sup> Samueli iu përgjegj Saulit dhe i tha: "Jam unë shikuesi. Ngjitu para meje në kodër; sot do të hani me mua. Nesër në mëngjes do të lë të shkosh dhe do të të tregoj tërë ato që ke në zemër.
<scripture passage="iSam 9:20" parsed="|1Sam|9|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.20" />
<sup>20</sup> Përsa u përket gomarëve të tu që të kanë humbur tri ditë më parë, mos u mërzit se i kanë gjetur. E kujt i drejtohet gjithë dëshira e Izraelit, veçse ty dhe tërë shtëpisë së atit tënd?".
<scripture passage="iSam 9:21" parsed="|1Sam|9|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.21" />
<sup>21</sup> Sauli, duke u përgjegjur, tha: "A nuk jam unë një Beniaminit, një nga fiset më të vogla të Izraelit? Dhe familja ime a nuk është, vallë më e vogla e gjithë familjeve të fisit të Beniaminit? Pse më flet, pra, në këtë mënyrë?".
<scripture passage="iSam 9:22" parsed="|1Sam|9|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Samueli mori Saulin dhe shërbëtorin e tij, i futi në sallë dhe i uli në krye të tryezës të të ftuarve që ishin rreth tridhjetë e pesë veta.
<scripture passage="iSam 9:23" parsed="|1Sam|9|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.23" />
<sup>23</sup> Pastaj Samueli i tha gjellëbërësit: "Sill pjesën që të dhashë dhe për të cilën të thashë: "Vëre mënjanë"".
<scripture passage="iSam 9:24" parsed="|1Sam|9|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.24" />
<sup>24</sup> Gjellëbërësi mori atëherë kofshën dhe atë që i ngjitej asaj, dhe ia vuri përpara Saulit. Pastaj Samueli tha: "Ja, ajo që u mbajt rezervë, u vu mënjanë për ty; haje se është ruajtur apostafat për ty  kur ftova popullin". Kështu atë ditë Sauli  hëngri bashkë me Samuelin.
<scripture passage="iSam 9:25" parsed="|1Sam|9|25|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.25" />
<sup>25</sup> Pastaj zbritën nga vendi i lartë në qytet dhe Samueli foli me Saulin mbi taracë.
<scripture passage="iSam 9:26" parsed="|1Sam|9|26|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.26" />
<sup>26</sup> Të nesërmen u ngritën herët, në të gdhirë. Samueli e thirri Saulin në taracë, duke i thënë: "Çohu, dhe unë do të lë të shkosh". Sauli u ngrit dhe që të dy, ai dhe Samueli, dolën jashtë.
<scripture passage="iSam 9:27" parsed="|1Sam|9|27|0|0" osisRef="Bible:1Sam.9.27" />
<sup>27</sup> Kur zbritën në periferi të qytetit, Samueli i tha Saulit: "Thuaji shërbëtorit të kalojë para nesh dhe të shkojë përpara, por ti ndalu një çast, në mënyrë që të kem mundësi të të njoftoj fjalën e Perëndisë".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 10" progress="25.18%" prev="iSam.9" next="iSam.11" id="iSam.10">
<h3 id="iSam.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="iSam.10-p1">
<scripture passage="iSam 10:1" parsed="|1Sam|10|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Samueli mori një enë të vogël me vaj dhe e derdhi mbi kokën e tij; pastaj e puthi dhe tha: "A nuk të ka vajosur Zoti si kreu i trashëgimisë së tij?
<scripture passage="iSam 10:2" parsed="|1Sam|10|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.2" />
<sup>2</sup> Sot, kur të ikësh nga unë, do të gjesh dy njerëz pranë varrit të Rakelës në kufirin e Beniaminit, në Tseltsah. Ata do të thonë: Gomaret që shkove të kërkosh u gjetën; tani yt atë nuk shqetësohet për  gomaret, por për ju, dhe thotë: "Çfarë duhet  të bëj për birin tim?".
<scripture passage="iSam 10:3" parsed="|1Sam|10|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.3" />
<sup>3</sup> Pastaj ti do ta kalosh atë vend dhe do të arrish në lisin e Taborit; aty do të takosh tre njerëz që shkojnë për të adhuruar Perëndinë në Bethel: njëri do të mbajë tre keca, tjetri tri bukë dhe i treti një calik me verë.
<scripture passage="iSam 10:4" parsed="|1Sam|10|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.4" />
<sup>4</sup> Ata do të të përshëndetin dhe do të të japin dy bukë, që do t'i marrësh nga duart e tyre.
<scripture passage="iSam 10:5" parsed="|1Sam|10|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.5" />
<sup>5</sup> Pastaj ti do të arrish në kodrinën e Perëndisë, ku gjendet garnizoni i Filistejve; dhe këtu, duke arritur në qytet, do të takosh një grup profetësh që do të zbresin nga vendi i lartë, të paraprirë  nga një harpë, një dajre, një fyell dhe një  qeste, dhe që do të bëjnë profeci.
<scripture passage="iSam 10:6" parsed="|1Sam|10|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Fryma e Zotit do të të ngarkojë të bësh profeci me ta, dhe do të shndërrohesh në një njeri tjetër.
<scripture passage="iSam 10:7" parsed="|1Sam|10|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.7" />
<sup>7</sup> Kur këto shenja do të realizohen, bëj atë që rasti kërkon, sepse Perëndia është me ty.
<scripture passage="iSam 10:8" parsed="|1Sam|10|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.8" />
<sup>8</sup> Pastaj ti do të zbresësh para meje në Gilgal: dhe ja, unë do të zbres te ti për të ofruar olokauste dhe për të kryer flijime falenderimi. Ti do të presësh shtatë ditë deri sa unë të vij te ti dhe të të them çfarë duhet të bësh".
<scripture passage="iSam 10:9" parsed="|1Sam|10|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.9" />
<sup>9</sup> Sapo ktheu kurrizin për të lënë Samuelin, Perëndia ia ndërroi zemrën në një tjetër, dhe tërë ato shenja u realizuan po atë ditë.
<scripture passage="iSam 10:10" parsed="|1Sam|10|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.10" />
<sup>10</sup> Sapo arritën atje në kodër, një grup profetësh i doli përpara; atëherë ai u ngarkua nga Fryma e Perëndisë dhe filloi të bëjë profeci në mes tyre.
<scripture passage="iSam 10:11" parsed="|1Sam|10|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.11" />
<sup>11</sup> Atëherë tërë ata që e kishin njohur më parë, duke parë që profetizonte bashkë me profetët, i thonin njerë tjetrit: "Çfarë i ka ndodhur birit të Kishit? Éshtë edhe Sauli midis profetëve?".
<scripture passage="iSam 10:12" parsed="|1Sam|10|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.12" />
<sup>12</sup> Pastaj një vendas u përgjegj, duke thënë: "Po kush është ati i tyre?". Për këtë arësye u bë proverb thënia: "Éshtë edhe Sauli midis prefetëve?".
<scripture passage="iSam 10:13" parsed="|1Sam|10|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.13" />
<sup>13</sup> Me të mbaruar profecitë, Sauli u drejtua në vendin e lartë.
<scripture passage="iSam 10:14" parsed="|1Sam|10|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.14" />
<sup>14</sup> Pastaj ungji i Saulit e pyeti atë dhe shërbëtorin e tij: "Ku keni vajtur?". Ai u përgjegj: "Të kërkojmë gomaret, por, duke parë se nuk ishin, shkuam te Samueli".
<scripture passage="iSam 10:15" parsed="|1Sam|10|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.15" />
<sup>15</sup> Ungji i Saulit shtoi: "Më trego, të lutem, çfarë ju tha Samueli".
<scripture passage="iSam 10:16" parsed="|1Sam|10|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.16" />
<sup>16</sup> Kështu iu përgjegj Sauli ungjit të tij: "Ai na siguroi që gomaret i kishin gjetur". Por nuk tha asgjë lidhur me atë që Samueli kishte thënë për mbretërinë.
<scripture passage="iSam 10:17" parsed="|1Sam|10|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.17" />
<sup>17</sup> Pastaj Samueli mblodhi popullin para Zotit në Mitspah,
<scripture passage="iSam 10:18" parsed="|1Sam|10|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.18" />
<sup>18</sup> dhe u tha bijve të Izraelit: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Unë e nxora Izraelin nga Egjipti dhe ju çlirova nga duart e Egjiptasve dhe nga duart e të gjitha mbretërve që ju shtypnin".
<scripture passage="iSam 10:19" parsed="|1Sam|10|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.19" />
<sup>19</sup> Por sot ju keni hedhur poshtë Perëndinë tuaj që ju ka shpëtuar nga fatkeqësitë dhe mundimet tuaja dhe i thoni: "Cakto një mbret mbi ne!". Prandaj paraqituni para Zotit sipas fiseve dhe sipas mijëshëve".
<scripture passage="iSam 10:20" parsed="|1Sam|10|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.20" />
<sup>20</sup> Pastaj Samueli afroi tërë fiset e Izraelit, dhe u zgjodh fisi i Beniaminit.
<scripture passage="iSam 10:21" parsed="|1Sam|10|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.21" />
<sup>21</sup> Pas kësaj afroi fisin e Beniaminit sipas familjeve të tij dhe u zgjodh familja e Matrit. Pastaj u zgjodh Sauli, bir i Kishit; e kërkuan, por nuk e gjetën.
<scripture passage="iSam 10:22" parsed="|1Sam|10|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.22" />
<sup>22</sup> Atëherë u këshilluan përsëri me Zotin: "A ndodhet tanimë këtu?". Zoti u përgjegj: "Ja ku është fshehur midis bagazheve".
<scripture passage="iSam 10:23" parsed="|1Sam|10|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.23" />
<sup>23</sup> Vrapuan ta nxjerrin që andej; kështu ai u paraqit para popullit, dhe ishte më i lartë se gjithë njerëzit nga supi e lart.
<scripture passage="iSam 10:24" parsed="|1Sam|10|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.24" />
<sup>24</sup> Pastaj Samueli i tha tërë popullit: "E shihni atë që ka zgjedhur Zoti? Nuk ka asnjë si ai në tërë popullin. Kështu tërë populli lëshoi britma gëzimi dhe thirri: "Rroftë mbreti!".
<scripture passage="iSam 10:25" parsed="|1Sam|10|25|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Samueli i paraqiti popullit të drejtat e mbretërisë dhe i shkroi në një libër, që vendosi përpara Zotit. Pas kësaj Samueli ktheu tërë popullin, secili shkoi në shtëpinë e tij.
<scripture passage="iSam 10:26" parsed="|1Sam|10|26|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.26" />
<sup>26</sup> Edhe Samueli shkoi në shtëpinë e tij në Gibeah, dhe me të shkuan njerëz trima, të cilëve Perëndia u kish prekur zemrën.
<scripture passage="iSam 10:27" parsed="|1Sam|10|27|0|0" osisRef="Bible:1Sam.10.27" />
<sup>27</sup> Por disa njerëz që nuk vlenin asgjë thanë: "Si mund të na shpëtojë ky njeri?". Kështu e përçmuan dhe nuk i bënë asnjë dhuratë. Por ai nuk tha asnjë fjalë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 11" progress="25.28%" prev="iSam.10" next="iSam.12" id="iSam.11">
<h3 id="iSam.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="iSam.11-p1">
<scripture passage="iSam 11:1" parsed="|1Sam|11|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.11.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Amoniti Nahash shkoi të ngrejë kampin kundër Jabeshit të Galaadit. Atëherë tërë ata të Jabeshit i thanë Nahashit: "Lidh aleancë me ne dhe ne do të të shërbejmë".
<scripture passage="iSam 11:2" parsed="|1Sam|11|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.11.2" />
<sup>2</sup> Amoniti Nahash iu përgjegj kështu: "Unë do të bëj aleancë me ju me këtë kusht: t'ju nxjerr syrin e djathtë të gjithëve për të poshtëruar tërë Izraelin.
<scripture passage="iSam 11:3" parsed="|1Sam|11|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.11.3" />
<sup>3</sup> Pleqtë e Jabeshit i thanë: "Na jep shtatë ditë kohë që të dërgojmë lajmëtarë në tërë territorin e Izraelit; dhe në qoftë se nuk vjen asnjeri për të na shpëtuar, do të dorëzohemi në duart e tua".
<scripture passage="iSam 11:4" parsed="|1Sam|11|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.11.4" />
<sup>4</sup> Kështu lajmëtarët arritën në Gibeah të Saulit dhe i njoftuan këto fjalë para popullit; atëherë tërë populli ngriti zërin dhe qau.
<scripture passage="iSam 11:5" parsed="|1Sam|11|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.11.5" />
<sup>5</sup> Ndërkaq Sauli po kthehej nga fshati pas qeve të tij. Dhe Sauli tha: "Çfarë ka populli që qan?". I njoftoi atëherë fjalët e njerëzve të Jabeshit.
<scripture passage="iSam 11:6" parsed="|1Sam|11|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.11.6" />
<sup>6</sup> Me të dëgjuar këto fjalë, Fryma e Perëndisë përfshiu Saulin, zemërimi i të cilit u rrit me të madhe.
<scripture passage="iSam 11:7" parsed="|1Sam|11|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.11.7" />
<sup>7</sup> Ai mori një pendë qesh, i preu qetë copë-copë dhe i dërgoi në të gjithë territorin e Izraelit me anë të lajmëtarëve, duke thënë: "Kështu do të trajtohen qetë, e atij që nuk do të ndjekë Saulin dhe  Samuelin". Tmerri i Zotit zuri popullin dhe ai  u ngrit si një njeri i vetëm.
<scripture passage="iSam 11:8" parsed="|1Sam|11|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.11.8" />
<sup>8</sup> Sauli i kaloi në revistë në Bezek, dhe ishin treqind mijë bij të Izraelit dhe tridhjetë mijë burra të Judës.
<scripture passage="iSam 11:9" parsed="|1Sam|11|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.11.9" />
<sup>9</sup> Pastaj u thanë lajmëtarëve që kishin ardhur: "Kështu do t'u thoni njerëzve të Jabeshit nga Galaadi: "Nesër, kur dielli të fillojë të ngrohë, do të çliroheni"". Lajmëtarët shkuan t'ua njoftojnë këtë njerëzve të Jabeshit, të cilët u gëzuan.
<scripture passage="iSam 11:10" parsed="|1Sam|11|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.11.10" />
<sup>10</sup> Atëherë njerëzit e Jabeshit u thanë Amonitëve: "Nesër do të vimë tek ju dhe do të bëni ç'të doni me ne".
<scripture passage="iSam 11:11" parsed="|1Sam|11|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.11.11" />
<sup>11</sup> Të nesërmen, Sauli e ndau popullin në tre grupe, të cilët hynë në mes të kampit armik para mëngjesit dhe i grinë Amonitët deri në zheg të ditës. Ata që shpëtuan u shpërndanë dhe nuk mbetën as dy veta bashkë.
<scripture passage="iSam 11:12" parsed="|1Sam|11|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.11.12" />
<sup>12</sup> Populli i tha atëherë Samuelit: "Kush ka thënë: "A duhet të mbretërojë Sauli mbi ne?". Na i jepni këta njerëz dhe ne do t'i vrasim".
<scripture passage="iSam 11:13" parsed="|1Sam|11|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.11.13" />
<sup>13</sup> Por Sauli u përgjegj: "Asnjeri nuk do të vritet në këtë ditë, sepse sot Zoti ka realizuar një çlirim të madh në Izrael".
<scripture passage="iSam 11:14" parsed="|1Sam|11|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.11.14" />
<sup>14</sup> Pastaj Samueli i tha popullit: "Ejani, shkojmë në Gilgal dhe aty ta përtërijmë mbretërinë".
<scripture passage="iSam 11:15" parsed="|1Sam|11|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.11.15" />
<sup>15</sup> Kështu tërë populli shkoi në Gilgal dhe aty përpara Zotit në Gilgal e caktuan Saulin mbret. Aty përpara Zotit ofruan flijime falenderimi; dhe po aty Sauli dhe tërë njerëzit e Izraelit u gëzuan shumë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 12" progress="25.33%" prev="iSam.11" next="iSam.13" id="iSam.12">
<h3 id="iSam.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="iSam.12-p1">
<scripture passage="iSam 12:1" parsed="|1Sam|12|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Samueli i tha tërë Izraelit: "Ja, unë ju dëgjova për të gjitha ato që më thatë dhe vura një mbret mbi ju.
<scripture passage="iSam 12:2" parsed="|1Sam|12|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.2" />
<sup>2</sup> Dhe tani ja, mbreti që do të shkojë para jush. Unë tashmë jam plak dhe i thinjur, dhe bijtë e mij janë midis jush, unë kam ecur para jush qysh nga rinia ime deri më sot.
<scripture passage="iSam 12:3" parsed="|1Sam|12|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.3" />
<sup>3</sup> Ja ku jam, dëshmoni kundër meje përpara Zotit dhe përpara atij që është vajosur: Kujt i kam marrë kaun? Kujt i kam marrë gomarin? Kujt i kam ngrënë hakun? Cilin kam shtypur? Nga duart e kujt kam pranuar  ndonjë dhuratë që më ka zënë sytë? Unë  do t'jua kthej".
<scripture passage="iSam 12:4" parsed="|1Sam|12|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.4" />
<sup>4</sup> Ata iu përgjegjën: "Ti nuk na ke ngrënë hakun, nuk na ke shtypur dhe nuk ke marrë asgjë nga duart e askujt".
<scripture passage="iSam 12:5" parsed="|1Sam|12|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.5" />
<sup>5</sup> Ai u tha atyre: "Zoti është dëshmitar kundër jush dhe i vajosuri i tij është dëshmitar në këtë ditë, që nuk gjetët asgjë në duart e mia". Ata iu përgjegjën: "Po, ai është dëshmitar!".
<scripture passage="iSam 12:6" parsed="|1Sam|12|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Samueli i tha popullit: "Éshtë Zoti që i vendosi Moisiun dhe Aaronin, dhe që i nxori etërit tuaj nga Egjipti.
<scripture passage="iSam 12:7" parsed="|1Sam|12|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.7" />
<sup>7</sup> Prandaj paraqituni që unë të kem mundësi para Zotit të vë në dukje bashkë me ju veprat e drejta që Zoti ka kryer për ju dhe për etërit tuaj.
<scripture passage="iSam 12:8" parsed="|1Sam|12|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.8" />
<sup>8</sup> Pas vajtjes së Jakobit në Egjipt dhe mbas thirrjeve të etërve tuaj drejtuar Zotit, Zoti dërgoi Moisiun dhe Aaronin që i nxorën etërit tuaj nga Egjipti dhe i bëri të banojnë në këtë vend.
<scripture passage="iSam 12:9" parsed="|1Sam|12|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.9" />
<sup>9</sup> Por ata e harruan Zotin, Perëndinë e tyre, dhe ai i shiti në duart e Siseras, komandantit të ushtrisë së Hatsorit, dhe në pushtetin e Filistejve dhe të mbretit të Moabit, të cilët u shpallën luftë atyre.
<scripture passage="iSam 12:10" parsed="|1Sam|12|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.10" />
<sup>10</sup> Atëherë i thirrën Zotit dhe i thanë: "Kemi mëkatuar, sepse kemi braktisur Zotin dhe u kemi shërbyer Baalëve dhe Ashtarothëve; por tani na çliro nga duart e armiqve tanë dhe ne do të të shërbejmë ty".
<scripture passage="iSam 12:11" parsed="|1Sam|12|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.11" />
<sup>11</sup> Dhe kështu Zoti dërgoi Jerubaalin, Bedanin, Jeftin dhe Samuelin, dhe ju çliroi nga duart e armiqve tuaj që ndodheshin rreth e rrotull, dhe ju jetuat në siguri.
<scripture passage="iSam 12:12" parsed="|1Sam|12|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.12" />
<sup>12</sup> Por kur patë që Nabashi, mbret i bijve të Amonit, filloi të lëvizë kundër jush, më thatë: "Jo, një mbret duhet të sundojë mbi ne", pikërisht kur Zoti, Perëndia juaj, ishte mbreti juaj.
<scripture passage="iSam 12:13" parsed="|1Sam|12|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.13" />
<sup>13</sup> Ky është, pra, mbreti që keni zgjedhur dhe keni kërkuar; ja, Zoti ka vënë një mbret mbi ju.
<scripture passage="iSam 12:14" parsed="|1Sam|12|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.14" />
<sup>14</sup> Në qoftë se keni frikë nga Zoti, i shërbeni dhe dëgjoni zërin e tij, dhe nuk ngrini krye kundër urdhërimeve të Zotit, atëherë ju dhe mbreti që mbretëron mbi ju do të ndiqni Zotin, Perëndinë tuaj.
<scripture passage="iSam 12:15" parsed="|1Sam|12|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.15" />
<sup>15</sup> Por në rast se nuk i bindeni zërit të Zotit dhe kundërshtoni urdhërimet e tij, atëherë dora e Zotit do të ngrihet kundër jush, ashtu si është ngritur kundër etërve tuaj.
<scripture passage="iSam 12:16" parsed="|1Sam|12|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.16" />
<sup>16</sup> Prandaj tani ndaluni dhe shikoni këtë gjë të madhe që Zoti do të bëjë para syve tuaj.
<scripture passage="iSam 12:17" parsed="|1Sam|12|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.17" />
<sup>17</sup> A nuk jemi vallë në kohën e korrjes së grurit? Unë do të kërkoj ndihmën e Zotit dhe ai do të dërgojë bubullima dhe shi; kështu do të kuptoni dhe do të shihni se e keqja që keni bërë duke kërkuar një mbret për ju, është e madhe në sytë e Zotit".
<scripture passage="iSam 12:18" parsed="|1Sam|12|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Samueli kërkoi ndihmën e Zotit dhe ai dërgoi atë ditë bubullima dhe shi; dhe tërë populli pati një frikë të madhe nga Zoti dhe nga Samueli.
<scripture passage="iSam 12:19" parsed="|1Sam|12|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.19" />
<sup>19</sup> Pastaj tërë populli i tha Samuelit: "Lutju Zotit, Perëndisë tënd, për shërbëtorët e tu, që të mos vdesin, sepse tërë mëkateve tona u kemi shtuar të keqen e kërkimit të një mbreti për ne".
<scripture passage="iSam 12:20" parsed="|1Sam|12|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.20" />
<sup>20</sup> Samueli iu përgjegj popullit: "Mos u frikësoni; edhe se keni bërë gjithë këtë të keqe, mos lini së ndjekuri Zotin, por shërbejini Zotit me të gjithë zemrën tuaj.
<scripture passage="iSam 12:21" parsed="|1Sam|12|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.21" />
<sup>21</sup> Mos u largoni për të ndjekur gjëra të kota, që nuk vlejnë as çlirojnë, sepse janë gjëra të kota.
<scripture passage="iSam 12:22" parsed="|1Sam|12|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.22" />
<sup>22</sup> Sepse Zoti nuk do ta braktisë popullin e tij, për hir të tij të madh, sepse i pëlqeu Zotit t'ju bëjë popullin e vet.
<scripture passage="iSam 12:23" parsed="|1Sam|12|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.23" />
<sup>23</sup> Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mëkatoj kundër Zotit duke hequr dorë nga lutjet për ju; përkundrazi, do t'ju tregoj rrugën e mirë dhe të drejtë.
<scripture passage="iSam 12:24" parsed="|1Sam|12|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.24" />
<sup>24</sup> Vetëm kini frikë nga Zoti dhe i shërbeni besnikërisht me gjithë zemër; mbani parasysh gjërat e mëdha që ka bërë për ju.
<scripture passage="iSam 12:25" parsed="|1Sam|12|25|0|0" osisRef="Bible:1Sam.12.25" />
<sup>25</sup> Por në rast se vazhdoni të bëni të keqen, si ju ashtu dhe mbreti juaj do të flakeni tutje".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 13" progress="25.43%" prev="iSam.12" next="iSam.14" id="iSam.13">
<h3 id="iSam.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="iSam.13-p1">
<scripture passage="iSam 13:1" parsed="|1Sam|13|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.1" />
<sup>1</sup> Sauli ishte tridhjetë vjeç kur filloi të mbretërojë; dhe mbasi mbretëroi dy vjet mbi Izraelin,
<scripture passage="iSam 13:2" parsed="|1Sam|13|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.2" />
<sup>2</sup> ai zgjodhi tre mijë ushtarë të Izraelit: dy mijë rrinin me të në Mikmash dhe në krahinën malore të Betelit; dhe një mijë me Jonathanin në Gibeah të Beniaminit; e ktheu prapa pjesën tjetër të popullit, secili shkoi në çadrën e vet.
<scripture passage="iSam 13:3" parsed="|1Sam|13|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.3" />
<sup>3</sup> Jonathani e mundi garnizonin e Filistejve që ndodhej në Geba, dhe Filistejtë e mësuan këtë ngjarje; Atëherë Sauli urdhëroi që t'u binin borive në tërë vendin, duke thënë: "Le ta dijnë Hebrenjtë!".
<scripture passage="iSam 13:4" parsed="|1Sam|13|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.4" />
<sup>4</sup> Dhe në tëtë Izraelin filluan të thonë: "Sauli mundi garnizonin e Filistejve dhe Izraeli tani urrehet nga Filistejtë". Kështu populli u thirr në Gilgal për të shkuar pas Saulit.
<scripture passage="iSam 13:5" parsed="|1Sam|13|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.5" />
<sup>5</sup> Edhe Filistejtë u mblodhën për të luftuar kundër Izraelit, me tridhjetë mijë qerre, gjashtë mijë kalorës dhe shumë njerëz, si rëra në bregun e detit. Ata u nisën pra, dhe u vendosën në Mikmash, në lindje të Beth-Avenit.
<scripture passage="iSam 13:6" parsed="|1Sam|13|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.6" />
<sup>6</sup> Kur Izraelitët e panë se ishin në rrezik (pse populli u gjend ngushtë), u fshehën në shpella, në gëmusha, ndër shkëmbinj, në guva dhe në hauze.
<scripture passage="iSam 13:7" parsed="|1Sam|13|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.7" />
<sup>7</sup> Disa Hebrenj kaluan Jordanin për të vajtur në vendin e Gadit dhe të Galaadit. Sauli ishte akoma në Gilgal dhe tërë populli shkonte pas tij duke u dridhur.
<scripture passage="iSam 13:8" parsed="|1Sam|13|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.8" />
<sup>8</sup> Ai priti shtatë ditë simbas kohës së caktuar nga Samueli; por Samueli nuk po vinte në Gilgal dhe populli kishte filluar të shpërndahej larg tij.
<scripture passage="iSam 13:9" parsed="|1Sam|13|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Sauli tha: "Më sillni olokaustin dhe flijimet e falenderimit". Pastaj ofroi olokaustin.
<scripture passage="iSam 13:10" parsed="|1Sam|13|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.10" />
<sup>10</sup> Sapo kishte mbaruar së ofruari olokaustin, kur erdhi Samueli; dhe Sauli i doli përpara për ta përshëndetur.
<scripture passage="iSam 13:11" parsed="|1Sam|13|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.11" />
<sup>11</sup> Por Samueli i tha: "Çfarë bëre kështu?". Sauli u përgjegj: "Kur pashë që populli po shpërndahej larg meje, që ti nuk kishe arritur ditën e caktuar dhe që Filistejtë po mblidheshin në Mikmash, thashë me vete:
<scripture passage="iSam 13:12" parsed="|1Sam|13|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.12" />
<sup>12</sup> "Tani Filistejtë do të më sulen në Gilgal dhe unë akoma nuk i jam lutur Zotit". Prandaj e mblodha veten dhe ofrova olokastin".
<scripture passage="iSam 13:13" parsed="|1Sam|13|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Samueli i tha Saulit: "Ti ke vepruar pa mend; nuk ke respektuar urdhërimin që Zoti, Perëndia yt, të kishte dhënë. Në fakt Zoti do të vendoste për gjithnjë mbretërinë tënde mbi Izraelin.
<scripture passage="iSam 13:14" parsed="|1Sam|13|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.14" />
<sup>14</sup> Tani përkundrazi mbretëria jote nuk ka për të vazhduar, Zoti ka kërkuar një njeri simbas zemrës së tij, dhe Zoti e ka caktuar princ të populli të tij, sepse ti nuk ke respektuar atë që Zoti të pati urdhëruar".
<scripture passage="iSam 13:15" parsed="|1Sam|13|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Samueli u ngrit dhe u ngjit nga Gilgali në Gibeah të Beniaminit, dhe Sauli kaloi në revistë popullin që gjendej me të; ishin rreth gjashtë qind veta.
<scripture passage="iSam 13:16" parsed="|1Sam|13|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.16" />
<sup>16</sup> Sauli, Jonathani, bir i tij, dhe njerëzit që mbetën me ta qëndruan në Gibeah të Beniaminit, ndërsa Filistejtë ishin vendosur në Mikmash.
<scripture passage="iSam 13:17" parsed="|1Sam|13|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.17" />
<sup>17</sup> Pastaj nga kampi i Filistejve dolën disa cuba, të ndarë në tri grupe: njeri grup mori udhën në drejtim të Ofrahut, drejt vendit të Shualit;
<scripture passage="iSam 13:18" parsed="|1Sam|13|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.18" />
<sup>18</sup> një grup tjetër u fut në rrugën e Beth-Horonit; grupi i tretë mori rrugën e kufirit që sundon luginën e Tseboimit, në drejtim të shkretëtirës.
<scripture passage="iSam 13:19" parsed="|1Sam|13|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.19" />
<sup>19</sup> Në tërë vendin e Izraelit nuk gjeje as edhe një kovaç, sepse Filistejtë thonin: "Hebrenjtë të mos prodhojnë shpata ose shtiza".
<scripture passage="iSam 13:20" parsed="|1Sam|13|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.20" />
<sup>20</sup> Kështu tërë Izraelitët shkonin te Filistejtë për të mprehur kush plorin, kush sëpatën, kush belin.
<scripture passage="iSam 13:21" parsed="|1Sam|13|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.21" />
<sup>21</sup> Çmimi për mprehje ishte një pim për belin, për sëpatën, për sfurkun, për rregullimin e hostenëve.
<scripture passage="iSam 13:22" parsed="|1Sam|13|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.22" />
<sup>22</sup> Kështu ditën e betejës nuk shihje as shpatë, as shtizë në duart e tërë njeëzve që ishin me Saulin dhe me Jonathanin, ato i kishin vetëm Sauli dhe Jonathani, bir i tij.
<scripture passage="iSam 13:23" parsed="|1Sam|13|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.13.23" />
<sup>23</sup> Garnizoni i Filistejve doli pastaj dhe u drejtua nga qafa e Mikmashit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 14" progress="25.52%" prev="iSam.13" next="iSam.15" id="iSam.14">
<h3 id="iSam.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="iSam.14-p1">
<scripture passage="iSam 14:1" parsed="|1Sam|14|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.1" />
<sup>1</sup> Një ditë ndodhi që Jonathani, bir i Saulit, i tha shqyrtarit të tij të ri: "Eja, shkojmë drejt pozicioneve të Filistejve, që ndodhen në anën tjetër". Por nuk i tha asgjë të atit.
<scripture passage="iSam 14:2" parsed="|1Sam|14|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.2" />
<sup>2</sup> Sauli rrinte atëherë në skajin e Gibeahut nën shegën që është në Migron, dhe njerëzit që ishin me të arrinin në rreth gjashtë qind veta.
<scripture passage="iSam 14:3" parsed="|1Sam|14|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.3" />
<sup>3</sup> Ahijahu, bir i Ahitubit, vëllai i Ikabodit, birit të Finehasit, birit të Elit, prift i Zotit, në Shiloh kishte veshur efodin. Por populli nuk e dinte që Jonathani kishte ikur.
<scripture passage="iSam 14:4" parsed="|1Sam|14|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.4" />
<sup>4</sup> Ndërmjet kalimeve nëpër të cilat Jonathani kërkonte të arrinte në pozicionin e Filistejve, kishte një shkëmb që ngrihej nga një anë dhe një shkëmb që ngrihej nga ana tjetër; njëri quhej Botsets dhe tjetri Seneh.
<scripture passage="iSam 14:5" parsed="|1Sam|14|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.5" />
<sup>5</sup> Njeri nga shkëmbinjtë ngrihej në veri, përballë Mikmashit dhe tjetri në jug, përballë Gibeahut.
<scripture passage="iSam 14:6" parsed="|1Sam|14|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.6" />
<sup>6</sup> Jonathani i tha shqyrtarit të ri: "Eja, shkojmë drejt pozicioneve të këtyre të parrethprerëve; ndofta Zoti ka për të vepruar në favorin tonë, sepse asgjë nuk e pengon Zotin të sigurojë shpëtimin me shumë ose me pak njerëz".
<scripture passage="iSam 14:7" parsed="|1Sam|14|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.7" />
<sup>7</sup> Shqyrtari i tij iu përgjegj: "Bëj ç'ke për zemër; shko përpara; jam gati të shkoj me ty ku ta dëshirojë zemra jote".
<scripture passage="iSam 14:8" parsed="|1Sam|14|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Jonathani tha: "Ja, ne do të shkojmë drejt atyre njerëzve dhe do t'i bëjmë që të na shohin.
<scripture passage="iSam 14:9" parsed="|1Sam|14|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.9" />
<sup>9</sup> Po të na thonë: "Ndaluni deri sa t'ju arrijmë", ne do të qëndrojmë në vend dhe nuk do të shkojmë tek ata;
<scripture passage="iSam 14:10" parsed="|1Sam|14|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.10" />
<sup>10</sup> por në rast se na thonë: "Ejani te ne", ne do të shkojmë, sepse Zoti i ka dhënë në duart tona; dhe kjo do të na shërbejë si shenjë".
<scripture passage="iSam 14:11" parsed="|1Sam|14|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.11" />
<sup>11</sup> Kështu të dy u panë nga garnizoni i Filistejve; dhe Filistejtë thanë: "Ja Hebrenjtë që po dalin nga shpellat ku ishin fshehur!".
<scripture passage="iSam 14:12" parsed="|1Sam|14|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.12" />
<sup>12</sup> Pastaj njerëzit e garnizonit iu kthyen Jonathanit dhe shqyrtarit të tij dhe thanë: "Ejani te ne se kemi diçka për t'ju thënë". Atëherë Jonathani i tha shqyrtarit të tij: "Eja pas meje, sepse Zoti i ka dhënë në duart e Izraelit".
<scripture passage="iSam 14:13" parsed="|1Sam|14|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.13" />
<sup>13</sup> Jonathani u ngjit duke u kacavarur me duar dhe me këmbë, i ndjekur nga shqyrtari i tij. Filistejtë binin përpara Jonathanit, dhe shqyrtari pas tij i vriste.
<scripture passage="iSam 14:14" parsed="|1Sam|14|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.14" />
<sup>14</sup> Kjo qe masakra e parë e kryer nga Jonathani dhe nga shqyrtari i tij; në të humbën jetën rreth njëzet veta, në një sipërfaqe prej rreth gjysmë jugeri tokë.
<scripture passage="iSam 14:15" parsed="|1Sam|14|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.15" />
<sup>15</sup> Tmerri u përhap në kamp, në fshatra dhe në gjithë popullin; edhe garnizoni dhe cubat u trembën gjithashtu; bile edhe toka u drodh dhe u shndërrua kështu në një llahtarë të Perëndisë.
<scripture passage="iSam 14:16" parsed="|1Sam|14|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.16" />
<sup>16</sup> Rojet e Saulit në Gibeah të Beniaminit vështruan dhe panë që turma po shpërndahej dhe po ikte sa andej këtej.
<scripture passage="iSam 14:17" parsed="|1Sam|14|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Sauli u tha njerëzve që ishin me të: "Bëni apelin për të parë se kush ka ikur nga ne". U bë apeli, dhe ja, mungonin Jonathani dhe shqyrtari i tij.
<scripture passage="iSam 14:18" parsed="|1Sam|14|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Sauli i tha Ahijaut: "Afroje arkën e Perëndisë!" (sepse në atë kohë arka e Perëndisë ishte me bijtë e Izraelit).
<scripture passage="iSam 14:19" parsed="|1Sam|14|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.19" />
<sup>19</sup> Ndërsa Sauli fliste me priftin, rrëmuja në kampin e Filistejve vazhdonte të shtohej; kështu Sauli i tha priftit: "Hiqe dorën tënde!".
<scripture passage="iSam 14:20" parsed="|1Sam|14|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.20" />
<sup>20</sup> Pastaj Sauli dhe tërë populli që ishte me të u mblodhën dhe lëvizën drejt vendit të betejës; dhe ja që shpata e secilit drejtohej kundër shokut të tij dhe rrëmuja ishte shumë e madhe.
<scripture passage="iSam 14:21" parsed="|1Sam|14|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.21" />
<sup>21</sup> Vetë Hebrenjtë, të cilët prej pak kohe gjendeshin me Filistejtë dhe ishin ngjitur bashkë me ta në kamp nga krahina përreth, u bashkuan me Izraelitët që ishin me Saulin dhe Jonathanin.
<scripture passage="iSam 14:22" parsed="|1Sam|14|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.22" />
<sup>22</sup> Po kështu tërë Izraelitët që ishin fshehur në zonën malore të Efraimit, kur mësuan që Filistejtë po ia mbathnin, filluan edhe ata t'i ndjekin duke marrë pjesë në betejë.
<scripture passage="iSam 14:23" parsed="|1Sam|14|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.23" />
<sup>23</sup> Kështu atë ditë Zoti e shpëtoi Izraelin dhe beteja u shtri deri në Beth-Aven.
<scripture passage="iSam 14:24" parsed="|1Sam|14|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.24" />
<sup>24</sup> Por atë ditë njerëzit e Izraelit ishin të rraskapitur, sepse Sauli e kishte vënë popullin të betohej: "I mallkuar qoftë ai që do të prekë ushqim para mbrëmjes, para se të hakmerrem me armiqtë e mi".
<scripture passage="iSam 14:25" parsed="|1Sam|14|25|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.25" />
<sup>25</sup> Tërë populli hyri në një pyll, ku kishte mjaltë për tokë.
<scripture passage="iSam 14:26" parsed="|1Sam|14|26|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.26" />
<sup>26</sup> Me të hyrë populli në pyll, ai pa mjaltin që kullonte; por askush nuk e çoi dorën në gojë, sepse populli kishte frikë nga betimi që kishte bërë.
<scripture passage="iSam 14:27" parsed="|1Sam|14|27|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.27" />
<sup>27</sup> Por Jonathani nuk e kishte dëgjuar atin e tij kur ai e kishte vënë popullin të betohej; prandaj zgjati majën e bastunit që kishte në dorë, e ngjeu në hojet e mjaltit dhe e çoi në gojë; kështu shikimi i tij u bë më i qartë.
<scripture passage="iSam 14:28" parsed="|1Sam|14|28|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.28" />
<sup>28</sup> Njeri nga populli mori fjalën dhe tha: "Ati yt e ka vënë enkas popullin ta bëjë këtë betim, duke thënë: "Mallkuar qoftë ai njeri që do të prekë ushqim sot", megjithëse populli ishte i rraskapitur".
<scripture passage="iSam 14:29" parsed="|1Sam|14|29|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.29" />
<sup>29</sup> Atëherë Jonathani tha: "Ati im i solli dëm vendit; unë shijova pak nga ky mjaltë dhe shikimi im u bë më i qartë.
<scripture passage="iSam 14:30" parsed="|1Sam|14|30|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.30" />
<sup>30</sup> Sa më mirë do të kishte qenë sikur populli të kishte ngrënë sot lirisht plaçkën që gjeti te armiqtë! A nuk do të kishte pasur një masakër më të madhe të Filistejve?".
<scripture passage="iSam 14:31" parsed="|1Sam|14|31|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.31" />
<sup>31</sup> Po atë ditë ata i mundën Filistejtë nga Mikmashi deri në Aijalon, por populli ishte tepër i lodhur.
<scripture passage="iSam 14:32" parsed="|1Sam|14|32|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.32" />
<sup>32</sup> Kështu populli u hodh mbi plaçkën, rrëmbeu dele, lopë dhe viça dhe i theri për tokë; dhe populli i hëngri me gjithë gjakun e tyre.
<scripture passage="iSam 14:33" parsed="|1Sam|14|33|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.33" />
<sup>33</sup> Këtë ia treguan Saulit dhe i thanë: "Ja, populli po mëkaton kundër Zotit duke ngrënë mish me gjithë gjakun". Ai tha: "Ju keni kryer një shkelje; rrukullisni menjëherë një gur të madh pranë meje".
<scripture passage="iSam 14:34" parsed="|1Sam|14|34|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.34" />
<sup>34</sup> Pastaj Sauli urdhëroi: "Shpërndahuni midis popullit dhe i thoni: "Secili të sjellë këtu tek unë lopën dhe delen e tij; i therrni këtu dhe pastaj i hani, por mos mëkatoni ndaj Zotit, duke ngrënë mish  me gjithë gjakun e tij!". Kështu gjithkush  nga populli solli me vete lopën e tij dhe e theri në atë vend.
<scripture passage="iSam 14:35" parsed="|1Sam|14|35|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.35" />
<sup>35</sup> Sauli ndërtoi pastaj një altar kushtuar Zotit; ky ishte altar i parë që ai i ndërtoi Zotit.
<scripture passage="iSam 14:36" parsed="|1Sam|14|36|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.36" />
<sup>36</sup> Pastaj Sauli tha: "Të zbresim natën për të ndjekur Filistejtë dhe t'i zhveshim deri në dritën e mëngjesit; dhe të mos lëmë asnjë prej tyre të gjallë". Populli u përgjegj: "Vepro si të të duket më
<scripture passage="iSam 14:37" parsed="|1Sam|14|37|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.37" />
<sup>37</sup> Kështu Sauli e pyeti Perëndinë: "A duhet të zbres për të ndjekur Filistejtë? A do t'i lësh në duart e Izraelit?". Por Perëndia nuk dha asnjë përgjigje.
<scripture passage="iSam 14:38" parsed="|1Sam|14|38|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.38" />
<sup>38</sup> Atëherë Sauli tha: "Afrohuni këtu, ju gjithë krerë të popullit, pranoni dhe shikoni mëkatin e kryer sot,
<scripture passage="iSam 14:39" parsed="|1Sam|14|39|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.39" />
<sup>39</sup> sepse, ashtu siç është e vërtetë që Zoti, shpëtimtari i Izraelit, jeton edhe sikur të gjendej te Jonathani, biri im, ai duhet të vdesë". Por asnjeri nga tërë populli nuk iu përgjegj atij.
<scripture passage="iSam 14:40" parsed="|1Sam|14|40|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.40" />
<sup>40</sup> Atëherë ai i tha gjithë Izraelit: "Ju qëndroni në një anë, dhe unë dhe biri im Jonathan do të qëndrojmë nga ana tjetër". Populli iu përgjegj Saulit: "Bëj atë që të duket më mirë".
<scripture passage="iSam 14:41" parsed="|1Sam|14|41|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.41" />
<sup>41</sup> Prandaj Sauli i tha Zotit: "O Perëndi i Izraelit, na jep përgjigjen e drejtë". Kështu u caktuan Jonathani dhe Sauli dhe populli jo.
<scripture passage="iSam 14:42" parsed="|1Sam|14|42|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.42" />
<sup>42</sup> Pastaj Sauli tha: "Hidhni short midis meje dhe Jonathanit, birit tim". Kështu u caktua Jonathani.
<scripture passage="iSam 14:43" parsed="|1Sam|14|43|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.43" />
<sup>43</sup> Atëherë Sauli i tha Jonathanit: "Më trego ç'ke bërë". Jonathani i tha: "Kam provuar pak mjaltë me majën e bastunit që kisha në dorë; ja, ku jam, kam për të vdekur!".
<scripture passage="iSam 14:44" parsed="|1Sam|14|44|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.44" />
<sup>44</sup> Sauli tha: "Perëndia e bëftë këtë dhe bile më keq, sepse ti ke për të vdekur me siguri, o Jonathan!".
<scripture passage="iSam 14:45" parsed="|1Sam|14|45|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.45" />
<sup>45</sup> Po populli i tha Saulit: "A duhet të vdesë Jonathani që ka sjellë këtë çlirim të madh në Izrael? Mos ndodhtë kurrë! Ashtu siç është e vërtetë që Zoti jeton, nuk ka për të rënë në tokë as edhe një  fije floku nga koka e tij, sepse sot ai ka  vepruar bashkë me Perëndinë"! Kështu populli e shpëtoi Jonathanin dhe ai nuk vdiq.
<scripture passage="iSam 14:46" parsed="|1Sam|14|46|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.46" />
<sup>46</sup> Pastaj Sauli u kthye nga ndjekja e Filistejve dhe Filistejtë u kthyen në vendin e tyre.
<scripture passage="iSam 14:47" parsed="|1Sam|14|47|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.47" />
<sup>47</sup> Kështu Sauli e forcoi mbretërinë e Izraelit dhe luftoi kundër gjithë armiqve që ndodheshin rreth e qark: Moabit, bijve të Amonit, Edomit, mbretërve të Tsobahut dhe Filistejve; ai korrte fitore nga çdo anë që të kthehej.
<scripture passage="iSam 14:48" parsed="|1Sam|14|48|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.48" />
<sup>48</sup> Kreu vepra trimërie, mundi Amalekitët dhe çliroi nga duart e atyre që e plaçkitnin.
<scripture passage="iSam 14:49" parsed="|1Sam|14|49|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.49" />
<sup>49</sup> Bijtë e Saulit ishin Jonathani, Jishuji dhe Malkishuahu; dy bijat e tij quheshin Merab, më e madhja, dhe Mikal më e vogla.
<scripture passage="iSam 14:50" parsed="|1Sam|14|50|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.50" />
<sup>50</sup> E shoqja e Saulit quhej Ahinoam, ishe bija e Ahimaazit; emri i komandantit të ushtrisë së tij ishte Abner, bir i Nrerit, ungji i Saulit.
<scripture passage="iSam 14:51" parsed="|1Sam|14|51|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.51" />
<sup>51</sup> Kishi, ati i Saulit, dhe Neri, ati i Abnerit, ishin bijtë e Abielit.
<scripture passage="iSam 14:52" parsed="|1Sam|14|52|0|0" osisRef="Bible:1Sam.14.52" />
<sup>52</sup> Gjatë gjithë jetës së Saulit pati një luftë të pamëshirshme kundër Filistejve; çdo njeri të fortë dhe çdo të ri trim që Sauli shikonte, i merrte me vete.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 15" progress="25.71%" prev="iSam.14" next="iSam.16" id="iSam.15">
<h3 id="iSam.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="iSam.15-p1">
<scripture passage="iSam 15:1" parsed="|1Sam|15|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Samueli i tha Saulit: "Zoti më ka dërguar që të të vajos mbret mbi popullin tënd, mbi Izraelin; tani dëgjo fjalët e Zotit.
<scripture passage="iSam 15:2" parsed="|1Sam|15|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.2" />
<sup>2</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: Unë do ta dënoj Amalekun për atë që i bëri Izraelit kur i preu rrugën, ndërsa po dilte nga Egjipti.
<scripture passage="iSam 15:3" parsed="|1Sam|15|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.3" />
<sup>3</sup> Tani shko, godit Amalekun dhe cakto shfarosjen e të gjitha gjërave që ai ka pa pasur fare mëshirë për të, por vrit burra dhe gra, fëmijë dhe foshnja gjiri, lopë e dhen, deve dhe gomarë".
<scripture passage="iSam 15:4" parsed="|1Sam|15|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.4" />
<sup>4</sup> Sauli thirri popullin dhe kaloi në parakalim në Telaim; dyqind mijë këmbësorë dhe dhjetë mijë njerëz të Judës.
<scripture passage="iSam 15:5" parsed="|1Sam|15|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.5" />
<sup>5</sup> Sauli erdhi në qytetin e Amalekut dhe zuri pritë në luginë.
<scripture passage="iSam 15:6" parsed="|1Sam|15|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.6" />
<sup>6</sup> pastaj Sauli u tha Kenejve: "Shkoni, tërhiquni, dilni jashtë Amalekitëve, që të mos ju shkatërrojë bashkë me ta, sepse ju u treguat të mëshirshëm me të gjithë bijtë e Izraelit kur po dilnin nga Egjipti".  Kështu Kenejtë u tërhoqën nga radhët e  Amalekitëve.
<scripture passage="iSam 15:7" parsed="|1Sam|15|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.7" />
<sup>7</sup> Sauli i mundi Amalekitët nga Havilahu deri në Shur, që ndodhet përballë Egjiptit.
<scripture passage="iSam 15:8" parsed="|1Sam|15|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.8" />
<sup>8</sup> Ai e zuri të gjallë Agagun, mbretin e Amalekitëve, dhe vendosi shfarosjen e të gjithë popullit, duke i vrarë me shpatë.
<scripture passage="iSam 15:9" parsed="|1Sam|15|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.9" />
<sup>9</sup> Por Sauli dhe populli kursyen Agagun dhe pjesën më të mirë të deleve dhe të lopëve, të kafshëve të majme, të qengjave dhe të kafshëve më të mira, duke mos vendosur shkatërrimin e tyre; por vendosën  zhdukjen e tërë sendeve që ishin të një cilësie  të dobët dhe pa asnjë vlerë.
<scripture passage="iSam 15:10" parsed="|1Sam|15|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.10" />
<sup>10</sup> Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Samuelit, duke i thënë:
<scripture passage="iSam 15:11" parsed="|1Sam|15|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.11" />
<sup>11</sup> "Unë jam penduar që e kam bërë Saulin mbret, sepse ai është larguar nga unë dhe nuk ka zbatuar urdhërat e mia". Samueli u trishtua dhe i klithi tërë natën Zotit.
<scripture passage="iSam 15:12" parsed="|1Sam|15|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.12" />
<sup>12</sup> Në mëngjes herët Samueli u ngrit për t'i dalë përpara Saulit; por erdhën t'i thonë Samuelit: "Sauli ka shkuar në Karmel, dhe i ka ngritur vetes një monument; pastaj është kthyer duke kaluar tutje dhe ka zbritur në Gilgal".
<scripture passage="iSam 15:13" parsed="|1Sam|15|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Samueli shkoi te Sauli dhe ky i tha: "Qofsha i bekuar nga Zoti! Unë e kam zbatuar urdhrin e Zotit".
<scripture passage="iSam 15:14" parsed="|1Sam|15|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.14" />
<sup>14</sup> Por Samueli tha: "Ç'është kjo blegërimë dhensh që më vjen në vesh dhe kjo pëllitje lopësh që po dëgjoj?".
<scripture passage="iSam 15:15" parsed="|1Sam|15|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.15" />
<sup>15</sup> Sauli u përgjegj: "Këto janë kafshë që ua kemi marrë Amalekitëve, sepse populli kurseu pjesën më të mirë të deleve dhe të lopëve për t'i ofruar si flijime Zotit, Perëndisë tënd; por pjesën tjetër e kemi caktuar të shfaroset".
<scripture passage="iSam 15:16" parsed="|1Sam|15|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Samueli i tha Saulit: "Mjaft! Unë do të të tregoj atë që më tha Zoti sonte!". Sauli i tha "Folë".
<scripture passage="iSam 15:17" parsed="|1Sam|15|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.17" />
<sup>17</sup> Kështu Samueli tha: "A nuk është vallë e vërtetë që kur ishe i vogël në sytë e tu ishe bërë kreu i fiseve të Izraelit, dhe që Zoti të ka vajosur mbret të Izraelit?
<scripture passage="iSam 15:18" parsed="|1Sam|15|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.18" />
<sup>18</sup> Zoti të kishte ngarkuar një mision, duke thënë: "Shko, vendos shfarosjen e mëkatarëve Amalekitë dhe lufto kundër tyre deri sa të shfarosen".
<scripture passage="iSam 15:19" parsed="|1Sam|15|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.19" />
<sup>19</sup> Pse, pra, nuk iu binde zërit të Zotit, por u hodhe mbi plaçkën dhe bëre atë që është e keqe në sytë e Zotit?".
<scripture passage="iSam 15:20" parsed="|1Sam|15|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.20" />
<sup>20</sup> Sauli i tha Samuelit: "Por unë iu binda zërit të Zotit, plotësova misionin që Zoti më kishte ngarkuar, solla Agagun, mbretin e Amalekut, dhe caktova për shfarosje Amalekitët.
<scripture passage="iSam 15:21" parsed="|1Sam|15|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.21" />
<sup>21</sup> Por populli mori gjërat më të mira që duhet të ishin shfarosur, për t'i bërë flijime Zotit, Perëndisë tënd, në Gilgal".
<scripture passage="iSam 15:22" parsed="|1Sam|15|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.22" />
<sup>22</sup> Samueli i tha: "Ndoshta i pëlqejnë Zotit olokaustet dhe flijimet si bindje ndaj zërit të Zotit? Ja, bindja është më e mirë se flijimi; dhe të dëgjosh me kujdes është më mirë se dhjami i deshve.
<scripture passage="iSam 15:23" parsed="|1Sam|15|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.23" />
<sup>23</sup> Sepse rebelimi është si mëkati i shortarisë dhe kryeneçësia është si kulti i idhujve dhe i perëndive shtëpiake. Duke qenë se ke hedhur poshtë fjalën e Zotit, edhe ai të ka hedhur poshtë si mbret".
<scripture passage="iSam 15:24" parsed="|1Sam|15|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.24" />
<sup>24</sup> Atëherë Sauli i tha Samuelit: "Kam mëkatuar sepse kam shkelur urdhrin e Zotit dhe fjalët e tua, dhe kjo sepse kisha frikë nga populli dhe dëgjova zërin e tij.
<scripture passage="iSam 15:25" parsed="|1Sam|15|25|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.25" />
<sup>25</sup> Por tani, të lutem, falma mëkatin tim dhe kthehu me mua, që unë të mund të bie përmbys para Zotit".
<scripture passage="iSam 15:26" parsed="|1Sam|15|26|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.26" />
<sup>26</sup> Por Samueli iu përgjegj Saulit: "Unë nuk do të kthehem me ty, sepse ke hedhur poshtë fjalën e Zotit dhe Zoti të ka hedhur poshtë ty, që ti të mos jesh më mbret mbi Izraelin".
<scripture passage="iSam 15:27" parsed="|1Sam|15|27|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.27" />
<sup>27</sup> Ndërsa Samueli po kthehej për të ikur, Sauli i kapi skajin e mantelit të tij që u gris.
<scripture passage="iSam 15:28" parsed="|1Sam|15|28|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Samueli i tha: "Zoti hoqi sot nga duart e tua mbretërinë e Izraelit dhe ia dha një tjetri, që është më i mirë se ti.
<scripture passage="iSam 15:29" parsed="|1Sam|15|29|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.29" />
<sup>29</sup> Lavdia e Izraelit nuk do të gënjejë, dhe nuk do të pendohet, sepse ai nuk është njeri që pendohet".
<scripture passage="iSam 15:30" parsed="|1Sam|15|30|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.30" />
<sup>30</sup> Atëherë Sauli tha: "Kam mëkatuar, por tani më ndero, të lutem, para pleqve të popullit tim dhe përpara Izraelit; kthehu me mua, që të bie përmbys përpara Zotit, Perëndisë tënd".
<scripture passage="iSam 15:31" parsed="|1Sam|15|31|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.31" />
<sup>31</sup> Kështu Samueli u kthye me Saulin, dhe Sauli ra përmbys përpara Zotit.
<scripture passage="iSam 15:32" parsed="|1Sam|15|32|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.32" />
<sup>32</sup> Pastaj Samueli tha: "Më sillni Agagun, mbretin e Amalekitëve". Agagu shkoi tek ai me qejf. Agagu thoshte: "Me siguri hidhërimi i vdekjes ka kaluar".
<scripture passage="iSam 15:33" parsed="|1Sam|15|33|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.33" />
<sup>33</sup> Samueli i tha: "Ashtu si shpata i la pa fëmijë gratë, kështu edhe nëna jote do të mbetet pa të birin midis grave". Pastaj Samueli e preu copë-copë Agagun përpara Zotit në Gilgal.
<scripture passage="iSam 15:34" parsed="|1Sam|15|34|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.34" />
<sup>34</sup> Pastaj Samueli shkoi në Ramah dhe Sauli shkoi në shtëpinë e tij, në Gibeahun e tij.
<scripture passage="iSam 15:35" parsed="|1Sam|15|35|0|0" osisRef="Bible:1Sam.15.35" />
<sup>35</sup> Samueli nuk shkoi për ta parë më Saulin deri ditën e vdekjes së tij, sepse Samueli mbante zi për Saulin; dhe Zoti u pendua që e kishte bërë Saulin mbret të Izraelit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 16" progress="25.84%" prev="iSam.15" next="iSam.17" id="iSam.16">
<h3 id="iSam.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="iSam.16-p1">
<scripture passage="iSam 16:1" parsed="|1Sam|16|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.1" />
<sup>1</sup> Zoti i tha Samuelit: "Deri kur do të mbash zi për Saulin, kurse unë e kam hedhur poshtë që mos mbretërojë mbi Izrael? Mbushe me vaj bririn tënd dhe nisu; po të dërgoj tek Isai, Betlemiti, sepse kam zgjedhur një mbret midis bijve të tij".
<scripture passage="iSam 16:2" parsed="|1Sam|16|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.2" />
<sup>2</sup> Samueli u përgjigj: "Si mund të shkoj? Sauli ka për ta mësuar dhe do të më vrasë". Zoti tha: "Do të marësh me vete një mëshqerre dhe do të thuash: "Kam ardhur për t'i ofruar një flijim Zotit".
<scripture passage="iSam 16:3" parsed="|1Sam|16|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.3" />
<sup>3</sup> Do të ftosh Isain në ceremoninë e flijimit, unë do të të tregoj atë që duhet të bësh, dhe ti ke për të vajosur atë që do të të them unë".
<scripture passage="iSam 16:4" parsed="|1Sam|16|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.4" />
<sup>4</sup> Kështu Samueli bëri atë që i kishte thënë Zoti dhe shkoi në Betlem; pleqtë e qytetit i dolën përpara duke u dridhur dhe i thanë: "Po na vjen në mënyrë paqësore?".
<scripture passage="iSam 16:5" parsed="|1Sam|16|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.5" />
<sup>5</sup> Ai u përgjegj "Vij në mënyrë paqësore; kam ardhur për t'i ofruar një flijim Zotit; pastrohuni dhe ejani me mua në flijim". Vuri të pastrohen edhe Isain dhe bijtë e tij dhe i ftoi në flijim.
<scripture passage="iSam 16:6" parsed="|1Sam|16|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.6" />
<sup>6</sup> Kur ata arritën, ai ia vuri syrin Eliabit dhe tha: "Me siguri i vajosuri i Zotit është para tij".
<scripture passage="iSam 16:7" parsed="|1Sam|16|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.7" />
<sup>7</sup> Por Zoti i tha Samuelit: "Mos ia shiko as pamjen as shtatgjatësinë, sepse unë e kam refuzuar, sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën".
<scripture passage="iSam 16:8" parsed="|1Sam|16|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Isai thirri Abinadabin dhe e bëri të kalojë përpara Samuelit; por Samueli tha: "Zoti nuk zgjodhi as këtë".
<scripture passage="iSam 16:9" parsed="|1Sam|16|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Isai bëri të kalojë Shamahu, por Samueli tha: "Zoti nuk zgjodhi as këtë".
<scripture passage="iSam 16:10" parsed="|1Sam|16|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.10" />
<sup>10</sup> Kështu Isai bëri të kalojnë shtatë nga bijtë e tij përpara Samuelit; por Samueli i tha Isait: "Zoti nuk zgjodhi asnjë prej tyre".
<scripture passage="iSam 16:11" parsed="|1Sam|16|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Samueli i tha Isait: "A janë këtu tërë bijtë e tu?". Ai u përgjigj: "Mungon më i riu që tani është duke kullotur delet". Samueli i tha Isait: "Dërgo ta sjellin, sepse nuk do të shtrohemi në tryezë para se ai të vijë këtu".
<scripture passage="iSam 16:12" parsed="|1Sam|16|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.12" />
<sup>12</sup> Atëherë ai dërgoi njerëz ta marrin. Davidi ishte kuqalash, me sy të bukur dhe pamje të hijshme. Dhe Zoti tha: "Ngrihu, vajose se ai është".
<scripture passage="iSam 16:13" parsed="|1Sam|16|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Samueli mori bririn e vajit dhe e vajosi para vëllezërve të tij; që nga ajo ditë Fryma e Zotit zbriti te Davidi. Pastaj Samueli u ngrit dhe shkoi në Ramah.
<scripture passage="iSam 16:14" parsed="|1Sam|16|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.14" />
<sup>14</sup> Fryma e Zotit ishte larguar nga Sauli dhe një frym i keq e terrorizonte nga ana e Zotit.
<scripture passage="iSam 16:15" parsed="|1Sam|16|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.15" />
<sup>15</sup> Shërbëtorët e Saulit i thanë "Ja, një frym i keq të shqetëson nga ana e Perëndisë.
<scripture passage="iSam 16:16" parsed="|1Sam|16|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.16" />
<sup>16</sup> Zoti ynë të urdhërojë, pra, që shërbëtorët e tu që rrinë përpara teje të gjejnë një njeri që i bie mirë harpës; kur pastaj fryma e keq nga ana e Perëndisë do të të zotërojë, ai do t'i bjerë harpës dhe ti do ta ndjesh veten mirë".
<scripture passage="iSam 16:17" parsed="|1Sam|16|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.17" />
<sup>17</sup> Sauli u tha shërbëtorëve të tij: "Më gjeni një njeri që i bie mirë dhe ma sillni".
<scripture passage="iSam 16:18" parsed="|1Sam|16|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.18" />
<sup>18</sup> Atëherë një nga shërbëtorët filloi të thotë: Ja, unë pashë një nga bijtë e Isait, Betlemitit, që i bie mirë dhe që është një njeri i fortë dhe trim, i shkathët në luftim, gojëtar i hijshëm; dhe Zoti është me të".
<scripture passage="iSam 16:19" parsed="|1Sam|16|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.19" />
<sup>19</sup> Sauli, pra, i dërgoi lajmëtarë Isait për t'i thënë: "Më dërgo birin tënd Davidin, që është me kopenë".
<scripture passage="iSam 16:20" parsed="|1Sam|16|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Isai mori një gomar të ngarkuar me bukë, një calik me verë, një kec dhe ia dërgoi Saulit me anë të Davidit, birit të tij.
<scripture passage="iSam 16:21" parsed="|1Sam|16|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.21" />
<sup>21</sup> Davidi arriti te Sauli dhe hyri në shërbim të tij; Saulit i hyri në zemër dhe e bëri shqyrtar të tij.
<scripture passage="iSam 16:22" parsed="|1Sam|16|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.22" />
<sup>22</sup> Sauli dërgoi pastaj t'i thonë Isait: "Të lutem, lëre Davidin në shërbimin tim, sepse ai gëzon hirin tim".
<scripture passage="iSam 16:23" parsed="|1Sam|16|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.16.23" />
<sup>23</sup> Kur fryma e keq nga ana e Perëndisë sundonte mbi Saulin, Davidi merrte harpën dhe i binte; atëherë Sauli e ndjente veten të qetësuar dhe më mirë dhe fryma e keqe largohej prej tij.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 17" progress="25.92%" prev="iSam.16" next="iSam.18" id="iSam.17">
<h3 id="iSam.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="iSam.17-p1">
<scripture passage="iSam 17:1" parsed="|1Sam|17|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.1" />
<sup>1</sup> Filistejtë i mblodhën trupat e tyre për luftë; u mblodhën në Sokoh, që është pronë e Judës, dhe e ngritën kampin e tyre në Efes-Damim midis Sokohut dhe Azekahut.
<scripture passage="iSam 17:2" parsed="|1Sam|17|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.2" />
<sup>2</sup> Edhe Sauli dhe njerëzit e Izraelit u mblodhën dhe e ngritën kampin e tyre në luginën e Terebintos, dhe u rreshtuan për betejë kundër Filistejve.
<scripture passage="iSam 17:3" parsed="|1Sam|17|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.3" />
<sup>3</sup> Filistejtë ndodheshin në mal nga një anë dhe Izraeli ishte në mal nga ana tjetër, dhe midis tyre ndodhej lugina.
<scripture passage="iSam 17:4" parsed="|1Sam|17|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.4" />
<sup>4</sup> Nga kampi i Filistejve doli një kampion i quajtur Goliath, nga Gathi, i lartë gjashtë kubitë dhe një pëllëmbë.
<scripture passage="iSam 17:5" parsed="|1Sam|17|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.5" />
<sup>5</sup> Kishte në kokë një helmetë prej bronzi, ishte veshur me një parzmore, pesha e të cilit ishte pesë mijë sikla bronzi;
<scripture passage="iSam 17:6" parsed="|1Sam|17|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.6" />
<sup>6</sup> në këmbë kishte këmbore prej bronzi dhe mbi sup mbante një ushtë prej hekuri.
<scripture passage="iSam 17:7" parsed="|1Sam|17|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.7" />
<sup>7</sup> Maja e ushtës së tij ishte si shuli i një endësi dhe peshonte gjashtë qind sikla argjendi: para tij ecte shqytari i tij.
<scripture passage="iSam 17:8" parsed="|1Sam|17|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.8" />
<sup>8</sup> Ai u ndal dhe u thirri grupeve të ushtarëve të Izraelit: "Pse keni dalë për t'u radhitur në formacion beteje? A nuk jam unë një Filiste dhe ju shërbëtorë të Saulit? Zgjidhni një burrë që të dalë kundër meje.
<scripture passage="iSam 17:9" parsed="|1Sam|17|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.9" />
<sup>9</sup> Në rast se do të jetë në gjendje të luftojë me mua dhe të më vrasë, ne do të jemi shërbëtorët tuaj; por në rast se dal unë fitues dhe e vras, atëherë ju do të jeni shërbëtorët tanë dhe do të na shërbeni".
<scripture passage="iSam 17:10" parsed="|1Sam|17|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Filisteu shtoi: "Unë sot po sfidoj trupat e Izraelit: "Më jepni një burrë dhe do të luftojmë!".
<scripture passage="iSam 17:11" parsed="|1Sam|17|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.11" />
<sup>11</sup> Kur Sauli dhe tërë Izraeli dëgjuan këto fjalë të Filisteut, mbetën të shtangur dhe u hyri një frikë e madhe.
<scripture passage="iSam 17:12" parsed="|1Sam|17|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.12" />
<sup>12</sup> Davidi ishte biri i atij Efrateut të Betlemit të Judës, që mbante emrin Isai dhe kishte tetë bij. Në kohën e Saulit, ky njeri ishte i plakur dhe i shtyrë në moshë.
<scripture passage="iSam 17:13" parsed="|1Sam|17|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.13" />
<sup>13</sup> Tre bijtë më të mëdhenj të Isait kishin shkuar në luftë me Saulin: emrat e tre bijve të tij që kishin shkuar në luftë ishin: Eliabi, i parëlinduri, Abinadabi i dyti dhe Shamahu i treti.
<scripture passage="iSam 17:14" parsed="|1Sam|17|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.14" />
<sup>14</sup> Davidi ishte më i riu dhe tre më të mëdhenjtë kishin shkuar pas Saulit.
<scripture passage="iSam 17:15" parsed="|1Sam|17|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.15" />
<sup>15</sup> Davidi përkundrazi shkonte dhe vinte nga Sauli për të kullotur kopenë e atit të tij në Betlem.
<scripture passage="iSam 17:16" parsed="|1Sam|17|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.16" />
<sup>16</sup> Filisteu u dilte përpara në mëngjes dhe në mbrëmje, dhe vazhdoi të dalë dyzet ditë me radhë.
<scripture passage="iSam 17:17" parsed="|1Sam|17|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.17" />
<sup>17</sup> Isai i tha Davidit, birit të tij: "Merr për vëllezërit e tu një efë nga ky grurë i pjekur dhe dhjetë bukë dhe çoji shpejt vëllezërve të tu në kamp.
<scripture passage="iSam 17:18" parsed="|1Sam|17|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.18" />
<sup>18</sup> Dërgo edhe këto dhjetë forma djathi komandantit të mijëshes së tyre; shiko si janë vëllezërit e tu dhe më sill një peng nga ana e tyre.
<scripture passage="iSam 17:19" parsed="|1Sam|17|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.19" />
<sup>19</sup> Sauli me gjithë vëllezërit e tu dhe gjithë burrat e Izraelit janë në luginën e Terebintit për të luftuar Filistejtë".
<scripture passage="iSam 17:20" parsed="|1Sam|17|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.20" />
<sup>20</sup> Kështu Davidi u ngrit herët në mëngjes, ia la delet e tij një rojtari, mori ngarkesën e tij dhe u nis ashtu siç e kishte urdhëruar Isai. Arriti në kampin e qerreve, kur ushtria po dilte për t'u radhitur  në formacion beteje dhe lëshonte britma  lufte.
<scripture passage="iSam 17:21" parsed="|1Sam|17|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.21" />
<sup>21</sup> Izraelitët dhe Filistejtë ishin radhitur për betejë, një ushtri kundër tjetrës.
<scripture passage="iSam 17:22" parsed="|1Sam|17|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.22" />
<sup>22</sup> Davidi, pasi la ngarkesën e tij në duart e rojtarit të bagazheve, vrapoi në drejtim të grupimeve të betejës; me të arritur në vend, pyeti vëllezërit e tij si ishin.
<scripture passage="iSam 17:23" parsed="|1Sam|17|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.23" />
<sup>23</sup> Ndërsa po fliste me ata, ja ku doli nga radhët e Filistejve ai kampion, Filisteu i Gathit, që mbante emrin Goliath dhe përsëriti po ato fjalë; dhe Davidi i dëgjoi.
<scripture passage="iSam 17:24" parsed="|1Sam|17|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.24" />
<sup>24</sup> Tërë njerëzit e Izraelit, me ta parë atë njeri, ikën para tij dhe u hyri një frikë e madhe.
<scripture passage="iSam 17:25" parsed="|1Sam|17|25|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.25" />
<sup>25</sup> Njerëzit e Izraelit thonin: "E keni parë këtë njeri që shkon përpara? Ai shkon përpara për të vënë në provë sedrën e Izraelit. Ai që do ta vrasë, kushdo qoftë, do të shpërblehet me pasuri të mëdha  nga mbreti, ky do t'i japë për grua të bijën  dhe do të përjashtojë nga çdo haraç shtëpinë e atit të tij në Izrael".
<scripture passage="iSam 17:26" parsed="|1Sam|17|26|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.26" />
<sup>26</sup> Atëherë Davidi, duke iu drejtuar njerëzve që ishin pranë tij, tha: "Çfarë do t'i bëjnë atij burri që do të vrasë këtë Filiste dhe do ta largojë turpin nga Izraeli? Po kush është ky Filiste, i parrethprerë,  që guxon të poshtërojë ushtrinë e  Perëndisë të gjallë?".
<scripture passage="iSam 17:27" parsed="|1Sam|17|27|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.27" />
<sup>27</sup> Njerëzit iu përgjegjën me po ato fjalë, duke thënë: "Kështu do të bëhet me atë që do ta vrasë".
<scripture passage="iSam 17:28" parsed="|1Sam|17|28|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.28" />
<sup>28</sup> Eliabi, vëllai i tij më i madh, e dëgjoi ndërsa fliste me ata njerëz; kështu Eliabi u zemërua me Davidin dhe tha: "Pse erdhe këtu? Kujt ia le ato pak dele në shkretëtirë? Unë e njoh krenarinë tënde  dhe ligësinë e zemrës sate, ke zbritur këtu  për të parë betejën?".
<scripture passage="iSam 17:29" parsed="|1Sam|17|29|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.29" />
<sup>29</sup> Davidi u përgjegj: "Ç'kam bërë unë tani?. Nuk ishte veçse një pyetje e thjeshtë!".
<scripture passage="iSam 17:30" parsed="|1Sam|17|30|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.30" />
<sup>30</sup> Duke u larguar prej tij, iu drejtua një tjetri dhe i bëri po atë pyetje; dhe njerëzit i dhanë po atë përgjigje të mëparshme.
<scripture passage="iSam 17:31" parsed="|1Sam|17|31|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.31" />
<sup>31</sup> Sa dëgjuan fjalët që Davidi kishte thënë, ia treguan Saulit dhe ky dërgoi njerëz që ta thërresin.
<scripture passage="iSam 17:32" parsed="|1Sam|17|32|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.32" />
<sup>32</sup> Davidi i tha Saulit: "Asnjeri të mos ligështohet për shkak të tij! Shërbëtori yt do të shkojë të luftojë me këtë Filiste".
<scripture passage="iSam 17:33" parsed="|1Sam|17|33|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.33" />
<sup>33</sup> Sauli i tha Davidit: "Ti nuk mund të shkosh të luftosh kundër këtij Filisteu, sepse ti je akoma djalosh, ndërsa ai është një luftëtar qysh në të ritë e tij".
<scripture passage="iSam 17:34" parsed="|1Sam|17|34|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.34" />
<sup>34</sup> Por Davidi iu përgjegj Saulit: "Shërbëtori yt kulloste kopenë e atit të tij; kur një luan ose një ari vinte për të rrëmbyer një dele nga kopeja,
<scripture passage="iSam 17:35" parsed="|1Sam|17|35|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.35" />
<sup>35</sup> unë e ndiqja, e godisja dhe ia rrëmbeja nga goja; në qoftë se ai kthehej kundër meje, unë e kapja nga krifa, e godisja dhe e vrisja.
<scripture passage="iSam 17:36" parsed="|1Sam|17|36|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.36" />
<sup>36</sup> Po, shërbëtori yt ka vrarë luanin dhe ariun; dhe ky Filiste i parrethprerë do të pësojë të njëjtin fat, sepse ka fyer ushtrinë e Perëndisë të gjallë".
<scripture passage="iSam 17:37" parsed="|1Sam|17|37|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.37" />
<sup>37</sup> Davidi shtoi: "Zoti që më shpëtoi nga kthetrat e luanit dhe nga panxha e ariut, do të më shpëtojë edhe nga dora e këtij Filisteu". Atëherë Sauli i tha Davidit: "Shko dhe Zoti qoftë me ty".
<scripture passage="iSam 17:38" parsed="|1Sam|17|38|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.38" />
<sup>38</sup> Pastaj Sauli e veshi Davidin me armaturën e tij, i vuri në kokë një përkrenare prej bronzi dhe i veshi parzmoren.
<scripture passage="iSam 17:39" parsed="|1Sam|17|39|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.39" />
<sup>39</sup> Pastaj Davidi ngjeshi shpatën e Saulit mbi armaturën dhe u përpoq të ecë, sepse nuk ishte mësuar. Por Davidi i tha Saulit: "Unë nuk mund të eci me këtë armaturë, sepse nuk jam mësuar me të". Dhe kështu Davidi e hoqi nga trupi i tij.
<scripture passage="iSam 17:40" parsed="|1Sam|17|40|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.40" />
<sup>40</sup> Pastaj mori në dorë shkopin e tij, zgjodhi pesë gurë të lëmuar në përrua, i vuri në torbën e bariut, në një thes të vogël që kishte me vete; pastaj me hobenë në dorë u nis kundër Filisteut.
<scripture passage="iSam 17:41" parsed="|1Sam|17|41|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.41" />
<sup>41</sup> Edhe Filisteu përparoi duke iu afruar gjithnjë e më tepër Davidit, ndërsa shqyrtari i tij e paraprinte.
<scripture passage="iSam 17:42" parsed="|1Sam|17|42|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.42" />
<sup>42</sup> Filisteu shikonte me kujdes dhe, me të parë Davidin, e përçmoi sepse ishte vetëm një i ri, kuqalash dhe i hijshëm.
<scripture passage="iSam 17:43" parsed="|1Sam|17|43|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.43" />
<sup>43</sup> Filisteu i tha Davidit: "Mos jam vallë një qen që po del kundër meje me shkop në dorë?". Dhe Filisteu e mallkoi Davidin në emër të perëndive të tij.
<scripture passage="iSam 17:44" parsed="|1Sam|17|44|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.44" />
<sup>44</sup> Pastaj Filisteu i tha Davidit: "Eja këtu, dhe unë do t'ia jap mishin tënd shpendëve të qiellit dhe kafshëve të fushave".
<scripture passage="iSam 17:45" parsed="|1Sam|17|45|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.45" />
<sup>45</sup> Atëherë Davidi iu përgjegj Filisteut: "Ti po më vjen me shpatë, me shtizë dhe me ushtë; kurse unë po të dal në emër të Zotit të ushtërive, Perëndisë të ushtrisë së Izraelit që ti ke fyer.
<scripture passage="iSam 17:46" parsed="|1Sam|17|46|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.46" />
<sup>46</sup> Pikërisht sot Zoti do të të dorëzojë në duart e mia; dhe unë do të të rrëzoj, do të pres kokën tënde dhe do t'u jap pikërisht sot kufomat e ushtrisë së Filistejve shpendëve të qiellit dhe bishave  të tokës, me qëllim që gjithë dheu të mësojë  se ka një Perëndi në Izrael.
<scripture passage="iSam 17:47" parsed="|1Sam|17|47|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.47" />
<sup>47</sup> Atëherë gjithë kjo turmë do të mësojë që Zoti nuk të shpëton me anë të shpatës as me anë të shtizës; sepse përfundimi i betejës varet nga Zoti, dhe ai do t'ju dorëzojë në duart tona".
<scripture passage="iSam 17:48" parsed="|1Sam|17|48|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.48" />
<sup>48</sup> Kur Filisteu lëvizi dhe shkoi përpara për t'u ndeshur me Davidin, edhe Davidi nxitoi menjëherë drejt mejdanit, ballë Filisteut;
<scripture passage="iSam 17:49" parsed="|1Sam|17|49|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.49" />
<sup>49</sup> vuri dorën në thes, nxori prej tij një gur, e hodhi me hobenë dhe e goditi në ballë Filisteun; guri iu fut në ballë dhe ai ra me fytyrë për tokë.
<scripture passage="iSam 17:50" parsed="|1Sam|17|50|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.50" />
<sup>50</sup> Kështu Davidi me një hobe dhe një gur mundi Filisteun; e goditi dhe e vrau, megjithëse Davidi nuk kishte asnjë shpatë në dorë.
<scripture passage="iSam 17:51" parsed="|1Sam|17|51|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.51" />
<sup>51</sup> Pastaj Davidi vrapoi, u hodh mbi Filisteun, ia mori shpatën dhe e vrau duke i prerë me të kokën. Kur Filistejtë e panë që heroi i tyre vdiq, ikën me vrap.
<scripture passage="iSam 17:52" parsed="|1Sam|17|52|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.52" />
<sup>52</sup> Atëherë njerëzit e Izraelit dhe të Judës u ngritën, duke lëshuar britma lufte, dhe i ndoqën Filistejtë deri në hyrjen e luginës dhe në portat e Ekronit. Filistejtë e plagosur për vdekje ranë në rrugën e Shaarimit, deri në Gath dhe në Ekron.
<scripture passage="iSam 17:53" parsed="|1Sam|17|53|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.53" />
<sup>53</sup> Kur bijtë e Izraelit u kthyen nga ndjekja e Filistejve, plaçkitën kampin e tyre.
<scripture passage="iSam 17:54" parsed="|1Sam|17|54|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.54" />
<sup>54</sup> Pas kësaj Davidi mori kokën e Filisteut dhe e çoi në Jeruzalem, por armët e tij i vendosi në çadrën e tij.
<scripture passage="iSam 17:55" parsed="|1Sam|17|55|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.55" />
<sup>55</sup> Kur Sauli kishte parë Davidin që po dilte kundër Filisteut, kishte pyetur komandantin e ushtrisë së tij, Abnerin: "Abner, bir i kujt është ky i ri?". Abneri iu përgjegj: "Ashtu siç është e vërtetë që ti rron, o mbret, nuk e di".
<scripture passage="iSam 17:56" parsed="|1Sam|17|56|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.56" />
<sup>56</sup> Atëherë mbreti tha: "Merr informata mbi prindërit e këtij djaloshi".
<scripture passage="iSam 17:57" parsed="|1Sam|17|57|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.57" />
<sup>57</sup> Kur Davidi u kthye nga vrasja e Filisteut, Abneri e mori dhe e çoi përparea Saulit, ndërsa ai mbante akoma në dorë kokën e Filisteut.
<scripture passage="iSam 17:58" parsed="|1Sam|17|58|0|0" osisRef="Bible:1Sam.17.58" />
<sup>58</sup> Sauli i tha: "O i ri, bir i kujt je?". Davidi u përgjegj: Jam bir i shërbëtorit tënd, Betlemitit Isai".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 18" progress="26.13%" prev="iSam.17" next="iSam.19" id="iSam.18">
<h3 id="iSam.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="iSam.18-p1">
<scripture passage="iSam 18:1" parsed="|1Sam|18|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.1" />
<sup>1</sup> Kur mbaroi së foluri me Saulin, shpirti i Jonathanit mbeti i lidhur me shpirtin e Davidit, dhe Jonathani e deshi si shpirtin e vet.
<scripture passage="iSam 18:2" parsed="|1Sam|18|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.2" />
<sup>2</sup> Po atë ditë Sauli e mori me vete dhe nuk e lejoi të kthehet në shtëpinë e atit të tij.
<scripture passage="iSam 18:3" parsed="|1Sam|18|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.3" />
<sup>3</sup> Kështu Jonathani lidhi një besölidhje me Davidin, sepse e donte si shpirtin e vet.
<scripture passage="iSam 18:4" parsed="|1Sam|18|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.4" />
<sup>4</sup> Pastaj Jonathani hoqi mantelin që kishte veshur dhe ia dha Davidit, dhe i shtoi gjithashtu rrobat, shpatën, harkun dhe brezin e tij.
<scripture passage="iSam 18:5" parsed="|1Sam|18|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.5" />
<sup>5</sup> Davidi shkonte kudo që Sauli e dërgonte dhe dilte me sukses. Kështu Sauli e vuri në krye të luftëtarëve dhe shihej me sy të mirë nga gjithë populli, madje edhe nga shërbëtorët e Saulit.
<scripture passage="iSam 18:6" parsed="|1Sam|18|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.6" />
<sup>6</sup> Gjatë kthimit të tyre, kur Davidi po kthehej nga vrasja e Filisteut, gratë e të gjitha qyteteve të Izraelit i dolën para mbretit Saul, duke kënduar dhe hedhur valle me dajre, me thirrje gëzimi dhe me vegla muzikore.
<scripture passage="iSam 18:7" parsed="|1Sam|18|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.7" />
<sup>7</sup> Kështu gratë u përgjigjeshin njera tjetrës duke kënduar, dhe thoshnin: "Sauli vrau mijëshn e tij dhe Davidi dhjetëmijëshn e tij.
<scripture passage="iSam 18:8" parsed="|1Sam|18|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.8" />
<sup>8</sup> Kjo gjë e pezmatoi shumë Saulin dhe këto fjalë nuk i pëlqyen; ai tha: "Davidit i njohin dhjetë mijë dhe mua vetëm një mijë. Tani nuk i mungon veçse mbretëria!".
<scripture passage="iSam 18:9" parsed="|1Sam|18|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.9" />
<sup>9</sup> Kështu nga ajo ditë Sauli e shikoi me zili Davidin.
<scripture passage="iSam 18:10" parsed="|1Sam|18|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.10" />
<sup>10</sup> Të nesërmen një frym i keq nga ana e Perëndisë e zotëroi Saulin që sillej si një i marrë në mes të shtëpisë, kurse Davidi i binte harpës me dorën e tij si ditët e tjera dhe Sauli mbante në dorë shtizën.
<scripture passage="iSam 18:11" parsed="|1Sam|18|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.11" />
<sup>11</sup> Kështu Sauli e vërtiti shtizën, duke thënë: "Do ta gozhdoj Davidin në mur!". Por Davidi iu shmang goditjes dy herë.
<scripture passage="iSam 18:12" parsed="|1Sam|18|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.12" />
<sup>12</sup> Sauli kishte frikë nga Davidi, sepse Zoti ishte me të dhe e kishte braktisur Saulin.
<scripture passage="iSam 18:13" parsed="|1Sam|18|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.13" />
<sup>13</sup> Prandaj Sauli e largoi nga vetja dhe e bëri komandant të një mijë njerëzve; dhe ai shkonte e vinte në krye të popullit.
<scripture passage="iSam 18:14" parsed="|1Sam|18|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.14" />
<sup>14</sup> Davidit i shkonin mbarë të gjitha veprat, dhe Zoti ishte me të.
<scripture passage="iSam 18:15" parsed="|1Sam|18|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.15" />
<sup>15</sup> Sauli, duke parë që atij i shkonte shumë mbarë çdo gjë, kishte frikë prej tij;
<scripture passage="iSam 18:16" parsed="|1Sam|18|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.16" />
<sup>16</sup> por tërë Izraeli dhe Juda e donin Davidin, sepse shkonte e vinte në krye të tyre.
<scripture passage="iSam 18:17" parsed="|1Sam|18|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.17" />
<sup>17</sup> Pastaj Sauli i tha Davidit: "Ja Merabi, bija ime më e madhe; do të ta jap për grua; u bëfsh për mua një bir trim dhe març pjesë në betejat e Zotit". Sauli mendonte kështu: "Të mos jetë dora ime ta godasë, por dora e Filisejve".
<scripture passage="iSam 18:18" parsed="|1Sam|18|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.18" />
<sup>18</sup> Por Davidi iu përgjegj Saulit: "Kush jam unë dhe çfarë është jeta ime dhe familja e atit tim në Izrael, që unë të bëhem dhëndri i mbretit?".
<scripture passage="iSam 18:19" parsed="|1Sam|18|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.19" />
<sup>19</sup> Kur erdhi çasti për t'ia dhënë Davidit Merabin, bijën e Saulit, atë ia dhanë për grua Meholathitit Adriel.
<scripture passage="iSam 18:20" parsed="|1Sam|18|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.20" />
<sup>20</sup> Por Mikal, bija e Saulit, e dashuronte Davidin; këtë ia njoftuan Saulit dhe kjo gjë i pëlqeu.
<scripture passage="iSam 18:21" parsed="|1Sam|18|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.21" />
<sup>21</sup> Kështu Sauli mendoi: "Do t'ia jap, në mënyrë që ky të jetë një lak për të dhe ai të bjerë në duart e Filistejve".
<scripture passage="iSam 18:22" parsed="|1Sam|18|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.22" />
<sup>22</sup> Pas kësaj Sauli i urdhëroi shërbëtorët e tij: "Bisedoni fshehurazi me Davidin dhe i thoni: "Ja, mbreti ështëi kënaqur nga ti dhe të gjithë shërbëtorët e tij të duan, prandaj bëhu dhëndri i mbretit".
<scripture passage="iSam 18:23" parsed="|1Sam|18|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.23" />
<sup>23</sup> Shërbëtorët e Saulit ia çuan këto fjalë Davidit. Por Davidi u përgjegj: "Ju duket gjë e vogël të bëhesh dhëndri i mbretit?. Unë jam një njeri i varfër dhe nga shtresë e ulët".
<scripture passage="iSam 18:24" parsed="|1Sam|18|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.24" />
<sup>24</sup> Shërbëtorët i njoftuan Saulit: "Davidi u përgjegj në këtë mënyrë".
<scripture passage="iSam 18:25" parsed="|1Sam|18|25|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Sauli tha: "Do t'i thoni kështu Davidit: "Mbreti nuk dëshëron asnjë prikë, por njëqind lafsha të Filisejve për t'u hakmarrë me armiqtë e mbretit"". Sauli kurdiste komplote për të shkaktuar vdekjen e Davidit me anë të Filistejve.
<scripture passage="iSam 18:26" parsed="|1Sam|18|26|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.26" />
<sup>26</sup> Kur shërbëtorët i njoftuan Davidit këto fjalë, Davidit iu duk gjë e mirë të bëhej dhëndër i mbretit. Ditët e caktuara nuk kishin kaluar akoma,
<scripture passage="iSam 18:27" parsed="|1Sam|18|27|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.27" />
<sup>27</sup> kur Davidi u ngrit dhe iku me njerëzit e tij, dhe vrau dyqind veta nga Filistejtë. Pastaj Davidi solli lafshat e tyre dhe dorëzoi mbretit këtë sasi të saktë për t'u bërë dhëndër i tij. Atëherë Sauli i dha të bijën Mikal për grua.
<scripture passage="iSam 18:28" parsed="|1Sam|18|28|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.28" />
<sup>28</sup> Kështu Sauli e pa dhe e kuptoi që Zoti ishte me Davidin; dhe Mikal, bija e Saulit, e donte.
<scripture passage="iSam 18:29" parsed="|1Sam|18|29|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.29" />
<sup>29</sup> Sauli pati edhe më tepër frikë nga Davidi dhe mbeti armiku i tij gjatë gjithë ditëve që jetoi.
<scripture passage="iSam 18:30" parsed="|1Sam|18|30|0|0" osisRef="Bible:1Sam.18.30" />
<sup>30</sup> Pastaj princat e Filistejve dolën për të luftuar por, sa herë që dilnin, Davidi ia dilte më mirë se të gjithë shërbëtorët e Saulit; kështu emri i tij u bë shumë i famshëm.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 19" progress="26.23%" prev="iSam.18" next="iSam.20" id="iSam.19">
<h3 id="iSam.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="iSam.19-p1">
<scripture passage="iSam 19:1" parsed="|1Sam|19|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.1" />
<sup>1</sup> Sauli i foli birit të tij Jonathan dhe të gjithë shërbëtorëve të tij që të vritej Davidi. Por Jonathani, bir i Saulit, ndiente një dashuri të madhe për Davidin.
<scripture passage="iSam 19:2" parsed="|1Sam|19|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.2" />
<sup>2</sup> Kështu Jonathani e informoi Davidin, duke i thënë: "Sauli, ati im, kërkon të shkaktojë vdekjen tënde; prandaj nesër në mëngjes ruhu, rri në një vend të fshehtë dhe fshiu.
<scripture passage="iSam 19:3" parsed="|1Sam|19|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.3" />
<sup>3</sup> Unë do të dal dhe do të qëndroj pranë atit tim në fushën ku ndodhesh ti, dhe do t'i flas për ty atit tim. Do të shoh ç'ka për të ndodhur dhe do të njoftoj".
<scripture passage="iSam 19:4" parsed="|1Sam|19|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.4" />
<sup>4</sup> Kështu Jonathani i foli Saulit, atit të tij, në favor të Davidit dhe i tha: "Mbreti të mos bëj mëkat në dëm të shërbëtorit të tij, në dëm të Davidit, sepse ai nuk ka kryer mëkate kundër teje, dhe veprat e tij kanë qenë shumë të vlefshme.
<scripture passage="iSam 19:5" parsed="|1Sam|19|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.5" />
<sup>5</sup> Ai ka vënë në rrezik jetën e tij, kur vrau Filisteun, dhe Zoti ka kryer një çlirim të madh për gjithë Izraelin. Ti e ke parë dhe je gëzuar; pse duhet të mëkatosh kundër gjakut të pafajshëm, duke shkaktuar vdekjen e Davidit pa shkak?".
<scripture passage="iSam 19:6" parsed="|1Sam|19|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.6" />
<sup>6</sup> Sauli dëgjoi zërin e Jonathanit dhe u betua: "Siç është e vërtetë që Zoti rron, ai nuk ka për të vdekur!".
<scripture passage="iSam 19:7" parsed="|1Sam|19|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Jonathani thirri Davidin dhe i njoftoi tërë këto gjëra. Pastaj Jonathani e shpuri përsëri Davidin te Sauli dhe ai qëndroi në shërbim të tij si më parë.
<scripture passage="iSam 19:8" parsed="|1Sam|19|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.8" />
<sup>8</sup> Filloi përsëri lufta; kështu Davidi doli të luftojë kundër Filistejve dhe i mundi keq; ata ia mbathën para tij.
<scripture passage="iSam 19:9" parsed="|1Sam|19|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.9" />
<sup>9</sup> Por një frym i keq nga ana e Zotit e pushtoi Saulin, ndërsa rrinte në shtëpinë e tij me shtizë në dorë dhe Davidi i binte harpës.
<scripture passage="iSam 19:10" parsed="|1Sam|19|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.10" />
<sup>10</sup> Sauli u orvat të gozhdonte Davidin në mur me shtizën e tij, por Davidi iu shmang Saulit, dhe ky e nguli shtizën e tij në mur. Davidi iku po atë natë dhe shpëtoi nga reziku.
<scripture passage="iSam 19:11" parsed="|1Sam|19|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Sauli dërgoi lajmëtarë në shtëpi të Davidit për ta përgjuar dhe për ta vrarë të nesërmen në mëngjes; por Mikal, bashkëshortja e Davidit, e njoftoi për këtë gjë, duke thënë: "Në rast se sonte
<scripture passage="iSam 19:12" parsed="|1Sam|19|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.12" />
<sup>12</sup> Kështu Mikal e zbriti Davidin nga dritarja dhe ai iku; ia mbathi me vrap dhe shpëtoi.
<scripture passage="iSam 19:13" parsed="|1Sam|19|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.13" />
<sup>13</sup> Pastaj Mikal mori idhullin e shtëpisë dhe e vuri në shtrat, në vend të kokës vuri një mbulesë prej leshi të dhisë dhe e mbuloi me një pëlhurë.
<scripture passage="iSam 19:14" parsed="|1Sam|19|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.14" />
<sup>14</sup> Kur Sauli dërgoi lajmëtarët e tij për të marrë Davidin, ajo tha: "Éshtë i sëmurë".
<scripture passage="iSam 19:15" parsed="|1Sam|19|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Sauli dërgoi përsëri lajmëtarë për të parë Davidin dhe u tha atyre: "Ma sillni me shtratin e tij që unë të shkaktoj vdekjen e tij".
<scripture passage="iSam 19:16" parsed="|1Sam|19|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.16" />
<sup>16</sup> Kur arritën lajmëtarët, në shtrat ishte idhulli i shtëpisë, me një mbulesë prej leshi të dhisë në vend të kokës.
<scripture passage="iSam 19:17" parsed="|1Sam|19|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Sauli i tha Mikalit: "Pse më mashtrove në këtë mënyrë dhe bëre të ikë armiku im, duke e lejuar të shpëtojë?". Mikal iu përgjegj Saulit: "Ai më tha: "Lermë të ikij, përndryshe të vrava"".
<scripture passage="iSam 19:18" parsed="|1Sam|19|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.18" />
<sup>18</sup> Davidi iku, pra, dhe shpëtoi kokën; shkoi te Samueli në Ramah dhe i tregoi të gjitha ato që i kishte bërë Sauli. Pas kësaj ai dhe Samueli vajtën të banojnë në Najoth.
<scripture passage="iSam 19:19" parsed="|1Sam|19|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.19" />
<sup>19</sup> Këtë gjë ia njoftuan Saulit, i cili tha: "Davidi është në Najoth të Ramahut".
<scripture passage="iSam 19:20" parsed="|1Sam|19|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.20" />
<sup>20</sup> Atëherë dërgoi lajmëtarë për të marrë Davidin; por kur këta panë asamblenë e profetëve që profetizonin, nën kryesinë e Samuelit, Fryma e Perëndisë i përshkoi lajmëtarët e Saulit që filluan edhe ata të bëjnë profeci.
<scripture passage="iSam 19:21" parsed="|1Sam|19|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.21" />
<sup>21</sup> Këtë ngjarje ia njoftuan Saulit që dërgoi lajmëtarë të tjerë, të cilët gjithashtu filluan të bëjnë profeci. Sauli dërgoi përsëri lajmëtarë për të tretën herë, por edhe këta filluan të bëjnë profeci.
<scripture passage="iSam 19:22" parsed="|1Sam|19|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.22" />
<sup>22</sup> Atëherë shkoi vetë në Ramah dhe, kur arritën në hauzin e madh që ndodhet në Seku, pyeti: "Ku janë Samueli dhe Davidi?". Dikush iu përgjegj: "Ja, ndodhen në Najoth të Ramahut".
<scripture passage="iSam 19:23" parsed="|1Sam|19|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.23" />
<sup>23</sup> Kështu ai shkoi vetë atje, në Najoth të Ramahut, per edhe ai u përshkua nga Fryma e Perëndisë, dhe e vazhdoi udhëtimin e tij duke bërë profeci deri sa arriti në Najoth të Ramahut.
<scripture passage="iSam 19:24" parsed="|1Sam|19|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.19.24" />
<sup>24</sup> Edhe ai i hodhi rrobat e tij dhe bëri profeci përpara Samuelit, dhe qendroi i shtrirë lakuriq për tokë tërë atë ditë dhe tërë atë natë. Prandaj thuhet: "Edhe Sauli figuron midis profetëve?".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 20" progress="26.33%" prev="iSam.19" next="iSam.21" id="iSam.20">
<h3 id="iSam.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="iSam.20-p1">
<scripture passage="iSam 20:1" parsed="|1Sam|20|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.1" />
<sup>1</sup> Davidi iku nga Najothi i Ramahut, shkoi te Jonathani dhe i tha: "Çfarë kam bërë? Cili është faji im dhe cili është mëkati im kundër atit tënd, që ai kërkon jetën time?".
<scripture passage="iSam 20:2" parsed="|1Sam|20|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.2" />
<sup>2</sup> Jonathani iu përgjegj: "Mos ndodhtë kurrë! Ti nuk ke për të vdekur; ja im atë nuk bën asnjë veprim të madh apo të vogël pa ma njoftuar mua. Pse im atë të ma fshihte këtë gjë? Nuk është e mundur".
<scripture passage="iSam 20:3" parsed="|1Sam|20|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.3" />
<sup>3</sup> Davidi u betua përsëri dhe tha: "Yt atë e di me siguri që unë gëzoj hirin tënd dhe do të ketë thënë: "Jonathani të mos e dijë këtë, që të mos hidhërohet". Por siç është e vërtetë që Zoti jeton, dhe  që rron shpirti yt, mua nuk më ndan nga vdekja  veçse një hap".
<scripture passage="iSam 20:4" parsed="|1Sam|20|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.4" />
<sup>4</sup> Jonathani i tha Davidit: "Çfarëdo gjë që të më kërkosh, unë do ta bëj për ty".
<scripture passage="iSam 20:5" parsed="|1Sam|20|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.5" />
<sup>5</sup> Davidi iu përgjegj Jonathanit: "Ja, nesër fillon hëna e re dhe unë duhet të ulem në tryezë me mbretin, por të më lër të shkoj dhe unë do të fshihem në fshatrat deri në mbrëmjen e ditë së tretë.
<scripture passage="iSam 20:6" parsed="|1Sam|20|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.6" />
<sup>6</sup> Në qoftë se atit tënd i bie në sy mungesa ime, ti do t'i thuash: "Davidi më është lutur me insistim të hidhet për pak kohë deri në Betlem, në qytetin e tij, sepse aty kremtohet flijimi për tërë familjen e tij".
<scripture passage="iSam 20:7" parsed="|1Sam|20|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.7" />
<sup>7</sup> Në qoftë se thotë: "Mirë", shërbëtori yt ka për të shpëtuar. Por në rast se zemërohet, dije se ka vendosur të ma bëjë të keqen.
<scripture passage="iSam 20:8" parsed="|1Sam|20|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.8" />
<sup>8</sup> Tregohu, pra, i mëshirshëm me shërbëtorin tënd, sepse e ke bërë të lidhet në një besëlidhje të Zotit me ty; por në rast se kam ndonjë faj, vritmë ti. Pse duhet të më çosh tek ati yt?".
<scripture passage="iSam 20:9" parsed="|1Sam|20|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.9" />
<sup>9</sup> Jonathani tha "Larg qoftë ky mendim! Po ta dija që im atë ka vendosur të ta bëjë të keqen, nuk do të ta tregoja ty?".
<scripture passage="iSam 20:10" parsed="|1Sam|20|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.10" />
<sup>10</sup> Davidi i tha Jonathanit: "Kush do të më njoftojë në se yt atë të përgjigjet rëndë?".
<scripture passage="iSam 20:11" parsed="|1Sam|20|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.11" />
<sup>11</sup> Jonathani i tha Davidit: "Eja, të dalim ndër fusha!". Kështu që të dy dolën jashtë, në fushë.
<scripture passage="iSam 20:12" parsed="|1Sam|20|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Jonathani i tha Davidit: "Paça dëshmitar Zotin, Perëndinë e Izraelit! Nesër ose pasnesër, në këtë orë, do të hetoj qëllimet e atit tim, për të parë në se ai e shikon me sy të mirë Davidin, dhe po të mos dërgoj njeri të të njoftojë,
<scripture passage="iSam 20:13" parsed="|1Sam|20|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.13" />
<sup>13</sup> Zoti le t'i bëjë këtë gjë Jonathanit, madje edhe më keq. Në qoftë se përkundrazi im atë ka ndërmend të të bëjë një të keqe, unë do të të njoftoj dhe do të lë të shkosh me qëllim që ti të shkosh në  paqe; dhe Zoti qoftë me ty, ashtu siç ka qenë  me atin tim!
<scripture passage="iSam 20:14" parsed="|1Sam|20|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.14" />
<sup>14</sup> Deri sa të jem gjallë, a nuk do të përdorësh ndaj meje mirësinë e Zotit, me qëllim që mos vritem?".
<scripture passage="iSam 20:15" parsed="|1Sam|20|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.15" />
<sup>15</sup> Por nuk do të heqësh dorë kurrë të përdorësh mirësinë ndaj shtëpisë sime, as atëherë kur Zoti të ketë shfarosur nga faqja e dheut tërë armiqtë e Davidit".
<scripture passage="iSam 20:16" parsed="|1Sam|20|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.16" />
<sup>16</sup> Kështu Jonathani lidhi një besëlidhje me shtëpinë e Davidit, duke thënë: "Zoti t'u kërkojë llogari armiqve të Davidit për gjakun!".
<scripture passage="iSam 20:17" parsed="|1Sam|20|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.17" />
<sup>17</sup> Për hir të dashurisë që kishte për të, Jonathani e vuri përsëri Davidin të betohet, sepse ai e donte si shpirtin e vet.
<scripture passage="iSam 20:18" parsed="|1Sam|20|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.18" />
<sup>18</sup> Pastaj Jonathani i tha: "Nesër fillon hëna e re dhe mungesa jote do të bjerë në sy, sepse vendi yt do të mbetet bosh.
<scripture passage="iSam 20:19" parsed="|1Sam|20|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.19" />
<sup>19</sup> Do të lësh të kalojmë tri ditë, pastaj do të zbresësh me të shpejtë dhe do të shkosh në vendin ku u fshehe ditën e ngjarjes, dhe do të rrish pranë gurit të Ezelit.
<scripture passage="iSam 20:20" parsed="|1Sam|20|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.20" />
<sup>20</sup> Unë do të hedh tri shigjeta përbri gurit sikur të gjuaja në shenjë.
<scripture passage="iSam 20:21" parsed="|1Sam|20|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.21" />
<sup>21</sup> Pastaj do të dërgoj një djalosh, duke i thënë: "Shko të kërkosh shtigjeta". Në rast se i them djaloshit: "Shiko, shigjetat janë nga ana jote, prandaj merri!" atëherë eja sepse, ashtu si Zoti jeton,  punët të ecin mbarë ty dhe nuk ka asnjë  rrezik.
<scripture passage="iSam 20:22" parsed="|1Sam|20|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.22" />
<sup>22</sup> Në qoftë se përkundrazi i them djaloshit: "Shiko, shigjetat janë matanë teje", atëherë shko, sepse Zoti të bën të ikësh.
<scripture passage="iSam 20:23" parsed="|1Sam|20|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.23" />
<sup>23</sup> Sa për gjërat për të cilat kemi folur midis nesh, ja, Zoti qoftë dëshmitar midis teje dhe meje për gjithnjë".
<scripture passage="iSam 20:24" parsed="|1Sam|20|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.24" />
<sup>24</sup> Kështu Davidi u fsheh nëpër ara; kur filloi hëna e re, mbreti u ul për të ngrënë.
<scripture passage="iSam 20:25" parsed="|1Sam|20|25|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.25" />
<sup>25</sup> Mbreti u ul në karrigen e tij, si herët e tjera, në karrigen pranë murit; Jonathani u ul përballë tij. Abneri u ul pranë Saulit, por vendi i Davidit mbeti bosh.
<scripture passage="iSam 20:26" parsed="|1Sam|20|26|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.26" />
<sup>26</sup> Megjithatë Sauli nuk tha asgjë atë ditë, sepse mendonte: "Do t'i ketë ndodhur diçka; nuk do të jetë i pastër; me siguri ai nuk është i pastër".
<scripture passage="iSam 20:27" parsed="|1Sam|20|27|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.27" />
<sup>27</sup> Por të nesërmen, ditën e dytë të hënës së re, vendi i Davidit ishte akoma bosh. Atëherë Sauli i tha Jonathanit, birit të tij: "Pse biri i Isait nuk erdhi për të ngrënë as dje, as sot?".
<scripture passage="iSam 20:28" parsed="|1Sam|20|28|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.28" />
<sup>28</sup> Jonathani iu përgjegj Saulit: "Davidi më kërkoi me insistim ta lë të shkojë në Betlem;
<scripture passage="iSam 20:29" parsed="|1Sam|20|29|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.29" />
<sup>29</sup> dhe tha: "Të lutem lermë të shkoj, sepse kemi në qytet një flijim në familje, dhe vëllai im më ka detyruar të marr pjesë në të; tani, pra, po të gëzoj hirin tënd, të lutem, lermë të hidhem shpejt  për të parë vëllezërit e mi". Për këtë arësye  nuk erdhi në tryezën e mbretit".
<scripture passage="iSam 20:30" parsed="|1Sam|20|30|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.30" />
<sup>30</sup> Atëherë zemërimi i Saulit u ndez kundër Jonathanit dhe i tha: "O bir i çoroditur dhe rebel, vallë nuk e di unë që ti mban anën e birit të Isait, për turpin tënd dhe për turpin e lakuriqësisë të nënës sate?
<scripture passage="iSam 20:31" parsed="|1Sam|20|31|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.31" />
<sup>31</sup> Sepse për deri sa biri i Isait do të jetojë mbi tokë, nuk do të ketë qëndrueshmëri as për ty, as për mbretërinë tënde. Prandaj dërgo ta marrin dhe sille tek unë, sepse ai duhet të vdesë.
<scripture passage="iSam 20:32" parsed="|1Sam|20|32|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.32" />
<sup>32</sup> Jonathani iu përgjegj Saulit, atit të tij duke i thënë: "Pse duhet të vdesë? Çfarë ka bërë?".
<scripture passage="iSam 20:33" parsed="|1Sam|20|33|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.33" />
<sup>33</sup> Atëherë Sauli e vërtiti ushtën kundër tij për ta vrarë. Jonathani e kuptoi që vrasja e Davidit ishte diçka e vendosur nga ana e të atit.
<scripture passage="iSam 20:34" parsed="|1Sam|20|34|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.34" />
<sup>34</sup> Kështu Jonathani u ngrit i zemëruar nga tryeza dhe nuk hëngri gjë as ditën e dytë të hënës së re, mbasi ishte i hidhëruar për Davidin, sepse i ati e kishte trajtuar në mënyrë të turpshme.
<scripture passage="iSam 20:35" parsed="|1Sam|20|35|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.35" />
<sup>35</sup> Të nesërmen në mëngjes, Jonathani doli në fushë në vendin e caktuar me Davidin, duke pasur me vete një djalosh.
<scripture passage="iSam 20:36" parsed="|1Sam|20|36|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.36" />
<sup>36</sup> Ai i tha djaloshit: "Vrapo të më sjellësh shigjetat që unë gjuaj". Ndërsa djaloshi vraponte, ai hodhi një shigjetë që kaloi përtej tij.
<scripture passage="iSam 20:37" parsed="|1Sam|20|37|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.37" />
<sup>37</sup> Kur djaloshi arriti në vendin ku ndodhej shigjeta që Jonathani kishte hedhur, Jonathani i bërtiti nga prapa: "Shigjeta, vallë ka rënë matanë teje?".
<scripture passage="iSam 20:38" parsed="|1Sam|20|38|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.38" />
<sup>38</sup> Pastaj Jonathani i bërtiti akoma djaloshit: "Vepro shpejt, mbaro punë, mos u ndal!". Kështu djaloshi i Jonathanit mblodhi shigjetat dhe u kthye tek i zoti.
<scripture passage="iSam 20:39" parsed="|1Sam|20|39|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.39" />
<sup>39</sup> Por djaloshi nuk e dinte asgjë; vetëm Jonathani dhe Davidi e dinin si qëndronte çështja.
<scripture passage="iSam 20:40" parsed="|1Sam|20|40|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.40" />
<sup>40</sup> Pastaj Jonathani ia dha armët e tij djaloshit dhe i tha: "Nisu, çoji në qytet".
<scripture passage="iSam 20:41" parsed="|1Sam|20|41|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.41" />
<sup>41</sup> Me t'u nisur djaloshi, Davidi u ngrit nga krahu jugor, ra përmbys tri herë me fytyrë për tokë; pastaj të dy puthen me njeri tjetrin dhe qanë bashkë; por Davidi qau më tepër.
<scripture passage="iSam 20:42" parsed="|1Sam|20|42|0|0" osisRef="Bible:1Sam.20.42" />
<sup>42</sup> Pastaj Jonathani i tha Davidit: "Shko në paqe, tani që ne të dy jemi betuar në emër të Zotit; Zoti le të jetë përgjithmonë dëshmitar midis meje dhe teje dhe ndërmjet pasardhësve të tu dhe pasardhësve  të mi". Pastaj Davidi u ngrit dhe iku; dhe  Jonathani u kthye në qytet.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 21" progress="26.49%" prev="iSam.20" next="iSam.22" id="iSam.21">
<h3 id="iSam.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="iSam.21-p1">
<scripture passage="iSam 21:1" parsed="|1Sam|21|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.21.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Davidi shkoi në Nob tek prifti Ahimelek; Ahimeleku i doli përpara Davidit duke u dridhur dhe i tha: "Pse je vetëm dhe nuk ka njeri me ty?".
<scripture passage="iSam 21:2" parsed="|1Sam|21|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.21.2" />
<sup>2</sup> Davidi iu përgjegj priftit Ahimelek: "Mbreti më urdhëroi diçka dhe më tha: "Asnjeri të mos dijë kurrgjë për çështjen për të cilën po të dërgoj dhe për atë që të kam urdhëruar". Njerëzti e mi i kam drejtuar në filan vend.
<scripture passage="iSam 21:3" parsed="|1Sam|21|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.21.3" />
<sup>3</sup> Dhe tani çfarë ke në dorë? Më jep pesë bukë ose çfarë të kesh".
<scripture passage="iSam 21:4" parsed="|1Sam|21|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.21.4" />
<sup>4</sup> Prifti iu përgjegj Davidit, duke thënë: "Nuk kam bukë të zakonshme, ka vetëm bukë të shenjtëruar, me kusht që burrat e tu t'u jenë përmbajtur së paku kontakteve me gratë".
<scripture passage="iSam 21:5" parsed="|1Sam|21|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.21.5" />
<sup>5</sup> Davidi iu përgjegj priftit: "Kemi mbetur pa gra, qysh se jemi nisur, tri ditë më parë; enët e njerëzve të mi janë të pastra; në fakt edhe buka është e zakonshme, megjithëse sot është shenjtëruar në enët".
<scripture passage="iSam 21:6" parsed="|1Sam|21|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.21.6" />
<sup>6</sup> Kështu prifti i dha bukën e shenjtëruar, sepse aty nuk kishte tjetër bukë veç asaj të paraqitjes, që ishte hequr nga prania e Zotit, për ta zëvendësuar me bukë të ngrohtë në çastin kur hiqet.
<scripture passage="iSam 21:7" parsed="|1Sam|21|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.21.7" />
<sup>7</sup> Atë ditë ndodhej aty një nga shërbëtorët e Saulit, që qëndronte para Zotit; quhej Doeg, Edomiti, kryebariu i Saulit.
<scripture passage="iSam 21:8" parsed="|1Sam|21|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.21.8" />
<sup>8</sup> Davidi i tha Ahimelekut: "Mos ke rastësisht për kollaj ndonjë shtizë a një shpatë? Mbasi unë nuk kam marrë me vete as shpatën, as armët e mia, sepse detyra e ngarkuar nga mbreti ishte urgjente".
<scripture passage="iSam 21:9" parsed="|1Sam|21|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.21.9" />
<sup>9</sup> Prifti u përgjegj: "Éshtë shpata e Goliathit, Filisteut, që ti vrave në luginën e Terebintos; është aty prapa efodit, e mbështjellë me një pëlhurë; në rast se e do, merre, sepse këtu nuk kemi tjetër  veç kësaj". Davidi tha: "Asnjë nuk ia kalon  asaj; nëma!".
<scripture passage="iSam 21:10" parsed="|1Sam|21|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.21.10" />
<sup>10</sup> Atë ditë Davidi u ngrit dhe iku nga prania e Saulit; ai shkoi në Akish, te mbreti i Gathit.
<scripture passage="iSam 21:11" parsed="|1Sam|21|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.21.11" />
<sup>11</sup> Shërbëtorët e Akishit i thanë: "A nuk është ky Davidi, mbret i vendit? A nuk këndonin në kor për të në valle, duke thënë: "Sauli ka vrarë një mijë të tij dhe Davidi dhjetë mijë të tij"?".
<scripture passage="iSam 21:12" parsed="|1Sam|21|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.21.12" />
<sup>12</sup> Davidi i mbajti në zemër këto fjalë dhe pati frikë të madhe nga Akishi, mbret i Gathit.
<scripture passage="iSam 21:13" parsed="|1Sam|21|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.21.13" />
<sup>13</sup> Kështu ndërroi mënyrën e sjelljes së tij para tye dhe e hiqte veten si të marrë në duart e tyre; bënte shkaravina mbi kanatet e dyerve dhe lëshonte jargë mbi mjekrën e tij.
<scripture passage="iSam 21:14" parsed="|1Sam|21|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.21.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Akishi u tha shërbëtorëve të tij: "Ja, e shikoni, ky është i marrë; pse ma keni sjellë?
<scripture passage="iSam 21:15" parsed="|1Sam|21|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.21.15" />
<sup>15</sup> Mos vallë më mungojnë të marrët, dhe ju më sillni këtë për të bërë të marrin në praninë time? Ai nuk ka për të hyrë në shtëpinë time!".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 22" progress="26.55%" prev="iSam.21" next="iSam.23" id="iSam.22">
<h3 id="iSam.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="iSam.22-p1">
<scripture passage="iSam 22:1" parsed="|1Sam|22|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Davidi u nis që andej dhe u strehua në shpellën e Adulamit; kur vëllezërit e tij dhe tërë shtëpia e atit të tij e mësuan, zbritën aty poshtë tek ai.
<scripture passage="iSam 22:2" parsed="|1Sam|22|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.2" />
<sup>2</sup> Dhe tërë ata që hasnin vështirësi, që kishin borxhe o që ishin të pakënaqur u mblodhën pranë tij dhe ai u bë kreu i tyre. Ishin me të rreth katërqind veta.
<scripture passage="iSam 22:3" parsed="|1Sam|22|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.3" />
<sup>3</sup> Që andej Davidi shkoi në Mitspah të Moabit dhe i tha mbretit të Moabit: "Lejo që ati dhe nëna ime të vijnë dhe të banojnë me ju, deri sa unë të mësoj se çfarë do të bëjë Perëndia për mua".
<scripture passage="iSam 22:4" parsed="|1Sam|22|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.4" />
<sup>4</sup> Kështu ai i çoi para mbretit të Moabit, dhe ata qëndruan me të tërë kohën që Davidi ndodhej në fortesë.
<scripture passage="iSam 22:5" parsed="|1Sam|22|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.5" />
<sup>5</sup> Pastaj profeti Gad i tha Davidit: "Mos qëndro më në fortesë, por nisu dhe shko në vendin e Judës". Atëherë Davidi u nis dhe shkoi në pyllin e Herethit.
<scripture passage="iSam 22:6" parsed="|1Sam|22|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.6" />
<sup>6</sup> Kur Sauli mësoi që Davidi dhe njerëzit që ishin me të qenë zbuluar (Sauli ndodhej atëherë në Gibeah poshtë nën drurin e marinës në Ramah, me ushtën e tij në dorë dhe të gjithë shërbëtorët e tij e rrethonin).
<scripture passage="iSam 22:7" parsed="|1Sam|22|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.7" />
<sup>7</sup> Sauli u tha shërbëtorëve që i rrinin rreth e qark: "Më dëgjoni tani, Beniaminitë! Biri i Isait do t'ju japë juve ara dhe vreshta. Do t'ju bëjë të gjithëve komandantë të mijëshëve dhe qindëshëve?
<scripture passage="iSam 22:8" parsed="|1Sam|22|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.8" />
<sup>8</sup> Të gjithë ju keni komplotuar, dhe asnjë nga ju nuk më ka informuar për besëlidhjen, që im bir ka lidhur me birin e Isait; dhe nuk ka asnjë prej jush që t'i vijë keq për mua dhe të më njoftojë që im  bir ka ngritur kundër meje shërbëtorin tim që  të më kurdisë kurthe siç bën sot?".
<scripture passage="iSam 22:9" parsed="|1Sam|22|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.9" />
<sup>9</sup> U përgjegj atëherë Idumei Doeg, që rrinte në krye të shërbëtorëve të Saulit, dhe tha: "Unë e pashë birin e Isait kur erdhi në Nob tek Ahimeleku, bir i Ahitubit;
<scripture passage="iSam 22:10" parsed="|1Sam|22|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.10" />
<sup>10</sup> ky është këshilluar me Zotin lidhur me të, i dha ushqime dhe i dorëzoi shpatën e Filisteut Goliath".
<scripture passage="iSam 22:11" parsed="|1Sam|22|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.11" />
<sup>11</sup> Atëherë mbreti dërgoi të thërrasin priftin Ahimelek, birin e Ahitubit, dhe tërë shtëpinë e atit të tij, priftërinjtë që ishin në Nob; dhe ata erdhën të gjithë te mbreti.
<scripture passage="iSam 22:12" parsed="|1Sam|22|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.12" />
<sup>12</sup> Sauli tha: "Tani dëgjo, o bir i Ahitubit!". Ai u përgjegj: Ja ku jam, o imzot".
<scripture passage="iSam 22:13" parsed="|1Sam|22|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.13" />
<sup>13</sup> Sauli i tha: "Pse ti dhe biri i Isait keni komlotuar kundër meje, duke i dhënë bukë dhe një shpatë, dhe je këshilluar me Perëndinë lidhur me të, me qëllim që të ngrihet kundër meje dhe të më kurdisë kurthe siç bën sot?".
<scripture passage="iSam 22:14" parsed="|1Sam|22|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Ahimeleku iu përgjegj mbretit, duke thënë: "Po midis gjithë shërbëtorëve të tu kush është besnik si Davidi, dhëndër i mbretit, i gatshëm nën urdhrat e tua dhe i nderuar në shtëpinë tënde?
<scripture passage="iSam 22:15" parsed="|1Sam|22|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.15" />
<sup>15</sup> Vallë sot kam filluar të këshillohem me Perëndinë për të? Mos qoftë kurrë, që mbreti të akuzojë për gjëra të tilla shërbëtorin e tij apo dikë nga shtëpia e atit tim, sepse shërbëtori yt nuk dinte asgjë nga tërë kjo, as pak e as shumë".
<scripture passage="iSam 22:16" parsed="|1Sam|22|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.16" />
<sup>16</sup> Mbreti tha: "Ti me siguri ke për të vdekur, Ahimelek, ti dhe tërë shtëpia e atit tënd!".
<scripture passage="iSam 22:17" parsed="|1Sam|22|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.17" />
<sup>17</sup> Atëherë mbreti urdhëroi rojet që e rrethonin: "Kthehuni dhe vritni priftërinjtë e Zotit, sepse edhe ata mbajnë anën Davidit dhe e dinin që ai kishte ikur, por nuk më njoftuan". Por shërbëtorët e mbretit  nuk deshën të zgjatnin duart për të  goditur priftërinjtë e Zotit.
<scripture passage="iSam 22:18" parsed="|1Sam|22|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.18" />
<sup>18</sup> Atëherë mbreti i tha Doegut: "Kthehu ti dhe godit priftërinjtë!". Kështu Idumeti Doeg u kthye dhe goditi priftërinjtë; atë ditë vrau tetëdhjetë e pesë persona që mbanin efodin prej liri.
<scripture passage="iSam 22:19" parsed="|1Sam|22|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.19" />
<sup>19</sup> Sauli goditi gjithashtu me shpatë Nobin, qytetin e priftërinjve, burrat, gratë, të vegjëlit, foshnjat e gjirit, lopët, gomarët dhe delet; i vrau të gjithë me shpatë.
<scripture passage="iSam 22:20" parsed="|1Sam|22|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.20" />
<sup>20</sup> Megjithatë një nga bijtë e Ahimelekut, bir i Ahitubit, i quajtur Abiathar, shpëtoi dhe u strehua pranë Davidit.
<scripture passage="iSam 22:21" parsed="|1Sam|22|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.21" />
<sup>21</sup> Abiathari i njoftoi Davidit që Sauli kishte vrarë priftërinjtë e Zotit.
<scripture passage="iSam 22:22" parsed="|1Sam|22|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.22" />
<sup>22</sup> Davidi i tha Abiatharit: "Unë e dija mirë atë ditë që Idumeu Doeg, i cili ndodhej aty, pa dyshim do ta lajmëronte Saulin. Unë jam shkaktari i vdekjes të të gjithë personave të shtëpisë së atit tënd.
<scripture passage="iSam 22:23" parsed="|1Sam|22|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.22.23" />
<sup>23</sup> Rri me mua, mos ki frikë; ai që kërkon jetën time kërkon edhe tënden; por me mua do të jesh i sigurt.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 23" progress="26.64%" prev="iSam.22" next="iSam.24" id="iSam.23">
<h3 id="iSam.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="iSam.23-p1">
<scripture passage="iSam 23:1" parsed="|1Sam|23|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.1" />
<sup>1</sup> Pastaj i thanë Davidit: "Ja, Filistejtë janë duke luftuar kundër Kejlahut dhe po plaçkisnin lëmenjtë".
<scripture passage="iSam 23:2" parsed="|1Sam|23|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.2" />
<sup>2</sup> Kështu Davidi u këshillua me Zotin, duke thënë: "Të shkoj unë t'i mund këta Filistej?". Zoti iu përgjegj me këto fjalë Davidit: "Shko, mundi Filistejtë dhe shpëto Kejlahun".
<scripture passage="iSam 23:3" parsed="|1Sam|23|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.3" />
<sup>3</sup> Por njerëzit e Davidit i thanë: "Ja, ne na ka zënë frika që këtu në Jude, si do të bëhet pastaj në rast se shkojmë në Kejlah kundër trupave të Filistejve?".
<scripture passage="iSam 23:4" parsed="|1Sam|23|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.4" />
<sup>4</sup> Davidi u këshillua përsëri me Zotin dhe Zoti iu përgjegj dhe i tha: "Çohu, zbrit në Kejlah, sepse unë do t'i jap Filistejtë në duart e tua".
<scripture passage="iSam 23:5" parsed="|1Sam|23|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Davidi shkoi me njerëzit e tij në Kejlah, luftoi kundër Filistejve, ua mori bagëtinë dhe bëri kërdi të madhe në radhët e tyre. Kështu Davidi çliroi banorët e Kejlahut.
<scripture passage="iSam 23:6" parsed="|1Sam|23|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.6" />
<sup>6</sup> Kur Abiathari, bir i Ahimelekut, u strehua pranë Davidit në Kejlah, solli me vete edhe efodin.
<scripture passage="iSam 23:7" parsed="|1Sam|23|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.7" />
<sup>7</sup> Saulin e njoftuan që Davidi kishte arritur në Kejlah. Atëherë Sauli tha: "Perëndia e ka dorëzuar në duart e mia, sepse vajti të mbyllet në një qytet që ka porta dhe shule.".
<scripture passage="iSam 23:8" parsed="|1Sam|23|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.8" />
<sup>8</sup> Sauli mblodhi tërë popullin për luftë, për të zbritur në Kejlah dhe për të rrethuar Davidin dhe njerëzit e tij.
<scripture passage="iSam 23:9" parsed="|1Sam|23|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.9" />
<sup>9</sup> Kur Davidi mësoi që Sauli po kurdiste të keqen kundër tij, i tha priftit Abiathar: "Sille këtu efodin".
<scripture passage="iSam 23:10" parsed="|1Sam|23|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Davidi tha: "O Zot, Perëndi i Izraelit, shërbëtori yt e ka kuptuar qartë që Sauli kërkon të vijë në Kejlah për ta shkatërruar qytetin për shkakun tim.
<scripture passage="iSam 23:11" parsed="|1Sam|23|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.11" />
<sup>11</sup> Krerët e Kejlahut a do të më dorëzojnë në duart e tij? A do të zbresë Sauli si ka dëgjuar shërbëtori yt? O Zot, Perëndi i Izraelit, bëja të ditur shërbëtorit tënd!". Zoti u përgjegj: "Ka për të zbritur".
<scripture passage="iSam 23:12" parsed="|1Sam|23|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.12" />
<sup>12</sup> Davidi pyeti akoma: "Krerët e Kejlahut a do të më dorëzojnë mua dhe njerëzit e mi në duart e Saulit?". Zoti u përgjegj: "Do t'ju dorëzojnë".
<scripture passage="iSam 23:13" parsed="|1Sam|23|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Davidi dhe njerëzit e tij, rreth gjashtëqind veta, dolën nga Kejlahu dhe brodhën sa andej e këtej. Kur Sauli u njoftua që Davidi kishte ikur nga Kejlahu, ai hoqi dorë nga fushata e tij.
<scripture passage="iSam 23:14" parsed="|1Sam|23|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.14" />
<sup>14</sup> Davidi banoi në fortesa të shkretëtirës dhe qëndroi në krahinën malore të shkretëtirës së Zifit. Sauli e kërkonte vazhdimisht, por Perëndia nuk ia dorëzoi në dorë.
<scripture passage="iSam 23:15" parsed="|1Sam|23|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.15" />
<sup>15</sup> Davidi, duke ditur që Sauli ishte nisur për ta vrarë, mbeti në shkretëtirën e Zifit, në pyll.
<scripture passage="iSam 23:16" parsed="|1Sam|23|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Jonathani, bir i Saulit, u ngrit dhe shkoi te Davidi në pyll; dhe e ndihmoi të gjejë forcë te Perëndia.
<scripture passage="iSam 23:17" parsed="|1Sam|23|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.17" />
<sup>17</sup> Pastaj i tha: "Mos ki frikë, sepse Sauli, ati im, nuk do të arrijë të të shtjerë në dorë; ti do të mbretërosh mbi Izraelin dhe unë do të jem i dyti pas teje. Vetë Sauli, ati im, e di këtë".
<scripture passage="iSam 23:18" parsed="|1Sam|23|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.18" />
<sup>18</sup> Kështu të dy bënë një besëlidhje para Zotit; pas kësaj Davidi mbeti në pyll, kurse Jonathani shkoi në shtëpinë e tij.
<scripture passage="iSam 23:19" parsed="|1Sam|23|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.19" />
<sup>19</sup> Pastaj Zifejtë shkuan te Sauli në Gibeah dhe i thanë: "A nuk rri Davidi i fshehur në fortesa në pyll, mbi kodrën e Hakilahut që ndodhet në jug të shkretëtirës?
<scripture passage="iSam 23:20" parsed="|1Sam|23|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.20" />
<sup>20</sup> Prandaj, o mbret, zbrit, sepse gjithë dëshira e shpirtit tënd është të zbresësh; do të mendojmë ne ta dorëzojmë në duart e mbretit".
<scripture passage="iSam 23:21" parsed="|1Sam|23|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.21" />
<sup>21</sup> Sauli tha: "Qofshi të bekuar nga Zoti, sepse ju ka ardhur keq për mua!
<scripture passage="iSam 23:22" parsed="|1Sam|23|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.22" />
<sup>22</sup> Shkoni, ju lutem, dhe sigurohuni më mirë për të njohur dhe për të parë vendin ku strehohet, dhe kush e ka parë atje, sepse më thonë që ai është shumë dinak.
<scripture passage="iSam 23:23" parsed="|1Sam|23|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.23" />
<sup>23</sup> Përpiquni të njihni të gjitha vendet e fshehta ku strehohet; pastaj kthehuni tek unë me lajme të sigurta dhe unë do të vij me ju. Kështu, në qoftë se ai është në atë vend, unë do ta kërkoj midis të gjithë mijërave të Judës".
<scripture passage="iSam 23:24" parsed="|1Sam|23|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.24" />
<sup>24</sup> Atëherë ata u ngritën dhe shkuan në Zif, përpara Saulit: por Davidi dhe njerëzit e tij ishin në shkretëtirën e Maonit, në Arabah, në jug të shkretëtirës.
<scripture passage="iSam 23:25" parsed="|1Sam|23|25|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.25" />
<sup>25</sup> Kur Sauli dhe njerëzit e tij shkuan ta kërkojnë, Davidin e kishin lajmëruar; prandaj ai zbriti te shkëmbi dhe mbeti në shkretëtirën e Maonit. Kur e mori vesh Sauli, e ndoqi Davidin në shkretëtirën e Maonit.
<scripture passage="iSam 23:26" parsed="|1Sam|23|26|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.26" />
<sup>26</sup> Sauli ecte mbi një anë të malit, ndërsa Davidi me gjithë njerëzit e tij ecnin në anën tjetër. Kur Davidi po shpejtonte marshimin e tij për t'i shpëtuar Saulit, ndërsa Sauli dhe njerëzit e tij ishin  duke rrethuar Davidin dhe njerëzit e tij për  t'i kapur,
<scripture passage="iSam 23:27" parsed="|1Sam|23|27|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.27" />
<sup>27</sup> arriti te Sauli një lajmëtar që tha: "Shpejtohu të vish, sepse Filistejtë kanë pushtuar vendin".
<scripture passage="iSam 23:28" parsed="|1Sam|23|28|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.28" />
<sup>28</sup> Kështu Sauli nuk e ndoqi më Davidin dhe shkoi të përballojë Filistejtë; prandaj ky vend u quajt "shkëmbi i ndarjes".
<scripture passage="iSam 23:29" parsed="|1Sam|23|29|0|0" osisRef="Bible:1Sam.23.29" />
<sup>29</sup> Pastaj që andej Davidi shkoi për t'u vendosur në fortesat e En-Gedit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 24" progress="26.75%" prev="iSam.23" next="iSam.25" id="iSam.24">
<h3 id="iSam.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="iSam.24-p1">
<scripture passage="iSam 24:1" parsed="|1Sam|24|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.1" />
<sup>1</sup> Kur Sauli u kthye nga ndjekja e Filistejve, i njoftuan sa vijon: "Ja, Davidi është në shkretëtirën e En-Gedit".
<scripture passage="iSam 24:2" parsed="|1Sam|24|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Sauli mori tre mijë njerëz të zgjedhur nga tërë Izraeli dhe shkoi të kërkojë Davidin dhe njerëzit e tij përballë shkëmbinjve të dhive të egra.
<scripture passage="iSam 24:3" parsed="|1Sam|24|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.3" />
<sup>3</sup> Me të arritur në vathët e deleve gjatë rrugës, ku ndodhej një shpellë, Sauli hyri brenda saj për të bërë një nevojë natyrale. (Davidi dhe njerëzit e tij ishin në fund të shpellës).
<scripture passage="iSam 24:4" parsed="|1Sam|24|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.4" />
<sup>4</sup> Njerëzit e Davidit i thanë: "Kjo është dita gjatë së cilës Zoti të thotë: "Ja, unë po ta dorëzoj në dorën tënde armikun tënd; bëj me të ç'të duash"". Atëherë Davidi u ngrit dhe pa u diktuar preu një cep të mantelit të Saulit.
<scripture passage="iSam 24:5" parsed="|1Sam|24|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.5" />
<sup>5</sup> Por pas kësaj Davidit i rrahu zemra, sepse i kishte prerë cepin e mantelit Saulit.
<scripture passage="iSam 24:6" parsed="|1Sam|24|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.6" />
<sup>6</sup> Kështu u tha njerëzve të tij: "Të më ruajë Zoti nga kryerja e një veprimi të tillë kundër zotërisë sime, kundër të vajosurit të Zotit, nga shtrirja e dorës sime kundër tij, sepse është i vajosuri i Zotit".
<scripture passage="iSam 24:7" parsed="|1Sam|24|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.7" />
<sup>7</sup> Me këto fjalë Davidi i ndali njerëzit e tij dhe nuk i la të hidhen kundër Saulit. Pastaj Sauli u ngrit, doli nga shpella dhe vazhdoi rrugën e tij.
<scripture passage="iSam 24:8" parsed="|1Sam|24|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.8" />
<sup>8</sup> Pas kësaj edhe Davidi u ngrit, doli nga shpella dhe i thirri Saulit, duke thënë: "O mbret, o imzot!". Atëherë Sauli u kthye, dhe Davidi uli fytyrën për tokë dhe u përul.
<scripture passage="iSam 24:9" parsed="|1Sam|24|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.9" />
<sup>9</sup> Davidi i tha Saulit: "Pse dëgjon fjalët e njerëzve që thonë: "Davidi kërkon të të bëj keq?".
<scripture passage="iSam 24:10" parsed="|1Sam|24|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.10" />
<sup>10</sup> Ja, sot sytë e tu panë që sot Zoti të kishte dorëzuar në duart e mia në atë shpellë; dikush më tha të të vras, por unë të kurseva dhe thashë: "Nuk do ta shtrij dorën kundër zotërisë tim, sepse është i vajosuri i Zotit".
<scripture passage="iSam 24:11" parsed="|1Sam|24|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.11" />
<sup>11</sup> Veç kësaj, o ati im, shiko në dorën time cepin e mantelit tënd. Në rast se kam prerë cepin e mantelit tënd dhe nuk të kam vrarë, mund të kuptosh dhe të bindesh që nuk ka në veprimet e mia ligësi,  as rebelim dhe se nuk kam mëkatuar kundër teje;  por ti po më kurdis gracka për të më hequr jetën!
<scripture passage="iSam 24:12" parsed="|1Sam|24|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.12" />
<sup>12</sup> Zoti le të vendosë midis teje dhe meje dhe Zoti le të më marrë hakun kundër teje; sepse unë nuk do ta ngre dorën kundër teje.
<scripture passage="iSam 24:13" parsed="|1Sam|24|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.13" />
<sup>13</sup> Ashtu si thotë proverbi i lashtë: "Ligësia vjen nga të liqtë". Por unë nuk do ta shtrij dorën time kundër teje.
<scripture passage="iSam 24:14" parsed="|1Sam|24|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.14" />
<sup>14</sup> Kundër kujt ka dalë mbreti i Izraelit? Cilin je duke persekutuar? Një qen të ngordhur, një plesht?
<scripture passage="iSam 24:15" parsed="|1Sam|24|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.15" />
<sup>15</sup> Zoti le të jetë gjykatës dhe le të sigurojë drejtësi midis meje dhe teje; të ketë mundësinë të shohë dhe të mbrojë çështjen time, të më japë hak, duke më liruar nga duart e tua".
<scripture passage="iSam 24:16" parsed="|1Sam|24|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.16" />
<sup>16</sup> Kur Davidi mbaroi së thëni këto fjalë Saulit, ky i tha: "Ky është zëri yt, biri im David?". Dhe Sauli ngriti zërin dhe filloi të qajë.
<scripture passage="iSam 24:17" parsed="|1Sam|24|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.17" />
<sup>17</sup> Pastaj i tha Davidit: "Ti je më i drejtë se unë, sepse më ke bërë të mira, kurse unë të kam bërë të këqija.
<scripture passage="iSam 24:18" parsed="|1Sam|24|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.18" />
<sup>18</sup> Ti sot tregove qe je sjellë mirë me mua, sepse Zoti më kishte lënë në duart e tua, por ti nuk më vrave.
<scripture passage="iSam 24:19" parsed="|1Sam|24|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.19" />
<sup>19</sup> Kur, pra, një njeri takon armikun e tij dhe e lë të shkojë në paqe? Zoti të dhëntë të mira për atë që më ke bërë sot.
<scripture passage="iSam 24:20" parsed="|1Sam|24|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.20" />
<sup>20</sup> Tani e di me siguri që ti do të mbretërosh dhe që mbretëria e Izraelit do të jetë e qëndrueshme në duart e tua.
<scripture passage="iSam 24:21" parsed="|1Sam|24|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.21" />
<sup>21</sup> Prandaj betomu në emër të Zotit që nuk do t'i vrasësh pasardhësit e mi pas meje dhe nuk do ta fshish emrin tim nga shtëpia e atit tim".
<scripture passage="iSam 24:22" parsed="|1Sam|24|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.24.22" />
<sup>22</sup> Davidi iu betua Saulit. Pastaj Sauli shkoi në shtëpinë e tij, ndërsa Davidi dhe njerëzit e tij u ngjitën në fortesë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 25" progress="26.83%" prev="iSam.24" next="iSam.26" id="iSam.25">
<h3 id="iSam.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="iSam.25-p1">
<scripture passage="iSam 25:1" parsed="|1Sam|25|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Samueli vdiq, dhe tërë Izraeli u mblodh dhe e qau, e varrosën në shtëpinë e tij në Ramah. Atëherë Davidi u ngrit dhe zbriti në shkretëtirën e Paranit.
<scripture passage="iSam 25:2" parsed="|1Sam|25|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.2" />
<sup>2</sup> Në Maon jetonte një njeri pronat e të cilit ndodheshin në Karmel; ky njeri ishte shumë i pasur; kishte tre mijë dele dhe një mijë dhi, dhe ndodhej në Karmel për të qethur delet e tij.
<scripture passage="iSam 25:3" parsed="|1Sam|25|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.3" />
<sup>3</sup> Ky njeri quhej Nabal dhe gruaja e tij Abigail; ajo ishte një grua me gjykim të shëndoshë dhe e hijshme, por burri i saj ishte i ashpër dhe i keq në veprimet e tij; ai rridhte nga Kalebi.
<scripture passage="iSam 25:4" parsed="|1Sam|25|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.4" />
<sup>4</sup> Kur Davidi mësoi në shkretëtirë që Nabali ishte duke qethur delet e tij,
<scripture passage="iSam 25:5" parsed="|1Sam|25|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.5" />
<sup>5</sup> dërgoi dhjetë të rinj; Davidi u tha të rinjve: "Ngjituni në Karmel, shkoni tek Nabali dhe pyeteni nga ana ime në se është mirë,
<scripture passage="iSam 25:6" parsed="|1Sam|25|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.6" />
<sup>6</sup> dhe i thoni kështu: "Shëndet! Paqe ty, paqe shtëpisë sate dhe paqe çdo gjëje që të përket!
<scripture passage="iSam 25:7" parsed="|1Sam|25|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.7" />
<sup>7</sup> Mësova që te ti ndodhen qethësit; kur barinjtë e tu ndodheshin te ne, nuk u kemi bërë asnjë të keqe, dhe nuk u ka munguar gjë gjatë kohës që kanë qenë në Karmel.
<scripture passage="iSam 25:8" parsed="|1Sam|25|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.8" />
<sup>8</sup> Pyet shërbëtorët e tu dhe do të ta thonë. Paçin hirin tënd këta të rinj, sepse kemi ardhur në një ditë gëzimi; jepu, të lutem, shërbëtorëve të tu dhe birit tënd David ç'të kesh mundësi"".
<scripture passage="iSam 25:9" parsed="|1Sam|25|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.9" />
<sup>9</sup> Kështu të rinjtë e Davidit shkuan dhe i njoftuan Nabalit tërë këto fjalë në emër të Davidit, pastaj pritën.
<scripture passage="iSam 25:10" parsed="|1Sam|25|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.10" />
<sup>10</sup> Por Nabali iu përgjegj shërbëtorëve të Davidit, duke thënë: "Kush është Davidi dhe kush është biri i Isait? Sot ka shumë shërbëtorë që largohen nga zotërinjtë e tyre.
<scripture passage="iSam 25:11" parsed="|1Sam|25|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.11" />
<sup>11</sup> Do të marr, pra, bukën time, ujin tim dhe mishin e kafshëve që kam vrarë për qethësit e mi, për t'ua dhënë njerëzve që unë nuk di se nga vijnë?".
<scripture passage="iSam 25:12" parsed="|1Sam|25|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.12" />
<sup>12</sup> Kështu të rinjtë e Davidit morën përsëri rrugën e tyre, u kthyen dhe shkuan të njoftojnë tërë këto fjalë.
<scripture passage="iSam 25:13" parsed="|1Sam|25|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Davidi u tha njerëzve të tij: "Secili do të ngjesh shpatën". Kështu secili ngjeshi shpatën e tij dhe Davidi ngjeshi të vetën; rreth katërqind veta shkuan pas Davidit dhe dyqind mbetën me plaçkat.
<scripture passage="iSam 25:14" parsed="|1Sam|25|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.14" />
<sup>14</sup> Por një nga shërbëtorët e lajmëroi Abigailin, gruan e Nabalit, duke thënë: "Ja, Davidi ka dërguar lajmëtarë nga shkretëtira për të përshëndetur zotin tonë, por ai i ka fyer.
<scripture passage="iSam 25:15" parsed="|1Sam|25|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.15" />
<sup>15</sup> Mirëpo këta njerëz janë sjellë shumë mirë me ne, nuk na kanë bërë asnjë të keqe dhe nuk ka munguar asgjë në kohën që kemi bredhur bashkë me ta nëpër fusha.
<scripture passage="iSam 25:16" parsed="|1Sam|25|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.16" />
<sup>16</sup> Ata kanë qenë për ne një mur mbrojtjeje natën e ditën për gjithë kohën që kemi kullotur bashkë me ta kopenë tonë.
<scripture passage="iSam 25:17" parsed="|1Sam|25|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.17" />
<sup>17</sup> Dije dhe shiko atë që duhet të bësh, sepse ka për t'i ngjarë ndonjë fatkeqësi zotit tonë dhe tërë shtëpisë së tij; ai është një njeri aq i keq, sa nuk mund t'i flasësh".
<scripture passage="iSam 25:18" parsed="|1Sam|25|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Abigaili mori me nxitim dyqind bukë, dy calikë verë, pesë dele të gatuara, pesë masa gruri të pjekur, njëqind vile rrush të thatë dhe dyqind bukë fiku dhe i ngarkoi mbi gomarë.
<scripture passage="iSam 25:19" parsed="|1Sam|25|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.19" />
<sup>19</sup> Pastaj u tha shërbëtorëve të saj: "Shkoni para meje, unë do t'ju ndjek". Por nuk i tha asgjë Nabalit, burrit të saj.
<scripture passage="iSam 25:20" parsed="|1Sam|25|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.20" />
<sup>20</sup> Ndërsa ajo po zbriste hipur mbi gomar nëpër një shteg të fshehur nga mali, Davidi dhe njerëzit e tij zbrisnin në drejtim të saj, dhe ajo i ndeshi ata.
<scripture passage="iSam 25:21" parsed="|1Sam|25|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.21" />
<sup>21</sup> Davidi kishte thënë: "Kam ruajtur më kot tërë ato që ai njeri kishte në shkretëtirë. Nuk i ka dalë mangut kurrë asgjë nga tërë ato që kishte, por ai ma ktheu të mirën me të keqe.
<scripture passage="iSam 25:22" parsed="|1Sam|25|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.22" />
<sup>22</sup> Kështu ua bëftë Perëndia armiqve të Davidit, madje edhe më keq, në rast se nga të gjitha ato që ai zotëron kam për të lënë të gjallë një mashkull të vetëm deri në mëngjes".
<scripture passage="iSam 25:23" parsed="|1Sam|25|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.23" />
<sup>23</sup> Kur Abigaili pa Davidin, zbriti shpejt nga gomari dhe ra përmbys me fytyrën për tokë përpara Davidit.
<scripture passage="iSam 25:24" parsed="|1Sam|25|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.24" />
<sup>24</sup> Kështu u shtri në këmbët e tij dhe tha: "O imzot, mbi mua, vetëm mbi mua bie faji! Por lejo shërbëtoren tënde të të flasë, dhe ti dëgjo fjalët e saj.
<scripture passage="iSam 25:25" parsed="|1Sam|25|25|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.25" />
<sup>25</sup> Të lutem, mos ia vër re atij njeriu të neveritshëm, Nabalit, sepse ai është pikërisht ashtu si e ka emrin, ai quhet Nabal dhe karakterizohet nga budallallëku; por unë, shërbëtorja jote, nuk i kam parë të rinjtë e dërguar nga zotëria im.
<scripture passage="iSam 25:26" parsed="|1Sam|25|26|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.26" />
<sup>26</sup> Kështu, pra, imzot, ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që shpirti yt jeton, Zoti të ka penguar të derdhësh gjak dhe të vendosësh drejtësi me duart e tua. Armiqtë e tu dhe ata që duan t'i bëjnë keq zotërisë sime qofshin si Nabali!
<scripture passage="iSam 25:27" parsed="|1Sam|25|27|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.27" />
<sup>27</sup> Dhe tani kjo dhuratë që shërbyesja jote i ka sjellë zotërisë sime, t'u jepet të rinjve që ndjekin zotërinë tim.
<scripture passage="iSam 25:28" parsed="|1Sam|25|28|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.28" />
<sup>28</sup> Por falja fajin shërbëtores sate; me siguri Zoti do ta bëjë të qëndrueshme shtëpinë e zotërisë tim, sepse zotëria im lufton në betejat e Zotit, dhe gjatë tërë kohës së jetës sate nuk është gjetur asnjë e keqe te ti.
<scripture passage="iSam 25:29" parsed="|1Sam|25|29|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.29" />
<sup>29</sup> Në rast se del dikush që të të persekutojë dhe të kërkojë jetën tënde, jeta e zotërisë sim do të ruhet në peshtafin e jetës pranë Zotit, Perëndisë tënd, ndërsa jetën e armiqve të tu Zoti do ta flakë si nga zgavra e një hobëje.
<scripture passage="iSam 25:30" parsed="|1Sam|25|30|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.30" />
<sup>30</sup> Kështu, kur Zoti t'i ketë bërë zotërisë tim të mirat që i ka premtuar dhe të të ketë vënë në krye të Izraelit,
<scripture passage="iSam 25:31" parsed="|1Sam|25|31|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.31" />
<sup>31</sup> kjo gjë nuk do të jetë dhimbje për ty, as edhe një brejtje e ndërgjegjes së zotërisë tim; domethënë të ketë derdhur gjak pa shkak dhe të ketë marrë hak me vetëgjyqësi. Por kur Zoti do t'i bëjë të mira zotërisë tim, kujto shërbëtoren tënde".
<scripture passage="iSam 25:32" parsed="|1Sam|25|32|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.32" />
<sup>32</sup> Atëherë Davidi i tha Abigailit: "Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, që sot të dërgoi ballë meje!
<scripture passage="iSam 25:33" parsed="|1Sam|25|33|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.33" />
<sup>33</sup> E bekuar qoftë këshilla jote dhe e bekuar qofsh ti që më pengove sot të derdh gjak dhe të vendos drejtësinë me duart e mia!
<scripture passage="iSam 25:34" parsed="|1Sam|25|34|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.34" />
<sup>34</sup> Sepse, sigurisht, ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia i Izraelit, që më ka penguar të të bëjë të keqen, po të mos ishe nxituar të më dilje përpara, në të gdhirë të ditës Nabalit nuk do t'i kishte mbetur asnjë njeri i gjallë".
<scripture passage="iSam 25:35" parsed="|1Sam|25|35|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.35" />
<sup>35</sup> Kështu Davidi mori nga duart e saj ato që ajo kishte sjellë dhe i tha: "Kthehu në paqe në shtëpinë tënde; shiko, unë dëgjova zërin tënd dhe pata respekt për personin tënd".
<scripture passage="iSam 25:36" parsed="|1Sam|25|36|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.36" />
<sup>36</sup> Abigaili u kthye pastaj te Nabali; ai kishte shtruar banket në shtëpinë e tij, një banket prej mbreti. Nabali e kishte zemrën të gëzuar, ishte i dehur xurxull; prandaj ajo nuk i tha asgjë, as pak as shumë, deri sa gdhiu.
<scripture passage="iSam 25:37" parsed="|1Sam|25|37|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.37" />
<sup>37</sup> Por të nesërmen në mëngjes, kur efekti i verës kishte kaluar, gruaja i tregoi Nabalit këto gjëra; atëherë zemra iu ligështua dhe ai mbeti si një gur.
<scripture passage="iSam 25:38" parsed="|1Sam|25|38|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.38" />
<sup>38</sup> Rreth dhjetë ditë më vonë Zoti e goditi Nabalin dhe ai vdiq.
<scripture passage="iSam 25:39" parsed="|1Sam|25|39|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.39" />
<sup>39</sup> Kur mësoi që Nabali kishte vdekur, Davidi tha: "Qoftë i bekuar Zoti, që më dha hak për fyerjen e rëndë të Nabalit dhe nuk e lejoi shërbëtorin e tij të kryejë ndonjë të keqe! Zoti bëri që të bjerë  mbi kokën e tij ligësia e Nabalit". Pastaj  Davidi dërgoi një njeri të flasë me Abigailin, me qëllim që ajo të bëhej bashkëshortja e tij.
<scripture passage="iSam 25:40" parsed="|1Sam|25|40|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.40" />
<sup>40</sup> Shërbëtorët e Davidit erdhën te Abigaili në Karmel dhe i folën kështu, duke thënë: "Davidi na ka dërguar te ti, sepse dëshiron të të marrë për grua".
<scripture passage="iSam 25:41" parsed="|1Sam|25|41|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.41" />
<sup>41</sup> Atëherë ajo u ngrit në këmbë, ra përmbys me fytyrën për tokë dhe tha: "Ja, t'u bëftë shërbëtorja jote skllave, që t'u lajë këmbët shërbëtorëve të zotërisë tim".
<scripture passage="iSam 25:42" parsed="|1Sam|25|42|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.42" />
<sup>42</sup> Pastaj Abigaili u ngrit me nxitim, hipi mbi një gomar dhe, e ndihmuar nga pesë vajza, ndoqi lajmëtarët e Davidit dhe u bë bashkëshortja e tij.
<scripture passage="iSam 25:43" parsed="|1Sam|25|43|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.43" />
<sup>43</sup> Davidi mori edhe Ahinoamin e Jezreelit, dhe që të dyja u bënë bashkëshorte të tij.
<scripture passage="iSam 25:44" parsed="|1Sam|25|44|0|0" osisRef="Bible:1Sam.25.44" />
<sup>44</sup> Por Sauli ia kishte dhënë vajzën e tij Mikal, që ishte gruaja e Davidit, Paltit, birit të Lashit, që ishte nga Galimi.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 26" progress="27.00%" prev="iSam.25" next="iSam.27" id="iSam.26">
<h3 id="iSam.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="iSam.26-p1">
<scripture passage="iSam 26:1" parsed="|1Sam|26|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.1" />
<sup>1</sup> Zifejtë erdhën te Sauli në Gibeah dhe i thanë: "Mos është fshehur Davidi në kodrën e Hakilahut në kufi me shkretëtirën?".
<scripture passage="iSam 26:2" parsed="|1Sam|26|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Sauli u ngrit dhe zbriti në drejtim të shkretëtirës së Zifit, duke pasur me vete tre mijë njerëz të zgjedhur të Izraelit, për të kërkuar Davidin në shkretëtirën e Zifit.
<scripture passage="iSam 26:3" parsed="|1Sam|26|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.3" />
<sup>3</sup> Sauli e ngriti kampin e tij në kodrën e Hakilahut, që ndodhet në kufi me shkretëtirën pranë rrugës, ndërsa Davidi gjendej në shkretëtirë. Kur e kuptoi që Sauli vinte për ta kërkuar në shkretëtirë,
<scripture passage="iSam 26:4" parsed="|1Sam|26|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.4" />
<sup>4</sup> Davidi dërgoi disa spiunë dhe mësoi që Sauli kishte arritur me të vërtetë.
<scripture passage="iSam 26:5" parsed="|1Sam|26|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Davidi u ngrit dhe shkoi në vendin ku Sauli kishte ngritur kampin. Davidi vrojtoi vendin ku ishin shtrirë Sauli dhe Abneri, bir i Nerit, komandant i ushtrisë së tij. Sauli ishte shtrirë në  kampin e qerreve dhe njerëzit e tij ishin rreth  tij.
<scripture passage="iSam 26:6" parsed="|1Sam|26|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.6" />
<sup>6</sup> Davidi iu drejtua pastaj Hiteut Alimelek dhe Abishait, birit të Tserujahut dhe vëlla i Joabit; dhe u tha atyre: "Kush do të vijë me mua te Sauli në kamp?". Abidshai u përgjegj: "Do të vij unë bashkë me ty".
<scripture passage="iSam 26:7" parsed="|1Sam|26|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.7" />
<sup>7</sup> Kështu Davidi dhe Abishai arritën natën te këta njerëz; dhe ja që Sauli rrinte shtrirë i përgjumur në kampin e qerreve, me shtizën e tij të ngulur në tokë, nga ana e kokës, kurse Abneri dhe njerëzit e tij po flinin rreth tij.
<scripture passage="iSam 26:8" parsed="|1Sam|26|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Abishai i tha Davidit: "Sot Perëndia të ka dhënë në dorë armikun tënd; prandaj, të lutem, më lejo ta godas me shtizë dhe ta mbërthej në tokë me një të rënë të vetme; nuk do të ketë nevojë për një goditje të dytë".
<scripture passage="iSam 26:9" parsed="|1Sam|26|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.9" />
<sup>9</sup> Por Davidi i tha Abishait: "Mos e vrit; kush me të vërtetë mund të ngrejë dorën kundër të vajosurit të Zotit pa u bërë fajtor?".
<scripture passage="iSam 26:10" parsed="|1Sam|26|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Davidi shtoi: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, vetëm Zoti do ta godasë; o sepse do t'i vijë dita dhe ka për të vdekur, o sepse do të shkojë të luftojë dhe do të vritet.
<scripture passage="iSam 26:11" parsed="|1Sam|26|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.11" />
<sup>11</sup> Zoti të më ruajë që të mos e shtyj dorën kundër të vajosurit të Zotit! Tani, të lutem merre shtizën që është pranë kokës së tij dhe enën e ujit dhe të ikim".
<scripture passage="iSam 26:12" parsed="|1Sam|26|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.12" />
<sup>12</sup> Kështu Davidi mori shtizën dhe kanën e ujit që ishte pranë kokës së Saulit dhe iku. Asnjeri nuk pa gjë, asnjeri nuk vuri re, asnjeri nuk u zgjua; të gjithë flinin, sepse një gjumë i thellë i dërguar nga Zoti i kishte zënë.
<scripture passage="iSam 26:13" parsed="|1Sam|26|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.13" />
<sup>13</sup> Pastaj Davidi kaloi në krahun e kundërt dhe u ndal larg, në majën e malit; kishte një lartësi të madhe midis tyre.
<scripture passage="iSam 26:14" parsed="|1Sam|26|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Davidi u thirri njerëzve të Saulit dhe të Abnerit, birit të Nerit, dhe u tha: "Abner, nuk po përgjigjesh?". Abneri u përgjegj dhe tha: "Kush je ti që po i bërtet mbretit?".
<scripture passage="iSam 26:15" parsed="|1Sam|26|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.15" />
<sup>15</sup> Davidi i tha kështu Abnerit: "A nuk je një njeri trim? Dhe kush është baraz me ty në Izrael? Pse, pra, nuk e ruajte mirë mbretin, zotërinë tënde? Njëri nga populli erdhi në fakt për të vrarë mbretin, zotërinë tënde.
<scripture passage="iSam 26:16" parsed="|1Sam|26|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.16" />
<sup>16</sup> Ajo që ke bërë nuk është aspak e mirë. Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, ju meritoni vdekjen, sepse nuk e keni ruajtur mirë zotërinë tuaj, të vajosurin e Zotit! Dhe tani shiko ku është shtiza  e mbretit dhe kana e ujit që ishte pranë  kokës së tij!".
<scripture passage="iSam 26:17" parsed="|1Sam|26|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.17" />
<sup>17</sup> Sauli njohu zërin e Davidit dhe tha: "A është zëri yt, o biri im David?". Davidi u përgjegj: "Éshtë zëri im, o mbret, o imzot!".
<scripture passage="iSam 26:18" parsed="|1Sam|26|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.18" />
<sup>18</sup> Pastaj shtoi: "Pse zotëria im e persekuton shërbëtorin e tij? Ç'kam bërë? Çfarë të keqe kam kryer?
<scripture passage="iSam 26:19" parsed="|1Sam|26|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.19" />
<sup>19</sup> Prandaj tani, të lutem, dëgjo, o mbret, o imzot, fjalët e shërbëtorit tënd. Në rast se Zoti të nxit kundër meje, ai le të pranojë një blatim! Por në rast se janë njerëz, qofshin të mallkuar përpara  Zotit, sepse sot më kanë përzënë që të më  pengonin të merrja pjesën në trashëgiminë e Zotit, duke më thënë: "Shko t'u shërbesh perëndive të tjera".
<scripture passage="iSam 26:20" parsed="|1Sam|26|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.20" />
<sup>20</sup> Tani, pra, gjaku im mos rëntë në tokë larg pranisë të Zotit! Sepse mbreti i Izraelit doli për të kërkuar një plesht, ashtu si gjuajnë një thëllëzë nëpër male".
<scripture passage="iSam 26:21" parsed="|1Sam|26|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Sauli tha: "Kam mëkatuar; ktheu, biri im David, sepse nuk do të bëj më asnjë të keqe, sot jeta ime ishte e çmuar në sytë e tua; ja, kam vepruar si një budalla dhe kam gabuar rëndë".
<scripture passage="iSam 26:22" parsed="|1Sam|26|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.22" />
<sup>22</sup> Davidi u përgjegj: "Ja, shtiza e mbretit; le të vijë këtu një nga të rinjtë e ta marrë.
<scripture passage="iSam 26:23" parsed="|1Sam|26|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.23" />
<sup>23</sup> Zoti do t'i japë secilit simbas drejtësisë dhe besnikërisë së tij; sot në fakt Zoti të kishte dhënë në duart e mia, por unë nuk desha të shtrija dorën time kundër të vajosurit të Zotit.
<scripture passage="iSam 26:24" parsed="|1Sam|26|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.24" />
<sup>24</sup> Ashtu si sot jeta jote ka qenë e çmuar në sytë e mi, kështu ka për të qenë e çmuar jeta ime në sytë e Zotit; dhe ai të më largojë çdo fatkeqësi".
<scripture passage="iSam 26:25" parsed="|1Sam|26|25|0|0" osisRef="Bible:1Sam.26.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Sauli i tha Davidit: "Qofsh i bekuar, biri im David. Ti do të bësh vepra të mëdha dhe ke për të dalë me siguri fitimtar". Kështu Davidi vazhdoi rrugën e tij dhe Sauli u kthye në shtëpinë e vet.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 27" progress="27.11%" prev="iSam.26" next="iSam.28" id="iSam.27">
<h3 id="iSam.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="iSam.27-p1">
<scripture passage="iSam 27:1" parsed="|1Sam|27|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.27.1" />
<sup>1</sup> Davidi tha në zemër të tij: "Një ditë ose një tjetër unë do të vritem nga dora e Saulit; prandaj nuk ka asgjë më të mirë për mua se sa të shpëtoj kokën në vendin e Filistejve; kështu Sauli do të heqë
<scripture passage="iSam 27:2" parsed="|1Sam|27|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.27.2" />
<sup>2</sup> Prandaj Davidi u ngrit dhe shkoi, bashkë me gjashtëqind njerëzit që kishte me vete, te Akishi, bir i Maokut, mbret i Gathit.
<scripture passage="iSam 27:3" parsed="|1Sam|27|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.27.3" />
<sup>3</sup> Kështru Davidi qëndroi me Akishin në Gath, ai vetë dhe njerëzit e tij, secili me familjen e vet; Davidi me dy bashkëshortet e tij: Jezreelitja Ahinoama dhe Karmelitja Abigail, që kishte qenë gruaja e Nabalit.
<scripture passage="iSam 27:4" parsed="|1Sam|27|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.27.4" />
<sup>4</sup> Pastaj i njoftuan Saulit që Davidi kishte ikur në Gath, dhe ai nuk e kërkoi më.
<scripture passage="iSam 27:5" parsed="|1Sam|27|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.27.5" />
<sup>5</sup> Davidi i tha Akishit: "Në rast se gëzoj hirin tënd, të më jepet një vend në një qytet të fushës ku unë të mund të banoj. Pse duhet që shërbëtori yt të banojë me ty në qytetin mbretëror?".
<scripture passage="iSam 27:6" parsed="|1Sam|27|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.27.6" />
<sup>6</sup> Kështu atë ditë Akishi i dha Tsiklagun; për këtë arësye Tsiklagu u ka përkitur mbretërve të Judës deri ditën e sotme.
<scripture passage="iSam 27:7" parsed="|1Sam|27|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.27.7" />
<sup>7</sup> Davidi qëndroi në vendin e Filistejve një vit e katër muaj.
<scripture passage="iSam 27:8" parsed="|1Sam|27|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.27.8" />
<sup>8</sup> Davidi dhe njerëzit e tij niseshin dhe bënin plaçkitje në vendin e Geshuritëve, të Girzitëve dhe të Amalekitëve; këto popullata banonin prej kohëve të vjetra në këtë vend duke u shtrirë nga Shuri deri në vendin e Egjiptit.
<scripture passage="iSam 27:9" parsed="|1Sam|27|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.27.9" />
<sup>9</sup> Davidi e shkretonte vendin dhe nuk linte gjallë as burra as gra; pastaj merrte dele, lopë, gomarë, deve dhe rroba, dhe kthehej dhe shkonte tek Akishi.
<scripture passage="iSam 27:10" parsed="|1Sam|27|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.27.10" />
<sup>10</sup> Kur Akishi e pyeste: "Ku keni plaçkitur sot?", Davidi i përgjigjej: "Kundër jugut të Judës, kundër jugut të Kenejve".
<scripture passage="iSam 27:11" parsed="|1Sam|27|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.27.11" />
<sup>11</sup> Davidi nuk linte gjallë as burra as gra, sepse mund të çonin lajme, dhe thoshte: "Mund të japim njoftime mbi ne dhe të thonë: "Kështu ka bërë Davidi"". Kështu veproi ai gjatë gjithë kohës që qëndroi në vendin e Filistejve.
<scripture passage="iSam 27:12" parsed="|1Sam|27|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.27.12" />
<sup>12</sup> Kështu Akishi i besonte Davidit dhe thoshte: "Ai u bë i urrejtshëm nga populli i Izraelit dhe kështu do të jetë gjithmonë shërbëtori im".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 28" progress="27.16%" prev="iSam.27" next="iSam.29" id="iSam.28">
<h3 id="iSam.28-p0.1">Chapter 28</h3>
<p id="iSam.28-p1">
<scripture passage="iSam 28:1" parsed="|1Sam|28|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.1" />
<sup>1</sup> Ato ditë Filistejtë mblodhën ushtrinë e tyre për të luftuar Izraelin. Atëherë Akishi i tha Davidit: "Dije mirë që duhet të dalësh të luftosh bashkë me mua, ti dhe njerëzit e tu".
<scripture passage="iSam 28:2" parsed="|1Sam|28|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.2" />
<sup>2</sup> Davidi iu përgjegj Akishit: "Ti me siguri ke për të parë atë që do të bëjë shërbëtori yt". Atëherë Akishi i tha Davidit: "Mirë, pra, unë do të të bëhem roje personale për gjithnjë".
<scripture passage="iSam 28:3" parsed="|1Sam|28|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.3" />
<sup>3</sup> Samueli kishte vdekur dhe gjithë Izraeli e kishte qarë, e kishin varrosur në Ramah, në qytetin e tij. Dhe Sauli kishte përzënë nga vendi mediumet dhe shortarët.
<scripture passage="iSam 28:4" parsed="|1Sam|28|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.4" />
<sup>4</sup> Kështu Filistejtë u mblodhën dhe erdhën të fushojnë në Shunem, ndërsa Sauli mblodhi tërë Izraelin dhe fushoi në Gilboa.
<scripture passage="iSam 28:5" parsed="|1Sam|28|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.5" />
<sup>5</sup> Kur Sauli pa ushtrinë e Filistejve pati frikë dhe zemra e tij u drodh fortë.
<scripture passage="iSam 28:6" parsed="|1Sam|28|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.6" />
<sup>6</sup> Kështu Sauli i kërkoi këshillë Zotit dhe Zoti nuk iu përgjegj as me anë të ëndrrave, as nëpërmjet Urimit dhe as me anë të profetëve.
<scripture passage="iSam 28:7" parsed="|1Sam|28|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Sauli u tha shërbëtorëve të tij: "Më gjeni një grua që të jetë mediume, me qëllim që unë të mund të shkoj tek ajo për t'u këshilluar". Shërbëtorët e tij i thanë: "Ja, në En-Dor ka një grua që është mediume".
<scripture passage="iSam 28:8" parsed="|1Sam|28|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.8" />
<sup>8</sup> Kështu Sauli u vesh ndryshe për të mos u njohur dhe u nis me dy burra. Arritën tek ajo grua natën dhe Sauli i tha: "Bëj një shortari për mua, të lutem, me një seancë spiritizmi dhe më thirr atë që do të të them".
<scripture passage="iSam 28:9" parsed="|1Sam|28|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.9" />
<sup>9</sup> Gruaja iu përgjegj: "Ja, ti e di ç'ka bërë Sauli; ai i ka shfarosur nga vendi mediumet dhe shortarët. Pse i ngre një grackë jetës sime, për të shkaktuar vdekjen time?".
<scripture passage="iSam 28:10" parsed="|1Sam|28|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Sauli iu betua në emër të Zotit, duke thënë: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, asnjë ndëshkim nuk do të kesh për këtë!".
<scripture passage="iSam 28:11" parsed="|1Sam|28|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.11" />
<sup>11</sup> Gruaja i tha: "Cilin duhet të të nxjerr?". Ai i tha: "Më nxirr Samuelin".
<scripture passage="iSam 28:12" parsed="|1Sam|28|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.12" />
<sup>12</sup> Kur pa Samuelin, gruaja bërtiti me zë të lartë; dhe gruaja i tha Saulit: "Pse më mashtrove? Ti je Sauli!".
<scripture passage="iSam 28:13" parsed="|1Sam|28|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.13" />
<sup>13</sup> Mbreti iu përgjegj: "Mos ki frikë; çfarë shikon?". Gruaja i tha Saulit: "Shoh një qenie mbinjerëzore që ngrihet nga toka".
<scripture passage="iSam 28:14" parsed="|1Sam|28|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.14" />
<sup>14</sup> Ai e pyeti: "Ç'formë ka?". Ajo u përgjegj: "Éshtë një plak që po ngjitet dhe është mbështjellë me një mantel". Atëherë Sauli kuptoi se ishte Samueli, u përul me fytyrën për tokë dhe ra përmbys.
<scripture passage="iSam 28:15" parsed="|1Sam|28|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.15" />
<sup>15</sup> Samueli i tha Saulit: "Pse më shqetësove duke bërë që të dal?". Sauli iu përgjegj: "Ndodhem në një ankth të madh, sepse Filistejtë më luftojnë dhe Perëndia është larguar nga unë, dhe nuk më përgjigjet
<scripture passage="iSam 28:16" parsed="|1Sam|28|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.16" />
<sup>16</sup> Samueli i tha: "Pse këshillohesh me mua, në qoftë se Zoti është larguar nga ti dhe është bërë armiku yt?
<scripture passage="iSam 28:17" parsed="|1Sam|28|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.17" />
<sup>17</sup> Zoti veproi ashtu siç kishte thënë nëpërmjet meje. Zoti e shkëputi mbretërinë nga duart e tua dhe ia dha një tjetri, Davidit,
<scripture passage="iSam 28:18" parsed="|1Sam|28|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.18" />
<sup>18</sup> sepse nuk iu binde zërit të Zotit dhe nuk zbatove në jetë zemërimin e thellë të tij kundër Amalekut; për këtë arsye Zoti të bëri sot këtë gjë.
<scripture passage="iSam 28:19" parsed="|1Sam|28|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.19" />
<sup>19</sup> Zoti do ta japë edhe Izraelin bashkë me ty në duart e Filistejve; nesër ti dhe bijtë e tu do të jeni me mua. Zoti do të japë gjithashtu ushtrinë e Izraelit në duart e Filistejve.
<scripture passage="iSam 28:20" parsed="|1Sam|28|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Sauli ra menjëherë për së gjati për tokë, sepse ishte trembur shumë nga fjalët e Samuelit; ai kishte qenë edhe më parë pa fuqi, sepse nuk kishte ngrënë tërë atë ditë dhe tërë atë natë.
<scripture passage="iSam 28:21" parsed="|1Sam|28|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.21" />
<sup>21</sup> Gruaja iu afrua Saulit dhe duke e parë të tmerruar fare, i tha: "Ja, shërbëtorja jote iu bind zërit tënd; unë vura në rrezik jetën time për t'iu bindur fjalëve që më the.
<scripture passage="iSam 28:22" parsed="|1Sam|28|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.22" />
<sup>22</sup> Prandaj dëgjo edhe ti zërin e shërbëtores sate dhe lermë të vë para teje një copë buke; ha, sepse kështu do të marrësh fuqi për ta rifilluar rrugën".
<scripture passage="iSam 28:23" parsed="|1Sam|28|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.23" />
<sup>23</sup> Por ai refuzoi dhe tha: "Nuk do të ha". Por shërbëtorët e tij bashkë me gruan ngulën këmbë dhe ai i dëgjoi; kështu u ngrit nga toka dhe u ul në shtrat.
<scripture passage="iSam 28:24" parsed="|1Sam|28|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.24" />
<sup>24</sup> Gruaja kishte në shtëpi një viç të majmë; e theri shpejt e shpejt, pastaj mori miellin, gatoi brumin dhe përgatiti disa bukë pa maja.
<scripture passage="iSam 28:25" parsed="|1Sam|28|25|0|0" osisRef="Bible:1Sam.28.25" />
<sup>25</sup> I vuri këto ushqime Saulit dhe shërbëtorëve të tij, dhe ata i hëngrën; pastaj u ngritën dhe u nisën po atë natë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 29" progress="27.25%" prev="iSam.28" next="iSam.30" id="iSam.29">
<h3 id="iSam.29-p0.1">Chapter 29</h3>
<p id="iSam.29-p1">
<scripture passage="iSam 29:1" parsed="|1Sam|29|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.29.1" />
<sup>1</sup> Filistejtë i mblodhën tërë forcat e tyre në Afek, ndërsa Izralitët e ngritën kampin e tyre pranë burimit të Jezreelit.
<scripture passage="iSam 29:2" parsed="|1Sam|29|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.29.2" />
<sup>2</sup> Princat e Filistejve ecnin me qindëshet dhe mijëshet e tyre, ndërsa Davidi dhe njerëzit e tij ecnin në praparojë me Akishin.
<scripture passage="iSam 29:3" parsed="|1Sam|29|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.29.3" />
<sup>3</sup> Atëherë krerët e Filistejve thanë: "Çfarë po bëjnë kështu këta Hebrenj?". Akishi iu përgjegj krerëve të Filistejve: "A nuk është ky Davidi, shërbëtori i Saulit, i mbretit të Izraelit, që ka qenë me  mua këto ditë o këto vite? Tek ai nuk kam  gjetur asnjë të metë të madhe nga dita e dezertimit të tij e deri më sot!".
<scripture passage="iSam 29:4" parsed="|1Sam|29|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.29.4" />
<sup>4</sup> Por krerët e Filistejve u zemëruan me të dhe i thanë: "Ktheje prapa atë njeri me qëllim që të kthehet në vendin që i ke caktuar. Të mos vijë të luftojë me ne që të mos na bëhet armiku ynë gjatë betejës.  Si mund ta rifitojë ai favorin e zotërisë  së tij, veçse me kokën e këtyre njerëzve?
<scripture passage="iSam 29:5" parsed="|1Sam|29|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.29.5" />
<sup>5</sup> Nuk është ky Davidi për të cilin këndonin në kor në vallet, duke thënë: "Sauli ka vrarë mijëshen e tij dhe Davidi dhjetë mijëshen e tij?"".
<scripture passage="iSam 29:6" parsed="|1Sam|29|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.29.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Akishi thirri Davidin dhe i tha: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, ti je një njeri i drejtë dhe shoh me kënaqësi ecejakun tënd me mua në ushtri, sepse nuk kam gjetur asgjë të keqe që
<scripture passage="iSam 29:7" parsed="|1Sam|29|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.29.7" />
<sup>7</sup> Prandaj kthehu prapa dhe shko në paqe, mos bëj asgjë që nuk u pëlqen princave të Filistejve.
<scripture passage="iSam 29:8" parsed="|1Sam|29|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.29.8" />
<sup>8</sup> Davidi i tha Akishit: "Çfarë kam bërë dhe çfarë ke gjetur te shërbëtori yt prej ditës që erdha me ty e deri më sot, që të më pengojnë të luftoj kundër armiqve të mbretit, zotërisë tim?".
<scripture passage="iSam 29:9" parsed="|1Sam|29|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.29.9" />
<sup>9</sup> Akishi iu përgjegj Davidit, duke thënë: "E kupton që për sytë e mi ti je i këndshëm si një engjëll i Perëndisë; por princat e Filistejve kanë thënë: "Ai nuk duhet të marrë pjesë me ne në betejë!".
<scripture passage="iSam 29:10" parsed="|1Sam|29|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.29.10" />
<sup>10</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Prandaj çohu herët nesër në mëngjes bashkë me shërbëtorët e zotërisë tënd që kanë ardhur bashkë me ty; çohuni në mëngjes herët dhe nisuni në të gdhirë".
<scripture passage="iSam 29:11" parsed="|1Sam|29|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.29.11" />
<sup>11</sup> Kështu Davidi dhe njerëzit e tij u ngritën herët në mëngjes për t'u nisur dhe për t'u kthyer në vendin e Filistejve. Filistejtë përkundrazi shkuan në Jezreel.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 30" progress="27.30%" prev="iSam.29" next="iSam.31" id="iSam.30">
<h3 id="iSam.30-p0.1">Chapter 30</h3>
<p id="iSam.30-p1">
<scripture passage="iSam 30:1" parsed="|1Sam|30|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.1" />
<sup>1</sup> Kur Davidi dhe njerëzt e tij arritën në Tsiklag ditën e tretë, Amalekitët kishin kryer një plaçkitje në Negev dhe në Tsiklag; kishin pushtuar Tsiklagun dhe i kishin vënë zjarrin;
<scripture passage="iSam 30:2" parsed="|1Sam|30|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.2" />
<sup>2</sup> kishin zënë robër gratë dhe tërë ata që ndodheshin aty, të vegjël a të rritur; nuk kishin vrarë asnjeri, por i kishin marrë me vete dhe kishin shkuar.
<scripture passage="iSam 30:3" parsed="|1Sam|30|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.3" />
<sup>3</sup> Kur Davidi dhe njerëzit e tij arritën në qytet, ja, qyteti ishte shkatërruar nga zjarri, dhe gratë, bijtë dhe bijat e tyre i kishin marrë me vete si robër.
<scripture passage="iSam 30:4" parsed="|1Sam|30|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Davidi dhe tërë ata që ishin me të ngritën zërin dhe qanë, deri sa nuk patën forcë të qajnë.
<scripture passage="iSam 30:5" parsed="|1Sam|30|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.5" />
<sup>5</sup> Dy bashkëshortet e Davidit, Jezreelitja Ahinoama dhe Karmelitja Abigail, e cila kishte qënë bashkëshorte e Nabalit, figuronin gjithashtu midis robërve.
<scripture passage="iSam 30:6" parsed="|1Sam|30|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.6" />
<sup>6</sup> Davidi ishte shqetësuar shumë se njerëzit flisnin për ta vrarë atë me gurë, sepse të gjithë e kishin shpirtin të trishtuar për shkak të bijve dhe të bijave të tyre; por Davidi u forcua tek Zoti, Perëndia i tij.
<scripture passage="iSam 30:7" parsed="|1Sam|30|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.7" />
<sup>7</sup> Pastaj Davidi i tha priftit Abiathar, birit të Ahimelekut: "Të lutem, më sill efodin". Abiathari i solli efodin Davidit.
<scripture passage="iSam 30:8" parsed="|1Sam|30|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.8" />
<sup>8</sup> Kështu Davidi u këshillua me Zotin dhe e pyeti: "A duhet ta ndjek këtë bandë? Do ta arrij?". Zoti iu përgjegj: "Ndiqe, sepse do ta arrish me siguri dhe do të rimarrësh pa tjetër çdo gjë".
<scripture passage="iSam 30:9" parsed="|1Sam|30|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.9" />
<sup>9</sup> Kështu Davidi u nis me gjashtëqind njerëzit që kishte me vete dhe arriti në përruan Besor, ku u ndalën ata që kishin mbetur prapa;
<scripture passage="iSam 30:10" parsed="|1Sam|30|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.10" />
<sup>10</sup> por Davidi vazhdoi ndjekjen me katërqind njerëz, kurse dyqind mbetën prapa, sepse ishin tepër të lodhur për të kapërcyer përruan e Besorit.
<scripture passage="iSam 30:11" parsed="|1Sam|30|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.11" />
<sup>11</sup> Gjetën në fushë një Egjiptas dhe ia çuan Davidit. I dhanë bukë për të ngrënë dhe ujë për të pirë;
<scripture passage="iSam 30:12" parsed="|1Sam|30|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.12" />
<sup>12</sup> i dhanë gjithashtu një copë bukë fiku dhe dy vile rrushi. Pasi hëngri, ai e mblodhi veten, sepse nuk kishte ngrënë bukë as nuk kishte pirë ujë tri ditë e tri netë me radhë.
<scripture passage="iSam 30:13" parsed="|1Sam|30|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.13" />
<sup>13</sup> Davidi e pyeti: "Ti kujt i përket dhe nga vjen?". Ai u përgjegj: "Jam një egjiptas i ri, shërbëtor i një Amalekiti; pronari im më braktisi, sepse tri ditë më parë u sëmura.
<scripture passage="iSam 30:14" parsed="|1Sam|30|14|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.14" />
<sup>14</sup> Kemi bërë një plaçkitje në jug të Kerethejve, në territorin e Judës dhe në jug të Tsalebit, dhe i kemi vënë zjarrin Tsiklagut".
<scripture passage="iSam 30:15" parsed="|1Sam|30|15|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.15" />
<sup>15</sup> Davidi i tha: "A mund të më çosh poshtë ku ndodhet kjo bandë?". Ai u përgjegj: "Betomu në emër të Perëndisë që nuk do të më vrasësh dhe nuk do të më dorëzosh në duart e pronarit tim, dhe unë do të çoj poshtë, aty ku gjendet kjo bandë".
<scripture passage="iSam 30:16" parsed="|1Sam|30|16|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.16" />
<sup>16</sup> Dhe e çoi poshtë; dhe ja Amalekitët ishin shpërndarë në të gjithë vendin; hanin, pinin dhe bënin festë për plaçkën e madhe që kishin sjellë nga vendi i Filistejve dhe nga vendi u Judës.
<scripture passage="iSam 30:17" parsed="|1Sam|30|17|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.17" />
<sup>17</sup> Davidi i sulmoi nga muzgu deri në mbrëmjen e ditës tjetër; asnjeri prej tyre nuk shpëtoi, përveç katërqind të rinjve që u hipën deveve dhe ia mbathën.
<scripture passage="iSam 30:18" parsed="|1Sam|30|18|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.18" />
<sup>18</sup> Kështu Davidi rimori të gjitha ato që Amalekitët kishin marrë me vete; Davidi gjeti edhe dy gratë e tij.
<scripture passage="iSam 30:19" parsed="|1Sam|30|19|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.19" />
<sup>19</sup> Kështu ata nuk humbën asgjë, as të vegjëlit as të rriturit, as bijtë as bijat, as plaçkat dhe as ndonjë gjë tjetër që u kishin marrë. Davidi i rimori të gjitha.
<scripture passage="iSam 30:20" parsed="|1Sam|30|20|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.20" />
<sup>20</sup> Kështu Davidi shtiu në dorë kopetë e bagëtisë së imët dhe tufat e bagëtisë së trashë; dhe ata që ecnin para bagëtive thonin: "Kjo është plaçka e Davidit!".
<scripture passage="iSam 30:21" parsed="|1Sam|30|21|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Davidi arriti te dyqind njerëzit që kishin qenë tepër të lodhur për të shkuar pas Davidit që ai i kishte lënë në përruan e Besorit. Këta i dolën para Davidit dhe njerëzve që ishin me të. Kështu Davidi iu afrua atyre dhe i përshëndeti.
<scripture passage="iSam 30:22" parsed="|1Sam|30|22|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.22" />
<sup>22</sup> Atëherë tërë njerëzit e këqij dhe të poshtër që kishin shkuar me Davdin filluan të thonë: "Me qenë se këta nuk erdhën me ne; nuk do t'u japim asgjë nga plaçka që kemi shtënë në dorë, përveç grave  dhe fëmijve të secilit; t'i marrin dhe të  ikin!".
<scripture passage="iSam 30:23" parsed="|1Sam|30|23|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.23" />
<sup>23</sup> Por Davidi tha: "Mos u sillni kështu, o vëllezërit e mi, me atë që Zoti na ka dhënë duke na mbrojtur dhe duke vënë në duart tona bandën që kishte ardhur kundër nesh.
<scripture passage="iSam 30:24" parsed="|1Sam|30|24|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.24" />
<sup>24</sup> Po kush do t'ju dëgjojë në këtë propozim? E njëjtë ka për të qenë pjesa e atij që shkon për të luftuar dhe e atij që rri pranë plaçkave; do t'i ndajmë pjesët bashkë".
<scripture passage="iSam 30:25" parsed="|1Sam|30|25|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.25" />
<sup>25</sup> Qysh prej asaj dite u veprua kështu; Davidi e bëri atë statut dhe normë për Izraelin deri në ditën e sotme.
<scripture passage="iSam 30:26" parsed="|1Sam|30|26|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.26" />
<sup>26</sup> Kur Davidi u kthye në Tsiklag, një pjesë të plaçkës ua dërgoi pleqve të Judës, miq të tij, duke thënë: "Ja një dhuratë e ardhur nga plaçka që u morëm armiqve të Zotit".
<scripture passage="iSam 30:27" parsed="|1Sam|30|27|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.27" />
<sup>27</sup> U dërgoi atyre të Bethelit, të Ramothit të Negevit dhe atyre të Jatirit,
<scripture passage="iSam 30:28" parsed="|1Sam|30|28|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.28" />
<sup>28</sup> atyre të Areorit, atyre të Sifmothit, atyre të Eshtemoas,
<scripture passage="iSam 30:29" parsed="|1Sam|30|29|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.29" />
<sup>29</sup> atyre të Rakalit, atyre të qyteteve të Jerameelitëve dhe atyre të qyteteve të Kenejve,
<scripture passage="iSam 30:30" parsed="|1Sam|30|30|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.30" />
<sup>30</sup> atyre të Hormahut, atyre të Kor-Ashanit, atyre të Athakut,
<scripture passage="iSam 30:31" parsed="|1Sam|30|31|0|0" osisRef="Bible:1Sam.30.31" />
<sup>31</sup> atyre të Hebronit dhe atyre të të gjithë vendeve nga kishte kaluar Davidi me njerëzit e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Samuel 31" progress="27.41%" prev="iSam.30" next="iiSam" id="iSam.31">
<h3 id="iSam.31-p0.1">Chapter 31</h3>
<p id="iSam.31-p1">
<scripture passage="iSam 31:1" parsed="|1Sam|31|1|0|0" osisRef="Bible:1Sam.31.1" />
<sup>1</sup> Filistejtë u ndeshën me Izraelin dhe Izraelitët ua mbathën para Filistejve, dhe ranë të vrarë në malin Gilboa.
<scripture passage="iSam 31:2" parsed="|1Sam|31|2|0|0" osisRef="Bible:1Sam.31.2" />
<sup>2</sup> Filistejtë ndoqën me furi Saulin dhe bijtë e tij; kështu Filistejtë vranë Jonathanin, Abinadabin dhe Malkishuahun, bij të Saulit.
<scripture passage="iSam 31:3" parsed="|1Sam|31|3|0|0" osisRef="Bible:1Sam.31.3" />
<sup>3</sup> Beteja u ashpërsua kundër Saulit; harkëtarët e arritën dhe ai u plagos rëndë prej tyre.
<scripture passage="iSam 31:4" parsed="|1Sam|31|4|0|0" osisRef="Bible:1Sam.31.4" />
<sup>4</sup> Sauli i tha shërbëtorëve të tij: "Nxirre shpatën tënde dhe më shpo me të; të mos vinë këta të parrethprerë të më shpojnë dhe të tallen me mua". Por shqyrtari i tij nuk deshi ta kryejë këtë veprim,  sepse e kishte zënë një frikë e madhe. Atëherë  Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të.
<scripture passage="iSam 31:5" parsed="|1Sam|31|5|0|0" osisRef="Bible:1Sam.31.5" />
<sup>5</sup> Kur shqyrtari pa se Sauli kishte vdekur, edhe ai u hosh mbi shpatën e vet dhe vdiq me të.
<scripture passage="iSam 31:6" parsed="|1Sam|31|6|0|0" osisRef="Bible:1Sam.31.6" />
<sup>6</sup> Kështu po atë ditë vdiqën bashkë Sauli, tre bijtë e tij, shqyrtari dhe tërë njerëzit e tij.
<scripture passage="iSam 31:7" parsed="|1Sam|31|7|0|0" osisRef="Bible:1Sam.31.7" />
<sup>7</sup> Kur Izraelitët që ndodheshin matanë luginës dhe matanë Jordanit panë që njerëzit e Izraelit ua kishin mbathur me vrap dhe që Sauli dhe bijtë e tij kishin vdekur, braktisën qytetet dhe ua mbathën. Atëherë erdhën Filistejtë dhe u vendosën aty.
<scripture passage="iSam 31:8" parsed="|1Sam|31|8|0|0" osisRef="Bible:1Sam.31.8" />
<sup>8</sup> Të nesërmen Filistejtë erdhën për të zhveshur të vrarët dhe gjetën Saulin dhe tre bijtë e tij të rënë në malin Gilboa.
<scripture passage="iSam 31:9" parsed="|1Sam|31|9|0|0" osisRef="Bible:1Sam.31.9" />
<sup>9</sup> I prenë kokën Saulit, e zhveshën nga armatimi i tij dhe dërguan lajmëtarë në tërë vendin e Filistejve për ta çuar lajmin në tempullin e idhujve të tyre dhe popullit.
<scripture passage="iSam 31:10" parsed="|1Sam|31|10|0|0" osisRef="Bible:1Sam.31.10" />
<sup>10</sup> E vendosën pastaj armaturën e tij në tempullin e Ashtarothit dhe e varën kufomën e tij në muret e Beth-Shanit.
<scripture passage="iSam 31:11" parsed="|1Sam|31|11|0|0" osisRef="Bible:1Sam.31.11" />
<sup>11</sup> Por kur banorët e Jabeshit të Galaadit mësuan atë që Filistejtë i kishin bërë Saulit,
<scripture passage="iSam 31:12" parsed="|1Sam|31|12|0|0" osisRef="Bible:1Sam.31.12" />
<sup>12</sup> tërë njerëzit trima u ngritën, ecën tërë natën dhe hoqën nga muret e Beth-Shanit kufomën e Saulit dhe kufomat e bijve të tij; pastaj u kthyen në Jabesh dhe këtu i dogjën ato.
<scripture passage="iSam 31:13" parsed="|1Sam|31|13|0|0" osisRef="Bible:1Sam.31.13" />
<sup>13</sup> Pastaj muarrën kockat e tyre, i varrosën poshtë marinës në Jabesh dhe agjëruan shtatë ditë me radhë.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="2 Samuel" progress="27.46%" prev="iSam.31" next="iiSam.1" id="iiSam">
<h2 id="iiSam-p0.1">2 Samuel</h2>

<div3 title="2 Samuel 1" progress="27.46%" prev="iiSam" next="iiSam.2" id="iiSam.1">
<h3 id="iiSam.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iiSam.1-p1">
<scripture passage="iiSam 1:1" parsed="|2Sam|1|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.1" />
<sup>1</sup> Pas vdekjes së Saulit, Davidi u kthye nga masakra e Amalekitëve dhe u ndal dy ditë në Tsiklag.
<scripture passage="iiSam 1:2" parsed="|2Sam|1|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.2" />
<sup>2</sup> Ditën e tretë arriti në kampin e Saulit një burrë me rroba të grisura dhe me kokën me dhe. Sa arriti pranë Davidit, ai ra për tokë dhe u përkul.
<scripture passage="iiSam 1:3" parsed="|2Sam|1|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.3" />
<sup>3</sup> Davidi e pyeti: "Nga vjen?". Ai iu përgjigj: "Kam ikur nga kampi i Izraelit".
<scripture passage="iiSam 1:4" parsed="|2Sam|1|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.4" />
<sup>4</sup> Davidi i tha: "Si u bë? Të lutem, më trego". Ai iu përgjigj: "Populli iku nga fusha e betejës dhe shumë njerëz ranë dhe vdiqën; edhe Sauli dhe biri i tij Jonatan kanë vdekur".
<scripture passage="iiSam 1:5" parsed="|2Sam|1|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Davidi e pyeti të riun që i tregonte ngjarjen: "Si e di ti që Sauli dhe biri i tij Jonatani kanë vdekur?".
<scripture passage="iiSam 1:6" parsed="|2Sam|1|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.6" />
<sup>6</sup> I riu që i tregonte ngjarjen tha: "Ndodhesha rastësisht në malin Gilboa, kur pashë Saulin të mbështetur në shtizën e tij, ndërsa qerret dhe kalorësit e ndiqnin nga afër.
<scripture passage="iiSam 1:7" parsed="|2Sam|1|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.7" />
<sup>7</sup> Ai u kthye, më pa dhe më thirri. Unë iu përgjigja: "Ja ku jam".
<scripture passage="iiSam 1:8" parsed="|2Sam|1|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.8" />
<sup>8</sup> Ai më pyeti: "Kush je ti?". Unë iu përgjigja: "Jam një Amalekit".
<scripture passage="iiSam 1:9" parsed="|2Sam|1|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.9" />
<sup>9</sup> Atëherë ai më tha: "Afrohu tek unë dhe më vrit, sepse një ankth i madh më ka pushtuar, por jeta është e tëra akoma tek unë".
<scripture passage="iiSam 1:10" parsed="|2Sam|1|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.10" />
<sup>10</sup> Kështu iu afrova atij dhe e vrava, sepse e kuptoja që ai nuk do të mund të jetonte mbas rënies së tij. Pastaj mora diademën që kishte mbi kokë dhe byzylykun që mbante në krah, dhe i solla këtu te zotëria im".
<scripture passage="iiSam 1:11" parsed="|2Sam|1|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Davidi kapi rrobat e veta dhe i grisi; po kështu vepruan tërë njerëzit që ishin me të.
<scripture passage="iiSam 1:12" parsed="|2Sam|1|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.12" />
<sup>12</sup> Kështu mbajtën zi, qanë dhe agjeruan deri në mbrëmje për Saulin, për Jonatanin, birin e tij, për popullin e Zotit dhe për shtëpinë e Izraelit, sepse kishin rënë nga shpata.
<scripture passage="iiSam 1:13" parsed="|2Sam|1|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.13" />
<sup>13</sup> Pastaj Davidi e pyeti të riun që i kishte treguar ngjarjen: "Nga ç'vend je?". Ai u përgjigj: "Jam biri i një të huaji, i një Amalekiti".
<scripture passage="iiSam 1:14" parsed="|2Sam|1|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Davidi i tha: "Si nuk pate frikë të shtrish dorën për të vrarë të vajosurin e Zotit
<scripture passage="iiSam 1:15" parsed="|2Sam|1|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.15" />
<sup>15</sup> Pastaj thirri një nga njerëzit e tij dhe i tha: "Afrohu dhe hidhu mbi të!". Ai e goditi dhe Amalekiti vdiq.
<scripture passage="iiSam 1:16" parsed="|2Sam|1|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.16" />
<sup>16</sup> Pas kësaj Davidi tha: "Gjaku yt rëntë mbi kokën tënde, sepse me gojën tënde ke dëshmuar kundër vetes sate, duke thënë: "Unë kam vrarë të vajosurin e Zotit"".
<scripture passage="iiSam 1:17" parsed="|2Sam|1|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Davidi ia mori këtij vajtimi për Saulin dhe Jonatanin, birin e tij,
<scripture passage="iiSam 1:18" parsed="|2Sam|1|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.18" />
<sup>18</sup> dhe urdhëroi t'u mësonin bijve të Judës këngën e harkut. Ja, ajo gjendet e shkruar në librin e të Drejtit.
<scripture passage="iiSam 1:19" parsed="|2Sam|1|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.19" />
<sup>19</sup> "Madhështia e Izraelit qëndron e vrarë në lartësitë e tua! Si është e mundur që ranë trimat?
<scripture passage="iiSam 1:20" parsed="|2Sam|1|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.20" />
<sup>20</sup> Mos ia njoftoni Gathit, mos e bëni të ditur nëpër rrugët e Ashkalonit, që të mos gëzohen bijat e Filistejve, që të mos ngazëllohen bijat e të parrethprerëve.
<scripture passage="iiSam 1:21" parsed="|2Sam|1|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.21" />
<sup>21</sup> O male të Gilboas, mos rëntë më as vesa as shiu mbi ju, mos pastë as fusha ofertash; sepse aty u hodh mburoja e trimave, mburoja e Saulit, sikur ky të mos ishte i vajosur.
<scripture passage="iiSam 1:22" parsed="|2Sam|1|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.22" />
<sup>22</sup> Nga gjaku i të vrarëve, nga dhjami i trimave, harku i Jonatanit nuk u tërhoq kurrë dhe shpata e Saulit nuk u vërtit kurrë bosh.
<scripture passage="iiSam 1:23" parsed="|2Sam|1|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.23" />
<sup>23</sup> Sauli dhe Jonatani; aq të dashur dhe të përzemërt në jetë, nuk u ndanë në vdekjen e tyre. Ishin më të shpejtë se shqiponjat, më të fortë se luanët.
<scripture passage="iiSam 1:24" parsed="|2Sam|1|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.24" />
<sup>24</sup> Bija të Izraelit, vajtoni Saulin që ju vishte në luks me rroba flakë të kuqe, që i zbukuronte me ar veshjet tuaja.
<scripture passage="iiSam 1:25" parsed="|2Sam|1|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.25" />
<sup>25</sup> Vallë, si ranë trimat në mes të betejës, si u vra Jonathani në lartësitë e tua?
<scripture passage="iiSam 1:26" parsed="|2Sam|1|26|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.26" />
<sup>26</sup> Unë jam në ankth për ty, o vëllai im Jonatan; ti ishe shumë i dashur për mua, dashuria jote për mua ishte më e mrekullueshme se dashuria e grave.
<scripture passage="iiSam 1:27" parsed="|2Sam|1|27|0|0" osisRef="Bible:2Sam.1.27" />
<sup>27</sup> Vallë, si ranë trimat dhe si u shkatërruan armët e luftës?".
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 2" progress="27.54%" prev="iiSam.1" next="iiSam.3" id="iiSam.2">
<h3 id="iiSam.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="iiSam.2-p1">
<scripture passage="iiSam 2:1" parsed="|2Sam|2|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.1" />
<sup>1</sup> Mbas kësaj, Davidi u këshillua me Zotin, duke thënë: "A duhet të shkoj në ndonjë nga qytetet e Judës?". Zoti iu përgjigj: "Shko". Davidi e pyeti: "Ku të shkoj?". Zoti u përgjigj: "Në Hebron".
<scripture passage="iiSam 2:2" parsed="|2Sam|2|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.2" />
<sup>2</sup> Kështu Davidi shkoi atje me dy gratë e tij, Jezreeliten Ahinoam dhe Karmelitën Abigail, që kishte qenë gruaja e Nabalit.
<scripture passage="iiSam 2:3" parsed="|2Sam|2|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.3" />
<sup>3</sup> Davidi çoi edhe njerëzit që ishin me të, secili me familjen e tij, dhe u vendosën në qytetet e Hebronit.
<scripture passage="iiSam 2:4" parsed="|2Sam|2|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.4" />
<sup>4</sup> Pastaj erdhën njerëzit e Judës dhe e vajosën Davidin mbret të shtëpisë së Judës. Pas kësaj i thanë Davidit se qenë njerëzit e Jabeshit të Galaadit ata që kishin varrosur Saulin.
<scripture passage="iiSam 2:5" parsed="|2Sam|2|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Davidi u dërgoi lajmëtarë njerëzve të Jabeshit të Galaadit për t'u thënë: "Qofshi të bekuar nga Zoti për mirësinë që treguat ndaj Saulit, zotërisë suaj, duke e varrosur!
<scripture passage="iiSam 2:6" parsed="|2Sam|2|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.6" />
<sup>6</sup> Tani Zoti tregoftë mirësi dhe besnikëri ndaj jush. Edhe unë do t'ju bëj të mirë, sepse keni bërë një gjë të tillë.
<scripture passage="iiSam 2:7" parsed="|2Sam|2|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.7" />
<sup>7</sup> Prandaj le të marrin forcë duart tuaja dhe qofshi trima, sepse Sauli, zotëria juaj, vdiq, por shtëpia e Judës më ka vajosur mbret të saj".
<scripture passage="iiSam 2:8" parsed="|2Sam|2|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.8" />
<sup>8</sup> Ndërkohë Abneri, bir i Nerit, komandant i ushtrisë së Saulit, mori Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe e çoi në Mahanaim;
<scripture passage="iiSam 2:9" parsed="|2Sam|2|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.9" />
<sup>9</sup> dhe e bëri mbret të Galaadit, të Ashuritëve, të Jezreelit, të Efraimit, të Beniaminit dhe të tërë Izraelit.
<scripture passage="iiSam 2:10" parsed="|2Sam|2|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.10" />
<sup>10</sup> Ish-Boshethi, bir i Saulit, ishte dyzet vjeç kur filloi të mbretërojë mbi Izrael dhe mbretërimi i tij vazhdoi dy vjet. Por shtëpia e Judës shkonte pas Davidit.
<scripture passage="iiSam 2:11" parsed="|2Sam|2|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.11" />
<sup>11</sup> Koha që Davidi mbretëroi në Hebron mbi shtëpinë e Judës ishte shtatë vjet e gjashtë muaj.
<scripture passage="iiSam 2:12" parsed="|2Sam|2|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.12" />
<sup>12</sup> Ndërkaq Abneri, bir i Nerit, dhe shërbëtorët e Ish-Boshethit, birit të Saulit, lëvizën nga Mahanaim në drejtim të Gabaonit.
<scripture passage="iiSam 2:13" parsed="|2Sam|2|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.13" />
<sup>13</sup> Edhe Joabi, biri i Tserujahut dhe shërbëtorët e Davidit lëvizën dhe i takuan pranë hauzit të Gabaonit. Kështu u ndalën njera palë nga njera anë e hauzit dhe tjetra nga ana tjetër.
<scripture passage="iiSam 2:14" parsed="|2Sam|2|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Abneri i tha Joabit: "Le të çohen të rinjtë dhe të dalin para nesh". Joabi u përgjigj: "Po, le të çohen".
<scripture passage="iiSam 2:15" parsed="|2Sam|2|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.15" />
<sup>15</sup> Kështu u ngritën dhe dolën përpara në numër të barabartë: dymbëdhjetë për Beniaminin dhe për Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe dymbëdhjetë nga shërbëtorët e Davidit.
<scripture passage="iiSam 2:16" parsed="|2Sam|2|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.16" />
<sup>16</sup> Secili kapi kundërshtarin e tij nga koka dhe i futi shpatën në ije; kështu ranë të gjithë bashkë. Ky vend u quajt për këtë arësye fusha e njerëzve të fortë; gjendet në Gabaon.
<scripture passage="iiSam 2:17" parsed="|2Sam|2|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.17" />
<sup>17</sup> Po atë ditë u zhvillua një betejë shumë e ashpër në të cilën Abneri me njerëzit e Izraelit u mund nga shërbëtorët e Davidit.
<scripture passage="iiSam 2:18" parsed="|2Sam|2|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.18" />
<sup>18</sup> Dhe aty ishin tre djemtë e Tserujahut: Joabi, Abishai dhe Asaheli; dhe Asaheli ishte i shpejtë si një gazelë fushe.
<scripture passage="iiSam 2:19" parsed="|2Sam|2|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.19" />
<sup>19</sup> Asaheli filloi të ndiqte Abnderin pa u kthyer as djathtas, as majtas pas Abnerit.
<scripture passage="iiSam 2:20" parsed="|2Sam|2|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.20" />
<sup>20</sup> Pastaj Abneri u kthye prapa dhe tha: "Je ti, Asahel?". Ai u përgjigj: "Jam unë".
<scripture passage="iiSam 2:21" parsed="|2Sam|2|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.21" />
<sup>21</sup> Abneri i tha: "Kthehu djathtas ose majtas, kap një nga të rinjtë dhe merrja armët!". Por Asaheli nuk deshi të hiqte dorë nga ndjekja e tij.
<scripture passage="iiSam 2:22" parsed="|2Sam|2|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.22" />
<sup>22</sup> Abneri i tha përsëri Asahelit: "Hiq dorë nga ndjekja. Pse më detyron të të shtrij për tokë? Si do të mund ta shikoj atëherë në fytyrë vëllanë tënd Joab?".
<scripture passage="iiSam 2:23" parsed="|2Sam|2|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.23" />
<sup>23</sup> Por ai nuk pranoi të ndërrojë rrugë; prandaj Abneri me pjesën e prasme të shtizës e goditi në pjesën e poshtme të barkut dhe shtiza i doli nga pas; ai ra për tokë dhe vdiq në vend; dhe tërë ata që  kalonin nga vendi ku Asaheli kishte rënë dhe  kishte vdekur ndaleshin.
<scripture passage="iiSam 2:24" parsed="|2Sam|2|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.24" />
<sup>24</sup> Por Joabi dhe Abishai e ndoqën Abnerin; kur perëndoi dielli ata arritën në qafën e Amahut, që ndodhet përballë Giahut, në rrugën e shkretëtirës së Gabaonit.
<scripture passage="iiSam 2:25" parsed="|2Sam|2|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.25" />
<sup>25</sup> Bijtë e Beniamnit u mblodhën pas duke formuar një grup të vetëm dhe u ndalën në majë të një kodre.
<scripture passage="iiSam 2:26" parsed="|2Sam|2|26|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.26" />
<sup>26</sup> Atëherë Abneri thirri Joabin dhe tha: "Shpata, vallë duhet të gllabërojë gjithnjë? Nuk e di ti që në fund do të ketë hidhërim? Vallë, kur do ta urdhërosh popullin të mos ndjekë më vëllezërit e tij?".
<scripture passage="iiSam 2:27" parsed="|2Sam|2|27|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.27" />
<sup>27</sup> Joabi u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Perëndia jeton, po të mos kishe folur ti, populli nuk do të kishte hequr dorë nga ndjekja e vëllezërve të tij deri në mëngjes".
<scripture passage="iiSam 2:28" parsed="|2Sam|2|28|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Joabi i ra borisë dhe tërë populli u ndal, nuk e ndoqi më Izraelin dhe hoqi dorë nga luftimi.
<scripture passage="iiSam 2:29" parsed="|2Sam|2|29|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.29" />
<sup>29</sup> Abneri dhe njerëzit e tij ecën gjithë atë natë nëpër Abrahun, kapërcyen Jordanin, kaluan tërë Bithronin dhe arritën në Mahanaim.
<scripture passage="iiSam 2:30" parsed="|2Sam|2|30|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.30" />
<sup>30</sup> Edhe Joabi u kthye nga ndjekja e shërbëtorëve të Abnerit dhe mblodhi tërë popullin; Davidit i mungonin nëntëmbëdhjetë veta dhe Asaheli.
<scripture passage="iiSam 2:31" parsed="|2Sam|2|31|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.31" />
<sup>31</sup> Por shërbëtorët e Davidit kishin vrarë treqind e gjashtëdhjetë veta të Beniaminit dhe Abnerit.
<scripture passage="iiSam 2:32" parsed="|2Sam|2|32|0|0" osisRef="Bible:2Sam.2.32" />
<sup>32</sup> Pastaj çuan Asahelin dhe e varrosën në varrin e atit të tij, që ndodhet në Betlem. Pas kësaj Joabi dhe njerëzit e tij ecën tërë natën dhe arritën në Hebron në të gdhirë.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 3" progress="27.65%" prev="iiSam.2" next="iiSam.4" id="iiSam.3">
<h3 id="iiSam.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="iiSam.3-p1">
<scripture passage="iiSam 3:1" parsed="|2Sam|3|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.1" />
<sup>1</sup> Lufta midis shtëpisë së Saulit dhe shtëpisë së Davidit qe e gjatë. Davidi bëhej gjithnjë më i fortë, ndërsa shtëpia e Saulit dobësohej gjithnjë e më shumë.
<scripture passage="iiSam 3:2" parsed="|2Sam|3|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.2" />
<sup>2</sup> Në Hebron Davidit i lindën disa djem. I parëlinduri i tij qe Amnoni, që ia lindi Jezreelitja Ahinoam;
<scripture passage="iiSam 3:3" parsed="|2Sam|3|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.3" />
<sup>3</sup> i dyti qe Kileabi, ia lindi Karmelitja Abigail, dikur bashkëshorte e Nabalit; i treti qe Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, mbret i Geshurit;
<scripture passage="iiSam 3:4" parsed="|2Sam|3|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.4" />
<sup>4</sup> i katërti qe Adonijahu, bir i Hagithit; i pesti qe Shefatiahu, bir i Abitalit,
<scripture passage="iiSam 3:5" parsed="|2Sam|3|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.5" />
<sup>5</sup> dhe i gjashti qe Ithreami, bir i Eglahit, bashkëshorte e Davidit. Këta fëmijë i lindën Davidit në Hebron.
<scripture passage="iiSam 3:6" parsed="|2Sam|3|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.6" />
<sup>6</sup> Gjatë luftës midis shtëpisë së Davidit dhe shtëpisë së Saulit, Abneri qëndroi i lidhur fort me shtëpinë e Saulit.
<scripture passage="iiSam 3:7" parsed="|2Sam|3|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.7" />
<sup>7</sup> Sauli kishte pasur një konkubinë të quajtur Ritspah, bijë e Ajahut; dhe Ish-Boshethi i tha Abnerit: "Pse ke hyrë te konkubina e atit tim?".
<scripture passage="iiSam 3:8" parsed="|2Sam|3|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.8" />
<sup>8</sup> Abneri u zemërua shumë nga fjalët e Ish-Boshethit dhe iu përgjigj: "Mos vallë jam një kokë qeni i Judës? Deri më sot jam treguar besnik i shtëpisë së Saulit, atit tënd, i vëllezërve dhe i miqve të  saj dhe nuk të kam dorëzuar në duart e Davidit,  dhe pikërisht sot ti më qorton për fajin që kam kryer me këtë grua!
<scripture passage="iiSam 3:9" parsed="|2Sam|3|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.9" />
<sup>9</sup> Perëndia t'i bëjë Abnerit këtë dhe më keq në rast se nuk i bëj Davidit atë që Zoti i është betuar:
<scripture passage="iiSam 3:10" parsed="|2Sam|3|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.10" />
<sup>10</sup> ta kaloj mbretërinë nga shtëpia e Saulit dhe të vendosë fronin e Davidit mbi Izrael dhe mbi Judën, nga Dani deri në Beer-Sheba".
<scripture passage="iiSam 3:11" parsed="|2Sam|3|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.11" />
<sup>11</sup> Ish-Boshethi nuk iu përgjigj dot as edhe me një fjalë të vetme Abnerit, sepse ia kishte frikën.
<scripture passage="iiSam 3:12" parsed="|2Sam|3|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Abneri i dërgoi në emër të tij lajmëtarë Davidit për t'i thënë: "Kujt i përket vendi? Bëj aleancë me mua dhe dora ime do të jetë me ty për të ta sjellë tërë Izraelin".
<scripture passage="iiSam 3:13" parsed="|2Sam|3|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.13" />
<sup>13</sup> Davidi iu përgjigj: "Kam diçka për të të kërkuar: Unë do të bëj aleancë me ty, por ti nuk do të ma shohësh fytyrën po nuk më solle më parë Mikalin, bijën e Saulit, kur të vish të më shikosh".
<scripture passage="iiSam 3:14" parsed="|2Sam|3|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.14" />
<sup>14</sup> Kështu Davidi i dërgoi lajmëtarë Ish-Boshethit, birit të Saulit, për t'i thënë: "Ma kthe bashkëshorten time Mikal, me të cilën u fejova për njëqind lafsha të Filistejve".
<scripture passage="iiSam 3:15" parsed="|2Sam|3|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.15" />
<sup>15</sup> Ish-Boshethi dërgoi ta marrin te burri i saj Paltiel, bir i Laishit.
<scripture passage="iiSam 3:16" parsed="|2Sam|3|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.16" />
<sup>16</sup> Burri i saj shkoi me të dhe e ndoqi duke qarë deri në Bahurim. Pastaj Abneri i tha: "Shko, kthehu prapa!". Dhe ai u kthye.
<scripture passage="iiSam 3:17" parsed="|2Sam|3|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.17" />
<sup>17</sup> Pastaj Abneri u drejtoi fjalën pleqve të Izraelit, duke thënë: "Prej shumë kohe kërkoni Davidin si mbretin tuaj.
<scripture passage="iiSam 3:18" parsed="|2Sam|3|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.18" />
<sup>18</sup> Tani erdhi koha të veprojmë, sepse Zoti ka folur për Davidin, duke thënë: "Me anë të Davidit, shërbëtorit tim, unë do të shpëtoj popullin tim të Izraelit nga duart e Filistejve dhe nga tërë armiqtë e tij".
<scripture passage="iiSam 3:19" parsed="|2Sam|3|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.19" />
<sup>19</sup> Abneri foli edhe me ata të Beniaminit. Pastaj Abneri shkoi te Davidi në Hebron për t'i njoftuar tërë ato që iu dukën të mira Izraelit dhe gjithë shtëpisë së Beniaminit.
<scripture passage="iiSam 3:20" parsed="|2Sam|3|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.20" />
<sup>20</sup> Kështu Abneri arriti te Davidi në Hebron me njëzet njerëz, dhe Davidi shtroi një banket për Abnerin dhe për njerëzit që ishin me të.
<scripture passage="iiSam 3:21" parsed="|2Sam|3|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Abneri i tha Davidit: "Unë do të ngrihem dhe do të shkoj të mbledh tërë Izraelin rreth mbretit, zotërisë tim, me qëllim që të lidhin aleancë me ty dhe ti të mund të mbretërosh mbi gjithçka  dëshëron zemra jote". Pastaj Davidi u nda me  Abnerin, që u largua në paqe.
<scripture passage="iiSam 3:22" parsed="|2Sam|3|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.22" />
<sup>22</sup> Por ja, shërbëtorët e Davidit dhe Joabi po ktheheshin nga një plaçkitje, duke sjellë me vete një plaçkë të madhe; por Abneri nuk ishte më me Davidin në Hebron, sepse ky ishte ndarë me të dhe ai kishte ikur në paqe.
<scripture passage="iiSam 3:23" parsed="|2Sam|3|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.23" />
<sup>23</sup> Kur mbërritën Joabi dhe tërë ushtarët që ishin me të, dikush ia tregoi ngjarjen Joabit, duke thënë: "Erdhi Abneri, bir i Nerit, te mbreti; ky u nda me të dhe ai iku në paqe".
<scripture passage="iiSam 3:24" parsed="|2Sam|3|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.24" />
<sup>24</sup> Atëherë Joabi shkoi te mbreti dhe i tha: "Ç'bëre ashtu? Ja, Abneri të erdhi; pse u ndave me të dhe ai u largua?
<scripture passage="iiSam 3:25" parsed="|2Sam|3|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.25" />
<sup>25</sup> Ti e di që Abneri, bir i Nerit, erdhi që të të mashtrojë, që të njohë lëvizjet e tua dhe për të mësuar tërë ato që bën ti".
<scripture passage="iiSam 3:26" parsed="|2Sam|3|26|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.26" />
<sup>26</sup> Pasi u largua nga Davidi, Joabi dërgoi lajmëtarë pas Abnerit, të cilët e kthyen prapa nga hauzi i Sirahut pa e ditur Davidi.
<scripture passage="iiSam 3:27" parsed="|2Sam|3|27|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.27" />
<sup>27</sup> Kur Abneri u kthye në Hebron, Joabi e mori mënjanë në mes të portës, gjoja për t'i folur fshehtazi, dhe këtu e goditi në bark dhe e vrau për të marrë hakun e gjakut të Asahelit, vëllait të tij.
<scripture passage="iiSam 3:28" parsed="|2Sam|3|28|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.28" />
<sup>28</sup> Më vonë Davidi e mësoi këtë ngjarje dhe tha: "Unë dhe mbretëria ime jemi përjetë të pafajshëm përpara Zotit për gjakun e Abnerit, birit të Nerit.
<scripture passage="iiSam 3:29" parsed="|2Sam|3|29|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.29" />
<sup>29</sup> Ky gjak rëntë mbi kryet e Joabit dhe mbi tërë shtëpinë e atit të tij; mos iu ndafshin kurrë shtëpisë së Joabit ata që vuajnë nga fluksi apo nga lebra, ata që duhet të mbështeten me shkop, që vdesin nga shpata o që janë pa bukë!".
<scripture passage="iiSam 3:30" parsed="|2Sam|3|30|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.30" />
<sup>30</sup> Kështu Joabi dhe Abishai, vëllai i tij, vranë Abnerin, sepse ky kishte vrarë Asahelin, vëllanë e tyre në Gabaon gjatë betejës.
<scripture passage="iiSam 3:31" parsed="|2Sam|3|31|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.31" />
<sup>31</sup> Pastaj Davidi i tha Joabit dhe tërë popullit që ishte me të: "Grisni rrobat e trupit, mbështilluni me thasë dhe mbani zi për vdekjen e Abnerit!". Edhe mbreti David shkoi pas arkivolit.
<scripture passage="iiSam 3:32" parsed="|2Sam|3|32|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.32" />
<sup>32</sup> Kështu e varrosën Abnerin në Hebron, dhe mbreti ngriti zërin dhe qau përpara varrit të Abnerit; edhe tërë populli qau.
<scripture passage="iiSam 3:33" parsed="|2Sam|3|33|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.33" />
<sup>33</sup> Mbreti ia mori një vajtimi për Abnerin dhe tha: "A duhet të vdiste Abneri si vdes një budalla?
<scripture passage="iiSam 3:34" parsed="|2Sam|3|34|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.34" />
<sup>34</sup> Duart e tua nuk ishin të lidhura, as këmbët e tua nuk ishin të shtrënguara me zinxhirë prej bronzi! Ti re para keqbërësve".
<scripture passage="iiSam 3:35" parsed="|2Sam|3|35|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.35" />
<sup>35</sup> Pastaj tërë populli erdhi për të ftuar Davidin që të hante, sa ishte akoma ditë; por Davidi u betua duke thënë: "Kështu ma bëftë Perëndia madje më keq, po futa në gojë bukë apo ndonjë gjë tjetër para se të perëndojë dielli".
<scripture passage="iiSam 3:36" parsed="|2Sam|3|36|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.36" />
<sup>36</sup> Tërë populli e kuptoi dhe e miratoi këtë gjë; çdo gjë që bënte mbreti miratohej nga tërë populli.
<scripture passage="iiSam 3:37" parsed="|2Sam|3|37|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.37" />
<sup>37</sup> Kështu tërë populli dhe tërë Izraeli e kuptuan që qëllimi i mbretit nuk ishte aspak ta vriste atë ditë Abnerin, birin e Nerit.
<scripture passage="iiSam 3:38" parsed="|2Sam|3|38|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.38" />
<sup>38</sup> Pastaj mbreti u tha shërbëtorëve të tij: "Nuk e dini që një princ dhe një njeri i madh humbi sot jetën në Izrael?
<scripture passage="iiSam 3:39" parsed="|2Sam|3|39|0|0" osisRef="Bible:2Sam.3.39" />
<sup>39</sup> Megjithëse jam vajosur mbret, unë jam ende i dobët, ndërsa këta njerëz, bijtë e Tserajahut, janë shumë më të fortë se unë. E shpagoftë Zoti keqbërësin simbas të këqijave që ka bërë".
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 4" progress="27.80%" prev="iiSam.3" next="iiSam.5" id="iiSam.4">
<h3 id="iiSam.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="iiSam.4-p1">
<scripture passage="iiSam 4:1" parsed="|2Sam|4|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.4.1" />
<sup>1</sup> Kur Ish-Boshethi, bir i Saulit, mësoi që Abneri kishte vdekur në Hebron, i ranë krahët dhe i tërë Izraeli u trondit rëndë.
<scripture passage="iiSam 4:2" parsed="|2Sam|4|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.4.2" />
<sup>2</sup> I biri i Saulit kishte dy njerëz që ishin udhëheqës ushtarakë; njeri quhej Baanah dhe tjetri Rekab; ishin bij të Rimonit prej Beerothit, nga fisi i Beniaminit. (Sepse edhe Beerothi konsiderohet si pjesë e Beniaminit,
<scripture passage="iiSam 4:3" parsed="|2Sam|4|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.4.3" />
<sup>3</sup> megjithëse Beerothitët kanë mërguar në Gitthaim, ku kanë qëndruar deri ditën e sotme).
<scripture passage="iiSam 4:4" parsed="|2Sam|4|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.4.4" />
<sup>4</sup> Por Jonathani, bir i Saulit, kishte një djalë sakat nga këmbët; ai ishte pesë vjeç kur erdhi nga Jezreeli lajmi i vdekjes së Saulit dhe të Jonathanit. Taja e tij e mori dhe ikën, por, duke ikur me  nxitim, fëmija u rrëzua dhe mbeti i çalë. Emri  i tij ishte Mefibosheth.
<scripture passage="iiSam 4:5" parsed="|2Sam|4|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.4.5" />
<sup>5</sup> Bijtë e Rimon Beerothitit, Rekabi dhe Baanahu, u nisën dhe arritën në kohë të zhegut në shtëpinë e Ish-Boshethit, ndërsa ai po bënte pushimin e tij të mbasditës.
<scripture passage="iiSam 4:6" parsed="|2Sam|4|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.4.6" />
<sup>6</sup> Hynë brenda shtëpisë sikur do të merrnin grurë dhe e goditën në bark. Pastaj Rekabi dhe vëllai i tij Baanahu ua mbathën këmbëve.
<scripture passage="iiSam 4:7" parsed="|2Sam|4|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.4.7" />
<sup>7</sup> Kur hynë në shtëpi, Ish-Boshethi rrinte shtrirë në shtrat në dhomën e tij; e goditën, e vranë dhe i prenë kokën; pastaj pasi e morën kokën, ecën tërë natën duke ndjekur rrugën në drejtim të Arabahut.
<scripture passage="iiSam 4:8" parsed="|2Sam|4|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.4.8" />
<sup>8</sup> Kështu ia çuan kokën e Ish-Boshethit Davidit në Hebron dhe i thanë mbretit: "Ja koka e Ish-Boshethit, birit të Saulit, i cili kërkonte jetën tënde; sot Zoti i ka dhënë mbretit zotërisë tim, hakmarrjen mbi Saulin dhe mbi pasardhësit e tij".
<scripture passage="iiSam 4:9" parsed="|2Sam|4|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.4.9" />
<sup>9</sup> Por Davidi iu përgjigj Rekabit dhe Baanahut, vëllait të tij, bij të Rimon Beerothitit, dhe u tha atyre: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, i cili më ka liruar nga çdo fatkeqësi,
<scripture passage="iiSam 4:10" parsed="|2Sam|4|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.4.10" />
<sup>10</sup> në rast se kam kapur dhe kam bërë që të vritet në Tsiklag atë që solli lajmin: "Ja, Sauli vdiq", megjithëse ai pandehte se më kishte sjellë një lajm të mirë dhe priste të merrte një shpërblim,
<scripture passage="iiSam 4:11" parsed="|2Sam|4|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.4.11" />
<sup>11</sup> aq më tepër tani që disa kriminelë kanë vrarë një njeri të drejtë në shtëpinë e tij, në shtratin e tij, a nuk duhet t'ju kërkoj llogari për gjakun e tij nga duart tuaja dhe t'ju zhduk nga faqja e dheut?".
<scripture passage="iiSam 4:12" parsed="|2Sam|4|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.4.12" />
<sup>12</sup> Kështu Davidi u dha urdhër të rinjve të tij dhe këta i vranë; ua prenë duart dhe këmbët, pastaj i varën pranë hauzit të Hebronit. Pas kësaj morën kokën e Ish-Boshethit dhe e varrosën në Hebron.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 5" progress="27.85%" prev="iiSam.4" next="iiSam.6" id="iiSam.5">
<h3 id="iiSam.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="iiSam.5-p1">
<scripture passage="iiSam 5:1" parsed="|2Sam|5|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.1" />
<sup>1</sup> Atëherë tërë fiset e Izraelit erdhën te Davidi në Hebron dhe i thanë: "Ne jemi kocka dhe mishi yt.
<scripture passage="iiSam 5:2" parsed="|2Sam|5|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.2" />
<sup>2</sup> Edhe në të kaluarën, kur Sauli mbretëronte mbi ne, ishe ti që udhëhiqje dhe e çoje në rrugë të drejtë Izraelin. Zoti të ka thënë: "Ti do të ushqesh popullin tim, Izraelin, ti do të jesh princ që do të sundojë mbi Izraelin"".
<scripture passage="iiSam 5:3" parsed="|2Sam|5|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.3" />
<sup>3</sup> Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën te mbreti në Hebron dhe mbreti David lidhi një aleancë me ta në Hebron para Zotit, dhe ata e vajosën Davidin mbret të Izraelit.
<scripture passage="iiSam 5:4" parsed="|2Sam|5|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.4" />
<sup>4</sup> Davidi ishte tridhjetë vjeç kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi dyzet vjet.
<scripture passage="iiSam 5:5" parsed="|2Sam|5|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.5" />
<sup>5</sup> Në Hebron mbretëroi shtatë vjet e gjashtë muaj mbi Judën; dhe në Jeruzalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet mbi gjithë Izraelin dhe Judën.
<scripture passage="iiSam 5:6" parsed="|2Sam|5|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.6" />
<sup>6</sup> Mbreti me njerëzit e tij u nis në drejtim të Jeruzalemit kundër Jebusejve, që banonin në atë vend. Këta i thanë Davidit: Nuk do të hysh këtu, sepse të verbërit dhe çalamanët do të të sprapsin!", duke
<scripture passage="iiSam 5:7" parsed="|2Sam|5|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.7" />
<sup>7</sup> Por Davidi e pushtoi qytetin e fortifikuar të Sionit (që është qyteti i Davidit).
<scripture passage="iiSam 5:8" parsed="|2Sam|5|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.8" />
<sup>8</sup> Davidi tha atë ditë: "Kushdo që i mund Jebusejtë, të arrijë deri në kanal dhe t'i zmprapsë çalamanët dhe të verbërit që i urren Davidi". Prandaj thonë: "I verbri dhe çalamani nuk do të hyjnë në Shtëpi".
<scripture passage="iiSam 5:9" parsed="|2Sam|5|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.9" />
<sup>9</sup> Kështu Davidi u vendos në qytetin e fortifikuar dhe e quajti Qyteti i Davidit. Pastaj Davidi filloi të ndërtojë rreth e qark duke nisur nga Milo dhe në drejtim të pjesës së brëndshme.
<scripture passage="iiSam 5:10" parsed="|2Sam|5|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.10" />
<sup>10</sup> Davidi bëhej gjithnjë më i madh Dhezoti, Perëndia i ushtrive, ishte me të.
<scripture passage="iiSam 5:11" parsed="|2Sam|5|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Hirami, mbret i Tiros, i dërgoi Davidit lajmëtarë, dru kedri, zdrukthtarë dhe muratorë, që i ndërtuan një shtëpi Davidit.
<scripture passage="iiSam 5:12" parsed="|2Sam|5|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Davidi u bind se Zoti po e vendoste si mbret të Izraelit dhe e lartësonte mbretërinë e tij për dashurinë që kishte për popullin e Izraelit.
<scripture passage="iiSam 5:13" parsed="|2Sam|5|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.13" />
<sup>13</sup> Pas arritjes së tij nga Hebroni, Davidi mori konkubina dhe bashkëshorte të tjera nga Jeruzalemi dhe kështu i lindën bij dhe bija të tjera.
<scripture passage="iiSam 5:14" parsed="|2Sam|5|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.14" />
<sup>14</sup> Këta janë emrat e bijve që i lindën në Jeruzalem: Shamua, Shobab, Nathan, Salomon,
<scripture passage="iiSam 5:15" parsed="|2Sam|5|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.15" />
<sup>15</sup> Ibhar, Elishua, Nefeg, Jafia,
<scripture passage="iiSam 5:16" parsed="|2Sam|5|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.16" />
<sup>16</sup> Elishama, Eliada, Elifelet.
<scripture passage="iiSam 5:17" parsed="|2Sam|5|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.17" />
<sup>17</sup> Kur Filistejtë mësuan që Davidi ishte vajosur mbret i Izraelit, tërë Filistejtë dolën në kërkim të Davidit. Sa e mësoi këtë, Davidi zbriti në qytetin e fortifikuar.
<scripture passage="iiSam 5:18" parsed="|2Sam|5|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.18" />
<sup>18</sup> Filistejtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit.
<scripture passage="iiSam 5:19" parsed="|2Sam|5|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Davidi u këshillua me Zotin duke i thënë: "A duhet të dal kundër Filistejve? A do m'i lësh në duart e mia? Zoti i dha këtë përgjigje Davidit: "Dil, sepse pa tjetër do t'i lë Filistejtë në duart e tua".
<scripture passage="iiSam 5:20" parsed="|2Sam|5|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.20" />
<sup>20</sup> Kështu Davidi shkoi në Baal-Peratsim, ku i mundi, dhe tha: "Zoti ka krijuar një të çarë midis armiqve të mi përpara meje, si një e çarë e hapur nga ujërat".
<scripture passage="iiSam 5:21" parsed="|2Sam|5|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.21" />
<sup>21</sup> Filistejtë i braktisën atje idhujt e tyre dhe Davidi dhe njerëzit e tij i morën me vete.
<scripture passage="iiSam 5:22" parsed="|2Sam|5|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.22" />
<sup>22</sup> Më vonë Filistejtë dolën përsëri dhe u përhapën në luginën e Refaimëve.
<scripture passage="iiSam 5:23" parsed="|2Sam|5|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.23" />
<sup>23</sup> Kur Davidi u këshillua me Zotin, ai i tha: "Mos u dil përballë; merrua krahët, hidhu mbi ta përballë Balsamit.
<scripture passage="iiSam 5:24" parsed="|2Sam|5|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.24" />
<sup>24</sup> Kur të dëgjosh një zhurmë hapash në majat e Balsamit, hidhu menjëherë në sulm, sepse atëherë Zoti do të dalë para teje për të mundur ushtrinë e Filistejve".
<scripture passage="iiSam 5:25" parsed="|2Sam|5|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.5.25" />
<sup>25</sup> Davidi veproi pikërisht ashtu si kishte urdhëruar Zoti dhe i mundi Filistejtë që nga Geba deri në Gezer
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 6" progress="27.93%" prev="iiSam.5" next="iiSam.7" id="iiSam.6">
<h3 id="iiSam.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="iiSam.6-p1">
<scripture passage="iiSam 6:1" parsed="|2Sam|6|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.1" />
<sup>1</sup> Davidi i mblodhi përsëri gjithë burrat më të zgjedhur të Izraelit, gjithsej tridhjetë mijë veta.
<scripture passage="iiSam 6:2" parsed="|2Sam|6|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.2" />
<sup>2</sup> Pastaj u ngrit dhe shkoi me gjithë popullin që ishte me të nga Baale e Judës, për të transportuar që andej arkën e Perëndisë me vete emrin e Zotit të ushtrive, që rri midis kerubinëve.
<scripture passage="iiSam 6:3" parsed="|2Sam|6|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.3" />
<sup>3</sup> Dhe e vendosën arkën e Perëndisë mbi një qerre të re dhe e hoqën nga shtëpia e Abinabadit që ishte mbi kodër; Uzahu dhe Ahio, bij të Abinadabit, ngisnin qerren e re.
<scripture passage="iiSam 6:4" parsed="|2Sam|6|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.4" />
<sup>4</sup> Kështu e hoqën arkën e Perëndisë nga shtëpia e Abinadabit që ishte mbi kodër, dhe Ahio ecte përpara arkës.
<scripture passage="iiSam 6:5" parsed="|2Sam|6|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.5" />
<sup>5</sup> Davidi dhe tërë shtëpia e Izraelit u binin para Zotit lloj lloj veglash prej druri të selvisë, qesteve, harpave, dajreve, sistrave dhe cembaleve.
<scripture passage="iiSam 6:6" parsed="|2Sam|6|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.6" />
<sup>6</sup> Kur arritën te lëmi i Nakonit, Uzahu zgjati dorën drejt arkës së Perëndisë dhe e mbajti atë, sepse qetë u penguan.
<scripture passage="iiSam 6:7" parsed="|2Sam|6|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.7" />
<sup>7</sup> Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër Uzahut, dhe Perëndia e goditi për fajin e tij; ai vdiq në atë vend pranë arkës së Perëndisë.
<scripture passage="iiSam 6:8" parsed="|2Sam|6|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.8" />
<sup>8</sup> Davidi u trishtua shumë sepse Zoti kishte hapur një të çarë në popull, duke goditur Uzahun. Kështu ai vend u quajt Perets-Uzah edhe sot e kësaj dite.
<scripture passage="iiSam 6:9" parsed="|2Sam|6|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.9" />
<sup>9</sup> Davidi pati frikë atë ditë nga Zoti dhe tha: "Si mund të vijë tek unë arka e të Zotit?".
<scripture passage="iiSam 6:10" parsed="|2Sam|6|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.10" />
<sup>10</sup> Kështu Davidi nuk deshi ta mbartë arkën e Zotit pranë vetes së tij në qytetin e Davidit, por e transferoi në shtëpinë e Obed-Edomit nga Gathi.
<scripture passage="iiSam 6:11" parsed="|2Sam|6|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.11" />
<sup>11</sup> Arka e Zotit mbeti tre muaj në shtëpinë e Obed-Edomit nga Gathi, dhe Zoti bekoi Obed-Edomin dhe tërë shtëpinë e tij.
<scripture passage="iiSam 6:12" parsed="|2Sam|6|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.12" />
<sup>12</sup> Atëherë i thanë mbretit David: "Zoti ka bekuar shtëpinë e Obed-Edomit dhe gjithshka që është pronë e tij, për shkak të arkës së Perëndisë". Atëherë Davidi shkoi dhe e mbarti me gëzim arkën e Perëndisë
<scripture passage="iiSam 6:13" parsed="|2Sam|6|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.13" />
<sup>13</sup> Kur ata që mbartnin arkën e Zotit bënë gjashtë hapa, ai flijoi një ka dhe një viç të majmë.
<scripture passage="iiSam 6:14" parsed="|2Sam|6|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.14" />
<sup>14</sup> Davidi hidhte valle me gjithë forcat e tija përpara Zotit, duke veshur një efod prej liri.
<scripture passage="iiSam 6:15" parsed="|2Sam|6|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.15" />
<sup>15</sup> Kështu Davidi dhe tërë shtëpia e Izraelit mbartën arkën e të Zotit me thirrje gëzimi dhe duke u rënë borive.
<scripture passage="iiSam 6:16" parsed="|2Sam|6|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.16" />
<sup>16</sup> Por ndodhi që, ndërsa arka e Zotit po hynte në qytetin e Davidit, Mikal, bija e Saulit, duke shikuar nga dritarja, pa mbretin David që po hidhej dhe kërcente përpara Zotit dhe e përçmoi në zemrën e saj.
<scripture passage="iiSam 6:17" parsed="|2Sam|6|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.17" />
<sup>17</sup> Kështu, sollën arkën e Zotit dhe e vendosën në vendin e saj, në mesin e çadrës që Davidi kishte ngritur për të. Pastaj Davidi ofroi olokauste dhe flijime falenderimi përpara Zotit.
<scripture passage="iiSam 6:18" parsed="|2Sam|6|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.18" />
<sup>18</sup> Kur mbaroi së ofruari olokaustet dhe flijimet e falenderimit, Davidi bekoi popullin në emër të Zotit të ushtrive,
<scripture passage="iiSam 6:19" parsed="|2Sam|6|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.19" />
<sup>19</sup> dhe i shpërndau tërë popullit, gjithë turmës së Izraelit, burra dhe gra, secilit prej tyre nga një kulaç, nga një racion mishi dhe një sasi rrush të thatë.
<scripture passage="iiSam 6:20" parsed="|2Sam|6|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.20" />
<sup>20</sup> Ndërsa Davidi po kthehej për të bekuar familjen e tij, Mikal, bija e Saulit, i doli përpara Davidit dhe i tha: "Sa i nderuar ka qënë sot mbreti i Izraelit që u zbulua para syve të shërbëtoreve të
<scripture passage="iiSam 6:21" parsed="|2Sam|6|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Davidi iu përgjigj Mikalit: "E bëra përpara Zotit që më ka zgjedhur në vend të atit tënd dhe të tërë shtëpisë së tij për të më vendosur princ të Izraelit, të popullit të Zotit; prandaj bëra festë përpara Zotit.
<scripture passage="iiSam 6:22" parsed="|2Sam|6|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.22" />
<sup>22</sup> Prandaj do ta ul veten edhe më poshtë dhe do të bëhem më i pavlerë në sytë e mi; por lidhur me shërbëtoret për të cilat më fole, unë do të nderohem pikërisht prej tyre".
<scripture passage="iiSam 6:23" parsed="|2Sam|6|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.6.23" />
<sup>23</sup> Mikal, bija e Saulit, nuk pati fëmijë deri ditën e vdekjes së saj.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 7" progress="28.01%" prev="iiSam.6" next="iiSam.8" id="iiSam.7">
<h3 id="iiSam.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="iiSam.7-p1">
<scripture passage="iiSam 7:1" parsed="|2Sam|7|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.1" />
<sup>1</sup> Ndodhi që, kur mbreti u vendos në shtëpinë e tij dhe Zoti i siguroi paqe nga të gjithë armiqtë që e rrethonin,
<scripture passage="iiSam 7:2" parsed="|2Sam|7|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.2" />
<sup>2</sup> mbreti i tha profetit Nathan: "Shiko, unë banoj në një shtëpi prej kedri, por arka e Perëndisë ndodhet poshtë një çadre".
<scripture passage="iiSam 7:3" parsed="|2Sam|7|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.3" />
<sup>3</sup> Nathani iu përgjigj mbretit: "Shko, bëj gjithçka ke në zemër, sepse Zoti është me ty".
<scripture passage="iiSam 7:4" parsed="|2Sam|7|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.4" />
<sup>4</sup> Por po atë natë fjala e Zotit iu drejtua Nathanit në këtë mënyrë:
<scripture passage="iiSam 7:5" parsed="|2Sam|7|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.5" />
<sup>5</sup> "Shko t'i thuash shërbëtorit tim David: Kështu thotë Zoti: "A do të më ndërtosh një shtëpi, që unë të banoj në të?
<scripture passage="iiSam 7:6" parsed="|2Sam|7|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.6" />
<sup>6</sup> Sepse nuk kam banuar në një shtëpi nga dita që kam nxjerrë bijtë e Izraelit nga Egjiptit e deri më sot, por kam bredhur nën një çadër dhe në një tabernakull.
<scripture passage="iiSam 7:7" parsed="|2Sam|7|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.7" />
<sup>7</sup> Kudo që kam shkuar në mes të të gjithë bijve të Izraelit, a i kam folur vallë ndonjë fisi të cilin e kisha urdhëruar të ushqente popullin tim të Izraelit, duke i thënë: Pse nuk më ndërtoni një shtëpi prej kedri?".
<scripture passage="iiSam 7:8" parsed="|2Sam|7|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.8" />
<sup>8</sup> Tani do t'i thuash kështu shërbëtorit tim David; Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Unë të mora nga vatha, ndërsa shkoje me dele, që ti të bëheshe udhëheqës i Izraelit, i popullit tim.
<scripture passage="iiSam 7:9" parsed="|2Sam|7|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.9" />
<sup>9</sup> Kam qenë pranë teje kudo që ke shkuar, kam shfarosur tërë armiqtë e tu para teje dhe e bëra emrin tënd të madh si ai i të mëdhenjve që janë mbi dhe.
<scripture passage="iiSam 7:10" parsed="|2Sam|7|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.10" />
<sup>10</sup> Do t'i caktoj një vend Izraelit, popullit tim, dhe do ta ngulit që ai të banojë në shtëpinë e tij dhe të mos e shqetësojë më, që njerëzit e këqinj të mos vazhdojnë ta shtypin si në të kaluarën,
<scripture passage="iiSam 7:11" parsed="|2Sam|7|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.11" />
<sup>11</sup> nga dita që kam vendosur gjyqtarë mbi popullin tim të Izraelit. Do të të siguroj paqe nga tërë armiqtë e tu. Përveç kësaj Zoti të shpall se ka për të të ndërtuar një shtëpi.
<scripture passage="iiSam 7:12" parsed="|2Sam|7|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.12" />
<sup>12</sup> Kur t'i kesh mbushur ditët e tua dhe të jesh duke pushuar bashkë me etërit e tu, unë do të ngre mbas teje pasardhësit e tu që do të dalin nga barku yt dhe do të vendos mbretërinë tënde.
<scripture passage="iiSam 7:13" parsed="|2Sam|7|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.13" />
<sup>13</sup> Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij.
<scripture passage="iiSam 7:14" parsed="|2Sam|7|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.14" />
<sup>14</sup> Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua; kur do të bëjë ndonjë të keqe, unë do ta dënoj me shufra njeriu dhe me goditje të bijve të njerëzve,
<scripture passage="iiSam 7:15" parsed="|2Sam|7|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.15" />
<sup>15</sup> por mëshira ime do të largohet, ashtu siç ia kam hequr Saulit, që e kam hequr nga detyra para teje.
<scripture passage="iiSam 7:16" parsed="|2Sam|7|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.16" />
<sup>16</sup> Shtëpia jote dhe mbretëria jote do të bëhen të qendrueshme për gjithnjë para meje, dhe froni yt do të jetë i qëndrueshëm për gjithnjë".
<scripture passage="iiSam 7:17" parsed="|2Sam|7|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.17" />
<sup>17</sup> Nathani i foli Davidit duke iu përmbajtur këtyre fjalëve dhe simbas vegimit të tij.
<scripture passage="iiSam 7:18" parsed="|2Sam|7|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.18" />
<sup>18</sup> Atëherë mbreti David shkoi dhe u ul përpara Zotit dhe tha: "Kush jam unë, o Zot, o Zot, dhe çfarë është shtëpia ime që më bëri të vij deri këtu?
<scripture passage="iiSam 7:19" parsed="|2Sam|7|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.19" />
<sup>19</sup> Por kjo ishte akoma një gjë e vogël në sytë e tu, o Zot, o Zot, sepse ti ke folur edhe për shtëpinë e shërbëtorit tënd për një të ardhme të largët; dhe ky është ligji i njeriut, o Zot, o Zot.
<scripture passage="iiSam 7:20" parsed="|2Sam|7|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.20" />
<sup>20</sup> Çfarë mund të të thoshte më tepër Davidi? Ti e njeh shërbëtorin tënd, o Zot, o Zot!
<scripture passage="iiSam 7:21" parsed="|2Sam|7|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.21" />
<sup>21</sup> Për dashurinë e fjalës sate dhe simbas zemrës sate ke bërë tërë këto gjëra të mëdha, me qëllim që t'ia bësh të njohur shërbëtorit tënd.
<scripture passage="iiSam 7:22" parsed="|2Sam|7|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.22" />
<sup>22</sup> Për këtë je i madh, o Zot, o Perëndi. Asnjeri nuk është si ti dhe nuk ka tjetër Perëndi veç teje, me sa kemi dëgjuar me veshët tona.
<scripture passage="iiSam 7:23" parsed="|2Sam|7|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.23" />
<sup>23</sup> Dhe kush është si populli yt, si Izraeli, i vetmi komb mbi dhe që Perëndia erdhi ta shpengojë për vete si popullin e tij për të bërë emër dhe për të kryer për ty vepra të mëdha dhe të tmerrshme për  tokën tënde përpara popullit tënd, të cilin  e ke shpenguar për vete nga Egjipti, nga kombet e perëndive të tyre?
<scripture passage="iiSam 7:24" parsed="|2Sam|7|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.24" />
<sup>24</sup> Dhe ti ke vendosur për vete që populli yt i Izaelit, të jetë populli yt për gjithnjë; dhe ti, o Zot, je bërë Perëndia i tij.
<scripture passage="iiSam 7:25" parsed="|2Sam|7|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.25" />
<sup>25</sup> Dhe tani, o Zot, o Perëndi, fjalën që ke thënë lidhur me shërbëtorin tënd dhe me shtëpinë e tij mbaje të qëndrueshme për gjithnjë dhe vepro ashtu si ke thënë,
<scripture passage="iiSam 7:26" parsed="|2Sam|7|26|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.26" />
<sup>26</sup> me qëllim që emri yt të lavdërohet përjetë dhe të thuhet: "Zoti i ushtrive është Perëndia i Izraelit". Dhe shtëpia e shërbëtorit tënd David u bëftë e qëndrueshme para teje!
<scripture passage="iiSam 7:27" parsed="|2Sam|7|27|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.27" />
<sup>27</sup> Sepse ti, o Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, ia ke treguar këtë shërbëtorit tënd, duke i thënë: "Unë do të ndërtoj një shtëpi për ty". Prandaj shërbëtori yt pati guximin të të drejtojë këtë lutje.
<scripture passage="iiSam 7:28" parsed="|2Sam|7|28|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.28" />
<sup>28</sup> Dhe tani, o Zot, o Zot, ti je Perëndia, fjalët e tua janë të vërteta, dhe i ke premtuar këto gjëra të bukura shërbëtorit tënd.
<scripture passage="iiSam 7:29" parsed="|2Sam|7|29|0|0" osisRef="Bible:2Sam.7.29" />
<sup>29</sup> Prandaj tani prano të bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd, në mënyrë që ajo të qëndrojë gjithnjë para teje, sepse ti, o Zot, o Zot, ke folur, dhe si pasojë e bekimit tënd shtëpia e shërbëtorit tënd do të jetë e bekuar përjetë!".
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 8" progress="28.12%" prev="iiSam.7" next="iiSam.9" id="iiSam.8">
<h3 id="iiSam.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="iiSam.8-p1">
<scripture passage="iiSam 8:1" parsed="|2Sam|8|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.1" />
<sup>1</sup> Pas këtyre gjërave, Davidi i mundi Filistejtë, i poshtëroi dhe u hoqi nga dora qytetin e tyre më të rëndësishëm.
<scripture passage="iiSam 8:2" parsed="|2Sam|8|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.2" />
<sup>2</sup> Mundi edhe Moabitët dhe i mati me litar, mbasi i shtriu për tokë. Me dy litarë mati ata që duhet të vriteshin dhe me një litar të plotë ata që do të mbeteshin të gjallë. Kështu Moabitët u bënë nënshtetas dhe taksapagues të Davidit.
<scripture passage="iiSam 8:3" parsed="|2Sam|8|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.3" />
<sup>3</sup> Davidi mundi edhe Hadadezerin, birin e Rehobit, mbret të Tsobahut, ndërsa ai shkonte të rivendoste sundimin e tij gjatë lumit Eufrat.
<scripture passage="iiSam 8:4" parsed="|2Sam|8|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.4" />
<sup>4</sup> Davidi i mori njëmijë e gjashtëqind kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Ai u preu gjithashtu leqet e këmbëve tërë kuajve, por la mjaft prej tyre për njëqind qerre.
<scripture passage="iiSam 8:5" parsed="|2Sam|8|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.5" />
<sup>5</sup> Kur Sirët e Damaskut erdhën për të ndihmuar Hadadezerin, mbretin e Tsobahut, Davidi vrau njëzet e dy mijë prej tyre.
<scripture passage="iiSam 8:6" parsed="|2Sam|8|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Davidi vendosi garnizone në Sirinë e Damaskut dhe Sirët u bënë nënshtetas dhe taksapagues të Davidit; Zoti e mbronte Davidin kudo që shkonte.
<scripture passage="iiSam 8:7" parsed="|2Sam|8|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.7" />
<sup>7</sup> Davidi mori monedhat prej ari që shërbëtorët e Hadadezerit kishin me vete dhe i çoi në Jeruzalem.
<scripture passage="iiSam 8:8" parsed="|2Sam|8|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.8" />
<sup>8</sup> Mbreti David mori edhe një sai të madhe bronzi në Betah dhe në Berothai, qytete të Hadedezerit.
<scripture passage="iiSam 8:9" parsed="|2Sam|8|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.9" />
<sup>9</sup> Kur Toi, mbret i Hamathit, mësoi që Davidi kishte mundur tërë ushtrinë e Hadedezerit,
<scripture passage="iiSam 8:10" parsed="|2Sam|8|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.10" />
<sup>10</sup> i dërgoi mbretit David të birin Joram, për ta përshëndetur dhe për ta bekuar, sepse i kishte bërë luftë Hadedezerit dhe e kishte mundur. Në fakt Hadedezeri ishte gjithnjë në luftë me Toin; Jorami kishte me vete enë argjendi, ari dhe bronzi.
<scripture passage="iiSam 8:11" parsed="|2Sam|8|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.11" />
<sup>11</sup> Mbreti David ia shenjtëroi edhe këto Zotit, ashtu siç i kishte shenjtëruar atij argjendin dhe arin që vinte nga kombet që kishte nënshtruar:
<scripture passage="iiSam 8:12" parsed="|2Sam|8|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.12" />
<sup>12</sup> nga Sirët, nga Moabitët, nga Amonitët, nga Filistejtë nga Amalekitët dhe nga plaçka e Hadedezerit, birit të Rehobit, mbret i Tsobahut.
<scripture passage="iiSam 8:13" parsed="|2Sam|8|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.13" />
<sup>13</sup> Davidi i bëri emër vetes kur u kthye, mbasi kishte mundur tetëmbëdhjetë mijë Sirë në luginën e Kripës.
<scripture passage="iiSam 8:14" parsed="|2Sam|8|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.14" />
<sup>14</sup> Vendosi garnizone edhe në Idumea; kështu tërë Idumea dhe tërë Edomitët u bënë nënshtetas të Davidit; dhe Zoti e mbronte Davidin kudo që shkonte.
<scripture passage="iiSam 8:15" parsed="|2Sam|8|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.15" />
<sup>15</sup> Kështu Davidi mbretëroi mbi tërë Izraelin, duke dhënë vendime dhe duke administruar drejtësinë tërë popullit të tij.
<scripture passage="iiSam 8:16" parsed="|2Sam|8|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.16" />
<sup>16</sup> Joabi, bir i Tserujahut, ishte komandant i ushtrisë; Jozafat, bir i Ahiludit, ishte arkivist;
<scripture passage="iiSam 8:17" parsed="|2Sam|8|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.17" />
<sup>17</sup> Tsadoku, bir i Ahitubit, dhe Ahimeleku, bir i Abietharit, ishin priftërinj; Serajahu ushtronte funksionin e sekretarit;
<scripture passage="iiSam 8:18" parsed="|2Sam|8|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.8.18" />
<sup>18</sup> Benajahu, bir i Jehojadit, ishte kreu i Kerethejve dhe i Pelethejve, dhe bijtë e Davidit ishin ministra.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 9" progress="28.18%" prev="iiSam.8" next="iiSam.10" id="iiSam.9">
<h3 id="iiSam.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="iiSam.9-p1">
<scripture passage="iiSam 9:1" parsed="|2Sam|9|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.9.1" />
<sup>1</sup> Davidi tha: "A ka mbetur akoma ndonjë nga shtëpia e Saulit, ndaj të cilit mund të sillem mirë për hir të Jonathanit?".
<scripture passage="iiSam 9:2" parsed="|2Sam|9|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.9.2" />
<sup>2</sup> Kishte një shërbëtor në shtëpinë e Saulit, që quhej Tsiba, dhe atë e çuan te Davidi. Mbreti i tha: "Ti je Tsiba?". Ai u përgjigj: "Jam shërbëtori yt".
<scripture passage="iiSam 9:3" parsed="|2Sam|9|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.9.3" />
<sup>3</sup> Pastaj mbreti pyeti: "A ka njeri tjetër të shtëpisë së Saulit, të cilit mund t'i kushtoj mirësinë e Perëndisë?". Tsiba iu përgjigj mbretit: "Éshtë akoma një djalë i Jonatanit, që është sakat nga këmbët".
<scripture passage="iiSam 9:4" parsed="|2Sam|9|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.9.4" />
<sup>4</sup> Mbreti i tha: "Ku është?". Tsiba iu përgjigj mbretit: "Éshtë në shtëpinë e Makirit, birit të Amielit, në Lodebar".
<scripture passage="iiSam 9:5" parsed="|2Sam|9|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.9.5" />
<sup>5</sup> Atëherë mbreti David dërgoi ta marrë nga shtëpia e Makirit, birit të Amielit, në Lodebar.
<scripture passage="iiSam 9:6" parsed="|2Sam|9|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.9.6" />
<sup>6</sup> Kështu Mefiboshethi, bir i Jonatanit, bir i Saulit erdhi te Davidi, ra përmbys me fytyrën për tokë. Davidi i tha: "Mefibosheth!". Ai u përgjigj: "ja shërbëtori yt!".
<scripture passage="iiSam 9:7" parsed="|2Sam|9|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.9.7" />
<sup>7</sup> Davidi i tha: "Mos ki frikë, sepse kam ndër mend të sillem mirë me ty për dashurinë që kisha për Jonatanin, atin tënd; do të të kthej tërë tokat e Saulit, të parit tënd, dhe ti do të hash gjithnjë në tryezën time".
<scripture passage="iiSam 9:8" parsed="|2Sam|9|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.9.8" />
<sup>8</sup> Mefiboshethi ra përmbys dhe tha: "Ç'është shërbëtori yt, që ti të përfillësh një qen të ngordhur si unë?".
<scripture passage="iiSam 9:9" parsed="|2Sam|9|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.9.9" />
<sup>9</sup> Atëherë mbreti thirri Tsiban, shërbëtorin e Saulit, dhe i tha: "Tërë ato që i përkisnin Saulit dhe tërë shtëpisë së tij, po ia jap birit të zotërisë tënd.
<scripture passage="iiSam 9:10" parsed="|2Sam|9|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.9.10" />
<sup>10</sup> Kështu, pra, bashkë me bijtë dhe shërbëtorët e tu, do të punosh tokën për të dhe do të mbledhësh prodhimet e saj, me qëllim që i biri i zotërisë tënd të ketë bukë për të ngrënë; por Mefiboshethi,  bir i zotërisë tënd do të hajë gjithnjë në  tryezën time". Tsiba kishte pesëmbëdhjetë bij dhe njëzet shërbëtorë.
<scripture passage="iiSam 9:11" parsed="|2Sam|9|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.9.11" />
<sup>11</sup> Tsiba i tha mbretit: "Shërbëtori yt do të bëjë të gjitha ato që mbreti, zotëria im, i urdhëron shërbëtorit të tij". Kështu Mefiboshethi hante në tryezën e Davidit si një nga bijtë e mbretit.
<scripture passage="iiSam 9:12" parsed="|2Sam|9|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.9.12" />
<sup>12</sup> Mefiboshethi kishte një djalë të vogël që quhej Mika; dhe tërë ata që rrinin në shtëpinë e Tsibas ishin shërbëtorë të Mefiboshethit.
<scripture passage="iiSam 9:13" parsed="|2Sam|9|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.9.13" />
<sup>13</sup> Mefiboshethi banonte në Jeruzalem, sepse hante gjithnjë në tryezën e mbretit. Ishte sakat nga të dy këmbët.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 10" progress="28.23%" prev="iiSam.9" next="iiSam.11" id="iiSam.10">
<h3 id="iiSam.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="iiSam.10-p1">
<scripture passage="iiSam 10:1" parsed="|2Sam|10|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.1" />
<sup>1</sup> Mbas këtyre gjërave, mbreti i bijve të Amonit vdiq dhe biri i tij Hanun mbretëroi në vend të tij.
<scripture passage="iiSam 10:2" parsed="|2Sam|10|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.2" />
<sup>2</sup> Davidi tha: "Unë dua të sillem me Hanunin, birin e Nahashit, me po atë dashamirësi që i ati tregoi ndaj meje". Kështu Davidi dërgoi shërbëtorët e tij për ta ngushëlluar për humbjen e atit. Por kur  shërbëtorët e Davidit arritën në vendin e bijve  të Amonit,
<scripture passage="iiSam 10:3" parsed="|2Sam|10|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.3" />
<sup>3</sup> krerët e bijve të Amonit i thanë Hanunit, zotërisë së tyre: "Beson me të vërtetë që Davidi të ka dërguar njerëz për ngushëllim për të nderuar atin tënd? A nuk të ka dërguar përkundrazi shërbëtorët  e tij për të vëzhguar qytetin, për të spiunuar  dhe për të shkatërruar atë?".
<scripture passage="iiSam 10:4" parsed="|2Sam|10|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Hanuni i zuri shërbëtorët e Davidit, i detyroi të rruajnë gjysmën e mjekrës dhe të presin për gjysmë rrobat e tyre deri në vithe, pastaj i la të shkojnë.
<scripture passage="iiSam 10:5" parsed="|2Sam|10|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.5" />
<sup>5</sup> I informuar për këtë ngjarje, Davidi dërgoi disa persona për t'i takuar, sepse këta njerëz e ndjenin veten shumë të turpëruar. Mbreti dërgoi t'u thonë: "Rrini në Jeriko sa t'ju rritet mjekra, pastaj do të ktheheni".
<scripture passage="iiSam 10:6" parsed="|2Sam|10|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.6" />
<sup>6</sup> Kur bijtë Amonit e kuptuan që ishin bërë të urryer për Davidin, dërguan të rekrutojnë njëzet mijë këmbësorë te Sirët e Beth-Rehobit dhe te Sirët e Tsobas, një mijë njerëz të mbretit të Maakahut dhe dymbëdhjetë mijë nga njerëzit e Tobit.
<scripture passage="iiSam 10:7" parsed="|2Sam|10|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.7" />
<sup>7</sup> Me të dëgjuar këtë lajm, Davidi dërgoi kundër tyre Joabin me gjithë ushtrinë e njerëzve trima.
<scripture passage="iiSam 10:8" parsed="|2Sam|10|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.8" />
<sup>8</sup> Bijtë e Amonit dolën dhe u renditën për betejë në hyrjen e portës së qytetit, ndërsa Sirët e Tsobas dhe të Rehobit, dhe njerëzit e Tobit dhe të Maakahut u rreshtuan në fushë të hapur.
<scripture passage="iiSam 10:9" parsed="|2Sam|10|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.9" />
<sup>9</sup> Kur Joabi e kuptoi se kundër tij ishin dy fronte beteje, njeri nga përpara dhe tjetri nga prapa, ai zgjodhi disa nga njerëzit më të mirë të Izraelit dhe i renditi për betejë kundër Sirëve;
<scripture passage="iiSam 10:10" parsed="|2Sam|10|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.10" />
<sup>10</sup> Pjesën tjetër të njerëzve e la në duart e vëllait të tij Abishai për t'i renditur kundër bijve të Amonit.
<scripture passage="iiSam 10:11" parsed="|2Sam|10|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.11" />
<sup>11</sup> Pastaj i tha: "Në qoftë se Sirët janë më të fortë se unë, ti do të më vish në ndihmë; por në qoftë se bijtë e Amonit janë më të fortë se ti, atëherë unë do të të vij në ndihmë.
<scripture passage="iiSam 10:12" parsed="|2Sam|10|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.12" />
<sup>12</sup> Tregohu guximtar dhe të jemi të fortë për të mbrojtur popullin tonë dhe qytetet e Perëndisë tonë; dhe Zoti të bëjë atë që i pëlqen".
<scripture passage="iiSam 10:13" parsed="|2Sam|10|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.13" />
<sup>13</sup> Pastaj Joabi me gjithë njerëzit e tij ecën përpara për të luftuar kundër Sirëve; por këta ikën para tij.
<scripture passage="iiSam 10:14" parsed="|2Sam|10|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.14" />
<sup>14</sup> Kur bijtë e Amonit panë që Sirët kishin ikur, ua mbathën edhe ata para Abishait dhe hynë përsëri në qytet. Atëherë Joabi u kthye nga ekspedita kundër bijve të Amonit dhe erdhi në Jeruzalem.
<scripture passage="iiSam 10:15" parsed="|2Sam|10|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.15" />
<sup>15</sup> Kur Sirët panë që ishin mundur nga Izraeli, u mblodhën të tërë.
<scripture passage="iiSam 10:16" parsed="|2Sam|10|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.16" />
<sup>16</sup> Hadadezeri dërgoi lajmëtarë për të sjellë Sirët që ishin matanë Lumit. Ata arritën në Helam, me komandantin e ushtrisë të Hadedezerit, Shobakun, në krye.
<scripture passage="iiSam 10:17" parsed="|2Sam|10|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.17" />
<sup>17</sup> Kur Davidi u njoftua për këtë gjë, mblodhi tërë Izraelin, kaloi Jordanin dhe arriti në Helam. Sirët u radhitën kundër Davidit dhe nisën betejën.
<scripture passage="iiSam 10:18" parsed="|2Sam|10|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.18" />
<sup>18</sup> Por Sirët ua mbathën përpara Izraelit; dhe Davidi vrau nga Sirët njerëzit e shtatëqind qerreve dhe dyzet mijë kalorës, goditi Shobakun, komandantin e ushtrisë së tyre, i cili vdiq në atë vend.
<scripture passage="iiSam 10:19" parsed="|2Sam|10|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.10.19" />
<sup>19</sup> Kur tërë mbretërit vasalë të Hadadezerit e panë që ishin mundur nga Izraeli, bënë paqe me Izraelin dhe iu nënshtruan atij. Kështu Sirët patën frikë të ndihmonin akoma bijtë e Amonit.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 11" progress="28.31%" prev="iiSam.10" next="iiSam.12" id="iiSam.11">
<h3 id="iiSam.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="iiSam.11-p1">
<scripture passage="iiSam 11:1" parsed="|2Sam|11|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.1" />
<sup>1</sup> Me fillimin e vitit të ri, në kohën kur mbretërit shkojnë të luftojnë, Davidi dërgoi Joabin me shërbëtorët e tij dhe me tërë Izraelin për të shkatërruar vendin e bijve të Amonit dhe për të rrethuar Rabahun; por Davidi mbeti në Jeruzalem.
<scripture passage="iiSam 11:2" parsed="|2Sam|11|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.2" />
<sup>2</sup> Një mbrëmje u ngrit nga shtrati i tij dhe filloi të shëtisë në taracën e pallatit mbretëror. Nga taraca pa një grua që po bënte banjo; dhe gruaja ishte shumë e bukur.
<scripture passage="iiSam 11:3" parsed="|2Sam|11|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.3" />
<sup>3</sup> Kështu Davidi dërgoi të kërkojë informata për gruan; dhe i thanë: "Éshtë Bath-Sheba, bija e Eliamit, bashkëshortja e Hiteut Uriah".
<scripture passage="iiSam 11:4" parsed="|2Sam|11|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.4" />
<sup>4</sup> Davidi dërgoi lajmëtarë për ta marrë; kështu ajo erdhi tek ai dhe ajo ra në shtrat me të; pastaj u pastrua nga papastërtia e saj dhe u kthye në shtëpinë e vet.
<scripture passage="iiSam 11:5" parsed="|2Sam|11|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.5" />
<sup>5</sup> Gruaja mbeti me barrë dhe ia njoftoi Davidit, duke i thënë: "Jam me barrë".
<scripture passage="iiSam 11:6" parsed="|2Sam|11|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Davidi dërgoi t'i thotë Joabit: "Dërgomë Hiteun Uriah". Dhe Joabi dërgoi Uriahun te Davidi.
<scripture passage="iiSam 11:7" parsed="|2Sam|11|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.7" />
<sup>7</sup> Kur Uriahu arriti tek ai, Davidi e pyeti për gjendjen shëndetsore të Joabit dhe të popullit, dhe si shkonte lufta.
<scripture passage="iiSam 11:8" parsed="|2Sam|11|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.8" />
<sup>8</sup> Pastaj Davidi i tha Uriahut: "Zbrit në shtëpinë tënde dhe laji këmbët". Uriahu doli nga shtëpia e mbretit dhe i nisën një dhuratë nga ana e mbretit.
<scripture passage="iiSam 11:9" parsed="|2Sam|11|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.9" />
<sup>9</sup> Por Uriahu fjeti te porta e shtëpisë së mbretit bashkë me tërë shërbëtorët e zotërisë së tij dhe nuk zbriti në shtëpinë e tij.
<scripture passage="iiSam 11:10" parsed="|2Sam|11|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.10" />
<sup>10</sup> Kur e njoftuan Davidin për këtë gjë dhe i thanë: "Uriahu nuk zbriti në shtëpinë e tij". Davidi i tha Uriahut: "A nuk vjen vallë nga një udhëtim? Pse, pra, nuk zbrite në shtëpinë tënde?".
<scripture passage="iiSam 11:11" parsed="|2Sam|11|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.11" />
<sup>11</sup> Uriahu iu përgjigj Davidit: "Arka, Izraeli dhe Juda banojnë në çadra, zotëria im Joab dhe shërbëtorët e zotërisë tim e kanë ngritur kampin e tyre në fushë të hapur. Si mund të hyj unë në shtëpinë  time për të ngrënë dhe për të pirë? Ashtu siç  është e vërtetë që ti rron dhe që rron shpirti yt, unë nuk do ta bëj këtë gjë!".
<scripture passage="iiSam 11:12" parsed="|2Sam|11|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Davidi i tha Uriahut: "Qëndro edhe sot këtu, nesër do të të lë të shkosh". Kështu Uriahu qëndroi në Jeruzalem atë ditë dhe ditën tjetër.
<scripture passage="iiSam 11:13" parsed="|2Sam|11|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.13" />
<sup>13</sup> Davidi e ftoi pastaj të hajë e të pijë bashkë me të dhe e dehu. Por në mbrëmje Uriahu doli për të shkuar në shtrojën e tij bashkë me shërbëtorët e zotërisë së tij dhe nuk zbriti në shtëpinë e tij.
<scripture passage="iiSam 11:14" parsed="|2Sam|11|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.14" />
<sup>14</sup> Të nesërmen në mëngjes, Davidi i shkroi një letër Joabit dhe ia dërgoi me anë të Uriahut.
<scripture passage="iiSam 11:15" parsed="|2Sam|11|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.15" />
<sup>15</sup> Në letër kishte shkruar kështu: "Vendoseni Uriahun në vijë të parë, ku beteja është më e ashpër, pastaj tërhiquni nga ai, me qëllim që të goditet dhe të vdesë".
<scripture passage="iiSam 11:16" parsed="|2Sam|11|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.16" />
<sup>16</sup> Ndërsa rrethonte qytetin, Joabi e vuri Uriahun në vendin ku e dinte se kishte njerëz trima.
<scripture passage="iiSam 11:17" parsed="|2Sam|11|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.17" />
<sup>17</sup> Banorët e qytetit bënë një dalje dhe sulmuan Joabin, disa nga shërbëtorët e Davidit ranë dhe vdiq edhe Hiteu Uriah.
<scripture passage="iiSam 11:18" parsed="|2Sam|11|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Joabi dërgoi një lajmëtar për t'i njoftuar Davidit tërë ngjarjet e luftës,
<scripture passage="iiSam 11:19" parsed="|2Sam|11|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.19" />
<sup>19</sup> dhe i dha lajmëtarit këtë urdhër: "Kur të kesh mbaruar së treguari mbretit tërë ngjarjet e luftës,
<scripture passage="iiSam 11:20" parsed="|2Sam|11|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.20" />
<sup>20</sup> në qoftë se ai zemërohet dhe të thotë: "Pse iu afruat qytetit për të luftuar? A nuk e dinit që do të gjuanin nga muret lart?
<scripture passage="iiSam 11:21" parsed="|2Sam|11|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.21" />
<sup>21</sup> Kush e vrau Abimelekun, birin e Jerubeshethit? A nuk qe një grua që i hodhi një gur nga muret, dhe kështu ai vdiq në Thebets?. Sepse ju jeni afruar te murët?", atëherë ti do të thuash: "Vdiq edhe shërbëtori yt Hiteu Uriah"".
<scripture passage="iiSam 11:22" parsed="|2Sam|11|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.22" />
<sup>22</sup> Kështu lajmëtari u nis dhe, kur arriti, i tregoi Davidit të gjitha ato që Joabi e kishte ngarkuar të thoshte.
<scripture passage="iiSam 11:23" parsed="|2Sam|11|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.23" />
<sup>23</sup> Lajmëtari i tha Davidit: "Armiqtë patën epërsi mbi ne dhe bënë një dalje kundër nesh në fushë të hapur, por ne i sprapsëm deri në hyrjen e portës;
<scripture passage="iiSam 11:24" parsed="|2Sam|11|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.24" />
<sup>24</sup> atëherë harkëtarët gjuajtën mbi shërbëtorët e tu nga lartësia e mureve dhe disa shërbëtorë të mbretit vdiqën, dhe vdiq edhe shërbëtori yt, Hiteu Uriah".
<scripture passage="iiSam 11:25" parsed="|2Sam|11|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Davidi i tha lajmëtarit: "Do t'i thuash kështu Joabit: "Mos u hidhëro për këtë gjë, sepse shpata ha o njerin o tjetrin; lufto me forcë më të madhe kundër qytetit dhe shkatërroje". Dhe ti jepi zemër".
<scripture passage="iiSam 11:26" parsed="|2Sam|11|26|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.26" />
<sup>26</sup> Kur gruaja e Uriahut dëgjoi që burri i saj kishte vdekur, ajo mbajti zi për bashkëshortin e saj.
<scripture passage="iiSam 11:27" parsed="|2Sam|11|27|0|0" osisRef="Bible:2Sam.11.27" />
<sup>27</sup> Me të mbaruar zija, Davidi dërgoi ta marrë dhe e priti në shtëpinë e tij. Ajo u bë gruaja e tij dhe i lindi një djalë. Por ajo që Davidi kishte bërë nuk i pëlqeu Zotit.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 12" progress="28.40%" prev="iiSam.11" next="iiSam.13" id="iiSam.12">
<h3 id="iiSam.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="iiSam.12-p1">
<scripture passage="iiSam 12:1" parsed="|2Sam|12|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Zoti i dërgoi Nathanin Davidit; dhe Nathani shkoi tek ai dhe i tha: "Na ishin dy njerëz në të njëjtin qytet, njeri i pasur dhe tjetri i varfër.
<scripture passage="iiSam 12:2" parsed="|2Sam|12|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.2" />
<sup>2</sup> I pasuri kishte një numër të madh kopesh me bagëti të imët dhe të trashë;
<scripture passage="iiSam 12:3" parsed="|2Sam|12|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.3" />
<sup>3</sup> por i varfëri nuk kishte asgjë, veçse një qengj femër që e kishte blerë dhe ushqyer; ai ishte rritur bashkë me të dhe me fëmijët e tij, duke ngrënë ushqimin e tij, duke pirë në kupën e tij dhe duke  fjetur mbi gjirin e tij; ishte për të si bija  e tij.
<scripture passage="iiSam 12:4" parsed="|2Sam|12|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.4" />
<sup>4</sup> Një udhëtar arriti në shtëpinë e njeriut të pasur; ky refuzoi të merrte ndonjë bagëti nga kopetë e tij për t'i përgatitur për të ngrënë udhëtarit që kishte ardhur tek ai, por mori manarin e njeriut  të varfër dhe e gatoi për njeriun që i kishte  ardhur"
<scripture passage="iiSam 12:5" parsed="|2Sam|12|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.5" />
<sup>5</sup> Atëherë zemërimi i Davidit u rrit me të madhe kundër këtij njeriu dhe i tha Nathanit: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, ai që ka bërë këtë gjë meriton të vdesë!
<scripture passage="iiSam 12:6" parsed="|2Sam|12|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.6" />
<sup>6</sup> Ai do t'a paguajë katërfish vlerën e manarit, sepse ka bërë një gjë të tillë dhe nuk ka pasur mëshirë".
<scripture passage="iiSam 12:7" parsed="|2Sam|12|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Nathani i tha Davidit: "Ti je ai njeri! Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Unë të kam vajosur mbret të Izraelit dhe të kam çliruar nga duart e Saulit.
<scripture passage="iiSam 12:8" parsed="|2Sam|12|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.8" />
<sup>8</sup> Të kam dhënë shtëpinë e zotërisë sate, të kam vënë në krahët e tua gratë e zotërisë tënd dhe të kam dhënë shtëpinë e Izraelit dhe të Judës; dhe në qoftë se kjo ishte shumë pak, unë do të të kisha dhënë shumë gjëra të tjera.
<scripture passage="iiSam 12:9" parsed="|2Sam|12|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.9" />
<sup>9</sup> Pse, pra, ke përçmuar fjalën e Zotit, duke bërë atë që është e keqe për sytë e tij? Ti ke bërë të vdesë me shpatë Hiteun Uriah, more për grua bashkëshorten e tij dhe e vrave me shpatën e bijve të Amonit.
<scripture passage="iiSam 12:10" parsed="|2Sam|12|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.10" />
<sup>10</sup> Kështu, pra, shpata nuk do të largohet kurrë nga shtëpia jote, sepse ti më ke përçmuar dhe ke marrë gruan e Hiteut Uriah si bashkëshorten tënde".
<scripture passage="iiSam 12:11" parsed="|2Sam|12|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.11" />
<sup>11</sup> Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të sjell kundër teje fatkeqësinë nga vetë shtëpia jote, dhe do t'i marrë gratë e tua para syve të tu për t'ia dhënë një tjetri, që do të bashkohet me to ditën.
<scripture passage="iiSam 12:12" parsed="|2Sam|12|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.12" />
<sup>12</sup> Sepse ti e ke bërë këtë gjë fshehurazi, kurse unë do ta bëj përpara tërë Izraelit në dritën e diellit".
<scripture passage="iiSam 12:13" parsed="|2Sam|12|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Davidi i tha Nathanit: "Kam mëkatuar kundër Zotit". Nathani iu përgjigj Davidit: "Zoti e ka hequr mëkatin tënd; ti nuk ke për të vdekur.
<scripture passage="iiSam 12:14" parsed="|2Sam|12|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.14" />
<sup>14</sup> Megjithatë, duke qenë se më këto veprime u ke dhënë rastin armiqve të Zotit të blasfemojnë, djali që ka lindur duhet të vdesë".
<scripture passage="iiSam 12:15" parsed="|2Sam|12|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Nathani u kthye në shtëpinë e vet. Kështu Zoti goditi fëmijën që bashkëshortja e Uriahut i kishte lindur Davidit, dhe ai u sëmur.
<scripture passage="iiSam 12:16" parsed="|2Sam|12|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Davidi iu lut Perëndisë për fëmijën dhe agjëroi; pastaj hyri në shtëpi dhe e kaloi natën i shtrirë për tokë.
<scripture passage="iiSam 12:17" parsed="|2Sam|12|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.17" />
<sup>17</sup> Pleqtë e shtëpisë së tij ngulën këmbë që ai të ngrihej nga toka, por ai nuk deshi dhe nuk pranoj të hante me ta.
<scripture passage="iiSam 12:18" parsed="|2Sam|12|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.18" />
<sup>18</sup> Ditën e shtatë fëmija vdiq dhe shërbëtorët e Davidit kishin frikë t'i njoftonin që fëmija kishte vdekur, sepse thonin: "Ja, kur fëmija ishte akoma i gjallë, ne i kemi folur, por ai nuk i dëgjonte  fjalët tona. Si të bëjmë tani për t'i thënë se  fëmija ka vdekur? Kjo mund t'i shkaktojë ndonjë të keqe".
<scripture passage="iiSam 12:19" parsed="|2Sam|12|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.19" />
<sup>19</sup> Kur Davidi pa që shërbëtorët e tij flisnin me zë të ulët, e kuptoi se fëmija kishte vdekur; prandaj Davidi u tha shërbëtorëve të tij: "Ka vdekur fëmija?". Ata u përgjigjën: "Ka vdekur".
<scripture passage="iiSam 12:20" parsed="|2Sam|12|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Davidi u ngrit nga toka, u la, u vajos dhe ndërroi rrobat; pastaj shkoi në shtëpinë e Zotit dhe ra përmbys; pastaj u kthye në shtëpinë e tij dhe kërkoi t'i sillnin ushqim dhe hëngri.
<scripture passage="iiSam 12:21" parsed="|2Sam|12|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.21" />
<sup>21</sup> Shërbëtorët e tij i thanë: "Ç'bëre? Kur fëmija ishte akoma gjallë ti ke agjëruar dhe ke qarë; mbas vdekjes së fëmijës, u ngrite dhe hëngre".
<scripture passage="iiSam 12:22" parsed="|2Sam|12|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.22" />
<sup>22</sup> Ai u përgjigj: "Kur fëmija ishte akoma gjallë, unë agjëronja dhe qaja, sepse thoja: "Kushedi Zotit mund t'i vijë keq për mua dhe e lë fëmijën të jetojë?". Por tani ai ka vdekur. Pse duhet të agjëroj?
<scripture passage="iiSam 12:23" parsed="|2Sam|12|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.23" />
<sup>23</sup> Vallë, a kam mundësi ta kthej? Unë do të shkoj tek ai, por ai nuk do të kthehet tek unë!".
<scripture passage="iiSam 12:24" parsed="|2Sam|12|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.24" />
<sup>24</sup> Pastaj Davidi ngushëlloi Bath-Shebën, bashkëshorten e tij, hyri tek ajo dhe ra në shtrat me të; kështu ajo lindi një djalë, që ai e quajti Solomon; dhe Zoti e deshi.
<scripture passage="iiSam 12:25" parsed="|2Sam|12|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.25" />
<sup>25</sup> Pastaj dërgoi një mesazh me anë të profetit Nathan që i vuri emrin Jedidiah, për shkak të dashurisë të Zotit.
<scripture passage="iiSam 12:26" parsed="|2Sam|12|26|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.26" />
<sup>26</sup> Ndërkaq Joabi lufonte kundër Rabahut të bijve të Amonit dhe pushtoi qytetin mbretëror.
<scripture passage="iiSam 12:27" parsed="|2Sam|12|27|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.27" />
<sup>27</sup> Pastaj Joabi i dërgoi lajmëtarë Davidit për t'i thënë: "Kam sulmuar Rabahun dhe kam shtënë në dorë rezervat e tij të ujit.
<scripture passage="iiSam 12:28" parsed="|2Sam|12|28|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.28" />
<sup>28</sup> Prandaj tani mblidh popullin që ka mbetur, vendos kampin tënd përballë qytetit dhe shtjere atë në dorë, përndryshe do ta marr unë qytetin dhe ai do të mbajë emrin tim".
<scripture passage="iiSam 12:29" parsed="|2Sam|12|29|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.29" />
<sup>29</sup> Atëherë Davidi mblodhi tërë popullin, shkoi në Rabah, e sulmoi dhe e pushtoi.
<scripture passage="iiSam 12:30" parsed="|2Sam|12|30|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.30" />
<sup>30</sup> Hoqi pastaj kurorën nga koka e mbretit të tyre; ajo peshonte një talent ari dhe kishte gurë të çmuar; ajo u vu mbi kokën e Davidit. Ai mori me vete gjithashtu nga qyteti një plaçkë të madhe.
<scripture passage="iiSam 12:31" parsed="|2Sam|12|31|0|0" osisRef="Bible:2Sam.12.31" />
<sup>31</sup> I nxori banorët që ishin në qytet dhe i vuri të punonin me sharra, me lesa dhe më sëpata prej hekuri, i futi të punojnë në furrat e tullave; kështu bëri në të gjitha qytetet e bijve të Amonit. Pastaj  Davidi u kthye në Jeruzalem bashkë me tërë  popullin.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 13" progress="28.53%" prev="iiSam.12" next="iiSam.14" id="iiSam.13">
<h3 id="iiSam.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="iiSam.13-p1">
<scripture passage="iiSam 13:1" parsed="|2Sam|13|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.1" />
<sup>1</sup> Pastaj ndodhi që Absalomi, bir i Davidit, kishte një motër shumë të bukur që quhej Tamara; por Amnoni, bir i Davidit, u dashurua me të.
<scripture passage="iiSam 13:2" parsed="|2Sam|13|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.2" />
<sup>2</sup> Amnoni u dashurua me aq pasion me motrën e tij Tamara sa ra i sëmurë, sepse ajo ishte e virgjër; dhe Amnonit i dukej e vështirë t'i bënte gjë.
<scripture passage="iiSam 13:3" parsed="|2Sam|13|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.3" />
<sup>3</sup> Amnoni kishte një shok, që quhej Jonadab, bir i Shimeahut, vëllait të Davidit; Jonadabi ishte një njeri shumë dinak.
<scripture passage="iiSam 13:4" parsed="|2Sam|13|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.4" />
<sup>4</sup> Ky i tha: "Pse, o bir i mbretit, vazhdon të dobësohesh çdo ditë që kalon? Nuk dëshiron të ma thuash?". Amnoni iu përgjigj: "Kam rënë në dashuri me Tamarën, motrën e vëllait tim Absalom".
<scripture passage="iiSam 13:5" parsed="|2Sam|13|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Jonadabi i tha: "Rri në shtrat dhe bëj sikur je i sëmurë; kur të vijë yt atë të të shikojë, thuaji: "Bëj, të lutem, që motra ime Tamara të vijë të më japë të ha dhe ta përgatisë ushqimin në  praninë time, në mënyrë që unë ta shikoj dhe  ta marr nga duart e saj"".
<scripture passage="iiSam 13:6" parsed="|2Sam|13|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.6" />
<sup>6</sup> Kështu Amnoni ra në shtrat dhe u shti i sëmurë; kur më vonë erdhi mbreti ta shikojë, Amnoni i tha: "Lër, të lutem, që motra ime Tamara të vijë dhe të më përgatisë nja dy kuleç në praninë time; kështu do të marr ushqim nga duart e saj".
<scripture passage="iiSam 13:7" parsed="|2Sam|13|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Davidi dërgoi njeri në shtëpinë e Tamarës për t'i thënë: "Shko në shtëpinë e vëllait tënd Amnon dhe përgatiti diçka për të ngrënë".
<scripture passage="iiSam 13:8" parsed="|2Sam|13|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.8" />
<sup>8</sup> Tamara shkoi në shtëpinë e vëllait të saj Amnon, që rrinte shtrirë në shtrat. Pastaj mori pak miell, e brumosi, përgatiti disa kuleçë para syve të tij dhe i poqi.
<scripture passage="iiSam 13:9" parsed="|2Sam|13|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.9" />
<sup>9</sup> Pastaj mori një enë me bisht dhe i derdhi kuleçët para tij, por Amnoni nuk pranoi t'i hajë dhe tha: "Nxirrni jashtë që këtej tërë njerëzit". Tërë sa ishin dolën jashtë.
<scripture passage="iiSam 13:10" parsed="|2Sam|13|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Amnoni i tha Tamarës: "Ma ço ushqimin në dhomën time dhe do ta marr nga duart e tua". Kështu Tamara i mori kuleçët që kishte përgatitur dhe i çoj në dhomën e Amnonit, vëllait të saj.
<scripture passage="iiSam 13:11" parsed="|2Sam|13|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.11" />
<sup>11</sup> Ndërsa po ia jepte për të ngrënë, ai e kapi dhe i tha: "Eja, shtrihu me mua, motra ime".
<scripture passage="iiSam 13:12" parsed="|2Sam|13|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.12" />
<sup>12</sup> Ajo iu përgjigj: "Jo, vëllai im, mos më poshtëro kështu; kjo nuk bëhet në Izrael; mos kryej një poshtërsi të tillë!
<scripture passage="iiSam 13:13" parsed="|2Sam|13|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.13" />
<sup>13</sup> Po unë ku ta çoj turpin tim? Kurse ti do të konsiderohesh si keqbërës në Izrael. Tani, të lutem, foli mbretit dhe ai nuk ka për të më refuzuar ndaj teje".
<scripture passage="iiSam 13:14" parsed="|2Sam|13|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.14" />
<sup>14</sup> Por ai nuk deshi ta dëgjojë dhe, duke qenë më i fortë se ajo, e dhunoi dhe ra në shtrat me të.
<scripture passage="iiSam 13:15" parsed="|2Sam|13|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Amnoni filloi ta urrejë me një urrejtje shumë të madhe, kështu që urrejtja që ndjente për të ishte më e madhe se dashuria me të cilën e kishte dashuruar më parë. Kështu Amnoni i tha: "Çohu, shko!".
<scripture passage="iiSam 13:16" parsed="|2Sam|13|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.16" />
<sup>16</sup> Por ajo iu përgjigj: "Oh, jo! Dëmi që do të më bëje duke më përzënë do të ishte më i madh se ai që më ke bërë deri tani". Por ai nuk deshi ta dëgjojë.
<scripture passage="iiSam 13:17" parsed="|2Sam|13|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.17" />
<sup>17</sup> Thirri, pra, shërbëtorin që e ndihmonte dhe i tha: "Largoje këtë larg meje dhe mbylle portën prapa saj".
<scripture passage="iiSam 13:18" parsed="|2Sam|13|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.18" />
<sup>18</sup> Ajo kishte veshur një tunikë me mëngë, sepse kështu visheshin vajzat e mbretit akoma të virgjëra. Kështu shërbëtori i Amnonit e nxori jashtë dhe mbylli derën prapa saj.
<scripture passage="iiSam 13:19" parsed="|2Sam|13|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.19" />
<sup>19</sup> Tamara atëherë hodhi mbi kryet e saj, grisi tunikën më mëngë që kishte veshur, vuri dorën mbi kokë dhe iku duke ulëritur.
<scripture passage="iiSam 13:20" parsed="|2Sam|13|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.20" />
<sup>20</sup> Absalomi, vëllai, i tha: "Ndofta vëllai yt Amnon ka qenë me ty? Tani për tani hesht, motra ime; ai është yt vëlla; mos e lësho veten për këtë". Kështu Tamara mbeti e dëshpëruar në shtëpinë e Absalomit, vëllait të saj.
<scripture passage="iiSam 13:21" parsed="|2Sam|13|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.21" />
<sup>21</sup> Kur mbreti David i mësoi të gjitha këto, u zemërua shumë.
<scripture passage="iiSam 13:22" parsed="|2Sam|13|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.22" />
<sup>22</sup> Por Absalomi nuk i drejtoi asnjë fjalë Amnonit, as për të mirë as për të keq, sepse e urrente Amnonin se kishte poshtëruar motrën e tij Tamara.
<scripture passage="iiSam 13:23" parsed="|2Sam|13|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.23" />
<sup>23</sup> Dy vjet më vonë, kur Absalomi kishte qethësit e bagëtive në Baal-Hatsroit pranë Efraimit, ftoi të gjithë bijtë e mbretit.
<scripture passage="iiSam 13:24" parsed="|2Sam|13|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.24" />
<sup>24</sup> Absalomi shkoi të takohet me mbretin dhe i tha: "Shërbëtori yt ka qethësit; të lutem të vijë edhe mbreti me gjithë shërbëtorët e tij në shtëpinë e shërbëtorit tënd!".
<scripture passage="iiSam 13:25" parsed="|2Sam|13|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.25" />
<sup>25</sup> Por mbreti i tha Absalomit: "Jo, biri im, nuk po vijmë tani të gjithë, që të mos të të rëndojë". Megjithëse ai nguli këmbë, mbreti nuk desh të shkonte, por i dha bekimin e tij.
<scripture passage="iiSam 13:26" parsed="|2Sam|13|26|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.26" />
<sup>26</sup> Atëherë Absalomi i tha: "Në rast se nuk do të vish ti, të lutem, lejo Amnonin, vëllanë tim, të vijë me ne". Mbreti iu përgjigj: "Pse duhet të vijë me ty?".
<scripture passage="iiSam 13:27" parsed="|2Sam|13|27|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.27" />
<sup>27</sup> Por Absalomi nguli këmbë aq shumë sa që Davidi lejoi të shkojnë bashkë me të Amnonin dhe gjithë bijtë e mbretit.
<scripture passage="iiSam 13:28" parsed="|2Sam|13|28|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.28" />
<sup>28</sup> Absalomi u kishte dhënë këtë urdhër shërbëtorëve të tij, duke thënë: "Hapni sytë, kur Amnoni të jetë dehur nga vera dhe unë t'ju them: "Goditeni Amnonin!", ju vriteni dhe mos kini frikë. A nuk jam  unë që ju urdhëroj? Bëhuni trima dhe tregohuni  të fortë!".
<scripture passage="iiSam 13:29" parsed="|2Sam|13|29|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.29" />
<sup>29</sup> Kështu shërbëtorët e Absalomit vepruan kundër Amnonit, ashtu si kishte urdhëruar Absalomi. Atëherë tërë bijtë e mbretit u ngritën, hipën secili mbi mushkën e vet dhe ua mbathën.
<scripture passage="iiSam 13:30" parsed="|2Sam|13|30|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.30" />
<sup>30</sup> Ndërsa ishin akoma rrugës, Davidit i arriti ky lajm: "Absalomi ka vrarë tërë bijtë e mbretit dhe nuk ka shpëtuar asnjëri prej tyre".
<scripture passage="iiSam 13:31" parsed="|2Sam|13|31|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.31" />
<sup>31</sup> Atëherë mbreti u ngrit, grisi rrobat e tij dhe u shtri për tokë; dhe të gjithë shërbëtorët e tij, i rrinin rrotull, me rrobat e grisura.
<scripture passage="iiSam 13:32" parsed="|2Sam|13|32|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.32" />
<sup>32</sup> Por Jonadabi, bir i Shimeahut dhe vëlla i Davidit, tha: "Të mos mendojë zotëria im që tërë të rinjtë, bijtë e mbretit, u vranë; Amnoni është i vetmi që vdiq. Me urdhër të Absalomit kjo gjë u vendos  që ditën që Amnoni poshtëroi motrën e tij  Tamara.
<scripture passage="iiSam 13:33" parsed="|2Sam|13|33|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.33" />
<sup>33</sup> Prandaj mbreti, zotëria im, të mos hidhërohet duke menduar se të gjithë bijtë e mbretit kanë vdekur; vetëm Amnoni ka vdekur,
<scripture passage="iiSam 13:34" parsed="|2Sam|13|34|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.34" />
<sup>34</sup> dhe Absalomi ka ikur". Ndërkaq i riu që bënte roje ngriti sytë, shikoi, dhe ja, një turmë e madhe njerëzish vinte nga rruga prapa tij, nga ana e malit.
<scripture passage="iiSam 13:35" parsed="|2Sam|13|35|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.35" />
<sup>35</sup> Jonadabi i tha mbretit: "Ja bijtë e mbretit që po vijnë! Gjendja është pikërisht ashtu siç tha shërbëtori yt".
<scripture passage="iiSam 13:36" parsed="|2Sam|13|36|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.36" />
<sup>36</sup> Sa e mbaroi fjalën, arritën bijtë e mbretit, të cilët e ngritën zërin dhe filluan të qajnë; edhe mbreti dhe tërë shërbëtorët e tij filluan të qajnë me të madhe.
<scripture passage="iiSam 13:37" parsed="|2Sam|13|37|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.37" />
<sup>37</sup> Absaloni kishte ikur dhe kishte shkuar te Talmai, bir i Amihudit, mbret i Geshurit. Davidi mbante zi çdo ditë për birin e tij.
<scripture passage="iiSam 13:38" parsed="|2Sam|13|38|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.38" />
<sup>38</sup> Kështu Absalimo ia mbathi dhe shkoi në Geshur, ku qëndroi tre vjet.
<scripture passage="iiSam 13:39" parsed="|2Sam|13|39|0|0" osisRef="Bible:2Sam.13.39" />
<sup>39</sup> Mbreti David dëshironte të shkonte te Absalomi, sepse ishte ngushulluar tanimë nga vdekja e Amnonit.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 14" progress="28.67%" prev="iiSam.13" next="iiSam.15" id="iiSam.14">
<h3 id="iiSam.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="iiSam.14-p1">
<scripture passage="iiSam 14:1" parsed="|2Sam|14|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.1" />
<sup>1</sup> Joabi, bir i Tserujahut, vuri re që zemra e mbretit ishte e shqetësuar për Absalomin.
<scripture passage="iiSam 14:2" parsed="|2Sam|14|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.2" />
<sup>2</sup> Kështu Joabi dërgoi dikë në Tekoa dhe solli që andej një grua të urtë, së cilës i tha: "Bëj sikur mban zi dhe vish një palë rroba zije; mos u lyej me vaj, por sillu si një grua që qan prej kohe një të vdekur.
<scripture passage="iiSam 14:3" parsed="|2Sam|14|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.3" />
<sup>3</sup> Shko pra te mbreti dhe foli në këtë mënyrë". Dhe Joabi e mësoi se ç'duhej të thoshte.
<scripture passage="iiSam 14:4" parsed="|2Sam|14|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.4" />
<sup>4</sup> Gruaja e Tekoas shkoi të flasë me mbretin, u hodh me fytyrën për tokë, u përul dhe tha: "Ndihmomë, o mbret!".
<scripture passage="iiSam 14:5" parsed="|2Sam|14|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.5" />
<sup>5</sup> Mbreti i tha: "Çfarë ke?". Ajo u përgjigj: "Mjerësisht jam e ve dhe burri më ka vdekur.
<scripture passage="iiSam 14:6" parsed="|2Sam|14|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.6" />
<sup>6</sup> Shërbëtorja jote kishte dy djem, por këta patën një grindje midis tyre në arë, dhe, me qenë se nuk kishte njeri t'i ndante, njeri gioditi tjetrin dhe e vrau.
<scripture passage="iiSam 14:7" parsed="|2Sam|14|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.7" />
<sup>7</sup> Tani tërë farë e fis është ngritur kundër shërbëtores sate, duke thënë: "Na dorëzo atë që vrau vëllanë, që ta bëjmë të vdesë për jetën e vëllait që ai ka vrarë dhe për të shfarosur edhe trashëgimtarin".  Në këtë mënyrë do të shuhet e vetmja urë  zjarri që më ka mbetur dhe nuk kanë për t'i lënë burrit tim as emër as pasardhës mbi faqen e dheut".
<scripture passage="iiSam 14:8" parsed="|2Sam|14|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.8" />
<sup>8</sup> Mbreti i tha gruas: "Shko në shtëpinë tënde; unë do të jap urdhrat për çështjen tënde".
<scripture passage="iiSam 14:9" parsed="|2Sam|14|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.9" />
<sup>9</sup> Gruaja e Tekoas i tha mbretit: "O mbret, zotëria ime, faji të bjerë mbi mua dhe mbi shtëpinë e atit tim, por mbreti dhe froni i tij të jenë të pafaj".
<scripture passage="iiSam 14:10" parsed="|2Sam|14|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.10" />
<sup>10</sup> Mbreti tha: "Në qoftë se dikush të thotë diçka, sille tek unë dhe ke për të parë që nuk do të të bjerë më në qafë".
<scripture passage="iiSam 14:11" parsed="|2Sam|14|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.11" />
<sup>11</sup> Atëherë ajo tha: "Të mos e harrojë mbreti, të lutem, Zotin, Perëndinë tënd, në mënyrë që hakmarrësi i gjakut të mos vazhdojë të shkatërrojë dhe biri im të mos shfaroset". Ai u përgjigj: "Ashtu siç  është e vërtetë që Zoti rron, birit tënd, nuk  do t'i bjerë në tokë asnjë qime floku!".
<scripture passage="iiSam 14:12" parsed="|2Sam|14|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.12" />
<sup>12</sup> Atëherë gruaja i tha: "Lejoje shërbëtoren tënde t'i thotë akoma një fjalë mbretit!". Ai u përgjigj: "Thuaje, pra".
<scripture passage="iiSam 14:13" parsed="|2Sam|14|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.13" />
<sup>13</sup> Gruaja ia rifilloi: "Pse ke menduar një gjë të tillë kundër popullit të Perëndisë? Duke folur në këtë mënyrë në fakt mbreti është deri diku fajtor, sepse mbreti nuk e kthen atë që është në mërgim.
<scripture passage="iiSam 14:14" parsed="|2Sam|14|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.14" />
<sup>14</sup> Ne duhet të vdesim dhe jemi si ujët që derdhet mbi tokë, që nuk mund të mblidhet; por Perëndia nuk të heq jetën, por gjen mënyrën që ai që është në mërgim të mos qëndrojë larg tij.
<scripture passage="iiSam 14:15" parsed="|2Sam|14|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.15" />
<sup>15</sup> Dhe tani kam ardhur të flas për këtë gjë me mbretin, me zotërinë time, sepse populli më ka trembur; dhe shërbëtorja jote ka thënë: "Dua të flas me mbretin; ndofta mbreti do të bëjë atë që shërbëtorja e tij do t'i thotë.
<scripture passage="iiSam 14:16" parsed="|2Sam|14|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.16" />
<sup>16</sup> Mbreti do të dëgjojë shërbëtoren e tij dhe do ta çlirojë nga duart e atye që duan të më heqin mua dhe birin tim nga trashëgimia e Perëndisë".
<scripture passage="iiSam 14:17" parsed="|2Sam|14|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.17" />
<sup>17</sup> Shërbëtorja jote thoshte: "Oh, fjala e mbretit, e tim zoti, më ngushëlloftë, sepse mbreti, zotëria ime, është si një engjëll i Perëndisë që di të dallojë të mirën dhe të keqen". Zoti, Perëndia yt, qoftë me ty".
<scripture passage="iiSam 14:18" parsed="|2Sam|14|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.18" />
<sup>18</sup> Mbreti u përgjigj dhe i tha gruas: "Të lutem, mos më fshih asgjë nga ato që do të pyes. Gruaja i tha: "Le të flasë mbreti, Zotëria ime".
<scripture passage="iiSam 14:19" parsed="|2Sam|14|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.19" />
<sup>19</sup> Atëherë mbreti tha: "A nuk është ndoshta dora e Joabit me ty në tërë këtë çështje?". Gruaja u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që ti rron, o mbret, zotëria im, çështja është pak a shumë ashtu  siç e ka thënë mbreti, zotëria im; ka qenë në  fakt shërbëtori yt Joabi ai që ka dhënë këto urdhëra dhe ka vënë tërë këto fjalë në gojën e shërbëtores sate.
<scripture passage="iiSam 14:20" parsed="|2Sam|14|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.20" />
<sup>20</sup> Shërbëtori yt Joab e bëri këtë gjë për të sjellë një ndryshim në gjendjen e tanishme; por zotëria ime ka po atë dituri të një engjëlli të Perëndisë për të kuptuar tërë ato që ndodhin mbi dhe".
<scripture passage="iiSam 14:21" parsed="|2Sam|14|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.21" />
<sup>21</sup> Atëherë mbreti i tha Joabit: "Ja, do të bëj pikërisht këtë. Shko, pra, dhe bëj që të kthehet i riu Absalom.
<scripture passage="iiSam 14:22" parsed="|2Sam|14|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Joabi u shtri me fytyrën për tokë, u përul dhe e bekoi mbretin. Pastaj Joabi tha: "Sot shërbëtori yt kupton se ka gjetur hirin tënd, o mbret, o imzot, sepse mbreti bëri atë që shërbëtori kishte kërkuar".
<scripture passage="iiSam 14:23" parsed="|2Sam|14|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.23" />
<sup>23</sup> Kështu Joabi u ngrit dhe shkoi në Geshur, dhe e solli Absalomin në Jeruzalem.
<scripture passage="iiSam 14:24" parsed="|2Sam|14|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.24" />
<sup>24</sup> Por mbreti tha: "Të mblidhet në shtëpinë e tij dhe të mos e shohë fytyrën time!". Kështu Absalomi u tërhoq në shtëpinë e tij dhe nuk e pa fytyrën e mbretit.
<scripture passage="iiSam 14:25" parsed="|2Sam|14|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.25" />
<sup>25</sup> Në të gjithë Izraelin nuk kishte njeri që ta lavdëronin më tepër për bukuri se sa Absalomit; nga tabanët e këmbëve deri në majën e kokës nuk kishte asnjë të metë tek ai.
<scripture passage="iiSam 14:26" parsed="|2Sam|14|26|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.26" />
<sup>26</sup> Kur priste flokët (dhe këtë e bënte çdo vit sepse flokët i rëndonin shumë), ai i peshonte flokët e kokës së tij; ato peshonin dyqind sikla simbas masave të caktuara nga mbreti.
<scripture passage="iiSam 14:27" parsed="|2Sam|14|27|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.27" />
<sup>27</sup> Absalomit i lindën tre djem dhe një vajzë e quajtur Tamara, që ishte e hijshme.
<scripture passage="iiSam 14:28" parsed="|2Sam|14|28|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.28" />
<sup>28</sup> Absalomi banoi dy vjet në Jeruzalem, pa e parë fytyrën e mbretit.
<scripture passage="iiSam 14:29" parsed="|2Sam|14|29|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.29" />
<sup>29</sup> Pastaj Absalomi thirri Joabin për ta dërguar te mbreti, por ai nuk deshi të vinte; e dërgoi ta thërriste një herë të dytë, por ai nuk deshi të vinte.
<scripture passage="iiSam 14:30" parsed="|2Sam|14|30|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.30" />
<sup>30</sup> Atëherë Absalomi u tha shërbëtorëve të tij: "Ja, ara e Joabit është pranë arës sime dhe aty ka elb; shkoni t'i vini zjarrin!". Kështu shërbëtorët e Absalomit i vunë zjarrin arës.
<scripture passage="iiSam 14:31" parsed="|2Sam|14|31|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.31" />
<sup>31</sup> Atëherë Joabi u ngrit, shkoi në shtëpinë e Absalomit dhe i tha: "Pse shërbëtorët e tu i vunë zjarrin arës sime?".
<scripture passage="iiSam 14:32" parsed="|2Sam|14|32|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.32" />
<sup>32</sup> Absalomi iu përgjigj Joabit: "Unë të kisha dërguar fjalë: "Eja këtu, që të kem mundësi të të dërgoj te mbreti për t'i thënë: Pse jam kthyer nga Geshuri? Do të kishte qenë më mirë për mua të kisha  mbetur atje". Tani më lejo të shoh fytyrën e  mbretit. Në rast se tek unë ka ndonjë paudhësi, ai të shkaktojë vdekjen time".
<scripture passage="iiSam 14:33" parsed="|2Sam|14|33|0|0" osisRef="Bible:2Sam.14.33" />
<sup>33</sup> Joabi shkoi atëherë te mbreti dhe ia tregoi çështjen. Ky thirri Absalomin që shkoi te mbreti dhe ra përmbys me fytyrën për tokë përpara tij; dhe mbreti e puthi Absalomin.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 15" progress="28.81%" prev="iiSam.14" next="iiSam.16" id="iiSam.15">
<h3 id="iiSam.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="iiSam.15-p1">
<scripture passage="iiSam 15:1" parsed="|2Sam|15|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.1" />
<sup>1</sup> Mbas kësaj Absalomi gjeti një karrocë, disa kuaj dhe pesëdhjetë njerëz që të vraponin para tij.
<scripture passage="iiSam 15:2" parsed="|2Sam|15|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.2" />
<sup>2</sup> Absalomi ngrihej herët në mëngjes dhe rrinte anës rrugës që të çonte te porta e qytetit. Kështu, në qoftë se dikush kishte ndonjë gjyq dhe shkonte te mbreti për të siguruar drejtësi, Absalomi e thërriste  dhe i thoshte: "Nga cili qytet je?".  Tjetri i përgjigjej: "Shërbëtori yt është nga filan fis i Izraelit".
<scripture passage="iiSam 15:3" parsed="|2Sam|15|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Absalomi i thoshte: "Shif, argumentat e tua janë të mira dhe të drejta, por nuk ka njeri nga ana mbretit që të të dëgjojë".
<scripture passage="iiSam 15:4" parsed="|2Sam|15|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.4" />
<sup>4</sup> Pastaj Absalomi shtonte: "Sikur të më bënin mua gjyqtar të vendit, kushdo që të kishte një proçes apo një çështje do të vinte tek unë dhe unë do t'i siguroja drejtësi".
<scripture passage="iiSam 15:5" parsed="|2Sam|15|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.5" />
<sup>5</sup> Kur dikush afrohej për të rënë përmbys përpara tij, ai shtrinte dorën, e merrte dhe e puthte.
<scripture passage="iiSam 15:6" parsed="|2Sam|15|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.6" />
<sup>6</sup> Absalomi sillej kështu me të gjithë ata të Izraelit që vinin te mbreti për të kërkuar drejtësi; në këtë mënyrë Absalomi fitoi zemrën e njerëzve të Izraelit.
<scripture passage="iiSam 15:7" parsed="|2Sam|15|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.7" />
<sup>7</sup> Ndodhi që, pas katër vjetve, Absalomi i tha mbretit: "Të lutem, lermë të shkoj në Hebron për të përmbushur një kusht që kam lidhur me Zotin.
<scripture passage="iiSam 15:8" parsed="|2Sam|15|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.8" />
<sup>8</sup> Sepse gjatë qëndrimit të tij në Geshur të Sirisë, shërbëtori yt ka lidhur një kusht duke thënë: "Në rast se Zoti më kthen në Jeruzalem, unë do t'i shërbejë Zotit!".
<scripture passage="iiSam 15:9" parsed="|2Sam|15|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.9" />
<sup>9</sup> Mbreti i tha: "Shko në paqe!". Atëherë ai u ngrit dhe vajti në Hebron.
<scripture passage="iiSam 15:10" parsed="|2Sam|15|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Absalomi dërgoi emisarë ndër të gjitha fiset e Izraelit për të thënë: "Kur të dëgjoni tingullin e borisë, do të thoni: "Absalomi u shpall mbret në Hebron".
<scripture passage="iiSam 15:11" parsed="|2Sam|15|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.11" />
<sup>11</sup> Me Absalomin u nisën nga Jeruzalemi dyqind njerëz si të ftuar; ata shkuan pa të keq, pa ditur gjë.
<scripture passage="iiSam 15:12" parsed="|2Sam|15|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.12" />
<sup>12</sup> Absalomi, ndërsa ofronte flijimet, dërgoi të thërrasë nga qyteti i tij Gjiloh Ahithofelin, Gilonitin, këshilltarin e Davidit. Kështu komloti bëhej më i fortë, sepse populli shtohej rreth Absalomit.
<scripture passage="iiSam 15:13" parsed="|2Sam|15|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.13" />
<sup>13</sup> Pastaj arriti te Davidi një lajmëtar për të thënë: "Zemra e njerëzve të Izraelit ndjek Absalomin".
<scripture passage="iiSam 15:14" parsed="|2Sam|15|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Davidi u tha gjithë shërbëtorëve të tij që ishin me të në Jeruzalem: "Çohuni dhe t'ia mbathim; përndryshe asnjeri prej nesh nuk ka për të shpëtuar nga duart e Absalomit. Nxitoni të ikni, që  të mos na kapë në befasi dhe të bjerë mbi ne  shkatërrimi, dhe të mos godasë qytetin me majën e shpatës".
<scripture passage="iiSam 15:15" parsed="|2Sam|15|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.15" />
<sup>15</sup> Shërbëtorët e mbretit i thanë: "Ja, shërbëtorët e tu janë gati të bëjnë gjithçka që i pëlqen mbretit, zotërisë tonë".
<scripture passage="iiSam 15:16" parsed="|2Sam|15|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.16" />
<sup>16</sup> Kështu mbreti u nis, i ndjekur nga tërë shtëpia e tij, por la dhjetë konkubina për të ruajtur pallatin.
<scripture passage="iiSam 15:17" parsed="|2Sam|15|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.17" />
<sup>17</sup> Mbreti u nis, i ndjekur nga tërë populli, që u ndal te shtëpia e fundit.
<scripture passage="iiSam 15:18" parsed="|2Sam|15|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.18" />
<sup>18</sup> Tërë shërbëtorët e mbretit kalonin përpara dhe pranë tij; tërë Kerethejtë, tërë Pelethejtë dhe tërë Gitejtë, gjithsej gjashtëqind veta që e kishin ndjekur nga Gathi, ecnin para mbretit.
<scripture passage="iiSam 15:19" parsed="|2Sam|15|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.19" />
<sup>19</sup> Atëherë mbreti i tha Itait nga Gathi: "Pse vjen edhe ti me ne? Kthehu dhe rri me mbretin, sepse ti je i huaj dhe për më tepër i mërguar nga atdheu yt.
<scripture passage="iiSam 15:20" parsed="|2Sam|15|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.20" />
<sup>20</sup> Ti ke arritur vetëm dje dhe sot do të të duhej të endesh sa andej e këtej, kur unë vetë nuk e di se ku po shkoj? Kthehu prapa dhe kthe me vëllezërit e tu në mirësi dhe në besnikëri".
<scripture passage="iiSam 15:21" parsed="|2Sam|15|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.21" />
<sup>21</sup> Por Itai iu përgjigj mbretit duke thënë: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që jeton mbreti, zotëria im, në çdo vend që të jetë mbreti, zotëria im, për të vdekur ose për të jetuar, aty do të jetë edhe shërbëtori yt".
<scripture passage="iiSam 15:22" parsed="|2Sam|15|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Davidi i tha Itait: "Shko përpara dhe vazhdo". Kështu Itai, Giteu, shkoi tutje me gjithë njerëzit e tij dhe tërë fëmijët që ishin me të.
<scripture passage="iiSam 15:23" parsed="|2Sam|15|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.23" />
<sup>23</sup> Tërë banorët e vendit qanin me zë të lartë, ndërsa tërë populli kalonte. Mbreti kapërceu përruan e Kidronit dhe tërë populli kaloi në drejtim të shkretëtirës.
<scripture passage="iiSam 15:24" parsed="|2Sam|15|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.24" />
<sup>24</sup> Dhe ja po vinte edhe Tsadoku me tërë Levitët, të cilët mbanin arkën e besëlidhjes së Perëndisë Ata e vendosën arkën e Perëndisë dhe Abiathari ofroi flijime, deri sa tërë populli mbaroi daljen nga qyteti.
<scripture passage="iiSam 15:25" parsed="|2Sam|15|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.25" />
<sup>25</sup> Pastaj mbreti i tha Tsadokut: "Çoje në qytet arkën e Perëndisë! Po të kem gjetur hirin e Zotit, ai do të më kthejë dhe do të bëjë që ta shoh përsëri qytetin bashkë me banesën e tij.
<scripture passage="iiSam 15:26" parsed="|2Sam|15|26|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.26" />
<sup>26</sup> Por në rast se thotë: "Nuk të pëlqej", ja ku jam, le të më bëjë atë që i pëlqen"..
<scripture passage="iiSam 15:27" parsed="|2Sam|15|27|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.27" />
<sup>27</sup> Mbreti i tha akoma priftit Tsadok: "A nuk je ti shikues? Kthehu në paqe në qytet me dy bijtë tuaj: Ahimaatsin, birin tënd, dhe me Jonathain, birin e Abiatharit.
<scripture passage="iiSam 15:28" parsed="|2Sam|15|28|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.28" />
<sup>28</sup> Shikoni, unë do të pres në fushat e shkretëtirës, deri sa të më vijë nga ana juaj ndonjë fjalë për të më njoftuar".
<scripture passage="iiSam 15:29" parsed="|2Sam|15|29|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.29" />
<sup>29</sup> Kështu Tsadoku dhe Abiathari e çuan përsëri në Jeruzalem arkën e Perëndisë dhe qëndruan aty.
<scripture passage="iiSam 15:30" parsed="|2Sam|15|30|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.30" />
<sup>30</sup> Davidi mori të përpjetën e malit të Ullinjve dhe, duke u ngjitur, qante; ecte kokëmbuluar dhe këmbëzbathur. Dhe tërë njerëzit që ishin me të ishin kokëmbuluar dhe qanin duke u ngjitur.
<scripture passage="iiSam 15:31" parsed="|2Sam|15|31|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.31" />
<sup>31</sup> Dikush erdhi t'i thotë Davidit: "Ahithofeli figuron me Absalomin në mes të komplotistëve". Davidi tha: "O Zot, të lutem, bëji të kota këshillat e Ahithofelit!".
<scripture passage="iiSam 15:32" parsed="|2Sam|15|32|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.32" />
<sup>32</sup> Kur Davidi arriti në majë të malit; ku adhuroi Perëndinë, ja që doli përpara Hushai, Arkiti, me rroba të grisura dhe kokën të mbuluar me dhe.
<scripture passage="iiSam 15:33" parsed="|2Sam|15|33|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.33" />
<sup>33</sup> Davidi i tha: "Po të jetë se vazhdon rrugën me mua, do të më bëhesh barrë;
<scripture passage="iiSam 15:34" parsed="|2Sam|15|34|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.34" />
<sup>34</sup> por në rast se kthehesh në qytet dhe i thua Absalomit: "Unë do të jem shërbëtori yt, o mbret; ashtu si kam qenë shërbëtor i atit tënd në të kaluarën, kështu do të jem shërbëtori yt"; ti do ta bësh të kotë në favorin tim këshillën e Ahithofelit.
<scripture passage="iiSam 15:35" parsed="|2Sam|15|35|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.35" />
<sup>35</sup> Nuk do të kesh atje pranë teje priftërinjtë Tsadok dhe Abiathar? Të gjitha ato që do të dëgjosh që të thuhen nga ana e shtëpisë së mbretit, do t'ua bësh të njohura priftërinjve Tsadok dhe Abiathar.
<scripture passage="iiSam 15:36" parsed="|2Sam|15|36|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.36" />
<sup>36</sup> Ja, ata kanë atje me vete dy bijtë e tyre, Ahimats, birin e Tsadokut, dhe Jonathanin, birin e Abiatharit; me anë të tyre do të më njoftoni të gjitha ato që do të dëgjoni".
<scripture passage="iiSam 15:37" parsed="|2Sam|15|37|0|0" osisRef="Bible:2Sam.15.37" />
<sup>37</sup> Kështu Hushai, miku i Davidit, u kthye në qytet dhe Absalomi hyri në Jeruzalem.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 16" progress="28.95%" prev="iiSam.15" next="iiSam.17" id="iiSam.16">
<h3 id="iiSam.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="iiSam.16-p1">
<scripture passage="iiSam 16:1" parsed="|2Sam|16|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.1" />
<sup>1</sup> Davidi sapo e kishte kaluar majën e malit; kur ja, Tsiba, shërbëtor i Mefiboshethit, i doli përpara me gomarë me samar dhe të ngarkuar me dyqind bukë, njëqind vile rrushi të thatë, njëqind fruta vere dhe një calik me verë.
<scripture passage="iiSam 16:2" parsed="|2Sam|16|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.2" />
<sup>2</sup> Mbreti i tha Tsibas: "Ç'ke ndërmënd të bësh me këto gjëra?". Tsiba iu përgjigj: "Gomarët do t'i shërbejnë shtëpisë së mbretit për të hipur; buka dhe frutat e verës do të përdoren për të ushqyer të  rinjtë, dhe vera do të pihet nga ata që do të  jenë të lodhur në shkretëtirë".
<scripture passage="iiSam 16:3" parsed="|2Sam|16|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.3" />
<sup>3</sup> Mbreti tha: "Ku është biri i zotërisë tënd?". Tsiba iu përgjigj mbretit: "Ja, mbeti në Jeruzalem, sepse tha: "Sot shtëpia e Izraelit do të më kthejë mbretërinë e atit tim"".
<scripture passage="iiSam 16:4" parsed="|2Sam|16|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.4" />
<sup>4</sup> Atëherë mbreti i tha Tsibas: "Ja, të gjitha ato që janë pronë e Mefiboshethit janë të tua". Tsiba iu përgjigj: "Unë po bie përmbys para teje. Paça hirin tënd, o mbret, o imzot!".
<scripture passage="iiSam 16:5" parsed="|2Sam|16|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.5" />
<sup>5</sup> Kur mbreti David arriti në Bahurim, që andej doli një njeri që ishte i fisit të shtëpisë së Saulit, ai quhej Shimei dhe ishte bir i Gerit. Ai po dilte duke shqiptuar mallkime,
<scripture passage="iiSam 16:6" parsed="|2Sam|16|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.6" />
<sup>6</sup> dhe hidhte gurë kundër Davidit dhe gjithë shërbëtorëve të mbretit David, ndërsa tërë populli dhe tërë trimat ishin radhitur në të djathtë dhe në të majtë të mbretit.
<scripture passage="iiSam 16:7" parsed="|2Sam|16|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.7" />
<sup>7</sup> Ndërsa mallkonte, Shimei thoshte: "Shko, pra, shko, njeri gjakatar dhe i kobshëm!
<scripture passage="iiSam 16:8" parsed="|2Sam|16|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.8" />
<sup>8</sup> Zoti ka bërë që mbi kokën tënde të bjerë gjaku i shtëpisë së Saulit, në vend të cilit ti ke mbretëruar; dhe Zoti e ka dhënë mbretërinë në duart e Absalomit, birit tënd; dhe ja, tani je bërë rob i vetë ligësisë sate, sepse je njeri gjakatar".
<scripture passage="iiSam 16:9" parsed="|2Sam|16|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Abishai, bir i Tserajahut, i tha mbretit: "Pse ky qen i ngordhur duhet të mallkojë mbretin, zotërinë time? Të lutem, më lër të shkoj t'i pres kokën!".
<scripture passage="iiSam 16:10" parsed="|2Sam|16|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.10" />
<sup>10</sup> Por mbreti iu përgjigj: "Ç'kam të bëj unë me ju, bijtë e Tserujahut? Prandaj lëreni të mallkojë, sepse Zoti i ka thënë: "Mallko Davidin!". Dhe kush mund të thotë: "Pse silleni kështu?"
<scripture passage="iiSam 16:11" parsed="|2Sam|16|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Davidi i tha Abishait dhe tërë shërbëorëve të tij: "Ja, im bir, që ka dalë nga barku im, kërkon të më heqë jetën aq më shumë dhe ky Beniaminit! Lëreni të rrijë dhe të mallkojë, sepse ia ka urdhëruar Zoti.
<scripture passage="iiSam 16:12" parsed="|2Sam|16|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.12" />
<sup>12</sup> Ndoshta Zoti do ta shohë hidhërimin tim dhe do të më bëjë të mira në vend të mallkimeve që më drejton sot".
<scripture passage="iiSam 16:13" parsed="|2Sam|16|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.13" />
<sup>13</sup> Kështu Davidi dhe njerëzit e tij e vazhduan rrugën e tyre; edhe Shimei ecte anës së malit, përballë Davidit, dhe rrugës e mallkonte atë, i hidhte gurë dhe pluhur.
<scripture passage="iiSam 16:14" parsed="|2Sam|16|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.14" />
<sup>14</sup> Mbreti dhe tërë njerëzit që ishin me të arritën në vendin e caktuar të lodhur, dhe aty e morën veten.
<scripture passage="iiSam 16:15" parsed="|2Sam|16|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.15" />
<sup>15</sup> Ndërkohë Absalomi dhe tërë populli, njerëzit e Izraelit, kishin hyrë në Jeruzalem; Ahithofeli ishte me të.
<scripture passage="iiSam 16:16" parsed="|2Sam|16|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.16" />
<sup>16</sup> Kur Hushai, Arkiti, miku i Davidit, arriti tek Absalomi, Hushai i tha Absalomit: "Rroftë mbreti! Rroftë mbreti!".
<scripture passage="iiSam 16:17" parsed="|2Sam|16|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.17" />
<sup>17</sup> Absalomi i tha Hushait: "Kjo është dashuria që ke për mikun tënd? Pse nuk shkove me mikun tënd?".
<scripture passage="iiSam 16:18" parsed="|2Sam|16|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.18" />
<sup>18</sup> Hushai iu përgjigj Absalomit: "Jo, unë do të jem me atë që Zoti, gjithë ky popull dhe tërë njerëzit e Izraelit kanë zgjedhur, dhe do të mbetem me të.
<scripture passage="iiSam 16:19" parsed="|2Sam|16|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.19" />
<sup>19</sup> A nuk duhet vallë, të vihem në shërbim të birit të tij? Ashtu si i kam shërbyer atit tënd, në të njëjtën mënyrë do të të shërbej edhe ty".
<scripture passage="iiSam 16:20" parsed="|2Sam|16|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Absalomi i tha Ahithofelit: "Jepni këshillën tuaj! Ç'duhet të bëjmë?".
<scripture passage="iiSam 16:21" parsed="|2Sam|16|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.21" />
<sup>21</sup> Ahithofeli iu përgjigj kështu Absalomit: "Hyrë te konkubinat e atit tënd që ai ka lënë për të ruajtur shtëpinë, kështu tërë Izraeli do të mësojë që je bërë i urryer për atin tënd dhe ata që janë me ty do të marrin guxim".
<scripture passage="iiSam 16:22" parsed="|2Sam|16|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.22" />
<sup>22</sup> Ngritën pastaj një çadër mbi taracën për Absalomin, dhe Absalomi hyri te konkubinat e atit të tij në sytë e tërë Izraelit.
<scripture passage="iiSam 16:23" parsed="|2Sam|16|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.16.23" />
<sup>23</sup> Në ato ditë, këshilla e dhënë nga Ahithofeli kishte po atë vlerë të atij që kishte konsultuar fjalën e Perëndisë. Këtë vlerë kishte çdo këshillë e Ahithofelit si për Davidin ashtu dhe për Absalomin.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 17" progress="29.04%" prev="iiSam.16" next="iiSam.18" id="iiSam.17">
<h3 id="iiSam.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="iiSam.17-p1">
<scripture passage="iiSam 17:1" parsed="|2Sam|17|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Ahithefeli i tha Absalomit: "Lermë të zgjedh dymbëdhjetë mijë njerëz, dhe të nisem që sonte e ta ndjek Davidin;
<scripture passage="iiSam 17:2" parsed="|2Sam|17|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.2" />
<sup>2</sup> duke e sulmuar sa është i lodhur dhe i dobët; do ta tremb dhe gjithë njerëzit që janë me të do të ikin; kështu do të mund të godas vetëm mbretin,
<scripture passage="iiSam 17:3" parsed="|2Sam|17|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.3" />
<sup>3</sup> dhe tërë popullin do ta kthej te ti. Vdekja e njeriut që ti kërkon do të favorizojë kthimin e të gjithëve; kështu tërë populli do të jetë në paqe".
<scripture passage="iiSam 17:4" parsed="|2Sam|17|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.4" />
<sup>4</sup> Ky propozim u pëlqeu Absalomit dhe të gjithë pleqve të Izraelit.
<scripture passage="iiSam 17:5" parsed="|2Sam|17|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.5" />
<sup>5</sup> Megjithatë Absalomi tha: "Thirrni edhe Arkitin Hushai dhe të dëgjojmë çfarë ka për të thënë për këtë çështje".
<scripture passage="iiSam 17:6" parsed="|2Sam|17|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.6" />
<sup>6</sup> Kur Hushai erdhi tek Absalomi, ky i tha: "Ahithofeli ka folur në këtë mënyrë; a duhet të veprojmë si ka thënë ai? Përndryshe, bëj një propozim ti!".
<scripture passage="iiSam 17:7" parsed="|2Sam|17|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.7" />
<sup>7</sup> Hushai iu përgjigj Absalomit: "Këtë radhë këshilla e dhënë nga Ahithofeli nuk është e mirë".
<scripture passage="iiSam 17:8" parsed="|2Sam|17|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.8" />
<sup>8</sup> Hushai shtoi: "Ti e njeh atin tënd dhe njerëzit e tij që janë trima dhe të egërsuar në kulm, si një arushë në fushë së cilës ia kanë marrë këlyshët; përveç kësaj ati yt është një luftëtar dhe nuk ka për ta kaluar natën me popullin.
<scripture passage="iiSam 17:9" parsed="|2Sam|17|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.9" />
<sup>9</sup> Me siguri në këtë orë ai është fshehur në ndonjë vrimë ose në ndonjë vend tjetër; në qoftë se në fillim do të hidhet mbi disa nga njerëzit e tu, kushdo që do ta mësojë ka për të thënë: "Midis njerëzve që ndiqnin Absalomin ndodhi një masakër".
<scripture passage="iiSam 17:10" parsed="|2Sam|17|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.10" />
<sup>10</sup> Atëherë edhe më trimi, edhe sikur të kishte zemër luani, do të dëshpërohej shumë, sepse tërë Izraeli e di që yt atë është trim dhe që njerëzit që e shoqërojnë janë trima.
<scripture passage="iiSam 17:11" parsed="|2Sam|17|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.11" />
<sup>11</sup> Prandaj këshilloj që i tërë Izraeli nga Dani deri në Beer-Sheba të mblidhet rreth teje, i shumtë si rëra që ndodhet në bregun e detit, dhe që ti të marrësh pjesë personalisht në betejë.
<scripture passage="iiSam 17:12" parsed="|2Sam|17|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.12" />
<sup>12</sup> Kështu do ta arrijmë në çdo vend që të ndodhet dhe do të biem mbi të ashtu si vesa bie mbi tokë; dhe nga gjithë njerëzit që janë me të nuk ka për të shpëtuar as edhe një.
<scripture passage="iiSam 17:13" parsed="|2Sam|17|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.13" />
<sup>13</sup> Në rast se tërhiqet në ndonjë qytet, tërë Izraeli do t'i çojë litarë atij qyteti dhe ne do ta tërheqim në përrua, deri sa aty të mos mbetet asnjë gur".
<scripture passage="iiSam 17:14" parsed="|2Sam|17|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.14" />
<sup>14</sup> Absalomi dhe tërë njerëzit e Izraelit thanë: "Këshilla e Arkitit Hushai është më e mirë se ajo e Ahithofelit". Në të vërtetë Zoti kishte vendosur ta bënte të kotë këshillën e mirë të Ahithofelit për të shkatërruar Absalomin.
<scripture passage="iiSam 17:15" parsed="|2Sam|17|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Hushai u tha priftërinjve Tsodak dhe Abiathar: "Ahithofeli ka këshilluar Absalomin dhe pleqtë e Izraelit kështu e kështu, ndërsa unë i këshillova në këtë dhe atë mënyrë.
<scripture passage="iiSam 17:16" parsed="|2Sam|17|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.16" />
<sup>16</sup> Prandaj tani dërgoni me nxitim njeri që të informoni Davidin dhe i thoni: "Mos kalo natën në fushat e shkretëtirës, por pa tjetër shko më tutje, me qëllim që mbreti dhe gjithë njerëzit që janë me të të mos shfarosen".
<scripture passage="iiSam 17:17" parsed="|2Sam|17|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.17" />
<sup>17</sup> Por Jonathani dhe Ahimaatsi mbetën në En-Rogel, sepse nuk mund të dukeshin që hynin në qytet; kështu një shërbëtor do të shkonte për t'i informuar, dhe ata do të shkonin për të njoftuar mbretin David.
<scripture passage="iiSam 17:18" parsed="|2Sam|17|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.18" />
<sup>18</sup> Por një djalë i pa dhe njoftoi Absalomin. Të dy u nisën atëherë me nxitim dhe arritën në Bahurim në shtëpinë e një njeriu që kishte në oborr një sternë dhe zbritën në të.
<scripture passage="iiSam 17:19" parsed="|2Sam|17|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.19" />
<sup>19</sup> Pastaj gruaja mori një mbulesë, e shtriu mbi grykën e sternës dhe shpërndau mbi të grurë të bluar, pa u vënë re nga njeri.
<scripture passage="iiSam 17:20" parsed="|2Sam|17|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.20" />
<sup>20</sup> Kur shërbëtorët e Absalomit shkuan në shtëpinë e gruas dhe pyetën: "Ku janë Ahimatsi dhe Jonathani?", gruaja u përgjigj: "Ata e kaluan rrëkenë". Ata filluan t'i kërkojnë, por nuk i gjetën dhe u kthyen në Jeruzalem.
<scripture passage="iiSam 17:21" parsed="|2Sam|17|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.21" />
<sup>21</sup> Pas nisjes së këtyre të fundit, të dy dolën nga sterna dhe shkuan të njoftojnë mbretin David. Dhe i thanë Davidit: "Shpejtoni dhe kaloni menjëherë lumin, sepse kjo është ajo që Ahithofeli ka këshilluar kundër jush".
<scripture passage="iiSam 17:22" parsed="|2Sam|17|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Davidi u ngrit me gjithë njerëzit që ishin me të dhe kaloi Jordanin. Në të gdhirë nuk kishte mbetur as edhe një pa e kaluar Jordanin.
<scripture passage="iiSam 17:23" parsed="|2Sam|17|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.23" />
<sup>23</sup> Kur Ahithofeli pa që këshilla e tij nuk ishte ndjekur, shaloi gomarin dhe shkoi në shtëpinë e vet në qytetin e tij. Vuri në rregull gjërat e shtëpisë dhe vari veten. Kështu vdiq dhe u varros në varrin e të atit.
<scripture passage="iiSam 17:24" parsed="|2Sam|17|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.24" />
<sup>24</sup> Pastaj Davidi arriti në Mahanaim; dhe Absalomi kaloi Jordanin me gjithë njerëzit e Izraelit.
<scripture passage="iiSam 17:25" parsed="|2Sam|17|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.25" />
<sup>25</sup> Absalomi kishte vënë në krye të ushtrisë Amasan në vend të Joabit. Amasan ishte bir i një burri të quajtur Jithra Izraeliti, i cili kishte pasur marrëdhënie seksuale me Abigailin, bijën e Nahashit, motër e Tserujahut, nënë e Joabit.
<scripture passage="iiSam 17:26" parsed="|2Sam|17|26|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.26" />
<sup>26</sup> Kështu Izraeli dhe Absalomi e ngritën kampin e tyre në vendin e Galaadit.
<scripture passage="iiSam 17:27" parsed="|2Sam|17|27|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.27" />
<sup>27</sup> Kur Davidi arriti në Mahanaim, Shobi, bir i Nahashit nga Rabahu dhe i bijve të Amonit, Makiri, bir i Amielit nga Lodebaru dhe Barzilai, Galaaditi nga Rogelimi,
<scripture passage="iiSam 17:28" parsed="|2Sam|17|28|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.28" />
<sup>28</sup> sollën shtretër, legena, enë prej dheu, grurë, elb, miell, grurë të pjekur, bathë, thjerrëza, perime të pjekura,
<scripture passage="iiSam 17:29" parsed="|2Sam|17|29|0|0" osisRef="Bible:2Sam.17.29" />
<sup>29</sup> miell, gjalpë, dele dhe djathë lope për Davidin dhe për njerëzit që ishin me të, me qëllim që të hanin, sepse thonin: "Këta njerëz kanë vuajtur nga uria, nga lodhja dhe nga etja në shkretëtirë".
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 18" progress="29.16%" prev="iiSam.17" next="iiSam.19" id="iiSam.18">
<h3 id="iiSam.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="iiSam.18-p1">
<scripture passage="iiSam 18:1" parsed="|2Sam|18|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.1" />
<sup>1</sup> Davidi kaloi në revistë njerëzit që ishin me të dhe caktoi mbi ta komandantë të mijëshëve dhe të qindshëve.
<scripture passage="iiSam 18:2" parsed="|2Sam|18|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.2" />
<sup>2</sup> Pastaj Davidi nisi përpara një të tretën e njerëzve të tij nën komandën e Joabit, një të tretën nën komandën e Abishait birit të Tserujahut, vëlla i Joabit, dhe një të tretën nën komandën e Itait të  Gathit. Pastaj mbreti i tha popullit: "Dua  të vij edhe unë me ju!".
<scripture passage="iiSam 18:3" parsed="|2Sam|18|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.3" />
<sup>3</sup> Por populli u përgjigj: "Ti nuk duhet të vish, sepse po të na vënë përpara, nuk do të na jepnin rëndësi; edhe po të vdiste gjysma jonë, nuk do të na jepnin rëndësi; por ti vlen sa dhjetë mijë nga ne;  është më mirë të rrish gati të na ndihmosh  nga qyteti".
<scripture passage="iiSam 18:4" parsed="|2Sam|18|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.4" />
<sup>4</sup> Mbreti iu përgjigj me këto fjalë: "Do të bëj atë që ju duket më mirë". Kështu mbreti mbeti pranë portës së qytetit, ndërsa tërë populli dilte në formacion nga njëqind dhe nga një mijë veta.
<scripture passage="iiSam 18:5" parsed="|2Sam|18|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.5" />
<sup>5</sup> Mbreti u dha këtë urdhër Joabit, Abishait dhe Itait: "Për hirin tim, silluni me kujdes me të riun Absalom!". Tërë populli e dëgjoi kur mbreti e dha këtë urdhër të gjithë komandantëve lidhur me Absalomin.
<scripture passage="iiSam 18:6" parsed="|2Sam|18|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.6" />
<sup>6</sup> Kështu ushtria doli në fushë kundër Izraelit dhe beteja u zhvillua në pyllin e Efraimit.
<scripture passage="iiSam 18:7" parsed="|2Sam|18|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.7" />
<sup>7</sup> Populli i Izraelit u mund atje nga shërbëtorët e Davidit; dhe në atë vend masakra qe e madhe; atë ditë ranë njëzet mijë njerëz.
<scripture passage="iiSam 18:8" parsed="|2Sam|18|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.8" />
<sup>8</sup> Beteja u shtri në të gjithë krahinën; dhe pylli gllabëroi më tepër njerëz nga sa kishte gllabëruar shpata.
<scripture passage="iiSam 18:9" parsed="|2Sam|18|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Absalomi u ndesh me njerëzit e Davidit. Absalomi i kishte hipur një mushke, e cila u fut poshtë degëve të dendura të një lisi të madh dhe koka e Absalomit mbeti e kapur në lis, dhe ai mbeti
<scripture passage="iiSam 18:10" parsed="|2Sam|18|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.10" />
<sup>10</sup> Një njeri e pa këtë gjë dhe lajmëroi Joabin, duke thënë: "E pashë Absalomin të varur në një lis".
<scripture passage="iiSam 18:11" parsed="|2Sam|18|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Joabi iu përgjigj njeriut që e kishte informuar: "Ja, ti e pe? Po pse nuk e shtrive menjëherë të vdekur në tokë? Unë do të të kisha dhënë dhjetë sikla argjendi dhe një brez".
<scripture passage="iiSam 18:12" parsed="|2Sam|18|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.12" />
<sup>12</sup> Por ai njeri i tha Joabit: "Edhe sikur të më jepnin në dorë një mijë sikla argjendi, unë nuk do ta shtrija dorën kundër birit të mbretit, sepse ne e kemi dëgjuar urdhrin që mbreti të ka dhënë ty,  Abishait dhe Itait, duke thënë: "Kini kujdes  të mos i bëni asnjë të keqe të riut Absalom".
<scripture passage="iiSam 18:13" parsed="|2Sam|18|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.13" />
<sup>13</sup> Në fakt do të kisha vepruar në mënyrë jo të ndershme kundër vetë jetës sime, sepse asgjë nuk i mbahet e fshehur mbretit; edhe ti vetë do të ishe kundër meje".
<scripture passage="iiSam 18:14" parsed="|2Sam|18|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Joabi tha: "Nuk dua të humb kohën me ty në këtë mënyrë". Kështu mori në dorë tri shtiza dhe i futi në zemrën e Absalomit, që ishte akoma gjallë në pjesën e dendur të lisit.
<scripture passage="iiSam 18:15" parsed="|2Sam|18|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.15" />
<sup>15</sup> Pastaj dhjetë shqyrtarë të rinj të Joabit e rrethuan Absalomin, e goditën akoma dhe e mbaruan.
<scripture passage="iiSam 18:16" parsed="|2Sam|18|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Joabi urdhëroi që ti binin borisë, populli nuk e ndoqi më Izraelin sepse nuk e lejoi Joabi.
<scripture passage="iiSam 18:17" parsed="|2Sam|18|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.17" />
<sup>17</sup> Pas kësaj e morën Absalomin, e hodhën në një gropë të madhe në pyll dhe hodhën mbi të një sasi të madhe gurësh; pastaj tërë Izraelitët ikën, secili në çadrën e vet.
<scripture passage="iiSam 18:18" parsed="|2Sam|18|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.18" />
<sup>18</sup> Absalomi, sa qe gjallë, i kishte ngritur vetes një monumet në Luginën e Mbretit, sepse thoshte: "Unë nuk kam djalë që të ruajë kujtimin e emrit tim". Kështu i dha emrin e tij këtij monumenti, që edhe sot quhet "monumenti i Absalomit".
<scripture passage="iiSam 18:19" parsed="|2Sam|18|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.19" />
<sup>19</sup> Ahimatsi, bir i Tsadokut, i tha Joabit: "Lermë të shkoj me vrap dhe t'i çoj mbretit lajmin që Zoti i siguroi drejtësi kundër armiqve të tij".
<scripture passage="iiSam 18:20" parsed="|2Sam|18|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.20" />
<sup>20</sup> Joabi iu përgjigj: "Ti nuk do ta çosh lajmin sot; do ta çosh një ditë tjetër; nuk do ta çosh lajmin sot, sepse biri i mbretit ka vdekur".
<scripture passage="iiSam 18:21" parsed="|2Sam|18|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Joabi i tha Etiopasit: "Shko dhe tregoja mbretit atë që ke parë". Etiopasi u përul para Joabit dhe iku me vrap.
<scripture passage="iiSam 18:22" parsed="|2Sam|18|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.22" />
<sup>22</sup> Ahimatsi, bir i Tsadokut, i tha prapë Joabit: "Sido që të ndodhë, të lutem, më lejo të fugoj prapa Etiopasit". Joabi i tha: "Po pse dëshiron të fugosh, biri im? Sidoqoftë nuk do të kesh asnjë shpërblim për lajmin që çon".
<scripture passage="iiSam 18:23" parsed="|2Sam|18|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.23" />
<sup>23</sup> Dhe tjetri tha: "Sido që të ndodhë, dua të vrapoj". Joabi i tha: "Vrapo!". Atëherë Ahimatsi filloi të vrapojë nëpër rrugën e fushës dhe e kaloi Etiopasin.
<scripture passage="iiSam 18:24" parsed="|2Sam|18|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.24" />
<sup>24</sup> Davidi ishte ulur midis dy profetëve; roja hipi në çatinë e portës pranë mureve; ngriti sytë dhe shikoi, dhe ja, një njeri vraponte krejt vetëm.
<scripture passage="iiSam 18:25" parsed="|2Sam|18|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.25" />
<sup>25</sup> Roja bërtiti dhe njoftoi mbretin. Mbreti tha: "Në rast se është vetëm, sjell lajme". Dhe ai po afrohej gjithnjë e më tepër.
<scripture passage="iiSam 18:26" parsed="|2Sam|18|26|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.26" />
<sup>26</sup> Pastaj roja pa një njeri tjetër që vraponte dhe i thirri rojes së portës: "Ja një tjetër njeri që vrapon vetëm!". Mbreti tha: "Edhe ky sjell lajme".
<scripture passage="iiSam 18:27" parsed="|2Sam|18|27|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.27" />
<sup>27</sup> Roja shtoi: "Mënyra e të vrapuarit të të parit më duket si ajo e Ahimatsit, e birit të Tsadokut!". Mbreti tha: "Éshtë një njeri i mirë dhe vjen me lajme të bukura".
<scripture passage="iiSam 18:28" parsed="|2Sam|18|28|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.28" />
<sup>28</sup> Ahimatsi i bërtiti mbretit dhe tha: "Paqe!". Pastaj u shtri përpara mbretit me fytyrën për tokë dhe tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia yt, që ka lënë në pushtetin tënd njerëzit që kishin ngritur duart kundër mbretit, zotërisë tim!".
<scripture passage="iiSam 18:29" parsed="|2Sam|18|29|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.29" />
<sup>29</sup> Mbreti tha: "A është mirë i riu Absalom?". Ahimatsi u përgjigj: "Kur Joabi dërgoi shërbëtorin e mbretit dhe mua, shërbëtorin tënd, pashë një rrëmujë të madhe, por nuk e di përse bëhej fjalë".
<scripture passage="iiSam 18:30" parsed="|2Sam|18|30|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.30" />
<sup>30</sup> Mbreti i tha: "Kthehu dhe qëndro këtu". Dhe ai u kthye dhe mbeti aty.
<scripture passage="iiSam 18:31" parsed="|2Sam|18|31|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.31" />
<sup>31</sup> Pikërisht në atë çast arriti Etiopasi, i cili tha: "Lajme të mira, o mbret, o imzot. Zoti të ka siguruar sot drejtësi, duke të çliruar nga duart e të gjithë atyre që kishin ngritur krye kundër teje".
<scripture passage="iiSam 18:32" parsed="|2Sam|18|32|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.32" />
<sup>32</sup> Mbreti i tha Etiopasit: "A është mirë i riu Absalom?". Etiopasi u përgjigj: "Armiqtë e mbretit, zotërisë tim, dhe tërë ata që ngriheshin kundër teje për të të bërë të keqe qofshin si ai i ri!".
<scripture passage="iiSam 18:33" parsed="|2Sam|18|33|0|0" osisRef="Bible:2Sam.18.33" />
<sup>33</sup> Atëherë mbreti, duke u dridhur i tëri, u ngjit në dhomën që ishte mbi portën dhe qau; dhe thoshte: "O biri im Absalom; biri im, biri im Absalom! Të kisha vdekur unë në vendin tënd, o Absalom, biri im, biri im!".
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 19" progress="29.29%" prev="iiSam.18" next="iiSam.20" id="iiSam.19">
<h3 id="iiSam.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="iiSam.19-p1">
<scripture passage="iiSam 19:1" parsed="|2Sam|19|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.1" />
<sup>1</sup> Pastaj i thanë Joabit: "Ja, mbreti qan dhe mban zi për Absalomin".
<scripture passage="iiSam 19:2" parsed="|2Sam|19|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.2" />
<sup>2</sup> Kështu fitorja atë ditë u shndërrua në zi për të gjithë popullin, sepse populli dëgjoi atë ditë të thuhet: "Mbreti është i dëshpëruar për shkak të birit të tij".
<scripture passage="iiSam 19:3" parsed="|2Sam|19|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.3" />
<sup>3</sup> Atë ditë populli hyri fshehurazi në qytet, ashtu si largohen fshehurazi dhe tërë turp ata që ia mbathin gjatë betejës.
<scripture passage="iiSam 19:4" parsed="|2Sam|19|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.4" />
<sup>4</sup> Mbreti kishte mbuluar fytyrën dhe bërtiste me zë të lartë: "O biri im Absalom, o Absalom, biri im, biri im!".
<scripture passage="iiSam 19:5" parsed="|2Sam|19|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Joabi hyri në shtëpi të mbretit dhe tha: "Ti sot mbulon me turp fytyrën e të gjithë njerëve që në këtë ditë shpëtuan jetën tënde, atë të bijve dhe të bijave të tua, jetën e bashkëshortes dhe të konkubinave të tua,
<scripture passage="iiSam 19:6" parsed="|2Sam|19|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.6" />
<sup>6</sup> sepse ti dashuron ata që të urrejnë dhe urren ata që të duan; sot ke treguar qartë që komandantët dhe ushtarët nuk kanë asnjë vlerë për ty; dhe tani kuptoj se, po të ishte gjallë Absalomi dhe ne të  ishim këtë ditë të tërë të vdekur, atëherë do  të ishe i kënaqur.
<scripture passage="iiSam 19:7" parsed="|2Sam|19|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.7" />
<sup>7</sup> Tani, pra, çohu dil dhe foli zemrës së shërbëtorëve të tu, sepse betohem në emër të Zotit se, po nuk dole, asnjeri nuk do të qëndrojë me ty këtë natë; dhe kjo do të ishte fatkeqësia më e madhe që të ka rënë që kur ishe i ri e deri më sot".
<scripture passage="iiSam 19:8" parsed="|2Sam|19|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.8" />
<sup>8</sup> Atëherë mbreti u ngrit dhe u ul te porta; dhe kjo iu njoftua tërë popullit, duke thënë: "Ja, mbreti është ulur te porta". Kështu tërë populli doli në prani të mbretit. Ndërkaq ata të Izraelit kishin ikur secili në çadrën e vet.
<scripture passage="iiSam 19:9" parsed="|2Sam|19|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.9" />
<sup>9</sup> Në të gjitha fiset e Izraelit populli i tërë diskutonte dhe thoshte: "Mbreti na çliroi nga duart e armiqve tanë dhe na shpëtoi nga duart e Filistejve; dhe tani i është dashur të ikë nga vendi për shkak të Absalomit.
<scripture passage="iiSam 19:10" parsed="|2Sam|19|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.10" />
<sup>10</sup> Por Absalomi, të cilin ne e kishim vajosur mbret mbi ne, vdiq në betejë. Dhe tani pse nuk flisni për kthimin e mbretit?".
<scripture passage="iiSam 19:11" parsed="|2Sam|19|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.11" />
<sup>11</sup> Atëherë mbreti David dërgoi t'u thotë priftërinjve Tsadok dhe Abiathar: "Foluni pleqve të Judës dhe u thoni atyre: "Pse ju duhet të jeni të fundit për kthimin e mbretit në shtëpinë e tij, sepse bisedat  e tërë Izraelit kanë arritur deri te  mbreti, pikërisht në këtë shtëpi?
<scripture passage="iiSam 19:12" parsed="|2Sam|19|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.12" />
<sup>12</sup> Ju jeni vëllezër të mi, ju jeni kocka dhe mishi im. Pse duhet të jeni të fundit në kthimin e mbretit?".
<scripture passage="iiSam 19:13" parsed="|2Sam|19|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.13" />
<sup>13</sup> Dhe i thoni Amasas: "A nuk je ti kocka dhe mishi im? Këtë më bëftë Perëndia, madje edhe më keq, në rast se ti nuk bëhesh për gjithnjë komandanti i ushtrisë në vend të Joabit".
<scripture passage="iiSam 19:14" parsed="|2Sam|19|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.14" />
<sup>14</sup> Kështu Davidi anoi zemrën e të gjithë njerëzve të Judës, sikur të ishte zemra e një njeriu të vetëm; prandaj ata i dërguan t'i thonë mbretit: "Kthehu ti me gjithë shërbëtorët e tu".
<scripture passage="iiSam 19:15" parsed="|2Sam|19|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.15" />
<sup>15</sup> Atëherë mbreti u kthye dhe arriti në Jordan; dhe ata të Judës erdhën në Gilgal për t'i dalë përpara mbretit dhe për t'i siguruar kalimin e Jordanit.
<scripture passage="iiSam 19:16" parsed="|2Sam|19|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.16" />
<sup>16</sup> Beniaminiti Shimei, bir i Geras, që ishte nga Bahurimi, nxitoi me njerëzit e Judës t'i dalë përpara Davidit.
<scripture passage="iiSam 19:17" parsed="|2Sam|19|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.17" />
<sup>17</sup> Ai kishte me vete një mijë njerëz të Beniaminit dhe Tsiban, shërbëtorin e shtëpisë së Saulit, me pesëmbëdhjetë bijtë e tij dhe njëzet shërbëtorët e tij. Ata e kaluan Jordanin para mbretit.
<scripture passage="iiSam 19:18" parsed="|2Sam|19|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.18" />
<sup>18</sup> Ata kaluan me trap për ta çuar matanë familjen e mbretit dhe për të bërë atë që u dukej e mirë për mbretin. Ndërkaq Shimei, bir i Geras, ra përmbys përpara mbretit, në çastin kur ai kalonte Jordanin,
<scripture passage="iiSam 19:19" parsed="|2Sam|19|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.19" />
<sup>19</sup> Dhe i tha mbretit: "Mos më ngarko me asnjë faj, imzot, dhe harro të keqen që shërbëtori yt ka bërë ditën që mbreti, zotëria im, dilte nga Jeruzalemi; mbreti të mos e ketë parasysh.
<scripture passage="iiSam 19:20" parsed="|2Sam|19|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.20" />
<sup>20</sup> Sepse shërbëtori yt pranon se ka mëkatuar. Dhe ja, sot kam qenë i pari i tërë shtëpisë së Jozefit që i dal përpara mbretit, zotërisë tim".
<scripture passage="iiSam 19:21" parsed="|2Sam|19|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.21" />
<sup>21</sup> Por Abishai, bir i Tserujahut, filloi të thotë: A nuk duhet të dënohet me vdekje Shimei, sepse ka mallkuar njeriun e vajosur nga Zoti?".
<scripture passage="iiSam 19:22" parsed="|2Sam|19|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.22" />
<sup>22</sup> Davidi tha: "Ç'marrëdhënie kam unë me ju, bijtë e Tserujahut, që sot u treguat kundërshtarë të mi? A mund ta dënosh sot me vdekje dikë në Izrael? A nuk e di, vallë që sot jam mbret i Izraelit?".
<scripture passage="iiSam 19:23" parsed="|2Sam|19|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.23" />
<sup>23</sup> Pastaj mbreti i tha Shimeit: "Ti nuk ke për të vdekur!". Dhe mbreti iu betua atij për këtë.
<scripture passage="iiSam 19:24" parsed="|2Sam|19|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.24" />
<sup>24</sup> Edhe Mefiboshethi, nip i Saulit, i doli përpara mbretit. Ai nuk i kishte mjekuar këmbët, nuk e kishte rruar mjekrën dhe nuk i kishte larë rrobat nga dita që kishte ikur mbreti deri në kthimin e tij në paqe.
<scripture passage="iiSam 19:25" parsed="|2Sam|19|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.25" />
<sup>25</sup> Kur arriti nga Jeruzalemi për të takuar mbretin, ky i tha: "Pse nuk erdhe me mua, Mefibosheth?".
<scripture passage="iiSam 19:26" parsed="|2Sam|19|26|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.26" />
<sup>26</sup> Ai u përgjigj: "O mbret, imzot, shërbëtori im më mashtroi, sepse shërbëtori yt kishte thënë: "Unë do të shaloj gomarin, do të hip mbi të dhe do të shkoj me mbretin", sepse shërbëtori yt është çalaman.
<scripture passage="iiSam 19:27" parsed="|2Sam|19|27|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.27" />
<sup>27</sup> Përveç kësaj, ai ka shpifur kundër shërbëtorit tënd pranë mbretit, zotërisë sime; por mbreti, zotëria im, është si një engjëll i Perëndisë; bëj, pra, atë që do të të pëlqejë.
<scripture passage="iiSam 19:28" parsed="|2Sam|19|28|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.28" />
<sup>28</sup> Në fakt tërë ata të shtëpisë së atit tim nuk meritojnë tjetër gjë veç vdekjes përpara mbretit, zotërisë tim; megjithatë ti e kishe caktuar shërbëtorin tënd ndër ata që hanin në tryezën tënde. Prandaj  çfarë të drejte tjetër do të kisha për t'i  bërtitur mbretit?".
<scripture passage="iiSam 19:29" parsed="|2Sam|19|29|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.29" />
<sup>29</sup> Mbreti i tha: "Nuk është nevoja të shtosh fjalë të tjera. Unë kam vendosur; Ti dhe Tsiba ndajini tokat".
<scripture passage="iiSam 19:30" parsed="|2Sam|19|30|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.30" />
<sup>30</sup> Atëherë Mefiboshethi iu përgjigj mbretit: "Le t'i marrë të gjitha, sepse mbreti, zotëria im, u kthye në paqe në shtëpinë e tij".
<scripture passage="iiSam 19:31" parsed="|2Sam|19|31|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.31" />
<sup>31</sup> Edhe Galaaditi Barzilaj zbriti nga Rogelimi dhe kaloi Jordanin bashkë me mbretin, për ta shoqëruar matanë Jordanit.
<scripture passage="iiSam 19:32" parsed="|2Sam|19|32|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.32" />
<sup>32</sup> Barzilaj ishte shumë i vjetër, tetëdhjetë vjeç; ai e kishte furnizuar me ushqime mbretin kur ky ndodhej në Mahanaim, sepse ishte shumë i pasur.
<scripture passage="iiSam 19:33" parsed="|2Sam|19|33|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.33" />
<sup>33</sup> Mbreti i tha Barzialit: "Eja me mua matanë lumit dhe unë do të kujdesem për ushqimin tënd pranë meje në Jeruzalem".
<scripture passage="iiSam 19:34" parsed="|2Sam|19|34|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.34" />
<sup>34</sup> Por Barzilaj iu përgjigj mbretit: "Sa vjet jetë më kanë mbetur akoma që unë të shkoj me mbretin në Jeruzalem?
<scripture passage="iiSam 19:35" parsed="|2Sam|19|35|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.35" />
<sup>35</sup> Tani unë jam tetëdhjetë vjeç; a mund të dalloj akoma atë që është e mirë nga ajo që është e keqe? A mund ta shijojë akoma shërbëtori yt atë që ha o atë që pi? A mund të dëgjojë unë akoma zërin e këngëtarëve  dhe të këngëtareve. Pse shërbëtori  yt duhet t'i bëhet barrë mbretit, zotërisë tim?
<scripture passage="iiSam 19:36" parsed="|2Sam|19|36|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.36" />
<sup>36</sup> Shërbëtori yt do të shkojë me mbretin matanë Jordanit për një copë rrugë; po pse mbreti duhet të ma lajë me një shpërblim të tillë?
<scripture passage="iiSam 19:37" parsed="|2Sam|19|37|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.37" />
<sup>37</sup> Por lëre shërbëtorin tënd të kthehet prapa dhe që unë të mund të vdes në qytetin tim pranë varrit të atit tim dhe të nënës sime! Por ja shërbëtori yt Kimham; le të vijë ai me mbretin, zotërinë tim, dhe bëj për të atë që do të të pëlqej".
<scripture passage="iiSam 19:38" parsed="|2Sam|19|38|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.38" />
<sup>38</sup> Mbreti u përgjigj: "Kimhami do të vijë me mua dhe unë do të bëj për të atë që do të të pëlqejë ty; po, unë do të bëj për ty të gjitha ato që më kërkon".
<scripture passage="iiSam 19:39" parsed="|2Sam|19|39|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.39" />
<sup>39</sup> Kështu tërë populli kaloi Jordanin dhe e kaloi edhe mbreti. Pastaj mbreti e puthi Barzilain dhe e bekoi, dhe ai u kthye në shtëpinë e vet.
<scripture passage="iiSam 19:40" parsed="|2Sam|19|40|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.40" />
<sup>40</sup> Mbreti vazhdoi rrugën në drejtim të Gilgalit, i shoqëruar nga Kimhami. Tërë populli i Judës e përcolli mbretin dhe kështu bëri edhe gjysma e popullit të Izraelit.
<scripture passage="iiSam 19:41" parsed="|2Sam|19|41|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.41" />
<sup>41</sup> Atëherë tërë Izraelitët erdhën te mbreti dhe i thanë: "Pse vëllezërit tanë, njerëzit e Judës, të kanë marrë fshehurazi dhe kanë bërë të kalojnë Jordanin mbreti, familja e tij dhe të gjithë njerëzit e Davidit?".
<scripture passage="iiSam 19:42" parsed="|2Sam|19|42|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.42" />
<sup>42</sup> Tërë njerëzit e Judës iu përgjigjën njerëzve të Izraelit: "Sepse mbreti është fisi ynë i afërt. Pse zemëroheni për këtë? Mos kemi ngrënë, vallë me shpenzimet e mbretit, ose na ka dhënë ndonjëherë dhurata?".
<scripture passage="iiSam 19:43" parsed="|2Sam|19|43|0|0" osisRef="Bible:2Sam.19.43" />
<sup>43</sup> Por njerëzit e Izraelit iu përgjigjën njerëzve të Judës, duke thënë: "Ne na takojnë dhjetë pjesë të mbretit, prandaj Davidi është më tepër yni se sa juaji; për çfarë arësye na keni përçmuar? Nuk kemi  qenë ne të parët që propozuam kthimin e  mbretit tonë?". Por fjala e njerëzve të Judës ishte më e ashpër se ajo e njerëzve të Izraelit.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 20" progress="29.48%" prev="iiSam.19" next="iiSam.21" id="iiSam.20">
<h3 id="iiSam.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="iiSam.20-p1">
<scripture passage="iiSam 20:1" parsed="|2Sam|20|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.1" />
<sup>1</sup> Ndodhej aty një keqbërës i quajtur Sheba, bir i Bikrit, një Beniaminit, i cili i ra borisë dhe tha: "Nuk kemi asnjë pjesë me Davidin dhe asnjë trashëgimi me birin e Isait! O Izraelitë, secili të shkojë në çadrën e vet".
<scripture passage="iiSam 20:2" parsed="|2Sam|20|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.2" />
<sup>2</sup> Kështu tërë njerëzit e Izraelit e braktisën Davidin për të ndjekur Shebin, birin e Bikrit. Por njerëzit e Judës mbetën të bashkuar me mbretin e tyre dhe e shoqëruan nga Jordani deri në Jeruzalem.
<scripture passage="iiSam 20:3" parsed="|2Sam|20|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.3" />
<sup>3</sup> Kur mbreti David hyri në shtëpinë e tij në Jeruzalem, i mori të dhjetë konkubinat që kishte lënë për të ruajtur shtëpinë dhe i vendosi në një banesë të mbikqyrur; ai i mbante ato, por nuk hynte te  ato; kështu ato mbetën të mbyllura deri ditën  e vdekjes së tyre, në një gjendje vejërie.
<scripture passage="iiSam 20:4" parsed="|2Sam|20|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.4" />
<sup>4</sup> Pastaj mbreti i tha Amasas: "Më mblidh njerëzit e Judës brenda tri ditëve dhe ti vetë të jesh këtu".
<scripture passage="iiSam 20:5" parsed="|2Sam|20|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.5" />
<sup>5</sup> Amasa u nis, pra, për të mbledhur njerëzit e Judës, por vonoi tej afatit të caktuar.
<scripture passage="iiSam 20:6" parsed="|2Sam|20|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Davidi i tha Abishait: "Sheba, biri i Bikrit, do të na bëjë më keq se Absalomi; merr shërbëtorët e zotërisë tënd dhe ndiqe që të mos shtjerë në dorë qytete të fortifikuara dhe të na shpëtojë".
<scripture passage="iiSam 20:7" parsed="|2Sam|20|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.7" />
<sup>7</sup> Nën komandën e tij shkuan njerëzit e Joabit: Kerethejtë, Pelethejtë dhe tërë njerëzit më trima; dolën nga Jeruzalemi për të ndjekur Sheban, birin e Bikrit.
<scripture passage="iiSam 20:8" parsed="|2Sam|20|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.8" />
<sup>8</sup> Kur ata arritën pranë gurit të madh që është në Gabaon, Amasa u doli përpara. Joabi kishte veshur një uniformë ushtarake, mbi të cilën kishte brezin me një shpatë në këllëfin e ngritur me ijet; ndërsa po ecte përpara, shpata i ra.
<scripture passage="iiSam 20:9" parsed="|2Sam|20|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.9" />
<sup>9</sup> Joabi i tha Amasas: "A je mirë, vëllai im?". Pastaj Joabi me dorën e djathtë e kapi Amasan nga mjekra për ta puthur.
<scripture passage="iiSam 20:10" parsed="|2Sam|20|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.10" />
<sup>10</sup> Amasa nuk vuri re shpatën që Joabi kishte në dorën tjetër; me të ai e goditi në bark dhe përbrëndësat e barkut u përhapën për tokë pa e goditur për së dyti, dhe ai vdiq. Pastaj Joabi dhe i vëllai  Abishai filluan të ndiqnin Sheban, birin e  Bikrit.
<scripture passage="iiSam 20:11" parsed="|2Sam|20|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.11" />
<sup>11</sup> Ndërkaq njeri prej të rinjve të Joabit kishte mbetur pranë Amasas dhe thoshte: "Kush e do Joabin dhe kush është për Davidin le të shkojnë pas Joabit!".
<scripture passage="iiSam 20:12" parsed="|2Sam|20|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.12" />
<sup>12</sup> Por Amasa po përpëlitej në gjak, në mes të rrugës. Kur ai njeri vuri re që tërë populli po ndalej, e tërhoqi zvarrë Amasan jashtë rrugës në një fushë dhe i hodhi sipër një mantel, sepse të gjithë ata që i afroheshin ndaleshin.
<scripture passage="iiSam 20:13" parsed="|2Sam|20|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.13" />
<sup>13</sup> Kur u hoq nga rruga, të gjithë vazhduan pas Joabit për të ndjekur Sheban, birin e Bikrit.
<scripture passage="iiSam 20:14" parsed="|2Sam|20|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.14" />
<sup>14</sup> Joabi kaloi në të gjitha fiset e Izraelit deri në Abel dhe në Beth-Maakah. Të gjithë Berejtë u mblodhën dhe i shkuan pas.
<scripture passage="iiSam 20:15" parsed="|2Sam|20|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.15" />
<sup>15</sup> Shkuan pastaj të rrethojnë Sheban në Abel të Beth-Maakahut dhe ndërtuan kundër qytetit një ledh prej dheu që ngrihej pranë mureve; tërë njerëzit që ishin me Joabin përpiqeshin të dëmtonin muret për t'i rrëzuar.
<scripture passage="iiSam 20:16" parsed="|2Sam|20|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.16" />
<sup>16</sup> Atëherë një grua e urtë thirri nga qyteti: "Dëgjoni, dëgjoni! Ju lutem, i thoni Joabit të afrohet, sepse dua t'i flas!".
<scripture passage="iiSam 20:17" parsed="|2Sam|20|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.17" />
<sup>17</sup> Kur iu afrua, gruaja e pyeti: "A je ti Joabi?". Ai u përgjigj: "Jam unë". Atëherë ajo i tha: "Dëgjo fjalët e shërbëtores sate". Ai u përgjigj: "Po dëgjoj".
<scripture passage="iiSam 20:18" parsed="|2Sam|20|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.18" />
<sup>18</sup> Ajo vazhdoi: "Dikur e kishin zakon të thonin: "Do t'i kërkojmë këshillë Abelit", sepse kështu problemi ishte i zgjidhur.
<scripture passage="iiSam 20:19" parsed="|2Sam|20|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.19" />
<sup>19</sup> Jemi në një nga qytetet më paqësore e më besnike të Izraelit; dhe ti kërkon të shkatërrosh një qytet që është një nënë në Izrael. Pse kërkon të shkatërrosh trashëgiminë e Zotit?".
<scripture passage="iiSam 20:20" parsed="|2Sam|20|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.20" />
<sup>20</sup> Joabi u përgjigj: "Qoftë larg, larg meje mendimi i shkatërrimit dhe i shkretimit.
<scripture passage="iiSam 20:21" parsed="|2Sam|20|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.21" />
<sup>21</sup> Punët nuk qëndrojnë kështu; një njeri nga krahina malore e Efraimit i quajtur Sheba, bir i Bikrit, ka ngritur dorën kundër mbretit, kundër Davidit. Më dorëzoni vetëm atë dhe unë do të largohem nga  qyteti". Gruaja i tha Joabit: "Ja, koka e tij  do të hidhet nga muri".
<scripture passage="iiSam 20:22" parsed="|2Sam|20|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.22" />
<sup>22</sup> Atëherë gruaja; me urtësinë e saj, iu drejtua tërë popullit; kështu ia prenë kokën Shebas, birit të Bikrit, dhe ia hodhën Joabit. Ky urdhëroi t'i bien borisë dhe të gjithë u larguan nga qyteti dhe  secili shkoi në çadrën e vet. Pastaj Joabi u  kthye në Jeruzalem pranë mbretit.
<scripture passage="iiSam 20:23" parsed="|2Sam|20|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.23" />
<sup>23</sup> Joabi ishte në krye të gjithë ushtrisë së Izraelit; Benajahu, bir i Jehojadit, ndodhej në krye të Kerethejve dhe të Pelethejve.
<scripture passage="iiSam 20:24" parsed="|2Sam|20|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.24" />
<sup>24</sup> Adorami merrej me haraçet; Jozafati, bir i Ahiludit, ushtronte funksionin e kançelierit;
<scripture passage="iiSam 20:25" parsed="|2Sam|20|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.25" />
<sup>25</sup> Sheva ishte sekretar; Tsadoku dhe Abiathari ishin priftërinj;
<scripture passage="iiSam 20:26" parsed="|2Sam|20|26|0|0" osisRef="Bible:2Sam.20.26" />
<sup>26</sup> dhe Ira i Jairit ishte kryeministri i Davidit.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 21" progress="29.58%" prev="iiSam.20" next="iiSam.22" id="iiSam.21">
<h3 id="iiSam.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="iiSam.21-p1">
<scripture passage="iiSam 21:1" parsed="|2Sam|21|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.1" />
<sup>1</sup> Në kohën e Davidit pati zi buke për tre vjet me radhë; Davidi kërkoi fytyrën e Zotit dhe Zoti i tha: "Kjo ndodh për shkak të Saulit dhe të shtëpisë së tij gjakatare, sepse ai i ka bërë të vdesin Gabaonitët".
<scripture passage="iiSam 21:2" parsed="|2Sam|21|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.2" />
<sup>2</sup> Atëherë mbreti thirri Gabaonitët dhe u foli atyre. (Gabaonitët nuk u përkisnin bijve të Izraelit, por ishin mbeturina të Amorejve; bijtë e Izraelit ishin betuar se do t'i kursenin, por Sauli, në zellin  e tij të madh për bijtë e Izraelit dhe të  Judës, ishte orvatur t'i shfaroste).
<scripture passage="iiSam 21:3" parsed="|2Sam|21|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.3" />
<sup>3</sup> Atherë Davidi u tha Gabaonitëve: "Çfarë duhet të bëj për ju dhe në ç'mënyrë duhet të veproj për të ndrequr gabimin e bërë, me qëllim që ju të bekoni trashëgiminë e Zotit?".
<scripture passage="iiSam 21:4" parsed="|2Sam|21|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.4" />
<sup>4</sup> Gabaonitët u përgjigjën: "Ne nuk na intereson të kemi ar apo argjend nga Sauli apo nga shtëpia e tij, as duhet të vrisni për ne ndonjë njeri në Izrael". Mbreti tha: "Atë që kërkoni, unë do ta bëj për ju".
<scripture passage="iiSam 21:5" parsed="|2Sam|21|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.5" />
<sup>5</sup> Ata iu përgjigjën mbretit: "Për njeriun që na ka konsumuar dhe që ka menduar të na shfarosë për të na zhdukur nga tërë territori i Izraelit,
<scripture passage="iiSam 21:6" parsed="|2Sam|21|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.6" />
<sup>6</sup> të na dorëzohen shtatë burra nga trashëgimtarët e tij dhe ne do t'i varim përpara Zotit në Gibeah të Saulit, që është i zgjedhuri i Zotit". Mbreti tha: "Do t'jua dorëzoj".
<scripture passage="iiSam 21:7" parsed="|2Sam|21|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.7" />
<sup>7</sup> Mbreti e kurseu Mefoboshethin, birin e Jonatanit, bir të Saulit, për shkak të betimit të Zotit që ekzistonte midis tyre, midis Davidit dhe Jonathanit, birit të Saulit.
<scripture passage="iiSam 21:8" parsed="|2Sam|21|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.8" />
<sup>8</sup> Por mbreti mori dy bijtë që Ritspah, bija e Ajahut, i kishte lindur Saulit, Armonin dhe Mefibeshethin, dhe pesë bijtë që Mikal, e bija e Saulit, i kishte lindur Adrielit nga Mehola, birit të Barzilait,
<scripture passage="iiSam 21:9" parsed="|2Sam|21|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.9" />
<sup>9</sup> dhe ua dorëzoi Gabaonitëve, që i varën në mal, përpara Zotit. Kështu u vranë në ditët e para të korrjeve, kur filloi korrja e elbit.
<scripture passage="iiSam 21:10" parsed="|2Sam|21|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.10" />
<sup>10</sup> Ritspah, e bija e Ajahut, mori një mbulesë të ashpër dhe e shtriu mbi shkëmb, duke qendruar aty nga fillimi i korrjes deri sa mbi ta ra shi nga qielli. Ajo nuk i lejoi shpendët e qiellit të zbrisnin
<scripture passage="iiSam 21:11" parsed="|2Sam|21|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.11" />
<sup>11</sup> Kur i treguan Davidit atë që kishte bërë Ritspah, bija e Ajahut, konkubinë e Saulit,
<scripture passage="iiSam 21:12" parsed="|2Sam|21|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.12" />
<sup>12</sup> Davidi shkoi të marrë eshtrat e Saulit dhe ato të Jonathanit, birit të tij, nga banorët e Jabeshit të Galaadit, që i kishin marrë me vete nga sheshi i Beth-Shanit, ku Filistejt i kishin varur kur kishin mundur Saulin në Gilboa.
<scripture passage="iiSam 21:13" parsed="|2Sam|21|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.13" />
<sup>13</sup> Ai solli që andej eshtrat e Saulit dhe ato të birit të tij, Jonatanit, dhe u mblodhën edhe eshtrat e atyre që ishin varur.
<scripture passage="iiSam 21:14" parsed="|2Sam|21|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.14" />
<sup>14</sup> Eshtrat e Saulit dhe të Jonatanit, birit të tij, u varrosën në vendin e Beniaminit, në Tselah, në varret e Kishit, atit të Saulit. Kështu bënë të gjitha ato që mbreti kishte urdhëruar. Pas kësaj Perëndia dëgjoi lutjen që u bë për vendin.
<scripture passage="iiSam 21:15" parsed="|2Sam|21|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.15" />
<sup>15</sup> Filistejtë i shpallën përsëri luftë Izraelit dhe Davidi zbriti me gjithë shërbëtorët e tij për të luftuar kundër Filistejve; dhe Davidi u lodh;
<scripture passage="iiSam 21:16" parsed="|2Sam|21|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.16" />
<sup>16</sup> Ishbi-Benobi, një nga pasardhësit e gjigantëve që kishte një shtizë që peshonte treqind sikla bronzi dhe mbante në brez një shpatë të re, kishte ndër mend të vriste Davidin;
<scripture passage="iiSam 21:17" parsed="|2Sam|21|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.17" />
<sup>17</sup> por Abishai, bir i Tserujahut, shkoi në ndihmë të mbretit, goditi Filisteun dhe e vrau. Atëherë njerëzit e Davidit u betuan: "Ti nuk do të dalësh më me ne për të luftuar dhe nuk do ta shuash llambën e Izraelit".
<scripture passage="iiSam 21:18" parsed="|2Sam|21|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.18" />
<sup>18</sup> Pas kësaj u bë një betejë tjetër me Filistejtë në Gob; atëherë Hushathiti Sibekai vrau Safin, një nga pasardhësit e gjigantëve.
<scripture passage="iiSam 21:19" parsed="|2Sam|21|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.19" />
<sup>19</sup> U bë një betejë tjetër me Filistejtë në Gob; dhe Elhanani, bir i Jaare-Oregimit nga Betlemi, vrau vëllanë e Goliathit nga Gathi; shkopi i shtizës së tij ishte shuli i vegjës së endësit.
<scripture passage="iiSam 21:20" parsed="|2Sam|21|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.20" />
<sup>20</sup> U bë një betejë tjetër në Gath, ku ishte një njeri me shtat të lartë, i cili kishte gjashtë gishtërinj në çdo dorë dhe gjashtë gishtërinj në çdo këmbë, gjithsej njëzet e katër gishtërinj; edhe ai ishte një pasardhës i gjigantëve.
<scripture passage="iiSam 21:21" parsed="|2Sam|21|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.21" />
<sup>21</sup> Ai e fyu Izraelin, por Jonathani, bir i Shimeahut, vëlla i Davidit, e vrau.
<scripture passage="iiSam 21:22" parsed="|2Sam|21|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.21.22" />
<sup>22</sup> Këta të katër ishin pasardhësit e gjigantëve në Gath. Ata u vranë nga dora e Davidit dhe e shërbëtorëve të tij.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 22" progress="29.67%" prev="iiSam.21" next="iiSam.23" id="iiSam.22">
<h3 id="iiSam.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="iiSam.22-p1">
<scripture passage="iiSam 22:1" parsed="|2Sam|22|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.1" />
<sup>1</sup> Davidi i drejtoi Zotit fjalët e këtij kantiku ditën që Zoti e çliroi nga duart e të gjithë armiqve të tij dhe nga dora e Saulit. Ai tha:
<scripture passage="iiSam 22:2" parsed="|2Sam|22|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.2" />
<sup>2</sup> "Zoti është fortesa ime, kalaja ime dhe çlirimtari im,
<scripture passage="iiSam 22:3" parsed="|2Sam|22|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.3" />
<sup>3</sup> Perëndia im, shkëmbi në të cilin strehohem, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, strehimi im i lartë, streha ime. O shpëtimtari im, ti më shpëton nga dhuna!
<scripture passage="iiSam 22:4" parsed="|2Sam|22|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.4" />
<sup>4</sup> Unë i kërkoj ndihmë Zotit që meriton të lavdërohet, dhe kështu më shpëtoi nga duart e armiqve të mi.
<scripture passage="iiSam 22:5" parsed="|2Sam|22|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.5" />
<sup>5</sup> Valët e vdekjes më kishin rrethuar dhe përrenjtë e shkatërrimit më kishin tmerruar.
<scripture passage="iiSam 22:6" parsed="|2Sam|22|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.6" />
<sup>6</sup> Dhimbjet e Sheolit më kishin zënë dhe lakun e vdekjes e kisha para syve.
<scripture passage="iiSam 22:7" parsed="|2Sam|22|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.7" />
<sup>7</sup> Në ankthin tim i kërkova ndihmë Zotit dhe i klitha Perëndisë tim. Ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli ku ndodhej dhe klithma ime arriti në veshët e tij.
<scripture passage="iiSam 22:8" parsed="|2Sam|22|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.8" />
<sup>8</sup> Atëherë toka u trondit dhe u drodh, themelet e qiejve u lëkundën dhe u shkundën, sepse ai ishte tërë zemërim.
<scripture passage="iiSam 22:9" parsed="|2Sam|22|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.9" />
<sup>9</sup> Një tym ngjitej nga fejzat e hundës së tij dhe një zjarr përvëlues i dilte nga goja; prej tij dilnin thëngjij.
<scripture passage="iiSam 22:10" parsed="|2Sam|22|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.10" />
<sup>10</sup> Ai i uli qiejtë dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij.
<scripture passage="iiSam 22:11" parsed="|2Sam|22|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.11" />
<sup>11</sup> Ai rrinte kaluar mbi një kerubin, fluturonte dhe dukej mbi flatrat e erës.
<scripture passage="iiSam 22:12" parsed="|2Sam|22|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.12" />
<sup>12</sup> Si shatorre rreth vetes kishte vënë terrin, errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit.
<scripture passage="iiSam 22:13" parsed="|2Sam|22|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.13" />
<sup>13</sup> Nga shkëlqimi që i priste dilnin thëngjij.
<scripture passage="iiSam 22:14" parsed="|2Sam|22|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.14" />
<sup>14</sup> Zoti gjëmoi në qiejt dhe Më i Larti bëri të dëgjohet zëri i tij.
<scripture passage="iiSam 22:15" parsed="|2Sam|22|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.15" />
<sup>15</sup> Hodhi shigjeta dhe shpërndau armiqtë, hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau.
<scripture passage="iiSam 22:16" parsed="|2Sam|22|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.16" />
<sup>16</sup> Atëherë doli shtrati i detit dhe themelet e botës u zbuluan, me qortimin e Zotit, me erën që shfrynë, fejzat e hundës së tij.
<scripture passage="iiSam 22:17" parsed="|2Sam|22|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.17" />
<sup>17</sup> Ai nga lart shtriu dorën dhe më kapi, më nxori nga ujërat e mëdha.
<scripture passage="iiSam 22:18" parsed="|2Sam|22|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.18" />
<sup>18</sup> Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë
<scripture passage="iiSam 22:19" parsed="|2Sam|22|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.19" />
<sup>19</sup> Ata ishin ngritur kundër meje ditën e mjerimit tim, por Zoti qe përkrahësi im,
<scripture passage="iiSam 22:20" parsed="|2Sam|22|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.20" />
<sup>20</sup> ai më çoi larg tyre; ai më shpëtoi sepse i pëlqej.
<scripture passage="iiSam 22:21" parsed="|2Sam|22|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.21" />
<sup>21</sup> Zoti më ka shpërblyer simbas së drejtës sime dhe më ka dhënë simbas pastërtisë së duarve të mia,
<scripture passage="iiSam 22:22" parsed="|2Sam|22|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.22" />
<sup>22</sup> sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im.
<scripture passage="iiSam 22:23" parsed="|2Sam|22|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.23" />
<sup>23</sup> Sepse kam mbajtur para vetes të gjitha ligjet e tij dhe nuk jam larguar nga statutet e tij.
<scripture passage="iiSam 22:24" parsed="|2Sam|22|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.24" />
<sup>24</sup> Kam qenë i ndershëm me të dhe i jam ruajtur paudhësisë.
<scripture passage="iiSam 22:25" parsed="|2Sam|22|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.25" />
<sup>25</sup> Prandaj Zoti më ka dhënë simbas së drejtës sime, simbas pastërtisë sime përpara syve të tij.
<scripture passage="iiSam 22:26" parsed="|2Sam|22|26|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.26" />
<sup>26</sup> Ti tregohesh i mëshirshëm me njeriun e përshpirtshëm dhe i drejtë me njeriun e drejtë;
<scripture passage="iiSam 22:27" parsed="|2Sam|22|27|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.27" />
<sup>27</sup> ti tregohesh i pastër me njeriun e pastër dhe dinak me njeriun e çoroditur.
<scripture passage="iiSam 22:28" parsed="|2Sam|22|28|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.28" />
<sup>28</sup> Ti shpëton njerëzit e hidhëruar, por shikimi yt ndalet mbi kryelartët për t'i ulur.
<scripture passage="iiSam 22:29" parsed="|2Sam|22|29|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.29" />
<sup>29</sup> Po, ti je drita ime, o Zot; Zoti ndriçon terrin tim.
<scripture passage="iiSam 22:30" parsed="|2Sam|22|30|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.30" />
<sup>30</sup> Me ty mund të sulmoj një grup, me Perëndinë tim mund të kapërcej një mur.
<scripture passage="iiSam 22:31" parsed="|2Sam|22|31|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.31" />
<sup>31</sup> Rruga e Zotit është e përsosur; fjala e Zotit është purifikuar me zjarrin. Ai është mburoja e të gjithë atyre që kanë shpresë tek ai.
<scripture passage="iiSam 22:32" parsed="|2Sam|22|32|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.32" />
<sup>32</sup> Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Dhe kush është Kalaja përveç Perëndisë tonë?
<scripture passage="iiSam 22:33" parsed="|2Sam|22|33|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.33" />
<sup>33</sup> Zoti është kalaja ime e fuqishme, ai e bën të përsosur rrugën time.
<scripture passage="iiSam 22:34" parsed="|2Sam|22|34|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.34" />
<sup>34</sup> Ai i bën këmbët e mia si ato të drerit dhe më bën të mbahem mirë në vendet e mia të larta.
<scripture passage="iiSam 22:35" parsed="|2Sam|22|35|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.35" />
<sup>35</sup> Ai i mëson duart e mia për betejë dhe krahët e mia mund të tendosin një hark prej bronzi.
<scripture passage="iiSam 22:36" parsed="|2Sam|22|36|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.36" />
<sup>36</sup> Ti më ke dhënë edhe mburojën e shpëtimit tënd dhe mirësia jote më ka bërë të madh.
<scripture passage="iiSam 22:37" parsed="|2Sam|22|37|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.37" />
<sup>37</sup> Ti i ke zgjedhur hapat e mia dhe këmbët e mia nuk kanë ngurruar në këtë rast.
<scripture passage="iiSam 22:38" parsed="|2Sam|22|38|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.38" />
<sup>38</sup> Unë i kam ndjekur armiqtë e mi dhe i kam shkatërruar, nuk jam kthyer prapa para se t'i shfarosja.
<scripture passage="iiSam 22:39" parsed="|2Sam|22|39|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.39" />
<sup>39</sup> I kam shkatërruar dhe shtypur, dhe ata nuk kanë mundur më të ngrihen kundër meje; ata kanë rënë nën këmbët e mia.
<scripture passage="iiSam 22:40" parsed="|2Sam|22|40|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.40" />
<sup>40</sup> Ti më ke dhënë forcë në betejë, dhe bëre që të më përulen ata që ngriheshin kundër meje;
<scripture passage="iiSam 22:41" parsed="|2Sam|22|41|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.41" />
<sup>41</sup> bëre që të më kthenin kurrizin armiqtë e mi përpara meje, dhe unë zhduka ata që më urrenin.
<scripture passage="iiSam 22:42" parsed="|2Sam|22|42|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.42" />
<sup>42</sup> Ata shikuan, por nuk pati njeri që t'i shpëtonte; i klithën Zotit, por ai nuk iu përgjigj atyre.
<scripture passage="iiSam 22:43" parsed="|2Sam|22|43|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.43" />
<sup>43</sup> Unë i thërmova si pluhuri i tokës, i copëtova dhe i shkela si balta e rrugëve.
<scripture passage="iiSam 22:44" parsed="|2Sam|22|44|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.44" />
<sup>44</sup> Ti më ke çliruar nga mosmarrëveshjet e popullit tim, më ke ruajtur si udhëheqës i kombeve; një popull që nuk e njihja më ka shërbyer.
<scripture passage="iiSam 22:45" parsed="|2Sam|22|45|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.45" />
<sup>45</sup> Bijtë e të huajve më nënshtrohen mua; sa më dëgjojnë, më binden.
<scripture passage="iiSam 22:46" parsed="|2Sam|22|46|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.46" />
<sup>46</sup> Bijtë e të huajve kanë humbur guximin, kanë dalë duke u dridhur nga fortesat e tyre.
<scripture passage="iiSam 22:47" parsed="|2Sam|22|47|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.47" />
<sup>47</sup> Rroftë Zoti! Qoftë e bekuar Fortesa ime! U lartësoftë në qiell Perëndia, Fortesa e shpëtimit tim!
<scripture passage="iiSam 22:48" parsed="|2Sam|22|48|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.48" />
<sup>48</sup> Éshtë Perëndia që hakmerret për mua, që më nënshtron popujt,
<scripture passage="iiSam 22:49" parsed="|2Sam|22|49|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.49" />
<sup>49</sup> dhe më liron nga armiqtë e mi. Ti më larton mbi ata që ngrihen kundër meje dhe më çliron nga njeriu i furishëm.
<scripture passage="iiSam 22:50" parsed="|2Sam|22|50|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.50" />
<sup>50</sup> Prandaj, o Zot, do të të kremtoj midis kombeve dhe do të këndojë lavdinë e emrit tënd.
<scripture passage="iiSam 22:51" parsed="|2Sam|22|51|0|0" osisRef="Bible:2Sam.22.51" />
<sup>51</sup> Lirime të mëdha i siguron mbretit të tij, sillet dashamirës me të vajosurin, me Davidin dhe me pasardhësit e tij përjetë".
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 23" progress="29.79%" prev="iiSam.22" next="iiSam.24" id="iiSam.23">
<h3 id="iiSam.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="iiSam.23-p1">
<scripture passage="iiSam 23:1" parsed="|2Sam|23|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.1" />
<sup>1</sup> Këto janë fjalët e fundit të Davidit. Kështu thotë Davidi, bir i Isait, kështu thotë njeriu që u ngrit lart, i vajosuri i Perëndisë së Jakobit, këngëtari i ëmbël i Izraelit:
<scripture passage="iiSam 23:2" parsed="|2Sam|23|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.2" />
<sup>2</sup> "Fryma e Zotit ka folur nëpërmjet meje dhe fjala e tij ka qenë mbi buzët e mia.
<scripture passage="iiSam 23:3" parsed="|2Sam|23|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.3" />
<sup>3</sup> Perëndia i Izraelit ka folur, Kalaja e Izraelit më ka thënë: "Ai që mbretëron me drejtësi mbi njerëzit, ai që mbretëron në frikën e Perëndisë,
<scripture passage="iiSam 23:4" parsed="|2Sam|23|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.4" />
<sup>4</sup> është si drita e mëngjesit në të dalë të diellit, në një mëngjes pa re, ashtu si shkëlqimi mbas shiut, që bën të mbijë bari i njomë nga dheu".
<scripture passage="iiSam 23:5" parsed="|2Sam|23|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.5" />
<sup>5</sup> A nuk është vallë kështu shtëpia ime përpara Perëndisë? Sepse ai ka lidhur me mua një besëlidhje të përjetshme që parashikon çdo gjë dhe që është e sigurt. A nuk do të bëjë ai të lulëzojë shpëtimi im i plotë dhe të gjitha ato që unë dëshiroj?
<scripture passage="iiSam 23:6" parsed="|2Sam|23|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.6" />
<sup>6</sup> Njerëzit e kobshëm do të hidhen tej të gjithë si gjembat, sepse nuk mund të kapen me duar.
<scripture passage="iiSam 23:7" parsed="|2Sam|23|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.7" />
<sup>7</sup> Kush i prek duhet të armatoset me një hekur ose me shkopin e një ushte; ato digjen plotësisht në vend me zjarr".
<scripture passage="iiSam 23:8" parsed="|2Sam|23|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.8" />
<sup>8</sup> Këto janë emrat e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit: Josheb-Bashshebethi, Tahkemoniti, prijës i oficerëve kryesorë. Atë e quajtën Etseniti Adino; sepse kishte vrarë tetëqind njerëz në një herë të vetme.
<scripture passage="iiSam 23:9" parsed="|2Sam|23|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.9" />
<sup>9</sup> Pas tij vinte Eleazari, bir i Dodas, që ishte bir i Ahohit, një ndër tre luftëtarët trima që ishin me Davidin, kur sfiduan Filistejtë e mbledhur për të luftuar, ndërsa Izraelitët ishin tërhequr.
<scripture passage="iiSam 23:10" parsed="|2Sam|23|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.10" />
<sup>10</sup> Ai u ngrit dhe i goditi Filistejtë, deri sa dora e tij e rraskapitur i ngriu me shpatën. Atë ditë Zoti korri një fitore të madhe dhe populli shkoi pas tij vetëm për të bërë plaçkë.
<scripture passage="iiSam 23:11" parsed="|2Sam|23|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.11" />
<sup>11</sup> Prapa tij vinte Shamahu, bir i Agesë, Hararitit. Filisejtë ishin mbledhur në një numër të madh në një fushë të mbjellë me thjerrëza. Populli ia kishte mbathur përpara Filistejve,
<scripture passage="iiSam 23:12" parsed="|2Sam|23|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.12" />
<sup>12</sup> por Shamahu, ishte vendosur në mes të kampit dhe e mbrojti atë, dhe bëri kërdinë në radhët e Filistejve. Kështu Zoti korri një fitore të madhe.
<scripture passage="iiSam 23:13" parsed="|2Sam|23|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.13" />
<sup>13</sup> Tre nga tridhjetë krerët zbritën në kohën e korrjes dhe erdhën te Davidi në shpellën e Adullamit, ndërsa një grup Filistejsh kishte ngritur kampin e tij në luginën e gjigantëve.
<scripture passage="iiSam 23:14" parsed="|2Sam|23|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.14" />
<sup>14</sup> Davidi ndodhej atëherë në kala dhe kishte një garnizon Filistejsh në Betlem.
<scripture passage="iiSam 23:15" parsed="|2Sam|23|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.15" />
<sup>15</sup> Davidi pati një dëshirë të madhe dhe tha: "Ah, sikur dikush të më jepte të pija ujë nga pusi i Betlemit, që është afër portës".
<scripture passage="iiSam 23:16" parsed="|2Sam|23|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.16" />
<sup>16</sup> Të tre trimat çanë në mes të kampit të Filistejve dhe morën ujë nga pusi i Betlemit, pranë portës; pastaj e morën me vete dhe ia çuan Davidit. Por ai nuk desh ta pinte, por e derdhi përpara Zotit,
<scripture passage="iiSam 23:17" parsed="|2Sam|23|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.17" />
<sup>17</sup> duke thënë: "Larg qoftë për mua, o Zot, një veprim i tillë! A nuk u vu, vallë gjaku i njerëzve, jeta e tyre në rrezik?". Dhe nuk deshi ta pinte. Kështu vepruan ata tre trima.
<scripture passage="iiSam 23:18" parsed="|2Sam|23|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.18" />
<sup>18</sup> Abishai, vëlla i Joabit dhe biri Tserujahut, ishte prijës i një treshe tjetër. Ngriti ushtën e tij kundër treqind njerëzve dhe i vrau; kështu u bë i famshëm në mes të treve.
<scripture passage="iiSam 23:19" parsed="|2Sam|23|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.19" />
<sup>19</sup> Ishte më i dëgjuari i treshes; prandaj u bë dhe kryetari i tyre, por nuk arriti të barazohet me tre të parët.
<scripture passage="iiSam 23:20" parsed="|2Sam|23|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.20" />
<sup>20</sup> Benajahu, bir i Jehojadit, bir i një trimi nga Kabtseeli, bëri trimëri të mëdha. Vrau dy heronj të Moabit, që ishin si luanë. Zbriti edhe në mes të një sterne ku vrau një luan, një ditë që binte borë.
<scripture passage="iiSam 23:21" parsed="|2Sam|23|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.21" />
<sup>21</sup> Ai vrau gjithashtu një Egjiptas gjigand që kishte në dorë një shtizë; por Benajahu i doli përballë me një bastun, i hoqi nga dora shtizën dhe e vrau me shtizën e tij.
<scripture passage="iiSam 23:22" parsed="|2Sam|23|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.22" />
<sup>22</sup> Këto gjëra bëri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bë i famshëm ndër të tre trima.
<scripture passage="iiSam 23:23" parsed="|2Sam|23|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.23" />
<sup>23</sup> Ishte më i dëgjuari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazohet me treshen e parë. Davidi e bëri shef të truprojes së tij.
<scripture passage="iiSam 23:24" parsed="|2Sam|23|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.24" />
<sup>24</sup> Pastaj vinin: Asaheli, vëlla i Joabit, njeri nga tridhjetët; Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi;
<scripture passage="iiSam 23:25" parsed="|2Sam|23|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.25" />
<sup>25</sup> Shamahu nga Harodi; Elika nga Harodi;
<scripture passage="iiSam 23:26" parsed="|2Sam|23|26|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.26" />
<sup>26</sup> Heleci nga Palti; Ira, bir i Ikeshit, nga Tekoa;
<scripture passage="iiSam 23:27" parsed="|2Sam|23|27|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.27" />
<sup>27</sup> Abiezeri nga Anathothi; Mebunai nga Husha;
<scripture passage="iiSam 23:28" parsed="|2Sam|23|28|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.28" />
<sup>28</sup> Tsalmoni nga Ahoahu; Maharai nga Netofa;
<scripture passage="iiSam 23:29" parsed="|2Sam|23|29|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.29" />
<sup>29</sup> Helebi, bir i Baanahut (nga Netofa);
<scripture passage="iiSam 23:30" parsed="|2Sam|23|30|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.30" />
<sup>30</sup> Benajahu nga Pirathoni; Hidai nga përrenjtë e Gaashit;
<scripture passage="iiSam 23:31" parsed="|2Sam|23|31|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.31" />
<sup>31</sup> Abi-Alboni nga Arbathi; Azmavethi nga Barhumi;
<scripture passage="iiSam 23:32" parsed="|2Sam|23|32|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.32" />
<sup>32</sup> Eliahba nga Shaalboni (nga bijtë e Jasenit), Jonathani;
<scripture passage="iiSam 23:33" parsed="|2Sam|23|33|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.33" />
<sup>33</sup> Shamahu nga Harari; Ahiami, bir i Shararit, nga Harari;
<scripture passage="iiSam 23:34" parsed="|2Sam|23|34|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.34" />
<sup>34</sup> Elifeleti, bir i Ahasbait, bir i një Maakatheu; Eliami, bir i Ahithofelit, nga Gilo;
<scripture passage="iiSam 23:35" parsed="|2Sam|23|35|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.35" />
<sup>35</sup> Hetsrai nga Karmeli; Paarai nga Arabi;
<scripture passage="iiSam 23:36" parsed="|2Sam|23|36|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.36" />
<sup>36</sup> Igali, bir i Nathanit, nga Tsobahu; Bani nga Gadi;
<scripture passage="iiSam 23:37" parsed="|2Sam|23|37|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.37" />
<sup>37</sup> Tseleku, Amoniti; Naharai nga Beerothi (shqyrtar i Joabit, birit të Tserujahut);
<scripture passage="iiSam 23:38" parsed="|2Sam|23|38|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.38" />
<sup>38</sup> Ira nga Jetheri; Garedi nga Jetheri;
<scripture passage="iiSam 23:39" parsed="|2Sam|23|39|0|0" osisRef="Bible:2Sam.23.39" />
<sup>39</sup> Uriahu, Hiteu. Gjithsej tridhjetë e shtatë veta.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Samuel 24" progress="29.90%" prev="iiSam.23" next="iKgs" id="iiSam.24">
<h3 id="iiSam.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="iiSam.24-p1">
<scripture passage="iiSam 24:1" parsed="|2Sam|24|1|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.1" />
<sup>1</sup> Zemërimi i Zotit u ndez përsëri dhe ai nxiti Davidin kundër popullit, duke i thënë: "Shko të bësh regjistrimin e Izraelit dhe të Judës".
<scripture passage="iiSam 24:2" parsed="|2Sam|24|2|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.2" />
<sup>2</sup> Kështu mbreti i tha Joabit, komandantit të ushtrisë që ishte me të: "Shko nëpër të gjitha fiset e Izraelit, nga Dani deri në Beer-Sheba, dhe bëni regjistrimin e popullsisë që unë të di numrin e saj".
<scripture passage="iiSam 24:3" parsed="|2Sam|24|3|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.3" />
<sup>3</sup> Joabi iu përgjigj mbretit: "Zoti, Perëndia yt, ta shumëzojë popullin njëqind herë më tepër nga ç'është dhe sytë e mbretit, të zotërisë tim, të mund ta shohin këtë gjë. Po pse mbreti, zotëria im, e dëshiron një gjë të tillë?".
<scripture passage="iiSam 24:4" parsed="|2Sam|24|4|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.4" />
<sup>4</sup> Megjithatë urdhëri i mbretit iu imponua Joabit dhe krerëve të ushtrisë. Kështu Joabi dhe krerët e ushtrisë u larguan nga mbreti dhe shkuan të bëjnë regjistrimin e popullsisë së Izraelit.
<scripture passage="iiSam 24:5" parsed="|2Sam|24|5|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.5" />
<sup>5</sup> Ata kaluan Jordanin dhe ngritën kampin e tyre në Aroer, në të djathtë të qytetit që ishte në mes të luginës së Gadit dhe në drejtim të Jezerit.
<scripture passage="iiSam 24:6" parsed="|2Sam|24|6|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.6" />
<sup>6</sup> Pastaj shkuan në Galaad dhe në vendin e Tahtim-Hodshit; pastaj vajtën në Dan-Jaan dhe në rrethinat e Sidonit.
<scripture passage="iiSam 24:7" parsed="|2Sam|24|7|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.7" />
<sup>7</sup> Shkuan edhe në kalanë e Tiros dhe në të gjitha qytetet e Hivejve dhe të Kananejve, dhe arritën në jug të Judës, deri në Beer-Sheba.
<scripture passage="iiSam 24:8" parsed="|2Sam|24|8|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.8" />
<sup>8</sup> Kështu përshkuan tërë vendin dhe mbas nëntë muajsh e njëzet ditë u kthyen përsëri në Jeruzalem.
<scripture passage="iiSam 24:9" parsed="|2Sam|24|9|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.9" />
<sup>9</sup> Joabi i dorëzoi mbretit shifrën e regjistrimit të popullsisë: kishte në Izrael tetëqind mijë njerëz të fortë, të aftë për të përdorur shpatën, por njerëzit e Judës ishin pesëqind mijë.
<scripture passage="iiSam 24:10" parsed="|2Sam|24|10|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.10" />
<sup>10</sup> Por, mbasi bëri regjistrimin e popullsisë, zemra e Davidit e qortoi shumë rëndë atë dhe ai i tha Zotit: "Kam kryer një mëkat shumë të rëndë duke vepruar në këtë mënyrë; por tani, o Zot, shlyej paudhësinë
<scripture passage="iiSam 24:11" parsed="|2Sam|24|11|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.11" />
<sup>11</sup> Kur në mëngjes Davidi u ngrit, fjala e Zotit iu drejtua profetit Gad, shikuesit të Davidit, duke thënë:
<scripture passage="iiSam 24:12" parsed="|2Sam|24|12|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.12" />
<sup>12</sup> "Shko e i thuaj Davidit: Kështu thotë i Zoti: "Unë të propozoj tri gjëra; zgjidh njerën prej tyre dhe unë do ta bëj atë për ty"".
<scripture passage="iiSam 24:13" parsed="|2Sam|24|13|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.13" />
<sup>13</sup> Kështu Gadi shkoi te Davidi për t'i njoftuar ngjarjen dhe i tha: "A do që të vijnë për ty shtatë vjet zi buke në vendin tënd, apo tre vjet arratisje përpara armiqve që të ndjekin, apo tri ditë murtaje  në vendin tënd? Tani mendohu dhe shiko  pak se çfarë përgjigje duhet t'i jap atij që më ka dërguar".
<scripture passage="iiSam 24:14" parsed="|2Sam|24|14|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.14" />
<sup>14</sup> Davidi i tha Gadit: "Gjendem në një situatë tërë ankth! Le të bie edhe në duart e Zotit, sepse dhembshuria e tij është e madhe, por mos rënça në duart e njerëzve!".
<scripture passage="iiSam 24:15" parsed="|2Sam|24|15|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.15" />
<sup>15</sup> Kështu Zoti dërgoi murtajën në Izrael, nga ai mëngjes deri në kohën e caktuar. Shtatëdhjetë mijë veta të popullit vdiqën nga Dani deri në Beer-Sheba.
<scripture passage="iiSam 24:16" parsed="|2Sam|24|16|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.16" />
<sup>16</sup> Ndërsa engjëlli e shtrinte dorën mbi Jeruzalem për ta shkatërruar, Zotit i erdhi keq për këtë fatkeqësi dhe i tha engjëllit që shfaroste popullin: "Mjaft! Tani tërhiqe dorën!". Engjëlli i Zoti ndodhej afër lëmit të Araunahut, Gebuseitit.
<scripture passage="iiSam 24:17" parsed="|2Sam|24|17|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.17" />
<sup>17</sup> Kur Davidi pa engjëllin që godiste popullin, i tha Zotit: "Ja, unë kam kryer një mëkat, kam vepruar në mënyrë të padrejtë, por këto dele ç'kanë bërë? Prandaj dora jote të drejtohet kundër meje dhe kundër shtëpisë së atit tim!".
<scripture passage="iiSam 24:18" parsed="|2Sam|24|18|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.18" />
<sup>18</sup> Atë ditë Gadi erdhi te Davidi dhe i tha: "Shko dhe ndërto një altar për Zotin në lëmin e Araunahut, Gebuseitit".
<scripture passage="iiSam 24:19" parsed="|2Sam|24|19|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.19" />
<sup>19</sup> Kështu Davidi shkoi, simbas fjalës së Gadit, ashtu si kishte urdhëruar Zoti.
<scripture passage="iiSam 24:20" parsed="|2Sam|24|20|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.20" />
<sup>20</sup> Araunahu shikoi dhe dalloi mbretin dhe shërbëtorët e tij që drejtoheshin nga ai; atëherë ai doli dhe u shtri para mbretit me fytyrën për tokë.
<scripture passage="iiSam 24:21" parsed="|2Sam|24|21|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Araunau tha: "Pse mbreti, zotëria im, ka ardhur te shërbëtori i tij?". Davidi u përgjigj: "Për të blerë nga ti këtë lëmë dhe për të ndërtuar mbi të një altar për Zotin, me qëllim që mjerimi të largohet nga populli".
<scripture passage="iiSam 24:22" parsed="|2Sam|24|22|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.22" />
<sup>22</sup> Araunahu i tha Davidit: "Mbreti, zotëria im, le të marrë dhe të ofrojë atë që i pëlqen! Ja qetë e olokaustit; veglat e shirjes dhe zgjedha e qeve do të shërbejë si dru.
<scripture passage="iiSam 24:23" parsed="|2Sam|24|23|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.23" />
<sup>23</sup> O mbret, të gjitha këto gjëra Araunahu ia fal mbretit". Pastaj Araunahu i tha mbretit: "Zoti, Perëndia yt, të qoftë i mbarë!".
<scripture passage="iiSam 24:24" parsed="|2Sam|24|24|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.24" />
<sup>24</sup> Por mbreti iu përgjigj Araunahut: "Jo, unë do t'i blej këto gjëra nga ti me çmimin që kushtojnë, dhe nuk do t'i ofrojë Zotit, Perëndisë tim, olokauste që nuk më kushtojnë asgjë". Kështu Davidi bleu lëmin dhe qetë për pesëdhjetë sikla argjendi.
<scripture passage="iiSam 24:25" parsed="|2Sam|24|25|0|0" osisRef="Bible:2Sam.24.25" />
<sup>25</sup> Pastaj Davidi ndërtoi në atë vend një altar për Zotin dhe ofroi olokauste dhe flijime falenderimi. Kështu Zoti mori parasysh lutjen e bërë nga vendi dhe mjerimi u largua nga populli i Izraelit.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="1 Kings" progress="30.00%" prev="iiSam.24" next="iKgs.1" id="iKgs">
<h2 id="iKgs-p0.1">1 Kings</h2>

<div3 title="1 Kings 1" progress="30.00%" prev="iKgs" next="iKgs.2" id="iKgs.1">
<h3 id="iKgs.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iKgs.1-p1">
<scripture passage="iKgs 1:1" parsed="|1Kgs|1|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.1" />
<sup>1</sup> Tani mbreti David ishte plak dhe i shtyrë në moshë dhe, megjithëse e mbulonin me rroba, nuk ngrohej dot.
<scripture passage="iKgs 1:2" parsed="|1Kgs|1|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.2" />
<sup>2</sup> Prandaj shërbëtorët e tij thanë: "Të kërkohet për mbretin, zotërinë tonë, një vajzë e virgjër që ta ndihmojë atë, të kujdeset për të dhe të flerë mbi gjirin e tij; kështu mbreti, zotëria jonë, do të mund të ngrohet.
<scripture passage="iKgs 1:3" parsed="|1Kgs|1|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.3" />
<sup>3</sup> Atëherë kërkuan në të gjithë territorin e Izraelit një vajzë të bukur dhe gjetën Abishagin, Shunamiten, dhe e çuan te mbreti.
<scripture passage="iKgs 1:4" parsed="|1Kgs|1|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.4" />
<sup>4</sup> Vajza ishte shumë e bukur, kujdesej për mbretin dhe i shërbente; por mbreti nuk e njohu.
<scripture passage="iKgs 1:5" parsed="|1Kgs|1|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.5" />
<sup>5</sup> Adonijahut, birit të Hagithit, i qe rritur mendja, dhe thoshte: "Do të jem unë mbret!". Dhe gjeti qerre, kalorës dhe pesëdhjetë njerëz që të vraponin para tij.
<scripture passage="iKgs 1:6" parsed="|1Kgs|1|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.6" />
<sup>6</sup> (I ati i tij nuk e kishte qortuar kurrë në jetën e tij, duke i thënë: "Pse bën kështu?". Edhe Adonijahu ishte shumë i bukur dhe kishte lindur mbas Absalomit).
<scripture passage="iKgs 1:7" parsed="|1Kgs|1|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.7" />
<sup>7</sup> Ai u mor vesh me Joabin, birin e Tserujahut, dhe me priftin Abiathar, të cilët i vajtën pas Adonijahut dhe e ndihmuan.
<scripture passage="iKgs 1:8" parsed="|1Kgs|1|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.8" />
<sup>8</sup> Por prifti Tsadok, Benajathi, bir i Jehojadit, profeti Nathan, Shimei, Rei dhe trimat e Davidit nuk ishin me Adonijahun.
<scripture passage="iKgs 1:9" parsed="|1Kgs|1|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.9" />
<sup>9</sup> Adonijahu flijoi dele, qe dhe viça të majmë pranë shkëmbit të Zoheletit, që ndodhet afër kroit të Rogelit dhe ftoi të gjithë vëllezërit e tij, bij të mbretit, dhe të gjithë njerëzit e Judës që ishin në shërbim të mbretit.
<scripture passage="iKgs 1:10" parsed="|1Kgs|1|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.10" />
<sup>10</sup> Por nuk ftoi profetin Nathan, as Banajahun, as trimat, as Salomonin, vëllanë e tij.
<scripture passage="iKgs 1:11" parsed="|1Kgs|1|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Nathani i foli Bath-Shebës, nënës së Salomonit, dhe i tha: "Nuk ke dëgjuar që Adonijahu, bir i Hagithit, është bërë mbret, dhe Davidi, zotëria ynë, nuk e di aspak?
<scripture passage="iKgs 1:12" parsed="|1Kgs|1|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.12" />
<sup>12</sup> Prandaj më lejo të të jap një këshillë, që të shpëtosh jetën tënde dhe atë të birit tënd, Salomonit.
<scripture passage="iKgs 1:13" parsed="|1Kgs|1|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.13" />
<sup>13</sup> Shko, hyr te mbreti David dhe i thuaj: "O mbret, o imzot, a nuk i je betuar vallë shërbëtores sate duke thënë: Biri yt Salomoni ka për të mbretëruar pas meje dhe do të ulet mbi fronin tim? Pse, pra, u bë mbret Adonijahu?".
<scripture passage="iKgs 1:14" parsed="|1Kgs|1|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.14" />
<sup>14</sup> Pastaj, ndërsa ti do të jesh akoma duke folur me mbretin, unë do të hyj pas teje dhe do të mbështes fjalët e tua".
<scripture passage="iKgs 1:15" parsed="|1Kgs|1|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.15" />
<sup>15</sup> Kështu Bath-Sheba hyri në dhomën e mbretit. (Mbreti ishte shumë plak dhe shërbehej nga Shunamitja, Abishagai).
<scripture passage="iKgs 1:16" parsed="|1Kgs|1|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.16" />
<sup>16</sup> Bath-Sheba u përul dhe ra përmbys përpara mbretit. Mbreti i tha: "Çfarë do?".
<scripture passage="iKgs 1:17" parsed="|1Kgs|1|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.17" />
<sup>17</sup> Ajo iu përgjigj: "O imzot, ti i je betuar shërbëtores sate në emër të Zotit, Perëndisë tënd, duke thënë: "Biri yt Salomoni ka për të mbretëruar pas meje dhe do të ulet mbi fronin tim".
<scripture passage="iKgs 1:18" parsed="|1Kgs|1|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.18" />
<sup>18</sup> Tani përkundrazi Adonijahu është bërë mbret dhe ti, o mbret, o imzot as nuk e di fare.
<scripture passage="iKgs 1:19" parsed="|1Kgs|1|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.19" />
<sup>19</sup> Ai ka flijuar një numër të madh qesh, viçash të majmë dhe delesh; ka ftuar tërë bijat e mbretit, priftin Abiathar dhe Joabin, komandantin e ushtrisë, por nuk ka ftuar Salomonin, shërbëtorin tënd.
<scripture passage="iKgs 1:20" parsed="|1Kgs|1|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.20" />
<sup>20</sup> Tani sytë e tërë Izraelit janë kthyer nga ti o mbret, o imzot, që ti t'u tregosh atyre kush do të ulet në fronin e mbretit, zotit tim, mbas tij.
<scripture passage="iKgs 1:21" parsed="|1Kgs|1|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.21" />
<sup>21</sup> Përndryshe ka për të ndodhur që kur mbreti, zotëria ime, do të flerë me gjithë etërit e tij, unë dhe biri im Salomon do të trajtohemi si fajtorë".
<scripture passage="iKgs 1:22" parsed="|1Kgs|1|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.22" />
<sup>22</sup> Ndërsa ajo fliste akoma me mbretin, arriti profeti Nathan.
<scripture passage="iKgs 1:23" parsed="|1Kgs|1|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.23" />
<sup>23</sup> Atëherë ia njoftuan mbretit ngjarjen, duke thënë: "Ja profeti Nathan!". Ky hyri në prani të mbretit dhe u shtri para tij me fytyrën për tokë.
<scripture passage="iKgs 1:24" parsed="|1Kgs|1|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.24" />
<sup>24</sup> Nathani tha: "O mbret, o imzot, ndofta ke thënë: "Adonijahu do të mbretërojë pas meje dhe do të ulet mbi fronin tim"?
<scripture passage="iKgs 1:25" parsed="|1Kgs|1|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.25" />
<sup>25</sup> Në fakt sot ai zbriti dhe flijoi një numër të madh qesh, viçash të majmë dhe delesh, ftoi tërë bijtë e mbretit, krerët e ushtrisë dhe priftin Abiathar; dhe ja tani ata po hanë e pinë përpara tij dhe thonë: "Rroftë mbreti Adonijah".
<scripture passage="iKgs 1:26" parsed="|1Kgs|1|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.26" />
<sup>26</sup> Por ai nuk më ka ftuar mua, shërbëtorin tënd, as priftin Tsadok, as Benajahun, birin e Jehojadit, as Salomonin, shërbëtorin tënd.
<scripture passage="iKgs 1:27" parsed="|1Kgs|1|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.27" />
<sup>27</sup> Kjo, a u bë pikërisht nga mbreti, zoti im, pa i njoftuar shërbëtorit tënd kush do të ulet në fronin e mbretit, të zotit tim, mbas tij?".
<scripture passage="iKgs 1:28" parsed="|1Kgs|1|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.28" />
<sup>28</sup> Mbreti David, duke u përgjigjur, tha: "Thirrmëni Bath-Shebën". Ajo hyri te mbreti dhe qëndroi më këmbë para tij.
<scripture passage="iKgs 1:29" parsed="|1Kgs|1|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.29" />
<sup>29</sup> Mbreti u betua dhe tha: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, i cili ka liruar jetën time nga çdo fatkeqësi,
<scripture passage="iKgs 1:30" parsed="|1Kgs|1|30|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.30" />
<sup>30</sup> unë do të bëj sot pikërisht atë që të jam betuar për Zotin, Perëndinë e Izraelit, duke thënë: "Biri yt Salomon ka për të mbretëruar pas meje dhe do të ulet mbi fronin tim në vendin tim"".
<scripture passage="iKgs 1:31" parsed="|1Kgs|1|31|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.31" />
<sup>31</sup> Bath-Sheba u përul me fytyrën për tokë, ra përmbys para mbretit dhe tha: "O Zot, bëj që mbreti David të jetojë përjetë!".
<scripture passage="iKgs 1:32" parsed="|1Kgs|1|32|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.32" />
<sup>32</sup> Pastaj mbreti David tha: "Thirrmëni priftin Tsadok, profetin Nathan dhe Benajahun, birin e Jehojadit". Ata erdhën në prani të mbretit.
<scripture passage="iKgs 1:33" parsed="|1Kgs|1|33|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.33" />
<sup>33</sup> Mbreti u tha atyre: "Merrni me vete shërbëtorët e zotit tuaj, e hipeni birin tim Salomon mbi mushkën time dhe e zbrisni në Gihon.
<scripture passage="iKgs 1:34" parsed="|1Kgs|1|34|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.34" />
<sup>34</sup> Atje prifti Tsadok dhe profeti Nathan ta vajosin mbret të Izraelit. Pastaj i bini borisë dhe thoni: "Rroftë mbreti Salomon!".
<scripture passage="iKgs 1:35" parsed="|1Kgs|1|35|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.35" />
<sup>35</sup> Do të shkoni, pra, pas tij dhe ai do të vijë të ulet mbi fronin tim dhe do të mbretërojë në vendin tim, sepse e kam bërë princ të Izraelit dhe të Judës".
<scripture passage="iKgs 1:36" parsed="|1Kgs|1|36|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.36" />
<sup>36</sup> Benajahu, bir i Jehojadit, iu përgjigj mbretit duke thënë: "Amen! Kjo është edhe dëshira e Zotit, Perëndisë së mbretit zotit tim!
<scripture passage="iKgs 1:37" parsed="|1Kgs|1|37|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.37" />
<sup>37</sup> Ashtu si ka qenë Zoti me mbretin, zotin tim, kështu qoftë me Salomonin dhe e bëftë fronin tim më të madh se froni i mbretit David, i zotit tim!".
<scripture passage="iKgs 1:38" parsed="|1Kgs|1|38|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.38" />
<sup>38</sup> Atëherë prifti Tsadok, profeti Nathan, Benajahu, bir i Jehojadit, Kerethejtë dhe Pelethejtë, dolën e hipën Salomonin mbi mushkën e mbretit David dhe e çuan në Gihon.
<scripture passage="iKgs 1:39" parsed="|1Kgs|1|39|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.39" />
<sup>39</sup> Prifti Tsadok mori bririn e vajit nga tabernakulli dhe vajosi Salomonin. Pastaj i ranë borisë dhe tërë populli tha: "Rroftë mbreti Salomon!".
<scripture passage="iKgs 1:40" parsed="|1Kgs|1|40|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.40" />
<sup>40</sup> Pastaj tërë populli shkoi pas tij, duke u rënë fyejve dhe duke ndjerë një gëzim të madh aq sa toka dukej se po çohej nga brohoritjet e tyre.
<scripture passage="iKgs 1:41" parsed="|1Kgs|1|41|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.41" />
<sup>41</sup> Adonijahu dhe tërë të ftuarit e tij, ndërsa po mbaronin së ngrëni, dëgjuan zhurmë; dhe kur Joabi dëgjoi zërin e borisë, ai tha: "Ç'është kjo zhurmë e madhe që vjen nga qyteti?".
<scripture passage="iKgs 1:42" parsed="|1Kgs|1|42|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.42" />
<sup>42</sup> Ndërsa vazhdonte të fliste, ja që arriti Jonathani, bir i priftit Abiathar. Adonijahu i tha: "Hyr, ti je një trim dhe me siguri sjell lajme të mira".
<scripture passage="iKgs 1:43" parsed="|1Kgs|1|43|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.43" />
<sup>43</sup> Jonathani iu përgjigj Adonijahut dhe tha: "Aspak! Mbret Davidi, zoti ynë, bëri mbret Salomonin.
<scripture passage="iKgs 1:44" parsed="|1Kgs|1|44|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.44" />
<sup>44</sup> Ai nisi me të priftin Tsadok, profetin Nathan, Benajahun, birin e Jehojadës, Kerethejtë dhe Pelethejtë, që e hipën mbi mushkën e mbretit.
<scripture passage="iKgs 1:45" parsed="|1Kgs|1|45|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.45" />
<sup>45</sup> Kështu prifti Tsadok dhe profeti Nathan e vajosën mbret në Gibon, dhe që andej janë nisur të gjithë tërë gëzim dhe tërë qyteti po zien. Kjo është zhurma që keni dëgjuar.
<scripture passage="iKgs 1:46" parsed="|1Kgs|1|46|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.46" />
<sup>46</sup> Përveç kësaj Salomoni është ulur në fronin e mbetërisë.
<scripture passage="iKgs 1:47" parsed="|1Kgs|1|47|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.47" />
<sup>47</sup> Dhe shërbëtorët e mbretit kanë vajtur të urojnë mbretin David, zotërinë tonë, duke thënë: "Perëndia yt e bëftë emrin e Salomonit më të lavdishëm se yti dhe e bëftë fronin e tij më të madh se yti!". Pastaj mbreti ra përmbys mbi shtrat,
<scripture passage="iKgs 1:48" parsed="|1Kgs|1|48|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.48" />
<sup>48</sup> dhe tha gjithashtu: "Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, që sot uli një njeri mbi fronin tim, duke u lejuar syve të mi ta shikojnë"".
<scripture passage="iKgs 1:49" parsed="|1Kgs|1|49|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.49" />
<sup>49</sup> Atëherë tërë të ftuarve të Adonijahut u hyri tmerri, ata u ngritën dhe ikën secili në rrugën e tij.
<scripture passage="iKgs 1:50" parsed="|1Kgs|1|50|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.50" />
<sup>50</sup> Adonijahu, duke pasur frikë nga Salomoni, u ngrit dhe shkoi të kapet në brirët e altarit.
<scripture passage="iKgs 1:51" parsed="|1Kgs|1|51|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.51" />
<sup>51</sup> Këtë ia thanë Salomonit: "Ja, Adonijahu ka frikë nga mbreti Salomon dhe është kapur te brirët e altarit, duke thënë: "Mbreti Salomon të më betohet sot që nuk do ta bëjë të vdesë nga shpata shërbëtorin e tij"".
<scripture passage="iKgs 1:52" parsed="|1Kgs|1|52|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.52" />
<sup>52</sup> Salomoni u përgjigj: "Në qoftë se tregohet njeri i drejtë, nuk do t'i bjerë në tokë as edhe një fije floku, por në rast se tek ai gjendet ndonjë ligësi, ai ka për të vdekur".
<scripture passage="iKgs 1:53" parsed="|1Kgs|1|53|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.1.53" />
<sup>53</sup> Kështu mbreti Salomon dërgoi njerëz ta zbrisnin nga altari. Ai erdhi pastaj të bjerë përmbys përpara mbretit Salomon dhe ky i tha: "Shko në shtëpinë tënde".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 2" progress="30.19%" prev="iKgs.1" next="iKgs.3" id="iKgs.2">
<h3 id="iKgs.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="iKgs.2-p1">
<scripture passage="iKgs 2:1" parsed="|1Kgs|2|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.1" />
<sup>1</sup> Duke iu afruar Davidit dita e vdekjes, ai urdhëroi të birin Salomon, duke i thënë:
<scripture passage="iKgs 2:2" parsed="|1Kgs|2|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.2" />
<sup>2</sup> "Unë jam duke shkuar atje ku shkojnë tërë banorët e tokës; prandaj tregohu i fortë dhe sillu si burrë!
<scripture passage="iKgs 2:3" parsed="|1Kgs|2|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.3" />
<sup>3</sup> Respekto urdhrat e Zotit, Perëndisë tënd, duke ecur në rrugët e tij, duke zbatuar në praktikë statutet e tij, urdhërimet e tij, dekretet e tij dhe porositë e tij, ashtu siç është shkruar në ligjin  e Moisiut, me qëllim që ti t'ia dalësh mbanë  në të gjitha gjërat që do të bësh dhe nga çdo anë që të kthehesh,
<scripture passage="iKgs 2:4" parsed="|1Kgs|2|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.4" />
<sup>4</sup> dhe me qëllim që Zoti ta plotësojë premtimin që më ka bërë kur tha: "Në qoftë se bijtë e tu do të kujdesen për të ecur para meje me të vërtetë me gjithë zemër e me gjithë shpirt, nuk do të mungojë kurrë dikush mbi fronin e Izraelit".
<scripture passage="iKgs 2:5" parsed="|1Kgs|2|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.5" />
<sup>5</sup> Edhe ti e di ç'më ka bërë mua Joabi, bir i Tserujahut, dhe ç'u ka bërë dy krerëve të ushtrive të Izraelit, Abnerit, birit të Nerit, dhe Amas, birit të Jetherit, që ai i vrau; në kohë paqeje ka derdhur  gjak lufte dhe ka njollosur me gjak lufte  brezin që mbante në mes dhe sandalet që mbante në këmbë.
<scripture passage="iKgs 2:6" parsed="|1Kgs|2|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.6" />
<sup>6</sup> Vepro, pra me urti dhe mos lejo që flokët e tij të bardha të zbresin në paqe në Sheol.
<scripture passage="iKgs 2:7" parsed="|1Kgs|2|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.7" />
<sup>7</sup> Por trego mirësi me bijtë e Galaaditit Barzilai dhe ata të jenë ndër ata që hanë në tryezën tënde, sepse me një mirësi të njëllojtë ata erdhën tek unë kur po ikja me vrap para Absalomit, vëllait tënd.
<scripture passage="iKgs 2:8" parsed="|1Kgs|2|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.8" />
<sup>8</sup> Ja, pranë teje është edhe Shimei, bir i Beniaminitit Gera, nga Bahurimi. Ai shqiptoi një mallkim të tmerrshëm ditën që shkoja në Mahanaim, por pastaj zbriti të më takojë në Jordan dhe unë iu betova  në emër të Zotit: "Nuk do të bëj të vdesësh  nga shpata".
<scripture passage="iKgs 2:9" parsed="|1Kgs|2|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.9" />
<sup>9</sup> Tani, pra, mos e lër të pandëshkuar, sepse ti je njeri i urtë dhe di atë që duhet të bësh. Bëj që flokët e tij të bardha të zbresin të lyera me gjak në Sheol".
<scripture passage="iKgs 2:10" parsed="|1Kgs|2|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.10" />
<sup>10</sup> Kështu Davidin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros në qytetin e Davidit.
<scripture passage="iKgs 2:11" parsed="|1Kgs|2|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.11" />
<sup>11</sup> Davidi mbretëroi mbi Izrael dyzet vjet, shtatë vjet në Hebron dhe tridhjetë e tre vjet në Jeruzalem.
<scripture passage="iKgs 2:12" parsed="|1Kgs|2|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Salomoni u ul mbi fronin e Davidit, atit të tij, dhe mbretëria e tij u vendos në mënyrë të qëndrueshme.
<scripture passage="iKgs 2:13" parsed="|1Kgs|2|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.13" />
<sup>13</sup> Adonijahu, bir i Hagithit, shkoi te Bath-Sheba, nëna e Salomonit. Kjo i tha: "A vjen me qëllime paqësore?". Ai u përgjigj: "Po, paqësore".
<scripture passage="iKgs 2:14" parsed="|1Kgs|2|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.14" />
<sup>14</sup> Pastaj shtoi: "Kam diçka për të të thënë". Ajo u përgjigj: "Thuaje, pra".
<scripture passage="iKgs 2:15" parsed="|1Kgs|2|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.15" />
<sup>15</sup> Kështu ai tha: "Ti e di që mbretëria më takonte mua dhe që tërë Izraeli priste që unë të mbretëroja. Por mbretëria m'u hoq dhe kaloi në duart e vëllait tim, sepse atij ia dha Zoti.
<scripture passage="iKgs 2:16" parsed="|1Kgs|2|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.16" />
<sup>16</sup> Tani do të të bëj një kërkesë, mos ma hidh poshtë". Ajo u përgjigj: "Thuaje, pra".
<scripture passage="iKgs 2:17" parsed="|1Kgs|2|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.17" />
<sup>17</sup> Atëherë ai tha: "Të lutem, thuaji mbretit Salomon, i cili nuk të refuzon asgjë, që të më japë për grua Shunamiten Abishaga".
<scripture passage="iKgs 2:18" parsed="|1Kgs|2|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.18" />
<sup>18</sup> Bath-Sheba iu përgjigj: "Mirë! Do t'i flas mbretit në favorin tënd".
<scripture passage="iKgs 2:19" parsed="|1Kgs|2|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.19" />
<sup>19</sup> Bath-Sheba shkoi, pra, te mbreti Salomon për t'i folur në favor të Adonijahut. Mbreti u ngrit për t'i dalë përpara, u përul përpara saj, pastaj u ul në fronin e tij dhe urdhëroi që të vinin një fron  tjetër për nënën e mbretit, dhe ajo u ul në  të djathtë të tij.
<scripture passage="iKgs 2:20" parsed="|1Kgs|2|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.20" />
<sup>20</sup> Ajo tha: "Kam një kërkesë të vogël, mos ma refuzo". Mbreti iu përgjigj: "Bëje, pra, kërkesën tënde, o nëna ime; unë nuk do ta refuzoj".
<scripture passage="iKgs 2:21" parsed="|1Kgs|2|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.21" />
<sup>21</sup> Atëherë ajo i tha: "Shunamitja Abishag t'i jepet si grua vëllait tënd Adonijah".
<scripture passage="iKgs 2:22" parsed="|1Kgs|2|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.22" />
<sup>22</sup> Mbreti Salomon iu përgjigj nënës së tij, duke i thënë: "Pse kërkon Shunamiten Abishag për Adonijahun? Kërko për të edhe mbretërinë, sepse ai është vëllai im madhor; kërkoje për të, për priftin Abiathar dhe për Joabin, birin e Tserujahut!".
<scripture passage="iKgs 2:23" parsed="|1Kgs|2|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.23" />
<sup>23</sup> Atëherë mbreti Salomon u betua në emër të Zotit, duke thënë: "Perëndia ma bëftë këtë edhe më keq në rast se Adonijahu nuk e ka thënë këtë fjalë duke vënë në rrezik jetën e tij!
<scripture passage="iKgs 2:24" parsed="|1Kgs|2|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.24" />
<sup>24</sup> Prandaj, tani, ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, i cili më ka caktuar, ka vendosur të ulem në fronin e atit tim David dhe më ka themeluar një shtëpi ashtu siç kishte premtuar, sot Adonijahu do të ekzekutohet!".
<scripture passage="iKgs 2:25" parsed="|1Kgs|2|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.25" />
<sup>25</sup> Kështu mbreti Salomon dërgoi Benajahun, birin e Jehojadit, që u hodh mbi Adonijahun dhe ky vdiq.
<scripture passage="iKgs 2:26" parsed="|1Kgs|2|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.26" />
<sup>26</sup> Pastaj mbreti i tha priftit Abiathar: "Shko në Anathoth në arat e tua, sepse ti meriton vdekjen; por unë nuk do të të bëj që të vdesësh sot, sepse ke i çuar arkën e Perëndisë, Zotit, përpara atit
<scripture passage="iKgs 2:27" parsed="|1Kgs|2|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.27" />
<sup>27</sup> Kështu Salomoni largoi Abiatharin nga funksioni i priftit të Zotit me qëllim që të shkonte në vend fjala që Zoti kishte shqiptuar lidhur me shtëpinë e Elit në Shiloh.
<scripture passage="iKgs 2:28" parsed="|1Kgs|2|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.28" />
<sup>28</sup> Ndërkaq lajmi i kishte vajtur Joabit, sepse Joabi kishte ndjekur Adonijahun por nuk kishte ndjekur Absalomin. Prandaj ai u strehua në tabernakullin e Zotit dhe u kap pas brirëve të altarit.
<scripture passage="iKgs 2:29" parsed="|1Kgs|2|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.29" />
<sup>29</sup> Pastaj i thanë mbretit Salomon: "Joabi është strehuar në tabernakullin e Zotit dhe ndodhet pranë altarit". Atëherë Salomoni dërgoi Benajahun, birin e Jehojadit, duke i thënë: "Shko, godite!".
<scripture passage="iKgs 2:30" parsed="|1Kgs|2|30|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.30" />
<sup>30</sup> Kështu Benajahu hyri në tabernakullin e Zotit dhe i tha Joabit: "Dil jashtë!". Ai u përgjigj: "Jo, dua të vdes këtu!". Benajahu ia njoftoi ngjarjen mbretit, duke thënë: "Kështu foli Joabi dhe kështu m'u përgjigj".
<scripture passage="iKgs 2:31" parsed="|1Kgs|2|31|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.31" />
<sup>31</sup> Atëherë mbreti tha: "Bëj ashtu si të ka thënë ai: godite dhe varrose; kështu do të largosh prej meje dhe prej shtëpisë së atit tim gjakun që Joabi derdhi pa shkak.
<scripture passage="iKgs 2:32" parsed="|1Kgs|2|32|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.32" />
<sup>32</sup> Kështu Zoti do të hedhë mbi kokën e tij gjakun që ka derdhur, duke goditur dy njerëzit më të mirë dhe më të drejtë se ai dhe që i vrau me shpatë, pa dijeninë e atit tim David; është fjala për Abnerin,  birin e Nerit, komandant i ushtrisë së  Izraelit, dhe për Amasan, birin e Jetherit, komandant i ushtrisë së Judës.
<scripture passage="iKgs 2:33" parsed="|1Kgs|2|33|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.33" />
<sup>33</sup> Gjaku i tyre do të bjerë mbi kokën e Joabit dhe mbi kokën e pasardhësve të tij përjetë, por do të ketë paqe për gjithmonë nga ana e Zotit për Davidin, për pasardhësit e tij, për shtëpinë e tij dhe për fronin e tij".
<scripture passage="iKgs 2:34" parsed="|1Kgs|2|34|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.34" />
<sup>34</sup> Atëherë Benajahu, bir i Jehojadit, shkoi, e goditi dhe e vrau: dhe Joabi u varros në shtëpinë e tij, në shkretëtirë.
<scripture passage="iKgs 2:35" parsed="|1Kgs|2|35|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.35" />
<sup>35</sup> Në vend të tij mbreti caktoi si komandant të ushtrisë Benajahun, birin e Jehojadit, dhe vuri priftin Tsadok në vend të Abiatharit.
<scripture passage="iKgs 2:36" parsed="|1Kgs|2|36|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.36" />
<sup>36</sup> Pastaj mbreti dërgoi të thërrasin Shimein dhe i tha: "Ndërto një shtëpi në Jeruzalem dhe atje do të banosh, nuk do të dalësh më për të shkuar andej e këtej.
<scripture passage="iKgs 2:37" parsed="|1Kgs|2|37|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.37" />
<sup>37</sup> Ditën që ke për të dalë dhe ke për të kaluar përruan Kidron, dije me siguri që ke për të vdekur; gjaku yt do të bjerë mbi kokën tënde".
<scripture passage="iKgs 2:38" parsed="|1Kgs|2|38|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.38" />
<sup>38</sup> Shimei iu përgjigj kështu mbretit: "Mirë; shërbëtori yt do të bëjë ashtu si ka thënë mbreti, zotëria ime. Kështu Shimei qëndroi në Jeruzalem për një kohë të gjatë.
<scripture passage="iKgs 2:39" parsed="|1Kgs|2|39|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.39" />
<sup>39</sup> Por pas tre vjetëve ndodhi që dy shërbëtorë të Shimeit ikën pranë Akishit, birit të Makaahut, mbretit të Gathit. Këtë gjë ia njoftuan Shimeit dhe i thanë: "Ja, shërbëtorët e tu janë në Gath".
<scripture passage="iKgs 2:40" parsed="|1Kgs|2|40|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.40" />
<sup>40</sup> Atëherë Shimei u ngrit, shaloi gomarin e tij dhe shkoi në Gath për të kërkuar shërbëtorët e tij; Shimei shkoi atje dhe i ktheu shërbëtorët e tij nga Gathi.
<scripture passage="iKgs 2:41" parsed="|1Kgs|2|41|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.41" />
<sup>41</sup> Salamonit i thanë që Shimei kishte vajtur nga Jeruzalemi në Gath dhe se qe kthyer.
<scripture passage="iKgs 2:42" parsed="|1Kgs|2|42|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.42" />
<sup>42</sup> Atëherë mbreti dërgoi e thirri Shimein dhe i tha: "A nuk të vura të betoheshe në emër të Zotit dhe të kisha paralajmëruar solemnisht, duke të thënë: "Dije me siguri që ditën që do të dalësh andej  këtej, ke për të vdekur". Dhe ti m'u përgjigje:  "Fjala që dëgjova më shkon mbarë".
<scripture passage="iKgs 2:43" parsed="|1Kgs|2|43|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.43" />
<sup>43</sup> Pse, pra, nuk e respektove betimin që i bëre Zotit dhe urdhrin që të kishte dhënë?".
<scripture passage="iKgs 2:44" parsed="|1Kgs|2|44|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.44" />
<sup>44</sup> Mbreti i tha gjithashtu Shimeit: "Ti e di gjithë të keqen që i ke bërë Davidit, atit tim, dhe zemra jote është e ndërgjegjshme për këtë, prandaj Zoti do të bëjë që të bjerë mbi kokën tënde ligësia jote,
<scripture passage="iKgs 2:45" parsed="|1Kgs|2|45|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.45" />
<sup>45</sup> por mbreti Salomon ka për të qënë i bekuar dhe froni i Davidit do të jetë i qëndrueshëm përpara Zotit përjetë".
<scripture passage="iKgs 2:46" parsed="|1Kgs|2|46|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.2.46" />
<sup>46</sup> Pastraj mbreti i dha urdhër Benajahut, birit të Jehojadit, që doli e goditi Shimen dhe ky vdiq. Kështu mbeti e patundur mbretëria në duart e Salomonit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 3" progress="30.38%" prev="iKgs.2" next="iKgs.4" id="iKgs.3">
<h3 id="iKgs.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="iKgs.3-p1">
<scripture passage="iKgs 3:1" parsed="|1Kgs|3|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Salomoni bëri krushqi me Faraonin, mbretin e Egjiptit. U martua me të bijën e Faraonit dhe e çoi në qytetin e Davidit, deri sa të mbaronte së ndërtuari shtëpinë e tij, shtëpinë e Zotit dhe muret rrethuese të Jeruzalemit.
<scripture passage="iKgs 3:2" parsed="|1Kgs|3|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.2" />
<sup>2</sup> Populli ofronte flijime në vendet e larta, sepse deri në atë ditë nuk ishte ndërtuar akoma një tempull në emër të Zotit.
<scripture passage="iKgs 3:3" parsed="|1Kgs|3|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.3" />
<sup>3</sup> Salomoni e donte Zotin dhe respektonte statutet e Davidit, atit të tij; megjithatë ofronte flijime dhe digjte temjan në vendet e larta.
<scripture passage="iKgs 3:4" parsed="|1Kgs|3|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.4" />
<sup>4</sup> Mbreti shkoi në Gabaon për të ofruar flijime, sepse ky ishte vendi i lartë më i rëndësishëm; dhe mbi këtë altar Salomoni ofroi një mijë olokauste.
<scripture passage="iKgs 3:5" parsed="|1Kgs|3|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.5" />
<sup>5</sup> Në Gabaon, Zoti i doli në ëndërr natën Salamonit. Perëndia i tha: "Kërko ç'të duash dhe unë do ta jap".
<scripture passage="iKgs 3:6" parsed="|1Kgs|3|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.6" />
<sup>6</sup> Salamoni u përgjigj: "Ti ke treguar një dashamirësi të madhe ndaj shërbëtorit tënd David, atit tim, sepse ai ecte para teje me besnikëri, me drejtësi dhe me zemër të pastër ndaj teje; ti ke vazhduar  të shfaqësh ndaj tij këtë dashamirësi të  madhe dhe i ke dhënë një bir që të ulet mbi fronin e tij, siç po ndodh sot.
<scripture passage="iKgs 3:7" parsed="|1Kgs|3|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.7" />
<sup>7</sup> Tani, o Zot, Perëndia im, ti ke bërë të mbretërojë shërbëtori yt në vend të Davidit, atit tim, por unë jam veçse një fëmijë dhe nuk di si të sillem.
<scripture passage="iKgs 3:8" parsed="|1Kgs|3|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.8" />
<sup>8</sup> Përveç kësaj shërbëtori yt është në mes të popullit që ti ke zgjedhur, një popull i madh, tepër i shumtë për t'u numëruar dhe llogaritur.
<scripture passage="iKgs 3:9" parsed="|1Kgs|3|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.9" />
<sup>9</sup> Jepi, pra, shërbëtorit tënd një zemër të zgjuar, në mënyrë që të administrojë drejtësinë për popullin tënd dhe të dallojë të mirën nga e keqja. Kush në fakt mund të administrojë drejtësinë për popullin tënd kaq të madh?".
<scripture passage="iKgs 3:10" parsed="|1Kgs|3|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.10" />
<sup>10</sup> I pëlqeu Perëndisë që Salomoni bëri këtë kërkesë.
<scripture passage="iKgs 3:11" parsed="|1Kgs|3|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Perëndia i tha: "Me qenë se kërkove këtë dhe nuk kërkove për vete as jetë të gjatë, as pasuri, as vdekjen e armiqve të tu, por ke kërkuar zgjuarsi për të kuptuar atë që është e drejtë,
<scripture passage="iKgs 3:12" parsed="|1Kgs|3|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.12" />
<sup>12</sup> ja, unë po bëj atë që ti ke kërkuar: po të jap një zemër të urtë dhe të zgjuar, sa nuk ka pasur asnjëri para teje dhe nuk ka për të dalë askush si ti mbas teje.
<scripture passage="iKgs 3:13" parsed="|1Kgs|3|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.13" />
<sup>13</sup> Po të jap edhe atë që nuk ke kërkuar: pasuri dhe lavdi, kështu që midis mbretërve nuk do të ketë asnjë si ti, për të gjitha ditët e jetës sate.
<scripture passage="iKgs 3:14" parsed="|1Kgs|3|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.14" />
<sup>14</sup> Në rast se ti ecën në rrugët e mia duke iu bindur statutet dhe urdhërimet e mia, ashtu si bëri Davidi, ati yt, unë kam për t'i zgjatur ditët e tua".
<scripture passage="iKgs 3:15" parsed="|1Kgs|3|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.15" />
<sup>15</sup> Salomoni u zgjua, dhe ja, ishte në ëndërr. Atëherë ai u kthye në Jeruzalem, u paraqit para arkës së besëlidhjes të Zotit, ofroi olokauste dhe flijime falënderimi, dhe shtroi një banket për të tërë shërbëtorët e tij.
<scripture passage="iKgs 3:16" parsed="|1Kgs|3|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.16" />
<sup>16</sup> Pastaj erdhën te mbreti dy prostituta dhe u paraqitën para tij.
<scripture passage="iKgs 3:17" parsed="|1Kgs|3|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.17" />
<sup>17</sup> Një nga të dy gratë tha: "O imzot, kjo grua dhe unë banojmë në të njëjtën shtëpi; unë linda kur ajo ishte akoma në shtëpi.
<scripture passage="iKgs 3:18" parsed="|1Kgs|3|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.18" />
<sup>18</sup> Tri ditë pasi linda unë, lindi edhe kjo grua; dhe nuk kishte njeri tjetër në shtëpi përveç ne të dyjave.
<scripture passage="iKgs 3:19" parsed="|1Kgs|3|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.19" />
<sup>19</sup> Djali i kësaj gruaje vdiq natën, sepse ajo kishte rënë në shtrat sipër tij.
<scripture passage="iKgs 3:20" parsed="|1Kgs|3|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.20" />
<sup>20</sup> Atëherë ajo u ngrit në mes të natës, mori djalin tim nga krahu im, ndërsa shërbëtorja jote po flinte, dhe e vuri mbi gjirin e saj, dhe mbi gjirin tim vendosi djalin e saj të vdekur.
<scripture passage="iKgs 3:21" parsed="|1Kgs|3|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.21" />
<sup>21</sup> Kur në mëngjes u ngrita për t'i dhënë gji djalit tim, pashë që kishte vdekur; por kur e kqyra me kujdes në mëngjes, pashë që nuk ishte djali që kisha lindur".
<scripture passage="iKgs 3:22" parsed="|1Kgs|3|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.22" />
<sup>22</sup> Atëherë gruaja tjetër tha: "Nuk është e vërtetë; djali im është ai që jeton, dhe yti është ai i vdekur". Por e para nguli këmbë: "Nuk është e vërtetë; yt bir është ai vdekur dhe imi është ai i gjallë". Kështu grindeshin përpara mbretit.
<scripture passage="iKgs 3:23" parsed="|1Kgs|3|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.23" />
<sup>23</sup> Atëherë mbreti tha: "Njëra thotë: "Ai i gjallë është djali im dhe ai i vdekur është yti". Dhe tjetra thotë: "Nuk është e vërtetë; ai i vdekur është djali yt dhe ai i gjallë është imi"".
<scripture passage="iKgs 3:24" parsed="|1Kgs|3|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.24" />
<sup>24</sup> Atëherë mbreti urdhëroi: "Më sillni një shpatë!". Kështu sollën një shpatë para mbretit.
<scripture passage="iKgs 3:25" parsed="|1Kgs|3|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.25" />
<sup>25</sup> Pastaj mbreti urdhëroi: "Ndajeni fëmijën e gjallë në dy pjesë dhe jepini gjysmën njërës dhe gjysmën tjetrës".
<scripture passage="iKgs 3:26" parsed="|1Kgs|3|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.26" />
<sup>26</sup> Atëherë gruaja e fëmijës së gjallë, që e donte shumë fëmijën e vet, i tha mbretit: "Imzot, jepjani asaj fëmijën e gjallë, por mos e vrisni". Tjetra përkundrazi thoshte: "Të mos jetë as imi, as yti; por ndaheni!".
<scripture passage="iKgs 3:27" parsed="|1Kgs|3|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.27" />
<sup>27</sup> Atëherë mbreti u përgjigj duke thënë: "Jepini së parës fëmijën e gjallë dhe mos e vrisni, sepse ajo është nëna e fëmijës".
<scripture passage="iKgs 3:28" parsed="|1Kgs|3|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.3.28" />
<sup>28</sup> Tërë Izraeli e mësoi vendimin që u dha nga mbreti dhe patën frikë nga mbreti sepse shihnin që dituria e Perëndisë ishte tek ai për të ushtruar drejtësinë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 4" progress="30.48%" prev="iKgs.3" next="iKgs.5" id="iKgs.4">
<h3 id="iKgs.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="iKgs.4-p1">
<scripture passage="iKgs 4:1" parsed="|1Kgs|4|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.1" />
<sup>1</sup> Mbreti Salomon mbretëronte mbi tërë Izraelin.
<scripture passage="iKgs 4:2" parsed="|1Kgs|4|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.2" />
<sup>2</sup> Këta ishin funksionarët e tij të lartë: Azariahu, bir i priftit Tsadok,
<scripture passage="iKgs 4:3" parsed="|1Kgs|4|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.3" />
<sup>3</sup> Elihorefi dhe Ahijahu, bij të Shishas, ishin sekretarë; Jozafati, bir i Ahiludit, ishte kancelier;
<scripture passage="iKgs 4:4" parsed="|1Kgs|4|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.4" />
<sup>4</sup> Benajahu, bir i Jehojadit, ishte komandant i ushtrisë; Tsadoku dhe Abiathari ishin priftërinjtë;
<scripture passage="iKgs 4:5" parsed="|1Kgs|4|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.5" />
<sup>5</sup> Azariahu, bir i Nathanit, ishte kryetar i prefektëve; Zabudi, bir i Nathanit, ishte prift dhe këshilltar personal i mbretit.
<scripture passage="iKgs 4:6" parsed="|1Kgs|4|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.6" />
<sup>6</sup> Ahishari ishte maxhordom dhe Adinorami, bir i Abdas, ishte caktuar për haraçet.
<scripture passage="iKgs 4:7" parsed="|1Kgs|4|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.7" />
<sup>7</sup> Salomoni kishte dymbëdhjetë prefektë në të gjithë Izraelin, të cilët kujdeseshin për mbajtjen e mbretit dhe të shtëpisë së tij; secili prej tyre ishte ngarkuar për tu kujdesur për një muaj në vit.
<scripture passage="iKgs 4:8" parsed="|1Kgs|4|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.8" />
<sup>8</sup> Këto janë emrat e tyre: Ben-Hur në krahinën malore të Efraimit;
<scripture passage="iKgs 4:9" parsed="|1Kgs|4|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.9" />
<sup>9</sup> Ben-Dekjer në Makats, Shaalbim, Beth-Shemesh dhe Elon të Beth-Hananit;
<scripture passage="iKgs 4:10" parsed="|1Kgs|4|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.10" />
<sup>10</sup> Ben-Hesed në Aruboth; Sokothi dhe tërë vendi i Heferit ishin pronë e tij;
<scripture passage="iKgs 4:11" parsed="|1Kgs|4|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.11" />
<sup>11</sup> Ben-Abinabadi, në gjithë krahinën e Dorit; Tafatha, bijë e Salomonit, ishte gruaja e tij;
<scripture passage="iKgs 4:12" parsed="|1Kgs|4|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.12" />
<sup>12</sup> Baana, bir i Ahiludit, kishte Taanakun, Megidon dhe tërë Beth-Shenin, që është pranë Tsarethanit, poshtë Jizreelit, dhe që shtrihet nga Beth-Sheani deri në Abel-Meholahu dhe matanë Jokneamit.
<scripture passage="iKgs 4:13" parsed="|1Kgs|4|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.13" />
<sup>13</sup> Ben-Geber, në Ramoth të Galaadit, kishte fshatrat e Jairit, birit të Manasit, në Galaad, si edhe Argobin në Bashan, gjashtëdhjetë qytete të mëdha me mure dhe shule prej bronzi;
<scripture passage="iKgs 4:14" parsed="|1Kgs|4|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.14" />
<sup>14</sup> Ahinadabi, bir i Idos, në Mahanaim;
<scripture passage="iKgs 4:15" parsed="|1Kgs|4|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.15" />
<sup>15</sup> Ahimatsi, në Neftali; edhe ai kishte për grua Basmethin, një nga bijat e Salomonit;
<scripture passage="iKgs 4:16" parsed="|1Kgs|4|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.16" />
<sup>16</sup> Banahun, bir i Hushait, në Asher dhe në Aloth;
<scripture passage="iKgs 4:17" parsed="|1Kgs|4|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.17" />
<sup>17</sup> Jozafati, bir i Parnahut, në Isakar;
<scripture passage="iKgs 4:18" parsed="|1Kgs|4|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.18" />
<sup>18</sup> Shimei, bir i Elahut, në Beniamin;
<scripture passage="iKgs 4:19" parsed="|1Kgs|4|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.19" />
<sup>19</sup> Geberi, bir i Urit, në vendin e Galaadit, në vendin e Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe të Ogut, mbretit të Bashanit; ai ishte i vetmi prefekt që ishte në vend.
<scripture passage="iKgs 4:20" parsed="|1Kgs|4|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.20" />
<sup>20</sup> Juda dhe Izraeli ishin të shumtë si rëra që është në bregun e detit. Ata hanin dhe pinin me gaz.
<scripture passage="iKgs 4:21" parsed="|1Kgs|4|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.21" />
<sup>21</sup> Kështu Salomoni sundone mbi gjithë mbretërinë nga Lumi deri në vendin e Filistejve dhe në kufijtë e Egjiptit. Këta i sillnin haraçe dhe i shërbyen tërë ditët e jetës së tij.
<scripture passage="iKgs 4:22" parsed="|1Kgs|4|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.22" />
<sup>22</sup> Furnizimi ditor i ushqimeve për Salomonin përbëhej nga tridhjetë kore lule dielli dhe gjashtëdhjetë kore mielli të zakonshëm,
<scripture passage="iKgs 4:23" parsed="|1Kgs|4|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.23" />
<sup>23</sup> dhjetë qe të majmë, njëzet qe të kullotës dhe njëqind dele pa llogaritur drerët, gazelat, kapronjtë dhe shpendët e majmë.
<scripture passage="iKgs 4:24" parsed="|1Kgs|4|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.24" />
<sup>24</sup> Ai sundonte gjithë vendin nga kjo anë e Lumit, nga Tifsahu deri në Gaza, mbi tërë mbretërit nga kjo anë e Lumit, dhe jetonte në paqe me të gjithë shtetet kufitare që ishin rreth e qark.
<scripture passage="iKgs 4:25" parsed="|1Kgs|4|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.25" />
<sup>25</sup> Juda dhe Izraeli, nga Dani deri në Beer-Sheba, jetuan të sigurtë, secili nën pjergullën dhe fikun e tij, tërë kohën që mbretëroi Salomoni.
<scripture passage="iKgs 4:26" parsed="|1Kgs|4|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.26" />
<sup>26</sup> Salomoni kishte gjithashtu dyzet mijë stalla kuajsh për qerret e tij dhe dymbëdhjetë mijë kalorës.
<scripture passage="iKgs 4:27" parsed="|1Kgs|4|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.27" />
<sup>27</sup> Këta prefektë, secili në muajin e tij, merreshin me mbajtjen e mbretit Salomon dhe të gjithë atyre që pranoheshin në tryezën e tij; dhe nuk linin t'u mungonte asgjë.
<scripture passage="iKgs 4:28" parsed="|1Kgs|4|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.28" />
<sup>28</sup> Sillnin edhe elbin dhe kashtën për kuajt dhe mushkat në vendin e duhur, secili sipas urdhrave që kishte marrë.
<scripture passage="iKgs 4:29" parsed="|1Kgs|4|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.29" />
<sup>29</sup> Perëndia i dha Salomonit dituri, zgjuarsi të madhe dhe një mëndje të hollë si rëra që është në bregun e detit.
<scripture passage="iKgs 4:30" parsed="|1Kgs|4|30|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.30" />
<sup>30</sup> Dhe dituria e Salomonit ia kaloi diturisë të të gjithë bijve të Lindjes dhe tërë diturisë të Egjiptasve.
<scripture passage="iKgs 4:31" parsed="|1Kgs|4|31|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.31" />
<sup>31</sup> Ai ishte më i ditur se çdo njeri tjetër: më tepër se Ezrahiti Ethan; më tepër se Hemani, se Kakoli dhe se Darda, bijtë e Maholit; dhe fama e tij u përhap në të gjitha kombet e afërta.
<scripture passage="iKgs 4:32" parsed="|1Kgs|4|32|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.32" />
<sup>32</sup> Shqiptoi tre mijë proverba dhe kantikët e tij qenë një mijë e pesëqind.
<scripture passage="iKgs 4:33" parsed="|1Kgs|4|33|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.33" />
<sup>33</sup> Foli edhe për drurët, nga kedri i Libanit deri në isopin që mbin nga muri; foli gjithashtu për kafshët, për zogjtë, për rrëshqanorët dhe për peshqit.
<scripture passage="iKgs 4:34" parsed="|1Kgs|4|34|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.4.34" />
<sup>34</sup> Nga të gjithë popujt vinin njerëz për të dëgjuar diturinë e Salomonit; ata ishin të dërguar nga tërë mbretërit e dheut që kishin dëgjuar të flitej për diturinë e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 5" progress="30.58%" prev="iKgs.4" next="iKgs.6" id="iKgs.5">
<h3 id="iKgs.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="iKgs.5-p1">
<scripture passage="iKgs 5:1" parsed="|1Kgs|5|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.1" />
<sup>1</sup> Kur Hirami, mbret i Tiros, mësoi që Salomoni ishte vajosur mbret në vend të atit të tij, dërgoi shërbëtorët e tij, sepse Hirami kishte qenë gjithnjë mik i Davidit.
<scripture passage="iKgs 5:2" parsed="|1Kgs|5|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Salomoni dërgoi t'i thotë Hiramit:
<scripture passage="iKgs 5:3" parsed="|1Kgs|5|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.3" />
<sup>3</sup> "Ti e di që ati im David nuk ka mundur të ndërtojë një tempull në emër të Zotit, Perëndisë të tij, për shkak të luftrave të ndërmarra nga çdo anë kundër tij, deri sa Zoti i vuri armiqtë e tij nën shputën e këmbëve të tij.
<scripture passage="iKgs 5:4" parsed="|1Kgs|5|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.4" />
<sup>4</sup> Por tani Zoti, Perëndia im, më ka dhënë paqe rreth e qark; dhe nuk kam më kundërshtarë, as ndonjë fatkeqësi.
<scripture passage="iKgs 5:5" parsed="|1Kgs|5|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.5" />
<sup>5</sup> Prandaj tani kam ndërmend të ndërtoj një tempull në emër të Zotit, Perëndisë tim, sipas premtimit që i bëri Zoti atit tim David, kur i tha: "Yt bir, që unë do të vendos mbi fronin tënd, ka për të qënë  ai që do të ndërtojë një tempull në emrin  tim".
<scripture passage="iKgs 5:6" parsed="|1Kgs|5|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.6" />
<sup>6</sup> Jep urdhër, pra, që të priten për mua kedrat e Libanit. Shërbëtorët e mi do të punojnë me shërbëtorët e tu, dhe si pagë unë do t'u jap shërbëtorëve të tu tërë ato që do të më kërkosh ti. Ti e di mirë  që ndër ne nuk ka njeri që di t'i presë  drurët si ata të Sidonit".
<scripture passage="iKgs 5:7" parsed="|1Kgs|5|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.7" />
<sup>7</sup> Kur Hirami i dëgjoi fjalët e Salomonit, u gëzua së tepërmi dhe tha: "Qoftë i bekuar sot Zoti, që i ka dhënë Davidit një bir të urtë për të mbretëruar mbi këtë popull të madh".
<scripture passage="iKgs 5:8" parsed="|1Kgs|5|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.8" />
<sup>8</sup> Pastaj Hirami dërgoi t'i thotë Salomonit: "E shqyrtova me kujdes mesazhin që më çove. Unë do të bëj të gjitha ato që dëshiron ti lidhur me lëndën e kedrit dhe të qiparisit.
<scripture passage="iKgs 5:9" parsed="|1Kgs|5|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.9" />
<sup>9</sup> Shërbëtorët e mi do t'i sjellin nga Libani deri në det dhe do t'i transportojnë që andej me trap deri në vendin që ti do të më tregosh; pastaj do t'i shkarkojnë atje dhe ti do t'i çosh tutje. Si shpërblim,  ti do të plotësosh dëshirën time, duke  furnizuar me ushqime shtëpinë time".
<scripture passage="iKgs 5:10" parsed="|1Kgs|5|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.10" />
<sup>10</sup> Kështu Hirami e furnizoi Salomonin me tërë lëndën e kedrit dhe të qiparisit që ai kishte nevojë.
<scripture passage="iKgs 5:11" parsed="|1Kgs|5|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.11" />
<sup>11</sup> Salomoni nga ana e tij e furnizoi Hiramin me njëzet mijë kore gruri për të mbajtur shtëpinë e tij dhe njëzet kore vaj të pastër ulliri; Salomoni i jepte Hiramit çdo vit tërë këto gjëra.
<scripture passage="iKgs 5:12" parsed="|1Kgs|5|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.12" />
<sup>12</sup> Zoti i dha dituri Salomonit, ashtu siç ia kishte premtuar; kështu mbretëroi paqja midis Hiramit dhe Salomonit, dhe të dy bënë aleancë.
<scripture passage="iKgs 5:13" parsed="|1Kgs|5|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.13" />
<sup>13</sup> Mbreti Salomon rekrutoi njerëz për punë të detyruar në tërë Izraelin, dhe ata që u caktuan për punë të detyruar ishin tridhjetë mijë njerëz.
<scripture passage="iKgs 5:14" parsed="|1Kgs|5|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.14" />
<sup>14</sup> I dërgonte me turne në Liban nga dhjetëmijë në muaj; kalonin një muaj në Liban dhe dy muaj në shtëpitë e tyre; Adonirami ishte drejtuesi i punimeve të detyruara.
<scripture passage="iKgs 5:15" parsed="|1Kgs|5|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.15" />
<sup>15</sup> Salomoni kishte gjithashtu shtatëdhjetë mijë njerëz që transportonin ngarkesa dhe tetëdhjetë mijë gurgdhëndës në male,
<scripture passage="iKgs 5:16" parsed="|1Kgs|5|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.16" />
<sup>16</sup> pa llogaritur tremijë e treqind përgjegjës të caktuar nga Salomoni për veprimtaritë e ndryshme dhe për të mbikqyrur personat e caktuar në punimet.
<scripture passage="iKgs 5:17" parsed="|1Kgs|5|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.17" />
<sup>17</sup> Mbreti urdhëroi të nxirreshin gurë të mëdhenj, gurë me vlerë dhe gurë katërkëndësh për të bërë themelet e tempullit.
<scripture passage="iKgs 5:18" parsed="|1Kgs|5|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.5.18" />
<sup>18</sup> Kështu punëtorët e Salomonit dhe punëtorët e Hiramit dhe Giblejtë nxorën gurët, dhe përgatitën lëndën e drurit dhe gurët për ndërtimin e tempullit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 6" progress="30.65%" prev="iKgs.5" next="iKgs.7" id="iKgs.6">
<h3 id="iKgs.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="iKgs.6-p1">
<scripture passage="iKgs 6:1" parsed="|1Kgs|6|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.1" />
<sup>1</sup> Në vitin katërqind e tetëdhjetë mbas daljes së bijve të Izraelit nga vendi i Egjiptit, në vitin e katërt të mbretërimit të tij mbi Izrael, në muajin e Zivit, që është muaji i dytë, Salomoni filloi të ndërtojë shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iKgs 6:2" parsed="|1Kgs|6|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.2" />
<sup>2</sup> Tempulli që ndërtoi mbreti Salomon për Zotin ishte gjashtëdhjetë kubitë i gjatë, njëzet i gjerë dhe tridhjetë i lartë.
<scripture passage="iKgs 6:3" parsed="|1Kgs|6|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.3" />
<sup>3</sup> Portiku përpara tempullit ishte njëzet kubitë i gjatë, i barabartë, pra, me gjerësinë e tempullit, dhe gjerësia e tij shtrihej dhjetë kubitë nga fasada e tempullit.
<scripture passage="iKgs 6:4" parsed="|1Kgs|6|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.4" />
<sup>4</sup> Në tempull vuri dritare me hekura.
<scripture passage="iKgs 6:5" parsed="|1Kgs|6|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.5" />
<sup>5</sup> Pranë murit të tempullit ai ndërtoi dhoma që rrethonin tërë murin e tempullit, si vendin e shenjtë ashtu dhe vendin shumë të shenjtë; kështu ai bëri dhoma anësore rreth e qark.
<scripture passage="iKgs 6:6" parsed="|1Kgs|6|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.6" />
<sup>6</sup> Dhomat e katit të parë ishin të gjera pesë kubitë, ato të katit të mesëm gjashtë kubitë dhe ato të katit të tretë shtatë kubitë; në fakt ai kishte ndërtuar dalje rreth e rrotull mureve të tempullit,  në mënyrë që trarët e mbështetjes të mos  futeshin në muret e tempullit.
<scripture passage="iKgs 6:7" parsed="|1Kgs|6|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.7" />
<sup>7</sup> Për ndërtimin e tempulit u përdorën gurë që ishin latuar në gurore; kështu gjatë ndërtimit të tempullit nuk u dëgjua zhurma e çekiçit, e sëpatës ose e ndonjë vegle tjetër prej hekuri.
<scripture passage="iKgs 6:8" parsed="|1Kgs|6|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.8" />
<sup>8</sup> Hyrja e katit të parë gjendej në krahun e djathtë të tempullit; kështu me anë të një shkalle në trajtë spirale hipje në katin e mesëm, dhe nga kati i mesëm në të tretin.
<scripture passage="iKgs 6:9" parsed="|1Kgs|6|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.9" />
<sup>9</sup> Mbasi përfundoi ndërtimin e tempullit, Salomoni e mbuloi me trarë dhe me dërrasa kedri.
<scripture passage="iKgs 6:10" parsed="|1Kgs|6|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.10" />
<sup>10</sup> Ndërtoi katet anësore me dhoma rreth e qark tempullit, secili i lartë pesë kubitë, dhe i lidhi me tempullin me trarë kedri.
<scripture passage="iKgs 6:11" parsed="|1Kgs|6|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.11" />
<sup>11</sup> Fjala e Zotit iu drejtua Salomonit, duke i thënë:
<scripture passage="iKgs 6:12" parsed="|1Kgs|6|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.12" />
<sup>12</sup> "Për këtë tempull që po më ndërton, në qoftë se ti u përmbahesh statuteve të mia, zbaton në praktikë dekretet e mia dhe u bind të gjitha urdhërimeve të mia duke ecur në to unë do të përmbush me ty premtimin që i dhashë Davidit, atit tënd:
<scripture passage="iKgs 6:13" parsed="|1Kgs|6|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.13" />
<sup>13</sup> do të banoj në mes të bijve të Izraelit dhe nuk do ta braktis popullin tim të Izrarelit".
<scripture passage="iKgs 6:14" parsed="|1Kgs|6|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.14" />
<sup>14</sup> Kështu Salomoni ndërtoi tempullin dhe e përfundoi.
<scripture passage="iKgs 6:15" parsed="|1Kgs|6|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.15" />
<sup>15</sup> Pastaj ndërtoi muret ndarës të tempullit me dërrasa të kedrit; dhe nga dyshemeja e tempullit deri në tavan e veshi nga brenda me dru; pastaj e mbuloi dyshemenë e tempullit me dërrasa qiparisi.
<scripture passage="iKgs 6:16" parsed="|1Kgs|6|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.16" />
<sup>16</sup> Veshi gjithashtu me dërrasa kedri një hapësirë prej njëzet kubitësh në fund të tempullit, nga dyshemeja deri në tavan; dhe këtë hapësirë të brendshme e rezervoi si shenjtërore, si një vend shumë të shenjtë.
<scripture passage="iKgs 6:17" parsed="|1Kgs|6|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.17" />
<sup>17</sup> Shtëpia, domethënë tempulli, përpara vendit shumë të shenjtë ishte e gjatë dyzet kubitë.
<scripture passage="iKgs 6:18" parsed="|1Kgs|6|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.18" />
<sup>18</sup> Pjesa e brendshme e tempullit ishte prej kedri të gdhendur me sfera dhe me lule të çelura; çdo gjë ishte prej kedri dhe nuk dukej asnjë gur.
<scripture passage="iKgs 6:19" parsed="|1Kgs|6|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.19" />
<sup>19</sup> Salomoni e përgatiti vendin shumë të shenjtë në pjesën e brendshme të tempullit, për të vënë aty arkën e besëlidhjes të Zotit.
<scripture passage="iKgs 6:20" parsed="|1Kgs|6|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.20" />
<sup>20</sup> Vendi shumë i shenjtë ishte njëzet kubitë i gjatë, njëzet kubitë i gjerë dhe njëzet kubitë i lartë. Salomoni e veshi me ar të kulluar; dhe e veshi altarin me kedër.
<scripture passage="iKgs 6:21" parsed="|1Kgs|6|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.21" />
<sup>21</sup> Kështu Salomoni e veshi pjesën e brendshme të tempullit me ar të kulluar, shtriu zinxhira ari përpara vendit shumë të shenjtë dhe e veshi me ar.
<scripture passage="iKgs 6:22" parsed="|1Kgs|6|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.22" />
<sup>22</sup> Veshi me ar tërë tempullin deri sa mbaroi së ndërtuari dhe veshi me ar gjithashtu tërë altarin që i takonte vendit shumë të shenjtë.
<scripture passage="iKgs 6:23" parsed="|1Kgs|6|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.23" />
<sup>23</sup> Në pjesën e brendshme të vendit shumë të shenjtë bëri dy kerubinë me dru ulliri, që ishin dhjetë kubitë të lartë.
<scripture passage="iKgs 6:24" parsed="|1Kgs|6|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.24" />
<sup>24</sup> Krahu i një kerubini ishte pesë kubitë dhe tjetri ishte gjithashtu pesë kubitë; kishte, pra, dhjetë kubitë nga maja e një krahu deri te maja e tjetrit.
<scripture passage="iKgs 6:25" parsed="|1Kgs|6|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.25" />
<sup>25</sup> Edhe kerubini tjetër ishte dhjetë kubitësh; të dy kerubinët kishin po ato përmasa dhe po atë formë.
<scripture passage="iKgs 6:26" parsed="|1Kgs|6|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.26" />
<sup>26</sup> Lartësia e një kerubini ishte dhjetë kubitë po kështu edhe ajo e kerubinit tjetër.
<scripture passage="iKgs 6:27" parsed="|1Kgs|6|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.27" />
<sup>27</sup> Salomoni i vendosi kerubinët në mes të vendit shumë të shenjtë. kerubinët i kishin krahët të hapur; krahu i të parit prekte njërin mur ndarës dhe krahu i të dytit prekte murin tjetër; krahët e tyre të brendshme takoheshin në mes të shtëpisë.
<scripture passage="iKgs 6:28" parsed="|1Kgs|6|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.28" />
<sup>28</sup> Pastaj i veshi me ar kerubinët.
<scripture passage="iKgs 6:29" parsed="|1Kgs|6|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.29" />
<sup>29</sup> Pastaj riprodhoi mbi të gjitha muret ndarës të trempullit, rreth e qark, figura në reliev kerubinësh, palma dhe lule të çelura, si brenda ashtu dhe jashtë.
<scripture passage="iKgs 6:30" parsed="|1Kgs|6|30|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.30" />
<sup>30</sup> Pastaj veshi me ar dyshemenë e tempullit, si nga brenda ashtu dhe nga jashtë.
<scripture passage="iKgs 6:31" parsed="|1Kgs|6|31|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.31" />
<sup>31</sup> Për të hyrë në vendin tepër të shenjtë bëri një portë me dy kanate me dru ulliri; arkitravi dhe shtalkat zinin një të katërtën e murit.
<scripture passage="iKgs 6:32" parsed="|1Kgs|6|32|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.32" />
<sup>32</sup> Të dy kanatet ishin me dru ulliri. Mbi to gdhendi figura kerubinësh, palma dhe lulesh të çelura, i veshi me ar duke e shtrirë arin mbi kerubinët dhe mbi palmash.
<scripture passage="iKgs 6:33" parsed="|1Kgs|6|33|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.33" />
<sup>33</sup> Për portën e tempullit bëri gjithashtu shtalka me dru ulliri, që zinin një të katërtën e gjerësisë së murit,
<scripture passage="iKgs 6:34" parsed="|1Kgs|6|34|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.34" />
<sup>34</sup> dhe dy kanate me dru qiparisi; çdo kanat përbëhej nga dy pjesë që hapeshin dhe mbylleshin.
<scripture passage="iKgs 6:35" parsed="|1Kgs|6|35|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.35" />
<sup>35</sup> Mbi to gdhendi kerubinë, palma dhe lule të çelura dhe i veshi me ar, që e shtriu me saktësi mbi skulpturat.
<scripture passage="iKgs 6:36" parsed="|1Kgs|6|36|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.36" />
<sup>36</sup> Pastaj ndërtoi oborrin e brendshëm me tri radhë gurësh katërkëndësh dhe një radhë trarësh kedri.
<scripture passage="iKgs 6:37" parsed="|1Kgs|6|37|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.37" />
<sup>37</sup> Vitin e katërt, në muajin e Zivit, u hodhën themelet e shtëpisë të Zotit;
<scripture passage="iKgs 6:38" parsed="|1Kgs|6|38|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.6.38" />
<sup>38</sup> vitin e njëmbëdhjetë, në muajin e Bulit, që është muaji i tetë, tempulli u mbarua në të gjitha pjesët e tij, sipas vizatimeve të dhëna. Kështu Salomonit iu deshën shtatë vjet për ta ndërtuar.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 7" progress="30.78%" prev="iKgs.6" next="iKgs.8" id="iKgs.7">
<h3 id="iKgs.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="iKgs.7-p1">
<scripture passage="iKgs 7:1" parsed="|1Kgs|7|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.1" />
<sup>1</sup> Por Salomonit iu deshën trembëdhjetë vjet për të ndërtuar shtëpinë e tij; kështu ai përfundoi tërë shtëpinë e tij.
<scripture passage="iKgs 7:2" parsed="|1Kgs|7|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.2" />
<sup>2</sup> Ai ndërtoi shtëpinë e "Pyllit të Libanit", e gjatë njëqind kubitë, e gjerë pesëdhjetë e lartë tridhjetë; ajo mbështetej mbi katër radhë shtyllash kedri, mbi të cilat mbështeteshin trarët e kedrit.
<scripture passage="iKgs 7:3" parsed="|1Kgs|7|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.3" />
<sup>3</sup> Një tavan prej kedri mbulonte dhomat që mbështeteshin mbi shtyllat, dhe që ishin gjithashtu dyzet e pesë, pesëmbëdhjetë për çdo radhë.
<scripture passage="iKgs 7:4" parsed="|1Kgs|7|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.4" />
<sup>4</sup> Kishte tri radhë dritaresh, të kundërvëna njëra me tjetrën në tri plane të ndryshme.
<scripture passage="iKgs 7:5" parsed="|1Kgs|7|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.5" />
<sup>5</sup> Të gjitha portat me shtalkat e tyre dhe arkitrarët e tyre ishin katërkëndëshe dhe dritaret i kundërviheshin njëra tjetrës në tre plane të ndryshme.
<scripture passage="iKgs 7:6" parsed="|1Kgs|7|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.6" />
<sup>6</sup> Ai ndërtoi edhe portikun e shtyllave, i gjatë pesëdhjetë kubitë dhe i gjerë tridhjetë; në pjesën e përparme kishte një hajat, me shtylla dhe që ishte i mbuluar me çati.
<scripture passage="iKgs 7:7" parsed="|1Kgs|7|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.7" />
<sup>7</sup> Pastaj ndërtoi portikun e fronit ku admnistronte drejtësia, i quajtur "Portiku i gjykimit"; dhe e mbuloi me kedër nga dyshemeja në tavan.
<scripture passage="iKgs 7:8" parsed="|1Kgs|7|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.8" />
<sup>8</sup> Shtëpia ku ai banonte, e ndërtuar në të njëjtën mënyrë, kishte përkundrazi një oborr tjetër në pjesën e brendshme të portikut. Salomoni bëri gjithashtu një shtëpi me një portik të ngjashëm me këtë për bijën e Faraonit, që kishte marrë për grua.
<scripture passage="iKgs 7:9" parsed="|1Kgs|7|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.9" />
<sup>9</sup> Të gjitha ndërtimet ishin me gurë të zgjedhur, të prerë sipas masës me sharrë nga brenda dhe nga jashtë nga themelet deri në kornizat, dhe nga jashtë deri në oborrin më të madh.
<scripture passage="iKgs 7:10" parsed="|1Kgs|7|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.10" />
<sup>10</sup> Edhe themelet ishin me gurë të zgjedhur, me gurë të mëdhenj, disa dhjetë kubitësh dhe të tjerë tetë kubitësh.
<scripture passage="iKgs 7:11" parsed="|1Kgs|7|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.11" />
<sup>11</sup> Mbi to kishte gurë të zgjedhur, të prerë me masë, dhe dru kedri.
<scripture passage="iKgs 7:12" parsed="|1Kgs|7|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.12" />
<sup>12</sup> Oborri i madh kishte rreth e qark tri radhë gurësh të latuar dhe një radhë trarësh prej kedri, ashtu si oborri i brendshëm i shtëpisë të Zotit dhe si portiku i tempullit.
<scripture passage="iKgs 7:13" parsed="|1Kgs|7|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.13" />
<sup>13</sup> Mbreti Salomon solli nga Tiro Hiramin,
<scripture passage="iKgs 7:14" parsed="|1Kgs|7|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.14" />
<sup>14</sup> birin e një të veje nga fisi i Neftalit; i ati ishte nga Tiro dhe punonte bronzin; ishte tërë dituri, zgjuarsi dhe shkathtësi për të kryer çdo punim bronzi. Ai vajti te mbreti Salomon dhe kreu të gjitha punimet që i caktuan.
<scripture passage="iKgs 7:15" parsed="|1Kgs|7|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.15" />
<sup>15</sup> Derdhi dy shtylla prej bronzi. Secila kishte një lartësi prej tetëmbëdhjetë kubitësh dhe një rreth prej dymbëdhjetë kubitësh.
<scripture passage="iKgs 7:16" parsed="|1Kgs|7|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.16" />
<sup>16</sup> Bëri edhe dy kapitele prej bronzi të derdhur për t'i vënë në majë të shtyllave; një kapitel ishte i lartë pesë kubitë dhe pesë kubitë ishte gjithashtu lartësia e kapitelit të dytë.
<scripture passage="iKgs 7:17" parsed="|1Kgs|7|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.17" />
<sup>17</sup> Pastaj bëri një rrjetëz me kurora në formë të zinxhirësh për kapitelet që ishin në majë të shtyllave, shtatë për një kapitel dhe shtatë për kapitelin tjetër.
<scripture passage="iKgs 7:18" parsed="|1Kgs|7|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.18" />
<sup>18</sup> Kështu bëri shtyllat e dy radhëve të shegës rreth e qark rrjetëzës, për të mbuluar kapitelet që ishin në majën e shtyllave; bëri të njëjtën gjë për secilin nga kapitelet.
<scripture passage="iKgs 7:19" parsed="|1Kgs|7|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.19" />
<sup>19</sup> Kapitelet që ishin në majë të shtyllave në portik kishin formën e zambakut dhe qenë katër kubitësh.
<scripture passage="iKgs 7:20" parsed="|1Kgs|7|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.20" />
<sup>20</sup> Përveç kësaj mbi kapitelet në majë të të dy kolonave, mbi pjesën e mysët afër rrjetëzës, kishte dyqind shegë të vëna me radhë rreth e qark.
<scripture passage="iKgs 7:21" parsed="|1Kgs|7|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.21" />
<sup>21</sup> Pastaj vendosi shtyllat në portikun e tempullit; vendosi shtyllën në të djathtë dhe e quajti Jakin, pastaj vendosi shtyllën në të majtë dhe e quajti Boaz.
<scripture passage="iKgs 7:22" parsed="|1Kgs|7|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.22" />
<sup>22</sup> Në majë të shtyllave kishte një punim në formë zambaku. Kështu mbaroi punimi i shtyllave.
<scripture passage="iKgs 7:23" parsed="|1Kgs|7|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.23" />
<sup>23</sup> Pastaj bëri detin me metal të shkrirë, në formë rrethore, që nga një buzë në buzën tjetër kishte një gjatësi prej dhjetë kubitësh; lartësia e tij ishte pesë kubitë dhe rrethi ishte tridhjetë kubitë.
<scripture passage="iKgs 7:24" parsed="|1Kgs|7|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.24" />
<sup>24</sup> Nën buzë dhe rreth e qark detit kishte kolokuintide zbukuruese, dhjetë në çdo kubit; kolokuintidet zbukuruese ishin vendosur në dy radhë dhe ishin bërë me derdhje.
<scripture passage="iKgs 7:25" parsed="|1Kgs|7|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.25" />
<sup>25</sup> Deti mbështetej mbi dymbëdhjetë qe, prej të cilëve tre shikonin nga veriu, tre nga perëndimi, tre nga jugu dhe tre nga lindja; deti ishte vënë mbi ta dhe pjesët e tyre të prapme ishin të kthyera nga brenda.
<scripture passage="iKgs 7:26" parsed="|1Kgs|7|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.26" />
<sup>26</sup> Ai kishte trashësinë e një pëllëmbe; buza e tij ishte si buza e një kupe, si lulja e një zambaku: ai përmbante dy mijë bate.
<scripture passage="iKgs 7:27" parsed="|1Kgs|7|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.27" />
<sup>27</sup> Bëri gjithashtu dhjetë qerrëza prej bronzi, secila e gjatë katër kubitë, e gjerë katër kubitë dhe e lartë tre kubitë,
<scripture passage="iKgs 7:28" parsed="|1Kgs|7|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.28" />
<sup>28</sup> qerrëzat ishin ndërtuar si vijon: kishin panele anësore dhe këto mbylleshin me anë të kornizave.
<scripture passage="iKgs 7:29" parsed="|1Kgs|7|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.29" />
<sup>29</sup> Mbi panelet, që ishin midis kornizave, ishin përfytyruar luanë, qe dhe kerubinë. Mbi kornizat mbështetej një piedestal, ndërsa sipër dhe poshtë luanëve dhe qeve kishte kurora në formë vargjesh zbukurues.
<scripture passage="iKgs 7:30" parsed="|1Kgs|7|30|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.30" />
<sup>30</sup> Çdo qerre e vogël kishte katër rrota prej bronzi me boshtet gjithashtu prej bronzi; katër këmbët e tyre kishin disa spaleta poshtë vazos, dhe spaletat ishin bërë me derdhje, me kurora në anët e secilës prej tyre.
<scripture passage="iKgs 7:31" parsed="|1Kgs|7|31|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.31" />
<sup>31</sup> Hapja e saj, në pjesën e brendshme të kurorës dhe në pjesën e saj të lartë, ishte e rrumbullakët; ishte e thellë një kubit, kishte formën e një piedestali dhe një diametër prej një kubit e gjysmë;  edhe rreth hapjes kishte skulptura, por panelet  ishin katrorë dhe jo të rrumbullakët.
<scripture passage="iKgs 7:32" parsed="|1Kgs|7|32|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.32" />
<sup>32</sup> Katër rrotat ishin nën panelet dhe boshtet e rrotave ishin fiksuar në bazë. Lartësia e çdo rrote ishte një kubit e gjysmë.
<scripture passage="iKgs 7:33" parsed="|1Kgs|7|33|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.33" />
<sup>33</sup> Punimi i rrotave ishte si ai i një qerreje. Boshtet, rrathët, rrezet dhe bucelat ishin të gjitha prej bronzi të derdhur.
<scripture passage="iKgs 7:34" parsed="|1Kgs|7|34|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.34" />
<sup>34</sup> Në të katër qoshet e çdo qerreje kishte katër spaleta, që përbënin një të tërë me vetë qerren.
<scripture passage="iKgs 7:35" parsed="|1Kgs|7|35|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.35" />
<sup>35</sup> Në majë të qerres kishte një mbajtëse të rrumbullakët, e cila ishte gjysmë kubit e lartë; dhe në majë të qerres, kornizat dhe panelet e saj përbënin një tërësi me të.
<scripture passage="iKgs 7:36" parsed="|1Kgs|7|36|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.36" />
<sup>36</sup> Mbi sipërfaqen e kornizave dhe të paneleve të saj, Hirami gdhendi kerubinë, luanë dhe palma, sipas hapësirave të lira, dhe kurora rreth e qark.
<scripture passage="iKgs 7:37" parsed="|1Kgs|7|37|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.37" />
<sup>37</sup> Kështu ai veproi me të dhjetë qerret, që u derdhën të gjitha njëlloj me po ato madhësi dhe po atë formë.
<scripture passage="iKgs 7:38" parsed="|1Kgs|7|38|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.38" />
<sup>38</sup> Pastaj përgatiti dhjetë enë prej bronzi, secila prej tyre përmbante dyzet bate dhe ishte katër kubitësh; dhe çdo enë mbështetej mbi njërën nga dhjetë qerret.
<scripture passage="iKgs 7:39" parsed="|1Kgs|7|39|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.39" />
<sup>39</sup> Ai i vendosi qerret pesë nga ana e djathtë e tempullit dhe pesë nga ana e majtë e tij, dhe e vuri detin në krahun e djathtë të tempullit, nga ana jug-lindore.
<scripture passage="iKgs 7:40" parsed="|1Kgs|7|40|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.40" />
<sup>40</sup> Hirami bëri enët, lopatëzat dhe kupat. Kështu Hirami përfundoi çdo punë që duhet të bënte për mbretin Salomon në shtëpinë e Zotit:
<scripture passage="iKgs 7:41" parsed="|1Kgs|7|41|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.41" />
<sup>41</sup> dy shtylla, dy kapitele me vazo në majë të shtyllave, dy rrjetëza për të mbuluar dy kapitele me vazo në majë të shtyllave,
<scripture passage="iKgs 7:42" parsed="|1Kgs|7|42|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.42" />
<sup>42</sup> katërqind shegë për dy rrjetëzat (dy radhë shegësh për çdo rrjetëz për të mbuluar dy kapitelet me vazo në majë të shtyllave),
<scripture passage="iKgs 7:43" parsed="|1Kgs|7|43|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.43" />
<sup>43</sup> dhjetë qerrëza, dhjetë enë mbi qerret,
<scripture passage="iKgs 7:44" parsed="|1Kgs|7|44|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.44" />
<sup>44</sup> deti, një i vetëm, dhe dymbëdhjetë qe poshtë detit,
<scripture passage="iKgs 7:45" parsed="|1Kgs|7|45|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.45" />
<sup>45</sup> vazot, lopatëzat, enët. Të gjitha këto vegla, që Salomoni vuri Hiramin t'i bëjë për shtëpinë e Zotit, ishin prej bronzi të lëmuar.
<scripture passage="iKgs 7:46" parsed="|1Kgs|7|46|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.46" />
<sup>46</sup> Mbreti i shkriu në fushën e Jordanit në një tokë argjilore, midis Sukothit dhe Tsarethanit.
<scripture passage="iKgs 7:47" parsed="|1Kgs|7|47|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.47" />
<sup>47</sup> Salomoni nuk u kujdes t'i peshojë tërë këto vegla, sepse ishin shumë; pesha e bronzit nuk u përcaktua.
<scripture passage="iKgs 7:48" parsed="|1Kgs|7|48|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.48" />
<sup>48</sup> Salomoni bëri që të prodhohen tërë orenditë e shtëpisë të Zotit: altari prej ari, tryeza prej ari mbi të cilën viheshin bukët e paraqitjes;
<scripture passage="iKgs 7:49" parsed="|1Kgs|7|49|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.49" />
<sup>49</sup> shandanët prej ari të kulluar, pesë në të djathtë dhe pesë në të majtë përpara vendit shumë të shenjtë, me lulet, me llambat dhe me gërshërët prej ari;
<scripture passage="iKgs 7:50" parsed="|1Kgs|7|50|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.50" />
<sup>50</sup> kupat, thikat, vazot e mëdha, lugët dhe mangallët prej ari të kulluar; dhe menteshat prej ari të portave të shtëpisë së brendshme (domethënë të vendit shumë të shenjtë) dhe portat në hyrje të vetë tempullit.
<scripture passage="iKgs 7:51" parsed="|1Kgs|7|51|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.7.51" />
<sup>51</sup> Kështu përfundoi tërë puna që mbreti Salomon kishte bërë për shtëpinë e Zotit. Pastaj Salomoni solli argjendin, arin dhe veglat, të cilat i kishte shenjtëruar Davidi, ati i tij, dhe i vendosi në thesaret e shtëpisë të Zotit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 8" progress="30.96%" prev="iKgs.7" next="iKgs.9" id="iKgs.8">
<h3 id="iKgs.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="iKgs.8-p1">
<scripture passage="iKgs 8:1" parsed="|1Kgs|8|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Salomoni mblodhi në prani të tij në Jeruzalem pleqtë e Izraelit dhe tërë krerët e fiseve, prijësit e familjeve të Izraelit, për të çuar arkën e besëlidhjes të Zotit në qytetin e Davidit, domethënë në Sion.
<scripture passage="iKgs 8:2" parsed="|1Kgs|8|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.2" />
<sup>2</sup> Tërë burrat e Izraelit u mblodhën rreth e qark mbretit Salomon për festën në muajin e Ethanimit, që është muaji i shtatë.
<scripture passage="iKgs 8:3" parsed="|1Kgs|8|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.3" />
<sup>3</sup> Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën dhe priftërinjtë morën arkën;
<scripture passage="iKgs 8:4" parsed="|1Kgs|8|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.4" />
<sup>4</sup> dhe çuan lart arkën e Zotit, çadrën e mbledhjeve dhe tërë orenditë e shenjta që ishin në çadër. Priftërinjtë dhe Levitët i mbartën këto gjëra.
<scripture passage="iKgs 8:5" parsed="|1Kgs|8|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.5" />
<sup>5</sup> Mbreti Salomon dhe tërë asambleja e Izraelit, e mbledhur rreth tij, u mblodhën bashkë me të përpara arkës dhe flijuan një numër aq të madh delesh dhe qesh, që nuk mund të numëroheshin as të llogariteshin.
<scripture passage="iKgs 8:6" parsed="|1Kgs|8|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.6" />
<sup>6</sup> Pastaj priftërinjtë e çuan arkën e besëlidhjes të Zotit në vendin e saj, në shenjtëroren e tempullit, në vendin shumë të shenjtë, nën krahët e kerubinëve.
<scripture passage="iKgs 8:7" parsed="|1Kgs|8|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.7" />
<sup>7</sup> Në fakt kerubinët i shtrinin krahët e tyre mbi vendin e arkës dhe mbulonin nga lart arkën dhe shufrat e saj.
<scripture passage="iKgs 8:8" parsed="|1Kgs|8|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.8" />
<sup>8</sup> Shufrat ishin aq të gjata sa që skajet e tyre dukeshin nga vendi i shenjtë, përpara shenjtërores, por nuk dukeshin nga jashtë. Ato kanë mbetur atje deri në ditën e sotme.
<scripture passage="iKgs 8:9" parsed="|1Kgs|8|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.9" />
<sup>9</sup> Në arkë nuk kishte asgjë tjetër veç dy pllakave prej guri që Moisiu kishte depozituar në malin Horeb, kur Zoti bëri një besëlidhje me bijtë e Izraelit, pas daljes së tyre nga vendi i Egjiptit.
<scripture passage="iKgs 8:10" parsed="|1Kgs|8|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.10" />
<sup>10</sup> Por ndodhi që, ndërsa priftërinjtë po dilnin nga vendi i shenjtë, reja e mbushi shtëpinë e Zotit,
<scripture passage="iKgs 8:11" parsed="|1Kgs|8|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.11" />
<sup>11</sup> dhe priftërinjtë nuk mundën të qëndrojnë për të shërbyer për shkak të resë, sepse ladvia e Zotit mbushte shtëpinë e tij.
<scripture passage="iKgs 8:12" parsed="|1Kgs|8|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Salomoni tha: "Zoti ka thënë se do të banojë në një re të dendur.
<scripture passage="iKgs 8:13" parsed="|1Kgs|8|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.13" />
<sup>13</sup> Unë kam ndërtuar për ty një shtëpi madhështore, një vend ku ti do të banosh për gjithnjë".
<scripture passage="iKgs 8:14" parsed="|1Kgs|8|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.14" />
<sup>14</sup> Pastaj mbreti u kthye dhe bekoi tërë asamblenë e Izraelit, ndërsa tërë asambleja e Izraelit rrinte në këmbë.
<scripture passage="iKgs 8:15" parsed="|1Kgs|8|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.15" />
<sup>15</sup> Dhe tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që i ka premtuar me gojën e tij atit tim David dhe që e ka mbajtur premtimin e dhënë me anë të fuqisë së tij, duke thënë:
<scripture passage="iKgs 8:16" parsed="|1Kgs|8|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.16" />
<sup>16</sup> "Nga dita që nxora popullin tim të Izraelit nga Egjipti, unë nuk kam zgjedhur asnjë qytet midis tërë fiseve të Izraelit për të ndërtuar një shtëpi, ku emri im të qëndronte, por kam zgjedhur Davidin  që të mbretërojë mbi popullin tim të Izraelit".
<scripture passage="iKgs 8:17" parsed="|1Kgs|8|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.17" />
<sup>17</sup> Por Davidi, ati im, e kishte në zemër të ndërtonte një shtëpi në emër të Zotit, Perëndisë të Izraelit;
<scripture passage="iKgs 8:18" parsed="|1Kgs|8|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.18" />
<sup>18</sup> por Zoti i tha Davidit, atit tim: "Ti ke pasur në zemër të ndërtosh një shtëpi në emrin tim, dhe bëre mirë të kesh një gjë të tillë në zemër;
<scripture passage="iKgs 8:19" parsed="|1Kgs|8|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.19" />
<sup>19</sup> por nuk do të jesh ti që do të ndërtosh tempullin, do të jetë përkundrazi biri yt që do të dalë nga barku yt; do të jetë ai që do të ndërtojë tempullin në emrin tim".
<scripture passage="iKgs 8:20" parsed="|1Kgs|8|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.20" />
<sup>20</sup> Kështu Zoti e mbajti fjalën që kishte thënë; dhe unë zura vendin e Davidit, atit tim, u ula mbi fronin e Izraelit, ashtu si kishte thënë Zoti, dhe ndërtova tempullin në emër të Zotit, Perëndisë të Izraelit.
<scripture passage="iKgs 8:21" parsed="|1Kgs|8|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.21" />
<sup>21</sup> Atje kam përgatitur një vend për arkën, në të cilën ndodhet besëlidhja e Zotit, që ai lidhi me etërit tanë kur i nxori nga vendi i Egjiptit".
<scripture passage="iKgs 8:22" parsed="|1Kgs|8|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.22" />
<sup>22</sup> Pastaj Salomoni u vendos para altarit të Zotit, përballë tërë asamblesë së Izraelit, shtriu duart në drejtim të qiellit
<scripture passage="iKgs 8:23" parsed="|1Kgs|8|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.23" />
<sup>23</sup> dhe tha: "O Zot, Perëndia i Izraelit, nuk ka asnjë Perëndi të ngjashëm me ty as atje lart në qiell, as këtu poshtë në tokë! Ti e ruan besëlidhjen dhe tregohesh shpirtmadh me shërbëtorët e tu që ecin para teje me gjithë zemër.
<scripture passage="iKgs 8:24" parsed="|1Kgs|8|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.24" />
<sup>24</sup> Ndaj shërbëtorit tënd David, atit tim, ti mbajte atë që i kishe premtuar; po, sot ke kryer me dorën tënde atë që kishe premtuar me gojën tënde.
<scripture passage="iKgs 8:25" parsed="|1Kgs|8|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.25" />
<sup>25</sup> Tani, pra, o Zot, Perëndi i Izraelit, mbaje premtimin që i kishe bërë Davidit, atit tim, duke thënë: "Ty nuk do të të mungojë asnjëri nga ata që ulen para teje mbi fronin e Izraelit, nëqoftëse bijtë  e tu të kenë kujdes sjelljen e tyre dhe të  ecin para meje si ke ecur ti".
<scripture passage="iKgs 8:26" parsed="|1Kgs|8|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.26" />
<sup>26</sup> Prandaj të lutem tani, o Perëndi i Izraelit, të plotësosh fjalën që i ke thënë shërbëtorit tënd David, atit tim!
<scripture passage="iKgs 8:27" parsed="|1Kgs|8|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.27" />
<sup>27</sup> Po a është e vërtetë që Perëndia banon mbi tokë? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë dhe aq më pak ky tempull që kam ndërtuar!
<scripture passage="iKgs 8:28" parsed="|1Kgs|8|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.28" />
<sup>28</sup> Megjithatë o Zot, Perëndia im, dëgjo me vëmendje lutjen e shërbëtorit tënde dhe kërkesën e tij, duke dëgjuar thirrjen dhe lutjen që shërbëtori yt larton sot para teje.
<scripture passage="iKgs 8:29" parsed="|1Kgs|8|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.29" />
<sup>29</sup> Sytë e tu u drejtofshin natë e ditë në këtë tempull, drejt vendit për të cilin ke thënë: "Aty do të jetë emri im", për të dëgjuar lutjen që shërbëtori yt do të të bëjë duke t'u drejtuar nga ky vend.
<scripture passage="iKgs 8:30" parsed="|1Kgs|8|30|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.30" />
<sup>30</sup> Dëgjo lutjen e shërbëtorit tënd dhe të popullit tënd të Izraelit kur do të të luten duke t'u drejtuar nga ky vend. Dëgjo nga vendi ku ti banon në qiejt; dëgjo dhe fal.
<scripture passage="iKgs 8:31" parsed="|1Kgs|8|31|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.31" />
<sup>31</sup> Në qoftë se dikush mëkaton kundër të afërmit të tij dhe, duke qenë i detyruar të betohet, vjen të betohet para altarit tënd në këtë tempull,
<scripture passage="iKgs 8:32" parsed="|1Kgs|8|32|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.32" />
<sup>32</sup> ti dëgjoje nga qielli, ndërhy dhe gjyko shërbëtorët e tu; dëno fajtorin, duke bërë që të bjerë mbi kokën e tij sjellja e tij dhe shpalle të drejtë të pafajshmin duke i dhënë atë që i takon sipas së drejtës së tij.
<scripture passage="iKgs 8:33" parsed="|1Kgs|8|33|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.33" />
<sup>33</sup> Kur populli yt i Izraelit do të mundet para armikut sepse ka mëkatuar kundër teje, në rast se kthehet te ti dhe lavdëron emrin tënd, në rast se të lutet dhe të stërlutet në këtë tempull,
<scripture passage="iKgs 8:34" parsed="|1Kgs|8|34|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.34" />
<sup>34</sup> ti dëgjoje nga qielli dhe fale mëkatin e popullit tënd të Izraelit, dhe ktheje në vendin që u ke dhënë etërve të tyre.
<scripture passage="iKgs 8:35" parsed="|1Kgs|8|35|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.35" />
<sup>35</sup> Kur qielli do të mbyllet dhe nuk do të ketë më shi sepse kanë mëkatuar kundër teje, në qoftë se luten duke t'u drejtuar nga ky vend, në qoftë se lavdërojnë emrin tënd dhe heqin dorë nga mëkati i tyre sepse i ke dëshpëruar shumë,
<scripture passage="iKgs 8:36" parsed="|1Kgs|8|36|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.36" />
<sup>36</sup> ti dëgjoji nga qielli, fale mëkatin e shërbëtorëve të tu dhe të popullit tënd të Izraelit, duke u treguar rrugën e mirë nëpër të cilën duhet të ecin, dhe dërgo shiun mbi tokën që i ke dhënë si trashëgimi popullit tënd.
<scripture passage="iKgs 8:37" parsed="|1Kgs|8|37|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.37" />
<sup>37</sup> Kur vendi të preket nga zia e bukës ose murtaja, nga ndryshku apo nga bloza, nga një dyndje karkalecash dhe krimbash, kur armiku ta rrethojë popullin tënd në vendin e qyteteve të tua, kur të pëllcasë një fatkeqësi apo një epidemi çfarëdo,
<scripture passage="iKgs 8:38" parsed="|1Kgs|8|38|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.38" />
<sup>38</sup> çdo lutje, çdo kërkesë që do të të drejtohet nga çfarëdo personi apo nga tërë populli yt i Izraelit, kur secili të ketë pranuar plagën e zemrës së tij dhe të ketë shtrirë duart në drejtim të këtij tempulli,
<scripture passage="iKgs 8:39" parsed="|1Kgs|8|39|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.39" />
<sup>39</sup> ti dëgjoje nga qielli, nga vendbanimi yt, dhe fal, ndërhy dhe jepi secilit sipas sjelljes së tij, ti që njeh zemrën e secilit; (në të vërtetë vetëm ti ua njeh zemrën gjithë bijve të njerëzve),
<scripture passage="iKgs 8:40" parsed="|1Kgs|8|40|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.40" />
<sup>40</sup> me qëllim që ata të kenë frikë prej teje tërë kohën që do të jetojnë në vendin që u ke dhënë etërve tanë.
<scripture passage="iKgs 8:41" parsed="|1Kgs|8|41|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.41" />
<sup>41</sup> Edhe i huaji, që nuk i përket popullit tënd të Izraelit, kur të vijë nga një vend i largët për shkak të emrit tënd,
<scripture passage="iKgs 8:42" parsed="|1Kgs|8|42|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.42" />
<sup>42</sup> (sepse do të dëgjohet të flitet për emrin tënd të madh, për dorën tënde të fuqishme dhe për krahun tënd të shtrirë) kur të vijë të të lutet duke t'u drejtuar nga ky tempull,
<scripture passage="iKgs 8:43" parsed="|1Kgs|8|43|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.43" />
<sup>43</sup> ti dëgjo nga qielli, nga vendbanimi yt, dhe jepi të huajit tërë ato që kërkon, me qëllim që tërë popujt e dheut të njohin emrin tënd dhe kështu të kenë frikë prej teje, ashtu siç bën populli yt i  Izraelit, dhe të dinë që emri yt përmëndet në  këtë tempull që kam ndërtuar.
<scripture passage="iKgs 8:44" parsed="|1Kgs|8|44|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.44" />
<sup>44</sup> Kur populli yt të dalë në luftë kundër armikut të tij, duke ndjekur rrugën që i tregove, në rast se i luten Zotit dhe duke iu drejtuar qytetit të zgjedhur prej teje dhe tempullit që ndërtova në emrin tënd,
<scripture passage="iKgs 8:45" parsed="|1Kgs|8|45|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.45" />
<sup>45</sup> dëgjo nga qielli lutjen dhe kërkesën e tyre dhe përkrahe çështjen e tyre.
<scripture passage="iKgs 8:46" parsed="|1Kgs|8|46|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.46" />
<sup>46</sup> Kur të mëkatojnë kundër teje (sepse nuk ka njeri që nuk mëkaton) dhe ti, i zemëruar me ta, do t'i braktisësh në dorë të armikut dhe ai do t'i shpërngulë në vendin e tij, afër apo larg,
<scripture passage="iKgs 8:47" parsed="|1Kgs|8|47|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.47" />
<sup>47</sup> në rast se në vendin ku janë shpërngulur vijnë në vete, në rast se kthehen te ti dhe të luten nga vendi ku i kanë prurë si robër dhe thonë: "Kemi mëkatuar, kemi vepruar në mënyrë të padrejtë, kemi bërë të keqen",
<scripture passage="iKgs 8:48" parsed="|1Kgs|8|48|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.48" />
<sup>48</sup> në rast se kthehen nga ana jote me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt në vendin e armiqve që i kanë shpërngulur dhe të luten duke u kthyer nga vendi që ti u ke dhënë etërve të tyre, nga qyteti që ti  ke zgjedhur dhe nga tempulli që unë kam  ndërtuar në emrin tënd,
<scripture passage="iKgs 8:49" parsed="|1Kgs|8|49|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.49" />
<sup>49</sup> ti dëgjo nga qielli, nga vendbanimi yt, lutjen dhe kërkesën e tyre dhe përkrahe çështjen e tyre,
<scripture passage="iKgs 8:50" parsed="|1Kgs|8|50|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.50" />
<sup>50</sup> dhe fale popullin tënd që ka mëkatuar kundër teje për të gjitha shkeljet që ka bërë kundër teje dhe bëj që të gjejnë mëshirë pranë atyre që i kanë shpërngulur, me qëllim që këta të fundit të tregohen të mëshirshëm me ta,
<scripture passage="iKgs 8:51" parsed="|1Kgs|8|51|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.51" />
<sup>51</sup> (sepse ata janë populli yt dhe trashëgimia jote, ata që nxore nga Egjipti, nga një furrë hekuri).
<scripture passage="iKgs 8:52" parsed="|1Kgs|8|52|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.52" />
<sup>52</sup> Mbaji sytë e hapur ndaj lutjes së shërbëtorit tënd dhe lutjes së popullit tënd të Izraelit, në mënyrë që të plotësosh tërësisht gjithë ato që të kërkojnë,
<scripture passage="iKgs 8:53" parsed="|1Kgs|8|53|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.53" />
<sup>53</sup> sepse ti i ke veçuar nga të gjithë popujt e tokës që të jenë trashëgimia jote, sipas atyre që ke shpallur me anë të shërbëtorit tënd Moisi, ku nxore nga Egjipti etërit tanë, o Zot, o Zot!".
<scripture passage="iKgs 8:54" parsed="|1Kgs|8|54|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.54" />
<sup>54</sup> Kur Salomoni mbaroi së drejtuari Zotit tërë këtë lutje dhe kërkesë, ai u ngrit para altarit të Zotit ku ishte gjunjëzuar me duart e shtrira në drejtim të qiellit.
<scripture passage="iKgs 8:55" parsed="|1Kgs|8|55|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.55" />
<sup>55</sup> Pastaj u ngrit dhe bekoi tërë asamblenë e Izraelit me zë të lartë, duke thënë:
<scripture passage="iKgs 8:56" parsed="|1Kgs|8|56|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.56" />
<sup>56</sup> "I bekuar qoftë Zoti, që i dha paqe popullit të Izraelit, sipas gjithë atyre premtimeve që kishte bërë; as edhe një fjalë e vetme nuk mbeti pa u zbatuar nga të gjitha premtimet e bëra prej tij me anë të shërbëtorit të tij Moisi.
<scripture passage="iKgs 8:57" parsed="|1Kgs|8|57|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.57" />
<sup>57</sup> Zoti, Perëndia ynë, qoftë me ne ashtu siç ka qenë me etërit tanë; mos na lëntë dhe mos na braktistë,
<scripture passage="iKgs 8:58" parsed="|1Kgs|8|58|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.58" />
<sup>58</sup> por t'i kthejë zemrat tona nga ai, me qëllim që ne të ecim në të gjitha rrugët e tij dhe t'u bindeni urdhërimet e tij, statutet e tij dhe dekretet e tij që u ka parashtruar etërve tanë.
<scripture passage="iKgs 8:59" parsed="|1Kgs|8|59|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.59" />
<sup>59</sup> Këto fjalë, që i kam drejtuar si lutje Zotit, mbetshin pranë Zotit, Perëndisë tonë, ditë e natë, me qëllim që Ai të përkrahë çështjen e shërbëtorit të tij dhe çështjen e popullit të tij, sipas nevojës së përditshme,
<scripture passage="iKgs 8:60" parsed="|1Kgs|8|60|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.60" />
<sup>60</sup> me qëllim që tërë popujt e dheut të pranojnë që Zoti është Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër veç tij.
<scripture passage="iKgs 8:61" parsed="|1Kgs|8|61|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.61" />
<sup>61</sup> Le të jetë, pra, zemra juaj e dhënë plotësisht Zotit, Perëndisë tonë, për të ndjekur statutet e tij dhe për të respektuar urdhërimet e tij, si po bëni sot!".
<scripture passage="iKgs 8:62" parsed="|1Kgs|8|62|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.62" />
<sup>62</sup> Pastaj mbreti dhe tërë Izraeli bashkë me të ofruan flijime përpara Zotit.
<scripture passage="iKgs 8:63" parsed="|1Kgs|8|63|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.63" />
<sup>63</sup> Salomoni flijoi si flijim falënderimi, që ai i ofroi Zotit, njëzet e dy mijë lopë dhe njëqind e njëzet mijë dele. Kështu mbreti dhe tërë bijtë e Izraelit ia kushtuan shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iKgs 8:64" parsed="|1Kgs|8|64|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.64" />
<sup>64</sup> Po atë ditë mbreti shenjtëroi pjesën qendrore të oborrit, që ndodhet përpara shtëpisë të Zotit; në fakt atje ai ofroi olokauste, blatimet ushqimore dhe dhjamin e flijimeve të falënderimit, sepse altari  prej bronzi, që ndodhet përpara Zotit,  ishte tepër i vogël për të nxënë olokaustet, blatimet e ushqimit dhe dhjamin e flijimeve të falënderimit.
<scripture passage="iKgs 8:65" parsed="|1Kgs|8|65|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.65" />
<sup>65</sup> Në atë kohë Salomoni kremtoi një festë përpara Zotit, Perëndisë tonë, dhe tërë Izraeli qe bashkë me të. Me të u bashkua një kuvend i madh njerëzish, të ardhur nga rrethet e Hamathit deri në përruan  e Egjiptit, për shtatë ditë dhe për shtatë  ditë të tjera, gjithsej për katërmbëdhjetë ditë.
<scripture passage="iKgs 8:66" parsed="|1Kgs|8|66|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.8.66" />
<sup>66</sup> Ditën e tetë ai e shpërndau popullin, dhe ata që ishin mbledhur e bekuan mbretin dhe u kthyen në çadrat e tyre të gëzuar dhe me zemër të kënaqur për tëtë të mirat që Zoti u kishte bërë shërbëtorit të tij David dhe Izraelit, popullit të tij.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 9" progress="31.23%" prev="iKgs.8" next="iKgs.10" id="iKgs.9">
<h3 id="iKgs.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="iKgs.9-p1">
<scripture passage="iKgs 9:1" parsed="|1Kgs|9|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.1" />
<sup>1</sup> Mbas përfundimit nga ana e Salomonit të ndërtimit të shtëpisë të Zotit, të pallatit mbretëror dhe të gjitha gjërave që Salomoni dëshironte dhe kishte ndërmend të bënte,
<scripture passage="iKgs 9:2" parsed="|1Kgs|9|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.2" />
<sup>2</sup> Zoti iu shfaq një herë të dytë Salomonit, ashtu siç i qe shfaqur në Gabaon,
<scripture passage="iKgs 9:3" parsed="|1Kgs|9|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.3" />
<sup>3</sup> dhe Zoti i tha: "Unë e përmbusha lutjen tënde dhe kërkesën që bëre para meje; kam shenjtëruar këtë tempull që ti ke ndërtuar për t'i vënë emrin tim për gjithnjë; aty do të jenë për gjithnjë sytë dhe zemra ime.
<scripture passage="iKgs 9:4" parsed="|1Kgs|9|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.4" />
<sup>4</sup> Sa për ty, në qoftë se do të ecësh para meje ashtu si ka ecur Davidi, ati yt, me ndershmëri zemre dhe me drejtësi, duke bërë tërë gjërat që të kam urdhëruar, dhe në rast se do të respektosh statutet dhe dekretet e mia,
<scripture passage="iKgs 9:5" parsed="|1Kgs|9|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.5" />
<sup>5</sup> unë do ta bëj të qëndrueshëm fronin e mbretërisë sate mbi Izrael për gjithnjë, ashtu siç ia kisha premtuar Davidit, atit tënd, duke thënë: "Nuk të ka për të munguar kurrë një njeri për t'u ulur mbi fronin e Izraelit".
<scripture passage="iKgs 9:6" parsed="|1Kgs|9|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.6" />
<sup>6</sup> Por në rast se ju ose bijtë tuaj do të largohen nga unë dhe nuk do të zbatoni urdhërimet dhe statutet e mia që kam vënë para jush dhe do të shkoni t'u shërbeni perëndive të tjera dhe të bini përmbys para tyre,
<scripture passage="iKgs 9:7" parsed="|1Kgs|9|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.7" />
<sup>7</sup> unë do ta zhduk Izraelin nga faqja e vendit që i kam dhënë dhe nuk do të jem i pranishëm në tempullin që kam shenjtëruar në emrin tim; kështu Izraeli do të bëhet gazi dhe tallja e tërë popujve.
<scripture passage="iKgs 9:8" parsed="|1Kgs|9|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.8" />
<sup>8</sup> Dhe ky tempull, megjithëse kaq i madhërishëm, do të jetë një vend i shkretë; kushdo që do t'i kalojë afër do të mbetet i habitur dhe do të fërshëllejë, dhe ka për të thënë: "Pse Zoti e ka trajtuar kështu këtë vend dhe këtë tempull?".
<scripture passage="iKgs 9:9" parsed="|1Kgs|9|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.9" />
<sup>9</sup> Atëherë do t'i përgjigjen: "Sepse kanë braktisur Zotin, Perëndinë e tyre, që i nxori etërit e tyre nga vendi i Egjiptit dhe janë dhënë pas perëndive të tjera, janë përkulur para tyre dhe u kanë shërbyer;  për këtë arsye Zoti ka sjellë mbi ta  tërë këtë fatkeqësi"".
<scripture passage="iKgs 9:10" parsed="|1Kgs|9|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.10" />
<sup>10</sup> Njëzet vjet pasi Salomoni kishte ndërtuar dy ndërtesat, shtëpinë e Zotit dhe pallatin mbretëror,
<scripture passage="iKgs 9:11" parsed="|1Kgs|9|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.11" />
<sup>11</sup> (Hirami, mbret i Tiros, e kishte furnizuar Salomonin me gjithë drurin e kedrit dhe të qiparisit dhe me arin që dëshironte), mbreti Salomon i dha Hiramit njëzet qytete në vendin e Galilesë.
<scripture passage="iKgs 9:12" parsed="|1Kgs|9|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.12" />
<sup>12</sup> Hirami erdhi nga Tiro për të parë qytetet që i kishte dhënë Salomoni, por nuk i pëlqyen;
<scripture passage="iKgs 9:13" parsed="|1Kgs|9|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.13" />
<sup>13</sup> dhe tha: "Ç'qytete janë këto që më ke dhënë, o vëllai im?". Dhe i quajti "vendi i Kabulit", emër që përdoret edhe sot e kësaj dite.
<scripture passage="iKgs 9:14" parsed="|1Kgs|9|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.14" />
<sup>14</sup> Pastaj Hirami i dërgoi mbretit njëqind e njëzet talente ari.
<scripture passage="iKgs 9:15" parsed="|1Kgs|9|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.15" />
<sup>15</sup> Ky është raporti i punës së detyruar që mbreti Salomon rekrutoi për të ndërtuar shtëpinë e Zotit, shtëpinë e tij, Milon, muret e Jeruzalemit, Hatsorin, Megidon dhe Gezerin.
<scripture passage="iKgs 9:16" parsed="|1Kgs|9|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.16" />
<sup>16</sup> (Faraoni, mbret i Egjiptit, kishte dalë dhe kishte pushtuar Gezerin, i kishte vënë flakën dhe kishte vrarë Kananejtë që banonin në qytete; pastaj ia kishte dhënë si prikë vajzës së tij, bashkëshortes së Salomonit).
<scripture passage="iKgs 9:17" parsed="|1Kgs|9|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.17" />
<sup>17</sup> Pastaj Salomoni rindërtoi Gezerin, Beth-Horonin e poshtëm,
<scripture passage="iKgs 9:18" parsed="|1Kgs|9|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.18" />
<sup>18</sup> Baalathin dhe Tadmorin në pjesën e shkretë të vendit,
<scripture passage="iKgs 9:19" parsed="|1Kgs|9|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.19" />
<sup>19</sup> të gjitha qytetet e furnizimit që i përkisin Salomonit, qytetet për qerret e tij, qytetet për kalorësit e tij, të gjitha atë që i pëlqyen Salomonit të ndërtojë në Jeruzalem, në Liban dhe në tërë vendin ku sundonte.
<scripture passage="iKgs 9:20" parsed="|1Kgs|9|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.20" />
<sup>20</sup> Tërë njerëzit që mbetën nga Amorejtë, Hitejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë, që nuk ishin bij të Izraelit,
<scripture passage="iKgs 9:21" parsed="|1Kgs|9|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.21" />
<sup>21</sup> domethënë pasardhësit e tyre që kishin mbetur pas tyre në vend dhe që Izraelitët nuk kishin arritur t'i shfarosnin, Salomoni i rekrutoi për punë të detyruar deri në ditën e sotme.
<scripture passage="iKgs 9:22" parsed="|1Kgs|9|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.22" />
<sup>22</sup> Por nga bijtë e Izraelit, Salomoni nuk përdori asnjë për punë të detyruar; ata ishin përkundrazi luftëtarët e tij, shërbëtorët e tij, ministrat e tij, princat e tij, kapedanët e tij, komandantët e qerreve dhe e kalorësve të tij.
<scripture passage="iKgs 9:23" parsed="|1Kgs|9|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.23" />
<sup>23</sup> Shefat e nëpunësve që drejtonin punimet e Salmonit ishin pesëqind e pesëdhjetë veta; ata mbikqyrnin njerëzit që kryenin punimet.
<scripture passage="iKgs 9:24" parsed="|1Kgs|9|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.24" />
<sup>24</sup> Mbas kalimit të vajzës së Faraonit nga qyteti i Davidit në shtëpinë që Salomoni i kishte ndërtuar, ky u mor me ndërtimin e Milos.
<scripture passage="iKgs 9:25" parsed="|1Kgs|9|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.25" />
<sup>25</sup> Tri herë në vit Salomoni ofronte olokauste dhe flijime falënderimi mbi altarin që kishte ndërtuar për Zotin dhe digjte temjan mbi altarin që ndodhej para Zotit. Kështu e mbaroi tempullin.
<scripture passage="iKgs 9:26" parsed="|1Kgs|9|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.26" />
<sup>26</sup> Mbreti Salomon ndërtoi edhe një flotë në Etsion-Geber, në afërsi të Elathit, mbi bregun e Detit të Kuq, në vendin e Edomit.
<scripture passage="iKgs 9:27" parsed="|1Kgs|9|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.27" />
<sup>27</sup> Hirami dërgoi mbi anijet e flotës shërbëtorët e tij, marinarë që e njihnin detin, me qëllim që të punonin me shërbëtorët e Salomonit.
<scripture passage="iKgs 9:28" parsed="|1Kgs|9|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.9.28" />
<sup>28</sup> Ata shkuan në Ofir, ku morën katërqind e njëzet talente ari dhe ia sollën Salomonit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 10" progress="31.34%" prev="iKgs.9" next="iKgs.11" id="iKgs.10">
<h3 id="iKgs.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="iKgs.10-p1">
<scripture passage="iKgs 10:1" parsed="|1Kgs|10|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.1" />
<sup>1</sup> Kur mbretëresha e Shebës dëgjoi të flitet për diturinë e Salomonit për shkak të emrit të Zotit, erdhi ta vërë në provë me anë pyetjesh të vështira.
<scripture passage="iKgs 10:2" parsed="|1Kgs|10|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.2" />
<sup>2</sup> Ajo arriti në Jeruzalem me një suitë shumë të madhe, me deve të ngarkuara me aroma dhe me një sasi të madhe ari dhe gurësh të çmuara; pastaj shkoi te Salomoni dhe i foli atij për të gjitha gjërat që kishte në zemër.
<scripture passage="iKgs 10:3" parsed="|1Kgs|10|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.3" />
<sup>3</sup> Salomoni iu përgjigj të gjitha pyetjeve të saj, dhe nuk pati asgjë që të ishte e fshehtë për mbretin dhe që ky të mos ishte në gjendje ta shpjegonte.
<scripture passage="iKgs 10:4" parsed="|1Kgs|10|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.4" />
<sup>4</sup> Kur mbretëresha e Shebës pa gjithë diturinë e Salomonit, shtëpinë që ai kishte ndërtuar,
<scripture passage="iKgs 10:5" parsed="|1Kgs|10|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.5" />
<sup>5</sup> gjellët e tryezës së tij, banesat e shërbëtorëve të tij, shërbimin e kamarierëve të tij dhe rrobat e tyre, kupëmbajtësit e tij dhe olokaustet që ai ofronte në shtëpinë e Zotit, ajo mbeti pa fjalë.
<scripture passage="iKgs 10:6" parsed="|1Kgs|10|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.6" />
<sup>6</sup> Pastaj i tha mbretit: "Ishte e vërtetë, pra, ajo që kisha dëgjuar në vendin tim për fjalët e tua dhe diturinë tënde.
<scripture passage="iKgs 10:7" parsed="|1Kgs|10|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.7" />
<sup>7</sup> Por nuk u besova këtyre gjërave deri sa nuk erdha vetë dhe nuk i pashë me sytë e mi; e mirë, pra, as gjysmën e tyre nuk më kishin thënë. Dituria dhe begatia jote tejkalojnë famën për të cilën me kishin folur.
<scripture passage="iKgs 10:8" parsed="|1Kgs|10|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.8" />
<sup>8</sup> Lum njerëzit e tu, lum shërbëtorët e tu që rrinë gjithnjë përpara teje dhe dëgjojnë diturinë tënde!
<scripture passage="iKgs 10:9" parsed="|1Kgs|10|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.9" />
<sup>9</sup> Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia yt, që pati mirësinë të të vërë mbi fronin e Izraelit! Për shkak të dashurisë së tij të përjetshme për Izraelin, Zoti të ka vënë mbret për të ushtruar arsyen dhe drejtësinë".
<scripture passage="iKgs 10:10" parsed="|1Kgs|10|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.10" />
<sup>10</sup> Pastaj ajo i fali mbretit njëqind e njëzet talente ari dhe një sasi të madhe aromash dhe gurësh të çmuar. Nuk u çuan më aq aroma sa i dha mbretëresha Sheba mbretit Salomon.
<scripture passage="iKgs 10:11" parsed="|1Kgs|10|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.11" />
<sup>11</sup> (Flota e Hiramit që transporon flori nga Ofiri, solli që andej një sasi të madhe dru santali dhe gurësh të çmuar;
<scripture passage="iKgs 10:12" parsed="|1Kgs|10|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.12" />
<sup>12</sup> me durin e santalit mbreti bëri mbështetëse për shtëpinë e Perëndisë dhe për pallatin mbretëror si edhe qeste dhe harpa për këngëtarët. Dru santali nuk sollën më dhe nuk është parë më deri më sot).
<scripture passage="iKgs 10:13" parsed="|1Kgs|10|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.13" />
<sup>13</sup> Mbreti Salomon i dha mbretëreshës Sheba të gjitha gjërat që ajo i kërkoi; përveç këtyre, Salomoni i dhe asaj shumë gjëra me bujarinë e tij të madhe mbretërore. Pastaj ajo mori përsëri rrugën dhe u  kthye në vendin e saj bashkë me shërbëtorët  e vet.
<scripture passage="iKgs 10:14" parsed="|1Kgs|10|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.14" />
<sup>14</sup> Pesha e arit që Salomoni merrte çdo vit ishte gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë talent ari,
<scripture passage="iKgs 10:15" parsed="|1Kgs|10|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.15" />
<sup>15</sup> përveç atij që vinte nga tregtarët, nga lëvizja e mallrave, nga gjithë mbretërit e Arabisë dhe nga qeveritarët e vendit.
<scripture passage="iKgs 10:16" parsed="|1Kgs|10|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.16" />
<sup>16</sup> Mbreti Salomon dha urdhër të përgatiteshin dyqind mburoja të mëdha me flori të rrahur, duke përdorur për secilin prej tyre gjashtëqind sikla ari,
<scripture passage="iKgs 10:17" parsed="|1Kgs|10|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.17" />
<sup>17</sup> dhe treqind mburoja prej ari të rrahur, duke përdorur për secilën prej tyre tri mina ari; mbreti i vendosi në pallatin e "Pyllit të Libanit".
<scripture passage="iKgs 10:18" parsed="|1Kgs|10|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.18" />
<sup>18</sup> Gjithashtu mbreti bëri një fron të madh prej fildishi të veshur me ar të kulluar.
<scripture passage="iKgs 10:19" parsed="|1Kgs|10|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.19" />
<sup>19</sup> Froni kishte shtatë shkallëza dhe maja e tij ishte e rrumbullakët në pjesën e prapme; kishte dy krahë në anët e karriges dhe pranë dy krahëve rrinin dy luanë.
<scripture passage="iKgs 10:20" parsed="|1Kgs|10|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.20" />
<sup>20</sup> Dymbëdhjetë luanë qëndronin në të dy skajet e gjashtë shkallareve. Asnjë gjë e tillë nuk ishte bërë në ndonjë mbretëri.
<scripture passage="iKgs 10:21" parsed="|1Kgs|10|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.21" />
<sup>21</sup> Të gjitha kupat e pijeve të mbretit Salomon ishin prej ari, dhe të gjitha kupat e pallatit "Pylli i Libanit" ishin prej ari të kulluar. Asnjëra nuk ishte prej argjendi, sepse në kohën e Salomonit argjendi nuk vlente asgjë.
<scripture passage="iKgs 10:22" parsed="|1Kgs|10|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.22" />
<sup>22</sup> Në fakt mbreti kishte në det Flotën e Tarshishit bashkë me flotën e Hiramit; çdo tre vjet flota e Tarshishit sillte ar, argjend, fildish, majmunë dhe pallonj.
<scripture passage="iKgs 10:23" parsed="|1Kgs|10|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.23" />
<sup>23</sup> Kështu mbreti Salomon ua kaloi në pasuri dhe dituri tërë mbretërve të tokës.
<scripture passage="iKgs 10:24" parsed="|1Kgs|10|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.24" />
<sup>24</sup> Dhe tëtë bota kërkonte praninë e Salomonit për të dëgjuar diturinë që Perëndia kishte vënë në zemrën e tij.
<scripture passage="iKgs 10:25" parsed="|1Kgs|10|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.25" />
<sup>25</sup> Dhe secili sillte dhuratën e tij: enë argjendi, enë ari, veshje, armë, aroma, kuaj dhe mushka, një farë sasie çdo vit.
<scripture passage="iKgs 10:26" parsed="|1Kgs|10|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.26" />
<sup>26</sup> Salomoni grumbulloi qerre dhe kalorës; ai pati një mijë e katërqind qerre dhe dymbëdhjetë mijë kalorës, që i ndau nëpër qytetet sipas qerreve dhe në Jeruzalem afër tij.
<scripture passage="iKgs 10:27" parsed="|1Kgs|10|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.27" />
<sup>27</sup> Përveç kësaj mbreti në Jeruzalem e bëri argjendin të rëndonte si gurët dhe i bëri kedrat të shumtë si fiku egjiptian i fushës.
<scripture passage="iKgs 10:28" parsed="|1Kgs|10|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.28" />
<sup>28</sup> Kuajt e Salomonit importoheshin nga Egjipti dhe nga Kue; tregtarët e mbretit shkonin e i merrnin në Kue me një çmim të caktuar.
<scripture passage="iKgs 10:29" parsed="|1Kgs|10|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.10.29" />
<sup>29</sup> Një qerre importohej nga Egjipti për gjashtëqind sikla argjendi dhe një kalë njëqind e pesëdhjetë. Kështu, me anë të këtyre tregtarëve, ua eksportonin gjithë mbretërve të Hitejve dhe mbretërve të Sirisë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 11" progress="31.45%" prev="iKgs.10" next="iKgs.12" id="iKgs.11">
<h3 id="iKgs.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="iKgs.11-p1">
<scripture passage="iKgs 11:1" parsed="|1Kgs|11|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.1" />
<sup>1</sup> Por mbreti Salomon, veç bijës së Faraonit, dashuroi shumë gra të huaja, moabite, amonite, idumeje, sidonie dhe hiteje,
<scripture passage="iKgs 11:2" parsed="|1Kgs|11|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.2" />
<sup>2</sup> që u përkisnin popujve për të cilët Zoti u kishte thënë bijve të Izraelit: "Ju nuk do të lidhni martesë me ta, as ata me ju, sepse ata do ta kthejnë me siguri zemrën tuaj nga perënditë e tyre". Por Salamoni u bashkua me këto gra nga dashuria.
<scripture passage="iKgs 11:3" parsed="|1Kgs|11|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.3" />
<sup>3</sup> Ai pati si bashkëshorte shtatëqind princesha dhe treqind konkubina; dhe bashkëshortet e tij ia çoroditën zemrën.
<scripture passage="iKgs 11:4" parsed="|1Kgs|11|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.4" />
<sup>4</sup> Kështu, kur Salomoni u plak, bashkëshortet e tij ia kthyen zemrën në drejtim të perëndive të tjera; dhe zemra e tij nuk i përkiste plotësisht Zotit, Perëndisë të tij, ashtu si zemra e Davidit, atit të tij.
<scripture passage="iKgs 11:5" parsed="|1Kgs|11|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.5" />
<sup>5</sup> Salomoni ndoqi, pra, Ashtorethin, perëndeshën e Sidonëve, dhe Milkomin, të neveritshmin e Amonitëve.
<scripture passage="iKgs 11:6" parsed="|1Kgs|11|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.6" />
<sup>6</sup> Kështu Salomoni bëri atë që ishtë e keqe në sytë e Zotit dhe nuk e ndoqi tërësisht Zotin, ashtu si kishte bërë i ati David.
<scripture passage="iKgs 11:7" parsed="|1Kgs|11|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Salomoni ndërtoi mbi malin përballë Jeruzalemit një vend të lartë për Kemoshin, të neveritshmin e Moabit, dhe për Molekun, të neveritshmin e bijve të Amonit.
<scripture passage="iKgs 11:8" parsed="|1Kgs|11|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.8" />
<sup>8</sup> Kështu bëri për të gjitha bashkëshortet e huaja të tij që digjnin temjan dhe u ofronin flijime perëndive të tyre.
<scripture passage="iKgs 11:9" parsed="|1Kgs|11|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.9" />
<sup>9</sup> Prandaj Zoti u zemërua me Solomonin, sepse zemra e tij qe larguar nga Zoti, Perëndia i Izraelit, që i ishte shfaqur dy herë,
<scripture passage="iKgs 11:10" parsed="|1Kgs|11|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.10" />
<sup>10</sup> dhe lidhur me këtë e kishte urdhëruar të mos shkonte pas perëndive të tjera; por ai nuk respektoi atë që Zoti e kishte urdhëruar.
<scripture passage="iKgs 11:11" parsed="|1Kgs|11|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.11" />
<sup>11</sup> Prandaj Zoti i tha Salomonit: "Me qenë se kë bërë këtë gjë dhe nuk ke respektuar besëlidhjen time dhe statutet e mia që të kisha urdhëruar, unë do të ta heq mbretërinë nga dora dhe do t'ja jap shërbëtorit tënd.
<scripture passage="iKgs 11:12" parsed="|1Kgs|11|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.12" />
<sup>12</sup> Megjithatë, për dashurinë që ndiej për Davidin, atin tënd, këtë nuk do ta bëj gjatë jetës sate, por do ta heq nga duart e birit tënd.
<scripture passage="iKgs 11:13" parsed="|1Kgs|11|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.13" />
<sup>13</sup> Por nuk do t'i marr tërë mbretërinë, do t'i lë birit tënd një fis, për dashurinë që ndiej për Davidin, shërbëtorin tim, dhe për hir të Jeruzalemit që kam zgjedhur".
<scripture passage="iKgs 11:14" parsed="|1Kgs|11|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.14" />
<sup>14</sup> Zoti ngriti kundër Salomonit një armik, Hadadin, Idumeon, që ishte një pasardhës i mbretit të Edomit.
<scripture passage="iKgs 11:15" parsed="|1Kgs|11|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.15" />
<sup>15</sup> Kur Davidi kishte vajtur të luftonte në Edom, dhe kur Joabi, komandant i ushtrisë, kishte dalë për të varrosur të vdekurit, mbasi kishte vrarë tërë meshkujt që ishin në Edom,
<scripture passage="iKgs 11:16" parsed="|1Kgs|11|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.16" />
<sup>16</sup> (Joabi, pra, me të gjithë Izraelin kishte mbetur atje gjashtë muaj deri sa i shfarosi gjithë meshkujt në Edom),
<scripture passage="iKgs 11:17" parsed="|1Kgs|11|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.17" />
<sup>17</sup> ndodhi që Hadadi arriti të ikë bashkë me disa Idumej në shërbim të atit të tij, për të vajtur në Egjipt. Atëherë Hadadi ishte djalosh.
<scripture passage="iKgs 11:18" parsed="|1Kgs|11|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.18" />
<sup>18</sup> Ata u nisën nga Madiani dhe shkuan në Paran; morën pastaj me vete njerëz nga Parani dhe arritën në Egjipt te Faraoni, mbret i Egjiptit, i cili i dha Hadadit një shtëpi, i siguroi ushqim dhe i dha madje edhe toka.
<scripture passage="iKgs 11:19" parsed="|1Kgs|11|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.19" />
<sup>19</sup> Hadadi ia fitoi zemrën Faraonit deri në atë pikë sa ai i dha për grua motrën e bashkëshortes së tij, motrën e mbretëreshës Tahpenes.
<scripture passage="iKgs 11:20" parsed="|1Kgs|11|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.20" />
<sup>20</sup> Motra e Tahpenes i lindi djalin Genubath, që Tahpenes rriti në shtëpinë e Faraonit; dhe Genubathi mbeti në shtëpinë e Faraonit midis bijve të Faraonit.
<scripture passage="iKgs 11:21" parsed="|1Kgs|11|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.21" />
<sup>21</sup> Kur Hadadi në Egjipt mësoi që Davidi ishte shtrirë pranë etërve të tij në një gjumë të rëndë dhe që Joabi, komandant i ushtrisë kishte vdekur, Hadadi i tha Faraonit: "Më ler të iki, dhe të shkoj në vendin tim".
<scripture passage="iKgs 11:22" parsed="|1Kgs|11|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.22" />
<sup>22</sup> Faraoni iu përgjigj: "Çfarë të mungon tek unë që kërkon të shkosh në vendin tënd?". Ai i tha: "Asgjë, megjithatë më lër të shkoj".
<scripture passage="iKgs 11:23" parsed="|1Kgs|11|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.23" />
<sup>23</sup> Perëndia ngriti kundër Salomonit një armik tjetër, Rezonin, birin e Eliadahut, që kishte ikur nga zotëria e tij, Hadadezeri, mbret i Tsobahut.
<scripture passage="iKgs 11:24" parsed="|1Kgs|11|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.24" />
<sup>24</sup> Ai mblodhi rreth tij disa njerëz dhe u bë kryetar i një bande grabitësish, kur Davidi kishte masakruar ata të Tsobahut. Pastaj ata shkuan në Damask, u vendosën atje dhe mbretëruan në Damask.
<scripture passage="iKgs 11:25" parsed="|1Kgs|11|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.25" />
<sup>25</sup> Rezoni qe armik i Izraelit gjatë gjithë kohës së Salomonit (përveç së keqes që bëri Hadadi). Kishte neveri për Izraelin dhe mbretëroi në Siri.
<scripture passage="iKgs 11:26" parsed="|1Kgs|11|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.26" />
<sup>26</sup> Edhe Jeroboami, shërbëtor i Salomonit, ngriti krye kundër mbretit. Ai ishte bir i Nebatit, Efrateut të Tseredës, dhe kishte nënë një të ve me emrin Tseruah.
<scripture passage="iKgs 11:27" parsed="|1Kgs|11|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.27" />
<sup>27</sup> Arsyeja pse ngriti krye kundër mbretit ishte kjo: Salomoni, duke ndërtuar Milon, kishte mbyllur të çarën e qytetit të Davidit, atit të tij.
<scripture passage="iKgs 11:28" parsed="|1Kgs|11|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.28" />
<sup>28</sup> Jeroboami ishte një njeri i fortë dhe trim; dhe Salomoni, duke parë se si punonte ky i ri, i besoi mbikqyrjen e të gjithë atyre që merreshin me punimet e shtëpisë së Jozefit.
<scripture passage="iKgs 11:29" parsed="|1Kgs|11|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.29" />
<sup>29</sup> Në atë kohë, ndërsa Jeroboami po dilte nga Jeruzalemi, profeti Ahijah nga Shilohu, që kishte veshur një mantel të ri, e takoi rrugës; dhe ishin ata të dy vetëm në fushë.
<scripture passage="iKgs 11:30" parsed="|1Kgs|11|30|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.30" />
<sup>30</sup> Ahijahu mori mantelin e ri që vishte dhe e grisi në dymbëdhjetë pjesë;
<scripture passage="iKgs 11:31" parsed="|1Kgs|11|31|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.31" />
<sup>31</sup> pastaj i tha Jeroboamit: "Merr për vete dhjetë pjesë, sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do ta heq mbretërinë nga duart e Salomonit dhe do të të jap ty dhjetë fise,
<scripture passage="iKgs 11:32" parsed="|1Kgs|11|32|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.32" />
<sup>32</sup> (por atij do t'i mbetet një fis për hir të Davidit, shërbëtorit tim, dhe për hir të Jeruzalemit, për qytetin që kam zgjedhur midis gjithë fiseve të Izraelit),
<scripture passage="iKgs 11:33" parsed="|1Kgs|11|33|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.33" />
<sup>33</sup> sepse ata më kanë braktisur dhe kanë rënë përmbys përpara Ashtorethit, perëndeshës së Sidonitëve, përpara Kemoshit, perëndisë së Moabit, dhe përpara Milkomit, perëndisë së bijve të Amonit, dhe nuk  kanë ecur në rrugët e mia për të bërë atë që  është e drejtë në sytë e mi dhe për të respektuar statutet dhe dekretet e mia, ashtu si bëri ati i tij, Davidi.
<scripture passage="iKgs 11:34" parsed="|1Kgs|11|34|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.34" />
<sup>34</sup> Megjithatë nuk do të heq nga duart e tij tërë mbretërinë, sepse e kam caktuar princ për të gjithë kohën e jetës së tij, për dashurinë që ndjej për Davidin, shërbëtorin tim, që unë kam zgjedhur dhe që ka respektuar urdhërimet dhe statutet e mia.
<scripture passage="iKgs 11:35" parsed="|1Kgs|11|35|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.35" />
<sup>35</sup> Por do të heq mbretërinë nga duart e të birit, dhe do të të jap ty dhjetë fise;
<scripture passage="iKgs 11:36" parsed="|1Kgs|11|36|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.36" />
<sup>36</sup> birit të tij do t'i lë një fis, me qëllim që Davidi, shërbëtori im, të ketë gjithmonë një llambë para meje në Jeruzalem, qytet që kam zgjedhur për t'i vënë emrin tim.
<scripture passage="iKgs 11:37" parsed="|1Kgs|11|37|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.37" />
<sup>37</sup> Kështu do të të marr ty dhe ti do të mbretërosh mbi gjithçka dëshiron zemra jote, dhe do të jesh mbret i Izraelit.
<scripture passage="iKgs 11:38" parsed="|1Kgs|11|38|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.38" />
<sup>38</sup> Në rast se dëgjon me kujdes të gjitha ato që po të urdhëroj dhe ecën në rrugët e mia, dhe bën atë që është e drejtë në sytë e mi, duke respektuar statutet dhe urdhërimet e mia, ashtu siç veproi Davidi,  shërbëtori im, unë do të jem me ty dhe  do të të ndërtoj një shtëpi të qëndrueshme, ashtu si ja ndërtova Davidit, dhe do të të jap Izraelin;
<scripture passage="iKgs 11:39" parsed="|1Kgs|11|39|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.39" />
<sup>39</sup> për këtë do të poshtëroj pasardhësit e Davidit, por jo për gjithnjë"".
<scripture passage="iKgs 11:40" parsed="|1Kgs|11|40|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.40" />
<sup>40</sup> Prandaj Salomoni kërkoi të shkaktonte vdekjen e Jeroboamit; por Jeroboami u ngrit dhe iku në Egjipt pranë Shishakut, mbretit të Egjiptit, dhe qëndroi në Egjipt deri sa vdiq Salomoni.
<scripture passage="iKgs 11:41" parsed="|1Kgs|11|41|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.41" />
<sup>41</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Salomonit, gjithë ato që bëri dhe dituria e tij a nuk janë vallë të shkruara në librin e bëmave të Salomonit?
<scripture passage="iKgs 11:42" parsed="|1Kgs|11|42|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.42" />
<sup>42</sup> Salomoni mbretëroi në Jeruzalem mbi të gjithë Izraelin dyzet vjet.
<scripture passage="iKgs 11:43" parsed="|1Kgs|11|43|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.11.43" />
<sup>43</sup> Pastaj Salomonin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros në qytetin e Davidit, atit të tij; në vend të tij mbretëroi i biri, Roboami.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 12" progress="31.62%" prev="iKgs.11" next="iKgs.13" id="iKgs.12">
<h3 id="iKgs.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="iKgs.12-p1">
<scripture passage="iKgs 12:1" parsed="|1Kgs|12|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.1" />
<sup>1</sup> Roboami shkoi në Sikem, sepse tërë Izraeli kishte ardhur aty për ta bërë mbret.
<scripture passage="iKgs 12:2" parsed="|1Kgs|12|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.2" />
<sup>2</sup> Kur Jeroboami, bir i Nebatit, e mësoi këtë (ai ishte në Egjipt, ku kishte ikur larg pranisë së mbretit Salomon), dhe Jeroboami jetonte në Egjipt.
<scripture passage="iKgs 12:3" parsed="|1Kgs|12|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.3" />
<sup>3</sup> Atëherë dërguan ta thërrasin. Kështu Jeroboami dhe tërë asambleja e Izraelit erdhën t'i flasin Roboamit dhe i thanë:
<scripture passage="iKgs 12:4" parsed="|1Kgs|12|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.4" />
<sup>4</sup> "Yt atë e ka bërë zgjedhën tonë të rënde; tani ti lehtëso skllavërinë e ashpër të atit tënd dhe zgjedhën e rëndë që na ka imponuar dhe ne do të të shërbejmë".
<scripture passage="iKgs 12:5" parsed="|1Kgs|12|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.5" />
<sup>5</sup> Ai iu përgjigj atyre: "Shkoni dhe kthehuni tek unë pas tri ditëve". Dhe populli iku.
<scripture passage="iKgs 12:6" parsed="|1Kgs|12|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.6" />
<sup>6</sup> Atëherë mbreti Roboam u këshillua me pleqtë që kishin qenë në shërbim të atit të tij, Salomonit, kur ishte i gjallë, dhe u tha: "Çfarë më këshilloni t'i përgjigjem këtij populli?".
<scripture passage="iKgs 12:7" parsed="|1Kgs|12|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.7" />
<sup>7</sup> Ata iu përgjigjën, duke thënë: "Në rast se sot ti do të bëhesh shërbëtor i këtij populli dhe do t'i shërbesh, në rast se do të tregohesh mirëdashës me ta dhe do t'u thuash fjalë të mira, ata do të jenë shërbëtorë të tu përjetë".
<scripture passage="iKgs 12:8" parsed="|1Kgs|12|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.8" />
<sup>8</sup> Por Roboami hodhi poshtë këshillën që i dhanë pleqtë dhe u këshillua me të rinjtë që ishin rritur me të dhe ishin në shërbim të tij,
<scripture passage="iKgs 12:9" parsed="|1Kgs|12|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.9" />
<sup>9</sup> dhe u tha atyre: "Çfarë më këshilloni t'i përgjigjem këtij populli që më foli, duke më thënë: "Lehtëso zgjedhën që na ka vënë yt atë"?".
<scripture passage="iKgs 12:10" parsed="|1Kgs|12|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.10" />
<sup>10</sup> Atëherë të rinjtë që ishin rritur me të iu përgjigjën, duke thënë: "Kështu do t'i përgjigjesh këtij populli që të është drejtuar ty duke të thënë: "Yt atë e ka bërë të rëndë zgjedhën tonë; tani ti  lehtësoje atë". Kështu do t'u thuash atyre:  "Gishti im i vogël është më i trashë nga brinjët e atit tim;
<scripture passage="iKgs 12:11" parsed="|1Kgs|12|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.11" />
<sup>11</sup> prandaj, në qoftë se im atë ju ka ngarkuar me një zgjedhë të rëndë, unë do ta bëj atë edhe më të rëndë; në qoftë se im atë ju ka dënuar me fshikull, unë do t'ju dënoj me kamxhik"".
<scripture passage="iKgs 12:12" parsed="|1Kgs|12|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.12" />
<sup>12</sup> Tri ditë më vonë Jeroboami dhe tërë populli erdhën te Roboami, ashtu si kishte urdhëruar mbreti, duke thënë: "Kthehuni tek unë pas tri ditëve".
<scripture passage="iKgs 12:13" parsed="|1Kgs|12|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.13" />
<sup>13</sup> Mbreti iu përgjigj ashpër popullit, duke mos pranuar këshillën që i kishin dhënë pleqtë;
<scripture passage="iKgs 12:14" parsed="|1Kgs|12|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.14" />
<sup>14</sup> përkundrazi i foli popullit sipas këshillës së të rinjve, duke thënë: "Im atë e ka bërë të rëndë zgjedhën tuaj; por unë do ta bëj edhe më të rëndë; im atë ju ka dënuar me fshikull, kurse unë do t'ju dënoj me kamxhik".
<scripture passage="iKgs 12:15" parsed="|1Kgs|12|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.15" />
<sup>15</sup> Kështu mbreti nuk mori parasysh kërkesën e popullit, sepse rrjedha e ngjarjeve varej nga Zoti, në mënyrë që të përmbushej fjala që Zoti i kishte drejtuar Jeroboamit, birit të Nebatit, me anë të Ahijahut nga Shiloh.
<scripture passage="iKgs 12:16" parsed="|1Kgs|12|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.16" />
<sup>16</sup> Kur tërë Izraeli pa që mbreti nuk e dëgjonte, iu përgjigj atij duke i thënë: "Çfarë pjese kemi ne me Davidin? Nuk kemi asnjë trashëgimi me të birin e Isait! Në çadrat e tua, o Izrael! Tani kujdesohu
<scripture passage="iKgs 12:17" parsed="|1Kgs|12|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.17" />
<sup>17</sup> Por mbi bijtë e Izraelit që banonin në qytetet e Judës mbretëronte Roboami.
<scripture passage="iKgs 12:18" parsed="|1Kgs|12|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.18" />
<sup>18</sup> Mbreti Roboam dërgoi Adoramin, të ngarkuarin me haraçet, por tërë Izraeli e qëlloi me gurë dhe ai vdiq. Atëherë mbreti Roboam shpejtoi të hipë mbi një qerre për të ikur në Jeruzalem.
<scripture passage="iKgs 12:19" parsed="|1Kgs|12|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.19" />
<sup>19</sup> Kështu Izraeli ngriti krye kundër shtëpisë së Davidit deri në ditën e sotme.
<scripture passage="iKgs 12:20" parsed="|1Kgs|12|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.20" />
<sup>20</sup> Kur tërë Izraeli dëgjoi që Jeroboami ishte kthyer, dërgoi ta thërrasë dhe të paraqitej përpara asamblesë dhe, e bëri mbret mbi tërë Izraelin. Asnjeri nuk e ndoqi shtëpinë e Davidit, me përjashtim të të vetmit fis të Judës.
<scripture passage="iKgs 12:21" parsed="|1Kgs|12|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.21" />
<sup>21</sup> Roboami, me të arritur në Jeruzalem, mblodhi tërë shtëpinë e Judës dhe fisin e Beniaminit, njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarë të zgjedhur për të luftuar kundër shtëpisë së Izraelit dhe për t'i kthyer  kështu mbretërinë Roboamit, birit të  Salomonit.
<scripture passage="iKgs 12:22" parsed="|1Kgs|12|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.22" />
<sup>22</sup> Por fjala e Perëndisë iu drejtua Shemajahut, njeriut të Perëndisë, duke i thënë:
<scripture passage="iKgs 12:23" parsed="|1Kgs|12|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.23" />
<sup>23</sup> "Folë me Roboamin, birin e Salomonit, mbret të Judës, me tërë shtëpinë e Judës dhe të Beniaminit dhe pjesës tjetër të popullit, dhe u thuaj atyre:
<scripture passage="iKgs 12:24" parsed="|1Kgs|12|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.24" />
<sup>24</sup> Kështu flet Zoti: "Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve tuaj, bijve të Izraelit! Secili të kthehet në shtëpinë e tij, sepse kjo gjë vjen nga unë". Ata iu bindën fjalës të Zotit dhe u kthyen prapa, sipas fjalës të Zotit.
<scripture passage="iKgs 12:25" parsed="|1Kgs|12|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.25" />
<sup>25</sup> Pastaj Jeroboami ndërtoi Sikemin në zonën malore të Efraimit dhe u vendos aty; pastaj doli që andej dhe ndërtoi Penuelin.
<scripture passage="iKgs 12:26" parsed="|1Kgs|12|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.26" />
<sup>26</sup> Jeroboami tha në zemër të vet: "Tani mbretëria do t'i kthehet me sa duket shtëpisë së Davidit.
<scripture passage="iKgs 12:27" parsed="|1Kgs|12|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.27" />
<sup>27</sup> Në rast se ky popull shkon në Jeruzalem për t'ë ofruar flijime në shtëpinë e Zotit, zemra e këtij populli do të kthehet përsëri nga zotëria e tij, nga Roboami, mbret i Judës; kështu do të më vrasin dhe do të kthehen nga Roboami, mbret i Judës".
<scripture passage="iKgs 12:28" parsed="|1Kgs|12|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.28" />
<sup>28</sup> Mbasi u këshillua, mbreti bëri dy viça prej ari dhe i tha popullit: "Éshtë shumë për ju të shkoni deri në Jeruzalem! O Izrael, ja ku janë perënditë e tua që të kanë nxjerrë nga vendi i Egjiptit!".
<scripture passage="iKgs 12:29" parsed="|1Kgs|12|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.29" />
<sup>29</sup> Pastaj vendosi njerin prej tyre në Bethel dhe tjetrin në Dan.
<scripture passage="iKgs 12:30" parsed="|1Kgs|12|30|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.30" />
<sup>30</sup> Ky ishte shkaku i mëkatit, sepse populli shkonte deri në Dan për të rënë përmbys përpara një viçi.
<scripture passage="iKgs 12:31" parsed="|1Kgs|12|31|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.31" />
<sup>31</sup> Ai ndërtoi edhe tempuj mbi vendet e larta dhe bëri priftërinj duke i marrë nga të gjitha shtresat, por që nuk ishin bij të Levit.
<scripture passage="iKgs 12:32" parsed="|1Kgs|12|32|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.32" />
<sup>32</sup> Jeroboami caktoi një festë në muajin e tetë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit, të njëllojtë me festën që kremtohej në Judë dhe ofroi flijime mbi altarin. Kështu veproi në Bethel për të flijuar viçat  që ai kishte bërë; dhe në Bethel vendosi  priftërinjtë e vendeve të larta që kishte ngritur.
<scripture passage="iKgs 12:33" parsed="|1Kgs|12|33|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.12.33" />
<sup>33</sup> Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të tetë, muaj i zgjedhur nga ai vetë, Jeroboami u ngjit në altarin që kishte ndërtuar në Bethel; caktoi një festë për bijtë e Izraelit dhe u ngjit në altar për të djegur temjan.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 13" progress="31.75%" prev="iKgs.12" next="iKgs.14" id="iKgs.13">
<h3 id="iKgs.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="iKgs.13-p1">
<scripture passage="iKgs 13:1" parsed="|1Kgs|13|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.1" />
<sup>1</sup> Dhe ja, një njeri i Perëndisë arriti nga Juda në Bethel me urdhër të Zotit, ndërsa Jeroboami qëndronte pranë altarit për të djegur temjan.
<scripture passage="iKgs 13:2" parsed="|1Kgs|13|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.2" />
<sup>2</sup> Me urdhër të Zotit klithi kundër altarit dhe tha: "Altar, altar, kështu thotë Zoti: "Ja, në shtëpinë e Davidit do të lindë një djalë, i quajtur Jozia, i cili ka për të flijuar mbi ty priftërinjtë e  vendeve të larta dhe do të djegë mbi ty kocka  njerëzore"".
<scripture passage="iKgs 13:3" parsed="|1Kgs|13|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.3" />
<sup>3</sup> Po atë ditë dha një shenjë të mrekullueshme, duke thënë: "Kjo është shenja për të cilën foli Zoti; ja, altari do të çahet dhe hiri që është mbi të do të shpërndahet".
<scripture passage="iKgs 13:4" parsed="|1Kgs|13|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.4" />
<sup>4</sup> Kur mbreti Jeroboam dëgjoi fjalët që njeriu i Perëndisë kishte shqiptuar kundër altarit në Bethel, shtriu dorën nga altari dhe tha: "Kapeni!". Por dora që Jeroboami kishte shtrirë kundër tij u tha dhe nuk mundi më ta tërheqë.
<scripture passage="iKgs 13:5" parsed="|1Kgs|13|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.5" />
<sup>5</sup> Përveç kësaj, altari u ça dhe hiri i tij u shpërnda, sipas shenjës që njeriu i Perëndisë kishte dhënë me urdhër të Zotit.
<scripture passage="iKgs 13:6" parsed="|1Kgs|13|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.6" />
<sup>6</sup> Atëherë mbreti iu drejtua njeriut të Zotit dhe i tha: Oh, lutju shumë Zotit, Perëndisë tënd, dhe lutu për mua, deri sa të më ripërtërihet dora". Njeriu i Perëndisë iu lut shumë Zotit dhe mbretit iu ripërtëri dora, ashtu siç ishte më parë.
<scripture passage="iKgs 13:7" parsed="|1Kgs|13|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.7" />
<sup>7</sup> Atëherë mbreti i tha njeriut të Perëndisë: "Eja në shtëpi bashkë me mua që ta marrësh veten; do të të bëj edhe një dhuratë".
<scripture passage="iKgs 13:8" parsed="|1Kgs|13|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.8" />
<sup>8</sup> Por njeriu i Perëndisë iu përgjigj mbretit: "Edhe sikur të më jepje gjysmën e shtëpisë sate, unë nuk do të vija me ty dhe as do të haja bukë e as do të pija ujë në këtë vend,
<scripture passage="iKgs 13:9" parsed="|1Kgs|13|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.9" />
<sup>9</sup> sepse kështu më ka urdhëruar Zoti: "Ti nuk do të hash bukë as do të pish ujë dhe nuk do të kthehesh nga rruga që ke përshkuar kur shkove".
<scripture passage="iKgs 13:10" parsed="|1Kgs|13|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.10" />
<sup>10</sup> Kështu ai shkoi nëpër një rrugë tjetër dhe nuk u kthye nëpër rrugën që kishte përshkuar kur vajti në Bethel.
<scripture passage="iKgs 13:11" parsed="|1Kgs|13|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.11" />
<sup>11</sup> Në Bethel banonte një profet plak; bijtë e tij shkuan e treguan tërë atë që njeriu i Perëndisë kishte bërë atë ditë në Bethel dhe i treguan atit të tyre fjalët që ai i kishte thënë mbretit.
<scripture passage="iKgs 13:12" parsed="|1Kgs|13|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.12" />
<sup>12</sup> I ati i pyeti ata: "Nëpër çfarë rruge iku?". Ç'është e vërteta, bijtë e tij e kishin parë nëpër çfarë rruge kishte shkuar njeriu i Perëndisë i ardhur nga Juda.
<scripture passage="iKgs 13:13" parsed="|1Kgs|13|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.13" />
<sup>13</sup> Atëherë ai u tha bijve të tij: "Më shaloni gomarin". I shaluan gomarin dhe ai hipi mbi të;
<scripture passage="iKgs 13:14" parsed="|1Kgs|13|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.14" />
<sup>14</sup> e ndoqi njeriun e Perëndisë dhe e gjeti ulur nën një lis dhe i tha: "A je ti njeriu i Perëndisë që ka ardhur nga Juda?". Ai iu përgjigj: "Jam unë".
<scripture passage="iKgs 13:15" parsed="|1Kgs|13|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.15" />
<sup>15</sup> Atëherë profeti plak i tha: "Eja në shtëpinë time për të ngrënë diçka".
<scripture passage="iKgs 13:16" parsed="|1Kgs|13|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.16" />
<sup>16</sup> Por ai u përgjigj: "Nuk mund të kthehem prapa as të vij me ty, nuk mund të ha bukë dhe të pi ujë me ty në këtë vend,
<scripture passage="iKgs 13:17" parsed="|1Kgs|13|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.17" />
<sup>17</sup> sepse Zoti më ka thënë: "Ti atje nuk do të hash bukë as do të pish ujë, dhe nuk do të kthehesh nëpër rrugën e përshkuar kur shkove".
<scripture passage="iKgs 13:18" parsed="|1Kgs|13|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.18" />
<sup>18</sup> Tjetri i tha: "Edhe unë jam profet si ti; dhe një engjëll më ka folur nga ana e Zotit, duke thënë: "Merre me vete në shtëpinë tënde që të hajë bukë dhe të pijë ujë"". Por ai gënjente.
<scripture passage="iKgs 13:19" parsed="|1Kgs|13|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.19" />
<sup>19</sup> Kështu njeriu i Perëndisë u kthye prapa bashkë me të dhe hëngri bukë në shtëpinë e atij dhe piu ujë.
<scripture passage="iKgs 13:20" parsed="|1Kgs|13|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.20" />
<sup>20</sup> Ndërsa ishin ulur në tryezë, fjala e Zotit iu drejtua profetit që e kishte kthyer prapa;
<scripture passage="iKgs 13:21" parsed="|1Kgs|13|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.21" />
<sup>21</sup> dhe ai i thirri njeriut të Perëndisë të ardhur nga Juda, duke thënë: "Kështu flet Zoti: "Me qenë se nuk iu binde urdhërit të Zotit dhe nuk respektove porosinë e Zotit, Perëndisë tënd, që të kishte dhënë,
<scripture passage="iKgs 13:22" parsed="|1Kgs|13|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.22" />
<sup>22</sup> por u ktheve prapa dhe hëngre bukë e pive ujë në vendin që Zoti të pati thënë: "Mos ha bukë e mos pi ujë", kufoma jote nuk ka për të hyrë në varret e prindërve të tu".
<scripture passage="iKgs 13:23" parsed="|1Kgs|13|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.23" />
<sup>23</sup> Kur mbaroi së ngrëni dhe së piri, profeti që e kishte kthyer prapa i shaloi gomarin.
<scripture passage="iKgs 13:24" parsed="|1Kgs|13|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.24" />
<sup>24</sup> Kështu ai u nis, por një luan i doli rrugës dhe e vrau. Kufoma e tij u hodh në mes të rrugës, ndërsa gomari i qëndronte afër dhe vetë luani mbeti pranë kufomës.
<scripture passage="iKgs 13:25" parsed="|1Kgs|13|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.25" />
<sup>25</sup> Disa njerëz kaluan andej dhe panë kufomën të hedhur në rrugë dhe luanin që rrinte afër kufomës; ata shkuan dhe e treguan këtë gjë në qytetin ku banonte profeti plak.
<scripture passage="iKgs 13:26" parsed="|1Kgs|13|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.26" />
<sup>26</sup> Sa e dëgjoi profeti që e kishte kthyer prapa, ai tha: "Éshtë njeriu i Perëndisë, që nuk iu bind urdhërit të Zotit; për këtë arësye Zoti e ka lënë në kthetrat e një luani, që e ka shqyer dhe vrarë, sipas fjalës që kishte thënë Zoti".
<scripture passage="iKgs 13:27" parsed="|1Kgs|13|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.27" />
<sup>27</sup> Pastaj iu drejtua bijve të tij dhe u tha: "Më shaloni gomarin". Ata ia shaluan.
<scripture passage="iKgs 13:28" parsed="|1Kgs|13|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.28" />
<sup>28</sup> Kështu ai u nis dhe e gjeti kufomën të hedhur në mes të rrugës, ndërsa gomari dhe luani rrinin afër kufomës; luani nuk e kishte ngrënë kufomën as kishte shqyer gomarin.
<scripture passage="iKgs 13:29" parsed="|1Kgs|13|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.29" />
<sup>29</sup> Profeti mori kufomën e njeriut të Perëndisë, e ngarkoi mbi gomarin dhe u kthye; kështu profeti plak u kthye në qytet për ta vajtuar dhe për ta varrosur.
<scripture passage="iKgs 13:30" parsed="|1Kgs|13|30|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.30" />
<sup>30</sup> E vendosi kufomën në varrin e tij; dhe filluan ta qajnë, duke thënë: "Oh, vëllai im!".
<scripture passage="iKgs 13:31" parsed="|1Kgs|13|31|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.31" />
<sup>31</sup> Mbas varrimit, profeti plak u tha bijve të tij: "Kur të vdes unë, më varrosni në varrin e njeriut të Perëndisë; m'i vini kockat pranë kockave të tij.
<scripture passage="iKgs 13:32" parsed="|1Kgs|13|32|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.32" />
<sup>32</sup> Sepse me siguri do të vërtetohet fjala e thënë prej tij me urdhër të Zotit kundër altarit të Bethelit dhe kundër tërë shenjtërorëve të vendeve të larta në qytetet e Samarisë".
<scripture passage="iKgs 13:33" parsed="|1Kgs|13|33|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.33" />
<sup>33</sup> Mbas kësaj ngjarjeje, Jeroboami nuk u tërhoq nga rruga e tij e keqe, por bëri priftërinj të tjerë për vendet e larta, duke i marrë nga çdo shtresë personash; kushdo që e dëshironte, shenjtërohej prej tij dhe bëhej prift i vendeve të larta.
<scripture passage="iKgs 13:34" parsed="|1Kgs|13|34|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.13.34" />
<sup>34</sup> Ky qe mëkati i shtëpisë së Jeroboamit, që shkaktoi shkatërrimin e saj dhe shfarosjen e saj nga faqja e dheut.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 14" progress="31.88%" prev="iKgs.13" next="iKgs.15" id="iKgs.14">
<h3 id="iKgs.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="iKgs.14-p1">
<scripture passage="iKgs 14:1" parsed="|1Kgs|14|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.1" />
<sup>1</sup> Në atë kohë Abijahu, bir i Jeroboamit, u sëmur.
<scripture passage="iKgs 14:2" parsed="|1Kgs|14|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.2" />
<sup>2</sup> Jeroboami i tha bashkëshortes së vet: "Çohu, të lutem, ndërro petkat që të mos dihet se je gruaja e Jeroboamit, dhe shko në Shiloh. Atje është profeti Ahijah, që ka parashikuar se unë do të bëhesha mbret e këtij populli.
<scripture passage="iKgs 14:3" parsed="|1Kgs|14|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.3" />
<sup>3</sup> Merr me vete dhjetë bukë, disa kuleç dhe një enë me mjaltë dhe shko tek ai; ai do të të thotë se ç'ka për të ndodhur me fëmijën".
<scripture passage="iKgs 14:4" parsed="|1Kgs|14|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.4" />
<sup>4</sup> Gruaja e Jeroboamit veproi në këtë mënyrë: u ngrit, shkoi në Shiloh dhe arriti në shtëpinë e Ahijahut. Ahijahu nuk shikonte dot sepse sytë i qenë errur nga pleqëria.
<scripture passage="iKgs 14:5" parsed="|1Kgs|14|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.5" />
<sup>5</sup> Zoti i kishte thënë Abijahut: "Ja, gruaja e Jeroboamit është duke ardhur për t'u këshilluar me ty për të birin që është i sëmurë. Ti do t'i thuash kështu e kështu. Kur do të hyjë, ajo do të shtihet se është një grua tjetër".
<scripture passage="iKgs 14:6" parsed="|1Kgs|14|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.6" />
<sup>6</sup> Sapo Ahijahu dëgjoi zhurmën e hapave të saj kur po hynte nga porta, ai tha: "Hyr, o bashkëshorte e Jeroboamit. Pse bën sikur je një person tjetër? Unë duhet të të jap lajme të këqija.
<scripture passage="iKgs 14:7" parsed="|1Kgs|14|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.7" />
<sup>7</sup> Shko dhe i thuaj Jeroboamit: "Kështu flet Zoti, Perëndia i Izraelit: Unë të kam ngritur nga gjiri i popullit dhe të kam bërë princ të popullit tim të Izraelit,
<scripture passage="iKgs 14:8" parsed="|1Kgs|14|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.8" />
<sup>8</sup> e rrëmbeva mbretërinë nga duart e shtëpisë së Davidit dhe ta dhashë ty, por ti nuk ke qenë si shërbëtori im Davidi që ka respektuar urdhërimet e mia dhe më ka ndjekur me gjithë zemër, duke bërë ato që ishin të drejta në sytë e mia;
<scripture passage="iKgs 14:9" parsed="|1Kgs|14|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.9" />
<sup>9</sup> ti ke vepruar më keq nga të gjithë ata që qenë para teje, sepse ke arritur të sajosh perëndi të tjera dhe shëmbëlltyra me derdhje për të provokuar zemërimin tim, dhe më ke hedhur prapa krahëve.
<scripture passage="iKgs 14:10" parsed="|1Kgs|14|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.10" />
<sup>10</sup> Prandaj, ja, unë do të dërgoj fatkeqësinë mbi shtëpinë e Jeroboamit dhe do të shfaros nga shtëpia e tij çdo mashkull në Izrael, qoftë skllav apo i lirë, dhe do ta fshij plotësisht shtëpinë e Jeroboamit,  ashtu si fshihen plehrat deri sa të  zhduken tërësisht.
<scripture passage="iKgs 14:11" parsed="|1Kgs|14|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.11" />
<sup>11</sup> Ata të shtëpisë së Jeroboamit që do të vdesin në qytet do t'i hanë qentë; dhe ata që do të vdesin nëpër ara, do t'i hanë shpendët e qiellit; sepse kështu ka folur Zoti.
<scripture passage="iKgs 14:12" parsed="|1Kgs|14|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.12" />
<sup>12</sup> Prandaj çohu dhe shko në shtëpinë tënde; sa të hysh në qytet, fëmija ka për të vdekur.
<scripture passage="iKgs 14:13" parsed="|1Kgs|14|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.13" />
<sup>13</sup> Tërë Izraeli do ta vajtojë dhe do ta varrosë. Ai do të jetë i vetmi nga shtëpia e Jeroboamit që do të varroset, sepse është i vetmi nga shtëpia e Jeroboamit tek i cili u gjet diçka e mirë dhe që i pëlqen Zotit, Perëndisë të Izraelit.
<scripture passage="iKgs 14:14" parsed="|1Kgs|14|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.14" />
<sup>14</sup> Zoti do të vendosë mbi Izraelin mbretin e tij, që po atë ditë do të shfarosë shtëpinë e Jeroboamit. Ç'po them kështu. Kjo po ndodh që tani.
<scripture passage="iKgs 14:15" parsed="|1Kgs|14|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.15" />
<sup>15</sup> Zoti do të shfryjë mbi Izraelin si mbi kallamishtet e ujit, do ta shrrënjosë Izraelin nga kjo tokë e mirë që u kishte dhënë etërve të tij dhe do t'i shkoqë ata matanë Lumit, sepse kanë bërë Asherimët e tyre, duke shkaktuar zemërimin e Zotit.
<scripture passage="iKgs 14:16" parsed="|1Kgs|14|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.16" />
<sup>16</sup> Ai do ta braktisë Izraelin për shkak të mëkateve të Jeroboamit, sepse ai ka kryer mëkate dhe ka bërë që të mëkatojë edhe Izraeli"".
<scripture passage="iKgs 14:17" parsed="|1Kgs|14|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.17" />
<sup>17</sup> Pastaj gruaja e Jeroboamit u ngrit dhe u nis, arriti në Tirtsah; me të arritur në pragun e shtëpisë, fëmija i vdiq.
<scripture passage="iKgs 14:18" parsed="|1Kgs|14|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.18" />
<sup>18</sup> E varrosën dhe tërë Izraeli e qau, sipas fjalës që Zoti kishte thënë me anë të profetit Ahijah, shërbëtorit të tij.
<scripture passage="iKgs 14:19" parsed="|1Kgs|14|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.19" />
<sup>19</sup> Bëmat e tjera të Jeroboamit, si luftoi dhe si mbretëroi, janë shkruar në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit.
<scripture passage="iKgs 14:20" parsed="|1Kgs|14|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.20" />
<sup>20</sup> Kohëvazhdimi i mbretërisë së Jeroboamit qe njëzet e dy vjet; pastaj atë e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Nadabi.
<scripture passage="iKgs 14:21" parsed="|1Kgs|14|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.21" />
<sup>21</sup> Roboami, bir i Salomonit, mbretëroi në Judë. Ai ishte dyzet e një vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem, në qytetin që Zoti kishte zgjedhur nga tërë fiset e Izraelit
<scripture passage="iKgs 14:22" parsed="|1Kgs|14|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.22" />
<sup>22</sup> Ata të Judës bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit; dhe me mëkatet që bënë shkaktuan xhelozinë e Zotit më tepër nga ç'kishin bërë etërit e tyre.
<scripture passage="iKgs 14:23" parsed="|1Kgs|14|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.23" />
<sup>23</sup> Edhe ata ndërtuan vende të larta, shtylla dhe Asherime në të gjitha kodrat e larta dhe poshtë çdo druri të gjelbër.
<scripture passage="iKgs 14:24" parsed="|1Kgs|14|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.24" />
<sup>24</sup> Përveç kësaj, kishte në vend njerëz që jepeshin mbas kurvërisë së shenjtë. Ata merreshin me të gjitha gjërat e neveritshme të kombeve që Zoti kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit.
<scripture passage="iKgs 14:25" parsed="|1Kgs|14|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.25" />
<sup>25</sup> Në vitin e pestë të mbretit Roboam, mbreti i Egjiptit Sishak doli kundër Jeruzalemit,
<scripture passage="iKgs 14:26" parsed="|1Kgs|14|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.26" />
<sup>26</sup> dhe mori me vete thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror; mori me vete çdo gjë, duke përfshirë shqytat e arta që Salomoni kishte bërë.
<scripture passage="iKgs 14:27" parsed="|1Kgs|14|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.27" />
<sup>27</sup> Në vend të tyre mbreti Roboam dha urdhër të bëheshin shqyta prej bronzi dhe ua dorëzoi komandantëve të rojeve që ruanin hyrjen e pallatit mbretëror.
<scripture passage="iKgs 14:28" parsed="|1Kgs|14|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.28" />
<sup>28</sup> Sa herë që mbreti hynte në shtëpinë e Zotit, rojet i çonin në sallën e rojeve.
<scripture passage="iKgs 14:29" parsed="|1Kgs|14|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.29" />
<sup>29</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Roboamit dhe të gjitha ato që ai bëri a nuk janë të shkruara vallë në Kronikat e mbretërve të Judës?
<scripture passage="iKgs 14:30" parsed="|1Kgs|14|30|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.30" />
<sup>30</sup> U bë një luftë e pandërprerë midis Roboamit dhe Jeroboamit.
<scripture passage="iKgs 14:31" parsed="|1Kgs|14|31|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.14.31" />
<sup>31</sup> Pastaj Roboamin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros me ta në qytetin e Davidit. E ëma quhej Naamaha, ishte Amonite. Në vend të tij mbretëroi i biri, Abijami.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 15" progress="32.00%" prev="iKgs.14" next="iKgs.16" id="iKgs.15">
<h3 id="iKgs.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="iKgs.15-p1">
<scripture passage="iKgs 15:1" parsed="|1Kgs|15|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërisë së Jeroboamit, birit të Nebatit, Abijami filloi të mbretërojë mbi Judën.
<scripture passage="iKgs 15:2" parsed="|1Kgs|15|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.2" />
<sup>2</sup> Ai mbretëroi tre vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Maakah dhe ishte bijë e Abishalomit.
<scripture passage="iKgs 15:3" parsed="|1Kgs|15|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.3" />
<sup>3</sup> Ai kreu mëkatet që i ati kishte bërë para tij dhe zemra e tij nuk iu shenjtërua plotësisht Zotit, Perëndisë të tij, ashtu si zemra e Davidit, atit të tij.
<scripture passage="iKgs 15:4" parsed="|1Kgs|15|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.4" />
<sup>4</sup> Megjithatë për dashurinë që ushqente për Davidin, Zoti, Perëndia i tij, i la një llambë në Jeruzalem, dhe e ngriti të birin mbas tij dhe e bëri të qendrueshëm Jeruzalemin,
<scripture passage="iKgs 15:5" parsed="|1Kgs|15|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.5" />
<sup>5</sup> sepse Davidi kishte bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit dhe nuk ishte larguar nga ajo që Zoti i kishte urdhëruar të bënte gjatë gjithë kohës së jetës së tij, me përjashtim të rastit të Uriahut, Hiteut.
<scripture passage="iKgs 15:6" parsed="|1Kgs|15|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.6" />
<sup>6</sup> Midis Roboamit dhe Jeroboamit pati luftë sa qe gjallë Roboami.
<scripture passage="iKgs 15:7" parsed="|1Kgs|15|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.7" />
<sup>7</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Abijamit dhe të gjitha ato që ai bëri a nuk janë të shkruara vallë në librin e Kronikave të mbretërve të Judës? Pati luftë midis Abijamit dhe Jeroboamit.
<scripture passage="iKgs 15:8" parsed="|1Kgs|15|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.8" />
<sup>8</sup> Pastaj Abijamin e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Asa.
<scripture passage="iKgs 15:9" parsed="|1Kgs|15|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.9" />
<sup>9</sup> Në vitin e njëzet të mbretërisë së Jeroboamit, mbretit të Izraelit, Asa filloi të mbretërojë në Judë.
<scripture passage="iKgs 15:10" parsed="|1Kgs|15|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.10" />
<sup>10</sup> Ai mbretëroi dyzet e një vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Maakah dhe ishte bijë e Abishalomit.
<scripture passage="iKgs 15:11" parsed="|1Kgs|15|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.11" />
<sup>11</sup> Asa bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, ashtu si i ati Davidi.
<scripture passage="iKgs 15:12" parsed="|1Kgs|15|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.12" />
<sup>12</sup> Eliminoi nga vendi ata që merreshin me kurvëri të shenjtë dhe tërë idhujtë e krijuar nga etërit e tij.
<scripture passage="iKgs 15:13" parsed="|1Kgs|15|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.13" />
<sup>13</sup> Hoqi nga posti i mbretëreshës nënën e tij Maakah, sepse ajo kishte bërë një idhull të neveritshëm të Asherahut; Asa e rrëzoi atë idhull të neveritshëm dhe e dogji pranë përroit Kidron.
<scripture passage="iKgs 15:14" parsed="|1Kgs|15|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.14" />
<sup>14</sup> Por vendet e larta nuk u eliminuan; megjithatë zemra e Asas mbeti plotësisht e shenjtëruar Zotit gjatë gjithë jetës së tij.
<scripture passage="iKgs 15:15" parsed="|1Kgs|15|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.15" />
<sup>15</sup> Ai solli në shtëpinë e Zotit gjërat e shenjtëruara nga i ati dhe gjërat që ai vetë i kishte shenjtëruar: argjendin, arin dhe enët.
<scripture passage="iKgs 15:16" parsed="|1Kgs|15|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.16" />
<sup>16</sup> Pati luftë midis Asas dhe Baashas, mbretit të Izraelit, gjatë gjithë jetës së tyre.
<scripture passage="iKgs 15:17" parsed="|1Kgs|15|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.17" />
<sup>17</sup> Baasha, mbret i Izraelit, doli kundër Judës dhe ndërtoi Ramahun, me qëllim që të pengonte këdo që të shkonte ose të vinte nga Asa, mbret i Judës.
<scripture passage="iKgs 15:18" parsed="|1Kgs|15|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Asa mori tërë argjendin dhe arin që kishte mbetur në thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror dhe ua dorëzoi shërbëtorëve të tij; mbreti Asa i dërgoi pastaj te Ben-Hadadi,  bir i Tabrimonit, që ishte bir i Hezionit,  mbretit të Sirisë, që banonte në Damask, për t'i thënë:
<scripture passage="iKgs 15:19" parsed="|1Kgs|15|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.19" />
<sup>19</sup> "Le të ketë aleancë midis teje dhe meje ashtu si ka pasur midis atit tim dhe atit tënd. Ja, unë po të dërgoj një dhuratë ari dhe argjendi; shko dhe prishe aleancën tënde me Baasham, mbretin e Izraelit, me qëllim që ai të tërhiqet nga unë".
<scripture passage="iKgs 15:20" parsed="|1Kgs|15|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.20" />
<sup>20</sup> Ben-Hadadi dëgjoi këshillat e mbretit Asa dhe dërgoi komandantët e ushtrisë së tij kundër qytetit të Izraelit; pushtoi Ijoin, Danin, Abel-Beth-Maakahun dhe tërë krahinën e Kinerothit me gjithë vendin e Neftalit.
<scripture passage="iKgs 15:21" parsed="|1Kgs|15|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.21" />
<sup>21</sup> Sapo Baasha e mësoi këtë lajm, ndërpreu ndërtimin e Ramahut dhe qëndroi në Tirtsah.
<scripture passage="iKgs 15:22" parsed="|1Kgs|15|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.22" />
<sup>22</sup> Atëherë mbreti Asa thirri tërë ata të Judës, pa përjashtuar asnjë; ata morën nga Ramahu gurët dhe lëndën që Baasha kishte përdorur për të ndërtuar, dhe me këto materiale mbreti Asa ndërtoi Geban e Beniaminit dhe Mitspahun.
<scripture passage="iKgs 15:23" parsed="|1Kgs|15|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.23" />
<sup>23</sup> Pjesën tjetër të bëmave të Asas, të gjitha trimëritë e tij, të gjitha ato që bëri dhe qytetet që ndërtoi a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës? Por në pleqëri ai vuante nga një dhimbje te këmbët.
<scripture passage="iKgs 15:24" parsed="|1Kgs|15|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.24" />
<sup>24</sup> Pastaj e zuri gjumi me etërit e tij dhe e varrosën bashkë me ta në qytetin e Davidit, atit të tij. Në vendin e tij mbretëroi i biri, Jozafati.
<scripture passage="iKgs 15:25" parsed="|1Kgs|15|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.25" />
<sup>25</sup> Nadabi, bir i Jeroboamit, filloi të mbretërojë mbi Izrael vitin e dytë të Asas, mbretit të Judës, dhe mbretëroi në Izrael dy vjet.
<scripture passage="iKgs 15:26" parsed="|1Kgs|15|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.26" />
<sup>26</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe ndoqi rrugët e atit të tij dhe mëkatin në të cilin e kishte futur Izraelin.
<scripture passage="iKgs 15:27" parsed="|1Kgs|15|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.27" />
<sup>27</sup> Pastaj Baasha, bir i Ahijahut, nga shtëpia e Isakarit, komplotoi kundër tij dhe e vrau në Gibethon që u përkiste Filistejve, ndërsa Nadabi dhe tërë Izraeli kishin rrethuar Gibethonin.
<scripture passage="iKgs 15:28" parsed="|1Kgs|15|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.28" />
<sup>28</sup> Baasha e vrau në vitin e tretë të Asas, mbretit të Judës, dhe mbretëroi në vend të tij.
<scripture passage="iKgs 15:29" parsed="|1Kgs|15|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.29" />
<sup>29</sup> Me t'u bërë mbret, ai shfarosi tërë shtëpinë e Jeroboamit; nga Jeroboami s'la të gjallë asnjë, për e shfarosi krejt shtëpinë e tij, sipas fjalës që kishte thënë Zoit me anë të shërbëtorit të tij Ahijah, Shilonitit,
<scripture passage="iKgs 15:30" parsed="|1Kgs|15|30|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.30" />
<sup>30</sup> për shkak të mëkateve të Jeroboamit, të kryera nga ai dhe që Izraeli i kreu me nxitjen e tij, duke shkaktuar zemërimin e Zotit, Perëndisë të Izraelit.
<scripture passage="iKgs 15:31" parsed="|1Kgs|15|31|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.31" />
<sup>31</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Nadabit dhe të gjitha atë që ai bëri a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
<scripture passage="iKgs 15:32" parsed="|1Kgs|15|32|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.32" />
<sup>32</sup> Pati luftë midis Asas dhe Baashas, mbretit të Izraelit, gjatë gjithë kohës së jetës së tyre.
<scripture passage="iKgs 15:33" parsed="|1Kgs|15|33|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.33" />
<sup>33</sup> Vitin e tretë të sundimit të Asas, mbretit të Judës, Baasha, bir i Ahijahut, filloi të mbretërojë mbi tërë Izraelin në Tirtsah; dhe mbretëroi njëzet e katër vjet.
<scripture passage="iKgs 15:34" parsed="|1Kgs|15|34|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.15.34" />
<sup>34</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe vazhdoi rrugët e Jeroboamit dhe mëkatin që ky e kishte shtyrë Izraelin të kryente.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 16" progress="32.12%" prev="iKgs.15" next="iKgs.17" id="iKgs.16">
<h3 id="iKgs.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="iKgs.16-p1">
<scripture passage="iKgs 16:1" parsed="|1Kgs|16|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.1" />
<sup>1</sup> Pastaj fjala e Zotit iu drejtua Jehuhit, birit të Hananit, kundër Baashas, duke thënë:
<scripture passage="iKgs 16:2" parsed="|1Kgs|16|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.2" />
<sup>2</sup> "Të kam ngritur nga pluhuri dhe të kam bërë princ të popullit tim Izraelit, por ti ke ndjekur rrugën e Jeroboamit dhe ke bërë të mëkatojë popullin tim të Izraelit, duke provokuar zemërimin tim me mëkatet e tij;
<scripture passage="iKgs 16:3" parsed="|1Kgs|16|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.3" />
<sup>3</sup> prandaj do të zhduk Baashan dhe shtëpinë e tij dhe do ta bëj me shtëpinë tënde atë që kam bërë me shtëpinë e Jeroboamit, birit të Nebatit.
<scripture passage="iKgs 16:4" parsed="|1Kgs|16|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.4" />
<sup>4</sup> Ata të Baashas që do të vdesin në qytet do t'i hanë qentë, dhe ata që do të vdesin në ara do t'i hanë shpendët e qiellit".
<scripture passage="iKgs 16:5" parsed="|1Kgs|16|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.5" />
<sup>5</sup> Pjesa tjetër e bëmave dhe të trimërive a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
<scripture passage="iKgs 16:6" parsed="|1Kgs|16|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Baashan e zuri gjumi me etërit e tij dhe e varrosën në Tirtsah. Në vend të tij mbretëroi i biri, Elahu.
<scripture passage="iKgs 16:7" parsed="|1Kgs|16|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.7" />
<sup>7</sup> Përveç kësaj fjala e Zotit iu drejtua me anë të profetit Jehu, birit të Hananit, kundër Baashas dhe kundër shtëpisë së tij për gjithë të këqijat që Baasha kishte bërë në sytë e Zotit, duke shkaktuar  zemërimin e tij me veprat e kryera nga dora  e tij, duke u bërë si shtëpia e Jeroboamit, edhe sepse e kishte vrarë atë.
<scripture passage="iKgs 16:8" parsed="|1Kgs|16|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.8" />
<sup>8</sup> Në vitin e njëzet e gjashtë të Asas, mbretit të Judës, Elahu, bir i Baashas, filloi të mbretëroj mbi Izraelin në Tirtsah dhe qëndroi në fron dy vjet.
<scripture passage="iKgs 16:9" parsed="|1Kgs|16|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.9" />
<sup>9</sup> Zimri, shërbëtori i tij, komandant i gjysmës së qerreve të tij, komplotoi kundër tij. Ndërsa ai ndodhej në Tirtsah, duke pirë dhe duke u dehur në shtëpinë e Artsas, prefektit të pallatit të Tirtsahut,
<scripture passage="iKgs 16:10" parsed="|1Kgs|16|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.10" />
<sup>10</sup> Zimri hyri, e goditi dhe e vrau në vitin e njëzet e shtatë të Asas, mbretit të Judës, dhe mbretëroi në vend të tij.
<scripture passage="iKgs 16:11" parsed="|1Kgs|16|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.11" />
<sup>11</sup> Kur filloi të mbretërojë, sapo u ul në fron, shkatërroi tërë shtëpinë e Baashas; nuk la të gjallë as edhe një mashkull midis kushërinjve të afërt të tij dhe miqve.
<scripture passage="iKgs 16:12" parsed="|1Kgs|16|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.12" />
<sup>12</sup> Kështu Zimri shfarosi tërë shtëpinë e Baashas, sipas fjalës së Zotit të drejtuar kundër Baashas me anë të profetit Jehu,
<scripture passage="iKgs 16:13" parsed="|1Kgs|16|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.13" />
<sup>13</sup> për shkak të mëkateve të Baashas dhe të mëkateve të birit të tij Elah, që ata vetë kishin kryer dhe që kishin bërë t'i kryente Izraeli, duke nxitur zemërmin e Zotit, Perëndisë të Izraelit, me idhujt e tyre.
<scripture passage="iKgs 16:14" parsed="|1Kgs|16|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.14" />
<sup>14</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Elahut dhe tërë atë që ai bëri a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
<scripture passage="iKgs 16:15" parsed="|1Kgs|16|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.15" />
<sup>15</sup> Në vitin e njëzet e shtatë të Asas, mbretit të Judës, Zimri mbretëroi shtatë ditë në Tirtsah. Populli kishte fushuar kundër Gibethonit, që u përkiste Filistejve.
<scripture passage="iKgs 16:16" parsed="|1Kgs|16|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.16" />
<sup>16</sup> Kështu populli që kishte ngritur kampin dëgjoi të thuhet: "Zimri ka komplotuar, madje ka vrarë mbretin!". Po atë ditë në kamp tërë Izraeli bëri mbret të Izraelit, Omrin, komandantin e ushtrisë.
<scripture passage="iKgs 16:17" parsed="|1Kgs|16|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.17" />
<sup>17</sup> Pastaj Omri u nis nga Gibethoni dhe rrethoi Tirtsahun.
<scripture passage="iKgs 16:18" parsed="|1Kgs|16|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.18" />
<sup>18</sup> Kur Zimri pa që qyteti ishte pushtuar, u tërhoq në kullën e pallatit mbretëror, i vuri zjarrin pallatit mbretëror që ndodhej mbi të dhe kështu vdiq,
<scripture passage="iKgs 16:19" parsed="|1Kgs|16|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.19" />
<sup>19</sup> për shkak të mëkateve që kishte kryer, duke bërë aë që është e keqe në sytë e Zotit, duke ndjekur rrugën e Jeroboamit dhe duke kryer mëkatin që ky kishte bërë duke e nxitur Izraelin të mëkatojë.
<scripture passage="iKgs 16:20" parsed="|1Kgs|16|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.20" />
<sup>20</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Zimrit dhe komploti që ai thuri a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
<scripture passage="iKgs 16:21" parsed="|1Kgs|16|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.21" />
<sup>21</sup> Atëherë populli i Izraelit u nda në dy pjesë: gjysma e popullit shkonte pas Tibnit, birit të Ginathit, për ta bërë mbret; gjysma tjetër shkonte pas Omrit.
<scripture passage="iKgs 16:22" parsed="|1Kgs|16|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.22" />
<sup>22</sup> Por populli që shkonte pas Omrit pati epërsi mbi popullin që ndiqte Tibnin, birin e Ginathit. Tibni vdiq dhe mbretëroi Omri.
<scripture passage="iKgs 16:23" parsed="|1Kgs|16|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.23" />
<sup>23</sup> Në vitin e tridhjetë e njëtë të Asas, mbretit të Judës, Omri filloi të mbretërojë mbi Izraelin dhe mbretëroi dymbëdhjetë vjet. Gjashtë vjet mbretëroi në Tirtsah,
<scripture passage="iKgs 16:24" parsed="|1Kgs|16|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.24" />
<sup>24</sup> pastaj bleu nga Shemeri malin e Samarisë për dy talentë argjendi; ndërtoi në mal një qyetet të cilin e quajti Samaria, nga emri i Shemerit, zotëria i malit.
<scripture passage="iKgs 16:25" parsed="|1Kgs|16|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.25" />
<sup>25</sup> Omri bëri atë që është e keqe për sytë e Zotit dhe u suall më keq se të gjithë paraardhësit e tij;
<scripture passage="iKgs 16:26" parsed="|1Kgs|16|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.26" />
<sup>26</sup> ndoqi tërësisht rrugën e Jeroboamit, birit të Nebatit, dhe mëkatet që ky kishte detyruar Izraelin t'i kryejë, duke shkaktuar zemërimin e Zotit, Perëndisë të Izraelit, me idhujt e tij.
<scripture passage="iKgs 16:27" parsed="|1Kgs|16|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.27" />
<sup>27</sup> Pjesa tjetër e bëmave të kryera nga Omri dhe trimëritë e tij a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
<scripture passage="iKgs 16:28" parsed="|1Kgs|16|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.28" />
<sup>28</sup> Pastaj Omrin e zuri gjumi me etërit e tij dhe e varrosën në Samari. Në vend të tij mbretëroi i biri, Ashabi.
<scripture passage="iKgs 16:29" parsed="|1Kgs|16|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.29" />
<sup>29</sup> Ashabi, bir i Omrit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në vitin e tridhjetë e tetë të Asas, mbretit të Judës; dhe Ashabi, bir i Omrit, mbretëroi në Samari mbi Izraelin njëzet e dy vjet.
<scripture passage="iKgs 16:30" parsed="|1Kgs|16|30|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.30" />
<sup>30</sup> Ashabi, bir i Omrit bëri ato gjëra që shihen me sy të keq nga Zoti më tepër se ata që e kishin paraprirë.
<scripture passage="iKgs 16:31" parsed="|1Kgs|16|31|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.31" />
<sup>31</sup> Përveç kësaj, sikur të ishte për të një gjë e vogël ndjekja e mëkateve të Jeroboamit; birit të Nebatit mori për grua Jezebelën, bijën e Ethbaalit, mbretit të Sidonitëve, dhe shkoi t'i shërbejë Baalit dhe të bjerë përmbys para tij.
<scripture passage="iKgs 16:32" parsed="|1Kgs|16|32|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.32" />
<sup>32</sup> I ngriti pastaj një altar Baalit, në tempullin e Baalit, që kishte ndërtuar në Samari.
<scripture passage="iKgs 16:33" parsed="|1Kgs|16|33|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.33" />
<sup>33</sup> Ashabi bëri edhe një Asherah; Ashabi provokoi zemërimin e Zotit, Perëndisë të Izraelit, më tepër se gjithë etërit e Izraelit që e kishin paraprirë.
<scripture passage="iKgs 16:34" parsed="|1Kgs|16|34|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.16.34" />
<sup>34</sup> Gjatë ditëve të sundimit të tij, Hieli nga Betheli rindërtoi Jerikon; hodhi themelet e tij mbi Abiramin, të parëlindurin e tij, dhe ngriti portat mbi Segubin, më të riun nga bijtë e tij, sipas fjalës  që Zoti kishte thënë me anë të Jozueut,  birit të Nunit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 17" progress="32.25%" prev="iKgs.16" next="iKgs.18" id="iKgs.17">
<h3 id="iKgs.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="iKgs.17-p1">
<scripture passage="iKgs 17:1" parsed="|1Kgs|17|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.1" />
<sup>1</sup> Elia, Tishbiti, një nga banorët e Galaadit i tha Ashabit: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia i Izraelit, në prani të të cilit unë ndodhem, nuk do të ketë as vesë as shi gjatë këtyre viteve, veçse me fjalën time".
<scripture passage="iKgs 17:2" parsed="|1Kgs|17|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.2" />
<sup>2</sup> Pastaj fjala e Zotit iu drejtua atij, duke thënë:
<scripture passage="iKgs 17:3" parsed="|1Kgs|17|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.3" />
<sup>3</sup> "Largohu që këtej, ktheu nga lindja dhe fshihu pranë përroit Kerith, që ndodhet në lindje të Jordanit.
<scripture passage="iKgs 17:4" parsed="|1Kgs|17|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.4" />
<sup>4</sup> Do të pish ujë në përrua dhe unë i kam urdhëruar korbat që të të japin të hash atje".
<scripture passage="iKgs 17:5" parsed="|1Kgs|17|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.5" />
<sup>5</sup> Kështu ai u nis dhe veproi sipas fjalës të Zotit; shkoi dhe u vendos pranë përroit Kerith, që ndodhet në lindje të Jordanit.
<scripture passage="iKgs 17:6" parsed="|1Kgs|17|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.6" />
<sup>6</sup> Korbat i sillnin bukë e mish në mëngjes dhe bukë e mish në mbrëmje, dhe pinte ujë në përrua.
<scripture passage="iKgs 17:7" parsed="|1Kgs|17|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.7" />
<sup>7</sup> Mbas një farë kohe përroi shteroi, sepse nuk binte shi mbi vendin.
<scripture passage="iKgs 17:8" parsed="|1Kgs|17|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Zoti i foli, duke thënë:
<scripture passage="iKgs 17:9" parsed="|1Kgs|17|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.9" />
<sup>9</sup> "Çohu dhe shko të vendosësh në Sarepta të Sidonëve, sepse atje kam urdhëruar një grua të ve të të sigurojë ushqimin".
<scripture passage="iKgs 17:10" parsed="|1Kgs|17|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.10" />
<sup>10</sup> Ai u ngrit, pra, dhe shkoi në Sarepta; sapo arriti në portën e qytetit, ai pa një të ve që mblidhte dru. Ai e thirri dhe i tha: "Shko dhe më merr pak ujë në një enë që të mund të pi".
<scripture passage="iKgs 17:11" parsed="|1Kgs|17|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.11" />
<sup>11</sup> Ndërsa ajo po shkonte për të marrë ujin, ai e thirri dhe i tha: "Më sill edhe një copë bukë".
<scripture passage="iKgs 17:12" parsed="|1Kgs|17|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.12" />
<sup>12</sup> Ajo u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia yt, bukë nuk kam, por kam vetëm një dorë miell në një enë dhe pak vaj në një qyp; dhe tani po mbledh dy copa dru për t'i përgatitur  për vete dhe për djalin tim; do t'i hamë dhe  pastaj kemi për të vdekur".
<scripture passage="iKgs 17:13" parsed="|1Kgs|17|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.13" />
<sup>13</sup> Elia i tha: "Mos ki frikë; shko dhe bëj si the; por më parë bëj një kulaç të vogël për mua dhe sillma; pastaj ta bësh për vete dhe për djalin tënd.
<scripture passage="iKgs 17:14" parsed="|1Kgs|17|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.14" />
<sup>14</sup> Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Ena e miellit nuk do të mbarojë dhe qypi i vajit nuk do të pakësohet deri ditën, që Zoti të dërgojë shiun mbi tokë"".
<scripture passage="iKgs 17:15" parsed="|1Kgs|17|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.15" />
<sup>15</sup> Kështu ajo shkoi dhe veproi sipas fjalës së Elias; dhe kështu hëngrën ajo, Elia dhe gjithë familja e saj për një kohë të gjatë.
<scripture passage="iKgs 17:16" parsed="|1Kgs|17|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.16" />
<sup>16</sup> Ena e miellit nuk mbaroi dhe qypi i vajit nuk u pakësua, sipas fjalës që Zoti kishte shqiptuar me anë të Elias.
<scripture passage="iKgs 17:17" parsed="|1Kgs|17|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.17" />
<sup>17</sup> Mbas këtyre ngjarjeve, biri i gruas, që ishte e zonja e shtëpisë, u sëmur; sëmundja e tij qe aq e rëndë, sa nuk i mbeti më frymë jete.
<scripture passage="iKgs 17:18" parsed="|1Kgs|17|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.18" />
<sup>18</sup> Atëherë ajo i tha Elias: "Çfarë lidhje kam me ty, o njeri i Perëndisë? Ndofta ke ardhur tek unë për të më kujtuar mëkatin që kam bërë dhe për të vrarë djalin tim?".
<scripture passage="iKgs 17:19" parsed="|1Kgs|17|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.19" />
<sup>19</sup> Ai iu përgjigj: "Më jep djalin tënd". Kështu ia mori nga gjiri i saj, e çoi në dhomën lart dhe e shtriu në shtratin e tij.
<scripture passage="iKgs 17:20" parsed="|1Kgs|17|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.20" />
<sup>20</sup> Pastaj i kërkoi ndihmë Zotit dhe tha: "O Zot, Perëndia im, mos ke goditur me fatkeqësi edhe këtë grua të ve, që më strehon, duke bërë t'i vdesë i biri?".
<scripture passage="iKgs 17:21" parsed="|1Kgs|17|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.21" />
<sup>21</sup> U shtri pastaj tri herë mbi fëmijën dhe kërkoi ndihmën e Zotit, duke thënë: "O Zot, Perëndia im, të lutem bëj që t'i kthehet shpirti kësaj fëmije".
<scripture passage="iKgs 17:22" parsed="|1Kgs|17|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.22" />
<sup>22</sup> Zoti e plotësoi dëshirën e shprehur në zërin e Elias; shpirti i fëmijës u kthye tek ai dhe ai mori jetë përsëri.
<scripture passage="iKgs 17:23" parsed="|1Kgs|17|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.23" />
<sup>23</sup> Atëherë Elia mori fëmijën, e zbriti nga dhoma e sipërme e shtëpisë dhe ia dha nënës së tij, duke i thënë: "Shiko, fëmija jote është gjallë!".
<scripture passage="iKgs 17:24" parsed="|1Kgs|17|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.17.24" />
<sup>24</sup> Atëherë gruaja i tha Elias: "Tani pranoj që ti je një njeri i Perëndisë dhe që fjala e Zotit në gojën tënde është e vërtetë".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 18" progress="32.33%" prev="iKgs.17" next="iKgs.19" id="iKgs.18">
<h3 id="iKgs.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="iKgs.18-p1">
<scripture passage="iKgs 18:1" parsed="|1Kgs|18|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.1" />
<sup>1</sup> Shumë kohë më vonë, gjatë vitit të tretë, fjala e Zotit iu drejtua Elias, duke i thënë: "Shko dhe paraqitu te Ashabi dhe unë do të dërgoj shiun mbi vendin".
<scripture passage="iKgs 18:2" parsed="|1Kgs|18|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.2" />
<sup>2</sup> Elia shkoi të paraqitet te Ashabi. Atëherë në Samari kishte pllakosur një zi e madhe e bukës.
<scripture passage="iKgs 18:3" parsed="|1Kgs|18|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.3" />
<sup>3</sup> Ashabi dërgoi të thërrasë Abdian, që ishte mexhordomi i tij. (Abdia kishte frikë të madhe nga Zoti;
<scripture passage="iKgs 18:4" parsed="|1Kgs|18|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.4" />
<sup>4</sup> kështu, kur Jezebeli shfaroste profetët e Zotit, Abdia mori njëqind profetë dhe fshehu pesëdhjetë prej tyre në një shpellë, duke i furnizuar me bukë dhe ujë).
<scripture passage="iKgs 18:5" parsed="|1Kgs|18|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.5" />
<sup>5</sup> Ashabi i tha Abdias: "Shko nëpër vendin në drejtim të të gjitha burimeve dhe rrjedhave ujore; ndofta do të gjejmë bar të mjaftueshëm për të mbajtur gjallë kuajt dhe mushkat dhe nuk do të detyrohemi të vrasim asnjë nga kafshët tona".
<scripture passage="iKgs 18:6" parsed="|1Kgs|18|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.6" />
<sup>6</sup> Kështu e ndanë vendin që do të përshkohej; Ashabi shkoi vetëm nga një anë dhe Abdia vetëm nga ana tjetër.
<scripture passage="iKgs 18:7" parsed="|1Kgs|18|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.7" />
<sup>7</sup> Ndërsa Abdia po udhëtonte, ja ku doli përpara Elia; Abdiu e njohu dhe u shtri me fytyrë për tokë përpara tij, duke thënë: "Ti je zotëria im Elia?".
<scripture passage="iKgs 18:8" parsed="|1Kgs|18|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.8" />
<sup>8</sup> Ai u përgjigj: "Jam unë; shko e i thuaj zotërisë sate: Elia është këtu".
<scripture passage="iKgs 18:9" parsed="|1Kgs|18|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.9" />
<sup>9</sup> Por Abdia u përgjigj: Çfarë mëkati kam kryer që ti dorëzon shërbëtorin tënd në duart e Ashabit që ai të shkaktojë vdekjen time?
<scripture passage="iKgs 18:10" parsed="|1Kgs|18|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.10" />
<sup>10</sup> Ashtu siç është e vërtetë që Zoti, Perëndia yt, rron, nuk ka komb dhe mbretëri në të cilin zoti im nuk ka dërguar njerëz të të kërkojnë; dhe kur thonin: "Nuk është këtu", ai i vinte të betoheshin  mbretërinë dhe kombin që nuk kishin mundur të  të gjenin.
<scripture passage="iKgs 18:11" parsed="|1Kgs|18|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.11" />
<sup>11</sup> Dhe tani ti thua: "Shko t'i thuash zotërisë sate: Elia është këtu!".
<scripture passage="iKgs 18:12" parsed="|1Kgs|18|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.12" />
<sup>12</sup> Por do të ndodh që sapo të largohem prej teje, Fryma e Zotit do të të çojë në një vend të panjohur nga unë; kështu unë do të shkoj t'ia njoftoj Ashabit, dhe ky, duke mos të gjetur, do të më vrasë. Dhe shërbëtori yt i druhet Zotit që i ri!
<scripture passage="iKgs 18:13" parsed="|1Kgs|18|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.13" />
<sup>13</sup> A nuk i kanë njoftuar zotërisë sime atë që unë kam bërë kur Jezebeli vriste profetët e Zotit? Si fsheha njëqind nga këta profetë të Zotit, pesëdhjetë në një shpellë dhe pesëdhjetë në një tjetër, duke i furnizuar me bukë dhe me ujë?
<scripture passage="iKgs 18:14" parsed="|1Kgs|18|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.14" />
<sup>14</sup> Dhe tani ti thua: "Shko t'i thuash zotërisë sate: Elia është këtu!". Por ai do të më vrasë".
<scripture passage="iKgs 18:15" parsed="|1Kgs|18|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Elia u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti i ushtrive në prani të të cilit ndodhem, sot do të paraqitem te Ashabi".
<scripture passage="iKgs 18:16" parsed="|1Kgs|18|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.16" />
<sup>16</sup> Abdia, pra, shkoi të kërkojë Ashabin dhe i njoftoi çështjen, dhe Ashabi i doli përpara Elias.
<scripture passage="iKgs 18:17" parsed="|1Kgs|18|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.17" />
<sup>17</sup> Me ta parë Elian i tha: "Ti je pikërisht ai që e bën rrëmujë Izraelin?".
<scripture passage="iKgs 18:18" parsed="|1Kgs|18|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.18" />
<sup>18</sup> Elia u përgjigj: "Nuk jam unë që e bëj rrëmujë Izraelin, por ti dhe shtëpia e atit tënd, sepse keni braktisur urdhërimet e Zotit dhe ti ke shkuar pas Baalëve.
<scripture passage="iKgs 18:19" parsed="|1Kgs|18|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.19" />
<sup>19</sup> Prandaj dërgo tani të thërrasin tërë Izraelin pranë meje në malin Karmel, bashkë me katërqind e pesëdhjetë profetët e Baalit dhe katërqind profetët e Asherahut që hanë në tryezën e Jezebelit".
<scripture passage="iKgs 18:20" parsed="|1Kgs|18|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.20" />
<sup>20</sup> Kështu Ashabi dërgoi e thirri tërë bijtë e Izraelit dhe i mblodhi profetët në malin Karmel.
<scripture passage="iKgs 18:21" parsed="|1Kgs|18|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Elia iu afrua tërë popullit dhe tha: "Deri kur do të lëkundeni midis dy mendimeve? Në qoftë se Zoti është Perëndia, shkoni pas tij; por në qoftë se përkundrazi është Baali, atëherë ndiqni atë". Populli nuk tha asnjë fjalë.
<scripture passage="iKgs 18:22" parsed="|1Kgs|18|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Elia i tha popullit: "Kam mbetur vetëm unë nga profetët e Zotit, ndërsa profetët e Baalit janë katërqind e pesëdhjetë.
<scripture passage="iKgs 18:23" parsed="|1Kgs|18|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.23" />
<sup>23</sup> Le të na jepen dy dema të rinj; ata të zgjedhin një dem për veten e tyre, le ta copëtojnë dhe ta vënë mbi drutë pa i ndezur ato; unë do të përgatis demin tjetër dhe do ta vendos mbi drutë pa i ndezur ato.
<scripture passage="iKgs 18:24" parsed="|1Kgs|18|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.24" />
<sup>24</sup> Ju do t'i bëni thirrje perëndisë suaj dhe unë do të thërres Zotin; perëndia që do të përgjigjet me anë të zjarrit është Perëndia". Tërë populli u përgjigj dhe tha: "E the bukur!".
<scripture passage="iKgs 18:25" parsed="|1Kgs|18|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Elia u tha profetëve të Baalit: "Zgjidhni një dem të ri dhe përgatiteni të parët sepse jeni më shumë; pastaj kërkoni ndihmën e perëndisë suaj, pa e ndezur zjarrin".
<scripture passage="iKgs 18:26" parsed="|1Kgs|18|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.26" />
<sup>26</sup> Kështu ata morën demin që u dhanë dhe e përgatitën; pastaj përmendën emrin e Baalit nga mëngjesi deri në drekë, duke thënë: "O Baal, na u përgjigj!". Por nuk u dëgjua asnjë zë dhe asnjeri nuk u përgjigj;  ndërkaq ata kërcenin rreth altarit që  kishin ndërtuar.
<scripture passage="iKgs 18:27" parsed="|1Kgs|18|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.27" />
<sup>27</sup> Në mesditë Elia filloi të tallet me ta dhe tha: "Ulërini më fort sepse ai është zoti; ndofta është duke menduar thellë, ose është i zënë me punë ose udhëton, ose ka rënë në gjumë e duhet zgjuar".
<scripture passage="iKgs 18:28" parsed="|1Kgs|18|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.28" />
<sup>28</sup> Dhe kështu ata filluan të ulërijnë më fort dhe të priten me shpata dhe shtiza sipas zakoneve që kishin, deri sa të kullonin gjak.
<scripture passage="iKgs 18:29" parsed="|1Kgs|18|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.29" />
<sup>29</sup> Me të kaluar mesdita, ata bënë profeci deri në kohën që ofrohej blatimi; por nuk u dëgjua asnjë zë, asnjeri nuk u përgjigj dhe askush nuk ua vuri veshin.
<scripture passage="iKgs 18:30" parsed="|1Kgs|18|30|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.30" />
<sup>30</sup> Atëherë Elia i tha tërë popullit: "Afrohuni pranë meje!". Kështu tërë populli iu afrau dhe ai ndreqi altarin e Zotit që e kishin prishur.
<scripture passage="iKgs 18:31" parsed="|1Kgs|18|31|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.31" />
<sup>31</sup> Pastaj Elia mori dymbëdhjetë gurë, sipas numrit të fiseve të bijve të Jakobit, të cilit Zoti i kishte thënë: "Emri yt do të jetë Izrael".
<scripture passage="iKgs 18:32" parsed="|1Kgs|18|32|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.32" />
<sup>32</sup> Me gurët ndërtoi një altar në emër të Zotit dhe hapi një gropë rreth tij me një kapacitet prej dy masash gruri.
<scripture passage="iKgs 18:33" parsed="|1Kgs|18|33|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.33" />
<sup>33</sup> Pastaj rregulloi drutë, copëtoi demin dhe e vuri mbi drutë. Dhe tha: "Mbushni katër enë me ujë dhe i derdhni mbi olokaustin dhe mbi drutë".
<scripture passage="iKgs 18:34" parsed="|1Kgs|18|34|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.34" />
<sup>34</sup> Përsëri tha: "Bëjeni një herë të dytë". Dhe ata e bënë një herë të dytë. Ai tha akoma: "Bëjeni për të tretën herë". Dhe ata e bënë për të tretën herë.
<scripture passage="iKgs 18:35" parsed="|1Kgs|18|35|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.35" />
<sup>35</sup> Uji rridhte rreth altarit dhe ai mbushi me ujë edhe gropën.
<scripture passage="iKgs 18:36" parsed="|1Kgs|18|36|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.36" />
<sup>36</sup> Në orën që ofrohej blatimi, profeti Elia u afrua dhe tha: "O Zot, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, vepro në mënyrë të tillë që të dihet që ti je Perëndi në Izrael, që unë jam shërbëtori  yt që i bëra tërë këto gjëra me urdhrin  tënd.
<scripture passage="iKgs 18:37" parsed="|1Kgs|18|37|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.37" />
<sup>37</sup> Përgjigjmu, o Zot, përgjigjmu, që ky popull të pranojë që ti, o Zot, je Perëndia, dhe ke bërë të kthehen te ti zemrat e tyre".
<scripture passage="iKgs 18:38" parsed="|1Kgs|18|38|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.38" />
<sup>38</sup> Atëherë ra zjarri i Tzotit dhe konsumoi olokaustin, drutë, gurët dhe pluhurin, si dhe thau ujin që ishte në gropë.
<scripture passage="iKgs 18:39" parsed="|1Kgs|18|39|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.39" />
<sup>39</sup> Para kësaj pamjeje tërë populli u shtri me fytyrën për tokë dhe tha: "Zoti është Perëndia!.
<scripture passage="iKgs 18:40" parsed="|1Kgs|18|40|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.40" />
<sup>40</sup> Pastaj Elia u tha atyre: "Zini Profetët e Baalit; mos lini t'ju ikë as edhe një!". Kështu ata i kapën dhe Elia i zbriti në përruan Kishon, ku i theri.
<scripture passage="iKgs 18:41" parsed="|1Kgs|18|41|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.41" />
<sup>41</sup> Pastaj Elia i tha Ashabit: "Ngjitu, ha dhe pi, sepse dëgjohet që tani zhurma e një shiu të madh".
<scripture passage="iKgs 18:42" parsed="|1Kgs|18|42|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.42" />
<sup>42</sup> Kështu Ashabi u ngjit për të ngrënë dhe për të pirë; por Elia u ngjit në majë të Karmelt, u përkul deri në tokë dhe vuri fytyrën midis gjunjëve,
<scripture passage="iKgs 18:43" parsed="|1Kgs|18|43|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.43" />
<sup>43</sup> dhe i tha shërbëtorit të tij: "Tani ngjitu dhe shiko nga ana e detit!". Ai u ngjit, shikoi dhe tha: Nuk ka asgjë". Elia i tha: "Kthehu të shikosh, shtatë herë".
<scripture passage="iKgs 18:44" parsed="|1Kgs|18|44|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.44" />
<sup>44</sup> Herën e shtatë shërbëtori tha: "Éshtë një re e vogël, e madhe si pëllëmba e një dore që ngjitet nga deti". Atëherë Elia tha: "Shko dhe i thuaj Ashabit: "Lidhi kuajt në qerre dhe zbrit para se të të zërë shiu"".
<scripture passage="iKgs 18:45" parsed="|1Kgs|18|45|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.45" />
<sup>45</sup> Brenda një kohe të shkurtër qielli u errësua për shkak të reve e të erës, dhe ra një shi i madh. Kështu Ashabi hipi mbi qerre dhe shkoi në Jezreel.
<scripture passage="iKgs 18:46" parsed="|1Kgs|18|46|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.18.46" />
<sup>46</sup> Dora e Zotit ishte mbi Elian, që shtrëngoi ijet dhe vrapoi para Ashabit deri në hyrje të Jezreelit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 19" progress="32.50%" prev="iKgs.18" next="iKgs.20" id="iKgs.19">
<h3 id="iKgs.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="iKgs.19-p1">
<scripture passage="iKgs 19:1" parsed="|1Kgs|19|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.1" />
<sup>1</sup> Ashabi i njoftoi Jezebelit tërë ato gjëra që Elia kishte bërë dhe si kisht vrarë me shpatë tërë profetët.
<scripture passage="iKgs 19:2" parsed="|1Kgs|19|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Jezebeli i dërgoi një lajmëtar Elias për t'i thënë: "Perënditë të më bëjnë kështu dhe më keq, në rast se nesër në këtë orë nuk do të të kem bërë ty si një nga ata".
<scripture passage="iKgs 19:3" parsed="|1Kgs|19|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.3" />
<sup>3</sup> Kur dëgjoi këto fjalë, Elia u ngrit dhe iku për të shpëtuar. Arriti në Beer-Sheba, që i përket Judës, dhe la aty shërbëtorin e tij.
<scripture passage="iKgs 19:4" parsed="|1Kgs|19|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.4" />
<sup>4</sup> Përkundrazi u fut në shkretëtirë një ditë rrugë, shkoi të ulet poshtë një gjinestre dhe kërkoi të vdesë, duke thënë: "Tani mjaft, o Zot! Merr jetën time, se unë nuk jam më i mirë se etërit e mi".
<scripture passage="iKgs 19:5" parsed="|1Kgs|19|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.5" />
<sup>5</sup> Pastaj u shtri dhe e zuri gjumi poshtë gjinestrës, por ja që një engjëll e preku dhe i tha: "Çohu dhe ha".
<scripture passage="iKgs 19:6" parsed="|1Kgs|19|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.6" />
<sup>6</sup> Ai shikoi dhe pa pranë kokës së tij një kulaç të pjekur mbi gurë të nxehtë dhe një enë me ujë. Ai hëngri dhe piu, pastaj përsëri u shtri.
<scripture passage="iKgs 19:7" parsed="|1Kgs|19|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.7" />
<sup>7</sup> Engjëlli i Zotit u kthye për herë të dytë, e preku dhe i tha: "Çohu dhe ha, sepse rruga është tepër e gjatë për ty".
<scripture passage="iKgs 19:8" parsed="|1Kgs|19|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.8" />
<sup>8</sup> Ai u ngrit, hëngri dhe piu; pastaj me forcën që i dha ai ushqim eci dyzet ditë dhe dyzet netë deri sa arriti në malin e Perëndisë, në Horeb.
<scripture passage="iKgs 19:9" parsed="|1Kgs|19|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.9" />
<sup>9</sup> Atje hyri në një shpellë dhe aty kaloi natën. Dhe ja, fjala e Zotit iu drejtua dhe i tha: "Ç'bën këtu Elia?".
<scripture passage="iKgs 19:10" parsed="|1Kgs|19|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.10" />
<sup>10</sup> Ai u përgjigj: "Më nxiti një zili e madhe për Zotin, Perëndinë e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit e kanë braktisur besëlidhjen tënde, kanë prishur altarët e tu dhe kanë vrarë me shpatë profetët e  tu. Kam mbetur vetëm unë dhe ata kërkojnë të  më vrasin".
<scripture passage="iKgs 19:11" parsed="|1Kgs|19|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.11" />
<sup>11</sup> Perëndia i tha: "Dil dhe ndalu mbi malin përpara Zotit". Dhe ja, po kalonte Zoti. Një erë e fortë dhe e furishme çante malet dhe thyente shkëmbinjtë përpara Zotit, por Zoti nuk ishte në erë. Mbas  erës ra një tërmet, por Zoti nuk ishte në  tërmet.
<scripture passage="iKgs 19:12" parsed="|1Kgs|19|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.12" />
<sup>12</sup> Mbas tërmetit ra një zjarr, por Zoti nuk ishte në zjarr. Mbas zjarrit u dëgjua një zë, si një shushuritje e ëmbël.
<scripture passage="iKgs 19:13" parsed="|1Kgs|19|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.13" />
<sup>13</sup> Sa e dëgjoi këtë, Elia e mbuloi fytyrën me mantelin, doli dhe u ndal në hyrje të shpellës; dhe ja, një zë i tha: Ç'bën aty Elia?".
<scripture passage="iKgs 19:14" parsed="|1Kgs|19|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.14" />
<sup>14</sup> Ai u përgjigj: "U nxita nga një zili e madhe për Zotin, për Perëndinë e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit kanë braktisur besëlidhjen tënde, kanë prishur altarët dhe kanë vrarë me shpatë profetët e  tu. Kam mbetur vetëm unë dhe ata përpiqen të  më vrasin".
<scripture passage="iKgs 19:15" parsed="|1Kgs|19|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.15" />
<sup>15</sup> Zoti i tha: "Shko, merr përsëri rrugën e kthimit deri në shkretëtirën e Damaskut; kur të arrish aty, do ta vajosësh Hazaelin mbret të Sirisë.
<scripture passage="iKgs 19:16" parsed="|1Kgs|19|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.16" />
<sup>16</sup> Do të vajosësh gjithashtu Jehun, birin e Nimshit, mbret të Izraelit; do të vajosësh pastaj Eliseun, birin e Shafatit nga Abel-Melohahu, si profet në vendin tënd.
<scripture passage="iKgs 19:17" parsed="|1Kgs|19|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.17" />
<sup>17</sup> Kështu që ai që do të shpëtojë nga shpata e Hazaelit, do të vritet nga Jehu; dhe ai që do të shpëtojë nga shpata e Jehut, do të vritet nga Eliseu.
<scripture passage="iKgs 19:18" parsed="|1Kgs|19|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.18" />
<sup>18</sup> Por kam lënë në Izrael një tepricë prej shtatë mijë njerëzish; të gjithë nuk janë gjunjëzuar përpara Baalit dhe nuk e kanë puthur me buzët e tyre".
<scripture passage="iKgs 19:19" parsed="|1Kgs|19|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.19" />
<sup>19</sup> Elia u nis që andej dhe gjeti Eliseun, birin e Shafatit, ndërsa lëronte me dymbëdhjetë pendë qe para tij, dhe ai vetë gjendej me pendën e dymbëdhjetë. Elia i kaloi afër dhe i hodhi sipër mantelin e tij.
<scripture passage="iKgs 19:20" parsed="|1Kgs|19|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Eliseu la qetë dhe vrapoi pas Elias, duke thënë: "Të lutem, më lër të shkoj të puth atin tim dhe nënen time, pastaj do të të ndjek". Elia iu përgjigj: "Shko dhe kthehu, sepse ç'të kam bërë?".
<scripture passage="iKgs 19:21" parsed="|1Kgs|19|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.19.21" />
<sup>21</sup> Me t'u larguar nga ai, Eliseu mori një pendë qe dhe i ofroi si flijim; me veglat e qeve poqi mishin dhe ua dhe njerëzve, që e hëngrën. Pastaj u ngrit, shkoi pas Elias dhe u vu në shërbim të tij.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 20" progress="32.58%" prev="iKgs.19" next="iKgs.21" id="iKgs.20">
<h3 id="iKgs.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="iKgs.20-p1">
<scripture passage="iKgs 20:1" parsed="|1Kgs|20|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.1" />
<sup>1</sup> Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, mblodhi tërë ushtrinë e tij; me të ishin tridhjetë e dy mbretër me kuaj dhe qerre; pastaj u nis, rrethoi Samarinë dhe e sulmoi.
<scripture passage="iKgs 20:2" parsed="|1Kgs|20|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.2" />
<sup>2</sup> Pastaj i dërgoi lajmëtarë në qytet Ashabit, mbretit të Izraelit, për t'i thënë:
<scripture passage="iKgs 20:3" parsed="|1Kgs|20|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.3" />
<sup>3</sup> "Kështu thotë Ben-Hadadi: "Argjendi dhe ari yt janë të mitë, po kështu bashkëshortet e tua dhe bijtë e tu më të mirë janë të mitë"".
<scripture passage="iKgs 20:4" parsed="|1Kgs|20|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.4" />
<sup>4</sup> Mbreti i Izraelit u përgjigj: "Éshtë ashtu si thua ti, o mbret, o imzot; unë dhe tërë ato që kam jemi të tutë".
<scripture passage="iKgs 20:5" parsed="|1Kgs|20|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.5" />
<sup>5</sup> Lajmëtarët e kthyen përsëri dhe thanë: "Kështu flet Ben-Hadadi: "Unë të çova fjalë se duhet të më japësh argjendin dhe arin tënd, gratë e tua dhe bijtë e tu;
<scripture passage="iKgs 20:6" parsed="|1Kgs|20|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.6" />
<sup>6</sup> por nesër, në këtë orë, do të dërgoj te ti shërbëtorët e mi, të cilët do të bastisin shtëpinë tënde dhe shtëpinë e shërbëtorëve të tu; ata do të marrin të gjitha gjërat që janë me të shtrenjta për ty"".
<scripture passage="iKgs 20:7" parsed="|1Kgs|20|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.7" />
<sup>7</sup> Atëherë mbreti i Izraelit thirri tërë pleqtë e vendit dhe u tha: "Shikoni, ju lutem, se si ky njeri kërkon shkatërrimin tonë, sepse më ka dërguar të kërkojë gratë e mia dhe bijtë e mi, argjendin dhe arin tim, dhe unë nuk i kam refuzuar asgjë".
<scripture passage="iKgs 20:8" parsed="|1Kgs|20|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.8" />
<sup>8</sup> Tërë pleqtë dhe tërë populli thanë: "Mos e dëgjo dhe mos prano".
<scripture passage="iKgs 20:9" parsed="|1Kgs|20|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.9" />
<sup>9</sup> Ashabi iu përgjigj pastaj lajmëtarëve të Ben-Hadadit: "I thoni mbretit, zotit time: "Të gjitha gjërat që i kërkove shërbëtorit tënd herën e parë do t'i bëj, por këtë nuk mund ta bëj"". Kështu lajmëtarët  shkuan t'i njoftojnë përgjigjen Ben-Hadadit.
<scripture passage="iKgs 20:10" parsed="|1Kgs|20|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Ben-Hadadi i çoi fjalë Ashabit: "Perënditë të më bëjnë kështu dhe më keq në rast se pluhuri i Samarisë do të mjaftojë që të mbushin grushtat tërë njerëzit që më pasojnë!".
<scripture passage="iKgs 20:11" parsed="|1Kgs|20|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.11" />
<sup>11</sup> Mbreti i Izraelit u përgjigj: "I thoni: "Ai që ka armaturën në trup të mos lavdërohet si ai që e heq"".
<scripture passage="iKgs 20:12" parsed="|1Kgs|20|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.12" />
<sup>12</sup> Kur Ben-Hadadi mori këtë përgjigje, ai ndodhej bashkë me mbretërit duke pirë në çadrat, dhe u tha shërbëtorëve të tij: "Bëhuni gati për mësymje!". Kështu ata u përgatitën për të sulmuar qytetin.
<scripture passage="iKgs 20:13" parsed="|1Kgs|20|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.13" />
<sup>13</sup> Por ja që një profet iu afrua Ashabit, mbretit të Izraelit, dhe i tha: "Kështu thotë Zoti: "E shikon këtë turmë të madhe? Ja, që sot unë do ta lë në dorën tënde dhe kështu do të mësosh që unë jam Zoti"".
<scripture passage="iKgs 20:14" parsed="|1Kgs|20|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.14" />
<sup>14</sup> Ashabi i tha: "Me anë të kujt?". Ai u përgjigj: "Kështu thotë Zoti: "Me anë të të rinjve në shërbim të krerëve të krahinave"". Ashabi tha: Kush do ta fillojë betejën?". Profeti u përgjigj: "Ti".
<scripture passage="iKgs 20:15" parsed="|1Kgs|20|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Ashabi kaloi në revistë të rinjtë që ishin në shërbim të krerëve të krahinave; ata ishin dyqind e tridhjetë e dy veta. Pastaj kaloi në revistë tërë popullin, tërë bijtë e Izraelit; ishin shtatë mijë veta.
<scripture passage="iKgs 20:16" parsed="|1Kgs|20|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.16" />
<sup>16</sup> Në mesditë bënë një dalje, ndërsa Ben-Hadadi ishte duke pirë dhe duke u dehur bashkë me tridhjetë e dy mbretërit që i kishin ardhur në ndihmë.
<scripture passage="iKgs 20:17" parsed="|1Kgs|20|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.17" />
<sup>17</sup> Të rinjtë në shërbim të krerëve të krahinave dolën të parët. Ben-Hadadi dërgoi njerëz për të parë dhe ata i njoftuan: "Nga Samaria kanë dalë disa njerëz".
<scripture passage="iKgs 20:18" parsed="|1Kgs|20|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.18" />
<sup>18</sup> Mbreti tha: "Në rast se kanë dalë me qëllime paqësore, i zini të gjallë; në qoftë se kanë dalë për të luftuar, i zini gjithashtu të gjallë".
<scripture passage="iKgs 20:19" parsed="|1Kgs|20|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.19" />
<sup>19</sup> Kështu të rinjtë në shërbim të krerëve të krahinave dolën nga qyteti bashkë me ushtrinë që i pasonte,
<scripture passage="iKgs 20:20" parsed="|1Kgs|20|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.20" />
<sup>20</sup> dhe secili prej tyre vrau nga një njeri. Kështu Sirët ua mbathën këmbëve dhe Izraelitët i ndoqën; dhe Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, iku me kalë bashkë me disa kalorës.
<scripture passage="iKgs 20:21" parsed="|1Kgs|20|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.21" />
<sup>21</sup> Edhe mbreti i Izraelit mori pjesë në luftimet, shkatërroi kuaj dhe qerre dhe u shkaktoi Sirëve një disfatë të madhe.
<scripture passage="iKgs 20:22" parsed="|1Kgs|20|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.22" />
<sup>22</sup> Atëherë profeti iu afrua mbretit të Izraelit dhe i tha: "Shko, përforcohu dhe mendo mirë atë që duhet të bësh, sepse mbas një viti mbreti i Sirisë do të të sulmojë".
<scripture passage="iKgs 20:23" parsed="|1Kgs|20|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.23" />
<sup>23</sup> Shërbëtorët e mbretit të Sirisë i thanë: "Perëndia i tyre është Perëndia i maleve; prandaj ata qenë më të fortë se ne; por në rast se ndeshemi në fushë, ne do të jemi me siguri më të fortë.
<scripture passage="iKgs 20:24" parsed="|1Kgs|20|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.24" />
<sup>24</sup> Prandaj vepro kështu: tërë mbretërve hiqua komandën që kanë dhe në vend të tyre cakto kapedanë.
<scripture passage="iKgs 20:25" parsed="|1Kgs|20|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.25" />
<sup>25</sup> Mblidh një ushtri baras me atë që ke humbur, me po aq kuaj dhe qerre; pastaj do të ndeshemi në fushë dhe me siguri do të jemi më të fortë se ata". Ai pranoi këshillën e tyre dhe veproi ashtu siç i thanë.
<scripture passage="iKgs 20:26" parsed="|1Kgs|20|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.26" />
<sup>26</sup> Pas një viti Ben-Hadadi kaloi në revistë Sirët dhe doli në drejtim të Afekut për të luftuar Izraelin.
<scripture passage="iKgs 20:27" parsed="|1Kgs|20|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.27" />
<sup>27</sup> Edhe bijtë e Izraelit u thirrën për t'u mbledhur dhe u furnizuan me ushqime; pastaj u nisën kundër Sirëve dhe ngritën kampin e tyre përballë tyre; dukeshin si dy kope të vogla dhish, ndërsa Sirët e kishin mbushur vendin.
<scripture passage="iKgs 20:28" parsed="|1Kgs|20|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.28" />
<sup>28</sup> Atëherë një njeri i Perëndisë iu afrua mbretit të Izraelit dhe i tha: "Kështu thotë Zoti: "Me qenë se Sirët kanë thënë: Zoti është Perëndia i maleve dhe nuk është Perëndia i luginave unë do të jap  në duart e tua tërë këtë mizëri të madhe; dhe  ju do të mësoni që unë jam Zoti"".
<scripture passage="iKgs 20:29" parsed="|1Kgs|20|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.29" />
<sup>29</sup> Shtatë ditë me radhë qëndruan në kampet e tyre njeri përballë tjetrit, por ditën e shtatë filloi beteja dhe bijtë e Izraelit vranë brenda një dite të vetme njëqind mijë këmbësorë sirë.
<scripture passage="iKgs 20:30" parsed="|1Kgs|20|30|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.30" />
<sup>30</sup> Ata që shpëtuan ikën në qytetin e Afekut, ku muret ranë mbi njëzet e shtatë mijë prej tyre. Edhe Ben-Hadadi iku dhe shkoi në qytet përt'u fshehur në një dhomë të brendshme.
<scripture passage="iKgs 20:31" parsed="|1Kgs|20|31|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.31" />
<sup>31</sup> Shërbëtorët e tij i thanë: "Ja, kemi dëgjuar të thuhet që mbretërit e shtëpisë së Izraelit janë zemërbutë; prandaj të veshim thasë dhe të vëmë litarë në qafë dhe të dalim të presim mbretin e Izraelit; ndofta ai ka për të na lënë të gjallë".
<scripture passage="iKgs 20:32" parsed="|1Kgs|20|32|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.32" />
<sup>32</sup> Kështu ata u veshën me thasë dhe vunë litarë në qafë, shkuan te mbreti i Izraelit dhe i thanë: "Shërbëtori yt Ben-Hadadi thotë: "Të lutem, lërmë të gjallë"". Ashabi u përgjigj: "Éshtë ende gjallë? Ai është vëllai im".
<scripture passage="iKgs 20:33" parsed="|1Kgs|20|33|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.33" />
<sup>33</sup> Këta njerëz e muarrën këtë si shenjë të mbarë dhe nxituan të kërkonin vërtetimin e kësaj thënie, duke thënë: "Ben-Hadadi është, pra, vëllai yt!". Ai u përgjigj: "Shkoni ta merrni". Kështu Ben-Hadadi shkoi te Ashabi, që e hipi në qerren e tij.
<scripture passage="iKgs 20:34" parsed="|1Kgs|20|34|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.34" />
<sup>34</sup> Atëherë Ben-Hadadi i tha: "Unë do të të kthej qytetet që ati im i hoqi atit tënd; dhe kështu ti do të vendosësh tregje në Damask, ashtu si kishte bërë im atë në Samari". Ashabi i tha: "Me këtë kusht  do të të lë të ikësh"; kështu Ashabi lidhi  një besëlidhje me të dhe e la të ikë.
<scripture passage="iKgs 20:35" parsed="|1Kgs|20|35|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.35" />
<sup>35</sup> Atëherë një nga bijtë e profetëve i tha shokut të tij me urdhër të Zotit: "Më godit!". Por ky nuk pranoi ta godasë.
<scripture passage="iKgs 20:36" parsed="|1Kgs|20|36|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.36" />
<sup>36</sup> Atëherë i pari i tha: "Me qenë se nuk iu binde zërit të Zotit, sapo të largohesh nga unë një luan do të të vrasë". Kështu, me t'u larguar nga ai, doli një luan dhe e vrau.
<scripture passage="iKgs 20:37" parsed="|1Kgs|20|37|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.37" />
<sup>37</sup> Pastaj profeti gjeti një njeri dhe i tha: "Më godit!". Ky e rrahu dhe e plagosi.
<scripture passage="iKgs 20:38" parsed="|1Kgs|20|38|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.38" />
<sup>38</sup> Atëherë profeti shkoi ta presë mbretin në rrugë, duke u maskuar me një rryp pëlhure mbi sytë.
<scripture passage="iKgs 20:39" parsed="|1Kgs|20|39|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.39" />
<sup>39</sup> Kur po kalonte mbreti, i thirri dhe i tha: "Shërbëtori yt u fut në mes të betejës, kur dikush u tërhoq mënjanë dhe më solli një njeri, duke më thënë: "Ruaje këtë njeri; në rast se vritet, do ta paguash  me jetën tënde ose do të paguash një  talent argjendi".
<scripture passage="iKgs 20:40" parsed="|1Kgs|20|40|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.40" />
<sup>40</sup> Ndërsa shërbëtori yt ishte i zënë sa andej e këtej, ai person u zhduk". Mbreti i Izraelit i tha: "Ja vendimi yt; e ke shqiptuar ti vetë".
<scripture passage="iKgs 20:41" parsed="|1Kgs|20|41|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.41" />
<sup>41</sup> Atëherë ai hoqi me nxitim nga sytë rripin e përlhurës dhe mbreti i Izraelit e pa që ishte një nga profetët.
<scripture passage="iKgs 20:42" parsed="|1Kgs|20|42|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.42" />
<sup>42</sup> Pastaj profeti i tha mbretit: "Kështu thotë Zoti: "Me qenë se e le të të shpëtojë nga dora njeriun që kisha caktuar të shfarosej, jeta jote ka për tu paguar për të tijën dhe populli yt për popullin e tij".
<scripture passage="iKgs 20:43" parsed="|1Kgs|20|43|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.20.43" />
<sup>43</sup> Kështu mbreti i Izraelit u kthye në shtëpinë e tij i hidhëruar dhe i zemëruar, dhe shkoi në Samari.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 21" progress="32.76%" prev="iKgs.20" next="iKgs.22" id="iKgs.21">
<h3 id="iKgs.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="iKgs.21-p1">
<scripture passage="iKgs 21:1" parsed="|1Kgs|21|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.1" />
<sup>1</sup> Mbas këtyre ngjarjeve, ndodhi që Nabothi i Jezreelit kishte një vresht në Jezreel, afër pallatit të Ashabit, mbretit të Samarisë.
<scripture passage="iKgs 21:2" parsed="|1Kgs|21|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.2" />
<sup>2</sup> Kështu Ashabi i foli Nabothit dhe i tha: "Më jep vreshtin që ta bëj kopsht perimesh, sepse ndodhet afër shtëpisë sime. Në këmbim do të jap një vresht më të mirë ose, po të të pëlqejë më tepër, barasvlerën në të holla".
<scripture passage="iKgs 21:3" parsed="|1Kgs|21|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.3" />
<sup>3</sup> Por Nabothi iu përgjigj Ashabit: "Të më ruajë Zoti të të lë trashëgiminë e etërve të mi!".
<scripture passage="iKgs 21:4" parsed="|1Kgs|21|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.4" />
<sup>4</sup> Prandaj Ashabi u kthye në shtëpi i trishtuar dhe i zemëruar për përgjigjen që Nabothi i Jezreelit i kishte dhënë: "Nuk do të jap trashëgiminë e etërve të mi!". Ra mbi shtratin e tij, ktheu kokën mënjanë dhe nuk deshi të hante.
<scripture passage="iKgs 21:5" parsed="|1Kgs|21|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Jezebeli, bashkëshortja e tij, iu afrua dhe i tha: "Pse e ke frymën kaq të trishtuar dhe nuk ha?".
<scripture passage="iKgs 21:6" parsed="|1Kgs|21|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.6" />
<sup>6</sup> Ai iu përgjigj: "Sepse fola me Nabothin e Jezreelit dhe i thashë: "Më jep me para vreshtin tënd ose, po të të pëlqejë më shumë, të të jap një vresht tjetër si këmbim". Por ai m'u përgjigj: "Nuk do të të jap vreshtin tim!"".
<scripture passage="iKgs 21:7" parsed="|1Kgs|21|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.7" />
<sup>7</sup> Atëherë gruaja e tij Jezebel i tha: "A nuk je ti që mbretëron tani mbi Izrael? Çohu, ha dhe zemra jote të gëzohet; vreshtin e Nabothit në Jezreel do të ta jap unë".
<scripture passage="iKgs 21:8" parsed="|1Kgs|21|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.8" />
<sup>8</sup> Kështu ajo shkroi disa letra në emër të Ashabit, i vulosi me vulën e këtij dhe ua dërgoi pleqve dhe parisë që banonin në po atë qytet me Nabothin.
<scripture passage="iKgs 21:9" parsed="|1Kgs|21|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.9" />
<sup>9</sup> Në letrat ajo shkruante kështu: "Shpallni agjërimin dhe e ulni Nabothin në rreshtin e parë përpara popullit;
<scripture passage="iKgs 21:10" parsed="|1Kgs|21|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.10" />
<sup>10</sup> i vini përballë dy njerëez të poshtër që të deponojnë kundër tij, duke thënë: "Ti ke blasfemuar Perëndinë dhe mbretin"; pastaj çojeni jashtë, goditeni me gurë dhe kështu të vdesë".
<scripture passage="iKgs 21:11" parsed="|1Kgs|21|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.11" />
<sup>11</sup> Njerëzit e qytetit të Nabothit, pleqtë dhe paria që banonin në qytetin e tij vepruan ashtu si Jezebeli kishte dërguar t'u thoshte, siç ishte shkruar në letrat që u kishte drejtuar.
<scripture passage="iKgs 21:12" parsed="|1Kgs|21|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.12" />
<sup>12</sup> Shpallën agjerimin dhe e ulën Nabothin përpara popullit.
<scripture passage="iKgs 21:13" parsed="|1Kgs|21|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.13" />
<sup>13</sup> Pastaj erdhën dy njerëz të poshtër që u ulën përballë tij; dhe këta dy të poshtër deponuan kundër Nabothit përpara popullit, duke thënë: "Nabothi ka mallkuar Perëndinë dhe mbretin". Pastaj e çuan  jashtë qytetit dhe e vranë me gurë; kështu ai  vdiq.
<scripture passage="iKgs 21:14" parsed="|1Kgs|21|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.14" />
<sup>14</sup> Pas kësaj i çuan fjalë Jezebelit: "Nabothi u vra me gurë dhe vdiq".
<scripture passage="iKgs 21:15" parsed="|1Kgs|21|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.15" />
<sup>15</sup> Kur Jezebeli mësoi që Nabothi ishte vrarë me gurë dhe kishte vdekur, i tha Ashabit: "Çohu dhe shtjere në dorë vreshtin e Nabothit në Jezreel, që ai nuk pranoi të të japë me para, sepse Nabothi nuk jeton më, por ka vdekur".
<scripture passage="iKgs 21:16" parsed="|1Kgs|21|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.16" />
<sup>16</sup> Me të dëgjuar Ashabi që Nabothi kishte vdekur, u ngrit dhe u nis për të shtënë në dorë vreshtin e Nabothit në Jezreel.
<scripture passage="iKgs 21:17" parsed="|1Kgs|21|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.17" />
<sup>17</sup> Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Elias, Tishbitit, me këto fjalë, duke i thënë:
<scripture passage="iKgs 21:18" parsed="|1Kgs|21|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.18" />
<sup>18</sup> "Çohu dhe dil para Ashabit, mbretit të Izraelit, që banon në Samari; Ja, ai është në vreshtin e Nabothit, ku ka shkuar për ta shtënë në dorë.
<scripture passage="iKgs 21:19" parsed="|1Kgs|21|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.19" />
<sup>19</sup> Do t'i flasësh kështu: Kështu thotë Zoti: "Në fillim vrave një njeri dhe pastaj i rrëmbeve pronën". Pastaj t'i thuash: Kështu thotë Zoti: "Po në atë vend ku qentë kanë lëpirë gjakun e Nabothit, ata kanë për të lëpirë edhe gjakun tënd"".
<scripture passage="iKgs 21:20" parsed="|1Kgs|21|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.20" />
<sup>20</sup> Ashabi i tha Elias: "Më gjete pra, o armiku im?". Elia u përgjigj: "Po, të gjeta, sepse je shitur për të bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit.
<scripture passage="iKgs 21:21" parsed="|1Kgs|21|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.21" />
<sup>21</sup> Ja, unë do të sjell mbi ty fatkeqësinë, do t'i zhduk tërë pasardhësit e tu dhe do të shfaros nga shtëpia e Ashabit çdo mashkull, skllav apo i lirë në Izrael.
<scripture passage="iKgs 21:22" parsed="|1Kgs|21|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.22" />
<sup>22</sup> Do ta bëj shtëpinë tënde si shtëpinë e Jeroboamit, birit të Nabatit, dhe si shtëpinë e Baashas, birit të Ahijahut, sepse ti ke nxitur zemërimin tim dhe e ke bërë Izraelin të mëkatojë.
<scripture passage="iKgs 21:23" parsed="|1Kgs|21|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.23" />
<sup>23</sup> Edhe për sa i përket Jezebelit, Zoti flet dhe thotë: "Qentë do ta hanë Jezebelin poshtë mureve të Jezreelit".
<scripture passage="iKgs 21:24" parsed="|1Kgs|21|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.24" />
<sup>24</sup> Ata të Ashabit që do të vdesin në qytet do t'i hanë qentë, ata që do të vdesin përkundrazi në ara do t'i hanë shpendët e qiellit".
<scripture passage="iKgs 21:25" parsed="|1Kgs|21|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.25" />
<sup>25</sup> Në të vërtetë nuk pati kurrë ndonjë njeri që u shit për të bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit si Ashabi, sepse ishte i shtyrë nga gruaja e tij Jezebeli.
<scripture passage="iKgs 21:26" parsed="|1Kgs|21|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.26" />
<sup>26</sup> Ai u suall në mënyrë të neveritshme duke u dhënë pas idhujve, ashtu si kishin bërë Amorejtë që Zoti i kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit.
<scripture passage="iKgs 21:27" parsed="|1Kgs|21|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.27" />
<sup>27</sup> Kur Ashabi dëgjoi këto fjalë, grisi rrobat e tij, e mbuloi trupin me një thes dhe agjeroi; binte në shtrat i mbështjellë me thesin dhe ecte si i përvuajtur.
<scripture passage="iKgs 21:28" parsed="|1Kgs|21|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.28" />
<sup>28</sup> Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Elias, Tishbitit, duke i thënë:
<scripture passage="iKgs 21:29" parsed="|1Kgs|21|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.21.29" />
<sup>29</sup> "A e pe si u poshtërua Ashabi para meje? Duke qenë se u poshtërua para meje, unë nuk do ta godas me fatkeqësinë sa është i gjallë, por do të dërgoj fatkeqësinë mbi shtëpinë e tij gjatë jetës së birit të tij".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Kings 22" progress="32.87%" prev="iKgs.21" next="iiKgs" id="iKgs.22">
<h3 id="iKgs.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="iKgs.22-p1">
<scripture passage="iKgs 22:1" parsed="|1Kgs|22|1|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.1" />
<sup>1</sup> Kaluan tre vjet pa luftë midis Sirisë dhe Izraelit.
<scripture passage="iKgs 22:2" parsed="|1Kgs|22|2|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.2" />
<sup>2</sup> Por në vitin e tretë Jozafati, mbreti i Judës, zbriti të takohet me mbretin e Izraelit.
<scripture passage="iKgs 22:3" parsed="|1Kgs|22|3|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.3" />
<sup>3</sup> Mbreti i Izraelit u kishte thënë shërbëtorëve të tij: "Ju nuk e dini që Ramothi i Galaadit është yni dhe ne po rrimë të qetë pa e rimarrë nga duart e mbretit të Sirisë?".
<scripture passage="iKgs 22:4" parsed="|1Kgs|22|4|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.4" />
<sup>4</sup> Pastaj i tha Jozafatit: "A nuk do të vije të luftoje me mua në Ramoth të Galaadit?". Jozafati iu përgjigj mbretit të Izraelit me këto fjalë: "Ki besim tek unë ashtu si te vetja jote, te njerëzit e  mi si te njerëzit e tu, mbi kuajt e mi ashtu  si ke besim te kuajt e tu".
<scripture passage="iKgs 22:5" parsed="|1Kgs|22|5|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.5" />
<sup>5</sup> Jozafati i tha gjithashtu mbretit të Izraelit: "Të lutem këshillohu po sot me Zotin".
<scripture passage="iKgs 22:6" parsed="|1Kgs|22|6|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.6" />
<sup>6</sup> Atëherë mbreti i Izraelit thirri profetët që ishin rreth katërqind, dhe iu tha: "A duhet të shkoj të luftoj kundër Ramothit të Galaadit, apo të heq dorë nga kjo?". Ata iu përgjigjën: "Shko, sepse Perëndia do ta japë në duart e mbretit".
<scripture passage="iKgs 22:7" parsed="|1Kgs|22|7|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.7" />
<sup>7</sup> Por Jozafati tha: "A nuk ka këtu ndonjë profet tjetër të Zotit, me të cilin mund të këshillohemi?".
<scripture passage="iKgs 22:8" parsed="|1Kgs|22|8|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.8" />
<sup>8</sup> Mbreti i Izraelit iu përgjigj Jozafatit: "Ka akoma një njeri, Mikajahu, bir i Imlahut, me anë të të cilit mund të këshillohesh me Zotin; por unë e urrej sepse nuk profetizon kurrë asgjë të mirë lidhur  me mua, por vetëm të keqen". Jozafati u  përgjigj: "Mbreti nuk duhet të flasë kështu!".
<scripture passage="iKgs 22:9" parsed="|1Kgs|22|9|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.9" />
<sup>9</sup> Atëherë mbreti i Izraelit thirri një eunuk dhe i tha: "Sill menjëherë Mikajahun, birin e Imlahut".
<scripture passage="iKgs 22:10" parsed="|1Kgs|22|10|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.10" />
<sup>10</sup> Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, ishin ulur secili në fronin e tij, të veshur me rrobat e tyre mbretërore, në lëmin që ndodhet në hyrje të portës së Samarisë; dhe tërë profetët profetizonin para tyre.
<scripture passage="iKgs 22:11" parsed="|1Kgs|22|11|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.11" />
<sup>11</sup> Sedekia, bir i Kenaanahut, që i kishte bërë vetes brirë prej hekuri, tha: "Kështu thotë Zoti: "Me këta brirë do të shposh tejpërtej Sirët deri sa t'i shkatërrosh plotësisht"".
<scripture passage="iKgs 22:12" parsed="|1Kgs|22|12|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.12" />
<sup>12</sup> Tërë profetët bënin profeci të njollojtë dhe thonin: "Shko kundër Ramothit të Galaadit dhe do t'ia dalësh, sepse Zoti do ta japë në duart e mbretit".
<scripture passage="iKgs 22:13" parsed="|1Kgs|22|13|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.13" />
<sup>13</sup> Lajmëtari që kishte shkuar të thërriste Mikajahun i foli kështu dhe tha: "Ja, fjalët e profetëve përputhen duke shpallur gjëra të mira për mbretin; të lutem, fjala jote të jetë si ajo e secilit prej tyre, dhe shpall edhe ti gjëra të mira".
<scripture passage="iKgs 22:14" parsed="|1Kgs|22|14|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.14" />
<sup>14</sup> Por Mikajahu u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, unë do them ato që do të më thotë Zoti".
<scripture passage="iKgs 22:15" parsed="|1Kgs|22|15|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.15" />
<sup>15</sup> Si ariti para mbretit, mbreti i tha: "Mikajah, a duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit të Galaadit, apo duhet të heqim dorë?". Ai u përgjigj: "Shko, ti do t'ia dalësh, sepse Zoti do ta japë në duart e mbretit".
<scripture passage="iKgs 22:16" parsed="|1Kgs|22|16|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.16" />
<sup>16</sup> Atëherë mbreti i tha: "Sa herë jam përgjëruar të më thuash vetëm të vërtetën në emër të Zotit?".
<scripture passage="iKgs 22:17" parsed="|1Kgs|22|17|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.17" />
<sup>17</sup> Mikajahu u përgjigj: "Pashë tërë Izraelin të shpërndarë nëpër male, sikur të ishin dhen pa bari; dhe Zoti ka thënë: "Ata nuk kanë më zot; secili të kthehet në paqe në shtëpinë e vet"".
<scripture passage="iKgs 22:18" parsed="|1Kgs|22|18|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.18" />
<sup>18</sup> Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: "A nuk të kisha thënë unë që në lidhje me mua, ai nuk do të profetizonte asgjë të mirë, por vetëm të keqe?".
<scripture passage="iKgs 22:19" parsed="|1Kgs|22|19|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Mikajahu tha: "Prandaj dëgjo fjalën e Zoti. Unë e kam parë Zotin të ulur mbi fronin e tij, ndërsa tërë ushtria e qiellit i rrinte përqark në të djathtë dhe në të majtë.
<scripture passage="iKgs 22:20" parsed="|1Kgs|22|20|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.20" />
<sup>20</sup> Zoti tha: "Kush do t'ia prishë mendjen Ashabit që të dalë dhe të vritet në Ramoth të Galaadit?". Tani dikush përgjigjet në një mënyrë dhe dikush në një tjetër.
<scripture passage="iKgs 22:21" parsed="|1Kgs|22|21|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.21" />
<sup>21</sup> Atëherë doli një frymë, që u paraqit përpara Zotit dhe tha: "Do t'ia prish mendjen unë".
<scripture passage="iKgs 22:22" parsed="|1Kgs|22|22|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.22" />
<sup>22</sup> Zoti i tha: "Në çfarë mënyre?". Ai u përgjigj: "Do të dal dhe do të jem fryma e gënjeshtrës në gojën e tërë profetëve të tij". Zoit i tha: "Do t'ia dalësh me siguri ta mashtrosh; dil dhe vepro ashtu".
<scripture passage="iKgs 22:23" parsed="|1Kgs|22|23|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.23" />
<sup>23</sup> Prandaj Zoti ka vënë një frymë gënjeshtre në gojën e të gjithë profetëve të tu; por Zoti parashikon fatkeqësira kundër teje".
<scripture passage="iKgs 22:24" parsed="|1Kgs|22|24|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.24" />
<sup>24</sup> Atëherë Sedekia, bir i Kenaanahut, u afrua dhe i ra me një shpullë Mikajahut, duke i thënë: "Nga kaloi Fryma e Zotit kur doli nga unë për të folur me ty?".
<scripture passage="iKgs 22:25" parsed="|1Kgs|22|25|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.25" />
<sup>25</sup> Mikajahu u përgjigj: "Do ta shohësh ditën që do të shkosh, në një dhomë të brendshme për t'u fshehur".
<scripture passage="iKgs 22:26" parsed="|1Kgs|22|26|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.26" />
<sup>26</sup> Atëherë mbreti i Izraelit tha: "Merre Mikajahun dhe çoje tek Amoni, guvernatori i qytetit dhe tek Joasi, bir i mbretit, dhe u thuaj atyre:
<scripture passage="iKgs 22:27" parsed="|1Kgs|22|27|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.27" />
<sup>27</sup> Kështu thotë mbreti: "Futeni këtë në burg dhe ushqeheni me bukë dhe me ujë hidhërimi, deri sa të kthehem shëndoshë e mirë".
<scripture passage="iKgs 22:28" parsed="|1Kgs|22|28|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Mikajahu tha: "Në rasat se ti kthehesh shëndoshë e mirë, kjo do të thotë se Zoti nuk ka folur nëpërmjet meje". Dhe shtoi: "Dëgjoni, o popuj të tërë!".
<scripture passage="iKgs 22:29" parsed="|1Kgs|22|29|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.29" />
<sup>29</sup> Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, dolën, pra, kundër Ramothit të Galaadit.
<scripture passage="iKgs 22:30" parsed="|1Kgs|22|30|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.30" />
<sup>30</sup> Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: "Unë do të ndërroj petkat që të mos njihem dhe pastaj do të shkoj të luftoj; por ti vish rrobat e tua mbretërore". Kështu mbreti i Izraelit u vesh me rroba të tjera dhe shkoi të luftojë.
<scripture passage="iKgs 22:31" parsed="|1Kgs|22|31|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.31" />
<sup>31</sup> Mbreti i Sirisë u kishte dhënë këtë urdhër tridhjetë e dy kapitenëve të qerreve të tij, duke thënë: "Mos luftoni kundër askujt, i madh apo i vogël qoftë; por vetëm kundër mbretit të Izraelit".
<scripture passage="iKgs 22:32" parsed="|1Kgs|22|32|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.32" />
<sup>32</sup> Kështu, kur kapitenët e qerreve panë Jozafatin, ata thanë: "Ky është me siguri mbreti i Izraelit". Dhe u kthyen nga ai për ta sulmuar; por Jozafati lëshoi një ulërimë.
<scripture passage="iKgs 22:33" parsed="|1Kgs|22|33|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.33" />
<sup>33</sup> Kur kapitenët e qerreve e kuptuan që nuk ishte mbreti i Izraelit, hoqën dorë nga ndjekja.
<scripture passage="iKgs 22:34" parsed="|1Kgs|22|34|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.34" />
<sup>34</sup> Por një njeri lëshoi rastësisht shigjetë me harkun e tij dhe goditi mbretin e Izraelit midis sythave të parzmores të tij; prandaj mbreti i tha karrocierit: "Kthehu dhe më ço jashtë rrëmujës, sepse jam i plagosur".
<scripture passage="iKgs 22:35" parsed="|1Kgs|22|35|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.35" />
<sup>35</sup> Por beteja qe aq e ashpër atë ditë, sa që mbreti u detyrua të qëndrojë në qerren e tij përpara Sirëve, dhe vdiq aty nga mbrëmja; gjaku i plagës kishte rjedhur në fund të qerres.
<scripture passage="iKgs 22:36" parsed="|1Kgs|22|36|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.36" />
<sup>36</sup> Kur po ngrysej, një ulërimë përshkoi radhët e ushtrisë: "Secili të kthehet në qytetin e vet, secili në fshatin e tij!".
<scripture passage="iKgs 22:37" parsed="|1Kgs|22|37|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.37" />
<sup>37</sup> Kështu mbreti vdiq dhe u çua në Samari; pastaj u bë varrimi i mbretit në Samari.
<scripture passage="iKgs 22:38" parsed="|1Kgs|22|38|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.38" />
<sup>38</sup> Pas kësaj lanë qerren dhe armët në një hauz të Samarisëç dhe qentë lëpinë gjakun e tij, sipas fjalës që kishte thënë Zoti.
<scripture passage="iKgs 22:39" parsed="|1Kgs|22|39|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.39" />
<sup>39</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Ashabit, të gjitha ato që ai bëri, shtëpia e fildishtë që ndërtoi dhe tërë qytetet që ngriti a nuk janë të shkruara vallë në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
<scripture passage="iKgs 22:40" parsed="|1Kgs|22|40|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.40" />
<sup>40</sup> Kështu Ashabin e zuri gjumi me etërit e tij. Në vend të tij mbretëroi Ashaziahu, i biri.
<scripture passage="iKgs 22:41" parsed="|1Kgs|22|41|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.41" />
<sup>41</sup> Jozafati, bir i Asas, filloi të mbretërojë mbi Judën vitin e katërt të Ashabit, mbret i Izraelit.
<scripture passage="iKgs 22:42" parsed="|1Kgs|22|42|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.42" />
<sup>42</sup> Jozafati ishte tridhjetë e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëzet e pesë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Azubah dhe ishte bijë e Shilhit.
<scripture passage="iKgs 22:43" parsed="|1Kgs|22|43|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.43" />
<sup>43</sup> Ai ndoqi tërë rrugët e Asas, atit të tij, dhe nuk u largua prej tyre, duke bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit. Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën; kështu populli vazhdonte të ofronte flijime dhe të digjte temjan në vendet e larta.
<scripture passage="iKgs 22:44" parsed="|1Kgs|22|44|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.44" />
<sup>44</sup> Dhe Jozafati jetonte në paqe me mbretin e Izraelit.
<scripture passage="iKgs 22:45" parsed="|1Kgs|22|45|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.45" />
<sup>45</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Jozafatit, trimëritë e tij dhe luftrat e tij a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
<scripture passage="iKgs 22:46" parsed="|1Kgs|22|46|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.46" />
<sup>46</sup> Ai zhduku nga vendi mbeturinat e atyre që merreshin me kurvëri dhe, që kishin mbetur nga koha e Asas, atit të tij.
<scripture passage="iKgs 22:47" parsed="|1Kgs|22|47|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.47" />
<sup>47</sup> Në atë kohë nuk kishte asnjë mbret në Edom, por vetëm një përfaqësues i mbretit.
<scripture passage="iKgs 22:48" parsed="|1Kgs|22|48|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.48" />
<sup>48</sup> Jozafati bëri që të ndërtohen anije në Tarshish për të vajtur në Ofir, që të kërkohej ar, por anijet nuk arritën kurrë të dalin në det, sepse u shkatërruan në Etsion-Geber.
<scripture passage="iKgs 22:49" parsed="|1Kgs|22|49|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.49" />
<sup>49</sup> Atëherë Ashaziahu, bir i Ashabit, i tha Jozafatit: "Lejo që shërbëtorët e mi të hipin mbi anijet bashkë me shërbëtorët e tu". Por Jozafati nuk pranoi.
<scripture passage="iKgs 22:50" parsed="|1Kgs|22|50|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.50" />
<sup>50</sup> Jozafatin e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe u varros bashkë me ta në qytetin e Davidit, atit të tij. Në vend të tij mbretëroi i biri Jehoram.
<scripture passage="iKgs 22:51" parsed="|1Kgs|22|51|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.51" />
<sup>51</sup> Ashaziahu, bir i Ashabit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në Samari vitin e shtatëmbëdhjetë të Jozafatit, mbretit të Judës, dhe mbretëroi dy vjet mbi Izraelin.
<scripture passage="iKgs 22:52" parsed="|1Kgs|22|52|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.52" />
<sup>52</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe ndoqi rrugën e atit të tij, të nënës së tij dhe atë të Jeroboamit, birit të Nebathit, që e kishte bërë Izraelin të kryente mëkate.
<scripture passage="iKgs 22:53" parsed="|1Kgs|22|53|0|0" osisRef="Bible:1Kgs.22.53" />
<sup>53</sup> U vu në shërbim të Baalit dhe ra përmbys përpara tij, duke shkaktuar zemërimin e Zotit, Perëndisë të Izraelit, pikërisht ashtu si kishte vepruar i ati.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="2 Kings" progress="33.07%" prev="iKgs.22" next="iiKgs.1" id="iiKgs">
<h2 id="iiKgs-p0.1">2 Kings</h2>

<div3 title="2 Kings 1" progress="33.07%" prev="iiKgs" next="iiKgs.2" id="iiKgs.1">
<h3 id="iiKgs.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iiKgs.1-p1">
<scripture passage="iiKgs 1:1" parsed="|2Kgs|1|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.1" />
<sup>1</sup> Mbas vdekjes së Ashabit, Moabi u rebelua kundër Izraelit.
<scripture passage="iiKgs 1:2" parsed="|2Kgs|1|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.2" />
<sup>2</sup> Ashaziahu ra nga dritarja e katit të sipërm në Samari dhe u dëmtua. Atëherë dërgoi lajmëtarë të cilëve u tha: "Shkoni të konsultoni Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit, për të ditur në se do ta marr veten nga kjo fatkeqësi".
<scripture passage="iiKgs 1:3" parsed="|2Kgs|1|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.3" />
<sup>3</sup> Por një engjëll i Zotit i tha Tishbitit Elia: "Çohu dhe u dil përpara lajmëtarëve të mbretit të Samarisë dhe u thuaj atyre: "Mos vallë nuk ka Perëndi në Izrael, që ju shkoni të konsultoheni me Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit?
<scripture passage="iiKgs 1:4" parsed="|2Kgs|1|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.4" />
<sup>4</sup> Prandaj kështu thotë Zoti: "Ti nuk do të zbresësh më nga shtrati në të cilin ke hipur, por me siguri ke për të vdekur"". Pastaj Elia u largua.
<scripture passage="iiKgs 1:5" parsed="|2Kgs|1|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.5" />
<sup>5</sup> Lajmëtarët u kthyen te Ashaziahu, që i pyeti ata: "Pse u kthyhet?".
<scripture passage="iiKgs 1:6" parsed="|2Kgs|1|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.6" />
<sup>6</sup> Ata u përgjigjën: "Një njeri na doli përpara dhe na tha: "Shkoni te mbreti që ju ka dërguar dhe i thoni: Kështu thotë Zoti: Mos vallë nuk ka asnjë Perëndi në Izrael që ti dërgon njerëz për t'u konsultuar  me Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit?  Prandaj nuk do të zbresësh nga shtrati mbi të cilin ke hipur, por me siguri ke për të vdekur"".
<scripture passage="iiKgs 1:7" parsed="|2Kgs|1|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.7" />
<sup>7</sup> Atëherë mbreti i pyeti ata: "Si ishte njeriu që ju doli përpara dhe ju tha këto fjalë?".
<scripture passage="iiKgs 1:8" parsed="|2Kgs|1|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.8" />
<sup>8</sup> Ata u përgjigjën: "Ishte një njeri i veshur me rroba leshi dhe me një brez prej lëkure rreth ijeve"; Ashaziahu tha: "Éshtë Elia, Tishbiti!".
<scripture passage="iiKgs 1:9" parsed="|2Kgs|1|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.9" />
<sup>9</sup> Atëherë mbreti dërgoi tek Elia një kapiten pesëdhjetësheje me pesëdhjetë njerëzit e tij; ai u ngjit tek ai dhe e gjeti Elian të ulur në majë të malit. Kapiteni i tha: "O njeriu i Perëndisë, mbreti të urdhëron të zbresësh".
<scripture passage="iiKgs 1:10" parsed="|2Kgs|1|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.10" />
<sup>10</sup> Elia u përgjigj dhe i tha kapitenit të pesëdhjetëshes: "Në rast se jam një njeri i Perëndisë, të zbresë zjarr nga qielli dhe të të zhdukë ty dhe të pesëdhjetë njerëzit që janë me ty!". Dhe nga qielli  zbriti një zjarr, që zhduku atë dhe të  pesëdhjetë njerëzit e tij.
<scripture passage="iiKgs 1:11" parsed="|2Kgs|1|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.11" />
<sup>11</sup> Atëherë mbreti i dërgoi një kapiten tjetër pesëdhjetësheje me pesëdhjetë njerëzit e tij, që iu drejtua Elias dhe i tha: "O njeriu i Perëndisë, mbreti të urdhëron të zbresësh menjëherë".
<scripture passage="iiKgs 1:12" parsed="|2Kgs|1|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.12" />
<sup>12</sup> Elia u përgjigj dhe u tha atyre: "Në qoftë se jam një njeri i Perëndisë, le të zbresë zjarr nga qielli dhe të të zhdukë ty dhe pesëdhjetë njerëzit e tu". Dhe nga qielli zbriti zjarri i Perëndisë që zhduku atë dhe të pesëdhjetë njerëzit e tij.
<scripture passage="iiKgs 1:13" parsed="|2Kgs|1|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.13" />
<sup>13</sup> Mbreti dërgoi edhe një kapiten të tretë pesëdhjetësheje me pesëdhjetë njerëzit e tij. Ky kapiten i tretë pesëdhjetësheje u ngjit dhe shkoi e u shtri para Elias, duke e lutur: "O njeriu i Perëndisë,  të lutem, jeta ime e këtyre pesëdhjetë  shërbëtorëve të tu qofshin të çmuara në sytë e tu!
<scripture passage="iiKgs 1:14" parsed="|2Kgs|1|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.14" />
<sup>14</sup> Ja, një zjarr zbriti nga qielli dhe zhduku dy kapitenët e parë të pesëdhjetëshes me pesëdhjetë njerëzit e tyre; por tani jeta ime qoftë e çmuar në sytë e tu".
<scripture passage="iiKgs 1:15" parsed="|2Kgs|1|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.15" />
<sup>15</sup> Engjëlli i Zotit i tha Elias: "Zbrit me të dhe mos ki frikë prej tij". Prandaj Elia u ngrit dhe zbriti bashkë me të te mbreti,
<scripture passage="iiKgs 1:16" parsed="|2Kgs|1|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.16" />
<sup>16</sup> dhe i tha: "Kështu thotë Zoti: "Pse nuk paska në Izrael asnjë Perëndi, me fjalën e të cilit të mund të këshillohesh, që ti dërgove lajmëtarë te Baal-Zebubi, perëndi e Ekronit? Për këtë arësye ti nuk  do të zbresësh nga shtrati në të cilin ke  hipur, por ke për të vdekur me siguri"".
<scripture passage="iiKgs 1:17" parsed="|2Kgs|1|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.17" />
<sup>17</sup> Kështu Ashaziahu vdiq, sipas fjalës së Zotit, të cilën e shqiptoi Elia. Me qenë se nuk kishte bij, Jerohami filloi të mbretërojë në vend të tij, gjatë vitit të dytë të Jerohamit, birit të Jozafatit, mbretit të Judës.
<scripture passage="iiKgs 1:18" parsed="|2Kgs|1|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.1.18" />
<sup>18</sup> Pjesa tjetër e bëmave të kryera nga Ashaziahu a nuk është e shkruar vallë në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 2" progress="33.15%" prev="iiKgs.1" next="iiKgs.3" id="iiKgs.2">
<h3 id="iiKgs.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="iiKgs.2-p1">
<scripture passage="iiKgs 2:1" parsed="|2Kgs|2|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.1" />
<sup>1</sup> Kur Zoti deshi ta çonte në qiell Elian në një shakullinë, Elia u nis nga Gilgali bashkë me Eliseun.
<scripture passage="iiKgs 2:2" parsed="|2Kgs|2|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Elia i tha Eliseut: "Ndalu këtu, të lutem, sepse Zoti më dërgoi deri në Bethel". Por Eliseu u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që edhe ti vetë rron, unë nuk do të lë". Kështu zbritën në Bethel.
<scripture passage="iiKgs 2:3" parsed="|2Kgs|2|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.3" />
<sup>3</sup> Dishepujt e profetëve që ishin në Bethel shkuan pastaj ta takojnë Eliseun dhe i thanë: A e di që Zoti do ta çojë sot zotin tënde përmbi ty?". Ai u përgjigj: "Po, e di; heshtni!".
<scripture passage="iiKgs 2:4" parsed="|2Kgs|2|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.4" />
<sup>4</sup> Pastaj Elia i tha: "Elise, ndalu këtu, të lutem, sepse Zoti më dërgon në Jeriko". Ai u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që ti vetë rron, unë nuk do të të lë". Kështu zbritën në Jeriko.
<scripture passage="iiKgs 2:5" parsed="|2Kgs|2|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.5" />
<sup>5</sup> Atëherë dishepujt e profetëve që ishin në Jeriko iu afruan Eliseut dhe i thanë: "A e di që Zoti do ta çojë sot zotin tënd përmbi ty?". Ai u përgjigj: "Po, e di; heshtni!".
<scripture passage="iiKgs 2:6" parsed="|2Kgs|2|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Elia i tha: "Ndalu këtu, të lutem, sepse Zoti më çon në Jordan". Ai u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që edhe ti rron, unë nuk do të të lë". Kështu e vazhduan rrugën bashkë.
<scripture passage="iiKgs 2:7" parsed="|2Kgs|2|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.7" />
<sup>7</sup> Pesëdhjetë veta nga radhët e dishepujve të profetëve shkuan pas tyre dhe u ndalën përballë tyre, nga larg, ndërsa Elia dhe Eliseu u ndalën në bregun e Jordanit.
<scripture passage="iiKgs 2:8" parsed="|2Kgs|2|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Elia mori mantelin e tij, e mbështolli dhe rahu me të ujërat, që u ndanë andej dhe këndej; kështu kaluan që të dy në të thatë.
<scripture passage="iiKgs 2:9" parsed="|2Kgs|2|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.9" />
<sup>9</sup> Mbas kalimit, Elia i tha Eliseut: "Kërko çfarë do që unë të bëj, për ty, para se të më largojnë prej teje". Eliseu u përgjigj: "Të lutem, bëj që një pjesë e dyfishtë e frymës tënde të vijë mbi mua".
<scripture passage="iiKgs 2:10" parsed="|2Kgs|2|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.10" />
<sup>10</sup> Elia tha: "Ti ke kërkuar një gjë të vështirë; megjithatë, po të më shohësh kur do të më largojnë prej teje, kjo do të të jepet, përndryshe nuk do ta kesh".
<scripture passage="iiKgs 2:11" parsed="|2Kgs|2|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.11" />
<sup>11</sup> Ndërsa ecnin duke folur, ata u ndanë nga njeri tjetri nga një qerre e zjarrtë dhe nga kuaj të zjarrtë, dhe Elia u ngjit në qiell në një shakullinë.
<scripture passage="iiKgs 2:12" parsed="|2Kgs|2|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.12" />
<sup>12</sup> Eliseu e pa këtë dhe filloi të bërtasë: "O ati im, o ati im, qerre e Izraelit dhe kalorësia e tij". Pastaj nuk e pa më. Atëherë kapi rrobat e tij dhe i grisi më dysh.
<scripture passage="iiKgs 2:13" parsed="|2Kgs|2|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.13" />
<sup>13</sup> Mblodhi pastaj mantelin e Elias që i kishte rënë nga trupi, u kthye prapa dhe u ndal në bregun e Jordanit.
<scripture passage="iiKgs 2:14" parsed="|2Kgs|2|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.14" />
<sup>14</sup> Pastaj mori mantelin e Elias që i kishte rënë nga trupi, rrahu ujërat me të dhe tha: "Ku është Zoti, Perëndia i Elias?". Kur edhe ai rrahu ujërat, këto u ndanë sa andej edhe këtej dhe Eliseu kaloi.
<scripture passage="iiKgs 2:15" parsed="|2Kgs|2|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.15" />
<sup>15</sup> Kur dishepujt e profetëve që ishin në Jeriko dhe ndodheshin kështu përballë Jordanit e panë Eliseun, ata thanë: "Fryma e Elias është vendosur mbi Eliseun". Pastaj i dolën përpara, u përkulën deri në tokë përpara tij
<scripture passage="iiKgs 2:16" parsed="|2Kgs|2|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.16" />
<sup>16</sup> dhe i thanë: "Ja, ka midis shërbëtorëve të tu pesëdhjetë njerëz të fuqishëm; lëri të shkojnë e të kërkojnë zotin tënde se mos Fryma e Zotit e ka marrë dhe e ka hedhur mbi ndonjë mal apo në ndonjë luginë". Eliseu u përgjigj: "Mos dërgoni njeri".
<scripture passage="iiKgs 2:17" parsed="|2Kgs|2|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.17" />
<sup>17</sup> Por ata ngulën këmbë aq shumë sa ai mbeti i hutuar dhe tha: "Çojini". Atëherë ata dërguan pesëdhjetë njerëz për të kërkuar Elian tri ditë me radhë, por nuk e gjetën.
<scripture passage="iiKgs 2:18" parsed="|2Kgs|2|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.18" />
<sup>18</sup> Kur ata u kthyen tek Eliseu, që ishte ndalur në Jeriko, ai u tha atyre: "A nuk ju kisha thënë: Mos shkoni?".
<scripture passage="iiKgs 2:19" parsed="|2Kgs|2|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.19" />
<sup>19</sup> banorët e qytetit i thanë Eliseut: "Ja, qëndrimi në këtë qytet është i këndshëm, siç mund ta vërë re zoti jonë, por ujërat janë të këqija dhe vendi jopjellor.
<scripture passage="iiKgs 2:20" parsed="|2Kgs|2|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.20" />
<sup>20</sup> Ai tha: "Më sillni një pjatë të re dhe mbusheni me kripë". Ata ia sollën.
<scripture passage="iiKgs 2:21" parsed="|2Kgs|2|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.21" />
<sup>21</sup> Ai shkoi te burimi i ujërave, hodhi aty kripën dhe tha: "Kështu thotë Zoti: "Unë do t'i bëj të mbara këto ujëra, ato nuk do të shkaktojnë më as vdekje, as shterpësi"".
<scripture passage="iiKgs 2:22" parsed="|2Kgs|2|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.22" />
<sup>22</sup> Kështu ujërat kanë mbetur të mbara deri më sot, sipas fjalës që Eliseu kishte shqiptuar.
<scripture passage="iiKgs 2:23" parsed="|2Kgs|2|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.23" />
<sup>23</sup> Që andej Eliseu u ngjit në Bethel. Ndërsa po ngjitej nëpër rrugë dolën nga qyteti disa të rinj dhe filluan të tallen me të, duke thënë: "Ngjitu, o kokë tullaci! Ngjitu, o kokë tullaci".
<scripture passage="iiKgs 2:24" parsed="|2Kgs|2|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.24" />
<sup>24</sup> Ai u kthye, i pa dhe i mallkoi në emër të Zotit, atëherë dolën nga pylli dy arinj, që i bënë copë-copë dyzet e dy nga këta të rinj.
<scripture passage="iiKgs 2:25" parsed="|2Kgs|2|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.2.25" />
<sup>25</sup> Që këtej Eliseu shkoi në malin Karmel dhe që andej u kthye pastaj në Samari.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 3" progress="33.25%" prev="iiKgs.2" next="iiKgs.4" id="iiKgs.3">
<h3 id="iiKgs.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="iiKgs.3-p1">
<scripture passage="iiKgs 3:1" parsed="|2Kgs|3|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.1" />
<sup>1</sup> Jehorami, bir i Ashabit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në Samari vitin e tetëmbëdhjetë të Jozafatit, mbretit të Judës, dhe mbretëroi dymbëdhjetë vjet me radhë.
<scripture passage="iiKgs 3:2" parsed="|2Kgs|3|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.2" />
<sup>2</sup> Ai bëri atë që është e keqe për sytë e Zotit, por jo si i ati i tij dhe nëna e tij, sepse hoqi shtyllën e Baalit, të ndërtuar nga i ati.
<scripture passage="iiKgs 3:3" parsed="|2Kgs|3|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.3" />
<sup>3</sup> Megjithatë ai mbeti i lidhur me mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, që e kishte bërë Izraelin të mëkatojë, dhe nuk u shkëput nga ato.
<scripture passage="iiKgs 3:4" parsed="|2Kgs|3|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.4" />
<sup>4</sup> Mesha, mbret i Moabit, ishte një rritës dhensh dhe i paguante mbretit të Izraelit një haraç prej njëqind mijë qengjash dhe leshin e njëqind mijë deshve.
<scripture passage="iiKgs 3:5" parsed="|2Kgs|3|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.5" />
<sup>5</sup> Por me vdekjen e Ashabit, mbretit të Moabit u rebelua kundër mbretit të Izraelit.
<scripture passage="iiKgs 3:6" parsed="|2Kgs|3|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.6" />
<sup>6</sup> Atëherë mbreti Jehoram doli nga Samaria dhe kërkoi të mblidhet tërë Izraeli;
<scripture passage="iiKgs 3:7" parsed="|2Kgs|3|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.7" />
<sup>7</sup> pastaj u nis dhe i çoi fjalë Jozafatit, mbretit të Judës: "Mbreti i Moabit ka ngritur krye kundër meje; a do të vish me mua për të luftuar kundër Moabit?". Ai u përgjigj: "Do të vij, ki besim tek unë  ashtu si ke besim tek vetja jote, te populli  im ashtu si te populli yt, te kuajt e mi ashtu si te kuajt e tu".
<scripture passage="iiKgs 3:8" parsed="|2Kgs|3|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.8" />
<sup>8</sup> Pastaj pyeti: "Nëpër çfarë rruge do të shkojmë?". Jehorami u përgjigj: "Nga rruga e shkretëtirës së Edomit".
<scripture passage="iiKgs 3:9" parsed="|2Kgs|3|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.9" />
<sup>9</sup> Kështu mbreti i Izraelit, mbreti i Judës dhe mbreti i Edomit filluan marshimin; mbasi ecën përqark shkretëtirës shtatë ditë, filloi t'i mungojë uji ushtrisë dhe kafshëve që e ndiqnin.
<scripture passage="iiKgs 3:10" parsed="|2Kgs|3|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.10" />
<sup>10</sup> Atëherë mbreti i Izraelit tha: "Sa keq! Zoti i ka thirrur bashkë këta tre mbretër për t'i dorëzuar në duart e Moabit!".
<scripture passage="iiKgs 3:11" parsed="|2Kgs|3|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.11" />
<sup>11</sup> Por Jozafati pyeti: "A ka këtu ndonjë profet të Zotit me anë të të cilit mund të këshillohemi me Zotin?". Njëri nga shërbëtorët e mbretit të Izraelit u përgjigj dhe tha: "Kemi këtu Eliseun, birin  e Shafatit, i cili derdhte ujë mbi duart e  Elias".
<scripture passage="iiKgs 3:12" parsed="|2Kgs|3|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.12" />
<sup>12</sup> Jozafati tha: "Fjala e Zotit është me të". Kështu mbreti i Izraelit, Jozafati dhe mbreti i Edomit zbritën drejt tij.
<scripture passage="iiKgs 3:13" parsed="|2Kgs|3|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.13" />
<sup>13</sup> Por Eliseu i tha mbretit të Izraelit: "Ç'punë kam unë me ty? Shko te profetët e atit tënd dhe të nënës sate!". Mbreti i Izraelit iu përgjigj: "Jo, sepse Zoti i ka thirrur bashkë të këta tre mbretër për t'i dorëzuar në duart e Moabit".
<scripture passage="iiKgs 3:14" parsed="|2Kgs|3|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Eliseu tha: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti i ushtrive, në prani të të cilit ndodhem unë, po të mos ishte për respektin që kam për Jozafatin, mbretin e Judës, nuk do të isha kujdesur  aspak për ty dhe nuk do të të kisha begenisur  as edhe me një shikim.
<scripture passage="iiKgs 3:15" parsed="|2Kgs|3|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.15" />
<sup>15</sup> Por tani më sillni një muzikant". Por ndodhi që, ndërsa muzikanti i binte harpës, dora e Zotit u ndodh mbi Eliseun.
<scripture passage="iiKgs 3:16" parsed="|2Kgs|3|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.16" />
<sup>16</sup> Atëherë ai tha: "Kështu flet Zoti: "Gërmoni shumë gropa në këtë luginë".
<scripture passage="iiKgs 3:17" parsed="|2Kgs|3|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.17" />
<sup>17</sup> Sepse kështu thotë Zoti: "Ju nuk do të shihni as erë, as shi; megjithatë kjo luginë do të mbushet me ujë; dhe do të pini ju, bagëtia juaj dhe kafshët tuaja të transportit.
<scripture passage="iiKgs 3:18" parsed="|2Kgs|3|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.18" />
<sup>18</sup> Por kjo është akoma pak në sytë e Zotit, sepse ai do t'ju japë në dorë edhe Moabin.
<scripture passage="iiKgs 3:19" parsed="|2Kgs|3|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.19" />
<sup>19</sup> Ju do të shkatërroni të gjitha qytetet e fortifikuara dhe të gjitha qytetet më të mira, do të rrëzoni të gjithë drurët e mirë, do të zini të gjitha burimet e ujit dhe do të shkatërroni me gurë të gjitha parcelat e mira të tokës"".
<scripture passage="iiKgs 3:20" parsed="|2Kgs|3|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.20" />
<sup>20</sup> Të nesërmen, në orën në të cilën ofrohet blatimi i ushqimit, ja që erdhi uji nga ana e Edomit dhe vendi u mbush plot me ujë.
<scripture passage="iiKgs 3:21" parsed="|2Kgs|3|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.21" />
<sup>21</sup> Tërë Moabitët, që mësuan që këta mbretër kishin dalë për të bërë luftë, mblodhën tërë ata që ishin në gjendje të mbanin armë, të rinj dhe pleq, dhe u rreshtuan në kufi.
<scripture passage="iiKgs 3:22" parsed="|2Kgs|3|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.22" />
<sup>22</sup> Kur u ngritën në mëngjes herët, dielli shndriste mbi ujërat; atëherë Moabitët panë para tyre ujërat të kuqë si gjak;
<scripture passage="iiKgs 3:23" parsed="|2Kgs|3|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.23" />
<sup>23</sup> dhe thanë: "Po ky është gjak! Me siguri këta mbretër janë përleshur dhe kanë vrarë njeri tjetrin. Kështu, pra, o Moab, të bëjmë plaçkë!".
<scripture passage="iiKgs 3:24" parsed="|2Kgs|3|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.24" />
<sup>24</sup> Kështu u sulën drejt kampit të Izraelit; por Izaelitët u ngritën dhe i vunë përpara Moabitët, që ia mbathën para tyre. Hynë pastaj në vend dhe vazhduan t'i vrasin Moabitët.
<scripture passage="iiKgs 3:25" parsed="|2Kgs|3|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.25" />
<sup>25</sup> Shkatëruan qytetet; çdo copë tokë të mirë e mbushën me gurë, duke hedhur secili gurin e tij; i zunë të gjitha burimet e ujit dhe prenë tërë drurët e mirë. Në Kir-Hareseth mbetën vetëm gurët, por hobetarët e rrethuan dhe e sulmuan.
<scripture passage="iiKgs 3:26" parsed="|2Kgs|3|26|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.26" />
<sup>26</sup> Mbreti i Moabit, duke parë që beteja ishte tepër e fortë për të, mori me vete shtatëqind veta që vringëllonin shpatat, për të çarë rrugën deri te mbreti i Edomit; por nuk mundën.
<scripture passage="iiKgs 3:27" parsed="|2Kgs|3|27|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.3.27" />
<sup>27</sup> Atëherë ai mori të parëlindurin e tij që do të mbretëronte në vend të tij, dhe e ofroi si olokaust mbi muret. Pati atëherë një zemërim të madh kundër atyre Izraelitëve që u larguan nga ai dhe u kthyen në vendin e tyre.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 4" progress="33.36%" prev="iiKgs.3" next="iiKgs.5" id="iiKgs.4">
<h3 id="iiKgs.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="iiKgs.4-p1">
<scripture passage="iiKgs 4:1" parsed="|2Kgs|4|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.1" />
<sup>1</sup> Një grua, bashkëshortja e një dishepulli të profetëve, i thirri Eliseut duke i thënë: "Shërbëtori yt, burri im, vdiq, dhe ti e di që shërbëtori yt kishte frikë nga Zoti; tani huadhënësi ka ardhur
<scripture passage="iiKgs 4:2" parsed="|2Kgs|4|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.2" />
<sup>2</sup> Eliseu i tha: "Ç'duhet të bëj për ty? Më thuaj, çfarë ke në shtëpi?". Ajo u përgjigj: Shërbëtorja jote nuk ka asgjë në shtëpi përveç një ene të vogël me vaj".
<scripture passage="iiKgs 4:3" parsed="|2Kgs|4|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.3" />
<sup>3</sup> Atëherë ai i tha: "Shko dhe kërko hua nga gjithë fqinjët e tu disa enë boshe; dhe mos u kërko pak.
<scripture passage="iiKgs 4:4" parsed="|2Kgs|4|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.4" />
<sup>4</sup> Kur të kthehesh, mbyll portën prapa teje dhe bijve të tu, pastaj derdh vajin në tërë enët, duke vënë mënjanë ato që do të mbushen".
<scripture passage="iiKgs 4:5" parsed="|2Kgs|4|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.5" />
<sup>5</sup> Ajo u largua prej tij dhe mbylli portën pas vetes dhe të bijve; këta i sillnin enët dhe ajo derdhte vajin në to.
<scripture passage="iiKgs 4:6" parsed="|2Kgs|4|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.6" />
<sup>6</sup> Kur enët u mbushën, ajo i tha të birit: "Sillmë edhe një enë". Por ai iu përgjigj: "Nuk ka më enë". Dhe vaji u ndal.
<scripture passage="iiKgs 4:7" parsed="|2Kgs|4|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.7" />
<sup>7</sup> Atëherë ajo shkoi t'ia njoftojë ngjarjen njeriut të Perëndisë, që i tha: "Shko të shesësh vajin dhe paguaj borxhin tënd; me atë që do teprojë, ke për të jetuar ti dhe bijtë e tu".
<scripture passage="iiKgs 4:8" parsed="|2Kgs|4|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.8" />
<sup>8</sup> Ndodhi që një ditë Eliseu shkoi në Shunem, ku banonte një grua e pasur, dhe kjo e detyroi të hante pak ushqim. Kështu sa herë që ai kalonte andej, shkonte të hante tek ajo.
<scripture passage="iiKgs 4:9" parsed="|2Kgs|4|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.9" />
<sup>9</sup> Ajo i tha burrit të saj: "Ja, unë jam e sigurt që ai që kalon gjithnjë te neve është një njeri i shenjtë i Perëndisë.
<scripture passage="iiKgs 4:10" parsed="|2Kgs|4|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.10" />
<sup>10</sup> Të lutem, të ndërtojmë një dhomë të vogël me mur në katin e sipërm dhe të vëmë për të një shtrat, një tryezë, një karrige dhe një shandan; kështu, kur të vijë te ne, mund të rrijë në atë dhomë".
<scripture passage="iiKgs 4:11" parsed="|2Kgs|4|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.11" />
<sup>11</sup> Një ditë që Eliseu po kalonte andej shkoi në dhomën lart dhe u shtri.
<scripture passage="iiKgs 4:12" parsed="|2Kgs|4|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.12" />
<sup>12</sup> Pastaj i tha Gehazit, shërbëtorit të tij: "Thirre këtë Shunamite". Ai e thirri dhe ajo u paraqit përpara tij.
<scripture passage="iiKgs 4:13" parsed="|2Kgs|4|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.13" />
<sup>13</sup> Pastaj Eliseu i tha shërbëtorit të tij: "I thuaj kështu: "Ja, ti ke treguar një kujdes të veçantë për ne; çfarë mund të bëj për ty? A dëshiron t'i them diçka në emrin tënd mbretit apo komandantit të ushtrisë?"". Ajo u përgjigj:
<scripture passage="iiKgs 4:14" parsed="|2Kgs|4|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.14" />
<sup>14</sup> "Unë jetoj në mes të popullit tim". Atëherë Eliseu i tha: "Çfarë mund të bëj për të?". Gehazi u përgjigj: "Të thuash të vërtetën, ajo nuk ka fëmijë dhe burri i saj është i vjetër".
<scripture passage="iiKgs 4:15" parsed="|2Kgs|4|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.15" />
<sup>15</sup> Eliseu i tha: "Thirre!". Ai e thirri dhe ajo u ndal te porta.
<scripture passage="iiKgs 4:16" parsed="|2Kgs|4|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Eliseu i tha: "Në këtë stinë, mot, ti do të përqafosh një bir". Ajo u përgjigj: "Jo, imzot; o njeri i Perëndisë, mos e gënje shërbëtoren tënde!".
<scripture passage="iiKgs 4:17" parsed="|2Kgs|4|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.17" />
<sup>17</sup> Gruaja mbeti me barrë dhe lindi një djalë vitin tjetër, në po atë stinë siç i kishte thënë Eliseu.
<scripture passage="iiKgs 4:18" parsed="|2Kgs|4|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.18" />
<sup>18</sup> Fëmija u rrit; një ditë që kishte vajtur tek i ati bashkë me korrësit,
<scripture passage="iiKgs 4:19" parsed="|2Kgs|4|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.19" />
<sup>19</sup> i tha të atit: "Koka ime, koka ime!". I ati urdhëroi shërbëtorin e tij: "Çoje tek e ëma!".
<scripture passage="iiKgs 4:20" parsed="|2Kgs|4|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.20" />
<sup>20</sup> Ky e mori dhe e çoi tek e ëma. Fëmija qëndroi në prehrin e saj deri në mesditë, pastaj vdiq.
<scripture passage="iiKgs 4:21" parsed="|2Kgs|4|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.21" />
<sup>21</sup> Atëherë ajo u ngjit, u shtri në shtratin e njeriut të Perëndisë, mbylli portën prapa tij dhe doli.
<scripture passage="iiKgs 4:22" parsed="|2Kgs|4|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.22" />
<sup>22</sup> Pastaj thirri burrin e saj dhe i tha: "Të lutem, më dërgo një nga shërbëtorët e tu dhe një gomare; po vrapoj te njeriu i Perëndisë dhe po kthehem".
<scripture passage="iiKgs 4:23" parsed="|2Kgs|4|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.23" />
<sup>23</sup> Ai e pyeti: "Pse dëshiron të shkosh tek ai pikërisht sot? Nuk është as dita e hënës së re, as e shtuna". Ajo u përgjigj: "Çdo gjë do të shkojë mbarë!".
<scripture passage="iiKgs 4:24" parsed="|2Kgs|4|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.24" />
<sup>24</sup> Pastaj vuri t'i shalojnë gomaren dhe urdhroi shërbëtorin e vet: "Më udhëhiq dhe shko përpara; mos e ngadalëso hapin për mua, veçse po ta urdhërova unë".
<scripture passage="iiKgs 4:25" parsed="|2Kgs|4|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.25" />
<sup>25</sup> Kështu ajo u nis dhe shkoi te njeriu i Perëndisë, në malin Karmel. Sa e pa njeriu i Perëndisë nga larg, i tha Gehazit, shërbëtorit të tij: "Ja, Shunamitja!
<scripture passage="iiKgs 4:26" parsed="|2Kgs|4|26|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.26" />
<sup>26</sup> Të lutem, shko ta takosh dhe i thuaj: "A je mirë? A është mirë burri yt? Dhe fëmija a është mirë?"". Ajo u përgjigj: "Janë mirë".
<scripture passage="iiKgs 4:27" parsed="|2Kgs|4|27|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.27" />
<sup>27</sup> Kur arriti te njeriu i Perëndisë në mal, i përqafoi këmbët. Gehazi u afrua për ta larguar, por njeriu i Perëndisë i tha: "Lëre të qetë, sepse e ka shpirtin të trishtuar, dhe Zoti ma ka fshehur dhe nuk ma ka treguar".
<scripture passage="iiKgs 4:28" parsed="|2Kgs|4|28|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.28" />
<sup>28</sup> Ajo tha: "A i kisha kërkuar, vallë një bir zotit tim? A nuk të kisha thënë vallë: "Mos më gënje"?".
<scripture passage="iiKgs 4:29" parsed="|2Kgs|4|29|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.29" />
<sup>29</sup> Atëherë Eliseu i tha Gehazit: "Ngjeshe brezin, merr në dorë bastunin tim dhe nisu. Në qoftë se takon ndonjë njeri, mos e përshëndet; dhe në qoftë se dikush të përshëndet, mos iu përgjigj: do ta vendosësh bastunin tim mbi fytyrën e fëmijës".
<scripture passage="iiKgs 4:30" parsed="|2Kgs|4|30|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.30" />
<sup>30</sup> E ëma e fëmijës i tha Eliseut: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që edhe ti rron, unë nuk do të të lë". Kështu Eliseu u ngrit dhe i shkoi pas.
<scripture passage="iiKgs 4:31" parsed="|2Kgs|4|31|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.31" />
<sup>31</sup> Gehazi i kishte paraprirë dhe kishte vënë bastunin mbi fytyrën e fëmijës, por nuk pati as zë as përgjigje. Prandaj ai u kthye të takohet me Eliseun dhe i tregoi atë që i kishte ndodhur, duke i thënë: "Fëmija nuk u zgjua".
<scripture passage="iiKgs 4:32" parsed="|2Kgs|4|32|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.32" />
<sup>32</sup> Kur Eliseu hyri në shtëpi, e pa fëmijën të vdekur dhe të shtrirë në shtratin e tij.
<scripture passage="iiKgs 4:33" parsed="|2Kgs|4|33|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.33" />
<sup>33</sup> Atrëherë ai hyri, mbylli derën pas atyre të dyve dhe iu lut Zotit.
<scripture passage="iiKgs 4:34" parsed="|2Kgs|4|34|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.34" />
<sup>34</sup> Pastaj hipi mbi shtratin dhe u shtri mbi fëmijën; vuri gojën e vet mbi gojën e tij, duart e veta mbi duart e tij; u shtri mbi të dhe mishi i fëmijës filloi të ngrohet.
<scripture passage="iiKgs 4:35" parsed="|2Kgs|4|35|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.35" />
<sup>35</sup> Pastaj Eliseu u tërhoq prapa dhe shkoi sa andej e këtej nëpër shtëpi; pas kësaj u ngjit përsëri dhe u shtri mbi fëmijën; fëmija teshtiu shtatë herë dhe hapi sytë.
<scripture passage="iiKgs 4:36" parsed="|2Kgs|4|36|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.36" />
<sup>36</sup> Atëherë ai thirri Gehazin dhe i tha: "Thirre Shunamiten". Ai e thirri; kur ajo arriti tek Eliseu, ky i tha: "Merre djalin tënd".
<scripture passage="iiKgs 4:37" parsed="|2Kgs|4|37|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.37" />
<sup>37</sup> Ajo hyri dhe u hosh në këmbët e tij, duke u shtrirë për tokë; pastaj mori djalin e saj dhe doli.
<scripture passage="iiKgs 4:38" parsed="|2Kgs|4|38|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.38" />
<sup>38</sup> Pasta Eliseu u kthye në Gilgal; kishte rënë zia e bukës në vend. Ndërsa dishepujt e profetëve ishin ulur përpara tij, ai i tha shërbëtorit të tij: "Vër mbi zjarr kusinë e madhe dhe përgatit një supë për dishepujt e profetit".
<scripture passage="iiKgs 4:39" parsed="|2Kgs|4|39|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.39" />
<sup>39</sup> Njeri prej tyre që kishte dalë ndër fusha për të mbledhur barëra, gjeti një bimë të egër kacavarëse, prej së cilës mblodhi kolokuintidet dhe mbushi veshjen e tij me to; pastaj u kthye dhe i copëtoi  në kusinë e supës, megjithëse nuk e dinte se  ç'ishin.
<scripture passage="iiKgs 4:40" parsed="|2Kgs|4|40|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.40" />
<sup>40</sup> Pastaj ua zbrazën supën burrave që ta hanin, por ata e provuan dhe thanë: "Vdekja është në kusi, o njeri i Perëndisë", dhe nuk mundën ta hanë.
<scripture passage="iiKgs 4:41" parsed="|2Kgs|4|41|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.41" />
<sup>41</sup> Eliseu urdhëroi atëherë: "Më sillni miell". E hodhi në kusi, pastaj tha: "Ua zbrazni njerëzve që ta hanë". Dhe nuk kishte më asgjë të keqe në kusi.
<scripture passage="iiKgs 4:42" parsed="|2Kgs|4|42|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.42" />
<sup>42</sup> Erdhi pastaj një njeri nga Baal-Shalila, që i solli njeriut të Perëndisë bukë nga korrja e parë; njëzet bukë prej elbi dhe disa kallinj gruri. Eliseu tha: "Jepjua njerëzve që ta hanë".
<scripture passage="iiKgs 4:43" parsed="|2Kgs|4|43|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.43" />
<sup>43</sup> Por shërbëtori i tij u përgjigj: "Si mund ta shtroj këtë përpara njëqind vetave?". Eliseu urdhëroi përsëri: "Jepjua njerëzve që ta hanë, sepse kështu thotë Zoti: "Do të hanë dhe ka për të tepruar"".
<scripture passage="iiKgs 4:44" parsed="|2Kgs|4|44|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.4.44" />
<sup>44</sup> Kështu ai e shtroi para njerëzve, që hëngrën dhe teproi sipas fjalës së Zotit.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 5" progress="33.51%" prev="iiKgs.4" next="iiKgs.6" id="iiKgs.5">
<h3 id="iiKgs.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="iiKgs.5-p1">
<scripture passage="iiKgs 5:1" parsed="|2Kgs|5|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.1" />
<sup>1</sup> Naamani, komandant i ushtrisë së mbretit të Sirisë, ishte një njeri i madh dhe shumë i çmuar në sytë e zotit të tij, sepse nëpërmjet tij Zoti i kishte dhënë fitoren Sirisë; por ky njeri i madh dhe trim ishte lebroz.
<scripture passage="iiKgs 5:2" parsed="|2Kgs|5|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.2" />
<sup>2</sup> Disa banda të Sirisë gjatë një sulmi për plaçkitje kishin marrë me vete nga vendi i Izraelit, si robinjë, një vajzë të vogël që kishte përfunduar si shërbëtore e gruas së Naamanit.
<scripture passage="iiKgs 5:3" parsed="|2Kgs|5|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.3" />
<sup>3</sup> Ajo i tha zonjës së saj: "Po të mundte të shkonte zoti im te profeti që është në Samari, me siguri ky do ta shëronte nga lebra".
<scripture passage="iiKgs 5:4" parsed="|2Kgs|5|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.4" />
<sup>4</sup> Kështu Naamani shkoi tek zoti e tij dhe ia tregoi çështjen, duke thënë: "Vajza nga vendi i Izraelit ka thënë kështu e kështu".
<scripture passage="iiKgs 5:5" parsed="|2Kgs|5|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.5" />
<sup>5</sup> Atëherë mbreti i Sirisë tha: "Shko, pra, unë do t'i dërgoj një letër mbretit të Izraelit". Ai, pra, u nis duke marrë me vete dhjetë talente argjendi, gjashtë mijë sikla ari dhe dhjetë palë ndërresash.
<scripture passage="iiKgs 5:6" parsed="|2Kgs|5|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.6" />
<sup>6</sup> I çoi mbretit të Izraelit gjithashtu letrën, në të cilën thuhej: "Kur të të arrijë kjo letër, dije që po të dërgoj shërbëtorin tim Naaman, që ta shërosh nga lebra".
<scripture passage="iiKgs 5:7" parsed="|2Kgs|5|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.7" />
<sup>7</sup> Mbasi lexoi letrën, mbreti i Izraelit grisi rrobat e tij dhe tha: "A jam unë Perëndia, i pajisur me fuqinë të të shkaktojë vdekjen dhe ngjalljen, që ai më dërgon një njeri për ta shëruar nga lebra?  Prandaj shikoni, që ai tani kërkon pretekse  kundër meje".
<scripture passage="iiKgs 5:8" parsed="|2Kgs|5|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.8" />
<sup>8</sup> Kur Eliseu, njeriu i Perëndisë, mësoi që mbreti i Izraelit kishte grisur rrobat e tij, dërgoi t'i thotë mbretit: "Pse i grise rrobat? Le të vijë ai njeri tek unë dhe do të mësojë që ka një profet në Izrael".
<scripture passage="iiKgs 5:9" parsed="|2Kgs|5|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.9" />
<sup>9</sup> Kështu Naamani erdhi me kuajt dhe me qerret e tij dhe u ndal te porta e shtëpisë së Eliseut.
<scripture passage="iiKgs 5:10" parsed="|2Kgs|5|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Eliseu i dërgoi një lajmëtar për t'i thënë: "Shko të lahesh shtatë herë në Jordan dhe mishi yt do të kthehet si më parë dhe do të jesh i pastër".
<scripture passage="iiKgs 5:11" parsed="|2Kgs|5|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.11" />
<sup>11</sup> Por Naamani u zemërua dhe iku, duke thënë: "Ja, unë mendoja: "Ai ka për të dalë me siguri përballë meje, do të ndalet, do të përmëndë emrin e Zotit, Perëndisë së tij, do të lëvizë dorën mbi pjesët e sëmura dhe do të më shërojë nga lebra".
<scripture passage="iiKgs 5:12" parsed="|2Kgs|5|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.12" />
<sup>12</sup> Lumenjtë e Damaskut, Abanahu dhe Farpari, a nuk janë më të mirë se tërë ujërat e Izraelit? Nuk mund të lahesha në to dhe të bëhem i pastër?". Kështu u kthye dhe iku tërë inat.
<scripture passage="iiKgs 5:13" parsed="|2Kgs|5|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.13" />
<sup>13</sup> Por shërbëtorët e tij iu afruan dhe i folën, duke i thënë: "Ati ynë, në qoftë se profeti do të kishte urdhëruar një gjë të madhe, ti a do ta kishe bërë? Aq më tepër tani që të ka thënë: "Lahu dhe do të pastrohesh"?".
<scripture passage="iiKgs 5:14" parsed="|2Kgs|5|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.14" />
<sup>14</sup> Atëherë ai zbriti dhe u zhyt shtatë herë në Jordan, sipas fjalës së njeriut të Perëndisë, mishi i tij u bë si mishi i një fëmije të vogël dhe ai pastrua.
<scripture passage="iiKgs 5:15" parsed="|2Kgs|5|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.15" />
<sup>15</sup> Pastaj u kthye me gjithë suitën e tij te njeriu i Perëndisë, shkoi e u paraqit para tij dhe tha: "Tani e pranoj që nuk ka asnjë Perëndi në gjithë dheun, përveç se në Izrael. Prandaj tani prano një dhuratë, të lutem, nga shërbëtori yt".
<scripture passage="iiKgs 5:16" parsed="|2Kgs|5|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.16" />
<sup>16</sup> Por ai u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, në prani të të cilit ndodhem, nuk kam për të pranuar asgjë". Naamani ngulte këmbë që të pranonte, por ai refuzonte.
<scripture passage="iiKgs 5:17" parsed="|2Kgs|5|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Naamani tha: "Me qenë se ti nuk do, lejo që t'i jepet shërbëtorit tënd aq tokë sa mund të mbajnë dy mushka, sepse shërbëtori yt nuk do t'u ofrojë më olokauste as flijime perëndive të tjera, por vetëm Zotit.
<scripture passage="iiKgs 5:18" parsed="|2Kgs|5|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.18" />
<sup>18</sup> Megjithatë Zoti ta falë shërbëtorin e tij për këtë gjë: kur zoti im shkon në tempullin e Rimonit për të adhuruar dhe mbështetet në krahun tim, edhe do të bie përmbys në tempullin e Rimonit; Zoti ta  falë shërbëtorin e tij për këtë gjë, kur unë  do të bie përmbys në tempullin e Rimonit".
<scripture passage="iiKgs 5:19" parsed="|2Kgs|5|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.19" />
<sup>19</sup> Profeti i tha: "Shko i qetë!". Kështu u nda prej tij dhe bëri një copë rrugë të mirë.
<scripture passage="iiKgs 5:20" parsed="|2Kgs|5|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.20" />
<sup>20</sup> Por Gehazi, shërbëtori i Eliseut, njeriut të Perëndisë, tha me veten e tij: "Ja, zoti im është sjellë tepër mirë me Naamanin, me këtë Sirian, duke mos pranuar nga dora e tij atë që ai kishte sjellë;
<scripture passage="iiKgs 5:21" parsed="|2Kgs|5|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.21" />
<sup>21</sup> Kështu Gehazi ndoqi Naamanin; kur Naamani pa që ai vraponte prapa tij, u hodh nga qerrja për t'i dalë përballë dhe i tha: "A shkon çdo gjë mirë?".
<scripture passage="iiKgs 5:22" parsed="|2Kgs|5|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.22" />
<sup>22</sup> Ai u përgjigj: "Çdo gjë mirë. Zoti im më dërgon të të them: "Ja, pikërisht tani kanë ardhur tek unë nga krahina malore e Efraimit dy të rinj nga dishepujt e profetëve; të lutem, jepu atyre një talent argjendi dhe dy palë rroba"".
<scripture passage="iiKgs 5:23" parsed="|2Kgs|5|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.23" />
<sup>23</sup> Atëherë Naamani tha: "Të lutem, prano dy talenta!", dhe insistoi me të. Pastaj lidhi dy talenta prej argjendi, në dy thasët me dy palë rroba dhe ua dorëzoi dy prej shërbëtorëve të tij, që i bartën para tij.
<scripture passage="iiKgs 5:24" parsed="|2Kgs|5|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.24" />
<sup>24</sup> Kur arriti në kodër, mori thasët nga duart e tyre, i rivendosi në shtëpi; pastaj i ktheu prapa njerëzit, që ikën.
<scripture passage="iiKgs 5:25" parsed="|2Kgs|5|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.25" />
<sup>25</sup> Pastaj shkoi të paraqitet përpara zotit të tij, Eliseu i tha: "Ku ke vajtur, Gehazi?". Ai u përgjigj: "Shërbëtori yt nuk ka vajtur asgjëkundi".
<scripture passage="iiKgs 5:26" parsed="|2Kgs|5|26|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.26" />
<sup>26</sup> Por Eliseu i tha: "Fryma ime, vallë a nuk të ka ndjekur, kur ai njeri u kthye prapa nga qerrja e tij që të të dalë përpara? Vallë, tani është çasti për të marrë para, për të marrë rroba, ullishte  dhe vreshta, dele dhe lopë, skllevër dhe skllave?
<scripture passage="iiKgs 5:27" parsed="|2Kgs|5|27|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.5.27" />
<sup>27</sup> Prandaj lebra e Naamanit do të të ngjitet ty dhe pasardhësve të tu përjetë". Kështu Gehazi doli nga prania e Eliseut lebroz i tëri, i bardhë si bora.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 6" progress="33.64%" prev="iiKgs.5" next="iiKgs.7" id="iiKgs.6">
<h3 id="iiKgs.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="iiKgs.6-p1">
<scripture passage="iiKgs 6:1" parsed="|2Kgs|6|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.1" />
<sup>1</sup> Dishepujt e profetëve i thanë Eliseut: "Ja, vendi ku ne banojmë me ty është tepër i vogël për ne.
<scripture passage="iiKgs 6:2" parsed="|2Kgs|6|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.2" />
<sup>2</sup> Na lër të shkojmë deri në Jordan: atje secili prej nesh do të gjejë një tra dhe do të bëjmë një vend për të banuar". Eliseu u përgjigj: "Shkoni".
<scripture passage="iiKgs 6:3" parsed="|2Kgs|6|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.3" />
<sup>3</sup> Njëri prej tyre tha: "Të lutem, prano të vish edhe me shërbëtorët e tu". Ai u përgjigj: "Do të vij".
<scripture passage="iiKgs 6:4" parsed="|2Kgs|6|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.4" />
<sup>4</sup> Kështu ai shkoi me ata. Kur arritën në Jordan, filluan të presin disa drurë.
<scripture passage="iiKgs 6:5" parsed="|2Kgs|6|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.5" />
<sup>5</sup> Ndërsa njeri prej tyre po i binte një trungu, hekuri i sëpatës i ra në ujë. Ai filloi të bërtasë dhe tha: "Oh, o imzot, këtë e kisha marrë hua".
<scripture passage="iiKgs 6:6" parsed="|2Kgs|6|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.6" />
<sup>6</sup> Njeriu i Perëndisë pyeti: "Ku ka rënë?". Ai i tregoi vendin. Atëherë Eliseu preu një copë druri, e hodhi në atë pikë dhe nxorri në sipërfaqe hekurin.
<scripture passage="iiKgs 6:7" parsed="|2Kgs|6|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.7" />
<sup>7</sup> Pastaj tha: "Merre". Kështu ai shtriu dorën dhe e mori.
<scripture passage="iiKgs 6:8" parsed="|2Kgs|6|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.8" />
<sup>8</sup> Ndërsa mbreti i Sirisë ishte në luftë kundër Izraelit, duke u këshilluar me shërbëtorët e tij, ai tha: "Kampi im do të jetë në filan vend".
<scripture passage="iiKgs 6:9" parsed="|2Kgs|6|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.9" />
<sup>9</sup> Atëherë njeriu i Perëndisë dërgoi t'i thotë mbretit të Izraelit: "Mos trego pakujdesi për filan vend, sepse aty po zbresin Sirët".
<scripture passage="iiKgs 6:10" parsed="|2Kgs|6|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.10" />
<sup>10</sup> Prandaj mbreti i Izraelit dërgoi njerëz në vendin që njeriu i Perëndisë i kishte treguar dhe e kishte paralajmëruar të tregohej i kujdesshëm. Kështu ai u tregua vigjilent ndaj këtij vendi dhe kjo ndodhi jo vetëm një a dy herë.
<scripture passage="iiKgs 6:11" parsed="|2Kgs|6|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.11" />
<sup>11</sup> Shumë i tronditur në zemër të tij për këtë gjë, mbreti i Sirisë mblodhi shërbëtorët e tij dhe u tha: "A dini të më thoni se kush nga tanët mban anën e mbretit të Izraelit?".
<scripture passage="iiKgs 6:12" parsed="|2Kgs|6|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.12" />
<sup>12</sup> Një nga shërbëtorët e tij u përgjigj: "Asnjeri, o mbret, imzot, por Eliseu, profeti që ndodhet në Izrael, i bën të njohur mbretit të Izraelit bile edhe fjalët që ti thua në dhomën e gjumit".
<scripture passage="iiKgs 6:13" parsed="|2Kgs|6|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.13" />
<sup>13</sup> Atëherë mbreti tha: "Shkoni të shihni se ku është, që të mund të dërgoj njerëz për ta marrë". I bënë këtë njoftim: "Ja, ndodhet në Dothan".
<scripture passage="iiKgs 6:14" parsed="|2Kgs|6|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.14" />
<sup>14</sup> Kështu mbreti dërgoi aty kuaj, qerre dhe një ushtri të madhe; këta arritën natën dhe rrethuan qytetin.
<scripture passage="iiKgs 6:15" parsed="|2Kgs|6|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.15" />
<sup>15</sup> Të nesërmen shërbëtori i njeriut të Perëndisë u ngrit në mëngjes dhe doli; dhe ja, qyteti ishte rrethuar nga një ushtri me kuaj dhe kalorës. Atëherë shërbëtori i tij i tha: "Oh, ç'do të bëjmë, imzot?".
<scripture passage="iiKgs 6:16" parsed="|2Kgs|6|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.16" />
<sup>16</sup> Ai u përgjigj: "Mos ki frikë, sepse ata që janë me ne, janë më të shumtë se ata që janë me ta".
<scripture passage="iiKgs 6:17" parsed="|2Kgs|6|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.17" />
<sup>17</sup> Pastaj Eliseu u lut dhe tha: "O Zot, të lutem, hap sytë e tij që të mund të shohë". Atëherë Zoti ia hapi sytë të riut dhe ai pa; dhe ja, mali ishte plot me kuaj dhe me qerre të zjarrta rreth e qark Eliseut.
<scripture passage="iiKgs 6:18" parsed="|2Kgs|6|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.18" />
<sup>18</sup> Ndërsa Sirët po zbrisnin në drejtim të Eliseut, ky iu lut Zotit dhe i tha: "Të lutem, goditi këta njerëz me verbëri". Dhe ai i verboi sipas fjalës së Eliseut.
<scripture passage="iiKgs 6:19" parsed="|2Kgs|6|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Eliseu u tha atyre: "Nuk është kjo rruga dhe nuk është ky qyteti; ejani pas meje dhe unë do t'ju çoj te njeriu që kërkoni". I çoi pastaj në Samari.
<scripture passage="iiKgs 6:20" parsed="|2Kgs|6|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.20" />
<sup>20</sup> Kur arritën në Samari, Eliseu tha: "O Zot, hapua sytë që të shohin". Zoti ua hapi sytë dhe ata panë; ja, ndodheshin brenda në Samari.
<scripture passage="iiKgs 6:21" parsed="|2Kgs|6|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.21" />
<sup>21</sup> Kur mbreti i Izraelit i pa, i tha Eliseut: "O ati im, duhet t'i vras? A duhet t'i vras?
<scripture passage="iiKgs 6:22" parsed="|2Kgs|6|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.22" />
<sup>22</sup> Ai u përgjigj: "Mos i vrit! A do të vrisje, vallë ata që ke zënë robër me shpatën dhe me harkun tënd? Vëru përpara bukë dhe ujë, që të hanë dhe të pinë dhe pastaj të kthehen te zotit të tyre".
<scripture passage="iiKgs 6:23" parsed="|2Kgs|6|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.23" />
<sup>23</sup> Atëherë ai përgatiti për ta një banket të madh. Pasi hëngrën dhe pinë, u ndame ta dhe ata u kthyen përsëri te zotit të tyre. Kështu bandat e Sirëve nuk erdhën më të bëjnë sulme në territorin e Izraelit.
<scripture passage="iiKgs 6:24" parsed="|2Kgs|6|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.24" />
<sup>24</sup> Mbas këtyre ngjarjeve ndodhi që Ben Hadadi, mbret i Sirisë, mblodhi tërë ushtrinë e tij dhe u nis kundër Samarisë për ta rrethuar.
<scripture passage="iiKgs 6:25" parsed="|2Kgs|6|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.25" />
<sup>25</sup> Në Samari ra një zi e madhe; rrethimi i Sirëve qe aq i fortë sa një kokë gomari shitej tetëdhjetë sikla argjendi dhe një çerek kabi glasash pëllumbi pesë sikla argjendi.
<scripture passage="iiKgs 6:26" parsed="|2Kgs|6|26|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.26" />
<sup>26</sup> Kur mbreti i Izraelit po kalonte mbi muret, një grua i bërtiti dhe i tha: "Ndihmë, o mbret, o imzot!".
<scripture passage="iiKgs 6:27" parsed="|2Kgs|6|27|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.27" />
<sup>27</sup> Ai iu përgjigj: "Në rast se nuk të ndihmon Zoti, ku mund ta gjej unë ndihmën për ty? Mos vallë me prodhimet e lëmit dhe të troullit?".
<scripture passage="iiKgs 6:28" parsed="|2Kgs|6|28|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.28" />
<sup>28</sup> Pastaj mbreti shtoi: "Çfarë ke?". Ajo u përgjigj: "Kjo grua më tha: "Më jep djalin tënd që ta hamë sot; djalin tim do ta hamë nesër".
<scripture passage="iiKgs 6:29" parsed="|2Kgs|6|29|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.29" />
<sup>29</sup> Kështu e gatuam djalin tim dhe e hëngrëm. Të nesërmen i thashë: "Më jep djalin tënd që ta hamë". Por ajo e fshehu djalin e saj".
<scripture passage="iiKgs 6:30" parsed="|2Kgs|6|30|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.30" />
<sup>30</sup> Kur mbreti dëgjoi këto fjalë të gruas, grisi rrobat e tij. Ndërsa kalonte mbi muret, populli shikoi, dhe ja, ai kishte një grathore mbi lëkurë.
<scripture passage="iiKgs 6:31" parsed="|2Kgs|6|31|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.31" />
<sup>31</sup> Atëherë mbreti tha: "Perëndia të më bëjë këtë dhe më keq, në qoftë se sot koka e Eliseut, birit të Shafatit, ka për të mbetur akoma mbi supet e tij!".
<scripture passage="iiKgs 6:32" parsed="|2Kgs|6|32|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.32" />
<sup>32</sup> Eliseu po rrinte ulur në shtëpinë e tij dhe me të ishin ulur pleqtë. Mbreti dërgoi para tij një njeri; por para se lajmëtari të arrinte tek ai, ai u tha pleqve: "A e shikoni se ky bir vrasësi ka dërguar  një person për të më prerë kokën? Kini  kujdes, kur të arrijë lajmëtari, mbyllni portën dhe bllokojeni te porta. A nuk dëgjohet prapa tij vallë, zhurma e hapave të zotit të tij?".
<scripture passage="iiKgs 6:33" parsed="|2Kgs|6|33|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.6.33" />
<sup>33</sup> Ndërsa ai vazhdonte të fliste akoma me ta, ja ku zbriti tek ai lajmëtari. Atëherë mbreti tha: "Ja, kjo fatkeqësi vjen nga Zoti; çfarë mund të shpresoj akoma unë nga Zoti?".
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 7" progress="33.76%" prev="iiKgs.6" next="iiKgs.8" id="iiKgs.7">
<h3 id="iiKgs.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="iiKgs.7-p1">
<scripture passage="iiKgs 7:1" parsed="|2Kgs|7|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Eliseu tha: "Dëgjoni fjalën e Zotit! Kështu thotë Zoti: "Nesër në këtë orë, në portën e Samarisë një masë maje mielli do të kushtojë një sikël dhe dy masa elbi do të kushtojnë gjithashtu një sikël"".
<scripture passage="iiKgs 7:2" parsed="|2Kgs|7|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.2" />
<sup>2</sup> Por kapiteni, në krahun e të cilit mbështetej mbreti, iu përgjigj njeriut të Perëndisë: "Ja, edhe sikur Zoti të bënte dritare në qiell, a do të ndodhte, vallë një gjë e tillë?". Eliseu u përgjigj:  "Mirë, pra, ke për ta parë me sytë e tu, por  nuk do t'i hash".
<scripture passage="iiKgs 7:3" parsed="|2Kgs|7|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.3" />
<sup>3</sup> Kishte katër lebrozë në hyrje të portës, të cilët i thanë njeri tjetrit: "Pse po rrimë ulur këtu duke pritur vdekjen?
<scripture passage="iiKgs 7:4" parsed="|2Kgs|7|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.4" />
<sup>4</sup> Në rast se themi: "Le të hyjmë në qytet", atje sundon uria dhe aty kemi për të vdekur; në rast se mbetemi këtu, do të vdesim njëlloj. Prandaj ejani, të shkojmë të paraqitemi te kampi i Sirëve; po të  jetë se na lënë të gjallë, do të jetojmë; po  të jetë se na vrasin, do të vdesim".
<scripture passage="iiKgs 7:5" parsed="|2Kgs|7|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.5" />
<sup>5</sup> Në muzg u ngritën për të vajtur në kampin e Sirëve; kur arritën në skajin e kampit të Sirëve, atje nuk kishte njeri.
<scripture passage="iiKgs 7:6" parsed="|2Kgs|7|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.6" />
<sup>6</sup> Perëndia në të vërtetë kishte bërë që ushtria e Sirëve të dëgjonte një zhurmë qerresh dhe kuajsh, zhurmën e një ushtrie të madhe, dhe ata i kishin thënë njeri tjetrit: "Ja, mbreti i Izraelit ka rekrutuar  kundër nesh mbretin e Hitejve dhe mbretin  e Egjiptasve për të na sulmuar".
<scripture passage="iiKgs 7:7" parsed="|2Kgs|7|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.7" />
<sup>7</sup> Prandaj ata, në muzg, ishin ngritur dhe kishin ikur duke braktisur çadrat, kuajt dhe gomarët e tyre, tërë kampin siç ishte; kishin ikur kështu për të shpëtuar kokën.
<scripture passage="iiKgs 7:8" parsed="|2Kgs|7|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.8" />
<sup>8</sup> Kur arritën në skajin e kampit, këta lebrozë hynë në një çadër, ku hëngrën e pinë; morën me vete argjend, ar dhe rroba, dhe shkuan t'i fshehin. Pastaj u kthyen dhe hynë në një çadër tjetër; edhe andej morën shumë gjëra dhe shkuan t'i fshehin.
<scripture passage="iiKgs 7:9" parsed="|2Kgs|7|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.9" />
<sup>9</sup> Pastaj thanë midis tyre: "Nuk veprojmë mirë kështu; kjo është ditë sihariqi, por ne nuk hapim as gojën. Në rast se presim deri në mëngjes, mund të pësojmë ndonjë ndëshkim. Prandaj tani të nxitojmë dhe të shkojmë të njoftojmë shtëpinë e mbretit".
<scripture passage="iiKgs 7:10" parsed="|2Kgs|7|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.10" />
<sup>10</sup> Kështu shkuan dhe thirrën rojet e qytetit, jua njoftuan gjendjen duke thënë: "Kemi shkuar në kampin e Sirëve dhe ja, nuk kishte njeri dhe as nuk dëgjohej zë njeriu; aty kishte vetëm kuaj dhe gomarë të lidhur dhe çadra të paprekura".
<scripture passage="iiKgs 7:11" parsed="|2Kgs|7|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.11" />
<sup>11</sup> Atëherë rojet thirrën dhe e çuan lajmin brenda shtëpisë së mbretit.
<scripture passage="iiKgs 7:12" parsed="|2Kgs|7|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.12" />
<sup>12</sup> Kështu mbreti u ngrit natën dhe u tha shërbëtorëve të tij: "Do t'ju them unë ç'na kanë bërë Sirët. Duke ditur që ne jemi të uritur dolën nga kampi për t'u fshehur në fushë, duke thënë: "Si të dalim
<scripture passage="iiKgs 7:13" parsed="|2Kgs|7|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.13" />
<sup>13</sup> Një nga shërbëtorët e tij iu përgjigj: "Të lutem, lejo që disa njerëz të marrin pesë nga kuajt që akoma mbeten në qytet. Ja, ata do të jenë e shumta si shumica e Izraelit që ka mbetur në qytet, ose  si shumica e Izraezlit që tashmë ka vdekur;  t'i çojmë, pra, të shohin".
<scripture passage="iiKgs 7:14" parsed="|2Kgs|7|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.14" />
<sup>14</sup> Morën, pra, dy qerre me kuajt e tyre dhe mbreti i dërgoi në gjurmët e ushtrisë së Sirëve, duke thënë: "Shkoni dhe shikoni".
<scripture passage="iiKgs 7:15" parsed="|2Kgs|7|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.15" />
<sup>15</sup> Kështu ata shkuan prapa tyre deri në Jordan; por ja, tërë rruga ishte plot me rroba dhe me armë që sirët i kishin hedhur rrugës gjatë ikjes së tyre të nxituar. Pastaj lajmëtarët u kthyen dhe ia njoftuan gjendjen mbretit.
<scripture passage="iiKgs 7:16" parsed="|2Kgs|7|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.16" />
<sup>16</sup> Atëherë populli doli jashtë dhe plaçkiti kampin e Sirëve; një masë maje mielli kushtonte një sikël, dhe dy masa elbi kushtonin gjithashtu një sikël, sipas fjalës së Zotit.
<scripture passage="iiKgs 7:17" parsed="|2Kgs|7|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.17" />
<sup>17</sup> Mbreti kishte vënë si roje të portës kapitenin në krahun e të cilit mbështetej; por populli e shkeli pranë portës dhe ai vdiq, ashtu si kishte thënë njeriu i Perëndisë, kur i foli mbretit që kishte zbritur për ta takuar.
<scripture passage="iiKgs 7:18" parsed="|2Kgs|7|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.18" />
<sup>18</sup> Ndodhi pikërisht ashtu siç i kishte folur mbretit njeriu i Perëndisë, duke i thënë: "Nesër, në këtë orë, në portën e Samarisë dy masa elbi do të kushtojnë një sikël dhe një masë maje mielli do të kushtojë gjithashtu një sikël".
<scripture passage="iiKgs 7:19" parsed="|2Kgs|7|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.19" />
<sup>19</sup> Kapiteni i ishte përgjigjur pastaj njeriut të Perëndisë, duke i thënë: "Ja, edhe sikur Zoti të hapë dritare në qiell, a ka për të ndodhur një gjë e tillë?". Eliseu i kishte dhënë këtë përgjigje: "Mirë,  pra, do ta shohësh me sytë e tua, por  nuk do të hash".
<scripture passage="iiKgs 7:20" parsed="|2Kgs|7|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.7.20" />
<sup>20</sup> I ndodhi pikërisht kjo: populli e shkeli me këmbë pranë portës dhe ai vdiq.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 8" progress="33.86%" prev="iiKgs.7" next="iiKgs.9" id="iiKgs.8">
<h3 id="iiKgs.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="iiKgs.8-p1">
<scripture passage="iiKgs 8:1" parsed="|2Kgs|8|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.1" />
<sup>1</sup> Eliseu i tha gruas, djalin e së cilës e kishte ringjallur: "Çohu dhe shko jashtë, ti me gjithë familjen tënde, për të banuar ku të mundesh, sepse Zoti ka vendosur të pllakosë zia, që do të zgjasë shtatë vjet në vend".
<scripture passage="iiKgs 8:2" parsed="|2Kgs|8|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.2" />
<sup>2</sup> Kështu gruaja u ngrit dhe veproi sipas fjalës së njeriut të Perëndisë; iku me familjen e saj dhe banoi në vendin e Filistejve shtatë vjet.
<scripture passage="iiKgs 8:3" parsed="|2Kgs|8|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.3" />
<sup>3</sup> Si kaluan shtatë vjet, gruaja u kthye nga vendi i Filistejve dhe shkoi te mbreti për t'i kërkuar shtëpinë dhe tokat e veta.
<scripture passage="iiKgs 8:4" parsed="|2Kgs|8|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.4" />
<sup>4</sup> Mbreti ishte duke folur me Gehazin, shërbëtorin e njeriut të Perëndisë, dhe i thoshte: "Tregomë, të lutem, tërë veprat e mëdha që ka bërë Eliseu".
<scripture passage="iiKgs 8:5" parsed="|2Kgs|8|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.5" />
<sup>5</sup> Pikërisht, ndërsa ai i tregonte mbretit se si Eliseu e kishte ringjallur të vdekurin, ja ku u paraqit gruaja, së cilës ai i kishte ringjallur të birin, për t'i kërkuar mbretit shtëpinë dhe tokat e  veta. Atëherë Gehazi tha: "O mbret, o imzot,  kjo është gruaja dhe ky është biri që Eliseu ka ringjallur".
<scripture passage="iiKgs 8:6" parsed="|2Kgs|8|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.6" />
<sup>6</sup> Mbreti e pyeti gruan dhe ajo i tregoi ngjarjen; atëherë mbreti ngarkoi një funksionar, të cilit i tha: "Ktheja tërë atë që i përkasin dhe të gjitha të ardhurat e tokave, nga dita e largimit të saj nga vendi ynë deri më tani".
<scripture passage="iiKgs 8:7" parsed="|2Kgs|8|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.7" />
<sup>7</sup> Pastaj Eliseu shkoi në Damask. Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, ishte i sëmurë dhe e njoftuan: "Njeriu i Perëndisë ka ardhur deri këtu".
<scripture passage="iiKgs 8:8" parsed="|2Kgs|8|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.8" />
<sup>8</sup> Atëherë mbreti i tha Hazaelit: "Merr me vete një dhuratë dhe shko të takosh njeriun e Perëndisë, dhe këshillohu nëpërmjet tij me Zotin, duke thënë: "A do të shërohem nga kjo sëmundje?"".
<scripture passage="iiKgs 8:9" parsed="|2Kgs|8|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.9" />
<sup>9</sup> Kështu Hazaeli shkoi të takohet me Eliseun duke sjellë si dhuratë gjërat më të mira të Damaskut: një ngarkesë prej dyzet devesh. Pastaj ai vajti, u paraqit tek ai dhe i tha: "Biri yt Ben-Hadadi, mbret  i Sirisë, më ka dërguar te ti për të pyetur:  "A do të shërohem nga kjo sëmundje?"".
<scripture passage="iiKgs 8:10" parsed="|2Kgs|8|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.10" />
<sup>10</sup> Eliseu iu përgjigj: "Shko t'i thuash: "Do të shërohesh me siguri". Por Zoti më bën të shoh se ai ka për të vdekur me siguri".
<scripture passage="iiKgs 8:11" parsed="|2Kgs|8|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.11" />
<sup>11</sup> Pastaj ai e ngurtësoi fytyrën me një shikim të ngulët deri sa u skuq; pastaj njeriu i Perëndisë filloi të qajë.
<scripture passage="iiKgs 8:12" parsed="|2Kgs|8|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Hazaeli pyeti: "Pse po qan zoti im?". Ai u përgjigj: "Sepse e di të keqen që do t'u bësh bijve të Izraelit: do t'u vësh flakën fortesave të tyre, do të vrasësh me shpatë të rinjtë e tyre,  do t'i bësh copë-copë fëmijët e tyre dhe do  t'i çash barkun grave me barrë".
<scripture passage="iiKgs 8:13" parsed="|2Kgs|8|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.13" />
<sup>13</sup> Hazaeli tha: "Por ç'është, vallë shërbëtori yt, një qen, që të bëj këtë hata?". Eliseu u përgjigj: "Zoti më bën të shoh që ti do të bëhesh mbret i Sirisë".
<scripture passage="iiKgs 8:14" parsed="|2Kgs|8|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.14" />
<sup>14</sup> Pastaj Hazaeli u largua nga Eliseu dhe u kthye te zoti e tij, që e pyeti: "Çfarë të tha Eliseu?". Ai u përgjigj: "Më tha që do të shërohesh me siguri".
<scripture passage="iiKgs 8:15" parsed="|2Kgs|8|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.15" />
<sup>15</sup> Të nesërmen Hazaeli mori një batanije e zhyti në ujë dhe e shtriu mbi fytyrën e mbretit që vdiq. Kështu Hazaeli mbretëroi në vend të tij.
<scripture passage="iiKgs 8:16" parsed="|2Kgs|8|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.16" />
<sup>16</sup> Vitin e pestë të Joramit, birit të Ashabit, mbret i Izraelit, Jehorami, bir i Jozafatit, mbret i Judës, filloi të mbretërojë mbi Judën.
<scripture passage="iiKgs 8:17" parsed="|2Kgs|8|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.17" />
<sup>17</sup> Ai ishte tridhjetë e dy vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tetë vjet në Jeruzalem.
<scripture passage="iiKgs 8:18" parsed="|2Kgs|8|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.18" />
<sup>18</sup> Ndoqi rrugën e mbretërve të Izraelit, ashtu si kishte bërë shtëpia e Ashabit, sepse gruaja e tij ishte një bijë e Ashabit, dhe bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit.
<scripture passage="iiKgs 8:19" parsed="|2Kgs|8|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.19" />
<sup>19</sup> Megjithatë Zoti nuk deshi ta shkatërronte Judën, për hir të dashurisë që kishte për Davidin, shërbëtorin e tij, sepse i kishte premtuar t'u jepte një llambë për gjithnjë atij dhe bijve të tij.
<scripture passage="iiKgs 8:20" parsed="|2Kgs|8|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.20" />
<sup>20</sup> Gjatë ditëve të mbretërimit të tij, Edomi ngriti krye kundër pushtetit të Judës dhe zgjodhi edhe një mbret.
<scripture passage="iiKgs 8:21" parsed="|2Kgs|8|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Jorami shkoi në Tsair me gjithë qerret e tij; pastaj natën u ngrit dhe mundi Edomitët që e kishin rrethuar dhe kapitenët e qerreve, ndërsa njerëzit mundën të ikin në çadrat e tyre.
<scripture passage="iiKgs 8:22" parsed="|2Kgs|8|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.22" />
<sup>22</sup> Kështu Edomi ka qenë i panënshtruar ndaj pushtetit të Judës deri më ditën e sotme. Në atë kohë edhe Libnahu ngriti krye.
<scripture passage="iiKgs 8:23" parsed="|2Kgs|8|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.23" />
<sup>23</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Joramit dhe të gjitha ato që bëri a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
<scripture passage="iiKgs 8:24" parsed="|2Kgs|8|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.24" />
<sup>24</sup> Kështu Joramin e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe u varros bashkë me ta në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Ashaziahu.
<scripture passage="iiKgs 8:25" parsed="|2Kgs|8|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.25" />
<sup>25</sup> Në vitin e dymbëdhjetë të Joramit, birit të Ashabit, mbreti i Izraelit, filloi të mbretërojë Ashaziahu, bir i Jerohamit, si mbret i Judës.
<scripture passage="iiKgs 8:26" parsed="|2Kgs|8|26|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.26" />
<sup>26</sup> Ashaziahu ishte njëzet e dy vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi një vit në Jeruzalem. E ëma quhej Athaliah, ishte mbesa e Omrit, mbretit të Izraelit.
<scripture passage="iiKgs 8:27" parsed="|2Kgs|8|27|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.27" />
<sup>27</sup> Ai vazhdoi rrugën e shtëpisë së Ashabit dhe bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, ashtu si shtëpia e Ashabit, sepse ishte i lidhur me marrëdhënie krushqie me shtëpinë e Ashabit.
<scripture passage="iiKgs 8:28" parsed="|2Kgs|8|28|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.28" />
<sup>28</sup> Me Joramin, birin e Ashabit, ai shkoi të luftojë kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë, në Ramoth të Galaadit; por Sirët plagosën Joramin;
<scripture passage="iiKgs 8:29" parsed="|2Kgs|8|29|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.8.29" />
<sup>29</sup> atëherë mbreti Joram u kthye në Jezreel për të mjekuar plagët që kishte marrë nga Sirët në Ramah, kur luftonte kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë. Dhe Ashaziahu, bir i Jerohamit mbret i Judës, zbriti  në Jezreel për të parë Joramin, birin e  Ashabit, sepse ky ishte i sëmurë.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 9" progress="33.98%" prev="iiKgs.8" next="iiKgs.10" id="iiKgs.9">
<h3 id="iiKgs.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="iiKgs.9-p1">
<scripture passage="iiKgs 9:1" parsed="|2Kgs|9|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.1" />
<sup>1</sup> Atëherë profeti Eliseu thirri një nga dishepujt e profetëve dhe i tha: "Ngjesh brezin, merr me vete këtë enë të vogël me vaj dhe shko në Ramoth të Galaadit.
<scripture passage="iiKgs 9:2" parsed="|2Kgs|9|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.2" />
<sup>2</sup> Kur të arrish aty, kërko të takosh Jehun, birin e Jozafatit, që është bir i Nimshit; hyrë në dhomë, merre nga mesi i vëllezërve të tij dhe çoje në një dhomë të veçantë.
<scripture passage="iiKgs 9:3" parsed="|2Kgs|9|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.3" />
<sup>3</sup> Do të marrësh pastaj enën e vogël me vaj dhë do ta derdhësh mbi kokën e tij, duke thënë: Kështu thotë Zoti: "Unë të vajos mbret të Izraelit". Pastaj hape portën dhe mbathja pa humbur kohë".
<scripture passage="iiKgs 9:4" parsed="|2Kgs|9|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.4" />
<sup>4</sup> Atëherë i riu, shërbëtori i profetit, u nis për në Ramoth të Galaadit.
<scripture passage="iiKgs 9:5" parsed="|2Kgs|9|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.5" />
<sup>5</sup> Kur arriti aty, i gjeti kapitenët e ushtarët të ulur bashkë dhe tha: "Kam një kumtesë për ty, o kapiten". Jehu e pyeti: "Për cilin prej nesh?". Ai u përgjigj: "Për ty, kapiten".
<scripture passage="iiKgs 9:6" parsed="|2Kgs|9|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.6" />
<sup>6</sup> Atëherë u ngrit dhe hyri në shtëpi; i riu i derdhi vajin mbi kryet, duke i thënë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Unë të vajos mbret të popullit të Zotit, të Izraelit.
<scripture passage="iiKgs 9:7" parsed="|2Kgs|9|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.7" />
<sup>7</sup> Ti do të godasësh shtëpinë e Ashabit, zotit sate, kështu do të marr hak për gjakun që kanë derdhur profetët, shërbëtorë të mi, dhe për gjakun e tërë shërbëtorëve të Zotit, që është derdhur nga dora e Jezebelit.
<scripture passage="iiKgs 9:8" parsed="|2Kgs|9|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.8" />
<sup>8</sup> Tërë shtëpia e Ashabit do të shuhet dhe unë do të shfaros nga kjo shtëpi tërë meshkujt, skllevër apo të lirë, që janë në Izrael.
<scripture passage="iiKgs 9:9" parsed="|2Kgs|9|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.9" />
<sup>9</sup> Kështu do ta katandis shtëpinë e Ashabit si shtëpinë e Joreboamit, birit të Nebatit, dhe si atë të Baashas, birit të Ahijahut.
<scripture passage="iiKgs 9:10" parsed="|2Kgs|9|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.10" />
<sup>10</sup> Qentë do të hanë Jezebelin në fushën e Jezreelit, dhe nuk do të ketë njeri që ta varrosë"". Pastaj i riu hapi portën dhe iku me vrap.
<scripture passage="iiKgs 9:11" parsed="|2Kgs|9|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.11" />
<sup>11</sup> Kur Jehu doli nga shërbëtorët e zotit të tij, një nga këta e pyeti: "A shkon çdo gjë mirë? Pse ai i marrë erdhi te ty?". Ai u përgjigj: "Ju e njihni njeriun dhe fjalët e tij!".
<scripture passage="iiKgs 9:12" parsed="|2Kgs|9|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.12" />
<sup>12</sup> Por ata thanë: "S'është e vërtetë! Na e thuaj, pra!". Jehu u përgjigj: "Ai më tha kështu e ashtu, duke deklaruar: Kështu thotë Zoti: "Unë të vajos mbret të Izraelit"".
<scripture passage="iiKgs 9:13" parsed="|2Kgs|9|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.13" />
<sup>13</sup> Atëherë ata shpejtuan të merrnin secili mantelin e tij dhe ta shtrijnë poshtë tij në po ato shkallëza; pastaj i ranë borisë dhe thanë: "Jehu është mbret!".
<scripture passage="iiKgs 9:14" parsed="|2Kgs|9|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.14" />
<sup>14</sup> Kështu Jehu, bir i Josafatit, që ishte i biri i Nimshit, kurdisi një komplot kundër Joramit. (Por Jorami, me tërë Izraelin, ishte duke mbrojtur Ramothin e Galaadit kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë;
<scripture passage="iiKgs 9:15" parsed="|2Kgs|9|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.15" />
<sup>15</sup> pastaj mbreti Joram ishte kthyer nga Jezreeli për të shpëtuar plagët që i kishin shkaktuar Sirët ndërsa luftonte kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë). Jehu tha: "Në rast se mendoni në të njëjtën mënyrë,  asnjeri të mos dalë nga qyteti për të  njoftuar Jezreelin".
<scripture passage="iiKgs 9:16" parsed="|2Kgs|9|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.16" />
<sup>16</sup> Pastaj Jehu hipi mbi një qerre dhe u nis për në Jezreel, sepse aty ndodhej i sëmurë Jorami, dhe Ashaziahu, mbret i Judës, kishte zbritur për të vizituar Joramin.
<scripture passage="iiKgs 9:17" parsed="|2Kgs|9|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.17" />
<sup>17</sup> Roja që rrinte mbi kullën e Jezreelit vuri re ushtrinë e madhe të Jehut që vinte dhe tha: "Shoh një grumbull të madh!". Jorami urdhëroi: "Merr një kalorës dhe çoje t'i takojë për t'i pyetur: "A sillni paqen?"".
<scripture passage="iiKgs 9:18" parsed="|2Kgs|9|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.18" />
<sup>18</sup> Atëherë një njeri i hipur mbi kalë u doli përpara dhe u tha: "Kështu pyet mbreti: "A sillni paqe?"". Jehu u përgjigj: "Ç'të hyn në punë paqja? Kalo prapa dhe ndiqmë". Roja njoftoi duke thënë: "Lajmëtari arriti tek ata, por nuk po kthehet".
<scripture passage="iiKgs 9:19" parsed="|2Kgs|9|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Jorami dërgoi një kalorës të dytë, i cili me të arritur tek ata, tha: "Kështu pyet mbreti: "A sillni paqen?". Jehu u përgjigj: "Ç'të hyn në punë paqja? Kalo prapa dhe ndiqmë".
<scripture passage="iiKgs 9:20" parsed="|2Kgs|9|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.20" />
<sup>20</sup> Roja njoftoi duke thënë: "Lajmëtari ka arritur tek ata, por nuk po kthehet. Mënyra e të ngarit të qerres është ajo e Jehut, birit të Nimshit, sepse e nget si i çmëndur".
<scripture passage="iiKgs 9:21" parsed="|2Kgs|9|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Jorami tha: "Përgatitni qerren!". Kështu i përgatitën qerren. Pastaj Jorami, mbret i Izraelit dhe Ashaziahu, mbret i Judës, dolën secili me qerren e vet për t'i dalë përpara Jehut dhe e gjetën në fushën e Nabothit të Jezreelit.
<scripture passage="iiKgs 9:22" parsed="|2Kgs|9|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.22" />
<sup>22</sup> Kur Jorami pa Jehun, i tha: "A sjell paqen, Jehu?". Jehu u përgjigj: "Ç'paqe mund të ketë deri sa vazhdojnë kurvëritë e nënës sate Jezebel dhe magjitë e shumta të saj?".
<scripture passage="iiKgs 9:23" parsed="|2Kgs|9|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.23" />
<sup>23</sup> Atëherë Jorami e ktheu drejtimin e qerres dhe iku me vrap duke i thënë Ashaziahut: "Tradhëti, Ashaziah!".
<scripture passage="iiKgs 9:24" parsed="|2Kgs|9|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.24" />
<sup>24</sup> Por Jehu e ndau harkun me të gjithë forcën e tij dhe e goditi Joramin midis shpatullave; shigjeta i shpoi zemrën dhe ai u plandos në qerren e tij.
<scripture passage="iiKgs 9:25" parsed="|2Kgs|9|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.25" />
<sup>25</sup> Pastaj Jehu i tha Bidkarit, ndihmësit të tij: "Merre dhe hidhe në kampin e Nabothit të Jezreelit sepse më kujtohet, kur ti dhe unë shkonim me kalë bashkë me suitën e Ashabit, atit të tij, Zoti shqiptoi kundër tij këtë orakulli:
<scripture passage="iiKgs 9:26" parsed="|2Kgs|9|26|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.26" />
<sup>26</sup> "Dje me siguri pashë gjakun e Nabothit dhe gjakun e bijve të tij", thotë Zoti, "dhe unë do të të shpërblej në po këtë fushë", thotë Zoti! Kape, pra, dhe hidhe në fushë, sipas fjalës së Zotit".
<scripture passage="iiKgs 9:27" parsed="|2Kgs|9|27|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.27" />
<sup>27</sup> Duke parë këtë, Ashaziahu, mbret i Judës, iku me vrap nëpër rrugën e shtëpisë me kopsht, por Jehu, iu ndjek prapa dhe tha: "Bjerini, edhe atij me qerre". Dhe e gjuajtën në të përpjetën e Gurit, që  është afër Ibleamit. Por ai iku në Megido, ku  vdiq.
<scripture passage="iiKgs 9:28" parsed="|2Kgs|9|28|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.28" />
<sup>28</sup> Atëherë shërbëtorët e tij e çuan mbi një qerre në Jeruzalem dhe e varrosën në varrin e tij bashkë me etërit e tij, në qytetin e Davidit.
<scripture passage="iiKgs 9:29" parsed="|2Kgs|9|29|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.29" />
<sup>29</sup> Ashaziahu kishte filluar të mbretëronte mbi Judë, vitin e dymbëdhjetë të Joramit, birit të Ashabit.
<scripture passage="iiKgs 9:30" parsed="|2Kgs|9|30|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.30" />
<sup>30</sup> Kur Jehu arriti në Jezreel, Jezebeli e mori vesh. Atëherë filloi të zbukurojë sytë, rregulloi flokët e doli në dritare për të parë.
<scripture passage="iiKgs 9:31" parsed="|2Kgs|9|31|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.31" />
<sup>31</sup> Ndërsa Jehu po hynte në portë, ajo i tha: "A sjell paqen, Zimri, vrasës i zotit sate?".
<scripture passage="iiKgs 9:32" parsed="|2Kgs|9|32|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.32" />
<sup>32</sup> Jehu ngriti sytë nga dritarja dhe tha: "Kush është me mua? Kush?". Dy ose tre eunikë dolën në dritare duke shikuar nga ai.
<scripture passage="iiKgs 9:33" parsed="|2Kgs|9|33|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.33" />
<sup>33</sup> Ai tha: "Hidheni poshtë!". Ata e hodhën poshtë, dhe pak gjak i saj ra mbi murin dhe mbi kuajt; dhe Jehu kaloi mbi të.
<scripture passage="iiKgs 9:34" parsed="|2Kgs|9|34|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.34" />
<sup>34</sup> Pastaj hyri brenda, hëngri dhe piu; në fund tha: "Shkoni të shihni atë grua të mallkuar dhe varroseni, sepse është bijë mbreti".
<scripture passage="iiKgs 9:35" parsed="|2Kgs|9|35|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.35" />
<sup>35</sup> Shkuan, pra, ta varrosin, por gjetën prej saj vetëm kafkën, këmbët dhe pëllëmbët e duarve.
<scripture passage="iiKgs 9:36" parsed="|2Kgs|9|36|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.36" />
<sup>36</sup> U kthyen t'i tregonin gjendjen Jehut, që tha: "Kjo është fjala e Zotit e shqiptuar me anë të shërbëtorit të tij Elia, Tishbitit, kur tha: "Qentë kanë për të ngrënë mishin e Jezebelit në fushën e Jezreelit;
<scripture passage="iiKgs 9:37" parsed="|2Kgs|9|37|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.9.37" />
<sup>37</sup> kufoma e Jezebelit do të jetë në fushën e Jezreelit si pleh në sipërfaqen e tokës; kështu nuk do të mundin të thonë: Këtu prehet Jezebeli"".
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 10" progress="34.13%" prev="iiKgs.9" next="iiKgs.11" id="iiKgs.10">
<h3 id="iiKgs.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="iiKgs.10-p1">
<scripture passage="iiKgs 10:1" parsed="|2Kgs|10|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.1" />
<sup>1</sup> Ashabi kishte në Samari shtatëdhjetë bij. Jehu shkroi letra dhe ua dërgoi në Samari krerëve të qytetit, pleqve dhe tutorëve të bijve të Ashabit; në to thoshte:
<scripture passage="iiKgs 10:2" parsed="|2Kgs|10|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.2" />
<sup>2</sup> "Sa t'ju arrijë kjo letër, me qenë se keni me vete bijtë e zotit suaj dhe keni qerre dhe kuaj, një qytet të fortifikuar dhe armë,
<scripture passage="iiKgs 10:3" parsed="|2Kgs|10|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.3" />
<sup>3</sup> zgjidhni birin më të mirë dhe më të përshtatshëm të zotit suaj, vendoseni mbi fronin e atit të tij dhe luftoni për shtëpinë e zotit suaj".
<scripture passage="iiKgs 10:4" parsed="|2Kgs|10|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.4" />
<sup>4</sup> Por ata patën shumë frikë dhe thanë: "Ja, dy mbretër nuk mundën ta përballojnë; si mund ta përballojmë ne?".
<scripture passage="iiKgs 10:5" parsed="|2Kgs|10|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.5" />
<sup>5</sup> Prandaj prefekti i pallatit, qeveritari i qytetit, pleqtë dhe tutorët e bijve të Ashabit dërguan t'i thonë Jehut: "Ne jemi shërbëtorët e tu dhe do të bëjmë të gjitha ato që do të na urdhërosh; nuk  do të zgjedhim asnjë mbret; bëj atë që të duket  më e mirë".
<scripture passage="iiKgs 10:6" parsed="|2Kgs|10|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.6" />
<sup>6</sup> Atëherë ai u shkroi një letër të dytë, në të cilën thoshte: "Në rast se mbani anën time dhe doni t'i bindeni zërit tim, merrni kokat e atyre njerëzve, të bijve të zotit suaj dhe ejani tek unë në Jezreel,  nesër në këtë orë". Bijtë e mbretit,  gjithsej shtatëdhjetë, rrinin me fisnikët e qytetit, që i edukonin.
<scripture passage="iiKgs 10:7" parsed="|2Kgs|10|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.7" />
<sup>7</sup> Me të marrë letrën, ata morën bijtë e mbretit dhe i therën të shtatëdhjetët; pastaj i vunë në shporta kokat e tyre dhe ia çuan Jehut në Jezreel.
<scripture passage="iiKgs 10:8" parsed="|2Kgs|10|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.8" />
<sup>8</sup> Kështu erdhi një lajmëtar për t'i njoftuar ngjarjen dhe i tha: "Kanë sjellë kokat e bijve të mbretit". Jehu u përgjigj: "Vendosini në dy grumbuj në hyrje të portës deri nesër në mëngjes".
<scripture passage="iiKgs 10:9" parsed="|2Kgs|10|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.9" />
<sup>9</sup> Të nesërmen ai doli dhe, duke qëndruar në këmbë, i tha tërë popullit: "Ju jeni të drejtë; ja, unë kam komplotuar kundër zotërisë sime dhe e kam vrarë; po kush i ka vrarë tërë këta?
<scripture passage="iiKgs 10:10" parsed="|2Kgs|10|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.10" />
<sup>10</sup> Pranoni, pra, që nuk ka rënë për tokë asnjë nga fjalët e Zotit që ky ka shqiptuar kundër shtëpisë të Ashabit; Zoti në të vërtetë ka kryer atë që kishte thënë me anë të shërbëtorit të tij Elia".
<scripture passage="iiKgs 10:11" parsed="|2Kgs|10|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.11" />
<sup>11</sup> Kështu Jehu bëri që të vdesin tërë ata që kishin mbetur nga shtëpia e Ashabit në Jezreel, tërë të mëdhenjtë, miqtë dhe priftërinjtë e tij, pa lënë asnjë prej tyre.
<scripture passage="iiKgs 10:12" parsed="|2Kgs|10|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.12" />
<sup>12</sup> Pastaj u ngrit dhe shkoi në Samari. Gjatë rrugës, me të arritur në Beth-Eked,
<scripture passage="iiKgs 10:13" parsed="|2Kgs|10|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.13" />
<sup>13</sup> Jehu takoi vëllezërit e Ashaziahut, mbretit të Judës, dhe tha: "Kush jeni?". Ata u përgjigjën: "Jemi vëllezërit e Ashaziahut dhe po zbresim për të përshëndetur bijtë e mbretit dhe bijtë e mbretëreshës".
<scripture passage="iiKgs 10:14" parsed="|2Kgs|10|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.14" />
<sup>14</sup> Atëherë ai urdhëroi: "Kapini të gjallë!". Kështu i zunë të gjallë dhe i therën pranë pusit të Beth-Ekedit, gjithsej dyzet e dy veta; nuk kursyen as edhe një.
<scripture passage="iiKgs 10:15" parsed="|2Kgs|10|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.15" />
<sup>15</sup> U nis që andej dhe gjeti Jehonadabin, birin e Rekabit, që iu kishte dalë para; e përshëndeti dhe i tha: "A është zemra jote e drejtë ashtu siç është imja ndaj teje?". Jehonadabi u përgjigj: "Éshtë".
<scripture passage="iiKgs 10:16" parsed="|2Kgs|10|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.16" />
<sup>16</sup> "Eja me mua dhe do të shohësh zellin tim për Zotin!". Pastaj e mori me vete në qerren e tij.
<scripture passage="iiKgs 10:17" parsed="|2Kgs|10|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.17" />
<sup>17</sup> Me të arritur në Samari, vrau tërë ata që kishin mbetur nga shtëpia e Ashabit në Samari, deri në shkatërimin e plotë të saj, sipas fjalës që Zoti i kishte thënë Elias.
<scripture passage="iiKgs 10:18" parsed="|2Kgs|10|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.18" />
<sup>18</sup> Pastaj Jehu mblodhi tërë popullin dhe i tha: "Ashabi i ka shërbyer pak Baalit, por Jehu do t'i shërbejë shumë më tepër.
<scripture passage="iiKgs 10:19" parsed="|2Kgs|10|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.19" />
<sup>19</sup> Tani thirri pranë meje tërë profetët e Baalit, tërë shërbëtorët dhe priftërinjtë e tij; të mos mungojë asnjë prej tyre, sepse duhet t'i bëj një flijim të madh Baalit; ai që do të mungojë, nuk do mbetet  i gjallë". Por Jehu vepronte me mashtrim  për të shkatërruar adhuruesit e Baalit.
<scripture passage="iiKgs 10:20" parsed="|2Kgs|10|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.20" />
<sup>20</sup> Pastaj Jehu urdhëroi: "Shpallni një festë solemne për nder të Baalit!". Festa u shpall.
<scripture passage="iiKgs 10:21" parsed="|2Kgs|10|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Jehu dërgoi lajmëtarë nëpër gjithë Izraelin; kështu tërë adhuruesit e Baalit erdhën dhe nuk mungoi asnjë prej tyre; hynë në tempullin e Baalit dhe tempulli u mbush plot nga një anë në anën tjetër.
<scripture passage="iiKgs 10:22" parsed="|2Kgs|10|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.22" />
<sup>22</sup> Jehu i tha rojtarit të rrobave: "Nxirri jashtë rrobat për të gjithë adhuruesit e Baalit". Kështu ai i nxori rrobat për ta.
<scripture passage="iiKgs 10:23" parsed="|2Kgs|10|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.23" />
<sup>23</sup> Atëherë Jehu, bashkë me Jehonadabin, birin e Rekabit, hyri në tempullin e Baalit dhe u tha adhuruesve të Baalit: "Kërkoni mirë dhe shikoni që këtu të mos ketë asnjë shërbëtor të Zotit, por vetëm adhurues të Baalit".
<scripture passage="iiKgs 10:24" parsed="|2Kgs|10|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.24" />
<sup>24</sup> Kështu ata hynë për të ofruar flijime dhe olokauste. Jehu kishte vënë jashtë tempullit tetëdhjetë burra, të cilëve u kishte thënë: "Në rast se dikush lë të ikë një njeri të vetëm nga njerëzit që kam  lënë në duart tuaja, do ta paguajë me jetën  e tij jetën e atij që ka ikur".
<scripture passage="iiKgs 10:25" parsed="|2Kgs|10|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.25" />
<sup>25</sup> Kështu, sa mbaroi oferta e olokaustit, Jehu u dha këtë urdhër rojeve dhe kapitenëve: "Hyni, vritni dhe mos lini që asnjë t'ju ikë!". Prandaj ata i kaluan në majë të shpatës, pastaj rojet dhe kapitenët  i hodhën jashtë dhe depërtuan në pjesën  e brendshme të tempullit të Baalit;
<scripture passage="iiKgs 10:26" parsed="|2Kgs|10|26|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.26" />
<sup>26</sup> pastaj çuan jashtë shtyllat e shenjta të tempullit të Baalit dhe i dogjën.
<scripture passage="iiKgs 10:27" parsed="|2Kgs|10|27|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.27" />
<sup>27</sup> Pastaj shkatërruan statujën e Baalit dhe shembën tempullin e tij, duke e katansdisur në një vend ku grumbullohen plehrat e kështu mbetet edhe sot e kësaj dite.
<scripture passage="iiKgs 10:28" parsed="|2Kgs|10|28|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.28" />
<sup>28</sup> Kështu Jehu bëri që të zhduket Baali nga Izraeli;
<scripture passage="iiKgs 10:29" parsed="|2Kgs|10|29|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.29" />
<sup>29</sup> megjithatë ai nuk u tërhoq nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilët e kishte bërë të kryente mëkate Izraelin, domethënë nga viçat e artë që ishin në Bethel dhe në Dan.
<scripture passage="iiKgs 10:30" parsed="|2Kgs|10|30|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.30" />
<sup>30</sup> Prandaj Zoti i tha Jehut: "Me qenë se ke vepruar mirë, duke bërë atë që është e drejtë në sytë e mi, dhe i ke bërë shtëpisë së Ashabit të gjitha atë që kisha në zemër, bijtë e tu do të ulen mbi fronin e Izraelit deri në brezin e katërt".
<scripture passage="iiKgs 10:31" parsed="|2Kgs|10|31|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.31" />
<sup>31</sup> Por Jehu nuk u kujdesua të ndiqte me gjithë zemër ligjin e Zotit, Perëndisë së Izraelit; në fakt ai nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, me të cilat e kishte bërë Izraelin të mëkatonte.
<scripture passage="iiKgs 10:32" parsed="|2Kgs|10|32|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.32" />
<sup>32</sup> Në atë kohë Zoti filloi t'i presë disa pjesë të Izraelit; në fakt Hazaeli i mundi Izraelitët gjatë gjithë kufirit të tyre:
<scripture passage="iiKgs 10:33" parsed="|2Kgs|10|33|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.33" />
<sup>33</sup> nga Jordani drejt lindjes, pushtoi tërë vendin e Galaadit, Gaditët, Rubenitët dhe Manasitët; nga Aroeri, që është afër përroit të Amonit, deri në Galaad dhe Bashan.
<scripture passage="iiKgs 10:34" parsed="|2Kgs|10|34|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.34" />
<sup>34</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Jehut, tërë ato që bëri dhe të gjitha trimëritë e tij a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
<scripture passage="iiKgs 10:35" parsed="|2Kgs|10|35|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.35" />
<sup>35</sup> Pastaj Jehun e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në Samari. Në vend të tij mbretëroi i biri Jehoahazi.
<scripture passage="iiKgs 10:36" parsed="|2Kgs|10|36|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.10.36" />
<sup>36</sup> Jehu mbretëroi mbi Izraelin në Samari njëzet e tetë vjet.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 11" progress="34.28%" prev="iiKgs.10" next="iiKgs.12" id="iiKgs.11">
<h3 id="iiKgs.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="iiKgs.11-p1">
<scripture passage="iiKgs 11:1" parsed="|2Kgs|11|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.1" />
<sup>1</sup> Kur Athaliah, e ëma e Ashaziahut, pa që i biri kishte vdekur, u ngrit dhe zhduku tërë pasardhësit mbretërorë.
<scripture passage="iiKgs 11:2" parsed="|2Kgs|11|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.2" />
<sup>2</sup> Por Jehosheba, bija e mbretit Joram dhe e motra e Ashaziahut, mori Joasin, birin e Ashaziahut, e nxorri fshehurazi nga mesi i bijve të mbretit që ishin vrarë dhe e vuri me tajën në dhomën e shtretërve; kështu ia fshehën Athaliahut dhe nuk u vra.
<scripture passage="iiKgs 11:3" parsed="|2Kgs|11|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.3" />
<sup>3</sup> Mbeti, pra, i fshehur gjashtë vjet në shtëpinë e Zotit me të, ndërsa Athaliah mbretëronte mbi vendin.
<scripture passage="iiKgs 11:4" parsed="|2Kgs|11|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.4" />
<sup>4</sup> Vitin e shtatë Jehojada dërgoi të thërrasë komandantët e qindsheve të rojeve personale dhe të rojeve dhe i solli pranë vetes në shtëpinë e Zotit; ai lidhi një besëlidhje me ta, i vuri të betohen në shtëpinë e Zotit dhe u tregoi birin e mbretit.
<scripture passage="iiKgs 11:5" parsed="|2Kgs|11|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.5" />
<sup>5</sup> Pastaj i urdhëroi, duke thënë: "Kjo është ajo që ju do të bëni: një e treta e atyre prej jush që hyjnë në shërbim ditën e shtunë, ka për të ruajtur shtëpinë e mbretit;
<scripture passage="iiKgs 11:6" parsed="|2Kgs|11|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.6" />
<sup>6</sup> një e treta portën e Surit dhe një e treta portën prapa rojeve. Ju do të ruani shtëpinë, duke ndaluar hyrjen në të.
<scripture passage="iiKgs 11:7" parsed="|2Kgs|11|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.7" />
<sup>7</sup> Dy pjesët e tjera prej jush, domethënë tërë ata që e lënë shërbimin ditën e shtunë, kanë për të ruajtur shtëpinë e Zotit rreth mbretit.
<scripture passage="iiKgs 11:8" parsed="|2Kgs|11|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.8" />
<sup>8</sup> Ju do të viheni rreth mbretit, secili me armët e tij në dorë; dhe kushdo që do të kërkojë të futet në radhët tuaja, do të vritet. Ju do të jeni me mbretin qoftë kur del, qoftë kur hyn".
<scripture passage="iiKgs 11:9" parsed="|2Kgs|11|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.9" />
<sup>9</sup> Kështu komandantët e qindsheve vepruan pikërisht ashtu si kishte urdhëruar prifti Jehojada. Secili mori njerëzit e tij, ata që hynin në shërbim ditën e shtunë dhe ata që linin shërbimin ditën e shtunë, dhe shkuan te prifti Jehojada.
<scripture passage="iiKgs 11:10" parsed="|2Kgs|11|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.10" />
<sup>10</sup> Prifti u dha komandantëve të qindshëve shtizat dhe mburojat që i kishte pasur mbreti David dhe që ishin në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiKgs 11:11" parsed="|2Kgs|11|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.11" />
<sup>11</sup> Rojet, secili me armën e tij në dorë, u vendosën në krahun jugor të tempullit deri në krahun e tij verior, pranë altarit dhe tempullit, rreth mbretit.
<scripture passage="iiKgs 11:12" parsed="|2Kgs|11|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Jehojada e çoi jashtë birin e mbretit, i vuri mbi kokë diademën dhe i dorëzoi ligjin. E shpallën mbret dhe e vajosën; pastaj duartrokitën dhe thirrën: "Rroftë mbreti!".
<scripture passage="iiKgs 11:13" parsed="|2Kgs|11|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.13" />
<sup>13</sup> Kur Athaliahu dëgjoi zhurmën e rojeve dhe të popullit, shkoi në drejtim të popullit në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiKgs 11:14" parsed="|2Kgs|11|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.14" />
<sup>14</sup> Vështroi dhe e pa mbretin në këmbë mbi podiumin, sipas zakonit; kapitenët dhe borizanët ishin afër mbretit, ndërsa tërë populli i vendit ishte në festë dhe u binte borive. Atëherë Athaliahu grisi rrobat e saj dhe bërtiti: "Tradhëti, tradhëti!".
<scripture passage="iiKgs 11:15" parsed="|2Kgs|11|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.15" />
<sup>15</sup> Por prifti Jehojada urdhëroi komandantët e qindshëve, që komandonin ushtrinë, dhe u tha atyre: "Nxirreni jashtë nga rreshtat dhe kushdo që i shkon pas të vritet me shpatë!". Në fakt prifti kishte  thënë: "Mos lejoni që ajo të vritet në shtëpinë  e Zotit".
<scripture passage="iiKgs 11:16" parsed="|2Kgs|11|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.16" />
<sup>16</sup> Kështu e kapën dhe, sa po arriti në shtëpinë e mbretit nëpër rrugën e portës së kuajve, aty e vranë.
<scripture passage="iiKgs 11:17" parsed="|2Kgs|11|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.17" />
<sup>17</sup> Pastaj Jehojada bëri një besëlidhje midis Zotit, mbretit dhe popullit, me qëllim që Izraeli të ishte populli i Zotit; lidhi gjithashtu një besëlidhje midis mbretit dhe popullit.
<scripture passage="iiKgs 11:18" parsed="|2Kgs|11|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.18" />
<sup>18</sup> Atëherë tërë populli i vendit shkoi në tempullin e Baalit dhe e shkatërroi; i bëri copë-copë tërë altarët dhe shëmbëlltyrat e tij, vrau para altarëve Matanin, priftin e Baalit. Pastaj prifti Jehojada vendosi roje rreth shtëpisë së Zotit.
<scripture passage="iiKgs 11:19" parsed="|2Kgs|11|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.19" />
<sup>19</sup> Pastaj mori komandantët e qindsheve të rojeve personale të mbretit dhe të rojeve dhe tërë popullin e vendit; këta bënë që mbreti të zbresë nga shtëpia e Zotit dhe, duke ndjekur rrugën e portës së  rojeve e çuan në shtëpinë e mbretit, ku ai u  ul në fronin e mbretërve.
<scripture passage="iiKgs 11:20" parsed="|2Kgs|11|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.20" />
<sup>20</sup> Kështu populli i vendit bëri festë dhe qyteti mbeti i qetë, sepse kishin vrarë me shpatë Athaliahun në shtëpinë e mbretit.
<scripture passage="iiKgs 11:21" parsed="|2Kgs|11|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.11.21" />
<sup>21</sup> Joasi ishte shtatë vjeç kur filloi të mbretërojë.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 12" progress="34.36%" prev="iiKgs.11" next="iiKgs.13" id="iiKgs.12">
<h3 id="iiKgs.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="iiKgs.12-p1">
<scripture passage="iiKgs 12:1" parsed="|2Kgs|12|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e shtatë të Jehut, Joasi filloi të mbetërojë dhe mbretëroi dyzet vjet në Jeruzalem. Nëna e tij quhej Tsibiah, ishte nga Beer-Sheba.
<scripture passage="iiKgs 12:2" parsed="|2Kgs|12|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.2" />
<sup>2</sup> Joasi bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Zotit për tërë kohën që udhëhiqej nga prifti Jehojada.
<scripture passage="iiKgs 12:3" parsed="|2Kgs|12|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.3" />
<sup>3</sup> Megjithatë vendet e larta nuk u ndryshuan; populli vazhdonte të bënte flijime dhe të digjte temjan në vendet e larta.
<scripture passage="iiKgs 12:4" parsed="|2Kgs|12|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.4" />
<sup>4</sup> Joasi u tha priftërinjve: "Tërë paratë e gjërave të shenjtëruara që çohen në shtëpinë e Zotit, paratë e vëna mënjanë, paratë e caktuara për shpengimin e vetes dhe tërë paratë që secili e ndjen në zemër t'ia çojë shtëpisë së Zotit,
<scripture passage="iiKgs 12:5" parsed="|2Kgs|12|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.5" />
<sup>5</sup> t'i marrin priftërinjtë, secili nga i njohuri i tij, dhe të ndreqin dëmtimet që ka pasur tempulli kudo që të ndodhen".
<scripture passage="iiKgs 12:6" parsed="|2Kgs|12|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.6" />
<sup>6</sup> Por në vitin e njëzetetretë të mbretit Joas priftërinjtë nuk kishin ndrequr akoma dëmtimet e tempullit.
<scripture passage="iiKgs 12:7" parsed="|2Kgs|12|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.7" />
<sup>7</sup> Atëherë mbreti Joas thirri priftin Jehojada dhe priftërinjtë e tjerë dhe u tha: "Pse nuk i keni ndrequr dëmtimet e tempullit? Prandaj mos merrni më para nga të njohurit tuaj, por u jepni për të ndrequr dëmtimet e tempullit".
<scripture passage="iiKgs 12:8" parsed="|2Kgs|12|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.8" />
<sup>8</sup> Priftërinjtë pranuan të mos merrnin më para nga populli, as edhe të ndreqnin dëmtimet e tempullit.
<scripture passage="iiKgs 12:9" parsed="|2Kgs|12|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.9" />
<sup>9</sup> Pastaj prifti Jehojada mori një arkë, hapi një vrimë në kapakun e saj dhe e vendosi përbri altarit, në krahun e djathtë të atij që hyn në shtëpinë e Zotit; priftërinjtë që ruanin hyrjen vendosën aty tërë paratë e sjella në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiKgs 12:10" parsed="|2Kgs|12|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.10" />
<sup>10</sup> Kur ata shihnin që në arkë kishte shumë para, atëherë vinin sekretari i mbretit dhe kryeprifti që i vinin paratë në qese dhe numëronin paratë e gjetura në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiKgs 12:11" parsed="|2Kgs|12|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.11" />
<sup>11</sup> Pastaj paratë që ishin peshuar i dorëzonin në duart e atyre që kryenin punë, të cilëve u ishte besuar mbikqyrja e shtëpisë së Zotit; dhe këta ua kalonin marangozëve dhe ndërtuesve që punonin në shtëpinë e Zotit,
<scripture passage="iiKgs 12:12" parsed="|2Kgs|12|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.12" />
<sup>12</sup> muratorëve dhe gdhëndësve, për të blerë dru dhe gurë të latuar, të nevojshëm për të ndrequr dëmtimet e shtëpisë së Zotit dhe për të mbuluar të gjitha shpenzimet e bëra për ndreqjen e tempullit.
<scripture passage="iiKgs 12:13" parsed="|2Kgs|12|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.13" />
<sup>13</sup> Por me paratë e sjella në shtëpinë e Zotit nuk u bënë, për shtëpinë e Zotit, as kupa prej argjendi, as pastrues, as enë, as bori, asnjë send ari ose asnjë send argjendi;
<scripture passage="iiKgs 12:14" parsed="|2Kgs|12|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.14" />
<sup>14</sup> paratë u jepeshin vetëm atyre që kryenin punimet, të cilët i përdornin për të restauruar shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiKgs 12:15" parsed="|2Kgs|12|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.15" />
<sup>15</sup> Përveç kësaj nuk u kërkohej asnjë llogari atyre që u ishin dorëzuar paratë, të cilat duhet t'u jepeshin zbatuesve të punimeve, sepse këta punonin me përpikmëri.
<scripture passage="iiKgs 12:16" parsed="|2Kgs|12|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.16" />
<sup>16</sup> Paratë e flijimeve të shlyerjes dhe ato të flijimeve për mëkatet nuk çoheshin në shtëpinë e Zotit; ato ishin për priftërinjtë.
<scripture passage="iiKgs 12:17" parsed="|2Kgs|12|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.17" />
<sup>17</sup> Në atë kohë Hazaeli, mbret i Sirisë, doli për të luftuar kundër Gathit dhe e pushtoi; pastaj Hazaeli u përgatit të sulmonte Jeruzalemin.
<scripture passage="iiKgs 12:18" parsed="|2Kgs|12|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Joasi, mbret i Judës, mori tërë sendet e shenjta që etërit e tij Jozafati, Jehorami dhe Ashaziahu, mbretër të Judës kishin shenjtëruar, ato që kishte shenjtëruar ai vetë dhe tërë arin që gjendej  në thesarët e shtëpisë së Zotit dhe në  shtëpinë e mbretit, dhe i dërgoi të gjitha Hazaelit, mbretit të Sirisë, që u tërhoq në Jeruzalem.
<scripture passage="iiKgs 12:19" parsed="|2Kgs|12|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.19" />
<sup>19</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Joasit dhe tërë ato që bëri a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
<scripture passage="iiKgs 12:20" parsed="|2Kgs|12|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.20" />
<sup>20</sup> Shërbëtorët e Joasit ngritën krye, kurdisën një komplot dhe e vranë në shtëpinë e Milos, në tatëpjetën në drejtim të Silas.
<scripture passage="iiKgs 12:21" parsed="|2Kgs|12|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.12.21" />
<sup>21</sup> Jozakari, bir i Shimeathit, dhe Jehozabadi, bir i Shomerit, shërbëtorë të tij, e goditën dhe ai vdiq. E varrosën pastaj bashkë me etërit e tij në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Amatsiahu.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 13" progress="34.45%" prev="iiKgs.12" next="iiKgs.14" id="iiKgs.13">
<h3 id="iiKgs.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="iiKgs.13-p1">
<scripture passage="iiKgs 13:1" parsed="|2Kgs|13|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e njëzretetretë të Joasit, birit të Ashaziahut, mbret i Judës, Jehohazi, bir i Jehut, filloi të mbretërojë mbi Izrael në Samari, dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet.
<scripture passage="iiKgs 13:2" parsed="|2Kgs|13|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.2" />
<sup>2</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe vijoi mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilët e kishte bërë Izraelin të kryente mëkate, dhe nuk u largua nga kjo rrugë.
<scripture passage="iiKgs 13:3" parsed="|2Kgs|13|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.3" />
<sup>3</sup> Atëherë zemërimi i Zotit shpërtheu kundër Izraelit dhe i dorëzoi në duart e Hazaelit, mbretit të Sirisë, dhe në duart e Ben-Hadadit, birit të Hazaelit, për tërë atë kohë.
<scripture passage="iiKgs 13:4" parsed="|2Kgs|13|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.4" />
<sup>4</sup> Por Jehohazi iu lut Zotit dhe Zoti e kënaqi, sepse pa shtypjen e Izraelit dhe se si mbreti i Sirisë i shtypte.
<scripture passage="iiKgs 13:5" parsed="|2Kgs|13|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.5" />
<sup>5</sup> Prandaj Zoti i dha një çlirues Izraelit, dhe kështu banorët e tij mundën t'i shpëtojnë pushtetit të Sirëve; kështu bijtë e Izraelit mundën të banojnë në çadrat e tyre si në të kaluarën.
<scripture passage="iiKgs 13:6" parsed="|2Kgs|13|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.6" />
<sup>6</sup> Megjithatë nuk u larguan nga mëkatet e shtëpisë së Jeroboamit me të cilat e kishin bërë të kryente mëkate Izraelin, por vazhduan në këtë rrugë; bile edhe Asherahu mbeti më këmbë në Samari.
<scripture passage="iiKgs 13:7" parsed="|2Kgs|13|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.7" />
<sup>7</sup> Nga të gjitha trupat e Jehoahazit Zoti la vetëm pesëdhjetë kalorës, dhjetë qerre dhe dhjetë mijë këmbësorë, sepse mbreti i Sirisë i kishte shkatëruar dhe katandisur në pluhur për t'u shkelur.
<scripture passage="iiKgs 13:8" parsed="|2Kgs|13|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.8" />
<sup>8</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Jehoahazit, tërë atë që bëri dhe tërë trimëritë e tij a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit.
<scripture passage="iiKgs 13:9" parsed="|2Kgs|13|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.9" />
<sup>9</sup> Kështu Jehoahazin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros në Samari. Në vend të tij mbretëroi i biri, Joasi.
<scripture passage="iiKgs 13:10" parsed="|2Kgs|13|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.10" />
<sup>10</sup> Në vitin e tridhjetë e shtatë të Joasit, mbretit të Judës, bir i Jehoahazit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në Samari, dhe mbretëroi gjashtëmbëdhjetë vjet.
<scripture passage="iiKgs 13:11" parsed="|2Kgs|13|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.11" />
<sup>11</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilat e kishte bërë të kryente mëkate Izraelin, por vazhdoi në këtë rrugë.
<scripture passage="iiKgs 13:12" parsed="|2Kgs|13|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.12" />
<sup>12</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Joasit, tërë atë që bëri dhe trimëria me të cilën luftoi kundër Amatsiahut, mbretit të Judës, a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
<scripture passage="iiKgs 13:13" parsed="|2Kgs|13|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.13" />
<sup>13</sup> Kështu Joasin e zuri gjumi me etërit e tij dhe Jeroboami u ul mbi fronin e tij. Pastaj Joasi u varros në Samari me mbretërit e Izraelit.
<scripture passage="iiKgs 13:14" parsed="|2Kgs|13|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.14" />
<sup>14</sup> Eliseu u sëmur nga ajo sëmundje prej së cilës duhet të vdiste; prandaj Joasi, mbret i Izraelit, erdhi ta shohë dhe qau mbi të, duke thënë: "O ati im, o ati im, qerrja e Izraelit dhe kalorësia e tij!".
<scripture passage="iiKgs 13:15" parsed="|2Kgs|13|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Eliseu i tha: "Merr një hark dhe disa shigjeta", ai mori një hark dhe disa shigjeta.
<scripture passage="iiKgs 13:16" parsed="|2Kgs|13|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.16" />
<sup>16</sup> Eliseu i tha pastaj mbretit të Izraelit: "Rroke harkun"; ai e rroku dhe Eliseu vuri duart e tij mbi duart e mbretit.
<scripture passage="iiKgs 13:17" parsed="|2Kgs|13|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.17" />
<sup>17</sup> Pastaj tha: "Hape dritaren nga lindja!". Ai e hapi. Atëherë Eliseu tha: "Gjuaj!". Ai gjuajti. Pas kësaj Eliseu i tha: "Shigjeta e fitores së Zotit dhe shigjeta e fitores kundër Sirëve, sepse ti do  t'i mundësh Sirët në Afek deri sa t'i shfarosësh".
<scripture passage="iiKgs 13:18" parsed="|2Kgs|13|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.18" />
<sup>18</sup> Pastaj tha: "Merri shigjetat!", dhe ai i mori. Eliseu i tha pastaj mbretit të Izraelit: "Rrihe tokën"; ai e rrahu tri herë dhe pastaj u ndal.
<scripture passage="iiKgs 13:19" parsed="|2Kgs|13|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.19" />
<sup>19</sup> Por njeriu i Perëndisë u zemërua me të dhe i tha "Duhet ta kishe rrahur pesë ose gjashtë herë; atëherë do t'i kishe mundur Sirët deri sa t'i zhdukje fare; tani përkundrazi do t'i mundësh Sirët vetëm tri herë".
<scripture passage="iiKgs 13:20" parsed="|2Kgs|13|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.20" />
<sup>20</sup> Pastaj Eliseu vdiq dhe e varrosën. Në fillim të vitit vijues disa banda Moabitësh pushtuan vendin.
<scripture passage="iiKgs 13:21" parsed="|2Kgs|13|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.21" />
<sup>21</sup> Por ndodhi që, ndërsa disa varrosnin një njeri, panë një bandë plaçkitësish; kështu e hodhën njeriun në varrin e Eliseut. Sa arriti ai të prekë kockat e Eliseut, u ringjall dhe u ngrit më këmbë.
<scripture passage="iiKgs 13:22" parsed="|2Kgs|13|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.22" />
<sup>22</sup> Hazaeli, mbret i Sirisë, e shtypi Izraelin gjatë tërë jetës së Jehoahazit;
<scripture passage="iiKgs 13:23" parsed="|2Kgs|13|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.23" />
<sup>23</sup> por Zoti i fali ata, i erdhi keq dhe u kthye me ta për shkak të besëlidhjes që kishte me Abrahamin, me Isakun dhe me Jakobin; dhe këtë radhë nuk deshi t'i shkatërrojë apo t'i largojë nga prania e tij.
<scripture passage="iiKgs 13:24" parsed="|2Kgs|13|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.24" />
<sup>24</sup> Pastaj vdiq Hazaeli, mbret i Sirisë, dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Ben-Hadadi.
<scripture passage="iiKgs 13:25" parsed="|2Kgs|13|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.13.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Joasi, bir i Jehoahazit rimori nga duart e Ben-Hadadit, birit të Hazaelit, qytetet që ai kishte marrë me luftë kundër Jehoahazit, atit të tij. Tri herë të mira Joasi e mundi dhe ripushtoi kështu qytetet e Izraelit.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 14" progress="34.55%" prev="iiKgs.13" next="iiKgs.15" id="iiKgs.14">
<h3 id="iiKgs.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="iiKgs.14-p1">
<scripture passage="iiKgs 14:1" parsed="|2Kgs|14|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.1" />
<sup>1</sup> Vitin e dytë të Joasit, birit të Jehoahazit, mbret i Izraelit, filloi të mbretërojë Amatsiahu, bir i Joasit, mbret i Judës.
<scripture passage="iiKgs 14:2" parsed="|2Kgs|14|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.2" />
<sup>2</sup> Kur filloi të mbretërojë ishte njëzet e pesë vjeç, dhe mbretëroi njëzet e nëntë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Jehoadan, ishte nga Jeruzalemi.
<scripture passage="iiKgs 14:3" parsed="|2Kgs|14|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.3" />
<sup>3</sup> Ai bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, por jo si Davidi, ati i tij; bëri gjithçka ashtu siç kishte vepruar Joasi, ati i tij.
<scripture passage="iiKgs 14:4" parsed="|2Kgs|14|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.4" />
<sup>4</sup> Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën; populli vazhdonte të bënte flijime dhe të digjte temjan në vendet e larta.
<scripture passage="iiKgs 14:5" parsed="|2Kgs|14|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.5" />
<sup>5</sup> Sa filloi të ushtrojë një kontroll të rreptë mbi mbretërinë, ai i vrau shërbëtorët e tij që kishin vrarë të atin, mbretin;
<scripture passage="iiKgs 14:6" parsed="|2Kgs|14|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.6" />
<sup>6</sup> por nuk vrau bijtë e vrasësve, sipas asaj që është shkruar në librin e ligjit të Moisiut, në të cilin Zoti ka urdhëruar duke thënë: "Etërit nuk do të dënohen me vdekje për bijtë e tyre, as bijtë nuk  do të vriten për etërit e tyre; secili do të  dënohet me vdekje për mëkatin e vet".
<scripture passage="iiKgs 14:7" parsed="|2Kgs|14|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.7" />
<sup>7</sup> Ai vrau dhjetë mijë Idumej në luginën e Kripës; dhe me luftë pushtoi Selën dhe i vuri emrin Joktheel, që ka mbetur deri më sot.
<scripture passage="iiKgs 14:8" parsed="|2Kgs|14|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Amatsiahu i dërgoi lajmëtarë Joasit, birit të Jehoahazit, birit të Jehut, mbret i Izraelit, për t'i thënë: "Eja, të ndeshemi njeri me tjetrin në betejë".
<scripture passage="iiKgs 14:9" parsed="|2Kgs|14|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.9" />
<sup>9</sup> Joasi, mbret i Izraelit, dërgoi t'i thonë Amatsiahut, mbretit të Judës: "Gjembi i Libanit i dërgoi fjalë kedrit të Libanit: "Jepi tët bijë për grua birit tim". Por andej kaloi një kafshë e egër e Libanit dhe e shkeli gjembin.
<scripture passage="iiKgs 14:10" parsed="|2Kgs|14|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.10" />
<sup>10</sup> Ti ke mundur Edomin dhe zemra jote të ka bërë krenar. Lavdërou megjithatë, por rri në shtëpinë tënde. Pse dëshiron një fatkeqësi, duke marrë më qafë veten dhe Judën bashkë me ty?".
<scripture passage="iiKgs 14:11" parsed="|2Kgs|14|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.11" />
<sup>11</sup> Por Amatsiahu nuk e dëgjoi. Kështu Joasi mbret i Izraelit, doli; prandaj ai dhe Amatsiahu, mbret i Judës, u ndeshën njeri me tjetrin në Beth-Shemesh, që ishte pronë e Judës.
<scripture passage="iiKgs 14:12" parsed="|2Kgs|14|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.12" />
<sup>12</sup> Juda u mund nga Izraeli, dhe secili prej tyre iku në çadrën e vet.
<scripture passage="iiKgs 14:13" parsed="|2Kgs|14|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.13" />
<sup>13</sup> Në Beth-Shemesh Joasi, mbret i Izraelit, kapi Amatsiahun, mbretin e Judës, birin e Joasit, që ishte bir i Ashaziahut. Pastaj shkoi në Jeruzalem ku bëri një të çarë prej katërqind kubitësh në muret  e Jeruzalemit, nga porta e Efraimit deri te  porta e Qoshes.
<scripture passage="iiKgs 14:14" parsed="|2Kgs|14|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.14" />
<sup>14</sup> Gjithashtu mori tërë arin dhe argjendin dhe tërë sendet që ndodheshin në shtëpinë e Zotit dhe në thesaret e shtëpisë së mbretit, bashkë me njerëzit peng, dhe u kthye në Samari.
<scripture passage="iiKgs 14:15" parsed="|2Kgs|14|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.15" />
<sup>15</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Joasit, trimëria e tij dhe si luftoi kundër Amatsiahut mbretit të Judës, a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
<scripture passage="iiKgs 14:16" parsed="|2Kgs|14|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.16" />
<sup>16</sup> Kështu Joasin e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe u varros në Samari me mbretërit e Izraelit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Jeroboami.
<scripture passage="iiKgs 14:17" parsed="|2Kgs|14|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.17" />
<sup>17</sup> Amatsiahu, bir i Joasit dhe mbret i Judës, jetoi edhe pesëmbëdhjetë vjet mbas vdekjes së Joasit, birit të Jehoahazit dhe mbret i Izraelit.
<scripture passage="iiKgs 14:18" parsed="|2Kgs|14|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.18" />
<sup>18</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Amatsiahut a nuk është e shkruar në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
<scripture passage="iiKgs 14:19" parsed="|2Kgs|14|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.19" />
<sup>19</sup> Kundër tij u kurdis një komplot në Jeruzalem dhe ai iku në Lakish; por e ndoqën deri në Lakish, ku e vranë.
<scripture passage="iiKgs 14:20" parsed="|2Kgs|14|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.20" />
<sup>20</sup> Pastaj e mbartën me kuaj dhe e varrosën në Jeruzalem bashkë me etërit e tij në qytetin e Davidit.
<scripture passage="iiKgs 14:21" parsed="|2Kgs|14|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.21" />
<sup>21</sup> Atëherë tërë populli i Judës mori Azariahun, që ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç, dhe e bëri mbret në vend të atit të tij Amatsiah.
<scripture passage="iiKgs 14:22" parsed="|2Kgs|14|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.22" />
<sup>22</sup> Mbasi mbretin e zuri gjumi bashkë me etërit e tij, ai rindërtoi Elathin dhe ripushtoi Judën.
<scripture passage="iiKgs 14:23" parsed="|2Kgs|14|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.23" />
<sup>23</sup> Në vitin e pesëmbëdhjetë të Amatsiahut, birit të Joasit dhe mbret i Judës, filloi të mbretërojë në Samari Jeroboami, bir i Joasit, mbret i Izraelit, dhe e mbajti fronin dyzet e një vjet.
<scripture passage="iiKgs 14:24" parsed="|2Kgs|14|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.24" />
<sup>24</sup> Ai bëri atë që është e keqe për sytë e Zotit; nuk u largua nga asnjë prej mëkateve të Jeroboamit, birit të Nebatit, që kishte bërë të kryente mëkate Izraelin.
<scripture passage="iiKgs 14:25" parsed="|2Kgs|14|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.25" />
<sup>25</sup> Ai rivendosi kufijtë e Izraelit nga hyrja e Hamathit në detin e Arahahut, sipas fjalës të Zotit, Perëndisë të Izraelit, të shqiptuar nga profeti Jona, birit të Amitait, që ishte nga Gath-Heferi.
<scripture passage="iiKgs 14:26" parsed="|2Kgs|14|26|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.26" />
<sup>26</sup> Në fakt Zoti kishte parë që dëshpërimi i Izraelit ishte shumë i thellë; nuk kishte më as skllevër as të lirë, dhe nuk kishte as edhe një që t'i vinte në ndihmë Izraelit.
<scripture passage="iiKgs 14:27" parsed="|2Kgs|14|27|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.27" />
<sup>27</sup> Zoti nuk kishte thënë akoma të zhdukej emri i Izraelin poshtë qiellit; prandaj e shpëtoi me anë të Jeroboamit, birit të Joasit.
<scripture passage="iiKgs 14:28" parsed="|2Kgs|14|28|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.28" />
<sup>28</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Jeroboamit, tërë atë që kreu, trimëria e tij në luftë dhe si i ripushtoi Izraelit Damaskun dhe Hamathin që kishin qenë pronë e Judës, a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
<scripture passage="iiKgs 14:29" parsed="|2Kgs|14|29|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.14.29" />
<sup>29</sup> Kështu Jeroboamin e zuri gjumi me etërit e tij, mbretërit e Izraelit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Zakaria.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 15" progress="34.66%" prev="iiKgs.14" next="iiKgs.16" id="iiKgs.15">
<h3 id="iiKgs.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="iiKgs.15-p1">
<scripture passage="iiKgs 15:1" parsed="|2Kgs|15|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e njëzeteshtatë të Jeroboamit, mbretit të Izraelit, filloi të mbretërojë Azariahu, bir i Amatsiahut dhe mbret i Judës.
<scripture passage="iiKgs 15:2" parsed="|2Kgs|15|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.2" />
<sup>2</sup> Ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi pesëdhjetë e dy vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Jekoliah dhe ishte nga Jeruzalemi.
<scripture passage="iiKgs 15:3" parsed="|2Kgs|15|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.3" />
<sup>3</sup> Ai bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, pikërisht ashtu si kishte vepruar i ati, Amatsiahu.
<scripture passage="iiKgs 15:4" parsed="|2Kgs|15|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.4" />
<sup>4</sup> Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën nga vendi, populli vazhdonte të bënte flijime dhe të digjte temjan në vendet e larta.
<scripture passage="iiKgs 15:5" parsed="|2Kgs|15|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.5" />
<sup>5</sup> Pastaj Zoti goditi mbretin, që u bë lebroz deri në ditën e vdekjes së tij dhe banoi në një shtëpi të izoluar; Jothami, bir i mbretit ishte mbikqyrësi i pallatit mbretëror dhe i siguronte drejtësinë popullit të vendit.
<scripture passage="iiKgs 15:6" parsed="|2Kgs|15|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.6" />
<sup>6</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Azariahut dhe tërë ato që bëri a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
<scripture passage="iiKgs 15:7" parsed="|2Kgs|15|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.7" />
<sup>7</sup> Kështu Azariahun e zuri gjumi me etërit e tij dhe e varrosën bashkë me etërit e tij në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Jotham.
<scripture passage="iiKgs 15:8" parsed="|2Kgs|15|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.8" />
<sup>8</sup> Vitin e tridhjetetetë të Azariahut, mbretit të Judës, Zakaria, bir i Jeroboamit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në Samari, dhe e mbajti fronin gjashtë muaj.
<scripture passage="iiKgs 15:9" parsed="|2Kgs|15|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.9" />
<sup>9</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, ashtu si kishin bërë etërit e tij; nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, që e kishte çuar në mëkat Izraelin.
<scripture passage="iiKgs 15:10" parsed="|2Kgs|15|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Shalumi, bir i Jabeshit, kurdisi një komplot kundër tij; e goditi dhe e vrau përpara popullit, dhe mbretëroi në vend të tij.
<scripture passage="iiKgs 15:11" parsed="|2Kgs|15|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.11" />
<sup>11</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Zakarisë a nuk është shkruar në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
<scripture passage="iiKgs 15:12" parsed="|2Kgs|15|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.12" />
<sup>12</sup> Kjo ishte fjala e Zotit që i kishte thënë Jehut: "Bijtë e tu do të ulen në fronin e Izraelit deri në brezin e katërt". Dhe kështu ndodhi.
<scripture passage="iiKgs 15:13" parsed="|2Kgs|15|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.13" />
<sup>13</sup> Shalumi, bir i Jabeshit, filloi të mbretërojë vitin e tridhjetenëntë të Uziahut, mbretit të Judës, dhe mbretëroi plot një muaj në Samari.
<scripture passage="iiKgs 15:14" parsed="|2Kgs|15|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.14" />
<sup>14</sup> Pastaj Menahemi, bir i Gadit, doli nga Titrtsahu dhe hyri në Samari; në Samaria goditi Shalumin, birin e Jabeshit, e vrau dhe mbretëroi në vend të tij.
<scripture passage="iiKgs 15:15" parsed="|2Kgs|15|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.15" />
<sup>15</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Shalumit dhe komploti që ai kurdisi a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
<scripture passage="iiKgs 15:16" parsed="|2Kgs|15|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.16" />
<sup>16</sup> Pastaj Menahemi, duke u nisur nga Tirtsahu, goditi Tifsahun, tërë ata që gjendeshin aty dhe territorin e tij, sepse nuk i kishin hapur portat; kështu i goditi dhe u çau barkun grave me barrë.
<scripture passage="iiKgs 15:17" parsed="|2Kgs|15|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.17" />
<sup>17</sup> Vitin e tridhjetenëntë të mbretërisë së Azariahut, mbretit të Judës, Menahemi, bir i Gadit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin, dhe e mbajti fronin dhjetë vjet në Samari.
<scripture passage="iiKgs 15:18" parsed="|2Kgs|15|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.18" />
<sup>18</sup> Ai bëri atë që është e keqe për sytë e Zotit; nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, që e kishte bërë Izraelin të kryente mëkate.
<scripture passage="iiKgs 15:19" parsed="|2Kgs|15|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.19" />
<sup>19</sup> Puli, mbret i Sirisë, erdhi kundër vendit. Atëherë Menahemi i dha Pulit një mijë talenta argjendi me qëllim që ta ndihmonte për ta bërë më të qëndrueshme mbretërinë në duart e tij.
<scripture passage="iiKgs 15:20" parsed="|2Kgs|15|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.20" />
<sup>20</sup> Menahemi bëri që këto të holla të paguheshin nga Izraeli, nga të gjithë njerëzit e pasur, në masën pesëdhjetë sikla argjendi për frymë, për t'ia dhënë mbretit të Asirisë. Kështu mbreti i Asirisë u kthye dhe nuk qëndroi në vend.
<scripture passage="iiKgs 15:21" parsed="|2Kgs|15|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.21" />
<sup>21</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Menahemit dhe tërë ato që bëri a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
<scripture passage="iiKgs 15:22" parsed="|2Kgs|15|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.22" />
<sup>22</sup> Kështu Menahemin e zuri gjumi me etërit e tij. Në vend të tij mbretëroi i biri, Pekahiahu.
<scripture passage="iiKgs 15:23" parsed="|2Kgs|15|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.23" />
<sup>23</sup> Në vitën e pesëdhjetë të Azariahut, mbretit të Judës, Pekahiahu, bir i Menahemit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në Samari; dhe mbretëroi dy vjet.
<scripture passage="iiKgs 15:24" parsed="|2Kgs|15|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.24" />
<sup>24</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit; nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, që e kishin bërë Izraelin të kryente mëkate.
<scripture passage="iiKgs 15:25" parsed="|2Kgs|15|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.25" />
<sup>25</sup> Pastaj Pekahu, bir i Remaliahut, kapitenit të tij, kurdisi një komplot kundër tij dhe e goditi në Samari, në kullën e pallatit mbretëror, bashkë me Argobin dhe Ariehun, duke pasur me vete pesëdhjetë  burra të Galaadit. Ai vrau dhe mbretëroi në  vend të tij.
<scripture passage="iiKgs 15:26" parsed="|2Kgs|15|26|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.26" />
<sup>26</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Pekahiahut dhe tërë ato që bëri a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
<scripture passage="iiKgs 15:27" parsed="|2Kgs|15|27|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.27" />
<sup>27</sup> Vitin e pesëdhjetedytë të Azariahut, mbretit të Judës, Pekahu, bir i Remaliahut, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në Samari, dhe mbretëroi njëzet vjet.
<scripture passage="iiKgs 15:28" parsed="|2Kgs|15|28|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.28" />
<sup>28</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit; nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, që e kishte bërë Izraelin të kryente mëkate.
<scripture passage="iiKgs 15:29" parsed="|2Kgs|15|29|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.29" />
<sup>29</sup> Në kohën e Pekahiahut, mbretit të Izraelit erdhi Tiglath-Pileseri, mbret i Asirisë, dhe pushtoi Ijonin, Abel-Keth-Maakahun, Janoahun, Kedeshin, Hatsorin, Galaadin, Galilenë dhe tërë vendin e Neftalit;  dhe i internoi tërë banorët e tyre në  Asiri.
<scripture passage="iiKgs 15:30" parsed="|2Kgs|15|30|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.30" />
<sup>30</sup> Pastaj Hosea, bir i Elahut, kurdisi një komplot kundër Pekahut, birit të Remaliahut, e goditi dhe e vrau; kështu mbretëroi në vendin e tij, vitin e njëzetë të mbretërimit të Jothamit, birit të Uziahut.
<scripture passage="iiKgs 15:31" parsed="|2Kgs|15|31|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.31" />
<sup>31</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Pekahut dhe tërë ato që bëri a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
<scripture passage="iiKgs 15:32" parsed="|2Kgs|15|32|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.32" />
<sup>32</sup> Vitin e dytë të mbretërisë së Pekahut, birit të Remaliahut, mbret i Izraelit, filloi të mbretërojë Jothami, bir i Uziahut, mbret i Judës.
<scripture passage="iiKgs 15:33" parsed="|2Kgs|15|33|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.33" />
<sup>33</sup> Kur filloi të mbretërojë ishte njëzet e pesë vjeç, dhe mbajti fronin gjashtëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Jerusha; ishte bijë e Tsadokut.
<scripture passage="iiKgs 15:34" parsed="|2Kgs|15|34|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.34" />
<sup>34</sup> Ai bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit; ashtu si kishte vepruar Uziahu, i ati.
<scripture passage="iiKgs 15:35" parsed="|2Kgs|15|35|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.35" />
<sup>35</sup> Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën nga vendi; populli vazhdonte të bënte flijime dhe të digjte temjan në vendet e larta. Ai ndërtoi portën e sipërme të shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="iiKgs 15:36" parsed="|2Kgs|15|36|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.36" />
<sup>36</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Jothmit dhe tërë ato që bëri a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
<scripture passage="iiKgs 15:37" parsed="|2Kgs|15|37|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.37" />
<sup>37</sup> Në atë kohë Zoti dërgoi kundër Judës, Retsinin, mbretin e Sirisë dhe Pekahun, birin e Remaliahut.
<scripture passage="iiKgs 15:38" parsed="|2Kgs|15|38|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.15.38" />
<sup>38</sup> Kështu Jothamin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros me ta në qytetin e Davidit, atit të tij. Në vend të tij mbretëroi i biri, Ashazi.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 16" progress="34.80%" prev="iiKgs.15" next="iiKgs.17" id="iiKgs.16">
<h3 id="iiKgs.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="iiKgs.16-p1">
<scripture passage="iiKgs 16:1" parsed="|2Kgs|16|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e shtatëmbëdhjetë të Pekahiahut, birit të Remaliahut, filloi të mbretërojë Ashazi, biri i Jothamit, mbret i Judës.
<scripture passage="iiKgs 16:2" parsed="|2Kgs|16|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.2" />
<sup>2</sup> Kur filloi të mbretërojë, Ashazi ishte njëzet vjeç dhe qëndroi në fron gjashtëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. Ai nuk bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë të tij, ashtu si kishte bërë Davidi, ati i tij;
<scripture passage="iiKgs 16:3" parsed="|2Kgs|16|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.3" />
<sup>3</sup> por ndoqi rrugën e mbretërve të Izraelit dhe bëri madje të kalojë nëpër zjarr edhe të birin, sipas riteve të neveritshme të kombeve që Zoti kishte dëbuar para bijve të Izraelit;
<scripture passage="iiKgs 16:4" parsed="|2Kgs|16|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.4" />
<sup>4</sup> përveç kësaj bënte flijime dhe digjte temjan në vendet e larta, në kodrat dhe poshtë drurëve që gjelbëronin.
<scripture passage="iiKgs 16:5" parsed="|2Kgs|16|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Retsini, mbret i Sirisë, dhe Pekahu, bir i Remaliahut, dolën për të luftuar kundër Jeruzalemit; rrethuan aty Ashazin, por nuk arritën ta mundin.
<scripture passage="iiKgs 16:6" parsed="|2Kgs|16|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.6" />
<sup>6</sup> Në atë kohë Retsini, mbret i Sirisë, ripushtoi Elathin dhe përzuri Judenjtë nga Elathi; kështu Sirët hynë në Elath dhe kanë mbetur atje deri ditën e sotme.
<scripture passage="iiKgs 16:7" parsed="|2Kgs|16|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.7" />
<sup>7</sup> Ashazi i dërgoi lajmëtarë Tiglath-Pileserit, mbretit të Asirëve, për t'i thënë: "Unë jam shërbëtori dhe biri yt; dil dhe më çliro nga duart e mbretit të Sirisë dhe të mbretit të Izraelit, që janë ngritur kundër meje".
<scripture passage="iiKgs 16:8" parsed="|2Kgs|16|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.8" />
<sup>8</sup> Ashazi mori pastaj argjendin dhe arin që ndodhej në shtëpinë e Zotit dhe në thesaret e pallatit mbretëror dhe ia dërgoi si dhuratë mbretit të Asirisë.
<scripture passage="iiKgs 16:9" parsed="|2Kgs|16|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.9" />
<sup>9</sup> Atëherë mbreti i Asirisë e dëgjoi; pastaj mbreti i Asirisë doli kundër Damaskut, e pushtoi dhe internoi banorët e tij në Kir, dhe vrau Retsinin.
<scripture passage="iiKgs 16:10" parsed="|2Kgs|16|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.10" />
<sup>10</sup> Atëherë mbreti Ashaz shkoi në Damask për të takuar Tiglath-Peleserin, mbretin e Asirisë; pasi pa altarin që ishte në Damask, mbreti Ashaz i dërgoi priftit Uria vizatimin dhe modelin e altarit, me gjitha hollësitë për ndërtimin e tij.
<scripture passage="iiKgs 16:11" parsed="|2Kgs|16|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.11" />
<sup>11</sup> Kështu prifti Uria ndërtoi një altar, sipas porosive që mbreti Ashaz i kishte dërguar nga Damasku; prifti Uria e ndërtoi para se mbreti Ashaz të kthehej nga Damasku.
<scripture passage="iiKgs 16:12" parsed="|2Kgs|16|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.12" />
<sup>12</sup> Kur u kthye nga Damasku, mbreti pa altarin; pastaj mbreti iu afrua altarit dhe ofroi flijime mbi të.
<scripture passage="iiKgs 16:13" parsed="|2Kgs|16|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.13" />
<sup>13</sup> Pastaj dogji mbi të olokaustin e tij dhe ofertën e tij ushqimore, derdhi libacionin e tij dhe spërkati mbi altarin gjakun e flijimeve të tij të falenderimit.
<scripture passage="iiKgs 16:14" parsed="|2Kgs|16|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.14" />
<sup>14</sup> Sa për altarin prej bronzi që ishte përballë Zotit, e hoqi nga vendi i tij përballë tempullit midis altarit dhe shtëpisë të Zotit dhe e vendosi në veri të altarit.
<scripture passage="iiKgs 16:15" parsed="|2Kgs|16|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.15" />
<sup>15</sup> Pastaj mbreti Ashaz urdhëroi priftin Uria dhe i tha: "Bëj që të tymoset mbi altar olokausti i madh i mëngjesit dhe blatimi ushqimor i mbrëmjes, olokausti i mbretit dhe blatimi i tij ushqimor, olokaustet  e tërë popullit të vendit dhe libacionet  e tij; dhe do të spërkatë mbi to tërë gjakun e olokausteve dhe tërë gjakun e flijimeve; sa për altarin prej bronzi, do të merrem unë me të.
<scripture passage="iiKgs 16:16" parsed="|2Kgs|16|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.16" />
<sup>16</sup> Kështu prifti Uria bëri tërë ato që mbreti Ashaz i kishte urdhëruar.
<scripture passage="iiKgs 16:17" parsed="|2Kgs|16|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.17" />
<sup>17</sup> Mbreti Ashaz hoqi gjithashtu panelet nga qerret dhe enët e vogla, hoqi detin nga demat prej bronzi që e mbanin dhe e vendosi mbi një dysheme prej gurësh.
<scripture passage="iiKgs 16:18" parsed="|2Kgs|16|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.18" />
<sup>18</sup> Për shkak të mbretit të Asirisë, ai hoqi portikun e së shtunës, që kishin ndërtuar në tempull, edhe nga shtëpia e Zotit hoqi gjithashtu hyrjen e jashtme të mbretit.
<scripture passage="iiKgs 16:19" parsed="|2Kgs|16|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.19" />
<sup>19</sup> Pjesa tjetër e bëmave të kryera nga Ashazi a nuk është vallë e shkruar në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
<scripture passage="iiKgs 16:20" parsed="|2Kgs|16|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.16.20" />
<sup>20</sup> Kështu Ashazin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros me ta në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Ezekia.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 17" progress="34.88%" prev="iiKgs.16" next="iiKgs.18" id="iiKgs.17">
<h3 id="iiKgs.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="iiKgs.17-p1">
<scripture passage="iiKgs 17:1" parsed="|2Kgs|17|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e dymbëdhjetë të Ashazit, mbretit të Judës, Hosea, bir i Elahut, filloi të mbretërojë mbi Izraelin dhe e mbajti fronin nëntë vjet.
<scripture passage="iiKgs 17:2" parsed="|2Kgs|17|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.2" />
<sup>2</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, por jo si mbretërit e Izraelit që qenë para tij.
<scripture passage="iiKgs 17:3" parsed="|2Kgs|17|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.3" />
<sup>3</sup> Shalmaneseri, mbret i Asirisë, doli kundër tij; Hosea u bë kështu shërbëtor i tij dhe i paguante një haraç.
<scripture passage="iiKgs 17:4" parsed="|2Kgs|17|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.4" />
<sup>4</sup> Por mbreti i Asirisë zbuloi një komplot te Hosea, sepse ky kishte dërguar lajmëtarë te So, mbret i Egjiptit dhe nuk i sillte më haraçin mbretit të Asirisë, siç bënte zakonisht çdo vit. Prandaj mbreti  i Asirisë e futi në burg dhe e mbante të  lidhur.
<scripture passage="iiKgs 17:5" parsed="|2Kgs|17|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.5" />
<sup>5</sup> Pastaj mbreti i Asirisë pushtoi tërë vendin, doli kundër Samarisë dhe e rrethoi gjatë tre vjetve.
<scripture passage="iiKgs 17:6" parsed="|2Kgs|17|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.6" />
<sup>6</sup> Në vitin e nëntë të Hoseas, mbreti i Asirisë pushtoi Samarinë, i shpërnguli Izraelitët në Asiri dhe i vendosi në Halah dhe mbi Haborin, lumë i Gozanit, si dhe në qytetet e Medit.
<scripture passage="iiKgs 17:7" parsed="|2Kgs|17|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.7" />
<sup>7</sup> Kjo ndodhi sepse bijtë e Izraelit kishin kryer mëkate kundër Zotit, Perëndisë të tyre, që i kishte nxjerrë nga vendi i Egjiptit duke i çliruar nga pushteti i Faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe kishin nderuar perëndi të tjera;
<scripture passage="iiKgs 17:8" parsed="|2Kgs|17|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.8" />
<sup>8</sup> kështu ata kishin ndjekur zakonet e kombeve që Zoti i kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit dhe ato të futura nga mbretërit e Izraelit.
<scripture passage="iiKgs 17:9" parsed="|2Kgs|17|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.9" />
<sup>9</sup> Bijtë e Izraelit kishin kryer gjithashtu në mënyrë të fshehtë kundër Zotit, Perëndisë të tyre, gjëra jo të drejta dhe kishin ndërtuar vende të larta në të gjitha qytetet e tyre, nga kullat e rojes deri në qytetet e fortifikuara.
<scripture passage="iiKgs 17:10" parsed="|2Kgs|17|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.10" />
<sup>10</sup> Kishin ndërtuar për veten e tyre shtylla të shenjta dhe Asherime mbi çdo kodër të lartë dhe poshtë çdo druri gjelbërues;
<scripture passage="iiKgs 17:11" parsed="|2Kgs|17|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.11" />
<sup>11</sup> dhe aty, në tërë vendet e larta, kishin djegur temjan, ashtu si kishin bërë kombet që Zoti kishte dëbuar përpara tyre, dhe kishin kryer veprime të liga, duke shkaktuar zemrimin e Zotit;
<scripture passage="iiKgs 17:12" parsed="|2Kgs|17|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.12" />
<sup>12</sup> u kishin shërbyer gjithashtu idhujve, për të cilët Zoti u pat thënë: "Mos bëni një gjë të tillë!".
<scripture passage="iiKgs 17:13" parsed="|2Kgs|17|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.13" />
<sup>13</sup> Megjithatë Zoti e kishte paralajmëruar Izraelin dhe Judën me anë të të gjithë profetëve dhe të shikuesve, duke thënë: "Kthehuni prapa nga rrugët tuaja të këqija dhe respektoni urdhërimet dhe statutet  e mia, sipas tërë ligjit që u caktova etërve  tuaj dhe që ju dërgova me anë të shërbëtorëve të mi, profetëve".
<scripture passage="iiKgs 17:14" parsed="|2Kgs|17|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.14" />
<sup>14</sup> Por ata nuk dëgjuan çfarë thuhej dhe u bënë edhe më kokëfortë, si kishin vepruar etërit e tyre, që nuk patën besim tek Zoti, Perëndia i tyre.
<scripture passage="iiKgs 17:15" parsed="|2Kgs|17|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.15" />
<sup>15</sup> Dhe hodhën poshtë statutet dhe besëlidhjen që ai kishte lidhur me etërit e tyre dhe paralajmërimet që u kishte dhënë. Prandaj ndoqën gjëra të kota duke u bërë ata vetë mendjelehtë dhe shkuan pas kombeve  që i rrethonin, që Zoti i kishte ndaluar  t'i imitonin.
<scripture passage="iiKgs 17:16" parsed="|2Kgs|17|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.16" />
<sup>16</sup> Kështu ata braktisën tërë urdhërimet e Zotit, Perëndisë të tyre; bënë dy viça prej metali të shkrirë, bënë një Asherah, adhuruan tërë ushtrinë e qiellit dhe u vunë në shërbim të Baalit;
<scripture passage="iiKgs 17:17" parsed="|2Kgs|17|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.17" />
<sup>17</sup> kaluan nëpër zjarr bijtë dhe bijat e tyre, praktikuan shortarinë, interpretuan shenjat e këqija dhe bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit, duke shkaktuar zemërimin e tij.
<scripture passage="iiKgs 17:18" parsed="|2Kgs|17|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.18" />
<sup>18</sup> Prandaj Zoti u zemërua shumë me Izraelin dhe e largoi nga prania e tij; mbeti vetëm fisi i Judës.
<scripture passage="iiKgs 17:19" parsed="|2Kgs|17|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.19" />
<sup>19</sup> As Juda nuk i respektoi urdhërimet e Zotit, Perëndisë të tij, por ndoqi zakonet e futura nga Izraeli.
<scripture passage="iiKgs 17:20" parsed="|2Kgs|17|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.20" />
<sup>20</sup> Prandaj Zoti hodhi poshtë tërë fisin e Izraelit, i poshtëroi dhe i braktisi në duart e cubave, deri sa i përzuri nga prania e tij.
<scripture passage="iiKgs 17:21" parsed="|2Kgs|17|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.21" />
<sup>21</sup> Kur ai e shkëputi Izraelin nga shtëpia e Davidit, ata shpallën mbret Jeroboamin, birin e Nebatit; pastaj Jeroboami e shmangu Izraelin nga rruga e Zotit dhe e bëri të kryente një mëkat të madh.
<scripture passage="iiKgs 17:22" parsed="|2Kgs|17|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.22" />
<sup>22</sup> Kështu bijtë e Izraelit ndoqën tërë mëkatet e kryera prej Jeroboamit dhe nuk u larguan prej tyre,
<scripture passage="iiKgs 17:23" parsed="|2Kgs|17|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.23" />
<sup>23</sup> deri sa Zoti e largoi Izraelin nga prania e tij, ashtu si kishte thënë me anë të tërë profetëve të tij, shërbëtorëve të tij; dhe Izraeli u shpërngul kështu me dhunë në vendin e Asirisë, ku ndodhet sot e kësaj dite.
<scripture passage="iiKgs 17:24" parsed="|2Kgs|17|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.24" />
<sup>24</sup> Pastaj mbreti i Asirisë solli njerëz nga Babilonia, nga Kuthahu, nga Ava, nga Hamathi dhe nga Sefarvaimi dhe i vendosi në qytetet e Samarisë në vend të bijve të Izraelit; kështu ata futën në dorë Samarinë dhe banuan në qytetet e saj.
<scripture passage="iiKgs 17:25" parsed="|2Kgs|17|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.25" />
<sup>25</sup> Por në fillim të ngulimit të tyre atje, ata nuk kishin frikë nga Zoti; prandaj Zoti dërgoi në mes të tyre, disa luanë, të cilët vranë disa banorë.
<scripture passage="iiKgs 17:26" parsed="|2Kgs|17|26|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.26" />
<sup>26</sup> Atëherë i thanë mbretit të Asirisë: "Njerëzit që ti i ke kaluar dhe vendosur në Samari nuk njohin ligjin e Perëndisë të vendit; prandaj ai ka dërguar në mes tyre luanë që i vrasin ata, sepse nuk njohin ligjin e Perëndisë të vendit".
<scripture passage="iiKgs 17:27" parsed="|2Kgs|17|27|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.27" />
<sup>27</sup> Atëherë mbreti i Asirisë dha këtë urdhër, duke thënë: "Bëni që të kthehet një nga priftërinjtë që keni internuar që andej; ai të shkojë të vendoset pranë tyre dhe t'u mësoj ligjin e Perëndisë të vendit".
<scripture passage="iiKgs 17:28" parsed="|2Kgs|17|28|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.28" />
<sup>28</sup> Kështu një nga priftërinjtë, që ishin internuar nga Samaria, shkoi dhe u vendos në Bethel dhe u mësoi atyre si duhet t'i druheshin Zotit.
<scripture passage="iiKgs 17:29" parsed="|2Kgs|17|29|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.29" />
<sup>29</sup> Megjithatë, tërë këto kombe vazhduan të bëjnë perënditë e tyre dhe i vendosën në tempujt e vendeve të larta që kishin ndërtuar Samaritanët, çdo komb në qytetin ku banonte.
<scripture passage="iiKgs 17:30" parsed="|2Kgs|17|30|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.30" />
<sup>30</sup> Ata të Babilonisë bënë Sukoth-Benothin, ata të Kuthit Nergalin, ata të Hamathit Ashiman;
<scripture passage="iiKgs 17:31" parsed="|2Kgs|17|31|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.31" />
<sup>31</sup> ata të Avas bënë Nibhazin dhe Tartakun; dhe ata të Sefarvaimit i digjnin bijtë e tyre për nder të Adramelekut dhe të Anamelekut, perëndi të Sefarvaimit.
<scripture passage="iiKgs 17:32" parsed="|2Kgs|17|32|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.32" />
<sup>32</sup> Ata kishin frikë nga Zoti, por zgjodhën priftërinj të vendeve të larta të ardhur nga çdo klasë dhe që ofronin flijime për ta në tempujt e vendeve të larta.
<scripture passage="iiKgs 17:33" parsed="|2Kgs|17|33|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.33" />
<sup>33</sup> Kështu ata kishin frikë nga Zoti dhe u shërbenin perëndive të tyre, sipas zakoneve të kombeve nga të cilat qenë shpërngulur.
<scripture passage="iiKgs 17:34" parsed="|2Kgs|17|34|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.34" />
<sup>34</sup> Edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të ndjekin zakonet e vjetra; nuk kanë frikë nga Zoti dhe nuk veprojnë sipas statuteve dhe urdhërimeve të tij dhe as sipas ligjeve dhe urdhërimeve që Zoti u kishte dhënë  bijve të Jakobit, të quajtur prej tij  Izrael.
<scripture passage="iiKgs 17:35" parsed="|2Kgs|17|35|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.35" />
<sup>35</sup> Me ta në fakt Zoti kishte vendosur dhe u kishte urdhëruar: "Mos kini frikë nga perëndi të tjera, mos bini përmbys para tyre, mos u shërbeni dhe mos u ofroni flijime,
<scripture passage="iiKgs 17:36" parsed="|2Kgs|17|36|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.36" />
<sup>36</sup> por kini frikë nga Zoti, që ju bëri të dilni nga vendi i Egjiptit me fuqi të madhe dhe me krahun e tij të shtrirë; para tij bini përmbys dhe atij i ofroni flijime.
<scripture passage="iiKgs 17:37" parsed="|2Kgs|17|37|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.37" />
<sup>37</sup> Kini kujdes të zbatoni gjithnjë statutet, dekretet, ligjin dhe urdhërimet që ai shkroi për ju; por mos kini frikë nga perënditë e tjera.
<scripture passage="iiKgs 17:38" parsed="|2Kgs|17|38|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.38" />
<sup>38</sup> Mos harroni besëlidhjen që kam lidhur me ju dhe mos kini frikë nga perëndi të tjera;
<scripture passage="iiKgs 17:39" parsed="|2Kgs|17|39|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.39" />
<sup>39</sup> por kini frikë nga Zoti, Perëndia juaj, dhe ai do t'ju çlirojë nga duart e tërë armiqve tuaj".
<scripture passage="iiKgs 17:40" parsed="|2Kgs|17|40|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.40" />
<sup>40</sup> Por ata nuk e dëgjuan dhe vazhduan përkundrazi të ndjekin zakonet e tyre të lashta.
<scripture passage="iiKgs 17:41" parsed="|2Kgs|17|41|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.17.41" />
<sup>41</sup> Kështu këto kombe kishin frikë nga Zoti dhe u shërbenin idhujve të tyre. Edhe bijtë e tyre dhe bijtë e bijve të tyre kanë vazhduar të veprojnë deri më sot siç kanë vepruar etërit e tyre.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 18" progress="35.05%" prev="iiKgs.17" next="iiKgs.19" id="iiKgs.18">
<h3 id="iiKgs.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="iiKgs.18-p1">
<scripture passage="iiKgs 18:1" parsed="|2Kgs|18|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e tretë të Hoseas, birit të Elahut, mbret i Izraelit, filloi të mbretërojë Ezekia, bir i Ashazit, mbret i Judës.
<scripture passage="iiKgs 18:2" parsed="|2Kgs|18|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.2" />
<sup>2</sup> Ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëzet e nëntë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Abi; ishte bijë e Zakarias.
<scripture passage="iiKgs 18:3" parsed="|2Kgs|18|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.3" />
<sup>3</sup> Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Zotit, sipas tërë atyre që kishte bërë Davidi, ati i tij.
<scripture passage="iiKgs 18:4" parsed="|2Kgs|18|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.4" />
<sup>4</sup> I hoqi nga vendi vendet e larta, bëri copë-copë shtyllat e shenjta, rëzoi Asherahun dhe bëri copë-copë gjarpërin prej bronzi që e pat bërë Moisiu, sepse deri në atë kohë bijtë e Izraelit i kishin ofruar temjan dhe e quajti Nehushtan.
<scripture passage="iiKgs 18:5" parsed="|2Kgs|18|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.5" />
<sup>5</sup> Ai pati besim tek Zoti, Perëndia i Izraelit; dhe mbas tij, midis tërë mbretërve të Judës, nuk pati asnjë si ai, as edhe midis atyre që kishin qenë para tij.
<scripture passage="iiKgs 18:6" parsed="|2Kgs|18|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.6" />
<sup>6</sup> Mbeti i lidhur me Zotin, nuk pushoi së ndjekuri gjurmët e tij dhe respektoi urdhërimet që Zoti i kishte dhënë Moisiut.
<scripture passage="iiKgs 18:7" parsed="|2Kgs|18|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.7" />
<sup>7</sup> Kështu Zoti mbeti pranë tij, dhe atij i dilnin mbarë të gjitha ndërmarrjet e tij. Ngriti krye kundër mbretit të Asirisë dhe nuk iu nënshtrua më;
<scripture passage="iiKgs 18:8" parsed="|2Kgs|18|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.8" />
<sup>8</sup> mundi Filistejtë deri në Gaza dhe aty ku arrinte territori i tyre, nga kulla e rojes deri në qytetin e fortifikuar.
<scripture passage="iiKgs 18:9" parsed="|2Kgs|18|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.9" />
<sup>9</sup> Vitin e katërt të mbretit Ezekia, që ishte viti i shtatë i Hoseas, birit të Elahut, mbret i Izraelit, Shalmaneseri, mbret i Asirisë, doli kundër Samarisë dhe e rrethoi.
<scripture passage="iiKgs 18:10" parsed="|2Kgs|18|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.10" />
<sup>10</sup> Dhe pas tre vjetve e pushtoi; vitin e gjashtë të Ezekias, që ishte viti i nëntë i Hoseut, mbretit të Izraelit, Samaria u pushtua me forcë.
<scripture passage="iiKgs 18:11" parsed="|2Kgs|18|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.11" />
<sup>11</sup> Mbreti i Asirisë i shpërnguli pastaj Izraelitët në Asiri dhe i vendosi në Halah dhe mbi Haborin, lumë i Gozanit, dhe në qytetet e Medasve,
<scripture passage="iiKgs 18:12" parsed="|2Kgs|18|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.12" />
<sup>12</sup> sepse nuk i ishin bindur zërit të Zotit, Perëndisë të tyre, dhe kishin shkelur besëlidhjen e tij; tërë ato që Moisiu, shërbëtor i Zotit, kishte urdhëruar ata as e kishin dëgjuar, as e kishin vënë në praktikë.
<scripture passage="iiKgs 18:13" parsed="|2Kgs|18|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.13" />
<sup>13</sup> Vitin e katërmbëdhjetë të mbretit Ezekia, Senasheribi, mbret i Asirisë, doli kundër tërë qyteteve të fortifikuara të Judës dhe i pushtoi.
<scripture passage="iiKgs 18:14" parsed="|2Kgs|18|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Ezekia, mbret i Judës, dërgoi t'i thotë mbretit të Asirisë në Lakish: "Kam mëkatuar; tërhiqu prej meje dhe kam për të pranuar të gjitha ato që do të më caktosh". Mbreti i Asirisë i caktoi  Ezekias, mbretit të Judës, treqind talenta  argjendi dhe tridhjetë talenta ari.
<scripture passage="iiKgs 18:15" parsed="|2Kgs|18|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.15" />
<sup>15</sup> Kështu Ezekia dha tërë argjendin që gjendej në shtëpinë e Zotit dhe në thesaret e pallatit të mbretit.
<scripture passage="iiKgs 18:16" parsed="|2Kgs|18|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.16" />
<sup>16</sup> Në atë kohë Ezekia hoqi nga portat e tempullit të Zotit dhe nga shtalkat arin me të cilin Ezekia, mbret i Judës, i kishte veshur dhe ia dha mbretit të Asirisë.
<scripture passage="iiKgs 18:17" parsed="|2Kgs|18|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.17" />
<sup>17</sup> Atëherë mbreti i Asirisë i dërgoi Ezekias, nga Lakishi në Jeruzalem, Tartanin, Rabsarisin dhe Rabshakehun me një ushtri të madhe. Ata dolën dhe arritën në Jeruzalem. Kur arritën në Jeruzalem, shkuan
<scripture passage="iiKgs 18:18" parsed="|2Kgs|18|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.18" />
<sup>18</sup> Kur thërritën mbretin, u ndalën përballë Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekti i pallatit, Shebna, sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti.
<scripture passage="iiKgs 18:19" parsed="|2Kgs|18|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Rabshakehu u tha atyre: "Shkoni t'i thoni Ezekias: Kështu thotë i madhi, mbret i Asirisë: Ku e gjen gjithë këtë besim?
<scripture passage="iiKgs 18:20" parsed="|2Kgs|18|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.20" />
<sup>20</sup> A mendon vallë që këshilla dhe forca për të bërë luftë janë vetëm fjalë të kota? Te kush ke besim kur ke ngritur krye kundër meje?
<scripture passage="iiKgs 18:21" parsed="|2Kgs|18|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.21" />
<sup>21</sup> Ja tani, ti ke besim në përkrahjen e këtij kallami të thyer, që është Egjipti, që çan dorën e atij që mbështetet në të dhe e shpon. I tillë është pikërisht Faraoni, mbreti i Egjiptit, për tërë ata që kanë besim tek ai.
<scripture passage="iiKgs 18:22" parsed="|2Kgs|18|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.22" />
<sup>22</sup> Ndofta do të më thoni: "Ne kemi besim tek Zoti, Perëndia ynë". A nuk është, vallë, po ai për të cilin Ezekia ka hequr vendet e larta dhe altarët, duke i thënë Judës dhe Jeruzalemit: "Ju do të adhuroni vetëm përpara këtij altari në Jeruzalem"?
<scripture passage="iiKgs 18:23" parsed="|2Kgs|18|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.23" />
<sup>23</sup> Tani vër një bast me zotërinë tim, mbretin e Asirisë! Unë do të jap dy mijë kuaj, në rast se ti je në gjendje të gjesh kalorësit që u hipin.
<scripture passage="iiKgs 18:24" parsed="|2Kgs|18|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.24" />
<sup>24</sup> Si mund ta bësh të tërhiqet qoftë edhe një kapiten të vetëm midis shërbëtorëve më të vegjël të zotërisë sime? Megjithatë ke besim tek Egjipti për të pasur qerre dhe kalorës.
<scripture passage="iiKgs 18:25" parsed="|2Kgs|18|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.25" />
<sup>25</sup> Tani, a kam dalë, vallë, pa Zotin kundër këtij vendi për ta shkatërruar? Zoti më ka thënë: "Dil kundër këtij vendi dhe shkatërroje".
<scripture passage="iiKgs 18:26" parsed="|2Kgs|18|26|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.26" />
<sup>26</sup> Atëherë Eliakimi, bir i Hilkiahut, Shebna dhe Joashi i thanë Rabshakehut: "Të lutem, folu shërbëtorëve të tu në gjuhën aramaike, se ne e kuptojmë; por mos na fol në gjuhën hebraike, sepse populli që është mbi muret dëgjon".
<scripture passage="iiKgs 18:27" parsed="|2Kgs|18|27|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.27" />
<sup>27</sup> Por Rabshakehu iu përgjigj atyre në këtë mënyrë: "A më ka dërguar vallë zotëria im t'i them këto gjëra zotërisë sate dhe ty, apo më tepër njerëzve që qëndrojnë mbi muret, të dënuar të hanë jashtëqitjet  e tyre dhe të pinë shurrën e tyre bashkë  me ju?".
<scripture passage="iiKgs 18:28" parsed="|2Kgs|18|28|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Rabshakehu u ngrit dhe bërtiti me zë të lartë në gjuhën hebraishte, duke thënë: "Dëgjoni fjalën e të madhit, mbretit të Asirisë!
<scripture passage="iiKgs 18:29" parsed="|2Kgs|18|29|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.29" />
<sup>29</sup> Kështu thotë mbreti: "Mos u mashtroni nga Ezekia, sepse ai nuk mund t'ju shpëtojë nga duart e mia;
<scripture passage="iiKgs 18:30" parsed="|2Kgs|18|30|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.30" />
<sup>30</sup> të mos ju shtyjë Ezekia të keni besim tek Zoti, duke thënë: Me siguri Zoti do të na çlirojë dhe ky qytet nuk do t'i dorëzohet mbretit të Asirisë".
<scripture passage="iiKgs 18:31" parsed="|2Kgs|18|31|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.31" />
<sup>31</sup> Mos dëgjoni Ezekian, sepse kështu thotë mbreti i Asirisë: "Bëni paqe me mua dhe dorëzohuni në duart e mia, kështu secili do të hajë frutat e vreshtit dhe të fikut të tij dhe do të pijë ujin e sternës së tij,
<scripture passage="iiKgs 18:32" parsed="|2Kgs|18|32|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.32" />
<sup>32</sup> deri sa të vijë unë dhe t'ju çoj në një vend të ngjashëm me vendin tuaj, një vend që jep grurë dhe verë, një vend që ka bukë dhe vreshta, një vend me ullinj, vaj dhe mjaltë; dhe ju do të jetoni dhe  nuk do të vdisni". Mos dëgjoni fjalët e  Ezekias, që kërkon t'ju mashtrojë, duke thënë: "Zoti do të na çlirojë".
<scripture passage="iiKgs 18:33" parsed="|2Kgs|18|33|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.33" />
<sup>33</sup> A ka çliruar ndonjë prej perëndive të fiseve vendin e tij nga duart e mbretit të Asirisë?
<scripture passage="iiKgs 18:34" parsed="|2Kgs|18|34|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.34" />
<sup>34</sup> Ku janë perënditë e Hamathit dhe të Arpadit? Ku janë perënditë e Sefarvaimit, të Henas dhe të Ivahut? E kanë çliruar ata vallë Samarinë nga duart e mia?
<scripture passage="iiKgs 18:35" parsed="|2Kgs|18|35|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.35" />
<sup>35</sup> Kush midis tërë perëndive të këtyre vendeve ka çliruar vendin e tij nga duart e mia, që Zoti të çlirojë Jeruzalemin nga duart e mia?".
<scripture passage="iiKgs 18:36" parsed="|2Kgs|18|36|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.36" />
<sup>36</sup> Por populli heshti dhe nuk u përgjigj as edhe një fjalë, sepse urdhri i mbretit ishte: "Mos i jepni përgjigje".
<scripture passage="iiKgs 18:37" parsed="|2Kgs|18|37|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.18.37" />
<sup>37</sup> Atëherë Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekt i pallatit, Shebna, sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti, shkuan tek Ezekia me rroba të grisura dhe i referuan fjalët e Rabshekahut.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 19" progress="35.20%" prev="iiKgs.18" next="iiKgs.20" id="iiKgs.19">
<h3 id="iiKgs.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="iiKgs.19-p1">
<scripture passage="iiKgs 19:1" parsed="|2Kgs|19|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.1" />
<sup>1</sup> Kur mbreti Ezekia dëgjoi këto gjëra, grisi rrobat e tij, u mbulua me një thes dhe hyri në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiKgs 19:2" parsed="|2Kgs|19|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.2" />
<sup>2</sup> Pastaj dërgoi Eliakimin, prefektin e pallatit, Shebnan, sekretarin, dhe pleqtë e priftërinjve, të mbuluar me thasë, te profeti Isaia, bir i Amotsit.
<scripture passage="iiKgs 19:3" parsed="|2Kgs|19|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.3" />
<sup>3</sup> Ata i thanë: "Kështu thotë Ezekia: "Kjo është një ditë ankthi, ndëshkimesh dhe turpi, sepse bijtë janë duke lindur, por nuk ka forcë për t'i pjellë.
<scripture passage="iiKgs 19:4" parsed="|2Kgs|19|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.4" />
<sup>4</sup> Ndofta Zoti, Perëndia yt, ka dëgjuar tërë fjalët e Rabshakehut, që mbreti i Asirisë, zotëria e tij, ka dërguar për të fyer Perëndinë e gjallë, dhe do ta dënojë për shkak të fjalëve që Zoti, Perëndia  yt, ka dëgjuar. Larto, pra, një lutje për  atë që mbetet akoma"".
<scripture passage="iiKgs 19:5" parsed="|2Kgs|19|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.5" />
<sup>5</sup> Kështu shërbëtorët e mbretit Ezekia shkuan tek Isaia.
<scripture passage="iiKgs 19:6" parsed="|2Kgs|19|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.6" />
<sup>6</sup> Dhe Isaia u tha atyre: "Këtë do t'i thoni zotërisë suaj: Kështu thotë Zoti: "Mos u tremb nga fjalët që dëgjove, me të cilat shërbëtorët e mbretit të Asirisë më kanë fyer.
<scripture passage="iiKgs 19:7" parsed="|2Kgs|19|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.7" />
<sup>7</sup> Ja, unë do të dërgoj mbi të një frymë dhe sa të dëgjojë ndonjë lajm, do të kthehet në vendin e tij; dhe në vendin e tij unë do ta bëj që të bjerë nga shpata"".
<scripture passage="iiKgs 19:8" parsed="|2Kgs|19|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.8" />
<sup>8</sup> Kështu Rabshakehu u kthye dhe e gjeti mbretin e Asirisë që rrethonte Libnahun, sepse kishte mësuar që ai qe nisur nga Lakishi.
<scripture passage="iiKgs 19:9" parsed="|2Kgs|19|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.9" />
<sup>9</sup> Por ai mori lajme nga Tirhakahu, mbret i Etiopisë, të cilat thonin: "Ja, ai lëvizi për të luftuar kundër teje". Atëherë i dërgoi përsëri lajmëtarë Ezekias, duke i thënë:
<scripture passage="iiKgs 19:10" parsed="|2Kgs|19|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.10" />
<sup>10</sup> "Do t'i flisni kështu Ezekias, mbretit të Judës, duke i thënë: "Mos e lër që Perëndia yt, tek i cili ke besim, të të mashtrojë duke thënë: Jeruzalemi nuk do të jepet në duart e mbretit të Asirisë.
<scripture passage="iiKgs 19:11" parsed="|2Kgs|19|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.11" />
<sup>11</sup> Ja, ti ke dëgjuar atë që mbretërit e Asirisë u kanë bërë tërë vendeve, duke vendosur shkatërrimin e tyre. A do të shpëtoje ti vetëm?
<scripture passage="iiKgs 19:12" parsed="|2Kgs|19|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.12" />
<sup>12</sup> A i kanë çliruar, vallë perënditë e kombeve ata që etërit e mi kanë shkatërruar: Gozanin, Haranin, Retsefin dhe bijtë e Edenit që ishin në Telasar?
<scripture passage="iiKgs 19:13" parsed="|2Kgs|19|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.13" />
<sup>13</sup> Ku janë mbreti i Hamathit, mbret i Arpadit dhe mbreti i qytetit të Sefarvaimit, të Henas dhe të Ivahut?".
<scripture passage="iiKgs 19:14" parsed="|2Kgs|19|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.14" />
<sup>14</sup> Ezekia e mori letrën nga duart e lajmëtarëve dhe e lexoi; pastaj shkoi në shtëpinë e Zotit dhe e shtriu para Zotit.
<scripture passage="iiKgs 19:15" parsed="|2Kgs|19|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Ezekia filloi të lutet para Zotit duke thënë: "O Zot, Perëndia i Izraelit, që ulesh mbi kerubinët, ti je Perëndia, i vetmi, i të tëra mbretërive të tokës. Ti ke bërë qiejtë dhe tokën.
<scripture passage="iiKgs 19:16" parsed="|2Kgs|19|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.16" />
<sup>16</sup> Vër veshin, o Zot, dhe dëgjo; hap sytë, o Zot, dhe shiko! Dëgjo fjalët e Senakeribit, që ka dërguar këtë njeri për të fyer Perëndinë e gjallë!
<scripture passage="iiKgs 19:17" parsed="|2Kgs|19|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.17" />
<sup>17</sup> Éshtë e vërtetë, o Zot, që mbretërit e Asirisë kanë shkatërruar kombet dhe vendet e larta,
<scripture passage="iiKgs 19:18" parsed="|2Kgs|19|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.18" />
<sup>18</sup> kanë hedhur në zjarr perënditë e tyre, sepse ato ishin perëndi, por vepër e duarve të njerëzve, dru dhe gur; prandaj i shkatërruan.
<scripture passage="iiKgs 19:19" parsed="|2Kgs|19|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.19" />
<sup>19</sup> Por tani, o Zot, na shpëto, të lutem, nga duart e tij, me qëllim që tërë mbretëritë e tokës të dinë që ti vetëm, o Zot, je Perëndia".
<scripture passage="iiKgs 19:20" parsed="|2Kgs|19|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Isaia, bir i Amotsit, dërgoi t'i thotë Ezekias: "Kështu flet Zoti, Perëndi i Izraelit: "Dëgjova lutjen që ti me drejtove për Senakeribin, mbretin e Asirisë.
<scripture passage="iiKgs 19:21" parsed="|2Kgs|19|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.21" />
<sup>21</sup> Kjo është fjala që Zoti ka shqiptuar kundër atij: Bija e virgjër e Sionit të përbuz dhe tallet me ty; bija e Jeruzalemit tund kokën prapa teje.
<scripture passage="iiKgs 19:22" parsed="|2Kgs|19|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.22" />
<sup>22</sup> Cilin ke fyer dhe poshtëruar? Kundër kujt ke ngritur zërin dhe sytë me arogancë? Kundër të Shenjtit të Izraelit!
<scripture passage="iiKgs 19:23" parsed="|2Kgs|19|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.23" />
<sup>23</sup> Me anë të lajmëtarëve të tu ke fyer Zotin dhe ke thënë: "Me morinë e qerreve të mia kam hipur në majë të maleve në skutat e Libanit. Do të rrëzoj kedrat e tij më të larta dhe qiparisat e tij më të  bukur; do të arrij në strehimin e tij më të  thellë, në pjesën më të harlisur të pyllit.
<scripture passage="iiKgs 19:24" parsed="|2Kgs|19|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.24" />
<sup>24</sup> Unë kam gërmuar dhe kam pirë ujëra të huaja; me shputën e këmbëve të mia kam tharë tërë lumenjtë e Egjiptit".
<scripture passage="iiKgs 19:25" parsed="|2Kgs|19|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.25" />
<sup>25</sup> A nuk ke dëgjuar, vallë, që prej një kohe të gjatë kam përgatitur këtë gjë dhe prej kohërave të lashta e kam hartuar planin? Dhe tani e solla punën që të ndodhë kjo: që ti t'i katandisësh në një grumbull gërmadhash qytetet e fortifikuara.
<scripture passage="iiKgs 19:26" parsed="|2Kgs|19|26|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.26" />
<sup>26</sup> Prandaj banorët e tyre të cilëve u mungonte forca, ishin tmerruar dhe e kishin humbur torruan; ishin si bari i fushave, si bari i blertë, si bari mbi çatitë, që digjet para se të rritet.
<scripture passage="iiKgs 19:27" parsed="|2Kgs|19|27|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.27" />
<sup>27</sup> Por unë e di se si ulesh, si del dhe si hyn dhe bile tërbimin tënd kundër meje.
<scripture passage="iiKgs 19:28" parsed="|2Kgs|19|28|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.28" />
<sup>28</sup> Me qenë se tërbimi yt kundër meje dhe arroganca jote kanë arritur në veshët e mi, do të të vë unazën time në fejzat e hundës, frerin tim te goja, dhe do të të kthej në rrugën nëpër të cilën ke ardhur".
<scripture passage="iiKgs 19:29" parsed="|2Kgs|19|29|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.29" />
<sup>29</sup> Kjo ka për të qenë shenja për ty: Sivjet do të hani atë që rritet vetë, vitin e dytë atë që prodhon ai; por vitin e tretë do të mbillni dhe do të korrni, do të mbillni vreshta dhe do të hani frytin e tyre.
<scripture passage="iiKgs 19:30" parsed="|2Kgs|19|30|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.30" />
<sup>30</sup> Pjesa tjetër e bëmave e shtëpisë së Judës që do të shpëtojë, ka për të vazhduar të lëshojë rrënjë poshtë dhe të prodhojë fryte lart.
<scripture passage="iiKgs 19:31" parsed="|2Kgs|19|31|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.31" />
<sup>31</sup> Sepse nga Jeruzalemi ka për të dalë një pakicë dhe nga mali i Sionit ata që kanë shpëtuar. Zelli i Zotit të ushtrive do ta bëjë këtë.
<scripture passage="iiKgs 19:32" parsed="|2Kgs|19|32|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.32" />
<sup>32</sup> Prandaj kështu thotë Zoti për mbretin e Asirisë: "Ai nuk ka për të hyrë në këtë qytet as ka për të hedhur shigjeta, nuk ka për t'i dalë përpara me mburoja as ka për të ndërtuar ndonjë ledh kundër tij.
<scripture passage="iiKgs 19:33" parsed="|2Kgs|19|33|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.33" />
<sup>33</sup> Ai do të kthehet nëpër rrugën që ndoqi kur erdhi dhe nuk ka për të hyrë në këtë qytet, thotë Zoti.
<scripture passage="iiKgs 19:34" parsed="|2Kgs|19|34|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.34" />
<sup>34</sup> Unë do ta mbroj këtë qytet për ta shpëtuar, për dashurinë që kam ndaj vetes dhe për dashurinë e Davidit, shërbëtorit tim".
<scripture passage="iiKgs 19:35" parsed="|2Kgs|19|35|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.35" />
<sup>35</sup> Atë natë ndodhi që engjëlli i Zotit doli dhe vrau në kampin e Asirëve njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë njerëz; kur njerëzit u ngritën në mëngjes, ja të gjithë ishin bërë kufoma.
<scripture passage="iiKgs 19:36" parsed="|2Kgs|19|36|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.36" />
<sup>36</sup> Atëherë Senakeribi, mbret i Asirisë, ngriti çadrat, u nis e u kthye në shtëpi, dhe mbeti në Ninivë.
<scripture passage="iiKgs 19:37" parsed="|2Kgs|19|37|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.19.37" />
<sup>37</sup> Dhe ndodhi që, ndërsa ai po adhuronte në shtëpinë e perëndisë së tij Nisrok, bijtë e tij Adrameleku dhe Sharetseri e vranë me goditje të shpatës; pastaj u strehuan në vendin e Araratit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Esarhadoni.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 20" progress="35.34%" prev="iiKgs.19" next="iiKgs.21" id="iiKgs.20">
<h3 id="iiKgs.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="iiKgs.20-p1">
<scripture passage="iiKgs 20:1" parsed="|2Kgs|20|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.1" />
<sup>1</sup> Në ato ditë Ezekia u sëmur për vdekje. Atëherë profeti Isaia, bir i Amotsit, shkoi tek ai dhe i tha: "Kështu flet Zoti: "Rregullo shtëpinë tënde, sepse ke për të vdekur dhe nuk ke për t'u shëruar"".
<scripture passage="iiKgs 20:2" parsed="|2Kgs|20|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.2" />
<sup>2</sup> Atëherë ai ktheu fytyrën nga muri dhe iu lut Zotit, duke thënë:
<scripture passage="iiKgs 20:3" parsed="|2Kgs|20|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.3" />
<sup>3</sup> "Të lutem shumë, o Zot, mos harro si kam ecur para teje me besnikëri dhe me zemër të pastër, duke bërë atë që është e mirë për sytë e tu". Pastaj Ezekia shpërtheu në vaj.
<scripture passage="iiKgs 20:4" parsed="|2Kgs|20|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.4" />
<sup>4</sup> Isaia nuk kishte arritur akoma në oborrin qendror, kur fjala e Zotit iu drejtua, duke i thënë:
<scripture passage="iiKgs 20:5" parsed="|2Kgs|20|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.5" />
<sup>5</sup> "Kthehu prapa dhe i thuaj Ezekias, princit të popullit tim: "Kështu flet Zoti, Perëndia i Davidit, atit tënd: Kam dëgjuar lutjen tënde dhe kam parë lotët e tu; ja, unë po të shëroj; ditën e tretë do të ngjitesh në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiKgs 20:6" parsed="|2Kgs|20|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.6" />
<sup>6</sup> Do t'i shtoj pesëmbëdhjetë vjet jetës sate, do të të çliroj ty dhe këtë qytet nga duart e mbretit të Asirisë dhe do ta mbroj këtë qytet për dashurinë që kam ndaj vetes dhe ndaj Davidit, shërbëtorit tim"".
<scripture passage="iiKgs 20:7" parsed="|2Kgs|20|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.7" />
<sup>7</sup> Pastaj Isaia tha: "Merrni një jaki fiqsh". Kështu ata e morën dhe e vunë mbi ulçerën, dhe mbreti u shërua.
<scripture passage="iiKgs 20:8" parsed="|2Kgs|20|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.8" />
<sup>8</sup> Por Ezekia i tha Isait: Cila është shenja që Zoti do të më shërojë dhe që ditën e tretë do të ngjitem në shtëpinë e Zotit?".
<scripture passage="iiKgs 20:9" parsed="|2Kgs|20|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Isaia iu përgjigj: "Kjo është për ty shenja nga ana e Zotit që Zoti do të plotësojë atë që ka thënë: A dëshiron që hieja të shkojë përpara dhjetë shkallëza ose të kthehet prapa dhjetë shkallëza?".
<scripture passage="iiKgs 20:10" parsed="|2Kgs|20|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.10" />
<sup>10</sup> Ezekia u përgjigj: "Éshtë lehtë për hijen të shkojë përpara dhjetë shkallëza. Jo! Më mirë hieja të shkojë prapa dhjetë shkallëza".
<scripture passage="iiKgs 20:11" parsed="|2Kgs|20|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.11" />
<sup>11</sup> Atëherë profeti Isai kërkoi ndihmën e Zotit, që bëri hijen të kthehej prapa dhjetë shkallëzat që i kishte zënë në shkallën e Ashazit.
<scripture passage="iiKgs 20:12" parsed="|2Kgs|20|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.12" />
<sup>12</sup> Në atë kohë Berodak-Baladani, bir i Baladanit, mbret i Babilonisë, i dërgoi letra dhe një dhuratë Ezekias, sepse kishte dëgjuar që Ezekia kishte qenë i sëmurë.
<scripture passage="iiKgs 20:13" parsed="|2Kgs|20|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.13" />
<sup>13</sup> Ezekia priti në audiencë të dërguarit dhe u tregoi tërë shtëpinë e thesarit të tij: argjendin, arin, aromat, vajrat shumë të mira, arsenalin e tij dhe të gjitha gjërat që ndodheshin në magazinat e  tij. Nuk pati asgjë në shtëpinë e tij dhe në  të gjitha pronat e tij që Ezekia nuk ua tregoi atyre.
<scripture passage="iiKgs 20:14" parsed="|2Kgs|20|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.14" />
<sup>14</sup> Atëherë profeti Isaia shkoi te mbreti Ezekia dhe i tha: "Çfarë thanë ata njerëz dhe nga kanë ardhur te ti?". Ezekia iu përgjigj: "Kanë ardhur nga një vend i largët, nga Babilonia".
<scripture passage="iiKgs 20:15" parsed="|2Kgs|20|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.15" />
<sup>15</sup> Isaia i tha: "Çfarë kanë parë në shtëpinë tënde?". Ezekia u përgjigj: "Kanë parë të gjitha ato që ka shtëpia ime; u tregova edhe ato gjëra që janë në magazinat e mia".
<scripture passage="iiKgs 20:16" parsed="|2Kgs|20|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Isaiai i tha Ezekias: "Dëgjo fjalën e Zotit:
<scripture passage="iiKgs 20:17" parsed="|2Kgs|20|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.17" />
<sup>17</sup> "Ja, do të vijnë ditët, kur tërë ato që ka shtëpia jote dhe tërë ato që etërit e tu kanë grumbulluar deri më sot, do të çohen në Babiloni; asgjë nuk do të lihet, thotë Zoti.
<scripture passage="iiKgs 20:18" parsed="|2Kgs|20|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.18" />
<sup>18</sup> Përveç kësaj, disa nga bijtë e tu, që kanë dalë nga ti dhe që të kanë lindur, do të bëhen eunukë në pallatin e mbretit të Babilonisë"".
<scripture passage="iiKgs 20:19" parsed="|2Kgs|20|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.19" />
<sup>19</sup> Ezekia iu përgjigj pastaj Isaias: "Fjala e Zotit që ti ke shqiptuar është e mirë". Në fakt ai mendonte: "A nuk është një gjë e bukur që të ketë paqe dhe siguri gjatë jetës sime?".
<scripture passage="iiKgs 20:20" parsed="|2Kgs|20|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.20" />
<sup>20</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Ezekias dhe të gjitha trimëritë e tij, ndërtimi i rezervuarit dhe i ujësjellësit, me anën e të cilëve pruri ujin në qytet, a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
<scripture passage="iiKgs 20:21" parsed="|2Kgs|20|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.20.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Ezekian e zuri gjumi me etërit e tij dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Manasi.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 21" progress="35.42%" prev="iiKgs.20" next="iiKgs.22" id="iiKgs.21">
<h3 id="iiKgs.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="iiKgs.21-p1">
<scripture passage="iiKgs 21:1" parsed="|2Kgs|21|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.1" />
<sup>1</sup> Manasi ishte dymbëdhjetë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe e mbajti fronin pesëdhjetë e pesë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Eftsibah.
<scripture passage="iiKgs 21:2" parsed="|2Kgs|21|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.2" />
<sup>2</sup> Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Zotit, sipas zakoneve të neveritshme të kombeve që Zoti kishte dëbuar para bijve të Izraelit.
<scripture passage="iiKgs 21:3" parsed="|2Kgs|21|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.3" />
<sup>3</sup> Ai rindërtoi vende të larta që Ezekia, i ati, kishte shkatërruar; ngriti altarin e Baalit, bëri një Asherah ashtu si kishte bërë Ashabi, mbret i Izraelit; dhe adhuroi tërë ushtrinë e qiellit dhe u vu në shërbim të tij.
<scripture passage="iiKgs 21:4" parsed="|2Kgs|21|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.4" />
<sup>4</sup> Ai ngriti gjithashtu altare në shtëpinë e Zotit, lidhur me të cilën Zoti kishte thënë: "Në Jeruzalem do të vë emrin tim".
<scripture passage="iiKgs 21:5" parsed="|2Kgs|21|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.5" />
<sup>5</sup> I ngriti altare tërë ushtrisë së qiellit në dy oborret e shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="iiKgs 21:6" parsed="|2Kgs|21|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.6" />
<sup>6</sup> Kaloi edhe nëpër zjarr të birin, u muarr me magji dhe shortari dhe u këshillua me mediume dhe magjistarë. Bëri atë që është plotësisht e keqe në sytë e Zotit, duke shkaktuar zemërimin e tij.
<scripture passage="iiKgs 21:7" parsed="|2Kgs|21|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.7" />
<sup>7</sup> Vuri madje një shëmbëlltyrë të gdhendur të Asherahut, që kishte bërë, në tempull, lidhur me të cilin Zoti i kishte thënë Davidit dhe Salomonit, birit të tij: "Në këtë tempull dhe në Jeruzalem, që kam  zgjedhur ndër gjithë fiset e Izraelit, do  të vendos emrin tim përjetë;
<scripture passage="iiKgs 21:8" parsed="|2Kgs|21|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.8" />
<sup>8</sup> dhe nuk do të bëj që këmba e Izraelit të endet larg vendit që u kam dhënë etërve të tyre, me kusht që ata të kujdesen të zbatojnë në praktikë atë që kam urdhëruar dhe gjithë ligjin që Moisiu, shërbëtori im, u ka urdhëruar".
<scripture passage="iiKgs 21:9" parsed="|2Kgs|21|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.9" />
<sup>9</sup> Por ata nuk e dëgjuan dhe Manasi i shtyu të vepronin më keq se kombet që Zoti kishte shkatërruar para bijve të Izraelit.
<scripture passage="iiKgs 21:10" parsed="|2Kgs|21|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Zoti foli me anë të shërbëtorëve të tij, profetëve, duke thënë:
<scripture passage="iiKgs 21:11" parsed="|2Kgs|21|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.11" />
<sup>11</sup> "Meqenëse Manasi, mbret i Judës, ka kryer këto gjëra të neveritshme (ka bërë një të keqe më të madhe se ajo që kanë bërë Amorejtë, që ishin para tij, dhe me anë të idhujve të tij e ka bërë edhe Judën të kryejë mëkate),
<scripture passage="iiKgs 21:12" parsed="|2Kgs|21|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.12" />
<sup>12</sup> kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do të sjell mbi Jeruzalemin dhe mbi Judën një fatkeqësi të tillë, sa që kushdo që ta dëgjojë do t'i tronditen veshët.
<scripture passage="iiKgs 21:13" parsed="|2Kgs|21|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.13" />
<sup>13</sup> Do të zgjas mbi Jeruzalem rripin matës të Samarisë dhe plumbçen e shtëpisë së Ashabit, dhe do ta pastrojë Jeruzalemin si pastrohet një pjatë e cila, pasi të jetë pastruar, kthehet përmbys.
<scripture passage="iiKgs 21:14" parsed="|2Kgs|21|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.14" />
<sup>14</sup> Kështu do të braktis mbetjen e trashëgimisë sime dhe do ta jap në duart e armiqve të tyre, dhe ata do të bëhen preja dhe plaçka e gjithë armiqve të tyre,
<scripture passage="iiKgs 21:15" parsed="|2Kgs|21|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.15" />
<sup>15</sup> sepse kanë bërë atë që është e keqe në sytë e mi dhe kanë shkaktuar zemërimin tim nga dita që etërit e tyre dolën nga Egjipti e deri më sot".
<scripture passage="iiKgs 21:16" parsed="|2Kgs|21|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.16" />
<sup>16</sup> Manasi derdhi gjithashtu shumë gjak të pafajshëm, duke e mbushur Jeruzalemin nga njeri skaj në tjetrin, përveç mëkatit të tij që e shtyu Judën të mëkatojë, duke bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit.
<scripture passage="iiKgs 21:17" parsed="|2Kgs|21|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.17" />
<sup>17</sup> Pjesa tjetër e veprave të Manasit, tërë ato që kreu dhe mëkatet që bëri a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
<scripture passage="iiKgs 21:18" parsed="|2Kgs|21|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.18" />
<sup>18</sup> Kështu Manasin e zuri gjumi me etërit e tij dhe e varrosën në kopshtin e pallatit të tij, në kopshtin e Uzas. Në vend të tij mbretëroi i biri, Amoni.
<scripture passage="iiKgs 21:19" parsed="|2Kgs|21|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.19" />
<sup>19</sup> Amoni ishte njëzet e dy vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbajti fronin dy vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Meshulemeth, ishte e bija e Harutsit nga Jotbahu.
<scripture passage="iiKgs 21:20" parsed="|2Kgs|21|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.20" />
<sup>20</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, ashtu si kishte vepruar i ati, Manasi.
<scripture passage="iiKgs 21:21" parsed="|2Kgs|21|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.21" />
<sup>21</sup> Ndoqi plotësisht rrugën e ndjekur nga i ati, u shërbeu idhujve të cilëve u kishte shërbyer i ati dhe i adhuroi.
<scripture passage="iiKgs 21:22" parsed="|2Kgs|21|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.22" />
<sup>22</sup> Braktisi Zotin, Perëndinë e etërve të tij, dhe nuk eci në rrugën e Zotit.
<scripture passage="iiKgs 21:23" parsed="|2Kgs|21|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.23" />
<sup>23</sup> Shërbëtorët e Amonit kurdisën një komplot kundër tij dhe e vranë mbretin në pallatin e tij.
<scripture passage="iiKgs 21:24" parsed="|2Kgs|21|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.24" />
<sup>24</sup> Por populli i vendit vrau tërë ata që kishin marrë pjesë në komplot kundër mbretit Amon dhe në vend të tij u bë mbret i biri, Josia.
<scripture passage="iiKgs 21:25" parsed="|2Kgs|21|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.25" />
<sup>25</sup> Pjesa tjetër e bëmave të kryera nga Amoni a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretit të Judës?
<scripture passage="iiKgs 21:26" parsed="|2Kgs|21|26|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.21.26" />
<sup>26</sup> &amp;lt;aaa add&amp;gt; Ai u varros në varrin e tij, në kopshtin e Uzas. Në vendin e tij mbretëroi i biri, Josia.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 22" progress="35.51%" prev="iiKgs.21" next="iiKgs.23" id="iiKgs.22">
<h3 id="iiKgs.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="iiKgs.22-p1">
<scripture passage="iiKgs 22:1" parsed="|2Kgs|22|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.1" />
<sup>1</sup> Josia ishte tetë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbajti fronin e tij tridhjetë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Jedidah, ishte e bija e Adajahut nga Botskathi.
<scripture passage="iiKgs 22:2" parsed="|2Kgs|22|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.2" />
<sup>2</sup> Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Zotit dhe vazhdoi tërësisht rrugën e Davidit, atit të tij, duke mos devijuar as më të djathtë as më të majtë.
<scripture passage="iiKgs 22:3" parsed="|2Kgs|22|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.3" />
<sup>3</sup> Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretit Josia, mbreti dërgoi në shtëpinë e Zotit Shafanin, sekretarin, birin e Atsaliahut, që ishte bir i Meshulamit, duke thënë:
<scripture passage="iiKgs 22:4" parsed="|2Kgs|22|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.4" />
<sup>4</sup> "Shko te kryeprifti Hilkiah dhe i thuaj që të mbledhë paratë që kanë sjellë në shtëpinë e Zotit dhe ato që derëtarët kanë mbedhur nga populli.
<scripture passage="iiKgs 22:5" parsed="|2Kgs|22|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.5" />
<sup>5</sup> T'u jepet në dorë atyre që kryejnë punën, që u është besuar mbikqyrja e shtëpisë të Zotit; dhe këta t'ua japin punëtorëve që ndodhen në shtëpinë e Zotit për të meremetuar dëmtimet e tempullit;
<scripture passage="iiKgs 22:6" parsed="|2Kgs|22|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.6" />
<sup>6</sup> marangozave, ndërtuesve dhe muratorëve, për të blerë lëndën e drurit dhe gurë të latuar, të cilat nevojiten për të ndrequr tempullin.
<scripture passage="iiKgs 22:7" parsed="|2Kgs|22|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.7" />
<sup>7</sup> Por mos kërkoni fare llogari për paratë e dorëzuara në duart e tyre, sepse ata veprojnë me ndershmëri".
<scripture passage="iiKgs 22:8" parsed="|2Kgs|22|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.8" />
<sup>8</sup> Atëherë kryeprifti Hilkiah i tha Shafanit, sekretarit: "Gjeta në shtëpinë e Zotit librin e ligjit". Hilkiahu ia dha pastaj librin Shafanit që e lexoi.
<scripture passage="iiKgs 22:9" parsed="|2Kgs|22|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.9" />
<sup>9</sup> Kështu Shafani, sekretari, shkoi te mbreti për t'i njoftuar ngjarjen, duke i thënë: "Shërbëtorët e tu kanë mbledhur paratë e gjetura në tempull dhe i kanë dorëzuar në duart e atyre që bëjnë punën,  të cilëve u është besuar mbikqyrja e shtëpisë  të Zotit".
<scripture passage="iiKgs 22:10" parsed="|2Kgs|22|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.10" />
<sup>10</sup> Shafani, sekretari, i tha gjithashtu mbretit: "Prifti Hilkiah më ka dhënë një libër". Dhe Shafani e lexoi në prani të mbretit.
<scripture passage="iiKgs 22:11" parsed="|2Kgs|22|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.11" />
<sup>11</sup> Kur mbreti dëgjoi fjalët e ligjit, ai grisi rrobat e tij.
<scripture passage="iiKgs 22:12" parsed="|2Kgs|22|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.12" />
<sup>12</sup> Pastaj mbreti urdhëroi priftin Hilkiah, Ahikamin, birin e Shafanit, Agborin, birin e Mikajahut, Shafanin, sekretarin, dhe Asajahun, shërbëtorin e mbretit:
<scripture passage="iiKgs 22:13" parsed="|2Kgs|22|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.13" />
<sup>13</sup> "Shkoni dhe konsultohuni me Zotin për mua për popullin dhe për tërë Judën, lidhur me fjalët e këtij libri që u gjet; sepse i madh është zemërimi i Zotit kundër nesh, sepse etërit tanë nuk iu bindën  fjalëve të këtij libri dhe nuk kanë vepruar  në përshtatje me të gjitha ato që janë shkruar për ne".
<scripture passage="iiKgs 22:14" parsed="|2Kgs|22|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.14" />
<sup>14</sup> Atëherë prifti Hilkiah, Ahikami, Akbori, Shafani dhe Asajahu shkuan te profetesha Huldah, bashkëshorte e Shalumit të Tikvahut, që ishte i biri i Harahsit, ruajtësit të rrobave, (ajo banonte në Jeruzalem, në lagjen e dytë) dhe folën me të.
<scripture passage="iiKgs 22:15" parsed="|2Kgs|22|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.15" />
<sup>15</sup> Ajo u përgjigj: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: njoftojani atij që ju dërgoi tek unë:
<scripture passage="iiKgs 22:16" parsed="|2Kgs|22|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.16" />
<sup>16</sup> "Kështu thotë Zoti: Ja, unë do të sjell një fatkeqësi mbi këtë vend dhe mbi banorët e tij, tërë fjalët e librit që mbreti i Judës ka lexuar,
<scripture passage="iiKgs 22:17" parsed="|2Kgs|22|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.17" />
<sup>17</sup> sepse ata më kanë braktisur dhe u kanë djegur temjan perëndive të tjera për të më zemëruar me të gjitha veprat e duarve të tyre. Prandaj zemërimi im u ndez kundër këtij vendi dhe nuk do të shuhet".
<scripture passage="iiKgs 22:18" parsed="|2Kgs|22|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.18" />
<sup>18</sup> Por mbretit të Judës, që ju ka dërguar për t'u konsultuar me Zotin, do t'i thoni kështu: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, lidhur me fjalët që ti ke dëgjuar,
<scripture passage="iiKgs 22:19" parsed="|2Kgs|22|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.19" />
<sup>19</sup> sepse zemra jote u mallëngjye dhe ti u përule përpara Zotit kur dëgjove atë që kam thënë kundër këtij vendi dhe banorëve të tij, që do të bëheshin një dëshpërim dhe një mallkim, dhe grise rrobat dhe  qave përpara meje, edhe unë të dëgjova",  tha Zoti.
<scripture passage="iiKgs 22:20" parsed="|2Kgs|22|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.22.20" />
<sup>20</sup> "Prandaj, ja, unë do të të bashkoj me etërit e tu dhe ty do të të vendosin në paqe në varrin tënd; dhe sytë e tu nuk kanë për të parë tërë të keqen që unë do t'i sjell këtij vendi"". Dhe ata ia njoftuan mbretit këtë mesazh.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 23" progress="35.60%" prev="iiKgs.22" next="iiKgs.24" id="iiKgs.23">
<h3 id="iiKgs.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="iiKgs.23-p1">
<scripture passage="iiKgs 23:1" parsed="|2Kgs|23|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.1" />
<sup>1</sup> Atëherë mbreti dërgoi njerëz për të mbledhur pranë vetes tërë pleqtë e Judës dhe të Jeruzalemit.
<scripture passage="iiKgs 23:2" parsed="|2Kgs|23|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.2" />
<sup>2</sup> Mbreti u ngjit pastaj në shtëpinë e Zotit dhe me të u ngjitën tërë njerëzit e Judës, tërë banorët e Jeruzalemit, priftërinjtë, profetët dhe tërë populli, nga më i madhi deri te më i vogli; dhe ai lexoi  në prani të tyre tërë fjalët e librit të  besëlidhjes, që ishte gjetur në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiKgs 23:3" parsed="|2Kgs|23|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.3" />
<sup>3</sup> Pastaj mbreti, duke qëndruar më këmbë mbi podium, lidhi një besëlidhje përpara Zotit, duke u zotuar të ndiqte Zotin, të respektonte porositë dhe statutet e tij me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt,  për të zbatuar në praktikë fjalët e kësaj  besëlidhje, të shkruara në atë libër. Tërë populli e pranoi besëlidhjen.
<scripture passage="iiKgs 23:4" parsed="|2Kgs|23|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.4" />
<sup>4</sup> Mbreti urdhëroi pastaj kryepriftin Hilkiah, priftërinjtë e rangut të dytë dhe derëtarët të çonin jashtë tempullit të Zotit objektet që ishin ndërtuar për Baalin, për Asherahun dhe për ushtrinë e qiellit;
<scripture passage="iiKgs 23:5" parsed="|2Kgs|23|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.5" />
<sup>5</sup> Ai zhduku gjithashtu priftërinjtë idhujtarë që mbretërit e Judës kishin caktuar për të djegur temjan në vendet e larta të qyteteve të Judës e në rrethinat e Jeruzalemit, dhe ata që i digjnin temjan  Baalit, diellit, hënës, shenjave të zodiakut  dhe gjithë ushtrisë së qiellit.
<scripture passage="iiKgs 23:6" parsed="|2Kgs|23|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.6" />
<sup>6</sup> E çoi Asherahun nga shtëpia e Zotit jashtë Jeruzalemit në përruan e Kidronit; e dogji pranë përroit Kidron, e bëri hi dhe hirin e tij e hodhi mbi varret e njerëzve të popullit.
<scripture passage="iiKgs 23:7" parsed="|2Kgs|23|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.7" />
<sup>7</sup> Shembi edhe shtëpitë e njerëzve që merreshin me kurvërinë e shenjtë dhe që ndodheshin në shtëpinë e Zotit, ku gratë endnin çadra për Asherahun.
<scripture passage="iiKgs 23:8" parsed="|2Kgs|23|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.8" />
<sup>8</sup> Solli tërë priftërinjtë nga qytetet e Judës dhe përdhosi vendet e larta ku priftërinjtë kishin djegur temjan, nga Geba deri në Beer-Sheba. Rrëzoi gjithashtu vendet e larta të portave, që ishin në hyrje  të portës së Jozueut guvernator i qytetit,  që ishin në të majtë të atij që hyn në portën e qytetit.
<scripture passage="iiKgs 23:9" parsed="|2Kgs|23|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.9" />
<sup>9</sup> Megjithatë priftërinjtë e vendeve të larta nuk u ngjitën në altarin e Zotit në Jeruzalem, por hëngrën bukë të ndorme në mes të vëllezërve të tyre.
<scripture passage="iiKgs 23:10" parsed="|2Kgs|23|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.10" />
<sup>10</sup> Përveç kësaj ai përdhosi Tofethin, që ndodhej në luginën e bijve të Hinomit, me qëllim që asnjëri të mos kalonte birin apo bijën e tij nëpër zjarr për nder të Molekut.
<scripture passage="iiKgs 23:11" parsed="|2Kgs|23|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.11" />
<sup>11</sup> Pastaj ai hoqi kuajt që mbretërit e Judës i kishin kushtuar diellit në hyrje të shtëpisë të Zotit, pranë dhomës së eunekut Nethan-Melek, që ndodhej në oborr; dhe u vuri flakën qerreve të diellit.
<scripture passage="iiKgs 23:12" parsed="|2Kgs|23|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.12" />
<sup>12</sup> Mbreti shembi altarët që ishin mbi terracën e dhomës së sipërme të Ashazit dhe që mbretërit e Judës kishin ndërtuar, si dhe altarët që Manasi kishte bërë në dy oborret e shtëpisë të Zotit, i bëri  copë-copë dhe hodhi pluhurin e tyre në përruan  e Kidronit.
<scripture passage="iiKgs 23:13" parsed="|2Kgs|23|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.13" />
<sup>13</sup> Mbreti përdhosi gjithashtu vendet e larta që ishin përballë Jeruzalemit; në jug të malit të korruptimit, që Salomoni, mbret i Izraelit, kishte ndërtuar për Ashtorethin, të neveritshmin e Sidonitëve,  për Kemoshin, të neveritshmin e Moabit dhe  për Milkomin, të neveritshmin e bijve të Amonit.
<scripture passage="iiKgs 23:14" parsed="|2Kgs|23|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.14" />
<sup>14</sup> Ai i bëri copë-copë edhe shtyllat e shenjta, rrëzoi Asherimet dhe mbushi vendet e tyre me kocka njerëzore.
<scripture passage="iiKgs 23:15" parsed="|2Kgs|23|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.15" />
<sup>15</sup> Rrëzoi gjithashtu altarin që ishte në Bethel dhe vendin e lartë të ndërtuar nga Jeroboami, bir i Nebatit që e kishte bërë Izraelin të mëkatonte; e dogji vendin e lartë sa e bëri pluhur; dogji edhe Asherahun.
<scripture passage="iiKgs 23:16" parsed="|2Kgs|23|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.16" />
<sup>16</sup> Ndërsa Josia po kthehej, pa varrezat që ishin atje mbi mal; atëherë ai dërgoi njerëz që të merrnin kockat nga varrezat dhe i dogji mbi altar, duke e ndotur, sipas fjalës të Zotit, të shqiptuar nga  njeriu i Perëndisë, që kishte paralajmëruar  këto gjëra.
<scripture passage="iiKgs 23:17" parsed="|2Kgs|23|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.17" />
<sup>17</sup> Pastaj tha: "Çfarë momumenti është ai që po shoh?". Njerëzit e qytetit iu përgjigjën: "Éshtë varri i njeriut të Perëndisë që erdhi nga Juda dhe që shpalli kundër altarit të Bethelit këto gjëra që ti ke bërë".
<scripture passage="iiKgs 23:18" parsed="|2Kgs|23|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.18" />
<sup>18</sup> Ai tha: "Lëreni; asnjeri të mos prekë kockat e tij!". Kështu ata i lanë kockat e tij së bashkë me kockat e profetit që kishte ardhur nga Samaria.
<scripture passage="iiKgs 23:19" parsed="|2Kgs|23|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.19" />
<sup>19</sup> Josia hoqi gjithashtu tërë tempujt e vendeve të larta që ishin në qytetin e Samarisë dhe që mbretërit e Izraelit kishin ndërtuar për të nxitur zemërimin e Zotit. Ai u bëri pikërisht atë që kishte bërë në Bethel.
<scripture passage="iiKgs 23:20" parsed="|2Kgs|23|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.20" />
<sup>20</sup> Flijoi mbi altarët tërë priftërinjtë e vendeve të larta që ishin aty dhe dogji aty kocka njerëzore. Pastaj u kthye në Jeruzalem.
<scripture passage="iiKgs 23:21" parsed="|2Kgs|23|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.21" />
<sup>21</sup> Mbreti i dha tërë popullit këtë urdhër: "Kremtoni Pashkën për nder të Zotit, Perëndisë tuaj, ashtu siç është shkruar në këtë libër të besëlidhjes".
<scripture passage="iiKgs 23:22" parsed="|2Kgs|23|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.22" />
<sup>22</sup> Me siguri një Pashkë e tillë nuk ishte kremtuar kështu nga koha e gjyqtarëve që e kishin qeverisur Izraelin, dhe as në tërë kohën e mbretërve të Izraelit dhe të mbretërve të Judës.
<scripture passage="iiKgs 23:23" parsed="|2Kgs|23|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.23" />
<sup>23</sup> Por në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretit Josia kjo Pashkë u kremtua për nder të Zotit në Jeruzalem.
<scripture passage="iiKgs 23:24" parsed="|2Kgs|23|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.24" />
<sup>24</sup> Josia eliminoi edhe mediumët dhe magjistarët, hyjnitë familjare dhe idhujt, si dhe të gjitha shkeljet e neveritshme që shiheshin në vendin e Judës dhe në Jeruzalem, për të zbatuar në praktikë fjalët  e ligjit, të shkruara në librin që prifti  Hilkiah kishte gjetur në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiKgs 23:25" parsed="|2Kgs|23|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.25" />
<sup>25</sup> Para tij nuk pati asnjë mbret që, si ai, t'i ishte kthyer Zotit me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me gjithë forcën, sipas tërë ligjit të Moisiut; as pas tij nuk ka dalë ndonjë si ai.
<scripture passage="iiKgs 23:26" parsed="|2Kgs|23|26|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.26" />
<sup>26</sup> Megjithatë Zoti nuk e fashiti zemërimin e tij të zjarrtë që e kishte përfshirë kundër Judës, për shkak të gjithë provokimeve të kryera nga Manasi.
<scripture passage="iiKgs 23:27" parsed="|2Kgs|23|27|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.27" />
<sup>27</sup> Kështu Zoti tha: "Do ta largoj edhe Judën nga prania ime, ashtu si largova Izraelin, dhe do ta flak këtë qytet, Jeruzalemin, që e unë kisha zgjedhur, dhe tempullin për të cilin kisha thënë: "Aty do të jetë emri im"".
<scripture passage="iiKgs 23:28" parsed="|2Kgs|23|28|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.28" />
<sup>28</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Josias dhe tërë ato që ka bërë a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
<scripture passage="iiKgs 23:29" parsed="|2Kgs|23|29|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.29" />
<sup>29</sup> Gjatë mbretërisë së tij, Faraoni Neko, mbret i Egjiptit, doli kundër mbretit të Asirisë në lumin Eufrat. Mbreti Josia marshoi kundër tij, por Faraoni e vrau në Meghido që në ndeshjen e parë.
<scripture passage="iiKgs 23:30" parsed="|2Kgs|23|30|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.30" />
<sup>30</sup> Atëherë shërbëtorët e tij e çuan të vdekur mbi një qerre nga Meghido deri në Jeruzalem, ku e varrosën në varrin e tij. Pastaj populli i vendit mori Jehoahazin, birin e Josias, e vajosi dhe e bëri mbret në vend të atit të tij.
<scripture passage="iiKgs 23:31" parsed="|2Kgs|23|31|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.31" />
<sup>31</sup> Jehoahazi ishte njëzet e tre vjeç kur filloi të mbretërojë dhe e mbajti fronin tre muaj në Jeruzalem. E ëma quhej Hamutal, ishte bija e Jeremias nga Libnahu.
<scripture passage="iiKgs 23:32" parsed="|2Kgs|23|32|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.32" />
<sup>32</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, në të gjitha ashtu si kishin vepruar etërit e tij.
<scripture passage="iiKgs 23:33" parsed="|2Kgs|23|33|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.33" />
<sup>33</sup> Faraoni Neko e lidhi me zinxhira në Riblah, në vendin e Hamathit, që të mos mbretëronte më në Jeruzalem, dhe i imponoi vendit një haraç prej njëqind talentesh argjendi dhe një talent ari.
<scripture passage="iiKgs 23:34" parsed="|2Kgs|23|34|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.34" />
<sup>34</sup> Pastaj Faraoni Neko bëri mbret Eliakimin, birin e Josias, në vend të atit të tij Josia, dhe e ndërroi emrin e tij në Jehojakimi. Pastaj mori Jehoahazin dhe shkoi në Egjipt, ku vdiq.
<scripture passage="iiKgs 23:35" parsed="|2Kgs|23|35|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.35" />
<sup>35</sup> Jehojakimi i dha Faraonit argjendin dhe arin; por për të paguar paratë sipas urdhërit të Faraonit i vuri taksa vendit. Për të paguar Faraonin Neko, ai mblodhi argjendin dhe arin nga populli i vendit  nga secili në bazë të vlerësimit të pronave  të tij.
<scripture passage="iiKgs 23:36" parsed="|2Kgs|23|36|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.36" />
<sup>36</sup> Jehojakimi ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Zebidah, ishte bija e Pedaijahut të Rumahut.
<scripture passage="iiKgs 23:37" parsed="|2Kgs|23|37|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.23.37" />
<sup>37</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit në të gjitha ashtu si kishin vepruar etërit e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 24" progress="35.77%" prev="iiKgs.23" next="iiKgs.25" id="iiKgs.24">
<h3 id="iiKgs.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="iiKgs.24-p1">
<scripture passage="iiKgs 24:1" parsed="|2Kgs|24|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.1" />
<sup>1</sup> Gjatë mbretërimit të tij erdhi Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, dhe Jehojakimi u bë shërbëtor i tij për tre vjet; pastaj ngriti krye kundër tij.
<scripture passage="iiKgs 24:2" parsed="|2Kgs|24|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Zoti dërgoi kundër tij banda Kaldeasish, Sirësh, Moabitësh dhe Amonitësh; i dërgoi kundër Judës për ta shkatërruar, sipas fjalës që Zoti kishte shqiptuar me anë të shërbëtorëve të tij, profetëve.
<scripture passage="iiKgs 24:3" parsed="|2Kgs|24|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.3" />
<sup>3</sup> Kjo ndodhi në Judë vetëm me urdhër të Zotit, që donte ta largonte nga prania e tij për shkak të mëkateve të Manasit, për të gjitha ato që kishte bërë,
<scripture passage="iiKgs 24:4" parsed="|2Kgs|24|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.4" />
<sup>4</sup> por edhe për shkak të gjakut të pafajshëm të derdhur prej tij, sepse ai e kishte mbushur Jeruzalemin me gjak të pafajshëm. Për këtë arësye Zoti nuk deshi ta falë.
<scripture passage="iiKgs 24:5" parsed="|2Kgs|24|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.5" />
<sup>5</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Jehojakimit dhe tërë atë që bëri a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
<scripture passage="iiKgs 24:6" parsed="|2Kgs|24|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.6" />
<sup>6</sup> Kështu Jehojakimin e zuri gjumi me etërit e tij dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Jehojakini.
<scripture passage="iiKgs 24:7" parsed="|2Kgs|24|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.7" />
<sup>7</sup> Por mbreti i Egjiptit nuk doli më nga vendi i tij, sepse e mbreti i Babilonisë kishte shtënë në dorë tërë ato që ishin pronë e mbretit të Egjiptit, nga përroi i Egjiptit deri në lumin Eufrat.
<scripture passage="iiKgs 24:8" parsed="|2Kgs|24|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.8" />
<sup>8</sup> Jehojakini ishte tetëmbëdhjetë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tre muaj në Jeruzalem. E ëma quhej Nehushta, ishte bija e Elnathanit nga Jeruzalemi.
<scripture passage="iiKgs 24:9" parsed="|2Kgs|24|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.9" />
<sup>9</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, në të gjitha, ashtu si kishte vepruar ati i tij.
<scripture passage="iiKgs 24:10" parsed="|2Kgs|24|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.10" />
<sup>10</sup> Në atë kohë shërbëtorët e Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, u vërsulën kundër Jeruzalemit dhe qyteti mbeti i rrethuar.
<scripture passage="iiKgs 24:11" parsed="|2Kgs|24|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.11" />
<sup>11</sup> Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, arriti para qytetit ndërsa shërbëtorët e tij po e rrethonin.
<scripture passage="iiKgs 24:12" parsed="|2Kgs|24|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Jehojakini, mbret i Judës, i doli përpara mbretit të Babilonisë bashkë me nënën e tij, me shërbëtorët, me krerët dhe me eunikët e tij. Kështu mbreti i Babilonisë e bëri rob vitin e tetë të mbretrimit të tij.
<scripture passage="iiKgs 24:13" parsed="|2Kgs|24|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.13" />
<sup>13</sup> Pastaj, ashtu siç e kishte thënë Zoti, mori që andej tërë thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror, i bëri copë-copë të gjitha veglat prej ari që Salomoni, mbret i Izraelit, kishte bërë për tempullin e Zotit.
<scripture passage="iiKgs 24:14" parsed="|2Kgs|24|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.14" />
<sup>14</sup> Internoi pastaj tërë Jeruzalemin, tërë krerët, tërë njerëzit trima, gjithsej dhjetë mijë robër, si dhe të gjithë artizanët dhe farkëtarët; mbetën vetëm njerëzit më të varfër të vendit.
<scripture passage="iiKgs 24:15" parsed="|2Kgs|24|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.15" />
<sup>15</sup> Kështu ai internoi Jehojakinin në Babiloni; çoi gjithashtu në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni nënën e mbretit, bashkëshortet e tija, eunukët e tij dhe fisnikët e vendit,
<scripture passage="iiKgs 24:16" parsed="|2Kgs|24|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.16" />
<sup>16</sup> gjithë njerëzit e aftë që ishin shtatë mijë veta, artizanët dhe farkëtarët, një mijë veta, tërë njerëzit trima dhe të aftë për luftë. Mbreti i Babilonisë i internoi në Babiloni.
<scripture passage="iiKgs 24:17" parsed="|2Kgs|24|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.17" />
<sup>17</sup> Në vendin e Jehojakinit, mbreti i Babilonisë, bëri mbret Mataniahun, ungjin e tij, të cilit i ndërroi emrin në Sedekia.
<scripture passage="iiKgs 24:18" parsed="|2Kgs|24|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.18" />
<sup>18</sup> Sedekia ishte njëzet e një vjeç kur filloi të mbretërojë dhe e mbajti fronin në Jeruzalem njëmbëdhjetë vjet. E ëma quhej Hamutal, ishte bija e Jeremias nga Libnahu.
<scripture passage="iiKgs 24:19" parsed="|2Kgs|24|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.19" />
<sup>19</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, në të gjitha, ashtu si kishte vepruar Jehojakimi.
<scripture passage="iiKgs 24:20" parsed="|2Kgs|24|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.24.20" />
<sup>20</sup> Kjo ndodhi në Jeruzalem dhe në Judë për shkak të zemërimit të Zotit, i cili në fund i dëboi nga prania e tij. Më vonë Sedekia ngriti krye kundër mbretit të Babilonisë.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Kings 25" progress="35.85%" prev="iiKgs.24" next="iChr" id="iiKgs.25">
<h3 id="iiKgs.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="iiKgs.25-p1">
<scripture passage="iiKgs 25:1" parsed="|2Kgs|25|1|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.1" />
<sup>1</sup> Vitin e nëntë të mbretërisë së tij në muajin e dhjetë, më dhjetë të muajit, ndodhi që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, erdhi me gjithë ushtrinë e tij kundër Jeruzalemit, ngriti kampin e tij kundër tij dhe ndërtoi përreth vepra rrethonjëse.
<scripture passage="iiKgs 25:2" parsed="|2Kgs|25|2|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.2" />
<sup>2</sup> Kështu qyteti mbeti i rrethuar deri në vitin e njëmbëdhjetë të mbretit Sedekia.
<scripture passage="iiKgs 25:3" parsed="|2Kgs|25|3|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.3" />
<sup>3</sup> Ditën e nëntë të muajit të katërt, uria ishte aq e madhe në qytet sa që nuk kishte bukë për popullin e vendit.
<scripture passage="iiKgs 25:4" parsed="|2Kgs|25|4|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.4" />
<sup>4</sup> Atëherë u hap një e çarë në muret e qytetit dhe tërë luftëtarët ikën natën, nëpër rrugën e portës midis dy mureve, që ndodhej pranë kopshtit të mbretit, megjithëse Kaldeasit ishin rreth qytetit. Kështu mbreti mori rrugën e Arabahut.
<scripture passage="iiKgs 25:5" parsed="|2Kgs|25|5|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.5" />
<sup>5</sup> Por ushria e Kaldeasve e ndoqi mbretin dhe e arriti në fushën e Jerikos, ndërsa tërë ushtria e tij shpërndahej larg tij.
<scripture passage="iiKgs 25:6" parsed="|2Kgs|25|6|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.6" />
<sup>6</sup> Kështu ata e zunë mbretin dhe e çuan te mbreti i Babilonisë në Riblah, ku u shqiptua vendimi kundër tij.
<scripture passage="iiKgs 25:7" parsed="|2Kgs|25|7|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.7" />
<sup>7</sup> Vranë pastaj bijtë e Sedekias në sytë e tij; pastaj i nxorën sytë Sedekias, e lidhën me zinxhira prej bronzi dhe e çuan në Babiloni.
<scripture passage="iiKgs 25:8" parsed="|2Kgs|25|8|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.8" />
<sup>8</sup> Ditën e shtatë të muajit të pestë (ishte viti i nëntëmbëdhjetë i Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë) arriti në Jeruzalem Nebuzaradani, kapiteni i rojes personale, shërbëtor i mbretit të Babolonisë.
<scripture passage="iiKgs 25:9" parsed="|2Kgs|25|9|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.9" />
<sup>9</sup> Ai dogji shtëpinë e Zotit dhe pallatin mbretëror, i vuri flakën tërë shtëpive të Jeruzalemit, domethënë tërë shtëpive të fisnikëve.
<scripture passage="iiKgs 25:10" parsed="|2Kgs|25|10|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.10" />
<sup>10</sup> Kështu tërë ushtria e Kaldeasve, që ishte me kapitenin e rojeve, shembi muret që rrethonin Jeruzalemin.
<scripture passage="iiKgs 25:11" parsed="|2Kgs|25|11|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Nebuzaradani, kapiteni i rojeve, internoi pjesën tjetër të popullit që kishte mbetur në qytet, dezertorët që ishin hedhur nga ana e mbretit të Babilonisë dhe ata që mbeten nga turma.
<scripture passage="iiKgs 25:12" parsed="|2Kgs|25|12|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.12" />
<sup>12</sup> Por kapiteni i rojeve la disa nga më të varfërit e vendit të merreshin me punimin e vreshtave dhe të arave.
<scripture passage="iiKgs 25:13" parsed="|2Kgs|25|13|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.13" />
<sup>13</sup> Kaldeasit i bënë copë-copë shtyllat prej bronzi që ishin në shtëpinë e Zotit, qerret dhe detin prej bronzi që ishin në shtëpinë e Zotit, dhe e çuan bronzin në Babiloni.
<scripture passage="iiKgs 25:14" parsed="|2Kgs|25|14|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.14" />
<sup>14</sup> Ata muarrën edhe tiganët, lopatëzat, thikat, kupat dhe të gjitha veglat prej bronzi, që përdoreshin gjatë shërbimit të tempullit.
<scripture passage="iiKgs 25:15" parsed="|2Kgs|25|15|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.15" />
<sup>15</sup> Kapiteni i rojes mori gjithashtu mangallët dhe kupat, ato gjëra që ishin prej ari dhe argjendi të pastër.
<scripture passage="iiKgs 25:16" parsed="|2Kgs|25|16|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.16" />
<sup>16</sup> Sa për dy shtyllat, detin dhe qerret që Salomoni kishte ndërtuar për shtëpinë e Zotit, bronzi i tërë këtyre objekteve kishte një peshë që nuk mund të llogaritej.
<scripture passage="iiKgs 25:17" parsed="|2Kgs|25|17|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.17" />
<sup>17</sup> Lartësia e një shtylle ishte tetëmbëdhjetë kubitë; mbi të kishte një kapitel prej bronzi. Lartësia e kapitelit ishte tre kubitë; rreth e qark kapitelit kishte një rrjetëz dhe disa shegë tërësisht  prej bronzi. Shtylla tjetër, me rrjetëzën ishte  njëlloj si kjo.
<scripture passage="iiKgs 25:18" parsed="|2Kgs|25|18|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.18" />
<sup>18</sup> Kapiteni i rojes mori Serajahun, kryepriftin, Sofonien, priftin e dytë dhe tre derëtarët.
<scripture passage="iiKgs 25:19" parsed="|2Kgs|25|19|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.19" />
<sup>19</sup> Nga qyteti mori edhe një eunuk që komandonte luftëtarët; pesë nga këshilltarët personalë të mbretit që i gjetën në qytet; sekretarin e komandantit të ushtrisë që rekrutonte popullin e vendit, dhe  gjashtëdhjetë veta nga populli i vendit që u  gjetën në qytet.
<scripture passage="iiKgs 25:20" parsed="|2Kgs|25|20|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.20" />
<sup>20</sup> Kështu Nebuzaradani, kapiten i rojes, i mori dhe i çoi te mbreti i Babilonisë në Riblah;
<scripture passage="iiKgs 25:21" parsed="|2Kgs|25|21|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.21" />
<sup>21</sup> dhe mbreti i Babilonisë urdhëroi që të vriten në Riblah, në vendin e Hamathit. Kështu Juda u internua larg vendit të tij.
<scripture passage="iiKgs 25:22" parsed="|2Kgs|25|22|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.22" />
<sup>22</sup> Sa për popullin që mbeti në vendin e Judës, që e kishte lënë Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, ky vuri në krye të tij Gedaliahun, birin e Ahikamit, që ishte bir i Shafanit.
<scripture passage="iiKgs 25:23" parsed="|2Kgs|25|23|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.23" />
<sup>23</sup> Kur tërë kapitenët e trupave dhe njerëzit e tyre dëgjuan që mbreti i Babilonisë kishte caktuar Gedaliahun si qeveritar, shkuan te Gedaliahu në Mitspah; ata ishin Ishmaeli, bir i Nethaniahut, Johanani,  bir i Kareahut, Serajahu, bir i Tanhumethit  nga Netofahu, Jaazaniahu, bir i një Maakathitit, së bashku me njerëzit e tyre.
<scripture passage="iiKgs 25:24" parsed="|2Kgs|25|24|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.24" />
<sup>24</sup> Gedaliahu iu betua atyre dhe njerëzve të tyre, duke thënë: "Mos kini frikë nga shërbëtorët e Kaldeasve; qëndroni në vend, i shërbeni mbretit të Babilonisë dhe do ta ndjeni veten mirë".
<scripture passage="iiKgs 25:25" parsed="|2Kgs|25|25|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.25" />
<sup>25</sup> Por muajin e shtatë, Ishmaeli, bir i Nethaniahut, që ishte bir i Elishamit, nga familja mbretërore, erdhi bashkë me dhjetë njerëz; këta goditën dhe vranë Gedaliahun si edhe Judejtë dhe Kaldeasit që ishin me të në Mitspah.
<scripture passage="iiKgs 25:26" parsed="|2Kgs|25|26|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.26" />
<sup>26</sup> Atëherë tërë populli, nga më i vogli deri te më i madhi, dhe kapitenët e trupave u ngritën dhe shkuan në Egjipt, sepse kishin frikë nga Kaldeasit.
<scripture passage="iiKgs 25:27" parsed="|2Kgs|25|27|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.27" />
<sup>27</sup> Në vitin e tridhjetë e shtatë të robërisë së Jehojakinit, mbretit të Judës, në muajin e dymbëdhjetë, ditën e njëzeteshtatë të muajit, Evilmerodaku, mbret i Babilonisë, pikërisht vitin që filloi të  mbretërojë, fali Johajakinin, mbretin e Judës,  dhe e nxori nga burgu.
<scripture passage="iiKgs 25:28" parsed="|2Kgs|25|28|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.28" />
<sup>28</sup> I foli me dashamirësi dhe i ofroi një fron më të lartë se ata që kishin mbretërit që ishin me të në Babiloni.
<scripture passage="iiKgs 25:29" parsed="|2Kgs|25|29|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.29" />
<sup>29</sup> Kështu Jehojakini ndërroi rrobat e tij prej të burgosurit dhe hëngri gjithnjë në prani të mbretit për të gjithë ditët e jetës së tij.
<scripture passage="iiKgs 25:30" parsed="|2Kgs|25|30|0|0" osisRef="Bible:2Kgs.25.30" />
<sup>30</sup> Ushqimi i tij ishte siguruar rregullisht nga mbreti, një racion në ditë, për të gjitha ditët e jetës së tij.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="1 Chronicles" progress="35.97%" prev="iiKgs.25" next="iChr.1" id="iChr">
<h2 id="iChr-p0.1">1 Chronicles</h2>

<div3 title="1 Chronicles 1" progress="35.97%" prev="iChr" next="iChr.2" id="iChr.1">
<h3 id="iChr.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iChr.1-p1">
<scripture passage="iChr 1:1" parsed="|1Chr|1|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.1" />
<sup>1</sup> Adami, Sethi, Enoshi,
<scripture passage="iChr 1:2" parsed="|1Chr|1|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.2" />
<sup>2</sup> Kenani, Mahalaleeli, Jaredi,
<scripture passage="iChr 1:3" parsed="|1Chr|1|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.3" />
<sup>3</sup> Enoku, Methusalehu, Lameku,
<scripture passage="iChr 1:4" parsed="|1Chr|1|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.4" />
<sup>4</sup> Noeu, Semi, Kami dhe Jafeti.
<scripture passage="iChr 1:5" parsed="|1Chr|1|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.5" />
<sup>5</sup> Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku dhe Tirasi.
<scripture passage="iChr 1:6" parsed="|1Chr|1|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.6" />
<sup>6</sup> Bijtë e Gomerit ishin Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.
<scripture passage="iChr 1:7" parsed="|1Chr|1|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.7" />
<sup>7</sup> Bijtë e Javanit ishin Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
<scripture passage="iChr 1:8" parsed="|1Chr|1|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.8" />
<sup>8</sup> Bijtë e Kamit ishin Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
<scripture passage="iChr 1:9" parsed="|1Chr|1|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.9" />
<sup>9</sup> Bijtë e Kushit ishin Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu. Bijtë e Raamahut ishin Sheba dhe Dedani.
<scripture passage="iChr 1:10" parsed="|1Chr|1|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.10" />
<sup>10</sup> Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
<scripture passage="iChr 1:11" parsed="|1Chr|1|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.11" />
<sup>11</sup> Mitsraimit i lindën: Ludimët, Anamimët, Lehabimët, Naftuhimët,
<scripture passage="iChr 1:12" parsed="|1Chr|1|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.12" />
<sup>12</sup> Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.
<scripture passage="iChr 1:13" parsed="|1Chr|1|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.13" />
<sup>13</sup> Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Hethi,
<scripture passage="iChr 1:14" parsed="|1Chr|1|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.14" />
<sup>14</sup> Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,
<scripture passage="iChr 1:15" parsed="|1Chr|1|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.15" />
<sup>15</sup> Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,
<scripture passage="iChr 1:16" parsed="|1Chr|1|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.16" />
<sup>16</sup> Arvadejtë, Tsemarejtë dhe Hamathejtë.
<scripture passage="iChr 1:17" parsed="|1Chr|1|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.17" />
<sup>17</sup> Bijtë e Semit ishin Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami, Uzi, Huli, Getheri dhe Mesheku.
<scripture passage="iChr 1:18" parsed="|1Chr|1|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.18" />
<sup>18</sup> Arpakshadit i lindi Shelahu dhe Shelahut i lindi Eberi.
<scripture passage="iChr 1:19" parsed="|1Chr|1|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.19" />
<sup>19</sup> Eberit i lindën dy bij: njeri quhej Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe i vëllai quhej Joktan.
<scripture passage="iChr 1:20" parsed="|1Chr|1|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.20" />
<sup>20</sup> Joktanit i lindi Almodali, Shelefi, Hatsarmavethi, Jerahu,
<scripture passage="iChr 1:21" parsed="|1Chr|1|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.21" />
<sup>21</sup> Hadorami, Uzali, Diklahu,
<scripture passage="iChr 1:22" parsed="|1Chr|1|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.22" />
<sup>22</sup> Ebali, Abimaeli, Sheba,
<scripture passage="iChr 1:23" parsed="|1Chr|1|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.23" />
<sup>23</sup> Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Të tërë këta ishin bijtë e Joktanit.
<scripture passage="iChr 1:24" parsed="|1Chr|1|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.24" />
<sup>24</sup> Semi, Arpakshadi, Shelahu,
<scripture passage="iChr 1:25" parsed="|1Chr|1|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.25" />
<sup>25</sup> Eberi, Pelegu, Reu,
<scripture passage="iChr 1:26" parsed="|1Chr|1|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.26" />
<sup>26</sup> Serugu, Nahori, Terahu,
<scripture passage="iChr 1:27" parsed="|1Chr|1|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.27" />
<sup>27</sup> Abrami, që është Abrahami.
<scripture passage="iChr 1:28" parsed="|1Chr|1|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.28" />
<sup>28</sup> Bijtë e Abrahamit ishin Isaku dhe Ismaeli.
<scripture passage="iChr 1:29" parsed="|1Chr|1|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.29" />
<sup>29</sup> Këta janë pasardhësit e tyre: i parëlinduri i Ismaelit ishte Nebajothi; pastaj vinin Kedari, Abdeeli, Mibsami,
<scripture passage="iChr 1:30" parsed="|1Chr|1|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.30" />
<sup>30</sup> Mishma, Dumahu, Masa, Hadadi, Tema,
<scripture passage="iChr 1:31" parsed="|1Chr|1|31|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.31" />
<sup>31</sup> Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu. Këta ishin bijtë e Ismaelit.
<scripture passage="iChr 1:32" parsed="|1Chr|1|32|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.32" />
<sup>32</sup> Bijtë e Keturahës, konkubinës së Abrahamit: ajo lindi Zimramin, Jokshanin, Medanin, Madianin, Ishbakun dhe Shuahun. Bijtë e Jokshanit ishin Sheba dhe Dedani.
<scripture passage="iChr 1:33" parsed="|1Chr|1|33|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.33" />
<sup>33</sup> Bijtë e Madianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Të tërë këta ishin bijtë e Keturahut.
<scripture passage="iChr 1:34" parsed="|1Chr|1|34|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.34" />
<sup>34</sup> Abrahamit i lindi Isaku. Bijtë e Isakut ishin Esau dhe Izraeli.
<scripture passage="iChr 1:35" parsed="|1Chr|1|35|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.35" />
<sup>35</sup> Bijtë e Esaut ishin Elifazi, Reueli, Jeushi, Jalami dhe Korahu.
<scripture passage="iChr 1:36" parsed="|1Chr|1|36|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.36" />
<sup>36</sup> Bijtë e Elifazit ishin Temani, Omari, Tsefoi, Gatami, Kenazi, Timna dhe Amaleku.
<scripture passage="iChr 1:37" parsed="|1Chr|1|37|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.37" />
<sup>37</sup> Bijtë e Reuelit ishin Nahathi, Zerahu, Shamahu dhe Mizahu.
<scripture passage="iChr 1:38" parsed="|1Chr|1|38|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.38" />
<sup>38</sup> Bijtë e Seirit ishin Lotani, Shobali, Tsibeoni, Anahu, Dishoni, Etseri dhe Dishani.
<scripture passage="iChr 1:39" parsed="|1Chr|1|39|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.39" />
<sup>39</sup> Bijtë e Lotanit ishin Hori dhe Hemani; Timna quhej e motra e Lotanit.
<scripture passage="iChr 1:40" parsed="|1Chr|1|40|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.40" />
<sup>40</sup> Bijtë e Shobalit ishin Aliani, Manahathi, Ebali, Shefi dhe Onami. Ajahu dhe Anahu ishin bij të Tsibeonit.
<scripture passage="iChr 1:41" parsed="|1Chr|1|41|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.41" />
<sup>41</sup> Dishoni ishte bir i Anahut. Bijtë e Dishonit ishin Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.
<scripture passage="iChr 1:42" parsed="|1Chr|1|42|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.42" />
<sup>42</sup> Bijtë e Etserit ishin Bilhani, Zaavani dhe Akani. Bijtë e Dishanit ishin Utsi dhe Arani.
<scripture passage="iChr 1:43" parsed="|1Chr|1|43|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.43" />
<sup>43</sup> Këta janë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit para se ndonjë mbret të mbretëronte mbi bijtë e Izraelit: Bela, bir i Beorit; emri i qytetit të tij ishte Dinhabah.
<scripture passage="iChr 1:44" parsed="|1Chr|1|44|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.44" />
<sup>44</sup> Kur vdiq Bela, në vend të tij mbretëroi Jobabi, bir i Zerahut nga Botsrahu.
<scripture passage="iChr 1:45" parsed="|1Chr|1|45|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.45" />
<sup>45</sup> Kur vdiq Jobabi, në vend të tij mbretëroi Hushami nga vendi i Temanitëve.
<scripture passage="iChr 1:46" parsed="|1Chr|1|46|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.46" />
<sup>46</sup> Kur vdiq Hushami, në vend të tij mbretëroi Hadadi, bir i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; qyteti i tij quhej Avith.
<scripture passage="iChr 1:47" parsed="|1Chr|1|47|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.47" />
<sup>47</sup> Kur vdiq Hadadi, në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masre Kahu.
<scripture passage="iChr 1:48" parsed="|1Chr|1|48|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.48" />
<sup>48</sup> Kur vdiq Samlahu, në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rehobothi mbi Lum.
<scripture passage="iChr 1:49" parsed="|1Chr|1|49|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.49" />
<sup>49</sup> Kur vdiq Sauli, në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, bir i Akborit.
<scripture passage="iChr 1:50" parsed="|1Chr|1|50|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.50" />
<sup>50</sup> Kur vdiq Baal-Hanani, në vend të tij mbretëroi Hadabi. Emri i qytetit të tij ishte Pan dhe e shoqja quhej Mehetabeel; ishte bijë e Matredit, që ishte e bija e Mezahabit.
<scripture passage="iChr 1:51" parsed="|1Chr|1|51|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.51" />
<sup>51</sup> Pastaj vdiq Hadabi. Krerët e Edomit ishin: shefi Timnah, shefi Avlah, shefi Jetheth,
<scripture passage="iChr 1:52" parsed="|1Chr|1|52|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.52" />
<sup>52</sup> shefi Oholibamah, shefi Elah, shefi Pinon,
<scripture passage="iChr 1:53" parsed="|1Chr|1|53|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.53" />
<sup>53</sup> shefi Kenaz, shefi Teman, shefi Mibtsar,
<scripture passage="iChr 1:54" parsed="|1Chr|1|54|0|0" osisRef="Bible:1Chr.1.54" />
<sup>54</sup> shefi Magdiel, shefi Iram. Këta ishin shefat e Edomit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 2" progress="36.06%" prev="iChr.1" next="iChr.3" id="iChr.2">
<h3 id="iChr.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="iChr.2-p1">
<scripture passage="iChr 2:1" parsed="|1Chr|2|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.1" />
<sup>1</sup> Këta qenë bijtë e Izraelit: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Zabuloni,
<scripture passage="iChr 2:2" parsed="|1Chr|2|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.2" />
<sup>2</sup> Dani, Jozefi, Beniamini, Neftali, Gadi dhe Asheri.
<scripture passage="iChr 2:3" parsed="|1Chr|2|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.3" />
<sup>3</sup> Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu; këta të tre i lindi e bija e Shuas, Kananeasja. Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit, i cili e bëri të vdesë.
<scripture passage="iChr 2:4" parsed="|1Chr|2|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.4" />
<sup>4</sup> Tamara, nusja e të birit, i lindi Peretsin dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.
<scripture passage="iChr 2:5" parsed="|1Chr|2|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.5" />
<sup>5</sup> Hetsroni dhe Hamuli ishin bijtë e Peretsit.
<scripture passage="iChr 2:6" parsed="|1Chr|2|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.6" />
<sup>6</sup> Zimri, Ethani, Hemani, Kalkoli dhe Dara ishin bijtë e Zerahut; gjithsej pesë.
<scripture passage="iChr 2:7" parsed="|1Chr|2|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.7" />
<sup>7</sup> I biri i Karmit, Akani, vuri në rrezik Izraelin, duke kryer një shkelje rreth gjërave të caktuara të zhdukeshin.
<scripture passage="iChr 2:8" parsed="|1Chr|2|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.8" />
<sup>8</sup> Ethanit i lindi Arariahu.
<scripture passage="iChr 2:9" parsed="|1Chr|2|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.9" />
<sup>9</sup> Bijtë që i lindën Hetsronit quheshin Jerahmeel, Ram dhe Kelubai.
<scripture passage="iChr 2:10" parsed="|1Chr|2|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.10" />
<sup>10</sup> Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, princi i bijve të Judës;
<scripture passage="iChr 2:11" parsed="|1Chr|2|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.11" />
<sup>11</sup> Nahshonit i lindi Salma; Salmas i lindi Boazi, Boazit i lindi Obedi.
<scripture passage="iChr 2:12" parsed="|1Chr|2|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.12" />
<sup>12</sup> Obedit i lindi Isai.
<scripture passage="iChr 2:13" parsed="|1Chr|2|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.13" />
<sup>13</sup> Isait i lindi Eliabi, i parëlinduri i tij, Abinadabi i dyti, Shemiahu i treti,
<scripture passage="iChr 2:14" parsed="|1Chr|2|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.14" />
<sup>14</sup> Nethaneeli, i katërti, Radai i pesti,
<scripture passage="iChr 2:15" parsed="|1Chr|2|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.15" />
<sup>15</sup> Otsemi i gjashti, dhe Davidi i shtati.
<scripture passage="iChr 2:16" parsed="|1Chr|2|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.16" />
<sup>16</sup> Motrat e tyre ishin Tserujah dhe Abigail. Abishai, Joabi dhe Asaheli ishin bij të Tserujahës; gjithsej tre.
<scripture passage="iChr 2:17" parsed="|1Chr|2|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.17" />
<sup>17</sup> Abigaili lindi Amasan, atë i të cilit ishte Jetheri, Ismaeliti.
<scripture passage="iChr 2:18" parsed="|1Chr|2|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.18" />
<sup>18</sup> Kalebi, bir i Hetsronit, pati fëmijë nga gruaja e tij Azubah dhe nga Jeriotha. Bijtë e saj quheshin Jesher, Shobab dhe Ardon.
<scripture passage="iChr 2:19" parsed="|1Chr|2|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.19" />
<sup>19</sup> Pas vdekjes së Azabahut, Kalebi u martua me Efrathin që i lindi Hurin.
<scripture passage="iChr 2:20" parsed="|1Chr|2|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.20" />
<sup>20</sup> Hurit i lindi Uri dhe Urit i lindi Betsaleeli.
<scripture passage="iChr 2:21" parsed="|1Chr|2|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Hetsroni hyri tek e bija e Makirit, atit të Galaadit, me të cilën që martuar kur ishte shtatëdhjetë vjeç; dhe ajo i lindi Segubin.
<scripture passage="iChr 2:22" parsed="|1Chr|2|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.22" />
<sup>22</sup> Segubit i lindi Jairi, të cilit do t'i përkisnin njëzet e tre qytete në vendin e Galaadit.
<scripture passage="iChr 2:23" parsed="|1Chr|2|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.23" />
<sup>23</sup> (Geshuri dhe Arami u morën atyre fshatrat e Jairit, Kenathin dhe fshatrat përreth, gjashëdhjetë qytete). Tërë këto ishin pronë e bijve të Makirit, atit të Galaadit.
<scripture passage="iChr 2:24" parsed="|1Chr|2|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.24" />
<sup>24</sup> Mbas vdekjes së Hetsronit në Kaleb-Efrathah, Abiah, gruaja e Hetsronit i lindi Ashurin, atin e Tekoas.
<scripture passage="iChr 2:25" parsed="|1Chr|2|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.25" />
<sup>25</sup> Bijtë e Jerahmeelit, të parëlindurit të Hetsronit, ishin Rami, i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Otsemi dhe Ahijahu.
<scripture passage="iChr 2:26" parsed="|1Chr|2|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.26" />
<sup>26</sup> Jerahmeeli pati një grua tjetër, që quhej Atarah, që u bë nëna e Onamit.
<scripture passage="iChr 2:27" parsed="|1Chr|2|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.27" />
<sup>27</sup> Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmeelit, qenë Maatsi, Jamini dhe Ekeri.
<scripture passage="iChr 2:28" parsed="|1Chr|2|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.28" />
<sup>28</sup> Bijtë e Onamit ishin Shamai dhe Jada. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri.
<scripture passage="iChr 2:29" parsed="|1Chr|2|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.29" />
<sup>29</sup> Gruaja e Abishurit quhej Abihail dhe i lindi Ahbanin dhe Molidin.
<scripture passage="iChr 2:30" parsed="|1Chr|2|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.30" />
<sup>30</sup> Bijtë e Nadabit ishin Seledi dhe Apaimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë.
<scripture passage="iChr 2:31" parsed="|1Chr|2|31|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.31" />
<sup>31</sup> I biri i Apaimit ishte Ishi; i biri i Ishit ishte Sheshani; i biri i Sheshanit ishte Ahlai.
<scripture passage="iChr 2:32" parsed="|1Chr|2|32|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.32" />
<sup>32</sup> Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, ishin Jetheri dhe Jonathani. Jetheri vdiq pa lënë fëmijë.
<scripture passage="iChr 2:33" parsed="|1Chr|2|33|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.33" />
<sup>33</sup> Pelethi dhe Zaza ishin bijtë e Jonathanit. Këta ishin bijtë e Jerahmeelit.
<scripture passage="iChr 2:34" parsed="|1Chr|2|34|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.34" />
<sup>34</sup> Seshani nuk pati djem por vetëm vajza. Por Seshani kishte një skllav egjiptas të quajturt Jarha.
<scripture passage="iChr 2:35" parsed="|1Chr|2|35|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.35" />
<sup>35</sup> Seshani e martoi të bijën me Jarhën, skllavin e tij, dhe ajo i lindi Atain.
<scripture passage="iChr 2:36" parsed="|1Chr|2|36|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.36" />
<sup>36</sup> Atait i lindi Nathani dhe Nathanit i lindi Zabadi.
<scripture passage="iChr 2:37" parsed="|1Chr|2|37|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.37" />
<sup>37</sup> Zabadit i lindi Eflali; Eflalit i lindi Obedi;
<scripture passage="iChr 2:38" parsed="|1Chr|2|38|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.38" />
<sup>38</sup> Obedit i lindi Jehu; Jehut i lindi Azariahu;
<scripture passage="iChr 2:39" parsed="|1Chr|2|39|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.39" />
<sup>39</sup> Azariahut i lindi Heletsi; Heletsit i lindi Eleasahu;
<scripture passage="iChr 2:40" parsed="|1Chr|2|40|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.40" />
<sup>40</sup> Eleasahut i lindi Sismai; Sismait i lindi Shallumi;
<scripture passage="iChr 2:41" parsed="|1Chr|2|41|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.41" />
<sup>41</sup> Shallumit i lindi Jekamiahu dhe Jekamiahut i lindi Elishama.
<scripture passage="iChr 2:42" parsed="|1Chr|2|42|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.42" />
<sup>42</sup> Bijtë e Kalebit, vëllait të Jerahmeelit, ishin Mesha, i parëlinduri që ishte ati i Zifit, dhe bijtë e Mareshahut, ati i Hebronit.
<scripture passage="iChr 2:43" parsed="|1Chr|2|43|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.43" />
<sup>43</sup> Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shema.
<scripture passage="iChr 2:44" parsed="|1Chr|2|44|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.44" />
<sup>44</sup> Shemas i lindi Rahami, ati i Jorkeamit, dhe Rekemit i lindi Shamai.
<scripture passage="iChr 2:45" parsed="|1Chr|2|45|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.45" />
<sup>45</sup> Shamai pati si djalë Maonin, i cili ishte ati i Beth-Tsurit.
<scripture passage="iChr 2:46" parsed="|1Chr|2|46|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.46" />
<sup>46</sup> Efah, konkubina e Kalebit, lindi Haranin, Motsan dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezin.
<scripture passage="iChr 2:47" parsed="|1Chr|2|47|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.47" />
<sup>47</sup> Bijtë e Jahdait ishin Regemi, Jothami, Geshani, Peleti, Efahu dhe Shaafi.
<scripture passage="iChr 2:48" parsed="|1Chr|2|48|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.48" />
<sup>48</sup> Maakah, konkubina e Kalebit, lindi Sheberin dhe Tirhanahun.
<scripture passage="iChr 2:49" parsed="|1Chr|2|49|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.49" />
<sup>49</sup> Ajo lindi Shaafin, atin e Madmanahut, Shevan, atin e Makbenës dhe të Gibeut. Vajza e Kalebit quhej Aksaha.
<scripture passage="iChr 2:50" parsed="|1Chr|2|50|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.50" />
<sup>50</sup> Këta qenë bijtë e Kalebit: i biri i Hurit, të parëlindurit të Efratahut, Shobali, ati i Kirjath-Jearimit.
<scripture passage="iChr 2:51" parsed="|1Chr|2|51|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.51" />
<sup>51</sup> Salma, ati i Betlemit, dhe Harefi, ati i Beth-Gaderit.
<scripture passage="iChr 2:52" parsed="|1Chr|2|52|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.52" />
<sup>52</sup> Shobali, ati i Kirjath-Jearimit, pati si fëmijë: Haroehin dhe gjysmën e Memuhothit.
<scripture passage="iChr 2:53" parsed="|1Chr|2|53|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.53" />
<sup>53</sup> Familjet e Kirjath-Jearimit ishin Ithrejtë, Puthejtë, Sumathejtë dhe Misharaejtë; prej tyre rrjedhin Tsorathitët dhe Eshtaolitët.
<scripture passage="iChr 2:54" parsed="|1Chr|2|54|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.54" />
<sup>54</sup> Bijtë e Salmës ishin Betlemi dhe Netofathei, Atroth-Beth-Joabi, gjysme e Menathejve, Tsorejtë,
<scripture passage="iChr 2:55" parsed="|1Chr|2|55|0|0" osisRef="Bible:1Chr.2.55" />
<sup>55</sup> dhe familjet e shkruesve që banonin në Jabets ishin Tirathejtë, Shimeathejtë dhe Sukathejtë. Këta ishin Kenejtë që rrjedhin nga Hamathi, ati i shtëpisë së Rekabit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 3" progress="36.17%" prev="iChr.2" next="iChr.4" id="iChr.3">
<h3 id="iChr.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="iChr.3-p1">
<scripture passage="iChr 3:1" parsed="|1Chr|3|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.1" />
<sup>1</sup> Këta ishin bijtë e Davidit, që i lindën në Hebron; i parëlinduri ishte Amnoni, nga Ahinoami, Jezreelitja; i dyti ishte Danieli, nga Abigail, Karmelitja;
<scripture passage="iChr 3:2" parsed="|1Chr|3|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.2" />
<sup>2</sup> i treti ishte Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, mbret i Geshurit; i katërti ishte Adonijahu, bir i Haghithit;
<scripture passage="iChr 3:3" parsed="|1Chr|3|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.3" />
<sup>3</sup> i pesti ishte Shefatiahu nga Abitali; i gjashti ishte Ithreami, nga Eglahu, bashkëshortja e tij.
<scripture passage="iChr 3:4" parsed="|1Chr|3|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.4" />
<sup>4</sup> Këta të gjashtë i lindën në Hebron. Ai mbretëroi atje shtatë vjet e gjashtë muaj, kurse në Jeruzalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet.
<scripture passage="iChr 3:5" parsed="|1Chr|3|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.5" />
<sup>5</sup> Këta përkundrazi i lindën në Jeruzalem; Shimea, Shobabi, Nathani dhe Salomoni, domethënë katër fëmijë të lindur nga Bath-Sheba, e bija e Amielit.
<scripture passage="iChr 3:6" parsed="|1Chr|3|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.6" />
<sup>6</sup> Ishin përveç tyre Ibhari, Elishama, Elifeleti,
<scripture passage="iChr 3:7" parsed="|1Chr|3|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.7" />
<sup>7</sup> Nogahu, Nefegu, Jafia,
<scripture passage="iChr 3:8" parsed="|1Chr|3|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.8" />
<sup>8</sup> Elishama, Eliada dhe Elifeleti, gjithsej nëntë.
<scripture passage="iChr 3:9" parsed="|1Chr|3|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.9" />
<sup>9</sup> Tërë këta ishin bijtë e Davidit, pa llogaritur bijtë e konkubinave të tij. Tamara ishte motra e tyre.
<scripture passage="iChr 3:10" parsed="|1Chr|3|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.10" />
<sup>10</sup> I biri i Salomonit ishte Roboami, bir i të cilit ishte Abijahu, bir i të cilit ishte Asa, bir i të cilit ishte Jozafati,
<scripture passage="iChr 3:11" parsed="|1Chr|3|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.11" />
<sup>11</sup> bir i të cilit ishte Jorami, bir i të cilit ishte Ahaziahu, bir i të cilit ishte Joasi,
<scripture passage="iChr 3:12" parsed="|1Chr|3|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.12" />
<sup>12</sup> bir i të cilit ishte Amatsiahu, bir i të cilit ishte Azariahu, bir i të cilit ishte Jothami,
<scripture passage="iChr 3:13" parsed="|1Chr|3|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.13" />
<sup>13</sup> bir i të cilit ishte Ashazi, bir i të cilit ishte Ezekia, bir i të cilit ishte Manasi,
<scripture passage="iChr 3:14" parsed="|1Chr|3|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.14" />
<sup>14</sup> bir i të cilit ishte Amoni, bir i të cilit ishte Josia.
<scripture passage="iChr 3:15" parsed="|1Chr|3|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.15" />
<sup>15</sup> Bijtë e Josias ishin Johnani, i parëlinduri, i dyti Jehojakimi, i treti Sedekia dhe i katërti Shalumi.
<scripture passage="iChr 3:16" parsed="|1Chr|3|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.16" />
<sup>16</sup> Bijtë e Jehojakimit ishin djali i tij Jekoniahu, bir i të cilit ishte Sedekia.
<scripture passage="iChr 3:17" parsed="|1Chr|3|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.17" />
<sup>17</sup> Bijtë e Jekoniahut, të të burgosurit, ishin i biri Shealtieli,
<scripture passage="iChr 3:18" parsed="|1Chr|3|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.18" />
<sup>18</sup> dhe Malkirami, Pedajahu, Shenatsari, Jekamiahu, Hoshama dhe Nedabiahu.
<scripture passage="iChr 3:19" parsed="|1Chr|3|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.19" />
<sup>19</sup> Bijtë e Pedajahut ishin Zorobabeli dhe Shimei. Bijtë e Zorobabelit ishin Meshulami, Hananiahu dhe Shelomith, motra e tyre;
<scripture passage="iChr 3:20" parsed="|1Chr|3|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.20" />
<sup>20</sup> pastaj vinin Hashubahu, Oheli, Berekiahu, Hasadiahu dhe Jushab-Hasedi, gjithsej pesë.
<scripture passage="iChr 3:21" parsed="|1Chr|3|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.21" />
<sup>21</sup> Bijtë e Hananiahut ishin Pelatisahu dhe Jeshajahu, bijtë e Refajahut, bijtë e Arnanit, bijtë e Obadiahut, bijtë e Shekaniahut.
<scripture passage="iChr 3:22" parsed="|1Chr|3|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.22" />
<sup>22</sup> Biri i Shakaniahut ishte Shemajahu. Bijtë e Shemajahut ishin Hatushi, Igali, Bariahu, Neraiahu dhe Shafati, gjithsej gjashtë.
<scripture passage="iChr 3:23" parsed="|1Chr|3|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.23" />
<sup>23</sup> Bijtë e Neariahut ishin Elioenai, Ezekia dhe Azrikami, gjithsej tre.
<scripture passage="iChr 3:24" parsed="|1Chr|3|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.3.24" />
<sup>24</sup> Bijtë e Elioenait ishin Hodaviahu, Eliashibi, Pelajahu, Akubi, Johanani, Delajahu dhe Anani, gjithsej shtatë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 4" progress="36.23%" prev="iChr.3" next="iChr.5" id="iChr.4">
<h3 id="iChr.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="iChr.4-p1">
<scripture passage="iChr 4:1" parsed="|1Chr|4|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.1" />
<sup>1</sup> Bijtë e Judës ishin Peretsi, Hetsroni, Karmi, Huri dhe Shobali.
<scripture passage="iChr 4:2" parsed="|1Chr|4|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.2" />
<sup>2</sup> Reajahut, birit të Shobalit, i lindën Ahumai dhe Lahadi. Këto ishin familjet e Tsorathejve;
<scripture passage="iChr 4:3" parsed="|1Chr|4|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.3" />
<sup>3</sup> Këta ishin bijtë e atit të Etamit: Jezreeli, Ishma dhe Idbashi; motra e tyre quhej Hatselelponi.
<scripture passage="iChr 4:4" parsed="|1Chr|4|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.4" />
<sup>4</sup> Penueli ishte ati i Gedorit; Ezeri ishte ati i Hushahut. Këta ishin bijtë e Hurit, të parëlindurit të Efratahut, atit të Betlemit.
<scripture passage="iChr 4:5" parsed="|1Chr|4|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.5" />
<sup>5</sup> Ashuri, ati i Tekoas, pati dy bashkëshorte, Helahën dhe Naarahën.
<scripture passage="iChr 4:6" parsed="|1Chr|4|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.6" />
<sup>6</sup> Naaraha i lindi Ahuzamin, Heferin, Tememin dhe Ahashtarin. Këta ishin bijtë e Naarahës.
<scripture passage="iChr 4:7" parsed="|1Chr|4|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.7" />
<sup>7</sup> Bijtë e Helahës ishin Tserethi, Tsohari dhe Ethnani.
<scripture passage="iChr 4:8" parsed="|1Chr|4|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.8" />
<sup>8</sup> Kotzit i lindën Anubi, Cobe-Tsobebahu dhe familjet e Aharhelit, birit të Harumit.
<scripture passage="iChr 4:9" parsed="|1Chr|4|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.9" />
<sup>9</sup> Jabetsin e nderonin më tepër se vëllezërit; e ëma i kishte vënë emrin Jabets, sepse thoshte: "E polla me dhimbje".
<scripture passage="iChr 4:10" parsed="|1Chr|4|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.10" />
<sup>10</sup> Jabetsi kërkoi ndihmën e Perëndisë të Izraelit, duke thënë: "Oh, sikur të më bekoje dhe zgjeroje kufijtë e mi, dhe dora jote të ishte me mua dhe të më ruante nga e keqja që të mos vuaj!". Dhe Perëndia i dha atë që kishte kërkuar.
<scripture passage="iChr 4:11" parsed="|1Chr|4|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.11" />
<sup>11</sup> Kelubit, vëllait të Shulahut, i lindi Mehiti, që ishte ati i Eshtonit.
<scripture passage="iChr 4:12" parsed="|1Chr|4|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.12" />
<sup>12</sup> Eshtonit i lindën Beth-Rafa, Paseahu dhe Tehinahu, ati i Ir-Nahashit. Këta ishin burrat e Rehahut.
<scripture passage="iChr 4:13" parsed="|1Chr|4|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.13" />
<sup>13</sup> Bijtë e Kenazit ishin Othnieli dhe Serajahu. Bijtë e Othnielit ishin Hathathi,
<scripture passage="iChr 4:14" parsed="|1Chr|4|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.14" />
<sup>14</sup> dhe Meonathai prej të cilit lindi Ofrahu. Serajahut i lindi Joabi, ati i banorëve të luginës së artizanëve, sepse ishin artizanë.
<scripture passage="iChr 4:15" parsed="|1Chr|4|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.15" />
<sup>15</sup> Bijtë e Kalebit, bir i Jefunehut, ishin Iru, Elahu dhe Naami. Kenazi ishte bir i Elahut.
<scripture passage="iChr 4:16" parsed="|1Chr|4|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.16" />
<sup>16</sup> Bijtë e Jehaleleelit ishin Zifi, Zifahu, Tiria dhe Asareeli.
<scripture passage="iChr 4:17" parsed="|1Chr|4|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.17" />
<sup>17</sup> Bijtë e Ezrahut ishin Jetheri, Meredi, Eferi dhe Jaloni. Bashkëshortja e Meredit lindi Miriamin, Shamain dhe Ishbahun, atin e Eshtemoas.
<scripture passage="iChr 4:18" parsed="|1Chr|4|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.18" />
<sup>18</sup> (Gruaja e tij Jehudijah lindi Jeredin, atin e Gedorit, Heberin, atin e Sokohit dhe Jekuthielin, atin e Zanoahut). Këta qenë bijtë e Bithiahut, e bijës së Faraonit, që Meredi kishte marrë për grua.
<scripture passage="iChr 4:19" parsed="|1Chr|4|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.19" />
<sup>19</sup> Bijtë e gruas së Hodihajut, motër e Nahamit, ishin ati i Keliahut, Garmeui, dhe Eshtemoa, Maakatheu.
<scripture passage="iChr 4:20" parsed="|1Chr|4|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.20" />
<sup>20</sup> Bijtë e Shimonit ishin Amoni, Rinahu, Benhanani dhe Tiloni. Bijtë e Ishit ishin Zohethi dhe Ben-Zohethi.
<scripture passage="iChr 4:21" parsed="|1Chr|4|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.21" />
<sup>21</sup> Bijtë e Shelahut, birit të Judës, ishin Eri, ati i Lekahut, Laadahu, ati i Mareshahut, dhe familjet e shtëpisë së punonjësve të endjes së lirit të Beth-Ashbeas.
<scripture passage="iChr 4:22" parsed="|1Chr|4|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.22" />
<sup>22</sup> Jokimi dhe njerëzia e Kozebës, Joasi dhe Safari, që sunduan në Moab, dhe Jashubi-Lehemi. Por këto fakte janë të vjetra.
<scripture passage="iChr 4:23" parsed="|1Chr|4|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.23" />
<sup>23</sup> Ata ishin poçarë dhe banonin në Netaim dhe në Gederah; banonin aty bashkë me mbretin dhe ishin në shërbim të tij.
<scripture passage="iChr 4:24" parsed="|1Chr|4|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.24" />
<sup>24</sup> Bijtë e Simeonit ishin Jemueli, Jamini, Jaribi, Zerahu dhe Shauli,
<scripture passage="iChr 4:25" parsed="|1Chr|4|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.25" />
<sup>25</sup> bir i të cilit ishte Shalumi, bir i të cilit ishte Mibsami, bir i të cilit ishte Mishma.
<scripture passage="iChr 4:26" parsed="|1Chr|4|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.26" />
<sup>26</sup> Bijtë e Mishmas ishin i biri Hamuel, bir i të cilit ishte Zakuri, bir i të cilit ishte Shimei.
<scripture passage="iChr 4:27" parsed="|1Chr|4|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.27" />
<sup>27</sup> Shimei pati gjashtëmbëdhjetë djem e gjashtë vajza; por vëllezërit e tij nuk patën shumë fëmijë; dhe fisi i tyre nuk u shtua si ai i bijve të Judës.
<scripture passage="iChr 4:28" parsed="|1Chr|4|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.28" />
<sup>28</sup> Ata u vendosën në Beer-Sheba, në Moladah, në Hatsar-Shual,
<scripture passage="iChr 4:29" parsed="|1Chr|4|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.29" />
<sup>29</sup> në Bilbah, në Etsem, në Tolad,
<scripture passage="iChr 4:30" parsed="|1Chr|4|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.30" />
<sup>30</sup> në Bethuel, në Hormah, në Tsiklag,
<scripture passage="iChr 4:31" parsed="|1Chr|4|31|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.31" />
<sup>31</sup> në Beth-Markaboth, në Hatsar-Susim, në Beth-Biri dhe në Shaaraim. Këto ishin qytetet e tyre, deri në mbretërinë e Davidit.
<scripture passage="iChr 4:32" parsed="|1Chr|4|32|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.32" />
<sup>32</sup> Fshatrat e tyre ishin Etami, Aini, Rimoni, Tokeni dhe Ashani: pesë qytete,
<scripture passage="iChr 4:33" parsed="|1Chr|4|33|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.33" />
<sup>33</sup> si dhe tërë fshatrat që ishin rreth këtyre qyteteve, deri në Baal. Këto ishin banesat e tyre, dhe ata ruajtën gjenealogjinë e tyre;
<scripture passage="iChr 4:34" parsed="|1Chr|4|34|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.34" />
<sup>34</sup> Meshobabi, Jamleku, Joshahi, bir i Amatsiahut,
<scripture passage="iChr 4:35" parsed="|1Chr|4|35|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.35" />
<sup>35</sup> Joeli dhe Jehu, bir i Joshibiahut, bir i Serajahut, bir i Asielit,
<scripture passage="iChr 4:36" parsed="|1Chr|4|36|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.36" />
<sup>36</sup> Elioneai, Jaakobahu, Jeshohajai, Asajahu, Adieli, Jesimieli dhe Benajahu,
<scripture passage="iChr 4:37" parsed="|1Chr|4|37|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.37" />
<sup>37</sup> Ziza, bir i Shifit, bir i Alonit, bir i Jedajahut, bir i Shimrit, bir i Shemajahut.
<scripture passage="iChr 4:38" parsed="|1Chr|4|38|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.38" />
<sup>38</sup> Këta, që u përmendën në emër, ishin princër në familjet e tyre dhe shtëpitë e tyre atërore u rritën shumë.
<scripture passage="iChr 4:39" parsed="|1Chr|4|39|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.39" />
<sup>39</sup> Shkuan drejt hyrjes së Gedorit deri në perëndim të luginës për të kërkuar kullota për kopetë e tyre.
<scripture passage="iChr 4:40" parsed="|1Chr|4|40|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.40" />
<sup>40</sup> Gjetën kullota të bollshme dhe të mira, dhe vendi ishte i gjërë, i qetë, sepse më parë banonin aty pasuesit e Kamit.
<scripture passage="iChr 4:41" parsed="|1Chr|4|41|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.41" />
<sup>41</sup> Ata që u përmendën me emër, në kohën e Ezekias, mbretit të Judës, erdhën dhe i sulmuan çadrat e tyre dhe Menuitët, që gjendeshin aty, dhe i shfarosën krejt deri në ditën e sotme; pastaj u vendosën  në vendin e tyre, sepse aty kishte kullota  për kopetë e tyre.
<scripture passage="iChr 4:42" parsed="|1Chr|4|42|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.42" />
<sup>42</sup> Pastaj disa prej tyre, pesëqind burra nga bijtë e Simeonit, shkuan në malin Seir të udhëhequr nga Pelatiahu, Neariahu dhe Uzieli, bij të Ishit.
<scripture passage="iChr 4:43" parsed="|1Chr|4|43|0|0" osisRef="Bible:1Chr.4.43" />
<sup>43</sup> Pastaj ata vranë mbeturinat e Amalekitëve që kishin shpëtuar dhe banuar deri ditën e sotme atje.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 5" progress="36.34%" prev="iChr.4" next="iChr.6" id="iChr.5">
<h3 id="iChr.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="iChr.5-p1">
<scripture passage="iChr 5:1" parsed="|1Chr|5|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.1" />
<sup>1</sup> Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit. Ai ishte me të vërtetë i parëlinduri, por me qenë se kishte përdhosur shtratin e të atit, parëbirnia iu dha bijve të Jozefit, birit të Izraelit; kështu gjenealogjia nuk jepet në bazë të parëbirnisë.
<scripture passage="iChr 5:2" parsed="|1Chr|5|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.2" />
<sup>2</sup> Ndonëse Juda mbizotëroi mbi vëllezërit e tij dhe nga ai rrodhi një shef, e drejta e parëbirnisë i takonte Jozefit.
<scripture passage="iChr 5:3" parsed="|1Chr|5|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.3" />
<sup>3</sup> Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, ishin Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi.
<scripture passage="iChr 5:4" parsed="|1Chr|5|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.4" />
<sup>4</sup> Bijtë e Joelit ishin Shemejahu, bir i të cilit ishte Gogu, bir i të cilit ishte Shimei,
<scripture passage="iChr 5:5" parsed="|1Chr|5|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.5" />
<sup>5</sup> bir i të cilit ishte Mikahu, bir i të cilit ishte Reajahi, bir i të cilit ishte Baali,
<scripture passage="iChr 5:6" parsed="|1Chr|5|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.6" />
<sup>6</sup> bir i të cilit ishte Beerahu, që u çua në robëri nga Tilgath-Pilneseri, mbret i Asirisë. Ai ishte princ i Rubenitëve.
<scripture passage="iChr 5:7" parsed="|1Chr|5|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.7" />
<sup>7</sup> Vëllezërit e tij, sipas familjeve të tyre, ashtu siç janë rreshtuar në gjenealogjinë sipas brezave të tyre, ishin i pari Jejeli, pastaj Zakaria,
<scripture passage="iChr 5:8" parsed="|1Chr|5|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.8" />
<sup>8</sup> Bela, bir i Azazit, birit të Shemas, i cili ishte bir i Joelit, që banonte në Aroer dhe deri në Nebo dhe në Baal-Meon.
<scripture passage="iChr 5:9" parsed="|1Chr|5|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.9" />
<sup>9</sup> Dhe ata u vendosën në perëndim duke arritur deri në fillim të shkretëtirës, nga kjo anë e lumit Eufrat, sepse bagëtia e tyre ishte shumëzuar në vendin e Galaadit.
<scripture passage="iChr 5:10" parsed="|1Chr|5|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.10" />
<sup>10</sup> Në kohën e Saulit ata u shpallën luftë Hagarenëve, të cilët i mundën; pastaj u vendosën në çadrat e tyre, të ngritura në tërë pjesën në perëndim të Galaadit.
<scripture passage="iChr 5:11" parsed="|1Chr|5|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.11" />
<sup>11</sup> Bijtë e Gadit banonin përballë tyre në vendin e Bashanit, deri në Salkah.
<scripture passage="iChr 5:12" parsed="|1Chr|5|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.12" />
<sup>12</sup> Joeli ishte i pari i tyre, i dyti ishte Shafami, pastaj vinin Janai dhe Shafati në Bashan.
<scripture passage="iChr 5:13" parsed="|1Chr|5|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.13" />
<sup>13</sup> Vëllezërit e tyre, sipas shtëpive atërore të tyre, ishin: Mikaeli, Meshulami, Sheba, Jorai, Jakani, Zia dhe Eberi, gjithsej shtatë.
<scripture passage="iChr 5:14" parsed="|1Chr|5|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.14" />
<sup>14</sup> Ata ishin bij të Abihailit, birit të Hurit, birit të Jaroahut, birit të Galaadit, birit të Mikaelit, birit të Jesishait, birit të Jahdos, birit të Buzit;
<scripture passage="iChr 5:15" parsed="|1Chr|5|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.15" />
<sup>15</sup> Ahi, bir i Abdielit, birit të Gunit, ishte i pari i shtëpisë së tyre prindërore.
<scripture passage="iChr 5:16" parsed="|1Chr|5|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.16" />
<sup>16</sup> Ata banonin në Galaad dhe në Bashan, në fshatrat e tij dhe në të gjitha tokat për kullotë të Sharonit deri atje ku shtriheshin.
<scripture passage="iChr 5:17" parsed="|1Chr|5|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.17" />
<sup>17</sup> Të gjitha këto toka u regjistruan në listat gjenealogjike të përpiluara në kohën e Jothamit, mbretit të Judës, dhe në kohën e Jeroboamit, mbretit të Izraelit.
<scripture passage="iChr 5:18" parsed="|1Chr|5|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.18" />
<sup>18</sup> Bijtë e Rubenit, Gaditët dhe gjysma e fisit të Manasit kishin dyzet e katër mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë njerëz trima, njerëz që mbanin mburoja dhe shpata, përdornin harkun dhe ishin të stërvitur
<scripture passage="iChr 5:19" parsed="|1Chr|5|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.19" />
<sup>19</sup> Ata u shpallën luftë Hagarenëve, Jeturëve, Nafishëve dhe Nodabëve.
<scripture passage="iChr 5:20" parsed="|1Chr|5|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.20" />
<sup>20</sup> Ata u ndihmuan kundër tyre, sepse gjatë betejës i thirrën Perëndisë, që e dëgjoi lutjen e tyre, sepse ata kishin pasur besim tek ai; kështu Hagarenët dhe tërë ata që ishin bashkë me ta u dorëzuan në duart e tyre.
<scripture passage="iChr 5:21" parsed="|1Chr|5|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.21" />
<sup>21</sup> Pastaj ata muarrën bagëtinë e tyre: pesëdhjetë mijë deve, dyqind e pesëdhjetë mijë dele, dy mijë gomarë dhe njëqind mijë njerëz.
<scripture passage="iChr 5:22" parsed="|1Chr|5|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.22" />
<sup>22</sup> Në të vërtetë shumë njerëz ranë të vrarë, sepse këtë luftë e kishte dashur Perëndia. Ata u vendosën pastaj në vendin e tyre deri sa ranë në robëri.
<scripture passage="iChr 5:23" parsed="|1Chr|5|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.23" />
<sup>23</sup> Kështu bijtë e gjysmës së fisit të Manasit banuan në vend; ata u shtrinë nga Bashani deri në Baal-Hermon, në Senir dhe në malin Hermon.
<scripture passage="iChr 5:24" parsed="|1Chr|5|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.24" />
<sup>24</sup> Këta ishin krerët e shtëpive të tyre atërore: Eferi, Ishi, Elieli, Azrieli, Jeremia, Hodavia dhe Jahdieli, njerëz të fortë dhe trima, njerëz të famshëm, krerë të shtëpive të tyre atërore.
<scripture passage="iChr 5:25" parsed="|1Chr|5|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.25" />
<sup>25</sup> Por ata u treguan jobesnikë ndaj Perëndisë të etërve të tyre dhe u kurvëruan, duke shkuar pas perëndive të popujve të vendit që Perëndia kishte shkatërruar para tyre.
<scripture passage="iChr 5:26" parsed="|1Chr|5|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.5.26" />
<sup>26</sup> Prandaj Perëndia i Izraelit nxiti frymën e Pulit, mbretit të Asirisë, domethënë frymën e Tilgath-Pilniserit, mbretit të Asirisë, që internoi Rubenitët, Gaditët dhe gjysmën e fisit të Manasit, dhe  i vendosi në Halah, në Habor, në Hara dhe pranë  lumit të Gozanit, ku gjenden edhe sot.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 6" progress="36.43%" prev="iChr.5" next="iChr.7" id="iChr.6">
<h3 id="iChr.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="iChr.6-p1">
<scripture passage="iChr 6:1" parsed="|1Chr|6|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.1" />
<sup>1</sup> Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari.
<scripture passage="iChr 6:2" parsed="|1Chr|6|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.2" />
<sup>2</sup> Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli.
<scripture passage="iChr 6:3" parsed="|1Chr|6|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.3" />
<sup>3</sup> Bijtë e Amramit ishin Aaroni, Moisiu dhe Miriami. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.
<scripture passage="iChr 6:4" parsed="|1Chr|6|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.4" />
<sup>4</sup> Eleazarit i lindi Finehasi; Finehasit i lindi Abishua;
<scripture passage="iChr 6:5" parsed="|1Chr|6|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.5" />
<sup>5</sup> Abishuas i lindi Buki; Bukit i lindi Uzi.
<scripture passage="iChr 6:6" parsed="|1Chr|6|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.6" />
<sup>6</sup> Uzit i lindi Zerahiahu; Zerahiahut i lindi Merajothi;
<scripture passage="iChr 6:7" parsed="|1Chr|6|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.7" />
<sup>7</sup> Merajothit i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi;
<scripture passage="iChr 6:8" parsed="|1Chr|6|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.8" />
<sup>8</sup> Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Ahimaatsi.
<scripture passage="iChr 6:9" parsed="|1Chr|6|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.9" />
<sup>9</sup> Ahimaatsit i lindi Azariahu; Azariahut i lindi Johanani.
<scripture passage="iChr 6:10" parsed="|1Chr|6|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.10" />
<sup>10</sup> Johananit i lindi Azariahu (ai shërbeu si prift në tempullin që Salomoni ndërtoi në Jeruzalem);
<scripture passage="iChr 6:11" parsed="|1Chr|6|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.11" />
<sup>11</sup> Azariahut i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi;
<scripture passage="iChr 6:12" parsed="|1Chr|6|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.12" />
<sup>12</sup> Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Shalumi;
<scripture passage="iChr 6:13" parsed="|1Chr|6|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.13" />
<sup>13</sup> Shalumit i lindi Hilkiahu; Hilkiahut i lindi Azariahu;
<scripture passage="iChr 6:14" parsed="|1Chr|6|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.14" />
<sup>14</sup> Azariahut i lindi Serajahu; Serajahut i lindi Jehotsadaku;
<scripture passage="iChr 6:15" parsed="|1Chr|6|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.15" />
<sup>15</sup> Jehotsadaku shkoi në mërgim, kur Zoti çoi në robëri Judën dhe Jeruzalemin me anë të Nebukadnetsarit.
<scripture passage="iChr 6:16" parsed="|1Chr|6|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.16" />
<sup>16</sup> Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari.
<scripture passage="iChr 6:17" parsed="|1Chr|6|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.17" />
<sup>17</sup> Këta janë emrat e bijve të Gershomit: Libni dhe Shimei.
<scripture passage="iChr 6:18" parsed="|1Chr|6|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.18" />
<sup>18</sup> Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli.
<scripture passage="iChr 6:19" parsed="|1Chr|6|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.19" />
<sup>19</sup> Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levit, sipas etërve të tyre.
<scripture passage="iChr 6:20" parsed="|1Chr|6|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.20" />
<sup>20</sup> Gershomi pati si djalë Libnin, bir i të cilit ishte Jahathi, bir i të cilit ishte Zimahu,
<scripture passage="iChr 6:21" parsed="|1Chr|6|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.21" />
<sup>21</sup> bir i të cilit ishte Joabi, bir i të cilit ishte Ido, biri të cilit ishte Zerahu, bir i të cilit ishte Jeatherai.
<scripture passage="iChr 6:22" parsed="|1Chr|6|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.22" />
<sup>22</sup> Bijtë e Kehathit ishin Aminadabi, bir i të cilit ishte Koreu, bir i të cilit ishte Asiri,
<scripture passage="iChr 6:23" parsed="|1Chr|6|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.23" />
<sup>23</sup> bir i të cilit ishte Elkanahu, bir i të cilit ishte Ebiasaf, biri të cilit ishte Asiri,
<scripture passage="iChr 6:24" parsed="|1Chr|6|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.24" />
<sup>24</sup> bir i të cilit ishte Tahathi, bir i të cilit ishte Uriel, biri të cilit ishte Uziahu, bir i të cilit ishte Shauli.
<scripture passage="iChr 6:25" parsed="|1Chr|6|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.25" />
<sup>25</sup> Bijtë e Elkanahut ishin Amasai dhe Ahimothi,
<scripture passage="iChr 6:26" parsed="|1Chr|6|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.26" />
<sup>26</sup> bir i të cilit ishte Elkanah, bir i të cilit ishte Cofaj, biri i të cilit ishte Nahathi,
<scripture passage="iChr 6:27" parsed="|1Chr|6|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.27" />
<sup>27</sup> biri i të cilit ishte Eliab, bir i të cilit ishte Jerohami, bir i të cilit ishte Elkanahu.
<scripture passage="iChr 6:28" parsed="|1Chr|6|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.28" />
<sup>28</sup> Bijtë e Samuelit ishin Joeli, i parëlinduri, dhe Abia, i dyti.
<scripture passage="iChr 6:29" parsed="|1Chr|6|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.29" />
<sup>29</sup> Bijtë e Merarit ishin Mahli, bir i të cilit ishte Libni, bir i të cilit ishte Shimei, bir i të cilit ishte Uzahu,
<scripture passage="iChr 6:30" parsed="|1Chr|6|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.30" />
<sup>30</sup> bir i të cilit ishte Shimea, bir i të cilit ishte Haghiah, bir i të cilit ishte Asajahu.
<scripture passage="iChr 6:31" parsed="|1Chr|6|31|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.31" />
<sup>31</sup> Këta janë ata që Davidi caktoi për shërbimin e këngës në shtëpinë e Zotit, mbasi iu gjet një vend prehjeje arkës.
<scripture passage="iChr 6:32" parsed="|1Chr|6|32|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.32" />
<sup>32</sup> Ata ushtruan shërbimin e tyre me këngë përpara tabernakullit të çadrës së mbledhjes, deri sa Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit në Jeruzalem; dhe shërbenin sipas rregullores që u ishte caktuar.
<scripture passage="iChr 6:33" parsed="|1Chr|6|33|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.33" />
<sup>33</sup> Këta janë ata që kryenin shërbimin dhe këta bijtë e tyre: Nga bijtë e Kehathitit ishte Hemani, këngëtari, bir i Joelit, bir i Samuelit,
<scripture passage="iChr 6:34" parsed="|1Chr|6|34|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.34" />
<sup>34</sup> bir i Elkanahut, bir i Jerohamit, bir i Elielit, bir i Toahut,
<scripture passage="iChr 6:35" parsed="|1Chr|6|35|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.35" />
<sup>35</sup> bir i Tsufit, bir i Elkanahut, bir i Mahathit, bir i Amasait,
<scripture passage="iChr 6:36" parsed="|1Chr|6|36|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.36" />
<sup>36</sup> bir i Elkanahut, bir i Joelit, bir i Azariahut, bir i Sofonias,
<scripture passage="iChr 6:37" parsed="|1Chr|6|37|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.37" />
<sup>37</sup> bir i Tahathit, bir i Asirit, bir i Ebiasafit, bir i Koreut,
<scripture passage="iChr 6:38" parsed="|1Chr|6|38|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.38" />
<sup>38</sup> bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, bir i Izraelit.
<scripture passage="iChr 6:39" parsed="|1Chr|6|39|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.39" />
<sup>39</sup> Pastaj vinte i vëllai Asaf, që rrinte në të djathtë të tij; Asafi, bir i Berekiahut, bir i Shimeut,
<scripture passage="iChr 6:40" parsed="|1Chr|6|40|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.40" />
<sup>40</sup> bir i Mikaelit, bir i Baasejahut, bir i Malkijahut,
<scripture passage="iChr 6:41" parsed="|1Chr|6|41|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.41" />
<sup>41</sup> bir i Ethnit, bir i Zerahut, bir i Adajahut,
<scripture passage="iChr 6:42" parsed="|1Chr|6|42|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.42" />
<sup>42</sup> bir i Ethanit, bir i Zimahut, bir i Shimeit,
<scripture passage="iChr 6:43" parsed="|1Chr|6|43|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.43" />
<sup>43</sup> bir i Jahathit, bir i Ghershomit, bir i Levit.
<scripture passage="iChr 6:44" parsed="|1Chr|6|44|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.44" />
<sup>44</sup> Bijtë e Merarit, vëllezërit e tyre, qëndronin në të majtë dhe ishin Ethsani, bir i Kishit, bir i Abdiut, bir i Mallukut,
<scripture passage="iChr 6:45" parsed="|1Chr|6|45|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.45" />
<sup>45</sup> bir i Hadshabiahut, bir i Amatsiahut, bir i Hilkiahut,
<scripture passage="iChr 6:46" parsed="|1Chr|6|46|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.46" />
<sup>46</sup> bir i Amtsit, bir i Banit, bir i Shemerit,
<scripture passage="iChr 6:47" parsed="|1Chr|6|47|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.47" />
<sup>47</sup> bir i Mahlit, bir i Mushit, bir i Merarit, bir i Levit.
<scripture passage="iChr 6:48" parsed="|1Chr|6|48|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.48" />
<sup>48</sup> Vëllezërit e tyre, Levitët, ishin caktuar për çdo lloj shërbimi në tabernakullin e shtëpisë së Perëndisë.
<scripture passage="iChr 6:49" parsed="|1Chr|6|49|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.49" />
<sup>49</sup> Por Aaroni dhe bijtë e tij ofronin flijime mbi altarin e olokausteve dhe mbi altarin e temjanit, duke e bërë gjithë shërbimin në vendin shumë të shenjtë, dhe për të bërë shlyerjen për Izraelin, sipas  gjithë atyre që kishte urdhëruar Moisiu,  shërbëtor i Perëndisë.
<scripture passage="iChr 6:50" parsed="|1Chr|6|50|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.50" />
<sup>50</sup> Këta ishin bijtë e Aaronit: Eleazari, bir i të cilit ishte Finehasi, bir i të cilit ishte Abishua,
<scripture passage="iChr 6:51" parsed="|1Chr|6|51|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.51" />
<sup>51</sup> bir i të cilit ishte Buki, bir i të cilit ishte Uzi, bir i të cilit ishte Zerahiah,
<scripture passage="iChr 6:52" parsed="|1Chr|6|52|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.52" />
<sup>52</sup> bir i të cilit ishte Merajothi, bir i të cilit ishte Amariahu, bir i të cilit ishte Ahitubi,
<scripture passage="iChr 6:53" parsed="|1Chr|6|53|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.53" />
<sup>53</sup> bir i të cilit ishte Tsadoku, bir i të cilit ishte Ahimaatsi.
<scripture passage="iChr 6:54" parsed="|1Chr|6|54|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.54" />
<sup>54</sup> Këto ishin vendet e banesave të tyre, sipas ngulimeve të tyre në territoret e tyre, që iu dhanë me short bijve të Aaronit të familjes së Kehathitëve;
<scripture passage="iChr 6:55" parsed="|1Chr|6|55|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.55" />
<sup>55</sup> atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur;
<scripture passage="iChr 6:56" parsed="|1Chr|6|56|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.56" />
<sup>56</sup> por arat e qyteti dhe fshatrat e tij iu dhanë Kalebit, birit të Jefunehut.
<scripture passage="iChr 6:57" parsed="|1Chr|6|57|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.57" />
<sup>57</sup> Bijve të Aaronit iu dha Hebroni, një ndër qytetet e strehimit, Libnahu me tokat e tij për kullotë, Jatiri, Eshteoma me tokat e tij për kullotë,
<scripture passage="iChr 6:58" parsed="|1Chr|6|58|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.58" />
<sup>58</sup> Hileni me tokat e tij për kullotë, Debiri me tokat e tij për kullotë,
<scripture passage="iChr 6:59" parsed="|1Chr|6|59|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.59" />
<sup>59</sup> Ashani me tokat e tij për kullotë, Beth-Semeshu me tokat e tij për kullotë.
<scripture passage="iChr 6:60" parsed="|1Chr|6|60|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.60" />
<sup>60</sup> Nga fisi i Beniaminëve morën Gebën me tokat e tij për kullotë, Alemethin me tokat e tij për kullotë dhe Anathothin me tokat e tij për kullotë. Të gjitha qytetet që u ndanë midis familjeve të tyre ishin gjithsej trembëdhjetë.
<scripture passage="iChr 6:61" parsed="|1Chr|6|61|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.61" />
<sup>61</sup> Pjesës tjetër të bijve të Kehathit iu dhanë me short dhjetë qytete nga ana e familjes së fisit, që iu morën gjysmës së fisit, domethënë nga gjysma e fisit të Manasit.
<scripture passage="iChr 6:62" parsed="|1Chr|6|62|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.62" />
<sup>62</sup> Bijve të Ghershomit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë trembëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Isakar, nga fisi i Asherit, fisit të Neftalit dhe fisit të Manasët në Bashanit.
<scripture passage="iChr 6:63" parsed="|1Chr|6|63|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.63" />
<sup>63</sup> Bijve të Merarit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë me short dymbëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Rubenit, fisit të Gadit dhe fisit të Zabulonit.
<scripture passage="iChr 6:64" parsed="|1Chr|6|64|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.64" />
<sup>64</sup> Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve këto qytete bashkë me toket e tyre për kullotë.
<scripture passage="iChr 6:65" parsed="|1Chr|6|65|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.65" />
<sup>65</sup> Ata ua dhanë me short këto qytete, që janë përmëndur me emrin dhe që u janë marrë fisit të bijve të Judës, fisit të bijve të Simeonit dhe fisit të bijve të Beniaminit.
<scripture passage="iChr 6:66" parsed="|1Chr|6|66|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.66" />
<sup>66</sup> Disa familje të bijve të Kehathit patën qytete në territorin që iu caktua atyre dhe që u morën nga fisi i Efraimit.
<scripture passage="iChr 6:67" parsed="|1Chr|6|67|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.67" />
<sup>67</sup> Ata u dhanë atyre edhe Sikemin, një ndër qytetet e strehimit, me tokat e tij për kullotë në krahinën malore të Efraimit, dhe Ghezerin me tokat e tij për kullotë,
<scripture passage="iChr 6:68" parsed="|1Chr|6|68|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.68" />
<sup>68</sup> Jokmeamin me tokat e tij për kullotë, Beth-Horonin me tokat e tij për kullotë,
<scripture passage="iChr 6:69" parsed="|1Chr|6|69|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.69" />
<sup>69</sup> Ajalonin me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimonin me tokat e tij për kullotë.
<scripture passage="iChr 6:70" parsed="|1Chr|6|70|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.70" />
<sup>70</sup> Dhe nga gjysma e fisit të Manasit, Anerin me tokat e tij për kullotë, Bileamin me tokat e tij për kullotë iu dha pjesës tjetër së familjes së bijve të Kehathit.
<scripture passage="iChr 6:71" parsed="|1Chr|6|71|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.71" />
<sup>71</sup> Bijve të Gershonit iu dhanë, duke i marrë nga familja e gjysmës së fisit të Manasit, Golanin në Bashan me tokat e tij për kullotë dhe Ashtarothin me tokat e tij për kullotë.
<scripture passage="iChr 6:72" parsed="|1Chr|6|72|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.72" />
<sup>72</sup> Nga fisi i Isakarit: Kedeshi me tokat e tij për kullotë, Daberathi me tokat e tij për kullotë,
<scripture passage="iChr 6:73" parsed="|1Chr|6|73|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.73" />
<sup>73</sup> Ramothi me tokat e tij për kullotë dhe Anemi me tokat e tij për kullotë.
<scripture passage="iChr 6:74" parsed="|1Chr|6|74|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.74" />
<sup>74</sup> Nga fisi i Asherit: Mashalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë,
<scripture passage="iChr 6:75" parsed="|1Chr|6|75|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.75" />
<sup>75</sup> Hukokun me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin me tokat e tij për kullotë.
<scripture passage="iChr 6:76" parsed="|1Chr|6|76|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.76" />
<sup>76</sup> Nga fisi i Neftalit: Kedeshin në Galile me tokat e tij për kullotë, Hamonin me tokat e tij për kullotë dhe Kirjathaimin me tokat e tij për kullotë.
<scripture passage="iChr 6:77" parsed="|1Chr|6|77|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.77" />
<sup>77</sup> Bijve të tjerë të Merarit iu dhanë, nga fisi i Zabulonit, Rimonin me tokat e tij për kullotë dhe Taborin me tokat e tij për kullotë.
<scripture passage="iChr 6:78" parsed="|1Chr|6|78|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.78" />
<sup>78</sup> Matanë Jordanit, pranë Jerikos, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit: Betserin në shkretëtirë me tokat e tij për kullotë dhe Jahatsahu me tokat e tij për kullotë,
<scripture passage="iChr 6:79" parsed="|1Chr|6|79|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.79" />
<sup>79</sup> Kedemothi me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathi me tokat e tij për kullotë.
<scripture passage="iChr 6:80" parsed="|1Chr|6|80|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.80" />
<sup>80</sup> Nga fisi i Gadit: Ramothi në Galaad me tokat e tij për kullotë, Mahanbim me tokat e tij për kullotë,
<scripture passage="iChr 6:81" parsed="|1Chr|6|81|0|0" osisRef="Bible:1Chr.6.81" />
<sup>81</sup> Heshboni me tokat e tij për kullotë dhe Jazeri me tokat e tij për kullotë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 7" progress="36.62%" prev="iChr.6" next="iChr.8" id="iChr.7">
<h3 id="iChr.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="iChr.7-p1">
<scripture passage="iChr 7:1" parsed="|1Chr|7|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.1" />
<sup>1</sup> Tola, Puvahu, Jashubi, dhe Shimroni, gjithsej katër, ishin bijtë e Isakarit.
<scripture passage="iChr 7:2" parsed="|1Chr|7|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.2" />
<sup>2</sup> Bijtë e Tolit ishin Uzi, Refajahu, Jerieli, Jahmai, Jibsami dhe Shemueli, të parët e shtëpive të tyre atërore. Bijtë e Tolit ishin njerëz të fortë dhe trima në brezat e tyre, numri i tyre, në kohën  e Davidit, arriti në njèzet e dy mijë e  gjashtëqind veta.
<scripture passage="iChr 7:3" parsed="|1Chr|7|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.3" />
<sup>3</sup> Biri i Uzit ishte Izrahiahu, bijtë e Izrahiahut ishin Mikaeli, Obadiahu, Joeli dhe Ishiahu; që të pesë ishin të parë.
<scripture passage="iChr 7:4" parsed="|1Chr|7|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.4" />
<sup>4</sup> Kishin me vete, sipas brezave të tyre dhe në bazë të shtëpive atërore ushtri gati për luftë dhe që arrinte në tridhjetë e gjashtë mijë ushtarë, sepse kishin një numër të madh bashkëshortesh dhe fëmijësh.
<scripture passage="iChr 7:5" parsed="|1Chr|7|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.5" />
<sup>5</sup> Vëllezërit e tyre, që u përkisnin të gjitha familjeve të ndryshme të Isakarit dhe që ishin regjistruar në gjenealogjinë e tyre, ishin gjithsejt tetëdhjetë e gjashtë mijë njerëz të fortë dhe trima.
<scripture passage="iChr 7:6" parsed="|1Chr|7|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.6" />
<sup>6</sup> Bijtë e Beniaminit ishin Belahu, Bekeri dhe Jediaeli, gjithsej tre.
<scripture passage="iChr 7:7" parsed="|1Chr|7|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.7" />
<sup>7</sup> Bijtë e Belahut ishin Etsboni, Uzi, Uzieli, Jerimothi dhe Iri, pesë të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima dhe ishin të regjistruar në gjenealogjitë në një numër prej njëzet e dy mijë e tridhjetë e katër vetash.
<scripture passage="iChr 7:8" parsed="|1Chr|7|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.8" />
<sup>8</sup> Bijtë e Bekerit ishin Zemirahu, Joashi, Eliezeri, Elioneai, Omri, Jeremothi, Abijahu, Anathothi dhe Alemethi. Të gjithë këta ishin bijtë e Bekerit;
<scripture passage="iChr 7:9" parsed="|1Chr|7|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.9" />
<sup>9</sup> Ata ishin të regjistruar në gjenealogjitë sipas brezave të tyre, si të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima, gjithsej njëzet mijë e dyqind veta.
<scripture passage="iChr 7:10" parsed="|1Chr|7|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.10" />
<sup>10</sup> Biri i Jediaelit ishte Bilhani. Bijtë e Bilhanit ishin Jeushi, Beniamini, Ehudi, Kenaanahu, Zethani, Tarshishi dhe Ahishahari.
<scripture passage="iChr 7:11" parsed="|1Chr|7|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.11" />
<sup>11</sup> Tërë këta ishin bij të Jediaelit, të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima, gjithsej shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind veta gati të nisen për luftë dhe të lufojnë.
<scripture passage="iChr 7:12" parsed="|1Chr|7|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.12" />
<sup>12</sup> Shupimi dhe Hupimi ishin bij të Irit; Hushimi ishte bir i Aherit.
<scripture passage="iChr 7:13" parsed="|1Chr|7|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.13" />
<sup>13</sup> Bijtë e Neftalit ishin Jahtsieli, Guni, Jetseri, Shalumi, bijtë e Bilhahut.
<scripture passage="iChr 7:14" parsed="|1Chr|7|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.14" />
<sup>14</sup> Bijtë e Manasit ishin Asrieli, që konkubina e tij siriane i lindi bashkë me Makirin, atin e Galaadit;
<scripture passage="iChr 7:15" parsed="|1Chr|7|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.15" />
<sup>15</sup> Makiri mori një grua për Hupimin dhe Shupimin; emri i motrës së tij ishte Maakah dhe emri i së dytës ishte Zelofehad; Zelofehad lindi vetëm vajza.
<scripture passage="iChr 7:16" parsed="|1Chr|7|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.16" />
<sup>16</sup> (Maakah, gruaja e Makirit, lindi një djalë, të cilit i vuri emrin Peresh; vëllai i tij përkundrazi quhej Sheresh dhe bijtë e tij Ulam dhe Rekem.
<scripture passage="iChr 7:17" parsed="|1Chr|7|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.17" />
<sup>17</sup> Bedani qe bir i Ulamit. Këta qenë bijtë e Galaadit, birit të Makirit, bir i Manasit.
<scripture passage="iChr 7:18" parsed="|1Chr|7|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.18" />
<sup>18</sup> Motra e tij Hamoleketh lindi Ishodin, Abiezerin dhe Mahlahun.
<scripture passage="iChr 7:19" parsed="|1Chr|7|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.19" />
<sup>19</sup> Bijtë e Shemidas ishin Ahiani, Shekemi, Likhi dhe Aniami.
<scripture passage="iChr 7:20" parsed="|1Chr|7|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.20" />
<sup>20</sup> Bijtë e Efraimit ishin Shuthelahu, bir i të cilit ishte Beredi, bir i të cilit ishte Tahathi, bir i të cilit ishte Eladahu, bir i të cilit ishte Tahathi,
<scripture passage="iChr 7:21" parsed="|1Chr|7|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.21" />
<sup>21</sup> bir i të cilit ishte Zabadi, bij të të cilit ishin Shuthekahu, Ezeri, Eleadi, që u vranë nga njerëzit e Gathit, të lindur në vend, sepse kishin dalë për të plaçkitur bagëtinë e tyre.
<scripture passage="iChr 7:22" parsed="|1Chr|7|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.22" />
<sup>22</sup> Ati i tyre Efraim i qau për një kohë të gjatë dhe vëllezërit e tij erdhën për ta ngushëlluar.
<scripture passage="iChr 7:23" parsed="|1Chr|7|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.23" />
<sup>23</sup> Pastaj hyri te bashkëshortja e tij, që mbeti me barrë dhe i lindi një djalë; dhe ai e quajti Beriah, sepse shtëpia e tij ishte goditur nga fatkeqësia.
<scripture passage="iChr 7:24" parsed="|1Chr|7|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.24" />
<sup>24</sup> Ai pati si vajzë Sheerahën që ndërtoi Beth-Horonin e poshtëm dhe të sipërm si edhe Uzen-Sheerahun.
<scripture passage="iChr 7:25" parsed="|1Chr|7|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.25" />
<sup>25</sup> I biri ishte Refahu, bashkë me Rescefin, i cili pati si djalè Telahun, që pati si bir Tahanin,
<scripture passage="iChr 7:26" parsed="|1Chr|7|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.26" />
<sup>26</sup> bir i të cilit ishte Ladani, bir i të cilit ishte Amihudi, bir i të cilit ishte Elishami,
<scripture passage="iChr 7:27" parsed="|1Chr|7|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.27" />
<sup>27</sup> bir i të cilit ishte Nuni, bir i të cilit ishte Jozueu.
<scripture passage="iChr 7:28" parsed="|1Chr|7|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.28" />
<sup>28</sup> Pronat dhe banesat e tyre ishin Betheli dhe fshatrat e tij përreth: në lindje Naarani, në perëndim Gezeri me fshatrat e tij përreth dhe Sikemi me fshatrat e tij përreth deri në Gaza me fshatrat e tij përreth.
<scripture passage="iChr 7:29" parsed="|1Chr|7|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.29" />
<sup>29</sup> Gjatë kufijve të Manasit ishin: Beth-Sheani me fshatrat e tij përreth, Taanaku me fshatrat e tij përreth, Megidou me fshatrat e tij përreth dhe Dor me fshatrat e tij përreth. Në këto vende banuan bijtë e Jozefit, birit të Izraelit.
<scripture passage="iChr 7:30" parsed="|1Chr|7|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.30" />
<sup>30</sup> Bijtë e Asherit ishin Jimnahu, Ishvahu, Ishvi, Beriah dhe motra e tyre Serah.
<scripture passage="iChr 7:31" parsed="|1Chr|7|31|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.31" />
<sup>31</sup> Bijtë e Beriahut ishin Heberi dhe Malkeli, që ishte ati i Birzavithit.
<scripture passage="iChr 7:32" parsed="|1Chr|7|32|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.32" />
<sup>32</sup> Heberit i lindi Jafleti, Shomeri, Hothami dhe motra e tyre Shua.
<scripture passage="iChr 7:33" parsed="|1Chr|7|33|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.33" />
<sup>33</sup> Bijtë e Jafletit ishin Pasaku, Bimhali dhe Ashvathi. Këta ishin bijtë e Jefletit.
<scripture passage="iChr 7:34" parsed="|1Chr|7|34|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.34" />
<sup>34</sup> Bijtë e Shemerit ishin Ahi, Rohagahu, Jehubahu dhe Arami.
<scripture passage="iChr 7:35" parsed="|1Chr|7|35|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.35" />
<sup>35</sup> Bijtë e vëllait të tij Helem ishin Tsofahu, Imna, Sheleshi dhe Amali.
<scripture passage="iChr 7:36" parsed="|1Chr|7|36|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.36" />
<sup>36</sup> Bijtë e Tsofahut ishin Suahu, Harmeferi, Shuali, Beri, Imrahu,
<scripture passage="iChr 7:37" parsed="|1Chr|7|37|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.37" />
<sup>37</sup> Betseri, Hodi, Shama, Shilshahu, Jithrani dhe Beera.
<scripture passage="iChr 7:38" parsed="|1Chr|7|38|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.38" />
<sup>38</sup> Bijtë e Jetherit ishin Jefuneu, Pispahu dhe Ara.
<scripture passage="iChr 7:39" parsed="|1Chr|7|39|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.39" />
<sup>39</sup> Bijtë e Ula ishin Arahu, Anieli dhe Ritsa.
<scripture passage="iChr 7:40" parsed="|1Chr|7|40|0|0" osisRef="Bible:1Chr.7.40" />
<sup>40</sup> Tërë këta ishin bijtë e Aserit, të parët e shtëpive të tyre atërore, njerëz të zgjedhur, të fortë dhe trima, të parë midis princërve. Ata ishin të regjistruar sipas gjenealogjisë në shërbimin ushtarak  për të shkuar në luftë; numri i tyre  arrinte në njëzet e gjashtë mijë veta.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 8" progress="36.74%" prev="iChr.7" next="iChr.9" id="iChr.8">
<h3 id="iChr.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="iChr.8-p1">
<scripture passage="iChr 8:1" parsed="|1Chr|8|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.1" />
<sup>1</sup> Beniaminit i lindi Balahu, djali i tij i parë, Ashbeli, i dyti, Anbarahu, i treti,
<scripture passage="iChr 8:2" parsed="|1Chr|8|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.2" />
<sup>2</sup> Nohahu, i katërti dhe Rafa i pesti.
<scripture passage="iChr 8:3" parsed="|1Chr|8|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.3" />
<sup>3</sup> Bijtë e Belahut ishin Adari, Gheri, Abihudi,
<scripture passage="iChr 8:4" parsed="|1Chr|8|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.4" />
<sup>4</sup> Abishua, Naamani, Ahoahu,
<scripture passage="iChr 8:5" parsed="|1Chr|8|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.5" />
<sup>5</sup> Ghera, Shefufani dhe Hurami.
<scripture passage="iChr 8:6" parsed="|1Chr|8|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.6" />
<sup>6</sup> Këta ishin bijtë e Ehudit (që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës që u internuan në Manahath):
<scripture passage="iChr 8:7" parsed="|1Chr|8|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.7" />
<sup>7</sup> Naamani, Ahijahu dhe Ghera, që i internoi; atij i lindën Uza dhe Ahihudi.
<scripture passage="iChr 8:8" parsed="|1Chr|8|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.8" />
<sup>8</sup> Shaharaimit i lindën fëmijë në tokën e Moabit, mbasi u nda nga bashkëshortja e tij,
<scripture passage="iChr 8:9" parsed="|1Chr|8|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.9" />
<sup>9</sup> lindi Jobabi, Tsibia, Mesha, Malkami,
<scripture passage="iChr 8:10" parsed="|1Chr|8|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.10" />
<sup>10</sup> Jeutsi, Shakia dhe Mirmah. Këta ishin bijtë e tij, të parët e shtëpive të tyre atërore.
<scripture passage="iChr 8:11" parsed="|1Chr|8|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.11" />
<sup>11</sup> Nga Hushimi lindën Abitubi dhe Elpaali.
<scripture passage="iChr 8:12" parsed="|1Chr|8|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.12" />
<sup>12</sup> Bijtë e Elpaalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, që ndërtoi Onon, Lodin dhe fshatrat përreth,
<scripture passage="iChr 8:13" parsed="|1Chr|8|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.13" />
<sup>13</sup> Beria dhe Shema, që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit dhe që i bënë të ikin me vrap banorët e Gathit.
<scripture passage="iChr 8:14" parsed="|1Chr|8|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.14" />
<sup>14</sup> Ahio, Shashaku, Jeremothi,
<scripture passage="iChr 8:15" parsed="|1Chr|8|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.15" />
<sup>15</sup> Zebadiahu, Aradi, Ederi,
<scripture passage="iChr 8:16" parsed="|1Chr|8|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.16" />
<sup>16</sup> Mikaeli, Ishpahu, Joha ishin bijtë e Beriahut.
<scripture passage="iChr 8:17" parsed="|1Chr|8|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.17" />
<sup>17</sup> Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi,
<scripture passage="iChr 8:18" parsed="|1Chr|8|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.18" />
<sup>18</sup> Ishmerai, Jizliahu dhe Jobabi ishin bijtë e Elpaalit,
<scripture passage="iChr 8:19" parsed="|1Chr|8|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.19" />
<sup>19</sup> Jakimi, Zikri, Zabdi,
<scripture passage="iChr 8:20" parsed="|1Chr|8|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.20" />
<sup>20</sup> Elianai, Tsilethaj, Elieli,
<scripture passage="iChr 8:21" parsed="|1Chr|8|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.21" />
<sup>21</sup> Adajahu, Berajahu dhe Shimrathi ishin bijtë e Shimeit.
<scripture passage="iChr 8:22" parsed="|1Chr|8|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.22" />
<sup>22</sup> Ishpani, Eberi, Elieli,
<scripture passage="iChr 8:23" parsed="|1Chr|8|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.23" />
<sup>23</sup> Abdoni, Zikri, Hanani,
<scripture passage="iChr 8:24" parsed="|1Chr|8|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.24" />
<sup>24</sup> Hananiahu, Elami, Anthothijahu,
<scripture passage="iChr 8:25" parsed="|1Chr|8|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.25" />
<sup>25</sup> Ifdejahu dhe Penueli ishin bijtë e Shashakut.
<scripture passage="iChr 8:26" parsed="|1Chr|8|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.26" />
<sup>26</sup> Shamsherai, Shehariahu, Athaliahu,
<scripture passage="iChr 8:27" parsed="|1Chr|8|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.27" />
<sup>27</sup> Jaareshiahu, Elijahu dhe Zikri ishin bijtë e Jerohamit.
<scripture passage="iChr 8:28" parsed="|1Chr|8|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.28" />
<sup>28</sup> Këta ishin të parët më të rëndësishëm të shtëpive atërore në brezat e tyre; ata banonin në Jeruzalem.
<scripture passage="iChr 8:29" parsed="|1Chr|8|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.29" />
<sup>29</sup> I ati i Gabaonit banonte në Gabaon dhe gruaja e tij quhej Maakah.
<scripture passage="iChr 8:30" parsed="|1Chr|8|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.30" />
<sup>30</sup> I parëlinduri i tij ishte Abdoni; pastaj i lindën Tsuri, Kishi, Baali dhe Nadabi,
<scripture passage="iChr 8:31" parsed="|1Chr|8|31|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.31" />
<sup>31</sup> Gedori, Ahio, Zekeri,
<scripture passage="iChr 8:32" parsed="|1Chr|8|32|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.32" />
<sup>32</sup> dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre.
<scripture passage="iChr 8:33" parsed="|1Chr|8|33|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.33" />
<sup>33</sup> Nerit i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali.
<scripture passage="iChr 8:34" parsed="|1Chr|8|34|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.34" />
<sup>34</sup> I biri i Jonathanit ishte Merib-Baali. Merib-Baalit i lindi Mikahu.
<scripture passage="iChr 8:35" parsed="|1Chr|8|35|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.35" />
<sup>35</sup> Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Taarea dhe Ashazi.
<scripture passage="iChr 8:36" parsed="|1Chr|8|36|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.36" />
<sup>36</sup> Ashazit i lindi Jeoadahu; Jeoadahut i lindën Amekethi, Azmavethi dhe Zimri; Zimrit i lindi Motsa.
<scripture passage="iChr 8:37" parsed="|1Chr|8|37|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.37" />
<sup>37</sup> Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Rafahu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli.
<scripture passage="iChr 8:38" parsed="|1Chr|8|38|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.38" />
<sup>38</sup> Atseli pati gjashtë bij, emrat e të cilëve ishin: Azrikam, Bokeru, Ishmael, Sheariah, Obadiah dhe Hanan. Tërë këta ishin bij të Atselit.
<scripture passage="iChr 8:39" parsed="|1Chr|8|39|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.39" />
<sup>39</sup> Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, ishin Ulami, djali i parë, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti, i treti.
<scripture passage="iChr 8:40" parsed="|1Chr|8|40|0|0" osisRef="Bible:1Chr.8.40" />
<sup>40</sup> Bijtë e Ulamit ishin njerëz të fortë dhe trima, harkëtarë të mirë; ata patën shumë bij e nipër, njëqind e pesëdhjetë. Tërë këta ishin trashëgimtarë të Beniaminit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 9" progress="36.81%" prev="iChr.8" next="iChr.10" id="iChr.9">
<h3 id="iChr.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="iChr.9-p1">
<scripture passage="iChr 9:1" parsed="|1Chr|9|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.1" />
<sup>1</sup> Kështu tërë Izraelitët u regjistruan sipas gjenealogjive dhe u shkruan në librin e mbretërve të Izraelit. Por Juda u internua në Babiloni për shkak të mosbesnikërisë së tij.
<scripture passage="iChr 9:2" parsed="|1Chr|9|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.2" />
<sup>2</sup> Tani banorët e parë që u vendosën rishtas në pronat e tyre, në qytetet e tyre, ishin Izraelitët, priftërinj, Levitë dhe Nethinej.
<scripture passage="iChr 9:3" parsed="|1Chr|9|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.3" />
<sup>3</sup> Në Jeruzalem u vendosën disa nga bijtë e Judës, nga bijtë e Beniaminit dhe nga bijtë e Efraimit dhe të Manasit:
<scripture passage="iChr 9:4" parsed="|1Chr|9|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.4" />
<sup>4</sup> Uthai, bir i Amihudit, bir i Omrit, bir i Imrit, bir i Banit nga pasardhësit e Peretsit, birit të Judës.
<scripture passage="iChr 9:5" parsed="|1Chr|9|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.5" />
<sup>5</sup> Nga Shilonitët: Asajahu, djali i parë dhe bijtë e tij.
<scripture passage="iChr 9:6" parsed="|1Chr|9|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.6" />
<sup>6</sup> Nga bijtë e Zerahut: Jeueli dhe vëllezërit e tij, gjithsej gjashtëqind e nëntëdhjetë veta.
<scripture passage="iChr 9:7" parsed="|1Chr|9|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.7" />
<sup>7</sup> Nga bijtë e Beniaminit: Salu, bir i Meshulamit, birit të Hodavias, birit të Hasenahit;
<scripture passage="iChr 9:8" parsed="|1Chr|9|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.8" />
<sup>8</sup> Ibnejahu, bir i Jerohamit, Elahu, bir i Uzit, birit të Mikrit, dhe Meshulami, bir i Shefatiahut, birit të Reuelit, që ishte bir i Ibnijahut;
<scripture passage="iChr 9:9" parsed="|1Chr|9|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.9" />
<sup>9</sup> vëllezërit e tyre, sipas brezave të tyre, ishin nëntëqind e pesëdhjetë e gjashtë veta. Tërë këta ishin të parë të një shtëpie atërore në shtëpitë e tyre atërore.
<scripture passage="iChr 9:10" parsed="|1Chr|9|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.10" />
<sup>10</sup> Nga priftërinjtë: Jedajahu, Jehojaribi dhe Jakini,
<scripture passage="iChr 9:11" parsed="|1Chr|9|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.11" />
<sup>11</sup> Azariahu, bir i Hilkiahut, bir i Meshullamit, bir i Tsadokut, bir i Merajothit, bir i Ahitubit, që ishte oficer në krye të shtëpisë së Perëndisë,
<scripture passage="iChr 9:12" parsed="|1Chr|9|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.12" />
<sup>12</sup> Adajahu, bir i Jerohamit, bir i Pashurit, bir i Malkijahut; Maasi, bir i Adielit, bir i Jahzerahut, bir i Meshulamit, bir i Meshillemithit, bir i Imerit;
<scripture passage="iChr 9:13" parsed="|1Chr|9|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.13" />
<sup>13</sup> dhe vëllezërit e tyre të parë të shtëpive të tyre atërore, një mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë veta, njerëz shumë të shkathët në shërbim të shtëpisë së Perëndisë.
<scripture passage="iChr 9:14" parsed="|1Chr|9|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.14" />
<sup>14</sup> Nga Levitët: Shemajahu, bir i Hasshubit, bir i Azrikamit, bir i Hashabiahut, të bijve të Merarit;
<scripture passage="iChr 9:15" parsed="|1Chr|9|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.15" />
<sup>15</sup> Bakbakari, Hereshi, Galali, Mataniahu, bir i Mikahut, bir i Zikrit, bir i Asafit;
<scripture passage="iChr 9:16" parsed="|1Chr|9|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.16" />
<sup>16</sup> Obadiahu, bir i Shemajahut, bir i Galalit, bir i Jeduthunit; Berakiahu, bir i Asas, bir i Elkanahut, që banonte në fshatrat e Netofathitëve.
<scripture passage="iChr 9:17" parsed="|1Chr|9|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.17" />
<sup>17</sup> Derëtarët ishin Shallumi, Akubi, Talmoni, Ahimani dhe vëllezërit e tyre; Shalumi ishte i pari i tyre.
<scripture passage="iChr 9:18" parsed="|1Chr|9|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.18" />
<sup>18</sup> Ata kanë mbetur deri tani derëtarë të kampit të bijve të Levit në portën e mbretit, në drejtim të lindjes.
<scripture passage="iChr 9:19" parsed="|1Chr|9|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.19" />
<sup>19</sup> Shalumi, bir i Koreut, bir i Ebiasafit, bir i Korahut, dhe vëllezërit e tij, Korahitët, nga shtëpia e atit të tij, ishin të ngarkuar me punën e shërbimit, si derëtarë të tabernakullit; etërit e tyre ishin caktuar në kampin e Zotit si derëtarë.
<scripture passage="iChr 9:20" parsed="|1Chr|9|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.20" />
<sup>20</sup> Finehasi, bir i Eleazarit, kishte qenë në të kaluarën i pari i tyre; dhe Zotit ishte me të.
<scripture passage="iChr 9:21" parsed="|1Chr|9|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.21" />
<sup>21</sup> Zakaria, bir i Meshelemiahut, ishte derëtar në hyrjen e çadrës së mbledhjeve.
<scripture passage="iChr 9:22" parsed="|1Chr|9|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.22" />
<sup>22</sup> Tërë ata që u zgjodhën si derëtarë ishin dyqind e dymbëdhjetë veta; ata ishin të regjistruar sipas gjenealogjive në fshatrat e tyre. Davidin dhe Samuelin shikuesi i kishte vendosur në zyrën e tyre.
<scripture passage="iChr 9:23" parsed="|1Chr|9|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.23" />
<sup>23</sup> Ata dhe bijtë e tyre mbanin përgjegjësinë e ruajtjes së portave të shtëpisë së Zotit, domethënë të shtëpisë së tabernakullit, si derëtarë.
<scripture passage="iChr 9:24" parsed="|1Chr|9|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.24" />
<sup>24</sup> Kishte derëtarë në të katër pikat e horizontit: në lindje, në perëndim, në veri dhe në jug.
<scripture passage="iChr 9:25" parsed="|1Chr|9|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.25" />
<sup>25</sup> Vëllezërit e tyre, që banonin në fshatrat e tyre, duhet të vinin herë pas here për të qëndruar me ta shtatë ditë,
<scripture passage="iChr 9:26" parsed="|1Chr|9|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.26" />
<sup>26</sup> sepse katër derëtarët kryesorë, që ishin Levitë, ishin gjithnjë në detyrë. Ata merreshin gjithashtu me mbikqyrjen e dhomave dhe të thesarëve të shtëpisë së Perëndisë;
<scripture passage="iChr 9:27" parsed="|1Chr|9|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.27" />
<sup>27</sup> banonin në afërsitë e shtëpisë së Perëndisë, sepse atyre u ishte besuar ruajtja e saj, si dhe hapja e saj çdo mëngjes.
<scripture passage="iChr 9:28" parsed="|1Chr|9|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.28" />
<sup>28</sup> Disa prej tyre ishin përgjegjës për objektet që përdoreshin në shërbimin e tempullit, dhe ata i numëronin kur i çonin brenda dhe kur i çonin jashtë.
<scripture passage="iChr 9:29" parsed="|1Chr|9|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.29" />
<sup>29</sup> Të tjerë përkundrazi ishin ngarkuar me ruajtjen e mobiljeve, të gjithë veglave, të majës së miellit, të verës, të vajit, të temjanit dhe të aromave.
<scripture passage="iChr 9:30" parsed="|1Chr|9|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.30" />
<sup>30</sup> Disa bij të priftërinjve përgatisnin melhemin e aromave.
<scripture passage="iChr 9:31" parsed="|1Chr|9|31|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.31" />
<sup>31</sup> Matithiahu, një prej Levitëve, i parëlinduri i Shalumit, Korahiti, ishte përgjegjës për gjërat që gatuheshin në tigane.
<scripture passage="iChr 9:32" parsed="|1Chr|9|32|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.32" />
<sup>32</sup> Disa nga vëllezërit e tyre midis Kehathitëve ishin të ngarkuar përkundrazi të përgatisnin çdo të shtunë bukët e paraqitjes.
<scripture passage="iChr 9:33" parsed="|1Chr|9|33|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.33" />
<sup>33</sup> Këta ishin këngëtarë, të parë të shtëpive atërore të Levitëve, që banonin në dhomat e tempullit; ata ishin të përjashtuar nga çdo shërbim tjetër, sepse ishin të zënë ditë e natë me punën e tyre.
<scripture passage="iChr 9:34" parsed="|1Chr|9|34|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.34" />
<sup>34</sup> Këta ishin të parët e shtëpive atërore të Levitëve, të parë sipas brezave të tyre; ata banonin në Jeruzalem.
<scripture passage="iChr 9:35" parsed="|1Chr|9|35|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.35" />
<sup>35</sup> Në Gabaon banonin Jejeli, ati i Gabaonit, gruaja e të cilit quhej Maakah.
<scripture passage="iChr 9:36" parsed="|1Chr|9|36|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.36" />
<sup>36</sup> I parëlinduri i tij ishte Abdoni, pastaj erdhën Tsuri, Kishi, Baali, Neri, Nadabi,
<scripture passage="iChr 9:37" parsed="|1Chr|9|37|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.37" />
<sup>37</sup> Gedori, Ahio, Zakaria dhe Miklothi.
<scripture passage="iChr 9:38" parsed="|1Chr|9|38|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.38" />
<sup>38</sup> Miklothit i lindi Shimeami. Edhe këta banonin përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem së bashku me vëllezërit e tyre.
<scripture passage="iChr 9:39" parsed="|1Chr|9|39|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.39" />
<sup>39</sup> Nerit i lindi Kishi, Kishit i lindi Sauli dhe Saulit i lindën Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali.
<scripture passage="iChr 9:40" parsed="|1Chr|9|40|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.40" />
<sup>40</sup> Biri i Jonathanit ishte Merib-Baali dhe Merib-Baalit i lindi Mikahu.
<scripture passage="iChr 9:41" parsed="|1Chr|9|41|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.41" />
<sup>41</sup> Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Tahrea dhe Ashazi.
<scripture passage="iChr 9:42" parsed="|1Chr|9|42|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.42" />
<sup>42</sup> Ashazit i lindi Jarahu; Jarahut i lindën Alemethi, Azmavethi dhe Zimri, Zimrit i lindi Motsa.
<scripture passage="iChr 9:43" parsed="|1Chr|9|43|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.43" />
<sup>43</sup> Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Refaihu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli.
<scripture passage="iChr 9:44" parsed="|1Chr|9|44|0|0" osisRef="Bible:1Chr.9.44" />
<sup>44</sup> Atseli pati gjashtë djem, dhe këta ishin emrat e tyre: Azriksani, Bokeru, Ismaeli, Sheariahu, Obadiahu dhe Hanani. Këta qenë bijtë e Atselit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 10" progress="36.94%" prev="iChr.9" next="iChr.11" id="iChr.10">
<h3 id="iChr.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="iChr.10-p1">
<scripture passage="iChr 10:1" parsed="|1Chr|10|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.10.1" />
<sup>1</sup> Filistejtë luftuan kundër Izraelit dhe Izraelitët ikën me vrap para Filistejve dhe ranë të vrarë në malin Gilboa.
<scripture passage="iChr 10:2" parsed="|1Chr|10|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.10.2" />
<sup>2</sup> Filistejtë ndoqën nga afër Saulin dhe bijtë e tij dhe vranë Jonathanin, Abinadabin dhe Malkishuan, bij të Saulit.
<scripture passage="iChr 10:3" parsed="|1Chr|10|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.10.3" />
<sup>3</sup> Beteja u bë e ashpër kundër Saulit, harkëtarët e goditën dhe ai u plagos rëndë.
<scripture passage="iChr 10:4" parsed="|1Chr|10|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.10.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Sauli i tha shqyrtarit të tij: "Nxirr shpatën tënde dhe më shpo me atë, që këta të parrethprerë të mos vijnë e të tallen me mua". Por shqyrtari i tij nuk deshi ta bënte, sepse ishte trembur  shumë. Atëherë Sauli mori shpatën dhe u hodh  mbi të.
<scripture passage="iChr 10:5" parsed="|1Chr|10|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.10.5" />
<sup>5</sup> Kur shqyrtari e tij pa që Sauli kishte vdekur, edhe ai u hodh mbi shpatën e tij dhe vdiq.
<scripture passage="iChr 10:6" parsed="|1Chr|10|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.10.6" />
<sup>6</sup> Kështu vdiq Sauli me tre bijtë e tij; tërë shtëpia e tij u shua tok.
<scripture passage="iChr 10:7" parsed="|1Chr|10|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.10.7" />
<sup>7</sup> Kur të gjithë Izraelitët që banonin në këtë luginë panë që të tyret kishin ikur dhe që Sauli dhe bijtë e tij kishin vdekur, ata braktisën qytetet e tyre dhe ikën me vrap. Atëherë erdhën Filistejtë dhe u vendosën në vendin e tyre.
<scripture passage="iChr 10:8" parsed="|1Chr|10|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.10.8" />
<sup>8</sup> Të nesërmen Filistejtë erdhën për të zhveshur të vrarët dhe gjetën Saulin dhe bijtë e tij të rënë mbi malin Gilboa.
<scripture passage="iChr 10:9" parsed="|1Chr|10|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.10.9" />
<sup>9</sup> E zhveshën Saulin, i morën kokën dhe armaturën dhe çuan lajmëtarë në të gjithë vendin e Filistejve për të njoftuar lajmin në tempullin e idhujve të tyre dhe gjithë popullit.
<scripture passage="iChr 10:10" parsed="|1Chr|10|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.10.10" />
<sup>10</sup> E vendosën pastaj armaturën e tij në tempullin e perëndive të tyre dhe gozhduan kokën e tij në tempullin e Dagonit.
<scripture passage="iChr 10:11" parsed="|1Chr|10|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.10.11" />
<sup>11</sup> Kur tërë banorët e Jabeshit të Galaadit mësuan tërë atë që Filistejtë i kishin bërë Saulit,
<scripture passage="iChr 10:12" parsed="|1Chr|10|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.10.12" />
<sup>12</sup> tërë njerëzit trima u ngritën më këmbë, morën kufomën e Saulit dhe kufomat e bijve të tij dhe i çuan në Jabesh; pastaj i varrosën kockat e tyre nën brukën e Jabeshit dhe agjeruan shtatë ditë.
<scripture passage="iChr 10:13" parsed="|1Chr|10|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.10.13" />
<sup>13</sup> Kështu Sauli vdiq për shkak, të mosbensikërisë së tij ndaj Zotit, sepse nuk kishte respektuar fjalën e Zotit dhe njëkohësisht kishte konsultuar një medium për të marrë këshilla prej saj,
<scripture passage="iChr 10:14" parsed="|1Chr|10|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.10.14" />
<sup>14</sup> dhe nuk ishte këshilluar përkundrazi me Zotin. Prandaj Zoti e bëri të vdesë dhe ia kaloi mbretërinë Davidit, birit të Isait.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 11" progress="36.99%" prev="iChr.10" next="iChr.12" id="iChr.11">
<h3 id="iChr.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="iChr.11-p1">
<scripture passage="iChr 11:1" parsed="|1Chr|11|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.1" />
<sup>1</sup> Atëherë tërë Izraeli u mblodh rreth Davidit në Hebron dhe i tha: "Ja, ne jemi kocka dhe mishi yt".
<scripture passage="iChr 11:2" parsed="|1Chr|11|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.2" />
<sup>2</sup> Edhe në të kaluarën, kur ishte mbret Sauli, ti ishe ai që udhëhiqte dhe kthente pas Izraelin; dhe Zoti, Perëndia yt, të pati thënë: "Ti do të ushqesh popullin tim të Izraelit, ti do të jesh princ mbi popullin tim të Izraelit"".
<scripture passage="iChr 11:3" parsed="|1Chr|11|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.3" />
<sup>3</sup> Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën te mbreti në Hebron, dhe Davidi lidhi me ta një aleancë në Hebron përpara Zotit; pastaj ata e vajosën Davidin mbret të Izraelit, sipas fjalës së shqiptuar nga Zoti me anë të Samuelit.
<scripture passage="iChr 11:4" parsed="|1Chr|11|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.4" />
<sup>4</sup> Davidi së bashku me tërë Izraelin doli kundër Jeruzalemit, që është Jebusi, ku ndodheshin Jebusejtë, banorë të vendit.
<scripture passage="iChr 11:5" parsed="|1Chr|11|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.5" />
<sup>5</sup> Atëherë banorët e Jebusit i thanë Davidit: "Nuk do të hysh këtu". Por Davidi pushtoi qytetin e fortifikuar të Sionit, që është qyteti i Davidit.
<scripture passage="iChr 11:6" parsed="|1Chr|11|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.6" />
<sup>6</sup> Davidi kishte thënë: "Ai që do t'i mundë i pari Jebusejtë do të bëhet kryetar dhe princ". Doli i pari Joabi, bir i Tserujahut, që u bë kështu kryetar.
<scripture passage="iChr 11:7" parsed="|1Chr|11|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.7" />
<sup>7</sup> Davidi u vendos pastaj në kalanë që u quajt për këtë arsye "qyteti i Davidit".
<scripture passage="iChr 11:8" parsed="|1Chr|11|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.8" />
<sup>8</sup> Pastaj ai bëri ndërtime përreth qytetit nga Milo dhe në gjithë perimetrin e tij; Joabi meremetoi pjesën tjetër të qytetit.
<scripture passage="iChr 11:9" parsed="|1Chr|11|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.9" />
<sup>9</sup> Kështu Davidi bëhej gjithnjë e më i madh dhe Zoti i ushtrive ishte me të.
<scripture passage="iChr 11:10" parsed="|1Chr|11|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.10" />
<sup>10</sup> Këta janë komandantët e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit dhe që i dhanë përkrahje të madhe me gjithë Izraelin në mbretërinë e tij për ta bërë mbret sipas fjalës të Zotit lidhur me Izraelin.
<scripture passage="iChr 11:11" parsed="|1Chr|11|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.11" />
<sup>11</sup> Kjo është lista e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit: Jashobeami, bir i një Hakmoniti, komandant i tridhjetë kapedanëve; ai rroku ushtën kundër treqind njerëzve, që i vrau në një ndeshje të vetme.
<scripture passage="iChr 11:12" parsed="|1Chr|11|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.12" />
<sup>12</sup> Mbas tij vinte Eleazari, bir i Dodos, Ahohitit; ishte një nga tre luftëtarët trima.
<scripture passage="iChr 11:13" parsed="|1Chr|11|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.13" />
<sup>13</sup> Ai ishte me Davidin në Pas-Damim, ku ishin mbledhur Filistejtë për të luftuar dhe ku kishte një arë plotë me elb. Populli iku me vrap përpara Filistejve,
<scripture passage="iChr 11:14" parsed="|1Chr|11|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.14" />
<sup>14</sup> por ata u vendosën në mes të arës, e mbrojtën dhe i mundën Filistejtë; kështu Zoti realizoi fitore të madhe.
<scripture passage="iChr 11:15" parsed="|1Chr|11|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.15" />
<sup>15</sup> Tre nga të treqind kapedanët zbritën te shkëmbi drejt Davidit, në shpellën e Adulamit, ndërsa ushtria e Filistejve kishte fushuar në luginën e Refaimit.
<scripture passage="iChr 11:16" parsed="|1Chr|11|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.16" />
<sup>16</sup> Davidi ndodhej atëherë në kala, kurse në Betlem kishte një garnizon Filistejsh.
<scripture passage="iChr 11:17" parsed="|1Chr|11|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.17" />
<sup>17</sup> Davidi pati një dëshirë të madhe dhe tha: "Ah, sikur dikush të më jepte të pija ujë nga pusi i Betlemit që është pranë portës!".
<scripture passage="iChr 11:18" parsed="|1Chr|11|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.18" />
<sup>18</sup> Kështu këta të tre çanë nëpër kampin e Filistejve dhe mbushën ujë nga pusi i Betlemit që ndodhej te porta; pastaj e morën dhe ia çuan Davidit. Por Davidi nuk desh ta pinte, por e derdhi si libacion përpara Zotit,
<scripture passage="iChr 11:19" parsed="|1Chr|11|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.19" />
<sup>19</sup> duke thënë: "Të më ruajë Perëndia nga kryerja e një gjëje të tillë! A mund ta pij unë gjakun e këtyre njerëzve, që kanë rrezikuar jetën e tyre? Sepse e kanë sjellë duke rrezikuar jetën e tyre". Dhe  nuk deshi ta pinte. Kështu vepruan këta tre  trima.
<scripture passage="iChr 11:20" parsed="|1Chr|11|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.20" />
<sup>20</sup> Abishai, vëllai i Joabit, ishte i pari i tre të tjerëve. Ai drejtoi ushtën e tij kundër treqind njerëzve dhe i vrau; kështu u bë i famshëm midis të treve.
<scripture passage="iChr 11:21" parsed="|1Chr|11|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.21" />
<sup>21</sup> U bë më i njohur midis të treve dhe për këtë arësye u bë i pari i tyre, por nuk arriti të barazohet me tre të parët.
<scripture passage="iChr 11:22" parsed="|1Chr|11|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.22" />
<sup>22</sup> Benajahu, bir i Jehojadit, birit të një trimi nga Kabtseeli, bëri trimëri të madhe. Ai vrau dy heronjtë e Moabit, që ishin si luanë. Zbriti edhe në mes të një sterne, ku vrau një luan një ditë që binte borë.
<scripture passage="iChr 11:23" parsed="|1Chr|11|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.23" />
<sup>23</sup> Vrau edhe një Egjiptas vigan, i lartë pesë kubitë, që kishte në dorë një shtizë të ngjashme me shulin e një endësi; por Benajahu i doli kundra me një bastun, i rrëmbeu me forcë nga duart Egjiptasit shtizën dhe e vrau me shtizën e tij.
<scripture passage="iChr 11:24" parsed="|1Chr|11|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.24" />
<sup>24</sup> Këto gjëra bëri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bë i famshëm midis tre trimave.
<scripture passage="iChr 11:25" parsed="|1Chr|11|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.25" />
<sup>25</sup> Ishte më i shquari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazoht me tre të parët. Davidi e vuri në krye të rojeve të tij personale.
<scripture passage="iChr 11:26" parsed="|1Chr|11|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.26" />
<sup>26</sup> Njerëz të tjerë të fortë dhe trima ishin: Asaheli, vëllai i Joabit, Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi,
<scripture passage="iChr 11:27" parsed="|1Chr|11|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.27" />
<sup>27</sup> Shamothi nga Harori, Heletsi nga Peloni,
<scripture passage="iChr 11:28" parsed="|1Chr|11|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.28" />
<sup>28</sup> Ira, bir i Ikeshit nga Tekoa, Abiezeri nga Anathothi,
<scripture passage="iChr 11:29" parsed="|1Chr|11|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.29" />
<sup>29</sup> Sibekai nga Husha, Ilai, nga Ahoa,
<scripture passage="iChr 11:30" parsed="|1Chr|11|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.30" />
<sup>30</sup> Maharai nga Netofa, Heledi, bir i Baanahut nga Netofa;
<scripture passage="iChr 11:31" parsed="|1Chr|11|31|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.31" />
<sup>31</sup> Ithai, bir i Ribait, i Gibeahut të bijve të Beniaminit, Benajahu nga Pirathoni,
<scripture passage="iChr 11:32" parsed="|1Chr|11|32|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.32" />
<sup>32</sup> Hurai nga Nahale-Gaashi, Abieli nga Arbathi,
<scripture passage="iChr 11:33" parsed="|1Chr|11|33|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.33" />
<sup>33</sup> Azmavethi nga Baharumi, Eliahba nga Shaalboni.
<scripture passage="iChr 11:34" parsed="|1Chr|11|34|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.34" />
<sup>34</sup> Bijtë e Hashemit nga Gizoni, Jonathani, bir i Shageut nga Harari,
<scripture passage="iChr 11:35" parsed="|1Chr|11|35|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.35" />
<sup>35</sup> Haiami, bir i Sakarit, nga Harari; Elifali, bir i Urit,
<scripture passage="iChr 11:36" parsed="|1Chr|11|36|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.36" />
<sup>36</sup> Heferi nga Mekrea, Ahijahu nga Paloni,
<scripture passage="iChr 11:37" parsed="|1Chr|11|37|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.37" />
<sup>37</sup> Hetsro nga Karmeli, Naarai, bir i Ezbait,
<scripture passage="iChr 11:38" parsed="|1Chr|11|38|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.38" />
<sup>38</sup> Joeli, vëllai i Nathanit, Mibhari, bir i Hagrit,
<scripture passage="iChr 11:39" parsed="|1Chr|11|39|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.39" />
<sup>39</sup> Amoniti Tselek, Naharai nga Berothi (shqytar i Joabit, birit të Tserujahut),
<scripture passage="iChr 11:40" parsed="|1Chr|11|40|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.40" />
<sup>40</sup> Ira nga Jetheri, Garebi nge Jetheri,
<scripture passage="iChr 11:41" parsed="|1Chr|11|41|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.41" />
<sup>41</sup> Uria, Hiteu, Zabadi, bir i Ahlait,
<scripture passage="iChr 11:42" parsed="|1Chr|11|42|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.42" />
<sup>42</sup> Adina, bir i Shizës, Rubenit (i pari i Rubenitëve) dhe tridhjetë të tjerë bashkë me të,
<scripture passage="iChr 11:43" parsed="|1Chr|11|43|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.43" />
<sup>43</sup> Hanani, bir i Maakahut, Joshafati nga Mithni;
<scripture passage="iChr 11:44" parsed="|1Chr|11|44|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.44" />
<sup>44</sup> Uzia nga Ashtarothi, Shama dhe Jejeli, bij të Hothamit nga Aroeri,
<scripture passage="iChr 11:45" parsed="|1Chr|11|45|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.45" />
<sup>45</sup> Jediaeli, bir i Shimrit dhe Titsiti Joha, vëllai i tij,
<scripture passage="iChr 11:46" parsed="|1Chr|11|46|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.46" />
<sup>46</sup> Elieli nga Mahavimi, Jeribai dhe Joshaviahu, bij të Elnaamit, dhe Ithmah, Moabiti,
<scripture passage="iChr 11:47" parsed="|1Chr|11|47|0|0" osisRef="Bible:1Chr.11.47" />
<sup>47</sup> Elieli, Obedi dhe Jaasieli, Metsobaiti.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 12" progress="37.11%" prev="iChr.11" next="iChr.13" id="iChr.12">
<h3 id="iChr.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="iChr.12-p1">
<scripture passage="iChr 12:1" parsed="|1Chr|12|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.1" />
<sup>1</sup> Këta janë njerëzit që erdhën te Davidi në Tsiklag, kur ai qendronte larg pranisë së Saulit, birit të Kishit; ata ishin një pjesë e trimave që e ndihmuan në luftë;
<scripture passage="iChr 12:2" parsed="|1Chr|12|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.2" />
<sup>2</sup> ishin të armatosur me harqe dhe mund të përdornin si dorën e djathtë ashtu edhe atë të majtë për të hedhur gurë dhe për të gjuajtur shigjeta me hark; i përkisnin fisit të Beniaminit, vëllezër të Saulit.
<scripture passage="iChr 12:3" parsed="|1Chr|12|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.3" />
<sup>3</sup> I pari i tyre ishte Ahiezeri, pastaj Joasi, bij të Shemaahut, nga Giberahu; Jezieli dhe Peleti, bij të Azmavethit; Berakahu dhe Jehu nga Anathothi;
<scripture passage="iChr 12:4" parsed="|1Chr|12|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.4" />
<sup>4</sup> Ishmajahu nga Gabaoni, trim midis të tridhjetëve dhe i pari i tyre; Jeremia, Jahazieli, Johanani, Jozabadi nga Gedera
<scripture passage="iChr 12:5" parsed="|1Chr|12|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.5" />
<sup>5</sup> Eluzai, Jerimothi, Bealiahu, Shemariahu, Shefatiahu nga Harufi;
<scripture passage="iChr 12:6" parsed="|1Chr|12|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.6" />
<sup>6</sup> Elkanahu, Jishshiahu, Azareli, Joezeri dhe Jashobeami, Koraiti;
<scripture passage="iChr 12:7" parsed="|1Chr|12|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.7" />
<sup>7</sup> Joelahu dhe Zebadiahu, bij të Jerohamit nga Gedori.
<scripture passage="iChr 12:8" parsed="|1Chr|12|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.8" />
<sup>8</sup> Ndër Gaditët disa njerëz vendosën të bashkohen me Davidin në kalanë e shkretëtirës; ishin njerëz të fortë dhe trima, të stërvitur për luftë, të shkathët në përdorimin e mburojës dhe të shtizës; fytyrat  e tyre ishin si fytyrat e luanëve dhe në  malet ishin të shpejtë si gazelat.
<scripture passage="iChr 12:9" parsed="|1Chr|12|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.9" />
<sup>9</sup> Ezeri ishte i pari i tyre, Obadiahu vinte i dyti dhe Eliabi i treti,
<scripture passage="iChr 12:10" parsed="|1Chr|12|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.10" />
<sup>10</sup> Mishmanahu i katërti, Jeremia i pesti
<scripture passage="iChr 12:11" parsed="|1Chr|12|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.11" />
<sup>11</sup> Atai i gjashti, Elieli i shtati,
<scripture passage="iChr 12:12" parsed="|1Chr|12|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.12" />
<sup>12</sup> Johanani i teti, Elzabadi i nënti,
<scripture passage="iChr 12:13" parsed="|1Chr|12|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.13" />
<sup>13</sup> Jeremia i dhjeti, Makbanai i njëmbëdhjeti.
<scripture passage="iChr 12:14" parsed="|1Chr|12|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.14" />
<sup>14</sup> Këta Gaditë ishin komandantë të ushtrisë; më i vogli komandonte njëqind ushtarë, më i madhi një mijë.
<scripture passage="iChr 12:15" parsed="|1Chr|12|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.15" />
<sup>15</sup> Këta janë ata që kaluan Jordanin në muajin e parë kur ky lumë kishte dalë nga shtrati i tij, dhe i bënë të ikin me vrap tërë banorët e luginave, në lindje dhe në perëndim.
<scripture passage="iChr 12:16" parsed="|1Chr|12|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.16" />
<sup>16</sup> Edhe disa nga bijtë e Beniaminit e të Judës shkuan te Davidi në kala.
<scripture passage="iChr 12:17" parsed="|1Chr|12|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.17" />
<sup>17</sup> Davidi u doli përpara dhe, duke marrë fjalën, tha: "Në rast se keni ardhur tek unë me qëllime paqësore për të më ndihmuar, jam gati të bashkohem me juve, por në se keni ardhur për të më tradhëtuar  dhe për të më dorëzuar në duart e kundërshtarëve  të mi, megjithëse unë nuk kam përdorur fare dhunën, Perëndia i etërve tanë le të shohë dhe le të dënojë".
<scripture passage="iChr 12:18" parsed="|1Chr|12|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Fryma e përshkoi Amasain, të parin e të tridhjetëve, që thirri: "Ne jemi me ty, David; jemi me ty, o biri i Isait! Paqe, paqe ty dhe paqe atij që të ndihmon, sepse Perëndia yt të ndihmon".  Atëherë Davidi i priti dhe i bëri komandantë  të trupave.
<scripture passage="iChr 12:19" parsed="|1Chr|12|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.19" />
<sup>19</sup> Edhe nga Manasi disa kaluan me Davidin, kur ky vajti me Filistejtë për të luftuar kundër Saulit; por këta nuk i dhanë asnjë ndihmë Filistejve, sepse princat e Filistejve, mbasi u konsultuan, e kthyen  prapa Davidin, duke thënë: "Ai ka për të  kaluar me zotërinë e tij Saul duke vënë në rrezik kokat tona".
<scripture passage="iChr 12:20" parsed="|1Chr|12|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.20" />
<sup>20</sup> Ndërsa shkonte në Tsiklag, ata të Manasit që kaluan me të ishin Adnahu, Jozbadi, Jediaeli, Mikaeli, Jozabadi, Elihu, Tsillethai, komandantë të mijësheve që i përkisnin Manasit.
<scripture passage="iChr 12:21" parsed="|1Chr|12|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.21" />
<sup>21</sup> Këta e ndihmuan Davidin kundër bandave të plaçkitësve, sepse ishin të gjithë njerëz të fortë dhe trima dhe u bënë komandantë në ushtri.
<scripture passage="iChr 12:22" parsed="|1Chr|12|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.22" />
<sup>22</sup> Në atë kohë, në të vërtetë, çdo ditë disa vinin te Davidi për ta ndihmuar deri sa formoi një ushtri të madhe si ushtria e Perëndisë.
<scripture passage="iChr 12:23" parsed="|1Chr|12|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.23" />
<sup>23</sup> Ky është numri i krerëve të armatosur për luftë, që shkuan te Davidi në Hebron për t'i kaluar atij mbretërinë e Saulit, sipas fjalës së Zotit.
<scripture passage="iChr 12:24" parsed="|1Chr|12|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.24" />
<sup>24</sup> Bijtë e Judës, që mbanin mburoja dhe shtiza ishin gjashtë mijë e tetëqind veta, të armatosur për luftë.
<scripture passage="iChr 12:25" parsed="|1Chr|12|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.25" />
<sup>25</sup> Nga bijtë e Simeonit, njerëz të fortë dhe trima në luftë, ishin shtatë mijë e njëqind veta.
<scripture passage="iChr 12:26" parsed="|1Chr|12|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.26" />
<sup>26</sup> Nga bijtë e Levit, katër mijë e gjashtëqind veta;
<scripture passage="iChr 12:27" parsed="|1Chr|12|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.27" />
<sup>27</sup> përveç Jehojadit, princit të familjes së Aaronit, që kishte tre mijë e shtatëqind veta,
<scripture passage="iChr 12:28" parsed="|1Chr|12|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.28" />
<sup>28</sup> dhe Tsadoku, një i ri i fortë dhe trim, me njëzet e dy krerë të shtëpisë së tij atërore.
<scripture passage="iChr 12:29" parsed="|1Chr|12|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.29" />
<sup>29</sup> Nga bijtë e Beniaminit, vëllezër të Saulit, tre mijë (sepse pjesa më e madhe e tyre i kishte qëndruar besnike deri atëherë shtëpisë së Saulit).
<scripture passage="iChr 12:30" parsed="|1Chr|12|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.30" />
<sup>30</sup> Nga bijtë e Efraimit, njëzet mijë e tetëqind veta, njerëz të fortë dhe trima, njerëz të famshëm, sipas shtëpive të tyre atërore.
<scripture passage="iChr 12:31" parsed="|1Chr|12|31|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.31" />
<sup>31</sup> Nga gjysma e fisit të Manasit, tetëmbëdhjetë mijë veta, që u zgjodhën individualisht për të vajtur dhe për ta shpallur mbret Davidin.
<scripture passage="iChr 12:32" parsed="|1Chr|12|32|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.32" />
<sup>32</sup> Nga bijtë e Isakarit, që i kuptonin kohrat dhe dinin kështu çfarë duhet të bënte Izraeli: dyqind krerë dhe tërë vëllezërit e tyre në urdhrat e tyre.
<scripture passage="iChr 12:33" parsed="|1Chr|12|33|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.33" />
<sup>33</sup> Nga Zabuloni, pesëdhjetë mijë, që shkonin të luftonin, të shkathët për tu vendosur në rend beteje me të gjitha armët e luftës dhe të zotë të mbanin pozicionin e tyre me zemër të vendosur.
<scripture passage="iChr 12:34" parsed="|1Chr|12|34|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.34" />
<sup>34</sup> Nga Neftali, një mijë krerë dhe me ta tridhjetë e shtatë mijë njerëz me mburoja dhe shtiza.
<scripture passage="iChr 12:35" parsed="|1Chr|12|35|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.35" />
<sup>35</sup> Nga Danitët, të shkathët për t'u radhitur në rend beteje, njëzet e tetë mijë e gjashtëqind veta.
<scripture passage="iChr 12:36" parsed="|1Chr|12|36|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.36" />
<sup>36</sup> Nga Asheri, dyzet mijë, që shkonin të luftonin dhe që ishin të shkathët për t'u vendosur në rend beteje.
<scripture passage="iChr 12:37" parsed="|1Chr|12|37|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.37" />
<sup>37</sup> Nga ana tjetër e Jordanit, nga Rubenitët, nga Gaditët dhe nga gjysma e fisit të Manasit, njëqind e njëzet mijë veta, të pajisur me të gjitha armët për të luftuar.
<scripture passage="iChr 12:38" parsed="|1Chr|12|38|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.38" />
<sup>38</sup> Tërë këta luftëtarë, të zotë të mbanin pozicionin e tyre me zemër të vendosur, erdhën në Hebron për ta shpallur Davidin mbret mbi tërë Izraelin; edhe pjesa tjetër e Izraelit ishte në një mëndje për ta bërë mbret Davidin.
<scripture passage="iChr 12:39" parsed="|1Chr|12|39|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.39" />
<sup>39</sup> Ata qëndruan atje tri ditë me Davidin, duke ngrënë dhe duke pirë, sepse vëllezërit e tyre kishin siguruar ushqim për ta.
<scripture passage="iChr 12:40" parsed="|1Chr|12|40|0|0" osisRef="Bible:1Chr.12.40" />
<sup>40</sup> Edhe nga ata që banonin afër tyre, madje edhe nga Isakari, nga Zabuloni dhe nga Neftali sillnin ushqime me gomarë, me deve, me mushka dhe me qe, furnizime të mëdha: miell, bukëfiqe dhe rrush të thatë,  verë, vaj, lopë dhe dele me bollëk; sepse  Izraeli ishte shend e verë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 13" progress="37.25%" prev="iChr.12" next="iChr.14" id="iChr.13">
<h3 id="iChr.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="iChr.13-p1">
<scripture passage="iChr 13:1" parsed="|1Chr|13|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.13.1" />
<sup>1</sup> Davidi u këshillua me komandantët e mijëshëve e dhe të qindëshëve dhe me të gjithë princat.
<scripture passage="iChr 13:2" parsed="|1Chr|13|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.13.2" />
<sup>2</sup> Pastaj Davidi i tha tërë asamblesë së Izraelit: "Në qoftë se kjo ju duket e mirë dhe në se na vjen nga Zoti, Perëndia ynë, t'u çojmë fjalë vëllezërve tanë që kanë mbetur në të gjitha krahinat e Izraelit,  dhe me ta edhe priftërinjve dhe Levitëve  në qytetet e tyre dhe tokat për kullotë të mblidhen pranë nesh,
<scripture passage="iChr 13:3" parsed="|1Chr|13|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.13.3" />
<sup>3</sup> dhe ta sjellim përsëri arkën e Perëndisë tonë te ne, sepse nuk e kemi kërkuar në kohën e Saulit".
<scripture passage="iChr 13:4" parsed="|1Chr|13|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.13.4" />
<sup>4</sup> Tërë asambleja pranoi të vepronte kështu, sepse kjo gjë dukej e drejtë në sytë e tërë popullit.
<scripture passage="iChr 13:5" parsed="|1Chr|13|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.13.5" />
<sup>5</sup> Atëherë mblodhi tërë Izraelin nga Shihori i Egjiptit, deri në hyrje të Hamathit, për ta sjellë përsëri arkën e Perëndisë nga Kiriath-Jearimi.
<scripture passage="iChr 13:6" parsed="|1Chr|13|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.13.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Davidi me tërë Izraelin u nis në drejtim të Baalahut, domethënë në drejtim të Kirjath-Jearimit që ishte pronë e Judës, për të mbartur që andej arkën e Perëndisë, të Zotit, që rri mbi kerubinët, ku përmëndet emri i tij.
<scripture passage="iChr 13:7" parsed="|1Chr|13|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.13.7" />
<sup>7</sup> Nga shtëpia e Abinadabit e transportuan arkën e Perëndisë mbi një qerre të re. Uza dhe Ahio e ngisnin qerren.
<scripture passage="iChr 13:8" parsed="|1Chr|13|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.13.8" />
<sup>8</sup> Davidi dhe tërë Izraeli e kremtonin këtë ngjarje përpara Perëndisë me tërë forcat e tyre, me këngë dhe qeste, me harpe, dajre, cembale dhe bori.
<scripture passage="iChr 13:9" parsed="|1Chr|13|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.13.9" />
<sup>9</sup> Kur arritën në lëmin e Kidonit, Uza shtriu dorën për të mbajtur arkën, sepse qetë ishin penguar.
<scripture passage="iChr 13:10" parsed="|1Chr|13|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.13.10" />
<sup>10</sup> Atëherë zemërimi i Zotit shpërtheu kundër Uzës dhe e goditi, sepse kishte shtrirë dorën e tij mbi arkë; ai vdiq atje përpara Perëndisë.
<scripture passage="iChr 13:11" parsed="|1Chr|13|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.13.11" />
<sup>11</sup> Davidi u hidhërua shumë sepse Zoti kishte hapur një të çarë në popull duke goditur Uzën. Prandaj ky vend quhet edhe sot e Çara e Uzës.
<scripture passage="iChr 13:12" parsed="|1Chr|13|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.13.12" />
<sup>12</sup> Atë ditë Davidi pati frikë nga Perëndia dhe tha: "Si mund ta transportoj arkën e Perëndisë në shtëpinë time?".
<scripture passage="iChr 13:13" parsed="|1Chr|13|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.13.13" />
<sup>13</sup> Kështu Davidi nuk deshi ta kishte arkën pranë vetes në qytetin e Davidit, por e kaloi në shtëpinë e Obed-Edomit nga Gathi.
<scripture passage="iChr 13:14" parsed="|1Chr|13|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.13.14" />
<sup>14</sup> Arka e Perëndisë mbeti tre muaj pranë familjes së Obed-Edomit në shtëpinë e saj; dhe Zoti bekoi shtëpinë e Obed-Edomit dhe gjithshka që ishte pronë e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 14" progress="37.30%" prev="iChr.13" next="iChr.15" id="iChr.14">
<h3 id="iChr.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="iChr.14-p1">
<scripture passage="iChr 14:1" parsed="|1Chr|14|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.1" />
<sup>1</sup> Hirami, mbret i Tiros, i dërgoi Davidit lajmëtarë, dru kedri, muratorë, dhe marangozë për t'i ndërtuar një shtëpi.
<scripture passage="iChr 14:2" parsed="|1Chr|14|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Davidi e pranoi që Zoti e kishte vendosur mbret të Izraelit, sepse mbretëria e tij qe lavdëruar shumë për shkak të popullit të tij, Izraelit.
<scripture passage="iChr 14:3" parsed="|1Chr|14|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.3" />
<sup>3</sup> Davidi u martua me gra të tjera në Jeruzalem dhe i lindën djem e vajza.
<scripture passage="iChr 14:4" parsed="|1Chr|14|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.4" />
<sup>4</sup> Këto janë emrat e bijve që i lindën në Jeruzalem: Shamua, Shohabi, Salomoni,
<scripture passage="iChr 14:5" parsed="|1Chr|14|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.5" />
<sup>5</sup> Ibhari, Elishua, Elpeleti,
<scripture passage="iChr 14:6" parsed="|1Chr|14|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.6" />
<sup>6</sup> Nagahu, Nefegu, Jafia,
<scripture passage="iChr 14:7" parsed="|1Chr|14|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.7" />
<sup>7</sup> Elishama, Beelida dhe Elifeleti.
<scripture passage="iChr 14:8" parsed="|1Chr|14|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.8" />
<sup>8</sup> Kur Filistejtë mësuan që Davidi ishte vajosur mbret i tërë Izraelit, dolën të gjithë në kërkim të Davidit. Sa e mësoi këtë, Davidi u doli përballë.
<scripture passage="iChr 14:9" parsed="|1Chr|14|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.9" />
<sup>9</sup> Filistejtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit.
<scripture passage="iChr 14:10" parsed="|1Chr|14|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Davidi u këshillua me Perëndinë, duke thënë: A duhet të dal kundër Filistejve? A do të m'i japësh në duart e mia?". Zoti u përgjigj: "Dil dhe unë do t'i jap në duart e tua".
<scripture passage="iChr 14:11" parsed="|1Chr|14|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.11" />
<sup>11</sup> Ata dolën në Baal-Peratsim, ku Davidi i mundi dhe tha: "Perëndia ka hapur me duart e mia një kalim midis armiqve të mi, si një kalim i hapur nga ujërat". Prandaj i vunë këtij vendi emrin e Baal-Peratsimit.
<scripture passage="iChr 14:12" parsed="|1Chr|14|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.12" />
<sup>12</sup> Filistejtë braktisën aty perënditë e tyre dhe Davidi urdhëroi që të digjeshin në zjarr.
<scripture passage="iChr 14:13" parsed="|1Chr|14|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.13" />
<sup>13</sup> Më vonë Filistejtë filluan të shpërndahen nëpër luginë.
<scripture passage="iChr 14:14" parsed="|1Chr|14|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.14" />
<sup>14</sup> Davidi u këshillua përsëri me Perëndinë, dhe Perëndia i tha: "Mos u dil prapa, por merru krahët dhe sulu mbi ta përballë ballsameve.
<scripture passage="iChr 14:15" parsed="|1Chr|14|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.15" />
<sup>15</sup> Kur të dëgjosh një zhurmë hapash në majat e ballsameve, hidhu menjëherë në sulm, sepse Perëndia do të të dalë përpara për të mundur ushtrinë e Filistejve".
<scripture passage="iChr 14:16" parsed="|1Chr|14|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.16" />
<sup>16</sup> Davidi bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia, dhe ata mundën ushtrinë e Filistejve nga Gabaoni deri në Gezer.
<scripture passage="iChr 14:17" parsed="|1Chr|14|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.14.17" />
<sup>17</sup> Kështu fama e Davidit u përhap në të gjitha vendet, dhe Zoti solli tmerrin e tij mbi të gjitha kombet.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 15" progress="37.34%" prev="iChr.14" next="iChr.16" id="iChr.15">
<h3 id="iChr.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="iChr.15-p1">
<scripture passage="iChr 15:1" parsed="|1Chr|15|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.1" />
<sup>1</sup> Davidi ndërtoi disa shtëpi në qytetin e Davidit, përgatiti një vend për arkën e Perëndisë dhe ngriti një çadër për atë.
<scripture passage="iChr 15:2" parsed="|1Chr|15|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Davidi tha: "Asnjeri nuk duhet të mbartë arkën e Zotit përveç Levitëve, sepse Zoti ka zgjedhur ata për ta mbajtur arkën e Perëndisë dhe për t'i shërbyer atij përjetë".
<scripture passage="iChr 15:3" parsed="|1Chr|15|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.3" />
<sup>3</sup> Davidi mblodhi tërë Izraelin në Jeruzalem për ta çuar arkën e Zotit në vendin që i kishte përgatitur.
<scripture passage="iChr 15:4" parsed="|1Chr|15|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.4" />
<sup>4</sup> Davidi mblodhi edhe bijtë e Aaronit dhe Levitët.
<scripture passage="iChr 15:5" parsed="|1Chr|15|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.5" />
<sup>5</sup> Nga bijtë e Kehathit, Urielin, të parin, dhe njëqind e njëzet vëllezërit e tij;
<scripture passage="iChr 15:6" parsed="|1Chr|15|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.6" />
<sup>6</sup> nga bijtë e Merarit, Asajahun, të parin, dhe dyqind e njëzet vëllezërit e tij;
<scripture passage="iChr 15:7" parsed="|1Chr|15|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.7" />
<sup>7</sup> nga bijtë e Gershomit, Joelin, të parin, dhe njëqind e tridhjetë vëllezërit e tij;
<scripture passage="iChr 15:8" parsed="|1Chr|15|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.8" />
<sup>8</sup> nga bijtë e Elitsafanit, Shemajahun, të parin, dhe dyqind vëllezërit e tij;
<scripture passage="iChr 15:9" parsed="|1Chr|15|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.9" />
<sup>9</sup> nga bijtë e Hebronit, Elielin, të parin, dhe tetëdhjetë vëllezërit e tij;
<scripture passage="iChr 15:10" parsed="|1Chr|15|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.10" />
<sup>10</sup> nga bijtë e Uzielit, Aminadabin, të parin, dhe njëqind e dymbëdhjetë vëllezërit e tij.
<scripture passage="iChr 15:11" parsed="|1Chr|15|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Davidi thirri priftërinjtë Tsadok dhe Abiathar, dhe Levitët Uriel, Asajahu, Joel, Shemajahu, Eliel dhe Aminadab,
<scripture passage="iChr 15:12" parsed="|1Chr|15|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.12" />
<sup>12</sup> dhe u tha atyre: "Ju jeni të parët e shtëpive atërore të Levitëve; shenjtërohuni, ju dhe vëllezëzit tuaj, që të mund të transportojnë arkën e Zotit, Perëndisë të Izraelit, në vendin që i kam përgatitur.
<scripture passage="iChr 15:13" parsed="|1Chr|15|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.13" />
<sup>13</sup> Sepse herën e parë ju nuk ishit dhe Zoti, Perëndia ynë, hapi një të çarë midis nesh, sepse nuk e kishim kërkuar sipas rregullave të caktuara".
<scripture passage="iChr 15:14" parsed="|1Chr|15|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.14" />
<sup>14</sup> Kështu priftërinjtë dhe Levitët u shenjtëruan për të transportuar arkën e Zotit, Perëndisë të Izraelit.
<scripture passage="iChr 15:15" parsed="|1Chr|15|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.15" />
<sup>15</sup> Bijtë e Levitëve e mbajtën arkën e Perëndisë mbi shpatullat e tyre me anë të shufrave, ashtu si kishte urdhëruar Moisiu sipas fjalës të Zotit.
<scripture passage="iChr 15:16" parsed="|1Chr|15|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.16" />
<sup>16</sup> Pastaj Davidi urdhëroi krerët e Levitëve të caktonin vëllezërit e tyre këngëtarë me vegla muzikore, harpa, qeste dhe cembale për të pasur tinguj gëzimi.
<scripture passage="iChr 15:17" parsed="|1Chr|15|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.17" />
<sup>17</sup> Prandaj Levitët caktuan Hemanin, birin e Joelit, midis vëllezërve të tij, Asafin, birin e Berakiahut, dhe midis bijve të Merarit, vëllezërit e tyre, Ethanin, birin e Kushajahut.
<scripture passage="iChr 15:18" parsed="|1Chr|15|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.18" />
<sup>18</sup> Me ta ishin vëllezërit e tyre të klasës së dytë: Zakaria, Beni, Jaazieli, Semiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Benajahu, Maasejahu, Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi dhe Jeeli, që ishin derëtarë.
<scripture passage="iChr 15:19" parsed="|1Chr|15|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.19" />
<sup>19</sup> Këngëtarët Heman, Asaf dhe Ethan përdornin cembale prej bronzi;
<scripture passage="iChr 15:20" parsed="|1Chr|15|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.20" />
<sup>20</sup> Zakaria, Azieli, Shemiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Maasejahu dhe Benajahu u binin harpave për zëra sopranoje;
<scripture passage="iChr 15:21" parsed="|1Chr|15|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.21" />
<sup>21</sup> Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi, Jejeli dhe Azaziahu u binin qesteve në oktavë për të udhëhequr këngën;
<scripture passage="iChr 15:22" parsed="|1Chr|15|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.22" />
<sup>22</sup> Kenaiahu, i pari i Levitëve, ishte i ngarkuar me këngën; ai drejtonte këngën, sepse ishte kompetent në këtë fushë.
<scripture passage="iChr 15:23" parsed="|1Chr|15|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.23" />
<sup>23</sup> Berekiahu dhe Elkanahu ishin derëtarë pranë arkës.
<scripture passage="iChr 15:24" parsed="|1Chr|15|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.24" />
<sup>24</sup> Priftërinjtë Shebarniahu, Joshafati, Nethaneel, Amasai, Zakaria, Benajah dhe Elezieri u binin borive përpara arkës së Perëndisë, kurse Obed-Edomi dhe Jehijahu kryenin detyrën e derëtarit afër arkës.
<scripture passage="iChr 15:25" parsed="|1Chr|15|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Davidi, pleqtë e Izraelit dhe komandantët e mijëshëve vepruan me gëzim në transportimin e arkës së besëlidhjes të Zotit nga shtëpia e Obed-Edomit.
<scripture passage="iChr 15:26" parsed="|1Chr|15|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.26" />
<sup>26</sup> Kështu, sepse Perëndia i ndihmoi Levitët që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, u ofruan si flijime shtatë dema dhe shtatë desh.
<scripture passage="iChr 15:27" parsed="|1Chr|15|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.27" />
<sup>27</sup> Davidi kishte veshur një mantel prej liri të hollë, ashtu si tërë Levitët që mbanin arkën, këngëtarët dhe Kenianahu, drejtuesi i këngës së bashku me këngëtarët; Davidi kishte veshur gjithashtu një efod prej liri.
<scripture passage="iChr 15:28" parsed="|1Chr|15|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.28" />
<sup>28</sup> Kështu tërë Izraeli e çoi lart arkën e besëlidhjes të Zotit me klithma gëzimi nën tingujt e burive, brirëve, cembaleve, qesteve dhe harpave.
<scripture passage="iChr 15:29" parsed="|1Chr|15|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.15.29" />
<sup>29</sup> Por ndodhi që, ndërsa arka e besëlidhjes të Zotit arriti në qytetin e Davidit, Mikal, e bija e Saulit, duke shikuar nga dritarja, pa mbretin David që kërcente dhe hidhej përpjetë, dhe e përçmoi në zemër të saj.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 16" progress="37.43%" prev="iChr.15" next="iChr.17" id="iChr.16">
<h3 id="iChr.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="iChr.16-p1">
<scripture passage="iChr 16:1" parsed="|1Chr|16|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.1" />
<sup>1</sup> Kështu e prunë arkën e Perëndisë dhe e vendosën në mes të tabernakullit që Davidi kishte ngritur për të; pastaj ofruan olokauste dhe flijime falenderimi përpara Perëndisë.
<scripture passage="iChr 16:2" parsed="|1Chr|16|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.2" />
<sup>2</sup> Kur Davidi mbaroi së ofruari olokaustet dhe flijimet e falenderimit, ai bekoi popullin në emër të Zotit;
<scripture passage="iChr 16:3" parsed="|1Chr|16|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.3" />
<sup>3</sup> pastaj u ndau tërë Izraelitëve, burra dhe gra, secilit prej tyre një bukë, një racion mish dhe një sasi rrushi të thatë.
<scripture passage="iChr 16:4" parsed="|1Chr|16|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.4" />
<sup>4</sup> Pastaj vendosi përpara arkës të Zotit disa Levitë për të kryer shërbimin për të kujtuar, për të falenderuar dhe për të lëvduar Zotin, Perëndinë e Izraelit;
<scripture passage="iChr 16:5" parsed="|1Chr|16|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.5" />
<sup>5</sup> Asafi, i pari, Zakaria i dyti mbas tij, pastaj Jeieli, Shemiramothi, Jehieli, Matithiahu, Eliabi, Benajahu, Obed-Edomi dhe Jejeli. Ata u binin harpave dhe qesteve, ndërsa Asafi u binte cembaleve.
<scripture passage="iChr 16:6" parsed="|1Chr|16|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.6" />
<sup>6</sup> Priftërinjtë Benajah dhe Jahaziel përkundrazi i binin trombës vazhdimisht përpara arkës së besëlidhjes së Perëndisë.
<scripture passage="iChr 16:7" parsed="|1Chr|16|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.7" />
<sup>7</sup> Atë ditë Davidi u besoi për herë të parë Asafit dhe vëllezërve të tij detyrën që të këndonin lëvdata Zotit.
<scripture passage="iChr 16:8" parsed="|1Chr|16|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.8" />
<sup>8</sup> Kremtoni Zotin, kujtoni emrin e tij; bëjini të njohura veprat e tij midis popujve.
<scripture passage="iChr 16:9" parsed="|1Chr|16|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.9" />
<sup>9</sup> Këndojini atij, lëvdoheni, mendoni të gjitha mrekullitë e tij.
<scripture passage="iChr 16:10" parsed="|1Chr|16|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.10" />
<sup>10</sup> Lëvdohuni me emrin e tij të shenjtë; u gëzofshin zemrat e të gjithë atyre që kërkojnë Zotin!
<scripture passage="iChr 16:11" parsed="|1Chr|16|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.11" />
<sup>11</sup> Kërkoni Zotin dhe forcën e tij, kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij!
<scripture passage="iChr 16:12" parsed="|1Chr|16|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.12" />
<sup>12</sup> Kujtoni mrekullitë që ka bërë, çuditë e tij dhe gjykimet që kanë dalë nga goja e tij,
<scripture passage="iChr 16:13" parsed="|1Chr|16|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.13" />
<sup>13</sup> ju, o stermpa të Izraelit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij!
<scripture passage="iChr 16:14" parsed="|1Chr|16|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.14" />
<sup>14</sup> Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij i gjejmë mbi të gjithë tokën.
<scripture passage="iChr 16:15" parsed="|1Chr|16|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.15" />
<sup>15</sup> Mos harroni kurrë besëlidhjen e tij, fjalën e tij të urdhëruar për një mijë breza,
<scripture passage="iChr 16:16" parsed="|1Chr|16|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.16" />
<sup>16</sup> besëlidhjen e lidhur me Abrahamin, betimin që i ka bërë Isakut,
<scripture passage="iChr 16:17" parsed="|1Chr|16|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.17" />
<sup>17</sup> që ia konfirmoi Jakobit si një statut dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,
<scripture passage="iChr 16:18" parsed="|1Chr|16|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.18" />
<sup>18</sup> duke thënë: "Unë do t'ju jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj".
<scripture passage="iChr 16:19" parsed="|1Chr|16|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.19" />
<sup>19</sup> kur nuk ishin veçse një numër i vogël, fare i pakët dhe të huaj në vend.
<scripture passage="iChr 16:20" parsed="|1Chr|16|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.20" />
<sup>20</sup> Kur shkonin nga një komb në një tjetër, nga një mbretëri në një popull tjetër,
<scripture passage="iChr 16:21" parsed="|1Chr|16|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.21" />
<sup>21</sup> ai nuk lejoi që ndokush t'i shtypte; përkundrazi dënoi disa mbretër për dashurinë që ushqente për ta,
<scripture passage="iChr 16:22" parsed="|1Chr|16|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.22" />
<sup>22</sup> duke thënë: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi".
<scripture passage="iChr 16:23" parsed="|1Chr|16|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.23" />
<sup>23</sup> Këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës, lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij!
<scripture passage="iChr 16:24" parsed="|1Chr|16|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.24" />
<sup>24</sup> Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mrekullitë e tij midis tërë popujve!
<scripture passage="iChr 16:25" parsed="|1Chr|16|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.25" />
<sup>25</sup> Sepse Zoti është i madh dhe i denjë të lëvdohet në kulm; ai është me friksuësi nga tërë perënditë.
<scripture passage="iChr 16:26" parsed="|1Chr|16|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.26" />
<sup>26</sup> Sepse tërë perënditë e kombeve janë idhuj, kurse Zoti ka krijuar qiejtë.
<scripture passage="iChr 16:27" parsed="|1Chr|16|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.27" />
<sup>27</sup> Shkëlqimi dhe madhëria janë para tij, forca dhe gëzimi ndodhen në banesën e tij.
<scripture passage="iChr 16:28" parsed="|1Chr|16|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.28" />
<sup>28</sup> Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.
<scripture passage="iChr 16:29" parsed="|1Chr|16|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.29" />
<sup>29</sup> Jepini Zotit zulmin që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani para tij. Bini përmbys para Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij;
<scripture passage="iChr 16:30" parsed="|1Chr|16|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.30" />
<sup>30</sup> dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës! Po, bota është e qëndrueshme dhe nuk do të tundet.
<scripture passage="iChr 16:31" parsed="|1Chr|16|31|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.31" />
<sup>31</sup> Le të gëzohen qiejtë dhe toka, dhe le të thonë kombet: "Zoti mbretëron".
<scripture passage="iChr 16:32" parsed="|1Chr|16|32|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.32" />
<sup>32</sup> Le të gjëmojë deti dhe tërë ato që janë në të;
<scripture passage="iChr 16:33" parsed="|1Chr|16|33|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.33" />
<sup>33</sup> atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit, sepse ai vjen të gjykojë tokën.
<scripture passage="iChr 16:34" parsed="|1Chr|16|34|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.34" />
<sup>34</sup> Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
<scripture passage="iChr 16:35" parsed="|1Chr|16|35|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.35" />
<sup>35</sup> Thoni: "Shpëtona, o Perëndi i shpëtimit tonë! Na mblidh dhe na çliro nga kombet, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të mburremi se të kemi lëvduar".
<scripture passage="iChr 16:36" parsed="|1Chr|16|36|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.36" />
<sup>36</sup> I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga amshimi në amshim! Dhe tërë populli tha: "Amen", dhe lëvdoi Zotin.
<scripture passage="iChr 16:37" parsed="|1Chr|16|37|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.37" />
<sup>37</sup> Kështu Davidi la Asafin dhe vëllezërit e tij atje përpara arkës së besëlidhjes të Zotit, me qëllim që të shërbenin vazhdimisht përpara arkës, sipas nevojave të çdo dite,
<scripture passage="iChr 16:38" parsed="|1Chr|16|38|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.38" />
<sup>38</sup> la edhe Obed-Edomin dhe të gjashtëdhjetë e tetë vëllezërit e tij (Obed-Edomi, bir i Jeduthunit dhe Hosahu si derëtarë),
<scripture passage="iChr 16:39" parsed="|1Chr|16|39|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.39" />
<sup>39</sup> dhe priftin Tsadok dhe priftërinjtë vëllezër të tij përpara tabernakullit të Zotit, në vendin e lartë që ishte në Gabaon,
<scripture passage="iChr 16:40" parsed="|1Chr|16|40|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.40" />
<sup>40</sup> me qëllim që ata t'i ofronin Zotit olokauste mbi altarin e olokausteve, vazhdimisht në mëngjes e në mbrëmje, sipas tërë atyre që janë shkruar në ligjin e Zotit, që ai ia kishte imponuar Izraelit.
<scripture passage="iChr 16:41" parsed="|1Chr|16|41|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.41" />
<sup>41</sup> Dhe me ta ishin Hemani, Jeduthuni dhe të tjerët që ishin zgjedhur dhe caktuar me emër për të lëvduar Zotin, sepse mirësia e tij është e përjetshme.
<scripture passage="iChr 16:42" parsed="|1Chr|16|42|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.42" />
<sup>42</sup> Me ta ishin gjithashtu Hemani dhe Jeduthuni me bori dhe cembale, për ata që do t'u binin veglave, dhe me vegla muzikore për të shoqëruar këngët e Perëndisë. Bijtë e Jeduthunit duhet të rrinin te porta.
<scripture passage="iChr 16:43" parsed="|1Chr|16|43|0|0" osisRef="Bible:1Chr.16.43" />
<sup>43</sup> Më në fund tërë populli u kthye, secili në shtëpinë e vet, dhe Davidi u kthye për të bekuar shtëpinë e vet.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 17" progress="37.55%" prev="iChr.16" next="iChr.18" id="iChr.17">
<h3 id="iChr.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="iChr.17-p1">
<scripture passage="iChr 17:1" parsed="|1Chr|17|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.1" />
<sup>1</sup> Ndodhi që Davidi, mbasi u vendos në shtëpinë e vet, i tha profetit Nathan: "Ja, unë banoj në një shtëpi prej kedri, ndërsa arka e besëlidhjes të Zotit ndodhet nën një çadër".
<scripture passage="iChr 17:2" parsed="|1Chr|17|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.2" />
<sup>2</sup> Nathani iu përgjegj Davidit: "Bëj të gjitha ato që ke në zemër, sepse Perëndia është me ty".
<scripture passage="iChr 17:3" parsed="|1Chr|17|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.3" />
<sup>3</sup> Por po atë natë fjala e Perëndisë iu drejtua Nathanit, duke i thënë:
<scripture passage="iChr 17:4" parsed="|1Chr|17|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.4" />
<sup>4</sup> "Shko t'i thuash shërbëtorit tim David: "Kështu thotë Zoti: Nuk do të jesh ti ai që do të më ndërtojë një shtëpi në të cilën unë të mund të banoj.
<scripture passage="iChr 17:5" parsed="|1Chr|17|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.5" />
<sup>5</sup> Në fakt nuk kam banuar kurrë në një shtëpi nga dita që kam nxjerrë Izraelin nga Egjipti deri më sot; por kam shkuar nga një çadër te tjetra dhe nga një banesë te tjetra.
<scripture passage="iChr 17:6" parsed="|1Chr|17|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.6" />
<sup>6</sup> Kudo kam shkuar me gjithë Izraelin, a i kam folur vallë ndonjerit prej gjyqtarëve të Izraelit, të cilët i kisha urdhëruar të ushqenin popullin tim, duke thënë: "Pse nuk më ndërtoni një shtëpi me dru kedri?".
<scripture passage="iChr 17:7" parsed="|1Chr|17|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.7" />
<sup>7</sup> Tani do t'i flasësh kështu shërbëtorit tim David: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Unë të mora nga vatha, kur po shkoje pas deleve, dhe të bëra princ mbi popullin tim, Izraelin.
<scripture passage="iChr 17:8" parsed="|1Chr|17|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.8" />
<sup>8</sup> kam qenë me ty kudo ku ke vajtur, kam shfarosur përpara teje tërë armiqtë e tu dhe e kam bërë emrin tënd si atë të njerëzve të mëdhenj që janë mbi dhe.
<scripture passage="iChr 17:9" parsed="|1Chr|17|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.9" />
<sup>9</sup> Përveç kësaj do t'i jap popullit tim të Izraelit një vend ku të banojë në shtëpinë e tij dhe të mos e lëvizin më, dhe të këqijtë të mos vazhdojnë ta shkretojnë si më parë,
<scripture passage="iChr 17:10" parsed="|1Chr|17|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.10" />
<sup>10</sup> qysh prej kohës që kam vendosur gjyqtarët mbi popullin tim të Izraelit. Do të poshtëroj edhe tërë armiqtë e tu. Të njoftoj gjithashtu që Zoti do të të ndërtojë një shtëpi.
<scripture passage="iChr 17:11" parsed="|1Chr|17|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.11" />
<sup>11</sup> Kur të mbushen ditët e tua dhe të shkosh të bashkohesh me etërit e tu, unë do të nxjerrë një pasardhësin tënd, që do të jetë një nga bijtë e tu, dhe do ta konsolidoj mbretërinë e tij.
<scripture passage="iChr 17:12" parsed="|1Chr|17|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.12" />
<sup>12</sup> Ai do të më ndërtojë një shtëpi dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm fronin e tij përgjithnjë.
<scripture passage="iChr 17:13" parsed="|1Chr|17|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.13" />
<sup>13</sup> Unë do të jem për të një atë dhe ai për mua një bir; dhe nuk do t'ia heq përkrahjen time ashtu siç ia kam hequr atij që të ka paraprirë.
<scripture passage="iChr 17:14" parsed="|1Chr|17|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.14" />
<sup>14</sup> Unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë në shtëpinë time dhe në mbretërinë time, dhe froni i tij do të jetë i qëndrueshëm gjithnjë"".
<scripture passage="iChr 17:15" parsed="|1Chr|17|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.15" />
<sup>15</sup> Nathani i foli Davidit duke përdorur tërë këto fjalë dhe sipas gjithë vizionit të tij.
<scripture passage="iChr 17:16" parsed="|1Chr|17|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.16" />
<sup>16</sup> Atëherë mbreti David hyri, u ul përballë Zotit dhe tha: "Kush jam unë, o Zot Perëndi, ç'është shtëpia ime, që ti më bëre të arrij deri këtu?
<scripture passage="iChr 17:17" parsed="|1Chr|17|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.17" />
<sup>17</sup> Megjithatë kjo t'u duk një gjë e vogël para syve të tu, o Perëndi; ti fole edhe për shtëpinë e shërbëtorit tënd për një të ardhme të largët dhe më konsiderove sikur të isha një njeri i rangut të lartë, o Zot Perëndi.
<scripture passage="iChr 17:18" parsed="|1Chr|17|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.18" />
<sup>18</sup> Çfarë mund të thotë akoma Davidi për nderin që i ke bërë shërbëtorit tënd? Ti e njeh në të vërtetë shërbëtorin tënd.
<scripture passage="iChr 17:19" parsed="|1Chr|17|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.19" />
<sup>19</sup> O Zot, për dashurinë e shërbëtorit tënd dhe sipas zemrës sate, ti ke kryer gjithë këto vepra të fuqishme për t'i bërë të njohura tërë këto gjëra të mëdha.
<scripture passage="iChr 17:20" parsed="|1Chr|17|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.20" />
<sup>20</sup> O Zot, askush nuk është i ngjashëm me ty dhe nuk ka tjetër Perëndi veç teje, sipas tërë ato që kemi dëgjuar me veshët tona.
<scripture passage="iChr 17:21" parsed="|1Chr|17|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.21" />
<sup>21</sup> Dhe kush është si populli yt i Izraelit, i vetmi komb mbi tokë që Perëndia erdhi për ta çliruar dhe për ta bërë popullin e tij, për të të dhënë një emër me gjëra të mëdha dhe të tmerrshme, duke i  dëbuar kombet përpara popullit tënd që ti ke  çliruar nga Egjipti?
<scripture passage="iChr 17:22" parsed="|1Chr|17|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.22" />
<sup>22</sup> Ti e ke bërë popullin e Izraelit popullin tënd për gjithnjë; dhe ti, o Zot, je bërë Perëndia i tyre.
<scripture passage="iChr 17:23" parsed="|1Chr|17|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.23" />
<sup>23</sup> Prandaj fjala që ke shqiptuar, o Zot, përsa i përket shërbëtorit tënd dhe shtëpisë së tij, të ruajë vlerën e saj për gjithnjë! Bëj siç ke thënë!
<scripture passage="iChr 17:24" parsed="|1Chr|17|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.24" />
<sup>24</sup> Po, të mbetet e vlefshme, me qëllim që emri yt të shkëlqejë për gjithnjë dhe të kemi mundësinë të themi: "Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, është me të vërtetë Perëndia për Izraelin"; dhe shtëpia  e shërbëtorit tënd David u bëftë e qëndrueshme  para teje!
<scripture passage="iChr 17:25" parsed="|1Chr|17|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.25" />
<sup>25</sup> Ti vetë, o Perëndia im, i ke treguar shërbëtorit tënd se do t'i ndërtoje një shtëpi. Prandaj shërbëtori yt pati guximin të lutet në praninë tënde.
<scripture passage="iChr 17:26" parsed="|1Chr|17|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.26" />
<sup>26</sup> Dhe tani, o Zot, ti je Perëndia dhe i ke premtuar këtë të mirë shërbëtorit tënd.
<scripture passage="iChr 17:27" parsed="|1Chr|17|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.17.27" />
<sup>27</sup> Ndërkaq le të të pëlqejë të bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd, me qëllim që ajo të qëndrojë gjithnjë para teje, sepse atë që bekon ti, o Zot, është e bekuar për gjithnjë".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 18" progress="37.65%" prev="iChr.17" next="iChr.19" id="iChr.18">
<h3 id="iChr.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="iChr.18-p1">
<scripture passage="iChr 18:1" parsed="|1Chr|18|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.1" />
<sup>1</sup> Mbas këtyre ngjarjeve, Davidi mundi Filistejtë dhe i poshtëroi, duke u hequr nga dora Gathin dhe fshatrat përreth tij.
<scripture passage="iChr 18:2" parsed="|1Chr|18|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.2" />
<sup>2</sup> Ai mundi gjithashtu Moabitët; dhe Moabitët u bënë nënshtetas dhe haraçpagues të Davidit.
<scripture passage="iChr 18:3" parsed="|1Chr|18|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.3" />
<sup>3</sup> Davidi mundi përveç tyre Hadarezerin, mbretin e Tsobahut, deri në Hamath, ndërsa ai shkonte për të vendosur sundimin e tij gjatë lumit Eufrat.
<scripture passage="iChr 18:4" parsed="|1Chr|18|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.4" />
<sup>4</sup> Davidi i mori një mijë qerre, i kapi shtatë mijë kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Davidi preu gjithashtu kërcinjtë e tërë kuajve, por kurseu mjaft për njëqind qerre.
<scripture passage="iChr 18:5" parsed="|1Chr|18|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.5" />
<sup>5</sup> Kur Sirët e Damaskut erdhën për të ndihmuar Hadarezerin, mbretin e Tsobahut, Davidi vrau njëzet e dy mijë Sirë.
<scripture passage="iChr 18:6" parsed="|1Chr|18|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Davidi vendosi garnizone në Sirinë e Damaskut, dhe Sirët u bënë nënshtetas dhe haraçpagues të Davidit; dhe Zoti e përkrahte Davidin kudo që ai shkonte.
<scripture passage="iChr 18:7" parsed="|1Chr|18|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.7" />
<sup>7</sup> Davidi mori mburojat e arta që shërbëtorët e Hadarezerit kishin me vete dhe i çoi në Jeruzalem.
<scripture passage="iChr 18:8" parsed="|1Chr|18|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.8" />
<sup>8</sup> Davidi mori edhe një sasi të madhe bronzi në Tibhath dhe në Kun, qytete të Hadarezerit. Me të Salomoni ndërtoi detin prej bronzi, shtyllat dhe veglat prej bronzi.
<scripture passage="iChr 18:9" parsed="|1Chr|18|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.9" />
<sup>9</sup> Kur Tou, mbret i Hamathit, mësoi që Davidi kishte mundur tërë ushtrinë e Hadarezerit, mbretit të Tsobahut,
<scripture passage="iChr 18:10" parsed="|1Chr|18|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.10" />
<sup>10</sup> i dërgoi mbretit David Hadoramin, birin e tij, për ta përshëndetur dhe për ta bekuar, sepse kishte luftuar kundër Hadarezerit dhe e kishte mundur (Hadarezeri ishte gjithnjë në luftë me Toun); dhe  Hadorami pruri me vete lloj-lloj enësh ari,  argjendi dhe bronzi.
<scripture passage="iChr 18:11" parsed="|1Chr|18|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.11" />
<sup>11</sup> Mbreti David ia shenjtëroi edhe këto Zotit, ashtu si kishte bërë me argjendin dhe me arin që u kishte marrë tërë kombeve, domethënë Edomitëve, Moabitëve, Amonitëve, Filistejve dhe Amalekitëve.
<scripture passage="iChr 18:12" parsed="|1Chr|18|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.12" />
<sup>12</sup> Përveç kësaj Abishai, bir i Tserujahut, mundi tetëmbëdhjetë mijë Edomitë në luginën e Kripës.
<scripture passage="iChr 18:13" parsed="|1Chr|18|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.13" />
<sup>13</sup> Vendosi garnizone edhe në Idumea dhe tërë Edomitët u bënë nënshtetas të Davidit; dhe Zoti e përkrahte Davidin kudo që shkonte.
<scripture passage="iChr 18:14" parsed="|1Chr|18|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.14" />
<sup>14</sup> Kështu Davidi mbretëroi mbi tërë Izraelin, duke shqiptuar gjykime dhe duke administruar drejtësinë tërë popullit të tij.
<scripture passage="iChr 18:15" parsed="|1Chr|18|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.15" />
<sup>15</sup> Joabi, bir i Tserujahut, ishte komandant i ushtrisë; Jozafati, bir i Ahikudit, ishte arkivist;
<scripture passage="iChr 18:16" parsed="|1Chr|18|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.16" />
<sup>16</sup> Tsadoku, bir i Ahitubit, dhe Abimeleku, bir i Abiatharit, ishin priftërinj; Shavsha ishte sekretar;
<scripture passage="iChr 18:17" parsed="|1Chr|18|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.18.17" />
<sup>17</sup> Benajahu, bir i Jehojadait, ishte kryetar i Kerethejve dhe i Pelethejve; bijtë e Davidit ishin të parët në krah të mbretit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 19" progress="37.70%" prev="iChr.18" next="iChr.20" id="iChr.19">
<h3 id="iChr.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="iChr.19-p1">
<scripture passage="iChr 19:1" parsed="|1Chr|19|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.1" />
<sup>1</sup> Mbas këtyre ngjarjeve ndodhi që Nahashi, mbret i bijve të Amonit, vdiq dhe i biri mbretëroi në vend të tij.
<scripture passage="iChr 19:2" parsed="|1Chr|19|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.2" />
<sup>2</sup> Davidi tha: "Unë dua të përdor me Hanunin, birin e Nahashit, po atë dashamirësi që i ati ka treguar ndaj meje". Kështu Davidi dërgoi lajmëtarë për ta ngushëlluar për humbjen e atit të tij. Por kur  shërbëtorët e Davidit arritën ne vendin e bijve  të Amonit te Hanuni për ta ngushëlluar,
<scripture passage="iChr 19:3" parsed="|1Chr|19|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.3" />
<sup>3</sup> krerët e bijve të Amonit i thanë Hanunit: "Ti beson që Davidi të ka dërguar ngushëllues për të nderuar atin tënd? Shërbëtorët e tij a nuk kanë ardhur vallë për të vëzhguar, për të shkatërruar dhe për të spiunuar vendin?".
<scripture passage="iChr 19:4" parsed="|1Chr|19|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Hanuni mori shërbëtorët e Davidit, i detyroi të rruhen dhe të presin rrobat për gjysmë deri në mollaqet, pastaj i la të shkonin.
<scripture passage="iChr 19:5" parsed="|1Chr|19|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.5" />
<sup>5</sup> Ndërkaq disa shkuan të njoftojnë Davidin për atë që u kishte ndodhur këtyre njerëzve; atëherë Davidi dërgoi njerëz për t'i takuar, sepse ata ishin krejt të turpëruar. Mbreti porositi që t'u thonë atyre:  "Qëndroni në Jeriko sa t'ju rritet mjekra,  pastaj do të ktheheni".
<scripture passage="iChr 19:6" parsed="|1Chr|19|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.6" />
<sup>6</sup> Kur bijtë e Amonit e kuptuan se kishin shkaktuar urrejtjen e Davidit, Hanuni dhe Amonitët dërguan një mijë talenta argjendi për të rekrutuar në shërbimin e tyre qerre dhe kalorës nga Mesopotamia, nga Sirët e Maakahut dhe nga Tsobahu.
<scripture passage="iChr 19:7" parsed="|1Chr|19|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.7" />
<sup>7</sup> Rekrutuan gjithashtu tridhjetë e dy mijë qerre dhe mbretin e Maakahut me gjithë popullin tij, që fushuan përballë Medebas. Ndërkaq bijtë e Amonit ishin mbledhur nga qytetet e tyre për të marrë pjesë në luftë.
<scripture passage="iChr 19:8" parsed="|1Chr|19|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.8" />
<sup>8</sup> Kur Davidi e dëgjoi këtë, dërgoi kundër tyre Joabin dhe tërë ushtrinë e njerëzve trima.
<scripture passage="iChr 19:9" parsed="|1Chr|19|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.9" />
<sup>9</sup> Bijtë e Amonit dolën dhe u renditën për betejë në portën e qytetit, ndërsa mbretërit që kishin ardhur në ndihmë të tyre rrinin mënjanë në fushë.
<scripture passage="iChr 19:10" parsed="|1Chr|19|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.10" />
<sup>10</sup> Kur Joabi e kuptoi që kishte kundër tij dy fronte beteje, njeri pëpara dhe tjetri prapa, zgjodhi nga njerëzit më të mirë të Izraelit dhe i vendosi në rend beteje kundër Sirëve;
<scripture passage="iChr 19:11" parsed="|1Chr|19|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.11" />
<sup>11</sup> pjesën tjetër të popullit e vendosi nën urdhrat e vëllait të tij Abishai; këta u renditën kundër bijve të Amonit;
<scripture passage="iChr 19:12" parsed="|1Chr|19|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.12" />
<sup>12</sup> pastaj i tha: "Në rast se Sirët janë më të fortë se unë, ti do të më vish në ndihmë; por në rast se bijtë e Amonit janë më të fortë se ti, atëherë do të vij unë të të ndihmoj.
<scripture passage="iChr 19:13" parsed="|1Chr|19|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.13" />
<sup>13</sup> Tregohu trim dhe të jemi të fortë për popullin tonë dhe për qytetet e Perëndisë tonë; dhe Zoti të bëjë atë që i pëlqen".
<scripture passage="iChr 19:14" parsed="|1Chr|19|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.14" />
<sup>14</sup> Pastaj Joabi me njerëzit që kishte me vete shkoi përpara për t'u ndeshur me Sirët; por këta ikën para tij.
<scripture passage="iChr 19:15" parsed="|1Chr|19|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.15" />
<sup>15</sup> Kur bijtë e Amonit panë që Sirët kishin ikur, edhe ata ua mbathën para Abishait, vëllait të Joabit, dhe u kthyen në qytet. Atëherë Joabi u kthye në Jeruzalem.
<scripture passage="iChr 19:16" parsed="|1Chr|19|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.16" />
<sup>16</sup> Sirët, duke qenë se ishin mundur nga Izraeli, dërguan lajmëtarë dhe prunë Sirët që ishin matanë lumit. Në krye të tyre ishte Shofaku, komandanti i ushtrisë të Hadarezerit.
<scripture passage="iChr 19:17" parsed="|1Chr|19|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.17" />
<sup>17</sup> Kur Davidi u njoftua për këtë gjë, mblodhi tërë Izraelin, kaloi Jordanin, marshoi kundër tyre dhe u vendos në rend beteje kundër tyre. Sapo Davidi u rreshtua në rend beteje kundër Sirëve, këta e filluan menjëherë betejën.
<scripture passage="iChr 19:18" parsed="|1Chr|19|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.18" />
<sup>18</sup> Por Sirët ua mbathën para Izraelit; dhe Davidi vrau shtatë mijë kalorës dhe dyzet mijë këmbësorë Sirë; vrau gjithashtu Shofakun, komandantin e ushtrisë.
<scripture passage="iChr 19:19" parsed="|1Chr|19|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.19.19" />
<sup>19</sup> Kur shërbëtorët e Hadarezerit panë se ishin mundur nga Izraeli, bënë paqe me Davidin dhe iu nënshtruan atij. Kështu Sirët nuk deshën më t'u vinin në ndihmë bijve të Amonit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 20" progress="37.79%" prev="iChr.19" next="iChr.21" id="iChr.20">
<h3 id="iChr.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="iChr.20-p1">
<scripture passage="iChr 20:1" parsed="|1Chr|20|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.20.1" />
<sup>1</sup> Me fillimin e vitit të ri, në kohën kur mbretërit shkojnë të luftojnë, Joabi u vu në krye të një ushtrie të fuqishme dhe shkretoi vendin e bijve të Amonit; pastaj shkoi të rrethojë Rabahun, ndërsa
<scripture passage="iChr 20:2" parsed="|1Chr|20|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.20.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Davidi i hoqi kurorën nga koka e mbretit të tyre dhe pa që ajo peshonte një talent ari, dhe në të kishte gurë të çmuar; ajo pastaj u vu mbi kryet e Davidit. Përveç kësaj nga ai qytet ai mori një plaçkë shumë të madhe.
<scripture passage="iChr 20:3" parsed="|1Chr|20|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.20.3" />
<sup>3</sup> I nxori banorët që ishin në qytet dhe i vuri të punojnë me sharra, me lesa prej hekuri dhe me sëpata. Kështu veproi Davidi në të gjitha qytetet e bijve të Amonit. Pastaj Davidi u kthye në Jeruzalem me tërë popullin.
<scripture passage="iChr 20:4" parsed="|1Chr|20|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.20.4" />
<sup>4</sup> Mbas këtyre ngjarjeve u bë në Gezer një betejë me Filistejtë; atëherë Sibekai nga Hushahu vrau Sipain, një nga pasardhësit e gjigantëve, dhe kështu Filistejtë u poshtëruan.
<scripture passage="iChr 20:5" parsed="|1Chr|20|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.20.5" />
<sup>5</sup> U bë një betejë tjetër me Filistejtë; Elhanani, bir i Jairit, vrau Lahmin, vëllanë e Goliathit nga Gathi, që e kishte shtizën sa një shul endësi.
<scripture passage="iChr 20:6" parsed="|1Chr|20|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.20.6" />
<sup>6</sup> U bë edhe një beteje tjetër në Gath, ku kishte një njeri me shtat të madh, me gjashtë gishtërinj në secilën dorë dhe gjashtë gishtërinj në secilën këmbë, gjithsej njëzet e katër gishtërinj; edhe ai ishte një pasardhës i gjigantëve.
<scripture passage="iChr 20:7" parsed="|1Chr|20|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.20.7" />
<sup>7</sup> Ai e fyu Izraelin dhe Jonathani, bir i Shimeahut dhe vëlla i Davidit, e vrau.
<scripture passage="iChr 20:8" parsed="|1Chr|20|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.20.8" />
<sup>8</sup> Këta kishin lindur nga gjigantët e Gathit. Ata i zhduku dora e Davidit dhe ajo e shërbëtorëve të tij.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 21" progress="37.82%" prev="iChr.20" next="iChr.22" id="iChr.21">
<h3 id="iChr.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="iChr.21-p1">
<scripture passage="iChr 21:1" parsed="|1Chr|21|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.1" />
<sup>1</sup> Por Satanai u ngrit kundër Izraelit dhe e nxiti Davidin të bënte regjistrimin e popullit të Izraelit.
<scripture passage="iChr 21:2" parsed="|1Chr|21|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.2" />
<sup>2</sup> Kështu Davidi i tha Joabit dhe krerëve të popullit: "Shkoni dhe bëni regjistrimin e Izraelitëve nga Beer-Sheba deri në Dan; pastaj më paraqitni raportin që unë të dij numrin e tyre".
<scripture passage="iChr 21:3" parsed="|1Chr|21|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.3" />
<sup>3</sup> Joabi u përgjigj: "Zoti e shumëzoftë popullin e tij njëqind herë aq. Por, o mbret, o imzot, a nuk janë vallë të gjithë shërbëtorë të zortërisë sime? Pse zoti im kërkon një gjë të tillë? Pse e bën fajtor Izraelin?".
<scripture passage="iChr 21:4" parsed="|1Chr|21|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.4" />
<sup>4</sup> Por kërkesa e mbretit mbizotëroi mbi atë të Joabit. Prandaj Joabi u nis, e përshkoi tërë Izraelin dhe u kthye pastaj në Jeruzalem.
<scripture passage="iChr 21:5" parsed="|1Chr|21|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.5" />
<sup>5</sup> Joabi i dërgoi Davidit shifrat e regjistrimit të popullsisë; në të gjithë Izraelin kishte një milion e njëqind mijë njerëz të aftë për të përdorur shpatën dhe në Judë katërqind e shtatëdhjetë mijë njerëz të aftë për të përdorur shpatën.
<scripture passage="iChr 21:6" parsed="|1Chr|21|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.6" />
<sup>6</sup> Por në regjistrimin e këtyre Joabi nuk përfshiu Levin dhe Beniaminin, sepse për të kërkesa e mbretit ishte e neveritshme.
<scripture passage="iChr 21:7" parsed="|1Chr|21|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.7" />
<sup>7</sup> Kjo gjë nuk i pëlqeu Perëndisë, prandaj e goditi Izraelin.
<scripture passage="iChr 21:8" parsed="|1Chr|21|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.8" />
<sup>8</sup> Kështu Davidi i tha Perëndisë: "Kam bërë një mëkat shumë të madh duke bërë këtë gjë; por tani, të lutem, hiqja paudhësinë shërbëtorit tënd, sepse unë kam vepruar shumë pa mend".
<scripture passage="iChr 21:9" parsed="|1Chr|21|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Zoti i foli Gadit, shikuesit të Davidit, duke i thënë:
<scripture passage="iChr 21:10" parsed="|1Chr|21|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.10" />
<sup>10</sup> "Shko e i thuaj Davidit: "Kështu thotë Zoti: Unë të propozoj tri gjëra: zgjidh njerën nga këto dhe unë do ta kryej për ty"".
<scripture passage="iChr 21:11" parsed="|1Chr|21|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.11" />
<sup>11</sup> Gadi shkoi te Davidi dhe i tha: "Kështu thotë Zoti: Zgjidh
<scripture passage="iChr 21:12" parsed="|1Chr|21|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.12" />
<sup>12</sup> ose tre vjet zi buke, ose tre muaj shkatërrimesh përpara kundërshtarëve të tu, gjatë të cilave shpata e armiqve të tu do të të zërë, ose tri ditë shpate të Zotit, me fjalë të tjera murtaja në vend,  gjatë të cilave engjëlli i Zotit do të të  sjellë shkatërrim në të gjithë territorin e Izraelit. Tani më bëj të ditur përgjigjen që duhet t'i jap atij që më ka dërguar".
<scripture passage="iChr 21:13" parsed="|1Chr|21|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.13" />
<sup>13</sup> Davidi i tha Gadit: "Unë jam në një ankth të madh! Oh, më mirë unë të bija në duart e Zotit sepse është shumë i mëshirshëm, por të mos bija në duart e njerëzve!".
<scripture passage="iChr 21:14" parsed="|1Chr|21|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.14" />
<sup>14</sup> Kështu Zoti dërgoi murtajën në Izrael dhe vdiqën shtatëdhjetë mijë Izraelitë.
<scripture passage="iChr 21:15" parsed="|1Chr|21|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.15" />
<sup>15</sup> Perëndia dërgoi gjithashtu një engjëll në Jeruzalem për ta shkatërruar; por kur po përgatitej të fillonte shkatërrimin, Zoti ktheu shikimin, u pendua për fatkeqësinë e caktuar dhe i tha engjëllit  që shkatërronte: "Tani mjaft! Mbaje dorën!".  Engjëlli i Zotit qëndronte më këmbë pranë lëmit të Ornanit, Jebuseut.
<scripture passage="iChr 21:16" parsed="|1Chr|21|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.16" />
<sup>16</sup> Davidi me sytë e ngritur, pa engjëllin e Zotit që rrinte midis tokës dhe qiellit me në dorë një shpatë të zhveshur dhe të drejtuar mbi Jeruzalem. Atëherë Davidi dhe pleqtë, të veshur me thasë, ranë përmbys me fytyrë për tokë.
<scripture passage="iChr 21:17" parsed="|1Chr|21|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.17" />
<sup>17</sup> Davidi i tha Perëndisë: "A nuk kam qenë unë, vallë, ai që urdhëroi regjistrimin e popullsisë? Kam qenë unë që kam mëkatuar dhe që kam bërë të keqen; por këta, kopeja, çfarë kanë bërë? Të lutem, o  Zot, Perëndia im, drejtoje dorën tënde kundër  meje dhe kundër shtëpisë së atit tim, por mos e godit popullin tënd me këtë fatkeqësi".
<scripture passage="iChr 21:18" parsed="|1Chr|21|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.18" />
<sup>18</sup> Atëherë engjëlli i Zotit urdhëroi Gadin t'i thotë Davidit që ky të dalë dhe t'i ngrejë një altar Zotit në lëmin e Ornanit, Jebuseut.
<scripture passage="iChr 21:19" parsed="|1Chr|21|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.19" />
<sup>19</sup> Kështu Davidi doli sipas fjalës që Gadi kishte shqiptuar në emër të Zotit.
<scripture passage="iChr 21:20" parsed="|1Chr|21|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.20" />
<sup>20</sup> Ornani u kthye dhe pa engjëllin; prandaj të katër bijtë e tij që ishin me të u fshehën, por Ornani vazhdoi të shijë grurin.
<scripture passage="iChr 21:21" parsed="|1Chr|21|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.21" />
<sup>21</sup> Kur Davidi arriti pranë Ornanit, ky e shikoi dhe e njohu Davidin; doli pastaj nga lëmi dhe ra përmbys para Davidit me fytyrë për tokë.
<scripture passage="iChr 21:22" parsed="|1Chr|21|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Davidi i tha Ornanit: "Më jep sipërfaqen e lëmit; që të ndërtojë një altar për Zotin; ma jep për gjithë vlerën e saj, me qëllim që fatkeqësia të mos godasë më popullin".
<scripture passage="iChr 21:23" parsed="|1Chr|21|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.23" />
<sup>23</sup> Ornani i tha Davidit: "Merre; dhe mbreti, zoti im, të bëjë atë që i duket më e mirë; ja, unë po të jap edhe qetë e olokaustit, veglat e shirjes për dru dhe grurin për blatimin e ushqimit; po t'i jap të gjitha".
<scripture passage="iChr 21:24" parsed="|1Chr|21|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.24" />
<sup>24</sup> Por mbreti David i tha Ornanit: "Jo! Unë dua ta ble për vlerën e saj të plotë, sepse nuk ka për të marrë për Zotin atë që është prona jote dhe nuk kam për të ofruar një olokaust që nuk më kushton asgjë".
<scripture passage="iChr 21:25" parsed="|1Chr|21|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.25" />
<sup>25</sup> Kështu Davidi i dha Ornanit si çmim të tokës peshën e gjashtëqind siklave ari.
<scripture passage="iChr 21:26" parsed="|1Chr|21|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.26" />
<sup>26</sup> Pastaj Davidi ndërtoi aty një altar për Zotin, ofroi olokauste dhe flijime falenderimi dhe kërkoi ndihmën e Zotit, që iu përgjigj me zjarrin që zbriti nga qielli mbi altarin e olokaustit.
<scripture passage="iChr 21:27" parsed="|1Chr|21|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.27" />
<sup>27</sup> Atëherë Zoti urdhëroi engjëllin ta fusë përsëri shpatën e tij në myll.
<scripture passage="iChr 21:28" parsed="|1Chr|21|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.28" />
<sup>28</sup> Në atë kohë Davidi, duke parë që Zoti ia kishte plotësuar dëshirën në lëmin e Ornanit, Jebuseut, ofroi aty flijime.
<scripture passage="iChr 21:29" parsed="|1Chr|21|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.29" />
<sup>29</sup> Në fakt tabernakulli i Zotit që Moisiu kishte ndërtuar në shkretëtirë dhe altari i olokausteve ndodheshin atëherë në vendin e lartë të Gabaonit.
<scripture passage="iChr 21:30" parsed="|1Chr|21|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.21.30" />
<sup>30</sup> Por Davidi nuk mund të shkonte përpara atij altari për t'u këshilluar me Perëndinë, sepse ishte trembur përpara shpatës së engjëllit të Zotit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 22" progress="37.94%" prev="iChr.21" next="iChr.23" id="iChr.22">
<h3 id="iChr.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="iChr.22-p1">
<scripture passage="iChr 22:1" parsed="|1Chr|22|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Davidi tha: "Kjo është shtëpia e Zotit Perëndi dhe ky është altari i olokausteve për Izraelin".
<scripture passage="iChr 22:2" parsed="|1Chr|22|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Davidi dha urdhër të grumbulloheshin të huajt që ishin në vendin e Izraelit dhe i ngarkoi gurgdhendësit të latonin gurë për ndërtimin e shtëpisë së Perëndisë.
<scripture passage="iChr 22:3" parsed="|1Chr|22|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.3" />
<sup>3</sup> Davidi përgatiti gjithashtu hekur me bollëk për gozhdat e kanateve të dyerve dhe për kanxhët, një sasi bronzi me peshë të pallogaritshme,
<scripture passage="iChr 22:4" parsed="|1Chr|22|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.4" />
<sup>4</sup> dhe dru kedri që nuk mund të llogaritej, sepse Sidonët dhe Tirët i kishin sjellë Davidit dru kedri me bollëk.
<scripture passage="iChr 22:5" parsed="|1Chr|22|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.5" />
<sup>5</sup> Davidi thoshte: "Salomoni, biri im, është i ri dhe i mungon përvoja; shtëpia që do t'i ndërtohet Zotit ka për të qenë jashtëzakonisht madhështore dhe do të fitojë famë e lavdi në të gjitha vendet;  prandaj kam për të bërë përgatitjet e duhura  për të". Kështu Davidi, para se të vdiste, bëri përgatitje të mëdha.
<scripture passage="iChr 22:6" parsed="|1Chr|22|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.6" />
<sup>6</sup> Pastaj thirri birin e tij Salomonin dhe e urdhëroi të ndërtonte një shtëpi për Zotin, Perëndinë e Izraelit.
<scripture passage="iChr 22:7" parsed="|1Chr|22|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.7" />
<sup>7</sup> Davidi i tha Salomonit: "Biri im, unë vetë kisha në zemër të ndërtoja një shtëpi në emër të Zotit, Perëndisë tim;
<scripture passage="iChr 22:8" parsed="|1Chr|22|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.8" />
<sup>8</sup> por fjala e Zotit m'u drejtua, duke më thënë: "Ti ke derdhur shumë gjak dhe ke bërë shumë luftëra; prandaj nuk do të ndërtosh një shtëpi në emrin tim, sepse ke derdhur shumë gjak mbi tokë para meje.
<scripture passage="iChr 22:9" parsed="|1Chr|22|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.9" />
<sup>9</sup> Por ja, do të të lindë një djalë, që do të jetë paqedashës dhe unë do ta lë të shlodhet nga ana e të gjithë armiqve të tij që ndodhen rreth e qark. Ai do të quhet Salomon dhe gjatë ditëve të tij do t'i siguroj paqe dhe qetësi Izraelit.
<scripture passage="iChr 22:10" parsed="|1Chr|22|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.10" />
<sup>10</sup> Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim; ai do të jetë për mua një djalë dhe unë do të jem për të një baba; dhe do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij mbi Izraelin".
<scripture passage="iChr 22:11" parsed="|1Chr|22|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.11" />
<sup>11</sup> Tani, biri im, Zoti qoftë me ty, në mënyrë që ti të përparosh dhe të ndërtosh shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, ashtu si ka thënë ai për ty.
<scripture passage="iChr 22:12" parsed="|1Chr|22|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.12" />
<sup>12</sup> Vetëm Zoti të dhëntë dituri dhe zgjuarësi, të besoftë përgjegjësinë mbi Izraelin, për të respektuar ligjin, e Zotit, Perëndisë tënd.
<scripture passage="iChr 22:13" parsed="|1Chr|22|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.13" />
<sup>13</sup> Atëherë do të kesh mbarësi, po të jetë se kujdesesh të zbatosh statutet dhe dekretet që Zoti i ka caktuar Moisiut për Izraelin. Ji i fortë dhe trim, mos ki frikë dhe mos u trondit.
<scripture passage="iChr 22:14" parsed="|1Chr|22|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.14" />
<sup>14</sup> Ja, unë jam preokupuar të përgatis për shtëpinë e Zotit njëqind mijë talenta ari, një milion talenta argjendi dhe një sasi të tillë bronzi dhe hekuri sa nuk peshohet dot. Kam përgatitur gjithashtu  lëndë druri dhe gurë; dhe ti mund t'i shtosh  edhe më.
<scripture passage="iChr 22:15" parsed="|1Chr|22|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.15" />
<sup>15</sup> Përveç kësaj ke me vete shumë punëtorë: gdhëndës, punëtorë të gurit dhe të drurit dhe çdo lloj teknikësh për çfarëdo lloj punimi.
<scripture passage="iChr 22:16" parsed="|1Chr|22|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.16" />
<sup>16</sup> Ka një sasi të pallogaritshme ari, argjendi, bronzi dhe hekuri. Çohu, pra, dhe futju punës, dhe Zoti qoftë me ty!".
<scripture passage="iChr 22:17" parsed="|1Chr|22|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.17" />
<sup>17</sup> Davidi u dha gjithashtu urdhër tërë krerëve të Izraelit të ndihmonin Salomonin, birin e tij, dhe u tha atyre:
<scripture passage="iChr 22:18" parsed="|1Chr|22|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.18" />
<sup>18</sup> "A nuk është vallë Zoti, Perëndia juaj, me ju, dhe a nuk ju ka dhënë paqe rreth e qark? Në fakt ai i ka lënë banorët e vendit në duart e mia, dhe vendi është nënshtruar para Zotit dhe para popullit të tij.
<scripture passage="iChr 22:19" parsed="|1Chr|22|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.22.19" />
<sup>19</sup> Prandaj tani bëni që zemra dhe shpirti juaj të kërkojnë Zotin, Perëndinë tuaj; pastaj çohuni dhe ndërtoni shenjtëroren e Zotit, Perëndisë tuaj, për të transferuar arkën e besëlidhjes të Zotit dhe  sendet që ia keni shenjtëruar Perëndisë në  tempullin që do të ndërtohet në emër të Zotit".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 23" progress="38.02%" prev="iChr.22" next="iChr.24" id="iChr.23">
<h3 id="iChr.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="iChr.23-p1">
<scripture passage="iChr 23:1" parsed="|1Chr|23|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.1" />
<sup>1</sup> Davidi, tanimë i plakur dhe i velur me ditë, vendosi si mbret mbi Izraelin birin e tij Salomon.
<scripture passage="iChr 23:2" parsed="|1Chr|23|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.2" />
<sup>2</sup> Ai mblodhi tërë krerët e Izraelit së bashku me priftërinjtë dhe me Levitët.
<scripture passage="iChr 23:3" parsed="|1Chr|23|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.3" />
<sup>3</sup> U llogaritën Levitët tridhjetë vjeç e lart; dhe numri i individëve ishte tridhjetë e tetë mijë.
<scripture passage="iChr 23:4" parsed="|1Chr|23|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.4" />
<sup>4</sup> Nga këta, njëzet e katër mijë u caktuan për të drejtuar punimet në shtëpinë e Zotit, gjashtë mijë ishin magjistratë dhe gjyqtarë,
<scripture passage="iChr 23:5" parsed="|1Chr|23|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.5" />
<sup>5</sup> katër mijë ishin derëtarë dhe katër mijë duhet të lëvdonin Zotin me veglat që Davidi kishte bërë për ta kremtuar.
<scripture passage="iChr 23:6" parsed="|1Chr|23|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.6" />
<sup>6</sup> Davidi i ndau në klasa, sipas bijve të Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.
<scripture passage="iChr 23:7" parsed="|1Chr|23|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.7" />
<sup>7</sup> Nga Gershonitët: Ladani dhe Shimei.
<scripture passage="iChr 23:8" parsed="|1Chr|23|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.8" />
<sup>8</sup> Bijtë e Ladanit: Jejeli, i pari, Zethami dhe Joeli; tre gjithsej.
<scripture passage="iChr 23:9" parsed="|1Chr|23|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.9" />
<sup>9</sup> Bijtë e Shimeit: Shelomithi, Hazieli dhe Harani; gjithsej tre. Këta ishin të parët e shtëpive atërore të Ladanit.
<scripture passage="iChr 23:10" parsed="|1Chr|23|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.10" />
<sup>10</sup> Bijtë e Shimeit: Jahathi, Zina, Jeushi dhe Beriahu. Këta ishin katër bijtë e Shimeit.
<scripture passage="iChr 23:11" parsed="|1Chr|23|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.11" />
<sup>11</sup> Jahathi ishte i pari, pas tij vinte Zina; Jeushi dhe Beriahu nuk patën shumë fëmijë, prandaj në regjistrimin përbënin një shtëpi të vetme atërore.
<scripture passage="iChr 23:12" parsed="|1Chr|23|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.12" />
<sup>12</sup> Bijtë e Kehathit: Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli; gjithsej katër.
<scripture passage="iChr 23:13" parsed="|1Chr|23|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.13" />
<sup>13</sup> Bijtë e Amramit: Aaroni dhe Moisiu. Aaroni u nda veç për të shenjtëruar gjërat e shenjta, ai dhe bijtë e tij përjetë, për të djegur temjan përpara Zotit, për t'i shërbyer dhe për të bekuar emrin e tij përjetë.
<scripture passage="iChr 23:14" parsed="|1Chr|23|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.14" />
<sup>14</sup> Sa për Moisiun, njeriun e Perëndisë, bijtë e tij u llogaritën në fisin e Levit.
<scripture passage="iChr 23:15" parsed="|1Chr|23|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.15" />
<sup>15</sup> Bijtë e Moisiut ishin Gershomi dhe Eliezeri.
<scripture passage="iChr 23:16" parsed="|1Chr|23|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.16" />
<sup>16</sup> Nga bijtë e Gershomit, Shebueli ishte i pari.
<scripture passage="iChr 23:17" parsed="|1Chr|23|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.17" />
<sup>17</sup> Nga bijtë e Eliezerit, Rehabiahu ishte i pari. Eliezeri nuk pati fëmijë të tjerë, por bijtë e Rehabiahut ishin të shumët.
<scripture passage="iChr 23:18" parsed="|1Chr|23|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.18" />
<sup>18</sup> Nga bijtë e Itsharit, Shelomithi ishte i pari.
<scripture passage="iChr 23:19" parsed="|1Chr|23|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.19" />
<sup>19</sup> Nga bijtë e Hebroit, Jerijahu ishte i pari, Amariahu i dyti, Jahazieli i treti dhe Jekaneami i katërti.
<scripture passage="iChr 23:20" parsed="|1Chr|23|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.20" />
<sup>20</sup> Nga bijtë e Uzielit, Mikahu ishte i pari dhe Ishshiahu i dyti.
<scripture passage="iChr 23:21" parsed="|1Chr|23|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.21" />
<sup>21</sup> Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Bijtë e Mahlit ishin Eleazari dhe Kishi.
<scripture passage="iChr 23:22" parsed="|1Chr|23|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.22" />
<sup>22</sup> Eleazari vdiq dhe nuk la djem, por vetëm vajzat që u martuan me bijtë e Kishit, vëllezër të tyre.
<scripture passage="iChr 23:23" parsed="|1Chr|23|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.23" />
<sup>23</sup> Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jeremothi; gjithsej tre.
<scripture passage="iChr 23:24" parsed="|1Chr|23|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.24" />
<sup>24</sup> Këta ishin bijtë e Levit sipas shtëpisë të tyre atërore, të parët e shtëpive atërore sipas regjistrimit të popullsisë, që u bë duke i numëruar emrat një për një. Këta ishin të ngarkuar me shërbimin e shtëpisë të Zotit njëzet vjeç e lart.
<scripture passage="iChr 23:25" parsed="|1Chr|23|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.25" />
<sup>25</sup> Sepse Davidi kishte thënë: "Zoti, Perëndia i Izraelit, i ka dhënë paqe popullit të tij, në mënyrë që ai të mund të banonte në Jeruzalem përjetë.
<scripture passage="iChr 23:26" parsed="|1Chr|23|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.26" />
<sup>26</sup> Kështu Levitët nuk do ta mbartin më tabernakullin dhe tërë objektet e shërbimit të tij".
<scripture passage="iChr 23:27" parsed="|1Chr|23|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.27" />
<sup>27</sup> sipas porosive të fundit të Davidit u bë regjistrimi i bijve të Levit, njëzet vjeç e lart.
<scripture passage="iChr 23:28" parsed="|1Chr|23|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.28" />
<sup>28</sup> Sepse detyra e tyre ishte që të ndihmonin bijtë e Aaronit në shërbimin e shtëpisë së Zotit në oborret, në dhomat, në pastrimin e të gjitha gjërave të shenjta, në punën e shërbimit të shtëpisë së Perëndisë,
<scripture passage="iChr 23:29" parsed="|1Chr|23|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.29" />
<sup>29</sup> me bukët e paraqitjes, me majën e miellit për ofertën e ushqimit, me kuleçët e ndorme; me gjërat që gatuhen në tigan, me atë që është përzier me vaj dhe me të gjitha masat dhe dimensionet.
<scripture passage="iChr 23:30" parsed="|1Chr|23|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.30" />
<sup>30</sup> Përveç kësaj ata duhet të paraqiteshin çdo mëngjes për të kremtuar dhe për të lëvduar Zotin, dhe kështu edhe çdo mbrëmje,
<scripture passage="iChr 23:31" parsed="|1Chr|23|31|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.31" />
<sup>31</sup> si dhe për të ofruar vazhdimisht para Zotit tërë olokaustet, sipas numrit të caktuar nga ligji ditët e shtuna, kur fillon hëna e re dhe në festat solemne.
<scripture passage="iChr 23:32" parsed="|1Chr|23|32|0|0" osisRef="Bible:1Chr.23.32" />
<sup>32</sup> Ata duhet të kryenin gjithashtu detyrat e çadrës së mbledhjeve dhe të shenjtërores, si dhe të ndihmonin bijtë e Aaronit, vëllezërit e tyre, në shërbimin e shtëpisë të Zotit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 24" progress="38.10%" prev="iChr.23" next="iChr.25" id="iChr.24">
<h3 id="iChr.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="iChr.24-p1">
<scripture passage="iChr 24:1" parsed="|1Chr|24|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.1" />
<sup>1</sup> Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.
<scripture passage="iChr 24:2" parsed="|1Chr|24|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.2" />
<sup>2</sup> Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.
<scripture passage="iChr 24:3" parsed="|1Chr|24|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre.
<scripture passage="iChr 24:4" parsed="|1Chr|24|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.4" />
<sup>4</sup> Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për  bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive  të tyre atërore.
<scripture passage="iChr 24:5" parsed="|1Chr|24|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.5" />
<sup>5</sup> Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.
<scripture passage="iChr 24:6" parsed="|1Chr|24|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.6" />
<sup>6</sup> Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve  dhe të Levitëve. U hodh në short një  shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin.
<scripture passage="iChr 24:7" parsed="|1Chr|24|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.7" />
<sup>7</sup> I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu,
<scripture passage="iChr 24:8" parsed="|1Chr|24|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.8" />
<sup>8</sup> i treti Harimi, i katërti Seorimi,
<scripture passage="iChr 24:9" parsed="|1Chr|24|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.9" />
<sup>9</sup> i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi,
<scripture passage="iChr 24:10" parsed="|1Chr|24|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.10" />
<sup>10</sup> i shtati Hakotsi, i teti Abijahu,
<scripture passage="iChr 24:11" parsed="|1Chr|24|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.11" />
<sup>11</sup> i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu,
<scripture passage="iChr 24:12" parsed="|1Chr|24|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.12" />
<sup>12</sup> i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi,
<scripture passage="iChr 24:13" parsed="|1Chr|24|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.13" />
<sup>13</sup> i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi,
<scripture passage="iChr 24:14" parsed="|1Chr|24|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.14" />
<sup>14</sup> i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri,
<scripture passage="iChr 24:15" parsed="|1Chr|24|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.15" />
<sup>15</sup> i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi,
<scripture passage="iChr 24:16" parsed="|1Chr|24|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.16" />
<sup>16</sup> i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli,
<scripture passage="iChr 24:17" parsed="|1Chr|24|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.17" />
<sup>17</sup> i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli,
<scripture passage="iChr 24:18" parsed="|1Chr|24|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.18" />
<sup>18</sup> i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu.
<scripture passage="iChr 24:19" parsed="|1Chr|24|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.19" />
<sup>19</sup> Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit.
<scripture passage="iChr 24:20" parsed="|1Chr|24|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.20" />
<sup>20</sup> Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia.
<scripture passage="iChr 24:21" parsed="|1Chr|24|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.21" />
<sup>21</sup> Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun.
<scripture passage="iChr 24:22" parsed="|1Chr|24|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.22" />
<sup>22</sup> Për Itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin.
<scripture passage="iChr 24:23" parsed="|1Chr|24|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.23" />
<sup>23</sup> Bijtë e Hebronit patën si të parë Jeriahun, si të dytë Amariahun, të tretë Jahazielin dhe të katërt Jekomeamin.
<scripture passage="iChr 24:24" parsed="|1Chr|24|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.24" />
<sup>24</sup> Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin;
<scripture passage="iChr 24:25" parsed="|1Chr|24|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.25" />
<sup>25</sup> i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian.
<scripture passage="iChr 24:26" parsed="|1Chr|24|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.26" />
<sup>26</sup> Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno.
<scripture passage="iChr 24:27" parsed="|1Chr|24|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.27" />
<sup>27</sup> Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri.
<scripture passage="iChr 24:28" parsed="|1Chr|24|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.28" />
<sup>28</sup> Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë.
<scripture passage="iChr 24:29" parsed="|1Chr|24|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.29" />
<sup>29</sup> Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin.
<scripture passage="iChr 24:30" parsed="|1Chr|24|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.30" />
<sup>30</sup> Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e Levitëve sipas shtëpive të tyre atërore.
<scripture passage="iChr 24:31" parsed="|1Chr|24|31|0|0" osisRef="Bible:1Chr.24.31" />
<sup>31</sup> Edhe këta, ashtu si bijtë e Aaronit, vëllezër të tyre, hodhën në short në prani të mbretit David, të Tsadokut, të Ahimelekut dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. Të  parët e shtëpive atërore u trajtuan në të  njëjtën mënyrë si vëllezërit e tyre të rinj.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 25" progress="38.18%" prev="iChr.24" next="iChr.26" id="iChr.25">
<h3 id="iChr.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="iChr.25-p1">
<scripture passage="iChr 25:1" parsed="|1Chr|25|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Davidi dhe komandantët e ushtrisë shkëputën nga shërbimi disa nga bijtë e Asafit, të Hemanit dhe të Jeduthunit që të këndonin me frymëzim me qeste, me harpa dhe me cembale. Numri i njerëzve që kryenin këtë shërbim ishte:
<scripture passage="iChr 25:2" parsed="|1Chr|25|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.2" />
<sup>2</sup> nga bijtë e Asafit: Zakuri, Josefi, Nethaniahu, Asarelahu, bijtë e Asafit ishin nën drejtimin e Asafit, që i këndonte himnet me frymëzim në bazë të urdhrave të mbretit.
<scripture passage="iChr 25:3" parsed="|1Chr|25|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.3" />
<sup>3</sup> Nga Jeduthuni, bijtë e Jeduthunit: Gedaliahu, Tseri, Jeshajahu, Shimei, Hashabiahu dhe Matihiahu, gjashtë, nën drejtimin e atit të tyre Jezuduthun, që këndonte himne me frymëzim për të kremtuar dhe lëvduar Zotin.
<scripture passage="iChr 25:4" parsed="|1Chr|25|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.4" />
<sup>4</sup> Nga Hemani, bijtë e Hemanit: Bukiahu, Mataniahu, Uzieli, Shebueli, Jerimothi, Hananiahu, Hanani, Eliathahu, Gidalti, Romamt-Ezeri, Joshbekashahu, Malothi, Hothiri dhe Mahaziothi.
<scripture passage="iChr 25:5" parsed="|1Chr|25|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.5" />
<sup>5</sup> Tërë këta ishin bijtë e Hemanit, shikuesit të mbretit sipas fjalës së Perëndisë për të ngritur në qiell fuqinë e tij. Në fakt Perëndia i kishte dhënë Hemanit katërmbëdhjetë bij dhe tri bija.
<scripture passage="iChr 25:6" parsed="|1Chr|25|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.6" />
<sup>6</sup> Tërë këta ishin nën drejtimin e atit të tyre për të kënduar në shtëpinë e Zotit me cembale, dhe me harpa dhe me qeste, për shërbimin në shtëpinë e Perëndisë. Asafi, Jeduthuni dhe Hemani ishin nën urdhrat e mbretit.
<scripture passage="iChr 25:7" parsed="|1Chr|25|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.7" />
<sup>7</sup> Numri i tyre, së bashku me vëllezërit e tyre të ushtruar për t'i kënduar Zotit, të gjithë me të vërtetë të aftë, ishte dyqind e tetëdhjetë e tetë veta.
<scripture passage="iChr 25:8" parsed="|1Chr|25|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.8" />
<sup>8</sup> Për të caktuar turnin e shërbimit të tyre si të vegjëlit ashtu dhe të mëdhenjtë, mjeshtrat dhe dishepujt, hoqën me short.
<scripture passage="iChr 25:9" parsed="|1Chr|25|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.9" />
<sup>9</sup> I pari i caktuar me short për Asafin ishte Josefi; i dyti Gedaliahu, me vëllezërit dhe bijtë e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:10" parsed="|1Chr|25|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.10" />
<sup>10</sup> i treti ishte Zakuri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:11" parsed="|1Chr|25|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.11" />
<sup>11</sup> i katërti ishte Jitsri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:12" parsed="|1Chr|25|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.12" />
<sup>12</sup> i pesti ishte Nethaniahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:13" parsed="|1Chr|25|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.13" />
<sup>13</sup> i gjashti ishte Bukiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:14" parsed="|1Chr|25|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.14" />
<sup>14</sup> i shtati ishte Jesharelahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:15" parsed="|1Chr|25|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.15" />
<sup>15</sup> i teti ishte Jeshajahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:16" parsed="|1Chr|25|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.16" />
<sup>16</sup> i nënti ishte Mataniahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:17" parsed="|1Chr|25|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.17" />
<sup>17</sup> i dhjeti ishte Shimei, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:18" parsed="|1Chr|25|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.18" />
<sup>18</sup> i njëmbëdhjeti ishte Azareli, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:19" parsed="|1Chr|25|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.19" />
<sup>19</sup> i dymbëdhjeti ishte Hashabiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:20" parsed="|1Chr|25|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.20" />
<sup>20</sup> i trembëdhjeti ishte Shubaeli, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:21" parsed="|1Chr|25|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.21" />
<sup>21</sup> i katërmbëdhjeti ishte Matithiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:22" parsed="|1Chr|25|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.22" />
<sup>22</sup> i pesëmbëdhjeti ishte Jerimothi, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:23" parsed="|1Chr|25|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.23" />
<sup>23</sup> i gjashtëmbëdhjeti ishte Hanainahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:24" parsed="|1Chr|25|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.24" />
<sup>24</sup> i shtatëmbëdhjeti ishte Joshbekashahu, me bijtë dhe me vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:25" parsed="|1Chr|25|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.25" />
<sup>25</sup> i tetëmbëdhjeti ishte Hanani, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:26" parsed="|1Chr|25|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.26" />
<sup>26</sup> i nëntëmbëdhjeti ishte Malothi, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:27" parsed="|1Chr|25|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.27" />
<sup>27</sup> i njëzeti ishte Eliathahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:28" parsed="|1Chr|25|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.28" />
<sup>28</sup> i njëzetenjëti ishte Hothiri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:29" parsed="|1Chr|25|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.29" />
<sup>29</sup> i njëzetedyti ishte Gidalti, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:30" parsed="|1Chr|25|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.30" />
<sup>30</sup> i njëzetetreti ishte Mahaziothi, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
<scripture passage="iChr 25:31" parsed="|1Chr|25|31|0|0" osisRef="Bible:1Chr.25.31" />
<sup>31</sup> i njëzetekatërti ishte Romamti-Ezeri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 26" progress="38.27%" prev="iChr.25" next="iChr.27" id="iChr.26">
<h3 id="iChr.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="iChr.26-p1">
<scripture passage="iChr 26:1" parsed="|1Chr|26|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.1" />
<sup>1</sup> Për klasat e derëtarëve: të Korahitëve, Meshelemiahu, bir i Koreut, nga bijtë e Asafit.
<scripture passage="iChr 26:2" parsed="|1Chr|26|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.2" />
<sup>2</sup> Bijtë e Meshelemiahut ishin Zakaria, djali i parë, Jediaeli i dyti, Zebadiahu i treti, Jathnieli i katërti,
<scripture passage="iChr 26:3" parsed="|1Chr|26|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.3" />
<sup>3</sup> Eliami, i pesti, Jehohanani, i gjashti, Eljehoenai i shtati.
<scripture passage="iChr 26:4" parsed="|1Chr|26|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.4" />
<sup>4</sup> Bijtë e Obed-Edomit ishin Shemajahu, djali i parë, Jehozabadi i dyti, Joahu i treti, Sakari i katërti, Nethaneli i pesti,
<scripture passage="iChr 26:5" parsed="|1Chr|26|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.5" />
<sup>5</sup> Amieli i gjashti, Isakari i shtati, Peulthai i teti, sepse Perëndia e kishte bekuar.
<scripture passage="iChr 26:6" parsed="|1Chr|26|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.6" />
<sup>6</sup> Shemajahut, birit të tij, i lindën bij që sundonin në shtëpitë e tyre atërore, sepse ishin njerëz të fortë dhe trima.
<scripture passage="iChr 26:7" parsed="|1Chr|26|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.7" />
<sup>7</sup> Bijtë e Shemajahut ishin Othni, Rafaeli, Obedi dhe Elzabadi, vëllezërit e të cilëve Elihu dhe Semakiahu ishin njerëz trima.
<scripture passage="iChr 26:8" parsed="|1Chr|26|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.8" />
<sup>8</sup> Tërë këta ishin bij të Obed-Edomit; ata, bijtë e tyre dhe vëllezërit e tyre, ishin njerëz të zotë, të fuqishëm dhe të aftë të kryenin shërbimin: gjashtëdhjetë pasardhës të Obed-Edomit.
<scripture passage="iChr 26:9" parsed="|1Chr|26|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.9" />
<sup>9</sup> Meshelemiahu pati bij dhe vëllezër, tetëmbëdhjetë trima.
<scripture passage="iChr 26:10" parsed="|1Chr|26|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.10" />
<sup>10</sup> Hosahu, nga bijtë e Merarit, pati si bij: Shimrin, i pari (megjithëse nuk ishte i parëlinduri, i ati e caktoi të parë),
<scripture passage="iChr 26:11" parsed="|1Chr|26|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.11" />
<sup>11</sup> Hilkiahun i dyti, Tebaliahun i treti, Zakarian i katërti: të marrë së bashku bijtë dhe vëllezërit e Hosahut ishin trembëdhjetë.
<scripture passage="iChr 26:12" parsed="|1Chr|26|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.12" />
<sup>12</sup> Këtyre klasave të derëtarëve, nëpërmjet të parëve të tyre, por edhe nëpërmjet vëllezërve të tyre, iu besuan shërbimi në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iChr 26:13" parsed="|1Chr|26|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.13" />
<sup>13</sup> U hodh në short për çdo portë, qoftë të vegjëlit apo të mëdhenjtë, sipas shtëpive atërore.
<scripture passage="iChr 26:14" parsed="|1Chr|26|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.14" />
<sup>14</sup> Për portën lindore shorti i ra Shelemiahut. Pastaj u hodh shorti për portën veriore, e cila i ra birit të tij Zakaria, një këshilltar me mend.
<scripture passage="iChr 26:15" parsed="|1Chr|26|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.15" />
<sup>15</sup> Porta jugore i ra Obed-Edomit dhe magazinat bijve të tij,
<scripture passage="iChr 26:16" parsed="|1Chr|26|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.16" />
<sup>16</sup> Shupimit dhe Osahut i ra në perëndim, me portën e Shalekethit, në rrugën përpjetë, një postë roje përballë tjetrës.
<scripture passage="iChr 26:17" parsed="|1Chr|26|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.17" />
<sup>17</sup> Në krahun lindor qëndronin gjithnjë gjashtë Levitë çdo ditë, në krahun jugor katër çdo ditë, dhe në magazinat nga dy për secilën prej tyre.
<scripture passage="iChr 26:18" parsed="|1Chr|26|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.18" />
<sup>18</sup> Në Parbar, në krahun perëndimor, ishin caktuar katër veta për rrugën dhe dy për Parbarin.
<scripture passage="iChr 26:19" parsed="|1Chr|26|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.19" />
<sup>19</sup> Këto ishin klasat e derëtarëve të zgjedhur midis bijve të Koreut dhe bijve të Merarit.
<scripture passage="iChr 26:20" parsed="|1Chr|26|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.20" />
<sup>20</sup> Nga Levitët, Ahijahu ishte caktuar për ruajtjen e thesareve të shtëpisë së Perëndisë dhe të thesareve të gjërave të shenjtëruara.
<scripture passage="iChr 26:21" parsed="|1Chr|26|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.21" />
<sup>21</sup> Bijtë e Ladanit, bijtë e Gershonitëve që rridhnin nga Ladani, të parët e shtëpive atërore të Ladanit, Gershonitit, domethënë Jehieli.
<scripture passage="iChr 26:22" parsed="|1Chr|26|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.22" />
<sup>22</sup> Bijtë e Jehielit, Zethami dhe i vëllai Joeli, ishin caktuar për ruajtjen e thesareve të shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="iChr 26:23" parsed="|1Chr|26|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.23" />
<sup>23</sup> Midis Amramitëve, Jitsharitët, Hebronitët dhe Uzielitët,
<scripture passage="iChr 26:24" parsed="|1Chr|26|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.24" />
<sup>24</sup> Shebueli, bir i Gershomit, që ishte bir i Moisiut, ishte kryeintendenti i thesareve.
<scripture passage="iChr 26:25" parsed="|1Chr|26|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.25" />
<sup>25</sup> Vëllezërit e tij, me anë të Eliezerit, ishin i biri i Rehabiahu, bir i të cilit ishte Jeshajahu, bir i të cilit ishte Jorami, bir i të cilit ishte Zikri, bir i të cilit ishte Shelomithi.
<scripture passage="iChr 26:26" parsed="|1Chr|26|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.26" />
<sup>26</sup> Ky Shelomith dhe vëllezërit e tij ishin caktuar për ruajtjen e të gjitha thesareve të gjërave të shenjta që mbreti David, të parët e shtëpive atërore dhe komandantët e ushtrisë kishin shenjtëruar.
<scripture passage="iChr 26:27" parsed="|1Chr|26|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.27" />
<sup>27</sup> Ata kishin shenjtëruar një pjesë të plaçkës që kishin shtënë në dorë gjatë luftës për të mbajtur shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iChr 26:28" parsed="|1Chr|26|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.28" />
<sup>28</sup> Përveç kësaj të gjitha ato që ishin shenjtëruar nga Samueli, shikuesi, nga Sauli, bir i Kishit, nga Abneri, bir i Nerit dhe nga Joabi, bir i Tserujahut, dhe çdo gjë tjetër e shenjtëruar nga cilido  qoftë ishte nën përgjegjësinë e Shelomithit  dhe të vëllezërve të tij.
<scripture passage="iChr 26:29" parsed="|1Chr|26|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.29" />
<sup>29</sup> Ndër Jitsharitët, Kenajahu dhe bijtë e tij ishin të ngarkuar me punët e jashtme të Izraelit, në cilësinë e tyre si magjistrarë dhe si gjyqtarë.
<scripture passage="iChr 26:30" parsed="|1Chr|26|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.30" />
<sup>30</sup> Ndër Hebronitët, Hashabiahu dhe vëllezërit e tij, një mijë e shtatëqind trima, u caktuan të mbikqyrnin Izraelin, këndej Jordanit, në perëndim, në të tëra çështjet e Zotit dhe të shërbimit të mbretit.
<scripture passage="iChr 26:31" parsed="|1Chr|26|31|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.31" />
<sup>31</sup> Jerijahu ishte i pari i Hebronitëve, sipas brezave të shtëpive të tyre atërore. Në vitin e dyzetë të mbretërimit të Davidit u bënë kërkime dhe u gjetën midis tyre njerëz të fortë dhe trima në Jazer të Galaadit.
<scripture passage="iChr 26:32" parsed="|1Chr|26|32|0|0" osisRef="Bible:1Chr.26.32" />
<sup>32</sup> Vëllezërit e tij ishin dy mijë e shtatëqind trima, të parë të shtëpive atërore. Mbreti David u besoi atyre mbikqyrjen e Rubenitëve, të Gaditëve, të gjysmës së fisit të Manasit për të gjitha gjërat  që kishin të bënin me Perëndinë dhe me punët  e mbretit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 27" progress="38.37%" prev="iChr.26" next="iChr.28" id="iChr.27">
<h3 id="iChr.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="iChr.27-p1">
<scripture passage="iChr 27:1" parsed="|1Chr|27|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.1" />
<sup>1</sup> Dhe tani ja, bijtë e Izraelit, sipas numrit të tyre, të parëve të shtëpive atërore, komandantëve të mijësheve dhe të qindësheve dhe të oficerëve të tyre në shërbim të mbretit për të gjitha ato që
<scripture passage="iChr 27:2" parsed="|1Chr|27|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.2" />
<sup>2</sup> Në krye të divizionit të parë, gjatë muajit të parë, ishte Jashobeami, bir i Zabdielit, dhe divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
<scripture passage="iChr 27:3" parsed="|1Chr|27|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.3" />
<sup>3</sup> Ai ishte nga bijtë e Peretsit dhe komandant i të gjithë oficerëve të ushtrisë gjatë muajit të parë.
<scripture passage="iChr 27:4" parsed="|1Chr|27|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.4" />
<sup>4</sup> Në krye të divizionit të muajit të dytë ishte Dodai, Ahohiti; në divizionin e tij oficeri më i rëndësishëm ishte Miklothi; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
<scripture passage="iChr 27:5" parsed="|1Chr|27|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.5" />
<sup>5</sup> Komandanti i divizionit të tretë për muajin e tretë ishte Benajahu, bir i priftit Jehojada; ai ishte komandant dhe divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
<scripture passage="iChr 27:6" parsed="|1Chr|27|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.6" />
<sup>6</sup> Benajahu ishte një trim midis të tridhjetëve dhe ishte i pari i të tridhjetëve; në divizionin e tij ndodhej edhe i biri i tij Amizabadi.
<scripture passage="iChr 27:7" parsed="|1Chr|27|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.7" />
<sup>7</sup> Komandanti i katërt për muajin e katërt ishte Asaheli, vëllai i Joabit; pas tij vinte i biri, Zebadiahu; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
<scripture passage="iChr 27:8" parsed="|1Chr|27|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.8" />
<sup>8</sup> Komandanti i pestë për muajin e pestë ishte komandanti Shamhuth, Izrahiti; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
<scripture passage="iChr 27:9" parsed="|1Chr|27|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.9" />
<sup>9</sup> Komandanti i gjashtë për muajin e gjashtë ishte Ira, bir i Ikeshit, Tekoitit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
<scripture passage="iChr 27:10" parsed="|1Chr|27|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.10" />
<sup>10</sup> Komandanti i shtatë për muajin e shtatë ishte Heletsi, Peloniti, nga bijtë e Efraimit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
<scripture passage="iChr 27:11" parsed="|1Chr|27|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.11" />
<sup>11</sup> Komandanti i tetë për muajin e tetë ishte Sibekai, Hushathiti, nga Zarhitët; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
<scripture passage="iChr 27:12" parsed="|1Chr|27|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.12" />
<sup>12</sup> Komandanti i nëntë për muajin e nëntë ishte Abiezeri nga Anatothi, një Beniaminit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
<scripture passage="iChr 27:13" parsed="|1Chr|27|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.13" />
<sup>13</sup> Komandanti i dhjetë për muajin e dhjetë ishte Maharai nga Netofa, nga Zerahitët; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
<scripture passage="iChr 27:14" parsed="|1Chr|27|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.14" />
<sup>14</sup> Komandanti i njëmbëdhjetë për muajin e njëmbëdhjetë ishte Banajahu nga Pirathoni, një nga bijtë e Efraimit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
<scripture passage="iChr 27:15" parsed="|1Chr|27|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.15" />
<sup>15</sup> Komandanti i dymbëdhjetë për muajin e dymbëdhjetë ishte Heldai nga Netofa, prej familjes së Othnielit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
<scripture passage="iChr 27:16" parsed="|1Chr|27|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.16" />
<sup>16</sup> Përveç këtyre, të parët e fiseve të Izraelit ishin këta që vijojnë: i pari i Rubenitëve ishte Eliezeri, bir i Zikrit; i pari i Simeonitëve, Shefatiahu, bir i Maakahut;
<scripture passage="iChr 27:17" parsed="|1Chr|27|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.17" />
<sup>17</sup> i pari i Levitëve, Hashabiahu, bir i Kemuelit; i pari i Aaronit, Tsadoku;
<scripture passage="iChr 27:18" parsed="|1Chr|27|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.18" />
<sup>18</sup> i pari i Judës, Elihu, një ndër vëllezërit e Davidit, i pari i Isakarit, Omri, bir i Mikaelit;
<scripture passage="iChr 27:19" parsed="|1Chr|27|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.19" />
<sup>19</sup> i pari i Zabulonit, Ismajahu, bir i Obadiahut, i pari i Neftalit, Jerimothi, bir i Azrielit;
<scripture passage="iChr 27:20" parsed="|1Chr|27|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.20" />
<sup>20</sup> i pari i bijve të Efraimit, Hoshea, bir i Azariahut, i pari i gjysmës së fisit të Manasit, Joeli, bir i Pedajahut;
<scripture passage="iChr 27:21" parsed="|1Chr|27|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.21" />
<sup>21</sup> i pari i gjysmës së fisit të Manasit në Galaad, Ido, bir i Zakarias; i pari i Beniaminit, Jaasieli, bir i Abnerit;
<scripture passage="iChr 27:22" parsed="|1Chr|27|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.22" />
<sup>22</sup> i pari i Danit, Azareeli, bir i Jerohamit. Këta ishin të parët e fiseve të Izraelit.
<scripture passage="iChr 27:23" parsed="|1Chr|27|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.23" />
<sup>23</sup> Por Davidi nuk bëri regjistrimin e atyre që ishin më pak se njëzet vjeç, sepse Zoti i kishte thënë që do ta shumëzonte Izraelin si yjet e qiellit.
<scripture passage="iChr 27:24" parsed="|1Chr|27|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.24" />
<sup>24</sup> Joabi, bir i Tserujahut, kishte filluar regjistrimin e popullsisë por nuk e kishte përfunduar; prandaj zëmërimi i Zotit goditi Izraelin dhe numri i të regjistruarve nuk u përfshi në Kronikat e mbretit David.
<scripture passage="iChr 27:25" parsed="|1Chr|27|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.25" />
<sup>25</sup> Azmavethi, bir i Adielit, ishte ngarkuar me thesaret e mbretit; Jonathani, bir i Uziahut, ishte ngarkuar me thesaret që ndodheshin në fshatrat, në qytetet dhe në kalatë;
<scripture passage="iChr 27:26" parsed="|1Chr|27|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.26" />
<sup>26</sup> Ezri, bir i Kelubit, ishte caktuar për punonjësit që punonin tokën;
<scripture passage="iChr 27:27" parsed="|1Chr|27|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.27" />
<sup>27</sup> Shimei nga Ramahu ishte caktuar për vreshtat; Zabdihu i Sefamit ishte caktuar për prodhimin e vreshtave që depozitohej në kantina;
<scripture passage="iChr 27:28" parsed="|1Chr|27|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.28" />
<sup>28</sup> Baal-Hanani nga Gederi ishte caktuar për ullishtet dhe për fiqtë e egjiptit që ndodheshin në fushë; Joashi ishte caktuar për depozitat e vajit;
<scripture passage="iChr 27:29" parsed="|1Chr|27|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.29" />
<sup>29</sup> Shitrai nga Sharoni ishte caktuar për kopetë që kullotnin në Sharon; Shafati, bir i Adlait, ishte caktuar për kopetë që ndodheshin në luginat;
<scripture passage="iChr 27:30" parsed="|1Chr|27|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.30" />
<sup>30</sup> Obili, Ismaeliti, ishte caktuar për devetë; Jehdejahu nga Merenothi merrej me gomarët;
<scripture passage="iChr 27:31" parsed="|1Chr|27|31|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.31" />
<sup>31</sup> Jazizi, Hagariti, ishte caktuar me kopetë e bagëtive të imta. Tërë këta ishin administratorë të pasurive të mbretit David.
<scripture passage="iChr 27:32" parsed="|1Chr|27|32|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.32" />
<sup>32</sup> Jonathani, ungji i Davidit, ishte këshilltar, njeri i zgjuar dhe shkrues; Jehieli, bir i Hakmonit, rrinte me bijtë e mbretit;
<scripture passage="iChr 27:33" parsed="|1Chr|27|33|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.33" />
<sup>33</sup> Ahitofeli ishte këshilltar i mbretit; Hushai, Arkiti, ishte mik i mbretit.
<scripture passage="iChr 27:34" parsed="|1Chr|27|34|0|0" osisRef="Bible:1Chr.27.34" />
<sup>34</sup> Ahithofelit i zunë vendin Jehojada, bir i Benajahut, dhe Abiathari; komandant i ushtrisë së mbretit ishte Joabi.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 28" progress="38.48%" prev="iChr.27" next="iChr.29" id="iChr.28">
<h3 id="iChr.28-p0.1">Chapter 28</h3>
<p id="iChr.28-p1">
<scripture passage="iChr 28:1" parsed="|1Chr|28|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.1" />
<sup>1</sup> Davidi mblodhi në Jeruzalem tërë krerët e Izraelit, të parët e fiseve, komandantët e divizioneve që ishin në shërbim të mbretit, komandantët e mijëshëve, komandantët e qindëshëve, administratorët
<scripture passage="iChr 28:2" parsed="|1Chr|28|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.2" />
<sup>2</sup> Pastaj mbreti David u ngrit në këmbë dhe tha: "Më dëgjoni, o vëllezër të mi dhe o populli im! Unë kisha në zemër të ndërtoja një shtëpi paqeje për arkën e besëlidhjes të Zotit, për mbështetësen e këmbëve  të Perëndisë tonë, dhe kisha bërë  përgatitje për ta ndërtuar.
<scripture passage="iChr 28:3" parsed="|1Chr|28|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.3" />
<sup>3</sup> Por Perëndia më tha: "Ti nuk do të ndërtosh një shtëpi në emrin tim, sepse ke qenë një njeri lufte dhe ke derdhur gjak".
<scripture passage="iChr 28:4" parsed="|1Chr|28|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.4" />
<sup>4</sup> Megjithatë Zoti, Perëndia i Izraelit, më ka zgjedhur mua nga tërë shtëpia e atit tim, që të bëhem mbret i Izraelit përjetë. Në fakt ai ka zgjedhur Judën si princ, dhe në shtëpinë e Judës shtëpinë e  atit tim dhe midis bijve të atit tim i ka  pëlqyer të më bëjë mua mbret të të gjithë Izraelit.
<scripture passage="iChr 28:5" parsed="|1Chr|28|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.5" />
<sup>5</sup> Midis tërë bijve të mi (sepse Zoti më ka dhënë shumë fëmijë) ai ka zgjedhur birin tim Salomon, që të ulet në fronin e mbretërisë të Zotit mbi Izraelin.
<scripture passage="iChr 28:6" parsed="|1Chr|28|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.6" />
<sup>6</sup> Ai më tha: "Do të jetë biri yt Salomon ai që ka për të ndërtuar shtëpinë time dhe oborret e mia, sepse kam zgjedhur atë si djalin tim, dhe unë do të jem për atë si një baba.
<scripture passage="iChr 28:7" parsed="|1Chr|28|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.7" />
<sup>7</sup> Do ta bëj të qëndrueshme përjetë mbretërinë e tij në rast se u përmbahet në mënyrë të vendosur urdhërimeve dhe dekreteve të mia, ashtu si po bën sot".
<scripture passage="iChr 28:8" parsed="|1Chr|28|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.8" />
<sup>8</sup> Kështu, pra, përpara tërë Izraelit, asamblesë së Zotit, dhe përpara Perëndisë tonë që na dëgjon, zbatoni dhe kërkoni tërë urdhërimet e Zotit, Perëndisë tuaj, me qëllim që të mund ta zotëroni këtë vend  të mirë dhe t'ia lini si trashëgimi bijve  tuaj mbas jush, përjetë.
<scripture passage="iChr 28:9" parsed="|1Chr|28|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.9" />
<sup>9</sup> Ti Salomon, biri im njihe Perëndinë e atit tënd dhe shërbeji me gjithë zemër dhe me shpirt vullnetmirë, sepse Zoti heton të gjitha zemrat dhe kupton tërë qëllimet e mendimeve. Në rast se ti e kërkon,  ai do të të lërë ta gjesh; por në rast se  ti e braktis, ai do të të hedhë poshtë përjetë.
<scripture passage="iChr 28:10" parsed="|1Chr|28|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.10" />
<sup>10</sup> Tani ki parasysh që Zoti të ka zgjedhur për të ndërtuar një shtëpi si shenjtërore; tregohu i fortë dhe futju punës!".
<scripture passage="iChr 28:11" parsed="|1Chr|28|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Davidi i dha birit të tij Salomonit projektin e portikut të tempullit, të godinave të tij, të dhomave të tij, të thesareve të tij, të dhomave të sipërme, të dhomave të brendshme dhe të vendit të pajtuesit,
<scripture passage="iChr 28:12" parsed="|1Chr|28|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.12" />
<sup>12</sup> si dhe projektin e të gjitha gjërave që kishte në mendje për Frymën lidhur me oborret e shtëpisë të Zotit, me të gjitha dhomat anësore, me thesaret e shtëpisë së Perëndisë dhe me thesaret e sendeve të shenjtëruara,
<scripture passage="iChr 28:13" parsed="|1Chr|28|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.13" />
<sup>13</sup> me klasat e priftërinjve dhe të Levitëve, me tërë punën lidhur me shërbimin e shtëpisë të Zotit dhe me të gjitha veglat e nevojshme për shërbimin e shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="iChr 28:14" parsed="|1Chr|28|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.14" />
<sup>14</sup> I dha arin duke treguar peshën e sendeve prej ari, për të gjitha veglat që përdoren në çdo lloj shërbimi, dhe argjendin duke treguar peshën e të gjitha veglave prej argjendi, për të gjitha veglat që përdoren në çdo lloj shërbimi.
<scripture passage="iChr 28:15" parsed="|1Chr|28|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.15" />
<sup>15</sup> I dha gjithashtu peshën e arit për shandanët prej ari dhe për llambat e tyre prej ari, duke treguar peshën e çdo shandani dhe të llambave të tij, dhe peshën e argjendit për shandanët prej argjendi,  duke treguar peshën e çdo shandani dhe të  llambave të tij, sipas përdorimit të çdo shandani.
<scripture passage="iChr 28:16" parsed="|1Chr|28|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.16" />
<sup>16</sup> I dha gjithashtu, duke treguar peshën, arin për tryezat e bukëve të paraqitjes, për çdo tryezë, dhe argjendin për tryezat prej argjendi,
<scripture passage="iChr 28:17" parsed="|1Chr|28|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.17" />
<sup>17</sup> dhe arin e kulluar për pirunët e mëdhenj, për legenët e vegjël dhe për kupat, dhe arin, duke treguar peshën për kupat prej ari, për çdo kupë, dhe argjendin, duke treguar peshën për kupat prej argjendi, për çdo kupë.
<scripture passage="iChr 28:18" parsed="|1Chr|28|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.18" />
<sup>18</sup> I dha gjithashtu ar të kulluar për altarin e temjanit, duke treguar peshën, dhe për modelin e qerres, domethënë, kerubinët prej ari që hapnin krahët dhe mbulonin arkën e besëlidhjes të Zotit.
<scripture passage="iChr 28:19" parsed="|1Chr|28|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.19" />
<sup>19</sup> "Tërë kjo", tha Davidi, "m'u dha e shkruar nga dora e Zotit, që më bëri të kuptoj tërë punimet e këtij projekti".
<scripture passage="iChr 28:20" parsed="|1Chr|28|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.20" />
<sup>20</sup> Davidi i tha pastaj të birit Salomon: "Ji i fortë dhe trim, përvishju punës, mos ki frikë dhe mos u trondit, sepse Zoti Perëndi, Perëndia im, do të jetë me ty. Ai nuk do të lërë dhe nuk do të braktisë  deri sa të mbarosh tërë punën për shërbimin  e shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="iChr 28:21" parsed="|1Chr|28|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.28.21" />
<sup>21</sup> Dhe ja klasat e priftërinjve dhe të Levitëve për tërë shërbimin e shtëpisë së Perëndisë; përveç kësaj, për çdo punë do të kesh në dispozicion lloj lloj specialistësh vullnetmirë, në çdo veprimtari;  edhe krerët edhe tërë populli do të jenë  plotësisht nën urdhrat e tua".
</p>
</div3>

<div3 title="1 Chronicles 29" progress="38.59%" prev="iChr.28" next="iiChr" id="iChr.29">
<h3 id="iChr.29-p0.1">Chapter 29</h3>
<p id="iChr.29-p1">
<scripture passage="iChr 29:1" parsed="|1Chr|29|1|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.1" />
<sup>1</sup> Pastaj mbreti David i tha tërë asamblesë: "Salomoni, biri im, i vetmi që Perëndia ka zgjedhur, është akoma i ri dhe i pa përvojë, ndërsa vepra është e madhe, sepse ky pallat nuk i është caktuar një njeriu, por Zotit Perëndi.
<scripture passage="iChr 29:2" parsed="|1Chr|29|2|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.2" />
<sup>2</sup> Me të gjitha mundësitë e mia kam përgatitur për shtëpinë e Perëndisë tim ar për sendet prej ari, argjend për sendet prej argjendi, bronz për sendet prej bronzi, hekur për sendet prej hekuri, dru për  sendet prej druri, gurë oniski dhe gurë për  t'u ngallmuar, gurë brilanti dhe me ngjyra të ndryshme, lloj lloj gurësh të çmuar dhe mermer në një sasi të madhe.
<scripture passage="iChr 29:3" parsed="|1Chr|29|3|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.3" />
<sup>3</sup> Përveç kësaj, duke qenë se e kam vendosur dashurinë time mbi shtëpinë e Perëndisë tim, përveç asaj që kam përgatitur për shtëpinë e shenjtërores, i dhuroj shtëpisë së Perëndisë tim thesarin tim personal prej ari dhe argjendi:
<scripture passage="iChr 29:4" parsed="|1Chr|29|4|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.4" />
<sup>4</sup> tre mijë talenta ari, nga ari i Ofirit, dhe shtatë mijë talenta argjendi të kulluar për të veshur muret e shenjtërores,
<scripture passage="iChr 29:5" parsed="|1Chr|29|5|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.5" />
<sup>5</sup> ari për sendet prej ari, argjendi për sendet prej argjendi dhe për të gjitha punimet që duhet të kryhen nga zejtarë të shkathët. Kush është sot i gatshëm ta mbushë dorën e tij për t'ia kushtuar Zotit?".
<scripture passage="iChr 29:6" parsed="|1Chr|29|6|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.6" />
<sup>6</sup> Atëherë të parët e shtëpive atërore, krerët e fiseve të Izraelit, komandantët e mijëshëve dhe të qindëshëve, administratorët e punëve të mbretit bënë oferta vullnetare,
<scripture passage="iChr 29:7" parsed="|1Chr|29|7|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.7" />
<sup>7</sup> dhe dhanë për punimin e shtëpisë së Perëndisë pesë mijë talenta ari, dhjetë mijë darika ari, dhjetë mijë talenta argjendi, tetëmbëdhjetë talenta prej bronzi dhe njëzqind mijë talenta prej hekuri.
<scripture passage="iChr 29:8" parsed="|1Chr|29|8|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.8" />
<sup>8</sup> Kushdo që zotëronte gurë të çmuar, i dorëzoi në duart e Jehielit, Gershonitit, me qëllim që të hynin në thesarin e shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="iChr 29:9" parsed="|1Chr|29|9|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.9" />
<sup>9</sup> Populli u gëzua nga ofertat e tyre vullnetare, sepse i kishin bërë këto oferta Zotit me gjithë zemër; edhe mbreti David u gëzua shumë.
<scripture passage="iChr 29:10" parsed="|1Chr|29|10|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.10" />
<sup>10</sup> Kështu Davidi bekoi Zotin përpara tërë asamblesë dhe tha: "I bekuar je ti, o Zot, Perëndi i Izraelit, ati ynë, për gjithë amshimin.
<scripture passage="iChr 29:11" parsed="|1Chr|29|11|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.11" />
<sup>11</sup> Jotja, o Zot, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithshka që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja o Zot është mbretëria, dhe ti ngrihesh sovran mbi gjithshka.
<scripture passage="iChr 29:12" parsed="|1Chr|29|12|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.12" />
<sup>12</sup> Nga ti vijnë pasuria dhe lavdia; ti sundon mbi gjithçka; në dorën tënde janë forca dhe fuqia, dhe ti ke fuqinë për të bërë të madh dhe për t'u dhënë forcë të gjithëve.
<scripture passage="iChr 29:13" parsed="|1Chr|29|13|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.13" />
<sup>13</sup> Prandaj ne, o Perëndia ynë, të falenderojmë dhe kremtojmë emrin tënd të lavdishëm.
<scripture passage="iChr 29:14" parsed="|1Chr|29|14|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.14" />
<sup>14</sup> Po kush jam unë dhe kush është populli im që jemi në gjendje të të ofrojmë gjithçka në mënyrë spontane? Në të vërtetë të gjitha gjërat vijnë nga ti, dhe ne të kemi kthyer thjesht atë që kemi marrë nga dora jote.
<scripture passage="iChr 29:15" parsed="|1Chr|29|15|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.15" />
<sup>15</sup> Sepse ne jemi të huaj dhe shtegtarë përpara teje ashtu si qenë etërit tanë. Ditët tona mbi tokë janë si një hije dhe nuk ka shpresë.
<scripture passage="iChr 29:16" parsed="|1Chr|29|16|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.16" />
<sup>16</sup> O Zot, Perëndia ynë, tërë ky bollëk gjërash që kemi përgatitur për të të ndërtuar një tempull ty, në emrin tënd të shenjtë, vjen nga dora jote, është e tëra jotja.
<scripture passage="iChr 29:17" parsed="|1Chr|29|17|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.17" />
<sup>17</sup> Unë e di, o Perëndia im, që ti provon zemrën dhe gëzohesh kur sheh sjelljen e drejtë. Prandaj në drejtësinë e zemrës sime të kam ofruar në mënyrë spontane tërë këto gjëra; dhe tani shoh me gëzim që  populli yt, që është këtu i pranishëm, bën  ofertat e tij në mënyrë spontane.
<scripture passage="iChr 29:18" parsed="|1Chr|29|18|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.18" />
<sup>18</sup> O Zot, Perëndi i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, i etërve tanë, ruaj gjithnjë këto prirje dhe mendime në zemrën e popullit tënd dhe drejto zemrat e tyre nga ti;
<scripture passage="iChr 29:19" parsed="|1Chr|29|19|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.19" />
<sup>19</sup> dhe jepi Salomonit, birit tim, një zemër të ndershme, që ai të respektojë urdhërimet, porositë dhe statutet e tua, që të bëjë tërë këto gjëra dhe të ndërtojë tempullin për të cilin kam bërë përgatitjet".
<scripture passage="iChr 29:20" parsed="|1Chr|29|20|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.20" />
<sup>20</sup> Pastaj Davidi i tha tërë asamblesë: "Tani bekoni Zotin, Perëndinë tuaj". Atëherë tërë asambleja bekoi Zotin, Perëndinë e etërve të tyre; u përkulën dhe ranë përmbys përpara Zotit dhe mbretit.
<scripture passage="iChr 29:21" parsed="|1Chr|29|21|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.21" />
<sup>21</sup> Të nesërmen bënë flijime për Zotin dhe i ofruan olokauste: një mijë dema të vegjël, një mijë desh, një mijë qengja me libacionet përkatëse dhe flijime të shumta për tërë Izraelin.
<scripture passage="iChr 29:22" parsed="|1Chr|29|22|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.22" />
<sup>22</sup> Atë ditë hëngrën dhe pinë me gëzim të madh para Zotit; dhe për herë të dytë e shpallën mbret Salomonin, birin e Davidit dhe e vajosën përpara Zotit që të ishte princ, dhe Tsadokun që të ishte prift.
<scripture passage="iChr 29:23" parsed="|1Chr|29|23|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.23" />
<sup>23</sup> Pastaj Salomoni u ul në fronin e Zotit si mbret në vend të Davidit, atit të tij; ai pati mbarësi dhe tërë Izraeli iu bind.
<scripture passage="iChr 29:24" parsed="|1Chr|29|24|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.24" />
<sup>24</sup> Gjithë krerët, trimat dhe tërë bijtë e mbretit David iu nënshtruan mbretit Salomon.
<scripture passage="iChr 29:25" parsed="|1Chr|29|25|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.25" />
<sup>25</sup> Kështu Zoti e bëri shumë të madh Salomonin përpara tërë Izraelit dhe i dha një madhështi mbretërore që asnjë mbret para tij në Izrael nuk e kishte pasur kurrë.
<scripture passage="iChr 29:26" parsed="|1Chr|29|26|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.26" />
<sup>26</sup> Davidi, bir i Isait, mbretëronte mbi tërë Izraelin.
<scripture passage="iChr 29:27" parsed="|1Chr|29|27|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.27" />
<sup>27</sup> Ai mbretëroi dyzet vjet mbi Izraelin: shtatë vjet në Hebron dhe tridhjet e tre vjet në Jeuzalem.
<scripture passage="iChr 29:28" parsed="|1Chr|29|28|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.28" />
<sup>28</sup> Vdiq shumë plak, i ngopur me ditë, me pasuri dhe lavdi. Në vend të tij mbretëroi i biri, Salomoni.
<scripture passage="iChr 29:29" parsed="|1Chr|29|29|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.29" />
<sup>29</sup> Trimëritë e mbretit David, si të parat ashtu dhe të fundit, janë shkruar në librin e shikuesit Samuel, në librin e profetit Nathan dhe në librin e shikuesit Gad,
<scripture passage="iChr 29:30" parsed="|1Chr|29|30|0|0" osisRef="Bible:1Chr.29.30" />
<sup>30</sup> me të gjitha ato gjëra që kanë të bëjnë me mbretërinë e tij, me fuqinë e tij dhe me të gjitha ngjarjet që i ndodhën atij, Izraelit dhe tërë mbretërive të vendeve të tjera.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="2 Chronicles" progress="38.71%" prev="iChr.29" next="iiChr.1" id="iiChr">
<h2 id="iiChr-p0.1">2 Chronicles</h2>

<div3 title="2 Chronicles 1" progress="38.71%" prev="iiChr" next="iiChr.2" id="iiChr.1">
<h3 id="iiChr.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iiChr.1-p1">
<scripture passage="iiChr 1:1" parsed="|2Chr|1|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.1" />
<sup>1</sup> Salomoni, bir i Davidit, u forcua shumë në mbretërinë e tij, dhe Zoti, Perëndia i tij, qe me të dhe e bëri jashtëzakonisht të madh.
<scripture passage="iiChr 1:2" parsed="|2Chr|1|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.2" />
<sup>2</sup> Salomoni i foli tërë Izraelit, komandantëve të mijesheve dhe të qindsheve, gjyqtarëve, tërë princave të të gjithë Izraelit, të parëve të shtëpive atërore.
<scripture passage="iiChr 1:3" parsed="|2Chr|1|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Salomoni bashkë me tërë asamblenë shkoi në vendin e lartë, që ishte në Gabaon, sepse aty ndodhej çadra e mbledhjes së Perëndisë që Moisiu, shërbëtori i Zotit, kishte ndërtuar në shkretëtirë.
<scripture passage="iiChr 1:4" parsed="|2Chr|1|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.4" />
<sup>4</sup> Arkën e Perëndisë, përkundrazi, Davidi e kishte mbartur nga Kirjath-Jearimi në vendin që kishte përgatitur për të; në të vëretë ai kishte ngritur për të një çadër në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 1:5" parsed="|2Chr|1|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.5" />
<sup>5</sup> Altarin prej bronzi, që e kishte bërë Betsaleeli, bir i Urit, që ishte bir i Urit, e vendosi përpara tabernakullit të Zotit. Salomoni dhe asambleja shkuan për të kërkuar Zotin.
<scripture passage="iiChr 1:6" parsed="|2Chr|1|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.6" />
<sup>6</sup> Atje Salomoni u ngjit në altarin prej bronzi përpara Zotit, që ishte në çadrën e mbledhjes, dhe mbi të ofroi një mijë olokauste.
<scripture passage="iiChr 1:7" parsed="|2Chr|1|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.7" />
<sup>7</sup> Atë natë Perëndia iu shfaq Salomonit dhe i tha: "Më kërko atë që do dhe unë do të ta jap".
<scripture passage="iiChr 1:8" parsed="|2Chr|1|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.8" />
<sup>8</sup> Salomoni iu përgjigj Perëndisë: "Ti je treguar shumë dashamirës me Davidin, atin tim, dhe më ke bërë mua të mbretëroj në vend të tij.
<scripture passage="iiChr 1:9" parsed="|2Chr|1|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.9" />
<sup>9</sup> Tani, o Zot Perëndi, u realizoftë premtimi yt që i ke bërë Davidit, atit tim, sepse ti me ke bërë mbret mbi një popull të madh si pluhuri i tokës!
<scripture passage="iiChr 1:10" parsed="|2Chr|1|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.10" />
<sup>10</sup> Më jep, pra, dituri dhe zgjuarsi, që të mund të hyj dhe të dal para këtij populli, sepse kush mund ta qeverisë, vallë, këtë popull të madh tëndin?".
<scripture passage="iiChr 1:11" parsed="|2Chr|1|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.11" />
<sup>11</sup> Perëndia i tha Salomonit: "Me qenë se kjo ishte gjëja që kishe në zemër dhe nuk më ke kërkuar as pasuri, as mall, as lavdi, as jetën e armiqve të tu dhe as jetë të gjatë, por kërkove për vete diturin  dhe zgjuarsin që të mund të qeverisësh  popullin tim mbi të cilin të vura mbret,
<scripture passage="iiChr 1:12" parsed="|2Chr|1|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.12" />
<sup>12</sup> dituria dhe zgjuarsia të janë dhënë. Përveç tyre do të të jap pasuri, mall dhe lavdi, të cilat nuk i ka pasur asnjë mbret para teje dhe nuk do t'i ketë asnjë pas teje".
<scripture passage="iiChr 1:13" parsed="|2Chr|1|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.13" />
<sup>13</sup> Salomoni u kthye pastaj nga vendi i lartë që ishte në Gabaon, nga çadra e mbledhjes, në Jeruzalem, dhe mbretëroi mbi Izraelin.
<scripture passage="iiChr 1:14" parsed="|2Chr|1|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.14" />
<sup>14</sup> Salomoni grumbulloi qerre dhe kalorës, dhe pati një mijë e katërqind qerre dhe dymbëdhjetë mijë kalorës, të cilët i vendosi në qytetet e qerreve dhe pranë mbretit në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 1:15" parsed="|2Chr|1|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.15" />
<sup>15</sup> Mbreti veproi gjithashtu në mënyrë të tillë që në Jeruzalem argjendi dhe ari të ishin të rëndomtë si gurët, dhe kedrat të bollshëm si fiku i Egjiptit në fushë.
<scripture passage="iiChr 1:16" parsed="|2Chr|1|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.16" />
<sup>16</sup> Kuajt e Salomonit importoheshin nga Egjipti dhe nga Kue; tregtarët e mbretit shkonin t'i merrnin në Kue me një çmim të caktuar.
<scripture passage="iiChr 1:17" parsed="|2Chr|1|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.1.17" />
<sup>17</sup> Ata sillnin dhe importonin nga Egjipti një qerre për gjashtëqind sikla argjendi dhe një kalë për njëqind e pesëdhjetë. Kështu, me anë të këtyre tregtarëve, ua eksportonin tërë mbretërve të Hitejve dhe të Sirisë.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 2" progress="38.78%" prev="iiChr.1" next="iiChr.3" id="iiChr.2">
<h3 id="iiChr.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="iiChr.2-p1">
<scripture passage="iiChr 2:1" parsed="|2Chr|2|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Salomoni vendosi të ndërtojë një tempull në emër të Zotit dhe një pallat për vete.
<scripture passage="iiChr 2:2" parsed="|2Chr|2|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.2" />
<sup>2</sup> Salomoni rekrutoi shtatëdhjetë mijë burra që të mbartnin pesha, tetëdhjetë mijë të nxirrnin gurë në malet dhe tre mijë e gjashtëqind veta për t'i mbikqyrur.
<scripture passage="iiChr 2:3" parsed="|2Chr|2|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Salomoni i çoi fjalë Hiramit, mbretit të Tiros: "Ashtu si ke bërë me Davidin, atin tim, të cilit i dërgove kedra për të ndërtuar një shtëpi në të cilën të banonte, bëj të njëjtën gjë me mua.
<scripture passage="iiChr 2:4" parsed="|2Chr|2|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.4" />
<sup>4</sup> Ja unë jam duke ndërtuar një tempull në emër të Zotit, Perëndisë tim, për t'ia kushtuar atij, për të djegur para tij temjan erëmirë, për të ekspozuar vazhdimisht bukët e paraqitjes dhe për të ofruar  olokauste në mëngjes dhe në mbrëmje, të  shtunave, kur të ketë hënë të re dhë në festat e caktuara nga Zoti, Perëndia ynë. Ky është një ligj i përjetshëm për Izraelin.
<scripture passage="iiChr 2:5" parsed="|2Chr|2|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.5" />
<sup>5</sup> Tempulli që unë do të ndërtoj do të jetë i madh, sepse Perëndia ynë është më i madh se tërë perënditë e tjera.
<scripture passage="iiChr 2:6" parsed="|2Chr|2|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.6" />
<sup>6</sup> Po kush do të jetë në gjendje t'i ndërtojë një tempull me qenë se qiejtë dhe qiejtë e qiejve nuk janë në gjendje ta nxenë? E kush jam unë që t'i ndërtoj një tempull, qoftë edhe vetëm për të djegur temjan para tij?
<scripture passage="iiChr 2:7" parsed="|2Chr|2|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.7" />
<sup>7</sup> Prandaj dërgomë tani një njeri të shkathët që di të punojë arin, argjendin, bronzin, hekurin, purpurin, të kuqen flakë, ngjyrë vjollcën dhe që të dijë të bëjë çdo lloj prerjesh, duke punuar bashkë  me specialistët që janë pranë meje në Judë dhe  në Jeruzalem, dhe që ati im David ka përgatitur.
<scripture passage="iiChr 2:8" parsed="|2Chr|2|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.8" />
<sup>8</sup> Dërgomë edhe nga Libani dru kedri, qiparisi dhe santali, sepse e di që shërbëtorët e tu janë të aftë të presin drurin e Libanit; dhe ja, shërbëtorët e mi do të punojnë bashkë me shërbëtorët e tu,
<scripture passage="iiChr 2:9" parsed="|2Chr|2|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.9" />
<sup>9</sup> për të më pregatitur lëndë druri me shumicë, sepse tempulli që do të ndërtoj do të jetë i madh dhe i mrekullueshëm.
<scripture passage="iiChr 2:10" parsed="|2Chr|2|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.10" />
<sup>10</sup> Dhe shërbëtorëve të tu që do të rrëzojnë dhe do të presin drurët unë do t'u jap njëzet mijë kore gruri, njëzet mijë kore elbi, njëzet mijë bate verë dhe njëzet mijë bate vaji".
<scripture passage="iiChr 2:11" parsed="|2Chr|2|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.11" />
<sup>11</sup> Dhe Hirami, mbret i Tiros, u përgjigj me një shkrim, që i dërgoi Salomonit: "Me qenë se Zoti e do popullin e tij, të ka caktuar mbret mbi të".
<scripture passage="iiChr 2:12" parsed="|2Chr|2|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.12" />
<sup>12</sup> Hirami thoshte gjithashtu: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që ka bërë qiejtë dhe tokën, sepse i ka dhënë mbretit David një bir të urtë, shumë të zgjuar dhe të aftë, që do të ndërtojë një  tempull për Zotin dhe një pallat mbretëror  për vete!
<scripture passage="iiChr 2:13" parsed="|2Chr|2|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.13" />
<sup>13</sup> Unë po të dërgoj një njeri të shkathët dhe të ditur të atit tim Hiram, që është
<scripture passage="iiChr 2:14" parsed="|2Chr|2|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.14" />
<sup>14</sup> bir i një gruaje nga bijat e Danit, ndërsa i ati ishte një njeri nga Tiro. Ai di të punojë arin, bronzin, hekurin, gurin, drurin, purpurin dhe ngjyrë vjollcën, të kuqe flakë, pëlhurën e hollë dhe  di të bëjë çdo prerje dhe çdo lloj vizatimi që  i besohet. Ai do të punojë me specialistët e tu dhe me specialistët e zotit tim David, atit tënd.
<scripture passage="iiChr 2:15" parsed="|2Chr|2|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.15" />
<sup>15</sup> Tani, pra, imzot le t'u dërgojë shërbëtorëve të tij grurin, elbin, vajin dhe verën, që u ka premtuar;
<scripture passage="iiChr 2:16" parsed="|2Chr|2|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.16" />
<sup>16</sup> dhe ne do të presim tërë drurët e Libanit për të cilat ke nevojë; do t'i sjellim me trap nëpër det deri në Jafo dhe ti do t'i mbartësh në Jeruzalem".
<scripture passage="iiChr 2:17" parsed="|2Chr|2|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.17" />
<sup>17</sup> Salomoni regjistrioi tërë të huajt që ndodheshin në vendin e Izraelit, mbas regjistrimit që kishte bërë Davidi, i ati; ata ishin njëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind veta,
<scripture passage="iiChr 2:18" parsed="|2Chr|2|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.2.18" />
<sup>18</sup> dhe mori shtatëdhjetë mijë prej tyre për të mbartur pesha, tetëdhjetë mijë për të prerë gurë në mal dhe tre mijë e gjashtëqind mbikqyrës që ta bënin popullin të punonte.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 3" progress="38.87%" prev="iiChr.2" next="iiChr.4" id="iiChr.3">
<h3 id="iiChr.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="iiChr.3-p1">
<scripture passage="iiChr 3:1" parsed="|2Chr|3|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.1" />
<sup>1</sup> Salomoni filloi pastaj ndërtimin e shtëpisë të Zotit, në Jeruzalem mbi malin Moriah, aty ku Zoti i ishte shfaqur Davidit, atit të tij, në vendin që Davidi kishte përgatitur në lëmin e Ornanit, Jebuseut.
<scripture passage="iiChr 3:2" parsed="|2Chr|3|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.2" />
<sup>2</sup> Ai filloi të ndërtojë ditën e dytë të muajit të dytë të vitit të katërt të mbretërimit të tij.
<scripture passage="iiChr 3:3" parsed="|2Chr|3|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.3" />
<sup>3</sup> Këto janë përmasat e themeleve që hodhi Salomoni për ndërtimin e shtëpisë së Perëndisë. Gjatësia ishte gjashtëdhjetë kubitë (në kubitë të masës së vjetër) dhe gjerësia njëzet kubitë.
<scripture passage="iiChr 3:4" parsed="|2Chr|3|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.4" />
<sup>4</sup> Portiku përpara tempullit ishte njëzet kubitë i gjatë, duke barazuar kështu gjatësinë e tempullit, dhe ishte i lartë njëqind e njëzet kubitë. Ai e veshi nga brenda me ar të kulluar.
<scripture passage="iiChr 3:5" parsed="|2Chr|3|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.5" />
<sup>5</sup> E veshi sallën e madhe me dru qiparisi, pastaj e veshi me ar të kulluar dhe mbi të gdhendi degë palme dhe zinxhirë të vegjël.
<scripture passage="iiChr 3:6" parsed="|2Chr|3|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.6" />
<sup>6</sup> Përveç kësaj e zbukuroi sallën me gurë të çmuar si ornament; dhe ari ishte ai i Parvaimit.
<scripture passage="iiChr 3:7" parsed="|2Chr|3|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.7" />
<sup>7</sup> Veshi gjithashtu me ar tempullin, trarët, pragjet, muret dhe portat; dhe mbi muret gdhëndi kerubinë.
<scripture passage="iiChr 3:8" parsed="|2Chr|3|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.8" />
<sup>8</sup> Pastaj ndërtoi vendin shumë të shenjtë. Ky ishte njëzet kubitë i gjatë, duke barazuar kështu gjerësinë e tempullit, dhe njëzet kubitë i gjerë. E veshi me ar të kulluar me një vlerë prej gjashtëqind talentash.
<scripture passage="iiChr 3:9" parsed="|2Chr|3|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.9" />
<sup>9</sup> Pesha e arit për gozhdat ishte pesëdhjetë sikla. Veshi me ar edhe dhomat e sipërme.
<scripture passage="iiChr 3:10" parsed="|2Chr|3|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.10" />
<sup>10</sup> Në vendin shumë të shenjtë bëri dy kerubinë të gdhëndur dhe i veshi me ar.
<scripture passage="iiChr 3:11" parsed="|2Chr|3|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.11" />
<sup>11</sup> hapësira e krahëve të kerubinëve ishte njëzet kubitë; një krah i një kerubini, i gjatë pesë kubitë, prekte murin e tempullit, ndërsa krahu tjetër, gjithashtu i gjatë pesë kubitë, prekte krahun e kerubinit të dytë.
<scripture passage="iiChr 3:12" parsed="|2Chr|3|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.12" />
<sup>12</sup> Njeri krah i kerubinit të dytë, i gjatë pesë kubitë, prekte murin e tempullit, ndërsa tjetri i gjatë gjithashtu pesë kubitë, prekte krahun e kerubinit tjetër.
<scripture passage="iiChr 3:13" parsed="|2Chr|3|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.13" />
<sup>13</sup> Krahët e hapur të këtyre kerubinëve ishin njëzet kubitë të gjatë. Ata qëndronin drejt në këmbë me fytyrë të kthyer nga pjesa e brendshme e tempullit.
<scripture passage="iiChr 3:14" parsed="|2Chr|3|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.14" />
<sup>14</sup> Ai bëri gjithashtu velin me fill ngjyrë vjollcë të purpurt, të kuqe flakë dhe me pëlhurë të hollë, dhe mbi to qëndisën kerubinë.
<scripture passage="iiChr 3:15" parsed="|2Chr|3|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.15" />
<sup>15</sup> Përpara tempullit bëri dy shtylla të larta tridhjetë e pesë kubitë; kapiteli në majë të çdo shtylle ishte pesë kubitë.
<scripture passage="iiChr 3:16" parsed="|2Chr|3|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.16" />
<sup>16</sup> Bëri gjithashtu zinxhira të vegjël, si ato që ishin në shenjtërore dhe i vendosi në majë të shtyllave; pastaj bëri një mijë shegë dhe i vuri mbi zinxhirët e vegjël.
<scripture passage="iiChr 3:17" parsed="|2Chr|3|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.3.17" />
<sup>17</sup> Pastaj ngriti shtyllat përpara tempullit, njerën në të djathtë dhe tjetrën në të majtë; të djathtën e quajti Jakin dhe të majtën Boaz.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 4" progress="38.93%" prev="iiChr.3" next="iiChr.5" id="iiChr.4">
<h3 id="iiChr.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="iiChr.4-p1">
<scripture passage="iiChr 4:1" parsed="|2Chr|4|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.1" />
<sup>1</sup> Pastaj bëri një altar prej bronzi të gjatë njëzet kubitë, të gjerë njëzet kubitë dhe të lartë dhjetë kubitë.
<scripture passage="iiChr 4:2" parsed="|2Chr|4|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.2" />
<sup>2</sup> Bëri gjithashtu një det prej metali të shkrirë, në formë rrethi, që nga një cep në cepin tjetër ishte dhjetë kubitë; lartësia e tij ishte pesë kubitë dhe rrethi i tij tridhjetë kubitë.
<scripture passage="iiChr 4:3" parsed="|2Chr|4|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.3" />
<sup>3</sup> Poshtë buzës kishte figura të ngjashme me qetë, dhjetë për çdo kubit, që rrethonin detin nga çdo anë. Qetë, të vendosur në dy radhë, ishin derdhur bashkë me detin.
<scripture passage="iiChr 4:4" parsed="|2Chr|4|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.4" />
<sup>4</sup> Ky mbështetej mbi dymbëdhjetë qe, nga të cilët tre shikonin nga veriu, tre nga perëndimi, tre nga jugu dhe tre nga lindja. Deti ishte vendosur mbi ta dhe pjesët e tyre të pasme ishin kthyer nga ana e brendshme.
<scripture passage="iiChr 4:5" parsed="|2Chr|4|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.5" />
<sup>5</sup> Ai kishte trashësinë e një pëllëmbe; buza e tij ishte bërë si buza e një kupe, si lulja e një zambaku; deti mund të përmbante deri tre mijë bate.
<scripture passage="iiChr 4:6" parsed="|2Chr|4|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.6" />
<sup>6</sup> Bëri edhe dhjetë enë për pastrim dhe i vendosi pesë në të djathtë dhe pesë në të majtë; në to laheshin gjërat që i përkisnin olokaustit; në det laheshin përkundrazi priftërinjtë.
<scripture passage="iiChr 4:7" parsed="|2Chr|4|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.7" />
<sup>7</sup> Bëri dhjetë shandane prej ari, sipas normave të caktuara, dhe i vendosi në tempull, pesë në të djathtë dhe pesë në të majtë.
<scripture passage="iiChr 4:8" parsed="|2Chr|4|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.8" />
<sup>8</sup> Bëri dhjetë tryeza dhe i vendosi në tempull pesë në të djathtë dhe pesë në të majtë. Bëri gjithashtu njëqind kupa prej ari.
<scripture passage="iiChr 4:9" parsed="|2Chr|4|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.9" />
<sup>9</sup> Pastaj bëri oborrin e priftërinjve dhe oborrin e madh me portat e tij të veshura me bronz.
<scripture passage="iiChr 4:10" parsed="|2Chr|4|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.10" />
<sup>10</sup> Pas kësaj e vendosi detin nga krahu i djathtë, në drejtim të juglindjes.
<scripture passage="iiChr 4:11" parsed="|2Chr|4|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.11" />
<sup>11</sup> Hirami bëri gjithashtu enët, lopatëzat dhe legenët e vegjël. Kështu Hirami përfundoi punën që duhet të bënte për mbretin Salomon në shtëpinë e Perëndisë;
<scripture passage="iiChr 4:12" parsed="|2Chr|4|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.12" />
<sup>12</sup> dy shtyllat, dy kapitelet me vazo në majë të shtyllave, dy rrjetëzat për të mbuluar dy kapitelet me vazo në majë të shtyllave,
<scripture passage="iiChr 4:13" parsed="|2Chr|4|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.13" />
<sup>13</sup> katërqind shegë për dy rrjetëzat (dy radhë shegësh për çdo rrjetëz me qëllim që të mbulohen dy kapitelet me vazo në majë të shtyllave).
<scripture passage="iiChr 4:14" parsed="|2Chr|4|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.14" />
<sup>14</sup> Bëri edhe qerrëzat dhe enët e mëdha mbi qerrëzat,
<scripture passage="iiChr 4:15" parsed="|2Chr|4|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.15" />
<sup>15</sup> detin, një të vetëm, dhe dymbëdhjetë qetë nën detin,
<scripture passage="iiChr 4:16" parsed="|2Chr|4|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.16" />
<sup>16</sup> si edhe enët, lopatëzat, pirunët dhe të gjitha sendet e tyre, që mjeshtri Hiram i bëri prej bronzi të shndritshëm për mbretin Salomon, për shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiChr 4:17" parsed="|2Chr|4|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.17" />
<sup>17</sup> Mbreti i shkriu në fushën e Jordanit, në një tokë argjilore, midis Sukothit dhe Tseredahut.
<scripture passage="iiChr 4:18" parsed="|2Chr|4|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.18" />
<sup>18</sup> Salomoni i bëri këto vegla në një sasi kaq të madhe, sa që pesha e bronzit nuk u përcaktua dot.
<scripture passage="iiChr 4:19" parsed="|2Chr|4|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.19" />
<sup>19</sup> Kështu Salomoni përgatiti të gjitha orenditë për shtëpinë e Perëndisë; altarin prej ari dhe tryezat mbi të cilat vendoseshin bukët e paraqitjes,
<scripture passage="iiChr 4:20" parsed="|2Chr|4|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.20" />
<sup>20</sup> shandanët me llambat e tyre prej ari të kulluar që duhet të ndizeshin sipas normës së caktuar para shenjtërores;
<scripture passage="iiChr 4:21" parsed="|2Chr|4|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.21" />
<sup>21</sup> lulet, llambat dhe veglat në formë gërshëre prej ari; ishin prej ari shumë të kulluar;
<scripture passage="iiChr 4:22" parsed="|2Chr|4|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.4.22" />
<sup>22</sup> thikat, legenët, kupat dhe mangallët prej ari të kulluar. Sa për hyrjen e tempullit, portat e brendshme që të çonin në vendin shumë të shenjtë dhe portat që të futnin në anijatën e tempullit ishin prej ari.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 5" progress="39.00%" prev="iiChr.4" next="iiChr.6" id="iiChr.5">
<h3 id="iiChr.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="iiChr.5-p1">
<scripture passage="iiChr 5:1" parsed="|2Chr|5|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.5.1" />
<sup>1</sup> Kështu u përfundua tërë puna që Salomoni kishte urdhëruar për shtëpinë e Zotit. Atëherë Salomoni solli tërë gjërat që i ati kishte shenjtëruar: argjendin, arin dhe të gjitha veglat, dhe i futi në thesaret e shtëpisë së Perëndisë.
<scripture passage="iiChr 5:2" parsed="|2Chr|5|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.5.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Salomoni mblodhi në Jeruzalem pleqtë e Izraelit dhe të gjithë krerët e fiseve, princat e familjeve atërore të bijve të Izraelit, për ta çuar lart arkën e besëlidhjes të Zotit nga qyteti i Davidit, domethënë nga Sioni.
<scripture passage="iiChr 5:3" parsed="|2Chr|5|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.5.3" />
<sup>3</sup> Tërë burrat e Izraelit u mblodhën rreth mbretit për festën që binte në muajin e shtatë.
<scripture passage="iiChr 5:4" parsed="|2Chr|5|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.5.4" />
<sup>4</sup> Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën dhe Levitët morën arkën.
<scripture passage="iiChr 5:5" parsed="|2Chr|5|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.5.5" />
<sup>5</sup> Ata e çuan lart arkën, çadrën e mbledhjes dhe të gjitha përdorëset e shenjta që ndodheshin në çadër. Këto gjëra i mbartën priftërinjtë dhe Levitët.
<scripture passage="iiChr 5:6" parsed="|2Chr|5|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.5.6" />
<sup>6</sup> Mbreti Salomon dhe tërë asambleja e Izraelit, e mbledhur rreth tij, u grumbulluan rreth arkës dhe flijuan një sasi kaq të madhe dhensh dhe lopësh që nuk mund të numëroheshin as të llogariteshin.
<scripture passage="iiChr 5:7" parsed="|2Chr|5|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.5.7" />
<sup>7</sup> Priftërinjtë e çuan pastaj arkën e besëlidhjes të Zotit në vendin e vet, në shenjtëroren e tempullit, në vendin shumë të shenjtë, nën krahët e kerubinëve.
<scripture passage="iiChr 5:8" parsed="|2Chr|5|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.5.8" />
<sup>8</sup> Në fakt kerubinët i shtrinin krahët mbi vendin e arkës dhe mbulonin nga lart arkën dhe shufrat e saj.
<scripture passage="iiChr 5:9" parsed="|2Chr|5|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.5.9" />
<sup>9</sup> Shufrat ishin aq të gjata sa që skajet e tyre në arkë mund të shiheshin përballë vendit shumë të shenjtë, por nuk dukeshin nga jashtë. Ato kanë mbetur atje deri ditën e sotme.
<scripture passage="iiChr 5:10" parsed="|2Chr|5|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.5.10" />
<sup>10</sup> Në arkë nuk kishte asgjë tjetër veç dy pllakave që Moisiu kishte vendosur në malin Horeb, kur Zoti lidhi një besëlidhje me bijtë e Izraelit, kur këta kishin dalë nga Egjipti.
<scripture passage="iiChr 5:11" parsed="|2Chr|5|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.5.11" />
<sup>11</sup> Tani, ndërsa priftërinjtë dilnin nga vendi i shenjtë (tërë priftërinjtë e pranishëm në të vërtetë ishin shenjtëruar pa respektuar rendin e klasave,
<scripture passage="iiChr 5:12" parsed="|2Chr|5|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.5.12" />
<sup>12</sup> dhe tërë Levitët këngëtarë, Asafi, Hemani, Jeduthuni, bijtë dhe vëllezërit e tyre, të veshur me li të bardhë, me cembale, harpa dhe qeste në dorë rrinin më këmbë në lindje të altarit, dhe bashkë me  ta njëqind e njëzet priftërinjtë që u binin  borive)
<scripture passage="iiChr 5:13" parsed="|2Chr|5|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.5.13" />
<sup>13</sup> dhe kur trumbetarët dhe këngëtarët si një njeri i vetëm bënë të dëgjohet bashkarisht zëri i tyre për të lëvduar dhe për të kremtuar Zotin dhe e ngritën zërin në tingullin e borive, të cembaleve dhe  të veglave të tjera muzikore dhe lëvduan  Zotin: "Sepse është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon në përjetësi", ndodhi që shtëpia, shtëpia e Zotit, u mbush me një re,
<scripture passage="iiChr 5:14" parsed="|2Chr|5|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.5.14" />
<sup>14</sup> dhe priftërinjtë nuk mundën të rrinin për të shërbyer për shkak të resë, sepse lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Perëndisë.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 6" progress="39.06%" prev="iiChr.5" next="iiChr.7" id="iiChr.6">
<h3 id="iiChr.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="iiChr.6-p1">
<scripture passage="iiChr 6:1" parsed="|2Chr|6|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Salomoni tha: "Zoti ka shpallur se do të banojë në renë e dëndur.
<scripture passage="iiChr 6:2" parsed="|2Chr|6|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.2" />
<sup>2</sup> Dhe unë kam ndërtuar për ty një shtëpi të madhërishme, në vendin ku do të banosh përjetë".
<scripture passage="iiChr 6:3" parsed="|2Chr|6|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.3" />
<sup>3</sup> Pastaj mbreti u kthye dhe bekoi tërë asamblenë e Izraelit, ndërsa tërë asambleja e Izraelit qëndronte më këmbë.
<scripture passage="iiChr 6:4" parsed="|2Chr|6|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.4" />
<sup>4</sup> Pastaj tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që ka kryer me fuqinë e tij atë që i kishte premtuar me gojën e vet atit tim David, duke thënë:
<scripture passage="iiChr 6:5" parsed="|2Chr|6|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.5" />
<sup>5</sup> "Nga dita që nxora popullin tim të Izraelit nga vendi i Egjiptit, unë nuk kam zgjedhur asnjë qytet ndër të gjitha fiset e Izraelit për të ndërtuar një shtëpi, ku emri im të mbetej, dhe nuk kam zgjedhur  njeri që të bëhet princ mbi popullin tim  të Izraelit,
<scripture passage="iiChr 6:6" parsed="|2Chr|6|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.6" />
<sup>6</sup> por kam zgjedhur Jeruzalemin, që emri im të mbetet aty, dhe kam zgjedhur Davidin që të mbretërojë mbi popullin tim të Izraelit".
<scripture passage="iiChr 6:7" parsed="|2Chr|6|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.7" />
<sup>7</sup> Davidi, ati im, kishte në zemër të ndërtonte një tempull, në emër të Zotit, Perëndisë të Izraelit,
<scripture passage="iiChr 6:8" parsed="|2Chr|6|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.8" />
<sup>8</sup> por Zoti i tha Davidit, atit tim: "Ti ke pasur në zemër të ndërtosh një tempull në emrin tim, dhe ke bërë mirë që ke pasur një gjë të tillë në zemër;
<scripture passage="iiChr 6:9" parsed="|2Chr|6|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.9" />
<sup>9</sup> por nuk do të jesh ti që do ta ndërtosh tempullin, por biri yt që ka për të dalë nga ijët e tua, do të jetë ai që do ta ndërtojë tempullin në emrin tim".
<scripture passage="iiChr 6:10" parsed="|2Chr|6|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.10" />
<sup>10</sup> Kështu Zoti e mbajti fjalën që kishte shqiptuar, dhe unë zura vendin e Davidit, atit tim dhe u ula mbi fronin e Izraelit, ashtu si kishte premtuar Zoti, dhe ndërtova tempullin në emrin e Zotit, Perëndisë të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 6:11" parsed="|2Chr|6|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.11" />
<sup>11</sup> Aty vendosa arkën, në të cilën ndodhet besëlidhja e Zotit, që ai ka bërë me bijtë e Izraelit"
<scripture passage="iiChr 6:12" parsed="|2Chr|6|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Salomoni zuri vend para altarit të Zotit, përballë asamblesë së Izraelit dhe shtriu duart
<scripture passage="iiChr 6:13" parsed="|2Chr|6|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.13" />
<sup>13</sup> (Salomoni në fakt kishte ndërtuar një tribunë prej bronzi, të gjatë pesë kubitë, të gjerë pesë kubitë dhe të lartë tre kubitë, dhe e kishte vendosur në mes të oborrit; ai hipi në të, u gjunjëzua para  tërë asamblesë së Izraelit, zgjati duart  në drejtim të qiellit),
<scripture passage="iiChr 6:14" parsed="|2Chr|6|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.14" />
<sup>14</sup> dhe tha: "O Zot, o Perëndi i Izraelit, nuk ka asnjë Perëndi të ngjashëm me ty as në qiell, as në tokë. Ti i përmbahesh besëlidhjes dhe mëshirës ndaj shërbëtorëve të tu që ecin përpara teje me gjithë zemër.
<scripture passage="iiChr 6:15" parsed="|2Chr|6|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.15" />
<sup>15</sup> Ti me shërbëtorin tënd David, atin tim, e mbajte atë që i kishe premtuar; po, sot ke kryer me dorën tënde atë që kishe premtuar me gojën tënde.
<scripture passage="iiChr 6:16" parsed="|2Chr|6|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.16" />
<sup>16</sup> Prandaj tani o Zot, Perëndi i Izraelit, mbaje me shërbëtorin tënd David, atin tim, atë që i ke premtuar duke thënë: "Ty nuk do të të mungojë asnjë nga ata që ulen në fronin e Izraelit, me kusht që  bijtë e tu të kujdesen për sjelljen e tyre  dhe të ecin sipas ligjit tim ashtu si ke ecur ti përpara meje".
<scripture passage="iiChr 6:17" parsed="|2Chr|6|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.17" />
<sup>17</sup> Tani, pra, o Zot, Perëndi i Izraelit, u bëftë fjala që i ke thënë shërbëtorit tënd David!
<scripture passage="iiChr 6:18" parsed="|2Chr|6|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.18" />
<sup>18</sup> Por a është në fakt e vërtetë që Perëndia banon me njerëzit në tokë? Ja, qiejtë dhe qiejtë e qiejve nuk mund të të nxënë, aq më pak ky tempull që unë kam ndërtuar!
<scripture passage="iiChr 6:19" parsed="|2Chr|6|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.19" />
<sup>19</sup> Megjithatë, o Zot, Perëndia im, kushtoji vëmendje lutjes së shërbëtorit tënd dhe kërkesës së tij, duke dëgjuar britmën dhe lutjen që shërbëtori yt të drejton ty.
<scripture passage="iiChr 6:20" parsed="|2Chr|6|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.20" />
<sup>20</sup> Sytë e tu janë drejtuar ditë e natë ndaj këtij tempulli, në drejtim të vendit që ke thënë: "Atje do të jetë emri im", për të dëgjuar lutjet që shërbëtori yt do të bëjë duke u kthyer në drejtim të këtij vendi.
<scripture passage="iiChr 6:21" parsed="|2Chr|6|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.21" />
<sup>21</sup> Dëgjo lutjet e shërbëtorit tënd dhe të popullit tënd të Izraelit kur do të luten të kthyer nga ky vend. Dëgjo nga vendi i banesës sate, nga qiejtë; dëgjo dhe fali.
<scripture passage="iiChr 6:22" parsed="|2Chr|6|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.22" />
<sup>22</sup> Në qoftë se ndokush kryen një mëkat kundër të afërmit të tij dhe, i detyruar të betohet, vjen të betohet përpara altarit tënd në këtë tempull,
<scripture passage="iiChr 6:23" parsed="|2Chr|6|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.23" />
<sup>23</sup> ti dëgjo nga qielli, ndërhy dhe gjyko shërbëtorët e tu; dëno fajtorin, duke bërë që të bjerë mbi kokën e tij sjellja e tij, dhe shpalle të drejtë të pafajshmin duke i dhënë hak.
<scripture passage="iiChr 6:24" parsed="|2Chr|6|24|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.24" />
<sup>24</sup> Kur populli yt i Izraelit do të mundet nga armiku sepse ka mëkatuar kundër teje, në rast se kthehet te ti dhe lëvdon emrin tënd, në rast se të lutet dhe të stërlutet në këtë tempull,
<scripture passage="iiChr 6:25" parsed="|2Chr|6|25|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.25" />
<sup>25</sup> dëgjo nga qielli dhe fale mëkatin e popullit tënd të Izraelit, dhe bëje të kthehet në vendin që i ke dhënë atij dhe etërve të tij.
<scripture passage="iiChr 6:26" parsed="|2Chr|6|26|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.26" />
<sup>26</sup> Kur qielli do të jetë i mbyllur dhe nuk do të ketë shi sepse kanë mëkatuar kundër teje, në qoftë se ata luten të drejtuar nga ky vend, në qoftë se lavdërojnë emrin tënd dhe heqin dorë nga mëkati i tyre sepse i ke përulur,
<scripture passage="iiChr 6:27" parsed="|2Chr|6|27|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.27" />
<sup>27</sup> ti dëgjo nga qielli, fale mëkatin e shërbëtorëve të tu dhe të popullit tënd, të Izraelit, duke u mësuar rrugën e mirë nëpër të cilën duhet të ecin, dhe dërgo shiun mbi tokën që i ke dhënë si trashëgimi popullit tënd.
<scripture passage="iiChr 6:28" parsed="|2Chr|6|28|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.28" />
<sup>28</sup> Kur në vend do të ketë zi buke apo murtajë, ndryshk ose blozë, dyndje karkalecash dhe krimbash, kur armiku do t'i rrethojë në vendin e tyre, o në qytetet e tyre, kur do të pëlcasë një fatkeqësi ose një epidemi çfarëdo,
<scripture passage="iiChr 6:29" parsed="|2Chr|6|29|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.29" />
<sup>29</sup> çdo lutje, çdo kërkesë për falje që do të të drejtohet nga çfarëdo individ apo nga tërë populli yt i Izraelit, kur secili ka pranuar plagën e tij dhe dhimbjen e tij dhe ka zgjatur duart e tij ndaj këtij tempulli,
<scripture passage="iiChr 6:30" parsed="|2Chr|6|30|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.30" />
<sup>30</sup> ti dëgjo nga qielli, vend i banesës sate, dhe fali; dhe jepi secilit sipas sjelljes së vet, ti që njeh zemrën e secilit (vetëm ti në të vërtetë njeh zemrën e bijve të njerëzve),
<scripture passage="iiChr 6:31" parsed="|2Chr|6|31|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.31" />
<sup>31</sup> me qëllim që ata të të kenë frikë dhe të ecin në rrugët e tua për gjithë kohën që do të jetojnë në vendin që u ke dhënë etërve tanë.
<scripture passage="iiChr 6:32" parsed="|2Chr|6|32|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.32" />
<sup>32</sup> Kur i huaji, që nuk i përket popullit të Izraelit, do të vijë nga një vend i largët për shkak të emrit tënd të madh, të dorës sate të fuqishme dhe të krahut tënd të shtrirë, kur do të vijë të të lutet duke u kthyer nga ky tempull,
<scripture passage="iiChr 6:33" parsed="|2Chr|6|33|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.33" />
<sup>33</sup> ti dëgjo nga qielli, nga vendi i banesës sate, dhe jepi të huajit ato që të kërkon, me qëllim që tërë popujt e tokës të njohin emrin tënd dhe të kenë frikë nga ti, ashtu si bën populli yt i Izraelit,  dhe të dinë që emri yt përmendet në këtë  tempull që kam ndërtuar.
<scripture passage="iiChr 6:34" parsed="|2Chr|6|34|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.34" />
<sup>34</sup> Kur populli yt do të hyjë në luftë kundër armiqve të tij duke ndjekur rrugën nëpër të cilën e dërgove, në rast se të luten duke u drejtuar ndaj këtij qyteti që ti ke zgjedhur dhe ndaj tempullit që unë kam ndërtuar në emrin tënd,
<scripture passage="iiChr 6:35" parsed="|2Chr|6|35|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.35" />
<sup>35</sup> dëgjo nga qielli lutjen dhe kërkesën për falje dhe përkrah çështjen e tyre.
<scripture passage="iiChr 6:36" parsed="|2Chr|6|36|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.36" />
<sup>36</sup> Kur do të kryejnë mëkate kundër teje (sepse nuk ka njeri që të mos kryejë mëkate) dhe ti, i zemëruar kundër tyre, do t'i braktisësh në dorë të armiqve që do t'i internojnë në një vend të largët ose të afërt,
<scripture passage="iiChr 6:37" parsed="|2Chr|6|37|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.37" />
<sup>37</sup> në qoftë se në vendin ku janë internuar vijnë në vete, kthehen ndaj teje dhe të luten fort në vendin e robërisë së tyre, duke thënë: "Kemi kryer mëkate, kemi vepruar padrejtësisht, kemi bërë të keqen",
<scripture passage="iiChr 6:38" parsed="|2Chr|6|38|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.38" />
<sup>38</sup> në rast se kthehen me gjithë zemër dhe me tërë shpirt në vendin e robërisë së tyre ku janë shpërngulur dhe të luten duke u drejtuar ndaj vendit të tyre, ndaj qytetit që ti ke zgjedhur dhe tempullit që kam ndërtuar në emrin tënd,
<scripture passage="iiChr 6:39" parsed="|2Chr|6|39|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.39" />
<sup>39</sup> dëgjo nga qielli, vend i banesës sate, lutjen dhe stërlutjen e tyre, përkrah çështjen e tyre dhe fale popullin tënd që ka mëkatuar kundër teje!
<scripture passage="iiChr 6:40" parsed="|2Chr|6|40|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.40" />
<sup>40</sup> Tani, o Perëndia im, mbaj sytë hapur dhe dëgjo me vëmendje lutjen që bëhet në këtë vend!
<scripture passage="iiChr 6:41" parsed="|2Chr|6|41|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.41" />
<sup>41</sup> Tani, pra, çohu, o Zot Perëndi, dhe eja në vendin e shlodhjes sate, ti dhe arka e forcës sate. Qofshin priftërinjtë e tu, o Zot Perëndi, të veshur me shpëtimin dhe u ngazëllofshin në mirësi shenjtorët e tu.
<scripture passage="iiChr 6:42" parsed="|2Chr|6|42|0|0" osisRef="Bible:2Chr.6.42" />
<sup>42</sup> O Zot Perëndi, mos e kthe fytyrën e të vajosurit tënd; mbaj mend favoret që i ke bërë Davidit, shërbëtorit tënd!".
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 7" progress="39.23%" prev="iiChr.6" next="iiChr.8" id="iiChr.7">
<h3 id="iiChr.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="iiChr.7-p1">
<scripture passage="iiChr 7:1" parsed="|2Chr|7|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.1" />
<sup>1</sup> Kur Salomoni mbaroi së luturi, nga qielli ra një zjarr që konsumoi olokaustin dhe flijimet dhe lavdia e Zotit mbushi tempullin.
<scripture passage="iiChr 7:2" parsed="|2Chr|7|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.2" />
<sup>2</sup> Priftërinjtë nuk mund të hynin në shtëpinë e Zotit, sepse lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiChr 7:3" parsed="|2Chr|7|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.3" />
<sup>3</sup> Tërë bijtë e Izraelit, kur panë që zjarri po zbriste dhe lavdia e Zotit po vendosej mbi tempullin, ranë përmbys me fytyrë mbi dysheme, duke adhuruar dhe lëvduar Zotin, "sepse është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon në përjetsi".
<scripture passage="iiChr 7:4" parsed="|2Chr|7|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.4" />
<sup>4</sup> Pastaj mbreti dhe tërë populli ofruan flijime përpara Zotit,
<scripture passage="iiChr 7:5" parsed="|2Chr|7|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.5" />
<sup>5</sup> mbreti Salomon ofroi si flijim njëzet e dy mijë lopë dhe njëqind e njëzet mijë dele. Kështu mbreti dhe tërë populli shenjtëruan shtëpinë e Perëndisë.
<scripture passage="iiChr 7:6" parsed="|2Chr|7|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.6" />
<sup>6</sup> Priftërinjtë kryenin detyrat e tyre, po kështu Levitët me veglat e tyre muzikore të kushtuara Zotit, që mbreti David kishte bërë për të lëvduar Zotin, "sepse mirësia e tij është e përjetshme", sa herë  që Davidi lëvdonte me anë të tyre. Priftërinjtë  u binin borive para tyre, ndërsa tërë Izraeli qëndronte në këmbë.
<scripture passage="iiChr 7:7" parsed="|2Chr|7|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.7" />
<sup>7</sup> Salomoni shenjtëroi pjesën qëndrore të oborrit që ishte përballë shtëpisë të Zotit; aty pikërisht ofroi olokauste dhe dhjamin e flijimeve të falenderimit, sepse altari prej bronzi që Salomoni kishte  bërë nuk i zinte dot olokaustet, blatimet e  ushqimit dhe dhjamin.
<scripture passage="iiChr 7:8" parsed="|2Chr|7|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.8" />
<sup>8</sup> Në atë kohë Salomoni kremtoi festën shtatë ditë dhe tërë Izraeli bashkë me të. Me Salomonin u bashkua një mori e madhe njerëzish të ardhur nga rrethinat e Hamathit deri në përroin e Egjiptit.
<scripture passage="iiChr 7:9" parsed="|2Chr|7|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.9" />
<sup>9</sup> Ditën e tetë bënë një mbledhje solemne, sepse kishin kremtuar kushtimin e altarit shtatë ditë dhe festën shtatë ditë të tjera.
<scripture passage="iiChr 7:10" parsed="|2Chr|7|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.10" />
<sup>10</sup> Ditën e njëzetetretë të muajit të shtatë ai e ktheu në çadrat e tij popullin tërë qejf dhe të gëzuar për të mirën që Zoti i kishte bërë Davidit, Salomonit dhe Izraelit, popullit të tij.
<scripture passage="iiChr 7:11" parsed="|2Chr|7|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.11" />
<sup>11</sup> Kështu Salomoni përfundoi shtëpinë e Zotit dhe pallatin mbretëror të tij, dhe arriti të mbarojë gjithshka që kishte në zemër për shtëpinë e Zotit dhe për shtëpinë e vet.
<scripture passage="iiChr 7:12" parsed="|2Chr|7|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Zoti iu shfaq natën Salomonit dhe i tha: "E plotësova lutjen tënde dhe zgjodha këtë vend për vete si shtëpi flijimesh.
<scripture passage="iiChr 7:13" parsed="|2Chr|7|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.13" />
<sup>13</sup> Kur do të mbyll qiellin dhe nuk do të ketë më shi, kur do të urdhëroj që karkalecat të gllabërojnë vendin, kur do t'i dërgoj murtajën popullit tim,
<scripture passage="iiChr 7:14" parsed="|2Chr|7|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.14" />
<sup>14</sup> në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t'i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij.
<scripture passage="iiChr 7:15" parsed="|2Chr|7|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.15" />
<sup>15</sup> Tani sytë e mi do të jenë të hapur dhe veshët e mi të vëmendshëm për lutjen e bërë në këtë vend,
<scripture passage="iiChr 7:16" parsed="|2Chr|7|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.16" />
<sup>16</sup> sepse tani kam zgjedhur dhe shenjtëruar këtë tempull, që emri im të mbetet aty përjetë; sytë dhe zemra ime do të jenë gjithnjë aty.
<scripture passage="iiChr 7:17" parsed="|2Chr|7|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.17" />
<sup>17</sup> Sa për ty, në qoftë se do të ecësh para meje ashtu si ka ecur Davidi, ati yt, duke kryer të gjitha ato që të kam urdhëruar, dhe në rast se do të respektosh statutet dhe dekretet e mia,
<scripture passage="iiChr 7:18" parsed="|2Chr|7|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.18" />
<sup>18</sup> do ta bëj të qëndrueshëm fronin e mbretërisë sate, ashtu siç jam marrë vesh me Davidin, atin tënd, duke thënë: "Nuk do të mungojë kurrë një njeri që të mbetërojë mbi Izraelin".
<scripture passage="iiChr 7:19" parsed="|2Chr|7|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.19" />
<sup>19</sup> Por në rast se do të drejtoheni gjetiu dhe do të braktisni statutet dhe urdhërimet e mia që ju kam vënë përpara dhe do të shkoni t'u shërbeni perëndive të tjera dhe të bini përmbys përpara tyre,
<scripture passage="iiChr 7:20" parsed="|2Chr|7|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.20" />
<sup>20</sup> atëherë do t'ju çrrënjos nga vendi im që ju kam dhënë dhe nuk do të jem më i pranishëm në këtë tempull që ia shenjtërova emrit tim, duke e bërë gazin dhe lojën e të gjithë popujve.
<scripture passage="iiChr 7:21" parsed="|2Chr|7|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.21" />
<sup>21</sup> Kushdo që do të kalojë pranë këtij tempulli aq të madhërishëm do të habitet dhe do të thotë: "Pse Zoti e ka trajtuar kështu këtë vend dhe këtë tempull?".
<scripture passage="iiChr 7:22" parsed="|2Chr|7|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.7.22" />
<sup>22</sup> Atëherë do t'i përgjigjen: "Sepse kanë braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tyre që i nxori nga vendi i Egjiptit, kanë pranuar perëndi të tjera, kanë rënë përmbys para tyre dhe u kanë shërbyer;  prandaj Zoti ka sjellë mbi ta tërë këtë  fatkeqësi"".
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 8" progress="39.33%" prev="iiChr.7" next="iiChr.9" id="iiChr.8">
<h3 id="iiChr.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="iiChr.8-p1">
<scripture passage="iiChr 8:1" parsed="|2Chr|8|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.1" />
<sup>1</sup> Njëzet vjet pasi Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit dhe pallatin mbretëror të tij,
<scripture passage="iiChr 8:2" parsed="|2Chr|8|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.2" />
<sup>2</sup> Salomoni rindërtoi qytetet që Hirami i kishte dhënë Salomonit dhe bëri që të banojnë në to bijtë e Izraelit.
<scripture passage="iiChr 8:3" parsed="|2Chr|8|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.3" />
<sup>3</sup> Salomoni marshoi pastaj kundër Hamath-Tsobahut dhe e pushtoi.
<scripture passage="iiChr 8:4" parsed="|2Chr|8|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.4" />
<sup>4</sup> Përveç kësaj rindërtoi Tadmorin në shkretëtirë dhe të gjitha qytetet e furnizimit që kishte ndërtuar në Hamath.
<scripture passage="iiChr 8:5" parsed="|2Chr|8|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.5" />
<sup>5</sup> Rindërtoi Beth-Horonin e sipërm dhe Beth-Horonin e poshtëm, qytete të fortifikuara me mure, porta dhe shufra,
<scripture passage="iiChr 8:6" parsed="|2Chr|8|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.6" />
<sup>6</sup> si edhe Baalathin dhe tërë qytetet e furnizimit që i përkisnin Salomonit, të gjitha qytetet e qerreve, qytetet e kalorësisë, me një fjalë të gjitha ato që i pëlqyen të ndërtojë në Jeruzalem, në Liban  dhe në tërë vendin që ndodhej nën sundimin  e tij.
<scripture passage="iiChr 8:7" parsed="|2Chr|8|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.7" />
<sup>7</sup> Tërë njerëzit e mbetur nga Hitejtë, nga Amorejtë, nga Perezejtë, nga Hivejtë dhe nga Jebusejtë, që nuk ishin nga Izraeli,
<scripture passage="iiChr 8:8" parsed="|2Chr|8|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.8" />
<sup>8</sup> (domethënë pasardhësit e tyre që kishin mbetur pas tyre në vend dhe që Izraelitët nuk kishin mundur t'i shkatërronin) Salomoni i rekrutoi për punë të detyrueshme deri ditën e sotme.
<scripture passage="iiChr 8:9" parsed="|2Chr|8|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.9" />
<sup>9</sup> Por nga bijtë e Izraelit Salomoni nuk përdori asnjë si shërbëtor për punimet e tij; këta ishin përkundrazi njerëzit e tij të luftës, krerët e udhëheqësve të tij dhe komandantët e qerreve dhe të kalorësisë së tij.
<scripture passage="iiChr 8:10" parsed="|2Chr|8|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.10" />
<sup>10</sup> Shefat e nënpunësve të mbretit Salomon që kontrollonin popullin ishin dyqind e pesëdhjetë.
<scripture passage="iiChr 8:11" parsed="|2Chr|8|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.11" />
<sup>11</sup> Por Salomoni bëri që vajza e Faraonit të ngjitej nga qyteti i Davidit në shtëpinë që kishte ndërtuar për të, sepse mendonte: "bashkëshortja ime nuk duhet të banojë në shtëpinë e Davidit, mbretit të  Izraelit, sepse vendet ku ka hyrë arka e  Zotit janë të shenjta".
<scripture passage="iiChr 8:12" parsed="|2Chr|8|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Salomoni i ofroi olokauste Zotit mbi altarin e Zotit, që ai kishte ndërtuar përpara portikut të tempullit;
<scripture passage="iiChr 8:13" parsed="|2Chr|8|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.13" />
<sup>13</sup> dhe e bënte këtë në bazë të numrit që kërkohej çdo ditë, duke i ofruar sipas urdhërimeve të Moisiut, të shtunave, kur kishte hënë të re dhe gjatë festave solemne, tri herë në vit, domethënë në festat  e bukëve të ndorme, në festat e javëve dhe  në festën e kasolleve.
<scripture passage="iiChr 8:14" parsed="|2Chr|8|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.14" />
<sup>14</sup> Duke iu përmbajtur normave të Davidit, atit të tij, ai vendosi klasat e priftërinjve për shërbimin e tyre, Levitët në funksionet e tyre (të lëvdojnë Zotin dhe të shërbejnë para priftërinjve) sipas  detyrave të përditshme, dhe derëtarët sipas  klasave të tyre në çdo portë, sepse kështu kishte urdhëruar Davidi, njeriu i Perëndisë.
<scripture passage="iiChr 8:15" parsed="|2Chr|8|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.15" />
<sup>15</sup> Ata nuk u larguan nga urdhëri i mbretit, që u ishte dhënë priftërinjve dhe Levitëve, për çdo gjë dhe për thesaret.
<scripture passage="iiChr 8:16" parsed="|2Chr|8|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.16" />
<sup>16</sup> Tërë puna e Salomonit ishte e organizuar mirë nga dita që u hodhën themelet e shtëpisë të Zotit deri sa kjo mbaroi. Kështu shtëpia e Zotit u përfundua.
<scripture passage="iiChr 8:17" parsed="|2Chr|8|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.17" />
<sup>17</sup> Atëherë mbreti Salomon shkoi në Etsion-Geber dhe në Elath mbi bregun e detit, në vendin e Edomit.
<scripture passage="iiChr 8:18" parsed="|2Chr|8|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.8.18" />
<sup>18</sup> Hirami me anë të shërbëtorëve të tij i dërgoi anije dhe shërbëtorë që njihnin detin. Këta shkuan me shërbëtorët e Salomonit në Ofir, morën aty katërqind e pesëdhjetë talenta ari dhe ia çuan mbretit Salomon.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 9" progress="39.40%" prev="iiChr.8" next="iiChr.10" id="iiChr.9">
<h3 id="iiChr.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="iiChr.9-p1">
<scripture passage="iiChr 9:1" parsed="|2Chr|9|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.1" />
<sup>1</sup> Kur mbretëresha e Shebës dëgjoi të flitet për famën e Salomonit, ajo vajti në Jeruzalem për ta vënë në provë Salomonin me pyetje të vështira, e shoqëruar nga shumë njerëz, me deve të ngarkuara me
<scripture passage="iiChr 9:2" parsed="|2Chr|9|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.2" />
<sup>2</sup> Salomoni iu përgjigj të gjitha pyetjeve të saj, dhe nuk pati asnjë gjë të fshehur për Salomonin që ai nuk dinte ta shpjegonte.
<scripture passage="iiChr 9:3" parsed="|2Chr|9|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.3" />
<sup>3</sup> Kur mbretëresha e Shebës pa diturinë e Salomonit dhe shtëpinë që kishte ndërtuar,
<scripture passage="iiChr 9:4" parsed="|2Chr|9|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.4" />
<sup>4</sup> gjellërat e tryezës së tij, banesat e shërbëtorëve të tij, shërbimin e kamerierëve të tij dhe rrobat e tyre, kupëmbajtësit e tij dhe rrobat e tyre, si dhe olokaustet që ai ofronte në shtëpinë e Zotit, ajo mbeti e mahnitur.
<scripture passage="iiChr 9:5" parsed="|2Chr|9|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.5" />
<sup>5</sup> Pastaj i tha mbretit: "Ishte, pra, e vërtetë ajo që kisha dëgjuar në vendin tim përsa u përket fjalëve të tua dhe diturisë sate.
<scripture passage="iiChr 9:6" parsed="|2Chr|9|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.6" />
<sup>6</sup> Por nuk u besova këtyre gjërave deri sa erdha vetë dhe i pashë me sytë e mi; e mirë, pra, nuk më kishin thënë as gjysmën e vëllimit të diturisë sate. Ti e kalon famën që kisha dëgjuar të flitet.
<scripture passage="iiChr 9:7" parsed="|2Chr|9|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.7" />
<sup>7</sup> Lum njerëzit e tu, lum këta shërbëtorë të tu që rrinë gjithnjë para teje dhe dëgjojnë diturinë tënde!
<scripture passage="iiChr 9:8" parsed="|2Chr|9|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.8" />
<sup>8</sup> Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia yt, që të deshi, dhe të vuri mbi fronin e tij si mbret për Zotin, Perëndinë tënd! Duke qenë se Perëndia yt e do Izraelin dhe do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë, të ka vendosur  si mbret mbi të që të ushtrosh gjykime  dhe drejtësi".
<scripture passage="iiChr 9:9" parsed="|2Chr|9|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.9" />
<sup>9</sup> Pastaj ajo i fali mbretit njëqind e njëzet talenta ari dhe një sasi të madhe aromash dhe gurësh të çmuar. Nuk pati kurrë më aroma si ato që mbretëresha e Shebës i dha mbretit Salomon.
<scripture passage="iiChr 9:10" parsed="|2Chr|9|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.10" />
<sup>10</sup> Shërbëtorët e Hiramit dhe shërbëtorët e Salomonit që mbartnin ar nga Ofiri, suallën edhe dru santali dhe gurë të çmuar;
<scripture passage="iiChr 9:11" parsed="|2Chr|9|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.11" />
<sup>11</sup> me drurin e santalit mbreti bëri shkallë për shtëpinë e Zotit dhe për pallatin mbretëror të tij; ai bëri gjithashtu qeste dhe harpa për këngëtarët. Asnjë vegël si këto nuk ishte parë më përpara në vendin e Judës.
<scripture passage="iiChr 9:12" parsed="|2Chr|9|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.12" />
<sup>12</sup> Mbreti Salomon i dha mbretëreshës së Shebas të gjithë gjërat e dëshiruara që ajo kërkoi, shumë më tepër nga ato që ajo i kishte sjellë mbretit. Pastaj ajo u kthye, duke shkuar me shërbëtorët e saj në vendin e vet.
<scripture passage="iiChr 9:13" parsed="|2Chr|9|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.13" />
<sup>13</sup> Pesha e arit që Salomoni merrte çdo vit ishte gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë talenta ari,
<scripture passage="iiChr 9:14" parsed="|2Chr|9|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.14" />
<sup>14</sup> përveç atij që merrte nga tregtarët; edhe tërë mbretërit e Arabisë dhe qeveritarët e vendit i sillnin Salomonit ar dhe argjend.
<scripture passage="iiChr 9:15" parsed="|2Chr|9|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.15" />
<sup>15</sup> Mbreti Salomon urdhëroi të bëhen dyqind mburoja të mëdha prej ari të rrahur, duke përdorur për secilën prej tyre gjashtëqind sikla ari të rrahur,
<scripture passage="iiChr 9:16" parsed="|2Chr|9|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.16" />
<sup>16</sup> dhe treqind mburoja prej ari të rrahur, për secilën prej tyre përdori treqind sikla ari; pastaj mbreti i vendosi në pallatin e pyllit të Libanit.
<scripture passage="iiChr 9:17" parsed="|2Chr|9|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.17" />
<sup>17</sup> Mbreti bëri gjithashtu një fron të madh prej fildishi, që e veshi me ar të kulluar.
<scripture passage="iiChr 9:18" parsed="|2Chr|9|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.18" />
<sup>18</sup> Froni kishte shtatë shkallëza dhe një stol prej ari, që ishin të lidhura me fronin; kishte krahë në anët e fronit dhe dy luanë rrinin pranë krahëve.
<scripture passage="iiChr 9:19" parsed="|2Chr|9|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.19" />
<sup>19</sup> Dymbëdhjetë luanë rrinin në të dy anët e skajeve të gjashtë shkallëzave. Asgjë e tillë nuk ishte bërë në një mbretëri tjetër.
<scripture passage="iiChr 9:20" parsed="|2Chr|9|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.20" />
<sup>20</sup> Të gjitha kupat për pijet e mbretit Salomon ishin prej ari, madje edhe ato të pallatit të pyllit të Libanit ishin prej ari të kulluar. Në kohën e Salomonit argjendi në të vërtetë nuk kishte asnjë vlerë.
<scripture passage="iiChr 9:21" parsed="|2Chr|9|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.21" />
<sup>21</sup> Sepse anijet e mbretit shkonin në Tarshish me shërbëtorët e Hiramit; dhe një herë çdo tre vjet vinin anijet e Tarshishit, duke sjellë ar, argjend, fildish, majmunë dhe pallonj.
<scripture passage="iiChr 9:22" parsed="|2Chr|9|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.22" />
<sup>22</sup> Kështu mbreti Salomon ua kaloi për pasuri dhe dituri tërë mbretërve të dheut.
<scripture passage="iiChr 9:23" parsed="|2Chr|9|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.23" />
<sup>23</sup> Tërë mbretërit e dheut kërkonin praninë e Salomonit për të dëgjuar diturinë që Perëndia i kishte vënë në zemër.
<scripture passage="iiChr 9:24" parsed="|2Chr|9|24|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.24" />
<sup>24</sup> Secili prej tyre i çonte dhuratën e vet: sende argjendi, sende ari, rroba, armë, aroma, kuaj dhe mushka, një sasi të caktuar çdo vit.
<scripture passage="iiChr 9:25" parsed="|2Chr|9|25|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.25" />
<sup>25</sup> Salomoni kishte katër mijë stalla për kuajt dhe për qerret dhe dymbëdhjetë mijë kalorës, që i shpërndau në qytetet për qerret dhe në Jeruzalem pranë tij.
<scripture passage="iiChr 9:26" parsed="|2Chr|9|26|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.26" />
<sup>26</sup> Kështu ai sundoi mbi tërë mbretërit nga Lumi deri në vendin e Filistejve dhe në kufi me Egjiptin.
<scripture passage="iiChr 9:27" parsed="|2Chr|9|27|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.27" />
<sup>27</sup> Mbreti veproi në mënyrë të tillë që në Jeruzalem argjendi të ishte i rëndomtë si gurët dhe kedrat të bollshëm si fiku i Egjiptit në fusha.
<scripture passage="iiChr 9:28" parsed="|2Chr|9|28|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.28" />
<sup>28</sup> Salomonit i sillnin kuaj nga Egjipti dhe nga të gjitha vendet.
<scripture passage="iiChr 9:29" parsed="|2Chr|9|29|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.29" />
<sup>29</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Salomonit, nga të parat deri në të fundit, a nuk janë vallë të shkruara në librin e Nathanit, profetit, në profecinë e Ahijahut nga Shilohu dhe në vegimet e Idos, shikuesit, mbi Jeroboamin, birin e Nebatit?
<scripture passage="iiChr 9:30" parsed="|2Chr|9|30|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.30" />
<sup>30</sup> Salomoni mbretëroi në Jeruzalem mbi tërë Izraelin dyzet vjet.
<scripture passage="iiChr 9:31" parsed="|2Chr|9|31|0|0" osisRef="Bible:2Chr.9.31" />
<sup>31</sup> Pastaj Salomoni pushoi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në qytetin e Davidit, atit të tij. Në vend të tij mbretëroi i biri, Roboami.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 10" progress="39.51%" prev="iiChr.9" next="iiChr.11" id="iiChr.10">
<h3 id="iiChr.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="iiChr.10-p1">
<scripture passage="iiChr 10:1" parsed="|2Chr|10|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.1" />
<sup>1</sup> Roboami shkoi në Sikem, sepse tërë Izraeli kishte ardhur në Sikem për ta bërë mbret.
<scripture passage="iiChr 10:2" parsed="|2Chr|10|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.2" />
<sup>2</sup> Kur Jeroboami, bir i Nebatit, e mësoi këtë (ai ishte akoma në Egjipt ku kishte ikur larg pranisë së mbretit Salomon), Jeroboami u kthye nga Egjipti.
<scripture passage="iiChr 10:3" parsed="|2Chr|10|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.3" />
<sup>3</sup> Prandaj dërguan ta thërrasin. Kështu Jeroboami dhe tërë Izraeli erdhën t'i flasin Roboamit dhe i thanë:
<scripture passage="iiChr 10:4" parsed="|2Chr|10|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.4" />
<sup>4</sup> "Ati yt e ka bërë zgjedhën tonë të rëndë; tani ti lehtësoje robërinë e fortë të atit tënd dhe zgjedhën e rëndë që ai na ka imponuar, dhe ne do të të shërbejmë".
<scripture passage="iiChr 10:5" parsed="|2Chr|10|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.5" />
<sup>5</sup> Ai u përgjigj kështu: "Kthehuni tek unë pas tri ditësh". Pastaj populli iku.
<scripture passage="iiChr 10:6" parsed="|2Chr|10|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.6" />
<sup>6</sup> Atëherë mbreti Roboam u këshillua me pleqtë që kishin qenë në shërbim të atit të tij, Salomonit, kur ishte i gjallë, dhe i tha: "Çfarë më këshilloni t'i them këtij populli?".
<scripture passage="iiChr 10:7" parsed="|2Chr|10|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.7" />
<sup>7</sup> Ata i folën duke thënë: "Në rast se tregohesh dashamirës me këtë popull dhe e kënaq, duke u dhënë atyre një përgjigje të favorshme, ata do të jenë shërbëtorë të tu përgjithmon".
<scripture passage="iiChr 10:8" parsed="|2Chr|10|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.8" />
<sup>8</sup> Por Roboami hodhi poshtë këshillën e dhënë nga pleqtë dhe u konsultua me të rinjtë që ishin rritur me të dhe ishin në shërbim të tij,
<scripture passage="iiChr 10:9" parsed="|2Chr|10|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.9" />
<sup>9</sup> dhe u tha atyre: "Çfarë më këshilloni t'i përgjigjem këtij populli që më foli duke thënë: "Lehtësoje zgjedhën e vënë nga ati yt?"".
<scripture passage="iiChr 10:10" parsed="|2Chr|10|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.10" />
<sup>10</sup> Atëherë të rinjtë që ishin rritur me të i folën, duke thënë: "Kështu do t'i përgjigjesh këtij populli që të është drejtuar ty duke thënë: "Ati yt e ka bërë të rëndë zgjedhën tonë; tani lehtësoje atë".  Kështu do t'u thuash atyre: "Gishti im i  vogël është më i trashë se sa ijet e atit tim;
<scripture passage="iiChr 10:11" parsed="|2Chr|10|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.11" />
<sup>11</sup> prandaj në qoftë se ati im ju ka vënë një zgjedhë të rëndë, unë do ta bëj atë edhe më të rëndë; në qoftë se ati im ju ka ndëshkuar me fshikull, unë do t'ju dënoj me kamxhik"".
<scripture passage="iiChr 10:12" parsed="|2Chr|10|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.12" />
<sup>12</sup> Pas tri ditëve, Jeroboami dhe tërë populli erdhën te Roboami, ashtu si kishte urdhëruar mbreti, duke thënë: "Kthehuni tek unë pas tri ditësh".
<scripture passage="iiChr 10:13" parsed="|2Chr|10|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.13" />
<sup>13</sup> Mbreti iu përgjigj atyre rëndë: kështu mbreti Roboam, duke hedhur poshtë këshillën e dhënë nga pleqtë,
<scripture passage="iiChr 10:14" parsed="|2Chr|10|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.14" />
<sup>14</sup> u foli atyre sipas këshillës së dhënë nga të rinjtë, duke thënë: "Ati im e ka bërë të rëndë zgjedhën tuaj, por unë do ta bëj edhe më të rëndë; ati im ju ka ndëshkuar me fshikull, unë do t'ju dënoj me kamxhik".
<scripture passage="iiChr 10:15" parsed="|2Chr|10|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.15" />
<sup>15</sup> Kështu mbreti nuk e dëgjoi popullin, sepse zhvillimi i ngjarjeve varej nga Perëndia, me qëllim që Zoti ta çonte në vend fjalën e tij, që ia kishte drejtuar Jeroboamit, birit të Nebatit, me anë të Ahijahut nga Shilohu.
<scripture passage="iiChr 10:16" parsed="|2Chr|10|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.16" />
<sup>16</sup> Kur tërë Izraeli pa që mbreti nuk e dëgjonte, iu përgjigj mbretit duke thënë: "Çfarë pjese kemi ne nga Davidi? Nuk kemi asnjë trashëgimi nga biri i Isait! Secili në çadrën e vet, o Izrael! Tani kujdesohu  për shtëpinë tënde, o David!". Kështu  tërë Izraeli shkoi në çadrat e veta.
<scripture passage="iiChr 10:17" parsed="|2Chr|10|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.17" />
<sup>17</sup> Por mbi bijtë e Izraelit që banonin në qytetin e Judës mbretëroi Roboami.
<scripture passage="iiChr 10:18" parsed="|2Chr|10|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.18" />
<sup>18</sup> Mbreti Roboam dërgoi Hadoramin, të ngarkuarin me haraçet, por bijtë e Izraelit e vranë me gurë dhe ai vdiq. Atëherë mbreti Roboam u shpejtua të hipë mbi një qerre për të ikur me vrap në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 10:19" parsed="|2Chr|10|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.10.19" />
<sup>19</sup> Kështu Izraeli ka qenë rebel ndaj shtëpisë së Davidit deri ditën e sotme.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 11" progress="39.58%" prev="iiChr.10" next="iiChr.12" id="iiChr.11">
<h3 id="iiChr.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="iiChr.11-p1">
<scripture passage="iiChr 11:1" parsed="|2Chr|11|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.1" />
<sup>1</sup> Roboami, me të arritur në Jeruzalem, thirri shtëpinë e Judës dhe të Beniaminit, njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarë të zgjedhur, për të luftuar kundër Izraelit dhe për t'i kthyer kështu mbretërinë Roboamit.
<scripture passage="iiChr 11:2" parsed="|2Chr|11|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.2" />
<sup>2</sup> Por fjala e Zotit iu drejtua kështu Shemajahut, njeriu i Perëndisë, duke thënë:
<scripture passage="iiChr 11:3" parsed="|2Chr|11|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.3" />
<sup>3</sup> "Foli Roboamit, birit të Salomonit, mbretit të Judës, dhe tërë Izraelit në Judë dhe në Beniamin, dhe u thuaj atyre:
<scripture passage="iiChr 11:4" parsed="|2Chr|11|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.4" />
<sup>4</sup> Kështu flet Zoti: "Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve tuaj. Secili të kthehet në shtëpinë e vet, sepse kjo gjë vjen nga unë"". Atëherë ata iu bindën fjalës të Zotit dhe u kthyen prapa pa dalë kundër Jeroboamit.
<scripture passage="iiChr 11:5" parsed="|2Chr|11|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.5" />
<sup>5</sup> Roboami banoi në Jeruzalem dhe ndërtoi disa qytete për mbrojtje në Judë.
<scripture passage="iiChr 11:6" parsed="|2Chr|11|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.6" />
<sup>6</sup> Ai ndërtoi Betlemin, Etamin, Tekoan,
<scripture passage="iiChr 11:7" parsed="|2Chr|11|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.7" />
<sup>7</sup> Beth-Tsurin, Sokon, Adulamin,
<scripture passage="iiChr 11:8" parsed="|2Chr|11|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.8" />
<sup>8</sup> Gathin, Mareshahun, Zifin,
<scripture passage="iiChr 11:9" parsed="|2Chr|11|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.9" />
<sup>9</sup> Adoraimin, Lakishin, Azkahun,
<scripture passage="iiChr 11:10" parsed="|2Chr|11|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.10" />
<sup>10</sup> Tsorahun, Ajalonin dhe Hebronin, që u bënë qytete të fortifikuara në Judë dhe në Beniamin.
<scripture passage="iiChr 11:11" parsed="|2Chr|11|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.11" />
<sup>11</sup> Përforcoi fortesat dhe vendosi komandantë dhe depo ushqimesh, vaji dhe vere.
<scripture passage="iiChr 11:12" parsed="|2Chr|11|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.12" />
<sup>12</sup> Në çdo qytet vendosi mburoja dhe shtiza dhe i bëri jashtëzakonisht të forta. Kështu ai pati me vete Judën dhe Beniaminin.
<scripture passage="iiChr 11:13" parsed="|2Chr|11|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.13" />
<sup>13</sup> Përveç kësaj nga të gjitha territoret e tyre priftërinjtë dhe Levitët e tërë Izraelit morën anën e tij.
<scripture passage="iiChr 11:14" parsed="|2Chr|11|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.14" />
<sup>14</sup> Në të vërtetë Levitët braktisën tokat e tyre për kullotë dhe pronat e tyre dhe shkuan në Judë dhe në Jeruzalem, sepse Jeroboami me bijtë e tij i kishte përzënë nga shërbimi si priftërinj të Zotit,
<scripture passage="iiChr 11:15" parsed="|2Chr|11|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.15" />
<sup>15</sup> dhe kishte caktuar priftërinj për vendet e larta, për demonët dhe për viçat që kishte bërë.
<scripture passage="iiChr 11:16" parsed="|2Chr|11|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.16" />
<sup>16</sup> Mbas Levitëve ata nga gjithë fiset e Izraelit që kishin vendosur në zemër të tyre të kërkonin Zotin, Perëndinë e Izraelit, vajtën në Jeruzalem për t'i ofruar flijime Zotit, Perëndisë të etërve të tyre.
<scripture passage="iiChr 11:17" parsed="|2Chr|11|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.17" />
<sup>17</sup> Kështu e përforcuan mbretërinë e Judës dhe e bënë të qëndrushëm për tre vjet Roboamin, birin e Salomonit, sepse për tre vjet ndoqën rrugën e Davidit dhe të Salomonit.
<scripture passage="iiChr 11:18" parsed="|2Chr|11|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.18" />
<sup>18</sup> Roboami mori për grua Mahalathën, bijën e Jerimothit, birit të Davidit dhe i Abihajlit, bijës së Eliabit që ishte bir i Isait.
<scripture passage="iiChr 11:19" parsed="|2Chr|11|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.19" />
<sup>19</sup> Ajo i lindi fëmijët Jeush, Shemariah dhe Zaaham.
<scripture passage="iiChr 11:20" parsed="|2Chr|11|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.20" />
<sup>20</sup> Mbas asaj mori për grua Maakahën, bijën e Absalomit, e cila i lindi Abijahun, Atain, Zizan dhe Shelomithin.
<scripture passage="iiChr 11:21" parsed="|2Chr|11|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.21" />
<sup>21</sup> Roboami e donte Maakahën, bijën e Absalomit, më tepër se të gjitha bashkëshortet e konkubinat e tij (ai mori tetëmbëdhjetë bashkëshorte dhe shtatëdhjetë konkubina dhe i lindën njëzet e tetë djem dhe gjashtëdhjetë vajza).
<scripture passage="iiChr 11:22" parsed="|2Chr|11|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.22" />
<sup>22</sup> Roboami e caktoi Abijahun, birin e Maakahës, si të parë që të ishte princ midis vëllezërve të tij, sepse mendonte ta bënte mbret.
<scripture passage="iiChr 11:23" parsed="|2Chr|11|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.11.23" />
<sup>23</sup> Ai veproi me zgjuarsi dhe i shpërndau disa nga bijtë e tij në të gjitha vendet e Judës dhe të Beniaminit, në të gjitha qytetet e fortifikuara; u dha atyre ushqime me shumicë dhe kërkoi për ta shumë bashkëshorte.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 12" progress="39.65%" prev="iiChr.11" next="iiChr.13" id="iiChr.12">
<h3 id="iiChr.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="iiChr.12-p1">
<scripture passage="iiChr 12:1" parsed="|2Chr|12|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.1" />
<sup>1</sup> Mbas forcimit të mbretërisë dhe të pushtetit të tij, Roboami braktisi ligjin e Zotit bashkë me tërë Izraelin.
<scripture passage="iiChr 12:2" parsed="|2Chr|12|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.2" />
<sup>2</sup> Në vitin e pestë të mbretit Roboam, Shishaku, mbret i Egjiptit, doli kundër Jeruzalemit (sepse ata kishin kryer mëkate kundër Zotit),
<scripture passage="iiChr 12:3" parsed="|2Chr|12|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.3" />
<sup>3</sup> me njëmijë e dyqind qerre dhe gjashtëdhjetë mijë kalorës; dhe bashkë me të erdhi nga Egjipti një popull i pallogaritshëm: Libianë, Sukej dhe Etiopias.
<scripture passage="iiChr 12:4" parsed="|2Chr|12|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.4" />
<sup>4</sup> Ai pushtoi qytetet e fortifikuara që ishin pronë e Judës dhe arriti deri në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 12:5" parsed="|2Chr|12|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.5" />
<sup>5</sup> Atëherë profeti Shemajah shkoi te Roboami dhe te krerët e Judës, që ishin mbledhur në Jeruzalem nga frika e Shishakut, dhe u tha atyre: "Kështu thotë Zoti: "Ju më kini braktisur, prandaj edhe unë ju braktis në duart e Shishakut"".
<scripture passage="iiChr 12:6" parsed="|2Chr|12|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.6" />
<sup>6</sup> Atëherë princat e Izraelit dhe mbreti u përulën dhe thanë: "Zoti është i drejtë".
<scripture passage="iiChr 12:7" parsed="|2Chr|12|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.7" />
<sup>7</sup> Kur Zoti pa që ata ishin përulur, fjala e Zotit iu drejtua Shemajahut, duke i thënë: "Me qenë se ata u përulën, unë nuk do t'i shkatërroj, por do t'ju jap pas pak çlirimin dhe zemërimi im nuk do të kthehet kundër Jeruzalemit nëpërmjet Shishakut.
<scripture passage="iiChr 12:8" parsed="|2Chr|12|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.8" />
<sup>8</sup> Megjithatë do t'i nënshtrohen atij, kështu do të njohin nga përvoja ç'do të thotë të më shërbesh mua dhe t'u shërbesh mbretërive të kombeve".
<scripture passage="iiChr 12:9" parsed="|2Chr|12|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.9" />
<sup>9</sup> Kështu Shishaku, mbret i Egjiptit, u sul kundër Jeruzalemit dhe mori me vete thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror; mori me vete çdo gjë; mori edhe mburojat prej ari që kishte bërë Salomoni.
<scripture passage="iiChr 12:10" parsed="|2Chr|12|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.10" />
<sup>10</sup> Dhe në vend të tyre mbreti Roboam bëri mburoja prej bronzi dhe ua besoi ruajtjen e tyre kapitenëve të rojeve që ruanin portën e shtëpisë së mbretit.
<scripture passage="iiChr 12:11" parsed="|2Chr|12|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.11" />
<sup>11</sup> Sa herë që mbreti hynte në shtëpinë e Zotit, rojet shkonin dhe i merrnin dhe pastaj i çonin përsëri në sallën e rojeve.
<scripture passage="iiChr 12:12" parsed="|2Chr|12|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.12" />
<sup>12</sup> Me qenë se Roboami ishte përulur, zemërimi i Zotit u hoq nga ai dhe nuk e shkatërroi plotësisht; në Judë kishte akoma gjëra të mira.
<scripture passage="iiChr 12:13" parsed="|2Chr|12|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.13" />
<sup>13</sup> Kështu mbreti Roboam u përforcua në Jeruzalem dhe vazhdoi të mbretërojë. Kur filloi të mbretërojë, Roboami ishte dyzet e një vjeç, dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem, qyteti që Zoti
<scripture passage="iiChr 12:14" parsed="|2Chr|12|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.14" />
<sup>14</sup> Ai veproj keq, sepse nuk u vu me zemrën e tij në kërkim të Zotit.
<scripture passage="iiChr 12:15" parsed="|2Chr|12|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.15" />
<sup>15</sup> Bëmat e Roboamit, nga të parat deri në të fundit, a nuk janë vallë të shkruara në analet e profetit Shemajah dhe të shikuesit Ido, sipas gjenealogjive? Pati luftra të vazhdueshme midis Roboamit dhez Jeroboamit.
<scripture passage="iiChr 12:16" parsed="|2Chr|12|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.12.16" />
<sup>16</sup> Pastaj Roboami pushoi bashkë me etërit e tij dhe u varros në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Abijahu.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 13" progress="39.71%" prev="iiChr.12" next="iiChr.14" id="iiChr.13">
<h3 id="iiChr.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="iiChr.13-p1">
<scripture passage="iiChr 13:1" parsed="|2Chr|13|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërisë së Jeroboamit, Abijahu filloi të mbretërojë në Judë.
<scripture passage="iiChr 13:2" parsed="|2Chr|13|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.2" />
<sup>2</sup> Ai mbretëroi tre vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Mikajah; ishte bija e Urielit nga Gibeahu. Pati luftë midis Abijahut dhe Jeroboamit.
<scripture passage="iiChr 13:3" parsed="|2Chr|13|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.3" />
<sup>3</sup> Abijahu u përgatit për betejën me një ushtri me luftëtarë trima, katërqind mijë njerëz të zgjedhur; edhe Jeroboami u radhit në rend beteje kundër tij me tetëqind mijë burra të zgjedhur, njerëz të fortë dhe trima.
<scripture passage="iiChr 13:4" parsed="|2Chr|13|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.4" />
<sup>4</sup> Duke qëndruar në malin e Tsemaraimit, që ndodhet në krahinën malore të Efraimit, Abijahu tha: "Më dëgjoni, Jeroboam dhe tërë Izraeli!
<scripture passage="iiChr 13:5" parsed="|2Chr|13|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.5" />
<sup>5</sup> A nuk e dini vallë që Zoti, Perëndia i Izraelit, ia ka dhënë për gjithnjë Davidit mbretërimin mbi Izrael, atij dhe bijve të tij, me një besëlidhje kripe?
<scripture passage="iiChr 13:6" parsed="|2Chr|13|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.6" />
<sup>6</sup> Megjithatë Jeroboami, bir i Nebatit, shërbëtor i Salomonit, birit të Davidit, u ngrit dhe u rebelua kundër zotërisë së tij.
<scripture passage="iiChr 13:7" parsed="|2Chr|13|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.7" />
<sup>7</sup> Rreth tij ishin mbledhur njerëz të neveritshëm dhe horra, që ishin bërë të fortë kundër Roboamit, birit të Salomonit, kur Roboami ishte i ri dhe pa përvojë, dhe nuk ishte mjaft i fortë sa t'u rezistonte atyre.
<scripture passage="iiChr 13:8" parsed="|2Chr|13|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.8" />
<sup>8</sup> Tani ju mendoni të mund t'i rezistoni mbretërisë të Zotit, që është në duart e bijve të Davidit, sepse jeni një shumicë e madhe dhe keni me vete viçat e artë që Jeroboami ka bërë për ju si perënditë tuaja.
<scripture passage="iiChr 13:9" parsed="|2Chr|13|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.9" />
<sup>9</sup> A nuk keni dëbuar vallë priftërinjtë e Zotit, bij të Aaronit, dhe Levitët dhe nuk jeni bërë priftërinj si popujt e vendeve të tjera? Kështu kushdo që vjen me një dem të vogël dhe me shtatë desh për  t'u shenjtëruar, mund të bëhet prift i atyre  që nuk janë perëndi.
<scripture passage="iiChr 13:10" parsed="|2Chr|13|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.10" />
<sup>10</sup> Sa për ne, Zoti është Perëndia ynë dhe ne nuk e kemi braktisur; priftërinjtë që i shërbejnë Zotit janë bij të Aaronit, ndërsa Levitët kryejnë detyrat e tyre.
<scripture passage="iiChr 13:11" parsed="|2Chr|13|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.11" />
<sup>11</sup> Çdo mëngjes e çdo mbrëmje ata i ofrojnë Zotit olokauste dhe temjan erëmirë; për më tepër ata i vendosin bukët e paraqitjes në një tryezë të pastër, dhe çdo mbrëmje ndezin shandanin e artë me llambat  e tij, sepse ne respektojmë urdhrin e Zotit,  Perëndisë tonë, por ju e keni braktisur.
<scripture passage="iiChr 13:12" parsed="|2Chr|13|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.12" />
<sup>12</sup> Dhe ja, vet Perëndia është me ne, mbi kryet tonë dhe priftërinjtë me buri kumbonjëse janë duke i rënë alarmit kundër jush. O bij të Izraelit, mos luftoni kundër Zotit, Perëndisë të etërve tuaj, sepse nuk do të keni sukses".
<scripture passage="iiChr 13:13" parsed="|2Chr|13|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.13" />
<sup>13</sup> Ndërkaq Jeroboami me një pritë u mori krahët për t'i sulmuar; kështu ndërsa ai ishte radhitur para Judës, ata të pritës ndodheshin prapa tyre.
<scripture passage="iiChr 13:14" parsed="|2Chr|13|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.14" />
<sup>14</sup> Kur ata të Judës u kthyen, vunë re që beteja i priste si nga përpara ashtu dhe nga prapa. Atëherë i klithën Zotit dhe priftërinjtë u ranë borive.
<scripture passage="iiChr 13:15" parsed="|2Chr|13|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.15" />
<sup>15</sup> Pastaj njerëzit e Judës lëshuan një britmë dhe, ndërsa njerëzit e Judës ulërinin, ndodhi që Perëndia goditi Jeroboamin dhe tërë Izraelin përpara Abijahut dhe Judës.
<scripture passage="iiChr 13:16" parsed="|2Chr|13|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.16" />
<sup>16</sup> Kështu bijtë e Izraelit ikën përpara Judës, dhe Perëndia i dorëzoi në duart e tij.
<scripture passage="iiChr 13:17" parsed="|2Chr|13|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.17" />
<sup>17</sup> Abijahu dhe njerëzit e tij i mundën keq; nga radhët e Izraelitëve ranë të vdekur pesëqind mijë luftëtarë të zgjedhur.
<scripture passage="iiChr 13:18" parsed="|2Chr|13|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.18" />
<sup>18</sup> Kështu në atë kohë bijtë e Izraelit u poshtëruan, ndërsa bijtë e Judës u përforcuan sepse ishin mbështetur tek Zoti, Perëndia i etërve të tyre.
<scripture passage="iiChr 13:19" parsed="|2Chr|13|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.19" />
<sup>19</sup> Abijahu e ndoqi Jeroboamin dhe i mori qytetet që vijojnë: Bethelin me fshatrat përreth, Jeshanahun me fshatrat përreth dhe Efraimin me fshatrat përreth.
<scripture passage="iiChr 13:20" parsed="|2Chr|13|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.20" />
<sup>20</sup> Kështu gjatë jetës së Abijahut, Jeroboami nuk e mblodhi më veten; pastaj Zoti e goditi dhe ai vdiq.
<scripture passage="iiChr 13:21" parsed="|2Chr|13|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.21" />
<sup>21</sup> Abijahu përkundrazi u bë i fuqishëm, mori katërmbëdhjetë gra dhe pati njëzet e dy djem dhe gjashtëmbëdhjetë vajza.
<scripture passage="iiChr 13:22" parsed="|2Chr|13|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.13.22" />
<sup>22</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Abijahut, sjellja dhe fjalët e tija janë përshkruar në kronikat e profetit Ido.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 14" progress="39.80%" prev="iiChr.13" next="iiChr.15" id="iiChr.14">
<h3 id="iiChr.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="iiChr.14-p1">
<scripture passage="iiChr 14:1" parsed="|2Chr|14|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.14.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Abijahun pushoi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Asa. Në kohën e tij vendi qe i qetë dhjetë vjet.
<scripture passage="iiChr 14:2" parsed="|2Chr|14|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.14.2" />
<sup>2</sup> Asa bëri atë që ishtë e mirë dhe e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë të tij.
<scripture passage="iiChr 14:3" parsed="|2Chr|14|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.14.3" />
<sup>3</sup> Ai hoqi nga vendi altarët e perëndive të huaj dhe vendet e larta, shkatërroi shtyllat e shenjta dhe i bëri copë-copë Asherimët.
<scripture passage="iiChr 14:4" parsed="|2Chr|14|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.14.4" />
<sup>4</sup> Përveç kësaj urdhëroi Judën të kërkojë Zotin, Perëndinë e etërve të tyre, dhe të zbatojë në praktikë ligjin dhe urdhërimet.
<scripture passage="iiChr 14:5" parsed="|2Chr|14|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.14.5" />
<sup>5</sup> Hoqi gjithashtu nga të gjitha qytetet e Judës vendet e larta dhe idhujt; dhe me të mbretëria njohu një periudhë qetësie.
<scripture passage="iiChr 14:6" parsed="|2Chr|14|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.14.6" />
<sup>6</sup> Ai ndërtoi qytete të fortifikuara në Judë, sepse vendi ishte i qetë. Në ato vite nuk pati asnjë luftë kundër tij, sepse Zoti i kishte dhënë qetësi.
<scripture passage="iiChr 14:7" parsed="|2Chr|14|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.14.7" />
<sup>7</sup> Ai u thoshte atyre të Judës: "Le t'i ndërtojmë këto qytete dhe t'i rrethojmë me mure, me kulla, me porta dhe shufra. Vendi është akoma në dispozicionin tonë, sepse kemi kërkuar Zotin, Perëndinë tonë;  ne e kemi kërkuar dhe ai na ka dhënë paqe  rreth e qark". Kështu ata iu vunë ndërtimit dhe u begatuan.
<scripture passage="iiChr 14:8" parsed="|2Chr|14|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.14.8" />
<sup>8</sup> Asa kishte një ushtri prej treqindmijë njerëzish nga Juda që mbanin ushta dhe mburoja, si dhe dyqind e tetëdhjetë mijë nga Beniamini që mbanin mburoja dhe gjuanin me hark; tërë këta ishin burra të fortë dhe trima.
<scripture passage="iiChr 14:9" parsed="|2Chr|14|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.14.9" />
<sup>9</sup> Kundër tyre doli Zerahu, Etiopasi, me një ushtri prej një milion burrash dhe me treqind qerre dhe arriti deri në Mareshah.
<scripture passage="iiChr 14:10" parsed="|2Chr|14|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.14.10" />
<sup>10</sup> Asa doli atëherë kundër tij dhe u vendosën në rend beteje në luginën e Tsefathahut pranë Mareshahut.
<scripture passage="iiChr 14:11" parsed="|2Chr|14|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.14.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Asa i klithi Zotit, Perëndisë të tij, dhe tha: "O Zot, nuk ka njeri veç teje që mund të ndihmojë në luftimet midis një të fuqishmi dhe atij që i mungon forca. Na ndihmo, o Zot, Perëndia ynë,  sepse ne mbështetemi te ti dhe dalim kundër  kësaj shumice në emrin tënd. O Zot, ti je Perëndia ynë; mos lejo që njeriu të ta kalojë ty!".
<scripture passage="iiChr 14:12" parsed="|2Chr|14|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.14.12" />
<sup>12</sup> Kështu Zoti goditi Etiopasit përpara Asas dhe përpara Judës, dhe Etiopasit ua mbathën këmbëve.
<scripture passage="iiChr 14:13" parsed="|2Chr|14|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.14.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Asa dhe njerëzit që ishin me të i ndoqën deri në Gherar. Prandaj Etiopasit u mundën, prej tyre nuk mbeti asnjë i gjallë, sepse ata u shkatërruan përpara Zotit dhe ushtrisë së tij. Dhe ata morën një plaçkë shumë të madhe.
<scripture passage="iiChr 14:14" parsed="|2Chr|14|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.14.14" />
<sup>14</sup> Pastaj sulmuan tërë qytetet rreth e qark Gherarit, sepse tmeri i Zotit i kishte zënë, dhe ata plaçkitën tërë qytetet në të cilat kishte plaçkë të madhe.
<scripture passage="iiChr 14:15" parsed="|2Chr|14|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.14.15" />
<sup>15</sup> Sulmuan gjithashtu vathët e bagëtive dhe morën me vete një numër të madh dhensh dhe devesh. Pastaj u kthyen në Jeruzalem.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 15" progress="39.86%" prev="iiChr.14" next="iiChr.16" id="iiChr.15">
<h3 id="iiChr.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="iiChr.15-p1">
<scripture passage="iiChr 15:1" parsed="|2Chr|15|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Fryma e Perëndisë erdhi mbi Azarisahun, birin i Odedit,
<scripture passage="iiChr 15:2" parsed="|2Chr|15|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.2" />
<sup>2</sup> që doli të takojë Asan dhe i tha: "Asa, dhe ju të gjithë nga Juda dhe nga Beniamini, më dëgjoni! Zoti është me ju, kur ju jeni me të. Në rast se e kërkoni, ai do të vijë tek ju, por në rast se e braktisni, edhe ai do t'ju braktisë.
<scripture passage="iiChr 15:3" parsed="|2Chr|15|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.3" />
<sup>3</sup> Për një kohë të gjatë Izraeli ka qenë pa Perëndinë e vërtetë, pa priftërinj që të jepnin mësim dhe pa ligj.
<scripture passage="iiChr 15:4" parsed="|2Chr|15|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.4" />
<sup>4</sup> Por në fatkeqësinë e tyre ata u rikthyen tek Zoti, Perëndia i Izraelit, e kërkuan dhe ai i la ta gjenin.
<scripture passage="iiChr 15:5" parsed="|2Chr|15|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.5" />
<sup>5</sup> Në atë kohë nuk kishte siguri për ata që shkonin e vinin, sepse të gjithë banorët e vendeve ishin shumë të shqetësuar.
<scripture passage="iiChr 15:6" parsed="|2Chr|15|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.6" />
<sup>6</sup> Një komb shtypej nga një tjetër, një qytet nga një tjetër, sepse Perëndia i hidhëronte me fatkeqësira të çdo lloji.
<scripture passage="iiChr 15:7" parsed="|2Chr|15|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.7" />
<sup>7</sup> Por ju jeni të fortë dhe mos lini që krahët tuaja të dobësohen, sepse puna juaj do të shpërblehet.
<scripture passage="iiChr 15:8" parsed="|2Chr|15|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.8" />
<sup>8</sup> Kur Asa dëgjoi këto fjalë dhe profecinë e profetit Oded, mori zemër dhe hodhi idhujt e neveritshëm nga tërë vendi i Judës dhe i Beniaminit si dhe nga qytetet që kishte pushtuar në zonën malore të
<scripture passage="iiChr 15:9" parsed="|2Chr|15|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.9" />
<sup>9</sup> Pastaj mblodhi tërë Judën dhe Beniaminin dhe ata të Efraimit, të Manasit dhe të Simeonit që banonin bashkë me ta; në fakt kishin ardhur tek ai në numër të madh nga Izraeli, kur kishin parë që Zoti, Perëndia i tyre, ishte me të.
<scripture passage="iiChr 15:10" parsed="|2Chr|15|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.10" />
<sup>10</sup> Kështu u mblodhën në Jeruzalem në muajin e tretë të vitit të pesëmbëdhjetë të mbretërisë së Asas.
<scripture passage="iiChr 15:11" parsed="|2Chr|15|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.11" />
<sup>11</sup> Në atë kohë flijuan për Zotin plaçka që kishin marrë, shtatëqind lopë dhe shtatë mijë dele.
<scripture passage="iiChr 15:12" parsed="|2Chr|15|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.12" />
<sup>12</sup> Pastaj u zotuan me një besëlidhje të kërkojnë Zotin, Perëndinë e etërve të tyre, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirtin e tyre.
<scripture passage="iiChr 15:13" parsed="|2Chr|15|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.13" />
<sup>13</sup> Kushdo që nuk e kishte kërkuar Zotin, Perëndinë e Izraelit, do të dënohej me vdekje, qoftë i madh apo i vogël, burrë apo grua.
<scripture passage="iiChr 15:14" parsed="|2Chr|15|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.14" />
<sup>14</sup> Përveç kësaj iu betuan Zotit me zë të lartë dhe me britma gëzimi, të shoqëruar me boritë dhe brirët.
<scripture passage="iiChr 15:15" parsed="|2Chr|15|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.15" />
<sup>15</sup> Tërë Juda u gëzua nga betimi, sepse ishin betuar me gjithë zemër dhe kishin kërkuar Zotin me gjithë vullnetin e tyre, dhe ai i kishte lënë ta gjejnë. Kështu Zoti u dha paqe rreth e qark.
<scripture passage="iiChr 15:16" parsed="|2Chr|15|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.16" />
<sup>16</sup> Ai hoqi nga pozita që kishte si mbretëreshë edhe Maakahën, nënën e mbretit Asa, sepse ajo kishte bërë një shëmbëlltyrë të neveritshme të Asherahut. Pastaj Asa e shkatërroi shëmbëlltyrën, e bëri copë-copë dhe e dogji pranë përroit Kidron.
<scripture passage="iiChr 15:17" parsed="|2Chr|15|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.17" />
<sup>17</sup> Por vendet e larta nuk u zhdukën në Izrael, megjithëse zemra e Asas mbeti e ndershme gjatë gjithë jetës së tij.
<scripture passage="iiChr 15:18" parsed="|2Chr|15|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.18" />
<sup>18</sup> Ai bëri që të sillen në shtëpinë e Perëndisë gjërat e shenjtëruara nga i ati dhe gjërat e shenjtëruara nga ai vetë: argjendin, arin dhe enët.
<scripture passage="iiChr 15:19" parsed="|2Chr|15|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.15.19" />
<sup>19</sup> Dhe nuk pati më luftë deri në vitin e tridhjetë e pestë të mbretërisë së Asas.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 16" progress="39.92%" prev="iiChr.15" next="iiChr.17" id="iiChr.16">
<h3 id="iiChr.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="iiChr.16-p1">
<scripture passage="iiChr 16:1" parsed="|2Chr|16|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.16.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e tridhjetë e gjashtë të mbretërisë së Asas, Baasha, mbret i Izraelit, doli kundër Judës dhe ndërtoi Ramahun për të penguar që dikush të hynte apo të dilte nga Asa, mbret i Judës.
<scripture passage="iiChr 16:2" parsed="|2Chr|16|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.16.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Asa nxori nga thesaret e shtëpisë të Zotit dhe të pallatit mbretëror argjend dhe ar dhe ia dërgoi Ben-Hadadit, mbretit të Sirisë, që banonte në Damask, duke thënë:
<scripture passage="iiChr 16:3" parsed="|2Chr|16|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.16.3" />
<sup>3</sup> "Le të ketë aleancë midis teje dhe meje, ashtu si kishte midis atit tim dhe atit tënd. Ja, unë po të dërgoj argjend dhe ar: prandaj, prishe aleancën me Baashan, mbretin e Izraelit me qëllim që ai të tërhiqet nga unë".
<scripture passage="iiChr 16:4" parsed="|2Chr|16|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.16.4" />
<sup>4</sup> Ben-Hadadi e dëgjoi mbretin Asa dhe dërgoi komandantët e ushtrisë së tij kundër qyteteve të Izraelit. Këta sulmuan Ijonin, Danin, Abel-Maimin dhe të gjitha qytetet-depozitë të Neftalit.
<scripture passage="iiChr 16:5" parsed="|2Chr|16|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.16.5" />
<sup>5</sup> Kur Baasha e mësoi këtë, e ndërpreu ndërtimin e Ramahut dhe pezulloi punimet e tij.
<scripture passage="iiChr 16:6" parsed="|2Chr|16|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.16.6" />
<sup>6</sup> Atëherë mbreti Asa mori të gjithë ata të Judës, që morën gurët dhe lëndën e drurit që Baasha kishte përdorur për të ndërtuar Ramahun dhe me to ndërtoi Geban dhe Mitspahun.
<scripture passage="iiChr 16:7" parsed="|2Chr|16|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.16.7" />
<sup>7</sup> Në atë kohë shikuesi Hanani shkoi tek Asa, mbret i Judës, dhe i tha: "Me qenë se u mbështete te mbreti i Sirisë dhe nuk u mbështete tek Zoti, Perëndia yt, ushtria e mbretit të Sirisë të shpëtoi nga dora.
<scripture passage="iiChr 16:8" parsed="|2Chr|16|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.16.8" />
<sup>8</sup> A nuk ishin vallë Etiopasit dhe Libianët një ushtri e pamasë me një numër shumë të madh qerresh dhe kalorësish? Megjithatë, me qenë se ishe mbështetur tek Zoti ai i dha në duart e tua.
<scripture passage="iiChr 16:9" parsed="|2Chr|16|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.16.9" />
<sup>9</sup> Në të vërtetë Zoti me sytë e tij shikon përpara dhe mbrapa tërë dheun për të treguar forcën e tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj tij. Në këtë ti ke vepruar si një i pamend; prandaj tani e tutje do të kesh luftëra".
<scripture passage="iiChr 16:10" parsed="|2Chr|16|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.16.10" />
<sup>10</sup> Asa u indinjua dhe e futi në burg, sepse ishte zemëruar me të për këto gjëra. Në këtë kohë Asa u suall egërsisht edhe me disa njerëz nga populli.
<scripture passage="iiChr 16:11" parsed="|2Chr|16|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.16.11" />
<sup>11</sup> Por ja, bëmat e Asait nga të parat deri në ato të fundit, i gjejmë të shkruara në librin e mbretit të Judës dhe të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 16:12" parsed="|2Chr|16|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.16.12" />
<sup>12</sup> Në vitin e tridhjetë e nëntë të mbretërimit të tij Asa u sëmur nga këmbët, dhe sëmundja e tij ishte shumë e rëndë, por gjatë sëmundjes së tij Ai nuk kërkoi Zotin, por iu drejtua mjekëve.
<scripture passage="iiChr 16:13" parsed="|2Chr|16|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.16.13" />
<sup>13</sup> Kështu Asa pushoi bashkë me etërit e tij dhe vdiq në vitin e dyzetenjëtë të mbretërisë së tij.
<scripture passage="iiChr 16:14" parsed="|2Chr|16|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.16.14" />
<sup>14</sup> E varrosën në varrin që i kishte hapur vetes në qytetin e Davidit, e vendosën mbi një shtrat plot me aroma dhe melheme të ndryshme të parfumuara, të përgatitura sipas artit të parfumierit, dhe dogjën një sasi të madhe prej tyre për nder të tij.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 17" progress="39.98%" prev="iiChr.16" next="iiChr.18" id="iiChr.17">
<h3 id="iiChr.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="iiChr.17-p1">
<scripture passage="iiChr 17:1" parsed="|2Chr|17|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.1" />
<sup>1</sup> Në vend të tij mbretëroi i biri Jozafat, që u fortifikua kundër Izraelit.
<scripture passage="iiChr 17:2" parsed="|2Chr|17|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.2" />
<sup>2</sup> Ai vendosi trupa në tërë qytetet e fortifikuara të Judës dhe garnizone në vendin e Judës dhe në qytetin e Efraimit, që ati i tij kishte pushtuar.
<scripture passage="iiChr 17:3" parsed="|2Chr|17|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.3" />
<sup>3</sup> Zoti ishte me Jozafatin, sepse ai eci në rrugët e para të Davidit, atit të tij. Ai nuk kërkoi Baalin,
<scripture passage="iiChr 17:4" parsed="|2Chr|17|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.4" />
<sup>4</sup> por kërkoi Perëndinë e atit të tij dhe eci sipas urdhërimeve të tij dhe jo sipas bëmave të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 17:5" parsed="|2Chr|17|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.5" />
<sup>5</sup> Prandaj Zoti e përforcoi mbretërinë në duart e tij. Tërë Juda i çonte dhurata Jozafatit, dhe ai pati me shumicë pasuri dhe lavdi.
<scripture passage="iiChr 17:6" parsed="|2Chr|17|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.6" />
<sup>6</sup> Zemra e tij u forcua në rrugët e Zotit dhe ai hoqi përsëri vendet e larta dhe Asherimët nga Juda.
<scripture passage="iiChr 17:7" parsed="|2Chr|17|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.7" />
<sup>7</sup> Vitin e tretë të mbretërisë së tij ai i dërgoi krerët e tij Ben-Hail, Obadiah, Zakaria, Nethaneel dhe Mikajaht që të jepnin mësime në qytetin e Judës;
<scripture passage="iiChr 17:8" parsed="|2Chr|17|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.8" />
<sup>8</sup> dhe me ta dërgoi Levitët Shemajah, Nethanjah, Zebadjah, Asahel, Shemiramoth, Jonathan, Adonijah, Tobijah dhe Tobadonijah, dhe bashkë me këta edhe priftërinjtë Elishama dhe Jehoram.
<scripture passage="iiChr 17:9" parsed="|2Chr|17|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.9" />
<sup>9</sup> Kështu ata dhanë mësime në Judë, duke pasur me vete librin e ligjit të Zotit; ata kaluan nëpër tërë qytetet e Judës, duke e mësuar popullin.
<scripture passage="iiChr 17:10" parsed="|2Chr|17|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.10" />
<sup>10</sup> Tmerri i Zotit zuri të gjitha mbretëritë e vendeve që ishin rreth e qark Judës, dhe kështu ato nuk i shpallën luftë Jozafatit.
<scripture passage="iiChr 17:11" parsed="|2Chr|17|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.11" />
<sup>11</sup> Disa nga Filistejtë i çuan Jozafatit dhurata dhe një haraç në argjend; edhe Arabët i sollën bagëti të imta: shtatë mijë e shtatëqind desh dhe shtatë mijë e shtatëqind cjepë.
<scripture passage="iiChr 17:12" parsed="|2Chr|17|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.12" />
<sup>12</sup> Kështu Jozafati u bë gjithnjë e më i madh dhe ndërtoi në Judë fortesa dhe qytete-depozitë.
<scripture passage="iiChr 17:13" parsed="|2Chr|17|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.13" />
<sup>13</sup> Kreu shumë punime në qytetet e Judës, dhe në Jeruzalem mbante luftëtarë, burra të fortë dhe trima.
<scripture passage="iiChr 17:14" parsed="|2Chr|17|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.14" />
<sup>14</sup> Ky është regjistrimi i tyre, sipas shtëpive të tyre atërore. Nga Juda, komandantët e mijëshëve ishin Adnahu, si prijës, dhe bashkë me të treqind mijë burra të fortë dhe trima;
<scripture passage="iiChr 17:15" parsed="|2Chr|17|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.15" />
<sup>15</sup> pas tij vinin Jehohanani, siprijës, me dyqind e tetëdhjetë mijë burra;
<scripture passage="iiChr 17:16" parsed="|2Chr|17|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.16" />
<sup>16</sup> pas tij ishte Amasiahu, bir i Zikrit, që i ishte kushtuar vullnetarisht Zotit, dhe me të dyqind mijë burra të fortë dhe trima.
<scripture passage="iiChr 17:17" parsed="|2Chr|17|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.17" />
<sup>17</sup> Nga Beniamini ishte Eliada, burrë i fortë dhe trim, dhe me të dyqind mijë burra të armatosur me harqe dhe me mburoja;
<scripture passage="iiChr 17:18" parsed="|2Chr|17|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.18" />
<sup>18</sup> pas tij vinte Jehozabadi, dhe me të njëqind e shtatëdhjetë mijë burra gati për të marrë pjesë në luftë.
<scripture passage="iiChr 17:19" parsed="|2Chr|17|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.17.19" />
<sup>19</sup> Tërë këta ishin në shërbim të mbretit, përveç atyre që ai kishte vendosur në qytetet e fortifikuara të të gjithë Judës.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 18" progress="40.04%" prev="iiChr.17" next="iiChr.19" id="iiChr.18">
<h3 id="iiChr.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="iiChr.18-p1">
<scripture passage="iiChr 18:1" parsed="|2Chr|18|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.1" />
<sup>1</sup> Jozafati pati pasuri të mëdha dhe lavdi; ai bëri krushqi me Ashabin.
<scripture passage="iiChr 18:2" parsed="|2Chr|18|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.2" />
<sup>2</sup> Mbas disa vjetësh ai zbriti në Samari tek Ashabi. Atëherë Ashabi theri për të dhe për njerëzit që ishin me të një numër të madh delesh dhe lopësh dhe e bindi të dilte bashkë me të kundër Ramothit nga Galaadi.
<scripture passage="iiChr 18:3" parsed="|2Chr|18|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.3" />
<sup>3</sup> Kështu Ashabi, mbret i Izraelit, i tha Jozafatit, mbretit të Judës: "A do të vish me mua kundër Ramothit nga Galaadi?". Jozafati iu përgjigj: "Ki besim tek unë si te vetja jote, te njerëzit e mi si  te njerëzit e tu; do të vijmë në luftë bashkë  me ty".
<scripture passage="iiChr 18:4" parsed="|2Chr|18|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.4" />
<sup>4</sup> Pastaj Jozafati i tha mbretit të Izraelit: "Të lutem, konsulto po sot fjalën e Zotit".
<scripture passage="iiChr 18:5" parsed="|2Chr|18|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.5" />
<sup>5</sup> Atëherë mbreti i Izraelit thirri profetët, katërqind veta, dhe u tha atyre: "A duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit nga Galaadi, apo duhet të heq dorë nga ky veprim?". Ata iu përgjigjën: "Shko,  pra, sepse Perëndia do ta japë atë në  duart e mbretit".
<scripture passage="iiChr 18:6" parsed="|2Chr|18|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.6" />
<sup>6</sup> Por Jozafati tha: "Nuk ka këtu ndonjë profet tjetër të Zotit me të cilin mund të këshillohemi?".
<scripture passage="iiChr 18:7" parsed="|2Chr|18|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.7" />
<sup>7</sup> Mbreti i Izraelit iu përgjigj Jozafatit: "Éshtë edhe një njeri, Mikajahu, bir i Imlas, me anë të të cilit mund të këshillohemi me Zotin; por unë e urrej, sepse nuk profetizon kurrë ndonjë gjë të mirë  për mua, por vetëm të keqen". Jozafati tha:  "Mbreti të mos flasë kështu".
<scripture passage="iiChr 18:8" parsed="|2Chr|18|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.8" />
<sup>8</sup> Atëherë mbreti i Izraelit thirri një eunuk dhe i tha: "Sille shpejt Mikajahun, birin e Imlas".
<scripture passage="iiChr 18:9" parsed="|2Chr|18|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.9" />
<sup>9</sup> Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, ishin ulur secili në fronin e vet, të veshur me rrobat e tyre mbretërore; ishin ulur në lëmin që është te hyrja e portës së Samarisë; dhe tërë profetët bënin profeci përpara tyre.
<scripture passage="iiChr 18:10" parsed="|2Chr|18|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.10" />
<sup>10</sup> Sedekia, bir i Kenaanahut, që kishte bërë brirë prej hekuri, tha: "Kështu thotë Zoti: "Me këta brirë do të shposh tejpërtej Sirët deri sa t'i shkatërrosh plotësisht"".
<scripture passage="iiChr 18:11" parsed="|2Chr|18|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.11" />
<sup>11</sup> Tërë profetët profetizuan në të njëjtën mënyrë, duke thënë: "Dil kundër Ramothit nga Galaadi dhe do t'ia dalësh, sepse Zoti do ta japë atë në duart e mbretit".
<scripture passage="iiChr 18:12" parsed="|2Chr|18|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.12" />
<sup>12</sup> Lajmëtari, që kishte shkuar të thërriste Mikajahun, i foli duke i thënë: "Ja, fjalët e profetëve përputhen duke thënë gjëra të mira për mbretin. Prandaj të lutem që fjala jote të jetë si fjala e secilit prej tyre; edhe ti thuaj gjëra të mira".
<scripture passage="iiChr 18:13" parsed="|2Chr|18|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.13" />
<sup>13</sup> Por Mikajahu u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, çdo gjë që Perëndia im do të thotë unë do ta shpall".
<scripture passage="iiChr 18:14" parsed="|2Chr|18|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.14" />
<sup>14</sup> Si arriti para mbretit, mbreti i tha: "Mikajah, a duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit të Galaadit, apo duhet të heq dorë?". Ai u përgjigj: "Shkoni, pra, dhe do t'ju dalë mbarë, sepse ata do të jepen në duart tuaja".
<scripture passage="iiChr 18:15" parsed="|2Chr|18|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.15" />
<sup>15</sup> Atëherë mbreti i tha: "Sa herë duhet të përgjërohem që të më thuash vetëm të vërtetën në emër të Zotit?".
<scripture passage="iiChr 18:16" parsed="|2Chr|18|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.16" />
<sup>16</sup> Mikajahu u përgjigj: "E pashë tërë Izraelin të shpërndarë në malet, ashtu si dhentë që janë pa bari; dhe Zoti tha: "Ata nuk kanë më zot; le të kthehet secili në paqe në shtëpinë e vet"".
<scripture passage="iiChr 18:17" parsed="|2Chr|18|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.17" />
<sup>17</sup> Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: "A nuk të kisha thënë se lidhur me mua ai nuk do të profetizonte asgjë të mirë, por vetëm të keqen?".
<scripture passage="iiChr 18:18" parsed="|2Chr|18|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Mikajahu i tha: "Prandaj dëgjo fjalën e Zotit. Unë e kam parë Zotin të ulur mbi fronin e tij, ndërsa tërë ushtria qiellore rrinte në të djathtë dhe në të majtë të tij.
<scripture passage="iiChr 18:19" parsed="|2Chr|18|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.19" />
<sup>19</sup> Zoti tha: "Kush do ta mashtrojë Ashabin, mbretin e Izraelit, që ai të dalë dhe të vdesë në Ramoth të Galaadit?"". Dikush u përgjigj në një mënyrë, dikush në mënyrë tjetër.
<scripture passage="iiChr 18:20" parsed="|2Chr|18|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.20" />
<sup>20</sup> Atëherë doli përpara një frymë që u paraqit para Zotit dhe tha: "Unë do t'ia mbush mendjen". Zoti i tha: "Në çfarë mënyre?".
<scripture passage="iiChr 18:21" parsed="|2Chr|18|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.21" />
<sup>21</sup> Ai u përgjigj: "Unë do të dal dhe do të jem një frymë i gënjeshtrës në gojën e të gjithë profetëve të tij". Zoti i tha: "Me siguri do t'arrish ta bësh për vete, shko dhe vepro kështu".
<scripture passage="iiChr 18:22" parsed="|2Chr|18|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.22" />
<sup>22</sup> Prandaj ja, Zoti ka vënë një frymë gënjeshtre në gojën e këtyre profetëve të tu, por Zoti shpall fatkeqësi kundër teje".
<scripture passage="iiChr 18:23" parsed="|2Chr|18|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.23" />
<sup>23</sup> Atëherë Sedekia, bir i Kenaanahut, u afrua dhe goditi me një shpullë Mikajahun, dhe tha: "Nga kaloi Fryma e Zotit kur doli nga unë që të flasë me ty?".
<scripture passage="iiChr 18:24" parsed="|2Chr|18|24|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.24" />
<sup>24</sup> Mikajahu u përgjigj: "Ja, do ta shohësh ditën në të cilën do të shkosh në një dhomë të brendshme për t'u fshehur!".
<scripture passage="iiChr 18:25" parsed="|2Chr|18|25|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.25" />
<sup>25</sup> Atëherë mbreti i Izraelit tha: "Merreni Mikajahun dhe çojeni tek Amoni, qeveritar i qytetit, dhe tek Joasi, bir i mbretit,
<scripture passage="iiChr 18:26" parsed="|2Chr|18|26|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.26" />
<sup>26</sup> dhe u thoni atyre: Kështu thotë mbreti: "Futeni këtë në burg dhe ushqejeni me bukë dhe me ujë hidhërimi, deri sa unë të kthehem shëndoshë e mirë"".
<scripture passage="iiChr 18:27" parsed="|2Chr|18|27|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.27" />
<sup>27</sup> Mikajahu tha: "Në rast se ti kthehesh me të vërtetë shëndoshë e mirë, kjo do të thotë që Zoti nuk ka folur nëpërmjet meje". Dhe shtoi: "Dëgjoni, o ju popuj të gjithë!".
<scripture passage="iiChr 18:28" parsed="|2Chr|18|28|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.28" />
<sup>28</sup> Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, dolën, pra, kundër Ramothit nga Galaadi.
<scripture passage="iiChr 18:29" parsed="|2Chr|18|29|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.29" />
<sup>29</sup> Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: "Unë do të vishem ndryshe dhe pastaj do të shkoj të luftoj, por ti vish rrobat e tua mbretërore". Kështu mbreti i Izraelit ndërroi rrobat dhe shkuan të luftojnë.
<scripture passage="iiChr 18:30" parsed="|2Chr|18|30|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.30" />
<sup>30</sup> Mbreti i Sirisë kishte dhënë këtë urdhër kapitenëve të qerreve të tij duke thënë: "Mos luftoni kundër askujt, të madh apo të vogël, por vetëm kundër mbretit të Izraelit".
<scripture passage="iiChr 18:31" parsed="|2Chr|18|31|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.31" />
<sup>31</sup> Kështu, kur kapitenët e qerreve panë Jozafatin, ata thanë: "Ai është mbreti i Izraelit". Pastaj e rrethuan për ta sulmuar; por Jozafati lëshoi një britmë dhe Zoti i vajti në ndihmë; Perëndia i shtyu të largoheshin prej tij.
<scripture passage="iiChr 18:32" parsed="|2Chr|18|32|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.32" />
<sup>32</sup> Kur kapitenët e qerreve e kuptuan se nuk ishte mbreti i Izraelit, hoqën dorë nga ndjekja.
<scripture passage="iiChr 18:33" parsed="|2Chr|18|33|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.33" />
<sup>33</sup> Por një njeri hodhi rastësisht një shigjetë me harkun e tij dhe e goditi mbretin e Izraelit midis lidhjeve të parzmores së tij; prandaj mbreti i tha shqytarit të tij: "Kthehu dhe më ço larg përleshjes, sepse jam plagosur".
<scripture passage="iiChr 18:34" parsed="|2Chr|18|34|0|0" osisRef="Bible:2Chr.18.34" />
<sup>34</sup> Por beteja ishte aq e ashpër atë ditë sa që mbreti u detyrua të qëndrojë mbi qerren e tij përballë Sirëve deri në mbrëmje, dhe kur perëndoi dielli ai vdiq.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 19" progress="40.18%" prev="iiChr.18" next="iiChr.20" id="iiChr.19">
<h3 id="iiChr.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="iiChr.19-p1">
<scripture passage="iiChr 19:1" parsed="|2Chr|19|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.19.1" />
<sup>1</sup> Jozafati, mbret i Judës, u kthye shëndoshë e mirë në shtëpinë e tij në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 19:2" parsed="|2Chr|19|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.19.2" />
<sup>2</sup> Por shikuesi Jehu, bir i Hananit, i doli përpara dhe i tha mbretit Jozafat: "A duhet të ndihmoje ti një të pafe dhe të doje ata që urrenin Zotin? Prandaj mëria e Zotit është mbi ty.
<scripture passage="iiChr 19:3" parsed="|2Chr|19|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.19.3" />
<sup>3</sup> Megjithatë janë gjetur te ti gjëra të mira, sepse ke hequr nga vendi Asherothët dhe zemra jote është përpjekur për të kërkuar Perëndinë".
<scripture passage="iiChr 19:4" parsed="|2Chr|19|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.19.4" />
<sup>4</sup> Kështu Jozafati banoi në Jeruzalem; pastaj shkoi përsëri midis popullit, nga Beer-Sheba në krahinën malore të Efraimit, dhe i solli ata përsëri te Zoti, Perëndia i etërve të tij.
<scripture passage="iiChr 19:5" parsed="|2Chr|19|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.19.5" />
<sup>5</sup> Pastaj ai emëroi gjyqtarë në vend, në të tëra qytetet e fortifikuara të Judës, qytet pas qyteti,
<scripture passage="iiChr 19:6" parsed="|2Chr|19|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.19.6" />
<sup>6</sup> dhe u tha gjyqtarëve: "Kini kujdes për atë që bëni, sepse nuk gjykoni për njeriun por për Zotin, që do të jetë me ju kur do të administroni drejtësinë.
<scripture passage="iiChr 19:7" parsed="|2Chr|19|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.19.7" />
<sup>7</sup> Prandaj tani frika e Zotit qoftë mbi ju. Tregoni kujdes për atë që bëni, sepse tek Zoti, Perëndia ynë, nuk ka asnjë padrejtësi, as anësi, as pranim dhuratash.
<scripture passage="iiChr 19:8" parsed="|2Chr|19|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.19.8" />
<sup>8</sup> Edhe në Jeruzalem Jozafati vendosi disa Levitë priftërinj dhe të parë të shtëpive atërore të Izraelit për gjykimin e Zotit dhe për grindjet e ndryshme; këta banonin në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 19:9" parsed="|2Chr|19|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.19.9" />
<sup>9</sup> I urdhëroi ata duke thënë: "Ju do të veproni duke pasur frikë nga Zoti, me besnikëri dhe me zemër të pastër.
<scripture passage="iiChr 19:10" parsed="|2Chr|19|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.19.10" />
<sup>10</sup> Në çdo grindje që do t'ju parashtrohet para jush nga ana e vëllezërve tuaj që banojnë në qytetet e tyre, qoftë për gjak të derdhur ose për shkelje të ligjit apo të një urdhërimi, kundër statuteve  ose dekreteve, lajmërojini që të mos bëhen  fajtorë përpara Zotit, dhe zemërimi të mos bjerë mbi ju dhe mbi vëllezërit tuaj. Veproni kështu dhe nuk do të bëheni fajtorë.
<scripture passage="iiChr 19:11" parsed="|2Chr|19|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.19.11" />
<sup>11</sup> Dhe ja, prifti më i lartë Amariah do të caktohet mbi ju për çdo çështje që i përket Zotit, ndërsa Zebadiahu, bir i Ismaelit, i pari i shtëpisë së Judës, do të jetë për çdo çështje që ka të bëjë me  mbretin; edhe Levitët do të jenë në dispozicionin  tuaj si gjyqtarë. Tregohuni të fortë dhe i hyni punës, dhe Zoti do të jetë me njeriun e drejtë".
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 20" progress="40.23%" prev="iiChr.19" next="iiChr.21" id="iiChr.20">
<h3 id="iiChr.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="iiChr.20-p1">
<scripture passage="iiChr 20:1" parsed="|2Chr|20|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.1" />
<sup>1</sup> Mbas këtyreve ngjarjeve ndodhi që bijtë e Moabit, bijtë e Amonit dhe të tjerë me ta së bashku me Amonitët erdhën të luftojnë kundër Jozafatit.
<scripture passage="iiChr 20:2" parsed="|2Chr|20|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.2" />
<sup>2</sup> Kështu erdhën disa të informonin Jozafatin, duke thënë: "Një shumicë e madhe është nisur kundër teje që përtej detit, nga Siria; ja, tani ata janë në Hatsatson-Thamar" (që është En-Gedi).
<scripture passage="iiChr 20:3" parsed="|2Chr|20|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Jozafati u trëmb dhe filloi të kërkojë Zotin, dhe shpalli një agjërim në gjithë Judën.
<scripture passage="iiChr 20:4" parsed="|2Chr|20|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.4" />
<sup>4</sup> Kështu ata të Judës u mblodhën për të kërkuar ndihmën e Zotit, dhe nga të gjitha qytetet e Judës vinin për të kërkuar Zotin.
<scripture passage="iiChr 20:5" parsed="|2Chr|20|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.5" />
<sup>5</sup> Pastaj Jozafati u ngrit më këmbë në mes të asamblesë së Judës dhe të Jeruzalemit në shtëpinë e Zotit përpara oborrit të ri
<scripture passage="iiChr 20:6" parsed="|2Chr|20|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.6" />
<sup>6</sup> dhe tha: "O Zot, Perëndia i etërve tanë, a nuk je ti Perëndia që është në qiell? Po, ti sundon mbi të gjitha mbretëritë e kombeve, në duart e tua janë forca dhe fuqia dhe nuk ka njeri që mund të të rezistojë.
<scripture passage="iiChr 20:7" parsed="|2Chr|20|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.7" />
<sup>7</sup> A nuk ke qenë ti, Perëndia ynë, që ke dëbuar banorët e këtij vendi përpara popullit tënd të Izraelit dhe ia ke dhënë për gjithnjë pasardhësve të mikut tënd Abraham?
<scripture passage="iiChr 20:8" parsed="|2Chr|20|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.8" />
<sup>8</sup> Ata kanë banuar aty dhe kanë ndërtuar një shenjtërore për emrin tënd, duke thënë:
<scripture passage="iiChr 20:9" parsed="|2Chr|20|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.9" />
<sup>9</sup> "Në rast se na godet një fatkeqësi, shpata, gjykimi apo murtaja ose zia e bukës, ne do të paraqitemi përpara këtij tempulli dhe përpara teje (sepse emri yt është në këtë tempull), do të të klithim  ty nga fatkeqësia jonë, ti do të na dëgjosh  dhe do të na vish në ndihmë".
<scripture passage="iiChr 20:10" parsed="|2Chr|20|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.10" />
<sup>10</sup> Dhe ja, tani bijtë e Amonit, të Moabit dhe ata të malit Seir, në territorin e të cilëve nuk e lejove Izraelin të hynte kur ata po dilnin nga Egjipti (prandaj ata qëndruan larg tyre dhe nuk i shkatërruan),
<scripture passage="iiChr 20:11" parsed="|2Chr|20|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.11" />
<sup>11</sup> dhe ja, tani ata na shpërblejnë, duke ardhur të na dëbojnë nga trashëgimia jote që na ke dhënë në zotërim.
<scripture passage="iiChr 20:12" parsed="|2Chr|20|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.12" />
<sup>12</sup> O Perëndia ynë, a nuk do t'i dënosh ata? Sepse ne jemi pa forcë përpara kësaj shumice të madhe që vjen kundër nesh; nuk dimë çfarë të bëjmë, por sytë tona janë drejtuar te ti".
<scripture passage="iiChr 20:13" parsed="|2Chr|20|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.13" />
<sup>13</sup> Tani tërë burrat e Judës, me fëmijët, bashkëshortet dhe bijtë e tyre, rrinin më këmbë përpara Zotit.
<scripture passage="iiChr 20:14" parsed="|2Chr|20|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.14" />
<sup>14</sup> Atëherë në mes të asamblesë Fryma e Zotit përfshiu Jahazielin, birin e Zakarias, bir i Benajahut, bir i Jejelit, bir i Mataniahut, një Levit nga bijtë e Asafit.
<scripture passage="iiChr 20:15" parsed="|2Chr|20|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.15" />
<sup>15</sup> Dhe ky tha: "Dëgjoni, ju të gjithë nga Juda, ju banorë të Jeruzalemit dhe ti, o mbret Jozafat! Kështu ju thotë Zoti: "Mos kini frikë, mos u tronditni për shkak të kësaj shumice të madhe, sepse beteja nuk është juaja, por e Perëndisë.
<scripture passage="iiChr 20:16" parsed="|2Chr|20|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.16" />
<sup>16</sup> Nesër hidhuni kundër tyre; ja, ata do të ngjiten nëpër të përpjetën e Tsitsit, dhe ju do t'i gjeni në skajin e luginës përballë shkretëtirës së Jeruelit.
<scripture passage="iiChr 20:17" parsed="|2Chr|20|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.17" />
<sup>17</sup> Nuk do të jeni ju që do të luftoni në këtë betejë; zini pozicion, qëndroni pa lëvizur dhe do të shihni lirimin e Zotit, që është me ju. O Judë, o Jeruzalem, mos kini frikë dhe mos u tronditni; nesër  do të dilni kundër tyre, sepse Zoti është  me ju"".
<scripture passage="iiChr 20:18" parsed="|2Chr|20|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Jozafati uli për tokë fytyrën e tij, dhe tërë Juda dhe banorët e Jeruzalemit ranë përmbys përpara Zotit dhe e adhuruan.
<scripture passage="iiChr 20:19" parsed="|2Chr|20|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.19" />
<sup>19</sup> Pastaj Levitët, bijtë e Kehathitëve dhe të Korahitëve, u ngritën për të lëvduar me zë të lartë Zotin, Perëndinë e Izraelit.
<scripture passage="iiChr 20:20" parsed="|2Chr|20|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.20" />
<sup>20</sup> Mëngjesin vijues u çuan shpejt dhe u nisën për në shkretëtirën e Tekoas; ndërsa po viheshin për rrugë, Jozafati, duke qëndruar në këmbë, tha: "Dëgjomëni, o Judë, dhe ju banorë të Jeruzalemit! Besoni
<scripture passage="iiChr 20:21" parsed="|2Chr|20|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.21" />
<sup>21</sup> Pastaj, pasi u këshillua me popullin, caktoi ata që duhet t'i këndonin Zotit dhe duhet ta lëvdonin për shkëlqimin e shenjtërisë së tij, ndërsa ecnin përpara ushtrisë dhe thonin: "Kremtoni Zotin, sepse mirësia e tij zgjat përjetë".
<scripture passage="iiChr 20:22" parsed="|2Chr|20|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.22" />
<sup>22</sup> Kur ata filluan të këndojnë dhe të lëvdojnë, Zoti ngriti një pritë kundër bijve të Amonit dhe të Moabit dhe atyre të malit të Seirit që kishin ardhur kundër Judës, dhe mbetën të mundur.
<scripture passage="iiChr 20:23" parsed="|2Chr|20|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.23" />
<sup>23</sup> Bijtë e Amonit dhe të Moabit u ngritën kundër banorëve të malit të Seirit për të realizuar shfarosjen dhe shkatërrimin e tyre; mbasi kryen shfarosjen e banorëve të Seirit, ndihmuan njeri-tjetrin për të shkatërruar veten e tyre.
<scripture passage="iiChr 20:24" parsed="|2Chr|20|24|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.24" />
<sup>24</sup> Kështu kur ata të Judës arritën në lartësinë prej nga mund të kqyrej shkretëtira, u kthyen nga turma, dhe ja, nuk kishte veçse kufoma të shtrira për tokë, asnjë nuk kishte shpëtuar.
<scripture passage="iiChr 20:25" parsed="|2Chr|20|25|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Jozafati dhe njerëzit e tij shkuan për të marrë plaçkën e luftës; midis tyre gjetën një sasi të madhe pasurish mbi kufomat e tyre dhe sende me vlerë; morën për vete më tepër se sa mund t'i  mbartnin; iu deshën tri ditë për të marrë  plaçkën, aq e shumtë ishte ajo.
<scripture passage="iiChr 20:26" parsed="|2Chr|20|26|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.26" />
<sup>26</sup> Ditën e katërt u mblodhën në Luginën e Bekimit, ku bekuan Zotin; prandaj ky vend quhet Lugina e Bekimit edhe sot.
<scripture passage="iiChr 20:27" parsed="|2Chr|20|27|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.27" />
<sup>27</sup> Pastaj tërë njerëzit e Judës dhe të Jeruzalemit, me Jozafatin në krye, u nisën me gëzim për t'u kthyer në Jeruzalem, sepse Zoti u kishte dhënë shkas të gëzohen mbi armiqtë e tyre.
<scripture passage="iiChr 20:28" parsed="|2Chr|20|28|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.28" />
<sup>28</sup> Kështu hynë në Jeruzalem me harpa, me qeste dhe me bori dhe u drejtuan nga shtëpia e Zotit.
<scripture passage="iiChr 20:29" parsed="|2Chr|20|29|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.29" />
<sup>29</sup> Tmerri i Zotit ra mbi të gjitha mbretëritë e vendeve të tjera, kur mësuan që Zoti kishte luftuar kundër armiqve të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 20:30" parsed="|2Chr|20|30|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.30" />
<sup>30</sup> Mbretëria e Jozafatit qe e qetë; Perëndia i tij i dha paqe rreth e qark.
<scripture passage="iiChr 20:31" parsed="|2Chr|20|31|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.31" />
<sup>31</sup> Kështu Jozafati mbretëroi mbi Judë. Ai ishte tridhjetë e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëzet e pesë vjet në Jeruzalem; e ëma quhej Azubah dhe ishte bija e Shihlit.
<scripture passage="iiChr 20:32" parsed="|2Chr|20|32|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.32" />
<sup>32</sup> Ai ndoqi kudo rrugët e atit të tij, Asa, dhe nuk u largua prej tyre, duke bërë atë që ishtë e drejtë në sytë e Zotit.
<scripture passage="iiChr 20:33" parsed="|2Chr|20|33|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.33" />
<sup>33</sup> Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën, sepse populli nuk e kishte akoma zemrën të kthyer në mënyrë të qëndrueshme nga Perëndia i etërve të tyre.
<scripture passage="iiChr 20:34" parsed="|2Chr|20|34|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.34" />
<sup>34</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Jozafatit, nga e para deri në atë të fundit, janë të shkruara në analet e Jehut, birit të Hananit, që përfshihen në librin e mbretërve të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 20:35" parsed="|2Chr|20|35|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.35" />
<sup>35</sup> Pas kësaj Jozafati, mbret i Judës, u lidh me Ashaziahun, mbretin e Izraelit, që vepronte me paudhësi;
<scripture passage="iiChr 20:36" parsed="|2Chr|20|36|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.36" />
<sup>36</sup> ai u lidh me të për të ndërtuar anije që të shkonin në Tarshish; i pajisën anijet në Etsion-Geber.
<scripture passage="iiChr 20:37" parsed="|2Chr|20|37|0|0" osisRef="Bible:2Chr.20.37" />
<sup>37</sup> Atëherë Eliezeri, bir i Dodavahut nga Mareshah, profetizoi kundër Jozafatit, duke thënë: "Nga që je bashkuar me Ashaziahun, Zoti ka shkatërruar veprat e tua". Kështu anijet u shkatërruan dhe nuk arritën dot në Tarshish.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 21" progress="40.37%" prev="iiChr.20" next="iiChr.22" id="iiChr.21">
<h3 id="iiChr.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="iiChr.21-p1">
<scripture passage="iiChr 21:1" parsed="|2Chr|21|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Jozafati pushoi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën me ta në qytetin e Davidit. Në vendin e tij mbretëroi i biri, Jehorami.
<scripture passage="iiChr 21:2" parsed="|2Chr|21|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.2" />
<sup>2</sup> Ai kishte vëllezër, bij të Jozafatit: Azariahun, Jehielin, Zakarian, Azariahun, Mikaelin dhe Shefatiahun; tërë këta ishin bij të Jozafatit, mbretit të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 21:3" parsed="|2Chr|21|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.3" />
<sup>3</sup> I ati u bëri atyre dhurata të mëdha prej argjendi, ari dhe sende të çmueshme, bashkë me qytete të fortifikuara në Judë, por ia dha mbretërinë Jehoramit, sepse ishte i parëlinduri.
<scripture passage="iiChr 21:4" parsed="|2Chr|21|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.4" />
<sup>4</sup> Por kur Jehorami shtiu në dorë mbretërinë e atit të tij dhe u përforcua, vrau me shpatë tërë vëllezërit e tij dhe disa krerë të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 21:5" parsed="|2Chr|21|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.5" />
<sup>5</sup> Jehorami ishte tridhjetë e dy vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tetë vjet në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 21:6" parsed="|2Chr|21|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.6" />
<sup>6</sup> Ai ndoqi rrugën e mbretërve të Izraelit ashtu si kishte bërë shtëpia e Ashabit, sepse gruaja e tij ishte një bijë e Ashabit, dhe bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit.
<scripture passage="iiChr 21:7" parsed="|2Chr|21|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.7" />
<sup>7</sup> Megjithatë Zoti nuk deshi ta shkatërrojë shtëpinë e Davidit, për shkak të besëlidhjes që kishte bërë me Davidin dhe sepse i kishte premtuar t'i jepte atij dhe bijve të tij një llambë përgjithmonë.
<scripture passage="iiChr 21:8" parsed="|2Chr|21|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.8" />
<sup>8</sup> Gjatë ditëve të mbretërisë së tij, Edomi ngriti krye kundër pushtetit të Judës dhe zgjodhi një mbret.
<scripture passage="iiChr 21:9" parsed="|2Chr|21|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Jehorami u nis me komandantët e tij dhe me të gjitha qerret e tij; u ngrit, pra, natën dhe i mundi Edomitët, që e kishin rrethuar atë dhe komandantët e qerreve të tij.
<scripture passage="iiChr 21:10" parsed="|2Chr|21|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.10" />
<sup>10</sup> Kështu Edomi nuk iu nënshtrua pushtetit të Judës deri ditën e sotme. Në atë kohë edhe Libnahu ngriti krye kundër pushtetit të tij, sepse Jehorami kishte braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tij.
<scripture passage="iiChr 21:11" parsed="|2Chr|21|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.11" />
<sup>11</sup> Edhe Jehorami ndërtoi vende të larta në malet e Judës, i shtyu banorët e Jeruzalemit në rrugën e kurvërimit dhe largoi Judën.
<scripture passage="iiChr 21:12" parsed="|2Chr|21|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.12" />
<sup>12</sup> Atëherë i erdhi një shkrim nga profeti Elia, në të cilën thuhej: "Kështu i thotë Zoti, Perëndia i Davditi, atit tënd: "Meqë nuk ke ndjekur rrugët e Jozafatit, atit tënd, dhe rrugët e Asas, mbretit të Judës,
<scripture passage="iiChr 21:13" parsed="|2Chr|21|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.13" />
<sup>13</sup> por ke ndjekur rrugët e mbretërve të Izraelit dhe ke shtyrë në rrugën e kurvërimit Judën dhe banorët e Jeruzalemit, ashtu si ka vepruar shtëpia e Ashabit, dhe ke vrarë vëllezërit e tu, vetë familjen e atit tënd, që ishin më të mirë se ti,
<scripture passage="iiChr 21:14" parsed="|2Chr|21|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.14" />
<sup>14</sup> ja, Zoti do të godasë me një fatkeqësi të madhe popullin tënd, fëmijët e tu, bashkëshortet e tua dhe gjithçka që ti zotëron;
<scripture passage="iiChr 21:15" parsed="|2Chr|21|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.15" />
<sup>15</sup> ti vetë do të goditesh nga sëmundje shumë të rënda, nga një sëmundje e zorrëve që do të të nxjerrë çdo ditë pak e nga pak zorrët"".
<scripture passage="iiChr 21:16" parsed="|2Chr|21|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.16" />
<sup>16</sup> Përveç kësaj Zoti zgjoi kundër Jehoramit frymën e Filistejve dhe të Arabëve, që banojnë pranë Etiopasve;
<scripture passage="iiChr 21:17" parsed="|2Chr|21|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.17" />
<sup>17</sup> dhe këta dolën kundër Judës, e pushtuan dhe morën me vete tërë pasuritë që gjetën në pallatin mbretëror, duke përfshirë bijtë dhe gratë e tij; kështu nuk i mbeti asnjë bir përveç Jehoahazit, më i vogli prej bijve të tij.
<scripture passage="iiChr 21:18" parsed="|2Chr|21|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.18" />
<sup>18</sup> Mbas tërë kësaj Zoti e goditi në zorrët me një sëmundje të pashërueshme.
<scripture passage="iiChr 21:19" parsed="|2Chr|21|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.19" />
<sup>19</sup> Kështu, me kalimin e kohës, në fund të vitit të dytë, nga shkaku i sëmundjes, zorrët i dolën jashtë dhe vdiq duke hequr mundime të tmerrshme. Populli i tij nuk dogji parfume për nder të tij, ashtu si kishte bërë për etërit e tij.
<scripture passage="iiChr 21:20" parsed="|2Chr|21|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.21.20" />
<sup>20</sup> Ai ishte tridhjetë e dy vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tetë vjet në Jeruzalem. Iku pa lënë keqardhje; e varrosën në qytetin e Davidit, por jo në varret e mbretërve.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 22" progress="40.45%" prev="iiChr.21" next="iiChr.23" id="iiChr.22">
<h3 id="iiChr.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="iiChr.22-p1">
<scripture passage="iiChr 22:1" parsed="|2Chr|22|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.22.1" />
<sup>1</sup> Banorët e Jezrualemit shpallën mbret birin e tij më të vogël Ashaziahun, në vend të tij, sepse tërë bijtë më të mëdhenj ishin vrarë nga banda që kishte hyrë në kamp bashkë me Arabët. Kështu mbretëroi Ashaziahu, bir i Jehoramit, mbret i Judës.
<scripture passage="iiChr 22:2" parsed="|2Chr|22|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.22.2" />
<sup>2</sup> Ashaziahu ishte dyzet e dy vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi një vit në Jeruzalem. E ëma quhej Athaliah; ishte bij e Omrit.
<scripture passage="iiChr 22:3" parsed="|2Chr|22|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.22.3" />
<sup>3</sup> Edhe ai ndoqi rrugët e ndjekura nga shtëpia e Ashabit, sepse e ëma e këshillonte të vepronte në mënyrë të paudhë.
<scripture passage="iiChr 22:4" parsed="|2Chr|22|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.22.4" />
<sup>4</sup> Prandaj ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, ashtu si vepronin ata të shtëpisë së Ashabit, sepse mbas vdekjes së atit të tij këta qenë, për shkatërrimin e tij, këshilltarët e tij.
<scripture passage="iiChr 22:5" parsed="|2Chr|22|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.22.5" />
<sup>5</sup> Duke ndjekur këshillën e tyre, ai shkoi me Jehoramin, birin e Ashabit, mbretit të Izraelit të luftojë kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë, në Ramoth të Galaadit; dhe Sirët e plagosën Jehoramin.
<scripture passage="iiChr 22:6" parsed="|2Chr|22|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.22.6" />
<sup>6</sup> Kështu ai u kthye në Jezreel për të mjekuar plagët që kishte marrë në Ramah, duke luftuar kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë. Ashaziahu, bir i Jehoramit, mbret i Judës, zbriti për të parë Jehoramin,  birin e Ashabit, në Jezreel, sepse ky ishte  i sëmurë.
<scripture passage="iiChr 22:7" parsed="|2Chr|22|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.22.7" />
<sup>7</sup> Vizita që i bëri Ashaziahu Jehoramit ishte vendosur nga Perëndia për shkatërrimin e tij. Kur arriti në të vërtetë, ai doli me Jehoramin kundër Jehut, birit të Nimshit, që Zoti kishte vajosur për të shfarosur shtëpinë e Ashabit.
<scripture passage="iiChr 22:8" parsed="|2Chr|22|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.22.8" />
<sup>8</sup> Ndodhi që, ndërsa Jehu vendoste drejtësi në shtëpinë e Ashabit, u takua me krerët e Judës dhe me bijtë e vëllezërve të Ashaziahut që ishin në shërbim të Ashaziahut dhe i vrau.
<scripture passage="iiChr 22:9" parsed="|2Chr|22|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.22.9" />
<sup>9</sup> Urdhëroi gjithashtu ta kërkojnë Ashaziahun dhe e kapën (ai ishte fshehur në Samari); e çuan pastaj tek Jehu që e vrau. Pastaj e varrosën, sepse thonin: "Éshtë bir i Jozafatit, që e kërkonte Zotin me  gjithë zemër". Kështu në shtëpinë e Ashaziahut  nuk mbeti më njeri në gjendje të mbretërojë.
<scripture passage="iiChr 22:10" parsed="|2Chr|22|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.22.10" />
<sup>10</sup> Kur Athaliah, nëna e Ashaziahut, pa që i biri kishte vdekur, u ngrit dhe vrau tërë pasardhësit mbretërorë të shtëpisë së Judës.
<scripture passage="iiChr 22:11" parsed="|2Chr|22|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.22.11" />
<sup>11</sup> Por Jehoshabeath, bija e mbretit mori Joasin, birin e Ashaziahut, e mori tinëz midis bijve të mbretit që ishin vrarë dhe e vendosi bashkë me tajën në dhomën e saj. Kështu Jehoshabeath, bija e mbretit  Jehoram, bashkëshortja e priftit Jehojada  (ishte motra e Ashaziahut), e fshehu nga Athialiahu që nuk e vrau.
<scripture passage="iiChr 22:12" parsed="|2Chr|22|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.22.12" />
<sup>12</sup> Kështu mbeti i fshehur me ta në shtëpinë e Perëndisë gjashtë vjet, ndërsa Athaliah mbretëronte mbi vendin.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 23" progress="40.51%" prev="iiChr.22" next="iiChr.24" id="iiChr.23">
<h3 id="iiChr.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="iiChr.23-p1">
<scripture passage="iiChr 23:1" parsed="|2Chr|23|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.1" />
<sup>1</sup> Vitin e shtatë Jehojada mori kurajo, mori komandantët e qindëshëve, domethënë Azariahun, birin e Jerohamit, Ismaelin, birin e Jehohanamit, Azariahun, birin e Obedit, Maasejahun, birin e Adajahut dhe
<scripture passage="iiChr 23:2" parsed="|2Chr|23|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.2" />
<sup>2</sup> Pastaj ata përshkuan Judën, mblodhën Levitët nga të gjitha qytetet e Judës dhe të parët e shtëpive atërore të Izraelit dhe erdhën në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 23:3" parsed="|2Chr|23|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.3" />
<sup>3</sup> Kështu tërë asambleja lidhi një aleancë me mbretin në shtëpinë e Perëndisë. Pastaj Jehojada u tha atyre: "Ja, biri i mbretit do të mbretërojë, si ka thënë Zoti për bijtë e Davidit.
<scripture passage="iiChr 23:4" parsed="|2Chr|23|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.4" />
<sup>4</sup> Ja çfarë do të bëni ju: një e treta nga ju, priftërinj dhe Levitë, që marrin shërbimin ditën e shtunë, do të caktohen në portat e tempullit;
<scripture passage="iiChr 23:5" parsed="|2Chr|23|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.5" />
<sup>5</sup> një e treta tjetër do të rrijë në pallatin e mbretit, dhe e treta tjetër në portën e themelimit, ndërsa tërë populli do të rrijë në oborrin e shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="iiChr 23:6" parsed="|2Chr|23|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.6" />
<sup>6</sup> Por askush nuk do të hyjë në shtëpinë e Zotit, përveç priftërinjve dhe Levitëve të shërbimit; këta mund të hyjnë sepse janë të shenjtëruar; por tërë populli do t'i përmbahet urdhrit të Zotit.
<scripture passage="iiChr 23:7" parsed="|2Chr|23|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.7" />
<sup>7</sup> Levitët do ta rrethojnë mbretin nga çdo anë, secili me armën e tij në dorë; kushdo që hyn në tempull do të vritet; ju përkundrazi do të qëndroni me mbretin, kur të hyjë dhe të dalë".
<scripture passage="iiChr 23:8" parsed="|2Chr|23|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.8" />
<sup>8</sup> Levitët dhe tërë Juda bënë pikërisht ashtu si kishte urdhëruar prifti Jehojada; secili mori njerëzit e tij, ata e merrnin shërbimin të shtunën dhe ata që e linin shërbimin të shtunën, sepse prifti  Jehojada nuk kishte liruar nga puna klasat që  dilnin.
<scripture passage="iiChr 23:9" parsed="|2Chr|23|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.9" />
<sup>9</sup> Prifti Jehojada u dha komandantëve të qindëshëve ushtat dhe mburojat e vogla e të mëdha që qenë të mbretit David dhe që ndodheshin në shtëpinë e Perëndisë.
<scripture passage="iiChr 23:10" parsed="|2Chr|23|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.10" />
<sup>10</sup> Pastaj vendosi tërë popullin, secili me armën e tij në dorë, nga krahu i djathtë deri në krahun e majtë të tempullit; gjatë altarit dhe pranë tempullit, rrotull mbretit.
<scripture passage="iiChr 23:11" parsed="|2Chr|23|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.11" />
<sup>11</sup> Atëherë nxorën birin e mbretit, i vunë mbi kokë kurorën, i dorëzuan ligjin dhe e shpallën mbret; pastaj Jehojada dhe bijtë e tij e vajosën dhe thirrën: "Rroftë mbreti!".
<scripture passage="iiChr 23:12" parsed="|2Chr|23|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.12" />
<sup>12</sup> Kur Athaliah dëgjoi zhurmën e popullit që vinte duke brohoritur për mbretin, ajo shkoi drejt popullit, në drejtim të shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="iiChr 23:13" parsed="|2Chr|23|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.13" />
<sup>13</sup> Shikoi, dhe ja, mbreti qëndronte më këmbë në podiumin e tij në hyrje, kapitenët dhe borizanët ishin pranë mbretit, tërë populli i vendit ishte i gëzuar dhe u binte borive dhe këngëtarët me veglat  e tyre musikore udhëhiqnin lavdërimin. Atëherë  Athaliah grisi rrobat e saj dhe bërtiti: "Tradhëti, tradhëti!".
<scripture passage="iiChr 23:14" parsed="|2Chr|23|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.14" />
<sup>14</sup> Por prifti Jehojada nxori komandantët e qindëshëve që komandonin ushtrinë dhe u tha: "Nxirreni nga rreshtat dhe kushdo që i shkon pas të vritet me shpatë!". Prifti në të vërtetë kishte thënë: "Mos lejoni që të vritet në shtëpinë e Zotit".
<scripture passage="iiChr 23:15" parsed="|2Chr|23|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.15" />
<sup>15</sup> Kështu e mbërthyen dhe, sa arriti në shtëpinë e mbretit nëpër rrugën e portës së kuajve, aty e vranë.
<scripture passage="iiChr 23:16" parsed="|2Chr|23|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.16" />
<sup>16</sup> Pastaj Jehojada bëri një besëlidhje ndërmjet vetes, tërë popullit dhe mbretit, me qëllim që Izraeli të ishte populli i Zotit.
<scripture passage="iiChr 23:17" parsed="|2Chr|23|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.17" />
<sup>17</sup> Atëherë tërë populli shkoi në tempullin e Baalit dhe e shkatërroi: copëtoi plotësisht altarët e tij dhe shëmbëlltyrat dhe vrau përpara altarëve Matanin, priftin e Baalit.
<scripture passage="iiChr 23:18" parsed="|2Chr|23|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.18" />
<sup>18</sup> Pastaj Jehojada ua besoi mbikqyrjen e shtëpisë të Zotit priftërinjve levitë, që Davidi kishte vendosur në shtëpinë e Zotit për t'i ofruar olokauste Zotit siç është shkruar në ligjin e Moisiut, me  gëzim dhe këngë, ashtu si kishte urdhëruar  Davidi.
<scripture passage="iiChr 23:19" parsed="|2Chr|23|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.19" />
<sup>19</sup> Vendosi gjithashtu derëtarë në portat e shtëpisë të Zotit, me qëllim që të mos hynte askush që të ishte në një farë mënyre i papastër.
<scripture passage="iiChr 23:20" parsed="|2Chr|23|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.20" />
<sup>20</sup> Mori pastaj komandantët e qindësheve, parinë, ata që kishin autoritet mbi popullin dhe tërë popullin e vendit dhe bëri që mbreti të zbresë nga shtëpia e Zotit; duke kaluar pastaj nga porta e sipërme,  arritën në pallatin mbretëror dhe e ulën  mbretin mbi fronin mbretëror.
<scripture passage="iiChr 23:21" parsed="|2Chr|23|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.23.21" />
<sup>21</sup> Kështu tërë populli i vendit ishte në festë dhe qyteti mbeti i qetë, kur Athaliah u vra me shpatë.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 24" progress="40.60%" prev="iiChr.23" next="iiChr.25" id="iiChr.24">
<h3 id="iiChr.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="iiChr.24-p1">
<scripture passage="iiChr 24:1" parsed="|2Chr|24|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.1" />
<sup>1</sup> Joasi ishte shtatë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi dyzet vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Tsibiah dhe ishte nga Beer-Sheba.
<scripture passage="iiChr 24:2" parsed="|2Chr|24|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.2" />
<sup>2</sup> Joasi bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit gjatë gjithë kohës që jetoi prifti Jehojada.
<scripture passage="iiChr 24:3" parsed="|2Chr|24|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.3" />
<sup>3</sup> Jehojada i zgjodhi për të dy bashkëshorte dhe Joasit i lindën djem dhe vajza.
<scripture passage="iiChr 24:4" parsed="|2Chr|24|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.4" />
<sup>4</sup> Mbas kësaj e shtyu zemra Joasin të ndreqë shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiChr 24:5" parsed="|2Chr|24|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.5" />
<sup>5</sup> Prandaj mblodhi priftërinjtë dhe Levitët dhe u tha atyre: "Shkoni në qytetet e Judës dhe mblidhni vit për vit nga gjithë Izraeli paratë që nevojiten për të restauruar shtëpinë e Perëndisë tuaj; përpiquni  ta kryeni shpejt këtë punë". Por Levitët  nuk treguan asnjë nxitim.
<scripture passage="iiChr 24:6" parsed="|2Chr|24|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.6" />
<sup>6</sup> Atëherë mbreti thirri kryepriftin Jehojada dhe i tha: "Pse nuk u kërkove Levitëve që të sillnin nga Juda dhe nga Jeruzalemi taksën e caktuar nga Moisiu, shërbëtor i Zotit, dhe nga asambleja e Izraelit për çadrën e dëshmisë?".
<scripture passage="iiChr 24:7" parsed="|2Chr|24|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.7" />
<sup>7</sup> Në të vërtetë bijtë e Athaliahës, të kësaj gruaje të keqe, kishin plaçkitur shtëpinë e Perëndisë dhe kishin përdorur madje gjithë gjërat e shenjtëruara të shtëpisë të Zotit për Baalët.
<scripture passage="iiChr 24:8" parsed="|2Chr|24|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.8" />
<sup>8</sup> Me urdhër të mbretit bënë një arkë dhe e vunë jashtë, te porta e shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="iiChr 24:9" parsed="|2Chr|24|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.9" />
<sup>9</sup> Pastaj bënë një shpallje në Judë dhe në Jeruzalem, me qëllim që t'i çohej Zotit taksa që Moisiu, shërbëtori i Perëndisë, i kishte vënë Izraelit në shkretëtirë.
<scripture passage="iiChr 24:10" parsed="|2Chr|24|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.10" />
<sup>10</sup> Tërë krerët dhe tërë populli u gëzuan dhe sollën paratë, duke i hedhur në arkë deri sa e mbushën.
<scripture passage="iiChr 24:11" parsed="|2Chr|24|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.11" />
<sup>11</sup> Kur arka çohej nga Levitët tek inspektori i mbretit, sepse shihnin se kishte në të shumë para, sekretari i mbretit dhe i ngarkuari nga kryeprifti vinin për të zbrazur arkën; pastaj e merrnin dhe e  çonin përsëri në vendin e saj. Kështu vepronin  çdo ditë; në këtë mënyrë grumbullonin një sasi të madhe parash.
<scripture passage="iiChr 24:12" parsed="|2Chr|24|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.12" />
<sup>12</sup> Pastaj mbreti dhe Jehojada ua jepnin këto atyre që bënin shërbimin në shtëpinë e Zotit; dhe ata paguanin gurgdhëndësit dhe marangozët për të restauruar shtëpinë e Zotit, si edhe punëtorët e hekurit  dhe të bronzit që merreshin me shtëpinë e  Zotit.
<scripture passage="iiChr 24:13" parsed="|2Chr|24|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.13" />
<sup>13</sup> Kështu punëtorët i kryen me kujdes punimet dhe me anë të tyre ndreqjet shkuan mbarë; ata e kthyen përsëri shtëpinë e Perëndisë në gjendejn e saj origjinale dhe e përforcuan atë.
<scripture passage="iiChr 24:14" parsed="|2Chr|24|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.14" />
<sup>14</sup> Kur kishin mbaruar, paratë që mbetën i çuan para mbretit dhe Jehojadës dhe me to bënë orendi për shtëpinë e Zotit, orendi për shërbimin dhe për olokaustet, kupa dhe vegla të tjera prej ari ose argjendi.  Deri sa jetoi Jehojada, u ofruan  vazhdimisht olokauste në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiChr 24:15" parsed="|2Chr|24|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.15" />
<sup>15</sup> Por Jehojada, tanimë i plakur dhe i ngopur me ditë, vdiq; ai ishte njëqind e tridhjetë vjeç kur vdiq;
<scripture passage="iiChr 24:16" parsed="|2Chr|24|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.16" />
<sup>16</sup> e varrosën në qytetin e Davidit bashkë me mbretërit, sepse kishte bërë të mira në Izrael, ndaj Perëndisë dhe ndaj shtëpisë së tij.
<scripture passage="iiChr 24:17" parsed="|2Chr|24|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.17" />
<sup>17</sup> Mbas vdekjes së Jehojadës, krerët e Judës shkuan dhe ranë përmbys përpara mbretit; dhe mbreti i dëgjoi.
<scripture passage="iiChr 24:18" parsed="|2Chr|24|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.18" />
<sup>18</sup> Pastaj ata braktisën shtëpinë e Zotit, Perëndisë të etërve të tyre, dhe u shërbyen Asherimëve dhe idhujve; për shkak të këtij mëkati, zemërimi i Perëndisë ra mbi Judën dhe mbi Jeruzalemin.
<scripture passage="iiChr 24:19" parsed="|2Chr|24|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.19" />
<sup>19</sup> Zoti u dërgoi atyre profetë për t'i bërë të kthehen tek ai; këta dëshmuan kundër tyre, por ata nuk deshën t'i dëgjojnë.
<scripture passage="iiChr 24:20" parsed="|2Chr|24|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Fryma e Perëndisë erdhi mbi Zakarian, birin e priftit Jehojada, që u ngrit përpara popullit dhe tha: "Kështu thotë Perëndia: Pse shkelni urdhërimet e Zotit dhe nuk keni mbarësi? Mëqe e keni braktisur Zotin edhe ai do t'ju braktisë".
<scripture passage="iiChr 24:21" parsed="|2Chr|24|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.21" />
<sup>21</sup> Por ata komplotuan kundër tij dhe me urdhër të mbretit, e vranë me gurë në oborrin e shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="iiChr 24:22" parsed="|2Chr|24|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.22" />
<sup>22</sup> Kështu mbreti Joas nuk e kujtoi mirësinë që Jehojada, ati i Zakarias, kishte treguar ndaj tij dhe ia vrau të birin, i cili duke vdekur tha: "Zoti e shikoftë dhe të kërkoftë llogari!.
<scripture passage="iiChr 24:23" parsed="|2Chr|24|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.23" />
<sup>23</sup> Kështu ndodhi që, në fillim të vitit të ri, ushtria e Sirëve doli kundër Joasit. Ata erdhën në Judë dhe në Jeruzalem dhe shfarosën nga populli tërë krerët e tij, dhe tërë plaçkën ia çuan mbretit të Damaskut.
<scripture passage="iiChr 24:24" parsed="|2Chr|24|24|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.24" />
<sup>24</sup> Megjithëse ushtria e Sirëve kishte ardhur me pak veta, Zoti u dha në dorë një ushtri shumë të madhe, sepse kishin braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tyre. Kështu ata e gjykuan Joasin.
<scripture passage="iiChr 24:25" parsed="|2Chr|24|25|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.25" />
<sup>25</sup> Kur Sirët u tërhoqën nga ai (sepse e kishin lënë shumë të sëmurë), shërbëtorët e tij kurdisën një komplot kundër tij, për shkak të vrasjes së bijve të priftit Jehojada, dhe e vranë në shtratin e tij.  Kështu ai vdiq dhe e varrosën në qytetin  e Davidit, por jo në varrezat e mbretërve.
<scripture passage="iiChr 24:26" parsed="|2Chr|24|26|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.26" />
<sup>26</sup> &amp;lt;aaa add&amp;gt; Këta janë ata që komplotuan kundër tij: Zabadi, bir i Shimeathit, Amonitja, dhe Jehozbadi, bir i Shimrithit, Moabitja.
<scripture passage="iiChr 24:27" parsed="|2Chr|24|27|0|0" osisRef="Bible:2Chr.24.27" />
<sup>27</sup> &amp;lt;aaa add&amp;gt; Përsa u përket bijve të tij, profecitë e shumta të thëna kundër tij dhe meremetimi i shtëpisë së Perëndisë, ja, këto gjëra janë shkruar në historinë e librit të mbretërve. Në vend të tij mbretëroi i biri, Amatsiahu.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 25" progress="40.72%" prev="iiChr.24" next="iiChr.26" id="iiChr.25">
<h3 id="iiChr.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="iiChr.25-p1">
<scripture passage="iiChr 25:1" parsed="|2Chr|25|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.1" />
<sup>1</sup> Amatsiahu ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëzet e nëntë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Jehoadan dhe ishte nga Jeruzalemi.
<scripture passage="iiChr 25:2" parsed="|2Chr|25|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.2" />
<sup>2</sup> Ai bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, por jo me gjithë zemër.
<scripture passage="iiChr 25:3" parsed="|2Chr|25|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.3" />
<sup>3</sup> Mbasi përforcoi mbretërinë e tij, ai vrau shërbëtorët e tij që kishin vrarë mbretin, atin e tij.
<scripture passage="iiChr 25:4" parsed="|2Chr|25|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.4" />
<sup>4</sup> Megjithatë ai nuk i vriste bijtë e tyre, por veproi siç është shkuar në ligj në librin e Moisiut, të cilin Zoti e urdhëroi duke thënë: "Etërit nuk do të vriten për fajin e bijve të tyre, dhe as bijtë  e tyre nuk do të vriten për fajin e etërve;  por secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet".
<scripture passage="iiChr 25:5" parsed="|2Chr|25|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.5" />
<sup>5</sup> Përveç kësaj Amatsiahu mblodhi ata të Judës dhe caktoi mbi ta komandantët e mijëshëve dhe të qindëshëve sipas shtëpive të tyre atërore, për tërë Judën dhe Beniaminin; pastaj bëri regjistrimin nga njëzet  vjeç e lart dhe doli që ishin treqind  mijë burra të zgjedhur, të aftë për luftë dhe të zotë të përdorin ushtën dhe mburojën.
<scripture passage="iiChr 25:6" parsed="|2Chr|25|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.6" />
<sup>6</sup> Rekrutoi gjithashtu me para njëqind mijë burra nga Izraeli, të fortë dhe trima, për njëqind talenta argjendi.
<scripture passage="iiChr 25:7" parsed="|2Chr|25|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.7" />
<sup>7</sup> Por një njeriu i Perëndisë erdhi tek ai dhe i tha: "O mbret, ushtria e Izraelit të mos vijë me ty, sepse Zoti nuk është me Izraelin, as me ndonjë nga bijtë e Efraimit!
<scripture passage="iiChr 25:8" parsed="|2Chr|25|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.8" />
<sup>8</sup> Por në rast se dëshiron të shkosh, shko megjithatë; edhe po të tregohesh trim në betejë, Perëndia do të të bëjë të biesh para armikut, sepse Perëndia ka pushtet të ndihmojë dhe të të bëjë që të biesh".
<scripture passage="iiChr 25:9" parsed="|2Chr|25|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.9" />
<sup>9</sup> Amatsiahu i tha atëherë njeriut të Perëndisë: "Por çdo t'i bëj njëqind talentat që ia dhashë ushtrisë së Izraelit?". Njeriu i Perëndisë u përgjigj: "Zoti mund të të japë më tepër se aq".
<scripture passage="iiChr 25:10" parsed="|2Chr|25|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Amatsiahu e shpërndau ushtrinë që kishte ardhur tek ai nga Efraimi, me qëllim që të kthehej në shtëpi të saj; por zemërimi i pjesëtarëve të saj u rrit shumë kundër Judës dhe ata u kthyen në shtëpi me një zemërim të madh.
<scripture passage="iiChr 25:11" parsed="|2Chr|25|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Amatsiahu, mbasi mori zemër, u vu në krye të popullit të tij, shkoi në luginën e Kripës dhe vrau dhjetë mijë njerëz të Seirit.
<scripture passage="iiChr 25:12" parsed="|2Chr|25|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.12" />
<sup>12</sup> Bijtë e Judës kapën gjallë dhjetë mijë të tjerë dhe i çuan në majë të shkëmbit, prej ku i hodhën poshtë; dhe të tërë u bënë copë-copë.
<scripture passage="iiChr 25:13" parsed="|2Chr|25|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.13" />
<sup>13</sup> Por burrat e ushtrisë, që Amatsiahu kishte shpërndarë që të mos vinin me të për të luftuar, u vërsulën mbi qytetet e Judës, nga Samaria deri në Beth-Horon, duke vrarë tre mijë banorë dhe duke marrë një plaçkë të madhe.
<scripture passage="iiChr 25:14" parsed="|2Chr|25|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.14" />
<sup>14</sup> Pas kthimit të tij nga masakra e Edomitëve, Amatsiahu urdhëroi që t'i sillnin perënditë e bijve të Seirit, i vendosi si perëndi të tij, ra përmbys përpara tyre dhe u ofroj temjan.
<scripture passage="iiChr 25:15" parsed="|2Chr|25|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.15" />
<sup>15</sup> Prandaj zemërimi i Zotit u ndez kundër Amatsiahut dhe i dërgoi një profet për t'i thënë: "Pse kërkove perënditë e këtij populli, që nuk kanë qenë të zotë të çlirojnë popullin e tyre nga dora jote?".
<scripture passage="iiChr 25:16" parsed="|2Chr|25|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.16" />
<sup>16</sup> Ndërsa vazhdonte të fliste akoma me të, mbreti i tha: "A të kemi bërë vallë këshilltar të mbretit? Pusho! Pse kërkon të vritesh?". Atëherë profeti nuk foli më, por tha: "Unë e di që Perëndia ka vendosur  të të shkatërrojë, sepse ke bërë këtë  dhe nuk more parasysh këshillën time".
<scripture passage="iiChr 25:17" parsed="|2Chr|25|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Amatsiahu, mbret i Judës, pasi u këshillua, dërgoi t'i thotë Joasit, birit të Jehoahazit, birit të Jehut, mbret i Izraelit: "Eja të ballafaqohemi njeri me tjetrin në betejë".
<scripture passage="iiChr 25:18" parsed="|2Chr|25|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.18" />
<sup>18</sup> Por Joasi, mbret i Izraelit, dërgoi t'i thotë Amatsiahut, mbretit të Judës: "Gjembi i Libanit i çoi fjalë kedrit të Libanit: "Jepi vajzën tënde për grua birit tim". Por një kafshë e egër e Libanit kaloi andej dhe e shkeli gjembin.
<scripture passage="iiChr 25:19" parsed="|2Chr|25|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.19" />
<sup>19</sup> Ti ke thënë: "Ja, unë kam mundur Edomin", dhe zemra jote të ka bërë krenar aq sa të mburresh. Rri në shtëpinë tënde. Pse kërkon të shkaktosh fatkeqësi, duke shkatërruar veten tënde dhe Judën bashkë me ty?".
<scripture passage="iiChr 25:20" parsed="|2Chr|25|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.20" />
<sup>20</sup> Por Amatsiahu nuk e dëgjoi; kjo gjë vinte në të vërtetë nga Perëndia, me qëllim që të jepeshin në dorën e armikut, sepse kishin kërkuar perënditë e Edomit.
<scripture passage="iiChr 25:21" parsed="|2Chr|25|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.21" />
<sup>21</sup> Kështu Joasi, mbret i Izraelit, doli kundër Judës; dhe ai dhe Amatsiahu, mbret i Judës, u ndeshën me njeri-tjetrin në Beth-Shemesh që i përkiste Judës.
<scripture passage="iiChr 25:22" parsed="|2Chr|25|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.22" />
<sup>22</sup> Juda u mund nga Izraeli, dhe secili ia mbathi në çadrën e vet.
<scripture passage="iiChr 25:23" parsed="|2Chr|25|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.23" />
<sup>23</sup> Joasi, mbret i Izraelit, zuri në Beth-Shemesh Amatsiahun, mbretin e Judës, birin e Joasit, bir i Jehoahazit; e çoi në Jeruzalem dhe bëri një të çarë prej katërqind kubitësh në muret e Jeruzalemit që nga porta Efraimit deri te porta e Qoshes.
<scripture passage="iiChr 25:24" parsed="|2Chr|25|24|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.24" />
<sup>24</sup> Mori tërë arin dhe argjendin dhe të gjitha sendet që gjendeshin në shtëpinë e Perëndisë, që i ishin besuar Obed-Edomit, thesaret e pallatit mbretëror dhe disa pengje, pastaj u kthye përsëri në Samari.
<scripture passage="iiChr 25:25" parsed="|2Chr|25|25|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.25" />
<sup>25</sup> Amatsiahu, bir i Joasit, mbretit të Judës, jetoi edhe pesëmbëdhjetë vjet mbas vdekjes së Joasit, birit të Jehoahazit, mbret i Izraelit.
<scripture passage="iiChr 25:26" parsed="|2Chr|25|26|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.26" />
<sup>26</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Amatsiahut, nga të parat gjer në ato të fundit, a nuk janë të shkruara vallë, në librin e mbretërve të Judës dhe të Izraelit?
<scripture passage="iiChr 25:27" parsed="|2Chr|25|27|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.27" />
<sup>27</sup> Mbas largimit të Amatsiahut nga Zoti, u kurdis kundër tij një komplot në Jeruzalem; ai iku në Lakish, por e ndoqën deri në Lakish dhe aty e vranë.
<scripture passage="iiChr 25:28" parsed="|2Chr|25|28|0|0" osisRef="Bible:2Chr.25.28" />
<sup>28</sup> E ngarkuan pastaj mbi kuaj dhe e varrosën bashkë me etërit e tij në qytetin e Judës.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 26" progress="40.84%" prev="iiChr.25" next="iiChr.27" id="iiChr.26">
<h3 id="iiChr.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="iiChr.26-p1">
<scripture passage="iiChr 26:1" parsed="|2Chr|26|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.1" />
<sup>1</sup> Pastaj tërë populli i Judës mori Uziahun, që ishte atëherë gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe e bëri mbret në vend të atit të tij, Amatsiahut.
<scripture passage="iiChr 26:2" parsed="|2Chr|26|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.2" />
<sup>2</sup> Ai ndërtoi Elathin dhe ia ripushtoi Judës, mbasi mbretin e pushoi bashkë me etërit e tij.
<scripture passage="iiChr 26:3" parsed="|2Chr|26|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.3" />
<sup>3</sup> Uziahu ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi pesëdhjetë e dy vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Jekoliah dhe ishte nga Jeruzalemi.
<scripture passage="iiChr 26:4" parsed="|2Chr|26|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.4" />
<sup>4</sup> Ai bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, pikërisht ashtu si kishte bërë Amatsiahu, i ati.
<scripture passage="iiChr 26:5" parsed="|2Chr|26|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.5" />
<sup>5</sup> Ai kërkoi Perëndinë gjatë jetës së Zakarias, që kuptonte vizionet e Perëndisë; dhe për deri sa kërkoi Zotin, Perëndia e begatoi.
<scripture passage="iiChr 26:6" parsed="|2Chr|26|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.6" />
<sup>6</sup> Ai doli dhe luftoi kundër Filistejve, rrëzoi muret e Gathit, muret e Jabnehut dhe muret e Ashdodit, dhe ndërtoi qytete në afërsi të Ashdotit dhe midis Filistejve.
<scripture passage="iiChr 26:7" parsed="|2Chr|26|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.7" />
<sup>7</sup> Perëndia e ndihmoi kundër Filistejve, kundër Arabëve që banonin në Gur-Baal dhe kundër Meunitëve.
<scripture passage="iiChr 26:8" parsed="|2Chr|26|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.8" />
<sup>8</sup> Amonitët i paguanin Uziahut një haraç; fama e tij qe përhapur deri në kufijtë e Egjiptit; sepse ishte bërë shumë i fuqishëm.
<scripture passage="iiChr 26:9" parsed="|2Chr|26|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.9" />
<sup>9</sup> Uziahu ndërtoi gjithashtu kulla në Jeruzalem në portën e Qoshes, në portën e Luginës dhe mbi Qoshen e mureve dhe i fortifikoi këto.
<scripture passage="iiChr 26:10" parsed="|2Chr|26|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.10" />
<sup>10</sup> Ai ndërtoi kulla edhe në shkretëtirë dhe gërmoi shumë puse, sepse kishte një numër të madh bagëtish, si në pjesën e poshtme të vendit ashtu dhe në fushë; kishte gjithashtu bujqër dhe vreshtarë në malet dhe në Karmel, sepse e donte tokën.
<scripture passage="iiChr 26:11" parsed="|2Chr|26|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.11" />
<sup>11</sup> Uziahu kishte gjithashtu një ushtri luftëtarësh që shkonte në luftë në formacion, sipas numrit të regjistruar nga sekretari Jeijel dhe nga komisari Maasejah nën urdhërat e Hananiahut, një nga kapitenët e mbretit.
<scripture passage="iiChr 26:12" parsed="|2Chr|26|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.12" />
<sup>12</sup> Numri i përgjithshëm i të parëve të shtëpive atërore, njerëzve të fortë dhe trima, ishte dy mijë e gjashtëqind veta.
<scripture passage="iiChr 26:13" parsed="|2Chr|26|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.13" />
<sup>13</sup> Nën komandën e tyre ndodhej një ushtri prej treqind e shtatë mijë e pesëqind njerëz të aftë të luftojnë me trimëri të madhe, për të ndihmuar mbretin kundër armikut.
<scripture passage="iiChr 26:14" parsed="|2Chr|26|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.14" />
<sup>14</sup> Uziahu i furnizoi ata, domethënë tërë ushtrinë, me mburoja, ushta, përkrenare, parzmore, harqe dhe hobe për të hedhur gurë.
<scripture passage="iiChr 26:15" parsed="|2Chr|26|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.15" />
<sup>15</sup> Në Jeruzalem specialistët i ndërtuan gjithashtu disa makina të cilat ai i vendosi mbi kullat dhe në qoshet, për të hedhur shigjeta dhe gurë të mëdhenj. Fama e tij u përhap larg, sepse u ndihmua në  mënyrë të mrekullueshme deri sa u bë i fuqishëm.
<scripture passage="iiChr 26:16" parsed="|2Chr|26|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.16" />
<sup>16</sup> Por, mbasi u bë i fuqishëm, zemra e tij u bë krenare aq sa u korruptua dhe ai mëkatoi kundër Zotit, duke hyrë në tempullin e Zotit për të djegur temjan në altarin e temjanit.
<scripture passage="iiChr 26:17" parsed="|2Chr|26|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.17" />
<sup>17</sup> Pas tij hyri prifti Azariah me tetëdhjetë priftërinj të Zotit, njerëz trima.
<scripture passage="iiChr 26:18" parsed="|2Chr|26|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.18" />
<sup>18</sup> Ata iu kundërvunë mbretit Uziah dhe i thanë: "Nuk të takon ty, o Uziah, t'i ofrosh temjan Zotit, por priftërinjve, bijve të Aaronit, që janë shenjtëruar për të ofruar temjan. Dil nga vendi i shenjtë,  sepse ke kryer mëkat! Kjo nuk do të sjellë  asnjë nder nga ana e Zotit Perëndi".
<scripture passage="iiChr 26:19" parsed="|2Chr|26|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Uziahu, që kishte në dorë një temjanisë për të ofruar temjanin, u zemërua; por ndërsa po u hakërrohej priftërinjve, mbi ballin e tij shpërtheu lebra, përpara priftërinjve, në shtëpinë e Zotit, pranë altarit të temjanit.
<scripture passage="iiChr 26:20" parsed="|2Chr|26|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.20" />
<sup>20</sup> Kryeprifti Azariah dhe tërë priftërinjtë e tjerë u kthyen ndaj tij, dhe ja, mbi ballin e tij dukeshin shenjat e lebrës. Kështu e nxorën me të shpejtë dhe ai vetë nxitoi të dalë sepse Zoti e kishte goditur.
<scripture passage="iiChr 26:21" parsed="|2Chr|26|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.21" />
<sup>21</sup> Mbreti Uziah mbeti lebroz deri ditën e vdekjes së tij dhe banoi në një shtëpi të izoluar, sepse ishte lebroz dhe ishte përjashtuar nga shtëpia e Zotit; dhe i biri Jotham ishte kryeintendenti i pallatit  mbretëror dhe administronte drejtësinë  e popullit të vendit.
<scripture passage="iiChr 26:22" parsed="|2Chr|26|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.22" />
<sup>22</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Uziahut, nga të parat deri në të fundit, janë shkruar nga profeti Isaia, bir i Amotsit.
<scripture passage="iiChr 26:23" parsed="|2Chr|26|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.26.23" />
<sup>23</sup> Kështu Uziahu pushoi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën bashkë me etërit e tij në fushën e varrimit që u takonte mbretërve, sepse thuhej: "E ka zënë lebra". Në vend të tij mbretëroi i biri, Jothami.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 27" progress="40.94%" prev="iiChr.26" next="iiChr.28" id="iiChr.27">
<h3 id="iiChr.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="iiChr.27-p1">
<scripture passage="iiChr 27:1" parsed="|2Chr|27|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.27.1" />
<sup>1</sup> Jothami ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi gjashtëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Jerushah; ishte bija e Tsadokut.
<scripture passage="iiChr 27:2" parsed="|2Chr|27|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.27.2" />
<sup>2</sup> Ai bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, pikërisht ashtu si kishte vepruar i ati, Uziahu; (megjithëse nuk hyri në tempullin e Zotit), por populli i tij vazhdonte të korruptohej.
<scripture passage="iiChr 27:3" parsed="|2Chr|27|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.27.3" />
<sup>3</sup> Ai ndërtoi portën e sipërme të shtëpisë të Zotit dhe bëri shumë punime në muret e Ofelit.
<scripture passage="iiChr 27:4" parsed="|2Chr|27|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.27.4" />
<sup>4</sup> Përveç kësaj ndërtoi qytete në krahinën malore të Judës dhe kala dhe kulla ndër pyje.
<scripture passage="iiChr 27:5" parsed="|2Chr|27|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.27.5" />
<sup>5</sup> I shpalli gjithashtu luftë mbretit të bijve të Amonit dhe i mundi ata. Bijtë e Amonit i dhanë atë vit njëqind talenta argjendi, dhjetë mijë kore gruri dhe dhjetë mijë elbi. Po kjo sasi iu dorëzua nga bijtë e Amonit vitin e dytë dhe të tretë.
<scripture passage="iiChr 27:6" parsed="|2Chr|27|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.27.6" />
<sup>6</sup> Kështu Jothami u bë i fuqishëm, sepse rregulloi ecjen e tij përpara Zotit, Perëndisë të tij.
<scripture passage="iiChr 27:7" parsed="|2Chr|27|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.27.7" />
<sup>7</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Jothamit, tërë luftërat dhe ndërmarrjet e tij janë shkruar në librin e mbretërve të Izraelit dhe të Judës.
<scripture passage="iiChr 27:8" parsed="|2Chr|27|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.27.8" />
<sup>8</sup> Ai ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi gjashtëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 27:9" parsed="|2Chr|27|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.27.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Jothamin pushoi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Ashazi.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 28" progress="40.97%" prev="iiChr.27" next="iiChr.29" id="iiChr.28">
<h3 id="iiChr.28-p0.1">Chapter 28</h3>
<p id="iiChr.28-p1">
<scripture passage="iiChr 28:1" parsed="|2Chr|28|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.1" />
<sup>1</sup> Ashazi ishte njëzet vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi gjashtëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. Ai nuk bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, siç kishte bërë Davidi, i ati;
<scripture passage="iiChr 28:2" parsed="|2Chr|28|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.2" />
<sup>2</sup> por ndoqi rrugët e mbretërve të Izraelit, madje bëri shëmbëlltyra prej metali të shkrirë për Baalët.
<scripture passage="iiChr 28:3" parsed="|2Chr|28|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.3" />
<sup>3</sup> Ai dogji temjan në luginën e Birit të Hinomit dhe dogji në zjarr bijtë e tij, duke ndjekur veprimet e neveritshme të kombeve që Zoti kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit;
<scripture passage="iiChr 28:4" parsed="|2Chr|28|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.4" />
<sup>4</sup> përveç kësaj bënte flijime dhe dogji temjan mbi vendet e larta, mbi kodrat dhe nën çdo pemë të gjelbëruar.
<scripture passage="iiChr 28:5" parsed="|2Chr|28|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.5" />
<sup>5</sup> Prandaj Zoti, Perëndia i tij, ia dha në dorë mbretit të Sirisë; ky i mundi dhe zuri një numër të madh robërish që i çuan në Damask. U dha gjithashtu në dorë të mbretit të Izraelit, që i shkaktoi një humbje të madhe.
<scripture passage="iiChr 28:6" parsed="|2Chr|28|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.6" />
<sup>6</sup> Në të vërtetë Pekahu, bir i Remaliahut, brenda një dite vrau njëqind e njëzet mijë burra në Judë, tërë trima, sepse kishin braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tyre.
<scripture passage="iiChr 28:7" parsed="|2Chr|28|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.7" />
<sup>7</sup> Zikri, një trim nga Efraimi, vrau Maasejahun, birin e mbretit, Azrikam, prefektin e pallatit, dhe Elkanahun, që zinte vendin e dytë pas mbretit.
<scripture passage="iiChr 28:8" parsed="|2Chr|28|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.8" />
<sup>8</sup> Bijtë e Izraelit çuan robër, midis vëllezërve të tyre, dyqind mijë gra, bij dhe bija; u morën atyre edhe një plaçkë të madhe, që e çuan në Samari.
<scripture passage="iiChr 28:9" parsed="|2Chr|28|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.9" />
<sup>9</sup> Por aty ishte një profet i Zotit, që quhej Obed. Ai doli para ushtrisë që po kthehej në Samari dhe tha: "Ja, me qenë se Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ishte i zemëruar me Judën, ju dha ata në duart  tuaja, por ju i vratë me tërbim, që arriti deri  në qiell.
<scripture passage="iiChr 28:10" parsed="|2Chr|28|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.10" />
<sup>10</sup> Dhe tani doni t'i nënshtroni, si skllevërit tuaj dhe skllavet tuaja, bijtë dhe bijat e Judës dhe të Jeruzalemit. Por në realitet a nuk jeni fajtorë ju vetë përpara Zotit, Perëndisë tuaj?
<scripture passage="iiChr 28:11" parsed="|2Chr|28|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.11" />
<sup>11</sup> Dëgjomëni, pra, dhe kthejini robërit që keni zënë midis vëllezërve tuaj, sepse përndryshe zemërimi i zjarrtë i Zotit do të bjerë mbi ju".
<scripture passage="iiChr 28:12" parsed="|2Chr|28|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.12" />
<sup>12</sup> Atëherë disa nga krerët e bijve të Efraimit, Azariahu, bir i Johananit, Berekiahu, bir i Meshilemothit, Ezekia, bir i Shalumit, dhe Amasa, bir i Hadlait, u ngritën kundër atyre që ktheheshin nga lufta,
<scripture passage="iiChr 28:13" parsed="|2Chr|28|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.13" />
<sup>13</sup> dhe u thanë: "Ju nuk do t'i sillni këtu robërit, sepse mbi ne rëndon tanimë një faj kundër Zotit; ajo që keni ndër mend të bëni do t'i shtojë edhe më tepër mëkatet dhe fajin tonë, sepse faji ynë është  mjaft i madh dhe një zemërim i zjarrtë i  kërcënohet Izraelit".
<scripture passage="iiChr 28:14" parsed="|2Chr|28|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.14" />
<sup>14</sup> Atëherë ushtarët i lanë robërit dhe plaçkën përpara komandantëve dhe tërë asamblesë.
<scripture passage="iiChr 28:15" parsed="|2Chr|28|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.15" />
<sup>15</sup> Pastaj disa njerëz të thirrur me emër u ngritën dhe morën robërit dhe me rrobat e plaçkës veshën tërë ata që ishin lakuriq; u dhanë rroba dhe sandale, për të ngrënë dhe për të pirë dhe i vajosën;  pastaj i mbartën tërë të dobëtit mbi gomarë  dhe i çuan në Jeriko, qyteti i palmave, pranë vëllezërve të tyre, pastaj u kthyen në Samari.
<scripture passage="iiChr 28:16" parsed="|2Chr|28|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.16" />
<sup>16</sup> Në atë kohë mbreti Ashaz shkoi t'i kërkojë ndihmë mbretit të Asirisë.
<scripture passage="iiChr 28:17" parsed="|2Chr|28|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.17" />
<sup>17</sup> Edomitët kishin ardhur përsëri, kishin mundur Judën dhe kishin marrë me vete robërit.
<scripture passage="iiChr 28:18" parsed="|2Chr|28|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.18" />
<sup>18</sup> Filistejtë kishin pushtuar edhe qytetet e fushës dhe të Negevit të Judës dhe kishin marrë Beth-Shemeshin, Ajalonin, Gederothin, Sokon me fshatrat e tij, Timnahun me fshatrat e tij, Gimzon me fshatrat e tij, dhe ishin vendosur aty.
<scripture passage="iiChr 28:19" parsed="|2Chr|28|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.19" />
<sup>19</sup> Zoti në fakt kishte poshtëruar Judën për shkak të Ashazit, mbretit të Izraelit, që kishte nxitur rënien morale në Judë dhe kishte kryer mëkate të rënda kundër Zotit.
<scripture passage="iiChr 28:20" parsed="|2Chr|28|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.20" />
<sup>20</sup> Kështu Tilgath-Pilneseri, mbret i Asirisë, doli kundër tij dhe e shtypi në vend që ta ndihmonte,
<scripture passage="iiChr 28:21" parsed="|2Chr|28|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.21" />
<sup>21</sup> megjithatë Ashazi kishte marrë një pjesë të thesareve të shtëpisë të Zotit, të pallatit të mbretit dhe të krerëve, dhe ia kishte dhënë të gjitha mbretit të Asirisë; megjithatë kjo nuk i vlejti fare.
<scripture passage="iiChr 28:22" parsed="|2Chr|28|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.22" />
<sup>22</sup> Edhe kur ishte i shtypur, mbreti Ashaz mëkatoi edhe më shumë kundër Zotit.
<scripture passage="iiChr 28:23" parsed="|2Chr|28|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.23" />
<sup>23</sup> U ofroi flijime perëndive të Damaskut që e kishin mundur, duke thënë: "Me qenë se perënditë e mbretit të Sirisë i ndihmojnë ata, unë do t'i ofroj atyre flijime që të më ndimojnë edhe mua". Por qenë  pikërisht ata që shkaktuan shkatërrimin e  tij dhe atë të të gjithë Izraelit.
<scripture passage="iiChr 28:24" parsed="|2Chr|28|24|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.24" />
<sup>24</sup> Ashazi mblodhi gjithë veglat e shtëpisë së Perëndisë, i bëri ato copë-copë, mbylli portat e shtëpisë të Zotit, ndërtoi altare në çdo kënd të Jeruzalemit,
<scripture passage="iiChr 28:25" parsed="|2Chr|28|25|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.25" />
<sup>25</sup> dhe në çdo qytet të Judës vendosi vende të larta për t'u djegur temjan perëndive të tjera, duke shkaktuar kështu zemërimin e Zotit, Perëndisë të etërve të tij.
<scripture passage="iiChr 28:26" parsed="|2Chr|28|26|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.26" />
<sup>26</sup> Pjesa tjetër e bëmave të tij dhe tërë sjelljet e tij, nga e para në të fundit, janë shkruar në librin e mbretërve të Judës dhe të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 28:27" parsed="|2Chr|28|27|0|0" osisRef="Bible:2Chr.28.27" />
<sup>27</sup> Pastaj Ashazin pushoi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në qytet, në Jeruzalem, por nuk deshën ta vënë në varrezat e mbretërve të Izraelit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Ezekia.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 29" progress="41.08%" prev="iiChr.28" next="iiChr.30" id="iiChr.29">
<h3 id="iiChr.29-p0.1">Chapter 29</h3>
<p id="iiChr.29-p1">
<scripture passage="iiChr 29:1" parsed="|2Chr|29|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.1" />
<sup>1</sup> Ezekia ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi njëzet e nëntë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Abijah; ishte bija e Zakarias.
<scripture passage="iiChr 29:2" parsed="|2Chr|29|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.2" />
<sup>2</sup> Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Zotit, pikërisht ashtu si kishte vepruar Davidi, i ati.
<scripture passage="iiChr 29:3" parsed="|2Chr|29|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.3" />
<sup>3</sup> Në vitin e parë të mbretërimit të tij, në muajin e parë, ai hapi portat e shtëpisë të Zotit dhe i restauroi.
<scripture passage="iiChr 29:4" parsed="|2Chr|29|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.4" />
<sup>4</sup> Pastaj solli priftërinjtë dhe Levitët, dhe i mblodhi në sheshin lindor,
<scripture passage="iiChr 29:5" parsed="|2Chr|29|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.5" />
<sup>5</sup> dhe u tha: "Më dëgjoni, o Levitë! Tani shenjtërohuni dhe shenjtëroni shtëpinë e Zotit, Perëndisë të etërve tuaj, dhe nxirrni nga vendi i shenjtë çdo gjë të papastër.
<scripture passage="iiChr 29:6" parsed="|2Chr|29|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.6" />
<sup>6</sup> Sepse etërit tanë kanë kryer mëkate dhe kanë bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit, Perëndisë tonë dhe e kanë braktisur, duke i hequr fytyrat e tyre nga banesa e Zotit dhe duke i kthyer krahët.
<scripture passage="iiChr 29:7" parsed="|2Chr|29|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.7" />
<sup>7</sup> Ata madje kanë mbyllur portat e portikut, kanë shuar llambat dhe nuk kanë djegur më temjan as nuk kanë ofruar olokauste në vendin e shenjtë të Perëndisë të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 29:8" parsed="|2Chr|29|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.8" />
<sup>8</sup> Prandaj zemërimi i Zotit ra mbi Judën dhe Jeruzalemin, dhe ai i ka braktisur në telashe, në shkretim dhe në përbuzje, siç mund ta shihni me sytë tuaj.
<scripture passage="iiChr 29:9" parsed="|2Chr|29|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.9" />
<sup>9</sup> Dhe ja, për shkak të kësaj, etërit tanë ranë nga goditjet e shpatës, dhe bijtë tanë, bijat tona dhe gratë tona janë në robëri.
<scripture passage="iiChr 29:10" parsed="|2Chr|29|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.10" />
<sup>10</sup> Tani kam në zemër të bëj një besëlidhje me Zotin, Perëndinë e Izraelit, me qëllim që zjarri i zemërimit të tij të largohet prej nesh.
<scripture passage="iiChr 29:11" parsed="|2Chr|29|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.11" />
<sup>11</sup> Bij të mij, mos u tregoni të shkujdesur tani, sepse Zoti ju ka zgjedhur që t'i shërbeni atij, që të jemi shërbëtorët e tij dhe që t'i ofroni temjan".
<scripture passage="iiChr 29:12" parsed="|2Chr|29|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Levitët u ngritën: Mahathi, bir i Amasait, Joeli, bir i Azariahut, nga bijtë e Kehathit. Nga bijtë e Merarit, Kishi, bir i Abdiut dhe Azariahut, bir i Jehalelelit. Nga Ghershonitët, Joahu, bir i Zimahut dhe Edeni, bir i Joahut.
<scripture passage="iiChr 29:13" parsed="|2Chr|29|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.13" />
<sup>13</sup> Nga bijtë e Elitsafanit, Shimri dhe Jeieli. Nga bijtë e Asafit, Zakaria dhe Mataniahu.
<scripture passage="iiChr 29:14" parsed="|2Chr|29|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.14" />
<sup>14</sup> Nga bijtë e Hemanit, Jehieli dhe Shimei. Nga bijtë e Jeduthunit, Shemajahu dhe Uzieli.
<scripture passage="iiChr 29:15" parsed="|2Chr|29|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.15" />
<sup>15</sup> Ata mblodhën vëllezërit e tyre dhe u shenjtëruan; pastaj hynë në shtëpinë e Zotit për ta pastruar, sipas urdhrit të mbretit, në përputhje me fjalët e Zotit.
<scripture passage="iiChr 29:16" parsed="|2Chr|29|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.16" />
<sup>16</sup> Kështu priftërinjtë hynë brënda shtëpisë të Zotit për ta pastruar dhe nxorën jashtë, në oborrin e shtëpisë të Zotit, të gjitha sendet e papastra që gjetën në tempullin e Zotit; Levitët i morën për t'i çuar jashtë në përroin e Kidronit.
<scripture passage="iiChr 29:17" parsed="|2Chr|29|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.17" />
<sup>17</sup> Filluan të shenjtërohen ditën e parë të muajit; ditën e tetë të muajit hynë në portikun e Zotit; brenda tetë ditëve pastruan shtëpinë e Zotit dhe e përfunduan ditën e gjashtëmbëdhjetë të muajit të parë.
<scripture passage="iiChr 29:18" parsed="|2Chr|29|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.18" />
<sup>18</sup> Pastaj hynë në pallatin e mbretit Ezekia dhe i thanë: "Kemi pastruar tërë shtëpinë e Zotit, altarin e olokausteve me të gjitha veglat e tij dhe tryezën e bukëve të paraqitjes me gjithë veglat e saj.
<scripture passage="iiChr 29:19" parsed="|2Chr|29|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.19" />
<sup>19</sup> Përveç kësaj kemi vënë përsëri në vend dhe kemi pastruar të gjitha përdorëset që mbreti Ashaz në mëkatin e tij kishte flakur tej gjatë mbretërimit të tij; dhe ja, tani janë përpara altarit të Zotit".
<scripture passage="iiChr 29:20" parsed="|2Chr|29|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.20" />
<sup>20</sup> Atëherë mbreti Ezekia u ngrit shpejt, mblodhi parinë e qytetit dhe u ngjit në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiChr 29:21" parsed="|2Chr|29|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.21" />
<sup>21</sup> Ata sollën shtatë dema, shtatë desh, shtatë qengja dhe shtatë cjep, si flijim për mëkatin për mbretërinë, për shenjtëroren dhe për Judën. Pastaj mbreti urdhëroi priftërinjtë, bijtë e Aaronit, t'i ofronin në altarin e Zotit.
<scripture passage="iiChr 29:22" parsed="|2Chr|29|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.22" />
<sup>22</sup> Kështu therën demat, dhe priftërinjtë mblodhën gjakun e tyre dhe spërkatën altarin me të; në të njëjtën mënyrë therën deshtë dhe spërkatën gjakun e tyre mbi altar; pastaj therën qengjat dhe spërkatën me gjakun e tyre altarin.
<scripture passage="iiChr 29:23" parsed="|2Chr|29|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.23" />
<sup>23</sup> Pastaj i paraqitën mbretit dhe asamblesë cjeptë e flijimit për mëkatin, dhe ata vunë mbi to duart e tyre.
<scripture passage="iiChr 29:24" parsed="|2Chr|29|24|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.24" />
<sup>24</sup> Priftërinjtë i therën dhe ofruan gjakun e tyre mbi altar si flijim për mëkatin, si shlyerje e fajit për tërë Izraelin, sepse mbreti kishte urdhëruar të ofronin olokaustin dhe flijimin për mëkatin, për tërë Izraelin.
<scripture passage="iiChr 29:25" parsed="|2Chr|29|25|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.25" />
<sup>25</sup> Mbreti vendosi gjithashtu Levitët në shtëpinë e Zotit me cembale, me harpa dhe me qeste, sipas urdhrit të Davidit, të Gadit, shikuesi i mbretit, dhe të profetit Nathan, sepse urdhri ishte dhënë nga Zoti me anë të profetëve të tij.
<scripture passage="iiChr 29:26" parsed="|2Chr|29|26|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.26" />
<sup>26</sup> Kështu Levitët zunë vend me veglat e Davidit, dhe priftërinjtë me boritë.
<scripture passage="iiChr 29:27" parsed="|2Chr|29|27|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.27" />
<sup>27</sup> Atëherë Ezekia urdhëroi që olokausti të ofrohej mbi altar; dhe në çastin që filloi olokausti, filloi gjithashtu kënga e Zotit me boritë dhe me shoqërimin e veglave të Davidit, mbretit të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 29:28" parsed="|2Chr|29|28|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.28" />
<sup>28</sup> Atëherë tërë asambleja u përul, ndërsa këngëtarët këndonin dhe trumbetierët u binin veglave të tyre; e tërë kjo vazhdoi deri në fund të olokaustit.
<scripture passage="iiChr 29:29" parsed="|2Chr|29|29|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.29" />
<sup>29</sup> Me të mbaruar olokausti, mbreti dhe tërë ata që ishin me të u përkulën dhe adhuruan.
<scripture passage="iiChr 29:30" parsed="|2Chr|29|30|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.30" />
<sup>30</sup> Pastaj mbreti Ezekia dhe paria urdhëruan Levitët të lëvdonin Zotin me fjalët e Davidit dhe të shikuesit Asaf; ata e lëvduan me gëzim, pastaj u përkulën dhe e adhuruan.
<scripture passage="iiChr 29:31" parsed="|2Chr|29|31|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.31" />
<sup>31</sup> Atëherë Ezekia mori fjalën dhe tha: "Tani që i jeni shenjtëruar Zotit, afrohuni dhe sillni flijime dhe oferta falënderimi në shtëpinë e Zotit". Kështu asambleja solli flijime dhe oferta falenderimi;  dhe të gjithë ata që ua donte zemra sollën  olokauste.
<scripture passage="iiChr 29:32" parsed="|2Chr|29|32|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.32" />
<sup>32</sup> Numri i olokausteve që solli asambleja ishte shtatëdhjetë dema, njëqind desh dhe dyqind qengja; të tëra këto ishin olokauste për Zotin.
<scripture passage="iiChr 29:33" parsed="|2Chr|29|33|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.33" />
<sup>33</sup> Kafshët e shenjtëruara ishin gjashtëqind lopë dhe tre mijë dele.
<scripture passage="iiChr 29:34" parsed="|2Chr|29|34|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.34" />
<sup>34</sup> Por priftërinjtë ishin shumë të pakët dhe nuk mund të rripnin tërë olokaustet; prandaj vëllezërit e tyre, Levitët, i ndihmuan deri sa mbaroi tërë puna dhe deri sa të shenjtëroheshin priftërinjtë e  tjerë, sepse Levitët e kishin zemrën më të  pastër në shenjtërimin e priftërinjve.
<scripture passage="iiChr 29:35" parsed="|2Chr|29|35|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.35" />
<sup>35</sup> Pati një numër të madh olokaustesh së bashku me dhjamin e fljimeve të falënderimit dhe me blatimet e olokausteve. Kështu u rivendos shërbimi i shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="iiChr 29:36" parsed="|2Chr|29|36|0|0" osisRef="Bible:2Chr.29.36" />
<sup>36</sup> Ezekia dhe tërë populli u gëzua që Perëndia e kishte përgatitur popullin; në të vërtetë kjo gjë u bë shpejt.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 30" progress="41.22%" prev="iiChr.29" next="iiChr.31" id="iiChr.30">
<h3 id="iiChr.30-p0.1">Chapter 30</h3>
<p id="iiChr.30-p1">
<scripture passage="iiChr 30:1" parsed="|2Chr|30|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Ezekia i dërgoi lajmëtarë tërë Izraelit dhe Judës dhe i shkroi gjithashtu letra Efraimit dhe Manasit që të vinin në shtëpinë e Zotit në Jeruzalem për të festuar Pashkën për nder të Zotit, Perëndisë të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 30:2" parsed="|2Chr|30|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.2" />
<sup>2</sup> Mbreti, paria dhe tërë asambleja në Jeruzalem vendosën ta kremtojnë Pashkën në muajin e dytë;
<scripture passage="iiChr 30:3" parsed="|2Chr|30|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.3" />
<sup>3</sup> në të vërtetë nuk kishin mundur ta kremtonin në kohën e caktuar, sepse priftërinjtë nuk ishin shenjtëruar në numër të mjaftueshëm dhe populli nuk ishte mbledhur në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 30:4" parsed="|2Chr|30|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.4" />
<sup>4</sup> Kjo gjë i pëlqeu mbretit dhe tërë asamblesë.
<scripture passage="iiChr 30:5" parsed="|2Chr|30|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.5" />
<sup>5</sup> Vendosën kështu të shpallin në tërë Izraelin, një njoftim nga Beer-Sheba deri në Dan, që të vijnë në Jeruzalem për të kremtuar Pashkën për nder të Zotit, Perëndisë të Izraelit, sepse prej shumë vitesh  nuk e kishin kremtuar në mënyrën e paracaktuar.
<scripture passage="iiChr 30:6" parsed="|2Chr|30|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.6" />
<sup>6</sup> Korrierët, pra, shkuan në gjithë Izraelin dhe në Judën me letrat e mbretit dhe të parisë së tij, duke shpallur sipas urdhrit të mbretit: "Bij të Izraelit, kthehuni tek Zoti, Perëndia i Abrahamit, i  Isakut dhe i Izraelit, me qëllim që ai të  rikthehet pranë asaj që iu ka mbetur dhe që ka shpëtuar nga duart e mbretërve të Asirisë.
<scripture passage="iiChr 30:7" parsed="|2Chr|30|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.7" />
<sup>7</sup> Mos jini si etërit tuaj dhe vëllezërit tuaj, që kanë mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë të etërve të tyre, i cili për këtë shkak i ka braktisur dhe i ka lënë në pikëllim, siç e shihni.
<scripture passage="iiChr 30:8" parsed="|2Chr|30|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.8" />
<sup>8</sup> Tani mos e fortësoni zverkun si etërit tuaj, por jepini dorën Zotit, ejani në shenjtëroren e tij që ai ka shenjtëruar përjetë dhe i shërbeni Zotit, Perëndisë tuaj, me qëllim që zjarri i zemërimit të tij të largohet nga ju.
<scripture passage="iiChr 30:9" parsed="|2Chr|30|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.9" />
<sup>9</sup> Sepse, në rast se ktheheni tek Zoti, vëllezërit tuaj dhe bijtë tuaj do të trajtohen me dhembshuri nga ata që i kanë internuar dhe do të kthehen në këtë vend, sepse Zoti, Perëndia juaj, është i mëshirshëm  dhe zemërmadh dhe nuk do ta heqë fytyrën  prej jush, në rast se ktheheni tek ai".
<scripture passage="iiChr 30:10" parsed="|2Chr|30|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.10" />
<sup>10</sup> Dhe korrierët kaluan nga një qytet në tjetrin në vendin e Efraimit dhe të Manasit deri në Zabulon; por njerëzit i përqeshnin dhe talleshin me ta.
<scripture passage="iiChr 30:11" parsed="|2Chr|30|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.11" />
<sup>11</sup> Megjithatë disa burra nga Asheri, nga Zabuloni dhe nga Manasi u përulën dhe erdhën në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 30:12" parsed="|2Chr|30|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.12" />
<sup>12</sup> Por në Judë dora e Perëndisë veproi duke u dhënë atyre një zemër të njëllojtë për të kryer urdhrin e mbretit dhe të parisë, sipas fjalës të Zotit.
<scripture passage="iiChr 30:13" parsed="|2Chr|30|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.13" />
<sup>13</sup> Një turmë e madhe u mblodh në Jeuzalem për të kremtuar festën e të Ndormëve gjatë muajit të dytë; ishte një kuvend shumë i madh.
<scripture passage="iiChr 30:14" parsed="|2Chr|30|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.14" />
<sup>14</sup> U ngritën dhe zhdukën altarët që ishin në Jeruzalem; zhdukën gjithashtu tërë altarët e temjanit dhe i hodhën në përroin e Kidronit.
<scripture passage="iiChr 30:15" parsed="|2Chr|30|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.15" />
<sup>15</sup> Pastaj flijuan Pashkën, ditën e katërmbëdhjetë të muajit të dytë. Priftërinjtë dhe Levitët, plot turp, u shenjtëruan dhe ofruan olokauste në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiChr 30:16" parsed="|2Chr|30|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.16" />
<sup>16</sup> Ata zunë vendet që u përkisnin sipas normave të përshkruara nga ligji i Moisiut, njeriut të Perëndisë. Priftërinjtë spërkatnin gjakun, që merrnin nga duart e Levitëve.
<scripture passage="iiChr 30:17" parsed="|2Chr|30|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.17" />
<sup>17</sup> Duke qenë se shumë njerëz të asamblesë nuk ishin shenjtëruar, Levitët kishin për detyrë t'i flijonin qengjat e Pashkës për tërë ata që nuk ishin të pastër, për t'ia shenjtëruar Zotit.
<scripture passage="iiChr 30:18" parsed="|2Chr|30|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.18" />
<sup>18</sup> Në të vërtetë një pjesë e madhe e popullit, shumë nga Efraimi, nga Manasi, nga Isakari dhe nga Zabuloni nuk ishin pastruar, dhe e hëngrën njëlloj Pashkën, duke vepruar ndryshe nga sa ishte shkruar.  Por Ezekia u lut për ata, duke thënë: "Zoti,  që është i mirë, të falë cilindo
<scripture passage="iiChr 30:19" parsed="|2Chr|30|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.19" />
<sup>19</sup> që ia ka kushtuar zemrën e tij të kërkojë Perëndinë, Zotin, Perëndinë e etërve të tij, edhe pa pastrimin që kërkon shenjtërorja".
<scripture passage="iiChr 30:20" parsed="|2Chr|30|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.20" />
<sup>20</sup> Dhe Zoti dëgjoi Ezekian dhe shëroi popullin.
<scripture passage="iiChr 30:21" parsed="|2Chr|30|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.21" />
<sup>21</sup> Kështu bijtë e Izraelit, që ishin në Jeruzalem, kremtuan festën e të Ndormëve shtatë ditë me radhë në një atmosferë gëzimi të madh, kurse Levitët dhe priftërinjtë lëvdonin çdo ditë Zotin, duke i kënduar me vegla tingëllonjëse Zotit.
<scripture passage="iiChr 30:22" parsed="|2Chr|30|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.22" />
<sup>22</sup> Ezekia i foli zemrës të të gjithë Levitëve që tregonin njohje të mirë të gjërave të Zotit. Kështu ata hëngrën për shtatë ditët e caktuara të festës, duke ofruar flijime falenderimi dhe duke lëvduar Zotin, Perëndinë e etërve të tyre.
<scripture passage="iiChr 30:23" parsed="|2Chr|30|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.23" />
<sup>23</sup> Pastaj tërë kuvendi vendosi ta kremtojë festën shtatë ditë të tjera; kështu e kremtuan shtatë ditë të tjera me gëzim.
<scripture passage="iiChr 30:24" parsed="|2Chr|30|24|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.24" />
<sup>24</sup> Në fakt Ezekia, mbret i Judës, i kishte falur kuvendit një mijë dema të vegjël dhe shtatë mijë dele; edhe paria i kishte dhuruar kuvendit një mijë dema të vegjël dhe dhjetë mijë dele; dhe një numër i madh priftërinjsh ishte shenjtëruar.
<scripture passage="iiChr 30:25" parsed="|2Chr|30|25|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.25" />
<sup>25</sup> Tërë asambleja e Judës kremtoi festën bashkë me priftërinjtë, me Levitët, me tërë asamblenë e atyre që erdhën nga Izraeli dhe me të huajt që kishin mbërritur nga vendin e Izraelit ose që banonin në Judë.
<scripture passage="iiChr 30:26" parsed="|2Chr|30|26|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.26" />
<sup>26</sup> Kështu pati një gëzim të madh në Jeruzalem. Nga koha e Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit, nuk kishte ndodhur asgjë e tillë në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 30:27" parsed="|2Chr|30|27|0|0" osisRef="Bible:2Chr.30.27" />
<sup>27</sup> Pastaj priftërinjtë Levitë u ngritën dhe bekuan popullin; zëri i tyre u dëgjua dhe lutja e tyre arriti deri në banesën e shenjtë të Zotit në qiell.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 31" progress="41.34%" prev="iiChr.30" next="iiChr.32" id="iiChr.31">
<h3 id="iiChr.31-p0.1">Chapter 31</h3>
<p id="iiChr.31-p1">
<scripture passage="iiChr 31:1" parsed="|2Chr|31|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.1" />
<sup>1</sup> Mbasi mbaruan tërë këtë punë, Izraelitët e pranishëm u nisën për në qytetet e Judës, për të thyer kollonat e shenjta, për të shembur Asherimët dhe për të shkatërruar vendet e larta dhe altarët në
<scripture passage="iiChr 31:2" parsed="|2Chr|31|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.2" />
<sup>2</sup> Ezekia rindërtoi klasat e priftërinjve dhe të Levitëve në bazë të klasave të tyre, secila sipas shërbimit të tij, priftërinjtë dhe Levitët për olokaustet dhe flijimet e falenderimit për të shërbyer,  për të falenderuar dhe për të lëvduar në  portat e kampeve të Zotit.
<scripture passage="iiChr 31:3" parsed="|2Chr|31|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.3" />
<sup>3</sup> Mbreti caktoi edhe pjesën e pasurive të tij, që do t'i caktoheshin për olokauste; olokaustet e mëngjesit dhe të mbrëmjes, olokaustet e të shtunave, të ditëve të hënës së re dhe të festave solemne, ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit.
<scripture passage="iiChr 31:4" parsed="|2Chr|31|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.4" />
<sup>4</sup> Gjithashtu urdhëroi popullin, ata që banonin në Jeruzalem, t'u jepnin priftërinjve dhe Levitëve pjesën që u takonte, me qëllim që të tregoheshin të vendosur në ligjin e Zotit.
<scripture passage="iiChr 31:5" parsed="|2Chr|31|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.5" />
<sup>5</sup> Sa u përhap ky urdhër, bijtë e Izraelit dhanë me shumicë prodhimet e para të grurit, të verës, të vajit, të mjaltit dhe të të gjitha prodhimeve të arave; dhe çuan një të dhjetë të bollshme nga çdo gjë.
<scripture passage="iiChr 31:6" parsed="|2Chr|31|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.6" />
<sup>6</sup> Bijtë e Izraelit dhe të Judës që banonin në qytetet e Judës çuan edhe ata të dhjetën e lopëve dhe të deleve, po kështu edhe të dhjetën e gjërave të shenjta të shenjtëruara Zotit, Perëndisë të tyre, dhe krijuan me to shumë grumbuj.
<scripture passage="iiChr 31:7" parsed="|2Chr|31|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.7" />
<sup>7</sup> Filluan t'i bëjnë grumbujt në muajin e tretë dhe e përfunduan këtë punë në muajin e shtatë.
<scripture passage="iiChr 31:8" parsed="|2Chr|31|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.8" />
<sup>8</sup> Kur Ezekia dhe krerët erdhën për të parë grumbujt, bekuan Zotin dhe popullin e tij të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 31:9" parsed="|2Chr|31|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Ezekia pyeti priftërinjtë dhe Levitët për grumbujt;
<scripture passage="iiChr 31:10" parsed="|2Chr|31|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.10" />
<sup>10</sup> kryeprifti Azariah, nga shtëpia e Tsadokut, iu përgjigj: "Që kur filloi prurja e ofertave në shtëpinë e Zotit, kemi ngrënë sa jemi ngopur dhe kanë mbetur gjëra me shumicë, sepse Zoti ka bekuar popullin  e tij; dhe kjo është sasia e madhe që ka  tepruar".
<scripture passage="iiChr 31:11" parsed="|2Chr|31|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Ezekia i urdhëroi ata të përgatisnin disa dhoma në shtëpinë e Zotit. Ata i përgatitën,
<scripture passage="iiChr 31:12" parsed="|2Chr|31|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.12" />
<sup>12</sup> dhe sollën aty me besnikëri ofertat, të dhjetën dhe gjërat e shenjtëruara. Levitit Konaniahu iu besua kryeintendenca dhe mbas tij vinte i vëllai, Shimei.
<scripture passage="iiChr 31:13" parsed="|2Chr|31|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.13" />
<sup>13</sup> Jehieli, Ahaziahu, Nahathi, Asahelli, Jerimothi, Jozabadi, Elieli, Ismakiahu, Mahathi dhe Benajahu ishin mbikqyrës nën urdhrat e Konaniahut dhe të vëllait të tij Shimei, me porosi të mbretit Ezekia  dhe të Azariahut, kreu i shtëpisë së Perëndisë.
<scripture passage="iiChr 31:14" parsed="|2Chr|31|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.14" />
<sup>14</sup> Leviti Kore, bir i Imnahut, rojë e portës lindore, ishte caktuar për ofertat vullnetare që i bëheshin Perëndisë për të shpërndarë ofertat e larta të Zotit dhe gjërat shumë të shenjta.
<scripture passage="iiChr 31:15" parsed="|2Chr|31|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.15" />
<sup>15</sup> Nën urdhrat e tij ishin Edeni, Miniamini, Jeshua, Shemajahu, Amariahu, Shekaniahu në qytetet e priftërinjve, që duhet t'u bënin me përpikmëri shpërndarjen vëllezërve të tyre, të mëdhenj apo të vegjël, sipas klasave të tyre;
<scripture passage="iiChr 31:16" parsed="|2Chr|31|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.16" />
<sup>16</sup> me përjashtim të meshkujve që ishin regjistruar në gjeneologjitë e tyre nga mosha tre vjeç e lart, ata u shpërndanin të gjithë atyre që hynin në shtëpinë e Zotit racionin e tyre të përditshëm për  shërbimin e tyre, sipas funksioneve të tyre  dhe në bazë të klasës së cilës i përkisnin,
<scripture passage="iiChr 31:17" parsed="|2Chr|31|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.17" />
<sup>17</sup> priftërinjve të regjistruar në gjenealogjitë sipas shtëpive atërore dhe Levitëve me moshë njëzet vjeç e lart, sipas detyrave të tyre dhe klasave të cilave u përkisnin,
<scripture passage="iiChr 31:18" parsed="|2Chr|31|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.18" />
<sup>18</sup> dhe gjithë atyre që ishin regjistruar në gjenealogjinë, domethënë fëmijët e tyre të vegjël, bashkëshortet e tyre bijtë e tyre dhe bijat e tyre si anëtarë të të gjithë asamblesë; sepse në funksionin  që u ishte caktuar ata u shenjtëruan në  shenjtëri.
<scripture passage="iiChr 31:19" parsed="|2Chr|31|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.19" />
<sup>19</sup> Edhe për priftërinjtë, bijtë e Aaronit, që banonin në fshat, në zonat rreth qyteteve, kishte në çdo qytet njerëz të caktuar me emër për të ndarë racionet çdo mashkulli midis priftërinjve dhe tërë Levitëve të regjistruar në gjenealogjitë.
<scripture passage="iiChr 31:20" parsed="|2Chr|31|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.20" />
<sup>20</sup> Ezekia veproi kështu në të gjithë Judën; bëri atë që është e mirë, e drejtë dhe e vërtetë përpara Zotit, Perëndisë të tij.
<scripture passage="iiChr 31:21" parsed="|2Chr|31|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.31.21" />
<sup>21</sup> Çdo punë që ndërmori për shërbimin e shtëpisë të Perëndisë, për ligjin dhe për urdhërimet, për të kërkuar Perëndinë e tij, ai e bëri me gjithë zemër; prandaj ai pati mbarësi.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 32" progress="41.43%" prev="iiChr.31" next="iiChr.33" id="iiChr.32">
<h3 id="iiChr.32-p0.1">Chapter 32</h3>
<p id="iiChr.32-p1">
<scripture passage="iiChr 32:1" parsed="|2Chr|32|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.1" />
<sup>1</sup> Mbas këtyre gjërave dhe këtyre veprimeve besnikërie të Ezekias, Senasheribi, mbret i Asirisë, erdhi, hyri në Judë dhe rrethoi qytetet e fortifikuara, me qëllim që t'i pushtonte.
<scripture passage="iiChr 32:2" parsed="|2Chr|32|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.2" />
<sup>2</sup> Kur Ezekia pa që Senasheribi kishte ardhur me qëllim që të sulmonte Jeruzalemin,
<scripture passage="iiChr 32:3" parsed="|2Chr|32|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.3" />
<sup>3</sup> vendosi me komandantët e tij dhe me trimat e tij të mbyllnin ujërat e burimeve që ndodheshin jashtë qytetit; dhe ata e ndihmuan në këtë punë.
<scripture passage="iiChr 32:4" parsed="|2Chr|32|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.4" />
<sup>4</sup> Kështu u mblodh një numër i madh njerëzish, të cilët i zunë të gjitha burimet dhe përroin që rridhte nëpër vend, duke thënë: "Pse mbreti i Asirisë duhet të vijë dhe të gjejë ujë me shumicë?".
<scripture passage="iiChr 32:5" parsed="|2Chr|32|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Ezekia mori guxim, rindërtoi të gjitha muret e rrëzuara, ngriti kulla dhe përjashta ndërtoi një mur të jashtëm; gjithashtu ai fortifikoi Milon në qytetin e Davidit dhe urdhëroi të bëheshin shumë ushta dhe mburoja.
<scripture passage="iiChr 32:6" parsed="|2Chr|32|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.6" />
<sup>6</sup> Caktoi komandantë ushtarakë mbi popullin, i mblodhi rreth vetes në sheshin e qytetit dhe i foli zemrës së tyre, duke thënë:
<scripture passage="iiChr 32:7" parsed="|2Chr|32|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.7" />
<sup>7</sup> "Tregohuni të fortë dhe trima! Mos kini frikë dhe mos u tronditni para mbretit të Asirisë dhe para morisë që është me të, sepse me ne është një më i madh nga ai që ndodhet me të.
<scripture passage="iiChr 32:8" parsed="|2Chr|32|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.8" />
<sup>8</sup> Me të është një krah prej mishi, por me ne është Zoti, Perëndia ynë, për të na ndihmuar dhe për të luftuar nël betejat tona". Populli u qetësua nga fjalët e Ezekias, mbretit të Judës.
<scripture passage="iiChr 32:9" parsed="|2Chr|32|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.9" />
<sup>9</sup> Mbas kësaj Senasheribi, mbret i Asirisë, ndërsa ndodhej me të gjitha forcat e tij përballë Lakishit, dërgoi shërbëtorët e tij në Jeruzalem për t'i thënë Ezekias, mbretit të Judës, dhe të gjithë atyre të Judës që ndodheshin në Jeruzalem:
<scripture passage="iiChr 32:10" parsed="|2Chr|32|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.10" />
<sup>10</sup> "Kështu flet Senasheribi, mbret i Asirëve: Ku e mbështetni besimin që qëndroni të rrethuar në Jeruzalem?
<scripture passage="iiChr 32:11" parsed="|2Chr|32|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.11" />
<sup>11</sup> A nuk po ju gënjen Ezekia me qëllim që të vdisni nga uria dhe nga etja, duke thënë: "Zoti, Perëndia ynë, do të na çlirojë nga duart e mbretit të Asirisë"?
<scripture passage="iiChr 32:12" parsed="|2Chr|32|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.12" />
<sup>12</sup> A nuk i ka hequr vallë vetë Ezekia vendet e tij të larta dhe altarët e tij, duke i thënë Judës dhe Jeruzalemit: "Ju do të adhuroni përpara një altari të vetëm dhe mbi të do të ofroni temjan"?
<scripture passage="iiChr 32:13" parsed="|2Chr|32|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.13" />
<sup>13</sup> A nuk e dini ju çfarë u kemi bërë unë dhe etërit e mi gjithë popujve të vendeve të tjera? A kanë qenë të aftë perënditë e kombeve të këtyre vendeve të çlirojnë në një farë mënyre vendet e tyre nga duart e mia?
<scripture passage="iiChr 32:14" parsed="|2Chr|32|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.14" />
<sup>14</sup> Midis tërë perëndive të këtyre kombeve që etërit e mi kanë caktuar për shfarosje, kush, pra, ka mundur të çlirojë popullin e tij nga dora ime? Si do të mund t'ju çlirojë Perëndia juaj, pra, nga dora ime?
<scripture passage="iiChr 32:15" parsed="|2Chr|32|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.15" />
<sup>15</sup> Prandaj tani mos e lini Ezekian t'ju gënjejë dhe t'ju mashtrojë në këtë mënyrë; mos i zini besë! Duke qenë se asnjë perëndi e ndonjë kombi o mbretërie, nuk ka mundur të çlirojë popullin e tij nga  dora ime apo nga dora e etërve të mi, aq më  pak Perëndia juaj do të mund t'ju çlirojë nga dora ime!".
<scripture passage="iiChr 32:16" parsed="|2Chr|32|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.16" />
<sup>16</sup> Shërbëtorët e tij flissnin akoma kundër Zotit Perëndi dhe kundër shërbëtorit të tij Ezekia.
<scripture passage="iiChr 32:17" parsed="|2Chr|32|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.17" />
<sup>17</sup> Senasheribi shkroi gjithashtu letra për të sharë Zotin, Perëndinë e Izraelit, dhe për të folur kundër tij, duke thënë: "Ashtu si perënditë e kombeve të vendeve të tjera nuk i kanë çliruar popujt e  tyre nga dora ime, kështu as Perëndia i Ezekias  nuk do ta çlirojë popullin e tij nga dora ime".
<scripture passage="iiChr 32:18" parsed="|2Chr|32|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.18" />
<sup>18</sup> Ata bërtitën me zë të lartë në gjuhën judaike duke iu drejtuar popullit të Jeruzalemit që rrinte mbi muret, për ta trembur dhe për ta tmerruar, dhe kështu të shtinin në dorë qytetin.
<scripture passage="iiChr 32:19" parsed="|2Chr|32|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.19" />
<sup>19</sup> Ata folën kundër Perëndisë të Jeruzalemit ashtu si kundër perëndive të popujve të tokës, që janë vepër e dorës së njeriut.
<scripture passage="iiChr 32:20" parsed="|2Chr|32|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.20" />
<sup>20</sup> Por mbreti Ezekia dhe profeti Isaia, bir i Amotsit, u lutën me këtë rast dhe klithën në drejtim të qiellit.
<scripture passage="iiChr 32:21" parsed="|2Chr|32|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Zoti dërgoi një engjëll që shfarosi gjithë burrat e fortë dhe trima, princat dhe komandantët në kampin e mbretit të Asirisë. Ky u kthye në vendin e tij i mbuluar me turp; pastaj hyri në tempullin  e perëndisë së tij, ku vetë bijtë e  tij e vranë me shpatë.
<scripture passage="iiChr 32:22" parsed="|2Chr|32|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.22" />
<sup>22</sup> Kështu Zoti shpëtoi Ezekian dhe banorët e Jeruzalemit nga dora e Senasheribit, mbretit të Asirisë, dhe nga dora e gjithë të tjerëve dhe i mbrojti rreth e qark.
<scripture passage="iiChr 32:23" parsed="|2Chr|32|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.23" />
<sup>23</sup> Një numër i madh njerëzish i çuan oferta Zotit në Jeruzalem dhe sende të çmuara Ezekias, mbretit të Judës, i cili qysh atëherë u madhërua në sytë e tërë kombeve.
<scripture passage="iiChr 32:24" parsed="|2Chr|32|24|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.24" />
<sup>24</sup> Në ato ditë Ezekia u sëmur për vdekje. Ai iu lut Zotit, që i foli dhe i dha një shenjë.
<scripture passage="iiChr 32:25" parsed="|2Chr|32|25|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.25" />
<sup>25</sup> Por Ezekia nuk iu përgjigj mirësisë që iu bë atij, sepse zemra e tij ishte bërë krenare; prandaj mbi të, mbi Judën dhe mbi Jeruzalemin ra zemërimi i Zotit.
<scripture passage="iiChr 32:26" parsed="|2Chr|32|26|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.26" />
<sup>26</sup> Pastaj Ezekia e përunji krenarinë e zemrës së tij, ai dhe banorët e Jeruzalemit; prandaj zemërimi i Zotit nuk erdhi mbi ta gjatë jetës së Ezekias.
<scripture passage="iiChr 32:27" parsed="|2Chr|32|27|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.27" />
<sup>27</sup> Ezekia pati pasuri shumë të mëdha dhe nder. Ai bëri depozita për argjendin, arin, gurët e çmuar, aromat, mburojat, dhe për çdo lloj objektesh të çmuara,
<scripture passage="iiChr 32:28" parsed="|2Chr|32|28|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.28" />
<sup>28</sup> magazina për drithërat, verën e vajin, stalla për çdo lloj gjedhi dhe vathë për delet.
<scripture passage="iiChr 32:29" parsed="|2Chr|32|29|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.29" />
<sup>29</sup> Vec këtyre ndërtoi qytete dhe pati një numër të madh kopesh dhe bagetish të trasha, sepse Perëndia i kishte dhënë pasuri shumë të mëdha.
<scripture passage="iiChr 32:30" parsed="|2Chr|32|30|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.30" />
<sup>30</sup> Ishte Ezekia vetë që mbylli burimin e sipërm të ujrave të Gihonit dhe i kanalizoi poshtë në anën perëndimore të qytetit të Davidit. Ezekia ia doli mbanë në të gjitha veprat e tij.
<scripture passage="iiChr 32:31" parsed="|2Chr|32|31|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.31" />
<sup>31</sup> Por kur krerët e Babilonisë i dërguan lajmëtarë për t'u informuar për mrekullinë që kishte ndodhur në vend, Perëndia e braktisi për ta vënë në provë e për të njohur gjithçka që ishte në zemrën e tij.
<scripture passage="iiChr 32:32" parsed="|2Chr|32|32|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.32" />
<sup>32</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Ezekias dhe veprat e tij të mira janë shkruar në vizionin e profetit Isaia, bir i Amotsit, dhe në librin e mbretërve të Judës e të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 32:33" parsed="|2Chr|32|33|0|0" osisRef="Bible:2Chr.32.33" />
<sup>33</sup> Pastaj Ezekia pushoi bashkë me etërit e tij dhe u varros në shpalin e varreve të bijve të Davidit; në vdekjen e tij gjithë Juda dhe banorët e Jeruzalemit i bënë nderime. Në vend të tij mbretëroi biri i tij Manasi.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 33" progress="41.57%" prev="iiChr.32" next="iiChr.34" id="iiChr.33">
<h3 id="iiChr.33-p0.1">Chapter 33</h3>
<p id="iiChr.33-p1">
<scripture passage="iiChr 33:1" parsed="|2Chr|33|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.1" />
<sup>1</sup> Manasi ishte dymbëdhjetë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi pesëdhjet e pesë vjet në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 33:2" parsed="|2Chr|33|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.2" />
<sup>2</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, duke ndjekur gjërat e neveritshme të kombeve që Zoti kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 33:3" parsed="|2Chr|33|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.3" />
<sup>3</sup> Ai rindërtoi vendet e larta që Ezekia, i ati, kishte shkatërruar, ngriti altarë për Baalët, bëri Asherimët dhe ra përmbys përpara tërë ushtrisë së qiellit dhe u vu në shërbim të saj.
<scripture passage="iiChr 33:4" parsed="|2Chr|33|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.4" />
<sup>4</sup> Ngriti gjithashtu altarë në shtëpinë e Zotit, për të cilën Zoti kishte thënë: "Emri im do të mbetet përjetë në Jeruzalem".
<scripture passage="iiChr 33:5" parsed="|2Chr|33|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.5" />
<sup>5</sup> Ndërtoi altarë për gjithë ushtrinë e qiellit në të dy oborret e shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="iiChr 33:6" parsed="|2Chr|33|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.6" />
<sup>6</sup> I kaloi bijtë e tij nëpër zjarr në luginën e birit të Hinomit; përdori magjinë, shortarinë, dhe shtrigërinë, dhe konsultoi mediumet dhe magjistarët. Bëri plotësisht atë që është e keqe në sytë e Zotit, duke provokuar zemërimin e tij.
<scripture passage="iiChr 33:7" parsed="|2Chr|33|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.7" />
<sup>7</sup> Vuri madje një shëmbëlltyrë të gdhendur, idhullin që kishte bërë, në shtëpinë e Perëndisë dhe për të cilën Perëndia i kishte thënë Davidit dhe Salomonit, birit të tij: "Në këtë shtëpi dhe në Jeruzalem,  që kam zgjedhur midis tërë fiseve të  Izraelit, do të vë emrin tim përjetë;
<scripture passage="iiChr 33:8" parsed="|2Chr|33|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.8" />
<sup>8</sup> dhe nuk do të bëj që të endet më këmba e Izraelit larg vendit që u kam dhënë etërve të tyre, me kusht që të kujdesen të zbatojnë në praktikë gjithçka që kam urdhëruar, sipas tërë ligjit, statuteve dhe dekreteve të dhëna me anë të Moisiut".
<scripture passage="iiChr 33:9" parsed="|2Chr|33|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.9" />
<sup>9</sup> Por Manasi iu shmang Judës dhe banorët e Jeruzalemit duke i shtyrë të vepronin më keq se kombet që Zoti kishte shkatërruar para bijve të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 33:10" parsed="|2Chr|33|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.10" />
<sup>10</sup> Zoti i foli Manasit dhe popullit të tij, por ata nuk ia vurën veshin.
<scripture passage="iiChr 33:11" parsed="|2Chr|33|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Zoti solli kundër tyre komandantët e ushtrisë së mbretit të Asirisë, që e zunë Manasin me çengela në hundë, e lidhën me zinxhira prej bronzi dhe e çuan në Babiloni.
<scripture passage="iiChr 33:12" parsed="|2Chr|33|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.12" />
<sup>12</sup> Kur u gjend në hall, iu lut shumë Zotit, Perëndisë të tij, dhe u përul thellë përpara Perëndisë të etërve të tij.
<scripture passage="iiChr 33:13" parsed="|2Chr|33|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.13" />
<sup>13</sup> Pastaj iu fal dhe iu lut shumë dhe Perëndia e dëgjoi lutjen e tij dhe e çoi përsëri në Jeruzalem, në mbretërinë e tij. Atëherë Manasi njohu që Zoti është Perëndia.
<scripture passage="iiChr 33:14" parsed="|2Chr|33|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.14" />
<sup>14</sup> Pas kësaj, Manasi ndërtoi një mur jashtë qytetit të Davidit, në perëndim të Gihonit, në luginë, deri te porta e peshqve; muri i vinte përreth Ofelit, dhe e bëri shumë të lartë. Pastaj vendosi komandantë  ushtarakë në të gjitha qytetet e  fortifikuara të Judës.
<scripture passage="iiChr 33:15" parsed="|2Chr|33|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.15" />
<sup>15</sup> Përveç kësaj hoqi nga shtëpia e Zotit perënditë e huaja dhe idhullin, së bashku me të gjithë altarët që kishte ndërtuar mbi malin e shtëpisë të Zotit dhe në Jeruzalem, dhe i hodhi jashtë qytetit.
<scripture passage="iiChr 33:16" parsed="|2Chr|33|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.16" />
<sup>16</sup> Pastaj restauroi altarin e Zotit dhe mbi të ofroi flijime falenderimi dhe lëvdimi, si dhe urdhëroi Judën t'i shërbente Zotit, Perëndisë të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 33:17" parsed="|2Chr|33|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.17" />
<sup>17</sup> Megjithatë populli vazhdonte të ofronte flijime në vendet e larta, por vetëm Zotit, Perëndisë të tij.
<scripture passage="iiChr 33:18" parsed="|2Chr|33|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.18" />
<sup>18</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Manasit, lutja që i drejtoi Perëndisë të tij dhe fjalët e shikuesve që i folën në emër të Zotit, janë të shkruara në librin e mbretërve të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 33:19" parsed="|2Chr|33|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.19" />
<sup>19</sup> Përkundrazi lutja e tij dhe mënyra si Perëndia e dëgjoi, tërë mëkatet e tij dhe tërë pabesitë e tij, vendet ku ndërtoi vendet e larta dhe ngriti Asherimët dhe shëmbëlltyrat e gdhendura, para se të përulej, janë të shkruara në librin e Hozait.
<scripture passage="iiChr 33:20" parsed="|2Chr|33|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.20" />
<sup>20</sup> Pastaj Manasi pushoi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në shtëpinë e tij. Në vend të tij mbretëroi i biri, Amoni.
<scripture passage="iiChr 33:21" parsed="|2Chr|33|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.21" />
<sup>21</sup> Amoni ishte njëzet e dy vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi dy vjet në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 33:22" parsed="|2Chr|33|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.22" />
<sup>22</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, ashtu si kishte bërë Manasi, ati i tij; në fakt Amoni u ofronte flijime tërë shëmbëlltyrave të gdhendura që kishte bërë i ati, Manasi, dhe u shërbente.
<scripture passage="iiChr 33:23" parsed="|2Chr|33|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.23" />
<sup>23</sup> Ai nuk u përul përpara Zotit, siç ishte përulur Manasi, i ati; Amoni madje mëkatoi gjithnjë e më shumë.
<scripture passage="iiChr 33:24" parsed="|2Chr|33|24|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.24" />
<sup>24</sup> Pastaj shërbëtorët e tij kurdisën një komplot kundër tij dhe e vranë në shtëpinë e tij.
<scripture passage="iiChr 33:25" parsed="|2Chr|33|25|0|0" osisRef="Bible:2Chr.33.25" />
<sup>25</sup> Por populli i vendit i dënoi me vdekje tërë ata që kishin komplotuar kundër mbretit Amon; pas kësaj populli bëri mbret në vend të tij, të birin, Josia.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 34" progress="41.67%" prev="iiChr.33" next="iiChr.35" id="iiChr.34">
<h3 id="iiChr.34-p0.1">Chapter 34</h3>
<p id="iiChr.34-p1">
<scripture passage="iiChr 34:1" parsed="|2Chr|34|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.1" />
<sup>1</sup> Josia ishte tetë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tridhjetë e një vjet në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 34:2" parsed="|2Chr|34|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.2" />
<sup>2</sup> Ai bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit dhe ndoqi rrugët e Davidit, atit të tij, pa u shmangur as në të djathtë as në të majtë.
<scripture passage="iiChr 34:3" parsed="|2Chr|34|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.3" />
<sup>3</sup> Në vitin e tetë të mbretërimit të tij, kur ende ishte djalosh, filloi të kërkojë Perëndinë e Davidit, atit të tij, dhe në vitin e dymbëdhjetë filloi ta pastrojë Judën dhe Jeruzalemin nga vendet e larta,  nga Asherimët, nga shëmbëlltyrat e  gdhendura dhe nga shëmbëlltyrat prej metali të shkrirë.
<scripture passage="iiChr 34:4" parsed="|2Chr|34|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.4" />
<sup>4</sup> Para tij u shembën altaret e Baalit; përveç tyre shembi altaret e temjanit që ishin mbi ta, bëri copë-copë Asherimët, shëmbëlltyrat e gdhendura dhe shëmbëlltyrat prej metali të shkrirë dhe i bëri pluhur,  të cilin e shpërndau mbi varret e atyre  që u kishin ofruar flijime.
<scripture passage="iiChr 34:5" parsed="|2Chr|34|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.5" />
<sup>5</sup> Pastaj dogji kockat e priftërinjve mbi altaret e tyre, dhe kështu pastroi Judën dhe Jeruzalemin.
<scripture passage="iiChr 34:6" parsed="|2Chr|34|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.6" />
<sup>6</sup> Të njëjtën gjë bëri në qytetet e Manasit, të Efraimit dhe të Simeonit deri në Neftali, me sëpatat e tyre rreth e qark.
<scripture passage="iiChr 34:7" parsed="|2Chr|34|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.7" />
<sup>7</sup> Kështu ai shkatërroi altarët dhe Asherimët, i bëri pluhur shëmbëlltyrat e gdhendura dhe rrëzoi tërë altarët e temjanit në gjithë vendin e Izraelit, pastaj u kthye në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 34:8" parsed="|2Chr|34|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.8" />
<sup>8</sup> Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të tij, mbasi pastroi vendin dhe tempullin, dërgoi Shafanin, birin e Atsaliahut, Maasejahun, qeveritarin e qytetit, dhe Joahun, birin e Joahazit, arkivistin,
<scripture passage="iiChr 34:9" parsed="|2Chr|34|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.9" />
<sup>9</sup> Ata shkuan te kryeprifti Hilkiah dhe dorëzuan paratë që kishin sjellë në shtëpinë e Perëndisë, që derëtarët Levitë kishin mbledhur nga Manasi, nga Efraimi dhe tërë pjesa tjetër e Izraelit, nga tërë  Juda dhe Beniamini dhe nga banorët e Jeruzalemit.
<scripture passage="iiChr 34:10" parsed="|2Chr|34|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.10" />
<sup>10</sup> Pastaj ua dorëzuan punëtorëve të ngarkuar me mbikqyrjen e shtëpisë të Zotit, të cilët ua dhanë punëtorëve që punonin në shtëpinë e Zotit për ta riparuar dhe për të restauruar tempullin.
<scripture passage="iiChr 34:11" parsed="|2Chr|34|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.11" />
<sup>11</sup> Ua dorëzuan marangozëve dhe ndërtuesve për të blerë gurë të latuar dhe lëndë druri për armaturat dhe trarët e shtëpive që mbretërit e Judës kishin shkatërruar.
<scripture passage="iiChr 34:12" parsed="|2Chr|34|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.12" />
<sup>12</sup> Këta njerëz e bënin punën e tyre me besnikëri. Mbikqyrësit e tyre ishin Jahathi dhe Obadiahu, Levitë nga bijtë e Merarit, dhe Zakaria dhe Meshullami nga bijtë e Kehathit, dhe tërë Levitët që ishin specialistë të veglave muzikore.
<scripture passage="iiChr 34:13" parsed="|2Chr|34|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.13" />
<sup>13</sup> Këta mbikqyrnin gjithashtu mbartësit e peshave dhe drejtonin tërë ata që kryenin punime të çfarëdo lloji; përveç kësaj, disa Levitë ishin shkrues, inspektorë dhe derëtarë.
<scripture passage="iiChr 34:14" parsed="|2Chr|34|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.14" />
<sup>14</sup> Ndërsa po tërhiqeshin paratë që ishin çuar në shtëpinë e Zotit, prifti Hilkiah gjeti librin e Ligjit të Zotit, që ishte dhënë nëpërmjet Moisiut.
<scripture passage="iiChr 34:15" parsed="|2Chr|34|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Hilkiahu e mori fjalën dhe i tha sekretarit Shafan: "Kam gjetur në shtëpinë e Zotit librin e ligjit". Pastaj Hilkiahu ia dha librin Shafanit.
<scripture passage="iiChr 34:16" parsed="|2Chr|34|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.16" />
<sup>16</sup> Shafani ia çoi librin mbretit dhe i tha gjithashtu: "Shërbëtorët e tu po bëjnë atë që u është urdhëruar të bëjnë.
<scripture passage="iiChr 34:17" parsed="|2Chr|34|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.17" />
<sup>17</sup> Kanë mbledhur paratë e gjetura në shtëpinë e Zotit dhe i kanë dorëzuar në duart e mbikqyrësve dhe të punëtorëve".
<scripture passage="iiChr 34:18" parsed="|2Chr|34|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.18" />
<sup>18</sup> Shafani, sekretari, i tha gjithashtu mbretit: "Prifti Hilkiah më dha një libër". Pastaj Shafani e lexoi në prani të mbretit.
<scripture passage="iiChr 34:19" parsed="|2Chr|34|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.19" />
<sup>19</sup> Por ndodhi që, kur mbreti dëgjoi fjalët e ligjit, ai grisi rrobat e trupit.
<scripture passage="iiChr 34:20" parsed="|2Chr|34|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.20" />
<sup>20</sup> Pastaj mbreti i dha këtë urdhër Hilkiahut, Ahikamit, birit të Shafanit, Abdonit, birit të Mikahut, Shafanit, sekretarit, dhe Asajahut, shërbëtorit të mbretit, duke thënë:
<scripture passage="iiChr 34:21" parsed="|2Chr|34|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.21" />
<sup>21</sup> "Shkoni të konsultoheni Zotin për mua dhe për ata që kanë mbetur në Izrael dhe në Judë, lidhur me fjalët e Librit që u gjet; i madh, pra, është zemërimi i Zotit që ra mbi ne, sepse etërit tanë nuk  kanë ndjekur fjalën e Zotit, duke vepruar  plotësisht sipas asaj që është shkruar në këtë libër".
<scripture passage="iiChr 34:22" parsed="|2Chr|34|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.22" />
<sup>22</sup> Kështu Hilkiahu dhe ata që mbreti kishte caktuar shkuan te profetesha Huldah, bashkëshorte e Shallumit, birit të Tokhathit, bir i Hasrathit, ruajtësi i rrobave; (ajo banonte në Jeruzalem në lagjen e dytë), dhe i folën lidhur me këtë çështje.
<scripture passage="iiChr 34:23" parsed="|2Chr|34|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.23" />
<sup>23</sup> Ajo u përgjigj: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Njoftoni atë që ju ka dërguar tek unë:
<scripture passage="iiChr 34:24" parsed="|2Chr|34|24|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.24" />
<sup>24</sup> Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të sjell një fatkeqësi mbi këtë vend dhe mbi banorët e tij, të gjitha mallkimet që janë shkruar në librin, të cilin e kanë lexuar përpara mbretit të Judës.
<scripture passage="iiChr 34:25" parsed="|2Chr|34|25|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.25" />
<sup>25</sup> Duke qenë se më kanë braktisur dhe u kanë ofruar temjan perëndive të tjera për të provokuar zemërimin tim me të gjitha veprat e duarve të tyre, zemërimi im do të bjerë mbi këtë vend dhe nuk do të shuhet".
<scripture passage="iiChr 34:26" parsed="|2Chr|34|26|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.26" />
<sup>26</sup> Ndërsa mbretit të Judës që ju ka dërguar të këshilloheni me Zotin, njoftojini sa vijon: Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, lidhur me fjalët që ke dëgjuar:
<scripture passage="iiChr 34:27" parsed="|2Chr|34|27|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.27" />
<sup>27</sup> "Duke qenë se zemra jote është mallëngjyer, sepse je përulur përpara Perëndisë duke dëgjuar fjalët e tij kundër këtij vendi dhe kundër banorëve të tij, je përulur para meje, ke grisur rrobat e tua  dhe ke qarë para meje, edhe unë të dëgjova",  thotë Zoti.
<scripture passage="iiChr 34:28" parsed="|2Chr|34|28|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.28" />
<sup>28</sup> "Ja, unë do të të bashkoj me etërit e tu, dhe do të të shtien në paqe në varrin tënd; sytë e tu nuk do të shohin tërë të keqen që unë do t'i sjell këtij vendi dhe banorëve të tij"". Ata ia njoftuan mesazhin mbretit.
<scripture passage="iiChr 34:29" parsed="|2Chr|34|29|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.29" />
<sup>29</sup> Atëherë mbreti urdhëroi të mblidhen pranë tij tërë pleqtë e Judës dhe të Jeruzalemit.
<scripture passage="iiChr 34:30" parsed="|2Chr|34|30|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.30" />
<sup>30</sup> Pastaj mbreti u ngjit në shtëpinë e Zotit me të gjithë burrat e Judës, me të gjithë banorët e Jeruzalemit, me priftërinjtë, me Levitët dhe me tërë popullin, nga më i vogli gjer te më i madhi, dhe  këndoi në prani të tyre të gjitha fjalët e  librit të besëlidjes, që ishte gjetur në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="iiChr 34:31" parsed="|2Chr|34|31|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.31" />
<sup>31</sup> Pastaj mbreti, duke qëndruar më këmbë mbi podium, bëri një besëlidhje përpara Zotit, duke u zotuar të ndjekë Zotin, të zbatojë urdhërimet e tij, porositë e tij dhe statutet e tij me gjithë zemër dhe  me gjithë shpirt, për të vënë në praktikë  fjalët e besëlidhjes së shkruar në atë libër.
<scripture passage="iiChr 34:32" parsed="|2Chr|34|32|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.32" />
<sup>32</sup> Dhe bëri që të përfshihen besëlidhje tërë ata që ndodheshin në Jeruzalem dhe në Beniamin; banorët e Jeruzalemit vepruan sipas besëlidhjes së Perëndisë, Perëndisë të etërve të tyre.
<scripture passage="iiChr 34:33" parsed="|2Chr|34|33|0|0" osisRef="Bible:2Chr.34.33" />
<sup>33</sup> Kështu Josia zhduku tërë gjërat e neveritshme nga të gjitha vendet që u përkisnin bijve të Izraelit dhe i detyroi tërë ata që ishin në Izrael t'i shërbenin Zotit, Perëndisë të tyre. Gjatë gjithë jetës  së tij ata nuk hoqën dorë së ndjekuri  Zotin, Perëdinë e etërve të tyre.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 35" progress="41.82%" prev="iiChr.34" next="iiChr.36" id="iiChr.35">
<h3 id="iiChr.35-p0.1">Chapter 35</h3>
<p id="iiChr.35-p1">
<scripture passage="iiChr 35:1" parsed="|2Chr|35|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.1" />
<sup>1</sup> Josia kremtoi në Jeruzalem Pashkën për nder të Zotit; Pashka u kremtua ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë.
<scripture passage="iiChr 35:2" parsed="|2Chr|35|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.2" />
<sup>2</sup> Ai i caktoi priftërinjtë në detyrat e tyre dhe i nxiti në shërbimin e shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="iiChr 35:3" parsed="|2Chr|35|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.3" />
<sup>3</sup> Pastaj u tha Levitëve që udhëzonin tërë Izraelin dhe që i ishin shenjtëruar Zotit: "Vendoseni arkën e shenjtë në tempullin e ndërtuar nga Salomoni, bir i Davidit, mbret i Izraelit; ajo nuk do të jetë  më barrë për shpatullat tuaja. Tani shërbejini  Zotit, Perëndisë tuaj, dhe popullit të tij të Izraelit.
<scripture passage="iiChr 35:4" parsed="|2Chr|35|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.4" />
<sup>4</sup> Vendosuni sipas shtëpive tuaja atërore, sipas klasave tuaja, në bazë të udhëzimeve të shkruara të Davidit, mbretit të Izraelit, dhe të Salomonit, birit të tij;
<scripture passage="iiChr 35:5" parsed="|2Chr|35|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.5" />
<sup>5</sup> qëndroni në shenjtërore sipas ndarjeve të shtëpive atërore të vëllezërve tuaj, bij të popullit, dhe pjesa e shtëpisë atërore të Levitëve.
<scripture passage="iiChr 35:6" parsed="|2Chr|35|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.6" />
<sup>6</sup> Flijoni Pashkën, shenjtërohuni dhe vihuni në dispozicion të vëllezërve tuaj, duke ndjekur fjalën e Zotit të transmetuar me anë të Moisiut".
<scripture passage="iiChr 35:7" parsed="|2Chr|35|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.7" />
<sup>7</sup> Pastaj Josia u dha njerëzve të popullit, gjithë atyre që ishin të pranishëm, bagëti të imta, qengja dhe keca, gjithsej tridhjetë mijë kokë, të tëra për Pashkët, si edhe tre mijë qe; kjo vinte nga pasuria e mbretit.
<scripture passage="iiChr 35:8" parsed="|2Chr|35|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.8" />
<sup>8</sup> Edhe princat i bënë një dhuratë spontane popullit, priftërinjve dhe Levitëve. Hilkiahu, Zakaria dhe Jehieli, drejtues të shtëpisë së Perëndisë, u dhanë priftërinjve për flijimet e Pashkës dy mijë e gjashtëqind qengja dhe keca si edhe treqind qe.
<scripture passage="iiChr 35:9" parsed="|2Chr|35|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.9" />
<sup>9</sup> Përveç kësaj Konaniahu, bashkë me vëllezërit e tij Shemajah dhe Nethaneel, dhe Hashabiahu, Jeijeli dhe Jozabadi, krerë të Levitëve, u dhanë Levitëve për flijimet e Pashkës pesë mijë qengja dhe keca si edhe pesëqind qe.
<scripture passage="iiChr 35:10" parsed="|2Chr|35|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.10" />
<sup>10</sup> Sa u përgatit shërbimi, priftërinjtë zunë vendet e tyre, dhe Levitët sipas klasave të tyre, në bazë të urdhrit të dhënë nga mbreti.
<scripture passage="iiChr 35:11" parsed="|2Chr|35|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.11" />
<sup>11</sup> Pastaj flijuan Pashkën; priftërinjtë e spërkatnin gjakun me duart e tyre, ndërsa Levitët ripnin kafshët.
<scripture passage="iiChr 35:12" parsed="|2Chr|35|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.12" />
<sup>12</sup> Kështu vunë mënjanë olokaustet për t'ua shpërndarë bijve të popullit, sipas ndarjeve të shtëpive atërore, me qëllim që t'ia ofronin Zotit, siç është shkuar në librin e Moisiut. Vepruan njëlloj me qetë.
<scripture passage="iiChr 35:13" parsed="|2Chr|35|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.13" />
<sup>13</sup> Pastaj poqën qengjat e Pashkës mbi zjarr sipas normave të përcaktuara; por ofertat e tjera të shenjtëruara i gatuan në tenxhere, në kazanë dhe në tiganë dhe ua shpërndanë menjëherë tërë bijve të popullit.
<scripture passage="iiChr 35:14" parsed="|2Chr|35|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.14" />
<sup>14</sup> Pastaj përgatitën racione për vete dhe për priftërinjtë, sepse priftërinjtë, bijtë e Aaronit, ishin të zënë deri në mbrëmje për të ofruar olokaustet dhe pjesët me dhjamë; kështu Levitët përgatitën  racione për vete dhe për priftërinjtë, bij të  Aaronit.
<scripture passage="iiChr 35:15" parsed="|2Chr|35|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.15" />
<sup>15</sup> Këngëtarët, bij të Asafit, ishin në vendin e tyre, sipas urdhrit të Davidit, të Asafit, të Hemanit dhe të Jeduthunit, shikuesit të mbretit. Në çdo portë kishte derëtarë; këta nuk patën nevojë të largoheshin  nga shërbimi i tyre, sepse Levitët,  vëllezërit e tyre, kishin përgatitur racione për ata.
<scripture passage="iiChr 35:16" parsed="|2Chr|35|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.16" />
<sup>16</sup> Kështu atë ditë tërë shërbimi i Zotit u përgatit për të kremtuar Pashkën dhe për të ofruar olokauste mbi altarin e Zotit, sipas urdhrit të mbretit Josia.
<scripture passage="iiChr 35:17" parsed="|2Chr|35|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.17" />
<sup>17</sup> Bijtë e Izraelit, që ishin të pranishëm, e kremtuan atëherë festën e Pashkës dhe festën e të ndormëve shtatë ditë me radhë.
<scripture passage="iiChr 35:18" parsed="|2Chr|35|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.18" />
<sup>18</sup> Në Izrael nuk ishte kremtuar një Pashkë si ajo që nga koha e profetit Samuel. Asnjë nga mbretërit e Izraelit nuk kishte kremtuar ndonjëherë një Pashkë si ajo që u kremtua nga Josia, me pjesëmarrjen  e priftërinjve, të Levitëve, të gjithë Judës  dhe të Izraelit, të pranishëm bashkë me banorët e Jeruzalemit.
<scripture passage="iiChr 35:19" parsed="|2Chr|35|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.19" />
<sup>19</sup> Kjo Pashkë u kremtua në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të Josias.
<scripture passage="iiChr 35:20" parsed="|2Chr|35|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.20" />
<sup>20</sup> Mbas gjithë këtyre gjërave, kur Josia e vuri në rregull tempullin, Neko, mbret i Egjiptit, doli në Karkemish mbi Eufrat për të luftuar; dhe Josia u ngrit kundër tij.
<scripture passage="iiChr 35:21" parsed="|2Chr|35|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.21" />
<sup>21</sup> Por Neko i dërgoi lajmëtarë për t'i thënë: "Çfarë ka midis meje dhe teje, o mbret i Judës? Këtë herë unë nuk kam ardhur kundër teje, por kundër një shtëpie me të cilën ndodhem në luftë; Perëndia më  ka urdhëruar të shpejtohem; mos e kundërshto,  pra, Perëndinë që është me mua, që ai të mos të të shkatërrojë".
<scripture passage="iiChr 35:22" parsed="|2Chr|35|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.22" />
<sup>22</sup> Por Josia nuk deshi të tërhiqet nga ai; por për të luftuar kundër tij u vesh me rroba të tjera që të mos njihej dhe nuk i dëgjoi fjalët e Nekos, që vinin nga goja e Perëndisë. Kështu doli të ndeshet në luginën e Megidos.
<scripture passage="iiChr 35:23" parsed="|2Chr|35|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.23" />
<sup>23</sup> Por disa harkëtarë gjuajtën kundër mbretit Josia; atëherë mbreti u tha shërbëtorëve të tij: "Më largoni që këtej, sepse jam plagosur rëndë".
<scripture passage="iiChr 35:24" parsed="|2Chr|35|24|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.24" />
<sup>24</sup> Shërbëtorët e tij e hoqën nga qerrja e tij, e vunë në një qerre të dytë që ai kishte dhe e çuan në Jeruzalem. Kështu ai vdiq dhe u varros në varrezat e etërve të tij. Tërë Juda dhe Jeruzalemi mbajtën zi për Josian.
<scripture passage="iiChr 35:25" parsed="|2Chr|35|25|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.25" />
<sup>25</sup> Jeremia kompozoi një vajtim për Josian; tërë këngëtarët dhe këngëtaret në vajtimet e tyre kanë folur për Josian deri në ditën e sotme; dhe këto janë bërë një zakon në Izrael; dhe ja, ata janë shkruar në Vajtimet.
<scripture passage="iiChr 35:26" parsed="|2Chr|35|26|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.26" />
<sup>26</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Josias, veprat e tij të mira sipas asaj që është shkruar në ligjin e Zotit,
<scripture passage="iiChr 35:27" parsed="|2Chr|35|27|0|0" osisRef="Bible:2Chr.35.27" />
<sup>27</sup> veprimet e tij, nga të parat deri në të fundit janë të shkruara në librin e mbretërve të Izraelit dhe të Judës.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Chronicles 36" progress="41.94%" prev="iiChr.35" next="Ezra" id="iiChr.36">
<h3 id="iiChr.36-p0.1">Chapter 36</h3>
<p id="iiChr.36-p1">
<scripture passage="iiChr 36:1" parsed="|2Chr|36|1|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.1" />
<sup>1</sup> Atëherë populli i vendit mori Jehoahazin, birin e Josias, dhe e bëri mbret në Jeruzalem në vend të atit të tij.
<scripture passage="iiChr 36:2" parsed="|2Chr|36|2|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.2" />
<sup>2</sup> Jehoahazi ishte njëzet e tre vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tre muaj në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 36:3" parsed="|2Chr|36|3|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.3" />
<sup>3</sup> Mbreti i Egjiptit e hoqi nga froni në Jeruzalem dhe i vuri vendit një gjobë njëqind talentash argjendi dhe një talent ari.
<scripture passage="iiChr 36:4" parsed="|2Chr|36|4|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.4" />
<sup>4</sup> Pastaj mbreti i Egjiptit bëri mbret të Judës dhe të Jeruzalemit vëllanë e tij Eliakimin, të cilit ia ndërroi emrin dhe e quajti Jehojakim. Neko përkundrazi mori vëllanë e tij Jehoahaz dhe e çoi në Egjipt.
<scripture passage="iiChr 36:5" parsed="|2Chr|36|5|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.5" />
<sup>5</sup> Jehojakimi ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, Perëndisë të tij.
<scripture passage="iiChr 36:6" parsed="|2Chr|36|6|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.6" />
<sup>6</sup> Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, doli kundër tij dhe e lidhi me zinxhira prej bronzi për ta çuar në Babiloni.
<scripture passage="iiChr 36:7" parsed="|2Chr|36|7|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.7" />
<sup>7</sup> Nebukadnetsari çoi gjithashtu në Babiloni një pjesë të sendeve të shtëpisë të Zotit dhe i vuri në pallatin e tij në Babiloni.
<scripture passage="iiChr 36:8" parsed="|2Chr|36|8|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.8" />
<sup>8</sup> Pjesa tjetër e bëmave të Jehojakimit, gjërat e neveritshme që kreu dhe të gjitha ato që u gjetën kundër tij, ja, janë të shkruara në librin e mbretërve të Izraelit dhe të Judës. në vend të tij mbretëroi i biri, Jehojakini.
<scripture passage="iiChr 36:9" parsed="|2Chr|36|9|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.9" />
<sup>9</sup> Jehojakini ishte tetë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tre muaj dhe dhjetë ditë në Jeruzalem. Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit.
<scripture passage="iiChr 36:10" parsed="|2Chr|36|10|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.10" />
<sup>10</sup> Në fillim të vitit të ri mbreti Nebukadnetsar dërgoi ta marrë dhe e çoi në Babiloni me gjërat e çmuara të shtëpisë të Zotit. Pastaj bëri mbret të Judës dhe të Jeruzalemit Sedekian, vëllanë e Jehojakinit.
<scripture passage="iiChr 36:11" parsed="|2Chr|36|11|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.11" />
<sup>11</sup> Sedekia ishte njëzet vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 36:12" parsed="|2Chr|36|12|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.12" />
<sup>12</sup> Edhe ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, Perëndisë të tij, dhe nuk u përul përpara profetit Jeremia, që fliste nga ana e Zotit.
<scripture passage="iiChr 36:13" parsed="|2Chr|36|13|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.13" />
<sup>13</sup> Ai ngriti krye gjithashtu kundër mbretit Nebukadnetsar, që e kishte vënë të betohej në emër të Perësndisë por ai e mpiu zverkun e tij dhe ngurtësoi zemrën e tij, duke mos pranuar të kthehej tek Zoti, Perëndia i Izraelit.
<scripture passage="iiChr 36:14" parsed="|2Chr|36|14|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.14" />
<sup>14</sup> Edhe tërë krerët e priftërinjve dhe populli mëkatuan gjithnjë e më tepër duke ndjekur të gjitha gjërat e neveritshme të kombeve dhe e ndotën shtëpinë se Zotit, që ai u kishte shenjtëruar në Jeruzalem.
<scripture passage="iiChr 36:15" parsed="|2Chr|36|15|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.15" />
<sup>15</sup> Zoti, Perëndia i etërve të tyre, u dërgoi atyre, që në fillim dhe me këmbëngulje, paralajmërime me anë të lajmëtarëve të tij, sepse donte ta shpëtonte popullin e tij dhe banesën e tij.
<scripture passage="iiChr 36:16" parsed="|2Chr|36|16|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.16" />
<sup>16</sup> Por ata u tallën me lajmëtarët e Perëndisë, përçmuan fjalët e tij dhe vunë në lojë profetët e tij, deri sa zemërimi i Zotit kundër popullit të tij arriti një pikë në të cilën nuk kishte rrugëdalje.
<scripture passage="iiChr 36:17" parsed="|2Chr|36|17|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.17" />
<sup>17</sup> Atëherë ai bëri që të dalin kundër tyre mbreti i Kaldeasve, që vrau me shpatë të rinjtë e tyre në shtëpinë e shenjtërores së tyre, pa pasur mëshirë për të riun, për virgjireshën, për plakun ose për  flokëthinjurin. Zoti i dha të gjithë në duart  e tij.
<scripture passage="iiChr 36:18" parsed="|2Chr|36|18|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.18" />
<sup>18</sup> Nebukadnetsari solli në Babiloni të gjitha sendet e shtëpisë së Perëndisë, të mëdha ose të vogla, thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e mbretit dhe të parisë së tij.
<scripture passage="iiChr 36:19" parsed="|2Chr|36|19|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.19" />
<sup>19</sup> Pastaj i vunë zjarrin shtëpisë të Perëndisë, rrëzuan muret e Jeruzalemit, u vunë flakën të gjitha pallateve të tij dhe shkatërruan të gjitha sendet me vlerë.
<scripture passage="iiChr 36:20" parsed="|2Chr|36|20|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.20" />
<sup>20</sup> Përveç kësaj Nebukadnetsari internoi në Babiloni ata që i kishin shpëtuar shpatës; këta u bënë shërbëtorë të tij dhe të bijve të tij deri në ardhjen e mbretërisë së Persisë,
<scripture passage="iiChr 36:21" parsed="|2Chr|36|21|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.21" />
<sup>21</sup> që kështu të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, deri sa vendi të kremtonte të shtunat e tij. Në fakt ai kremtoi të shtunën për gjithë kohën e shkretimit të tij deri sa u mbushën të shtatëdhjetë vjetët.
<scripture passage="iiChr 36:22" parsed="|2Chr|36|22|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.22" />
<sup>22</sup> Në vitin e parë të Kirit, mbretit të Persisë, me qëllim që të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, Zoti e nxiti frymën e Kirit, mbret të Persisë, që të nxirrte një dekret për
<scripture passage="iiChr 36:23" parsed="|2Chr|36|23|0|0" osisRef="Bible:2Chr.36.23" />
<sup>23</sup> "Kështu thotë Kiri, mbret i Persisë: Zoti, Perëndia i qiejve, më ka dhënë tërë mbretëritë e dheut. Ai më ka urdhëruar t'i ndërtoj një shtëpi në Jeruzalem, që është në Judë. Kush nga ju i përket popullit  të tij? Zoti, Perëndia i tij, qoftë me  të dhe le të niset!".
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Ezra" progress="42.04%" prev="iiChr.36" next="Ezra.1" id="Ezra">
<h2 id="Ezra-p0.1">Ezra</h2>

<div3 title="Ezra 1" progress="42.04%" prev="Ezra" next="Ezra.2" id="Ezra.1">
<h3 id="Ezra.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Ezra.1-p1">
<scripture passage="Ezra 1:1" parsed="|Ezra|1|1|0|0" osisRef="Bible:Ezra.1.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e parë të Kirit, mbretit të Persisë, me qëllim që të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, Zoti nxiti frymën e Kirit, mbretit të Persisë, të nxirrte një dekret për të
<scripture passage="Ezra 1:2" parsed="|Ezra|1|2|0|0" osisRef="Bible:Ezra.1.2" />
<sup>2</sup> "Kështu thotë Kiri, mbret i Persisë: Zoti, Perëndia i qiejve, më ka dhënë tërë mbretëritë e dheut. Ai më ka urdhëruar t'i ndërtoj një shtëpi në Jeruzalem, që është në Judë.
<scripture passage="Ezra 1:3" parsed="|Ezra|1|3|0|0" osisRef="Bible:Ezra.1.3" />
<sup>3</sup> Kush nga ju i përket popullit të tij? Zoti, Perëndia i tij, qoftë me të; le të shkojë në Jeruzalem, që ndodhet në Judë, dhe të rindërtojë shtëpinë e Zotit, Perëndisë të Izraelit, Perëndia që është në Jeruzalem.
<scripture passage="Ezra 1:4" parsed="|Ezra|1|4|0|0" osisRef="Bible:Ezra.1.4" />
<sup>4</sup> Njerëzia e çdo vendi, ku ndonjë jude që ka shpëtuar banon ende, ta furnizojë atë me argjend, me ar, me të mira dhe me bagëti përveç ofertave vullnetare për shtëpinë e Perëndisë që është në Jeruzalem".
<scripture passage="Ezra 1:5" parsed="|Ezra|1|5|0|0" osisRef="Bible:Ezra.1.5" />
<sup>5</sup> Atëherë kryetarët e familjeve të Judës dhe të Beniaminit, priftërinjtë dhe Levitët, bashkë me ata të cilëve Perëndia u kishte zgjuar frymën, u ngritën për të shkuar të rindërtojnë shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem.
<scripture passage="Ezra 1:6" parsed="|Ezra|1|6|0|0" osisRef="Bible:Ezra.1.6" />
<sup>6</sup> Tërë fqinjët e tyre i ndihmuan me sende argjendi, ari, me të mira, me bagëti dhe me gjëra të çmuara përveç gjithë ofertave vullnetare.
<scripture passage="Ezra 1:7" parsed="|Ezra|1|7|0|0" osisRef="Bible:Ezra.1.7" />
<sup>7</sup> Edhe mbreti Kir nxorri jashtë veglat e shtëpisë të Zotit që Nebukadnetsari kishte marrë me vete nga Jeruzalemi dhe i kishte vënë në tempullin e perëndisë të tij.
<scripture passage="Ezra 1:8" parsed="|Ezra|1|8|0|0" osisRef="Bible:Ezra.1.8" />
<sup>8</sup> Kiri, mbret i Persisë, i nxorri jashtë me anë të Mithredathit, përgjegjësit të thesarit, dhe i numëroi përpara Sheshbatsarit, princit të Judës.
<scripture passage="Ezra 1:9" parsed="|Ezra|1|9|0|0" osisRef="Bible:Ezra.1.9" />
<sup>9</sup> Ja numri i tyre: tridhjetë legena prej ari, një mijë legena prej argjendi, njëzet e nëntë thika,
<scripture passage="Ezra 1:10" parsed="|Ezra|1|10|0|0" osisRef="Bible:Ezra.1.10" />
<sup>10</sup> tridhjetë kupa ari, katërqind e dhjetë kupa argjendi të dorës së dytë dhe një mijë veglat të tjera.
<scripture passage="Ezra 1:11" parsed="|Ezra|1|11|0|0" osisRef="Bible:Ezra.1.11" />
<sup>11</sup> Tërë sendet prej ari dhe argjendi ishin pesë mijë e katërqind. Sheshbatsari i solli të gjitha, bashkë me të mërguarit që u kthyen nga Babilonia në Jeruzalem.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezra 2" progress="42.09%" prev="Ezra.1" next="Ezra.3" id="Ezra.2">
<h3 id="Ezra.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Ezra.2-p1">
<scripture passage="Ezra 2:1" parsed="|Ezra|2|1|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.1" />
<sup>1</sup> Këta janë njerëzit e provincës që u kthyen nga robëria, midis atyre që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte çuar në robëri në Babiloni, dhe që u kthyen në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij.
<scripture passage="Ezra 2:2" parsed="|Ezra|2|2|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.2" />
<sup>2</sup> Ata që erdhën me Zorobabelin ishin Jeshua, Nehemia, Serajahu, Relajahu, Mardokeo, Bilshani, Mispari, Bigvai, Rehumi dhe Baanahu.
<scripture passage="Ezra 2:3" parsed="|Ezra|2|3|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.3" />
<sup>3</sup> Bijtë e Paroshit, dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy.
<scripture passage="Ezra 2:4" parsed="|Ezra|2|4|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.4" />
<sup>4</sup> Bijtë e Shefatiahut, treqind e shtatëdhjetë e dy.
<scripture passage="Ezra 2:5" parsed="|Ezra|2|5|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.5" />
<sup>5</sup> Bijtë e Arahut, shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë.
<scripture passage="Ezra 2:6" parsed="|Ezra|2|6|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.6" />
<sup>6</sup> Bijtë e Pahath-Moabit, pasardhës të Jeshuas dhe të Joabit, dy mijë e tetëqind e dymbëdhjetë.
<scripture passage="Ezra 2:7" parsed="|Ezra|2|7|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.7" />
<sup>7</sup> Bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër.
<scripture passage="Ezra 2:8" parsed="|Ezra|2|8|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.8" />
<sup>8</sup> Bijtë e Zatuit, nëntëqind e dyzet e pesë.
<scripture passage="Ezra 2:9" parsed="|Ezra|2|9|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.9" />
<sup>9</sup> Bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë.
<scripture passage="Ezra 2:10" parsed="|Ezra|2|10|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.10" />
<sup>10</sup> Bijtë e Banit, gjashtëqind e dyzet e dy.
<scripture passage="Ezra 2:11" parsed="|Ezra|2|11|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.11" />
<sup>11</sup> Bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tre.
<scripture passage="Ezra 2:12" parsed="|Ezra|2|12|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.12" />
<sup>12</sup> Bijtë e Azgadit, një mijë e dyqind e njëzet e dy.
<scripture passage="Ezra 2:13" parsed="|Ezra|2|13|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.13" />
<sup>13</sup> Bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.
<scripture passage="Ezra 2:14" parsed="|Ezra|2|14|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.14" />
<sup>14</sup> Bijtë e Bigvait, dy mijë e pesëdhjetë e gjashtë.
<scripture passage="Ezra 2:15" parsed="|Ezra|2|15|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.15" />
<sup>15</sup> Bijtë e Adinit, katërqind e pesëdhjetë e katër.
<scripture passage="Ezra 2:16" parsed="|Ezra|2|16|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.16" />
<sup>16</sup> Bijtë e Aterit, domethënë të Ezekias, nëntëdhjetë e tetë.
<scripture passage="Ezra 2:17" parsed="|Ezra|2|17|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.17" />
<sup>17</sup> Bijtë e Betsait, treqind e njëzet e tre.
<scripture passage="Ezra 2:18" parsed="|Ezra|2|18|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.18" />
<sup>18</sup> Bijtë e Jorahut, njëqind e dymbëdhjetë.
<scripture passage="Ezra 2:19" parsed="|Ezra|2|19|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.19" />
<sup>19</sup> Bijtë e Hashumit, dyqind e njëzet e tre.
<scripture passage="Ezra 2:20" parsed="|Ezra|2|20|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.20" />
<sup>20</sup> Bijtë e Gibarit, nëntëdhjetë e pesë.
<scripture passage="Ezra 2:21" parsed="|Ezra|2|21|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.21" />
<sup>21</sup> Bijtë e Betlemit, njëqind e njëzet e tre.
<scripture passage="Ezra 2:22" parsed="|Ezra|2|22|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.22" />
<sup>22</sup> Burrat e Netofahut, pesëdhjetë e gjashtë.
<scripture passage="Ezra 2:23" parsed="|Ezra|2|23|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.23" />
<sup>23</sup> Burrat e Anathothit, njëqind e njëzet e tetë.
<scripture passage="Ezra 2:24" parsed="|Ezra|2|24|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.24" />
<sup>24</sup> Burrat e Azmavethit, dyzet e dy.
<scripture passage="Ezra 2:25" parsed="|Ezra|2|25|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.25" />
<sup>25</sup> Burrat e Kirjath-Arimit, të Kefirahut dhe të Beerothit, shtatëqind e dyzet e tre.
<scripture passage="Ezra 2:26" parsed="|Ezra|2|26|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.26" />
<sup>26</sup> Burrat e Ramahut dhe të Gebës, gjashtëqind e njëzet e një.
<scripture passage="Ezra 2:27" parsed="|Ezra|2|27|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.27" />
<sup>27</sup> Burrat e Mikmasit, njëqind e njëzet e dy.
<scripture passage="Ezra 2:28" parsed="|Ezra|2|28|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.28" />
<sup>28</sup> Burrat e Bethelit dhe të Ait, dyqind e njëzet e tre.
<scripture passage="Ezra 2:29" parsed="|Ezra|2|29|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.29" />
<sup>29</sup> Bijtë e Nebos, pesëdhjetë e dy.
<scripture passage="Ezra 2:30" parsed="|Ezra|2|30|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.30" />
<sup>30</sup> Bijtë e Magbishit, njëqind e pesëdhjetë e gjashtë.
<scripture passage="Ezra 2:31" parsed="|Ezra|2|31|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.31" />
<sup>31</sup> Bijtë e një Elami tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër.
<scripture passage="Ezra 2:32" parsed="|Ezra|2|32|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.32" />
<sup>32</sup> Bijtë e Harimit, treqind e njëzet.
<scripture passage="Ezra 2:33" parsed="|Ezra|2|33|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.33" />
<sup>33</sup> Bijtë e Lodit, të Hadidit dhe të Onos, shtatëqind e njëzet e pesë.
<scripture passage="Ezra 2:34" parsed="|Ezra|2|34|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.34" />
<sup>34</sup> Bijtë e Jerikos, treqind e dyzet e pesë.
<scripture passage="Ezra 2:35" parsed="|Ezra|2|35|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.35" />
<sup>35</sup> Bijtë e Senaahut, tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë.
<scripture passage="Ezra 2:36" parsed="|Ezra|2|36|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.36" />
<sup>36</sup> Priftërinjtë: bijtë e Jedajahut, nga shtëpia e Jeshuas, nëntëqind e shtatëdhjetë e tre.
<scripture passage="Ezra 2:37" parsed="|Ezra|2|37|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.37" />
<sup>37</sup> Bijtë e Imerit, një mijë e pesëdhjetë e dy.
<scripture passage="Ezra 2:38" parsed="|Ezra|2|38|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.38" />
<sup>38</sup> Bijtë e Pashurit, një mijë e dyqind e dyzet e shtatë.
<scripture passage="Ezra 2:39" parsed="|Ezra|2|39|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.39" />
<sup>39</sup> Bijtë e Harimit, një mijë e shtatëmbëdhjetë.
<scripture passage="Ezra 2:40" parsed="|Ezra|2|40|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.40" />
<sup>40</sup> Levitët: bijtë e Jeshuas dhe të Kadmielit, pasardhës të Hodaviahut, shtatëdhjetë e katër.
<scripture passage="Ezra 2:41" parsed="|Ezra|2|41|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.41" />
<sup>41</sup> Këngëtarët: bijtë e Asafit, njëqind e njëzet e tetë.
<scripture passage="Ezra 2:42" parsed="|Ezra|2|42|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.42" />
<sup>42</sup> Bijtë e derëtarëve: bijtë e Shalumit, bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitas, bijtë e Shobait, gjithsej njëqind e tridhjetë e nëntë.
<scripture passage="Ezra 2:43" parsed="|Ezra|2|43|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.43" />
<sup>43</sup> Nethinejtë: bijtë e Tsihas, bijtë e Hasufas, bijtë e Tabaothit,
<scripture passage="Ezra 2:44" parsed="|Ezra|2|44|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.44" />
<sup>44</sup> bijtë e Kerosit, bijtë e Siahas, bijtë e Padonit,
<scripture passage="Ezra 2:45" parsed="|Ezra|2|45|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.45" />
<sup>45</sup> bijtë e Lebanahut, bijtë e Hagabahut, bijtë e Akubit,
<scripture passage="Ezra 2:46" parsed="|Ezra|2|46|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.46" />
<sup>46</sup> bijtë e Hagabit, bijtë e Shamlait, bijtë e Hananit,
<scripture passage="Ezra 2:47" parsed="|Ezra|2|47|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.47" />
<sup>47</sup> bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit, bijtë e Reajahut,
<scripture passage="Ezra 2:48" parsed="|Ezra|2|48|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.48" />
<sup>48</sup> bijtë e Retsinit, bijtë e Nekodas, bijtë e Gazamit,
<scripture passage="Ezra 2:49" parsed="|Ezra|2|49|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.49" />
<sup>49</sup> bijtë e Uzas, bijtë e Paseahut, bijtë e Besait,
<scripture passage="Ezra 2:50" parsed="|Ezra|2|50|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.50" />
<sup>50</sup> bijtë e Asnahut, bijtë e Mehunimit, bijtë e Nefusimit,
<scripture passage="Ezra 2:51" parsed="|Ezra|2|51|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.51" />
<sup>51</sup> bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufas, bijtë e Harhurit,
<scripture passage="Ezra 2:52" parsed="|Ezra|2|52|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.52" />
<sup>52</sup> bijtë e Batsluthit, bijtë e Mehidas, bijtë e Harshas,
<scripture passage="Ezra 2:53" parsed="|Ezra|2|53|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.53" />
<sup>53</sup> bijtë e Barkosit, bijtë e Siseras, bijtë e Thamahut,
<scripture passage="Ezra 2:54" parsed="|Ezra|2|54|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.54" />
<sup>54</sup> bijtë e Netsiahut, bijtë e Hatifas,
<scripture passage="Ezra 2:55" parsed="|Ezra|2|55|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.55" />
<sup>55</sup> bijtë e shërbëtorëve të Salomonit; bijtë e Sotait, bijtë e Soferethit, bijtë e Perudas,
<scripture passage="Ezra 2:56" parsed="|Ezra|2|56|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.56" />
<sup>56</sup> bijtë e Jaalas, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit,
<scripture passage="Ezra 2:57" parsed="|Ezra|2|57|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.57" />
<sup>57</sup> bijtë e Shefatiahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokereth-Hatsebaimit, bijtë e Amit.
<scripture passage="Ezra 2:58" parsed="|Ezra|2|58|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.58" />
<sup>58</sup> Tërë Nethinejtë dhe bijtë e shërbëtorëve të Salomonit ishin treqind e nëntëdhjetë e dy.
<scripture passage="Ezra 2:59" parsed="|Ezra|2|59|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.59" />
<sup>59</sup> Këta qenë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerub-Adani dhe nga Imeri; por ata nuk qenë në gjendje të tregonin shtëpinë e tyre atërore dhe pasardhësit e tyre, për të provuar në se ishin nga Izraeli;
<scripture passage="Ezra 2:60" parsed="|Ezra|2|60|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.60" />
<sup>60</sup> bijtë e Delajahut, bijtë e Tobiahut, bijtë e Nekodas, gjithsej gjashtëqind e pesëdhjetë e dy.
<scripture passage="Ezra 2:61" parsed="|Ezra|2|61|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.61" />
<sup>61</sup> Midis bijve të priftërinjve: bijtë e Habajahut, bijtë e Hakotsit, bijtë e Barzilait, që kishte për grua një nga bijat e Barzilait, Galaaditit, dhe që u quajt me emrin e tyre.
<scripture passage="Ezra 2:62" parsed="|Ezra|2|62|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.62" />
<sup>62</sup> Këta kërkuan listën e tyre midis atyre të regjistruar në gjenealogjitë, por nuk e gjetën; prandaj u përjashtuan nga priftëria si të papastër.
<scripture passage="Ezra 2:63" parsed="|Ezra|2|63|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.63" />
<sup>63</sup> Qeveritari i urdhëroi ata të mos hanin asgjë nga gjërat shumë të shenjta deri sa të mos paraqitej një prift me Urim dhe Thumim.
<scripture passage="Ezra 2:64" parsed="|Ezra|2|64|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.64" />
<sup>64</sup> Tërë asambleja përbëhej nga dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë veta.
<scripture passage="Ezra 2:65" parsed="|Ezra|2|65|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.65" />
<sup>65</sup> Pa llogaritur shërbëtorët dhe shërbëtoret e tyre, që arrinin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë; midis tyre kishte gjithashtu dyqind këngëtarë dhe këngëtare.
<scripture passage="Ezra 2:66" parsed="|Ezra|2|66|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.66" />
<sup>66</sup> Ata kishin shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka,
<scripture passage="Ezra 2:67" parsed="|Ezra|2|67|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.67" />
<sup>67</sup> katërqind e tridhjetë e pesë deve dhe gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.
<scripture passage="Ezra 2:68" parsed="|Ezra|2|68|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.68" />
<sup>68</sup> Disa të parë të shtëpive atërore, kur arritën në shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem, dhanë bujarisht dhurata për shtëpinë e Perëndisë, në mënyrë që ajo të ngrihej përsëri në vendin e mëparshëm.
<scripture passage="Ezra 2:69" parsed="|Ezra|2|69|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.69" />
<sup>69</sup> I dhanë thesarit të veprës, sipas mjeteve të tyre, gjashtëdhjetë e një mijë darikë ari, pesë mijë mina argjendi dhe njëqind veshje prifti.
<scripture passage="Ezra 2:70" parsed="|Ezra|2|70|0|0" osisRef="Bible:Ezra.2.70" />
<sup>70</sup> Kështu priftërinjtë, Levitët, njerëzit e popullit, këngëtarët, derëtarët dhe Nethinejtë, u vendosën në qytetet e tyre, dhe gjithë Izraelitët në qytetet e tyre.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezra 3" progress="42.22%" prev="Ezra.2" next="Ezra.4" id="Ezra.3">
<h3 id="Ezra.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Ezra.3-p1">
<scripture passage="Ezra 3:1" parsed="|Ezra|3|1|0|0" osisRef="Bible:Ezra.3.1" />
<sup>1</sup> Sa arriti muaji i shtatë dhe bijtë e Izraelit ishin në qytetet e tyre, populli u mblodh si një njeri i vetëm në Jeruzalem.
<scripture passage="Ezra 3:2" parsed="|Ezra|3|2|0|0" osisRef="Bible:Ezra.3.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Jeshua, bir i Jotsadakut, bashkë me vëllezërit e tij priftërinj dhe me Zorobabelin, birin e Shealtielit me gjithë vëllezërit e tij, u ngritën dhe ndërtuan altarin e Perëndisë të Izraelit, për  t'i ofruar olokauste, siç është shkruar në  ligjin e Moisiut, njeriut të Perëndisë.
<scripture passage="Ezra 3:3" parsed="|Ezra|3|3|0|0" osisRef="Bible:Ezra.3.3" />
<sup>3</sup> E rivendosën altarin mbi themelet e tij, megjithëse kishin frikë nga popujt e tokave të afërta, dhe mbi të i ofruan olokauste Zotit, olokaustet e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
<scripture passage="Ezra 3:4" parsed="|Ezra|3|4|0|0" osisRef="Bible:Ezra.3.4" />
<sup>4</sup> Kremtuan gjithashtu festën e Kasolleve, ashtu siç është shkruar, dhe ofruan çdo ditë olokauste, në bazë të numrit që kërkohej për çdo ditë.
<scripture passage="Ezra 3:5" parsed="|Ezra|3|5|0|0" osisRef="Bible:Ezra.3.5" />
<sup>5</sup> Pastaj ofruan olokaustin e përjetshëm, olokaustet e hënës së re dhe të gjitha festave të përcaktuara nga Zoti, dhe ato të cilitdo që i bënte një ofertë vullnetare Zotit.
<scripture passage="Ezra 3:6" parsed="|Ezra|3|6|0|0" osisRef="Bible:Ezra.3.6" />
<sup>6</sup> Nga dita e parë e muajit të shtatë filluan t'i ofrojnë olokauste Zotit, por themelet e tempullit të Zotit nuk ishin hedhur ende.
<scripture passage="Ezra 3:7" parsed="|Ezra|3|7|0|0" osisRef="Bible:Ezra.3.7" />
<sup>7</sup> Pastaj u dhanë para gurëgdhendësve dhe marangozëve, si dhe ushqime, pije dhe vaj atyre të Sidonit dhe të Tiros që të sillnin dru kedri nga Libani në bazë të koncesionit që kishte marrë Kiri, mbret i Persisë.
<scripture passage="Ezra 3:8" parsed="|Ezra|3|8|0|0" osisRef="Bible:Ezra.3.8" />
<sup>8</sup> Në muajin e dytë të vitit të dytë të arritjes së tyre në shtëpinë e Perëndisë në Jeruzalem, Zorobabeli, bir i Shealtielit, Jeshua, bir i Jotsadakut, vëllezërit e tjerë të tyre priftërinj dhe Levitët
<scripture passage="Ezra 3:9" parsed="|Ezra|3|9|0|0" osisRef="Bible:Ezra.3.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Jeshua me bijtë e tij dhe vëllezërit e tij, Kadmieli me bijtë e tij dhe bijtë e Judës u ngritën si një njeri i vetëm për të drejtuar ata që punonin në shtëpinë e Perëndisë; po kështu vepruan  bijtë e Henadadit me bijtë e tyre dhe vëllezërit  e tyre, Levitët.
<scripture passage="Ezra 3:10" parsed="|Ezra|3|10|0|0" osisRef="Bible:Ezra.3.10" />
<sup>10</sup> Kur ndërtuesit hodhën themelet e tempullit të Zotit, ishin të pranishëm priftërinjtë të veshur me rrobat e tyre dhe me bori dhe Levitët, bijtë e Asafit, me cembale për të lëvduar Zotin sipas udhëzimeve të Davidit, mbretit të Izraelit.
<scripture passage="Ezra 3:11" parsed="|Ezra|3|11|0|0" osisRef="Bible:Ezra.3.11" />
<sup>11</sup> Ata këndonin, kremtonin dhe lëvdonin Zotin, "Sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij ndaj Izraelit është e përjetshme". Tërë populli lëshonte britma të forta gëzimi, duke lëvduar Zotin, sepse ishin hedhur themelet e shtëpisë së Zotit.
<scripture passage="Ezra 3:12" parsed="|Ezra|3|12|0|0" osisRef="Bible:Ezra.3.12" />
<sup>12</sup> Shumë priftërinj, Levitët dhe krerë të shtëpive atërore, pleq, që kishin parë tempullin e parë, qanin me zë të lartë kur hidheshin themelet e këtij tempulli para syve të tyre. Shumë të tjerë përkundrazi bërtisnin fort nga gëzimi,
<scripture passage="Ezra 3:13" parsed="|Ezra|3|13|0|0" osisRef="Bible:Ezra.3.13" />
<sup>13</sup> kështu që njerëzit nuk mund të dallonin zhurmën e britmave të gëzimit nga ajo e vajit të popullit, sepse populli lëshonte britma të forta, dhe zhurma e tyre dëgjohej nga larg.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezra 4" progress="42.28%" prev="Ezra.3" next="Ezra.5" id="Ezra.4">
<h3 id="Ezra.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Ezra.4-p1">
<scripture passage="Ezra 4:1" parsed="|Ezra|4|1|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.1" />
<sup>1</sup> Kur armiqtë e Judës dhe të Beniaminit dëgjuan që ata që kishin qenë në robëri po rindërtonin tempullin e Zotit, Perëndisë të Izraelit,
<scripture passage="Ezra 4:2" parsed="|Ezra|4|2|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.2" />
<sup>2</sup> iu afruan Zorobabelit dhe krerëve të shtëpive atërore dhe u thanë atyre: "Na lejoni të ndërtojmë bashkë me ju, sepse edhe ne kërkojmë Perëndinë tuaj, ashtu si ju; i kemi ofruar flijime atij nga koha  e Esar-Hadonit, mbretit të Asirisë, që na  solli këtu".
<scripture passage="Ezra 4:3" parsed="|Ezra|4|3|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.3" />
<sup>3</sup> Por Zorobabeli, Jeshua dhe krerët e tjerë të shtëpive atërore të Izraelit iu përgjigjën atyre: "Nuk keni asnjë të drejtë të ndërtoni me ne një shtëpi, Perëndisë tonë, por ne vetë do ti ndërtojmë Zotit,  Perëndisë së Izraelit, ashtu si na ka  urdhëruar mbreti Kir, mbret i Persisë".
<scripture passage="Ezra 4:4" parsed="|Ezra|4|4|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.4" />
<sup>4</sup> Atëherë njerëzit e vendit filluan ta shkurajojnë popullin e Judës dhe ta trëmbin, me qëllim që të mos ndërtonin.
<scripture passage="Ezra 4:5" parsed="|Ezra|4|5|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.5" />
<sup>5</sup> Përveç kësaj rekrutuan disa këshilltarë kundër tyre për të hedhur poshtë qëllimin e tyre, dhe këtë e bënë gjatë gjithë kohës së Kirit, mbretit të Persisë, deri në mbretërimin e Darit, mbretit të Persisë.
<scripture passage="Ezra 4:6" parsed="|Ezra|4|6|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.6" />
<sup>6</sup> Gjatë mbretërimit të Asueros, në fillim të mbretërimit të tij, ata shkruan një letër me akuza kundër banorëve të Judës dhe të Jeruzalemit.
<scripture passage="Ezra 4:7" parsed="|Ezra|4|7|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.7" />
<sup>7</sup> Më vonë, në kohën e Artasersit, Bishlami, Mithredathi, Tabeeli dhe kolegët e tjerë të tyre i shkruan Artasersit, mbretit të Persisë. Letra ishte shkruar me shkronja aramaike dhe ishte përkthyer në gjuhën aramaike.
<scripture passage="Ezra 4:8" parsed="|Ezra|4|8|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.8" />
<sup>8</sup> Rehumi, qeveritari, dhe Shimshai, sekretari, i shkruan mbretit Artasers një letër kundër Jeruzalemit me këtë përmbajtje:
<scripture passage="Ezra 4:9" parsed="|Ezra|4|9|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.9" />
<sup>9</sup> "Rehumi, qeveritari, Shimshai, sekretari, dhe kolegët e tyre të tjerë, Dinaitët, Afarsathkitët, Tarpelitët, Afaresitët, Arkevitët, Babilonasit, Shushankitët, Dehavitët, Elamitët,
<scripture passage="Ezra 4:10" parsed="|Ezra|4|10|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.10" />
<sup>10</sup> dhe popujt e tjerë që i madhi dhe i famshmi Osnapar ka internuar dhe ka vendosur në qytetin e Samarisë dhe në pjesën tjetër të krahinës matanë Lumit, e të tjera".
<scripture passage="Ezra 4:11" parsed="|Ezra|4|11|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.11" />
<sup>11</sup> Ja kopja e letrës që ata i dërguan: "Mbretit Artasers, nga shërbëtorët e tu, njerëzit e krahinës matanë Lumit, e të tjera.
<scripture passage="Ezra 4:12" parsed="|Ezra|4|12|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.12" />
<sup>12</sup> T'i njoftohet mbretit që Judejtë, që ikën nga ti dhe kanë ardhur pranë nesh në Jeruzalem, janë duke rindërtuar qytetin rebel të keq, po rindërtojnë muret dhe po ndreqin themelet.
<scripture passage="Ezra 4:13" parsed="|Ezra|4|13|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.13" />
<sup>13</sup> Tani t'i bëhet e njohur mbretit që në rast se ky qytet rindërtohet dhe muret e tij përfundohen, ata nuk do të paguajnë asnjë haraç, tatim ose taksë për kalim, dhe thesari i mbretit do të ketë pasoja.
<scripture passage="Ezra 4:14" parsed="|Ezra|4|14|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.14" />
<sup>14</sup> Tani, duke qenë se ne marrim ushqime nga pallati dhe nuk na duket e drejtë të shohim çnderimin e mbretit, prandaj i dërgojmë këtë njoftim mbretit,
<scripture passage="Ezra 4:15" parsed="|Ezra|4|15|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.15" />
<sup>15</sup> me qëllim që të bëhen kërkime në librin e kujtimeve të etërve të tu; dhe në librin e kujtimeve do të gjesh dhe do të mësosh që ky qytet është një qytet rebel, shumë i rrezikshëm për mbretërit dhe  për provincat, dhe se aty nxiten rebelime që  nga kohët e lashta. Për këtë arësye qyteti u shkatërrua.
<scripture passage="Ezra 4:16" parsed="|Ezra|4|16|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.16" />
<sup>16</sup> Ne i bëjmë të ditur mbretit, që në qoftë se ky qytet rindërtohet dhe muret e tij përfundohen, nuk do të mbetet asnjë zotërim në krahinën matanë Lumit".
<scripture passage="Ezra 4:17" parsed="|Ezra|4|17|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.17" />
<sup>17</sup> Mbreti dërgoi këtë përgjigje: "Rehumit, qeveritarit, Shimshait, sekretarit, dhe pjesës tjetër të kolegëve të tyre që banonin në Samaria dhe pjesës tjetër të krahinës matanë Lumit: Përshëndetje, e të tjera.
<scripture passage="Ezra 4:18" parsed="|Ezra|4|18|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.18" />
<sup>18</sup> Letra që na dërguat u lexua me kujdes përpara meje.
<scripture passage="Ezra 4:19" parsed="|Ezra|4|19|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.19" />
<sup>19</sup> Unë dhashë urdhër të bëhen kërkime, dhe u gjet që ky qytet qysh prej kohësh të lashta është ngritur kundër mbretërve dhe që në të kanë ndodhur rebelime dhe kryengritje.
<scripture passage="Ezra 4:20" parsed="|Ezra|4|20|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.20" />
<sup>20</sup> Në Jeruzalem ka pasur mbretër të fuqishëm që kanë sunduar mbi gjithë vendin matanë Lumit, dhe të cilëve u paguheshin haraçe, tatime dhe taksa kalimi.
<scripture passage="Ezra 4:21" parsed="|Ezra|4|21|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.21" />
<sup>21</sup> Prandaj jepni urdhër që këta njerëz të pezullojnë punimet dhe ky qytet të mos rindërtohet deri sa të jetë dhënë nga unë urdhëri përkatës.
<scripture passage="Ezra 4:22" parsed="|Ezra|4|22|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.22" />
<sup>22</sup> Tregohuni të kujdesshëm tani dhe mos e lini pas dore këtë punë. Pse, pra, dëmi duhet të shtohet në kurriz të mbretit?".
<scripture passage="Ezra 4:23" parsed="|Ezra|4|23|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.23" />
<sup>23</sup> Sapo kopja e letrës së mbretit Artasers u lexua përpara Rehumit, Shimshait, sekretarit, dhe kolegëve të tyre, ata shkuan me nxitim në Jeruzalem tek Judejtë dhe i detyruan të pezullojnë punimet me forcën e armëve.
<scripture passage="Ezra 4:24" parsed="|Ezra|4|24|0|0" osisRef="Bible:Ezra.4.24" />
<sup>24</sup> Kështu u pezullua puna e shtëpisë së Perëndisë që është në Jeruzalem, dhe mbeti pezull deri në vitin e dytë të mbretërimit të Darius, mbretit të Persisë.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezra 5" progress="42.38%" prev="Ezra.4" next="Ezra.6" id="Ezra.5">
<h3 id="Ezra.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Ezra.5-p1">
<scripture passage="Ezra 5:1" parsed="|Ezra|5|1|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.1" />
<sup>1</sup> Por profetët Axhe dhe Zakaria, bir i Idos, u profetizuan Judejve që ishin në Judë dhe në Jeruzalem në emër të Perëndisë të Izraelit që ishte mbi ta.
<scripture passage="Ezra 5:2" parsed="|Ezra|5|2|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Zorobabeli, bir i Shealtielit, dhe Jeshua, bir i Jotsadakut, u ngritën dhe nisën të ndërtojnë shtëpinë e Perëndisë në Jeruzalem; dhe me ta ishin profetët e Perëndisë, që i ndihmonin.
<scripture passage="Ezra 5:3" parsed="|Ezra|5|3|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.3" />
<sup>3</sup> Në atë kohë erdhën tek ata Tatenai, qeveritar i krahinës matanë Lumit, Shethar-Boznai dhe kolegët e tyre dhe u folën kështu: "Kush ju dha urdhër të ndërtoni këtë tempull dhe të rindërtoni këto mure?".
<scripture passage="Ezra 5:4" parsed="|Ezra|5|4|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.4" />
<sup>4</sup> Pastaj ne u treguam atyre emrat e njerëzve që ndërtonin këtë godinë.
<scripture passage="Ezra 5:5" parsed="|Ezra|5|5|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.5" />
<sup>5</sup> Por pleqtë e Judejve i ruante syri i Perëndisë të tyre; dhe ata nuk mundën t'i bëjnë të ndërprisnin punën deri sa t'i dërgohej një raport Darit dhe të vinte një përgjigje për këtë çështje.
<scripture passage="Ezra 5:6" parsed="|Ezra|5|6|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.6" />
<sup>6</sup> Kjo është një kopje e letrës që iu dërgua mbretit Dari nga Tatenai, qeveritar i krahinës matanë Lumit, nga Shethar-Boznai dhe nga kolegët e tij, Afarsekitët, që ishin matanë Lumit.
<scripture passage="Ezra 5:7" parsed="|Ezra|5|7|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.7" />
<sup>7</sup> I dërguan një letër të shkruar në këtë mënyrë: "Mbretit Dari, shëndet të plotë!
<scripture passage="Ezra 5:8" parsed="|Ezra|5|8|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.8" />
<sup>8</sup> I bëjmë të njohur mbretit që ne kemi vajtur në krahinën e Judës, në tempullin e Perëndisë të madh. Ai po ndërtohet me gurë të mëdhenj dhe po vihet lëndë druri për ndarëset e tij. Kjo punë po kryhet me kujdes dhe po ecën mirë në duart e tyre.
<scripture passage="Ezra 5:9" parsed="|Ezra|5|9|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.9" />
<sup>9</sup> Ne kemi pyetur ata pleq dhe u kemi folur kështu: "Kush ju ka dhënë urdhër të ndërtoni këtë tempull dhe të ndërtoni këto mure?".
<scripture passage="Ezra 5:10" parsed="|Ezra|5|10|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.10" />
<sup>10</sup> U kemi kërkuar edhe emrat e tyre, me qëllim që të vinim me shkrim emrat e njerëzve që janë në krye të tyre, dhe pastaj të t'i bënim të njohur.
<scripture passage="Ezra 5:11" parsed="|Ezra|5|11|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.11" />
<sup>11</sup> Dhe ata na janë përgjigjur kështu, duke thënë: "Ne jemi shërbëtorët e Perëndisë të qiellit dhe të dheut dhe rindërtojmë tempullin që ishte ndërtuar shumë vjet më parë; një mbret i madh i Izraelit e kishte ndërtuar dhe mbaruar.
<scripture passage="Ezra 5:12" parsed="|Ezra|5|12|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.12" />
<sup>12</sup> Duke qenë se etërit tanë kanë provokuar zemërimin e Perëndisë të qiellit, ai i dha në duart e Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, Kaldeasit, i cili e shkatërroi këtë tempull dhe e internoi popullin në Babiloni.
<scripture passage="Ezra 5:13" parsed="|Ezra|5|13|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.13" />
<sup>13</sup> Por në vitin e parë të Kirit, mbretit të Babilonisë, mbreti Kir dha urdhër t'i ndërtohej kjo shtëpi Perëndisë.
<scripture passage="Ezra 5:14" parsed="|Ezra|5|14|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.14" />
<sup>14</sup> Përveç kësaj mbreti Kir nxori jashtë nga tempulli i Babilonisë përdorëset prej ari dhe argjendi të shtëpisë së Perëndisë, që Nebukadnetsari kishte hequr nga tempulli i Jeruzalemit dhe i kishte çuar  në tempullin e Babilonisë, dhe ia dorëzoi  njërit që quhej Sheshbatsar, që ai e kishte bërë qeveritar,
<scripture passage="Ezra 5:15" parsed="|Ezra|5|15|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.15" />
<sup>15</sup> duke i thënë: "Merri këto veglat dhe shko t'i vësh përsëri në tempullin që është në Jeruzalem; dhe shtëpia e Perëndisë të rindërtohet në vendin e saj.
<scripture passage="Ezra 5:16" parsed="|Ezra|5|16|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.16" />
<sup>16</sup> Atëherë vetë Sheshbatsari erdhi dhe hodhi themelet e shtëpisë së Perëndisë që është në Jeruzalem; që nga kjo kohë e deri më sot ajo është në ndërtim, dhe nuk ka mbaruar akoma".
<scripture passage="Ezra 5:17" parsed="|Ezra|5|17|0|0" osisRef="Bible:Ezra.5.17" />
<sup>17</sup> Prandaj tani, në rast se kjo i pëlqen mbretit, të bëhen kërkime në shtëpinë e thesareve të mbretit që është në Babiloni, për të parë nëse mbreti Kir ka dhënë me të vërtetë një urdhër për të ndërtuar  këtë shtëpi të Perëndisë në Jeruzalem; dhe  mbreti të na çojë vendimin e tij lidhur me këtë gjë".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezra 6" progress="42.46%" prev="Ezra.5" next="Ezra.7" id="Ezra.6">
<h3 id="Ezra.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Ezra.6-p1">
<scripture passage="Ezra 6:1" parsed="|Ezra|6|1|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.1" />
<sup>1</sup> Atëherë mbreti Dar urdhëroi që të bëheshin kërkime në shtëpinë e arkivave ku ruheshin thesaret në Babiloni;
<scripture passage="Ezra 6:2" parsed="|Ezra|6|2|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.2" />
<sup>2</sup> dhe në Ahmetha, në kështjellën që është në provincën e Medisë, u gjet një rrotull, dhe në të një dokument të shkruar kështu:
<scripture passage="Ezra 6:3" parsed="|Ezra|6|3|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.3" />
<sup>3</sup> "Në vitin e parë të mbretit Kir, mbreti Kir u shpall një urdhëresë lidhur me shtëpinë e Perëndisë në Jeruzalem: "Të rindërtohet tempulli, vendi ku ofrohen flijime. Të hidhen mirë themelet e tij. Të  ketë një lartësi prej gjashtëdhjetë kubitësh  dhe një gjerësi prej gjashtëdhjetë kubitësh,
<scripture passage="Ezra 6:4" parsed="|Ezra|6|4|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.4" />
<sup>4</sup> me tri radhë gurësh të mëdhenj dhe një radhë lëndë të re druri; dhe shpenzimet të paguhen nga pallati mbretëror.
<scripture passage="Ezra 6:5" parsed="|Ezra|6|5|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.5" />
<sup>5</sup> Përveç kësaj, veglat prej ari dhe prej argjendi të shtëpisë së Perëndisë, që Nebukadnetsari ka hequr nga tempulli që është në Jeruzalem dhe i ka çuar në Babiloni, të rikthehen dhe të çohen në tempullin  që është në Jeruzalem; dhe secila të vihet  në vendin e vet në shtëpinë e Perëndisë".
<scripture passage="Ezra 6:6" parsed="|Ezra|6|6|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.6" />
<sup>6</sup> Tani, pra, Tatenai, qeveritar i krahinës matanë Lumit, Shethar-Boznai dhe kolegët tuaj, Afarsekitët, që ndodhen matanë Lumit, rrini larg këtij vendi!
<scripture passage="Ezra 6:7" parsed="|Ezra|6|7|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.7" />
<sup>7</sup> Lini që të vazhdojë puna për këtë shtëpi të Perëndisë; qeveritari i Judejve dhe pleqtë e Judejve ta rindërtojnë këtë shtëpi të Perëndisë në vendin e saj.
<scripture passage="Ezra 6:8" parsed="|Ezra|6|8|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.8" />
<sup>8</sup> Përveç kësaj po lëshoj një urdhër për atë që duhet të bëni për pleqtë e Judejve në rindërtimin e kësaj shtëpie të Perëndisë; këtyre njerëzve t'u paguhen tërë shpenzimet nga të ardhurat e mbretit që  vijnë nga taksat e mbledhura matanë Lumit, me  qëllim që punimet të mos ndërpriten.
<scripture passage="Ezra 6:9" parsed="|Ezra|6|9|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.9" />
<sup>9</sup> Gjërat e nevojshme për olokaustet e Perëndisë së qiellit: demat, deshtë, qengjat, bashkë me grurin, kripën, verën, vajin, duhet të dorëzohen çdo ditë, pa mosplotësuar kurrë kërkesat e priftërinjve që janë në Jeruzalem,
<scripture passage="Ezra 6:10" parsed="|Ezra|6|10|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.10" />
<sup>10</sup> me qëllim që t'i ofrojnë flijime me erë të këndshme Perëndisë së qiellit dhe të luten për jetën e mbretit dhe të bijve të tij.
<scripture passage="Ezra 6:11" parsed="|Ezra|6|11|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.11" />
<sup>11</sup> Kam dhënë gjithashtu urdhër që në qoftë se dikush e shtrëmbëron këtë dekret, t'i hiqet një tra shtëpisë së tij, të ngrihet dhe ai të varet tek ai; dhe shtëpia e tij të katandiset në një plehërishte për shkak të veprimit të tij.
<scripture passage="Ezra 6:12" parsed="|Ezra|6|12|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.12" />
<sup>12</sup> Perëndia që e ka bërë emrin e tij të banojë atje shkatërroftë çdo mbret dhe çdo popull që guxon të shtrijë dorën e tij për ta ndryshuar këtë ose për të shkatërruar shtëpinë e Perëndisë që është në  Jeruzalem! Unë, Darius, e kam nxjerrë këtë  dekret; të zbatohet me përpikmëri".
<scripture passage="Ezra 6:13" parsed="|Ezra|6|13|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Tatenai, qeveritar i krahinës matanë Lumit, Shethar-Boznai dhe kolegët e tyre vepruan pikërisht ashtu siç i kishte porositur mbreti Dar.
<scripture passage="Ezra 6:14" parsed="|Ezra|6|14|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.14" />
<sup>14</sup> Kështu pleqtë e Judejve vazhduan të ndërtojnë dhe të bëjnë përparime, të nxitur nga fjalët e frymëzuara të profetit Axhe dhe të Zakarias, birit të Idos. Ata e mbaruan ndërtimin sipas urdhërit të Perëndisë  të Izraelit dhe sipas rregullit të  Kirit, të Darit dhe të Artasersit, mbretit të Persisë.
<scripture passage="Ezra 6:15" parsed="|Ezra|6|15|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.15" />
<sup>15</sup> Tempulli u përfundua ditën e tretë të muajit të Adarit, që ishte viti i gjashtë i mbretërimit të Darit.
<scripture passage="Ezra 6:16" parsed="|Ezra|6|16|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.16" />
<sup>16</sup> Atëherë bijtë e Izraelit, priftërinjtë, Levitët dhe të kthyerit e tjerë nga robëria e kremtuan me gëzim kushtimin e kësaj shtëpie të Perëndisë.
<scripture passage="Ezra 6:17" parsed="|Ezra|6|17|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.17" />
<sup>17</sup> Për kushtimin e kësaj shtëpie të Perëndisë ata ofruan njëqind dema, dyqind desh, katërqind qengja dhe dymbëdhjetë cjep, sipas numrit të fiseve të Izraelit, si flijime për mëkatin për gjithë Izraelin.
<scripture passage="Ezra 6:18" parsed="|Ezra|6|18|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.18" />
<sup>18</sup> Pastaj vendosën priftërinjtë sipas klasave të tyre dhe Levitët sipas ndarjeve të tyre, për shërbimin e Perëndisë në Jeruzalem, ashtu siç është shkruar në librin e Moisiut.
<scripture passage="Ezra 6:19" parsed="|Ezra|6|19|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.19" />
<sup>19</sup> Të kthyerit nga robëria e kremtuan Pashkën ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë,
<scripture passage="Ezra 6:20" parsed="|Ezra|6|20|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.20" />
<sup>20</sup> sepse priftërinjtë dhe Levitët ishin pastruar bashkarisht; të gjithë ishin të pastër. Atëherë e flijuan Pashkën për të gjithë të kthyerit nga robëria, për vëllezërit e tyre priftërinj dhe për veten e tyre.
<scripture passage="Ezra 6:21" parsed="|Ezra|6|21|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.21" />
<sup>21</sup> Kështu bijtë e Izraelit që ishin kthyer nga robëria e hëngrën Pashkën bashkë me tërë ata që ishin ndarë nga papastërtia e popujve të vendit dhe që ishin bashkuar me ta për të kërkuar Zotin, Perëndinë e Izraelit.
<scripture passage="Ezra 6:22" parsed="|Ezra|6|22|0|0" osisRef="Bible:Ezra.6.22" />
<sup>22</sup> Dhe kremtuan me gëzim shtatë ditë me radhë festën e të Ndormëve, sepse Zoti i kishte mbushur me gëzim, duke përkulur në favor të tyre zemrën e mbretit të Asirisë, kështu që t'i bënte më të fuqishme  duart e tyre për ndërtimin e shtëpisë së  Perëndisë, Perëndisë të Izraelit.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezra 7" progress="42.56%" prev="Ezra.6" next="Ezra.8" id="Ezra.7">
<h3 id="Ezra.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Ezra.7-p1">
<scripture passage="Ezra 7:1" parsed="|Ezra|7|1|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.1" />
<sup>1</sup> Mbas këtyre gjërave, nën mbretërimin e Artasersit, mbretit të Persisë, Ezdra, bir i Serajahut, bir i Azarias, bir i Hilkiahut,
<scripture passage="Ezra 7:2" parsed="|Ezra|7|2|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.2" />
<sup>2</sup> bir i Shalumit, biri i Tsadokut, bir i Ahitubit,
<scripture passage="Ezra 7:3" parsed="|Ezra|7|3|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.3" />
<sup>3</sup> bir i Amariahut, bir i Azarias, bir i Merajothit,
<scripture passage="Ezra 7:4" parsed="|Ezra|7|4|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.4" />
<sup>4</sup> bir i Zerajahut, bir i Uzit, bir i Bukit,
<scripture passage="Ezra 7:5" parsed="|Ezra|7|5|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.5" />
<sup>5</sup> bir i Abishuas, bir i Finehasit, bir i Eleazarit, bir i Aaronit, kryeprift;
<scripture passage="Ezra 7:6" parsed="|Ezra|7|6|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.6" />
<sup>6</sup> ky Ezdra vinte nga Babilonia. Ishte një shkrues kompetent në ligjin e Moisiut të dhënë nga Zoti, Perëndia i Izraelit. Mbreti i dha të gjitha ato që ai kërkoi, sepse dora e Zotit, Perëndisë të tij, ishte mbi të.
<scripture passage="Ezra 7:7" parsed="|Ezra|7|7|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.7" />
<sup>7</sup> Në vitin e shtatë të mbretit Artasersit, ngjitën gjithashtu në Jeruzalem disa nga bijtë e Izraelit dhe të priftërinjve, Levitë, këngëtarë, derëtarë dhe Nethinej.
<scripture passage="Ezra 7:8" parsed="|Ezra|7|8|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.8" />
<sup>8</sup> Ezdra arriti në Jeruzalem në muajin e pestë, që ishte viti i shtatë i mbretit.
<scripture passage="Ezra 7:9" parsed="|Ezra|7|9|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.9" />
<sup>9</sup> Ai e filloi udhëtimin e tij nga Babilonia ditën e parë të muajit të parë dhe arriti në Jeruzalem ditën e parë të muajit të pestë, sepse dora mirëbërëse e Perëndisë të tij ishte mbi të.
<scripture passage="Ezra 7:10" parsed="|Ezra|7|10|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.10" />
<sup>10</sup> Në të vërtetë Ezdra i ishte kushtur me gjithë zemër të studjonte ligjin e Zotit, ta zbatonte në praktikë dhe të mësonte në Izrael statutet dhe dekretet.
<scripture passage="Ezra 7:11" parsed="|Ezra|7|11|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.11" />
<sup>11</sup> Ja kopja e letrës që mbreti Artasers i dorëzoi priftit Ezdra, shkruesit, një shkrues kompetent në urdhërimet e Zotit dhe në statutet e tij e dhëna Izraelit.
<scripture passage="Ezra 7:12" parsed="|Ezra|7|12|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.12" />
<sup>12</sup> "Artasersi, mbret i mbretërve, priftit Ezdra, shkruesit kompetent në ligjin e Perëndisë të qiellit. Përshëndetje, e të tjera.
<scripture passage="Ezra 7:13" parsed="|Ezra|7|13|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.13" />
<sup>13</sup> Unë kam nxjerrë një dekret sipas të cilit kushdo nga populli i Izraelit dhe nga priftërinjtë e tij dhe nga Levitët e mbretërisë sime që ka vendosur lirisht të shkojë në Jeruzalem, mund të vijë me ty.
<scripture passage="Ezra 7:14" parsed="|Ezra|7|14|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.14" />
<sup>14</sup> Në të vërtetë ti je dërguar nga ana e mbretit dhe nga shtatë këshilltarët e tij për të bërë hulumtime në Judë dhe në Jeruzalem mbi ligjin e Perëndisë tënd, që është në duart e tua,
<scripture passage="Ezra 7:15" parsed="|Ezra|7|15|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.15" />
<sup>15</sup> dhe për t'i çuar argjendin dhe arin që mbreti dhe këshilltarët e tij ia kanë ofruar spontanisht Perëndisë të Izraelit, banesa e të cilit është në Jeruzalem,
<scripture passage="Ezra 7:16" parsed="|Ezra|7|16|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.16" />
<sup>16</sup> dhe tërë argjendin dhe arin që mund të gjesh në tërë krahinën e Babilonisë, së bashku me ofertën vullnetare, që bëhen në mënyrë spontane nga populli dhe nga priftërinjtë për shtëpinë e Perëndisë të tyre në Jeruzalem.
<scripture passage="Ezra 7:17" parsed="|Ezra|7|17|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.17" />
<sup>17</sup> Prandaj me këto para ti do të kujdesesh të blesh dema, desh dhe qengja me ofertat e tyre të ushqimit dhe të libacioneve, dhe do t'i ofrosh mbi altarin e shtëpisë së Perëndisë tuaj që është në Jeruzalem.
<scripture passage="Ezra 7:18" parsed="|Ezra|7|18|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.18" />
<sup>18</sup> Sa për pjesën tjetër të argjendit dhe të arit, do të bëni atë që të duket e mirë ty dhe vëllezërve të tu, sipas vullnetit të Perëndisë tuaj.
<scripture passage="Ezra 7:19" parsed="|Ezra|7|19|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.19" />
<sup>19</sup> Edhe veglat që të janë dhënë për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tënd, vendosi përsëri përpara Perëndisë të Jeruzalemit.
<scripture passage="Ezra 7:20" parsed="|Ezra|7|20|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.20" />
<sup>20</sup> Për çfarëdo lloj nevoje tjetër të shtëpisë së Perëndisë tënd që të takon ty ta plotësosh, do ta plotësosh me shpenzimet e thesarit mbretëror.
<scripture passage="Ezra 7:21" parsed="|Ezra|7|21|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.21" />
<sup>21</sup> Unë, mbreti Artasers, urdhëroj të gjithë arkëtarët e krahinës matanë Lumit: gjithçka që do të kërkojë prifti Ezdra, shkruesi i ligjit të Perëndisë të qiellit, t'i plotësohen menjëherë,
<scripture passage="Ezra 7:22" parsed="|Ezra|7|22|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.22" />
<sup>22</sup> deri në njëqind talenta argjendi, njëqind kore gruri, njëqind bate vere dhe njëqind bate vaji dhe kripë në sasi të pakufizuar.
<scripture passage="Ezra 7:23" parsed="|Ezra|7|23|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.23" />
<sup>23</sup> Tërë ato që janë urdhëruar nga Perëndia i qiellit të zbatohen me zell për shtëpinë e Perëndisë të qiellit. Pse zemërimi duhet të bjerë mbi mbretërinë e mbretit dhe të bijve të tij?
<scripture passage="Ezra 7:24" parsed="|Ezra|7|24|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.24" />
<sup>24</sup> Përveç kësaj ju njoftojmë se nuk është e lejueshme të merren haraçe, tatime ose taksa kalimi nga asnjë prej priftërinjve, Levitëve, këngëtarëve, derëtarëve, Nethinejve dhe shërbëtorëve të kësaj shtëpie të Perëndisë.
<scripture passage="Ezra 7:25" parsed="|Ezra|7|25|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.25" />
<sup>25</sup> Dhe ti, o Ezdra, sipas diturisë së Perëndisë tënd që ti zotëron, cakto zyrtarë dhe gjyqtarë që t'i sigurojnë drejtësinë tërë popullit që ndodhet në krahinën matanë Lumit, gjithë atyre që njohin ligjet  e Perëndisë tënd; dhe ua mëso atyre që  nuk i njohin.
<scripture passage="Ezra 7:26" parsed="|Ezra|7|26|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.26" />
<sup>26</sup> Dhe ai që nuk respekton ligjin e Perëndisë tënd dhe ligjin e mbretit t'i jepet menjëherë gjyqit, ose me vdekje, ose me dëbim ose me konfiskimin e pasurisë ose me burgim".
<scripture passage="Ezra 7:27" parsed="|Ezra|7|27|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.27" />
<sup>27</sup> I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i etërve tanë, që i ka shtënë një gjë të tillë zemrës së mbretit, që të zbukurojë shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem,
<scripture passage="Ezra 7:28" parsed="|Ezra|7|28|0|0" osisRef="Bible:Ezra.7.28" />
<sup>28</sup> dhe më bëri të gëzoj favoret te mbreti, këshilltarët e tij dhe të tërë princat e fuqishëm mbretërorë. Kështu e ndjeva veten të trimëruar, sepse dora e Zotit, Perëndisë tim, ishte mbi mua, dhe mblodha krerët e Izraelit që të niseshin me mua.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezra 8" progress="42.67%" prev="Ezra.7" next="Ezra.9" id="Ezra.8">
<h3 id="Ezra.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Ezra.8-p1">
<scripture passage="Ezra 8:1" parsed="|Ezra|8|1|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.1" />
<sup>1</sup> Këta janë krerët e shtëpive atërore dhe lista gjenealogjike e atyre që u kthyen me mua nga Babilonia, nën mbretërimin e Artasersit.
<scripture passage="Ezra 8:2" parsed="|Ezra|8|2|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.2" />
<sup>2</sup> Nga bijtë e Finehasit, Gershomi; nga bijtë e Ithamarit, Danieli; nga bijtë e Davidit, Hatushi.
<scripture passage="Ezra 8:3" parsed="|Ezra|8|3|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.3" />
<sup>3</sup> Nga bijtë e Shekaniahut: nga bijtë e Paroshit, Zakaria, dhe bashkë me të u regjistruan njëqind e pesëdhjetë meshkuj.
<scripture passage="Ezra 8:4" parsed="|Ezra|8|4|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.4" />
<sup>4</sup> Nga bijtë e Pahath-Moabit, Elihoenai, bir i Zerahiahut, dhe me të dyqind meshkuj.
<scripture passage="Ezra 8:5" parsed="|Ezra|8|5|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.5" />
<sup>5</sup> Nga bijtë e Shekaniahut, i biri i Jahazielit dhe bashkë me të treqind meshkuj.
<scripture passage="Ezra 8:6" parsed="|Ezra|8|6|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.6" />
<sup>6</sup> Nga bijtë e Adinit, Ebedi, bir i Jonathanit, dhe bashkë me të pesëdhjetë meshkuj.
<scripture passage="Ezra 8:7" parsed="|Ezra|8|7|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.7" />
<sup>7</sup> Nga bijtë e Elamit, Isai, bir i Athaliahut, dhe bashkë me të shtatëdhjetë meshkuj.
<scripture passage="Ezra 8:8" parsed="|Ezra|8|8|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.8" />
<sup>8</sup> Nga bijtë e Shefatiahut, Zebadiahu, bir i Mikaelit, dhe bashkë me të tetëdhjetë meshkuj.
<scripture passage="Ezra 8:9" parsed="|Ezra|8|9|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.9" />
<sup>9</sup> Nga bijtë e Joabit, Obadiahu, bir i Jehielit, dhe bashkë me të dyqind e tetëmbëdhjetë meshkuj.
<scripture passage="Ezra 8:10" parsed="|Ezra|8|10|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.10" />
<sup>10</sup> Nga bijtë e Shelomithit, bir i Josifiahut dhe bashkë me të njëqind e gjashtëdhjetë meshkuj.
<scripture passage="Ezra 8:11" parsed="|Ezra|8|11|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.11" />
<sup>11</sup> Nga bijtë e Bebait, Zakaria, bir i Bebait, dhe bashkë me të njëzet e tetë meshkuj.
<scripture passage="Ezra 8:12" parsed="|Ezra|8|12|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.12" />
<sup>12</sup> Nga bijtë e Azgadit, Johanani, bir i Hakatas, dhe bashkë me të njëqind e dhjetë meshkuj.
<scripture passage="Ezra 8:13" parsed="|Ezra|8|13|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.13" />
<sup>13</sup> Nga bijtë e Adonikamit, të fundit, emrat e të cilëve ishin: Elifelet, Jehiel dhe Shemajah, dhe bashkë me ta gjashtëdhjetë meshkuj.
<scripture passage="Ezra 8:14" parsed="|Ezra|8|14|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.14" />
<sup>14</sup> Nga bijtë e Bigvait, Uthai dhe Zabudi, dhe bashkë me ta shtatëdhjetë meshkuj.
<scripture passage="Ezra 8:15" parsed="|Ezra|8|15|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.15" />
<sup>15</sup> Unë i mblodha pranë lumit që rrjedh në drejtim të Ahavës, dhe fushuam aty tri ditë. Kur kalova në revistë popullin dhe priftërinjtë, nuk gjeta asnjë bir Leviti.
<scripture passage="Ezra 8:16" parsed="|Ezra|8|16|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.16" />
<sup>16</sup> Atëherë dërgova të thërrasë Eliezerin, Arielin, Shemajahun, Elnathanin, Jaribin, Elnathanin, Nathanin, Zakarian dhe Meshulamin, që ishin të parë, si edhe Jojaribin dhe Elnathanin që ishin njerëz të urtë,
<scripture passage="Ezra 8:17" parsed="|Ezra|8|17|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.17" />
<sup>17</sup> dhe i urdhërova të shkonin tek Ido, kreu i lokalitetit të Kasifias, dhe u vura në gojë fjalët që duhet t'i thonin Idos dhe vëllezërve të tij, Nethinejve në lokalitetin e Kasifias, që të na dërgonin  njerëz që të kryenin shërbimin në shtëpinë  e Perëndisë tonë.
<scripture passage="Ezra 8:18" parsed="|Ezra|8|18|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.18" />
<sup>18</sup> Me qenë se dora mirëbërëse e Perëndisë tonë ishte mbi ne, ata na dërguan Sherebiahun, një njeri me mend, nga bijtë e Mahlit, birit të Levit, bir i Izraelit, bashkë me bijtë e vëllezërit e tij, gjithsej tetëmbëdhjetë;
<scripture passage="Ezra 8:19" parsed="|Ezra|8|19|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.19" />
<sup>19</sup> dhe Hashabiahun, dhe me të Isai nga bijtë e Merarit, vëllezërit dhe bijtë e tyre, gjithsej njëzet;
<scripture passage="Ezra 8:20" parsed="|Ezra|8|20|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.20" />
<sup>20</sup> dhe nga Nethinej, që Davidi dhe krerët kishin caktuar në shërbim të Levitëve, dyqind e njëzet Nethinej, të gjithë të caktuar me emër.
<scripture passage="Ezra 8:21" parsed="|Ezra|8|21|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.21" />
<sup>21</sup> Aty, pranë lumit Ahava, unë shpalla një agjerim për t'u përulur përpara Perëndisë tonë, për t'i kërkuar një udhëtim të sigurt për ne, për fëmijët tanë dhe për të gjitha pasuritë tona.
<scripture passage="Ezra 8:22" parsed="|Ezra|8|22|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.22" />
<sup>22</sup> Në fakt unë kisha turp t'i kërkoja mbretit një roje ushtarësh dhe kalorësish që të na mbronte nga armiku gjatë udhëtimit, sepse i kishim thënë mbretit: "Dora e Perëndisë tonë është mbi të gjithë ata  që kërkojnë për të mirën e tyre, por fuqia  e tij dhe zemërimi i tij janë kundër të gjithë atyre që e braktisin".
<scripture passage="Ezra 8:23" parsed="|Ezra|8|23|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.23" />
<sup>23</sup> Kështu ne agjeruam dhe iu lutëm Perëndisë tonë për këtë arësye, dhe ai e dëgjoi lutjen tonë.
<scripture passage="Ezra 8:24" parsed="|Ezra|8|24|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.24" />
<sup>24</sup> Atëherë unë zgjodha dymbëdhjetë nga krerët e priftërinjve: Sherebiahun, Hashabiahun dhe bashkë me ta dhjetë nga vëllezërit e tyre,
<scripture passage="Ezra 8:25" parsed="|Ezra|8|25|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.25" />
<sup>25</sup> dhe u peshova atyre argjendin, arin, veglat, që ishin oferta e bërë për shtëpinë e Perëndisë tonë nga mbreti, nga këshilltarët dhe nga paria e tij, dhe nga të gjithë Izraelitët që ndodheshin atje.
<scripture passage="Ezra 8:26" parsed="|Ezra|8|26|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.26" />
<sup>26</sup> Në duart e tyre peshova gjithashtu gjashtëqind e pesëdhjetë talenta argjendi, vegla prej argjendi me një vlerë prej njëqind talentash, njëqind talenta ari,
<scripture passage="Ezra 8:27" parsed="|Ezra|8|27|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.27" />
<sup>27</sup> njëzet kupa ari me një vlerë prej një mijë darikë, dy enë prej bronzi të hollë dhe të shndritshëm, i çmueshëm si ari.
<scripture passage="Ezra 8:28" parsed="|Ezra|8|28|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.28" />
<sup>28</sup> Pastaj u thashë atyre: "Ju i jeni shenjtëruar Zotit; edhe përdorëset janë të shenjta, dhe argjendi dhe ari janë një ofertë vullnetare për Zotin, Perëndinë e etërve tuaj.
<scripture passage="Ezra 8:29" parsed="|Ezra|8|29|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.29" />
<sup>29</sup> Kini kujdes dhe ruajini deri sa t'i peshoni përpara krerëve të priftërinjve, Levitëve dhe të parëve të shtëpive atërore të Izraelit në Jeruzalem, në dhomat e shtëpisë të Zotit".
<scripture passage="Ezra 8:30" parsed="|Ezra|8|30|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.30" />
<sup>30</sup> Kështu priftërinjtë dhe Levitët morën argjendin, arin dhe veglat që u peshuan atëherë, për t'i çuar në Jeruzalem në shtëpinë e Perëndisë tonë.
<scripture passage="Ezra 8:31" parsed="|Ezra|8|31|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.31" />
<sup>31</sup> Ditën e dymbëdhjetë të muajit të parë u nisëm nga lumi Ahava për të shkuar në Jeruzalem; dora e Perëndisë tonë ishte mbi ne dhe gjatë udhëtimit na liroi nga armiku dhe nga pritat e tij.
<scripture passage="Ezra 8:32" parsed="|Ezra|8|32|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.32" />
<sup>32</sup> Arritëm kështu në Jeruzalem dhe qëndruam tri ditë atje.
<scripture passage="Ezra 8:33" parsed="|Ezra|8|33|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.33" />
<sup>33</sup> Ditën e katërt në shtëpinë e Perëndisë tonë, u peshuan argjendi, ari dhe veglat në duart e Meremothit, birit të priftit Uriah, me të cilin ishte Eleazari, bir i Finehasit, dhe me ta Levitët Jozabad, bir i Jeshuas, dhe Noadiahu, bir i Binuit.
<scripture passage="Ezra 8:34" parsed="|Ezra|8|34|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.34" />
<sup>34</sup> U njëhsua dhe u peshua çdo gjë; dhe pesha e të gjitha gjërave u vu me shkrim.
<scripture passage="Ezra 8:35" parsed="|Ezra|8|35|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.35" />
<sup>35</sup> Të mërguarit që u kthyen nga robëria, i ofruan si olokauste Perëndisë të Izraelit dymbëdhjetë dema për tërë Izraelin, nëntëdhjetë e gjashtë desh, shtatëdhjetë e shtatë qengja dhe dymbëdhjetë cjep  si flijim për mëkatin, e tërë kjo si olokaust  për Zotin.
<scripture passage="Ezra 8:36" parsed="|Ezra|8|36|0|0" osisRef="Bible:Ezra.8.36" />
<sup>36</sup> Pastaj ua dorëzuan dekretet e mbretit satrapëve të mbretit dhe qeveritarëve të krahinës matanë Lumit, dhe këta ndihmuan popullin dhe shtëpinë e Perëndisë.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezra 9" progress="42.79%" prev="Ezra.8" next="Ezra.10" id="Ezra.9">
<h3 id="Ezra.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Ezra.9-p1">
<scripture passage="Ezra 9:1" parsed="|Ezra|9|1|0|0" osisRef="Bible:Ezra.9.1" />
<sup>1</sup> Mbasi përfunduan këto gjëra, krerët erdhën tek unë, duke thënë: "Populli i Izraelit, priftërinjtë dhe Levitët nuk janë ndarë nga popujt e këtyre vendeve, për gjërat e neveritshme të Kananejve, të
<scripture passage="Ezra 9:2" parsed="|Ezra|9|2|0|0" osisRef="Bible:Ezra.9.2" />
<sup>2</sup> Në fakt ata kanë marrë si bashkëshorte disa nga bijat e tyre për vete dhe për bijtë e tyre, duke përzier kështu fisin e shenjtë me popujt e këtyre vendeve. Mjerisht gjyqtarët kanë qenë të parët që e kryen këtë mëkat".
<scripture passage="Ezra 9:3" parsed="|Ezra|9|3|0|0" osisRef="Bible:Ezra.9.3" />
<sup>3</sup> Kur dëgjova këtë gjë, grisa rrobat dhe mantelin, shkula flokët e kokës dhe mjekrën, dhe u ula i shtangur.
<scripture passage="Ezra 9:4" parsed="|Ezra|9|4|0|0" osisRef="Bible:Ezra.9.4" />
<sup>4</sup> Atëherë tërë ata që dridheshin nga fjalët e Perëndisë të Izraelit u mblodhën rreth meje për shkak të mëkatit të atyre që ishin kthyer nga robëria; dhe unë mbeta i ulur dhe i shtangur deri në blatimin e mbrëmjes.
<scripture passage="Ezra 9:5" parsed="|Ezra|9|5|0|0" osisRef="Bible:Ezra.9.5" />
<sup>5</sup> Në blatimin e mbrëmjes u ngrita nga agjerimi, me rrobat dhe mantelin të grisur; pastaj rashë në gjunjë dhe shtriva duart nga Zoti, Perëndia im,
<scripture passage="Ezra 9:6" parsed="|Ezra|9|6|0|0" osisRef="Bible:Ezra.9.6" />
<sup>6</sup> dhe thashë: "O Perëndia im, unë jam i pështjelluar dhe më vjen turp të ngre fytyrën time ndaj teje, o Perëndia im, sepse paudhësitë tona janë shumëzuar deri mbi kokën tonë, dhe faji ynë ka arritur deri në qiell.
<scripture passage="Ezra 9:7" parsed="|Ezra|9|7|0|0" osisRef="Bible:Ezra.9.7" />
<sup>7</sup> Nga ditët e etërve tanë deri në ditën e sotme kemi qenë shumë fajtorë, dhe për shkak të paudhësive tona ne, mbretërit tanë dhe priftërinjtë tanë u lamë në duart e mbretërve të kombeve të huaja, nën  kanosjen e shpatës, të internimit, të plaçkitjes  dhe të turpit, ashtu si po ndodh tani.
<scripture passage="Ezra 9:8" parsed="|Ezra|9|8|0|0" osisRef="Bible:Ezra.9.8" />
<sup>8</sup> Por tani Zoti, Perëndia ynë, na ka dhënë hir për një çast të shkurtër, duke na lënë një mbetje dhe duke na dhënë një strehë në vendin e tij të shenjtë, dhe kështu Perëndia ynë i ka ndriçuar sytë tanë  dhe na ka dhënë një rizgjim të vogël në  skllavërinë tonë.
<scripture passage="Ezra 9:9" parsed="|Ezra|9|9|0|0" osisRef="Bible:Ezra.9.9" />
<sup>9</sup> Në të vërtetë ne ishim skllevër, megjithatë Perëndia ynë nuk na braktisi në skllavërinë tonë, por na siguroi mirëdashjen e mbretërve të Persisë, duke na rizgjuar për të ngritur përsëri shtëpinë e Perëndisë  tonë, duke restauruar rrënojat e saj  dhe për të na dhënë një mur mbrojtjeje në Judë dhe Jeruzalem.
<scripture passage="Ezra 9:10" parsed="|Ezra|9|10|0|0" osisRef="Bible:Ezra.9.10" />
<sup>10</sup> Por tani, o Perëndia ynë, çfarë do të themi pas kësaj? Sepse i kemi braktisur urdhërimet e tua,
<scripture passage="Ezra 9:11" parsed="|Ezra|9|11|0|0" osisRef="Bible:Ezra.9.11" />
<sup>11</sup> që na kishe urdhëruar me anë të shërbëtorëve të tu, profetëve, duke thënë: "Vendi në të cilin po hyni për ta shtënë në dorë është një vend i papastër për shkak të papastërtisë së popujve të këtyre  vendeve, për shkak të gjërave të neveritshme  me të cilat e kanë mbushur fund e krye me ndotjet e tyre.
<scripture passage="Ezra 9:12" parsed="|Ezra|9|12|0|0" osisRef="Bible:Ezra.9.12" />
<sup>12</sup> Prandaj tani mos u jepni bijat tuaja bijve të tyre dhe mos merrni bijat e tyre për bijtë tuaj; mos kërkoni kurrë begatinë e tyre, as mirëqënien e tyre, sepse kështu do të bëheni të fortë, do të hani  prodhimet më të mira të vendit dhe do t'ua  lini atë në trashëgimi bijve tuaj përjetë".
<scripture passage="Ezra 9:13" parsed="|Ezra|9|13|0|0" osisRef="Bible:Ezra.9.13" />
<sup>13</sup> Por mbas gjithë asaj që na ra mbi krye për shkak të veprimeve tona të këqija dhe të fajeve tona të mëdha, duke qenë se ti, o Perëndia ynë, na dënove më pak nga sa e meritonin fajet tona dhe na le një pikë si kjo,
<scripture passage="Ezra 9:14" parsed="|Ezra|9|14|0|0" osisRef="Bible:Ezra.9.14" />
<sup>14</sup> a do të kthehemi përsëri të shkelim urdhërimet e tua dhe të bashkohemi me martesë me popujt që kryejnë këto gjëra të neveritshme? A nuk do të zemëroheshe kundër nesh deri sa të shkatërroje pa lënë asnjë të mbetur ose të shpëtuar?
<scripture passage="Ezra 9:15" parsed="|Ezra|9|15|0|0" osisRef="Bible:Ezra.9.15" />
<sup>15</sup> O Zot, Perëndia i Izraelit, ti je i drejtë, prandaj ne kemi mbetur sot, një mbetje njerëzish që kanë shpëtuar. Ja ku jemi para teje me fajin tonë, megjithëse për shkak të tij asnjë nuk mund të qëndrojë para teje!".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezra 10" progress="42.87%" prev="Ezra.9" next="Neh" id="Ezra.10">
<h3 id="Ezra.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Ezra.10-p1">
<scripture passage="Ezra 10:1" parsed="|Ezra|10|1|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.1" />
<sup>1</sup> Ndërsa Ezdra lutej dhe bënte këtë rrëfim, duke qarë dhe duke rënë përmbys përpara shtëpisë së Perëndisë, rreth tij u mblodh një mori e madhe nga Izraeli: burra, gra, dhe fëmijë; dhe populli qante me të madhe.
<scripture passage="Ezra 10:2" parsed="|Ezra|10|2|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Shekaniahu, bir i Jehielit, një nga bijtë e Elamit, filloi t'i thotë Ezdras: "Ne kemi mëkatuar kundër Perëndisë tonë, duke u martuar me gra të huaja që i kemi marrë nga popujt e këtij vendi;  megjithëkëtë mbetet ende një shpresë për  Izraelin.
<scripture passage="Ezra 10:3" parsed="|Ezra|10|3|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.3" />
<sup>3</sup> Prandaj të bëjmë një besëlidhje me Perëndinë tonë, t'i kthejmë tërë këto gra dhe bijtë që kanë lindur prej tyre, sipas këshillës së Perëndisë dhe të atyre që dridhen përpara urdhërit të Perëndisë tonë. Dhe të veprohet sipas ligjit.
<scripture passage="Ezra 10:4" parsed="|Ezra|10|4|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.4" />
<sup>4</sup> Çohu sepse kjo të përket ty; ne do të jemi me ty. Merr guxim dhe vepro!".
<scripture passage="Ezra 10:5" parsed="|Ezra|10|5|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Ezdra u ngrit dhe i vuri të betohen krerët e priftërinjve, Levitët dhe tërë Izraelin se do të vepronin ashtu siç ishte thënë. Dhe ata u betuan.
<scripture passage="Ezra 10:6" parsed="|Ezra|10|6|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.6" />
<sup>6</sup> Pastaj Ezdra u ngrit përpara shtëpisë së Perëndisë dhe shkoi në dhomën e Jehohananit, birit të Eliashibit. Sa qëndroi aty, ai nuk hëngri bukë as piu ujë, sepse mbante zi për mëkatin e atyre që ishin kthyer nga robëria.
<scripture passage="Ezra 10:7" parsed="|Ezra|10|7|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.7" />
<sup>7</sup> Edhe u bë një shpallje në Judë dhe në Jeruzalem për të gjithë të kthyerit nga robëria, me qëllim që të mblidheshin në Jeruzalem;
<scripture passage="Ezra 10:8" parsed="|Ezra|10|8|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.8" />
<sup>8</sup> në rast se dikush nuk do të vinte brenda tri ditëve sipas këshillës së krerëve dhe të pleqve, tërë pasuritë e tij do të konfiskoheshin dhe ai vetë do të përjashtohej nga asambleja e të kthyerve nga robëria.
<scripture passage="Ezra 10:9" parsed="|Ezra|10|9|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.9" />
<sup>9</sup> Kështu gjithë burrat e Judës dhe të Beniaminit u mblodhën në Jeruzalem brenda tri ditëve. Ishte dita e njëzet e muajit të nëntë. Tërë populli zuri vend në sheshin e shtëpisë së Perëndisë, duke u dridhur  nga shkaku i kësaj gjëje dhe nga shiu i  fortë.
<scripture passage="Ezra 10:10" parsed="|Ezra|10|10|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.10" />
<sup>10</sup> Atëherë prifti Ezdra u ngrit dhe u tha atyre: "Ju keni mëkatuar duke u martuar me gra të huaja dhe kështu e keni shtuar fajin e Izraelit.
<scripture passage="Ezra 10:11" parsed="|Ezra|10|11|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.11" />
<sup>11</sup> Por tani rrëfehuni te Zoti, Perëndia i etërve tuaj, dhe bëni vullnetin e tij, duke u ndarë nga popujt e këtij vendi dhe nga gratë e huaja!".
<scripture passage="Ezra 10:12" parsed="|Ezra|10|12|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.12" />
<sup>12</sup> Atëherë tërë asambleja u përgjigj dhe tha me zë të lartë: "Po, duhet të bëjmë ashtu siç thua ti!
<scripture passage="Ezra 10:13" parsed="|Ezra|10|13|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.13" />
<sup>13</sup> Por populli është i madh në numër dhe është stina e shirave të mëdha; nuk është, pra, i mundur qëndrimi jashtë. Nuk është me siguri puna e një dite ose dy ditëve, sepse jemi të shumtë që kemi mëkatuar në këtë çështje.
<scripture passage="Ezra 10:14" parsed="|Ezra|10|14|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.14" />
<sup>14</sup> Të mbeten këtu, pra, krerët tanë në vend të tërë asamblesë dhe të gjithë ata që në qytetet tona janë martuar me gra të huaja të vijnë në kohë të caktuara bashkë me pleqtë dhe me gjyqtarët e çdo qyteti,  deri sa të largohet prej nesh zemërimi  i zjarrtë i Perëndisë tonë për shkak të kësaj gjëje.
<scripture passage="Ezra 10:15" parsed="|Ezra|10|15|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.15" />
<sup>15</sup> Vetëm Jonathani, bir i Asahelit, dhe Jaziahu, bir i Tikvahut, e kundërshtuan këtë propozim, të përkrahur nga Meshulami dhe nga Leviti Shabethai.
<scripture passage="Ezra 10:16" parsed="|Ezra|10|16|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.16" />
<sup>16</sup> Kështu të kthyerit nga robëria vepruan siç ishte thënë dhe u zgjodhën prifti Ezdra dhe disa kryefamiljarë sipas shtëpive të tyre patriarkale, të tërë të caktuar me emër; ata filluan mbledhjet ditën  e parë të muajit të dhjetë për të shqyrtuar  rastet e ndryshme.
<scripture passage="Ezra 10:17" parsed="|Ezra|10|17|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.17" />
<sup>17</sup> Ditën e parë të muajit të parë përfunduan tërë rastet e burrave që ishin martuar me gra të huaja.
<scripture passage="Ezra 10:18" parsed="|Ezra|10|18|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.18" />
<sup>18</sup> Midis bijve të priftërinjve që ishin martuar me gra të huaja figuronin: nga bijtë e Jeshuas, biri i Jotsadakut, dhe midis vëllezërve të tij: Maasejahu, Eliezeri, Jaribi dhe Gedaliahu.
<scripture passage="Ezra 10:19" parsed="|Ezra|10|19|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.19" />
<sup>19</sup> Ata u zotuan t'i ndanin gratë e tyre; pastaj, për shkak të fajit të tyre, secili paraqiti një dash për të shlyer mëkatin e tij.
<scripture passage="Ezra 10:20" parsed="|Ezra|10|20|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.20" />
<sup>20</sup> Nga bijtë e Imerit: Hanani dhe Zebadiahu.
<scripture passage="Ezra 10:21" parsed="|Ezra|10|21|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.21" />
<sup>21</sup> Nga bijtë e Harimit: Maasejahu, Elia, Shemajahu, Jehieli dhe Uziahu.
<scripture passage="Ezra 10:22" parsed="|Ezra|10|22|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.22" />
<sup>22</sup> Nga bijtë e Pashurit: Elioenai, Maasejahu, Ishmaeli, Nethaneeli, Jozabadi dhe Elasahu.
<scripture passage="Ezra 10:23" parsed="|Ezra|10|23|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.23" />
<sup>23</sup> Nga Levitët: Jozabadi, Shimei, Kelajahu, domethënë Kelita, Pethajahu, Juda dhe Eliezeri.
<scripture passage="Ezra 10:24" parsed="|Ezra|10|24|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.24" />
<sup>24</sup> Nga këngëtarët: Eliashibi. Nga derëtarët: Shallumi, Telemi dhe Uri.
<scripture passage="Ezra 10:25" parsed="|Ezra|10|25|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.25" />
<sup>25</sup> Midis Izraelitëve: bijtë e Paroshit: Ramiahu, Iziahu, Malkiahu, Mijamini, Eleazari, Malkiahu dhe Benajahu.
<scripture passage="Ezra 10:26" parsed="|Ezra|10|26|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.26" />
<sup>26</sup> Nga bijtë e Elamit: Mataniahu, Zakaria, Jehieli, Abdi, Jeremothi dhe Elia.
<scripture passage="Ezra 10:27" parsed="|Ezra|10|27|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.27" />
<sup>27</sup> Nga bijtë e Zatuit: Elioenai, Eliashibi, Mataniahu, Jeremothi, Zabadi dhe Aziza.
<scripture passage="Ezra 10:28" parsed="|Ezra|10|28|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.28" />
<sup>28</sup> Nga bijtë e Bebait: Jehohanani, Hananiahu, Zabai dhe Athlai.
<scripture passage="Ezra 10:29" parsed="|Ezra|10|29|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.29" />
<sup>29</sup> Nga bijtë e Banit: Meshulami, Maluku, Adajahu, Jashubi, Sheali dhe Ramothi.
<scripture passage="Ezra 10:30" parsed="|Ezra|10|30|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.30" />
<sup>30</sup> Nga bijtë e Pahath-Moabit: Adnai, Kelali, Benajahu, Maasejahu, Mataniahu, Betsaleeli, Binui dhe Manasi.
<scripture passage="Ezra 10:31" parsed="|Ezra|10|31|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.31" />
<sup>31</sup> Nga bijtë e Harimit: Eliezeri, Ishshijahu, Malkiahu, Shemajahu, Simeoni,
<scripture passage="Ezra 10:32" parsed="|Ezra|10|32|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.32" />
<sup>32</sup> Beniamini, Malluku dhe Shemariahu.
<scripture passage="Ezra 10:33" parsed="|Ezra|10|33|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.33" />
<sup>33</sup> Nga bijtë e Hashumit: Matenai, Matatahu, Zabadi, Elifeleti, Jeremai, Manasi dhe Shimei.
<scripture passage="Ezra 10:34" parsed="|Ezra|10|34|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.34" />
<sup>34</sup> Nga bijtë e Banit: Maadai, Amrami, Ueli,
<scripture passage="Ezra 10:35" parsed="|Ezra|10|35|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.35" />
<sup>35</sup> Benajahu, Bedejahu, Keluhi,
<scripture passage="Ezra 10:36" parsed="|Ezra|10|36|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.36" />
<sup>36</sup> Vaniahu, Meremothi, Eliashibi,
<scripture passage="Ezra 10:37" parsed="|Ezra|10|37|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.37" />
<sup>37</sup> Mataniahu, Matenai, Jaasai,
<scripture passage="Ezra 10:38" parsed="|Ezra|10|38|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.38" />
<sup>38</sup> Bani, Binui, Shimei,
<scripture passage="Ezra 10:39" parsed="|Ezra|10|39|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.39" />
<sup>39</sup> Shelemiahu, Nathani, Adajahu,
<scripture passage="Ezra 10:40" parsed="|Ezra|10|40|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.40" />
<sup>40</sup> Maknadbai, Shashai, Sharai,
<scripture passage="Ezra 10:41" parsed="|Ezra|10|41|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.41" />
<sup>41</sup> Azareli, Shelemiahu, Shemariahu,
<scripture passage="Ezra 10:42" parsed="|Ezra|10|42|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.42" />
<sup>42</sup> Shalumi, Amariahu dhe Jozefi.
<scripture passage="Ezra 10:43" parsed="|Ezra|10|43|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.43" />
<sup>43</sup> Nga bijtë e Nebos: Jeijeli, Matithiahu, Zabadi, Zebina, Jadai, Joeli dhe Benajahu.
<scripture passage="Ezra 10:44" parsed="|Ezra|10|44|0|0" osisRef="Bible:Ezra.10.44" />
<sup>44</sup> Tërë këta ishin martuar me gra të huaja; dhe disa nga këta kishin pasur fëmijë nga këto gra.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Nehemiah" progress="43.00%" prev="Ezra.10" next="Neh.1" id="Neh">
<h2 id="Neh-p0.1">Nehemiah</h2>

<div3 title="Nehemiah 1" progress="43.00%" prev="Neh" next="Neh.2" id="Neh.1">
<h3 id="Neh.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Neh.1-p1">
<scripture passage="Neh 1:1" parsed="|Neh|1|1|0|0" osisRef="Bible:Neh.1.1" />
<sup>1</sup> Fjalët e Nehemias, birit të Hakaliahut. Ndodhi që në muajin e Kisleut, në vitin e njëzetë, ndërsa unë ndodhesha në kalanë e Suzës,
<scripture passage="Neh 1:2" parsed="|Neh|1|2|0|0" osisRef="Bible:Neh.1.2" />
<sup>2</sup> arriti në Judë Hanani, një nga vëllezërit e mi, bashkë me disa burra të tjerë. Unë i pyeta lidhur me Judejtë që kishin shpëtuar, që ishin kthyer gjallë nga robëria, dhe lidhur me Jeruzalemin.
<scripture passage="Neh 1:3" parsed="|Neh|1|3|0|0" osisRef="Bible:Neh.1.3" />
<sup>3</sup> Ata më thanë: "Ata që kanë shpëtuar nga robëria janë atje poshtë në krahinë, në një varfëri të madhe dhe me faqe të zezë; përveç kësaj muret e Jeruzalemit janë plot me të çara dhe portat e tij janë konsumuar nga zjarri".
<scripture passage="Neh 1:4" parsed="|Neh|1|4|0|0" osisRef="Bible:Neh.1.4" />
<sup>4</sup> Sa i dëgjova këto fjalë, u ula dhe qava; pastaj mbajta zi disa ditë me radhë, agjerova dhe u luta përpara Perëndisë të qiellit.
<scripture passage="Neh 1:5" parsed="|Neh|1|5|0|0" osisRef="Bible:Neh.1.5" />
<sup>5</sup> Dhe thashë: "Të lutem shumë, o Zot, Perëndia i qiellit, Perëndi i madh dhe i tmerrshëm, që i qëndron besnik besëlidhjes dhe ke mëshirë për ata që të duan dhe respektojnë urdhërimet e tua,
<scripture passage="Neh 1:6" parsed="|Neh|1|6|0|0" osisRef="Bible:Neh.1.6" />
<sup>6</sup> qofshin veshët e tua të vëmëndshëm dhe sytë e tu të hapur për të dëgjuar lutjen e shërbëtorit tënd që tani ta drejton ty ditën dhe natën për bijtë e Izraelit, shërbëtorë të tu, duke rrëfyer mëkatet  e bijve të Izraelit, që ne kemi kryer kundër  teje. Po, unë dhe shtëpia e atit tim kemi mëkatuar.
<scripture passage="Neh 1:7" parsed="|Neh|1|7|0|0" osisRef="Bible:Neh.1.7" />
<sup>7</sup> Jemi sjellë shumë keq me ty dhe nuk kemi respektuar urdhërimet, statutet dhe dekretet që ti i ke urdhëruar Moisiut, shërbëtorit tënd.
<scripture passage="Neh 1:8" parsed="|Neh|1|8|0|0" osisRef="Bible:Neh.1.8" />
<sup>8</sup> Mbaje mend fjalën që i urdhërove Moisiut, shërbëtorit tënd, duke i thënë: "Në qoftë se do të mëkatoni, unë do t'ju shpërndaj midis popujve;
<scripture passage="Neh 1:9" parsed="|Neh|1|9|0|0" osisRef="Bible:Neh.1.9" />
<sup>9</sup> por në rast se do të ktheheni tek unë dhe do të respektoni urdhërimet e mia, dhe do t'i zbatoni në praktikë, edhe sikur njerëzit tuaj të shpërndarë të jenë në kufijtë e qiellit, unë do t'i mbledh që  andej dhe do t'i sjell përsëri në vendin që  kam zgjedhur ku të banojë emri im".
<scripture passage="Neh 1:10" parsed="|Neh|1|10|0|0" osisRef="Bible:Neh.1.10" />
<sup>10</sup> Tani këta janë shërbëtorët e tu dhe populli yt, që ti i ke çliruar me fuqinë tënde të madhe dhe me dorën tënde të fortë.
<scripture passage="Neh 1:11" parsed="|Neh|1|11|0|0" osisRef="Bible:Neh.1.11" />
<sup>11</sup> O Zot, të lutem, qofshin veshët e tu të vëmëndshëm ndaj lutjes së shërbëtorit tënd dhe lutjes së shërbëtorëve të tu që ndjejnë kënaqësi kur kanë frikë prej emrit tënd; jepi, madje sot të lutem, një  sukses të mirë shërbëtorit tënd, duke bërë  që ai të gjejë zemërbutësi në sytë e këtij njeriu". Unë atëherë isha kupëmbajtësi i mbretit.
</p>
</div3>

<div3 title="Nehemiah 2" progress="43.05%" prev="Neh.1" next="Neh.3" id="Neh.2">
<h3 id="Neh.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Neh.2-p1">
<scripture passage="Neh 2:1" parsed="|Neh|2|1|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.1" />
<sup>1</sup> Në muajin e Nisanit, vitin e njëzetë të mbretit Artakserks, sapo e sollën verën para tij, unë e mora verën dhe ia zgjata atij. Unë nuk kisha qenë i trishtuar kurrë në prani të tij.
<scripture passage="Neh 2:2" parsed="|Neh|2|2|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.2" />
<sup>2</sup> Prandaj mbreti më tha: "Pse ke pamje të trishtuar, ndonëse nuk je i sëmurë? Kjo nuk mund të jetë veçse një trishtim i zemrës". Atëherë më zuri një frikë shumë e madhe,
<scripture passage="Neh 2:3" parsed="|Neh|2|3|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.3" />
<sup>3</sup> dhe i thashë mbretit: "Rroftë mbreti përjetë! Si mund të mos jetë fytyra ime e trishtuar kur qyteti ku janë varrosur etërit e mi është shkatërruar dhe portat e tij janë konsumuar nga zjarri?".
<scripture passage="Neh 2:4" parsed="|Neh|2|4|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.4" />
<sup>4</sup> Mbreti më tha: "Çfarë kërkon?". Atëherë unë iu luta Perëndisë të qiellit
<scripture passage="Neh 2:5" parsed="|Neh|2|5|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.5" />
<sup>5</sup> dhe pastaj iu përgjigja mbretit: "Në qoftë se kjo i pëlqen mbretit dhe shërbëtori yt ka gjetur mirëdashje në sytë e tu, më lejo të shkoj në Judë, në qytetin e varreve të etërve të mi, që ta rindërtoj atë".
<scripture passage="Neh 2:6" parsed="|Neh|2|6|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.6" />
<sup>6</sup> Mbreti më tha (mbretëresha i rrinte ulur në krah): "Sa do të zgjasë udhëtimi dhe kur do të kthehesh?". Kështu i pëlqeu mbretit të më lërë të shkoj dhe unë i tregova një afat kohe.
<scripture passage="Neh 2:7" parsed="|Neh|2|7|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.7" />
<sup>7</sup> Pastaj i thashë mbretit: "Në rast se kështu i pëlqen mbretit, të më jepen letra për qeveritarët e krahinës matanë Lumit që të më japin lejen e kalimit deri sa të arrijë në Judë,
<scripture passage="Neh 2:8" parsed="|Neh|2|8|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.8" />
<sup>8</sup> dhe një letër për Asafin, mbikëqyrësin e pyllit të mbretit, që të më japë lëndën e drurit për të ndërtuar portat e qytezës së bashkuar me tempullin, për muret e qytetit dhe për shtëpinë në të cilën  do të shkoj të banoj". Mbreti më dha letrat,  sepse dora mirëdashëse e Perëndisë tim ishte mbi mua.
<scripture passage="Neh 2:9" parsed="|Neh|2|9|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.9" />
<sup>9</sup> Arrita kështu te qeveritarët e krahinës matanë Lumit dhe u dhashë atyre letrat e mbretit. Me mua mbreti kishte dërguar një trup përcjellës të përbërë nga komandantë të ushtrisë dhe nga kalorës.
<scripture passage="Neh 2:10" parsed="|Neh|2|10|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.10" />
<sup>10</sup> Por kur Sanballati, Horoniti dhe Tobiahu, shërbëtori i Amonit, e mësuan këtë gjë, u shqetësuan shumë, sepse kishte ardhur një burrë që kërkonte të mirën e bijve të Izraelit.
<scripture passage="Neh 2:11" parsed="|Neh|2|11|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.11" />
<sup>11</sup> Kështu arrita në Jeruzalem dhe qëndrova atje tri ditë.
<scripture passage="Neh 2:12" parsed="|Neh|2|12|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.12" />
<sup>12</sup> Pastaj u ngrita natën me pak burra të tjerë, por nuk i thashë gjë asnjeriut nga ato që Perëndia im më kishte vënë në zemër të bëja për Jeruzalemin. Nuk kisha me vete asnjë kafshë tjetër, barre, veç asaj së cilës i kisha hipur.
<scripture passage="Neh 2:13" parsed="|Neh|2|13|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.13" />
<sup>13</sup> Dola natën nga porta e Luginës, në drejtim të burimit të Dragoit dhe të portës së Plehut, duke kontrolluar kështu muret e Jeruzalemit që ishin plot me të çara dhe portat e tij të konsumuara nga zjarri.
<scripture passage="Neh 2:14" parsed="|Neh|2|14|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.14" />
<sup>14</sup> Vazhdova pastaj me portën e Burimit dhe pishinën e Mbretit, por nuk kishte vend nga të kalonte kafsha mbi të cilën kisha hipur.
<scripture passage="Neh 2:15" parsed="|Neh|2|15|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.15" />
<sup>15</sup> Atëherë iu ngjita natën luginës, duke inspektuar gjithnjë muret; më në fund u ktheva prapa, duke hyrë nga porta e Luginës, dhe kështu u ktheva.
<scripture passage="Neh 2:16" parsed="|Neh|2|16|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.16" />
<sup>16</sup> Zyrtarët nuk dinin se ku kisha shkuar dhe as me se isha marrë. Deri në atë çast nuk u kisha thënë asgjë Judejve, priftërinjve, parisë, zyrtarëve dhe as atyre që merreshin me punimet.
<scripture passage="Neh 2:17" parsed="|Neh|2|17|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.17" />
<sup>17</sup> Atëherë u thashë atyre: "Ju e shikoni gjendjen e mjeruar në të cilat ndodhemi: Jeruzalemi është shkatërruar dhe portat e tij janë konsumuar nga zjarri! Ejani, t'i rindërtojmë muret e Jeruzalemit, dhe kështu nuk do të jemi më të turpëruar!".
<scripture passage="Neh 2:18" parsed="|Neh|2|18|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.18" />
<sup>18</sup> U tregova pastaj atyre si dora bamirëse e Perëndisë tim kishte qenë mbi mua si dhe fjalët që mbreti më kishte thënë. Atëherë ata thanë: "Të ngrihemi dhe t'i vihemi ndërtimit!". Kështu morën kurajo  për t'i forcuar duart e tyre për këtë punë të  rëndësishme.
<scripture passage="Neh 2:19" parsed="|Neh|2|19|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.19" />
<sup>19</sup> Por kur Sanbalati, Horoniti dhe Tobiahu, shërbëtori Amonit, dhe Geshemi, Arabi, e mësuan këtë gjë, filluan të tallen dhe të na përbuzin, duke thënë: "Çfarë po bëni? Mos doni, vallë, të ngrini krye kundër mbretit?".
<scripture passage="Neh 2:20" parsed="|Neh|2|20|0|0" osisRef="Bible:Neh.2.20" />
<sup>20</sup> Atëherë unë u përgjigja dhe u thashë atyre: "Do të jetë vetë Perëndia i qiellit që do të na sigurojë suksesin. Ne, shërbëtorët e tij, do të fillojmë ndërtimin, por për ju nuk do të ketë as pjesë, as të drejtë, as kujtim në Jeruzalem".
</p>
</div3>

<div3 title="Nehemiah 3" progress="43.14%" prev="Neh.2" next="Neh.4" id="Neh.3">
<h3 id="Neh.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Neh.3-p1">
<scripture passage="Neh 3:1" parsed="|Neh|3|1|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.1" />
<sup>1</sup> Eliashibi, kryeprifti, u ngrit atëherë bashkë me vëllezërit e tij priftërinj dhe ndërtuan portën e Deleve; e shenjtëruan dhe ia vunë kanatet. Vazhduan të ndërtojnë deri në kullën e Meahut, që pastaj
<scripture passage="Neh 3:2" parsed="|Neh|3|2|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.2" />
<sup>2</sup> Pranë Eliashibit ndërtuan njerëzit e Jerikos dhe pranë tyre ndërtoi Zakuri, bir i Imrit.
<scripture passage="Neh 3:3" parsed="|Neh|3|3|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.3" />
<sup>3</sup> Bijtë e Senaahut ndërtuan portën e Peshqve, bënë kasën dhe vunë kanatet e saj, bravat dhe shufrat.
<scripture passage="Neh 3:4" parsed="|Neh|3|4|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.4" />
<sup>4</sup> Pranë tyre punonte për riparimet Meremothi, bir i Urias, që ishte bir i Kotsit; pranë tyre për riparimet punonte Meshullami, bir i Berekiahut, që ishte bir i Meshezabeelit; pranë tyre punonte për riparimet Tsadoku, bir i Baanas;
<scripture passage="Neh 3:5" parsed="|Neh|3|5|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.5" />
<sup>5</sup> pranë tyre për riparimet punonin Tekoitët; por fisnikët midis tyre nuk e ulën qafën për të bërë punën e Zotit të tyre.
<scripture passage="Neh 3:6" parsed="|Neh|3|6|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.6" />
<sup>6</sup> Jehojada, bir i Paseahut, dhe Meshulami, bir i Besodejahut, restauruan portën e Vjetër; bënë kasën dhe vunë kanatet e saj, bravat dhe shufrat.
<scripture passage="Neh 3:7" parsed="|Neh|3|7|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.7" />
<sup>7</sup> Pranë tyre punonin për riparimin e selisë së qeveritarit të krahinës matanë Lumit Melatiahu, Gabaoniti, Jadoni Meronithiti dhe njerëzit e Gabaonit dhe të Mitspahut.
<scripture passage="Neh 3:8" parsed="|Neh|3|8|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.8" />
<sup>8</sup> Pranë tyre punonte për riparimet Uzieli, bir i Harhajahut, një ndër argjendarët; pranë tij punonte për riparimet Hananiahu, një nga parfumierët. Ata e përforcuan Jeruzalemin deri në Murin e Gjerë.
<scripture passage="Neh 3:9" parsed="|Neh|3|9|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.9" />
<sup>9</sup> Pranë tyre punoi për riparimet Refajahu, bir i Hurit, kryetar i gjysmës së rrethit të Jeruzalemit.
<scripture passage="Neh 3:10" parsed="|Neh|3|10|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.10" />
<sup>10</sup> Pranë tyre punonte për riparimet, përballë shtëpisë së tij, Jedajahu, bir i Harumafit; pranë tij punonin për riparimet Hatushi, bir i Hashabnejahut.
<scripture passage="Neh 3:11" parsed="|Neh|3|11|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.11" />
<sup>11</sup> Malkijahu, bir i Harimit, dhe Hashshubi, bir i Pahath-Moabit, ndreqën një pjesë tjetër të mureve dhe kullën e Furrave.
<scripture passage="Neh 3:12" parsed="|Neh|3|12|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.12" />
<sup>12</sup> Pranë tij punonte për riparimet, bashkë me bijat e tij, Shalumi, bir i Haloheshit, kryetar i gjysmës së rrethit të Jeruzalemit.
<scripture passage="Neh 3:13" parsed="|Neh|3|13|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.13" />
<sup>13</sup> Hanuni dhe banorët e Zanoahit ndreqën portën e Luginës; e ndërtuan dhe i vunë kanatet, bravat dhe shufrat. Përveç kësaj ndreqën një mijë kubitë muri deri në portën e Plehut.
<scripture passage="Neh 3:14" parsed="|Neh|3|14|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.14" />
<sup>14</sup> Malkijahu, bir i Rekabit, kryetar i rrethit të Beth-Hakeremit, ndreqi portën e Plehut; e ndërtoi, dhe i vuri kanatet, bravat dhe shufrat.
<scripture passage="Neh 3:15" parsed="|Neh|3|15|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.15" />
<sup>15</sup> Shalumi, bir i Kol-Hezeut, kryetar i rrethit të Mitspahut, ndreqi portën e Burimit; e ndërtoi, e mbuloi dhe i vuri kanatet, bravat dhe shufrat. Ndreqi gjithashtu murin e pishinës të Siloes, pranë  kopshtit të mbretit, deri në shkallëzat që  zbresin nga qyteti i Davidit.
<scripture passage="Neh 3:16" parsed="|Neh|3|16|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.16" />
<sup>16</sup> Pas tij Nehemia, bir i Azbukut, kryetar i gjysmës së rrethit të Beth-Zurit, punoi për riparimet deri përpara varreve të Davidit, deri te pishina artificiale dhe deri te shtëpia e Trimave.
<scripture passage="Neh 3:17" parsed="|Neh|3|17|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.17" />
<sup>17</sup> Pas tij punuan për riparimet Levitët, nën drejtimin e Rehumit, birit të Banit; pranë tij punonte për riparimet për rrethin e tij Hashabia, kryetar i gjysmës së rrethit të Keilahut.
<scripture passage="Neh 3:18" parsed="|Neh|3|18|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.18" />
<sup>18</sup> Pas tij punuan për riparimet vëllezërit e tyre, nën mbikëqyrjen e Bavait, birit të Henadat, kryetar i gjysmës tjetër të rrethit të Keilahut.
<scripture passage="Neh 3:19" parsed="|Neh|3|19|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.19" />
<sup>19</sup> Pranë tij Ezeri, bir i Jeshuas, kryetar i Mitspahut, ndreqi një pjesë tjetër të mureve, përballë të përpjetës së arsenalit, në qoshe.
<scripture passage="Neh 3:20" parsed="|Neh|3|20|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.20" />
<sup>20</sup> Mbas tij Baruku, bir i Zabait, riparoi me zell të madh një pjesë tjetër të mureve, nga qoshja deri te porta e shtëpisë së Eliashibit, kryepriftit.
<scripture passage="Neh 3:21" parsed="|Neh|3|21|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.21" />
<sup>21</sup> Mbas tij Meremothi, bir i Urias, që ishte bir i Kotsit, ndreqi një pjesë tjetër të mureve, nga porta e shtëpisë së Eliashibit deri në skajin e shtëpisë së Eliashibit.
<scripture passage="Neh 3:22" parsed="|Neh|3|22|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.22" />
<sup>22</sup> Mbas tij punuan për riparimet priftërinjtë që banonin përreth.
<scripture passage="Neh 3:23" parsed="|Neh|3|23|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.23" />
<sup>23</sup> Mbas tyre Beniamini dhe Hashubi punuan për riparimet përballë shtëpisë së tyre. Mbas tyre Azaria, bir i Maasejahut, që ishte bir i Ananiahut, punoi për riparimet afër shtëpisë së tij.
<scripture passage="Neh 3:24" parsed="|Neh|3|24|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.24" />
<sup>24</sup> Mbas tij Binui, bir i Henadadit, ndreqi një pjesë tjetër të mureve, nga shtëpia e Azarias deri në kthesë, domethënë në qoshe.
<scripture passage="Neh 3:25" parsed="|Neh|3|25|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.25" />
<sup>25</sup> Palali, bir i Uzait, bëri riparime përballë kthesës dhe kullës që spikat nga shtëpia e epërme e mbretit, që ishte pranë oborrit të burgut. Mbas tij bëri riparime Pedajahu, bir i Paroshit.
<scripture passage="Neh 3:26" parsed="|Neh|3|26|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.26" />
<sup>26</sup> Nethinejtë, që banonin mbi Ofelin, bënë riparime deri përpara portës së Ujërave, në drejtim të lindjes, dhe përballë kullës që spikaste.
<scripture passage="Neh 3:27" parsed="|Neh|3|27|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.27" />
<sup>27</sup> Mbas tyre Tekoitët riparuan një pjesë tjetër të mureve, përballë kalasë së madhe që spikaste dhe deri në murin e Ofelit.
<scripture passage="Neh 3:28" parsed="|Neh|3|28|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.28" />
<sup>28</sup> Mbi portën e Kuajve, priftërinjtë punuan në riparimet, secili përballë shtëpisë së vet.
<scripture passage="Neh 3:29" parsed="|Neh|3|29|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.29" />
<sup>29</sup> Mbas tyre Tsadoku, bir i Imerit, punoi për riparimet përballë shtëpisë së tij. Mbas tij punoi Shemajahu, bir i Shekaniahut, që ishte rojtar i portës lindore.
<scripture passage="Neh 3:30" parsed="|Neh|3|30|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.30" />
<sup>30</sup> Mbas tij Hananiahu, bir i Shelemiahut, dhe Hanuni, biri i gjashtë i Tsalafit, riparuan një pjesë tjetër të mureve. Mbas tyre Meshullami, bir i Berekiahut, punoi për riparimet përballë banesës së tij.
<scripture passage="Neh 3:31" parsed="|Neh|3|31|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.31" />
<sup>31</sup> Mbas tij Malkijahu, një nga argjendarët, mori pjesë në riparimet deri në shtëpitë e Nethinejve dhe të tregtarëve, përballë portës së Mifkadit dhe deri në të përpjetën e qoshes.
<scripture passage="Neh 3:32" parsed="|Neh|3|32|0|0" osisRef="Bible:Neh.3.32" />
<sup>32</sup> Midis së përpjetës së qoshes dhe portës së Deleve punuan për riparimet argjendarët dhe tregtarët.
</p>
</div3>

<div3 title="Nehemiah 4" progress="43.26%" prev="Neh.3" next="Neh.5" id="Neh.4">
<h3 id="Neh.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Neh.4-p1">
<scripture passage="Neh 4:1" parsed="|Neh|4|1|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.1" />
<sup>1</sup> Kur Sanballati dëgjoi që ne po rindërtonim muret, u zemërua, u revoltua thellë dhe filloi të tallet me Judejtë,
<scripture passage="Neh 4:2" parsed="|Neh|4|2|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.2" />
<sup>2</sup> dhe u tha përpara vëllezërve të tij dhe ushtarëve të Samarisë: "Çfarë po bëjnë këta Judej matufë? Do të fortifikohen? Do të ofrojnë flijime? A do të mbarojnë brenda një dite? Mos vallë do të ringjallin  gurët e konsumuar nga zjarri i togjeve të  rrënojave?".
<scripture passage="Neh 4:3" parsed="|Neh|4|3|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.3" />
<sup>3</sup> Tobiahu, Amoniti, që i rrinte pranë, tha: "Le të ndërtojnë! Por në rast se një dhelpër hipën sipër, do ta rrëzojë murin e tyre prej guri!".
<scripture passage="Neh 4:4" parsed="|Neh|4|4|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.4" />
<sup>4</sup> Dëgjo, o Perëndia ynë, sepse na përçmojnë! Bëj që të bjerë mbi kokën e tyre fyerja e tyre dhe braktisi në përbuzje në një vend robërie!
<scripture passage="Neh 4:5" parsed="|Neh|4|5|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.5" />
<sup>5</sup> Mos e mbulo paudhësinë e tyre dhe mos lejo që mëkati i tyre të fshihet para teje, sepse kanë provokuar zemërimin tënd para ndërtuesve".
<scripture passage="Neh 4:6" parsed="|Neh|4|6|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.6" />
<sup>6</sup> Ne, pra, i rindërtuam muret që u bashkuan deri në gjysmën e lartësisë së tyre; populli e kishte marrë me zemër punën.
<scripture passage="Neh 4:7" parsed="|Neh|4|7|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.7" />
<sup>7</sup> Por kur Sanballati, Tobiahu, Arabët, Amonitët dhe Asdodejtë mësuan që riparimi i mureve të Jeruzalemit po përparonte dhe të çarat kishin filluar të mbylleshin, ata u zemëruan shumë,
<scripture passage="Neh 4:8" parsed="|Neh|4|8|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.8" />
<sup>8</sup> dhe të gjithë së bashku komplotuan për të ardhur në Jeruzalem dhe për të krijuar trazira në të.
<scripture passage="Neh 4:9" parsed="|Neh|4|9|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.9" />
<sup>9</sup> Por ne iu lutëm Perëndisë tonë dhe për shkak të tyre vumë roje natë e ditë kundër tyre.
<scripture passage="Neh 4:10" parsed="|Neh|4|10|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.10" />
<sup>10</sup> Por ata të Judës thonin: "Forcat e mbartësve të peshave vijnë duke u pakësuar dhe gërmadhat janë aq të shumta sa nuk do të arrijmë të ndërtojmë muret!
<scripture passage="Neh 4:11" parsed="|Neh|4|11|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.11" />
<sup>11</sup> Përveç kësaj kundërshtarët tanë thonin: "Ata nuk do të dinë dhe nuk do të shohin asgjë, deri sa ne do të sulemi në mes të tyre dhe do t'i vrasim; kështu do të bëjmë që të ndërpriten punimet".
<scripture passage="Neh 4:12" parsed="|Neh|4|12|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.12" />
<sup>12</sup> Por kur Judejtë që banonin pranë tyre erdhën dhjetë herë rrjesht për të na thënë: "Ngado që të ktheheni, do të na sulen".
<scripture passage="Neh 4:13" parsed="|Neh|4|13|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.13" />
<sup>13</sup> Unë vendosa njerëz të armatosur në vendet më të ulta prapa mureve; e vendosa popullin sipas familjeve, me shpatat e tyre, shtizat e tyre dhe harqet e tyre.
<scripture passage="Neh 4:14" parsed="|Neh|4|14|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.14" />
<sup>14</sup> Mbasi e shqyrtova situatën u ngrita dhe u thashë parisë, gjyqtarëve dhe pjesës tjetër të popullit: "Mos kini frikë nga ata! Kujtoni Zotin e madh dhe të tmerrshëm dhe luftoni për vëllezërit tuaj, për  bijtë dhe bijat tuaja, për bashkëshortet  tuaja dhe për shtëpitë tuaja!".
<scripture passage="Neh 4:15" parsed="|Neh|4|15|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.15" />
<sup>15</sup> Kur armiqtë tanë mësuan që ne ishim të informuar mbi këtë gjë dhe që Perëndia e kishte bërë të dështonte plani i tyre, ne të gjithë u kthyem tek muret, secili në punën e tij.
<scripture passage="Neh 4:16" parsed="|Neh|4|16|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.16" />
<sup>16</sup> Qysh prej asaj dite, gjysma e shërbëtorëve të mi merrej me punët, ndërsa gjysma tjetër kishte rrokur shtizat, mburojat, harqet dhe kishte veshur parzmoret; komandantët qëndronin prapa tërë shtëpisë së Judës.
<scripture passage="Neh 4:17" parsed="|Neh|4|17|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.17" />
<sup>17</sup> Por ata që ndërtonin muret dhe ata që mbartnin o ngarkonin peshat, me një dorë merreshin me punimet dhe me dorën tjetër mbanin armën e tyre.
<scripture passage="Neh 4:18" parsed="|Neh|4|18|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.18" />
<sup>18</sup> Tërë ndërtuesit, duke punuar, mbanin secili shpatën e ngjeshur në ijet, ndërsa borizani rrinte pranë meje.
<scripture passage="Neh 4:19" parsed="|Neh|4|19|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.19" />
<sup>19</sup> Atëherë unë u thashë parisë, zyrtarëve dhe pjesës tjetër të popullit: "Puna është e madhe dhe e shtrirë, dhe ne jemi të shpërndarë mbi muret, larg njeri tjetrit.
<scripture passage="Neh 4:20" parsed="|Neh|4|20|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.20" />
<sup>20</sup> Kudo që të dëgjoni tingullin e borisë, atje mblidhuni pranë nesh; Perëndia ynë do të luftojë për ne".
<scripture passage="Neh 4:21" parsed="|Neh|4|21|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.21" />
<sup>21</sup> Kështu e vazhdonim punën, ndërsa gjysma e njerëzve kishte rrokur shtizën që në agim e deri sa dilnin yjet.
<scripture passage="Neh 4:22" parsed="|Neh|4|22|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.22" />
<sup>22</sup> Në të njëjtën kohë i thashë gjithashtu popullit: "Secili nga ju të rrijë me shërbëtorin e tij brenda Jeruzalemit, për të na ruajtur natën dhe për të punuar pastaj ditën".
<scripture passage="Neh 4:23" parsed="|Neh|4|23|0|0" osisRef="Bible:Neh.4.23" />
<sup>23</sup> Kështu as unë, as vëllezërit e mi, as shërbëtorët e mi, as njerëzit e rojes që më ndiqnin, nuk i hiqnim rrobat; por secili kishte armën e tij me ujë.
</p>
</div3>

<div3 title="Nehemiah 5" progress="43.35%" prev="Neh.4" next="Neh.6" id="Neh.5">
<h3 id="Neh.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Neh.5-p1">
<scripture passage="Neh 5:1" parsed="|Neh|5|1|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.1" />
<sup>1</sup> Ndërkaq u ngrit një ankesë e madhe prej popullit dhe bashkëshorteve të tyre kundër Judejve, vëllezërve të tyre.
<scripture passage="Neh 5:2" parsed="|Neh|5|2|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.2" />
<sup>2</sup> Disa thonin: "Ne, bijtë tanë dhe bijat tona jemi shumë; prandaj të gjejmë grurë që të mund të hamë dhe të jetojmë!".
<scripture passage="Neh 5:3" parsed="|Neh|5|3|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.3" />
<sup>3</sup> Të tjerë thonin: "Kemi hipotekuar arat tona, vreshtat tona dhe shtëpitë tona për të blerë grurë gjatë zisë!".
<scripture passage="Neh 5:4" parsed="|Neh|5|4|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.4" />
<sup>4</sup> Disa të tjerë akoma thonin: "Kemi marrë para hua për të paguar haraçin e mbretit mbi arat tona dhe vreshtat tona.
<scripture passage="Neh 5:5" parsed="|Neh|5|5|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.5" />
<sup>5</sup> Ndonëse mishi ynë është si mishi i vëllezërve tanë dhe bijtë tanë janë si bijtë e tyre, në realitet jemi të detyruar t'i kthejmë në skllevër bijtë tanë dhe bijat tona; disa nga bijat tona janë katandisur  që tani në skllavëri dhe nuk kemi asnjë  mundësi t'i shpengojmë, sepse arat tona dhe vreshtat tona janë në dorë të të tjerëve".
<scripture passage="Neh 5:6" parsed="|Neh|5|6|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.6" />
<sup>6</sup> Kur dëgjova ankimet e tyre dhe këto fjalë, u indinjova shumë.
<scripture passage="Neh 5:7" parsed="|Neh|5|7|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.7" />
<sup>7</sup> Mbasi u mendova mirë për këtë gjë, qortova parinë dhe gjyqtarët dhe u thashë atyre: "Secili prej jush kërkon një kamatë prej fajdexhiu nga vëllai i vet". Kështu mblodha kundër tyre një asamble të madhe
<scripture passage="Neh 5:8" parsed="|Neh|5|8|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.8" />
<sup>8</sup> dhe u thashë: "Simbas mundësive tona ne kemi shpenguar vëllezërit tanë Judej që u ishin shitur kombeve; por tani a do t'i shisnit vëllezërit tuaj, apo duhet që ata të na shiten neve?". Atëherë ata  heshtën me qenë se nuk gjenin fjalë për të  thënë.
<scripture passage="Neh 5:9" parsed="|Neh|5|9|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.9" />
<sup>9</sup> Dhe unë shtova: "Ajo që po bëni nuk është e mirë. A nuk duhet përkundrazi të ecni duke pasur frikë nga Perëndia ynë për të shmangur dëmin nga kombet që i kemi armiq?
<scripture passage="Neh 5:10" parsed="|Neh|5|10|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.10" />
<sup>10</sup> Edhe unë, vëllezërit e mi dhe shërbëtorët e mi u kemi dhënë hua para dhe grurë. Ju lutem, të mos kërkojmë më kamatë për këtë!
<scripture passage="Neh 5:11" parsed="|Neh|5|11|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.11" />
<sup>11</sup> Ua ktheni që sot arat e tyre, vreshtat e tyre, ullishtat e tyre dhe shtëpitë e tyre, dhe të njëqindtën pjesë të parave, të grurit, të verës dhe të vajit që u keni kërkuar".
<scripture passage="Neh 5:12" parsed="|Neh|5|12|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.12" />
<sup>12</sup> Ata u përgjigjën: "Do t'i kthejmë dhe nuk do të kërkojmë më asgjë prej tyre; do të veprojmë ashtu si thua ti". Atëherë thirra priftërinjtë dhe i vura të betohen përpara atyre se do të vepronin sipas këtij premtimi.
<scripture passage="Neh 5:13" parsed="|Neh|5|13|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.13" />
<sup>13</sup> Shkunda pastaj palën e rrobave të mia dhe thashë: "Kështu Perëndia ta shkundë nga shtëpia e tij dhe nga pasuria e tij cilindo që nuk do ta mbajë këtë premtim! Kështu të shkundet dhe të zbrazet ai  nga të gjitha!". Atëherë tërë asambleja tha:  "Amen!", dhe lavdëruan Zotin. Populli veproi sipas atij premtimi.
<scripture passage="Neh 5:14" parsed="|Neh|5|14|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.14" />
<sup>14</sup> Përveç kësaj qysh prej ditës që u caktova të jem qeveritar i tyre në vendin e Judës, nga viti i njëzetë deri në vitin e tridhjetedytë të mbretit Artakserks, gjatë dymbëdhjetë vjetëve, unë dhe vëllezërit
<scripture passage="Neh 5:15" parsed="|Neh|5|15|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.15" />
<sup>15</sup> Ndërsa qeveritarët e mëparshëm që më kishin paraprirë e kishin rënduar popullin duke marrë bukë dhe verë, dhe përveç kësaj dyzet sikla argjendi. Madje edhe shërbëtorët e tyre silleshin si zotër me  popullin, por unë nuk veprova kështu, sepse  kisha frikë nga Perëndia.
<scripture passage="Neh 5:16" parsed="|Neh|5|16|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.16" />
<sup>16</sup> Përkundrazi i hyra me të madhe punës së riparimit të këtyre mureve dhe nuk kemi bërë asnjë blerje toke; përveç kësaj tërë shërbëtorët e mi u mblodhën atje për të punuar.
<scripture passage="Neh 5:17" parsed="|Neh|5|17|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.17" />
<sup>17</sup> Kisha gjithashtu në mencën time njëqind e pesëdhjetë Judej dhe zyrtarë, përveç atyre që vinin nga kombet fqinje.
<scripture passage="Neh 5:18" parsed="|Neh|5|18|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.18" />
<sup>18</sup> Çdo ditë përgatitej një ka dhe gjashtë krerë të zgjedhur që merreshin nga kopeja; për mua gatuheshin edhe zogj, dhe çdo dhjetë ditë bëhej furnizimi me lloj lloj vere me shumicë; por me gjithë këtë,  nuk e kam kërkuar kurë kuotën e qeveritarit,  sepse mbi këtë popull rëndonte tashmë shërbimi.
<scripture passage="Neh 5:19" parsed="|Neh|5|19|0|0" osisRef="Bible:Neh.5.19" />
<sup>19</sup> Më kujto, o Perëndia im, për tërë të mirat që i kam bërë këtij populli.
</p>
</div3>

<div3 title="Nehemiah 6" progress="43.43%" prev="Neh.5" next="Neh.7" id="Neh.6">
<h3 id="Neh.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Neh.6-p1">
<scripture passage="Neh 6:1" parsed="|Neh|6|1|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.1" />
<sup>1</sup> Kur Sanballati, Tobiahu dhe Geshem Arabi dhe armiqtë tanë të tjerë mësuan që unë kisha rindërtuar muret dhe që nuk kishte mbetur asnjë e çarë në to (megjithëse atëherë nuk i kisha vënë akoma kanatet e portave),
<scripture passage="Neh 6:2" parsed="|Neh|6|2|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.2" />
<sup>2</sup> Sanballati dhe Geshemi më çuan për të thënë: "Eja dhe takohemi bashkë me një nga fshatrat e luginës së Onos". Por ata mendonin të ma punonin.
<scripture passage="Neh 6:3" parsed="|Neh|6|3|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.3" />
<sup>3</sup> Kështu unë u dërgova atyre lajmëtarë për t'u thënë: "Jam duke bërë një punë të madhe dhe nuk mund të zbres. Pse duhet ta ndërpresim punën, kur unë po e lë për të zbritur tek ju?".
<scripture passage="Neh 6:4" parsed="|Neh|6|4|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.4" />
<sup>4</sup> Plot katër herë ata më çuan njerëz për të thënë të njëjtën gjë, dhe unë u përgjigja në të njëjtën mënyrë.
<scripture passage="Neh 6:5" parsed="|Neh|6|5|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Sanballati më dërgoi shërbëtorin e tij që të më thotë po atë gjë për të pestën herë me një letër të hapur në dorë,
<scripture passage="Neh 6:6" parsed="|Neh|6|6|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.6" />
<sup>6</sup> në të cilën ishte shkruar: "Éshtë përhapur fjala midis kombeve, dhe Gashmu e pohon këtë, që ti dhe Judejtë po kurdisni një rebelim; prandaj, sipas këtyre zërave, ti po rindërton muret, për t'u bërë mbreti i tyre,
<scripture passage="Neh 6:7" parsed="|Neh|6|7|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.7" />
<sup>7</sup> dhe ke caktuar madje profetë për të bërë shpalljen tënde në Jeruzalem, duke thënë: "Ka një mbret në Judë!". Tani, këto gjëra do t'i njoftohen mbretit. Prandaj eja dhe të këshillohemi bashkë".
<scripture passage="Neh 6:8" parsed="|Neh|6|8|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.8" />
<sup>8</sup> Por unë i çova për të thënë: "Punët nuk janë ashtu si thua ti, por ti i shpik në mendjen tënde".
<scripture passage="Neh 6:9" parsed="|Neh|6|9|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.9" />
<sup>9</sup> Tërë këta njerëz në fakt donin të na trembnin dhe thonin: "Duart e tyre do ta lënë punën që do të mbetet e papërfunduar". Prandaj tani, o Perëndi, forco duart e mia!
<scripture passage="Neh 6:10" parsed="|Neh|6|10|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.10" />
<sup>10</sup> Atëherë unë shkova në shtëpinë e Shemajahut, birit të Delajahut, që ishte bir i Mehetabeelit, që ishte mbyllur aty brenda; ai më tha: "Takohemi bashkë në shtëpinë e Perëndisë, brenda tempullit, dhe
<scripture passage="Neh 6:11" parsed="|Neh|6|11|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.11" />
<sup>11</sup> Por unë u përgjigja: "A mundet një njeri si unë të marrë arratinë? A mundet një njeri si unë të hyjë në tempull për të shpëtuar jetën? Jo, unë nuk do të hyj".
<scripture passage="Neh 6:12" parsed="|Neh|6|12|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.12" />
<sup>12</sup> Kuptova pastaj që Perëndia nuk e kishte dërguar, por kishte shqiptuar atë profeci kundër meje, sepse Tobiahu dhe Sanbalati e kishin paguar.
<scripture passage="Neh 6:13" parsed="|Neh|6|13|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.13" />
<sup>13</sup> Ishte paguar pikërisht për këtë: për të më trembur dhe për të më shtyrë të veproj në atë mënyrë dhe të mëkatoj, dhe kështu të më dilte një nam i keq dhe të mbulohesha me turp.
<scripture passage="Neh 6:14" parsed="|Neh|6|14|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.14" />
<sup>14</sup> O Perëndia im, kujtoje Tobiahun dhe Sanbalatin, për këto vepra të tyre, si edhe profeteshën Noadiah dhe profetët e tjerë që kanë kërkuar të më trembin!
<scripture passage="Neh 6:15" parsed="|Neh|6|15|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.15" />
<sup>15</sup> Muret u përfunduan ditën e njëzetepestë të muajit Elul, brenda pesëdhjetë e dy ditëve.
<scripture passage="Neh 6:16" parsed="|Neh|6|16|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.16" />
<sup>16</sup> Kur tërë armiqtë tanë e mësuan këtë gjë dhe tërë kombet që na rrethonin e panë, e ndjenë veten shumë të dëshpëruar, sepse e kuptuan që kjo vepër ishte kryer me ndihmën e Perëndisë tonë.
<scripture passage="Neh 6:17" parsed="|Neh|6|17|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.17" />
<sup>17</sup> Në ato ditë edhe paria e Judës i dërgonte shpesh letra Tobiahut dhe merrte letra prej Tobiahut.
<scripture passage="Neh 6:18" parsed="|Neh|6|18|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.18" />
<sup>18</sup> Shumë në Judë ishin në fakt të lidhur me të me anë të betimit, sepse ai ishte dhëndër i Shekanijahut, birit të Arahut, dhe biri i tij Jehohanan ishte martuar me bijën e Meshulamit, birit të Berekiahut.
<scripture passage="Neh 6:19" parsed="|Neh|6|19|0|0" osisRef="Bible:Neh.6.19" />
<sup>19</sup> Edhe në praninë time ata flisnin mirë për të dhe ia njoftonin fjalët e mia. Dhe Tobiahu dërgonte letra për të më trembur.
</p>
</div3>

<div3 title="Nehemiah 7" progress="43.51%" prev="Neh.6" next="Neh.8" id="Neh.7">
<h3 id="Neh.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Neh.7-p1">
<scripture passage="Neh 7:1" parsed="|Neh|7|1|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.1" />
<sup>1</sup> Kur muret përfunduan dhe unë vura në vend portat, dhe derëtarët, këngëtarët dhe Levitët u caktuan në funksionet e tyre,
<scripture passage="Neh 7:2" parsed="|Neh|7|2|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.2" />
<sup>2</sup> komandën e Jeruzalemit ia dhashë Hananit, vëllait tim, dhe Hananiahut, qeveritarit të fortesës, sepse ishte njeri besnik dhe kishte frikë nga Perëndia më tepër se shumë të tjerë.
<scripture passage="Neh 7:3" parsed="|Neh|7|3|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.3" />
<sup>3</sup> Dhe u thashë atyre: "Portat e Jeruzalemit nuk duhet të hapen deri sa të fillojë të djegë dielli; dhe ndërsa rojet janë akoma në vendroje, portat të mbahen të mbyllura dhe me shufra. Të vendosen roje  nga banorët e Jeruzalemit, disa në vendin e  tyre mbi muret dhe të tjerë përpara shtëpisë së tyre".
<scripture passage="Neh 7:4" parsed="|Neh|7|4|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.4" />
<sup>4</sup> Qyteti ishte i madh dhe i gjerë, por brenda tij kishte pak njerëz dhe nuk ndërtoheshin shtëpi.
<scripture passage="Neh 7:5" parsed="|Neh|7|5|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Perëndia im më vuri në zemër detyrën të mbledh parinë, gjyqtarët dhe popullin, për t'i regjistruar sipas gjenealogjive të tyre. Dhe gjeta regjistrin gjenealogjik të atyre që ishin kthyer nga
<scripture passage="Neh 7:6" parsed="|Neh|7|6|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.6" />
<sup>6</sup> Këta janë ata të krahinës që u kthyen nga robëria, ata që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte internuar dhe që ishin kthyer në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij.
<scripture passage="Neh 7:7" parsed="|Neh|7|7|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.7" />
<sup>7</sup> Këta janë ata që u kthyen me Zorobabelin, Jeshuan, Nehemian, Azarian, Raamiahun, Nahamanin, Mardokeon, Bilshanin, Misperethin, Bigvain, Nehumin dhe Banaahun. Numri i njerëzve të popullit të Izraelit:
<scripture passage="Neh 7:8" parsed="|Neh|7|8|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.8" />
<sup>8</sup> bijtë e Paroshit, dy mijë e njëqind shtatëdhjetë e dy veta.
<scripture passage="Neh 7:9" parsed="|Neh|7|9|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.9" />
<sup>9</sup> Bijtë e Shefatiahut, treqind e shtatëdhjetë e dy veta.
<scripture passage="Neh 7:10" parsed="|Neh|7|10|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.10" />
<sup>10</sup> Bijtë e Arahut, gjashtëqind e pesëdhjetë e dy veta.
<scripture passage="Neh 7:11" parsed="|Neh|7|11|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.11" />
<sup>11</sup> Bijtë e Pahath-Moabit, bijtë e Jeshuas dhe të Joabit, dy mijë e tetëqind e tetëmbëdhjetë veta.
<scripture passage="Neh 7:12" parsed="|Neh|7|12|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.12" />
<sup>12</sup> Bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër veta.
<scripture passage="Neh 7:13" parsed="|Neh|7|13|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.13" />
<sup>13</sup> Bijtë e Zatujit, tetëqind e dyzet e pesë veta.
<scripture passage="Neh 7:14" parsed="|Neh|7|14|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.14" />
<sup>14</sup> Bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë veta.
<scripture passage="Neh 7:15" parsed="|Neh|7|15|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.15" />
<sup>15</sup> Bijtë e Binuit, gjashtëqind e dyzet e tetë veta.
<scripture passage="Neh 7:16" parsed="|Neh|7|16|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.16" />
<sup>16</sup> Bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tetë veta.
<scripture passage="Neh 7:17" parsed="|Neh|7|17|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.17" />
<sup>17</sup> Bijtë e Azgadit, dy mijë e treqind e njëzet e dy veta.
<scripture passage="Neh 7:18" parsed="|Neh|7|18|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.18" />
<sup>18</sup> Bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë veta.
<scripture passage="Neh 7:19" parsed="|Neh|7|19|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.19" />
<sup>19</sup> Bijtë e Bigvait, dy mijë e gjashtëdhjetë e shtatë veta.
<scripture passage="Neh 7:20" parsed="|Neh|7|20|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.20" />
<sup>20</sup> Bijtë e Adinit, gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë veta.
<scripture passage="Neh 7:21" parsed="|Neh|7|21|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.21" />
<sup>21</sup> Bijtë e Aterit, nga familja e Ezekias, nëntëdhjetë e tetë veta.
<scripture passage="Neh 7:22" parsed="|Neh|7|22|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.22" />
<sup>22</sup> Bijtë e Hashumit, treqind e njëzet e tetë veta.
<scripture passage="Neh 7:23" parsed="|Neh|7|23|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.23" />
<sup>23</sup> Bijtë e Bezait, treqind e njëzet e katër veta.
<scripture passage="Neh 7:24" parsed="|Neh|7|24|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.24" />
<sup>24</sup> Bijtë e Harifit, njëqind e dymbëdhjetë veta.
<scripture passage="Neh 7:25" parsed="|Neh|7|25|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.25" />
<sup>25</sup> Bijtë e Gabaonit, nëntëdhjetë e pesë veta.
<scripture passage="Neh 7:26" parsed="|Neh|7|26|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.26" />
<sup>26</sup> Burrat e Betlemit dhe të Netofahut, njëqind e tetëdhjetë e tetë veta.
<scripture passage="Neh 7:27" parsed="|Neh|7|27|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.27" />
<sup>27</sup> Burrat e Anathothit, njëqind e njëzet e tetë veta.
<scripture passage="Neh 7:28" parsed="|Neh|7|28|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.28" />
<sup>28</sup> Burrat e Beth-Azmavethit, dyzet e dy veta.
<scripture passage="Neh 7:29" parsed="|Neh|7|29|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.29" />
<sup>29</sup> Burrat e Kirjath-Jearimit, të Kefirahut dhe të Beerothit, shtatëqind e dyzet e tre veta.
<scripture passage="Neh 7:30" parsed="|Neh|7|30|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.30" />
<sup>30</sup> Burrat e Ramahut dhe të Gebës, gjashtëqind e njëzet e një veta.
<scripture passage="Neh 7:31" parsed="|Neh|7|31|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.31" />
<sup>31</sup> Burrat e Mikmasit, njëqind e njëzet e dy veta.
<scripture passage="Neh 7:32" parsed="|Neh|7|32|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.32" />
<sup>32</sup> Burrat e Bethelit dhe të Ait, njëqind e njëzet e tre veta.
<scripture passage="Neh 7:33" parsed="|Neh|7|33|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.33" />
<sup>33</sup> Burrat e një Nebos tjetër, pesëdhjetë e dy veta.
<scripture passage="Neh 7:34" parsed="|Neh|7|34|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.34" />
<sup>34</sup> Bijtë e një Elami tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër veta.
<scripture passage="Neh 7:35" parsed="|Neh|7|35|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.35" />
<sup>35</sup> Bijtë e Harimit, treqind e njëzet veta.
<scripture passage="Neh 7:36" parsed="|Neh|7|36|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.36" />
<sup>36</sup> Bijtë e Jerikos, treqind e dyzet e pesë veta.
<scripture passage="Neh 7:37" parsed="|Neh|7|37|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.37" />
<sup>37</sup> Bijtë e Lodit, të Hadidit dhe të Onos, shtatëqind e njëzet e një veta.
<scripture passage="Neh 7:38" parsed="|Neh|7|38|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.38" />
<sup>38</sup> Bijtë e Senaahut, tre mijë e nëntëqind e tridhjetë veta.
<scripture passage="Neh 7:39" parsed="|Neh|7|39|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.39" />
<sup>39</sup> Priftërinjtë: bijtë e Jedajahut, nga shtëpia e Jeshuas, nëntëqind e gjashtëdhjetë e tre veta.
<scripture passage="Neh 7:40" parsed="|Neh|7|40|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.40" />
<sup>40</sup> Bijtë e Imerit, një mijë e pesëdhjetë e dy veta.
<scripture passage="Neh 7:41" parsed="|Neh|7|41|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.41" />
<sup>41</sup> Bijtë e Pashurit, një mijë e dyqind e dyzet e shtatë veta.
<scripture passage="Neh 7:42" parsed="|Neh|7|42|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.42" />
<sup>42</sup> Bijtë e Harimit, një mijë e shtatëmbëdhjetë veta.
<scripture passage="Neh 7:43" parsed="|Neh|7|43|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.43" />
<sup>43</sup> Levitët: bijtë e Jeshuas, nga familja e Kadmielit, bijtë e Hodevahut, shtatëdhjetë e katër veta.
<scripture passage="Neh 7:44" parsed="|Neh|7|44|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.44" />
<sup>44</sup> Këngëtarët: bijtë e Asafit, njëqind e dyzet e tetë veta.
<scripture passage="Neh 7:45" parsed="|Neh|7|45|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.45" />
<sup>45</sup> Derëtarët: bijtë e Shalumit, bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitas, bijtë e Shobait, njëqind e tridhjetë e tetë veta.
<scripture passage="Neh 7:46" parsed="|Neh|7|46|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.46" />
<sup>46</sup> Nethinejtë: bijtë e Tsihas, bijtë e Hasufas, bijtë e Taboathit,
<scripture passage="Neh 7:47" parsed="|Neh|7|47|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.47" />
<sup>47</sup> bijtë e Keros, bijtë e Sias, bijtë e Padonit,
<scripture passage="Neh 7:48" parsed="|Neh|7|48|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.48" />
<sup>48</sup> bijtë e Lebanas, bijtë e Hagabas, bijtë e Salmait,
<scripture passage="Neh 7:49" parsed="|Neh|7|49|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.49" />
<sup>49</sup> bijtë e Hananit, bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit,
<scripture passage="Neh 7:50" parsed="|Neh|7|50|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.50" />
<sup>50</sup> bijtë e Reajahut, bijtë e Retsinit, bijtë e Nekodës,
<scripture passage="Neh 7:51" parsed="|Neh|7|51|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.51" />
<sup>51</sup> bijtë e Gazamit, bijtë e Uzas, bijtë e Paseahut,
<scripture passage="Neh 7:52" parsed="|Neh|7|52|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.52" />
<sup>52</sup> bijtë e Besait, bijtë e Meunimit, bijtë e Nefishesimit,
<scripture passage="Neh 7:53" parsed="|Neh|7|53|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.53" />
<sup>53</sup> bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufas, bijtë e Harhurit,
<scripture passage="Neh 7:54" parsed="|Neh|7|54|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.54" />
<sup>54</sup> bijtë e Bazlithit, bijtë e Mehidas, bijtë e Harshas,
<scripture passage="Neh 7:55" parsed="|Neh|7|55|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.55" />
<sup>55</sup> bijtë e Barkos, bijtë e Siseras, bijtë e Tamahut,
<scripture passage="Neh 7:56" parsed="|Neh|7|56|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.56" />
<sup>56</sup> bijtë e Netsiahut, bijtë e Hatifas.
<scripture passage="Neh 7:57" parsed="|Neh|7|57|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.57" />
<sup>57</sup> Bijtë e shërbëtorëve të Salomonit: bijtë e Sotait, bijtë e Soferethit, bijtë e Peridas,
<scripture passage="Neh 7:58" parsed="|Neh|7|58|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.58" />
<sup>58</sup> bijtë e Jaalas, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit,
<scripture passage="Neh 7:59" parsed="|Neh|7|59|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.59" />
<sup>59</sup> bijtë e Shefatiahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokerethit nga Tsebaimi, bijtë e Amonit.
<scripture passage="Neh 7:60" parsed="|Neh|7|60|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.60" />
<sup>60</sup> Shuma e Nethinejve dhe bijve të shërbëtorëve të Salomonit, treqind e nëntëdhjetë e dy veta.
<scripture passage="Neh 7:61" parsed="|Neh|7|61|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.61" />
<sup>61</sup> Këta janë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerubi, nga Adoni dhe nga Imeri, dhe që nuk qenë në gjendje të përcaktonin shtëpinë e tyre atërore ose pasardhjen e tyre, për të vërtetuar që i përkisnin Izraelit;
<scripture passage="Neh 7:62" parsed="|Neh|7|62|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.62" />
<sup>62</sup> bijtë e Delajahut, bijtë e Tobiahut, bijtë e Nekodas, gjashtëqind e dyzet e dy veta.
<scripture passage="Neh 7:63" parsed="|Neh|7|63|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.63" />
<sup>63</sup> Midis priftërinjve: bijtë e Habajahut, bijtë e Kotsit, bijtë e Barzilait; i cili ishte martuar me një nga bijat e Barzijlait, Galaaditit, dhe mori emrin e tyre.
<scripture passage="Neh 7:64" parsed="|Neh|7|64|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.64" />
<sup>64</sup> Këta kërkuan listat e tyre midis atyre që ishin regjistruar në gjenealogjitë, por nuk i gjetën; prandaj u përjashtuan nga priftëria si të papastër;
<scripture passage="Neh 7:65" parsed="|Neh|7|65|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.65" />
<sup>65</sup> qeveritari i urdhëroi që të mos hanin gjëra shumë të shenjta deri sa të paraqitej një prift me Urimin dhe me Thumimin.
<scripture passage="Neh 7:66" parsed="|Neh|7|66|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.66" />
<sup>66</sup> E tërë asambleja kishte gjithsej dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë veta,
<scripture passage="Neh 7:67" parsed="|Neh|7|67|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.67" />
<sup>67</sup> përveç shërbëtorëve të tyre dhe shërbëtoreve të tyre, që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë veta. Kishin gjithashtu dyqind e dyzet e pesë këngëtarë dhe këngëtare.
<scripture passage="Neh 7:68" parsed="|Neh|7|68|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.68" />
<sup>68</sup> Kishin shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka,
<scripture passage="Neh 7:69" parsed="|Neh|7|69|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.69" />
<sup>69</sup> katërqind e tridhjetë e pesë deve dhe gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.
<scripture passage="Neh 7:70" parsed="|Neh|7|70|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.70" />
<sup>70</sup> Disa të parë të shtëpive atërore bënë dhurata për punën e ndërtimit. Qeveritari i dha thesarit një mijë darikë ari, pesëdhjetë kupa, pesëqind e tridhjetë rroba priftërinjsh.
<scripture passage="Neh 7:71" parsed="|Neh|7|71|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.71" />
<sup>71</sup> Disa të parë të shtëpive atërore i dhanë thesarit për punën e ndërtimit njëzet mijë darikë ari dhe dy mijë mina argjendi.
<scripture passage="Neh 7:72" parsed="|Neh|7|72|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.72" />
<sup>72</sup> Pjesa tjetër e popullit dha njëzet mijë darikë ari, dy mijë mina argjendi dhe gjashtëdhjetë e shtatë rroba priftërinjsh.
<scripture passage="Neh 7:73" parsed="|Neh|7|73|0|0" osisRef="Bible:Neh.7.73" />
<sup>73</sup> Kështu priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, disa nga populli, Nethinejtë dhe tërë Izraelitët u vendosën në qytetet e tyre. Kur arriti muaji i shtatë, bijtë e Izraelit ishin në qytetet e tyre.
</p>
</div3>

<div3 title="Nehemiah 8" progress="43.66%" prev="Neh.7" next="Neh.9" id="Neh.8">
<h3 id="Neh.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Neh.8-p1">
<scripture passage="Neh 8:1" parsed="|Neh|8|1|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.1" />
<sup>1</sup> Atëherë tërë populli u mblodh si një njeri i vetëm në sheshin që ishte përpara portës së Ujërave; i thanë pastaj shkruesit Ezdra të sillte librin e ligjit të Moisiut, që Zoti i kishte dhënë Izraelit.
<scripture passage="Neh 8:2" parsed="|Neh|8|2|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.2" />
<sup>2</sup> Ditën e parë të muajit të shtatë, prifti Ezdra solli ligjin para asamblesë së burrave, të grave dhe të gjithë atyre që ishin të aftë të kuptonin.
<scripture passage="Neh 8:3" parsed="|Neh|8|3|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.3" />
<sup>3</sup> Pastaj e lexoi në sheshin që ndodhet përpara portës së Ujërave, nga agimi deri në mesditë përpara burrave, grave dhe atyre që ishin të aftë të kuptonin; dhe veshët e të gjithë popullit ndiqnin me vëmendje librin e ligjit.
<scripture passage="Neh 8:4" parsed="|Neh|8|4|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.4" />
<sup>4</sup> Shkruesi Ezdra qëndronte mbi një tribunë prej druri që kishin bërë për këtë rast. Pranë tij ishin në të djathtë Matithiahu, Shema, Ananiahu, Uria, Hilkiahu dhe Maasejahu; në të majtë Pedajahu, Mishaeli,  Malkijahu, Hashumi, Hashbadana, Zakaria  dhe Meshulami.
<scripture passage="Neh 8:5" parsed="|Neh|8|5|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.5" />
<sup>5</sup> Ezdra e hapi librin në prani të të gjithë popullit, sepse rrinte më lart se tërë populli; sa e hapi, tërë populli u ngrit në këmbë.
<scripture passage="Neh 8:6" parsed="|Neh|8|6|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.6" />
<sup>6</sup> Ezdra bekoi Zotin, Perëndinë i madh, dhe tërë populli u përgjigj: "Amen, amen", duke ngritur duart; pastaj u përkulën dhe ranë përmbys me fytyrë për tokë përpara Zotit.
<scripture passage="Neh 8:7" parsed="|Neh|8|7|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.7" />
<sup>7</sup> Jeshua, Bani, Sherebiahu, Jamini, Akubi, Shabethai, Hodijahu, Maasejahu, Kelita, Azaria, Jozabadi, Hanani, Pelajahu dhe Levitët e ndihmonin popullin të kuptonte ligjin, ndërsa populli rrinte në këmbë në vendin e tij.
<scripture passage="Neh 8:8" parsed="|Neh|8|8|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.8" />
<sup>8</sup> Ata lexonin në librin e ligjit të Perëndisë në mënyrë të qartë, duke shpjeguar domethënien e tij, me qëllim që të kuptonin atë që lexohej.
<scripture passage="Neh 8:9" parsed="|Neh|8|9|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.9" />
<sup>9</sup> Nehemia, që ishte qeveritari, Ezdra, prift dhe shkrues, dhe Levitët që e mësonin popullin i thanë tërë popullit: "Kjo ditë i shenjtërohet Zotit, Perëndisë tuaj; mos mbani zi dhe mos qani!". Tërë populli
<scripture passage="Neh 8:10" parsed="|Neh|8|10|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Nehemia u tha atyre: "Shkoni, hani, ushqime shumë të shijshme dhe pini verëra të ëmbla, dhe u çoni racione atyre që nuk kanë përgatitur asgjë, sepse kjo ditë i është shenjtëruar Zotit tonë.  Mos u trishtoni, sepse gëzimi i Zotit është  fuqia juaj".
<scripture passage="Neh 8:11" parsed="|Neh|8|11|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.11" />
<sup>11</sup> Levitët e mbanin në heshtje tërë popullin, duke thënë: "Heshtni, sepse kjo ditë është e shenjtë. Mos u trishtoni!".
<scripture passage="Neh 8:12" parsed="|Neh|8|12|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.12" />
<sup>12</sup> Atëherë tërë populli shkoi të hajë, të pijë, t'u dërgojë racione të varfërve dhe të kremtojë me hare të madhe, sepse ata i kishin kuptuar fjalët që u ishin shpjeguar.
<scripture passage="Neh 8:13" parsed="|Neh|8|13|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.13" />
<sup>13</sup> Ditën e dytë, krerët e shtëpive atërore të të gjithë popullit, priftërinjtë dhe Levitët u mblodhën pranë Ezdras, shkruesit, për të dëgjuar fjalët e ligjit.
<scripture passage="Neh 8:14" parsed="|Neh|8|14|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.14" />
<sup>14</sup> Gjetën të shkruar në ligj që Zoti kishte urdhëruar me anë të Moisiut që bijtë e Izraelit duhet të banonin në kasolle gjatë festës së muajit të shtatë,
<scripture passage="Neh 8:15" parsed="|Neh|8|15|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.15" />
<sup>15</sup> dhe në të gjitha qytetet e tyre dhe në Jeruzalem duhet të përhapnin dhe të shpallnin një njoftim në të cilin të thuhej: "Shkoni në mal dhe sillni andej degë ulliri, degë ullastre, degë mërsine, degë  palme dhe degë me gjethe të dendura, për të  bërë kasolle, siç është shkruar".
<scripture passage="Neh 8:16" parsed="|Neh|8|16|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.16" />
<sup>16</sup> Atëherë populli shkoi jashtë dhe solli degët, dhe i ndërtoi kasollet, kush mbi çatinë e shtëpisë së tij, kush në oborrin e tij, të tjerë në oborret e shtëpisë së Perëndisë, në sheshin e portës të Ujërave dhe në sheshin e portës së Efraimit.
<scripture passage="Neh 8:17" parsed="|Neh|8|17|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.17" />
<sup>17</sup> Kështu tërë asambleja e atyre që ishin kthyer nga robëria ndërtoi kasolle dhe banoi në to. Nga koha e Jozueut, birit të Nunit, e deri në atë ditë, bijtë e Izraelit nuk kishin bërë asgjë të tillë. Dhe qe një gëzim shumë i madh.
<scripture passage="Neh 8:18" parsed="|Neh|8|18|0|0" osisRef="Bible:Neh.8.18" />
<sup>18</sup> Ezdra lexoi librin e ligjit të Perëndisë çdo ditë, nga dita e parë deri në ditën e fundit. E kremtuan festën shtatë ditë; ditën e tetë pati një asamble solemne, siç e kërkon ligji.
</p>
</div3>

<div3 title="Nehemiah 9" progress="43.75%" prev="Neh.8" next="Neh.10" id="Neh.9">
<h3 id="Neh.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Neh.9-p1">
<scripture passage="Neh 9:1" parsed="|Neh|9|1|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.1" />
<sup>1</sup> Ditën e njëzetekatërt të po atij muaji, bijtë e Izraelit të veshur me thasë dhe të mbuluar me dhe, u mblodhën për një agjerim.
<scripture passage="Neh 9:2" parsed="|Neh|9|2|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.2" />
<sup>2</sup> Ata që i përkisnin fisit të Izraelit u ndanë nga gjithë të huajt dhe u paraqitën për të rrëfyer mëkatet e tyre dhe paudhësitë e etërve të tyre.
<scripture passage="Neh 9:3" parsed="|Neh|9|3|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.3" />
<sup>3</sup> Pastaj u ngritën në këmbë në vendin e tyre dhe lexuan librin e ligjit të Zotit, Perëndisë të tyre, për një të katërtën pjesë të ditës; dhe për një të katër tjetër të ditës bënë rrëfimin e mëkateve  që kishin bërë dhe ranë përmys përpara Zotit,  Perëndisë të tyre.
<scripture passage="Neh 9:4" parsed="|Neh|9|4|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.4" />
<sup>4</sup> Pastaj Jeshua, Bani, Kadmieli, Shebaniahu, Buni, Sherebiahu, Bani dhe Kenani u ngjitën mbi tribunën e Levitëve dhe i klithën me zë të lartë Zotit, Perëndisë të tyre.
<scripture passage="Neh 9:5" parsed="|Neh|9|5|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.5" />
<sup>5</sup> Levitët Jeshua, Kadmiel, Bani, Hashabnejahu, Sherebiahu, Hodijahu, Shebanjahu dhe Pethahiahu thanë: "Çohuni dhe bekoni Zotin, Perëndinë tuaj, nga përjetësia në përjetësi! Qoftë i bekuar emri yt i lavdishëm,  që lartësohet mbi çdo bekim dhe  lëvdim!
<scripture passage="Neh 9:6" parsed="|Neh|9|6|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.6" />
<sup>6</sup> Vetëm ti je Zoti! Ti ke bërë qiejtë, qiejtë e qiejve dhe tërë ushtrinë e tyre, dheun dhe tërë ato që qëndrojnë mbi të, detet dhe gjithçka që është në ta. Ti i mban gjallë tërë këto gjëra dhe ushtria e qiejve të adhuron.
<scripture passage="Neh 9:7" parsed="|Neh|9|7|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.7" />
<sup>7</sup> Ti je Zoti, Perëndia që ka zgjedhur Abramin; e nxore nga Uri i Kaldeasve dhe i dhe emrin Abraham.
<scripture passage="Neh 9:8" parsed="|Neh|9|8|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.8" />
<sup>8</sup> Ti e gjete zemrën e tij besnike para teje dhe bëre një besëlidhje me të për t'u dhënë pasardhësve të tij vendin e Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Jebusejve dhe të Girgasejve; ti e mbajte fjalën tënde; sepse je i drejtë.
<scripture passage="Neh 9:9" parsed="|Neh|9|9|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.9" />
<sup>9</sup> Ti ke parë hidhërimin e etërve tanë në Egjipt dhe ke dëgjuar britmën e tyre pranë Detit të Kuq.
<scripture passage="Neh 9:10" parsed="|Neh|9|10|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.10" />
<sup>10</sup> Ke bërë mrekulli dhe çudi kundër Faraonit, kundër tërë shërbëtorëve të tij dhe kundër tërë popullit të vendit të tij, sepse e dije që ata ishin sjellë me paturpësi me etërit tonë. Kështu i bëre një emër vetes që mbetet edhe sot.
<scripture passage="Neh 9:11" parsed="|Neh|9|11|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.11" />
<sup>11</sup> Ti ke ndarë detin para tyre, dhe ata kaluan në mes të detit në të thatë, ndërsa ti i hidhje në humnerë ndjekësit e tyre si një gur në ujëra të furishme.
<scripture passage="Neh 9:12" parsed="|Neh|9|12|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.12" />
<sup>12</sup> Ti i ke udhëhequr ditën me një kallonë reje dhe natën me një kollonë zjarri për t'i ndriçuar rrugën në të cilën do të ecnin.
<scripture passage="Neh 9:13" parsed="|Neh|9|13|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.13" />
<sup>13</sup> Zbrite gjithashtu mbi malin Sinai, u fole nga qielli dhe u dhe dekrete të drejta dhe ligje të së vërtetës, statute dhe urdhërime të mira.
<scripture passage="Neh 9:14" parsed="|Neh|9|14|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.14" />
<sup>14</sup> U bëre të njohur të shtunën tënde të shenjtë dhe u dhe urdhërime, statute dhe një ligj me anë të Moisiut, shërbëtorit tënd.
<scripture passage="Neh 9:15" parsed="|Neh|9|15|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.15" />
<sup>15</sup> Ti gjithashtu u dhe bukë nga qielli kur ishin të uritur dhe u bëre që të buronte ujë nga shkëmbi kur kishin etje; dhe i urdhërove ata të shkonin të merrnin në zotërim vendin që ishe betuar t'u jepje.
<scripture passage="Neh 9:16" parsed="|Neh|9|16|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.16" />
<sup>16</sup> Por ata dhe etërit tanë u sollën me mendjemadhësi, e fortësuan zverkun e tyre dhe nuk iu bindën urdhërimeve të tua.
<scripture passage="Neh 9:17" parsed="|Neh|9|17|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.17" />
<sup>17</sup> Kundërshtuan të bindeshin dhe nuk kujtuan mrekullitë që ti kishe bërë midis tyre; ngurtësuan përkundrazi zverkun e tyre dhe në rebelimin e tyre zgjodhën një kryetar për t'u kthyer në skllavërinë e  tyre. Por ti je një Perëndi i gatshëm që të  falë, shpirtmadh, plot mëshirë, i ngadalshëm në zemërim dhe plot mirësi. Ti nuk i ke braktisur,
<scripture passage="Neh 9:18" parsed="|Neh|9|18|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.18" />
<sup>18</sup> as atëherë kur bënë një viç prej metali të shkrirë dhe thanë: "Ky është perëndia yt që të nxori nga Egjipti!"; kështu bënë një gjë blasfeme.
<scripture passage="Neh 9:19" parsed="|Neh|9|19|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.19" />
<sup>19</sup> Megjithatë në shpirtmadhësinë tënde të madhe nuk i ke braktisur në shkretëtirë; kollona e resë nuk u largua prej tyre gjatë ditës për t'i udhëhequr ata në ecje, dhe kollona e zjarrit gjatë natës për  t'ua ndriçuar atyre rrugën nëpër të cilën  do të ecnin.
<scripture passage="Neh 9:20" parsed="|Neh|9|20|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.20" />
<sup>20</sup> Ke dhënë Frymën tënde të mirë për t'i mësuar; nuk ua ke refuzuar manën tënde gojëve të tyre dhe u ke dhënë ujë kur ishin të etur.
<scripture passage="Neh 9:21" parsed="|Neh|9|21|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.21" />
<sup>21</sup> Për dyzet vjet i ke ushqyer në shkretëtirë, dhe nuk u ka munguar asgjë; rrobat e tyre nuk u prishën dhe këmbët e tyre nuk u ënjtën.
<scripture passage="Neh 9:22" parsed="|Neh|9|22|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.22" />
<sup>22</sup> U dhe gjithashtu mbretëri dhe popuj, duke u caktuar krahinat më të largëta; kështu ata shtinë në dorë vendin e Sihonit, vendin e mbretit të Heshbonit dhe vendin e Ogut, mbretit të Bashanit.
<scripture passage="Neh 9:23" parsed="|Neh|9|23|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.23" />
<sup>23</sup> I shumëzove bijtë e tyre si yjet e qiellit dhe i fute në vendin në të cilin u kishe thënë etërve të tyre të hynin për ta shtënë në dorë.
<scripture passage="Neh 9:24" parsed="|Neh|9|24|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.24" />
<sup>24</sup> Kështu bijtë e tyre hynë dhe zotëruan vendin; ti ke poshtëruar para tyre banorët e vendit, Kananejtë, dhe i dhe në duart e tyre bashkë me mbretërit e tyre dhe me popujt e vendit, me qëllim që ata të bënin çfarë t'u pëlqente.
<scripture passage="Neh 9:25" parsed="|Neh|9|25|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.25" />
<sup>25</sup> Ata pushtuan qytete të fortifikuara dhe një tokë pjellore dhe hynë në zotërim të shtëpive plot me të mira, të sternave të gatshme, të vreshtave, të ullishteve dhe të pemëve frutore me bollëk; ata  hëngrën, u ngopën, u majmën dhe jetuan në gëzim  për shkak të mirësisë sate të madhe.
<scripture passage="Neh 9:26" parsed="|Neh|9|26|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.26" />
<sup>26</sup> Megjithatë ata u treguan të pabindur, u rebeluan kundër teje, e hodhën ligjin tënd prapa krahëve, vranë profetët e tu që u bënin thirrje të riktheheshin te ti dhe kryen gjëra blasfeme.
<scripture passage="Neh 9:27" parsed="|Neh|9|27|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.27" />
<sup>27</sup> Prandaj ti i dhe në duart e armiqve të tyre, që i shtypën; por në kohën e fatkeqësisë së tyre ata klithën te ti, dhe ti i dëgjove nga qielli, dhe ti, me dhembshurinë tënde të madhe, u dhe atyre disa  çlirimtarë që i shpëtuan nga duart e armiqve  të tyre.
<scripture passage="Neh 9:28" parsed="|Neh|9|28|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.28" />
<sup>28</sup> Por kur ata kishin paqe, fillonin përsëri të bënin të keqen përpara teje; prandaj ti i braktise në duart e armiqve të tyre, që i sundonin; megjithatë, kur përsëri këlthitnin, ti i dëgjoje nga qielli,  kështu që në shpirtmadhësinë tënde i ke  çliruar shumë herë.
<scripture passage="Neh 9:29" parsed="|Neh|9|29|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.29" />
<sup>29</sup> Ti i nxisje të ktheheshin në ligjin tënd, por ata bëheshin krenarë dhe nuk u bindeshin urdhërimeve të tua, dhe mëkatonin kundër dekreteve të tua me anën e të cilëve, në qoftë se dikush i zbaton në  praktikë, shpëton jetën; hiqnin shpatullat e  tyre nga zgjedha, e fortësonin zverkun e tyre dhe kundërshtonin të bindeshin.
<scripture passage="Neh 9:30" parsed="|Neh|9|30|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.30" />
<sup>30</sup> Pate durim me ta shumë vjet me radhë, duke i nxitur me Frymën tënde dhe me gojën e profetëve të tu, por ata nuk deshën të të dëgjojnë; atëherë ti i dhe në duart e popujve të vendeve të ndryshme.
<scripture passage="Neh 9:31" parsed="|Neh|9|31|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.31" />
<sup>31</sup> Por në mëshirën tënde të madhe nuk i shkatërrove plotësisht dhe nuk i braktise, sepse je një Perëndi zemërbutë dhe i mëshirshëm.
<scripture passage="Neh 9:32" parsed="|Neh|9|32|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.32" />
<sup>32</sup> Tani pra, o Perëndia ynë, Perëndia i madh, i fuqishëm dhe i tmerrshëm, që respekton besëlidhjen dhe mëshirën të mos të duket para teje si gjë e vogël fatkeqësia që ka rënë mbi ne, mbi mbretërit tanë,  mbi krerët tanë, mbi priftërinjtë tanë,  mbi profetët tanë, mbi prindërit tanë dhe mbi tërë popullin tënd, nga koha e mbretërve të Asirisë e deri në ditën e sotme.
<scripture passage="Neh 9:33" parsed="|Neh|9|33|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.33" />
<sup>33</sup> Megjithatë ti ke qenë i drejtë në të gjitha gjërat që na kanë ndodhur, sepse ti ke vepruar me besnikëri, ndërsa ne kemi vepruar me pabesi.
<scripture passage="Neh 9:34" parsed="|Neh|9|34|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.34" />
<sup>34</sup> Mbretërit tanë, krerët tanë, priftërinjtë tanë dhe etërit tanë nuk kanë zbatuar në praktikë ligjin tënd dhe as që u janë bindur urdhërimeve dhe porosive me të cilat i nxitje.
<scripture passage="Neh 9:35" parsed="|Neh|9|35|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.35" />
<sup>35</sup> Edhe kur të gjendeshin në mbretërinë e tyre, në mirëqënien e madhe që ti u kishe siguruar atyre dhe në vendin e gjerë dhe pjellor që ti u kishe vënë në dispozicion, nuk të shërbyen dhe nuk i braktisën veprimet e tyre të këqija.
<scripture passage="Neh 9:36" parsed="|Neh|9|36|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.36" />
<sup>36</sup> Dhe ja, sot jemi skllevër! jemi skllevër në vendin që u kishe dhënë etërve tanë, që të hanin frytet e tij dhe të gëzonin të mirat.
<scripture passage="Neh 9:37" parsed="|Neh|9|37|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.37" />
<sup>37</sup> Kështu prodhimet e bollshme të tij u shkojnë mbretit që ti ke vendosur mbi ne për shkak të mëkateve tona; ata sundojnë trupat tona dhe mbi bagëtinë tonë ashtu si duan; dhe ne ndodhemi në ankth të madh.
<scripture passage="Neh 9:38" parsed="|Neh|9|38|0|0" osisRef="Bible:Neh.9.38" />
<sup>38</sup> Për shkak të gjithë kësaj, ne marrim një zotim të vendosur dhe e vëmë me të shkruar; dhe krerët tanë, Levitët tanë dhe priftërinjtë tanë do të vënë vulën e tyre mbi të.
</p>
</div3>

<div3 title="Nehemiah 10" progress="43.93%" prev="Neh.9" next="Neh.11" id="Neh.10">
<h3 id="Neh.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Neh.10-p1">
<scripture passage="Neh 10:1" parsed="|Neh|10|1|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.1" />
<sup>1</sup> Ata që vunë vulën e tyre mbi dokumentin ishin: Nehemia, qeveritari, bir i Hakaliahut, dhe Sedekia,
<scripture passage="Neh 10:2" parsed="|Neh|10|2|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.2" />
<sup>2</sup> Serajahu, Azaria, Jeremia,
<scripture passage="Neh 10:3" parsed="|Neh|10|3|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.3" />
<sup>3</sup> Pashuhuri, Amariahu, Malkija,
<scripture passage="Neh 10:4" parsed="|Neh|10|4|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.4" />
<sup>4</sup> Hatushi, Shebaniahu, Maluku,
<scripture passage="Neh 10:5" parsed="|Neh|10|5|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.5" />
<sup>5</sup> Harimi, Meremothi, Obadiahu,
<scripture passage="Neh 10:6" parsed="|Neh|10|6|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.6" />
<sup>6</sup> Danieli, Ginethoni, Baruku,
<scripture passage="Neh 10:7" parsed="|Neh|10|7|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.7" />
<sup>7</sup> Meshulami, Abijahu, Mijamini,
<scripture passage="Neh 10:8" parsed="|Neh|10|8|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.8" />
<sup>8</sup> Maaziahu, Bilgai, Shemajahu. Këta ishin priftërinj.
<scripture passage="Neh 10:9" parsed="|Neh|10|9|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.9" />
<sup>9</sup> Levitët: Jeshua, bir i Azaniahut, Binui nga bijtë e Henadadit dhe Kadmieli,
<scripture passage="Neh 10:10" parsed="|Neh|10|10|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.10" />
<sup>10</sup> dhe vëllezërit e tyre Shebaniahu, Hodijahu, Kelita, Pelajahu, Hanani,
<scripture passage="Neh 10:11" parsed="|Neh|10|11|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.11" />
<sup>11</sup> Mika, Rehobi, Hashabiahu,
<scripture passage="Neh 10:12" parsed="|Neh|10|12|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.12" />
<sup>12</sup> Zakuri, Sherebiahu, Shebaniahu,
<scripture passage="Neh 10:13" parsed="|Neh|10|13|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.13" />
<sup>13</sup> Hodijahu, Bani dhe Beninu.
<scripture passage="Neh 10:14" parsed="|Neh|10|14|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.14" />
<sup>14</sup> Krerët e popullit: Paroshi, Pahath-Moabi, Elami, Zatu, Bani,
<scripture passage="Neh 10:15" parsed="|Neh|10|15|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.15" />
<sup>15</sup> Buni, Azgabi, Bebai,
<scripture passage="Neh 10:16" parsed="|Neh|10|16|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.16" />
<sup>16</sup> Adonijahu, Bigvai, Adini,
<scripture passage="Neh 10:17" parsed="|Neh|10|17|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.17" />
<sup>17</sup> Ateri, Ezekia, Azuri,
<scripture passage="Neh 10:18" parsed="|Neh|10|18|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.18" />
<sup>18</sup> Hodijahu, Hashumi, Betsai,
<scripture passage="Neh 10:19" parsed="|Neh|10|19|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.19" />
<sup>19</sup> Harifi, Anatothi, Nebai,
<scripture passage="Neh 10:20" parsed="|Neh|10|20|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.20" />
<sup>20</sup> Magpiashi, Meshulami, Heziri,
<scripture passage="Neh 10:21" parsed="|Neh|10|21|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.21" />
<sup>21</sup> Meshezabeeli, Tsadoku, Jadua,
<scripture passage="Neh 10:22" parsed="|Neh|10|22|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.22" />
<sup>22</sup> Pelatiahu, Hanani, Anajahu,
<scripture passage="Neh 10:23" parsed="|Neh|10|23|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.23" />
<sup>23</sup> Hoshea, Hananiahu, Hasshubi
<scripture passage="Neh 10:24" parsed="|Neh|10|24|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.24" />
<sup>24</sup> Halloheshi, Pilha, Shobeku,
<scripture passage="Neh 10:25" parsed="|Neh|10|25|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.25" />
<sup>25</sup> Rehumi, Hashabnahu, Maasejahu,
<scripture passage="Neh 10:26" parsed="|Neh|10|26|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.26" />
<sup>26</sup> Ahijahu, Hanani, Anani
<scripture passage="Neh 10:27" parsed="|Neh|10|27|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.27" />
<sup>27</sup> Maluku, Harimi dhe Baanahu.
<scripture passage="Neh 10:28" parsed="|Neh|10|28|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.28" />
<sup>28</sup> Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, Nethinejtë dhe tërë ata që ishin ndarë nga popujt e vendeve të huaja për të ndjekur ligjin e Perëndisë, bashkëshortet e tyre,  bijtë e tyre dhe bijat e tyre, domethënë tërë  ata që kishin njohuri dhe zgjuarësi,
<scripture passage="Neh 10:29" parsed="|Neh|10|29|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.29" />
<sup>29</sup> u bashkuan me vëllezërit e tyre, me më të shquarit, dhe u zotuan me mallkim dhe betim se do të ecnin në rrugën e caktuar nga ligji i Perëndisë, që ishte dhënë me anë të Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë,  dhe të respektonin e të zbatonin në  praktikë të gjitha urdhërimet e Zotit, Zotit tonë, dekretet e tij dhe statutet e tij,
<scripture passage="Neh 10:30" parsed="|Neh|10|30|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.30" />
<sup>30</sup> të mos u japim bijat tona popujve të vendit dhe të mos marrim bijat e tyre për bijtë tanë,
<scripture passage="Neh 10:31" parsed="|Neh|10|31|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.31" />
<sup>31</sup> të mos blejmë asgjë ditën e shtunë ose në një ditë tjetër të shenjtë nga popujt që çojnë për të shitur ditën e shtunë çfarëdo lloj mallrash dhe drithërash, ta lëmë tokën të pushojë çdo vit të shtatë dhe të mos vjelim asnjë borxh.
<scripture passage="Neh 10:32" parsed="|Neh|10|32|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.32" />
<sup>32</sup> U zotuam prerazi të paguajmë çdo vit një të tretën e një sikli për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tonë,
<scripture passage="Neh 10:33" parsed="|Neh|10|33|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.33" />
<sup>33</sup> për bukët e paraqitjes, për blatimin e përjetshëm të ushqimit, për olokaustin e përjetshëm të të shtunave, të ditëve të hënës së re, të festave të caktuara, për gjërat e shenjtëruara, për ofertat  e bëra për mëkatin, për shlyerjen e fajit të  Izraelit, dhe për çdo punë të kryer në shtëpinë e Perëndisë tonë.
<scripture passage="Neh 10:34" parsed="|Neh|10|34|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.34" />
<sup>34</sup> Përveç kësaj hodhëm short midis priftërinjve, Levitëve dhe popullit për ofertën e druve që duhet të çohen në shtëpinë e Perëndisë tonë, çdo vit në afate të caktuara, sipas shtëpive tona atërore, me  qëllim që të digjen në altarin e Zotit,  Perëndisë tonë, ashtu siç është shkruar në ligj.
<scripture passage="Neh 10:35" parsed="|Neh|10|35|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.35" />
<sup>35</sup> U zotuam gjithashtu të çojmë çdo vit në shtëpinë e Zotit prodhimet e para të tokës sonë dhe frytat e para të çdo peme,
<scripture passage="Neh 10:36" parsed="|Neh|10|36|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.36" />
<sup>36</sup> dhe të parëlindurit e bijve tanë dhe të bagëtisë sonë, ashtu siç është shkruar në ligj, dhe me të pjelljen e parë të bagëtive tona të trasha dhe të imta për t'ua paraqitur në shtëpinë e Perëndisë  tonë priftërinjve që kryejnë shërbim në shtëpinë  e Perëndisë tonë.
<scripture passage="Neh 10:37" parsed="|Neh|10|37|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.37" />
<sup>37</sup> Përveç kësaj u zotuam t'u çojmë priftërinjve në dhomat e shtëpisë së Perëndisë tonë prodhimet e para të brumit tonë, ofertat tona, frutat e çdo peme, mushtin dhe vajin, dhe Levitëve të dhjetën e tokës  sonë; vetë Levitët do të marrin të dhjetën  pjesë në të gjitha qytetet ku ne punojmë.
<scripture passage="Neh 10:38" parsed="|Neh|10|38|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.38" />
<sup>38</sup> Një prift, pasardhës i Aaronit, do të jetë me Levitët kur ata do të marrin të dhjetat; dhe Levitët do ta çojnë të dhjetën e së dhjetës në shtëpinë e Perëndisë tonë, në dhomat e thesarit,
<scripture passage="Neh 10:39" parsed="|Neh|10|39|0|0" osisRef="Bible:Neh.10.39" />
<sup>39</sup> sepse në këto dhoma bijtë e Izraelit dhe bijtë e Levit do të sjellin ofertat e grurit, të mushtit dhe të vajit; këtu janë veglat e shenjtërores, priftërinjtë që kryejnë shërbimin, derëtarët dhe këngëtarët.  Ne nuk do ta braktisim shtëpinë e  Perëndisë tonë.
</p>
</div3>

<div3 title="Nehemiah 11" progress="44.02%" prev="Neh.10" next="Neh.12" id="Neh.11">
<h3 id="Neh.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Neh.11-p1">
<scripture passage="Neh 11:1" parsed="|Neh|11|1|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.1" />
<sup>1</sup> Krerët e popullit u vendosën në Jeruzalem; pjesa tjetër e popullit hodhi me short që një në çdo dhjetë veta të vinte të banonte në Jerualem, në qytetin e shenjtë; nëntë të dhjetat e tjerë duhet të qëndronin përkundrazi në qytetet e tjera.
<scripture passage="Neh 11:2" parsed="|Neh|11|2|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.2" />
<sup>2</sup> Populli bekoi tërë ata që spontanisht u ofruan të banojnë në Jeruzalem.
<scripture passage="Neh 11:3" parsed="|Neh|11|3|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.3" />
<sup>3</sup> Këta janë krerët e provincës që u vendosën në Jeruzalem, (por në qytetet e Judës secili u vendos në pronën e vet, në qytetin e vet: Izraelitët, priftërinjtë, Levitët, Nethinejtë, dhe bijtë e shërbëtorëve të Salomonit).
<scripture passage="Neh 11:4" parsed="|Neh|11|4|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.4" />
<sup>4</sup> Në Jeruzalem u vendosën një pjesë e bijve të Judës dhe të Beniaminit. Nga bijtë e Judës: Atahiahu, bir i Uziahut, bir i Zakarias, bir i Amariahut, bir i Shefatiahut, bir i Mahalaleelit, nga bijtë e Peretsit,
<scripture passage="Neh 11:5" parsed="|Neh|11|5|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.5" />
<sup>5</sup> dhe Maaseja, bir i Barukut, bir i Kol-Hozehut, bir i Hazajahut, bir i Adajahut, bir i Jojaribit, bir i Zakarias, bir i Shilonitit.
<scripture passage="Neh 11:6" parsed="|Neh|11|6|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.6" />
<sup>6</sup> Shuma e bijve të Peretsit që u vendosën në Jeruzalem: katërqind e gjashtëdhjetë e tetë trima.
<scripture passage="Neh 11:7" parsed="|Neh|11|7|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.7" />
<sup>7</sup> Këta janë bijtë e Beniaminit: Salu, bir i Mashulamit, bir i Joedit, bir i Pedajahut, bir i Kolajahut, bir i Maasejahut, bir i Ithielit, bir i Isaias;
<scripture passage="Neh 11:8" parsed="|Neh|11|8|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.8" />
<sup>8</sup> mbas tij, Gabai dhe Sallai; gjithsej, nëntëqind e njëzet e tetë.
<scripture passage="Neh 11:9" parsed="|Neh|11|9|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.9" />
<sup>9</sup> Joeli, bir i Zikrit, ishte i pari i tyre, dhe Juda, bir i Senuahut, ishte shefi i dytë i qytetit.
<scripture passage="Neh 11:10" parsed="|Neh|11|10|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.10" />
<sup>10</sup> Nga priftërinjtë: Jedajahu, bir i Jojaribit dhe Jakini,
<scripture passage="Neh 11:11" parsed="|Neh|11|11|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.11" />
<sup>11</sup> Serajahu, bir i Hilkiahut, bir i Meshullamit, bir i Tsadokut, bir i Merajothit, bir i Ahitubit, ishte i pari i shtëpisë së Perëndisë,
<scripture passage="Neh 11:12" parsed="|Neh|11|12|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.12" />
<sup>12</sup> vëllezërit e tyre të caktuar me punë në tempull ishin tetëqind e njëzet e dy veta; dhe Adajahu, biri Jerohamit, bir i Pelaliahut, bir i Amtsit, bir i Zakarias, bir i Pashhurit, bir i Malkijahut
<scripture passage="Neh 11:13" parsed="|Neh|11|13|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.13" />
<sup>13</sup> dhe vëllezërit e tij, të parët e shtëpive atërore, ishin gjithsej dyqind e dyzet e dy veta; dhe Amashaai, bir i Azareelit, bir i Ahzait, bir i Meshilemothit, bir i Imerit,
<scripture passage="Neh 11:14" parsed="|Neh|11|14|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.14" />
<sup>14</sup> dhe vëllezërit e tyre, burra trima, ishin njëqind e njëzet e tetë veta. Zabdieli, bir i Gedolimit, ishte i pari i tyre.
<scripture passage="Neh 11:15" parsed="|Neh|11|15|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.15" />
<sup>15</sup> Nga Levitët: Shemajahu, bir i Hashshubit, bir i Hazrikamit, bir i Hashabiahut, bir i Bunit,
<scripture passage="Neh 11:16" parsed="|Neh|11|16|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.16" />
<sup>16</sup> Shabethai dhe Jozabadi, të caktuar në shërbimin e jashtëm të shtëpisë së Perëndisë, midis krerëve të Levitëve;
<scripture passage="Neh 11:17" parsed="|Neh|11|17|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.17" />
<sup>17</sup> dhe Mataniahu, bir i Mikas, bir i Zabdiut, bir i Asafit, që fillonte lëvdimet gjatë lutjes, i pari dhe Bakbukiahu, i dyti ndër vëllezërit e tij, dhe Abda, bir i Shamuas, bir i Galalit, bir i Jeduthunit.
<scripture passage="Neh 11:18" parsed="|Neh|11|18|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.18" />
<sup>18</sup> Shuma e Levitëve në qytetin e shenjtë: dyqind e tetëdhjetë e katër veta.
<scripture passage="Neh 11:19" parsed="|Neh|11|19|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.19" />
<sup>19</sup> Derëtarët: Akubi, Talmoni dhe vëllezërit e tyre, rojtarë të portave: njëqind e shtatëdhjetë e dy veta.
<scripture passage="Neh 11:20" parsed="|Neh|11|20|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.20" />
<sup>20</sup> Pjesa tjetër e Izraelit, e priftërinjve dhe e Levitëve u vendosën në të gjitha qytetet e Judës, secili në pronën e vet.
<scripture passage="Neh 11:21" parsed="|Neh|11|21|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.21" />
<sup>21</sup> Nethinejtë u vendosën mbi Ofelin; Tsiha dhe Gishpa ishin në krye të Nethinejve.
<scripture passage="Neh 11:22" parsed="|Neh|11|22|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.22" />
<sup>22</sup> Kryetari i Levitëve në Jeruzalem ishte Uzi, bir i Banit, bir i Hashabiahut, bir i Mataniahut, bir i Mikas, nga bijtë e Asafit, që ishin këngëtarët e caktuar për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë.
<scripture passage="Neh 11:23" parsed="|Neh|11|23|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.23" />
<sup>23</sup> Përsa u përket atyre, në fakt mbreti kishte dhënë urdhër që çdo ditë t'i jepej këngëtarëve një furnizim i caktuar
<scripture passage="Neh 11:24" parsed="|Neh|11|24|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.24" />
<sup>24</sup> Pethahiahu, bir i Meshezabeelit, nga bijtë e Zerahut, birit të Judës, ishte i deleguari i mbretit për të gjitha punët e popullit.
<scripture passage="Neh 11:25" parsed="|Neh|11|25|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.25" />
<sup>25</sup> Përsa u përket fshatrave me fushat e tyre, disa nga bijtë e Judës u vendosën në Kirjath-Arba dhe në fshatrat e tij, në Dibon dhe në fshatrat e tij, në Jekabseel dhe në fshatrat e tij,
<scripture passage="Neh 11:26" parsed="|Neh|11|26|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.26" />
<sup>26</sup> në Jeshua, në Moladah, në Beth-Peleth,
<scripture passage="Neh 11:27" parsed="|Neh|11|27|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.27" />
<sup>27</sup> në Atsar-Shual, në Beer-Sheba dhe në fshatrat e tij,
<scripture passage="Neh 11:28" parsed="|Neh|11|28|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.28" />
<sup>28</sup> në Tsiklag, në Mekona dhe në fshatrat e tij,
<scripture passage="Neh 11:29" parsed="|Neh|11|29|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.29" />
<sup>29</sup> në En-Rimon, në Tsorah, në Jarmuth,
<scripture passage="Neh 11:30" parsed="|Neh|11|30|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.30" />
<sup>30</sup> në Zanoah, në Adullam dhe në fshatrat e tyre, në Lakish dhe në fushat e tij, në Azekah dhe në fshatrat e tij. U vendosën në Beer-Sheba deri në luginën e Hinomit.
<scripture passage="Neh 11:31" parsed="|Neh|11|31|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.31" />
<sup>31</sup> Bijtë e Beniaminit u vendosën në Geba, në Mikmash, në Aijah, në Bethel dhe në fshatrat e tyre,
<scripture passage="Neh 11:32" parsed="|Neh|11|32|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.32" />
<sup>32</sup> në Anathoth, në Nob, në Ananiah,
<scripture passage="Neh 11:33" parsed="|Neh|11|33|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.33" />
<sup>33</sup> në Atsor, në Ramah, në Gitaim,
<scripture passage="Neh 11:34" parsed="|Neh|11|34|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.34" />
<sup>34</sup> në Hadid, në Tseboim, në Nebalat,
<scripture passage="Neh 11:35" parsed="|Neh|11|35|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.35" />
<sup>35</sup> në Lod dhe në Ono, në luginën e artizanëve.
<scripture passage="Neh 11:36" parsed="|Neh|11|36|0|0" osisRef="Bible:Neh.11.36" />
<sup>36</sup> Disa divizione të Levitëve të Judës u bashkuan në Beniamin.
</p>
</div3>

<div3 title="Nehemiah 12" progress="44.12%" prev="Neh.11" next="Neh.13" id="Neh.12">
<h3 id="Neh.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Neh.12-p1">
<scripture passage="Neh 12:1" parsed="|Neh|12|1|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.1" />
<sup>1</sup> Këta janë priftërinjtë dhe Levitët që u kthyen me Zorobabelin, birin e Shealthielit, dhe me Jeshuan: Serajahu, Jeremia, Ezdra,
<scripture passage="Neh 12:2" parsed="|Neh|12|2|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.2" />
<sup>2</sup> Amariahu, Malluku, Hatushi,
<scripture passage="Neh 12:3" parsed="|Neh|12|3|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.3" />
<sup>3</sup> Shekaniahu, Rehumi, Meremothi,
<scripture passage="Neh 12:4" parsed="|Neh|12|4|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.4" />
<sup>4</sup> Ido, Ginethoi, Abijahu,
<scripture passage="Neh 12:5" parsed="|Neh|12|5|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.5" />
<sup>5</sup> Mijamini, Maadiahu, Bilgahu,
<scripture passage="Neh 12:6" parsed="|Neh|12|6|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.6" />
<sup>6</sup> Shemajahu, Jojaribi, Jedajahu,
<scripture passage="Neh 12:7" parsed="|Neh|12|7|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.7" />
<sup>7</sup> Sallu, Amoku, Hilkiahu dhe Jedajahu. Këta ishin krerët e priftërinjve dhe të vëllezërve të tyre në kohën e Jeshuas.
<scripture passage="Neh 12:8" parsed="|Neh|12|8|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.8" />
<sup>8</sup> Levitët përfaqësoheshin nga Jeshua, Binu, Kamieli, Sherebiahu, Juda dhe Mataniahu, që ishte caktuar bashkë me vëllezërit e tij në këngën e falenderimit.
<scripture passage="Neh 12:9" parsed="|Neh|12|9|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.9" />
<sup>9</sup> Bakbukiahu dhe Uni, vëllezër të tyre, rrinin përballë tyre sipas funksioneve të tyre.
<scripture passage="Neh 12:10" parsed="|Neh|12|10|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.10" />
<sup>10</sup> Jeshuas i lindi Jojakimi; Jojakimit i lindi Eliashibi; Eliashibit i lindi Jojada,
<scripture passage="Neh 12:11" parsed="|Neh|12|11|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.11" />
<sup>11</sup> Jojadas i lindi Jonathani; Joathanit i lindi Jadua.
<scripture passage="Neh 12:12" parsed="|Neh|12|12|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.12" />
<sup>12</sup> Në kohën e Jojakimit, priftërinjtë të parët e shtëpive atërore ishin si vijon: nga shtëpia e Serajahut, Merajahu; nga ajo e Jeremias, Hananiahu;
<scripture passage="Neh 12:13" parsed="|Neh|12|13|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.13" />
<sup>13</sup> nga ajo e Ezdras, Meshulami; nga ajo e Amariahut, Jehohanani;
<scripture passage="Neh 12:14" parsed="|Neh|12|14|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.14" />
<sup>14</sup> nga ajo e Melikut, Jonathani; nga ajo e Shebaniahut, Jozefi;
<scripture passage="Neh 12:15" parsed="|Neh|12|15|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.15" />
<sup>15</sup> nga ajo e Harimit, Adna; nga ajo e Merajothit, Helkai;
<scripture passage="Neh 12:16" parsed="|Neh|12|16|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.16" />
<sup>16</sup> nga ajo e Idos, Zakaria; nga ajo e Ginethonit, Meshulami;
<scripture passage="Neh 12:17" parsed="|Neh|12|17|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.17" />
<sup>17</sup> nga ajo e Abijahut, Zikri; nga ajo e Miniaminit dhe e Moadiahut, Piltai;
<scripture passage="Neh 12:18" parsed="|Neh|12|18|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.18" />
<sup>18</sup> nga ajo e Bilgahut, Shamua; nga ajo e Shemajahut, Jonathani;
<scripture passage="Neh 12:19" parsed="|Neh|12|19|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.19" />
<sup>19</sup> nga ajo e Jojaribit, Matenai; nga ajo e Jedajahut, Uzi;
<scripture passage="Neh 12:20" parsed="|Neh|12|20|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.20" />
<sup>20</sup> nga ajo e Sallait, Kallai; nga ajo e Amokut, Eberi;
<scripture passage="Neh 12:21" parsed="|Neh|12|21|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.21" />
<sup>21</sup> nga ajo e Hilkiahut, Hashabiahu dhe nga ajo e Jedajahut, Nethaneeli.
<scripture passage="Neh 12:22" parsed="|Neh|12|22|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.22" />
<sup>22</sup> Gjatë mbretërimit të Darit, Persianit, u regjistruan bashkë me priftërinjtë, Levitët që ishin të parë të shtëpive atërore në kohën e Eliashibit, të Jojadas, të Johananit dhe të Jaduas.
<scripture passage="Neh 12:23" parsed="|Neh|12|23|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.23" />
<sup>23</sup> Bijtë e Levit, që ishin të parë të shtëpive atërore, u regjistruan përkundrazi në librin e Kronikave deri në kohën e Johananit, birit të Eliashibit.
<scripture passage="Neh 12:24" parsed="|Neh|12|24|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.24" />
<sup>24</sup> Krerët e Levitëve Hashabiahu, Sherabiahu dhe Jeshua, bir i Kadmielit, bashkë me vëllezërit e tyre, që rrinin përballë tyre, këndonin himne lëvdimi dhe falenderimi me grupe të alternuara, sipas urdhrit të Davidit, njeriut të Perëndisë.
<scripture passage="Neh 12:25" parsed="|Neh|12|25|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.25" />
<sup>25</sup> Mataniahu, Bakbukiahu, Obadiahu, Meshulami, Talmoni dhe Akubi ishin derëtarë dhe ruanin magazinat e portave.
<scripture passage="Neh 12:26" parsed="|Neh|12|26|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.26" />
<sup>26</sup> Këta jetonin në kohën e Jojakimit, birit të Jeshuas, bir i Jotsadakut, dhe në kohën e Nehemias, qeveritarit, dhe të Ezdras, që ishte prift dhe shkrues.
<scripture passage="Neh 12:27" parsed="|Neh|12|27|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.27" />
<sup>27</sup> Për kushtimin e mureve të Jeruzalemit dërguan të kërkojnë Levitë nga tërë vendet e tyre, për t'i sjellë në Jeruzalem që të kremtonin kushtimin me gëzim, me lavderime dhe me këngë, me cembale, me harpa dhe me qeste.
<scripture passage="Neh 12:28" parsed="|Neh|12|28|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.28" />
<sup>28</sup> Dhe bijtë e këngëtarëve u mblodhën nga krahina përreth Jeruzalemit, nga fshatrat e Netofathitëve,
<scripture passage="Neh 12:29" parsed="|Neh|12|29|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.29" />
<sup>29</sup> nga Beth-Gilgali, nga fusha e Gebas dhe të Azmavethit, sepse këngëtarët kishin ndërtuar fshatra përreth Jeruzalemit.
<scripture passage="Neh 12:30" parsed="|Neh|12|30|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.30" />
<sup>30</sup> Priftërinjtë dhe Levitët u pastruan vetë dhe pastruan popullin, portat dhe muret.
<scripture passage="Neh 12:31" parsed="|Neh|12|31|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.31" />
<sup>31</sup> Pastaj unë bëra të hipnin mbi muret krerët e Judës dhe formova kështu dy kore të mëdha lëvdimi. I pari u nis në të djathtë, mbi muret, në drejtim të portës së Plehut;
<scripture passage="Neh 12:32" parsed="|Neh|12|32|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.32" />
<sup>32</sup> prapa tij ecnin Hoshajahu, gjysma e krerëve të Judës,
<scripture passage="Neh 12:33" parsed="|Neh|12|33|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.33" />
<sup>33</sup> Azaria, Ezdra, Meshulami,
<scripture passage="Neh 12:34" parsed="|Neh|12|34|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.34" />
<sup>34</sup> Juda, Beniamini, Shemajahu, Jeremia,
<scripture passage="Neh 12:35" parsed="|Neh|12|35|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.35" />
<sup>35</sup> dhe disa nga bijtë e priftërinjve me boritë e tyre: Zakaria, bir i Jonathanit, bir i Shemajahut, bir i Mataniahut, bir i Mikajahut, bir i Zakurit, bir i Asafit,
<scripture passage="Neh 12:36" parsed="|Neh|12|36|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.36" />
<sup>36</sup> dhe vëllezërit e tij Shemajahu, Azareeli, Milalai; Gilalaji, Maai, Nethaneeli, Juda dhe Hanani, me veglat muzikore të Davidit, njeriut të Perëndisë. Ezdra, shkruesi, ecte në krye të tyre.
<scripture passage="Neh 12:37" parsed="|Neh|12|37|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.37" />
<sup>37</sup> Kur arritën te porta e Burimit u ngjitën drejtpërdrejtë nëpër shkallët e qytetit të Davidit, ku muret lartohen mbi shtëpinë e Davidit, deri te porta e Ujërave, në lindje.
<scripture passage="Neh 12:38" parsed="|Neh|12|38|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.38" />
<sup>38</sup> Kori i dytë i lëvdimit mori drejtimin e kundërt; unë e ndiqja me gjysmën e popullit, mbi muret, mbi kullën e Furrave, deri te muri i Gjerë,
<scripture passage="Neh 12:39" parsed="|Neh|12|39|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.39" />
<sup>39</sup> pastaj mbi portën e Efraimit, mbi portën e Vjetër, mbi portën e Peshqve, mbi kullën e Hananeelit, mbi kullën e Meahut, deri te porta e Deleve; kori u ndal te porta e Burgut.
<scripture passage="Neh 12:40" parsed="|Neh|12|40|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.40" />
<sup>40</sup> Dy koret e lëvdimit u ndalën te shtëpia e Perëndisë; kështu bëra edhe unë me gjysmën e gjyqtarëve që ishin me mua,
<scripture passage="Neh 12:41" parsed="|Neh|12|41|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.41" />
<sup>41</sup> dhe priftërinjtë Eliakim, Maasejah, Minialin, Mikajah, Elioenai, Zakaria, Hananiahu me boritë,
<scripture passage="Neh 12:42" parsed="|Neh|12|42|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.42" />
<sup>42</sup> dhe Maasejahu, Shemajahu, Eleazari, Uzi, Jehohanani, Milkijahu, Elami dhe Ezetri. Këngëtarët kënduan me zë të lartë nën drejtimin e Jezrahiahut.
<scripture passage="Neh 12:43" parsed="|Neh|12|43|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.43" />
<sup>43</sup> Atë ditë ofruan flijime të mëdha dhe u gëzuan sepse Perëndia i kishte mbushur me një gëzim të madh. Edhe gratë dhe fëmijët u gëzuan; dhe gëzimi i Jeruzalemit dëgjohej nga larg.
<scripture passage="Neh 12:44" parsed="|Neh|12|44|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.44" />
<sup>44</sup> Në atë kohë disa njerëz u caktuan për dhomat që shërbenin si magazina për ofertat, për prodhimet e para dhe për të dhjetat, për të mbledhur aty nga arat e qyteteve pjesët e caktuara nga ligji për
<scripture passage="Neh 12:45" parsed="|Neh|12|45|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.45" />
<sup>45</sup> Ata e kryenin shërbimin e Perëndisë të tyre dhe shërbimin e pastrimit, bashkë me këngëtarët dhe me derëtarët, sipas urdhrit të Davidit dhe të Salomonit, që ishte biri i tij.
<scripture passage="Neh 12:46" parsed="|Neh|12|46|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.46" />
<sup>46</sup> Në lashtësi, në kohën e Davidit dhe të Asafit, kishte në të vërtetë drejtues këngëtarësh dhe këngë lëvdimi dhe falenderimi drejtuar Perëndisë.
<scripture passage="Neh 12:47" parsed="|Neh|12|47|0|0" osisRef="Bible:Neh.12.47" />
<sup>47</sup> Në kohën e Zerubabelit dhe të Nehemias, gjithë Izraeli u jepte çdo ditë racionet e caktuara këngëtarëve dhe derëtarëve; vinte gjithashtu mënjanë racionin për Levitët, dhe Levitët vinin mënjanë racionin e shenjtëruar për bijtë e Aaronit.
</p>
</div3>

<div3 title="Nehemiah 13" progress="44.25%" prev="Neh.12" next="Esth" id="Neh.13">
<h3 id="Neh.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Neh.13-p1">
<scripture passage="Neh 13:1" parsed="|Neh|13|1|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.1" />
<sup>1</sup> po atë ditë u lexua në prani të popullit libri i Moisiut, dhe aty u gjet e shkruar që Amoniti dhe Moabiti nuk duhet të hynin kurrë në asamblenë e Perëndisë,
<scripture passage="Neh 13:2" parsed="|Neh|13|2|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.2" />
<sup>2</sup> sepse nuk i kishin pritur me bukë e me ujë bijtë e Izraelit dhe kishin rekrutuar kundër tyre me para Balaamin për t'i mallkuar; por Perëndia ynë e ndëroi mallkimin në bekim.
<scripture passage="Neh 13:3" parsed="|Neh|13|3|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.3" />
<sup>3</sup> Sa e dëgjuan ligjin, ata ndanë nga Izraeli tërë njerëzit e huaj që ishin përzier me ta.
<scripture passage="Neh 13:4" parsed="|Neh|13|4|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.4" />
<sup>4</sup> Para kësaj, prifti Eliashib, që ishte caktuar në dhomat e shtëpisë të Perëndisë tonë dhe kishte lidhur krushqi me Tobiahun,
<scripture passage="Neh 13:5" parsed="|Neh|13|5|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.5" />
<sup>5</sup> kishte përgatitur për këtë një dhomë të madhe, ku vinin më parë ofertat, temjanin, përdorëset, të dhjetat e grurit, të verës dhe të vajit, tërë ato që me ligj u përkisnin Levitëve, këngëtarëve, derëtarëve,  si edhe ofertat e mbledhura për  priftërinjtë.
<scripture passage="Neh 13:6" parsed="|Neh|13|6|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.6" />
<sup>6</sup> Por gjatë kësaj kohe unë nuk isha në Jeruzalem, sepse në vitin e tridhjetë e dytë të Artakserksit, mbretit të Babilonisë, isha kthyer pranë mbretit. Pas një farë kohe mora leje nga mbreti
<scripture passage="Neh 13:7" parsed="|Neh|13|7|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.7" />
<sup>7</sup> dhe u ktheva në Jeruzalem; kështu pashë të keqen që Eliashibi kishte bërë për të favorizuar Tobiahun, duke përgatitur për të një dhomë në oborret e shtëpisë së Perëndisë.
<scripture passage="Neh 13:8" parsed="|Neh|13|8|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.8" />
<sup>8</sup> Më erdhi shumë keq për këtë gjë dhe kështu hodha jashtë dhomës tërë orenditë shtëpiake që i përkisnin Tobiahut;
<scripture passage="Neh 13:9" parsed="|Neh|13|9|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.9" />
<sup>9</sup> pastaj urdhërova që të pastroheshin ato dhoma dhe të rivendoseshin përdorëset e shtëpisë së Perëndisë, ofertat dhe temjani.
<scripture passage="Neh 13:10" parsed="|Neh|13|10|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.10" />
<sup>10</sup> Pastaj mësova gjithashtu që racionet që u detyroheshin Levitëve nuk u ishin dhënë atyre dhe që Levitët dhe këngëtarët, që kryenin shërbimin, kishin ikur secili në tokën e vet.
<scripture passage="Neh 13:11" parsed="|Neh|13|11|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.11" />
<sup>11</sup> Atëherë qortova gjyqtarët dhe u thashë atyre: "Pse shtëpia e Perëndisë është braktisur?". Pastaj i mblodha dhe i vura përsëri në funksonet e tyre.
<scripture passage="Neh 13:12" parsed="|Neh|13|12|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.12" />
<sup>12</sup> Tërë Juda solli pastaj në magazinat të dhjetat e grurit, të mushtit dhe të vajit.
<scripture passage="Neh 13:13" parsed="|Neh|13|13|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.13" />
<sup>13</sup> Mbikëqyrjen e magazinave ia besova priftit Shelemiah, shkruesit Tsadok dhe Pedajahut, një nga Levitët; si ndihmësa të tyre, zgjodha Hananin, birin e Zakurit, bir i Mataniahut, sepse këta konsideroheshin  si njerëz besnikë. Atyre u takonte detyra  të bënin ndarjet midis vëllezërve të tyre.
<scripture passage="Neh 13:14" parsed="|Neh|13|14|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.14" />
<sup>14</sup> Për këtë më kujto mua, o Perëndia im, dhe mos i fshij veprat e mira që kam bërë për shtëpinë e Perëndisë tim dhe për ruajtjen e saj.
<scripture passage="Neh 13:15" parsed="|Neh|13|15|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.15" />
<sup>15</sup> Në ato ditë vura re në Judë disa që shtrydhnin rrushin ditën e shtunë dhe mbartnin thasë gruri, duke i ngakuar mbi gomarët, bashkë me verën, rrushin, fiqtë dhe gjithfarë ngarkesash të tjera që sillnin
<scripture passage="Neh 13:16" parsed="|Neh|13|16|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.16" />
<sup>16</sup> Përveç kësaj disa jerëz të Tiros, që banonin në Jeruzalem, importonin peshk dhe lloj-lloj mallrash dhe ua shisnin bijve të Judës ditën e shtunë dhe në Jeruzalem.
<scripture passage="Neh 13:17" parsed="|Neh|13|17|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.17" />
<sup>17</sup> Atëherë qortova parinë e Judës dhe i thashë: "Ç'është kjo e keqe që kryeni duke përdhosur ditën e shtunë?
<scripture passage="Neh 13:18" parsed="|Neh|13|18|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.18" />
<sup>18</sup> A nuk vepruan njëlloj etërit tonë? A nuk bëri Perëndia ynë të pllakosë mbi ne dhe mbi qytetin tonë tërë kjo fatkeqësi? Por ju po sillni një zemërim më të madh mbi Izraelin, duke përdhosur të shtunën!".
<scripture passage="Neh 13:19" parsed="|Neh|13|19|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.19" />
<sup>19</sup> Kështu, sapo portat e Jeruzalemit filluan të jenë në terr, para se të fillonte e shtuna, unë urdhërova që portat të ishin mbyllur dhe të mos hapeshin deri pas së shtunës; vendosa madje disa shërbëtorë  të mi te portat, me qëllim që asnjë ngarkesë  të mos hynte në qytet gjatë ditës së shtunë.
<scripture passage="Neh 13:20" parsed="|Neh|13|20|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.20" />
<sup>20</sup> Por tregëtarët dhe shitësit e çdo lloj malli e kaluan natën jashtë Jeruzalemit një ose dy herë.
<scripture passage="Neh 13:21" parsed="|Neh|13|21|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.21" />
<sup>21</sup> Atëherë unë i qortova dhe u thashë: "Pse e kaloni natën para mureve? Po ta bëni një herë tjetër, do të veproj kundër jush". Qysh prej atij çasti ata nuk erdhën më ditën e shtunë.
<scripture passage="Neh 13:22" parsed="|Neh|13|22|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.22" />
<sup>22</sup> Urdhërova gjithashtu Levitët që të pastroheshin dhe të vinin të ruanin portat për të shenjtëruar ditën e shtunë. Edhe për këtë më kujto mua, o Perëndia im, dhe ki mëshirë për mua sipas madhësisë së dhembshurisë sate!
<scripture passage="Neh 13:23" parsed="|Neh|13|23|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.23" />
<sup>23</sup> Në ato ditë pashë gjithashtu disa Judej që ishin martuar me gra të Ashdodit, të Amonit dhe të Moabit,
<scripture passage="Neh 13:24" parsed="|Neh|13|24|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.24" />
<sup>24</sup> gjysma e bijve të tyre fliste gjuhën e Ashdodit dhe nuk dinte të fliste gjuhën judaike, por fliste vetëm gjuhën e këtij apo atij populli.
<scripture passage="Neh 13:25" parsed="|Neh|13|25|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.25" />
<sup>25</sup> Atëherë unë i qortova, i mallkova, rraha disa prej tyre, iu shkula flokët; pastaj i vura që te betohen në emër të Perëndisë se nuk do t'ia jepnin bijat e veta bijve të atyre dhe nuk do të merrnin bijat e tyre për bijtë e vet, as për vete.
<scripture passage="Neh 13:26" parsed="|Neh|13|26|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.26" />
<sup>26</sup> Dhe thashë: "A nuk mëkatoi, vallë, Salomoni, mbret i Izraelit, për këto gjëra? Megjithatë midis kaq kombeve nuk pati një mbret si ai; e donte Perëndia i tij, dhe Perëndia e kishte vendosur mbret mbi  tërë Izraelin; por gratë e huaja e bënë edhe  atë të mëkatojë.
<scripture passage="Neh 13:27" parsed="|Neh|13|27|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.27" />
<sup>27</sup> A duhet, pra, të dëgjojmë për ju se kryeni këtë të keqe të madhe, se mëkatoni kundër Perëndisë tonë, duke u martuar me gra të huaja?".
<scripture passage="Neh 13:28" parsed="|Neh|13|28|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.28" />
<sup>28</sup> Njeri nga bijtë e Joadas, birit të Elishibit, kryeriftit, ishte dhëndër i Sanballatit, Horonitit; unë e përzura larg vetes.
<scripture passage="Neh 13:29" parsed="|Neh|13|29|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.29" />
<sup>29</sup> Mbaji mend ata, o Perëndia im, sepse kanë ndotur priftërinë dhe besëlidhjen e priftërisë dhe të Levitëve!
<scripture passage="Neh 13:30" parsed="|Neh|13|30|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.30" />
<sup>30</sup> Kështu unë i pastrova nga çdo person i huaj dhe caktova detyrat e priftërinjve dhe të Levitëve, secili në detyrën e vet.
<scripture passage="Neh 13:31" parsed="|Neh|13|31|0|0" osisRef="Bible:Neh.13.31" />
<sup>31</sup> Dhashë gjithashtu dispozita lidhur me ofertën e druve në kohë të caktuara dhe lidhur me prodhimet e para. Më kujto, o Perëndia im, për të më bërë të mira!
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Esther" progress="44.38%" prev="Neh.13" next="Esth.1" id="Esth">
<h2 id="Esth-p0.1">Esther</h2>

<div3 title="Esther 1" progress="44.38%" prev="Esth" next="Esth.2" id="Esth.1">
<h3 id="Esth.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Esth.1-p1">
<scripture passage="Esth 1:1" parsed="|Esth|1|1|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.1" />
<sup>1</sup> Në kohën e Asueros, (ai Asuero që mbretëronte nga Indija deri në Etiopi mbi njëqind e njëzet e shtatë krahina),
<scripture passage="Esth 1:2" parsed="|Esth|1|2|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.2" />
<sup>2</sup> në atë kohë, kur mbreti Asuero rrinte në fronin e mbretërisë së tij që ishte në kështjellën e Suzës,
<scripture passage="Esth 1:3" parsed="|Esth|1|3|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.3" />
<sup>3</sup> në vitin e tretë të mbretërimit të tij shtroi një banket për të gjithë princat dhe shërbëtorët e tij; komandantët e ushtrisë së Persisë dhe të Medisë, fisnikët dhe princat e krahinave u mblodhën para tij.
<scripture passage="Esth 1:4" parsed="|Esth|1|4|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.4" />
<sup>4</sup> Atëherë ai tregoi pasuritë dhe lavdinë e mbretërisë së tij, madhështinë dhe epërsinë e saj për shumë ditë, njëqind e tetëdhjetë ditë.
<scripture passage="Esth 1:5" parsed="|Esth|1|5|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.5" />
<sup>5</sup> Mbasi kaluan këto ditë, mbreti shtroi një banket tjetër prej shtatë ditësh, në oborrin e kopshtit të pallatit mbretëror, për tërë popullin që ndodhej në kështjellën e Suzës, nga më i madhi deri te më i vogli.
<scripture passage="Esth 1:6" parsed="|Esth|1|6|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.6" />
<sup>6</sup> Kishte çadra të bardha dhe ngjyrë vjollce, që vareshin me kordonë të kuq flakë në unaza prej argjendi dhe në shtylla prej mermeri. Kishte divanë prej ari dhe prej argjendi mbi një dysheme prej mermeri  të kuq dhe të bardhë, prej sedefi dhe  alabastri.
<scripture passage="Esth 1:7" parsed="|Esth|1|7|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.7" />
<sup>7</sup> Jepej për të pirë në enë ari, njëra e ndryshme nga tjetra, dhe kishte verë mbretërore me shumicë për hir të bujarisë së mbretit.
<scripture passage="Esth 1:8" parsed="|Esth|1|8|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.8" />
<sup>8</sup> Në bazë të ligjit, askush nuk ishte i detyruar të pinte; në fakt mbreti kishte udhëruar tërë funksionarët e shtëpisë së tij t'i shërbenin secilit atë që dëshironte.
<scripture passage="Esth 1:9" parsed="|Esth|1|9|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.9" />
<sup>9</sup> Edhe mbretëresha Vashti shtroi një banket për gratë në pallatin e mbretit Asuero.
<scripture passage="Esth 1:10" parsed="|Esth|1|10|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.10" />
<sup>10</sup> Ditën e shtatë, kur zemra e mbretit ishte e gëzuar për shkak të verës, ai urdhëroi Mehumanin, Bizthan, Harbonan, Bigthan, Abagthan, Zetharin dhe Karkasin, të shtatë eunukët që shërbënin në prani të mbretit Asuero,
<scripture passage="Esth 1:11" parsed="|Esth|1|11|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.11" />
<sup>11</sup> të sillnin para mbretit mbretëreshën Vashti me kurorën mbretërore, për t'i treguar popullit dhe princave bukurinë e saj; në të vërtetë ajo kishte një pamje të hijshme.
<scripture passage="Esth 1:12" parsed="|Esth|1|12|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.12" />
<sup>12</sup> Por mbretëresha Vashti nuk pranoi të vinte sipas urdhrit të mbretit që iu njoftua me anë të eunukëve; mbreti u pezmatua shumë dhe zemërimi i tij i ziente përbrenda.
<scripture passage="Esth 1:13" parsed="|Esth|1|13|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.13" />
<sup>13</sup> Atëherë mbreti pyeti dijetarët që njihnin kohërat (kjo ishte në fakt mënyra e veprimit të mbretit me gjithë ata që njihnin ligjin dhe drejtësinë;
<scripture passage="Esth 1:14" parsed="|Esth|1|14|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.14" />
<sup>14</sup> me të afërt për të ishin Karshena, Shethari, Admatha, Tarshishi, Meresi, Marsena dhe Memukani, shtatë princa të Persisë dhe të Medisë që pranoheshin të rrinin para mbretit dhe zinin postet e para në mbretëri):
<scripture passage="Esth 1:15" parsed="|Esth|1|15|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.15" />
<sup>15</sup> "Simbas ligjit çfarë duhet t'i bëhet mbretëreshës Vashti, që nuk zbatoi urdhrin e mbretit Asuero që iu transmetua me anë të eunukëve?".
<scripture passage="Esth 1:16" parsed="|Esth|1|16|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.16" />
<sup>16</sup> Memukami u përgjigj para mbretit dhe princave: "Mbretëresha Vashti nuk ka vepruar drejt vetëm ndaj mbretit, por edhe ndaj gjithë princave dhe tërë popujve që janë në të gjitha krahinat e mbretit Asuero.
<scripture passage="Esth 1:17" parsed="|Esth|1|17|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.17" />
<sup>17</sup> Sjellja e mbretëreshës do të merret vesh nga të gjitha gratë që do të nxiten të përçmojnë burrat e tyre dhe të thonë: "Mbreti Asuero kishte urdhëruar që të sillnin para tij mbretëreshën Vashti, por ajo nuk i vajti".
<scripture passage="Esth 1:18" parsed="|Esth|1|18|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.18" />
<sup>18</sup> Madje që sot princeshat e Persisë dhe të Medisë që kanë marrë vesh sjelljen e mbretëreshës, do t'u flasin gjithë princave të mbretit dhe nga kjo do të lindë shumë përçmim dhe zemërim.
<scripture passage="Esth 1:19" parsed="|Esth|1|19|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.19" />
<sup>19</sup> Në qoftë se mbretit i duket me vend, le të nxjerrë ai një udhëresë mbretërore që të përfshihet në ligjet e Persisë dhe të Medisë dhe të jetë e parevokueshme, në bazë të së cilës Vashti të mos dalë  më në prani të mbretit Asuero; mbreti ti japë  pastaj pozitën e saj mbretërore një tjetre më të mirë se ajo.
<scripture passage="Esth 1:20" parsed="|Esth|1|20|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.20" />
<sup>20</sup> Kur urdhëresa e nxjerrë nga mbreti do të njoftohet në tërë mbretërinë e tij, që është e gjerë, tërë gratë do të nderojnë bashkëshortët e tyre, nga më i madhi deri te më i vogli".
<scripture passage="Esth 1:21" parsed="|Esth|1|21|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.21" />
<sup>21</sup> Ky propozim i pëlqeu mbretit dhe princave, dhe mbreti bëri ashtu si kishte thënë Memukani;
<scripture passage="Esth 1:22" parsed="|Esth|1|22|0|0" osisRef="Bible:Esth.1.22" />
<sup>22</sup> dërgoi letra në të gjitha krahinat e mbretërisë, çdo krahine sipas shkrimit të saj dhe, çdo populli sipas gjuhës së tij, në mënyrë që çdo burrë të ishte zot në shtëpinë e tij dhe të fliste gjuhën e popullit të tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Esther 2" progress="44.47%" prev="Esth.1" next="Esth.3" id="Esth.2">
<h3 id="Esth.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Esth.2-p1">
<scripture passage="Esth 2:1" parsed="|Esth|2|1|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.1" />
<sup>1</sup> Mbas këtyre ngjarjeve, kur zemërimi i mbretit Asuero u qetësua, atij iu kujtua Vashti, atë që kishte bërë ajo dhe çfarë kishte vendosur lidhur me të.
<scripture passage="Esth 2:2" parsed="|Esth|2|2|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.2" />
<sup>2</sup> Atëherë shërbëtorët e mbretit që ishin në shërbim të tij i thanë: "Të kërkohen për mbretin vajza të virgjëra dhe të hijshme;
<scripture passage="Esth 2:3" parsed="|Esth|2|3|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.3" />
<sup>3</sup> mbreti le të caktojë në tërë krahinat e mbretërisë së tij komisarë, të cilët të mbledhin tërë vajzat e virgjëra të hijshme në qytetin e Suzës, në shtëpinë e grave nën mbikqyrjen e Hegait, eunukut të  mbretit dhe rojtar i grave, që do t'u japë  atyre melhemet për t'u pastruar.
<scripture passage="Esth 2:4" parsed="|Esth|2|4|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.4" />
<sup>4</sup> Vajza që do t'i pëlqejë mbretit të bëhet mbretëreshë në vend të Vashtit". Ky propozim u pëlqye nga mbreti dhe kështu u veprua.
<scripture passage="Esth 2:5" parsed="|Esth|2|5|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.5" />
<sup>5</sup> Në qytetin e Suzës ishte një jude i quajtur Mardoke, bir i Jairit, bir i Shimeit, bir i Kishit, një Beniaminit,
<scripture passage="Esth 2:6" parsed="|Esth|2|6|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.6" />
<sup>6</sup> që e kishin internuar nga Jeruzalemi bashkë me mërgimtarët e sjellë në robëri me Jekoniahun, mbretin e Judës, nga Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë.
<scripture passage="Esth 2:7" parsed="|Esth|2|7|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.7" />
<sup>7</sup> Ai e kishte rritur Hadasahun, domethënë Esterin, bijën e ungjit të tij, sepse ajo nuk kishte as baba as nënë. Vajza ishte e hijshme dhe kishte trup të bukur; pas vdekjes së atit dhe të nënes së saj, Mardokeu e mori si bijën e tij.
<scripture passage="Esth 2:8" parsed="|Esth|2|8|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.8" />
<sup>8</sup> Kur urdhëri i mbretit dhe dekreti i tij u përhapën, dhe shumë vajza u mblodhën në qytetin e Suzës nën mbikqyrjen e Hegait, edhe Esterin e çuan në pallatin e mbretit nën mbikëqyrjen e Hegait, rojtarit të grave.
<scripture passage="Esth 2:9" parsed="|Esth|2|9|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.9" />
<sup>9</sup> Vajza i pëlqeu dhe fitoi simpatinë e tij; kështu ai u shpejtua t'i japë melhemet për pastrimin dhe ushqimin e saj; i dha gjithashtu shtatë vajza të reja të zgjedhura në pallatin e mbretit dhe e zhvendosi  bashkë me to në apartamentin më të mirë  të shtëpisë së grave.
<scripture passage="Esth 2:10" parsed="|Esth|2|10|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.10" />
<sup>10</sup> Esteri nuk kishte treguar asgjë as për popullin e saj as për vendin e prejardhjes së saj, sepse Mardokeu e kishte urdhëruar të mos tregonte.
<scripture passage="Esth 2:11" parsed="|Esth|2|11|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.11" />
<sup>11</sup> Çdo ditë Mardokeu shëtiste përpara oborrit të shtëpisë së grave për të marrë vesh si ishte Esteri dhe ç'po bëhej me të.
<scripture passage="Esth 2:12" parsed="|Esth|2|12|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.12" />
<sup>12</sup> Kur i vinte radha çdo vajzë të hynte te mbreti Asuero, mbasi kishte bërë dymbëdhjetë muaj përgatitjesh, sipas rregulloreve të grave, sepse kështu plotësoheshin ditët e pastrimit të tyre; gjashtë muaj  për t'u lyer me vaj të mirrës dhe gjashtë  muaj me aroma dhe melheme të grave për t'u pastruar,
<scripture passage="Esth 2:13" parsed="|Esth|2|13|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.13" />
<sup>13</sup> vajza shkonte te mbreti; i lejohej të merrte me vete nga shtëpia e grave në pallatin e mbretit tërë ato që donte.
<scripture passage="Esth 2:14" parsed="|Esth|2|14|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.14" />
<sup>14</sup> Atje ajo shkonte në mbrëmje dhe të nesërmen në mëngjes kalonte në shtëpinë e dytë të grave, nën mbikëqyrjen e Shaashgazit, eunukut të mbretit dhe rojtar i konkubinave. Ajo nuk kthehej më te mbreti,  veçse po ta kërkonte mbreti dhe ta thërrisnin  me emër.
<scripture passage="Esth 2:15" parsed="|Esth|2|15|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.15" />
<sup>15</sup> Kur i erdhi radha për të shkuar te mbreti Esterit, bijës së Abihailit, ungji i Mardokeut, që e kishte marrë me vete si bijën e tij, ajo nuk kërkoi asgjë veç asaj që i tregoi Hegai, eunuku i mbretit,  rojtari i grave. Dhe Esteri fitoi simpatinë  e të gjithë atyre që e shihnin.
<scripture passage="Esth 2:16" parsed="|Esth|2|16|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.16" />
<sup>16</sup> Esterin e çuan te mbreti Asuero në pallatin e tij mbretëror muajin e dhjetë, domethënë në muajin e Tebethit, në vitin e shtatë të mbretërimit të tij.
<scripture passage="Esth 2:17" parsed="|Esth|2|17|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.17" />
<sup>17</sup> Mbreti e dashuroi Esterin më tepër se gjithë gratë e tjera, dhe ajo gjeti hir dhe mirëdashje në sytë e tij më tepër se tërë vajzat e tjera. Kështu ai i vuri mbi kokë kurorën mbretërore dhe e bëri mbretëreshë në vend të Vashtit.
<scripture passage="Esth 2:18" parsed="|Esth|2|18|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.18" />
<sup>18</sup> Pastaj mbreti shtroi një banket të madh për tërë princat dhe shërbëtorët e tij, banketin e Esterit; përveç kësaj ai u dha një ditë pushimi krahinave dhe bëri dhurata me bujari mbretërore.
<scripture passage="Esth 2:19" parsed="|Esth|2|19|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.19" />
<sup>19</sup> Kur vajzat u mblodhën herën e dytë, Mardokeu rrinte ulur te porta e mbretit.
<scripture passage="Esth 2:20" parsed="|Esth|2|20|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.20" />
<sup>20</sup> Esteri, sipas urdhrit që Mardokeu i kishte dhënë, nuk kishte treguar asgjë as për vendin e prejardhjes së saj, as për popullin e saj. Në të vërtetë Esteri zbatonte urdhërat e Mardokeut, ashtu si në kohën kur ishte nën kujdestarinë e tij.
<scripture passage="Esth 2:21" parsed="|Esth|2|21|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.21" />
<sup>21</sup> Në ato ditë, ndërsa Mardokeu rrinte ulur te porta e mbretit, Bigtani dhe Tereshi, dy eunukë të mbretit dhe rojtarë të pragut, u zemëruan dhe kërkuan të shtrinin dorën kundër mbretit Asuero.
<scripture passage="Esth 2:22" parsed="|Esth|2|22|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.22" />
<sup>22</sup> I njoftuar për këtë gjë, Mardokeu lajmëroi mbretëreshën Ester, dhe Esteri informoi mbretin në emër të Mardokeut.
<scripture passage="Esth 2:23" parsed="|Esth|2|23|0|0" osisRef="Bible:Esth.2.23" />
<sup>23</sup> U bënë hetime dhe u provua se gjëja ishte e vërtetë, të dy eunukët u varën në trekëmbësh; pastaj kjo ngjarje u regjistrua në librin e Kronikave, në prani të mbretit.
</p>
</div3>

<div3 title="Esther 3" progress="44.57%" prev="Esth.2" next="Esth.4" id="Esth.3">
<h3 id="Esth.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Esth.3-p1">
<scripture passage="Esth 3:1" parsed="|Esth|3|1|0|0" osisRef="Bible:Esth.3.1" />
<sup>1</sup> Mbas këtyre ngjarjeve, mbreti Asuero e gradoi Hamanin, birin e Hamedathas, Agagitit, e ngriti në rang dhe e vuri karrigen e tij mbi atë të të gjithë princave që ishin me të.
<scripture passage="Esth 3:2" parsed="|Esth|3|2|0|0" osisRef="Bible:Esth.3.2" />
<sup>2</sup> Tërë shërbëtorët e mbretit që rrinin te porta e mbretit përkuleshin dhe binin përmbys para Hamanit, sepse kështu kishte urdhëruar mbreti për të. Por Mardokeu as përkulej, as binte përmbys.
<scripture passage="Esth 3:3" parsed="|Esth|3|3|0|0" osisRef="Bible:Esth.3.3" />
<sup>3</sup> Atëherë shërbëtorët e mbretit që rrinin te porta e tij i thanë Mardokeut: "Pse e shkel urdhrin e mbretit?".
<scripture passage="Esth 3:4" parsed="|Esth|3|4|0|0" osisRef="Bible:Esth.3.4" />
<sup>4</sup> Por, me gjithë se ia përsërsnin çdo ditë këtë urdhër, ai nuk i dëgjonte; prandaj ata ia njoftuan këtë gjë Hamanit, për të parë në se Mardokeu do të ngulte këmbë në qëndrimin e tij. Ai në fakt u kishte thënë atyre së ishte jude.
<scripture passage="Esth 3:5" parsed="|Esth|3|5|0|0" osisRef="Bible:Esth.3.5" />
<sup>5</sup> Kur Hamani pa që Mardokeu nuk përkulej as binte përmbys para tij, u zemërua shumë;
<scripture passage="Esth 3:6" parsed="|Esth|3|6|0|0" osisRef="Bible:Esth.3.6" />
<sup>6</sup> por nuk denjoi të shtrijë dorën e tij vetëm kundër Mardokeut, sepse e kishin njoftuar cilit popull i përkiste Mardokeu; kështu Hamani vendosi të shkatërrojë tërë Judejtë, popullin e Mardokeut, që gjendeshin në tërë mbretërinë e Asueros.
<scripture passage="Esth 3:7" parsed="|Esth|3|7|0|0" osisRef="Bible:Esth.3.7" />
<sup>7</sup> Në muajin e parë, që është muaji i Nisanit, në vitin e dymbëdhjetë të mbretit Asuero, në prani të Hamanit, u hodh Puri (domethënë u hodh shorti), për të vendosur ditën dhe muajin; dhe shorti ra mbi
<scripture passage="Esth 3:8" parsed="|Esth|3|8|0|0" osisRef="Bible:Esth.3.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Hamani i tha mbretit Asuero: "Ka një popull të shpërndarë dhe të veçuar nga popujt e të gjitha krahinave të mbretërisë sate, ligjet e të cilit ndryshojnë nga ato të cilitdo populli tjetër dhe  që nuk respekton ligjet e mbretit; prandaj  mbreti nuk ka asnjë përfitim t'i lërë të gjallë.
<scripture passage="Esth 3:9" parsed="|Esth|3|9|0|0" osisRef="Bible:Esth.3.9" />
<sup>9</sup> Në rast se kjo i pëlqen mbretit, të përpilohet një dekret për shkatërimin e tyre; dhe unë do të paguaj dhjetë mijë talenta argjendi në duart e atyre që kryejnë punën, me qëllim që të derdhen në thesaret e mbretit".
<scripture passage="Esth 3:10" parsed="|Esth|3|10|0|0" osisRef="Bible:Esth.3.10" />
<sup>10</sup> Atëherë mbreti hoqi nga dora unazën me vulën dhe ia dha Hamanit, Agagitit, birit të Hamedathas dhe armikut të Judejve.
<scripture passage="Esth 3:11" parsed="|Esth|3|11|0|0" osisRef="Bible:Esth.3.11" />
<sup>11</sup> Pastaj mbreti i tha Hamanit: "Paratë t'u dhanë, po kështu të jepet populli; bëj me të çfarë të duash".
<scripture passage="Esth 3:12" parsed="|Esth|3|12|0|0" osisRef="Bible:Esth.3.12" />
<sup>12</sup> Ditën e trembëdhjetë të muajit të parë u thirrën sekretarët e mbretit dhe u redaktua një dekret, në bazë të të gjitha gjërave që kishte urdhëruar Hamani, për t'ua dërguar satrapëve të mbretit, qeveritarëve  të çdo krahine dhe krerëve të çdo  populli, çdo krahine sipas shkrimit të saj dhe çdo populli sipas gjuhës së tij. Dekreti u redaktua në emër të mbretit Asuero dhe u vulos me vulën e mbretit.
<scripture passage="Esth 3:13" parsed="|Esth|3|13|0|0" osisRef="Bible:Esth.3.13" />
<sup>13</sup> Këto dokumente u dërguan me anë korierësh në të gjitha krahinat e mbretit, me qëllim që të shkatërroheshin, të vriteshin dhe të shfaroseshin tërë Judejtë, të rinj dhe pleq, fëmijë dhe gra, në një  ditë të vetme, më trembëdhjetë të muajit të  dymbëdhjetë, që është muaji i Adarit, dhe të plaçkiteshin pasuritë e tyre.
<scripture passage="Esth 3:14" parsed="|Esth|3|14|0|0" osisRef="Bible:Esth.3.14" />
<sup>14</sup> Një kopje e dekretit duhet të nxirrej si ligj në çdo krahinë dhe të shpallej për të gjithë popujt, me qëllim që të ishin gati për atë ditë.
<scripture passage="Esth 3:15" parsed="|Esth|3|15|0|0" osisRef="Bible:Esth.3.15" />
<sup>15</sup> Korierët u nisën me të shpejtë sipas urdhrit të mbretit, dhe dekreti u shpall në qytetin e Suzës. Mbreti dhe Hamani ishin ulur dhe pinin, por qyteti i Suzës ishte tmerruar.
</p>
</div3>

<div3 title="Esther 4" progress="44.65%" prev="Esth.3" next="Esth.5" id="Esth.4">
<h3 id="Esth.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Esth.4-p1">
<scripture passage="Esth 4:1" parsed="|Esth|4|1|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.1" />
<sup>1</sup> Kur Mardokeu mësoi të gjitha ato që kishin ndodhur, grisi rrobat e tij, u mbulua me një thes dhe me hi dhe doli nëpër qytet, duke lëshuar britma të forta dhe plot hidhërim;
<scripture passage="Esth 4:2" parsed="|Esth|4|2|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.2" />
<sup>2</sup> dhe arriti deri te porta e mbretit, sepse nuk lejohej që asnjeri i mbuluar me thes të hynte te porta e mbretit.
<scripture passage="Esth 4:3" parsed="|Esth|4|3|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.3" />
<sup>3</sup> Në çdo krahinë, ku arritën urdhëri i mbretit dhe dekreti i tij, pati një keqardhje të madhe për Judejtë, me agjerime, me të qara dhe vajtime; dhe shumë njerëz u mbuluan me një thes dhe me hi.
<scripture passage="Esth 4:4" parsed="|Esth|4|4|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.4" />
<sup>4</sup> Vajzat e Esterit dhe eunukët e saj erdhën t'ia njoftojnë ngjarjen, dhe mbretëresha u angështua shumë; pastaj i dërgoi rroba Mardokeut, që t'i vishte dhe të hiqte nga trupi i tij thesin, por ai nuk i pranoi.
<scripture passage="Esth 4:5" parsed="|Esth|4|5|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Esteri thirri Hathakun, njerin nga eunukët e mbretit të caktuar prej tij t'i shërbenin asaj dhe e urdhëroi të shkonte te Mardokeu për të mësuar se çfarë gjë e brengoste dhe për ç'arësye.
<scripture passage="Esth 4:6" parsed="|Esth|4|6|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.6" />
<sup>6</sup> Kështu Hathaku shkoi te Mardokeu në sheshin e qytetit, që ndodhej përballë portës së mbretit.
<scripture passage="Esth 4:7" parsed="|Esth|4|7|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.7" />
<sup>7</sup> Mardokeu i tregoi tërë ato që i kishin ndodhur dhe përmëndi gjithashtu shumën e parave që Hamani kishte premtuar të derdhte në thesarin mbretëror për të siguruar shkatërrimin e Judejve;
<scripture passage="Esth 4:8" parsed="|Esth|4|8|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.8" />
<sup>8</sup> i dha gjithashtu një kopje të tekstit të dekretit që ishte shpallur në Suzë për shfarosjen e tyre, me qëllim që t'ia tregonte Esterit, t'ia shpjegonte asaj dhe ta urdhëronte të shkonte te mbreti për  ta lutur me të madhe dhe për të ndërhyrë  pranë tij në favor të popullit të tij.
<scripture passage="Esth 4:9" parsed="|Esth|4|9|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.9" />
<sup>9</sup> Kështu Hathaku u kthye tek Esteri dhe i njoftoi fjalët e Mardokeut.
<scripture passage="Esth 4:10" parsed="|Esth|4|10|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Esteri i foli Hathakut dhe e urdhëroi të shkonte e t'i thoshte Mardokeut:
<scripture passage="Esth 4:11" parsed="|Esth|4|11|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.11" />
<sup>11</sup> "Tërë shërbëtorët e mbretit dhe populli i krahinave të tij e dinë që cilido burrë ose grua që hyn në oborrin e brendshëm për të shkuar te mbreti, pa qenë i thirrur, duhet të dënohet me vdekje, në  bazë të një ligji të veçantë, veç po të jetë  se mbreti shtrin ndaj tij skeptrin e tij prej ari; vetëm kështu ai do të shpëtojë jetën e tij. Dhe kaluan tanimë tridhjetë ditë që nuk jam thirrur për të  shkuar te mbreti".
<scripture passage="Esth 4:12" parsed="|Esth|4|12|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.12" />
<sup>12</sup> Kështu ia njoftuan Mardokeut fjalët e Esterit,
<scripture passage="Esth 4:13" parsed="|Esth|4|13|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.13" />
<sup>13</sup> dhe Mardokeu iu përgjigj Esterit: "Mos mendo se do të shpëtosh vetëm ti nga gjithë Judejtë, sepse ndodhesh në pallatin e mbretit.
<scripture passage="Esth 4:14" parsed="|Esth|4|14|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.14" />
<sup>14</sup> Sepse po të jetë se ti hesht në këtë moment, ndihma dhe çlirimi do të vijnë për Judejtë nga një anë tjetër; por ti dhe shtëpia e atit tënd do të shuheni. Përveç kësaj, kush e di nëse është pikërisht  për një kohë të tillë që ti ke arritur në  pozitë mbretërore?".
<scripture passage="Esth 4:15" parsed="|Esth|4|15|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Esteri urdhëroi t'i përgjigjeshin Mardokeut kështu:
<scripture passage="Esth 4:16" parsed="|Esth|4|16|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.16" />
<sup>16</sup> "Shko, mblidh tërë Judejtë që ndodhen në Suzë, dhe agjeroni për mua; rrini pa ngrënë dhe pa pirë tri ditë, natë e ditë. Edhe unë me vajzat e mia do të agjerojmë në të njëjtën mënyrë; pastaj do të  hyj te mbreti; megjithëse një gjë e tillë është  kundër ligjit; dhe në qoftë se duhet të vdes, do të vdes".
<scripture passage="Esth 4:17" parsed="|Esth|4|17|0|0" osisRef="Bible:Esth.4.17" />
<sup>17</sup> Mardokeu iku dhe bëri të gjitha gjërat që Esteri kishte urdhëruar.
</p>
</div3>

<div3 title="Esther 5" progress="44.72%" prev="Esth.4" next="Esth.6" id="Esth.5">
<h3 id="Esth.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Esth.5-p1">
<scripture passage="Esth 5:1" parsed="|Esth|5|1|0|0" osisRef="Bible:Esth.5.1" />
<sup>1</sup> Ditën e tretë, Esteri veshi rrobën mbretërore dhe u paraqit në oborrin e brendshëm të pallatit të mbretit, përballë apartamentit të mbretit. Mbreti ishte ulur mbi fronin mbretëror në pallatin mbretëror, përballë hyrjes së pallatit.
<scripture passage="Esth 5:2" parsed="|Esth|5|2|0|0" osisRef="Bible:Esth.5.2" />
<sup>2</sup> Sa e pa mbreti mbretëreshën Ester më këmbë në oborr, ajo fitoi simpatinë e tij. Kështu mbreti zgjati në drejtim të Esterit skeptrin prej ari që mbante në dorë, dhe Esteri u afrua dhe preku majën e skeptrit.
<scripture passage="Esth 5:3" parsed="|Esth|5|3|0|0" osisRef="Bible:Esth.5.3" />
<sup>3</sup> Atëherë mbreti i tha: "Çfarë do, mbretëreshë Ester? Cila është kërkesa jote? Edhe sikur të jetë gjysma e mbretërisë sime, do të të jepet".
<scripture passage="Esth 5:4" parsed="|Esth|5|4|0|0" osisRef="Bible:Esth.5.4" />
<sup>4</sup> Esteri u përgjigj: "Në qoftë se kështu i pëlqen mbretit, le të vijë sot mbreti me Hamanin në banketin që i kam përgatitur".
<scripture passage="Esth 5:5" parsed="|Esth|5|5|0|0" osisRef="Bible:Esth.5.5" />
<sup>5</sup> Atëherë mbreti tha: "Silleni shpejt Hamanin, që të bëhet ç'ka thënë Esteri". Kështu mbreti dhe Hamani shkuan në banketin që Esteri kishte përgatitur.
<scripture passage="Esth 5:6" parsed="|Esth|5|6|0|0" osisRef="Bible:Esth.5.6" />
<sup>6</sup> Ndërsa po shërbehej vera gjatë banketit, mbreti i tha Esterit: "Cila është kërkesa jote? Do të të plotësohet. Çfarë kërkon? Qoftë edhe gjysma e mbretërisë sime, do të bëhet".
<scripture passage="Esth 5:7" parsed="|Esth|5|7|0|0" osisRef="Bible:Esth.5.7" />
<sup>7</sup> Esteri u përgjigj dhe tha: "Ja, kërkesa ime ajo që po kërkoj:
<scripture passage="Esth 5:8" parsed="|Esth|5|8|0|0" osisRef="Bible:Esth.5.8" />
<sup>8</sup> Në qoftë se kam gjetur hir në sytë e mbretit dhe në qoftë se mbretit i pëlqen të plotësojë kërkesën time dhe të më japë atë që kërkoj, le të vijë mbreti me Hamanin në banketin që unë do t'u përgatis  atyre, dhe nesër kam për të bërë ashtu si ka  thënë mbreti".
<scripture passage="Esth 5:9" parsed="|Esth|5|9|0|0" osisRef="Bible:Esth.5.9" />
<sup>9</sup> Atë ditë Hamani doli gjithë qejf dhe me zemër të kënaqur, por kur Hamani në portën e mbretit pa Mardokeun që as ngrihej as lëvizte para tij, u zemërua shumë me të.
<scripture passage="Esth 5:10" parsed="|Esth|5|10|0|0" osisRef="Bible:Esth.5.10" />
<sup>10</sup> Megjithatë Hamani e mbajti veten, shkoi në shtëpi dhe dërgoi të thërrasin miqtë e tij dhe Zereshin, bashkëshorten e tij.
<scripture passage="Esth 5:11" parsed="|Esth|5|11|0|0" osisRef="Bible:Esth.5.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Hamani u foli atyre mbi shkëlqimin e pasurive të tij, mbi numrin e madh të bijve të tij, mbi të gjitha gjërat me të cilat mbreti e kishte nderuar, dhe si e kishte ngritur mbi princat dhe shërbëtorët e mbretit.
<scripture passage="Esth 5:12" parsed="|Esth|5|12|0|0" osisRef="Bible:Esth.5.12" />
<sup>12</sup> Hamani shtoi gjithashtu: "Edhe mbretëresha Ester nuk ka sjellë bashkë me mbretin në banket askënd tjetër veç meje; edhe nesër më ka ftuar ajo bashkë me mbretin.
<scripture passage="Esth 5:13" parsed="|Esth|5|13|0|0" osisRef="Bible:Esth.5.13" />
<sup>13</sup> Por tërë kjo nuk më mjafton deri sa do të shoh Mardokeun Judeun të ulur para portës së mbretit".
<scripture passage="Esth 5:14" parsed="|Esth|5|14|0|0" osisRef="Bible:Esth.5.14" />
<sup>14</sup> Aëherë bashkëshortja e tij Zeresh dhe tërë miqtë e tij i thanë: "Të përgatitet një trekëmbësh i lartë pesëdhjetë kubitë; nesër në mëngjes i thuaj mbretit që aty të varet Mardokeu; pastaj shko i kënaqur  në banket me mbretin". Kjo gjë i pëlqeu  Hamanit, që bëri të përgatitet trekëmbëshi.
</p>
</div3>

<div3 title="Esther 6" progress="44.78%" prev="Esth.5" next="Esth.7" id="Esth.6">
<h3 id="Esth.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Esth.6-p1">
<scripture passage="Esth 6:1" parsed="|Esth|6|1|0|0" osisRef="Bible:Esth.6.1" />
<sup>1</sup> Atë natë mbretin nuk e zinte gjumi. Atëherë urdhëroi që t'i sillnin librin e ngjarjeve për t'u mbajtur mend, Kronikat; dhe u lexua para mbretit.
<scripture passage="Esth 6:2" parsed="|Esth|6|2|0|0" osisRef="Bible:Esth.6.2" />
<sup>2</sup> U gjet e shkruar që Mardokeu kishte denoncuar Bigthanan dhe Tereshin, dy eunukët e mbretit midis derëtarëve, që kishin kërkuar të shtrinin dorën kundër mbretit Asuero.
<scripture passage="Esth 6:3" parsed="|Esth|6|3|0|0" osisRef="Bible:Esth.6.3" />
<sup>3</sup> Atëherë mbreti pyeti: "Çfarë nderimi dhe shpërblimi iu dha Mardokeu për këtë?". Shërbëtorët e mbretit që i shërbenin u përgjigjën: "Nuk u bë asgjë për të".
<scripture passage="Esth 6:4" parsed="|Esth|6|4|0|0" osisRef="Bible:Esth.6.4" />
<sup>4</sup> Atëherë mbreti tha: "Kush është në oborr?". (Hamani sapo kishte hyrë në oborrin e jashtëm të pallatit të mbretit, për t'i kërkuar mbretit që ta varte Mardokeun në trekëmbëshin që kishte përgatitur për të).
<scripture passage="Esth 6:5" parsed="|Esth|6|5|0|0" osisRef="Bible:Esth.6.5" />
<sup>5</sup> Shërbëtorët e mbretit iu përgjigjën: "Ja, Hamani është në oborr". Mbreti tha: "Lëreni të hyjë".
<scripture passage="Esth 6:6" parsed="|Esth|6|6|0|0" osisRef="Bible:Esth.6.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Hamani hyri dhe mbreti i tha: "Çfarë duhet t'i bëhet një njeriu që mbreti dëshiron ta nderojë?". Hamani mendoi në zemër të vet: "Cilin do të donte të nderonte mbretin më shumë se mua?".
<scripture passage="Esth 6:7" parsed="|Esth|6|7|0|0" osisRef="Bible:Esth.6.7" />
<sup>7</sup> Hamani iu përgjigj mbretit: "Për njeriun që mbreti dëshiron të nderojë,
<scripture passage="Esth 6:8" parsed="|Esth|6|8|0|0" osisRef="Bible:Esth.6.8" />
<sup>8</sup> të merret rroba mbretërore që ka veshur mbreti dhe kali mbi të cilin ka hipur dhe të vihet mbi kokën e tij një kurorë mbretërore.
<scripture passage="Esth 6:9" parsed="|Esth|6|9|0|0" osisRef="Bible:Esth.6.9" />
<sup>9</sup> T'i dorëzohet rrobja dhe kali njerit prej princave më fisnikë të mbretit dhe t'i vishen rrobat njeriut që mbreti dëshiron të nderojë; pastaj të çohet me kalë nëpër rrugët e qytetit dhe të shpallet  para tij: "Kështu veprohet me njeriun që mbreti  dëshëron të nderojë!"".
<scripture passage="Esth 6:10" parsed="|Esth|6|10|0|0" osisRef="Bible:Esth.6.10" />
<sup>10</sup> Atëherë mbreti i tha Hamanit: "Shpejto, merr rroben dhe kalin, siç e the, dhe vepro kështu me Judeun Mardoke, që rri ulur pranë portës së mbretit, mos lër pa kryer asgjë nga ato që ke thënë".
<scripture passage="Esth 6:11" parsed="|Esth|6|11|0|0" osisRef="Bible:Esth.6.11" />
<sup>11</sup> Hamani mori, pra, rroben dhe kalin, ia veshi Mardokeut rroben dhe e çoi me kalë nëpër rrugët e qytetit, duke shpallur para tij: "Kështu veprohet me njeriun që mbreti dëshëron të nderojë!".
<scripture passage="Esth 6:12" parsed="|Esth|6|12|0|0" osisRef="Bible:Esth.6.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Mardokeu u kthye te porta e mbretit, por Hamani nxitoi të kthehet në shtëpinë e vet, i pikëlluar dhe kokëmbuluar.
<scripture passage="Esth 6:13" parsed="|Esth|6|13|0|0" osisRef="Bible:Esth.6.13" />
<sup>13</sup> Hamani i tregoi bashkëshortes së tij Zeresh dhe gjithë miqve të tij të gjitha sa i kishin ngjarë. Atëherë njerëzit e urtë dhe gruaja e tij Zeresh i thanë: "Në qoftë se Mardokeu para të cilit ke filluar  të biesh është nga fisi i Judejve, ti  nuk do të arrish të fitosh kundër tij, por do të rrëzohesh plotësisht para tij".
<scripture passage="Esth 6:14" parsed="|Esth|6|14|0|0" osisRef="Bible:Esth.6.14" />
<sup>14</sup> Ata po flisnin akoma me të, kur arritën eunukët e mbretit, të cilët nxituan ta çonin Hamanin në banketin që Ester i kishte përgatitur.
</p>
</div3>

<div3 title="Esther 7" progress="44.84%" prev="Esth.6" next="Esth.8" id="Esth.7">
<h3 id="Esth.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Esth.7-p1">
<scripture passage="Esth 7:1" parsed="|Esth|7|1|0|0" osisRef="Bible:Esth.7.1" />
<sup>1</sup> Mbreti dhe Hamani shkuan, pra, në banketin bashkë me mbretëreshën Ester.
<scripture passage="Esth 7:2" parsed="|Esth|7|2|0|0" osisRef="Bible:Esth.7.2" />
<sup>2</sup> Edhe ditën e dytë, ndërsa gjatë banketit po shërbehej vera, mbreti i tha Esterit: "Cila është kërkesa jote, o mbretëreshë Ester? Do të të plotësohet. Çfarë kërkon? Edhe sikur të jetë gjysma e mbretërisë sime, do të bëhet".
<scripture passage="Esth 7:3" parsed="|Esth|7|3|0|0" osisRef="Bible:Esth.7.3" />
<sup>3</sup> Atëherë mbretëresha Ester u përgjigj: "Në rast se kam gjetur hir në sytë e tu, o mbret, dhe në qoftë se kështu i pëlqen mbretit, kërkesa ime është që të më jepet jeta; dhe kërkoj që populli im të falet.
<scripture passage="Esth 7:4" parsed="|Esth|7|4|0|0" osisRef="Bible:Esth.7.4" />
<sup>4</sup> Sepse unë dhe populli im kemi qenë të shitur për t'u prishur, për t'u vrarë dhe për t'u shfarosur. Po të ishim shitur për t'u bërë skllevër dhe skllave do të kisha heshtur; por armiku nuk mund ta kompensojë  kurrë dëmin që do t'i shkaktohej  mbretit".
<scripture passage="Esth 7:5" parsed="|Esth|7|5|0|0" osisRef="Bible:Esth.7.5" />
<sup>5</sup> Mbreti Asuero i tha mbretëreshës Ester: "Kush është dhe ku ndodhet ai që ka guximin të bëjë një gjë të tillë?".
<scripture passage="Esth 7:6" parsed="|Esth|7|6|0|0" osisRef="Bible:Esth.7.6" />
<sup>6</sup> Esteri u përgjigj: Armiku dhe kundërshtari është ai i keqi Haman". Atëherë Hamanit i hyri tmerri në prani të mbretit dhe të mbretëreshës.
<scripture passage="Esth 7:7" parsed="|Esth|7|7|0|0" osisRef="Bible:Esth.7.7" />
<sup>7</sup> Mbreti u ngrit shumë i zemëruar nga banketi në të cilin shërbehej vera dhe shkoi në kopshtin e pallatit, ndërsa Hamani qëndroi për t'iu lutur me të madhe mbretëreshës Ester për jetën e tij, sepse
<scripture passage="Esth 7:8" parsed="|Esth|7|8|0|0" osisRef="Bible:Esth.7.8" />
<sup>8</sup> Pastaj mbreti u kthye nga kopshti i pallatit, në vendin e banketit ku shërbehej vera; ndërkaq Hamani kishte rënë mbi divanin në të cilin rrinte Esteri. Atëherë mbreti thirri: "Dashke gjithashtu të  dhunosh mbretëreshën, ndërsa unë vetë jam në  shtëpi?". Sa dolën këto fjalë nga goja e mbretit, ia mbuluan fytyrën Hamanit.
<scripture passage="Esth 7:9" parsed="|Esth|7|9|0|0" osisRef="Bible:Esth.7.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Harbonahu, një nga eunukët, tha përpara mbretit: "Ja, në shtëpinë e vetë Hamanit është ngritur një trekëmbësh, i lartë pesëdhjetë kubitë, që Hamani kishte përgatitur për Mardokeun, i cili kishte  folur për të mirën e mbretit". Mbreti tha:  "Vareni aty këtë!".
<scripture passage="Esth 7:10" parsed="|Esth|7|10|0|0" osisRef="Bible:Esth.7.10" />
<sup>10</sup> Kështu Hamanin e varën në trekëmbëshin që kishte përgatitur për Mardokeun. Dhe zemërimi i mbretit u qetësua.
</p>
</div3>

<div3 title="Esther 8" progress="44.88%" prev="Esth.7" next="Esth.9" id="Esth.8">
<h3 id="Esth.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Esth.8-p1">
<scripture passage="Esth 8:1" parsed="|Esth|8|1|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.1" />
<sup>1</sup> Po atë ditë mbreti Asuero i dha mbretëreshës Ester shtëpinë e Hamanit, armikut të Judejve; dhe Mardokeu erdhi para mbretit, të cilit Esteri i kishte shpjeguar se ç'ishte ai për të.
<scripture passage="Esth 8:2" parsed="|Esth|8|2|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.2" />
<sup>2</sup> Kështu mbreti hoqi unazën që i kishte rimarrë Hamanit dhe ia dhe Mardokeut. Pastaj Esteri e caktoi Mardokeun mbi shtëpinë e Hamanit.
<scripture passage="Esth 8:3" parsed="|Esth|8|3|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.3" />
<sup>3</sup> Esteri foli akoma para mbretit, ra në këmbët e tij dhe iu lut me lot ndër sy që të pengonte komplotin e keq të Hamanit, Agagitit, dhe planin që ai kishte menduar kundër Judejve.
<scripture passage="Esth 8:4" parsed="|Esth|8|4|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.4" />
<sup>4</sup> Atëherë mbreti zgjati skeptrin prej ari në drejtim të Esterit; kështu Esteri u ngrit, mbeti në këmbë para mbretit
<scripture passage="Esth 8:5" parsed="|Esth|8|5|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.5" />
<sup>5</sup> dhe tha: "Në se i duket mirë mbretit, në rast se kam gjetur hir në sytë e tij, në rast se çështja i duket gjithashtu e drejtë mbretit dhe në rast se gjej pëlqim nga sytë e tij, të shkruhet për të revokuar  dokumentet e hartuara nga Hamani, bir  i Hamedathas, Agagitit, që ai shkroi për të shkatërruar Judejtë që janë në të gjitha krahinat e mbretit.
<scripture passage="Esth 8:6" parsed="|Esth|8|6|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.6" />
<sup>6</sup> Si do të mund të rezistoja në fakt duke parë fatkeqësinë që do të godiste popullin tim? Ose si do të mund të rezistoja duke parë shkatërrimin e fisit tim?".
<scripture passage="Esth 8:7" parsed="|Esth|8|7|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.7" />
<sup>7</sup> Atëherë mbreti Asuero i tha mbretëreshës Ester dhe Judeut Mardoke: "Ja, unë i dhashë Esterit shtëpinë e Hamanit, dhe këtë e varën në trekëmbësh, sepse kishte dashur të shtrinte dorën e tij mbi Judejtë.
<scripture passage="Esth 8:8" parsed="|Esth|8|8|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.8" />
<sup>8</sup> Ju vetë shkruani një dekret në favor të Judejve në emër të mbretit, si t'ju duket më mirë, dhe vuloseni me unazën mbretërore, sepse vendimi i shkruar në emër të mbretit dhe i vulosur me unazën mbretërore është i prerë".
<scripture passage="Esth 8:9" parsed="|Esth|8|9|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.9" />
<sup>9</sup> Atëherë, më njëzet e tre të muajit të tretë, që është muaji i Sivanit, u thirrën sekretarët e mbretit dhe sipas gjithë atyre që Mardokeu kishte urdhëruar, u dërguan shkrime Judejve, satrapëve, qeveritarëve  dhe krerëve të njëqind e njëzet e  shtatë krahinave, nga India deri në Etiopi, çdo krahine sipas shkrimit të saj, çdo populli sipas gjuhës së tij, dhe Judejve sipas shkrimit dhe gjuhës së tyre.
<scripture passage="Esth 8:10" parsed="|Esth|8|10|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.10" />
<sup>10</sup> Kështu ai shkroi në emër të mbretit Asuero, duke vënë vulën me unazën mbretërore, dhe i dërgoi dokumentet me anë të korierëve që ngisnin kuaj të shpejtë, të lindur nga kuaj të racës.
<scripture passage="Esth 8:11" parsed="|Esth|8|11|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.11" />
<sup>11</sup> Me anë të këtyre dokumenteve u jepej Judejve, në çfarëdo qyteti që të ndodheshin, e drejta të bashkoheshin dhe të mbronin jetën e tyre, duke shkatërruar, duke vrarë dhe duke shfarosur tërë njerëzit  e armatosur të çfarëdo populli o krahine që  t'i sulmonin, duke përfshirë fëmijët dhe gratë, dhe të plaçkisnin pasuritë e tyre,
<scripture passage="Esth 8:12" parsed="|Esth|8|12|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.12" />
<sup>12</sup> në një ditë të vetme, në të gjitha krahinat e mbretit Asuero: ditën e trembëdhjetë të muajit të dymbëdhjetë, që është muaji i Adarit.
<scripture passage="Esth 8:13" parsed="|Esth|8|13|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.13" />
<sup>13</sup> Një kopje e dekretit, i shpallur si ligj në çdo krahinë, duhet të nxirrej për të gjithë popujt, me qëllim që Judejtë të ishin gati për atë ditë të hakmerreshin kundër armiqve të tyre.
<scripture passage="Esth 8:14" parsed="|Esth|8|14|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.14" />
<sup>14</sup> Kështu korierët të hipur mbi kuaj të shpejtë u nisën të nxitur dhe të shtypur nga urdhri i mbretit; dhe dekreti u nxuar në qytetin e Suzës.
<scripture passage="Esth 8:15" parsed="|Esth|8|15|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.15" />
<sup>15</sup> Mardokeu doli nga prania e mbretit me një rrobe mbretërore të purpurt dhe prej liri të bardhë, me një kurorë të madhe prej ari dhe një mantel prej pëlhure liri në ngjyrë të kuqe flakë; në qytetin
<scripture passage="Esth 8:16" parsed="|Esth|8|16|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.16" />
<sup>16</sup> Për Judejtë ishte dritë, gëzim, gaz dhe lavdi.
<scripture passage="Esth 8:17" parsed="|Esth|8|17|0|0" osisRef="Bible:Esth.8.17" />
<sup>17</sup> Në çdo krahinë dhe në çdo qytet, kudo që arrinte urdhri i mbretit dhe dekreti i tij, për Judejtë kishte gëzim dhe ngazëllim, bankete dhe ditë të lumtura. Dhe shumë nga pjestarët e popujve të vendit  u bënë Judej, sepse tmerri i Judejve i kishte  zënë.
</p>
</div3>

<div3 title="Esther 9" progress="44.97%" prev="Esth.8" next="Esth.10" id="Esth.9">
<h3 id="Esth.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Esth.9-p1">
<scripture passage="Esth 9:1" parsed="|Esth|9|1|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.1" />
<sup>1</sup> Muajin e dymbëdhjetë, që është muaji i Adarit, ditën e trembëdhjetë të muajit, kur duhet të zbatoheshin urdhri dhe dekreti i mbretit, dita në të cilën armiqtë e Judejve shpresonin të sundonin mbi
<scripture passage="Esth 9:2" parsed="|Esth|9|2|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.2" />
<sup>2</sup> Judejtë u mblodhën në qytetet e tyre, në të gjitha krahinat e mbretit Asuero, për të shtrirë dorën kundër atyre që kërkonin t'u bënin keq; dhe askush nuk mundi t'u rezistonte atyre, sepse tmerri i Judejve i kishte zënë tërë popujt.
<scripture passage="Esth 9:3" parsed="|Esth|9|3|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.3" />
<sup>3</sup> Tërë krerët e krahinave, satrapët, qeveritarët dhe ata që merreshin me punët e mbretit i përkrahën Judejtë, sepse tmerri i Mardokeut i kishte zënë.
<scripture passage="Esth 9:4" parsed="|Esth|9|4|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.4" />
<sup>4</sup> Në fakt Mardokeu ishte i madh në pallatin e mbretit, dhe fama e tij përhapej në të gjitha krahinat, sepse ky njeri, Mardokeu, bëhej gjithnjë më i madh.
<scripture passage="Esth 9:5" parsed="|Esth|9|5|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.5" />
<sup>5</sup> Kështu Judejtë goditën tërë armiqtë e tyre, duke i kaluar në tehun e shpatës dhe duke kryer një kërdi dhe një shkatërrim të madh; u sollën si deshën me armiqtë e tyre.
<scripture passage="Esth 9:6" parsed="|Esth|9|6|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.6" />
<sup>6</sup> Në qytetin e Suzës Judejtë vranë dhe shfarosën pesëqind njerëz;
<scripture passage="Esth 9:7" parsed="|Esth|9|7|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.7" />
<sup>7</sup> vranë edhe Parshandathan, Dalfonin, Aspathan,
<scripture passage="Esth 9:8" parsed="|Esth|9|8|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.8" />
<sup>8</sup> Porathan, Adalian, Aridathan,
<scripture passage="Esth 9:9" parsed="|Esth|9|9|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.9" />
<sup>9</sup> Parmashtan, Arisain, Aridain dhe Vajezathan,
<scripture passage="Esth 9:10" parsed="|Esth|9|10|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.10" />
<sup>10</sup> dhjetë bijtë e Hamanit, birit të Hamedathas, armiku i Judejve, por nuk u dhanë pas plaçkitjes.
<scripture passage="Esth 9:11" parsed="|Esth|9|11|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.11" />
<sup>11</sup> Po atë ditë numri i atyre që ishin vrarë në qytetin e Suzës iu njoftua mbretit.
<scripture passage="Esth 9:12" parsed="|Esth|9|12|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.12" />
<sup>12</sup> Mbreti i tha atëherë mbretëreshës Ester: "Në qytetin e Suzës Judejte kanë vrarë dhe shfarosur pesëqind njerëz dhe dhjetë bij të Hamanit; çfarë kanë bërë vallë në krahinat e tjera të mbretit? Tani  cila është kërkesa jote? Do të të plotësohet.  Çfarë tjetër kërkon? Do të bëhet".
<scripture passage="Esth 9:13" parsed="|Esth|9|13|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Esteri tha: "Në qoftë se kështu i pëlqen mbretit, le të lejohen Judejtë që janë në Suzë të bëjnë edhe nesër atë që është dekretuar për sot; dhe të varen në trekëmbësh të dhjetë bijtë e Hamanit".
<scripture passage="Esth 9:14" parsed="|Esth|9|14|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.14" />
<sup>14</sup> Mbreti urdhëroi që të veprohej pikërisht kështu. Dekreti u nxuarr në Suza dhe dhjetë bijtë e Hamanit u varën në trekëmbësh.
<scripture passage="Esth 9:15" parsed="|Esth|9|15|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.15" />
<sup>15</sup> Judejtë që ishin në Suza u mblodhën edhe ditën e katërmbëdhjetë të muajit të Adarit dhe vranë në Suza treqind njerëz; por nuk u dhanë pas plaçkitjes.
<scripture passage="Esth 9:16" parsed="|Esth|9|16|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.16" />
<sup>16</sup> Edhe Judejtë e tjerë që ishin në krahinat e mbretit u mblodhën, për të mbrojtur jetën e tyre dhe për të qenë të sigurt nga sulmet e armiqve të tyre; vranë shtatëdhjetë e pesë mijë nga ata që i urrenin, por nuk u dhanë pas plaçkitjes.
<scripture passage="Esth 9:17" parsed="|Esth|9|17|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.17" />
<sup>17</sup> Kjo ndodhi ditën e trembëdhjetë të muajit të Adarit; ditën e katërmbëdhjetë u çlodhën dhe e kthyen në një ditë banketi e gëzimi.
<scripture passage="Esth 9:18" parsed="|Esth|9|18|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.18" />
<sup>18</sup> Judejtë që ishin në Suza u grumbulluan përkundrazi ditën e trembëdhjetë dhe të katërmbëdhjetë; ditën e pesëmbëdhjetë të muajit u çlodhën, e bënë ditë banketi dhe gëzimi.
<scripture passage="Esth 9:19" parsed="|Esth|9|19|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.19" />
<sup>19</sup> Për këtë arësye Judejtë e fushës, që banojnë në qytete pa mure, e kanë bërë ditën e katërmbëdhjetë të muajit të Adarit një ditë gëzimi, banketesh dhe feste, dhe në këtë ditë i dërgojnë dhurata njeri-tjetrit.
<scripture passage="Esth 9:20" parsed="|Esth|9|20|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.20" />
<sup>20</sup> Mardokeu i shkroi tërë këto gjëra dhe u dërgoi letra tërë Judejve që ishin në të gjitha krahinat e mbretit Asuero, afër dhe larg,
<scripture passage="Esth 9:21" parsed="|Esth|9|21|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.21" />
<sup>21</sup> për t'i urdhëruar të kremtonin çdo vit ditën e katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë të muajit të Adarit,
<scripture passage="Esth 9:22" parsed="|Esth|9|22|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.22" />
<sup>22</sup> si ditët gjatë të cilave Judejtë patën pushim nga sulmet e armiqve të tyre, dhe si muaji në të cilin dhembja e tyre u kthye në gëzim dhe zia në festë, dhe kështu ato t'i bënin ditë banketi e gëzimi,  gjatë të cilave t'i dërgonin dhurata  njeri-tjetrit dhe t'u bënin dhurata të varfërve.
<scripture passage="Esth 9:23" parsed="|Esth|9|23|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.23" />
<sup>23</sup> Judejtë u zotuan të respektonin atë që kishin filluar të bënin, ashtu si u kishte shkruar atyre Mardokeu.
<scripture passage="Esth 9:24" parsed="|Esth|9|24|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.24" />
<sup>24</sup> Në fakt Hamani, bir i Hamedathas, Agagitit, armiku i të gjithë Judejve, kishte komplotuar kundër Judejve për t'i shkatërruar dhe kishte hedhur Purin (domethënë kishte hedhur shortin), për t'i shfarosur dhe për t'i shkatërruar.
<scripture passage="Esth 9:25" parsed="|Esth|9|25|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.25" />
<sup>25</sup> Por kur Esteri u paraqit para mbretit, ky urdhëroi me shkrim që komploti i keq që Hamani kishte kurdisur kundër Judejve të binte mbi kryet e tij dhe që ai dhe bijtë e tij të vareshin në trekëmbësh.
<scripture passage="Esth 9:26" parsed="|Esth|9|26|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.26" />
<sup>26</sup> Prandaj ato ditë u quajtën Purim, nga fjala Pur. Në përshtatje, pra, me të gjitha ato që ishin shkruar në atë letër, me të gjitha ato që kishin parë lidhur me këtë dhe me ato që kishin ndodhur,
<scripture passage="Esth 9:27" parsed="|Esth|9|27|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.27" />
<sup>27</sup> Judejtë vendosën të zotoheshin pa iu shmangur për vete, për pasardhësit e tyre dhe për të gjithë ata që do të bashkoheshin me ta, të kremtonin çdo vit këto dy ditë sipas udhëzimeve të shkruara dhe kohës së caktuar.
<scripture passage="Esth 9:28" parsed="|Esth|9|28|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.28" />
<sup>28</sup> Ato ditë duhet të kujtoheshin dhe të kremtoheshin brez pas brezi, në çdo familje, në çdo krahinë, në çdo qytet; në asnjë mënyrë Judejtë nuk duhet të hiqnin dorë nga kremtimi i këtyre ditëve të Purimit,  dhe kujtimi i tyre nuk duhet të zhdukej  te pasardhësit e tyre.
<scripture passage="Esth 9:29" parsed="|Esth|9|29|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.29" />
<sup>29</sup> Mbretëresha Ester, bijë e Abihailit, dhe Judeu Mardoke shkruan me autoritet të plotë letrën e tyre të dytë lidhur me Purimin.
<scripture passage="Esth 9:30" parsed="|Esth|9|30|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.30" />
<sup>30</sup> Mardokeu u dërgoi letra tërë Judejve në njëqind e njëzet e shtatë krahina të mbretërisë së Asueros, me fjalë paqeje dhe të së vërtetës.
<scripture passage="Esth 9:31" parsed="|Esth|9|31|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.31" />
<sup>31</sup> për t'i vendosur ato ditë të Purimit në kohën e caktuar, siç i kishin vendosur atyre Judeu Mardoke dhe mbretëresha Ester ashtu si kishin vendosur ata vetë për vete dhe për pasardhësit e tyre me rastin e agjerimit të tyre dhe të britmës së tyre.
<scripture passage="Esth 9:32" parsed="|Esth|9|32|0|0" osisRef="Bible:Esth.9.32" />
<sup>32</sup> Kështu dekreti i Esterit fiksoi caktimin e Purimit dhe u shkrua në një libër.
</p>
</div3>

<div3 title="Esther 10" progress="45.09%" prev="Esth.9" next="Job" id="Esth.10">
<h3 id="Esth.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Esth.10-p1">
<scripture passage="Esth 10:1" parsed="|Esth|10|1|0|0" osisRef="Bible:Esth.10.1" />
<sup>1</sup> Mbreti Asuero i vuri një haraç vendit dhe ishujve të detit.
<scripture passage="Esth 10:2" parsed="|Esth|10|2|0|0" osisRef="Bible:Esth.10.2" />
<sup>2</sup> Gjithë faktet e forcës dhe fuqisë së tij dhe përshkrimi i kujdesshëm i Mardokeut, i cili u ngrit nga mbreti, a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Medisë dhe të Persisë?
<scripture passage="Esth 10:3" parsed="|Esth|10|3|0|0" osisRef="Bible:Esth.10.3" />
<sup>3</sup> Judeu Mardoke vinte i dyti në fakt mbas mbretit Asuero, i madh midis Judejve dhe i dashur nga moria e vëllezërve të tij; ai kërkonte të mirën e popullit të tij dhe kishte fjalë paqeje për gjithë fisin e tij.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Job" progress="45.11%" prev="Esth.10" next="Job.1" id="Job">
<h2 id="Job-p0.1">Job</h2>

<div3 title="Job 1" progress="45.11%" prev="Job" next="Job.2" id="Job.1">
<h3 id="Job.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Job.1-p1">
<scripture passage="Job 1:1" parsed="|Job|1|1|0|0" osisRef="Bible:Job.1.1" />
<sup>1</sup> Në vendin e Uzit ishte një njeri i quajtur Job. Ky njeri ishte i ndershëm dhe i drejtë, kishte frikë nga Perëndia dhe i largohej së keqes.
<scripture passage="Job 1:2" parsed="|Job|1|2|0|0" osisRef="Bible:Job.1.2" />
<sup>2</sup> I kishin lindur shtatë bij dhe tri bija.
<scripture passage="Job 1:3" parsed="|Job|1|3|0|0" osisRef="Bible:Job.1.3" />
<sup>3</sup> Veç kësaj zotëronte shtatë mijë dele, tre mijë deve, pesëqind pendë qe, pesëqind gomarë dhe një numër shumë të madh shërbëtorësh. Kështu ky njeri ishte më i madhi ndër të gjithë njerëzit e Lindjes.
<scripture passage="Job 1:4" parsed="|Job|1|4|0|0" osisRef="Bible:Job.1.4" />
<sup>4</sup> Bijtë e tij kishin zakon të shkonin për banket në shtëpinë e secilit ditën e cakuar; dhe dërgonin të thërrisnin tri motrat e tyre, që të vinin të hanin dhe të pinin bashkë me ta.
<scripture passage="Job 1:5" parsed="|Job|1|5|0|0" osisRef="Bible:Job.1.5" />
<sup>5</sup> Kur mbaronte seria e ditëve të banketit, Jobi i thërriste për t'i pastruar; ngrihej herët në mëngjes dhe ofronte olokauste sipas numrit të gjithë atyre, sepse Jobi mendonte: "Ndofta bijtë e mi kanë  mëkatuar dhe e kanë blasfemuar Perëndinë në  zemrën e tyre". Kështu bënte Jobi çdo herë.
<scripture passage="Job 1:6" parsed="|Job|1|6|0|0" osisRef="Bible:Job.1.6" />
<sup>6</sup> Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten para Zotit, dhe ndër ta shkoi edhe Satanai.
<scripture passage="Job 1:7" parsed="|Job|1|7|0|0" osisRef="Bible:Job.1.7" />
<sup>7</sup> Zoti i tha Satanait: "Nga vjen?". Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkruar lart e poshtë".
<scripture passage="Job 1:8" parsed="|Job|1|8|0|0" osisRef="Bible:Job.1.8" />
<sup>8</sup> Zoti i tha Satanait: "E ke vënë re shërbëtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjë tjetër si ai që të jetë i ndershëm, i drejtë, të ketë frikë nga Perëndia dhe t'i largohet së keqes".
<scripture passage="Job 1:9" parsed="|Job|1|9|0|0" osisRef="Bible:Job.1.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Vallë më kot Jobi ka frikë nga Perëndia?
<scripture passage="Job 1:10" parsed="|Job|1|10|0|0" osisRef="Bible:Job.1.10" />
<sup>10</sup> A nuk ke vënë ti një mbrojtje rreth tij, rreth shtëpisë së tij dhe të gjitha gjërave që ai zotëron? Ti ke bekuar veprën e duarve të tij dhe bagëtia e tij është shtuar shumë në vend.
<scripture passage="Job 1:11" parsed="|Job|1|11|0|0" osisRef="Bible:Job.1.11" />
<sup>11</sup> Por shtri dorën tënde dhe preki të gjitha ato që ai zotëron dhe ke për të parë po nuk të mallkoi ai haptazi".
<scripture passage="Job 1:12" parsed="|Job|1|12|0|0" osisRef="Bible:Job.1.12" />
<sup>12</sup> Zoti i tha Satanait: "Ja, të gjitha ato që ai zotëron janë në pushtetin tënd, por mos e shtri dorën mbi personin e tij". Kështu Satanai u largua nga prania e Zotit.
<scripture passage="Job 1:13" parsed="|Job|1|13|0|0" osisRef="Bible:Job.1.13" />
<sup>13</sup> Kështu një ditë ndodhi që, ndërsa bijtë e tij dhe bijat e tij hanin e pinin verë në shtëpinë e vëllait të tyre më të madh, erdhi nga Jobi një lajmëtar për t'u thënë:
<scripture passage="Job 1:14" parsed="|Job|1|14|0|0" osisRef="Bible:Job.1.14" />
<sup>14</sup> Qetë po lëronin dhe gomarët po kullotnin aty afër,
<scripture passage="Job 1:15" parsed="|Job|1|15|0|0" osisRef="Bible:Job.1.15" />
<sup>15</sup> kur Sabejtë u sulën mbi ta, i morën me vete dhe vranë me shpatë shërbëtorët. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them".
<scripture passage="Job 1:16" parsed="|Job|1|16|0|0" osisRef="Bible:Job.1.16" />
<sup>16</sup> Ai ishte duke folur ende, kur arriti një tjetër dhe tha: "Zjarri i Perëndisë ra nga qielli, zuri delet dhe shërbëtorët dhe i ka përpirë. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them".
<scripture passage="Job 1:17" parsed="|Job|1|17|0|0" osisRef="Bible:Job.1.17" />
<sup>17</sup> Ai ishte duke folur, ende, kur arriti një tjetër dhe tha: "Kaldeasit kanë formuar tri banda, u sulën mbi devetë dhe i morën me vete, vranë me shpatë shërbëtorët. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them".
<scripture passage="Job 1:18" parsed="|Job|1|18|0|0" osisRef="Bible:Job.1.18" />
<sup>18</sup> Ai ishte duke folur, ende, kur arriti një tjetër dhe tha: "Bijtë e tu dhe bijat e tua ishin duke ngrënë dhe duke pirë verë në shtëpinë e vëlliat të tyre më të madh,
<scripture passage="Job 1:19" parsed="|Job|1|19|0|0" osisRef="Bible:Job.1.19" />
<sup>19</sup> kur papritur një erë e furishme, që vinte nga shkretëtira, ra në të katër qoshet e shtëpisë e cila u shemb mbi të rinjtë, dhe ata vdiqën. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them".
<scripture passage="Job 1:20" parsed="|Job|1|20|0|0" osisRef="Bible:Job.1.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Jobi u ngrit, grisi mantelin e tij dhe rroi kokën; pastaj ra pëmbys dhe adhuroi,
<scripture passage="Job 1:21" parsed="|Job|1|21|0|0" osisRef="Bible:Job.1.21" />
<sup>21</sup> dhe tha: "Lakuriq dolla nga barku i nënës sime dhe lakuriq do të kthehem. Zoti ka dhënë dhe Zoti ka marrë. Qoftë i bekuar emri i Zotit".
<scripture passage="Job 1:22" parsed="|Job|1|22|0|0" osisRef="Bible:Job.1.22" />
<sup>22</sup> Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi dhe nuk paditi Perëndinë për ndonjë padrejtësi.
</p>
</div3>

<div3 title="Job 2" progress="45.18%" prev="Job.1" next="Job.3" id="Job.2">
<h3 id="Job.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Job.2-p1">
<scripture passage="Job 2:1" parsed="|Job|2|1|0|0" osisRef="Bible:Job.2.1" />
<sup>1</sup> Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten përpara Zotit, dhe midis tyre shkoi edhe Satanai për t'u paraqitur përpara Zotit.
<scripture passage="Job 2:2" parsed="|Job|2|2|0|0" osisRef="Bible:Job.2.2" />
<sup>2</sup> Zoti i tha Satanait: "Nga vjen?". Satanai iu përgjigj Zotit: "Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkuar lart e poshtë". Zoti i tha Satanait:
<scripture passage="Job 2:3" parsed="|Job|2|3|0|0" osisRef="Bible:Job.2.3" />
<sup>3</sup> "A e vure re shërbëtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjë tjetër si ai që të jetë i ndershëm, i drejtë, të ketë frikë nga Perëndia dhe t'i largohet së keqes. Ai qëndron i patundur në ndershmërinë  e tij, megjithëse ti më ke nxitur kundër tij  për ta shkatërruar pa asnjë shkak".
<scripture passage="Job 2:4" parsed="|Job|2|4|0|0" osisRef="Bible:Job.2.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Lëkurë për lëkurë! Gjithçka që zotëron, njeriu është gati ta japë për jetën e tij.
<scripture passage="Job 2:5" parsed="|Job|2|5|0|0" osisRef="Bible:Job.2.5" />
<sup>5</sup> Por shtrije dorën tënde dhe preki kockat e tij dhe mishin e tij dhe ke për të parë po nuk të mallkoi haptazi".
<scripture passage="Job 2:6" parsed="|Job|2|6|0|0" osisRef="Bible:Job.2.6" />
<sup>6</sup> Zoti i tha Satanait: "Ja ai, është në pushtetin tënd, por mos ia merr jetën".
<scripture passage="Job 2:7" parsed="|Job|2|7|0|0" osisRef="Bible:Job.2.7" />
<sup>7</sup> Kështu Satanai u largua nga prania e Zotit dhe e goditi Jobin me një ulcerë të keqe nga majat e këmbëve deri në pjesën e sipërme të kokës.
<scripture passage="Job 2:8" parsed="|Job|2|8|0|0" osisRef="Bible:Job.2.8" />
<sup>8</sup> Jobi mori një copë balte për t'u kruar dhe rrinte ulur në mes të hirit.
<scripture passage="Job 2:9" parsed="|Job|2|9|0|0" osisRef="Bible:Job.2.9" />
<sup>9</sup> Atëherë gruaja e tij i tha: "Qëndron ende në ndershmërinë tënde? Mallko Perëndinë dhe vdis!".
<scripture passage="Job 2:10" parsed="|Job|2|10|0|0" osisRef="Bible:Job.2.10" />
<sup>10</sup> Por ai i tha asaj: "Ti flet si një grua pa mend. Në rast se pranojmë të mirën nga Perëndia, pse nuk duhet të pranojmë edhe të keqen?". Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi me buzët e tij.
<scripture passage="Job 2:11" parsed="|Job|2|11|0|0" osisRef="Bible:Job.2.11" />
<sup>11</sup> Kur tre miq të Jobit mësuan tërë këto fatkeqësi që kishin rënë mbi të, erdhën secili nga vendi i vet, Elifazi nga Temani, Bildadi nga Shuahu dhe Tsofari nga Naamathi; ata në të vërtetë ishin marrë
<scripture passage="Job 2:12" parsed="|Job|2|12|0|0" osisRef="Bible:Job.2.12" />
<sup>12</sup> I ngritën sytë nga larg, por nuk e njohën dot; atëherë filluan të qajnë me zë të lartë, dhe secili grisi rrobat e tij dhe qiti mbi kryet e tij pluhur duke e hedhur në drejtim të qiellit.
<scripture passage="Job 2:13" parsed="|Job|2|13|0|0" osisRef="Bible:Job.2.13" />
<sup>13</sup> Pastaj u ulën pranë tij për shtatë ditë e shtatë net, dhe asnjë nuk i drejtoi qoftë një fjalë të vetme, sepse e shikonin se dhembja e tij ishte shumë e madhe.
</p>
</div3>

<div3 title="Job 3" progress="45.23%" prev="Job.2" next="Job.4" id="Job.3">
<h3 id="Job.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Job.3-p1">
<scripture passage="Job 3:1" parsed="|Job|3|1|0|0" osisRef="Bible:Job.3.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Jobi hapi gojën dhe mallkoi ditën e lindjes së tij.
<scripture passage="Job 3:2" parsed="|Job|3|2|0|0" osisRef="Bible:Job.3.2" />
<sup>2</sup> Kështu Jobi mori fjalën dhe tha:
<scripture passage="Job 3:3" parsed="|Job|3|3|0|0" osisRef="Bible:Job.3.3" />
<sup>3</sup> "Humbtë dita në të cilën linda dhe nata që tha: "U ngjiz një mashkull!".
<scripture passage="Job 3:4" parsed="|Job|3|4|0|0" osisRef="Bible:Job.3.4" />
<sup>4</sup> Ajo ditë u bëftë terr, mos u kujdesoftë për të Perëndia nga lart, dhe mos shkëlqeftë mbi të drita!
<scripture passage="Job 3:5" parsed="|Job|3|5|0|0" osisRef="Bible:Job.3.5" />
<sup>5</sup> E marrshin përsëri terri dhe hija e vdekjes, qëndroftë mbi të një re, furtuna e ditës e tmerroftë!
<scripture passage="Job 3:6" parsed="|Job|3|6|0|0" osisRef="Bible:Job.3.6" />
<sup>6</sup> Atë natë e marrtë terri, mos hyftë në ditët e vitit, mos hyftë në llogaritjen e muajve!
<scripture passage="Job 3:7" parsed="|Job|3|7|0|0" osisRef="Bible:Job.3.7" />
<sup>7</sup> Po, ajo natë qoftë natë shterpe, mos depërtoftë në të asnjë britmë gëzimi.
<scripture passage="Job 3:8" parsed="|Job|3|8|0|0" osisRef="Bible:Job.3.8" />
<sup>8</sup> E mallkofshin ata që mallkojnë ditën, ata që janë gati të zgjojnë Leviathanin.
<scripture passage="Job 3:9" parsed="|Job|3|9|0|0" osisRef="Bible:Job.3.9" />
<sup>9</sup> U errësofshin yjet e muzgut të tij, le të presë dritën; por mos e pastë fare dhe mos paftë ditën që agon,
<scripture passage="Job 3:10" parsed="|Job|3|10|0|0" osisRef="Bible:Job.3.10" />
<sup>10</sup> sepse nuk e mbylli portën e barkut të nënës sime dhe nuk ua fshehu dhembjen syve të mi.
<scripture passage="Job 3:11" parsed="|Job|3|11|0|0" osisRef="Bible:Job.3.11" />
<sup>11</sup> Pse nuk vdiqa në barkun e nënës sime? Pse nuk vdiqa sapo dola nga barku i saj?
<scripture passage="Job 3:12" parsed="|Job|3|12|0|0" osisRef="Bible:Job.3.12" />
<sup>12</sup> Pse vallë më kanë pritur gjunjët, dhe sisët për të pirë?
<scripture passage="Job 3:13" parsed="|Job|3|13|0|0" osisRef="Bible:Job.3.13" />
<sup>13</sup> Po, tani do të dergjesha i qetë, do të flija dhe do të pushoja,
<scripture passage="Job 3:14" parsed="|Job|3|14|0|0" osisRef="Bible:Job.3.14" />
<sup>14</sup> bashkë me mbretërit dhe me këshilltarët e dheut, që kanë ndërtuar për vete rrënoja të shkretuara,
<scripture passage="Job 3:15" parsed="|Job|3|15|0|0" osisRef="Bible:Job.3.15" />
<sup>15</sup> ose bashkë me princat që kishin ar ose që mbushën me argjend pallatet e tyre.
<scripture passage="Job 3:16" parsed="|Job|3|16|0|0" osisRef="Bible:Job.3.16" />
<sup>16</sup> Ose pse nuk qeshë si një dështim i fshehur, si fëmijët që nuk e kanë parë kurrë dritën?
<scripture passage="Job 3:17" parsed="|Job|3|17|0|0" osisRef="Bible:Job.3.17" />
<sup>17</sup> Atje poshtë të këqinjtë nuk brengosen më, atje poshtë çlodhen të lodhurit.
<scripture passage="Job 3:18" parsed="|Job|3|18|0|0" osisRef="Bible:Job.3.18" />
<sup>18</sup> Atje poshtë të burgosurit janë të qetë bashkë, dhe nuk e dëgjojnë më zërin e xhelatit.
<scripture passage="Job 3:19" parsed="|Job|3|19|0|0" osisRef="Bible:Job.3.19" />
<sup>19</sup> Atje poshtë ka të vegjël dhe të mëdhenj, dhe skllavi është i lirë nga pronari i tij.
<scripture passage="Job 3:20" parsed="|Job|3|20|0|0" osisRef="Bible:Job.3.20" />
<sup>20</sup> Pse t'i japësh dritë fatkeqit dhe jetën atij që ka shpirtin në hidhërim,
<scripture passage="Job 3:21" parsed="|Job|3|21|0|0" osisRef="Bible:Job.3.21" />
<sup>21</sup> të cilët presin vdekjen që nuk vjen, dhe e kërkojnë më tepër se thesaret e fshehura;
<scripture passage="Job 3:22" parsed="|Job|3|22|0|0" osisRef="Bible:Job.3.22" />
<sup>22</sup> gëzohen shumë dhe ngazëllojnë kur gjejnë varrin?
<scripture passage="Job 3:23" parsed="|Job|3|23|0|0" osisRef="Bible:Job.3.23" />
<sup>23</sup> Pse të lindë një njeri rruga e të cilit është fshehur, dhe që Perëndia e ka rrethuar nga çdo anë?
<scripture passage="Job 3:24" parsed="|Job|3|24|0|0" osisRef="Bible:Job.3.24" />
<sup>24</sup> Në vend që të ushqehem, unë psherëtij, dhe rënkimet e mia burojnë si uji.
<scripture passage="Job 3:25" parsed="|Job|3|25|0|0" osisRef="Bible:Job.3.25" />
<sup>25</sup> Sepse ajo që më tremb më shumë më bie mbi krye, dhe ajo që më tmerron më ndodh.
<scripture passage="Job 3:26" parsed="|Job|3|26|0|0" osisRef="Bible:Job.3.26" />
<sup>26</sup> Nuk kam qetësi, nuk kam prehje, por më pushton shqetësimi".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 4" progress="45.28%" prev="Job.3" next="Job.5" id="Job.4">
<h3 id="Job.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Job.4-p1">
<scripture passage="Job 4:1" parsed="|Job|4|1|0|0" osisRef="Bible:Job.4.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
<scripture passage="Job 4:2" parsed="|Job|4|2|0|0" osisRef="Bible:Job.4.2" />
<sup>2</sup> "A do të të bezdiste ndokush në rast se do të provonte të të fliste? Por kush mund t'i ndalë fjalët?
<scripture passage="Job 4:3" parsed="|Job|4|3|0|0" osisRef="Bible:Job.4.3" />
<sup>3</sup> Ja ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura;
<scripture passage="Job 4:4" parsed="|Job|4|4|0|0" osisRef="Bible:Job.4.4" />
<sup>4</sup> fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen.
<scripture passage="Job 4:5" parsed="|Job|4|5|0|0" osisRef="Bible:Job.4.5" />
<sup>5</sup> Por tani që e keqja të zuri ty, nuk je në gjendje të veprosh; të ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare.
<scripture passage="Job 4:6" parsed="|Job|4|6|0|0" osisRef="Bible:Job.4.6" />
<sup>6</sup> Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote?
<scripture passage="Job 4:7" parsed="|Job|4|7|0|0" osisRef="Bible:Job.4.7" />
<sup>7</sup> Mbaje mend: cili i pafajmë është zhdukur vallë, dhe a janë shkatërruar vallë njerëzit e ndershëm?
<scripture passage="Job 4:8" parsed="|Job|4|8|0|0" osisRef="Bible:Job.4.8" />
<sup>8</sup> Ashtu siç e kam parë unë vetë, ata që lërojnë paudhësinë dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre.
<scripture passage="Job 4:9" parsed="|Job|4|9|0|0" osisRef="Bible:Job.4.9" />
<sup>9</sup> Me frymën e Perëndisë ata vdesin, era e zemërimit të tij i tret ata.
<scripture passage="Job 4:10" parsed="|Job|4|10|0|0" osisRef="Bible:Job.4.10" />
<sup>10</sup> Vrumbullima e luanit, zëri i luanit të egër dhe dhëmbët e luanëve të vegjël janë thyer.
<scripture passage="Job 4:11" parsed="|Job|4|11|0|0" osisRef="Bible:Job.4.11" />
<sup>11</sup> Luani vdes për mungesë gjahu dhe të vegjlit e luaneshës shpërndahen.
<scripture passage="Job 4:12" parsed="|Job|4|12|0|0" osisRef="Bible:Job.4.12" />
<sup>12</sup> Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj.
<scripture passage="Job 4:13" parsed="|Job|4|13|0|0" osisRef="Bible:Job.4.13" />
<sup>13</sup> Midis mendimeve të vizioneve të natës, kur një gjumë i rëndë bie mbi njerëzit,
<scripture passage="Job 4:14" parsed="|Job|4|14|0|0" osisRef="Bible:Job.4.14" />
<sup>14</sup> më pushtoi një llahtari e madhe dhe një rrëqethje që bëri të dridhen gjithë kockat e mia.
<scripture passage="Job 4:15" parsed="|Job|4|15|0|0" osisRef="Bible:Job.4.15" />
<sup>15</sup> Një frymë më kaloi përpara, dhe m'u ngritën përpjetë qimet e trupit.
<scripture passage="Job 4:16" parsed="|Job|4|16|0|0" osisRef="Bible:Job.4.16" />
<sup>16</sup> Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; një figurë më rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dëgjova një zë që thoshte:
<scripture passage="Job 4:17" parsed="|Job|4|17|0|0" osisRef="Bible:Job.4.17" />
<sup>17</sup> "A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij?
<scripture passage="Job 4:18" parsed="|Job|4|18|0|0" osisRef="Bible:Job.4.18" />
<sup>18</sup> Ja, ai nuk u zë besë as shërbëtorëve të tij, dhe gjen madje të meta edhe tek engjëjt e tij;
<scripture passage="Job 4:19" parsed="|Job|4|19|0|0" osisRef="Bible:Job.4.19" />
<sup>19</sup> aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë.
<scripture passage="Job 4:20" parsed="|Job|4|20|0|0" osisRef="Bible:Job.4.20" />
<sup>20</sup> Nga mëngjesi deri në mbrëmje shkatërrohen; zhduken për fare, dhe asnjeri nuk i vë re.
<scripture passage="Job 4:21" parsed="|Job|4|21|0|0" osisRef="Bible:Job.4.21" />
<sup>21</sup> Litarin e çadrës së tyre vallë a nuk ua këpusin? Ata vdesin, por pa dituri"".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 5" progress="45.33%" prev="Job.4" next="Job.6" id="Job.5">
<h3 id="Job.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Job.5-p1">
<scripture passage="Job 5:1" parsed="|Job|5|1|0|0" osisRef="Bible:Job.5.1" />
<sup>1</sup> "Bërtit, pra! A ka vallë ndonjë që të përgjigjet? Kujt prej shenjtorëve do t'i drejtohesh?
<scripture passage="Job 5:2" parsed="|Job|5|2|0|0" osisRef="Bible:Job.5.2" />
<sup>2</sup> Zemërimi në fakt e vret të pamendin dhe zilia e vret budallanë.
<scripture passage="Job 5:3" parsed="|Job|5|3|0|0" osisRef="Bible:Job.5.3" />
<sup>3</sup> E kam parë të pamendin të lëshojë rrënjë, por shumë shpejt e mallkova banesën e tij.
<scripture passage="Job 5:4" parsed="|Job|5|4|0|0" osisRef="Bible:Job.5.4" />
<sup>4</sup> Bijtë e tij nuk kanë asnjë siguri, janë të shtypur te porta, dhe nuk ka njeri që t'i mbrojë.
<scripture passage="Job 5:5" parsed="|Job|5|5|0|0" osisRef="Bible:Job.5.5" />
<sup>5</sup> I urituri përpin të korrat e tij, ia merr edhe sikur të jenë midis gjembave, dhe një lak përpin pasurinë e tij.
<scripture passage="Job 5:6" parsed="|Job|5|6|0|0" osisRef="Bible:Job.5.6" />
<sup>6</sup> Sepse shpirtligësia nuk del nga pluhuri dhe mundimi nuk mbin nga toka;
<scripture passage="Job 5:7" parsed="|Job|5|7|0|0" osisRef="Bible:Job.5.7" />
<sup>7</sup> por njeriu lind për të vuajtur, ashtu si shkëndija për t'u ngjitur lart.
<scripture passage="Job 5:8" parsed="|Job|5|8|0|0" osisRef="Bible:Job.5.8" />
<sup>8</sup> Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t'i besoja çështjen time,
<scripture passage="Job 5:9" parsed="|Job|5|9|0|0" osisRef="Bible:Job.5.9" />
<sup>9</sup> atij që bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të njihen; mrekulli të panumërta,
<scripture passage="Job 5:10" parsed="|Job|5|10|0|0" osisRef="Bible:Job.5.10" />
<sup>10</sup> që i jep shiun tokës dhe dërgon ujin në fushat;
<scripture passage="Job 5:11" parsed="|Job|5|11|0|0" osisRef="Bible:Job.5.11" />
<sup>11</sup> që ngre të varfrit dhe vë në siguri lart ata që vuajnë.
<scripture passage="Job 5:12" parsed="|Job|5|12|0|0" osisRef="Bible:Job.5.12" />
<sup>12</sup> I bën të kota synimet e dinakëve, dhe kështu duart e tyre nuk mund të realizojnë planet e tyre;
<scripture passage="Job 5:13" parsed="|Job|5|13|0|0" osisRef="Bible:Job.5.13" />
<sup>13</sup> i merr të urtët në dredhinë e tyre, dhe kështu këshilla e të pandershmëve shpejt bëhet tym.
<scripture passage="Job 5:14" parsed="|Job|5|14|0|0" osisRef="Bible:Job.5.14" />
<sup>14</sup> Gjatë ditës ata hasin në errësirë, bash në mesditë ecin me tahmin sikur të ishte natë;
<scripture passage="Job 5:15" parsed="|Job|5|15|0|0" osisRef="Bible:Job.5.15" />
<sup>15</sup> por Perëndia e shpëton nevojtarin nga shpata, nga goja e të fuqishmëve dhe nga duart e tyre.
<scripture passage="Job 5:16" parsed="|Job|5|16|0|0" osisRef="Bible:Job.5.16" />
<sup>16</sup> Kështu ka shpresë për të mjerin, por padrejtësia ia mbyll gojën atij.
<scripture passage="Job 5:17" parsed="|Job|5|17|0|0" osisRef="Bible:Job.5.17" />
<sup>17</sup> Ja, lum njeriu që Perëndia dënon; prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit;
<scripture passage="Job 5:18" parsed="|Job|5|18|0|0" osisRef="Bible:Job.5.18" />
<sup>18</sup> sepse ai e bën plagën, dhe pastaj e fashon, plagos, por duart e tij shërojnë.
<scripture passage="Job 5:19" parsed="|Job|5|19|0|0" osisRef="Bible:Job.5.19" />
<sup>19</sup> Nga gjashtë fatkeqësi ai do të të çlirojë, po, në të shtatën e keqja nuk do të të prekë.
<scripture passage="Job 5:20" parsed="|Job|5|20|0|0" osisRef="Bible:Job.5.20" />
<sup>20</sup> Në kohë zie do të të shpëtojë nga vdekja, në kohë lufte nga forca e shpatës.
<scripture passage="Job 5:21" parsed="|Job|5|21|0|0" osisRef="Bible:Job.5.21" />
<sup>21</sup> Do t'i shpëtosh fshikullit të gjuhës, nuk do të trembesh kur të vijë shkatërrimi.
<scripture passage="Job 5:22" parsed="|Job|5|22|0|0" osisRef="Bible:Job.5.22" />
<sup>22</sup> Do të qeshësh me shkatërrimin dhe me zinë, dhe nuk do të kesh frikë nga bishat e dheut;
<scripture passage="Job 5:23" parsed="|Job|5|23|0|0" osisRef="Bible:Job.5.23" />
<sup>23</sup> sepse do të kesh një besëlidhje me gurët e dheut, dhe kafshët e fushave do të jenë në paqe me ty.
<scripture passage="Job 5:24" parsed="|Job|5|24|0|0" osisRef="Bible:Job.5.24" />
<sup>24</sup> Do të dish që çadra jote është e siguruar; do të vizitosh kullotat e tua dhe do të shikosh që nuk mungon asgjë.
<scripture passage="Job 5:25" parsed="|Job|5|25|0|0" osisRef="Bible:Job.5.25" />
<sup>25</sup> Do të kuptosh që pasardhësit e tu janë të shumtë dhe të vegjlit e tu si bari i fushave.
<scripture passage="Job 5:26" parsed="|Job|5|26|0|0" osisRef="Bible:Job.5.26" />
<sup>26</sup> Do të zbresësh në varr në moshë të shkuar, ashtu si në stinën e vet mblidhet një tog duajsh.
<scripture passage="Job 5:27" parsed="|Job|5|27|0|0" osisRef="Bible:Job.5.27" />
<sup>27</sup> Ja ç'kemi gjetur; kështu është. Dëgjoje dhe përfito".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 6" progress="45.39%" prev="Job.5" next="Job.7" id="Job.6">
<h3 id="Job.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Job.6-p1">
<scripture passage="Job 6:1" parsed="|Job|6|1|0|0" osisRef="Bible:Job.6.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
<scripture passage="Job 6:2" parsed="|Job|6|2|0|0" osisRef="Bible:Job.6.2" />
<sup>2</sup> "Ah, sikur dhembja ime të ishte peshuar tërësisht, dhe fatkeqësia ime të vihej bashkë mbi peshoren,
<scripture passage="Job 6:3" parsed="|Job|6|3|0|0" osisRef="Bible:Job.6.3" />
<sup>3</sup> do të ishte me siguri më e rëndë se rëra e detit! Për këtë arsye fjalët e mia nuk u përfillën.
<scripture passage="Job 6:4" parsed="|Job|6|4|0|0" osisRef="Bible:Job.6.4" />
<sup>4</sup> Duke qenë se shigjetat e të Plotfuqishmit janë brenda meje, shpirti im ua pi vrerin; tmerrete Perëndisë janë renditur kundër meje.
<scripture passage="Job 6:5" parsed="|Job|6|5|0|0" osisRef="Bible:Job.6.5" />
<sup>5</sup> Gomari i egër a pëllet vallë përpara barit, ose kau a buluron para forazhit të tij?
<scripture passage="Job 6:6" parsed="|Job|6|6|0|0" osisRef="Bible:Job.6.6" />
<sup>6</sup> A hahet vallë një ushqim i amësht pa kripë, apo ka ndonjë farë shije në të bardhën e vezës?
<scripture passage="Job 6:7" parsed="|Job|6|7|0|0" osisRef="Bible:Job.6.7" />
<sup>7</sup> Shpirti im nuk pranon të prekë gjëra të tilla, ato për mua janë si një ushqim i neveritshëm.
<scripture passage="Job 6:8" parsed="|Job|6|8|0|0" osisRef="Bible:Job.6.8" />
<sup>8</sup> Ah sikur të mund të kisha atë që kërkoj, dhe Perëndia të më jepte atë që shpresoj!
<scripture passage="Job 6:9" parsed="|Job|6|9|0|0" osisRef="Bible:Job.6.9" />
<sup>9</sup> Dashtë Perëndia të më shtypë, të shtrijë dorën e tij dhe të më shkatërrojë!
<scripture passage="Job 6:10" parsed="|Job|6|10|0|0" osisRef="Bible:Job.6.10" />
<sup>10</sup> Kam megjithatë këtë ngushëllim dhe ngazëllehem në dhembjet që nuk po më kursehen, sepse nuk i kam fshehur fjalët e të Shenjtit.
<scripture passage="Job 6:11" parsed="|Job|6|11|0|0" osisRef="Bible:Job.6.11" />
<sup>11</sup> Cila është forca ime që ende të mund të shpresoj, dhe cili është fundi im që të mund ta zgjas jetën time?
<scripture passage="Job 6:12" parsed="|Job|6|12|0|0" osisRef="Bible:Job.6.12" />
<sup>12</sup> Forca ime a është vallë ajo e gurëve, ose mishi im është prej bronzi?
<scripture passage="Job 6:13" parsed="|Job|6|13|0|0" osisRef="Bible:Job.6.13" />
<sup>13</sup> A s'jam fare pa ndihmë në veten time, dhe a nuk është larguar nga unë dituria?
<scripture passage="Job 6:14" parsed="|Job|6|14|0|0" osisRef="Bible:Job.6.14" />
<sup>14</sup> Për atë që është i pikëlluar, miku duhet të tregojë dhembshuri, edhe në qoftë se ai braktis frikën e të Plotfuqishmit.
<scripture passage="Job 6:15" parsed="|Job|6|15|0|0" osisRef="Bible:Job.6.15" />
<sup>15</sup> Por vëllezërit e mi më kanë zhgënjyer si një përrua, si ujërat e përrenjve që zhduken.
<scripture passage="Job 6:16" parsed="|Job|6|16|0|0" osisRef="Bible:Job.6.16" />
<sup>16</sup> Ato turbullohen për shkak të akullit dhe në to fshihet bora,
<scripture passage="Job 6:17" parsed="|Job|6|17|0|0" osisRef="Bible:Job.6.17" />
<sup>17</sup> por gjatë stinës së nxehtë ato zhduken; me vapën e verës ato nuk duken më në vendin e tyre.
<scripture passage="Job 6:18" parsed="|Job|6|18|0|0" osisRef="Bible:Job.6.18" />
<sup>18</sup> Ato gjarpërojnë në shtigjet e shtretërve të tyre; futen në shketëtirë dhe mbarojnë.
<scripture passage="Job 6:19" parsed="|Job|6|19|0|0" osisRef="Bible:Job.6.19" />
<sup>19</sup> Karvanet e Temas i kërkojnë me kujdes, udhëtarët e Shebës kanë shpresa tek ata,
<scripture passage="Job 6:20" parsed="|Job|6|20|0|0" osisRef="Bible:Job.6.20" />
<sup>20</sup> por ata mbeten të zhgënjyer megjithë shpresat e tyre; kur arrijnë aty mbeten të hutuar.
<scripture passage="Job 6:21" parsed="|Job|6|21|0|0" osisRef="Bible:Job.6.21" />
<sup>21</sup> Tani për mua ju jeni e njëjta gjë, shikoni tronditjen time të thellë dhe keni frikë.
<scripture passage="Job 6:22" parsed="|Job|6|22|0|0" osisRef="Bible:Job.6.22" />
<sup>22</sup> A ju kam thënë vallë: "Më jepni diçka" o "më bëni një dhuratë nga pasuria juaj",
<scripture passage="Job 6:23" parsed="|Job|6|23|0|0" osisRef="Bible:Job.6.23" />
<sup>23</sup> ose "liromëni nga duart e armikut", ose "më shpengoni nga duart e personave që përdorin dhunën"?
<scripture passage="Job 6:24" parsed="|Job|6|24|0|0" osisRef="Bible:Job.6.24" />
<sup>24</sup> Më udhëzoni, dhe do të hesht; më bëni të kuptoj ku kam gabuar.
<scripture passage="Job 6:25" parsed="|Job|6|25|0|0" osisRef="Bible:Job.6.25" />
<sup>25</sup> Sa të frytshme janë fjalët e drejta! Por çfarë provojnë argumentet tuaja?
<scripture passage="Job 6:26" parsed="|Job|6|26|0|0" osisRef="Bible:Job.6.26" />
<sup>26</sup> Mos keni ndërmend vallë të qortoni ashpër fjalët e mia dhe fjalimet e një të dëshpëruari, që janë si era?
<scripture passage="Job 6:27" parsed="|Job|6|27|0|0" osisRef="Bible:Job.6.27" />
<sup>27</sup> Ju do të hidhnit në short edhe një jetim dhe do të hapnit një gropë për mikun tuaj.
<scripture passage="Job 6:28" parsed="|Job|6|28|0|0" osisRef="Bible:Job.6.28" />
<sup>28</sup> Por tani pranoni të më shikoni, sepse nuk do të gënjej para jush.
<scripture passage="Job 6:29" parsed="|Job|6|29|0|0" osisRef="Bible:Job.6.29" />
<sup>29</sup> Ndërroni mendim, ju lutem, që të mos bëhet padrejtësi! Po, ndërroni mendim, sepse bëhet fjalë për drejtësinë time.
<scripture passage="Job 6:30" parsed="|Job|6|30|0|0" osisRef="Bible:Job.6.30" />
<sup>30</sup> A ka vallë paudhësi në gjuhën time apo qiellza ime nuk i dallon më ligësitë?".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 7" progress="45.45%" prev="Job.6" next="Job.8" id="Job.7">
<h3 id="Job.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Job.7-p1">
<scripture passage="Job 7:1" parsed="|Job|7|1|0|0" osisRef="Bible:Job.7.1" />
<sup>1</sup> "A nuk kryen vallë një punë të rëndë njeriu mbi tokë dhe ditët e tij a nuk janë si ditët e një argati?
<scripture passage="Job 7:2" parsed="|Job|7|2|0|0" osisRef="Bible:Job.7.2" />
<sup>2</sup> Ashtu si skllavi dëshiron fort hijen dhe ashtu si argati pret mëditjen e tij,
<scripture passage="Job 7:3" parsed="|Job|7|3|0|0" osisRef="Bible:Job.7.3" />
<sup>3</sup> kështu edhe mua më ranë muaj fatkeqësie dhe m'u caktuan net me dhembje.
<scripture passage="Job 7:4" parsed="|Job|7|4|0|0" osisRef="Bible:Job.7.4" />
<sup>4</sup> Sa shtrihem, them: "Kur do të ngrihem?". Por nata është e gjatë dhe jam vazhdimisht i shqetësuar deri në agim.
<scripture passage="Job 7:5" parsed="|Job|7|5|0|0" osisRef="Bible:Job.7.5" />
<sup>5</sup> Mishi im është i mbuluar me krimba dhe me buca dheu, lëkura ime plasaritet dhe është bërë e pështirë.
<scripture passage="Job 7:6" parsed="|Job|7|6|0|0" osisRef="Bible:Job.7.6" />
<sup>6</sup> Ditët e mia janë më të shpejta se masuri i një endësi dhe po harxhohen pa shpresë.
<scripture passage="Job 7:7" parsed="|Job|7|7|0|0" osisRef="Bible:Job.7.7" />
<sup>7</sup> Kujto që jeta ime është një frymë; syri im nuk do të shohë më të mirën.
<scripture passage="Job 7:8" parsed="|Job|7|8|0|0" osisRef="Bible:Job.7.8" />
<sup>8</sup> Syri i atij që më shikon nuk do të më shohë më; sytë e tu do të jenë mbi mua, por unë nuk do të jem më.
<scripture passage="Job 7:9" parsed="|Job|7|9|0|0" osisRef="Bible:Job.7.9" />
<sup>9</sup> Ashtu si reja davaritet dhe nuk duket më, kështu ai që zbret në Sheol nuk kthehet më;
<scripture passage="Job 7:10" parsed="|Job|7|10|0|0" osisRef="Bible:Job.7.10" />
<sup>10</sup> nuk do të kthehet më në shtëpinë e tij, dhe banesa e tij nuk do ta njohë më.
<scripture passage="Job 7:11" parsed="|Job|7|11|0|0" osisRef="Bible:Job.7.11" />
<sup>11</sup> Prandaj nuk do ta mbaj gojën të mbyllur do të flas në ankthin e frymës time; do të ankohem në hidhërimin e shpirtit tim.
<scripture passage="Job 7:12" parsed="|Job|7|12|0|0" osisRef="Bible:Job.7.12" />
<sup>12</sup> A jam vallë deti apo një përbindësh i detit që ti më ruan me një roje?
<scripture passage="Job 7:13" parsed="|Job|7|13|0|0" osisRef="Bible:Job.7.13" />
<sup>13</sup> Kur unë them: "Shtrati im do të më japë një lehtësim, shtroja ime do ta zbusë dhembjen time",
<scripture passage="Job 7:14" parsed="|Job|7|14|0|0" osisRef="Bible:Job.7.14" />
<sup>14</sup> ti më tremb me ëndrra dhe më tmerron me vegime;
<scripture passage="Job 7:15" parsed="|Job|7|15|0|0" osisRef="Bible:Job.7.15" />
<sup>15</sup> kështu shpirtit tim i parapëlqen të mbytet dhe të vdesë se sa të bëjë këtë jetë.
<scripture passage="Job 7:16" parsed="|Job|7|16|0|0" osisRef="Bible:Job.7.16" />
<sup>16</sup> Unë po shpërbëhem; nuk kam për të jetuar gjithnjë; lërmë të qetë; ditët e mia nuk janë veçse një frymë.
<scripture passage="Job 7:17" parsed="|Job|7|17|0|0" osisRef="Bible:Job.7.17" />
<sup>17</sup> Ç'është njeriu që ti ta bësh të madh dhe të kujdesesh për të,
<scripture passage="Job 7:18" parsed="|Job|7|18|0|0" osisRef="Bible:Job.7.18" />
<sup>18</sup> dhe ta vizitosh çdo mëngjes duke e vënë në provë në çdo çast?
<scripture passage="Job 7:19" parsed="|Job|7|19|0|0" osisRef="Bible:Job.7.19" />
<sup>19</sup> Kur do ta heqësh shikimin tënd nga unë dhe do të më lësh të përcjell pështymën time?
<scripture passage="Job 7:20" parsed="|Job|7|20|0|0" osisRef="Bible:Job.7.20" />
<sup>20</sup> Në rast se kam mëkatuar, çfarë të kam bërë ty, o rojtar i njerëzve? Pse më ke bërë objekt të goditjeve të tua, aq sa i jam bërë barrë vetes sime?
<scripture passage="Job 7:21" parsed="|Job|7|21|0|0" osisRef="Bible:Job.7.21" />
<sup>21</sup> Pse nuk i fal shkeljet e mia dhe nuk e kapërcen paudhësinë time? Sepse shpejt do të jem pluhur; ti do të më kërkosh, por unë nuk do të jem më".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 8" progress="45.50%" prev="Job.7" next="Job.9" id="Job.8">
<h3 id="Job.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Job.8-p1">
<scripture passage="Job 8:1" parsed="|Job|8|1|0|0" osisRef="Bible:Job.8.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:
<scripture passage="Job 8:2" parsed="|Job|8|2|0|0" osisRef="Bible:Job.8.2" />
<sup>2</sup> "Deri kur do të flasësh në këtë mënyrë, dhe fjalët e gojës sate do të jenë si një erë e furishme?
<scripture passage="Job 8:3" parsed="|Job|8|3|0|0" osisRef="Bible:Job.8.3" />
<sup>3</sup> A mundet Perëndia të shtrëmbërojë gjykimin dhe i Potfuqishmi të përmbysë drejtësinë?
<scripture passage="Job 8:4" parsed="|Job|8|4|0|0" osisRef="Bible:Job.8.4" />
<sup>4</sup> Në rast se bijtë e tu kanë mëkatuar kundër tij, ai i ka braktisur në prapësinë e tyre.
<scripture passage="Job 8:5" parsed="|Job|8|5|0|0" osisRef="Bible:Job.8.5" />
<sup>5</sup> Por në rast se ti e kërkon Perëndinë dhe i lutesh fort të Plotfuqishmit,
<scripture passage="Job 8:6" parsed="|Job|8|6|0|0" osisRef="Bible:Job.8.6" />
<sup>6</sup> në rast se je i pastër dhe i ndershëm, me siguri ai do të ngrihet në favorin tënd dhe do të rivendosë selinë e drejtësisë sate.
<scripture passage="Job 8:7" parsed="|Job|8|7|0|0" osisRef="Bible:Job.8.7" />
<sup>7</sup> Ndonëse gjendja jote e kaluar ka qenë një gjë e vogël,
<scripture passage="Job 8:8" parsed="|Job|8|8|0|0" osisRef="Bible:Job.8.8" />
<sup>8</sup> e ardhmja jote do të jetë e madhe. Pyet, pra, brezat që shkuan dhe shqyrto gjërat e zbuluara nga etërit e tyre;
<scripture passage="Job 8:9" parsed="|Job|8|9|0|0" osisRef="Bible:Job.8.9" />
<sup>9</sup> ne në të vërtetë i përkasim së djeshmes dhe nuk dimë asgjë, sepse ditët tona mbi tokë janë si një hije.
<scripture passage="Job 8:10" parsed="|Job|8|10|0|0" osisRef="Bible:Job.8.10" />
<sup>10</sup> A nuk do të mësojnë vallë ata dhe nuk do të flasin, duke nxjerrë fjalë nga zemra e tyre?
<scripture passage="Job 8:11" parsed="|Job|8|11|0|0" osisRef="Bible:Job.8.11" />
<sup>11</sup> A mund të rritet papirusi jashtë moçalit dhe a mund të zhvillohet xunkthi pa ujë?
<scripture passage="Job 8:12" parsed="|Job|8|12|0|0" osisRef="Bible:Job.8.12" />
<sup>12</sup> Ndërsa është ende i gjelbër, pa qenë prerë, ai thahet para çdo bari tjetër.
<scripture passage="Job 8:13" parsed="|Job|8|13|0|0" osisRef="Bible:Job.8.13" />
<sup>13</sup> Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet.
<scripture passage="Job 8:14" parsed="|Job|8|14|0|0" osisRef="Bible:Job.8.14" />
<sup>14</sup> Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange.
<scripture passage="Job 8:15" parsed="|Job|8|15|0|0" osisRef="Bible:Job.8.15" />
<sup>15</sup> Ai mbështetet te shtëpia e tij, ajo nuk qëndron; kapet te ajo, por ajo nuk mban.
<scripture passage="Job 8:16" parsed="|Job|8|16|0|0" osisRef="Bible:Job.8.16" />
<sup>16</sup> Ai është krejt i gjelbër në diell dhe degët e tij zgjaten mbi kopshtin e tij;
<scripture passage="Job 8:17" parsed="|Job|8|17|0|0" osisRef="Bible:Job.8.17" />
<sup>17</sup> dhe rrënjët e tij pleksen rreth një grumbulli gurësh dhe depërtojnë midis gurëve të shtëpisë.
<scripture passage="Job 8:18" parsed="|Job|8|18|0|0" osisRef="Bible:Job.8.18" />
<sup>18</sup> Por në rast se shkëputet nga vendi i tij, ky e mohon, duke thënë: "Nuk të kam parë kurrë!".
<scripture passage="Job 8:19" parsed="|Job|8|19|0|0" osisRef="Bible:Job.8.19" />
<sup>19</sup> Ja, ky është gëzimi i mënyrës së tij të të jetuarit, ndërsa të tjerët do të dalin nga pluhuri.
<scripture passage="Job 8:20" parsed="|Job|8|20|0|0" osisRef="Bible:Job.8.20" />
<sup>20</sup> Ja, Perëndia nuk e flak njeriun e ndershëm, as i ndihmon keqbërësit.
<scripture passage="Job 8:21" parsed="|Job|8|21|0|0" osisRef="Bible:Job.8.21" />
<sup>21</sup> Ai do t'i japë edhe më buzëqeshje gojës sate dhe këngë gëzimi buzëve të tua.
<scripture passage="Job 8:22" parsed="|Job|8|22|0|0" osisRef="Bible:Job.8.22" />
<sup>22</sup> Ata që të urrejnë do të mbulohen me turp dhe çadra e të paudhëve do të zhduket".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 9" progress="45.55%" prev="Job.8" next="Job.10" id="Job.9">
<h3 id="Job.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Job.9-p1">
<scripture passage="Job 9:1" parsed="|Job|9|1|0|0" osisRef="Bible:Job.9.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
<scripture passage="Job 9:2" parsed="|Job|9|2|0|0" osisRef="Bible:Job.9.2" />
<sup>2</sup> "Po, unë e di që është kështu, por si mund të jetë i drejtë njeriu përpara Perëndisë?
<scripture passage="Job 9:3" parsed="|Job|9|3|0|0" osisRef="Bible:Job.9.3" />
<sup>3</sup> Në rast se dikush dëshiron të diskutojë me të, nuk mund t'i përgjigjet veçse një herë mbi një mijë.
<scripture passage="Job 9:4" parsed="|Job|9|4|0|0" osisRef="Bible:Job.9.4" />
<sup>4</sup> Perëndia është i urtë nga zemra dhe i fuqishëm nga forca, kush, pra, u fortësua kundër tij dhe i shkoi mbarë?
<scripture passage="Job 9:5" parsed="|Job|9|5|0|0" osisRef="Bible:Job.9.5" />
<sup>5</sup> Ai vendos malet dhe ato nuk e dijnë që ai i përmbys në zemërimin e tij.
<scripture passage="Job 9:6" parsed="|Job|9|6|0|0" osisRef="Bible:Job.9.6" />
<sup>6</sup> Ai e tund dheun nga vendi i tij, dhe kollonat e tij dridhen.
<scripture passage="Job 9:7" parsed="|Job|9|7|0|0" osisRef="Bible:Job.9.7" />
<sup>7</sup> Urdhëron diellin, dhe ai nuk lind, dhe vulos yjet.
<scripture passage="Job 9:8" parsed="|Job|9|8|0|0" osisRef="Bible:Job.9.8" />
<sup>8</sup> I vetëm shpalos qiejt dhe ecën mbi valët e larta të detit.
<scripture passage="Job 9:9" parsed="|Job|9|9|0|0" osisRef="Bible:Job.9.9" />
<sup>9</sup> Ka bërë Arushën dhe Orionin, Plejadat dhe krahinat e jugut.
<scripture passage="Job 9:10" parsed="|Job|9|10|0|0" osisRef="Bible:Job.9.10" />
<sup>10</sup> Ai bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të hetohen, po, mrekulli të panumërta.
<scripture passage="Job 9:11" parsed="|Job|9|11|0|0" osisRef="Bible:Job.9.11" />
<sup>11</sup> Ja, më kalon afër dhe nuk e shoh, kalon tutje dhe nuk e kuptoj.
<scripture passage="Job 9:12" parsed="|Job|9|12|0|0" osisRef="Bible:Job.9.12" />
<sup>12</sup> Ja, ai kap gjahun dhe kush mund t'ia rimarrë? Kush mund t'i thotë: "Çfarë po bën?".
<scripture passage="Job 9:13" parsed="|Job|9|13|0|0" osisRef="Bible:Job.9.13" />
<sup>13</sup> Perëndia nuk e tërheq zemërimin e tij; poshtë tij përkulen ndihmësit e Rahabit.
<scripture passage="Job 9:14" parsed="|Job|9|14|0|0" osisRef="Bible:Job.9.14" />
<sup>14</sup> Si mund t'i përgjigjem, pra, dhe të zgjedh fjalët e mia për të diskutuar me të?
<scripture passage="Job 9:15" parsed="|Job|9|15|0|0" osisRef="Bible:Job.9.15" />
<sup>15</sup> Edhe sikur të kisha të drejtë, nuk do të kisha mundësi t'i përgjigjem, por do t'i kërkoja mëshirë gjyqtarit tim.
<scripture passage="Job 9:16" parsed="|Job|9|16|0|0" osisRef="Bible:Job.9.16" />
<sup>16</sup> Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim,
<scripture passage="Job 9:17" parsed="|Job|9|17|0|0" osisRef="Bible:Job.9.17" />
<sup>17</sup> ai, që më godet me furtunën, dhe i shumëzon plagët e mia pa shkak.
<scripture passage="Job 9:18" parsed="|Job|9|18|0|0" osisRef="Bible:Job.9.18" />
<sup>18</sup> Nuk më lë të marr frymë, përkundrazi më mbush me hidhërime.
<scripture passage="Job 9:19" parsed="|Job|9|19|0|0" osisRef="Bible:Job.9.19" />
<sup>19</sup> Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t'u paraqitur?
<scripture passage="Job 9:20" parsed="|Job|9|20|0|0" osisRef="Bible:Job.9.20" />
<sup>20</sup> Edhe sikur të isha i drejtë, vetë të folurit tim do të më dënonte; edhe sikur të isha i ndershëm, ai do të provonte se jam i çoroditur.
<scripture passage="Job 9:21" parsed="|Job|9|21|0|0" osisRef="Bible:Job.9.21" />
<sup>21</sup> Jam i ndershëm, por nuk e çmoj fare veten time dhe e përçmoj jetën time.
<scripture passage="Job 9:22" parsed="|Job|9|22|0|0" osisRef="Bible:Job.9.22" />
<sup>22</sup> Éshtë e njëjta gjë, prandaj them: "Ai shkatërron njeriun e ndershëm dhe të keqin".
<scripture passage="Job 9:23" parsed="|Job|9|23|0|0" osisRef="Bible:Job.9.23" />
<sup>23</sup> Në qoftë se një fatkeqësi mbjell papritur vdekjen, ai qesh me vuajtjen e të pafajmëve.
<scripture passage="Job 9:24" parsed="|Job|9|24|0|0" osisRef="Bible:Job.9.24" />
<sup>24</sup> Toka u është dhënë në dorë të këqijve; ai u vesh sytë gjyqtarëve të saj; po të mos jetë ai, kush mund të ishte, pra?
<scripture passage="Job 9:25" parsed="|Job|9|25|0|0" osisRef="Bible:Job.9.25" />
<sup>25</sup> Tani ditët e mia kalojnë më shpejt se një vrapues, ikin pa parë asnjë të mirë.
<scripture passage="Job 9:26" parsed="|Job|9|26|0|0" osisRef="Bible:Job.9.26" />
<sup>26</sup> Ikin shpejt si anijet prej xunkthi, si shqiponja që sulet mbi gjahun e vet.
<scripture passage="Job 9:27" parsed="|Job|9|27|0|0" osisRef="Bible:Job.9.27" />
<sup>27</sup> Në qoftë se them: "Dua ta harroj vajtimin, ta lë pamjen time të trishtuar dhe të tregohem i gëzuar",
<scripture passage="Job 9:28" parsed="|Job|9|28|0|0" osisRef="Bible:Job.9.28" />
<sup>28</sup> më hyn frika për të gjitha dhembjet e mia; e di mirë që ti nuk do të më konsiderosh të pafajshëm.
<scripture passage="Job 9:29" parsed="|Job|9|29|0|0" osisRef="Bible:Job.9.29" />
<sup>29</sup> Në qoftë se jam i dënuar tanimë, pse të lodhem më kot?
<scripture passage="Job 9:30" parsed="|Job|9|30|0|0" osisRef="Bible:Job.9.30" />
<sup>30</sup> Edhe sikur të lahesha me borë dhe të pastroja duart e mia me sodë,
<scripture passage="Job 9:31" parsed="|Job|9|31|0|0" osisRef="Bible:Job.9.31" />
<sup>31</sup> ti do të më hidhje në baltën e një grope, edhe vetë rrobat e mia do të më kishin lemeri.
<scripture passage="Job 9:32" parsed="|Job|9|32|0|0" osisRef="Bible:Job.9.32" />
<sup>32</sup> Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t'i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë.
<scripture passage="Job 9:33" parsed="|Job|9|33|0|0" osisRef="Bible:Job.9.33" />
<sup>33</sup> Nuk ka asnjë arbitër midis nesh, që të vërë dorën mbi ne të dy.
<scripture passage="Job 9:34" parsed="|Job|9|34|0|0" osisRef="Bible:Job.9.34" />
<sup>34</sup> Le të largojë nga unë shkopin e tij, tmerri i tij të mos më trembë.
<scripture passage="Job 9:35" parsed="|Job|9|35|0|0" osisRef="Bible:Job.9.35" />
<sup>35</sup> Atëherë do të mund të flas pa pasur frikë prej tij, sepse nuk jam kështu me veten time.
</p>
</div3>

<div3 title="Job 10" progress="45.62%" prev="Job.9" next="Job.11" id="Job.10">
<h3 id="Job.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Job.10-p1">
<scripture passage="Job 10:1" parsed="|Job|10|1|0|0" osisRef="Bible:Job.10.1" />
<sup>1</sup> "Jam neveritur nga jeta ime; do të shfryj lirisht vajtimin tim, duke folur në trishtimin e shpirtit tim!
<scripture passage="Job 10:2" parsed="|Job|10|2|0|0" osisRef="Bible:Job.10.2" />
<sup>2</sup> Do t'i them Perëndisë: "Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua.
<scripture passage="Job 10:3" parsed="|Job|10|3|0|0" osisRef="Bible:Job.10.3" />
<sup>3</sup> A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?
<scripture passage="Job 10:4" parsed="|Job|10|4|0|0" osisRef="Bible:Job.10.4" />
<sup>4</sup> A ke sy prej mishi, apo shikon edhe ti si shikon njeriu?
<scripture passage="Job 10:5" parsed="|Job|10|5|0|0" osisRef="Bible:Job.10.5" />
<sup>5</sup> A janë vallë ditët e tua si ditët e një të vdekshmi, vitet e tua si ditët e një njeriu,
<scripture passage="Job 10:6" parsed="|Job|10|6|0|0" osisRef="Bible:Job.10.6" />
<sup>6</sup> sepse ti duhet të hetosh lidhur me fajin tim dhe të kërkosh mëkatin tim,
<scripture passage="Job 10:7" parsed="|Job|10|7|0|0" osisRef="Bible:Job.10.7" />
<sup>7</sup> megjithëse e di që nuk jam fajtor dhe që nuk ka njeri që mund të më çlirojë nga dora jote?
<scripture passage="Job 10:8" parsed="|Job|10|8|0|0" osisRef="Bible:Job.10.8" />
<sup>8</sup> Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë por tani ti kërkon të më zhdukësh.
<scripture passage="Job 10:9" parsed="|Job|10|9|0|0" osisRef="Bible:Job.10.9" />
<sup>9</sup> Mbaj mend, të lutem, që më ke modeluar si argjila, dhe do të më bësh të kthehem në pluhur!
<scripture passage="Job 10:10" parsed="|Job|10|10|0|0" osisRef="Bible:Job.10.10" />
<sup>10</sup> A nuk më ke derdhur vallë si qumështi dhe më ke piksur si djathi?
<scripture passage="Job 10:11" parsed="|Job|10|11|0|0" osisRef="Bible:Job.10.11" />
<sup>11</sup> Ti më ke veshur me lëkurë dhe me mish, më ke thurur me kocka dhe me nerva.
<scripture passage="Job 10:12" parsed="|Job|10|12|0|0" osisRef="Bible:Job.10.12" />
<sup>12</sup> Më ke dhënë jetë dhe dashamirësi, dhe providenca jote është kujdesur për frymën time,
<scripture passage="Job 10:13" parsed="|Job|10|13|0|0" osisRef="Bible:Job.10.13" />
<sup>13</sup> por këto gjëra i fshihje në zemrën tënde; tani unë e di që ti mendoje një gjë të tillë.
<scripture passage="Job 10:14" parsed="|Job|10|14|0|0" osisRef="Bible:Job.10.14" />
<sup>14</sup> Në qoftë se mëkatoj, ti më ndjek me sy dhe nuk më lë të pandëshkuar për fajin tim.
<scripture passage="Job 10:15" parsed="|Job|10|15|0|0" osisRef="Bible:Job.10.15" />
<sup>15</sup> Në qoftë se jam i keq, mjerë unë! Edhe sikur të jem i drejtë, nuk do të guxoja të ngrija kokën, i ngopur siç jam nga poshtërsia dhe duke parë mjerimin tim.
<scripture passage="Job 10:16" parsed="|Job|10|16|0|0" osisRef="Bible:Job.10.16" />
<sup>16</sup> Në rast se ngre kryet, ti më ndjek si luani, duke kryer përsëri mrekulli kundër meje.
<scripture passage="Job 10:17" parsed="|Job|10|17|0|0" osisRef="Bible:Job.10.17" />
<sup>17</sup> Ti i përtërin dëshmitarët kundër meje, e shton zemërimin tënd kundër meje dhe trupa gjithnjë të reja më sulmojnë.
<scripture passage="Job 10:18" parsed="|Job|10|18|0|0" osisRef="Bible:Job.10.18" />
<sup>18</sup> Pse, pra, më nxore nga barku? Të kisha vdekur, pa më parë sy njeriu!
<scripture passage="Job 10:19" parsed="|Job|10|19|0|0" osisRef="Bible:Job.10.19" />
<sup>19</sup> Do të kisha qenë sikur të mos kisha ekzistuar kurrë, i mbartur nga barku në varr.
<scripture passage="Job 10:20" parsed="|Job|10|20|0|0" osisRef="Bible:Job.10.20" />
<sup>20</sup> A nuk janë vallë të pakta ditët e mia? Jepi fund, pra, lërmë të qetë që të mund ta mbledh pak veten;
<scripture passage="Job 10:21" parsed="|Job|10|21|0|0" osisRef="Bible:Job.10.21" />
<sup>21</sup> para se të shkoj për të mos u kthyer më, drejt vendit të errësirës dhe të hijes së vdekjes,
<scripture passage="Job 10:22" parsed="|Job|10|22|0|0" osisRef="Bible:Job.10.22" />
<sup>22</sup> të vendit të territ dhe të errësirës së madhe të hijes së vdekjes, ku ka vetëm pështjellim, ku madje edhe drita është si errësira".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 11" progress="45.67%" prev="Job.10" next="Job.12" id="Job.11">
<h3 id="Job.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Job.11-p1">
<scripture passage="Job 11:1" parsed="|Job|11|1|0|0" osisRef="Bible:Job.11.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:
<scripture passage="Job 11:2" parsed="|Job|11|2|0|0" osisRef="Bible:Job.11.2" />
<sup>2</sup> "Një mori e tillë fjalësh a do të mbetet pa përgjigje? A duhet të ketë të drejtë një njeri fjalëshumë?
<scripture passage="Job 11:3" parsed="|Job|11|3|0|0" osisRef="Bible:Job.11.3" />
<sup>3</sup> Llafet e tua a do t'ua mbyllin gojën njerëzve? Ti do të tallesh dhe asnjë mos të të bëjë me turp?
<scripture passage="Job 11:4" parsed="|Job|11|4|0|0" osisRef="Bible:Job.11.4" />
<sup>4</sup> Ti ke thënë: "Doktrina ime është e pastër dhe jam i pakritikueshëm para teje".
<scripture passage="Job 11:5" parsed="|Job|11|5|0|0" osisRef="Bible:Job.11.5" />
<sup>5</sup> Por po të donte Perëndia të fliste dhe të hapte gojën e tij kundër teje,
<scripture passage="Job 11:6" parsed="|Job|11|6|0|0" osisRef="Bible:Job.11.6" />
<sup>6</sup> për të treguar të fshehtat e diturisë, sepse dituria e vërtetë është e shumëtrajtshme, atëherë do të mësoje se Perëndia harron një pjesë të fajit tënd.
<scripture passage="Job 11:7" parsed="|Job|11|7|0|0" osisRef="Bible:Job.11.7" />
<sup>7</sup> A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit?
<scripture passage="Job 11:8" parsed="|Job|11|8|0|0" osisRef="Bible:Job.11.8" />
<sup>8</sup> Janë më të larta se qielli; çfarë mund të bësh? janë më të thella se Sheoli: çfarë mund të dish?
<scripture passage="Job 11:9" parsed="|Job|11|9|0|0" osisRef="Bible:Job.11.9" />
<sup>9</sup> Madhësia e tyre është më e gjatë se toka dhe më e gjerë se deti.
<scripture passage="Job 11:10" parsed="|Job|11|10|0|0" osisRef="Bible:Job.11.10" />
<sup>10</sup> Në rast se Perëndia kalon, burgos dhe nxjerr në gjyq, kush mund t'ia pengojë këtë veprim?
<scripture passage="Job 11:11" parsed="|Job|11|11|0|0" osisRef="Bible:Job.11.11" />
<sup>11</sup> Sepse ai i njeh njerëzit e rremë; e sheh padrejtësinë dhe e kqyr.
<scripture passage="Job 11:12" parsed="|Job|11|12|0|0" osisRef="Bible:Job.11.12" />
<sup>12</sup> Njeriu i pamend do të bëhet i urtë, kur kërriçi i gomares së egër të bëhet njeri.
<scripture passage="Job 11:13" parsed="|Job|11|13|0|0" osisRef="Bible:Job.11.13" />
<sup>13</sup> Në rast se e përgatit zemrën tënde dhe shtrin ndaj saj duart e tua,
<scripture passage="Job 11:14" parsed="|Job|11|14|0|0" osisRef="Bible:Job.11.14" />
<sup>14</sup> në rast se largon padrejtësinë që është në duart e tua dhe nuk lejon që çoroditja të zërë vend në çadrat e tua,
<scripture passage="Job 11:15" parsed="|Job|11|15|0|0" osisRef="Bible:Job.11.15" />
<sup>15</sup> atëherë do të mund të lartosh ballin tënd pa njollë, do të jesh i patundur dhe nuk do të kesh frikë,
<scripture passage="Job 11:16" parsed="|Job|11|16|0|0" osisRef="Bible:Job.11.16" />
<sup>16</sup> sepse do të harrosh hallet e tua, do t'i kujtosh si uji që ka rrjedhur;
<scripture passage="Job 11:17" parsed="|Job|11|17|0|0" osisRef="Bible:Job.11.17" />
<sup>17</sup> jeta jote do të jetë më e ndritur se mesdita, edhe errësira për ty do të ishte si mëngjesi.
<scripture passage="Job 11:18" parsed="|Job|11|18|0|0" osisRef="Bible:Job.11.18" />
<sup>18</sup> Do të jesh i sigurt sepse ka shpresë; do të shikosh rreth e qark dhe do të pushosh në siguri.
<scripture passage="Job 11:19" parsed="|Job|11|19|0|0" osisRef="Bible:Job.11.19" />
<sup>19</sup> Do të biesh të flesh dhe nuk do të ketë njeri që të të trembë dhe shumë persona do të kërkojnë favorin tënd.
<scripture passage="Job 11:20" parsed="|Job|11|20|0|0" osisRef="Bible:Job.11.20" />
<sup>20</sup> Por sytë e të pabesëve do të treten; çdo shpëtim do t'u pritet, dhe shpresa e tyre do të jetë grahma e fundit".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 12" progress="45.72%" prev="Job.11" next="Job.13" id="Job.12">
<h3 id="Job.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Job.12-p1">
<scripture passage="Job 12:1" parsed="|Job|12|1|0|0" osisRef="Bible:Job.12.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
<scripture passage="Job 12:2" parsed="|Job|12|2|0|0" osisRef="Bible:Job.12.2" />
<sup>2</sup> "Pa dyshim ju jeni njerëz të urtë, dhe dituria do të marrë fund me ju.
<scripture passage="Job 12:3" parsed="|Job|12|3|0|0" osisRef="Bible:Job.12.3" />
<sup>3</sup> Edhe unë kam mendje si ju, dhe nuk bie më poshtë se ju; përveç kësaj, kush nuk i di gjërat si këto?
<scripture passage="Job 12:4" parsed="|Job|12|4|0|0" osisRef="Bible:Job.12.4" />
<sup>4</sup> Jam bërë gazi i miqve të mi; unë, të cilit Perëndia i përgjigjej kur i drejtohesha; të drejtin, të ndershmin, e kanë vënë në lojë.
<scripture passage="Job 12:5" parsed="|Job|12|5|0|0" osisRef="Bible:Job.12.5" />
<sup>5</sup> Një llambë, e përçmuar në mendimet e atyre që jetojnë në mes të të mirave, është përgatitur për ata të cilëve u merren këmbët.
<scripture passage="Job 12:6" parsed="|Job|12|6|0|0" osisRef="Bible:Job.12.6" />
<sup>6</sup> Çadrat e cubave përkundrazi janë të qeta dhe e ndjejnë veten të sigurt ata që provokojnë Perëndinë dhe që e hyjnizojnë forcën e tyre.
<scripture passage="Job 12:7" parsed="|Job|12|7|0|0" osisRef="Bible:Job.12.7" />
<sup>7</sup> Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë,
<scripture passage="Job 12:8" parsed="|Job|12|8|0|0" osisRef="Bible:Job.12.8" />
<sup>8</sup> ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë.
<scripture passage="Job 12:9" parsed="|Job|12|9|0|0" osisRef="Bible:Job.12.9" />
<sup>9</sup> Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto?
<scripture passage="Job 12:10" parsed="|Job|12|10|0|0" osisRef="Bible:Job.12.10" />
<sup>10</sup> Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore.
<scripture passage="Job 12:11" parsed="|Job|12|11|0|0" osisRef="Bible:Job.12.11" />
<sup>11</sup> Veshi a nuk i shqyrton vallë fjalët, ashtu si i shijon qiellza ushqimet?
<scripture passage="Job 12:12" parsed="|Job|12|12|0|0" osisRef="Bible:Job.12.12" />
<sup>12</sup> Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin.
<scripture passage="Job 12:13" parsed="|Job|12|13|0|0" osisRef="Bible:Job.12.13" />
<sup>13</sup> Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi.
<scripture passage="Job 12:14" parsed="|Job|12|14|0|0" osisRef="Bible:Job.12.14" />
<sup>14</sup> Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t'ia hapë.
<scripture passage="Job 12:15" parsed="|Job|12|15|0|0" osisRef="Bible:Job.12.15" />
<sup>15</sup> Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t'i lërë të lira, përmbytin tokën.
<scripture passage="Job 12:16" parsed="|Job|12|16|0|0" osisRef="Bible:Job.12.16" />
<sup>16</sup> Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.
<scripture passage="Job 12:17" parsed="|Job|12|17|0|0" osisRef="Bible:Job.12.17" />
<sup>17</sup> Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend.
<scripture passage="Job 12:18" parsed="|Job|12|18|0|0" osisRef="Bible:Job.12.18" />
<sup>18</sup> Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijet e tyre.
<scripture passage="Job 12:19" parsed="|Job|12|19|0|0" osisRef="Bible:Job.12.19" />
<sup>19</sup> I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit.
<scripture passage="Job 12:20" parsed="|Job|12|20|0|0" osisRef="Bible:Job.12.20" />
<sup>20</sup> I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë.
<scripture passage="Job 12:21" parsed="|Job|12|21|0|0" osisRef="Bible:Job.12.21" />
<sup>21</sup> Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve.
<scripture passage="Job 12:22" parsed="|Job|12|22|0|0" osisRef="Bible:Job.12.22" />
<sup>22</sup> Zbulon gjërat e thella të fshehura në terr dhe sjell në dritë hijen e vdekjes.
<scripture passage="Job 12:23" parsed="|Job|12|23|0|0" osisRef="Bible:Job.12.23" />
<sup>23</sup> I bën të mëdha kombet dhe pastaj i shkatërron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mërgon.
<scripture passage="Job 12:24" parsed="|Job|12|24|0|0" osisRef="Bible:Job.12.24" />
<sup>24</sup> U heq arsyen sundimtarëve të tokës dhe i bën të enden në vende të shkreta pa rrugë.
<scripture passage="Job 12:25" parsed="|Job|12|25|0|0" osisRef="Bible:Job.12.25" />
<sup>25</sup> Ecin verbërisht në terr pa dritë dhe i bën të ecin si të dehur".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 13" progress="45.77%" prev="Job.12" next="Job.14" id="Job.13">
<h3 id="Job.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Job.13-p1">
<scripture passage="Job 13:1" parsed="|Job|13|1|0|0" osisRef="Bible:Job.13.1" />
<sup>1</sup> "Ja, tërë këtë syri im e pa dhe veshi im e dëgjoi dhe e kuptoi.
<scripture passage="Job 13:2" parsed="|Job|13|2|0|0" osisRef="Bible:Job.13.2" />
<sup>2</sup> Atë që ju dini e di edhe unë; nuk vij pas jush.
<scripture passage="Job 13:3" parsed="|Job|13|3|0|0" osisRef="Bible:Job.13.3" />
<sup>3</sup> Por do të dëshiroja të flas me të Plotfuqishmin, do të më pëlqente të diskutoja me Perëndinë;
<scripture passage="Job 13:4" parsed="|Job|13|4|0|0" osisRef="Bible:Job.13.4" />
<sup>4</sup> sepse ju jeni trillues gënjeshtrash, jeni të gjithë mjekë pa asnjë vlerë.
<scripture passage="Job 13:5" parsed="|Job|13|5|0|0" osisRef="Bible:Job.13.5" />
<sup>5</sup> Oh, sikur të heshtnit fare, kjo do të ishte dituria juaj.
<scripture passage="Job 13:6" parsed="|Job|13|6|0|0" osisRef="Bible:Job.13.6" />
<sup>6</sup> Dëgjoni tani mbrojtjen time dhe vini re deklaratat e buzëve të mia.
<scripture passage="Job 13:7" parsed="|Job|13|7|0|0" osisRef="Bible:Job.13.7" />
<sup>7</sup> A doni vallë të flisni në mënyrë të mbrapshtë në mbrotje të Perëndisë dhe të flisni në favor të tij me mashtrime?
<scripture passage="Job 13:8" parsed="|Job|13|8|0|0" osisRef="Bible:Job.13.8" />
<sup>8</sup> A doni të përdorni anësi me të ose të mbroni një kauzë të Perëndisë?
<scripture passage="Job 13:9" parsed="|Job|13|9|0|0" osisRef="Bible:Job.13.9" />
<sup>9</sup> Do të ishte më mirë për ju që ai t'ju hetonte, apo talleni me të ashtu si talleni me një njeri?
<scripture passage="Job 13:10" parsed="|Job|13|10|0|0" osisRef="Bible:Job.13.10" />
<sup>10</sup> Me siguri ai do t'ju qortojë, në rast se fshehurazi veproni me anësi.
<scripture passage="Job 13:11" parsed="|Job|13|11|0|0" osisRef="Bible:Job.13.11" />
<sup>11</sup> Madhëria e tij vallë a nuk do t'ju kallë frikë dhe tmerri i tij a nuk do të bjerë mbi ju?
<scripture passage="Job 13:12" parsed="|Job|13|12|0|0" osisRef="Bible:Job.13.12" />
<sup>12</sup> Thëniet tuaja moralizuese janë proverba prej hiri, argumentet tuaja më të mira nuk janë veçse argumente prej argjila.
<scripture passage="Job 13:13" parsed="|Job|13|13|0|0" osisRef="Bible:Job.13.13" />
<sup>13</sup> Heshtni dhe më lini mua të flas, pastaj le të më ndodhë çfarë të dojë.
<scripture passage="Job 13:14" parsed="|Job|13|14|0|0" osisRef="Bible:Job.13.14" />
<sup>14</sup> Pse duhet ta mbaj mishin tim me dhëmbët dhe ta vë jetën time në duart e mia?
<scripture passage="Job 13:15" parsed="|Job|13|15|0|0" osisRef="Bible:Job.13.15" />
<sup>15</sup> Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim.
<scripture passage="Job 13:16" parsed="|Job|13|16|0|0" osisRef="Bible:Job.13.16" />
<sup>16</sup> Ai do të jetë edhe shpëtimi im, sepse një i pabesë nuk do të guxonte të paraqitej para tij.
<scripture passage="Job 13:17" parsed="|Job|13|17|0|0" osisRef="Bible:Job.13.17" />
<sup>17</sup> Dëgjoni me vëmendje fjalimin tim dhe deklaratat e mia me veshët tuaj.
<scripture passage="Job 13:18" parsed="|Job|13|18|0|0" osisRef="Bible:Job.13.18" />
<sup>18</sup> Ja, unë e kam përgatitur kauzën time; e di që do të njihem si i drejtë.
<scripture passage="Job 13:19" parsed="|Job|13|19|0|0" osisRef="Bible:Job.13.19" />
<sup>19</sup> Kush kërkon, pra, të hahet me mua? Sepse atëherë do të heshtja dhe do të vdisja.
<scripture passage="Job 13:20" parsed="|Job|13|20|0|0" osisRef="Bible:Job.13.20" />
<sup>20</sup> Vetëm mos bëj dy gjëra me mua, dhe nuk do t'i fshihem pranisë sate;
<scripture passage="Job 13:21" parsed="|Job|13|21|0|0" osisRef="Bible:Job.13.21" />
<sup>21</sup> largoje dorën nga unë dhe tmerri yt të mos më kallë më frikë.
<scripture passage="Job 13:22" parsed="|Job|13|22|0|0" osisRef="Bible:Job.13.22" />
<sup>22</sup> Pastaj mund edhe të më thërrasësh edhe unë do të përgjigjem, ose do të flas unë, dhe ti do të përgjigjesh.
<scripture passage="Job 13:23" parsed="|Job|13|23|0|0" osisRef="Bible:Job.13.23" />
<sup>23</sup> Sa janë fajet e mia dhe mëkatet e mia? Më bëj të ditur shkeljet e mia dhe mëkatin tim!
<scripture passage="Job 13:24" parsed="|Job|13|24|0|0" osisRef="Bible:Job.13.24" />
<sup>24</sup> Pse më fsheh fytyrën tënde dhe më konsideron si armikun tënd?
<scripture passage="Job 13:25" parsed="|Job|13|25|0|0" osisRef="Bible:Job.13.25" />
<sup>25</sup> Mos do vallë të trembësh një gjethe të shtyrë sa andej dhe këndej dhe të ndjekësh ca kashtë të thatë?
<scripture passage="Job 13:26" parsed="|Job|13|26|0|0" osisRef="Bible:Job.13.26" />
<sup>26</sup> Pse shkruan kundër meje gjëra të hidhura dhe bën që të rëndojë mbi mua trashëgimia e fajeve të rinisë sime?
<scripture passage="Job 13:27" parsed="|Job|13|27|0|0" osisRef="Bible:Job.13.27" />
<sup>27</sup> Ti i vë këmbët e mia në pranga dhe kqyr me kujdes rrugët e mia; ti vendos një cak për tabanin e këmbëve të mia,
<scripture passage="Job 13:28" parsed="|Job|13|28|0|0" osisRef="Bible:Job.13.28" />
<sup>28</sup> Ndërkaq trupi im po shpërbëhet si një send i kalbur, si një rrobë që e ka grirë mola".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 14" progress="45.83%" prev="Job.13" next="Job.15" id="Job.14">
<h3 id="Job.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Job.14-p1">
<scripture passage="Job 14:1" parsed="|Job|14|1|0|0" osisRef="Bible:Job.14.1" />
<sup>1</sup> "Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë dhe është plot shqetësime.
<scripture passage="Job 14:2" parsed="|Job|14|2|0|0" osisRef="Bible:Job.14.2" />
<sup>2</sup> Mbin si një lule, pastaj pritet; ikën me vrap si një hije dhe nuk e ka të gjatë.
<scripture passage="Job 14:3" parsed="|Job|14|3|0|0" osisRef="Bible:Job.14.3" />
<sup>3</sup> Mbi një qenie të tillë ti i mban sytë të hapur, dhe më bën që të dal në gjyq bashkë me ty.
<scripture passage="Job 14:4" parsed="|Job|14|4|0|0" osisRef="Bible:Job.14.4" />
<sup>4</sup> Kush mund të nxjerrë një gjë të pastër nga një gjë e papastër? Askush.
<scripture passage="Job 14:5" parsed="|Job|14|5|0|0" osisRef="Bible:Job.14.5" />
<sup>5</sup> Sepse ditët e saj janë të caktuara, numri i muajve të saj varet nga ti, dhe ti i ke vendosur kufij që nuk mund t'i kapërcejë.
<scripture passage="Job 14:6" parsed="|Job|14|6|0|0" osisRef="Bible:Job.14.6" />
<sup>6</sup> Hiqe shikimin nga ai dhe lëre të qetë, deri sa të mbarojë ditën e tij si një argat.
<scripture passage="Job 14:7" parsed="|Job|14|7|0|0" osisRef="Bible:Job.14.7" />
<sup>7</sup> Të paktën për drurin ka shpresë; në rast se pritet, rritet përsëri dhe vazhdon të mugullojë.
<scripture passage="Job 14:8" parsed="|Job|14|8|0|0" osisRef="Bible:Job.14.8" />
<sup>8</sup> Edhe sikur rrënjët e tij të plaken nën tokë dhe trungu i tij të vdesë nën dhe,
<scripture passage="Job 14:9" parsed="|Job|14|9|0|0" osisRef="Bible:Job.14.9" />
<sup>9</sup> me të ndjerë ujin, mugullon përsëri dhe lëshon degë si një bimë.
<scripture passage="Job 14:10" parsed="|Job|14|10|0|0" osisRef="Bible:Job.14.10" />
<sup>10</sup> Njeriu përkundrazi vdes dhe mbetet i shtrirë për dhe; kur është duke nxjerrë frymën e fundit, ku është, pra?
<scripture passage="Job 14:11" parsed="|Job|14|11|0|0" osisRef="Bible:Job.14.11" />
<sup>11</sup> Mund të mungojnë ujërat në det dhe një lumë të meket dhe të thahet,
<scripture passage="Job 14:12" parsed="|Job|14|12|0|0" osisRef="Bible:Job.14.12" />
<sup>12</sup> por njeriu që dergjet nuk ngrihet më; sa të mos ketë më qiej, nuk do të zgjohet dhe nuk do të çohet më nga gjumi i tij.
<scripture passage="Job 14:13" parsed="|Job|14|13|0|0" osisRef="Bible:Job.14.13" />
<sup>13</sup> Ah sikur të doje të më fshihje në Sheol, të më mbaje të fshehur sa të kalonte zemërimi yt, të më caktoje një afat dhe të më kujtoje!
<scripture passage="Job 14:14" parsed="|Job|14|14|0|0" osisRef="Bible:Job.14.14" />
<sup>14</sup> Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? Do të prisja çdo ditë të shërbimit tim të rëndë, deri sa të arrinte ora e ndryshimit tim.
<scripture passage="Job 14:15" parsed="|Job|14|15|0|0" osisRef="Bible:Job.14.15" />
<sup>15</sup> Do të më thërrisje dhe unë do të të përgjigjesha; ti do të kishe një dëshirë të madhe për veprën e duarve të tua.
<scripture passage="Job 14:16" parsed="|Job|14|16|0|0" osisRef="Bible:Job.14.16" />
<sup>16</sup> Atëherë ti do të më numëroje hapat, por nuk do të vije re mëkatet e mia;
<scripture passage="Job 14:17" parsed="|Job|14|17|0|0" osisRef="Bible:Job.14.17" />
<sup>17</sup> do ta vulosje në një thes mëkatin tim dhe do ta mbuloje fajin tim.
<scripture passage="Job 14:18" parsed="|Job|14|18|0|0" osisRef="Bible:Job.14.18" />
<sup>18</sup> Por ashtu si një mal rrëzohet dhe thërrmohet, ashtu si një shkëmb luan nga vendi i tij,
<scripture passage="Job 14:19" parsed="|Job|14|19|0|0" osisRef="Bible:Job.14.19" />
<sup>19</sup> ashtu si ujërat gërryejnë gurët dhe vërshimet marrin me vete dheun, kështu ti shkatërron shpresën e njeriut.
<scripture passage="Job 14:20" parsed="|Job|14|20|0|0" osisRef="Bible:Job.14.20" />
<sup>20</sup> Ti e vë përfund për gjithnjë, dhe ai shkon; ti ia prish fytyrën dhe e dëbon.
<scripture passage="Job 14:21" parsed="|Job|14|21|0|0" osisRef="Bible:Job.14.21" />
<sup>21</sup> Në rast se bijtë e tij janë të nderuar, ai nuk e di; po të jenë të përbuzur, ai nuk e vë re.
<scripture passage="Job 14:22" parsed="|Job|14|22|0|0" osisRef="Bible:Job.14.22" />
<sup>22</sup> Ai ndjen vetëm dhembjen e madhe të mishit të tij dhe pikëllohet për veten e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Job 15" progress="45.88%" prev="Job.14" next="Job.16" id="Job.15">
<h3 id="Job.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Job.15-p1">
<scripture passage="Job 15:1" parsed="|Job|15|1|0|0" osisRef="Bible:Job.15.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
<scripture passage="Job 15:2" parsed="|Job|15|2|0|0" osisRef="Bible:Job.15.2" />
<sup>2</sup> "Një njeri i urtë a përgjigjet vallë me njohuri të kota, dhe a mbushet me erëra lindore?
<scripture passage="Job 15:3" parsed="|Job|15|3|0|0" osisRef="Bible:Job.15.3" />
<sup>3</sup> Diskuton vallë me ligjërata boshe dhe me fjalë që nuk shërbejnë për asgjë?
<scripture passage="Job 15:4" parsed="|Job|15|4|0|0" osisRef="Bible:Job.15.4" />
<sup>4</sup> Po, ti heq mëshirën dhe eliminon lutjen përpara Perëndisë.
<scripture passage="Job 15:5" parsed="|Job|15|5|0|0" osisRef="Bible:Job.15.5" />
<sup>5</sup> Sepse prapësia jote t'i sugjeron fjalët dhe ti po zgjedh gjuhën e dinakëve.
<scripture passage="Job 15:6" parsed="|Job|15|6|0|0" osisRef="Bible:Job.15.6" />
<sup>6</sup> Jo unë, por vetë goja jote të dënon, dhe vetë buzët e tua dëshmojnë kundër teje.
<scripture passage="Job 15:7" parsed="|Job|15|7|0|0" osisRef="Bible:Job.15.7" />
<sup>7</sup> A je ti vallë i pari njeri që ka lindur apo je formuar përpara kodrave?
<scripture passage="Job 15:8" parsed="|Job|15|8|0|0" osisRef="Bible:Job.15.8" />
<sup>8</sup> A e ke dëgjuar ti këshillën sekrete të Perëndisë apo vetëm ti zotëroke diturinë?
<scripture passage="Job 15:9" parsed="|Job|15|9|0|0" osisRef="Bible:Job.15.9" />
<sup>9</sup> Çfarë di ti që ne nuk e dimë, ose çfarë kupton ti që nuk e kuptojmë edhe ne?
<scripture passage="Job 15:10" parsed="|Job|15|10|0|0" osisRef="Bible:Job.15.10" />
<sup>10</sup> Midis nesh ka njerëz flokëbardhë dhe pleq më të thinjur se ati yt.
<scripture passage="Job 15:11" parsed="|Job|15|11|0|0" osisRef="Bible:Job.15.11" />
<sup>11</sup> Të duken gjëra të vogla përdëllimet e Perëndisë dhe fjalët e ëmbla që të drejton ty?
<scripture passage="Job 15:12" parsed="|Job|15|12|0|0" osisRef="Bible:Job.15.12" />
<sup>12</sup> Pse, pra, zemra jote të çon larg dhe pse sytë e tu vetëtijnë,
<scripture passage="Job 15:13" parsed="|Job|15|13|0|0" osisRef="Bible:Job.15.13" />
<sup>13</sup> duke e drejtuar zemërimin tënd kundër Perëndisë dhe duke nxjerrë nga goja jote fjalë të tilla?".
<scripture passage="Job 15:14" parsed="|Job|15|14|0|0" osisRef="Bible:Job.15.14" />
<sup>14</sup> "Ç'është njeriu që ta konsiderojë veten të pastër dhe i linduri nga një grua për të qenë i drejtë?
<scripture passage="Job 15:15" parsed="|Job|15|15|0|0" osisRef="Bible:Job.15.15" />
<sup>15</sup> Ja, Perëndia nuk u zë besë as shenjtorëve të tij dhe qiejt nuk janë të pastër në sytë e tij;
<scripture passage="Job 15:16" parsed="|Job|15|16|0|0" osisRef="Bible:Job.15.16" />
<sup>16</sup> aq më pak një qenie e neveritshme dhe e korruptuar, njeriu, që e pi paudhësinë sikur të ishte ujë!
<scripture passage="Job 15:17" parsed="|Job|15|17|0|0" osisRef="Bible:Job.15.17" />
<sup>17</sup> Dua të të flas, më dëgjo; do të të tregoj atë që kam parë,
<scripture passage="Job 15:18" parsed="|Job|15|18|0|0" osisRef="Bible:Job.15.18" />
<sup>18</sup> atë që të urtit tregojnë pa fshehur asgjë nga sa kanë dëgjuar prej etërve të tyre,
<scripture passage="Job 15:19" parsed="|Job|15|19|0|0" osisRef="Bible:Job.15.19" />
<sup>19</sup> të cilëve vetëm iu dha ky vend dhe pa praninë e asnjë të huaji në radhët e tyre.
<scripture passage="Job 15:20" parsed="|Job|15|20|0|0" osisRef="Bible:Job.15.20" />
<sup>20</sup> I keqi heq dhembje tërë jetën e tij dhe vitet e caktuara për tiranin janë të numëruara.
<scripture passage="Job 15:21" parsed="|Job|15|21|0|0" osisRef="Bible:Job.15.21" />
<sup>21</sup> Zhurma të llahtarshme arrijnë në veshët e tij, dhe në kohën e bollëkut i sulet rrënuesi.
<scripture passage="Job 15:22" parsed="|Job|15|22|0|0" osisRef="Bible:Job.15.22" />
<sup>22</sup> Nuk ka shpresë kthimi nga errësira, dhe shpata e pret.
<scripture passage="Job 15:23" parsed="|Job|15|23|0|0" osisRef="Bible:Job.15.23" />
<sup>23</sup> Endet e kërkon bukë, po ku mund ta gjejë? Ai e di se dita e territ është përgatitur në krah të tij.
<scripture passage="Job 15:24" parsed="|Job|15|24|0|0" osisRef="Bible:Job.15.24" />
<sup>24</sup> Fatkeqësia dhe ankthi i shtien frikë, e sulmojnë si një mbret gati për betejë,
<scripture passage="Job 15:25" parsed="|Job|15|25|0|0" osisRef="Bible:Job.15.25" />
<sup>25</sup> sepse ka shtrirë dorën e tij kundër Perëndisë, ka sfiduar të Plotfuqishmin,
<scripture passage="Job 15:26" parsed="|Job|15|26|0|0" osisRef="Bible:Job.15.26" />
<sup>26</sup> duke u hedhur me kokëfortësi kundër tij me mburojat e tij të zbukuruara me tokëza.
<scripture passage="Job 15:27" parsed="|Job|15|27|0|0" osisRef="Bible:Job.15.27" />
<sup>27</sup> Ndonëse fytyra e tij është e mbuluar me dhjamë dhe ijet e tij janë fryrë nga shëndoshja e tepërt;
<scripture passage="Job 15:28" parsed="|Job|15|28|0|0" osisRef="Bible:Job.15.28" />
<sup>28</sup> ai banon në qytete të shkretuara, në shtëpi të pabanuara që do të katandisen në grumbuj gërmadhash.
<scripture passage="Job 15:29" parsed="|Job|15|29|0|0" osisRef="Bible:Job.15.29" />
<sup>29</sup> Ai nuk do të pasurohet dhe fati i tij nuk ka për të vazhduar, as edhe pasuria e tij nuk do të shtohet mbi tokë.
<scripture passage="Job 15:30" parsed="|Job|15|30|0|0" osisRef="Bible:Job.15.30" />
<sup>30</sup> Nuk do të arrijë të çlirohet nga terri, flaka do të thajë lastarët e tij, dhe do të çohet larg nga fryma e gojës së tij.
<scripture passage="Job 15:31" parsed="|Job|15|31|0|0" osisRef="Bible:Job.15.31" />
<sup>31</sup> Të mos mbështetet te kotësia; duke gënjyer veten, sepse kotësia ka për të qenë shpërblimi i tij.
<scripture passage="Job 15:32" parsed="|Job|15|32|0|0" osisRef="Bible:Job.15.32" />
<sup>32</sup> Do të kryhet para kohe, dhe degët e tij nuk do të gjelbërojnë më.
<scripture passage="Job 15:33" parsed="|Job|15|33|0|0" osisRef="Bible:Job.15.33" />
<sup>33</sup> Do të jetë si një hardhi nga e cila merret rrushi ende i papjekur, si ulliri nga i cili shkundet lulja.
<scripture passage="Job 15:34" parsed="|Job|15|34|0|0" osisRef="Bible:Job.15.34" />
<sup>34</sup> Sepse familja e hipokritëve do të jetë shterpë dhe zjarri do të përpijë çadrat e njeriut të korruptuar.
<scripture passage="Job 15:35" parsed="|Job|15|35|0|0" osisRef="Bible:Job.15.35" />
<sup>35</sup> Ata sajojnë paudhësinë dhe shkaktojnë shkatërrimin; në gjirin e tyre bluhet mashtrimi.
</p>
</div3>

<div3 title="Job 16" progress="45.96%" prev="Job.15" next="Job.17" id="Job.16">
<h3 id="Job.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Job.16-p1">
<scripture passage="Job 16:1" parsed="|Job|16|1|0|0" osisRef="Bible:Job.16.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
<scripture passage="Job 16:2" parsed="|Job|16|2|0|0" osisRef="Bible:Job.16.2" />
<sup>2</sup> "Gjëra të tilla kam dëgjuar shumë! Të gjithë ju jeni ngushëllues të mërzitshëm!
<scripture passage="Job 16:3" parsed="|Job|16|3|0|0" osisRef="Bible:Job.16.3" />
<sup>3</sup> Kur do të marrin fund fjalimet tuaja boshe? Ose çfarë të shtyn të përgjigjesh?
<scripture passage="Job 16:4" parsed="|Job|16|4|0|0" osisRef="Bible:Job.16.4" />
<sup>4</sup> Edhe unë mund të flisja si ju, po të ishit ju në vendin tim; do të mund të radhitja fjalë kundër jush duke tundur kokën time kundër jush.
<scripture passage="Job 16:5" parsed="|Job|16|5|0|0" osisRef="Bible:Job.16.5" />
<sup>5</sup> Por do t'ju jepja kurajo me gojën time dhe ngushëllimi i buzëve të mia do ta lehtësonte dhembjen tuaj.
<scripture passage="Job 16:6" parsed="|Job|16|6|0|0" osisRef="Bible:Job.16.6" />
<sup>6</sup> Në rast se flas, dhembja ime nuk pakësohet, në qoftë se nuk flas më, çfarë lehtësimi kam?
<scripture passage="Job 16:7" parsed="|Job|16|7|0|0" osisRef="Bible:Job.16.7" />
<sup>7</sup> Por tani ai më ka çuar në pikën e fundit të forcave të mia. Ti ke shkatërruar tërë familjen time;
<scripture passage="Job 16:8" parsed="|Job|16|8|0|0" osisRef="Bible:Job.16.8" />
<sup>8</sup> më ke mbuluar me rrudha dhe kjo dëshmon kundër meje, dobësia ime ngrihet dhe dëshmon kundër meje.
<scripture passage="Job 16:9" parsed="|Job|16|9|0|0" osisRef="Bible:Job.16.9" />
<sup>9</sup> Zemërimi i tij më grin dhe më përndjek, kërcëllin dhëmbët kundër meje; Armiku im mpreh shikimin mbi mua.
<scripture passage="Job 16:10" parsed="|Job|16|10|0|0" osisRef="Bible:Job.16.10" />
<sup>10</sup> Duke hapur gojën e tyre kundër meje, ata më godasin me përçmim mbi faqet, mblidhen tok kundër meje.
<scripture passage="Job 16:11" parsed="|Job|16|11|0|0" osisRef="Bible:Job.16.11" />
<sup>11</sup> Perëndia më ka dhënë në duart e të pabesëve, më ka dorëzuar në duart e njerëzve të këqij.
<scripture passage="Job 16:12" parsed="|Job|16|12|0|0" osisRef="Bible:Job.16.12" />
<sup>12</sup> Jetoja i qetë, por ai më shkatërroi, më kapi për qafe dhe më bëri copë-copë, dhe më shndërroi në objekt goditjeje.
<scripture passage="Job 16:13" parsed="|Job|16|13|0|0" osisRef="Bible:Job.16.13" />
<sup>13</sup> Harkëtarët e tij më rrethojnë në çdo anë, më shpon pa mëshirë veshkat, derdh për tokë vrerin tim.
<scripture passage="Job 16:14" parsed="|Job|16|14|0|0" osisRef="Bible:Job.16.14" />
<sup>14</sup> Ai më sulmon vazhdimisht me forcë, më sulet si një luftëtar.
<scripture passage="Job 16:15" parsed="|Job|16|15|0|0" osisRef="Bible:Job.16.15" />
<sup>15</sup> kam qepur një grathore mbi lëkurën time, e kam ulur ballin tim në pluhur,
<scripture passage="Job 16:16" parsed="|Job|16|16|0|0" osisRef="Bible:Job.16.16" />
<sup>16</sup> Fytyra ime është e kuqe nga të qarat dhe mbi qepallat e mia po zë vend hija e vdekjes,
<scripture passage="Job 16:17" parsed="|Job|16|17|0|0" osisRef="Bible:Job.16.17" />
<sup>17</sup> megjithëse nuk ka asnjë dhunë në duart e mia, dhe lutja ime është e pastër.
<scripture passage="Job 16:18" parsed="|Job|16|18|0|0" osisRef="Bible:Job.16.18" />
<sup>18</sup> O tokë, mos e mbulo gjakun tim, dhe britma ime mos gjeftë asnjë vend qetësimi.
<scripture passage="Job 16:19" parsed="|Job|16|19|0|0" osisRef="Bible:Job.16.19" />
<sup>19</sup> Që tani, ja, dëshmitari im është në qiell, garanti im është lart.
<scripture passage="Job 16:20" parsed="|Job|16|20|0|0" osisRef="Bible:Job.16.20" />
<sup>20</sup> Shokët e mi më përqeshin, por sytë e mi derdhin lotë përpara Perëndisë.
<scripture passage="Job 16:21" parsed="|Job|16|21|0|0" osisRef="Bible:Job.16.21" />
<sup>21</sup> Le të përkrahë ai arsyetimet e njeriut pranë Perëndisë, ashtu si bën njeriu me fqinjin e tij.
<scripture passage="Job 16:22" parsed="|Job|16|22|0|0" osisRef="Bible:Job.16.22" />
<sup>22</sup> Do të kalojnë në të vërtetë edhe pak vjet akoma dhe unë do të shkoj pastaj në një rrugë pa kthim.
</p>
</div3>

<div3 title="Job 17" progress="46.00%" prev="Job.16" next="Job.18" id="Job.17">
<h3 id="Job.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Job.17-p1">
<scripture passage="Job 17:1" parsed="|Job|17|1|0|0" osisRef="Bible:Job.17.1" />
<sup>1</sup> "Fryma ime u copëtua, ditët po më shuhen, varri po më pret.
<scripture passage="Job 17:2" parsed="|Job|17|2|0|0" osisRef="Bible:Job.17.2" />
<sup>2</sup> A nuk jam i rrethuar nga njerëz që më përqeshin. Syri im ndalet mbi fyerjet e tyre.
<scripture passage="Job 17:3" parsed="|Job|17|3|0|0" osisRef="Bible:Job.17.3" />
<sup>3</sup> Më jep, pra, një peng pranë teje, përndryshe kush do të më shtrëngonte dorën si garant?
<scripture passage="Job 17:4" parsed="|Job|17|4|0|0" osisRef="Bible:Job.17.4" />
<sup>4</sup> Nga që i ke penguar mendjet e tyre të kuptojnë, prandaj nuk do t'i bësh të triumfojnë.
<scripture passage="Job 17:5" parsed="|Job|17|5|0|0" osisRef="Bible:Job.17.5" />
<sup>5</sup> Kush i tradhton miqtë deri sa t'i grabisë, ka për t'i parë më pak sytë e fëmijëve të tij.
<scripture passage="Job 17:6" parsed="|Job|17|6|0|0" osisRef="Bible:Job.17.6" />
<sup>6</sup> Por unë prej tij jam bërë gazi i popujve dhe jam katandisur në një njeri të cilin e pështyjnë në fytyrë.
<scripture passage="Job 17:7" parsed="|Job|17|7|0|0" osisRef="Bible:Job.17.7" />
<sup>7</sup> Syri më erret për shkak të dhembjes dhe tërë gjymtyrët e mia nuk janë veçse hije.
<scripture passage="Job 17:8" parsed="|Job|17|8|0|0" osisRef="Bible:Job.17.8" />
<sup>8</sup> Njerëzit e drejtë habiten nga kjo, dhe i pafajmi ngrihet kundër të pabesit.
<scripture passage="Job 17:9" parsed="|Job|17|9|0|0" osisRef="Bible:Job.17.9" />
<sup>9</sup> Megjithatë i drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër.
<scripture passage="Job 17:10" parsed="|Job|17|10|0|0" osisRef="Bible:Job.17.10" />
<sup>10</sup> Sa për ju të gjithë, kthehuni, ejani, pra, sepse midis jush nuk po gjej asnjë njeri të urtë.
<scripture passage="Job 17:11" parsed="|Job|17|11|0|0" osisRef="Bible:Job.17.11" />
<sup>11</sup> Ditët e mia shkuan dhe planet e mia u prishën, pikërisht ato dëshira që unë ushqeja në zemër.
<scripture passage="Job 17:12" parsed="|Job|17|12|0|0" osisRef="Bible:Job.17.12" />
<sup>12</sup> Ata e ndërrojnë natën në ditë, "drita është afër", thonë, për shkak të errësirës.
<scripture passage="Job 17:13" parsed="|Job|17|13|0|0" osisRef="Bible:Job.17.13" />
<sup>13</sup> Në rast se e pres Sheolin si shtëpinë time në rast se e shtrij shtrojen time në terr,
<scripture passage="Job 17:14" parsed="|Job|17|14|0|0" osisRef="Bible:Job.17.14" />
<sup>14</sup> në rast se i them vendvarrit: "Ti je ati im", dhe krimbave: "Jeni nëna ime dhe motra ime",
<scripture passage="Job 17:15" parsed="|Job|17|15|0|0" osisRef="Bible:Job.17.15" />
<sup>15</sup> ku është, pra, shpresa ime? Kush mund të dallojë ndonjë shpresë për mua?
<scripture passage="Job 17:16" parsed="|Job|17|16|0|0" osisRef="Bible:Job.17.16" />
<sup>16</sup> A do të zbres vallë në portat e Sheolit, kur do të gjejmë bashkë prehje në pluhur?".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 18" progress="46.04%" prev="Job.17" next="Job.19" id="Job.18">
<h3 id="Job.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Job.18-p1">
<scripture passage="Job 18:1" parsed="|Job|18|1|0|0" osisRef="Bible:Job.18.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:
<scripture passage="Job 18:2" parsed="|Job|18|2|0|0" osisRef="Bible:Job.18.2" />
<sup>2</sup> "Kur do t'u japësh fund fjalëve? Bëhu i zgjuar dhe pastaj flasim.
<scripture passage="Job 18:3" parsed="|Job|18|3|0|0" osisRef="Bible:Job.18.3" />
<sup>3</sup> Pse jemi konsideruar si kafshë dhe jemi konsideruar të përçmuar në sytë e tu?
<scripture passage="Job 18:4" parsed="|Job|18|4|0|0" osisRef="Bible:Job.18.4" />
<sup>4</sup> Ti që ha veten nga zemërimi, a duhet të braktiset toka për shkakun tënd apo shkëmbi të luajë nga vendi i tij?
<scripture passage="Job 18:5" parsed="|Job|18|5|0|0" osisRef="Bible:Job.18.5" />
<sup>5</sup> Po, drita e të keqit shuhet dhe flaka e zjarrit të tij nuk ndrit më.
<scripture passage="Job 18:6" parsed="|Job|18|6|0|0" osisRef="Bible:Job.18.6" />
<sup>6</sup> Drita në çadrën e tij po meket dhe llamba e tij mbi të po shuhet.
<scripture passage="Job 18:7" parsed="|Job|18|7|0|0" osisRef="Bible:Job.18.7" />
<sup>7</sup> Hapat e tij të fuqishëm shkurtohen dhe vetë planet e tij po e çojnë në greminë.
<scripture passage="Job 18:8" parsed="|Job|18|8|0|0" osisRef="Bible:Job.18.8" />
<sup>8</sup> Sepse këmbët e tij e shtyjnë në rrjetë dhe ai do të bjerë në ndonjë lak.
<scripture passage="Job 18:9" parsed="|Job|18|9|0|0" osisRef="Bible:Job.18.9" />
<sup>9</sup> Një çark e kap nga thembra dhe një lak e mban fort.
<scripture passage="Job 18:10" parsed="|Job|18|10|0|0" osisRef="Bible:Job.18.10" />
<sup>10</sup> Për të ka një lak të fshehur në tokë dhe një çark të vënë në shteg.
<scripture passage="Job 18:11" parsed="|Job|18|11|0|0" osisRef="Bible:Job.18.11" />
<sup>11</sup> Gjëra të tmerrshme e trembin nga çdo anë dhe e ndjekin në çdo hap.
<scripture passage="Job 18:12" parsed="|Job|18|12|0|0" osisRef="Bible:Job.18.12" />
<sup>12</sup> Forca e tij pakësohet për shkak të urisë dhe shkatërrimi është gati ta godasë anash.
<scripture passage="Job 18:13" parsed="|Job|18|13|0|0" osisRef="Bible:Job.18.13" />
<sup>13</sup> Gëlltit copa të lëkurës së tij; i parëlinduri i vdekjes gllabëron gjymtyrët e tij.
<scripture passage="Job 18:14" parsed="|Job|18|14|0|0" osisRef="Bible:Job.18.14" />
<sup>14</sup> Atë e rrëmbejnë nga çadra tij që e dinte të sigurt dhe e çojnë para mbretit të tmerrit.
<scripture passage="Job 18:15" parsed="|Job|18|15|0|0" osisRef="Bible:Job.18.15" />
<sup>15</sup> Në çadrën e tij banon ai që nuk është nga të vetët, dhe mbi shtëpinë e tij hedhin squfur.
<scripture passage="Job 18:16" parsed="|Job|18|16|0|0" osisRef="Bible:Job.18.16" />
<sup>16</sup> Rrënjët poshtë thahen dhe degët lart priten.
<scripture passage="Job 18:17" parsed="|Job|18|17|0|0" osisRef="Bible:Job.18.17" />
<sup>17</sup> Kujtimi i tij zhduket nga toka dhe emri i tij nuk do të përmendet më nëpër rrugë.
<scripture passage="Job 18:18" parsed="|Job|18|18|0|0" osisRef="Bible:Job.18.18" />
<sup>18</sup> Ai shtyhet nga drita në terr dhe atë e përzënë nga bota.
<scripture passage="Job 18:19" parsed="|Job|18|19|0|0" osisRef="Bible:Job.18.19" />
<sup>19</sup> Nuk ka as bij, as pasardhës në popullin e tij dhe asnjë që të mbijetojë në banesën e tij.
<scripture passage="Job 18:20" parsed="|Job|18|20|0|0" osisRef="Bible:Job.18.20" />
<sup>20</sup> Fundi i tij i lë të habitur ata që e kanë ndjekur dhe mbeten të tmerruar ata që e kanë pararendur.
<scripture passage="Job 18:21" parsed="|Job|18|21|0|0" osisRef="Bible:Job.18.21" />
<sup>21</sup> Pikërisht kështu janë banesat e njerëzve të këqij, dhe ky është vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë". Përgjigja e pestë e Jobit; ai e ndjen veten të përqeshur; gjithçka është kundër tij
</p>
</div3>

<div3 title="Job 19" progress="46.08%" prev="Job.18" next="Job.20" id="Job.19">
<h3 id="Job.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Job.19-p1">
<scripture passage="Job 19:1" parsed="|Job|19|1|0|0" osisRef="Bible:Job.19.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
<scripture passage="Job 19:2" parsed="|Job|19|2|0|0" osisRef="Bible:Job.19.2" />
<sup>2</sup> "Deri kur do të hidhëroni shpirtin tim dhe do të më mundoni me ligjëratat tuaja?
<scripture passage="Job 19:3" parsed="|Job|19|3|0|0" osisRef="Bible:Job.19.3" />
<sup>3</sup> U bënë dhjetë herë që më përqeshni dhe nuk keni turp që më fyeni.
<scripture passage="Job 19:4" parsed="|Job|19|4|0|0" osisRef="Bible:Job.19.4" />
<sup>4</sup> Edhe sikur të ishte e vërtetë që kam gabuar, gabimi im më përket vetëm mua.
<scripture passage="Job 19:5" parsed="|Job|19|5|0|0" osisRef="Bible:Job.19.5" />
<sup>5</sup> Por në rast se doni pikërisht të bëheni kryelartë me mua duke më qortuar për objektin e turpit tim,
<scripture passage="Job 19:6" parsed="|Job|19|6|0|0" osisRef="Bible:Job.19.6" />
<sup>6</sup> mësoni atëherë që Perëndia më ka trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe më ka zënë në rrjetat e tij.
<scripture passage="Job 19:7" parsed="|Job|19|7|0|0" osisRef="Bible:Job.19.7" />
<sup>7</sup> Ja, unë bërtas: "Dhunë!", por nuk kam asnjë përgjigje; bërtas për ndihmë, por drejtësi nuk ka!
<scripture passage="Job 19:8" parsed="|Job|19|8|0|0" osisRef="Bible:Job.19.8" />
<sup>8</sup> Më ka prerë rrugën dhe kështu nuk mund të kaloj; përhapi terrin në rrugën time.
<scripture passage="Job 19:9" parsed="|Job|19|9|0|0" osisRef="Bible:Job.19.9" />
<sup>9</sup> Më ka zhveshur nga nderi im dhe më ka hequr nga koka kurorën.
<scripture passage="Job 19:10" parsed="|Job|19|10|0|0" osisRef="Bible:Job.19.10" />
<sup>10</sup> Më ka shkatërruar nga të gjitha anët dhe unë po shkoj; e ka shkulur si një dru shpresën time.
<scripture passage="Job 19:11" parsed="|Job|19|11|0|0" osisRef="Bible:Job.19.11" />
<sup>11</sup> Zemërimi i tij kundër meje është, ndezur dhe më konsideron si armik të tij.
<scripture passage="Job 19:12" parsed="|Job|19|12|0|0" osisRef="Bible:Job.19.12" />
<sup>12</sup> Ushtarët e tij kanë ardhur të gjithë së bashku dhe kanë ndërtuar rrugën e tyre kundër meje; kanë ngritur kampin e tyre rreth çadrës sime.
<scripture passage="Job 19:13" parsed="|Job|19|13|0|0" osisRef="Bible:Job.19.13" />
<sup>13</sup> Ai ka larguar nga unë vëllezërit e mi, dhe të njohurit e mi janë bërë plotësisht të huaj me mua.
<scripture passage="Job 19:14" parsed="|Job|19|14|0|0" osisRef="Bible:Job.19.14" />
<sup>14</sup> Farefisi im më ka braktisur dhe miqtë e mi të ngushtë më kanë harruar.
<scripture passage="Job 19:15" parsed="|Job|19|15|0|0" osisRef="Bible:Job.19.15" />
<sup>15</sup> Shërbëtorët dhe shërbëtoret e mi më trajtojnë si një njeri të huaj, në sytë e tyre jam një i huaj.
<scripture passage="Job 19:16" parsed="|Job|19|16|0|0" osisRef="Bible:Job.19.16" />
<sup>16</sup> Thërras shërbëtorin tim, por ai nuk përgjigjet; duhet t'i lutem me gojën time.
<scripture passage="Job 19:17" parsed="|Job|19|17|0|0" osisRef="Bible:Job.19.17" />
<sup>17</sup> Fryma ime është e neveritshme për gruan time, dhe jam i neveritshëm edhe për fëmijët e barkut tim.
<scripture passage="Job 19:18" parsed="|Job|19|18|0|0" osisRef="Bible:Job.19.18" />
<sup>18</sup> Edhe fëmijët më përçmojnë; në rast se provoj të ngrihem, flasin kundër meje.
<scripture passage="Job 19:19" parsed="|Job|19|19|0|0" osisRef="Bible:Job.19.19" />
<sup>19</sup> Tërë miqtë më të ngushtë kanë lemeri prej meje, edhe ata që doja janë ngritur kundër meje.
<scripture passage="Job 19:20" parsed="|Job|19|20|0|0" osisRef="Bible:Job.19.20" />
<sup>20</sup> Kockat e mia i ngjiten lëkurës sime dhe mishit tim dhe nuk më ka mbetur veç se lëkura e dhëmbëve.
<scripture passage="Job 19:21" parsed="|Job|19|21|0|0" osisRef="Bible:Job.19.21" />
<sup>21</sup> Mëshiromëni, mëshiromëni, të paktën ju, miqtë e mi, sepse dora e Perëndisë më ka goditur.
<scripture passage="Job 19:22" parsed="|Job|19|22|0|0" osisRef="Bible:Job.19.22" />
<sup>22</sup> Pse më persekutoni si bën Perëndia dhe nuk ngopeni kurrë me mishin tim?
<scripture passage="Job 19:23" parsed="|Job|19|23|0|0" osisRef="Bible:Job.19.23" />
<sup>23</sup> Ah sikur fjalët e mia të ishin të shkruara; ah sikur të kishin zënë vend në një libër;
<scripture passage="Job 19:24" parsed="|Job|19|24|0|0" osisRef="Bible:Job.19.24" />
<sup>24</sup> sikur të ishin të gdhendura përjetë mbi një shkëmb me një stil prej hekuri dhe me plumb!
<scripture passage="Job 19:25" parsed="|Job|19|25|0|0" osisRef="Bible:Job.19.25" />
<sup>25</sup> Por unë e di që Shpëtimtari im jeton dhe që në fund do të ngrihet mbi tokë.
<scripture passage="Job 19:26" parsed="|Job|19|26|0|0" osisRef="Bible:Job.19.26" />
<sup>26</sup> Mbas shkatërrimit të lëkurës sime, në mishin tim do të shoh Perëndinë.
<scripture passage="Job 19:27" parsed="|Job|19|27|0|0" osisRef="Bible:Job.19.27" />
<sup>27</sup> Do ta shoh unë vetë; sytë e mi do ta sodisin, dhe jo një tjetër. Po më shkrihet zemra.
<scripture passage="Job 19:28" parsed="|Job|19|28|0|0" osisRef="Bible:Job.19.28" />
<sup>28</sup> Në rast se thoni: "Pse e persekutojmë?"; kur rrënja e këtyre të këqijave ndodhet tek unë,
<scripture passage="Job 19:29" parsed="|Job|19|29|0|0" osisRef="Bible:Job.19.29" />
<sup>29</sup> ju druani për veten tuaj shpatën, sepse zemërimi sjell ndëshkimin e shpatës, me qëllim që të dini që ekziston një gjykim".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 20" progress="46.15%" prev="Job.19" next="Job.21" id="Job.20">
<h3 id="Job.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Job.20-p1">
<scripture passage="Job 20:1" parsed="|Job|20|1|0|0" osisRef="Bible:Job.20.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:
<scripture passage="Job 20:2" parsed="|Job|20|2|0|0" osisRef="Bible:Job.20.2" />
<sup>2</sup> "Për këtë mendimet e mia më shtyjnë të përgjigjem, për shkak të shqetësimit që ndjej brenda vetes sime.
<scripture passage="Job 20:3" parsed="|Job|20|3|0|0" osisRef="Bible:Job.20.3" />
<sup>3</sup> Kam dëgjuar një qortim që më turpëron, por fryma ime më shtyn të përgjigjem ashtu si e gjykoj.
<scripture passage="Job 20:4" parsed="|Job|20|4|0|0" osisRef="Bible:Job.20.4" />
<sup>4</sup> A nuk e di ti që gjithnjë, qysh prej kohës që njeriu u vu mbi tokë,
<scripture passage="Job 20:5" parsed="|Job|20|5|0|0" osisRef="Bible:Job.20.5" />
<sup>5</sup> triumfi i të këqijve zgjat pak dhe gëzimi i të pabesëve zgjat vetëm një çast?
<scripture passage="Job 20:6" parsed="|Job|20|6|0|0" osisRef="Bible:Job.20.6" />
<sup>6</sup> Edhe sikur madhështia e tij të arrinte deri në qiell dhe koka e tij të prekte retë,
<scripture passage="Job 20:7" parsed="|Job|20|7|0|0" osisRef="Bible:Job.20.7" />
<sup>7</sup> ai do të vdesë për gjithmonë si jashtëqitjet e tij; ata që e kanë parë do të thonë: "Ku është?".
<scripture passage="Job 20:8" parsed="|Job|20|8|0|0" osisRef="Bible:Job.20.8" />
<sup>8</sup> Do të fluturojë si një ëndërr dhe nuk do të gjendet më; do të zhduket si një vegim nate.
<scripture passage="Job 20:9" parsed="|Job|20|9|0|0" osisRef="Bible:Job.20.9" />
<sup>9</sup> Syri që e shihte, nuk do ta dallojë më; edhe banesa e tij nuk do ta shohë më.
<scripture passage="Job 20:10" parsed="|Job|20|10|0|0" osisRef="Bible:Job.20.10" />
<sup>10</sup> Bijtë e tij do të kërkojnë të fitojnë favorin e të varfërve dhe duart e tij do të rivendosin pasurinë e tij.
<scripture passage="Job 20:11" parsed="|Job|20|11|0|0" osisRef="Bible:Job.20.11" />
<sup>11</sup> Forca rinore që i mbushte kockat do të dergjet në pluhur bashkë me të.
<scripture passage="Job 20:12" parsed="|Job|20|12|0|0" osisRef="Bible:Job.20.12" />
<sup>12</sup> Edhe sikur e keqja të jetë e ëmbël në gojën e tij, ai e fsheh atë nën gjuhë,
<scripture passage="Job 20:13" parsed="|Job|20|13|0|0" osisRef="Bible:Job.20.13" />
<sup>13</sup> nuk lejon që të dalë që andej por vazhdon ta mbajë në gojë.
<scripture passage="Job 20:14" parsed="|Job|20|14|0|0" osisRef="Bible:Job.20.14" />
<sup>14</sup> Por ushqimi i tij, që është në zorrët e veta transformohet dhe bëhet një helm gjarpëri brenda tij.
<scripture passage="Job 20:15" parsed="|Job|20|15|0|0" osisRef="Bible:Job.20.15" />
<sup>15</sup> Ai do të vjellë pasuritë që ka gëlltitur; vetë Perëndia do t'ia nxjerrë nga barku.
<scripture passage="Job 20:16" parsed="|Job|20|16|0|0" osisRef="Bible:Job.20.16" />
<sup>16</sup> Ai ka thithur helm gjarpëri, gjuha e një nepërke do ta vrasë.
<scripture passage="Job 20:17" parsed="|Job|20|17|0|0" osisRef="Bible:Job.20.17" />
<sup>17</sup> Nuk ka për të parë më lumenj as përrenj që rrjedhin me mjaltë dhe gjalpë.
<scripture passage="Job 20:18" parsed="|Job|20|18|0|0" osisRef="Bible:Job.20.18" />
<sup>18</sup> Do të kthejë atë për të cilën është lodhur pa e vënë aspak në gojë; nuk do të ketë asnjë gëzim nga përfitimet e tregtisë së tij.
<scripture passage="Job 20:19" parsed="|Job|20|19|0|0" osisRef="Bible:Job.20.19" />
<sup>19</sup> Sepse ka shtypur dhe braktisur të varfrin, ka shtënë në dorë me forcë një shtëpi që nuk e kishte ndërtuar.
<scripture passage="Job 20:20" parsed="|Job|20|20|0|0" osisRef="Bible:Job.20.20" />
<sup>20</sup> Duke qenë se lakmia e tij nuk ka njohur kurrë qetësi, ai nuk do të shpëtojë asgjë nga gjërat që dëshironte aq shumë.
<scripture passage="Job 20:21" parsed="|Job|20|21|0|0" osisRef="Bible:Job.20.21" />
<sup>21</sup> Asgjë nuk do t'i shpëtojë pangopësisë së tij, prandaj mirëqënia e tij nuk do të zgjasë.
<scripture passage="Job 20:22" parsed="|Job|20|22|0|0" osisRef="Bible:Job.20.22" />
<sup>22</sup> Kur të jetë në kulmin e bollëkut do të gjendet ngushtë; dora e të gjithë atyre që vuajnë do të ngrihet kundër tij.
<scripture passage="Job 20:23" parsed="|Job|20|23|0|0" osisRef="Bible:Job.20.23" />
<sup>23</sup> Kur të jetë bërë gati për të mbushur barkun, Perëndia do të dërgojë mbi të zjarrin e zemërimit të tij, që do të bjerë mbi të kur të jetë duke ngrënë.
<scripture passage="Job 20:24" parsed="|Job|20|24|0|0" osisRef="Bible:Job.20.24" />
<sup>24</sup> Ai mund të shpëtojë nga një armë prej hekuri, por atë do ta shpojë një hark prej bronzi.
<scripture passage="Job 20:25" parsed="|Job|20|25|0|0" osisRef="Bible:Job.20.25" />
<sup>25</sup> Nxirret shigjeta që del nga trupi i tij, maja e shndritshme del nga vreri i tij, atë e pushton tmerri.
<scripture passage="Job 20:26" parsed="|Job|20|26|0|0" osisRef="Bible:Job.20.26" />
<sup>26</sup> Errësirë e plotë është caktuar për thesaret e tij; do ta konsumojë një zjarr jo i nxitur; ata që kanë mbetur në çadrën e tij do të jenë në ankth.
<scripture passage="Job 20:27" parsed="|Job|20|27|0|0" osisRef="Bible:Job.20.27" />
<sup>27</sup> Qielli do të zbulojë paudhësinë e tij dhe toka do të ngrihet kundër tij.
<scripture passage="Job 20:28" parsed="|Job|20|28|0|0" osisRef="Bible:Job.20.28" />
<sup>28</sup> Të ardhurat e shtëpisë së tij do t'i merren, do t'i marrin në ditën e zemërimit të tij.
<scripture passage="Job 20:29" parsed="|Job|20|29|0|0" osisRef="Bible:Job.20.29" />
<sup>29</sup> Ky është fati që Perëndia i cakton njeriut të keq, trashëgimi që i është dhënë nga Perëndia.
</p>
</div3>

<div3 title="Job 21" progress="46.21%" prev="Job.20" next="Job.22" id="Job.21">
<h3 id="Job.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Job.21-p1">
<scripture passage="Job 21:1" parsed="|Job|21|1|0|0" osisRef="Bible:Job.21.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
<scripture passage="Job 21:2" parsed="|Job|21|2|0|0" osisRef="Bible:Job.21.2" />
<sup>2</sup> "Dëgjoni me kujdes atë që kam për të thënë, dhe kjo të jetë kënaqësia që më jepni.
<scripture passage="Job 21:3" parsed="|Job|21|3|0|0" osisRef="Bible:Job.21.3" />
<sup>3</sup> Kini durim me mua dhe më lini të flas dhe, kur të kem folur, edhe talluni me mua.
<scripture passage="Job 21:4" parsed="|Job|21|4|0|0" osisRef="Bible:Job.21.4" />
<sup>4</sup> A ankohem vallë për një njeri? Dhe pse fryma ime nuk duhet të trishtohet?
<scripture passage="Job 21:5" parsed="|Job|21|5|0|0" osisRef="Bible:Job.21.5" />
<sup>5</sup> Shikomëni dhe habituni, dhe vini dorën mbi gojë.
<scripture passage="Job 21:6" parsed="|Job|21|6|0|0" osisRef="Bible:Job.21.6" />
<sup>6</sup> Kur e mendoj, më zë frika dhe mishi im fillon të dridhet.
<scripture passage="Job 21:7" parsed="|Job|21|7|0|0" osisRef="Bible:Job.21.7" />
<sup>7</sup> Pse, pra, jetojnë të pabesët dhe pse plaken dhe shtojnë pasuritë e tyre?
<scripture passage="Job 21:8" parsed="|Job|21|8|0|0" osisRef="Bible:Job.21.8" />
<sup>8</sup> Pasardhësit e tyre fuqizohen bashkë me ta nën vështrimet e tyre dhe fëmijët e tyre lulëzojnë në sytë e tyre.
<scripture passage="Job 21:9" parsed="|Job|21|9|0|0" osisRef="Bible:Job.21.9" />
<sup>9</sup> Shtëpitë e tyre janë në siguri, pa tmerre, dhe fshikulli i Perëndisë nuk rëndon mbi ta.
<scripture passage="Job 21:10" parsed="|Job|21|10|0|0" osisRef="Bible:Job.21.10" />
<sup>10</sup> Demi i tyre mbars dhe nuk gabon, lopa e tyre pjell pa dështuar.
<scripture passage="Job 21:11" parsed="|Job|21|11|0|0" osisRef="Bible:Job.21.11" />
<sup>11</sup> Dërgojnë jashtë si një kope të vegjlit e tyre dhe bijtë e tyre hedhin valle.
<scripture passage="Job 21:12" parsed="|Job|21|12|0|0" osisRef="Bible:Job.21.12" />
<sup>12</sup> Këndojnë në tingujt e timpanit dhe të qestes dhe kënaqen me zërin e flautit.
<scripture passage="Job 21:13" parsed="|Job|21|13|0|0" osisRef="Bible:Job.21.13" />
<sup>13</sup> I kalojnë në mirëqënie ditët e tyre, pastaj një çast zbresin në Sheol.
<scripture passage="Job 21:14" parsed="|Job|21|14|0|0" osisRef="Bible:Job.21.14" />
<sup>14</sup> Megjithatë i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne, sepse nuk dëshirojmë aspak të njohim rrugët e tua.
<scripture passage="Job 21:15" parsed="|Job|21|15|0|0" osisRef="Bible:Job.21.15" />
<sup>15</sup> Kush është i Plotfuqishmi të cilit duhet t'i shërbejmë? Ç'përfitojmë veç kësaj kur e lusim?".
<scripture passage="Job 21:16" parsed="|Job|21|16|0|0" osisRef="Bible:Job.21.16" />
<sup>16</sup> Ja, begatia e tyre a nuk është vallë në duart e tyre? Këshilla e të pabesëve është mjaft larg meje.
<scripture passage="Job 21:17" parsed="|Job|21|17|0|0" osisRef="Bible:Job.21.17" />
<sup>17</sup> Sa herë shuhet llamba e të këqijve ose shkatërrimi bie mbi ta, vuajtjet që Perëndia cakton në zemërimin e tij?
<scripture passage="Job 21:18" parsed="|Job|21|18|0|0" osisRef="Bible:Job.21.18" />
<sup>18</sup> A janë ata si kashta përpara erës ose si byku që e merr me vete stuhia?
<scripture passage="Job 21:19" parsed="|Job|21|19|0|0" osisRef="Bible:Job.21.19" />
<sup>19</sup> Ju thoni se Perëndia ruan dënimin e paudhësisë së dikujt për bijtë e tij. Ta shpaguajë Perëndia, që ai të mund ta kuptojë.
<scripture passage="Job 21:20" parsed="|Job|21|20|0|0" osisRef="Bible:Job.21.20" />
<sup>20</sup> Të shohë me sytë e tij shkatërrimin e vet dhe të pijë nga zemërimi i të Plotfuqishmit!
<scripture passage="Job 21:21" parsed="|Job|21|21|0|0" osisRef="Bible:Job.21.21" />
<sup>21</sup> Çfarë i hyn në punë në fakt shtëpia e tij mbas vdekjes, kur numri i muajve të tij është mbushur?
<scripture passage="Job 21:22" parsed="|Job|21|22|0|0" osisRef="Bible:Job.21.22" />
<sup>22</sup> A mundet ndokush t'i mësojë Perëndisë njohuri, atij që gjykon ata që ndodhen atje lart?
<scripture passage="Job 21:23" parsed="|Job|21|23|0|0" osisRef="Bible:Job.21.23" />
<sup>23</sup> Dikush vdes kur ka plot fuqi, i qetë dhe i sigurt;
<scripture passage="Job 21:24" parsed="|Job|21|24|0|0" osisRef="Bible:Job.21.24" />
<sup>24</sup> ka kovat plot me qumësht dhe palca e kockave të tij është e freskët.
<scripture passage="Job 21:25" parsed="|Job|21|25|0|0" osisRef="Bible:Job.21.25" />
<sup>25</sup> Një tjetër përkundrazi vdes me shpirt të hidhëruar, pa pasë shijuar kurrë të mirën.
<scripture passage="Job 21:26" parsed="|Job|21|26|0|0" osisRef="Bible:Job.21.26" />
<sup>26</sup> Që të dy dergjen bashkë në pluhur dhe krimbat i mbulojnë.
<scripture passage="Job 21:27" parsed="|Job|21|27|0|0" osisRef="Bible:Job.21.27" />
<sup>27</sup> Ja, unë i njoh mendimet tuaja dhe planet me të cilat doni të ushtroni dhunën kundër meje.
<scripture passage="Job 21:28" parsed="|Job|21|28|0|0" osisRef="Bible:Job.21.28" />
<sup>28</sup> Në fakt ju thoni: "Ku është shtëpia e princit, dhe ku është çadra, banesa e njerëzve të këqij?".
<scripture passage="Job 21:29" parsed="|Job|21|29|0|0" osisRef="Bible:Job.21.29" />
<sup>29</sup> Nuk i keni pyetur ata që udhëtojnë dhe nuk i njihni shenjat e tyre?
<scripture passage="Job 21:30" parsed="|Job|21|30|0|0" osisRef="Bible:Job.21.30" />
<sup>30</sup> Njerëzit e këqij në fakt shpëtojnë ditën e shkatërrimit dhe çohen në shpëtim ditën e zemërimit.
<scripture passage="Job 21:31" parsed="|Job|21|31|0|0" osisRef="Bible:Job.21.31" />
<sup>31</sup> Kush e qorton për sjelljen e tij dhe kush i jep shpagim për atë që ka bërë?
<scripture passage="Job 21:32" parsed="|Job|21|32|0|0" osisRef="Bible:Job.21.32" />
<sup>32</sup> Atë e çojnë në varr dhe i bëjnë roje varrit të tij.
<scripture passage="Job 21:33" parsed="|Job|21|33|0|0" osisRef="Bible:Job.21.33" />
<sup>33</sup> Plisat e luginës do të jenë të ëmbël për të; tërë njerëzia do ta ndjekë, ndërsa një mori pa fund i shkon para.
<scripture passage="Job 21:34" parsed="|Job|21|34|0|0" osisRef="Bible:Job.21.34" />
<sup>34</sup> Si mund të më ngushëlloni pra, me fjalë të kota, kur nga fjalët tuaja nuk mbetet veçse gënjeshtra?".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 22" progress="46.28%" prev="Job.21" next="Job.23" id="Job.22">
<h3 id="Job.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Job.22-p1">
<scripture passage="Job 22:1" parsed="|Job|22|1|0|0" osisRef="Bible:Job.22.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
<scripture passage="Job 22:2" parsed="|Job|22|2|0|0" osisRef="Bible:Job.22.2" />
<sup>2</sup> "A mundet vallë njeriu t'i sigurojë ndonjë përfitim Perëndisë? Me siguri i urti i sjell të mirë vetvetes.
<scripture passage="Job 22:3" parsed="|Job|22|3|0|0" osisRef="Bible:Job.22.3" />
<sup>3</sup> Çfarë kënaqësie ka prej saj i Plotfuqishmi, në rast se ti je i drejtë, ose çfarë përfitimi ka në qoftë se ti ke një sjellje të ndershme?
<scripture passage="Job 22:4" parsed="|Job|22|4|0|0" osisRef="Bible:Job.22.4" />
<sup>4</sup> Mos vallë nga frika që ka prej teje ai ndëshkon dhe hyn në gjyq me ty?
<scripture passage="Job 22:5" parsed="|Job|22|5|0|0" osisRef="Bible:Job.22.5" />
<sup>5</sup> Apo ka gjasë më shumë se kjo ka si shkak ligësinë tënde të madhe dhe fajet e tua të shumta?
<scripture passage="Job 22:6" parsed="|Job|22|6|0|0" osisRef="Bible:Job.22.6" />
<sup>6</sup> Pa arsye në fakt ti merrje pengje nga vëllezërit e tu dhe i zhvishje të zhveshurit nga rrobat e tyre.
<scripture passage="Job 22:7" parsed="|Job|22|7|0|0" osisRef="Bible:Job.22.7" />
<sup>7</sup> Nuk i jepje ujë të lodhurit dhe i refuzoje bukën të uriturit.
<scripture passage="Job 22:8" parsed="|Job|22|8|0|0" osisRef="Bible:Job.22.8" />
<sup>8</sup> Toka i përkiste njeriut të fuqishëm dhe banonte në të njeriu i nderuar.
<scripture passage="Job 22:9" parsed="|Job|22|9|0|0" osisRef="Bible:Job.22.9" />
<sup>9</sup> E ktheje gruan e ve me duar bosh, dhe krahët e jetimëve ishin të këputur.
<scripture passage="Job 22:10" parsed="|Job|22|10|0|0" osisRef="Bible:Job.22.10" />
<sup>10</sup> Ja pse je rrethuar kudo nga leqe dhe drithma të papritura të turbullojnë,
<scripture passage="Job 22:11" parsed="|Job|22|11|0|0" osisRef="Bible:Job.22.11" />
<sup>11</sup> ose një errësirë nuk të lejon të shikosh dhe një vërshim uji të përmbyt.
<scripture passage="Job 22:12" parsed="|Job|22|12|0|0" osisRef="Bible:Job.22.12" />
<sup>12</sup> A nuk është Perëndia lart në qiejt? Shiko yjet e larta, sa lart ndodhen!
<scripture passage="Job 22:13" parsed="|Job|22|13|0|0" osisRef="Bible:Job.22.13" />
<sup>13</sup> Dhe ti thua: "Çfarë di Perëndia? A mund të gjykojë nëpërmjet territ të dendur?
<scripture passage="Job 22:14" parsed="|Job|22|14|0|0" osisRef="Bible:Job.22.14" />
<sup>14</sup> Re të dendura e mbulojnë dhe kështu nuk mund të shikojë, dhe shëtit mbi kupën e qiejve".
<scripture passage="Job 22:15" parsed="|Job|22|15|0|0" osisRef="Bible:Job.22.15" />
<sup>15</sup> A dëshiron ti të ndjekësh rrugën e lashtë të përshkruar prej kohe nga njerëzit e këqij,
<scripture passage="Job 22:16" parsed="|Job|22|16|0|0" osisRef="Bible:Job.22.16" />
<sup>16</sup> që e çuan larg para kohe, dhe themelin e të cilëve e mori një lum që vërshonte?
<scripture passage="Job 22:17" parsed="|Job|22|17|0|0" osisRef="Bible:Job.22.17" />
<sup>17</sup> Ata i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne! Çfarë mund të na bëjë i Plotfuqishmi?".
<scripture passage="Job 22:18" parsed="|Job|22|18|0|0" osisRef="Bible:Job.22.18" />
<sup>18</sup> Megjithatë Perëndia ua kishte mbushur shtëpitë me të mira. Por unë u rri larg këshillave të të pabesëve.
<scripture passage="Job 22:19" parsed="|Job|22|19|0|0" osisRef="Bible:Job.22.19" />
<sup>19</sup> Të drejtët e shohin këtë dhe gëzohen, dhe i pafajmi tallet me ta;
<scripture passage="Job 22:20" parsed="|Job|22|20|0|0" osisRef="Bible:Job.22.20" />
<sup>20</sup> po, me siguri, armiqtë tanë po shkatërrohen, dhe zjarri po përpin atë që mbetet.
<scripture passage="Job 22:21" parsed="|Job|22|21|0|0" osisRef="Bible:Job.22.21" />
<sup>21</sup> Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie.
<scripture passage="Job 22:22" parsed="|Job|22|22|0|0" osisRef="Bible:Job.22.22" />
<sup>22</sup> Prano udhëzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde.
<scripture passage="Job 22:23" parsed="|Job|22|23|0|0" osisRef="Bible:Job.22.23" />
<sup>23</sup> Në rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do të rimëkëmbesh; në qoftë se largon paudhësinë nga çadrat e tua
<scripture passage="Job 22:24" parsed="|Job|22|24|0|0" osisRef="Bible:Job.22.24" />
<sup>24</sup> dhe u hedh arin në pluhur dhe arin e Ofirit ndër gurët e përroit,
<scripture passage="Job 22:25" parsed="|Job|22|25|0|0" osisRef="Bible:Job.22.25" />
<sup>25</sup> atëherë i Plotfuqishmi do të jetë ari yt, thesari yt prej argjendi.
<scripture passage="Job 22:26" parsed="|Job|22|26|0|0" osisRef="Bible:Job.22.26" />
<sup>26</sup> Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë.
<scripture passage="Job 22:27" parsed="|Job|22|27|0|0" osisRef="Bible:Job.22.27" />
<sup>27</sup> Do t'i lutesh dhe ai do të të plotësojë dëshirën dhe ti do të realizosh kushtet që ke lidhur.
<scripture passage="Job 22:28" parsed="|Job|22|28|0|0" osisRef="Bible:Job.22.28" />
<sup>28</sup> Do të vendosësh një gjë dhe ajo do të dalë mbarë, dhe mbi udhën tënde do të shkëlqejë drita.
<scripture passage="Job 22:29" parsed="|Job|22|29|0|0" osisRef="Bible:Job.22.29" />
<sup>29</sup> Kur do të poshtërojnë, ti do të thuash: "Ngritja do të vijë". Ai do të përkrahë të përulurin
<scripture passage="Job 22:30" parsed="|Job|22|30|0|0" osisRef="Bible:Job.22.30" />
<sup>30</sup> dhe do të çlirojë edhe atë që nuk është i pafajmë; po, ai do të çlirohet nga shkaku i pastëtisë së duarve të tua".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 23" progress="46.35%" prev="Job.22" next="Job.24" id="Job.23">
<h3 id="Job.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="Job.23-p1">
<scripture passage="Job 23:1" parsed="|Job|23|1|0|0" osisRef="Bible:Job.23.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
<scripture passage="Job 23:2" parsed="|Job|23|2|0|0" osisRef="Bible:Job.23.2" />
<sup>2</sup> "Edhe sot vajtimi im është i dhimbshëm; dora ime është e dobët për shkak të rënkimit tim.
<scripture passage="Job 23:3" parsed="|Job|23|3|0|0" osisRef="Bible:Job.23.3" />
<sup>3</sup> Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij!
<scripture passage="Job 23:4" parsed="|Job|23|4|0|0" osisRef="Bible:Job.23.4" />
<sup>4</sup> Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente.
<scripture passage="Job 23:5" parsed="|Job|23|5|0|0" osisRef="Bible:Job.23.5" />
<sup>5</sup> Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë.
<scripture passage="Job 23:6" parsed="|Job|23|6|0|0" osisRef="Bible:Job.23.6" />
<sup>6</sup> A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje.
<scripture passage="Job 23:7" parsed="|Job|23|7|0|0" osisRef="Bible:Job.23.7" />
<sup>7</sup> Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë.
<scripture passage="Job 23:8" parsed="|Job|23|8|0|0" osisRef="Bible:Job.23.8" />
<sup>8</sup> Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh;
<scripture passage="Job 23:9" parsed="|Job|23|9|0|0" osisRef="Bible:Job.23.9" />
<sup>9</sup> vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj.
<scripture passage="Job 23:10" parsed="|Job|23|10|0|0" osisRef="Bible:Job.23.10" />
<sup>10</sup> Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.
<scripture passage="Job 23:11" parsed="|Job|23|11|0|0" osisRef="Bible:Job.23.11" />
<sup>11</sup> Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar;
<scripture passage="Job 23:12" parsed="|Job|23|12|0|0" osisRef="Bible:Job.23.12" />
<sup>12</sup> nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit.
<scripture passage="Job 23:13" parsed="|Job|23|13|0|0" osisRef="Bible:Job.23.13" />
<sup>13</sup> Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën,
<scripture passage="Job 23:14" parsed="|Job|23|14|0|0" osisRef="Bible:Job.23.14" />
<sup>14</sup> kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje, dhe plane të tilla ka mjaft të tjera.
<scripture passage="Job 23:15" parsed="|Job|23|15|0|0" osisRef="Bible:Job.23.15" />
<sup>15</sup> Prandaj në prani të tij e ndjej veten të tmerruar; kur e mendoj këtë, ia kam frikën atij.
<scripture passage="Job 23:16" parsed="|Job|23|16|0|0" osisRef="Bible:Job.23.16" />
<sup>16</sup> Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron.
<scripture passage="Job 23:17" parsed="|Job|23|17|0|0" osisRef="Bible:Job.23.17" />
<sup>17</sup> Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 24" progress="46.38%" prev="Job.23" next="Job.25" id="Job.24">
<h3 id="Job.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="Job.24-p1">
<scripture passage="Job 24:1" parsed="|Job|24|1|0|0" osisRef="Bible:Job.24.1" />
<sup>1</sup> "Pse vallë i Plotfuqishmi nuk i rezervon vetes kohëra dhe ata që e njohin nuk shohin ditët e tij?
<scripture passage="Job 24:2" parsed="|Job|24|2|0|0" osisRef="Bible:Job.24.2" />
<sup>2</sup> Disa zhvendosin kufijtë, marrin me forcë kopetë dhe i çojnë në kullotë;
<scripture passage="Job 24:3" parsed="|Job|24|3|0|0" osisRef="Bible:Job.24.3" />
<sup>3</sup> u marrin gomarin jetimëve dhe marrin peng kaun e gruas së ve;
<scripture passage="Job 24:4" parsed="|Job|24|4|0|0" osisRef="Bible:Job.24.4" />
<sup>4</sup> i shtyjnë jashtë rruge nevojtarët, kështu tërë të varfrit e vendit janë të detyruar të fshihen.
<scripture passage="Job 24:5" parsed="|Job|24|5|0|0" osisRef="Bible:Job.24.5" />
<sup>5</sup> Ja ku janë, si gomarë të egjër në shkretëtirë dalin në punën e tyre herët në mëngjes për të kërkuar ushqim; shkretëtira jep ushqim për ta dhe për bijtë e tyre.
<scripture passage="Job 24:6" parsed="|Job|24|6|0|0" osisRef="Bible:Job.24.6" />
<sup>6</sup> Mbledhin forazhin e tyre në fushat dhe mbledhin vilet e pavjela në vreshtin e të pabesit.
<scripture passage="Job 24:7" parsed="|Job|24|7|0|0" osisRef="Bible:Job.24.7" />
<sup>7</sup> E kalojnë natën lakuriq, pa rroba, dhe nuk kanë me se të mbulohen nga të ftohtit.
<scripture passage="Job 24:8" parsed="|Job|24|8|0|0" osisRef="Bible:Job.24.8" />
<sup>8</sup> Të lagur nga rrebeshet që vijnë nga malet, për mungesë strehe shtrëngohen pas shkëmbinjve.
<scripture passage="Job 24:9" parsed="|Job|24|9|0|0" osisRef="Bible:Job.24.9" />
<sup>9</sup> Të tjerë e rrëmbejnë nga gjiri jetimin dhe marrin pengje nga të varfrit.
<scripture passage="Job 24:10" parsed="|Job|24|10|0|0" osisRef="Bible:Job.24.10" />
<sup>10</sup> E detyrojnë të varfrin të shkojë pa rroba dhe u marrin duajt të uriturve.
<scripture passage="Job 24:11" parsed="|Job|24|11|0|0" osisRef="Bible:Job.24.11" />
<sup>11</sup> Bëjnë vaj midis mureve të të pabesëve, e shtrydhin rrushin në trokull, por kanë etje.
<scripture passage="Job 24:12" parsed="|Job|24|12|0|0" osisRef="Bible:Job.24.12" />
<sup>12</sup> Vajtimi i atyre që po vdesin ngrihet nga qyteti, shpirti i të plagosurve kërkon ndihmë, por Perëndia nuk i vë mend të keqes që u ka bërë.
<scripture passage="Job 24:13" parsed="|Job|24|13|0|0" osisRef="Bible:Job.24.13" />
<sup>13</sup> Të tjerë janë armiq të dritës, nuk njohin rrugët e saj dhe nuk qëndrojnë në shtigjet e saj.
<scripture passage="Job 24:14" parsed="|Job|24|14|0|0" osisRef="Bible:Job.24.14" />
<sup>14</sup> Vrasësi ngrihet në të gdhirë, për të vrarë të varfrin dhe nevojtarin; natën përkundrazi sillet si vjedhësi.
<scripture passage="Job 24:15" parsed="|Job|24|15|0|0" osisRef="Bible:Job.24.15" />
<sup>15</sup> Syri i shkelësit të kurorës bashkëshortore pret muzgun duke menduar: "Askush nuk do të më shohë", dhe vë një vel mbi fytyrën e tij.
<scripture passage="Job 24:16" parsed="|Job|24|16|0|0" osisRef="Bible:Job.24.16" />
<sup>16</sup> Natën depërtojnë nëpër shtëpitë; ditën rrinë mbyllur; nuk e njohin dritën.
<scripture passage="Job 24:17" parsed="|Job|24|17|0|0" osisRef="Bible:Job.24.17" />
<sup>17</sup> Mëngjesi është për ta si hija e vdekjes, sepse ata i njohin mirë tmerret e hijes së vdekjes.
<scripture passage="Job 24:18" parsed="|Job|24|18|0|0" osisRef="Bible:Job.24.18" />
<sup>18</sup> Kalojnë shpejt mbi sipërfaqen e ujërave, pjesa e tyre është e mallkuar mbi tokë, dhe askush nuk do të hynte më në vreshtat e tyre.
<scripture passage="Job 24:19" parsed="|Job|24|19|0|0" osisRef="Bible:Job.24.19" />
<sup>19</sup> Ashtu si thatësia dhe vapa tretin ujërat e dëborës, kështu bën edhe Sheoli me atë që ka mëkatuar.
<scripture passage="Job 24:20" parsed="|Job|24|20|0|0" osisRef="Bible:Job.24.20" />
<sup>20</sup> Gjiri i nënës e harron, krimbat e hanë duke e shijuar; atë nuk do ta kujtojnë më; i keqi do të pritet si një dru.
<scripture passage="Job 24:21" parsed="|Job|24|21|0|0" osisRef="Bible:Job.24.21" />
<sup>21</sup> Ai gëlltiste gruan shterpë që nuk ka fëmijë dhe nuk i bënte asnjë të mirë gruas së ve!
<scripture passage="Job 24:22" parsed="|Job|24|22|0|0" osisRef="Bible:Job.24.22" />
<sup>22</sup> Por Perëndia me forcën e tij tërheq tutje të fuqishmit dhe, në qoftë se shfaqen përsëri, asnjeri nuk mund të jetë i sigurt për jetën e tij.
<scripture passage="Job 24:23" parsed="|Job|24|23|0|0" osisRef="Bible:Job.24.23" />
<sup>23</sup> U jep siguri dhe ata i besojnë asaj; megjithatë sytë e tij kundrojnë rrugët e tyre.
<scripture passage="Job 24:24" parsed="|Job|24|24|0|0" osisRef="Bible:Job.24.24" />
<sup>24</sup> Ngrihen për pak kohë, por pastaj nuk janë më; rrëzohen dhe çohen tutje si gjithë të tjerët; priten si kokat e kallinjve të grurit.
<scripture passage="Job 24:25" parsed="|Job|24|25|0|0" osisRef="Bible:Job.24.25" />
<sup>25</sup> Në qoftë se nuk është kështu, kush mund të më përgënjeshtrojë dhe të shfuqizojë vlerën e fjalëve të mia?".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 25" progress="46.45%" prev="Job.24" next="Job.26" id="Job.25">
<h3 id="Job.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="Job.25-p1">
<scripture passage="Job 25:1" parsed="|Job|25|1|0|0" osisRef="Bible:Job.25.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:
<scripture passage="Job 25:2" parsed="|Job|25|2|0|0" osisRef="Bible:Job.25.2" />
<sup>2</sup> "Atij i përkasin sundimi dhe terrori: ai sjell paqen në vendet e tij shumë të larta.
<scripture passage="Job 25:3" parsed="|Job|25|3|0|0" osisRef="Bible:Job.25.3" />
<sup>3</sup> A mund të llogariten vallë ushtritë e tij? Dhe mbi kë nuk del drita e tij?
<scripture passage="Job 25:4" parsed="|Job|25|4|0|0" osisRef="Bible:Job.25.4" />
<sup>4</sup> Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?
<scripture passage="Job 25:5" parsed="|Job|25|5|0|0" osisRef="Bible:Job.25.5" />
<sup>5</sup> Dhe në se edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij,
<scripture passage="Job 25:6" parsed="|Job|25|6|0|0" osisRef="Bible:Job.25.6" />
<sup>6</sup> aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 26" progress="46.46%" prev="Job.25" next="Job.27" id="Job.26">
<h3 id="Job.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="Job.26-p1">
<scripture passage="Job 26:1" parsed="|Job|26|1|0|0" osisRef="Bible:Job.26.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: "Si e ke ndihmuar të dobëtin,
<scripture passage="Job 26:2" parsed="|Job|26|2|0|0" osisRef="Bible:Job.26.2" />
<sup>2</sup> ose si e ke ndihmuar krahun pa forcë?
<scripture passage="Job 26:3" parsed="|Job|26|3|0|0" osisRef="Bible:Job.26.3" />
<sup>3</sup> Si e ke këshilluar atë që nuk ka dituri, dhe çfarë njohurish të mëdha i ke komunikuar?
<scripture passage="Job 26:4" parsed="|Job|26|4|0|0" osisRef="Bible:Job.26.4" />
<sup>4</sup> Kujt ia ke drejtuar fjalët e tua, dhe e kujt është fryma që ka dalë prej teje?
<scripture passage="Job 26:5" parsed="|Job|26|5|0|0" osisRef="Bible:Job.26.5" />
<sup>5</sup> Të vdekurit dridhen nën ujërat, dhe kështu bëjnë edhe banorët e tyre.
<scripture passage="Job 26:6" parsed="|Job|26|6|0|0" osisRef="Bible:Job.26.6" />
<sup>6</sup> Para atij Sheoli është i zbuluar, Abadoni është pa vel.
<scripture passage="Job 26:7" parsed="|Job|26|7|0|0" osisRef="Bible:Job.26.7" />
<sup>7</sup> Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin.
<scripture passage="Job 26:8" parsed="|Job|26|8|0|0" osisRef="Bible:Job.26.8" />
<sup>8</sup> I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre.
<scripture passage="Job 26:9" parsed="|Job|26|9|0|0" osisRef="Bible:Job.26.9" />
<sup>9</sup> E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij.
<scripture passage="Job 26:10" parsed="|Job|26|10|0|0" osisRef="Bible:Job.26.10" />
<sup>10</sup> Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin.
<scripture passage="Job 26:11" parsed="|Job|26|11|0|0" osisRef="Bible:Job.26.11" />
<sup>11</sup> Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij.
<scripture passage="Job 26:12" parsed="|Job|26|12|0|0" osisRef="Bible:Job.26.12" />
<sup>12</sup> Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin.
<scripture passage="Job 26:13" parsed="|Job|26|13|0|0" osisRef="Bible:Job.26.13" />
<sup>13</sup> Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak.
<scripture passage="Job 26:14" parsed="|Job|26|14|0|0" osisRef="Bible:Job.26.14" />
<sup>14</sup> Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç'murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?
</p>
</div3>

<div3 title="Job 27" progress="46.49%" prev="Job.26" next="Job.28" id="Job.27">
<h3 id="Job.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="Job.27-p1">
<scripture passage="Job 27:1" parsed="|Job|27|1|0|0" osisRef="Bible:Job.27.1" />
<sup>1</sup> Jobi e mori fjalën përsëri dhe tha:
<scripture passage="Job 27:2" parsed="|Job|27|2|0|0" osisRef="Bible:Job.27.2" />
<sup>2</sup> "Ashtu si rron Perëndia që më ka hequr të drejtën time dhe i Plotfuqishmi që më ka hidhëruar shpirtin,
<scripture passage="Job 27:3" parsed="|Job|27|3|0|0" osisRef="Bible:Job.27.3" />
<sup>3</sup> deri sa të ketë një frymë jete tek unë dhe të jetë fryma e Perëndisë në flegrat e hundës sime,
<scripture passage="Job 27:4" parsed="|Job|27|4|0|0" osisRef="Bible:Job.27.4" />
<sup>4</sup> buzët e mia nuk do të thonë asnjë ligësi, as gjuha ime nuk ka për të shqiptuar asnjë gjë të rreme.
<scripture passage="Job 27:5" parsed="|Job|27|5|0|0" osisRef="Bible:Job.27.5" />
<sup>5</sup> Nuk do të pranoj që ju keni të drejtë; deri në regëtimat e fundit nuk do të heq dorë nga ndershmëria ime.
<scripture passage="Job 27:6" parsed="|Job|27|6|0|0" osisRef="Bible:Job.27.6" />
<sup>6</sup> Do të qëndroj i patundur në drejtësinë time, pa bërë lëshime; zemra nuk më qorton asnjë nga ditët e mia.
<scripture passage="Job 27:7" parsed="|Job|27|7|0|0" osisRef="Bible:Job.27.7" />
<sup>7</sup> Armiku im qoftë si njeriu i keq, dhe ai që ngrihet kundër meje ashtu si njeriu i padrejtë.
<scripture passage="Job 27:8" parsed="|Job|27|8|0|0" osisRef="Bible:Job.27.8" />
<sup>8</sup> Çfarë shprese mund të ketë në fakt i pabesi, edhe sikur të arrijë të sigurojë fitime, kur Perëndia i heq jetën?
<scripture passage="Job 27:9" parsed="|Job|27|9|0|0" osisRef="Bible:Job.27.9" />
<sup>9</sup> A do ta dëgjojë Perëndia britmën e tij, kur mbi të do të bjerë fatkeqësia?
<scripture passage="Job 27:10" parsed="|Job|27|10|0|0" osisRef="Bible:Job.27.10" />
<sup>10</sup> A do t'i vërë kënaqësitë e tij vallë tek i Plotfuqishmi dhe do të kërkojë ndihmën e Perëndisë në çdo kohë?
<scripture passage="Job 27:11" parsed="|Job|27|11|0|0" osisRef="Bible:Job.27.11" />
<sup>11</sup> Do t'ju jap mësime mbi fuqinë e Perëndisë, nuk do t'ju fsheh qëllimet e të Plotfuqishmit.
<scripture passage="Job 27:12" parsed="|Job|27|12|0|0" osisRef="Bible:Job.27.12" />
<sup>12</sup> Por ju të gjithë i keni vënë re këto gjëra, pse, pra, silleni në mënyrë kaq të kotë?
<scripture passage="Job 27:13" parsed="|Job|27|13|0|0" osisRef="Bible:Job.27.13" />
<sup>13</sup> Ky është fati që Perëndia i rezervon njeriut të keq, trashëgimia që njerëzit që përdorin dhunën marrin nga i Plotfuqishmi.
<scripture passage="Job 27:14" parsed="|Job|27|14|0|0" osisRef="Bible:Job.27.14" />
<sup>14</sup> Në rast se ka një numër të madh bijsh, këta i destinohen shpatës, dhe trashëgimtarët e tij nuk do të kenë bukë për t'u ngopur.
<scripture passage="Job 27:15" parsed="|Job|27|15|0|0" osisRef="Bible:Job.27.15" />
<sup>15</sup> Ata që do të mbijetojnë pas tij do të varrosen nga vdekja dhe të vejat e tyre nuk do të qajnë.
<scripture passage="Job 27:16" parsed="|Job|27|16|0|0" osisRef="Bible:Job.27.16" />
<sup>16</sup> Në rast se grumbullon argjend si pluhur dhe mbledh rrobe si baltë,
<scripture passage="Job 27:17" parsed="|Job|27|17|0|0" osisRef="Bible:Job.27.17" />
<sup>17</sup> ai i grumbullon, por do t'i veshë i drejti, dhe argjendin do ta ndajë i pafajmi.
<scripture passage="Job 27:18" parsed="|Job|27|18|0|0" osisRef="Bible:Job.27.18" />
<sup>18</sup> Ai ndërton shtëpinë e tij si një mole, si një kasolle që e ka bërë një rojtar.
<scripture passage="Job 27:19" parsed="|Job|27|19|0|0" osisRef="Bible:Job.27.19" />
<sup>19</sup> I pasuri bie në shtrat, por nuk do të bashkohet me njerëzit e tij; hap sytë dhe nuk është më.
<scripture passage="Job 27:20" parsed="|Job|27|20|0|0" osisRef="Bible:Job.27.20" />
<sup>20</sup> Tmerri e kap në befasi si ujërat; në mes të natës një furtunë e rrëmben tinëzisht.
<scripture passage="Job 27:21" parsed="|Job|27|21|0|0" osisRef="Bible:Job.27.21" />
<sup>21</sup> Era e lindjes e merr me vete dhe ai ikën, e fshin nga vendi i tij si një vorbull.
<scripture passage="Job 27:22" parsed="|Job|27|22|0|0" osisRef="Bible:Job.27.22" />
<sup>22</sup> Ajo sulet kundër tij pa mëshirë, ndërsa ai kërkon në mënyrë të dëshpëruar të shpëtojë nga ajo dorë,
<scripture passage="Job 27:23" parsed="|Job|27|23|0|0" osisRef="Bible:Job.27.23" />
<sup>23</sup> njerëzia duartroket në mënyrë tallëse për të dhe fërshëllen kundër tij nga vendi ku ndodhet".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 28" progress="46.54%" prev="Job.27" next="Job.29" id="Job.28">
<h3 id="Job.28-p0.1">Chapter 28</h3>
<p id="Job.28-p1">
<scripture passage="Job 28:1" parsed="|Job|28|1|0|0" osisRef="Bible:Job.28.1" />
<sup>1</sup> "Me siguri ka një minierë për argjendin dhe një vend ku bëhet rafinimi i arit.
<scripture passage="Job 28:2" parsed="|Job|28|2|0|0" osisRef="Bible:Job.28.2" />
<sup>2</sup> Hekuri nxirret nga toka dhe guri i shkrirë jep bakrin.
<scripture passage="Job 28:3" parsed="|Job|28|3|0|0" osisRef="Bible:Job.28.3" />
<sup>3</sup> Njeriu i jep fund territ dhe hulumton thellësitë më të mëdha në kërkim të gurëve të varrosur në terr dhe në hijen e vdekjes.
<scripture passage="Job 28:4" parsed="|Job|28|4|0|0" osisRef="Bible:Job.28.4" />
<sup>4</sup> Ai çel një pus larg vendbanimit, në vende të harruara nga këmbësorët; janë pezull dhe lëkunden larg njerëzve.
<scripture passage="Job 28:5" parsed="|Job|28|5|0|0" osisRef="Bible:Job.28.5" />
<sup>5</sup> Sa për tokën, prej asaj del buka, por nga poshtë është e trazuar nga zjarri.
<scripture passage="Job 28:6" parsed="|Job|28|6|0|0" osisRef="Bible:Job.28.6" />
<sup>6</sup> Gurët e saj janë banesa e safirëve dhe përmbajnë pluhur ari.
<scripture passage="Job 28:7" parsed="|Job|28|7|0|0" osisRef="Bible:Job.28.7" />
<sup>7</sup> Shpendi grabitqar nuk e njeh shtegun dhe as syri i skifterit nuk e ka parë kurrë.
<scripture passage="Job 28:8" parsed="|Job|28|8|0|0" osisRef="Bible:Job.28.8" />
<sup>8</sup> Bishat e egra nuk e kanë përshkruar dhe as luani nuk ka kaluar kurrë andej.
<scripture passage="Job 28:9" parsed="|Job|28|9|0|0" osisRef="Bible:Job.28.9" />
<sup>9</sup> Njeriu vë dorë mbi strallin dhe i rrëzon malet nga rrënjët.
<scripture passage="Job 28:10" parsed="|Job|28|10|0|0" osisRef="Bible:Job.28.10" />
<sup>10</sup> Hap galeri ndër shkëmbinj dhe syri i tij sheh gjithçka që është e çmuar.
<scripture passage="Job 28:11" parsed="|Job|28|11|0|0" osisRef="Bible:Job.28.11" />
<sup>11</sup> Zë rrjedhat ujore që të mos rrjedhin, dhe nxjerr në dritë gjërat e fshehura.
<scripture passage="Job 28:12" parsed="|Job|28|12|0|0" osisRef="Bible:Job.28.12" />
<sup>12</sup> Po ku mund ta gjesh diturinë, dhe ku është vendi i zgjuarsisë?
<scripture passage="Job 28:13" parsed="|Job|28|13|0|0" osisRef="Bible:Job.28.13" />
<sup>13</sup> Njeriu nuk ua di vlerën dhe ajo nuk gjendet mbi tokën e të gjallëve.
<scripture passage="Job 28:14" parsed="|Job|28|14|0|0" osisRef="Bible:Job.28.14" />
<sup>14</sup> Humnera thotë: "Nuk është tek unë"; deti thotë: "Nuk qëndron pranë meje".
<scripture passage="Job 28:15" parsed="|Job|28|15|0|0" osisRef="Bible:Job.28.15" />
<sup>15</sup> Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar të rafinuar as blihet duke peshuar argjend.
<scripture passage="Job 28:16" parsed="|Job|28|16|0|0" osisRef="Bible:Job.28.16" />
<sup>16</sup> Nuk shtihet në dorë me arin e Ofirit, me oniksin e çmuar ose me safirin.
<scripture passage="Job 28:17" parsed="|Job|28|17|0|0" osisRef="Bible:Job.28.17" />
<sup>17</sup> Ari dhe kristali nuk mund të barazohen me të dhe nuk këmbehet me enë ari të kulluar.
<scripture passage="Job 28:18" parsed="|Job|28|18|0|0" osisRef="Bible:Job.28.18" />
<sup>18</sup> Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët.
<scripture passage="Job 28:19" parsed="|Job|28|19|0|0" osisRef="Bible:Job.28.19" />
<sup>19</sup> Topazi i Etiopisë nuk mund të barazohet dhe nuk mund të vlerësohet me ar të kulluar.
<scripture passage="Job 28:20" parsed="|Job|28|20|0|0" osisRef="Bible:Job.28.20" />
<sup>20</sup> Por atëherë nga rrjedh dituria dhe ku e ka selinë zgjuarsia?
<scripture passage="Job 28:21" parsed="|Job|28|21|0|0" osisRef="Bible:Job.28.21" />
<sup>21</sup> Ajo u fshihet syve të çdo të gjalli, është e mbuluar për zogjtë e qiellit.
<scripture passage="Job 28:22" parsed="|Job|28|22|0|0" osisRef="Bible:Job.28.22" />
<sup>22</sup> Abadoni dhe vdekja thonë: "Kemi dëgjuar të flitet për të me veshët tona".
<scripture passage="Job 28:23" parsed="|Job|28|23|0|0" osisRef="Bible:Job.28.23" />
<sup>23</sup> Vetëm Perëndia njeh rrugën e saj, vetëm ai e di ku ndodhet,
<scripture passage="Job 28:24" parsed="|Job|28|24|0|0" osisRef="Bible:Job.28.24" />
<sup>24</sup> sepse ai vë re skajet e tokës dhe sheh tërë ato që ndodhen nën qiejt.
<scripture passage="Job 28:25" parsed="|Job|28|25|0|0" osisRef="Bible:Job.28.25" />
<sup>25</sup> Kur caktoi peshën e erës dhe u caktoi ujërave një masë,
<scripture passage="Job 28:26" parsed="|Job|28|26|0|0" osisRef="Bible:Job.28.26" />
<sup>26</sup> kur bëri një ligj për shiun dhe një rrugë për vetëtimën e bubullimave,
<scripture passage="Job 28:27" parsed="|Job|28|27|0|0" osisRef="Bible:Job.28.27" />
<sup>27</sup> atëherë pa dhe e tregoi, e vendosi dhe madje e hetoi,
<scripture passage="Job 28:28" parsed="|Job|28|28|0|0" osisRef="Bible:Job.28.28" />
<sup>28</sup> dhe i tha njeriut: "Ja, të kesh frikë nga Zoti, kjo është dituri, dhe t'i largohesh së keqes është zgjuarsi"".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 29" progress="46.59%" prev="Job.28" next="Job.30" id="Job.29">
<h3 id="Job.29-p0.1">Chapter 29</h3>
<p id="Job.29-p1">
<scripture passage="Job 29:1" parsed="|Job|29|1|0|0" osisRef="Bible:Job.29.1" />
<sup>1</sup> Jobi e rifilloi ligjëratën e tij dhe tha:
<scripture passage="Job 29:2" parsed="|Job|29|2|0|0" osisRef="Bible:Job.29.2" />
<sup>2</sup> "Ah, sikur të isha si në muajt e së kaluarës, si në ditët kur Perëndia më mbronte,
<scripture passage="Job 29:3" parsed="|Job|29|3|0|0" osisRef="Bible:Job.29.3" />
<sup>3</sup> kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time dhe me dritën e saj ecja në mes të errësirës;
<scripture passage="Job 29:4" parsed="|Job|29|4|0|0" osisRef="Bible:Job.29.4" />
<sup>4</sup> siç isha në ditët e pjekurisë sime, kur mendja e fshehtë e Perëndisë kujdesej për çadrën time,
<scripture passage="Job 29:5" parsed="|Job|29|5|0|0" osisRef="Bible:Job.29.5" />
<sup>5</sup> kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtë e mi më rrinin përqark;
<scripture passage="Job 29:6" parsed="|Job|29|6|0|0" osisRef="Bible:Job.29.6" />
<sup>6</sup> kur laja këmbët e mia në gjalpë dhe shkëmbi derdhte për mua rrëke vaji.
<scripture passage="Job 29:7" parsed="|Job|29|7|0|0" osisRef="Bible:Job.29.7" />
<sup>7</sup> Kur dilja ne drejtim të portës së qytetit dhe ngrija fronin tim në shesh,
<scripture passage="Job 29:8" parsed="|Job|29|8|0|0" osisRef="Bible:Job.29.8" />
<sup>8</sup> të rinjtë, duke më parë, hiqeshin mënjanë, pleqtë ngriheshin dhe qëndronin më këmbë;
<scripture passage="Job 29:9" parsed="|Job|29|9|0|0" osisRef="Bible:Job.29.9" />
<sup>9</sup> princat ndërprisnin bisedat dhe vinin dorën mbi gojë;
<scripture passage="Job 29:10" parsed="|Job|29|10|0|0" osisRef="Bible:Job.29.10" />
<sup>10</sup> zëri i krerëve bëhej më i dobët dhe gjuha e tyre ngjitej te qiellza.
<scripture passage="Job 29:11" parsed="|Job|29|11|0|0" osisRef="Bible:Job.29.11" />
<sup>11</sup> veshi që më dëgjonte, më shpallte të lumtur, dhe syri që më shihte, dëshmonte për mua,
<scripture passage="Job 29:12" parsed="|Job|29|12|0|0" osisRef="Bible:Job.29.12" />
<sup>12</sup> sepse çliroja të varfrin që klithte për ndihmë, dhe jetimin që nuk kishte njeri që ta ndihmonte.
<scripture passage="Job 29:13" parsed="|Job|29|13|0|0" osisRef="Bible:Job.29.13" />
<sup>13</sup> Bekimi i atij që ishte duke vdekur zbriste mbi mua dhe unë e gëzoja zemrën e gruas së ve.
<scripture passage="Job 29:14" parsed="|Job|29|14|0|0" osisRef="Bible:Job.29.14" />
<sup>14</sup> Isha i veshur me drejtësi dhe ajo më mbulonte; drejtësia ime më shërbente si mantel dhe si çallmë.
<scripture passage="Job 29:15" parsed="|Job|29|15|0|0" osisRef="Bible:Job.29.15" />
<sup>15</sup> Isha sy për të verbërin dhe këmbë për çalamanin;
<scripture passage="Job 29:16" parsed="|Job|29|16|0|0" osisRef="Bible:Job.29.16" />
<sup>16</sup> isha një baba për të varfrit dhe hetoja rastin që nuk njihja.
<scripture passage="Job 29:17" parsed="|Job|29|17|0|0" osisRef="Bible:Job.29.17" />
<sup>17</sup> I thyeja nofullat njeriut të keq dhe rrëmbeja gjahun nga dhëmbët e tij.
<scripture passage="Job 29:18" parsed="|Job|29|18|0|0" osisRef="Bible:Job.29.18" />
<sup>18</sup> Dhe mendoja: "Kam për të vdekur në folenë time dhe do të shumëzoj ditët e mia si rëra;
<scripture passage="Job 29:19" parsed="|Job|29|19|0|0" osisRef="Bible:Job.29.19" />
<sup>19</sup> rrënjët e mia do të zgjaten në drejtim të ujërave, vesa do të qëndrojë tërë natën në degën time;
<scripture passage="Job 29:20" parsed="|Job|29|20|0|0" osisRef="Bible:Job.29.20" />
<sup>20</sup> lavdia ime do të jetë gjithnjë e re tek unë dhe harku im do të fitojë forcë të re në dorën time".
<scripture passage="Job 29:21" parsed="|Job|29|21|0|0" osisRef="Bible:Job.29.21" />
<sup>21</sup> Të pranishmit më dëgjonin duke pritur dhe heshtnin për të dëgjuar këshillën time.
<scripture passage="Job 29:22" parsed="|Job|29|22|0|0" osisRef="Bible:Job.29.22" />
<sup>22</sup> Mbas fjalës sime ata nuk përgjigjeshin, dhe fjalët e mia binin mbi ta si pika vese.
<scripture passage="Job 29:23" parsed="|Job|29|23|0|0" osisRef="Bible:Job.29.23" />
<sup>23</sup> Më prisnin ashtu si pritet shiu dhe hapnin gojën e tyre si për shiun e fundit.
<scripture passage="Job 29:24" parsed="|Job|29|24|0|0" osisRef="Bible:Job.29.24" />
<sup>24</sup> Unë u buzëqeshja kur kishin humbur besimin, dhe nuk mund ta pakësonin dritën e fytyrës sime.
<scripture passage="Job 29:25" parsed="|Job|29|25|0|0" osisRef="Bible:Job.29.25" />
<sup>25</sup> Kur shkoja tek ata, ulesha si kryetar dhe rrija si një mbret midis trupave të tij, si një që ngushëllon të dëshpëruarit.
</p>
</div3>

<div3 title="Job 30" progress="46.65%" prev="Job.29" next="Job.31" id="Job.30">
<h3 id="Job.30-p0.1">Chapter 30</h3>
<p id="Job.30-p1">
<scripture passage="Job 30:1" parsed="|Job|30|1|0|0" osisRef="Bible:Job.30.1" />
<sup>1</sup> "Tani përkundrazi më të rinjtë se unë më përqeshin, ata që etërit e tyre nuk do të kishin pranuar t'i vija midis qenve të kopesë sime.
<scripture passage="Job 30:2" parsed="|Job|30|2|0|0" osisRef="Bible:Job.30.2" />
<sup>2</sup> Fundja, për çfarë do të më shërbente forca e duarve të tyre? Fuqia e tyre është shkatërruar.
<scripture passage="Job 30:3" parsed="|Job|30|3|0|0" osisRef="Bible:Job.30.3" />
<sup>3</sup> Të sfilitur nga mizerja dhe nga uria, ikin natën në shketëtirën e shkretuar dhe shterpë,
<scripture passage="Job 30:4" parsed="|Job|30|4|0|0" osisRef="Bible:Job.30.4" />
<sup>4</sup> duke shkulur bar të hidhur pranë gëmushave dhe rrënjë gjineshtre për ushqimin e tyre.
<scripture passage="Job 30:5" parsed="|Job|30|5|0|0" osisRef="Bible:Job.30.5" />
<sup>5</sup> Janë përzënë nga mjediset prej njerëzve që ulërijnë prapa tyre si të ishin vjedhës.
<scripture passage="Job 30:6" parsed="|Job|30|6|0|0" osisRef="Bible:Job.30.6" />
<sup>6</sup> Janë të detyruar të jetojnë në skërkat e luginave, në shpellat e tokës dhe midis shkëmbinjve;
<scripture passage="Job 30:7" parsed="|Job|30|7|0|0" osisRef="Bible:Job.30.7" />
<sup>7</sup> ulërijnë midis kaçubeve dhe shtrëngohen bashkë nën ferrishtat;
<scripture passage="Job 30:8" parsed="|Job|30|8|0|0" osisRef="Bible:Job.30.8" />
<sup>8</sup> njerëz budallenj, po, njerëz pa vlerë, të dëbuar nga vendi i tyre.
<scripture passage="Job 30:9" parsed="|Job|30|9|0|0" osisRef="Bible:Job.30.9" />
<sup>9</sup> Tani jam bërë kënga e tyre e talljes, po, jam bërë gazi i tyre.
<scripture passage="Job 30:10" parsed="|Job|30|10|0|0" osisRef="Bible:Job.30.10" />
<sup>10</sup> Kanë tmerr nga unë, rrinë larg meje dhe nuk ngurrojnë të më pështyjnë në fytyrë.
<scripture passage="Job 30:11" parsed="|Job|30|11|0|0" osisRef="Bible:Job.30.11" />
<sup>11</sup> Meqenëse Perëndia ka lëshuar disi litarin e çadrës sime dhe më ka poshtëruar, ata kanë thyer çdo fre para meje.
<scripture passage="Job 30:12" parsed="|Job|30|12|0|0" osisRef="Bible:Job.30.12" />
<sup>12</sup> Këta zuzarë çohen në të djathtën time, i shtyjnë larg këmbët e mia dhe përgatitin kundër meje rrugët që të më shkatërrojnë.
<scripture passage="Job 30:13" parsed="|Job|30|13|0|0" osisRef="Bible:Job.30.13" />
<sup>13</sup> Prishin rrugën time, keqësojnë fatkeqësinë time, megjithëse askush nuk i ndihmon.
<scripture passage="Job 30:14" parsed="|Job|30|14|0|0" osisRef="Bible:Job.30.14" />
<sup>14</sup> Afrohen si nëpërmjet një të çare të madhe, sulen kundër meje si një stuhi.
<scripture passage="Job 30:15" parsed="|Job|30|15|0|0" osisRef="Bible:Job.30.15" />
<sup>15</sup> Më sulmojnë tmerre; gjuajnë nderin tim si era, dhe begatia ime zhdavaritet si një re.
<scripture passage="Job 30:16" parsed="|Job|30|16|0|0" osisRef="Bible:Job.30.16" />
<sup>16</sup> Unë shkrihem përbrenda, dhe ditët e hidhërimit më kanë pushtuar.
<scripture passage="Job 30:17" parsed="|Job|30|17|0|0" osisRef="Bible:Job.30.17" />
<sup>17</sup> Natën ndjej sikur më shpojnë kockat, dhe dhembjet më brejnë pa pushim.
<scripture passage="Job 30:18" parsed="|Job|30|18|0|0" osisRef="Bible:Job.30.18" />
<sup>18</sup> Nga dhuna e madhe rrobat e mia deformohen, më shtrëngojnë përreth si jaka e mantelit tim.
<scripture passage="Job 30:19" parsed="|Job|30|19|0|0" osisRef="Bible:Job.30.19" />
<sup>19</sup> Ai më ka hedhur në baltë dhe jam bërë si pluhuri dhe hiri,
<scripture passage="Job 30:20" parsed="|Job|30|20|0|0" osisRef="Bible:Job.30.20" />
<sup>20</sup> Unë të bërtas ty, dhe ti nuk më përgjigjesh; të rri përpara, por ti rri duke më shikuar.
<scripture passage="Job 30:21" parsed="|Job|30|21|0|0" osisRef="Bible:Job.30.21" />
<sup>21</sup> Je bërë mizor me mua; më përndjek me fuqinë e dorës sate.
<scripture passage="Job 30:22" parsed="|Job|30|22|0|0" osisRef="Bible:Job.30.22" />
<sup>22</sup> Më ngre lart mbi erën, bën që të eci kaluar mbi të dhe më zhduk në stuhi.
<scripture passage="Job 30:23" parsed="|Job|30|23|0|0" osisRef="Bible:Job.30.23" />
<sup>23</sup> E di në të vërtetë që ti më çon në vdekje, në shtëpinë ku mblidhen gjithë të gjallët.
<scripture passage="Job 30:24" parsed="|Job|30|24|0|0" osisRef="Bible:Job.30.24" />
<sup>24</sup> me siguri nuk do ta shtrijë dorën e tij te varri, megjithëse në fatkeqësinë e tij bërtet për të kërkuar ndihmë.
<scripture passage="Job 30:25" parsed="|Job|30|25|0|0" osisRef="Bible:Job.30.25" />
<sup>25</sup> A nuk kam qarë vallë për atë që ishte në fatkeqësi, dhe a nuk jam hidhëruar për të varfrin?
<scripture passage="Job 30:26" parsed="|Job|30|26|0|0" osisRef="Bible:Job.30.26" />
<sup>26</sup> Kur prisja të mirën, erdhi e keqja; kur prisja dritën, erdhi errësira.
<scripture passage="Job 30:27" parsed="|Job|30|27|0|0" osisRef="Bible:Job.30.27" />
<sup>27</sup> Zorrët e mia ziejnë pa pushim, kanë ardhur për mua ditë vuajtjesh.
<scripture passage="Job 30:28" parsed="|Job|30|28|0|0" osisRef="Bible:Job.30.28" />
<sup>28</sup> Shkoj rreth e qark i nxirë, krejt, por jo nga dielli; ngrihem në kuvend dhe bërtas për të kërkuar ndihmë.
<scripture passage="Job 30:29" parsed="|Job|30|29|0|0" osisRef="Bible:Job.30.29" />
<sup>29</sup> Jam bërë vëlla me çakallin dhe shok me strucin.
<scripture passage="Job 30:30" parsed="|Job|30|30|0|0" osisRef="Bible:Job.30.30" />
<sup>30</sup> Lëkura ime që më mbulon është nxirë dhe kockat e mia digjen nga nxehtësia.
<scripture passage="Job 30:31" parsed="|Job|30|31|0|0" osisRef="Bible:Job.30.31" />
<sup>31</sup> Qestja ime shërben vetëm për vajtime dhe flauti im për tinguj vajtues.
</p>
</div3>

<div3 title="Job 31" progress="46.71%" prev="Job.30" next="Job.32" id="Job.31">
<h3 id="Job.31-p0.1">Chapter 31</h3>
<p id="Job.31-p1">
<scripture passage="Job 31:1" parsed="|Job|31|1|0|0" osisRef="Bible:Job.31.1" />
<sup>1</sup> "Unë kisha bërë një besëlidhje me sytë e mi; si mund ta fiksoja, pra, shikimin mbi një virgjëreshë?
<scripture passage="Job 31:2" parsed="|Job|31|2|0|0" osisRef="Bible:Job.31.2" />
<sup>2</sup> Cili është fati që më ka caktuar Perëndia nga atje lart dhe trashëgimia e të Plotfuqishmit nga vendet e larta?
<scripture passage="Job 31:3" parsed="|Job|31|3|0|0" osisRef="Bible:Job.31.3" />
<sup>3</sup> A nuk është vallë fatkeqësia për njeriun e çoroditur dhe mjerimi për atë që kryen të keqen?
<scripture passage="Job 31:4" parsed="|Job|31|4|0|0" osisRef="Bible:Job.31.4" />
<sup>4</sup> Nuk i shikon ai tërë rrugët e mia dhe nuk i numëron të gjitha hapat që bëj?
<scripture passage="Job 31:5" parsed="|Job|31|5|0|0" osisRef="Bible:Job.31.5" />
<sup>5</sup> Në rast se kam vepruar me falsitet, ose në rast se këmba ime është shpejtuar të ndjekë mashtrimin,
<scripture passage="Job 31:6" parsed="|Job|31|6|0|0" osisRef="Bible:Job.31.6" />
<sup>6</sup> le të më peshojë me një peshore të saktë, dhe Perëndia do ta njohë ndershmërinë time.
<scripture passage="Job 31:7" parsed="|Job|31|7|0|0" osisRef="Bible:Job.31.7" />
<sup>7</sup> Në qoftë se hapat e mia kanë dalë nga rruga e drejtë, dhe në qoftë se zemra ime ka ndjekur sytë e mi, apo në se ndonjë njollë u është ngjitur duarve të mia,
<scripture passage="Job 31:8" parsed="|Job|31|8|0|0" osisRef="Bible:Job.31.8" />
<sup>8</sup> le të mbjell unë dhe një tjetër të hajë, dhe pasardhësit e mi u çrrënjofshin.
<scripture passage="Job 31:9" parsed="|Job|31|9|0|0" osisRef="Bible:Job.31.9" />
<sup>9</sup> Në rast se zemra ime është mashtruar nga një grua dhe kam përgjuar në portën e të afërmit tim,
<scripture passage="Job 31:10" parsed="|Job|31|10|0|0" osisRef="Bible:Job.31.10" />
<sup>10</sup> gruaja ime le të bluajë për një tjetër dhe të tjerë u përkulshin mbi të.
<scripture passage="Job 31:11" parsed="|Job|31|11|0|0" osisRef="Bible:Job.31.11" />
<sup>11</sup> Sepse kjo do të ishte një mbrapshti, një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët,
<scripture passage="Job 31:12" parsed="|Job|31|12|0|0" osisRef="Bible:Job.31.12" />
<sup>12</sup> një zjarr që konsumon deri në Abadon, dhe do të kishte shkatërruar deri në rrënjë gjithë të korrat e mia.
<scripture passage="Job 31:13" parsed="|Job|31|13|0|0" osisRef="Bible:Job.31.13" />
<sup>13</sup> Në rast se kam hedhur poshtë të drejtën e shërbëtorit tim dhe të shërbëtores sime, kur po grindeshin me mua,
<scripture passage="Job 31:14" parsed="|Job|31|14|0|0" osisRef="Bible:Job.31.14" />
<sup>14</sup> çfarë do të bëja kur Perëndia të ngrihej kundër meje, dhe si do t'i përgjigjesha kur të më kërkonte llogari?
<scripture passage="Job 31:15" parsed="|Job|31|15|0|0" osisRef="Bible:Job.31.15" />
<sup>15</sup> Ai që më ka bërë mua në barkun e nënës, a nuk e ka bërë edhe atë? A nuk ka qenë po ai Perëndi që na ka krijuar në bark?
<scripture passage="Job 31:16" parsed="|Job|31|16|0|0" osisRef="Bible:Job.31.16" />
<sup>16</sup> Në rast se u kam refuzuar të varfërve atë që dëshironin dhe bëra të veniten sytë e gruas së ve,
<scripture passage="Job 31:17" parsed="|Job|31|17|0|0" osisRef="Bible:Job.31.17" />
<sup>17</sup> në rast se e hëngra vetëm copën e bukës pa i dhënë një pjesë jetimit,
<scripture passage="Job 31:18" parsed="|Job|31|18|0|0" osisRef="Bible:Job.31.18" />
<sup>18</sup> (por që në rininë time unë e rrita si një baba, dhe që në bark të nënës sime e kam ndihmuar gruan e ve)
<scripture passage="Job 31:19" parsed="|Job|31|19|0|0" osisRef="Bible:Job.31.19" />
<sup>19</sup> në rast se kam parë dikë të vdesë për mungesë rrobash ose një të varfër që nuk kishte me se të mbulohej,
<scripture passage="Job 31:20" parsed="|Job|31|20|0|0" osisRef="Bible:Job.31.20" />
<sup>20</sup> në rast se ijet e tij nuk më kanë bekuar, dhe nuk është ngrohur me leshin e qengjave të mi,
<scripture passage="Job 31:21" parsed="|Job|31|21|0|0" osisRef="Bible:Job.31.21" />
<sup>21</sup> në qoftë se kam ngritur dorën kundër jetimit, sepse e dija që do të ndihmohesha tek porta,
<scripture passage="Job 31:22" parsed="|Job|31|22|0|0" osisRef="Bible:Job.31.22" />
<sup>22</sup> supi im u ndaftë nga shpatulla, krahu im u theftë në bërryl!
<scripture passage="Job 31:23" parsed="|Job|31|23|0|0" osisRef="Bible:Job.31.23" />
<sup>23</sup> Sepse fatkeqësia që vjen nga Perëndia më kall drithma, dhe për shkak të madhështisë së tij nuk mund të bëj asgjë.
<scripture passage="Job 31:24" parsed="|Job|31|24|0|0" osisRef="Bible:Job.31.24" />
<sup>24</sup> Në qoftë se kam pasur besim tek ari, dhe arit të kulluar i kam thënë: "Ti je shpresa ime",
<scripture passage="Job 31:25" parsed="|Job|31|25|0|0" osisRef="Bible:Job.31.25" />
<sup>25</sup> në rast se jam gëzuar sepse pasuritë e mia ishin të mëdha, dhe sepse dora ime ka grumbulluar shumë pasuri,
<scripture passage="Job 31:26" parsed="|Job|31|26|0|0" osisRef="Bible:Job.31.26" />
<sup>26</sup> në qoftë se kam shikuar diellin kur shkëlqen ose hënën që shkonte përpara duke ndritur, dhe zemra ime u mashtrua tinëz dhe goja ime puthi dorën time;
<scripture passage="Job 31:27" parsed="|Job|31|27|0|0" osisRef="Bible:Job.31.27" />
<sup>27</sup> edhe ky do të ishte një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët, sepse do të kisha mohuar Perëndinë që rri aty lart.
<scripture passage="Job 31:28" parsed="|Job|31|28|0|0" osisRef="Bible:Job.31.28" />
<sup>28</sup> Në rast se jam gëzuar për fatkeqësinë e armikut tim dhe u ngrita, sepse e kishte goditur fakeqësia
<scripture passage="Job 31:29" parsed="|Job|31|29|0|0" osisRef="Bible:Job.31.29" />
<sup>29</sup> (por unë nuk e lejova gojën time të mëkatonte, duke i uruar të vdesë me një mallkim);
<scripture passage="Job 31:30" parsed="|Job|31|30|0|0" osisRef="Bible:Job.31.30" />
<sup>30</sup> në qoftë se njerëzit e çadrës sime nuk kanë thënë: "Kush mund të gjejë një që nuk është ngopur me mishin e tij?".
<scripture passage="Job 31:31" parsed="|Job|31|31|0|0" osisRef="Bible:Job.31.31" />
<sup>31</sup> (përveç kësaj asnjë i huaj nuk e kalonte natën jashtë, sepse i hapja portat e mia udhëtarit);
<scripture passage="Job 31:32" parsed="|Job|31|32|0|0" osisRef="Bible:Job.31.32" />
<sup>32</sup> në rast se i kam mbuluar mëkatet e mia si Adami, duke e fshehur fajin tim në gji,
<scripture passage="Job 31:33" parsed="|Job|31|33|0|0" osisRef="Bible:Job.31.33" />
<sup>33</sup> sepse kisha frikë nga turma e madhe dhe përbuzja e familjeve më tmerronte, kështu që rrija i heshtur pa dalë nga shtëpia.
<scripture passage="Job 31:34" parsed="|Job|31|34|0|0" osisRef="Bible:Job.31.34" />
<sup>34</sup> Ah, sikur të kisha një që të më dëgjonte! Ja firma ime! I Plotfuqishmi të më përgjigjet! Kundërshtari im të shkruajë një dokument,
<scripture passage="Job 31:35" parsed="|Job|31|35|0|0" osisRef="Bible:Job.31.35" />
<sup>35</sup> dhe unë do ta mbaja me siguri mbi shpatullat e mia, dhe do ta mbaja si një diademë
<scripture passage="Job 31:36" parsed="|Job|31|36|0|0" osisRef="Bible:Job.31.36" />
<sup>36</sup> do t'i jepja llogari për të gjitha hapat e mia, duke iu paraqitur si një princ.
<scripture passage="Job 31:37" parsed="|Job|31|37|0|0" osisRef="Bible:Job.31.37" />
<sup>37</sup> Në qoftë se toka ime bërtet kundër meje dhe brazdat e saj qajnë bashkë me të,
<scripture passage="Job 31:38" parsed="|Job|31|38|0|0" osisRef="Bible:Job.31.38" />
<sup>38</sup> në rast se kam ngrënë frytin e saj pa paguar, në rast se u kam nxjerrë frymën e fundit zotërve të saj,
<scripture passage="Job 31:39" parsed="|Job|31|39|0|0" osisRef="Bible:Job.31.39" />
<sup>39</sup> në vend të grurit u rritshin ferra dhe barëra të këqija në vend të elbit".
<scripture passage="Job 31:40" parsed="|Job|31|40|0|0" osisRef="Bible:Job.31.40" />
<sup>40</sup> Këtu mbarojnë fjalët e Jobit.
</p>
</div3>

<div3 title="Job 32" progress="46.81%" prev="Job.31" next="Job.33" id="Job.32">
<h3 id="Job.32-p0.1">Chapter 32</h3>
<p id="Job.32-p1">
<scripture passage="Job 32:1" parsed="|Job|32|1|0|0" osisRef="Bible:Job.32.1" />
<sup>1</sup> Atëherë këta tre njerëz nuk iu përgjigjën më Jobit, sepse ai e ndjente veten të drejtë.
<scripture passage="Job 32:2" parsed="|Job|32|2|0|0" osisRef="Bible:Job.32.2" />
<sup>2</sup> Por zemërimi i Elihut, birit të Barakelit, Buzitit, nga fisi i Ramit, u ndez kundër Jobit; zemërimi i tij u ndez, sepse ai e quante veten e tij të drejtë më tepër se Perëndia.
<scripture passage="Job 32:3" parsed="|Job|32|3|0|0" osisRef="Bible:Job.32.3" />
<sup>3</sup> Zemërimi i tij u ndez edhe kundër tre miqve të tij, sepse nuk kishin gjetur përgjigjen e drejtë, megjithëse e dënonin Jobin.
<scripture passage="Job 32:4" parsed="|Job|32|4|0|0" osisRef="Bible:Job.32.4" />
<sup>4</sup> Elihu kishte pritur për t'i folur Jobit, sepse ata ishin më të moshuar se ai.
<scripture passage="Job 32:5" parsed="|Job|32|5|0|0" osisRef="Bible:Job.32.5" />
<sup>5</sup> Por kur Elihu u bind që në gojën e këtyre tre njerëzve nuk kishte më përgjigje, ai u zemërua.
<scripture passage="Job 32:6" parsed="|Job|32|6|0|0" osisRef="Bible:Job.32.6" />
<sup>6</sup> Kështu Elihu, bir i Barakelit, Buzitit, mori fjalën dhe tha: "Unë jam akoma i ri me moshë dhe ju jeni pleq; prandaj ngurrova dhe pata frikë t'ju parashtroj mendimin tim.
<scripture passage="Job 32:7" parsed="|Job|32|7|0|0" osisRef="Bible:Job.32.7" />
<sup>7</sup> Thoja: "Do të flasë mosha dhe numri i madh i viteve do t'u mësojë diturinë".
<scripture passage="Job 32:8" parsed="|Job|32|8|0|0" osisRef="Bible:Job.32.8" />
<sup>8</sup> Por te njeriu ka një frymë, dhe është fryma i të Plotfuqishmit që i jep zgjuarsinë.
<scripture passage="Job 32:9" parsed="|Job|32|9|0|0" osisRef="Bible:Job.32.9" />
<sup>9</sup> Nuk janë detyrimisht të mëdhenjtë që kanë diturinë ose pleqtë që kuptojnë drejtësinë.
<scripture passage="Job 32:10" parsed="|Job|32|10|0|0" osisRef="Bible:Job.32.10" />
<sup>10</sup> Prandaj them: Dëgjomëni, do të shtroj edhe unë mendimin tim.
<scripture passage="Job 32:11" parsed="|Job|32|11|0|0" osisRef="Bible:Job.32.11" />
<sup>11</sup> Ja, prita fjalimet tuaja, dëgjova argumentat tuaja, ndërsa kërkonit të thonit diçka.
<scripture passage="Job 32:12" parsed="|Job|32|12|0|0" osisRef="Bible:Job.32.12" />
<sup>12</sup> Ju kam ndjekur me vëmendje, dhe ja, asnjëri prej jush nuk e bindi Jobin ose nuk iu përgjigj fjalëve të tij.
<scripture passage="Job 32:13" parsed="|Job|32|13|0|0" osisRef="Bible:Job.32.13" />
<sup>13</sup> Mos thoni, pra: "Kemi gjetur diturinë; vetëm Perëndia mund ta mundë plotësisht, por jo njeriu!".
<scripture passage="Job 32:14" parsed="|Job|32|14|0|0" osisRef="Bible:Job.32.14" />
<sup>14</sup> Ai nuk i ka drejtuar fjalimet e tij kundër meje, prandaj nuk do t'i përgjigjem me fjalët tuaja.
<scripture passage="Job 32:15" parsed="|Job|32|15|0|0" osisRef="Bible:Job.32.15" />
<sup>15</sup> Janë hutuar, nuk përgjigjen më, nuk gjejnë fjalë.
<scripture passage="Job 32:16" parsed="|Job|32|16|0|0" osisRef="Bible:Job.32.16" />
<sup>16</sup> Duhet të pres akoma, sepse nuk flasin më, rrinë aty pa dhënë asnjë përgjigje.
<scripture passage="Job 32:17" parsed="|Job|32|17|0|0" osisRef="Bible:Job.32.17" />
<sup>17</sup> Do të paraqes edhe unë pjesën time, do të shtroj edhe unë mendimin tim.
<scripture passage="Job 32:18" parsed="|Job|32|18|0|0" osisRef="Bible:Job.32.18" />
<sup>18</sup> Sepse kam plot fjalë dhe fryma përbrenda më detyron.
<scripture passage="Job 32:19" parsed="|Job|32|19|0|0" osisRef="Bible:Job.32.19" />
<sup>19</sup> Ja, gjiri im është si vera që nuk ka një shfrim, si shakujt e rinj, gati për të plasur.
<scripture passage="Job 32:20" parsed="|Job|32|20|0|0" osisRef="Bible:Job.32.20" />
<sup>20</sup> Do të flas, pra, për të pasur një lehtësim të vogël, do të hap buzët dhe do të përgjigjem.
<scripture passage="Job 32:21" parsed="|Job|32|21|0|0" osisRef="Bible:Job.32.21" />
<sup>21</sup> Tani më lejoni të flas pa treguar anësi me asnjë dhe pa i bërë lajka kurrkujt;
<scripture passage="Job 32:22" parsed="|Job|32|22|0|0" osisRef="Bible:Job.32.22" />
<sup>22</sup> sepse unë nuk di të bëj lajka, përndryshe Krijuesi im do të më hiqte shpejt nga mesi".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 33" progress="46.86%" prev="Job.32" next="Job.34" id="Job.33">
<h3 id="Job.33-p0.1">Chapter 33</h3>
<p id="Job.33-p1">
<scripture passage="Job 33:1" parsed="|Job|33|1|0|0" osisRef="Bible:Job.33.1" />
<sup>1</sup> "Tani pra, Job, dëgjo atë që kam për të thënë dhe vëru veshin gjithë fjalëve të mia!
<scripture passage="Job 33:2" parsed="|Job|33|2|0|0" osisRef="Bible:Job.33.2" />
<sup>2</sup> Ja, unë po hap gojën dhe gjuha ime flet në gojën time.
<scripture passage="Job 33:3" parsed="|Job|33|3|0|0" osisRef="Bible:Job.33.3" />
<sup>3</sup> Fjalët e mia burojnë nga një zemër e drejtë, buzët e mia do të thonë njohuri të pastra.
<scripture passage="Job 33:4" parsed="|Job|33|4|0|0" osisRef="Bible:Job.33.4" />
<sup>4</sup> Fryma e Perëndisë më ka krijuar dhe fryma e të Plotfuqishmit më jep jetë.
<scripture passage="Job 33:5" parsed="|Job|33|5|0|0" osisRef="Bible:Job.33.5" />
<sup>5</sup> Në rast se mundesh, m'u përgjigj; përgatitu gjithashtu të mbrosh pozitat e tua.
<scripture passage="Job 33:6" parsed="|Job|33|6|0|0" osisRef="Bible:Job.33.6" />
<sup>6</sup> Ja, unë jam i barabartë me ty përpara Perëndisë; edhe unë jam formuar nga argjili.
<scripture passage="Job 33:7" parsed="|Job|33|7|0|0" osisRef="Bible:Job.33.7" />
<sup>7</sup> Ja, asnjë frikë nga unë nuk duhet të të lemerisë, dhe dora ime nuk do të rëndojë mbi ty.
<scripture passage="Job 33:8" parsed="|Job|33|8|0|0" osisRef="Bible:Job.33.8" />
<sup>8</sup> Por ti u ke thënë veshëve të mi dhe dëgjova tingullin e fjalëve të tua, që thonin:
<scripture passage="Job 33:9" parsed="|Job|33|9|0|0" osisRef="Bible:Job.33.9" />
<sup>9</sup> "Una jam i pastër, pa mëkat; jam i pafajmë, nuk ka asnjë faj tek unë.
<scripture passage="Job 33:10" parsed="|Job|33|10|0|0" osisRef="Bible:Job.33.10" />
<sup>10</sup> Por Perëndia gjen kundër meje shkaqe armiqësie dhe më konsideron armikun e tij;
<scripture passage="Job 33:11" parsed="|Job|33|11|0|0" osisRef="Bible:Job.33.11" />
<sup>11</sup> i fut këmbët e mia në pranga dhe kqyr gjithë hapat e mia".
<scripture passage="Job 33:12" parsed="|Job|33|12|0|0" osisRef="Bible:Job.33.12" />
<sup>12</sup> Mirë, pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë, sepse Perëndia është më i madh se njeriu.
<scripture passage="Job 33:13" parsed="|Job|33|13|0|0" osisRef="Bible:Job.33.13" />
<sup>13</sup> Pse hahesh me të, kur ai nuk jep llogari për asnjë nga veprimet e tij?
<scripture passage="Job 33:14" parsed="|Job|33|14|0|0" osisRef="Bible:Job.33.14" />
<sup>14</sup> Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re:
<scripture passage="Job 33:15" parsed="|Job|33|15|0|0" osisRef="Bible:Job.33.15" />
<sup>15</sup> në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre.
<scripture passage="Job 33:16" parsed="|Job|33|16|0|0" osisRef="Bible:Job.33.16" />
<sup>16</sup> Atëherë ai hap veshët e njerëzve dhe vulos paralajmërimet që u bën,
<scripture passage="Job 33:17" parsed="|Job|33|17|0|0" osisRef="Bible:Job.33.17" />
<sup>17</sup> për ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe për ta mbajtur larg nga kryelartësia,
<scripture passage="Job 33:18" parsed="|Job|33|18|0|0" osisRef="Bible:Job.33.18" />
<sup>18</sup> për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për të penguar që jeta e tij të mbarojë nga shpata.
<scripture passage="Job 33:19" parsed="|Job|33|19|0|0" osisRef="Bible:Job.33.19" />
<sup>19</sup> Njeriu paralajmërohet gjithashtu me dhembjen në shtratin e vet dhe me torturën e pandërprerë të kockave të tij,
<scripture passage="Job 33:20" parsed="|Job|33|20|0|0" osisRef="Bible:Job.33.20" />
<sup>20</sup> aq sa i neveritet buka dhe madje edhe ushqimet më të shijshme.
<scripture passage="Job 33:21" parsed="|Job|33|21|0|0" osisRef="Bible:Job.33.21" />
<sup>21</sup> Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytë, ndërsa kockat e tij, që më parë nuk dukeshin, tani dalin jashtë;
<scripture passage="Job 33:22" parsed="|Job|33|22|0|0" osisRef="Bible:Job.33.22" />
<sup>22</sup> kështu shpirti i tij i afrohet gropës dhe jeta e tij atyre që sjellin vdekjen.
<scripture passage="Job 33:23" parsed="|Job|33|23|0|0" osisRef="Bible:Job.33.23" />
<sup>23</sup> Por në rast se pranë tij ka një engjëll, një interpret, një i vetëm ndër një mijë, që t'i tregojë njeriut detyrën e tij.
<scripture passage="Job 33:24" parsed="|Job|33|24|0|0" osisRef="Bible:Job.33.24" />
<sup>24</sup> Perëndisë i vjen keq për të dhe thotë: "Kurseje që të mos zbresë në gropë; gjeta shpengimin për të".
<scripture passage="Job 33:25" parsed="|Job|33|25|0|0" osisRef="Bible:Job.33.25" />
<sup>25</sup> Atëherë mishi i tij do të bëhet më i freskët se kur ishte fëmijë dhe ai do të kthehet në ditët e rinisë së tij.
<scripture passage="Job 33:26" parsed="|Job|33|26|0|0" osisRef="Bible:Job.33.26" />
<sup>26</sup> Do t'i lutet fort Perëndisë, do të gjejë hir pranë tij dhe do të mund të sodisë fytyrën e tij me gëzim, sepse Perëndia do ta ketë rivendosur njeriun në drejtësinë e tij.
<scripture passage="Job 33:27" parsed="|Job|33|27|0|0" osisRef="Bible:Job.33.27" />
<sup>27</sup> Duke iu drejtuar njerëzve, do të thotë: "Kam mëkatuar dhe kam shkelur drejtësinë, dhe nuk u ndëshkova siç e meritoja.
<scripture passage="Job 33:28" parsed="|Job|33|28|0|0" osisRef="Bible:Job.33.28" />
<sup>28</sup> Perëndia i ka shpenguar shpirtin tim, që të mos zbriste në gropë dhe jeta ime mund të shohë dritën".
<scripture passage="Job 33:29" parsed="|Job|33|29|0|0" osisRef="Bible:Job.33.29" />
<sup>29</sup> Ja, Perëndia e bën këtë dy herë, tri herë me njeriun,
<scripture passage="Job 33:30" parsed="|Job|33|30|0|0" osisRef="Bible:Job.33.30" />
<sup>30</sup> për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për ta ndriçuar me dritën e jetës.
<scripture passage="Job 33:31" parsed="|Job|33|31|0|0" osisRef="Bible:Job.33.31" />
<sup>31</sup> Ki kujdes, Jobi, dëgjomë; rri në heshtje, dhe unë do të flas.
<scripture passage="Job 33:32" parsed="|Job|33|32|0|0" osisRef="Bible:Job.33.32" />
<sup>32</sup> Në qoftë se ke diçka për të thënë, përgjigjmu, folë, sepse do të dëshiroja të të jepja të drejtë.
<scripture passage="Job 33:33" parsed="|Job|33|33|0|0" osisRef="Bible:Job.33.33" />
<sup>33</sup> Përndryshe dëgjomë; hesht dhe unë do të të mësoj diturinë".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 34" progress="46.93%" prev="Job.33" next="Job.35" id="Job.34">
<h3 id="Job.34-p0.1">Chapter 34</h3>
<p id="Job.34-p1">
<scripture passage="Job 34:1" parsed="|Job|34|1|0|0" osisRef="Bible:Job.34.1" />
<sup>1</sup> Elihu nisi përsëri të flasë dhe tha:
<scripture passage="Job 34:2" parsed="|Job|34|2|0|0" osisRef="Bible:Job.34.2" />
<sup>2</sup> "Dëgjoni, o njerëz të urtë, fjalët e mia, dhe ju, njerëz të ditur, ma vini veshin!
<scripture passage="Job 34:3" parsed="|Job|34|3|0|0" osisRef="Bible:Job.34.3" />
<sup>3</sup> Sepse veshi i shqyrton fjalët, ashtu si qiellza i shijon ushqimet.
<scripture passage="Job 34:4" parsed="|Job|34|4|0|0" osisRef="Bible:Job.34.4" />
<sup>4</sup> Le të zgjedhim ne vetë atë që është e drejtë të pranojmë midis nesh atë që është e mirë.
<scripture passage="Job 34:5" parsed="|Job|34|5|0|0" osisRef="Bible:Job.34.5" />
<sup>5</sup> Sepse Jobi ka thënë: "Jam i drejtë, por Perëndia më ka hequr drejtësinë time.
<scripture passage="Job 34:6" parsed="|Job|34|6|0|0" osisRef="Bible:Job.34.6" />
<sup>6</sup> A duhet të gënjej kundër drejtësisë sime? Plaga ime është e pashërueshme, megjithëse jam pa mëkat".
<scripture passage="Job 34:7" parsed="|Job|34|7|0|0" osisRef="Bible:Job.34.7" />
<sup>7</sup> Kush është si Jobi, që e pi përqeshjen si ujin,
<scripture passage="Job 34:8" parsed="|Job|34|8|0|0" osisRef="Bible:Job.34.8" />
<sup>8</sup> që ecën bashkë me keqbërësit dhe shkon bashkë me njerëzit e këqij?
<scripture passage="Job 34:9" parsed="|Job|34|9|0|0" osisRef="Bible:Job.34.9" />
<sup>9</sup> Sepse ka thënë: "Nuk i vlen fare njeriut të vendosë kënaqësinë e tij te Perëndia".
<scripture passage="Job 34:10" parsed="|Job|34|10|0|0" osisRef="Bible:Job.34.10" />
<sup>10</sup> Më dëgjoni, pra, o njerëz me mend! Qoftë larg Perëndisë paudhësia dhe ligësia qoftë larg të Plotfuqishmit!
<scripture passage="Job 34:11" parsed="|Job|34|11|0|0" osisRef="Bible:Job.34.11" />
<sup>11</sup> Sepse ai ia kthen njeriut sipas veprave të tij dhe secilin e bën të gjejë shpërblimin për sjelljen e tij.
<scripture passage="Job 34:12" parsed="|Job|34|12|0|0" osisRef="Bible:Job.34.12" />
<sup>12</sup> Sigurisht Perëndia nuk kryen të keqen dhe i Plotfuqishmi nuk shtrembëron drejtësinë.
<scripture passage="Job 34:13" parsed="|Job|34|13|0|0" osisRef="Bible:Job.34.13" />
<sup>13</sup> Kush i ka besuar kujdesin për tokën, ose kush e ka vendosur mbi tërë botën?
<scripture passage="Job 34:14" parsed="|Job|34|14|0|0" osisRef="Bible:Job.34.14" />
<sup>14</sup> Në qoftë se Perëndia duhet të vendoste në zemër të vet të tërhiqte mbi vete Frymën e tij dhe frymën e tij,
<scripture passage="Job 34:15" parsed="|Job|34|15|0|0" osisRef="Bible:Job.34.15" />
<sup>15</sup> çdo mish do të shkatërrohej njëkohësisht, dhe njeriu do të kthehej në pluhur.
<scripture passage="Job 34:16" parsed="|Job|34|16|0|0" osisRef="Bible:Job.34.16" />
<sup>16</sup> Në qoftë se ke mend, dëgjoje këtë, vër veshin për të dëgjuar atë që po të them.
<scripture passage="Job 34:17" parsed="|Job|34|17|0|0" osisRef="Bible:Job.34.17" />
<sup>17</sup> A mund të qeverisë ai që urren drejtësinë? A guxon ti të dënosh të Drejtin, të Fuqishmin?
<scripture passage="Job 34:18" parsed="|Job|34|18|0|0" osisRef="Bible:Job.34.18" />
<sup>18</sup> Ai që i thotë një mbreti: "Je për t'u përbuzur" dhe princave: "Jeni të këqij".
<scripture passage="Job 34:19" parsed="|Job|34|19|0|0" osisRef="Bible:Job.34.19" />
<sup>19</sup> Por ai nuk bën asnjë anësi me të mëdhenjtë dhe as e konsideron të pasurin më tepër se të varfrin, sepse të gjithë janë vepra e duarve të tij.
<scripture passage="Job 34:20" parsed="|Job|34|20|0|0" osisRef="Bible:Job.34.20" />
<sup>20</sup> Në një çast ata vdesin; në mesin e natës njerëzia tronditet dhe zhduket, të fuqishmit çohen tutje pa dorë njeriu.
<scripture passage="Job 34:21" parsed="|Job|34|21|0|0" osisRef="Bible:Job.34.21" />
<sup>21</sup> Sepse ai i mban sytë te rrugët e njeriut, dhe shikon tërë hapat e tij.
<scripture passage="Job 34:22" parsed="|Job|34|22|0|0" osisRef="Bible:Job.34.22" />
<sup>22</sup> Nuk ka terr as hije vdekjeje, ku mund të fshihen njerëzit e këqij.
<scripture passage="Job 34:23" parsed="|Job|34|23|0|0" osisRef="Bible:Job.34.23" />
<sup>23</sup> Në fakt Perëndia nuk ka nevojë ta kqyrë gjatë një njeri para se ta nxjerrë për gjykim para tij.
<scripture passage="Job 34:24" parsed="|Job|34|24|0|0" osisRef="Bible:Job.34.24" />
<sup>24</sup> Ai i ligështon të fuqishmit pa bërë hetim dhe vë të tjerë në vendin e tyre.
<scripture passage="Job 34:25" parsed="|Job|34|25|0|0" osisRef="Bible:Job.34.25" />
<sup>25</sup> Duke qenë se i njeh veprat e tyre, i rrëzon natën dhe ata shkatërrohen;
<scripture passage="Job 34:26" parsed="|Job|34|26|0|0" osisRef="Bible:Job.34.26" />
<sup>26</sup> i godet si njerëz të këqij para syve të të gjithëve,
<scripture passage="Job 34:27" parsed="|Job|34|27|0|0" osisRef="Bible:Job.34.27" />
<sup>27</sup> sepse janë larguar nga ai pa u kujdesur për rrugët e tij,
<scripture passage="Job 34:28" parsed="|Job|34|28|0|0" osisRef="Bible:Job.34.28" />
<sup>28</sup> deri sa të arrijë tek ai britma e të varfrit, sepse ai dëgjon britmën e të pikëlluarve.
<scripture passage="Job 34:29" parsed="|Job|34|29|0|0" osisRef="Bible:Job.34.29" />
<sup>29</sup> Kur Perëndia jep qetësinë, kush do ta dënojë? Kur fsheh fytyrën e tij, kush do të mund ta shikojë, qoftë kundër një kombi të tërë ose kundër një njeriu të vetëm,
<scripture passage="Job 34:30" parsed="|Job|34|30|0|0" osisRef="Bible:Job.34.30" />
<sup>30</sup> për të penguar që i pabesi të mbretërojë dhe që populli të zihet ndër leqe?
<scripture passage="Job 34:31" parsed="|Job|34|31|0|0" osisRef="Bible:Job.34.31" />
<sup>31</sup> Dikush mund t'i thotë Perëndisë: "Unë e mbart fajin tim, po nuk do ta bëj më të keqen;
<scripture passage="Job 34:32" parsed="|Job|34|32|0|0" osisRef="Bible:Job.34.32" />
<sup>32</sup> tregomë atë që nuk arrij të shikoj; në rast se kam kryer ndonjë paudhësi, nuk do ta bëj më"?
<scripture passage="Job 34:33" parsed="|Job|34|33|0|0" osisRef="Bible:Job.34.33" />
<sup>33</sup> A duhet të të shpërblejë ai në bazë të konditave të tua, sepse ti nuk pranon gjykimin e tij? Ti duhet të zgjedhësh dhe jo unë; prandaj thuaj atë që di.
<scripture passage="Job 34:34" parsed="|Job|34|34|0|0" osisRef="Bible:Job.34.34" />
<sup>34</sup> Njerëzit me mend; si çdo njeri i urtë që më dëgjon, do të më thonë:
<scripture passage="Job 34:35" parsed="|Job|34|35|0|0" osisRef="Bible:Job.34.35" />
<sup>35</sup> "Jobi flet pa mend, fjalët e tij nuk kanë dituri".
<scripture passage="Job 34:36" parsed="|Job|34|36|0|0" osisRef="Bible:Job.34.36" />
<sup>36</sup> Le të provohet Jobi deri në fund, sepse përgjigjet e tij janë si ato të njerëzve të këqij,
<scripture passage="Job 34:37" parsed="|Job|34|37|0|0" osisRef="Bible:Job.34.37" />
<sup>37</sup> sepse i shton mëkatit të tij revoltën, rreh duart mes nesh dhe i shumëzon fjalët e tij kundër Perëndisë".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 35" progress="47.01%" prev="Job.34" next="Job.36" id="Job.35">
<h3 id="Job.35-p0.1">Chapter 35</h3>
<p id="Job.35-p1">
<scripture passage="Job 35:1" parsed="|Job|35|1|0|0" osisRef="Bible:Job.35.1" />
<sup>1</sup> Elihu vazhdoi të flasë dhe tha:
<scripture passage="Job 35:2" parsed="|Job|35|2|0|0" osisRef="Bible:Job.35.2" />
<sup>2</sup> "A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"?
<scripture passage="Job 35:3" parsed="|Job|35|3|0|0" osisRef="Bible:Job.35.3" />
<sup>3</sup> Në fakt ke thënë: "Ç'dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?".
<scripture passage="Job 35:4" parsed="|Job|35|4|0|0" osisRef="Bible:Job.35.4" />
<sup>4</sup> Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty.
<scripture passage="Job 35:5" parsed="|Job|35|5|0|0" osisRef="Bible:Job.35.5" />
<sup>5</sup> Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti.
<scripture passage="Job 35:6" parsed="|Job|35|6|0|0" osisRef="Bible:Job.35.6" />
<sup>6</sup> Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton?
<scripture passage="Job 35:7" parsed="|Job|35|7|0|0" osisRef="Bible:Job.35.7" />
<sup>7</sup> Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote?
<scripture passage="Job 35:8" parsed="|Job|35|8|0|0" osisRef="Bible:Job.35.8" />
<sup>8</sup> Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t'i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu.
<scripture passage="Job 35:9" parsed="|Job|35|9|0|0" osisRef="Bible:Job.35.9" />
<sup>9</sup> Ngrihet zëri për numrin e madh të shtypjeve, ngrihet zëri për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së të fuqishmëve;
<scripture passage="Job 35:10" parsed="|Job|35|10|0|0" osisRef="Bible:Job.35.10" />
<sup>10</sup> por asnjeri nuk thotë: "Ku është Perëndia, krijuesi im, që natën të jep këngë gëzimi,
<scripture passage="Job 35:11" parsed="|Job|35|11|0|0" osisRef="Bible:Job.35.11" />
<sup>11</sup> që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?"
<scripture passage="Job 35:12" parsed="|Job|35|12|0|0" osisRef="Bible:Job.35.12" />
<sup>12</sup> Kështu ngrihen zëra, por ai nuk përgjigjet për shkak të krenarisë së njerëzve të këqij.
<scripture passage="Job 35:13" parsed="|Job|35|13|0|0" osisRef="Bible:Job.35.13" />
<sup>13</sup> Me siguri Perëndia nuk ka për t'i dëgjuar ligjëratat boshe dhe i Plotfuqishmi nuk do t'jua vërë veshin.
<scripture passage="Job 35:14" parsed="|Job|35|14|0|0" osisRef="Bible:Job.35.14" />
<sup>14</sup> Edhe sikur ti të thuash se nuk e shikon atë, çështja jote qëndron para tij, dhe ti duhet të presësh.
<scripture passage="Job 35:15" parsed="|Job|35|15|0|0" osisRef="Bible:Job.35.15" />
<sup>15</sup> Por tani, duke qenë se në zemërimin e tij ai nuk dënon dhe nuk u jep shumë rëndësi shkeljeve,
<scripture passage="Job 35:16" parsed="|Job|35|16|0|0" osisRef="Bible:Job.35.16" />
<sup>16</sup> Jobi hap kot buzët dhe mbledh fjalë që nuk kanë arsye".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 36" progress="47.05%" prev="Job.35" next="Job.37" id="Job.36">
<h3 id="Job.36-p0.1">Chapter 36</h3>
<p id="Job.36-p1">
<scripture passage="Job 36:1" parsed="|Job|36|1|0|0" osisRef="Bible:Job.36.1" />
<sup>1</sup> Elihu vazhdoi edhe më, duke thënë:
<scripture passage="Job 36:2" parsed="|Job|36|2|0|0" osisRef="Bible:Job.36.2" />
<sup>2</sup> "Prit edhe pak dhe do të të tregoj që ka ende gjëra për të thënë nga ana e Perëndisë.
<scripture passage="Job 36:3" parsed="|Job|36|3|0|0" osisRef="Bible:Job.36.3" />
<sup>3</sup> Do ta sjell larg atë që di dhe do t'i jap hak atij që më ka krijuar.
<scripture passage="Job 36:4" parsed="|Job|36|4|0|0" osisRef="Bible:Job.36.4" />
<sup>4</sup> Sigurisht fjalët e mia nuk janë të rreme; para teje ke një njeri me njohuri të përsosur.
<scripture passage="Job 36:5" parsed="|Job|36|5|0|0" osisRef="Bible:Job.36.5" />
<sup>5</sup> Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij.
<scripture passage="Job 36:6" parsed="|Job|36|6|0|0" osisRef="Bible:Job.36.6" />
<sup>6</sup> Ai nuk e lë të jetojë njeriun e keq dhe u siguron drejtësinë të shtypurve.
<scripture passage="Job 36:7" parsed="|Job|36|7|0|0" osisRef="Bible:Job.36.7" />
<sup>7</sup> Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen për gjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart.
<scripture passage="Job 36:8" parsed="|Job|36|8|0|0" osisRef="Bible:Job.36.8" />
<sup>8</sup> Por në rast se janë të lidhur me zinxhira dhe të mbajtur me veriga pikëllimi,
<scripture passage="Job 36:9" parsed="|Job|36|9|0|0" osisRef="Bible:Job.36.9" />
<sup>9</sup> atëherë u tregon veprat e tyre dhe shkeljet e tyre, sepse u është rritur mendja.
<scripture passage="Job 36:10" parsed="|Job|36|10|0|0" osisRef="Bible:Job.36.10" />
<sup>10</sup> Kështu ai ua hap veshët për t'u ndrequr dhe i nxit të largohen nga e keqja.
<scripture passage="Job 36:11" parsed="|Job|36|11|0|0" osisRef="Bible:Job.36.11" />
<sup>11</sup> Në rast se ata e dëgjojnë dhe nënshtrohen, do t'i mbarojnë ditët e tyre në mirëqënie dhe vitet e tyre në gëzime;
<scripture passage="Job 36:12" parsed="|Job|36|12|0|0" osisRef="Bible:Job.36.12" />
<sup>12</sup> por, në rast se nuk e dëgjojnë, do të vdesin nga shpata, do të vdesin pa ardhur në vete.
<scripture passage="Job 36:13" parsed="|Job|36|13|0|0" osisRef="Bible:Job.36.13" />
<sup>13</sup> Por të pabesët nga zemra mbledhin zemërimin, nuk bërtasin për të kërkuar ndihmë,
<scripture passage="Job 36:14" parsed="|Job|36|14|0|0" osisRef="Bible:Job.36.14" />
<sup>14</sup> kështu ata vdesin ende të rinj, dhe jeta e tyre mbaron midis Sodomitëve.
<scripture passage="Job 36:15" parsed="|Job|36|15|0|0" osisRef="Bible:Job.36.15" />
<sup>15</sup> Perëndia çliron të pikëlluarit me anë të pikëllimit të tyre dhe u hap veshët me anë të fatkeqësisë.
<scripture passage="Job 36:16" parsed="|Job|36|16|0|0" osisRef="Bible:Job.36.16" />
<sup>16</sup> Ai dëshiron të të largojë edhe ty nga kafshimi i fatkeqësisë, që të të çojë në një vend të gjerë pa kufizim, me një tryezë të shtruar me ushqime të shijshme.
<scripture passage="Job 36:17" parsed="|Job|36|17|0|0" osisRef="Bible:Job.36.17" />
<sup>17</sup> Por ti je mbushur me mendimin e njeriut të keq, dhe gjykimi e drejtësia do të të kapin.
<scripture passage="Job 36:18" parsed="|Job|36|18|0|0" osisRef="Bible:Job.36.18" />
<sup>18</sup> Në rast se ekziston zemërimi, ki kujdes që ai të mos të të fshijë me një goditje të vetme, sepse një shumë e madhe parash nuk do të mund të largonte.
<scripture passage="Job 36:19" parsed="|Job|36|19|0|0" osisRef="Bible:Job.36.19" />
<sup>19</sup> Vallë a do t'i çmojë pasuritë e tua, kur ai ka ar dhe të gjitha burimet e fuqisë?
<scripture passage="Job 36:20" parsed="|Job|36|20|0|0" osisRef="Bible:Job.36.20" />
<sup>20</sup> Mos dëshiro natën, gjatë së cilës njerëzia çohet larg nga vendi i saj.
<scripture passage="Job 36:21" parsed="|Job|36|21|0|0" osisRef="Bible:Job.36.21" />
<sup>21</sup> Ki kujdes të mos anosh nga paudhësia, sepse ti ke preferuar këtë pikëllim.
<scripture passage="Job 36:22" parsed="|Job|36|22|0|0" osisRef="Bible:Job.36.22" />
<sup>22</sup> Ja, Perëndia ka shkëlqyer në fuqinë e tij; kush mund të na mësojë si ai?
<scripture passage="Job 36:23" parsed="|Job|36|23|0|0" osisRef="Bible:Job.36.23" />
<sup>23</sup> Vallë, kush mund t'i imponojë rrugën që duhet ndjekur dhe kush mund t'i thotë: "Ti ke bërë keq"?
<scripture passage="Job 36:24" parsed="|Job|36|24|0|0" osisRef="Bible:Job.36.24" />
<sup>24</sup> Kujtohu të lartësosh veprat e tij, që njerëzit i kanë kënduar;
<scripture passage="Job 36:25" parsed="|Job|36|25|0|0" osisRef="Bible:Job.36.25" />
<sup>25</sup> tërë njerëzit i admirojnë, vdekatari mund t'i soditë nga larg.
<scripture passage="Job 36:26" parsed="|Job|36|26|0|0" osisRef="Bible:Job.36.26" />
<sup>26</sup> Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.
<scripture passage="Job 36:27" parsed="|Job|36|27|0|0" osisRef="Bible:Job.36.27" />
<sup>27</sup> Ai tërheq atje lart pikat e ujit në formë avulli, i cili dëndësohet pastaj në shi,
<scripture passage="Job 36:28" parsed="|Job|36|28|0|0" osisRef="Bible:Job.36.28" />
<sup>28</sup> që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe.
<scripture passage="Job 36:29" parsed="|Job|36|29|0|0" osisRef="Bible:Job.36.29" />
<sup>29</sup> Kush mund të kuptojë shtjellimin e reve, shungullimën që shpërthen në çadrën e tij?
<scripture passage="Job 36:30" parsed="|Job|36|30|0|0" osisRef="Bible:Job.36.30" />
<sup>30</sup> Ja, ai përhap rreth vetes dritën e tij dhe mbulon thellësitë e detit.
<scripture passage="Job 36:31" parsed="|Job|36|31|0|0" osisRef="Bible:Job.36.31" />
<sup>31</sup> Me anë të tyre dënon popujt dhe jep ushqime me shumicë.
<scripture passage="Job 36:32" parsed="|Job|36|32|0|0" osisRef="Bible:Job.36.32" />
<sup>32</sup> Mbulon duart me rrufetë dhe i urdhëron ato të godasin shenjën.
<scripture passage="Job 36:33" parsed="|Job|36|33|0|0" osisRef="Bible:Job.36.33" />
<sup>33</sup> Bubullima flet për të, edhe bagëtia e ndjen furtunën që po vjen.
</p>
</div3>

<div3 title="Job 37" progress="47.12%" prev="Job.36" next="Job.38" id="Job.37">
<h3 id="Job.37-p0.1">Chapter 37</h3>
<p id="Job.37-p1">
<scripture passage="Job 37:1" parsed="|Job|37|1|0|0" osisRef="Bible:Job.37.1" />
<sup>1</sup> Prandaj zemra ime dridhet dhe brof jashtë vendit të saj.
<scripture passage="Job 37:2" parsed="|Job|37|2|0|0" osisRef="Bible:Job.37.2" />
<sup>2</sup> Dëgjoni me vëmendje shungullimën e zërit të saj, gjëmimin që del nga goja e saj!
<scripture passage="Job 37:3" parsed="|Job|37|3|0|0" osisRef="Bible:Job.37.3" />
<sup>3</sup> Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës.
<scripture passage="Job 37:4" parsed="|Job|37|4|0|0" osisRef="Bible:Job.37.4" />
<sup>4</sup> Prapa tij një zë vrumbullon; ai gjëmon me zërin e tij madhështor; ai nuk i përmban kur dëgjohet zëri i tij.
<scripture passage="Job 37:5" parsed="|Job|37|5|0|0" osisRef="Bible:Job.37.5" />
<sup>5</sup> Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t'i kuptojmë.
<scripture passage="Job 37:6" parsed="|Job|37|6|0|0" osisRef="Bible:Job.37.6" />
<sup>6</sup> I thotë në fakt borës: "Bjerë mbi tokë", ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta.
<scripture passage="Job 37:7" parsed="|Job|37|7|0|0" osisRef="Bible:Job.37.7" />
<sup>7</sup> Ai ndal dorën e çdo njeriu, me qëllim që të gjithë vdekatarët të mund të njohin veprat e tij.
<scripture passage="Job 37:8" parsed="|Job|37|8|0|0" osisRef="Bible:Job.37.8" />
<sup>8</sup> Bishat hyjnë në strukat e tyre dhe rrinë në strofkat e tyre.
<scripture passage="Job 37:9" parsed="|Job|37|9|0|0" osisRef="Bible:Job.37.9" />
<sup>9</sup> Nga vendet më të largëta të jugut vjen stuhia dhe të ftohtit nga erërat e acarta të veriut.
<scripture passage="Job 37:10" parsed="|Job|37|10|0|0" osisRef="Bible:Job.37.10" />
<sup>10</sup> Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.
<scripture passage="Job 37:11" parsed="|Job|37|11|0|0" osisRef="Bible:Job.37.11" />
<sup>11</sup> I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.
<scripture passage="Job 37:12" parsed="|Job|37|12|0|0" osisRef="Bible:Job.37.12" />
<sup>12</sup> Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar.
<scripture passage="Job 37:13" parsed="|Job|37|13|0|0" osisRef="Bible:Job.37.13" />
<sup>13</sup> I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi.
<scripture passage="Job 37:14" parsed="|Job|37|14|0|0" osisRef="Bible:Job.37.14" />
<sup>14</sup> Dëgjo këtë, o Job, ndalu dhe merr parasysh mrekullitë e Perëndisë!
<scripture passage="Job 37:15" parsed="|Job|37|15|0|0" osisRef="Bible:Job.37.15" />
<sup>15</sup> A e di ti si i drejton Perëndia dhe si bën të shkëlqejë shkrepëtima e reve të tij?
<scripture passage="Job 37:16" parsed="|Job|37|16|0|0" osisRef="Bible:Job.37.16" />
<sup>16</sup> A e di ti si rrinë pezull retë në ajër, mrekullitë e atij që i di të gjitha?
<scripture passage="Job 37:17" parsed="|Job|37|17|0|0" osisRef="Bible:Job.37.17" />
<sup>17</sup> A e di ti përse rrobat e tua janë të ngrohta, kur toka pushon për shkak të erës së jugut?
<scripture passage="Job 37:18" parsed="|Job|37|18|0|0" osisRef="Bible:Job.37.18" />
<sup>18</sup> Vallë a e ke shtrirë ti bashkë me të kupën qiellore, duke e bërë të fortë si një pasqyrë prej metali të shkrirë?
<scripture passage="Job 37:19" parsed="|Job|37|19|0|0" osisRef="Bible:Job.37.19" />
<sup>19</sup> Na mëso se çfarë duhet t'i themi, sepse ne nuk mund të përgatisim shkakun tonë për errësirën.
<scripture passage="Job 37:20" parsed="|Job|37|20|0|0" osisRef="Bible:Job.37.20" />
<sup>20</sup> A mund t'i thuhet vallë se unë dua të flas? Në rast se një njeri duhet të fliste, do të shkatërrohej me siguri.
<scripture passage="Job 37:21" parsed="|Job|37|21|0|0" osisRef="Bible:Job.37.21" />
<sup>21</sup> Edhe tani askush nuk mund ta shikojë diellin me ngulm kur shkëlqen në qiell, mbas kalimit të erës që e ka bërë pa re.
<scripture passage="Job 37:22" parsed="|Job|37|22|0|0" osisRef="Bible:Job.37.22" />
<sup>22</sup> Koha e bukur vjen nga veriu, por rreth Perëndisë kemi një madhështi të hatashme.
<scripture passage="Job 37:23" parsed="|Job|37|23|0|0" osisRef="Bible:Job.37.23" />
<sup>23</sup> Të Plotfuqishmin ne nuk mund ta arrijmë. Ai është i madhërishëm për nga fuqia, nga ndershmëria dhe nga drejtësia; ai nuk shtyp asnjeri.
<scripture passage="Job 37:24" parsed="|Job|37|24|0|0" osisRef="Bible:Job.37.24" />
<sup>24</sup> Prandaj njerëzit e kanë frikë; por ai nuk e përfill atë që e quan veten të ditur".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 38" progress="47.17%" prev="Job.37" next="Job.39" id="Job.38">
<h3 id="Job.38-p0.1">Chapter 38</h3>
<p id="Job.38-p1">
<scripture passage="Job 38:1" parsed="|Job|38|1|0|0" osisRef="Bible:Job.38.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:
<scripture passage="Job 38:2" parsed="|Job|38|2|0|0" osisRef="Bible:Job.38.2" />
<sup>2</sup> "Kush është ai që e errëson planin tim me fjalë që nuk kanë kuptim?
<scripture passage="Job 38:3" parsed="|Job|38|3|0|0" osisRef="Bible:Job.38.3" />
<sup>3</sup> Mirë, pra, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.
<scripture passage="Job 38:4" parsed="|Job|38|4|0|0" osisRef="Bible:Job.38.4" />
<sup>4</sup> Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje, në rast se ke aq zgjuarsi.
<scripture passage="Job 38:5" parsed="|Job|38|5|0|0" osisRef="Bible:Job.38.5" />
<sup>5</sup> Kush ka vendosur përmasat e saj, në rast se e di, ose kush ka vënë mbi të litarin për ta matur?
<scripture passage="Job 38:6" parsed="|Job|38|6|0|0" osisRef="Bible:Job.38.6" />
<sup>6</sup> Ku janë vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes,
<scripture passage="Job 38:7" parsed="|Job|38|7|0|0" osisRef="Bible:Job.38.7" />
<sup>7</sup> kur yjet e mëngjesit këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi?
<scripture passage="Job 38:8" parsed="|Job|38|8|0|0" osisRef="Bible:Job.38.8" />
<sup>8</sup> Kush e mbylli me porta detin kur shpërtheu duke dalë nga gjiri i nënës,
<scripture passage="Job 38:9" parsed="|Job|38|9|0|0" osisRef="Bible:Job.38.9" />
<sup>9</sup> kur i dhashë retë për rroba dhe terrin për pelena?
<scripture passage="Job 38:10" parsed="|Job|38|10|0|0" osisRef="Bible:Job.38.10" />
<sup>10</sup> Kur i caktova një kufi dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta,
<scripture passage="Job 38:11" parsed="|Job|38|11|0|0" osisRef="Bible:Job.38.11" />
<sup>11</sup> dhe thashë: "Ti do të arrish deri këtu, por jo më tutje; këtu do të ndalen valët e tua krenare!"?
<scripture passage="Job 38:12" parsed="|Job|38|12|0|0" osisRef="Bible:Job.38.12" />
<sup>12</sup> Që kur se ti jeton a ke dhënë urdhra në mëngjes ose i ke treguar vendin agimit,
<scripture passage="Job 38:13" parsed="|Job|38|13|0|0" osisRef="Bible:Job.38.13" />
<sup>13</sup> që ai të kapë skajet e tokës dhe të tronditë njerëzit e këqij?
<scripture passage="Job 38:14" parsed="|Job|38|14|0|0" osisRef="Bible:Job.38.14" />
<sup>14</sup> Ndërron trajtë si argjila nën vulë dhe shquhet si një veshje.
<scripture passage="Job 38:15" parsed="|Job|38|15|0|0" osisRef="Bible:Job.38.15" />
<sup>15</sup> Njerëzve të këqij u mohohet drita dhe krahu i ngritur u copëtohet.
<scripture passage="Job 38:16" parsed="|Job|38|16|0|0" osisRef="Bible:Job.38.16" />
<sup>16</sup> A ke arritur vallë deri në burimet e detit ose a ke vajtur vallë në kërkim të thellësirave të humnerës?
<scripture passage="Job 38:17" parsed="|Job|38|17|0|0" osisRef="Bible:Job.38.17" />
<sup>17</sup> Të janë treguar portat e vdekjes, apo ke parë vallë portat e hijes së vdekjes?
<scripture passage="Job 38:18" parsed="|Job|38|18|0|0" osisRef="Bible:Job.38.18" />
<sup>18</sup> A e ke vënë re gjerësinë e tokës. Thuaje, në rast se i di të gjitha këto!
<scripture passage="Job 38:19" parsed="|Job|38|19|0|0" osisRef="Bible:Job.38.19" />
<sup>19</sup> Ku është rruga që të çon në banesën e dritës? Dhe terri, ku është vendi i tij,
<scripture passage="Job 38:20" parsed="|Job|38|20|0|0" osisRef="Bible:Job.38.20" />
<sup>20</sup> që ti të mund t'i çosh në vendin e tij, dhe të mund të njohësh shtigjet që të çojnë në shtëpinë e tij?
<scripture passage="Job 38:21" parsed="|Job|38|21|0|0" osisRef="Bible:Job.38.21" />
<sup>21</sup> Ti e di, sepse atëherë kishe lindur, dhe numri i ditëve të tua është i madh.
<scripture passage="Job 38:22" parsed="|Job|38|22|0|0" osisRef="Bible:Job.38.22" />
<sup>22</sup> Vallë, a ke hyrë ndonjë herë në depozitat e borës ose a ke parë vallë depozitat e breshërit
<scripture passage="Job 38:23" parsed="|Job|38|23|0|0" osisRef="Bible:Job.38.23" />
<sup>23</sup> që unë i mbaj në ruajtje për kohërat e fatkeqësive, për ditën e betejës dhe të luftës?
<scripture passage="Job 38:24" parsed="|Job|38|24|0|0" osisRef="Bible:Job.38.24" />
<sup>24</sup> Nëpër çfarë rruge përhapet drita ose përhapet era e lindjes mbi tokë?
<scripture passage="Job 38:25" parsed="|Job|38|25|0|0" osisRef="Bible:Job.38.25" />
<sup>25</sup> Kush ka hapur një kanal për ujërat që vërshojnë dhe rrugën për bubullimën e rrufeve,
<scripture passage="Job 38:26" parsed="|Job|38|26|0|0" osisRef="Bible:Job.38.26" />
<sup>26</sup> që të bjerë shi mbi tokë të pabanuar, mbi një shkretëtirë, ku nuk ka asnjë njeri,
<scripture passage="Job 38:27" parsed="|Job|38|27|0|0" osisRef="Bible:Job.38.27" />
<sup>27</sup> për të shuar etjen e shkretëtirave të mjeruara, për të bërë që të mbijë dhe të rritet bari?
<scripture passage="Job 38:28" parsed="|Job|38|28|0|0" osisRef="Bible:Job.38.28" />
<sup>28</sup> Shiu, vallë, a ka një baba? Ose kush i prodhon pikat e vesës?
<scripture passage="Job 38:29" parsed="|Job|38|29|0|0" osisRef="Bible:Job.38.29" />
<sup>29</sup> Nga gjiri i kujt del akulli dhe kush e krijon brymën e qiellit?
<scripture passage="Job 38:30" parsed="|Job|38|30|0|0" osisRef="Bible:Job.38.30" />
<sup>30</sup> Ujërat ngurtësohen si guri dhe sipërfaqja e humnerës ngrin.
<scripture passage="Job 38:31" parsed="|Job|38|31|0|0" osisRef="Bible:Job.38.31" />
<sup>31</sup> A mund t'i bashkosh ti lidhjet e Plejadave, apo të zgjidhësh vargjet e Orionit?
<scripture passage="Job 38:32" parsed="|Job|38|32|0|0" osisRef="Bible:Job.38.32" />
<sup>32</sup> A i bën ti të duken yllësitë në kohën e tyre, apo e drejton ti Arushën e Madhe me të vegjlit e saj?
<scripture passage="Job 38:33" parsed="|Job|38|33|0|0" osisRef="Bible:Job.38.33" />
<sup>33</sup> A i njeh ti ligjet e qiellit, ose a mund të vendosësh ti sundimin e tyre mbi tokë?
<scripture passage="Job 38:34" parsed="|Job|38|34|0|0" osisRef="Bible:Job.38.34" />
<sup>34</sup> A mund ta çosh zërin tënd deri në retë me qëllim që të mbulohesh nga shiu i bollshëm?
<scripture passage="Job 38:35" parsed="|Job|38|35|0|0" osisRef="Bible:Job.38.35" />
<sup>35</sup> Mos je ti ai që hedh rrufetë atje ku duhet të shkojnë, duke thënë: "Ja ku jam?".
<scripture passage="Job 38:36" parsed="|Job|38|36|0|0" osisRef="Bible:Job.38.36" />
<sup>36</sup> Kush e ka vënë diturinë në mendje, ose kush i ka dhënë gjykim zemrës?
<scripture passage="Job 38:37" parsed="|Job|38|37|0|0" osisRef="Bible:Job.38.37" />
<sup>37</sup> Kush numëron retë me anë të diturisë, dhe kush derdh shakujt e qiellit
<scripture passage="Job 38:38" parsed="|Job|38|38|0|0" osisRef="Bible:Job.38.38" />
<sup>38</sup> kur pluhuri shkrihet në një masë dhe plisat bashkohen midis tyre?
<scripture passage="Job 38:39" parsed="|Job|38|39|0|0" osisRef="Bible:Job.38.39" />
<sup>39</sup> A mund ta gjuash ti gjahun për luaneshën apo të ngopësh të vegjlit e uritur të luanit,
<scripture passage="Job 38:40" parsed="|Job|38|40|0|0" osisRef="Bible:Job.38.40" />
<sup>40</sup> kur struken në strofkat e tyre apo rrinë në pritë në strukën e tyre?
<scripture passage="Job 38:41" parsed="|Job|38|41|0|0" osisRef="Bible:Job.38.41" />
<sup>41</sup> Kush i siguron korbit ushqimin e tij, kur zogjtë e tij i thërrasin Perëndisë dhe enden pa ushqim?
</p>
</div3>

<div3 title="Job 39" progress="47.25%" prev="Job.38" next="Job.40" id="Job.39">
<h3 id="Job.39-p0.1">Chapter 39</h3>
<p id="Job.39-p1">
<scripture passage="Job 39:1" parsed="|Job|39|1|0|0" osisRef="Bible:Job.39.1" />
<sup>1</sup> A e di ti kohën kur pjellin dhitë e malit apo ke vërejtur vallë pjelljen e drenushave?
<scripture passage="Job 39:2" parsed="|Job|39|2|0|0" osisRef="Bible:Job.39.2" />
<sup>2</sup> A di ti të numërosh muajt kur merr fund barra e tyre, apo njeh ti kohën kur duhet të pjellin?
<scripture passage="Job 39:3" parsed="|Job|39|3|0|0" osisRef="Bible:Job.39.3" />
<sup>3</sup> Mblidhen dhe pjellin të vegjlit e tyre, duke u dhënë fund kështu dhembjeve të tyre.
<scripture passage="Job 39:4" parsed="|Job|39|4|0|0" osisRef="Bible:Job.39.4" />
<sup>4</sup> Të vegjlit e tyre bëhen të fortë, rriten jashtë, shkëputen dhe nuk kthehen më pranë tyre.
<scripture passage="Job 39:5" parsed="|Job|39|5|0|0" osisRef="Bible:Job.39.5" />
<sup>5</sup> Kush lë të lirë gomarin e egër, kush e ka zgjidhur gomarin e egër,
<scripture passage="Job 39:6" parsed="|Job|39|6|0|0" osisRef="Bible:Job.39.6" />
<sup>6</sup> të cilit i kam caktuar të rrijë në shkretëtirë dhe tokën e kripur si banesë?
<scripture passage="Job 39:7" parsed="|Job|39|7|0|0" osisRef="Bible:Job.39.7" />
<sup>7</sup> Ai përçmon zhurmën e qytetit dhe nuk dëgjon britmat e asnjë zotërie.
<scripture passage="Job 39:8" parsed="|Job|39|8|0|0" osisRef="Bible:Job.39.8" />
<sup>8</sup> Hapësirat e gjera të maleve janë kullota e tij, dhe ai shkon dhe kërkon çdo gjë që është e gjelbër.
<scripture passage="Job 39:9" parsed="|Job|39|9|0|0" osisRef="Bible:Job.39.9" />
<sup>9</sup> Bualli vallë a pranon të të shërbejë ose të kalojë natën pranë grazhdit tënd?
<scripture passage="Job 39:10" parsed="|Job|39|10|0|0" osisRef="Bible:Job.39.10" />
<sup>10</sup> A mund ta lidhësh vallë buallin me litar që të lërojë tokën në hulli, ose të lesojë luginat pas teje?
<scripture passage="Job 39:11" parsed="|Job|39|11|0|0" osisRef="Bible:Job.39.11" />
<sup>11</sup> A do t'i kesh besim atij, sepse forca e tij është e madhe, ose do t'ia lësh atij punën tënde?
<scripture passage="Job 39:12" parsed="|Job|39|12|0|0" osisRef="Bible:Job.39.12" />
<sup>12</sup> A do të mbështetesh tek ai për të çuar në shtëpi grurin dhe për ta mbledhur në lëmë?
<scripture passage="Job 39:13" parsed="|Job|39|13|0|0" osisRef="Bible:Job.39.13" />
<sup>13</sup> Krahët e strucit rrahin tërë gaz, por ato nuk janë me siguri krahët dhe pendët e lejlekut.
<scripture passage="Job 39:14" parsed="|Job|39|14|0|0" osisRef="Bible:Job.39.14" />
<sup>14</sup> Ai në fakt i braktis vezët e tij për tokë dhe i lë të ngrohen në pluhur.
<scripture passage="Job 39:15" parsed="|Job|39|15|0|0" osisRef="Bible:Job.39.15" />
<sup>15</sup> duke harruar që një këmbë mund t'i shtypë ose një kafshë e fushave mund t'i shkelë.
<scripture passage="Job 39:16" parsed="|Job|39|16|0|0" osisRef="Bible:Job.39.16" />
<sup>16</sup> I trajton ashpër të vegjlit e tij, sikur të mos ishin të vetët; por lodhja e tij pa asnjë interes është e kotë,
<scripture passage="Job 39:17" parsed="|Job|39|17|0|0" osisRef="Bible:Job.39.17" />
<sup>17</sup> sepse Perëndia e ka lënë pa dituri dhe nuk i ka dhënë zgjuarsi.
<scripture passage="Job 39:18" parsed="|Job|39|18|0|0" osisRef="Bible:Job.39.18" />
<sup>18</sup> Por kur ngrihet më këmbë për të ikur, tallet me kalin dhe me kalorësin e tij.
<scripture passage="Job 39:19" parsed="|Job|39|19|0|0" osisRef="Bible:Job.39.19" />
<sup>19</sup> A je ti ai që i ke dhënë forcën kalit dhe ia ke veshur qafën me jele që valëviten?
<scripture passage="Job 39:20" parsed="|Job|39|20|0|0" osisRef="Bible:Job.39.20" />
<sup>20</sup> A je ti ai që e bën të kërcejë si një karkalec? Hingëllima e tij krenare të kall tmerr.
<scripture passage="Job 39:21" parsed="|Job|39|21|0|0" osisRef="Bible:Job.39.21" />
<sup>21</sup> Çukërmon në luginë duke u kënaqur nga forca e tij; sulet në mes të kacafytjes me armë.
<scripture passage="Job 39:22" parsed="|Job|39|22|0|0" osisRef="Bible:Job.39.22" />
<sup>22</sup> Përbuz frikën dhe nuk trembet, as zmbrapset përpara shpatës.
<scripture passage="Job 39:23" parsed="|Job|39|23|0|0" osisRef="Bible:Job.39.23" />
<sup>23</sup> Mbi të kërcet këllëfi i shigjetave, shtiza që vetëtin dhe ushta.
<scripture passage="Job 39:24" parsed="|Job|39|24|0|0" osisRef="Bible:Job.39.24" />
<sup>24</sup> Me zjarr dhe vrull i zhduk distancat dhe nuk qëndron në vend kur bie buria.
<scripture passage="Job 39:25" parsed="|Job|39|25|0|0" osisRef="Bible:Job.39.25" />
<sup>25</sup> Që në dëgjimin e parë të burisë, ai thotë: "Aha"!, dhe e nuhat nga larg betejën, zërin kumbues të kapitenëve dhe britmën e luftës.
<scripture passage="Job 39:26" parsed="|Job|39|26|0|0" osisRef="Bible:Job.39.26" />
<sup>26</sup> Mos vallë për shkak të zgjuarsisë sate ngrihet e fluturon krahathati dhe i hap krahët e tij drejt jugut?
<scripture passage="Job 39:27" parsed="|Job|39|27|0|0" osisRef="Bible:Job.39.27" />
<sup>27</sup> Éshtë vallë nën komandën tënde që shqiponja ngrihet lart dhe e bën folenë e saj në vende të larta?
<scripture passage="Job 39:28" parsed="|Job|39|28|0|0" osisRef="Bible:Job.39.28" />
<sup>28</sup> Banon mbi shkëmbinj dhe qëndron mbi krepa të rrëpirta.
<scripture passage="Job 39:29" parsed="|Job|39|29|0|0" osisRef="Bible:Job.39.29" />
<sup>29</sup> Nga lart ajo përgjon gjahun dhe sytë e saj vrojtojnë larg.
<scripture passage="Job 39:30" parsed="|Job|39|30|0|0" osisRef="Bible:Job.39.30" />
<sup>30</sup> Të vegjlit e saj thithin gjak dhe, ku ka të vrarë, atje ndodhet ajo".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 40" progress="47.32%" prev="Job.39" next="Job.41" id="Job.40">
<h3 id="Job.40-p0.1">Chapter 40</h3>
<p id="Job.40-p1">
<scripture passage="Job 40:1" parsed="|Job|40|1|0|0" osisRef="Bible:Job.40.1" />
<sup>1</sup> Zoti vazhdoi t'i përgjigjet Jobit dhe tha:
<scripture passage="Job 40:2" parsed="|Job|40|2|0|0" osisRef="Bible:Job.40.2" />
<sup>2</sup> "Ai që kundërshton të Plotfuqishmin, a dëshiron vallë ta korrigjojë? Ai që qorton Perëndinë, t'i përgjigjet kësaj pyetjeje".
<scripture passage="Job 40:3" parsed="|Job|40|3|0|0" osisRef="Bible:Job.40.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe i tha:
<scripture passage="Job 40:4" parsed="|Job|40|4|0|0" osisRef="Bible:Job.40.4" />
<sup>4</sup> "Ja, jam shpirtvogël, çfarë mund të të përgjigjem? E vë dorën mbi gojën time.
<scripture passage="Job 40:5" parsed="|Job|40|5|0|0" osisRef="Bible:Job.40.5" />
<sup>5</sup> Kam folur një herë, por nuk do të flas më; po, dy herë, por nuk do të shtoj asgjë".
<scripture passage="Job 40:6" parsed="|Job|40|6|0|0" osisRef="Bible:Job.40.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:
<scripture passage="Job 40:7" parsed="|Job|40|7|0|0" osisRef="Bible:Job.40.7" />
<sup>7</sup> "Çohu, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.
<scripture passage="Job 40:8" parsed="|Job|40|8|0|0" osisRef="Bible:Job.40.8" />
<sup>8</sup> A dëshiron pikërisht të anulosh gjykimin tim, të më dënosh mua për të justifikuar vetveten?
<scripture passage="Job 40:9" parsed="|Job|40|9|0|0" osisRef="Bible:Job.40.9" />
<sup>9</sup> A ke ti një krah si ai i Perëndisë dhe a mund të të gjëmojë zëri sa zëri i tij?
<scripture passage="Job 40:10" parsed="|Job|40|10|0|0" osisRef="Bible:Job.40.10" />
<sup>10</sup> Stolisu, pra, me madhështi dhe madhëri, vishu me lavdi dhe me shkëlqim.
<scripture passage="Job 40:11" parsed="|Job|40|11|0|0" osisRef="Bible:Job.40.11" />
<sup>11</sup> Jepu rrugë tërbimeve të zemërimit tënd; shiko tërë mendjemëdhenjtë dhe uli,
<scripture passage="Job 40:12" parsed="|Job|40|12|0|0" osisRef="Bible:Job.40.12" />
<sup>12</sup> shiko tërë kryelartët dhe poshtëroji, dhe shtypi njerëzit e këqij kudo që të ndodhen.
<scripture passage="Job 40:13" parsed="|Job|40|13|0|0" osisRef="Bible:Job.40.13" />
<sup>13</sup> Varrosi të tërë në pluhur, mbylli në vende të fshehta.
<scripture passage="Job 40:14" parsed="|Job|40|14|0|0" osisRef="Bible:Job.40.14" />
<sup>14</sup> Atëherë edhe unë do të lëvdoj, sepse dora jote e djathtë të ka siguruar fitore.
<scripture passage="Job 40:15" parsed="|Job|40|15|0|0" osisRef="Bible:Job.40.15" />
<sup>15</sup> Shiko behemothin që e kam bërë njëlloj si ti; ai ha barin si kau.
<scripture passage="Job 40:16" parsed="|Job|40|16|0|0" osisRef="Bible:Job.40.16" />
<sup>16</sup> Ja, forca e tij qëndron në ijet dhe fuqia e tij në muskujt e barkut të tij.
<scripture passage="Job 40:17" parsed="|Job|40|17|0|0" osisRef="Bible:Job.40.17" />
<sup>17</sup> E lëkund bishtin e tij si një kedër; nervat e kofshëve të tij janë të thurura mirë.
<scripture passage="Job 40:18" parsed="|Job|40|18|0|0" osisRef="Bible:Job.40.18" />
<sup>18</sup> Kockat e tij janë si tuba prej bronzi; kockat e tij janë si shufra hekuri.
<scripture passage="Job 40:19" parsed="|Job|40|19|0|0" osisRef="Bible:Job.40.19" />
<sup>19</sup> Ai është e para nga veprat e Perëndisë; vetëm ai që e bëri mund t'i afrohet atij me shpatën e tij.
<scripture passage="Job 40:20" parsed="|Job|40|20|0|0" osisRef="Bible:Job.40.20" />
<sup>20</sup> Ndonëse malet prodhojnë ushqim për të, dhe aty tërë kafshët e fushave dëfrehen,
<scripture passage="Job 40:21" parsed="|Job|40|21|0|0" osisRef="Bible:Job.40.21" />
<sup>21</sup> ai shtrihet nën bimët e lotusit, në vende të fshehura në kallamishte dhe në moçale.
<scripture passage="Job 40:22" parsed="|Job|40|22|0|0" osisRef="Bible:Job.40.22" />
<sup>22</sup> Bimët e lotusit e mbulojnë me hijen e tyre, shelgjet e përroit e rrethojnë.
<scripture passage="Job 40:23" parsed="|Job|40|23|0|0" osisRef="Bible:Job.40.23" />
<sup>23</sup> Lumi mund të dalë nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikë; është i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani të sulej kundër gojës së tij.
<scripture passage="Job 40:24" parsed="|Job|40|24|0|0" osisRef="Bible:Job.40.24" />
<sup>24</sup> Kush, pra, mund ta zërë nga sytë apo t'i shpojë flegrat e hundës me gremça?
</p>
</div3>

<div3 title="Job 41" progress="47.37%" prev="Job.40" next="Job.42" id="Job.41">
<h3 id="Job.41-p0.1">Chapter 41</h3>
<p id="Job.41-p1">
<scripture passage="Job 41:1" parsed="|Job|41|1|0|0" osisRef="Bible:Job.41.1" />
<sup>1</sup> A mund ta nxjerrësh Leviathanin me grep ose të mbash të palëvizur gjuhën e tij me një litar?
<scripture passage="Job 41:2" parsed="|Job|41|2|0|0" osisRef="Bible:Job.41.2" />
<sup>2</sup> A mund t'i vësh një xunkth në flegrat e hundës ose t'i shposh nofullën me një çengel?
<scripture passage="Job 41:3" parsed="|Job|41|3|0|0" osisRef="Bible:Job.41.3" />
<sup>3</sup> A do të të lutet ai së tepërmi apo do të të drejtojë fjalë të ëmbla?
<scripture passage="Job 41:4" parsed="|Job|41|4|0|0" osisRef="Bible:Job.41.4" />
<sup>4</sup> A do të lidhë një besëlidhje me ty, që ti ta marrësh si shërbëtor për gjithnjë?
<scripture passage="Job 41:5" parsed="|Job|41|5|0|0" osisRef="Bible:Job.41.5" />
<sup>5</sup> A do të lozësh me të si me një zog apo do ta mbash lidhur për vajzat e tua?
<scripture passage="Job 41:6" parsed="|Job|41|6|0|0" osisRef="Bible:Job.41.6" />
<sup>6</sup> Miqtë e tu do të bëjnë me të takime të mrekullueshme apo do ta ndajnë vallë midis tregtarëve?
<scripture passage="Job 41:7" parsed="|Job|41|7|0|0" osisRef="Bible:Job.41.7" />
<sup>7</sup> A mund të mbulosh lëkurën e tij me shigjeta dhe kokën e tij me fuzhnja?
<scripture passage="Job 41:8" parsed="|Job|41|8|0|0" osisRef="Bible:Job.41.8" />
<sup>8</sup> Vëri duart mbi trupin e tij; do të të kujtohet luftimi dhe nuk ke për ta rifilluar.
<scripture passage="Job 41:9" parsed="|Job|41|9|0|0" osisRef="Bible:Job.41.9" />
<sup>9</sup> Ja, shpresa e atij që e sulmon është e rreme; mjafton ta shikosh dhe të zë tmerri.
<scripture passage="Job 41:10" parsed="|Job|41|10|0|0" osisRef="Bible:Job.41.10" />
<sup>10</sup> Askush nuk ka aq guxim sa ta provokojë. Kush, pra, është në gjendje të qëndrojë i fortë para meje?
<scripture passage="Job 41:11" parsed="|Job|41|11|0|0" osisRef="Bible:Job.41.11" />
<sup>11</sup> Kush më ka bërë një shërbim i pari që unë duhet ta shpërblej? Çdo gjë nën qiejt është imja.
<scripture passage="Job 41:12" parsed="|Job|41|12|0|0" osisRef="Bible:Job.41.12" />
<sup>12</sup> Nuk do t'i kaloj në heshtje gjymtyrët e tij, forcën e tij të madhe dhe bukurinë e armaturës së tij.
<scripture passage="Job 41:13" parsed="|Job|41|13|0|0" osisRef="Bible:Job.41.13" />
<sup>13</sup> Kush mund ta zhveshë nga parzmorja e tij dhe kush mund t'i afrohet me një fre të dyfishtë?
<scripture passage="Job 41:14" parsed="|Job|41|14|0|0" osisRef="Bible:Job.41.14" />
<sup>14</sup> Kush mund të hapë portat e gojës së tij, e rrethuar siç është nga tmerri i dhëmbëve të tij?
<scripture passage="Job 41:15" parsed="|Job|41|15|0|0" osisRef="Bible:Job.41.15" />
<sup>15</sup> Shumë të bukura janë rreshtat e mburojave të tij, të salduara fort si prej një vule.
<scripture passage="Job 41:16" parsed="|Job|41|16|0|0" osisRef="Bible:Job.41.16" />
<sup>16</sup> Ato janë aq afër njëra-tjetrës sa nuk kalon as ajri midis tyre.
<scripture passage="Job 41:17" parsed="|Job|41|17|0|0" osisRef="Bible:Job.41.17" />
<sup>17</sup> Janë të ngjitura njëra me tjetrën, të bashkuara fort midis tyre, dhe nuk mund të ndahen.
<scripture passage="Job 41:18" parsed="|Job|41|18|0|0" osisRef="Bible:Job.41.18" />
<sup>18</sup> Teshtimat e tij japin shkreptima drite dhe sytë e tij janë si qepallat e agimit.
<scripture passage="Job 41:19" parsed="|Job|41|19|0|0" osisRef="Bible:Job.41.19" />
<sup>19</sup> Nga goja e tij dalin flakë, dalin shkëndija zjarri.
<scripture passage="Job 41:20" parsed="|Job|41|20|0|0" osisRef="Bible:Job.41.20" />
<sup>20</sup> Nga flegrat e hundës së tij del tym, si nga një enë që vlon ose nga një kazan.
<scripture passage="Job 41:21" parsed="|Job|41|21|0|0" osisRef="Bible:Job.41.21" />
<sup>21</sup> Fryma e tij i vë zjarrin qymyrit dhe nga goja e tij del flakë.
<scripture passage="Job 41:22" parsed="|Job|41|22|0|0" osisRef="Bible:Job.41.22" />
<sup>22</sup> Forca qëndron te qafa e tij dhe para tij hedh valle tmerri.
<scripture passage="Job 41:23" parsed="|Job|41|23|0|0" osisRef="Bible:Job.41.23" />
<sup>23</sup> Pjesët e flashkëta të mishit të tij janë fort kompakte, janë mjaft të ngjeshura mbi të dhe nuk lëvizin.
<scripture passage="Job 41:24" parsed="|Job|41|24|0|0" osisRef="Bible:Job.41.24" />
<sup>24</sup> Zemra e tij është e fortë si një gur, e fortë si pjesa e poshtme e mokrës.
<scripture passage="Job 41:25" parsed="|Job|41|25|0|0" osisRef="Bible:Job.41.25" />
<sup>25</sup> Kur ngrihet, të fuqishmit kanë frikë, dhe nga tmerri mbeten të hutuar.
<scripture passage="Job 41:26" parsed="|Job|41|26|0|0" osisRef="Bible:Job.41.26" />
<sup>26</sup> Shpata që arrin nuk i bën asgjë, e njëjta gjë ndodh me ushtën, shigjetën dhe shtizën.
<scripture passage="Job 41:27" parsed="|Job|41|27|0|0" osisRef="Bible:Job.41.27" />
<sup>27</sup> E quan hekurin si kashtë dhe bronzin si dru të brejtur nga krimbi.
<scripture passage="Job 41:28" parsed="|Job|41|28|0|0" osisRef="Bible:Job.41.28" />
<sup>28</sup> Shigjeta nuk e bën të ikë; gurët e hobesë për të janë si kallamishte.
<scripture passage="Job 41:29" parsed="|Job|41|29|0|0" osisRef="Bible:Job.41.29" />
<sup>29</sup> Topuzi i duket sikur është kashtë, ai tallet me vringëllimën e ushtës.
<scripture passage="Job 41:30" parsed="|Job|41|30|0|0" osisRef="Bible:Job.41.30" />
<sup>30</sup> Poshtë ka maja të mprehta dhe lë gjurmë si të lesës mbi baltë.
<scripture passage="Job 41:31" parsed="|Job|41|31|0|0" osisRef="Bible:Job.41.31" />
<sup>31</sup> E bën të ziejë humnerën si ndonjë kazan dhe e bën detin si të ishte një enë me melhem.
<scripture passage="Job 41:32" parsed="|Job|41|32|0|0" osisRef="Bible:Job.41.32" />
<sup>32</sup> Lë pas vetes një vazhdë drite dhe humnera duket si e mbuluar nga thinjat.
<scripture passage="Job 41:33" parsed="|Job|41|33|0|0" osisRef="Bible:Job.41.33" />
<sup>33</sup> Mbi tokë nuk ka asgjë që t'i ngjajë, që të jetë bërë pa pasur fare frikë.
<scripture passage="Job 41:34" parsed="|Job|41|34|0|0" osisRef="Bible:Job.41.34" />
<sup>34</sup> Shiko në fytyrë tërë njerëzit mendjemëdhenj; ai është mbret mbi të gjitha bishat më madhështore".
</p>
</div3>

<div3 title="Job 42" progress="47.43%" prev="Job.41" next="Ps" id="Job.42">
<h3 id="Job.42-p0.1">Chapter 42</h3>
<p id="Job.42-p1">
<scripture passage="Job 42:1" parsed="|Job|42|1|0|0" osisRef="Bible:Job.42.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe tha:
<scripture passage="Job 42:2" parsed="|Job|42|2|0|0" osisRef="Bible:Job.42.2" />
<sup>2</sup> "E pranoj që mund të bësh gjithçka, dhe që asnjë nga planet e tua nuk mund të pengohet.
<scripture passage="Job 42:3" parsed="|Job|42|3|0|0" osisRef="Bible:Job.42.3" />
<sup>3</sup> Kush është ai që, pa pasur gjykim, errëson mendjen tënde? Prandaj thashë gjëra që nuk i kuptoja, gjëra shumë të larta për mua që nuk i njihja.
<scripture passage="Job 42:4" parsed="|Job|42|4|0|0" osisRef="Bible:Job.42.4" />
<sup>4</sup> Dëgjomë, pra, dhe unë do të flas; unë do të të bëj pyetje dhe ti do të më përgjigjesh.
<scripture passage="Job 42:5" parsed="|Job|42|5|0|0" osisRef="Bible:Job.42.5" />
<sup>5</sup> Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh.
<scripture passage="Job 42:6" parsed="|Job|42|6|0|0" osisRef="Bible:Job.42.6" />
<sup>6</sup> Prandaj ndjej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin".
<scripture passage="Job 42:7" parsed="|Job|42|7|0|0" osisRef="Bible:Job.42.7" />
<sup>7</sup> Mbas këtyre fjalëve që Zoti i drejtoi Jobit, Zoti i tha Elifazit nga Temani: "Zemërimi im u ndez kundër teje dhe kundër dy miqve të tu, sepse nuk keni folur drejt për mua, ashtu si ka bërë shërbëtori im Job.
<scripture passage="Job 42:8" parsed="|Job|42|8|0|0" osisRef="Bible:Job.42.8" />
<sup>8</sup> Tani, pra, merrni me vete shtatë dema dhe shtatë desh, shkoni te shërbëtori im Job dhe ofroni një olokaust për veten tuaj. Dhe shërbëtori im Jobi do të lutet për ju; dhe kështu për respektin që kam  për të nuk do t'ju trajtoj sipas marrëzisë  suaj, sepse nuk keni folur drejt për mua, si ka bërë shërbëtori im Job".
<scripture passage="Job 42:9" parsed="|Job|42|9|0|0" osisRef="Bible:Job.42.9" />
<sup>9</sup> Elifazi nga Temani, Bildadi nga Shuahu dhe Tsofari nga Naamathi shkuan dhe vepruan ashtu si kishte urdhëruar Zoti; dhe Zoti tregoi kujdes për Jobin.
<scripture passage="Job 42:10" parsed="|Job|42|10|0|0" osisRef="Bible:Job.42.10" />
<sup>10</sup> Mbasi Jobi u lut për miqtë e tij, Zoti e ktheu në gjendjen e mëparshme; kështu Zoti i dha Jobit dyfishin e tërë atyre që kishte zotëruar.
<scripture passage="Job 42:11" parsed="|Job|42|11|0|0" osisRef="Bible:Job.42.11" />
<sup>11</sup> Tërë vëllezërit e tij, tërë motrat e tij dhe tërë të njohurit e tij të mëparshëm erdhën ta takonin; hëngrën bashkë me të në shtëpinë e tij; i dhanë zemër dhe e ngushëlluan për të gjitha fatkeqësitë  që Zoti kishte dërguar mbi të; pastaj secili  prej tyre i dha një monedhë argjendi dhe një unazë ari.
<scripture passage="Job 42:12" parsed="|Job|42|12|0|0" osisRef="Bible:Job.42.12" />
<sup>12</sup> Zoti i bekoi vitet e fundit të Jobit më tepër se vitet e para, sepse ai pati katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë deve, një mijë pendë qe dhe një mijë gomarë.
<scripture passage="Job 42:13" parsed="|Job|42|13|0|0" osisRef="Bible:Job.42.13" />
<sup>13</sup> Pati gjithashtu shtatë bij dhe tri bija;
<scripture passage="Job 42:14" parsed="|Job|42|14|0|0" osisRef="Bible:Job.42.14" />
<sup>14</sup> e quajti të parën Jemimah, të dytën Ketsiah dhe të tretën Keren-Hapuk.
<scripture passage="Job 42:15" parsed="|Job|42|15|0|0" osisRef="Bible:Job.42.15" />
<sup>15</sup> Në tërë vendin nuk kishte gra aq të bukura sa bijat e Jobit; dhe i ati u la atyre një trashëgimi midis vëllezërve të tyre.
<scripture passage="Job 42:16" parsed="|Job|42|16|0|0" osisRef="Bible:Job.42.16" />
<sup>16</sup> Mbas kësaj Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe i pa bijtë e tij dhe bijtë e bijve të tij për katër breza.
<scripture passage="Job 42:17" parsed="|Job|42|17|0|0" osisRef="Bible:Job.42.17" />
<sup>17</sup> Pastaj Jobi vdiq plak dhe i ngopur me ditë.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Psalms" progress="47.49%" prev="Job.42" next="Ps.1" id="Ps">
<h2 id="Ps-p0.1">Psalms</h2>

<div3 title="Psalm 1" progress="47.49%" prev="Ps" next="Ps.2" id="Ps.1">
<h3 id="Ps.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Ps.1-p1">
<scripture passage="Ps 1:1" parsed="|Ps|1|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.1.1" />
<sup>1</sup> Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit,
<scripture passage="Ps 1:2" parsed="|Ps|1|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.1.2" />
<sup>2</sup> por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.
<scripture passage="Ps 1:3" parsed="|Ps|1|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.1.3" />
<sup>3</sup> Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.
<scripture passage="Ps 1:4" parsed="|Ps|1|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.1.4" />
<sup>4</sup> Të tillë nuk janë të pabesët; janë si byku që era e shpërndan.
<scripture passage="Ps 1:5" parsed="|Ps|1|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.1.5" />
<sup>5</sup> Prandaj të pabesët nuk do të përballojnë gjykimin, as mëkatarët në kuvendin e të drejtëve.
<scripture passage="Ps 1:6" parsed="|Ps|1|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.1.6" />
<sup>6</sup> Sepse Zoti njeh rrugët të drejtëve, por rruga e të pabesëve të çon në shkatërrim.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 2" progress="47.50%" prev="Ps.1" next="Ps.3" id="Ps.2">
<h3 id="Ps.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Ps.2-p1">
<scripture passage="Ps 2:1" parsed="|Ps|2|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.2.1" />
<sup>1</sup> Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota?
<scripture passage="Ps 2:2" parsed="|Ps|2|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.2.2" />
<sup>2</sup> Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij,
<scripture passage="Ps 2:3" parsed="|Ps|2|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.2.3" />
<sup>3</sup> duke thënë: "Le t'i këputim prangat e tyre dhe t'i heqim qafe litarët e tyre".
<scripture passage="Ps 2:4" parsed="|Ps|2|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.2.4" />
<sup>4</sup> Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.
<scripture passage="Ps 2:5" parsed="|Ps|2|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.2.5" />
<sup>5</sup> Atëherë do t'u flasë në zemërimin e tij dhe do t'i trembë në indinjatën e tij të madhe,
<scripture passage="Ps 2:6" parsed="|Ps|2|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.2.6" />
<sup>6</sup> dhe do të thotë: "E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë.
<scripture passage="Ps 2:7" parsed="|Ps|2|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.2.7" />
<sup>7</sup> Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde.
<scripture passage="Ps 2:8" parsed="|Ps|2|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.2.8" />
<sup>8</sup> Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.
<scripture passage="Ps 2:9" parsed="|Ps|2|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.2.9" />
<sup>9</sup> Ti do t'i copëtosh me një shufër hekuri, do t'i bësh copë-copë si një enë prej argjile"".
<scripture passage="Ps 2:10" parsed="|Ps|2|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.2.10" />
<sup>10</sup> Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut.
<scripture passage="Ps 2:11" parsed="|Ps|2|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.2.11" />
<sup>11</sup> Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma.
<scripture passage="Ps 2:12" parsed="|Ps|2|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.2.12" />
<sup>12</sup> Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 3" progress="47.53%" prev="Ps.2" next="Ps.4" id="Ps.3">
<h3 id="Ps.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Ps.3-p1">
<scripture passage="Ps 3:1" parsed="|Ps|3|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.3.1" />
<sup>1</sup> O Zot, sa të shumtë janë armiqtë e mi! Shumë ngrihen kundër meje.
<scripture passage="Ps 3:2" parsed="|Ps|3|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.3.2" />
<sup>2</sup> Shumë thonë për mua: "Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë". (Sela)
<scripture passage="Ps 3:3" parsed="|Ps|3|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.3.3" />
<sup>3</sup> Por ti, o Zot, je një mburoje rreth meje; ti je lavdia ime dhe ai më larton kokën.
<scripture passage="Ps 3:4" parsed="|Ps|3|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.3.4" />
<sup>4</sup> Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela)
<scripture passage="Ps 3:5" parsed="|Ps|3|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.3.5" />
<sup>5</sup> Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah.
<scripture passage="Ps 3:6" parsed="|Ps|3|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.3.6" />
<sup>6</sup> Unë do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje.
<scripture passage="Ps 3:7" parsed="|Ps|3|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.3.7" />
<sup>7</sup> Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve.
<scripture passage="Ps 3:8" parsed="|Ps|3|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.3.8" />
<sup>8</sup> Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela)
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 4" progress="47.55%" prev="Ps.3" next="Ps.5" id="Ps.4">
<h3 id="Ps.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Ps.4-p1">
<scripture passage="Ps 4:1" parsed="|Ps|4|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.4.1" />
<sup>1</sup> Kur thërras, përgjigjmu, o Perëndi i drejtësisë sime; kur isha në fatkeqësi, ti më ke ndihmuar; ki mëshirë për mua dhe plotësoje lutjen time.
<scripture passage="Ps 4:2" parsed="|Ps|4|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.4.2" />
<sup>2</sup> Deri kur, o bij të njerëzve, do të fyhet rëndë lavdia ime? Deri kur do të jepeni pas kotësisë dhe do të shkoni pas gënjeshtrës? (Sela)
<scripture passage="Ps 4:3" parsed="|Ps|4|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.4.3" />
<sup>3</sup> Por dijeni se Zoti ka zgjedhur një që është i shenjtë; Zoti do të më plotësojë dëshirën kur do t'i thërras atij.
<scripture passage="Ps 4:4" parsed="|Ps|4|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.4.4" />
<sup>4</sup> Zemërohuni dhe mos mëkatoni; në shtratin tuaj mendohuni shumë në zemër tuaj dhe qëndroni në heshtje. (Sela)
<scripture passage="Ps 4:5" parsed="|Ps|4|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.4.5" />
<sup>5</sup> Ofroni flijime drejtësie dhe kini besim te Zoti.
<scripture passage="Ps 4:6" parsed="|Ps|4|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.4.6" />
<sup>6</sup> Shumë thonë: "Kush do të na tregojë të mirën?". O Zot, bëj që të shkëlqejë drita e fytyrës sate mbi ne.
<scripture passage="Ps 4:7" parsed="|Ps|4|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.4.7" />
<sup>7</sup> Ti më ke shtënë në zemër më tepër gëzim nga sa ndjejnë ata, kur kanë grurë dhe musht me shumicë.
<scripture passage="Ps 4:8" parsed="|Ps|4|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.4.8" />
<sup>8</sup> Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 5" progress="47.57%" prev="Ps.4" next="Ps.6" id="Ps.5">
<h3 id="Ps.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Ps.5-p1">
<scripture passage="Ps 5:1" parsed="|Ps|5|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.5.1" />
<sup>1</sup> Vëru veshin fjalëve të mia, o Zot; dëgjo me vëmendje ankimin tim.
<scripture passage="Ps 5:2" parsed="|Ps|5|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.5.2" />
<sup>2</sup> Dëgjo zërin e britmës sime, o mbreti im dhe Perëndia im, sepse ty të drejtoj lutjen time.
<scripture passage="Ps 5:3" parsed="|Ps|5|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.5.3" />
<sup>3</sup> O Zot, ti në mëngjes dëgjon zërin tim; në mëngjes do ta lartoj drejt teje lutjen time dhe do të pres,
<scripture passage="Ps 5:4" parsed="|Ps|5|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.5.4" />
<sup>4</sup> sepse ti nuk je një Perëndi që kënaqet në pabesinë; te ti nuk mund të zërë vend e keqja.
<scripture passage="Ps 5:5" parsed="|Ps|5|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.5.5" />
<sup>5</sup> Ata që lëvdojnë vetveten, nuk do të mund të qëndrojnë para syve të tua; ti i urren të gjithë ata që kryejnë padrejtësi.
<scripture passage="Ps 5:6" parsed="|Ps|5|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.5.6" />
<sup>6</sup> Ti do të zhdukësh gjithë ata që thonë gënjeshtra; Zoti urren njerëzit gjakatarë dhe mashtrues.
<scripture passage="Ps 5:7" parsed="|Ps|5|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.5.7" />
<sup>7</sup> Por unë, për shkak të mirësisë sate të madhe, do të hyj në shtëpinë tënde dhe do të adhuroj me frikë të madhe, duke u drejtuar në tempullin tënd të shenjtë.
<scripture passage="Ps 5:8" parsed="|Ps|5|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.5.8" />
<sup>8</sup> O Zot, më udhëhiq për drejtësinë tënde, për shkak të armiqve të mi; bëje të drejtë para meje rrugën tënde,
<scripture passage="Ps 5:9" parsed="|Ps|5|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.5.9" />
<sup>9</sup> sepse në gojën e tyre nuk ka asnjë drejtësi; zemra e tyre nuk mendon gjë tjetër veç shkatërrimit; gryka e tyre është një varr i hapur; me gjuhën e tyre bëjnë lajka.
<scripture passage="Ps 5:10" parsed="|Ps|5|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.5.10" />
<sup>10</sup> Dënoji ata, o Perëndi; mos u realizofshin synimet e tyre; përsëri për të këqijat e shumta që kanë kryer sepse kanë ngritur krye kundër teje.
<scripture passage="Ps 5:11" parsed="|Ps|5|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.5.11" />
<sup>11</sup> Por le të gëzohen tërë ata që kanë strehë te ti, le të nxjerrin klithma gëzimi përjetë, sepse ti i mbron; le të ngazëllohen ata që duan emrin tënd,
<scripture passage="Ps 5:12" parsed="|Ps|5|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.5.12" />
<sup>12</sup> sepse ti, o Zot, do të bekosh të drejtin; do ta rrethosh me hirin tënd si me mburojë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 6" progress="47.60%" prev="Ps.5" next="Ps.7" id="Ps.6">
<h3 id="Ps.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Ps.6-p1">
<scripture passage="Ps 6:1" parsed="|Ps|6|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.6.1" />
<sup>1</sup> O Zot, mos më ndreq në zemërimin tënd dhe mos më dëno në zjarrin e indinjatës sate.
<scripture passage="Ps 6:2" parsed="|Ps|6|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.6.2" />
<sup>2</sup> Ki mëshirë për mua, o Zot; sepse jam i sfilitur nga e keqja; shëromë, o Zot, sepse kockat e mia po vuajnë.
<scripture passage="Ps 6:3" parsed="|Ps|6|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.6.3" />
<sup>3</sup> Edhe shpirti im po vuan shumë; po ti, o Zot, deri kur?
<scripture passage="Ps 6:4" parsed="|Ps|6|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.6.4" />
<sup>4</sup> Sillu nga unë, o Zot, çliroje shpirtin tim; shpëtomë, për hir të mirësisë sate.
<scripture passage="Ps 6:5" parsed="|Ps|6|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.6.5" />
<sup>5</sup> Sepse në vdekje nuk do të kujtoj njeri; kush do të të kremtojë në Sheol?
<scripture passage="Ps 6:6" parsed="|Ps|6|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.6.6" />
<sup>6</sup> Unë jam sfilitur duke psherëtirë; çdo natë e lag shtratin me vajin tim dhe bëj që të rrjedhin lotë mbi shtrojen time.
<scripture passage="Ps 6:7" parsed="|Ps|6|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.6.7" />
<sup>7</sup> Syri im ligështohet nga dhembja dhe plaket për shkak të tërë armiqve të mi.
<scripture passage="Ps 6:8" parsed="|Ps|6|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.6.8" />
<sup>8</sup> Largohuni nga unë, ju të gjithë shkaktarë të padrejtësisë, sepse Zoti ka dëgjuar zërin e vajit tim.
<scripture passage="Ps 6:9" parsed="|Ps|6|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.6.9" />
<sup>9</sup> Zoti ka dëgjuar lutjen time; Zoti e ka pranuar lutjen time.
<scripture passage="Ps 6:10" parsed="|Ps|6|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.6.10" />
<sup>10</sup> Tërë armiqtë e mi do të shushaten dhe do të hutohen; do të kthejnë krahët dhe do të shushaten në çast.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 7" progress="47.62%" prev="Ps.6" next="Ps.8" id="Ps.7">
<h3 id="Ps.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Ps.7-p1">
<scripture passage="Ps 7:1" parsed="|Ps|7|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.1" />
<sup>1</sup> O Zot, Perëndia im, po kërkoj strehim te ti; shpëtomë nga tërë ata që më përndjekin dhe çliromë,
<scripture passage="Ps 7:2" parsed="|Ps|7|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.2" />
<sup>2</sup> që armiku të mos e shqyejë shpirtin tim si një luan, duke copëtuar pa mundur njeri të më çlirojë.
<scripture passage="Ps 7:3" parsed="|Ps|7|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.3" />
<sup>3</sup> O Zot, Perëndia im, në rast se e kam bërë këtë, në qoftë se ka ligësi në duart e mia,
<scripture passage="Ps 7:4" parsed="|Ps|7|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.4" />
<sup>4</sup> në rast se së mirës i jam përgjigjur me të keqen atij që jetonte në paqe me mua, ose në rast se e kam zhveshur armikun tim pa arësye,
<scripture passage="Ps 7:5" parsed="|Ps|7|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.5" />
<sup>5</sup> le të më përndjekë armiku dhe të më arrijë, le ta marrë nëpër këmbë jetën time dhe ta zvarritë në pluhur lavdinë time. (Sela)
<scripture passage="Ps 7:6" parsed="|Ps|7|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.6" />
<sup>6</sup> Çohu, o Zot, në zemërimin tënd; çohu kundër tërbimit të armiqve të mi dhe në favorin tim; ti ke vendosur gjykimin.
<scripture passage="Ps 7:7" parsed="|Ps|7|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.7" />
<sup>7</sup> Kuvendi i popujve do të të rrethojë; kthehu mbi të në një vend të ngritur.
<scripture passage="Ps 7:8" parsed="|Ps|7|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.8" />
<sup>8</sup> Zoti do të gjykojë popujt; gjykomë, o Zot, sipas drejtësisë sime dhe ndershmërisë sime.
<scripture passage="Ps 7:9" parsed="|Ps|7|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.9" />
<sup>9</sup> Jepi fund ligësisë së njerëzve të këqij, por vendos njeriun e drejtë, sepse ti je Perëndia i drejtë, që provon zemrat dhe mendjet.
<scripture passage="Ps 7:10" parsed="|Ps|7|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.10" />
<sup>10</sup> Mburoja ime është te Perëndia, që shpëton ata që janë të drejtë nga zemra.
<scripture passage="Ps 7:11" parsed="|Ps|7|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.11" />
<sup>11</sup> Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet çdo ditë me keqbërësit.
<scripture passage="Ps 7:12" parsed="|Ps|7|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.12" />
<sup>12</sup> Në qoftë se keqbërësi nuk ndryshon, ai do të mprehë shpatën e tij; e ka shtrirë harkun e tij dhe e ka përgatitur.
<scripture passage="Ps 7:13" parsed="|Ps|7|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.13" />
<sup>13</sup> Ai ka përgatitur kundër tij armë vdekjeprurëse, i mban gati shigjetat e tij të zjarrta.
<scripture passage="Ps 7:14" parsed="|Ps|7|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.14" />
<sup>14</sup> Ja, keqbërësi lind padrejtësinë; ai ka konceptuar ligësinë dhe ka për të pjellë mashtrimin.
<scripture passage="Ps 7:15" parsed="|Ps|7|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.15" />
<sup>15</sup> Ai gërmon një gropë dhe e bën të thellë, por bie vetë në gropën që ka bërë.
<scripture passage="Ps 7:16" parsed="|Ps|7|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.16" />
<sup>16</sup> Ligësia e tij do të kthehet mbi kryet e vet dhe dhuna e tij do të bjerë mbi çafkën e kokës.
<scripture passage="Ps 7:17" parsed="|Ps|7|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.7.17" />
<sup>17</sup> Unë do ta falenderoj Zotin për drejtësinë e tij, dhe do të këndoj lëvdime në emër të Zotit, Shumë të Lartit.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 8" progress="47.67%" prev="Ps.7" next="Ps.9" id="Ps.8">
<h3 id="Ps.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Ps.8-p1">
<scripture passage="Ps 8:1" parsed="|Ps|8|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.8.1" />
<sup>1</sup> Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot, Zoti ynë, që vure madhështinë tënde mbi qiejtë!
<scripture passage="Ps 8:2" parsed="|Ps|8|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.8.2" />
<sup>2</sup> Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t'i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit.
<scripture passage="Ps 8:3" parsed="|Ps|8|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.8.3" />
<sup>3</sup> Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur,
<scripture passage="Ps 8:4" parsed="|Ps|8|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.8.4" />
<sup>4</sup> çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?
<scripture passage="Ps 8:5" parsed="|Ps|8|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.8.5" />
<sup>5</sup> Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se Perëndia, dhe e kurorëzove me lavdi dhe me nder.
<scripture passage="Ps 8:6" parsed="|Ps|8|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.8.6" />
<sup>6</sup> E bëre të mbretërojë mbi veprat e duarve të tua dhe vure çdo gjë nën këmbët e tij!
<scripture passage="Ps 8:7" parsed="|Ps|8|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.8.7" />
<sup>7</sup> Dhentë dhe bagëtitë e tjera, madje bishat e egra,
<scripture passage="Ps 8:8" parsed="|Ps|8|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.8.8" />
<sup>8</sup> zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit.
<scripture passage="Ps 8:9" parsed="|Ps|8|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.8.9" />
<sup>9</sup> O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt në të gjithë dheun!
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 9" progress="47.69%" prev="Ps.8" next="Ps.10" id="Ps.9">
<h3 id="Ps.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Ps.9-p1">
<scripture passage="Ps 9:1" parsed="|Ps|9|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.1" />
<sup>1</sup> Unë do të të kremtoj, o Zot, me gjithë zemër, do të tregoj tërë mrekullitë e tua.
<scripture passage="Ps 9:2" parsed="|Ps|9|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.2" />
<sup>2</sup> Unë do të gëzohem dhe do të kënaqem me ty; do t'i këndoj lëvdime në emrin tënd, o Shumë i Larti.
<scripture passage="Ps 9:3" parsed="|Ps|9|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.3" />
<sup>3</sup> Sepse armiqtë e mi tërhiqen, bien dhe vdesin para teje.
<scripture passage="Ps 9:4" parsed="|Ps|9|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.4" />
<sup>4</sup> Ti në fakt ke përkrahur ndershmërinë time dhe çështjen time; je ulur mbi fronin si një gjyqtar i drejtë.
<scripture passage="Ps 9:5" parsed="|Ps|9|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.5" />
<sup>5</sup> Ke qortuar kombet, ke shkatërruar të pabesin, ke fshirë emrat e tyre për gjithnjë.
<scripture passage="Ps 9:6" parsed="|Ps|9|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.6" />
<sup>6</sup> Armiku është zhdukur, i kapur nga një pikëllim i përjetshëm! Dhe qyteteve që ti ke shkatërruar i është zhdukur edhe kujtimi.
<scripture passage="Ps 9:7" parsed="|Ps|9|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.7" />
<sup>7</sup> Por Zoti mbetet përjetë; ai ka vendosur fronin e tij për të gjykuar.
<scripture passage="Ps 9:8" parsed="|Ps|9|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.8" />
<sup>8</sup> Ai do ta gjykojë botën me drejtësi, do t'i gjykojë popujt me paanësi.
<scripture passage="Ps 9:9" parsed="|Ps|9|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.9" />
<sup>9</sup> Zoti do të jetë strehim i papushtueshëm për të shtypurin, një strehim i papushtueshëm në kohë ngushtice.
<scripture passage="Ps 9:10" parsed="|Ps|9|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.10" />
<sup>10</sup> Dhe ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti, sepse ti, o Zot, nuk i braktis ata që të kërkojnë.
<scripture passage="Ps 9:11" parsed="|Ps|9|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.11" />
<sup>11</sup> Këndojini lavde Zotit që banon në Sion; u njoftoni popujve veprat e tij.
<scripture passage="Ps 9:12" parsed="|Ps|9|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.12" />
<sup>12</sup> Sepse ai që kërkon arësyen e gjakut i mban mënd ata; ai nuk e harron britmën e të pikëlluarve.
<scripture passage="Ps 9:13" parsed="|Ps|9|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.13" />
<sup>13</sup> Ki mëshirë për mua, o Zot, ti që më ke rilartuar nga portat e vdekjes, shiko pikëllimin që më shkaktojnë ata që më urrejnë,
<scripture passage="Ps 9:14" parsed="|Ps|9|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.14" />
<sup>14</sup> me qëllim që unë të kem mundësi të tregoj të gjitha lavdet e tua dhe në portat e bijës së Sionit të mund të kremtoj për çlirimin tënd.
<scripture passage="Ps 9:15" parsed="|Ps|9|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.15" />
<sup>15</sup> Kombet janë zhytur në gropën që kishin hapur; këmba e tyre është kapur në rrjetën që kishin fshehur.
<scripture passage="Ps 9:16" parsed="|Ps|9|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.16" />
<sup>16</sup> Zoti u bë i njohur me anë të gjykimit që ka dhënë; i pabesi u kap në lakun e veprës së duarve të tij. (Interlud. Sela)
<scripture passage="Ps 9:17" parsed="|Ps|9|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.17" />
<sup>17</sup> Të pabesët do të zbresin në Sheol; po, të gjitha kombet që harrojnë Perëndinë.
<scripture passage="Ps 9:18" parsed="|Ps|9|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.18" />
<sup>18</sup> Sepse nevojtari nuk do të harrohet përjetë; shpresa e të shtypurve nuk do të zhduket përjetë.
<scripture passage="Ps 9:19" parsed="|Ps|9|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.19" />
<sup>19</sup> Çohu, o Zot, mos lejo që vdekatari të ketë epërsi; kombet të gjykohen para teje.
<scripture passage="Ps 9:20" parsed="|Ps|9|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.9.20" />
<sup>20</sup> O Zot, kallu frikën; bëj që kombet të pranojnë se janë vetëm vdekatarë. (Sela)
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 10" progress="47.73%" prev="Ps.9" next="Ps.11" id="Ps.10">
<h3 id="Ps.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Ps.10-p1">
<scripture passage="Ps 10:1" parsed="|Ps|10|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.1" />
<sup>1</sup> O Zot, pse qëndron larg? Pse fshihesh në kohë fatkeqësish?
<scripture passage="Ps 10:2" parsed="|Ps|10|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.2" />
<sup>2</sup> I pabesi me kryelartësinë e tij ndjek me dhunë të mjerin; ata do të kapen nga vetë kurthet që ata kanë kurdisur,
<scripture passage="Ps 10:3" parsed="|Ps|10|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.3" />
<sup>3</sup> sepse i pabesi mburret me dëshirat e shpirtit të tij, bekon grabitqarin dhe përbuz Zotin.
<scripture passage="Ps 10:4" parsed="|Ps|10|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.4" />
<sup>4</sup> I pabesi, me arrogancën e fytyrës së tij, nuk e kërkon Zotin; tërë mendimet e tij janë: "Perëndia nuk ekziston".
<scripture passage="Ps 10:5" parsed="|Ps|10|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.5" />
<sup>5</sup> Rrugët e tij lulëzojnë në çdo kohë; gjykimet e tua për të janë shumë të larta, larg kuptimit të tyre nga ana e tij; ai përqesh gjithë armiqtë e tij.
<scripture passage="Ps 10:6" parsed="|Ps|10|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.6" />
<sup>6</sup> Ai thotë në zemër të tij: "Mua askush nuk më tund dot kurrë; nuk do të më ndodhë kurrë ndonjë e keqe".
<scripture passage="Ps 10:7" parsed="|Ps|10|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.7" />
<sup>7</sup> Goja e tij është plot mallkime, hile dhe mashtrime; nën gjuhën e tij ka ligësi dhe paudhësi.
<scripture passage="Ps 10:8" parsed="|Ps|10|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.8" />
<sup>8</sup> Ai rri në pritë në fshatra, vret të pafajshmin në vende të fshehta; sytë e tij përgjojnë fatkeqin.
<scripture passage="Ps 10:9" parsed="|Ps|10|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.9" />
<sup>9</sup> Ai rri në pritë në vende të fshehta si luani në strofkën e tij; rri në pritë për të kapur të mjerin; ai e rrëmben të mjerin duke e tërhequr në rrjetën e tij.
<scripture passage="Ps 10:10" parsed="|Ps|10|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.10" />
<sup>10</sup> Ai rri i strukur dhe i mbledhur, dhe fatzinjtë mposhten para forcës së tij.
<scripture passage="Ps 10:11" parsed="|Ps|10|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.11" />
<sup>11</sup> Ai thotë në zemër të tij: "Perëndia harron, fsheh fytyrën e tij, nuk do ta shohë kurrë".
<scripture passage="Ps 10:12" parsed="|Ps|10|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.12" />
<sup>12</sup> Çohu, o Zot; o Perëndi, ngre dorën tënde; mos i harro të mjerët.
<scripture passage="Ps 10:13" parsed="|Ps|10|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.13" />
<sup>13</sup> Pse i pabesi përçmon Perëndinë? Ai thotë në zemër të tij: "Ti nuk do t'i kërkosh llogari".
<scripture passage="Ps 10:14" parsed="|Ps|10|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.14" />
<sup>14</sup> Por ti e ke parë, sepse ti vëren me kujdes ligësinë dhe pikëllimin, për ta larë më pas me dorën tënde; fatkeqi i ka shpresat te ti; ti je ai që ndihmon jetimin.
<scripture passage="Ps 10:15" parsed="|Ps|10|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.15" />
<sup>15</sup> Thyeja krahun të pabesit dhe të ligut; në rast se ti do të kërkosh ligësinë e tij, nuk do ta gjesh më.
<scripture passage="Ps 10:16" parsed="|Ps|10|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.16" />
<sup>16</sup> Zoti është mbret përjetë; kombet janë zhdukur nga toka e tij.
<scripture passage="Ps 10:17" parsed="|Ps|10|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.17" />
<sup>17</sup> O Zot, ti dëgjon dëshirën e njerëzve të përulur; ti e fortëson zemrën e tyre, veshët e tu janë të vëmendshëm,
<scripture passage="Ps 10:18" parsed="|Ps|10|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.10.18" />
<sup>18</sup> për t'i dhënë të drejtë jetimit dhe të pikëlluarit, me qëllim që njeriu i krijuar nga dheu të mos kallë më tmerr.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 11" progress="47.78%" prev="Ps.10" next="Ps.12" id="Ps.11">
<h3 id="Ps.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Ps.11-p1">
<scripture passage="Ps 11:1" parsed="|Ps|11|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.11.1" />
<sup>1</sup> Unë gjej strehë te Zoti; si mund t'i thoni shpirtit tim: "Ik në malin tënd, si një zog i vogël"?
<scripture passage="Ps 11:2" parsed="|Ps|11|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.11.2" />
<sup>2</sup> Sepse ja, të pabesët nderin harkun e tyre, rregullojnë shigjetat mbi kordhëz, për t'i gjuajtur në errësirë kundër atyre që kanë të drejtë nga zemra.
<scripture passage="Ps 11:3" parsed="|Ps|11|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.11.3" />
<sup>3</sup> Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti?
<scripture passage="Ps 11:4" parsed="|Ps|11|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.11.4" />
<sup>4</sup> Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; Zoti ka fronin e tij në qiejtë; sytë e tij shohin, qepallat e tij vëzhgojnë bijtë e njerëzve,
<scripture passage="Ps 11:5" parsed="|Ps|11|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.11.5" />
<sup>5</sup> Zoti vë në provë të drejtin, por shpirti i tij urren të pabesin dhe atë që do dhunën.
<scripture passage="Ps 11:6" parsed="|Ps|11|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.11.6" />
<sup>6</sup> Ai do të bëjë që të bien mbi të pabesët leqe, zjarr, squfur dhe erëra zhuritëse; kjo do të jetë pjesa nga kupa e tyre.
<scripture passage="Ps 11:7" parsed="|Ps|11|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.11.7" />
<sup>7</sup> Sepse Zoti është i drejtë; ai e do drejtësinë; njerëzit e drejtë do të sodisin fytyrën e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 12" progress="47.80%" prev="Ps.11" next="Ps.13" id="Ps.12">
<h3 id="Ps.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Ps.12-p1">
<scripture passage="Ps 12:1" parsed="|Ps|12|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.12.1" />
<sup>1</sup> Na shpëto, o Zot, sepse njerëz të devotshëm ka më pak, dhe ata që thonë të vërtetën janë zhdukur në mes të bijve të njerëzve.
<scripture passage="Ps 12:2" parsed="|Ps|12|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.12.2" />
<sup>2</sup> Secili gënjen të afërmin e tij dhe flet me buzë lajkatare dhe me zemër të zhdyzuar.
<scripture passage="Ps 12:3" parsed="|Ps|12|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.12.3" />
<sup>3</sup> Zoti i preftë të gjitha buzët lajkatare dhe gjuhën që flet me krenari,
<scripture passage="Ps 12:4" parsed="|Ps|12|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.12.4" />
<sup>4</sup> të atyre që thonë: "Me gjuhën tonë do të sundojmë; buzët tona na përkasin neve; kush është zot mbi ne?".
<scripture passage="Ps 12:5" parsed="|Ps|12|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.12.5" />
<sup>5</sup> "Për shkak të shtypjes së të mjerëve dhe të britmës së nevojtarëve, tani do të çohem", thotë Zoti, "dhe do t'i shpëtoj nga ata që u zënë pusi".
<scripture passage="Ps 12:6" parsed="|Ps|12|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.12.6" />
<sup>6</sup> Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i rafinuar në një furrë prej dheu, i pastruar shtatë herë.
<scripture passage="Ps 12:7" parsed="|Ps|12|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.12.7" />
<sup>7</sup> Ti, o Zot, do t'i mbrosh dhe do t'i ruash, duke filluar nga ky brez përjetë.
<scripture passage="Ps 12:8" parsed="|Ps|12|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.12.8" />
<sup>8</sup> Të pabesët sillen pa u ndëshkuar kudo, kur midis bijve të njerëzve lavdërohet e keqja.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 13" progress="47.82%" prev="Ps.12" next="Ps.14" id="Ps.13">
<h3 id="Ps.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Ps.13-p1">
<scripture passage="Ps 13:1" parsed="|Ps|13|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.13.1" />
<sup>1</sup> Deri kur do të më harrosh, o Zot? Vallë kështu do të jetë përjetë? Deri kur do të më fshehësh fytyrën tënde?
<scripture passage="Ps 13:2" parsed="|Ps|13|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.13.2" />
<sup>2</sup> Deri kur do të marr vendime në shpirtin tim dhe do të kem pikëllim në zemrën time tërë ditën? Deri kur do të ngrihet armiku im mbi mua?
<scripture passage="Ps 13:3" parsed="|Ps|13|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.13.3" />
<sup>3</sup> Shiko me vëmendje dhe përgjigjmu, o Zot, Perëndia im, ndriço sytë e mi, që të mos më zërë gjumi në gjumin e vdekjes,
<scripture passage="Ps 13:4" parsed="|Ps|13|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.13.4" />
<sup>4</sup> dhe armiku im të mos thotë: "E munda", dhe armiqtë e mi të mos gëzohen kur unë lëkundem.
<scripture passage="Ps 13:5" parsed="|Ps|13|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.13.5" />
<sup>5</sup> Por unë kam besim në mirësinë tënde dhe zemra ime do të ngazëllojë në çlirimin tënd;
<scripture passage="Ps 13:6" parsed="|Ps|13|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.13.6" />
<sup>6</sup> unë do t'i këndoj Zotit, sepse ai më ka trajtuar me shumë shpirtmadhësi.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 14" progress="47.83%" prev="Ps.13" next="Ps.15" id="Ps.14">
<h3 id="Ps.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Ps.14-p1">
<scripture passage="Ps 14:1" parsed="|Ps|14|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.14.1" />
<sup>1</sup> I pamendi ka thënë në zemër të tij: "Nuk ka Perëndi". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën.
<scripture passage="Ps 14:2" parsed="|Ps|14|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.14.2" />
<sup>2</sup> Zoti shikon nga qielli bijtë e njerëzve për të parë në se ndonjeri prej tyre ka arsye dhe kërkon Perëndinë.
<scripture passage="Ps 14:3" parsed="|Ps|14|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.14.3" />
<sup>3</sup> Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar; asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një.
<scripture passage="Ps 14:4" parsed="|Ps|14|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.14.4" />
<sup>4</sup> Nuk kanë fare arsye të gjithë ata që kryejnë paudhësi, që hanë popullin tim si të hanin bukë dhe nuk kërkojnë ndihmën e Zotit?
<scripture passage="Ps 14:5" parsed="|Ps|14|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.14.5" />
<sup>5</sup> Atje do t'i zërë një frikë e madhe, sepse Perëndia është me njerëzit e drejtë.
<scripture passage="Ps 14:6" parsed="|Ps|14|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.14.6" />
<sup>6</sup> Ju kërkoni të prishni planet e të mjerit, sepse Zoti është streha e tij.
<scripture passage="Ps 14:7" parsed="|Ps|14|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.14.7" />
<sup>7</sup> Oh! Le të vijë, pra, nga Sioni shpëtimi i Izraelit! Kur Zoti do ta kthejë popullin e tij nga robëria, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 15" progress="47.85%" prev="Ps.14" next="Ps.16" id="Ps.15">
<h3 id="Ps.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Ps.15-p1">
<scripture passage="Ps 15:1" parsed="|Ps|15|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.15.1" />
<sup>1</sup> O Zot, kush do të banojë në çadrën tënde? Kush do të banojë në malin tënd të shenjtë?
<scripture passage="Ps 15:2" parsed="|Ps|15|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.15.2" />
<sup>2</sup> Ai që ecën me ndershmëri dhe bën atë që është e drejtë dhe thotë të vërtetën që ka në zemër,
<scripture passage="Ps 15:3" parsed="|Ps|15|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.15.3" />
<sup>3</sup> që nuk shan me gjuhën e tij, nuk i bën asnjë të keqe shokut të tij, dhe nuk shpif të afërmin e tij.
<scripture passage="Ps 15:4" parsed="|Ps|15|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.15.4" />
<sup>4</sup> Në sytë e tij përçmohet njeriu pa vlerë, por ai ndërton ata që kanë frikë nga Zoti; edhe sikur të jetë betuar në dëm të tij, ai nuk tërhiqet;
<scripture passage="Ps 15:5" parsed="|Ps|15|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.15.5" />
<sup>5</sup> nuk i jep paratë e tij me kamatë dhe nuk pranon dhurata kundër të pafajshmit. Ai që bën këto gjëra nuk do të hiqet kurrë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 16" progress="47.87%" prev="Ps.15" next="Ps.17" id="Ps.16">
<h3 id="Ps.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Ps.16-p1">
<scripture passage="Ps 16:1" parsed="|Ps|16|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.16.1" />
<sup>1</sup> Më mbro, o Perëndi, sepse unë po kërkoj strehë te ti.
<scripture passage="Ps 16:2" parsed="|Ps|16|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.16.2" />
<sup>2</sup> I thashë Zotit: "Ti je Zoti im; nuk kam asnjë të mirë veç teje".
<scripture passage="Ps 16:3" parsed="|Ps|16|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.16.3" />
<sup>3</sup> Gjithë dashuria ime është vendosur te njerëzit e shenjtë dhe të nderuar që janë mbi tokë.
<scripture passage="Ps 16:4" parsed="|Ps|16|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.16.4" />
<sup>4</sup> Dhembjet e atyre që turren pas perëndive të tjera do të shumëzohen; unë nuk do t'i derdh libacionet e tyre të gjakut dhe nuk do të shqiptoj me buzët e mia emrat e tyre.
<scripture passage="Ps 16:5" parsed="|Ps|16|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.16.5" />
<sup>5</sup> Zoti është pjesa ime nga trashëgimia dhe kupa ime; ti, o Zot, ruaje fort atë që më ka rënë në short.
<scripture passage="Ps 16:6" parsed="|Ps|16|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.16.6" />
<sup>6</sup> Mua fati më ka rënë në vende të këndshme; po, një trashëgimi e bukur më ka rënë.
<scripture passage="Ps 16:7" parsed="|Ps|16|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.16.7" />
<sup>7</sup> Unë do të bekoj Zotin që më këshillon; zemra ime më mëson edhe natën.
<scripture passage="Ps 16:8" parsed="|Ps|16|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.16.8" />
<sup>8</sup> Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi.
<scripture passage="Ps 16:9" parsed="|Ps|16|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.16.9" />
<sup>9</sup> Prandaj zemra ime gëzohet dhe shpirti im ngazëllon për lavdinë e trashëgimisë sime; edhe mishi im do të qëndrojë tërë besim dhe në siguri,
<scripture passage="Ps 16:10" parsed="|Ps|16|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.16.10" />
<sup>10</sup> sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë korruptimin.
<scripture passage="Ps 16:11" parsed="|Ps|16|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.16.11" />
<sup>11</sup> Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 17" progress="47.89%" prev="Ps.16" next="Ps.18" id="Ps.17">
<h3 id="Ps.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Ps.17-p1">
<scripture passage="Ps 17:1" parsed="|Ps|17|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.17.1" />
<sup>1</sup> O Zot, dëgjo një çështje të drejtë, dëgjo me vëmendej britmën time, dëgjo lutjen time, që nuk vjen nga buzë mashtruese.
<scripture passage="Ps 17:2" parsed="|Ps|17|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.17.2" />
<sup>2</sup> Ardhtë mbrojtja ime nga prania jote; sytë e tu pafshin atë që është e drejtë.
<scripture passage="Ps 17:3" parsed="|Ps|17|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.17.3" />
<sup>3</sup> Ti e ke hetuar zemrën time, e ke vizituar natën; më ke vënë në provë dhe nuk ke gjetur asgjë; kam vendosur të mos mëkatoj me gojën time.
<scripture passage="Ps 17:4" parsed="|Ps|17|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.17.4" />
<sup>4</sup> Përsa u përket veprave të njerëzve, për fjalën e buzëve të tua, jam ruajtur nga rrugët e njerëzve të furishëm.
<scripture passage="Ps 17:5" parsed="|Ps|17|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.17.5" />
<sup>5</sup> Hapat e mia kanë qëndruar të sigurt në shtigjet e tua dhe këmbët e mia nuk janë lëkundur.
<scripture passage="Ps 17:6" parsed="|Ps|17|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.17.6" />
<sup>6</sup> Unë të drejtohem ty, o Perëndi, sepse ti m'i plotëson, zgjat veshët e tu ndaj meje, dëgjo fjalët e mia.
<scripture passage="Ps 17:7" parsed="|Ps|17|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.17.7" />
<sup>7</sup> Tregomë mirësinë tënde të mrekullueshme, ti, që me të djathtën tënde i shpëton nga kundërshtarët e tyre ata që gjejnë strehë pranë teje.
<scripture passage="Ps 17:8" parsed="|Ps|17|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.17.8" />
<sup>8</sup> Më ruaj si beben e syrit; më mbulo, nën hijen e krahëve të tu,
<scripture passage="Ps 17:9" parsed="|Ps|17|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.17.9" />
<sup>9</sup> nga të pabesët që më shtypin dhe nga armiqtë për vdekje që më rrethojnë.
<scripture passage="Ps 17:10" parsed="|Ps|17|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.17.10" />
<sup>10</sup> Zemrat e tyre janë fortësuar, goja e tyre flet me arrogancë.
<scripture passage="Ps 17:11" parsed="|Ps|17|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.17.11" />
<sup>11</sup> Tani në kanë rrethuar, ndjekin hapat tona; na ngulin sytë e tyre për të na rrëzuar.
<scripture passage="Ps 17:12" parsed="|Ps|17|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.17.12" />
<sup>12</sup> Armiku im i përngjan një luani që digjet nga dëshira që të shqyejë, dhe të një luani të vogël që rri në pritë në vënde të fshehta.
<scripture passage="Ps 17:13" parsed="|Ps|17|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.17.13" />
<sup>13</sup> Çohu, o Zot, përballoje, rrëzoje; çliro shpirtin tim nga i pabesi me shpatën tënde.
<scripture passage="Ps 17:14" parsed="|Ps|17|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.17.14" />
<sup>14</sup> O Zot, më çliro me dorën tënde nga njerëzit, nga njerëzit e kësaj bote që bën pjesë në këtë jetë, dhe barkun e të cilëve ti e mbush me thesaret e tua të fshehta; bijtë e tyre ngopen dhe u lënë fëmijëve të tyre ato që mbetet nga pasuritë e tyre.
<scripture passage="Ps 17:15" parsed="|Ps|17|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.17.15" />
<sup>15</sup> Sa për mua, për hir të drejtësisë do të shoh fytyrën tënde; do të ngopem nga prania jote kur të zgjohem.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 18" progress="47.94%" prev="Ps.17" next="Ps.19" id="Ps.18">
<h3 id="Ps.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Ps.18-p1">
<scripture passage="Ps 18:1" parsed="|Ps|18|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.1" />
<sup>1</sup> "Të dua, o Zot, forca ime.
<scripture passage="Ps 18:2" parsed="|Ps|18|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.2" />
<sup>2</sup> Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e i lartë.
<scripture passage="Ps 18:3" parsed="|Ps|18|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.3" />
<sup>3</sup> Unë i kërkoj ndihmë Zotit, që është i denjë për t'u lëvduar, dhe kështu shpëtoj nga armiqtë e mi.
<scripture passage="Ps 18:4" parsed="|Ps|18|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.4" />
<sup>4</sup> Dhembje vdekjeje më kishin pushtuar dhe përrenj njerëzish të kobshëm më kishin tmerruar.
<scripture passage="Ps 18:5" parsed="|Ps|18|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.5" />
<sup>5</sup> Ankthet e Sheolit më kishin rrethuar dhe leqet e vdekjes më rrinin përpara.
<scripture passage="Ps 18:6" parsed="|Ps|18|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.6" />
<sup>6</sup> Në ankthin tim kërkova Zotin dhe i klitha Perëndisë tim; ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli i tij dhe zëri im arriti para tij, në veshët e tij.
<scripture passage="Ps 18:7" parsed="|Ps|18|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.7" />
<sup>7</sup> Atëherë dheu u trondit dhe u drodh; edhe themelet e maleve luajtën dhe ranë, sepse ai ishte zemëruar shumë.
<scripture passage="Ps 18:8" parsed="|Ps|18|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.8" />
<sup>8</sup> Një tym i dilte nga flegrat e tij dhe një zjarr shkatërrimtar dilte nga goja e tij; nga ai shpërthenin thëngjij.
<scripture passage="Ps 18:9" parsed="|Ps|18|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.9" />
<sup>9</sup> Ai i uli qiejtë dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij;
<scripture passage="Ps 18:10" parsed="|Ps|18|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.10" />
<sup>10</sup> i kishte hipur një kerubini dhe fluturonte; fluturonte shpejt mbi krahët e erës.
<scripture passage="Ps 18:11" parsed="|Ps|18|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.11" />
<sup>11</sup> Me terrin ai kishte bërë velin e tij dhe si shatorre rreth vetes kishte vënë errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit.
<scripture passage="Ps 18:12" parsed="|Ps|18|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.12" />
<sup>12</sup> Nga shkëlqimi që e paraprinte dilnin re të dendura, brësher dhe thëngjij.
<scripture passage="Ps 18:13" parsed="|Ps|18|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.13" />
<sup>13</sup> Zoti gjëmoi në qiejtë dhe Shumë i Larti bëri që të dëgjohet zëri i tij me breshër dhe me thëngjij.
<scripture passage="Ps 18:14" parsed="|Ps|18|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.14" />
<sup>14</sup> Hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau armiqtë; lëshoi një numër të madh rrufesh dhe i bëri të ikin me vrap.
<scripture passage="Ps 18:15" parsed="|Ps|18|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.15" />
<sup>15</sup> Në qortimin tënd, o Zot, në shfryrjen e erës nga flegrat e tua, shtretërit e lumenjve u dukën dhe themelet e botës u zbuluan.
<scripture passage="Ps 18:16" parsed="|Ps|18|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.16" />
<sup>16</sup> Ai nga lart shtriu dorën, më mori dhe më nxori jashtë ujërave të shumta.
<scripture passage="Ps 18:17" parsed="|Ps|18|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.17" />
<sup>17</sup> Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë.
<scripture passage="Ps 18:18" parsed="|Ps|18|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.18" />
<sup>18</sup> Ata u vërsulën kundër meje ditën e fatkeqësisë sime, por Zoti mbajti anën time,
<scripture passage="Ps 18:19" parsed="|Ps|18|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.19" />
<sup>19</sup> dhe më nxori jashtë, larg; më çliroi sepse më do.
<scripture passage="Ps 18:20" parsed="|Ps|18|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.20" />
<sup>20</sup> Zoti më ka shpërblyer sipas drejtësisë sime dhe më ka dhënë sipas pastërtisë së duarve të mia,
<scripture passage="Ps 18:21" parsed="|Ps|18|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.21" />
<sup>21</sup> sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im,
<scripture passage="Ps 18:22" parsed="|Ps|18|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.22" />
<sup>22</sup> sepse kam mbajtur para meje tërë ligjet e tij dhe nuk u jam shmangur statuteve të tij.
<scripture passage="Ps 18:23" parsed="|Ps|18|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.23" />
<sup>23</sup> Kam qenë i ndershëm me të dhe i jam ruajtur paudhësisë.
<scripture passage="Ps 18:24" parsed="|Ps|18|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.24" />
<sup>24</sup> Sepse Zoti më ka dhënë sipas drejtësisë sime, sipas pastërtisë së duarve të mia përpara syve të tij.
<scripture passage="Ps 18:25" parsed="|Ps|18|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.25" />
<sup>25</sup> Ti tregohesh i dhimbshëm ndaj njeriut besimtar dhe i drejtë me njeriun e drejtë.
<scripture passage="Ps 18:26" parsed="|Ps|18|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.26" />
<sup>26</sup> Ti tregohesh i pastër me atë që është i pastër dhe i dinak me të ligun,
<scripture passage="Ps 18:27" parsed="|Ps|18|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.27" />
<sup>27</sup> sepse ti je ai që shpëton njerëzit e pikëlluar dhe ul sytë që janë krenarë;
<scripture passage="Ps 18:28" parsed="|Ps|18|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.28" />
<sup>28</sup> ti je në fakt je ai që bën të shkëlqejë llambën time; o Zot, Perëndia im, ti ndriçon errësirën time,
<scripture passage="Ps 18:29" parsed="|Ps|18|29|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.29" />
<sup>29</sup> sepse me ty mund të sulmoj një aradhe dhe me Perëndinë tim mund të kërcej mbi një mur.
<scripture passage="Ps 18:30" parsed="|Ps|18|30|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.30" />
<sup>30</sup> Rruga e Perëndisë është e përsosur; fjala e Zotit është pastruar me anë të zjarrit; ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.
<scripture passage="Ps 18:31" parsed="|Ps|18|31|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.31" />
<sup>31</sup> Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Kush është kështjellë përveç Perëndisë tim?
<scripture passage="Ps 18:32" parsed="|Ps|18|32|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.32" />
<sup>32</sup> Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur.
<scripture passage="Ps 18:33" parsed="|Ps|18|33|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.33" />
<sup>33</sup> Ai i bën këmbët e mia të ngjashme me ato të sutave dhe më bën të fortë në vendet e mia të larta;
<scripture passage="Ps 18:34" parsed="|Ps|18|34|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.34" />
<sup>34</sup> ai i mëson duart e mia për betejë, dhe me krahët e mi mund të nderë një hark prej bakri.
<scripture passage="Ps 18:35" parsed="|Ps|18|35|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.35" />
<sup>35</sup> Ti më ke dhënë gjithashtu mburojën e shpëtimit tënd; dora jote e djathtë më ka mbajtur dhe mirësia jote më ka bërë të madh.
<scripture passage="Ps 18:36" parsed="|Ps|18|36|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.36" />
<sup>36</sup> Ti ke zgjeruar hapat e mi nën veten time dhe këmbët e mia nuk janë penguar.
<scripture passage="Ps 18:37" parsed="|Ps|18|37|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.37" />
<sup>37</sup> I kam ndjekur armiqtë e mi dhe i kam arritur, nuk jam kthyer prapa para se t'i shkatërroj.
<scripture passage="Ps 18:38" parsed="|Ps|18|38|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.38" />
<sup>38</sup> I kam goditur vazhdimisht dhe ata nuk kanë mundur të ngrihen përsëri; ata kanë rënë nën këmbët e mia.
<scripture passage="Ps 18:39" parsed="|Ps|18|39|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.39" />
<sup>39</sup> Ti më ke dhënë forcë për betejën dhe ke bërë të përulen ata që ngriheshin kundër meje;
<scripture passage="Ps 18:40" parsed="|Ps|18|40|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.40" />
<sup>40</sup> ti ke bërë të kthejnë kurrizin armiqtë e mi, dhe unë kam shkatërruar ata që më urrenin.
<scripture passage="Ps 18:41" parsed="|Ps|18|41|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.41" />
<sup>41</sup> Ata klithën, por nuk pati njeri që t'i shpëtonte; ata i klithën Zotit, por ai nuk u dha përgjigje.
<scripture passage="Ps 18:42" parsed="|Ps|18|42|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.42" />
<sup>42</sup> I kam shkelur deri sa i bëra si pluhuri para erës; i kam fshirë si balta e rrugëve.
<scripture passage="Ps 18:43" parsed="|Ps|18|43|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.43" />
<sup>43</sup> Ti më ke çliruar nga grindjet e popullit; ti më ke bërë udhëheqës të kombeve; një popull që nuk e njihja më ka shërbyer.
<scripture passage="Ps 18:44" parsed="|Ps|18|44|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.44" />
<sup>44</sup> Me të dëgjuar emrin tim, ata më dëgjuan dhe m'u bindën; të huajt m'u nënshtruan.
<scripture passage="Ps 18:45" parsed="|Ps|18|45|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.45" />
<sup>45</sup> Të huajt u ligështuan dhe dolën duke u dridhur nga fortesat e tyre.
<scripture passage="Ps 18:46" parsed="|Ps|18|46|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.46" />
<sup>46</sup> Rroftë Zoti, qoftë e bekuar Kështjella ime dhe lëvduar qoftë Perëndia i shpëtimit tim!
<scripture passage="Ps 18:47" parsed="|Ps|18|47|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.47" />
<sup>47</sup> Ai është Perëndia që hakmerret për mua dhe që më nënshtron popujt;
<scripture passage="Ps 18:48" parsed="|Ps|18|48|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.48" />
<sup>48</sup> ai më çliron nga armiqtë e mi. Ti më larton mbi ata që ngrihen kundër meje dhe më çliron nga njeriu që përdor dhunën.
<scripture passage="Ps 18:49" parsed="|Ps|18|49|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.49" />
<sup>49</sup> Prandaj, o Zot, unë do ta kremtoj midis kombeve emrin tënd me këngë.
<scripture passage="Ps 18:50" parsed="|Ps|18|50|0|0" osisRef="Bible:Ps.18.50" />
<sup>50</sup> Çlirime të mëdha ai i jep mbretit të tij dhe tregohet dashamirës me Davidin, të vajosurin e tij, dhe me fisin e tij përjetë".
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 19" progress="48.05%" prev="Ps.18" next="Ps.20" id="Ps.19">
<h3 id="Ps.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Ps.19-p1">
<scripture passage="Ps 19:1" parsed="|Ps|19|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.19.1" />
<sup>1</sup> Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij.
<scripture passage="Ps 19:2" parsed="|Ps|19|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.19.2" />
<sup>2</sup> Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës.
<scripture passage="Ps 19:3" parsed="|Ps|19|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.19.3" />
<sup>3</sup> Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet;
<scripture passage="Ps 19:4" parsed="|Ps|19|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.19.4" />
<sup>4</sup> por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës; në qiejtë Perëndia ka vënë një çadër për diellin;
<scripture passage="Ps 19:5" parsed="|Ps|19|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.19.5" />
<sup>5</sup> dhe ai është si një dhëndër që del nga dhoma e tij e martesës; ngazëllon si një trim që përshkon rrugën e tij.
<scripture passage="Ps 19:6" parsed="|Ps|19|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.19.6" />
<sup>6</sup> Ai del nga një skaj i qiejve dhe rrotullimi e tij arrin deri në skajin tjetër; asgjë nuk mund t'i fshihet nxehtësisë së tij.
<scripture passage="Ps 19:7" parsed="|Ps|19|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.19.7" />
<sup>7</sup> Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë.
<scripture passage="Ps 19:8" parsed="|Ps|19|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.19.8" />
<sup>8</sup> Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e Zotit janë te pastra dhe ndriçojnë sytë.
<scripture passage="Ps 19:9" parsed="|Ps|19|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.19.9" />
<sup>9</sup> Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë; gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta;
<scripture passage="Ps 19:10" parsed="|Ps|19|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.19.10" />
<sup>10</sup> janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet.
<scripture passage="Ps 19:11" parsed="|Ps|19|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.19.11" />
<sup>11</sup> Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.
<scripture passage="Ps 19:12" parsed="|Ps|19|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.19.12" />
<sup>12</sup> Kush i njeh gabimet e tij? Pastromë nga ato që nuk i shoh.
<scripture passage="Ps 19:13" parsed="|Ps|19|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.19.13" />
<sup>13</sup> Përveç kësaj ruaje shërbëtorin tënd nga mëkatet e vullnetit, dhe bëj që ato të mos më sundojnë mua; atëherë unë do të jem i ndershëm dhe i pastër nga shkelje të mëdha.
<scripture passage="Ps 19:14" parsed="|Ps|19|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.19.14" />
<sup>14</sup> U miratofshin para teje fjalët e gojës sime dhe përsiatjet e zemrës sime, o Zot, kështjella ime dhe shpëtimtari im.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 20" progress="48.09%" prev="Ps.19" next="Ps.21" id="Ps.20">
<h3 id="Ps.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Ps.20-p1">
<scripture passage="Ps 20:1" parsed="|Ps|20|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.20.1" />
<sup>1</sup> Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart.
<scripture passage="Ps 20:2" parsed="|Ps|20|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.20.2" />
<sup>2</sup> Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni;
<scripture passage="Ps 20:3" parsed="|Ps|20|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.20.3" />
<sup>3</sup> Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela)
<scripture passage="Ps 20:4" parsed="|Ps|20|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.20.4" />
<sup>4</sup> Të dhëntë atë që zemra jote dëshëron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua.
<scripture passage="Ps 20:5" parsed="|Ps|20|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.20.5" />
<sup>5</sup> Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua.
<scripture passage="Ps 20:6" parsed="|Ps|20|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.20.6" />
<sup>6</sup> Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t'i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë.
<scripture passage="Ps 20:7" parsed="|Ps|20|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.20.7" />
<sup>7</sup> Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë.
<scripture passage="Ps 20:8" parsed="|Ps|20|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.20.8" />
<sup>8</sup> Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë.
<scripture passage="Ps 20:9" parsed="|Ps|20|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.20.9" />
<sup>9</sup> Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 21" progress="48.11%" prev="Ps.20" next="Ps.22" id="Ps.21">
<h3 id="Ps.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Ps.21-p1">
<scripture passage="Ps 21:1" parsed="|Ps|21|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.21.1" />
<sup>1</sup> O Zot, mbreti do të gëzohet me forcën tënde dhe do të ngazëllojë për shpëtimin tënd!
<scripture passage="Ps 21:2" parsed="|Ps|21|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.21.2" />
<sup>2</sup> Ti ia plotësove dëshirën e zemrës së tij dhe nuk hodhe poshtë kërkesën e buzëve të tij. (Sela)
<scripture passage="Ps 21:3" parsed="|Ps|21|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.21.3" />
<sup>3</sup> Sepse ti i dole para me bekime begatie, i vure mbi kokë një kurorë prej ari shumë të kulluar.
<scripture passage="Ps 21:4" parsed="|Ps|21|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.21.4" />
<sup>4</sup> Ai të kishte kërkuar jetë dhe ti i dhe ditë të gjata në përjetësi.
<scripture passage="Ps 21:5" parsed="|Ps|21|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.21.5" />
<sup>5</sup> E madhe është lavdia e tij për shpëtimin tënd; ti i dhe madhështi dhe lavdi,
<scripture passage="Ps 21:6" parsed="|Ps|21|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.21.6" />
<sup>6</sup> sepse ti e bën shumë të bekuar përjetë, e mbush me gëzim në praninë tënde.
<scripture passage="Ps 21:7" parsed="|Ps|21|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.21.7" />
<sup>7</sup> Duke qenë se mbreti ka besim te Zoti dhe në mirësinë e Shumë të Lartit, ai nuk do të hiqet kurrë.
<scripture passage="Ps 21:8" parsed="|Ps|21|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.21.8" />
<sup>8</sup> Dora jote do të arrijë tërë armiqtë e tu, dora jote e djathtë do të veprojë kundër atyre që të urrejnë.
<scripture passage="Ps 21:9" parsed="|Ps|21|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.21.9" />
<sup>9</sup> Ti do t'i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij Zoti do t'i hedhë në humnerë dhe zjarri do t'i përpijë.
<scripture passage="Ps 21:10" parsed="|Ps|21|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.21.10" />
<sup>10</sup> Ti do të zhdukësh frytin e tyre nga toka dhe pasardhësit e tyre midis bijve të njerëzve,
<scripture passage="Ps 21:11" parsed="|Ps|21|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.21.11" />
<sup>11</sup> sepse kanë kurdisur të keqen kundër teje dhe kanë përgatitur plane të këqija, por nuk do t'ia dalin.
<scripture passage="Ps 21:12" parsed="|Ps|21|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.21.12" />
<sup>12</sup> Sepse ti do të bësh që ata të kthejnë kurrizin dhe do të drejtosh shigjetat e harkut tënd kundër fytyrës së tyre.
<scripture passage="Ps 21:13" parsed="|Ps|21|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.21.13" />
<sup>13</sup> Çohu, o Zot, me forcën tënde; ne do të këndojmë dhe do të kremtojmë lëvdimet e fuqisë sate.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 22" progress="48.14%" prev="Ps.21" next="Ps.23" id="Ps.22">
<h3 id="Ps.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Ps.22-p1">
<scripture passage="Ps 22:1" parsed="|Ps|22|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.1" />
<sup>1</sup> Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur? Pse më rri kaq larg dhe nuk vjen të më çlirosh, duke dëgjuar fjalët e ofshamës sime?
<scripture passage="Ps 22:2" parsed="|Ps|22|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.2" />
<sup>2</sup> O Perëndia im, unë bërtas ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën unë nuk rri në heshtje.
<scripture passage="Ps 22:3" parsed="|Ps|22|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.3" />
<sup>3</sup> Megjithatë ti je i Shenjti, që banon në lëvdimet e Izraelit.
<scripture passage="Ps 22:4" parsed="|Ps|22|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.4" />
<sup>4</sup> Etërit tonë kanë pasur besim te ti; kanë pasur besim te ti dhe ti i ke çliruar.
<scripture passage="Ps 22:5" parsed="|Ps|22|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.5" />
<sup>5</sup> Të klithën ty dhe u çliruan; patën besim te ti dhe nuk u zhgënjyen.
<scripture passage="Ps 22:6" parsed="|Ps|22|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.6" />
<sup>6</sup> Por unë jam një krimb dhe jo një njeri; turpi i njerëzve dhe përçmimi i popullit.
<scripture passage="Ps 22:7" parsed="|Ps|22|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.7" />
<sup>7</sup> Tërë ata që më shohin më përqeshin, zgjatin buzën dhe tundin kokën,
<scripture passage="Ps 22:8" parsed="|Ps|22|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.8" />
<sup>8</sup> duke thënë: "Ai i ka besuar Zotiit; le ta çlirojë, pra, ta ndihmojë, mbasi e do".
<scripture passage="Ps 22:9" parsed="|Ps|22|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.9" />
<sup>9</sup> Me siguri ti je ai që më nxori nga barku i nënes; bëre që të kem besim te ti qysh nga koha kur pushoja mbi sisët e nënes sime.
<scripture passage="Ps 22:10" parsed="|Ps|22|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.10" />
<sup>10</sup> Unë u braktisa te ti qysh nga lindja ime; ti je Perëndia im qysh nga barku i nënes sime.
<scripture passage="Ps 22:11" parsed="|Ps|22|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.11" />
<sup>11</sup> Mos u largo nga unë, sepse ankthi është i afërt, dhe nuk ka asnjë që të më ndihmojë.
<scripture passage="Ps 22:12" parsed="|Ps|22|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.12" />
<sup>12</sup> Dema të mëdhenj më kanë rrethuar, dema të fuqishëm të Bashanit më rrinë përqark;
<scripture passage="Ps 22:13" parsed="|Ps|22|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.13" />
<sup>13</sup> ata hapin gojën e tyre kundër meje, si një luan grabitqar që vrumbullit.
<scripture passage="Ps 22:14" parsed="|Ps|22|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.14" />
<sup>14</sup> Më derdhin si ujë dhe tërë kockat e mia janë të ndrydhura; zemra ime është si dylli që shkrihet në mes të zorrëve të mia.
<scripture passage="Ps 22:15" parsed="|Ps|22|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.15" />
<sup>15</sup> Forca ime është tharë si një enë balte dhe gjuha ime është ngjitur te qiellza; ti më ke vënë në pluhurin e vdekjes.
<scripture passage="Ps 22:16" parsed="|Ps|22|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.16" />
<sup>16</sup> Sepse qentë më kanë rrethuar, një grup keqbërësish më rri rrotull; më kanë shpuar duart dhe këmbët.
<scripture passage="Ps 22:17" parsed="|Ps|22|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.17" />
<sup>17</sup> Unë mund t'i numëroj gjithë kockat e mia; ato më shikojnë dhe më këqyrin.
<scripture passage="Ps 22:18" parsed="|Ps|22|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.18" />
<sup>18</sup> Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time.
<scripture passage="Ps 22:19" parsed="|Ps|22|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.19" />
<sup>19</sup> Por ti, o Zot, mos u largo; ti që je forca ime, nxito të më ndihmosh.
<scripture passage="Ps 22:20" parsed="|Ps|22|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.20" />
<sup>20</sup> Çliroje jetën time nga shpata, jetën time të vetme nga këmba e qenit.
<scripture passage="Ps 22:21" parsed="|Ps|22|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.21" />
<sup>21</sup> Shpëtomë nga gryka e luanit dhe nga brirët e buajve. Ti m'u përgjigje.
<scripture passage="Ps 22:22" parsed="|Ps|22|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.22" />
<sup>22</sup> Unë do t'u njoftoj emrin tënd vëllezërve të mi, do të të lëvdoj në mes të kuvendit.
<scripture passage="Ps 22:23" parsed="|Ps|22|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.23" />
<sup>23</sup> Ju që keni frikë nga Zoti, lëvdojeni; dhe ju të gjithë, pasardhës të Jakobit, përlëvdojeni; dhe ju të gjithë, o fis i Izraelit, kini frikë nga ai.
<scripture passage="Ps 22:24" parsed="|Ps|22|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.24" />
<sup>24</sup> Sepse ai nuk ka përçmuar as nuk ka hedhur poshtë vuajtjen e të pikëlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrën e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kënaqur.
<scripture passage="Ps 22:25" parsed="|Ps|22|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.25" />
<sup>25</sup> Shkaku i lëvdimit tim në kuvendin e madh je ti; unë do t'i plotësoj zotimet e mia në prani të të gjithë atyre që kanë frikë nga ti.
<scripture passage="Ps 22:26" parsed="|Ps|22|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.26" />
<sup>26</sup> Nevojtarët do të hanë dhe do të ngopen; ata që kërkojnë Zotin do ta lëvdojnë; zemra juaj do të jetojë përjetë.
<scripture passage="Ps 22:27" parsed="|Ps|22|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.27" />
<sup>27</sup> Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai; dhe të gjitha familjet e kombeve do të adhurojnë përpara teje.
<scripture passage="Ps 22:28" parsed="|Ps|22|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.28" />
<sup>28</sup> Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet.
<scripture passage="Ps 22:29" parsed="|Ps|22|29|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.29" />
<sup>29</sup> Gjithë të pasurit e dheut do të hanë dhe do të të adhurojnë; të gjithë ata që zbresin në pluhur dhe që nuk arrijnë të mbahen gjallë do të përkulen para teje.
<scripture passage="Ps 22:30" parsed="|Ps|22|30|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.30" />
<sup>30</sup> Pasardhësit do t'i shërbejnë; do t'i flitet për Zotin brezit të ardhshëm.
<scripture passage="Ps 22:31" parsed="|Ps|22|31|0|0" osisRef="Bible:Ps.22.31" />
<sup>31</sup> Ata do të vijnë dhe do t'i shpallin drejtësinë e tij një populli që nuk ka lindur akoma, dhe që ai vetë e ka krijuar.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 23" progress="48.22%" prev="Ps.22" next="Ps.24" id="Ps.23">
<h3 id="Ps.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="Ps.23-p1">
<scripture passage="Ps 23:1" parsed="|Ps|23|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.23.1" />
<sup>1</sup> Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.
<scripture passage="Ps 23:2" parsed="|Ps|23|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.23.2" />
<sup>2</sup> Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin.
<scripture passage="Ps 23:3" parsed="|Ps|23|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.23.3" />
<sup>3</sup> Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij.
<scripture passage="Ps 23:4" parsed="|Ps|23|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.23.4" />
<sup>4</sup> Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.
<scripture passage="Ps 23:5" parsed="|Ps|23|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.23.5" />
<sup>5</sup> Ti shtron para meje tryezën në prani të armiqve të mi; ti vajos kokën time me vaj; kupa ime po derdhet.
<scripture passage="Ps 23:6" parsed="|Ps|23|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.23.6" />
<sup>6</sup> Me siguri pasuri dhe mirësi do të më shoqërojnë në gjithë ditët e jetës ime; dhe unë do të banoj në shtëpinë e Zotit ditë të gjata.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 24" progress="48.23%" prev="Ps.23" next="Ps.25" id="Ps.24">
<h3 id="Ps.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="Ps.24-p1">
<scripture passage="Ps 24:1" parsed="|Ps|24|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.24.1" />
<sup>1</sup> Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj.
<scripture passage="Ps 24:2" parsed="|Ps|24|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.24.2" />
<sup>2</sup> Sepse ai e ka themeluar mbi detet dhe e ka vendosur mbi lumenjtë.
<scripture passage="Ps 24:3" parsed="|Ps|24|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.24.3" />
<sup>3</sup> Kush do t'i ngjitet malit të Zotit? Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?
<scripture passage="Ps 24:4" parsed="|Ps|24|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.24.4" />
<sup>4</sup> Njeriu i pafajshëm nga duart dhe i pastër nga zemra, që nuk e ngre shpirtin për t'u dukur dhe nuk betohet në mënyrë të rreme.
<scripture passage="Ps 24:5" parsed="|Ps|24|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.24.5" />
<sup>5</sup> Ai do të marrë bekimet e Zotit dhe drejtësinë nga Perëndia e shpëtimit të tij.
<scripture passage="Ps 24:6" parsed="|Ps|24|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.24.6" />
<sup>6</sup> I tillë është brezi i atyre që e kërkojnë, që kërkojnë fytyrën tënde, o Perëndi e Jakobit. (Sela)
<scripture passage="Ps 24:7" parsed="|Ps|24|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.24.7" />
<sup>7</sup> O ju porta, çoni kokat tuaja; dhe ju, porta të përjetshme, hapuni krejt dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.
<scripture passage="Ps 24:8" parsed="|Ps|24|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.24.8" />
<sup>8</sup> Kush është ky Mbret i lavdisë? Éshtë Zoti i fortë dhe i fuqishëm, Zoti i fortë në betejë.
<scripture passage="Ps 24:9" parsed="|Ps|24|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.24.9" />
<sup>9</sup> O porta, çoni kokat tuaja; hapuni krejt, o porta të përjetshme, dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.
<scripture passage="Ps 24:10" parsed="|Ps|24|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.24.10" />
<sup>10</sup> Kush është ky Mbret i lavdisë? Éshtë Zoti i ushtrive; ai është Mbreti i lavdisë. (Sela)
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 25" progress="48.26%" prev="Ps.24" next="Ps.26" id="Ps.25">
<h3 id="Ps.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="Ps.25-p1">
<scripture passage="Ps 25:1" parsed="|Ps|25|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.1" />
<sup>1</sup> Te ti, o Zot, e lartoj shpirtin tim.
<scripture passage="Ps 25:2" parsed="|Ps|25|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.2" />
<sup>2</sup> O Perëndia im, kam besim te ti; bëj që të mos mbetem i zhgënjyer dhe që armiqtë e mi të mos triumfojnë mbi mua.
<scripture passage="Ps 25:3" parsed="|Ps|25|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.3" />
<sup>3</sup> Po, bëj që asnjë nga ata që kanë besim te ti të mos zhgënjehet; u turpërofshin ata që sillen pabesisht pa shkak.
<scripture passage="Ps 25:4" parsed="|Ps|25|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.4" />
<sup>4</sup> O Zot, më trego rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua.
<scripture passage="Ps 25:5" parsed="|Ps|25|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.5" />
<sup>5</sup> Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës.
<scripture passage="Ps 25:6" parsed="|Ps|25|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.6" />
<sup>6</sup> Kujto, o Zot, mëshirën tënde dhe miresinë tënde, sepse janë të përhershme.
<scripture passage="Ps 25:7" parsed="|Ps|25|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.7" />
<sup>7</sup> Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate.
<scripture passage="Ps 25:8" parsed="|Ps|25|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.8" />
<sup>8</sup> Zoti është i mirë dhe i drejtë, prandaj ai do t'u mësojë rrugën mëkatarëve.
<scripture passage="Ps 25:9" parsed="|Ps|25|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.9" />
<sup>9</sup> Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t'u mësojë të përulurve rrugën e tij.
<scripture passage="Ps 25:10" parsed="|Ps|25|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.10" />
<sup>10</sup> Të gjitha rrugët e Zotit janë mirësi dhe vërtetësi për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe porositë e tij.
<scripture passage="Ps 25:11" parsed="|Ps|25|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.11" />
<sup>11</sup> Për hir të emrit tënd, o Zot, fale paudhësinë time, sepse ajo është e madhe.
<scripture passage="Ps 25:12" parsed="|Ps|25|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.12" />
<sup>12</sup> Kush është njeriu që ka frikë nga Zoti? Ai do t'i tregojë rrugën që duhet të zgjedhë.
<scripture passage="Ps 25:13" parsed="|Ps|25|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.13" />
<sup>13</sup> Ai do të jetojë në bollëk dhe pasardhësit e tij do të trashëgojnë tokën.
<scripture passage="Ps 25:14" parsed="|Ps|25|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.14" />
<sup>14</sup> Sekreti i Zotit u tregohet atyre që kanë frikë prej tij, dhe ai u bën të njohur atyre besëlidhjen e tij.
<scripture passage="Ps 25:15" parsed="|Ps|25|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.15" />
<sup>15</sup> Sytë e mi drejtohen vazhdimisht te Zoti, sepse ai do të m'i nxjerrë këmbët nga rrjeta.
<scripture passage="Ps 25:16" parsed="|Ps|25|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.16" />
<sup>16</sup> Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, sepse jam vetëm dhe i dëshpëruar.
<scripture passage="Ps 25:17" parsed="|Ps|25|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.17" />
<sup>17</sup> Ankthet e zemrës sime janë shtuar; më çliro nga fatkeqësitë e mia.
<scripture passage="Ps 25:18" parsed="|Ps|25|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.18" />
<sup>18</sup> Shiko pikëllimin tim dhe ankthin tim, dhe fali të gjitha mëkatet e mia.
<scripture passage="Ps 25:19" parsed="|Ps|25|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.19" />
<sup>19</sup> Këqyr armiqtë e mi, sepse janë të shumtë dhe më urrejnë me një urrejtje plot dhunë.
<scripture passage="Ps 25:20" parsed="|Ps|25|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.20" />
<sup>20</sup> Ruaje jetën time dhe më çliro; bëj që të mos jem i pështjelluar, sepse unë po gjej strehë te ti.
<scripture passage="Ps 25:21" parsed="|Ps|25|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.21" />
<sup>21</sup> Pastërtia dhe ndershmëria më mbrofshin, sepse unë shpresoj te ti.
<scripture passage="Ps 25:22" parsed="|Ps|25|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.25.22" />
<sup>22</sup> O Perëndi, liroje Izraelin nga të gjitha mundimet e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 26" progress="48.30%" prev="Ps.25" next="Ps.27" id="Ps.26">
<h3 id="Ps.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="Ps.26-p1">
<scripture passage="Ps 26:1" parsed="|Ps|26|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.26.1" />
<sup>1</sup> Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur.
<scripture passage="Ps 26:2" parsed="|Ps|26|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.26.2" />
<sup>2</sup> Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time.
<scripture passage="Ps 26:3" parsed="|Ps|26|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.26.3" />
<sup>3</sup> Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde.
<scripture passage="Ps 26:4" parsed="|Ps|26|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.26.4" />
<sup>4</sup> Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë.
<scripture passage="Ps 26:5" parsed="|Ps|26|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.26.5" />
<sup>5</sup> Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët.
<scripture passage="Ps 26:6" parsed="|Ps|26|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.26.6" />
<sup>6</sup> Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot,
<scripture passage="Ps 26:7" parsed="|Ps|26|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.26.7" />
<sup>7</sup> për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua.
<scripture passage="Ps 26:8" parsed="|Ps|26|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.26.8" />
<sup>8</sup> O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote.
<scripture passage="Ps 26:9" parsed="|Ps|26|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.26.9" />
<sup>9</sup> Mos e vër shpirtin tim bashkë me atë të mëkatarëve dhe mos më bashko me njerëzit gjakatarë,
<scripture passage="Ps 26:10" parsed="|Ps|26|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.26.10" />
<sup>10</sup> sepse ata kanë në duart e tyre plane të këqija dhe dora e tyre e djathtë është plot dhurata.
<scripture passage="Ps 26:11" parsed="|Ps|26|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.26.11" />
<sup>11</sup> Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua.
<scripture passage="Ps 26:12" parsed="|Ps|26|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.26.12" />
<sup>12</sup> Këmba ime është e qëndrueshme në vënd të sheshtë. Në kuvende unë do të bekoj Zotin.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 27" progress="48.33%" prev="Ps.26" next="Ps.28" id="Ps.27">
<h3 id="Ps.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="Ps.27-p1">
<scripture passage="Ps 27:1" parsed="|Ps|27|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.27.1" />
<sup>1</sup> Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë?
<scripture passage="Ps 27:2" parsed="|Ps|27|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.27.2" />
<sup>2</sup> Kur njerëzit e këqij, armiqtë dhe kundërshtarët e mi më sulmuan për të ngrënë mishin tim, ata vetë u lëkundën dhe ranë.
<scripture passage="Ps 27:3" parsed="|Ps|27|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.27.3" />
<sup>3</sup> Edhe sikur një ushtri të dilte kundër meje, zemra ime nuk do të kishte frikë; edhe sikur një luftë të pëlciste kundër meje, edhe atëherë do të kisha besim.
<scripture passage="Ps 27:4" parsed="|Ps|27|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.27.4" />
<sup>4</sup> Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij.
<scripture passage="Ps 27:5" parsed="|Ps|27|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.27.5" />
<sup>5</sup> Sepse ditën e fatkeqësisë ai do të më fshehë në çadrën e tij, do të më fshehë në një vend sekret të banesës së tij, do të më lartojë mbi një shkëmb.
<scripture passage="Ps 27:6" parsed="|Ps|27|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.27.6" />
<sup>6</sup> Dhe tani koka ime do të ngrihet mbi armiqtë e mi që më rrethojnë, dhe do të ofroj në banesën e tij flijime me britma gëzimi; do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e Zotit.
<scripture passage="Ps 27:7" parsed="|Ps|27|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.27.7" />
<sup>7</sup> O Zot, dëgjo zërin tim, kur të këlthas ty; ki mëshirë për mua dhe përgjigjmu.
<scripture passage="Ps 27:8" parsed="|Ps|27|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.27.8" />
<sup>8</sup> Zemra ime më thotë nga ana jote: "Kërkoni fytyrën time". Unë kërkoj fytyrën tënde, o Zot.
<scripture passage="Ps 27:9" parsed="|Ps|27|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.27.9" />
<sup>9</sup> Mos ma fshih fytyrën tënde, mos e hidh poshtë me zemërim shërbëtorin tënd; ti ke qenë ndihma ime; mos më lër dhe mos më braktis, o Përendi e shpëtimit tim.
<scripture passage="Ps 27:10" parsed="|Ps|27|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.27.10" />
<sup>10</sup> Edhe sikur babai im dhe nëna ime të më kishin braktisur, Zoti do të më pranonte.
<scripture passage="Ps 27:11" parsed="|Ps|27|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.27.11" />
<sup>11</sup> O Zot, më mëso rrugën tënde dhe më udhëhiq në një shteg të sheshtë, për shkak të armiqve të mi.
<scripture passage="Ps 27:12" parsed="|Ps|27|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.27.12" />
<sup>12</sup> Mos më braktis në dëshirat e armiqve të mi, sepse kanë dalë kundër meje dëshmitarë të rremë, njerëz që duan dhunën.
<scripture passage="Ps 27:13" parsed="|Ps|27|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.27.13" />
<sup>13</sup> Oh, sikur të mos isha i sigurt të shoh mirësinë e Zotit në dheun e të gjallëve!
<scripture passage="Ps 27:14" parsed="|Ps|27|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.27.14" />
<sup>14</sup> Ki besim të madh te Zoti; ji i fortë, ki zemër; ki besim të madh te Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 28" progress="48.37%" prev="Ps.27" next="Ps.29" id="Ps.28">
<h3 id="Ps.28-p0.1">Chapter 28</h3>
<p id="Ps.28-p1">
<scripture passage="Ps 28:1" parsed="|Ps|28|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.28.1" />
<sup>1</sup> Ty të këlthas, o Zot, o kështjella ime; mos rri në heshtje, sepse po të mos flasësh ti, unë bëhem njëlloj si ata që zbresin në gropë.
<scripture passage="Ps 28:2" parsed="|Ps|28|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.28.2" />
<sup>2</sup> Dëgjo zërin e lutjeve të mia kur të këlthas ty për ndihmë, kur ngre duart në drejtim të vendit tënd shumë të shenjtë.
<scripture passage="Ps 28:3" parsed="|Ps|28|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.28.3" />
<sup>3</sup> Mos më tërhiq bashkë me të pabesët dhe ata që kryejnë paudhësi, të cilët flasin për paqe me të afërmit e tyre, por kanë shpirtligësi në zemër.
<scripture passage="Ps 28:4" parsed="|Ps|28|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.28.4" />
<sup>4</sup> Jepu atyre sipas veprave që kanë kryer dhe sipas ligësisë së veprimeve të tyre; jepu atyre sipas veprës së duarve të tyre; jepu atyre hakun që meritojnë.
<scripture passage="Ps 28:5" parsed="|Ps|28|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.28.5" />
<sup>5</sup> Duke qenë se ata nuk i çmojnë veprat e Zotit dhe atë që duart e tij kanë bërë, ai do t'i mposhtë dhe nuk do t'i lërë të begatohen.
<scripture passage="Ps 28:6" parsed="|Ps|28|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.28.6" />
<sup>6</sup> I bekuar qoftë Zoti, sepse ka dëgjuar zërin e lutjeve të mia.
<scripture passage="Ps 28:7" parsed="|Ps|28|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.28.7" />
<sup>7</sup> Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time.
<scripture passage="Ps 28:8" parsed="|Ps|28|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.28.8" />
<sup>8</sup> Zoti është forca e popullit të tij, dhe streha e shpëtimit për të vajosurin e tij.
<scripture passage="Ps 28:9" parsed="|Ps|28|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.28.9" />
<sup>9</sup> Shpëto popullin tënd dhe beko trashëgiminë tënde; ushqeji dhe përkrahi përjetë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 29" progress="48.40%" prev="Ps.28" next="Ps.30" id="Ps.29">
<h3 id="Ps.29-p0.1">Chapter 29</h3>
<p id="Ps.29-p1">
<scripture passage="Ps 29:1" parsed="|Ps|29|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.29.1" />
<sup>1</sup> I jepni Zotit, o bij të të fuqishmëve, i jepni Zotit lavdi dhe forcë.
<scripture passage="Ps 29:2" parsed="|Ps|29|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.29.2" />
<sup>2</sup> I jepni Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij.
<scripture passage="Ps 29:3" parsed="|Ps|29|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.29.3" />
<sup>3</sup> Zëri i Zotit është mbi ujërat; Perëndia i lavdisë gjëmon; Zoti është mbi ujërat e mëdha.
<scripture passage="Ps 29:4" parsed="|Ps|29|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.29.4" />
<sup>4</sup> Zëri i Zotit është i fuqishëm, zëri i Zotit është i madhërishëm.
<scripture passage="Ps 29:5" parsed="|Ps|29|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.29.5" />
<sup>5</sup> Zëri i Zotit thyen kedrat; po, Zoti thyen kedrat e Libanit;
<scripture passage="Ps 29:6" parsed="|Ps|29|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.29.6" />
<sup>6</sup> i bën të hidhen si një viç, Libanin dhe Sirionin, si një buall i ri.
<scripture passage="Ps 29:7" parsed="|Ps|29|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.29.7" />
<sup>7</sup> Zëri i Zotit çan flakët e zjarrit.
<scripture passage="Ps 29:8" parsed="|Ps|29|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.29.8" />
<sup>8</sup> Zëri i Zotit e bën shkretëtirën të dridhet; Zoti bën që të dridhet shkretëtira e Kadeshit.
<scripture passage="Ps 29:9" parsed="|Ps|29|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.29.9" />
<sup>9</sup> Zëri i Zotit bën që të lindin sutat dhe i lë pyjet pa gjethe; dhe në tempullin e tij çdo gjë thotë: "Lavdi!".
<scripture passage="Ps 29:10" parsed="|Ps|29|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.29.10" />
<sup>10</sup> Zoti rrinte ulur në fron përmbi përmbytjen; po, Zoti rri ulur si mbret në përjetësi.
<scripture passage="Ps 29:11" parsed="|Ps|29|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.29.11" />
<sup>11</sup> Zoti do t'i japë forcë popullit të tij; Zoti do të bekojë popullin e tij me paqe.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 30" progress="48.42%" prev="Ps.29" next="Ps.31" id="Ps.30">
<h3 id="Ps.30-p0.1">Chapter 30</h3>
<p id="Ps.30-p1">
<scripture passage="Ps 30:1" parsed="|Ps|30|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.30.1" />
<sup>1</sup> Do të të lëvdoj, o Zot, sepse ti më ngrite lart, dhe nuk i lejove armiqtë e mi të tallen me mua.
<scripture passage="Ps 30:2" parsed="|Ps|30|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.30.2" />
<sup>2</sup> O Zot, Perëndia im, unë të kam klithur ty, dhe ti më ke shëruar.
<scripture passage="Ps 30:3" parsed="|Ps|30|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.30.3" />
<sup>3</sup> O Zot, ti e ke nxjerrë shpirtin tim jashtë Sheolit, më ke mbajtur gjallë që të mos zbrisja në gropë.
<scripture passage="Ps 30:4" parsed="|Ps|30|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.30.4" />
<sup>4</sup> I këndoni lavde Zotit, ju, shenjtorë të tij, dhe kremtoni shenjtërinë e tij,
<scripture passage="Ps 30:5" parsed="|Ps|30|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.30.5" />
<sup>5</sup> sepse zemërimi im mban vetëm një çast, por mirësia e tij mban një jetë të tërë. Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.
<scripture passage="Ps 30:6" parsed="|Ps|30|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.30.6" />
<sup>6</sup> Kur kisha bollëk thoja: "Unë nuk do të prekem kurrë".
<scripture passage="Ps 30:7" parsed="|Ps|30|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.30.7" />
<sup>7</sup> O Zot, për hirin tënd e kishe fortësuar malin tim, ti e fshehe fytyrën tënde, dhe unë mbeta i trembur.
<scripture passage="Ps 30:8" parsed="|Ps|30|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.30.8" />
<sup>8</sup> Unë të klitha ty, o Zot, iu luta fort Zotit,
<scripture passage="Ps 30:9" parsed="|Ps|30|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.30.9" />
<sup>9</sup> duke thënë: "Çfarë dobie do të kesh nga gjaku im po të jetë se zbres në gropë? A mundet pluhuri të të kremtojë? A mundet ai të shpallë të vërtetën tënde?
<scripture passage="Ps 30:10" parsed="|Ps|30|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.30.10" />
<sup>10</sup> Dëgjo, o Zot, dhe ki mëshirë për mua, o Zot, bëhu ti ndihma ime".
<scripture passage="Ps 30:11" parsed="|Ps|30|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.30.11" />
<sup>11</sup> Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grethoren dhe më ke mbushur me gëzim,
<scripture passage="Ps 30:12" parsed="|Ps|30|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.30.12" />
<sup>12</sup> me qëllim që shpirti im të mund të të këndojë lavdi pa pushim. O Zot, Perëndia im, unë do të të kremtoj përjetë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 31" progress="48.45%" prev="Ps.30" next="Ps.32" id="Ps.31">
<h3 id="Ps.31-p0.1">Chapter 31</h3>
<p id="Ps.31-p1">
<scripture passage="Ps 31:1" parsed="|Ps|31|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.1" />
<sup>1</sup> Gjeta strehë te ti, o Zot; bëj që unë të mos ngatërrohem kurrë; çliromë për drejtësinë tënde.
<scripture passage="Ps 31:2" parsed="|Ps|31|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.2" />
<sup>2</sup> Ma vër veshin, nxito të më çlirosh; bëhu për mua një kështjellë e fortë dhe një vend i fortifikuar që të më shpëtosh.
<scripture passage="Ps 31:3" parsed="|Ps|31|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.3" />
<sup>3</sup> Sepse ti je kështjella ime dhe kalaja ime; për hir të emrit tënd më udhëhiq dhe tregomë udhën.
<scripture passage="Ps 31:4" parsed="|Ps|31|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.4" />
<sup>4</sup> Nxirrmë jashtë rrjetës që më kanë ngritur fshehurazi, sepse ti je kështjella ime.
<scripture passage="Ps 31:5" parsed="|Ps|31|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.5" />
<sup>5</sup> Në duart e tua unë e besoj frymën time; ti më shpengove, o Zot, Perëndi e së vërtetës.
<scripture passage="Ps 31:6" parsed="|Ps|31|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.6" />
<sup>6</sup> Unë i urrej ata që kanë dëshirë për t'u dukur, por kam besim te Zoti.
<scripture passage="Ps 31:7" parsed="|Ps|31|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.7" />
<sup>7</sup> Unë do të ngazëlloj dhe do të kënaqem me mirësinë tënde, sepse ti ke parë pikëllimin tim dhe i ke kuptuar ankthet e shpirtit tim,
<scripture passage="Ps 31:8" parsed="|Ps|31|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.8" />
<sup>8</sup> dhe nuk më dorëzove në duart e armikut, por m'i vure këmbët në një vend të gjerë.
<scripture passage="Ps 31:9" parsed="|Ps|31|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.9" />
<sup>9</sup> Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse jam me ankth; syri im, shpirti im dhe të përbrendshmet e mia po treten nga dhembja,
<scripture passage="Ps 31:10" parsed="|Ps|31|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.10" />
<sup>10</sup> sepse jeta ime po mpaket nga pikëllimi dhe vitet e mia nga të qarat; forca ime po mpaket për shkak të mëkatit tim dhe kockat e mia po treten.
<scripture passage="Ps 31:11" parsed="|Ps|31|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.11" />
<sup>11</sup> Jam bërë një turp për tërë armiqtë e mi, veçanërisht për të afërmit e mi dhe një tmer për të njohurit e mi; ata që më shohin rrugës, ikin larg meje.
<scripture passage="Ps 31:12" parsed="|Ps|31|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.12" />
<sup>12</sup> Zemra e tyre më ka harruar si të isha një njeri i vdekur; i përngjaj një vazoje të thyer.
<scripture passage="Ps 31:13" parsed="|Ps|31|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.13" />
<sup>13</sup> Sepse dëgjoi shpifjet e shumë njerëzve; rreth e qark sundon tmerri, ndërsa ata këshillohen midis tyre kundër meje dhe kurdisin komplote për të më zhdukur.
<scripture passage="Ps 31:14" parsed="|Ps|31|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.14" />
<sup>14</sup> Por unë kam besim te ti, o Zot; kam thënë: "Ti je Perëndia im".
<scripture passage="Ps 31:15" parsed="|Ps|31|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.15" />
<sup>15</sup> Ditët e mia janë në dorën tëndë; çliromë nga duart e armiqve të mi dhe të atyre që më përndjekin.
<scripture passage="Ps 31:16" parsed="|Ps|31|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.16" />
<sup>16</sup> Bëj që të shkelqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd; shpëtomë për hir të mirësisë sate.
<scripture passage="Ps 31:17" parsed="|Ps|31|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.17" />
<sup>17</sup> O Zot, bëj që unë të mos jem i pështjelluar, pse të kam kërkuar; u pështjellofshin të pabesët dhe rënçin në heshtje në Sheol.
<scripture passage="Ps 31:18" parsed="|Ps|31|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.18" />
<sup>18</sup> Mbeçin pa fjalë buzët gënjeshtare, që flasin pa turp kundër të drejtit, me mëndjemadhësi dhe përçmim.
<scripture passage="Ps 31:19" parsed="|Ps|31|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.19" />
<sup>19</sup> Sa e madhe është mirësia jote që ti u rezervon atyre që kanë frikë nga ti, dhe që ti përdor në prani të bijve të njerëzve ndaj atyre që gjejnë strehë te ti!
<scripture passage="Ps 31:20" parsed="|Ps|31|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.20" />
<sup>20</sup> Ti i fsheh në strehën e fshehtë të pranisë sate nga grackat e njerëzve, ti i ruan në një çadër të mbrojtur nga grindjet me fjalë.
<scripture passage="Ps 31:21" parsed="|Ps|31|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.21" />
<sup>21</sup> Qoftë i bekuar Zoti, sepse më është treguar shumë dashamirës, duke më vendosur si në një vend të fortifikuar.
<scripture passage="Ps 31:22" parsed="|Ps|31|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.22" />
<sup>22</sup> Kurse unë, në hutimin tim, thoja: "Më kanë larguar nga prania jote"; por ti dëgjove zërin e lutjeve të mia kur të klitha ty.
<scripture passage="Ps 31:23" parsed="|Ps|31|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.23" />
<sup>23</sup> Duajeni Zotin, ju, gjithë shenjtorë të tij! Zoti i mbron besnikët dhe i shpaguan gjerësisht ata që veprojnë me kryelartësi.
<scripture passage="Ps 31:24" parsed="|Ps|31|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.31.24" />
<sup>24</sup> Qofshi të fortë, mbarë ju që shpresoni tek Zoti, dhe ai do ta bëjë të patundur zemrën tuaj.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 32" progress="48.51%" prev="Ps.31" next="Ps.33" id="Ps.32">
<h3 id="Ps.32-p0.1">Chapter 32</h3>
<p id="Ps.32-p1">
<scripture passage="Ps 32:1" parsed="|Ps|32|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.32.1" />
<sup>1</sup> Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin!
<scripture passage="Ps 32:2" parsed="|Ps|32|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.32.2" />
<sup>2</sup> Lum ai njeri të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi.
<scripture passage="Ps 32:3" parsed="|Ps|32|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.32.3" />
<sup>3</sup> Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën.
<scripture passage="Ps 32:4" parsed="|Ps|32|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.32.4" />
<sup>4</sup> Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës. (Sela)
<scripture passage="Ps 32:5" parsed="|Ps|32|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.32.5" />
<sup>5</sup> Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: "Do t'ia rrëfej shkeljet e mia Zotit", dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim. (Sela)
<scripture passage="Ps 32:6" parsed="|Ps|32|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.32.6" />
<sup>6</sup> Prandaj çdo njeri i përshpirtshëm do të të thërrase në kohën që mund të gjendesh; edhe sikur ujërat e mëdha të vërshojnë, ato nuk do të arrijnë deri tek ai.
<scripture passage="Ps 32:7" parsed="|Ps|32|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.32.7" />
<sup>7</sup> Ti je vendi im i strehimit, ti do të më ruash nga fatkeqësia, ti do të më rrethosh me këngë çlirimi. (Sela)
<scripture passage="Ps 32:8" parsed="|Ps|32|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.32.8" />
<sup>8</sup> Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.
<scripture passage="Ps 32:9" parsed="|Ps|32|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.32.9" />
<sup>9</sup> Mos u bëni si kali dhe si mushka që nuk kanë mend, goja e të cilëve duhet të mbahet me fre dhe me kapistër, përndryshe nuk të afrohen.
<scripture passage="Ps 32:10" parsed="|Ps|32|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.32.10" />
<sup>10</sup> Të shumta janë dhembjet e të pabesit, por ai që ka besim tek Zoti do të rrethohet nga mirësia e tij.
<scripture passage="Ps 32:11" parsed="|Ps|32|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.32.11" />
<sup>11</sup> Gëzohuni tek Zoti dhe ngazëlloni, o njerëz të drejtë; lëshoni britma gëzimi, ju të gjithë, o njerëz me zemër të drejtë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 33" progress="48.54%" prev="Ps.32" next="Ps.34" id="Ps.33">
<h3 id="Ps.33-p0.1">Chapter 33</h3>
<p id="Ps.33-p1">
<scripture passage="Ps 33:1" parsed="|Ps|33|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.1" />
<sup>1</sup> Ngazëlloni, o njerëz të drejtë, tek Zoti; lëvdimi u shkon për shtat njerëzve të drejtë.
<scripture passage="Ps 33:2" parsed="|Ps|33|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.2" />
<sup>2</sup> Kremtojeni Zotin me qeste; këndojini atij me harpën me dhjetë tela.
<scripture passage="Ps 33:3" parsed="|Ps|33|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.3" />
<sup>3</sup> Këndojini një kantik të ri, bjerini me mjeshtëri veglës dhe brohoritni.
<scripture passage="Ps 33:4" parsed="|Ps|33|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.4" />
<sup>4</sup> Sepse fjala e Zotit është e drejtë dhe të gjithë veprat e tij janë bërë me saktësi.
<scripture passage="Ps 33:5" parsed="|Ps|33|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.5" />
<sup>5</sup> Ai e do drejtësinë dhe barazinë; toka është e mbushur nga mirësitë e Zotit.
<scripture passage="Ps 33:6" parsed="|Ps|33|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.6" />
<sup>6</sup> Qiejtë u bënë me anë të fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij.
<scripture passage="Ps 33:7" parsed="|Ps|33|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.7" />
<sup>7</sup> Ai mblodhi ujërat në një tog dhe vendosi thellësitë e tyre të mëdha si rezervuare.
<scripture passage="Ps 33:8" parsed="|Ps|33|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.8" />
<sup>8</sup> Tërë toka le të ketë frikë nga Zoti dhe le të dridhen para tij tërë banorët e botës.
<scripture passage="Ps 33:9" parsed="|Ps|33|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.9" />
<sup>9</sup> Sepse ai foli dhe gjëja u bë; ai udhëroi dhe gjëja u shfaq.
<scripture passage="Ps 33:10" parsed="|Ps|33|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.10" />
<sup>10</sup> Zoti e bën të dështojë planin e kombeve dhe asgjeson synimet e popujve.
<scripture passage="Ps 33:11" parsed="|Ps|33|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.11" />
<sup>11</sup> Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së tij për çdo brez.
<scripture passage="Ps 33:12" parsed="|Ps|33|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.12" />
<sup>12</sup> Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin; lum populli që ai ka zgjedhur për trashëgim të tij.
<scripture passage="Ps 33:13" parsed="|Ps|33|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.13" />
<sup>13</sup> Zoti shikon nga qielli; ai shikon tërë bijtë e njerëzve.
<scripture passage="Ps 33:14" parsed="|Ps|33|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.14" />
<sup>14</sup> Nga vendi i banimit të tij ai këqyr tërë banorët e tokës.
<scripture passage="Ps 33:15" parsed="|Ps|33|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.15" />
<sup>15</sup> Ai e ka formuar zemrën e të gjithëve, që kupton tërë veprat e tyre.
<scripture passage="Ps 33:16" parsed="|Ps|33|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.16" />
<sup>16</sup> Mbreti nuk shpëtohet nga një ushtri e madhe; trimi nuk shpëton për shkak të forcës së tij të madhe.
<scripture passage="Ps 33:17" parsed="|Ps|33|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.17" />
<sup>17</sup> Kali është një shpresë e kotë shpëtimi, dhe me forcën e tij të madhe nuk mund të shpëtojë asnjeri nga rreziku.
<scripture passage="Ps 33:18" parsed="|Ps|33|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.18" />
<sup>18</sup> Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij,
<scripture passage="Ps 33:19" parsed="|Ps|33|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.19" />
<sup>19</sup> për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja dhe për t'i mbajtur të gjallë në kohë urie.
<scripture passage="Ps 33:20" parsed="|Ps|33|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.20" />
<sup>20</sup> Shpirti ynë pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë.
<scripture passage="Ps 33:21" parsed="|Ps|33|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.21" />
<sup>21</sup> Po, zemra jonë do të gëzohet tek ai, sepse kemi besim, në emrin e tij të shenjtë.
<scripture passage="Ps 33:22" parsed="|Ps|33|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.33.22" />
<sup>22</sup> Mirësia jote qoftë mbi ne, o Zot, sepse kemi pasur shpresë te ti.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 34" progress="48.59%" prev="Ps.33" next="Ps.35" id="Ps.34">
<h3 id="Ps.34-p0.1">Chapter 34</h3>
<p id="Ps.34-p1">
<scripture passage="Ps 34:1" parsed="|Ps|34|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.1" />
<sup>1</sup> Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time.
<scripture passage="Ps 34:2" parsed="|Ps|34|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.2" />
<sup>2</sup> Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen.
<scripture passage="Ps 34:3" parsed="|Ps|34|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.3" />
<sup>3</sup> Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij.
<scripture passage="Ps 34:4" parsed="|Ps|34|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.4" />
<sup>4</sup> Unë e kërkova Zotin, dhe ai m'u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia.
<scripture passage="Ps 34:5" parsed="|Ps|34|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.5" />
<sup>5</sup> Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan.
<scripture passage="Ps 34:6" parsed="|Ps|34|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.6" />
<sup>6</sup> Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij.
<scripture passage="Ps 34:7" parsed="|Ps|34|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.7" />
<sup>7</sup> Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron.
<scripture passage="Ps 34:8" parsed="|Ps|34|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.8" />
<sup>8</sup> Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai.
<scripture passage="Ps 34:9" parsed="|Ps|34|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.9" />
<sup>9</sup> Kini frikë nga Zoti, ju shenjtorë të tij, sepse asgjë nuk u mungon atyre që kanë frikë prej tij.
<scripture passage="Ps 34:10" parsed="|Ps|34|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.10" />
<sup>10</sup> Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë.
<scripture passage="Ps 34:11" parsed="|Ps|34|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.11" />
<sup>11</sup> Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t'ju mësoj frikën e Zotit.
<scripture passage="Ps 34:12" parsed="|Ps|34|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.12" />
<sup>12</sup> Cili është ai njeri që dëshiron jetën dhe do ditë të gjata për të parë të mirën?
<scripture passage="Ps 34:13" parsed="|Ps|34|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.13" />
<sup>13</sup> Mbaje gjuhën tënde larg së keqes dhe buzët e tua të mos thonë gënjeshtra.
<scripture passage="Ps 34:14" parsed="|Ps|34|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.14" />
<sup>14</sup> Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje.
<scripture passage="Ps 34:15" parsed="|Ps|34|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.15" />
<sup>15</sup> Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre.
<scripture passage="Ps 34:16" parsed="|Ps|34|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.16" />
<sup>16</sup> Fytyra e Zotit është kundër atyre që sillen keq, për të çrrënjosur kujtimin e tyre nga faqja e dheut.
<scripture passage="Ps 34:17" parsed="|Ps|34|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.17" />
<sup>17</sup> Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre.
<scripture passage="Ps 34:18" parsed="|Ps|34|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.18" />
<sup>18</sup> Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.
<scripture passage="Ps 34:19" parsed="|Ps|34|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.19" />
<sup>19</sup> Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha.
<scripture passage="Ps 34:20" parsed="|Ps|34|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.20" />
<sup>20</sup> Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet.
<scripture passage="Ps 34:21" parsed="|Ps|34|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.21" />
<sup>21</sup> Ligësia do të vrasë të keqin, dhe ata që urrejnë të drejtin do të shkatërrohen.
<scripture passage="Ps 34:22" parsed="|Ps|34|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.34.22" />
<sup>22</sup> Zoti shpengon jetën e shërbëtorëve të tij, dhe asnjë nga ata që gjejnë strehë te ai nuk do të shkatërrohet.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 35" progress="48.63%" prev="Ps.34" next="Ps.36" id="Ps.35">
<h3 id="Ps.35-p0.1">Chapter 35</h3>
<p id="Ps.35-p1">
<scripture passage="Ps 35:1" parsed="|Ps|35|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.1" />
<sup>1</sup> O Zot, përleshu me ata që përleshen me mua; lufto me ata që luftojnë kundër meje.
<scripture passage="Ps 35:2" parsed="|Ps|35|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.2" />
<sup>2</sup> Merr mburojën dhe parzmoren dhe çohu të më ndihmosh.
<scripture passage="Ps 35:3" parsed="|Ps|35|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.3" />
<sup>3</sup> Nxirre shtizën dhe zëru rrugën atyre që më përndjekin; thuaji shpirtit tim: "Unë jam shpëtimi yt".
<scripture passage="Ps 35:4" parsed="|Ps|35|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.4" />
<sup>4</sup> Mbetshin të shushatur dhe të turpëruar ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe mbetshin të shushatur ata që kurdisin të keqen kundër meje.
<scripture passage="Ps 35:5" parsed="|Ps|35|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.5" />
<sup>5</sup> U shpërndafshin si byku nga era dhe engjëlli i Zotit i dëboftë.
<scripture passage="Ps 35:6" parsed="|Ps|35|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.6" />
<sup>6</sup> Qoftë rruga e tyre e errët dhe me shkarje, dhe Engjëlli i Zotit i përndjektë.
<scripture passage="Ps 35:7" parsed="|Ps|35|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.7" />
<sup>7</sup> Sepse pa pasur arsye më kanë ngritur fshehurazi rrjetën e tyre; pa pasur arsye ma kanë hapur gropën.
<scripture passage="Ps 35:8" parsed="|Ps|35|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.8" />
<sup>8</sup> Një shkatërrim i papritur u rëntë mbi krye, i zëntë rrjeta që kanë fshehur dhe rënçin në gropën që kanë përgatitur për shkatërimin tim.
<scripture passage="Ps 35:9" parsed="|Ps|35|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.9" />
<sup>9</sup> Atëherë shpirti im do të ngazëllejë tek Zoti dhe do të gëzohet për shpëtimin e tij.
<scripture passage="Ps 35:10" parsed="|Ps|35|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.10" />
<sup>10</sup> Të gjitha kockat e mia do të thonë: "O Zot, kush është si ti, që e çliron të mjerin nga ai që është më i fortë se ai, të mjerin dhe nevojtarin nga ai që plaçkit?".
<scripture passage="Ps 35:11" parsed="|Ps|35|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.11" />
<sup>11</sup> Dëshmitarë të pamëshirshëm ngrihen kundër meje dhe më pyesin për gjëra për të cilat unë nuk di asgjë.
<scripture passage="Ps 35:12" parsed="|Ps|35|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.12" />
<sup>12</sup> Të mirën e shpërblejnë me të keqen, duke e lënë kështu të pangushëlluar jetën time.
<scripture passage="Ps 35:13" parsed="|Ps|35|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.13" />
<sup>13</sup> Megjithatë, kur ishin të sëmurë, unë vesha grathoren dhe e mundova shpirtin tim me agjerim, dhe lutesha me kokën e përkulur mbi gjoks.
<scripture passage="Ps 35:14" parsed="|Ps|35|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.14" />
<sup>14</sup> Shkoja rreth e rrotull, sikur të ishte fjala për një shok o për vëllanë tim; shkoja fort i kërrusur nga dhembja, ashtu si një njeri që mban zi për të ëmën.
<scripture passage="Ps 35:15" parsed="|Ps|35|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.15" />
<sup>15</sup> Por kur u pengova, ata u gëzuan dhe u mblodhën bashkë; u mblodhën kundër meje disa shpifës, të cilët nuk i njihja; më kanë shqyer pa pushim.
<scripture passage="Ps 35:16" parsed="|Ps|35|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.16" />
<sup>16</sup> Bashkë me disa palaço zemërkatranë kërcëllijnë dhëmbët kundër meje.
<scripture passage="Ps 35:17" parsed="|Ps|35|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.17" />
<sup>17</sup> O Zot, deri kur do të vazhdosh të shikosh? Shpëto jetën time nga shkatërrimet e kurdisura prej tyre, të vetmen pasuri që kam nga dhëmbët e luanëve.
<scripture passage="Ps 35:18" parsed="|Ps|35|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.18" />
<sup>18</sup> Unë do të të kremtoj në kuvendin e madh, do të lavdëroj në mes të një populli të shumtë.
<scripture passage="Ps 35:19" parsed="|Ps|35|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.19" />
<sup>19</sup> Mos u gëzofshin me mua ata që pa hak më janë bërë armiq, mos e shkelshin syrin ata që më urrejnë pa arsye,
<scripture passage="Ps 35:20" parsed="|Ps|35|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.20" />
<sup>20</sup> sepse nuk flasin kurrë për paqe, por kurdisin mashtrime kundër njerëzve paqësorë të vendit.
<scripture passage="Ps 35:21" parsed="|Ps|35|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.21" />
<sup>21</sup> Po, e hapin gojën e tyre kundër meje dhe thonë: "Ah, ah! E kemi parë me sytë tanë".
<scripture passage="Ps 35:22" parsed="|Ps|35|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.22" />
<sup>22</sup> O Zot, ti i ke parë këto gjëra, mos hesht; o Zot, mos u largo nga unë.
<scripture passage="Ps 35:23" parsed="|Ps|35|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.23" />
<sup>23</sup> Zgjohu dhe çohu, për të më siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur çështjen time, o Perëndi dhe Zoti im.
<scripture passage="Ps 35:24" parsed="|Ps|35|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.24" />
<sup>24</sup> Gjykomë sipas drejtësisë sate, o Zot, Perëndia im, dhe bëj ata të mos kënaqen me mua,
<scripture passage="Ps 35:25" parsed="|Ps|35|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.25" />
<sup>25</sup> dhe të mos thonë në zemër të tyre: "Ah, pikërisht ashtu siç e donim"; dhe të mos thonë: "E gëlltitëm".
<scripture passage="Ps 35:26" parsed="|Ps|35|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.26" />
<sup>26</sup> U turpërofshin dhe u pështjellofshin gjihë ata që gezohen nga e keqja ime; u mbulofshin me turp dhe me fyerje ata që ekzaltohen kundër meje.
<scripture passage="Ps 35:27" parsed="|Ps|35|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.27" />
<sup>27</sup> Këndofshin dhe gëzofshin ata që kanë në zemër çështjen time të drejtë dhe thënçin vazhdimisht: "Lëvduar qoftë Zoti, që e do paqen e shërbëtorit të tij".
<scripture passage="Ps 35:28" parsed="|Ps|35|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.35.28" />
<sup>28</sup> Gjuha ime do të kremojë drejtësinë tënde dhe do të këndojë lëvdimin tënd tërë ditën.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 36" progress="48.71%" prev="Ps.35" next="Ps.37" id="Ps.36">
<h3 id="Ps.36-p0.1">Chapter 36</h3>
<p id="Ps.36-p1">
<scripture passage="Ps 36:1" parsed="|Ps|36|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.36.1" />
<sup>1</sup> Mëkati i të pabesit i thotë zemrës sime: "Nuk ekziston asnjë frikë nga Perëndia përpara syve të tij.
<scripture passage="Ps 36:2" parsed="|Ps|36|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.36.2" />
<sup>2</sup> Sepse ai gënjen veten e tij në kërkimin e fajit që ka kryer në urrejtjen ndaj tij.
<scripture passage="Ps 36:3" parsed="|Ps|36|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.36.3" />
<sup>3</sup> Fjalët e gojës së tij janë paudhësi dhe mashtrim; ai ka pushuar së qeni i urtë dhe nuk bën më të mira.
<scripture passage="Ps 36:4" parsed="|Ps|36|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.36.4" />
<sup>4</sup> Ai thur paudhësi në shtratin e tij; vihet në një rrugë që nuk është e mirë dhe që nuk e dënon të keqen".
<scripture passage="Ps 36:5" parsed="|Ps|36|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.36.5" />
<sup>5</sup> O Zot, mirësia jote arrin deri në qiell dhe besnikëria jote deri te retë.
<scripture passage="Ps 36:6" parsed="|Ps|36|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.36.6" />
<sup>6</sup> Drejtësia jote është si malet e Perëndisë, dhe gjykimet e tua janë si një humnerë e madhe. O Zot, ti ruan njerëz dhe kafshë.
<scripture passage="Ps 36:7" parsed="|Ps|36|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.36.7" />
<sup>7</sup> O Perëndi, sa e çmuar është mirësia jote! Prandaj bijtë e njerëzve gjejnë strehë nën hijen e krahëve të tu;
<scripture passage="Ps 36:8" parsed="|Ps|36|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.36.8" />
<sup>8</sup> ata ngopen me bollëkun e shtëpisë sate, dhe ti u heq etjen në përroin e kënaqësive të tua.
<scripture passage="Ps 36:9" parsed="|Ps|36|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.36.9" />
<sup>9</sup> Sepse pranë teje është burimi i jetës, dhe me anë të dritës sate ne shohim dritën.
<scripture passage="Ps 36:10" parsed="|Ps|36|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.36.10" />
<sup>10</sup> Zgjate mirësinë tënde ndaj atyre që të njohin dhe drejtësinë tënde ndaj atyre që janë të drejtë nga zemra.
<scripture passage="Ps 36:11" parsed="|Ps|36|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.36.11" />
<sup>11</sup> Mos më vëntë këmbën kryelarti dhe dora e të pabesit mos më marrtë me vete.
<scripture passage="Ps 36:12" parsed="|Ps|36|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.36.12" />
<sup>12</sup> Ja, ata që kryejnë paudhësi kanë rënë; i kanë rrëzuar për tokë dhe nuk mund të ringjallen përsëri.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 37" progress="48.74%" prev="Ps.36" next="Ps.38" id="Ps.37">
<h3 id="Ps.37-p0.1">Chapter 37</h3>
<p id="Ps.37-p1">
<scripture passage="Ps 37:1" parsed="|Ps|37|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.1" />
<sup>1</sup> Mos u dëshpëro për shkak të njerëzve të këqij; mos ki smirë ata që veprojnë me ligësi,
<scripture passage="Ps 37:2" parsed="|Ps|37|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.2" />
<sup>2</sup> sepse ata shpejt do të kositen si bari dhe do të thahen si bari i blertë.
<scripture passage="Ps 37:3" parsed="|Ps|37|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.3" />
<sup>3</sup> Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë.
<scripture passage="Ps 37:4" parsed="|Ps|37|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.4" />
<sup>4</sup> Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate.
<scripture passage="Ps 37:5" parsed="|Ps|37|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.5" />
<sup>5</sup> Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar.
<scripture passage="Ps 37:6" parsed="|Ps|37|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.6" />
<sup>6</sup> Ai do të bëjë të shkëlqejë drejtësia jote si drita dhe ndershmëria e saj si mesdita.
<scripture passage="Ps 37:7" parsed="|Ps|37|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.7" />
<sup>7</sup> Rri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e këqija të tij.
<scripture passage="Ps 37:8" parsed="|Ps|37|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.8" />
<sup>8</sup> Hiq dorë nga zemërimi dhe lëre përbuzjen; mos u dëshpëro; kjo do të të çonte edhe ty të bëje të keqen.
<scripture passage="Ps 37:9" parsed="|Ps|37|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.9" />
<sup>9</sup> Sepse njerëzit e këqij do të shfarosen, por ata që shpresojnë tek Zoti do të bëhen zotër të tokës.
<scripture passage="Ps 37:10" parsed="|Ps|37|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.10" />
<sup>10</sup> Edhe pak dhe i pabesi nuk do të jetë më; po, ti do të kërkosh me kujdes vendin e tij dhe ai nuk do të jetë më.
<scripture passage="Ps 37:11" parsed="|Ps|37|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.11" />
<sup>11</sup> Por zemërbutët do të zotërojnë tokën dhe do të gëzojnë një paqe të madhe.
<scripture passage="Ps 37:12" parsed="|Ps|37|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.12" />
<sup>12</sup> I pabesi komploton kundër të drejtit dhe kërcëllin dhëmbët kundër tij.
<scripture passage="Ps 37:13" parsed="|Ps|37|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.13" />
<sup>13</sup> Zoti qesh me të, sepse e sheh që vjen dita e tij.
<scripture passage="Ps 37:14" parsed="|Ps|37|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.14" />
<sup>14</sup> Të pabesët kanë nxjerrë shpatën dhe kanë nderur harkun e tyre për të rrëzuar të mjerin dhe nevojtarin, për të vrarë ata që ecën drejt në rrugën e tyre.
<scripture passage="Ps 37:15" parsed="|Ps|37|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.15" />
<sup>15</sup> Shpata e tyre do të hyjë në zemrën e tyre dhe harqet e tyre do të thyhen.
<scripture passage="Ps 37:16" parsed="|Ps|37|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.16" />
<sup>16</sup> Vlen më tepër e pakta e të drejtit se sa bollëku i shumë të pabesëve.
<scripture passage="Ps 37:17" parsed="|Ps|37|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.17" />
<sup>17</sup> Sepse krahët e të pabesëve do të thyhen, por Zoti i përkrah të drejtët.
<scripture passage="Ps 37:18" parsed="|Ps|37|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.18" />
<sup>18</sup> Zoti i njeh ditët e njerëzve të ndershëm dhe trashëgimia e tyre do të vazhdojë përjetë.
<scripture passage="Ps 37:19" parsed="|Ps|37|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.19" />
<sup>19</sup> Ata nuk do të ngatërrohen në kohën e fatkeqësisë dhe në ditët e zisë do të ngopen.
<scripture passage="Ps 37:20" parsed="|Ps|37|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.20" />
<sup>20</sup> Por të pabesët do të vdesin dhe armiqtë e Zotit do të konsumohen dhe do të bëhen tym si dhjami i qengjave.
<scripture passage="Ps 37:21" parsed="|Ps|37|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.21" />
<sup>21</sup> I pabesi merr hua dhe nuk e kthen, por i drejti ka mëshirë dhe dhuron.
<scripture passage="Ps 37:22" parsed="|Ps|37|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.22" />
<sup>22</sup> Sepse të bekuarit nga Zoti do të trashëgojnë tokën, por ata që janë mallkuar prej tij do të shfarosen.
<scripture passage="Ps 37:23" parsed="|Ps|37|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.23" />
<sup>23</sup> Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij.
<scripture passage="Ps 37:24" parsed="|Ps|37|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.24" />
<sup>24</sup> Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore.
<scripture passage="Ps 37:25" parsed="|Ps|37|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.25" />
<sup>25</sup> Unë kam qenë fëmijë dhe tani jam plakur, por nuk e kam parë kurrë të drejtin të braktisur dhe pasardhësit e tij të lypin bukë.
<scripture passage="Ps 37:26" parsed="|Ps|37|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.26" />
<sup>26</sup> Ai ka mëshirë dhe jep kurdoherë hua; dhe pasardhësit e tij janë në bekim.
<scripture passage="Ps 37:27" parsed="|Ps|37|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.27" />
<sup>27</sup> Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, dhe do të kesh një banesë të përjetshme.
<scripture passage="Ps 37:28" parsed="|Ps|37|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.28" />
<sup>28</sup> Sepse Zoti e do drejtësinë dhe nuk ka për t'i braktisur kurrë shenjtorët e tij; ata do të ruhen përjetë, ndërsa pasardhësit e të pabesëve do të shfarosen.
<scripture passage="Ps 37:29" parsed="|Ps|37|29|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.29" />
<sup>29</sup> Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë gjithnjë mbi të.
<scripture passage="Ps 37:30" parsed="|Ps|37|30|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.30" />
<sup>30</sup> Nga goja e të drejtit del dituri dhe gjuha e tij flet për drejtësi.
<scripture passage="Ps 37:31" parsed="|Ps|37|31|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.31" />
<sup>31</sup> Ligji i Perëndisë të tij është në zemrën e tij; hapat e tij nuk do të lëkunden.
<scripture passage="Ps 37:32" parsed="|Ps|37|32|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.32" />
<sup>32</sup> I pabesi spiunon të drejtin dhe përpiqet ta vrasë.
<scripture passage="Ps 37:33" parsed="|Ps|37|33|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.33" />
<sup>33</sup> Zoti nuk do ta lërë në duart e tij dhe nuk do të lejojë që të dënohet, kur të gjykohet.
<scripture passage="Ps 37:34" parsed="|Ps|37|34|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.34" />
<sup>34</sup> Ki shpresë të patundur tek Zoti dhe ndiq rrugën tij, dhe ai do të të lartojë me qëllim që ti të trashëgosh tokën; kur të pabesët të jenë të shfarosur, ti do ta shikosh.
<scripture passage="Ps 37:35" parsed="|Ps|37|35|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.35" />
<sup>35</sup> E pashë njeriun e pushtetshëm dhe të furishëm të begatohet si një pemë e gjelbër në tokën e tij të lindjes,
<scripture passage="Ps 37:36" parsed="|Ps|37|36|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.36" />
<sup>36</sup> por pastaj u zhduk; dhe ja, nuk është më; e kërkova, por nuk e gjeta më.
<scripture passage="Ps 37:37" parsed="|Ps|37|37|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.37" />
<sup>37</sup> Ki kujdes për njeriun e ndershëm dhe këqyr njeriun e drejtë, sepse e ardhmja e këtij njeriu do të jetë paqja.
<scripture passage="Ps 37:38" parsed="|Ps|37|38|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.38" />
<sup>38</sup> Por shkelësit do të shkatërrohen të gjithë; në fund të pabesët do të dërrmohen.
<scripture passage="Ps 37:39" parsed="|Ps|37|39|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.39" />
<sup>39</sup> Por shpëtimi i të drejtëve vjen nga Zoti; ai është kështjella e tyre në kohën e fatkeqësisë.
<scripture passage="Ps 37:40" parsed="|Ps|37|40|0|0" osisRef="Bible:Ps.37.40" />
<sup>40</sup> Dhe Zoti i ndihmon dhe i çliron; i çliron nga të pabesët dhe i shpëton, sepse kanë gjetur strehë tek ai.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 38" progress="48.83%" prev="Ps.37" next="Ps.39" id="Ps.38">
<h3 id="Ps.38-p0.1">Chapter 38</h3>
<p id="Ps.38-p1">
<scripture passage="Ps 38:1" parsed="|Ps|38|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.1" />
<sup>1</sup> O Zot, mos më shaj në indinjatën tënde dhe mos më dëno në zemërimin tënd.
<scripture passage="Ps 38:2" parsed="|Ps|38|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.2" />
<sup>2</sup> Sepse shigjtat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp.
<scripture passage="Ps 38:3" parsed="|Ps|38|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.3" />
<sup>3</sup> Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim.
<scripture passage="Ps 38:4" parsed="|Ps|38|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.4" />
<sup>4</sup> Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua.
<scripture passage="Ps 38:5" parsed="|Ps|38|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.5" />
<sup>5</sup> Plagët e mia janë të fëlliqura dhe të qelbëzuara nga marrëzia ime.
<scripture passage="Ps 38:6" parsed="|Ps|38|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.6" />
<sup>6</sup> Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi,
<scripture passage="Ps 38:7" parsed="|Ps|38|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.7" />
<sup>7</sup> sepse ijet e mia janë të pezmatuara dhe nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim.
<scripture passage="Ps 38:8" parsed="|Ps|38|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.8" />
<sup>8</sup> Jam i sfilitur dhe i vrarë; vrumbulloj nga drithma e zemrës sime.
<scripture passage="Ps 38:9" parsed="|Ps|38|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.9" />
<sup>9</sup> O Zot, çdo dëshirë që kam është para teje dhe psherëtimat e mia nuk të janë fshehur.
<scripture passage="Ps 38:10" parsed="|Ps|38|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.10" />
<sup>10</sup> Zemra ime rreh, fuqia po më lë; vetë drita e syve të mi ka ikur.
<scripture passage="Ps 38:11" parsed="|Ps|38|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.11" />
<sup>11</sup> Miqtë e mi dhe shokët e mi rrinë larg plagës sime, dhe fqinjët e mi ndalojnë larg meje.
<scripture passage="Ps 38:12" parsed="|Ps|38|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.12" />
<sup>12</sup> Ata që kërkojnë jetën time më ngrejnë kurthe dhe ata që duan të më bëjnë të keqen flasin për shkatërrimin dhe mendojnë mashtrime tërë ditën.
<scripture passage="Ps 38:13" parsed="|Ps|38|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.13" />
<sup>13</sup> Por unë jam si një i shurdhër që nuk dëgjon dhe një memec që nuk e hap gojën.
<scripture passage="Ps 38:14" parsed="|Ps|38|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.14" />
<sup>14</sup> Po, jam si një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk mund të përgjigjet me gojën e tij.
<scripture passage="Ps 38:15" parsed="|Ps|38|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.15" />
<sup>15</sup> Sepse shpresoj te ti, o Zot, ti do të përgjigjesh, o Zot, Perëndia im.
<scripture passage="Ps 38:16" parsed="|Ps|38|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.16" />
<sup>16</sup> Sepse kam thënë: "U gëzofshin me mua, dhe kur këmba ime pengohet, mos u çofshin kundër meje".
<scripture passage="Ps 38:17" parsed="|Ps|38|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.17" />
<sup>17</sup> Ndërsa jam duke rënë dhe dhembja ime është vazhdimisht para meje,
<scripture passage="Ps 38:18" parsed="|Ps|38|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.18" />
<sup>18</sup> ndërsa rrëfej mëkatin tim dhe jam tepër i shqetësuar për mëkatin,
<scripture passage="Ps 38:19" parsed="|Ps|38|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.19" />
<sup>19</sup> armiqtë e mi janë tërë gjallëri dhe janë të fortë, dhe ata që më urrejnë pa shkak shumohen.
<scripture passage="Ps 38:20" parsed="|Ps|38|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.20" />
<sup>20</sup> Edhe ata që ma shpërblejnë të mirën me të keqen më përndjekin, sepse unë ndjek rrugën e së mirës.
<scripture passage="Ps 38:21" parsed="|Ps|38|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.21" />
<sup>21</sup> O Zot, mos më braktis; Perëndia im, mos u largo nga unë.
<scripture passage="Ps 38:22" parsed="|Ps|38|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.38.22" />
<sup>22</sup> Nxito të më ndihmosh, o Zot, o shpëtimi im.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 39" progress="48.87%" prev="Ps.38" next="Ps.40" id="Ps.39">
<h3 id="Ps.39-p0.1">Chapter 39</h3>
<p id="Ps.39-p1">
<scripture passage="Ps 39:1" parsed="|Ps|39|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.39.1" />
<sup>1</sup> Unë thoja: "Do të kujdesem për sjelljen time që të mos kryej mëkate me gjuhën time; do t'i vë një fre gojës sime, sa kohë që i pabesi rri para meje".
<scripture passage="Ps 39:2" parsed="|Ps|39|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.39.2" />
<sup>2</sup> Kam qëndruar i heshtur dhe i qetë, i jam përmbajtur pikërisht së mirës, dhe dhembja ime është ashpërsuar.
<scripture passage="Ps 39:3" parsed="|Ps|39|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.39.3" />
<sup>3</sup> Zemra më digjte përbrenda; ndërsa mendohesha, një zjarr u ndez; atëherë fola me gjuhën time:
<scripture passage="Ps 39:4" parsed="|Ps|39|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.39.4" />
<sup>4</sup> "O Zot, bëmë të njohur fundin tim dhe cila është masa e ditëve të mia; vepro në mënyrë që unë të di sa i brishtë jam.
<scripture passage="Ps 39:5" parsed="|Ps|39|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.39.5" />
<sup>5</sup> Ja, ti i ke pakësuar ditët e mia aq sa është e gjatë një pëllëmbë, dhe zgjatja e jetës sime është si asgjë para teje; po, çdo njeri në gjendjen e tij më të mirë nuk është veçse avull. (Sela)
<scripture passage="Ps 39:6" parsed="|Ps|39|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.39.6" />
<sup>6</sup> Po, njeriu sillet rreth e qark si një hije; po më kot lodhen të gjithë dhe grumbullojnë pasuri pa ditur kush do t'i mbledhë!
<scripture passage="Ps 39:7" parsed="|Ps|39|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.39.7" />
<sup>7</sup> Por tani, o Zot, çfarë pres? Shpresa ime është te ti.
<scripture passage="Ps 39:8" parsed="|Ps|39|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.39.8" />
<sup>8</sup> Çliromë nga të gjitha fajet e mia; bëj që të mos jem objekt i talljes nga njeriu pa mend.
<scripture passage="Ps 39:9" parsed="|Ps|39|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.39.9" />
<sup>9</sup> Do të qëndroj në heshtje, nuk kam për të hapur gojën, sepse ti je ai që vepron.
<scripture passage="Ps 39:10" parsed="|Ps|39|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.39.10" />
<sup>10</sup> Largo nga unë fshikullin tënd; unë po marr fund nën goditjet e dorës sate.
<scripture passage="Ps 39:11" parsed="|Ps|39|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.39.11" />
<sup>11</sup> Ti e korrigjon njeriun duke dënuar mëkatin e tij dhe konsumon si një krimb atë që për të është e çmuar. Po, çdo njeri nuk është veçse kotësi. (Sela)
<scripture passage="Ps 39:12" parsed="|Ps|39|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.39.12" />
<sup>12</sup> O Zot, dëgjo lutjen time dhe vëri veshin britmës sime; mos u trego i shurdhër ndaj lotëve të mi, sepse para teje unë jam një i huaj dhe një shtegtar si të gjithë etërit e mi.
<scripture passage="Ps 39:13" parsed="|Ps|39|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.39.13" />
<sup>13</sup> Hiqe shikimin tënd nga unë, me qëllim që unë të marr përsëri fuqi para se të iki dhe të mos jem më".
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 40" progress="48.91%" prev="Ps.39" next="Ps.41" id="Ps.40">
<h3 id="Ps.40-p0.1">Chapter 40</h3>
<p id="Ps.40-p1">
<scripture passage="Ps 40:1" parsed="|Ps|40|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.1" />
<sup>1</sup> Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time.
<scripture passage="Ps 40:2" parsed="|Ps|40|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.2" />
<sup>2</sup> Më nxorri jashtë një grope shkatërrimi, nga balta e moçalit, i vendosi këmbët e mia mbi një shkëmb dhe i ka bërë të qëndrueshme hapat e mia.
<scripture passage="Ps 40:3" parsed="|Ps|40|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.3" />
<sup>3</sup> Ai vuri në gojën time një kantik të ri për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t'i besojnë Zotit.
<scripture passage="Ps 40:4" parsed="|Ps|40|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.4" />
<sup>4</sup> Lum ai njeri që i beson Zotit dhe nuk u drejtohet krenarëve dhe as atyre që marrin rrugë të keqe duke u dhënë pas gënjeshtrës.
<scripture passage="Ps 40:5" parsed="|Ps|40|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.5" />
<sup>5</sup> O Zot, Perëndia im, të shumta janë mrekullitë që ke bërë, dhe askush nuk mund të numërojë gjërat që ke menduar për ne. Po të duhej t'i shpallja dhe t'i tregoja, do të ishin tepër për t'i radhitur.
<scripture passage="Ps 40:6" parsed="|Ps|40|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.6" />
<sup>6</sup> Ti nuk kënaqesh as me flijime as me oferta; më ke shpuar veshët. Ti nuk ke kërkuar as olokauste as flijime për mëkatin.
<scripture passage="Ps 40:7" parsed="|Ps|40|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.7" />
<sup>7</sup> Atëherë unë thashë: "Ja, po vij. Në rrotullin e librit shkruhet për mua.
<scripture passage="Ps 40:8" parsed="|Ps|40|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.8" />
<sup>8</sup> Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time".
<scripture passage="Ps 40:9" parsed="|Ps|40|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.9" />
<sup>9</sup> E shpalla drejtësinë tënde në kuvendin e madh; ja, unë nuk i mbaj buzët të mbyllura, o Zot, ti e di këtë.
<scripture passage="Ps 40:10" parsed="|Ps|40|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.10" />
<sup>10</sup> Nuk e kam fshehur drejtësinë tënde në zemrën time; kam shpallur besnikërinë tënde dhe shpëtimin tënd; nuk e kam fshehur mirësinë tënde as të vërtetën tënde para kuvendit të madh.
<scripture passage="Ps 40:11" parsed="|Ps|40|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.11" />
<sup>11</sup> Mos më moho, o Zot, mëshirën zemërbutë; mirësia jote dhe e vërteta jote më mbrofshin gjithnjë.
<scripture passage="Ps 40:12" parsed="|Ps|40|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.12" />
<sup>12</sup> Sepse të këqija të panumërta më rrethojnë; paudhësitë e mia më kanë zënë dhe nuk mund të shikoj; janë më të shumta se flokët e kokës sime, dhe zemra po më ligështohet.
<scripture passage="Ps 40:13" parsed="|Ps|40|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.13" />
<sup>13</sup> Prano, o Zot, të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh.
<scripture passage="Ps 40:14" parsed="|Ps|40|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.14" />
<sup>14</sup> U turpërofshin dhe u pështjellofshin ata që duan të shkatërrojnë jetën time. Rënçin poshtë të mbuluar nga turpi ata që gëzohen me fatkeqësitë e mia.
<scripture passage="Ps 40:15" parsed="|Ps|40|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.15" />
<sup>15</sup> U trëmbshin për turp të tyre ata që më thonë: "Ah, ah...!".
<scripture passage="Ps 40:16" parsed="|Ps|40|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.16" />
<sup>16</sup> U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, ata që duan shpëtimin tënd thënçin: "Lëvduar qoftë Zoti".
<scripture passage="Ps 40:17" parsed="|Ps|40|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.40.17" />
<sup>17</sup> Sa për mua, unë jam i varfër dhe nevojtar, por Zoti kujdeset për mua. Ti je mbështetja ime dhe çlirimtari im; Perëndia im, mos u vono.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 41" progress="48.96%" prev="Ps.40" next="Ps.42" id="Ps.41">
<h3 id="Ps.41-p0.1">Chapter 41</h3>
<p id="Ps.41-p1">
<scripture passage="Ps 41:1" parsed="|Ps|41|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.41.1" />
<sup>1</sup> Lum ai që kujdeset për të varfërin; Zoti do ta çlirojë ditën e fatkeqësisë.
<scripture passage="Ps 41:2" parsed="|Ps|41|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.41.2" />
<sup>2</sup> Zoti do ta ruajë dhe do ta mbajë të gjallë; ai do të jetë i lumtur mbi tokë dhe ti nuk do ta lësh në duart e armiqve të tij.
<scripture passage="Ps 41:3" parsed="|Ps|41|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.41.3" />
<sup>3</sup> Zoti do ta ndihmojë në shtratin e sëmundjes; gjatë sëmundjes së tij, o Zot, ti do ta transformosh plotësisht shtratin e tij.
<scripture passage="Ps 41:4" parsed="|Ps|41|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.41.4" />
<sup>4</sup> Unë kam thënë: "O Zot, ki mëshirë për mua, ma shëro shpirtin, sepse kam mëkatuar kundër teje".
<scripture passage="Ps 41:5" parsed="|Ps|41|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.41.5" />
<sup>5</sup> Armiqtë e mi ndjellin të keqen, duke thënë: "Kur do të vdesë dhe kur do të zhduket emri i tij?".
<scripture passage="Ps 41:6" parsed="|Ps|41|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.41.6" />
<sup>6</sup> Në rast se dikush prej tyre vjen të më shikojë, gënjen, ndërsa zemra e tij mbledh paudhësi; pastaj del jashtë dhe e përhap rreth e rrotull.
<scripture passage="Ps 41:7" parsed="|Ps|41|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.41.7" />
<sup>7</sup> Të gjithë ata që më urrejnë, pëshpëritin bashkë kundër meje; kundër meje kurdisin të keqen,
<scripture passage="Ps 41:8" parsed="|Ps|41|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.41.8" />
<sup>8</sup> duke thënë: "Një e keqe e tmerrshme e ka zënë dhe ai nuk do të ngrihet kurrë më nga vendi ku dergjet".
<scripture passage="Ps 41:9" parsed="|Ps|41|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.41.9" />
<sup>9</sup> Madje edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim dhe që hante bukën time, ka ngritur kundër meje thembrën e tij.
<scripture passage="Ps 41:10" parsed="|Ps|41|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.41.10" />
<sup>10</sup> Por ti, o Zot, ki mëshirë për mua dhe më ço në këmbë që të mund t'ua shpaguaj.
<scripture passage="Ps 41:11" parsed="|Ps|41|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.41.11" />
<sup>11</sup> Nga kjo e di që ti më pëlqen, në rast se armiku im nuk triumfon mbi mua.
<scripture passage="Ps 41:12" parsed="|Ps|41|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.41.12" />
<sup>12</sup> Sa për mua, më ke përkrahur në ndershmërinë time dhe më ke vendosur në praninë tënde për gjithnjë.
<scripture passage="Ps 41:13" parsed="|Ps|41|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.41.13" />
<sup>13</sup> Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, përjetë. Amen, amen.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 42" progress="49.00%" prev="Ps.41" next="Ps.43" id="Ps.42">
<h3 id="Ps.42-p0.1">Chapter 42</h3>
<p id="Ps.42-p1">
<scripture passage="Ps 42:1" parsed="|Ps|42|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.42.1" />
<sup>1</sup> Ashtu si suta ka një dëshirë të madhe për rrëketë e ujit, kështu shpirti im ka një dëshirë të zjarrtë për ty, o Perëndi.
<scripture passage="Ps 42:2" parsed="|Ps|42|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.42.2" />
<sup>2</sup> Shpirti im ka një etje të madhe për Perëndinë, për Perëndinë e gjallë. Kur do të vij dhe do të paraqitem para Perëndisë?
<scripture passage="Ps 42:3" parsed="|Ps|42|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.42.3" />
<sup>3</sup> Lotët e mia janë bërë ushqimi im ditë e natë, ndërsa më thonë vazhdimisht: "Ku është Perëndia yt?".
<scripture passage="Ps 42:4" parsed="|Ps|42|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.42.4" />
<sup>4</sup> Duke kujtuar këto gjëra, brenda vetes sime i jap shfrim të lirë shpirtit tim, sepse kisha zakon të shkoja me turmën, duke e udhëhequr në shtëpinë e Perëndisë, në mes të këngëve të gëzimit dhe të lëvdimit të një turme në festë.
<scripture passage="Ps 42:5" parsed="|Ps|42|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.42.5" />
<sup>5</sup> Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brënda trupit tim? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma për çlirimin e pranisë së tij.
<scripture passage="Ps 42:6" parsed="|Ps|42|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.42.6" />
<sup>6</sup> O Perëndia im, shpirti më është ligështuar përbrenda; prandaj më kujtohesh ti nga vendi i Jordanit dhe nga majat e Hermonit, nga mali i Mitsarit.
<scripture passage="Ps 42:7" parsed="|Ps|42|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.42.7" />
<sup>7</sup> Një hon thërret një hon tjetër në zhurmën e ujërave të tua; të gjitha dallgët e tua dhe valët e tua kanë kaluar përmbi mua.
<scripture passage="Ps 42:8" parsed="|Ps|42|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.42.8" />
<sup>8</sup> Ditën Zoti më jep mirësinë e tij, dhe natën i ngre atij një kantik, një lutje Perëndisë të jetës sime.
<scripture passage="Ps 42:9" parsed="|Ps|42|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.42.9" />
<sup>9</sup> Unë do t'i them Perëndisë, kështjellës sime: "Pse më harrove? Pse endem i veshur me rroba zie për shkak të shtypjes nga ana e armikut?".
<scripture passage="Ps 42:10" parsed="|Ps|42|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.42.10" />
<sup>10</sup> Kockat e mia po vuajnë për vdekje për shkak të fyerjeve nga ana e armive të mi, që më thonë vazhdimisht: "Ku është Perëndia yt?".
<scripture passage="Ps 42:11" parsed="|Ps|42|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.42.11" />
<sup>11</sup> Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon përbrenda meje? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma; ai është shpëtimi im dhe Perëndia im.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 43" progress="49.03%" prev="Ps.42" next="Ps.44" id="Ps.43">
<h3 id="Ps.43-p0.1">Chapter 43</h3>
<p id="Ps.43-p1">
<scripture passage="Ps 43:1" parsed="|Ps|43|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.43.1" />
<sup>1</sup> Siguromë drejtësi, o Perëndi, dhe mbro çështjen time nga njerëzit e këqij; më çliro nga njeriu i rremë dhe i lig.
<scripture passage="Ps 43:2" parsed="|Ps|43|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.43.2" />
<sup>2</sup> Mbasi ti je Perëndia që më jep forcë, pse më ke kthyer? Pse shkoj i veshur me rroba zie për shkak të shtypjes nga ana e armikut?
<scripture passage="Ps 43:3" parsed="|Ps|43|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.43.3" />
<sup>3</sup> Dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde; këto le të më udhëheqin dhe të më çojnë në malin tënd të shenjtë dhe në vendin e banesës sate.
<scripture passage="Ps 43:4" parsed="|Ps|43|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.43.4" />
<sup>4</sup> Atëherë un do të vij tek altari i Perëndisë, te Perëndia, që është gëzimi im dhe kënaqësia ime; do të të kremtoj me qeste, o Perëndi, Perëndia im.
<scripture passage="Ps 43:5" parsed="|Ps|43|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.43.5" />
<sup>5</sup> Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon brenda meje? Ki shpresë te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma, sepse ai është shpëtimi im dhe Perëndia im.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 44" progress="49.05%" prev="Ps.43" next="Ps.45" id="Ps.44">
<h3 id="Ps.44-p0.1">Chapter 44</h3>
<p id="Ps.44-p1">
<scripture passage="Ps 44:1" parsed="|Ps|44|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.1" />
<sup>1</sup> O Perëndi, e kemi dëgjuar me veshët tona, etërit tanë na kanë treguar veprën që ti ke bërë në ditët e tyre në kohërat e lashta.
<scripture passage="Ps 44:2" parsed="|Ps|44|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.2" />
<sup>2</sup> Për t'i vendosur me dorën tënde ti ke shpronësuar kombet, ke çrrënjosur popuj për t'u bërë vend atyre. Në fakt nuk e pushtuan vendin me shpatën e tyre dhe nuk qe krahu i tyre që i shpëtoi, por ishte  dora jote e djathtë, krahu yt dhe drita e  fytyr
<scripture passage="Ps 44:3" parsed="|Ps|44|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.3" />
<sup>3</sup> ës sate, sepse të pëlqenin.
<scripture passage="Ps 44:4" parsed="|Ps|44|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.4" />
<sup>4</sup> Ti je mbreti im, o Perëndi, që vendos fitoret për Jakobin.
<scripture passage="Ps 44:5" parsed="|Ps|44|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.5" />
<sup>5</sup> Me anën tënde do të përmbysim armiqtë tanë; në emër tënd do të shkelim ata që ngrihen kundër nesh.
<scripture passage="Ps 44:6" parsed="|Ps|44|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.6" />
<sup>6</sup> Sepse nuk kam besim tek harku im dhe nuk do të jetë shpata ime ajo që do të më shpëtojë.
<scripture passage="Ps 44:7" parsed="|Ps|44|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.7" />
<sup>7</sup> Por je ti ai që na shpëton nga armiqtë tanë dhe që i mbulon me turp ata që na urrejnë.
<scripture passage="Ps 44:8" parsed="|Ps|44|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.8" />
<sup>8</sup> Ne do të lëvdojmë çdo ditë Perëndinë dhe do të kremtojmë emrin tënd përjetë. (Sela)
<scripture passage="Ps 44:9" parsed="|Ps|44|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.9" />
<sup>9</sup> Por ti na dëbove dhe na mbulove me turp, dhe nuk del më me ushtritë tona.
<scripture passage="Ps 44:10" parsed="|Ps|44|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.10" />
<sup>10</sup> Ti ke bërë të kthejmë kurrizin përpara armikut, dhe ata që na urrejnë na kanë grabitur.
<scripture passage="Ps 44:11" parsed="|Ps|44|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.11" />
<sup>11</sup> Ti na ke dhënë si dele për therje dhe na ke shpërndarë midis kombeve.
<scripture passage="Ps 44:12" parsed="|Ps|44|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.12" />
<sup>12</sup> Ti e ke shitur popullin tënd për asgjë dhe nuk ke nxjerrë asnjë fitim nga shitja e tij.
<scripture passage="Ps 44:13" parsed="|Ps|44|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.13" />
<sup>13</sup> Ti na bëre për turp me fqinjët tanë, u bëmë gazi dhe tallja e atyre që rrijnë rreth nesh.
<scripture passage="Ps 44:14" parsed="|Ps|44|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.14" />
<sup>14</sup> Ti na ke bërë të jemi gazi i kombëve; përsa na përket neve, popujt tundin kokën.
<scripture passage="Ps 44:15" parsed="|Ps|44|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.15" />
<sup>15</sup> Turpi im më rri gjithmonë përpara, dhe fytyra ime është e mbuluar nga turpi,
<scripture passage="Ps 44:16" parsed="|Ps|44|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.16" />
<sup>16</sup> për shkak të atij që më fyen dhe më poshtëron, për shkak të armikut dhe atij që kërkon hakmarrje.
<scripture passage="Ps 44:17" parsed="|Ps|44|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.17" />
<sup>17</sup> Të tëra këto na kanë rënë mbi kurriz, por ne nuk kemi harruar dhe nuk kemi tradhëtuar besëlidhjen tënde.
<scripture passage="Ps 44:18" parsed="|Ps|44|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.18" />
<sup>18</sup> Zemra jonë nuk është kthyer prapa dhe hapat tona nuk janë larguar nga rruga jote,
<scripture passage="Ps 44:19" parsed="|Ps|44|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.19" />
<sup>19</sup> por ti na ke copëtuar, duke na futur në vende çakejsh dhe duke na mbuluar me hijen e vdekjes.
<scripture passage="Ps 44:20" parsed="|Ps|44|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.20" />
<sup>20</sup> Po të kishim harruar emrin e Perëndisë tonë dhe po t'i kishim shtrirë duart tona drejt një perëndie të huaj,
<scripture passage="Ps 44:21" parsed="|Ps|44|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.21" />
<sup>21</sup> a nuk do ta kishte zbuluar Perëndia këtë gjë? Në fakt ai i njeh sekretet e zemrës.
<scripture passage="Ps 44:22" parsed="|Ps|44|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.22" />
<sup>22</sup> Po, për shkakun tënd ne vritemi çdo ditë dhe konsiderohemi si dele.
<scripture passage="Ps 44:23" parsed="|Ps|44|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.23" />
<sup>23</sup> Zgjohu! Pse fle, o Zot? Çohu, mos na kthe për gjithnjë.
<scripture passage="Ps 44:24" parsed="|Ps|44|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.24" />
<sup>24</sup> Pse e fsheh fytyrën tënde, dhe harron pikëllimin tonë dhe shtypjen tonë?
<scripture passage="Ps 44:25" parsed="|Ps|44|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.25" />
<sup>25</sup> Sepse shpirtërat tona janë ulur deri te pluhuri dhe trupi ynë i është ngjitur tokës.
<scripture passage="Ps 44:26" parsed="|Ps|44|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.44.26" />
<sup>26</sup> Çohu të na ndihmosh dhe na shpëto për hir të mirësisë sate.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 45" progress="49.11%" prev="Ps.44" next="Ps.46" id="Ps.45">
<h3 id="Ps.45-p0.1">Chapter 45</h3>
<p id="Ps.45-p1">
<scripture passage="Ps 45:1" parsed="|Ps|45|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.1" />
<sup>1</sup> Më burojnë nga zemra fjalë shumë të ëmbla; unë i këndoj mbretit poemën time. Gjuha ime do të jetë si pena e një shkruesi të shpejtë.
<scripture passage="Ps 45:2" parsed="|Ps|45|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.2" />
<sup>2</sup> Ti je shumë i bukur ndër të gjithë bijtë e njerëzve; buzët e tua janë plot nur, prandaj Perëndia të ka bekuar në përjetësi.
<scripture passage="Ps 45:3" parsed="|Ps|45|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.3" />
<sup>3</sup> Ngjeshe shpatën në brezin tënd, o trim, i rrethuar nga shkëlqimi yt dhe nga madhështia jote,
<scripture passage="Ps 45:4" parsed="|Ps|45|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.4" />
<sup>4</sup> dhe në madhështinë tënde shko përpara mbi qerren fitimtare për çështjen e së vërtetës, të shpirtmadhësisë dhe të drejtësisë, dhe dora jote e djathtë do të të tregojë vepra të tmerrshme.
<scripture passage="Ps 45:5" parsed="|Ps|45|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.5" />
<sup>5</sup> Shigjetat e tua janë të mprehta; popujt do të bien poshtë teje; ato do të hyjnë në zemërën e armiqve të mbretit.
<scripture passage="Ps 45:6" parsed="|Ps|45|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.6" />
<sup>6</sup> Froni yt, o Perëndi, vazhdon në përjetësi; skeptri i mbretërisë sate është një skeptër drejtësie.
<scripture passage="Ps 45:7" parsed="|Ps|45|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.7" />
<sup>7</sup> Ti e do drejtësinë dhe urren mbrapshtinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të ka vajosur me vaj gëzimi përmbi shokët e tu.
<scripture passage="Ps 45:8" parsed="|Ps|45|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.8" />
<sup>8</sup> Tërë rrobat e tua mbajnë erë mirre, aloe dhe kasie; nga pallatet e fildishta veglat muzikore me tela të gëzojnë.
<scripture passage="Ps 45:9" parsed="|Ps|45|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.9" />
<sup>9</sup> Midis zonjave të nderit që të rrethojnë ka bija mbretërish; në të djathtën tënde është mbretëresha, e zbukuruar me ar Ofiri.
<scripture passage="Ps 45:10" parsed="|Ps|45|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.10" />
<sup>10</sup> Dëgjo, vashë, shiko dhe vër veshin; harro populin tënd dhe shtëpinë e atit tënd,
<scripture passage="Ps 45:11" parsed="|Ps|45|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.11" />
<sup>11</sup> dhe mbreti do të dëshirojë me të madhe bukurinë tënde; bjer përmbys para tij, sepse ai është Zoti yt.
<scripture passage="Ps 45:12" parsed="|Ps|45|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.12" />
<sup>12</sup> Bija e Tiros do të të sjellë disa dhurata dhe të pasurit e popullit do të kërkojnë favoret e tua.
<scripture passage="Ps 45:13" parsed="|Ps|45|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.13" />
<sup>13</sup> Tërë shkëlqim është brenda e bija e mbretit; rrobat e saj janë të qëndisura me ar.
<scripture passage="Ps 45:14" parsed="|Ps|45|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.14" />
<sup>14</sup> Atë do ta çojnë te mbreti me rroba të qëndisura, të shoqëruar nga virgjëresha shoqe të saj, që do të të paraqiten ty.
<scripture passage="Ps 45:15" parsed="|Ps|45|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.15" />
<sup>15</sup> Ato do t'i çojnë me gëzim dhe hare dhe do të hyjnë në pallatin e mbretit.
<scripture passage="Ps 45:16" parsed="|Ps|45|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.16" />
<sup>16</sup> Bijtë e tu do të zënë vendin e etërve të tu; ti do t'i bësh princa për tërë tokën.
<scripture passage="Ps 45:17" parsed="|Ps|45|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.45.17" />
<sup>17</sup> Unë do të shpall kujtimin e emrit tënd për të gjitha brezat; prandaj popujt do të të kremtojnë në përjetësim, përjetë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 46" progress="49.15%" prev="Ps.45" next="Ps.47" id="Ps.46">
<h3 id="Ps.46-p0.1">Chapter 46</h3>
<p id="Ps.46-p1">
<scripture passage="Ps 46:1" parsed="|Ps|46|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.46.1" />
<sup>1</sup> Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.
<scripture passage="Ps 46:2" parsed="|Ps|46|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.46.2" />
<sup>2</sup> Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit,
<scripture passage="Ps 46:3" parsed="|Ps|46|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.46.3" />
<sup>3</sup> dhe ujërat e tij të tërbohen dhe të shkumojnë, dhe malet të dridhen në fryerjen e tij. (Sela)
<scripture passage="Ps 46:4" parsed="|Ps|46|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.46.4" />
<sup>4</sup> Éshtë një lumë brigjet e të cilit mbushin me gëzim qytetin e Perëndisë, vendin e shenjtë ku banon shumë i Larti.
<scripture passage="Ps 46:5" parsed="|Ps|46|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.46.5" />
<sup>5</sup> Perëndia është në mes të tij, ai nuk do të luajë nga vendi; Perëndia do ta ndihmojë në dritat e para të mëngjesit.
<scripture passage="Ps 46:6" parsed="|Ps|46|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.46.6" />
<sup>6</sup> Kombet do të ziejnë, mbretëritë do të tronditen; ai dërgoi jashtë zërin e tij, toka u shkri.
<scripture passage="Ps 46:7" parsed="|Ps|46|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.46.7" />
<sup>7</sup> Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)
<scripture passage="Ps 46:8" parsed="|Ps|46|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.46.8" />
<sup>8</sup> Ejani dhe admironi veprat e Zotit, që ka bërë mrekulli mbi tokë.
<scripture passage="Ps 46:9" parsed="|Ps|46|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.46.9" />
<sup>9</sup> Ai bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës; ai prish harqet dhe thyen shtizat, dhe djeg qerret me zjarr.
<scripture passage="Ps 46:10" parsed="|Ps|46|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.46.10" />
<sup>10</sup> Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë.
<scripture passage="Ps 46:11" parsed="|Ps|46|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.46.11" />
<sup>11</sup> Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 47" progress="49.18%" prev="Ps.46" next="Ps.48" id="Ps.47">
<h3 id="Ps.47-p0.1">Chapter 47</h3>
<p id="Ps.47-p1">
<scripture passage="Ps 47:1" parsed="|Ps|47|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.47.1" />
<sup>1</sup> Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.
<scripture passage="Ps 47:2" parsed="|Ps|47|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.47.2" />
<sup>2</sup> Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun.
<scripture passage="Ps 47:3" parsed="|Ps|47|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.47.3" />
<sup>3</sup> Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t'i vërë nën këmbët tona.
<scripture passage="Ps 47:4" parsed="|Ps|47|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.47.4" />
<sup>4</sup> Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela)
<scripture passage="Ps 47:5" parsed="|Ps|47|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.47.5" />
<sup>5</sup> Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive.
<scripture passage="Ps 47:6" parsed="|Ps|47|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.47.6" />
<sup>6</sup> Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde!
<scripture passage="Ps 47:7" parsed="|Ps|47|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.47.7" />
<sup>7</sup> Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi.
<scripture passage="Ps 47:8" parsed="|Ps|47|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.47.8" />
<sup>8</sup> Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.
<scripture passage="Ps 47:9" parsed="|Ps|47|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.47.9" />
<sup>9</sup> Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 48" progress="49.20%" prev="Ps.47" next="Ps.49" id="Ps.48">
<h3 id="Ps.48-p0.1">Chapter 48</h3>
<p id="Ps.48-p1">
<scripture passage="Ps 48:1" parsed="|Ps|48|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.48.1" />
<sup>1</sup> I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.
<scripture passage="Ps 48:2" parsed="|Ps|48|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.48.2" />
<sup>2</sup> I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh.
<scripture passage="Ps 48:3" parsed="|Ps|48|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.48.3" />
<sup>3</sup> Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.
<scripture passage="Ps 48:4" parsed="|Ps|48|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.48.4" />
<sup>4</sup> Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht,
<scripture passage="Ps 48:5" parsed="|Ps|48|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.48.5" />
<sup>5</sup> por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar.
<scripture passage="Ps 48:6" parsed="|Ps|48|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.48.6" />
<sup>6</sup> Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes,
<scripture passage="Ps 48:7" parsed="|Ps|48|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.48.7" />
<sup>7</sup> në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit.
<scripture passage="Ps 48:8" parsed="|Ps|48|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.48.8" />
<sup>8</sup> Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.
<scripture passage="Ps 48:9" parsed="|Ps|48|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.48.9" />
<sup>9</sup> Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.
<scripture passage="Ps 48:10" parsed="|Ps|48|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.48.10" />
<sup>10</sup> Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.
<scripture passage="Ps 48:11" parsed="|Ps|48|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.48.11" />
<sup>11</sup> Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.
<scripture passage="Ps 48:12" parsed="|Ps|48|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.48.12" />
<sup>12</sup> I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij,
<scripture passage="Ps 48:13" parsed="|Ps|48|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.48.13" />
<sup>13</sup> këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t'ia tregoni brezave që do të vijnë.
<scripture passage="Ps 48:14" parsed="|Ps|48|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.48.14" />
<sup>14</sup> Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 49" progress="49.23%" prev="Ps.48" next="Ps.50" id="Ps.49">
<h3 id="Ps.49-p0.1">Chapter 49</h3>
<p id="Ps.49-p1">
<scripture passage="Ps 49:1" parsed="|Ps|49|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.1" />
<sup>1</sup> Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës,
<scripture passage="Ps 49:2" parsed="|Ps|49|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.2" />
<sup>2</sup> qofshin njerëz të popullit dhe fisnikë, të pasur dhe të varfër tok.
<scripture passage="Ps 49:3" parsed="|Ps|49|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.3" />
<sup>3</sup> Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim.
<scripture passage="Ps 49:4" parsed="|Ps|49|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.4" />
<sup>4</sup> Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë.
<scripture passage="Ps 49:5" parsed="|Ps|49|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.5" />
<sup>5</sup> Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi,
<scripture passage="Ps 49:6" parsed="|Ps|49|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.6" />
<sup>6</sup> ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre?
<scripture passage="Ps 49:7" parsed="|Ps|49|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.7" />
<sup>7</sup> Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t'i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij,
<scripture passage="Ps 49:8" parsed="|Ps|49|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.8" />
<sup>8</sup> sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë,
<scripture passage="Ps 49:9" parsed="|Ps|49|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.9" />
<sup>9</sup> për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën.
<scripture passage="Ps 49:10" parsed="|Ps|49|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.10" />
<sup>10</sup> Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre.
<scripture passage="Ps 49:11" parsed="|Ps|49|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.11" />
<sup>11</sup> Me mendjen e tyre ata pandehin se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë për gjithnjë, që banesat e tyre janë të përjetshme; dhe kështu u vënë tokave emrin e tyre.
<scripture passage="Ps 49:12" parsed="|Ps|49|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.12" />
<sup>12</sup> Megjithatë edhe njeriu që jeton në mes të pasurive nuk e ka të gjatë; ai është njëlloj si kafshët që mbarojnë.
<scripture passage="Ps 49:13" parsed="|Ps|49|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.13" />
<sup>13</sup> Kjo është sjellja e njerëzve pa mend dhe e atyre që u shkojnë dhe miratojnë fjalimet e tyre. (Sela)
<scripture passage="Ps 49:14" parsed="|Ps|49|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.14" />
<sup>14</sup> Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t'i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre.
<scripture passage="Ps 49:15" parsed="|Ps|49|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.15" />
<sup>15</sup> Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela)
<scripture passage="Ps 49:16" parsed="|Ps|49|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.16" />
<sup>16</sup> Mos kij frikë kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtëpisë së tij rritet,
<scripture passage="Ps 49:17" parsed="|Ps|49|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.17" />
<sup>17</sup> sepse kur do të vdesë, nuk do të marrë asgjë me vete; lavdia e tij nuk do të zbresë pas tij.
<scripture passage="Ps 49:18" parsed="|Ps|49|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.18" />
<sup>18</sup> Edhe në se në jetë e ndjente veten të lumtur (në fakt njerëzia të lavdëron kur pasurohesh),
<scripture passage="Ps 49:19" parsed="|Ps|49|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.19" />
<sup>19</sup> ai do të arrijë brezin e etërve të tij, që nuk do ta shohin kurrë më dritën.
<scripture passage="Ps 49:20" parsed="|Ps|49|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.49.20" />
<sup>20</sup> Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 50" progress="49.28%" prev="Ps.49" next="Ps.51" id="Ps.50">
<h3 id="Ps.50-p0.1">Chapter 50</h3>
<p id="Ps.50-p1">
<scripture passage="Ps 50:1" parsed="|Ps|50|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.1" />
<sup>1</sup> Perëndia i plotfuqishëm, Zoti ka folur dhe ka thirrur në mbledhje gjithë dheun, nga lindja në perëndim.
<scripture passage="Ps 50:2" parsed="|Ps|50|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.2" />
<sup>2</sup> Nga Sioni, përsosmëri e bukurisë, Perëndia shkëlqen.
<scripture passage="Ps 50:3" parsed="|Ps|50|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.3" />
<sup>3</sup> Perëndia ynë do të vijë dhe nuk do të rijë në heshtje; do të paraprihet nga një zjarr shkatërrimtar dhe rreth tij do të ketë një furtunë të madhe.
<scripture passage="Ps 50:4" parsed="|Ps|50|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.4" />
<sup>4</sup> Ai do të thërresë qiejtë nga lart dhe tokën për të gjykuar popullin e tij,
<scripture passage="Ps 50:5" parsed="|Ps|50|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.5" />
<sup>5</sup> dhe do të thotë: "Mblidhni shenjtorët e mi, që kanë lidhur një besëlidhje me mua me anë të flijimit".
<scripture passage="Ps 50:6" parsed="|Ps|50|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.6" />
<sup>6</sup> Dhe qiejtë do të shpallin drejtësinë e tij, sepse vetë Perëndia është gjykatësi. (Sela)
<scripture passage="Ps 50:7" parsed="|Ps|50|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.7" />
<sup>7</sup> "Dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas; dëgjo, o Izrael, dhe unë do të dëshmoj kundër teje. Unë jam Perëndia, Perëndia yt.
<scripture passage="Ps 50:8" parsed="|Ps|50|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.8" />
<sup>8</sup> Nuk do të të qortoj për flijimet e tua as për olokaustet e tua që më rrijnë gjithnjë përpara.
<scripture passage="Ps 50:9" parsed="|Ps|50|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.9" />
<sup>9</sup> Nuk do të marr asnjë dem nga shtëpia jote dhe asnjë cjap nga vathët e tua.
<scripture passage="Ps 50:10" parsed="|Ps|50|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.10" />
<sup>10</sup> Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male.
<scripture passage="Ps 50:11" parsed="|Ps|50|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.11" />
<sup>11</sup> I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat.
<scripture passage="Ps 50:12" parsed="|Ps|50|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.12" />
<sup>12</sup> Po të kisha uri, nuk do ta thoja; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat.
<scripture passage="Ps 50:13" parsed="|Ps|50|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.13" />
<sup>13</sup> A ha unë vallë mish demi ose a pi gjak cjapi?
<scripture passage="Ps 50:14" parsed="|Ps|50|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.14" />
<sup>14</sup> Dhuroji Perëndisë flijime lëvdimi dhe plotëso zotimet e tua që i ke bërë Shumë të Lartit.
<scripture passage="Ps 50:15" parsed="|Ps|50|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.15" />
<sup>15</sup> Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh".
<scripture passage="Ps 50:16" parsed="|Ps|50|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.16" />
<sup>16</sup> Por të pabesit Perëndia i thotë: "Çfarë të drejte ke ti të përmëndësh statutet e mia dhe të kesh mbi buzët e tua besëlidhjen time,
<scripture passage="Ps 50:17" parsed="|Ps|50|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.17" />
<sup>17</sup> ti që e urren korrigjimin dhe i hedh pas kurrizit fjalët e mia?
<scripture passage="Ps 50:18" parsed="|Ps|50|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.18" />
<sup>18</sup> Në rast se sheh një vjedhës, bashkohesh me të me gjithë qejf, dhe bëhesh shok i atyre që shkelin kurorën.
<scripture passage="Ps 50:19" parsed="|Ps|50|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.19" />
<sup>19</sup> Ti gojën ia lë së keqes dhe gjuha jote kurdis mashtrime.
<scripture passage="Ps 50:20" parsed="|Ps|50|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.20" />
<sup>20</sup> Ti ulesh, flet kundër vëllait tënd dhe shpif kundër birit të nënës sate.
<scripture passage="Ps 50:21" parsed="|Ps|50|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.21" />
<sup>21</sup> Ti i ke bërë këto gjëra dhe unë kam heshtur; ti ke menduar që unë jam krejt i ngjashëm me ty. Por unë do të të përgjigjem dhe do të vë çdo gjë para syve të tu.
<scripture passage="Ps 50:22" parsed="|Ps|50|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.22" />
<sup>22</sup> Tani kuptoni këtë gjë ju që harroni Perëndinë, që unë të mos ju bëjë copë-copë dhe askush të mos ju çlirojë dot.
<scripture passage="Ps 50:23" parsed="|Ps|50|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.50.23" />
<sup>23</sup> Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t'i tregoj shpëtimin e Perëndisë".
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 51" progress="49.33%" prev="Ps.50" next="Ps.52" id="Ps.51">
<h3 id="Ps.51-p0.1">Chapter 51</h3>
<p id="Ps.51-p1">
<scripture passage="Ps 51:1" parsed="|Ps|51|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.1" />
<sup>1</sup> Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.
<scripture passage="Ps 51:2" parsed="|Ps|51|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.2" />
<sup>2</sup> Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im,
<scripture passage="Ps 51:3" parsed="|Ps|51|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.3" />
<sup>3</sup> Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.
<scripture passage="Ps 51:4" parsed="|Ps|51|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.4" />
<sup>4</sup> Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.
<scripture passage="Ps 51:5" parsed="|Ps|51|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.5" />
<sup>5</sup> Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat.
<scripture passage="Ps 51:6" parsed="|Ps|51|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.6" />
<sup>6</sup> Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës.
<scripture passage="Ps 51:7" parsed="|Ps|51|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.7" />
<sup>7</sup> Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora.
<scripture passage="Ps 51:8" parsed="|Ps|51|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.8" />
<sup>8</sup> Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato.
<scripture passage="Ps 51:9" parsed="|Ps|51|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.9" />
<sup>9</sup> Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia.
<scripture passage="Ps 51:10" parsed="|Ps|51|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.10" />
<sup>10</sup> O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.
<scripture passage="Ps 51:11" parsed="|Ps|51|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.11" />
<sup>11</sup> Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë.
<scripture passage="Ps 51:12" parsed="|Ps|51|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.12" />
<sup>12</sup> Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkahmë me frymë dashamirës.
<scripture passage="Ps 51:13" parsed="|Ps|51|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.13" />
<sup>13</sup> Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje.
<scripture passage="Ps 51:14" parsed="|Ps|51|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.14" />
<sup>14</sup> Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde.
<scripture passage="Ps 51:15" parsed="|Ps|51|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.15" />
<sup>15</sup> O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd.
<scripture passage="Ps 51:16" parsed="|Ps|51|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.16" />
<sup>16</sup> Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as olokausti.
<scripture passage="Ps 51:17" parsed="|Ps|51|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.17" />
<sup>17</sup> Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.
<scripture passage="Ps 51:18" parsed="|Ps|51|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.18" />
<sup>18</sup> Bëj të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jeruzalemit.
<scripture passage="Ps 51:19" parsed="|Ps|51|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.51.19" />
<sup>19</sup> Atëherë do të gëzohesh në flijimet e drejtësisë, në olokaustet dhe në ofertat që digjen tërësisht; atëherë do të ofrohen dema të rinj mbi altarin tënd.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 52" progress="49.38%" prev="Ps.51" next="Ps.53" id="Ps.52">
<h3 id="Ps.52-p0.1">Chapter 52</h3>
<p id="Ps.52-p1">
<scripture passage="Ps 52:1" parsed="|Ps|52|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.52.1" />
<sup>1</sup> Pse mburresh me të keqen, o njeri i fuqishëm? Mirësia e Perëndisë është e përjetshme.
<scripture passage="Ps 52:2" parsed="|Ps|52|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.52.2" />
<sup>2</sup> Gjuha jote shkakton rrënim; ajo është si një brisk i mprehur, o veprues mashtrimesh.
<scripture passage="Ps 52:3" parsed="|Ps|52|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.52.3" />
<sup>3</sup> Ty të pëlqen e keqja ndaj së mirës, gënjeshtra më tepër se e folura drejt. (Sela)
<scripture passage="Ps 52:4" parsed="|Ps|52|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.52.4" />
<sup>4</sup> Ty të pëlqen çdo fjalë shkatërrimi, o gjuhë hileqare.
<scripture passage="Ps 52:5" parsed="|Ps|52|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.52.5" />
<sup>5</sup> Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë për gjithnjë; ai do të të kapë, do të të heqë nga çadra jote dhe do të të shkulë nga toka e të gjallëve. (Sela)
<scripture passage="Ps 52:6" parsed="|Ps|52|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.52.6" />
<sup>6</sup> Të drejtët do ta shohin, do të kenë frikë dhe do ta përqeshin atë, duke thënë:
<scripture passage="Ps 52:7" parsed="|Ps|52|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.52.7" />
<sup>7</sup> "Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij".
<scripture passage="Ps 52:8" parsed="|Ps|52|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.52.8" />
<sup>8</sup> Por unë jam si një dru ulliri që gjelbëron në shtëpinë e Perëndisë; kam besim gjithnjë në mirësinë e Perëndisë.
<scripture passage="Ps 52:9" parsed="|Ps|52|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.52.9" />
<sup>9</sup> Do të të kremtoj gjithnjë për sa ke bërë, dhe në prani të shenjtorëve të tu do të kem shpresë të patundur në emrin tënd, sepse ai është i mirë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 53" progress="49.40%" prev="Ps.52" next="Ps.54" id="Ps.53">
<h3 id="Ps.53-p0.1">Chapter 53</h3>
<p id="Ps.53-p1">
<scripture passage="Ps 53:1" parsed="|Ps|53|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.53.1" />
<sup>1</sup> Njeriu i pamend në zemër të vet ka thënë: "Perëndi nuk ka". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; s'ka njeri që të bëjë të mirën.
<scripture passage="Ps 53:2" parsed="|Ps|53|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.53.2" />
<sup>2</sup> Perëndia shikon nga qielli bijtë e njerëzve, për të parë në se ndonjë prej tyre ka mend dhe kërkon Perëndinë.
<scripture passage="Ps 53:3" parsed="|Ps|53|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.53.3" />
<sup>3</sup> Të gjithë janë shmangur, të gjithë janë prishur; nuk ka njeri që të bëjë të mirën, as edhe një.
<scripture passage="Ps 53:4" parsed="|Ps|53|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.53.4" />
<sup>4</sup> Nuk kanë asnjë dije këta veprues të paudhësisë që gllabërojnë popullin tim sikur të hanin bukë, dhe nuk kërkojnë Perëndinë?
<scripture passage="Ps 53:5" parsed="|Ps|53|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.53.5" />
<sup>5</sup> Sepse i ka zënë një frikë e madhe, aty kur nuk kishte arsye për frikë, sepse Perëndia i ka shpërndarë eshtrat e atyre që ngrihen kundër teje. Ti e mbulove me turp, sepse Perëndia i ka hedhur poshtë.
<scripture passage="Ps 53:6" parsed="|Ps|53|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.53.6" />
<sup>6</sup> Kush do të dërgojë nga Sioni shpëtimin e Izraelit? Kur Perëndia do të rivendosë fatin e popullit të tij në robëri, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 54" progress="49.42%" prev="Ps.53" next="Ps.55" id="Ps.54">
<h3 id="Ps.54-p0.1">Chapter 54</h3>
<p id="Ps.54-p1">
<scripture passage="Ps 54:1" parsed="|Ps|54|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.54.1" />
<sup>1</sup> O Perëndia im, më shpëto me emrin tënd dhe siguromë drejtësi me fuqinë tënde.
<scripture passage="Ps 54:2" parsed="|Ps|54|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.54.2" />
<sup>2</sup> O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime.
<scripture passage="Ps 54:3" parsed="|Ps|54|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.54.3" />
<sup>3</sup> Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela)
<scripture passage="Ps 54:4" parsed="|Ps|54|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.54.4" />
<sup>4</sup> Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time.
<scripture passage="Ps 54:5" parsed="|Ps|54|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.54.5" />
<sup>5</sup> Ai do t'i ndëshkojë armiqtë e mi për të keqen që më kanë bërë; në besnikërinë tënde shkatërroji.
<scripture passage="Ps 54:6" parsed="|Ps|54|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.54.6" />
<sup>6</sup> Me gjithë zemër do të ofroj flijime; do të kremtoj emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë;
<scripture passage="Ps 54:7" parsed="|Ps|54|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.54.7" />
<sup>7</sup> sepse më ke çliruar nga çdo ankth, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 55" progress="49.44%" prev="Ps.54" next="Ps.56" id="Ps.55">
<h3 id="Ps.55-p0.1">Chapter 55</h3>
<p id="Ps.55-p1">
<scripture passage="Ps 55:1" parsed="|Ps|55|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.1" />
<sup>1</sup> O Perëndi, vëri veshin lutjes sime dhe ki parasysh kërkesën time.
<scripture passage="Ps 55:2" parsed="|Ps|55|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.2" />
<sup>2</sup> Dëgjo kërkesën time dhe përgjigjmu; ankohem vazhdimisht dhe rënkoj,
<scripture passage="Ps 55:3" parsed="|Ps|55|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.3" />
<sup>3</sup> për zërin e armikut, për shtypjen e të pabesit; sepse më bien mbi kurriz disa fatkeqësi dhe në zemërimin e tyre më ndjekin këmba këmbës.
<scripture passage="Ps 55:4" parsed="|Ps|55|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.4" />
<sup>4</sup> Zemra ime është e shqetësuar në trupin tim dhe tmerre që shkaktojnë vdekjen kanë rënë mbi mua.
<scripture passage="Ps 55:5" parsed="|Ps|55|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.5" />
<sup>5</sup> Frika dhe të drithma më kanë sulmuar dhe tmerri më ka mposhtur.
<scripture passage="Ps 55:6" parsed="|Ps|55|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.6" />
<sup>6</sup> Prandaj kam thënë: "Ah, sikur të kisha krahë si një pëllumb! Do të fluturoja larg për të gjetur prehje.
<scripture passage="Ps 55:7" parsed="|Ps|55|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.7" />
<sup>7</sup> Ja, do të ikja larg dhe do të qëndroja në shkretëtirë. (Sela)
<scripture passage="Ps 55:8" parsed="|Ps|55|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.8" />
<sup>8</sup> Do të shpejtoja për të gjetur një strehë nga era e furishme dhe nga furtuna".
<scripture passage="Ps 55:9" parsed="|Ps|55|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.9" />
<sup>9</sup> Shkatërroji, o Zot, ngatërro gjuhët e tyre, sepse kam parë dhunë dhe kacafytje në qytet.
<scripture passage="Ps 55:10" parsed="|Ps|55|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.10" />
<sup>10</sup> Ditën dhe natën sillen mbi muret e tij; brenda tij sundojnë e keqja dhe çoroditja.
<scripture passage="Ps 55:11" parsed="|Ps|55|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.11" />
<sup>11</sup> Në mes të tij është lakmia; shtypja dhe gënjeshtra janë të zakonshme në rrugët e tij.
<scripture passage="Ps 55:12" parsed="|Ps|55|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.12" />
<sup>12</sup> Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t'i isha fshehur atij.
<scripture passage="Ps 55:13" parsed="|Ps|55|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.13" />
<sup>13</sup> Por ke qenë ti, një njeri si unë, shoku im dhe miku im i ngushtë.
<scripture passage="Ps 55:14" parsed="|Ps|55|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.14" />
<sup>14</sup> Bënim bashkë biseda të këndshme dhe shkonim bashkë në shtëpinë e Perëndisë.
<scripture passage="Ps 55:15" parsed="|Ps|55|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.15" />
<sup>15</sup> I zëntë befas vdekja, u ulshin të gjallë në Sheol, sepse në banesat e tyre dhe në mes tyre nuk ka veçse ligësi.
<scripture passage="Ps 55:16" parsed="|Ps|55|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.16" />
<sup>16</sup> Sa për mua, do t'i kërkoj ndihmë Perëndisë, dhe Zoti do të më shpëtojë.
<scripture passage="Ps 55:17" parsed="|Ps|55|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.17" />
<sup>17</sup> Në mbrëmje, në mëngjes dhe në mesditë do të ankohem dhe do të rënkoj, dhe ai do të dëgjojë zërin tim.
<scripture passage="Ps 55:18" parsed="|Ps|55|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.18" />
<sup>18</sup> Ai do ta shpengojë jetën time dhe do ta sigurojë nga lufta që bëhet kundër meje, sepse janë të shumtë ata që janë ngritur kundër meje.
<scripture passage="Ps 55:19" parsed="|Ps|55|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.19" />
<sup>19</sup> Perëndia do të më dëgjojë dhe ka për t'i poshtëruar, ai që ulet si sovran gjithnjë, sepse ata nuk ndryshojnë dhe nuk kanë frikë nga Perëndia. (Sela)
<scripture passage="Ps 55:20" parsed="|Ps|55|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.20" />
<sup>20</sup> Ai ka shtrirë duart kundër atyre që jetonin në paqe me të, ka shkelur besëlidhjen e tij.
<scripture passage="Ps 55:21" parsed="|Ps|55|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.21" />
<sup>21</sup> Goja e tij ishte më e ëmbël se gjalpi, por në zemër ai kishte luftën; fjalët e tij ishin më të buta se vaji, por ishin shpata të zhveshura.
<scripture passage="Ps 55:22" parsed="|Ps|55|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.22" />
<sup>22</sup> Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.
<scripture passage="Ps 55:23" parsed="|Ps|55|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.55.23" />
<sup>23</sup> Por ti, o Perëndi, do t'i zbresësh këta në pusin e humbjes; njerëzit gjakatarë dhe hileqarë nuk do të arrijnë në gjysmën e ditëve të tyre; por unë do të kem besim te ti.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 56" progress="49.50%" prev="Ps.55" next="Ps.57" id="Ps.56">
<h3 id="Ps.56-p0.1">Chapter 56</h3>
<p id="Ps.56-p1">
<scripture passage="Ps 56:1" parsed="|Ps|56|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.56.1" />
<sup>1</sup> Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sepse njerëzit do të donin të më përpijnë; më luftojnë vazhdimisht me sulmet e tyre.
<scripture passage="Ps 56:2" parsed="|Ps|56|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.56.2" />
<sup>2</sup> Armiqtë e mi do të donin vazhdimisht të më përpijnë. Po, janë të shumtë ata që më luftojnë në kryelartësinë e tyre.
<scripture passage="Ps 56:3" parsed="|Ps|56|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.56.3" />
<sup>3</sup> Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti.
<scripture passage="Ps 56:4" parsed="|Ps|56|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.56.4" />
<sup>4</sup> Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?
<scripture passage="Ps 56:5" parsed="|Ps|56|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.56.5" />
<sup>5</sup> Ata i shtrëmbërojnë vazhdimisht fjalët e mia; gjithë mendimet e tyre synojnë të më bëjnë të keq.
<scripture passage="Ps 56:6" parsed="|Ps|56|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.56.6" />
<sup>6</sup> Mblidhen tok, rrinë në pritë; ruajnë hepat e mia, në pritje që të më marrin jatën.
<scripture passage="Ps 56:7" parsed="|Ps|56|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.56.7" />
<sup>7</sup> Ata mendojnë të shpëtojnë me anë të ligësisë; në zemërimin tënd, o Perëndi, hidhi për tokë popujt.
<scripture passage="Ps 56:8" parsed="|Ps|56|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.56.8" />
<sup>8</sup> Ti i ke numëruar hapat e bredhjes sime; vendosi lotët e mia në calikun tënd; a nuk i ke regjistruar në librin tënd?
<scripture passage="Ps 56:9" parsed="|Ps|56|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.56.9" />
<sup>9</sup> Ditën që do të të thërrasë ty, armiqtë e mi do të kthejnë krahët. Këtë e di, sepse Perëndia është për mua.
<scripture passage="Ps 56:10" parsed="|Ps|56|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.56.10" />
<sup>10</sup> Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; me ndihmën e Zotit do të kremtoj fjalën e tij.
<scripture passage="Ps 56:11" parsed="|Ps|56|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.56.11" />
<sup>11</sup> Kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?
<scripture passage="Ps 56:12" parsed="|Ps|56|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.56.12" />
<sup>12</sup> Kushtet që kam lidhur me ty, o Perëndi, më detyrojnë. Do të të lëvdoj.
<scripture passage="Ps 56:13" parsed="|Ps|56|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.56.13" />
<sup>13</sup> Sepse ti ke çliruar shpirtin tim nga vdekja dhe ke ruajtur këmbët e mia nga rënia, në mënyrë që unë të eci përpara Perëndisë në dritën e të gjallëve.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 57" progress="49.53%" prev="Ps.56" next="Ps.58" id="Ps.57">
<h3 id="Ps.57-p0.1">Chapter 57</h3>
<p id="Ps.57-p1">
<scripture passage="Ps 57:1" parsed="|Ps|57|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.57.1" />
<sup>1</sup> Ki mëshirë për mua, o Perëndi, ki mëshirë për mua, sepse shpirti im gjen strehë te ti; gjej strehë në hijen e krahëve të tu deri sa të kalojnë fatkeqësitë.
<scripture passage="Ps 57:2" parsed="|Ps|57|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.57.2" />
<sup>2</sup> Unë do t'i thërras Perëndisë, Shumë të Lartit, Perëndisë që kryen çdo gjë për mua.
<scripture passage="Ps 57:3" parsed="|Ps|57|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.57.3" />
<sup>3</sup> Ai do të dërgojë nga qielli për të më shpëtuar, ai qorton ashpër atë që dëshiron të më përpijë. (Sela) Perëndia do të dërgoj mirësinë e tij dhe të vërtetën e tij.
<scripture passage="Ps 57:4" parsed="|Ps|57|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.57.4" />
<sup>4</sup> Shpirti im është si në mes të luanëve; banoj midis njerëzve që vjellin zjarr, midis njerëzve dhëmbët e të cilëve janë shtiza dhe shigjeta, dhe gjuha e tyre është një shpatë e mprehur mirë.
<scripture passage="Ps 57:5" parsed="|Ps|57|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.57.5" />
<sup>5</sup> U lartofsh mbi qiejtë, o Perëndi; shkëlqeftë lavdia jote mbi të gjithë tokën.
<scripture passage="Ps 57:6" parsed="|Ps|57|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.57.6" />
<sup>6</sup> Ata kanë shtrirë një rrjetë mbi hapat e mia; unë jam i tëri i kërrusur; kanë hapur një gropë para meje, por ata vetë ranë brenda. (Sela)
<scripture passage="Ps 57:7" parsed="|Ps|57|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.57.7" />
<sup>7</sup> Zemra ime është e prirur mirë, o Perëndi, zemra ime është e prirur mirë; unë do të këndoj dhe do të lëvdoj.
<scripture passage="Ps 57:8" parsed="|Ps|57|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.57.8" />
<sup>8</sup> Rizgjohu, fryma ime; rizgjohuni, psaltir dhe qeste; unë do të rizgjoj agimin.
<scripture passage="Ps 57:9" parsed="|Ps|57|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.57.9" />
<sup>9</sup> Do të të kremtoj midis popujve, o Zot, do të këndoj lavdet e tua midis kombeve,
<scripture passage="Ps 57:10" parsed="|Ps|57|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.57.10" />
<sup>10</sup> sepse e madhe deri në qiell është mirësia jote, dhe e vërteta jote arrin deri në retë.
<scripture passage="Ps 57:11" parsed="|Ps|57|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.57.11" />
<sup>11</sup> U lartofsh mbi qiejtë, o Perëndi; lavdia jote shkëlqeftë mbi të gjithë tokën.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 58" progress="49.56%" prev="Ps.57" next="Ps.59" id="Ps.58">
<h3 id="Ps.58-p0.1">Chapter 58</h3>
<p id="Ps.58-p1">
<scripture passage="Ps 58:1" parsed="|Ps|58|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.58.1" />
<sup>1</sup> A flisni pikërisht sipas drejtësisë ju, o të fuqishëm? A gjykoni ju drejt, o bij të njerëzve?
<scripture passage="Ps 58:2" parsed="|Ps|58|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.58.2" />
<sup>2</sup> Në zemrën tuaj ju bluani përkundrazi të keqen; duart tuaja përhapin dhunën mbi tokë.
<scripture passage="Ps 58:3" parsed="|Ps|58|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.58.3" />
<sup>3</sup> Këta të pabesë janë prishur që në barkun e nënës; këta gënjeshtarë kanë marrë rrugë të keqe që në lindje.
<scripture passage="Ps 58:4" parsed="|Ps|58|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.58.4" />
<sup>4</sup> Helmi i tyre i ngjan helmit të gjarprit; janë si gjarpri helmues i shurdhër që i zë veshët e vet,
<scripture passage="Ps 58:5" parsed="|Ps|58|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.58.5" />
<sup>5</sup> për të mos dëgjuar zërin e magjistarëve apo të atij që është i aftë të bëjë magji.
<scripture passage="Ps 58:6" parsed="|Ps|58|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.58.6" />
<sup>6</sup> O Perëndi, thyej dhëmbët e tyre në gojë; o Zot, thyej dhëmbët e luanëve.
<scripture passage="Ps 58:7" parsed="|Ps|58|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.58.7" />
<sup>7</sup> U shkrifshin si uji që rrjedh. Kur gjuan shigjetat e tij, ato u bëfshin si shigjeta pa majë.
<scripture passage="Ps 58:8" parsed="|Ps|58|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.58.8" />
<sup>8</sup> U bëfshin si kërmilli që shkrihet ndërsa po shkon; si dështimi i gruas mos pafshin diellin.
<scripture passage="Ps 58:9" parsed="|Ps|58|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.58.9" />
<sup>9</sup> Para se tenxheret tuaja të ndjejnë zjarrin e ferrishteve, qofshin këto të blerta apo të ndezura, ai do t'i heqë tutje si një vorbull.
<scripture passage="Ps 58:10" parsed="|Ps|58|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.58.10" />
<sup>10</sup> I drejti do të gëzohet duke parë hakmarrjen; do të lajë këmbët në gjakun e të pabesit.
<scripture passage="Ps 58:11" parsed="|Ps|58|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.58.11" />
<sup>11</sup> Dhe njerëzia do të thotë: "Me siguri ka një shpërblim për të drejtin; me siguri ka një Perëndi që gjykon mbi tokë".
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 59" progress="49.59%" prev="Ps.58" next="Ps.60" id="Ps.59">
<h3 id="Ps.59-p0.1">Chapter 59</h3>
<p id="Ps.59-p1">
<scripture passage="Ps 59:1" parsed="|Ps|59|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.1" />
<sup>1</sup> Më çliro nga armiqtë e mi, o Perëndia im; më vër në një vend të sigurt aty lart, larg atyre që ngrihen kundër meje.
<scripture passage="Ps 59:2" parsed="|Ps|59|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.2" />
<sup>2</sup> Më çliro nga ata që bëjnë paudhësi dhe më shpëto nga njerëzit gjakatarë.
<scripture passage="Ps 59:3" parsed="|Ps|59|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.3" />
<sup>3</sup> Sepse, ja, ata më ngrejnë prita; njerëz të fuqishëm mblidhen kundër meje pa ekzistuar, o Zot, ndonjë faj apo mëkat nga ana ime.
<scripture passage="Ps 59:4" parsed="|Ps|59|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.4" />
<sup>4</sup> Megjithëse nuk ekziston ndonjë gabim nga ana ime, ata nxitojnë dhe përgatiten; zgjohu që të më vish në ndihmë dhe shiko.
<scripture passage="Ps 59:5" parsed="|Ps|59|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.5" />
<sup>5</sup> Prandaj ti, o Zot, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit, zgjohu, për të ndëshkuar tërë kombet; mos fal asnjë prej atyre që veprojnë në mënyrë të pabesë. (Sela)
<scripture passage="Ps 59:6" parsed="|Ps|59|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.6" />
<sup>6</sup> Ata kthehen në mbrëmje, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.
<scripture passage="Ps 59:7" parsed="|Ps|59|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.7" />
<sup>7</sup> Ja, ata nxjerrin fyerje nga goja e tyre; kanë shpata mbi buzët e tyre dhe thonë: "Kush na dëgjon?".
<scripture passage="Ps 59:8" parsed="|Ps|59|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.8" />
<sup>8</sup> Por ti, o Zot, do të qeshësh me ta; do të tallesh me të gjitha kombet.
<scripture passage="Ps 59:9" parsed="|Ps|59|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.9" />
<sup>9</sup> O forca ime, do të shikoj ty, sepse Perëndia është kështjella ime.
<scripture passage="Ps 59:10" parsed="|Ps|59|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.10" />
<sup>10</sup> Perëndia im i dhembshur do të më dalë përballë; Perëndia im do të më bëjë të shoh atë që dëshiroj mbi armiqtë e mi.
<scripture passage="Ps 59:11" parsed="|Ps|59|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.11" />
<sup>11</sup> Mos i vrit, që populli im të mos harrojë; në sajë të fuqisë sate lëri të enden dhe rrëzoji, o Zot, mburoja jonë.
<scripture passage="Ps 59:12" parsed="|Ps|59|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.12" />
<sup>12</sup> Për mëkatin e gojës së tyre dhe për fjalët e buzëve të tyre i zëntë laku i kryelartësisë së tyre, për shkak të mallkimeve dhe të gënjeshtrave që thonë.
<scripture passage="Ps 59:13" parsed="|Ps|59|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.13" />
<sup>13</sup> Asgjesoji në zemërimin tënd, asgjesoji dhe mos qofshin më; dhe le të dinë që Perëndia mbretëron te Jakobi dhe deri në kufijtë e tokës. (Sela)
<scripture passage="Ps 59:14" parsed="|Ps|59|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.14" />
<sup>14</sup> Në mbrëmje ata kthehen, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.
<scripture passage="Ps 59:15" parsed="|Ps|59|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.15" />
<sup>15</sup> Enden për të kërkuar ushqim dhe po të jetë se nuk e gjejnë për të ngrënë, e kalojnë natën duke u ankuar.
<scripture passage="Ps 59:16" parsed="|Ps|59|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.16" />
<sup>16</sup> Por unë do të kremtoj fuqinë tënde dhe në mëngjes do të lëvdoj me zë të lartë mirësinë tënde, sepse ti ke qenë për mua një kështjellë dhe një strehë ditën e fatkeqësisë.
<scripture passage="Ps 59:17" parsed="|Ps|59|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.59.17" />
<sup>17</sup> O forca ime, ty do të këndoj lavdet, sepse ti, o Perëndi, je kështjella ime, Perëndia që ka mëshirë për mua.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 60" progress="49.64%" prev="Ps.59" next="Ps.61" id="Ps.60">
<h3 id="Ps.60-p0.1">Chapter 60</h3>
<p id="Ps.60-p1">
<scripture passage="Ps 60:1" parsed="|Ps|60|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.60.1" />
<sup>1</sup> O Perëndi, ti na ke prapsur, na ke shpërndarë, je zemëruar; tani na rivendos.
<scripture passage="Ps 60:2" parsed="|Ps|60|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.60.2" />
<sup>2</sup> Ti ke bërë që të dridhet toka, e ke çarë; shëro thyerjet e saj, sepse ajo lëkundet.
<scripture passage="Ps 60:3" parsed="|Ps|60|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.60.3" />
<sup>3</sup> Ti e ke ngarkuar popullin tënd me gjëra të rënda; na ke dhënë të pimë verë që të trullos.
<scripture passage="Ps 60:4" parsed="|Ps|60|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.60.4" />
<sup>4</sup> Por tani u ke dhënë atyre që të kanë frikë një flamur, që ta ngrenë në favor të së vërtetës. (Sela)
<scripture passage="Ps 60:5" parsed="|Ps|60|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.60.5" />
<sup>5</sup> Shpëto me dorën tënde të djathtë dhe përgjigjmu, me qëllim që ata që ti i do të çlirohen.
<scripture passage="Ps 60:6" parsed="|Ps|60|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.60.6" />
<sup>6</sup> Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do të ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.
<scripture passage="Ps 60:7" parsed="|Ps|60|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.60.7" />
<sup>7</sup> Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjëvënësi im;
<scripture passage="Ps 60:8" parsed="|Ps|60|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.60.8" />
<sup>8</sup> Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalin tim; mbi Filistejtë do të ngre britma fitoreje".
<scripture passage="Ps 60:9" parsed="|Ps|60|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.60.9" />
<sup>9</sup> Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?
<scripture passage="Ps 60:10" parsed="|Ps|60|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.60.10" />
<sup>10</sup> A nuk do të jesh pikërisht ti, o Perëndi, që na ke prapsur? Nuk do të dalësh më, o Perëndi, me ushtritë tona?
<scripture passage="Ps 60:11" parsed="|Ps|60|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.60.11" />
<sup>11</sup> Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut.
<scripture passage="Ps 60:12" parsed="|Ps|60|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.60.12" />
<sup>12</sup> Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe ai do të shkelë armiqtë tanë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 61" progress="49.66%" prev="Ps.60" next="Ps.62" id="Ps.61">
<h3 id="Ps.61-p0.1">Chapter 61</h3>
<p id="Ps.61-p1">
<scripture passage="Ps 61:1" parsed="|Ps|61|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.61.1" />
<sup>1</sup> O Perëndi, dëgjo britmën time; dëgjo me vëmendje lutjen time.
<scripture passage="Ps 61:2" parsed="|Ps|61|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.61.2" />
<sup>2</sup> Nga skaji i tokës unë të bërtas ty, ndërsa zemra ime po shkrihet; më ço në shkëmbin që është më i lartë se unë,
<scripture passage="Ps 61:3" parsed="|Ps|61|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.61.3" />
<sup>3</sup> sepse ti ke qenë një strehë për mua dhe një kështjellë e fortifikuar para armikut.
<scripture passage="Ps 61:4" parsed="|Ps|61|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.61.4" />
<sup>4</sup> Unë do të banoj në çadrën tënde për gjithnjë, do të kërkoj strehë në hijen e krahëve të tu. (Sela)
<scripture passage="Ps 61:5" parsed="|Ps|61|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.61.5" />
<sup>5</sup> Sepse ti, o Perëndi, ke plotësuar kërkesat e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që kanë frikë nga emri yt.
<scripture passage="Ps 61:6" parsed="|Ps|61|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.61.6" />
<sup>6</sup> Ti do t'i shtosh ditë të tjera jetës së mbretit; vitet e tij vazhdofshin për shumë breza.
<scripture passage="Ps 61:7" parsed="|Ps|61|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.61.7" />
<sup>7</sup> Ai do të qëndrojë për gjithnjë në prani të Perëndisë; jepi urdhër mirësisë dhe së vërtetës ta ruajnë.
<scripture passage="Ps 61:8" parsed="|Ps|61|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.61.8" />
<sup>8</sup> Kështu do t'i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t'i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 62" progress="49.68%" prev="Ps.61" next="Ps.63" id="Ps.62">
<h3 id="Ps.62-p0.1">Chapter 62</h3>
<p id="Ps.62-p1">
<scripture passage="Ps 62:1" parsed="|Ps|62|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.62.1" />
<sup>1</sup> Shpirti im gjen prehje vetëm te Perëndia; nga ai vjen shpëtimi im.
<scripture passage="Ps 62:2" parsed="|Ps|62|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.62.2" />
<sup>2</sup> Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im, ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë.
<scripture passage="Ps 62:3" parsed="|Ps|62|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.62.3" />
<sup>3</sup> Deri kur do të vërtiteni kundër një njeriu, për të kërkuar të gjithë së bashku ta vrisni, ashtu si bëhet me një mur që bën bark dhe një gardh që lëkundet?
<scripture passage="Ps 62:4" parsed="|Ps|62|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.62.4" />
<sup>4</sup> Ata mendojnë vetëm ta rrëzojnë nga lartësia e tij, gjejnë kënaqësi në gënjeshtër, bekojnë me gojën e tyre, por në zemrat e tyre mallkojnë. (Sela)
<scripture passage="Ps 62:5" parsed="|Ps|62|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.62.5" />
<sup>5</sup> Shpirti im, gjej prehje vetëm te Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga ai.
<scripture passage="Ps 62:6" parsed="|Ps|62|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.62.6" />
<sup>6</sup> Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im; ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë.
<scripture passage="Ps 62:7" parsed="|Ps|62|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.62.7" />
<sup>7</sup> Te Perëndia është shpëtimi im dhe lavdia ime; kështjella ime e fortë dhe streha ime janë te Perëndia.
<scripture passage="Ps 62:8" parsed="|Ps|62|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.62.8" />
<sup>8</sup> Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hap zemrën tënde para tij; Perëndia është streha jonë. (Sela)
<scripture passage="Ps 62:9" parsed="|Ps|62|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.62.9" />
<sup>9</sup> Me siguri, njerëzit e shtresës së ulët nuk janë veçse avull dhe njerëzit e shtresës së lartë nuk janë veçse gënjeshtarë; po t'i vësh mbi peshore të gjithë së bashku janë më të lehtë se vetë avulli.
<scripture passage="Ps 62:10" parsed="|Ps|62|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.62.10" />
<sup>10</sup> Mos kini besim te zhvatja dhe mos ushqeni shpresa të kota te grabitja; mos shkoni mbas kotësisë; në rast se pasuritë janë të bollshme, mos u kushtoni zemrën.
<scripture passage="Ps 62:11" parsed="|Ps|62|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.62.11" />
<sup>11</sup> Perëndia ka folur një herë; dy herë kam dëgjuar këtë, që fuqia i përket Perëndisë;
<scripture passage="Ps 62:12" parsed="|Ps|62|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.62.12" />
<sup>12</sup> edhe ty, o Zot, të përket mirësia, sepse do të shpërblesh cilindo sipas veprave të tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 63" progress="49.72%" prev="Ps.62" next="Ps.64" id="Ps.63">
<h3 id="Ps.63-p0.1">Chapter 63</h3>
<p id="Ps.63-p1">
<scripture passage="Ps 63:1" parsed="|Ps|63|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.63.1" />
<sup>1</sup> O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë.
<scripture passage="Ps 63:2" parsed="|Ps|63|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.63.2" />
<sup>2</sup> Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.
<scripture passage="Ps 63:3" parsed="|Ps|63|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.63.3" />
<sup>3</sup> Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.
<scripture passage="Ps 63:4" parsed="|Ps|63|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.63.4" />
<sup>4</sup> Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.
<scripture passage="Ps 63:5" parsed="|Ps|63|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.63.5" />
<sup>5</sup> Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara.
<scripture passage="Ps 63:6" parsed="|Ps|63|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.63.6" />
<sup>6</sup> Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.
<scripture passage="Ps 63:7" parsed="|Ps|63|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.63.7" />
<sup>7</sup> Duke qenë se ti ke qenë ndihma ime, unë këndoj tërë gëzim në hijen e krahëve të tu.
<scripture passage="Ps 63:8" parsed="|Ps|63|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.63.8" />
<sup>8</sup> Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban.
<scripture passage="Ps 63:9" parsed="|Ps|63|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.63.9" />
<sup>9</sup> Por ata që kërkojnë jetën time për ta shkatërruar, do të zbresin në pjesët më të ulta të tokës.
<scripture passage="Ps 63:10" parsed="|Ps|63|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.63.10" />
<sup>10</sup> Ata do t'i dorëzohen pushtetit të shpatës dhe do të bëhen pre e çakejve.
<scripture passage="Ps 63:11" parsed="|Ps|63|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.63.11" />
<sup>11</sup> Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 64" progress="49.74%" prev="Ps.63" next="Ps.65" id="Ps.64">
<h3 id="Ps.64-p0.1">Chapter 64</h3>
<p id="Ps.64-p1">
<scripture passage="Ps 64:1" parsed="|Ps|64|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.64.1" />
<sup>1</sup> Dëgjo zërin tim, o Perëndi, në vajtimin që të drejtoj ty; ruaje jetën time nga tmerri i armikut.
<scripture passage="Ps 64:2" parsed="|Ps|64|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.64.2" />
<sup>2</sup> Më fshih nga dredhitë e njerëzve të këqij dhe nga turma zhurmëmadhe e atyre që kryejnë paudhësi.
<scripture passage="Ps 64:3" parsed="|Ps|64|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.64.3" />
<sup>3</sup> Këta e mprehin gjuhën e tyre si një shpatë, dhe në vend të shigjetave lëshojnë fjalë të hidhura
<scripture passage="Ps 64:4" parsed="|Ps|64|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.64.4" />
<sup>4</sup> për të goditur fshehurazi të pafajmin; e godasin papritur pa asnjë frikë.
<scripture passage="Ps 64:5" parsed="|Ps|64|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.64.5" />
<sup>5</sup> I japin zemër njeri tjetrit në veprime të liga; flasin si të na vënë kurthe dhe thonë: "Kush ka për t'i parë?".
<scripture passage="Ps 64:6" parsed="|Ps|64|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.64.6" />
<sup>6</sup> Kurdisin gjëra të këqija dhe thonë: "Kemi përgatitur një plan të përsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janë të panjohëshme.
<scripture passage="Ps 64:7" parsed="|Ps|64|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.64.7" />
<sup>7</sup> Por Perëndia do të hedhë kundër tyre shigjetat e tij dhe ata do të rrëzohen papritur.
<scripture passage="Ps 64:8" parsed="|Ps|64|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.64.8" />
<sup>8</sup> Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta; kushdo që ka për t'i parë do të tundë kokën.
<scripture passage="Ps 64:9" parsed="|Ps|64|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.64.9" />
<sup>9</sup> Atëherë tërë njerëzit do të kenë frikë dhe do të tregojnë veprën e Perëndisë, dhe do të njohin atë që ai ka bërë.
<scripture passage="Ps 64:10" parsed="|Ps|64|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.64.10" />
<sup>10</sup> I drejti do të gëzohet tek Zoti dhe do të kërkojë strehë tek ai, dhe të gjihë të drejtët nga zemra do të përlëvdohen.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 65" progress="49.77%" prev="Ps.64" next="Ps.66" id="Ps.65">
<h3 id="Ps.65-p0.1">Chapter 65</h3>
<p id="Ps.65-p1">
<scripture passage="Ps 65:1" parsed="|Ps|65|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.65.1" />
<sup>1</sup> Ty, o Perëndi, të përket lëvdimi në Sion; dhe do të kryhen zotimet para teje.
<scripture passage="Ps 65:2" parsed="|Ps|65|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.65.2" />
<sup>2</sup> Te ti, që plotëson lutjen, do të vijë çdo krijesë.
<scripture passage="Ps 65:3" parsed="|Ps|65|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.65.3" />
<sup>3</sup> Mëkatet më kishin mundur, por ti siguron faljen për shkeljet tona.
<scripture passage="Ps 65:4" parsed="|Ps|65|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.65.4" />
<sup>4</sup> Lum ai njeri që ti e zgjedh dhe e afron pranë vetes, që të banojë në oborret e tua; ne do të ngopemi me të mirat e shtëpisë sate, me gjërat e shenjta të tempullit tënd.
<scripture passage="Ps 65:5" parsed="|Ps|65|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.65.5" />
<sup>5</sup> Në drejtësinë tënde, ti na përgjigjesh me vepra të tmerrshme, o Perëndia i shpëtimit tonë, ti që je shpresa e skajeve të tokës dhe e deteve të largëta.
<scripture passage="Ps 65:6" parsed="|Ps|65|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.65.6" />
<sup>6</sup> Me fuqinë tënde i ke bërë malet të patundshëm dhe i ke ngjeshur me forcë.
<scripture passage="Ps 65:7" parsed="|Ps|65|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.65.7" />
<sup>7</sup> Ti qetëson zhurmën e deteve, zhurmën e valëve të tyre dhe trazirën e popujve.
<scripture passage="Ps 65:8" parsed="|Ps|65|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.65.8" />
<sup>8</sup> Dhe ata që banojnë në skajet e tokës kanë frikë nga mrekullitë e tua; ti bën që të shpërthejnë britma gëzimi nga lindja dhe nga perëndimi.
<scripture passage="Ps 65:9" parsed="|Ps|65|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.65.9" />
<sup>9</sup> Ti e viziton tokën dhe bën që ajo të prodhojë më tepër, e pasuron në një masë të madhe; lumi i Perëndisë është plot ujë; ti u siguron njerëzve grurin e tyre, mbasi e ke përgatitur tokën.
<scripture passage="Ps 65:10" parsed="|Ps|65|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.65.10" />
<sup>10</sup> Ti i mbush me ujë brazdat e saj, sheshon plisat, e zbut me shirat dhe bekon filizat.
<scripture passage="Ps 65:11" parsed="|Ps|65|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.65.11" />
<sup>11</sup> Ti e kurorëzon motin me bujarinë tënde të madhe dhe gjurmët e tua dallohen me bollëkun e të mirave.
<scripture passage="Ps 65:12" parsed="|Ps|65|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.65.12" />
<sup>12</sup> Kullotat e shkretëtirës janë plot me ujë, dhe kodrinat janë mbuluar me gëzim.
<scripture passage="Ps 65:13" parsed="|Ps|65|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.65.13" />
<sup>13</sup> Kullotat mbulohen me kope dhe luginat mbulohen me grurë; ato lëshojnë britma gëzimi dhe këndojnë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 66" progress="49.80%" prev="Ps.65" next="Ps.67" id="Ps.66">
<h3 id="Ps.66-p0.1">Chapter 66</h3>
<p id="Ps.66-p1">
<scripture passage="Ps 66:1" parsed="|Ps|66|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.1" />
<sup>1</sup> Lëshoni klithma gëzimi Perëndisë, ju të gjithë banorë të tokës;
<scripture passage="Ps 66:2" parsed="|Ps|66|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.2" />
<sup>2</sup> i këndoni himne lavdisë së emrit të tij; bëjeni zulmëmadh lëvdimin e tij.
<scripture passage="Ps 66:3" parsed="|Ps|66|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.3" />
<sup>3</sup> I thoni Perëndisë: "Sa të tmerrshme janë veprat e tua! Për shkak të madhështisë së fuqisë sate armiqtë e tu do të të nënshtrohen ty.
<scripture passage="Ps 66:4" parsed="|Ps|66|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.4" />
<sup>4</sup> Tërë toka do të të adhurojë dhe do të këndojë për ty, do të këndojë lëvdimet e emrit tënd. (Sela)
<scripture passage="Ps 66:5" parsed="|Ps|66|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.5" />
<sup>5</sup> Ejani dhe admironi atë që Perëndia ka bërë; ai është i tmerrshëm në veprat tij për bijtë e njerëzve.
<scripture passage="Ps 66:6" parsed="|Ps|66|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.6" />
<sup>6</sup> Ai e ndryshoi detin në tokë të thatë; populli i tij e kaloi lumin me këmbë të thata; le të gëzohemi, pra, bashkë me të.
<scripture passage="Ps 66:7" parsed="|Ps|66|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.7" />
<sup>7</sup> Me fuqinë e tij ai mbretëron në përjetësi; sytë e tij këqyrin kombet. Mos lejoni që rebelët të ngrenë krye. (Sela)
<scripture passage="Ps 66:8" parsed="|Ps|66|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.8" />
<sup>8</sup> Ju o popuj, bekoni Perëndinë tonë; dhe shpallni me zë të lartë lëvdimin e tij.
<scripture passage="Ps 66:9" parsed="|Ps|66|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.9" />
<sup>9</sup> Ai na mban gjallë dhe nuk lejon që këmbët tona të pengohen.
<scripture passage="Ps 66:10" parsed="|Ps|66|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.10" />
<sup>10</sup> Sepse ti na ke vënë në provë, o Perëndi, na ke pastruar ashtu si pastrohet argjendi.
<scripture passage="Ps 66:11" parsed="|Ps|66|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.11" />
<sup>11</sup> Na ke bërë të biem në rrjetë, ke vënë një barrë të rëndë mbi kurrizet tona.
<scripture passage="Ps 66:12" parsed="|Ps|66|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.12" />
<sup>12</sup> Ke bërë që njerëzit të ecin me kalë mbi kokën tonë; kemi kaluar nëpër zjarr dhe nëpër ujë, por ti na ke nxjerrë jashtë në një vend të freskët.
<scripture passage="Ps 66:13" parsed="|Ps|66|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.13" />
<sup>13</sup> Unë do të hyj në shtëpinë tënde me olokauste; do të plotësoj zotimet e mia,
<scripture passage="Ps 66:14" parsed="|Ps|66|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.14" />
<sup>14</sup> që buzët e mia kanë formuluar dhe që goja ime ka shqiptuar kur kaloja fatkeqësi.
<scripture passage="Ps 66:15" parsed="|Ps|66|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.15" />
<sup>15</sup> Do të të ofroj olokauste kafshësh të majme, me erën e këndshme të deshve; do të flijoj qe dhe cjep. (Sela)
<scripture passage="Ps 66:16" parsed="|Ps|66|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.16" />
<sup>16</sup> Ejani dhe dëgjoni, ju të gjithë që i trëmbeni Perëndisë, dhe unë do t'ju tregoj atë që ai bëri për shpirtin tim.
<scripture passage="Ps 66:17" parsed="|Ps|66|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.17" />
<sup>17</sup> I thirra atij me gojën time dhe e përlëvdova me gjuhën time.
<scripture passage="Ps 66:18" parsed="|Ps|66|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.18" />
<sup>18</sup> Po të kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar.
<scripture passage="Ps 66:19" parsed="|Ps|66|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.19" />
<sup>19</sup> Por Perëndia më dëgjoi dhe i kushtoi kujdes zërit të lutjes sime.
<scripture passage="Ps 66:20" parsed="|Ps|66|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.66.20" />
<sup>20</sup> Qoftë i bekuar Perëndia, që nuk e hodhi poshtë lutjen time dhe nuk më mohoi mirësinë e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 67" progress="49.85%" prev="Ps.66" next="Ps.68" id="Ps.67">
<h3 id="Ps.67-p0.1">Chapter 67</h3>
<p id="Ps.67-p1">
<scripture passage="Ps 67:1" parsed="|Ps|67|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.67.1" />
<sup>1</sup> Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela)
<scripture passage="Ps 67:2" parsed="|Ps|67|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.67.2" />
<sup>2</sup> me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve.
<scripture passage="Ps 67:3" parsed="|Ps|67|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.67.3" />
<sup>3</sup> Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë.
<scripture passage="Ps 67:4" parsed="|Ps|67|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.67.4" />
<sup>4</sup> Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t'i gjykosh drejt popujt dhe do t'i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela)
<scripture passage="Ps 67:5" parsed="|Ps|67|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.67.5" />
<sup>5</sup> Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt.
<scripture passage="Ps 67:6" parsed="|Ps|67|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.67.6" />
<sup>6</sup> Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.
<scripture passage="Ps 67:7" parsed="|Ps|67|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.67.7" />
<sup>7</sup> Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 68" progress="49.86%" prev="Ps.67" next="Ps.69" id="Ps.68">
<h3 id="Ps.68-p0.1">Chapter 68</h3>
<p id="Ps.68-p1">
<scripture passage="Ps 68:1" parsed="|Ps|68|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.1" />
<sup>1</sup> Perëndia u çoftë dhe u shpërndafshin armiqtë e tij, dhe ata që e urrejnë ikshin para tij.
<scripture passage="Ps 68:2" parsed="|Ps|68|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.2" />
<sup>2</sup> Ti do t'i shpërndash ashtu si zhdavaritet tymi, ashtu si shkrihet dylli para zjarrit; kështu do të vdesin të pabesët përpara Perëndisë.
<scripture passage="Ps 68:3" parsed="|Ps|68|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.3" />
<sup>3</sup> Por të drejtët do të gëzohen, do të ngazëllohen përpara Perëndisë dhe do të galdojnë me këngë gëzimi.
<scripture passage="Ps 68:4" parsed="|Ps|68|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.4" />
<sup>4</sup> Këndojini Perëndisë, këndojini lavde emrit të tij; pregatitini rrugën atij që kalon me kalë në shkretëtirë; emri i tij është Zoti; ngazëlloni para tij.
<scripture passage="Ps 68:5" parsed="|Ps|68|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.5" />
<sup>5</sup> Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave.
<scripture passage="Ps 68:6" parsed="|Ps|68|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.6" />
<sup>6</sup> Perëndia bën që i vetmuari të banojë në një familje, çliron të burgosurit dhe siguron begatinë; por rebelët mbeten në tokë të djegur.
<scripture passage="Ps 68:7" parsed="|Ps|68|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.7" />
<sup>7</sup> O Perëndi, kur dole përpara popullit tënd, kur marshove nëpër shkretëtirë. (Sela)
<scripture passage="Ps 68:8" parsed="|Ps|68|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.8" />
<sup>8</sup> toka u drodh; edhe qiejtë lëshuan ujë në prani të Perëndisë, vetë Sinai u drodh në prani të Perëndisë, Perëndisë të Izraelit.
<scripture passage="Ps 68:9" parsed="|Ps|68|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.9" />
<sup>9</sup> Ti ke derdhur një shi të bollshëm, o Perëndi, dhe i ke dhënë përsëri fuqi trashëgimisë sate.
<scripture passage="Ps 68:10" parsed="|Ps|68|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.10" />
<sup>10</sup> Kopeja jote gjeti një banesë dhe në mirësinë tënde, o Perëndi, je kujdesur për të varfërit.
<scripture passage="Ps 68:11" parsed="|Ps|68|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.11" />
<sup>11</sup> Zoti shpalli fjalën dhe i madh ishte numri i atyre që e kanë shpallur:
<scripture passage="Ps 68:12" parsed="|Ps|68|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.12" />
<sup>12</sup> "Mbretërit e ushtrive ikin me ngut, ndërsa kush ka mbetur në shtëpi ndan plaçkën.
<scripture passage="Ps 68:13" parsed="|Ps|68|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.13" />
<sup>13</sup> Edhe në se keni mbetur për të pushuar ndër vatha, ju jeni si krahët e pëllumbeshës të mbuluara me argjend dhe si pendët e saj të arta që shkëlqejnë".
<scripture passage="Ps 68:14" parsed="|Ps|68|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.14" />
<sup>14</sup> Kur i Plotfuqishmi i shpërndau mbretërit në vend, Tsalmoni u mbulua me borë.
<scripture passage="Ps 68:15" parsed="|Ps|68|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.15" />
<sup>15</sup> Një mal i Perëndisë është mali i Bashanit, një mal me shumë maja është mali i Bashanit.
<scripture passage="Ps 68:16" parsed="|Ps|68|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.16" />
<sup>16</sup> O male me shumë maja pse shikoni me zili malin që Perëndia ka zgjedhur për banesë të tij? Po, Zoti do të banojë atje përjetë.
<scripture passage="Ps 68:17" parsed="|Ps|68|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.17" />
<sup>17</sup> Qerret e Perëndisë janë një mori, mijëra e mijëra, Zoti është midis tyre ashtu si në Sinai, në shenjtërinë e tij.
<scripture passage="Ps 68:18" parsed="|Ps|68|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.18" />
<sup>18</sup> Ti je ngjitur lart, ke burgosur robërinë, ke marrë dhurata nga njerëzit edhe nga rebelët, me qëllim që ti, o Zot Perëndi të mund të qëndrosh atje.
<scripture passage="Ps 68:19" parsed="|Ps|68|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.19" />
<sup>19</sup> I bekuar qoftë Zoti, që për ditë mbart barrat tona; ai është Perëndia i shpëtimit tonë. (Sela)
<scripture passage="Ps 68:20" parsed="|Ps|68|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.20" />
<sup>20</sup> Perëndia është për ne Perëndia që çliron, dhe Zotit, Zotit, i përket çlirimi nga vdekja.
<scripture passage="Ps 68:21" parsed="|Ps|68|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.21" />
<sup>21</sup> Po, Perëndia do të shtypë kokën e armiqve të tij, kokën me flokë të gjata të atyre që ecin në mëkat të tij.
<scripture passage="Ps 68:22" parsed="|Ps|68|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.22" />
<sup>22</sup> Zoti ka thënë: "Do t'i kthej nga Bashani, do t'i kthej nga humnerat e detit,
<scripture passage="Ps 68:23" parsed="|Ps|68|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.23" />
<sup>23</sup> me qëllim që ti të dërrmosh armiqtë e tu, duke futur thellë këmbën tënde në gjakun e tyre, dhe gjuha e qenve të tu të ketë pjesën që i takon".
<scripture passage="Ps 68:24" parsed="|Ps|68|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.24" />
<sup>24</sup> Ata kanë parë varganin tënd, o Perëndi, varganin e Perëndisë tim, e Mbretit tim në shenjtërore.
<scripture passage="Ps 68:25" parsed="|Ps|68|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.25" />
<sup>25</sup> Këngëtarët ecnin përpara, ata që u binin veglave vinin në fund, dhe në mes qëndronin vajzat që u binin dajreve.
<scripture passage="Ps 68:26" parsed="|Ps|68|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.26" />
<sup>26</sup> Bekoni Perëndinë në kuvendet; bekoni Zotin ju që jeni nga gurra e Izraelit.
<scripture passage="Ps 68:27" parsed="|Ps|68|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.27" />
<sup>27</sup> Ja, Beniamini, më i vogli, por udhëheqësi i tyre, princat e Judës me trupat e tyre, princat e Zabulonit, princat e Neftalit.
<scripture passage="Ps 68:28" parsed="|Ps|68|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.28" />
<sup>28</sup> Perëndia yt ka vendosur forcën tënde; forco, o Perëndi, sa ke bërë për ne.
<scripture passage="Ps 68:29" parsed="|Ps|68|29|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.29" />
<sup>29</sup> Për shkak të tempullit tënd në Jeruzalem, mbretërit do të të sjellin dhurata.
<scripture passage="Ps 68:30" parsed="|Ps|68|30|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.30" />
<sup>30</sup> Shaj kafshën e kallamishteve, tufën e demave me viçat e popujve, deri sa të poshtërohen duke sjellë shufra argjendi; shpërndaji popujt që kënaqen duke bërë luftë.
<scripture passage="Ps 68:31" parsed="|Ps|68|31|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.31" />
<sup>31</sup> Nga Egjipti do të sjellin metal që shkëlqen, Etiopia do të nxitojë t'i shtrijë Perëndisë duart e saj.
<scripture passage="Ps 68:32" parsed="|Ps|68|32|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.32" />
<sup>32</sup> O mbretëri të tokës, këndojini Perëndisë; këndojini lavde Zotit, (Sela)
<scripture passage="Ps 68:33" parsed="|Ps|68|33|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.33" />
<sup>33</sup> atij që shkon me kalë mbi qiejtë e qiejve të përjetshme, ai nxjerr zërin e tij, një zë të fuqishëm.
<scripture passage="Ps 68:34" parsed="|Ps|68|34|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.34" />
<sup>34</sup> Pranoni fuqinë e Perëndisë, madhështia e tij qëndron mbi Izraelin dhe fuqia e tij është në qiejtë.
<scripture passage="Ps 68:35" parsed="|Ps|68|35|0|0" osisRef="Bible:Ps.68.35" />
<sup>35</sup> O Perëndi, ti je i tmerrshëm nga shenjtorja jote; Perëndia i Izraelit është ai që i jep forcë dhe fuqi popullit. I bekuar qoftë Perëndia!
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 69" progress="49.96%" prev="Ps.68" next="Ps.70" id="Ps.69">
<h3 id="Ps.69-p0.1">Chapter 69</h3>
<p id="Ps.69-p1">
<scripture passage="Ps 69:1" parsed="|Ps|69|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.1" />
<sup>1</sup> Shpëtomë, o Perëndi, se ujërat më kanë arritur deri në grykë.
<scripture passage="Ps 69:2" parsed="|Ps|69|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.2" />
<sup>2</sup> Jam zhytur në një batak të thellë dhe nuk gjej asnjë pikë mbështetjeje; kam arritur në ujëra të thella dhe rryma më rrëmben me vete.
<scripture passage="Ps 69:3" parsed="|Ps|69|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.3" />
<sup>3</sup> Jam lodhur duke bërtitur, gryka më është tharë; sytë e mi konsumohen në pritje të Perëndisë tim.
<scripture passage="Ps 69:4" parsed="|Ps|69|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.4" />
<sup>4</sup> Ata që më urrejnë pa shkak janë më të shumtë se flokët e mi; janë të fuqishëm ata që duan të më shkatërrojnë dhe që janë pa të drejtë armiq të mi; jam i detyruar të kthej atë që nuk kam vjedhur.
<scripture passage="Ps 69:5" parsed="|Ps|69|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.5" />
<sup>5</sup> O Perëndi, ti e di marrëzinë time dhe fajet e mia nuk të janë fshehur.
<scripture passage="Ps 69:6" parsed="|Ps|69|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.6" />
<sup>6</sup> Mos u ngatërrofshin për shkakun tim ata që kanë shpresë te ti, o Zot, Zoti i ushtrive; mos u turpërofshin për shkakun tim ata që të kërkojnë, o Perëndi i Izraelit.
<scripture passage="Ps 69:7" parsed="|Ps|69|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.7" />
<sup>7</sup> Për hir të dashurisë sate unë po heq një poshtërim dhe turpi më mbulon fytyrën.
<scripture passage="Ps 69:8" parsed="|Ps|69|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.8" />
<sup>8</sup> Unë jam i bërë një i huaj për vëllezërit e mi dhe për bijtë e nënes sime.
<scripture passage="Ps 69:9" parsed="|Ps|69|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.9" />
<sup>9</sup> Sepse zelli i shtëpisë sate më ka përpirë dhe fyerjet e rënda të atij që të fyen kanë rënë mbi mua.
<scripture passage="Ps 69:10" parsed="|Ps|69|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.10" />
<sup>10</sup> Kam qarë duke pikëlluar shpirtin tim me agjërim, por kjo më ka sjellë çnderim.
<scripture passage="Ps 69:11" parsed="|Ps|69|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.11" />
<sup>11</sup> Kam veshur madje si rroba një thes, por u bëra për ta objekt talljeje.
<scripture passage="Ps 69:12" parsed="|Ps|69|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.12" />
<sup>12</sup> Ata që ulen te porta flasin për mua, dhe u bëra kënga e pijanecëve.
<scripture passage="Ps 69:13" parsed="|Ps|69|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.13" />
<sup>13</sup> Por sa për mua, o Zot, lutja ime të drejtohet ty, o Zot, në kohë të pranueshme; në dhembshurinë tënde të madhe përgjigjmu, o Perëndi, në shpëtimin tënd të siguruar.
<scripture passage="Ps 69:14" parsed="|Ps|69|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.14" />
<sup>14</sup> Më nxirr nga bataku që të mos fundosem në të, dhe bëj që të çlirohem nga ata që më urrejnë dhe nga ujërat e thella.
<scripture passage="Ps 69:15" parsed="|Ps|69|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.15" />
<sup>15</sup> Mos më mbuloftë rryma e ujërave, mos më përpiftë humnera dhe mos u mbylltë gryka e pusit mbi mua.
<scripture passage="Ps 69:16" parsed="|Ps|69|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.16" />
<sup>16</sup> Përgjigjmu, o Zot, sepse mirësia jote është e çmuar; në dhembshuritë e tua të mëdha sillu nga unë.
<scripture passage="Ps 69:17" parsed="|Ps|69|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.17" />
<sup>17</sup> Mos e fshih fytyrën tënde nga shërbëtori yt, sepse jam në ankth; nxito të më përgjigjesh.
<scripture passage="Ps 69:18" parsed="|Ps|69|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.18" />
<sup>18</sup> Afrohu te unë dhe më shpjego; çliromë nga armiqtë e mi.
<scripture passage="Ps 69:19" parsed="|Ps|69|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.19" />
<sup>19</sup> Ti e njeh poshtërsinë time, turpin tim dhe çnderimin tim; armiqtë e mi janë të gjithë para teje.
<scripture passage="Ps 69:20" parsed="|Ps|69|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.20" />
<sup>20</sup> Fyerja e rëndë më ka copëtuar zemrën dhe jam plot hidhërime; prita dikë që të më përdëllentë por më kot; prita dikë që të më ngushëllonte, por nuk u paraqit asnjë.
<scripture passage="Ps 69:21" parsed="|Ps|69|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.21" />
<sup>21</sup> Më dhanë përkundrazi vrer në vend të ushqimit dhe për të ma shuar etjen më dhanë për të pirë uthull.
<scripture passage="Ps 69:22" parsed="|Ps|69|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.22" />
<sup>22</sup> U bëftë tryeza e tyre një lak para tyre, dhe begatia e tyre një kurth.
<scripture passage="Ps 69:23" parsed="|Ps|69|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.23" />
<sup>23</sup> Ju errshin sytë atyre kështu që të mos shohin më, dhe bëj që ijët e tyre të lëkunden vazhdimisht.
<scripture passage="Ps 69:24" parsed="|Ps|69|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.24" />
<sup>24</sup> Zbraz mbi ta zemërimin tënd dhe i zëntë zjarri i indinjatës sate.
<scripture passage="Ps 69:25" parsed="|Ps|69|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.25" />
<sup>25</sup> Banesa e tyre u shkretoftë dhe askush mos banoftë në çadrat e tyre,
<scripture passage="Ps 69:26" parsed="|Ps|69|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.26" />
<sup>26</sup> sepse përndjekin atë që ti ke goditur dhe flasin me kënaqësi për dhembjen e atyre që ti ke plagosur.
<scripture passage="Ps 69:27" parsed="|Ps|69|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.27" />
<sup>27</sup> Shto këtë faj fajit të tyre dhe mos arrifshin kurrë të kenë pjesë në drejtësinë tënde.
<scripture passage="Ps 69:28" parsed="|Ps|69|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.28" />
<sup>28</sup> U shofshin nga libri i jetës dhe mos u shkrofshin midis të drejtëve.
<scripture passage="Ps 69:29" parsed="|Ps|69|29|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.29" />
<sup>29</sup> Tani jam i hidhëruar dhe i dëshpëruar; shpëtimi yt, o Perëndi, më lartoftë.
<scripture passage="Ps 69:30" parsed="|Ps|69|30|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.30" />
<sup>30</sup> Unë do ta kremtoj emrin e Perëndisë me një këngë, dhe do ta madhështoj me lavde.
<scripture passage="Ps 69:31" parsed="|Ps|69|31|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.31" />
<sup>31</sup> Dhe kjo do t'i pëlqejë Zotit më tepër se një ka o një dem me brirë dhe thonj.
<scripture passage="Ps 69:32" parsed="|Ps|69|32|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.32" />
<sup>32</sup> Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj.
<scripture passage="Ps 69:33" parsed="|Ps|69|33|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.33" />
<sup>33</sup> Sepse Zoti kënaq nevojtarët dhe nuk përçmon robërit e tij.
<scripture passage="Ps 69:34" parsed="|Ps|69|34|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.34" />
<sup>34</sup> E mburrshin qiejtë dhe toka, detet dhe gjithçka lëviz në to.
<scripture passage="Ps 69:35" parsed="|Ps|69|35|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.35" />
<sup>35</sup> Sepse Perëndia do të shpëtojë Sionin dhe do të rindërtojë qytetet e Judës; atëherë ata do të banojnë në to dhe do t'i zotërojnë.
<scripture passage="Ps 69:36" parsed="|Ps|69|36|0|0" osisRef="Bible:Ps.69.36" />
<sup>36</sup> Dhe pasardhësit e shërbëtorëve të tij do të kenë trashëgiminë dhe ata që e duan emrin e tij do të banojnë aty.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 70" progress="50.04%" prev="Ps.69" next="Ps.71" id="Ps.70">
<h3 id="Ps.70-p0.1">Chapter 70</h3>
<p id="Ps.70-p1">
<scripture passage="Ps 70:1" parsed="|Ps|70|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.70.1" />
<sup>1</sup> O Perëndi, nxito të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh.
<scripture passage="Ps 70:2" parsed="|Ps|70|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.70.2" />
<sup>2</sup> U turpërofshin dhe u hutofshin ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe u mbulofshin me turp ata që kërkojnë të keqen time.
<scripture passage="Ps 70:3" parsed="|Ps|70|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.70.3" />
<sup>3</sup> Kthefshin kurrizin për shkak të turpit të tyre ata që thonë: "Ah, ah!".
<scripture passage="Ps 70:4" parsed="|Ps|70|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.70.4" />
<sup>4</sup> U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, dhe ata që duan shpëtimin tënd thënçin vazhdimisht: "U përlëvdoftë Perëndia!".
<scripture passage="Ps 70:5" parsed="|Ps|70|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.70.5" />
<sup>5</sup> Por unë jam i varfër dhe nevojtar; o Perëndi, nxito të më vish në ndihmë; ti je ndihma ime dhe çlirimtari im; o Zot, mos vono.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 71" progress="50.06%" prev="Ps.70" next="Ps.72" id="Ps.71">
<h3 id="Ps.71-p0.1">Chapter 71</h3>
<p id="Ps.71-p1">
<scripture passage="Ps 71:1" parsed="|Ps|71|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.1" />
<sup>1</sup> Unë po gjej strehë te ti, o Zot, bëj që të mos hutohem kurrë.
<scripture passage="Ps 71:2" parsed="|Ps|71|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.2" />
<sup>2</sup> Në emër të drejtësisë sate, më çliro dhe më shpëto; zgjate veshin tënd ndaj meje dhe më shpëto.
<scripture passage="Ps 71:3" parsed="|Ps|71|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.3" />
<sup>3</sup> Ti je për mua një kështjellë shpëtimi, ku unë mund të shkoj gjithnjë; ti ke urdhëruar shpëtimin tim, sepse je shkëmbi dhe kështjella ime.
<scripture passage="Ps 71:4" parsed="|Ps|71|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.4" />
<sup>4</sup> Perëndia im, më çliro nga dora e të pabesit, nga dora e të çoroditurit dhe të atij që përdor dhunën.
<scripture passage="Ps 71:5" parsed="|Ps|71|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.5" />
<sup>5</sup> Sepse ti je shpresa ime, o Zot, o Zot, besimi im që kurse isha fëmijë.
<scripture passage="Ps 71:6" parsed="|Ps|71|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.6" />
<sup>6</sup> Ti ke qenë përkrahja ime qysh në bark të nënes sime; ti më nxore nga barku i nënës sime; ty do të drejtohet gjithnjë lëvdimi im.
<scripture passage="Ps 71:7" parsed="|Ps|71|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.7" />
<sup>7</sup> Jam bërë për shumë njerëz si një mrekulli, por ti je streha e fortë.
<scripture passage="Ps 71:8" parsed="|Ps|71|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.8" />
<sup>8</sup> Goja ime është plot me lëvdimet e tua dhe shpall lavdinë tënde tërë ditën.
<scripture passage="Ps 71:9" parsed="|Ps|71|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.9" />
<sup>9</sup> Mos më hidh poshtë në kohën e pleqërisë; mos më braktis kur forca ime po pakësohet.
<scripture passage="Ps 71:10" parsed="|Ps|71|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.10" />
<sup>10</sup> Sepse armiqtë e mi flasin kundër meje, dhe ata që kanë ngritur pusi kundër jetës sime thurrin komplote bashkë,
<scripture passage="Ps 71:11" parsed="|Ps|71|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.11" />
<sup>11</sup> duke thënë: "Perëndia e ka braktisur; ndiqeni dhe kapeni, sepse nuk ka njeri që ta çlirojë".
<scripture passage="Ps 71:12" parsed="|Ps|71|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.12" />
<sup>12</sup> O Perëndi, mos u largo nga unë; Perëndia im, nxito të më ndihmosh.
<scripture passage="Ps 71:13" parsed="|Ps|71|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.13" />
<sup>13</sup> U ngatërrofshin dhe u asgjesofshin kundërshtarët e jetës sime; u mbulofshin me poshtërsi dhe me turp ata që dëshërojnë të më bëjnë të keqen.
<scripture passage="Ps 71:14" parsed="|Ps|71|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.14" />
<sup>14</sup> Por unë do të kem shpresa gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër.
<scripture passage="Ps 71:15" parsed="|Ps|71|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.15" />
<sup>15</sup> Goja ime do të tregojë tërë ditën drejtësinë tënde dhe çlirimet e tua, sepse nuk njoh numrin e tyre.
<scripture passage="Ps 71:16" parsed="|Ps|71|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.16" />
<sup>16</sup> Do të thellohem në veprat e fuqishme të Zotit, të Zotit, dhe do të kujtoj drejtësinë tënde, vetëm tënden.
<scripture passage="Ps 71:17" parsed="|Ps|71|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.17" />
<sup>17</sup> O Perëndi, ti më ke mësuar që në fëmijëri; dhe deri më sot unë kam shpallur mrekullitë e tua.
<scripture passage="Ps 71:18" parsed="|Ps|71|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.18" />
<sup>18</sup> Edhe tani që jam plakur dhe jam thinjur, o Perëndi, mos më braktis deri sa t'i kem treguar këtij brezi fuqinë tënde dhe mrekullitë e tua gjithë atyre që do të vijnë.
<scripture passage="Ps 71:19" parsed="|Ps|71|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.19" />
<sup>19</sup> Edhe drejtësia jote, o Perëndi, arrin deri në lartësitë e qiejve; ti ke bërë gjëra të mëdha. O Perëndi, kush të përngjan ty?
<scripture passage="Ps 71:20" parsed="|Ps|71|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.20" />
<sup>20</sup> Ti, që më bëre të provoj shumë fatkeqësira, të rënda, do të më japësh përsëri jetën dhe do të më bësh të ngrihem lart nga humnerat e tokës.
<scripture passage="Ps 71:21" parsed="|Ps|71|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.21" />
<sup>21</sup> Ti do të rritesh madhështinë time dhe do të kthehesh të më ngushëllosh.
<scripture passage="Ps 71:22" parsed="|Ps|71|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.22" />
<sup>22</sup> Dhe unë do të lëvdoj me harpe për besnikërinë tënde, o Perëndia im, dhe do të këndoj lavdet e tua me qeste, o i Shenjti i Izraelit.
<scripture passage="Ps 71:23" parsed="|Ps|71|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.23" />
<sup>23</sup> Buzët e mia do të ngazëllojnë kur do të këndoj lavdet e tua bashkë me shpirtin tim, që ti ke shpenguar.
<scripture passage="Ps 71:24" parsed="|Ps|71|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.71.24" />
<sup>24</sup> Edhe gjuha ime do të flasë tërë ditën për drejtësinë tënde, sepse janë turpëruar dhe janë hutuar ata që kërkonin të më bënin të keqen.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 72" progress="50.12%" prev="Ps.71" next="Ps.73" id="Ps.72">
<h3 id="Ps.72-p0.1">Chapter 72</h3>
<p id="Ps.72-p1">
<scripture passage="Ps 72:1" parsed="|Ps|72|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.1" />
<sup>1</sup> O Perëndi, paraqit mendimet e tua mbretit dhe drejtësinë tënde birit të mbretit,
<scripture passage="Ps 72:2" parsed="|Ps|72|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.2" />
<sup>2</sup> dhe ai do të gjykojë popullin tënd me drejtësi dhe të pikëlluarit e tu me saktësi.
<scripture passage="Ps 72:3" parsed="|Ps|72|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.3" />
<sup>3</sup> Malet do t'i sjellin paqen popullit dhe kodrat drejtësinë.
<scripture passage="Ps 72:4" parsed="|Ps|72|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.4" />
<sup>4</sup> Ai do t'u sigurojë drejtësi të pikëlluarve të popullit, do të shpëtojë bijtë e nevojtarëve dhe do të dërrmojë shtypësin.
<scripture passage="Ps 72:5" parsed="|Ps|72|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.5" />
<sup>5</sup> Ata do të të kenë frikë deri sa të ketë diell dhe hënë, për të gjitha brezat.
<scripture passage="Ps 72:6" parsed="|Ps|72|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.6" />
<sup>6</sup> Ai do të zbresë si shiu mbi barin e kositur, si një rrebesh që vadit tokën.
<scripture passage="Ps 72:7" parsed="|Ps|72|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.7" />
<sup>7</sup> Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe ka për të patur shumë paqe deri sa të mos ketë më hënë.
<scripture passage="Ps 72:8" parsed="|Ps|72|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.8" />
<sup>8</sup> Ai do të mbretërojë nga një det te tjetri dhe nga lumi deri në skajet e tokës.
<scripture passage="Ps 72:9" parsed="|Ps|72|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.9" />
<sup>9</sup> Banorët e shkretëtirës do të përkulen para tij, dhe armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin.
<scripture passage="Ps 72:10" parsed="|Ps|72|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.10" />
<sup>10</sup> Mbretërit e Tarshishit dhe të ishujve do t'i paguajnë haraçin, mbretërit e Shebas dhe ai i Sabas do t'i ofrojnë dhurata.
<scripture passage="Ps 72:11" parsed="|Ps|72|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.11" />
<sup>11</sup> Po, gjithë mbretërit do ta adhurojnë dhe gjithë kombet do t'i shërbejnë.
<scripture passage="Ps 72:12" parsed="|Ps|72|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.12" />
<sup>12</sup> Sepse ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë.
<scripture passage="Ps 72:13" parsed="|Ps|72|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.13" />
<sup>13</sup> Atij do t'i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve.
<scripture passage="Ps 72:14" parsed="|Ps|72|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.14" />
<sup>14</sup> Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna, dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij.
<scripture passage="Ps 72:15" parsed="|Ps|72|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.15" />
<sup>15</sup> Dhe ai do të jetojë; dhe do t'i jepet ari i Shebas, do të bëhen vazhdimisht lutje për të dhe do të bekohet tërë ditën.
<scripture passage="Ps 72:16" parsed="|Ps|72|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.16" />
<sup>16</sup> Do të ketë bollëk gruri mbi tokë, në majat e maleve; kallinjtë e tij do të valëviten si drurët e Libanit, dhe banorët e qyteteve do të lulëzojnë si bari i tokës.
<scripture passage="Ps 72:17" parsed="|Ps|72|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.17" />
<sup>17</sup> Emri i tij do të vazhdojë përjetë, emri i tij do të përhapet deri sa të ketë diell; dhe tërë kombet do të bekohen në të dhe do ta shpallin të lumtur.
<scripture passage="Ps 72:18" parsed="|Ps|72|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.18" />
<sup>18</sup> I bekuar qoftë Zoti Perëndia, Perëndia i Izraelit; vetëm ai bën mrekulli.
<scripture passage="Ps 72:19" parsed="|Ps|72|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.19" />
<sup>19</sup> Qoftë i bekuar përjetë emri i tij i lavdishëm, dhe tërë toka qoftë e mbushur me lavdinë e tij. Amen, amen.
<scripture passage="Ps 72:20" parsed="|Ps|72|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.72.20" />
<sup>20</sup> Këtu mbarojnë lutjet e Davidit, birit të Isait.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 73" progress="50.17%" prev="Ps.72" next="Ps.74" id="Ps.73">
<h3 id="Ps.73-p0.1">Chapter 73</h3>
<p id="Ps.73-p1">
<scripture passage="Ps 73:1" parsed="|Ps|73|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.1" />
<sup>1</sup> Me siguri Perëndia është i mirë me Izraelin, me ata që janë të pastër nga zemra.
<scripture passage="Ps 73:2" parsed="|Ps|73|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.2" />
<sup>2</sup> Por, sa për mua, gati gati po më pengoheshin këmbët dhe për pak hapat e mia do të shkisnin.
<scripture passage="Ps 73:3" parsed="|Ps|73|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.3" />
<sup>3</sup> Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqënien e njerëzve të këqij.
<scripture passage="Ps 73:4" parsed="|Ps|73|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.4" />
<sup>4</sup> Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.
<scripture passage="Ps 73:5" parsed="|Ps|73|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.5" />
<sup>5</sup> Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.
<scripture passage="Ps 73:6" parsed="|Ps|73|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.6" />
<sup>6</sup> Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobe.
<scripture passage="Ps 73:7" parsed="|Ps|73|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.7" />
<sup>7</sup> Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë.
<scripture passage="Ps 73:8" parsed="|Ps|73|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.8" />
<sup>8</sup> Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë.
<scripture passage="Ps 73:9" parsed="|Ps|73|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.9" />
<sup>9</sup> E drejtojnë gojën e tyre kundër qiellit dhe gjuha e tyre përshkon tokën.
<scripture passage="Ps 73:10" parsed="|Ps|73|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.10" />
<sup>10</sup> Prandaj njerëzit e tyre kthehen nga ajo anë dhe pijnë me të madhe ujërat e tyre,
<scripture passage="Ps 73:11" parsed="|Ps|73|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.11" />
<sup>11</sup> dhe thonë: "Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti?".
<scripture passage="Ps 73:12" parsed="|Ps|73|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.12" />
<sup>12</sup> Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.
<scripture passage="Ps 73:13" parsed="|Ps|73|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.13" />
<sup>13</sup> Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time.
<scripture passage="Ps 73:14" parsed="|Ps|73|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.14" />
<sup>14</sup> Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes.
<scripture passage="Ps 73:15" parsed="|Ps|73|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.15" />
<sup>15</sup> Sikur të kisha thënë: "Do të flas edhe unë kështu", ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu.
<scripture passage="Ps 73:16" parsed="|Ps|73|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.16" />
<sup>16</sup> Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m'u duk shumë e vështirë.
<scripture passage="Ps 73:17" parsed="|Ps|73|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.17" />
<sup>17</sup> Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.
<scripture passage="Ps 73:18" parsed="|Ps|73|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.18" />
<sup>18</sup> Me siguri, ti i vë në vënde të rrëshqitshme dhe kështu i bën që të bien në shkatërrim.
<scripture passage="Ps 73:19" parsed="|Ps|73|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.19" />
<sup>19</sup> Si u shkatërruan në një çast! Ata vdiqën të konsumuar nga tmerri!
<scripture passage="Ps 73:20" parsed="|Ps|73|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.20" />
<sup>20</sup> Ashtu si në një ëndërr, kur zgjohesh, kështu edhe ti, o Zot, kur të zgjohesh, do të përbuzësh pamjen e tyre të kotë.
<scripture passage="Ps 73:21" parsed="|Ps|73|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.21" />
<sup>21</sup> Kur zemra ime acarohej dhe e ndjeja veten sikur më shponin nga brenda,
<scripture passage="Ps 73:22" parsed="|Ps|73|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.22" />
<sup>22</sup> unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë.
<scripture passage="Ps 73:23" parsed="|Ps|73|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.23" />
<sup>23</sup> Por megjithatë unë jam gjithnjë me ty; ti më ke kapur nga dora e djathtë.
<scripture passage="Ps 73:24" parsed="|Ps|73|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.24" />
<sup>24</sup> Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.
<scripture passage="Ps 73:25" parsed="|Ps|73|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.25" />
<sup>25</sup> Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.
<scripture passage="Ps 73:26" parsed="|Ps|73|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.26" />
<sup>26</sup> Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.
<scripture passage="Ps 73:27" parsed="|Ps|73|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.27" />
<sup>27</sup> Sepse ja, ata që largohen prej teje do të vdesin; ti shkatërron tërë ata që, duke kurvëruar, largohen prej teje.
<scripture passage="Ps 73:28" parsed="|Ps|73|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.73.28" />
<sup>28</sup> Por sa për mua, e mira është t'i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 74" progress="50.23%" prev="Ps.73" next="Ps.75" id="Ps.74">
<h3 id="Ps.74-p0.1">Chapter 74</h3>
<p id="Ps.74-p1">
<scripture passage="Ps 74:1" parsed="|Ps|74|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.1" />
<sup>1</sup> O Perëndi, pse na ke hedhur poshtë për gjithnjë? Pse vlon zemërimi yt kundër kopesë së kullotës sate?
<scripture passage="Ps 74:2" parsed="|Ps|74|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.2" />
<sup>2</sup> Kujto popullin tënd, që dikur e more, që ti e shpengove që të ishte fisi i trashëgimisë sate, të këtij mali të Sionit, mbi të cilin ke banuar.
<scripture passage="Ps 74:3" parsed="|Ps|74|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.3" />
<sup>3</sup> Drejto hapat e tua në këto rrënoja të pandreqshme; armiku i ka prishur të gjitha në shenjtërore.
<scripture passage="Ps 74:4" parsed="|Ps|74|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.4" />
<sup>4</sup> Armiqtë e tu vrumbullojnë në vendin e kuvendeve të tua; kanë vënë aty shenjat e tyre si flamuj.
<scripture passage="Ps 74:5" parsed="|Ps|74|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.5" />
<sup>5</sup> Dukej sikur godisnin me sëpata në pjesën e dëndur të një pylli.
<scripture passage="Ps 74:6" parsed="|Ps|74|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.6" />
<sup>6</sup> Dhe tani me sqeparë dhe çekane po prishin tërë skulpturat e tij.
<scripture passage="Ps 74:7" parsed="|Ps|74|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.7" />
<sup>7</sup> I kanë vënë zjarrin shenjtërores sate; kanë përdhosur banesën që mban emrin tënd, duke e hedhur poshtë.
<scripture passage="Ps 74:8" parsed="|Ps|74|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.8" />
<sup>8</sup> Kanë thënë në zemër të tyre: "T'i shkatërrojmë të gjithë"; kanë djegur tërë qendrat e kuvendeve të shenjta në vend.
<scripture passage="Ps 74:9" parsed="|Ps|74|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.9" />
<sup>9</sup> Ne nuk i shohim më shenjat tona; nuk ka më profet dhe midis nesh nuk ka asnjë që të dijë deri kur.
<scripture passage="Ps 74:10" parsed="|Ps|74|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.10" />
<sup>10</sup> Deri kur, o Perëndi, kundërshtari do të fyejë? Armiku vallë, do ta përçmojë emrin tënd përjetë?
<scripture passage="Ps 74:11" parsed="|Ps|74|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.11" />
<sup>11</sup> Pse e tërheq dorën tënde, pikërisht të djathtën? Nxirre nga gjiri yt dhe shkatërroji.
<scripture passage="Ps 74:12" parsed="|Ps|74|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.12" />
<sup>12</sup> Por Perëndia është mbreti im qysh prej kohëve të lashta; ai sjell shpëtimin mbi tokë.
<scripture passage="Ps 74:13" parsed="|Ps|74|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.13" />
<sup>13</sup> Me forcën tënde ndave detin dhe shtype kokën e përbindëshve të detit në ujërat.
<scripture passage="Ps 74:14" parsed="|Ps|74|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.14" />
<sup>14</sup> Copëtove kokat e Levitanëve dhe ia dhe për të ngrënë popullit të shkretëtirës.
<scripture passage="Ps 74:15" parsed="|Ps|74|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.15" />
<sup>15</sup> Bëre që të dalin burime dhe përrenj dhe thave lumenj të përhershëm.
<scripture passage="Ps 74:16" parsed="|Ps|74|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.16" />
<sup>16</sup> Jotja është dita, jotja është edhe nata; ti ke vendosur dritën dhe diellin.
<scripture passage="Ps 74:17" parsed="|Ps|74|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.17" />
<sup>17</sup> Ti ke caktuar tërë kufijtë e tokës dhe ke bërë verën dhe dimrin.
<scripture passage="Ps 74:18" parsed="|Ps|74|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.18" />
<sup>18</sup> Mbaje mend këtë, o Zot, që armiku të ka fyer dhe që një popull i pamend ka përbuzur emrin tënd.
<scripture passage="Ps 74:19" parsed="|Ps|74|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.19" />
<sup>19</sup> Mos ia braktis bishave jetën e turtulleshës sate; mos harro përjetë jetën e të përvuajturve të tu.
<scripture passage="Ps 74:20" parsed="|Ps|74|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.20" />
<sup>20</sup> Respekto besëlidhjen, sepse vendet e errëta të tokës janë plot me strofka dhune.
<scripture passage="Ps 74:21" parsed="|Ps|74|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.21" />
<sup>21</sup> Mos lejo që i shtypuri të kthehet i turpëruar; bëj që i përvuajturi dhe nevojtari të lëvdojnë emrin tënd.
<scripture passage="Ps 74:22" parsed="|Ps|74|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.22" />
<sup>22</sup> Çohu o Perëndi, mbro kauzën tënde! Mos harro që i pamendi të fyen tërë ditën.
<scripture passage="Ps 74:23" parsed="|Ps|74|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.74.23" />
<sup>23</sup> Mos harro britmën e armiqve të tu; zhurma e tyre që ngrihen kundër teje ngjitet vazhdimisht në qiell.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 75" progress="50.28%" prev="Ps.74" next="Ps.76" id="Ps.75">
<h3 id="Ps.75-p0.1">Chapter 75</h3>
<p id="Ps.75-p1">
<scripture passage="Ps 75:1" parsed="|Ps|75|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.75.1" />
<sup>1</sup> Ne të lëvdojmë, o Perëndi, ne të lëvdojmë, sepse emri yt na është i afërt; njeriu tregon mrekullitë e tua.
<scripture passage="Ps 75:2" parsed="|Ps|75|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.75.2" />
<sup>2</sup> Kur do të vijë koha e caktuar, unë do të gjykoj me drejtësi.
<scripture passage="Ps 75:3" parsed="|Ps|75|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.75.3" />
<sup>3</sup> Toka dhe tërë banorët e saj shkrihen, por unë i bëj të qëndrueshme shtyllat e saj. (Sela)
<scripture passage="Ps 75:4" parsed="|Ps|75|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.75.4" />
<sup>4</sup> U kam thënë fodullëve: "Mos u mburrni!", dhe të pabesëve: "Mos u bëni hundëpërpjetë!
<scripture passage="Ps 75:5" parsed="|Ps|75|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.75.5" />
<sup>5</sup> Mos e ngrini lart kokën, mos flisni me qafë të fortë".
<scripture passage="Ps 75:6" parsed="|Ps|75|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.75.6" />
<sup>6</sup> Sepse lëvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perëndimi, as edhe nga shkretëtira.
<scripture passage="Ps 75:7" parsed="|Ps|75|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.75.7" />
<sup>7</sup> Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin.
<scripture passage="Ps 75:8" parsed="|Ps|75|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.75.8" />
<sup>8</sup> Sepse Zoti ka në dorë një kupë vere që shkumon dhe plot me erëza, që ai e zbraz. Me siguri tërë të pabesët e dheut do ta kullojnë dhe do të pinë deri llumin.
<scripture passage="Ps 75:9" parsed="|Ps|75|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.75.9" />
<sup>9</sup> Por unë do të shpall përjetë dhe do t'i këndoj lavde Perëndisë të Jakobit.
<scripture passage="Ps 75:10" parsed="|Ps|75|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.75.10" />
<sup>10</sup> Dhe do të dërrmoj tërë fuqinë e të pabesëve, por fuqia e të drejtëve do të përlëvdohet.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 76" progress="50.30%" prev="Ps.75" next="Ps.77" id="Ps.76">
<h3 id="Ps.76-p0.1">Chapter 76</h3>
<p id="Ps.76-p1">
<scripture passage="Ps 76:1" parsed="|Ps|76|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.76.1" />
<sup>1</sup> Perëndia njihet mirë në Judë, emri i tij është i madh në Izrael.
<scripture passage="Ps 76:2" parsed="|Ps|76|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.76.2" />
<sup>2</sup> Tabernakulli i tij është në Salem dhe ai banon në Sion.
<scripture passage="Ps 76:3" parsed="|Ps|76|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.76.3" />
<sup>3</sup> Këtu ai ka copëtuar shigjetat e zjarrta të harkut, mburojën dhe shpatën e luftës. (Sela)
<scripture passage="Ps 76:4" parsed="|Ps|76|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.76.4" />
<sup>4</sup> Ti dukesh i lavdishëm dhe i fuqishëm mbi malet e presë.
<scripture passage="Ps 76:5" parsed="|Ps|76|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.76.5" />
<sup>5</sup> Trimat i kanë zhveshur, i ka zënë gjumi, dhe asnjë prej atyre trimave nuk ka mundur të përdorë duart e tij.
<scripture passage="Ps 76:6" parsed="|Ps|76|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.76.6" />
<sup>6</sup> Mbas qortimit tënd, o Perëndia i Jakobit, qerret dhe kuajt mbetën të shushatur.
<scripture passage="Ps 76:7" parsed="|Ps|76|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.76.7" />
<sup>7</sup> Nga ti, pikërisht nga ti, duhet të kenë frikë; dhe kush mund të rezistojë para teje kur zemërohesh?
<scripture passage="Ps 76:8" parsed="|Ps|76|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.76.8" />
<sup>8</sup> Ti ke bërë që të dëgjohet nga qielli vendimi yt, tokën e zuri frika dhe heshti,
<scripture passage="Ps 76:9" parsed="|Ps|76|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.76.9" />
<sup>9</sup> kur Perëndia u ngrit për të gjykuar, për të çliruar tërë nevojtarët e tokës. (Sela)
<scripture passage="Ps 76:10" parsed="|Ps|76|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.76.10" />
<sup>10</sup> Edhe zemërimi i njerëzve do të shndrrohet në lavdi për ty, dhe ti do të rrethohesh me vetë mbeturinat e zemërimi të tyre.
<scripture passage="Ps 76:11" parsed="|Ps|76|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.76.11" />
<sup>11</sup> Bëjini zotime Zotit, Perëndisë tuaj, dhe plotësojini; tërë ata që rinë rreth tij t'i çojnë dhurata të Tmerrshmit.
<scripture passage="Ps 76:12" parsed="|Ps|76|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.76.12" />
<sup>12</sup> Ai u heq frymën qeveritarëve, nga ai druhen mbretërit e tokës.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 77" progress="50.33%" prev="Ps.76" next="Ps.78" id="Ps.77">
<h3 id="Ps.77-p0.1">Chapter 77</h3>
<p id="Ps.77-p1">
<scripture passage="Ps 77:1" parsed="|Ps|77|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.1" />
<sup>1</sup> Zëri im lartohet te Perëndia dhe unë bërtas; zëri im lartohet te Perëndia dhe ai ka për të më dëgjuar.
<scripture passage="Ps 77:2" parsed="|Ps|77|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.2" />
<sup>2</sup> Ditën e fatkeqësisë sime kërkova Zotin; gjatë natës dora ime mbeti e nderur pa u lodhur dhe shpirti im nuk pranoi të ngushëllohet.
<scripture passage="Ps 77:3" parsed="|Ps|77|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.3" />
<sup>3</sup> Më kujtohet Perëndia dhe rrënkoj; vajtoj dhe fryma ime dobësohet. (Sela)
<scripture passage="Ps 77:4" parsed="|Ps|77|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.4" />
<sup>4</sup> Ti m'i mban të hapura qepallat; jam aq i turbulluar sa nuk mund të flas.
<scripture passage="Ps 77:5" parsed="|Ps|77|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.5" />
<sup>5</sup> Sjell ndërmënd përsëri ditët e lashta, vitet e kohëve të shkuara.
<scripture passage="Ps 77:6" parsed="|Ps|77|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.6" />
<sup>6</sup> Gjatë natës më kthehet në mendje kënga ime, mendoj thellë në zemrën time dhe fryma ime bën kërkime.
<scripture passage="Ps 77:7" parsed="|Ps|77|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.7" />
<sup>7</sup> A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë?
<scripture passage="Ps 77:8" parsed="|Ps|77|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.8" />
<sup>8</sup> Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme?
<scripture passage="Ps 77:9" parsed="|Ps|77|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.9" />
<sup>9</sup> Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij? (Sela)
<scripture passage="Ps 77:10" parsed="|Ps|77|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.10" />
<sup>10</sup> Unë kam thënë: "Shkaku i hidhërimit tim është se dora e djathtë e Shumë të Lartit ka ndryshuar".
<scripture passage="Ps 77:11" parsed="|Ps|77|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.11" />
<sup>11</sup> Do t'i kujtoj veprat e Zotit; po, do të kujtoj mrekullitë e tua të kohëve të kaluara,
<scripture passage="Ps 77:12" parsed="|Ps|77|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.12" />
<sup>12</sup> do të mendohem thellë për gjithë veprat e tua dhe do të kem parasysh bëmat e tua.
<scripture passage="Ps 77:13" parsed="|Ps|77|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.13" />
<sup>13</sup> O Perëndi, jeta jote është e shenjtë; cili Perëndi është i madh si Perëndia?
<scripture passage="Ps 77:14" parsed="|Ps|77|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.14" />
<sup>14</sup> Ti je Perëndia që kryen mrekulli; ti ke bërë të njihet forca jote midis popujve.
<scripture passage="Ps 77:15" parsed="|Ps|77|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.15" />
<sup>15</sup> Me krahun tënd ke shpenguar popullin tënd, bijtë e Jakobit dhe të Jozefit. (Sela)
<scripture passage="Ps 77:16" parsed="|Ps|77|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.16" />
<sup>16</sup> Ujërat të panë, o Perëndi, ujërat të panë dhe u trëmbën; edhe humnerat u drithtuan.
<scripture passage="Ps 77:17" parsed="|Ps|77|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.17" />
<sup>17</sup> Retë derdhën përmbytje uji, qiejtë gjëmuan dhe shigjetat e tua vepruan.
<scripture passage="Ps 77:18" parsed="|Ps|77|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.18" />
<sup>18</sup> Gjëmimi i bubullimës sate ishte në vorbullën, vetëtimat ndriçuan botën dhe toka u tund dhe u drodh.
<scripture passage="Ps 77:19" parsed="|Ps|77|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.19" />
<sup>19</sup> Ti e hape rrugën tënde në mes të detit, shtegun tënd në mes të ujërave të mëdha, dhe gjurmët e tua nuk u njohën.
<scripture passage="Ps 77:20" parsed="|Ps|77|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.77.20" />
<sup>20</sup> Ti e udhëheq popullin tënd si një kope me dorën e Moisiut dhe të Aaronit.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 78" progress="50.37%" prev="Ps.77" next="Ps.79" id="Ps.78">
<h3 id="Ps.78-p0.1">Chapter 78</h3>
<p id="Ps.78-p1">
<scripture passage="Ps 78:1" parsed="|Ps|78|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.1" />
<sup>1</sup> Kushtoji kujdes, o populli im, ligjit tim; dëgjo fjalët e gojës sime.
<scripture passage="Ps 78:2" parsed="|Ps|78|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.2" />
<sup>2</sup> Do të hap gojën time për të thënë shëmbëlltyra, dhe kam për të paraqitur misteret e kohërave të lashta.
<scripture passage="Ps 78:3" parsed="|Ps|78|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.3" />
<sup>3</sup> Atë që ne kemi dëgjuar dhe kemi njohur, dhe që etërit tanë na kanë treguar,
<scripture passage="Ps 78:4" parsed="|Ps|78|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.4" />
<sup>4</sup> nuk do t'ua fshehim bijve të tyre, por do t'i tregojmë brezit të ardhshëm lavdet e Zotit, fuqinë e tij dhe mrekullinë që ai ka bërë.
<scripture passage="Ps 78:5" parsed="|Ps|78|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.5" />
<sup>5</sup> Ai ka vendosur një dëshmi te Jakobi dhe ka vënë një ligj në Izrael, dhe ka urdhëruar etërit tanë që t'ua bëjnë të njohura bijve të tyre,
<scripture passage="Ps 78:6" parsed="|Ps|78|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.6" />
<sup>6</sup> me qëllim që brezi i ardhshëm t'i njohë së bashku me bijtë që do të lindin; dhe këta nga ana e tyre t'ua tregojnë bijve të tyre,
<scripture passage="Ps 78:7" parsed="|Ps|78|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.7" />
<sup>7</sup> dhe të vendosin te Perëndia besimin e tyre dhe të mos harrojnë veprat e Perëndisë, por të respektojnë urdhërimet e tij;
<scripture passage="Ps 78:8" parsed="|Ps|78|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.8" />
<sup>8</sup> dhe të mos jenë si etërit e tyre, një brez kokëfortë dhe rebel, një brez me zemër të paqëndrueshme dhe me një frymë jo besnike ndaj Perëndisë.
<scripture passage="Ps 78:9" parsed="|Ps|78|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.9" />
<sup>9</sup> Bijtë e Efraimit, njerëz të luftës, harkëtarë të zotë, kthyen shpinën ditën e betejës,
<scripture passage="Ps 78:10" parsed="|Ps|78|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.10" />
<sup>10</sup> nuk respektuan besëlidhjen e Perëndisë dhe nuk pranuan të ecnin sipas ligjit të tij,
<scripture passage="Ps 78:11" parsed="|Ps|78|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.11" />
<sup>11</sup> harruan veprat e tij dhe mrekullitë që u kishte treguar.
<scripture passage="Ps 78:12" parsed="|Ps|78|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.12" />
<sup>12</sup> Ai bëri mrekulli në prani të etërve të tyre, në vendin e Egjiptit dhe në fushën e Tsoanit.
<scripture passage="Ps 78:13" parsed="|Ps|78|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.13" />
<sup>13</sup> Ai e ndau detin dhe i bëri të kalojnë në mes të tij, dhe i mblodhi ujërat si një grumbull.
<scripture passage="Ps 78:14" parsed="|Ps|78|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.14" />
<sup>14</sup> Ditën drejtoi me anë të resë dhe tërë natën me një dritë zjarri.
<scripture passage="Ps 78:15" parsed="|Ps|78|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.15" />
<sup>15</sup> I çau shkëmbinjtë në shkretëtirë dhe i bëri të pijnë boll, si të ishte uji i humnerës së madhe.
<scripture passage="Ps 78:16" parsed="|Ps|78|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.16" />
<sup>16</sup> Nxori rrëket nga shkëmbi dhe bëri që të rridhnin ujëra si lumenj.
<scripture passage="Ps 78:17" parsed="|Ps|78|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.17" />
<sup>17</sup> Por ata vazhduan të mëkatojnë kundër tij dhe të ngrejnë krye kundër Shumë të Lartit në shkretëtirë,
<scripture passage="Ps 78:18" parsed="|Ps|78|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.18" />
<sup>18</sup> dhe e tunduan Perëndinë në zemër të tyre, duke kërkuar ushqim sipas dëshirave të tyre.
<scripture passage="Ps 78:19" parsed="|Ps|78|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.19" />
<sup>19</sup> Dhe folën kundër Perëndisë, duke thënë: "A mund të shtrojë Perëndia një sofër në shkretëtirë?
<scripture passage="Ps 78:20" parsed="|Ps|78|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.20" />
<sup>20</sup> Ja, ai e goditi shkëmbin dhe prej tij dolën ujëra dhe vërshuan përrenj. A mund t'i japë bukë dhe mish popullit të tij?
<scripture passage="Ps 78:21" parsed="|Ps|78|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.21" />
<sup>21</sup> Dhe kështu Zoti i dëgjoi dhe u zemërua fort, dhe një zjarr u ndez kundër Jakobit dhe zemërimi kundër Izraelit u ndez,
<scripture passage="Ps 78:22" parsed="|Ps|78|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.22" />
<sup>22</sup> sepse nuk i kishin besuar Perëndisë dhe nuk kishin pasur besim në shpëtimin prej tij.
<scripture passage="Ps 78:23" parsed="|Ps|78|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.23" />
<sup>23</sup> Megjithatë ai i urdhëroi retë e sipërme dhe hapi dyert e qiellit,
<scripture passage="Ps 78:24" parsed="|Ps|78|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.24" />
<sup>24</sup> dhe bëri që mbi ta të binte mana për të ngrënë dhe u dha atyre grurin e qiellit.
<scripture passage="Ps 78:25" parsed="|Ps|78|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.25" />
<sup>25</sup> Njeriu hëngri bukën e engjëjve; ai u dërgoi atyre ushqime sa të ngopeshin.
<scripture passage="Ps 78:26" parsed="|Ps|78|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.26" />
<sup>26</sup> Ai bëri të ngrihet në qiell era e lindjes dhe në sajë të fuqisë së tij bëri të ngrihet era e jugut,
<scripture passage="Ps 78:27" parsed="|Ps|78|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.27" />
<sup>27</sup> bëri të binin mbi ta mish si pluhuri dhe zogj si rëra e detit.
<scripture passage="Ps 78:28" parsed="|Ps|78|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.28" />
<sup>28</sup> Bëri që këto të binin në mes të kampit të tyre, rreth çadrave të tyre.
<scripture passage="Ps 78:29" parsed="|Ps|78|29|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.29" />
<sup>29</sup> Kështu ata hëngrën sa u ngopën, sepse Perëndia u kishte siguruar atyre atë që ata kishin dëshiruar.
<scripture passage="Ps 78:30" parsed="|Ps|78|30|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.30" />
<sup>30</sup> Ata nuk kishin akoma kënaqur pangopësinë e tyre dhe kishin akoma ushqim në gojë,
<scripture passage="Ps 78:31" parsed="|Ps|78|31|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.31" />
<sup>31</sup> kur zemërimi i Perëndisë shpërtheu kundër tyre, vrau më të fuqishmit prej tyre dhe rrëzoi më të mirët e Izraelit.
<scripture passage="Ps 78:32" parsed="|Ps|78|32|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.32" />
<sup>32</sup> Megjithatë ata vazhduan të mëkatojnë dhe nuk u besuan mrekullive të tij.
<scripture passage="Ps 78:33" parsed="|Ps|78|33|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.33" />
<sup>33</sup> Atëherë ai harxhoi ditët e tyre në kotësi dhe vitet e tyre në tmerre të papritura.
<scripture passage="Ps 78:34" parsed="|Ps|78|34|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.34" />
<sup>34</sup> Kur i vriste, ata e kërkonin dhe ktheheshin të kërkonin Perëndinë me zell.
<scripture passage="Ps 78:35" parsed="|Ps|78|35|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.35" />
<sup>35</sup> Kujtoheshin që Perëndia ishte Kështjella e tyre dhe që Perëndia shumë i larti ishte Shpëtimtari i tyre.
<scripture passage="Ps 78:36" parsed="|Ps|78|36|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.36" />
<sup>36</sup> Por ata e mashtronin me gojën e tyre dhe e gënjenin me gjuhën e tyre.
<scripture passage="Ps 78:37" parsed="|Ps|78|37|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.37" />
<sup>37</sup> Në fakt zemra e tyre nuk ishte e qëndrueshme ndaj tij dhe ata nuk ishin besnikë ndaj besëlidhjes së tij.
<scripture passage="Ps 78:38" parsed="|Ps|78|38|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.38" />
<sup>38</sup> Por ai, që është i mëshirshëm, ua fali paudhësinë e tyre dhe nuk i shkatërroi, dhe shumë herë përmbajti zemërimin e tij dhe nuk e la indinjatën e tij të shpërthejë,
<scripture passage="Ps 78:39" parsed="|Ps|78|39|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.39" />
<sup>39</sup> duke mbajtur mend që ata ishin mish, një frymë që kalon dhe nuk kthehet më.
<scripture passage="Ps 78:40" parsed="|Ps|78|40|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.40" />
<sup>40</sup> Sa herë provokuan indinjatën e tij në shkretëtirë dhe e hidhëruar në vetmi!
<scripture passage="Ps 78:41" parsed="|Ps|78|41|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.41" />
<sup>41</sup> Po, ata iu drejtuan Perëndisë shumë herë dhe përsëri e provokuan të Shenjtin e Izraelit.
<scripture passage="Ps 78:42" parsed="|Ps|78|42|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.42" />
<sup>42</sup> Nuk e kujtuan më fuqinë e tij as ditën që i kishte çliruar nga armiku,
<scripture passage="Ps 78:43" parsed="|Ps|78|43|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.43" />
<sup>43</sup> kur ai kishte bërë mrekullitë e tij në Egjipt dhe në fushën e Tsoanit;
<scripture passage="Ps 78:44" parsed="|Ps|78|44|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.44" />
<sup>44</sup> i kishte shndërruar lumenjtë dhe rrjedhat e ujit të Egjiptasve në gjak, me qëllim që të mos pinin dot.
<scripture passage="Ps 78:45" parsed="|Ps|78|45|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.45" />
<sup>45</sup> Kishte dërguar kundër tyre mizëri mizash që t'i hanin dhe bretkosa që t'i shkatërronin.
<scripture passage="Ps 78:46" parsed="|Ps|78|46|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.46" />
<sup>46</sup> Ua kishte dhënë të korrat e tyre krimbave dhe frytin e mundit të tyre karkalecave.
<scripture passage="Ps 78:47" parsed="|Ps|78|47|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.47" />
<sup>47</sup> I kishte shkatërruar vreshtat e tyre me breshër dhe fiqtë e tyre të Egjiptit me ngrica.
<scripture passage="Ps 78:48" parsed="|Ps|78|48|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.48" />
<sup>48</sup> Kishte braktisur bagëtinë e tyre në mëshirë të breshërit dhe kopetë e tyre në mëshirë të rrufeve.
<scripture passage="Ps 78:49" parsed="|Ps|78|49|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.49" />
<sup>49</sup> Kishte lëshuar mbi ta zjarrin e zemërimit të tij, indinjatën, inatin dhe fatkeqësinë, një turmë lajmëtarësh të fatkeqësisë.
<scripture passage="Ps 78:50" parsed="|Ps|78|50|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.50" />
<sup>50</sup> I kishte hapur udhën zemërimit të tij dhe nuk i kishte kursyer nga vdekja, por ia kishte braktisur jetën e tyre murtajës.
<scripture passage="Ps 78:51" parsed="|Ps|78|51|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.51" />
<sup>51</sup> I kishte goditur në Egjipt gjithë të parëlindurit dhe prodhimet e para në çadrat e Kamit.
<scripture passage="Ps 78:52" parsed="|Ps|78|52|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.52" />
<sup>52</sup> Por e kishte bërë popullin e tij të ikte si bagëtia dhe e kishte çuar nëpër shkretëtirë sikur të ishte një kope.
<scripture passage="Ps 78:53" parsed="|Ps|78|53|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.53" />
<sup>53</sup> I kishte udhëhequr me siguri dhe ata nuk patën frikë, por deti i kishte përpirë armiqtë e tyre.
<scripture passage="Ps 78:54" parsed="|Ps|78|54|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.54" />
<sup>54</sup> Dhe ai i solli kështu në tokën e tij të shenjtë, në malin që dora e djathtë e tij kishte pushtuar.
<scripture passage="Ps 78:55" parsed="|Ps|78|55|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.55" />
<sup>55</sup> I dëboi kombet para tyre dhe u caktoi atyre me short trashëgiminë, dhe bëri që fiset e Izraelit të banonin në çadrat e tyre.
<scripture passage="Ps 78:56" parsed="|Ps|78|56|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.56" />
<sup>56</sup> Por ata u orvatën dhe provokuan indinjatën e Perëndisë shumë të lartë dhe nuk respektuan statutet e tij.
<scripture passage="Ps 78:57" parsed="|Ps|78|57|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.57" />
<sup>57</sup> U tërhoqën madje prapa dhe u suallën në mënyrë të pabesë ashtu si etërit e tyre, dhe devijuan si një hark që gabon;
<scripture passage="Ps 78:58" parsed="|Ps|78|58|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.58" />
<sup>58</sup> provokuan zemërimin e tij me vendet e tyre të larta dhe e bënë ziliqar me skulpturat e tyre.
<scripture passage="Ps 78:59" parsed="|Ps|78|59|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.59" />
<sup>59</sup> Perëndia dëgjoi dhe u zemërua, dhe ndjeu një neveri të madhe për Izraelin.
<scripture passage="Ps 78:60" parsed="|Ps|78|60|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.60" />
<sup>60</sup> Kështu ai braktisi tabernakullin e Shilohut, çadrën që kishte ngritur midis njerëzve;
<scripture passage="Ps 78:61" parsed="|Ps|78|61|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.61" />
<sup>61</sup> dhe e la forcën e tij të bjerë rob dhe lavdinë e tij në dorë të armikut.
<scripture passage="Ps 78:62" parsed="|Ps|78|62|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.62" />
<sup>62</sup> Ia braktisi popullin e tij shpatës dhe u zemërua shumë kundër trashëgimisë së tij.
<scripture passage="Ps 78:63" parsed="|Ps|78|63|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.63" />
<sup>63</sup> Zjarri i konsumoi të rinjtë e tyre dhe virgjëreshat e tyre nuk patën asnjë këngë dasme.
<scripture passage="Ps 78:64" parsed="|Ps|78|64|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.64" />
<sup>64</sup> Priftërinjtë e tyre u vranë nga shpata dhe gratë e reja nuk mbajtën zi.
<scripture passage="Ps 78:65" parsed="|Ps|78|65|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.65" />
<sup>65</sup> Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si një trim që bërtet nën ndikimin e verës.
<scripture passage="Ps 78:66" parsed="|Ps|78|66|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.66" />
<sup>66</sup> I goditi armiqtë e tij në kurriz dhe i mbuloi me një turp të përjetshëm.
<scripture passage="Ps 78:67" parsed="|Ps|78|67|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.67" />
<sup>67</sup> Hodhi poshtë çadrën e Jozefit dhe nuk zgjodhi fisin e Efraimit,
<scripture passage="Ps 78:68" parsed="|Ps|78|68|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.68" />
<sup>68</sup> por zgjodhi fisin e Judës, malin e Sionit, që ai e do.
<scripture passage="Ps 78:69" parsed="|Ps|78|69|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.69" />
<sup>69</sup> Ndërtoi shenjtëroren e tij, ashtu si vëndet shumë të larta, ashtu si tokat që ka krijuar përjetë.
<scripture passage="Ps 78:70" parsed="|Ps|78|70|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.70" />
<sup>70</sup> Dhe zgjodhi Davidin, shërbëtorin e tij, dhe e mori nga vatha e dhenve,
<scripture passage="Ps 78:71" parsed="|Ps|78|71|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.71" />
<sup>71</sup> dhe e mori nga delet që mëndnin për të kullotur Jakobin, popullin e tij dhe Izraelin, trashëgiminë e tij.
<scripture passage="Ps 78:72" parsed="|Ps|78|72|0|0" osisRef="Bible:Ps.78.72" />
<sup>72</sup> Dhe ai bëri që të kullosnin me ndershmërinë e zemrës së tyre dhe i udhëhoqi me shkathtësinë e duarve të tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 79" progress="50.54%" prev="Ps.78" next="Ps.80" id="Ps.79">
<h3 id="Ps.79-p0.1">Chapter 79</h3>
<p id="Ps.79-p1">
<scripture passage="Ps 79:1" parsed="|Ps|79|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.79.1" />
<sup>1</sup> O Perëndi, kombet kanë hyrë në trashëgiminë tënde, kanë përdhosur tempullin tënd të shenjtë, e kanë katandisur Jeruzalemin në një grumbull gërmadhash.
<scripture passage="Ps 79:2" parsed="|Ps|79|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.79.2" />
<sup>2</sup> Trupat e vdekur të shërbëtorëve të tu ua dhanë për të ngrënë shpendëve të qiellit dhe mishin e shenjtorëve të tu bishave të fushave.
<scripture passage="Ps 79:3" parsed="|Ps|79|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.79.3" />
<sup>3</sup> Kanë derdhur gjakun e tyre si ujë rreth Jeruzalemit, në mënyrë që asnjeri të mos i varroste.
<scripture passage="Ps 79:4" parsed="|Ps|79|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.79.4" />
<sup>4</sup> Jemi bërë një turp për fqinjët tanë, tallja dhe gazi i atyre që na rrinë rreth e qark.
<scripture passage="Ps 79:5" parsed="|Ps|79|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.79.5" />
<sup>5</sup> Deri kur, o Zot? A do të jesh i zemëruar përjetë? A do të flakërojë smira jote si një zjarr?
<scripture passage="Ps 79:6" parsed="|Ps|79|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.79.6" />
<sup>6</sup> Lësho zemërimin tënd mbi kombet që nuk të njohin dhe mbi mbretëritë që nuk përmendin emrin tënd,
<scripture passage="Ps 79:7" parsed="|Ps|79|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.79.7" />
<sup>7</sup> sepse kanë gllabëruar Jakobin dhe kanë shkretuar banesën e tij.
<scripture passage="Ps 79:8" parsed="|Ps|79|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.79.8" />
<sup>8</sup> Mos kujto kundër nesh fajet e të pabesëve tanë; nxito të na dalësh para me dhembshuritë e tua, sepse jemi shumë të vuajtur.
<scripture passage="Ps 79:9" parsed="|Ps|79|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.79.9" />
<sup>9</sup> Na ndihmo, o Perëndi i shpëtimit, për lavdinë e emrit tënd, dhe na çliro dhe na fal mëkatet tona për hir të emrit tënd.
<scripture passage="Ps 79:10" parsed="|Ps|79|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.79.10" />
<sup>10</sup> Sepse kombet do të thonin: "Ku është Perëndia i tyre?". Para syve tona bëju të njohur kombeve hakmarrjen e gjakut të derdhur të shërbëtorëve të tu.
<scripture passage="Ps 79:11" parsed="|Ps|79|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.79.11" />
<sup>11</sup> Le të arrijë deri tek ti rrënkimi i robërve; sipas fuqisë së krahut tënd, shpëto ata që janë të dënuar me vdekje.
<scripture passage="Ps 79:12" parsed="|Ps|79|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.79.12" />
<sup>12</sup> Dhe ktheju fqinjëve tonë shtatëfish të zezën që të kanë bërë o Zot.
<scripture passage="Ps 79:13" parsed="|Ps|79|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.79.13" />
<sup>13</sup> Dhe ne populli yt dhe kopeja e kullotës sate, do të të kremtojmë përjetë dhe do të shpallim lavdinë tënde brez pas brezi.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 80" progress="50.58%" prev="Ps.79" next="Ps.81" id="Ps.80">
<h3 id="Ps.80-p0.1">Chapter 80</h3>
<p id="Ps.80-p1">
<scripture passage="Ps 80:1" parsed="|Ps|80|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.1" />
<sup>1</sup> Dëgjo, o bari i Izraelit, që udhëheq Jozefin si një kope; ti që rrin mbi Kerubinët, shkëlqe në lavdinë tënde.
<scripture passage="Ps 80:2" parsed="|Ps|80|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.2" />
<sup>2</sup> Rizgjoje fuqinë tënde përpara Efraimit, Beniaminit dhe Manasit, dhe eja të na çlirosh.
<scripture passage="Ps 80:3" parsed="|Ps|80|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.3" />
<sup>3</sup> O Perëndi, na përtëri fuqitë, bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe ne do të shpëtojmë.
<scripture passage="Ps 80:4" parsed="|Ps|80|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.4" />
<sup>4</sup> O Zot, Perëndi i ushtrive, deri kur do të jesh i zemëruar kundër lutjes së popullit tënd?
<scripture passage="Ps 80:5" parsed="|Ps|80|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.5" />
<sup>5</sup> Ti u ke dhënë për të ngrënë bukë të njomur me lot, dhe u ke dhënë për të pirë lot me shumicë.
<scripture passage="Ps 80:6" parsed="|Ps|80|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.6" />
<sup>6</sup> Ti na ke bërë objekt mosmarëveshjeje për fqinjët tanë, dhe armiqtë tanë qeshin njeri me tjetrin.
<scripture passage="Ps 80:7" parsed="|Ps|80|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.7" />
<sup>7</sup> O Perëndi i ushtrive, na përtëri forcat tona; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë përsëri dhe do të shpëtojmë.
<scripture passage="Ps 80:8" parsed="|Ps|80|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.8" />
<sup>8</sup> Ti çove jashtë Egjiptit një hardhi; i dëbove kombet dhe e mbolle.
<scripture passage="Ps 80:9" parsed="|Ps|80|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.9" />
<sup>9</sup> Ti e pastrove dheun para saj dhe ajo lëshoi rrënjë dhe e mbushi dheun.
<scripture passage="Ps 80:10" parsed="|Ps|80|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.10" />
<sup>10</sup> Malet u mbuluan nga hija e saj dhe kedrat e Perëndisë me degët e saj.
<scripture passage="Ps 80:11" parsed="|Ps|80|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.11" />
<sup>11</sup> I zgjati degët e saj deri në det dhe llastarët deri te lumi.
<scripture passage="Ps 80:12" parsed="|Ps|80|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.12" />
<sup>12</sup> Pse i prishe gjerdhet e saj dhe kështu tërë kalimtarët kanë mundësi të korrin frytet e saj?
<scripture passage="Ps 80:13" parsed="|Ps|80|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.13" />
<sup>13</sup> Derri i egër i pyllit e shkreton dhe egërsirat e fushës kullotin aty.
<scripture passage="Ps 80:14" parsed="|Ps|80|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.14" />
<sup>14</sup> O Perëndi i ushtrive, të lutemi kthehu; shiko nga qielli, vështro dhe vizito këtë vresht
<scripture passage="Ps 80:15" parsed="|Ps|80|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.15" />
<sup>15</sup> dhe drurët që mbolli e djathta jote dhe filizin që e ke forcuar për ty.
<scripture passage="Ps 80:16" parsed="|Ps|80|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.16" />
<sup>16</sup> Ajo u dogj nga zjarri dhe është prerë; ata vdesin para kërcënimit të fytyrës sate.
<scripture passage="Ps 80:17" parsed="|Ps|80|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.17" />
<sup>17</sup> Dora jote qoftë mbi njeriun e të djathtë tënde, mbi njeriun që ti e ke bërë të fortë për ty.
<scripture passage="Ps 80:18" parsed="|Ps|80|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.18" />
<sup>18</sup> Kështu ne nuk do të largohemi më prej teje. Na ngjall dhe ne do të kërkojmë emrin tënd.
<scripture passage="Ps 80:19" parsed="|Ps|80|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.80.19" />
<sup>19</sup> O Zot, Perëndia i ushtrive, na përtëri; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe do të shpëtojmë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 81" progress="50.62%" prev="Ps.80" next="Ps.82" id="Ps.81">
<h3 id="Ps.81-p0.1">Chapter 81</h3>
<p id="Ps.81-p1">
<scripture passage="Ps 81:1" parsed="|Ps|81|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.1" />
<sup>1</sup> I këndoni me gëzim Perëndisë, forcës sonë; lëshoni britma gëzimi për Perëndinë e Jakobit.
<scripture passage="Ps 81:2" parsed="|Ps|81|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.2" />
<sup>2</sup> Lartoni një këngë dhe i bini dajres, harpës melodioze bashkë me lirën.
<scripture passage="Ps 81:3" parsed="|Ps|81|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.3" />
<sup>3</sup> I bini borisë ditën e hënës së re, ditën e hënës së plotë, ditën e festës sonë.
<scripture passage="Ps 81:4" parsed="|Ps|81|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.4" />
<sup>4</sup> Sepse ky është një statut për Izraelin, një ligj i Perëndisë të Jakobit.
<scripture passage="Ps 81:5" parsed="|Ps|81|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.5" />
<sup>5</sup> Ai e caktoi si një dëshmi te Jozefi, kur doli kundër vendit të Egjiptit. Atëherë unë dëgjova një gjuhë që nuk e kuptoja;
<scripture passage="Ps 81:6" parsed="|Ps|81|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.6" />
<sup>6</sup> "O Izrael, unë e hoqa barrën nga shpatullat e tua; duart e tua e kanë lënë shportën.
<scripture passage="Ps 81:7" parsed="|Ps|81|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.7" />
<sup>7</sup> Kur ishe keq ti më klithe mua dhe unë të çlirova; t'u përgjigja i fshehur në bubullimë, të vura në provë në ujërat e Meribas. (Sela)
<scripture passage="Ps 81:8" parsed="|Ps|81|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.8" />
<sup>8</sup> Dëgjo, o populli im, dhe unë do të qortoj. O Izrael, sikur ti të më dëgjoje!
<scripture passage="Ps 81:9" parsed="|Ps|81|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.9" />
<sup>9</sup> Mos pastë në mesin tënd asnjë perëndi të huaj dhe mos adhuro asnjë perëndi të huaj.
<scripture passage="Ps 81:10" parsed="|Ps|81|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.10" />
<sup>10</sup> Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush.
<scripture passage="Ps 81:11" parsed="|Ps|81|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.11" />
<sup>11</sup> Por populli im nuk e ka dëgjuar zërin tim dhe Izraeli nuk më është bindur.
<scripture passage="Ps 81:12" parsed="|Ps|81|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.12" />
<sup>12</sup> Prandaj i braktisa në ashpërsinë e zemrës së tyre, me qëllim që të ecnin sipas bindjeve të tyre.
<scripture passage="Ps 81:13" parsed="|Ps|81|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.13" />
<sup>13</sup> Ah, sikur populli im të më dëgjonte, sikur Izraeli të ecte në rrugët e mia!
<scripture passage="Ps 81:14" parsed="|Ps|81|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.14" />
<sup>14</sup> Do të poshtëroja menjëherë armiqtë e tij dhe do ta ktheja dorën time kundër kundërshtarëve të tij.
<scripture passage="Ps 81:15" parsed="|Ps|81|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.15" />
<sup>15</sup> Ata që urrejnë Zotin do t'i nënshtroheshin dhe fati i tyre do të caktohej përjetë.
<scripture passage="Ps 81:16" parsed="|Ps|81|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.81.16" />
<sup>16</sup> Dhe unë do ta ushqeja (Izraelin) me grurin më të mirë dhe do ta ngopja me mjaltin që pikon nga shkëmbi".
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 82" progress="50.65%" prev="Ps.81" next="Ps.83" id="Ps.82">
<h3 id="Ps.82-p0.1">Chapter 82</h3>
<p id="Ps.82-p1">
<scripture passage="Ps 82:1" parsed="|Ps|82|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.82.1" />
<sup>1</sup> Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive.
<scripture passage="Ps 82:2" parsed="|Ps|82|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.82.2" />
<sup>2</sup> Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela)
<scripture passage="Ps 82:3" parsed="|Ps|82|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.82.3" />
<sup>3</sup> Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit.
<scripture passage="Ps 82:4" parsed="|Ps|82|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.82.4" />
<sup>4</sup> Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit.
<scripture passage="Ps 82:5" parsed="|Ps|82|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.82.5" />
<sup>5</sup> Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë.
<scripture passage="Ps 82:6" parsed="|Ps|82|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.82.6" />
<sup>6</sup> Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.
<scripture passage="Ps 82:7" parsed="|Ps|82|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.82.7" />
<sup>7</sup> Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër".
<scripture passage="Ps 82:8" parsed="|Ps|82|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.82.8" />
<sup>8</sup> Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 83" progress="50.67%" prev="Ps.82" next="Ps.84" id="Ps.83">
<h3 id="Ps.83-p0.1">Chapter 83</h3>
<p id="Ps.83-p1">
<scripture passage="Ps 83:1" parsed="|Ps|83|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.1" />
<sup>1</sup> O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!
<scripture passage="Ps 83:2" parsed="|Ps|83|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.2" />
<sup>2</sup> Sepse, ja, armiqtë e tu po ziejnë dhe ata që të urrejnë ngrenë kokën.
<scripture passage="Ps 83:3" parsed="|Ps|83|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.3" />
<sup>3</sup> Thurrin gracka kundër popullit tënd dhe bëjnë komplote kundër atyre që ti mbron.
<scripture passage="Ps 83:4" parsed="|Ps|83|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.4" />
<sup>4</sup> Ata thonë: "Ejani t'i shkatërrojmë si komb, emri i Izraelit të mos kujtohet më".
<scripture passage="Ps 83:5" parsed="|Ps|83|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.5" />
<sup>5</sup> Sepse kanë komplotuar së bashku me një mendje dhe kanë lidhur një besëlidhje kundër teje.
<scripture passage="Ps 83:6" parsed="|Ps|83|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.6" />
<sup>6</sup> Çadrat e Edomit dhe Ismaelitët, Moabi dhe Hagarenët,
<scripture passage="Ps 83:7" parsed="|Ps|83|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.7" />
<sup>7</sup> Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros;
<scripture passage="Ps 83:8" parsed="|Ps|83|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.8" />
<sup>8</sup> dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela)
<scripture passage="Ps 83:9" parsed="|Ps|83|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.9" />
<sup>9</sup> Vepro me ta ashtu si bëre me Madianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit,
<scripture passage="Ps 83:10" parsed="|Ps|83|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.10" />
<sup>10</sup> të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën.
<scripture passage="Ps 83:11" parsed="|Ps|83|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.11" />
<sup>11</sup> Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna,
<scripture passage="Ps 83:12" parsed="|Ps|83|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.12" />
<sup>12</sup> sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".
<scripture passage="Ps 83:13" parsed="|Ps|83|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.13" />
<sup>13</sup> O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.
<scripture passage="Ps 83:14" parsed="|Ps|83|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.14" />
<sup>14</sup> Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet,
<scripture passage="Ps 83:15" parsed="|Ps|83|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.15" />
<sup>15</sup> kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trëmbi me uraganin tënd.
<scripture passage="Ps 83:16" parsed="|Ps|83|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.16" />
<sup>16</sup> Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot.
<scripture passage="Ps 83:17" parsed="|Ps|83|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.17" />
<sup>17</sup> U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin;
<scripture passage="Ps 83:18" parsed="|Ps|83|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.83.18" />
<sup>18</sup> dhe ta dijnë se ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 84" progress="50.70%" prev="Ps.83" next="Ps.85" id="Ps.84">
<h3 id="Ps.84-p0.1">Chapter 84</h3>
<p id="Ps.84-p1">
<scripture passage="Ps 84:1" parsed="|Ps|84|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.84.1" />
<sup>1</sup> Oh, sa të dashura janë banesat e tua, o Zot i ushtrive!
<scripture passage="Ps 84:2" parsed="|Ps|84|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.84.2" />
<sup>2</sup> Shpirti im dëshiron me zjarr dhe shkrihet për oborret e Zotit; zemra ime dhe mishi im i dërgojnë britma gëzimi Perëndisë të gjallë.
<scripture passage="Ps 84:3" parsed="|Ps|84|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.84.3" />
<sup>3</sup> Edhe rabecka gjen një shtëpi dhe dallëndyshja një fole, ku të vërë të vegjëlit e saj pranë altarëve të tu, o Zot i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im.
<scripture passage="Ps 84:4" parsed="|Ps|84|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.84.4" />
<sup>4</sup> Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde dhe të lëvdojnë vazhdimisht. (Sela)
<scripture passage="Ps 84:5" parsed="|Ps|84|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.84.5" />
<sup>5</sup> Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua!
<scripture passage="Ps 84:6" parsed="|Ps|84|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.84.6" />
<sup>6</sup> Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh, dhe shiu i parë e mbulon me bekime.
<scripture passage="Ps 84:7" parsed="|Ps|84|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.84.7" />
<sup>7</sup> Ata kalojnë nga një forcë te tjetra dhe në fund paraqiten para Perëndisë në Sion.
<scripture passage="Ps 84:8" parsed="|Ps|84|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.84.8" />
<sup>8</sup> O Zot, Perëndi i ushtrive, dëgjo lutjen time; vëri veshin, o Perëndi i Jakobit. (Sela)
<scripture passage="Ps 84:9" parsed="|Ps|84|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.84.9" />
<sup>9</sup> Shiko, o Perëndi, mburojën tonë, dhe shiko fytyrën e të vajosurit tënd.
<scripture passage="Ps 84:10" parsed="|Ps|84|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.84.10" />
<sup>10</sup> Po, një ditë në oborret e tua vlen më tepër se një mijë gjetiu; mua më pëlqen më tepër të qëndroj në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, se sa të banoj në çadrat e të pabesëve.
<scripture passage="Ps 84:11" parsed="|Ps|84|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.84.11" />
<sup>11</sup> Sepse Zoti Perëndi është diell dhe mburojë; Zoti do të japë hir dhe lavdi; ai nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt.
<scripture passage="Ps 84:12" parsed="|Ps|84|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.84.12" />
<sup>12</sup> O Zot i ushtrive, lum njeriu që ka besim te ti!
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 85" progress="50.73%" prev="Ps.84" next="Ps.86" id="Ps.85">
<h3 id="Ps.85-p0.1">Chapter 85</h3>
<p id="Ps.85-p1">
<scripture passage="Ps 85:1" parsed="|Ps|85|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.85.1" />
<sup>1</sup> O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria.
<scripture passage="Ps 85:2" parsed="|Ps|85|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.85.2" />
<sup>2</sup> Ti ke falur paudhësinë e popullit tënd dhe ke mbuluar tërë mëkatet e tyre. (Sela)
<scripture passage="Ps 85:3" parsed="|Ps|85|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.85.3" />
<sup>3</sup> Ti ke larguar gjithë indinjatën tënde dhe ke lënë mënjanë zemërimin tënd të zjarrtë.
<scripture passage="Ps 85:4" parsed="|Ps|85|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.85.4" />
<sup>4</sup> Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh.
<scripture passage="Ps 85:5" parsed="|Ps|85|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.85.5" />
<sup>5</sup> A do të mbetesh i zemëruar me ne përjetë? A do ta vazhdosh zemërimin tënd brez pas brezi?
<scripture passage="Ps 85:6" parsed="|Ps|85|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.85.6" />
<sup>6</sup> A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti?
<scripture passage="Ps 85:7" parsed="|Ps|85|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.85.7" />
<sup>7</sup> Tregona, o Zot, mirësinë tënde dhe falna shpëtimin tënd.
<scripture passage="Ps 85:8" parsed="|Ps|85|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.85.8" />
<sup>8</sup> Una kam për të dëgjuar atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t'i flasë për paqe popullit të tij dhe shenjtorëve të tij, por nuk do të lejojë që ata të jetojnë përsëri si njerëz pa mend.
<scripture passage="Ps 85:9" parsed="|Ps|85|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.85.9" />
<sup>9</sup> Me siguri shpëtimi i tij është afër atyre që kanë frikë prej tij, sepse lavdia e tij mund të banojë në vendin tonë.
<scripture passage="Ps 85:10" parsed="|Ps|85|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.85.10" />
<sup>10</sup> Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njera me tjetrën.
<scripture passage="Ps 85:11" parsed="|Ps|85|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.85.11" />
<sup>11</sup> E vërteta do të mbijë nga toka dhe drejtësia do të shikojë nga qielli.
<scripture passage="Ps 85:12" parsed="|Ps|85|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.85.12" />
<sup>12</sup> Po, Zoti do të japë atë që është e mirë, dhe toka jonë do të prodhojë frytin e saj.
<scripture passage="Ps 85:13" parsed="|Ps|85|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.85.13" />
<sup>13</sup> Drejtësia do të ecë para tij dhe do të përgatisë udhën për hapat e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 86" progress="50.76%" prev="Ps.85" next="Ps.87" id="Ps.86">
<h3 id="Ps.86-p0.1">Chapter 86</h3>
<p id="Ps.86-p1">
<scripture passage="Ps 86:1" parsed="|Ps|86|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.1" />
<sup>1</sup> Vëri veshin, o Zot, dhe përgjigjmu, sepse jam i dëshpëruar dhe nevojtar.
<scripture passage="Ps 86:2" parsed="|Ps|86|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.2" />
<sup>2</sup> Ruaje jetën time sepse jam i shenjtë; ti je Perëndia im; shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti.
<scripture passage="Ps 86:3" parsed="|Ps|86|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.3" />
<sup>3</sup> Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse të këlthas ty tërë ditën.
<scripture passage="Ps 86:4" parsed="|Ps|86|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.4" />
<sup>4</sup> Gëzoje shërbëtorin tënd, sepse te ti, o Zot e lartoj shpirtin tim.
<scripture passage="Ps 86:5" parsed="|Ps|86|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.5" />
<sup>5</sup> Sepse ti, o Zot, je i mirë dhe i gatshëm të falësh, dhe tregon mirësi të madhe ndaj gjithë atyre që të kërkojnë.
<scripture passage="Ps 86:6" parsed="|Ps|86|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.6" />
<sup>6</sup> Vëri veshin, o Zot, lutjes time, dhe trego kujdes për britmën e përgjërimeve të mia.
<scripture passage="Ps 86:7" parsed="|Ps|86|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.7" />
<sup>7</sup> Unë të kërkoj në ditën e fatkeqësisë sime, sepse ti do të më përgjigjesh.
<scripture passage="Ps 86:8" parsed="|Ps|86|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.8" />
<sup>8</sup> Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis perëndive, o Zot, as ka vepra të njëllojta me të tuat.
<scripture passage="Ps 86:9" parsed="|Ps|86|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.9" />
<sup>9</sup> Tërë kombet që ti ke krijuar do të vinë të bien përmbys para teje, o Zot, dhe do të përlëvdojnë emrin tënd.
<scripture passage="Ps 86:10" parsed="|Ps|86|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.10" />
<sup>10</sup> Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetëm ti je Perëndia.
<scripture passage="Ps 86:11" parsed="|Ps|86|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.11" />
<sup>11</sup> Mësomë rrugën tënde, o Zot, dhe unë do të ec në të vërtetën tënde; bashkoje zemrën time me frikën e emrit tënd.
<scripture passage="Ps 86:12" parsed="|Ps|86|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.12" />
<sup>12</sup> Unë do të të lëvdoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemër, dhe do ta përlëvdoj emrin tënd përjetë.
<scripture passage="Ps 86:13" parsed="|Ps|86|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.13" />
<sup>13</sup> Sepse e madhe është mirësia jote ndaj meje; ti ke shpëtuar shpirtin tim nga Sheoli.
<scripture passage="Ps 86:14" parsed="|Ps|86|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.14" />
<sup>14</sup> O Perëndi, njerëz kryelartë kanë dalë kundër meje dhe një turmë njerëzish të dhunës kërkojnë jetën time dhe nuk të vë ty para syve të tyre.
<scripture passage="Ps 86:15" parsed="|Ps|86|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.15" />
<sup>15</sup> Por ti, o Zot, je një Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur që zemërohet ngadalë dhe që ka shumë mirësi dhe të vërtetë.
<scripture passage="Ps 86:16" parsed="|Ps|86|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.16" />
<sup>16</sup> Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua; jepi forcën tënde shërbëtorit tënd dhe shpëto birin e shërbëtores sate.
<scripture passage="Ps 86:17" parsed="|Ps|86|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.86.17" />
<sup>17</sup> Tregomë një shenjë të dashamirësisë sate, me qëllim që ata që më urrejnë ta shohin dhe të mbeten të shushatur, duke parë që ti, o Zot, më ke ndihmuar dhe më ke ngushëlluar.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 87" progress="50.81%" prev="Ps.86" next="Ps.88" id="Ps.87">
<h3 id="Ps.87-p0.1">Chapter 87</h3>
<p id="Ps.87-p1">
<scripture passage="Ps 87:1" parsed="|Ps|87|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.87.1" />
<sup>1</sup> Ai i vuri themelet e tij mbi malet e shenjta.
<scripture passage="Ps 87:2" parsed="|Ps|87|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.87.2" />
<sup>2</sup> Zoti i do portat e Sionit më tepër se të gjitha banesat e Jakobit.
<scripture passage="Ps 87:3" parsed="|Ps|87|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.87.3" />
<sup>3</sup> Gjëra të lavdishme thuhen për ty, o qytet i Perëndisë. (Sela)
<scripture passage="Ps 87:4" parsed="|Ps|87|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.87.4" />
<sup>4</sup> Do të përmend Egjiptin dhe Babiloninë ndër ata që më njohin. Ja Filistia dhe Tiro, së bashku me Etiopinë: "Ky ka lindur atje".
<scripture passage="Ps 87:5" parsed="|Ps|87|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.87.5" />
<sup>5</sup> Dhe do të thuhet për Sionin: "Ky dhe ai kanë lindur tek ai; dhe vetë Shumë i Larti do ta bëjë të qëndrueshëm".
<scripture passage="Ps 87:6" parsed="|Ps|87|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.87.6" />
<sup>6</sup> Zoti duke shqyrtuar popujt, do të regjistrojë: "Ky ka lindur atje". (Sela)
<scripture passage="Ps 87:7" parsed="|Ps|87|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.87.7" />
<sup>7</sup> Dhe këngëtarët dhe ata që u bien veglave do të thonë: "Të gjitha burimet e mia të jetës dhe të gëzimit janë te ti".
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 88" progress="50.82%" prev="Ps.87" next="Ps.89" id="Ps.88">
<h3 id="Ps.88-p0.1">Chapter 88</h3>
<p id="Ps.88-p1">
<scripture passage="Ps 88:1" parsed="|Ps|88|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.1" />
<sup>1</sup> O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, unë bërtas ditë e natë para teje.
<scripture passage="Ps 88:2" parsed="|Ps|88|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.2" />
<sup>2</sup> Arriftë deri te ti lutja ime, vëri veshin britmës time,
<scripture passage="Ps 88:3" parsed="|Ps|88|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.3" />
<sup>3</sup> sepse shpirti im është ngopur me të keqen, dhe jeta ime ka arritur deri në Sheol.
<scripture passage="Ps 88:4" parsed="|Ps|88|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.4" />
<sup>4</sup> Tanimë përfshihem ndër ata që do të zbresin në gropë, jam si një njeri që nuk ka më forcë.
<scripture passage="Ps 88:5" parsed="|Ps|88|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.5" />
<sup>5</sup> Jam braktisur midis të vdekurve ashtu si të vrarët që janë në varr, të cilët ti nuk i mban mend dhe që janë prerë e janë larguar nga dora jote.
<scripture passage="Ps 88:6" parsed="|Ps|88|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.6" />
<sup>6</sup> Ti më ke shtënë në gropën më të thellë, në vënde të errëta, në humnerat.
<scripture passage="Ps 88:7" parsed="|Ps|88|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.7" />
<sup>7</sup> Mbi mua ka shpërthyer zemërimi yt, dhe ti më ke marrë me vete megjithë valët tua. (Sela)
<scripture passage="Ps 88:8" parsed="|Ps|88|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.8" />
<sup>8</sup> Ti më ke lënë pa miqtë e mi; më ke bërë për ta një objekt të neveritshëm; jam mbyllur dhe nuk mund të dal.
<scripture passage="Ps 88:9" parsed="|Ps|88|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.9" />
<sup>9</sup> Syri im venitet nga dhembja; të kërkoj çdo ditë, o Zot, dhe i zgjat drejt teje duart e mia.
<scripture passage="Ps 88:10" parsed="|Ps|88|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.10" />
<sup>10</sup> A do të bësh vallë mrekulli për të vdekurit? A do të ringjallen të vdekurit për të të lëvduar? (Sela)
<scripture passage="Ps 88:11" parsed="|Ps|88|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.11" />
<sup>11</sup> A do të kremtohet mirësia jote në varr dhe besnikëria jote në vendin e shkatërrimit?
<scripture passage="Ps 88:12" parsed="|Ps|88|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.12" />
<sup>12</sup> A do të njihen mrekullitë e tua në terr dhe drejtësia jote mbi tokën e harresës?
<scripture passage="Ps 88:13" parsed="|Ps|88|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.13" />
<sup>13</sup> Por unë të këlthas ty, o Zot, dhe lutja ime të drejtohet në mëngjes.
<scripture passage="Ps 88:14" parsed="|Ps|88|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.14" />
<sup>14</sup> Pse më refuzon, o Zot, pse më fsheh fytyrën tënde?
<scripture passage="Ps 88:15" parsed="|Ps|88|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.15" />
<sup>15</sup> Kam qenë i pikëlluar dhe duke vdekur qysh në rini; kam vuajtur nga tmerret e tua dhe e kam humbur.
<scripture passage="Ps 88:16" parsed="|Ps|88|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.16" />
<sup>16</sup> Mbi mua ka kaluar zemërimi yt i zjarrtë; tmerret e tua më kanë asgjesuar,
<scripture passage="Ps 88:17" parsed="|Ps|88|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.17" />
<sup>17</sup> më kanë rrethuar si ujërat gjatë gjithë ditës dhe të gjitha së bashku më kanë mbytur.
<scripture passage="Ps 88:18" parsed="|Ps|88|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.88.18" />
<sup>18</sup> Ke larguar nga unë miqtë dhe të njohurit e mi; miku im më i ngushtë është errësira.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 89" progress="50.86%" prev="Ps.88" next="Ps.90" id="Ps.89">
<h3 id="Ps.89-p0.1">Chapter 89</h3>
<p id="Ps.89-p1">
<scripture passage="Ps 89:1" parsed="|Ps|89|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.1" />
<sup>1</sup> Unë do të këndoj përjetë mirësitë e Zotit, me gojën time do t'u shpall besnikërinë tënde të gjitha brezave.
<scripture passage="Ps 89:2" parsed="|Ps|89|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.2" />
<sup>2</sup> Sepse kam thënë: "Mirësia jote do të ekzistojë përjetë, ti do të vendosësh besnikërinë tënde në vetë qiejtë".
<scripture passage="Ps 89:3" parsed="|Ps|89|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.3" />
<sup>3</sup> "Unë kam lidhur një besëlidhje me të zgjedhurin tim, i jam betuar Davidit, shërbëtorit tim, duke thënë:
<scripture passage="Ps 89:4" parsed="|Ps|89|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.4" />
<sup>4</sup> "Do t'i vendos pasardhësit e tu përjetë dhe do të ndërtoj fronin tënd për të gjitha brezat"". (Sela)
<scripture passage="Ps 89:5" parsed="|Ps|89|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.5" />
<sup>5</sup> Dhe qiejtë do të kremtojnë mrekullitë e tua, o Zot, dhe besnikërinë tënde në kuvendin e shenjtorëve.
<scripture passage="Ps 89:6" parsed="|Ps|89|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.6" />
<sup>6</sup> Sepse kush mund të krahasohet në qiell me Zotin? Dhe kush është i njëllojtë me Zotin midis bijve të të Fuqishmit?
<scripture passage="Ps 89:7" parsed="|Ps|89|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.7" />
<sup>7</sup> Perëndisë ia kanë frikën shumë në kuvendin e shenjtorëve, dhe respektohet thellë nga tërë ata që e rrethojnë.
<scripture passage="Ps 89:8" parsed="|Ps|89|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.8" />
<sup>8</sup> O Zot, Perëndi i ushtrive, kush është i fuqishëm si ti, o Zot? Besnikëria jote të rrethon kudo.
<scripture passage="Ps 89:9" parsed="|Ps|89|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.9" />
<sup>9</sup> Ti e sundon tërbimin e detit; kur valët e tij ngrihen, ti i qetëson.
<scripture passage="Ps 89:10" parsed="|Ps|89|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.10" />
<sup>10</sup> Ti e ke bërë copë-copë Egjiptin, duke e plagosur për vdekje; me krah të fuqishëm ke shpërndarë armiqtë e tu.
<scripture passage="Ps 89:11" parsed="|Ps|89|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.11" />
<sup>11</sup> Qiejtë janë të tutë, edhe toka është jotja; ti e ke krijuar botën dhe të gjitha atë që janë në të.
<scripture passage="Ps 89:12" parsed="|Ps|89|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.12" />
<sup>12</sup> Ti ke krijuar veriun dhe jugun; Tabori dhe Hermoni lëshojnë britma gëzimi kur dëgjojnë emrin tënd.
<scripture passage="Ps 89:13" parsed="|Ps|89|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.13" />
<sup>13</sup> Ti ke krah të fuqishëm; dora jote është e fortë, e djathta jote ngrihet në qiell.
<scripture passage="Ps 89:14" parsed="|Ps|89|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.14" />
<sup>14</sup> Drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë përpara fytyrës sate.
<scripture passage="Ps 89:15" parsed="|Ps|89|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.15" />
<sup>15</sup> Lum ai popull që njeh britmën e gëzimit, o Zot, sepse ai do të ecë në dritën e fytyrës sate;
<scripture passage="Ps 89:16" parsed="|Ps|89|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.16" />
<sup>16</sup> do të ngazëllojë tërë ditën me emrin tënd dhe do të gëzohet shumë në drejtësinë tënde.
<scripture passage="Ps 89:17" parsed="|Ps|89|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.17" />
<sup>17</sup> Po, ti je mburrja e forcës së tyre, dhe me favorin tënd ti e shton fuqinë tonë.
<scripture passage="Ps 89:18" parsed="|Ps|89|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.18" />
<sup>18</sup> Sepse mburoja jonë i përket Zotit dhe mbreti ynë të Shenjtit të Izraelit.
<scripture passage="Ps 89:19" parsed="|Ps|89|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.19" />
<sup>19</sup> Ti i fole atëherë në vegim të dashurit tënd dhe the: "Ndihmova një të fuqishëm, përlëvdova një të zgjedhur nga populli.
<scripture passage="Ps 89:20" parsed="|Ps|89|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.20" />
<sup>20</sup> Gjeta Davidin, shërbëtorin tim, dhe e vajosa me vajin tim të shenjtë.
<scripture passage="Ps 89:21" parsed="|Ps|89|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.21" />
<sup>21</sup> Dora ime do ta përkrahë me vendosmëri dhe krahu im do ta forcojë.
<scripture passage="Ps 89:22" parsed="|Ps|89|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.22" />
<sup>22</sup> Armiku nuk do ta shtypë dhe i ligu nuk do ta pikëllojë.
<scripture passage="Ps 89:23" parsed="|Ps|89|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.23" />
<sup>23</sup> Do të asgjesoj para tij armiqtë e tij dhe do të godas ata që e urrejnë.
<scripture passage="Ps 89:24" parsed="|Ps|89|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.24" />
<sup>24</sup> Besnikëria ime dhe mirësia ime do të jenë me të, dhe me emrin tim do të bëhet i fuqishëm.
<scripture passage="Ps 89:25" parsed="|Ps|89|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.25" />
<sup>25</sup> Do ta shtrij dorën e tij mbi detin dhe dorën e djathtë të tij mbi lumenjtë.
<scripture passage="Ps 89:26" parsed="|Ps|89|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.26" />
<sup>26</sup> Ai do të kërkojë ndihmën time, duke thënë: "Ti je Ati im, Perëndia im dhe Kështjella ime e shpëtimit".
<scripture passage="Ps 89:27" parsed="|Ps|89|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.27" />
<sup>27</sup> Do ta bëj gjithashtu të parëlindurin tim, më të shkëlqyerin ndër mbretërit e dheut.
<scripture passage="Ps 89:28" parsed="|Ps|89|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.28" />
<sup>28</sup> Do të përdor mirësi ndaj tij përjetë, dhe besëlidhja ime me të do të mbetet e qëndrueshme.
<scripture passage="Ps 89:29" parsed="|Ps|89|29|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.29" />
<sup>29</sup> Do t'i bëj gjithashtu pasardhësit e tij të përjetshem dhe fronin e tij si ditët e qiejve.
<scripture passage="Ps 89:30" parsed="|Ps|89|30|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.30" />
<sup>30</sup> Në rast se bijtë e tij braktisin ligjin tim dhe nuk ecin, sipas urdhërimeve të mia,
<scripture passage="Ps 89:31" parsed="|Ps|89|31|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.31" />
<sup>31</sup> në rast se shkelin statutet e mia dhe nuk respektojnë urdhërimet e mia,
<scripture passage="Ps 89:32" parsed="|Ps|89|32|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.32" />
<sup>32</sup> unë do ta dënoj shkeljen e tyre me shufër dhe paudhësinë e tyre me të rrahura,
<scripture passage="Ps 89:33" parsed="|Ps|89|33|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.33" />
<sup>33</sup> por nuk do ta heq mirësinë time prej tij dhe nuk do të lë që besnikëria ime të jetë e mangët.
<scripture passage="Ps 89:34" parsed="|Ps|89|34|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.34" />
<sup>34</sup> Nuk do të shkel besëlidhjen time dhe nuk do t'i ndryshoj fjalët që kanë dalë nga goja ime.
<scripture passage="Ps 89:35" parsed="|Ps|89|35|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.35" />
<sup>35</sup> Jam betuar një herë për shenjtërinë time dhe nuk do ta gënjej Davidin;
<scripture passage="Ps 89:36" parsed="|Ps|89|36|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.36" />
<sup>36</sup> pasardhësit e tij do të jenë përjetë dhe froni i tij do të jetë si dielli para meje,
<scripture passage="Ps 89:37" parsed="|Ps|89|37|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.37" />
<sup>37</sup> do të jenë të qëndrueshëm si hëna, dhe dëshmitari në qiell është besnik". (Sela)
<scripture passage="Ps 89:38" parsed="|Ps|89|38|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.38" />
<sup>38</sup> Por ti na ke braktisur dhe na ke kthyer; je zemëruar shumë kundër të vajosurin tënd.
<scripture passage="Ps 89:39" parsed="|Ps|89|39|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.39" />
<sup>39</sup> Ti ke përçmuar besëlidhjen e lidhur me shërbëtorin tënd dhe ke përdhosur kurorën e tij, duke bërë që të bjerë për tokë.
<scripture passage="Ps 89:40" parsed="|Ps|89|40|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.40" />
<sup>40</sup> Ke shembur gjithë mbrojtjet e tij dhe i ke katandisur në gërmadha kalatë e tij.
<scripture passage="Ps 89:41" parsed="|Ps|89|41|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.41" />
<sup>41</sup> Tërë kalimtarët e kanë plaçkitur dhe ai është bërë gazi i fqinjëve të tij.
<scripture passage="Ps 89:42" parsed="|Ps|89|42|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.42" />
<sup>42</sup> Ke lavdëruar dorën e djathtë të kundërshtarëve të tij dhe ke bërë të gëzohen tërë armiqtë e tu.
<scripture passage="Ps 89:43" parsed="|Ps|89|43|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.43" />
<sup>43</sup> Ke prishur tehun e shpatës së tij dhe nuk e ke ndihmuar në betejë.
<scripture passage="Ps 89:44" parsed="|Ps|89|44|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.44" />
<sup>44</sup> I ke dhënë fund madhështisë së tij dhe ke hedhur për tokë fronin e tij.
<scripture passage="Ps 89:45" parsed="|Ps|89|45|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.45" />
<sup>45</sup> Ke shkurtuar ditët e rinisë së tij dhe e ke mbuluar me turp. (Sela)
<scripture passage="Ps 89:46" parsed="|Ps|89|46|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.46" />
<sup>46</sup> Deri kur, o Zot? A do të fshihesh ti përjetë? A do të flakërojë si zjarr zemërimi yt?
<scripture passage="Ps 89:47" parsed="|Ps|89|47|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.47" />
<sup>47</sup> Kujto sa e shkurtër është jeta ime. Për çfarë kotësie ke krijuar gjithë bijtë e njerëzve?
<scripture passage="Ps 89:48" parsed="|Ps|89|48|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.48" />
<sup>48</sup> Cili është njeriu që jeton, pa parë vdekjen dhe që mund ta shkëputë jetën e tij nga pushteti Sheolit? (Sela)
<scripture passage="Ps 89:49" parsed="|Ps|89|49|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.49" />
<sup>49</sup> Ku janë, o Zot, mirësitë e tua të lashta, për të cilat iu betove Davidit në besnikërinë tënde?
<scripture passage="Ps 89:50" parsed="|Ps|89|50|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.50" />
<sup>50</sup> Kujto, o Zot, fyerjen që iu bë shërbëtorëve të tu, dhe si unë mbaj në zemër fyerjen e rëndë të të gjitha kombeve,
<scripture passage="Ps 89:51" parsed="|Ps|89|51|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.51" />
<sup>51</sup> me të cilën armiqtë e tu kanë fyer, o Zot, me të cilën kanë fyer hapat e të vajosurit tënd.
<scripture passage="Ps 89:52" parsed="|Ps|89|52|0|0" osisRef="Bible:Ps.89.52" />
<sup>52</sup> I bekuar qoftë Zoti përjetë. Amen, po, amen!
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 90" progress="50.98%" prev="Ps.89" next="Ps.91" id="Ps.90">
<h3 id="Ps.90-p0.1">Chapter 90</h3>
<p id="Ps.90-p1">
<scripture passage="Ps 90:1" parsed="|Ps|90|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.1" />
<sup>1</sup> O Zot, ti ke qenë për ne një strehë brez pas brezi.
<scripture passage="Ps 90:2" parsed="|Ps|90|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.2" />
<sup>2</sup> Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.
<scripture passage="Ps 90:3" parsed="|Ps|90|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.3" />
<sup>3</sup> Ti e kthen njeriun në pluhur dhe thua: "Kthehuni, o bij të njerëzve".
<scripture passage="Ps 90:4" parsed="|Ps|90|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.4" />
<sup>4</sup> Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur të gdhish një natë.
<scripture passage="Ps 90:5" parsed="|Ps|90|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.5" />
<sup>5</sup> Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si barr që gjelbëron në mëngjes.
<scripture passage="Ps 90:6" parsed="|Ps|90|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.6" />
<sup>6</sup> Në mëngjes ai lulëzon dhe gjelbëron, në mbrëmje kositet dhe thahet.
<scripture passage="Ps 90:7" parsed="|Ps|90|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.7" />
<sup>7</sup> Sepse jemi të konsumuar nga zemërimi yt dhe jemi të tmerruar nga tërbimi yt.
<scripture passage="Ps 90:8" parsed="|Ps|90|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.8" />
<sup>8</sup> Ti i vë fajet tona para teje, mëkatet tona të fshehta në dritën e fytyrës sate.
<scripture passage="Ps 90:9" parsed="|Ps|90|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.9" />
<sup>9</sup> Sepse tërë ditët tona zhduken në zemërimin tënd; ne po i mbarojmë vitet tona si një psherëtimë.
<scripture passage="Ps 90:10" parsed="|Ps|90|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.10" />
<sup>10</sup> Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë për t'u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje.
<scripture passage="Ps 90:11" parsed="|Ps|90|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.11" />
<sup>11</sup> Kush e njeh forcën e zemërimit tënd dhe mërinë tënde sipas frikës që duhet pasur prej teje?
<scripture passage="Ps 90:12" parsed="|Ps|90|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.12" />
<sup>12</sup> Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.
<scripture passage="Ps 90:13" parsed="|Ps|90|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.13" />
<sup>13</sup> Kthehu, o Zot! Deri kur? Dhe ki mëshirë për shërbëtorët e tu.
<scripture passage="Ps 90:14" parsed="|Ps|90|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.14" />
<sup>14</sup> Na ngop në mëngjes me mirësinë tënde, dhe ne do të ngazëllojmë dhe do të kënaqemi në të gjitha ditët tona.
<scripture passage="Ps 90:15" parsed="|Ps|90|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.15" />
<sup>15</sup> Na gëzo në përpjestim me ditët që na ke pikëlluar dhe në kompensim të viteve që kemi vuajtur nga fatkeqësitë.
<scripture passage="Ps 90:16" parsed="|Ps|90|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.16" />
<sup>16</sup> Qoftë e qartë vepra jote shërbëtorëve të tu dhe lavdia jote bijve të tyre.
<scripture passage="Ps 90:17" parsed="|Ps|90|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.90.17" />
<sup>17</sup> Hiri i Zotit Perëndisë tonë qoftë mbi ne dhe e bëftë të qëndrueshme veprën e duarve tona; po, bëje të qëndrueshme veprën e duarve tona.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 91" progress="51.02%" prev="Ps.90" next="Ps.92" id="Ps.91">
<h3 id="Ps.91-p0.1">Chapter 91</h3>
<p id="Ps.91-p1">
<scripture passage="Ps 91:1" parsed="|Ps|91|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.1" />
<sup>1</sup> Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit.
<scripture passage="Ps 91:2" parsed="|Ps|91|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.2" />
<sup>2</sup> Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj".
<scripture passage="Ps 91:3" parsed="|Ps|91|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.3" />
<sup>3</sup> Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse.
<scripture passage="Ps 91:4" parsed="|Ps|91|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.4" />
<sup>4</sup> Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore.
<scripture passage="Ps 91:5" parsed="|Ps|91|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.5" />
<sup>5</sup> Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën,
<scripture passage="Ps 91:6" parsed="|Ps|91|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.6" />
<sup>6</sup> as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë.
<scripture passage="Ps 91:7" parsed="|Ps|91|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.7" />
<sup>7</sup> Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet.
<scripture passage="Ps 91:8" parsed="|Ps|91|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.8" />
<sup>8</sup> Mjafton që ti të këqyrësh me sytë e ty dhe do të shikosh shpërblimin e të pabesëve.
<scripture passage="Ps 91:9" parsed="|Ps|91|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.9" />
<sup>9</sup> Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde,
<scripture passage="Ps 91:10" parsed="|Ps|91|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.10" />
<sup>10</sup> nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t'i afrohet çadrës sate.
<scripture passage="Ps 91:11" parsed="|Ps|91|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.11" />
<sup>11</sup> Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.
<scripture passage="Ps 91:12" parsed="|Ps|91|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.12" />
<sup>12</sup> Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur.
<scripture passage="Ps 91:13" parsed="|Ps|91|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.13" />
<sup>13</sup> Ti do të ecësh mbi luanin dhe gjarpërin helmues, do të shkelësh luanin e vogël dhe kuçedrën.
<scripture passage="Ps 91:14" parsed="|Ps|91|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.14" />
<sup>14</sup> Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim.
<scripture passage="Ps 91:15" parsed="|Ps|91|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.15" />
<sup>15</sup> Ai do të më kërkojë dhe unë do t'i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj.
<scripture passage="Ps 91:16" parsed="|Ps|91|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.91.16" />
<sup>16</sup> Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t'i tregoj shpëtimin tim.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 92" progress="51.05%" prev="Ps.91" next="Ps.93" id="Ps.92">
<h3 id="Ps.92-p0.1">Chapter 92</h3>
<p id="Ps.92-p1">
<scripture passage="Ps 92:1" parsed="|Ps|92|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.92.1" />
<sup>1</sup> Éshtë bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti;
<scripture passage="Ps 92:2" parsed="|Ps|92|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.92.2" />
<sup>2</sup> të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde,
<scripture passage="Ps 92:3" parsed="|Ps|92|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.92.3" />
<sup>3</sup> me një harp me dhjetë tela, me lirën dhe me melodinë e qestes.
<scripture passage="Ps 92:4" parsed="|Ps|92|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.92.4" />
<sup>4</sup> Duke qenë se ti më ke gëzuar me atë që ke bërë, unë ngazëllohem për veprat e duarve të tua.
<scripture passage="Ps 92:5" parsed="|Ps|92|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.92.5" />
<sup>5</sup> Sa të mëdha janë veprat e tua, o Zot, sa të thella janë mendimet e tua!
<scripture passage="Ps 92:6" parsed="|Ps|92|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.92.6" />
<sup>6</sup> Njeriu pa mend nuk i njeh dhe budallai nuk kupton këtë:
<scripture passage="Ps 92:7" parsed="|Ps|92|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.92.7" />
<sup>7</sup> që të pabesët mbijnë si bari, dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi lulëzojnë për t'u shkatërruar përjetë.
<scripture passage="Ps 92:8" parsed="|Ps|92|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.92.8" />
<sup>8</sup> Por ti, o Zot, mbetesh i Shkëlqyeri përjetë.
<scripture passage="Ps 92:9" parsed="|Ps|92|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.92.9" />
<sup>9</sup> Sepse ja, armiqtë e tu, o Zot, sepse ja armiqtë e tu do të vdesin dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi do të shpërndahen.
<scripture passage="Ps 92:10" parsed="|Ps|92|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.92.10" />
<sup>10</sup> Por ti më ke dhënë forcë të barabartë me atë të buallit, ti me ke vajosur me vaj të freskët.
<scripture passage="Ps 92:11" parsed="|Ps|92|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.92.11" />
<sup>11</sup> Dhe sytë e mi kanë për të parë disfatën e armiqve të mi dhe veshët e mi kanë për të dëgjuar disfatën e njerëzve të këqij që ngrihen kundër meje.
<scripture passage="Ps 92:12" parsed="|Ps|92|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.92.12" />
<sup>12</sup> I drejti do të lulëzojë si palma, do të rritet si kedri i Libanit.
<scripture passage="Ps 92:13" parsed="|Ps|92|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.92.13" />
<sup>13</sup> Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë.
<scripture passage="Ps 92:14" parsed="|Ps|92|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.92.14" />
<sup>14</sup> Do të japin fryte edhe në pleqëri, do të jenë të lulëzuar dhe të blertë,
<scripture passage="Ps 92:15" parsed="|Ps|92|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.92.15" />
<sup>15</sup> për të shpallur që Zoti është i drejtë; ai është Kështjella ime dhe nuk ka asnjë padrejtësi tek ai.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 93" progress="51.09%" prev="Ps.92" next="Ps.94" id="Ps.93">
<h3 id="Ps.93-p0.1">Chapter 93</h3>
<p id="Ps.93-p1">
<scripture passage="Ps 93:1" parsed="|Ps|93|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.93.1" />
<sup>1</sup> Zoti mbretëron; ai është veshur me madhështi; Zoti është mbuluar me mantel, është ngjeshur me forca. Po, bota është e qëndrueshme nuk do të tundet kurrë.
<scripture passage="Ps 93:2" parsed="|Ps|93|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.93.2" />
<sup>2</sup> Froni yt është nga përjetësia i qëndrueshëm; ti je i tillë nga përjetësia.
<scripture passage="Ps 93:3" parsed="|Ps|93|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.93.3" />
<sup>3</sup> Lumenjtë kanë ngritur, o Zot, lumenjtë kanë ngritur zërin e tyre; lumenjtë kanë ngritur valët e tyre plot zhurmë;
<scripture passage="Ps 93:4" parsed="|Ps|93|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.93.4" />
<sup>4</sup> por Zoti në vëndet shumë të larta është më i fuqishëm së zërat e ujërave të mëdha, më i fuqishëm se baticat e detit.
<scripture passage="Ps 93:5" parsed="|Ps|93|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.93.5" />
<sup>5</sup> Statutet e tua janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Shenjtëria i shkon shtëpisë sate, o Zot, përjetë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 94" progress="51.10%" prev="Ps.93" next="Ps.95" id="Ps.94">
<h3 id="Ps.94-p0.1">Chapter 94</h3>
<p id="Ps.94-p1">
<scripture passage="Ps 94:1" parsed="|Ps|94|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.1" />
<sup>1</sup> O Perëndi i hakmarrjes, o Zot, Perëndi i hakmarrjeve, shkëlqe.
<scripture passage="Ps 94:2" parsed="|Ps|94|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.2" />
<sup>2</sup> Çohu, o gjykatës i tokës, dhe jepu shpërblimin mëndjemëdhenjve.
<scripture passage="Ps 94:3" parsed="|Ps|94|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.3" />
<sup>3</sup> Deri kur të pabesët, o Zot, deri kur të pabesët do të triumfojnë?
<scripture passage="Ps 94:4" parsed="|Ps|94|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.4" />
<sup>4</sup> Ata vjellin fjalë dhe mbajnë fjalime të paturpshme; të gjithë ata që kryejnë paudhësi flasin me arrogancë.
<scripture passage="Ps 94:5" parsed="|Ps|94|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.5" />
<sup>5</sup> Ata marrin nëpër këmbë popullin tënd, o Zot, dhe shtypin trashëgiminë tënde.
<scripture passage="Ps 94:6" parsed="|Ps|94|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.6" />
<sup>6</sup> Vrasin gruan e ve dhe të huajin, dhe vrasin jetimët,
<scripture passage="Ps 94:7" parsed="|Ps|94|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.7" />
<sup>7</sup> dhe thonë: "Zoti nuk shikon, Perëndia i Jakobit nuk kupton".
<scripture passage="Ps 94:8" parsed="|Ps|94|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.8" />
<sup>8</sup> Kërkoni të kuptoni, o njerëz të pamend midis popullit; dhe ju budallenj, kur do të bëheni të zgjuar?
<scripture passage="Ps 94:9" parsed="|Ps|94|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.9" />
<sup>9</sup> Ai që ka vënë veshin, a nuk dëgjon? Ai që ka formuar syrin, a nuk shikon?
<scripture passage="Ps 94:10" parsed="|Ps|94|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.10" />
<sup>10</sup> Ai që ndreq kombet, a nuk do t'i dënojë ata, ai që i mëson diturinë njeriut?
<scripture passage="Ps 94:11" parsed="|Ps|94|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.11" />
<sup>11</sup> Zoti i njeh mendimet e njeriut dhe e di që nuk janë veçse kotësi.
<scripture passage="Ps 94:12" parsed="|Ps|94|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.12" />
<sup>12</sup> Lum ai njeri që ti ndreq, o Zot, dhe që ti mëson sipas ligjit tënd,
<scripture passage="Ps 94:13" parsed="|Ps|94|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.13" />
<sup>13</sup> për t'i dhënë prehje në ditët e fatkeqësisë, deri sa t'i hapet gropa të pabesit.
<scripture passage="Ps 94:14" parsed="|Ps|94|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.14" />
<sup>14</sup> Sepse Zoti nuk ka për të hedhur poshtë popullin e tij dhe nuk ka për të braktisur trashëgiminë e tij.
<scripture passage="Ps 94:15" parsed="|Ps|94|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.15" />
<sup>15</sup> Gjykimi do të mbështetet përsëri mbi drejtësinë, dhe tërë ata që janë të drejtë nga zemra do t'i shkojnë pas.
<scripture passage="Ps 94:16" parsed="|Ps|94|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.16" />
<sup>16</sup> Kush do të ngrihet në favorin tim kundër njerëzve të këqij? Kush do të më dalë krah kundër atyre që kryejnë paudhësi?
<scripture passage="Ps 94:17" parsed="|Ps|94|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.17" />
<sup>17</sup> Në qoftë se Zoti nuk do të më kishte ndihmuar, do të kisha përfunduar shpejt në vendin e heshtjes.
<scripture passage="Ps 94:18" parsed="|Ps|94|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.18" />
<sup>18</sup> Kur thashë: "Këmba ime ngurron", mirësia jote, o Zot, më ka përkrahur.
<scripture passage="Ps 94:19" parsed="|Ps|94|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.19" />
<sup>19</sup> Kur një numër i madh shqetësimesh më mbysnin, përdëllimet e tua më jepnin zemër.
<scripture passage="Ps 94:20" parsed="|Ps|94|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.20" />
<sup>20</sup> Do të jetë vallë aleati yt gjykata e padrejtë, që thur padrejtësi në emër të ligjit?
<scripture passage="Ps 94:21" parsed="|Ps|94|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.21" />
<sup>21</sup> Ata mblidhen tok kundër të drejtit dhe dënojnë gjakun e pafajshëm.
<scripture passage="Ps 94:22" parsed="|Ps|94|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.22" />
<sup>22</sup> Por Zoti është kështjella ime dhe Perëndia im është kalaja në të cilën gjej strehë.
<scripture passage="Ps 94:23" parsed="|Ps|94|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.94.23" />
<sup>23</sup> Ai do të lëshojë mbi ta ligësinë e tyre dhe do t'i bëjë të vdesin për shkak të paudhësisë së tyre; Zoti, Perëndia ynë, do t'i shkatërrojë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 95" progress="51.15%" prev="Ps.94" next="Ps.96" id="Ps.95">
<h3 id="Ps.95-p0.1">Chapter 95</h3>
<p id="Ps.95-p1">
<scripture passage="Ps 95:1" parsed="|Ps|95|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.95.1" />
<sup>1</sup> Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.
<scripture passage="Ps 95:2" parsed="|Ps|95|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.95.2" />
<sup>2</sup> Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.
<scripture passage="Ps 95:3" parsed="|Ps|95|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.95.3" />
<sup>3</sup> Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë.
<scripture passage="Ps 95:4" parsed="|Ps|95|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.95.4" />
<sup>4</sup> Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve.
<scripture passage="Ps 95:5" parsed="|Ps|95|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.95.5" />
<sup>5</sup> I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.
<scripture passage="Ps 95:6" parsed="|Ps|95|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.95.6" />
<sup>6</sup> Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.
<scripture passage="Ps 95:7" parsed="|Ps|95|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.95.7" />
<sup>7</sup> Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,
<scripture passage="Ps 95:8" parsed="|Ps|95|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.95.8" />
<sup>8</sup> "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë,
<scripture passage="Ps 95:9" parsed="|Ps|95|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.95.9" />
<sup>9</sup> ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.
<scripture passage="Ps 95:10" parsed="|Ps|95|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.95.10" />
<sup>10</sup> Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia.
<scripture passage="Ps 95:11" parsed="|Ps|95|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.95.11" />
<sup>11</sup> Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time".
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 96" progress="51.17%" prev="Ps.95" next="Ps.97" id="Ps.96">
<h3 id="Ps.96-p0.1">Chapter 96</h3>
<p id="Ps.96-p1">
<scripture passage="Ps 96:1" parsed="|Ps|96|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.96.1" />
<sup>1</sup> Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës!
<scripture passage="Ps 96:2" parsed="|Ps|96|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.96.2" />
<sup>2</sup> Këndojini Zotit, bekoni emin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij.
<scripture passage="Ps 96:3" parsed="|Ps|96|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.96.3" />
<sup>3</sup> Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mekullitë e tij midis tërë popujve.
<scripture passage="Ps 96:4" parsed="|Ps|96|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.96.4" />
<sup>4</sup> Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera.
<scripture passage="Ps 96:5" parsed="|Ps|96|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.96.5" />
<sup>5</sup> Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejtë.
<scripture passage="Ps 96:6" parsed="|Ps|96|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.96.6" />
<sup>6</sup> Shkëlqimi dhe madhështia janë para tij, forca dhe bukuria janë në shenjtëroren e tij.
<scripture passage="Ps 96:7" parsed="|Ps|96|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.96.7" />
<sup>7</sup> Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.
<scripture passage="Ps 96:8" parsed="|Ps|96|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.96.8" />
<sup>8</sup> Jepini Zotit lavdinë që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani në oborret e tij.
<scripture passage="Ps 96:9" parsed="|Ps|96|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.96.9" />
<sup>9</sup> Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës.
<scripture passage="Ps 96:10" parsed="|Ps|96|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.96.10" />
<sup>10</sup> U thoni gjithë kombeve: "Zoti mbretëron; bota është vendosur mirë dhe nuk do të luajë nga vendi; ai do t'i gjykojë popujt me drejtësi".
<scripture passage="Ps 96:11" parsed="|Ps|96|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.96.11" />
<sup>11</sup> Le të gëzohen qiejtë dhe të gëzohet toka; le të zhurmojë deti dhe gjithçka gjindet në të.
<scripture passage="Ps 96:12" parsed="|Ps|96|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.96.12" />
<sup>12</sup> Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjindet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit,
<scripture passage="Ps 96:13" parsed="|Ps|96|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.96.13" />
<sup>13</sup> sepse ai vjen, vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe popujt në besnikërinë e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 97" progress="51.21%" prev="Ps.96" next="Ps.98" id="Ps.97">
<h3 id="Ps.97-p0.1">Chapter 97</h3>
<p id="Ps.97-p1">
<scripture passage="Ps 97:1" parsed="|Ps|97|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.97.1" />
<sup>1</sup> Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj.
<scripture passage="Ps 97:2" parsed="|Ps|97|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.97.2" />
<sup>2</sup> Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij.
<scripture passage="Ps 97:3" parsed="|Ps|97|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.97.3" />
<sup>3</sup> Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark.
<scripture passage="Ps 97:4" parsed="|Ps|97|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.97.4" />
<sup>4</sup> Vetëtimat e tij ndriçojnë botën, toka i shikon dhe dridhet.
<scripture passage="Ps 97:5" parsed="|Ps|97|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.97.5" />
<sup>5</sup> Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës.
<scripture passage="Ps 97:6" parsed="|Ps|97|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.97.6" />
<sup>6</sup> Qiejtë shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij.
<scripture passage="Ps 97:7" parsed="|Ps|97|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.97.7" />
<sup>7</sup> U ngatërrofshin të gjihë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë.
<scripture passage="Ps 97:8" parsed="|Ps|97|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.97.8" />
<sup>8</sup> Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot.
<scripture passage="Ps 97:9" parsed="|Ps|97|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.97.9" />
<sup>9</sup> Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera.
<scripture passage="Ps 97:10" parsed="|Ps|97|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.97.10" />
<sup>10</sup> Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Ai ruan jetën e shenjtorëve të tij dhe i çliron nga dora e të pabesëve.
<scripture passage="Ps 97:11" parsed="|Ps|97|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.97.11" />
<sup>11</sup> Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra.
<scripture passage="Ps 97:12" parsed="|Ps|97|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.97.12" />
<sup>12</sup> Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 98" progress="51.23%" prev="Ps.97" next="Ps.99" id="Ps.98">
<h3 id="Ps.98-p0.1">Chapter 98</h3>
<p id="Ps.98-p1">
<scripture passage="Ps 98:1" parsed="|Ps|98|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.98.1" />
<sup>1</sup> Këndojini Zotit një himn të ri sepse ka bërë mrekulli; dora e tij e djathtë dhe krahu i tij i shenjtë i kanë siguruar shpëtimin.
<scripture passage="Ps 98:2" parsed="|Ps|98|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.98.2" />
<sup>2</sup> Zoti ka bërë të njohur shpëtimin e tij dhe ka shprehur drejtësinë e tij përpara kombeve.
<scripture passage="Ps 98:3" parsed="|Ps|98|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.98.3" />
<sup>3</sup> Ai ka mbajtur mend mirësinë e tij dhe besnikërinë e tij për shtëpinë e Izraelit; të tëra skajet e tokës kanë parë shpëtimin e Perëndisë tonë.
<scripture passage="Ps 98:4" parsed="|Ps|98|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.98.4" />
<sup>4</sup> Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde.
<scripture passage="Ps 98:5" parsed="|Ps|98|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.98.5" />
<sup>5</sup> Këndojini lavde Zotit me qeste, me qesten dhe me zërin e këngës.
<scripture passage="Ps 98:6" parsed="|Ps|98|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.98.6" />
<sup>6</sup> Dërgoni britma gëzimi me boritë dhe me zërin e bririt përpara Zotit, Mbretit.
<scripture passage="Ps 98:7" parsed="|Ps|98|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.98.7" />
<sup>7</sup> Le të zhurmojë deti dhe gjithçka ndodhet në të, bota dhe banorët e saj.
<scripture passage="Ps 98:8" parsed="|Ps|98|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.98.8" />
<sup>8</sup> Lumenjtë le të rrahin duart dhe malet le të ngazëllohen tok nga gëzimi përpara Zotit,
<scripture passage="Ps 98:9" parsed="|Ps|98|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.98.9" />
<sup>9</sup> sepse ai vjen të gjykojë tokën; ai do të gjykojë botën me drejtësi dhe popujt me paanësi.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 99" progress="51.25%" prev="Ps.98" next="Ps.100" id="Ps.99">
<h3 id="Ps.99-p0.1">Chapter 99</h3>
<p id="Ps.99-p1">
<scripture passage="Ps 99:1" parsed="|Ps|99|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.99.1" />
<sup>1</sup> Zoti mbretëron, popujt le të dridhen. Ai është ulur mbi Kerubinët, toka le të dridhet.
<scripture passage="Ps 99:2" parsed="|Ps|99|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.99.2" />
<sup>2</sup> Zoti është i madh në Sion dhe i shkëlqyeshëm mbi të gjithë popujt.
<scripture passage="Ps 99:3" parsed="|Ps|99|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.99.3" />
<sup>3</sup> Ata do të kremtojnë emrin tënd të madh dhe të tmerrshëm. Ai është i shenjtë.
<scripture passage="Ps 99:4" parsed="|Ps|99|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.99.4" />
<sup>4</sup> Mbreti është i fuqishëm dhe e do drejtësinë. Ti e ke vendosur të drejtën dhe e ushtrove Jakobin në gjykim dhe drejtësi.
<scripture passage="Ps 99:5" parsed="|Ps|99|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.99.5" />
<sup>5</sup> Përlëvdoni Zotin, Perëndinë tonë, dhe bini përmbys përpara stolit të këmbëve të tij. Ai është i shenjtë.
<scripture passage="Ps 99:6" parsed="|Ps|99|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.99.6" />
<sup>6</sup> Moisiu dhe Aaroni qenë ndër priftërinjtë e tij, dhe Samueli ndër ata që përmendën emrin e tij; ata iu drejtuan Zotit dhe ai iu përgjigj atyre.
<scripture passage="Ps 99:7" parsed="|Ps|99|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.99.7" />
<sup>7</sup> Ai u foli atyre nga kolona e resë, dhe ata respektuan dëshmitë e tij dhe statutet që u dhe atyre.
<scripture passage="Ps 99:8" parsed="|Ps|99|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.99.8" />
<sup>8</sup> Ti plotësove dëshirën e tyre, o Zot, Perëndia ynë. Ti ishe për ata një Perëndi që fal, dhe kur dënon prapësitë e tyre.
<scripture passage="Ps 99:9" parsed="|Ps|99|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.99.9" />
<sup>9</sup> Përlëvdoni Zotin, Perëndinë tonë, dhe adhurojeni në malin e tij të shenjtë, sepse Zoti, Perëndia ynë, është i shenjtë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 100" progress="51.28%" prev="Ps.99" next="Ps.101" id="Ps.100">
<h3 id="Ps.100-p0.1">Chapter 100</h3>
<p id="Ps.100-p1">
<scripture passage="Ps 100:1" parsed="|Ps|100|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.100.1" />
<sup>1</sup> Dërgojini klithma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës!
<scripture passage="Ps 100:2" parsed="|Ps|100|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.100.2" />
<sup>2</sup> I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi.
<scripture passage="Ps 100:3" parsed="|Ps|100|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.100.3" />
<sup>3</sup> Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij.
<scripture passage="Ps 100:4" parsed="|Ps|100|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.100.4" />
<sup>4</sup> Hyni në portat e tij me falenderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij.
<scripture passage="Ps 100:5" parsed="|Ps|100|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.100.5" />
<sup>5</sup> Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 101" progress="51.29%" prev="Ps.100" next="Ps.102" id="Ps.101">
<h3 id="Ps.101-p0.1">Chapter 101</h3>
<p id="Ps.101-p1">
<scripture passage="Ps 101:1" parsed="|Ps|101|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.101.1" />
<sup>1</sup> Unë do të këndoj mirësinë tënde dhe drejtësinë tënde; do të këndoj lavdet e tua, o Zot.
<scripture passage="Ps 101:2" parsed="|Ps|101|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.101.2" />
<sup>2</sup> Do të kujdesem të bëj një jetë të ndershme. Kur do të vish tek unë? Do të ec me zemër të pastër brenda shtëpisë sime.
<scripture passage="Ps 101:3" parsed="|Ps|101|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.101.3" />
<sup>3</sup> Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe; unë e urrej sjelljen e atyre që dënojnë; nuk do lejoj të bëhem si ata.
<scripture passage="Ps 101:4" parsed="|Ps|101|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.101.4" />
<sup>4</sup> Zemra e çoroditur do të largohet nga unë; nuk dua t'ia di për të keqen.
<scripture passage="Ps 101:5" parsed="|Ps|101|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.101.5" />
<sup>5</sup> Do të shfaros atë që shpif tinëz kundër të afërmit; nuk do të duroj njeriun hundëpërpjetë dhe zemërkrenar.
<scripture passage="Ps 101:6" parsed="|Ps|101|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.101.6" />
<sup>6</sup> Sytë e mi do të jenë mbi besnikët e vendit dhe do t'i mbaj afër vetes; ai që do të ecë me ndershmëri do të jetë shërbëtori im.
<scripture passage="Ps 101:7" parsed="|Ps|101|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.101.7" />
<sup>7</sup> Kush vepron me mashtrim, nuk ka për të banuar në shtëpinë time; kush thotë gënjeshtra nuk do të qëndrojë para syve të mi.
<scripture passage="Ps 101:8" parsed="|Ps|101|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.101.8" />
<sup>8</sup> Çdo mëngjes do të asgjesoj gjithë të pabesët e vendit, për të çrrënjosur nga qyteti i Zotit të gjithë ata që kryejnë paudhësi.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 102" progress="51.31%" prev="Ps.101" next="Ps.103" id="Ps.102">
<h3 id="Ps.102-p0.1">Chapter 102</h3>
<p id="Ps.102-p1">
<scripture passage="Ps 102:1" parsed="|Ps|102|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.1" />
<sup>1</sup> O Zot, dëgjo lutjen time dhe britma ime arriftë tek ty.
<scripture passage="Ps 102:2" parsed="|Ps|102|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.2" />
<sup>2</sup> Mos ma fshih fytyrën tënde ditën e fatkeqësisë sime. Zgjate ndaj meje veshin tënd; kur unë të kërkoj, nxito të më përgjigjesh.
<scripture passage="Ps 102:3" parsed="|Ps|102|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.3" />
<sup>3</sup> Sepse ditët e mia davariten si tymi dhe kockat e mia digjen si urë zjarri.
<scripture passage="Ps 102:4" parsed="|Ps|102|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.4" />
<sup>4</sup> Zemra ime është goditur dhe thahet si bari, dhe unë harroj madje të ha ushqim.
<scripture passage="Ps 102:5" parsed="|Ps|102|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.5" />
<sup>5</sup> Duke vajtuar vazhdimisht, lëkura ime po u ngjitet kockave të mia.
<scripture passage="Ps 102:6" parsed="|Ps|102|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.6" />
<sup>6</sup> I ngjaj pelikanit të shketëtirës dhe jam bërë si bufi i vendeve të shkretuara.
<scripture passage="Ps 102:7" parsed="|Ps|102|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.7" />
<sup>7</sup> Jam pa gjumë dhe si harabeli i vetmuar mbi çati.
<scripture passage="Ps 102:8" parsed="|Ps|102|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.8" />
<sup>8</sup> Armiqtë e mi tallen me mua tërë ditën; ata që më përqeshin flasin kundër meje.
<scripture passage="Ps 102:9" parsed="|Ps|102|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.9" />
<sup>9</sup> Sepse e ha hirin si buka dhe përzjej lotët me atë që pi.
<scripture passage="Ps 102:10" parsed="|Ps|102|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.10" />
<sup>10</sup> Po, për shkak të indinjatës sate dhe të zemërimit tënd, më ngrite dhe më hodhe larg.
<scripture passage="Ps 102:11" parsed="|Ps|102|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.11" />
<sup>11</sup> Ditët e mia janë si hija që zgjatet, dhe unë po thahem si bari.
<scripture passage="Ps 102:12" parsed="|Ps|102|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.12" />
<sup>12</sup> Por ti, o Zot, mbetesh përjetë, dhe kujtimi yt zgjat brez pas brezi.
<scripture passage="Ps 102:13" parsed="|Ps|102|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.13" />
<sup>13</sup> Ti do të ngrihesh dhe do të të vijë keq për Sionin, sepse erdhi koha të tregosh dhembshuri ndaj tij; dhe koha e caktuar erdhi.
<scripture passage="Ps 102:14" parsed="|Ps|102|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.14" />
<sup>14</sup> Sepse shërbëtorët e tu i duan edhe gurët e tij dhe u vjen keq për pluhurin e tij.
<scripture passage="Ps 102:15" parsed="|Ps|102|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.15" />
<sup>15</sup> Po, kombet do të kenë frikë nga emri i Zotit dhe gjithë mbretërit e dheut nga lavdia jote,
<scripture passage="Ps 102:16" parsed="|Ps|102|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.16" />
<sup>16</sup> kur Zoti do të rindërtojë Sionin dhe do të duket në lavdinë e tij.
<scripture passage="Ps 102:17" parsed="|Ps|102|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.17" />
<sup>17</sup> Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre.
<scripture passage="Ps 102:18" parsed="|Ps|102|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.18" />
<sup>18</sup> Kjo do të shkruhet për brezin e ardhshmëm, dhe populli që do të krijohet do të lëvdojë Zotin,
<scripture passage="Ps 102:19" parsed="|Ps|102|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.19" />
<sup>19</sup> sepse ai shikon nga lartësia e shenjtërores së tij; nga qielli Zoti këqyr dheun,
<scripture passage="Ps 102:20" parsed="|Ps|102|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.20" />
<sup>20</sup> për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje;
<scripture passage="Ps 102:21" parsed="|Ps|102|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.21" />
<sup>21</sup> me qëllim që në Sion të shpallin emrin e Zotit dhe në Jeruzalem lavdinë e tij,
<scripture passage="Ps 102:22" parsed="|Ps|102|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.22" />
<sup>22</sup> kur popujt dhe mbretëritë do të mblidhen bashkë për t'i shërbyer Zotit.
<scripture passage="Ps 102:23" parsed="|Ps|102|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.23" />
<sup>23</sup> Rrugës ai ka pakësuar fuqinë time dhe ka shkurtuar ditët e mia.
<scripture passage="Ps 102:24" parsed="|Ps|102|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.24" />
<sup>24</sup> Kam thënë: "O Perëndia im, mos më merr në mes të ditëve të mia. Vitet e tua zgjasin brez pas brezi.
<scripture passage="Ps 102:25" parsed="|Ps|102|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.25" />
<sup>25</sup> Së lashti ti ke vendosur tokën dhe qiejtë janë vepër e duarve të tua;
<scripture passage="Ps 102:26" parsed="|Ps|102|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.26" />
<sup>26</sup> ata do të zhduken, por ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobe; ti do t'i ndërrosh si një rrobe dhe ata do të ndryshohen.
<scripture passage="Ps 102:27" parsed="|Ps|102|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.27" />
<sup>27</sup> Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund.
<scripture passage="Ps 102:28" parsed="|Ps|102|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.102.28" />
<sup>28</sup> Bijtë e shërbëtorëve të tu do të kenë një vendbanim dhe pasardhësit e tyre do të jenë të qëndrueshëm para teje".
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 103" progress="51.37%" prev="Ps.102" next="Ps.104" id="Ps.103">
<h3 id="Ps.103-p0.1">Chapter 103</h3>
<p id="Ps.103-p1">
<scripture passage="Ps 103:1" parsed="|Ps|103|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.1" />
<sup>1</sup> Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë.
<scripture passage="Ps 103:2" parsed="|Ps|103|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.2" />
<sup>2</sup> Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë.
<scripture passage="Ps 103:3" parsed="|Ps|103|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.3" />
<sup>3</sup> Ai fal të gjitha paudhësitë e tua dhe shëron të gjitha sëmundjet e tua,
<scripture passage="Ps 103:4" parsed="|Ps|103|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.4" />
<sup>4</sup> shpengon jetën tënde nga shkatërrimi dhe të kurorëzon me mirësi dhe dhembshuri;
<scripture passage="Ps 103:5" parsed="|Ps|103|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.5" />
<sup>5</sup> ai ngop me të mira gojën tënde dhe të bën të ri si shqiponja.
<scripture passage="Ps 103:6" parsed="|Ps|103|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.6" />
<sup>6</sup> Zoti vepron me drejtësi dhe mbron çështjen e të shtypurve.
<scripture passage="Ps 103:7" parsed="|Ps|103|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.7" />
<sup>7</sup> Ai i tregon Moisiut rrugët e tij dhe bijve të Izraelit veprat e tij.
<scripture passage="Ps 103:8" parsed="|Ps|103|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.8" />
<sup>8</sup> Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.
<scripture passage="Ps 103:9" parsed="|Ps|103|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.9" />
<sup>9</sup> Ai nuk grindet përjetë dhe nuk e ruan zemërimin gjithnjë.
<scripture passage="Ps 103:10" parsed="|Ps|103|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.10" />
<sup>10</sup> Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona.
<scripture passage="Ps 103:11" parsed="|Ps|103|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.11" />
<sup>11</sup> Sepse sa të lartë janë qiejtë mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij.
<scripture passage="Ps 103:12" parsed="|Ps|103|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.12" />
<sup>12</sup> Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona.
<scripture passage="Ps 103:13" parsed="|Ps|103|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.13" />
<sup>13</sup> Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij.
<scripture passage="Ps 103:14" parsed="|Ps|103|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.14" />
<sup>14</sup> Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur.
<scripture passage="Ps 103:15" parsed="|Ps|103|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.15" />
<sup>15</sup> Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës;
<scripture passage="Ps 103:16" parsed="|Ps|103|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.16" />
<sup>16</sup> në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
<scripture passage="Ps 103:17" parsed="|Ps|103|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.17" />
<sup>17</sup> Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
<scripture passage="Ps 103:18" parsed="|Ps|103|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.18" />
<sup>18</sup> për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij për t'i zbatuar në praktikë.
<scripture passage="Ps 103:19" parsed="|Ps|103|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.19" />
<sup>19</sup> Zoti e ka vendosur fronin e tij në qiejtë, dhe mbretërimi i tij sundon mbi gjithçka.
<scripture passage="Ps 103:20" parsed="|Ps|103|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.20" />
<sup>20</sup> Bekoni Zotin ju, engjëj të tij të pushtetshëm dhe të fortë, që bëni atë që thotë ai, duke iu bindur zërit të fjalës së tij.
<scripture passage="Ps 103:21" parsed="|Ps|103|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.21" />
<sup>21</sup> Bekoni Zotin, ju, tërë ushtritë e tij, ju, tërë ministrat e tij, që zbatoni vullnetin e tij.
<scripture passage="Ps 103:22" parsed="|Ps|103|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.103.22" />
<sup>22</sup> Bekoni Zotin, ju, të gjitha veprat e tij, në të tëra vendet e sundimit të tij. Shpirti im, beko Zotin!
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 104" progress="51.42%" prev="Ps.103" next="Ps.105" id="Ps.104">
<h3 id="Ps.104-p0.1">Chapter 104</h3>
<p id="Ps.104-p1">
<scripture passage="Ps 104:1" parsed="|Ps|104|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.1" />
<sup>1</sup> Beko, o shpirti im, Zotin! O Zot, Perëndia im, ti je jashtëzakonisht i madh; je veshur me shkëlqim dhe madhështi.
<scripture passage="Ps 104:2" parsed="|Ps|104|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.2" />
<sup>2</sup> Ai të mbështjell me dritë si të ishte një mantel dhe i shtrin qiejtë si një çadër;
<scripture passage="Ps 104:3" parsed="|Ps|104|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.3" />
<sup>3</sup> ai ndërton mbi ujërat dhomat e tij të larta, i bën retë si qerren e tij dhe ecën mbi krahët erës.
<scripture passage="Ps 104:4" parsed="|Ps|104|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.4" />
<sup>4</sup> I bën erërat lajmëtarë të tij dhe flakët e zjarrit shërbëtorë të tij.
<scripture passage="Ps 104:5" parsed="|Ps|104|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.5" />
<sup>5</sup> Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë.
<scripture passage="Ps 104:6" parsed="|Ps|104|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.6" />
<sup>6</sup> Ti e kishe mbuluar me humnerë si me një rrobe; ujërat ishin ndalur mbi malet.
<scripture passage="Ps 104:7" parsed="|Ps|104|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.7" />
<sup>7</sup> Në qortimin tënd ato ikën, në zërin e gjëmimit tënd u larguan me nxitim.
<scripture passage="Ps 104:8" parsed="|Ps|104|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.8" />
<sup>8</sup> Dolën malet dhe luginat u ulën në vendin që ti kishe caktuar për to.
<scripture passage="Ps 104:9" parsed="|Ps|104|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.9" />
<sup>9</sup> Ti u vure ujërave një kufi që nuk duhet ta kapërxenin; ato nuk do të kthehen më të mbulojnë tokën.
<scripture passage="Ps 104:10" parsed="|Ps|104|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.10" />
<sup>10</sup> Ai bën që të dalin burime në luginat; ato rrjedhin midis maleve,
<scripture passage="Ps 104:11" parsed="|Ps|104|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.11" />
<sup>11</sup> dhe u japin për të pirë tërë kafshëve të fushës; gomarët e egër shuajnë etjen e tyre.
<scripture passage="Ps 104:12" parsed="|Ps|104|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.12" />
<sup>12</sup> Pranë tyre banojnë shpendët e qiellit; midis gjelbërimeve lartojnë këngën e tyre.
<scripture passage="Ps 104:13" parsed="|Ps|104|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.13" />
<sup>13</sup> Nga dhomat e sipërme të tij ai u jep ujë maleve; toka ngopet me frytin e veprave të tua.
<scripture passage="Ps 104:14" parsed="|Ps|104|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.14" />
<sup>14</sup> Ai bën që të rritet bari për bagëtinë dhe bimësia në shërbim të njeriut, duke nxjerrë nga toka ushqimin e tij,
<scripture passage="Ps 104:15" parsed="|Ps|104|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.15" />
<sup>15</sup> dhe verën që gëzon zemrën e njeriut, vajin që bën të shkëlqejë fytyra tij dhe bukën që i jep forcë zemrës së njeriut.
<scripture passage="Ps 104:16" parsed="|Ps|104|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.16" />
<sup>16</sup> Kështu ngopen drurët e Zotit dhe kedrat e Libanit që ai ka mbjellë;
<scripture passage="Ps 104:17" parsed="|Ps|104|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.17" />
<sup>17</sup> aty bëjnë folenë e tyre zogjtë, ndërsa lejleku bën nëpër selvitë banesën e tij.
<scripture passage="Ps 104:18" parsed="|Ps|104|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.18" />
<sup>18</sup> Malet e larta janë për dhitë e egra, shkëmbinjtë janë streha e lepujve.
<scripture passage="Ps 104:19" parsed="|Ps|104|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.19" />
<sup>19</sup> Ai ka bërë hënën për stinët, dielli e di orën e perëndimit të tij.
<scripture passage="Ps 104:20" parsed="|Ps|104|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.20" />
<sup>20</sup> Ti dërgon terrin dhe bëhet natë; gjatë asaj shkojnë rreth e qark gjithë kafshët e pyllit.
<scripture passage="Ps 104:21" parsed="|Ps|104|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.21" />
<sup>21</sup> Luanët e vegjël vrumbullojnë duke kërkuar gjahun dhe i kërkojnë Perëndisë ushqimin e tyre.
<scripture passage="Ps 104:22" parsed="|Ps|104|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.22" />
<sup>22</sup> Por, kur lind dielli, ata tërhiqen dhe rrinë në strofkat e tyre.
<scripture passage="Ps 104:23" parsed="|Ps|104|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.23" />
<sup>23</sup> Atëherë njeriu del për të punuar dhe punon deri në mbrëmje.
<scripture passage="Ps 104:24" parsed="|Ps|104|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.24" />
<sup>24</sup> Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua.
<scripture passage="Ps 104:25" parsed="|Ps|104|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.25" />
<sup>25</sup> Ja deti, i madh dhe i gjerë, ku gëlojnë krijesa të panumërta;
<scripture passage="Ps 104:26" parsed="|Ps|104|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.26" />
<sup>26</sup> e përshkojnë anijet dhe Leviathani, që ti ke formuar për t'u tallur në të.
<scripture passage="Ps 104:27" parsed="|Ps|104|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.27" />
<sup>27</sup> Të gjithë presin që ti t'u japësh ushqimin në kohën e duhur.
<scripture passage="Ps 104:28" parsed="|Ps|104|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.28" />
<sup>28</sup> Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorën dhe ngopen me të mira.
<scripture passage="Ps 104:29" parsed="|Ps|104|29|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.29" />
<sup>29</sup> Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymën, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre.
<scripture passage="Ps 104:30" parsed="|Ps|104|30|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.30" />
<sup>30</sup> Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu ti ripërtërin faqen e dheut.
<scripture passage="Ps 104:31" parsed="|Ps|104|31|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.31" />
<sup>31</sup> Lavdia e Zotit të rrojë përjetë; le të gëzohet Zoti me veprat e tij;
<scripture passage="Ps 104:32" parsed="|Ps|104|32|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.32" />
<sup>32</sup> ai shikon tokën dhe kjo dridhet; ai prek malet dhe ato nxjerrin tym.
<scripture passage="Ps 104:33" parsed="|Ps|104|33|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.33" />
<sup>33</sup> Unë do t'i këndoj Zotit deri sa të kem jetë; do t'i këndoj lavde Perëndisë tim deri sa të jem.
<scripture passage="Ps 104:34" parsed="|Ps|104|34|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.34" />
<sup>34</sup> Le të jetë mendimi im i pëlqyer prej tij; unë do të ngazëllohem tek Zoti.
<scripture passage="Ps 104:35" parsed="|Ps|104|35|0|0" osisRef="Bible:Ps.104.35" />
<sup>35</sup> Le të zhduken mëkatarët nga toka dhe të pabesët mos qofshin më. Shpirti im, bekoje Zotin! Aleluja.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 105" progress="51.49%" prev="Ps.104" next="Ps.106" id="Ps.105">
<h3 id="Ps.105-p0.1">Chapter 105</h3>
<p id="Ps.105-p1">
<scripture passage="Ps 105:1" parsed="|Ps|105|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.1" />
<sup>1</sup> Kremtoni Zotin, lutjuni për ndihmë emrit të tij, bëni të njohura veprat e tij midis popujve.
<scripture passage="Ps 105:2" parsed="|Ps|105|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.2" />
<sup>2</sup> Këndojini atij, këndojini lavde atij, mendoni thellë tërë mrekullitë e tij.
<scripture passage="Ps 105:3" parsed="|Ps|105|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.3" />
<sup>3</sup> Mburruni me emrin e tij të shenjtë; le të kënaqet zemra e tërë atyre që kërkojnë Zotin.
<scripture passage="Ps 105:4" parsed="|Ps|105|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.4" />
<sup>4</sup> Kërkoni Zotin dhe forcën e tij; kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij.
<scripture passage="Ps 105:5" parsed="|Ps|105|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.5" />
<sup>5</sup> Mbani mend çuditë që ai ka bërë, mrekullitë dhe gjykimet e gojës së tij,
<scripture passage="Ps 105:6" parsed="|Ps|105|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.6" />
<sup>6</sup> ju, o pasardhës së Abrahamit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhur të tij.
<scripture passage="Ps 105:7" parsed="|Ps|105|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.7" />
<sup>7</sup> Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij janë mbi gjithë tokën.
<scripture passage="Ps 105:8" parsed="|Ps|105|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.8" />
<sup>8</sup> Ai mban mend përjetë besëlidhjen e tij dhe për një mijë breza fjalën e komanduar prej tij,
<scripture passage="Ps 105:9" parsed="|Ps|105|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.9" />
<sup>9</sup> besëlidhjen që lidhi me Abrahamin dhe betimin që i bëri Isakut,
<scripture passage="Ps 105:10" parsed="|Ps|105|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.10" />
<sup>10</sup> që i konfirmoi Jakobit si statut të tij dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,
<scripture passage="Ps 105:11" parsed="|Ps|105|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.11" />
<sup>11</sup> duke thënë: "Unë do të të jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj",
<scripture passage="Ps 105:12" parsed="|Ps|105|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.12" />
<sup>12</sup> kur nuk ishin veçse një numër i vogël, shumë të pakët dhe të huaj në vend,
<scripture passage="Ps 105:13" parsed="|Ps|105|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.13" />
<sup>13</sup> dhe shkonin nga një komb te tjetri, nga një mbretëri te një popull tjetër.
<scripture passage="Ps 105:14" parsed="|Ps|105|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.14" />
<sup>14</sup> Ai nuk lejoi që t'i shtypte njeri; përkundrazi ndëshkoi disa mbretër për hir të tyre,
<scripture passage="Ps 105:15" parsed="|Ps|105|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.15" />
<sup>15</sup> dhe tha: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos bëni asnjë të keqe profetëve të mi".
<scripture passage="Ps 105:16" parsed="|Ps|105|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.16" />
<sup>16</sup> Pastaj solli zinë e bukës në vend dhe shkatërroi çdo burim ushqimesh.
<scripture passage="Ps 105:17" parsed="|Ps|105|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.17" />
<sup>17</sup> Dërgoi para tyre një njeri, Jozefin, që u shit si skllav.
<scripture passage="Ps 105:18" parsed="|Ps|105|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.18" />
<sup>18</sup> I shtrënguan këmbët me pranga dhe u rëndua me zinxhirë hekuri.
<scripture passage="Ps 105:19" parsed="|Ps|105|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.19" />
<sup>19</sup> Fjala e Zotit e vuri në provë, deri sa u plotësua ajo që kishte thënë.
<scripture passage="Ps 105:20" parsed="|Ps|105|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.20" />
<sup>20</sup> Atëherë mbreti dërgoi ta zgjidhnin, sunduesi i popujve dërgoi ta çlironin,
<scripture passage="Ps 105:21" parsed="|Ps|105|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.21" />
<sup>21</sup> dhe e bëri zot të shtëpisë së tij dhe qeveritar mbi të gjitha pasuritë e tij,
<scripture passage="Ps 105:22" parsed="|Ps|105|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.22" />
<sup>22</sup> për t'i lidhur princat e tij me gjykimin e tij dhe për t'u mësuar pleqve të tij diturinë.
<scripture passage="Ps 105:23" parsed="|Ps|105|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.23" />
<sup>23</sup> Edhe Izraeli erdhi në Egjipt dhe Jakobi qëndroi për ca kohë në vendin e Kamit.
<scripture passage="Ps 105:24" parsed="|Ps|105|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.24" />
<sup>24</sup> Dhe Perëndia e shumëzoi shumë popullin e tij dhe e bëri më të fuqishëm se armiqtë e tij.
<scripture passage="Ps 105:25" parsed="|Ps|105|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.25" />
<sup>25</sup> Pastaj ndryshoi zemrën e tyre, me qëllim që të urrenin popullin e tij dhe të kurdisnin mashtrime kundër shërbëtorëve të tij.
<scripture passage="Ps 105:26" parsed="|Ps|105|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.26" />
<sup>26</sup> Atëherë ai dërgoi Moisiun, shërbëtorin e tij, dhe Aaronin që ai kishte zgjedhur.
<scripture passage="Ps 105:27" parsed="|Ps|105|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.27" />
<sup>27</sup> Ata kryen midis tyre mrekullitë e urdhëruara prej tij dhe bënë çudira në tokën e Kamit.
<scripture passage="Ps 105:28" parsed="|Ps|105|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.28" />
<sup>28</sup> Dërgoi terrin dhe e bëri vendin të binte në errësirë, dhe ata nuk kundërshtuan fjalën e tij.
<scripture passage="Ps 105:29" parsed="|Ps|105|29|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.29" />
<sup>29</sup> I ndryshoi ujërat e tij në gjak dhe bëri që të ngordhnin peshqit e tij.
<scripture passage="Ps 105:30" parsed="|Ps|105|30|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.30" />
<sup>30</sup> Vendi i tyre u mbush me bretkosa të cilat hynë deri në dhomat e mbretërve të tyre.
<scripture passage="Ps 105:31" parsed="|Ps|105|31|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.31" />
<sup>31</sup> Me fjalën e tij erdhën një shumicë e madhe insektesh dhe mushkonjash në të gjithë territorin e tyre.
<scripture passage="Ps 105:32" parsed="|Ps|105|32|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.32" />
<sup>32</sup> U dërgoi breshër në vend të shiut dhe flakë zjarri në vendin e tyre;
<scripture passage="Ps 105:33" parsed="|Ps|105|33|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.33" />
<sup>33</sup> goditi edhe vreshtat e tyre dhe drurët e fikut, shkatërroi drurët e territorit të tyre.
<scripture passage="Ps 105:34" parsed="|Ps|105|34|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.34" />
<sup>34</sup> Ai foli, dhe erdhën karkaleca dhe vemje në numër të madh,
<scripture passage="Ps 105:35" parsed="|Ps|105|35|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.35" />
<sup>35</sup> që përpinë tërë bimësinë e vendit të tyre dhe hëngrën frytin e tokës së tyre.
<scripture passage="Ps 105:36" parsed="|Ps|105|36|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.36" />
<sup>36</sup> Ai goditi edhe të gjithë të parëlindurit në vendin e tyre, prodhimet e para në tërë fuqinë e tyre;
<scripture passage="Ps 105:37" parsed="|Ps|105|37|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.37" />
<sup>37</sup> dhe e nxori popullin e tij me argjend dhe me ar, dhe nuk pati asnjeri ndër fiset e tij që të tronditej.
<scripture passage="Ps 105:38" parsed="|Ps|105|38|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.38" />
<sup>38</sup> Egjiptasit u gëzuan nga ikja e tyre, sepse tmerri i Izraelit kishte rënë mbi ta.
<scripture passage="Ps 105:39" parsed="|Ps|105|39|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.39" />
<sup>39</sup> Ai shpalosi një re për t'i mbuluar dhe ndezi një zjarr për t'i ndriçuar natën.
<scripture passage="Ps 105:40" parsed="|Ps|105|40|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.40" />
<sup>40</sup> Me kërkesën e tyre ai solli shkurtat dhe i ngopi me bukën e qiellit.
<scripture passage="Ps 105:41" parsed="|Ps|105|41|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.41" />
<sup>41</sup> Çau shkëmbin dhe dolën prej tij ujëra; këto rridhnin në shketëtirë si një lumë.
<scripture passage="Ps 105:42" parsed="|Ps|105|42|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.42" />
<sup>42</sup> Sepse atij iu kujtua premtimi i shenjtë që i kishte bërë Abrahamit, shërbëtorit të tij;
<scripture passage="Ps 105:43" parsed="|Ps|105|43|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.43" />
<sup>43</sup> pastaj nxori popullin e tij me gëzim dhe njerëzit e tij të zgjedhur me britma gëzimi,
<scripture passage="Ps 105:44" parsed="|Ps|105|44|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.44" />
<sup>44</sup> dhe u dha atyre vendet e kombeve, dhe ata trashëguan frytin e mundit të popujve,
<scripture passage="Ps 105:45" parsed="|Ps|105|45|0|0" osisRef="Bible:Ps.105.45" />
<sup>45</sup> me qëllim që të respektonin statutet e tij dhe t'u bindeshin ligjeve të tij. Aleluja.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 106" progress="51.58%" prev="Ps.105" next="Ps.107" id="Ps.106">
<h3 id="Ps.106-p0.1">Chapter 106</h3>
<p id="Ps.106-p1">
<scripture passage="Ps 106:1" parsed="|Ps|106|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.1" />
<sup>1</sup> Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
<scripture passage="Ps 106:2" parsed="|Ps|106|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.2" />
<sup>2</sup> Kush mund të përshkruajë bëmat e Zotit ose të shpallë tërë lavdinë e tij?
<scripture passage="Ps 106:3" parsed="|Ps|106|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.3" />
<sup>3</sup> Lum ata që respektojnë drejtësinë, që bëjnë atë që është e drejtë në çdo kohë.
<scripture passage="Ps 106:4" parsed="|Ps|106|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.4" />
<sup>4</sup> Mos më harro mua, o Zot, sipas mirësisë sate që tregon ndaj popullit tënd, dhe më vizito me shpëtimin tënd,
<scripture passage="Ps 106:5" parsed="|Ps|106|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.5" />
<sup>5</sup> me qëllim që të shoh mirëqënien e të zgjedhurve të tu, të kënaqem në gëzimin e kombit tënd dhe të mbushem me lavdi për trashëgiminë tënde.
<scripture passage="Ps 106:6" parsed="|Ps|106|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.6" />
<sup>6</sup> Ne dhe etërit tanë kemi mëkatuar, kemi bërë paudhësi dhe të këqija.
<scripture passage="Ps 106:7" parsed="|Ps|106|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.7" />
<sup>7</sup> Etërit tanë në Egjipt nuk i kuptuan mrekullitë e tua, nuk kujtuan numrin e madh të mirësive të tua dhe ngritën krye pranë detit, Deti i Kuq.
<scripture passage="Ps 106:8" parsed="|Ps|106|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.8" />
<sup>8</sup> Megjithatë Zoti i shpëtoi për hir të emrit të tij, për të bërë të njohur fuqinë e tij.
<scripture passage="Ps 106:9" parsed="|Ps|106|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.9" />
<sup>9</sup> I bërtiti Detit të Kuq dhe ai u tha, dhe i udhëhoqi nëpër humnerat si nëpër një shkretëtirë.
<scripture passage="Ps 106:10" parsed="|Ps|106|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.10" />
<sup>10</sup> I shpëtoi nga dora e atij që i urrente dhe i shpengoi nga dora e armikut.
<scripture passage="Ps 106:11" parsed="|Ps|106|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.11" />
<sup>11</sup> Dhe ujërat i mbuluan armiqtë e tyre, dhe nuk shpëtoi as edhe një prej tyre.
<scripture passage="Ps 106:12" parsed="|Ps|106|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.12" />
<sup>12</sup> Atëherë u besuan fjalëve të tij dhe kënduan lavdinë e tij.
<scripture passage="Ps 106:13" parsed="|Ps|106|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.13" />
<sup>13</sup> Por shpejt i harruan veprat e tij dhe nuk pritën me besim plotësimin e planit të tij.
<scripture passage="Ps 106:14" parsed="|Ps|106|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.14" />
<sup>14</sup> U ndezën nga lakmia në shkretëtirë dhe e tunduan Perëndinë në vetmi.
<scripture passage="Ps 106:15" parsed="|Ps|106|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.15" />
<sup>15</sup> Dhe ai u dha atyre sa i kërkonin, por dërgoi midis tyre një lëngatë që pakësoi numrin e tyre.
<scripture passage="Ps 106:16" parsed="|Ps|106|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.16" />
<sup>16</sup> Kur në kamp patën smirë Moisiun dhe Aaronin, i shenjti i Zotit,
<scripture passage="Ps 106:17" parsed="|Ps|106|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.17" />
<sup>17</sup> toka u hap dhe përpiu Dathanin dhe groposi grupin e Abiramit.
<scripture passage="Ps 106:18" parsed="|Ps|106|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.18" />
<sup>18</sup> Një zjarr shpërtheu në mes të tyre dhe flaka i përpiu të pabesët.
<scripture passage="Ps 106:19" parsed="|Ps|106|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.19" />
<sup>19</sup> Bënë një viç në Horeb dhe adhuruan një shëmbëlltyrë prej metali të shkrirë,
<scripture passage="Ps 106:20" parsed="|Ps|106|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.20" />
<sup>20</sup> dhe e ndërruan lavdinë e tyre me shëmbëllytrën e një kau që ha bar.
<scripture passage="Ps 106:21" parsed="|Ps|106|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.21" />
<sup>21</sup> Harruan Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre, që kishte bërë gjëra të mëdha në Egjipt,
<scripture passage="Ps 106:22" parsed="|Ps|106|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.22" />
<sup>22</sup> mrekullitë në vendin e Kamit, gjëra të tmerrshme në Detin e Kuq.
<scripture passage="Ps 106:23" parsed="|Ps|106|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.23" />
<sup>23</sup> Prandaj ai foli t'i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t'i shkatërronte.
<scripture passage="Ps 106:24" parsed="|Ps|106|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.24" />
<sup>24</sup> Ata e përçmuan akoma vendin e mrekullueshëm, nuk i besuan fjalës së tij,
<scripture passage="Ps 106:25" parsed="|Ps|106|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.25" />
<sup>25</sup> por murmuritën në çadrat e tyre dhe nuk dëgjuan zërin e Zotit.
<scripture passage="Ps 106:26" parsed="|Ps|106|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.26" />
<sup>26</sup> Prandaj ai ngriti dorën kundër tyre, duke u betuar se do t'i rrëzonte në shkretëtirë,
<scripture passage="Ps 106:27" parsed="|Ps|106|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.27" />
<sup>27</sup> dhe se do t'i zhdukte pasardhësit e tyre midis kombeve dhe se do t'i shpërndante në të gjitha vendet.
<scripture passage="Ps 106:28" parsed="|Ps|106|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.28" />
<sup>28</sup> Ata i shërbyen edhe Baal-Peorit dhe hëngrën flijimet e të vdekurve.
<scripture passage="Ps 106:29" parsed="|Ps|106|29|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.29" />
<sup>29</sup> E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja.
<scripture passage="Ps 106:30" parsed="|Ps|106|30|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.30" />
<sup>30</sup> Por Finehasi u ngrit dhe bëri drejtësi; dhe murtaja pushoi.
<scripture passage="Ps 106:31" parsed="|Ps|106|31|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.31" />
<sup>31</sup> Dhe kjo iu vu në llogari të drejtësisë, brez pas brezi, përjetë.
<scripture passage="Ps 106:32" parsed="|Ps|106|32|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.32" />
<sup>32</sup> Ata e provokuan përsëri në ujërat e Meribas, dhe Moisiu pësoi të keqen për shkak të tyre,
<scripture passage="Ps 106:33" parsed="|Ps|106|33|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.33" />
<sup>33</sup> sepse e ashpërsoi frymën e tij (të Moisiut) dhe ai foli pa u menduar me buzët e tij.
<scripture passage="Ps 106:34" parsed="|Ps|106|34|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.34" />
<sup>34</sup> Ata nuk shkatërruan popujt, siç i kishte porositur Zoti;
<scripture passage="Ps 106:35" parsed="|Ps|106|35|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.35" />
<sup>35</sup> por u përzien midis popujve dhe mësuan veprat e tyre;
<scripture passage="Ps 106:36" parsed="|Ps|106|36|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.36" />
<sup>36</sup> u shërbyen idhujve të tyre, dhe këta u bënë një lak për ta;
<scripture passage="Ps 106:37" parsed="|Ps|106|37|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.37" />
<sup>37</sup> ua flijuan demonëve bijtë dhe bijat e tyre,
<scripture passage="Ps 106:38" parsed="|Ps|106|38|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.38" />
<sup>38</sup> dhe derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve të tyre dhe të bijave të tyre, që u flijuan për idhujtë e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur.
<scripture passage="Ps 106:39" parsed="|Ps|106|39|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.39" />
<sup>39</sup> Kështu ata u ndotën me veprat e tyre dhe u kurvëruan me aktet e tyre.
<scripture passage="Ps 106:40" parsed="|Ps|106|40|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.40" />
<sup>40</sup> Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër popullit të tij, dhe ai ndjeu një neveri për trashëgiminë e tij.
<scripture passage="Ps 106:41" parsed="|Ps|106|41|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.41" />
<sup>41</sup> I la në dorë të kombeve, dhe u sunduan nga ata që i urrenin.
<scripture passage="Ps 106:42" parsed="|Ps|106|42|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.42" />
<sup>42</sup> Armiqtë e tyre i shtypën dhe ata iu nënshtruan pushtetit të tyre.
<scripture passage="Ps 106:43" parsed="|Ps|106|43|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.43" />
<sup>43</sup> Ai i çliroi shumë herë, por ata vazhduan të ngrenë krye dhe të zhyten në paudhësinë e tyre.
<scripture passage="Ps 106:44" parsed="|Ps|106|44|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.44" />
<sup>44</sup> Megjithatë ai i kushtoi kujdes ankthit të tyre, kur dëgjoi britmat e tyre,
<scripture passage="Ps 106:45" parsed="|Ps|106|45|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.45" />
<sup>45</sup> dhe iu kujtua besëlidhja e lidhur me ta dhe në dhemshurinë e madhe të tij u qetësua.
<scripture passage="Ps 106:46" parsed="|Ps|106|46|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.46" />
<sup>46</sup> Bëri që ata të fitojnë përkrahje ndër të gjithë ata që i kishin çuar në robëri.
<scripture passage="Ps 106:47" parsed="|Ps|106|47|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.47" />
<sup>47</sup> Na shpëto, o Zot, Perëndia ynë, dhe na mblidh midis kombeve, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të lumturohemi duke të lëvduar.
<scripture passage="Ps 106:48" parsed="|Ps|106|48|0|0" osisRef="Bible:Ps.106.48" />
<sup>48</sup> I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga përjetësia në përjetësi. Dhe tërë populli le të thotë: "Amen". Aleluja.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 107" progress="51.68%" prev="Ps.106" next="Ps.108" id="Ps.107">
<h3 id="Ps.107-p0.1">Chapter 107</h3>
<p id="Ps.107-p1">
<scripture passage="Ps 107:1" parsed="|Ps|107|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.1" />
<sup>1</sup> Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
<scripture passage="Ps 107:2" parsed="|Ps|107|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.2" />
<sup>2</sup> Kështu thonë të shpenguarit prej Zotit që ai i ka çliruar nga dora e kundërshtarit,
<scripture passage="Ps 107:3" parsed="|Ps|107|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.3" />
<sup>3</sup> &amp;lt;add&amp;gt; dhe që ka mbledhur nga vende të ndryshme, nga lindja dhe perëndimi, nga veriu dhe nga jugu.
<scripture passage="Ps 107:4" parsed="|Ps|107|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.4" />
<sup>4</sup> Ata endeshin nëpër shkretëtirë, në vënde të shkretuara, dhe nuk gjenin asnjë qytet ku të banonin.
<scripture passage="Ps 107:5" parsed="|Ps|107|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.5" />
<sup>5</sup> Të uritur e të etur, jeta e tyre po ligështohej.
<scripture passage="Ps 107:6" parsed="|Ps|107|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.6" />
<sup>6</sup> Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre;
<scripture passage="Ps 107:7" parsed="|Ps|107|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.7" />
<sup>7</sup> dhe i çoi në rrugën e drejtë, me qëllim që të arrinin në një qytet ku të banonin.
<scripture passage="Ps 107:8" parsed="|Ps|107|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.8" />
<sup>8</sup> Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve.
<scripture passage="Ps 107:9" parsed="|Ps|107|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.9" />
<sup>9</sup> Sepse ai ka ngopur shpirtin e etur dhe e ka mbushur me të mira shpirtin e uritur.
<scripture passage="Ps 107:10" parsed="|Ps|107|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.10" />
<sup>10</sup> Të tjerë rrinin në terr dhe në hijen e vdekjes, robër të pikëlluar dhe në zinxhira,
<scripture passage="Ps 107:11" parsed="|Ps|107|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.11" />
<sup>11</sup> sepse ishin rebeluar kundër fjalëve të Perëndisë dhe i kishin përçmuar këshillat e Shumë të Lartit;
<scripture passage="Ps 107:12" parsed="|Ps|107|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.12" />
<sup>12</sup> prandaj ai rrëzoi zemrën e tyre me shqetësime; ata ranë poshtë dhe asnjeri nuk u vajti në ndihmë.
<scripture passage="Ps 107:13" parsed="|Ps|107|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.13" />
<sup>13</sup> Por në fatkeqësinë e tyre ata i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre,
<scripture passage="Ps 107:14" parsed="|Ps|107|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.14" />
<sup>14</sup> i nxori nga terri dhe nga hija e vdekjes dhe i këputi lidhjet e tyre.
<scripture passage="Ps 107:15" parsed="|Ps|107|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.15" />
<sup>15</sup> Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve,
<scripture passage="Ps 107:16" parsed="|Ps|107|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.16" />
<sup>16</sup> sepse ai ka shembur portat prej bronzi dhe ka këputur shufrat prej hekuri.
<scripture passage="Ps 107:17" parsed="|Ps|107|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.17" />
<sup>17</sup> Disa njerëz pa mend vuanin për sjelljen e tyre rebele dhe për mëkatet e tyre;
<scripture passage="Ps 107:18" parsed="|Ps|107|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.18" />
<sup>18</sup> ata urrenin çdo ushqim dhe kishin arritur në prag të vdekjes,
<scripture passage="Ps 107:19" parsed="|Ps|107|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.19" />
<sup>19</sup> por në fatkeqësinë e tyre i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre.
<scripture passage="Ps 107:20" parsed="|Ps|107|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.20" />
<sup>20</sup> Ai dërgoi fjalën e tij dhe i shëroi, i shpëtoi nga gropa.
<scripture passage="Ps 107:21" parsed="|Ps|107|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.21" />
<sup>21</sup> Le ta kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve;
<scripture passage="Ps 107:22" parsed="|Ps|107|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.22" />
<sup>22</sup> le të ofrojnë flijime lëvdimi dhe le të tregojnë veprat e tij me këngë gëzimi.
<scripture passage="Ps 107:23" parsed="|Ps|107|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.23" />
<sup>23</sup> Ata që zbresin në det me anije dhe që bëjnë tregëti mbi ujërat e mëdha,
<scripture passage="Ps 107:24" parsed="|Ps|107|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.24" />
<sup>24</sup> shohin veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij në humnerat e detit.
<scripture passage="Ps 107:25" parsed="|Ps|107|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.25" />
<sup>25</sup> Sepse ai urdhëron dhe shkakton një erë furtune, që i ngre përpjetë valët e detit.
<scripture passage="Ps 107:26" parsed="|Ps|107|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.26" />
<sup>26</sup> Ata ngjiten deri në qiell dhe bien në humnera; shpirti i tyre ligështohet nga ankthi.
<scripture passage="Ps 107:27" parsed="|Ps|107|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.27" />
<sup>27</sup> Atyre u merren këmbët dhe lëkunden si të dehur, dhe nuk dinë më ç'të bëjnë.
<scripture passage="Ps 107:28" parsed="|Ps|107|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.28" />
<sup>28</sup> Por në fatkeqësitë e tyre i këlthasin Zotit, dhe ai i shpëton nga ankthet e tyre.
<scripture passage="Ps 107:29" parsed="|Ps|107|29|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.29" />
<sup>29</sup> Ai e fashit furtunën në një murmurim dhe valët e saj pushojnë.
<scripture passage="Ps 107:30" parsed="|Ps|107|30|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.30" />
<sup>30</sup> Kur ato qetësohen, ata gëzohen, dhe ai i çon në portin e dëshiruar prej tyre.
<scripture passage="Ps 107:31" parsed="|Ps|107|31|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.31" />
<sup>31</sup> Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë që bën në dobi të bijve të njerëzve;
<scripture passage="Ps 107:32" parsed="|Ps|107|32|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.32" />
<sup>32</sup> le ta lëvdojnë në kuvendin e popullit dhe le ta lavdojnë në këshillin e pleqve.
<scripture passage="Ps 107:33" parsed="|Ps|107|33|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.33" />
<sup>33</sup> Ai i shndërroni lumenjtë në shkretëtirë dhe burimet e ujit në vende të thata;
<scripture passage="Ps 107:34" parsed="|Ps|107|34|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.34" />
<sup>34</sup> tokën pjellore në vend të thatë për shkak të sjelljes së keqe të banorëve të saj.
<scripture passage="Ps 107:35" parsed="|Ps|107|35|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.35" />
<sup>35</sup> Ai e shndërron shkretëtirën në liqen dhe tokën e thatë në burime uji.
<scripture passage="Ps 107:36" parsed="|Ps|107|36|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.36" />
<sup>36</sup> Atje ai strehon të uriturit, dhe këta ndërtojnë një qytet për të banuar,
<scripture passage="Ps 107:37" parsed="|Ps|107|37|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.37" />
<sup>37</sup> mbjellin arat dhe kultivojnë vreshta që prodhojnë një korrje të bollshme.
<scripture passage="Ps 107:38" parsed="|Ps|107|38|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.38" />
<sup>38</sup> Ai i bekon dhe ata shumëzohen fort, dhe ai nuk e pakëson bagëtinë e tyre.
<scripture passage="Ps 107:39" parsed="|Ps|107|39|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.39" />
<sup>39</sup> Por pastaj pakësohen në një numër të vogël dhe dobësohen për shkak të shtypjes, të fatkeqësisë dhe të ankthit.
<scripture passage="Ps 107:40" parsed="|Ps|107|40|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.40" />
<sup>40</sup> Ai hedh përbuzjen mbi princat dhe i bën që të enden nëpër vende të shkreta, ku nuk ekziston asnjë rrugë.
<scripture passage="Ps 107:41" parsed="|Ps|107|41|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.41" />
<sup>41</sup> Por e ngre nevojtarin nga varfëria dhe i shton familjet e tyre si një kope.
<scripture passage="Ps 107:42" parsed="|Ps|107|42|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.42" />
<sup>42</sup> Njerëzit e drejtë e shohin këtë dhe kënaqen, por tërë njerëzit e këqij e mbajnë gojën të mbyllur.
<scripture passage="Ps 107:43" parsed="|Ps|107|43|0|0" osisRef="Bible:Ps.107.43" />
<sup>43</sup> Ai që është i urtë le t'i këqyrë këto gjëra dhe le të çmojë mirësinë e Zotit.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 108" progress="51.77%" prev="Ps.107" next="Ps.109" id="Ps.108">
<h3 id="Ps.108-p0.1">Chapter 108</h3>
<p id="Ps.108-p1">
<scripture passage="Ps 108:1" parsed="|Ps|108|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.108.1" />
<sup>1</sup> Zemra ime është e prirur për mirë, o Perëndi, unë do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e tua me gjithë forcën time.
<scripture passage="Ps 108:2" parsed="|Ps|108|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.108.2" />
<sup>2</sup> Zgjohuni, o harpa dhe qeste, unë dua të zgjoj agimin.
<scripture passage="Ps 108:3" parsed="|Ps|108|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.108.3" />
<sup>3</sup> Unë do të të kremtoj midis popujve, o Zot, dhe do të këndoj lëvdimet e tua midis kombeve.
<scripture passage="Ps 108:4" parsed="|Ps|108|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.108.4" />
<sup>4</sup> Sepse mirësia jote është e madhe, arrin deri mbi qiejtë, dhe e vërteta jote deri te retë.
<scripture passage="Ps 108:5" parsed="|Ps|108|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.108.5" />
<sup>5</sup> Qofsh i përlëvduar, o Perëndi, përmbi qiejtë dhe lavdia jote shkëlqeftë mbi gjithë tokën,
<scripture passage="Ps 108:6" parsed="|Ps|108|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.108.6" />
<sup>6</sup> me qëllim që të dashurit e tu të çlirohen; shpëtomë me të djathtën tënde dhe përgjigjmu.
<scripture passage="Ps 108:7" parsed="|Ps|108|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.108.7" />
<sup>7</sup> Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do ta ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.
<scripture passage="Ps 108:8" parsed="|Ps|108|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.108.8" />
<sup>8</sup> Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjvënësi im;
<scripture passage="Ps 108:9" parsed="|Ps|108|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.108.9" />
<sup>9</sup> Moabi është legeni ku unë lahem; mbi Edomin do të hedh sandalen time, mbi Filisti do të dërgoj britma triumfi".
<scripture passage="Ps 108:10" parsed="|Ps|108|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.108.10" />
<sup>10</sup> Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?
<scripture passage="Ps 108:11" parsed="|Ps|108|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.108.11" />
<sup>11</sup> A nuk je ti, o Perëndi, që na ke kthyer, dhe nuk del më, o Perëndi, me ushtritë tona?
<scripture passage="Ps 108:12" parsed="|Ps|108|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.108.12" />
<sup>12</sup> Na ndihmo ti kundër kundërshtarëve, sepse ndihma e njeriut është e kotë.
<scripture passage="Ps 108:13" parsed="|Ps|108|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.108.13" />
<sup>13</sup> Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe do të jetë ai që do t'i shtypë armiqtë tanë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 109" progress="51.80%" prev="Ps.108" next="Ps.110" id="Ps.109">
<h3 id="Ps.109-p0.1">Chapter 109</h3>
<p id="Ps.109-p1">
<scripture passage="Ps 109:1" parsed="|Ps|109|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.1" />
<sup>1</sup> O Perëndi i lëvdimit tim, mos hesht,
<scripture passage="Ps 109:2" parsed="|Ps|109|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.2" />
<sup>2</sup> sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare;
<scripture passage="Ps 109:3" parsed="|Ps|109|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.3" />
<sup>3</sup> më kanë sulmuar me fjalë urrejtjeje dhe më kanë luftuar pa shkak.
<scripture passage="Ps 109:4" parsed="|Ps|109|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.4" />
<sup>4</sup> Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes.
<scripture passage="Ps 109:5" parsed="|Ps|109|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.5" />
<sup>5</sup> Ata më kanë larë të mirën me të keqen dhe dashurinë time me urrejtje.
<scripture passage="Ps 109:6" parsed="|Ps|109|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.6" />
<sup>6</sup> Vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij.
<scripture passage="Ps 109:7" parsed="|Ps|109|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.7" />
<sup>7</sup> Kur të gjykohet, bëj që të gjendet fajtor dhe lutja e tij të bëhet mëkat.
<scripture passage="Ps 109:8" parsed="|Ps|109|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.8" />
<sup>8</sup> Qofshin të pakta ditët e tij dhe një tjetër zëntë vendin e tij.
<scripture passage="Ps 109:9" parsed="|Ps|109|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.9" />
<sup>9</sup> Bijtë e tij mbetshin jetimë dhe gruaja e tij e ve.
<scripture passage="Ps 109:10" parsed="|Ps|109|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.10" />
<sup>10</sup> U bëfshin endacakë dhe lypsarë bijtë e tij dhe e kërkofshin ushqimin larg shtëpive të tyre të rrënuara.
<scripture passage="Ps 109:11" parsed="|Ps|109|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.11" />
<sup>11</sup> Fajdexhiu i marrtë të gjitha pasuritë e tij dhe të huajtë i vjedhshin frytin e mundit të tij.
<scripture passage="Ps 109:12" parsed="|Ps|109|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.12" />
<sup>12</sup> Askush mos pastë mëshirë për të dhe askujt mos i ardhtë keq për jetimët e tij.
<scripture passage="Ps 109:13" parsed="|Ps|109|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.13" />
<sup>13</sup> U shkatërrofshin pasardhësit e tij; në brezin e dytë emri i tyre u shoftë.
<scripture passage="Ps 109:14" parsed="|Ps|109|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.14" />
<sup>14</sup> U kujtoftë para Zotit paudhësia e etërve të tij dhe mëkati i nënës së tij mos u shoftë.
<scripture passage="Ps 109:15" parsed="|Ps|109|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.15" />
<sup>15</sup> U dalshin gjithnjë mëkatet e tyre para Zotit, me qëllim që ai të zhdukë nga toka kujtimin e tyre.
<scripture passage="Ps 109:16" parsed="|Ps|109|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.16" />
<sup>16</sup> Sepse atij nuk i shkoi ndër mend të kishte dhemshuri, por e ka përndjekur të varfërin, nevojtarin dhe atë që ishte zemërthyer deri sa t'u shkaktonte vdekjen.
<scripture passage="Ps 109:17" parsed="|Ps|109|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.17" />
<sup>17</sup> Mbasi e ka dashur mallkimin, rëntë ai mbi të; dhe mbasi nuk është kënaqur me bekimin, ky u largoftë prej tij.
<scripture passage="Ps 109:18" parsed="|Ps|109|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.18" />
<sup>18</sup> Mbasi u mbulua me mallkim si me një rrobe, i hyftë ai si ujë në trupin e tij dhe si vaj në kockat e tij;
<scripture passage="Ps 109:19" parsed="|Ps|109|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.19" />
<sup>19</sup> Qoftë për të si një rrobe që e mbulon dhe si një brez që e lidh përjetë.
<scripture passage="Ps 109:20" parsed="|Ps|109|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.20" />
<sup>20</sup> Qoftë ky nga ana e Zotit shpërblimi për kundërshtarët e mi dhe për ata që flasin keq kundër meje.
<scripture passage="Ps 109:21" parsed="|Ps|109|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.21" />
<sup>21</sup> Por ti, o Zot, o Zot, vepro në favorin tim për hir të emrit tënd, çliromë me dhemshurinë dhe mirësinë tënde,
<scripture passage="Ps 109:22" parsed="|Ps|109|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.22" />
<sup>22</sup> sepse unë jam i varfër dhe nevojtar, dhe zemra ime është plagosur brenda meje.
<scripture passage="Ps 109:23" parsed="|Ps|109|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.23" />
<sup>23</sup> Unë iki si një hije që zgjatet, jam i tronditur si një karkalec.
<scripture passage="Ps 109:24" parsed="|Ps|109|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.24" />
<sup>24</sup> Gjunjët e mi dridhen nga të pangrënët dhe trupi im është dobësuar për mungesë të dhjamit.
<scripture passage="Ps 109:25" parsed="|Ps|109|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.25" />
<sup>25</sup> Jam bërë një faqezi për ta; kur më shohin, tundin kokën.
<scripture passage="Ps 109:26" parsed="|Ps|109|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.26" />
<sup>26</sup> Ndihmomë, o Zot, Perëndia im, shpëtomë për dhemshurinë tënde,
<scripture passage="Ps 109:27" parsed="|Ps|109|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.27" />
<sup>27</sup> dhe ta dinë që kjo është vepër e duarve të tua, dhe që ti, o Zot, e ke bërë.
<scripture passage="Ps 109:28" parsed="|Ps|109|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.28" />
<sup>28</sup> Ata do të mallkojnë, por ti do të bekosh; kur të ngrihen, do të mbeten të hutuar, por shërbëtori yt do të gëzohet.
<scripture passage="Ps 109:29" parsed="|Ps|109|29|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.29" />
<sup>29</sup> U mbulofshin me turp kundërshtarët e mi dhe u mbështjellshin me turp si me mantel,
<scripture passage="Ps 109:30" parsed="|Ps|109|30|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.30" />
<sup>30</sup> Unë do të kremtoj me të madhe Zotin me gojën time dhe do ta lëvdoj në mes të një turme të madhe,
<scripture passage="Ps 109:31" parsed="|Ps|109|31|0|0" osisRef="Bible:Ps.109.31" />
<sup>31</sup> sepse ai rri në të djathtë të të varfërit për ta shpëtuar nga ata që e dënojnë me vdekje.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 110" progress="51.87%" prev="Ps.109" next="Ps.111" id="Ps.110">
<h3 id="Ps.110-p0.1">Chapter 110</h3>
<p id="Ps.110-p1">
<scripture passage="Ps 110:1" parsed="|Ps|110|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.110.1" />
<sup>1</sup> Zoti i thotë Zotërisë time: "Ulu në të djathtën time deri sa t'i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua".
<scripture passage="Ps 110:2" parsed="|Ps|110|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.110.2" />
<sup>2</sup> Zoti do ta shtrijë nga Sioni skeptrin e fuqisë sate. Ai sundon në mes të armiqve të tu.
<scripture passage="Ps 110:3" parsed="|Ps|110|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.110.3" />
<sup>3</sup> Populli yt do të afrohet vullnetarisht ditën e pushtetit tënd; në madhështinë e shenjtërisë, nga gjiri i agimit, ti do të kesh vesën e rinisë sate.
<scripture passage="Ps 110:4" parsed="|Ps|110|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.110.4" />
<sup>4</sup> Zoti është betuar dhe nuk do të pendohet: "Ti je prift përjetë sipas urdhërit të Melkisedekut".
<scripture passage="Ps 110:5" parsed="|Ps|110|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.110.5" />
<sup>5</sup> Zoti është në të djathtën tënde. Ai ka për të zhdukur disa mbretër ditën e zemërimit të tij.
<scripture passage="Ps 110:6" parsed="|Ps|110|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.110.6" />
<sup>6</sup> Ai do të gjykojë kombet, do t'i mbushë me kufoma dhe do të zhdukë qeveritarët e pjesës më të madhe të tokës.
<scripture passage="Ps 110:7" parsed="|Ps|110|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.110.7" />
<sup>7</sup> Rrugës do të pijë ujë nga përroi dhe si pasojë do të ngrerë kokën.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 111" progress="51.89%" prev="Ps.110" next="Ps.112" id="Ps.111">
<h3 id="Ps.111-p0.1">Chapter 111</h3>
<p id="Ps.111-p1">
<scripture passage="Ps 111:1" parsed="|Ps|111|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.111.1" />
<sup>1</sup> Aleluja. Unë do të kremtoj Zotin me gjithë zemër në këshillën e të drejtëve dhe në kuvend.
<scripture passage="Ps 111:2" parsed="|Ps|111|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.111.2" />
<sup>2</sup> Të mëdha janë veprat e Zotit, të kërkuara nga të gjithë ata që kënaqen me to.
<scripture passage="Ps 111:3" parsed="|Ps|111|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.111.3" />
<sup>3</sup> Veprat e tij janë madhështore dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.
<scripture passage="Ps 111:4" parsed="|Ps|111|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.111.4" />
<sup>4</sup> Ai bën që mrekullitë e tij të kujtohen; Zoti është i dhemshur dhe plot mëshirë.
<scripture passage="Ps 111:5" parsed="|Ps|111|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.111.5" />
<sup>5</sup> Ai u jep ushqime atyre që kanë frikë prej tij dhe do ta mbajë mend gjithnjë besëlidhjen e tij.
<scripture passage="Ps 111:6" parsed="|Ps|111|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.111.6" />
<sup>6</sup> Ai i tregoi popullit të tij fuqinë e veprave të tij, duke i dhënë trashëgiminë e kombeve.
<scripture passage="Ps 111:7" parsed="|Ps|111|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.111.7" />
<sup>7</sup> Veprat e duarve të tij janë e vërteta dhe drejtësia; tërë urdhërimet e tij janë të qëndrueshme,
<scripture passage="Ps 111:8" parsed="|Ps|111|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.111.8" />
<sup>8</sup> të patundura përjetë, për gjithnjë, të kryera me vërtetësi dhe drejtësi.
<scripture passage="Ps 111:9" parsed="|Ps|111|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.111.9" />
<sup>9</sup> Ai i dërgoi popullit të tij shpëtimin, ka vendosur besëlidhjen e tij përjetë; i shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i tij.
<scripture passage="Ps 111:10" parsed="|Ps|111|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.111.10" />
<sup>10</sup> Frika e Zotit është zanafilla e diturisë; kanë dituri të madhe ata që zbatojnë në praktikë urdhërimet e tij; lëvdimi i tij vazhdon në përjetësi.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 112" progress="51.91%" prev="Ps.111" next="Ps.113" id="Ps.112">
<h3 id="Ps.112-p0.1">Chapter 112</h3>
<p id="Ps.112-p1">
<scripture passage="Ps 112:1" parsed="|Ps|112|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.112.1" />
<sup>1</sup> Aleluja. Lum njeriu që ka frikë nga Zoti dhe gjen një gëzim të madh në urdhërimet e tij.
<scripture passage="Ps 112:2" parsed="|Ps|112|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.112.2" />
<sup>2</sup> Pasardhësit e tij do të jenë të fuqishëm mbi tokë, brezat e njerëzve të drejtë do të jenë të bekuar.
<scripture passage="Ps 112:3" parsed="|Ps|112|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.112.3" />
<sup>3</sup> Në shtëpinë e tij ka bollëk dhe pasuri dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.
<scripture passage="Ps 112:4" parsed="|Ps|112|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.112.4" />
<sup>4</sup> Drita lind në terr për ata që janë të drejtë, për njeriun e dhemshur, të mëshirshëm dhe të drejtë.
<scripture passage="Ps 112:5" parsed="|Ps|112|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.112.5" />
<sup>5</sup> Do të jetë i lumtur njeriu që ka dhemshuri dhe jep hua, dhe i drejton punët e tij me drejtësi,
<scripture passage="Ps 112:6" parsed="|Ps|112|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.112.6" />
<sup>6</sup> sepse nuk do të lëvizet kurrë; i drejti do të kujtohet gjithnjë.
<scripture passage="Ps 112:7" parsed="|Ps|112|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.112.7" />
<sup>7</sup> Ai nuk do t'u trëmbet lajmeve të këqia; zemra e tij është e fortë, me besim tek Zoti.
<scripture passage="Ps 112:8" parsed="|Ps|112|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.112.8" />
<sup>8</sup> Zemra e tij është e sigurt; ai nuk do të ketë fare frikë, deri sa të mos shikojë triumfues mbi armiqtë e tij.
<scripture passage="Ps 112:9" parsed="|Ps|112|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.112.9" />
<sup>9</sup> Ai ka shpërndarë lirisht, u ka dhënë nevojtarëve, drejtësia e tij vazhdon përjetë dhe fuqia e tij do të ngrihet në lavdi.
<scripture passage="Ps 112:10" parsed="|Ps|112|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.112.10" />
<sup>10</sup> I pabesi do ta shohë dhe do të zemërohet, do të kërcëllijë dhëmbët dhe do të konsumohet; dëshira e të pabesëve nuk do të realizohet kurrë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 113" progress="51.93%" prev="Ps.112" next="Ps.114" id="Ps.113">
<h3 id="Ps.113-p0.1">Chapter 113</h3>
<p id="Ps.113-p1">
<scripture passage="Ps 113:1" parsed="|Ps|113|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.113.1" />
<sup>1</sup> Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit.
<scripture passage="Ps 113:2" parsed="|Ps|113|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.113.2" />
<sup>2</sup> Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë.
<scripture passage="Ps 113:3" parsed="|Ps|113|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.113.3" />
<sup>3</sup> Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit.
<scripture passage="Ps 113:4" parsed="|Ps|113|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.113.4" />
<sup>4</sup> Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë.
<scripture passage="Ps 113:5" parsed="|Ps|113|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.113.5" />
<sup>5</sup> Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta,
<scripture passage="Ps 113:6" parsed="|Ps|113|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.113.6" />
<sup>6</sup> kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë?
<scripture passage="Ps 113:7" parsed="|Ps|113|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.113.7" />
<sup>7</sup> Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat,
<scripture passage="Ps 113:8" parsed="|Ps|113|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.113.8" />
<sup>8</sup> për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij.
<scripture passage="Ps 113:9" parsed="|Ps|113|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.113.9" />
<sup>9</sup> Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 114" progress="51.95%" prev="Ps.113" next="Ps.115" id="Ps.114">
<h3 id="Ps.114-p0.1">Chapter 114</h3>
<p id="Ps.114-p1">
<scripture passage="Ps 114:1" parsed="|Ps|114|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.114.1" />
<sup>1</sup> Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj,
<scripture passage="Ps 114:2" parsed="|Ps|114|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.114.2" />
<sup>2</sup> Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij.
<scripture passage="Ps 114:3" parsed="|Ps|114|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.114.3" />
<sup>3</sup> Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa.
<scripture passage="Ps 114:4" parsed="|Ps|114|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.114.4" />
<sup>4</sup> Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja.
<scripture passage="Ps 114:5" parsed="|Ps|114|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.114.5" />
<sup>5</sup> Ç'pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa?
<scripture passage="Ps 114:6" parsed="|Ps|114|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.114.6" />
<sup>6</sup> Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja?
<scripture passage="Ps 114:7" parsed="|Ps|114|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.114.7" />
<sup>7</sup> Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit,
<scripture passage="Ps 114:8" parsed="|Ps|114|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.114.8" />
<sup>8</sup> që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 115" progress="51.96%" prev="Ps.114" next="Ps.116" id="Ps.115">
<h3 id="Ps.115-p0.1">Chapter 115</h3>
<p id="Ps.115-p1">
<scripture passage="Ps 115:1" parsed="|Ps|115|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.1" />
<sup>1</sup> Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde.
<scripture passage="Ps 115:2" parsed="|Ps|115|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.2" />
<sup>2</sup> Sepse do të thonë kombet: "Ku është tani Perëndia i tyre?".
<scripture passage="Ps 115:3" parsed="|Ps|115|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.3" />
<sup>3</sup> Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë atë që i pëlqejnë.
<scripture passage="Ps 115:4" parsed="|Ps|115|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.4" />
<sup>4</sup> Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut.
<scripture passage="Ps 115:5" parsed="|Ps|115|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.5" />
<sup>5</sup> kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,
<scripture passage="Ps 115:6" parsed="|Ps|115|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.6" />
<sup>6</sup> kanë veshë por nuk dëgjojnë, kanë hundë por nuk nuhasin,
<scripture passage="Ps 115:7" parsed="|Ps|115|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.7" />
<sup>7</sup> kanë duar por nuk prekin, kanë këmbë por nuk ecin; me grykën e tyre nuk nxjerrin asnjë zë.
<scripture passage="Ps 115:8" parsed="|Ps|115|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.8" />
<sup>8</sup> Njëlloj si ata janë ata që i bëjnë, tërë ata që u besojnë atyre.
<scripture passage="Ps 115:9" parsed="|Ps|115|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.9" />
<sup>9</sup> O Izrael, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.
<scripture passage="Ps 115:10" parsed="|Ps|115|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.10" />
<sup>10</sup> O shtëpi e Aaronit, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.
<scripture passage="Ps 115:11" parsed="|Ps|115|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.11" />
<sup>11</sup> O ju që keni frikë nga Zoti; kini besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.
<scripture passage="Ps 115:12" parsed="|Ps|115|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.12" />
<sup>12</sup> Zoti na kujtoi dhe do të na bekojë; po, ai do të bekojë shtëpinë e Izraelit dhe do të bekojë shtëpinë e Aaronit.
<scripture passage="Ps 115:13" parsed="|Ps|115|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.13" />
<sup>13</sup> Ai do të bekojë ata që kanë frikë nga Zoti, të vegjël dhe të mëdhenj.
<scripture passage="Ps 115:14" parsed="|Ps|115|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.14" />
<sup>14</sup> Zoti ju bëftë të rriteni, ju dhe bijtë tuaj.
<scripture passage="Ps 115:15" parsed="|Ps|115|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.15" />
<sup>15</sup> Qofshin të bekuar nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.
<scripture passage="Ps 115:16" parsed="|Ps|115|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.16" />
<sup>16</sup> Qiejtë janë qiejtë e Zotit, por tokën ai ua ka dhënë bijve të njerëzve.
<scripture passage="Ps 115:17" parsed="|Ps|115|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.17" />
<sup>17</sup> Nuk janë të vdekurit ata që lëvdojnë të Zotin, as ata që zbresin në vendin e heshtjes.
<scripture passage="Ps 115:18" parsed="|Ps|115|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.115.18" />
<sup>18</sup> Por ne do ta bekojmë Zotin, tani dhe përjetë. Aleluja.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 116" progress="52.00%" prev="Ps.115" next="Ps.117" id="Ps.116">
<h3 id="Ps.116-p0.1">Chapter 116</h3>
<p id="Ps.116-p1">
<scripture passage="Ps 116:1" parsed="|Ps|116|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.1" />
<sup>1</sup> Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia.
<scripture passage="Ps 116:2" parsed="|Ps|116|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.2" />
<sup>2</sup> Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime.
<scripture passage="Ps 116:3" parsed="|Ps|116|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.3" />
<sup>3</sup> Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund.
<scripture passage="Ps 116:4" parsed="|Ps|116|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.4" />
<sup>4</sup> Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: "O Zot, të lutem, më shpëto".
<scripture passage="Ps 116:5" parsed="|Ps|116|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.5" />
<sup>5</sup> Zoti është i dhemshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.
<scripture passage="Ps 116:6" parsed="|Ps|116|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.6" />
<sup>6</sup> Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi.
<scripture passage="Ps 116:7" parsed="|Ps|116|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.7" />
<sup>7</sup> Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira.
<scripture passage="Ps 116:8" parsed="|Ps|116|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.8" />
<sup>8</sup> Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi.
<scripture passage="Ps 116:9" parsed="|Ps|116|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.9" />
<sup>9</sup> Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve.
<scripture passage="Ps 116:10" parsed="|Ps|116|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.10" />
<sup>10</sup> Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar,
<scripture passage="Ps 116:11" parsed="|Ps|116|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.11" />
<sup>11</sup> dhe thoja gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar".
<scripture passage="Ps 116:12" parsed="|Ps|116|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.12" />
<sup>12</sup> Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?
<scripture passage="Ps 116:13" parsed="|Ps|116|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.13" />
<sup>13</sup> Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.
<scripture passage="Ps 116:14" parsed="|Ps|116|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.14" />
<sup>14</sup> Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.
<scripture passage="Ps 116:15" parsed="|Ps|116|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.15" />
<sup>15</sup> Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.
<scripture passage="Ps 116:16" parsed="|Ps|116|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.16" />
<sup>16</sup> Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.
<scripture passage="Ps 116:17" parsed="|Ps|116|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.17" />
<sup>17</sup> Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.
<scripture passage="Ps 116:18" parsed="|Ps|116|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.18" />
<sup>18</sup> Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,
<scripture passage="Ps 116:19" parsed="|Ps|116|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.116.19" />
<sup>19</sup> në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 117" progress="52.03%" prev="Ps.116" next="Ps.118" id="Ps.117">
<h3 id="Ps.117-p0.1">Chapter 117</h3>
<p id="Ps.117-p1">
<scripture passage="Ps 117:1" parsed="|Ps|117|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.117.1" />
<sup>1</sup> Lëvdoni Zotin, ju gjithë kombet! Kremtojini, ju gjithë popujt!
<scripture passage="Ps 117:2" parsed="|Ps|117|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.117.2" />
<sup>2</sup> Sepse e madhe është dhemshuria e tij ndaj nesh, dhe besnikëria e Zotit vazhdon përjetë. Aleluja.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 118" progress="52.04%" prev="Ps.117" next="Ps.119" id="Ps.118">
<h3 id="Ps.118-p0.1">Chapter 118</h3>
<p id="Ps.118-p1">
<scripture passage="Ps 118:1" parsed="|Ps|118|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.1" />
<sup>1</sup> Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
<scripture passage="Ps 118:2" parsed="|Ps|118|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.2" />
<sup>2</sup> Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
<scripture passage="Ps 118:3" parsed="|Ps|118|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.3" />
<sup>3</sup> Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
<scripture passage="Ps 118:4" parsed="|Ps|118|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.4" />
<sup>4</sup> Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
<scripture passage="Ps 118:5" parsed="|Ps|118|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.5" />
<sup>5</sup> Në ankth kërkova Zotin, dhe Zoti m'u përgjigj dhe më çoi larg.
<scripture passage="Ps 118:6" parsed="|Ps|118|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.6" />
<sup>6</sup> Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu?
<scripture passage="Ps 118:7" parsed="|Ps|118|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.7" />
<sup>7</sup> Zoti është për mua nga ata që më ndihmojnë, dhe unë do t'i shikoj triumfues armiqtë e mi.
<scripture passage="Ps 118:8" parsed="|Ps|118|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.8" />
<sup>8</sup> Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'i kesh besim njeriut.
<scripture passage="Ps 118:9" parsed="|Ps|118|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.9" />
<sup>9</sup> Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'u kesh besim princave.
<scripture passage="Ps 118:10" parsed="|Ps|118|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.10" />
<sup>10</sup> Tërë kombet më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i zhduk ato.
<scripture passage="Ps 118:11" parsed="|Ps|118|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.11" />
<sup>11</sup> Më kishin rrethuar, po, më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.
<scripture passage="Ps 118:12" parsed="|Ps|118|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.12" />
<sup>12</sup> Më kishin rrethuar si bleta, por u shuan si zjarr ferrishtash; në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.
<scripture passage="Ps 118:13" parsed="|Ps|118|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.13" />
<sup>13</sup> Ti më kishe shtyrë me dhunë për të më rrëzuar, por Zoti më ndihmoi.
<scripture passage="Ps 118:14" parsed="|Ps|118|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.14" />
<sup>14</sup> Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenë shpëtimi im.
<scripture passage="Ps 118:15" parsed="|Ps|118|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.15" />
<sup>15</sup> Një britmë gëzimi dhe fitoreje jehon në çadrat e të drejtëve; dora e djathtë e Zotit bën çudi.
<scripture passage="Ps 118:16" parsed="|Ps|118|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.16" />
<sup>16</sup> E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi.
<scripture passage="Ps 118:17" parsed="|Ps|118|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.17" />
<sup>17</sup> Unë nuk do të vdes, por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.
<scripture passage="Ps 118:18" parsed="|Ps|118|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.18" />
<sup>18</sup> Zoti më ka ndëshkuar rëndë, por nuk më ka lënë në dorë të vdekjes.
<scripture passage="Ps 118:19" parsed="|Ps|118|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.19" />
<sup>19</sup> Më hapni portat e drejtësisë; unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin.
<scripture passage="Ps 118:20" parsed="|Ps|118|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.20" />
<sup>20</sup> Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të.
<scripture passage="Ps 118:21" parsed="|Ps|118|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.21" />
<sup>21</sup> Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im.
<scripture passage="Ps 118:22" parsed="|Ps|118|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.22" />
<sup>22</sup> Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes.
<scripture passage="Ps 118:23" parsed="|Ps|118|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.23" />
<sup>23</sup> Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tona.
<scripture passage="Ps 118:24" parsed="|Ps|118|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.24" />
<sup>24</sup> Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të.
<scripture passage="Ps 118:25" parsed="|Ps|118|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.25" />
<sup>25</sup> O Zot, na ndihmo tani; o Zot, bëj që tani të kemi mbarësi.
<scripture passage="Ps 118:26" parsed="|Ps|118|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.26" />
<sup>26</sup> I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit; ne ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
<scripture passage="Ps 118:27" parsed="|Ps|118|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.27" />
<sup>27</sup> Zoti është Perëndia dhe ka bërë që mbi ne të shkëlqejë drita e tij; lidheni viktimën e flijimit në brirët e altarit.
<scripture passage="Ps 118:28" parsed="|Ps|118|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.28" />
<sup>28</sup> Ti je Perëndia im, unë do të të kremtoj; ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj.
<scripture passage="Ps 118:29" parsed="|Ps|118|29|0|0" osisRef="Bible:Ps.118.29" />
<sup>29</sup> Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 119" progress="52.09%" prev="Ps.118" next="Ps.120" id="Ps.119">
<h3 id="Ps.119-p0.1">Chapter 119</h3>
<p id="Ps.119-p1">
<scripture passage="Ps 119:1" parsed="|Ps|119|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.1" />
<sup>1</sup> Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit.
<scripture passage="Ps 119:2" parsed="|Ps|119|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.2" />
<sup>2</sup> Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër
<scripture passage="Ps 119:3" parsed="|Ps|119|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.3" />
<sup>3</sup> dhe nuk kryejnë të keqen, por ecin në rrugët e tij.
<scripture passage="Ps 119:4" parsed="|Ps|119|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.4" />
<sup>4</sup> Ti na ke urdhëruar të respektojmë urdhërimet e tua me kujdes.
<scripture passage="Ps 119:5" parsed="|Ps|119|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.5" />
<sup>5</sup> Oh, rrugët e mia qofshin të qëndrueshme në respektimin e statuteve të tua.
<scripture passage="Ps 119:6" parsed="|Ps|119|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.6" />
<sup>6</sup> Atëherë nuk do të turpërohem, kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:7" parsed="|Ps|119|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.7" />
<sup>7</sup> Do të të kremtoj me zemër të drejtë ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta.
<scripture passage="Ps 119:8" parsed="|Ps|119|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.8" />
<sup>8</sup> Do të respektoj statutet e tua, mos më braktis plotësisht.
<scripture passage="Ps 119:9" parsed="|Ps|119|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.9" />
<sup>9</sup> Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.
<scripture passage="Ps 119:10" parsed="|Ps|119|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.10" />
<sup>10</sup> Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:11" parsed="|Ps|119|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.11" />
<sup>11</sup> E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.
<scripture passage="Ps 119:12" parsed="|Ps|119|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.12" />
<sup>12</sup> Ti je i bekuar, o Zot, më mëso statutet e tua.
<scripture passage="Ps 119:13" parsed="|Ps|119|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.13" />
<sup>13</sup> Me buzët e mia kam numëruar të gjitha dekretet e gojës sate.
<scripture passage="Ps 119:14" parsed="|Ps|119|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.14" />
<sup>14</sup> Gëzohem duke ndjekur porositë e tua, ashtu sikur të zotëroja tërë pasuritë.
<scripture passage="Ps 119:15" parsed="|Ps|119|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.15" />
<sup>15</sup> Do të mendoj thellë mbi urdhërimet e tua dhe do të marrë në konsideratë shtigjet e tua.
<scripture passage="Ps 119:16" parsed="|Ps|119|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.16" />
<sup>16</sup> Do të kënaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalën tënde.
<scripture passage="Ps 119:17" parsed="|Ps|119|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.17" />
<sup>17</sup> Bëji të mirë shërbëtorit tënd, dhe unë do të jetoj dhe do të respektoj fjalën tënde.
<scripture passage="Ps 119:18" parsed="|Ps|119|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.18" />
<sup>18</sup> Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd.
<scripture passage="Ps 119:19" parsed="|Ps|119|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.19" />
<sup>19</sup> Unë jam i huaji mbi dhe; mos m'i fshih urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:20" parsed="|Ps|119|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.20" />
<sup>20</sup> Shpirti im tretet nga dëshira e dekreteve të tua në çdo kohë.
<scripture passage="Ps 119:21" parsed="|Ps|119|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.21" />
<sup>21</sup> Ti i qorton kryelartët, që janë të mallkuar, sepse largohen nga urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:22" parsed="|Ps|119|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.22" />
<sup>22</sup> Hiq prej meje turpin dhe përbuzjen, sepse unë i kam respektuar porositë e tua.
<scripture passage="Ps 119:23" parsed="|Ps|119|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.23" />
<sup>23</sup> Edhe sikur princat të ulen dhe të flasin kundër teje, shërbëtori yt do të mendohet thellë mbi ligjet e tua.
<scripture passage="Ps 119:24" parsed="|Ps|119|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.24" />
<sup>24</sup> Porositë e tua janë gëzimi im dhe këshilltarët e mi.
<scripture passage="Ps 119:25" parsed="|Ps|119|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.25" />
<sup>25</sup> Unë bie përmbys në pluhur; më ringjall sipas fjalës sate.
<scripture passage="Ps 119:26" parsed="|Ps|119|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.26" />
<sup>26</sup> Të kam treguar rrugët e mia, dhe ti më je përgjigjur; më mëso statutet e tua.
<scripture passage="Ps 119:27" parsed="|Ps|119|27|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.27" />
<sup>27</sup> Më bëj që të kuptoj rrugën e urdhërimeve të tua, dhe unë do të mendohem thellë mbi mrekullitë e tua.
<scripture passage="Ps 119:28" parsed="|Ps|119|28|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.28" />
<sup>28</sup> Jeta ime tretet në dhimbje; më jep forcë sipas fjalës sate.
<scripture passage="Ps 119:29" parsed="|Ps|119|29|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.29" />
<sup>29</sup> Mbamë larg nga gënjeshtra dhe, në hirin tënd, bëmë të njohur ligjin tënd.
<scripture passage="Ps 119:30" parsed="|Ps|119|30|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.30" />
<sup>30</sup> Kam zgjedhur rrugën e besnikërisë; i kam vënë dekretet e tua para vetes.
<scripture passage="Ps 119:31" parsed="|Ps|119|31|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.31" />
<sup>31</sup> Jam i lidhur me porositë e tua; o Zot, mos lejo që unë të hutohem.
<scripture passage="Ps 119:32" parsed="|Ps|119|32|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.32" />
<sup>32</sup> Do të veproj në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse ti do të më zgjerosh zemrën.
<scripture passage="Ps 119:33" parsed="|Ps|119|33|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.33" />
<sup>33</sup> Më mëso, o Zot, rrugën e statuteve të tu dhe unë do ta ndjek deri në fund.
<scripture passage="Ps 119:34" parsed="|Ps|119|34|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.34" />
<sup>34</sup> Më jep mënçuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, do ta respektoj me gjithë zemër.
<scripture passage="Ps 119:35" parsed="|Ps|119|35|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.35" />
<sup>35</sup> Më bëj të ec në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse në to gjej kënaqësinë time.
<scripture passage="Ps 119:36" parsed="|Ps|119|36|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.36" />
<sup>36</sup> Përkule zemrën time parimeve të tua dhe jo lakmisë.
<scripture passage="Ps 119:37" parsed="|Ps|119|37|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.37" />
<sup>37</sup> Largoji sytë e mi nga gjërat e kota dhe gjallëromë në rrugët e tua.
<scripture passage="Ps 119:38" parsed="|Ps|119|38|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.38" />
<sup>38</sup> Mbaje fjalën tënde shërbëtorit tënd, që ka frikë nga ty.
<scripture passage="Ps 119:39" parsed="|Ps|119|39|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.39" />
<sup>39</sup> Largo nga unë fyerjet e rënda, që më trëmbin, sepse dekretet e tua janë të mira.
<scripture passage="Ps 119:40" parsed="|Ps|119|40|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.40" />
<sup>40</sup> Ja, unë dëshiroj me zjarr urdhërimet e tua; gjallëromë në drejtësinë tënde.
<scripture passage="Ps 119:41" parsed="|Ps|119|41|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.41" />
<sup>41</sup> Le të më arrijë shpirtmadhësia jote, o Zot, dhe shpëtimi yt sipas fjalës sate.
<scripture passage="Ps 119:42" parsed="|Ps|119|42|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.42" />
<sup>42</sup> Kështu do të mund t'i përgjigjem atij që më fyen, sepse kam besim te fjala jote.
<scripture passage="Ps 119:43" parsed="|Ps|119|43|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.43" />
<sup>43</sup> Mos hiq plotësisht nga goja ime fjalën e së vërtetës, sepse unë kam shpresë te dekretet e tua.
<scripture passage="Ps 119:44" parsed="|Ps|119|44|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.44" />
<sup>44</sup> Kështu do të respektoj ligjin tënd vazhdimisht, përjetë.
<scripture passage="Ps 119:45" parsed="|Ps|119|45|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.45" />
<sup>45</sup> Do të ec në liri, sepse kërkoj urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:46" parsed="|Ps|119|46|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.46" />
<sup>46</sup> Do të flas për porositë e tua para mbretërve dhe nuk do të turpërohem.
<scripture passage="Ps 119:47" parsed="|Ps|119|47|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.47" />
<sup>47</sup> Do të kënaqem me urdhërimet e tua, sepse i dua.
<scripture passage="Ps 119:48" parsed="|Ps|119|48|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.48" />
<sup>48</sup> Do të ngre duart e mia drejt urdhërimeve të tua, sepse i dua, dhe do të mendohem thellë mbi statutet e tua.
<scripture passage="Ps 119:49" parsed="|Ps|119|49|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.49" />
<sup>49</sup> Mbaje mend fjalën që i ke dhënë shërbëtorit tënd, me të cilën me kë bërë të kem shpresa.
<scripture passage="Ps 119:50" parsed="|Ps|119|50|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.50" />
<sup>50</sup> Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.
<scripture passage="Ps 119:51" parsed="|Ps|119|51|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.51" />
<sup>51</sup> Kryelartët më mbulojnë me tallje, por unë nuk largohem nga ligji yt.
<scripture passage="Ps 119:52" parsed="|Ps|119|52|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.52" />
<sup>52</sup> Mbaj mend dekretet e tua të lashta, o Zot, dhe kjo më ngushëllon.
<scripture passage="Ps 119:53" parsed="|Ps|119|53|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.53" />
<sup>53</sup> Një indinjatë e madhe më pushton për shkak të të pabesëve që braktisin ligjin tënd.
<scripture passage="Ps 119:54" parsed="|Ps|119|54|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.54" />
<sup>54</sup> Statutet e tua kanë qenë kantikët e mi në shtëpinë e shtegëtimit tim.
<scripture passage="Ps 119:55" parsed="|Ps|119|55|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.55" />
<sup>55</sup> O Zot, unë kujtoj emrin tënd natën dhe respektoj ligjin tënd.
<scripture passage="Ps 119:56" parsed="|Ps|119|56|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.56" />
<sup>56</sup> Kjo ndodh sepse respektoj urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:57" parsed="|Ps|119|57|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.57" />
<sup>57</sup> Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar të respektoj fjalët e tua.
<scripture passage="Ps 119:58" parsed="|Ps|119|58|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.58" />
<sup>58</sup> Të jam lutur shumë, me gjihë zemër; ki mëshirë për mua sipas fjalës sate.
<scripture passage="Ps 119:59" parsed="|Ps|119|59|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.59" />
<sup>59</sup> Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërave të tua.
<scripture passage="Ps 119:60" parsed="|Ps|119|60|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.60" />
<sup>60</sup> Pa asnjë mëdyshje nxitova të respektoj urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:61" parsed="|Ps|119|61|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.61" />
<sup>61</sup> Litarët e të pabesëve më kanë mbështjellë, por unë nuk e kam harruar ligjin tënd.
<scripture passage="Ps 119:62" parsed="|Ps|119|62|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.62" />
<sup>62</sup> Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta.
<scripture passage="Ps 119:63" parsed="|Ps|119|63|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.63" />
<sup>63</sup> Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:64" parsed="|Ps|119|64|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.64" />
<sup>64</sup> O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua.
<scripture passage="Ps 119:65" parsed="|Ps|119|65|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.65" />
<sup>65</sup> Ti i ke bërë të mira shërbëtorit tënd, o Zot, sipas fjalës sate.
<scripture passage="Ps 119:66" parsed="|Ps|119|66|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.66" />
<sup>66</sup> Më mëso të gjykoj drejt dhe të kem njohje, sepse u besoj urdhërimeve të tua.
<scripture passage="Ps 119:67" parsed="|Ps|119|67|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.67" />
<sup>67</sup> Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.
<scripture passage="Ps 119:68" parsed="|Ps|119|68|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.68" />
<sup>68</sup> Ti je i mirë dhe bën të mira; më mëso statutet e tua.
<scripture passage="Ps 119:69" parsed="|Ps|119|69|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.69" />
<sup>69</sup> Kryelartët kanë trilluar kundër meje, por unë do të respektoj urdhërimet e tua me gjithë zemër.
<scripture passage="Ps 119:70" parsed="|Ps|119|70|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.70" />
<sup>70</sup> Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami; por unë kënaqem me ligjin tënd.
<scripture passage="Ps 119:71" parsed="|Ps|119|71|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.71" />
<sup>71</sup> Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.
<scripture passage="Ps 119:72" parsed="|Ps|119|72|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.72" />
<sup>72</sup> Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi.
<scripture passage="Ps 119:73" parsed="|Ps|119|73|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.73" />
<sup>73</sup> Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë; më jep zgjuarësi që të mund të mësoj urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:74" parsed="|Ps|119|74|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.74" />
<sup>74</sup> Ata që kanë frikë prej teje do të më shohin dhe do të kënaqen, sepse pata shpresë në fjalën tënde.
<scripture passage="Ps 119:75" parsed="|Ps|119|75|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.75" />
<sup>75</sup> Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.
<scripture passage="Ps 119:76" parsed="|Ps|119|76|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.76" />
<sup>76</sup> Mirësia jote qoftë përdëllimi im, sipas fjalës që i ke dhënë shërbëtorit tënd.
<scripture passage="Ps 119:77" parsed="|Ps|119|77|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.77" />
<sup>77</sup> Ardhshin tek unë dhemshuritë e tua të mëdha dhe kështu paça mundësi të jetoj, sepse ligji yt është kënaqësia ime.
<scripture passage="Ps 119:78" parsed="|Ps|119|78|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.78" />
<sup>78</sup> U ngatërrofshin mëndjemëdhenjtë, sepse më trajtojnë në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye; por unë mendohem shumë mbi urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:79" parsed="|Ps|119|79|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.79" />
<sup>79</sup> Le të drejtohen tek unë ata që kanë frikë nga ti dhe ata që njohin urdhërat e tua.
<scripture passage="Ps 119:80" parsed="|Ps|119|80|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.80" />
<sup>80</sup> Le të jetë zemra ime e paqortueshme lidhur me statutet e tua, me qëllim që unë të mos ngatërrohem.
<scripture passage="Ps 119:81" parsed="|Ps|119|81|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.81" />
<sup>81</sup> Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde.
<scripture passage="Ps 119:82" parsed="|Ps|119|82|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.82" />
<sup>82</sup> Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: "Kur do të më ngushëllosh?".
<scripture passage="Ps 119:83" parsed="|Ps|119|83|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.83" />
<sup>83</sup> Ndonëse jam bërë si një calik i ekspozuar në tym, nuk i kam harruar statutet e tua.
<scripture passage="Ps 119:84" parsed="|Ps|119|84|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.84" />
<sup>84</sup> Sa janë ditët e shërbëtorit tënd? Kur do t'u vish hakut atyre që më ndjekin?
<scripture passage="Ps 119:85" parsed="|Ps|119|85|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.85" />
<sup>85</sup> Mëndjemëdhenjtë kanë hapur gropa për mua; ata nuk veprojnë sipas ligjit tënd.
<scripture passage="Ps 119:86" parsed="|Ps|119|86|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.86" />
<sup>86</sup> Tërë urdhërimet e tua meritojnë besim; më përndjekin pa të drejtë; ndihmomë.
<scripture passage="Ps 119:87" parsed="|Ps|119|87|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.87" />
<sup>87</sup> Më kanë eliminuar gati gati nga toka, por unë nuk i kam braktisur urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:88" parsed="|Ps|119|88|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.88" />
<sup>88</sup> Gjallëromë sipas mirësisë sate, dhe unë do të respektoj porositë e gojës sate.
<scripture passage="Ps 119:89" parsed="|Ps|119|89|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.89" />
<sup>89</sup> Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejtë.
<scripture passage="Ps 119:90" parsed="|Ps|119|90|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.90" />
<sup>90</sup> Besnikëria jote vazhdon brez pas brezi; ti e ke vendosur tokën dhe ajo ekziston.
<scripture passage="Ps 119:91" parsed="|Ps|119|91|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.91" />
<sup>91</sup> Qielli dhe toka ekzistojnë deri në ditën e sotme, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd.
<scripture passage="Ps 119:92" parsed="|Ps|119|92|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.92" />
<sup>92</sup> Në qoftë se ligji yt nuk do të kishte qenë kënaqësia ime, do të isha zhdukur në pikëllimin tim.
<scripture passage="Ps 119:93" parsed="|Ps|119|93|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.93" />
<sup>93</sup> Nuk do t'i harroj kurrë urdhërimet e tua, sepse me anë të tyre ti më ke dhënë jetën.
<scripture passage="Ps 119:94" parsed="|Ps|119|94|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.94" />
<sup>94</sup> Unë jam yti; shpëtomë, sepse kam kërkuar urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:95" parsed="|Ps|119|95|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.95" />
<sup>95</sup> Të pabesët më zënë pusi që unë të vdes, por unë do të mbështetem në parimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:96" parsed="|Ps|119|96|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.96" />
<sup>96</sup> Pashë caqet e çdo gjëje të përsour, por urdhërimi yt nuk ka asnjë cak.
<scripture passage="Ps 119:97" parsed="|Ps|119|97|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.97" />
<sup>97</sup> Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën.
<scripture passage="Ps 119:98" parsed="|Ps|119|98|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.98" />
<sup>98</sup> Urdhërimet e tua më bëjnë më të urtë se armiqtë e mi, sepse janë gjithnjë me mua.
<scripture passage="Ps 119:99" parsed="|Ps|119|99|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.99" />
<sup>99</sup> Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime.
<scripture passage="Ps 119:100" parsed="|Ps|119|100|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.100" />
<sup>100</sup> Kam më tepër zgjuarësi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:101" parsed="|Ps|119|101|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.101" />
<sup>101</sup> Kam përmbajtur hapat e mia nga çdo shteg i keq, për të respektuar fjalën tënde.
<scripture passage="Ps 119:102" parsed="|Ps|119|102|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.102" />
<sup>102</sup> Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetë më ke mësuar.
<scripture passage="Ps 119:103" parsed="|Ps|119|103|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.103" />
<sup>103</sup> Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time.
<scripture passage="Ps 119:104" parsed="|Ps|119|104|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.104" />
<sup>104</sup> Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarësinë; prandaj urrej çdo shteg falsiteti.
<scripture passage="Ps 119:105" parsed="|Ps|119|105|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.105" />
<sup>105</sup> Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.
<scripture passage="Ps 119:106" parsed="|Ps|119|106|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.106" />
<sup>106</sup> Unë jam betuar dhe do ta mbaj betimin që të respektoj dekretet e tua të drejta.
<scripture passage="Ps 119:107" parsed="|Ps|119|107|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.107" />
<sup>107</sup> Unë jam shumë i pikëlluar, gjallëromë, o Zot, sipas fjalës sate.
<scripture passage="Ps 119:108" parsed="|Ps|119|108|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.108" />
<sup>108</sup> O Zot, prano ofertat spontane të gojës sime dhe mësomë dekretet e tua.
<scripture passage="Ps 119:109" parsed="|Ps|119|109|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.109" />
<sup>109</sup> Ndonëse e kam gjithnjë shpirtin në pëllëmbë të dorës, nuk e harroj ligjin tënd.
<scripture passage="Ps 119:110" parsed="|Ps|119|110|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.110" />
<sup>110</sup> Të pabesët më kanë ngritur kurthe, por unë nuk jam larguar nga udhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:111" parsed="|Ps|119|111|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.111" />
<sup>111</sup> Porositë e tua janë trashëgimia ime përjetë; ato janë gëzimi i zemrës sime.
<scripture passage="Ps 119:112" parsed="|Ps|119|112|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.112" />
<sup>112</sup> Jam zotuar me gjithë zemër për t'i zbatuar në praktikë statutet e tua përjetë, deri në fund.
<scripture passage="Ps 119:113" parsed="|Ps|119|113|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.113" />
<sup>113</sup> Unë i urrej njerëzit që gënjejnë, por e dua ligjin tënd.
<scripture passage="Ps 119:114" parsed="|Ps|119|114|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.114" />
<sup>114</sup> Ti je streha ime dhe mburoja ime; unë shpresoj në fjalën tënde.
<scripture passage="Ps 119:115" parsed="|Ps|119|115|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.115" />
<sup>115</sup> Largohuni, o njerëz të këqij, sepse unë dua të respektoj urdhërimet e Perëndisë tim.
<scripture passage="Ps 119:116" parsed="|Ps|119|116|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.116" />
<sup>116</sup> Më ndihmo sipas fjalës sate, që unë të jetoj, dhe të mos lejoj të ketë hutim në shpresën time.
<scripture passage="Ps 119:117" parsed="|Ps|119|117|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.117" />
<sup>117</sup> Përforcomë dhe unë do të shpëtoj, dhe do t'i kem gjithnjë statutet e tua përpara syve të mi.
<scripture passage="Ps 119:118" parsed="|Ps|119|118|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.118" />
<sup>118</sup> Ti i hedh poshtë të gjithë ata që largohen nga statutet e tua, sepse mashtrimi i tyre është gënjeshtër.
<scripture passage="Ps 119:119" parsed="|Ps|119|119|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.119" />
<sup>119</sup> Ti zhduk si fundërrina tërë të pabesët e tokës; prandaj unë i dua porositë e tua.
<scripture passage="Ps 119:120" parsed="|Ps|119|120|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.120" />
<sup>120</sup> Mishi im dridhet i tëri nga frika jote, dhe unë kam frikë nga dekretet e tua.
<scripture passage="Ps 119:121" parsed="|Ps|119|121|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.121" />
<sup>121</sup> Unë kam bërë atë që është e ndershme dhe e drejtë; mos më braktis në duart e shtypësve të mi.
<scripture passage="Ps 119:122" parsed="|Ps|119|122|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.122" />
<sup>122</sup> Jepi siguri dhe mbarësi shërbëtorit tënd, dhe mos lejo që mëndjemëdhenjtë të më shtypin.
<scripture passage="Ps 119:123" parsed="|Ps|119|123|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.123" />
<sup>123</sup> Sytë e mi dobësohen duke kërkuar shpëtimin tënd dhe fjalën e drejtësisë sate.
<scripture passage="Ps 119:124" parsed="|Ps|119|124|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.124" />
<sup>124</sup> Kujdesu për shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate dhe mësomë statutet e tua.
<scripture passage="Ps 119:125" parsed="|Ps|119|125|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.125" />
<sup>125</sup> Unë jam shërbëtori yt; më jep mendje, që të mund të njoh porositë e tua.
<scripture passage="Ps 119:126" parsed="|Ps|119|126|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.126" />
<sup>126</sup> Éshtë koha, o Zot, që të veprosh; ata kanë anuluar ligjin tënd.
<scripture passage="Ps 119:127" parsed="|Ps|119|127|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.127" />
<sup>127</sup> Për këtë arësye unë i dua urdhërimet e tua më tepër se ari; po, më tepër se ari i kulluar.
<scripture passage="Ps 119:128" parsed="|Ps|119|128|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.128" />
<sup>128</sup> Për këtë arësye i konsideroj të drejta urdhërimet e tua dhe urrej çdo shteg të gënjeshtrës.
<scripture passage="Ps 119:129" parsed="|Ps|119|129|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.129" />
<sup>129</sup> Porositë e tua janë të mrekullueshme, prandaj shpirti im i respekton.
<scripture passage="Ps 119:130" parsed="|Ps|119|130|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.130" />
<sup>130</sup> Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.
<scripture passage="Ps 119:131" parsed="|Ps|119|131|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.131" />
<sup>131</sup> Unë hap gojën time dhe psherëtij, nga dëshira e madhe e porosive të tua.
<scripture passage="Ps 119:132" parsed="|Ps|119|132|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.132" />
<sup>132</sup> Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, ashtu si bën me ata që e duan emrin tënd.
<scripture passage="Ps 119:133" parsed="|Ps|119|133|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.133" />
<sup>133</sup> Stabilizoi hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë.
<scripture passage="Ps 119:134" parsed="|Ps|119|134|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.134" />
<sup>134</sup> Më çliro nga shtypja e njerëzve dhe unë do të respektoj urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:135" parsed="|Ps|119|135|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.135" />
<sup>135</sup> Bëj që të shkëlqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd dhe më mëso statutet e tua.
<scripture passage="Ps 119:136" parsed="|Ps|119|136|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.136" />
<sup>136</sup> Rrëke lotësh zbresin nga sytë e mi, sepse nuk respektohet ligji yt.
<scripture passage="Ps 119:137" parsed="|Ps|119|137|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.137" />
<sup>137</sup> Ti je i drejtë, o Zot, dhe dekretet e tua janë të drejta.
<scripture passage="Ps 119:138" parsed="|Ps|119|138|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.138" />
<sup>138</sup> Ti i ke përcaktuar porositë e tua me drejtësi dhe me besnikëri të madhe.
<scripture passage="Ps 119:139" parsed="|Ps|119|139|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.139" />
<sup>139</sup> Zelli im të tret, sepse armiqtë e mi kanë harruar fjalët e tua.
<scripture passage="Ps 119:140" parsed="|Ps|119|140|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.140" />
<sup>140</sup> Fjala jote është e pastër nga çdo zgjyrë; prandaj shërbëtori yt e do.
<scripture passage="Ps 119:141" parsed="|Ps|119|141|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.141" />
<sup>141</sup> Jam i vogël dhe i përbuzur, por nuk i harroi udhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:142" parsed="|Ps|119|142|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.142" />
<sup>142</sup> Drejtësia jote është një drejtësi e përjetshme dhe ligji yt është i vërtetë.
<scripture passage="Ps 119:143" parsed="|Ps|119|143|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.143" />
<sup>143</sup> Ankthi dhe shqetësimi më kanë pushtuar, por urdhërimet e tua janë gëzimi im.
<scripture passage="Ps 119:144" parsed="|Ps|119|144|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.144" />
<sup>144</sup> Porositë e tua janë të drejta përjetë; më jep mendje dhe unë do të jetoj.
<scripture passage="Ps 119:145" parsed="|Ps|119|145|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.145" />
<sup>145</sup> Unë bërtas me gjithë zemër; përgjigjmu, o Zot, dhe unë do të respektoj statutet e tua.
<scripture passage="Ps 119:146" parsed="|Ps|119|146|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.146" />
<sup>146</sup> Unë të kërkoj; shpëtomë, dhe do të respektoj porositë e tua.
<scripture passage="Ps 119:147" parsed="|Ps|119|147|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.147" />
<sup>147</sup> Unë zgjohem para agimit dhe bërtas; unë kam shpresë te fjala jote.
<scripture passage="Ps 119:148" parsed="|Ps|119|148|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.148" />
<sup>148</sup> Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde.
<scripture passage="Ps 119:149" parsed="|Ps|119|149|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.149" />
<sup>149</sup> Dëgjo zërin tim sipas mirësisë sate; o Zot, gjallëromë sipas dekretit tënd të drejtë.
<scripture passage="Ps 119:150" parsed="|Ps|119|150|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.150" />
<sup>150</sup> Kam afër vetes ata që ndjekin të keqen, por ata janë larg ligjit tënd.
<scripture passage="Ps 119:151" parsed="|Ps|119|151|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.151" />
<sup>151</sup> Ti je afër, o Zot, dhe të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta.
<scripture passage="Ps 119:152" parsed="|Ps|119|152|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.152" />
<sup>152</sup> Prej shumë kohe kam mësuar urdhërimet e tua, të cilat i ke vendosur përjetë.
<scripture passage="Ps 119:153" parsed="|Ps|119|153|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.153" />
<sup>153</sup> Merr parasysh pikëllimin tim dhe më çliro, sepse nuk e kam harruar ligjin tënd.
<scripture passage="Ps 119:154" parsed="|Ps|119|154|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.154" />
<sup>154</sup> Mbro çështjen time dhe më shpengo; më gjallëro sipas fjalës sate.
<scripture passage="Ps 119:155" parsed="|Ps|119|155|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.155" />
<sup>155</sup> Shpëtimi është larg nga të pabesët, sepse ata nuk kërkojnë statutet e tua.
<scripture passage="Ps 119:156" parsed="|Ps|119|156|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.156" />
<sup>156</sup> Dhemshuritë e tua janë të mëdha, o Zot; më gjallëro sipas dekreteve të tua të drejta.
<scripture passage="Ps 119:157" parsed="|Ps|119|157|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.157" />
<sup>157</sup> Persekutuesit e mi dhe armiqtë e mi janë të shumtë; por unë nuk largohem nga porositë e tua.
<scripture passage="Ps 119:158" parsed="|Ps|119|158|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.158" />
<sup>158</sup> I pashë të pabesët dhe i urrej, sepse nuk respektojnë fjalën tënde.
<scripture passage="Ps 119:159" parsed="|Ps|119|159|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.159" />
<sup>159</sup> Ki parasysh sa i dua urdhërimet e tua! O Zot, gjallëromë sipas mirësisë sate.
<scripture passage="Ps 119:160" parsed="|Ps|119|160|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.160" />
<sup>160</sup> Shuma e fjalës sate është e vërteta; dhe të gjitha dekretet e tua të drejta qëndrojnë përjetë.
<scripture passage="Ps 119:161" parsed="|Ps|119|161|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.161" />
<sup>161</sup> Princat më përndjekin pa arësye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote.
<scripture passage="Ps 119:162" parsed="|Ps|119|162|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.162" />
<sup>162</sup> Unë ndjej një gëzim të madh në fjalën tënde, ashtu si ai që gjen një plaçkë të madhe.
<scripture passage="Ps 119:163" parsed="|Ps|119|163|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.163" />
<sup>163</sup> Urrej dhe s'e shoh dot me sy gënjeshtrën, por e dua ligjin tënd.
<scripture passage="Ps 119:164" parsed="|Ps|119|164|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.164" />
<sup>164</sup> Të lëvdoj shtatë herë në ditë për dekretet e tua të drejta.
<scripture passage="Ps 119:165" parsed="|Ps|119|165|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.165" />
<sup>165</sup> Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd, dhe nuk ka asgjë që mund t'i rrëzojë.
<scripture passage="Ps 119:166" parsed="|Ps|119|166|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.166" />
<sup>166</sup> O Zot, unë shpresoj në shpëtimin tënd dhe i zbatoj në praktikë urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:167" parsed="|Ps|119|167|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.167" />
<sup>167</sup> Unë kam respektuar porositë e tua dhe i dua me të madhe.
<scripture passage="Ps 119:168" parsed="|Ps|119|168|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.168" />
<sup>168</sup> Kam respektuar urdhërimet e tua dhe porositë e tua, sepse të gjitha rrugët janë para teje.
<scripture passage="Ps 119:169" parsed="|Ps|119|169|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.169" />
<sup>169</sup> Le të arrijë deri te ti britma ime, o Zot; me jep mendja sipas fjalës sate.
<scripture passage="Ps 119:170" parsed="|Ps|119|170|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.170" />
<sup>170</sup> Le të arrijë deri te ti lutja ime, çliromë sipas fjalës sate.
<scripture passage="Ps 119:171" parsed="|Ps|119|171|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.171" />
<sup>171</sup> Buzët e mia do të përhapin lavde, me qëllim që ti të më mësosh statutet e tua.
<scripture passage="Ps 119:172" parsed="|Ps|119|172|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.172" />
<sup>172</sup> Gjuha ime do të shpallë fjalën tënde, sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta.
<scripture passage="Ps 119:173" parsed="|Ps|119|173|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.173" />
<sup>173</sup> Dora jote më ndihmoftë, sepse unë kam zgjedhur urdhërimet e tua.
<scripture passage="Ps 119:174" parsed="|Ps|119|174|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.174" />
<sup>174</sup> Unë dëshiroj me zjarr shpëtimin tënd, o Zot, dhe ligji yt është gëzimi im.
<scripture passage="Ps 119:175" parsed="|Ps|119|175|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.175" />
<sup>175</sup> Le të kem mundësi të jetoj që të të lëvdoj, dhe le të më ndihmojnë dekretet e tua.
<scripture passage="Ps 119:176" parsed="|Ps|119|176|0|0" osisRef="Bible:Ps.119.176" />
<sup>176</sup> Unë po endem si një dele e humbur. Kërko shërbëtorin tënd, sepse unë nuk i harroi urdhërimet e tua.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 120" progress="52.44%" prev="Ps.119" next="Ps.121" id="Ps.120">
<h3 id="Ps.120-p0.1">Chapter 120</h3>
<p id="Ps.120-p1">
<scripture passage="Ps 120:1" parsed="|Ps|120|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.120.1" />
<sup>1</sup> Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.
<scripture passage="Ps 120:2" parsed="|Ps|120|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.120.2" />
<sup>2</sup> O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.
<scripture passage="Ps 120:3" parsed="|Ps|120|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.120.3" />
<sup>3</sup> Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?
<scripture passage="Ps 120:4" parsed="|Ps|120|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.120.4" />
<sup>4</sup> Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.
<scripture passage="Ps 120:5" parsed="|Ps|120|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.120.5" />
<sup>5</sup> I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!
<scripture passage="Ps 120:6" parsed="|Ps|120|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.120.6" />
<sup>6</sup> Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.
<scripture passage="Ps 120:7" parsed="|Ps|120|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.120.7" />
<sup>7</sup> Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 121" progress="52.45%" prev="Ps.120" next="Ps.122" id="Ps.121">
<h3 id="Ps.121-p0.1">Chapter 121</h3>
<p id="Ps.121-p1">
<scripture passage="Ps 121:1" parsed="|Ps|121|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.121.1" />
<sup>1</sup> Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?
<scripture passage="Ps 121:2" parsed="|Ps|121|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.121.2" />
<sup>2</sup> Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.
<scripture passage="Ps 121:3" parsed="|Ps|121|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.121.3" />
<sup>3</sup> Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.
<scripture passage="Ps 121:4" parsed="|Ps|121|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.121.4" />
<sup>4</sup> Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.
<scripture passage="Ps 121:5" parsed="|Ps|121|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.121.5" />
<sup>5</sup> Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde.
<scripture passage="Ps 121:6" parsed="|Ps|121|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.121.6" />
<sup>6</sup> Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.
<scripture passage="Ps 121:7" parsed="|Ps|121|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.121.7" />
<sup>7</sup> Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde.
<scripture passage="Ps 121:8" parsed="|Ps|121|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.121.8" />
<sup>8</sup> Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 122" progress="52.46%" prev="Ps.121" next="Ps.123" id="Ps.122">
<h3 id="Ps.122-p0.1">Chapter 122</h3>
<p id="Ps.122-p1">
<scripture passage="Ps 122:1" parsed="|Ps|122|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.122.1" />
<sup>1</sup> U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".
<scripture passage="Ps 122:2" parsed="|Ps|122|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.122.2" />
<sup>2</sup> Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.
<scripture passage="Ps 122:3" parsed="|Ps|122|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.122.3" />
<sup>3</sup> Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,
<scripture passage="Ps 122:4" parsed="|Ps|122|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.122.4" />
<sup>4</sup> ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.
<scripture passage="Ps 122:5" parsed="|Ps|122|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.122.5" />
<sup>5</sup> Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.
<scripture passage="Ps 122:6" parsed="|Ps|122|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.122.6" />
<sup>6</sup> Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.
<scripture passage="Ps 122:7" parsed="|Ps|122|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.122.7" />
<sup>7</sup> Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.
<scripture passage="Ps 122:8" parsed="|Ps|122|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.122.8" />
<sup>8</sup> Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".
<scripture passage="Ps 122:9" parsed="|Ps|122|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.122.9" />
<sup>9</sup> Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 123" progress="52.48%" prev="Ps.122" next="Ps.124" id="Ps.123">
<h3 id="Ps.123-p0.1">Chapter 123</h3>
<p id="Ps.123-p1">
<scripture passage="Ps 123:1" parsed="|Ps|123|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.123.1" />
<sup>1</sup> Drejt teje i ngre sytë e mi, drejt teje që je ulur në qiejtë.
<scripture passage="Ps 123:2" parsed="|Ps|123|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.123.2" />
<sup>2</sup> Ja, ashtu si sytë e shërbëtorëve drejtohen te dora e zotërve të tyre dhe sytë e shërbëtores te dora e zonjës së saj, kështu sytë tona drejtohen te Zoti, Perëndia ynë deri sa ai të ketë mëshirë për ne.
<scripture passage="Ps 123:3" parsed="|Ps|123|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.123.3" />
<sup>3</sup> Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne, sepse jemi velur jashtë mase me përçmimin.
<scripture passage="Ps 123:4" parsed="|Ps|123|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.123.4" />
<sup>4</sup> Shpirti ynë është velur jashtë mase me talljen e arrogantëve dhe me përçmimin e krenarëve.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 124" progress="52.49%" prev="Ps.123" next="Ps.125" id="Ps.124">
<h3 id="Ps.124-p0.1">Chapter 124</h3>
<p id="Ps.124-p1">
<scripture passage="Ps 124:1" parsed="|Ps|124|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.124.1" />
<sup>1</sup> Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:
<scripture passage="Ps 124:2" parsed="|Ps|124|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.124.2" />
<sup>2</sup> "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,
<scripture passage="Ps 124:3" parsed="|Ps|124|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.124.3" />
<sup>3</sup> ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;
<scripture passage="Ps 124:4" parsed="|Ps|124|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.124.4" />
<sup>4</sup> atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,
<scripture passage="Ps 124:5" parsed="|Ps|124|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.124.5" />
<sup>5</sup> atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".
<scripture passage="Ps 124:6" parsed="|Ps|124|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.124.6" />
<sup>6</sup> Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.
<scripture passage="Ps 124:7" parsed="|Ps|124|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.124.7" />
<sup>7</sup> Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.
<scripture passage="Ps 124:8" parsed="|Ps|124|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.124.8" />
<sup>8</sup> Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 125" progress="52.50%" prev="Ps.124" next="Ps.126" id="Ps.125">
<h3 id="Ps.125-p0.1">Chapter 125</h3>
<p id="Ps.125-p1">
<scripture passage="Ps 125:1" parsed="|Ps|125|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.125.1" />
<sup>1</sup> Ata që kanë besim tek Zoti janë si mali i Sionit, që nuk mund të lëvizet, por qëndron përjetë.
<scripture passage="Ps 125:2" parsed="|Ps|125|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.125.2" />
<sup>2</sup> Ashtu si Jeruzalemi është rrethuar nga male, kështu Zoti rri përreth popullit të tij, tani dhe përjetë.
<scripture passage="Ps 125:3" parsed="|Ps|125|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.125.3" />
<sup>3</sup> Sepse skeptri i të pabesëve nuk do të pushojë përjetë mbi trashëgiminë e të drejtëve, që të drejtët të mos i shtyjnë duart e tyre për të bërë të keqen.
<scripture passage="Ps 125:4" parsed="|Ps|125|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.125.4" />
<sup>4</sup> O Zot, bëju të mirë njerëzve të mirë dhe atyre që kanë zemër të ndershme.
<scripture passage="Ps 125:5" parsed="|Ps|125|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.125.5" />
<sup>5</sup> Por ata që ndjekin rrugë dredha-dredha, Zoti do t'i bëjë që të ecin bashkë me ata që bëjnë paudhësi. Paqja qoftë mbi Izrael.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 126" progress="52.52%" prev="Ps.125" next="Ps.127" id="Ps.126">
<h3 id="Ps.126-p0.1">Chapter 126</h3>
<p id="Ps.126-p1">
<scripture passage="Ps 126:1" parsed="|Ps|126|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.126.1" />
<sup>1</sup> Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr.
<scripture passage="Ps 126:2" parsed="|Ps|126|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.126.2" />
<sup>2</sup> Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: "Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta".
<scripture passage="Ps 126:3" parsed="|Ps|126|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.126.3" />
<sup>3</sup> Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim.
<scripture passage="Ps 126:4" parsed="|Ps|126|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.126.4" />
<sup>4</sup> Bëj të rikthehen robërit tanë, o Zot, ashtu si përrenjtë në jug.
<scripture passage="Ps 126:5" parsed="|Ps|126|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.126.5" />
<sup>5</sup> Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi.
<scripture passage="Ps 126:6" parsed="|Ps|126|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.126.6" />
<sup>6</sup> Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 127" progress="52.53%" prev="Ps.126" next="Ps.128" id="Ps.127">
<h3 id="Ps.127-p0.1">Chapter 127</h3>
<p id="Ps.127-p1">
<scripture passage="Ps 127:1" parsed="|Ps|127|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.127.1" />
<sup>1</sup> Në qoftë se Zoti nuk ndërton shtëpinë, me kot lodhen ndërtuesit; në qoftë se Zoti nuk ruan qytetin, më kot e ruanë rojet.
<scripture passage="Ps 127:2" parsed="|Ps|127|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.127.2" />
<sup>2</sup> Éshtë e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse ai u jep pushim atyre që do.
<scripture passage="Ps 127:3" parsed="|Ps|127|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.127.3" />
<sup>3</sup> Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim.
<scripture passage="Ps 127:4" parsed="|Ps|127|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.127.4" />
<sup>4</sup> Si shigjeta në duart e një trimi, kështu janë bijtë e rinisë.
<scripture passage="Ps 127:5" parsed="|Ps|127|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.127.5" />
<sup>5</sup> Lum ai njeri që ka kukurën e tij plot! Ata nuk do të ngatërrohen kur të diskutojnë me armiqtë e tyre te porta.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 128" progress="52.54%" prev="Ps.127" next="Ps.129" id="Ps.128">
<h3 id="Ps.128-p0.1">Chapter 128</h3>
<p id="Ps.128-p1">
<scripture passage="Ps 128:1" parsed="|Ps|128|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.128.1" />
<sup>1</sup> Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij.
<scripture passage="Ps 128:2" parsed="|Ps|128|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.128.2" />
<sup>2</sup> Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë.
<scripture passage="Ps 128:3" parsed="|Ps|128|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.128.3" />
<sup>3</sup> Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate!
<scripture passage="Ps 128:4" parsed="|Ps|128|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.128.4" />
<sup>4</sup> Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.
<scripture passage="Ps 128:5" parsed="|Ps|128|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.128.5" />
<sup>5</sup> Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate.
<scripture passage="Ps 128:6" parsed="|Ps|128|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.128.6" />
<sup>6</sup> Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 129" progress="52.56%" prev="Ps.128" next="Ps.130" id="Ps.129">
<h3 id="Ps.129-p0.1">Chapter 129</h3>
<p id="Ps.129-p1">
<scripture passage="Ps 129:1" parsed="|Ps|129|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.129.1" />
<sup>1</sup> Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:
<scripture passage="Ps 129:2" parsed="|Ps|129|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.129.2" />
<sup>2</sup> "Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.
<scripture passage="Ps 129:3" parsed="|Ps|129|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.129.3" />
<sup>3</sup> Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata".
<scripture passage="Ps 129:4" parsed="|Ps|129|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.129.4" />
<sup>4</sup> Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.
<scripture passage="Ps 129:5" parsed="|Ps|129|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.129.5" />
<sup>5</sup> U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!
<scripture passage="Ps 129:6" parsed="|Ps|129|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.129.6" />
<sup>6</sup> U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;
<scripture passage="Ps 129:7" parsed="|Ps|129|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.129.7" />
<sup>7</sup> nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;
<scripture passage="Ps 129:8" parsed="|Ps|129|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.129.8" />
<sup>8</sup> dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 130" progress="52.57%" prev="Ps.129" next="Ps.131" id="Ps.130">
<h3 id="Ps.130-p0.1">Chapter 130</h3>
<p id="Ps.130-p1">
<scripture passage="Ps 130:1" parsed="|Ps|130|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.130.1" />
<sup>1</sup> Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot.
<scripture passage="Ps 130:2" parsed="|Ps|130|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.130.2" />
<sup>2</sup> O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.
<scripture passage="Ps 130:3" parsed="|Ps|130|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.130.3" />
<sup>3</sup> Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?
<scripture passage="Ps 130:4" parsed="|Ps|130|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.130.4" />
<sup>4</sup> Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.
<scripture passage="Ps 130:5" parsed="|Ps|130|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.130.5" />
<sup>5</sup> Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij.
<scripture passage="Ps 130:6" parsed="|Ps|130|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.130.6" />
<sup>6</sup> Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.
<scripture passage="Ps 130:7" parsed="|Ps|130|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.130.7" />
<sup>7</sup> O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë.
<scripture passage="Ps 130:8" parsed="|Ps|130|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.130.8" />
<sup>8</sup> Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 131" progress="52.59%" prev="Ps.130" next="Ps.132" id="Ps.131">
<h3 id="Ps.131-p0.1">Chapter 131</h3>
<p id="Ps.131-p1">
<scripture passage="Ps 131:1" parsed="|Ps|131|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.131.1" />
<sup>1</sup> O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të larta për mua.
<scripture passage="Ps 131:2" parsed="|Ps|131|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.131.2" />
<sup>2</sup> E kam qetësuar dhe e kam tulatur me të vërtetë shpirtin tim, si një fëmijë i zvjerdhur në gjirin e nënes së tij; shpirti im brenda meje është si një foshnje e zvjerdhur.
<scripture passage="Ps 131:3" parsed="|Ps|131|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.131.3" />
<sup>3</sup> O Izrael, shpreso tek Zoti, tani dhe përjetë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 132" progress="52.59%" prev="Ps.131" next="Ps.133" id="Ps.132">
<h3 id="Ps.132-p0.1">Chapter 132</h3>
<p id="Ps.132-p1">
<scripture passage="Ps 132:1" parsed="|Ps|132|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.1" />
<sup>1</sup> Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,
<scripture passage="Ps 132:2" parsed="|Ps|132|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.2" />
<sup>2</sup> ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë:
<scripture passage="Ps 132:3" parsed="|Ps|132|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.3" />
<sup>3</sup> "Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim;
<scripture passage="Ps 132:4" parsed="|Ps|132|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.4" />
<sup>4</sup> nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia,
<scripture passage="Ps 132:5" parsed="|Ps|132|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.5" />
<sup>5</sup> deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".
<scripture passage="Ps 132:6" parsed="|Ps|132|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.6" />
<sup>6</sup> Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit.
<scripture passage="Ps 132:7" parsed="|Ps|132|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.7" />
<sup>7</sup> Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.
<scripture passage="Ps 132:8" parsed="|Ps|132|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.8" />
<sup>8</sup> Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.
<scripture passage="Ps 132:9" parsed="|Ps|132|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.9" />
<sup>9</sup> Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.
<scripture passage="Ps 132:10" parsed="|Ps|132|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.10" />
<sup>10</sup> Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.
<scripture passage="Ps 132:11" parsed="|Ps|132|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.11" />
<sup>11</sup> Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua.
<scripture passage="Ps 132:12" parsed="|Ps|132|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.12" />
<sup>12</sup> Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t'u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd".
<scripture passage="Ps 132:13" parsed="|Ps|132|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.13" />
<sup>13</sup> Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:
<scripture passage="Ps 132:14" parsed="|Ps|132|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.14" />
<sup>14</sup> "Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.
<scripture passage="Ps 132:15" parsed="|Ps|132|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.15" />
<sup>15</sup> Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfërit e tij;
<scripture passage="Ps 132:16" parsed="|Ps|132|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.16" />
<sup>16</sup> do t'i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.
<scripture passage="Ps 132:17" parsed="|Ps|132|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.17" />
<sup>17</sup> Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim.
<scripture passage="Ps 132:18" parsed="|Ps|132|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.132.18" />
<sup>18</sup> Do t'i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij".
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 133" progress="52.63%" prev="Ps.132" next="Ps.134" id="Ps.133">
<h3 id="Ps.133-p0.1">Chapter 133</h3>
<p id="Ps.133-p1">
<scripture passage="Ps 133:1" parsed="|Ps|133|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.133.1" />
<sup>1</sup> Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!
<scripture passage="Ps 133:2" parsed="|Ps|133|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.133.2" />
<sup>2</sup> Éshtë si vaji i çmuar i shpërndarë mbi krye, që zbret mbi mjekrën e Aaronit, që zbret deri në cep të rrobave të tij.
<scripture passage="Ps 133:3" parsed="|Ps|133|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.133.3" />
<sup>3</sup> Éshtë si vesa e Hermonit, që zbret mbi malet e Sionit, sepse atje Zoti ka vënë bekimin, jetën në përjetësi.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 134" progress="52.64%" prev="Ps.133" next="Ps.135" id="Ps.134">
<h3 id="Ps.134-p0.1">Chapter 134</h3>
<p id="Ps.134-p1">
<scripture passage="Ps 134:1" parsed="|Ps|134|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.134.1" />
<sup>1</sup> Ja, bekoni Zotin, ju, të gjithë shërbëtorët e Zotit, që e kaloni natën në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="Ps 134:2" parsed="|Ps|134|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.134.2" />
<sup>2</sup> Ngrini duart në drejtim të shenjtores dhe bekoni Zotin.
<scripture passage="Ps 134:3" parsed="|Ps|134|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.134.3" />
<sup>3</sup> Të bekoftë Zoti nga Sioni, ai që ka krijuar qiejtë dhe tokën.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 135" progress="52.65%" prev="Ps.134" next="Ps.136" id="Ps.135">
<h3 id="Ps.135-p0.1">Chapter 135</h3>
<p id="Ps.135-p1">
<scripture passage="Ps 135:1" parsed="|Ps|135|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.1" />
<sup>1</sup> Aleluja. Lëvdoni emrin e Zotit, lëvdojeni, o shërbëtorë të Zotit,
<scripture passage="Ps 135:2" parsed="|Ps|135|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.2" />
<sup>2</sup> që rrini në shtëpinë e Zotit, në oborret e shtëpisë së Perëndisë tonë.
<scripture passage="Ps 135:3" parsed="|Ps|135|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.3" />
<sup>3</sup> Lëvdoni Zotin, sepse Zoti është i mirë; i këndoni lavde emrit të tij, sepse ai është i dashur.
<scripture passage="Ps 135:4" parsed="|Ps|135|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.4" />
<sup>4</sup> Sepse Zoti ka zgjedhur për vete Jakobin, dhe Izraelin si thesar të tij të veçantë.
<scripture passage="Ps 135:5" parsed="|Ps|135|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.5" />
<sup>5</sup> Po, unë pranoj që Zoti është i madh dhe që Zoti ynë është përmbi të gjitha perënditë.
<scripture passage="Ps 135:6" parsed="|Ps|135|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.6" />
<sup>6</sup> Zoti bën ç'të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat.
<scripture passage="Ps 135:7" parsed="|Ps|135|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.7" />
<sup>7</sup> Ai i larton avujt nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun, e nxjerr erën nga depozitat e tij.
<scripture passage="Ps 135:8" parsed="|Ps|135|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.8" />
<sup>8</sup> Ai i goditi të parëlindurit e Egjiptit, si të njerëzve ashtu edhe të kafshëve,
<scripture passage="Ps 135:9" parsed="|Ps|135|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.9" />
<sup>9</sup> dërgoi shenja dhe mrekulli në mes teje, o Egjipt, mbi Faraonin dhe mbi të gjithë shërbëtorët e tij.
<scripture passage="Ps 135:10" parsed="|Ps|135|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.10" />
<sup>10</sup> Ai goditi kombe të mëdha dhe vrau mbretër të fuqishëm:
<scripture passage="Ps 135:11" parsed="|Ps|135|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.11" />
<sup>11</sup> Sionin, mbretin e Amorejve, Ogun, mbretin e Bashanit, dhe tërë mbretëritë e Kanaanit.
<scripture passage="Ps 135:12" parsed="|Ps|135|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.12" />
<sup>12</sup> Dhe vendet e tyre ua dhe në trashëgimi, në trashëgimi Izraelit, popullit të tij.
<scripture passage="Ps 135:13" parsed="|Ps|135|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.13" />
<sup>13</sup> O Zot, emri yt rron përjetë; kujtimi yt, o Zot, brez pas brezi.
<scripture passage="Ps 135:14" parsed="|Ps|135|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.14" />
<sup>14</sup> Sepse Zoti do t'i sigurojë drejtësinë popullit të tij dhe do të ketë mëshirë për shërbëtorët e tij.
<scripture passage="Ps 135:15" parsed="|Ps|135|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.15" />
<sup>15</sup> Idhujt e kombeve janë argjendi dhe ari, vepra të dorës së njeriut;
<scripture passage="Ps 135:16" parsed="|Ps|135|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.16" />
<sup>16</sup> kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,
<scripture passage="Ps 135:17" parsed="|Ps|135|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.17" />
<sup>17</sup> kanë veshë por nuk dëgjojnë; nuk kanë frymë në gojën e tyre.
<scripture passage="Ps 135:18" parsed="|Ps|135|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.18" />
<sup>18</sup> Të ngjashëm me ta janë ata që i bëjnë, kushdo që ka besim tek ata.
<scripture passage="Ps 135:19" parsed="|Ps|135|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.19" />
<sup>19</sup> Shtëpi e Izraelit, bekoje Zotin; shtëpi e Aaronit, bekoje Zotin.
<scripture passage="Ps 135:20" parsed="|Ps|135|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.20" />
<sup>20</sup> Shtëpi e Levit, bekoje Zotin; ju që keni frikë nga Zoti, bekojeni Zotin.
<scripture passage="Ps 135:21" parsed="|Ps|135|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.135.21" />
<sup>21</sup> Nga Sioni u bekoftë Zoti, që banon në Jeruzalem. Aleluja.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 136" progress="52.69%" prev="Ps.135" next="Ps.137" id="Ps.136">
<h3 id="Ps.136-p0.1">Chapter 136</h3>
<p id="Ps.136-p1">
<scripture passage="Ps 136:1" parsed="|Ps|136|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.1" />
<sup>1</sup> Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.
<scripture passage="Ps 136:2" parsed="|Ps|136|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.2" />
<sup>2</sup> Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
<scripture passage="Ps 136:3" parsed="|Ps|136|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.3" />
<sup>3</sup> Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
<scripture passage="Ps 136:4" parsed="|Ps|136|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.4" />
<sup>4</sup> atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
<scripture passage="Ps 136:5" parsed="|Ps|136|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.5" />
<sup>5</sup> atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
<scripture passage="Ps 136:6" parsed="|Ps|136|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.6" />
<sup>6</sup> atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
<scripture passage="Ps 136:7" parsed="|Ps|136|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.7" />
<sup>7</sup> atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
<scripture passage="Ps 136:8" parsed="|Ps|136|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.8" />
<sup>8</sup> diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
<scripture passage="Ps 136:9" parsed="|Ps|136|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.9" />
<sup>9</sup> hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
<scripture passage="Ps 136:10" parsed="|Ps|136|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.10" />
<sup>10</sup> Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
<scripture passage="Ps 136:11" parsed="|Ps|136|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.11" />
<sup>11</sup> dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
<scripture passage="Ps 136:12" parsed="|Ps|136|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.12" />
<sup>12</sup> me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
<scripture passage="Ps 136:13" parsed="|Ps|136|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.13" />
<sup>13</sup> Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
<scripture passage="Ps 136:14" parsed="|Ps|136|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.14" />
<sup>14</sup> dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
<scripture passage="Ps 136:15" parsed="|Ps|136|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.15" />
<sup>15</sup> por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
<scripture passage="Ps 136:16" parsed="|Ps|136|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.16" />
<sup>16</sup> Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
<scripture passage="Ps 136:17" parsed="|Ps|136|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.17" />
<sup>17</sup> atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
<scripture passage="Ps 136:18" parsed="|Ps|136|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.18" />
<sup>18</sup> dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;
<scripture passage="Ps 136:19" parsed="|Ps|136|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.19" />
<sup>19</sup> Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
<scripture passage="Ps 136:20" parsed="|Ps|136|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.20" />
<sup>20</sup> dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
<scripture passage="Ps 136:21" parsed="|Ps|136|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.21" />
<sup>21</sup> Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
<scripture passage="Ps 136:22" parsed="|Ps|136|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.22" />
<sup>22</sup> në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
<scripture passage="Ps 136:23" parsed="|Ps|136|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.23" />
<sup>23</sup> Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
<scripture passage="Ps 136:24" parsed="|Ps|136|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.24" />
<sup>24</sup> dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
<scripture passage="Ps 136:25" parsed="|Ps|136|25|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.25" />
<sup>25</sup> Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
<scripture passage="Ps 136:26" parsed="|Ps|136|26|0|0" osisRef="Bible:Ps.136.26" />
<sup>26</sup> Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 137" progress="52.74%" prev="Ps.136" next="Ps.138" id="Ps.137">
<h3 id="Ps.137-p0.1">Chapter 137</h3>
<p id="Ps.137-p1">
<scripture passage="Ps 137:1" parsed="|Ps|137|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.137.1" />
<sup>1</sup> Atje, pranë lumenjve të Babilonisë, rrinim ulur dhe qanim, duke kujtuar Sionin;
<scripture passage="Ps 137:2" parsed="|Ps|137|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.137.2" />
<sup>2</sup> mbi shelgjet e kësaj toke kishim varur qestet tona.
<scripture passage="Ps 137:3" parsed="|Ps|137|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.137.3" />
<sup>3</sup> Atje, ata që na kishin çuar në robëri, na kërkonin fjalët e një kënge, po, ata që na shtypnin kërkonin këngë gëzimi, duke thënë: "Na këndoni një këngë të Sionit".
<scripture passage="Ps 137:4" parsed="|Ps|137|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.137.4" />
<sup>4</sup> Si mund të këndonim këngët e Zotit në një vend të huaj?
<scripture passage="Ps 137:5" parsed="|Ps|137|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.137.5" />
<sup>5</sup> Në rast se të harroj ty, o Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi;
<scripture passage="Ps 137:6" parsed="|Ps|137|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.137.6" />
<sup>6</sup> m'u lidhtë gjuha me qiellzën, në rast se nuk të kujtoj ty, në rast se nuk e vë Jeruzalemin përmbi gëzimin tim më të madh.
<scripture passage="Ps 137:7" parsed="|Ps|137|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.137.7" />
<sup>7</sup> Mbaji mënd, o Zot, bijtë e Edomit, që ditën e Jeruzalemit thonin: "Shkatërrojini, shkatërrojini që nga themelet".
<scripture passage="Ps 137:8" parsed="|Ps|137|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.137.8" />
<sup>8</sup> O bijë e Babilonisë, që duhet të shkatërrohesh, lum ai që do ta lajë të keqen që na ke bërë!
<scripture passage="Ps 137:9" parsed="|Ps|137|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.137.9" />
<sup>9</sup> Lum ai që merr foshnjët e tua dhe i përplas kundër shkëmbit!
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 138" progress="52.76%" prev="Ps.137" next="Ps.139" id="Ps.138">
<h3 id="Ps.138-p0.1">Chapter 138</h3>
<p id="Ps.138-p1">
<scripture passage="Ps 138:1" parsed="|Ps|138|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.138.1" />
<sup>1</sup> Unë do të të kremtoj me gjithë zemër, përpara perëndive do të këndoj lavdet e tua.
<scripture passage="Ps 138:2" parsed="|Ps|138|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.138.2" />
<sup>2</sup> Do të adhuroj i kthyer nga tempulli yt i shenjtë dhe do të kremtoj emrin tënd për mirësinë tënde dhe vërtetësinë tënde, sepse ti ke përlëvduar fjalën tënde dhe emrin tënd përmbi çdo gjë tjetër.
<scripture passage="Ps 138:3" parsed="|Ps|138|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.138.3" />
<sup>3</sup> Ditën në të cilën të kërkova, ti m'u përgjigje dhe e rrite fuqinë e shpirtit tim.
<scripture passage="Ps 138:4" parsed="|Ps|138|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.138.4" />
<sup>4</sup> Tërë mbretërit e tokës do të të kremtojnë, o Zot, kur të dëgjojnë fjalët e gojës sate,
<scripture passage="Ps 138:5" parsed="|Ps|138|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.138.5" />
<sup>5</sup> dhe do të këndojnë rrugët e Zotit, sepse e madhe është lavdia e Zotit.
<scripture passage="Ps 138:6" parsed="|Ps|138|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.138.6" />
<sup>6</sup> Ndonëse Zoti është i shkëlqyeshëm, ai tregon kujdes për njerëzit e thjeshtë, por mëndjemadhin e njeh nga larg.
<scripture passage="Ps 138:7" parsed="|Ps|138|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.138.7" />
<sup>7</sup> Edhe sikur unë të eci në mes të fatkeqësisë, ti do të më ruash të gjallë; ti do të zgjatësh dorën kundër zemërimit të armiqve të mi, dhe dora jote e djathtë do të më shpëtojë.
<scripture passage="Ps 138:8" parsed="|Ps|138|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.138.8" />
<sup>8</sup> Zoti do të kryejë veprën e tij tek unë; o Zot, mirësia jote vazhdon përjetë; mos i braktis veprat e duarve të tua.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 139" progress="52.78%" prev="Ps.138" next="Ps.140" id="Ps.139">
<h3 id="Ps.139-p0.1">Chapter 139</h3>
<p id="Ps.139-p1">
<scripture passage="Ps 139:1" parsed="|Ps|139|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.1" />
<sup>1</sup> Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.
<scripture passage="Ps 139:2" parsed="|Ps|139|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.2" />
<sup>2</sup> Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.
<scripture passage="Ps 139:3" parsed="|Ps|139|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.3" />
<sup>3</sup> Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.
<scripture passage="Ps 139:4" parsed="|Ps|139|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.4" />
<sup>4</sup> Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht.
<scripture passage="Ps 139:5" parsed="|Ps|139|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.5" />
<sup>5</sup> Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua.
<scripture passage="Ps 139:6" parsed="|Ps|139|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.6" />
<sup>6</sup> Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij.
<scripture passage="Ps 139:7" parsed="|Ps|139|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.7" />
<sup>7</sup> Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?
<scripture passage="Ps 139:8" parsed="|Ps|139|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.8" />
<sup>8</sup> Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty.
<scripture passage="Ps 139:9" parsed="|Ps|139|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.9" />
<sup>9</sup> Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit,
<scripture passage="Ps 139:10" parsed="|Ps|139|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.10" />
<sup>10</sup> edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.
<scripture passage="Ps 139:11" parsed="|Ps|139|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.11" />
<sup>11</sup> Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje:
<scripture passage="Ps 139:12" parsed="|Ps|139|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.12" />
<sup>12</sup> terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty.
<scripture passage="Ps 139:13" parsed="|Ps|139|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.13" />
<sup>13</sup> Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.
<scripture passage="Ps 139:14" parsed="|Ps|139|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.14" />
<sup>14</sup> Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.
<scripture passage="Ps 139:15" parsed="|Ps|139|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.15" />
<sup>15</sup> Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës.
<scripture passage="Ps 139:16" parsed="|Ps|139|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.16" />
<sup>16</sup> Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.
<scripture passage="Ps 139:17" parsed="|Ps|139|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.17" />
<sup>17</sup> Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre!
<scripture passage="Ps 139:18" parsed="|Ps|139|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.18" />
<sup>18</sup> Po të doja t'i numëroja, do të ishin më të shumtë se rëra; kur zgjohem jam ende me ty.
<scripture passage="Ps 139:19" parsed="|Ps|139|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.19" />
<sup>19</sup> Me siguri, ti do vrasësh të pabesin, o Perëndi; prandaj ju, njerëz gjakatarë largohuni nga unë.
<scripture passage="Ps 139:20" parsed="|Ps|139|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.20" />
<sup>20</sup> Ata flasin me pabesi kundër teje; armiqtë e tu përdorin më kot emrin tënd.
<scripture passage="Ps 139:21" parsed="|Ps|139|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.21" />
<sup>21</sup> A nuk i urrej vallë ata që të urrejnë, o Zot, dhe a nuk i urrej ata që ngrihen kundër teje?
<scripture passage="Ps 139:22" parsed="|Ps|139|22|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.22" />
<sup>22</sup> Unë i urrej me një urrejtje të përsosur; ata janë bërë armiqtë e mi.
<scripture passage="Ps 139:23" parsed="|Ps|139|23|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.23" />
<sup>23</sup> Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia.
<scripture passage="Ps 139:24" parsed="|Ps|139|24|0|0" osisRef="Bible:Ps.139.24" />
<sup>24</sup> dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 140" progress="52.83%" prev="Ps.139" next="Ps.141" id="Ps.140">
<h3 id="Ps.140-p0.1">Chapter 140</h3>
<p id="Ps.140-p1">
<scripture passage="Ps 140:1" parsed="|Ps|140|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.140.1" />
<sup>1</sup> Më çliro, o Zot, nga njerëzit e këqij; më mbro nga njerëzit e furishëm,
<scripture passage="Ps 140:2" parsed="|Ps|140|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.140.2" />
<sup>2</sup> që thurrin ligësi në zemër të tyre; ata mblidhen vazhdimisht për të bërë luftë.
<scripture passage="Ps 140:3" parsed="|Ps|140|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.140.3" />
<sup>3</sup> Mprehin gjuhën e tyre si gjarpëri dhe kanë helm gjarpëri nën buzët e tyre. (Sela)
<scripture passage="Ps 140:4" parsed="|Ps|140|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.140.4" />
<sup>4</sup> Më mbro, o Zot, nga duart e të pabesit dhe më mbro nga njeriu i dhunës, që komplotojnë për të më rrëzuar.
<scripture passage="Ps 140:5" parsed="|Ps|140|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.140.5" />
<sup>5</sup> Kryelartët kanë fshehur për mua një lak dhe litarë, më kanë ngritur një rrjetë buzë shtegut, kanë vënë kurthe për mua. (Sela)
<scripture passage="Ps 140:6" parsed="|Ps|140|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.140.6" />
<sup>6</sup> Unë i thashë Zotit: "Ti je Perëndia im; dëgjo, o Zot, britmën e lutjeve të mia.
<scripture passage="Ps 140:7" parsed="|Ps|140|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.140.7" />
<sup>7</sup> O Zot Perëndi, ti je forca e shpëtimit tim, ti e ke mbuluar kokën time ditën e betejës.
<scripture passage="Ps 140:8" parsed="|Ps|140|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.140.8" />
<sup>8</sup> O Zot, mos u jep të pabesëve atë që dëshirojnë; mos favorizo planet e tyre, që të mos lavdërohen. (Sela)
<scripture passage="Ps 140:9" parsed="|Ps|140|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.140.9" />
<sup>9</sup> Bëj që koka e atyre që më rrethojnë të mbulohet nga çoroditja e vetë buzëve të tyre.
<scripture passage="Ps 140:10" parsed="|Ps|140|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.140.10" />
<sup>10</sup> Rënçin mbi ta qymyre të ndezur; i hedhshin në zjarr, në gropa të thella, nga ku të mos mund të ngrihen.
<scripture passage="Ps 140:11" parsed="|Ps|140|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.140.11" />
<sup>11</sup> Njeriu gojëkeq mos qoftë i qëndrueshëm mbi tokë; fatkeqësia përndjektë njeriun e dhunës deri në shkatërrim".
<scripture passage="Ps 140:12" parsed="|Ps|140|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.140.12" />
<sup>12</sup> Unë e di që Zoti do të mbrojë çështjen e të pikëlluarit dhe do t'i sigurojë drejtësi të varfërit.
<scripture passage="Ps 140:13" parsed="|Ps|140|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.140.13" />
<sup>13</sup> Sigurisht të drejtët do të kremtojnë emrin tënd, dhe njerëzit e ndershëm do të banojnë të praninë tënde.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 141" progress="52.87%" prev="Ps.140" next="Ps.142" id="Ps.141">
<h3 id="Ps.141-p0.1">Chapter 141</h3>
<p id="Ps.141-p1">
<scripture passage="Ps 141:1" parsed="|Ps|141|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.141.1" />
<sup>1</sup> O Zot, unë të këlthas ty; nxito të më përgjigjesh. Vëri veshin zërit tim, kur të këlthas ty.
<scripture passage="Ps 141:2" parsed="|Ps|141|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.141.2" />
<sup>2</sup> Le të arrijë lutja ime para teje si temjani, ngritja e duarve të mia si flijimi i mbrëmjes.
<scripture passage="Ps 141:3" parsed="|Ps|141|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.141.3" />
<sup>3</sup> O Zot, vër një roje para gojës sime.
<scripture passage="Ps 141:4" parsed="|Ps|141|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.141.4" />
<sup>4</sup> Mos lejo që zemra ime të priret nga asgjë e keqe dhe kështu të kryejë veprime të këqija bashkë me ata që bëjnë paudhësi; dhe bëj që unë të mos ha ushqimet e tyre të shijshme.
<scripture passage="Ps 141:5" parsed="|Ps|141|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.141.5" />
<sup>5</sup> Le të më rrahë madje i drejti, do të jetë një mirësjellje nga ana e tij; le të më qortojë ai, do të jetë si vaji mbi kokë; koka ime nuk ka për ta refuzuar. Por lutja ime vazhdon të jetë kundër veprimeve të tyre të këqija.
<scripture passage="Ps 141:6" parsed="|Ps|141|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.141.6" />
<sup>6</sup> Princat e tyre i hodhën nga skërkat dhe ata do t'i dëgjojnë fjalët e mia, sepse ato janë të këndshme.
<scripture passage="Ps 141:7" parsed="|Ps|141|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.141.7" />
<sup>7</sup> Ashtu si ai që lëron dhe çan tokën, kështu kockat tona janë të përhapura në hyrje të Sheolit.
<scripture passage="Ps 141:8" parsed="|Ps|141|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.141.8" />
<sup>8</sup> Por sytë e mia janë drejtuar te ti, o Zot, Zoti im; unë strehohem te ti, mos më lër të pambrojtur.
<scripture passage="Ps 141:9" parsed="|Ps|141|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.141.9" />
<sup>9</sup> Më ruaj nga laku që më kanë përgatitur dhe nga kurthet e njerëzve që kryejnë paudhësi.
<scripture passage="Ps 141:10" parsed="|Ps|141|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.141.10" />
<sup>10</sup> Të pabesët rënçin vetë në rrjetat e tyre, ndërsa unë do të kaloj tutje.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 142" progress="52.89%" prev="Ps.141" next="Ps.143" id="Ps.142">
<h3 id="Ps.142-p0.1">Chapter 142</h3>
<p id="Ps.142-p1">
<scripture passage="Ps 142:1" parsed="|Ps|142|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.142.1" />
<sup>1</sup> Unë i këlthas me zërin tim Zotit; me zërin tim i lutem Zotit.
<scripture passage="Ps 142:2" parsed="|Ps|142|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.142.2" />
<sup>2</sup> Para tij paraqes vajtimin tim, para tij parashtroj fatkeqësinë time.
<scripture passage="Ps 142:3" parsed="|Ps|142|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.142.3" />
<sup>3</sup> Kur fryma po më dobësohej, ti e dije ecjen time. Ata kanë përgatitur një lak për mua te shtegu që po kaloja.
<scripture passage="Ps 142:4" parsed="|Ps|142|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.142.4" />
<sup>4</sup> Vështroj në të djathtën time dhe ja: nuk ka njeri që të më njohë; çdo rrugë shpëtimi është e mbyllur; asnjeri nuk kujdeset për jetën time.
<scripture passage="Ps 142:5" parsed="|Ps|142|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.142.5" />
<sup>5</sup> Unë të këlthas ty, o Zot, dhe të them: "Ti je streha ime, pjesa ime në tokën e të gjallëve.
<scripture passage="Ps 142:6" parsed="|Ps|142|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.142.6" />
<sup>6</sup> Dëgjo me vëmendje klithmën time, sepse jam katandisur si mos më keq; më çliro nga përndjekësit e mi, sepse janë më të fortë se unë.
<scripture passage="Ps 142:7" parsed="|Ps|142|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.142.7" />
<sup>7</sup> Më nxirr nga burgu që të mund të kremtoj emrin tënd. Të drejtët do të mblidhen tok rreth meje, sepse ti do të më mbushësh me të mira".
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 143" progress="52.91%" prev="Ps.142" next="Ps.144" id="Ps.143">
<h3 id="Ps.143-p0.1">Chapter 143</h3>
<p id="Ps.143-p1">
<scripture passage="Ps 143:1" parsed="|Ps|143|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.143.1" />
<sup>1</sup> Dëgjo lutjen time, o Zot, vëru veshin lutjeve të mia; përgjigjmu me besnikërinë dhe drejtësinë tënde.
<scripture passage="Ps 143:2" parsed="|Ps|143|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.143.2" />
<sup>2</sup> Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, sepse asnjë i gjallë nuk do të jetë i drejtë para teje.
<scripture passage="Ps 143:3" parsed="|Ps|143|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.143.3" />
<sup>3</sup> Sepse armiku më përndjek, ai e ka rrëzuar deri për tokë jetën time; më detyron të banoj në vende të errëta, ashtu si ata që kanë vdekur prej një kohe të gjatë.
<scripture passage="Ps 143:4" parsed="|Ps|143|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.143.4" />
<sup>4</sup> Prandaj fryma ime dobësohet brenda meje, dhe zemra ime e ka humbur krejt brenda trupit tim.
<scripture passage="Ps 143:5" parsed="|Ps|143|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.143.5" />
<sup>5</sup> Kujtoj ditët e lashta; bie në mendime të thella mbi tërë veprat e tua; reflektoj mbi gjëra që kanë bërë duart e tua.
<scripture passage="Ps 143:6" parsed="|Ps|143|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.143.6" />
<sup>6</sup> I zgjas duart e mia drejt teje; shpirti im është i etur për ty, si një tokë e thatë. (Sela)
<scripture passage="Ps 143:7" parsed="|Ps|143|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.143.7" />
<sup>7</sup> Nxito të më përgjigjesh, o Zot, fryma ime po dobësohet; mos më fshih fytyrën tënde, që të mos bëhem i ngjashëm me ata që zbresin në gropë.
<scripture passage="Ps 143:8" parsed="|Ps|143|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.143.8" />
<sup>8</sup> Më bëj të ndjej mirësinë tënde në mëngjes, sepse unë kam besim te ti; më trego rrugën nëpër të cilën duhet të eci, sepse unë e lartoj shpirtin tim drejt teje.
<scripture passage="Ps 143:9" parsed="|Ps|143|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.143.9" />
<sup>9</sup> Më çliro nga airmiqtë e mi, o Zot, te ti unë fshihem.
<scripture passage="Ps 143:10" parsed="|Ps|143|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.143.10" />
<sup>10</sup> Më mëso so ta plotësoj vullnetin tënd, sepse ti je Perëndia im; Fryma jote e mirë le të më udhëheqë në tokë të shenjtë.
<scripture passage="Ps 143:11" parsed="|Ps|143|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.143.11" />
<sup>11</sup> Gjallëromë, o Zot, për hir të emrit tënd; me drejtësinë tënde më shpëto nga fatkeqësia.
<scripture passage="Ps 143:12" parsed="|Ps|143|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.143.12" />
<sup>12</sup> Në mirësinë tënde shkatërro armiqtë e mi dhe zhduki tërë ata që e pikëllojnë shpirtin tim, sepse unë jam shërbëtori yt.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 144" progress="52.95%" prev="Ps.143" next="Ps.145" id="Ps.144">
<h3 id="Ps.144-p0.1">Chapter 144</h3>
<p id="Ps.144-p1">
<scripture passage="Ps 144:1" parsed="|Ps|144|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.144.1" />
<sup>1</sup> Bekuar qoftë Zoti, kështjella ime, që i mëson duart e mia për luftë dhe gishtërinjtë e mi për betejë.
<scripture passage="Ps 144:2" parsed="|Ps|144|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.144.2" />
<sup>2</sup> Ai është hiri im dhe kështjella ime, streha ime e lartë dhe çliruesi im, mburoja ime në të cilën gjej strehë, ai që ma nënshtron mua popullin tim.
<scripture passage="Ps 144:3" parsed="|Ps|144|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.144.3" />
<sup>3</sup> O Zot, çfarë është njeriu që ti të kujdesesh për të, ose biri i njeriut që ti ta përfillësh?
<scripture passage="Ps 144:4" parsed="|Ps|144|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.144.4" />
<sup>4</sup> Njeriu është si një frymë dhe ditët e tij janë si hija që kalon.
<scripture passage="Ps 144:5" parsed="|Ps|144|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.144.5" />
<sup>5</sup> Uli qiejtë e tu, o Zot, dhe zbrit, dhe ata do të nxjerrin tym.
<scripture passage="Ps 144:6" parsed="|Ps|144|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.144.6" />
<sup>6</sup> Hidh rrufetë dhe shpërndaji, lësho shigjetat e tua dhe bëji të ikin.
<scripture passage="Ps 144:7" parsed="|Ps|144|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.144.7" />
<sup>7</sup> Shtrije dorën tënde nga lart, më shpëto dhe më çliro nga ujërat e mëdha dhe nga dora e të huajve,
<scripture passage="Ps 144:8" parsed="|Ps|144|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.144.8" />
<sup>8</sup> goja e të cilëve thotë gënjeshtra dhe dora e djathtë e tyre është një e djathtë mashtrimi.
<scripture passage="Ps 144:9" parsed="|Ps|144|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.144.9" />
<sup>9</sup> O Perëndi, do të këndoj një kantik të ri, do të këndoj lavdet e tua me një harpë me dhjetë tela.
<scripture passage="Ps 144:10" parsed="|Ps|144|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.144.10" />
<sup>10</sup> Ti, që u jep fitoren mbretërve dhe që çliron shërbëtorin tënd David nga shpata e kobshme,
<scripture passage="Ps 144:11" parsed="|Ps|144|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.144.11" />
<sup>11</sup> më shpëto dhe më çliro nga dora e të huajve, goja e të cilëve thotë gënjeshtra dhe dora e djathtë e tyre është një e djathtë mashtrimi.
<scripture passage="Ps 144:12" parsed="|Ps|144|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.144.12" />
<sup>12</sup> Bijtë tanë në rininë e tyre qofshin si një bimë e harlisur, dhe bijat tona qofshin si shtylla qosheje, të gdhendura mirë për të zbukuruar një pallat.
<scripture passage="Ps 144:13" parsed="|Ps|144|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.144.13" />
<sup>13</sup> Hambaret tona qofshin plot dhe paçin nga të gjitha të mirat; kopetë tona u shtofshin me mijëra dhe dhjetra mijëra në fushat tona;
<scripture passage="Ps 144:14" parsed="|Ps|144|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.144.14" />
<sup>14</sup> qetë tanë tërheqshin ngarkesa të rënda dhe mos pastë asnjë sulm të papritur, dalje të papritur as britmë në sheshet tona.
<scripture passage="Ps 144:15" parsed="|Ps|144|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.144.15" />
<sup>15</sup> Lum ai popull që është në gjendje të tillë, lum ai popull që ka për Perëndi Zotin.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 145" progress="52.98%" prev="Ps.144" next="Ps.146" id="Ps.145">
<h3 id="Ps.145-p0.1">Chapter 145</h3>
<p id="Ps.145-p1">
<scripture passage="Ps 145:1" parsed="|Ps|145|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.1" />
<sup>1</sup> Unë do të të përlëvdoj, o Perëndia im dhe Mbreti im, dhe do të bekoj emrin tënd përjetë.
<scripture passage="Ps 145:2" parsed="|Ps|145|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.2" />
<sup>2</sup> Do të të bekoj çdo ditë dhe do të lëvdoj emrin tënd përjetë.
<scripture passage="Ps 145:3" parsed="|Ps|145|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.3" />
<sup>3</sup> Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme.
<scripture passage="Ps 145:4" parsed="|Ps|145|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.4" />
<sup>4</sup> Një brez do t'i shpallë lëvdimet e veprave të tua tjetrit dhe do t'i njoftojë mrekullitë e tua.
<scripture passage="Ps 145:5" parsed="|Ps|145|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.5" />
<sup>5</sup> Do të mendohem thellë mbi shkëlqimin e lavdishëm të madhështisë sate dhe mbi veprat e tua të mrekullueshme.
<scripture passage="Ps 145:6" parsed="|Ps|145|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.6" />
<sup>6</sup> Këto do të flasin për fuqinë e veprave të tua të tmerrshme, dhe unë do të tregoj madhështinë tënde.
<scripture passage="Ps 145:7" parsed="|Ps|145|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.7" />
<sup>7</sup> Ata do të shpallin kujtimin e mirësisë sate të madhe dhe do të këndojnë me gëzim drejtësinë tënde.
<scripture passage="Ps 145:8" parsed="|Ps|145|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.8" />
<sup>8</sup> Zoti është i dhemshur dhe mëshirplot, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.
<scripture passage="Ps 145:9" parsed="|Ps|145|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.9" />
<sup>9</sup> Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot dhemshuri për të gjitha veprat e tij.
<scripture passage="Ps 145:10" parsed="|Ps|145|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.10" />
<sup>10</sup> Tërë veprat e tua do të të kremtojnë, o Zot, dhe shenjtorët e tu do të të bekojnë.
<scripture passage="Ps 145:11" parsed="|Ps|145|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.11" />
<sup>11</sup> Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate dhe do të tregojnë për fuqinë tënde,
<scripture passage="Ps 145:12" parsed="|Ps|145|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.12" />
<sup>12</sup> për t'u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate.
<scripture passage="Ps 145:13" parsed="|Ps|145|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.13" />
<sup>13</sup> Mbretëria jote është një mbretëri përjet dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi.
<scripture passage="Ps 145:14" parsed="|Ps|145|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.14" />
<sup>14</sup> Zoti përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar.
<scripture passage="Ps 145:15" parsed="|Ps|145|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.15" />
<sup>15</sup> Sytë e të gjithëve shikojnë drejt teje duke pritur, dhe ti u jep atyre ushqimin në kohën e duhur.
<scripture passage="Ps 145:16" parsed="|Ps|145|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.16" />
<sup>16</sup> Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qënieje të gjallë.
<scripture passage="Ps 145:17" parsed="|Ps|145|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.17" />
<sup>17</sup> Zoti është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe dashamirës në të gjitha veprat e tij.
<scripture passage="Ps 145:18" parsed="|Ps|145|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.18" />
<sup>18</sup> Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë.
<scripture passage="Ps 145:19" parsed="|Ps|145|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.19" />
<sup>19</sup> Ai kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej tij, dëgjon britmën dhe i shpëton.
<scripture passage="Ps 145:20" parsed="|Ps|145|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.20" />
<sup>20</sup> Zoti mbron të gjithë ata që e duan dhe do të shkatërrojë të gjithë të pabesët.
<scripture passage="Ps 145:21" parsed="|Ps|145|21|0|0" osisRef="Bible:Ps.145.21" />
<sup>21</sup> Goja ime do të tregojë lëvdimin e Zotit, dhe çdo qënie do të bekojë emrin e tij të shenjtë përjetë.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 146" progress="53.03%" prev="Ps.145" next="Ps.147" id="Ps.146">
<h3 id="Ps.146-p0.1">Chapter 146</h3>
<p id="Ps.146-p1">
<scripture passage="Ps 146:1" parsed="|Ps|146|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.146.1" />
<sup>1</sup> Aleluja. Shpirti im, lëvdo Zotin.
<scripture passage="Ps 146:2" parsed="|Ps|146|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.146.2" />
<sup>2</sup> Unë do ta lëvdoj Zotn deri sa të kem jetë, do të këndoj lavde për Perëndinë tim gjatë gjithë jetës sime.
<scripture passage="Ps 146:3" parsed="|Ps|146|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.146.3" />
<sup>3</sup> Mos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu, që nuk mund të shpëtojë.
<scripture passage="Ps 146:4" parsed="|Ps|146|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.146.4" />
<sup>4</sup> Kur fryma e tij ikën, ai kthehet përsëri në tokë dhe po atë ditë planet e tij zhduken.
<scripture passage="Ps 146:5" parsed="|Ps|146|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.146.5" />
<sup>5</sup> Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilit është tek Zoti, Perëndia i tij,
<scripture passage="Ps 146:6" parsed="|Ps|146|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.146.6" />
<sup>6</sup> që ka krijuar qiejtë dhe tokën, detin dhe gjithçka është në to, që ruan besnikërinë përjetë,
<scripture passage="Ps 146:7" parsed="|Ps|146|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.146.7" />
<sup>7</sup> që u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve. Zoti çliron të burgosurit.
<scripture passage="Ps 146:8" parsed="|Ps|146|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.146.8" />
<sup>8</sup> Zoti u hap sytë të verbërve, Zoti ngre ata që janë rrëzuar, Zoti i do të drejtët.
<scripture passage="Ps 146:9" parsed="|Ps|146|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.146.9" />
<sup>9</sup> Zoti mbron të huajt, ndihmon jetimin dhe gruan e ve, por përmbys udhën e të pabesëve.
<scripture passage="Ps 146:10" parsed="|Ps|146|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.146.10" />
<sup>10</sup> Zoti mbretëron përjetë, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi. Aleluja.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 147" progress="53.05%" prev="Ps.146" next="Ps.148" id="Ps.147">
<h3 id="Ps.147-p0.1">Chapter 147</h3>
<p id="Ps.147-p1">
<scripture passage="Ps 147:1" parsed="|Ps|147|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.1" />
<sup>1</sup> Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t'i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh.
<scripture passage="Ps 147:2" parsed="|Ps|147|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.2" />
<sup>2</sup> Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit.
<scripture passage="Ps 147:3" parsed="|Ps|147|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.3" />
<sup>3</sup> Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre.
<scripture passage="Ps 147:4" parsed="|Ps|147|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.4" />
<sup>4</sup> Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre.
<scripture passage="Ps 147:5" parsed="|Ps|147|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.5" />
<sup>5</sup> I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij.
<scripture passage="Ps 147:6" parsed="|Ps|147|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.6" />
<sup>6</sup> Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij.
<scripture passage="Ps 147:7" parsed="|Ps|147|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.7" />
<sup>7</sup> Këndojini Zotit me falenderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë,
<scripture passage="Ps 147:8" parsed="|Ps|147|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.8" />
<sup>8</sup> që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet.
<scripture passage="Ps 147:9" parsed="|Ps|147|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.9" />
<sup>9</sup> Ai i jep ushqime bagëtisë dhe zogjve të korbeve që thërresin.
<scripture passage="Ps 147:10" parsed="|Ps|147|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.10" />
<sup>10</sup> Ai nuk kënaqet në forcën e kalit, dhe nuk gjen ndonjë gëzim në këmbët e njeriut.
<scripture passage="Ps 147:11" parsed="|Ps|147|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.11" />
<sup>11</sup> Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e tij.
<scripture passage="Ps 147:12" parsed="|Ps|147|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.12" />
<sup>12</sup> Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.
<scripture passage="Ps 147:13" parsed="|Ps|147|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.13" />
<sup>13</sup> Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje.
<scripture passage="Ps 147:14" parsed="|Ps|147|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.14" />
<sup>14</sup> Ai e ruan paqen brenda kufijve të tu dhe të ngop me grurin më të mirë.
<scripture passage="Ps 147:15" parsed="|Ps|147|15|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.15" />
<sup>15</sup> Dërgon mbi tokë urdhërin e tij, fjala e tij merr dheun.
<scripture passage="Ps 147:16" parsed="|Ps|147|16|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.16" />
<sup>16</sup> Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.
<scripture passage="Ps 147:17" parsed="|Ps|147|17|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.17" />
<sup>17</sup> Hedh breshërin e tij si me copa; kush mund t'i bëjë ballë të ftohtit të tij?
<scripture passage="Ps 147:18" parsed="|Ps|147|18|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.18" />
<sup>18</sup> Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato; bën që të fryjë era e tij, dhe ujërat rrjedhin.
<scripture passage="Ps 147:19" parsed="|Ps|147|19|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.19" />
<sup>19</sup> Ai ia ka bërë të njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij.
<scripture passage="Ps 147:20" parsed="|Ps|147|20|0|0" osisRef="Bible:Ps.147.20" />
<sup>20</sup> Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 148" progress="53.09%" prev="Ps.147" next="Ps.149" id="Ps.148">
<h3 id="Ps.148-p0.1">Chapter 148</h3>
<p id="Ps.148-p1">
<scripture passage="Ps 148:1" parsed="|Ps|148|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.148.1" />
<sup>1</sup> Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta.
<scripture passage="Ps 148:2" parsed="|Ps|148|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.148.2" />
<sup>2</sup> Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij.
<scripture passage="Ps 148:3" parsed="|Ps|148|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.148.3" />
<sup>3</sup> Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme.
<scripture passage="Ps 148:4" parsed="|Ps|148|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.148.4" />
<sup>4</sup> Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë.
<scripture passage="Ps 148:5" parsed="|Ps|148|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.148.5" />
<sup>5</sup> Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan.
<scripture passage="Ps 148:6" parsed="|Ps|148|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.148.6" />
<sup>6</sup> Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë.
<scripture passage="Ps 148:7" parsed="|Ps|148|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.148.7" />
<sup>7</sup> Lëvdojeni Zotin nga toka, ju përbindësh të detit dhe mbarë oqeane,
<scripture passage="Ps 148:8" parsed="|Ps|148|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.148.8" />
<sup>8</sup> zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhërat e tij,
<scripture passage="Ps 148:9" parsed="|Ps|148|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.148.9" />
<sup>9</sup> mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe kedra;
<scripture passage="Ps 148:10" parsed="|Ps|148|10|0|0" osisRef="Bible:Ps.148.10" />
<sup>10</sup> ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë;
<scripture passage="Ps 148:11" parsed="|Ps|148|11|0|0" osisRef="Bible:Ps.148.11" />
<sup>11</sup> ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës;
<scripture passage="Ps 148:12" parsed="|Ps|148|12|0|0" osisRef="Bible:Ps.148.12" />
<sup>12</sup> të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë.
<scripture passage="Ps 148:13" parsed="|Ps|148|13|0|0" osisRef="Bible:Ps.148.13" />
<sup>13</sup> Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë.
<scripture passage="Ps 148:14" parsed="|Ps|148|14|0|0" osisRef="Bible:Ps.148.14" />
<sup>14</sup> Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 149" progress="53.12%" prev="Ps.148" next="Ps.150" id="Ps.149">
<h3 id="Ps.149-p0.1">Chapter 149</h3>
<p id="Ps.149-p1">
<scripture passage="Ps 149:1" parsed="|Ps|149|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.149.1" />
<sup>1</sup> Aleluja. Këndojini Zotit një këngë të re, këndoni lavdinë e tij në kuvendin e shenjtorëve.
<scripture passage="Ps 149:2" parsed="|Ps|149|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.149.2" />
<sup>2</sup> Le të ngazëllohet Izraeli tek ai që e ka bërë, le të ngazëllohen bijtë e Sionit te Mbreti i tyre.
<scripture passage="Ps 149:3" parsed="|Ps|149|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.149.3" />
<sup>3</sup> Le të lëvdojnë emrin e tij me valle, të këndojnë lavdet e tij me dajre dhe me qeste,
<scripture passage="Ps 149:4" parsed="|Ps|149|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.149.4" />
<sup>4</sup> sepse Zoti kënaqet me popullin e tij; ai i kurorëzon me shpëtim njerëzit e përulur.
<scripture passage="Ps 149:5" parsed="|Ps|149|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.149.5" />
<sup>5</sup> Le të ngazëllohen shenjtorët në lavdi, le të këndojnë nga gëzimi mbi shtretërit e tyre.
<scripture passage="Ps 149:6" parsed="|Ps|149|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.149.6" />
<sup>6</sup> Le të kenë në gojën e tyre lavdet e Perëndisë dhe në dorën e tyre një shpatë që pret nga të dy anët;
<scripture passage="Ps 149:7" parsed="|Ps|149|7|0|0" osisRef="Bible:Ps.149.7" />
<sup>7</sup> për t'u hakmarrë me kombet dhe për t'u dhënë ndëshkime popujve,
<scripture passage="Ps 149:8" parsed="|Ps|149|8|0|0" osisRef="Bible:Ps.149.8" />
<sup>8</sup> për t'i lidhur mbretërit e tyre me zinxhirë dhe fisnikët e tyre me pranga hekuri,
<scripture passage="Ps 149:9" parsed="|Ps|149|9|0|0" osisRef="Bible:Ps.149.9" />
<sup>9</sup> për të zbatuar mbi ta gjykimin e shkruar. Ky është nderi që u rezervohet mbarë shenjtorëve të tij. Aleluja.
</p>
</div3>

<div3 title="Psalm 150" progress="53.14%" prev="Ps.149" next="Prov" id="Ps.150">
<h3 id="Ps.150-p0.1">Chapter 150</h3>
<p id="Ps.150-p1">
<scripture passage="Ps 150:1" parsed="|Ps|150|1|0|0" osisRef="Bible:Ps.150.1" />
<sup>1</sup> Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.
<scripture passage="Ps 150:2" parsed="|Ps|150|2|0|0" osisRef="Bible:Ps.150.2" />
<sup>2</sup> Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij.
<scripture passage="Ps 150:3" parsed="|Ps|150|3|0|0" osisRef="Bible:Ps.150.3" />
<sup>3</sup> Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste.
<scripture passage="Ps 150:4" parsed="|Ps|150|4|0|0" osisRef="Bible:Ps.150.4" />
<sup>4</sup> Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë.
<scripture passage="Ps 150:5" parsed="|Ps|150|5|0|0" osisRef="Bible:Ps.150.5" />
<sup>5</sup> Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese.
<scripture passage="Ps 150:6" parsed="|Ps|150|6|0|0" osisRef="Bible:Ps.150.6" />
<sup>6</sup> Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Proverbs" progress="53.15%" prev="Ps.150" next="Prov.1" id="Prov">
<h2 id="Prov-p0.1">Proverbs</h2>

<div3 title="Proverbs 1" progress="53.15%" prev="Prov" next="Prov.2" id="Prov.1">
<h3 id="Prov.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Prov.1-p1">
<scripture passage="Prov 1:1" parsed="|Prov|1|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.1" />
<sup>1</sup> Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit,
<scripture passage="Prov 1:2" parsed="|Prov|1|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.2" />
<sup>2</sup> për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mënçura;
<scripture passage="Prov 1:3" parsed="|Prov|1|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.3" />
<sup>3</sup> për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri,
<scripture passage="Prov 1:4" parsed="|Prov|1|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.4" />
<sup>4</sup> për t'u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.
<scripture passage="Prov 1:5" parsed="|Prov|1|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.5" />
<sup>5</sup> I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta,
<scripture passage="Prov 1:6" parsed="|Prov|1|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.6" />
<sup>6</sup> për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta.
<scripture passage="Prov 1:7" parsed="|Prov|1|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.7" />
<sup>7</sup> Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.
<scripture passage="Prov 1:8" parsed="|Prov|1|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.8" />
<sup>8</sup> Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes sate,
<scripture passage="Prov 1:9" parsed="|Prov|1|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.9" />
<sup>9</sup> sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde.
<scripture passage="Prov 1:10" parsed="|Prov|1|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.10" />
<sup>10</sup> Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano,
<scripture passage="Prov 1:11" parsed="|Prov|1|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.11" />
<sup>11</sup> në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak;
<scripture passage="Prov 1:12" parsed="|Prov|1|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.12" />
<sup>12</sup> le t'i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;
<scripture passage="Prov 1:13" parsed="|Prov|1|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.13" />
<sup>13</sup> ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t'i mbushim shtëpitë tona me plaçka;
<scripture passage="Prov 1:14" parsed="|Prov|1|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.14" />
<sup>14</sup> ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme";
<scripture passage="Prov 1:15" parsed="|Prov|1|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.15" />
<sup>15</sup> biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,
<scripture passage="Prov 1:16" parsed="|Prov|1|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.16" />
<sup>16</sup> sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak.
<scripture passage="Prov 1:17" parsed="|Prov|1|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.17" />
<sup>17</sup> Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh;
<scripture passage="Prov 1:18" parsed="|Prov|1|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.18" />
<sup>18</sup> por këta kurdisin prita kundër gjakut të vet dhe ngrenë kurthe kundër vetë jetës së tyre.
<scripture passage="Prov 1:19" parsed="|Prov|1|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.19" />
<sup>19</sup> Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë.
<scripture passage="Prov 1:20" parsed="|Prov|1|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.20" />
<sup>20</sup> Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe;
<scripture passage="Prov 1:21" parsed="|Prov|1|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.21" />
<sup>21</sup> ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit;
<scripture passage="Prov 1:22" parsed="|Prov|1|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.22" />
<sup>22</sup> "Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t'ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen?
<scripture passage="Prov 1:23" parsed="|Prov|1|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.23" />
<sup>23</sup> Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t'ju bëj të njohura fjalët e mia.
<scripture passage="Prov 1:24" parsed="|Prov|1|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.24" />
<sup>24</sup> Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje,
<scripture passage="Prov 1:25" parsed="|Prov|1|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.25" />
<sup>25</sup> përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,
<scripture passage="Prov 1:26" parsed="|Prov|1|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.26" />
<sup>26</sup> edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,
<scripture passage="Prov 1:27" parsed="|Prov|1|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.27" />
<sup>27</sup> kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t'ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.
<scripture passage="Prov 1:28" parsed="|Prov|1|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.28" />
<sup>28</sup> Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.
<scripture passage="Prov 1:29" parsed="|Prov|1|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.29" />
<sup>29</sup> Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,
<scripture passage="Prov 1:30" parsed="|Prov|1|30|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.30" />
<sup>30</sup> nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.
<scripture passage="Prov 1:31" parsed="|Prov|1|31|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.31" />
<sup>31</sup> Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.
<scripture passage="Prov 1:32" parsed="|Prov|1|32|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.32" />
<sup>32</sup> Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;
<scripture passage="Prov 1:33" parsed="|Prov|1|33|0|0" osisRef="Bible:Prov.1.33" />
<sup>33</sup> por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe".
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 2" progress="53.22%" prev="Prov.1" next="Prov.3" id="Prov.2">
<h3 id="Prov.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Prov.2-p1">
<scripture passage="Prov 2:1" parsed="|Prov|2|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.1" />
<sup>1</sup> Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia,
<scripture passage="Prov 2:2" parsed="|Prov|2|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.2" />
<sup>2</sup> duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes;
<scripture passage="Prov 2:3" parsed="|Prov|2|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.3" />
<sup>3</sup> po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim,
<scripture passage="Prov 2:4" parsed="|Prov|2|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.4" />
<sup>4</sup> në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur,
<scripture passage="Prov 2:5" parsed="|Prov|2|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.5" />
<sup>5</sup> atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.
<scripture passage="Prov 2:6" parsed="|Prov|2|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.6" />
<sup>6</sup> Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja.
<scripture passage="Prov 2:7" parsed="|Prov|2|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.7" />
<sup>7</sup> Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri
<scripture passage="Prov 2:8" parsed="|Prov|2|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.8" />
<sup>8</sup> për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij.
<scripture passage="Prov 2:9" parsed="|Prov|2|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.9" />
<sup>9</sup> Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës.
<scripture passage="Prov 2:10" parsed="|Prov|2|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.10" />
<sup>10</sup> Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,
<scripture passage="Prov 2:11" parsed="|Prov|2|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.11" />
<sup>11</sup> të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,
<scripture passage="Prov 2:12" parsed="|Prov|2|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.12" />
<sup>12</sup> për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija,
<scripture passage="Prov 2:13" parsed="|Prov|2|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.13" />
<sup>13</sup> nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ,
<scripture passage="Prov 2:14" parsed="|Prov|2|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.14" />
<sup>14</sup> që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndjejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq,
<scripture passage="Prov 2:15" parsed="|Prov|2|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.15" />
<sup>15</sup> shtigjet e të cilit janë të shtrembëra dhe rrugët dredha-dredha,
<scripture passage="Prov 2:16" parsed="|Prov|2|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.16" />
<sup>16</sup> për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese,
<scripture passage="Prov 2:17" parsed="|Prov|2|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.17" />
<sup>17</sup> që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë.
<scripture passage="Prov 2:18" parsed="|Prov|2|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.18" />
<sup>18</sup> Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve.
<scripture passage="Prov 2:19" parsed="|Prov|2|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.19" />
<sup>19</sup> Asnjë prej atyre që shkojnë tek ajo nuk kthehet, asnjë nuk i arrin shtigjet e jetës.
<scripture passage="Prov 2:20" parsed="|Prov|2|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.20" />
<sup>20</sup> Kështu do të mund të ecësh në rrugën e të mirëve dhe do të mbetesh në shtigjet e të drejtëve.
<scripture passage="Prov 2:21" parsed="|Prov|2|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.21" />
<sup>21</sup> Sepse njerëzit e drejtë do të banojnë tokën dhe ata të ndershëm do të qëndrojnë aty;
<scripture passage="Prov 2:22" parsed="|Prov|2|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.2.22" />
<sup>22</sup> por të pabesët do të shfarosen nga toka dhe shkelësit do të hiqen prej saj.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 3" progress="53.27%" prev="Prov.2" next="Prov.4" id="Prov.3">
<h3 id="Prov.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Prov.3-p1">
<scripture passage="Prov 3:1" parsed="|Prov|3|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.1" />
<sup>1</sup> Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia,
<scripture passage="Prov 3:2" parsed="|Prov|3|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.2" />
<sup>2</sup> sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete dhe paqeje.
<scripture passage="Prov 3:3" parsed="|Prov|3|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.3" />
<sup>3</sup> Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate;
<scripture passage="Prov 3:4" parsed="|Prov|3|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.4" />
<sup>4</sup> do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve.
<scripture passage="Prov 3:5" parsed="|Prov|3|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.5" />
<sup>5</sup> Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;
<scripture passage="Prov 3:6" parsed="|Prov|3|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.6" />
<sup>6</sup> pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.
<scripture passage="Prov 3:7" parsed="|Prov|3|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.7" />
<sup>7</sup> Mos e mbaj veten të ditur në sytë e tu, ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja;
<scripture passage="Prov 3:8" parsed="|Prov|3|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.8" />
<sup>8</sup> kjo do të jetë shërim për nervat e tua dhe freskim për kockat e tua.
<scripture passage="Prov 3:9" parsed="|Prov|3|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.9" />
<sup>9</sup> Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke;
<scripture passage="Prov 3:10" parsed="|Prov|3|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.10" />
<sup>10</sup> hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht.
<scripture passage="Prov 3:11" parsed="|Prov|3|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.11" />
<sup>11</sup> Biri im, mos e përçmo ndëshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij,
<scripture passage="Prov 3:12" parsed="|Prov|3|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.12" />
<sup>12</sup> sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen.
<scripture passage="Prov 3:13" parsed="|Prov|3|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.13" />
<sup>13</sup> Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen.
<scripture passage="Prov 3:14" parsed="|Prov|3|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.14" />
<sup>14</sup> Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar.
<scripture passage="Prov 3:15" parsed="|Prov|3|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.15" />
<sup>15</sup> Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.
<scripture passage="Prov 3:16" parsed="|Prov|3|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.16" />
<sup>16</sup> Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj.
<scripture passage="Prov 3:17" parsed="|Prov|3|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.17" />
<sup>17</sup> Rrugët e saj janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja.
<scripture passage="Prov 3:18" parsed="|Prov|3|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.18" />
<sup>18</sup> Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.
<scripture passage="Prov 3:19" parsed="|Prov|3|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.19" />
<sup>19</sup> Me diturinë Zoti krijoi tokën dhe me zgjuarësinë i bëri të qëndrueshëm qiejtë.
<scripture passage="Prov 3:20" parsed="|Prov|3|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.20" />
<sup>20</sup> Me diturinë e tij u hapën humnerat dhe retë japin vesë.
<scripture passage="Prov 3:21" parsed="|Prov|3|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.21" />
<sup>21</sup> Biri im, këto gjëra mos u largofshin kurrë nga sytë e tu. Mbaje diturinë dhe të menduarit.
<scripture passage="Prov 3:22" parsed="|Prov|3|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.22" />
<sup>22</sup> Ato do të jenë jetë për shpirtin tënd dhe një zbukurim në qafën tënde.
<scripture passage="Prov 3:23" parsed="|Prov|3|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.23" />
<sup>23</sup> Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet.
<scripture passage="Prov 3:24" parsed="|Prov|3|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.24" />
<sup>24</sup> Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël.
<scripture passage="Prov 3:25" parsed="|Prov|3|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.25" />
<sup>25</sup> Nuk do të druash llahtarën e papritur, as shkatërrimin e të pabesëve kur do të ndodhë,
<scripture passage="Prov 3:26" parsed="|Prov|3|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.26" />
<sup>26</sup> sepse Zoti do të jetë pranë teje dhe do të pengojë që këmba jote të kapet në ndonjë lak.
<scripture passage="Prov 3:27" parsed="|Prov|3|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.27" />
<sup>27</sup> Mos i refuzo të mirën atij që i takon, kur e ke në dorë ta bësh.
<scripture passage="Prov 3:28" parsed="|Prov|3|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.28" />
<sup>28</sup> Mos i thuaj të afërmit tënd: "Shko dhe kthehu; do të të jap nesër", kur e ke me vete gjënë e nevojshme.
<scripture passage="Prov 3:29" parsed="|Prov|3|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.29" />
<sup>29</sup> Mos kurdis asnjë të keqe kundër të afërmit tënd, ndërsa ai banon me besim bashkë me ty.
<scripture passage="Prov 3:30" parsed="|Prov|3|30|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.30" />
<sup>30</sup> Mos bëj padi kundër askujt pa shkak; po të jetë se nuk të ka bërë asnjë të keqe.
<scripture passage="Prov 3:31" parsed="|Prov|3|31|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.31" />
<sup>31</sup> Mos ki zili njeriun e dhunshëm dhe mos zgjidh asnjë nga rrugët e tij,
<scripture passage="Prov 3:32" parsed="|Prov|3|32|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.32" />
<sup>32</sup> sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm.
<scripture passage="Prov 3:33" parsed="|Prov|3|33|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.33" />
<sup>33</sup> Mallkimi i Zotit është në shtëpinë e të pabesit, por ai bekon banesën e të drejtëve.
<scripture passage="Prov 3:34" parsed="|Prov|3|34|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.34" />
<sup>34</sup> Me siguri ai tallet me tallësit, por i fal të përvuajturit.
<scripture passage="Prov 3:35" parsed="|Prov|3|35|0|0" osisRef="Bible:Prov.3.35" />
<sup>35</sup> Njerëzit e urtë do të trashëgojnë lavdinë, por poshtërsia do të jetë trashëgimia e atyre që nuk kanë mend.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 4" progress="53.34%" prev="Prov.3" next="Prov.5" id="Prov.4">
<h3 id="Prov.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Prov.4-p1">
<scripture passage="Prov 4:1" parsed="|Prov|4|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.1" />
<sup>1</sup> Dëgjoni, o bij, mësimet e një ati dhe tregoni kujdes që të mësoni të gjykoni,
<scripture passage="Prov 4:2" parsed="|Prov|4|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.2" />
<sup>2</sup> sepse ju jap një doktrinë të mirë; mos braktisni ligjin tim.
<scripture passage="Prov 4:3" parsed="|Prov|4|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.3" />
<sup>3</sup> Kur isha ende fëmijë pranë atit tim, njomëzak dhe i dashur në sytë e nënes sime,
<scripture passage="Prov 4:4" parsed="|Prov|4|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.4" />
<sup>4</sup> ai më mësonte dhe më thoshte: "Zemra jote të kujtojë fjalët e mia; ruaji urdhërimet e mia dhe do të jetosh.
<scripture passage="Prov 4:5" parsed="|Prov|4|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.5" />
<sup>5</sup> Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalët e gojës sime dhe mos u largo prej tyre;
<scripture passage="Prov 4:6" parsed="|Prov|4|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.6" />
<sup>6</sup> mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë.
<scripture passage="Prov 4:7" parsed="|Prov|4|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.7" />
<sup>7</sup> Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë.
<scripture passage="Prov 4:8" parsed="|Prov|4|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.8" />
<sup>8</sup> Përlëvdoje dhe ajo do të të lartësojë, ajo do të të japë lavdi, po qe se ti e përvehtëson.
<scripture passage="Prov 4:9" parsed="|Prov|4|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.9" />
<sup>9</sup> Ajo do të të vërë mbi kokën tënde një stoli prej nuri, do të të rrethojë me një kurorë lavdie".
<scripture passage="Prov 4:10" parsed="|Prov|4|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.10" />
<sup>10</sup> Dëgjo, biri im, pranoji fjalët e mia dhe vitet e jetës sate do të shumohen.
<scripture passage="Prov 4:11" parsed="|Prov|4|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.11" />
<sup>11</sup> Të kam mësuar në rrugën e diturisë, të kam udhëhequr nëpër shtigjet e ndershmërisë.
<scripture passage="Prov 4:12" parsed="|Prov|4|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.12" />
<sup>12</sup> Kur do të ecësh, hapat e tua nuk do të pengohen; kur do të vraposh, nuk do të pengohesh.
<scripture passage="Prov 4:13" parsed="|Prov|4|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.13" />
<sup>13</sup> Rroke mirë këtë mësim, mos e lër që të shkojë kot; ruaje, sepse ai është jeta jote.
<scripture passage="Prov 4:14" parsed="|Prov|4|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.14" />
<sup>14</sup> Mos hyr në shtegun e të pabesëve dhe mos ec në rrugën e njerëzve të këqij;
<scripture passage="Prov 4:15" parsed="|Prov|4|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.15" />
<sup>15</sup> evitoje atë, mos kalo nëpër të; largoju prej saj dhe shko tutje.
<scripture passage="Prov 4:16" parsed="|Prov|4|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.16" />
<sup>16</sup> Sepse ata nuk mund të flenë, po të mos kenë bërë të keqen; gjumi i tyre zhduket po të jetë se nuk kanë rrëzuar dikë;
<scripture passage="Prov 4:17" parsed="|Prov|4|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.17" />
<sup>17</sup> ata hanë bukën e paudhësisë dhe pinë verën e dhunës.
<scripture passage="Prov 4:18" parsed="|Prov|4|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.18" />
<sup>18</sup> Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më mirë deri sa të bëhet ditë e plotë.
<scripture passage="Prov 4:19" parsed="|Prov|4|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.19" />
<sup>19</sup> Rruga e të pabesëve është si terri; ata nuk shohin atë që do t'i rrëzojë.
<scripture passage="Prov 4:20" parsed="|Prov|4|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.20" />
<sup>20</sup> Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, dëgjo thëniet e mia;
<scripture passage="Prov 4:21" parsed="|Prov|4|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.21" />
<sup>21</sup> mos u largofshin kurrë nga sytë e tu, ruaji në qendër të zemrës sate;
<scripture passage="Prov 4:22" parsed="|Prov|4|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.22" />
<sup>22</sup> sepse janë jetë për ata që i gjejnë, shërim për të gjithë trupin e tyre.
<scripture passage="Prov 4:23" parsed="|Prov|4|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.23" />
<sup>23</sup> Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.
<scripture passage="Prov 4:24" parsed="|Prov|4|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.24" />
<sup>24</sup> Hiq dorë nga e folura me hile dhe largo prej teje buzët e çoroditura.
<scripture passage="Prov 4:25" parsed="|Prov|4|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.25" />
<sup>25</sup> Sytë e tu le të shohin drejt dhe qepallat e tua të synojnë drejt para teje.
<scripture passage="Prov 4:26" parsed="|Prov|4|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.26" />
<sup>26</sup> Sheshoje shtegun e këmbëve të tua, dhe të gjitha rrugët e tua qofshin të caktuara mirë.
<scripture passage="Prov 4:27" parsed="|Prov|4|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.4.27" />
<sup>27</sup> Mos u shmang as në të djathtë as në të majtë; tërhiqe këmbën tënde nga e keqja.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 5" progress="53.40%" prev="Prov.4" next="Prov.6" id="Prov.5">
<h3 id="Prov.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Prov.5-p1">
<scripture passage="Prov 5:1" parsed="|Prov|5|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.1" />
<sup>1</sup> Biri im, ki kujdes për diturinë time, vëri veshin arsyetimit tim,
<scripture passage="Prov 5:2" parsed="|Prov|5|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.2" />
<sup>2</sup> me qëllim që ti të ruash gjykimin dhe buzët e tua të fiksojnë diturinë.
<scripture passage="Prov 5:3" parsed="|Prov|5|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.3" />
<sup>3</sup> Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji;
<scripture passage="Prov 5:4" parsed="|Prov|5|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.4" />
<sup>4</sup> por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa.
<scripture passage="Prov 5:5" parsed="|Prov|5|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.5" />
<sup>5</sup> Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol.
<scripture passage="Prov 5:6" parsed="|Prov|5|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.6" />
<sup>6</sup> Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton.
<scripture passage="Prov 5:7" parsed="|Prov|5|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.7" />
<sup>7</sup> Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime.
<scripture passage="Prov 5:8" parsed="|Prov|5|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.8" />
<sup>8</sup> Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj,
<scripture passage="Prov 5:9" parsed="|Prov|5|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.9" />
<sup>9</sup> për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë.
<scripture passage="Prov 5:10" parsed="|Prov|5|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.10" />
<sup>10</sup> Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji,
<scripture passage="Prov 5:11" parsed="|Prov|5|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.11" />
<sup>11</sup> dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar,
<scripture passage="Prov 5:12" parsed="|Prov|5|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.12" />
<sup>12</sup> dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?
<scripture passage="Prov 5:13" parsed="|Prov|5|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.13" />
<sup>13</sup> Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin.
<scripture passage="Prov 5:14" parsed="|Prov|5|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.14" />
<sup>14</sup> U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".
<scripture passage="Prov 5:15" parsed="|Prov|5|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.15" />
<sup>15</sup> Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd.
<scripture passage="Prov 5:16" parsed="|Prov|5|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.16" />
<sup>16</sup> A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?
<scripture passage="Prov 5:17" parsed="|Prov|5|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.17" />
<sup>17</sup> Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty.
<scripture passage="Prov 5:18" parsed="|Prov|5|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.18" />
<sup>18</sup> Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.
<scripture passage="Prov 5:19" parsed="|Prov|5|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.19" />
<sup>19</sup> Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.
<scripture passage="Prov 5:20" parsed="|Prov|5|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.20" />
<sup>20</sup> Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje?
<scripture passage="Prov 5:21" parsed="|Prov|5|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.21" />
<sup>21</sup> Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij.
<scripture passage="Prov 5:22" parsed="|Prov|5|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.22" />
<sup>22</sup> I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij.
<scripture passage="Prov 5:23" parsed="|Prov|5|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.5.23" />
<sup>23</sup> Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 6" progress="53.45%" prev="Prov.5" next="Prov.7" id="Prov.6">
<h3 id="Prov.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Prov.6-p1">
<scripture passage="Prov 6:1" parsed="|Prov|6|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.1" />
<sup>1</sup> Biri im, në qoftë se je bërë garant për të afërmin tënd, në rast se ke dhënë dorën si garanci për një të huaj,
<scripture passage="Prov 6:2" parsed="|Prov|6|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.2" />
<sup>2</sup> je zënë në lakun e fjalëve të gojës sate, je zënë nga fjalët e gojës sate.
<scripture passage="Prov 6:3" parsed="|Prov|6|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.3" />
<sup>3</sup> Bëj këtë, pra, biri im, dhe shpengohu, sepse ke rënë në duart e të afërmit tënd. Shko, hidhu në këmbët e tij dhe ngul këmbë me të madhe te i afërmi yt.
<scripture passage="Prov 6:4" parsed="|Prov|6|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.4" />
<sup>4</sup> Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave të tua;
<scripture passage="Prov 6:5" parsed="|Prov|6|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.5" />
<sup>5</sup> çlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij që kap zogjtë.
<scripture passage="Prov 6:6" parsed="|Prov|6|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.6" />
<sup>6</sup> Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.
<scripture passage="Prov 6:7" parsed="|Prov|6|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.7" />
<sup>7</sup> Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot;
<scripture passage="Prov 6:8" parsed="|Prov|6|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.8" />
<sup>8</sup> e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes.
<scripture passage="Prov 6:9" parsed="|Prov|6|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.9" />
<sup>9</sup> Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt?
<scripture passage="Prov 6:10" parsed="|Prov|6|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.10" />
<sup>10</sup> Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t'u çlodhur,
<scripture passage="Prov 6:11" parsed="|Prov|6|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.11" />
<sup>11</sup> kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur.
<scripture passage="Prov 6:12" parsed="|Prov|6|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.12" />
<sup>12</sup> Njeriu pa vlerë, njeriu i keq, ecën me një gojë të çoroditur;
<scripture passage="Prov 6:13" parsed="|Prov|6|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.13" />
<sup>13</sup> luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta;
<scripture passage="Prov 6:14" parsed="|Prov|6|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.14" />
<sup>14</sup> ka ligësi në zemër, kurdis vazhdimisht të keqen dhe mbjell grindje.
<scripture passage="Prov 6:15" parsed="|Prov|6|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.15" />
<sup>15</sup> Prandaj shkatërrimi i tij do të vijë papritur, në një çast do të shkatërrohet pa rrugëdalje tjetër.
<scripture passage="Prov 6:16" parsed="|Prov|6|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.16" />
<sup>16</sup> Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:
<scripture passage="Prov 6:17" parsed="|Prov|6|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.17" />
<sup>17</sup> sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,
<scripture passage="Prov 6:18" parsed="|Prov|6|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.18" />
<sup>18</sup> zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,
<scripture passage="Prov 6:19" parsed="|Prov|6|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.19" />
<sup>19</sup> dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.
<scripture passage="Prov 6:20" parsed="|Prov|6|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.20" />
<sup>20</sup> Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate.
<scripture passage="Prov 6:21" parsed="|Prov|6|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.21" />
<sup>21</sup> Mbaji vazhdimisht të lidhura në zemrën tënde dhe fiksoji rreth qafës sate.
<scripture passage="Prov 6:22" parsed="|Prov|6|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.22" />
<sup>22</sup> Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty.
<scripture passage="Prov 6:23" parsed="|Prov|6|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.23" />
<sup>23</sup> Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës,
<scripture passage="Prov 6:24" parsed="|Prov|6|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.24" />
<sup>24</sup> për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj.
<scripture passage="Prov 6:25" parsed="|Prov|6|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.25" />
<sup>25</sup> Mos dëshiro në zemrën tënde bukurinë e saj dhe mos u rrëmbe nga qepallat e saj.
<scripture passage="Prov 6:26" parsed="|Prov|6|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.26" />
<sup>26</sup> Sepse për një prostitutë burri katandiset për një copë bukë, dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të një burri.
<scripture passage="Prov 6:27" parsed="|Prov|6|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.27" />
<sup>27</sup> A mund të mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit?
<scripture passage="Prov 6:28" parsed="|Prov|6|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.28" />
<sup>28</sup> A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij?
<scripture passage="Prov 6:29" parsed="|Prov|6|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.29" />
<sup>29</sup> Në këtë gjendje është ai që shkon tek gruaja e një tjetri; kush e prek nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
<scripture passage="Prov 6:30" parsed="|Prov|6|30|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.30" />
<sup>30</sup> Nuk përçmohet hajduti që vjedh për të shuar urinë kur është i uritur;
<scripture passage="Prov 6:31" parsed="|Prov|6|31|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.31" />
<sup>31</sup> por në rast se kapet në faj, duhet të kthejë shtatëfishin, dhe të japë tërë pasurinë e shtëpisë së tij.
<scripture passage="Prov 6:32" parsed="|Prov|6|32|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.32" />
<sup>32</sup> Por ai që kryen një shkelje kurore me një grua është një njeri pa mend; ai që bën një gjë të tillë shkatërron jetën e tij.
<scripture passage="Prov 6:33" parsed="|Prov|6|33|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.33" />
<sup>33</sup> Do të gjejë plagë dhe përçmim, dhe turpi i tij nuk do t'i hiqet kurrë.
<scripture passage="Prov 6:34" parsed="|Prov|6|34|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.34" />
<sup>34</sup> sepse xhelozia e tërbon bashkëshortin, që do të jetë i pamëshirshëm ditën e hakmarrjes.
<scripture passage="Prov 6:35" parsed="|Prov|6|35|0|0" osisRef="Bible:Prov.6.35" />
<sup>35</sup> Ai nuk do të pranojë asnjë shpërblim dhe nuk do të kënaqet, edhe sikur t'i bëjnë shumë dhurata.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 7" progress="53.52%" prev="Prov.6" next="Prov.8" id="Prov.7">
<h3 id="Prov.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Prov.7-p1">
<scripture passage="Prov 7:1" parsed="|Prov|7|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.1" />
<sup>1</sup> Biri im, ruaji fjalët e mia dhe urdhërimet e mia në veten tënde,
<scripture passage="Prov 7:2" parsed="|Prov|7|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.2" />
<sup>2</sup> Ruaji urdhërimet e mia dhe ke për të jetuar; ruaji mësimet e mia si bebja e syve të tu.
<scripture passage="Prov 7:3" parsed="|Prov|7|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.3" />
<sup>3</sup> Lidhi ndër gishta, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate.
<scripture passage="Prov 7:4" parsed="|Prov|7|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.4" />
<sup>4</sup> Thuaji diturisë: "Ti je motra ime" dhe quaje "shok" gjykimin,
<scripture passage="Prov 7:5" parsed="|Prov|7|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.5" />
<sup>5</sup> me qëllim që të të ruajnë nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj që përdor fjalë lajkatare.
<scripture passage="Prov 7:6" parsed="|Prov|7|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.6" />
<sup>6</sup> Nga dritarja e shtëpisë sime shikoja nëpër parmakët prej hekuri
<scripture passage="Prov 7:7" parsed="|Prov|7|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.7" />
<sup>7</sup> dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s'kishte gjykim,
<scripture passage="Prov 7:8" parsed="|Prov|7|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.8" />
<sup>8</sup> që kalonte nëpër rrugë pranë qoshes të gruas së huaj dhe drejtohej nga shtëpia e saj,
<scripture passage="Prov 7:9" parsed="|Prov|7|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.9" />
<sup>9</sup> në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët.
<scripture passage="Prov 7:10" parsed="|Prov|7|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.10" />
<sup>10</sup> I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake;
<scripture passage="Prov 7:11" parsed="|Prov|7|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.11" />
<sup>11</sup> ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t'i mbajë këmbët në shtëpinë e saj;
<scripture passage="Prov 7:12" parsed="|Prov|7|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.12" />
<sup>12</sup> herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe.
<scripture passage="Prov 7:13" parsed="|Prov|7|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.13" />
<sup>13</sup> Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha:
<scripture passage="Prov 7:14" parsed="|Prov|7|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.14" />
<sup>14</sup> "Duhet të bëja flijimet e falenderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia;
<scripture passage="Prov 7:15" parsed="|Prov|7|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.15" />
<sup>15</sup> prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta.
<scripture passage="Prov 7:16" parsed="|Prov|7|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.16" />
<sup>16</sup> E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti;
<scripture passage="Prov 7:17" parsed="|Prov|7|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.17" />
<sup>17</sup> e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë.
<scripture passage="Prov 7:18" parsed="|Prov|7|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.18" />
<sup>18</sup> Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie,
<scripture passage="Prov 7:19" parsed="|Prov|7|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.19" />
<sup>19</sup> sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë;
<scripture passage="Prov 7:20" parsed="|Prov|7|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.20" />
<sup>20</sup> ka marrë me vete një thes të vogël me pare dhe do të kthehet në shtëpi vetëm kur të jetë hëna e plotë".
<scripture passage="Prov 7:21" parsed="|Prov|7|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.21" />
<sup>21</sup> Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj.
<scripture passage="Prov 7:22" parsed="|Prov|7|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.22" />
<sup>22</sup> Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait,
<scripture passage="Prov 7:23" parsed="|Prov|7|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.23" />
<sup>23</sup> deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij.
<scripture passage="Prov 7:24" parsed="|Prov|7|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.24" />
<sup>24</sup> Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime.
<scripture passage="Prov 7:25" parsed="|Prov|7|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.25" />
<sup>25</sup> Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj,
<scripture passage="Prov 7:26" parsed="|Prov|7|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.26" />
<sup>26</sup> sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë.
<scripture passage="Prov 7:27" parsed="|Prov|7|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.7.27" />
<sup>27</sup> Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 8" progress="53.57%" prev="Prov.7" next="Prov.9" id="Prov.8">
<h3 id="Prov.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Prov.8-p1">
<scripture passage="Prov 8:1" parsed="|Prov|8|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.1" />
<sup>1</sup> A nuk bërtet vallë dituria dhe maturia a nuk e bën zërin e saj të dëgjohet?
<scripture passage="Prov 8:2" parsed="|Prov|8|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.2" />
<sup>2</sup> Ajo qëndron në këmbë mbi majën e lartësive, gjatë rrugës, në kryqëzimet e rrugëve;
<scripture passage="Prov 8:3" parsed="|Prov|8|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.3" />
<sup>3</sup> bërtet pranë portave, në hyrje të qyteteve, në prag të dyerve;
<scripture passage="Prov 8:4" parsed="|Prov|8|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.4" />
<sup>4</sup> "Ju drejtohem juve, o njerëz dhe zëri im u drejtohet bijve të njeriut.
<scripture passage="Prov 8:5" parsed="|Prov|8|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.5" />
<sup>5</sup> Kuptoni, o njerëz të thjeshtë, maturinë, dhe ju, njerëz pa mend, kini një zemër të urtë.
<scripture passage="Prov 8:6" parsed="|Prov|8|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.6" />
<sup>6</sup> Më dëgjoni, sepse do të flas për gjëra të rëndësishme dhe buzët e mia do të hapen për të thënë gjëra të drejta.
<scripture passage="Prov 8:7" parsed="|Prov|8|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.7" />
<sup>7</sup> Sepse goja ime do të shpallë të vërtetën; pabesia është e neveritshme për buzët e mia.
<scripture passage="Prov 8:8" parsed="|Prov|8|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.8" />
<sup>8</sup> Të gjitha fjalët e gojës sime janë të drejta, në to nuk ka asgjë të shtrembër dhe të çoroditur.
<scripture passage="Prov 8:9" parsed="|Prov|8|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.9" />
<sup>9</sup> Janë të gjitha të drejta për atë që ka mend dhe për ata që kanë gjetur dijen.
<scripture passage="Prov 8:10" parsed="|Prov|8|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.10" />
<sup>10</sup> Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur,
<scripture passage="Prov 8:11" parsed="|Prov|8|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.11" />
<sup>11</sup> sepse dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të.
<scripture passage="Prov 8:12" parsed="|Prov|8|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.12" />
<sup>12</sup> Unë, dituria, rri me maturinë dhe e gjej dijen në meditim.
<scripture passage="Prov 8:13" parsed="|Prov|8|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.13" />
<sup>13</sup> Frika e Zotit është të urresh të keqen; unë e urrej kryelartësinë, arrogancën, rrugën e keqe dhe gojën e çoroditur.
<scripture passage="Prov 8:14" parsed="|Prov|8|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.14" />
<sup>14</sup> Mua më takon mendimi dhe dituria e vërtetë; unë jam zgjuarsia, mua më përket forca.
<scripture passage="Prov 8:15" parsed="|Prov|8|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.15" />
<sup>15</sup> Nëpërmjet meje mbretërojnë mbretërit dhe princat vendosin drejtësinë.
<scripture passage="Prov 8:16" parsed="|Prov|8|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.16" />
<sup>16</sup> Nëpërmjet meje qeverisin krerët, fisnikët, tërë gjykatësit e tokës.
<scripture passage="Prov 8:17" parsed="|Prov|8|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.17" />
<sup>17</sup> Unë i dua ata që më duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë.
<scripture passage="Prov 8:18" parsed="|Prov|8|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.18" />
<sup>18</sup> Me mua janë pasuria dhe lavdia, pasuria që zgjat dhe drejtësia.
<scripture passage="Prov 8:19" parsed="|Prov|8|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.19" />
<sup>19</sup> Fryti im është më i mirë se ari, po, se ari i kulluar, dhe prodhimi im më tepër se argjendi i zgjedhur.
<scripture passage="Prov 8:20" parsed="|Prov|8|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.20" />
<sup>20</sup> Unë eci në rrugën e drejtësisë, në mes të shtigjeve të drejtësisë,
<scripture passage="Prov 8:21" parsed="|Prov|8|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.21" />
<sup>21</sup> për t'i bërë ata që më duan të trashëgojnë pasurinë e vërtetë dhe për të mbushur thesaret e tyre.
<scripture passage="Prov 8:22" parsed="|Prov|8|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.22" />
<sup>22</sup> Zoti më zotëroi në fillim të rrugës së tij, përpara veprave të tij më të lashta.
<scripture passage="Prov 8:23" parsed="|Prov|8|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.23" />
<sup>23</sup> U vendosa nga amshimi, që në krye, para se toka të ekzistonte.
<scripture passage="Prov 8:24" parsed="|Prov|8|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.24" />
<sup>24</sup> Më prodhuan kur nuk kishte ende humnera, kur nuk kishte burime me ujë të bollshëm.
<scripture passage="Prov 8:25" parsed="|Prov|8|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.25" />
<sup>25</sup> Më prodhuan para se themelet e maleve të ishin përforcuar, para kodrinave,
<scripture passage="Prov 8:26" parsed="|Prov|8|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.26" />
<sup>26</sup> kur nuk kishte sajuar ende as tokën, as fushat dhe as plisat e para të dheut.
<scripture passage="Prov 8:27" parsed="|Prov|8|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.27" />
<sup>27</sup> Kur ai fiksonte qiejtë, unë isha aty; kur bënte një rreth mbi sipërfaqen e humnerës,
<scripture passage="Prov 8:28" parsed="|Prov|8|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.28" />
<sup>28</sup> kur i bënte të qëndrueshëm qiejtë e epërm, kur përforconte burimet e humnerës,
<scripture passage="Prov 8:29" parsed="|Prov|8|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.29" />
<sup>29</sup> kur i caktonte detit caqet e tij në mënyrë që ujërat të mos kalonin përtej urdhërit të tij, kur vendoste themelet e dheut,
<scripture passage="Prov 8:30" parsed="|Prov|8|30|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.30" />
<sup>30</sup> unë isha pranë tij si një arkitekt, isha çdo ditë kënaqësia e tij, duke u gëzuar çdo çast para tij;
<scripture passage="Prov 8:31" parsed="|Prov|8|31|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.31" />
<sup>31</sup> kënaqesha në pjesën e banueshme të botës dhe gjeja ëndjen time me bijtë e njerëzve.
<scripture passage="Prov 8:32" parsed="|Prov|8|32|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.32" />
<sup>32</sup> Tani, pra, më dëgjoni, o bij; lum ata që ndjekin rrugët e mia!
<scripture passage="Prov 8:33" parsed="|Prov|8|33|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.33" />
<sup>33</sup> Dëgjoni këto mësime, tregohuni të urtë dhe mos i hidhni poshtë!
<scripture passage="Prov 8:34" parsed="|Prov|8|34|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.34" />
<sup>34</sup> Lum ai njeri që më dëgjon, duke u gdhirë çdo ditë te portat e mia dhe duke ruajtur shtalkat e portave të mia.
<scripture passage="Prov 8:35" parsed="|Prov|8|35|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.35" />
<sup>35</sup> Sepse ai që më gjen, gjen jetën, dhe siguron përkrahjen e Zotit.
<scripture passage="Prov 8:36" parsed="|Prov|8|36|0|0" osisRef="Bible:Prov.8.36" />
<sup>36</sup> Por ai që mëkaton kundër meje, i bën të keqe vetvetes; të gjithë ata që më urrejnë duan vdekjen".
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 9" progress="53.65%" prev="Prov.8" next="Prov.10" id="Prov.9">
<h3 id="Prov.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Prov.9-p1">
<scripture passage="Prov 9:1" parsed="|Prov|9|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.1" />
<sup>1</sup> Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj.
<scripture passage="Prov 9:2" parsed="|Prov|9|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.2" />
<sup>2</sup> Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj.
<scripture passage="Prov 9:3" parsed="|Prov|9|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.3" />
<sup>3</sup> Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret:
<scripture passage="Prov 9:4" parsed="|Prov|9|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.4" />
<sup>4</sup> "Ai që është budalla të vijë këtu!". Atij që i mungon gjykimi i thotë:
<scripture passage="Prov 9:5" parsed="|Prov|9|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.5" />
<sup>5</sup> "Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier.
<scripture passage="Prov 9:6" parsed="|Prov|9|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.6" />
<sup>6</sup> Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes".
<scripture passage="Prov 9:7" parsed="|Prov|9|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.7" />
<sup>7</sup> Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara.
<scripture passage="Prov 9:8" parsed="|Prov|9|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.8" />
<sup>8</sup> Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.
<scripture passage="Prov 9:9" parsed="|Prov|9|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.9" />
<sup>9</sup> Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij.
<scripture passage="Prov 9:10" parsed="|Prov|9|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.10" />
<sup>10</sup> Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia.
<scripture passage="Prov 9:11" parsed="|Prov|9|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.11" />
<sup>11</sup> Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete.
<scripture passage="Prov 9:12" parsed="|Prov|9|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.12" />
<sup>12</sup> Në rast se je i urtë, je i urtë për veten tënde; në rast se je tallës, pasojat do t'i kesh vetëm ti.
<scripture passage="Prov 9:13" parsed="|Prov|9|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.13" />
<sup>13</sup> Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë.
<scripture passage="Prov 9:14" parsed="|Prov|9|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.14" />
<sup>14</sup> Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit,
<scripture passage="Prov 9:15" parsed="|Prov|9|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.15" />
<sup>15</sup> për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre:
<scripture passage="Prov 9:16" parsed="|Prov|9|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.16" />
<sup>16</sup> "Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë:
<scripture passage="Prov 9:17" parsed="|Prov|9|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.17" />
<sup>17</sup> "Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme".
<scripture passage="Prov 9:18" parsed="|Prov|9|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.9.18" />
<sup>18</sup> Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 10" progress="53.68%" prev="Prov.9" next="Prov.11" id="Prov.10">
<h3 id="Prov.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Prov.10-p1">
<scripture passage="Prov 10:1" parsed="|Prov|10|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.1" />
<sup>1</sup> Fjalët e urta të Salomonit. Një fëmijë e urtë e gëzon të atin, por një fëmijë budalla i shkakton vuajtje nënes së vet.
<scripture passage="Prov 10:2" parsed="|Prov|10|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.2" />
<sup>2</sup> Thesaret e padrejtësisë nuk japin dobi, por drejtësia të çliron nga vdekja.
<scripture passage="Prov 10:3" parsed="|Prov|10|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.3" />
<sup>3</sup> Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria, por hedh poshtë dëshirën e të pabesëve.
<scripture passage="Prov 10:4" parsed="|Prov|10|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.4" />
<sup>4</sup> Kush punon me dorë përtace varfërohet, por dora e njerëzve të zellshëm të bën të pasurohesh.
<scripture passage="Prov 10:5" parsed="|Prov|10|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.5" />
<sup>5</sup> Ai që mbledh gjatë verës është një bir i matur, por ai që fle në kohën e korrjeve është një bir që të mbulon me turp.
<scripture passage="Prov 10:6" parsed="|Prov|10|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.6" />
<sup>6</sup> Ka bekime mbi kokën e të drejtit, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve.
<scripture passage="Prov 10:7" parsed="|Prov|10|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.7" />
<sup>7</sup> Kujtimi i të drejtit është në bekim, por emri i të pabesit do të kalbet.
<scripture passage="Prov 10:8" parsed="|Prov|10|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.8" />
<sup>8</sup> Zemërurti i pranon urdhërimet, por fjalamani budalla do të rrëzohet.
<scripture passage="Prov 10:9" parsed="|Prov|10|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.9" />
<sup>9</sup> Ai që ecën në ndershmëri ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t'u zbuluar.
<scripture passage="Prov 10:10" parsed="|Prov|10|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.10" />
<sup>10</sup> Kush e shkel syrin shkakton vuajtje, por fjalamani budalla do të rrëzohet.
<scripture passage="Prov 10:11" parsed="|Prov|10|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.11" />
<sup>11</sup> Goja e të drejtit është një burim jete, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve.
<scripture passage="Prov 10:12" parsed="|Prov|10|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.12" />
<sup>12</sup> Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha fajet.
<scripture passage="Prov 10:13" parsed="|Prov|10|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.13" />
<sup>13</sup> Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend.
<scripture passage="Prov 10:14" parsed="|Prov|10|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.14" />
<sup>14</sup> Të urtët grumbullojnë njohuri, por goja e budallait është një shkatërrim i shpejtë.
<scripture passage="Prov 10:15" parsed="|Prov|10|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.15" />
<sup>15</sup> Begatia e të pasurit është qyteti i tij i fortë; shkatërrimi i të varfërit është varfëria e tyre.
<scripture passage="Prov 10:16" parsed="|Prov|10|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.16" />
<sup>16</sup> Puna e të drejtit i shërben jetës, fitimi i të pabesit mëkatit.
<scripture passage="Prov 10:17" parsed="|Prov|10|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.17" />
<sup>17</sup> Kush ruan mësimet është në rrugën e jetës; por kush nuk pranon kritikën humb.
<scripture passage="Prov 10:18" parsed="|Prov|10|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.18" />
<sup>18</sup> Kush e maskon urrejtjen ka buzë gënjeshtare dhe ai që përhap shpifje është budalla.
<scripture passage="Prov 10:19" parsed="|Prov|10|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.19" />
<sup>19</sup> Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë.
<scripture passage="Prov 10:20" parsed="|Prov|10|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.20" />
<sup>20</sup> Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur, por zemra e të pabesëve vlen pak.
<scripture passage="Prov 10:21" parsed="|Prov|10|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.21" />
<sup>21</sup> Buzët e të drejtit ushqejnë mjaft njerëz, por budallenjtë vdesin sepse nuk kanë mend.
<scripture passage="Prov 10:22" parsed="|Prov|10|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.22" />
<sup>22</sup> Bekimi i Zotit pasuron dhe ai nuk shton asnjë vuajtje.
<scripture passage="Prov 10:23" parsed="|Prov|10|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.23" />
<sup>23</sup> Kryerja e një kobi për budallanë është si një zbavitje; kështu është dituria për njeriun që ka mend.
<scripture passage="Prov 10:24" parsed="|Prov|10|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.24" />
<sup>24</sup> Të pabesit i ndodh ajo nga e cila trembet, por njerëzve të drejtë u jepet ajo që dëshirojnë.
<scripture passage="Prov 10:25" parsed="|Prov|10|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.25" />
<sup>25</sup> Kur kalon furtuna, i pabesi nuk është më, por i drejti ka një themel të përjetshëm.
<scripture passage="Prov 10:26" parsed="|Prov|10|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.26" />
<sup>26</sup> Ashtu si uthulla për dhëmbët dhe tymi për sytë, kështu është dembeli për ata që e dërgojnë.
<scripture passage="Prov 10:27" parsed="|Prov|10|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.27" />
<sup>27</sup> Frika e Zotit i zgjat ditët, por vitet e të pabesit do të shkurtohen.
<scripture passage="Prov 10:28" parsed="|Prov|10|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.28" />
<sup>28</sup> Shpresa e të drejtëve është gëzimi, por pritja e të pabesëve do të zhduket.
<scripture passage="Prov 10:29" parsed="|Prov|10|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.29" />
<sup>29</sup> Rruga e Zotit është një kala për njeriun e ndershëm, por është shkatërrim për ata që kryejnë padrejtësi.
<scripture passage="Prov 10:30" parsed="|Prov|10|30|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.30" />
<sup>30</sup> I drejti nuk do të lëvizet kurrë, por të pabesët nuk do të banojnë në tokë.
<scripture passage="Prov 10:31" parsed="|Prov|10|31|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.31" />
<sup>31</sup> Goja e të drejtit prodhon dituri, por gjuha e çoroditur do të pritet.
<scripture passage="Prov 10:32" parsed="|Prov|10|32|0|0" osisRef="Bible:Prov.10.32" />
<sup>32</sup> Buzët e të drejtit njohin atë që është e pranueshme; por goja e të pabesëve njeh vetëm gjëra të çoroditura.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 11" progress="53.75%" prev="Prov.10" next="Prov.12" id="Prov.11">
<h3 id="Prov.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Prov.11-p1">
<scripture passage="Prov 11:1" parsed="|Prov|11|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.1" />
<sup>1</sup> Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin, por peshimi i saktë i pëlqen.
<scripture passage="Prov 11:2" parsed="|Prov|11|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.2" />
<sup>2</sup> Kur vjen kryelartësia, vjen edhe turpi; por dituria është me njerëzit e thjeshtë.
<scripture passage="Prov 11:3" parsed="|Prov|11|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.3" />
<sup>3</sup> Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria, por ligësia e të pabesëve do t'i shkatërrojë këta.
<scripture passage="Prov 11:4" parsed="|Prov|11|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.4" />
<sup>4</sup> Pasuritë nuk sjellin dobi ditën e zemërimit, por drejtësia të shpëton nga vdekja.
<scripture passage="Prov 11:5" parsed="|Prov|11|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.5" />
<sup>5</sup> Drejtësia e njeriut të ndershëm i hap rrugën, por i pabesi bie për shkak të paudhësisë së tij.
<scripture passage="Prov 11:6" parsed="|Prov|11|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.6" />
<sup>6</sup> Drejtësia e njerëzve të drejtë i çliron këta, por njerëzit e pabesë do të kapen nga vetë ligësia e tyre.
<scripture passage="Prov 11:7" parsed="|Prov|11|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.7" />
<sup>7</sup> Kur vdes një i pabesë, shpresa e tij humb dhe shpresa e njerëzve të padrejtë davaritet.
<scripture passage="Prov 11:8" parsed="|Prov|11|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.8" />
<sup>8</sup> I drejti çlirohet nga fatkeqësia, por i pabesi i zë vendin.
<scripture passage="Prov 11:9" parsed="|Prov|11|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.9" />
<sup>9</sup> Me gojën e tij hipokriti shkatërron të afërmin e tij, por të drejtët çlirohen për shkak të dijes së tyre.
<scripture passage="Prov 11:10" parsed="|Prov|11|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.10" />
<sup>10</sup> Kur të drejtët begatohen, qyteti gëzohet; por kur vdesin të pabesët, dëgjohen britma gëzimi.
<scripture passage="Prov 11:11" parsed="|Prov|11|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.11" />
<sup>11</sup> Nga bekimi i njerëzve të drejtë qyteti ngrihet, por goja e të pafeve e çon në shkatërrim.
<scripture passage="Prov 11:12" parsed="|Prov|11|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.12" />
<sup>12</sup> Kush e përbuz të afërmin e tij nuk ka mend, por njeriu i matur hesht.
<scripture passage="Prov 11:13" parsed="|Prov|11|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.13" />
<sup>13</sup> Kush shkon rreth e qark duke përfolur, nxjerr sekretet, por ai që ka një shpirt besnik i fsheh ato.
<scripture passage="Prov 11:14" parsed="|Prov|11|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.14" />
<sup>14</sup> Pa një udhëheqje të urtë populli bie, por gjen shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve.
<scripture passage="Prov 11:15" parsed="|Prov|11|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.15" />
<sup>15</sup> Kush bëhet garant për një të huaj do të pësojë dëmet e këtij veprimi, por ai që refuzon të japë dorën si garant është i sigurt.
<scripture passage="Prov 11:16" parsed="|Prov|11|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.16" />
<sup>16</sup> Gruaja e bukur fiton lavdinë dhe njerëzit e dhunshëm grumbullojnë pasuri.
<scripture passage="Prov 11:17" parsed="|Prov|11|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.17" />
<sup>17</sup> Njeriu i mëshirshëm i bën të mirë vetes, kurse njeriu mizor mundon mishin e tij.
<scripture passage="Prov 11:18" parsed="|Prov|11|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.18" />
<sup>18</sup> I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt.
<scripture passage="Prov 11:19" parsed="|Prov|11|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.19" />
<sup>19</sup> Ashtu si drejtësia të çon në jetë, kështu ai që shkon pas të keqes gjen vdekjen.
<scripture passage="Prov 11:20" parsed="|Prov|11|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.20" />
<sup>20</sup> Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai.
<scripture passage="Prov 11:21" parsed="|Prov|11|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.21" />
<sup>21</sup> Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë.
<scripture passage="Prov 11:22" parsed="|Prov|11|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.22" />
<sup>22</sup> Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend.
<scripture passage="Prov 11:23" parsed="|Prov|11|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.23" />
<sup>23</sup> Dëshira e të drejtëve është vetëm e mira, por shpresa e të pabesëve është zemërimi.
<scripture passage="Prov 11:24" parsed="|Prov|11|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.24" />
<sup>24</sup> Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër.
<scripture passage="Prov 11:25" parsed="|Prov|11|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.25" />
<sup>25</sup> Njeriu bujar do të pasurohet dhe ai që vadit do të vaditet gjithashtu.
<scripture passage="Prov 11:26" parsed="|Prov|11|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.26" />
<sup>26</sup> Populli mallkon atë që nuk pranon të japë grurin, por bekimi bie mbi kokën e atij që e shet.
<scripture passage="Prov 11:27" parsed="|Prov|11|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.27" />
<sup>27</sup> Kush kërkon me zell të mirën fiton dashamirësinë, por ai që kërkon të keqen, kjo do t'i bjerë mbi të.
<scripture passage="Prov 11:28" parsed="|Prov|11|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.28" />
<sup>28</sup> Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.
<scripture passage="Prov 11:29" parsed="|Prov|11|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.29" />
<sup>29</sup> Ai që bën rrëmujë në shtëpinë e vet do të trashëgojë erën, dhe budallai do të jetë shërbëtori i atij që është i urtë nga zemra.
<scripture passage="Prov 11:30" parsed="|Prov|11|30|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.30" />
<sup>30</sup> Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.
<scripture passage="Prov 11:31" parsed="|Prov|11|31|0|0" osisRef="Bible:Prov.11.31" />
<sup>31</sup> Ja, i drejti merr shpërblimin mbi tokë, e aq më tepër i pabesi dhe mëkatari!
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 12" progress="53.83%" prev="Prov.11" next="Prov.13" id="Prov.12">
<h3 id="Prov.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Prov.12-p1">
<scripture passage="Prov 12:1" parsed="|Prov|12|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.1" />
<sup>1</sup> Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla.
<scripture passage="Prov 12:2" parsed="|Prov|12|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.2" />
<sup>2</sup> Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit, por ky do të dënojë njeriun që sajon plane të këqija.
<scripture passage="Prov 12:3" parsed="|Prov|12|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.3" />
<sup>3</sup> Njeriu nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë, por rrënja e të drejtëve nuk do të lëvizet kurrë.
<scripture passage="Prov 12:4" parsed="|Prov|12|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.4" />
<sup>4</sup> Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.
<scripture passage="Prov 12:5" parsed="|Prov|12|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.5" />
<sup>5</sup> Mendimet e të drejtëve janë drejtësia, por synimet e të pabesëve janë mashtrimi.
<scripture passage="Prov 12:6" parsed="|Prov|12|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.6" />
<sup>6</sup> Fjalët e të pabesëve rrinë në pritë për të derdhur gjak, por goja e njerëzve të drejtë do t'i çlirojë.
<scripture passage="Prov 12:7" parsed="|Prov|12|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.7" />
<sup>7</sup> Të pabesët janë përmbysur dhe nuk janë më, por shtëpia e të drejtëve do të mbetet më këmbë.
<scripture passage="Prov 12:8" parsed="|Prov|12|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.8" />
<sup>8</sup> Një njeri lëvdohet për gjykimin e tij, por ai që ka një zemër të çoroditur do të përçmohet.
<scripture passage="Prov 12:9" parsed="|Prov|12|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.9" />
<sup>9</sup> Éshtë më mirë të të çmojnë pak dhe të kesh një shërbëtor, se sa të të nderojnë dhe të mos kesh bukë.
<scripture passage="Prov 12:10" parsed="|Prov|12|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.10" />
<sup>10</sup> I drejti kujdeset për jetën e bagëtisë së tij, por të përbrendshmet e të pabesëve janë mizore.
<scripture passage="Prov 12:11" parsed="|Prov|12|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.11" />
<sup>11</sup> Kush punon tokën e tij do të ngopet me bukë, por ai që shkon pas kotësive është pa mend.
<scripture passage="Prov 12:12" parsed="|Prov|12|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.12" />
<sup>12</sup> I pabesi dëshiron gjahun e njerëzve të këqij, por rrënja e të drejtëve sjell fryt.
<scripture passage="Prov 12:13" parsed="|Prov|12|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.13" />
<sup>13</sup> Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t'i shpëtojë fatkeqësisë.
<scripture passage="Prov 12:14" parsed="|Prov|12|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.14" />
<sup>14</sup> Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin simbas veprës së duarve të tij.
<scripture passage="Prov 12:15" parsed="|Prov|12|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.15" />
<sup>15</sup> Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë.
<scripture passage="Prov 12:16" parsed="|Prov|12|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.16" />
<sup>16</sup> Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin.
<scripture passage="Prov 12:17" parsed="|Prov|12|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.17" />
<sup>17</sup> Ai që thotë të vërtetën shpall atë që është e drejtë, por dëshmitari i rremë thotë mashtrime.
<scripture passage="Prov 12:18" parsed="|Prov|12|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.18" />
<sup>18</sup> Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim.
<scripture passage="Prov 12:19" parsed="|Prov|12|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.19" />
<sup>19</sup> Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast.
<scripture passage="Prov 12:20" parsed="|Prov|12|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.20" />
<sup>20</sup> Mashtrimi është në zemrën e atyre që kurdisin të keqen, por për ata që këshillojnë paqen ka gëzim.
<scripture passage="Prov 12:21" parsed="|Prov|12|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.21" />
<sup>21</sup> Asnjë e keqe nuk do t'i ndodhë të drejtit, por të pabesët do të kenë plot telashe.
<scripture passage="Prov 12:22" parsed="|Prov|12|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.22" />
<sup>22</sup> Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij.
<scripture passage="Prov 12:23" parsed="|Prov|12|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.23" />
<sup>23</sup> Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre.
<scripture passage="Prov 12:24" parsed="|Prov|12|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.24" />
<sup>24</sup> Dora e njeriut të kujdeshëm do të sundojë, por dora e përtacëve do t'i nënshtrohet punës së detyrueshme.
<scripture passage="Prov 12:25" parsed="|Prov|12|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.25" />
<sup>25</sup> Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë, por një fjalë e mirë e gëzon atë.
<scripture passage="Prov 12:26" parsed="|Prov|12|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.26" />
<sup>26</sup> I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e të pabesëve i bën që të humbasin.
<scripture passage="Prov 12:27" parsed="|Prov|12|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.27" />
<sup>27</sup> Përtaci nuk e pjek gjahun e tij, por kujdesi për njeriun është një pasuri e çmueshme.
<scripture passage="Prov 12:28" parsed="|Prov|12|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.12.28" />
<sup>28</sup> Mbi shtegun e drejtësisë ka jetë, dhe mbi këtë shteg nuk ka vdekje.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 13" progress="53.89%" prev="Prov.12" next="Prov.14" id="Prov.13">
<h3 id="Prov.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Prov.13-p1">
<scripture passage="Prov 13:1" parsed="|Prov|13|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.1" />
<sup>1</sup> Një bir i urtë dëgjon mësimet e atit të vet, por tallësi nuk e dëgjon qortimin.
<scripture passage="Prov 13:2" parsed="|Prov|13|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.2" />
<sup>2</sup> Nga fryti i gojës së tij njeriu do të hajë atë që është e mirë, por shpirti i të pabesëve do të ushqehet me dhunë.
<scripture passage="Prov 13:3" parsed="|Prov|13|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.3" />
<sup>3</sup> Kush kontrollon gojën e tij mbron jetën e vet, por ai që i hap shumë buzët e tij shkon drejt shkatërrimit.
<scripture passage="Prov 13:4" parsed="|Prov|13|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.4" />
<sup>4</sup> Shpirti i përtacit dëshiron dhe nuk ka asgjë, por shpirti i atyre që janë të kujdesshëm do të kënaqet plotësisht.
<scripture passage="Prov 13:5" parsed="|Prov|13|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.5" />
<sup>5</sup> I drejti e urren gënjeshtrën, por i pabesi është i neveritshëm dhe do të turpërohet.
<scripture passage="Prov 13:6" parsed="|Prov|13|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.6" />
<sup>6</sup> Drejtësia ruan atë që ndjek një rrugë të ndershme, por pabesia e rrëzon mëkatarin.
<scripture passage="Prov 13:7" parsed="|Prov|13|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.7" />
<sup>7</sup> Ka nga ata që sillen si një i pasur, por nuk kanë asgjë; përkundrazi ka nga ata që sillen si një i varfër, por kanë shumë pasuri.
<scripture passage="Prov 13:8" parsed="|Prov|13|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.8" />
<sup>8</sup> Pasuritë e një njeriu shërbejnë për të shpërblyer jetën e tij, por i varfëri nuk ndjen asnjë kërcënim.
<scripture passage="Prov 13:9" parsed="|Prov|13|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.9" />
<sup>9</sup> Drita e të drejtëve shkëlqen bukur, por llamba e të pabesëve do të shuhet.
<scripture passage="Prov 13:10" parsed="|Prov|13|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.10" />
<sup>10</sup> Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.
<scripture passage="Prov 13:11" parsed="|Prov|13|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.11" />
<sup>11</sup> Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t'i shtohet ajo.
<scripture passage="Prov 13:12" parsed="|Prov|13|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.12" />
<sup>12</sup> Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës.
<scripture passage="Prov 13:13" parsed="|Prov|13|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.13" />
<sup>13</sup> Ai që përçmon fjalën do të shkatërrohet, por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet.
<scripture passage="Prov 13:14" parsed="|Prov|13|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.14" />
<sup>14</sup> Mësimet e të urtit janë burim jete për t'i evituar dikujt leqet e vdekjes.
<scripture passage="Prov 13:15" parsed="|Prov|13|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.15" />
<sup>15</sup> Gjykimi i mirë siguron favor, por veprimi i të pabesëve është i dëmshëm.
<scripture passage="Prov 13:16" parsed="|Prov|13|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.16" />
<sup>16</sup> Çdo njeri i matur vepron me dituri, por budallai kapardiset me marrëzinë e tij.
<scripture passage="Prov 13:17" parsed="|Prov|13|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.17" />
<sup>17</sup> Lajmëtari i keq bie në telashe, por lajmëtari besnik sjell shërim.
<scripture passage="Prov 13:18" parsed="|Prov|13|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.18" />
<sup>18</sup> Mjerimi dhe turpi do të vjinë mbi atë që nuk pranon korrigjimin, por ai që dëgjon qortimin do të nderohet.
<scripture passage="Prov 13:19" parsed="|Prov|13|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.19" />
<sup>19</sup> Dëshira e realizuar është e ëmbël për shpirtin, por për budallenjtë është një gjë e neveritshme largimi nga e keqja.
<scripture passage="Prov 13:20" parsed="|Prov|13|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.20" />
<sup>20</sup> Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.
<scripture passage="Prov 13:21" parsed="|Prov|13|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.21" />
<sup>21</sup> E keqja përndjek mëkatarët, por i drejti do të shpërblehet me të mirën.
<scripture passage="Prov 13:22" parsed="|Prov|13|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.22" />
<sup>22</sup> Njeriu i mirë i lë një trashëgim bijve të bijve të tij, por pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin.
<scripture passage="Prov 13:23" parsed="|Prov|13|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.23" />
<sup>23</sup> Ara e punuar e të varfërve jep ushqim me shumicë, por ka nga ata që vdesin për mungesë drejtësie.
<scripture passage="Prov 13:24" parsed="|Prov|13|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.24" />
<sup>24</sup> Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë.
<scripture passage="Prov 13:25" parsed="|Prov|13|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.13.25" />
<sup>25</sup> I drejti ha sa të ngopet, por barku i të pabesëve vuan nga uria.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 14" progress="53.95%" prev="Prov.13" next="Prov.15" id="Prov.14">
<h3 id="Prov.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Prov.14-p1">
<scripture passage="Prov 14:1" parsed="|Prov|14|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.1" />
<sup>1</sup> Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta.
<scripture passage="Prov 14:2" parsed="|Prov|14|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.2" />
<sup>2</sup> Kush ecën në drejtësinë e tij ka frikë nga Zoti, por ai që çoroditet në rrugët e tij e përçmon atë.
<scripture passage="Prov 14:3" parsed="|Prov|14|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.3" />
<sup>3</sup> Në gojën e budallait gjejmë farën e kryelartësisë, por të urtët e ruajnë gojën e tyre.
<scripture passage="Prov 14:4" parsed="|Prov|14|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.4" />
<sup>4</sup> Aty ku nuk ka qe grazhdi është bosh, por bollëku i korrjes qëndron në forcën e kaut.
<scripture passage="Prov 14:5" parsed="|Prov|14|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.5" />
<sup>5</sup> Dëshmitari i ndershëm nuk gënjen, por dëshmitari i rremë thotë gënjeshtra.
<scripture passage="Prov 14:6" parsed="|Prov|14|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.6" />
<sup>6</sup> Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend.
<scripture passage="Prov 14:7" parsed="|Prov|14|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.7" />
<sup>7</sup> Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do të gjesh dituri mbi buzët e tij.
<scripture passage="Prov 14:8" parsed="|Prov|14|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.8" />
<sup>8</sup> Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij, por marrëzia e budallenjve është mashtrim.
<scripture passage="Prov 14:9" parsed="|Prov|14|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.9" />
<sup>9</sup> Budallenjtë qeshin me mëkatin, por midis njerëzve të drejtë është falja.
<scripture passage="Prov 14:10" parsed="|Prov|14|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.10" />
<sup>10</sup> Zemra njeh trishtimin e vet, por një i huaj nuk mund të marrë pjesë në gëzimin e saj.
<scripture passage="Prov 14:11" parsed="|Prov|14|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.11" />
<sup>11</sup> Shtëpia e të pabesëve do të shkatërrohet, por çadra e njerëzve të drejtë do të lulëzojë.
<scripture passage="Prov 14:12" parsed="|Prov|14|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.12" />
<sup>12</sup> Éshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes.
<scripture passage="Prov 14:13" parsed="|Prov|14|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.13" />
<sup>13</sup> Edhe kur qesh, zemra mund të jetë e pikëlluar, dhe vetë gëzimi mund të përfundojë në vuajtje.
<scripture passage="Prov 14:14" parsed="|Prov|14|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.14" />
<sup>14</sup> Zemërpërdali do të ngopet me rrugët e tij, dhe njeriu i mirë do të ngopet me frytet e tij.
<scripture passage="Prov 14:15" parsed="|Prov|14|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.15" />
<sup>15</sup> Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij.
<scripture passage="Prov 14:16" parsed="|Prov|14|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.16" />
<sup>16</sup> Njeriu i urtë i trëmbet së keqes dhe largohet prej saj, por budallai zemërohet dhe është fodull.
<scripture passage="Prov 14:17" parsed="|Prov|14|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.17" />
<sup>17</sup> Ai që zemërohet me lehtësi kryen marrëzi dhe njeriu që ka qëllime të këqija është i urryer.
<scripture passage="Prov 14:18" parsed="|Prov|14|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.18" />
<sup>18</sup> Teveqelit e trashëgojnë budallallëkun, por njerëzit e matur kurorëzohen me dije.
<scripture passage="Prov 14:19" parsed="|Prov|14|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.19" />
<sup>19</sup> Njerëzit e këqij do të përkulen përpara njerëzve të mirë dhe të pabesët në portat e të drejtëve.
<scripture passage="Prov 14:20" parsed="|Prov|14|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.20" />
<sup>20</sup> Të varfërin e urren vetë miku i tij, por i pasuri ka shumë miklues.
<scripture passage="Prov 14:21" parsed="|Prov|14|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.21" />
<sup>21</sup> Kush përçmon të afërmin e vet, mëkaton, por ai që ka mëshirë për të varfërit është i lumtur.
<scripture passage="Prov 14:22" parsed="|Prov|14|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.22" />
<sup>22</sup> A nuk devijojnë, vallë nga rruga e drejtë ata që kurdisin të keqen? Por ata që mendojnë të mirën kanë për të gjetur mirësi dhe të vërtetën.
<scripture passage="Prov 14:23" parsed="|Prov|14|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.23" />
<sup>23</sup> Në çdo mundim ka një fitim, por fjalët e kota çojnë vetëm në varfëri.
<scripture passage="Prov 14:24" parsed="|Prov|14|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.24" />
<sup>24</sup> Kurora e njerëzve të urtë është pasuria e tyre, por marrëzia e budallenjve është marrëzi.
<scripture passage="Prov 14:25" parsed="|Prov|14|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.25" />
<sup>25</sup> Një dëshmitar që thotë të vërtetën shpëton jetën e njerëzve, por një dëshmitar i rremë thotë gënjeshtra.
<scripture passage="Prov 14:26" parsed="|Prov|14|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.26" />
<sup>26</sup> Në frikën e Zotit gjendet një siguri e madhe, dhe bijtë e tij do të kenë një vend strehimi.
<scripture passage="Prov 14:27" parsed="|Prov|14|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.27" />
<sup>27</sup> Frika e Zotit është një burim jete, që i shmang leqet e vdekjes.
<scripture passage="Prov 14:28" parsed="|Prov|14|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.28" />
<sup>28</sup> Lavdia e mbretit qëndron në turmën e popullit, por shkatërrimi i princit qëndron në mungesën e njerëzve.
<scripture passage="Prov 14:29" parsed="|Prov|14|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.29" />
<sup>29</sup> Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij.
<scripture passage="Prov 14:30" parsed="|Prov|14|30|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.30" />
<sup>30</sup> Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave.
<scripture passage="Prov 14:31" parsed="|Prov|14|31|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.31" />
<sup>31</sup> Kush shtyp të varfërin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë.
<scripture passage="Prov 14:32" parsed="|Prov|14|32|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.32" />
<sup>32</sup> I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij.
<scripture passage="Prov 14:33" parsed="|Prov|14|33|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.33" />
<sup>33</sup> Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.
<scripture passage="Prov 14:34" parsed="|Prov|14|34|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.34" />
<sup>34</sup> Drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve.
<scripture passage="Prov 14:35" parsed="|Prov|14|35|0|0" osisRef="Bible:Prov.14.35" />
<sup>35</sup> Dashamirësia e mbretit është për shërbëtorin që vepron me urtësi, por zemërimi i tij është kundër atij që sillet me paturpësi.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 15" progress="54.03%" prev="Prov.14" next="Prov.16" id="Prov.15">
<h3 id="Prov.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Prov.15-p1">
<scripture passage="Prov 15:1" parsed="|Prov|15|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.1" />
<sup>1</sup> Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin.
<scripture passage="Prov 15:2" parsed="|Prov|15|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.2" />
<sup>2</sup> Gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht, por goja e budallenjve nxjerr marrëzira.
<scripture passage="Prov 15:3" parsed="|Prov|15|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.3" />
<sup>3</sup> Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët.
<scripture passage="Prov 15:4" parsed="|Prov|15|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.4" />
<sup>4</sup> Një gjuhë e shëndoshë është një dru i jetës, por gjuha e çoroditur e sfilit shpirtin.
<scripture passage="Prov 15:5" parsed="|Prov|15|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.5" />
<sup>5</sup> Budallai e përçmon korrigjimin e atit të tij, por ai që e çmon kritikën vepron me zgjuarsi.
<scripture passage="Prov 15:6" parsed="|Prov|15|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.6" />
<sup>6</sup> Në shtëpinë e të drejtit ka bollëk të madh, por në të ardhurat e të pabesit ka telashe.
<scripture passage="Prov 15:7" parsed="|Prov|15|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.7" />
<sup>7</sup> Buzët e të urtëve përhapin dijen, por nuk vepron kështu zemra e budallenjve.
<scripture passage="Prov 15:8" parsed="|Prov|15|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.8" />
<sup>8</sup> Sakrifica e të pabesëve është një neveri për Zotin, por lutja e njerëzve të drejtë i pëlqen atij.
<scripture passage="Prov 15:9" parsed="|Prov|15|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.9" />
<sup>9</sup> Rruga e të pabesit është një neveri për Zotin, por ai do atë që ndjek drejtësinë.
<scripture passage="Prov 15:10" parsed="|Prov|15|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.10" />
<sup>10</sup> Një qortim i rëndë pret atë që braktis rrugën e drejtë, ai që urren kritikën ka për të vdekur.
<scripture passage="Prov 15:11" parsed="|Prov|15|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.11" />
<sup>11</sup> Sheoli dhe Abadoni janë para Zotit; ca më tepër janë zemrat e bijve të njerëzve!
<scripture passage="Prov 15:12" parsed="|Prov|15|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.12" />
<sup>12</sup> Tallësi nuk e do atë që e kritikon; ai nuk shkon tek të urtët.
<scripture passage="Prov 15:13" parsed="|Prov|15|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.13" />
<sup>13</sup> Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën, por nga pikëllimi i zemrës fryma dërrmohet.
<scripture passage="Prov 15:14" parsed="|Prov|15|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.14" />
<sup>14</sup> Zemra e njeriut me mend kërkon dijen, por goja e budallenjve ushqehet me marrëzi.
<scripture passage="Prov 15:15" parsed="|Prov|15|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.15" />
<sup>15</sup> Të gjitha ditët e të varfërit janë të këqija, por për një zemër të kënaqur ka festë përherë.
<scripture passage="Prov 15:16" parsed="|Prov|15|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.16" />
<sup>16</sup> Më mirë pak me frikën e Zotit, se sa një thesar i madh me shqetësime.
<scripture passage="Prov 15:17" parsed="|Prov|15|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.17" />
<sup>17</sup> Më mirë një pjatë me perime në të cilën ka dashuri se sa një ka i majmur në të cilin ka urrejtje.
<scripture passage="Prov 15:18" parsed="|Prov|15|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.18" />
<sup>18</sup> Njeriu gjaknxehtë nxit grindje, por ai që nuk zemërohet shpejt i qetëson grindjet.
<scripture passage="Prov 15:19" parsed="|Prov|15|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.19" />
<sup>19</sup> Rruga e përtacit është si një gardh ferrash, por shtegu i njerëzve të drejtë është i sheshtë.
<scripture passage="Prov 15:20" parsed="|Prov|15|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.20" />
<sup>20</sup> Biri i urtë gëzon të atin, por njeriu budalla përçmon të ëmën.
<scripture passage="Prov 15:21" parsed="|Prov|15|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.21" />
<sup>21</sup> Marrëzia është gëzim për atë që nuk ka mend, por njeriu që ka mend ecën drejt.
<scripture passage="Prov 15:22" parsed="|Prov|15|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.22" />
<sup>22</sup> Planet dështojnë ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh.
<scripture passage="Prov 15:23" parsed="|Prov|15|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.23" />
<sup>23</sup> Një njeri ndjen gëzim kur mund të jap një përgjigje dhe sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur!
<scripture passage="Prov 15:24" parsed="|Prov|15|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.24" />
<sup>24</sup> Njeriun e matur rruga e jetës e çon lart në mënyrë që të evitojë Sheolin poshtë.
<scripture passage="Prov 15:25" parsed="|Prov|15|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.25" />
<sup>25</sup> Zoti do të shkatërrojë shtëpinë e krenarëve, por do t'i bëjë të qëndrueshëm kufijtë e gruas së ve.
<scripture passage="Prov 15:26" parsed="|Prov|15|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.26" />
<sup>26</sup> Mendimet e këqija janë të neveritshme për Zotin, por fjalët e ëmbla janë të pastra.
<scripture passage="Prov 15:27" parsed="|Prov|15|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.27" />
<sup>27</sup> Kush lakmon fitime vë në rrezik shtëpinë e vet, por ai që i urren dhuratat ka për të jetuar.
<scripture passage="Prov 15:28" parsed="|Prov|15|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.28" />
<sup>28</sup> Zemra e të drejtit mendon thellë se si duhet të përgjigjet, por goja e të pabesit vjell gjëra të këqija.
<scripture passage="Prov 15:29" parsed="|Prov|15|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.29" />
<sup>29</sup> Zoti u rri larg të pabesëve, por dëgjon lutjet e të drejtëve.
<scripture passage="Prov 15:30" parsed="|Prov|15|30|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.30" />
<sup>30</sup> Drita e syve gëzon zemrën, një lajm i mirë i fortëson kockat.
<scripture passage="Prov 15:31" parsed="|Prov|15|31|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.31" />
<sup>31</sup> Veshi që e dëgjon kritikën e jetës ka për të qëndruar bashkë me të urtët.
<scripture passage="Prov 15:32" parsed="|Prov|15|32|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.32" />
<sup>32</sup> Kush nuk pranon qortimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai që dëgjon qortimin bëhet më i urtë.
<scripture passage="Prov 15:33" parsed="|Prov|15|33|0|0" osisRef="Bible:Prov.15.33" />
<sup>33</sup> Frika e Zotit është një mësim diturie, dhe përpara lavdisë vjen përulësia.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 16" progress="54.10%" prev="Prov.15" next="Prov.17" id="Prov.16">
<h3 id="Prov.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Prov.16-p1">
<scripture passage="Prov 16:1" parsed="|Prov|16|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.1" />
<sup>1</sup> Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti.
<scripture passage="Prov 16:2" parsed="|Prov|16|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.2" />
<sup>2</sup> Të gjitha rrugët e njeriut janë të pastra në sytë e tij, por Zoti i peshon frymët.
<scripture passage="Prov 16:3" parsed="|Prov|16|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.3" />
<sup>3</sup> Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen.
<scripture passage="Prov 16:4" parsed="|Prov|16|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.4" />
<sup>4</sup> Zoti ka bërë çdo gjë për vete të tij, edhe të pabesin për ditën e fatkeqësisë.
<scripture passage="Prov 16:5" parsed="|Prov|16|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.5" />
<sup>5</sup> Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t'i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar.
<scripture passage="Prov 16:6" parsed="|Prov|16|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.6" />
<sup>6</sup> Me mirësinë dhe me të vërtetën padrejtësia shlyhet, dhe me frikën e Zotit njeriu largohet nga e keqja.
<scripture passage="Prov 16:7" parsed="|Prov|16|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.7" />
<sup>7</sup> Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.
<scripture passage="Prov 16:8" parsed="|Prov|16|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.8" />
<sup>8</sup> Më mirë të kesh pak me drejtësi, se sa të ardhura të mëdha pa drejtësi.
<scripture passage="Prov 16:9" parsed="|Prov|16|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.9" />
<sup>9</sup> Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij.
<scripture passage="Prov 16:10" parsed="|Prov|16|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.10" />
<sup>10</sup> Mbi buzët e mbretit është një vendim hyjnor; gjatë gjykimit goja e tij nuk duhet të gabojë.
<scripture passage="Prov 16:11" parsed="|Prov|16|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.11" />
<sup>11</sup> Kandari dhe peshoret e sakta janë të Zotit, të gjitha gurët e peshës janë vepër e tij.
<scripture passage="Prov 16:12" parsed="|Prov|16|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.12" />
<sup>12</sup> Éshtë një gjë e neveritshme për mbretërit të bëjnë të keqen, sepse froni bëhet i qëndrueshëm me drejtësinë.
<scripture passage="Prov 16:13" parsed="|Prov|16|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.13" />
<sup>13</sup> Buzët e drejta u pëlqejnë mbretërve; ata e duan atë që flet drejt.
<scripture passage="Prov 16:14" parsed="|Prov|16|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.14" />
<sup>14</sup> Zemërimi i mbretit është si lajmëtari i vdekjes, por njeriu i urtë do ta qetësojë atë.
<scripture passage="Prov 16:15" parsed="|Prov|16|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.15" />
<sup>15</sup> Në dritën e fytyrës së mbretit ka jetë, dhe favori i tij është si reja e shiut të fundit.
<scripture passage="Prov 16:16" parsed="|Prov|16|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.16" />
<sup>16</sup> Éshtë më mirë të fitosh dituri se sa ar, dhe të fitosh mënçuri se sa argjend.
<scripture passage="Prov 16:17" parsed="|Prov|16|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.17" />
<sup>17</sup> Rruga kryesore e njerëzve të drejtë është të evitojnë të keqen; ai që do ta ruajë shpirtin e tij mbikqyr rrugën e tij.
<scripture passage="Prov 16:18" parsed="|Prov|16|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.18" />
<sup>18</sup> Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.
<scripture passage="Prov 16:19" parsed="|Prov|16|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.19" />
<sup>19</sup> Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët se sa të ndash prenë me krenarët.
<scripture passage="Prov 16:20" parsed="|Prov|16|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.20" />
<sup>20</sup> Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur.
<scripture passage="Prov 16:21" parsed="|Prov|16|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.21" />
<sup>21</sup> I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë.
<scripture passage="Prov 16:22" parsed="|Prov|16|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.22" />
<sup>22</sup> Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve.
<scripture passage="Prov 16:23" parsed="|Prov|16|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.23" />
<sup>23</sup> Zemra e të urtit e bën të mençur gojën e tij dhe e shton diturinë e buzëve të tij.
<scripture passage="Prov 16:24" parsed="|Prov|16|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.24" />
<sup>24</sup> Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.
<scripture passage="Prov 16:25" parsed="|Prov|16|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.25" />
<sup>25</sup> Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes.
<scripture passage="Prov 16:26" parsed="|Prov|16|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.26" />
<sup>26</sup> Personi që lodhet, lodhet për veten e tij, sepse goja e tij e nxit.
<scripture passage="Prov 16:27" parsed="|Prov|16|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.27" />
<sup>27</sup> Njeriu i keq kurdis të keqen dhe mbi buzët e tij ka si një zjarr të ndezur.
<scripture passage="Prov 16:28" parsed="|Prov|16|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.28" />
<sup>28</sup> Njeriu i çoroditur mbjell grindje dhe ai që shpif përçan miqtë më të mirë.
<scripture passage="Prov 16:29" parsed="|Prov|16|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.29" />
<sup>29</sup> Njeriu i dhunës e josh shokun e vet dhe e çon nëpër një rrugë jo të mirë.
<scripture passage="Prov 16:30" parsed="|Prov|16|30|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.30" />
<sup>30</sup> Kush mbyll sytë për të kurdisur gjëra të këqija, kafshon buzët kur shkakton të keqen.
<scripture passage="Prov 16:31" parsed="|Prov|16|31|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.31" />
<sup>31</sup> Flokët e bardha janë një kurorë lavdie; atë e gjejmë në rrugën e drejtësisë.
<scripture passage="Prov 16:32" parsed="|Prov|16|32|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.32" />
<sup>32</sup> Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë, dhe ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet.
<scripture passage="Prov 16:33" parsed="|Prov|16|33|0|0" osisRef="Bible:Prov.16.33" />
<sup>33</sup> Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 17" progress="54.17%" prev="Prov.16" next="Prov.18" id="Prov.17">
<h3 id="Prov.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Prov.17-p1">
<scripture passage="Prov 17:1" parsed="|Prov|17|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.1" />
<sup>1</sup> Éshtë më mirë një copë bukë thatë me paqe se sa një shtëpi plot me kafshë të vrara me grindje.
<scripture passage="Prov 17:2" parsed="|Prov|17|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.2" />
<sup>2</sup> Shërbëtori që vepron me urtësi ka për të sunduar mbi të birin që e turpëron dhe do të marrë një pjesë të trashëgimisë bashkë me vëllezërit.
<scripture passage="Prov 17:3" parsed="|Prov|17|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.3" />
<sup>3</sup> Poçi është për argjendin dhe furra për arin, por ai që provon zemrat është Zoti.
<scripture passage="Prov 17:4" parsed="|Prov|17|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.4" />
<sup>4</sup> Njeriu i keq dëgjon buzët e liga, gënjeshtari dëgjon gjuhën e çoroditur.
<scripture passage="Prov 17:5" parsed="|Prov|17|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.5" />
<sup>5</sup> Ai që përqesh të varfërin fyen Atë që e ka krijuar; ai që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
<scripture passage="Prov 17:6" parsed="|Prov|17|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.6" />
<sup>6</sup> Bijtë e bijve janë kurora e pleqve, dhe lavdia e bijve janë etërit e tyre.
<scripture passage="Prov 17:7" parsed="|Prov|17|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.7" />
<sup>7</sup> Budallait nuk i shkon një e folur e bukur, aq më pak princit nuk i shkojnë buzë gënjeshtare,
<scripture passage="Prov 17:8" parsed="|Prov|17|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.8" />
<sup>8</sup> Një dhuratë është një gur i çmuar në sytë e atij që e ka; ngado që kthehet, ai ia del.
<scripture passage="Prov 17:9" parsed="|Prov|17|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.9" />
<sup>9</sup> Kush mbulon një faj fiton dashuri, por kush i rikthehet përsëri ndan miqtë më të mirë.
<scripture passage="Prov 17:10" parsed="|Prov|17|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.10" />
<sup>10</sup> Një qortim depërton më thellë te njeriu me mend se sa njëqind goditje te budallai.
<scripture passage="Prov 17:11" parsed="|Prov|17|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.11" />
<sup>11</sup> Njeriu i keq nuk kërkon gjë tjetër veç të ngrerë krye, prandaj do të dërgohet kundër tij një lajmëtar mizor.
<scripture passage="Prov 17:12" parsed="|Prov|17|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.12" />
<sup>12</sup> Éshtë më mirë të takosh një harushë se cilës i kanë vjedhur këlyshët e vet se sa një budalla në marrëzinë e tij.
<scripture passage="Prov 17:13" parsed="|Prov|17|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.13" />
<sup>13</sup> E keqja nuk do të largohet nga shtëpia e atij që së mirës i përgjigjet me të keqen.
<scripture passage="Prov 17:14" parsed="|Prov|17|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.14" />
<sup>14</sup> Të fillosh një grindje është sikur t'u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.
<scripture passage="Prov 17:15" parsed="|Prov|17|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.15" />
<sup>15</sup> Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.
<scripture passage="Prov 17:16" parsed="|Prov|17|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.16" />
<sup>16</sup> Ç'duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare?
<scripture passage="Prov 17:17" parsed="|Prov|17|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.17" />
<sup>17</sup> Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira.
<scripture passage="Prov 17:18" parsed="|Prov|17|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.18" />
<sup>18</sup> Njeriu që nuk ka mend jep dorën si garanci dhe merr zotime për të afërmin e tij.
<scripture passage="Prov 17:19" parsed="|Prov|17|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.19" />
<sup>19</sup> Ai që do mëkatin i do grindjet, dhe ai që ngre portën e tij kërkon rrënim.
<scripture passage="Prov 17:20" parsed="|Prov|17|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.20" />
<sup>20</sup> Njeriu zemërshthurur nuk gjen asnjë të mirë, dhe ai që ka gjuhën e çoroditur bie në telashe.
<scripture passage="Prov 17:21" parsed="|Prov|17|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.21" />
<sup>21</sup> Atij që i lind një budalla do t'i vijnë hidhërime dhe ati i një budallai nuk mund të ketë gëzim.
<scripture passage="Prov 17:22" parsed="|Prov|17|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.22" />
<sup>22</sup> Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë, por një frymë e dërrmuar i than kockat.
<scripture passage="Prov 17:23" parsed="|Prov|17|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.23" />
<sup>23</sup> I pabesi pranon dhurata fshehurazi për të prishur rrugët e drejtësisë.
<scripture passage="Prov 17:24" parsed="|Prov|17|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.24" />
<sup>24</sup> Dituria qëndron para atij që ka mend, por sytë e budallait enden deri në cepat më të largëta të dheut.
<scripture passage="Prov 17:25" parsed="|Prov|17|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.25" />
<sup>25</sup> Biri budalla është një burim vuajtjesh për atin e tij dhe hidhërim për atë që e ka lindur.
<scripture passage="Prov 17:26" parsed="|Prov|17|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.26" />
<sup>26</sup> Nuk është mirë të dënosh të drejtin, as të godasësh princat për ndershmërinë e tyre.
<scripture passage="Prov 17:27" parsed="|Prov|17|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.27" />
<sup>27</sup> Kush i mat fjalët e veta ka dije, dhe kush ka një shpirt të qetë është njeri i matur.
<scripture passage="Prov 17:28" parsed="|Prov|17|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.17.28" />
<sup>28</sup> Budallai, edhe kur hesht, konsiderohet i urtë dhe, kur i mban të mbyllura buzët e tij, konsiderohet i zgjuar.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 18" progress="54.24%" prev="Prov.17" next="Prov.19" id="Prov.18">
<h3 id="Prov.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Prov.18-p1">
<scripture passage="Prov 18:1" parsed="|Prov|18|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.1" />
<sup>1</sup> Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë.
<scripture passage="Prov 18:2" parsed="|Prov|18|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.2" />
<sup>2</sup> Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij.
<scripture passage="Prov 18:3" parsed="|Prov|18|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.3" />
<sup>3</sup> Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi.
<scripture passage="Prov 18:4" parsed="|Prov|18|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.4" />
<sup>4</sup> Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar.
<scripture passage="Prov 18:5" parsed="|Prov|18|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.5" />
<sup>5</sup> Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq.
<scripture passage="Prov 18:6" parsed="|Prov|18|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.6" />
<sup>6</sup> Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje.
<scripture passage="Prov 18:7" parsed="|Prov|18|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.7" />
<sup>7</sup> Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij.
<scripture passage="Prov 18:8" parsed="|Prov|18|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.8" />
<sup>8</sup> Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë.
<scripture passage="Prov 18:9" parsed="|Prov|18|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.9" />
<sup>9</sup> Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i planprishësit.
<scripture passage="Prov 18:10" parsed="|Prov|18|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.10" />
<sup>10</sup> Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri.
<scripture passage="Prov 18:11" parsed="|Prov|18|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.11" />
<sup>11</sup> Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe simbas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë.
<scripture passage="Prov 18:12" parsed="|Prov|18|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.12" />
<sup>12</sup> Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.
<scripture passage="Prov 18:13" parsed="|Prov|18|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.13" />
<sup>13</sup> Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet.
<scripture passage="Prov 18:14" parsed="|Prov|18|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.14" />
<sup>14</sup> Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrerë një frymë të demoralizuar?
<scripture passage="Prov 18:15" parsed="|Prov|18|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.15" />
<sup>15</sup> Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.
<scripture passage="Prov 18:16" parsed="|Prov|18|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.16" />
<sup>16</sup> Dhurata e njeriut i hap rrugën dhe e çon në prani të të mëdhenjve.
<scripture passage="Prov 18:17" parsed="|Prov|18|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.17" />
<sup>17</sup> I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.
<scripture passage="Prov 18:18" parsed="|Prov|18|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.18" />
<sup>18</sup> Fati u jep fund grindjeve dhe i ndan të fuqishmit.
<scripture passage="Prov 18:19" parsed="|Prov|18|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.19" />
<sup>19</sup> Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje.
<scripture passage="Prov 18:20" parsed="|Prov|18|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.20" />
<sup>20</sup> Njeriu e ngop barkun me frytin e gojës së tij, ai ngopet me prodhimin e buzëve të tij.
<scripture passage="Prov 18:21" parsed="|Prov|18|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.21" />
<sup>21</sup> Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj.
<scripture passage="Prov 18:22" parsed="|Prov|18|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.22" />
<sup>22</sup> Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti.
<scripture passage="Prov 18:23" parsed="|Prov|18|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.23" />
<sup>23</sup> I varfëri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi.
<scripture passage="Prov 18:24" parsed="|Prov|18|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.18.24" />
<sup>24</sup> Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik, por është një mik që është më i lidhur se një vëlla.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 19" progress="54.29%" prev="Prov.18" next="Prov.20" id="Prov.19">
<h3 id="Prov.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Prov.19-p1">
<scripture passage="Prov 19:1" parsed="|Prov|19|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.1" />
<sup>1</sup> Éshtë më i mirë një i varfër që ecën në ndershmërinë e tij se sa ndonjë që është i çoroditur nga buzët dhe që është budalla.
<scripture passage="Prov 19:2" parsed="|Prov|19|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.2" />
<sup>2</sup> Përveç kësaj nuk është mirë që një shpirt të jetë pa dije; kush ecën me hapa të shpejta gabon rrugë.
<scripture passage="Prov 19:3" parsed="|Prov|19|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.3" />
<sup>3</sup> Budallallëku i njeriut e bën rrugën e tij të rrëshqitshme dhe zemra e tij pezmatohet kundër Zotit.
<scripture passage="Prov 19:4" parsed="|Prov|19|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.4" />
<sup>4</sup> Pasuritë sigurojnë një numër të madh miqsh, por i varfëri ndahet nga vet miku i tij.
<scripture passage="Prov 19:5" parsed="|Prov|19|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.5" />
<sup>5</sup> Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe ai që thotë gënjeshtra nuk do të ketë shpëtim.
<scripture passage="Prov 19:6" parsed="|Prov|19|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.6" />
<sup>6</sup> Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit dhe të gjithë janë miq të atij që bën dhurata.
<scripture passage="Prov 19:7" parsed="|Prov|19|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.7" />
<sup>7</sup> Të gjithë vëllezërit e të varfërit e urrejnë atë, aq më tepër largohen prej tij miqtë e vet. Ai mund t'u shkojë pas me fjalë, por ata nuk gjenden më.
<scripture passage="Prov 19:8" parsed="|Prov|19|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.8" />
<sup>8</sup> Kush fiton mënçuri do vetë jetën e tij dhe ai që mbetet i matur do të gjejë të mirën.
<scripture passage="Prov 19:9" parsed="|Prov|19|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.9" />
<sup>9</sup> Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, dhe ai që thotë gënjeshtra do të humbasë.
<scripture passage="Prov 19:10" parsed="|Prov|19|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.10" />
<sup>10</sup> Të jetuarit në kënaqësi nuk i shkon budallait, dhe aq më pak një shërbëtori të sundojë mbi princat.
<scripture passage="Prov 19:11" parsed="|Prov|19|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.11" />
<sup>11</sup> Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t'i kapërcejë fyerjet.
<scripture passage="Prov 19:12" parsed="|Prov|19|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.12" />
<sup>12</sup> Zemërimi i mbretit është si ulërima e një luani, por favori i tij është si vesa mbi bar.
<scripture passage="Prov 19:13" parsed="|Prov|19|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.13" />
<sup>13</sup> Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme.
<scripture passage="Prov 19:14" parsed="|Prov|19|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.14" />
<sup>14</sup> Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mënçur vjen nga Zoti.
<scripture passage="Prov 19:15" parsed="|Prov|19|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.15" />
<sup>15</sup> Përtacia të bën të biesh në një gjumë të thellë dhe njeriu i plogët do të vuajë nga uria.
<scripture passage="Prov 19:16" parsed="|Prov|19|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.16" />
<sup>16</sup> Kush respekton urdhërimin ruan jetën e tij, por ai që lë pas dore sjelljen e tij ka për të vdekur.
<scripture passage="Prov 19:17" parsed="|Prov|19|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.17" />
<sup>17</sup> Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t'ia kthejë ato që i ka dhënë.
<scripture passage="Prov 19:18" parsed="|Prov|19|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.18" />
<sup>18</sup> Ndëshko birin tënd sa ka shpresë, por mos u shty deri sa të shkaktosh vdekjen e tij.
<scripture passage="Prov 19:19" parsed="|Prov|19|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.19" />
<sup>19</sup> Njeriu shumë gjaknxehtë duhet të ndëshkohet si pasojë e kësaj, sepse po nuk u ndëshkua, ai do të bëhet edhe më tepër gjaknxehtë.
<scripture passage="Prov 19:20" parsed="|Prov|19|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.20" />
<sup>20</sup> Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua.
<scripture passage="Prov 19:21" parsed="|Prov|19|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.21" />
<sup>21</sup> Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i Zotit do të mbetet i pandryshuar.
<scripture passage="Prov 19:22" parsed="|Prov|19|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.22" />
<sup>22</sup> Ajo që dëshiron njeriu është mirësia dhe një i varfër vlen më tepër se një gënjeshtar.
<scripture passage="Prov 19:23" parsed="|Prov|19|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.23" />
<sup>23</sup> Frika e Zotit të çon në jetë; kush e ka do të mbetet i ngopur dhe nuk do të preket nga asnjë e keqe.
<scripture passage="Prov 19:24" parsed="|Prov|19|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.24" />
<sup>24</sup> Përtaci e zhyt dorën e tij në pjatë, por nuk arrin as ta çojë në gojë.
<scripture passage="Prov 19:25" parsed="|Prov|19|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.25" />
<sup>25</sup> Godite tallësin dhe njeriu i thjeshtë do të bëhet mëndjehollë; qorto atë që ka mend dhe ai do të fitojë dituri.
<scripture passage="Prov 19:26" parsed="|Prov|19|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.26" />
<sup>26</sup> Kush përdor dhunë me të atin dhe dëbon nënen e tij, është një faqenxirë dhe me turp.
<scripture passage="Prov 19:27" parsed="|Prov|19|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.27" />
<sup>27</sup> Biri im, mos dëgjo më mësimet, dhe do të largohesh nga fjalët e diturisë.
<scripture passage="Prov 19:28" parsed="|Prov|19|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.28" />
<sup>28</sup> Dëshmitari i lig tallet me drejtësinë dhe goja e të pabesëve gëlltit padrejtësinë.
<scripture passage="Prov 19:29" parsed="|Prov|19|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.19.29" />
<sup>29</sup> Ndëshkimet janë përgatitur për tallësit dhe goditjet për kurrizin e budallenjve.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 20" progress="54.36%" prev="Prov.19" next="Prov.21" id="Prov.20">
<h3 id="Prov.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Prov.20-p1">
<scripture passage="Prov 20:1" parsed="|Prov|20|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.1" />
<sup>1</sup> Vera është tallëse, pija dehëse është e turbullt dhe kush jepet pas tyre nuk është i urtë.
<scripture passage="Prov 20:2" parsed="|Prov|20|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.2" />
<sup>2</sup> Frika e mbretit është si ulërima e luanit; kush ia nxit zemërimin mëkaton kundër vetë jetës së vet.
<scripture passage="Prov 20:3" parsed="|Prov|20|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.3" />
<sup>3</sup> Éshtë një lavdi për njeriun t'u shmanget grindjeve, por çdo budalla përzihet në to.
<scripture passage="Prov 20:4" parsed="|Prov|20|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.4" />
<sup>4</sup> Përtaci nuk lëron për shkak të të ftohtit; për pasojë do të lypë në kohën e vjeljeve, por nuk do të ketë asgjë.
<scripture passage="Prov 20:5" parsed="|Prov|20|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.5" />
<sup>5</sup> Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë.
<scripture passage="Prov 20:6" parsed="|Prov|20|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.6" />
<sup>6</sup> Shumë njerëz shpallin mirësinë e tyre; por kush mund të gjejë një njeri besnik?
<scripture passage="Prov 20:7" parsed="|Prov|20|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.7" />
<sup>7</sup> I drejti ecën në ndershmërinë e tij; bijtë e tij do të bekohen pas atij.
<scripture passage="Prov 20:8" parsed="|Prov|20|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.8" />
<sup>8</sup> Një mbret që ulet mbi fronin e gjyqit davarit me vështrimin e tij çdo të keqe.
<scripture passage="Prov 20:9" parsed="|Prov|20|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.9" />
<sup>9</sup> Kush mund të thotë: "Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im"?
<scripture passage="Prov 20:10" parsed="|Prov|20|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.10" />
<sup>10</sup> Peshimi i dyfishtë dhe matja e dyfishtë janë që të dyja gjëra të neveritshme për Zotin.
<scripture passage="Prov 20:11" parsed="|Prov|20|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.11" />
<sup>11</sup> Edhe fëmija me veprimet e tij tregon në se ajo që bën është e pastër dhe e ndershme.
<scripture passage="Prov 20:12" parsed="|Prov|20|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.12" />
<sup>12</sup> Veshin që dëgjon dhe syrin që sheh i ka bërë që të dy Zoti.
<scripture passage="Prov 20:13" parsed="|Prov|20|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.13" />
<sup>13</sup> Mos e duaj gjumin që të mos varfërohesh; mbaji sytë hapur dhe do të kesh bukë sa të ngopesh.
<scripture passage="Prov 20:14" parsed="|Prov|20|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.14" />
<sup>14</sup> "Éshtë i keq, është i keq", thotë blerësi; por mbasi ai ka ikur, lavdërohet për blerjen.
<scripture passage="Prov 20:15" parsed="|Prov|20|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.15" />
<sup>15</sup> Ka flori dhe margaritarë të shumtë, por buzët e pasura me dije janë një xhevahir i çmuar.
<scripture passage="Prov 20:16" parsed="|Prov|20|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.16" />
<sup>16</sup> Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj, dhe mbaje si peng për gruan e huaj.
<scripture passage="Prov 20:17" parsed="|Prov|20|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.17" />
<sup>17</sup> Buka e nxjerrë me hile është e ëmbël për njeriun, por pastaj goja e tij do të mbushet me zaje.
<scripture passage="Prov 20:18" parsed="|Prov|20|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.18" />
<sup>18</sup> Planet bëhen të qëndrueshme nga këshilla; prandaj bëje luftën me këshilla të urta.
<scripture passage="Prov 20:19" parsed="|Prov|20|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.19" />
<sup>19</sup> Ai që shkon poshtë e lart duke përfolur tregon sekretet; prandaj mos u shoqëro me atë që flet tepër.
<scripture passage="Prov 20:20" parsed="|Prov|20|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.20" />
<sup>20</sup> Atij që mallkon të atin dhe të ëmën, llamba do t'i shuhet në terrin më të madh.
<scripture passage="Prov 20:21" parsed="|Prov|20|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.21" />
<sup>21</sup> Trashëgimia e fituar me nxitim në fillim, nuk do të bekohet në fund.
<scripture passage="Prov 20:22" parsed="|Prov|20|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.22" />
<sup>22</sup> Mos thuaj: "Do t'i përgjigjem së keqes me të keqen"; ki shpresë te Zoti dhe ai do të të shpëtojë.
<scripture passage="Prov 20:23" parsed="|Prov|20|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.23" />
<sup>23</sup> Peshimi i dyfishtë është i neveritshëm për Zotin dhe peshorja e pasaktë nuk është një gjë e mirë.
<scripture passage="Prov 20:24" parsed="|Prov|20|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.24" />
<sup>24</sup> Hapat e njeriut vijnë nga Zoti; si mund ta njohë, pra, njeriu rrugën e vet?
<scripture passage="Prov 20:25" parsed="|Prov|20|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.25" />
<sup>25</sup> Éshtë një kurth për njeriun të marrë një zotim pa e matur mirë dhe, mbasi ta ketë marrë, të mendohet.
<scripture passage="Prov 20:26" parsed="|Prov|20|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.26" />
<sup>26</sup> Një mbret i urtë i shpartallon njerëzit e këqij dhe kalon mbi ta rrotën.
<scripture passage="Prov 20:27" parsed="|Prov|20|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.27" />
<sup>27</sup> Shpirti i njeriut është llamba e Zotit, që vëzhgon tërë skutat më të fshehta të zemrës.
<scripture passage="Prov 20:28" parsed="|Prov|20|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.28" />
<sup>28</sup> Mirësia dhe besnikëria ruajnë mbretin; ai e bën të qëndrueshëm fronin e tij me anë të mirësisë.
<scripture passage="Prov 20:29" parsed="|Prov|20|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.29" />
<sup>29</sup> Lavdia e të rinjve është forca e tyre, nderi i pleqve janë thinjat e tyre.
<scripture passage="Prov 20:30" parsed="|Prov|20|30|0|0" osisRef="Bible:Prov.20.30" />
<sup>30</sup> Të rrahurat që lënë plagë të thella e heqin të keqen, ashtu si goditjet që vijnë në pjesën më të brendshme të zorrëve.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 21" progress="54.43%" prev="Prov.20" next="Prov.22" id="Prov.21">
<h3 id="Prov.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Prov.21-p1">
<scripture passage="Prov 21:1" parsed="|Prov|21|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.1" />
<sup>1</sup> Zemra e mbretit në duart e Zotit është si rrjedhat e ujit; atë e drejton ngado që do ai.
<scripture passage="Prov 21:2" parsed="|Prov|21|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.2" />
<sup>2</sup> Çdo rrugë e njeriut është e drejtë në sytë e tij, por Zoti i peshon zemrat.
<scripture passage="Prov 21:3" parsed="|Prov|21|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.3" />
<sup>3</sup> Të zbatosh drejtësinë dhe paanësinë është një gjë që i pëlqen Zotit më shumë se flijimi.
<scripture passage="Prov 21:4" parsed="|Prov|21|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.4" />
<sup>4</sup> Sytë krenarë dhe një zemër kryelartë, që janë llamba e të pabesëve, janë mëkat.
<scripture passage="Prov 21:5" parsed="|Prov|21|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.5" />
<sup>5</sup> Synimet e njeriut të kujdesshëm çojnë me siguri në bollëk, por ai që ngutet do të bjerë me siguri në varfëri.
<scripture passage="Prov 21:6" parsed="|Prov|21|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.6" />
<sup>6</sup> Të përftosh thesare me një gjuhë gënjeshtare është një kotësi kalimtare e atij që kërkon vdekjen.
<scripture passage="Prov 21:7" parsed="|Prov|21|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.7" />
<sup>7</sup> Dhuna e të pabesëve merr tutje, sepse ata nuk pranojnë të zbatojnë drejtësinë.
<scripture passage="Prov 21:8" parsed="|Prov|21|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.8" />
<sup>8</sup> Rruga e njeriut të fajshëm është dredha-dredha, por njeriu i drejtë vepron ndershmërisht.
<scripture passage="Prov 21:9" parsed="|Prov|21|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.9" />
<sup>9</sup> Éshtë më mirë të banosh mbi qoshen e një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.
<scripture passage="Prov 21:10" parsed="|Prov|21|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.10" />
<sup>10</sup> Shpirti i të pabesit dëshiron të keqen; as shoku i tij nuk gjen mëshirë në sytë e tij.
<scripture passage="Prov 21:11" parsed="|Prov|21|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.11" />
<sup>11</sup> Kur tallësi ndëshkohet, i thjeshti bëhet i urtë; por kur i urti mësohet ai fiton dije.
<scripture passage="Prov 21:12" parsed="|Prov|21|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.12" />
<sup>12</sup> I drejti vëren me kujdes shtëpinë e të pabesit dhe përmbys të pabesët, sepse janë të këqij.
<scripture passage="Prov 21:13" parsed="|Prov|21|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.13" />
<sup>13</sup> Kush mbyll veshin ndaj britmës së të varfërit, do të bërtasë edhe ai, por nuk do të ketë përgjigje.
<scripture passage="Prov 21:14" parsed="|Prov|21|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.14" />
<sup>14</sup> Një dhuratë që bëhet fshehtas e fashit zemërimin dhe një dhuratë që jepet nën dorë qetëson zemërimin e fortë.
<scripture passage="Prov 21:15" parsed="|Prov|21|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.15" />
<sup>15</sup> Të bësh atë që është e drejtë është një gëzim për të drejtin, por është një rrënim për ata që kryejnë paudhësi.
<scripture passage="Prov 21:16" parsed="|Prov|21|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.16" />
<sup>16</sup> Njeriu që largohet nga rruga e maturisë ka për të banuar në kuvendin e të vdekurve.
<scripture passage="Prov 21:17" parsed="|Prov|21|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.17" />
<sup>17</sup> Ai që i do qejfet do të jetë në varfëri, ai që e do verën dhe vajin nuk do të pasurohet.
<scripture passage="Prov 21:18" parsed="|Prov|21|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.18" />
<sup>18</sup> I pabesi do t'i shërbejë si shpërblim të drejtit; dhe i paudhi në vend të njerëzve të drejtë.
<scripture passage="Prov 21:19" parsed="|Prov|21|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.19" />
<sup>19</sup> Éshtë më mirë të banosh në një shkretëtirë se sa me një grua grindavece dhe ngacmuese.
<scripture passage="Prov 21:20" parsed="|Prov|21|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.20" />
<sup>20</sup> Në shtëpinë e të urtit ka një thesar të çmuar dhe vaj, por njeriu budalla i bën të gjitha rrush e kumbulla.
<scripture passage="Prov 21:21" parsed="|Prov|21|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.21" />
<sup>21</sup> Kush ndjek drejtësinë dhe dhembshurinë ka për të gjetur jetën, drejtësinë dhe lavdinë.
<scripture passage="Prov 21:22" parsed="|Prov|21|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.22" />
<sup>22</sup> I urti ngjitet në qytetin e njerëzve të fortë dhe rrëzon forcën në të cilën kishte besim.
<scripture passage="Prov 21:23" parsed="|Prov|21|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.23" />
<sup>23</sup> Kush ruan gojën dhe gjuhën e tij mbron jetën e tij nga fatkeqësitë.
<scripture passage="Prov 21:24" parsed="|Prov|21|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.24" />
<sup>24</sup> Emri i krenarit pa cipë është: "tallës"; ai çdo gjë e bën me një mburrje të tepruar.
<scripture passage="Prov 21:25" parsed="|Prov|21|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.25" />
<sup>25</sup> Dëshirat e përtacit e vrasin atë, sepse duart e tij nuk pranojnë të punojnë.
<scripture passage="Prov 21:26" parsed="|Prov|21|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.26" />
<sup>26</sup> Ai dëshiron me zjarr tërë ditën, por i drejti dhuron duke mos refuzuar kurrë.
<scripture passage="Prov 21:27" parsed="|Prov|21|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.27" />
<sup>27</sup> Flijimi i të pabesit është gjë e neveritshme, aq më tepër në rast se e ofron me qëllim të keq.
<scripture passage="Prov 21:28" parsed="|Prov|21|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.28" />
<sup>28</sup> Dëshmitari i rremë do të vdesë, por njeriu që e dëgjon do të mund të flasë gjithnjë.
<scripture passage="Prov 21:29" parsed="|Prov|21|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.29" />
<sup>29</sup> I pabesi e fortëson fytyrën e tij, por njeriu i drejtë e bën të qëndrueshme rrugën e tij.
<scripture passage="Prov 21:30" parsed="|Prov|21|30|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.30" />
<sup>30</sup> Nuk ka as dituri, as zgjuarësi dhe as këshillë kundër Zotit.
<scripture passage="Prov 21:31" parsed="|Prov|21|31|0|0" osisRef="Bible:Prov.21.31" />
<sup>31</sup> Kali është gati për ditën e betejës, por fitorja i përket Zotit.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 22" progress="54.50%" prev="Prov.21" next="Prov.23" id="Prov.22">
<h3 id="Prov.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Prov.22-p1">
<scripture passage="Prov 22:1" parsed="|Prov|22|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.1" />
<sup>1</sup> Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.
<scripture passage="Prov 22:2" parsed="|Prov|22|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.2" />
<sup>2</sup> I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.
<scripture passage="Prov 22:3" parsed="|Prov|22|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.3" />
<sup>3</sup> Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.
<scripture passage="Prov 22:4" parsed="|Prov|22|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.4" />
<sup>4</sup> Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.
<scripture passage="Prov 22:5" parsed="|Prov|22|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.5" />
<sup>5</sup> Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre.
<scripture passage="Prov 22:6" parsed="|Prov|22|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.6" />
<sup>6</sup> Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.
<scripture passage="Prov 22:7" parsed="|Prov|22|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.7" />
<sup>7</sup> I pasuri sundon mbi të varfërit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.
<scripture passage="Prov 22:8" parsed="|Prov|22|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.8" />
<sup>8</sup> Kush mbjell padrejtësi ka për të korrur telashe dhe shufra e zemërimit të tij do të asgjesohet.
<scripture passage="Prov 22:9" parsed="|Prov|22|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.9" />
<sup>9</sup> Njeriu me sy dashamirës do të bekohet, sepse i jep bukë të varfërit.
<scripture passage="Prov 22:10" parsed="|Prov|22|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.10" />
<sup>10</sup> Përzëre tallësin dhe grindjet do të ikin bashkë me të; po, grindjet dhe fyerjet do të pushojnë.
<scripture passage="Prov 22:11" parsed="|Prov|22|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.11" />
<sup>11</sup> Kush e do pastërtinë e zemrës dhe ka hir mbi buzët do ta ketë shok mbretin.
<scripture passage="Prov 22:12" parsed="|Prov|22|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.12" />
<sup>12</sup> Sytë e Zotit ruajnë dijen, por ai i bën të kota fjalët e të pabesit.
<scripture passage="Prov 22:13" parsed="|Prov|22|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.13" />
<sup>13</sup> Përtaci thotë: "Jashtë ka një luan; do të vritem rrugës".
<scripture passage="Prov 22:14" parsed="|Prov|22|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.14" />
<sup>14</sup> Goja e gruas që shkel kurorën është një gropë e thellë; ai që ka zemëruar Zotin do të bjerë në të.
<scripture passage="Prov 22:15" parsed="|Prov|22|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.15" />
<sup>15</sup> Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj.
<scripture passage="Prov 22:16" parsed="|Prov|22|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.16" />
<sup>16</sup> Ai që shtyp të varfërin për t'u pasuruar dhe ai që i jep të pasurit, me siguri do të varfërohet.
<scripture passage="Prov 22:17" parsed="|Prov|22|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.17" />
<sup>17</sup> Vëru veshin dhe dëgjo fjalët e të urtëve, dhe jepja zemrën dijes sime.
<scripture passage="Prov 22:18" parsed="|Prov|22|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.18" />
<sup>18</sup> sepse për ty do të jetë e këndshme t'i ruash në intimitetin tënd dhe t'i kesh të gjitha gati mbi buzët e tua.
<scripture passage="Prov 22:19" parsed="|Prov|22|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.19" />
<sup>19</sup> Me qëllim që besimin tënd ta kesh te Zoti, sot të kam mësuar, po, pikërisht ty.
<scripture passage="Prov 22:20" parsed="|Prov|22|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.20" />
<sup>20</sup> A nuk të kam shkruar në të kaluarën aforizma që kanë të bëjnë me këshillimin dhe diturinë,
<scripture passage="Prov 22:21" parsed="|Prov|22|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.21" />
<sup>21</sup> në mënyrë që të njohësh sigurinë e fjalëve të së vërtetës, me qëllim që t'u përgjigjesh me fjalë të vërteta atyre që të dërgojnë?
<scripture passage="Prov 22:22" parsed="|Prov|22|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.22" />
<sup>22</sup> Mos e vidh të varfërin, sepse është i varfër, dhe mos e shtyp të mjerin te porta,
<scripture passage="Prov 22:23" parsed="|Prov|22|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.23" />
<sup>23</sup> sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t'u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.
<scripture passage="Prov 22:24" parsed="|Prov|22|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.24" />
<sup>24</sup> Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,
<scripture passage="Prov 22:25" parsed="|Prov|22|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.25" />
<sup>25</sup> që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.
<scripture passage="Prov 22:26" parsed="|Prov|22|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.26" />
<sup>26</sup> Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.
<scripture passage="Prov 22:27" parsed="|Prov|22|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.27" />
<sup>27</sup> Në qoftë se nuk ke asgjë me se të paguash, pse duhet të të heqë shtratin poshtë vetes?
<scripture passage="Prov 22:28" parsed="|Prov|22|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.28" />
<sup>28</sup> Mos e luaj kufirin e vjetër, të vendosur nga etërit e tu.
<scripture passage="Prov 22:29" parsed="|Prov|22|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.22.29" />
<sup>29</sup> A ke parë një njeri të papërtueshëm në punën e tij? Ai do të paraqitet në prani të mbretit dhe nuk do të qëndrojë para njerëzve të humbur.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 23" progress="54.56%" prev="Prov.22" next="Prov.24" id="Prov.23">
<h3 id="Prov.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="Prov.23-p1">
<scripture passage="Prov 23:1" parsed="|Prov|23|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.1" />
<sup>1</sup> Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;
<scripture passage="Prov 23:2" parsed="|Prov|23|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.2" />
<sup>2</sup> dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh.
<scripture passage="Prov 23:3" parsed="|Prov|23|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.3" />
<sup>3</sup> Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues.
<scripture passage="Prov 23:4" parsed="|Prov|23|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.4" />
<sup>4</sup> Mos u lodh për t'u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.
<scripture passage="Prov 23:5" parsed="|Prov|23|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.5" />
<sup>5</sup> A do t'i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.
<scripture passage="Prov 23:6" parsed="|Prov|23|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.6" />
<sup>6</sup> Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;
<scripture passage="Prov 23:7" parsed="|Prov|23|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.7" />
<sup>7</sup> sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty.
<scripture passage="Prov 23:8" parsed="|Prov|23|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.8" />
<sup>8</sup> Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.
<scripture passage="Prov 23:9" parsed="|Prov|23|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.9" />
<sup>9</sup> Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.
<scripture passage="Prov 23:10" parsed="|Prov|23|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.10" />
<sup>10</sup> Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve,
<scripture passage="Prov 23:11" parsed="|Prov|23|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.11" />
<sup>11</sup> sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.
<scripture passage="Prov 23:12" parsed="|Prov|23|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.12" />
<sup>12</sup> Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.
<scripture passage="Prov 23:13" parsed="|Prov|23|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.13" />
<sup>13</sup> Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;
<scripture passage="Prov 23:14" parsed="|Prov|23|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.14" />
<sup>14</sup> do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.
<scripture passage="Prov 23:15" parsed="|Prov|23|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.15" />
<sup>15</sup> Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë;
<scripture passage="Prov 23:16" parsed="|Prov|23|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.16" />
<sup>16</sup> zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta.
<scripture passage="Prov 23:17" parsed="|Prov|23|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.17" />
<sup>17</sup> Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit;
<scripture passage="Prov 23:18" parsed="|Prov|23|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.18" />
<sup>18</sup> sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.
<scripture passage="Prov 23:19" parsed="|Prov|23|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.19" />
<sup>19</sup> Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë.
<scripture passage="Prov 23:20" parsed="|Prov|23|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.20" />
<sup>20</sup> Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit;
<scripture passage="Prov 23:21" parsed="|Prov|23|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.21" />
<sup>21</sup> sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.
<scripture passage="Prov 23:22" parsed="|Prov|23|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.22" />
<sup>22</sup> Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.
<scripture passage="Prov 23:23" parsed="|Prov|23|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.23" />
<sup>23</sup> Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.
<scripture passage="Prov 23:24" parsed="|Prov|23|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.24" />
<sup>24</sup> Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t'ia ndjejë gëzimin.
<scripture passage="Prov 23:25" parsed="|Prov|23|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.25" />
<sup>25</sup> Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.
<scripture passage="Prov 23:26" parsed="|Prov|23|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.26" />
<sup>26</sup> Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia.
<scripture passage="Prov 23:27" parsed="|Prov|23|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.27" />
<sup>27</sup> Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë.
<scripture passage="Prov 23:28" parsed="|Prov|23|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.28" />
<sup>28</sup> Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë.
<scripture passage="Prov 23:29" parsed="|Prov|23|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.29" />
<sup>29</sup> Për cilin janë "ah-ët", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?
<scripture passage="Prov 23:30" parsed="|Prov|23|30|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.30" />
<sup>30</sup> Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.
<scripture passage="Prov 23:31" parsed="|Prov|23|31|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.31" />
<sup>31</sup> Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë!
<scripture passage="Prov 23:32" parsed="|Prov|23|32|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.32" />
<sup>32</sup> Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër.
<scripture passage="Prov 23:33" parsed="|Prov|23|33|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.33" />
<sup>33</sup> Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.
<scripture passage="Prov 23:34" parsed="|Prov|23|34|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.34" />
<sup>34</sup> Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes.
<scripture passage="Prov 23:35" parsed="|Prov|23|35|0|0" osisRef="Bible:Prov.23.35" />
<sup>35</sup> Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t'i kërkoj përsëri!".
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 24" progress="54.63%" prev="Prov.23" next="Prov.25" id="Prov.24">
<h3 id="Prov.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="Prov.24-p1">
<scripture passage="Prov 24:1" parsed="|Prov|24|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.1" />
<sup>1</sup> Mos i ki zili njerëzit e këqij dhe mos dëshiro të rrish me ta,
<scripture passage="Prov 24:2" parsed="|Prov|24|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.2" />
<sup>2</sup> sepse zemra e tyre mendon për grabitje dhe buzët e tyre thonë se do të bëjnë të keqen.
<scripture passage="Prov 24:3" parsed="|Prov|24|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.3" />
<sup>3</sup> Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi.
<scripture passage="Prov 24:4" parsed="|Prov|24|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.4" />
<sup>4</sup> Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.
<scripture passage="Prov 24:5" parsed="|Prov|24|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.5" />
<sup>5</sup> Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij.
<scripture passage="Prov 24:6" parsed="|Prov|24|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.6" />
<sup>6</sup> Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.
<scripture passage="Prov 24:7" parsed="|Prov|24|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.7" />
<sup>7</sup> Dituria është shumë e lartë për budallanë; ai nuk e hap kurrë gojën te porta e qytetit.
<scripture passage="Prov 24:8" parsed="|Prov|24|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.8" />
<sup>8</sup> Kush mendon të bëjë keq do të quhet mjeshtër intrigash.
<scripture passage="Prov 24:9" parsed="|Prov|24|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.9" />
<sup>9</sup> Synimi i pamend është mëkat dhe tallësi është një neveri për njerëzit.
<scripture passage="Prov 24:10" parsed="|Prov|24|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.10" />
<sup>10</sup> Po të mos kesh guxim ditën e fatkeqësisë, forca jote është shumë e pakët.
<scripture passage="Prov 24:11" parsed="|Prov|24|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.11" />
<sup>11</sup> Çliro ata që i tërheqin drejt vdekjes dhe mbaji ata që po i çojnë në thertore.
<scripture passage="Prov 24:12" parsed="|Prov|24|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.12" />
<sup>12</sup> Po të thuash: "Ja, ne nuk e dinim", ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë? Ai do t'i japë secilit simbas veprave të tij.
<scripture passage="Prov 24:13" parsed="|Prov|24|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.13" />
<sup>13</sup> Biri im, ha mjaltin sepse është i mirë; një huall mjalti do të jetë i ëmbël për shijen tënde.
<scripture passage="Prov 24:14" parsed="|Prov|24|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.14" />
<sup>14</sup> Kështu do të jetë njohja e diturisë për shpirtin tënd. Në rast se e gjen, do të ketë një të ardhme dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.
<scripture passage="Prov 24:15" parsed="|Prov|24|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.15" />
<sup>15</sup> O i pabesë, mos ngre kurthe kundër banesës së njeriut të drejtë, mos shkatërro vendin ku ai pushon,
<scripture passage="Prov 24:16" parsed="|Prov|24|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.16" />
<sup>16</sup> sepse i drejti bie shtatë herë dhe ngrihet, kurse të pabesët përmbysen në fatkeqësi.
<scripture passage="Prov 24:17" parsed="|Prov|24|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.17" />
<sup>17</sup> Kur armiku yt bie, mos u gëzo; kur është shtrirë për tokë, zemra jote të mos gëzohet,
<scripture passage="Prov 24:18" parsed="|Prov|24|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.18" />
<sup>18</sup> me qëllim që Zoti të mos shikojë dhe të mos i vijë keq, dhe të mos largojë prej tij zemërimin e vet.
<scripture passage="Prov 24:19" parsed="|Prov|24|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.19" />
<sup>19</sup> Mos u zemëro për shkak të atyre që bëjnë të keqen dhe mos i ki smirë të pabesët,
<scripture passage="Prov 24:20" parsed="|Prov|24|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.20" />
<sup>20</sup> sepse nuk do të ketë të ardhme për të keqin; llamba e të pabesëve do të fiket.
<scripture passage="Prov 24:21" parsed="|Prov|24|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.21" />
<sup>21</sup> Biri im, ki frikë nga Zoti dhe nga mbreti; mos u bashko me ata që duan të ndryshojnë;
<scripture passage="Prov 24:22" parsed="|Prov|24|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.22" />
<sup>22</sup> mjerimi i tyre do të vijë papritmas, dhe shkatërrimin e të dy palëve kush e njeh?
<scripture passage="Prov 24:23" parsed="|Prov|24|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.23" />
<sup>23</sup> Edhe këto gjëra janë për të urtit. Nuk është mirë të kesh preferenca personale në gjykim.
<scripture passage="Prov 24:24" parsed="|Prov|24|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.24" />
<sup>24</sup> Ai që i thotë të pabesit: "Ti je i drejtë", do të mallkohet nga popujt dhe kombet do ta nëmin.
<scripture passage="Prov 24:25" parsed="|Prov|24|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.25" />
<sup>25</sup> Por ata që e qortojnë të pabesin do të gjejnë kënaqësi dhe mbi ta do të zbresin bekimet më të mira.
<scripture passage="Prov 24:26" parsed="|Prov|24|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.26" />
<sup>26</sup> Ai që jep një përgjigje të drejtë jep një të puthur mbi buzët.
<scripture passage="Prov 24:27" parsed="|Prov|24|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.27" />
<sup>27</sup> Vër në vijë punët e tua të jashtme, vër në rregull arat e tua dhe pastaj ndërto shtëpinë tënde.
<scripture passage="Prov 24:28" parsed="|Prov|24|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.28" />
<sup>28</sup> Mos dëshmo pa arsye kundër të afërmit tënd dhe mos gënje me buzët e tua.
<scripture passage="Prov 24:29" parsed="|Prov|24|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.29" />
<sup>29</sup> Mos thuaj: "Ashtu si ma bëri mua, kështu do t'ia bëj edhe unë; do t'ia kthej simbas sjelljes së tij".
<scripture passage="Prov 24:30" parsed="|Prov|24|30|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.30" />
<sup>30</sup> Kalova pranë arës së përtacit dhe pranë vreshtit të njeriut që s'ka mend;
<scripture passage="Prov 24:31" parsed="|Prov|24|31|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.31" />
<sup>31</sup> dhe ja, kudo rriteshin ferrat, ferrishtet e zinin tokën dhe muri prej gurësh ishte shembur.
<scripture passage="Prov 24:32" parsed="|Prov|24|32|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.32" />
<sup>32</sup> Duke parë këtë, u mendova me kujdes; nga sa pashë nxora një mësim:
<scripture passage="Prov 24:33" parsed="|Prov|24|33|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.33" />
<sup>33</sup> të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar;
<scripture passage="Prov 24:34" parsed="|Prov|24|34|0|0" osisRef="Bible:Prov.24.34" />
<sup>34</sup> kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës dhe skamja jote si një njeri i armatosur.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 25" progress="54.71%" prev="Prov.24" next="Prov.26" id="Prov.25">
<h3 id="Prov.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="Prov.25-p1">
<scripture passage="Prov 25:1" parsed="|Prov|25|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.1" />
<sup>1</sup> Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit, të transkriptuara nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës.
<scripture passage="Prov 25:2" parsed="|Prov|25|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.2" />
<sup>2</sup> Éshtë lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë.
<scripture passage="Prov 25:3" parsed="|Prov|25|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.3" />
<sup>3</sup> Qiejtë për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve janë të panjohshëm.
<scripture passage="Prov 25:4" parsed="|Prov|25|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.4" />
<sup>4</sup> Hiq zgjyrën nga argjendi dhe ka për të dalë një enë për argjendarin.
<scripture passage="Prov 25:5" parsed="|Prov|25|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.5" />
<sup>5</sup> Largo të pabesin nga prania e mbretit dhe froni i tij do të bëhet i qëndrueshëm në drejtësi.
<scripture passage="Prov 25:6" parsed="|Prov|25|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.6" />
<sup>6</sup> Mos u përlëvdo në prani të mbretit dhe mos zër vendin e njerëzve të mëdhenj,
<scripture passage="Prov 25:7" parsed="|Prov|25|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.7" />
<sup>7</sup> sepse është më mirë të thuhet: "Ngjitu këtu lart", se sa të të ulin përpara princit, që sytë e tu kanë parë.
<scripture passage="Prov 25:8" parsed="|Prov|25|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.8" />
<sup>8</sup> Mos bëj padi me tepër nxitim, sepse në fund nuk do të dish çfarë të bësh, kur i afërmi yt do të të ketë bërë me turp.
<scripture passage="Prov 25:9" parsed="|Prov|25|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.9" />
<sup>9</sup> Diskutoje padinë tënde kundër të afërmit tënd, por mos e zbulo sekretin e një tjetri,
<scripture passage="Prov 25:10" parsed="|Prov|25|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.10" />
<sup>10</sup> me qëllim që ai që të dëgjon të mos të të diskreditojë dhe nami yt të njolloset për gjithnjë.
<scripture passage="Prov 25:11" parsed="|Prov|25|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.11" />
<sup>11</sup> Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si molla të arta mbi një enë argjendi.
<scripture passage="Prov 25:12" parsed="|Prov|25|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.12" />
<sup>12</sup> Për një vesh të bindur, një i urtë që qorton është si një vath i artë, një zbukurim prej ari të kulluar.
<scripture passage="Prov 25:13" parsed="|Prov|25|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.13" />
<sup>13</sup> Një lajmëtar besnik është, për ata që e dërgojnë, si freskia e borës në kohën e korrjes, sepse ai e freskon shpirtin e zotit të tij.
<scripture passage="Prov 25:14" parsed="|Prov|25|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.14" />
<sup>14</sup> Ai që mburret duke gënjyer se ka bërë një dhuratë është si retë dhe era pa shi.
<scripture passage="Prov 25:15" parsed="|Prov|25|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.15" />
<sup>15</sup> Me durimin i mbushet mendja një princi dhe gjuha e ëmbël thyen kockat.
<scripture passage="Prov 25:16" parsed="|Prov|25|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.16" />
<sup>16</sup> Në rast se gjen mjaltë, ha aq sa të mjafton, me qëllim që të mos dendesh dhe pastaj të vjellësh.
<scripture passage="Prov 25:17" parsed="|Prov|25|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.17" />
<sup>17</sup> Shko rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd, që ai të mos mërzitet me ty sa të të urrejë.
<scripture passage="Prov 25:18" parsed="|Prov|25|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.18" />
<sup>18</sup> Njeriu që deponon gënjeshtra kundër të afërmit të tij është si një topuz, një shpatë dhe një shigjetë e mprehtë.
<scripture passage="Prov 25:19" parsed="|Prov|25|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.19" />
<sup>19</sup> Besimi te një njeri i pabesë ditën e fatkeqësisë është si një dhëmb i thyer dhe një këmbë e ndrydhur.
<scripture passage="Prov 25:20" parsed="|Prov|25|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.20" />
<sup>20</sup> Kush i këndon këngë një zemre të pikëlluar është si ai që heq rrobat e tij në një ditë të ftohtë dhe si uthulla mbi sodën.
<scripture passage="Prov 25:21" parsed="|Prov|25|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.21" />
<sup>21</sup> Në qoftë se armiku yt ka uri, jepi bukë për të ngrënë, dhe në se ka etje, jepi ujë për të pirë,
<scripture passage="Prov 25:22" parsed="|Prov|25|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.22" />
<sup>22</sup> sepse kështu do të grumbullosh thëngjij mbi kokën e tij, dhe Zoti do të të shpërblejë.
<scripture passage="Prov 25:23" parsed="|Prov|25|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.23" />
<sup>23</sup> Era e veriut sjell shiun, dhe gjuha që shpif tinëz e bën fytyrën të indinjuar.
<scripture passage="Prov 25:24" parsed="|Prov|25|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.24" />
<sup>24</sup> Éshtë më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.
<scripture passage="Prov 25:25" parsed="|Prov|25|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.25" />
<sup>25</sup> Një lajm i mirë nga një vend i largët është si ujë i freskët për një njeri të lodhur dhe të etur.
<scripture passage="Prov 25:26" parsed="|Prov|25|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.26" />
<sup>26</sup> I drejti që dridhet përpara të pabesit është si një burim i turbullt dhe një pus i ndotur.
<scripture passage="Prov 25:27" parsed="|Prov|25|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.27" />
<sup>27</sup> Të hash shumë mjaltë nuk është mirë, dhe të kërkosh lavdinë tënde nuk është lavdi.
<scripture passage="Prov 25:28" parsed="|Prov|25|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.25.28" />
<sup>28</sup> Njeriu që nuk di të frenojë zemërimin e tij është si një qytet i shkrehur pa mure.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 26" progress="54.78%" prev="Prov.25" next="Prov.27" id="Prov.26">
<h3 id="Prov.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="Prov.26-p1">
<scripture passage="Prov 26:1" parsed="|Prov|26|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.1" />
<sup>1</sup> Ashtu si bora nuk i shkon verës as shiu të korrave, kështu nuk i shkon lavdia budallait.
<scripture passage="Prov 26:2" parsed="|Prov|26|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.2" />
<sup>2</sup> Ashtu si harabeli fluturon andej e këtej dhe dallëndyshja fluturon, kështu mallkimi pa arsye nuk ka efekt.
<scripture passage="Prov 26:3" parsed="|Prov|26|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.3" />
<sup>3</sup> Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve.
<scripture passage="Prov 26:4" parsed="|Prov|26|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.4" />
<sup>4</sup> Mos iu përgjegj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.
<scripture passage="Prov 26:5" parsed="|Prov|26|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.5" />
<sup>5</sup> Përgjigjju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.
<scripture passage="Prov 26:6" parsed="|Prov|26|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.6" />
<sup>6</sup> Kush dërgon një mesazh me anë të një budallai pret këmbët e tij dhe pi dhunë.
<scripture passage="Prov 26:7" parsed="|Prov|26|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.7" />
<sup>7</sup> Ashtu si këmbët e çalamanit janë pak të qëndrueshme, kështu është një fjalë e urtë në gojën e budallenjve.
<scripture passage="Prov 26:8" parsed="|Prov|26|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.8" />
<sup>8</sup> Kush i jep lavdi një budallai është si ai që lidh një gur te hobeja.
<scripture passage="Prov 26:9" parsed="|Prov|26|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.9" />
<sup>9</sup> Një fjalë e urtë në gojën e budallenjve është si një gjemb që hyn në dorën e një të dehuri.
<scripture passage="Prov 26:10" parsed="|Prov|26|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.10" />
<sup>10</sup> Perëndia i madh që ka krijuar të gjitha gjërat është ai që i jep shpërblimin budallait dhe shkelësve.
<scripture passage="Prov 26:11" parsed="|Prov|26|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.11" />
<sup>11</sup> Ashtu si një qen kthehet në të vjellat e tij, kështu budallai e përsërit budallallëkun e tij.
<scripture passage="Prov 26:12" parsed="|Prov|26|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.12" />
<sup>12</sup> A ke parë një njeri që e pandeh veten të urtë? Ka më tepër shpresë për një budalla se sa për të.
<scripture passage="Prov 26:13" parsed="|Prov|26|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.13" />
<sup>13</sup> Përtaci thotë: "Ka një luan në rrugë, ka një luan nëpër rrugë!".
<scripture passage="Prov 26:14" parsed="|Prov|26|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.14" />
<sup>14</sup> Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtrat të tij.
<scripture passage="Prov 26:15" parsed="|Prov|26|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.15" />
<sup>15</sup> Përtaci e fut dorën në pjatën e tij, por lodhet edhe ta çojë te goja.
<scripture passage="Prov 26:16" parsed="|Prov|26|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.16" />
<sup>16</sup> Përtaci pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend.
<scripture passage="Prov 26:17" parsed="|Prov|26|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.17" />
<sup>17</sup> Kalimtari që përzihet në një grindje që nuk i përket, është si ai që kap nga veshët një qen.
<scripture passage="Prov 26:18" parsed="|Prov|26|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.18" />
<sup>18</sup> Ashtu si një i marrë që gjuan me ura zjarri, me shigjeta dhe me vdekje,
<scripture passage="Prov 26:19" parsed="|Prov|26|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.19" />
<sup>19</sup> kështu është ai që mashtron të afërmin dhe thotë: "E bëra për shaka!".
<scripture passage="Prov 26:20" parsed="|Prov|26|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.20" />
<sup>20</sup> Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet; dhe kur nuk ka një gojë të keqe, grindja merr fund.
<scripture passage="Prov 26:21" parsed="|Prov|26|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.21" />
<sup>21</sup> Ashtu si qymyri jep shpuzën dhe drutë zjarrin, kështu njeriu grindavec i nxit grindjet.
<scripture passage="Prov 26:22" parsed="|Prov|26|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.22" />
<sup>22</sup> Fjalët e gojëkeqit janë si ushqime shumë të shijshme dhe depërtojnë deri në thellësi të zorrëve.
<scripture passage="Prov 26:23" parsed="|Prov|26|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.23" />
<sup>23</sup> Buzët e zjarrta dhe zemra e keqe janë si zgjyra të argjendit të vendosura mbi një enë balte.
<scripture passage="Prov 26:24" parsed="|Prov|26|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.24" />
<sup>24</sup> Ai që urren shtiret me buzët e tij, por në zemër të vet përgatit mashtrimin.
<scripture passage="Prov 26:25" parsed="|Prov|26|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.25" />
<sup>25</sup> Kur ai flet në mënyrë të sjellshme mos i ki besim, sepse ka shtatë gjëra të neveritshme në zemër.
<scripture passage="Prov 26:26" parsed="|Prov|26|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.26" />
<sup>26</sup> Edhe sikur urrejtja e tij të jetë fshehur me tinëzi; ligësia e tij do të dalë hapur në kuvend.
<scripture passage="Prov 26:27" parsed="|Prov|26|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.27" />
<sup>27</sup> Kush hap një gropë do të bjerë brenda dhe kush rrokullis një gur do të bjerë përsëri mbi të.
<scripture passage="Prov 26:28" parsed="|Prov|26|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.26.28" />
<sup>28</sup> Gjuha gënjeshtare urren ata që ka plagosur, dhe goja lajkatare sjell shkatërrimin.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 27" progress="54.84%" prev="Prov.26" next="Prov.28" id="Prov.27">
<h3 id="Prov.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="Prov.27-p1">
<scripture passage="Prov 27:1" parsed="|Prov|27|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.1" />
<sup>1</sup> Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë.
<scripture passage="Prov 27:2" parsed="|Prov|27|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.2" />
<sup>2</sup> Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua.
<scripture passage="Prov 27:3" parsed="|Prov|27|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.3" />
<sup>3</sup> Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë.
<scripture passage="Prov 27:4" parsed="|Prov|27|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.4" />
<sup>4</sup> Tërbimi është mizor dhe zemërimi është i furishëm, por kush mund t'i bëjë ballë xhelozisë?
<scripture passage="Prov 27:5" parsed="|Prov|27|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.5" />
<sup>5</sup> Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur.
<scripture passage="Prov 27:6" parsed="|Prov|27|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.6" />
<sup>6</sup> Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku.
<scripture passage="Prov 27:7" parsed="|Prov|27|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.7" />
<sup>7</sup> Kush është i ngopur përçmon huallin e mjaltit; por për atë që ka uri çdo gjë e hidhur është e ëmbël.
<scripture passage="Prov 27:8" parsed="|Prov|27|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.8" />
<sup>8</sup> Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij.
<scripture passage="Prov 27:9" parsed="|Prov|27|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.9" />
<sup>9</sup> Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzërmërta.
<scripture passage="Prov 27:10" parsed="|Prov|27|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.10" />
<sup>10</sup> Mos e braktis mikun tënd as mikun e atit tënd dhe mos shko në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate; është më mirë një që banon afër se sa një vëlla larg.
<scripture passage="Prov 27:11" parsed="|Prov|27|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.11" />
<sup>11</sup> Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t'i përgjigjem atij që përflet kundër meje.
<scripture passage="Prov 27:12" parsed="|Prov|27|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.12" />
<sup>12</sup> Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen.
<scripture passage="Prov 27:13" parsed="|Prov|27|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.13" />
<sup>13</sup> Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj.
<scripture passage="Prov 27:14" parsed="|Prov|27|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.14" />
<sup>14</sup> Ai që bekon të afërmin e tij me zë të lartë në mëngjes herët, do t'ia zënë si mallkim.
<scripture passage="Prov 27:15" parsed="|Prov|27|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.15" />
<sup>15</sup> Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njera tjetrës.
<scripture passage="Prov 27:16" parsed="|Prov|27|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.16" />
<sup>16</sup> Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë.
<scripture passage="Prov 27:17" parsed="|Prov|27|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.17" />
<sup>17</sup> Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.
<scripture passage="Prov 27:18" parsed="|Prov|27|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.18" />
<sup>18</sup> Kush kujdeset për fikun do të hajë frytin e tij, dhe ai që i shërben zotit të tij do të nderohet.
<scripture passage="Prov 27:19" parsed="|Prov|27|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.19" />
<sup>19</sup> Ashtu si në ujë fytyra pasqyron fytyrën, kështu zemra e njeriut e tregon njeriun.
<scripture passage="Prov 27:20" parsed="|Prov|27|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.20" />
<sup>20</sup> Sheoli dhe Abadoni janë të pangopur, dhe të pangopur janë gjithashtu sytë e njerëzve.
<scripture passage="Prov 27:21" parsed="|Prov|27|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.21" />
<sup>21</sup> Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr.
<scripture passage="Prov 27:22" parsed="|Prov|27|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.22" />
<sup>22</sup> Edhe sikur ta shtypje budallanë në një havan bashkë me grurë me dygeçin e tij, budallallëku nuk do të largohej prej tij.
<scripture passage="Prov 27:23" parsed="|Prov|27|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.23" />
<sup>23</sup> Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua,
<scripture passage="Prov 27:24" parsed="|Prov|27|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.24" />
<sup>24</sup> sepse pasuritë nuk zgjatin përherë, dhe as një kurorë nuk vazhdon brez pas brezi.
<scripture passage="Prov 27:25" parsed="|Prov|27|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.25" />
<sup>25</sup> Kur merret bari i thatë dhe del bari i njomë dhe mblidhet forazhi i maleve,
<scripture passage="Prov 27:26" parsed="|Prov|27|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.26" />
<sup>26</sup> qengjat do të furnizojnë rrobat e tua, cjeptë çmimin e një are
<scripture passage="Prov 27:27" parsed="|Prov|27|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.27.27" />
<sup>27</sup> dhe dhitë mjaft qumësht për ushqimin tënd, për ushqimin e shtëpisë sate dhe për të mbajtur shërbëtoret e tua.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 28" progress="54.90%" prev="Prov.27" next="Prov.29" id="Prov.28">
<h3 id="Prov.28-p0.1">Chapter 28</h3>
<p id="Prov.28-p1">
<scripture passage="Prov 28:1" parsed="|Prov|28|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.1" />
<sup>1</sup> I pabesi ikën me vrap edhe në se askush nuk e ndjek, por i drejti është i sigurt si një luan.
<scripture passage="Prov 28:2" parsed="|Prov|28|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.2" />
<sup>2</sup> Për shkak të mëkatit të një vendi, shumë janë të parët e tij, por me një njeri me mend që ka dituri qëndrueshmëria e tij vazhdon gjatë.
<scripture passage="Prov 28:3" parsed="|Prov|28|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.3" />
<sup>3</sup> Një i varfër që shtyp të mjerët është si një shi me shtamba që nuk jep bukë.
<scripture passage="Prov 28:4" parsed="|Prov|28|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.4" />
<sup>4</sup> Ata që braktisin ligjin lëvdojnë të pabesët; por ata që zbatojnë ligjin i luftojnë ata.
<scripture passage="Prov 28:5" parsed="|Prov|28|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.5" />
<sup>5</sup> Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë.
<scripture passage="Prov 28:6" parsed="|Prov|28|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.6" />
<sup>6</sup> Më i mirë është i varfëri që ecën në ndershmëri nga njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugën dredha-dredha, edhe kur është i pasur.
<scripture passage="Prov 28:7" parsed="|Prov|28|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.7" />
<sup>7</sup> Kush zbaton ligjin është një bir me mend, por shoku i grykësve turpëron atin e tij.
<scripture passage="Prov 28:8" parsed="|Prov|28|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.8" />
<sup>8</sup> Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit.
<scripture passage="Prov 28:9" parsed="|Prov|28|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.9" />
<sup>9</sup> Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme.
<scripture passage="Prov 28:10" parsed="|Prov|28|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.10" />
<sup>10</sup> Kush i fut njerëzit e drejtë në një rrugë të keqe, do të bjerë vetë në gropën e tij; por njerëzit e ndershëm do të trashëgojnë të mirën.
<scripture passage="Prov 28:11" parsed="|Prov|28|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.11" />
<sup>11</sup> I pasuri mendon se është i matur, por i varfëri që është i zgjuar e kqyr fund e krye.
<scripture passage="Prov 28:12" parsed="|Prov|28|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.12" />
<sup>12</sup> Kur të drejtët triumfojnë, ka lavdi të madhe, por kur mbizotërojnë të pabesët njerëzit fshihen.
<scripture passage="Prov 28:13" parsed="|Prov|28|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.13" />
<sup>13</sup> Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën.
<scripture passage="Prov 28:14" parsed="|Prov|28|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.14" />
<sup>14</sup> Lum ai njeri që ka frikë vazhdimisht nga Zoti, por ai që e fortëson zemrën e tij do të bjerë në fatkeqësi.
<scripture passage="Prov 28:15" parsed="|Prov|28|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.15" />
<sup>15</sup> Një i pabesë që sundon mbi një popull të varfër është si një luan që ulërin dhe një ari i uritur.
<scripture passage="Prov 28:16" parsed="|Prov|28|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.16" />
<sup>16</sup> Një princ pa mend zhvat shumë, por ai që urren fitimin e pandershëm ka për t'i zgjatur ditët e tij.
<scripture passage="Prov 28:17" parsed="|Prov|28|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.17" />
<sup>17</sup> Njeriu mbi të cilin rëndon një vrasje do të turret deri në varr; asnjë të mos e ndihmojë!
<scripture passage="Prov 28:18" parsed="|Prov|28|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.18" />
<sup>18</sup> Ai që ecën me ndershmëri do të shpëtohet, por njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugë dredha-dredha do të rrëzohet befas.
<scripture passage="Prov 28:19" parsed="|Prov|28|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.19" />
<sup>19</sup> Kush punon tokën e tij do të ketë bukë me bollëk, por kush jepet pas kotësive do të ketë varfëri të madhe.
<scripture passage="Prov 28:20" parsed="|Prov|28|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.20" />
<sup>20</sup> Njeriu besnik do të mbushet me bekime, por ai që nxiton të pasurohet nuk do të jetë pa faj.
<scripture passage="Prov 28:21" parsed="|Prov|28|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.21" />
<sup>21</sup> Nuk është mirë të kesh preferenca vetiake; njeriu kryen mëkat për një copë bukë.
<scripture passage="Prov 28:22" parsed="|Prov|28|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.22" />
<sup>22</sup> Njeriu me sy të keq dëshiron të pasurohet shpejt, por nuk e kupton se do ta pllakosë varfëria.
<scripture passage="Prov 28:23" parsed="|Prov|28|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.23" />
<sup>23</sup> Kush qorton dikë ka për të gjetur pastaj favor më të madh se ai që i bën lajka me fjalë.
<scripture passage="Prov 28:24" parsed="|Prov|28|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.24" />
<sup>24</sup> Kush vjedh atin e tij dhe nënën e tij dhe thotë: "Nuk është mëkat", është shok i atij që shkatërron.
<scripture passage="Prov 28:25" parsed="|Prov|28|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.25" />
<sup>25</sup> Kush e ka zemrën të fryrë nga krenaria nxit grindje, por ai që ka besim te Zoti do të ketë mbarësi.
<scripture passage="Prov 28:26" parsed="|Prov|28|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.26" />
<sup>26</sup> Kush i beson zemrës së tij është budalla, por ai që ecën me urtësi do të shpëtojë.
<scripture passage="Prov 28:27" parsed="|Prov|28|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.27" />
<sup>27</sup> Ai që i jep të varfërit nuk do të ketë kurrë nevojë, por ai që i mbyll sytë e vet do të ketë shumë mallkime.
<scripture passage="Prov 28:28" parsed="|Prov|28|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.28.28" />
<sup>28</sup> Kur të pabesët lartohen, njerëzit fshihen; por kur vdesin, të drejtët shumohen.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 29" progress="54.97%" prev="Prov.28" next="Prov.30" id="Prov.29">
<h3 id="Prov.29-p0.1">Chapter 29</h3>
<p id="Prov.29-p1">
<scripture passage="Prov 29:1" parsed="|Prov|29|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.1" />
<sup>1</sup> Njeriu që fortëson qafën kur qortohet, do të thyhet papritmas pa tjetër.
<scripture passage="Prov 29:2" parsed="|Prov|29|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.2" />
<sup>2</sup> Kur të drejtët shumohen, populli gëzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rënkon.
<scripture passage="Prov 29:3" parsed="|Prov|29|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.3" />
<sup>3</sup> Njeriu që e do diturinë gëzon të atin; por ai që shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinë e vet.
<scripture passage="Prov 29:4" parsed="|Prov|29|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.4" />
<sup>4</sup> Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim.
<scripture passage="Prov 29:5" parsed="|Prov|29|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.5" />
<sup>5</sup> Njeriu që i bën lajka të afërmit të tij shtrin një rrjetë mbi hapat e tij.
<scripture passage="Prov 29:6" parsed="|Prov|29|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.6" />
<sup>6</sup> Në mëkatin e një njeriut të keq ka një lak, por i drejti këndon dhe gëzohet.
<scripture passage="Prov 29:7" parsed="|Prov|29|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.7" />
<sup>7</sup> I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim.
<scripture passage="Prov 29:8" parsed="|Prov|29|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.8" />
<sup>8</sup> Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin.
<scripture passage="Prov 29:9" parsed="|Prov|29|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.9" />
<sup>9</sup> Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe.
<scripture passage="Prov 29:10" parsed="|Prov|29|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.10" />
<sup>10</sup> Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij.
<scripture passage="Prov 29:11" parsed="|Prov|29|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.11" />
<sup>11</sup> Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.
<scripture passage="Prov 29:12" parsed="|Prov|29|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.12" />
<sup>12</sup> Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë.
<scripture passage="Prov 29:13" parsed="|Prov|29|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.13" />
<sup>13</sup> I varfëri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve.
<scripture passage="Prov 29:14" parsed="|Prov|29|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.14" />
<sup>14</sup> Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë.
<scripture passage="Prov 29:15" parsed="|Prov|29|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.15" />
<sup>15</sup> Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënen e vet.
<scripture passage="Prov 29:16" parsed="|Prov|29|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.16" />
<sup>16</sup> Kur shtohen të pabesët shtohen edhe shkeljet, por të drejtët do të shohin shkatërrimin e tyre.
<scripture passage="Prov 29:17" parsed="|Prov|29|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.17" />
<sup>17</sup> Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t'i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd.
<scripture passage="Prov 29:18" parsed="|Prov|29|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.18" />
<sup>18</sup> Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin.
<scripture passage="Prov 29:19" parsed="|Prov|29|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.19" />
<sup>19</sup> Një shërbëtor nuk ndreqet vetëm me fjalë; edhe kur i kupton, nuk bindet.
<scripture passage="Prov 29:20" parsed="|Prov|29|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.20" />
<sup>20</sup> A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai.
<scripture passage="Prov 29:21" parsed="|Prov|29|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.21" />
<sup>21</sup> Në se dikush rrit me përkujdesje qysh në fëmijëri shërbëtorin e vet, në fund ai do të dojë të bëhet trashëgimtar i tij.
<scripture passage="Prov 29:22" parsed="|Prov|29|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.22" />
<sup>22</sup> Njeriu zemërak kurdis grindje dhe njeriu idhnak kryen shumë mëkate.
<scripture passage="Prov 29:23" parsed="|Prov|29|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.23" />
<sup>23</sup> Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi.
<scripture passage="Prov 29:24" parsed="|Prov|29|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.24" />
<sup>24</sup> Kush bëhet ortak me një vjedhës urren jetën e vet. Ai dëgjon betimin, por nuk padit asgjë.
<scripture passage="Prov 29:25" parsed="|Prov|29|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.25" />
<sup>25</sup> Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.
<scripture passage="Prov 29:26" parsed="|Prov|29|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.26" />
<sup>26</sup> Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit, por drejtësia për çdo njeri vjen nga Zoti.
<scripture passage="Prov 29:27" parsed="|Prov|29|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.29.27" />
<sup>27</sup> Njeriu jo i drejtë është një neveri për të drejtët, dhe ai që ecën me ndershmëri është një neveri për të pabesët.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 30" progress="55.03%" prev="Prov.29" next="Prov.31" id="Prov.30">
<h3 id="Prov.30-p0.1">Chapter 30</h3>
<p id="Prov.30-p1">
<scripture passage="Prov 30:1" parsed="|Prov|30|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.1" />
<sup>1</sup> Fjalët e Agurit, birit të Jahehut; mesazhi profetik që ky njeri shpalli në Ithiel, në Ithiel dhe në Ukal.
<scripture passage="Prov 30:2" parsed="|Prov|30|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.2" />
<sup>2</sup> Po, unë jam më budalla se gjithë të tjerët dhe nuk kam mendje njeriu.
<scripture passage="Prov 30:3" parsed="|Prov|30|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.3" />
<sup>3</sup> Nuk kam mësuar diturinë dhe nuk kam dijen e Shenjtorit.
<scripture passage="Prov 30:4" parsed="|Prov|30|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.4" />
<sup>4</sup> Kush u ngjit në qiell dhe zbriti prej tij? Kush e ka mbledhur erën në duart e tij? Kush i ka mbyllur ujërat në rroben e tij? Kush i ka vendosur të gjithë kufijtë e tokës? Cili është emri i tij dhe emri i të birit, po qe se ti e di?
<scripture passage="Prov 30:5" parsed="|Prov|30|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.5" />
<sup>5</sup> Çdo fjalë e Perëndisë është rafinuar me zjarr. Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai.
<scripture passage="Prov 30:6" parsed="|Prov|30|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.6" />
<sup>6</sup> Mos u shto asgjë fjalëve të tij që të mos të të qortojë dhe të dalësh gënjeshtar.
<scripture passage="Prov 30:7" parsed="|Prov|30|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.7" />
<sup>7</sup> Unë të kërkova dy gjëra; mos m'i moho para se të vdes:
<scripture passage="Prov 30:8" parsed="|Prov|30|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.8" />
<sup>8</sup> largo nga unë falsitetin dhe gënjeshtrën; mos më jep as varfëri as pasuri, më ushqe me bukën e nevojshme,
<scripture passage="Prov 30:9" parsed="|Prov|30|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.9" />
<sup>9</sup> me qëllim që, pasi të jem ngopur, të mos të të mohoj dhe të them: "Kush është Zoti?", ose, pasi të jem bërë i varfër, të mos vjedh dhe të përdhos emrin e Perëndisë tim.
<scripture passage="Prov 30:10" parsed="|Prov|30|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.10" />
<sup>10</sup> Mos shpif kundër shërbëtorit para të zotit, me qëllim që ai të mos të të mallkojë dhe ti të gjendesh fajtor.
<scripture passage="Prov 30:11" parsed="|Prov|30|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.11" />
<sup>11</sup> Ka një kategori njerëzish që mallkojnë atin e tyre dhe nuk bekojnë nënen e tyre.
<scripture passage="Prov 30:12" parsed="|Prov|30|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.12" />
<sup>12</sup> Ka një kategori njerëzish që e mbajnë veten për të pastër, por nuk janë të larë nga papastërtia e vet.
<scripture passage="Prov 30:13" parsed="|Prov|30|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.13" />
<sup>13</sup> Ka një kategori njerëzish që i ka sytë shumë kryelartë dhe qepallat krenare.
<scripture passage="Prov 30:14" parsed="|Prov|30|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.14" />
<sup>14</sup> Ka një kategori njerëzish dhëmbët e të cilëve janë si shpata dhe dhëmballët e tyre janë si thika, për të gëlltitur të varfërit mbi faqen e dheut dhe nevojtarët në mes të njerëzve.
<scripture passage="Prov 30:15" parsed="|Prov|30|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.15" />
<sup>15</sup> Shushunja ka dy bija, që thonë: "Më jep, më jep!". Ka tri gjëra që nuk ngopen kurrë, madje katër nuk thonë kurrë: "Mjaft!".
<scripture passage="Prov 30:16" parsed="|Prov|30|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.16" />
<sup>16</sup> Sheoli, barku shterp, toka që nuk ngopet me ujë dhe zjarri që nuk thotë kurrë: "Mjaft!".
<scripture passage="Prov 30:17" parsed="|Prov|30|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.17" />
<sup>17</sup> Syrin që tallet me babanë dhe nuk pranon me përbuzje t'i bindet nënës, do ta nxjerrin korbat e përroit, do ta hanë të vegjëlit e shqiponjës.
<scripture passage="Prov 30:18" parsed="|Prov|30|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.18" />
<sup>18</sup> Ka tri gjëra tepër të mrekullueshme për mua, madje katër, që unë nuk i marr vesh:
<scripture passage="Prov 30:19" parsed="|Prov|30|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.19" />
<sup>19</sup> gjurma e shqiponjës në ajër, gjurma e gjarpërit mbi shkëmb, gjurma e anijes në mes të detit dhe gjurma e burrit me një vajzë.
<scripture passage="Prov 30:20" parsed="|Prov|30|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.20" />
<sup>20</sup> Kjo është sjellja e gruas që ka shkelur kurorën: ha, fshin gojën dhe thotë: "Nuk kam bërë asnjë të keqe!".
<scripture passage="Prov 30:21" parsed="|Prov|30|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.21" />
<sup>21</sup> Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër janë gjërat që ajo nuk mund të durojë:
<scripture passage="Prov 30:22" parsed="|Prov|30|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.22" />
<sup>22</sup> një shërbëtor kur bëhet mbret, një budalla që ka bukë me bollëk,
<scripture passage="Prov 30:23" parsed="|Prov|30|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.23" />
<sup>23</sup> një grua të urryer që gjen burrë dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës.
<scripture passage="Prov 30:24" parsed="|Prov|30|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.24" />
<sup>24</sup> Ka katër kafshë të vogla mbi tokë, por janë jashtëzakonisht të urta:
<scripture passage="Prov 30:25" parsed="|Prov|30|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.25" />
<sup>25</sup> mizat e dheut, që janë një popull pa forcë, por që e mbledhin ushqimin e tyre në verë;
<scripture passage="Prov 30:26" parsed="|Prov|30|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.26" />
<sup>26</sup> lepujt, që janë një popull i dobët, por që e vendosin banesën e tyre në shkëmbinjtë;
<scripture passage="Prov 30:27" parsed="|Prov|30|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.27" />
<sup>27</sup> karkalecat, që nuk kanë mbret, por që shkojnë mbarë në grupe;
<scripture passage="Prov 30:28" parsed="|Prov|30|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.28" />
<sup>28</sup> hardhuca që mund ta zësh me duart, por që gjendet në pallatet e mbretërve.
<scripture passage="Prov 30:29" parsed="|Prov|30|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.29" />
<sup>29</sup> Tri qënie kanë një paraqitje të bukur, madje katër kanë një ecje madhështore;
<scripture passage="Prov 30:30" parsed="|Prov|30|30|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.30" />
<sup>30</sup> luani, kafsha më e fortë, që nuk zmprapset para askujt,
<scripture passage="Prov 30:31" parsed="|Prov|30|31|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.31" />
<sup>31</sup> kali i luftës që ecën i ngrefosur, cjapi dhe mbreti kur është me ushtrinë e tij.
<scripture passage="Prov 30:32" parsed="|Prov|30|32|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.32" />
<sup>32</sup> Në rast se ke vepruar si budalla duke lartësuar veten tënde ose të ka shkuar mendja, vëre dorën mbi gojë,
<scripture passage="Prov 30:33" parsed="|Prov|30|33|0|0" osisRef="Bible:Prov.30.33" />
<sup>33</sup> sepse, duke rrahur qumështin prodhohet gjalpi, duke përdredhur hundën del gjak prej saj dhe duke shtrydhur mërinë prej saj del grindja.
</p>
</div3>

<div3 title="Proverbs 31" progress="55.11%" prev="Prov.30" next="Eccl" id="Prov.31">
<h3 id="Prov.31-p0.1">Chapter 31</h3>
<p id="Prov.31-p1">
<scripture passage="Prov 31:1" parsed="|Prov|31|1|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.1" />
<sup>1</sup> Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma.
<scripture passage="Prov 31:2" parsed="|Prov|31|2|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.2" />
<sup>2</sup> Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia?
<scripture passage="Prov 31:3" parsed="|Prov|31|3|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.3" />
<sup>3</sup> Mos ua jep forcën tënde grave as jetën tënde asaj që shkatërron mbretërit.
<scripture passage="Prov 31:4" parsed="|Prov|31|4|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.4" />
<sup>4</sup> Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse,
<scripture passage="Prov 31:5" parsed="|Prov|31|5|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.5" />
<sup>5</sup> sepse duke pirë të mos harrojnë ligjin dhe të mos shtrembërojnë të drejtën e të pikëlluarve.
<scripture passage="Prov 31:6" parsed="|Prov|31|6|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.6" />
<sup>6</sup> Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.
<scripture passage="Prov 31:7" parsed="|Prov|31|7|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.7" />
<sup>7</sup> Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.
<scripture passage="Prov 31:8" parsed="|Prov|31|8|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.8" />
<sup>8</sup> Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore.
<scripture passage="Prov 31:9" parsed="|Prov|31|9|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.9" />
<sup>9</sup> Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.
<scripture passage="Prov 31:10" parsed="|Prov|31|10|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.10" />
<sup>10</sup> Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.
<scripture passage="Prov 31:11" parsed="|Prov|31|11|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.11" />
<sup>11</sup> Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.
<scripture passage="Prov 31:12" parsed="|Prov|31|12|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.12" />
<sup>12</sup> Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.
<scripture passage="Prov 31:13" parsed="|Prov|31|13|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.13" />
<sup>13</sup> Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.
<scripture passage="Prov 31:14" parsed="|Prov|31|14|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.14" />
<sup>14</sup> Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.
<scripture passage="Prov 31:15" parsed="|Prov|31|15|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.15" />
<sup>15</sup> Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.
<scripture passage="Prov 31:16" parsed="|Prov|31|16|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.16" />
<sup>16</sup> Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.
<scripture passage="Prov 31:17" parsed="|Prov|31|17|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.17" />
<sup>17</sup> Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.
<scripture passage="Prov 31:18" parsed="|Prov|31|18|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.18" />
<sup>18</sup> E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.
<scripture passage="Prov 31:19" parsed="|Prov|31|19|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.19" />
<sup>19</sup> Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.
<scripture passage="Prov 31:20" parsed="|Prov|31|20|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.20" />
<sup>20</sup> I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.
<scripture passage="Prov 31:21" parsed="|Prov|31|21|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.21" />
<sup>21</sup> Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.
<scripture passage="Prov 31:22" parsed="|Prov|31|22|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.22" />
<sup>22</sup> Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.
<scripture passage="Prov 31:23" parsed="|Prov|31|23|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.23" />
<sup>23</sup> Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.
<scripture passage="Prov 31:24" parsed="|Prov|31|24|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.24" />
<sup>24</sup> Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.
<scripture passage="Prov 31:25" parsed="|Prov|31|25|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.25" />
<sup>25</sup> Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.
<scripture passage="Prov 31:26" parsed="|Prov|31|26|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.26" />
<sup>26</sup> Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.
<scripture passage="Prov 31:27" parsed="|Prov|31|27|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.27" />
<sup>27</sup> Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.
<scripture passage="Prov 31:28" parsed="|Prov|31|28|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.28" />
<sup>28</sup> Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:
<scripture passage="Prov 31:29" parsed="|Prov|31|29|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.29" />
<sup>29</sup> "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".
<scripture passage="Prov 31:30" parsed="|Prov|31|30|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.30" />
<sup>30</sup> Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.
<scripture passage="Prov 31:31" parsed="|Prov|31|31|0|0" osisRef="Bible:Prov.31.31" />
<sup>31</sup> I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Ecclesiastes" progress="55.17%" prev="Prov.31" next="Eccl.1" id="Eccl">
<h2 id="Eccl-p0.1">Ecclesiastes</h2>

<div3 title="Ecclesiastes 1" progress="55.17%" prev="Eccl" next="Eccl.2" id="Eccl.1">
<h3 id="Eccl.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Eccl.1-p1">
<scripture passage="Eccl 1:1" parsed="|Eccl|1|1|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.1" />
<sup>1</sup> Fjalët e Predikuesit, e birit të Davidit, mbretit të Jeruzalemit.
<scripture passage="Eccl 1:2" parsed="|Eccl|1|2|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.2" />
<sup>2</sup> "Kotësi e kotësive", thotë Predikuesi;
<scripture passage="Eccl 1:3" parsed="|Eccl|1|3|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.3" />
<sup>3</sup> "Kotësi e kotësive; gjithçka është kotësi". Çfarë përfitimi ka njeriu nga gjithë mundi i tij, kur mundohet nën rrezet e diellit?
<scripture passage="Eccl 1:4" parsed="|Eccl|1|4|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.4" />
<sup>4</sup> Një brez shkon, një brez vjen, por toka mbetet përjetë.
<scripture passage="Eccl 1:5" parsed="|Eccl|1|5|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.5" />
<sup>5</sup> Edhe dielli lind e pastaj perëndon, dhe shpejtohet në drejtim të vendit nga del përsëri.
<scripture passage="Eccl 1:6" parsed="|Eccl|1|6|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.6" />
<sup>6</sup> Era fryn në drejtim të jugut, pastaj kthehet nga veriu; kthehet dhe rikthehet vazhdimisht dhe bën po ato rrotullime.
<scripture passage="Eccl 1:7" parsed="|Eccl|1|7|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.7" />
<sup>7</sup> Gjithë lumenjtë derdhen në det, por deti nuk mbushet kurrë; nga vendi prej të cilit lumenjtë vijnë, aty kthehen, përsëri.
<scripture passage="Eccl 1:8" parsed="|Eccl|1|8|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.8" />
<sup>8</sup> Tërë gjërat kërkojnë mund, më tepër nga sa mund të thotë njeriu; syri nuk ngopet kurrë duke parë, po kështu veshi nuk ngopet kurrë duke dëgjuar.
<scripture passage="Eccl 1:9" parsed="|Eccl|1|9|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.9" />
<sup>9</sup> Ajo që ka qenë është ajo që do të jetë; ajo që është bërë është ajo që do të bëhet; nuk ka asgjë të re nën diell.
<scripture passage="Eccl 1:10" parsed="|Eccl|1|10|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.10" />
<sup>10</sup> A ka diçka për të cilën mund të thuhet: "Shiko, kjo është e re!". Kjo gjë ekzistonte që në shekujt që na kanë pararendur.
<scripture passage="Eccl 1:11" parsed="|Eccl|1|11|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.11" />
<sup>11</sup> Nuk mbetet asnjë kujtim nga gjërat e kaluara, dhe kështu nuk do të mbetet asnjë kujtim nga gjërat që do të ndodhin midis atyre që do të vijnë më pas.
<scripture passage="Eccl 1:12" parsed="|Eccl|1|12|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.12" />
<sup>12</sup> Unë, Predikuesi, kam qenë mbret i Izraelit në Jeruzalem,
<scripture passage="Eccl 1:13" parsed="|Eccl|1|13|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.13" />
<sup>13</sup> dhe kam kërkuar me zemër të zbuloj dhe të hetoj me dituri çdo gjë që ndodh nën qiell; kjo është një punë e rëndë që Perëndia u ka dhënë bijve të njerëzve që ata të lodhen.
<scripture passage="Eccl 1:14" parsed="|Eccl|1|14|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.14" />
<sup>14</sup> Unë i kam parë tërë gjërat që bëhen nën diell; dhe ja, të gjitha janë gjëra të kota dhe një kërkim për të kapur erën.
<scripture passage="Eccl 1:15" parsed="|Eccl|1|15|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.15" />
<sup>15</sup> Ajo që është e shtrëmbër nuk mund të drejtohet dhe ajo që mungon nuk mund të numërohet.
<scripture passage="Eccl 1:16" parsed="|Eccl|1|16|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.16" />
<sup>16</sup> Unë kam folur me zemrën time, duke thënë: "Ja, kam fituar madhështi dhe dituri më të madhe se të gjithë ata që kanë mbretëruar para meje në Jeruzalem dhe zemra ime ka parë shumë dituri dhe njohuri".
<scripture passage="Eccl 1:17" parsed="|Eccl|1|17|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.17" />
<sup>17</sup> Dhe ia kushtova zemrën time për të njojtur diturinë si dhe njohjes së marrëzisë dhe budallallëkut; dhe kuptova që edhe kjo është një kërkim për të kapur erën.
<scripture passage="Eccl 1:18" parsed="|Eccl|1|18|0|0" osisRef="Bible:Eccl.1.18" />
<sup>18</sup> Sepse aty ku ka shumë dituri ka edhe shumë shqetësim dhe kush shton diturinë shton dhembjen.
</p>
</div3>

<div3 title="Ecclesiastes 2" progress="55.23%" prev="Eccl.1" next="Eccl.3" id="Eccl.2">
<h3 id="Eccl.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Eccl.2-p1">
<scripture passage="Eccl 2:1" parsed="|Eccl|2|1|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.1" />
<sup>1</sup> Unë thashë në zemrën time: "Eja tani, dua të të vë në provë me gëzimin, dhe ti do të gëzosh ëndjen". Por ja, edhe kjo është kotësi.
<scripture passage="Eccl 2:2" parsed="|Eccl|2|2|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.2" />
<sup>2</sup> Për të qeshurit kam thënë: "Éshtë një marrëzi, dhe për gëzimin: "Kujt i shërben?".
<scripture passage="Eccl 2:3" parsed="|Eccl|2|3|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.3" />
<sup>3</sup> Kërkova në zemrën time si ta kënaq trupin tim me verë, duke e nxitur njëkohësisht zemrën time drejt diturisë dhe t'i qepet marrëzisë, deri sa të shoh cila është e mira që bijtë e njerëzve do të duhej  të bënin nën qiell tërë ditët e jetës së  tyre.
<scripture passage="Eccl 2:4" parsed="|Eccl|2|4|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.4" />
<sup>4</sup> Kështu kreva punime të mëdha për vete; ndërtova shtëpi, mbolla vreshta,
<scripture passage="Eccl 2:5" parsed="|Eccl|2|5|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.5" />
<sup>5</sup> bëra kopshte dhe parqe, duke mbjellë drurë frutorë të çdo lloji;
<scripture passage="Eccl 2:6" parsed="|Eccl|2|6|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.6" />
<sup>6</sup> ndërtova pellgje për ujin me të cilat të mund të vadis pyllin që të rriten drurët.
<scripture passage="Eccl 2:7" parsed="|Eccl|2|7|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.7" />
<sup>7</sup> Bleva shërbëtorë dhe shërbëtore dhe u bëra me shërbëtorë që lindën në shtëpi; pata pasuri të mëdha në kope me bagëti të trashë dhe të imët më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem.
<scripture passage="Eccl 2:8" parsed="|Eccl|2|8|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.8" />
<sup>8</sup> Grumbullova për vete edhe argjend, ar dhe pasuritë e mbretërve dhe të krahinave; gjeta këngëtarë dhe këngëtare, kënaqësitë e bijve të njerëzve, dhe vegla muzikore të çdo lloji.
<scripture passage="Eccl 2:9" parsed="|Eccl|2|9|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.9" />
<sup>9</sup> Kështu u bëra i madh dhe u begatova më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem; edhe dituria më mbeti mua.
<scripture passage="Eccl 2:10" parsed="|Eccl|2|10|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.10" />
<sup>10</sup> Tërë ato që sytë e mi dëshironin, nuk ua mohova atyre; nuk i refuzova zemrës sime asnjë qejf, sepse zemra ime kënaqej me çdo punë timen; dhe ky ka qenë shpërblimi për çdo punë të bërë nga unë.
<scripture passage="Eccl 2:11" parsed="|Eccl|2|11|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.11" />
<sup>11</sup> Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia dhe mundin tim për t'i kryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim për të kapur erën; nuk kishte asnjë përfitim nën diell.
<scripture passage="Eccl 2:12" parsed="|Eccl|2|12|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.12" />
<sup>12</sup> Atëherë u ktheva të rrah me mend diturinë, marrëzinë dhe budallallëkun. "Çfarë do të bëjë njeriu që do të zërë vendin e mbretit, në mos atë që është bërë?".
<scripture passage="Eccl 2:13" parsed="|Eccl|2|13|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.13" />
<sup>13</sup> Pastaj kuptova që dituria ka një epërsi mbi budallallëkun, ashtu si drita ka një epërsi mbi errësirën.
<scripture passage="Eccl 2:14" parsed="|Eccl|2|14|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.14" />
<sup>14</sup> I urti i ka sytë në kokë, kurse budallai ecën në errësirë; por kuptova gjithashtu që të dyve u është rezervuar i njëjti fat.
<scripture passage="Eccl 2:15" parsed="|Eccl|2|15|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.15" />
<sup>15</sup> Kështu thashë në zemrën time: "Po ai fat që i takon budallait më takon edhe mua". Ç'përfitim ke se ke qenë më i urtë?". Prandaj thashë në zemrën time: "Edhe kjo është kotësi".
<scripture passage="Eccl 2:16" parsed="|Eccl|2|16|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.16" />
<sup>16</sup> Nuk mbetet në fakt asnjë kujtim jetëgjatë si i njeriut të urtë ashtu edhe i njeriut budalla, sepse në ditët e ardhme gjithçka do të harrohet. Dhe ashtu si vdes budallai, në të njëjtën mënyrë vdes i urti.
<scripture passage="Eccl 2:17" parsed="|Eccl|2|17|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.17" />
<sup>17</sup> Prandaj fillova të urrej jetën, sepse të gjitha ato që bëhen nën diell më janë bërë të neveritshme, sepse të gjitha janë kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
<scripture passage="Eccl 2:18" parsed="|Eccl|2|18|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.18" />
<sup>18</sup> Kështu kam urryer çdo mundim që kam kryer nën diell, sepse duhet t'i lë të gjitha atij që do të vijë pas meje.
<scripture passage="Eccl 2:19" parsed="|Eccl|2|19|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.19" />
<sup>19</sup> Dhe kush e di në se do të jetë i urtë ose budalla? Sidoqoftë ai do të jetë zot i gjithë punës që kam kryer me mund dhe për të cilën kam përdorur diturinë nën diell. Edhe kjo është kotësi.
<scripture passage="Eccl 2:20" parsed="|Eccl|2|20|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.20" />
<sup>20</sup> Kështu arrita të dëshpërohem në zemrën time për gjithë mundin që kam bërë nën diell.
<scripture passage="Eccl 2:21" parsed="|Eccl|2|21|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.21" />
<sup>21</sup> Sepse këtu ka një njeri që ka punuar me dituri, me zgjuarësi dhe me sukses, por që duhet t'ia lërë trashëgiminë e tij një tjetri, që nuk është munduar fare! Edhe kjo është një kotësi dhe një e keqe e madhe.
<scripture passage="Eccl 2:22" parsed="|Eccl|2|22|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.22" />
<sup>22</sup> Çfarë i mbetet në të vërtetë njeriut për tërë mundin e tij dhe për shqetësimin e zemrës së tij, me të cilën është munduar nën diell?
<scripture passage="Eccl 2:23" parsed="|Eccl|2|23|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.23" />
<sup>23</sup> Tërë ditët e tij nuk janë veçse dhembje dhe puna e tij është e rëndë. Zemra e tij nuk pushon as natën. Edhe kjo është kotësi.
<scripture passage="Eccl 2:24" parsed="|Eccl|2|24|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.24" />
<sup>24</sup> Për njeriun nuk ka gjë më të mirë se sa të hajë e të pijë dhe të gëzohet në mundin e tij; por kam vënë re se edhe kjo vjen nga dora e Perëndisë.
<scripture passage="Eccl 2:25" parsed="|Eccl|2|25|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.25" />
<sup>25</sup> Kush mund të hajë ose të gëzohet më shumë se unë?
<scripture passage="Eccl 2:26" parsed="|Eccl|2|26|0|0" osisRef="Bible:Eccl.2.26" />
<sup>26</sup> Sepse Perëndia i jep njeriut që i pëlqen dituri, njohje dhe gëzim; por mëkatarit i ngarkon detyrën të mbledhë dhe të grumbullojë, për t'ia lënë pastaj të gjitha atij që pëlqehet nga sytë e Perëndisë.  Edhe kjo është kotësi dhe përpjekje për të  kapur erën.
</p>
</div3>

<div3 title="Ecclesiastes 3" progress="55.32%" prev="Eccl.2" next="Eccl.4" id="Eccl.3">
<h3 id="Eccl.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Eccl.3-p1">
<scripture passage="Eccl 3:1" parsed="|Eccl|3|1|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.1" />
<sup>1</sup> Çdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell;
<scripture passage="Eccl 3:2" parsed="|Eccl|3|2|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.2" />
<sup>2</sup> një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të shkulur atë që është mbjellë,
<scripture passage="Eccl 3:3" parsed="|Eccl|3|3|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.3" />
<sup>3</sup> një kohë për të vrarë dhe një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur dhe një kohë për të ndërtuar,
<scripture passage="Eccl 3:4" parsed="|Eccl|3|4|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.4" />
<sup>4</sup> një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur, një kohë për të mbajtur zi dhe një kohë për të hedhur valle,
<scripture passage="Eccl 3:5" parsed="|Eccl|3|5|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.5" />
<sup>5</sup> një kohë për të flakur gurët dhe një kohë për të mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar dhe një kohë për të mos përqafuar,
<scripture passage="Eccl 3:6" parsed="|Eccl|3|6|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.6" />
<sup>6</sup> një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të humbur, një kohë për të ruajtur dhe një kohë për të hedhur tutje,
<scripture passage="Eccl 3:7" parsed="|Eccl|3|7|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.7" />
<sup>7</sup> një kohë për të grisur dhe një kohë për të qepur, një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur,
<scripture passage="Eccl 3:8" parsed="|Eccl|3|8|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.8" />
<sup>8</sup> një kohë për të dashuruar dhe një kohë për të urryer, një kohë për luftën dhe një kohë për paqen.
<scripture passage="Eccl 3:9" parsed="|Eccl|3|9|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.9" />
<sup>9</sup> Çfarë përfitimi ka ai që punon nga të gjitha gjërat për të cilat mundohet?
<scripture passage="Eccl 3:10" parsed="|Eccl|3|10|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.10" />
<sup>10</sup> Pashë punën që Perëndia u jep bijve të njerëzve, me qëllim që të mundohen.
<scripture passage="Eccl 3:11" parsed="|Eccl|3|11|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.11" />
<sup>11</sup> Ai e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën vet; ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre, pa i dhënë mundësinë asnjë njeriu të zbulojë veprën që Perëndia ka bërë nga fillimi deri në fund.
<scripture passage="Eccl 3:12" parsed="|Eccl|3|12|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.12" />
<sup>12</sup> Kështu kuptova që nuk ka gjë më të mirë se sa të gëzohesh dhe të bësh të mirë sa je gjallë;
<scripture passage="Eccl 3:13" parsed="|Eccl|3|13|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.13" />
<sup>13</sup> dhe që çdo njeri që ha, pi dhe gëzon mirëqënie në gjithë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.
<scripture passage="Eccl 3:14" parsed="|Eccl|3|14|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.14" />
<sup>14</sup> E kuptova që tërë ato që bën Perëndia janë përjetë; nuk mund t'u shtosh dhe t'u heqësh asgjë; dhe Perëndia vepron kështu me qëllim që njerëzit të kenë frikë prej tij.
<scripture passage="Eccl 3:15" parsed="|Eccl|3|15|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.15" />
<sup>15</sup> Ajo që është, ka qenë më parë; dhe ajo që do të vijë ka qenë më parë, dhe Perëndia heton atë që ka kaluar.
<scripture passage="Eccl 3:16" parsed="|Eccl|3|16|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.16" />
<sup>16</sup> Kam parë gjithashtu nën diell që në vend të arsyes kishte paudhësi, që në vend të drejtësisë kishte paudhësi.
<scripture passage="Eccl 3:17" parsed="|Eccl|3|17|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.17" />
<sup>17</sup> Kështu thashë në zemrën time: "Perëndia do të gjykojë të drejtin dhe të pabesin, sepse ka një kohë të caktuar për çdo gjë dhe për çdo vepër".
<scripture passage="Eccl 3:18" parsed="|Eccl|3|18|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.18" />
<sup>18</sup> Thashë në zemrën time: "Përsa u përket kushteve në të cilat ndodhen bijtë e njerëzve, Perëndia i vë në provë, që ata vetë të kuptojnë që janë si kafshë".
<scripture passage="Eccl 3:19" parsed="|Eccl|3|19|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.19" />
<sup>19</sup> Në fakt të gjitha ato që u ndodhin bijve të njerëzve u ndodhin kafshëve; të dy palëve u ndodh e njëjta gjë. Ashtu si vdes njeri, kështu vdes tjetri. Po, të gjithë kanë po atë frymë; dhe njeriu nuk  ka asnjë epërsi mbi kafshën, sepse gjithçka  është kotësi.
<scripture passage="Eccl 3:20" parsed="|Eccl|3|20|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.20" />
<sup>20</sup> Të gjithë shkojnë në po atë vend; të gjithë vijnë nga pluhuri dhe kthehen në pluhur.
<scripture passage="Eccl 3:21" parsed="|Eccl|3|21|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.21" />
<sup>21</sup> Kush e di në se fryma e bijve të njerëzve ngjitet lart dhe në se fryma e kafshës zbret poshtë në tokë?
<scripture passage="Eccl 3:22" parsed="|Eccl|3|22|0|0" osisRef="Bible:Eccl.3.22" />
<sup>22</sup> Kështu e kuptova që nuk ka gjë më të mirë për njeriun se sa të gëzohet në punën e tij, sepse kjo është pjesa e tij. Kush do ta çojë në fakt të shohë atë që ka për të ndodhur pas tij?
</p>
</div3>

<div3 title="Ecclesiastes 4" progress="55.39%" prev="Eccl.3" next="Eccl.5" id="Eccl.4">
<h3 id="Eccl.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Eccl.4-p1">
<scripture passage="Eccl 4:1" parsed="|Eccl|4|1|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.1" />
<sup>1</sup> Kështu u ktheva dhe mendova për gjithë shtypjen që ndodhin nën diell; dhe ja, lotët e të shtypurve, të cilët nuk kanë njeri që t'i ngushëllojë; nga ana e shtypësve të tyre ishte forca, por as ata nuk kanë njeri që t'i ngushëllojë.
<scripture passage="Eccl 4:2" parsed="|Eccl|4|2|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.2" />
<sup>2</sup> Prandaj i konsiderova të vdekurit, ata që tashmë kanë vdekur, më të lumtur se të gjallët që jetojnë akoma;
<scripture passage="Eccl 4:3" parsed="|Eccl|4|3|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.3" />
<sup>3</sup> por edhe më i lumtur se njera dhe tjetra palë është ai që nuk ka ekzistuar kurrë dhe ende nuk ka parë veprimet e këqija që kryhen nën diell.
<scripture passage="Eccl 4:4" parsed="|Eccl|4|4|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.4" />
<sup>4</sup> Pashë gjithashtu që çdo mund dhe çdo sukses në punë ngjallin smirën njerit kundër tjetrit. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
<scripture passage="Eccl 4:5" parsed="|Eccl|4|5|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.5" />
<sup>5</sup> Budallai rri me duar të kryqezuara dhe ha mishin e vet.
<scripture passage="Eccl 4:6" parsed="|Eccl|4|6|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.6" />
<sup>6</sup> Vlen më tepër një grusht me pushim se sa dy grushte, me mundim, duke u përpjekur të kapësh erën.
<scripture passage="Eccl 4:7" parsed="|Eccl|4|7|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.7" />
<sup>7</sup> Kam parë edhe një kotësi tjetër nën diell;
<scripture passage="Eccl 4:8" parsed="|Eccl|4|8|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.8" />
<sup>8</sup> dikush është krejt vetëm dhe nuk ka as bir as vëlla, megjithatë mundi i tij nuk ka të sosur dhe sytë e tij nuk janë ngopur me pasuri. Por nuk e pyet veten: "Për kë po lodhem dhe e lë veten pa asnjë  të mirë?". Edhe kjo është kotësi dhe një mundim  i rëndë.
<scripture passage="Eccl 4:9" parsed="|Eccl|4|9|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.9" />
<sup>9</sup> Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre.
<scripture passage="Eccl 4:10" parsed="|Eccl|4|10|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.10" />
<sup>10</sup> Në fakt në se rrëzohen, njeri ngre tjetrin; por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrerë!
<scripture passage="Eccl 4:11" parsed="|Eccl|4|11|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.11" />
<sup>11</sup> Kështu gjithashtu në se dy veta flenë bashkë, ata kanë mundësi të ngrohen; por ai që është vetëm si do t'ia bëjë të ngrohet?
<scripture passage="Eccl 4:12" parsed="|Eccl|4|12|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.12" />
<sup>12</sup> Në rast se dikush mund të mposhtë atë që është vetëm, dy veta mund t'i rezistojnë; një litar tresh nuk këputet aq shpejt.
<scripture passage="Eccl 4:13" parsed="|Eccl|4|13|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.13" />
<sup>13</sup> Éshtë më mirë një i ri i varfër dhe i urtë se sa një mbret plak dhe budalla, që nuk di më të pranojë qortime.
<scripture passage="Eccl 4:14" parsed="|Eccl|4|14|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.14" />
<sup>14</sup> Sepse i riu ka dalë nga burgu për të mbretëruar, megjithëse kishte lindur i varfër në mbretërinë e tij.
<scripture passage="Eccl 4:15" parsed="|Eccl|4|15|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.15" />
<sup>15</sup> I pashë tërë të gjallët që ecnin nën diell për t'u bashkuar me të riun, që shkon të zërë vendin e tjetrit.
<scripture passage="Eccl 4:16" parsed="|Eccl|4|16|0|0" osisRef="Bible:Eccl.4.16" />
<sup>16</sup> Ishte i panumërt gjithë populli, gjithë ata që kishin qenë para tyre. Megjithatë ata që do të vijnë më pas nuk do të jenë të kënaqur prej tij! Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
</p>
</div3>

<div3 title="Ecclesiastes 5" progress="55.44%" prev="Eccl.4" next="Eccl.6" id="Eccl.5">
<h3 id="Eccl.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Eccl.5-p1">
<scripture passage="Eccl 5:1" parsed="|Eccl|5|1|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.1" />
<sup>1</sup> Ki kujdes hapat e tua kur shkon te shtëpia e Perëndisë; afrohu për të dëgjuar në vend që të ofrosh flijimin e budallenjve, të cilët as nuk dinë që veprojnë keq.
<scripture passage="Eccl 5:2" parsed="|Eccl|5|2|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.2" />
<sup>2</sup> Mos u nxito me gojën tënde, dhe zemra jote të mos shpejtohet të thotë asnjë fjalë përpara Perëndisë, sepse Perëndia është në qiell dhe ti mbi tokë; prandaj fjalët e tua të jenë të pakta.
<scripture passage="Eccl 5:3" parsed="|Eccl|5|3|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.3" />
<sup>3</sup> Sepse nga punët e shumta vijnë ëndrrat, dhe nga fjalët e shumta zëri i budallait.
<scripture passage="Eccl 5:4" parsed="|Eccl|5|4|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.4" />
<sup>4</sup> Kur i ke bërë një zotim Perëndisë mos humb kohë ta plotësosh, sepse ai nuk kënaqet me budallenjtë; plotëso zotimin që ke marrë.
<scripture passage="Eccl 5:5" parsed="|Eccl|5|5|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.5" />
<sup>5</sup> Më mirë të mos marrësh zotime se sa t'i bësh dhe të mos i plotësosh.
<scripture passage="Eccl 5:6" parsed="|Eccl|5|6|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.6" />
<sup>6</sup> Mos lejo që goja jote ta çojë trupin tënd të mëkatojë dhe mos thuaj para lajmëtarit të Perëndisë: "Ka qenë gabim". Pse Perëndia duhet të zemërohej me fjalët e tua dhe të shkatërronte veprën e duarve të tua?
<scripture passage="Eccl 5:7" parsed="|Eccl|5|7|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.7" />
<sup>7</sup> Sepse në ëndrrat e shumta dhe në fjalët e shumta ka kotësi; por ti ke frikë nga Perëndia.
<scripture passage="Eccl 5:8" parsed="|Eccl|5|8|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.8" />
<sup>8</sup> Në rast se në provincë sheh shtypjen e të varfërit dhe shkeljen me dhunë të së drejtës dhe të drejtësisë, mos u habit nga kjo gjë; sepse mbi një pushtet të lartë ndodhet një më i lartë dhe mbi ta disa pushtete akoma më të larta.
<scripture passage="Eccl 5:9" parsed="|Eccl|5|9|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.9" />
<sup>9</sup> Toka ofron përfitime më të mëdha se çdo gjë tjetër, dhe vetë mbreti shërbehet nga fusha.
<scripture passage="Eccl 5:10" parsed="|Eccl|5|10|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.10" />
<sup>10</sup> Kush është i dhënë pas parasë, nuk ngopet kurrë me para, dhe kush dëshiron pasuritë nxjerr përfitim prej tyre. Edhe kjo është kotësi.
<scripture passage="Eccl 5:11" parsed="|Eccl|5|11|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.11" />
<sup>11</sup> Kur rritet pasuria, shtohen edhe ata që e përpijnë; dhe çfarë përfitimi kanë prej saj pronarët, veç asaj që e shohin me sytë e tyre?
<scripture passage="Eccl 5:12" parsed="|Eccl|5|12|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.12" />
<sup>12</sup> I ëmbël është gjumi i punonjësit, qoftë edhe kur ha pak ose shumë; por velitja e të pasurit nuk e lë atë të flerë.
<scripture passage="Eccl 5:13" parsed="|Eccl|5|13|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.13" />
<sup>13</sup> Éshtë një e keqe tjetër e vajtueshme që kam parë nën diell: pasuritë e ruajtura për pronarin e tyre në dëm të tij.
<scripture passage="Eccl 5:14" parsed="|Eccl|5|14|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.14" />
<sup>14</sup> Këto pasuri humbasin për shkak të një pune të keqe, dhe kështu në duart e birit që ka lindur nuk mbetet më asgjë.
<scripture passage="Eccl 5:15" parsed="|Eccl|5|15|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.15" />
<sup>15</sup> Ashtu si ka dalë nga barku i nënës, kështu lakuriq do të kthehet për të shkuar si pati ardhur, pa marrë gjë nga mundi i tij që mund ta marrë me vete.
<scripture passage="Eccl 5:16" parsed="|Eccl|5|16|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.16" />
<sup>16</sup> Edhe kjo është një e keqe e vajtueshme që duhet të shkojë pikërisht ashtu si ka ardhur; dhe çfarë përfitimi ka se është munduar për erën?
<scripture passage="Eccl 5:17" parsed="|Eccl|5|17|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.17" />
<sup>17</sup> Përveç kësaj ai ha çdo ditë të jetës së tij në errësirrë, dhe ka shumë hidhërime, sëmundje dhe telashe.
<scripture passage="Eccl 5:18" parsed="|Eccl|5|18|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.18" />
<sup>18</sup> Ja çfarë kuptova: është mirë dhe e përshtatshme për njeriun të hajë, të pijë dhe të gëzojë të mirën e gjithë mundit të tij nën diell, tërë ditët e jetës që Perëndia i jep, sepse kjo është pjesa e tij.
<scripture passage="Eccl 5:19" parsed="|Eccl|5|19|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.19" />
<sup>19</sup> Çdo njeriu të cilit Perëndia i jep pasuri dhe të mira dhe të cilit i jep gjithashtu mundësinë t'i gëzojë ato, të marrë pjesën e vet dhe të gëzojë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.
<scripture passage="Eccl 5:20" parsed="|Eccl|5|20|0|0" osisRef="Bible:Eccl.5.20" />
<sup>20</sup> Në fakt ai nuk do të kujtojë shumë ditët e jetës së tij, sepse Perëndia i përgjigjet me gëzimin e zemrës së tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Ecclesiastes 6" progress="55.51%" prev="Eccl.5" next="Eccl.7" id="Eccl.6">
<h3 id="Eccl.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Eccl.6-p1">
<scripture passage="Eccl 6:1" parsed="|Eccl|6|1|0|0" osisRef="Bible:Eccl.6.1" />
<sup>1</sup> Éshtë një e keqe tjetër që kam parë nën diell dhe që është e përhapur midis njerëzve:
<scripture passage="Eccl 6:2" parsed="|Eccl|6|2|0|0" osisRef="Bible:Eccl.6.2" />
<sup>2</sup> dikujt Perëndia i ka dhënë pasuri, të mira dhe lavdi, dhe nuk i mungon asgjë nga gjithë ato që mund të dëshirojë, por Perëndia nuk i jep mundësinë t'i gëzojë, por i gëzon një i huaj. Kjo është kotësi dhe një e keqe e madhe.
<scripture passage="Eccl 6:3" parsed="|Eccl|6|3|0|0" osisRef="Bible:Eccl.6.3" />
<sup>3</sup> Në qoftë se dikujt i lindin njëqind bij dhe jeton shumë vite dhe të shumta janë ditët e viteve të tij, por shpirti i tij nuk ngopet me të mira dhe nuk ka as varr unë them se një dështim është më i lumtur se ai;
<scripture passage="Eccl 6:4" parsed="|Eccl|6|4|0|0" osisRef="Bible:Eccl.6.4" />
<sup>4</sup> sepse ka ardhuar më kot dhe po ikën në terr, dhe emri i tij është mbuluar nga terri.
<scripture passage="Eccl 6:5" parsed="|Eccl|6|5|0|0" osisRef="Bible:Eccl.6.5" />
<sup>5</sup> Edhe sikur të mos e ketë parë as njohur diellin, megjithatë ka më shumë pushim se tjetri.
<scripture passage="Eccl 6:6" parsed="|Eccl|6|6|0|0" osisRef="Bible:Eccl.6.6" />
<sup>6</sup> Po, edhe sikur të duhej të jetonte dy herë një mijë vjet, por pa mundur të gëzojë të mirat e tij. A nuk mbarojnë të gjitha në po atë vend?
<scripture passage="Eccl 6:7" parsed="|Eccl|6|7|0|0" osisRef="Bible:Eccl.6.7" />
<sup>7</sup> Tërë mundi i njeriut është për gojën e tij, megjithatë oreksi i tij nuk ngopet kurrë.
<scripture passage="Eccl 6:8" parsed="|Eccl|6|8|0|0" osisRef="Bible:Eccl.6.8" />
<sup>8</sup> Ç'përfitim ka i urti mbi budallanë? Ç'përfitim ka i varfëri në rast se di të ecë përpara njerëzve të gjallë?
<scripture passage="Eccl 6:9" parsed="|Eccl|6|9|0|0" osisRef="Bible:Eccl.6.9" />
<sup>9</sup> Éshtë më mirë të shikosh me sy se sa të endesh me dëshirën. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
<scripture passage="Eccl 6:10" parsed="|Eccl|6|10|0|0" osisRef="Bible:Eccl.6.10" />
<sup>10</sup> Ajo që është, prej kohe është quajtur me emrin e vet dhe dihet se ç'është njeriu, dhe që nuk mund të hahet me atë që është më i fortë se ai.
<scripture passage="Eccl 6:11" parsed="|Eccl|6|11|0|0" osisRef="Bible:Eccl.6.11" />
<sup>11</sup> Duke qenë se ka shumë gjëra që e shtojnë kotësinë, çfarë përfitimi ka prej tyre njeriu?
<scripture passage="Eccl 6:12" parsed="|Eccl|6|12|0|0" osisRef="Bible:Eccl.6.12" />
<sup>12</sup> Kush e di në fakt ç'është e mirë për njeriun në këtë jetë, gjatë tërë ditëve të jetës së tij të kotë që ai i kalon si një hije? Kush mund t'i thotë njeriut çfarë ka për të ndodhur pas tij nën diell?
</p>
</div3>

<div3 title="Ecclesiastes 7" progress="55.55%" prev="Eccl.6" next="Eccl.8" id="Eccl.7">
<h3 id="Eccl.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Eccl.7-p1">
<scripture passage="Eccl 7:1" parsed="|Eccl|7|1|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.1" />
<sup>1</sup> Një emër i mirë pëlqehet më tepër se një vaj i parfumuar, dhe dita e vdekjes është më e mirë se dita e lindjes.
<scripture passage="Eccl 7:2" parsed="|Eccl|7|2|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.2" />
<sup>2</sup> Éshtë më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi se sa të shkosh në një shtëpi ku ka festë, sepse ky është fundi i çdo njeriu, dhe kush rron ka për të vënë mend.
<scripture passage="Eccl 7:3" parsed="|Eccl|7|3|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.3" />
<sup>3</sup> Trishtimi është më i mirë nga gazi, sepse përpara një fytyre të trishtuar zemra bëhet më e mirë.
<scripture passage="Eccl 7:4" parsed="|Eccl|7|4|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.4" />
<sup>4</sup> Zemra e të urtit është në shtëpinë ku mbahet zi, por zemra e budallenjve është në një shtëpi të gëzuar.
<scripture passage="Eccl 7:5" parsed="|Eccl|7|5|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.5" />
<sup>5</sup> Éshtë më mirë për dikë të dëgjojë qortimin e të urtit se sa të dëgjojë këngën e budallenjve,
<scripture passage="Eccl 7:6" parsed="|Eccl|7|6|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.6" />
<sup>6</sup> sepse ashtu siç është kërcitja e shkurreve nën një tenxhere, kështu është e qeshura e budallait. Edhe kjo është kotësi.
<scripture passage="Eccl 7:7" parsed="|Eccl|7|7|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.7" />
<sup>7</sup> Me siguri shtypja e bën të pamend njeriun e urtë, dhe dhurata bën që të humbasë arsyen.
<scripture passage="Eccl 7:8" parsed="|Eccl|7|8|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.8" />
<sup>8</sup> Më mirë fundi i një gjëje se fillimi i saj, dhe më mirë ai që ka frymë të durueshëm se ai që ka frymë krenar.
<scripture passage="Eccl 7:9" parsed="|Eccl|7|9|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.9" />
<sup>9</sup> Mos u nxito në frymën tënd të zemërohesh, sepse zemërimi gjen strehë në gji të budallenjve.
<scripture passage="Eccl 7:10" parsed="|Eccl|7|10|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.10" />
<sup>10</sup> Mos thuaj: "Si është e mundur që ditët e kaluara ishin më të mira nga këto?", sepse nuk është urtësi të bësh një pyetje të tillë.
<scripture passage="Eccl 7:11" parsed="|Eccl|7|11|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.11" />
<sup>11</sup> Dituria është e mirë bashkë me një pasuri dhe u sjell përfitime atyre që shohin diellin.
<scripture passage="Eccl 7:12" parsed="|Eccl|7|12|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.12" />
<sup>12</sup> Sepse dituria është një mbrojtje ashtu si është paraja; por epërsia e diturisë qëndron në këtë; dituria i bën të jetojnë ata që e zotërojnë.
<scripture passage="Eccl 7:13" parsed="|Eccl|7|13|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.13" />
<sup>13</sup> Konsideroje veprën e Perëndisë: kush mund të drejtojë atë që ai ka bërë të shtrëmbër?
<scripture passage="Eccl 7:14" parsed="|Eccl|7|14|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.14" />
<sup>14</sup> Në ditën e bollëkut ji i gëzuar, por në ditën e fatkqësisë mendohu thellë. Perëndia ka bërë si njerën ashtu dhe tjetrën, me qëllim që njeriu të mos zbulojë asgjë nga ato që do të ndodhin pas tij.
<scripture passage="Eccl 7:15" parsed="|Eccl|7|15|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.15" />
<sup>15</sup> Pashë gjithçka në ditët e kotësisë sime. Ndodh që i drejti të vdesë në drejtësinë e vet dhe që i pabesi të jetojë gjatë në ligësinë e tij.
<scripture passage="Eccl 7:16" parsed="|Eccl|7|16|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.16" />
<sup>16</sup> Mos ji tepër i drejtë as i urtë jashtë mase. Pse kërkon të shkatërohesh?
<scripture passage="Eccl 7:17" parsed="|Eccl|7|17|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.17" />
<sup>17</sup> Mos ji tepër i keq dhe mos u trego budalla. Pse kërkon të vdesësh para kohës sate?
<scripture passage="Eccl 7:18" parsed="|Eccl|7|18|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.18" />
<sup>18</sup> Éshtë mirë që ti të kapesh pas kësaj gjëje dhe të mos heqësh dorë prej saj, sepse ai që ka frikë Perëndinë do t'u shmanget tërë këtyre gjërave.
<scripture passage="Eccl 7:19" parsed="|Eccl|7|19|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.19" />
<sup>19</sup> Dituria e bën të urtin më të fortë se dhjetë të fuqishëm në një qytet.
<scripture passage="Eccl 7:20" parsed="|Eccl|7|20|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.20" />
<sup>20</sup> Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë.
<scripture passage="Eccl 7:21" parsed="|Eccl|7|21|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.21" />
<sup>21</sup> Përveç kësaj mos u vër veshin tërë fjalëve që thuhen, që të mos mallkohesh nga shërbëtori yt,
<scripture passage="Eccl 7:22" parsed="|Eccl|7|22|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.22" />
<sup>22</sup> sepse zemra jote gjithashtu e di që ti vet i ke mallkuar shumë herë të tjerët.
<scripture passage="Eccl 7:23" parsed="|Eccl|7|23|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.23" />
<sup>23</sup> Unë i hetova të gjitha këto gjëra me dituri. Thashë: "Do të bëhem i urtë", por dituria është mjaft larg nga unë.
<scripture passage="Eccl 7:24" parsed="|Eccl|7|24|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.24" />
<sup>24</sup> Një gjë që është kaq larg dhe kaq e thellë, kush mund ta gjejë?
<scripture passage="Eccl 7:25" parsed="|Eccl|7|25|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.25" />
<sup>25</sup> Atëherë e vura zemrën time të njohë, të hetojë dhe të kërkojë diturinë dhe shkakun e gjërave dhe të njohë ligësinë e marrëzisë dhe budallallëkun e marrëzisë;
<scripture passage="Eccl 7:26" parsed="|Eccl|7|26|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.26" />
<sup>26</sup> dhe gjeta një gjë më të hidhur se vdekja; gruan zemra e së cilës është kurth dhe grackë dhe duart e së cilës janë pranga. Kush i pëlqen Perëndisë i shpëton asaj; por mëkatari do të kapet nga ajo.
<scripture passage="Eccl 7:27" parsed="|Eccl|7|27|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.27" />
<sup>27</sup> Ja ajo që gjeta", thotë Predikuesi, "duke i shqyrtuar një për një gjërat, për të gjetur shkakun e tyre.
<scripture passage="Eccl 7:28" parsed="|Eccl|7|28|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.28" />
<sup>28</sup> Atë që unë po kërkoj ende, por nuk e kam gjetur; një burrë ndër një mijë e gjeta, por një grua në mes gjithë atyre nuk e gjeta.
<scripture passage="Eccl 7:29" parsed="|Eccl|7|29|0|0" osisRef="Bible:Eccl.7.29" />
<sup>29</sup> Ja, vetëm këtë gjeta: Perëndia e ka bërë njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë marifete.
</p>
</div3>

<div3 title="Ecclesiastes 8" progress="55.63%" prev="Eccl.7" next="Eccl.9" id="Eccl.8">
<h3 id="Eccl.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Eccl.8-p1">
<scripture passage="Eccl 8:1" parsed="|Eccl|8|1|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.1" />
<sup>1</sup> Kush është si i urti? Kush e njeh interpretimin e sendeve? Dituria e njeriut bën që të shkëlqejë fytyra e tij dhe e ndryshon ashpërsinë e fytyrës së tij.
<scripture passage="Eccl 8:2" parsed="|Eccl|8|2|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.2" />
<sup>2</sup> Unë të jap një këshillë: respekto urdhërin e mbretit për shkak të betimit të bërë Perëndisë.
<scripture passage="Eccl 8:3" parsed="|Eccl|8|3|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.3" />
<sup>3</sup> Mos u nxito të largohesh nga prania e tij dhe mos ngul këmbë në një gjë të keqe, sepse ai bën të gjitha gjërat që i pëlqen.
<scripture passage="Eccl 8:4" parsed="|Eccl|8|4|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.4" />
<sup>4</sup> Në fakt fjala e mbretit është e fuqishme; dhe kush mund t'i thotë: "Çfarë po bën?".
<scripture passage="Eccl 8:5" parsed="|Eccl|8|5|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.5" />
<sup>5</sup> Kush respekton urdhërin e tij nuk do të pësojë asnjë të keqe; zemra e njeriut të urtë di në fakt të dallojë kohën dhe gjykimin,
<scripture passage="Eccl 8:6" parsed="|Eccl|8|6|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.6" />
<sup>6</sup> sepse për çdo gjë ka një kohë dhe një gjykim, dhe ligësia e njeriut rëndon shumë mbi të.
<scripture passage="Eccl 8:7" parsed="|Eccl|8|7|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.7" />
<sup>7</sup> Sepse ai nuk e di çfarë ka për të ndodhur; kush në fakt do t'i tregojë si do të venë gjërat?
<scripture passage="Eccl 8:8" parsed="|Eccl|8|8|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.8" />
<sup>8</sup> Nuk ka njeri që të ketë pushtet mbi frymën për ta përmbajtur, apo të ketë pushtet mbi ditën e vdekjes. Nuk ka leje në betejë, dhe padrejtësia nuk mund të shpëtojë atë që e kryen.
<scripture passage="Eccl 8:9" parsed="|Eccl|8|9|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.9" />
<sup>9</sup> E pashë tërë këtë gjë dhe vura mend për të gjitha gjërat që bëhen nën diell; ka një kohë kur një njeri sundon mbi një tjetër për ta dëmtuar.
<scripture passage="Eccl 8:10" parsed="|Eccl|8|10|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.10" />
<sup>10</sup> Pastaj pashë të pabesët që u varrosën, të cilët kishin hyrë dhe kishin dalë nga vendi i shenjtë; edhe ata ishin harruar në qytetin ku kishin bërë këto gjëra. Edhe kjo është kotësi.
<scripture passage="Eccl 8:11" parsed="|Eccl|8|11|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.11" />
<sup>11</sup> Sepse vendimi kundër një veprimi të keq nuk zbatohet menjëherë, zemra e bijve të njerëzve është e mbushur nga dëshira për të bërë të keqen.
<scripture passage="Eccl 8:12" parsed="|Eccl|8|12|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.12" />
<sup>12</sup> Edhe në qoftë se mëkatari bën njëqind herë të keqen dhe i zgjat ditët e tij, megjithatë, unë e di që do të kenë të mirën ata që kanë frikë nga Perëndia, që kanë frikë para tij.
<scripture passage="Eccl 8:13" parsed="|Eccl|8|13|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.13" />
<sup>13</sup> Por nuk ka të mirë për të pabesin, dhe nuk ka për t'i zgjatur ditët e tij si hija sepse nuk ka frikë përpara Perëndisë.
<scripture passage="Eccl 8:14" parsed="|Eccl|8|14|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.14" />
<sup>14</sup> Éshtë një kotësi që ndodh mbi tokë; ka njerëz të drejtë që trajtohen ashtu sikur i përket veprës të të pabesëve, dhe ka të pabesë që trajtohen sikur i përket veprës të të drejtëve. Kam thënë që edhe kjo është kotësi.
<scripture passage="Eccl 8:15" parsed="|Eccl|8|15|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.15" />
<sup>15</sup> Kështu lëvdova harenë, sepse nuk ka gjë më të mirë për njeriun nën diell se të hajë, të pijë dhe të jetë i gëzuar, sepse kjo i mbetet në mundin e tij gjatë ditëve të jetës që Perëndia i ka dhënë nën diell.
<scripture passage="Eccl 8:16" parsed="|Eccl|8|16|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.16" />
<sup>16</sup> Kur unë e vura zemrën time të njohë diturinë dhe të mendojë përpjekjet që bëhen mbi tokë (edhe kur dikush nuk i lë të pushojnë sytë e tij as ditën as natën),
<scripture passage="Eccl 8:17" parsed="|Eccl|8|17|0|0" osisRef="Bible:Eccl.8.17" />
<sup>17</sup> atëherë pashë gjithë veprën e Perëndisë, që njeriu nuk mund të arrijë të zbulojë të gjitha ato që bëhen nën diell sepse, edhe sikur njeriu të mundohet duke kërkuar, nuk arrin t'i zbulojë; edhe sikur  i urti të thotë që e di, nuk është në gjendje  t'i zbulojë.
</p>
</div3>

<div3 title="Ecclesiastes 9" progress="55.69%" prev="Eccl.8" next="Eccl.10" id="Eccl.9">
<h3 id="Eccl.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Eccl.9-p1">
<scripture passage="Eccl 9:1" parsed="|Eccl|9|1|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.1" />
<sup>1</sup> Kështu unë e mendova gjithë këtë në zemrën time për të kërkuar ta qartësoj; që të drejtët dhe të urtët dhe veprat e tyre janë në duart e Perëndisë. Njeriu nuk njeh as dashurinë as urrejtjen; gjithçka është para tij.
<scripture passage="Eccl 9:2" parsed="|Eccl|9|2|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.2" />
<sup>2</sup> Çdo gjë u ndodh në mënyrë të njëllojtë të gjithëve: i njëjti fat pret të drejtin dhe të pabesin, të mirin, të pastrin dhe të papastrin, atë që ofron flijime dhe atë që nuk i ofron. Si i miri është  edhe mëkatari, dhe ai që betohet si ai që ka  frikë të betohet.
<scripture passage="Eccl 9:3" parsed="|Eccl|9|3|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.3" />
<sup>3</sup> Kjo është një e keqe që bëhet nën diell; të gjithë kanë të njëjtin fat, dhe përveç kësaj zemra e bijve të njerëzve është plot ligësi dhe marrëzia qëndron në zemrën e tyre për deri sa jetojnë; pastaj shkojnë te të vdekurit.
<scripture passage="Eccl 9:4" parsed="|Eccl|9|4|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.4" />
<sup>4</sup> Për deri sa njeriu është i bashkuar me gjithë të gjallët e tjerë ka shpresë, sepse një qen i gjallë vlen më tepër se një luan i ngordhur.
<scripture passage="Eccl 9:5" parsed="|Eccl|9|5|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.5" />
<sup>5</sup> Të gjallët në fakt e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë asgjë; për ta nuk ka më asnjë shpërblim, sepse kujtimi i tyre harrohet.
<scripture passage="Eccl 9:6" parsed="|Eccl|9|6|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.6" />
<sup>6</sup> Edhe dashuria e tyre, urrejtja e tyre dhe smira e tyre janë zhdukur tashmë, dhe ata nuk do të kenë asnjë pjesë në të gjitha ato që bëhet nën diell.
<scripture passage="Eccl 9:7" parsed="|Eccl|9|7|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.7" />
<sup>7</sup> Shko, ha bukën tënde me gëzim dhe pi verën tënde me zemër të gëzuar, sepse Perëndia i ka pëlqyer veprat e tua.
<scripture passage="Eccl 9:8" parsed="|Eccl|9|8|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.8" />
<sup>8</sup> Rrobat e tua qofshin të bardha në çdo kohë dhe vaji mos mungoftë kurrë mbi kokën tënde.
<scripture passage="Eccl 9:9" parsed="|Eccl|9|9|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.9" />
<sup>9</sup> Gëzoje jetën me gruan që do për të gjitha ditët e jetës tënde të kotësisë, që ai të ka dhënë nën diell për të gjitha ditët e kotësisë, sepse kjo është pjesa që të takon në jetë dhe në mundin që kryen nën diell.
<scripture passage="Eccl 9:10" parsed="|Eccl|9|10|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.10" />
<sup>10</sup> Tërë ato që dora jote gjen për të bërë, bëji me gjithë forcën tënde, sepse në Sheol ku po shkon nuk ka më as punë, as mendim, as njohuri dhe as dituri.
<scripture passage="Eccl 9:11" parsed="|Eccl|9|11|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.11" />
<sup>11</sup> Gjithashtu pashë nën diell që vrapimi nuk fitohet nga ai që është i shpejtë as beteja nga të fortët; as buka nuk u shkon të urtëve, as pasuritë njerëzve të zgjuar, as favori atyre që janë të shkathët,
<scripture passage="Eccl 9:12" parsed="|Eccl|9|12|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.12" />
<sup>12</sup> Sepse njeriu nuk e njeh orën e tij; ashtu si peshqit që kapen në një rjetë mizore dhe si zogjtë që kapen në një kurth, kështu bijtë e njerëzve kapen në kurth në kohën e fatkeqësisë, kur ajo bie papritur mbi ta.
<scripture passage="Eccl 9:13" parsed="|Eccl|9|13|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.13" />
<sup>13</sup> E pashë edhe këtë shembull të diturisë nën diell dhe m'u duk i madh.
<scripture passage="Eccl 9:14" parsed="|Eccl|9|14|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.14" />
<sup>14</sup> Ishte një qytet i vogël me pak njerëz brenda; një mbret i madh doli kundra, e rrethoi dhe ndërtoi bastione të mëdha.
<scripture passage="Eccl 9:15" parsed="|Eccl|9|15|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.15" />
<sup>15</sup> Por gjendej në të një njeri i varfër dhe i urtë, i cili me diturinë e tij e shpëtoi qytetin. Megjithatë asnjeri nuk u kujtua për këtë njeri të varfër.
<scripture passage="Eccl 9:16" parsed="|Eccl|9|16|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.16" />
<sup>16</sup> Atëherë unë thashë: "Dituria vlen më shumë se forca; por dituria e të varfërit përbuzet dhe fjalët e tij nuk dëgjohen".
<scripture passage="Eccl 9:17" parsed="|Eccl|9|17|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.17" />
<sup>17</sup> Fjalët e të urtëve që thuhen shtruar dëgjohen më mirë se britmat e atij që sundon mbi budallenjtë.
<scripture passage="Eccl 9:18" parsed="|Eccl|9|18|0|0" osisRef="Bible:Eccl.9.18" />
<sup>18</sup> Dituria vlen më tepër se armët e luftës, por një mëkatar i vetëm shkatërron një të mirë të madhe.
</p>
</div3>

<div3 title="Ecclesiastes 10" progress="55.76%" prev="Eccl.9" next="Eccl.11" id="Eccl.10">
<h3 id="Eccl.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Eccl.10-p1">
<scripture passage="Eccl 10:1" parsed="|Eccl|10|1|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.1" />
<sup>1</sup> Mizat e ngordhura e qelbin vajin e parfumierit; kështu pak marrëzi prish vlerën e diturisë dhe të lavdisë.
<scripture passage="Eccl 10:2" parsed="|Eccl|10|2|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.2" />
<sup>2</sup> Zemra e të urtit është në të djathtë të tij, por zemra e budallait është në të majtë të tij.
<scripture passage="Eccl 10:3" parsed="|Eccl|10|3|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.3" />
<sup>3</sup> Edhe kur budallai ecën rrugës, arsyeja i mungon dhe u tregon të gjithëve se është budalla.
<scripture passage="Eccl 10:4" parsed="|Eccl|10|4|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.4" />
<sup>4</sup> Në qoftë se zemërimi i një mbreti ndizet kundër teje, mos e lër vendin tënd, sepse gjakftohtësia i fashit fyerjet edhe kur janë të rënda;
<scripture passage="Eccl 10:5" parsed="|Eccl|10|5|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.5" />
<sup>5</sup> Éshtë një e keqe që kam parë nën diell, një gabim që vjen nga ai që qeveris;
<scripture passage="Eccl 10:6" parsed="|Eccl|10|6|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.6" />
<sup>6</sup> marrëzia është vënë në detyra të larta, ndërsa të pasurit ulen në vënde të ulëta.
<scripture passage="Eccl 10:7" parsed="|Eccl|10|7|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.7" />
<sup>7</sup> Kam parë shërbëtorë mbi kuaj dhe princa të ecin më këmbë si shërbëtorë.
<scripture passage="Eccl 10:8" parsed="|Eccl|10|8|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.8" />
<sup>8</sup> Kush çel një gropë mund të bjerë brënda dhe kush rrëzon një mur mund të kafshohet nga një gjarpër.
<scripture passage="Eccl 10:9" parsed="|Eccl|10|9|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.9" />
<sup>9</sup> Kush zhvendos gurë mund të plagoset dhe kush çan drutë vihet në rrezik.
<scripture passage="Eccl 10:10" parsed="|Eccl|10|10|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.10" />
<sup>10</sup> Në qoftë se sëpata topitet dhe nuk mprehet, duhet të përdoret me më tepër forcë; por dituria ka epërsinë t'ia dalë gjithnjë mbarë.
<scripture passage="Eccl 10:11" parsed="|Eccl|10|11|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.11" />
<sup>11</sup> Në qoftë se gjarpëri kafshon sepse nuk është magjepsur, magjistari bëhet i kotë.
<scripture passage="Eccl 10:12" parsed="|Eccl|10|12|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.12" />
<sup>12</sup> Fjalët e gojës të të urtit janë plot hir, por buzët e budallait e shkatërrojnë.
<scripture passage="Eccl 10:13" parsed="|Eccl|10|13|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.13" />
<sup>13</sup> Fillimi i ligjëratës së tij është budallallëk dhe fundi është marrëzi e dëmshme.
<scripture passage="Eccl 10:14" parsed="|Eccl|10|14|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.14" />
<sup>14</sup> Edhe sikur budallai t'i shumojë fjalët e tij, njeriu nuk di se çfarë do të ndodhë; kush mund t'i thotë çfarë do të ndodhë pas tij?
<scripture passage="Eccl 10:15" parsed="|Eccl|10|15|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.15" />
<sup>15</sup> Lodhja e budallait e rraskapit, sepse ai nuk di as si të shkojë në qytet.
<scripture passage="Eccl 10:16" parsed="|Eccl|10|16|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.16" />
<sup>16</sup> Mjerë ti, o vend, mbreti i të cilit është një fëmijë dhe princat e tij ia shtrojnë që në mëngjes!
<scripture passage="Eccl 10:17" parsed="|Eccl|10|17|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.17" />
<sup>17</sup> Lum ti, o vend, që ke mbret nga një soj fisnik, dhe princa që hanë në kohën e duhur për të vënë në vend forcat e tyre dhe jo për t'u dehur!
<scripture passage="Eccl 10:18" parsed="|Eccl|10|18|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.18" />
<sup>18</sup> Për shkak të përtacisë trarët e shtëpisë rrëzohen dhe gjerbon për shkak të plogështisë së duarve.
<scripture passage="Eccl 10:19" parsed="|Eccl|10|19|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.19" />
<sup>19</sup> Një banket shtrohet për t'u dëfryer dhe vera i jep gaz jetës, por paraja i përgjigjet çdo nevojtari.
<scripture passage="Eccl 10:20" parsed="|Eccl|10|20|0|0" osisRef="Bible:Eccl.10.20" />
<sup>20</sup> Mos mallko mbretin as me mend dhe mos mallko të pasurin në dhomën tënde të fjetjes, sepse një zog i qiellit mund ta çojë larg zërin tënd, dhe një zog që fluturon mund ta bëjë të ditur këtë gjë.
</p>
</div3>

<div3 title="Ecclesiastes 11" progress="55.81%" prev="Eccl.10" next="Eccl.12" id="Eccl.11">
<h3 id="Eccl.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Eccl.11-p1">
<scripture passage="Eccl 11:1" parsed="|Eccl|11|1|0|0" osisRef="Bible:Eccl.11.1" />
<sup>1</sup> Hidh bukën tënde mbi ujërat, sepse pas shumë kohe do ta gjesh përsëri.
<scripture passage="Eccl 11:2" parsed="|Eccl|11|2|0|0" osisRef="Bible:Eccl.11.2" />
<sup>2</sup> Jepu pjesë shtatë, madje edhe tetë vetave, sepse ti nuk e di se çfarë fatkeqësie mund të të ndodhë mbi tokë.
<scripture passage="Eccl 11:3" parsed="|Eccl|11|3|0|0" osisRef="Bible:Eccl.11.3" />
<sup>3</sup> Në rast se retë janë plot me shi, e derdhin mbi tokë; dhe në rast se një dru bie në jug apo në veri, ai mbetet aty ku bie.
<scripture passage="Eccl 11:4" parsed="|Eccl|11|4|0|0" osisRef="Bible:Eccl.11.4" />
<sup>4</sup> Kush e ka mendjen te era nuk ka për të mbjellë dhe kush rri e shikon retë nuk ka për të korrur.
<scripture passage="Eccl 11:5" parsed="|Eccl|11|5|0|0" osisRef="Bible:Eccl.11.5" />
<sup>5</sup> Ashtu si ti nuk njeh rrugën e erës dhe mënyrën si formohen kockat në barkun e gruas me barrë, kështu ti nuk e njeh veprën e Perëndisë që bën gjithçka.
<scripture passage="Eccl 11:6" parsed="|Eccl|11|6|0|0" osisRef="Bible:Eccl.11.6" />
<sup>6</sup> Mbille farën tënde në mëngjes dhe në mbrëmje mos lër dorën tënde të pushojë, sepse ti nuk e di se cili nga të dy do të dalë më mirë; ky apo ai, apo do të jenë të mirë që të dy.
<scripture passage="Eccl 11:7" parsed="|Eccl|11|7|0|0" osisRef="Bible:Eccl.11.7" />
<sup>7</sup> Drita është e ëmbël dhe është diçka e këndshme për sytë që shohin diellin.
<scripture passage="Eccl 11:8" parsed="|Eccl|11|8|0|0" osisRef="Bible:Eccl.11.8" />
<sup>8</sup> Edhe kur një njeri të jetojë shumë vjet, le t'i gëzojë të gjitha, por le të mendojë edhe për ditët e territ që do të jenë të shumta; të gjitha ato që do të ndodhin janë kotësi.
<scripture passage="Eccl 11:9" parsed="|Eccl|11|9|0|0" osisRef="Bible:Eccl.11.9" />
<sup>9</sup> Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate; ndiq edhe rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu, por dije që për të gjitha këto gjëra Perëndia do të të thërrasë në gjyq.
<scripture passage="Eccl 11:10" parsed="|Eccl|11|10|0|0" osisRef="Bible:Eccl.11.10" />
<sup>10</sup> Elimino nga zemra jote trishtimin, dhe largo nga trupi yt dhembjen, sepse rinia dhe mituria janë kotësi.
</p>
</div3>

<div3 title="Ecclesiastes 12" progress="55.84%" prev="Eccl.11" next="Song" id="Eccl.12">
<h3 id="Eccl.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Eccl.12-p1">
<scripture passage="Eccl 12:1" parsed="|Eccl|12|1|0|0" osisRef="Bible:Eccl.12.1" />
<sup>1</sup> Por kujto Krijuesin tënd në ditët e rinisë sate, para se të vijnë ditët e këqija dhe të arrijnë vitet për të cilat ke për të thënë: "Nuk gjej asnjë kënaqësi në to",
<scripture passage="Eccl 12:2" parsed="|Eccl|12|2|0|0" osisRef="Bible:Eccl.12.2" />
<sup>2</sup> para se të errësohet dielli, drita, hëna dhe yjet, dhe të kthehen retë pas shiut;
<scripture passage="Eccl 12:3" parsed="|Eccl|12|3|0|0" osisRef="Bible:Eccl.12.3" />
<sup>3</sup> në moshën gjatë së cilës rojtarët e shtëpisë dridhen, njerëzit e fortë përkulen, ato që bluajnë nuk punojnë më se kanë mbetur pak, ata që shikojnë nga dritaret errësohen
<scripture passage="Eccl 12:4" parsed="|Eccl|12|4|0|0" osisRef="Bible:Eccl.12.4" />
<sup>4</sup> dhe portat mbi rrugë mbyllen; kur pakësohet zhurma e mokrës, dikush çohet me këngën e një zogu, dhe gjithë bijat e këngës dobësohen;
<scripture passage="Eccl 12:5" parsed="|Eccl|12|5|0|0" osisRef="Bible:Eccl.12.5" />
<sup>5</sup> kur dikush ka frikë nga lartësitë dhe nga tmerret e rrugës; kur bajamja lulëzon, karkaleci është një peshë, dhe dëshira pakësohet, sepse njeriu shkon në banesën e tij të përjetshme dhe qaramanët enden rrugëve.
<scripture passage="Eccl 12:6" parsed="|Eccl|12|6|0|0" osisRef="Bible:Eccl.12.6" />
<sup>6</sup> Kujto Krijuesin tënd përpara se të këputet kordoni prej argjendi, të thyhet vazoja prej ari, të thyhet shtamba te burimi dhe të bëhet copë-copë çikriku në pus,
<scripture passage="Eccl 12:7" parsed="|Eccl|12|7|0|0" osisRef="Bible:Eccl.12.7" />
<sup>7</sup> dhe pluhuri t'i kthehet tokës siç ishte më parë dhe fryma t'i kthehet Perëndisë që e ka dhënë.
<scripture passage="Eccl 12:8" parsed="|Eccl|12|8|0|0" osisRef="Bible:Eccl.12.8" />
<sup>8</sup> "Kotësi e kotësive", thotë Predikuesi, "gjithçka është kotësi".
<scripture passage="Eccl 12:9" parsed="|Eccl|12|9|0|0" osisRef="Bible:Eccl.12.9" />
<sup>9</sup> Predikuesi, përveç se ka qenë një i urtë, i ka mësuar gjithashtu popullit dijen dhe ka peshuar, ka kërkuar dhe ka renditur një numër të madh fjalësh të urta.
<scripture passage="Eccl 12:10" parsed="|Eccl|12|10|0|0" osisRef="Bible:Eccl.12.10" />
<sup>10</sup> Predikuesi është përpjekur të gjejë fjalë të këndshme; dhe gjërat e shkruara janë të drejta dhe të vërteta.
<scripture passage="Eccl 12:11" parsed="|Eccl|12|11|0|0" osisRef="Bible:Eccl.12.11" />
<sup>11</sup> Fjalët e të urtëve janë si hostenë dhe ato që mbledhin njerëzit e ditur janë si gozhda të ngulura mirë; ato jepen nga një Bari i vetëm.
<scripture passage="Eccl 12:12" parsed="|Eccl|12|12|0|0" osisRef="Bible:Eccl.12.12" />
<sup>12</sup> Biri im, ruhu nga çdo gjë që del jashtë kësaj. Shkruhen shumë libra, por nuk mbarohet kurrë kjo punë, dhe studimi i tepërt e lodh trupin.
<scripture passage="Eccl 12:13" parsed="|Eccl|12|13|0|0" osisRef="Bible:Eccl.12.13" />
<sup>13</sup> Të dëgjojmë, pra, përfundimin e gjithë ligjëratës: "Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut".
<scripture passage="Eccl 12:14" parsed="|Eccl|12|14|0|0" osisRef="Bible:Eccl.12.14" />
<sup>14</sup> Sepse Perëndia do të vërë të gjykohet çdo vepër, edhe çdo gjë që është fshehur, qoftë e mirë apo e keqe.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Song of Solomon" progress="55.89%" prev="Eccl.12" next="Song.1" id="Song">
<h2 id="Song-p0.1">Song of Solomon</h2>

<div3 title="Song of Solomon 1" progress="55.89%" prev="Song" next="Song.2" id="Song.1">
<h3 id="Song.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Song.1-p1">
<scripture passage="Song 1:1" parsed="|Song|1|1|0|0" osisRef="Bible:Song.1.1" />
<sup>1</sup> Kantiku i kantikëve që është i Salomonit.
<scripture passage="Song 1:2" parsed="|Song|1|2|0|0" osisRef="Bible:Song.1.2" />
<sup>2</sup> Më puth me të puthurat e gojës së vet! Sepse dashuria jote është më e mirë se vera.
<scripture passage="Song 1:3" parsed="|Song|1|3|0|0" osisRef="Bible:Song.1.3" />
<sup>3</sup> Nga aroma e vajrave të tua të këndshme emri yt është një vaj i parfumuar i derdhur; prandaj të duan vajzat.
<scripture passage="Song 1:4" parsed="|Song|1|4|0|0" osisRef="Bible:Song.1.4" />
<sup>4</sup> Tërhiqmë te ti! Ne do të rendim pas teje! Mbreti më çoi në dhomat e tij. Ne do të kënaqemi dhe do të gëzohemi te ti; ne do ta kujtojmë dashurinë tënde më shumë se verën. Kanë të drejtë që të duan.
<scripture passage="Song 1:5" parsed="|Song|1|5|0|0" osisRef="Bible:Song.1.5" />
<sup>5</sup> Unë jam e zezë por e bukur, o bija të Jeruzalemit, si çadrat e Kedarit, si perdet e Salomonit.
<scripture passage="Song 1:6" parsed="|Song|1|6|0|0" osisRef="Bible:Song.1.6" />
<sup>6</sup> Mos shikoni se jam e zezë, sepse dielli më ka nxirë. Bijtë e nënes sime janë zemëruar me mua; më kanë caktuar të ruaj vreshtat, por vreshtin tim nuk e kam ruajtur.
<scripture passage="Song 1:7" parsed="|Song|1|7|0|0" osisRef="Bible:Song.1.7" />
<sup>7</sup> Thuamë, o ti që të dashuron zemra ime, ku e kullot kopenë dhe ku e lë të pushojë në mesditë. Pse vallë duhet të jem si një grua e mbuluar me vel pranë kopeve të shokëve të tu?
<scripture passage="Song 1:8" parsed="|Song|1|8|0|0" osisRef="Bible:Song.1.8" />
<sup>8</sup> Në rast se ti nuk e di, o më e bukura e grave, ndiq gjurmët e kopesë dhe kulloti kecat e tua pranë çadrave të barinjve.
<scripture passage="Song 1:9" parsed="|Song|1|9|0|0" osisRef="Bible:Song.1.9" />
<sup>9</sup> Mikesha ime, ti më ngjan si pela ime midis qerreve të Faraonit.
<scripture passage="Song 1:10" parsed="|Song|1|10|0|0" osisRef="Bible:Song.1.10" />
<sup>10</sup> Faqet e tua janë të bukura me ornamente, dhe qafa jote me gjerdane margaritaresh.
<scripture passage="Song 1:11" parsed="|Song|1|11|0|0" osisRef="Bible:Song.1.11" />
<sup>11</sup> Ne do të bëjmë për ty gjerdane të arta me tokëza prej argjendi.
<scripture passage="Song 1:12" parsed="|Song|1|12|0|0" osisRef="Bible:Song.1.12" />
<sup>12</sup> Ndërsa mbreti është ulur në tryezë, livanda ime përhap aromën e saj.
<scripture passage="Song 1:13" parsed="|Song|1|13|0|0" osisRef="Bible:Song.1.13" />
<sup>13</sup> Kënaqësia ime është një qeskë e vogël mirre; ajo do të pushojë tërë natën midis gjive të mia.
<scripture passage="Song 1:14" parsed="|Song|1|14|0|0" osisRef="Bible:Song.1.14" />
<sup>14</sup> Kënaqësia ime është për mua një tufë lulesh alkane në vreshtat e En-gedit.
<scripture passage="Song 1:15" parsed="|Song|1|15|0|0" osisRef="Bible:Song.1.15" />
<sup>15</sup> Ti je e bukur, mikja ime, ja, je e bukur! Sytë e tu janë si ato të pëllumbeshave.
<scripture passage="Song 1:16" parsed="|Song|1|16|0|0" osisRef="Bible:Song.1.16" />
<sup>16</sup> Sa i bukur je, i dashuri im, madje dhe i dashurueshëm! Për më tepër shtrati ynë është blerosh.
<scripture passage="Song 1:17" parsed="|Song|1|17|0|0" osisRef="Bible:Song.1.17" />
<sup>17</sup> Trarët e shtëpive tona janë prej kedri dhe tavanet tona prej qiparisi.
</p>
</div3>

<div3 title="Song of Solomon 2" progress="55.93%" prev="Song.1" next="Song.3" id="Song.2">
<h3 id="Song.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Song.2-p1">
<scripture passage="Song 2:1" parsed="|Song|2|1|0|0" osisRef="Bible:Song.2.1" />
<sup>1</sup> Unë jam trëndafili i Sharonit, zambaku i luginave.
<scripture passage="Song 2:2" parsed="|Song|2|2|0|0" osisRef="Bible:Song.2.2" />
<sup>2</sup> Si një zambak midis gjembave, ashtu është mikesha ime midis vajzave.
<scripture passage="Song 2:3" parsed="|Song|2|3|0|0" osisRef="Bible:Song.2.3" />
<sup>3</sup> Si një mollë midis pemëve të pyllit kështu është i dashuri im midis të rinjve. Kam dëshëruar shumë të rri në hijen e tij dhe aty jam ulur, fryti i tij ishte i ëmbël në gojën time.
<scripture passage="Song 2:4" parsed="|Song|2|4|0|0" osisRef="Bible:Song.2.4" />
<sup>4</sup> Më çoi në shtëpinë e banketit dhe flamuri i tij mbi mua është dashuria.
<scripture passage="Song 2:5" parsed="|Song|2|5|0|0" osisRef="Bible:Song.2.5" />
<sup>5</sup> Më mbani me pite rrushi, më përtërini me mollë, sepse unë vuaj nga dashuria.
<scripture passage="Song 2:6" parsed="|Song|2|6|0|0" osisRef="Bible:Song.2.6" />
<sup>6</sup> Dora e tij e majtë është poshtë kokës sime, dora e tij e djathtë më përqafon.
<scripture passage="Song 2:7" parsed="|Song|2|7|0|0" osisRef="Bible:Song.2.7" />
<sup>7</sup> Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, deri sa kështu t'i pëlqejë
<scripture passage="Song 2:8" parsed="|Song|2|8|0|0" osisRef="Bible:Song.2.8" />
<sup>8</sup> Ja zëri i të dashurit tim! Ja, ai vjen duke kërcyer mbi malet, duke u hedhur mbi kodrat.
<scripture passage="Song 2:9" parsed="|Song|2|9|0|0" osisRef="Bible:Song.2.9" />
<sup>9</sup> I dashuri im i përngjan një gazele apo një dreri të ri. Ja ku është prapa murit tonë, shikon nga dritaret, hedh vështrime nëpërmjet hekurave të tyre.
<scripture passage="Song 2:10" parsed="|Song|2|10|0|0" osisRef="Bible:Song.2.10" />
<sup>10</sup> I dashuri im më ka folur dhe më ka thënë: "Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja!
<scripture passage="Song 2:11" parsed="|Song|2|11|0|0" osisRef="Bible:Song.2.11" />
<sup>11</sup> Sepse, ja, dimri ka kaluar, shiu pushoi, iku.
<scripture passage="Song 2:12" parsed="|Song|2|12|0|0" osisRef="Bible:Song.2.12" />
<sup>12</sup> Lulet duken mbi tokë, koha e të kënduarit erdhi, dhe në vendin tonë dëgjohet zëri i turtulleshës.
<scripture passage="Song 2:13" parsed="|Song|2|13|0|0" osisRef="Bible:Song.2.13" />
<sup>13</sup> Fiku nxjerr fiqtë e tij të papjekur, vreshtat në lulëzim përhapin një aromë të këndshme. Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja.
<scripture passage="Song 2:14" parsed="|Song|2|14|0|0" osisRef="Bible:Song.2.14" />
<sup>14</sup> O pëllumbesha ime, që rri në të çarat e shkëmbinjve, në strukat e rrëmoreve, ma trego fytyrën tënde, më bëj ta dëgjoj zërin tënd, sepse zëri yt është i këndshëm dhe fytyra jote është e hijshme".
<scripture passage="Song 2:15" parsed="|Song|2|15|0|0" osisRef="Bible:Song.2.15" />
<sup>15</sup> I zini dhelprat, dhelprat e vogla që dëmtojnë vreshtat, sepse vreshtat tona janë në lulëzim.
<scripture passage="Song 2:16" parsed="|Song|2|16|0|0" osisRef="Bible:Song.2.16" />
<sup>16</sup> I dashuri im është imi, dhe unë jam e tij; ai e kullot kopenë midis zambakëve.
<scripture passage="Song 2:17" parsed="|Song|2|17|0|0" osisRef="Bible:Song.2.17" />
<sup>17</sup> Para se të fryjë flladi i ditës dhe hijet të ikin, kthehu, i dashuri im, dhe sillu si një gazelë o një drenushë mbi malet që na ndajnë.
</p>
</div3>

<div3 title="Song of Solomon 3" progress="55.98%" prev="Song.2" next="Song.4" id="Song.3">
<h3 id="Song.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Song.3-p1">
<scripture passage="Song 3:1" parsed="|Song|3|1|0|0" osisRef="Bible:Song.3.1" />
<sup>1</sup> Mbi shtratin tim gjatë natës kërkova atë që dashuron zemra ime, e kërkova, por nuk e gjeta.
<scripture passage="Song 3:2" parsed="|Song|3|2|0|0" osisRef="Bible:Song.3.2" />
<sup>2</sup> Tani do të ngrihem dhe do të shkoj rrotull nëpër qytet, nëpër rrugët dhe nëpër sheshet do të kërkoj atë që do zemra ime. E kërkova, por nuk e gjeta.
<scripture passage="Song 3:3" parsed="|Song|3|3|0|0" osisRef="Bible:Song.3.3" />
<sup>3</sup> Rojet që sillen nëpër qytet më takuan. I pyeta ata: "A e patë atë që do zemra ime?".
<scripture passage="Song 3:4" parsed="|Song|3|4|0|0" osisRef="Bible:Song.3.4" />
<sup>4</sup> Sapo i kalova, gjeta atë që do zemra ime. E shtrëngova fort dhe nuk kam ndërmend ta braktis deri sa ta çoj në shtëpinë e nënes sime dhe në dhomën e asaj që më ka ngjizur.
<scripture passage="Song 3:5" parsed="|Song|3|5|0|0" osisRef="Bible:Song.3.5" />
<sup>5</sup> Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat e fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurin time deri sa kështu t'i pëlqejë.
<scripture passage="Song 3:6" parsed="|Song|3|6|0|0" osisRef="Bible:Song.3.6" />
<sup>6</sup> Kush është ajo që vjen nga shkretëtira, si kollona tymi, e parfumuar me mirrë dhe temjan dhe me lloj-lloj pluhurash aromatikë të tregëtarëve?
<scripture passage="Song 3:7" parsed="|Song|3|7|0|0" osisRef="Bible:Song.3.7" />
<sup>7</sup> Ja shtrati i Salomonit, rreth të cilit qëndrojnë gjashtëdhjetë njerëz guximtarë, trima të Izraelit.
<scripture passage="Song 3:8" parsed="|Song|3|8|0|0" osisRef="Bible:Song.3.8" />
<sup>8</sup> Të gjithë përdorin shpatën, janë të rrahur në çështjen e luftës; secili mban shpatën në ijë për tmerret e natës.
<scripture passage="Song 3:9" parsed="|Song|3|9|0|0" osisRef="Bible:Song.3.9" />
<sup>9</sup> Mbreti Salomon i ka bërë vetes një lektizë me dru Libani.
<scripture passage="Song 3:10" parsed="|Song|3|10|0|0" osisRef="Bible:Song.3.10" />
<sup>10</sup> I ka bërë kolonat e saj prej argjendi, shpinzën e saj prej ari, ndenjësen prej purpuri; pjesa e brendëshme e saj është qendisur me dashuri nga bijat e Jeruzalemit.
<scripture passage="Song 3:11" parsed="|Song|3|11|0|0" osisRef="Bible:Song.3.11" />
<sup>11</sup> Dilni, bija të Sionit, soditni mbretin Salomon me kurorën me të cilën e ka kurorëzuar e ëma, ditën e dasmës së tij, ditën e gëzimit të zemrës së tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Song of Solomon 4" progress="56.01%" prev="Song.3" next="Song.5" id="Song.4">
<h3 id="Song.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Song.4-p1">
<scripture passage="Song 4:1" parsed="|Song|4|1|0|0" osisRef="Bible:Song.4.1" />
<sup>1</sup> Sa e bukur je, o mikja ime, sa e bukur je! Sytë e tu prapa velit tënd janë si ato të pëllumbeshave; flokët e tu janë si një kope dhish, që kullosin në malin Galaad.
<scripture passage="Song 4:2" parsed="|Song|4|2|0|0" osisRef="Bible:Song.4.2" />
<sup>2</sup> Dhëmbët e tua janë si një kope delesh të qethura, që kthehen nga vendi i larjes; të gjitha kanë binjakët e tyre dhe asnjë prej tyre nuk është shterpë.
<scripture passage="Song 4:3" parsed="|Song|4|3|0|0" osisRef="Bible:Song.4.3" />
<sup>3</sup> Buzët e tua janë si një fije e kuqe flakë, dhe goja jote është e këndshme; tëmthat e tu prapa velit tënd janë si një thelë shege.
<scripture passage="Song 4:4" parsed="|Song|4|4|0|0" osisRef="Bible:Song.4.4" />
<sup>4</sup> Qafa jote është si kulla e Davidit, e ndërtuar për një armëri; mbi të cilën janë varur një mijë mburoja, të gjitha mburojat të njerëzve trima.
<scripture passage="Song 4:5" parsed="|Song|4|5|0|0" osisRef="Bible:Song.4.5" />
<sup>5</sup> Të dy sisët e tua janë si dy kaproj të vegjël, binjake të gazelave, që kullosin midis zambakëve.
<scripture passage="Song 4:6" parsed="|Song|4|6|0|0" osisRef="Bible:Song.4.6" />
<sup>6</sup> Përpara se flladi i ditës të ndihet dhe hijet të ikin, do të shkoj në malin e mirrës dhe në kodrën e temjanit.
<scripture passage="Song 4:7" parsed="|Song|4|7|0|0" osisRef="Bible:Song.4.7" />
<sup>7</sup> Ti je e tëra e bukur, mikja ime, dhe nuk ka në ty asnjë të metë.
<scripture passage="Song 4:8" parsed="|Song|4|8|0|0" osisRef="Bible:Song.4.8" />
<sup>8</sup> Eja me mua nga Libani, o nusja ime, eja me mua nga Libani! Shiko nga maja e Amanas, nga maja e Senirit dhe e Hermonit, nga strofkat e luanëve dhe nga malet e leopardëve.
<scripture passage="Song 4:9" parsed="|Song|4|9|0|0" osisRef="Bible:Song.4.9" />
<sup>9</sup> Ti më ke rrëmbyer zemrën, o motra ime, nusja ime; ti më ke rrëmbyer zemrën me një shikim të vetëm të syve të tu, me një gushore të vetme të qafës sate.
<scripture passage="Song 4:10" parsed="|Song|4|10|0|0" osisRef="Bible:Song.4.10" />
<sup>10</sup> Sa e kënaqshme është dashuria jote, o motra ime, nusja ime! Sa më e mirë se vera është dashuria jote dhe aroma e vajrave të tua të parfumuara është më e këndshme se gjithë aromat!
<scripture passage="Song 4:11" parsed="|Song|4|11|0|0" osisRef="Bible:Song.4.11" />
<sup>11</sup> Nusja ime, buzët e tua pikojnë si një huall mjaltë, mjaltë dhe qumësht ka nën gjuhën tënde, dhe aroma e rrobave të tua është si aroma e Libanit.
<scripture passage="Song 4:12" parsed="|Song|4|12|0|0" osisRef="Bible:Song.4.12" />
<sup>12</sup> Motra ime, nusja ime, është një kopsht i mbyllur, një burim i mbyllur, gurrë e vulosur.
<scripture passage="Song 4:13" parsed="|Song|4|13|0|0" osisRef="Bible:Song.4.13" />
<sup>13</sup> Filizat e tua janë një kopësht shegësh me fryte të zgjedhura me bimë të alkanës me nardo,
<scripture passage="Song 4:14" parsed="|Song|4|14|0|0" osisRef="Bible:Song.4.14" />
<sup>14</sup> me nardo dhe kroko, kanellë dhe çinamom, me të gjitha llojet e drurëve të temjanit, të mirrës dhe të aloes, me të gjitha aromat më të mira.
<scripture passage="Song 4:15" parsed="|Song|4|15|0|0" osisRef="Bible:Song.4.15" />
<sup>15</sup> Ti je një burim lulishtesh, një pus ujërash të freskëta, rrëkesh që dalin nga Libani.
<scripture passage="Song 4:16" parsed="|Song|4|16|0|0" osisRef="Bible:Song.4.16" />
<sup>16</sup> Zgjohu, o veri dhe eja, o jugë; fryj mbi kopshtin tim, dhe aromat e tij të përhapen! Le të hyjë i dashuri im në kopshtin e tij dhe të hajë frytet e zgjedhura!
</p>
</div3>

<div3 title="Song of Solomon 5" progress="56.06%" prev="Song.4" next="Song.6" id="Song.5">
<h3 id="Song.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Song.5-p1">
<scripture passage="Song 5:1" parsed="|Song|5|1|0|0" osisRef="Bible:Song.5.1" />
<sup>1</sup> Hyra në kopshtin tim, o motra ime, nusja ime, mblodha mirrën time me balsamin tim, hëngra huallin tim me mjaltin tim, piva verën time me qumështin tim. Shokë, hani, pini; po, dehuni, o të dashur!
<scripture passage="Song 5:2" parsed="|Song|5|2|0|0" osisRef="Bible:Song.5.2" />
<sup>2</sup> Unë flija, por zemra ime përgjonte. Dëgjoj zërin e të dashurit tim, që troket dhe thotë: "Hapma, motra ime, mikja ime, pëllumbesha ime, e përkryera ime, sepse koka ime është gjithë vesë dhe kaçurrelat e mia gjithë cirka të natës.
<scripture passage="Song 5:3" parsed="|Song|5|3|0|0" osisRef="Bible:Song.5.3" />
<sup>3</sup> E hoqa rrobën time, si mund ta vesh përsëri? I lava këmbët, si mund t'i fëlliq përsëri?
<scripture passage="Song 5:4" parsed="|Song|5|4|0|0" osisRef="Bible:Song.5.4" />
<sup>4</sup> I dashuri im e vuri dorën te vrima e derës, dhe të përbrëndshmet e mia u ngashërryen nga ai.
<scripture passage="Song 5:5" parsed="|Song|5|5|0|0" osisRef="Bible:Song.5.5" />
<sup>5</sup> U ngrita për t'i hapur derën të dashurit tim, dhe nga duart e mia pikoi mirra, nga gishtërinjtë e mi mirra e lëngët, që rridhte mbi dorezën e bravës.
<scripture passage="Song 5:6" parsed="|Song|5|6|0|0" osisRef="Bible:Song.5.6" />
<sup>6</sup> Ia hapa të dashurit tim, por i dashuri im ishte tërhequr dhe kishte ikur; zemra ime ligshtohej kur ai fliste. E kërkova, por nuk e gjeta; e thirra, por ai nuk m'u përgjigj.
<scripture passage="Song 5:7" parsed="|Song|5|7|0|0" osisRef="Bible:Song.5.7" />
<sup>7</sup> Rojet që sillen nëpër qytet më gjetën, më rrahën, më plagosën; rojet e mureve më çorën velin.
<scripture passage="Song 5:8" parsed="|Song|5|8|0|0" osisRef="Bible:Song.5.8" />
<sup>8</sup> Unë ju lutem shumë, o bija të Jeruzalemit, në rast se e gjeni të dashurin tim, çfarë do t'i thoni? I thoni se jam e sëmurë nga dashuria.
<scripture passage="Song 5:9" parsed="|Song|5|9|0|0" osisRef="Bible:Song.5.9" />
<sup>9</sup> Çfarë ka më tepër i dashuri yt se një i dashur tjetër, o më e bukura midis grave? Çfarë ka i dashuri yt më tepër se një i dashur tjetër, përse përgjërohesh kështu?
<scripture passage="Song 5:10" parsed="|Song|5|10|0|0" osisRef="Bible:Song.5.10" />
<sup>10</sup> I dashuri im është i bardhë dhe i kuq, ai dallon ndër dhjetë mijë veta.
<scripture passage="Song 5:11" parsed="|Song|5|11|0|0" osisRef="Bible:Song.5.11" />
<sup>11</sup> Koka e tij është ar i kulluar, kaçurelat e flokëve të tij janë rica-rica, të zeza korb.
<scripture passage="Song 5:12" parsed="|Song|5|12|0|0" osisRef="Bible:Song.5.12" />
<sup>12</sup> Sytë e tij janë si ato të pëllumbit pranë rrëkeve të ujit, të lara në qumësht, të ngallmuara si një gur i çmuar në një unazë.
<scripture passage="Song 5:13" parsed="|Song|5|13|0|0" osisRef="Bible:Song.5.13" />
<sup>13</sup> Faqet e tij janë si një lehe balsami, si lehe barërash aromatike; buzët e tij janë zambakë, që nxjerrin mirra të lëngët.
<scripture passage="Song 5:14" parsed="|Song|5|14|0|0" osisRef="Bible:Song.5.14" />
<sup>14</sup> Duart e tij janë unaza ari, të stolisura me gurë të çmuar; barku i tij është i fildisht që shndrit, i mbuluar me safire.
<scripture passage="Song 5:15" parsed="|Song|5|15|0|0" osisRef="Bible:Song.5.15" />
<sup>15</sup> Këmbët e tij janë kollona mermeri të mbështetura në themele ari të kulluar. Pamja e tij është si Libani, madhështore si kedrat.
<scripture passage="Song 5:16" parsed="|Song|5|16|0|0" osisRef="Bible:Song.5.16" />
<sup>16</sup> Goja e tij është vetë ëmbëlsia; po, ai është tërheqës në çdo pikpamje. Ky është i dashuri im, ky është miku im, o bija të Jeruzalemit.
</p>
</div3>

<div3 title="Song of Solomon 6" progress="56.11%" prev="Song.5" next="Song.7" id="Song.6">
<h3 id="Song.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Song.6-p1">
<scripture passage="Song 6:1" parsed="|Song|6|1|0|0" osisRef="Bible:Song.6.1" />
<sup>1</sup> Ku shkoi i dashuri yt, o më e bukura midis grave? Ku shkoi i dashuri yt, që të mund ta kërkojmë bashkë me ty?
<scripture passage="Song 6:2" parsed="|Song|6|2|0|0" osisRef="Bible:Song.6.2" />
<sup>2</sup> I dashuri im zbriti në kopshtin e tij, në lehet e balsamit për të kullotur kopenë në kopshtet dhe për të mbledhur zambakë.
<scripture passage="Song 6:3" parsed="|Song|6|3|0|0" osisRef="Bible:Song.6.3" />
<sup>3</sup> Unë jam e të dashurit tim dhe i dashuri im është imi; ai e kullot kopenë midis zambakëve.
<scripture passage="Song 6:4" parsed="|Song|6|4|0|0" osisRef="Bible:Song.6.4" />
<sup>4</sup> Mikja ime, ti je e bukur si Tirtsahu, i hijshëm si Jeruzalemi, e tmerrshme si një ushtri me flamuj të shpalosur.
<scripture passage="Song 6:5" parsed="|Song|6|5|0|0" osisRef="Bible:Song.6.5" />
<sup>5</sup> Largo nga unë sytë e tu, sepse më turbullojnë. Flokët e tu janë si një kope dhish, që kullosin mbi malin e Galaadit.
<scripture passage="Song 6:6" parsed="|Song|6|6|0|0" osisRef="Bible:Song.6.6" />
<sup>6</sup> Dhëmbët e tua janë si një kope dhensh, që kthehen nga vendi ku lahen; të gjitha kanë binjakë dhe asnjëra prej tyre nuk është shterpe.
<scripture passage="Song 6:7" parsed="|Song|6|7|0|0" osisRef="Bible:Song.6.7" />
<sup>7</sup> Tëmthat e tu prapa velit tënd janë si një rriskë shege.
<scripture passage="Song 6:8" parsed="|Song|6|8|0|0" osisRef="Bible:Song.6.8" />
<sup>8</sup> Aty ka gjashtëdhjetë mbretëresha dhe tetëdhjetë konkubina, si dhe vajza pa numërim.
<scripture passage="Song 6:9" parsed="|Song|6|9|0|0" osisRef="Bible:Song.6.9" />
<sup>9</sup> Por pëllumbesha ime, e përkryera ime, është e vetme; nëna e ka të vetme, e përzgjedhura e saj që e ka pjellë. Vajzat e kanë parë dhe e kanë shpallur të lume, po, edhe mbretëreshat dhe konkubinat, e kanë lavdëruar.
<scripture passage="Song 6:10" parsed="|Song|6|10|0|0" osisRef="Bible:Song.6.10" />
<sup>10</sup> Kush është ajo që shfaqet si agimi, e bukur si hëna, e pastër si dielli, e tmerrshme si një ushtri me flamuj të shpalosur?
<scripture passage="Song 6:11" parsed="|Song|6|11|0|0" osisRef="Bible:Song.6.11" />
<sup>11</sup> Unë zbrita në kopshtin e arrave për të parë bimët e blerta të luginës, për të parë në se hardhitë ishin në lulëzim dhe shegët kishin bulëzuar.
<scripture passage="Song 6:12" parsed="|Song|6|12|0|0" osisRef="Bible:Song.6.12" />
<sup>12</sup> Nuk e di si, por dëshira ime më vuri mbi qerret e popullit tim fisnik.
<scripture passage="Song 6:13" parsed="|Song|6|13|0|0" osisRef="Bible:Song.6.13" />
<sup>13</sup> Kthehu, kthehu, o Shulamite, kthehu, kthehu, që të mund të të admirojmë. Çfarë shikoni te Shulamitja? Si një valle me dy grupe?
</p>
</div3>

<div3 title="Song of Solomon 7" progress="56.15%" prev="Song.6" next="Song.8" id="Song.7">
<h3 id="Song.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Song.7-p1">
<scripture passage="Song 7:1" parsed="|Song|7|1|0|0" osisRef="Bible:Song.7.1" />
<sup>1</sup> Sa të bukura janë këmbët e tua në këpucë, o bija e princit! Pjesët e rrumbullakta të ijëve të tua janë si stolira, vepër e dorës së një artisti.
<scripture passage="Song 7:2" parsed="|Song|7|2|0|0" osisRef="Bible:Song.7.2" />
<sup>2</sup> Kërthiza jote është një kupë e rrumbullakët, ku nuk mungon kurrë vera aromatike. Barku yt është një tog gruri, i rrethuar nga zambakë.
<scripture passage="Song 7:3" parsed="|Song|7|3|0|0" osisRef="Bible:Song.7.3" />
<sup>3</sup> Dy sisët e tua janë si dy kaproj të vegjel, binjake të gazelave.
<scripture passage="Song 7:4" parsed="|Song|7|4|0|0" osisRef="Bible:Song.7.4" />
<sup>4</sup> Qafa jote është si një kullë fildishi, sytë e tu janë si ato të pellgjeve të Heshbonit pranë portës së Bath-Rabimit. Hunda jote është si kulla e Libanit, që shikon në drejtim të Damaskut.
<scripture passage="Song 7:5" parsed="|Song|7|5|0|0" osisRef="Bible:Song.7.5" />
<sup>5</sup> Koka jote lartohet mbi ty si Karmeli dhe flokët e kokës sate janë purpur; një mbret u zu rob i gërshetave të tua.
<scripture passage="Song 7:6" parsed="|Song|7|6|0|0" osisRef="Bible:Song.7.6" />
<sup>6</sup> Sa e bukur je dhe sa e hijshme je, o e dashura ime, me të gjitha ëndjet që siguron!
<scripture passage="Song 7:7" parsed="|Song|7|7|0|0" osisRef="Bible:Song.7.7" />
<sup>7</sup> Shtati yt është i njëllojtë me atë të palmës dhe sisët e tua janë si vile.
<scripture passage="Song 7:8" parsed="|Song|7|8|0|0" osisRef="Bible:Song.7.8" />
<sup>8</sup> Kam thënë: "Do të ngjitem mbi palmë dhe do të kap degët e saj". Qofshin sisët e tua si vilet e rrushit, aroma e frymës sate si ajo e mollëve,
<scripture passage="Song 7:9" parsed="|Song|7|9|0|0" osisRef="Bible:Song.7.9" />
<sup>9</sup> dhe të puthurat e gojës sate si një verë e zgjedhur, që zbret ëmbël për të kënaqur dëshirën time, duke çikur shumë lehtë buzët e atij që fle.
<scripture passage="Song 7:10" parsed="|Song|7|10|0|0" osisRef="Bible:Song.7.10" />
<sup>10</sup> Unë jam e të dashurit tim dhe ai më dëshiron.
<scripture passage="Song 7:11" parsed="|Song|7|11|0|0" osisRef="Bible:Song.7.11" />
<sup>11</sup> Eja, i dashuri im, le të dalim nëpër fusha, ta kalojmë natën nëpër fshatra!
<scripture passage="Song 7:12" parsed="|Song|7|12|0|0" osisRef="Bible:Song.7.12" />
<sup>12</sup> Të çohemi shpejt në mëngjes për të shkuar në vreshtat dhe për të parë në qoftë se vreshti ka lëshuar llastarë, në se kanë çelur lulet e tij dhe në se shegët kanë lulëzuar. Aty do të jap dashurinë time.
<scripture passage="Song 7:13" parsed="|Song|7|13|0|0" osisRef="Bible:Song.7.13" />
<sup>13</sup> Madërgonat përhapin aromën e tyre dhe mbi portat tona ka fryte të zgjedhura të çdo lloji, të freskëta dhe të thata, që i kam ruajtur për ty, i dashuri im.
</p>
</div3>

<div3 title="Song of Solomon 8" progress="56.19%" prev="Song.7" next="Isa" id="Song.8">
<h3 id="Song.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Song.8-p1">
<scripture passage="Song 8:1" parsed="|Song|8|1|0|0" osisRef="Bible:Song.8.1" />
<sup>1</sup> Ah, sikur të ishe ti si një vëllai im, që mënd në gjitë e nënës sime! Duke të gjetur jashtë do të të puthja, dhe askush nuk do të më përçmonte.
<scripture passage="Song 8:2" parsed="|Song|8|2|0|0" osisRef="Bible:Song.8.2" />
<sup>2</sup> Do të të çoja dhe do të fusja në shtëpinë e nënës sime; ti do të më mësoje dhe unë do të të jepja për të pirë verë aromatike, lëng nga shega ime.
<scripture passage="Song 8:3" parsed="|Song|8|3|0|0" osisRef="Bible:Song.8.3" />
<sup>3</sup> Dora e tij e majtë qoftë nën kokën time dhe e djathta e tij më përqafoftë!
<scripture passage="Song 8:4" parsed="|Song|8|4|0|0" osisRef="Bible:Song.8.4" />
<sup>4</sup> O bija të Jerzalemit, ju lutem shumë, mos e shqetësoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, deri sa kështu t'i pëlqejë.
<scripture passage="Song 8:5" parsed="|Song|8|5|0|0" osisRef="Bible:Song.8.5" />
<sup>5</sup> Kush është ajo që del nga shkretëtira duke u mbështetur tek i dashuri i saj? Të kam zgjuar nën mollën, ku nëna jote të ka lindur, ku ajo që të ka lindur të ka nxjerrë në dritë.
<scripture passage="Song 8:6" parsed="|Song|8|6|0|0" osisRef="Bible:Song.8.6" />
<sup>6</sup> Më vër si një vulë mbi zemrën tënde, si një vulë mbi krahun tënd; sepse dashuria është e fortë si vdekja, xhelozia është e ashpër si Sheoli. Flakët e saj janë flakë zjarri, një flakë që përvëlon.
<scripture passage="Song 8:7" parsed="|Song|8|7|0|0" osisRef="Bible:Song.8.7" />
<sup>7</sup> Ujërat e mëdha nuk do të mund ta shuajnë dashurinë, as lumenjtë ta përmbytin. Në rast se dikush do të jepte tërë pasuritë e shtëpisë së tij në këmbim të dashurisë, do të përbuzej me siguri.
<scripture passage="Song 8:8" parsed="|Song|8|8|0|0" osisRef="Bible:Song.8.8" />
<sup>8</sup> Ne kemi një motër të vogël që ende nuk ka sisë; çfarë do të bëjmë për motrën tonë ditën që do të flitet për të?
<scripture passage="Song 8:9" parsed="|Song|8|9|0|0" osisRef="Bible:Song.8.9" />
<sup>9</sup> Në qoftë se është një mur, do të ndërtojmë mbi të një pallat prej argjendi; në qoftë se është një portë, do ta forcojmë me dërrasa kedri.
<scripture passage="Song 8:10" parsed="|Song|8|10|0|0" osisRef="Bible:Song.8.10" />
<sup>10</sup> Unë jam një mur, dhe sisët e mia janë si kulla; prandaj në sytë e tij jam bërë si ajo që ka gjetur paqen.
<scripture passage="Song 8:11" parsed="|Song|8|11|0|0" osisRef="Bible:Song.8.11" />
<sup>11</sup> Salomoni kishte një vresht në Baal-Hamon; ai ua besoi disa rojtarëve, secili prej tyre duhet t'i çonte si fryt të tij një mijë sikla argjendi.
<scripture passage="Song 8:12" parsed="|Song|8|12|0|0" osisRef="Bible:Song.8.12" />
<sup>12</sup> Vreshti im, që është imi, ndodhet para meje. Ti, Salomon, mbaji një mijë siklat dhe rojtarët e frytit të tij marrshin dyqind.
<scripture passage="Song 8:13" parsed="|Song|8|13|0|0" osisRef="Bible:Song.8.13" />
<sup>13</sup> Ti që banon në kopshte, shokët po dëgjojnë zërin tënd; bëj ta dëgjoj edhe unë.
<scripture passage="Song 8:14" parsed="|Song|8|14|0|0" osisRef="Bible:Song.8.14" />
<sup>14</sup> Eja shpejt, i dashuri im, dhe ngjaji një gazele apo një sute në malet e aromave!
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Isaiah" progress="56.24%" prev="Song.8" next="Isa.1" id="Isa">
<h2 id="Isa-p0.1">Isaiah</h2>

<div3 title="Isaiah 1" progress="56.24%" prev="Isa" next="Isa.2" id="Isa.1">
<h3 id="Isa.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Isa.1-p1">
<scripture passage="Isa 1:1" parsed="|Isa|1|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.1" />
<sup>1</sup> Vegimi i Isaias, birit të Amotsit, që ai pa për Judën dhe Jeruzalemin në ditët e Uziahut, të Jothamit, të Ashazit dhe të Ezekias; mbretër të Judës;
<scripture passage="Isa 1:2" parsed="|Isa|1|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.2" />
<sup>2</sup> Dëgjoni; o qiej; dhe dëgjo, o tokë, sepse Zoti ka folur: "Kam edukuar fëmijë dhe i rrita, ata u rebeluan kundër meje.
<scripture passage="Isa 1:3" parsed="|Isa|1|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.3" />
<sup>3</sup> Kau e njeh të zotin e tij dhe gomari grazhdin e zotërisë së tij, por Izraeli nuk ka dije dhe populli im nuk ka mend".
<scripture passage="Isa 1:4" parsed="|Isa|1|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.4" />
<sup>4</sup> Mjerë, komb mëkatar, popull i ngarkuar me paudhësi, racë keqbërësish, bij që veprojnë në mënyrë të çoroditur! Kanë braktisur Zotin, kanë përçmuar të Shenjtin e Izraelit, kanë devijuar dhe janë kthyer prapa.
<scripture passage="Isa 1:5" parsed="|Isa|1|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.5" />
<sup>5</sup> Pse doni që të goditeni edhe më? Do të ngrinit krye edhe më tepër. Gjithë koka është e sëmurë, gjithë zemra lëngon.
<scripture passage="Isa 1:6" parsed="|Isa|1|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.6" />
<sup>6</sup> Nga tabani i këmbës deri te koka nuk ka asgjë të shëndoshë; vetëm plagë, vurrata dhe plagë të hapura, që nuk janë as pastruar, as lidhur as qetësuar me vaj.
<scripture passage="Isa 1:7" parsed="|Isa|1|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.7" />
<sup>7</sup> Vendi juaj është shkretuar, qytetet tuaja janë djegur nga zjarri, tokën tuaj e përpijnë të huajtë para syve tuaj; është si një shkretim sikur ta kishin shkatërruar të huajtë.
<scripture passage="Isa 1:8" parsed="|Isa|1|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.8" />
<sup>8</sup> Kështu bija e Sionit ka mbetur si një karakollë në një vresht, si një kasolle në një arë me shalqi, si një qytet i ngujuar.
<scripture passage="Isa 1:9" parsed="|Isa|1|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.9" />
<sup>9</sup> Në qoftë se Zoti i ushtrive nuk do të na kishte lënë një mbetje të vogël, do të ishim si Sodoma, do t'i ngjisnim Gomorrës.
<scripture passage="Isa 1:10" parsed="|Isa|1|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.10" />
<sup>10</sup> Dëgjoni fjalën e Zotit, o krerë të Sodomës, verini veshin ligjit të Perëndisë tonë, o popull i Gomorrës!
<scripture passage="Isa 1:11" parsed="|Isa|1|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.11" />
<sup>11</sup> "Ç'më duhet shumica e flijimeve tuaja, thotë Zoti. Jam ngopur nga olokaustet e deshve dhe nga dhjami i kafshëve të majme; gjakun e demave, të qengjave dhe të cjepve nuk e pëlqej.
<scripture passage="Isa 1:12" parsed="|Isa|1|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.12" />
<sup>12</sup> Kur vini të paraqiteni përpara meje, kush ua ka kërkuar këtë, që të shkelni oborret e mia?
<scripture passage="Isa 1:13" parsed="|Isa|1|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.13" />
<sup>13</sup> Mos sillni më blatime të kota; temjani është neveri për mua; nuk mund t'i duroj hënat e reja dhe të shtunat, thirrjen e asambleve dhe paudhësinë bashkë me mbledhjet e shenjta.
<scripture passage="Isa 1:14" parsed="|Isa|1|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.14" />
<sup>14</sup> Unë i urrej hënat e reja tuaja dhe festat tuaja solemne; janë një barrë për mua, jam lodhur duke i duruar.
<scripture passage="Isa 1:15" parsed="|Isa|1|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.15" />
<sup>15</sup> Kur i shtrini duart tuaja, unë i fsheh sytë e mi nga ju; edhe kur i shumoni lutjet tuaja, unë nuk dëgjoj; duart tuaja janë tërë gjak.
<scripture passage="Isa 1:16" parsed="|Isa|1|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.16" />
<sup>16</sup> Lahuni, pastrohuni, largoni nga prania ime ligësinë e veprimeve tuaja, mos bëni më keq.
<scripture passage="Isa 1:17" parsed="|Isa|1|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.17" />
<sup>17</sup> Mësoni të bëni të mirën, kërkoni drejtësinë, ndihmoni të shtypurin, sigurojini drejtësi jetimit, mbroni çështjen e gruas së ve.
<scripture passage="Isa 1:18" parsed="|Isa|1|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.18" />
<sup>18</sup> Ejani, pra, dhe të diskutojmë bashkë, thotë Zoti, edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe të purpur, do të bëhen si leshi.
<scripture passage="Isa 1:19" parsed="|Isa|1|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.19" />
<sup>19</sup> Në rast se jeni të gatshëm të bindeni, do të hani gjërat më të mira të vendit;
<scripture passage="Isa 1:20" parsed="|Isa|1|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.20" />
<sup>20</sup> por në rast se refuzoni dhe rebeloheni, do t'ju përpijë shpata", sepse goja e Zotit ka folur.
<scripture passage="Isa 1:21" parsed="|Isa|1|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.21" />
<sup>21</sup> Si bëhet që qyteti besnik është shndërruar në një prostitutë? Ishte plot ndershmëri, drejtësia qëndronte në të, por tani aty banojnë vrasësit.
<scripture passage="Isa 1:22" parsed="|Isa|1|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.22" />
<sup>22</sup> Argjendi yt është bërë zgjyrë, vera jote është holluar me ujë.
<scripture passage="Isa 1:23" parsed="|Isa|1|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.23" />
<sup>23</sup> Princat e tu janë rebelë dhe shokë me hajdutët; të gjithëve u pëlqejnë dhuratat dhe turren pas shpërblimeve. Nuk i sigurojnë drejtësi jetimit dhe çështja e gruas së ve nuk arrin para tyre.
<scripture passage="Isa 1:24" parsed="|Isa|1|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.24" />
<sup>24</sup> Prandaj Perëndia, Zoti i ushtrive, i Fuqishmi i Izraelit thotë: "Po, do të hakmerrem me kundërshtarët e mi, do të marr hak me armiqtë e mi.
<scripture passage="Isa 1:25" parsed="|Isa|1|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.25" />
<sup>25</sup> Do ta vë përsëri dorën time mbi ty, do të të pastroj nga zgjyrat e tua si me sodën dhe do të heq tërë plumbin tënd.
<scripture passage="Isa 1:26" parsed="|Isa|1|26|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.26" />
<sup>26</sup> Do të rivendos gjyqtarët e tu siç ishin në krye dhe këshilltarët e tu siç ishin në fillim. Mbas kësaj do të quhesh "qyteti i drejtësisë", "qyteti besnik".
<scripture passage="Isa 1:27" parsed="|Isa|1|27|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.27" />
<sup>27</sup> Sioni do të çlirohet me anë të drejtës dhe ata që do të pendohen me anë të drejtësisë.
<scripture passage="Isa 1:28" parsed="|Isa|1|28|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.28" />
<sup>28</sup> Por rebelët dhe mëkatarët do të shkatërrohen së bashku, dhe ata që braktisin Zotin do të shfarosen.
<scripture passage="Isa 1:29" parsed="|Isa|1|29|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.29" />
<sup>29</sup> Atëherë do t'ju vijë turp për lisat që keni dashur dhe do të skuqeni për kopshtet që keni zgjedhur.
<scripture passage="Isa 1:30" parsed="|Isa|1|30|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.30" />
<sup>30</sup> Sepse do të jeni si një lis me gjethe të fishkura dhe si një kopësht pa ujë.
<scripture passage="Isa 1:31" parsed="|Isa|1|31|0|0" osisRef="Bible:Isa.1.31" />
<sup>31</sup> Njeriu i fortë do të jetë si kallamishtet dhe vepra e tij si një shkëndijë; do të digjen të dy bashkë dhe askush nuk do t'i shuajë".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 2" progress="56.34%" prev="Isa.1" next="Isa.3" id="Isa.2">
<h3 id="Isa.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Isa.2-p1">
<scripture passage="Isa 2:1" parsed="|Isa|2|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.1" />
<sup>1</sup> Fjala që Isaia, bir i Amotsit, pati si vegim lidhur me Judën dhe Jeruzalemin.
<scripture passage="Isa 2:2" parsed="|Isa|2|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.2" />
<sup>2</sup> Në ditët e fundit do të vij që mali ku ndodhet shtëpia e Zotit do të vendoset në majën e maleve dhe do të ngrihet mbi disa kodra, dhe këtu do të vershojnë tërë kombet.
<scripture passage="Isa 2:3" parsed="|Isa|2|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.3" />
<sup>3</sup> Shumë popuj do të vijnë duke thënë: "Ejani, të ngjitemi në malin e Zotit, në shtëpinë e Perëndisë të Jakobit; ai do të na mësojë rrugët e tij dhe ne do të ecim në shtigjet e tij". Sepse nga Sioni do  të dalë ligji dhe nga Jeruzalemi fjala e  Zotit.
<scripture passage="Isa 2:4" parsed="|Isa|2|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.4" />
<sup>4</sup> Ai do të sigurojë drejtësi midis kombeve dhe do të qortojë shumë popuj. Do t'i farkëtojnë shpatat e tyre duke i kthyer në plugje dhe heshtat e tyre në drapinj; një komb nuk ka për të ngritur shpatën  kundër një kombi tjetër dhe nuk do të mësojnë  më luftën.
<scripture passage="Isa 2:5" parsed="|Isa|2|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.5" />
<sup>5</sup> O shtëpi e Jakobit, ejani dhe të ecim në dritën e Zotit!
<scripture passage="Isa 2:6" parsed="|Isa|2|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.6" />
<sup>6</sup> Sepse ti, o Zot, ke braktisur popullin tënd, shtëpinë e Jakobit, sepse janë plot me praktika lindore, ushtrojnë magjinë si Filistejtë, lidhin aleanca me bijtë e të huajve.
<scripture passage="Isa 2:7" parsed="|Isa|2|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.7" />
<sup>7</sup> Vendi i tyre është plot me argjend dhe me ar dhe thesaret e tyre nuk kanë fund; vendi i tyre është plot me kuaj dhe qerret e tyre s'kanë të sosur.
<scripture passage="Isa 2:8" parsed="|Isa|2|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.8" />
<sup>8</sup> Vendi i tyre është plot me idhuj; bien përmbys përpara veprës së vetë duarve të tyre, përpara atyre gjërave që kanë bërë gishtat e tyre.
<scripture passage="Isa 2:9" parsed="|Isa|2|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.9" />
<sup>9</sup> Prandaj njeriu i zakonshëm përulet dhe njeriu i shquar ulet, por ti nuk i fal.
<scripture passage="Isa 2:10" parsed="|Isa|2|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.10" />
<sup>10</sup> Hyr në shkëmb dhe fshihu në pluhurin përpara tmerrit të Zotit dhe përpara shkëlqimit të madhërisë së tij.
<scripture passage="Isa 2:11" parsed="|Isa|2|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.11" />
<sup>11</sup> Vështrimi krenar i njeriut do të ulet dhe krenaria e vdekatarëve do të përulet; vetëm Zoti do të lartësohet atë ditë.
<scripture passage="Isa 2:12" parsed="|Isa|2|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.12" />
<sup>12</sup> Sepse dita e Zotit të ushtrive do të vijë kundër çdo gjëje krenare dhe kryelartë dhe kundër çdo gjëje që ngrihet, për ta ulur,
<scripture passage="Isa 2:13" parsed="|Isa|2|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.13" />
<sup>13</sup> kundër gjithë kedrave të Libanit, të lartë dhe të ngritur, dhe kundër të gjitha lisave të Bashanit,
<scripture passage="Isa 2:14" parsed="|Isa|2|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.14" />
<sup>14</sup> kundër të gjitha maleve të larta dhe kodrave të larta;
<scripture passage="Isa 2:15" parsed="|Isa|2|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.15" />
<sup>15</sup> kundër çdo kulle shumë të lartë dhe kundër çdo muri të fortifikuar,
<scripture passage="Isa 2:16" parsed="|Isa|2|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.16" />
<sup>16</sup> kundër gjithë anijeve të Tarshishit dhe kundër të gjitha gjërave të këndshme.
<scripture passage="Isa 2:17" parsed="|Isa|2|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.17" />
<sup>17</sup> Kryelartësia e njeriut do të ulet dhe krenaria e njerëzve të shquar do të përulet; vetëm Zoti do të lartësohet atë ditë.
<scripture passage="Isa 2:18" parsed="|Isa|2|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.18" />
<sup>18</sup> Idhujt do të hiqen plotësisht.
<scripture passage="Isa 2:19" parsed="|Isa|2|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.19" />
<sup>19</sup> Njerëzit do të hyjnë në shpellat e shkëmbinjve dhe në guvat e tokës përpara tmerrit të Zotit dhe shkëlqimit të madhërisë së tij, kur do të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet.
<scripture passage="Isa 2:20" parsed="|Isa|2|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.20" />
<sup>20</sup> Në këtë ditë njerëzit do t'ua hedhin minjve dhe lakuriqve të natës idhujt e tyre prej argjendi dhe idhujt e tyre prej ari, që i kanë prodhuar për t'i adhuruar,
<scripture passage="Isa 2:21" parsed="|Isa|2|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.21" />
<sup>21</sup> për t'u futur në të çarat e shkëmbinjve dhe në greminat e krepave para tmerrit të Zotit dhe shkëlqimit të madhërisë së tij, kur do të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet.
<scripture passage="Isa 2:22" parsed="|Isa|2|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.2.22" />
<sup>22</sup> Mos kini më besim te njeri, në flegrat e të cilit nuk ka veç se një frymë; si mund të mbështetesh te ai?
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 3" progress="56.40%" prev="Isa.2" next="Isa.4" id="Isa.3">
<h3 id="Isa.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Isa.3-p1">
<scripture passage="Isa 3:1" parsed="|Isa|3|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.1" />
<sup>1</sup> Ja, Perëndia, Zoti i ushtrive, është duke i hequr Jeruzalemit dhe Judës çdo mbështetje dhe përkrahje, çdo mbështjetje me bukë dhe çdo mbështetje me ujë;
<scripture passage="Isa 3:2" parsed="|Isa|3|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.2" />
<sup>2</sup> trimin dhe luftëtarin, gjyqtarin dhe profetin, falltarin dhe plakun,
<scripture passage="Isa 3:3" parsed="|Isa|3|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.3" />
<sup>3</sup> komandantin e një pesëdhjetësheje dhe parinë, këshilltarin, ekspertin në artet magjike dhe yshtësin e shkathët.
<scripture passage="Isa 3:4" parsed="|Isa|3|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.4" />
<sup>4</sup> Do t'u jap atyre djem si princa dhe fëmijë do t'i sundojnë.
<scripture passage="Isa 3:5" parsed="|Isa|3|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.5" />
<sup>5</sup> Populli do të jetë i shtypur, njeri nga tjetri, dhe secili nga i afërmi i tij; fëmija do të jetë i pasjellshëm me plakun, njeriu i keq me njeriun e nderuar.
<scripture passage="Isa 3:6" parsed="|Isa|3|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.6" />
<sup>6</sup> Dikush do të kapë vëllanë e vet në shtëpinë e atit të tij dhe do t'i thotë: "Ti ke një mantel, bëhu i pari ynë dhe kujdesu për këtë shkatërrim".
<scripture passage="Isa 3:7" parsed="|Isa|3|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.7" />
<sup>7</sup> Por atë ditë ai do të deklarojë solemnisht duke thënë: "Unë nuk do t'i lidh plagët tuaja, sepse në shtëpinë time nuk ka as bukë as mantel; mos më vini të parë të popullit".
<scripture passage="Isa 3:8" parsed="|Isa|3|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.8" />
<sup>8</sup> Në fakt Jeruzalemi dridhet dhe Juda po bie, sepse gjuha e tyre dhe veprat e tyre janë kundër Zotit, për të provokuar zemërimin e vështrimit të madhërisë së tij.
<scripture passage="Isa 3:9" parsed="|Isa|3|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.9" />
<sup>9</sup> Anësia e tyre me personat dëshmon kundër tyre, ata vënë në dukje mëkatin e tyre si Sodoma dhe nuk e fshehin. Mjerë ata, sepse i bëjnë keq vetes së tyre.
<scripture passage="Isa 3:10" parsed="|Isa|3|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.10" />
<sup>10</sup> I thoni të drejtit se do t'i dalë mirë, sepse do të hajë frytin e veprave të tij.
<scripture passage="Isa 3:11" parsed="|Isa|3|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.11" />
<sup>11</sup> Mjerë i pabesi! Do t'i bjerë mbi kokë fatkeqësia, sepse do t'i jepet ajo që duart e tij kanë përgatitur.
<scripture passage="Isa 3:12" parsed="|Isa|3|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.12" />
<sup>12</sup> Shtypësit e popullit tim janë fëmijë, dhe gratë sundojnë mbi të. O populli im, ata që të udhëheqin të çojnë jashtë rruge dhe shkatërrojnë shtegun që ti përshkon.
<scripture passage="Isa 3:13" parsed="|Isa|3|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.13" />
<sup>13</sup> Zoti paraqitet për të paditur dhe zë vend për të gjykuar popujt.
<scripture passage="Isa 3:14" parsed="|Isa|3|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.14" />
<sup>14</sup> Zoti hyn në gjyq me pleqtë e popullit të tij dhe me princat e tij: "Jeni ju që e keni përpirë vreshtin; trupat pa jetë të të varfërve ndodhen në shtëpitë tuaja.
<scripture passage="Isa 3:15" parsed="|Isa|3|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.15" />
<sup>15</sup> Çfarë të drejte keni të merrni nëpër këmbë popullin tim dhe të shtypni fytyrën e të varfërve?", thotë Perëndia, Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Isa 3:16" parsed="|Isa|3|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.16" />
<sup>16</sup> Zoti thotë akoma: "Me qenë se vajzat e Sionit janë fodulle dhe ecin qafëpërpjetë dhe me vështrime provokuese, duke ecur me hapa të vogla dhe duke bërë të tringëllojnë unazat që mbajnë te këmbët e tyre,
<scripture passage="Isa 3:17" parsed="|Isa|3|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.17" />
<sup>17</sup> Zoti do të godasë me zgjebe majën e kokës së vajzave të Sionit dhe Zoti do të nxjerrë në shesh turpet e tyre".
<scripture passage="Isa 3:18" parsed="|Isa|3|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.18" />
<sup>18</sup> Atë ditë Zoti do të heqë stolinë e unazave të kyçeve të këmbës, diejtë e vegjël dhe hënëzat,
<scripture passage="Isa 3:19" parsed="|Isa|3|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.19" />
<sup>19</sup> vathët, byzylykët dhe velot,
<scripture passage="Isa 3:20" parsed="|Isa|3|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.20" />
<sup>20</sup> çallmat, zinxhirët e vegjël te këmbët, rrypat e brezit, enët e parfumeve dhe hajmalitë,
<scripture passage="Isa 3:21" parsed="|Isa|3|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.21" />
<sup>21</sup> unazat, xhevahiret për hundë,
<scripture passage="Isa 3:22" parsed="|Isa|3|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.22" />
<sup>22</sup> rrobat për festë, mantelet e vogla, shallët dhe çantat e vogla,
<scripture passage="Isa 3:23" parsed="|Isa|3|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.23" />
<sup>23</sup> pasqyrat, këmishëzat, kapuçët dhe robëdëshambrët.
<scripture passage="Isa 3:24" parsed="|Isa|3|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.24" />
<sup>24</sup> Dhe do të ndodhë që në vend të parfumit të ketë kalbësira, në vend të brezit një litar, në vend të kaçurelave shogësi, në vend të një veshjeje të kushtueshme një thes i ngushtë, një damkë zjarri në vend të bukurisë.
<scripture passage="Isa 3:25" parsed="|Isa|3|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.25" />
<sup>25</sup> Njerëzit e tu do të bien nga shpata, dhe trimat e tu në betejë.
<scripture passage="Isa 3:26" parsed="|Isa|3|26|0|0" osisRef="Bible:Isa.3.26" />
<sup>26</sup> Portat e saj do të vajtojnë dhe do të mbajnë zi; e dëshpëruar ajo do të ulet për tokë.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 4" progress="56.48%" prev="Isa.3" next="Isa.5" id="Isa.4">
<h3 id="Isa.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Isa.4-p1">
<scripture passage="Isa 4:1" parsed="|Isa|4|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.4.1" />
<sup>1</sup> Po atë ditë shtatë gra do të kapin një burrë dhe do t'i thonë: "Ne do të hamë bukën tonë dhe do të vishemi me rrobat tona; vetëm na lër të mbajmë emrin tënd, për të hequr turpin tonë".
<scripture passage="Isa 4:2" parsed="|Isa|4|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.4.2" />
<sup>2</sup> Po atë ditë filizi i Zotit do të jetë gjithë shkëlqim dhe lavdi, dhe fryti i tokës do të jetë krenaria dhe zbukurimi i të shpëtuarve të Izraelit.
<scripture passage="Isa 4:3" parsed="|Isa|4|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.4.3" />
<sup>3</sup> Dhe ka për të ndodhur që ata që do të kenë mbetur në Sion dhe ai që do të mbijetojë në Jeruzalem do të quhet i shenjtë, domethënë kushdo që në Jeruzalem figuron i shkruar ndër të gjallët.
<scripture passage="Isa 4:4" parsed="|Isa|4|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.4.4" />
<sup>4</sup> Kur Zoti të ketë larë shëmtirat e bijave të Sionit dhe të ketë zhdukur gjakun nga mesi i Jeruzalemit me frymën e drejtësisë dhe me frymën e shfarosjes,
<scripture passage="Isa 4:5" parsed="|Isa|4|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.4.5" />
<sup>5</sup> atëherë Zoti do të krijojë mbi çdo banesë të malit Sion dhe në kuvendet e tij një re tymi gjatë ditës dhe një shkëlqim zjarri flakërues gjatë natës, sepse mbi tërë lavdinë do të ketë një mbrojtje.
<scripture passage="Isa 4:6" parsed="|Isa|4|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.4.6" />
<sup>6</sup> Dhe do të ketë një çadër që do të shërbejë për të bërë hije kundër të nxehtit të ditës, si dhe për të shërbyer si strehë dhe mbrojtje kundër furtunës dhe shiut.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 5" progress="56.50%" prev="Isa.4" next="Isa.6" id="Isa.5">
<h3 id="Isa.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Isa.5-p1">
<scripture passage="Isa 5:1" parsed="|Isa|5|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.1" />
<sup>1</sup> Dua të këndoj për të dashurin tim një kantik të mikut tim lidhur me vreshtin e tij. I dashuri im kishte një vresht mbi një kodrinë shumë pjellore.
<scripture passage="Isa 5:2" parsed="|Isa|5|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.2" />
<sup>2</sup> E rrethoi me një gardh, hoqi gurët, mbolli hardhi të cilësisë më të mirë, ndërtoi në mes një kullë dhe bëri një trokull. Ai priste që të prodhonte rrush të mirë, kurse prodhoi rrush të egër.
<scripture passage="Isa 5:3" parsed="|Isa|5|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.3" />
<sup>3</sup> Kështu, pra, o banorë të Jeruzalemit dhe njerëz të Judës, gjykoni midis meje dhe vreshtit tim.
<scripture passage="Isa 5:4" parsed="|Isa|5|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.4" />
<sup>4</sup> Çfarë mund t'i kisha bërë vreshtit tim që nuk ia kam bërë? Pse, ndërsa unë prisja të më jepte rrush të mirë, ajo më dha rrush të egër?
<scripture passage="Isa 5:5" parsed="|Isa|5|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.5" />
<sup>5</sup> Por tani do t'ju njoftoj atë që gatitem të bëj me vreshtin tim: do ta heq gardhin dhe do ta përpihet krejt, do të shemb murin e tij dhe atë do ta shkelin.
<scripture passage="Isa 5:6" parsed="|Isa|5|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.6" />
<sup>6</sup> Do ta katandis në një shkretëtirë: as nuk do ta krasit as nuk do ta punoj me shatë, por do të mbijnë ferra dhe gjemba; dhe do të urdhëroj retë që të mos bjerë shi, fare.
<scripture passage="Isa 5:7" parsed="|Isa|5|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.7" />
<sup>7</sup> Vreshti i Zotit të ushtrive është shtëpia e Izraelit, dhe njerëzit e Judës janë mbëltesa e kënaqësisë së tij. Ai priste ndershmëri, dhe ja, gjakderdhje, priste drejtësi dhe ja, britma ankthi.
<scripture passage="Isa 5:8" parsed="|Isa|5|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.8" />
<sup>8</sup> Mjerë ata që i shtojnë shtëpisë një shtëpi tjetër, që bashkojnë një arë me një arë tjetër, deri sa të mos ketë më vend, dhe kështu të mbeten të vetmuar për të banuar në mes të vendit.
<scripture passage="Isa 5:9" parsed="|Isa|5|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.9" />
<sup>9</sup> Në veshët e mi Zoti i ushtrive është betuar: "Në të vërtetë shumë shtëpi do të shkretohen, shtëpi të bukura dhe të mëdha do të mbeten pa banorë".
<scripture passage="Isa 5:10" parsed="|Isa|5|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.10" />
<sup>10</sup> Sepse dhjetë jugerë vresht do të prodhojnë vetëm një bato dhe një homer fare do të prodhojë vetëm një efa.
<scripture passage="Isa 5:11" parsed="|Isa|5|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.11" />
<sup>11</sup> Mjerë ata që ngrihen herët në mëngjes për t'u turrur pas pijeve dehëse dhe vonohen deri në mbrëmje sa të flakërohen nga vera!
<scripture passage="Isa 5:12" parsed="|Isa|5|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.12" />
<sup>12</sup> Në banketet e tyre ka qeste, harpa, dajre, fyell dhe verë, por ata nuk i kushtojnë kujdes veprës së Zotit dhe nuk marrin parasysh atë që ai ka bërë me duart e tij.
<scripture passage="Isa 5:13" parsed="|Isa|5|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.13" />
<sup>13</sup> Prandaj populli im shkon në robëri për mungesë njohurie, fisnikëria e tij vdes nga uria dhe turma e tij do të digjet nga etja.
<scripture passage="Isa 5:14" parsed="|Isa|5|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.14" />
<sup>14</sup> Prandaj Sheoli ka zmadhuar gojën e tij dhe e ka hapur gojën e tij jashtë mase, dhe në të do të zbresin lavdia e tij, turma e tij, zhurma e tij dhe ai që feston në të.
<scripture passage="Isa 5:15" parsed="|Isa|5|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.15" />
<sup>15</sup> Njeriu i zakonshëm do të përulet, njeriu i rëndësishëm do të ulet dhe sytë e krenarëve do të përulen.
<scripture passage="Isa 5:16" parsed="|Isa|5|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.16" />
<sup>16</sup> Por Zoti i ushtrive do të jetë lartësuar në gjyq, dhe Perëndia i shenjtë do të tregohet i shenjtë në drejtësi.
<scripture passage="Isa 5:17" parsed="|Isa|5|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.17" />
<sup>17</sup> Atëherë qengjat do të kullosin si në kullotat e tyre dhe të huajtë do të përpijnë arat e shkretuara të të pasurve.
<scripture passage="Isa 5:18" parsed="|Isa|5|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.18" />
<sup>18</sup> Mjerë ata që tërheqin padrejtësinë me litarët e falsitetit dhe mëkatin si me litarët e qerres,
<scripture passage="Isa 5:19" parsed="|Isa|5|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.19" />
<sup>19</sup> dhe thonë: "Le ta bëjë shpejt, le ta kryejë veprën e tij, që të mund ta shohim. Le të afrohet dhe të kryhet plani i të Shenjtit të Izraelit që të mund ta shohim".
<scripture passage="Isa 5:20" parsed="|Isa|5|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.20" />
<sup>20</sup> Mjerë ata që e quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën, që ndërrojnë terrin në dritë dhe dritën në terr, që ndërrojnë hidhësirën në ëmbëlsi dhe ëmbëlsinë në hidhësi!
<scripture passage="Isa 5:21" parsed="|Isa|5|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.21" />
<sup>21</sup> Mjerë ata që janë të urtë në sytë e tyre dhe të zgjuar para vetvetes!
<scripture passage="Isa 5:22" parsed="|Isa|5|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.22" />
<sup>22</sup> Mjerë kampionëve në pirjen e verës dhe të shkathtëve në përzierjen e pijeve dehëse,
<scripture passage="Isa 5:23" parsed="|Isa|5|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.23" />
<sup>23</sup> që e nxjerrin të pafajshëm njeriun e keq për një dhuratë dhe ia mohojnë të drejtit të drejtën e tij!
<scripture passage="Isa 5:24" parsed="|Isa|5|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.24" />
<sup>24</sup> Prandaj, ashtu si një gjuhë zjarri përpin kallamishtet dhe flaka konsumon kashtën, kështu rrënja e tyre do të hiqet si një kalbësirë dhe lulja e tyre do të hiqet si të ishte pluhur, sepse kanë hedhur  poshtë ligjin e Zotit të ushtrive dhe kanë  përçmuar fjalën e të Shenjtit të Izraelit.
<scripture passage="Isa 5:25" parsed="|Isa|5|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.25" />
<sup>25</sup> Për këtë zemërimi i Zotit është ndezur kundër popullit të tij; ai ka shtrirë dorën e vet kundër tij dhe e ka goditur; kështu malet u drodhën dhe kufomat e tyre rrinë si mbeturina në mes të rrugëve;  megjithëkëtë zemërimi i tij nuk është qetësuar  dhe dora e tij rri e shtrirë.
<scripture passage="Isa 5:26" parsed="|Isa|5|26|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.26" />
<sup>26</sup> Ai do të ngrerë një flamur për kombet e largëta dhe do t'u fërshëllejë nga skajet e tokës; dhe ja, ato do të vijnë shpejt dhe menjëherë.
<scripture passage="Isa 5:27" parsed="|Isa|5|27|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.27" />
<sup>27</sup> Asnjë prej tyre nuk do të jetë i lodhur ose do të lëkundet, asnjë nuk ka për të dremitur ose për të fjetur; brezi i ijëve të tyre nuk do të zgjidhet, nuk do të këputet gjalma e këpucëve të tyre.
<scripture passage="Isa 5:28" parsed="|Isa|5|28|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.28" />
<sup>28</sup> Shigjetat e tyre janë me majë dhe tërë harqet e tyre janë të nderura; thundrat e kuajve të tyre do të duken si gurë dhe rrotat e qerreve të tyre si një shakullimë.
<scripture passage="Isa 5:29" parsed="|Isa|5|29|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.29" />
<sup>29</sup> Vrumbullima e tyre do të jetë si ajo e një luani: do të vrumbullojnë si luanë të vegjël, po, do të vrumbullojnë, do ta zënë gjahun dhe do ta çojnë në një vend të sigurt dhe askush nuk do t'ua heqë.
<scripture passage="Isa 5:30" parsed="|Isa|5|30|0|0" osisRef="Bible:Isa.5.30" />
<sup>30</sup> Atë ditë do të ulërijnë kundër Judës ashtu si ulërin deti; po të shikosh vendin, ja errësira dhe ankthi, dhe drita do të errësohet nga retë.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 6" progress="56.62%" prev="Isa.5" next="Isa.7" id="Isa.6">
<h3 id="Isa.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Isa.6-p1">
<scripture passage="Isa 6:1" parsed="|Isa|6|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.6.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e vdekjes së mbretit Uziah, unë pashë Zotin të ulur mbi një fron të ngritur dhe të lartë, dhe cepat e mantelit të tij mbushnin tempullin.
<scripture passage="Isa 6:2" parsed="|Isa|6|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.6.2" />
<sup>2</sup> Mbi të ishin serafinët; secili prej tyre kishte gjashtë krahë: me dy mbulonte fytyrën, me dy të tjerë këmbët dhe me dy fluturonte.
<scripture passage="Isa 6:3" parsed="|Isa|6|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.6.3" />
<sup>3</sup> Njeri i bërtiste tjetrit dhe i thoshte: "I Shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti i ushtrive. Tërë toka është plot me lavdinë e tij".
<scripture passage="Isa 6:4" parsed="|Isa|6|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.6.4" />
<sup>4</sup> Shtalkat e portës u tronditën nga zëri i atij që bërtiste, ndërsa tempulli po mbushej me tym.
<scripture passage="Isa 6:5" parsed="|Isa|6|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.6.5" />
<sup>5</sup> Atëherë unë thashë: "I mjeri unë! Unë jam i humbur, sepse jam një njeri me buzë të papastra dhe banoj në mes të një populli me buzë të papastra; megjithatë sytë e mi kanë parë Mbretin, Zotin e ushtrive".
<scripture passage="Isa 6:6" parsed="|Isa|6|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.6.6" />
<sup>6</sup> Atëherë një nga serafinët fluturoi drejt meje, duke mbajtur në dorë një urë zjarri, që kishte marrë me mashë nga altari.
<scripture passage="Isa 6:7" parsed="|Isa|6|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.6.7" />
<sup>7</sup> Me të ai preku gojën time dhe tha: "Ja, kjo preku buzët e tua, paudhësia jote hiqet dhe mëkati yt shlyhet".
<scripture passage="Isa 6:8" parsed="|Isa|6|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.6.8" />
<sup>8</sup> Pastaj dëgjova zërin e Zotit që thoshte: "Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për ne?". Unë u përgjigja: "Ja ku jam, dërgomë mua!".
<scripture passage="Isa 6:9" parsed="|Isa|6|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.6.9" />
<sup>9</sup> Atëherë ai tha: "Shko dhe i thuaj këtij populli: Dëgjoni, pra, por pa kuptuar, shikoni, pra, por pa dalluar.
<scripture passage="Isa 6:10" parsed="|Isa|6|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.6.10" />
<sup>10</sup> Bëje të pandieshme zemrën e këtij populli, ngurtëso veshët e tij dhe mbyll sytë e tij që të mos shikojë me sytë e tij, të mos dëgjojë me veshët e tij dhe të mos kuptojë me zemrën e tij, dhe kështudo të kthehet dhe të jet shëruar".
<scripture passage="Isa 6:11" parsed="|Isa|6|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.6.11" />
<sup>11</sup> Unë thashë: "Deri kur, o Zot?". Ai u përgjigj: "Deri sa qytetet të shkatërrohen dhe të jenë pa banorë, shtëpitë të mos kenë njeri dhe vendi të jetë i shkretuar dhe i pikëlluar,
<scripture passage="Isa 6:12" parsed="|Isa|6|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.6.12" />
<sup>12</sup> dhe deri sa Zoti të ketë larguar njerëzinë dhe të jetë një braktisje e madhe në mes të vendit.
<scripture passage="Isa 6:13" parsed="|Isa|6|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.6.13" />
<sup>13</sup> Do të mbetet akoma një e dhjeta e popullsisë, por edhe kjo do të shkatërrohet; por ashtu si bafrës dhe lisit, kur priten u mbetet cungu, kështu një brez i shenjtë do të jetë trungu i tij".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 7" progress="56.66%" prev="Isa.6" next="Isa.8" id="Isa.7">
<h3 id="Isa.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Isa.7-p1">
<scripture passage="Isa 7:1" parsed="|Isa|7|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.1" />
<sup>1</sup> Ndodhi në ditët e Ashazit, birit të Jothamit, birit të Uziahut, mbret i Judës, që Retsini, mbret i Sirisë dhe Pekahu, bir i Remaliahut, mbret i Izraelit, dolën për luftë kundër Jeruzalemit, por nuk arritën ta shtien në dorë.
<scripture passage="Isa 7:2" parsed="|Isa|7|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.2" />
<sup>2</sup> Prandaj ia referuan shtëpisë së Davidit duke thënë: "Sirët kanë ngritur kampin e tyre në Efraim". Kështu zemra e Ashazit dhe zemra e popullit të tij u drodhën, ashtu si dridhen drurët e pyllit nga era.
<scripture passage="Isa 7:3" parsed="|Isa|7|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Zoti i tha Isaias: "Dil përpara Ashazit, ti dhe biri yt Shear-Jashubi, në skajin e kanalit të hauzit të sipërm në rrugën e arës së larësit,
<scripture passage="Isa 7:4" parsed="|Isa|7|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.4" />
<sup>4</sup> dhe thuaji: Shiko të rrish i qetë, mos ki frikë dhe zemra jote të mos ligështohet për shkak të këtyre dy mbeturinave të urës së zjarrit që nxjerr tym, për zemërimin e zjarrtë të Retsinit dhe të Sirisë, dhe të birit të Remaliahut.
<scripture passage="Isa 7:5" parsed="|Isa|7|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.5" />
<sup>5</sup> Sepse Siria, Efraimi dhe i biri i Remaliahut kanë menduar të këqija kundër teje, duke thënë:
<scripture passage="Isa 7:6" parsed="|Isa|7|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.6" />
<sup>6</sup> "Të dalim kundër Judës, ta temerrojmë, të hapim një të çarë në muret e saj dhe të vendosim si mbret në mesin e saj të birin e Tabeelit"".
<scripture passage="Isa 7:7" parsed="|Isa|7|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.7" />
<sup>7</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Kjo nuk ka për të ardhur, nuk ka për të ndodhur,
<scripture passage="Isa 7:8" parsed="|Isa|7|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.8" />
<sup>8</sup> sepse kryeqyteti i Sirisë është Damasku dhe i pari i Damaskut është Retsini. Brënda gjashtëdhjetë e pesë vjetve Efraimi do të bëhet copë-copë dhe nuk do të jetë më popull.
<scripture passage="Isa 7:9" parsed="|Isa|7|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.9" />
<sup>9</sup> Kryeqyteti i Efraimit është Samaria dhe i pari i Samarisë është i biri i Remaliahut. Po të mos besoni, me siguri nuk do të bëhemi të qëndrueshëm".
<scripture passage="Isa 7:10" parsed="|Isa|7|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.10" />
<sup>10</sup> Zoti i foli përsëri Ashazit dhe i tha:
<scripture passage="Isa 7:11" parsed="|Isa|7|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.11" />
<sup>11</sup> "Kërkoji një shenjë për vete Zotit, Perëndisë tënd; kërkoja ose në thellësitë ose në lartësitë".
<scripture passage="Isa 7:12" parsed="|Isa|7|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.12" />
<sup>12</sup> Por Ashazi u përgjigj: "Unë nuk do të kërkoj asgjë, nuk dua të tundoj Zotin".
<scripture passage="Isa 7:13" parsed="|Isa|7|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Isaia tha: "Dëgjoni tani, o shtëpi e Davidit! Mos është, vallë, një gjë e vogël për ju të lodhësh njerëzit, që doni të lodhni edhe Perëndinë tim?
<scripture passage="Isa 7:14" parsed="|Isa|7|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.14" />
<sup>14</sup> Prandaj vet Zoti do t'ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel.
<scripture passage="Isa 7:15" parsed="|Isa|7|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.15" />
<sup>15</sup> Ai do të hajë ajkë dhe mjaltë deri sa të mësojë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën.
<scripture passage="Isa 7:16" parsed="|Isa|7|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.16" />
<sup>16</sup> Por para se fëmija të mësojë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën, vendi të cilin ti e druan për shkak të dy mbretërve të tij do të braktiset.
<scripture passage="Isa 7:17" parsed="|Isa|7|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.17" />
<sup>17</sup> Zoti do të sjellë mbretin e Asirisë mbi ty, mbi popullin tënd dhe mbi shtëpinë e atit tënd ditë që nuk kanë ardhur që kur Efraimi u nda nga Juda.
<scripture passage="Isa 7:18" parsed="|Isa|7|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.18" />
<sup>18</sup> Atë ditë do të ndodhë që Zoti do t'u fërshëllejë mizave që ndodhen në skajet e lumenjve të Egjiptit dhe bletëve që ndodhen në vendin e Asirisë.
<scripture passage="Isa 7:19" parsed="|Isa|7|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.19" />
<sup>19</sup> Ato do të vijnë dhe të vendosen në luginat e shkretuara, në të çarat e krepave, mbi të gjitha gëmushët me gjemba dhe mbi të gjitha kullotat.
<scripture passage="Isa 7:20" parsed="|Isa|7|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.20" />
<sup>20</sup> Atë ditë Zoti me një brisk të marrë hua përtej Lumit, domethënë me mbretin e Asirisë, do të rruajë kokën dhe qimet e këmbëve, si edhe mjekrën.
<scripture passage="Isa 7:21" parsed="|Isa|7|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.21" />
<sup>21</sup> Atë ditë do të ndodhë që dikush do të mbajë një lopë të re dhe dy dele,
<scripture passage="Isa 7:22" parsed="|Isa|7|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.22" />
<sup>22</sup> dhe për shkak të bollëkut të qumështit që do t'i japin, ai do të hajë ajkë, sepse ajkë dhe mjaltë kanë për të ngrënë të gjithë ata që kanë mbijetuar dhe janë lënë në mes të vendit.
<scripture passage="Isa 7:23" parsed="|Isa|7|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.23" />
<sup>23</sup> Atë ditë çdo vend ku mund të kishte një mijë hardhi me një vlerë prej një mijë siklash argjendi do të bëhet pre e ferrave dhe e gjembave.
<scripture passage="Isa 7:24" parsed="|Isa|7|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.24" />
<sup>24</sup> Do të hyhet në to me shigjeta dhe me hark, sepse tërë vendi do të jetë i mbuluar nga ferra dhe gjemba.
<scripture passage="Isa 7:25" parsed="|Isa|7|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.7.25" />
<sup>25</sup> Dhe mbi të gjitha kodrat që u çelën me shatë nuk do të kalohet më nga frika e ferrave dhe gjembave; do të jenë një vend ku do të dërgohen qetë dhe që do të shkelet nga dhentë".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 8" progress="56.75%" prev="Isa.7" next="Isa.9" id="Isa.8">
<h3 id="Isa.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Isa.8-p1">
<scripture passage="Isa 8:1" parsed="|Isa|8|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.1" />
<sup>1</sup> Zoti më tha: "Merr një rrasë të madhe dhe shkruaj mbi të me shkronja të zakonshme: "Maher-Shalal-Hash-Baz"".
<scripture passage="Isa 8:2" parsed="|Isa|8|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.2" />
<sup>2</sup> Atëherë mora me vete për të dëshmuar si dëshmitarë të besuar, priftin Uria dhe Zakarian, birin e Jaberekiahut.
<scripture passage="Isa 8:3" parsed="|Isa|8|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.3" />
<sup>3</sup> U bashkova gjithashtu me profeteshën dhe kjo mbeti shtatzënë dhe lindi një djalë. Atëherë Zoti më tha: "Quaje Maher-Shalal-Hash-Baz;
<scripture passage="Isa 8:4" parsed="|Isa|8|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.4" />
<sup>4</sup> sepse para se fëmija të dijë të thotë: "Ati im", o "Nëna ime", pasuritë e Damaskut dhe plaçka e Samarias do të çohen para mbretit të Asirisë".
<scripture passage="Isa 8:5" parsed="|Isa|8|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.5" />
<sup>5</sup> Zoti më foli akoma dhe më tha:
<scripture passage="Isa 8:6" parsed="|Isa|8|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.6" />
<sup>6</sup> "Me qenë se ky popull ka përçmuar ujërat e Siloeut që rrjedhin ëmbël dhe kënaqet për shkak të Retsinit dhe të birit të Remaliahut,
<scripture passage="Isa 8:7" parsed="|Isa|8|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.7" />
<sup>7</sup> prandaj ja, Zoti do të bëjë që mbi ta të vërshojnë ujërat e Lumit, të fuqishme dhe të bollshme, domethënë mbreti i Asirisë dhe tërë lavdia e tij; do të ngrihet mbi të gjitha kanalet e tij dhe do të vërshojë nga të gjitha brigjet e tij.
<scripture passage="Isa 8:8" parsed="|Isa|8|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.8" />
<sup>8</sup> Do të kalojë nëpërmes Judës, do të vërshojë dhe do të kalojë përtej deri sa të arrijë te qafa dhe krahët e tij të shpalosur do të mbulojnë tërë hapësirën e vendit tënd, o Emanuel.
<scripture passage="Isa 8:9" parsed="|Isa|8|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.9" />
<sup>9</sup> Bashkohuni, pra, madje me vrull, o popuj, por do të bëheni copë-copë, dëgjoni, o ju mbarë vënde të largëta. Ngjeshuni, pra, por do të bëheni copë-copë; ngjeshuni, pra, por do të bëheni copë-copë.
<scripture passage="Isa 8:10" parsed="|Isa|8|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.10" />
<sup>10</sup> Bëni, pra, plane, por do të dalin bosh. Thoni një fjalë, por ajo nuk do të realizohet, sepse Perëndia është me ne".
<scripture passage="Isa 8:11" parsed="|Isa|8|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.11" />
<sup>11</sup> Sepse kështu më ka folur Zoti me dorë të fuqishme dhe më ka lajmëruar të mos eci nëpër rrugën e këtij populli, duke thënë:
<scripture passage="Isa 8:12" parsed="|Isa|8|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.12" />
<sup>12</sup> "Mos quani përbetim të gjitha ato që ky popull i quan përbetim, mos kini frikë nga ajo që ai druan dhe mos u trembni.
<scripture passage="Isa 8:13" parsed="|Isa|8|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.13" />
<sup>13</sup> Zotin e ushtrive, atë duhet të shenjtëroni. Ai të jetë frika juaj, tmerri juaj".
<scripture passage="Isa 8:14" parsed="|Isa|8|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.14" />
<sup>14</sup> Ai do të jetë një shenjtërore, por edhe një gur pengese, një shkëmb pengimi për të dy shtëpitë e Izraelit, një lak dhe një kurth për banorët e Jeruzalemit.
<scripture passage="Isa 8:15" parsed="|Isa|8|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.15" />
<sup>15</sup> Midis tyre shumë persona do të pengohen, do të bien, do të bëhen copë, do të mbeten në lak dhe do të kapen.
<scripture passage="Isa 8:16" parsed="|Isa|8|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.16" />
<sup>16</sup> "Mbylle këtë dëshmi, vulose këtë ligj midis dishepujve të mi".
<scripture passage="Isa 8:17" parsed="|Isa|8|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.17" />
<sup>17</sup> Unë pres Zotin, që fsheh fytyrën e tij në shtëpinë e Jakobit, dhe kam shpresë tek ai.
<scripture passage="Isa 8:18" parsed="|Isa|8|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.18" />
<sup>18</sup> Ja, unë dhe bijtë që Zoti më ka dhënë jemi shenja dhe një parashikues në Izrael nga ana e Zotit të ushtrive, që banon në malin Sion.
<scripture passage="Isa 8:19" parsed="|Isa|8|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.19" />
<sup>19</sup> Në rast se ju thuhet: "Këshillohuni me mediumet dhe me magjistarët, që murmuritin dhe përshpëritin, përgjigjuni: "A nuk duhet një popull të konsultojë Perëndinë e tij? A duhet, vallë, t'u drejtohet të vdekurve për llogari të të gjallëve?".
<scripture passage="Isa 8:20" parsed="|Isa|8|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.20" />
<sup>20</sup> Përmbahuni ligjit dhe dëshmisë! Në rast se një popull nuk flet në këtë mënyrë, kjo do të thotë se ai nuk ka dritë.
<scripture passage="Isa 8:21" parsed="|Isa|8|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.21" />
<sup>21</sup> Ai do të sillet nëpër vendin e tij i raskapitur dhe i uritur; dhe kur të jetë i uritur do të pezmatohet dhe do të mallkojë mbretin e tij dhe Perëndinë e tij. Do ta kthejë shikimin lart,
<scripture passage="Isa 8:22" parsed="|Isa|8|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.8.22" />
<sup>22</sup> pastaj do ta kthejë drejt tokës, dhe ja fatkeqësi, errësirë, terr plot me ankth, dhe do të shtyhet në terrin më të dëndur.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 9" progress="56.82%" prev="Isa.8" next="Isa.10" id="Isa.9">
<h3 id="Isa.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Isa.9-p1">
<scripture passage="Isa 9:1" parsed="|Isa|9|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.1" />
<sup>1</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Por errësira nuk do të zgjasë gjithnjë mbi atë që tani është në ankth. Ashtu si në të kaluarën ai mbuloi me turp vendin e Zabulonit dhe vendin e Neftalit, kështu në të ardhmen do ta mbulojë
<scripture passage="Isa 9:2" parsed="|Isa|9|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.2" />
<sup>2</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Populli që ecte në terr pa një dritë të madhe; mbi ata që banonin në vendin e hijes së vdekjes doli një dritë.
<scripture passage="Isa 9:3" parsed="|Isa|9|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.3" />
<sup>3</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Ti e ke rritur kombin, ke shtuar gëzimin e tyre; ata gëzohen para teje ashtu si gëzohet dikush në korrje dhe ashtu si gëzohet kur ndahet plaçka e luftës.
<scripture passage="Isa 9:4" parsed="|Isa|9|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.4" />
<sup>4</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Sepse ti ke thyer zgjedhën që rëndonte mbi të, shkopin mbi kurrizin e tij dhe shufrën e atij që e shtypte, si në ditën e Madianit.
<scripture passage="Isa 9:5" parsed="|Isa|9|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.5" />
<sup>5</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Sepse çdo këpucë luftëtari në përleshje dhe çdo mantel i rrëkëllyer në gjak, do të caktohet të digjet dhe do të jetë eshkë zjarri.
<scripture passage="Isa 9:6" parsed="|Isa|9|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.6" />
<sup>6</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes.
<scripture passage="Isa 9:7" parsed="|Isa|9|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.7" />
<sup>7</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për ta vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mënçurisë dhe të drejtësisë,  tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë  zelli i Zotit të ushtrive.
<scripture passage="Isa 9:8" parsed="|Isa|9|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.8" />
<sup>8</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Zoti ka dërguar një fjalë kundër Jakobit dhe ajo ka rënë mbi Izraelin.
<scripture passage="Isa 9:9" parsed="|Isa|9|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.9" />
<sup>9</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Tërë populli do ta njohë, Efraimi dhe banorët e Samarias, që në kryelartësinë e tyre dhe arrogancën e zemrës së tyre thonë:
<scripture passage="Isa 9:10" parsed="|Isa|9|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.10" />
<sup>10</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; "Tullat kanë rënë, por do ta rindërtojmë me gurë të latuar; fiqtë e Egjiptit janë prerë, por ne do t'i zëvendësojmë me kedra".
<scripture passage="Isa 9:11" parsed="|Isa|9|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.11" />
<sup>11</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Për këtë Zoti do të nxisë kundër tij kundërshtarët e Retsinit dhe do të nxisë armiqtë e tij:
<scripture passage="Isa 9:12" parsed="|Isa|9|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.12" />
<sup>12</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Sirët nga lindja, Filistejtë nga perëndimi, që do ta hanë Izraelin gojëhapur. Megjithëkëtë zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
<scripture passage="Isa 9:13" parsed="|Isa|9|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.13" />
<sup>13</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Megjithatë populli nuk kthehet tek ai që e godet dhe nuk kërkon Zotin e ushtrive.
<scripture passage="Isa 9:14" parsed="|Isa|9|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.14" />
<sup>14</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Prandaj Zoti do t'i presë Izraelit kokë dhe bisht, degë palme dhe xunkth brenda një dite të vetme.
<scripture passage="Isa 9:15" parsed="|Isa|9|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.15" />
<sup>15</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Plaku dhe njeriu nga parësia janë koka; dhe profeti që u mëson të tjerëve gënjeshtra është bishti.
<scripture passage="Isa 9:16" parsed="|Isa|9|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.16" />
<sup>16</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Ata që udhëheqin këtë popull e bëjnë të shkojë në rrugë të gabuar, dhe ata që udhëhiqen prej tyre i përpijnë.
<scripture passage="Isa 9:17" parsed="|Isa|9|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.17" />
<sup>17</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Prandaj Zoti nuk do të kënaqet me të rinjtë e tij dhe as do t'i vijë keq për jetimët e tij dhe gratë e veja të tij, sepse të gjithë janë hipokritë dhe të çoroditur, dhe çdo gojë thotë marrëzira.  Megjithë tërë këto gjëra zemërimi i  tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
<scripture passage="Isa 9:18" parsed="|Isa|9|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.18" />
<sup>18</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Sepse ligësia djeg si një zjarr, që përpin ferra dhe gjemba dhe flakëron në pjesën e dendur të pyllit, që ngrihet lart si një shtyllë tymi.
<scripture passage="Isa 9:19" parsed="|Isa|9|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.19" />
<sup>19</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Për shkak të zemërimit të Zotit të ushtrive vendi digjet dhe populli është si eshkë për zjarrin; askujt nuk i vjen keq për vëllanë e vet.
<scripture passage="Isa 9:20" parsed="|Isa|9|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.20" />
<sup>20</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Këputet nga e djathta, por uria vazhdon; gëlltitet nga e majta, por pa u ngopur; secili përpin mishin e krahut të vet.
<scripture passage="Isa 9:21" parsed="|Isa|9|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.9.21" />
<sup>21</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Manasi përpin Efraimin, dhe Efraimi Manasin; dhe tok janë kundër Judës. Megjithëkëtë zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 10" progress="56.91%" prev="Isa.9" next="Isa.11" id="Isa.10">
<h3 id="Isa.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Isa.10-p1">
<scripture passage="Isa 10:1" parsed="|Isa|10|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.1" />
<sup>1</sup> Mjerë ata që nxjerrin dekrete të padrejta dhe ata që vazhdojnë të hartojnë vendime të padrejta,
<scripture passage="Isa 10:2" parsed="|Isa|10|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.2" />
<sup>2</sup> për t'u mohuar drejtësinë të mjerëve, për t'u mohuar të drejtën të varfërve të popullit tim, dhe për t'i bërë gratë e veja pre të tyre dhe jetimët plaçkë të tyre.
<scripture passage="Isa 10:3" parsed="|Isa|10|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.3" />
<sup>3</sup> Çfarë do të bëni ditën e ndëshkimit dhe të shkatërrimit që do të vijë nga larg? Te kush do të ikni për të kërkuar ndihmë dhe kujt do t'ia lini pasurinë tuaj?
<scripture passage="Isa 10:4" parsed="|Isa|10|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.4" />
<sup>4</sup> Atyre nuk do t'u mbetet tjetër veç se të përkulen midis robërve ose të bien midis të vrarëve. Megjithëkëtë zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
<scripture passage="Isa 10:5" parsed="|Isa|10|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.5" />
<sup>5</sup> Mjerë Asiria, shufra e zemërimit tim, në duart e së cilës ndodhet shkopi i indinjatës sime!
<scripture passage="Isa 10:6" parsed="|Isa|10|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.6" />
<sup>6</sup> Unë do ta dërgoj kundër një kombi të pabesë dhe kundër popullit të zemërimit tim. Do ta urdhëroj që ta plaçkitë, ta zhveshë dhe ta shkelë si baltën e rrugëve.
<scripture passage="Isa 10:7" parsed="|Isa|10|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.7" />
<sup>7</sup> Por ajo mendon ndryshe dhe në zemër të vet ka plane të tjera, por dëshiron të shkatërrojë dhe të shfarosë një numër të madh kombesh.
<scripture passage="Isa 10:8" parsed="|Isa|10|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.8" />
<sup>8</sup> Në fakt thotë: "Princat e mi nuk janë të gjithë mbretër?
<scripture passage="Isa 10:9" parsed="|Isa|10|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.9" />
<sup>9</sup> A nuk është Kalno si Karkemishi? A nuk është Hamathi si Arpadi? A nuk është Samaria si Damasku?
<scripture passage="Isa 10:10" parsed="|Isa|10|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.10" />
<sup>10</sup> Ashtu siç ka arritur dora ime mbretëritë e idhujve, shëmbëlltyrat e gdhendura të të cilëve ishin më të shumta se ato të Jeruzalemit dhe të Samarias,
<scripture passage="Isa 10:11" parsed="|Isa|10|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.11" />
<sup>11</sup> ashtu si bëra me Samarian dhe me idhujt e saj, a nuk do të veproj edhe në Jeruzalem dhe me idhujt e tij?".
<scripture passage="Isa 10:12" parsed="|Isa|10|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.12" />
<sup>12</sup> Por do të ndodhë që, kur Zoti të ketë mbaruar tërë veprën e tij në malin Sion dhe në Jeruzalem, ai do të thotë: "Unë do të dënoj frytin e mëndjemadhësisë së zemrës së mbretit të Asirisë dhe lavdinë e syve të tij krenarë".
<scripture passage="Isa 10:13" parsed="|Isa|10|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.13" />
<sup>13</sup> Në fakt ai thotë: "E bëra me forcën e dorës sime dhe me diturinë time, sepse jam i zgjuar; lëviza kufijtë e popujve, plaçkita thesaret e tyre dhe si një njeri i fuqishëm shfuqizova ata që rrinin mbi fron.
<scripture passage="Isa 10:14" parsed="|Isa|10|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.14" />
<sup>14</sup> Dora ime ka gjetur si një fole pasuritë e popujve; ashtu si dikush mbledh vezët e braktisura, kështu unë grumbullova tërë dheun dhe nuk pati asnjeri që të lëvizë krahët, apo të hapë sqepin dhe të pingërojë".
<scripture passage="Isa 10:15" parsed="|Isa|10|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.15" />
<sup>15</sup> Mos vallë sëpata lëvdohet me atë që pret me të ose mburret sharra me atë që e përdor? Ashtu si shufra të duhej të drejtonte atë që e ngre, apo shkopi të mund të ngrihej a thua se nuk është prej druri!
<scripture passage="Isa 10:16" parsed="|Isa|10|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.16" />
<sup>16</sup> Prandaj Perëndia, Zoti i ushtrive, do të dërgojë ligështimin midis radhëve të tyre më të fuqishme, dhe në vend të lavdisë së tij ai do të ndezë një zjarr, si flakët e një zjarri.
<scripture passage="Isa 10:17" parsed="|Isa|10|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.17" />
<sup>17</sup> Kështu drita e Izraelit do të bëhet një zjarr dhe i Shenjti i tij një flakë, që do të flakërojë dhe do të përpijë ferrat dhe gjembat brenda një dite të vetme.
<scripture passage="Isa 10:18" parsed="|Isa|10|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.18" />
<sup>18</sup> Ai do të konsumojë lavdinë e pyllit të tij dhe të fushës pjellore të tij nga shpirti deri te trupi; do të jetë si një i sëmurë që ligështohet.
<scripture passage="Isa 10:19" parsed="|Isa|10|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.19" />
<sup>19</sup> Pjesa tjetër e drurëve të pyllit të tij do të katandiset në një numër aq të vogël që edhe një fëmijë mund t'i numërojë.
<scripture passage="Isa 10:20" parsed="|Isa|10|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.20" />
<sup>20</sup> Atë ditë do të ndodhë që pjesa që mbetet e Izraelit dhe ata që kanë shpëtuar nga shtëpia e Jakobit nuk do të mbështeten më mbi atë që i godiste, por do të mbështeten në të vërtetë mbi Zotin, të Shenjtin e Izraelit.
<scripture passage="Isa 10:21" parsed="|Isa|10|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.21" />
<sup>21</sup> Një mbetje, mbetja e Jakobit, do t'i kthehet Zotit të fuqishëm.
<scripture passage="Isa 10:22" parsed="|Isa|10|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.22" />
<sup>22</sup> Sepse, edhe sikur populli yt, o Izrael, të ishte si rëra e detit, vetëm një mbetje e tij do të kthehet; shfarosja e dekretuar do ta bëjë drejtësinë të vërshojë.
<scripture passage="Isa 10:23" parsed="|Isa|10|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.23" />
<sup>23</sup> Në fakt Zoti, Zoti i ushtrive, do të kryejë shfarosjen e dekretuar në mes të të gjithë dheut.
<scripture passage="Isa 10:24" parsed="|Isa|10|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.24" />
<sup>24</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti i ushtrive: "O populli im, që banon në Sion, mos ki frikë nga Asiri, që të rreh me shufër dhe ngre kundër teje shkopin e tij, ashtu si bëri Egjipti.
<scripture passage="Isa 10:25" parsed="|Isa|10|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.25" />
<sup>25</sup> Sepse edhe pak kohë dhe indinjata do të marrë fund, ndërsa zemërimi im do të drejtohet për shkatërrimin e tyre.
<scripture passage="Isa 10:26" parsed="|Isa|10|26|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.26" />
<sup>26</sup> Zoti i ushtrive do të ngrejë kundër tij kamxhikun, ashtu siç e goditi Madianin te shkëmbi i Horebit; dhe ashtu si shtriu shkopin e tij mbi det, kështu do ta ngrerë akoma ashtu si bëri në Egjipt.
<scripture passage="Isa 10:27" parsed="|Isa|10|27|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.27" />
<sup>27</sup> Atë ditë do të ndodhë që barra e tij do të hiqet nga kurrizi dhe zgjedha e tij nga qafa jote; zgjedha do të shkatërrohet nga vajosj e vajit".
<scripture passage="Isa 10:28" parsed="|Isa|10|28|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.28" />
<sup>28</sup> Ai arrin në Ajath, e kapërcen Migronin dhe i lë ngarkesën e tij në Mikmash.
<scripture passage="Isa 10:29" parsed="|Isa|10|29|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.29" />
<sup>29</sup> Kapërcejnë vendkalimin, fushojnë në Geba; Ramahu dridhet, Gibeahu i Saulit ka ikur.
<scripture passage="Isa 10:30" parsed="|Isa|10|30|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.30" />
<sup>30</sup> Ço zërin tënd, o bija e Galimit! Kij kujdes, o Laish! E mjera Anathoth!
<scripture passage="Isa 10:31" parsed="|Isa|10|31|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.31" />
<sup>31</sup> Madmenahu ka ikur, banorët e Gebimit kërkojnë një strehë.
<scripture passage="Isa 10:32" parsed="|Isa|10|32|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.32" />
<sup>32</sup> Megjithatë do të qëndrojë sot në Nob, duke tundur grushtin kundër malit të bijës së Sionit, kodrës së Jeruzalemit.
<scripture passage="Isa 10:33" parsed="|Isa|10|33|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.33" />
<sup>33</sup> Ja, Zoti, Zoti i ushtrive, do t'i këpusë degët me dhunë të tmerrshme; më të lartat do të priten; më krenarët do të ulen.
<scripture passage="Isa 10:34" parsed="|Isa|10|34|0|0" osisRef="Bible:Isa.10.34" />
<sup>34</sup> Ai do të rrëzojë me sëpatë pjesën më të dendur të pyllit dhe Libani do të bjerë nën goditjet e të Fuqishmit.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 11" progress="57.02%" prev="Isa.10" next="Isa.12" id="Isa.11">
<h3 id="Isa.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Isa.11-p1">
<scripture passage="Isa 11:1" parsed="|Isa|11|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.1" />
<sup>1</sup> Pastaj një degëz do të dalë nga trungu i Isaias dhe një filiz do të mbijë nga rrënjët e tij.
<scripture passage="Isa 11:2" parsed="|Isa|11|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.2" />
<sup>2</sup> Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e diturisë dhe e zgjuarësisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës të Zotit.
<scripture passage="Isa 11:3" parsed="|Isa|11|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.3" />
<sup>3</sup> I dashuri i tij do të qëndrojë në frikën nga Zoti, nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen,
<scripture passage="Isa 11:4" parsed="|Isa|11|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.4" />
<sup>4</sup> por do t'i gjykojë të varfërit me drejtësi dhe do të marrë vendime të drejta për njerëzit e përulur të vendit. Do ta godasë vendin me shufrën e gojës së tij dhe me frymën e buzëve të tij do ta bëjë të vdesë të pabesin.
<scripture passage="Isa 11:5" parsed="|Isa|11|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.5" />
<sup>5</sup> Drejtësia do të jetë brezi i ijëve të tij dhe besnikëria brezi i anëve të tij.
<scripture passage="Isa 11:6" parsed="|Isa|11|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.6" />
<sup>6</sup> Ujku do të banojë bashkë me qengjin dhe leopardi do të rrijë me kecin; viçi, luani i vogël dhe bagëtia e majmur do të rrinë bashkë dhe do të udhëhiqen nga një fëmijë.
<scripture passage="Isa 11:7" parsed="|Isa|11|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.7" />
<sup>7</sup> Lopa do të kullosë bashkë me arushen, të vegjëlit e tyre do të rrinë bashkë, dhe luani do të ushqehet me kashtë si kau.
<scripture passage="Isa 11:8" parsed="|Isa|11|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.8" />
<sup>8</sup> Foshnja e gjirit do të lozë mbi vrimën e gjarpërit dhe fëmija e zvjerdhur do të vërë dorën e tij në çerdhen e nëpërkës.
<scripture passage="Isa 11:9" parsed="|Isa|11|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.9" />
<sup>9</sup> Nuk do të bëhet asnjë e keqe, asnjë shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë, sepse vendi do të mbushet me njohurinë e Zotit, ashtu si ujërat mbulojnë detin.
<scripture passage="Isa 11:10" parsed="|Isa|11|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.10" />
<sup>10</sup> Atë ditë do të ndodhë që rrënja e Isaias do të ngrihet si një flamur për popujt; kombet do ta kërkojnë dhe vendi i prehjes së tij do të jetë i lavdishëm.
<scripture passage="Isa 11:11" parsed="|Isa|11|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.11" />
<sup>11</sup> Po atë ditë do të ndodhë që Zoti do të shtrijë dorën e tij për herë të dytë për të shpenguar mbetjen e popullit të tij që shpëtoi nga Asiria dhe nga Egjipti, nga Pathrosi dhe Etiopia, nga Elami, nga Shinari, nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.
<scripture passage="Isa 11:12" parsed="|Isa|11|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.12" />
<sup>12</sup> Ai do të ngrerë flamurin për kombet, do të mbledhë të dëbuarit e Izraelit dhe do të grumbullojë ata që u shpërndanë nga Juda në të katër anët e dheut.
<scripture passage="Isa 11:13" parsed="|Isa|11|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.13" />
<sup>13</sup> Smira e Efraimit do të zhduket dhe kundërshtarët e Judës do të asgjesohen; Efraimi nuk do ta ketë më zili Judën dhe Juda nuk do të ketë më armiqësi me Efraimin.
<scripture passage="Isa 11:14" parsed="|Isa|11|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.14" />
<sup>14</sup> Ata do t'u sulen me turr Filistejve nga pas, në drejtim të perëndimit, bashkë do të plaçkitin bijtë e lindjes; do të vënë dorën e tyre mbi Edomin dhe mbi Moabin, dhe bijtë e Amonit do të jenë nënshtetas të tyre.
<scripture passage="Isa 11:15" parsed="|Isa|11|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.15" />
<sup>15</sup> Zoti do të shkatërrojë plotësisht gjuhën e detit të Egjiptit dhe me fuqinë e frymës së tij do të lëvizë dorën e tij mbi lumin dhe do të godasë duke e ndarë në shtatë kanale, kështu që të ketë mundësi të kapërcehet me sandale.
<scripture passage="Isa 11:16" parsed="|Isa|11|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.11.16" />
<sup>16</sup> Do të ketë një rrugë për mbetjen e popullit të tij që ka mbetur në Asiri, ashtu si pati një rrugë për Izraelin ditën që doli nga vendi i Egjiptit.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 12" progress="57.08%" prev="Isa.11" next="Isa.13" id="Isa.12">
<h3 id="Isa.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Isa.12-p1">
<scripture passage="Isa 12:1" parsed="|Isa|12|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.12.1" />
<sup>1</sup> Atë ditë do të thuash: "Unë të kremtoj, o Zot. Edhe pse ishe i zemëruar me mua, zemërimi yt me mua u qetësua dhe më ka ngushëlluar.
<scripture passage="Isa 12:2" parsed="|Isa|12|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.12.2" />
<sup>2</sup> Ja, Perëndia është shpëtimi im; unë do të kem besim dhe nuk do të kem frikë, sepse Zoti, po, Zoti është forca ime dhe kantiku im, dhe ka qenë shpëtimi im".
<scripture passage="Isa 12:3" parsed="|Isa|12|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.12.3" />
<sup>3</sup> Ju do të merrni me gëzim ujin nga burimet e shpëtimit.
<scripture passage="Isa 12:4" parsed="|Isa|12|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.12.4" />
<sup>4</sup> Atë ditë do të thoni: "Kremtoni Zotin, thërrisni emrin e tij, i bëni të njohura veprat e tij midis popujve, shpallni që emri i tij është i lartësuar.
<scripture passage="Isa 12:5" parsed="|Isa|12|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.12.5" />
<sup>5</sup> Këndojini lavde Zotit, sepse ka bërë gjëra të madhërishme; kjo të dihet mbi gjithë tokën.
<scripture passage="Isa 12:6" parsed="|Isa|12|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.12.6" />
<sup>6</sup> Bërtit dhe ngazëllohu nga gëzimi, o banore e Sionit, sepse i madh është i Shenjti i Izraelit në mes tuaj".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 13" progress="57.10%" prev="Isa.12" next="Isa.14" id="Isa.13">
<h3 id="Isa.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Isa.13-p1">
<scripture passage="Isa 13:1" parsed="|Isa|13|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.1" />
<sup>1</sup> Profecia mbi Babiloninë, që ju paraqit në vegim Isaias, birit të Amotsit.
<scripture passage="Isa 13:2" parsed="|Isa|13|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.2" />
<sup>2</sup> "Ngrini një flamur mbi një mal të lartë, ngrini zërin ndaj tyre, lëvizni dorën që të hyjnë në portat e princave.
<scripture passage="Isa 13:3" parsed="|Isa|13|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.3" />
<sup>3</sup> Unë u dhashë urdhër atyre që më janë shenjtëruar mua, thirra trimat e mi për të zbatuar zemërimin tim, ata që ngazëllohen në madhërinë time.
<scripture passage="Isa 13:4" parsed="|Isa|13|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.4" />
<sup>4</sup> Dëgjohet zhurma e një turme të madhe ndër malet, e ngjashme me atë të një populli të pamasë; zhurma plot rrëmet e mbretërive, e kombeve të mbledhura. Zoti i ushtrive kalon në revistë ushtrinë gati për betejë.
<scripture passage="Isa 13:5" parsed="|Isa|13|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.5" />
<sup>5</sup> Vijnë nga një vend i largët, nga skaji i qiejve, Zoti dhe mjetet e zemërimit të tij, për të shkatërruar mbarë dheun.
<scripture passage="Isa 13:6" parsed="|Isa|13|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.6" />
<sup>6</sup> Bërtisni, sepse dita e Zotit është e afërt; ajo po vjen si një shkatërrim nga ana e të Plotfuqishmit.
<scripture passage="Isa 13:7" parsed="|Isa|13|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.7" />
<sup>7</sup> Prandaj të gjitha duart e njerëzve do të jenë të dobëta dhe çdo zemër e tyre do të ligështohet.
<scripture passage="Isa 13:8" parsed="|Isa|13|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.8" />
<sup>8</sup> Do t'i zërë tmerri, do të kenë spazma dhe dhembje, do të përpëliten si një grua që po lind, do të shikojnë njëri tjetrin në fytyrë si të hutuar, fytyrat e tyre do të jenë fytyra të zjarrta.
<scripture passage="Isa 13:9" parsed="|Isa|13|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.9" />
<sup>9</sup> Ja, dita e Zotit po vjen: një ditë mizore, indinjate dhe zemërimi të fortë, për ta bërë tokën shkretëtirë dhe për të shfarosur mëkatarët prej saj.
<scripture passage="Isa 13:10" parsed="|Isa|13|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.10" />
<sup>10</sup> Sepse yjet e qiellit dhe yllësitë nuk do të shkëlqejnë më me dritën e tyre; dielli do të errësohet në lindjen e tij dhe hëna nuk do të përhapë më dritën e saj.
<scripture passage="Isa 13:11" parsed="|Isa|13|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.11" />
<sup>11</sup> Unë do të dënoj botën për ligësinë e saj dhe të pabesët për paudhësinë e tyre; do t'i jap fund krenarisë së kryelartëve dhe do të hedh poshtë arrogancën e tiranëve.
<scripture passage="Isa 13:12" parsed="|Isa|13|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.12" />
<sup>12</sup> Do ta bëjë njeriun e vdekshëm më të rrallë se ari i kulluar, njerëzinë më të rrallë se arin e Ofirit.
<scripture passage="Isa 13:13" parsed="|Isa|13|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.13" />
<sup>13</sup> Prandaj do të bëj që të dridhen qiejtë, dhe toka do të tundet nga vendi i saj për shkak të indinjatës së Zotit të ushtrive ditën e zemërimit të zjarrtë të tij.
<scripture passage="Isa 13:14" parsed="|Isa|13|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.14" />
<sup>14</sup> Atëherë si një gazelë e ndjekur apo si një kope që askush nuk e mbledh, gjithkush do të kthehet drejt popullit të tij, gjithkush do të ikë në vend të vet.
<scripture passage="Isa 13:15" parsed="|Isa|13|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.15" />
<sup>15</sup> Kushdo që do të gjendet do të shpohet dhe kushdo që do të kapet do të vritet me shpatë.
<scripture passage="Isa 13:16" parsed="|Isa|13|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.16" />
<sup>16</sup> Fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë para syve të tyre, shtëpitë e tyre do të plaçkiten dhe gratë e tyre do të dhunohen.
<scripture passage="Isa 13:17" parsed="|Isa|13|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.17" />
<sup>17</sup> Ja, unë po nxis kundër tyre Medët që nuk do ta kenë mendjen te argjendi dhe nuk gjejnë kënaqësi te ari.
<scripture passage="Isa 13:18" parsed="|Isa|13|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.18" />
<sup>18</sup> Harqet e tyre do t'i rrëzojnë për tokë të rinjtë; nuk do të kenë mëshirë për foshnjat në bark të nënës; syri i tyre nuk do t'i kursejë fëmijët.
<scripture passage="Isa 13:19" parsed="|Isa|13|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.19" />
<sup>19</sup> Kështu Babilonia, shkëlqimi i mbretërive, lavdia e krenarisë së Kaldeasve, do të jetë si Sodoma dhe Gomora kur Perëndia i përmbysi.
<scripture passage="Isa 13:20" parsed="|Isa|13|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.20" />
<sup>20</sup> Ajo nuk do të banohet më as nuk do të popullohet brez pas brezi; Arabi nuk do të ngrerë më aty çadrën e tij, as barinjtë nuk do t'i ndalin aty kopetë e tyre.
<scripture passage="Isa 13:21" parsed="|Isa|13|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.21" />
<sup>21</sup> Por aty do të pushojnë bishat e shkretëtirës, shtëpitë e tyre do të mbushen me huta, do të banojnë aty strucat, do të hedhin valle satirët.
<scripture passage="Isa 13:22" parsed="|Isa|13|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.13.22" />
<sup>22</sup> Hienat do të ulërijnë në shtëpitë e tij të shkretuara, çakajtë në pallatet e tij luksoze. Koha e tij po afrohet, ditët e tij nuk do të zgjaten më".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 14" progress="57.17%" prev="Isa.13" next="Isa.15" id="Isa.14">
<h3 id="Isa.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Isa.14-p1">
<scripture passage="Isa 14:1" parsed="|Isa|14|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.1" />
<sup>1</sup> Me qenë se Zotit do t'i vijë keq për Jakobin, ai do të zgjedhë përsëri Izraelin dhe do t'i rivendosë në tokën e tyre; të huajtë do të bashkohen me ta dhe do të lidhen me shtëpinë e Jakobit.
<scripture passage="Isa 14:2" parsed="|Isa|14|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.2" />
<sup>2</sup> Popujt do t'i marrin dhe do t'i çojnë përsëri në vendin e tyre dhe shtëpia e Izraelit do t'i zotërojë në vendin e Zotit si robër dhe robinja; do të zënë robër ata që i kishin zënë robër dhe do të mbretërojnë mbi shtypësit e tyre.
<scripture passage="Isa 14:3" parsed="|Isa|14|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.3" />
<sup>3</sup> Kështu që ditën në të cilën Zoti do t'i japë prehje lodhjes sate, shqetësimit tënd nga skllavëria e rëndë së cilës i ishe nënshtruar,
<scripture passage="Isa 14:4" parsed="|Isa|14|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.4" />
<sup>4</sup> ti do të shqiptosh këtë sentencë mbi mbretin e Babilonisë dhe do të thuash: "Ashtu si mbaroi shtypësi, tagrambledhja e arit ka mbaruar.
<scripture passage="Isa 14:5" parsed="|Isa|14|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.5" />
<sup>5</sup> Zoti e ka thyer shkopin e të pabesëve, skeptrin e tiranëve.
<scripture passage="Isa 14:6" parsed="|Isa|14|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.6" />
<sup>6</sup> Ai që në tërbim e sipër godiste popujt me goditje të pandërprera, ai që sundonte me zemërim mbi kombet tani përndiqet pa mëshirë.
<scripture passage="Isa 14:7" parsed="|Isa|14|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.7" />
<sup>7</sup> Mbarë dheu pushon i qetë, njerëzit shpërthejnë në britma gëzimi.
<scripture passage="Isa 14:8" parsed="|Isa|14|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.8" />
<sup>8</sup> Madje edhe selvitë e kedrat e Libanit gëzohen për ty dhe thonë: "Që kur ke rënë, asnjë druvar s'ka dalë kundër nesh".
<scripture passage="Isa 14:9" parsed="|Isa|14|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.9" />
<sup>9</sup> Sheoli poshtë është në lëvizje për ty, me qëllim që të të dalë përpara kur të vish; ai zgjon frymët e të vdekurve, tërë princat e dheut; ka ngritur nga fronet e tyre gjithë mbretërit e kombeve.
<scripture passage="Isa 14:10" parsed="|Isa|14|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.10" />
<sup>10</sup> Të gjithë e marrin fjalën për të të thënë: "Edhe ti je bërë i dobët si ne dhe je bërë i ngjashëm me ne.
<scripture passage="Isa 14:11" parsed="|Isa|14|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.11" />
<sup>11</sup> Salltaneti yt ka rënë në Sheol tok me tingujt e harpave të tua; poshtë teje shtrihet një shtrat me krimba dhe krimbat janë mbulesa jote".
<scripture passage="Isa 14:12" parsed="|Isa|14|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.12" />
<sup>12</sup> Vallë, si ke rënë nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallë si të hodhën për tokë ty që i hidhje poshtë kombet?
<scripture passage="Isa 14:13" parsed="|Isa|14|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.13" />
<sup>13</sup> Ti thoshnje në zemrën tënde: "Unë do të ngjitem në qiell, do të ngre fronin tim përmbi yjet e Perëndisë; do të ulem mbi malin e asamblesë në pjesën skajore të veriut;
<scripture passage="Isa 14:14" parsed="|Isa|14|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.14" />
<sup>14</sup> do të ngjitem mbi pjesët më të larta të reve, do të jem i ngjashëm me Shumë të Lartin".
<scripture passage="Isa 14:15" parsed="|Isa|14|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.15" />
<sup>15</sup> Po përkundrazi do të hidhesh në Sheol, në thellësitë e gropës.
<scripture passage="Isa 14:16" parsed="|Isa|14|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.16" />
<sup>16</sup> Ata që të shikojnë të ngulin sytë, të vërejnë me kujdes dhe thonë: "Ky është njeriu që e bënte tokën të dridhej, që i trondiste mbretëritë,
<scripture passage="Isa 14:17" parsed="|Isa|14|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.17" />
<sup>17</sup> që e katandisi botën në shkretëtirë, që shkatërron qytetet e saj dhe nuk i la kurrë të shkojnë të lirë robërit e tij?".
<scripture passage="Isa 14:18" parsed="|Isa|14|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.18" />
<sup>18</sup> Të gjithë mbretërit e kombeve, tërë ata prehen në lavdi, secili në varrin e tij;
<scripture passage="Isa 14:19" parsed="|Isa|14|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.19" />
<sup>19</sup> ty përkundrazi të hodhën larg varrit tënd si një farë e neveritshme, si një rrobe të të vrarëve nga shpata, që i zbresin mbi gurët e gropës, si një kufomë e shkelur.
<scripture passage="Isa 14:20" parsed="|Isa|14|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.20" />
<sup>20</sup> Ti nuk do të bashkohesh me ta në varr, sepse ke shkatërruar vendin tënd dhe ke vrarë popullin tënd; pasardhësit e keqbërësve nuk do të përmenden më.
<scripture passage="Isa 14:21" parsed="|Isa|14|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.21" />
<sup>21</sup> Përgatitni masakrën e bijve të tij për shkak të paudhësisë së etërve të tyre, që të mos ngrihen më për të zotëruar tokën dhe për të mbushur faqen e dheut me qytete.
<scripture passage="Isa 14:22" parsed="|Isa|14|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.22" />
<sup>22</sup> "Unë do të ngrihem kundër tyre", thotë Zoti i ushtrive, "dhe do të shfaros nga Babilonia emrin dhe ata që kishin shpëtuar, fëmijët dhe pasardhësit", thotë Zoti.
<scripture passage="Isa 14:23" parsed="|Isa|14|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.23" />
<sup>23</sup> "Do të bëj që atje të sundojë iriqi dhe moçali; do ta fshij me fshesën e shkatërrimit", thotë Zoti i ushtrive".
<scripture passage="Isa 14:24" parsed="|Isa|14|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.24" />
<sup>24</sup> Zoti i ushtrive është betuar duke thënë: "Në të vërtetë ashtu siç e kam menduar ashtu do të jetë, dhe ashtu si kam vendosur, kështu ka për të ndodhur.
<scripture passage="Isa 14:25" parsed="|Isa|14|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.25" />
<sup>25</sup> Do ta dërrmoj Asirin në vendin tim, do ta shkel në malet e mia; atëherë zgjedha e tij do t'u hiqet atyre dhe barra tij do të hiqet nga kurrizi i tyre.
<scripture passage="Isa 14:26" parsed="|Isa|14|26|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.26" />
<sup>26</sup> Ky është plani i vendosur kundër të gjithë dheut dhe kjo është dora e shtrirë kundër të gjithë kombeve.
<scripture passage="Isa 14:27" parsed="|Isa|14|27|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.27" />
<sup>27</sup> Me qenë se Zoti i ushtrive e ka vendosur këtë, kush mund t'ia anullojë? Dora e tij është shtrirë dhe kush mund ta detyrojë ta tërheqë?".
<scripture passage="Isa 14:28" parsed="|Isa|14|28|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.28" />
<sup>28</sup> Në vitin e vdekjes së mbretit Ashaz u shqiptua kjo profeci:
<scripture passage="Isa 14:29" parsed="|Isa|14|29|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.29" />
<sup>29</sup> "Mos u gëzo, o Filisti e tërë, sepse shufra që të godiste është thyer! Sepse nga rrënja e gjarpërit ka për të dalë një nëpërkë, dhe fryti i saj do të jetë një gjarpër i zjarrtë dhe fluturues.
<scripture passage="Isa 14:30" parsed="|Isa|14|30|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.30" />
<sup>30</sup> Të parëlindurit e të varfërve do të kenë ç'të hanë dhe nevojtarët do të pushojnë të sigurt; por do të bëj që të vdesin urie rrënjët e tua dhe kjo do të shkatërrojë mbetjen tënde.
<scripture passage="Isa 14:31" parsed="|Isa|14|31|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.31" />
<sup>31</sup> Bërtit, o portë, thirr, o qytet! Shkrihu, o Filisti e tërë, sepse nga veriu vjen një tym, dhe askush nuk lë vendin e tij në radhët e veta".
<scripture passage="Isa 14:32" parsed="|Isa|14|32|0|0" osisRef="Bible:Isa.14.32" />
<sup>32</sup> Çfarë përgjigje do t'u jepet lajmëtarëve të këtij kombi? "Që Zoti ka themeluar Sionin dhe që në të gjejnë strehë të mjerët e popullit të tij".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 15" progress="57.28%" prev="Isa.14" next="Isa.16" id="Isa.15">
<h3 id="Isa.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Isa.15-p1">
<scripture passage="Isa 15:1" parsed="|Isa|15|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.15.1" />
<sup>1</sup> Profecia mbi Moabin. Ar-Moabi është shkretuar natën dhe është shkatërruar. Po, Kir-Moabi është shkretuar natën dhe është shkatërruar.
<scripture passage="Isa 15:2" parsed="|Isa|15|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.15.2" />
<sup>2</sup> Éshtë ngjitur në tempull dhe në Didon, në vendet e larta, për të qarë; Moabi ngre një vajtim për Nebin dhe Medebën; të gjitha kokat janë rruar, të gjitha mjekrat janë prerë.
<scripture passage="Isa 15:3" parsed="|Isa|15|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.15.3" />
<sup>3</sup> Në rrugët e tij ata vishen me thasë, mbi çatitë dhe në sheshet gjithkush ankohet dhe qan me të madhe.
<scripture passage="Isa 15:4" parsed="|Isa|15|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.15.4" />
<sup>4</sup> Heshboni dhe Elealehu këlthasin, klithma e tyre dëgjohet deri në Jahats; prandaj luftëtarët e Moabit nxjerrin klithma dhembjeje; shpirti i tij drithërohet.
<scripture passage="Isa 15:5" parsed="|Isa|15|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.15.5" />
<sup>5</sup> Zemra ime vajton për Moabin, të ikurit e të cilit arrijnë deri në Tsoar, si një mëshqerrë trevjeçare. Po, ata e marrin duke qarë të përpjetën e Luhithit dhe nxjerrin britma shkatërrimi në rrugën e Horonaimit;
<scripture passage="Isa 15:6" parsed="|Isa|15|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.15.6" />
<sup>6</sup> sepse ujërat e Nimrimit janë një shkretim, bari është tharë, bari i njomë është zhdukur; nuk gjelbëron më asgjë.
<scripture passage="Isa 15:7" parsed="|Isa|15|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.15.7" />
<sup>7</sup> Prandaj pasuritë që i kanë grumbulluar dhe gjërat që kanë mbledhur i çojnë matanë përroit të shelgjeve.
<scripture passage="Isa 15:8" parsed="|Isa|15|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.15.8" />
<sup>8</sup> Britmat jehojnë nëpër gjithë territorin e Moabit, klithma e tij arrin deri në Eglaim, klithma e tij arrin deri në Beer-Elim.
<scripture passage="Isa 15:9" parsed="|Isa|15|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.15.9" />
<sup>9</sup> Ujërat e Dimonit janë plot me gjak, sepse do t'i shkaktoj Dimonit të këqija të tjera: një luan për ata që shpëtuan nga Moabi dhe për ata që kanë mbetur në vend.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 16" progress="57.31%" prev="Isa.15" next="Isa.17" id="Isa.16">
<h3 id="Isa.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Isa.16-p1">
<scripture passage="Isa 16:1" parsed="|Isa|16|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.16.1" />
<sup>1</sup> "Dërgojini një qengj sunduesit të vendit, nga Sela në drejtim të shkretëtirës, në malin e bijës së Sionit.
<scripture passage="Isa 16:2" parsed="|Isa|16|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.16.2" />
<sup>2</sup> Sepse do të ndodhë që në vaun e Arnonit vajzat e Moabit do të jenë si një zog i dëbuar nga foleja.
<scripture passage="Isa 16:3" parsed="|Isa|16|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.16.3" />
<sup>3</sup> Na jep një këshillë, bëj drejtësi! Bëje hijen tënde si nata, në mes të ditës; fshih ata që janë shpërndarë, mos i tradhëto ikanakët.
<scripture passage="Isa 16:4" parsed="|Isa|16|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.16.4" />
<sup>4</sup> O Moab, lejo që të banojnë pranë teje njerëzit e mi që janë shpërndarë, ji për ta një strehë përballë shkatërruesit. Sepse tirani nuk është më, shkatërrimi ka marrë fund, shtypësit janë zhdukur nga vendi.
<scripture passage="Isa 16:5" parsed="|Isa|16|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.16.5" />
<sup>5</sup> Atëherë një fron do të jetë i qëndrueshëm në dhembshuri dhe mbi të do të ulet në besnikëri, në çadrën e Davidit, një që do të gjykojë, do ta ushtrojë gjykimin dhe do të jetë i gatshëm të sigurojë drejtësinë".
<scripture passage="Isa 16:6" parsed="|Isa|16|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.16.6" />
<sup>6</sup> "Kemi dëgjuar të flitet për krenarinë e Moabit, jashtëzakonisht krenar, për fodullëkun e tij, për kryelartësinë e tij, për arrogancën e tij, për mburrjen e tij pa baza".
<scripture passage="Isa 16:7" parsed="|Isa|16|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.16.7" />
<sup>7</sup> Për këtë Moabi do të bëjë një vajtim për Moabin, të gjithë do të vajtojnë. Ju do të qani të dëshpëruar për pitet me rrush të Kir-Haresethit.
<scripture passage="Isa 16:8" parsed="|Isa|16|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.16.8" />
<sup>8</sup> Sepse fushat e Heshbonit po meken, po kështu edhe vreshtat e Sibmahut; sunduesit e kombeve kanë shkatërruar bimët e saj më të mira që arrinin deri në Jazer dhe endeshin nëpër shkretëtirë; degët e saj shtriheshin dhe tejkalonin detin.
<scripture passage="Isa 16:9" parsed="|Isa|16|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.16.9" />
<sup>9</sup> Prandaj me qarjen e Jazerit do të qaj vreshtat e Sibmahut; do të të vadis me lotët e mi, o Heshbon, o Elealeh, sepse mbi frytet e tua të verës dhe mbi të korrat e tua ka rënë një britmë lufte.
<scripture passage="Isa 16:10" parsed="|Isa|16|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.16.10" />
<sup>10</sup> Gëzimi dhe hareja janë zhdukur nga fusha pjellore; ndër vreshta nuk ka më as këngë, as britma gëzimi; shtrydhësi i rrushit nuk shtrydh më verën ndër voza; unë nuk nxjerr më britma gëzimi.
<scripture passage="Isa 16:11" parsed="|Isa|16|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.16.11" />
<sup>11</sup> Prandaj të përbrendshmet e mia dridhen për Moabin si një harpë; dhe zemra ime për Kir-Heresin.
<scripture passage="Isa 16:12" parsed="|Isa|16|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.16.12" />
<sup>12</sup> Dhe do të ndodhë që kur të paraqitet Moabi, dhe të lodhet në vendin e lartë; ai do të hyjë në shenjtëroren e tij për t'u lutur, por nuk do të fitojë asgjë.
<scripture passage="Isa 16:13" parsed="|Isa|16|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.16.13" />
<sup>13</sup> Kjo është fjala që Zoti i drejtoi dikur Moabit.
<scripture passage="Isa 16:14" parsed="|Isa|16|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.16.14" />
<sup>14</sup> Por tani Zoti ka folur, duke thënë: "Brenda tre vjetëve, si vitet e një argati me mëditje, lavdia e Moabit do të bjerë e do të përçmohet bashkë me tërë atë turmë të madhe; dhe do të mbetet vetëm një numër shumë i vogël dhe i pafuqishëm".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 17" progress="57.37%" prev="Isa.16" next="Isa.18" id="Isa.17">
<h3 id="Isa.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Isa.17-p1">
<scripture passage="Isa 17:1" parsed="|Isa|17|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.17.1" />
<sup>1</sup> Profecia kundër Damaskut. "Ja, Damasku do të pushojë së qëni një qytet dhe do të bëhet një grumbull gërmadhash.
<scripture passage="Isa 17:2" parsed="|Isa|17|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.17.2" />
<sup>2</sup> Qytetet e Aroerit do të braktisen; do të bëhen kullota për kopetë që do të pushojnë aty pa i trembur askush.
<scripture passage="Isa 17:3" parsed="|Isa|17|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.17.3" />
<sup>3</sup> Efraimit do t'i hiqet fortesa, Damaskut mbretëria; dhe pjesa tjetër e Sirisë do të jetë si lavdia e bijve të Izraelit", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Isa 17:4" parsed="|Isa|17|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.17.4" />
<sup>4</sup> "Atë ditë do të ndodhë që lavdia e Jakobit do të zhduket dhe shëndoshja e tepërt e trupit e tij do të konsumohet.
<scripture passage="Isa 17:5" parsed="|Isa|17|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.17.5" />
<sup>5</sup> Do të ndodhë ashtu si kur korrësi mbledh grurin dhe me krahun e tij pret kallinjtë; do të ndodhë ashtu si kur mblidhen kallinjtë në luginën e Refaimit;
<scripture passage="Isa 17:6" parsed="|Isa|17|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.17.6" />
<sup>6</sup> Do të mbeten disa vile për të mbledhur, ashtu si kur shkunden ullinjtë: dy apo tre ullinj në majë të degëve më të larta, katër ose pesë mbi degët më të ngarkuara", thotë Zoti, Perëndia i Izraelit.
<scripture passage="Isa 17:7" parsed="|Isa|17|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.17.7" />
<sup>7</sup> Atë ditë njeriu do ta kthejë shikimin e tij në drejtim të Krijuesit të tij dhe sytë e tij do të shikojnë të Shenjtin e Izraelit.
<scripture passage="Isa 17:8" parsed="|Isa|17|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.17.8" />
<sup>8</sup> Nuk do të drejtohet më te altarët, vepër e duarve të tij dhe nuk do të shikojë më atë që kanë bërë gishtërinjtë e tij as te Asherimët dhe te altarët për temjan.
<scripture passage="Isa 17:9" parsed="|Isa|17|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.17.9" />
<sup>9</sup> Atë ditë qytetet e fortifikuara të tij do të jenë si një vend i braktisur në pyll ose si një degë e braktisur përpara bijve të Izraelit, dhe kjo do të jetë një shkretim.
<scripture passage="Isa 17:10" parsed="|Isa|17|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.17.10" />
<sup>10</sup> Sepse ke harruar Perëndinë e shpëtimit tënd dhe nuk je kujtuar për Shkëmbin e forcës sate, prandaj mbolle plantacione dhe i ke shartuar me shartesa të huaja.
<scripture passage="Isa 17:11" parsed="|Isa|17|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.17.11" />
<sup>11</sup> Ditën që i mbolle i rrethove me një gardh; në mëngjes mbijnë farat e tua, por vjelja do të jetë një tog rrënojash ditën e sëmundjes dhe të dhembjes së pashërueshme.
<scripture passage="Isa 17:12" parsed="|Isa|17|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.17.12" />
<sup>12</sup> Ah, zhurma e një numri të madh popujsh, që zhurmojnë si gjëmimi i detit dhe si buçima e kombeve, zhurmojnë si buçima e ujërave të fuqishme!
<scripture passage="Isa 17:13" parsed="|Isa|17|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.17.13" />
<sup>13</sup> Kombet zhurmojnë si buçima e shumë ujërave, por Perëndia i kërcënon, dhe ata ikin larg, të shtyrë si byku i maleve përpara erës, si një dredhë pluhuri përpara shakullimës.
<scripture passage="Isa 17:14" parsed="|Isa|17|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.17.14" />
<sup>14</sup> Në mbrëmje, ja tmerri, dhe para mëngjesit nuk ka më asgjë. Kjo është pjesa e atyre që na plaçkitin, që na bëjnë pre.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 18" progress="57.42%" prev="Isa.17" next="Isa.19" id="Isa.18">
<h3 id="Isa.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Isa.18-p1">
<scripture passage="Isa 18:1" parsed="|Isa|18|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.18.1" />
<sup>1</sup> Mjerë ai vend me krahë të zhurmshëm që ndodhet matanë lumenjve të Etiopisë,
<scripture passage="Isa 18:2" parsed="|Isa|18|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.18.2" />
<sup>2</sup> që dërgon lajmëtarë me anë të detit në anijeza prej papirusi mbi ujërat, duke thënë: "Shkoni, o lajmëtarë të shpejtë, në drejtim të një kombi shtatlartë dhe lëkurëndritur, në drejtim të një populli  të cilin e kanë frikë që nga fillimi i tij e  më pas, komb i fuqishëm që shkel çdo gjë, vendi i të cilit ndahet nga lumenjtë".
<scripture passage="Isa 18:3" parsed="|Isa|18|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.18.3" />
<sup>3</sup> Ju të gjithë, banorë të botës dhe ata që banojnë mbi tokë shikoni flamurin kur ky do të ngrihet mbi malet dhe dëgjoni borinë kur ajo do të bjerë!
<scripture passage="Isa 18:4" parsed="|Isa|18|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.18.4" />
<sup>4</sup> Sepse kështu më ka thënë Zoti: "Do të rri i qetë dhe do të shikoj nga banesa ime si një nxehtësi e kthjellet dhe e ndritshme në dritën e diellit, si një re vesë në vapën e korrjes".
<scripture passage="Isa 18:5" parsed="|Isa|18|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.18.5" />
<sup>5</sup> Sepse para korrjes, kur lulëzimi ka marrë fund dhe lulja është bërë një vile në fazën e pjekurisë, ai do t'i presë degëzat me kmesë dhe do të shkulë e do t'i presë shermendët.
<scripture passage="Isa 18:6" parsed="|Isa|18|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.18.6" />
<sup>6</sup> Ata të gjithë tok do të mbeten të braktisur shpendëve grabitqarë të maleve dhe kafshëve të tokës; zogjtë grabitqarë do të kalojnë mbi ta gjatë verës dhe kafshët e tokës do të kalojnë mbi ta gjatë dimrit.
<scripture passage="Isa 18:7" parsed="|Isa|18|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.18.7" />
<sup>7</sup> Në këtë kohë do t'i sjellë oferta Zotit të ushtrive një komb shtatlartë dhe lëkurëndritur, një popull që e kanë frikë që nga fillimet e tij e më pas, një komb i fuqishëm që shkel çdo gjë, vendi i të  cilit përshkohet nga lumenj; do të çohen në  vendin ku ndodhet emri i Zotit të ushtrive, në malin Sion.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 19" progress="57.45%" prev="Isa.18" next="Isa.20" id="Isa.19">
<h3 id="Isa.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Isa.19-p1">
<scripture passage="Isa 19:1" parsed="|Isa|19|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.1" />
<sup>1</sup> Profecia mbi Egjiptin. Ja Zoti që kalëron mbi një re të lehtë dhe hyn në Egjipt. Idhujt e Egjiptit lëkunden para tij, dhe zemra e Egjiptasve po mpaket brenda tyre.
<scripture passage="Isa 19:2" parsed="|Isa|19|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.2" />
<sup>2</sup> "Do t'i nxis Egjiptasit njëri kundër tjetrit, secili do të luftojë kundër vëllait të vet, dhe secili kundër të afërmit të tij, qyteti kundër qytetit, mbretëria kundër mbretërisë.
<scripture passage="Isa 19:3" parsed="|Isa|19|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.3" />
<sup>3</sup> Fryma e Egjiptit do të ligështohet në mes të tij dhe unë do të shkatërroj planet e tij; kështu ata do të konsultojnë idhujt dhe yshtësit, mediumet dhe magjistarët.
<scripture passage="Isa 19:4" parsed="|Isa|19|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.4" />
<sup>4</sup> Do ta dorëzoj Egjiptin në duart e një padroni të ashpër dhe një mbret mizor do të sundojë mbi të, thotë Zoti, Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Isa 19:5" parsed="|Isa|19|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.5" />
<sup>5</sup> Ujërat e detit do të thahen, lumi do të shterojë dhe do të thahet.
<scripture passage="Isa 19:6" parsed="|Isa|19|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.6" />
<sup>6</sup> Lumenjtë do të bëhen të neveritshëm, kanalet e Egjiptit do të zbrazen dhe do të thahen, po kështu do të thahen edhe kallamishtet e xunkthat.
<scripture passage="Isa 19:7" parsed="|Isa|19|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.7" />
<sup>7</sup> Luadhët pranë Nilit, në grykëderdhjen e tij dhe të gjitha arat e mbjella gjatë lumit do të thahen, do të fshihen dhe do të zhduken.
<scripture passage="Isa 19:8" parsed="|Isa|19|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.8" />
<sup>8</sup> Peshkatarët do të rënkojnë, tërë ata që hedhin grepin në Nil do të ankohen dhe ata që hedhin rrjetat e tyre në ujë do të ligështohen.
<scripture passage="Isa 19:9" parsed="|Isa|19|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.9" />
<sup>9</sup> Ata që punojnë lirin e krehur dhe endësit e pambukut do të çoroditen.
<scripture passage="Isa 19:10" parsed="|Isa|19|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.10" />
<sup>10</sup> Themelet e tyre do të prishen dhe gjithë punëtorët me mëditje do të trishtohen.
<scripture passage="Isa 19:11" parsed="|Isa|19|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.11" />
<sup>11</sup> Me siguri princat e Tsoanit janë budallenj; këshilltarët më të urtë të Faraonit japin këshilla të paarsyeshme. Si mund t'i thoni Faraonit: "Unë jam bir i njerëzve të urtë, bir i mbretërve të lashtë"?
<scripture passage="Isa 19:12" parsed="|Isa|19|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.12" />
<sup>12</sup> Ku janë tani njerëzit e tu të urtë? Le të ta deklarojnë tani dhe të pranojnë atë që Zoti i ushtrive ka vendosur kundër Egjiptit.
<scripture passage="Isa 19:13" parsed="|Isa|19|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.13" />
<sup>13</sup> Princat e Tsoanit janë bërë budallenj, princat e Nofit gabohen; ata që janë guri i qoshes në fiset e tij që e kanë bërë Egjiptin të marrë rrugë të gabuar.
<scripture passage="Isa 19:14" parsed="|Isa|19|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.14" />
<sup>14</sup> Zoti ka përzier në mes të tij një frymë degjenerimi, dhe ata e kanë futur Egjiptin në rrugë të gabuar për çdo gjë, ashtu si dridhet i dehuri kur vjell.
<scripture passage="Isa 19:15" parsed="|Isa|19|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.15" />
<sup>15</sup> Dhe asgjë nuk do të mund të bëjë Egjiptin: koka ose bishti, palma ose xunkthi.
<scripture passage="Isa 19:16" parsed="|Isa|19|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.16" />
<sup>16</sup> Atë ditë Egjipti do të jetë si gratë, dhe do të dridhet dhe do të trembet përballë dorës që Zoti i ushtrive do të lëvizë kundër tij.
<scripture passage="Isa 19:17" parsed="|Isa|19|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.17" />
<sup>17</sup> Vendi i Judës do të jetë tmerri i Egjiptit; sa herë që do të përmendet, ka për të qenë një tmerr i vërtetë për shkak të vendimit të marrë nga Zoti i ushtrive kundër tij.
<scripture passage="Isa 19:18" parsed="|Isa|19|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.18" />
<sup>18</sup> Atë ditë do të ketë në vendin e Egjiptit pesë qytete që do të flasin gjuhën e Kanaanit dhe do të betohen për Zotin e ushtrive; njeri nga këto do të quhet "qyteti i shkatërrimit".
<scripture passage="Isa 19:19" parsed="|Isa|19|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.19" />
<sup>19</sup> Atë ditë do të ketë në mes të vendit të Egjiptit një altar kushtuar Zotit, dhe një shtyllë të ngritur për Zotin pranë kufirit të tij.
<scripture passage="Isa 19:20" parsed="|Isa|19|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.20" />
<sup>20</sup> Do të jetë një shenjë dhe një dëshmi për Zotin e ushtrive në vendin e Egjiptit; kur ata do t'i këlthasin Zotit për shkak të shtypësve të tyre, ai do t'u dërgojë atyre një shpëtimtar dhe një të fuqishëm që do t'i çlirojë.
<scripture passage="Isa 19:21" parsed="|Isa|19|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.21" />
<sup>21</sup> Zoti do t'i shfaqet Egjiptit dhe Egjiptasit do ta njohin Zotin atë ditë; do t'i ofrojnë flijime dhe blatime ushqimore, do të bëjnë premtime solemne para Zotit dhe do t'i mbajnë ato.
<scripture passage="Isa 19:22" parsed="|Isa|19|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.22" />
<sup>22</sup> Zoti do t'i godasë Egjiptasit, do t'i godasë dhe do t'i shërojë; ata do t'i kthehen Zotit që do t'i dëgjojë lutjet e tyre dhe do t'i shërojë.
<scripture passage="Isa 19:23" parsed="|Isa|19|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.23" />
<sup>23</sup> Atë ditë do të ketë një rrugë nga Egjipti në Asiri; Asirët do të shkojnë në Egjipt, dhe Egjiptasit në Asiri, dhe Egjiptasit do të shërbejnë bashkë me Asirët.
<scripture passage="Isa 19:24" parsed="|Isa|19|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.24" />
<sup>24</sup> Atë ditë Izraeli, i treti me Egjiptin dhe me Asirinë, do të jetë një bekim në mes të rruzullit.
<scripture passage="Isa 19:25" parsed="|Isa|19|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.19.25" />
<sup>25</sup> Zoti i ushtrive do t'i bekojë, duke thënë: "I bekuar qoftë Egjipti populli im, Asiria vepër e duarve të mia dhe Izraeli trashëgimia ime!".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 20" progress="57.54%" prev="Isa.19" next="Isa.21" id="Isa.20">
<h3 id="Isa.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Isa.20-p1">
<scripture passage="Isa 20:1" parsed="|Isa|20|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.20.1" />
<sup>1</sup> Në vitin që Tartani erdhi në Ashdod, i dërguar nga Sargoni, mbret i Asirisë, ai luftoi kundër Ashdodit dhe e pushtoi.
<scripture passage="Isa 20:2" parsed="|Isa|20|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.20.2" />
<sup>2</sup> Në atë kohë Zoti foli me anë të Isaias, birit të Amotsit, dhe i tha: "Shko dhe hiqe thesin nga ijët e tua dhe hiqi këpucët nga këmbët e tua". Ai veproi kështu, duke shkuar lakuriq dhe zbathur.
<scripture passage="Isa 20:3" parsed="|Isa|20|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.20.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Zoti tha: "Ashtu si shërbëtori im Isaia shkoi lakuriq dhe zbathur gjatë tre vjetve si shenjë dhe paralajmërim kundër Egjiptit dhe Etiopisë,
<scripture passage="Isa 20:4" parsed="|Isa|20|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.20.4" />
<sup>4</sup> kështu mbreti i Asirisë do t'i çojë robërit e Egjiptit dhe të internuarit e Etiopisë, të rinj dhe pleq, lakuriq dhe të zbathur, vithezhveshur për turp të Egjiptit.
<scripture passage="Isa 20:5" parsed="|Isa|20|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.20.5" />
<sup>5</sup> Atëherë ata do të tremben dhe do të shushaten për shkak të Etiopisë, shpresës së tyre, dhe për shkak të Egjiptit, lavdisë së tyre.
<scripture passage="Isa 20:6" parsed="|Isa|20|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.20.6" />
<sup>6</sup> Atë ditë banorët e kësaj krahine bregdetare do të thonë: "Ja, çfarë u ndodhi atyre te të cilët kishim mbështetur shpresën tonë dhe pranë të cilëve ishim strehuar për të kërkuar ndihmë, për t'u çliruar  nga mbreti i Asirisë. Si do të shpëtojmë  ne?".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 21" progress="57.57%" prev="Isa.20" next="Isa.22" id="Isa.21">
<h3 id="Isa.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Isa.21-p1">
<scripture passage="Isa 21:1" parsed="|Isa|21|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.1" />
<sup>1</sup> Profecia kundër shkretëtirës së detit. Ashtu si shakullimat kalojnë me të shpejtë nëpër Negev, kështu një pushtues vjen nga shkretëtira, nga një vend i tmerrshëm.
<scripture passage="Isa 21:2" parsed="|Isa|21|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.2" />
<sup>2</sup> Një vegim i tmerrshëm m'u shfaq: i pabesi vepron me pabesi dhe shkatërruesi shkatërron. Dil, o Elam. Rrethoje, o Medi! Bëra që të pushojë çdo rënkim të tij.
<scripture passage="Isa 21:3" parsed="|Isa|21|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.3" />
<sup>3</sup> Për këtë arsye ijët e mia më dhëmbin shumë, më zunë dhembjet si të prerat e një gruaje që lind; jam i tronditur nga sa dëgjova, jam i tmerruar nga sa pashë.
<scripture passage="Isa 21:4" parsed="|Isa|21|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.4" />
<sup>4</sup> Zemra ime e ka humbur, tmerri më ka zënë; nata që aq shumë e dëshiroja është bërë llahtarë për mua.
<scripture passage="Isa 21:5" parsed="|Isa|21|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.5" />
<sup>5</sup> Ndërsa po shtrohet tryeza, bëhet rojë mbi kullën vëzhgimit hahet dhe pihet. "Çohuni, o krerë, dhe vajosni mburojat".
<scripture passage="Isa 21:6" parsed="|Isa|21|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.6" />
<sup>6</sup> Sepse kështu më ka thënë Zoti: "Shko, vër një roje që të njoftojë atë që shikon".
<scripture passage="Isa 21:7" parsed="|Isa|21|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.7" />
<sup>7</sup> Ajo pa qerre dhe çifte kalorësish, disa prej të cilëve kishin hipur mbi gomarë dhe të tjerë mbi deve, dhe i vëzhgoi me kujdes, me shumë kujdes.
<scripture passage="Isa 21:8" parsed="|Isa|21|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.8" />
<sup>8</sup> Pastaj bërtiti si një luan: "O Zot, ditën unë rri gjithnjë mbi kullën e vëzhgimit, dhe çdo natë rri më këmbë te vendroja ime.
<scripture passage="Isa 21:9" parsed="|Isa|21|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.9" />
<sup>9</sup> Dhe ja po vijnë disa qerre dhe çifte kalorësish". Atëherë ajo nisi të flasë përsëri: "Ra, ra Babilonia"! Të gjitha shëmbëlltyrat e gdhendura të perëndive të saj janë për tokë të copëtuara.
<scripture passage="Isa 21:10" parsed="|Isa|21|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.10" />
<sup>10</sup> O populli im, atë që kam shirë dhe shkelur në lëmin tim, atë që kam dëgjuar nga Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, unë ta kam njoftuar!".
<scripture passage="Isa 21:11" parsed="|Isa|21|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.11" />
<sup>11</sup> Profecia kundër Dumahut. Më bërtasin nga Seiri: "Roje, në ç'pikë ka arritur nata? Roje, në ç'pikë ka arritur nata?".
<scripture passage="Isa 21:12" parsed="|Isa|21|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.12" />
<sup>12</sup> Roja përgjigjet: "Vjen mëngjesi, pastaj edhe nata. Në rast se doni të pyesni, pyesni, pra; kthehuni, ejani".
<scripture passage="Isa 21:13" parsed="|Isa|21|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.13" />
<sup>13</sup> Profecia kundër Arabisë. Do ta kaloni natën në pyjet e Arabisë, o karvanë të Dedamitëve.
<scripture passage="Isa 21:14" parsed="|Isa|21|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.14" />
<sup>14</sup> I dilni para të eturit duke i sjellë ujë, o banorë të vendit të Temas; i kanë dalë përpara ikanakut me bukën e tyre.
<scripture passage="Isa 21:15" parsed="|Isa|21|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.15" />
<sup>15</sup> Sepse ata ikin para shpatave, para shpatës së zhveshur, para harkut të nderur, para tërbimit të betejës.
<scripture passage="Isa 21:16" parsed="|Isa|21|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.16" />
<sup>16</sup> Sepse kështu më ka thënë Zoti: "Për një vit, ashtu si viti i një argati me mëditje, tërë lavdia e Kedarit do të zhduket;
<scripture passage="Isa 21:17" parsed="|Isa|21|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.21.17" />
<sup>17</sup> dhe ajo që do të mbetet nga numri i harkëtarëve, njerëzit trima të bijve të Kedarit, do të jetë një gjë e vogël, sepse ka folur Zoti, Perëndia i Izraelit".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 22" progress="57.62%" prev="Isa.21" next="Isa.23" id="Isa.22">
<h3 id="Isa.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Isa.22-p1">
<scripture passage="Isa 22:1" parsed="|Isa|22|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.1" />
<sup>1</sup> Profecia kundër Luginës së Vegimit. Çfarë ke ti tani që ke hipur e tëra mbi çatitë,
<scripture passage="Isa 22:2" parsed="|Isa|22|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.2" />
<sup>2</sup> ti që je plot me britma, qytet zhurmëmadh, qytet dëfrimesh? Të vrarët e tu nuk janë vrarë nga shpata as kanë vdekur në betejë.
<scripture passage="Isa 22:3" parsed="|Isa|22|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.3" />
<sup>3</sup> Tërë krerët e tu kanë ikur bashkë, janë zënë robër pa hark; tërë ata që u gjetën te ti u zunë robër, megjithëse kishin ikur larg.
<scripture passage="Isa 22:4" parsed="|Isa|22|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.4" />
<sup>4</sup> Prandaj them: "Largoni shikimin nga unë; unë do të qaj me hidhërim. Mos kërkoni të më ngushëlloni për dëshpërimin e bijës së popullit tim".
<scripture passage="Isa 22:5" parsed="|Isa|22|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.5" />
<sup>5</sup> Sepse është një ditë lemerie, shkatërrimi dhe ngurimi nga ana e ZOTIT, të Zotit të ushtrive; në Luginën e Vegimeve muret janë shembur dhe britma për ndihmë arrin deri në mal.
<scripture passage="Isa 22:6" parsed="|Isa|22|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.6" />
<sup>6</sup> Elami ka marrë kukurën me qerre njerëzish dhe kalorësish. Kiri ka zbuluar mburojën.
<scripture passage="Isa 22:7" parsed="|Isa|22|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.7" />
<sup>7</sup> Do të ndodhë që luginat e tua më të mira do të jenë plot me qerre dhe kalorësit do të zënë pozicion para portave të tua.
<scripture passage="Isa 22:8" parsed="|Isa|22|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.8" />
<sup>8</sup> Pastaj ai hoqi mbrojtjen e Judës dhe po atë ditë ti e hodhe shikimin mbi arsenalin e pallatit të Pyllit.
<scripture passage="Isa 22:9" parsed="|Isa|22|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.9" />
<sup>9</sup> Keni parë gjithashtu sa të shumta ishin të çarat në muret e qytetit të Davidit, dhe keni mbledhur ujërat e hauzit të poshtëm.
<scripture passage="Isa 22:10" parsed="|Isa|22|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.10" />
<sup>10</sup> Keni numëruar shtëpitë e Jeruzalemit dhe keni shembur shtëpi për të fortifikuar muret.
<scripture passage="Isa 22:11" parsed="|Isa|22|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.11" />
<sup>11</sup> Përveç kësaj keni ndërtuar një rezervuar midis dy mureve për ujërat e hauzit të vjetër, por nuk keni parë se kush e ka bërë këtë, as nuk keni marrë parasysh kush e ka menduar këtë prej një kohe të gjatë.
<scripture passage="Isa 22:12" parsed="|Isa|22|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.12" />
<sup>12</sup> Atë ditë Zoti, Zoti i ushtrive, ju thirri që të qani, të mbani zi, të rruani kokën dhe të mbështilleni me thasë.
<scripture passage="Isa 22:13" parsed="|Isa|22|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.13" />
<sup>13</sup> Po përkundrazi ja, gëzim dhe hare, priten qe dhe theren dele, hahet mish dhe pihet verë. "Të hamë dhe të pimë, se nesër do të vdesim!".
<scripture passage="Isa 22:14" parsed="|Isa|22|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.14" />
<sup>14</sup> Por Zoti i ushtrive u ka thënë veshëve të mi: "Ky mëkati juaj nuk do të shlyhet deri sa ju të vdisni", thotë Zoti, Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Isa 22:15" parsed="|Isa|22|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.15" />
<sup>15</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti i ushtrive: "Shko pra te ky administrator, te Shebna, kryekujdestar, dhe i thuaj:
<scripture passage="Isa 22:16" parsed="|Isa|22|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.16" />
<sup>16</sup> "Çfarë zotëron ti këtu dhe cilin ke këtu, që ke bërë të të gërmojnë këtu një varr, ashtu si ai që gërmon për vete një vendvarrim lart dhe pret në shkëmb një varr?".
<scripture passage="Isa 22:17" parsed="|Isa|22|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.17" />
<sup>17</sup> Ja, Zoti po të flak me dhunë, o njeri i fuqishëm, dhe do të të kapë mirë.
<scripture passage="Isa 22:18" parsed="|Isa|22|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.18" />
<sup>18</sup> Do të të rrukullisë mirë e mirë dhe do të të hedhë si një top në një vend të gjerë. Aty do të vdesësh dhe do të mbarojnë qerret e tua krenare, o turp i shtëpisë së zotit tënd.
<scripture passage="Isa 22:19" parsed="|Isa|22|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.19" />
<sup>19</sup> Do të të dëbojë nga zyra jote dhe do të tërhiqesh poshtë nga posti yt!
<scripture passage="Isa 22:20" parsed="|Isa|22|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.20" />
<sup>20</sup> Atë ditë do të ndodhë që të thëras shërbëtorin tim Eliakim, birin e Hilkiahut;
<scripture passage="Isa 22:21" parsed="|Isa|22|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.21" />
<sup>21</sup> do ta vesh me tunikën tënde, do t'i vë brezin tënd dhe do ta kaloj pushtetin tënd në duart e tij, dhe ai do të jetë një atë për banorët e Jeruzalemit dhe për shtëpinë e Judës.
<scripture passage="Isa 22:22" parsed="|Isa|22|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.22" />
<sup>22</sup> Do të vë mbi supin e tij çelësin e shtëpisë së Davidit; kështu ai do të hapë dhe askush nuk do të mund ta mbyllë, do ta mbyllë dhe askush nuk do ta mund ta hapë.
<scripture passage="Isa 22:23" parsed="|Isa|22|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.23" />
<sup>23</sup> Do ta ngul si një gozhdë në një vend të sigurt, dhe ai do të bëhet një fron lavdie për shtëpinë e atit të tij.
<scripture passage="Isa 22:24" parsed="|Isa|22|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.24" />
<sup>24</sup> Nga ai do të varet tërë lavdia e shtëpisë së atit të tij, trashëgimtarët dhe degët anësorë, të gjitha enët edhe ato më të vogla, që nga kupat e e deri te shtambët e çdo lloji.
<scripture passage="Isa 22:25" parsed="|Isa|22|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.22.25" />
<sup>25</sup> "Atë ditë, thotë Zoti i ushtrive, gozhda e ngulur në vend të sigurt do të hiqet, do të shkulet poshtë dhe do të bjerë; dhe gjithë pesha që mbante do të shkatërrohet, sepse Zoti ka folur".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 23" progress="57.70%" prev="Isa.22" next="Isa.24" id="Isa.23">
<h3 id="Isa.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="Isa.23-p1">
<scripture passage="Isa 23:1" parsed="|Isa|23|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.1" />
<sup>1</sup> Profecia kundër Tiros. Rënkoni, o anije të Tarshishit, sepse Tiro është shkatërruar, dhe nuk kanë mbetur as shtëpitë as porti. Ky lajm iu erdhi nga vendi i Kitimit.
<scripture passage="Isa 23:2" parsed="|Isa|23|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.2" />
<sup>2</sup> Mos hapni gojën, o banorë të bregut të detit, o tregtarë të Sidonit; ata që çajnë detet ju kanë mbushur me pasuri.
<scripture passage="Isa 23:3" parsed="|Isa|23|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.3" />
<sup>3</sup> Nëpërmjet ujërave të mëdha gruri i Shihorit, prodhimi i lumit, ishte e ardhura e tij; dhe ai ishte tregu i kombeve.
<scripture passage="Isa 23:4" parsed="|Isa|23|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.4" />
<sup>4</sup> Ki turp, o Sidon, sepse ka folur deti, kalaja e detit, duke thënë: "Unë nuk kam pasur dhembje, as kam lindur fëmijë; nuk kam ushqyer të rinj as kam rritur virgjëresha".
<scripture passage="Isa 23:5" parsed="|Isa|23|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.5" />
<sup>5</sup> Kur lajmi do të arrijë në Egjipt, do të hidhërohen për lajmin e Tiros.
<scripture passage="Isa 23:6" parsed="|Isa|23|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.6" />
<sup>6</sup> Kaloni në Tarshish, vajtoni o banorë të bregut të detit!
<scripture passage="Isa 23:7" parsed="|Isa|23|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.7" />
<sup>7</sup> Ky qënka qyteti juaj i qejfeve, prejardhja e të cilit është e lashtë? Këmbët e tij e çonin të banonte në toka të largëta.
<scripture passage="Isa 23:8" parsed="|Isa|23|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.8" />
<sup>8</sup> Kush, pra, e ka vendosur këtë kundër Tiros, dhurues kurorash, tregëtarët e të cilit ishin princa dhe dyqanxhinjtë e të cilit ishin njerëzit e nderuar të dheut?
<scripture passage="Isa 23:9" parsed="|Isa|23|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.9" />
<sup>9</sup> E ka vendosur Zoti i ushtrive, për të errur krenarinë nga çfarëdo shkëlqimi, për të ulur gjithë njerëzit e nderuar të dheut.
<scripture passage="Isa 23:10" parsed="|Isa|23|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.10" />
<sup>10</sup> Kalo nëpër vendin tënd si Nili, o bijë e Tarshishit, nuk ka më forcë.
<scripture passage="Isa 23:11" parsed="|Isa|23|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.11" />
<sup>11</sup> Zoti ka shtrirë dorën e tij mbi detin, i ka bërë mbretëritë të dridhen, për Kanaanin ka urdhëruar t'i shkatërrohen kalatë e tij.
<scripture passage="Isa 23:12" parsed="|Isa|23|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.12" />
<sup>12</sup> Ai ka thënë: "Ti nuk do të vazhdosh të gëzohesh, o bijë e Sidonit, virgjëreshë që ke humbur nderin". Çohu, kalo në vendin e Kitimit; as aty nuk do të gjesh prehje.
<scripture passage="Isa 23:13" parsed="|Isa|23|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.13" />
<sup>13</sup> Ja vendi i Kaldeasve: ky popull nuk ekzistonte fare; Asiri e themeloi për kafshët e shkretëtirës. Ata kanë ngritur kalatë e tyre, kanë rrënuar pallatet e Tiros dhe e kanë katandisur në një grumbull gërmadhash.
<scripture passage="Isa 23:14" parsed="|Isa|23|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.14" />
<sup>14</sup> Rënkoni, o anije të Tarshishit, sepse kalaja juaj është shkatërruar.
<scripture passage="Isa 23:15" parsed="|Isa|23|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.15" />
<sup>15</sup> Atë ditë do të ndodhë që Tiro të harrohet për shtatëdhjetë vjet, aq sa janë vitet e një mbreti. Pas shtatëdhjetë vjetve do të ndodhë në Tiro ashtu siç thotë kënga e prostitutës:
<scripture passage="Isa 23:16" parsed="|Isa|23|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.16" />
<sup>16</sup> "Merr qesten, sillu nëpër qytet, o prostitutë e harruar; bjeri me zotësi veglës, shumo këngët që të mund të të kujtojnë".
<scripture passage="Isa 23:17" parsed="|Isa|23|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.17" />
<sup>17</sup> Pas shtatëdhjetë vjetve do të ndodhë që Zoti do të vizitojë Tiron, që do të kthehet në pagën e vet dhe do të kurvërohet me të gjitha mbretëritë e botës mbi faqen e dheut.
<scripture passage="Isa 23:18" parsed="|Isa|23|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.23.18" />
<sup>18</sup> Por fitimi nga tregtia e tij dhe paga e tij do t'i shenjtërohen Zotit; nuk do të mblidhet as nuk do të vihet mënjanë, sepse fitimi nga tregtia e tij do t'u shkojë atyre që banojnë përpara Zotit, me  qëllim që të hanë sa të ngopen dhe të vishen  në mënyrë të shkëlqyeshme.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 24" progress="57.76%" prev="Isa.23" next="Isa.25" id="Isa.24">
<h3 id="Isa.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="Isa.24-p1">
<scripture passage="Isa 24:1" parsed="|Isa|24|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.1" />
<sup>1</sup> Ja, Zoti zbras tokën dhe e bën të shkretë, prish faqen e saj dhe shpërndan banorët e saj.
<scripture passage="Isa 24:2" parsed="|Isa|24|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.2" />
<sup>2</sup> Do t'i ndodhë e njëjta gjë popullit ashtu si priftit, shërbëtorit ashtu si padronit të tij, shërbëtores ashtu si padrones së saj, blerësit ashtu si shitësit, ai që jep borxh ashtu si ai që merr borxh, huadhënësit ashtu si huamarrësit.
<scripture passage="Isa 24:3" parsed="|Isa|24|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.3" />
<sup>3</sup> Toka do të zbrazet plotësisht dhe do të plaçkitet plotësisht, sepse Zoti ka thënë këtë fjalë.
<scripture passage="Isa 24:4" parsed="|Isa|24|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.4" />
<sup>4</sup> Toka është në zi dhe vuan, bota po ligështohet dhe po meket, njerëzit me poste nga populli i dheut ligështohen.
<scripture passage="Isa 24:5" parsed="|Isa|24|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.5" />
<sup>5</sup> Toka është përdhosur nga banorët e saj, sepse këta kanë shkelur ligjet, kanë ndryshuar statutin, kanë marrë nëpër këmbë besëlidhjen e përjetshme.
<scripture passage="Isa 24:6" parsed="|Isa|24|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.6" />
<sup>6</sup> Prandaj një mallkim e ka përpirë tokën dhe banorët e saj janë të dëshpëruar; prandaj banorët e tokës po digjen dhe të pakët janë burrat që kanë mbetur.
<scripture passage="Isa 24:7" parsed="|Isa|24|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.7" />
<sup>7</sup> Mushti është në zi, vreshti po prishet dhe gjithë zemërgëzuarit psherëtijnë.
<scripture passage="Isa 24:8" parsed="|Isa|24|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.8" />
<sup>8</sup> Gëzimi i dajreve ka marrë fund, zhurma e dëfrimtarëve ka mbaruar, gëzimi i harpës pushoi.
<scripture passage="Isa 24:9" parsed="|Isa|24|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.9" />
<sup>9</sup> Nuk pihet më verë me këngë, pija dehëse është e hidhur për ata që e pijnë.
<scripture passage="Isa 24:10" parsed="|Isa|24|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.10" />
<sup>10</sup> Qyteti i rrëmujës është shkatërruar; çdo shtëpi është e mbyllur që të mos hyjë njeri në të.
<scripture passage="Isa 24:11" parsed="|Isa|24|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.11" />
<sup>11</sup> Nëpër rrugë ka ankime, sepse nuk ka verë; çdo gëzim është zhdukur, hareja është zhdukur nga toka.
<scripture passage="Isa 24:12" parsed="|Isa|24|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.12" />
<sup>12</sup> Në qytet nuk mbetet gjë tjetër veç dëshpërimit, dhe porta është bërë copë-copë dhe është shkatërruar.
<scripture passage="Isa 24:13" parsed="|Isa|24|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.13" />
<sup>13</sup> Sepse në mes të dheut, midis popujve, do të ndodhë ashtu si kur shkunden ullinjtë, ashtu si kur mblidhen vilet e pavjela pas vjeljes.
<scripture passage="Isa 24:14" parsed="|Isa|24|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.14" />
<sup>14</sup> Ata do të ngrenë zërin, do të lëshojnë klithma gëzimi, për madhështinë e Zotit do të brohorasin nga deti:
<scripture passage="Isa 24:15" parsed="|Isa|24|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.15" />
<sup>15</sup> "Lëvdoni, pra, Zotin në krahinat e agimit, emrin e Zotit, Perëndinë e Izraelit në ishujt e detit!".
<scripture passage="Isa 24:16" parsed="|Isa|24|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.16" />
<sup>16</sup> Nga skaji i tokës dëgjojmë këngë: "Lavdi të drejtit!". Por unë them: "Mjerë unë! Mjerë unë! Vaj medet! Të pabesët veprojnë me pabesi, po, të pabesët veprojnë me pabesi të madhe.
<scripture passage="Isa 24:17" parsed="|Isa|24|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.17" />
<sup>17</sup> Tmerri, gropa dhe laku të kërcënojnë, o banor i dheut.
<scripture passage="Isa 24:18" parsed="|Isa|24|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.18" />
<sup>18</sup> Dhe ka për të ndodhur që ai që do të ikë përballë britmës së tmerrit do të bjerë në gropë, dhe kush do të dalë nga gropa do të kapet nga laku. Sepse nga lart do të hapen ujëvara dhe themelet e dheut do të tronditen.
<scripture passage="Isa 24:19" parsed="|Isa|24|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.19" />
<sup>19</sup> Toka do të çahet e tëra; toka do të kriset tërësisht, toka do të dridhet me forcë.
<scripture passage="Isa 24:20" parsed="|Isa|24|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.20" />
<sup>20</sup> Toka do të lëkundet si një i dehur, do të tronditet si një kasolle. Mëkati i saj rëndon mbi të, do të rrëzohet dhe nuk do të ngrihet më.
<scripture passage="Isa 24:21" parsed="|Isa|24|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.21" />
<sup>21</sup> Atë ditë do të ndodhë që Zoti do të dënojë ushtrinë që është atje lart, dhe poshtë mbi tokë mbretërit e dheut;
<scripture passage="Isa 24:22" parsed="|Isa|24|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.22" />
<sup>22</sup> do të mblidhen bashkë si të burgosur në një burg të nëndheshëm; do të mbyllen në një burg dhe pas shumë ditësh do të ndëshkohen.
<scripture passage="Isa 24:23" parsed="|Isa|24|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.24.23" />
<sup>23</sup> Hënën do ta mbulojë rrëmuja dhe diellin turpi, sepse Zoti i ushtrive do të mbretërojë mbi malin e Sionit dhe në Jeruzalem, dhe lavdia e tij përpara pleqve.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 25" progress="57.83%" prev="Isa.24" next="Isa.26" id="Isa.25">
<h3 id="Isa.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="Isa.25-p1">
<scripture passage="Isa 25:1" parsed="|Isa|25|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.25.1" />
<sup>1</sup> O Zot, ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj dhe do të kremtoj emrin tënd, sepse ke bërë gjëra të mrekullueshme, projekte të konceptuara shumë kohë më parë, dhe të realizuara me besnikëri dhe vërtetësi.
<scripture passage="Isa 25:2" parsed="|Isa|25|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.25.2" />
<sup>2</sup> Sepse e ke katandisur qytetin në një grumbull gurësh, qytetin e fortifikuar në një grumbull gërmadhash; kështjella e të huajve nuk është më një qytet, nuk do të rindërtohet kurrë më.
<scripture passage="Isa 25:3" parsed="|Isa|25|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.25.3" />
<sup>3</sup> Prandaj populli i fuqishëm të lëvdon, qyteti i kombeve të fuqishëm ka frikë nga ti,
<scripture passage="Isa 25:4" parsed="|Isa|25|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.25.4" />
<sup>4</sup> sepse ti ke qenë një kështjellë për të varfërin, një kështjellë për të mjerin në fatkeqësinë e tij, një strehë kundër stuhisë, një hije kundër të nxehtit, sepse fryma e tiranëve është si një furtunë kundër murit.
<scripture passage="Isa 25:5" parsed="|Isa|25|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.25.5" />
<sup>5</sup> Ti do të pakësosh zhurmën e të huajve si të nxehtit në një vend të thatë; ashtu si të nxehtit nën hijen e një reje, kështu kënga e tiranëve do të detyrohet të heshtë.
<scripture passage="Isa 25:6" parsed="|Isa|25|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.25.6" />
<sup>6</sup> Zoti i ushtrive do t'u përgatisë tërë popujve mbi këtë mal një banket me gjellë të shijshme, me verëra të vjetra, me gjellë të shijshme me shumë palcë dhe me verëra të vjetra dhe të zgjedhura.
<scripture passage="Isa 25:7" parsed="|Isa|25|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.25.7" />
<sup>7</sup> Do të shkatërrojë mbi këtë mal mbulesën që mbulonte tërë popujt, po kështu edhe mbulesën e shtrirë mbi të gjitha kombet.
<scripture passage="Isa 25:8" parsed="|Isa|25|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.25.8" />
<sup>8</sup> Do të shkatërrojë përgjithnjë vdekjen; Zoti, Zoti, do t'i thajë lotët nga çdo fytyrë, do të heqë nga tërë dheu turpin e popullit të tij, sepse Zoti ka folur.
<scripture passage="Isa 25:9" parsed="|Isa|25|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.25.9" />
<sup>9</sup> Atë ditë do të thuhet: "Ja, ky është Perëndia ynë: tek ai kemi shpresuar dhe ai do të na shpëtojë. Ky është Zoti tek i cili kemi shpresuar; të ngazëllojmë dhe të gëzohemi në shpëtimin e tij!".
<scripture passage="Isa 25:10" parsed="|Isa|25|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.25.10" />
<sup>10</sup> Me qenë se dora e Zotit do të shtrihet mbi këtë mal, ndërsa Moabi do të shkelet nën të ashtu si shkelet kashta mbi plehun.
<scripture passage="Isa 25:11" parsed="|Isa|25|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.25.11" />
<sup>11</sup> Ai do të zgjasë duart e tij në mes teje, ashtu si i shtrin notari për të notuar, dhe do të ulë krenarinë e tij bashkë me trillimet e kurdisura nga duart e tij.
<scripture passage="Isa 25:12" parsed="|Isa|25|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.25.12" />
<sup>12</sup> Fortesën e mureve të tua të larta, ai do ta shkatërrojë, do ta shembë, do ta hedhë për tokë deri poshtë në pluhur.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 26" progress="57.88%" prev="Isa.25" next="Isa.27" id="Isa.26">
<h3 id="Isa.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="Isa.26-p1">
<scripture passage="Isa 26:1" parsed="|Isa|26|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.1" />
<sup>1</sup> Atë ditë do të këndohet kjo këngë në vendin e Judës: "Ne kemi një qytet të fortë; Perëndia ka vënë shpëtimin për mure dhe për bastione.
<scripture passage="Isa 26:2" parsed="|Isa|26|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.2" />
<sup>2</sup> Hapni portat dhe le të hyjë kombi i drejtë, që ruan besnikërinë".
<scripture passage="Isa 26:3" parsed="|Isa|26|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.3" />
<sup>3</sup> Mëndjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.
<scripture passage="Isa 26:4" parsed="|Isa|26|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.4" />
<sup>4</sup> Kini besim te Zoti përjetë, sepse Zoti, po, Zoti është shkëmbi i përjetshëm.
<scripture passage="Isa 26:5" parsed="|Isa|26|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.5" />
<sup>5</sup> Ai ka përulur ata që rrinin lart, ka ulur qytetin e lartë, e ka ulur deri në tokë, e ka hedhur në pluhur;
<scripture passage="Isa 26:6" parsed="|Isa|26|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.6" />
<sup>6</sup> këmbët e shkelin, pikërisht këmbët e të varfërit dhe hapat e mjeranëve.
<scripture passage="Isa 26:7" parsed="|Isa|26|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.7" />
<sup>7</sup> Rruga e të drejtit është e drejtë; o Perëndi i drejtë, ti sheshon shtegun e të drejtit.
<scripture passage="Isa 26:8" parsed="|Isa|26|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.8" />
<sup>8</sup> Po, në rrugën e gjykimeve të tua, o Zot, ne të kemi pritur. Dëshira e shpirtit tonë i drejtohet emrit tënd dhe kujtimit tënd.
<scripture passage="Isa 26:9" parsed="|Isa|26|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.9" />
<sup>9</sup> Me shpirtin tim të dëshiroj natën, po, me frymën që është brenda meje të kërkoj në mëngjes herët; sepse kur shfaqen gjykimet e tua mbi tokë, banorët e botës mësojnë drejtësinë.
<scripture passage="Isa 26:10" parsed="|Isa|26|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.10" />
<sup>10</sup> Në rast se falet i pabesi, ai nuk do ta mësojë drejtësinë; ai do të veprojë në mënyrë të çoroditur në vendin e ndershmërisë dhe nuk do të mund të shikojë madhështinë e Zotit.
<scripture passage="Isa 26:11" parsed="|Isa|26|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.11" />
<sup>11</sup> O Zot, dora jote është ngritur, por ata nuk e shohin. Por ata do ta shohin zellin tënd për popullin tënd dhe do të mbeten të hutuar; po, zjarri i armiqve të tu do t'i përpijë.
<scripture passage="Isa 26:12" parsed="|Isa|26|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.12" />
<sup>12</sup> O Zot, ti do të vendosësh paqen për ne, sepse ti kryen për ne çdo vepër tonën.
<scripture passage="Isa 26:13" parsed="|Isa|26|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.13" />
<sup>13</sup> O Zot, Perëndia ynë, zotër të tjerë, veç teje, na kanë sunduar; por vetëm për ty të mbajmë mend emrin.
<scripture passage="Isa 26:14" parsed="|Isa|26|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.14" />
<sup>14</sup> Të vdekurit nuk do të rijetojnë më, ata që shkuan nuk do të vijnë më; prandaj ti i ke ndëshkuar, ke shkatërruar dhe ke zhdukur çdo kujtim të tyre.
<scripture passage="Isa 26:15" parsed="|Isa|26|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.15" />
<sup>15</sup> Ti e ke rritur kombin, o Zot, e ke rritur kombin, je përlëvduar; i ke zgjeruar tërë kufijtë e vendit.
<scripture passage="Isa 26:16" parsed="|Isa|26|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.16" />
<sup>16</sup> O Zot, në çastet e fatkeqësisë të kanë kujtuar, kanë bërë një lutje kur ndëshkimi yt po i godiste.
<scripture passage="Isa 26:17" parsed="|Isa|26|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.17" />
<sup>17</sup> Ashtu si një grua me barrë që është gati për të lindur dhe përpëlitet dhe ulërin nga të prerat që ka, kështu kemi qenë ne para teje, o Zot.
<scripture passage="Isa 26:18" parsed="|Isa|26|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.18" />
<sup>18</sup> Jemi ngjizur, kemi ndjerë dhembjet, ashtu sikur të kishim për të lindur, por ishte vetëm erë; nuk i kemi dhënë asnjë shpëtim vendit dhe banorët e botës nuk kanë rënë.
<scripture passage="Isa 26:19" parsed="|Isa|26|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.19" />
<sup>19</sup> Të vdekurit e tu do të rijetojnë, bashkë me kufomën time, do të ringjallen. Zgjohuni dhe gëzohuni, o ju që banoni në pluhur! Sepse vesa jote është si vesa e një drite që shkëlqen dhe toka do të nxjerrë në dritë të vdekurit.
<scripture passage="Isa 26:20" parsed="|Isa|26|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.20" />
<sup>20</sup> Shko, o populli im, hyr në dhomat e tua, mbylli portat e tua prapa teje; fshihu për një çast, deri sa të kalojë zemërimi.
<scripture passage="Isa 26:21" parsed="|Isa|26|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.26.21" />
<sup>21</sup> Sepse ja, Zoti del nga banesa e tij për të ndëshkuar paudhësinë e banorëve të tokës; toka do të nxjerrë në shesh gjakun e derdhur dhe nuk do të t'i fshehë më të vrarët e saj.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 27" progress="57.95%" prev="Isa.26" next="Isa.28" id="Isa.27">
<h3 id="Isa.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="Isa.27-p1">
<scripture passage="Isa 27:1" parsed="|Isa|27|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.27.1" />
<sup>1</sup> Atë ditë Zoti do të ndëshkojë me shpatën e tij të ashpër, të madhe dhe të fortë Leviathanin, gjarpërin e shkathët, gjarpërin Leviathani dredha-dredha, dhe do të vrasë përbindëshin që është në det.
<scripture passage="Isa 27:2" parsed="|Isa|27|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.27.2" />
<sup>2</sup> Atë ditë do të thuhet: "Vreshti që jep verë të kuqërremtë, këndoni për të.
<scripture passage="Isa 27:3" parsed="|Isa|27|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.27.3" />
<sup>3</sup> Unë, Zoti, e ruaj, e vadis çdo çast, e ruaj natën e ditën me qëllim që askush të mos e dëmtojë.
<scripture passage="Isa 27:4" parsed="|Isa|27|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.27.4" />
<sup>4</sup> Nuk ka zemërim tek unë. Kush do t'i vinte në luftë kundër meje ferrat dhe gjembat? Unë do të shkoja kundër tyre dhe do t'i digjja të gjitha tok.
<scripture passage="Isa 27:5" parsed="|Isa|27|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.27.5" />
<sup>5</sup> Do të ishte më mirë që dikush të mbështetej te forca ime për të bërë paqe me mua, po, për të bërë paqe me mua".
<scripture passage="Isa 27:6" parsed="|Isa|27|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.27.6" />
<sup>6</sup> Në ditët që do të vijnë Jakobi do të lëshojë rrënjë, Izraeli do të lulëzojë dhe do të lëshojë lastarë dhe do të mbushë faqen e dheut me fryte.
<scripture passage="Isa 27:7" parsed="|Isa|27|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.27.7" />
<sup>7</sup> A ka goditur Perëndia Izraelin ashtu si ka goditur ata që e qëllonin atë? A e ka vrarë atë ashtu si ka vrarë ata që e vrisnin atë?
<scripture passage="Isa 27:8" parsed="|Isa|27|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.27.8" />
<sup>8</sup> Ti je grindur me të me masë, duke e përzënë dhe duke e çuar larg. Ai e çoi në një vend të largët me frymën e tij të furishme, një ditë me erë lindore.
<scripture passage="Isa 27:9" parsed="|Isa|27|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.27.9" />
<sup>9</sup> Në këtë mënyrë do të shpagohet padrejtësia e Jakobit, dhe ky do të jetë gjithë fryti i heqjes së mëkatit të tij, kur do t'i kthejë tërë gurët e altarit si gurë gëlqereje të thërmuar; kështu Asherimët dhe altarët e temjanit nuk do të ngrihen më.
<scripture passage="Isa 27:10" parsed="|Isa|27|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.27.10" />
<sup>10</sup> Qyteti i fortifikuar do të jetë i shkretuar, një vend i pabanuar dhe i braktisur si një shkretëtirë; aty do të kullosë viçi, i cili do të shtrihet dhe do të hajë degët.
<scripture passage="Isa 27:11" parsed="|Isa|27|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.27.11" />
<sup>11</sup> Kur degët e tij do të thahen, do të thyhen dhe do të vijnë gra për t'i djegur. Me qenë se është një popull pa zgjuaësi, prandaj Ai që e ka bërë nuk do t'i vijë keq për të, Ai që e ka formuar nuk do t'i japë hir.
<scripture passage="Isa 27:12" parsed="|Isa|27|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.27.12" />
<sup>12</sup> Po atë ditë do të ndodhë që Zoti do të shijë grurin nga rrjedha e lumit deri te përroi i Egjiptit, dhe ju do të mblidheni një nga një, o bij të Izraelit.
<scripture passage="Isa 27:13" parsed="|Isa|27|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.27.13" />
<sup>13</sup> Atë ditë do të ndodhë që të bjerë buria e madhe, dhe ata që kanë humbur në vendin e Asirisë dhe ata që janë shpërndarë në vendin e Egjiptit do të vijnë dhe do të adhurojnë Zotin mbi malin e shenjtë, në Jeruzalem.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 28" progress="58.00%" prev="Isa.27" next="Isa.29" id="Isa.28">
<h3 id="Isa.28-p0.1">Chapter 28</h3>
<p id="Isa.28-p1">
<scripture passage="Isa 28:1" parsed="|Isa|28|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.1" />
<sup>1</sup> Mjerë kurorës së kryelartësisë të të dehurve, të Efraimit dhe lules së fishkur të bukurisë së tij të lavdishme që ri mbi krye të luginës pjellore të atyre që i ka mposhtur vera!
<scripture passage="Isa 28:2" parsed="|Isa|28|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.2" />
<sup>2</sup> Ja, Zoti ka një njeri të fortë dhe të fuqishëm, si një stuhi breshëri, si një tufan shkatërrues; si një aluvion ujërash të fuqishëm përmbytëse; ai do t'i hedhë për tokë me dorën e tij.
<scripture passage="Isa 28:3" parsed="|Isa|28|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.3" />
<sup>3</sup> Kurora e kryelartësisë të të dehurve të Efraimit do të shkelet;
<scripture passage="Isa 28:4" parsed="|Isa|28|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.4" />
<sup>4</sup> dhe lulja e fishkur e bukurisë së tij të lavdishme që rri mbi krye të luginës pjellore do të jetë si një fik i hershëm para verës që dikush e shikon; ai e gëlltit sapo e ka në dorë.
<scripture passage="Isa 28:5" parsed="|Isa|28|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.5" />
<sup>5</sup> Atë ditë Zoti i ushtrive do të jetë një kurorë lavdie, një diadem i shkëlqyer për pjesën tjetër të popullit të tij,
<scripture passage="Isa 28:6" parsed="|Isa|28|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.6" />
<sup>6</sup> një frymë drejtësie për atë që ulet për të gjykuar dhe forca e atyre që në betejë e sprapsin armikun deri te portat e tij.
<scripture passage="Isa 28:7" parsed="|Isa|28|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.7" />
<sup>7</sup> Por edhe këta shkojnë sa djathtas aq edhe majtas për shkak të verës dhe u merren këmbët nga pijet dehëse; prifti dhe profeti lëkunden për shkak të pijeve dehëse, lëkunden sikur të kishin vegime, ngurrojnë në dhënien e vendimeve.
<scripture passage="Isa 28:8" parsed="|Isa|28|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.8" />
<sup>8</sup> Tërë tryezat janë plot me të vjellura dhe me ndyrësira, nuk ka më një vend të pastër.
<scripture passage="Isa 28:9" parsed="|Isa|28|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.9" />
<sup>9</sup> "Kujt dëshiron t'i mësojë diturinë? Kujt dëshiron t'ia bëjë të kuptueshëm mesazhin? Atyre që sapo janë zvjerdhur, atyre që sapo janë shkëputur nga sisa?
<scripture passage="Isa 28:10" parsed="|Isa|28|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.10" />
<sup>10</sup> Sepse ka një urdhër mbi urdhër, urdhër mbi urdhër, regull mbi regull, regull mbi regull, pak këtu dhe pak atje".
<scripture passage="Isa 28:11" parsed="|Isa|28|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.11" />
<sup>11</sup> Në fakt do të ndodhë që me buzë që bëlbëzojnë dhe me një gjuhë tjetër Zoti do t'i flasë këtij populli.
<scripture passage="Isa 28:12" parsed="|Isa|28|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.12" />
<sup>12</sup> Ai u kishte thënë: "Ja pushimi: vëreni të lodhurin të pushojë; këtu është fresk!". Por ata nuk deshën ta dëgjojnë.
<scripture passage="Isa 28:13" parsed="|Isa|28|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.13" />
<sup>13</sup> Kështu fjala e Zotit u bë për ta urdhër mbi urdhër, urdhër mbi urdhër, rregull mbi rregull, rregull mbi rregull, pak këtu, pak atje, me qëllim që ata të binin mbrapsht, të bëheshin copë-copë, t'i zinte laku dhe të kapeshin.
<scripture passage="Isa 28:14" parsed="|Isa|28|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.14" />
<sup>14</sup> Prandaj dëgjoni fjalën e Zotit, o tallës, që sundoni mbi këtë popull, që rri në Jeruzalem!
<scripture passage="Isa 28:15" parsed="|Isa|28|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.15" />
<sup>15</sup> Ju thoni: "Kemi përfunduar një besëlidhje me vdekjen, kemi bërë një aleancë me Sheolin; kur rebeshi përmbytës do të kalojë, nuk do të arrijë deri te ne, sepse gënjeshtrën e kemi bërë strehën tonë dhe jemi fshehur prapa falsitetit".
<scripture passage="Isa 28:16" parsed="|Isa|28|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.16" />
<sup>16</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë vendos si themel në Sion një gur, një gur të provuar, një kokë qosheje të çmuar, një themel të sigurt; ai që i beson atij nuk do të ngutet.
<scripture passage="Isa 28:17" parsed="|Isa|28|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.17" />
<sup>17</sup> Unë do të vendos të drejtën si masë dhe drejtësinë si plumbçe; breshëri do të pastrojë strehën e gënjeshtrës dhe ujërat do të përmbytin strehën tuaj.
<scripture passage="Isa 28:18" parsed="|Isa|28|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.18" />
<sup>18</sup> Besëlidhja juaj me vdekjen do të anulohet dhe aleanca juaj me Sheolin nuk do të qëndrojë; kur rrebeshi përmbytës do të kalojë, ju do të shkeleni prej tij.
<scripture passage="Isa 28:19" parsed="|Isa|28|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.19" />
<sup>19</sup> Sa herë që do të kalojë, do t'ju kapë, sepse do të kalojë çdo mëngjes, ditën dhe natën, do të jetë një tmerr i vërtetë të dëgjosh vetëm të ta rrëfejnë.
<scripture passage="Isa 28:20" parsed="|Isa|28|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.20" />
<sup>20</sup> Në fakt shtrati do të jetë i shkurtër për t'u shtrirë dhe mbulesa tepër e ngushtë për t'u mbuluar me të.
<scripture passage="Isa 28:21" parsed="|Isa|28|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.21" />
<sup>21</sup> Sepse Zoti do të ngrihet si në malin e Peratsimit, do të zemërohet si në luginën e Gabaonit, për të plotësuar veprën e tij, veprën e tij të padëgjuar, për të plotësuar punën e tij, punën e tij të pazakontë.
<scripture passage="Isa 28:22" parsed="|Isa|28|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.22" />
<sup>22</sup> Mos u bëni, pra, tallës që lidhjet tuaja të mos përforcohen. Sepse unë kam dëgjuar nga ana e Zotit, e Zotit të ushtrive, se është vendosur shfarosja e plotë e gjithë vendit.
<scripture passage="Isa 28:23" parsed="|Isa|28|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.23" />
<sup>23</sup> Vini vesh dhe dëgjoni zërin tim, tregohuni të kujdesshëm dhe dëgjoni fjalën time!
<scripture passage="Isa 28:24" parsed="|Isa|28|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.24" />
<sup>24</sup> A nuk lëron tërë ditën bujku për të mbjellë? A vazhdon vallë, ta çajë dhe ta prashitë tokën e tij?
<scripture passage="Isa 28:25" parsed="|Isa|28|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.25" />
<sup>25</sup> Mbasi ka sheshuar sipërfaqen e saj, a nuk mbjell koprën dhe nuk përhap barin e gjumit, nuk vë grurin në brazda, elbin në vendin e caktuar dhe grurin e fortë gjatë kufijve?
<scripture passage="Isa 28:26" parsed="|Isa|28|26|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.26" />
<sup>26</sup> Perëndia i tij i tregon rregullin që duhet të ndjekë dhe e mëson.
<scripture passage="Isa 28:27" parsed="|Isa|28|27|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.27" />
<sup>27</sup> Kopra nuk shihet me shirësen dhe nuk kalohet rrota e qerres mbi barin e gjumit; por koprën e rrahin me shkop dhe barin e gjumit me shufër.
<scripture passage="Isa 28:28" parsed="|Isa|28|28|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.28" />
<sup>28</sup> Gruri për bukë duhet të shtypet; prandaj nuk shtypet për gjithnjë, por kalohen mbi të rrota të qerres dhe kuajt, por pa e shtypur.
<scripture passage="Isa 28:29" parsed="|Isa|28|29|0|0" osisRef="Bible:Isa.28.29" />
<sup>29</sup> Edhe kjo vjen nga Zoti i ushtrive, që është i mrekullueshëm në këshillat e tij dhe i madh për nga dituria".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 29" progress="58.10%" prev="Isa.28" next="Isa.30" id="Isa.29">
<h3 id="Isa.29-p0.1">Chapter 29</h3>
<p id="Isa.29-p1">
<scripture passage="Isa 29:1" parsed="|Isa|29|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.1" />
<sup>1</sup> Mjerë Arieli, Arieli, qytet ku fushoi Davidi! I shtoni vit vitit, festat le të plotësojnë ciklin e tyre.
<scripture passage="Isa 29:2" parsed="|Isa|29|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.2" />
<sup>2</sup> Pastaj do ta hedh Arielin në ankth; do të ketë ankim dhe rënkime dhe për mua do të jetë si një Ariel.
<scripture passage="Isa 29:3" parsed="|Isa|29|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.3" />
<sup>3</sup> Unë do të fushoj kundër teje rreth e qark, do të të rrethoj me një ledh dhe do të ngre bastione kundër teje.
<scripture passage="Isa 29:4" parsed="|Isa|29|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.4" />
<sup>4</sup> Do të ulesh, do të flasësh nga toka dhe fjala jote do të dalë e mbytur nga pluhuri; zëri yt do të ngjitet nga toka si ai i një mediumi dhe fjala jote do të pëshpëritë nga pluhuri.
<scripture passage="Isa 29:5" parsed="|Isa|29|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.5" />
<sup>5</sup> Turma e armiqve të tu do të jetë si pluhur i hollë dhe turma e të fuqishmëve si byk i shpërndarë; dhe kjo ka për të ndodhur papritmas, në një çast.
<scripture passage="Isa 29:6" parsed="|Isa|29|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.6" />
<sup>6</sup> Ti do të vizitohesh nga Zoti i ushtrive me gjëmime, tërmete dhe zhurma të mëdha, me shakullima dhe flakë zjarri përvëlues.
<scripture passage="Isa 29:7" parsed="|Isa|29|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.7" />
<sup>7</sup> Moria e të gjitha kombeve që luftojnë kundër Arielit, e të gjitha atyre që e luftojnë atë dhe fortesën e tij dhe e shtrëngojnë rreth e qark do të jetë si një ëndërr, si një vegim nate.
<scripture passage="Isa 29:8" parsed="|Isa|29|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.8" />
<sup>8</sup> Ka për të ndodhur ashtu si kur një i uritur që ëndërron të hajë, por kur zgjohet e ka stomakun bosh, apo si kur një i etur ëndërron të pijë, por kur zgjohet është i lodhur dhe e ka grykën të tharë;  kështu ka për të ndodhur me morinë e të gjitha  kombeve që luftojnë kundër malit të Sionit.
<scripture passage="Isa 29:9" parsed="|Isa|29|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.9" />
<sup>9</sup> Ndaluni dhe habituni. Braktisjuni qejfeve dhe pastaj shikoni rreth e rrotull të trembur. Këta janë të dehur, por jo nga vera; u merren këmbët, por jo për pasojë të pijeve dehëse.
<scripture passage="Isa 29:10" parsed="|Isa|29|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.10" />
<sup>10</sup> Në fakt Zoti ka shpërndarë mbi ju një frymë topitjeje; ka mbyllur sytë tuaja, profetët, ka mbuluar me vel krerët tuaj, shikuesit.
<scripture passage="Isa 29:11" parsed="|Isa|29|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.11" />
<sup>11</sup> Çdo vegim profetik është bërë për ju si fjalët e një libri të vulosur që i jepet dikujt që di të lexojë; duke i thënë: "Të lutem, lexoje, këtë!", por ai përgjigjet: "Nuk mundem, sepse është i vulosur!".
<scripture passage="Isa 29:12" parsed="|Isa|29|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.12" />
<sup>12</sup> Ose si një libër që i jepet dikujt që nuk di të lexojë, duke i thënë: "Të lutem, lexoje këtë!", por ai përgjigjet: "Nuk di të lexoj".
<scripture passage="Isa 29:13" parsed="|Isa|29|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.13" />
<sup>13</sup> Prandaj Zoti thotë: "Me qenë se ky popull më afrohet mua vetëm me gojën dhe më nderon me buzët e tij, ndërsa zemra e tij më rri larg dhe frika e tij ndaj meje është vetëm një urdhërim i mësuar nga njerëzit,
<scripture passage="Isa 29:14" parsed="|Isa|29|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.14" />
<sup>14</sup> prandaj, ja, unë do të vazhdoj të bëj mrekulli në mes të këtij populli, po, mrekulli dhe çudi: dituria e njerëzve të tij të urtë do të shuhet dhe zgjuarësia e të mënçurve të tij do të zhduket".
<scripture passage="Isa 29:15" parsed="|Isa|29|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.15" />
<sup>15</sup> Mjerë ata që shkojnë në vende të thella për t'ia fshehur Zotit planet e tyre, që i bëjnë veprat e tyre në terr dhe thonë: "Kush na sheh? Kush na njeh?"
<scripture passage="Isa 29:16" parsed="|Isa|29|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.16" />
<sup>16</sup> I keni përmbysur plotësisht gjërat. A mund të konsiderohet poçari i barabartë me argjilën? A mundet vepra t'i thotë atij që e ka bërë: "Nuk më ka bërë ai"?, ose gjëja e formuar t'i thotë atij që e ka formuar: "Nuk ka zgjuarësi"?
<scripture passage="Isa 29:17" parsed="|Isa|29|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.17" />
<sup>17</sup> Brenda një kohe shumë të shkurtër dhe Libani do të shndërrohet në një pemishte, dhe pemishtja do të konsiderohet si një pyll.
<scripture passage="Isa 29:18" parsed="|Isa|29|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.18" />
<sup>18</sup> Të shurdhët do të kuptojnë atë ditë fjalët e librit dhe, të çliruar nga errësira dhe terri, sytë e të verbërve kanë për të parë.
<scripture passage="Isa 29:19" parsed="|Isa|29|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.19" />
<sup>19</sup> Të përulurit do të mund të gëzojnë akoma te Zoti dhe të varfërit e njerëzimit do të ngazëllohen tek i Shenjti i Izraelit.
<scripture passage="Isa 29:20" parsed="|Isa|29|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.20" />
<sup>20</sup> Sepse tirani do të jetë zhdukur, tallësi do të jetë shkatërruar, dhe do të jenë shfarosur tërë ata që kurdisin paudhësi,
<scripture passage="Isa 29:21" parsed="|Isa|29|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.21" />
<sup>21</sup> që dënojnë një njeri për një fjalë, që i kurdisin kurthe atij që gjykon te porta, që prishin të drejtën e të drejtit për asgjë.
<scripture passage="Isa 29:22" parsed="|Isa|29|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.22" />
<sup>22</sup> Prandaj kështu i thotë shtëpisë së Jakobit Zoti që shpengoi Abrahamin: "Tani e tutje Jakobi nuk do të turpërohet më dhe fytyra e tij nuk do të zverdhet më;
<scripture passage="Isa 29:23" parsed="|Isa|29|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.23" />
<sup>23</sup> por kur do të shohë bijtë e tij, veprën e duarve të mia në mes të tij, ata do të shenjtërojnë emrin tim, do të shenjtërojnë të Shenjtin e Jakobit dhe do të kenë frikë nga Perëndia i Izraelit.
<scripture passage="Isa 29:24" parsed="|Isa|29|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.29.24" />
<sup>24</sup> Ata që kanë frymë të përdalë do të arrijnë të kenë gjykim dhe murmuruesit do të mësojnë doktrinën e shëndoshë".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 30" progress="58.19%" prev="Isa.29" next="Isa.31" id="Isa.30">
<h3 id="Isa.30-p0.1">Chapter 30</h3>
<p id="Isa.30-p1">
<scripture passage="Isa 30:1" parsed="|Isa|30|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.1" />
<sup>1</sup> "Mjerë bijtë rebelë, thotë Zoti, që bëjnë projekte që nuk vijnë nga unë, që lidhin aleanca, por pa Frymën time, për të grumbulluar mëkate mbi mëkate;
<scripture passage="Isa 30:2" parsed="|Isa|30|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.2" />
<sup>2</sup> që shkojnë poshtë në Egjipt pa konsultuar më parë gojën time, për t'u përforcuar në forcën e Faraonit dhe për të kërkuar strehë në hijen e Egjiptit!
<scripture passage="Isa 30:3" parsed="|Isa|30|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.3" />
<sup>3</sup> Por forca e Faraonit do të jetë turpi juaj dhe streha në hije të Egjiptit fatkeqësia juaj.
<scripture passage="Isa 30:4" parsed="|Isa|30|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.4" />
<sup>4</sup> Sepse princat e tij kanë shkuar në Tsoan dhe ambasadorët e tij kanë arritur në Hanes.
<scripture passage="Isa 30:5" parsed="|Isa|30|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.5" />
<sup>5</sup> Por do të turpërohen të gjithë nga një popull që nuk do t'u hyjë fare në punë, që nuk do t'iu japë asnjë ndihmë o përfitim, por vetëm turp dhe poshtërim.
<scripture passage="Isa 30:6" parsed="|Isa|30|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.6" />
<sup>6</sup> Një profeci kundër kafshëve të Neghevit: nëpërmjet një vendi të mjeruar dhe plot ankthe, prej të cilit vijnë luanesha dhe luani, nepërka dhe gjarpëri i zjarrtë që fluturon, ata mbartin pasuritë e tyre  mbi kurrizin e gomarëve dhe thesaret e tyre  mbi kurrizin e deveve një populli prej të cilit nuk kanë për të përfituar asgjë.
<scripture passage="Isa 30:7" parsed="|Isa|30|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.7" />
<sup>7</sup> Sepse ndihma e Egjiptit është e kotë dhe e padobishme, prandaj unë e quaj: "Rahab-Hem-Shebeth".
<scripture passage="Isa 30:8" parsed="|Isa|30|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.8" />
<sup>8</sup> Tani eja, shkruaje këtë mbi një rrasë të vogël dhe shkruaje në një libër, që të mbetet për ditët e ardhshme, për gjithnjë, përjetë.
<scripture passage="Isa 30:9" parsed="|Isa|30|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.9" />
<sup>9</sup> Sepse ky është një popull rebel, janë bij gënjeshtarë, bij që nuk duan të dëgjojnë ligjin e Zotit,
<scripture passage="Isa 30:10" parsed="|Isa|30|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.10" />
<sup>10</sup> që u thonë shikuesve: "Mos kini vegime", dhe profetëve: "Mos na profetizoni gjëra të vërteta, na tregoni gjëra të këndshme, na profetizoni gjëra mashtruese.
<scripture passage="Isa 30:11" parsed="|Isa|30|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.11" />
<sup>11</sup> Dilni jashtë rruge, braktisni shtegun e drejtë, largoni nga sytë tona të Shenjtin e Izraelit!"".
<scripture passage="Isa 30:12" parsed="|Isa|30|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.12" />
<sup>12</sup> Prandaj kështu thotë i Shenjti i Izraelit: "Me qenë se ju e përçmoni këtë fjalë dhe keni besim te shtypja dhe te ligësia, dhe mbështeteni mbi to,
<scripture passage="Isa 30:13" parsed="|Isa|30|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.13" />
<sup>13</sup> kjo paudhësi do të jetë për ju si e çarë që rrezikon të rrëzohet, një dalje te një mur i lartë, rrëzimi i të cilit ndodh papritmas, në një çast,
<scripture passage="Isa 30:14" parsed="|Isa|30|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.14" />
<sup>14</sup> dhe thyhet si një enë prej balte të pjekur, që dikush copëton pa mëshirë duke mos mundur të gjejë në copat e tij qoftë edhe një copë për të marrë zjarr në vatër ose për të marrë ujë nga sterna".
<scripture passage="Isa 30:15" parsed="|Isa|30|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.15" />
<sup>15</sup> Sepse kështu thotë Zoti, Zoti, i Shenjti i Izraelit: "Duke u kthyer tek unë dhe duke pushuar tek unë, do të shpëtoni; forca juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj. Por ju nuk keni dashur,
<scripture passage="Isa 30:16" parsed="|Isa|30|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.16" />
<sup>16</sup> madje keni thënë: "Jo, ne do të ikim me kuajt tanë!". Prandaj ju do të ikni. Dhe: "Do të shkojmë me kuaj të shpejtë!". Prandaj ata që do t'ju ndjekin do të jenë edhe më të shpejtë.
<scripture passage="Isa 30:17" parsed="|Isa|30|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.17" />
<sup>17</sup> Një mijë prej jush do të ikin nën kërcënimin e një të vetmi; nën kërcënimin e pesë vetave do të ikni me vrap, deri sa të rrini si një hu mbi majën e një mali, si një flamur mbi një kodër".
<scripture passage="Isa 30:18" parsed="|Isa|30|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.18" />
<sup>18</sup> Prandaj Zoti do të presë për t'ju dhënë hir, pastaj ai do të lartësohet, sepse i erdhi keq për ju, sepse Zoti është një Perëndi i drejtësisë. Lum të gjithë ata që kanë shpresë tek ai!
<scripture passage="Isa 30:19" parsed="|Isa|30|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.19" />
<sup>19</sup> O popull i Sionit që banon në Jeruzalem, ti nuk do të qash më. Ai do të të bëj nder me siguri; duke dëgjuar zërin e britmës sate; sapo të të dëgjojë, do të përgjigjet.
<scripture passage="Isa 30:20" parsed="|Isa|30|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.20" />
<sup>20</sup> Edhe sikur Zoti t'ju japë bukën e ankthit dhe ujin e shtypjes, megjithatë ata që të mësojnë nuk do të duhet të fshihen, dhe sytë e ty do të shohin mësuesit e tu.
<scripture passage="Isa 30:21" parsed="|Isa|30|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.21" />
<sup>21</sup> Kur do të shkoni djathtas ose kur do të shkoni majtas, veshët e tu do të dëgjojnë prapa teje një fjalë që do të thotë: "Kjo është rruga, ecni në të!".
<scripture passage="Isa 30:22" parsed="|Isa|30|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.22" />
<sup>22</sup> Konsiderojini si të papastra shëmbëlltyrat tuaja të gdhendura të veshura me argjend dhe shëmbëlltyrat tuaja prej metali të derdhur të veshura me ar; do t'i flakni tutje si një gjë e papastër, "Jashtë!", do t'u thoni atyre.
<scripture passage="Isa 30:23" parsed="|Isa|30|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.23" />
<sup>23</sup> Atëherë ai do t'i japë shiun për farën tënde që do të kesh mbjellë në tokë; dhe buka që toka do të prodhojë do të jetë e shijshme dhe e bollshme; atë ditë bagëtia jote do të kullosë në kullota të gjera.
<scripture passage="Isa 30:24" parsed="|Isa|30|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.24" />
<sup>24</sup> Qetë dhe gomarët që punojnë tokën do të hanë forazhin me kripë, të ajrosur me lopatën e drithit.
<scripture passage="Isa 30:25" parsed="|Isa|30|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.25" />
<sup>25</sup> Mbi çdo mal të lartë dhe mbi çdo kodër të lartë do të ketë rrëke dhe rrjedha uji ditën e masakrës së madhe, kur do të rrëzohen kullat.
<scripture passage="Isa 30:26" parsed="|Isa|30|26|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.26" />
<sup>26</sup> Drita e hënës do të jetë si drita e diellit, dhe drita e diellit do të jetë shtatë herë më e fortë, si drita e shtatë ditëve, ditën kur Zoti do të lidhë plagën e popullit të tij dhe do të shërojë plagën e shkaktuar nga goditjet e tij.
<scripture passage="Isa 30:27" parsed="|Isa|30|27|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.27" />
<sup>27</sup> Ja, emri i Zotit vjen nga larg; zemërimi i tij është i zjarrtë dhe barra e tij e rëndë; buzët e tij janë plot indinjatë dhe gjuha e tij si një zjarr që të përpin;
<scripture passage="Isa 30:28" parsed="|Isa|30|28|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.28" />
<sup>28</sup> fryma e tij është si një përrua që vërshon dhe që arrin deri në qafë për të shoshitur kombet me shoshën e shkatërrimit dhe për të vënë në nofullat e popujve një fre që t'i bëjë të përdalin.
<scripture passage="Isa 30:29" parsed="|Isa|30|29|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.29" />
<sup>29</sup> Atëherë do t'ia merrni një këngë si natën kur kremtoni një festë; dhe do të keni gëzim në zemër, ashtu si ai që shkon me zërin e fyellit në malin e Zotit, në kështjellën e Izraelit.
<scripture passage="Isa 30:30" parsed="|Isa|30|30|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.30" />
<sup>30</sup> Pastaj Zoti do të bëjë të dëgjohet zëri i tij madhështor dhe do të tregojë si godet me krahun e tij kur tërbohet zemërimi i tij, në flakën e një zjarri gllabërues, në mes shpërthimesh të furishme, uraganësh dhe breshëri gurësh.
<scripture passage="Isa 30:31" parsed="|Isa|30|31|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.31" />
<sup>31</sup> Me qenë se Asiria do të goditet nga frika e zërit të Zotit, që do ta rrahë me shufër;
<scripture passage="Isa 30:32" parsed="|Isa|30|32|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.32" />
<sup>32</sup> dhe çdo goditje që do të jepet me shkopin të cilin Zoti do të bëjë t'i bjerë mbi të, do të shoqërohet nga tingujt e dajreve dhe të qesteve. Ai do të luftojë kundër asaj duke tundur dorën në mënyrë kërcënuese.
<scripture passage="Isa 30:33" parsed="|Isa|30|33|0|0" osisRef="Bible:Isa.30.33" />
<sup>33</sup> Tofeti është përgatitur prej shumë kohe, ai është gati edhe për mbretin; ky e ka bërë të thellë dhe të gjerë; mbi turrën e druve për ta djegur ka zjarr dhe dru me shumicë; fryma e Zotit, si një rrymë squfuri, do ta ndezë.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 31" progress="58.33%" prev="Isa.30" next="Isa.32" id="Isa.31">
<h3 id="Isa.31-p0.1">Chapter 31</h3>
<p id="Isa.31-p1">
<scripture passage="Isa 31:1" parsed="|Isa|31|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.31.1" />
<sup>1</sup> Mjerë ata që zbresin në Egjipt në kërkim të ndihmës dhe u besojnë kuajve, kanë besim te qerret, sepse janë të shumta dhe te kalorësit, sepse janë shumë të fuqishëm, por nuk shikojnë të Shenjtin e Izraelit dhe nuk kërkojnë Zotin.
<scripture passage="Isa 31:2" parsed="|Isa|31|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.31.2" />
<sup>2</sup> Megjithatë edhe ai është i urtë dhe do të sjellë gjëmën; ai nuk do t'i tërheqë fjalët e tij, por do të ngrihet kundër shtëpisë së njerëzve të këqij dhe kundër ndihmës së atyre që bëjnë paudhësi.
<scripture passage="Isa 31:3" parsed="|Isa|31|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.31.3" />
<sup>3</sup> Por Egjiptasit janë njerëz dhe jo Perëndi, kuajt e tyre janë mish dhe jo frymë. Kur Zoti do të shtrijë dorën e vet, mbrojtësit do t'i merren këmbët dhe i mbrojturi do të rrëzohet, do të vdesin të gjithë bashkë.
<scripture passage="Isa 31:4" parsed="|Isa|31|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.31.4" />
<sup>4</sup> Sepse kështu më ka thënë Zoti: "Ashtu si luani apo luanesha vrumbullin mbi prenë e vet (kur kundër tij është mbledhur një numër i madh barinjsh dhe ai nuk ka frikë nga britmat e tyre dhe as trëmbet  nga zhurma e tyre), kështu do të zbresë Zoti  i ushtrive për të luftuar në malin e Sionit dhe në kodrën e tij.
<scripture passage="Isa 31:5" parsed="|Isa|31|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.31.5" />
<sup>5</sup> Ashtu si zogjtë fluturojnë mbi të vegjëlit e tyre, kështu Zoti i ushtrive do të mbrojë Jeruzalemin, do ta mbrojë dhe do ta çlirojë, do ta kursejë dhe do ta shpëtojë".
<scripture passage="Isa 31:6" parsed="|Isa|31|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.31.6" />
<sup>6</sup> Kthehuni tek ai nga i cili jeni larguar shumë, o bij të Izraelit!
<scripture passage="Isa 31:7" parsed="|Isa|31|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.31.7" />
<sup>7</sup> Atë ditë secili do të flakë idhujt e tij prej argjendi dhe idhujt e tij prej ari, që duart tuaja kanë bërë duke mëkatuar për ju.
<scripture passage="Isa 31:8" parsed="|Isa|31|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.31.8" />
<sup>8</sup> "Atëherë Asiria do të bjerë nga një shpatë jo prej njeriu, dhe një shpatë jo prej njeriu do ta përpijë; do t'ia mbathë para shpatës dhe të rinjtë e tij do t'i nënshtrohen punës së detyruar.
<scripture passage="Isa 31:9" parsed="|Isa|31|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.31.9" />
<sup>9</sup> Nga frika do të kalojë përtej kështjellës dhe princat e saj do të tmerrohen për shkak të flamurit", thotë Zoti, që ka zjarrin e tij në Sion dhe furrën e tij në Jeruzalem.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 32" progress="58.37%" prev="Isa.31" next="Isa.33" id="Isa.32">
<h3 id="Isa.32-p0.1">Chapter 32</h3>
<p id="Isa.32-p1">
<scripture passage="Isa 32:1" parsed="|Isa|32|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.1" />
<sup>1</sup> Ja, një mbret do të mbretërojë me drejtësi dhe princat do të qeverisin me paanësi.
<scripture passage="Isa 32:2" parsed="|Isa|32|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.2" />
<sup>2</sup> Secili prej tyre do të jetë si një mbrojtje nga era dhe një strehë kundër uraganit, si rrëke uji në një vend të thatë, si hija e një shkëmbi të madh në një tokë të zhuritur.
<scripture passage="Isa 32:3" parsed="|Isa|32|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.3" />
<sup>3</sup> Sytë e atyre që shohin nuk do t'u erren më dhe veshët e atyre që dëgjojnë do të jenë të vëmendshëm.
<scripture passage="Isa 32:4" parsed="|Isa|32|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.4" />
<sup>4</sup> Zemra e njerëzve të pamend do të fitojë njohuri dhe gjuha e atyre që belbëzojnë do të flasë shpejt dhe qartë.
<scripture passage="Isa 32:5" parsed="|Isa|32|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.5" />
<sup>5</sup> Njeriu i përçmuar nuk do të thirret më fisnik, as i pandershmi nuk do të thirret i pavlerë.
<scripture passage="Isa 32:6" parsed="|Isa|32|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.6" />
<sup>6</sup> Sepse njeriu i përçmuar thotë gjëra të neveritshme dhe zemra e tij jepet pas paudhësisë, për të kryer pabesi dhe për të thënë gjëra pa respekt kundër Zotit, për ta lënë bosh stomakun e të uriturit dhe për ta lënë thatë atë që vuan nga etja.
<scripture passage="Isa 32:7" parsed="|Isa|32|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.7" />
<sup>7</sup> Armët e të pandershmit janë të poshtra; ai kurdis plane të këqija për të shkatërruar të mjerin me fjalë gënjeshtare, edhe kuri mjeri pohon të drejtën.
<scripture passage="Isa 32:8" parsed="|Isa|32|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.8" />
<sup>8</sup> Por njeriu fisnik mendon plane fisnike dhe i vë vetes qëllime fisnike.
<scripture passage="Isa 32:9" parsed="|Isa|32|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.9" />
<sup>9</sup> Çohuni, o gra që jetoni në bollëk, dhe dëgjoni zërin tim; o bija pa mend, ia vini veshin fjalës sime!
<scripture passage="Isa 32:10" parsed="|Isa|32|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.10" />
<sup>10</sup> Brenda një viti dhe disa ditëve ju do të dridheni, o gra pa mend, sepse vjelja e rrushit do të shkojë keq dhe korrje nuk do të ketë.
<scripture passage="Isa 32:11" parsed="|Isa|32|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.11" />
<sup>11</sup> Fërgëlloni, o gra që jetoni në bollëk, dridhuni o ju gra pa mend. Hiqni veshjet tuaja, zhvishuni dhe vini një grethore në ijët,
<scripture passage="Isa 32:12" parsed="|Isa|32|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.12" />
<sup>12</sup> duke i rënë gjoksit nëpër arat e mira dhe nëpër vreshtat prodhimtare.
<scripture passage="Isa 32:13" parsed="|Isa|32|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.13" />
<sup>13</sup> Mbi tokën e popullit tim do të rriten gjemba dhe ferra; po, mbi të gjitha shtëpitë e gëzimit të qytetit të qejfeve.
<scripture passage="Isa 32:14" parsed="|Isa|32|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.14" />
<sup>14</sup> Sepse pallati do të braktiset, qyteti i zhurmshëm do të shkretohet, Ofeli dhe kulla do të bëhen për gjithnjë shpella gëzimi për gomarët e egër dhe kullotë për kopetë.
<scripture passage="Isa 32:15" parsed="|Isa|32|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.15" />
<sup>15</sup> deri sa mbi ne të përhapet Fryma nga lart, shkretëtira të bëhet pemishte dhe pemishtja të konsiderohet si një pyll.
<scripture passage="Isa 32:16" parsed="|Isa|32|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.16" />
<sup>16</sup> Atëherë i drejti do të banojë në shkretëtirë dhe drejtësia do të banojë në pemishte.
<scripture passage="Isa 32:17" parsed="|Isa|32|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.17" />
<sup>17</sup> Pasojë e drejtësisë do të jetë paqja, rezultat i drejtësisë qetësia dhe siguria përjetë.
<scripture passage="Isa 32:18" parsed="|Isa|32|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.18" />
<sup>18</sup> Populli im do të banojë në një vend paqeje, në banesa të sigurta dhe në vende të qeta pushimi,
<scripture passage="Isa 32:19" parsed="|Isa|32|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.19" />
<sup>19</sup> edhe sikur të binte breshër mbi pyllin dhe qyteti të ulej shumë.
<scripture passage="Isa 32:20" parsed="|Isa|32|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.32.20" />
<sup>20</sup> Lum ju që mbillni në breg të të gjithë ujërave dhe që lini të shkojë e lirë këmba e kaut dhe e gomarit.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 33" progress="58.42%" prev="Isa.32" next="Isa.34" id="Isa.33">
<h3 id="Isa.33-p0.1">Chapter 33</h3>
<p id="Isa.33-p1">
<scripture passage="Isa 33:1" parsed="|Isa|33|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.1" />
<sup>1</sup> Mjerë ti që shkreton edhe sikur të mos kesh qenë i shkretuar, që vepron me pabesi edhe sikur të mos jetë vepruar me pabesi kundër teje! Kur të kesh mbaruar së shkatërruari do të shkatërrohesh edhe
<scripture passage="Isa 33:2" parsed="|Isa|33|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.2" />
<sup>2</sup> O Zot, ki mëshirë për ne, që kemi shpresë te ti. Bëhu krahu ynë çdo mëngjes dhe shpëtimi ynë në kohë fatkeqësie.
<scripture passage="Isa 33:3" parsed="|Isa|33|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.3" />
<sup>3</sup> Nga zhurma e një turme, popujt ikin, kur ti çohesh kombet shpërndahen.
<scripture passage="Isa 33:4" parsed="|Isa|33|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.4" />
<sup>4</sup> Plaçka juaj e luftës do të mblidhet ashtu siç mblidhen vemjet; ashtu si turren karkalecat kështu do të turren mbi të.
<scripture passage="Isa 33:5" parsed="|Isa|33|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.5" />
<sup>5</sup> Zoti është lartësuar sepse banon lart; ai e mbush Sionin me barazi dhe drejtësi,
<scripture passage="Isa 33:6" parsed="|Isa|33|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.6" />
<sup>6</sup> dhe do të jetë siguria e ditëve të tua, forca e shpëtimit, dituria dhe njohja; frika e Zotit do të jetë thesari i tij.
<scripture passage="Isa 33:7" parsed="|Isa|33|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.7" />
<sup>7</sup> Ja, heronjtë e tyre bërtasin nga jashtë, lajmëtarët e paqes qajnë me hidhërim.
<scripture passage="Isa 33:8" parsed="|Isa|33|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.8" />
<sup>8</sup> Rrugët janë të shkreta, nuk ka as edhe një kalimtar nëpër to. Ai e ka prishur besëlidhjen me ta, i përbuz qytetet, nuk kujdeset për njeri.
<scripture passage="Isa 33:9" parsed="|Isa|33|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.9" />
<sup>9</sup> Vendi është në zi dhe vuan; Libani është plot me turp dhe i dobësuar; Sharoni është si një shkretëtirë, Bashani dhe Karmeli tronditen me të madhe.
<scripture passage="Isa 33:10" parsed="|Isa|33|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.10" />
<sup>10</sup> "Tani do të çohem", thotë Zoti, "tani do të lartësohem, tani do të ngrihem.
<scripture passage="Isa 33:11" parsed="|Isa|33|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.11" />
<sup>11</sup> Ju keni mbarsur bykun, por do të pillni kashtë; fryma juaj do të jetë një zjarr që do t'ju gllabërojë.
<scripture passage="Isa 33:12" parsed="|Isa|33|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.12" />
<sup>12</sup> Popujt do të jenë si furra të gëlqeres, ata do të digjen në zjarr si ferrishte të prera.
<scripture passage="Isa 33:13" parsed="|Isa|33|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.13" />
<sup>13</sup> O ju që jeni larg, dëgjoni atë që kam bërë; dhe ju që jeni afër, njihni fuqinë time".
<scripture passage="Isa 33:14" parsed="|Isa|33|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.14" />
<sup>14</sup> Në Sion mëkatarët i ka kapur frika, një drithërimë ka pushtuar të pabesët: "Kush prej nesh do të mund të banojë me zjarrin gllabërrues? Kush prej nesh do të mund të banojë me flakët e përjetshme?".
<scripture passage="Isa 33:15" parsed="|Isa|33|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.15" />
<sup>15</sup> Ai që ecën me drejtësi dhe flet drejt, ai që i përçmon fitimet e shtrëmbëra, që lëviz duart për të mos pranuar dhurata, që i mbyll veshët për të mos dëgjuar të flitet për gjak dhe sytë për të mos parë të keqen,
<scripture passage="Isa 33:16" parsed="|Isa|33|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.16" />
<sup>16</sup> ai do të banojë në vënde të larta, shkëmbenjtë e fortifikuar do të jenë streha e tij, buka e tij do t'i jepet, uji i tij do t'i sigurohet.
<scripture passage="Isa 33:17" parsed="|Isa|33|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.17" />
<sup>17</sup> Sytë e tu do të sodisin bukurinë e mbretit tënd, do të shohin një vend që ndodhet shumë larg.
<scripture passage="Isa 33:18" parsed="|Isa|33|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.18" />
<sup>18</sup> Zemra jote do të bjerë në mendime të thella mbi tmerret e kaluara: "Ku është shkruesi? Ku është ai që peshon? Ku është ai që numëron kullat?".
<scripture passage="Isa 33:19" parsed="|Isa|33|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.19" />
<sup>19</sup> Ti nuk do ta shikosh më atë popull mizor, atë popull me një të folur të errët dhe të pakuptueshme, që belbëzon një gjuhë që askush nuk e kupton.
<scripture passage="Isa 33:20" parsed="|Isa|33|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.20" />
<sup>20</sup> Sodit Sionin, qytetin e madhështive tona! Sytë e tu do të shohin Jeruzalemin, vendbanim i qetë, çadër që nuk do të lëvizet më nga vendi, hunjtë e së cilës nuk do të shkulen dhe asnjë nga litarët e saj nuk do të hiqet.
<scripture passage="Isa 33:21" parsed="|Isa|33|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.21" />
<sup>21</sup> Por aty Zoti në madhështinë e tij do të jetë për ne një vend lumenjsh dhe rrjedhash të gjera uji, ku nuk arrin asnjë anije me lopata dhe nuk kalon asnjë anije e fuqishme.
<scripture passage="Isa 33:22" parsed="|Isa|33|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.22" />
<sup>22</sup> Me qenë se Zoti është gjykatësi ynë, Zoti është ligjvënësi ynë, Zoti është mbreti ynë; ai do të na shpëtojë.
<scripture passage="Isa 33:23" parsed="|Isa|33|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.23" />
<sup>23</sup> Litarët e tu janë liruar, nuk e mbajnë mirë dyrekun dhe nuk vënë në veprim velat. Atëherë do të ndahet preja e një plaçke të pasur; edhe çalamanët do të marrin pjesë në plaçkitje.
<scripture passage="Isa 33:24" parsed="|Isa|33|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.33.24" />
<sup>24</sup> Asnjë banor i qytetit nuk do të thotë: "Unë jam i sëmurë". Populli që banon aty do të përfitojë faljen për paudhësinë e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 34" progress="58.50%" prev="Isa.33" next="Isa.35" id="Isa.34">
<h3 id="Isa.34-p0.1">Chapter 34</h3>
<p id="Isa.34-p1">
<scripture passage="Isa 34:1" parsed="|Isa|34|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.1" />
<sup>1</sup> Afrohuni, o kombe, për të dëgjuar; o popuj, kini kujdes. Le të dëgjojë toka dhe gjithçka që është në të, bota dhe gjithçka që ajo prodhon.
<scripture passage="Isa 34:2" parsed="|Isa|34|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.2" />
<sup>2</sup> Sepse Zoti është zemëruar me të gjitha kombet, është indinjuar me të gjitha ushtritë e tyre; ai ka vendosur shkatërrimin e tyre, i braktis në masakër.
<scripture passage="Isa 34:3" parsed="|Isa|34|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.3" />
<sup>3</sup> Të vrarët e tyre do të hidhen tutje, kufomat e tyre do të qelben dhe malet do të shkrihen me gjakun e tyre.
<scripture passage="Isa 34:4" parsed="|Isa|34|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.4" />
<sup>4</sup> Tërë ushtria e qiellit do të zhduket, qiejtë do të mblidhen rrotull si një libër, por tërë ushtria e tyre do të bjerë, ashtu si bie gjethi nga hardhia, si bie një fryt i fishkur nga fiku.
<scripture passage="Isa 34:5" parsed="|Isa|34|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.5" />
<sup>5</sup> Me qenë se shpata ime është dehur në qiell, ja ajo po gatitet të bjerë mbi Edomin, mbi popullin që kam vendosur të shfaroset, për të vënë në vend drejtësinë.
<scripture passage="Isa 34:6" parsed="|Isa|34|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.6" />
<sup>6</sup> Shpata e Zotit është plot me gjak, është ngopur me dhjamë, me gjakun e qengjave dhe të cjepve, me dhjamin e veshkave të deshve; sepse Zoti bën një flijim në Botsrah dhe një kërdi të madhe në vendin e Edomit.
<scripture passage="Isa 34:7" parsed="|Isa|34|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.7" />
<sup>7</sup> Bashkë me ta bien buaj, mëzetër tok me dema; toka e tyre është vaditur me gjak, pluhuri i tyre është ngopur me dhjamë.
<scripture passage="Isa 34:8" parsed="|Isa|34|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.8" />
<sup>8</sup> Sepse është dita e hakmarrjes të Zotit, viti i shpërblimit për çështjen e Sionit.
<scripture passage="Isa 34:9" parsed="|Isa|34|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.9" />
<sup>9</sup> Përrenjtë do të kthehen në katran, pluhuri i vet në squfur, toka e vet do të bëhet rrëshirë e zjarrtë.
<scripture passage="Isa 34:10" parsed="|Isa|34|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.10" />
<sup>10</sup> Nuk do të shuhet as ditën as natën, tymi i tij do të ngjitet përjetë; do të mbetet e shkretë brez pas brezi, askush nuk do të kalojë mbi të.
<scripture passage="Isa 34:11" parsed="|Isa|34|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.11" />
<sup>11</sup> Zotër të tij do të bëhen pelikani dhe iriqi dhe do të banojnë aty kukuvajka dhe korbi. Zoti do të shtrijë mbi të litarin e dëshpërimit, plumbçen e boshllëkut.
<scripture passage="Isa 34:12" parsed="|Isa|34|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.12" />
<sup>12</sup> Do t'i thërrasin fisnikët në mbretëri, por nuk do ketë asnjë prej tyre, dhe tërë princat janë katandisur në hiç.
<scripture passage="Isa 34:13" parsed="|Isa|34|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.13" />
<sup>13</sup> Në pallatet e tij do të rriten gjemba, në fortesat e tij hithra dhe carangtha; do të bëhet banesë për çakejtë, një vend i rrethuar për strucat.
<scripture passage="Isa 34:14" parsed="|Isa|34|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.14" />
<sup>14</sup> Kafshët e shkretëtirës do të takohen me kafshët që ulërijnë, cjeptë do të thërrasin njeri tjetrin; do të vendosen aty edhe kukuvajkat dhe do të gjejnë një vend pushimi.
<scripture passage="Isa 34:15" parsed="|Isa|34|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.15" />
<sup>15</sup> Do të bëjë folenë e vet gjarpëri-shigjetë, do të lëshojë aty vezët, do t'i çelë dhe do t'i mbledhë në hijen e tij të vegjëlit e vet, aty do të mblidhen edhe hutat, secili me shokun e vet.
<scripture passage="Isa 34:16" parsed="|Isa|34|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.16" />
<sup>16</sup> Kërkoni në librin e Zotit dhe lexoni: asnjë prej tyre nuk do të mungojë, askujt nuk do t'i mungojë shoku i vet, sepse e ka urdhëruar goja e tij dhe e ka mbledhur Fryma e tij.
<scripture passage="Isa 34:17" parsed="|Isa|34|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.34.17" />
<sup>17</sup> Ai vetë e ka hedhur shortin për ta, dhe dora e tij e ka ndarë midis tyre me vijën e matjes; do ta zotërojnë për gjithnjë; do të banojnë aty brez pas brezi.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 35" progress="58.56%" prev="Isa.34" next="Isa.36" id="Isa.35">
<h3 id="Isa.35-p0.1">Chapter 35</h3>
<p id="Isa.35-p1">
<scripture passage="Isa 35:1" parsed="|Isa|35|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.35.1" />
<sup>1</sup> Shkretëtira dhe toka e thatë do të gëzohen, vetmia do të gëzohet dhe do të lulëzojë si trëndafili;
<scripture passage="Isa 35:2" parsed="|Isa|35|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.35.2" />
<sup>2</sup> do të lulëzojë shumë dhe do të ngazëllojë me hare dhe britma gëzimi. Do t'u jepet lavdia e Libanit, madhështia e Karmelit dhe e Sharonit. Ata do të shohin lavdinë e Zotit, madhështinë e Perëndisë tonë.
<scripture passage="Isa 35:3" parsed="|Isa|35|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.35.3" />
<sup>3</sup> Forconi duart e dobësuara, bëjini të qëndrueshëm gjunjët e pasigurt!
<scripture passage="Isa 35:4" parsed="|Isa|35|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.35.4" />
<sup>4</sup> U thoni atyre që e kanë humbur zemrën: "Bëhuni të fortë, mos kini frikë!". Ja, Perëndia juaj do të vijë me hakmarrjen dhe me shpërblimin e Perëndisë; do të vijë ai vetë për t'ju shpëtuar.
<scripture passage="Isa 35:5" parsed="|Isa|35|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.35.5" />
<sup>5</sup> Atëherë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhëve;
<scripture passage="Isa 35:6" parsed="|Isa|35|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.35.6" />
<sup>6</sup> atëherë çalamani do të kërcejë si një dre dhe gjuha e memecit do të bërtasë nga gëzimi, sepse do të dalin ujëra në shkretëtirë dhe përrenj në vendin e vetmuar.
<scripture passage="Isa 35:7" parsed="|Isa|35|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.35.7" />
<sup>7</sup> Vendi i thatë do të bëhet pellg dhe toka e etur për ujë burim ujërash; në vendet ku shtriheshin çakejtë do të ketë bar me kallamishte dhe xunkth.
<scripture passage="Isa 35:8" parsed="|Isa|35|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.35.8" />
<sup>8</sup> Aty do të jetë rruga kryesore, një rrugë që do të quhet "rruga e shenjtë"; asnjë i papastër nuk do të kalojë nëpër të; ajo do të jetë vetëm për ata që e ndjekin; edhe mendjeshkurtërit nuk do të mund të humbasin.
<scripture passage="Isa 35:9" parsed="|Isa|35|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.35.9" />
<sup>9</sup> Luani nuk do të jetë më, as edhe ndonjë bishë e egër nuk do të dalë aty ose nuk do të duket, por do të ecin të çliruarit.
<scripture passage="Isa 35:10" parsed="|Isa|35|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.35.10" />
<sup>10</sup> Të shpëtuarit nga Zoti do të kthehen, do të vijnë në Sion me britma gëzimi dhe një hare e përjetshme do të kurorëzojë kokën e tyre; do të kenë gëzim dhe lumturi, dhe dhembja e rënkimi do të ikin.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 36" progress="58.60%" prev="Isa.35" next="Isa.37" id="Isa.36">
<h3 id="Isa.36-p0.1">Chapter 36</h3>
<p id="Isa.36-p1">
<scripture passage="Isa 36:1" parsed="|Isa|36|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e katërmbëdhjetë të mbretit Ezekia ndodhi që Senakeribi, mbret i Asirisë, doli kundër qyteteve të fortifikuara të Judës dhe i pushtoi.
<scripture passage="Isa 36:2" parsed="|Isa|36|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.2" />
<sup>2</sup> Mbreti i Asirisë dërgoi Rabshakehun nga Lakishi në Jeruzalem, te mbreti Ezekia, me një ushtri të madhe; ai u ndal pranë ujësjellësit të hauzit të sipërm, në rrugën e arës së larësit.
<scripture passage="Isa 36:3" parsed="|Isa|36|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekt i pallatit, Shebna, sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti, shkuan tek ai.
<scripture passage="Isa 36:4" parsed="|Isa|36|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.4" />
<sup>4</sup> Rabshakehu u tha atyre: "I thoni Ezekias: Kështu thotë mbreti i madh, mbreti i Asirisë: ku mbështetet besimi që ke?
<scripture passage="Isa 36:5" parsed="|Isa|36|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.5" />
<sup>5</sup> Unë them se këshillë dhe forcë për të bërë luftën nuk janë vetëm fjalë goje; tani që je rebeluar kundër meje te kush ke besim ti?
<scripture passage="Isa 36:6" parsed="|Isa|36|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.6" />
<sup>6</sup> Ja, ti ke besim në përkrahjen e këtij kallami të thyer, që është Egjipti, që pret dorën e atij që mbështetet mbi të dhe e shpon. I tillë është pikërisht Faraoni, mbreti i Egjiptit, për tërë ata që kanë besim tek ai.
<scripture passage="Isa 36:7" parsed="|Isa|36|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.7" />
<sup>7</sup> Në rast se pastaj më thuaj: "Ne kemi besim tek Zoti, Perëndia ynë", a nuk është vallë po ai që Ezekia ka hequr nga vendet e larta dhe nga altarët, duke u thënë Judës dhe Jeruzalemit: "Ju do të adhuroni vetëm para këtij altari"?
<scripture passage="Isa 36:8" parsed="|Isa|36|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.8" />
<sup>8</sup> Tani, pra, vër një bast me zotin tim, mbretin e Asirisë; unë do të të jap dy mijë kuaj, në qoftë se ti je në gjendje të sigurosh kalorësit që i hipin.
<scripture passage="Isa 36:9" parsed="|Isa|36|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.9" />
<sup>9</sup> Si do të mundje të sprapsësh një kapiten të vetëm midis shërbëtorëve më të vegjël të zotit tim? Por ti ke besim se Egjipti do të të japë qerre dhe kalorës.
<scripture passage="Isa 36:10" parsed="|Isa|36|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.10" />
<sup>10</sup> Dhe tani a kam ardhur vallë kundër këtij vendi pa vullnetin e Zotit për ta shkatërruar? Zoti më ka thënë: "Dil kundër këtij vendi dhe shkatërroje"".
<scripture passage="Isa 36:11" parsed="|Isa|36|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Eliakimi, Shebna dhe Joahu i thanë Rabshakehut: "Foli, pra, shërbëtorëve të tu në gjuhën aramaike, sepse ne e kuptojmë, por mos na fol në gjuhën hebraike, në mënyrë që ta dëgjojë populli që është mbi muret".
<scripture passage="Isa 36:12" parsed="|Isa|36|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.12" />
<sup>12</sup> Por Rabshakehu u përgjigj: "Zoti im, vallë, më ka dërguar t'i them këto fjalë zotit tënd dhe ty, dhe jo pikërisht njerëzve që ndodhen mbi muret, të katandisur të hanë jashtëqitjet e tyre dhe të pinë urinën e tyre bashkë me ju?".
<scripture passage="Isa 36:13" parsed="|Isa|36|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Rabshakehu u ngrit më këmbë dhe bërtiti me zë të lartë në gjuhën hebraike, duke thënë: "Dëgjoni fjalët e mbretit të madh, të mbretit të Asirisë!
<scripture passage="Isa 36:14" parsed="|Isa|36|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.14" />
<sup>14</sup> Kështu thotë mbreti: "Të mos ju mashtrojë Ezekia, sepse ai nuk mund t'ju çlirojë nga duart e mia;
<scripture passage="Isa 36:15" parsed="|Isa|36|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.15" />
<sup>15</sup> as tij bëjë Ezekia që të vendosni besimin tuaj te Zoti, duke thënë: "Me siguri Zoti do të na çlirojë; ky qytet nuk do të jepet në duart e mbretit të Asirisë".
<scripture passage="Isa 36:16" parsed="|Isa|36|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.16" />
<sup>16</sup> Mos dëgjoni Ezekian, sepse kështu thotë mbreti i Asirisë: bëni paqe me mua dhe dorëzohuni, dhe secili prej jush do të mund të hajë frytet e vreshtit të tij dhe të fikut të tij, dhe secili do të mund të pijë ujin e sternës së tij,
<scripture passage="Isa 36:17" parsed="|Isa|36|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.17" />
<sup>17</sup> deri sa të vijë unë për t'ju çuar në një vend të ngjashëm me tuajin, në një vend gruri dhe mushti, në një vend buke dhe vreshtash.
<scripture passage="Isa 36:18" parsed="|Isa|36|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.18" />
<sup>18</sup> Të mos ju mashtroj Ezekia duke thënë: "Zoti do të na çlirojë". A ka mundur ndonjë prej perëndive të kombeve të çlirojë vendin e tij nga duart e mbretit të Asirisë?
<scripture passage="Isa 36:19" parsed="|Isa|36|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.19" />
<sup>19</sup> Ku janë perënditë e Hamathit dhe të Arpadit? Ku janë perënditë e Sefarvaimit? A e kanë çliruar vallë Samarinë nga duart e mia?
<scripture passage="Isa 36:20" parsed="|Isa|36|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.20" />
<sup>20</sup> Kush prej tërë perëndive të këtyre vendeve ka çliruar vendin e vet nga duart e mia, që Zoti të mund të çlirojë Jeruzalemin nga duart e mia?".
<scripture passage="Isa 36:21" parsed="|Isa|36|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.21" />
<sup>21</sup> Por ata heshtën dhe nuk u përgjigjën me asnjë fjalë, sepse urdhëri i mbretit ishte: "Mos iu përgjigjni".
<scripture passage="Isa 36:22" parsed="|Isa|36|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.36.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekt i pallatit, Shebna sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti, erdhën tek Ezekia me rroba të grisura dhe i njoftuan fjalët e Rabshakehut.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 37" progress="58.69%" prev="Isa.36" next="Isa.38" id="Isa.37">
<h3 id="Isa.37-p0.1">Chapter 37</h3>
<p id="Isa.37-p1">
<scripture passage="Isa 37:1" parsed="|Isa|37|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.1" />
<sup>1</sup> Kur mbreti Ezekia dëgjoi këtë, grisi rrobat, u mbulua me një thes dhe hyri në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="Isa 37:2" parsed="|Isa|37|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.2" />
<sup>2</sup> Pastaj dërgoi Eliakimin, prefektin e pallatit, Shebnaun, sekretarin, dhe priftërinjtë më të vjetër të mbuluar me thasë te profeti Isaia, bir i Amotsit,
<scripture passage="Isa 37:3" parsed="|Isa|37|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.3" />
<sup>3</sup> të cilët i thanë: "Kështu thotë Ezekia: Kjo ditë është një ditë ankthi, ndëshkimi dhe turpi, sepse fëmijët janë duke lindur, por nuk ka forcë për t'i pjellë.
<scripture passage="Isa 37:4" parsed="|Isa|37|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.4" />
<sup>4</sup> Ndofta Zoti, Perëndia yt, ka dëgjuar fjalët e Rabshakehut, që mbreti i Asirisë, zoti i tij, ka dërguar për të fyer Perëndinë e gjallë, dhe do ta ndëshkojë për shkak të fjalëve që Zoti, Perëndia yt,  ka dëgjuar. Larto, pra, një lutje për kusurin  që mbetet akoma".
<scripture passage="Isa 37:5" parsed="|Isa|37|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.5" />
<sup>5</sup> Kështu shërbëtorët e mbretit Ezekia shkuan te Isaia.
<scripture passage="Isa 37:6" parsed="|Isa|37|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.6" />
<sup>6</sup> Dhe Isaia u tha atyre: "Këtë do t'i thoni zotit tuaj: Kështu thotë Zoti: Mos ki frikë për shkak të fjalëve që dëgjove, me të cilat shërbëtorët e mbretit të Asirisë më kanë fyer.
<scripture passage="Isa 37:7" parsed="|Isa|37|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.7" />
<sup>7</sup> Ja, unë do të dërgoj përmbi të një frymë dhe, sa të dëgjojë një lajm, do të kthehet në vendin e tij dhe në vendin e tij do ta rrëzoj me shpatë".
<scripture passage="Isa 37:8" parsed="|Isa|37|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.8" />
<sup>8</sup> Kështu Rabshakehu u kthye dhe e gjeti mbretin e Asirisë që po rrethonte Libnahun, sepse kishte mësuar që mbreti ishte nisur nga Lakishi.
<scripture passage="Isa 37:9" parsed="|Isa|37|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.9" />
<sup>9</sup> Atëherë mbreti i Asirisë dëgjoi të thuhet për Tirhakahun, mbretin e Etiopisë: "Ka dalë për të luftuar kundër teje". Sa dëgjoi këtë, ai i dërgoi lajmëtarët Ezekias, duke i thënë:
<scripture passage="Isa 37:10" parsed="|Isa|37|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.10" />
<sup>10</sup> "Do t'i thoni kështu Ezekias, mbretit të Judës: Mos lër që Perëndia yt të cilit i beson të të mashtrojë duke të thënë: "Jeruzalemi nuk do jepet në duart e mbretit të Asirisë".
<scripture passage="Isa 37:11" parsed="|Isa|37|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.11" />
<sup>11</sup> Ja, ti dëgjove ato që mbreti i Asirisë u ka bërë gjithë vendeve të tjera, duke vendosur shkatërrimin e tyre. A do të mund të shpëtoje vetëm ti?
<scripture passage="Isa 37:12" parsed="|Isa|37|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.12" />
<sup>12</sup> A kanë çliruar vallë mbretërit e kombeve ato që etërit e mi kanë shkatërruar: Gozanin, Haranin, Retsefin dhe bijtë e Edenit që ishin në Telasar?
<scripture passage="Isa 37:13" parsed="|Isa|37|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.13" />
<sup>13</sup> Ku janë mbreti i Hamathit, mbreti i Arpadit dhe mbreti i qytetit të Sefarvaimit, të Henas dhe të Ivahut?".
<scripture passage="Isa 37:14" parsed="|Isa|37|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.14" />
<sup>14</sup> Ezekia e mori letrën nga duart e lajmëtarëve dhe e lexoi; pastaj u ngjit në shtëpinë e Zotit dhe e shpalosi para Zotit.
<scripture passage="Isa 37:15" parsed="|Isa|37|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Ezekia iu lut Zotit, duke thënë:
<scripture passage="Isa 37:16" parsed="|Isa|37|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.16" />
<sup>16</sup> "O Zot i ushtrive, Perëndi i Izraelit që ulesh midis kerubinëve, ti je Perëndia, ti vetëm, i të gjitha mbretërive të tokës; ti ke bërë qiejtë dhe tokën.
<scripture passage="Isa 37:17" parsed="|Isa|37|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.17" />
<sup>17</sup> Vër veshin, o Zot, dhe dëgjo; hap sytë, o Zot, dhe shiko. Dëgjo tërë fjalët që Senakeribi ka dërguar të thotë për të fyer Perëndinë e gjallë.
<scripture passage="Isa 37:18" parsed="|Isa|37|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.18" />
<sup>18</sup> Në të vërtetë, o Zot, mbretërit e Asirisë kanë shkatërruar të gjitha kombet dhe vendet e tyre,
<scripture passage="Isa 37:19" parsed="|Isa|37|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.19" />
<sup>19</sup> dhe kanë hedhur në zjarr perënditë e tyre, sepse këto nuk ishin perëndi, por vepër e duarve të njeriut, dru e gur; për këtë arsye i kanë shkatërruar.
<scripture passage="Isa 37:20" parsed="|Isa|37|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.20" />
<sup>20</sup> Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro nga duart e tij, me qëllim që të gjitha mbretëritë e tokës të njohin që ti vetëm je Zoti".
<scripture passage="Isa 37:21" parsed="|Isa|37|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Isaia, bir i Amotsit, i çoi fjalë Ezekias: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Me qenë se ti më je lutur përsa i përket Senakeribit, mbretit të Asirisë,
<scripture passage="Isa 37:22" parsed="|Isa|37|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.22" />
<sup>22</sup> kjo është fjala që Zoti ka shqiptuar kundër tij: Virgjëresha, bijë e Sionit, të përçmon dhe tallet me ty; e bija e Jeruzalemit tund kokën prapa teje.
<scripture passage="Isa 37:23" parsed="|Isa|37|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.23" />
<sup>23</sup> Cilin ke poshtëruar dhe fyer? Kundër kujt ke ngritur zërin dhe në mënyrë arrogante sytë e tu? Kundër të Shenjtit të Izraelit.
<scripture passage="Isa 37:24" parsed="|Isa|37|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.24" />
<sup>24</sup> Me anë të shërbëtorëve të tu ke poshtëruar Zotin dhe ke thënë: "Me morinë e qerreve të mia u ngjita në majë të maleve, në skajet e Libanit. Do të rrëzoj kedrat e tij më të lartë dhe qiparisat e tij  më të bukur; do të arrij lartësinë e tij më  të largët, pyllin e tij më të harlisur.
<scripture passage="Isa 37:25" parsed="|Isa|37|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.25" />
<sup>25</sup> Kam gërmuar dhe kam pirë ujë; me tabanin e këmbëve të mia kam tharë të gjitha lumenjtë e Egjiptit".
<scripture passage="Isa 37:26" parsed="|Isa|37|26|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.26" />
<sup>26</sup> A nuk ke dëgjuar vallë se prej shumë kohe e kam përgatitur këtë gjë, planin e kam përgatitur qysh nga kohët e vjetra? Tani kam bërë që të ndodhë kjo: që ti t'i kthesh në një grumbull gërmadhash qytetet e fortifikuara.
<scripture passage="Isa 37:27" parsed="|Isa|37|27|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.27" />
<sup>27</sup> Prandaj banorët e tyre, të cilët s'kanë forca, ishin të trembur dhe të hutuar; ishin si bari i fushave, si bari i vogël jeshil, si bari i çative, i cili digjet para se të rritet.
<scripture passage="Isa 37:28" parsed="|Isa|37|28|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.28" />
<sup>28</sup> Por unë e njoh banesën tënde, hyrjen dhe daljen tënde, madje edhe zemërimin tënd të madh kundër meje.
<scripture passage="Isa 37:29" parsed="|Isa|37|29|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.29" />
<sup>29</sup> Duke qenë se je zemëruar shumë kundër meje dhe paturpësia jote ka arritur te veshët e mi, do të vë unazën time në flegrat e hundëve, frerin tim në gojë dhe do të të kthej në rrugën nga ke ardhur.
<scripture passage="Isa 37:30" parsed="|Isa|37|30|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.30" />
<sup>30</sup> Dhe kjo do të jetë shenja për ty; sivjet do të hani atë që rritet vetvetiu, vitin e dytë atë që rritet po nga ky burim; por vitin e tretë do të mbillni dhe do të korrni, do të mbillni vreshta dhe do të hani frytin e tyre.
<scripture passage="Isa 37:31" parsed="|Isa|37|31|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.31" />
<sup>31</sup> Dhe pjesa që mbetet e shtëpisë së Judës që do të shpëtojë do të vazhdojë të vërë rrënjë poshtë dhe të bëjë fryte lart.
<scripture passage="Isa 37:32" parsed="|Isa|37|32|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.32" />
<sup>32</sup> Sepse nga Jeruzalemi do të dalë mbetje dhe nga mali i Sionit ata që kanë shpëtuar. Zelli i Zotit të ushtrive do ta bëjë këtë".
<scripture passage="Isa 37:33" parsed="|Isa|37|33|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.33" />
<sup>33</sup> Prandaj kështu thotë Zoti kundër mbretit të Asirisë: "Ai nuk do të hyjë në këtë qytet as ka për të hedhur ndonjë shigjetë, nuk do t'i dalë përpara me mburoja as ka për të ndërtuar ndonjë ledh kundër tij.
<scripture passage="Isa 37:34" parsed="|Isa|37|34|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.34" />
<sup>34</sup> Ai do të kthehet nëpër atë rrugë nga ka ardhur dhe nuk do të hyjë në këtë qytet", thotë Zoti.
<scripture passage="Isa 37:35" parsed="|Isa|37|35|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.35" />
<sup>35</sup> "Sepse unë do ta mbroj këtë qytet për ta shpëtuar, për hirin tim dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim".
<scripture passage="Isa 37:36" parsed="|Isa|37|36|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.36" />
<sup>36</sup> Pastaj engjëlli i Zotit doli dhe goditi në kampin e Asirëve njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë njerëz; dhe kur njerëzit u çuan në mëngjes, ja, të gjithë ishin kufoma.
<scripture passage="Isa 37:37" parsed="|Isa|37|37|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.37" />
<sup>37</sup> Atëherë Senakeribi, mbret i Asirisë, ngriti çadrat, u nis dhe u kthye në shtëpi dhe mbeti në Niniv.
<scripture passage="Isa 37:38" parsed="|Isa|37|38|0|0" osisRef="Bible:Isa.37.38" />
<sup>38</sup> Dhe ndodhi që, ndërsa ai po adhuronte në tempullin e perëndisë së tij Nisrok, bijtë e tij Adramalek dhe Sharetser e vranë me shpatë; pastaj u strehuan në vendin e Araratit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Esarhadoni.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 38" progress="58.83%" prev="Isa.37" next="Isa.39" id="Isa.38">
<h3 id="Isa.38-p0.1">Chapter 38</h3>
<p id="Isa.38-p1">
<scripture passage="Isa 38:1" parsed="|Isa|38|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.1" />
<sup>1</sup> Në atë kohë Ezekia u sëmur nga një sëmundje vdekjeprurëse. Profeti Isaia, bir i Amotsit, shkoi tek ai dhe i tha: "Kështu flet Zoti. Rregullo shtëpinë tënde, sepse ke për të vdekur dhe jo për t'u shëruar".
<scripture passage="Isa 38:2" parsed="|Isa|38|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Ezekia e ktheu fytyrën nga muri dhe iu lut Zotit:
<scripture passage="Isa 38:3" parsed="|Isa|38|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.3" />
<sup>3</sup> "Të lutem shumë, o Zot, kujto si kam ecur para teje me besnikëri, me zemër të pastër, dhe kam bërë atë që është mirë në sytë e tu". Pastaj Ezekia qau me të madhe.
<scripture passage="Isa 38:4" parsed="|Isa|38|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.4" />
<sup>4</sup> Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Isaias, duke thënë:
<scripture passage="Isa 38:5" parsed="|Isa|38|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.5" />
<sup>5</sup> "Shko dhe i thuaj Ezekias: Kështu thotë Zoti, Perëndia i Davidit, ati yt: E dëgjova lutjen tënde, i pashë lotët e tua; ja, do t'u shtoj pesëmbëdhjetë vjet ditëve të tua;
<scripture passage="Isa 38:6" parsed="|Isa|38|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.6" />
<sup>6</sup> do të të çliroj ty dhe këtë qytet nga duart e mbretit të Asirisë dhe do ta mbroj këtë qytet.
<scripture passage="Isa 38:7" parsed="|Isa|38|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.7" />
<sup>7</sup> Kjo është për ty shenja nga ana e Zotit, Zoti do ta çojë në vend fjalën që ka thënë:
<scripture passage="Isa 38:8" parsed="|Isa|38|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.8" />
<sup>8</sup> ja, unë do të bëj që të sprapset dhjetë shkallare hija që për efekt të diellit është zgjatur mbi shkallarët e Ashazit. Dhe dielli u spraps dhjetë shkallare prej shkallareve nga kishte zbritur".
<scripture passage="Isa 38:9" parsed="|Isa|38|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.9" />
<sup>9</sup> I shkruar nga Ezekia, mbret i Judës, kur ra i sëmurë dhe u shërua nga sëmundja e tij.
<scripture passage="Isa 38:10" parsed="|Isa|38|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.10" />
<sup>10</sup> Unë thoja: "Në kulmin e ditëve të mia do të shkoj në portat e Sheolit; jam privuar nga mbetja e viteve të mia".
<scripture passage="Isa 38:11" parsed="|Isa|38|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.11" />
<sup>11</sup> Thoja: "Nuk do ta shoh më Zotin, po, Zotin, mbi dheun e të gjallëve, midis banorëve të botës të të vdekurve nuk do të shoh më asnjë njeri.
<scripture passage="Isa 38:12" parsed="|Isa|38|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.12" />
<sup>12</sup> Banesa ime tokësore është shkulur dhe u çua larg meje, si një çadër barinjsh. E kam mbështjellur jetën time si një endës. Ai më këputi nga vegja; nga dita në natë do t'i japësh fund jetës sime.
<scripture passage="Isa 38:13" parsed="|Isa|38|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.13" />
<sup>13</sup> E qetësova veten deri në mëngjes; si një luan, ai i thyen tërë kockat e mia; me kalimin nga dita në natë do t'i japësh fund jetës sime.
<scripture passage="Isa 38:14" parsed="|Isa|38|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.14" />
<sup>14</sup> Krakëllija si një lejlek apo një dallëndyshe, rënkoja si një pëllumbeshë; sytë e mi ishin të lodhur, duke shikuar lart. O Zot, jam i shtypur; bëhu ti garanti im.
<scripture passage="Isa 38:15" parsed="|Isa|38|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.15" />
<sup>15</sup> Çfarë të them? Ai më ka folur dhe ai vetë e ka bërë këtë gjë. Unë do të eci ngadalë gjatë tërë viteve të mia, në hidhërimin e shpirtit tim.
<scripture passage="Isa 38:16" parsed="|Isa|38|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.16" />
<sup>16</sup> O Zot, me këto gjëra ne jetojmë, dhe në të gjitha këto gjëra qëndron jeta e frymës sime; prandaj më shëro dhe më kthe jetën!
<scripture passage="Isa 38:17" parsed="|Isa|38|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.17" />
<sup>17</sup> Ja, është për paqen time që kam provuar hidhërim të madh; por në dashurinë tënde ke çliruar shpirtin tim nga gropa e korruptimit, sepse i ke hedhur prapa krahëve të tua të tëra mëkatet e mia.
<scripture passage="Isa 38:18" parsed="|Isa|38|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.18" />
<sup>18</sup> Sepse Sheoli nuk mund të të lëvdojë, vdekja nuk mund të të kremtojë; ata që zbresin në gropë nuk mund të shpresojnë më në besnikërinë tënde.
<scripture passage="Isa 38:19" parsed="|Isa|38|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.19" />
<sup>19</sup> I gjalli, i gjalli është ai që të lëvdon, siç po bëj unë sot; ati do t'u njoftojë bijve besnikërinë tënde.
<scripture passage="Isa 38:20" parsed="|Isa|38|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.20" />
<sup>20</sup> Zoti do të më shpëtojë; dhe ne do të këndojmë kantikët e mi me vegla me tela tërë ditët e jetës sonë në shtëpinë e Zotit".
<scripture passage="Isa 38:21" parsed="|Isa|38|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.21" />
<sup>21</sup> Por Isaia kishte thënë: "Merrni një jaki prej fiqsh, vendoseni mbi ulçer dhe i sëmuri do të shërohet".
<scripture passage="Isa 38:22" parsed="|Isa|38|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.38.22" />
<sup>22</sup> Ezekia kishte thënë: "Cila është shenja me të cilën do të ngjitem në shtëpinë e Zotit"?
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 39" progress="58.90%" prev="Isa.38" next="Isa.40" id="Isa.39">
<h3 id="Isa.39-p0.1">Chapter 39</h3>
<p id="Isa.39-p1">
<scripture passage="Isa 39:1" parsed="|Isa|39|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.39.1" />
<sup>1</sup> Në atë kohë Merodak-Baladani, bir i Baladanit, mbre ti Babilonisë, i dërgoi letra dhe një dhuratë Ezekias, sepse kishte dëgjuar që ai kishte qenë i sëmurë dhe ishte shëruar.
<scripture passage="Isa 39:2" parsed="|Isa|39|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.39.2" />
<sup>2</sup> Ezekia u gëzua dhe u tregoi të dërguarve shtëpinë e thesaret të tij, argjendin, arin, aromat, melhemin e çmuar, tërë arsenalin e tij dhe të gjitha ato që ndodheshin në thesaret e tij; nuk mbeti asgjë  nga pallati i tij dhe nga e gjithë mbretëria  që Ezekia nuk ua tregoi atyre.
<scripture passage="Isa 39:3" parsed="|Isa|39|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.39.3" />
<sup>3</sup> Atëherë profeti Isaia erdhi te mbreti Ezekia dhe i tha: "Çfarë thanë ata njerëz dhe nga kanë ardhur te ti?". Ezekia u përgjigj: "Kanë ardhur tek unë nga një vend i largët, nga Babilonia".
<scripture passage="Isa 39:4" parsed="|Isa|39|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.39.4" />
<sup>4</sup> Isaia pyeti akoma: "Çfarë panë në pallatin tënd?". Ezekia u përgjigj: "Panë gjithçka që ndodhet në pallatin tim; nuk mbeti asgjë nga thesaret e mia që nuk ua tregova atyre.
<scripture passage="Isa 39:5" parsed="|Isa|39|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.39.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Isaia i tha Ezekias: "Dëgjo fjalën e Zotit të ushtrive:
<scripture passage="Isa 39:6" parsed="|Isa|39|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.39.6" />
<sup>6</sup> Ja, do të vijnë ditë në të cilat gjithçka që ndodhet në pallatin tënd dhe ato që etërit e tu kanë grumbulluar deri më sot do të mbarten në Babiloni; nuk do të mbetet asgjë, thotë Zoti.
<scripture passage="Isa 39:7" parsed="|Isa|39|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.39.7" />
<sup>7</sup> Do të marrin gjithashtu bijtë që kanë dalë prej teje dhe që janë lindur nga ti, do t'i bëjnë eunukë në pallatin e mbretit të Babilonisë".
<scripture passage="Isa 39:8" parsed="|Isa|39|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.39.8" />
<sup>8</sup> Ezekia i tha pastaj Isaias: "Fjala e Zotit që ti shqiptove është e mirë". Pastaj shtoi: "Do të ketë të paktën paqe dhe siguri gjatë jetës sime".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 40" progress="58.93%" prev="Isa.39" next="Isa.41" id="Isa.40">
<h3 id="Isa.40-p0.1">Chapter 40</h3>
<p id="Isa.40-p1">
<scripture passage="Isa 40:1" parsed="|Isa|40|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.1" />
<sup>1</sup> "Ngushëlloni, ngushëlloni popullin tim, thotë Perëndia juaj.
<scripture passage="Isa 40:2" parsed="|Isa|40|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.2" />
<sup>2</sup> I flisni zemrës së Jeruzalemit dhe i shpallni që koha e tij e luftës ka mbaruar, që paudhësia e tij është shlyer, sepse ka marrë nga duart e Zotit dyfishin për të gjitha mëkatet e tij".
<scripture passage="Isa 40:3" parsed="|Isa|40|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.3" />
<sup>3</sup> Zëri i dikujt që bërtet në shkretëtirë: "Shtroni udhën e Zotit, hapni në shkretëtirë një rrugë për Perëndinë tonë.
<scripture passage="Isa 40:4" parsed="|Isa|40|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.4" />
<sup>4</sup> Çdo luginë të jetë e mbushur, çdo mal dhe kodër të jenë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtuar dhe vëndet e vështira të sheshuar.
<scripture passage="Isa 40:5" parsed="|Isa|40|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.5" />
<sup>5</sup> Atëherë lavdia e Zotit do të zbulohet dhe çdo qenie do ta shohë, sepse goja e Zotit ka folur".
<scripture passage="Isa 40:6" parsed="|Isa|40|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.6" />
<sup>6</sup> Një zë thotë: "Bërtit!", dhe përgjigja që merr është: "Çfarë të bërtas?". "Bërtit që çdo qenie është si bari, dhe që tërë hiri i tij është si lulja e fushës
<scripture passage="Isa 40:7" parsed="|Isa|40|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.7" />
<sup>7</sup> Bari thahet, lulja fishket, kur Fryma e Zotit fryn mbi të; me siguri populli nuk është veçse bar.
<scripture passage="Isa 40:8" parsed="|Isa|40|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.8" />
<sup>8</sup> Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë".
<scripture passage="Isa 40:9" parsed="|Isa|40|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.9" />
<sup>9</sup> O Sion, ti që sjell lajmin e mirë, ngjitu mbi një mal të lartë! O Jeruzalem, ti që sjell lajmin e mirë, ngrije zërin me forcë! Ngrije zërin, mos ki frikë! Thuaju qyteteve të Judës: "Ky është Perëndia juaj!".
<scripture passage="Isa 40:10" parsed="|Isa|40|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.10" />
<sup>10</sup> Ja, Perëndia, Zoti, vjen i fuqishëm dhe krahu i tij sundon për të. Ja, e ka shpërblimin me vete, dhe shpërblimi i tij e pararend.
<scripture passage="Isa 40:11" parsed="|Isa|40|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.11" />
<sup>11</sup> Ai do të kullosë kopenë e tij si një bari, do t'i mbledhë qengjat me krahun e tij dhe do t'i mbajë në gji të tij, dhe do të udhëheqë me ëmbëlsi dhe kujdes delet që kanë të vegjëlit e tyre.
<scripture passage="Isa 40:12" parsed="|Isa|40|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.12" />
<sup>12</sup> Kush i ka matur ujëat me gropën e dorës, kush ka marrë përmasat e qiellit me pëllëmbë, kush ka mbledhur pluhurin e tokës në një masë apo ka peshuar malet me një peshore dhe kodrat e tyre me një kandar?
<scripture passage="Isa 40:13" parsed="|Isa|40|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.13" />
<sup>13</sup> Kush i ka marrë përmasat e Frymës së Zotit, ose si këshilltari i tij i ka dhënë mësime?
<scripture passage="Isa 40:14" parsed="|Isa|40|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.14" />
<sup>14</sup> Me kë është konsultuar, që t'i jepte mend, t'i mësonte shtegun e drejtësisë, t'i jepte dituri dhe t'i tregonte rrugën e arsyes?
<scripture passage="Isa 40:15" parsed="|Isa|40|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.15" />
<sup>15</sup> Ja, kombet janë si një pikë ujë në një kovë, konsiderohen si pluhuri i një peshoreje; ja, ai i ngre ishujt si të ishin një send shumë i vogël.
<scripture passage="Isa 40:16" parsed="|Isa|40|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.16" />
<sup>16</sup> Libani nuk do të mjaftonte për të siguruar lëndën djegëse që i duhet zjarrit, as kafshët e tij nuk do të mjaftonin për olokaustin.
<scripture passage="Isa 40:17" parsed="|Isa|40|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.17" />
<sup>17</sup> Të gjitha kombet janë si një hiç para tij dhe konsiderohen prej tij si një hiç dhe një kotësi.
<scripture passage="Isa 40:18" parsed="|Isa|40|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.18" />
<sup>18</sup> Kujt dëshironi t'i përngjajë Perëndia dhe çfarë figure do t'i vinit përballë?
<scripture passage="Isa 40:19" parsed="|Isa|40|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.19" />
<sup>19</sup> Një artist shkrin një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe argjendari e vesh me ar dhe shkrin zinxhirë të vegjël prej argjendi.
<scripture passage="Isa 40:20" parsed="|Isa|40|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.20" />
<sup>20</sup> Ai që është tepër i varfër për një ofertë të tillë zgjedh një dru që nuk kalbet dhe gjen një artizan të shkathët, që i përgatit një shëmbëlltyrë të gdhendur që nuk lëviz.
<scripture passage="Isa 40:21" parsed="|Isa|40|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.21" />
<sup>21</sup> Por nuk e dini, nuk e keni dëgjuar? A nuk ju është njoftuar që në fillim? Nuk e keni kuptuar nga themelet e tokës?
<scripture passage="Isa 40:22" parsed="|Isa|40|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.22" />
<sup>22</sup> Ai është ai që rri ulur mbi rruzullin e tokës, banorët e së cilës janë si karkaleca; ai i shpalos qiejtë si një velo dhe i hap si një çadër ku mund të banosh.
<scripture passage="Isa 40:23" parsed="|Isa|40|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.23" />
<sup>23</sup> Ai i katandis princat në një hiç dhe i bën të panevojshëm gjykatësit e tokës.
<scripture passage="Isa 40:24" parsed="|Isa|40|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.24" />
<sup>24</sup> Sapo janë mbjellë, sapo janë hedhur në tokë sapo kërcelli i tyre ka lëshuar rrënjë, ai fryn mbi ta dhe ata thahen; uragani i merr me vete si kashtë.
<scripture passage="Isa 40:25" parsed="|Isa|40|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.25" />
<sup>25</sup> "Me kë kërkoni, pra, të më ngjasoni, që të jem baras me të?", thotë i Shenjti.
<scripture passage="Isa 40:26" parsed="|Isa|40|26|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.26" />
<sup>26</sup> Ngrini sytë tuaja përpjetë dhe shikoni: Kush i krijoi këto gjëra? Ai që e nxjerr ushtrinë e tyre me shumicë dhe thërret gjithçka me emër; për madhështinë e fuqisë së tij dhe forcën e tij, asnjë nuk mungon.
<scripture passage="Isa 40:27" parsed="|Isa|40|27|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.27" />
<sup>27</sup> Pse thua, o Jakob, dhe ti, Izrael, shpall: "Rruga ime i është fshehur Zotit dhe për të drejtën time nuk kujdeset Perëndia im?
<scripture passage="Isa 40:28" parsed="|Isa|40|28|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.28" />
<sup>28</sup> Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme.
<scripture passage="Isa 40:29" parsed="|Isa|40|29|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.29" />
<sup>29</sup> Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit.
<scripture passage="Isa 40:30" parsed="|Isa|40|30|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.30" />
<sup>30</sup> Të rinjtë mundohen dhe lodhen, të rinjtë e zgjedhur me siguri pengohen dhe rrëzohen,
<scripture passage="Isa 40:31" parsed="|Isa|40|31|0|0" osisRef="Bible:Isa.40.31" />
<sup>31</sup> por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 41" progress="59.03%" prev="Isa.40" next="Isa.42" id="Isa.41">
<h3 id="Isa.41-p0.1">Chapter 41</h3>
<p id="Isa.41-p1">
<scripture passage="Isa 41:1" parsed="|Isa|41|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.1" />
<sup>1</sup> Ishuj, mbani heshtje! Le të marrin forca të reja popujt; le të afrohen dhe pastaj të flasin. Të mblidhemi bashkë për të gjykuar!
<scripture passage="Isa 41:2" parsed="|Isa|41|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.2" />
<sup>2</sup> "Kush e ka nxitur një nga lindja, duke e thirrur në këmbët e tij në drejtësi? Kush i dorëzoi kombet dhe i nënshtroi mbretërit? Ai ia jep si pluhur shpatës së tij dhe si kashtë e shpërndarë harkut të tij.
<scripture passage="Isa 41:3" parsed="|Isa|41|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.3" />
<sup>3</sup> Ai i përndjek dhe ecën i sigurtë nëpër një rrugë mbi të cilën këmbët e tij nuk kanë shkelur kurrë.
<scripture passage="Isa 41:4" parsed="|Isa|41|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.4" />
<sup>4</sup> Kush ka vepruar dhe ka kryer këtë, duke thirrur brezat që nga fillimi? Unë Zoti, jam i pari dhe, me ata të fundit, do të jem po ai".
<scripture passage="Isa 41:5" parsed="|Isa|41|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.5" />
<sup>5</sup> Ishujt e shohin dhe i ka zënë frika, skajet e tokës dridhen; po afrohen, po arrijnë.
<scripture passage="Isa 41:6" parsed="|Isa|41|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.6" />
<sup>6</sup> Secili ndihmon shokun e tij dhe i thotë vëllait të tij: "Kurajo".
<scripture passage="Isa 41:7" parsed="|Isa|41|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.7" />
<sup>7</sup> Farkëtari i jep zemër argjendarit dhe ai që i jep dorën e fundit punës me çekiç i jep zemër atij që i bie kudhrës dhe thotë për saldaturën: "Mirë është" dhe e përforcon me gozhda që të mos lëvizë.
<scripture passage="Isa 41:8" parsed="|Isa|41|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.8" />
<sup>8</sup> "Por ti, Izrael, shërbëtori im, Jakob që kam zgjedhur, pasardhës i Abrahamit, mikut tim,
<scripture passage="Isa 41:9" parsed="|Isa|41|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.9" />
<sup>9</sup> ty që të mora nga skajet e tokës, që kam thirrur nga cepat më të largëta të saj dhe të kam thënë: "Ti je shërbëtori im, të kam zgjedhur dhe nuk të kam hedhur poshtë".
<scripture passage="Isa 41:10" parsed="|Isa|41|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.10" />
<sup>10</sup> Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.
<scripture passage="Isa 41:11" parsed="|Isa|41|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.11" />
<sup>11</sup> Ja, tërë ata që janë zemëruar kundër teje do të turpërohen dhe do të shushaten; ata që luftojnë kundër teje do të katandisen në hiç dhe do të zhduken.
<scripture passage="Isa 41:12" parsed="|Isa|41|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.12" />
<sup>12</sup> Ti do t'i kërkosh, por nuk do t'i gjesh më ata që të kundërshtonin; ata që të bënin luftë do të jenë asgjë, si një gjë që nuk ekziston më.
<scripture passage="Isa 41:13" parsed="|Isa|41|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.13" />
<sup>13</sup> Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: "Mos u frikëso, unë të ndihmoj".
<scripture passage="Isa 41:14" parsed="|Isa|41|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.14" />
<sup>14</sup> "Mos u frikëso, o krimb i Jakobit, o njerëz të Izraelit! Unë të ndihmoj", thotë Zoti; "Shpëtimtari yt është i Shenjti i Izraelit.
<scripture passage="Isa 41:15" parsed="|Isa|41|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.15" />
<sup>15</sup> Ja, unë të bëj një shirëse të re me dhëmbë të mprehura; ti do të shish malet dhe do t'i katandisësh në pluhur, dhe do t'i bësh kodrat si byk.
<scripture passage="Isa 41:16" parsed="|Isa|41|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.16" />
<sup>16</sup> Ti do t'i frysh, era do t'i çojë larg dhe shakullima do t'i shpërndajë; por ti do të gëzohesh te Zoti dhe do të përlëvdohesh tek i Shenjti i Izraelit.
<scripture passage="Isa 41:17" parsed="|Isa|41|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.17" />
<sup>17</sup> Të mjerët dhe të varfërit kërkojnë ujë, por mungon; gjuha e tyre u është tharë nga etja; unë, Zoti do t'ua plotësoj dëshirën; unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t'i braktis.
<scripture passage="Isa 41:18" parsed="|Isa|41|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.18" />
<sup>18</sup> Do të bëj që të dalin lumenj mbi kodrat e zhveshura dhe burime në mes të luginave; do ta bëjë shkretëtirën një liqen uji dhe tokën e thatë burim ujërash.
<scripture passage="Isa 41:19" parsed="|Isa|41|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.19" />
<sup>19</sup> Do të mbjell në shkretëtirë kedrin, akacien, mërsinën dhe ullirin, do të mbjellë në Arabah qiparisin, vidhin dhe bredhin,
<scripture passage="Isa 41:20" parsed="|Isa|41|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.20" />
<sup>20</sup> me qëllim që ta shohin, ta dinë, ta konsiderojnë dhe ta kuptojnë të gjithë tok se dora e Zotit e ka bërë këtë gjë dhe i Shenjti i Izraelit e ka krijuar.
<scripture passage="Isa 41:21" parsed="|Isa|41|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.21" />
<sup>21</sup> Paraqitni çështjen tuaj, thotë Zoti, parashtroni arsyetimet tuaja, thotë Mbreti i Jakobit.
<scripture passage="Isa 41:22" parsed="|Isa|41|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.22" />
<sup>22</sup> Le t'i parashtrojnë dhe të na njoftojnë ç'ka për të ndodhur. Le të deklarojnë cilat ishin gjërat e kaluara, në mënyrë që të mund t'i shqyrtojmë dhe të njohim kryerjen e tyre; ose na njoftoni ç'ka për të ndodhur.
<scripture passage="Isa 41:23" parsed="|Isa|41|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.23" />
<sup>23</sup> Na njoftoni ç'ka për të ndodhur në të ardhmen, dhe kështu do të mësojmë se jeni perëndi; po, na bëni të mirë apo të keqe në mënyrë që të mbetemi të habitur duke i parë bashkë.
<scripture passage="Isa 41:24" parsed="|Isa|41|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.24" />
<sup>24</sup> Ja, ju jeni një hiç dhe vepra juaj nuk vlen asgjë; ai që ju zgjedh kryen një gjë të neveritshme.
<scripture passage="Isa 41:25" parsed="|Isa|41|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.25" />
<sup>25</sup> Unë thirra dikë nga veriu, dhe ai ka për të ardhur, nga lindja ai do të përmëndë emrin tim; do t'i shkelë princat sikur të ishin prej argjile, ashtu siç vepron poçari që e ngjesh baltën.
<scripture passage="Isa 41:26" parsed="|Isa|41|26|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.26" />
<sup>26</sup> Kush e shpalli këtë që në krye me qëllim që ta dinim, shumë më parë që të mund të thonim: "A është e drejtë"? Por nuk ka njeri që ta ketë njoftuar këtë gjë, njeri që ta ketë shpallur, njeri që të ketë dëgjuar fjalët tuaja.
<scripture passage="Isa 41:27" parsed="|Isa|41|27|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.27" />
<sup>27</sup> E shpalla i pari në Sion: "Shikoni, ja ku janë!", dhe në Jeruzalem dërgova një lajmëtar me lajme të mira.
<scripture passage="Isa 41:28" parsed="|Isa|41|28|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.28" />
<sup>28</sup> Shikova, por nuk kishte asnjë, vërtetë asnjë midis tyre që të dinte të jepte një këshillë, apo, i pyetur, mund të më jepte një përgjigje.
<scripture passage="Isa 41:29" parsed="|Isa|41|29|0|0" osisRef="Bible:Isa.41.29" />
<sup>29</sup> Ja, të gjithë këta janë kot; veprat e tyre janë një hiç dhe shtatoret e tyre janë erë dhe gjëra pa kurrfarë vlere".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 42" progress="59.13%" prev="Isa.41" next="Isa.43" id="Isa.42">
<h3 id="Isa.42-p0.1">Chapter 42</h3>
<p id="Isa.42-p1">
<scripture passage="Isa 42:1" parsed="|Isa|42|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.1" />
<sup>1</sup> "Ja shërbëtori im, që unë përkrah, i zgjedhuri im që më kënaq shpirtin. Kam vënë Frymën time mbi të; ai do t'ju sjellë drejtësinë kombeve.
<scripture passage="Isa 42:2" parsed="|Isa|42|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.2" />
<sup>2</sup> Nuk do të bërtasë, nuk do ta ngrerë zërin, nuk do të bëjë të dëgjohet zëri i tij nëpër rrugë.
<scripture passage="Isa 42:3" parsed="|Isa|42|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.3" />
<sup>3</sup> Nuk do ta copëtojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym; do ta paraqesë drejtësinë sipas së vërtetës.
<scripture passage="Isa 42:4" parsed="|Isa|42|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.4" />
<sup>4</sup> Ai nuk do të ligështohet dhe nuk do të dekurajohet; deri sa të vendosë drejtësinë mbi tokë; dhe ishujt do të presin ligjin e tij".
<scripture passage="Isa 42:5" parsed="|Isa|42|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.5" />
<sup>5</sup> Kështu thotë Perëndia, Zoti, që ka krijuar qiejtë dhe i ka shpalosur, që ka shtruar tokën dhe gjërat që ajo prodhon, që i jep frymëmarrje popullit dhe jetë atyre që ecin në të:
<scripture passage="Isa 42:6" parsed="|Isa|42|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.6" />
<sup>6</sup> "Unë, Zoti, të kam thirrur sipas drejtësisë dhe do të të zë për dore, do të të ruaj dhe do të bëj aleancën e popullit dhe dritën e kombeve,
<scripture passage="Isa 42:7" parsed="|Isa|42|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.7" />
<sup>7</sup> për t'u hapur sytë të verbërve, për të nxjerrë nga burgu të burgosurit dhe ata që dergjen në terr.
<scripture passage="Isa 42:8" parsed="|Isa|42|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.8" />
<sup>8</sup> Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t'i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura.
<scripture passage="Isa 42:9" parsed="|Isa|42|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.9" />
<sup>9</sup> Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë".
<scripture passage="Isa 42:10" parsed="|Isa|42|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.10" />
<sup>10</sup> I këndoni Zotit një kantik të ri, lëvdimin e tij nga skajet e tokës, o ju që zbrisni në det, dhe atë që ai përmban, ishujt dhe banorët e tyre.
<scripture passage="Isa 42:11" parsed="|Isa|42|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.11" />
<sup>11</sup> Shkretëtira dhe qytetet e tij të lartojnë zërin e tyre, bashkë me fshatrat në të cilat banojnë ata të Kedarit. Le të ngazëllojnë banorët e Selas, le të lëshojnë britma nga maja e maleve.
<scripture passage="Isa 42:12" parsed="|Isa|42|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.12" />
<sup>12</sup> Le t'i japin lavdi Zotit, le ta shpallin lëvdimin e tij në ishuj.
<scripture passage="Isa 42:13" parsed="|Isa|42|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.13" />
<sup>13</sup> Zoti do të shkojë përpara si një hero, do të nxisë dëshirën e tij të zjarrtë si një luftëtar, do të lëshojë një klithmë, po një klithmë therëse; do të triumfojë mbi armiqtë e tij.
<scripture passage="Isa 42:14" parsed="|Isa|42|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.14" />
<sup>14</sup> "Për një kohë të gjatë kam qëndruar në heshtje, nuk kam folur, e kam përmbajtur veten; por tani do të bërtas si një grua që heq të prerat e lindjes, do të marr frymë me vështirësi dhe njëkohësisht do të shfryj.
<scripture passage="Isa 42:15" parsed="|Isa|42|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.15" />
<sup>15</sup> Do të shkretoj malet dhe kodrat dhe do të t'i thaj tërë bimët e blerta; do t'i katandis lumenjtë në ishuj dhe do të thaj pellgjet.
<scripture passage="Isa 42:16" parsed="|Isa|42|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.16" />
<sup>16</sup> Do t'i bëj të verbërit të ecin nëpër një rrugë që ata nuk e njihnin dhe do t'i çoj nëpër shtigje të panjohura; do të ndryshoj para tyre terrin në dritë dhe vendet dredha-dredha në fushë. Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t'i braktis.
<scripture passage="Isa 42:17" parsed="|Isa|42|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.17" />
<sup>17</sup> Do të kthejnë kurrizin plot me turp ata që kanë besim në shëmbëlltyrat e gdhendua dhe u thonë shëmbëlltyrave të derdhura: "Ju jeni perënditë tona!".
<scripture passage="Isa 42:18" parsed="|Isa|42|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.18" />
<sup>18</sup> O të shurdhër, dëgjoni; o të verbër, shikoni dhe keni për të parë!
<scripture passage="Isa 42:19" parsed="|Isa|42|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.19" />
<sup>19</sup> Kush është i verbër, në mos shërbëtori im, o i shurdhër si lajmëtari im që po dërgoj? Kush është i verbër si ai që është në paqe me mua, i verbër si shërbëtori i Zotit?
<scripture passage="Isa 42:20" parsed="|Isa|42|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.20" />
<sup>20</sup> Ke parë shumë gjëra, por pa u kushtuar kujdesin e duhur; veshët e tu ishin të hapur, por nuk dëgjove asgjë".
<scripture passage="Isa 42:21" parsed="|Isa|42|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.21" />
<sup>21</sup> Zoti u gëzua për hir të drejtësisë së tij; do ta bëjë ligjin e tij të madh dhe të mrekullueshëm.
<scripture passage="Isa 42:22" parsed="|Isa|42|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.22" />
<sup>22</sup> Por ky është një popull që e kanë vjedhur dhe zhveshur; janë zënë të gjithë nga leqe në burgjet e nëndheshme dhe janë mbyllur në burgje. Janë bërë objekt plaçkitjeje, por askush nuk i ka çliruar; të zhveshur, por askush nuk ka thënë: "Ktheji!".
<scripture passage="Isa 42:23" parsed="|Isa|42|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.23" />
<sup>23</sup> Kush prej jush do t'i kushtojë vemendje kësaj gjëje? Kush prej jush do t'i kushtojë vemendje dhe do të dëgjojë në të ardhmen?
<scripture passage="Isa 42:24" parsed="|Isa|42|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.24" />
<sup>24</sup> Kush e ka braktisur Jakobin në duart e plaçkitësve dhe Izraelin në ato të grabitësve? A nuk ka qenë vallë Zoti kundër të cilit kemi mëkatuar? Ata në fakt nuk kanë dashur të ecin në rrugët e tij dhe nuk i janë bindur ligjit të tij.
<scripture passage="Isa 42:25" parsed="|Isa|42|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.42.25" />
<sup>25</sup> Prandaj ai hodhi mbi të afshin e zemërimit të tij dhe dhunën e luftës, që e mbështolli rreth e qark në flakë pa e vënë re ai; e shkriu atë, por ai nuk pati gajle.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 43" progress="59.22%" prev="Isa.42" next="Isa.44" id="Isa.43">
<h3 id="Isa.43-p0.1">Chapter 43</h3>
<p id="Isa.43-p1">
<scripture passage="Isa 43:1" parsed="|Isa|43|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.1" />
<sup>1</sup> Por tani kështu thotë Zoti, që të ka krijuar, o Jakob, që të ka formuar, o Izrael: "Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.
<scripture passage="Isa 43:2" parsed="|Isa|43|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.2" />
<sup>2</sup> Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë.
<scripture passage="Isa 43:3" parsed="|Isa|43|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.3" />
<sup>3</sup> Sepse unë jam Zoti, Perëndia yt, i Shenjti i Izraelit, Shpëtimtari yt. Kam dhënë Egjiptin si çmim për shpengimin tënd, Etiopinë dhe Seban për ty.
<scripture passage="Isa 43:4" parsed="|Isa|43|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.4" />
<sup>4</sup> Sepse ti je i çmuar në sytë e mi dhe i nderuar, dhe unë të dua, unë jap njerëz për ty dhe popuj në këmbim të jetës sate.
<scripture passage="Isa 43:5" parsed="|Isa|43|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.5" />
<sup>5</sup> Mos ki frikë, sepse unë jam me ty; do të t'i sjell pasardhësit e tu nga lindja dhe do të grumbulloj nga perëndimi.
<scripture passage="Isa 43:6" parsed="|Isa|43|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.6" />
<sup>6</sup> Do t'i them veriut: "Ktheji", dhe jugut: "Mos i mbaj. Bëj që të vijnë bijtë e mi nga larg dhe bijat e mia nga skajet e tokës,
<scripture passage="Isa 43:7" parsed="|Isa|43|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.7" />
<sup>7</sup> tërë ata që quhen me emrin tim, që kam krijuar për lavdinë time, që kam formuar dhe bërë gjithashtu".
<scripture passage="Isa 43:8" parsed="|Isa|43|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.8" />
<sup>8</sup> Nxirr popullin e verbër që megjithatë ka sy, dhe të shurdhër që megjithatë kanë vesh.
<scripture passage="Isa 43:9" parsed="|Isa|43|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.9" />
<sup>9</sup> Le të mblidhen bashkë tërë kombet, të grumbullohen popujt! Kush prej tyre mund të njoftojë këtë gjë dhe të na bëjë të dëgjojmë gjërat e kaluara? Le të paraqesin dëshmitarët e tyre për t'u justifikuar;  ose le të dëgjojnë dhe të thonë: "Éshtë e  vërtetë!".
<scripture passage="Isa 43:10" parsed="|Isa|43|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.10" />
<sup>10</sup> Dëshmitarët e mi jeni ju, thotë Zoti, bashkë me shërbëtorin që kam zgjedhur, me qëllim që ju të më njihni dhe të keni besim tek unë, si dhe të merrni vesh që unë jam. Para meje asnjë Perëndi nuk u  formua dhe pas meje nuk do të ketë asnjë  tjetër.
<scripture passage="Isa 43:11" parsed="|Isa|43|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.11" />
<sup>11</sup> Unë, unë jam Zoti dhe përveç meje nuk ka Shpëtimtar tjetër.
<scripture passage="Isa 43:12" parsed="|Isa|43|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.12" />
<sup>12</sup> Unë kam shpallur, kam shpëtuar dhe kam njoftuar; dhe nuk kishte asnjë perëndi të huaj midis jush; prandaj ju jeni dëshmitarët e mi, thotë Zoti, dhe unë jam Perëndi.
<scripture passage="Isa 43:13" parsed="|Isa|43|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.13" />
<sup>13</sup> Para fillimit të kohës unë jam gjithnjë po ai dhe askush nuk mund të çlirojë njeri nga dora ime; kur unë veproj, kush mund të më pengojë?".
<scripture passage="Isa 43:14" parsed="|Isa|43|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.14" />
<sup>14</sup> Kështu thotë Zoti, Çliruesi juaj, i Shenjti i Izraelit: "Për hirin tuaj unë po dërgoj dikë kundër Babilonisë, dhe do të bëj që të ikin të gjithë; kështu Kaldeasit do të ikin me anije duke bërtitur nga dhembja.
<scripture passage="Isa 43:15" parsed="|Isa|43|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.15" />
<sup>15</sup> Unë jam Zoti, i Shenjti juaj, krijuesi i Izraelit, mbreti juaj".
<scripture passage="Isa 43:16" parsed="|Isa|43|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.16" />
<sup>16</sup> Kështu thotë Zoti që hapi një rrugë në det dhe një shteg midis ujërave të fuqishme,
<scripture passage="Isa 43:17" parsed="|Isa|43|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.17" />
<sup>17</sup> që nxorri qerre, kuaj dhe një ushtri të fuqishme; ata dergjen të gjithë së bashku dhe nuk do të ngrihen më; janë asgjësuar dhe janë shuar si një kandil.
<scripture passage="Isa 43:18" parsed="|Isa|43|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.18" />
<sup>18</sup> "Mos kujtoni më gjërat e kaluara, mos shqyrtoni më gjërat e lashta.
<scripture passage="Isa 43:19" parsed="|Isa|43|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.19" />
<sup>19</sup> Ja, unë po bëj një gjë të re; ajo do të lëshojë degë; nuk do ta njihni ju? Po, do të hap një rrugë nëpër shkretëtirë, do të bëj që lumenjtë të rrjedhin në vendet e vetmuara.
<scripture passage="Isa 43:20" parsed="|Isa|43|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.20" />
<sup>20</sup> Kafshët e fushave, çakajtë dhe strucat do të më përlëvdojnë, sepse do t'i jap ujë shkretëtirës dhe lumenj vendit të vetmuar për t'i dhënë të pijë popullit tim, të zgjedhurit tim.
<scripture passage="Isa 43:21" parsed="|Isa|43|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.21" />
<sup>21</sup> Populli që kam formuar për vetë do të shpallë lëvdimet e mia.
<scripture passage="Isa 43:22" parsed="|Isa|43|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.22" />
<sup>22</sup> Por ti nuk më ke kërkuar, o Jakob, përkundrazi je lodhur me mua, o Izrael!
<scripture passage="Isa 43:23" parsed="|Isa|43|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.23" />
<sup>23</sup> Nuk më ke sjellë qengjin e olokausteve të tua dhe nuk më ke nderuar me flijimet e tua; nuk të kam detyruar të më shërbesh me oferta ushqimesh, as nuk të kam lodhur duke kërkuar temjan.
<scripture passage="Isa 43:24" parsed="|Isa|43|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.24" />
<sup>24</sup> Nuk më ke blerë me para kanellën dhe nuk më ke ngopur me dhjamin e flijimeve të tua. Përkundrazi më ke rënduar me mëkatet e tua, më ke lodhur me paudhësitë e tua.
<scripture passage="Isa 43:25" parsed="|Isa|43|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.25" />
<sup>25</sup> Unë, pikërisht unë, jam ai që për hir të vetuetes fshij shkeljet e tua dhe nuk do t'i mbaj mend mëkatet e tua.
<scripture passage="Isa 43:26" parsed="|Isa|43|26|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.26" />
<sup>26</sup> Bëj që të kujtohem, ta diskutojmë bashkë këtë rast, folë, ti vetë për t'u justifikuar.
<scripture passage="Isa 43:27" parsed="|Isa|43|27|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.27" />
<sup>27</sup> Ati yt i parë ka mëkatuar dhe mësuesit e tu kanë ngritur krye kundër meje.
<scripture passage="Isa 43:28" parsed="|Isa|43|28|0|0" osisRef="Bible:Isa.43.28" />
<sup>28</sup> Prandaj kam ndotur krerët e shenjtërores, kam vendosur shfarosjen e Jakobit dhe turpërimin Izraelit".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 44" progress="59.32%" prev="Isa.43" next="Isa.45" id="Isa.44">
<h3 id="Isa.44-p0.1">Chapter 44</h3>
<p id="Isa.44-p1">
<scripture passage="Isa 44:1" parsed="|Isa|44|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.1" />
<sup>1</sup> "Tani dëgjo, o Jakob, shërbëtori im, o Izrael, që unë kam zgjedhur!
<scripture passage="Isa 44:2" parsed="|Isa|44|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.2" />
<sup>2</sup> Kështu thotë Zoti që të ka bërë dhe të ka formuar që në barkun e nënës, ai që të ndihmon: Mos ki frikë, o Jakob, shërbëtori im, o Jeshurun që unë kam zgjedhur!
<scripture passage="Isa 44:3" parsed="|Isa|44|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.3" />
<sup>3</sup> Sepse unë do të derdh ujë mbi atë që ka etje dhe rrëke mbi tokën e thatë; do të derdh Frymën time mbi pasardhësit e tu dhe bekimin tim mbi trashëgimtarët e tu.
<scripture passage="Isa 44:4" parsed="|Isa|44|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.4" />
<sup>4</sup> Ata do të rriten në mes të barit, si shelgje gjatë rrjedhave ujore.
<scripture passage="Isa 44:5" parsed="|Isa|44|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.5" />
<sup>5</sup> Njeri do të thotë: "Unë jam i Zotit"; tjetri do të quhet me emrin e Jakobit, dhe një tjetër do të shkruajë mbi dorën e tij: "I Zotit", dhe do ta ketë për nder të mbajë emrin e Izraelit".
<scripture passage="Isa 44:6" parsed="|Isa|44|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.6" />
<sup>6</sup> Kështu thotë Zoti, mbreti i Izraelit dhe Çliruesi i tij, Zoti i ushtrive: "Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka Perëndi.
<scripture passage="Isa 44:7" parsed="|Isa|44|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.7" />
<sup>7</sup> Kush është si unë? Le ta shpallë, pra, ta deklarojë dhe të japë prova para meje që kur kam vendosur këtë popull të lashtë. Le t'u njoftojnë gjërat që do të ndodhin dhe ngjarjet që do të kryhen.
<scripture passage="Isa 44:8" parsed="|Isa|44|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.8" />
<sup>8</sup> Mos u trembni, mos kini frikë! A nuk ta kam shpallur, vallë, dhe nuk ta kam deklaruar prej kohe? Ju jeni dëshmitarë të mi. A ka vallë një Perëndi përveç meje? Nuk ka Shkëmb tjetër, nuk njoh tjetër të tillë.
<scripture passage="Isa 44:9" parsed="|Isa|44|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.9" />
<sup>9</sup> Ata që prodhojnë shëmbëlltyra të gdhendura janë krejt kotësi; gjërat e tyre më të çmuara nuk hyjnë fare në punë; dëshmitarët e tyre nuk shohin dhe as nuk kuptojnë gjë, prandaj do të mbulohen me turp.
<scripture passage="Isa 44:10" parsed="|Isa|44|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.10" />
<sup>10</sup> Kush prodhon një zot apo shkrin një shëmbëlltyrë të gdhendur pa patur fare dobi?
<scripture passage="Isa 44:11" parsed="|Isa|44|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.11" />
<sup>11</sup> Ja, të gjithë shokët e këtij personi do të shushaten; vetë artizanët nuk janë veçse njerëz. Le të mblidhen të gjithë dhe le të paraqiten. Do të tremben dhe do të turpërohen njëkohësisht.
<scripture passage="Isa 44:12" parsed="|Isa|44|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.12" />
<sup>12</sup> Kovaçi me darë punon hekurin mbi prush, i jep formë me çekiç dhe e përpunon me krahun e tij të fuqishëm; vuan nga uria dhe forca e tij pakësohet; nuk pi ujë dhe lodhet.
<scripture passage="Isa 44:13" parsed="|Isa|44|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.13" />
<sup>13</sup> Zdrukthëtari shtrin vizorin, vizaton idhullin me laps, e punon me sqepar, e mat me kompas dhe e bën një fytyrë njerëzore, një formë të bukur njeriu, në mënyrë që të mbetet në një shtëpi.
<scripture passage="Isa 44:14" parsed="|Isa|44|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.14" />
<sup>14</sup> Ai pret për vete disa kedra, merr një selvi apo një lis që i lë të rriten të fuqishëm midis drurëve të pyllit; ai mbjell një frashër që shiu e bën të rritet.
<scripture passage="Isa 44:15" parsed="|Isa|44|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.15" />
<sup>15</sup> Ky i shërben njeriut për të djegur; ai merr një pjesë të tij për t'u ngrohur dhe ndez zjarrin për të pjekur bukën; bën gjithashtu një perëndi dhe e adhuron, bën një shëmbëlltyrë të gdhendur para së cilës bie përmbys.
<scripture passage="Isa 44:16" parsed="|Isa|44|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.16" />
<sup>16</sup> Djeg gjysmën e tij në zjarr, me gjysmën tjetër përgatit mishin, pjek mishin dhe ngopet. Ngrohet gjithashtu dhe thotë: "Ah, po ngrohem, kënaqem me zjarrin".
<scripture passage="Isa 44:17" parsed="|Isa|44|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.17" />
<sup>17</sup> Me atë që mbetet prej tij sajon një perëndi, shëmbëlltyrën e saj të gdhendur, bie përmbys përpara saj, e adhuron, e lut dhe i thotë: "Shpëtomë, sepse ti je perëndia im".
<scripture passage="Isa 44:18" parsed="|Isa|44|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.18" />
<sup>18</sup> Nuk dinë dhe nuk kuptojnë asgjë, sepse i kanë zënë sytë e tyre që të mos shohin dhe zemrat e tyre që të mos kuptojnë.
<scripture passage="Isa 44:19" parsed="|Isa|44|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.19" />
<sup>19</sup> Askush nuk vjen në vete dhe as ka dituri dhe mend për të thënë: "Dogja një pjesë në zjarr, po, mbi prushin e tij poqa bukën, poqa mishin dhe e hëngra. Me atë që mbetet do të bëj një gjë të neveritshme  dhe do të bie përmbys përpara një cope  druri?".
<scripture passage="Isa 44:20" parsed="|Isa|44|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.20" />
<sup>20</sup> Një person i tillë ushqehet me hi, zemra e tij e mashtruar e çon në rrugë të keqe. Ai nuk mund të çlirojë shpirtin e tij dhe të thotë: "A nuk është vallë një gënjeshtër ajo që mbaj në dorën time të djathtë?".
<scripture passage="Isa 44:21" parsed="|Isa|44|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.21" />
<sup>21</sup> "Mbaji mend këto gjëra, o Jakob, o Izrael, sepse ti je shërbëtori im; unë të kam formuar, ti je shërbëtori im; o Izrael, nuk do të të harroj.
<scripture passage="Isa 44:22" parsed="|Isa|44|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.22" />
<sup>22</sup> I fshiva shkeljet e tua si një re e dendur, dhe mëkatet e tua si një mjegullinë; kthehu tek unë, sepse unë të kam çliruar".
<scripture passage="Isa 44:23" parsed="|Isa|44|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.23" />
<sup>23</sup> Ngazëlloni, o qiej, sepse Zoti ka vepruar. Gëzohuni, o thellësi të tokës. Shpërtheni në britma gëzimi, o male, o pyje, me gjithë drurët tuaj! Sepse Zoti ka çliruar Jakobin dhe ka shfaqur lavdinë e tij në Izrael.
<scripture passage="Isa 44:24" parsed="|Isa|44|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.24" />
<sup>24</sup> Kështu thotë Zoti, Çliruesi yt, ai që të ka formuar që në bark të nënës: "Unë jam Zoti që kam bërë tërë gjërat, që i vetëm, kam shpalosur qiejtë dhe kam shtrirë tokën; kush ishte me mua?
<scripture passage="Isa 44:25" parsed="|Isa|44|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.25" />
<sup>25</sup> Unë i bëj të kota parashikimet e gënjeshtarëve dhe i bëj shortarët pa mend; unë bëj që të sprapsen njerëzit e urtë dhe e kthej dijen e tyre në marrëzi.
<scripture passage="Isa 44:26" parsed="|Isa|44|26|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.26" />
<sup>26</sup> Vërtetoj fjalën e shërbëtorit tim dhe i jap sukses këshillës së lajmëtarëve të mi; unë i them Jeruzalemit: "Do të kesh banorë", dhe qyteteve të Judës: "Do t'ju rindërtojnë", dhe unë do të rindërtoj gërmadhat e tyre.
<scripture passage="Isa 44:27" parsed="|Isa|44|27|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.27" />
<sup>27</sup> Unë i them humnerës: "Thahu!"; dhe unë do të thaj lumenjtë e tu.
<scripture passage="Isa 44:28" parsed="|Isa|44|28|0|0" osisRef="Bible:Isa.44.28" />
<sup>28</sup> Them për Kirin: "Ai është bariu im!" dhe do të çojë në vend tërë dëshirat e mia, duke i thënë Jeruzalemit: "Do të rindërtohesh!", dhe tempullit: "Do të jesh i qëndrueshëm!"".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 45" progress="59.43%" prev="Isa.44" next="Isa.46" id="Isa.45">
<h3 id="Isa.45-p0.1">Chapter 45</h3>
<p id="Isa.45-p1">
<scripture passage="Isa 45:1" parsed="|Isa|45|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.1" />
<sup>1</sup> "Kështu i thotë Zoti të vajosurit të tij, Kirit, që unë e mora me dorën e djathtë, që të hedh poshtë para tij kombet: Po, unë do të zgjidh brezat që mbretërit mbajnë në ijë, për të hapur para tij
<scripture passage="Isa 45:2" parsed="|Isa|45|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.2" />
<sup>2</sup> Unë do të ec para teje dhe do të sheshoj vendet e ngritura, do të bëj copë-copë portat prej bronzi dhe do të thyej shufrat prej hekuri.
<scripture passage="Isa 45:3" parsed="|Isa|45|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.3" />
<sup>3</sup> Do të të jap thesaret e territ dhe pasuritë e fshehura në vende të fshehta, me qëllim që ti të njohësh që unë jam Zoti, Perëndia i Izraelit, që të thërret me emër.
<scripture passage="Isa 45:4" parsed="|Isa|45|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.4" />
<sup>4</sup> Për hir të Jakobit, shërbëtorit im, dhe për hir të Izraelit, të zgjedhurit tim, unë të thirra me emër dhe të dhashë një titull nderi megjithëse ti nuk më njihje.
<scripture passage="Isa 45:5" parsed="|Isa|45|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.5" />
<sup>5</sup> Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje nuk ka Perëndi. Të kam rrethuar, ndonëse ti nuk më njihje,
<scripture passage="Isa 45:6" parsed="|Isa|45|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.6" />
<sup>6</sup> me qëllim që nga lindja në perëndim të pranohet që nuk ka asnjë Perëndi përveç meje. Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër.
<scripture passage="Isa 45:7" parsed="|Isa|45|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.7" />
<sup>7</sup> Unë formoj dritën dhe krijoj terrin, sjell mirëqënien dhe krijoj fatkeqësinë. Unë, Zoti, i bëj të gjitha këto gjëra".
<scripture passage="Isa 45:8" parsed="|Isa|45|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.8" />
<sup>8</sup> Pikëloni, o qiej, nga lart dhe retë le të bëjnë të bjerë si shi drejtësia. Le të hapet toka, të prodhojë shpëtimin dhe të bëjë të mbijë njëkohësisht drejtësia. Unë, Zoti, e kam krijuar këtë.
<scripture passage="Isa 45:9" parsed="|Isa|45|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.9" />
<sup>9</sup> Mjerë ai që i kundërvihet atij që e ka formuar, një fragment enësh balte me fragmente të tjera të enëve prej balte. A do t'i thotë argjila atij që i jep formë: "Ç'po bën?", a do të thotë vepra jote: "Nuk ka duar?".
<scripture passage="Isa 45:10" parsed="|Isa|45|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.10" />
<sup>10</sup> Mjerë ai që i thotë të atit: "Çfarë po lind?". dhe nënës së tij: "Çfarë po pjell?".
<scripture passage="Isa 45:11" parsed="|Isa|45|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.11" />
<sup>11</sup> Kështu thotë Zoti, i Shenjti i Izraelit dhe ai që e ka formuar: "Përsa u përket gjërave të së ardhmes më bëni pyetje rreth bijve të mi dhe më jepni urdhëra rreth veprës së duarve të mia?
<scripture passage="Isa 45:12" parsed="|Isa|45|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.12" />
<sup>12</sup> Por unë kam bërë tokën dhe kam krijuar njeriun mbi të; me duart e mia kam shpalosur qiejtë dhe komandoj tërë ushtrinë e tyre.
<scripture passage="Isa 45:13" parsed="|Isa|45|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.13" />
<sup>13</sup> Unë e ngjalla atë në drejtësinë time dhe do të sheshoj tërë rrugët e tij; ai do të rindërtojë qytetin tim dhe do t'i kthejë të lirë të mërguarit e mi pa paguar shpengim dhe pa bërë dhurata", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Isa 45:14" parsed="|Isa|45|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.14" />
<sup>14</sup> Kështu thotë Zoti: "Fryti i mundimeve të Egjiptit dhe mallrat e Etiopisë dhe të Sabejve, njerëz me shtat të lartë, do të të kalojnë ty dhe do të të përkasin ty; ata do të ecin pas teje, të lidhur  me zinxhirë; do të bien përmbys para teje dhe  do të të luten fort, duke thënë: "Me siguri Perëndia është te ti dhe nuk ka asnjë tjetër; nuk ka Perëndi tjetër"".
<scripture passage="Isa 45:15" parsed="|Isa|45|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.15" />
<sup>15</sup> Në të vërtetë ti je një Perëndi që fshihesh, o Perëndi i Izraelit, o Shpëtimtar.
<scripture passage="Isa 45:16" parsed="|Isa|45|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.16" />
<sup>16</sup> Do të mbeten të gjithë të turpëruar dhe të hutuar, po, do të ikin të gjithë bashkë, të mbuluar me turp, sajuesit e idhujve.
<scripture passage="Isa 45:17" parsed="|Isa|45|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.17" />
<sup>17</sup> Por Izraeli do të shpëtohet nga Zoti me një shpëtim të përjetshëm; ju nuk do të turpëroheni ose të hutoheni kurrë më përjetë.
<scripture passage="Isa 45:18" parsed="|Isa|45|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.18" />
<sup>18</sup> Sepse kështu thotë Zoti që ka krijuar qiejtë, ai, Perëndia që ka formuar tokën dhe e ka bërë; ai e ka vendosur, nuk e ka krijuar pa trajtë, por e ka formuar që të banohej: "Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër.
<scripture passage="Isa 45:19" parsed="|Isa|45|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.19" />
<sup>19</sup> Unë nuk kam folur fshehtas në një cep të errët të dheut; nuk u kam thënë pasardhësve të Jakobit: "Më kërkoni kot". Unë, Zoti, them atë që është e drejtë dhe deklaroj gjërat që janë të vërteta.
<scripture passage="Isa 45:20" parsed="|Isa|45|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.20" />
<sup>20</sup> Mblidhuni dhe ejani, afrohuni bashkë, ju që keni shpëtuar nga kombet! Nuk kanë mend ata që mbajnë një shëmbëlltyrë prej drurit të gdhendur prej tyre dhe i luten një perëndi që nuk mund të shpëtojë.
<scripture passage="Isa 45:21" parsed="|Isa|45|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.21" />
<sup>21</sup> Shpalleni dhe paraqitni arsyetimet tuaja, po, le të këshillohen edhe bashkë. Kush e ka shpallur këtë që në kohët e lashta dhe e ka parashikuar prej një kohe të gjatë? Vallë, nuk jam unë, Zoti? Nuk  ka Perëndi tjetër veç meje, një Perëndi i  drejtë, një Shpëtimtar; nuk ka asnjë veç meje.
<scripture passage="Isa 45:22" parsed="|Isa|45|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.22" />
<sup>22</sup> Kthehuni nga unë dhe do të shpëtoni, ju mbarë skaje të tokës. Sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër.
<scripture passage="Isa 45:23" parsed="|Isa|45|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.23" />
<sup>23</sup> Jam betuar në veten time, nga goja ime ka dalë një fjalë drejtësie dhe nuk do ta tërheq; çdo gju do të përkulet para meje dhe çdo gjuhë do të betohet për mua.
<scripture passage="Isa 45:24" parsed="|Isa|45|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.24" />
<sup>24</sup> Do të thuhet për mua: "Vetëm tek Zoti kam drejtësi dhe forcë"". Tek ai do të vijnë tërë ata që ishin të ndezur me zemërim kundër tij dhe do të turpërohen.
<scripture passage="Isa 45:25" parsed="|Isa|45|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.45.25" />
<sup>25</sup> Në Zoti do të shfajesohen dhe do të përlëvdohen gjithë pasardhësit e Izraelit.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 46" progress="59.53%" prev="Isa.45" next="Isa.47" id="Isa.46">
<h3 id="Isa.46-p0.1">Chapter 46</h3>
<p id="Isa.46-p1">
<scripture passage="Isa 46:1" parsed="|Isa|46|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.46.1" />
<sup>1</sup> Beli ka rënë, Nebo është rrëzuar; idhujt e tyre i kanë çuar tutje me kafshë barre dhe me pela; gjërat që ju transportonit janë ngarkuar si pesha të rënda për kafshët e lodhura.
<scripture passage="Isa 46:2" parsed="|Isa|46|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.46.2" />
<sup>2</sup> Janë shembur, kanë rënë bashkë; nuk kanë mundur të shpëtojnë ngarkesën, por ata vetë kanë shkuar në robëri.
<scripture passage="Isa 46:3" parsed="|Isa|46|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.46.3" />
<sup>3</sup> "Dëgjomëni, o shtëpi e Jakobit, dhe tërë mbetja e shtëpisë së Izraelit, që ju kam përkrahur që kur keni lindur, që jeni mbajtur nga unë qysh në bark të nënës;
<scripture passage="Isa 46:4" parsed="|Isa|46|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.46.4" />
<sup>4</sup> "Deri në pleqërinë tuaj unë do të mbetem po ai, unë do t'ju mbaj deri sa të thinjeni. Unë ju kam bërë dhe unë do t'ju përkrah; po, do t'ju mbaj dhe do t'ju shpëtoj".
<scripture passage="Isa 46:5" parsed="|Isa|46|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.46.5" />
<sup>5</sup> Me cilin doni të më barazoni, me cilin doni të më krahasoni që mund të jemi të njëllojtë?
<scripture passage="Isa 46:6" parsed="|Isa|46|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.46.6" />
<sup>6</sup> Këta harxhojnë arin e çantës dhe peshojnë argjendin me peshore, paguajnë një argjendar që me to të sajojë një perëndi; pastaj bien përmbys para tij dhe e adhurojnë.
<scripture passage="Isa 46:7" parsed="|Isa|46|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.46.7" />
<sup>7</sup> E ngarkojnë mbi kurriz dhe e mbartin, e vënë në vendin e tij dhe mbetet atje; nga vendi i tij nuk lëvizet më. Edhe sikur dikush t'i thërrasë atij, ai nuk i përgjigjet as e shpëton nga fatkeqësia e tij.
<scripture passage="Isa 46:8" parsed="|Isa|46|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.46.8" />
<sup>8</sup> Kujtoni këtë dhe tregohuni burra! Silleni atë ndërmend, o shkelës.
<scripture passage="Isa 46:9" parsed="|Isa|46|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.46.9" />
<sup>9</sup> Kujtoni gjërat e kaluara të kohëve shumë të vjetra, sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam Perëndia dhe askush nuk më ngjet mua,
<scripture passage="Isa 46:10" parsed="|Isa|46|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.46.10" />
<sup>10</sup> që shpall fundin që në fillim, dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë, duke thënë: "Plani im do të realizohet dhe do të bëj gjithçka më pëlqen",
<scripture passage="Isa 46:11" parsed="|Isa|46|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.46.11" />
<sup>11</sup> duke thirrur nga lindja një zog grabitqar dhe nga një tokë e largët njeriun që do të zbatojë planin tim. Po, kam folur dhe do të bëj që të ndodhë; kam bërë planin dhe do ta realizoj.
<scripture passage="Isa 46:12" parsed="|Isa|46|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.46.12" />
<sup>12</sup> Dëgjomëni, e zemërkryeneçë, që i jeni larguar drejtësisë.
<scripture passage="Isa 46:13" parsed="|Isa|46|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.46.13" />
<sup>13</sup> Po e afroj drejtësinë time, ajo nuk është larg; shpëtimi im nuk do të vonojë. Do ta vë shpëtimin te Sioni dhe do t'i tregoj lavdinë time Izraelit".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 47" progress="59.58%" prev="Isa.46" next="Isa.48" id="Isa.47">
<h3 id="Isa.47-p0.1">Chapter 47</h3>
<p id="Isa.47-p1">
<scripture passage="Isa 47:1" parsed="|Isa|47|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.47.1" />
<sup>1</sup> "Zbrit dhe ulu në pluhur, o e virgjër bijë e Babilonisë. Ulu në tokë, pa fron, o bijë e Kaldeasve, sepse nuk do të quajnë më të brishtë dhe të njomë.
<scripture passage="Isa 47:2" parsed="|Isa|47|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.47.2" />
<sup>2</sup> Vër dorën mbi mokrën dhe bluaj miellin; lëvize velin tënd, ngrije bishtin e fustanit, zbulo këmbën dhe kalo lumenjtë.
<scripture passage="Isa 47:3" parsed="|Isa|47|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.47.3" />
<sup>3</sup> Lakuriqësia jote do të zbulohet dhe do të shihet gjithashtu turpi yt; do të hakmerrem dhe asnjeri nuk do të ndërhyjë".
<scripture passage="Isa 47:4" parsed="|Isa|47|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.47.4" />
<sup>4</sup> Shpëtimtari ynë, emri i të cilit është Zoti i ushtrive, është i Shenjti i Izraelit.
<scripture passage="Isa 47:5" parsed="|Isa|47|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.47.5" />
<sup>5</sup> "Ulu në heshtje dhe shko në terr, o bijë e Kaldeasve, sepse nuk do të të quajnë më zonjë të mbretërive.
<scripture passage="Isa 47:6" parsed="|Isa|47|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.47.6" />
<sup>6</sup> Jam zemëruar me popullin tim, kam përdhosur trashëgiminë time dhe i kam dhënë në pushtetin tënd, por ti nuk ke perdorur për ta kurrfarë mëshire; zgjedhën tënde e ushtrove sidomos mbi të moshuarit,
<scripture passage="Isa 47:7" parsed="|Isa|47|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.47.7" />
<sup>7</sup> dhe the: "Unë do të jem zonjë përjetë", dhe kështu nuk i vure këto gjëra në zemër dhe nuk more parasysh fundin e gjithë kësaj ngjarjeje.
<scripture passage="Isa 47:8" parsed="|Isa|47|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.47.8" />
<sup>8</sup> Por tani dëgjo, o epshndjellëse, që banon në një vend të sigurt dhe thua në zemrën tënde: "Unë, dhe asnjë tjetër! Nuk do të mbetem kurrë e ve dhe s'kam për të njohur humbjen e fëmijëve".
<scripture passage="Isa 47:9" parsed="|Isa|47|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.47.9" />
<sup>9</sup> Por këto dy gjëra do të të ndodhin në një çast, në po atë ditë: humbja e fëmijëve dhe vejëria; do të të bien plotësisht mbi kurriz, për shkak të numrit të madh të magjive të tua dhe për morinë e yshtjeve të tua.
<scripture passage="Isa 47:10" parsed="|Isa|47|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.47.10" />
<sup>10</sup> Ti kishe besim në djallëzinë tënde dhe thoje: "Askush nuk më sheh". Dituria jote dhe njohuritë e tua të kanë mashtruar, dhe ti thoje në zemrën tënde:
<scripture passage="Isa 47:11" parsed="|Isa|47|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.47.11" />
<sup>11</sup> "Unë dhe askush tjetër". Prandaj do të të vijë një fatkeqësi dhe nuk do të dish se nga të vjen; do të bjerë një fatkeqësi, që nuk do të jesh në gjendje ta shmangësh me asnjë lloj shlyerje; do të bjerë  papritmas në trup një shkatërrim, që nuk  e ke parashikuar.
<scripture passage="Isa 47:12" parsed="|Isa|47|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.47.12" />
<sup>12</sup> Rri tani me yshtjet e tua dhe me morinë e magjive të tua me të cilat je lodhur që në rininë tënde. Ndofta do të nxjerrësh prej tyre ndonjë përfitim, ndofta do të arrish të ndjellësh frikë.
<scripture passage="Isa 47:13" parsed="|Isa|47|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.47.13" />
<sup>13</sup> Je lodhur me turmën e këshilltarëve të tu; le të ngrihen, pra, astrologët, ata që studiojnë yjet dhe bëjnë parashikime çdo muaj dhe le të të shpëtojnë nga gjërat që do të bien në kurriz.
<scripture passage="Isa 47:14" parsed="|Isa|47|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.47.14" />
<sup>14</sup> Ja, ato do të jenë si kashta; zjarri do t'i harrxhojë. Nuk do të shpëtojnë veten e tyre nga fuqia e flakës; nuk do të ketë prush për t'u ngrohur, as zjarr para të cilit të ulesh.
<scripture passage="Isa 47:15" parsed="|Isa|47|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.47.15" />
<sup>15</sup> Kështu do të jenë ata me të cilët je munduar dhe ke dhënë e ke marrë që në rininë tënde. Secili do të rravgojë për llogari të vet, dhe askush nuk do të të shpëtojë".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 48" progress="59.64%" prev="Isa.47" next="Isa.49" id="Isa.48">
<h3 id="Isa.48-p0.1">Chapter 48</h3>
<p id="Isa.48-p1">
<scripture passage="Isa 48:1" parsed="|Isa|48|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.1" />
<sup>1</sup> Dëgjoni këtë, o shtëpi e Jakobit, ju që ju thërrasin me emrin e Izraelit dhe që keni dalë nga burimet e Judës, ju që betoheni për emrin e Zotit dhe që përmendni Perëndinë e Izraelit, por jo me të vërtetë dhe me drejtësi.
<scripture passage="Isa 48:2" parsed="|Isa|48|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.2" />
<sup>2</sup> Duke qenë se quhen me emrin e qytetit të shenjtë dhe mbështeten mbi Perëndinë e Izraelit, emri i të cilit është Zoti i ushtrive;
<scripture passage="Isa 48:3" parsed="|Isa|48|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.3" />
<sup>3</sup> "Unë i shpalla gjërat e kaluara që në fillim; kishin dalë nga goja ime dhe kisha bërë që t'i dëgjonin; pastaj veprova papritmas dhe ato ndodhën.
<scripture passage="Isa 48:4" parsed="|Isa|48|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.4" />
<sup>4</sup> Sepse e dija që ishe kokëfortë, që qafa jote ishte një brez i hekurt dhe balli yt prej bronzi,
<scripture passage="Isa 48:5" parsed="|Isa|48|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.5" />
<sup>5</sup> t'i kam njoftuar që në fillim, bëra që t'i dëgjosh para se të ndodhnin, që të mos kishe për të thënë: "I ka bërë idhulli im, i ka urdhëruar shëmbëlltyra ime e gdhendur dhe shëmbëlltyra ime e shkrirë".
<scripture passage="Isa 48:6" parsed="|Isa|48|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.6" />
<sup>6</sup> Ti e ke dëgjuar dhe e ke parë tërë këtë gjë. A nuk do ta shpallni? Që tani bëj që të dëgjosh gjëra të reja, gjëra të fshehta që ti nuk i njihje.
<scripture passage="Isa 48:7" parsed="|Isa|48|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.7" />
<sup>7</sup> Ato janë krijuar tashti dhe jo që në fillim; para ditës së sotme nuk i kishe dëgjuar dhe kështu nuk mund të thuash: "Ja, unë i dija".
<scripture passage="Isa 48:8" parsed="|Isa|48|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.8" />
<sup>8</sup> Jo, ti as nuk i ke dëgjuar as nuk i ke ditur, as veshi yt nuk ishte i hapur atëherë, sepse e dija që ti do të veproje me pabesi dhe që do të quheshe "rebel" që në bark të nënës.
<scripture passage="Isa 48:9" parsed="|Isa|48|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.9" />
<sup>9</sup> Për hir të emrit tim do ta shtyj për më vonë zemërimin tim, dhe për hir të lavdisë sime do ta frenoj që të mos të të shfaros.
<scripture passage="Isa 48:10" parsed="|Isa|48|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.10" />
<sup>10</sup> Ja, unë të kam rafinuar, por jo si argjendi; të kam provuar në poçen e pikëllimit.
<scripture passage="Isa 48:11" parsed="|Isa|48|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.11" />
<sup>11</sup> Për hir të vetvetes, për hir të vetvetes e bëj këtë; si mund të lë, pra, që të përdhoset emri im? Nuk do t'ia jap lavdinë time asnjë tjetri".
<scripture passage="Isa 48:12" parsed="|Isa|48|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.12" />
<sup>12</sup> "Dëgjomë, o Jakob, dhe Izrael, që unë kam thirrur. Unë jam ai që është; unë jam i pari dhe jam i fundit gjithashtu.
<scripture passage="Isa 48:13" parsed="|Isa|48|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.13" />
<sup>13</sup> Dora ime ka themeluar tokën dhe dora ime e djathtë ka shpalosur qiejtë; kur unë i thërras, paraqiten bashkë.
<scripture passage="Isa 48:14" parsed="|Isa|48|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.14" />
<sup>14</sup> Mblidhuni, ju të gjithë, dhe dëgjoni! Kush prej tyre ka shpallur këto gjëra? Ai që Zoti dashuron do të kryejë vullnetin e tij kundër Babilonisë dhe do të ngrerë krahun e tij kundër Kaldeasve.
<scripture passage="Isa 48:15" parsed="|Isa|48|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.15" />
<sup>15</sup> Unë, unë i fola, po, unë e thirra, e bëra të vijë dhe do të bëj që veprimi i tij të shkojë mbarë.
<scripture passage="Isa 48:16" parsed="|Isa|48|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.16" />
<sup>16</sup> Afrohuni tek unë, dëgjoni këtë: "Qysh në fillim nuk fola në fshehtësi; kur këto fakte ndodhnin, unë isha atje. Dhe tani Zoti, Zoti, dhe Fryma e tij më kanë dërguar"".
<scripture passage="Isa 48:17" parsed="|Isa|48|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.17" />
<sup>17</sup> Kështu thotë Zoti, Çliruesi yt, i Shenjti i Izraelit: "Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde, që të udhëheq nëpër rrugën që duhet të ndjekësh.
<scripture passage="Isa 48:18" parsed="|Isa|48|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.18" />
<sup>18</sup> Ah, sikur t'u kishe kushtuar kujdes urdhërimeve të mia! Paqja jote do të ishte si një lumë dhe drejtësia jote si valët e detit.
<scripture passage="Isa 48:19" parsed="|Isa|48|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.19" />
<sup>19</sup> Trashëgimia jote do të ishte si rëra dhe ata që kanë lindur nga të përbrëndëshmet e tua do të ishin të pallogaritshëm si kokrrizat e saj; emri i tij nuk do të fshihej as do të shkatërrohej para meje".
<scripture passage="Isa 48:20" parsed="|Isa|48|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.20" />
<sup>20</sup> Dilni nga Babilonia, ikni nga Kaldeasit! Me një zë të gëzuar kumtojeni, shpalleni këtë gjë, përhapeni deri në skajet e tokës. Thoni: "Zoti ka çliruar shërbëtorin e tij Jakob".
<scripture passage="Isa 48:21" parsed="|Isa|48|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.21" />
<sup>21</sup> Ata nuk patën etje kur i çoi nëpër shkretëtirë. Ai bëri që të burojë për ta ujë nga shkëmbi; e çau shkëmbin dhe dolën ujërat.
<scripture passage="Isa 48:22" parsed="|Isa|48|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.48.22" />
<sup>22</sup> "Nuk ka paqe për të pabesët", thotë Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 49" progress="59.71%" prev="Isa.48" next="Isa.50" id="Isa.49">
<h3 id="Isa.49-p0.1">Chapter 49</h3>
<p id="Isa.49-p1">
<scripture passage="Isa 49:1" parsed="|Isa|49|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.1" />
<sup>1</sup> Ishuj, dëgjomëni, dhe kushtojini kujdes, o popuj të largët. Zoti më ka thirrur që kur isha në bark të nënës, ka përmendur emrin tim që kur isha në të përbrëndëshmet e nënës sime.
<scripture passage="Isa 49:2" parsed="|Isa|49|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.2" />
<sup>2</sup> Ma bëri gojën si një shpatë të mprehtë, më ka fshehur në hijen e dorës së tij, më ka dhënë një shigjetë me majë, më ka futur në kukurën e tij.
<scripture passage="Isa 49:3" parsed="|Isa|49|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.3" />
<sup>3</sup> Më ka thënë: "Ti je shërbëtori im, Izrael, në të cilin do të përlëvdohem".
<scripture passage="Isa 49:4" parsed="|Isa|49|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.4" />
<sup>4</sup> Por unë thoja: "Më kot jam lodhur; për hiç gjë dhe pa dobi kam harxhuar forcën time; por me siguri e drejta ime është pranë Zotit dhe shpërblimi im pranë Perëndisë tim".
<scripture passage="Isa 49:5" parsed="|Isa|49|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.5" />
<sup>5</sup> Dhe tani thotë Zoti që më ka formuar që në bark të nënës që të jem shërbëtori i tij, që t'i sjell atij përsëri Jakobin dhe që të mbledh rreth tij Izraelin (unë jam i nderuar në sytë e Zotit dhe Perëndia im është forca ime).
<scripture passage="Isa 49:6" parsed="|Isa|49|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.6" />
<sup>6</sup> Ai thotë: "Éshtë tepër pak që ti të jesh shërbëtori im për të lartuar përsëri fiset e Jakobit dhe për të kthyer ata që kanë shpëtuar nga Izraeli. Të kam vendosur si dritën e kombeve, me qëllim që të jesh Shpëtimi im deri në skajet e tokës".
<scripture passage="Isa 49:7" parsed="|Isa|49|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.7" />
<sup>7</sup> Kështu i thotë Zoti, Çliruesi i Izraelit, i Shenjti i tij, atij që përbuzet nga njerëzit, që urrehet nga kombi, shërbëtorit të sundimtarëve: "Mbretërit do të shohin dhe do të ngrihen, princat do të
<scripture passage="Isa 49:8" parsed="|Isa|49|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.8" />
<sup>8</sup> Kështu thotë Zoti: "Në kohën e hirit unë ta kam plotësuar dëshirën dhe në ditën e shpëtimit të kam ndihmuar; do të të ruaj dhe do të të bëj aleancën e popullit, për ta ringjallur vendin, për të të shtënë në dorë trashëgimitë e shkatërruara,
<scripture passage="Isa 49:9" parsed="|Isa|49|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.9" />
<sup>9</sup> për t'u thënë robërve: "Dilni", dhe atyre që janë në terr: "Shfaquni". Ata do të kullosin gjatë rrugëve dhe në të gjitha lartësitë e braktisura do të kenë kullotat e tyre.
<scripture passage="Isa 49:10" parsed="|Isa|49|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.10" />
<sup>10</sup> Nuk do të kenë as uri as etje, nuk do të goditen më as nga vapa as nga dielli, sepse ai që ka mëshirë për ta do t'i udhëheqë dhe do t'i çojë te burimet e ujit.
<scripture passage="Isa 49:11" parsed="|Isa|49|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.11" />
<sup>11</sup> Do t'i ndryshoj tërë malet e mia në rrugë, dhe rrugët e mia kryesore do të ngrihen.
<scripture passage="Isa 49:12" parsed="|Isa|49|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.12" />
<sup>12</sup> Ja, këta vijnë nga larg; ja, ata nga veriu dhe nga lindja, dhe ata nga vendi i Sinimit".
<scripture passage="Isa 49:13" parsed="|Isa|49|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.13" />
<sup>13</sup> Ngazëlloni, o qiej, gëzohu, o tokë, dhe lëshoni britma gëzimi, o male, sepse Zoti ngushëllon popullin e tij dhe i vjen keq për të pikëlluarit e tij.
<scripture passage="Isa 49:14" parsed="|Isa|49|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.14" />
<sup>14</sup> Por Sioni ka thënë: "Zoti më ka braktisur, Zoti më ka harruar".
<scripture passage="Isa 49:15" parsed="|Isa|49|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.15" />
<sup>15</sup> "A mundet një grua të harrojë foshnjen e gjirit dhe të mos i vijë keq për fëmijën e barkut të saj? Edhe sikur ato të të harrojnë, unë nuk do të harroj.
<scripture passage="Isa 49:16" parsed="|Isa|49|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.16" />
<sup>16</sup> Ja, unë të kam gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të mia; muret e tua më rrinë gjithnjë para syve.
<scripture passage="Isa 49:17" parsed="|Isa|49|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.17" />
<sup>17</sup> Bijtë e tu do të shpejtojnë, shkatërruesit e tu dhe rrënuesit e tu do të largohen prej teje.
<scripture passage="Isa 49:18" parsed="|Isa|49|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.18" />
<sup>18</sup> Ngrej sytë e tu rreth e qark dhe shiko. Të tërë ata po mblidhen dhe po të vijnë. Ashtu siç është e vërtetë që unë jetoj, thotë Zoti, do të vishesh me tërë ata si me një ornament dhe do t'i lidhësh mbi veten tënde, ashtu si bën nusja.
<scripture passage="Isa 49:19" parsed="|Isa|49|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.19" />
<sup>19</sup> Prandaj vendet e tua të shkreta dhe të pikëlluara dhe vendi yt i goditur një herë nga shkatërrimi do të jenë tani tepër të ngushtë për banorët, ndërsa ata që të gllabëronin do të jenë mjaft larg.
<scripture passage="Isa 49:20" parsed="|Isa|49|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.20" />
<sup>20</sup> Fëmijët që do të kesh pas atyre që ke humbur, do të të thonë në vesh: "Ky vend është tepër i ngushtë për mua; bëmë më tepër vend që të mund të vendosem".
<scripture passage="Isa 49:21" parsed="|Isa|49|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.21" />
<sup>21</sup> Atëherë ti do të thuash në zemrën tënde: "Kush i ka pjellë këta? Unë në fakt isha i privuar nga fëmijët e mi, isha shterpë e mërguar dhe e dëbuar sa këtej dhe andej. Këta kush i rriti? Ja, unë kisha mbetur vetëm, dhe këta ku ishin?"".
<scripture passage="Isa 49:22" parsed="|Isa|49|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.22" />
<sup>22</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë do të ngre dorën time mbi kombet, do të ngre flamurin tim mbi popujt; atëherë do t'i sjellin bijtë e tu në krahë dhe vajzat e tua do t'i sjellin mbi supe.
<scripture passage="Isa 49:23" parsed="|Isa|49|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.23" />
<sup>23</sup> Mbretërit do të jenë baballarët tuaj birësues dhe mbretëreshat e tyre do të jenë tajat tuaja; ata do të bien përmbys para teje me fytyrën përtokë dhe do të lëpijnë pluhurin e këmbëve të tua; kështu  do të mësosh që unë jam Zoti dhe ata që  shpresojnë tek unë nuk do të turpërohen.
<scripture passage="Isa 49:24" parsed="|Isa|49|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.24" />
<sup>24</sup> A do të mund t'i shkëputet vallë preja të fuqishmit apo të çlirohet i burgosuri që është i drejtë?".
<scripture passage="Isa 49:25" parsed="|Isa|49|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.25" />
<sup>25</sup> Po, kështu thotë Zoti: "Edhe i burgosuri do të çohet tutje dhe preja e tiranit do të shpëtohet. Unë vetë do të luftoj me atë që lufton me ty dhe do të shpëtoj bijtë e tu.
<scripture passage="Isa 49:26" parsed="|Isa|49|26|0|0" osisRef="Bible:Isa.49.26" />
<sup>26</sup> Do të bëj që shtypësit e tu të hanë mishin e vet, dhe do të dehen me gjakun e vet si të ishte musht. Atëherë çdo mish do të pranojë që unë, Zoti, jam Shpëtimtari yt, Çliruesi yt, i Fuqishmi i Jakobit".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 50" progress="59.82%" prev="Isa.49" next="Isa.51" id="Isa.50">
<h3 id="Isa.50-p0.1">Chapter 50</h3>
<p id="Isa.50-p1">
<scripture passage="Isa 50:1" parsed="|Isa|50|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.50.1" />
<sup>1</sup> Kështu thotë Zoti: "Ku është letra e shkurorëzimit e nënës tuaj me të cilën unë e ndava? Ose te cili nga huadhënësit e mi ju shita? Ja, ju jeni shitur për shkak të paudhësive tuaja dhe nënën tuaj është ndarë për shkak të shkeljeve tuaja.
<scripture passage="Isa 50:2" parsed="|Isa|50|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.50.2" />
<sup>2</sup> Kur erdha, pse s'kishte njeri? Pse, kur thirra, askush nuk u përgjigj? Éshtë me të vërtetë dora ime tepër e shkurtër për të shpëtuar apo nuk paskam forcën për të çliruar? Ja, me kërcënimin tim po thaj  detin dhe i kthej lumenjtë në shkretëtirë;  peshku i tyre po qelbet për mungesë uji dhe po ngordh nga etja.
<scripture passage="Isa 50:3" parsed="|Isa|50|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.50.3" />
<sup>3</sup> Unë i vesh qiejtë me të zeza dhe u jap atyre një grathore për mbulesë".
<scripture passage="Isa 50:4" parsed="|Isa|50|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.50.4" />
<sup>4</sup> Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt.
<scripture passage="Isa 50:5" parsed="|Isa|50|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.50.5" />
<sup>5</sup> Zoti, Zoti, më ka hapur veshin dhe unë nuk kam qenë rebel, as jam tërhequr prapa.
<scripture passage="Isa 50:6" parsed="|Isa|50|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.50.6" />
<sup>6</sup> I paraqita kurrizin tim atij që më rrihte dhe faqet e mia atij që më shkulte mjekrën; nuk ia fsheha fytyrën time poshtërimit dhe të pështyrave.
<scripture passage="Isa 50:7" parsed="|Isa|50|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.50.7" />
<sup>7</sup> Por Zoti, Zoti, më ka ndihmuar, prandaj nuk qeshë hutuar; për këtë arsye e bëra fytyrën time si një strall dhe e di që nuk do të turpërohem.
<scripture passage="Isa 50:8" parsed="|Isa|50|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.50.8" />
<sup>8</sup> Éshtë afër ai që më justifikon; kush do të më kundërshtojë mua? Le të paraqitemi bashkë. Kush është kundërshtari im? Le të më afrohet mua.
<scripture passage="Isa 50:9" parsed="|Isa|50|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.50.9" />
<sup>9</sup> Ja, Zoti, Zoti, do të më ndihmojë; kush është ai që do të më dënojë? Ja, të gjithë ata do të konsumohen si një palë rroba, tenja do t'i brejë".
<scripture passage="Isa 50:10" parsed="|Isa|50|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.50.10" />
<sup>10</sup> Kush prej jush ka frikë nga Zoti dhe dëgjon zërin e shërbëtorit të tij? Kush ecën në terr pa asnjë dritë, le të ketë besim në emrin e Zotit dhe të mbështehet te Perëndia i tij!
<scripture passage="Isa 50:11" parsed="|Isa|50|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.50.11" />
<sup>11</sup> Ja, ju të gjithë që ndizni një zjarr, që rrethoheni me ura zjarri, shkoni në flakët e zjarrit tuaj dhe midis urave që keni ndezur! Nga dora ime do të keni këtë: ju do të lëngoni në vuajtje.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 51" progress="59.86%" prev="Isa.50" next="Isa.52" id="Isa.51">
<h3 id="Isa.51-p0.1">Chapter 51</h3>
<p id="Isa.51-p1">
<scripture passage="Isa 51:1" parsed="|Isa|51|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.1" />
<sup>1</sup> Dëgjomëni, ju që ndiqni drejtësinë dhe kërkoni Zotin! Shikoni shkëmbin nga i cili jeni prerë dhe zgafellën e minierës prej së cilës keni dalë.
<scripture passage="Isa 51:2" parsed="|Isa|51|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.2" />
<sup>2</sup> Shikoni Abrahamin, atin tuaj, dhe Sarën që ju ka lindur, sepse e thirra kur ishte vetëm. E bekova dhe e shumova.
<scripture passage="Isa 51:3" parsed="|Isa|51|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.3" />
<sup>3</sup> Në fakt Zoti do të ngushëllojë Sionin, do ta ngushëllojë për të gjitha shkatërrimet e tij, do ta bëjë shkretëtirën e tij si Edenin dhe vetminë e tij si kopshtin e Zotit. Do të gjejnë në të gëzim dhe hare, falenderim dhe tinguj këngësh.
<scripture passage="Isa 51:4" parsed="|Isa|51|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.4" />
<sup>4</sup> Kushtomë kujdes, o populli im, dëgjomë, o kombi im, sepse nga unë do të vijë ligji dhe unë do të vendos të drejtën time si dritë e popujve.
<scripture passage="Isa 51:5" parsed="|Isa|51|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.5" />
<sup>5</sup> Drejtësia ime është e afërt, shpëtimi im do të shfaqet dhe krahët e mi do të gjykojnë popujt; ishujt do të kenë shpresë tek unë dhe do të kenë besim në krahun tim.
<scripture passage="Isa 51:6" parsed="|Isa|51|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.6" />
<sup>6</sup> Çoni sytë tuaj drejt qiellit dhe shikoni tokën që ndodhet poshtë, sepse qiejtë do të davariten si tym, toka do të konsumohet si një rrobe dhe po kështu banorët e saj do të vdesin; por shpëtimi im do  të vazhdojë përjetë dhe drejtësia ime nuk do  të mungojë kurrë.
<scripture passage="Isa 51:7" parsed="|Isa|51|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.7" />
<sup>7</sup> Dëgjomëni, o ju që e njihni drejtësinë, o popull, që ka në zemër ligjin tim. Mos kini frikë turpërimin nga njerëzit, as mos u trembni nga fyerjet e tyre të rënda.
<scripture passage="Isa 51:8" parsed="|Isa|51|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.8" />
<sup>8</sup> Sepse tenja do t'i hajë si një rrobe dhe mola do t'i brejë si leshin, por drejtësia ime do të jetë përjetë dhe shpëtimi im brez pas brezi.
<scripture passage="Isa 51:9" parsed="|Isa|51|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.9" />
<sup>9</sup> Zgjohu, zgjohu, vishu me forcë, o krah i Zotit, zgjohu si në ditët e lashta, ashtu si në brezat që shkuan! A nuk je ti ai që e ke bërë copë-copë Rahabin, që ke prerë kuçedrën?
<scripture passage="Isa 51:10" parsed="|Isa|51|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.10" />
<sup>10</sup> A nuk je ti ai që ke tharë detin, ujërat e humnerës së madhe, që i ke bërë rrugë thellësitë e detit, me qëllim që të çliruarit të kalonin?
<scripture passage="Isa 51:11" parsed="|Isa|51|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.11" />
<sup>11</sup> Kështu të shpenguarit nga Zoti do të kthehen, do të vijnë në Sion me klithma gëzimi dhe një hare e përjetshme do të kurorëzojë kokën e tyre; do të marrin gëzim dhe hare, e dhembja dhe rënkimi do të zhduken.
<scripture passage="Isa 51:12" parsed="|Isa|51|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.12" />
<sup>12</sup> Unë, unë vetë, jam ai që ju ngushëllon; kush je ti që i trembesh njeriut që po vdes dhe birit të njeriut të caktuar të jetë si bari?
<scripture passage="Isa 51:13" parsed="|Isa|51|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.13" />
<sup>13</sup> Ti ke harruar Zotin që të ka bërë, që ka shpalosur qiejt dhe ka hedhur themelet e tokës. Ti kishe gjithnjë frikë, tërë ditën përpara tërbimit të shtypësit; kur ai përgatitej të të shkatërronte. Por ku është tani tërbimi i shtypësit?
<scripture passage="Isa 51:14" parsed="|Isa|51|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.14" />
<sup>14</sup> I mërguari në robëri do të çlirohet së shpejti, nuk do të vdesë në gropë as nuk do t'i mungojë buka.
<scripture passage="Isa 51:15" parsed="|Isa|51|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.15" />
<sup>15</sup> Sepse unë jam Zoti, Perëndia yt, që tund detin dhe bën të gjëmojnë valët; emri i tij është Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Isa 51:16" parsed="|Isa|51|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.16" />
<sup>16</sup> Unë i vura fjalët e mia në gojën tënde dhe të mbulova me hijen e dorës sime për të vendosur qiejtë dhe për të hedhur themelet e tokës, dhe për t'i thënë Sionit: "Ti je populli im".
<scripture passage="Isa 51:17" parsed="|Isa|51|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.17" />
<sup>17</sup> Rizgjohu, rizgjohu, çohu, o Jeruzalem, që ke pirë nga dora e Zotit kupën e zemërimit të tij, që ke pirë llumin e kupës së hutimit deri sa e kullove krejt.
<scripture passage="Isa 51:18" parsed="|Isa|51|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.18" />
<sup>18</sup> Midis gjithë bijve që ka pjellë nuk ka asnjë që ta udhëheqë; midis gjithë bijve që ka rritur nuk ka asnjë që ta marrë prej dore.
<scripture passage="Isa 51:19" parsed="|Isa|51|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.19" />
<sup>19</sup> Këto dy gjëra të kanë ndodhur, kujt do t'i vijë keq për ty? Pikëllim dhe shkatërrim, uri dhe shpatë, kush do të ngushëllojë?
<scripture passage="Isa 51:20" parsed="|Isa|51|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.20" />
<sup>20</sup> Djemtë e tu ligështoheshin, qëndronin në krye të të gjitha rrugëve si një antilopë e zënë në rrjetë, plot me zemërimin e Zotit, me kërcënimin e Perëndisë tënd.
<scripture passage="Isa 51:21" parsed="|Isa|51|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.21" />
<sup>21</sup> Prandaj tani dëgjo këtë, o e pikëlluar dhe e dehur, por jo nga vera.
<scripture passage="Isa 51:22" parsed="|Isa|51|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.22" />
<sup>22</sup> Kështu thotë Zoti yt, Zoti, Perëndia yt, që mbron çështjen e popullit të tij: "Ja, unë po të heq nga dora kupën e hutimit, llumin e kupës së zemërimit tim; ti nuk do ta pish më.
<scripture passage="Isa 51:23" parsed="|Isa|51|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.51.23" />
<sup>23</sup> Do ta vë përkundrazi në duart e atyre që të hidhëronin dhe të thonin: "Shtrihu për tokë, që të kalojmë mbi ty", dhe ti e bëje kurrizin tënd një vend, një rrugë për kalimtarët".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 52" progress="59.95%" prev="Isa.51" next="Isa.53" id="Isa.52">
<h3 id="Isa.52-p0.1">Chapter 52</h3>
<p id="Isa.52-p1">
<scripture passage="Isa 52:1" parsed="|Isa|52|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.52.1" />
<sup>1</sup> Rizgjohu, rizgjohu, rivishu me forcën tënde, o Sion; vish rrobat e tua të mrekullueshme, o Jeruzalem, qytet i shenjtë! Sepse nuk do të hyjnë më te ti i parrethpreri dhe i papastri.
<scripture passage="Isa 52:2" parsed="|Isa|52|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.52.2" />
<sup>2</sup> Shkunde pluhurin që ke në kurriz, çohu dhe ulu ndenjur, o Jeruzalem; zgjidhi zinxhirët që ke në qafë, o bijë e Sionit, që je në robëri!
<scripture passage="Isa 52:3" parsed="|Isa|52|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.52.3" />
<sup>3</sup> Sepse kështu thotë Zoti: "Ju kanë shitur për asgjë dhe do të shpengoheni pa para".
<scripture passage="Isa 52:4" parsed="|Isa|52|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.52.4" />
<sup>4</sup> Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Populli im zbriti së lashti në Egjipt për të banuar; pastaj Asiri e shtypi pa shkak.
<scripture passage="Isa 52:5" parsed="|Isa|52|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.52.5" />
<sup>5</sup> Dhe tani çfarë po bëj unë këtu?", thotë Zoti, "ndërsa popullin tim e kanë hequr larg për asgjë? Ata që e sundojnë, bëjnë që ai të rënkojë", thotë Zoti, "dhe emri im shahet vazhdimisht tërë ditën.
<scripture passage="Isa 52:6" parsed="|Isa|52|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.52.6" />
<sup>6</sup> Prandaj populli im do të njohë emrin tim, prandaj do të kuptojë atë ditë që jam unë që kam folur: "Ja ku jam!"".
<scripture passage="Isa 52:7" parsed="|Isa|52|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.52.7" />
<sup>7</sup> Sa të bukura janë mbi malet këmbët e lajmëtarit që sjell lajme të mira që njofton paqen, që sjell lajme të bukura mbi gjëra të mira, që shpall shpëtimin, që i thotë Sionit: "Perëndia yt mbretëron!".
<scripture passage="Isa 52:8" parsed="|Isa|52|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.52.8" />
<sup>8</sup> Dëgjo! Rojet e tua ngrenë zërin dhe lëshojnë bashkë britma gëzimi, sepse shohin me sytë e tyre Zotin që kthehet në Sion.
<scripture passage="Isa 52:9" parsed="|Isa|52|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.52.9" />
<sup>9</sup> Shpërtheni bashkë në britma gëzimi, o rrënoja të Jeruzalemit, sepse Zoti ngushëllon popullin e tij dhe çliron Jeruzalemin.
<scripture passage="Isa 52:10" parsed="|Isa|52|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.52.10" />
<sup>10</sup> Zoti ka zhveshur krahun e tij të shenjtë para syve të të gjitha kombeve; të gjitha skajet e tokës do të shohin shpëtimin e Perëndisë tonë.
<scripture passage="Isa 52:11" parsed="|Isa|52|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.52.11" />
<sup>11</sup> Ikni, ikni, dilni andej, mos prekni asgjë të papastër! Dilni nga ambienti i saj, pastrohuni, ju që mbani vazot e Zotit!
<scripture passage="Isa 52:12" parsed="|Isa|52|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.52.12" />
<sup>12</sup> Sepse ju nuk do të niseni me nxitim dhe nuk do të shkoni me turr, sepse Zoti do të ecë para jush, Perëndia i Izraelit do të jetë praparoja juaj.
<scripture passage="Isa 52:13" parsed="|Isa|52|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.52.13" />
<sup>13</sup> Ja, shërbëtori im do të begatohet, do të ngrihet dhe do të lartësohet shumë.
<scripture passage="Isa 52:14" parsed="|Isa|52|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.52.14" />
<sup>14</sup> Duke qenë se shumë veta u çuditën me ty, sepse pamja e tij ishte e shfytyruar më tepër se e çdo njeriu tjetër dhe fytyra e tij ishte ndryshe nga ajo e bijve të njeriut,
<scripture passage="Isa 52:15" parsed="|Isa|52|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.52.15" />
<sup>15</sup> kështu ai do të spërkasë shumë kombe; mbretërit do të mbyllin gojën para tij, sepse do të shohin çfarë nuk u ishte treguar kurrë atyre dhe do të kuptojnë ato që nuk kishin dëgjuar.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 53" progress="60.01%" prev="Isa.52" next="Isa.54" id="Isa.53">
<h3 id="Isa.53-p0.1">Chapter 53</h3>
<p id="Isa.53-p1">
<scripture passage="Isa 53:1" parsed="|Isa|53|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.53.1" />
<sup>1</sup> Kush i ka besuar predikimit tonë dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?
<scripture passage="Isa 53:2" parsed="|Isa|53|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.53.2" />
<sup>2</sup> Ai erdhi lart para tij si një degëz, si një rrënjë nga një tokë e thatë. Nuk kishte figurë as bukuri për të tërhequr shikimin tonë, as paraqitje që ne ta dëshironim.
<scripture passage="Isa 53:3" parsed="|Isa|53|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.53.3" />
<sup>3</sup> I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.
<scripture passage="Isa 53:4" parsed="|Isa|53|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.53.4" />
<sup>4</sup> Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.
<scripture passage="Isa 53:5" parsed="|Isa|53|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.53.5" />
<sup>5</sup> Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.
<scripture passage="Isa 53:6" parsed="|Isa|53|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.53.6" />
<sup>6</sup> Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve.
<scripture passage="Isa 53:7" parsed="|Isa|53|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.53.7" />
<sup>7</sup> I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që i qethin nuk e hapi gojën.
<scripture passage="Isa 53:8" parsed="|Isa|53|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.53.8" />
<sup>8</sup> U çua larg nga shtypja dhe nga gjykimi; dhe nga brezi i tij kush mendoi se ai ishte larguar nga toka e të gjallëve dhe ishte goditur për shkak të shkeljeve të popullit tim?
<scripture passage="Isa 53:9" parsed="|Isa|53|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.53.9" />
<sup>9</sup> Kishin caktuar ta varrosnin bashkë me të pabesët, po kur vdiq e vunë me të pasurin, sepse nuk kishte kryer asnjë dhunë dhe nuk kishte pasur asnjë mashtrim në gojën e tij.
<scripture passage="Isa 53:10" parsed="|Isa|53|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.53.10" />
<sup>10</sup> Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.
<scripture passage="Isa 53:11" parsed="|Isa|53|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.53.11" />
<sup>11</sup> Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre.
<scripture passage="Isa 53:12" parsed="|Isa|53|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.53.12" />
<sup>12</sup> Prandaj do t'i jap pjesën e tij midis të mëdhenjve, dhe ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit, sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin  e shumë vetave dhe ka ndërhyrë në favor të  shkelësve.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 54" progress="60.06%" prev="Isa.53" next="Isa.55" id="Isa.54">
<h3 id="Isa.54-p0.1">Chapter 54</h3>
<p id="Isa.54-p1">
<scripture passage="Isa 54:1" parsed="|Isa|54|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.1" />
<sup>1</sup> Ngazëllo, o shterpë, që nuk lindje; shpërthe në britma të larta gëzimi, ti që nuk provoje dhembjet e lindjes! Sepse fëmijët e së shkretës do të jenë më të shumtë se fëmijët e gruas së martuar, thotë Zoti.
<scripture passage="Isa 54:2" parsed="|Isa|54|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.2" />
<sup>2</sup> Zgjero vendin e çadrës sate dhe fletët e banesave të tua le të shtrihen pa kursim; zgjati litarët e tu dhe përforco kunjat e tu,
<scripture passage="Isa 54:3" parsed="|Isa|54|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.3" />
<sup>3</sup> sepse do të shtrihesh në të djathtë dhe në të majtë; pasardhësit e tu do të zotërojnë kombet dhe do të popullojnë qytetet e shkretuara.
<scripture passage="Isa 54:4" parsed="|Isa|54|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.4" />
<sup>4</sup> Mos u frikëso, sepse nuk do të ngatërrohesh; mos ki turp, sepse nuk do të skuqesh; do të harrosh madje turpin e rinisë sate dhe nuk do ta kujtosh më çnderimin e vejërisë sate.
<scripture passage="Isa 54:5" parsed="|Isa|54|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.5" />
<sup>5</sup> Sepse krijuesi yt është dhëndri yt; emri i tij është Zoti i ushtrive; Çliruesi yt është i Shenjti i Izraelit, i quajtur Perëndi i tërë tokës.
<scripture passage="Isa 54:6" parsed="|Isa|54|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.6" />
<sup>6</sup> Sepse Zoti të ka thirrur si një grua të braktisur dhe të pikëlluar në frymën e saj, si nusja e rinisë që është përzënë, thotë Perëndia yt.
<scripture passage="Isa 54:7" parsed="|Isa|54|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.7" />
<sup>7</sup> Të kam braktisur për një çast të shkurtër, por me dhembshuri të pamasë do të të mbledh.
<scripture passage="Isa 54:8" parsed="|Isa|54|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.8" />
<sup>8</sup> Në një shpërthim zemërimi të kam fshehur për një çast fytyrën time, por me një dashuri të përjetshme do të kem dhembshuri për ty, thotë Zoti, Çliruesi yt.
<scripture passage="Isa 54:9" parsed="|Isa|54|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.9" />
<sup>9</sup> Për mua ky do të jetë një fakt si ujërat e Noeut; ashtu siç u betova që ujërat e Noeut nuk do të mbulonin më tokën, kështu betohem që nuk do të zëmërohem më me ty dhe nuk do të të kërcënoj më.
<scripture passage="Isa 54:10" parsed="|Isa|54|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.10" />
<sup>10</sup> Edhe sikur malet të zhvendoseshin dhe kodrat të luanin nga vendi, dashuria ime nuk do të largohet prej teje as besëlidhja e paqes nuk do të hiqet, thotë Zoti, që ka dhëmbshuri për ty.
<scripture passage="Isa 54:11" parsed="|Isa|54|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.11" />
<sup>11</sup> O e pikëlluar, e rrahur nga stuhia, e pangushëlluar, unë do të ngallmoj gurët e tu të çmuar në antimon dhe do të të themeloj mbi safirët.
<scripture passage="Isa 54:12" parsed="|Isa|54|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.12" />
<sup>12</sup> Do t'i bëjë bedenat e tu prej rubinësh, portat e tua prej xhevairi dhe tërë rrethimin tënd prej gurësh të çmuar.
<scripture passage="Isa 54:13" parsed="|Isa|54|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.13" />
<sup>13</sup> Tërë bijtë e tu do të mësohen nga Zoti dhe e madhe ka për të qenë paqja e bijve të tu.
<scripture passage="Isa 54:14" parsed="|Isa|54|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.14" />
<sup>14</sup> Ti do të vendosesh ngultas në drejtësi; do të jesh larg nga shtypja, sepse nuk duhet të trëmbesh më edhe nga tmerri, sepse nuk do të të afrohet më ty.
<scripture passage="Isa 54:15" parsed="|Isa|54|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.15" />
<sup>15</sup> Ja, edhe mund të mblidhen kundër teje, por kjo nuk do të jetë nga ana ime. Cilido që do të mblidhet kundër teje, do të rrëzohet para teje.
<scripture passage="Isa 54:16" parsed="|Isa|54|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.16" />
<sup>16</sup> Ja, unë kam krijuar kovaçin që i fryn prushit të zjarrit dhe nxjerr prej tij një vegël për punën e tij, dhe kam krijuar shkatërruesin për të prishur.
<scripture passage="Isa 54:17" parsed="|Isa|54|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.54.17" />
<sup>17</sup> Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses, dhe çdo gjuhë që do të ngrihet të gjykojë kundër teje, ti do ta dënosh. Kjo është trashëgimia e shërbëtorëve të Zotit dhe drejtësia e tyre vjen nga unë", thotë Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 55" progress="60.12%" prev="Isa.54" next="Isa.56" id="Isa.55">
<h3 id="Isa.55-p0.1">Chapter 55</h3>
<p id="Isa.55-p1">
<scripture passage="Isa 55:1" parsed="|Isa|55|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.55.1" />
<sup>1</sup> "O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat, dhe ju që nuk keni para ejani, blini dhe hani! Ejani, blini pa para dhe pa paguar verë dhe qumësht!
<scripture passage="Isa 55:2" parsed="|Isa|55|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.55.2" />
<sup>2</sup> Pse shpenzoni para për atë që nuk është bukë dhe fryt i mundit tuaj, për atë që nuk të ngop? Dëgjomëni me kujdes dhe do të hani atë që është e mirë, dhe shpirti juaj do të shijojë ushqime të shijshme.
<scripture passage="Isa 55:3" parsed="|Isa|55|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.55.3" />
<sup>3</sup> Vini veshin dhe ejani tek unë, dëgjoni dhe shpirti juaj do të jetojë; dhe unë do të bëj me ju një besëlidhje të përjetshme, sipas hirit të qëndrueshëm që i premtova Davidit.
<scripture passage="Isa 55:4" parsed="|Isa|55|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.55.4" />
<sup>4</sup> Ja, unë ia dhashë si dëshmitar popujve, si princ dhe komandant të popujve.
<scripture passage="Isa 55:5" parsed="|Isa|55|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.55.5" />
<sup>5</sup> Ja, ti do të thërrasësh një komb që nuk e njeh, dhe një komb që nuk të njeh do të vrapojë te ti, për shkak të Zotit, Perëndisë tënd, dhe të Shenjtit të Izraelit, sepse ai të ka përlëvduar".
<scripture passage="Isa 55:6" parsed="|Isa|55|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.55.6" />
<sup>6</sup> Kërkoni Zotin ndërsa mund të gjendet, e thirrni ndërsa është afër.
<scripture passage="Isa 55:7" parsed="|Isa|55|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.55.7" />
<sup>7</sup> I pabesi le ta lërë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij, dhe le të kthehet tek Zoti që të ketë dhembshuri për të, tek Perëndia ynë që fal bujarisht.
<scripture passage="Isa 55:8" parsed="|Isa|55|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.55.8" />
<sup>8</sup> "Duke qenë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia", thotë Zoti.
<scripture passage="Isa 55:9" parsed="|Isa|55|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.55.9" />
<sup>9</sup> "Ashtu si qiejtë janë më të lartë se toka, kështu edhe rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet e mia janë më të larta se mendimet tuaja.
<scripture passage="Isa 55:10" parsed="|Isa|55|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.55.10" />
<sup>10</sup> Ashtu si shiu dhe bora zbresin nga qielli dhe nuk kthehen prapa pa vaditur tokën, pa e bërë pjellore, pa bërë që të mbij në mënyrë që ai që do të mbjellëtë marrë farën dhe të sigurojë bukën për të ngrënë,
<scripture passage="Isa 55:11" parsed="|Isa|55|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.55.11" />
<sup>11</sup> Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova.
<scripture passage="Isa 55:12" parsed="|Isa|55|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.55.12" />
<sup>12</sup> Sepse ju do të niseni me gëzim dhe do t'ju kthejnë në paqe. Malet dhe kodrat do të shpërthejnë në britma gëzimi përpara jush dhe tërë drurët e fushave do të duartrokasin.
<scripture passage="Isa 55:13" parsed="|Isa|55|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.55.13" />
<sup>13</sup> Në vend të ferrave do të rritet selvia, në vend të hithrave do të rritet mersina; kjo do të jetë për Zotin një titull lavdie, një shenjë e përjetshme që nuk do të shkatërrohet".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 56" progress="60.17%" prev="Isa.55" next="Isa.57" id="Isa.56">
<h3 id="Isa.56-p0.1">Chapter 56</h3>
<p id="Isa.56-p1">
<scripture passage="Isa 56:1" parsed="|Isa|56|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.56.1" />
<sup>1</sup> Kështu thotë Zoti: "Respektoni të drejtën dhe zbatoni drejtësinë, sepse shpëtimi im është duke ardhur dhe drejtësia ime do të shfaqet.
<scripture passage="Isa 56:2" parsed="|Isa|56|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.56.2" />
<sup>2</sup> Lum njeriu që vepron kështu dhe biri i njeriut që i përmbahet kësaj, që respekton të shtunën pa e përdhosur dhe që e përmban dorën e tij nga kryerja e çfarëdo veprimi të keq".
<scripture passage="Isa 56:3" parsed="|Isa|56|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.56.3" />
<sup>3</sup> Të mos thotë biri i të huajit që është bashkuar me Zotin: "Zoti me siguri më ka përjashtuar nga populli i tij". Dhe të mos thotë eunuku: "Ja, unë jam një dru i thatë".
<scripture passage="Isa 56:4" parsed="|Isa|56|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.56.4" />
<sup>4</sup> Sepse kështu thotë Zoti: "Eunukët që respektojnë të shtunat e mia, që zgjedhin atë që më pëlqen mua dhe që i përmbahen me vendosmëri besëlidhjes sime,
<scripture passage="Isa 56:5" parsed="|Isa|56|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.56.5" />
<sup>5</sup> do t'u jap atyre në shtëpinë time dhe brenda mureve të mia një vend dhe një emër, që do të vlejë më tepër nga ai i bijve dhe i bijave; do t'u jap atyre një emër të përjetshëm që nuk do të fshihet kurrë.
<scripture passage="Isa 56:6" parsed="|Isa|56|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.56.6" />
<sup>6</sup> Bijtë e të huajve që janë bashkuar me Zotin për t'i shërbyer, për të dashur emrin e Zotit dhe për të qenë shërbëtorë të tij, tërë ata që respektojnë të shtunën pa e përdhosur dhe që i përmbahen me vendosmëri besëlidhjes sime,
<scripture passage="Isa 56:7" parsed="|Isa|56|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.56.7" />
<sup>7</sup> do t'i çoj në malin tim të shenjtë dhe do t'i mbush me gëzim në shtëpinë time të lutjes; olokaustet e tyre dhe flijimet e tyre do të pëlqehen mbi altarin tim, sepse shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjeje për të gjithë popujt".
<scripture passage="Isa 56:8" parsed="|Isa|56|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.56.8" />
<sup>8</sup> Zoti, Zoti, që i mbledh të shpërndarit e Izraelit, thotë: "Unë do të mbledh rreth tij edhe të tjerë, përveç atyre që kam mbledhur".
<scripture passage="Isa 56:9" parsed="|Isa|56|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.56.9" />
<sup>9</sup> O ju mbarë, kafshë të fushave, ejani për të ngrënë; ejani, ju mbarë kafshë të pyllit!
<scripture passage="Isa 56:10" parsed="|Isa|56|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.56.10" />
<sup>10</sup> Rojtarët e tyre janë të verbër, janë të gjithë të paditur, janë të gjithë qen memecë, të paaftë të lehin; shohin ëndrra, rrinë shtrirë, u pëlqen të dremitin.
<scripture passage="Isa 56:11" parsed="|Isa|56|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.56.11" />
<sup>11</sup> Janë qen llupës, që nuk ngopen kurrë, janë barinj që nuk kuptojnë asgjë; ndjekin të gjithë rrugën e tyre, secili shikon interesin e vet, për llogari të vet.
<scripture passage="Isa 56:12" parsed="|Isa|56|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.56.12" />
<sup>12</sup> "Ejani", thonë, "do të marr verë dhe do të dehemi me pije dehëse; nesër do të jetë si sot, madje shumë më mirë.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 57" progress="60.22%" prev="Isa.56" next="Isa.58" id="Isa.57">
<h3 id="Isa.57-p0.1">Chapter 57</h3>
<p id="Isa.57-p1">
<scripture passage="Isa 57:1" parsed="|Isa|57|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.1" />
<sup>1</sup> I drejti vdes, por askush nuk kujdeset për të; njerëzit e devotshëm çohen tutje, dhe askush nuk mendon që i drejti është çuar larg përpara së keqes.
<scripture passage="Isa 57:2" parsed="|Isa|57|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.2" />
<sup>2</sup> Ai hyn në paqe; ata që kanë ecur në ndershmëri pushojnë në shtretërit e tyre.
<scripture passage="Isa 57:3" parsed="|Isa|57|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.3" />
<sup>3</sup> Por afrohuni këtu, ju bij të magjistares, pasardhës të shkelësit të kurorës dhe të prostitutes.
<scripture passage="Isa 57:4" parsed="|Isa|57|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.4" />
<sup>4</sup> Me kë po talleni? Kundër kujt e hapni gojën dhe nxirrni jashtë gjuhën? A nuk jeni ju bij të rebelimit, pasardhës të gënjeshtrës,
<scripture passage="Isa 57:5" parsed="|Isa|57|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.5" />
<sup>5</sup> ju, që ndizeni midis lisave poshtë çdo druri të blertë, therni bijtë në luginat, në të çarat e shkëmbinjve?
<scripture passage="Isa 57:6" parsed="|Isa|57|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.6" />
<sup>6</sup> Pjesa jote është midis gurëve të lëmuar të përroit; ata, pikërisht ata janë pjesa jote; mbi ta ke derdhur libacione dhe ke sjellë blatime ushqimesh. A do të mund të gjeja përdëllim në këto gjëra?
<scripture passage="Isa 57:7" parsed="|Isa|57|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.7" />
<sup>7</sup> Ti e ke vënë shtratin tënd mbi një mal të lartë dhe të ngritur, edhe aty ke hipur për të ofruar flijime.
<scripture passage="Isa 57:8" parsed="|Isa|57|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.8" />
<sup>8</sup> I ke vënë simbolet e tu idhujtarë prapa portave dhe pas shtalkave. Larg meje je zbuluar dhe je ngjitur tek ata; ke zgjeruar shtratin tënd dhe ke bërë një besëlidhje me ta, ke pëlqyer shtratin e tyre, duke synuar pushtetin e tyre.
<scripture passage="Isa 57:9" parsed="|Isa|57|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.9" />
<sup>9</sup> Ke shkuar te mbreti me vaj, duke i shumuar parfumet e tua; i dërgove larg lajmëtarët e tu dhe u ule deri në Sheol.
<scripture passage="Isa 57:10" parsed="|Isa|57|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.10" />
<sup>10</sup> Nga shkaku i udhëtimeve të tua të shumta je lodhur, por nuk ke thënë: "Éshtë e kotë". Ke gjetur akoma fuqi në dorën tënde, prandaj nuk e ndjen veten të kapitur.
<scripture passage="Isa 57:11" parsed="|Isa|57|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.11" />
<sup>11</sup> Nga kush ke pasur frikë, nga kush je trembur për të gënjyer, për të mos më kujtuar mua dhe për të mos menduar më për mua? A nuk kam qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë? Prandaj nuk ke më frikë nga unë.
<scripture passage="Isa 57:12" parsed="|Isa|57|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.12" />
<sup>12</sup> Unë do të shpall drejtësinë tënde dhe veprat e tua, që nuk do të hyjnë aspak në punë.
<scripture passage="Isa 57:13" parsed="|Isa|57|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.13" />
<sup>13</sup> Kur do të bërtasësh, le të vijë të të shpëtojë turma e idhujve të tu. Era do t'i përlajë të tërë, një frymë do t'i çojë tutje. Por ai që gjen strehë tek unë do të zotërojë vendin dhe do të trashëgojë malin tim të shenjtë.
<scripture passage="Isa 57:14" parsed="|Isa|57|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.14" />
<sup>14</sup> Dhe do të thuhet: "Sheshoni, sheshoni, shtroni rrugën, hiqni pengesat nga rruga e popullit tim!".
<scripture passage="Isa 57:15" parsed="|Isa|57|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.15" />
<sup>15</sup> Sepse kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi që banon përjetësinë dhe emri i të cilit është i "Shenjti": "Unë banoj në vendin e lartë dhe të shenjtë dhe bashkë me atë që është i penduar dhe i përulur  nga fryma, për të ngjallur frymën e të  përulurve, për të ngjallur frymën e të penduarve.
<scripture passage="Isa 57:16" parsed="|Isa|57|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.16" />
<sup>16</sup> Sepse unë nuk dua të kundërshtoj gjithnjë dhe as të jem i zemëruar përjetë, përndryshe para meje do të ligështoheshin fryma dhe shpirtërat që kam bërë.
<scripture passage="Isa 57:17" parsed="|Isa|57|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.17" />
<sup>17</sup> Për shkak të paudhësisë së lakmisë së tij u zemërova dhe e godita; u fsheha, u indinjova, por ai u largua duke ndjekur rrugën e zemrës së tij.
<scripture passage="Isa 57:18" parsed="|Isa|57|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.18" />
<sup>18</sup> I pashë rrugët e tij, por unë do ta shëroj, do ta udhëheq dhe do t'i jap përsëri ngushëllimet e mia atij dhe të tijve që janë të pikëlluar.
<scripture passage="Isa 57:19" parsed="|Isa|57|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.19" />
<sup>19</sup> Unë krijoj frytin e buzëve. Paqe, paqe atij që është larg dhe atij që është afër", thotë Zoti. "Unë do ta shëroj".
<scripture passage="Isa 57:20" parsed="|Isa|57|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.20" />
<sup>20</sup> Por të pabesët janë si deti i trazuar, që nuk mund të qetësohet dhe ujërat e të cilit vjellin llucë dhe baltë.
<scripture passage="Isa 57:21" parsed="|Isa|57|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.57.21" />
<sup>21</sup> "Nuk ka paqe për të pabesët", thotë Perëndia im.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 58" progress="60.29%" prev="Isa.57" next="Isa.59" id="Isa.58">
<h3 id="Isa.58-p0.1">Chapter 58</h3>
<p id="Isa.58-p1">
<scripture passage="Isa 58:1" parsed="|Isa|58|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.58.1" />
<sup>1</sup> "Bërtit sa të mundësh, mos u kurse; ngrije zërin tënd si një bori dhe shpalli popullit tim shkeljet e tij dhe shtëpisë së Jakobit mëkatet e tij.
<scripture passage="Isa 58:2" parsed="|Isa|58|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.58.2" />
<sup>2</sup> Më kërkojnë çdo ditë dhe dëshirojnë të njohin rrugët e mia, si një komb që zbaton drejtësinë dhe nuk braktis ligjin e Perëndisë të tij; më kërkojnë gjykime të drejta dhe dëshirojnë t'i afrohen Perëndisë.
<scripture passage="Isa 58:3" parsed="|Isa|58|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.58.3" />
<sup>3</sup> Ata thonë: "Pse kemi agjëruar, dhe ti nuk e ke parë? Pse kemi hidhëruar shpirtërat tona dhe ti nuk e ke vënë re?". Ja, ditën e agjërimit tuaj ju bëni atë që ju pëlqen dhe i detyroni punëtorët tuaj të kryejnë një punë të rëndë.
<scripture passage="Isa 58:4" parsed="|Isa|58|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.58.4" />
<sup>4</sup> Ja, ju agjëroni për grindje dhe mosmarrëveshje dhe për të goditur pabesisht me grusht. Duke agjëruar ashtu si bëni sot, nuk bëni që zëri juaj të dëgjohet lart.
<scripture passage="Isa 58:5" parsed="|Isa|58|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.58.5" />
<sup>5</sup> A është ky agjërimi të cilin e pëlqej, dita në të cilën njeriu pikëllon shpirtin e tij? Të përkulësh kokën si xunkthi dhe të shtrihesh mbi një shtrat prej thesi dhe hiri? A e quan këtë vallë agjërim dhe ditë që i pëlqen Zotit?
<scripture passage="Isa 58:6" parsed="|Isa|58|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.58.6" />
<sup>6</sup> Agjërimi që më pëlqen a nuk është vallë ky: të thyesh zinxhirët e ligësisë, të zgjidhësh verigat e zgjedhës, t'i lësh të lirë të shtypurit, të dërmosh çdo zgjedhë?
<scripture passage="Isa 58:7" parsed="|Isa|58|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.58.7" />
<sup>7</sup> A nuk konsiston vallë në ndarjen e bukës sate me atë që ka uri, në sjelljen në shtëpinë tënde të të varfërit pa strehë, në të veshurit e atij që është lakuriq, pa lënë pas dore ata që janë nga gjaku yt?
<scripture passage="Isa 58:8" parsed="|Isa|58|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.58.8" />
<sup>8</sup> Atëherë drita jote do të shpërthejë si agimi dhe shërimi yt do të mbijë menjëherë, drejtësia jote do të të pararendë dhe lavdia e Zotit do të jetë praparoja jote.
<scripture passage="Isa 58:9" parsed="|Isa|58|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.58.9" />
<sup>9</sup> Atëherë do të thërrasësh dhe Zoti do të të përgjigjet, do të bërtasësh dhe ai do të thotë: "Ja ku jam!". Në rast se ti heq dorë nga zgjedha, tregimi me gisht dhe të folurit mbrapsht,
<scripture passage="Isa 58:10" parsed="|Isa|58|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.58.10" />
<sup>10</sup> në rast se plotëson nevojat e të uriturit dhe ngop shpirtin e pikëlluar, atëherë drita jote do të lindë nga terri dhe terri yt do të jetë si mesdita.
<scripture passage="Isa 58:11" parsed="|Isa|58|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.58.11" />
<sup>11</sup> Zoti do të të udhëheqë vazhdimisht, do të ngopë shpirtin tënd në vendet e thata dhe do t'u japë forcë kockave të tua; ti do të jesh si një kopsht i vaditur dhe si një burim uji, ujërat e të cilit nuk shterojnë.
<scripture passage="Isa 58:12" parsed="|Isa|58|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.58.12" />
<sup>12</sup> Njerëzit e tu do të rindërtojnë rrënojat e lashta, dhe ti do të ngresh përsëri themelet e shumë brezave të shkuara; kështu do të quhesh riparuesi i të çarave, restauruesi i shtigjeve për të banuar në vend.
<scripture passage="Isa 58:13" parsed="|Isa|58|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.58.13" />
<sup>13</sup> Në rast se e përmban këmbën që të mos dhunosh të shtunën, në rast se nuk kryen punët e tua gjatë ditës sime të shenjtë, në rast se e quan të shtunën kënaqësi, ditën e shenjtë të Zotit, që meriton
<scripture passage="Isa 58:14" parsed="|Isa|58|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.58.14" />
<sup>14</sup> do të gjesh kënaqësinë tënde tek Zoti, dhe unë do të të bëjë që të kalërosh mbi lartësitë e tokës dhe do të të jap të hash trashëgiminë e Jakobit, atit tënd, sepse goja e Zotit ka folur".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 59" progress="60.36%" prev="Isa.58" next="Isa.60" id="Isa.59">
<h3 id="Isa.59-p0.1">Chapter 59</h3>
<p id="Isa.59-p1">
<scripture passage="Isa 59:1" parsed="|Isa|59|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.1" />
<sup>1</sup> Ja, dora e Zotit nuk është tepër e shkurtër për të shpëtuar, as veshi i tij nuk është tepër i rënduar për të dëgjuar.
<scripture passage="Isa 59:2" parsed="|Isa|59|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.2" />
<sup>2</sup> Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më.
<scripture passage="Isa 59:3" parsed="|Isa|59|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.3" />
<sup>3</sup> Sepse duart tuaja janë ndotur me gjak dhe gishtërinjtë tuaj me paudhësi; buzët tuaja thonë gënjeshtra, gjuha juaj pëshpërit çoroditje.
<scripture passage="Isa 59:4" parsed="|Isa|59|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.4" />
<sup>4</sup> Askush nuk çel padi me drejtësi, askush nuk e mbron me të vërtetën; kanë besim te fjalët boshe dhe thonë gënjeshtrën, mendojnë të keqen dhe pjellin paudhësinë.
<scripture passage="Isa 59:5" parsed="|Isa|59|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.5" />
<sup>5</sup> Bëjnë që të çelin vezët e nepërkës dhe tjerrin rrjeta merimangash; ai që ha nga vezët e tyre vdes, dhe nga veza e shtypur del jashtë një nepërkë.
<scripture passage="Isa 59:6" parsed="|Isa|59|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.6" />
<sup>6</sup> Rrjetat e tyre nuk do të bëhen rroba, as nuk do të mbulohen me atë që kanë bërë. Veprat e tyre janë vepra paudhësie dhe në duart e tyre ka veprime dhune.
<scripture passage="Isa 59:7" parsed="|Isa|59|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.7" />
<sup>7</sup> Këmbët e tyre vrapojnë drejt së keqes dhe shpejtojnë të derdhin gjak të pafaj; mendimet e tyre janë mendime paudhësie; në shtigjet e tyre ka pikëllim dhe shkatërrim.
<scripture passage="Isa 59:8" parsed="|Isa|59|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.8" />
<sup>8</sup> Rrugën e paqes nuk e njohin dhe nuk ka ndershmëri në rrugët e tyre; i bëjnë dredharake shtigjet e tyre dhe secili që ecën nëpër to nuk njeh paqe.
<scripture passage="Isa 59:9" parsed="|Isa|59|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.9" />
<sup>9</sup> Prandaj ndershmëria është larg nesh dhe drejtësia nuk arrin deri te ne; prisnim dritën, por ja që erdhi errësira, prisnim shkëlqimin, por ja që ecim në errësirë.
<scripture passage="Isa 59:10" parsed="|Isa|59|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.10" />
<sup>10</sup> Prekim murin si të verbërit, ecim verbazi sikur të ishim pa sy; pengohemi në mesditë sikur të ishte mugëtirë; në vende të shkretuara jemi si të vdekur.
<scripture passage="Isa 59:11" parsed="|Isa|59|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.11" />
<sup>11</sup> Ne të gjithë ulërijmë si arinj dhe vazhdojmë të rënkojmë si pëllumbesha, presim të vijë ndershmëria, por ajo nuk vjen; shpëtimin, por ai është larg nesh.
<scripture passage="Isa 59:12" parsed="|Isa|59|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.12" />
<sup>12</sup> Sepse shkeljet tona janë shumuar para teje dhe mëkatet tona dëshmojnë kundër nesh, sepse shkeljet tona na rrinë përpara dhe fajet tona i njohim:
<scripture passage="Isa 59:13" parsed="|Isa|59|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.13" />
<sup>13</sup> duke u rebeluar dhe duke mohuar Zotin, duke mos e ndjekur më Perëndinë tonë, duke folur për shtypje dhe kryengritje, duke i dhënë dhe duke murmuritur në zemër fjalë të rreme.
<scripture passage="Isa 59:14" parsed="|Isa|59|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.14" />
<sup>14</sup> Ndershmëria është larguar dhe drejtësia ka mbetur larg, sepse e vërteta nuk ndodhet më në shesh dhe paanësia nuk mund të hyjë në të.
<scripture passage="Isa 59:15" parsed="|Isa|59|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.15" />
<sup>15</sup> Kështu e vërteta është zhdukur, dhe ai që tërhiqet nga e keqja bëhet një pre e lehtë. Zoti e pa këtë dhe i erdhi keq që nuk ka më ndershmëri.
<scripture passage="Isa 59:16" parsed="|Isa|59|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.16" />
<sup>16</sup> Ai e pa që nuk kishte më asnjë dhe u habit që askush nuk ndërhynte; atëherë i erdhi në ndihmë krahu i tij dhe drejtësia e tij e ka mbajtur,
<scripture passage="Isa 59:17" parsed="|Isa|59|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.17" />
<sup>17</sup> ai u veshi me drejtësinë si me një parzmore dhe vuri mbi kryet e tij përkrenaren e shpëtimit, veshi rrobat e hakmarrjes dhe u mbulua me xhelozi si me një mantel.
<scripture passage="Isa 59:18" parsed="|Isa|59|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.18" />
<sup>18</sup> Ai do t'i japë secilit sipas veprave të tij; tërbimin kundërshtarëve të tij, shpagimin armiqve të tij; ishujve do t'u japë shpërblim të plotë.
<scripture passage="Isa 59:19" parsed="|Isa|59|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.19" />
<sup>19</sup> Kështu do të kenë frikë nga emri i Zotit ata nga perëndimi prej lavdisë së tij ata nga lindja; kur kundërshtari do të vijë si një lum i furishëm, Fryma e Zotit do të lartojë kundër tij një flamur.
<scripture passage="Isa 59:20" parsed="|Isa|59|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.20" />
<sup>20</sup> "Një çlirues do të vijë në Sion dhe për ata të kthyerit nga rebelimi i tyre te Jakobi", thotë Zoti.
<scripture passage="Isa 59:21" parsed="|Isa|59|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.59.21" />
<sup>21</sup> "Sa për mua, kjo është besëlidhja ime me ata", thotë Zoti: "Fryma ime është mbi ty dhe fjalët e mia që vura në gojën tënde nuk do të largohen kurrë nga goja jote as nga goja e pasardhësve të tu, as  nga goja e pasardhësve të pasardhësve të tu",  thotë Zoti, "tani e përgjithmonë".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 60" progress="60.44%" prev="Isa.59" next="Isa.61" id="Isa.60">
<h3 id="Isa.60-p0.1">Chapter 60</h3>
<p id="Isa.60-p1">
<scripture passage="Isa 60:1" parsed="|Isa|60|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.1" />
<sup>1</sup> "Çohu, shkëlqe, sepse drita jote ka ardhur, dhe lavdia e Zotit u ngrit mbi ty.
<scripture passage="Isa 60:2" parsed="|Isa|60|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.2" />
<sup>2</sup> Sepse ja, terri mbulon tokën dhe një errësirë e dëndur mbulon popujt; por mbi ty ngrihet Zoti dhe lavdia e tij duket mbi ty.
<scripture passage="Isa 60:3" parsed="|Isa|60|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.3" />
<sup>3</sup> Kombet do të ecin në dritën tënde dhe mbretërit në shkëlqimin e daljes sate.
<scripture passage="Isa 60:4" parsed="|Isa|60|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.4" />
<sup>4</sup> Ngrej sytë e tu rreth e qark dhe shiko; mblidhen të gjithë dhe vijnë te ti; bijtë e tu do të vijnë nga larg dhe bijat e tua do t'i sjellin në krahë.
<scripture passage="Isa 60:5" parsed="|Isa|60|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.5" />
<sup>5</sup> Atëherë do të shikosh dhe do të jesh i kënaqur, zemra jote do të rrahë fort dhe do të hapet sepse bollëku i detit do të vijë te ti, pasuria e kombeve do të vije tek ti.
<scripture passage="Isa 60:6" parsed="|Isa|60|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.6" />
<sup>6</sup> Një mori devesh do të të mbulojë, dromedarë të Madianit dhe të Efahut, ato të Shebas do të vijnë të gjitha, duke sjellë ar dhe temjan dhe do të shpallin lëvdimet e Zotit.
<scripture passage="Isa 60:7" parsed="|Isa|60|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.7" />
<sup>7</sup> Të tëra kopetë e Kedarit do të mblidhen pranë teje, deshtë e Nebajothit do të jenë në shërbimin tënd, do të ngjiten mbi altarin tim si një ofertë e pëlqyer, dhe unë do ta bëj të lavdishëm tempullin e lavdisë sime.
<scripture passage="Isa 60:8" parsed="|Isa|60|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.8" />
<sup>8</sup> Kush janë këta që fluturojnë si një re dhe si pëllumba në drejtim të foleve të tyre?
<scripture passage="Isa 60:9" parsed="|Isa|60|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.9" />
<sup>9</sup> Po, ishujt do të kenë shpresa tek unë, me anijet e Tarshishit në radhë të parë, për të sjellë nga larg bijtë e tu me argjendin e tyre dhe arin e tyre, për emrin e Zotit, Perëndisë tënd, dhe të Shenjtit
<scripture passage="Isa 60:10" parsed="|Isa|60|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.10" />
<sup>10</sup> Bijtë e të huajit do të rindërtojnë muret e tua dhe mbretërit e tyre do të vihen në shërbimin tënd, sepse në zemërimin tim të godita, por në dashamirësinë time kisha dhembshuri për ty.
<scripture passage="Isa 60:11" parsed="|Isa|60|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.11" />
<sup>11</sup> Portat e tua do të jenë gjithnjë të hapura, nuk do të mbyllen as ditën as natën, që të mund të futin te ti pasurinë e kombeve me mbretërit e tyre në krye.
<scripture passage="Isa 60:12" parsed="|Isa|60|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.12" />
<sup>12</sup> Sepse kombi dhe mbretëria që nuk do të të shërbejnë do të zhduken, dhe ato kombe do të shkatërrohen plotësisht.
<scripture passage="Isa 60:13" parsed="|Isa|60|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.13" />
<sup>13</sup> Lavdia e Libanit do të vijë te ti, bashkë me selvinë, larshin dhe bredhin, për të zbukuruar vendin e shenjtërores sime, dhe unë do të bëj të lavdishëm vendin ku shkelin këmbët e mia.
<scripture passage="Isa 60:14" parsed="|Isa|60|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.14" />
<sup>14</sup> Edhe bijtë e shtypësve të tu do të vijnë duke u përkulur para teje, dhe të gjithë ata që të kanë përçmuar do të bien përmbys në këmbët e tua dhe do të thërrasin: "qyteti i Zotit", "Sioni i të Shenjtit të Izraelit".
<scripture passage="Isa 60:15" parsed="|Isa|60|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.15" />
<sup>15</sup> Në vend që ty të të braktisin dhe të të urrejnë, aq sa askush nuk kalonte më nga ti, unë do të të bëj një shkëlqim të përjetshëm, gëzimin e shumë brezave.
<scripture passage="Isa 60:16" parsed="|Isa|60|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.16" />
<sup>16</sup> Ti do të thithësh qumështin e kombeve, do të thithësh gjitë e mbretërve dhe do të pranosh që unë, Zoti, jam Shpëtimtari yt dhe Çliruesi yt, i Fuqishmi i Jakobit.
<scripture passage="Isa 60:17" parsed="|Isa|60|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.17" />
<sup>17</sup> Në vend të bronzit do të sjell ar, në vend të hekurit do të sjell argjend, në vend të drurit bronz, në vend të gurëve hekur; do të vendos si gjukatësin tënd paqen dhe si kujdestarin tënd drejtësinë.
<scripture passage="Isa 60:18" parsed="|Isa|60|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.18" />
<sup>18</sup> Nuk do të dëgjohet të flitet më për dhunë në vendin tënd, as për shkatërrime dhe rrënoja brenda kufijve të tu; por do t'i quash muret e tua "Shpëtim" dhe portat e tua "Lavdërim".
<scripture passage="Isa 60:19" parsed="|Isa|60|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.19" />
<sup>19</sup> Dielli nuk do të jetë më drita jote gjatë ditës, as hëna nuk do të të ndriçojë më me vezullimin e saj; por Zoti do të jetë drita jote e përjetshme dhe Perëndia yt lavdia jote.
<scripture passage="Isa 60:20" parsed="|Isa|60|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.20" />
<sup>20</sup> Dielli yt nuk do të perëndojë më dhe hëna jote nuk do të tërhiqet më, sepse Zoti do të jetë drita jote e përjetshme dhe ditët e tua të zisë do të marrin fund.
<scripture passage="Isa 60:21" parsed="|Isa|60|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.21" />
<sup>21</sup> Tërë ata të popullit tënd do të jenë të drejtë; ata do të zotërojnë vendin përjetë, farën që unë mbolla, veprën e duarve të mia, për të shfaqur lavdinë time.
<scripture passage="Isa 60:22" parsed="|Isa|60|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.60.22" />
<sup>22</sup> Më i vogli do të bëhet një mijëshe, minimumi një komb i fuqishëm. Unë, Zoti, do t'i shpejtoj gjërat në kohën e tyre.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 61" progress="60.52%" prev="Isa.60" next="Isa.62" id="Isa.61">
<h3 id="Isa.61-p0.1">Chapter 61</h3>
<p id="Isa.61-p1">
<scripture passage="Isa 61:1" parsed="|Isa|61|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.61.1" />
<sup>1</sup> Fryma e Zotit, Zoti është mbi mua, sepse Zoti më ka vajosur për t'u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, të shpall çlirimin e atyre
<scripture passage="Isa 61:2" parsed="|Isa|61|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.61.2" />
<sup>2</sup> të shpall vitin e hirit të Zotit dhe ditën e hakmarrjes të Perëndisë tonë, për të ngushëlluar tërë ata që pikëllohen,
<scripture passage="Isa 61:3" parsed="|Isa|61|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.61.3" />
<sup>3</sup> për t'u dhënë gëzim atyre që pikëllohen në Sion, për t'u dhënë atyre një diademë në vend të hirit, vajin e gëzimit në vend të zisë, mantelin e lavdërimit në vend të një fryme të ligështuar, me qëllim  që të quhen lisa të drejtësisë mbjellja e  Zotit, për të paraqitur lavdinë e tij.
<scripture passage="Isa 61:4" parsed="|Isa|61|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.61.4" />
<sup>4</sup> Ata do të rindërtojnë rrënojat e vjetra, do të rimëkëmbin vendet që janë shkretuar në të kaluarën, do të restaurojnë qytetet e shkretuara dhe të shkatërruara prej shumë brezash.
<scripture passage="Isa 61:5" parsed="|Isa|61|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.61.5" />
<sup>5</sup> Të huajtë do të vijnë të kullosin kopetë tuaja, bijtë e të huajit do të jenë bujq tuaj dhe vreshtarë tuaj.
<scripture passage="Isa 61:6" parsed="|Isa|61|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.61.6" />
<sup>6</sup> Por ju do të quheni "priftërinj të Zotit" dhe do të quheni "ministra të Perëndisë tonë". Ju do të gëzoni pasuritë e kombeve, dhe lavdia e tyre do të kalojë te ju.
<scripture passage="Isa 61:7" parsed="|Isa|61|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.61.7" />
<sup>7</sup> Në vend të turpit tuaj do të keni një nderim të dyfishtë; në vend të hutimit do të ngazëllojnë në trashëgiminë e tyre. Prandaj në vendin e tyre do të zotërojnë dyfishin dhe do të kenë një ngazëllim të përjetshëm.
<scripture passage="Isa 61:8" parsed="|Isa|61|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.61.8" />
<sup>8</sup> Sepse unë, Zoti, e dua drejtësinë, urrej vjedhjennë olokaust: unë do t'u jap atyre me besnikmëri shpërblimin dhe do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme.
<scripture passage="Isa 61:9" parsed="|Isa|61|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.61.9" />
<sup>9</sup> Pasardhësit e tyre do të jenë të njohur ndër kombet dhe brezi i tyre ndër popuj; tërë ata që do t'i shohin do t'i njohin, sepse ata janë një fis i bekuar nga Zoti.
<scripture passage="Isa 61:10" parsed="|Isa|61|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.61.10" />
<sup>10</sup> Unë do të gëzohem shumë tek Zoti, shpirti im do të kremtojë Perëndinë tim, sepse më ka veshur me rrobat e shpëtimit, më ka mbuluar me mantelin e drejtësisë, ashtu si një dhëndër që vë një diademë, si një nuse që zbukurohet me xhevahiret e saj.
<scripture passage="Isa 61:11" parsed="|Isa|61|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.61.11" />
<sup>11</sup> Prandaj, ashtu si toka bën që të rritet bimësia e saj dhe kopshti bën që të mbijë atë që është mbjellë, po kështu Zoti, Zoti, do të bëjë që të mbijë drejtësia dhe lëvdimi përpara tërë kombeve.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 62" progress="60.57%" prev="Isa.61" next="Isa.63" id="Isa.62">
<h3 id="Isa.62-p0.1">Chapter 62</h3>
<p id="Isa.62-p1">
<scripture passage="Isa 62:1" parsed="|Isa|62|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.62.1" />
<sup>1</sup> Për hir të Sionit unë nuk do të hesht dhe për hir të Jeruzalemit nuk do të gjej prehje deri sa drejtësia e saj të mos dalë si agimi dhe shpëtimi i saj si një pishtar flakërues.
<scripture passage="Isa 62:2" parsed="|Isa|62|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.62.2" />
<sup>2</sup> Atëherë kombet do të shohin drejtësinë tënde dhe tërë mbretërit lavdinë tënde; do të thirresh me një emër të ri, që do ta tregojë goja e Zotit.
<scripture passage="Isa 62:3" parsed="|Isa|62|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.62.3" />
<sup>3</sup> Do të jesh një kurorë e shkëlqyer në dorën e Zotit, një diademë mbretërore në dorë të Perëndisë tënd.
<scripture passage="Isa 62:4" parsed="|Isa|62|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.62.4" />
<sup>4</sup> Nuk do të quhesh më "E braktisur", as toka jote nuk do të quhet më "E shkretë", por do të të quajnë "Kënaqësia ime është tek ajo" dhe toka jote "E Martuar", sepse Zoti gjen kënaqësi te ti, dhe toka jote do të ketë një dhëndër.
<scripture passage="Isa 62:5" parsed="|Isa|62|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.62.5" />
<sup>5</sup> Prandaj, ashtu si një i ri martohet me një të virgjër, bijtë e tu do të martohen me ty; dhe ashtu si i martuari gëzohet me nusen, kështu Perëndia do të gëzohet për ty.
<scripture passage="Isa 62:6" parsed="|Isa|62|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.62.6" />
<sup>6</sup> Mbi muret e tua, o Jeruzalem, kam vënë roje që nuk do të heshtin kurrë, as ditën as natën. Ju që i kujtoni Zotit premtimet e tij, mos rrini në heshtje,
<scripture passage="Isa 62:7" parsed="|Isa|62|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.62.7" />
<sup>7</sup> dhe mos e lini të pushojë, deri sa ta ketë rivendosur Jeruzalemin dhe ta bëjë atë lëvdimin e të gjithë tokës.
<scripture passage="Isa 62:8" parsed="|Isa|62|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.62.8" />
<sup>8</sup> Zoti është betuar për krahun e tij të djathtë dhe për krahun e tij të fuqishëm: "Nuk do t'u jap më grurin tënd si ushqim armiqve të tu dhe bijtë e të huajit nuk do të pinë më mushtin tënd për të cilin je munduar.
<scripture passage="Isa 62:9" parsed="|Isa|62|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.62.9" />
<sup>9</sup> Por ata që do ta kenë mbledhur grurin do të hanë dhe do të lëvdojnë Zotin, dhe ata që do të kenë vjelur, do të pinë mushtin në oborret e shenjtërores sime".
<scripture passage="Isa 62:10" parsed="|Isa|62|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.62.10" />
<sup>10</sup> Kaloni, kaloni nëpër porta! Përgatitni rrugën për popullin! Shtroni, shtroni udhën, hiqni gurët, ngrini një flamur para popujve!
<scripture passage="Isa 62:11" parsed="|Isa|62|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.62.11" />
<sup>11</sup> Ja, Zoti shpalli deri në skajin e tokës: "I thoni bijës së Sionit: Ja, shpëtimi yt po vjen; ja, ka me vete shpërblimin e saj dhe shpërblimi i saj e pararend.
<scripture passage="Isa 62:12" parsed="|Isa|62|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.62.12" />
<sup>12</sup> Do t'i quajnë "Populli i shenjtë", "Të çliruarit e Zotit", dhe ti do të quhesh "E kërkuara", "Qyteti i pabraktisur"".
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 63" progress="60.62%" prev="Isa.62" next="Isa.64" id="Isa.63">
<h3 id="Isa.63-p0.1">Chapter 63</h3>
<p id="Isa.63-p1">
<scripture passage="Isa 63:1" parsed="|Isa|63|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.1" />
<sup>1</sup> Kush është ai që vjen nga Edomi, nga Botsrahu, me rrobat e ngjyrosura me bojë të kuqe flakë? Ky, i veshur shkëlqyeshëm, që ecën në madhështinë e forcës së tij? "Jam unë që flas me drejtësi dhe jam i fuqishëm për të shpëtuar".
<scripture passage="Isa 63:2" parsed="|Isa|63|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.2" />
<sup>2</sup> Pse veshja jote është e kuqe dhe rrobat e tua si ata që shtrydhin rrushin në gaviç?
<scripture passage="Isa 63:3" parsed="|Isa|63|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.3" />
<sup>3</sup> "Gaviçin e shtypa vetëm dhe asnjë nga popujt nuk ishte me mua. I shtypa në zemërimin tim dhe i shkela në tërbimin tim. Gjaku i tyre spërkati rrobat e mia dhe njollosa tërë veshjet e mia.
<scripture passage="Isa 63:4" parsed="|Isa|63|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.4" />
<sup>4</sup> Sepse dita e hakmarrjes ishte në zemrën time dhe viti i çlirimit tim ka ardhur.
<scripture passage="Isa 63:5" parsed="|Isa|63|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.5" />
<sup>5</sup> Shikova, por nuk kishte asnjeri që të më ndihmonte; shtanga që askush nuk po më ndihmonte. Atëherë vetë krahu im më ka shpëtuar dhe tërbimi im më ka ndihmuar.
<scripture passage="Isa 63:6" parsed="|Isa|63|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.6" />
<sup>6</sup> I shkela me këmbë popujt në zemërimin tim, i deha në tërbimin tim dhe bëra që të derdhet gjaku i tyre mbi tokë".
<scripture passage="Isa 63:7" parsed="|Isa|63|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.7" />
<sup>7</sup> Unë do të kujtoj mirësitë e Zotit, lavdimet e Zotit për gjithçka që na ka dhënë si dhe mirësinë e madhe që i ka siguruar shtëpisë së Izraelit sipas dhembshurive të tij dhe sipas dashamirësisë së tij të madhe.
<scripture passage="Isa 63:8" parsed="|Isa|63|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.8" />
<sup>8</sup> Ai në fakt kishte thënë: "Ata me të vërtetë janë populli im, bij që nuk do të veprojnë në mënyrë të rreme". Kështu ai u bë Shpëtimtari i tyre.
<scripture passage="Isa 63:9" parsed="|Isa|63|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.9" />
<sup>9</sup> Në çdo hidhërim të tyre ai u hidhërua, dhe Engjëlli i pranisë së tij i shpëtoi; me dashurinë dhe dhembshurinë e tij i çliroi, i lartoi dhe u solli tërë ditët e së kaluarës.
<scripture passage="Isa 63:10" parsed="|Isa|63|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.10" />
<sup>10</sup> Por ata u rebeluan dhe e trishtuan Frymën e tij të shenjtë; prandaj ai u bë armiku i tyre dhe luftoi kundër tyre.
<scripture passage="Isa 63:11" parsed="|Isa|63|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.11" />
<sup>11</sup> Atëherë populli i tij kujtoi ditët e lashta të Moisiut. Ku është ai që i nxori nga deti me bariun e kopesë së tij? Ku është ai që vinte në mes tyre Frymën e tij të shenjtë,
<scripture passage="Isa 63:12" parsed="|Isa|63|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.12" />
<sup>12</sup> që i drejtonte nëpërmjet të djathtës së Moisiut me krahun e tij të lavdishëm, që i ndau ujërat para tyre për të bërë një emër të përjetshëm,
<scripture passage="Isa 63:13" parsed="|Isa|63|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.13" />
<sup>13</sup> që i çoi nëpër humnera, si një kalë në shkretëtirë, që të mos pengoheshin?
<scripture passage="Isa 63:14" parsed="|Isa|63|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.14" />
<sup>14</sup> Ashtu si zbret bagëtia në luginë, Fryma e Zotit i bëri të pushojnë. Kështu ti e udhëhoqe popullin tënd për të bërë një emër të lavdishëm.
<scripture passage="Isa 63:15" parsed="|Isa|63|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.15" />
<sup>15</sup> Shiko nga qielli dhe shiko nga banesa jote e shenjtë dhe e lavdishme. Ku është zelli yt dhe fuqia jote? Drithërima e të përbrendëshmeve të tua dhe dhembshuritë e tua të thella ndaj meje mos vallë janë shtypur?
<scripture passage="Isa 63:16" parsed="|Isa|63|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.16" />
<sup>16</sup> Sepse ti je ati ynë, megjithëse Abrahami nuk na njihte dhe Izraeli nuk e di se ekzistojmë. Ti, o Zot, je ati ynë, Çliruesi ynë, emri yt vazhdon ngaherë.
<scripture passage="Isa 63:17" parsed="|Isa|63|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.17" />
<sup>17</sup> O Zot, pse na bën që të endemi larg rrugëve të tua dhe pse fortëson zemrën tonë që të mos ketë frikë nga ti? Për hir të shërbëtorëve të tu, kthehu në fiset e trashëgimisë sate.
<scripture passage="Isa 63:18" parsed="|Isa|63|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.18" />
<sup>18</sup> Brenda një kohe të shkurtër populli yt i shenjtë ka shtënë në dorë vendin; armiqtë tanë kanë shkelur shenjtëroren tënde.
<scripture passage="Isa 63:19" parsed="|Isa|63|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.63.19" />
<sup>19</sup> Ne u bëmë si ata mbi të cilët nuk ke qeverisur kurrë, mbi të cilët emri yt nuk ishte thirrur kurrë.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 64" progress="60.69%" prev="Isa.63" next="Isa.65" id="Isa.64">
<h3 id="Isa.64-p0.1">Chapter 64</h3>
<p id="Isa.64-p1">
<scripture passage="Isa 64:1" parsed="|Isa|64|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.64.1" />
<sup>1</sup> Oh, sikur t'i shqyeje qiejtë dhe të zbrisje! Para teje do të tundeshin malet.
<scripture passage="Isa 64:2" parsed="|Isa|64|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.64.2" />
<sup>2</sup> Ashtu si zjarri djeg degët e thata, ashtu si zjarri e bën ujin të valojë, zbrit për t'ua bërë të njohur emrin tënd kundërshtarëve të tu dhe t'i bësh kombet të dridhen para teje.
<scripture passage="Isa 64:3" parsed="|Isa|64|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.64.3" />
<sup>3</sup> Kur bëre gjëra të tmerrshme që nuk i prisnim, ti zbrite dhe malet u tundën në praninë tënde.
<scripture passage="Isa 64:4" parsed="|Isa|64|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.64.4" />
<sup>4</sup> Nga kohët e lashta askush nuk kishte dëgjuar kurrë, asnjë vesh nuk kishte dëgjuar dhe asnjë sy nuk kishte parë ndonjë Perëndi tjetër veç teje, që vepron për atë që ka shpresë tek ai.
<scripture passage="Isa 64:5" parsed="|Isa|64|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.64.5" />
<sup>5</sup> Ti i del para atij që kënaqet në zbatimin e drejtësisë dhe kujtohet për ty në rrugët e tua. Ja, ti je zemëruar sepse ne kemi mëkatuar; në këtë kemi vazhduar gjatë dhe kemi nevojë të shpëtohemi.
<scripture passage="Isa 64:6" parsed="|Isa|64|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.64.6" />
<sup>6</sup> Jemi të gjithë si një gjë e papastër, dhe të gjitha veprat tona të drejtësisë janë si një rrobe e ndotur; po fishkemi të gjithë si një gjethe dhe paudhësitë tona na çojnë larg si era.
<scripture passage="Isa 64:7" parsed="|Isa|64|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.64.7" />
<sup>7</sup> Nuk ka më njeri që të thërrasë emrin tënd, që lëviz për t'u kapur pas teje, sepse ti na e ke fshehur fytyrën tënde dhe na lë të tretemi në pushtetin e paudhësive tona.
<scripture passage="Isa 64:8" parsed="|Isa|64|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.64.8" />
<sup>8</sup> Megjithatë, o Zot, ti je ati ynë; ne jemi argjila dhe ti je ai që na formon; ne të gjithë jemi vepra e duarve të tua.
<scripture passage="Isa 64:9" parsed="|Isa|64|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.64.9" />
<sup>9</sup> Mos u zemëro tepër, o Zot, dhe mos e kujto paudhësinë përjetë. Ja, shiko, të lutemi; ne të gjithë jemi populli yt.
<scripture passage="Isa 64:10" parsed="|Isa|64|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.64.10" />
<sup>10</sup> Qytetet e tua të shenjta janë bërë një shkretëtirë. Sioni është bërë një shkretëtirë, Jeruzalemi një shkretim.
<scripture passage="Isa 64:11" parsed="|Isa|64|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.64.11" />
<sup>11</sup> I shenjti dhe i madherishmi tempulli ynë, ku etërit tanë të kremtuan, është bërë pre e zjarrit dhe të gjitha gjërat tona më të dashura janë shkatërruar.
<scripture passage="Isa 64:12" parsed="|Isa|64|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.64.12" />
<sup>12</sup> Para këtyre gjërave do ta përmbash veten akoma, o Zot, do të heshtësh dhe do të na pikëllosh akoma shumë?
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 65" progress="60.73%" prev="Isa.64" next="Isa.66" id="Isa.65">
<h3 id="Isa.65-p0.1">Chapter 65</h3>
<p id="Isa.65-p1">
<scripture passage="Isa 65:1" parsed="|Isa|65|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.1" />
<sup>1</sup> Më kanë kërkuar ata që nuk pyesnin për mua, më gjetën ata që nuk më kërkonin. Dhe thashë: "Ja ku jam, ja ku jam" një kombi që nuk thërriste emrin tim.
<scripture passage="Isa 65:2" parsed="|Isa|65|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.2" />
<sup>2</sup> I shtriva tërë ditën duart e mia në drejtim të një populli rebel, që ecën nëpër një rrugë jo të mirë, duke ndjekur mendimet e tij;
<scripture passage="Isa 65:3" parsed="|Isa|65|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.3" />
<sup>3</sup> një popull që vazhdimisht provokon zemërimin tim me pafytyrësi, që ofron flijime në kopshte dhe djeg temjan mbi altarë prej tullash,
<scripture passage="Isa 65:4" parsed="|Isa|65|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.4" />
<sup>4</sup> që rri midis varreve dhe kalon netët në vende sekrete, që ha mish derri dhe ka në enët e tij supa gjërash të neveritshme,
<scripture passage="Isa 65:5" parsed="|Isa|65|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.5" />
<sup>5</sup> që thotë: "Rri për llogari tënde, mos u afro, sepse jam më i shenjtë se ti". Këto gjëra janë për mua një tym në hundë, një zjarr që digjet tërë ditën.
<scripture passage="Isa 65:6" parsed="|Isa|65|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.6" />
<sup>6</sup> "Ja, e tërë kjo është shkruar para meje; unë nuk do të hesht, por do të shpaguaj, po, do të shpaguaj në gji të tyre
<scripture passage="Isa 65:7" parsed="|Isa|65|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.7" />
<sup>7</sup> paudhësitë tuaja dhe paudhësitë e etërve tuaj të gjitha së bashku", thotë Zoti. "Ata kanë djegur temjan mbi male dhe më kanë fyer mbi kodra; prandaj shpërblimin e sjelljes së tyre të kaluar do ta llogaris në gji të tyre".
<scripture passage="Isa 65:8" parsed="|Isa|65|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.8" />
<sup>8</sup> Kështu thotë Zoti: "Ashtu si thuhet kur gjendet lëng në vilën e rrushit: "Mos e prishni, sepse në të ka një bekim", kështu do të bëj unë për hir të shërbëtorëve të mi dhe nuk do të shkatërroj çdo gjë.
<scripture passage="Isa 65:9" parsed="|Isa|65|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.9" />
<sup>9</sup> Unë do të nxjerr nga Jakobi pasardhës dhe nga Juda një trashëgimtar të maleve të mia; të zgjedhurit e mi do të zotërojnë vendin dhe shërbëtorët e mi do të banojnë aty.
<scripture passage="Isa 65:10" parsed="|Isa|65|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.10" />
<sup>10</sup> Sharoni do të bëhet një vathë kopesh dhe lugina e Akorit një vend për çlodhjen e bagëtisë së trashë, për popullin tim që do të më kërkojë.
<scripture passage="Isa 65:11" parsed="|Isa|65|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.11" />
<sup>11</sup> Por ju që braktisni Zotin, që harroni malin tim të shenjtë, që përgatitni një sofër për Gadin dhe mbushni kupën e verës së droguar për Menin,
<scripture passage="Isa 65:12" parsed="|Isa|65|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.12" />
<sup>12</sup> ju caktoj shpatës; do të rrëzoheni të gjithë nga masakra, sepse kur ju thirra nuk dhatë përgjigje, kur ju fola nuk dëgjuat, por keni bërë atë që është e keqe në sytë e mi dhe keni zgjedhur atë që nuk më pëlqen".
<scripture passage="Isa 65:13" parsed="|Isa|65|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.13" />
<sup>13</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, shërbëtorët e mi do të hanë, por ju do të keni uri; ja, shërbëtorët e mi do të pinë, por ju do të keni etje; ja, shërbëtorët e mi do të gëzohen, por ju do të jeni të shushatur;
<scripture passage="Isa 65:14" parsed="|Isa|65|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.14" />
<sup>14</sup> ja, shërbëtorët e mi do të këndojnë për gëzimin e zemrës së tyre, por ju do të bërtisni për ankthin e zemrës dhe do të ulërini për vuajtjen e frymës.
<scripture passage="Isa 65:15" parsed="|Isa|65|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.15" />
<sup>15</sup> Ju do ta lini emrin tuaj si mallkim të zgjedhurve të mi. Zoti, Zoti, do të bëjë që ti të vdesësh, por do t'u japë shërbëtorëve të tij një emër tjetër.
<scripture passage="Isa 65:16" parsed="|Isa|65|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.16" />
<sup>16</sup> Kështu që ai që do të kërkojë për vete një bekim në vend, do ta bëjë për Perëndinë e së vërtetës, dhe ai që do të betohet në vend do të betohet për Perëndinë e së vërtetës, sepse fatkeqësitë e kaluara  do të harrohen dhe do t'u fshihen syve të  mi".
<scripture passage="Isa 65:17" parsed="|Isa|65|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.17" />
<sup>17</sup> "Sepse ja, unë krijoj qiej të rinj dhe një tokë të re, dhe gjërat e mëparshme nuk do të kujtohen më dhe nuk do të vijnë më në mëndje.
<scripture passage="Isa 65:18" parsed="|Isa|65|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.18" />
<sup>18</sup> Por ju gëzohuni dhe ngazëllohuni përjetë për atë që krijoj; sepse, ja, unë krijoj Jeruzalemin për kënaqësinë dhe popullin e tij për gëzimin.
<scripture passage="Isa 65:19" parsed="|Isa|65|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.19" />
<sup>19</sup> Do të kënaqem me Jeruzalemin dhe do të gëzohem me popullin tim; në të nuk do të dëgjohet më asnjë zë vaji ose zë klithme.
<scripture passage="Isa 65:20" parsed="|Isa|65|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.20" />
<sup>20</sup> Nuk do të ketë më në të asnjë fëmijë që të jetojë vetëm pak ditë, as plak që nuk plotëson ditët e tij; sepse i riu do të vdesë njëqind vjeç dhe mëkatari që nuk arrin të njëqind vjetët, do të quhet i mallkuar.
<scripture passage="Isa 65:21" parsed="|Isa|65|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.21" />
<sup>21</sup> Do të ndërtojnë shtëpi dhe do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta dhe do të hanë frytin.
<scripture passage="Isa 65:22" parsed="|Isa|65|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.22" />
<sup>22</sup> Nuk do të ndërtojnë më që të banojë një tjetër, nuk do të mbjellin më që të hajë një tjetër; sepse ditët e popullit tim do të jenë si ditët e drurëve; dhe të zgjedhurit e mi do të gëzojnë për një kohë të gjatë veprën e duarve të tyre.
<scripture passage="Isa 65:23" parsed="|Isa|65|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.23" />
<sup>23</sup> Nuk do të lodhen më kot dhe nuk do të lindin fëmijë për të përballuar një shkatërrim të papritur, sepse do të jenë pasardhësit e të bekuarve të Zotit dhe trashëgimarët e tyre bashkë me ata.
<scripture passage="Isa 65:24" parsed="|Isa|65|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.24" />
<sup>24</sup> Dhe do të ndodhë që, para se të më kërkojnë, unë do të përgjigjem; do të jenë akoma duke folur, dhe unë do t'ua plotësoj.
<scripture passage="Isa 65:25" parsed="|Isa|65|25|0|0" osisRef="Bible:Isa.65.25" />
<sup>25</sup> Ujku dhe qengji do të kullosin bashkë, luani do të hajë kashtën porsi kau dhe gjarpëri do të ushqehet me pluhur. Nuk do të bëjnë më asnjë dëm apo shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë", thotë Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Isaiah 66" progress="60.83%" prev="Isa.65" next="Jer" id="Isa.66">
<h3 id="Isa.66-p0.1">Chapter 66</h3>
<p id="Isa.66-p1">
<scripture passage="Isa 66:1" parsed="|Isa|66|1|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.1" />
<sup>1</sup> Kështu thotë Zoti: "Qielli është froni im dhe toka është mbështetësja e këmbëve të mia. Ku është, pra, shtëpia që mund të më ndërtoni dhe ku është vendi i çlodhjes sime?
<scripture passage="Isa 66:2" parsed="|Isa|66|2|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.2" />
<sup>2</sup> Tërë këto gjëra i ka bërë dora ime dhe të gjitha kanë ardhur në ekzistencë, thotë Zoti. Mbi kë, pra, do të kthej shikimin tim? Mbi atë që është i përulur, ka frymë të penduar dhe dridhet nga fjala ime.
<scripture passage="Isa 66:3" parsed="|Isa|66|3|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.3" />
<sup>3</sup> Kush flijon një ka është si të vriste një njeri, kush flijon një qengj është si t'i thyente qafën një qeni, kush paraqet një blatim ushqimor është si të ofronte gjak derri, kush djeg temjan është si  të bekonte një idhull. Ashtu si këta kanë  zgjedhur rrugët e tyre dhe shpirti i tyre kënaqet në veprimet e tyre të neveritshme,
<scripture passage="Isa 66:4" parsed="|Isa|66|4|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.4" />
<sup>4</sup> kështu edhe unë do të zgjedh fatkeqësinë e tyre dhe do të bëj që të bjerë mbi ta ajo të cilën ata druajnë; sepse, kur thirra, askush nuk u përgjigj, kur fola, ata nuk më dëgjuan; përkundrazi bënë atë  që është e keqe në sytë e mi dhe parapëlqyen  atë që nuk më pëlqen mua.
<scripture passage="Isa 66:5" parsed="|Isa|66|5|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.5" />
<sup>5</sup> Dëgjoni fjalën e Zotit, ju që dridheni nga fjala e tij. Vëllezërit tuaj, që ju urrejnë dhe ju dëbojnë për shkak të emrit tim, kanë thënë: "Le të tregojë Zoti lavdinë e tij me qëllim që ne të mund
<scripture passage="Isa 66:6" parsed="|Isa|66|6|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.6" />
<sup>6</sup> Një zë, një zhurmë del nga qyteti, një zë vjen nga tempulli; është zëri i Zotit që u jep hakun armiqve të tij.
<scripture passage="Isa 66:7" parsed="|Isa|66|7|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.7" />
<sup>7</sup> Para se të provojë dhembjet e pjelljes, ajo ka pjellë; para se t'i vinin dhembjet, ajo lindi një mashkull.
<scripture passage="Isa 66:8" parsed="|Isa|66|8|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.8" />
<sup>8</sup> Kush vallë ka dëgjuar një gjë të tillë, kush vallë ka parë gjëra si këto? A lind vallë një vend brenda një dite të vetme apo një komb vjen vallë në dritë brenda një çasti? Por Sioni, me të ndjerë dhembjet, lindi fëmijët e saj.
<scripture passage="Isa 66:9" parsed="|Isa|66|9|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.9" />
<sup>9</sup> "Do të çoj vallë në çastin e lindjes pa e bërë të pjellë?", thotë Zoti. "Unë që bëj të lindin a do ta mbyllja vallë barkun e nënës?", thotë Perëndia yt.
<scripture passage="Isa 66:10" parsed="|Isa|66|10|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.10" />
<sup>10</sup> Gëzohuni me Jeruzalemin dhe ngazëlloni me të, ju të gjithë që e doni. Gëzohuni me të madhe me të, ju të gjithë që mbani zi për të,
<scripture passage="Isa 66:11" parsed="|Isa|66|11|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.11" />
<sup>11</sup> me qëllim që të pini qumësht dhe të ngopeni në gjirin e përdëllimeve të tij, me qëllim që të pini me bollëk dhe të kënaqeni me mbushullimin e lavdisë së tij.
<scripture passage="Isa 66:12" parsed="|Isa|66|12|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.12" />
<sup>12</sup> Sepse kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të bëj që paqja t'i arrijë si një lumë dhe pasuria e kombeve si një përrua që vërshon, dhe ju do të pini qumësht, do t'ju mbajnë në ijët e tij dhe do t'ju përkëdhelin mbi gjunjët e tij.
<scripture passage="Isa 66:13" parsed="|Isa|66|13|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.13" />
<sup>13</sup> Ashtu si një nënë e gëzon fëmijën e saj, kështu unë do t'ju gëzoj dhe do të ngushëlloheni në Jeruzalem.
<scripture passage="Isa 66:14" parsed="|Isa|66|14|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.14" />
<sup>14</sup> Ju do ta shihni këtë, dhe zemra juaj do të gëzohet, kockat tuaja do të marrin përsëri fuqi si bari i njomë. Dora e Zotit do t'u bëhet e njohur shërbëtorëve të tij dhe do të zemërohet me të madhe kundër armiqve të tij.
<scripture passage="Isa 66:15" parsed="|Isa|66|15|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.15" />
<sup>15</sup> Sepse ja, Zoti do të vijë me zjarrin dhe qerret e tij do të jenë si një uragan për të hedhur zemërimin e tij me tërbim dhe kërcënimin e tij me flakë zjarri.
<scripture passage="Isa 66:16" parsed="|Isa|66|16|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.16" />
<sup>16</sup> Sepse Zoti do të ushtrojë drejtësinë me zjarrin dhe shpatën e tij kundër çdo mishi; dhe të vrarët nga Zoti do të jenë të shumtë.
<scripture passage="Isa 66:17" parsed="|Isa|66|17|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.17" />
<sup>17</sup> "Ata që shenjtërohen dhe pastrohen për të vajtur në kopshtet, prapa një idhulli që gjendet në mes, ata që hanë mish derri, gjëra të neveritshme dhe minj, do të konsumohen të gjithë", thotë Zoti.
<scripture passage="Isa 66:18" parsed="|Isa|66|18|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.18" />
<sup>18</sup> Unë i njoh veprat e tyre dhe mendimet e tyre; është duke ardhur koha në të cilën do të mbledh tërë kombet dhe tërë gjuhët; ato do të vijnë dhe do të shikojnë lavdinë time.
<scripture passage="Isa 66:19" parsed="|Isa|66|19|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.19" />
<sup>19</sup> Unë do të vë në një shenjë në mes tyre dhe do të dërgoj disa nga ata që mbijetuan prej tyre te kombet; në Tarshish, në Pul dhe në Lud që përdorin harkun, në Tubal dhe në Javan, në ishujt e largët  që nuk kanë dëgjuar famën time dhe nuk kanë  parë lavdinë time; këta do të shpallin lavdinë time ndër kombet,
<scripture passage="Isa 66:20" parsed="|Isa|66|20|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.20" />
<sup>20</sup> dhe do t'i kthejnë tërë vëllezërit tuaj nga të gjitha kombet si një ofertë Zotit, mbi kuaj, mbi qerre, mbi bartina, mbi mushkë dhe mbi dromidarë te mali im i shenjtë i Jeruzalemit", thotë Zoti, "ashtu  si bijtë e Izraelit çojnë një ofertë në  një enë të pastër në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="Isa 66:21" parsed="|Isa|66|21|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.21" />
<sup>21</sup> Do të marrë gjithashtu disa prej tyre si priftërinj dhe si Levitë", tha Zoti.
<scripture passage="Isa 66:22" parsed="|Isa|66|22|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.22" />
<sup>22</sup> "Sepse ashtu si qiejtë e rinj dhe toka e re që unë do të bëj do të jenë të qëndrueshëm para meje", thotë Zoti, "kështu do të jenë pasardhësit tuaj dhe emri juaj.
<scripture passage="Isa 66:23" parsed="|Isa|66|23|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.23" />
<sup>23</sup> Dhe do të ndodhë që nga një hënë e re në tjetrën dhe nga një e shtunë në tjetrën çdo mish do të vijë të bjerë në gjunë para meje, thotë Zoti.
<scripture passage="Isa 66:24" parsed="|Isa|66|24|0|0" osisRef="Bible:Isa.66.24" />
<sup>24</sup> "Kur ata do të dalin, do të shikojnë kufomat e njerëzve që rebeluan kundër meje; sepse krimbi i tyre nuk do të vdesë dhe zjarri i tyre nuk do të shuhet, dhe do të neveriten nga çdo mish".
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Jeremiah" progress="60.94%" prev="Isa.66" next="Jer.1" id="Jer">
<h2 id="Jer-p0.1">Jeremiah</h2>

<div3 title="Jeremiah 1" progress="60.94%" prev="Jer" next="Jer.2" id="Jer.1">
<h3 id="Jer.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Jer.1-p1">
<scripture passage="Jer 1:1" parsed="|Jer|1|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.1" />
<sup>1</sup> Fjalët e Jeremias, birit të Hilkiahut, një nga priftërinjtë që ishin në Anathoth, në vendin e Beniaminit.
<scripture passage="Jer 1:2" parsed="|Jer|1|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.2" />
<sup>2</sup> Fjala e Zotit iu drejtua në kohën e Josias, birit të Amonit, mbret i Judës, në vitin e trembëdhjetë të mbetërimit të tij;
<scripture passage="Jer 1:3" parsed="|Jer|1|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.3" />
<sup>3</sup> iu drejtua gjithashtu në kohën e Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës, deri në fund të vitit të njëmbëdhjetë të Sedekias, birit të Josias, mbret i Judës, domethënë deri në robërimin e Jeruzalemit, që ndodhi në muajin e pestë.
<scripture passage="Jer 1:4" parsed="|Jer|1|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.4" />
<sup>4</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke më thënë:
<scripture passage="Jer 1:5" parsed="|Jer|1|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.5" />
<sup>5</sup> "Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur; para se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjtëruar dhe të kam caktuar profet të kombeve".
<scripture passage="Jer 1:6" parsed="|Jer|1|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.6" />
<sup>6</sup> Unë u përgjigja: "Mjerisht, o Zot, Zot, unë nuk di të flas, sepse jam një djalosh"".
<scripture passage="Jer 1:7" parsed="|Jer|1|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.7" />
<sup>7</sup> Por Zoti më tha: "Mos thuaj: "Jam një djalosh", sepse ti do të shkosh te të gjithë ata te të cilët do të të dërgoj unë dhe do t'u thuash tërë ato që do të urdhëroj.
<scripture passage="Jer 1:8" parsed="|Jer|1|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.8" />
<sup>8</sup> Mos ki frikë para tyre, sepse unë jam me ty për të të çliruar, thotë Zoti".
<scripture passage="Jer 1:9" parsed="|Jer|1|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Zoti shtriu dorën e tij dhe preku gojën time; mandej Zoti më tha: "Ja, unë i vura fjalët e mia në gojën tënde.
<scripture passage="Jer 1:10" parsed="|Jer|1|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.10" />
<sup>10</sup> Ja, sot unë të caktoj mbi kombet dhe mbi mbretëritë për të çrrënjosur dhe për të rrënuar, për të shembur dhe për të shkatërruar, për të ndërtuar dhe për të mbjellë".
<scripture passage="Jer 1:11" parsed="|Jer|1|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.11" />
<sup>11</sup> Pastaj fjala e Zotit m'u drejtua mua, duke thënë: "Jeremia, çfarë shikon?". Unë u përgjigja: "Shikoj një degë bajameje".
<scripture passage="Jer 1:12" parsed="|Jer|1|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.12" />
<sup>12</sup> Zoti më tha: "Ke parë mirë, sepse unë vigjëloj mbi fjalën time që të ketë efekt".
<scripture passage="Jer 1:13" parsed="|Jer|1|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.13" />
<sup>13</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua për herë të dytë, duke thënë: "Çfarë shikon?". Unë u përgjigja: "Shikoj një vorbë që zien dhe që e ka grykën të kthyer në drejtim të kundërt me veriun".
<scripture passage="Jer 1:14" parsed="|Jer|1|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.14" />
<sup>14</sup> Zoti më tha: "Nga veriu fatkeqësia do të bjerë mbi gjithë banorët e vendit.
<scripture passage="Jer 1:15" parsed="|Jer|1|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.15" />
<sup>15</sup> Sepse, ja, unë po bëhem gati të thëras tërë popujt e mbretërive të veriut, thotë Zoti. Ata do të vijnë dhe do të vendosin secili fronin e tij në hyrje të portave të Jeruzalemit, kundër tërë mureve  të tij, rreth e qark, dhe kundër tërë qyteteve  të Judës.
<scripture passage="Jer 1:16" parsed="|Jer|1|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.16" />
<sup>16</sup> Atëherë do të shpall mendimet e mia kundër tyre, për shkak të gjithë ligësisë së tyre, sepse më kanë braktisur dhe u kanë djegur temjan perëndive të tjera dhe kanë rënë përmbys përpara veprës së duarve të tyre.
<scripture passage="Jer 1:17" parsed="|Jer|1|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.17" />
<sup>17</sup> Prandaj ngjeshi ijët e tua, çohu dhe thuaju atyre tërë ato që do të të urdhëroj. Mos u tmerro para tyre, përndryshe do të të bëj që të tmerrohesh para tyre.
<scripture passage="Jer 1:18" parsed="|Jer|1|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.18" />
<sup>18</sup> Ja, sot po të bëj një qytet të fortifikuar, një shtyllë të hekurt dhe një mur bronzi kundër gjithë vendit, kundër princave të tij dhe priftërinjve të tij dhe kundër popullit të vendit.
<scripture passage="Jer 1:19" parsed="|Jer|1|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.1.19" />
<sup>19</sup> Ata do të luftojnë kundër teje por nuk do të të mundin sepse unë jam me ty për të të çliruar, thotë Zoti".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 2" progress="61.01%" prev="Jer.1" next="Jer.3" id="Jer.2">
<h3 id="Jer.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Jer.2-p1">
<scripture passage="Jer 2:1" parsed="|Jer|2|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua akoma për të thënë:
<scripture passage="Jer 2:2" parsed="|Jer|2|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.2" />
<sup>2</sup> "Shko dhe bërtit në veshët e Jeruzalemit, duke thënë: Kështu thotë Zoti: Unë të kujtoj ty, kujdesin e dhembshur të rinisë sate, dashurinë në kohën e fejesës sate, kur më ndiqje në shkretëtirë në një tokë të pa mbjellë.
<scripture passage="Jer 2:3" parsed="|Jer|2|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.3" />
<sup>3</sup> Izraeli i ishte shenjtëruar Zotit, prodhimet e para të korrjes së tij; tërë ata që i hanin bëheshin fajtorë dhe fatkeqësia binte mbi ta", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 2:4" parsed="|Jer|2|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.4" />
<sup>4</sup> Dëgjoni fjalën e Zotit, o shtëpi e Jakobit, dhe ju të gjitha familjet e shtëpisë së Izraelit.
<scripture passage="Jer 2:5" parsed="|Jer|2|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.5" />
<sup>5</sup> Kështu thotë Zoti: "Çfarë kanë gjetur të padrejtë tek unë etërit tuaj për t'u larguar nga unë, për të shkuar pas kotësisë dhe për t'u bërë ata vetë kotësi?
<scripture passage="Jer 2:6" parsed="|Jer|2|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.6" />
<sup>6</sup> As nuk kanë thënë: "Ku është Zoti që na nxori nga vendi i Egjiptit, që na udhëhoqi nëpër shkretëtirë, nëpër një vend të thatë dhe me gremina, në një vend të zhuritur dhe me hije të vdekjes, nëpër një  vend ku asnjeri nuk kishte kaluar dhe ku  asnjeri nuk kishte banuar?".
<scripture passage="Jer 2:7" parsed="|Jer|2|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.7" />
<sup>7</sup> Unë ju kam çuar në një vend pjellor që të hanit frytet e tij dhe të mirat e tij; por kur keni hyrë keni ndotur vendin tim dhe e keni bërë trashëgiminë time një gjë të neveritshme.
<scripture passage="Jer 2:8" parsed="|Jer|2|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.8" />
<sup>8</sup> Priftërinjtë nuk kanë thënë: "Ku është Zoti?", ata që meren me ligjin nuk më njohën, barinjtë ngritën krye kundër meje, profetët profetizuan për Baalin dhe shkuan pas gjërave që nuk vlejnë asgjë.
<scripture passage="Jer 2:9" parsed="|Jer|2|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.9" />
<sup>9</sup> Prandaj do t'ju padis akoma në gjyq", thotë Zoti, "dhe do t'u bëj gjyq bijve të bijve tuaj.
<scripture passage="Jer 2:10" parsed="|Jer|2|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.10" />
<sup>10</sup> Shkoni në ishujt e Kitimit dhe shikoni, dërgoni njerëz në Kedar dhe kqyrni mirë nëse ka ndodhur një gjë e tillë.
<scripture passage="Jer 2:11" parsed="|Jer|2|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.11" />
<sup>11</sup> A ka ndryshuar ndonjë komb perënditë e tij, edhe pse ato nuk janë perëndi? Por populli im e ka ndërruar lavdinë e tij për diçka që nuk vlen asgjë.
<scripture passage="Jer 2:12" parsed="|Jer|2|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.12" />
<sup>12</sup> Habituni, o qiej, me këtë; lebetituni dhe dëshpërohuni shumë", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 2:13" parsed="|Jer|2|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.13" />
<sup>13</sup> "Sepse populli im ka kryer dy të këqija: më ka braktisur mua, burimin e ujit që rrjedh, për të hapur sterna, sterna të prishura, që nuk e mbajnë ujin.
<scripture passage="Jer 2:14" parsed="|Jer|2|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.14" />
<sup>14</sup> Izraeli a është vallë një skllav, o një skllav i lindur në shtëpi? Pse pra, u bë një pre?
<scripture passage="Jer 2:15" parsed="|Jer|2|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.15" />
<sup>15</sup> Luanët e vegjël vrumbullojnë kundër tij, bëjnë që të dëgjohet zëri i tyre dhe e katandisin vendin e tij në një shkatërrim të plotë; qytetet e tij janë djegur dhe askush nuk banon më në to.
<scripture passage="Jer 2:16" parsed="|Jer|2|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.16" />
<sup>16</sup> Madje dhe banorët e Nofit dhe të Tahpanhesit të hanë kurorën që ke mbi kokë.
<scripture passage="Jer 2:17" parsed="|Jer|2|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.17" />
<sup>17</sup> Mos vallë ti u bëre shkak që të të bjerë kjo mbi krye, sepse ke braktisur Zotin, Perëndinë tënd, ndërsa të udhëhiqte nëpër rrugë?
<scripture passage="Jer 2:18" parsed="|Jer|2|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.18" />
<sup>18</sup> Dhe tani pse ke marrë rrugën që të çon për në Egjipt, për të shkuar të pish ujërat e Shihorit? Ose pse ke marrë rrugën që të çon në Asiri, për të shkuar të pish ujërat e Lumit?
<scripture passage="Jer 2:19" parsed="|Jer|2|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.19" />
<sup>19</sup> Vetë sjellja jote e keqe dhe shmangiet e tua do të të dënojnë. Prano, pra, dhe shiko sa e keqe dhe e hidhur për ty është të braktisësh Zotin, Perëndinë tënd, dhe të mos kesh fare frikë nga unë", thotë Zoti, Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Jer 2:20" parsed="|Jer|2|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.20" />
<sup>20</sup> "Sepse prej shumë kohe ke thyer zgjedhën tënde, ke prerë lidhjet e tua dhe ke thënë: "Nuk dua të shërbej më!". Por mbi çdo kodër të lartë dhe nën çdo pemë të gjelbër ti je shtrirë si një prostitutë.
<scripture passage="Jer 2:21" parsed="|Jer|2|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.21" />
<sup>21</sup> Megjithatë të kisha mbjellë si një vresht fisnik i tërë i cilësisë më të lartë; si ke ndryshuar, pra, ndaj meje në degë të degjeneruara vreshti të huaj?
<scripture passage="Jer 2:22" parsed="|Jer|2|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.22" />
<sup>22</sup> Edhe sikur të laheshe me sodë dhe të përdorje shumë sapun, paudhësia jote do të linte një njollë të pashlyeshme para meje", thotë Perëndia, Zoti.
<scripture passage="Jer 2:23" parsed="|Jer|2|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.23" />
<sup>23</sup> "Si mund të thuash: "Nuk jam e ndotur, nuk u kam vajtur pas Baalëve"? Shiko rrugën që ke përshkuar në luginë, prano atë që ke bërë, deve e shpejtë, që vrapon pa fre në rrugët e saj.
<scripture passage="Jer 2:24" parsed="|Jer|2|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.24" />
<sup>24</sup> Gomaricën e egër, që është mësuar në shkretëtirë, që merr frymë në afshin e dëshirës së saj; kush mund ta përmbajë në stinën e dashurisë? Të gjithë ata që e kërkojnë nuk duhet të lodhen: do ta gjejnë në muajin e vet.
<scripture passage="Jer 2:25" parsed="|Jer|2|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.25" />
<sup>25</sup> Pengo që këmba jote të mbetet zbathur dhe që të të thahet gryka. Por ti ke thënë: "Eshtë e kotë. Jo! Unë i dua të huajt dhe dëshiroj të shkoj pas tyre".
<scripture passage="Jer 2:26" parsed="|Jer|2|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.26" />
<sup>26</sup> Ashtu si mbetet i hutuar vjedhësi kur kapet në flagrancë, kështu janë të hutuar ata të shtëpisë së Izraelit, ata vetë, mbreti i tyre, princat e tyre, priftërinjtë e tyre dhe profetët e tyre,
<scripture passage="Jer 2:27" parsed="|Jer|2|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.27" />
<sup>27</sup> të cilët i thonë drurit: "Ti je ati im" dhe gurit: "Ti na ke dhënë jetën". Po, ata më kanë kthyer kurrizin dhe jo fytyrën. Por në kohën e fatkeqësisë së tyre thonë: "Çohu dhe na shpëto!".
<scripture passage="Jer 2:28" parsed="|Jer|2|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.28" />
<sup>28</sup> Po ku janë perënditë e tua që ti ke sajuar? Le të ngrihen po qe se mund të të shpëtojnë në kohën e fatkeqësisë sate. Sepse të shumtë si qytetet e tua janë perënditë e tua, o Judë.
<scripture passage="Jer 2:29" parsed="|Jer|2|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.29" />
<sup>29</sup> Pse grindeni me mua? Ju të gjithë keni ngritur krye kundër meje", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 2:30" parsed="|Jer|2|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.30" />
<sup>30</sup> "Më kot i kam goditur bijtë tuaj; nuk e pranuan korrigjimin. Shpata juaj i ka përpirë profetët tuaj si një luan shkatërrimtar.
<scripture passage="Jer 2:31" parsed="|Jer|2|31|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.31" />
<sup>31</sup> O brezni, ki parasysh fjalën e Zotit! A kam qenë vallë një shkretëtirë për Izraelin ose një vend me errësirë të dendur? Sepse populli im thotë: "Ne endemi lirisht, nuk do të kthehemi më te ti"?
<scripture passage="Jer 2:32" parsed="|Jer|2|32|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.32" />
<sup>32</sup> A mund t'i harrojë një vajzë stolitë e saj ose një nuse brezin e saj? Megjithatë populli im më ka harruar nga një numër shumë i madh ditësh.
<scripture passage="Jer 2:33" parsed="|Jer|2|33|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.33" />
<sup>33</sup> Sa bukur di t'i përdorësh mënyrat e tua për të siguruar dashurinë! Kështu ua ke mësuar mënyrat e tua madje edhe grave të këqija.
<scripture passage="Jer 2:34" parsed="|Jer|2|34|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.34" />
<sup>34</sup> Bile edhe në cepat e rrobës sate gjendet gjaku i të pafajmëve të mjerë, që nuk u kapën duke bërë vjedhje me thyerje. Por me gjithë këto gjëra,
<scripture passage="Jer 2:35" parsed="|Jer|2|35|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.35" />
<sup>35</sup> ti thua: "Jam e pafaj; me siguri zemërimi i tij është tërhequr nga unë". Ja, unë do të hyj në gjyq me ty sepse ke thënë: "Nuk kam mëkatuar".
<scripture passage="Jer 2:36" parsed="|Jer|2|36|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.36" />
<sup>36</sup> Pse endesh poshtë e përpjetë, duke ndryshuar rrugën tënde? Do të mbetesh e zhgënjyer edhe nga Egjipti, ashtu siç u zhgënjeve nga Asiria.
<scripture passage="Jer 2:37" parsed="|Jer|2|37|0|0" osisRef="Bible:Jer.2.37" />
<sup>37</sup> Edhe prej këtij do të dalësh me duart mbi kokë, sepse Zoti ka hedhur poshtë ata te të cilët ti ke besim, dhe ti nuk do të realizosh me anë të tyre qëllimet e tua.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 3" progress="61.15%" prev="Jer.2" next="Jer.4" id="Jer.3">
<h3 id="Jer.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Jer.3-p1">
<scripture passage="Jer 3:1" parsed="|Jer|3|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.1" />
<sup>1</sup> Në rast se një burrë e ndan gruan e tij dhe kjo ikën prej tij dhe bëhet gruaja e një burri tjetër, a do të kthehet vallë ai tek ajo? A nuk do të ishte ai vend shumë i përdhosur? Ti je kurvëruar me
<scripture passage="Jer 3:2" parsed="|Jer|3|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.2" />
<sup>2</sup> "Ço sytë në drejtim të lartësive dhe shiko: ku nuk ke rënë në shtrat me ta? Ti je ulur pranë rrugëve për t'i pritur si një Arab në shkretëtirë, dhe ke ndotur vendin me kurvërimet e tua dhe me ligësitë e tua.
<scripture passage="Jer 3:3" parsed="|Jer|3|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.3" />
<sup>3</sup> Prandaj shirat u përmbajtën dhe shiu i fundit nuk ra. Por ti ke patur një ballë prostitute dhe nuk ke pranuar të kesh turp.
<scripture passage="Jer 3:4" parsed="|Jer|3|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.4" />
<sup>4</sup> A nuk më ke thirrur bash tani: "Ati im, ti je miku i rinisë sime!
<scripture passage="Jer 3:5" parsed="|Jer|3|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.5" />
<sup>5</sup> A do të mbetet i zemëruar për gjithnjë? A do ta ruajë zemërimin deri në fund?". Ja, ti flet kështu, por ndërkohë ti po kryen të gjitha ligësitë që mundesh".
<scripture passage="Jer 3:6" parsed="|Jer|3|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.6" />
<sup>6</sup> Zoti më tha në kohën e mbretit Josia: "E pe atë që Izraeli rebel ka bërë? Ka shkuar mbi çdo mal të lartë dhe nën çdo dru të gjelbër dhe aty është kurvëruar.
<scripture passage="Jer 3:7" parsed="|Jer|3|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.7" />
<sup>7</sup> Unë thoja: "Mbasi t'i ketë bërë tërë këto gjëra do të kthehet tek unë". Por nuk u kthye; dhe motra e vet e pabesë Juda e pa.
<scripture passage="Jer 3:8" parsed="|Jer|3|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.8" />
<sup>8</sup> Dhe megjithëse unë kisha ndarë Izraelin rebel për shkak të të gjitha shkeljeve të tij dhe i kisha dhënë letrën e ndarjes, pashë që motra e vet e pabesë Juda nuk pati fare frikë, por shkoi edhe ajo të kurvërohet.
<scripture passage="Jer 3:9" parsed="|Jer|3|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.9" />
<sup>9</sup> Kështu me zhurmën e kurvërimeve të veta e ndoti vendin dhe shkeli kurorën me gurin dhe me drurin.
<scripture passage="Jer 3:10" parsed="|Jer|3|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.10" />
<sup>10</sup> Ndonëse ndodhën tërë këto, motra e vet e pabesë Juda nuk u kthye tek unë me gjithë zemrën e saj, por me simulime", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 3:11" parsed="|Jer|3|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Zoti më tha: "Izraeli rebel u tregua më i drejtë se e pabesa Judë.
<scripture passage="Jer 3:12" parsed="|Jer|3|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.12" />
<sup>12</sup> Shko dhe shpalli këto fjalë në drejtim të veriut, duke thënë: "Kthehu, o Izrael rebel"", thotë Zoti, "nuk do ta hedh zemërimin tim mbi ju, sepse jam i mëshirshëm", thotë Zoti, "dhe nuk mbetem i zemëruar për gjithnjë.
<scripture passage="Jer 3:13" parsed="|Jer|3|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.13" />
<sup>13</sup> Vetëm prano paudhësinë tënde, sepse je rebeluar kundër Zotit, Perëndisë tënd; ua ke shkapërderdhur favoret e tua të huajve poshtë çdo druri të gjelbëruar dhe nuk ke dëgjuar zërin tim", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 3:14" parsed="|Jer|3|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.14" />
<sup>14</sup> "Kthehuni, o bij të përdalë", thotë Zoti, "sepse unë kam pushtet mbi ju. Do t'ju marr një në çdo qytet dhe dy nga çdo familje dhe do t'ju çoj përsëri në Sion.
<scripture passage="Jer 3:15" parsed="|Jer|3|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.15" />
<sup>15</sup> Do t'ju jap pastaj barinj sipas zemrës sime, që do t'ju kullosin me dije dhe dituri.
<scripture passage="Jer 3:16" parsed="|Jer|3|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.16" />
<sup>16</sup> Dhe ka për të ndodhur që kur të shumoheni dhe do të jeni pjellorë në vend, në ato ditë", thotë Zoti, "nuk do të thuhet më: "Arka e besëlidhjes të Zotit". Nuk do t'ju shkojë më ndër mend, nuk do ta  kujtojnë më, nuk do të shkojnë ta shikojnë  më, nuk do të bëhet një tjetër.
<scripture passage="Jer 3:17" parsed="|Jer|3|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Jeruzalemi do të quhet "Froni i Zotit"; tërë kombet do të mblidhen pranë tij në emër të Zotit, në Jeruzalem, dhe nuk do të ecin më sipas kryeneçësisë së zemrës së tyre të keqe.
<scripture passage="Jer 3:18" parsed="|Jer|3|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.18" />
<sup>18</sup> Në ato ditë shtëpia e Judës do të ecë me shtëpinë e Izraelit dhe së bashku do të vijnë nga vendi i veriut në vendin që u dhashë si trashëgimi etërve tuaj.
<scripture passage="Jer 3:19" parsed="|Jer|3|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.19" />
<sup>19</sup> Unë thoja: "Me çfarë dëshire do të të vendosja midis bijve të mi dhe do të të jepja një vend të mrekullueshëm, një trashëgimi të shkëlqyer midis gjithë kombeve!". Thoja: "Ti do të më quash: Ati im!, dhe nuk do të largohesh më nga unë".
<scripture passage="Jer 3:20" parsed="|Jer|3|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.20" />
<sup>20</sup> Por ashtu si një grua nuk është besnike ndaj burrit të saj, kështu ju keni qenë jobesnikë ndaj meje, o shtëpia e Izraelit", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 3:21" parsed="|Jer|3|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.21" />
<sup>21</sup> Një zë dëgjohet në lartësitë; të qarat dhe lutjet e bijve të Izraelit, sepse kanë prishur rrugën e tyre dhe kanë harruar Zotin, Perëndinë e tyre.
<scripture passage="Jer 3:22" parsed="|Jer|3|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.22" />
<sup>22</sup> "Kthehuni, o bij të përdalë, unë do të shëroj rebelimet tuaja". "Ja, ne po vijmë te ti, sepse ti je Zoti, Perëndia ynë.
<scripture passage="Jer 3:23" parsed="|Jer|3|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.23" />
<sup>23</sup> Me siguri ndihma që pritet nga kodrat e nga numri i madh i maleve është e kotë; me siguri shpëtimi i Izraelit qëndron te Zoti, Perëndia ynë.
<scripture passage="Jer 3:24" parsed="|Jer|3|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.24" />
<sup>24</sup> Ajo gjë e neveritshme ka përpirë frytin e mundit të etërve tanë qysh prej rinisë sonë, delet dhe qetë e tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre.
<scripture passage="Jer 3:25" parsed="|Jer|3|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.3.25" />
<sup>25</sup> Le të biem në shtrat me turpin tonë dhe le të na mbulojë poshtërsia jonë, sepse kemi mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tonë, ne dhe etërit tanë qysh prej rinisë sonë e deri në këtë ditë, dhe nuk kemi dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tonë".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 4" progress="61.24%" prev="Jer.3" next="Jer.5" id="Jer.4">
<h3 id="Jer.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Jer.4-p1">
<scripture passage="Jer 4:1" parsed="|Jer|4|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.1" />
<sup>1</sup> "O Izrael, në rast se kthehesh", thotë Zoti, "duhet të kthehesh tek unë". Në rast se ti heq nga prania ime gjërat e tua të neveritshme dhe nuk sillesh më duke u endur
<scripture passage="Jer 4:2" parsed="|Jer|4|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.2" />
<sup>2</sup> dhe betohesh: "Zoti rron", me vërtetësi, me ndershmëri dhe me drejtësi, atëherë kombet do të jenë të bekuara.
<scripture passage="Jer 4:3" parsed="|Jer|4|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.3" />
<sup>3</sup> Sepse kështu u thotë Zoti atyre të Judës dhe të Jeruzalemit: "Lëroni arën tuaj të djerrë dhe mos mbillni midis ferrave.
<scripture passage="Jer 4:4" parsed="|Jer|4|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.4" />
<sup>4</sup> Rrethprituni për Zotin dhe hiqni lafshën e zemrave tuaja, o njerëz të Judës dhe banorë të Jeruzalemit, me qëllim që zemërimi im të mos shpërthejë si zjarr dhe të mos djegë në mënyrë që askush të mos  mund ta shuajë për shkak të ligësisë së  veprimeve tuaja!".
<scripture passage="Jer 4:5" parsed="|Jer|4|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.5" />
<sup>5</sup> "Lajmërojeni në Judë, shpalleni në Jeruzalem dhe thoni: "I bini borisë në vend", bërtisni fort dhe thoni: "Mblidhuni dhe le të hyjmë në qytetet e fortifikuara".
<scripture passage="Jer 4:6" parsed="|Jer|4|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.6" />
<sup>6</sup> Ngrini flamurin në drejtim të Sionit, mbathjani me vrap në kërkim të një strehe, mos u ndalni, sepse do të dërgoj nga veriu një mjerim dhe një shkatërrim të madh.
<scripture passage="Jer 4:7" parsed="|Jer|4|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.7" />
<sup>7</sup> Luani brofi duke dalë nga pjesa e dendur e pyllit të tij dhe një shkatërrues kombesh është nisur, ka lënë banesën e tij për ta katandisur si mos më keq vendin tënd; qytetet e tua do të shkretohen dhe do të mbeten pa banorë.
<scripture passage="Jer 4:8" parsed="|Jer|4|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.8" />
<sup>8</sup> Prandaj vishuni me thasë, mbani zi, vajtoni, sepse zemërimi i zjarrtë i Zotit nuk është larguar prej nesh.
<scripture passage="Jer 4:9" parsed="|Jer|4|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.9" />
<sup>9</sup> Atë ditë ka për të ndodhur", thotë Zoti, "që zemra e mbretit dhe zemra e princave do të ligështohen, priftërinjtë do të mbeten të shushatur dhe profetët të shtangur".
<scripture passage="Jer 4:10" parsed="|Jer|4|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.10" />
<sup>10</sup> Atëherë unë thashë: "O Zot, Zot, ti ke mashtruar plotësisht këtë popull dhe Jeruzalemin, duke thënë: "Ju do të keni paqe", ndërsa shpata po futet deri në zemër".
<scripture passage="Jer 4:11" parsed="|Jer|4|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.11" />
<sup>11</sup> Në atë kohë do t'i thuhet këtij populli dhe Jeruzalemit: "Një erë zhuritëse që vjen nga lartësitë e zhveshura në shkretëtirë dhe fryn në drejtim të bijës së popullit tim, jo për të shoshitur as për të pastruar;
<scripture passage="Jer 4:12" parsed="|Jer|4|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.12" />
<sup>12</sup> një erë edhe më e fortë nga këto do të vijë nga ana ime; tani që unë do të shqiptoj gjykimin tim kundrejt tyre.
<scripture passage="Jer 4:13" parsed="|Jer|4|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.13" />
<sup>13</sup> Ja, si ngjitet si retë dhe qerret e tij si një shakullinë; kuajt e tij janë më të shpejtë se shqiponjat. Mjerë ne, sepse po shkretohemi!".
<scripture passage="Jer 4:14" parsed="|Jer|4|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.14" />
<sup>14</sup> O Jeruzalem, pastro zemrën tënde nga ligësia, me qëllim që të shpëtosh. Deri kur do të mbeten te ty mendimet e mbrapshta?
<scripture passage="Jer 4:15" parsed="|Jer|4|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.15" />
<sup>15</sup> Sepse një zë njofton nga Dani dhe shpall fatkeqësinë nga mali i Efraimit.
<scripture passage="Jer 4:16" parsed="|Jer|4|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.16" />
<sup>16</sup> "Lajmëroni kombet; po, bëjani të njohur Jeruzalemit: rrethuesit vijnë nga një komb i largët dhe ngrenë zërin e tyre kundër qyteteve të Judës.
<scripture passage="Jer 4:17" parsed="|Jer|4|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.17" />
<sup>17</sup> Si rojtarë të një are janë vendosur rreth e qark tij, sepse ka ngritur krye kundër meje", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 4:18" parsed="|Jer|4|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.18" />
<sup>18</sup> "Sjellja jote dhe veprimet e tua të kanë shkaktuar këto gjëra; kjo do të jetë fatkeqësia jote, dhe do të jetë e hidhur, sepse do të arrijë zemrën tënde".
<scripture passage="Jer 4:19" parsed="|Jer|4|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.19" />
<sup>19</sup> Zorrët e mia, zorrët e mia! Po shtrembërohem nga dhimbja. Oh, faqet e zemrës sime! Zemra më rreh fort përbrenda. Unë nuk mund të hesht, sepse, o shpirti im, kam dëgjuar zërin e borisë, britmën e luftës.
<scripture passage="Jer 4:20" parsed="|Jer|4|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.20" />
<sup>20</sup> Po shpallet rrënim mbi rrënim, sepse tërë vendi është shkretuar. Papritmas çadrat e mia janë shkatërruar, shatorret e mia brenda një çasti.
<scripture passage="Jer 4:21" parsed="|Jer|4|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.21" />
<sup>21</sup> Deri kur do të shoh flamurin dhe do të dëgjoj zërin e borisë?
<scripture passage="Jer 4:22" parsed="|Jer|4|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.22" />
<sup>22</sup> "Po, populli im është budalla, nuk më njeh; janë bij pa mend dhe nuk kanë arsye; janë të zotë të bëjnë të keqen, por nuk dinë të bëjnë të mirën".
<scripture passage="Jer 4:23" parsed="|Jer|4|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.23" />
<sup>23</sup> Shikova tokën, dhe ja, ajo ishte pa formë dhe boshe; qiejt ishin pa dritë.
<scripture passage="Jer 4:24" parsed="|Jer|4|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.24" />
<sup>24</sup> Shikova malet, dhe ja, dridheshin, dhe tërë kodrat lëkundeshin.
<scripture passage="Jer 4:25" parsed="|Jer|4|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.25" />
<sup>25</sup> Shikova, dhe ja, nuk kishte asnjë njeri dhe tërë zogjtë e qiellit kishin ikur.
<scripture passage="Jer 4:26" parsed="|Jer|4|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.26" />
<sup>26</sup> Shikova, dhe ja, toka pjellore ishte një shkretëtirë, dhe të gjitha qytetet e saj ishin shembur përpara Zotit për shkak të zemërimit të tij të fortë.
<scripture passage="Jer 4:27" parsed="|Jer|4|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.27" />
<sup>27</sup> Sepse kështu thotë Zoti: "Tërë vendi do të shkretohet, por nuk do ta shkatërroj plotësisht".
<scripture passage="Jer 4:28" parsed="|Jer|4|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.28" />
<sup>28</sup> Për këtë arsye toka do të mbajë zi dhe lart qiejt do të errësohen, sepse unë kam folur, kam vendosur dhe nuk pendohem dhe as do të kthehem prapa.
<scripture passage="Jer 4:29" parsed="|Jer|4|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.29" />
<sup>29</sup> Në zhurmën e kalorësve dhe të harkëtarëve tërë qytetet janë duke ikur me vrap; hyjnë në pjesën e dendur të pyjeve, ngjiten mbi shkëmbinjtë; tërë qytetet janë braktisur dhe nuk ka mbetur në to asnjë njeri.
<scripture passage="Jer 4:30" parsed="|Jer|4|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.30" />
<sup>30</sup> Dhe ti, e shkatërruar, çfarë do të bësh? Edhe sikur të visheshe me rroba ngjyrë flakë të kuqe, edhe sikur të vije zbukurime prej ari, edhe sikur t'i zmadhoje sytë me bistër, më kot do të zbukuroheshe.  Dashnorët e tu të përçmojnë, duan jetën  tënde.
<scripture passage="Jer 4:31" parsed="|Jer|4|31|0|0" osisRef="Bible:Jer.4.31" />
<sup>31</sup> Sepse po dëgjoj një britmë si të një gruaje kur lind, një ankth si të një gruaje në lindjen e saj të parë: është britma e bijës së Sionit, që mezi merr frymë dhe shtrin duart e veta, duke thënë: "Mjerë  unë! Shpirti im po ligështohet për shkak  të vrasësve"".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 5" progress="61.36%" prev="Jer.4" next="Jer.6" id="Jer.5">
<h3 id="Jer.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Jer.5-p1">
<scripture passage="Jer 5:1" parsed="|Jer|5|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.1" />
<sup>1</sup> Shkoni rreth e rrotull nëpër rrugët e Jeruzalemit; shikoni dhe binduni, dhe kërkoni në sheshet e tij në rast se gjeni një njeri, një njeri të vetëm që zbaton drejtësinë, që kërkon të vërtetën, dhe unë do ta fal.
<scripture passage="Jer 5:2" parsed="|Jer|5|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.2" />
<sup>2</sup> Edhe kur thonë: "Zoti rron", me siguri betohen për atë që është e gënjeshtërt.
<scripture passage="Jer 5:3" parsed="|Jer|5|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.3" />
<sup>3</sup> O Zot, nuk janë sytë e tu për të vërtetën? Ti i godite, por ata nuk ndjenë asnjë dhembje; i ke konsumuar, por kanë refuzuar të pranojnë korrigjimin. Ata e ngurtësuan fytyrën e tyre më tepër se shkëmbi dhe nuk pranuan të kthehen.
<scripture passage="Jer 5:4" parsed="|Jer|5|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.4" />
<sup>4</sup> Prandaj thashë: "Ata janë me siguri të varfër, janë pa mend sepse nuk njohin rrugën e Zotit, ligjin e Perëndisë së tyre.
<scripture passage="Jer 5:5" parsed="|Jer|5|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.5" />
<sup>5</sup> Do të shkoj, pra, te të mëdhenjtë dhe do t'u flas atyre, sepse ata e njohin rrugën e Zotit, ligjin e Perëndisë së tyre". Por edhe ata bashkë kanë shkallmuar zgjedhën dhe i kanë këputur verigat.
<scripture passage="Jer 5:6" parsed="|Jer|5|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.6" />
<sup>6</sup> Prandaj luani i pyllit i vret, ujku i shkretëtirës i shkatërron, leopardi rri në pritë afër qyteteve të tyre; kushdo që del prej tyre copëtohet, sepse shkeljet e tyre janë të shumta, rebelimet e tyre janë shtuar.
<scripture passage="Jer 5:7" parsed="|Jer|5|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.7" />
<sup>7</sup> "Si do të mund të të falja për këtë? Bijtë e tu më kanë braktisur dhe betohen për ata që nuk janë perëndi. Unë i kam ngopur, por ata kanë shkelur kurorën dhe mbushin shtëpitë e kurvërimit.
<scripture passage="Jer 5:8" parsed="|Jer|5|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.8" />
<sup>8</sup> Janë si hamshorë të ushqyer mirë dhe tërë afsh në mëngjes; secili hingëllin prapa gruas së fqinjit të tij.
<scripture passage="Jer 5:9" parsed="|Jer|5|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.9" />
<sup>9</sup> A nuk do t'i dënoj unë për këto gjëra?", thotë Zoti, "dhe nuk do të hakmerrem unë me një komb të tillë?
<scripture passage="Jer 5:10" parsed="|Jer|5|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.10" />
<sup>10</sup> Ngjituni mbi muret dhe shkatërroni, por mos kryeni një shkatërrim të plotë; krasitni degët e tyre, sepse nuk janë të Zotit.
<scripture passage="Jer 5:11" parsed="|Jer|5|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.11" />
<sup>11</sup> Sepse shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës kanë vepruar në mënyrë të pabesë me mua", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 5:12" parsed="|Jer|5|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.12" />
<sup>12</sup> Kanë mohuar Zotin dhe kanë thënë: "Nuk është ai. Asnjë e keqe nuk do të bjerë mbi ne; nuk do të shohim as shpatën as urinë.
<scripture passage="Jer 5:13" parsed="|Jer|5|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.13" />
<sup>13</sup> Profetët nuk janë veçse ajër dhe tek ata nuk është fjala e Zotit. T'u bëhet atyre ajo që ata thonë për ne!".
<scripture passage="Jer 5:14" parsed="|Jer|5|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.14" />
<sup>14</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive: "Duke qenë se keni folur në këtë mënyrë, unë do t'i bëj fjalët e mia si zjarr në gojën tënde, dhe këtë popull si dru, që ai do të përpijë.
<scripture passage="Jer 5:15" parsed="|Jer|5|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.15" />
<sup>15</sup> Ja, unë do të sjell kundër jush një komb nga larg, o shtëpi e Izraelit", thotë Zoti. "Éshtë një komb trim, një komb i vjetër, një komb të cilit nuk i njeh gjuhën dhe nuk i kupton fjalët.
<scripture passage="Jer 5:16" parsed="|Jer|5|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.16" />
<sup>16</sup> Kukurja e tij është si një varr i hapur; janë të gjithë njerëz trima.
<scripture passage="Jer 5:17" parsed="|Jer|5|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.17" />
<sup>17</sup> Ai do të gllabërojë të korrat e tua dhe bukën tënde, do të gëlltisë bijtë e tu dhe bijat e tua, do të gëlltisë kopetë e tua dhe bagëtinë tënde të trashë, do të gëlltisë vreshtat e tua dhe fiqtë e  tu; do të shkatërrojë me shpatë qytetet e tua  të fortifikuara te të cilët ke besim.
<scripture passage="Jer 5:18" parsed="|Jer|5|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.18" />
<sup>18</sup> Por edhe në ato ditë", thotë Zoti, "nuk do të të shkatërroj plotësisht.
<scripture passage="Jer 5:19" parsed="|Jer|5|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.19" />
<sup>19</sup> Dhe do të ndodhë që kur të thoni: "Pse Zoti, Perëndia ynë, na ka bërë të gjitha këto gjëra?", ti do t'u përgjigjesh atyre: "Ashtu si ju më keni braktisur mua dhe u keni shërbyer perëndive të huaja  në vendin tuaj, kështu do t'u shërbeni të  huajve në një vend që nuk është juaji".
<scripture passage="Jer 5:20" parsed="|Jer|5|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.20" />
<sup>20</sup> Lajmëroni për këtë shtëpinë e Jakobit dhe shpalleni në Judë, duke thënë:
<scripture passage="Jer 5:21" parsed="|Jer|5|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.21" />
<sup>21</sup> Dëgjoni tani këtë, o popull pa mend dhe pa zemër, që ka sy, por nuk shikon, që ka veshë, por nuk dëgjon.
<scripture passage="Jer 5:22" parsed="|Jer|5|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.22" />
<sup>22</sup> Nuk do të keni frikë prej meje?", thotë Zoti, "nuk do të dridheni para meje që kam vënë rërën si kufi të detit, si një statut të përjetshëm që nuk do të kapërcejë kurrë? Valët e tij ngrihen por nuk fitojnë, bëjnë zhurmë, por nuk e kapërcejnë.
<scripture passage="Jer 5:23" parsed="|Jer|5|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.23" />
<sup>23</sup> Por ky popull ka një zemër kryeneçe dhe rebele; kthehen prapa dhe ikin.
<scripture passage="Jer 5:24" parsed="|Jer|5|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.24" />
<sup>24</sup> Nuk thonë në zemër të tyre: "Kemi frikë nga Zoti, Perëndia ynë, që na jep shiun në kohën e duhur, i pari dhe i fundit shi, që mban për ne javët e caktuara për korrje".
<scripture passage="Jer 5:25" parsed="|Jer|5|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.25" />
<sup>25</sup> Paudhësitë tuaja i kanë përmbysur këto gjëra dhe mëkatet tuaja mbajnë larg jush begatinë.
<scripture passage="Jer 5:26" parsed="|Jer|5|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.26" />
<sup>26</sup> Sepse midis popullit tim ka njerëz të këqij që përgjojnë si gjuetarët e zogjve në pritë; ata vënë leqe dhe kapin njerëz.
<scripture passage="Jer 5:27" parsed="|Jer|5|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.27" />
<sup>27</sup> Ashtu si një kafaz është plot me zogj, kështu shtëpitë e tyre janë plot mashtrim; prandaj bëhen të mëdhenj dhe pasurohen.
<scripture passage="Jer 5:28" parsed="|Jer|5|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.28" />
<sup>28</sup> Majmen dhe begatohen; po, kalojnë madje kufijtë e së keqes. Nuk mbrojnë çështjen, çështjen e jetimit, dhe megjithatë; nuk mbrojnë të drejtën e të varfërve.
<scripture passage="Jer 5:29" parsed="|Jer|5|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.29" />
<sup>29</sup> A duhet t'i dënoj për këto gjëra?", thotë Zoti. "Dhe a nuk do të hakmerrem me një komb të tillë?
<scripture passage="Jer 5:30" parsed="|Jer|5|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.30" />
<sup>30</sup> Në vend është kryer një gjë e tmerrshme dhe shumë e shëmtuar:
<scripture passage="Jer 5:31" parsed="|Jer|5|31|0|0" osisRef="Bible:Jer.5.31" />
<sup>31</sup> profetët profetizojnë në mënyrë të rreme, priftërinjtë qeverisin duke u mbështetur në forcën e autoritetit të vet dhe popullit tim i pëlqen që gjendja është e tillë. Por çfarë do të bëni kur të vijë fundi?".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 6" progress="61.47%" prev="Jer.5" next="Jer.7" id="Jer.6">
<h3 id="Jer.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Jer.6-p1">
<scripture passage="Jer 6:1" parsed="|Jer|6|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.1" />
<sup>1</sup> "O bij të Beniaminit, kërkoni një strehë jashtë Jeruzalemit. I bini borisë në Tekoa dhe ngrini një sinjal zjarri në Beth-kerem, sepse nga veriu po vjen një gjëmë, një shkatërrim i madh.
<scripture passage="Jer 6:2" parsed="|Jer|6|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.2" />
<sup>2</sup> Unë do ta shkatërroj bijën e bukur dhe delikate të Sionit.
<scripture passage="Jer 6:3" parsed="|Jer|6|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.3" />
<sup>3</sup> Në drejtim të saj vijnë barinj me kopetë e tyre; ngrenë çadrat e tyre rreth e qark kundër saj; secili kullot për veten e tij.
<scripture passage="Jer 6:4" parsed="|Jer|6|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.4" />
<sup>4</sup> Përgatitni luftën kundër saj; çohuni dhe le të dalim në mes të ditës! Mjerë ne, sepse dita po kalon dhe hijet e mbrëmjes po zgjaten!
<scripture passage="Jer 6:5" parsed="|Jer|6|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.5" />
<sup>5</sup> Çohuni dhe të dalim natën, të shkatërrojmë pallatet e tij!".
<scripture passage="Jer 6:6" parsed="|Jer|6|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.6" />
<sup>6</sup> Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Prisni drurët e tij dhe ndërtoni një ledh kundër Jeruzalemit; ky është qyteti që duhet ndëshkuar; në mes të tij nuk ka veçse shtypje.
<scripture passage="Jer 6:7" parsed="|Jer|6|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.7" />
<sup>7</sup> Ashtu si një pus nxjerr ujërat e tij, kështu ai nxjerr ligësinë e vet; në të flitet vetëm për dhunë dhe për shkatërrim; para meje qëndrojnë vazhdimisht dhembje dhe plagë.
<scripture passage="Jer 6:8" parsed="|Jer|6|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.8" />
<sup>8</sup> Lejo të të korrigjojnë, o Jeruzalem, përndryshe shpirti im do të largohet nga ti, përndryshe do të të katandis në një shkretim, në një tokë të pabanuar".
<scripture passage="Jer 6:9" parsed="|Jer|6|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.9" />
<sup>9</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ata që kanë mbetur nga Izraeli do të mblidhen si vilet e pavjela të një vreshti; kaloje përsëri dorën tënde si vjelësi mbi degëzat e hardhisë.
<scripture passage="Jer 6:10" parsed="|Jer|6|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.10" />
<sup>10</sup> Kujt do t'i flas dhe cilin do të qortoj që të më dëgjojë? Ja, veshi i tyre është i parrethprerë dhe ata nuk janë të zotë të tregojnë kujdes; ja, fjala e Zotit është bërë për ta objekt përçmimi dhe ata nuk gjejnë tek ajo asnjë kënaqësi.
<scripture passage="Jer 6:11" parsed="|Jer|6|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.11" />
<sup>11</sup> Prandaj jam mbushur me zemërimin e madh të Zotit; jam lodhur duke e përmbajtur. Do ta hedh mbi fëmijët në rrugë dhe mbi të rinjtë e mbledhur bashkë, sepse do të kapen si burri ashtu dhe gruaja, si plaku ashtu dhe burri i ngarkuar me vite.
<scripture passage="Jer 6:12" parsed="|Jer|6|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.12" />
<sup>12</sup> Shtëpitë e tyre do t'u kalojnë të tjerëve, së bashku me arat e tyre dhe bashkëshortet e tyre, sepse unë do të shtrij dorën time mbi banorët e vendit", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 6:13" parsed="|Jer|6|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.13" />
<sup>13</sup> "Sepse nga më i vogli deri tek më i madhi të gjithë lakmojnë fitime; nga profeti deri te prifti janë të gjithë gënjeshtarë.
<scripture passage="Jer 6:14" parsed="|Jer|6|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.14" />
<sup>14</sup> Ata e mjekojnë shkel e shko plagën e popullit tim, duke thënë: "Paqe, paqe", kur nuk ka paqe.
<scripture passage="Jer 6:15" parsed="|Jer|6|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.15" />
<sup>15</sup> A ju vinte turp kur kryenin gjëra të neveritshme? Jo! Nuk kishin turp fare dhe as nuk dinin se ç'ishte të skuqeshe. Prandaj do të rrëzohen midis atyre që rrëzohen; kur do t'i vizitoj, do të rrëzohen", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 6:16" parsed="|Jer|6|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.16" />
<sup>16</sup> Kështu thotë Zoti: "Ndaluni nëpër rrugë dhe shikoni, pyesni për shtigjet e vjetra, ku është rruga e mirë, dhe ecni nëpër të; kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj". Por ata përgjigjen: "Nuk do të ecim nëpër të".
<scripture passage="Jer 6:17" parsed="|Jer|6|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.17" />
<sup>17</sup> "Kam vënë roje mbi ju: Kushtojini kujdes zërit të borisë!". Por ata përgjigjen: "Nuk do t'i kushtojmë kujdes".
<scripture passage="Jer 6:18" parsed="|Jer|6|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.18" />
<sup>18</sup> "Prandaj, dëgjoni, o kombe, dhe dije, o kuvend, çfarë do t'u ndodhë atyre.
<scripture passage="Jer 6:19" parsed="|Jer|6|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.19" />
<sup>19</sup> Dëgjo, o tokë! Ja, unë do të sjell mbi këtë popull një gjëmë, vetë frytin e mendimeve të tij, sepse nuk u kanë kushtuar kujdes fjalëve të mia dhe as ligjit tim, por e kanë hedhur poshtë.
<scripture passage="Jer 6:20" parsed="|Jer|6|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.20" />
<sup>20</sup> Ç'më hyn në punë temjani që vjen nga Sheba, kanella erë mirë që vjen nga një vend i largët? Olokaustet tuaja nuk më pëlqejnë dhe sakrificat tuaja nuk më pëlqejnë".
<scripture passage="Jer 6:21" parsed="|Jer|6|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.21" />
<sup>21</sup> Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të vendos para këtij populli disa gurë pengese në të cilët do të pengohen bashkë etër dhe bij; fqinji dhe miku do të vdesin".
<scripture passage="Jer 6:22" parsed="|Jer|6|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.22" />
<sup>22</sup> Kështu thotë Zoti: "Ja, një popull vjen nga një vend i veriut dhe një komb i madh do të dalë nga skajet e tokës.
<scripture passage="Jer 6:23" parsed="|Jer|6|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.23" />
<sup>23</sup> Ata rrokin harkun dhe ushtën; janë të egër dhe nuk kanë mëshirë; zëri i tyre i ngjet zhurmës së detit; ata kanë hipur mbi kuaj dhe janë gati të luftojnë si një njeri i vetëm kundër teje, o bijë e Sionit".
<scripture passage="Jer 6:24" parsed="|Jer|6|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.24" />
<sup>24</sup> "Kemi dëgjuar famën e tyre dhe na ranë duart; ankthi na ka mbërthyer, ashtu si dhembjet që zënë një grua që po lind".
<scripture passage="Jer 6:25" parsed="|Jer|6|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.25" />
<sup>25</sup> Mos dilni nëpër ara, mos ecni nëpër rrugë, sepse shpata e armikut dhe tmerri janë kudo.
<scripture passage="Jer 6:26" parsed="|Jer|6|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.26" />
<sup>26</sup> O bijë e popullit tim, vishu me thes dhe rrotullohu në hi; mbaj zi si për një bir të vetëm, me një vajtim shumë të hidhur, sepse shkatërruesi do të sulet mbi ne papritmas.
<scripture passage="Jer 6:27" parsed="|Jer|6|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.27" />
<sup>27</sup> Unë të kisha vënë midis popullit tim si një provues dhe një fortesë, me qëllim që ti të njihje rrugën e tyre dhe ta provoje atë.
<scripture passage="Jer 6:28" parsed="|Jer|6|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.28" />
<sup>28</sup> Ata janë të gjithë rebelë midis rebelëve, shkojnë rreth e qark duke përhapur shpifje; janë bronz dhe hekur, janë të tërë korruptues.
<scripture passage="Jer 6:29" parsed="|Jer|6|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.29" />
<sup>29</sup> Gjyryku fryn me forcë, plumbi konsumohet nga zjarri; më kot e rafinon rafinuesi, sepse skorjet nuk shkëputen.
<scripture passage="Jer 6:30" parsed="|Jer|6|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.6.30" />
<sup>30</sup> Do të quhen "argjend i refuzimit", sepse Zoti i ka hedhur poshtë.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 7" progress="61.58%" prev="Jer.6" next="Jer.8" id="Jer.7">
<h3 id="Jer.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Jer.7-p1">
<scripture passage="Jer 7:1" parsed="|Jer|7|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.1" />
<sup>1</sup> Kjo është fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thënë:
<scripture passage="Jer 7:2" parsed="|Jer|7|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.2" />
<sup>2</sup> "Ndalu te porta e shtëpisë së Zotit dhe aty shpall këtë fjalë duke thënë: Dëgjoni fjalën e Zotit, o ju të gjithë të Judës që hyni nëpër këto porta për të rënë përmbys përpara Zotit!".
<scripture passage="Jer 7:3" parsed="|Jer|7|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.3" />
<sup>3</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ndreqni rrugët dhe veprimet tuaja, dhe unë do të bëj që të banoni në këtë vend.
<scripture passage="Jer 7:4" parsed="|Jer|7|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.4" />
<sup>4</sup> Mos u besoni fjalëve mashtruese duke thënë: "Ky është tempulli i Zotit, tempulli i Zotit, tempulli i Zotit!".
<scripture passage="Jer 7:5" parsed="|Jer|7|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.5" />
<sup>5</sup> Në rast se ndreqni plotësisht rrugët dhe veprimet tuaja, në rast se e zbatoni me të vërtetë drejtësinë njëri ndaj tjetrit,
<scripture passage="Jer 7:6" parsed="|Jer|7|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.6" />
<sup>6</sup> në rast se nuk shtypni të huajin, jetimin dhe gruan e ve, nuk derdhni gjak të pafajshëm në këtë vend dhe nuk adhuroni perëndi të tjera në dëmin tuaj,
<scripture passage="Jer 7:7" parsed="|Jer|7|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.7" />
<sup>7</sup> atëherë do të bëj që të banoni në këtë vend, në vendin që u dhashë etërve tuaj prej shumë kohe dhe për gjithnjë.
<scripture passage="Jer 7:8" parsed="|Jer|7|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.8" />
<sup>8</sup> Ja, ju u besoni fjalëve mashtruese, nga të cilat s'keni fare dobi.
<scripture passage="Jer 7:9" parsed="|Jer|7|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.9" />
<sup>9</sup> Kështu ju vidhni, vrisni, shkelni kurorën, betoheni për të rremen, i digjni temjan Baalit dhe u shkoni pas perëndive të tjerë që më parë nuk i njihnit,
<scripture passage="Jer 7:10" parsed="|Jer|7|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.10" />
<sup>10</sup> dhe pastaj vini të paraqiteni para meje në këtë tempull që mban emrin tim dhe thoni: "Kemi shpëtuar!", pastaj kryeni tërë këto veprime të neveritshme.
<scripture passage="Jer 7:11" parsed="|Jer|7|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.11" />
<sup>11</sup> Ky tempull, i cili mban emrin tim, mos është bërë vallë në sytë e tuaj një çerdhe hajdutësh? Ja, unë e pashë këtë", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 7:12" parsed="|Jer|7|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.12" />
<sup>12</sup> "Por shkoni tani në vendin tim që ishte në Shiloh, të cilit në fillim i kisha vënë emrin tim dhe shikoni çfarë kam bërë aty për shkak të ligësisë së popullit tim Izrael.
<scripture passage="Jer 7:13" parsed="|Jer|7|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.13" />
<sup>13</sup> Dhe tani meqenëse keni kryer tërë këto gjëra", thotë Zoti, "meqenëse kur ju kam folur me urgjencë dhe insistim nuk më keni dëgjuar, dhe kur ju kam thirrur nuk më jeni përgjigjur,
<scripture passage="Jer 7:14" parsed="|Jer|7|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.14" />
<sup>14</sup> unë do të veproj me këtë tempull, në të cilin përmendet emri im dhe në të cilin keni besim, me këtë vend që ua dhashë juve dhe etërve tuaj, ashtu si bëra në Shiloh;
<scripture passage="Jer 7:15" parsed="|Jer|7|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.15" />
<sup>15</sup> dhe do t'ju dëboj nga prania ime, ashtu si dëbova tërë vëllezërit tuaj, tërë pasardhësit e Efraimit.
<scripture passage="Jer 7:16" parsed="|Jer|7|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.16" />
<sup>16</sup> Prandaj mos ndërhy për këtë popull, mos lësho për ata asnjë britmë ose lutje dhe mos ngul këmbë pranë meje se nuk do të kënaq.
<scripture passage="Jer 7:17" parsed="|Jer|7|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.17" />
<sup>17</sup> A nuk shikon çfarë po bëjnë në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit?
<scripture passage="Jer 7:18" parsed="|Jer|7|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.18" />
<sup>18</sup> Bijtë mbledhin drutë, etërit ndezin zjarrin dhe gratë mbrujnë mjellin për të përgatitur kulaç për mbretëreshën e qiellit, dhe pastaj u bëjnë libacione perëndive të tjera për të më zemëruar mua.
<scripture passage="Jer 7:19" parsed="|Jer|7|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.19" />
<sup>19</sup> Por a më ngacmojnë me të vërtetë", thotë Zoti "ose më mirë veten e tyre dhe mbulohen me turp?".
<scripture passage="Jer 7:20" parsed="|Jer|7|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.20" />
<sup>20</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, zemërimi im, tërbimi im do të bjerë mbi këtë vend, mbi njerëzit dhe kafshët, mbi drurët e fushës dhe mbi frytet e tokës dhe do të djegë pa u shuar".
<scripture passage="Jer 7:21" parsed="|Jer|7|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.21" />
<sup>21</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Shtojini olokaustet tuaja sakrificave tuaja dhe hani mishin e tyre!
<scripture passage="Jer 7:22" parsed="|Jer|7|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.22" />
<sup>22</sup> Sepse unë nuk u fola etërve tuaj dhe nuk u dhashë atyre asnjë urdhër, kur bëra që të dalin nga vendi i Egjiptit, përsa u përket olokausteve dhe flijimeve;
<scripture passage="Jer 7:23" parsed="|Jer|7|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.23" />
<sup>23</sup> por këtë urdhër u dhashë: "Dëgjoni zërin tim, dhe unë do të jem Perëndia juaj, dhe ju do të jeni populli im; ecni në të gjitha rrugët që ju kam urdhëruar, që të jeni të lumtur".
<scripture passage="Jer 7:24" parsed="|Jer|7|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.24" />
<sup>24</sup> Por ata nuk dëgjuan as ma vunë veshin, por ecën sipas këshillave dhe kryeneçësisë së zemrës së tyre të keqe, dhe shkuan prapa dhe jo përpara.
<scripture passage="Jer 7:25" parsed="|Jer|7|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.25" />
<sup>25</sup> Nga dita në të cilën etërit tuaj dolën nga vendi i Egjiptit e deri më sot, ju kam dërguar tërë shërbëtorët e mi, profetët çdo ditë me urgjencë dhe insistim.
<scripture passage="Jer 7:26" parsed="|Jer|7|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.26" />
<sup>26</sup> Por ata nuk më kanë dëgjuar as ma vunë veshin, por e fortësuan zverkun e tyre dhe u sollën më keq se etërit e tyre.
<scripture passage="Jer 7:27" parsed="|Jer|7|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.27" />
<sup>27</sup> Prandaj ti do t'u thuash atyre tërë këto gjëra, por ata nuk do të dëgjojnë; do t'i thërrasësh, por nuk do të përgjigjen.
<scripture passage="Jer 7:28" parsed="|Jer|7|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.28" />
<sup>28</sup> Kështu do t'u thuash atyre: "Ky është kombi që nuk dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë së tij, dhe as pranon korrigjim; e vërteta është zhdukur dhe është eliminuar nga goja e tyre".
<scripture passage="Jer 7:29" parsed="|Jer|7|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.29" />
<sup>29</sup> Pri flokët dhe hidhi tutje, nise vajtimin mbi lartësitë, sepse Zoti ka hedhur poshtë dhe e ka braktisur brezin e zemërimit të tij.
<scripture passage="Jer 7:30" parsed="|Jer|7|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.30" />
<sup>30</sup> Bijtë e Judës kanë bërë atë që është e keqe për sytë e mi", thotë Zoti. "Kanë vendosur veprimet e tyre të neveritshme në tempullin ku permendet emri im, për ta ndotur.
<scripture passage="Jer 7:31" parsed="|Jer|7|31|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.31" />
<sup>31</sup> Kanë ndërtuar vende të larta të Tofetit, që është në luginën e birit të Hinomit, për të djegur në zjarr bijtë e tyre dhe bijat e tyre, gjë që nuk e kisha urdhëruar dhe që nuk më kishte shkuar kurrë në mendje.
<scripture passage="Jer 7:32" parsed="|Jer|7|32|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.32" />
<sup>32</sup> Prandaj ja, vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat nuk do të quhet më "Tofet" as "Lugina e birit të Hinomit", por "Lugina e masakrës", dhe do të varrosen të vdekurit në Tofet, sepse nuk do të ketë vend gjetiu.
<scripture passage="Jer 7:33" parsed="|Jer|7|33|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.33" />
<sup>33</sup> Kufomat e këtij populli do të bëhen kështu ushqim për shpendët e qiellit dhe për kafshët e tokës, dhe askush nuk do t'i trembë.
<scripture passage="Jer 7:34" parsed="|Jer|7|34|0|0" osisRef="Bible:Jer.7.34" />
<sup>34</sup> Do të bëj që të pushojnë në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jeruzalemit britmat e ngazëllimit dhe britmat e gëzimit, zëri i dhëndrit dhe zëri i nuses, sepse vendi do të bëhet shkretim".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 8" progress="61.70%" prev="Jer.7" next="Jer.9" id="Jer.8">
<h3 id="Jer.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Jer.8-p1">
<scripture passage="Jer 8:1" parsed="|Jer|8|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.1" />
<sup>1</sup> "Në atë kohë", thotë Zoti, "do të nxirren nga varret eshtrat e mbretërve të Judës, eshtrat e princërve, eshtrat e profetëve dhe eshtrat e banorëve të Jeruzalemit,
<scripture passage="Jer 8:2" parsed="|Jer|8|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.2" />
<sup>2</sup> dhe do të ekspozohen para diellit, para hënës dhe para tërë ushtrisë së qiellit, që ata kanë dashur, kanë shërbyer, kanë ndjekur, kanë konsultuar dhe para të cilëve kanë rënë përmbys; nuk do të mblidhen  as do të groposen, por do të jenë si pleh  mbi faqen e dheut.
<scripture passage="Jer 8:3" parsed="|Jer|8|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.3" />
<sup>3</sup> Atëherë vdekja do të jetë më e mirë se jeta për të gjitha mbeturinat e kësaj race të keqe në tërë vendet ku do t'i kem shpërndarë", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Jer 8:4" parsed="|Jer|8|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.4" />
<sup>4</sup> Ti do t'u thuash atyre: "Kështu thotë Zoti: Në rast se dikush rrëzohet, a nuk ngrihet vallë? Në rast se dikush ndërron drejtimin, a nuk kthehet vallë?
<scripture passage="Jer 8:5" parsed="|Jer|8|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.5" />
<sup>5</sup> Pse, pra, ky popull, o Jeruzalem, është shmangur me një rebelim të përjetshëm? Ngulin këmbë në mashtrim dhe nuk pranojnë të kthehen.
<scripture passage="Jer 8:6" parsed="|Jer|8|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.6" />
<sup>6</sup> U kam kushtuar kujdes dhe i kam dëgjuar, por ata nuk flasin drejt; asnjeri nuk pendohet për ligësinë e tij dhe nuk thotë: "Çfarë bëra unë?". Secili merr përsëri vrapimin e tij, si një kalë që hidhet në betejë.
<scripture passage="Jer 8:7" parsed="|Jer|8|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.7" />
<sup>7</sup> Madje edhe lejleku i qiellit i njeh stinët e tij, turtulli, dallëndyshja dhe krilat shikojnë me kujdes kohën e kthimit të tyre, por populli im nuk e njeh ligjin e Zotit.
<scripture passage="Jer 8:8" parsed="|Jer|8|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.8" />
<sup>8</sup> Si mund të thoni: "Ne jemi të urtë dhe ligji i Zotit është me ne"? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bërë një falsitet.
<scripture passage="Jer 8:9" parsed="|Jer|8|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.9" />
<sup>9</sup> Njerëzit e ditur do të turpërohen, do të tremben dhe do të kapen. Ja, kanë hedhur poshtë fjalën e Zotit; çfarë diturie mund të kenë?
<scripture passage="Jer 8:10" parsed="|Jer|8|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.10" />
<sup>10</sup> Prandaj bashkëshortet e tyre do t'ua jap të tjerëve dhe arat e tyre pronarëve të rinj, sepse nga më i vogli deri te më i madhi lakmojnë fitime; nga profeti deri te prifti të gjithë përdorin gënjeshtrën.
<scripture passage="Jer 8:11" parsed="|Jer|8|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.11" />
<sup>11</sup> Ata mjekojnë shkel e shko plagën e bijës së popullit tim, duke thënë: "Paqe, paqe", kur nuk ekziston paqja.
<scripture passage="Jer 8:12" parsed="|Jer|8|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.12" />
<sup>12</sup> A u vinte turp vallë kur kryenin veprime të neveritshme? Jo! nuk kishin turp aspak dhe nuk dinin ç'është të skuqesh. Prandaj do të rrëzohen midis atyre që rrëzohen; kur do t'i vizitoj do të përmbysen", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 8:13" parsed="|Jer|8|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.13" />
<sup>13</sup> Do t'i shfaros me siguri", thotë Zoti. "Nuk do të ketë më rrush te hardhia as fiq te fiku dhe gjethet do të fishken. Edhe gjërat që u kam dhënë do t'u hiqen".
<scripture passage="Jer 8:14" parsed="|Jer|8|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.14" />
<sup>14</sup> "Pse rrimë ulur? Mblidhuni dhe të hyjmë në qytetet e fortifikuara, dhe në to të vdesim. Sepse Zoti, Perëndia ynë, na bën të vdesim dhe na bën të pimë ujë të helmuar, sepse kemi mëkatuar kundër Zotit.
<scripture passage="Jer 8:15" parsed="|Jer|8|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.15" />
<sup>15</sup> Prisnim paqen, por nuk erdhi asnjë e mirë, një kohë shërimi, por ja, terrori".
<scripture passage="Jer 8:16" parsed="|Jer|8|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.16" />
<sup>16</sup> Nga Dani dëgjohet turfullima e kuajve të tij; në zhurmën e hingëllimave të kuajve të tij të luftës dridhet gjithë vendi, sepse vijnë dhe gllabërojnë vendin dhe tërë ato që ai ka, qytetin dhe banorët e tij.
<scripture passage="Jer 8:17" parsed="|Jer|8|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.17" />
<sup>17</sup> "Sepse ja, unë do të dërgoj kundër jush gjarpërinj dhe nepërka, kundër të cilëve nuk vlen asnjë yshtje dhe ata do t'ju kafshojnë", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 8:18" parsed="|Jer|8|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.18" />
<sup>18</sup> Sikur të gjeja ngushëllim për dhembjen time. Zemra po më ligështohet përbrenda.
<scripture passage="Jer 8:19" parsed="|Jer|8|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.19" />
<sup>19</sup> Ja një zë: është britma e bijës së popullit tim nga një tokë e largët: "Mos vallë Zoti është në Sion? A nuk është mbreti i tij në mes të tij?". "Pse kanë ngacmuar zemërimin tim me shëmbëlltyrat e tyre të gdhendura dhe me idhuj të huaj?".
<scripture passage="Jer 8:20" parsed="|Jer|8|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.20" />
<sup>20</sup> Korrja ka mbaruar, vera ka marrë fund dhe ne nuk kemi shpëtuar.
<scripture passage="Jer 8:21" parsed="|Jer|8|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.21" />
<sup>21</sup> Për plagën e bijës së popullit tim jam i dëshpëruar, po mbaj zi, jam i tmerruar.
<scripture passage="Jer 8:22" parsed="|Jer|8|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.8.22" />
<sup>22</sup> A nuk ka vallë ndonjë balsam në Galaad, a nuk ka atje ndonjë mjek? Pse, pra, nuk po i vjen shërimi bijës së popullit tim?
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 9" progress="61.78%" prev="Jer.8" next="Jer.10" id="Jer.9">
<h3 id="Jer.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Jer.9-p1">
<scripture passage="Jer 9:1" parsed="|Jer|9|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.1" />
<sup>1</sup> Oh, sikur koka ime të ishte një burim uji dhe sytë e mi një burim lotësh, në mënyrë që të mund të qaja ditë e natë të vrarët e bijës së popullit tim!
<scripture passage="Jer 9:2" parsed="|Jer|9|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.2" />
<sup>2</sup> Ah, sikur të kisha në shkretëtirë një strehë për udhëtarët! Do ta braktisja popullin tim dhe do të shkoja larg tij, sepse janë të gjithë shkelës të kurorës, një turmë tradhtarësh.
<scripture passage="Jer 9:3" parsed="|Jer|9|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.3" />
<sup>3</sup> "Zgjasin gjuhën e tyre sikur të ishte harku i tyre për të lëshuar gënjeshtra; në vend janë të fortë, por jo për shkak të së vërtetës, sepse shkojnë nga një e keqe në tjetrën dhe nuk më njohin mua", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 9:4" parsed="|Jer|9|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.4" />
<sup>4</sup> "Të ruhet secili nga fqinji i tij dhe mos i keni besim çdo vëllai, sepse çdo vëlla nuk bën gjë tjetër veçse mashtron dhe çdo fqinj përhap shpifje.
<scripture passage="Jer 9:5" parsed="|Jer|9|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.5" />
<sup>5</sup> Secili mashtron fqinjin e tij dhe nuk thotë të vërtetën; e ushtron gjuhën e tij për të thënë gënjeshtra dhe mundohet për të bërë të keqen.
<scripture passage="Jer 9:6" parsed="|Jer|9|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.6" />
<sup>6</sup> Banesa jote është në mes të mashtrimit dhe për shkak të mashtrimit nuk duan të më njohin", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 9:7" parsed="|Jer|9|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.7" />
<sup>7</sup> Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do t'i rafinoj dhe do t'i vë në provë. Çfarë tjetër, pra, mund të bëj për bijën e popullit tim?
<scripture passage="Jer 9:8" parsed="|Jer|9|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.8" />
<sup>8</sup> Gjuha e tyre është një shigjetë vrasëse; ajo nuk thotë veçse gënjeshtra. Me gojën e vet secili i flet për paqe fqinjit të tij, por në zemër të vet, ai rri në pritë.
<scripture passage="Jer 9:9" parsed="|Jer|9|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.9" />
<sup>9</sup> A nuk duhet vallë t'i dënoj për këto gjëra?", thotë Zoti. "A nuk duhet të hakmerrem me një komb të tillë?".
<scripture passage="Jer 9:10" parsed="|Jer|9|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.10" />
<sup>10</sup> Nëpër malet do të ngre vaje dhe rënkime dhe nëpër kullotat e shkretëtirës një vajtim, sepse janë djegur dhe nuk kalon asnjeri nëpër to, nuk dëgjohet më blegërima e kopeve. Zogjtë e qiellit dhe kafshët kanë ikur, janë zhdukur.
<scripture passage="Jer 9:11" parsed="|Jer|9|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.11" />
<sup>11</sup> "Unë do t'a katandis Jeruzalemin në një tog gërmadhash dhe në një strehë çakejsh; do t'i bëj të shkreta, pa banorë, qytetet e Judës".
<scripture passage="Jer 9:12" parsed="|Jer|9|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.12" />
<sup>12</sup> Cili është njeriu i urtë që mund t'i kuptojë këto gjëra dhe ai të cilit goja e Zotit i ka folur që ta shpallë? Pse vallë vendi është shkatërruar dhe shkretuar si një shkretëtirë dhe nuk po kalon më askush nëpër të?
<scripture passage="Jer 9:13" parsed="|Jer|9|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.13" />
<sup>13</sup> Zoti thotë: "Sepse këta kanë braktisur ligjin tim që kisha vënë përpara, nuk dëgjuan zërin tim dhe nuk kanë ecur në përshtatje me të,
<scripture passage="Jer 9:14" parsed="|Jer|9|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.14" />
<sup>14</sup> por kanë ndjekur kryeneçësinë e zemrave të tyre dhe Baalët, që etërit e tyre u kishin bërë të njohur".
<scripture passage="Jer 9:15" parsed="|Jer|9|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.15" />
<sup>15</sup> Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do ta ushqej këtë popull me pelin dhe do ta bëj të pijë ujë të helmuar.
<scripture passage="Jer 9:16" parsed="|Jer|9|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.16" />
<sup>16</sup> Do t'i shpërndaj nëpër kombet, që as ata as etërit e tyre nuk i kanë njohur, dhe do të dërgoj pas tyre shpatën, deri sa t'i kem shkatërruar plotësisht".
<scripture passage="Jer 9:17" parsed="|Jer|9|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.17" />
<sup>17</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Mendoni të thërrisni vajtorët: le të vijnë! Shkoni e thërrisni më të zonjat: le të vijnë!
<scripture passage="Jer 9:18" parsed="|Jer|9|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.18" />
<sup>18</sup> Le të nxitojnë dhe ta nisin vajin mbi ne me qëllim që sytë tonë të derdhin lot dhe qepallat tona të lëshojnë ujë".
<scripture passage="Jer 9:19" parsed="|Jer|9|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.19" />
<sup>19</sup> Sepse një zë vaji dëgjohet nga Sioni: "Sa jemi shkatërruar! Jemi shumë të shushatur, sepse duhet të braktisim vendin, sepse kanë shembur banesat tona".
<scripture passage="Jer 9:20" parsed="|Jer|9|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.20" />
<sup>20</sup> Prandaj dëgjoni fjalën e Zotit, o gra, dhe veshi juaj ta zërë fjalën e gojës së tij. U mësoni bijave tuaja një vajtim dhe secila t'i mësojë fqinjës së saj një këngë mortore.
<scripture passage="Jer 9:21" parsed="|Jer|9|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.21" />
<sup>21</sup> Sepse vdekja është ngjitur nëpër dritaret tona, ka hyrë në pallatet tona për t'i zhdukur fëmijët nga rruga dhe të rinjtë nga sheshet.
<scripture passage="Jer 9:22" parsed="|Jer|9|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.22" />
<sup>22</sup> "Fol: Kështu thotë Zoti: "Kufomat e njerëzve do të rrinë si pleh në fushën e hapët, si një demet i lënë pas nga korrësi dhe qëaskush nuk e mbledh"".
<scripture passage="Jer 9:23" parsed="|Jer|9|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.23" />
<sup>23</sup> Kështu thotë Zoti: "I dituri të mos lavdërohet me diturinë e tij, njeriu i fortë të mos lavdërohet me forcën e tij, i pasuri të mos lavdërohet me pasurinë e tij.
<scripture passage="Jer 9:24" parsed="|Jer|9|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.24" />
<sup>24</sup> Por kush lavdërohet të lavdërohet me këtë: të ketë gjykim dhe të më njohë mua, që jam Zoti, që bëj mirësinë, ushtroj të drejtën dhe drejtësinë mbi tokë; sepse kënaqem me këto gjëra", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 9:25" parsed="|Jer|9|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.25" />
<sup>25</sup> "Ja, po vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat do të ndëshkoj të gjithë të rrethprerët që janë të parrethprerë:
<scripture passage="Jer 9:26" parsed="|Jer|9|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.9.26" />
<sup>26</sup> Egjiptin, Judën, Edomin, bijtë e Amonit, Moabin dhe tërë ata që presin cepat e mjekrës dhe banojnë në shkretëtirë; sepse tërë kombet janë të parrethprerë dhe tërë shtëpia e Izraelit është me zemër të parrethprerë".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 10" progress="61.88%" prev="Jer.9" next="Jer.11" id="Jer.10">
<h3 id="Jer.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Jer.10-p1">
<scripture passage="Jer 10:1" parsed="|Jer|10|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.1" />
<sup>1</sup> Dëgjoni fjalën që Zoti po ju drejton, o shtëpia e Izraelit.
<scripture passage="Jer 10:2" parsed="|Jer|10|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.2" />
<sup>2</sup> Kështu thotë Zoti: "Mos mësoni të ndiqni rrugën e kombeve dhe mos kini frikë nga shenjat e qiellit, sepse janë kombet që kanë frikë prej tyre.
<scripture passage="Jer 10:3" parsed="|Jer|10|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.3" />
<sup>3</sup> Sepse zakonet e popujve janë kotësi: sepse është si dikush që pret një dru në pyll, puna e duarve të një punëtori me sëpatë.
<scripture passage="Jer 10:4" parsed="|Jer|10|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.4" />
<sup>4</sup> E zbukurojnë me argjend dhe me ar, e fiksojnë me gozhda dhe çekiçë që të mos lëvizë nga vendi.
<scripture passage="Jer 10:5" parsed="|Jer|10|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.5" />
<sup>5</sup> Idhujt qëndrojnë drejt si një palmë dhe nuk mund të flasin; duhet t'i mbartësh, sepse nuk mund të ecin. Mos kini frikë prej tyre, sepse nuk mund të bëjnë asnjë të keqe dhe as që kanë mundësinë të bëjnë të mirë".
<scripture passage="Jer 10:6" parsed="|Jer|10|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.6" />
<sup>6</sup> Askush nuk është i ngjashëm me ty, o Zot; ti je i madh dhe emri i yt është i madh në fuqi.
<scripture passage="Jer 10:7" parsed="|Jer|10|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.7" />
<sup>7</sup> Kush nuk do të kishte frikë prej teje, o mbret i kombeve? Po, kjo të detyrohet, sepse midis gjithë njerëzve të ditur të kombeve, në të gjitha mbretëritë e tyre nuk ka njeri të ngjashëm me ty.
<scripture passage="Jer 10:8" parsed="|Jer|10|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.8" />
<sup>8</sup> Janë të gjithë budallenj dhe pa arsye; idhulli i tyre prej druri është një doktrinë pa asnjë vlerë.
<scripture passage="Jer 10:9" parsed="|Jer|10|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.9" />
<sup>9</sup> Argjend i petëzuar i sjellë nga Tarshishi dhe ar nga Ufazi, punë zejtari dhe dorë argjendari; rrobja e tyre është e purpurt dhe e kuqe flakë, punime të dala nga duart e njerëzve ekspertë.
<scripture passage="Jer 10:10" parsed="|Jer|10|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.10" />
<sup>10</sup> Por Zoti është Perëndia i vërtetë, ai është Perëndia i gjallë dhe mbreti i përjetshëm. Para zemërimit të tij toka dridhet dhe kombet nuk mund të qëndrojnë përpara indinjatës së tij.
<scripture passage="Jer 10:11" parsed="|Jer|10|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.11" />
<sup>11</sup> Kështu do t'u thoni atyre: "Perënditë që nuk kanë bërë qiejt dhe tokën do të zhduken nga toka dhe nën qiellin".
<scripture passage="Jer 10:12" parsed="|Jer|10|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.12" />
<sup>12</sup> Ai bëri tokën me fuqinë e tij, ka vendosur botën me diturinë e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarsinë e tij.
<scripture passage="Jer 10:13" parsed="|Jer|10|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.13" />
<sup>13</sup> Kur nxjerr zërin e tij ka një zhurmë ujërash në qiell; ai i bën avujt të ngjiten nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun dhe nxjerr erën nga rezervuaret e tij.
<scripture passage="Jer 10:14" parsed="|Jer|10|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.14" />
<sup>14</sup> Atëherë çdo njeri bëhet pa mend, pa dituri; çdo argjendari i vjen turp për shëmbëlltyrën e gdhendur të tij sepse shëmbëlltyra e tij e derdhur është e rreme dhe në të nuk ka frymë.
<scripture passage="Jer 10:15" parsed="|Jer|10|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.15" />
<sup>15</sup> Janë kotësi, punë mashtrimi; në kohën e ndëshkimit të tyre kanë për të vdekur.
<scripture passage="Jer 10:16" parsed="|Jer|10|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.16" />
<sup>16</sup> Pjesa e Jakobit nuk është si ata, sepse Ai ka formuar tërë gjërat, dhe Izraeli është fisi i trashëgimisë së tij. Emri i tij është Zot i ushtrive."
<scripture passage="Jer 10:17" parsed="|Jer|10|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.17" />
<sup>17</sup> "Mblidh sendet e tua nga vendi, ti që je i rrethuar".
<scripture passage="Jer 10:18" parsed="|Jer|10|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.18" />
<sup>18</sup> Sepse kështu thotë Zoti: "Ja, këtë herë do t'i hedh larg banorët e vendit dhe do t'u sjell një fatkeqësi të madhe, me qëllim që të më gjejnë përsëri".
<scripture passage="Jer 10:19" parsed="|Jer|10|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.19" />
<sup>19</sup> Mjerë unë për plagën time, plaga ime është e dhembshme. Por unë kam thënë: "Kjo është një sëmundje që unë duhet ta duroj".
<scripture passage="Jer 10:20" parsed="|Jer|10|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.20" />
<sup>20</sup> Çadra ime është shkatërruar dhe të gjithë litarët e mi janë këputur; bijtë e mi kanë shkuar larg meje dhe nuk janë më; nuk ka më asnjë që të vendosë çadrën time apo të ngrerë shatorret e mia.
<scripture passage="Jer 10:21" parsed="|Jer|10|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.21" />
<sup>21</sup> Sepse barinjtë kanë qenë pa mend dhe nuk kanë kërkuar Zotin; prandaj nuk kanë pasur mbarësi dhe tërë kopeja e tyre është shpërndarë.
<scripture passage="Jer 10:22" parsed="|Jer|10|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.22" />
<sup>22</sup> Ja, po vjen një zhurmë lajmesh dhe një rrëmujë e madhe nga vendi i veriut, për t'i katandisur qytetet e Judës si shkretëtira, si strehim për çakejtë.
<scripture passage="Jer 10:23" parsed="|Jer|10|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.23" />
<sup>23</sup> O Zot, unë e di që rruga e njeriut nuk varet nga fuqia e tij dhe njeriu që ecën nuk ka fuqi të drejtojë hapat e tij.
<scripture passage="Jer 10:24" parsed="|Jer|10|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.24" />
<sup>24</sup> Më korrigjo, o Zot, por me drejtësi, jo në zemërimin tënd për të mos më reduktuar në asgjë.
<scripture passage="Jer 10:25" parsed="|Jer|10|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.10.25" />
<sup>25</sup> Lëshoje zemërimin tënd mbi kombet që nuk të njohin dhe mbi popujt që nuk përmendin emrin tënd, sepse kanë gllabëruar Jakobin; po, e kanë gllabëruar dhe konsumuar dhe kanë shkatërruar banesën e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 11" progress="61.97%" prev="Jer.10" next="Jer.12" id="Jer.11">
<h3 id="Jer.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Jer.11-p1">
<scripture passage="Jer 11:1" parsed="|Jer|11|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.1" />
<sup>1</sup> Kjo është fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thënë:
<scripture passage="Jer 11:2" parsed="|Jer|11|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.2" />
<sup>2</sup> "Dëgjoni fjalët e kësaj besëlidhje dhe foluni njerëzve të Judës dhe banorëve të Jeruzalemit.
<scripture passage="Jer 11:3" parsed="|Jer|11|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.3" />
<sup>3</sup> U thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: I mallkuar qoftë ai njeri që nuk dëgjon fjalët e kësaj besëlidhjeje,
<scripture passage="Jer 11:4" parsed="|Jer|11|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.4" />
<sup>4</sup> që unë u urdhërova etërve tuaj ditën që i nxora nga Egjipti, nga furra prej hekuri, duke thënë: "Dëgjoni zërin tim dhe i bëni këto gjëra në bazë të atyre që ju komandoj; atëherë ju do të jeni populli im dhe unë do të jem Perëndia juaj",
<scripture passage="Jer 11:5" parsed="|Jer|11|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.5" />
<sup>5</sup> me qëllim që unë të mund të plotësoj betimin që u kam bërë etërve tuaj, t'u jap atyre një vend ku të rrjedhë qumësht dhe mjaltë, ashtu si po ndodh sot". Unë u përgjigja dhe thashë: "Kështu qoftë, o Zot!".
<scripture passage="Jer 11:6" parsed="|Jer|11|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Zoti më tha: "Shpalli tërë këto fjalë në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit, duke thënë: Dëgjoni fjalët e kësaj besëlidhjeje dhe zbatojini në praktikë.
<scripture passage="Jer 11:7" parsed="|Jer|11|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.7" />
<sup>7</sup> Sepse i kam nxitur me insistim etërit tuaj që nga dita që i nxora nga vendi i Egjiptit e deri më sot, i kam nxitur me urgjencë duke thënë: "Dëgjoni zërin tim!".
<scripture passage="Jer 11:8" parsed="|Jer|11|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.8" />
<sup>8</sup> Por ata nuk e dëgjuan as ia vunë veshin, por secili eci sipas kryeneçësisë së zemrës së keqe të tij; prandaj unë do të bëj që të goditen nga të gjitha gjërat e përmendura në këtë besëlidhje, për të  cilat kisha urdhëruar t'i respektonin, por që  ata nuk i respektuan".
<scripture passage="Jer 11:9" parsed="|Jer|11|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Zoti më tha: "U zbulua një komplot midis njerëzve të Judës dhe midis banorëve të Jeruzalemit.
<scripture passage="Jer 11:10" parsed="|Jer|11|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.10" />
<sup>10</sup> Janë kthyer në paudhësitë e etërve të tyre të lashtë, të cilët nuk pranuan të dëgjojnë fjalët e mia, dhe u shkuan pas perëndive të tjera, për t'u shërbyer; shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës kanë  shkelur besëlidhjen që unë kisha lidhur me  etërit e tyre".
<scripture passage="Jer 11:11" parsed="|Jer|11|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.11" />
<sup>11</sup> Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të sjell mbi ta një gjëmë, nga e cila nuk do të mund të shpëtojnë. Ata do të më klithin, por unë nuk do t'i dëgjoj.
<scripture passage="Jer 11:12" parsed="|Jer|11|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.12" />
<sup>12</sup> Atëherë qytetet e Judës dhe banorët e Jeruzalemit do të shkojnë t'u klithin perëndive të cilave u kanë djegur temjan, por këta nuk do t'i shpëtojnë në kohën e gjëmës së tyre.
<scripture passage="Jer 11:13" parsed="|Jer|11|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.13" />
<sup>13</sup> Sepse o Judë perënditë e tua janë të shumta si qytetet e tua, dhe altarët që keni ngritur për atë gjë të turpshme, altarët për t'i djegur temjan Baalit, janë të shumtë si rrugët e Jeruzalemit.
<scripture passage="Jer 11:14" parsed="|Jer|11|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.14" />
<sup>14</sup> Prandaj mos u lut për këtë popull dhe mos ngri për të asnjë britmë a lutje, sepse unë nuk do t'i kënaq kur do të më klithin mua për fatkeqësinë e tyre".
<scripture passage="Jer 11:15" parsed="|Jer|11|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.15" />
<sup>15</sup> Çfarë bën i preferuari im në tempullin tim, kur ka kryer shumë veprime të kobshme? A do të mundin mishrat e shenjtëruara të largojnë prej teje ligësinë tënde, me qëllim që ti të mund të gëzohesh?
<scripture passage="Jer 11:16" parsed="|Jer|11|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.16" />
<sup>16</sup> Zoti të kishte thirrur me emrin Ulli i gjelbëruar i bukur, me fryte të shijshme. Në zhurmën e një rrëmuje të madhe, ai do t'i vërë zjarr dhe degët e tij do të shkatërrohen.
<scripture passage="Jer 11:17" parsed="|Jer|11|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.17" />
<sup>17</sup> Zoti i ushtrive që të kishte mbjellë ka dekretuar fatkeqësinë kundër teje, për shkak të ligësisë sate në dëm të vetë shtëpisë së Izraelit dhe të shtëpisë së Judës, duke provokuar zemërimin tim dhe duke i djegur temjan Baalit".
<scripture passage="Jer 11:18" parsed="|Jer|11|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.18" />
<sup>18</sup> Zoti ma bëri të ditur dhe unë e mësova; atëherë ti më tregove veprimet e tyre.
<scripture passage="Jer 11:19" parsed="|Jer|11|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.19" />
<sup>19</sup> Unë isha si një qengj i butë që e çojnë në thertore dhe nuk dija që kurdisnin intriga kundër meje, duke thënë: "Të shkatërrojmë drurin bashkë me frytin e tij dhe ta zhdukim nga toka e të gjallëve, me qëllim që emri i tij të mos kujtohet më".
<scripture passage="Jer 11:20" parsed="|Jer|11|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.20" />
<sup>20</sup> Por, o Zot i ushtrive, gjykatës i drejtë, që shqyrton mendjen dhe zemrën, tregomë hakmarrjen tënde mbi ta, sepse unë të bëra të njohur çështjen time.
<scripture passage="Jer 11:21" parsed="|Jer|11|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.21" />
<sup>21</sup> Prandaj kështu thotë Zoti përsa i përket njerëzve të Anathothit që kërkojnë jetën tënde, duke thënë: "Mos bëj profecira në emër të Zotit, që të mos vdesësh nga dora jonë".
<scripture passage="Jer 11:22" parsed="|Jer|11|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.22" />
<sup>22</sup> Kështu, pra, thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do t'i dënoj; të rinjtë do të vdesin nga shpata, bijtë e tyre dhe bijat e tyre do të vdesin nga uria.
<scripture passage="Jer 11:23" parsed="|Jer|11|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.11.23" />
<sup>23</sup> Nuk ka për të mbetur asnjë prej tyre, sepse unë do të sjell një gjëmë mbi njerëzit e Anathothit, në vitin e ndëshkimit të tyre".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 12" progress="62.06%" prev="Jer.11" next="Jer.13" id="Jer.12">
<h3 id="Jer.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Jer.12-p1">
<scripture passage="Jer 12:1" parsed="|Jer|12|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.1" />
<sup>1</sup> Ti je i drejtë, o Zot, si mund të diskutoj me ty? Megjithatë do të flas me ty lidhur me gjykimet e tua. Pse udha e të pabesëve shkon mbarë? Pse jetojnë të qetë ata që veprojnë me pabesi?
<scripture passage="Jer 12:2" parsed="|Jer|12|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.2" />
<sup>2</sup> I ke mbjellë dhe kanë lëshuar madje rrënjë; rriten dhe mbajnë madje fryte. Ti je afër gojës së tyre, por larg zemrës së tyre.
<scripture passage="Jer 12:3" parsed="|Jer|12|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.3" />
<sup>3</sup> Por ti, o Zot më njeh, më shikon dhe shqyrton zmrën time në përqasje me ty. Tërhiqi në thertore si dele dhe veçoji për ditën e kërdisë!
<scripture passage="Jer 12:4" parsed="|Jer|12|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.4" />
<sup>4</sup> Deri kur do të mbajë zi vendi dhe do të thahet bari i çdo fushe? Nga shkaku i ligësisë së banorëve të tij, kafshët dhe zogjtë shfarosen, sepse ata thonë: "Ai nuk do ta shikojë fundin tonë".
<scripture passage="Jer 12:5" parsed="|Jer|12|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.5" />
<sup>5</sup> Në rast se ti fugon me këmbësorët dhe ata të lodhin, si mund të hysh në garë me kuajt? Në rast se e ndjen veten të sigurt vetëm në një vend paqësor, çfarë do të bësh kur Jordani do të fryhet?
<scripture passage="Jer 12:6" parsed="|Jer|12|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.6" />
<sup>6</sup> Sepse edhe vëllezërit e tu dhe shtëpia e atit tënd kanë vepruar në mënyrë të pabesë ndaj teje; edhe ata të bërtasin nga pas me zë të lartë. Mos ki besim tek ata kur do të thonë fjalë të mira.
<scripture passage="Jer 12:7" parsed="|Jer|12|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.7" />
<sup>7</sup> Braktisa shtëpinë time, hodha poshtë trashëgiminë time; dhashë atë që kam më të shtrenjtë në duart e armiqve të tij.
<scripture passage="Jer 12:8" parsed="|Jer|12|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.8" />
<sup>8</sup> Trashëgimia ime është bërë për mua si një luan në pyll; lëshoi ulërimën e tij kundër meje; për këtë e urreva.
<scripture passage="Jer 12:9" parsed="|Jer|12|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.9" />
<sup>9</sup> Trashëgimia ime ka qenë për mua si një shpend grabitqar lara-lara; shpendët grabitqarë hidhen kundër saj nga çdo anë. Shkoni, mblidhini tërë kafshët e fushës, sillini këtu që t'i gëlltisin!
<scripture passage="Jer 12:10" parsed="|Jer|12|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.10" />
<sup>10</sup> Shumë barinj kanë shkretuar vreshtin tim, kanë shkelur pjesën time, e kanë katandisur pjesën time të këndshme në një shkretëtirë të mjeruar.
<scripture passage="Jer 12:11" parsed="|Jer|12|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.11" />
<sup>11</sup> E kanë katandisur në një shkretim; e shkretuar, të pikëllon para meje; tërë vendi është i shkretuar, por asnjeri nuk mendon për të.
<scripture passage="Jer 12:12" parsed="|Jer|12|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.12" />
<sup>12</sup> Mbi të gjitha lartësitë e shkretëtirës kanë arritur shkatërruesit dhe shpata e Zotit e përpin vendin nga një skaj në skajin tjetër të tij; asnjë mish nuk ka paqe.
<scripture passage="Jer 12:13" parsed="|Jer|12|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.13" />
<sup>13</sup> Kanë mbjellë grurë, por korrin gjemba; janë lodhur, por pa asnjë përfitim. Do t'u vijë turp nga korrja juaj, për shkak të zemërimit të fortë të Zotit!
<scripture passage="Jer 12:14" parsed="|Jer|12|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.14" />
<sup>14</sup> Kështu thotë Zoti për të gjithë fqinjët e mi të këqij, që prekin trashëgiminë që i dhashë në zotërim popullit tim Izrael: "Ja, do t'i çrrënjos nga vendi i tyre dhe do të çrrënjos shtëpinë e Judës në mes të tyre.
<scripture passage="Jer 12:15" parsed="|Jer|12|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.15" />
<sup>15</sup> Por ka për të ndodhur që, pasi t'i kem çrrënjosur, do të më vijë keq përsëri për ta dhe do ta çoj përsëri secilin në trashëgiminë e tij, secilin në vendin e tij.
<scripture passage="Jer 12:16" parsed="|Jer|12|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.16" />
<sup>16</sup> Dhe ka për të ndodhur që, në rast se mësojnë me kujdes rrugët e popullit tim dhe në se betohen me emrin tim, duke thënë: "Zoti rron", ashtu siç e kanë mësuar popullin tim të betohet për Baalin, do  të vendosen mirë e bukur në mes të popullit  tim.
<scripture passage="Jer 12:17" parsed="|Jer|12|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.12.17" />
<sup>17</sup> Por në rast se nuk do të dëgjojnë, unë do ta çrrënjos plotësisht atë komb dhe do ta shkatërroj", thotë Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 13" progress="62.13%" prev="Jer.12" next="Jer.14" id="Jer.13">
<h3 id="Jer.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Jer.13-p1">
<scripture passage="Jer 13:1" parsed="|Jer|13|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.1" />
<sup>1</sup> Kështu më ka thënë Zoti: "Shko të më blesh një brez prej liri dhe vëre mbi ijët e tua, por mos e zhyt në ujë".
<scripture passage="Jer 13:2" parsed="|Jer|13|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.2" />
<sup>2</sup> Kështu unë bleva brezin, sipas fjalëve të Zotit dhe e vura mbi ijët e mia.
<scripture passage="Jer 13:3" parsed="|Jer|13|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.3" />
<sup>3</sup> Pastaj fjala e Zotit m'u drejtua për herë të dytë, duke thënë:
<scripture passage="Jer 13:4" parsed="|Jer|13|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.4" />
<sup>4</sup> "Merr brezin që ke blerë dhe që e ke mbi ijët e tua, çohu, shko në drejtim të Eufratit dhe aty fshihe në të çarën e një shkëmbi".
<scripture passage="Jer 13:5" parsed="|Jer|13|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.5" />
<sup>5</sup> Unë shkova dhe e fsheha pranë Eufratit, ashtu si më kishte porositur Zoti.
<scripture passage="Jer 13:6" parsed="|Jer|13|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.6" />
<sup>6</sup> Mbas shumë ditësh ndodhi që Zoti më tha: "Çohu, shko në drejtim të Eufratit dhe merr aty brezin që të kisha urdhëruar të fshihje".
<scripture passage="Jer 13:7" parsed="|Jer|13|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.7" />
<sup>7</sup> Unë shkova në drejtim të Eufratit, gërmova dhe mora brezin nga vendi ku e kisha fshehur. Por brezi ishte kalbur dhe nuk vlente më për asgjë.
<scripture passage="Jer 13:8" parsed="|Jer|13|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Zoti më drejtoi fjalën, duke thënë:
<scripture passage="Jer 13:9" parsed="|Jer|13|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.9" />
<sup>9</sup> "Kështu thotë Zoti: "Në këtë mënyrë unë do të shkatërroj kryelartësinë e Judës dhe kryelartësinë e madhe të Jeruzalemit.
<scripture passage="Jer 13:10" parsed="|Jer|13|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.10" />
<sup>10</sup> Ky popull i keq, që nuk pranon të dëgjojë fjalët e mia, që ecën kryelartë sipas zemrës së tij dhe u shkon pas perëndive të tjera për tu shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, do të bëhet si ky brez që nuk vlen më për asgjë.
<scripture passage="Jer 13:11" parsed="|Jer|13|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.11" />
<sup>11</sup> sepse ashtu si brezi përputhet me ijët e njeriut, kështu unë kisha bërë që të përputhej me mua tërë shtëpia e Izraelit dhe tërë shtëpia e Judës", thotë Zoti, me qëllim që të ishin populli im për famën,  lavdinë dhe zulmin tim, por nuk deshën  të më dëgjojnë"".
<scripture passage="Jer 13:12" parsed="|Jer|13|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.12" />
<sup>12</sup> "Prandaj ti do t'u thuash atyre këtë fjalë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Çdo poç do të mbushet me verë". Në rast se më vonë do të të thonë: "A nuk e dimë vallë që çdo poç mbushet me verë?",
<scripture passage="Jer 13:13" parsed="|Jer|13|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.13" />
<sup>13</sup> ti do t'u përgjigjesh atyre: "Kështu thotë Zoti: Ja, unë do t'i deh tërë banorët e këtij vendi: mbretërit që ulen në fronin e Davidit, priftërinjtë, profetët dhe tërë banorët e Jeruzalemit.
<scripture passage="Jer 13:14" parsed="|Jer|13|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.14" />
<sup>14</sup> Do t'i copëtoj njërin kundër tjetrit, etërit dhe bijtë së bashku"", thotë Zoti. "Nuk do të kem mëshirë, nuk do t'i fal, nuk do të kem asnjë dhembshuri që të më pengojë t'i shkatërroj".
<scripture passage="Jer 13:15" parsed="|Jer|13|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.15" />
<sup>15</sup> Dëgjoni dhe vini veshin: Mos t'ju rritet mendja, sepse Zoti foli.
<scripture passage="Jer 13:16" parsed="|Jer|13|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.16" />
<sup>16</sup> I jepni lavdi Zotit, Perëndisë tuaj, para se të sjellë terrin dhe para se këmbët tuaja të pengohen në malet e mbështjella në muzg, sepse ndërsa ju prisni dritën, ai e ndërron në hije të vdekjes dhe e ndryshon në errësirë të thellë.
<scripture passage="Jer 13:17" parsed="|Jer|13|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.17" />
<sup>17</sup> Por në rast se nuk e dëgjoni këtë, shpirti im do të qajë në fshehtësi për shkak të kryelartësisë suaj, sytë e mi do të qajnë parreshtur dhe do të derdhin lot, sepse kopeja e Zotit do të çohet në robëri.
<scripture passage="Jer 13:18" parsed="|Jer|13|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.18" />
<sup>18</sup> Thuaji mbretit dhe mbretëreshës nënë: "Uluni më poshtë, sepse sundimi juaj, kurora e lavdisë suaj, do të bjerë poshtë".
<scripture passage="Jer 13:19" parsed="|Jer|13|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.19" />
<sup>19</sup> Qytetet e jugut janë të mbyllura dhe askush nuk do t'i hapë; tërë Juda është çuar në robëri, është çuar e tëra në robëri.
<scripture passage="Jer 13:20" parsed="|Jer|13|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.20" />
<sup>20</sup> Ngrini sytë tuaj dhe shikoni ata që vijnë nga veriu; ku është kopeja që të ishte besuar, delet e tua të bukura?
<scripture passage="Jer 13:21" parsed="|Jer|13|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.21" />
<sup>21</sup> Çfarë do të thuash kur të të ndëshkojë? Por ti vetë u ke mësuar atyre të jenë të parët dhe sunduesit e tu. A nuk do të të zënë dhembjet si një grua që është duke lindur?
<scripture passage="Jer 13:22" parsed="|Jer|13|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.22" />
<sup>22</sup> Dhe në rast se do të thuash në zemrën tënde: "Përse më ndodhin këto gjëra?". Për shkak të përmasës së paudhësisë sate cepat e rrobës sate do të zbulohen dhe thembrat e tua do të duken lakuriq.
<scripture passage="Jer 13:23" parsed="|Jer|13|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.23" />
<sup>23</sup> A mundet një Etiopias të ndryshojë lëkurën e tij o një tigër të këmbejë lëkurën me vijëza? Në të njëjtën mënyrë ju, që jeni mësuar të bëni të keqen, a do të mund të bënit të mirën?
<scripture passage="Jer 13:24" parsed="|Jer|13|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.24" />
<sup>24</sup> "Prandaj do t'i shpërndaj si byku që e merr era e shkretëtirës.
<scripture passage="Jer 13:25" parsed="|Jer|13|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.25" />
<sup>25</sup> Ky është fati yt, pjesa që mata për ty", thotë Zoti, "sepse më ke harruar dhe i ke besuar gënjeshtrës.
<scripture passage="Jer 13:26" parsed="|Jer|13|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.26" />
<sup>26</sup> Prandaj do të ngre edhe unë cepat e rrobës sime mbi fytyrë, në mënyrë që të duket turpi yt.
<scripture passage="Jer 13:27" parsed="|Jer|13|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.13.27" />
<sup>27</sup> Kam parë shkeljet e tua të kurorës, hingëllimat e tua, shthurjen e kurvërisë sate, gjërat e neveritshme të kryera në kodra dhe në fusha. Mjerë ti, o Jeruzalem! Për sa kohë akoma do të mbetesh i pëgërë?".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 14" progress="62.22%" prev="Jer.13" next="Jer.15" id="Jer.14">
<h3 id="Jer.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Jer.14-p1">
<scripture passage="Jer 14:1" parsed="|Jer|14|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit që iu drejtua Jeremias me rastin e thatësirës:
<scripture passage="Jer 14:2" parsed="|Jer|14|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.2" />
<sup>2</sup> "Juda është në zi dhe portat e qyteteve të saj lëngojnë; mbajnë zi për vendin dhe britma e Jeruzalemit ngjitet deri në qiell.
<scripture passage="Jer 14:3" parsed="|Jer|14|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.3" />
<sup>3</sup> Fisnikët dërgojnë ndër ta të rinjtë e tyre për të kërkuar ujë; këta shkojnë në sternat, por nuk gjejnë ujë dhe kthehen me enët e tyre bosh; janë plot me turp dhe të hutuar, dhe mbulojnë kokën e tyre.
<scripture passage="Jer 14:4" parsed="|Jer|14|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.4" />
<sup>4</sup> Toka është plot me të çara, sepse nuk ka pasur shi në vend; bujqit janë plot me turp dhe mbulojnë kokën e tyre.
<scripture passage="Jer 14:5" parsed="|Jer|14|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.5" />
<sup>5</sup> Edhe suta pjell nëpër fusha, por i braktis të vegjlit e saj, sepse nuk ka bar.
<scripture passage="Jer 14:6" parsed="|Jer|14|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.6" />
<sup>6</sup> Gomerët e egjër ndalen në lartësitë dhe e nuhasin ajrin si çakejtë; sytë e tyre janë të shuar, sepse nuk ka bar".
<scripture passage="Jer 14:7" parsed="|Jer|14|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.7" />
<sup>7</sup> Edhe në se paudhësitë tona dëshmojnë kundër nesh, o Zot, vepro për hir të emrit tënd, sepse rebelimet tona janë të shumta; kemi mëkatuar kundër teje.
<scripture passage="Jer 14:8" parsed="|Jer|14|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.8" />
<sup>8</sup> O shpresë e Izraelit, shpëtimtari i tij në kohë fatkeqësie, pse të jesh në vend si një i huaj, si një udhëtar që ndalet vetëm për të kaluar natën?
<scripture passage="Jer 14:9" parsed="|Jer|14|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.9" />
<sup>9</sup> Pse të jesh si një njeri i tronditur, si një njeri i fortë që nuk mund të shpëtojë? Megjithatë ti je në mes nesh, o Zot, emri yt përmendet mbi ne. Mos na braktis!
<scripture passage="Jer 14:10" parsed="|Jer|14|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.10" />
<sup>10</sup> Kështu i thotë Zoti këtij populli: "Atyre u pëlqen me të vërtetë të enden, nuk përmbajnë hapat e tyre. Prandaj nuk i pëlqejnë Zotit, tani kujton paudhësinë e tyre dhe dënon mëkatet e tyre".
<scripture passage="Jer 14:11" parsed="|Jer|14|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Zoti më tha: "Mos u lut për këtë popull, për mirëqënien e tij.
<scripture passage="Jer 14:12" parsed="|Jer|14|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.12" />
<sup>12</sup> Edhe sikur të agjërojnë, nuk kam për ta dëgjuar thirrjen e tyre; në rast se bëjnë olokauste dhe oferta ushqimesh nuk kam për t'i pëlqyer, por do t'i zhduk me shpatën, me urinë dhe murtajën".
<scripture passage="Jer 14:13" parsed="|Jer|14|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.13" />
<sup>13</sup> Atëherë thashë: "Ah, Zot, Zot! Ja, profetët u thonë atyre: "Ju nuk do të shikoni shpatën dhe nuk do të vuani nga uria, por do t'ju jap një paqe të sigurt në këtë vend"".
<scripture passage="Jer 14:14" parsed="|Jer|14|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.14" />
<sup>14</sup> Zoti më tha: "Profetët profetizojnë gënjeshtra në emrin tim; unë nuk i kam dërguar, nuk u kam dhënë asnjë urdhër dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojnë një pamje të rreme, një parashikim të kotë dhe mashtrimin e zemrës së tyre.
<scripture passage="Jer 14:15" parsed="|Jer|14|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.15" />
<sup>15</sup> Prandaj kështu thotë Zoti për profetët që profetizojnë në emrin tim pa qenë të dërguar nga unë, dhe shpallin: "Nuk do të ketë as shpatë, as uri në këtë vend", këta profetë do të zhduken nga shpata dhe nga uria.
<scripture passage="Jer 14:16" parsed="|Jer|14|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.16" />
<sup>16</sup> Sa për popullin të cilit i kanë profetizuar, do të hidhet në rrugët e Jeruzalemit për shkak të urisë dhe të shpatës, dhe nuk do të ketë asnjeri që t'i varrosë ata, gratë e tyre, bijtë dhe bijat e tyre. Kështu do të hedh mbi ta ligësinë e tyre".
<scripture passage="Jer 14:17" parsed="|Jer|14|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.17" />
<sup>17</sup> U thuaj atyre pra, këtë fjalë: "Të derdhin lot ditë e natë sytë e mi pa pushim, sepse bija e virgjër e popullit tim u godit nga një fatkeqësi e madhe, nga një plagë e thellë.
<scripture passage="Jer 14:18" parsed="|Jer|14|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.18" />
<sup>18</sup> Në rast se dal nëpër fusha, ja të vdekurit nga shpata; në rast se hyj në qytet, ja ata që vuajnë nga uria. Madje edhe profeti dhe prifti i vijnë rrotull një vendi që nuk njohin".
<scripture passage="Jer 14:19" parsed="|Jer|14|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.19" />
<sup>19</sup> Vallë a e ke hedhur poshtë plotësisht Judën, ose je neveritur nga Sioni? Ke goditur dhe nuk ka shërim për ne? Ne prisnim paqen, por nuk ka asnjë të mirë, një kohë shërimi, por ja tmerri.
<scripture passage="Jer 14:20" parsed="|Jer|14|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.20" />
<sup>20</sup> O Zot, ne e pranojmë ligësinë tonë dhe paudhësinë e etërve tanë; po, kemi mëkatuar kundër teje.
<scripture passage="Jer 14:21" parsed="|Jer|14|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.21" />
<sup>21</sup> Mos na hidh poshtë për hir të emrit tënd, mos turpëro fronin e lavdisë sate. Mbaje mend: mos e prish besëlidhjen me ne.
<scripture passage="Jer 14:22" parsed="|Jer|14|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.14.22" />
<sup>22</sup> Midis idhujve të kotë të njerëzve a ka vallë ndonjë që mund të sjellë shiun? Ose të japë qielli shira të bollshme? A nuk je ti pra, o Zot, Perëndia ynë? Prandaj ne shpresojmë te ti, sepse ke bërë tërë këto gjëra.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 15" progress="62.31%" prev="Jer.14" next="Jer.16" id="Jer.15">
<h3 id="Jer.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Jer.15-p1">
<scripture passage="Jer 15:1" parsed="|Jer|15|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.1" />
<sup>1</sup> Por Zoti më tha: "Edhe sikur Moisiu dhe Samueli të paraqiteshin para meje, zemra ime nuk do të anonte për këtë popull; dëboje nga prania ime; le të ikë!
<scripture passage="Jer 15:2" parsed="|Jer|15|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.2" />
<sup>2</sup> Në rast se të thonë: "Ku do të shkojmë?", do t'u thuash atyre: Kështu thotë Zoti: Drejt vdekjes të caktuarit për vdekje, drejt shpatës të caktuarit për shpatë, drejt urisë të caktuarit për të qenë  të uritur, drejt robërisë të caktuarit për  robëri.
<scripture passage="Jer 15:3" parsed="|Jer|15|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.3" />
<sup>3</sup> Unë do të vendos mbi ta katër lloje dënimesh", thotë Zoti: "shpatën për të vrarë, qentë për të copëtuar, shpendët e qiellit dhe kafshët e tokës për të gllabëruar dhe shkatërruar.
<scripture passage="Jer 15:4" parsed="|Jer|15|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.4" />
<sup>4</sup> Do të bëj që të keqtrajtohen në të gjitha mbretëritë e tokës për shkak të Manasit, birit të Ezekias, mbret i Judës, për atë që ka bërë në Jeruzalem.
<scripture passage="Jer 15:5" parsed="|Jer|15|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.5" />
<sup>5</sup> Kujt në fakt do t'i vinte keq për ty, o Jeruzalem, kush do të mbante zi për ty? Kush do të shqetësohej për të pyetur si je?
<scripture passage="Jer 15:6" parsed="|Jer|15|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.6" />
<sup>6</sup> Ti më ke përzënë", thotë Zoti, "më ke kthyer krahët. Prandaj unë do të shtrij dorën kundër teje dhe do të të shkatërroj; jam lodhur nga pendimet.
<scripture passage="Jer 15:7" parsed="|Jer|15|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.7" />
<sup>7</sup> Do t'i shpërndaj me forcë portat e qytetit, do t'u heq fëmijët dhe do të bëj që të zhduket populli im, sepse ata nuk largohen nga udhët e tyre.
<scripture passage="Jer 15:8" parsed="|Jer|15|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.8" />
<sup>8</sup> Do t'i bëjë gratë e veja të tij më të shumta se rëra e detit. Do të sjell kundër tyre, kundër nënës së të rinjve, një shkatërrues në mes të ditës; do të bëj që të bjerë mbi të papritmas ankthi dhe tmerri.
<scripture passage="Jer 15:9" parsed="|Jer|15|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.9" />
<sup>9</sup> Ajo që ka pjellë shtatë bijë lëngon dhe heq frymën; dielli i saj po perëndon ndërsa është ditë akoma; është mbuluar nga turpi dhe e hutuar. Do t'i dorëzoj ata që do të shpëtojnë prej shpatës në mëshirë të armiqve të tyre", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 15:10" parsed="|Jer|15|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.10" />
<sup>10</sup> Mjerë unë, o nëna ime sepse më ke lindur si një njeri grindjesh dhe sherri në të gjithë vendin. Nuk i kam dhënë hua asgjë askujt, as të tjerët më kanë dhënë hua; megjithatë të gjithë më mallkojnë.
<scripture passage="Jer 15:11" parsed="|Jer|15|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.11" />
<sup>11</sup> Zoti thotë: "Me siguri do të të çliroj për gjithnjë, me siguri do të bëj që armiku të të lutet në kohën e fatkeqësisë dhe në kohën e ankthit.
<scripture passage="Jer 15:12" parsed="|Jer|15|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.12" />
<sup>12</sup> A mundet një njeri të thyejë hekurin, hekurin e veriut dhe bronzin?
<scripture passage="Jer 15:13" parsed="|Jer|15|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.13" />
<sup>13</sup> Pasurinë tënde dhe thesaret e tua do t'i braktis që t'i plaçkitin pa asnjë çmim për të gjitha mëkatet e tua dhe në të gjithë kufijtë e tu.
<scripture passage="Jer 15:14" parsed="|Jer|15|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.14" />
<sup>14</sup> Dhe do të bëj të kalosh bashkë me armiqtë e tu në një vend që ti nuk e njeh, sepse një zjarr është ndezur në zemërimin tim, që do të flakërojë kundër jush".
<scripture passage="Jer 15:15" parsed="|Jer|15|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.15" />
<sup>15</sup> Ti e di, o Zot; më mbaj mend mua dhe më vizito, dhe merrmë hak mbi përndjekësit e mi; në ngadalësinë e zemërimit tënd mos më merr me vete; dije që për hirin tënd e mbajta turpin.
<scripture passage="Jer 15:16" parsed="|Jer|15|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.16" />
<sup>16</sup> Me të gjetur fjalët e tua, i përpiva; fjala jote ka qenë për mua gëzimi dhe gazi i zemrës sime, sepse emri yt kërkohet nga unë o Zot, Perëndi i ushtrive.
<scripture passage="Jer 15:17" parsed="|Jer|15|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.17" />
<sup>17</sup> Unë nuk u ula në kuvendin e tallësve, as nuk u gëzova; por për shkak të dorës sate unë u ula veçmas, sepse ti më kishe mbushur me indinjatë.
<scripture passage="Jer 15:18" parsed="|Jer|15|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.18" />
<sup>18</sup> Pse dhembja ime është pa fund dhe plaga ime e pashërueshme nuk pranon të shërohet? A do të jesh për mua si një rrëke që shteron, si ujë që nuk të jep siguri?
<scripture passage="Jer 15:19" parsed="|Jer|15|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.19" />
<sup>19</sup> Prandaj kështu thotë Zoti: "Në rast se ti rikthehesh tek unë, unë do të rivendos dhe ti do të jesh para meje. Në rast se ti ndan të çmuarën nga ajo që s'ka vlerë, ti do të jesh si goja ime; ata do  të kthehen te ti, por ti nuk duhet të kthehesh  tek ata.
<scripture passage="Jer 15:20" parsed="|Jer|15|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.20" />
<sup>20</sup> Unë do të të jap për këtë popull një mur të fortë prej bronzi; do të luftojnë kundër teje, por nuk do mund të fitojnë kundër teje, sepse unë do të jem me ty për të të shpëtuar dhe për të të çliruar", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 15:21" parsed="|Jer|15|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.15.21" />
<sup>21</sup> "Do të të çliroj nga duart e njerëzve të këqij dhe do të të shpengoj nga duart e njerëzve të dhunshëm".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 16" progress="62.40%" prev="Jer.15" next="Jer.17" id="Jer.16">
<h3 id="Jer.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Jer.16-p1">
<scripture passage="Jer 16:1" parsed="|Jer|16|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Jer 16:2" parsed="|Jer|16|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.2" />
<sup>2</sup> "Mos merr grua dhe mos ki bij e bija në këtë vend".
<scripture passage="Jer 16:3" parsed="|Jer|16|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.3" />
<sup>3</sup> Sepse kështu thotë Zoti për bijtë dhe bijat që kanë lindur në këtë vend dhe për nënat që i kanë pjellë dhe për etërit që i kanë zënë në këtë vend:
<scripture passage="Jer 16:4" parsed="|Jer|16|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.4" />
<sup>4</sup> "Ata do të vdesin nga një vdekje rrëqethëse; nuk do të qahen dhe nuk do të varrosen, por do t'i lënë si pleh mbi faqen e dheut; do të shfarosen nga shpata dhe nga uria, dhe kufomat e tyre do të shërbejnë  si ushqim për shpendët e qiellit dhe  për kafshët e tokës".
<scripture passage="Jer 16:5" parsed="|Jer|16|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.5" />
<sup>5</sup> Sepse kështu thotë Zoti: "Mos hyni në shtëpinë e zisë dhe mos shkoni për ngushëllime dhe për t'i vajtuar, sepse unë kam hequr nga ky popull paqen time, mirësinë time dhe mëshirën time", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 16:6" parsed="|Jer|16|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.6" />
<sup>6</sup> "Të mëdhenj dhe të vegjël do të vdesin në këtë vend; nuk do të varrosen as do të mbahet zia për ata, nuk do të bëhen prerje as qethje flokësh për ta.
<scripture passage="Jer 16:7" parsed="|Jer|16|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.7" />
<sup>7</sup> Nuk do të thyhet buka për ata që mbajnë zi për t'i ngushëlluar për një të vdekur dhe nuk do t'u jepet për të pirë gota e ngushëllimit për atin e tyre dhe nënën e tyre.
<scripture passage="Jer 16:8" parsed="|Jer|16|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.8" />
<sup>8</sup> Mos hyni as në një shtëpi banketi për t'u ulur bashkë me ta për të ngrënë dhe për të pirë".
<scripture passage="Jer 16:9" parsed="|Jer|16|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.9" />
<sup>9</sup> Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do të bëj që të pushojë në këtë vend, para syve tuaj dhe në ditët tuaja, britma e gëzimit dhe britma e ngazëllimit, zëri i dhëndrit dhe zëri i nuses.
<scripture passage="Jer 16:10" parsed="|Jer|16|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.10" />
<sup>10</sup> Dhe ka për të ndodhur që kur t'i shpallësh këtij populli tërë këto gjëra, do të të thonë: "Pse Zoti ka shqiptuar kundër nesh tërë këtë mjerim të madh? Cila është paudhësia jonë? Cili është mëkati që kemi kryer kundër Zotit, Perëndisë tonë?".
<scripture passage="Jer 16:11" parsed="|Jer|16|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.11" />
<sup>11</sup> Atëherë ti do t'u përgjigjesh atyre: Sepse etërit tuaj më kanë braktisur", thotë Zoti, "kanë shkuar pas perëndive të tjera, u kanë shërbyer dhe kanë rënë përmbys para tyre, më kanë braktisur mua dhe nuk kanë respektuar ligjin tim.
<scripture passage="Jer 16:12" parsed="|Jer|16|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.12" />
<sup>12</sup> Dhe ju keni vepruar më keq se etërit tuaj, sepse ja, secili vepron sipas kryeneçësisë së zemrës së tij të keqe dhe nuk pranon të më dëgjojë.
<scripture passage="Jer 16:13" parsed="|Jer|16|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.13" />
<sup>13</sup> Prandaj unë do t'ju dëboj nga ky vend në një vend që as ju, as etërit tuaj nuk keni njohur dhe atje do t'u shërbeni perëndive të tjera ditën e natën, sepse unë nuk do t'ju fal".
<scripture passage="Jer 16:14" parsed="|Jer|16|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.14" />
<sup>14</sup> "Prandaj ja, po vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat nuk do të thuhet më: "Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit",
<scripture passage="Jer 16:15" parsed="|Jer|16|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.15" />
<sup>15</sup> por: "Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i veriut dhe nga tërë vendet ku i kishte shpërndarë". Dhe unë do t'i çoj përsëri në vendin që u kisha dhënë etërve të tyre.
<scripture passage="Jer 16:16" parsed="|Jer|16|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.16" />
<sup>16</sup> Ja, unë do të dërgoj një numër të madh peshkatarësh për t'i peshkuar", thotë Zoti, "dhe pastaj do të dërgoj një numër të madh gjahtarësh për t'i gjuajtur në çdo mal, në çdo kodër dhe në të çarat e shkëmbinjve.
<scripture passage="Jer 16:17" parsed="|Jer|16|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.17" />
<sup>17</sup> Sepse sytë e mi janë mbi të gjitha rrugët e tyre, që nuk janë të fshehura nga fytyra ime, dhe paudhësitë e tyre nuk mbeten të fshehura para syve të mi.
<scripture passage="Jer 16:18" parsed="|Jer|16|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.18" />
<sup>18</sup> Para së gjithash do t'i shpaguaj dyfish për paudhësinë dhe mëkatin e tyre, sepse kanë përdhosur vendin tim me kufomat e idhujve të tyre të neveritshëm dhe e kanë mbushur trashëgiminë time me gjërat e tyre të neveritshme".
<scripture passage="Jer 16:19" parsed="|Jer|16|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.19" />
<sup>19</sup> O Zot, forca ime, kalaja ime dhe streha ime ditën e fatkeqësisë, te ti do të vijnë kombet nga skajet e tokës dhe do të thonë: "Etërit tanë kanë trashëguar vetëm gënjeshtra, kotësi dhe gjëra që nuk vlejnë asgjë".
<scripture passage="Jer 16:20" parsed="|Jer|16|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.20" />
<sup>20</sup> "A mundet të shpikë njeriu perëndi, që në të vërtetë nuk janë perëndi?
<scripture passage="Jer 16:21" parsed="|Jer|16|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.16.21" />
<sup>21</sup> Prandaj ja, këtë radhë do t'u bëj të njohur atyre, do t'u tregoj dorën time dhe fuqinë time; dhe ata do të mësojnë që emri im është Zoti".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 17" progress="62.48%" prev="Jer.16" next="Jer.18" id="Jer.17">
<h3 id="Jer.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Jer.17-p1">
<scripture passage="Jer 17:1" parsed="|Jer|17|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.1" />
<sup>1</sup> "Mëkati i Judës është shkruar me një stilo hekuri, është gërvishur me një majë diamanti mbi rrasën e zemrës së tyre dhe mbi brirët e altarëve tuaj.
<scripture passage="Jer 17:2" parsed="|Jer|17|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.2" />
<sup>2</sup> Edhe djemtë e tyre mbajnë mend altarët dhe Asherimët e tyre pranë drurëve të gjelbër mbi kodrat e larta.
<scripture passage="Jer 17:3" parsed="|Jer|17|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.3" />
<sup>3</sup> O mali im në ara, unë do t'ia braktis plaçkitjes pasuritë e tua, tërë thesaret e tu dhe vendet e tua të larta, për shkak të mëkatit që është i pranishëm në tërë territorin tënd.
<scripture passage="Jer 17:4" parsed="|Jer|17|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.4" />
<sup>4</sup> Kështu për fajin tënd do të humbasësh trashëgiminë që të kisha dhënë dhe do të bëj që t'u shërbesh armiqve të tu në një vend që ti nuk e njeh, sepse keni ndezur një zjarr në zemërimin tim, që do të flakërojë gjithnjë".
<scripture passage="Jer 17:5" parsed="|Jer|17|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.5" />
<sup>5</sup> Kështu thotë Zoti: "Mallkuar qoftë njeriu që ka besim te njeriu dhe e bën nga mishi krahun e tij, dhe zemra e të cilit largohet nga Zoti!
<scripture passage="Jer 17:6" parsed="|Jer|17|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.6" />
<sup>6</sup> Ai do të jetë si një brukë në shkretëtirë; kur vjen e mira, nuk ka për ta parë. Do të banojë në vende të thata në shkretëtirë, në një tokë të kripur pa banorë.
<scripture passage="Jer 17:7" parsed="|Jer|17|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.7" />
<sup>7</sup> Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti!
<scripture passage="Jer 17:8" parsed="|Jer|17|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.8" />
<sup>8</sup> Ai do të jetë si një pemë i mbjellë pranë ujit, që i shtrin rrënjët e tij gjatë lumit. Nuk do ta ndjejë kur vjen vapa dhe gjethet e tij do të mbeten të gjelbra; në vitin e thatësirës nuk do të ketë  asnjë shqetësim dhe do të vazhdojë të mbajë  fryte.
<scripture passage="Jer 17:9" parsed="|Jer|17|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.9" />
<sup>9</sup> Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?
<scripture passage="Jer 17:10" parsed="|Jer|17|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.10" />
<sup>10</sup> Unë, Zoti, hetoj zemrën, vë në provë mendjen për t'i dhënë secilit sipas rrugëve të tij, sipas frytit të veprimeve të tij.
<scripture passage="Jer 17:11" parsed="|Jer|17|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.11" />
<sup>11</sup> Kush fiton pasuri në mënyrë të padrejtë është si thëllëza që ngroh vezë që nuk i ka bërë vetë; në mes të ditëve të tij ka për t'i lënë dhe në fund do të gjendet i shushatur".
<scripture passage="Jer 17:12" parsed="|Jer|17|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.12" />
<sup>12</sup> Froni i lavdisë së shkëlqyer që në fillim është vendi i shenjtërores sonë.
<scripture passage="Jer 17:13" parsed="|Jer|17|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.13" />
<sup>13</sup> O Zot, shpresa e Izraelit, tërë ata që të braktisin do të turpërohen. "Ata që largohen nga unë do të jenë të shkruar në tokë, sepse e kanë braktisur Zotin, burimin e ujit të gjallë".
<scripture passage="Jer 17:14" parsed="|Jer|17|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.14" />
<sup>14</sup> Shëromë, o Zot, dhe do të shërohem, shpëtomë dhe do të shpëtoj, sepse ti je lavdia ime.
<scripture passage="Jer 17:15" parsed="|Jer|17|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.15" />
<sup>15</sup> Ja, ata më thonë: "Ku është fjala e Zotit? Le të realizohet tani!"
<scripture passage="Jer 17:16" parsed="|Jer|17|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.16" />
<sup>16</sup> Megjithatë unë nuk refuzova të jem bariu i tyre duke të ndjekur ty, as dëshirova ditën e kobshme. Ti e di atë që doli nga goja ime, sepse bëhej në praninë tënde.
<scripture passage="Jer 17:17" parsed="|Jer|17|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.17" />
<sup>17</sup> Mos u bëj për mua një frikë; ti je streha ime ditën e fatkeqësisë.
<scripture passage="Jer 17:18" parsed="|Jer|17|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.18" />
<sup>18</sup> Qofshin të turpëruar përndjekësit e mi, por mos qofsha unë i turpëruar; qofshin të turpëruar ata, por mos qofsha i turpëruar unë; sill mbi ta ditën e fatkeqësisë dhe shkatërroji me një shkatërrim të dyfishtë!
<scripture passage="Jer 17:19" parsed="|Jer|17|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.19" />
<sup>19</sup> Kështu më ka thënë Zoti: "Shko dhe ndalu te porta e bijve të popullit, nëpër të cilën hyjnë dhe dalin mbretërit e Judës dhe pranë të gjitha portave të Jeruzalemit,
<scripture passage="Jer 17:20" parsed="|Jer|17|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.20" />
<sup>20</sup> dhe u thuaj atyre: Dëgjoni fjalën e Zotit, o mbretër të Judës, dhe tërë Juda dhe ju të gjithë banorë të Jeruzalemit, që hyni nëpër këto porta".
<scripture passage="Jer 17:21" parsed="|Jer|17|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.21" />
<sup>21</sup> Kështu thotë Zoti: "Kujdesuni për veten tuaj dhe mos mbartni asnjë peshë dhe mos e futni nëpër portat e Jeruzalemit ditën e shtunë.
<scripture passage="Jer 17:22" parsed="|Jer|17|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.22" />
<sup>22</sup> Mos mbartni asnjë peshë jashtë shtëpive tuaja dhe mos kryeni asnjë punë ditën e shtunë, por shenjtëroni ditën e shtunë, ashtu siç i kam urdhëruar etërit tuaj.
<scripture passage="Jer 17:23" parsed="|Jer|17|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.23" />
<sup>23</sup> Por ata nuk dëgjuan as i vunë veshin, por ngurtësuan zverkun e tyre për të mos dëgjuar dhe për të mos pranuar mësime.
<scripture passage="Jer 17:24" parsed="|Jer|17|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.24" />
<sup>24</sup> Kështu do të ndodhë që, në qoftë se do të dëgjoni me kujdes", thotë Zoti, "në rast se bëni që të mos hyjë asnjë peshë nëpër portat e këtij qyteti ditën e shtunë, por do ta shenjtëroni ditën e shtunë  dhe nuk do të bëni asnjë punë gjatë asaj  dite,
<scripture passage="Jer 17:25" parsed="|Jer|17|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.25" />
<sup>25</sup> atëherë mbretërit dhe princat që rrinë ulur mbi fronin e Davidit do të hyjnë nga portat e këtij qyteti të hipur mbi qerre dhe mbi kuaj, ata, princat e tyre, njerëzit e Judës dhe banorët e Jeruzalemit; dhe ky qytet do të banohet përjetë.
<scripture passage="Jer 17:26" parsed="|Jer|17|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.26" />
<sup>26</sup> Do të vijnë pastaj nga qytetet e Judës, nga rrethinat e Jeruzalemit, nga vendi i Beniaminit, nga ultësira, nga malet dhe nga Negevi, duke sjellë olokauste, flijime, blatime ushqimore dhe temjan dhe  duke ofruar flijime falënderimi në shtëpinë  e Zotit.
<scripture passage="Jer 17:27" parsed="|Jer|17|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.17.27" />
<sup>27</sup> Por në rast se nuk do të më dëgjoni, duke shenjtëruar ditën e shtunë: duke mos mbartur pesha dhe duke mos i futur nëpër portat e Jeruzalemit ditën e shtunë, unë do të ndez një zjarr në portat e tij;  ai do të përpijë pallatet e Jeruzalemit dhe  nuk do të shuhet".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 18" progress="62.59%" prev="Jer.17" next="Jer.19" id="Jer.18">
<h3 id="Jer.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Jer.18-p1">
<scripture passage="Jer 18:1" parsed="|Jer|18|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.1" />
<sup>1</sup> Fjala iu drejtua Jeremias nga Zoti, duke i thënë:
<scripture passage="Jer 18:2" parsed="|Jer|18|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.2" />
<sup>2</sup> "Çohu dhe zbrit në shtëpinë e poçarit, dhe atje do të dëgjosh fjalët e mia".
<scripture passage="Jer 18:3" parsed="|Jer|18|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.3" />
<sup>3</sup> Atëherë unë zbrita në shtëpinë e poçarit, dhe ja ai po bënte një punë te rrota.
<scripture passage="Jer 18:4" parsed="|Jer|18|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.4" />
<sup>4</sup> Por poçi që po bënte me argjilën u prish në duart e poçarit. Kështu duke e filluar përsëri punën, ai bëri me të një poç tjetër, që iu duk i mirë atij.
<scripture passage="Jer 18:5" parsed="|Jer|18|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.5" />
<sup>5</sup> Atëherë fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:
<scripture passage="Jer 18:6" parsed="|Jer|18|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.6" />
<sup>6</sup> "O shtëpi e Izraelit, a nuk mund të bëj unë me ju, ashtu siç bëri ky poçar?", thotë Zoti. "Ja, ashtu si është argjila në duart e poçarit, kështu jeni ju në duart e mia, o shtëpi e Izraelit!
<scripture passage="Jer 18:7" parsed="|Jer|18|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.7" />
<sup>7</sup> Nga një herë për një komb dhe për një mbretëri, unë flas dhe them se duhet çrrënjosur, rrëzuar dhe shkatërruar;
<scripture passage="Jer 18:8" parsed="|Jer|18|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.8" />
<sup>8</sup> por në rast se ai komb kundër të cilit kam folur heq dorë nga ligësia e tij, unë pendohem për të keqen që kisha menduar t'i bëja.
<scripture passage="Jer 18:9" parsed="|Jer|18|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.9" />
<sup>9</sup> Herë tjetër për një komb dhe për një mbretëri, unë flas për ndërtim dhe për të mbjella;
<scripture passage="Jer 18:10" parsed="|Jer|18|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.10" />
<sup>10</sup> por në rast se ai komb ose ajo mbretëri bën atë që është e keqe në sytë e mi, duke mos e dëgjuar zërin tim, unë pendohem për të mirën që i kisha premtuar t'i bëja.
<scripture passage="Jer 18:11" parsed="|Jer|18|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.11" />
<sup>11</sup> Prandaj tani folu njerëzve të Judës dhe banorëve të Jeruzalemit, dhe u thuaj: Kështu thotë Zoti: Ja, unë kam përgatitur kundër jush të keqen dhe një plan kundër jush. Tani le të heqë dorë secili
<scripture passage="Jer 18:12" parsed="|Jer|18|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.12" />
<sup>12</sup> Por ata thonë: "Éshtë e kotë; ne duam të ecim duke ndjekur mendimet tona dhe dëshirojmë të veprojmë sipas kryeneçësisë së zemrës sonë të keqe.
<scripture passage="Jer 18:13" parsed="|Jer|18|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.13" />
<sup>13</sup> Prandaj kështu thotë Zoti: "Pyesni, pra, midis kombeve kush ka dëgjuar gjëra të tilla. Virgjëresha e Izraelit ka bërë një gjë të llahtarshme.
<scripture passage="Jer 18:14" parsed="|Jer|18|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.14" />
<sup>14</sup> A do të zhduket vallë bora e Libanit nga shkëmbinjtë që lartohen përmbi vendin?, ose a do të thahen vallë ujrat e rrjedhshëm të ftohta të një toke të huaj?
<scripture passage="Jer 18:15" parsed="|Jer|18|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.15" />
<sup>15</sup> Megjithatë populli im më ka harruar; u djegin temjan idhujve të kotë, që i kanë bërë të pengohen në rrugët e tyre, në shtigjet e lashta, për të ecur në rrugët dytësore dhe jo në rrugën kryesore,
<scripture passage="Jer 18:16" parsed="|Jer|18|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.16" />
<sup>16</sup> duke e bërë vendin e tyre një shkatërrim, një objekt talljeje të vashdueshme; kështu që tërë ata që do të kalojnë andej do të mbeten të habitur dhe do të tundin kokën.
<scripture passage="Jer 18:17" parsed="|Jer|18|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.17" />
<sup>17</sup> Unë do t'i shpërndaj përpara armikut ashtu si vepron era e lindjes. Ditën e mjerimit të tyre do t'u tregoj kurrizin dhe jo fytyrën".
<scripture passage="Jer 18:18" parsed="|Jer|18|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.18" />
<sup>18</sup> Pastaj ata thanë: "Ejani dhe të kurdisim komplote kundër Jeremias, sepse ligji nuk do t'i mungojë priftit as këshilla të urtit dhe as fjala profetit. Ejani, ta godasim me gjuhën dhe të mos i kushtojmë kujdes asnjërës prej fjalëve të tij".
<scripture passage="Jer 18:19" parsed="|Jer|18|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.19" />
<sup>19</sup> Kushtomë kujdes, o Zot, dhe dëgjo zërin e atyre që grinden me mua.
<scripture passage="Jer 18:20" parsed="|Jer|18|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.20" />
<sup>20</sup> A shpërblehet vallë e mira me të keqen? Sepse ata i kanë hapur një gropë jetës sime. Kujto se jam paraqitur para teje për të folur në favor të tyre dhe për të larguar prej tyre zemërimin tënd.
<scripture passage="Jer 18:21" parsed="|Jer|18|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.21" />
<sup>21</sup> Prandaj braktisi urisë bijtë e tyre dhe jepi në pushtetin e shpatës; gratë e tyre mbetshin pa fëmijë dhe të veja, burrat e tyre u plagosshin për vdekje; të rinjtë e tyre u vrafshin nga shpata në betejë.
<scripture passage="Jer 18:22" parsed="|Jer|18|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.22" />
<sup>22</sup> U dëgjoftë një britmë nga shtëpitë e tyre, kur do të lëshosh papritmas mbi ta një aradhe ushtarësh, sepse kanë hapur një gropë për të më kapur dhe kanë ngritur leqe te këmbët e mia.
<scripture passage="Jer 18:23" parsed="|Jer|18|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.18.23" />
<sup>23</sup> Por ti o Zot, i njeh tërë qëllimet e tyre kundër meje për të shkaktuar vdekjen time; mos ua fal paudhësinë e tyre, mos fshij mëkatin e tyre nga prania jote. U rrëzofshin para teje. Trajtoji ashpër ditën e zemërimit tënd.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 19" progress="62.67%" prev="Jer.18" next="Jer.20" id="Jer.19">
<h3 id="Jer.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Jer.19-p1">
<scripture passage="Jer 19:1" parsed="|Jer|19|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.19.1" />
<sup>1</sup> Kështu ka thënë Zoti: "Shko e bli një poç balte për ujë; pastaj merr disa pleq nga populli dhe disa pleq nga priftërinjtë
<scripture passage="Jer 19:2" parsed="|Jer|19|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.19.2" />
<sup>2</sup> dhe dil në drejtim të luginës së birit të Hinomit që ndodhet në hyrje të Portës së poçerisë dhe aty shpall fjalët që do të të them.
<scripture passage="Jer 19:3" parsed="|Jer|19|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.19.3" />
<sup>3</sup> Do të thuash kështu: Dëgjoni fjalën e Zotit, o mbret i Judës dhe banorë të Jeruzalemit. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë do të sjell mbi këtë vend një fatkeqësi të tillë që  do të bëjë të shungullojnë veshët e cilitdo  që do ta dëgjojë,
<scripture passage="Jer 19:4" parsed="|Jer|19|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.19.4" />
<sup>4</sup> sepse më kanë braktisur, kanë përdhosur këtë vend dhe u kanë djegur temjan perëndive të tjera, që nuk i njihnin as ata vetë, as etërit e tyre, as mbretërit e Judës, dhe e kanë mbushur këtë vend me gjakun e të pafajmëve;
<scripture passage="Jer 19:5" parsed="|Jer|19|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.19.5" />
<sup>5</sup> i kanë ndërtuar vendet e larta Baalit për të djegur bijtë e tyre në zjarr si olokaust Baalit, gjë që nuk kisha urdhëruar dhe për të cilën nuk kisha folur kurrë dhe nuk më kishte shkuar ndër mend.
<scripture passage="Jer 19:6" parsed="|Jer|19|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.19.6" />
<sup>6</sup> Prandaj ja, ditët po vijnë", thotë Zoti, "kur ky vend nuk do të quhet më "Tofet", as "Lugina e birit të Hinomit", por "Lugina e masakrës".
<scripture passage="Jer 19:7" parsed="|Jer|19|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.19.7" />
<sup>7</sup> Unë do t'i bëj të kota qëllimet e Judës dhe të Jeruzalemit në këtë vend dhe do të bëj që të rrëzohen nga shpata përpara armiqve të tyre, dhe nga dora e atyre që kërkojnë jetën e tyre, dhe do t'ua jap  kufomat e tyre si ushqim shpendëve të qiellit  dhe kafshëve të tokës.
<scripture passage="Jer 19:8" parsed="|Jer|19|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.19.8" />
<sup>8</sup> Do ta katandis këtë qytet në një shkatërrim dhe në një objekt talljeje; kushdo që do t'i kalojë pranë do të mbetet i habitur dhe do të fillojë të fishkëllojë për tërë plagët e tij.
<scripture passage="Jer 19:9" parsed="|Jer|19|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.19.9" />
<sup>9</sup> Do të bëj të hanë mishin e bijve të tyre dhe mishin e bijave të tyre dhe do të hanë mishin e njëri tjetrit gjatë rrethimit dhe shtrëngesës në të cilat do t'i ngushtojnë armiqtë e tyre dhe ata që kërkojnë jetën e tyre.
<scripture passage="Jer 19:10" parsed="|Jer|19|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.19.10" />
<sup>10</sup> Pastaj do të thyesh poçin në prani të atyre njerëzve që do të kenë ardhur me ty
<scripture passage="Jer 19:11" parsed="|Jer|19|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.19.11" />
<sup>11</sup> dhe do t'u thuash atyre: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Kështu do të copëtoj këtë popull dhe këtë qytet, ashtu si copëtohet një poç balte, që nuk mund të ndreqet më; atëherë do t'i varrosin të vdekurit  në Tofet, sepse nuk do të ketë më vend  për t'i varrosur.
<scripture passage="Jer 19:12" parsed="|Jer|19|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.19.12" />
<sup>12</sup> Kështu do të veproj në këtë vend, thotë Zoti, dhe me banorët e tij, duke e bërë këtë qytet si Tofeti.
<scripture passage="Jer 19:13" parsed="|Jer|19|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.19.13" />
<sup>13</sup> Shtëpitë e Jeruzalemit dhe shtëpitë e mbretërve të Judës do të jenë të papastra ashtu si vendi i Tofetit që janë të gjitha shtëpitë mbi çatitë e të cilave i kanë djegur temjan tërë ushtrisë së qiellit  dhe u kanë bërë libacione perëndive të  tjera".
<scripture passage="Jer 19:14" parsed="|Jer|19|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.19.14" />
<sup>14</sup> Pastaj Jeremia u kthye nga Tofeti, ku Zoti e kishte dërguar të profetizonte, u ndal tek oborri i shtëpisë të Zotit dhe i tha tërë popullit:
<scripture passage="Jer 19:15" parsed="|Jer|19|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.19.15" />
<sup>15</sup> "Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë po sjell mbi këtë qytet dhe mbi të gjitha lagjet e tij të jashtme tërë të keqen që shqiptova kundër tij, sepse kanë fortësuar qafën e tyre për të mos dëgjuar fjalët e mia".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 20" progress="62.74%" prev="Jer.19" next="Jer.21" id="Jer.20">
<h3 id="Jer.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Jer.20-p1">
<scripture passage="Jer 20:1" parsed="|Jer|20|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.1" />
<sup>1</sup> Pashhuri, bir i Imerit, prift dhe shef i kryeintendentëve në shtëpinë e Zotit, dëgjoi Jeremian që profetizonte këto gjëra.
<scripture passage="Jer 20:2" parsed="|Jer|20|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.2" />
<sup>2</sup> Atëherë Pashhuri rrahu profetin Jeremia dhe e futi në burgun që ndodhej në portën e sipërme të Beniaminit pranë shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="Jer 20:3" parsed="|Jer|20|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.3" />
<sup>3</sup> Të nesërmen Pashhuri e nxori nga burgu Jeremian. Jeremia i tha: "Zoti nuk të quan më Pashhur, por Magor-Misabib.
<scripture passage="Jer 20:4" parsed="|Jer|20|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.4" />
<sup>4</sup> Sepse kështu thotë Zoti: Ja, unë do të të braktis ty dhe tërë shokët e tu në dorë të tmerrit; ata do të bien nga shpata e armiqve të tyre dhe sytë e tu kanë për ta parë. Do ta jap tërë Judën në duart  e mbretit të Babilonisë, që do t'i çojë në  robëri në Babiloni dhe do t'i godasë me shpatë.
<scripture passage="Jer 20:5" parsed="|Jer|20|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.5" />
<sup>5</sup> Përveç kësaj tërë pasuritë e këtij qyteti, tërë prodhimin e mundit të tij dhe të gjitha sendet e tij të çmuara, po, do t'i jap tërë thesaret e mbretërve të Judës në dorë të armiqve të tyre që do t'i  plaçkisin, do t'i marrin dhe do t'i çojnë në  Babiloni.
<scripture passage="Jer 20:6" parsed="|Jer|20|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.6" />
<sup>6</sup> Dhe ti, Pashhur, dhe tërë ata që banojnë në shtëpinë tënde, do të shkoni në robëri; do të shkosh në Babiloni, aty ke për të vdekur dhe aty ke për t'u varrosur, ti dhe tërë miqtë e tu të cilëve u ke profetizuar gënjeshtra".
<scripture passage="Jer 20:7" parsed="|Jer|20|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.7" />
<sup>7</sup> Ti më ke bindur, o Zot, dhe unë e lashë veten të bindem; ti je më i fortë se unë dhe fitove. Jam bërë objekt talljesh çdo ditë; kushdo tallet me mua.
<scripture passage="Jer 20:8" parsed="|Jer|20|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.8" />
<sup>8</sup> Sepse sa herë që flas, unë bërtas dhe shpall: "Dhunë dhe plaçkitje!". Po, fjala e Zotit është për mua një shkak turpi dhe talljeje çdo ditë.
<scripture passage="Jer 20:9" parsed="|Jer|20|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.9" />
<sup>9</sup> Atëherë unë thashë: "Nuk do ta përmend më dhe nuk do të flas më në emër të tij". Por fjala e tij ishte në zemrën time si një zjarr flakërues, i mbyllur në kockat e mia; përpiqesha ta përmbaja, por nuk mundesha.
<scripture passage="Jer 20:10" parsed="|Jer|20|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.10" />
<sup>10</sup> Dëgjoja shpifjet e shumë vetave: "Tmerr rreth e qark! Paditeni dhe do ta padisim!". Tërë ata me të cilët jetoja në paqe prisnin që unë të pengohesha dhe thonin: "Ndofta do të bindet, kështu ne do  të kemi epërsi mbi të dhe do të hakmerremi  kundër tij".
<scripture passage="Jer 20:11" parsed="|Jer|20|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.11" />
<sup>11</sup> Por Zoti është me mua si një hero i fuqishëm; prandaj ndjekësit e mi do të pengohen dhe nuk do të kenë epërsi; do të turpërohen me të madhe, sepse nuk do t'ia dalin mbanë; turpi i tyre do të jetë i përjetshëm dhe nuk do të harrohet.
<scripture passage="Jer 20:12" parsed="|Jer|20|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.12" />
<sup>12</sup> Por ti, o Zot i ushtrive, që provon të drejtin dhe heton mendjen dhe zemrën, tregomë hakmarrjen tënde mbi ta, sepse ty të kam besuar çështjen time.
<scripture passage="Jer 20:13" parsed="|Jer|20|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.13" />
<sup>13</sup> Këndojini Zotit, lëvdoni Zotin, sepse ka çliruar jetën e nevojtarit nga dora e keqbërësve.
<scripture passage="Jer 20:14" parsed="|Jer|20|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.14" />
<sup>14</sup> Mallkuar qoftë dita në të cilën linda! Mos qoftë e bekuar dita në të cilën nëna ime më lindi!
<scripture passage="Jer 20:15" parsed="|Jer|20|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.15" />
<sup>15</sup> Mallkuar qoftë njeriu që i shpuri lajmin atit tim, duke thënë: "Të ka lindur një bir mashkull", gjë që e mbushi me gëzim.
<scripture passage="Jer 20:16" parsed="|Jer|20|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.16" />
<sup>16</sup> Qoftë ai njeri si qytetet që Zoti ka shkatërruar pa kurrfarë keqardhje. Dëgjoftë klithmën në mëngjes dhe zhurmat e luftës në mesditë,
<scripture passage="Jer 20:17" parsed="|Jer|20|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.17" />
<sup>17</sup> sepse nuk më kanë bërë të vdes në bark të nënës; kështu nëna ime do të ishte varri im dhe barku i saj i ngarkuar për gjithnjë.
<scripture passage="Jer 20:18" parsed="|Jer|20|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.20.18" />
<sup>18</sup> Pse kam dalë nga barku i nënës, për të parë vuajtje, dhembje dhe për t'i mbaruar ditët e mia me turp?
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 21" progress="62.81%" prev="Jer.20" next="Jer.22" id="Jer.21">
<h3 id="Jer.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Jer.21-p1">
<scripture passage="Jer 21:1" parsed="|Jer|21|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.21.1" />
<sup>1</sup> Fjala që iu drejtua Jeremias nga Zoti, kur mbreti Sedekia i dërgoi Pashhurin, birin e Malkiahut dhe Sofonien, birin e Malklahut, priftit, për t'i thënë:
<scripture passage="Jer 21:2" parsed="|Jer|21|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.21.2" />
<sup>2</sup> "Konsulto, pra, për ne Zotin, sepse Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, bën luftë kundër nesh. Ndofta Zoti do të veprojë me ne sipas të gjitha mrekullive të tij, dhe ai do të tërhiqet nga ne".
<scripture passage="Jer 21:3" parsed="|Jer|21|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.21.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Jeremia u tha atyre: "Do t'i thoni kështu Sekedias:
<scripture passage="Jer 21:4" parsed="|Jer|21|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.21.4" />
<sup>4</sup> Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Ja, unë do të bëj që të tërhiqen armët e luftës që janë në duart tuaja, me të cilat po luftoni kundër mbretit të Babilonisë, kundër Kaldeasve që ju rrethojnë  jashtë mureve, dhe do t'i grumbulloj në mes  të këtij qyteti.
<scripture passage="Jer 21:5" parsed="|Jer|21|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.21.5" />
<sup>5</sup> Unë vetë do të luftoj kundër jush me dorën e shtrirë dhe me krahë të fuqishëm, me zemërim, me tërbim dhe me indinjatë të madhe.
<scripture passage="Jer 21:6" parsed="|Jer|21|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.21.6" />
<sup>6</sup> Do t'i qëlloj banorët e këtij qyteti, si njerëzit ashtu edhe kafshët; ata do të vdesin nga një murtajë e madhe.
<scripture passage="Jer 21:7" parsed="|Jer|21|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.21.7" />
<sup>7</sup> Mbas kësaj", thotë Zoti, "do të jap Sedekian, mbretin e Judës, dhe shërbëtorët e tij, popullin dhe ata që në këtë qytet do të kenë shpëtuar nga murtaja, nga shpata nga uria, në dorë të Nebukadnetsarit,  mbretit të Babilonisë, në dorë të armiqve  të tyre dhe në dorë të atyre që kërkojnë jetën e tyre. Ai do t'i vrasë me shpatë: nuk ka për t'i falur, as nuk do t'i vijë keq dhe as nuk do të ketë mëshirë  për ta.
<scripture passage="Jer 21:8" parsed="|Jer|21|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.21.8" />
<sup>8</sup> Dhe këtij populli do t'i thuash: Kështu thotë Zoti: Ja, unë vë para jush rrugën e jetës dhe rrugën e vdekjes.
<scripture passage="Jer 21:9" parsed="|Jer|21|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.21.9" />
<sup>9</sup> Ai që mbetet në këtë qytet ka për të vdekur nga shpata, nga uria dhe nga murtaja; por ai që ka për të dalë dhe do t'u dorëzohet Kaldeasve që ju rrethojnë ka për të jetuar dhe do të ketë si pre jetën e tij.
<scripture passage="Jer 21:10" parsed="|Jer|21|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.21.10" />
<sup>10</sup> Sepse unë e kam kthyer fytyrën time kundër këtij qyteti për fat të keq dhe jo për të mirë", thotë Zoti. "Ai do t'i jepet në dorë mbretit të Babilonisë dhe ai do ta djegë me zjarr".
<scripture passage="Jer 21:11" parsed="|Jer|21|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.21.11" />
<sup>11</sup> Në shtëpinë e mbretërve të Judës do të thuash: "Dëgjoni fjalën e Zotit:
<scripture passage="Jer 21:12" parsed="|Jer|21|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.21.12" />
<sup>12</sup> O shtëpia e Davidit", kështu thotë Zoti: "Ushtroni drejtësinë që në mëngjes dhe çliroheni atë që e kanë vjedhur nga dora e shtypësit, me qëllim që zemërimi im të mos shpërthejë si zjarr dhe të djegë  pa qenë njeri në gjendje ta shuajë, për të  shkak të ligësisë së veprimeve tuaja.
<scripture passage="Jer 21:13" parsed="|Jer|21|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.21.13" />
<sup>13</sup> Ja ku jam kundër teje, o banuese e luginës, shkëmb i fushës", thotë Zoti. "Ju që thoni: "Kush do të zbresë kundër nesh? Kush ka për të hyrë në banesat tona?",
<scripture passage="Jer 21:14" parsed="|Jer|21|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.21.14" />
<sup>14</sup> unë do t'ju dënoj sipas frytit të veprimeve tuaja", thotë Zoti, "dhe do t'i vë zjarr pyllit të tij, që do të gllabërojë të gjitha gjërat që ka përreth".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 22" progress="62.87%" prev="Jer.21" next="Jer.23" id="Jer.22">
<h3 id="Jer.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Jer.22-p1">
<scripture passage="Jer 22:1" parsed="|Jer|22|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.1" />
<sup>1</sup> Kështu thotë Zoti: "Zbrit në shtëpinë e mbretit të Judës dhe aty shqipto këto fjalë,
<scripture passage="Jer 22:2" parsed="|Jer|22|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.2" />
<sup>2</sup> duke thënë: Dëgjo fjalën e Zotit, o mbret i Judës, që rri ulur mbi fronin e Davidit, ti, shërbëtorët e tu dhe populli yt, që hyni nëpër këto porta.
<scripture passage="Jer 22:3" parsed="|Jer|22|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.3" />
<sup>3</sup> Kështu thotë Zoti: Veproni me ndershmëri dhe drejtësi, çlirojeni atë që e kanë vjedhur nga dora e shtypësit, mos i bini më qafë dhe mos ushtroni dhunë kundër të huajit, jetimit dhe gruas së ve dhe mos derdhni gjak të pafajmë në këtë vend.
<scripture passage="Jer 22:4" parsed="|Jer|22|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.4" />
<sup>4</sup> Sepse, po t'u përmbahemi tërësisht këtyre fjalëve, atëherë mbretërit e ulur mbi fronin e Davidit do të hyjnë nëpër portat e kësaj shtëpie, të hipur mbi qerre dhe mbi kuaj, ata vetë, shërbëtorët e tyre dhe populli i tyre.
<scripture passage="Jer 22:5" parsed="|Jer|22|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.5" />
<sup>5</sup> Por në rast se nuk do të dëgjoni këto fjalë, unë betohem për veten time", thotë Zoti, "që kjo shtëpi do të shkretohet".
<scripture passage="Jer 22:6" parsed="|Jer|22|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.6" />
<sup>6</sup> Sepse kështu thotë Zoti për shtëpinë e mbretit të Judës: "Ti ishe për mua si Galaadi, si maja e Libanit. Por unë do të të katandis me siguri në një vend të shkretë, në një qytet pa banorë.
<scripture passage="Jer 22:7" parsed="|Jer|22|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.7" />
<sup>7</sup> Po përgatis kundër teje shkatërrues, secili me armët e tij; ata do të rrëzojnë kedrat e tu më të mirë dhe do t'i hedhin në zjarr.
<scripture passage="Jer 22:8" parsed="|Jer|22|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.8" />
<sup>8</sup> Shumë kombe do të kalojnë pranë këtij qyteti dhe do t'i thonë njëri tjetrit: "Pse Zoti e ka trajtuar kështu këtë qytet të madh?".
<scripture passage="Jer 22:9" parsed="|Jer|22|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.9" />
<sup>9</sup> Dhe do të përgjigjen: "Sepse e kanë braktisur besëlidhjen me Zotin, Perëndinë e tyre, dhe kanë rënë përmbys para perëndive të tjera dhe u kanë shërbyer".
<scripture passage="Jer 22:10" parsed="|Jer|22|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.10" />
<sup>10</sup> Mos qani për të vdekurin, mos mbani zi për të, por qani me hidhërim të madh për atë që niset, sepse nuk do të kthehet më dhe nuk e ka për të parë më vendin ku ka lindur.
<scripture passage="Jer 22:11" parsed="|Jer|22|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.11" />
<sup>11</sup> Sepse kështu thotë Zoti për Shalumin, birin e Josias, mbret i Judës, që mbretëron në vend të Josias atit të tij dhe që ka dalë nga ky vend: "Ai nuk do të kthehet më,
<scripture passage="Jer 22:12" parsed="|Jer|22|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.12" />
<sup>12</sup> por do të vdesë në vendin ku e kanë çuar në robëri dhe nuk ka për ta parë më këtë vend".
<scripture passage="Jer 22:13" parsed="|Jer|22|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.13" />
<sup>13</sup> Mjerë ai që e ndërton shtëpinë e tij pa drejtësi dhe dhomat e saj të sipërme me paanësi, që e vë tjetrin të punojë për asgjë dhe nuk ia shpërblen punën e tij,
<scripture passage="Jer 22:14" parsed="|Jer|22|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.14" />
<sup>14</sup> dhe thotë: "Do të ndërtoj një shtëpi të madhe me dhoma të sipërme të gjëra", dhe hap në të dritare, e vesh me dru kedri dhe e lyen me të kuq.
<scripture passage="Jer 22:15" parsed="|Jer|22|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.15" />
<sup>15</sup> "Mendon vallë se je mbret, sepse je i rrethuar nga kedra? Ati yt nuk hante dhe pinte? Por vepronte me ndershmëri e drejtësi dhe gjithshka i shkonte mbarë.
<scripture passage="Jer 22:16" parsed="|Jer|22|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.16" />
<sup>16</sup> Ai mbronte çështjen e të varfrit dhe të nevojtarit dhe gjithshka i shkonte mbarë. A nuk do të thotë kjo të më njohësh mua?", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 22:17" parsed="|Jer|22|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.17" />
<sup>17</sup> "Por sytë e tu dhe zemra jote nuk shikojnë veçse fitimin tënd të padrejtë, të derdhin gjak të pafajmë dhe të kryejnë shtypje dhe dhunë".
<scripture passage="Jer 22:18" parsed="|Jer|22|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.18" />
<sup>18</sup> Prandaj kështu thotë Zoti për Jehojakimin, birin e Josias, mbreti i Judës: "Nuk do të mbajnë zi për të, duke thënë: "Vaj medet, vëllai im! Vaj medet, motër!". Nuk do të mbajnë zi për të duke thënë: "Vaj medet, zot! Vaj medet, madhëri e tij!".
<scripture passage="Jer 22:19" parsed="|Jer|22|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.19" />
<sup>19</sup> Do të varroset ashtu si varroset një gomar, që e heqin dhe e hedhin larg portave të Jeruzalemit.
<scripture passage="Jer 22:20" parsed="|Jer|22|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.20" />
<sup>20</sup> Ngjitu në Liban dhe bërtit, ngrije zërin në Bashan dhe bërtit nga Abarimi, sepse të gjithë dashnorët e tu janë shkatërruar.
<scripture passage="Jer 22:21" parsed="|Jer|22|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.21" />
<sup>21</sup> Të fola në kohën e begatisë sate, por ti më the: "Nuk do të dëgjoj". Kjo ka qenë sjellja jote qysh në rininë tënde: nuk e dëgjove kurrë zërin tim.
<scripture passage="Jer 22:22" parsed="|Jer|22|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.22" />
<sup>22</sup> Tërë barinjtë e tu do të gllabërohen nga era dhe dashnorët e tu do të shkojnë në robëri; atëherë do të jesh e turpëruar dhe e shushatur për gjithë ligësinë tënde.
<scripture passage="Jer 22:23" parsed="|Jer|22|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.23" />
<sup>23</sup> Ti që banon në Liban, që ke ngritur folenë në mes kedrave, sa do të rënkosh kur do të të zënë dhembjet, dhembjet si ato të gruas që është gati të pjellë!
<scripture passage="Jer 22:24" parsed="|Jer|22|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.24" />
<sup>24</sup> Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, "edhe sikur Konjahu, biri i Jehojakimit, mbret i Judës, të ishte një unazë vulosjeje në dorën time të djathtë, unë do të të shkulja që andej.
<scripture passage="Jer 22:25" parsed="|Jer|22|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.25" />
<sup>25</sup> Unë do të të jap në dorë të atyre që kërkojnë jetën tënde, në dorë të atyre prej të cilëve ke frikë, në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe në dorë të Kaldeasve.
<scripture passage="Jer 22:26" parsed="|Jer|22|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.26" />
<sup>26</sup> Do të të hedh ty dhe nënën tënde që të ka lindur në një vend të huaj, ku nuk keni lindur dhe aty do të vdisni.
<scripture passage="Jer 22:27" parsed="|Jer|22|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.27" />
<sup>27</sup> Por në vendin ku dëshirojnë fort të kthehen, nuk do të kthehen.
<scripture passage="Jer 22:28" parsed="|Jer|22|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.28" />
<sup>28</sup> A është vallë ky njeri, Konjahu, një poç pa vlerë, i thyer, ose një send që nuk prodhon asnjë kënaqësi? Pse, pra, janë përzënë ai dhe pasardhësit e tij dhe janë hedhur në një vend që ata nuk e njohin?
<scripture passage="Jer 22:29" parsed="|Jer|22|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.29" />
<sup>29</sup> O vend, o vend, o vend, dëgjo fjalën e Zotit!
<scripture passage="Jer 22:30" parsed="|Jer|22|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.22.30" />
<sup>30</sup> Kështu thotë Zoti: "Regjistrojeni këtë njeri si pa fëmijë, një njeri që nuk do të begatohet në ditët e tij, sepse asnjë nga pasardhësit e tij nuk do të ketë mbarësi, duke arritur të ulet mbi fronin e Davidit dhe të mbretërojë akoma në Judë"".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 23" progress="62.99%" prev="Jer.22" next="Jer.24" id="Jer.23">
<h3 id="Jer.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="Jer.23-p1">
<scripture passage="Jer 23:1" parsed="|Jer|23|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.1" />
<sup>1</sup> "Mjerë barinjtë që prishin dhe shpërndajnë kopenë e kullotës sime", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 23:2" parsed="|Jer|23|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.2" />
<sup>2</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, kundër barinjve që kullosin popullin tim: "Ju keni shpërndarë delet e mia, i keni përzënë dhe nuk keni pasur kujdes për to; ja, unë do t'ju dënoj për ligësinë e veprimeve tuaja", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 23:3" parsed="|Jer|23|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.3" />
<sup>3</sup> "Por do të mbledh kusurin e deleve të mia nga të gjitha vendet ku i kam shpërndarë dhe do t'i çoj përsëri në kullotat e tyre, ku do të jenë pjellore dhe do të shumohen.
<scripture passage="Jer 23:4" parsed="|Jer|23|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.4" />
<sup>4</sup> Do të caktoj mbi to barinj që do t'i kullosin dhe nuk do të kenë më ndrojtje as frikë; nuk do të mungojë asnjë prej tyre", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 23:5" parsed="|Jer|23|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.5" />
<sup>5</sup> "Ja, ditët po vijnë", thotë Zoti, "në të cilat do të shkaktoj që të dalë nga Davidi një filiz i drejtë, që do të mbretërojë si mbret, do të ketë mbarësi dhe do të ushtrojë gjykimin dhe drejtësinë në vend.
<scripture passage="Jer 23:6" parsed="|Jer|23|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.6" />
<sup>6</sup> Në ditët e tij Juda do të shpëtohet dhe Izraeli do të qëndrojë në siguri. Ky do të jetë emri me të cilin do të thirret: "Zoti drejtësia jonë".
<scripture passage="Jer 23:7" parsed="|Jer|23|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.7" />
<sup>7</sup> Pra, ditët po vijnë", thotë Zoti, "gjatë të cilave nuk do të thuhet më: "Për Zotin e gjallë që i nxori bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit",
<scripture passage="Jer 23:8" parsed="|Jer|23|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.8" />
<sup>8</sup> por: "Për Zotin e gjallë që nxori dhe çoi përsëri pasardhësit e shtëpisë së Izraelit nga vendi i veriut dhe nga të tëra vendet ku i kisha shpërndarë"; dhe ata do të qëndrojnë në vendin e tyre".
<scripture passage="Jer 23:9" parsed="|Jer|23|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.9" />
<sup>9</sup> Zemra ime është thyer brenda meje për shkak të profetëve, tërë kockat e mia dridhen. Jam si një i dehur, si një njeri i mposhtur nga vera, për shkak të Zotit dhe fjalëve të tij të shenjta.
<scripture passage="Jer 23:10" parsed="|Jer|23|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.10" />
<sup>10</sup> Sepse vendi është plot me shkelës të kurorës, për shkak të mallkimit vendi është në zi, kullotat e shkretëtirës janë tharë. Vrapi i tyre është i mbrapshtë dhe forca e tyre nuk është e drejtë.
<scripture passage="Jer 23:11" parsed="|Jer|23|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.11" />
<sup>11</sup> "Si prifti ashtu edhe profeti janë prishur; po, e kam gjetur ligësinë e tyre edhe në vetë shtëpinë time", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 23:12" parsed="|Jer|23|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.12" />
<sup>12</sup> "Prandaj rruga e tyre do të jetë për ta si shtigje ku njeriu shket; do të shtyhen në errësirë dhe do të rrëzohen nëpër to, sepse do të bëj që të bjerë mbi ta një gjëmë, në vitin e dënimit të tyre", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 23:13" parsed="|Jer|23|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.13" />
<sup>13</sup> "Kam vërejtur budallallëqe midis profetëve të Samarias: profetizonin në emër të Baalit dhe e çonin në rrugë të keqe popullin tim të Izraelit.
<scripture passage="Jer 23:14" parsed="|Jer|23|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.14" />
<sup>14</sup> Edhe ndërmjet profetëve të Jeruzalemit kam parë gjëra të ndyra: kryejnë shkelje të kurorës, ecin në mënyrë të rreme, përforcojnë duart e keqbërësve, dhe kështu asnjeri nuk largohet nga rruga e keqe  që ka marrë. Për mua janë që të gjithë si  Sodoma, dhe banorët e tij si Gomora".
<scripture passage="Jer 23:15" parsed="|Jer|23|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.15" />
<sup>15</sup> Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive për profetët: "Ja, unë do t'i ushqej me pelin dhe do t'i bëj të pinë ujë të helmuar, sepse nga profetët e Jeruzalemit pabesia është përhapur në tërë vendin".
<scripture passage="Jer 23:16" parsed="|Jer|23|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.16" />
<sup>16</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Mos dëgjoni fjalët e profetëve që ju bëjnë profeci. Ata ju bëjnë të këqinj; ju parashtrojnë vegimet e zemrave të tyre dhe jo atë që del nga goja e Zotit.
<scripture passage="Jer 23:17" parsed="|Jer|23|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.17" />
<sup>17</sup> U flasin vazhdimisht atyre që më përbuzin: "Zoti ka thënë: Do të keni paqe"; dhe gjithë atyre që ecin në kryeneçësinë e zemrës së tyre: "Asnjë e keqe nuk do t'ju vijë".
<scripture passage="Jer 23:18" parsed="|Jer|23|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.18" />
<sup>18</sup> Por kush ka marrë pjesë në këshillën e Zotit? Kush ka parë, kush ka dëgjuar fjalën e tij? Kush i ka kushtuar kujdes fjalës së tij dhe e ka dëgjuar?
<scripture passage="Jer 23:19" parsed="|Jer|23|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.19" />
<sup>19</sup> Ja furtuna e Zotit po shpërthen me tërbim, një furtunë e tmerrshme do të shpërthejë mbi kryet e të pabesëve.
<scripture passage="Jer 23:20" parsed="|Jer|23|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.20" />
<sup>20</sup> Zemërimi i Zotit nuk do të qetësohet deri sa të ketë kryer dhe plotësuar synimet e zemrës së tij; ditët e fundit do të kuptoni fare mirë.
<scripture passage="Jer 23:21" parsed="|Jer|23|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.21" />
<sup>21</sup> Unë nuk i kam dërguar ata profetë; por ata kanë vrapuar; nuk u kam folur atyre, por ata kanë profetizuar.
<scripture passage="Jer 23:22" parsed="|Jer|23|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.22" />
<sup>22</sup> Por, sikur të kishin marrë pjesë në këshillën time, atëherë do të bënin që populli im të dëgjonte fjalët e mia, dhe kështu do ta largonin nga rruga e tyre e keqe dhe nga ligësia e veprimeve të tyre.
<scripture passage="Jer 23:23" parsed="|Jer|23|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.23" />
<sup>23</sup> A jam unë vetëm një Perëndi nga afër", thotë Zoti, "apo dhe një Perëndi nga larg?
<scripture passage="Jer 23:24" parsed="|Jer|23|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.24" />
<sup>24</sup> A mundet dikush të fshihet në vende të fshehta në mënyrë që unë të mos e shoh?", thotë Zoti. "A nuk e mbush unë qiellin dhe tokën?", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 23:25" parsed="|Jer|23|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.25" />
<sup>25</sup> "Kam dëgjuar atë që thonë profetët që profetizojnë gënjeshtra në emrin tim, duke thënë: "Pashë një ëndërr, pashë një ëndërr!".
<scripture passage="Jer 23:26" parsed="|Jer|23|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.26" />
<sup>26</sup> Deri kur do të vazhdojë kjo në zemrën e këtyre profetëve që profetizojnë gënjeshtra dhe profetizojnë mashtrimin e zemrës së tyre?
<scripture passage="Jer 23:27" parsed="|Jer|23|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.27" />
<sup>27</sup> Ata mendojnë që populli im do të harrojë emrin tim me ëndrrat e tyre që i tregojnë njëri-tjetrit, ashtu si etërit e tyre harruan emrin tim për Baalin.
<scripture passage="Jer 23:28" parsed="|Jer|23|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.28" />
<sup>28</sup> Profeti që pa një ëndërr le ta tregojë ëndrrën, por ai që ka fjalën time le ta kallëzojë atë me besnikëri. Ç'punë ka kashta me grurin?", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 23:29" parsed="|Jer|23|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.29" />
<sup>29</sup> "A nuk është fjala ime si zjarri?", thotë Zoti, "dhe si një çekiç që thyen gurin?
<scripture passage="Jer 23:30" parsed="|Jer|23|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.30" />
<sup>30</sup> Prandaj ja", thotë Zoti, "unë jam kundër profetëve që i vjedhin njëri-tjetrit fjalët e mia.
<scripture passage="Jer 23:31" parsed="|Jer|23|31|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.31" />
<sup>31</sup> Ja", thotë Zoti, "unë jam kundër profetëve që përdorin gjuhën e tyre dhe thonë: "Ai thotë".
<scripture passage="Jer 23:32" parsed="|Jer|23|32|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.32" />
<sup>32</sup> Ja, unë jam kundër atyre që profetizojnë ëndrra të rreme", thotë Zoti, "dhe ia tregojnë popullit tim dhe e prishin atë me gënjeshtrat dhe me mburrësitë e tyre, megjithëse unë nuk i kam dërguar dhe  as nuk u kam dhënë ndonjë urdhër; prandaj nuk  do të jenë aspak të vlefshëm për këtë popull", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 23:33" parsed="|Jer|23|33|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.33" />
<sup>33</sup> Në qoftë se ndërkaq ky popull ose një profet a një prift do të të pyesë, duke thënë: "Cili është orakulli i Zotit?", ti do t'u përgjigjesh atyre: Cilin orakull? Unë do t'ju hedh poshtë", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 23:34" parsed="|Jer|23|34|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.34" />
<sup>34</sup> "Sa për profetin, priftin o popullin që do të thotë: "Orakulli i Zotit", unë do ta dënoj atë person dhe shtëpinë e tij.
<scripture passage="Jer 23:35" parsed="|Jer|23|35|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.35" />
<sup>35</sup> Kështu do t'i thoni secili fqinjit të vet secili vëllait të vet: "Çfarë përgjigje ka dhënë Zoti?" dhe "Çfarë ka thënë Zoti?".
<scripture passage="Jer 23:36" parsed="|Jer|23|36|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.36" />
<sup>36</sup> Por orakullin e Zotit nuk do ta përmendni më, sepse fjala e secilit do të jetë orakulli i tij, sepse keni shtrembëruar fjalët e Perëndisë të gjallë, Zoti i ushtrive, Perëndia ynë.
<scripture passage="Jer 23:37" parsed="|Jer|23|37|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.37" />
<sup>37</sup> Kështu do t'i thuash profetit: "Çfarë përgjigje të dha Zoti?" dhe "Çfarë ka thënë Zoti?".
<scripture passage="Jer 23:38" parsed="|Jer|23|38|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.38" />
<sup>38</sup> Por në rast se thoni akoma: "Orakulli i Zotit", atëherë kështu thotë Zoti: Me qenë se thoni këtë fjalë: "Orakulli i Zotit", megjithëse unë ju kisha dërguar fjalë: Mos thoni më "Orakulli i Zotit",
<scripture passage="Jer 23:39" parsed="|Jer|23|39|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.39" />
<sup>39</sup> ja, unë do t'ju harroj plotësisht dhe do t'ju hedh larg fytyrës sime, ju dhe qytetin që ju kisha dhënë juve dhe etërve tuaj,
<scripture passage="Jer 23:40" parsed="|Jer|23|40|0|0" osisRef="Bible:Jer.23.40" />
<sup>40</sup> dhe do t'ju mbuloj me një turp të përjetshëm, që nuk do të harrohet kurrë".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 24" progress="63.14%" prev="Jer.23" next="Jer.25" id="Jer.24">
<h3 id="Jer.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="Jer.24-p1">
<scripture passage="Jer 24:1" parsed="|Jer|24|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.24.1" />
<sup>1</sup> Zoti më tregoi dy kosha me fiq të vendosur përpara tempullit të Zotit, mbas çuarjes në robëri prej Jeruzalemit nga Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, të Jekoniahut, birit të Jehojakimit, mbret i
<scripture passage="Jer 24:2" parsed="|Jer|24|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.24.2" />
<sup>2</sup> Një nga koshat përmbante fiq shumë të mirë, fiq të dorës së parë, ndërsa koshi tjetër përmbante fiq shumë të këqij, aq të këqij sa nuk mund të haheshin.
<scripture passage="Jer 24:3" parsed="|Jer|24|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.24.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Zoti më tha: "Çfarë po shikon, Jeremia?". Unë u përgjigja: "Fiqtë; fiqtë e mirë janë shumë më të mirë, ndërsa ata të këqij janë shumë të këqij, aq të këqij sa nuk mund të hahen.
<scripture passage="Jer 24:4" parsed="|Jer|24|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.24.4" />
<sup>4</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
<scripture passage="Jer 24:5" parsed="|Jer|24|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.24.5" />
<sup>5</sup> "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit. Ashtu si këta fiq janë të mirë, kështu do të kujdesem për ata të Judës që u çuan në robëri, që unë i përzura nga ky vend në vendin e Kaldeasve për të mirën e tyre.
<scripture passage="Jer 24:6" parsed="|Jer|24|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.24.6" />
<sup>6</sup> Unë do t'i hedh me dashamirësi sytë e mi mbi ta dhe do t'i sjell përsëri në këtë vend, do të bëj të begatohen dhe nuk do t'i shkatërroj më, do t'i mbjell dhe nuk do t'i çrrënjos më.
<scripture passage="Jer 24:7" parsed="|Jer|24|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.24.7" />
<sup>7</sup> Do t'u jap një zemër për të më njohur mua që jam Zoti; ata do të jenë populli im dhe unë Perëndia i tyre, sepse do të kthehen tek unë me gjithë zemër.
<scripture passage="Jer 24:8" parsed="|Jer|24|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.24.8" />
<sup>8</sup> Ashtu si këta fiq të këqij, madje aq të këqij sa nuk mund të hahen", kështu thotë Zoti, "në të njëjtën mënyrë do të braktis Sedekian, mbretin e Judës, princat e tij dhe kusurin e Jeruzalemit që do  të mbetet në këtë vend dhe ata që banojnë në  vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Jer 24:9" parsed="|Jer|24|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.24.9" />
<sup>9</sup> Do t'i braktis me qëllim që t'i trajtojnë keq dhe t'i mundojnë në të gjitha mbretëritë e tokës, dhe do të bëhen turpi, gazi, sarkazmi dhe mallkim në të gjitha vendet ku do t'i shpërndaj.
<scripture passage="Jer 24:10" parsed="|Jer|24|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.24.10" />
<sup>10</sup> Do të dërgoj kundër tyre shpatën, urinë dhe murtajën, deri sa të shkatërrohen plotësisht në tokën që u kisha dhënë atyre dhe etërve të tyre".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 25" progress="63.18%" prev="Jer.24" next="Jer.26" id="Jer.25">
<h3 id="Jer.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="Jer.25-p1">
<scripture passage="Jer 25:1" parsed="|Jer|25|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.1" />
<sup>1</sup> Fjala që iu drejtua Jeremias për tërë popullin e Judës, në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës (që ishte viti i parë i Nebukadnetsarit, mbret i Babilonisë),
<scripture passage="Jer 25:2" parsed="|Jer|25|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.2" />
<sup>2</sup> dhe që Jeremia shqiptoi përpara tërë popullit të Judës dhe tërë banorëve të Jeruzalemit, duke thënë:
<scripture passage="Jer 25:3" parsed="|Jer|25|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.3" />
<sup>3</sup> "Nga viti i trembëdhjetë i Josias, birit të Amonit, mbret i Judës, deri në këtë ditë janë njëzet e tre vjet që fjala e Zotit më është drejtuar, dhe unë ju kam folur me urgjencë dhe këmbëngulje, por ju nuk më keni dëgjuar.
<scripture passage="Jer 25:4" parsed="|Jer|25|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.4" />
<sup>4</sup> Zoti ju ka dërguar gjithashtu tërë shërbëtorët e tij, profetët me urgjencë dhe këmbëngulje, por ju nuk e keni dëgjuar as keni vënë veshin për të dëgjuar.
<scripture passage="Jer 25:5" parsed="|Jer|25|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.5" />
<sup>5</sup> Ata thonin: "Të kthehet secili nga rruga e tij e keqe dhe nga veprimet e liga, dhe do të banoni në vendin që Zoti ju ka dhënë juve dhe etërve tuaj ngaherë dhe përgjithnjë.
<scripture passage="Jer 25:6" parsed="|Jer|25|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.6" />
<sup>6</sup> Mos shkoni mbas perëndive të tjera për t'u shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, mos provokoni zemërimin tim me veprën e duarve tuaja, dhe unë nuk do t'ju bëj asnjë të keqe".
<scripture passage="Jer 25:7" parsed="|Jer|25|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.7" />
<sup>7</sup> Por ju nuk më keni dëgjuar", thotë Zoti, "dhe keni provokuar zemërimin tim me veprën e duarve tuaja në dëmin tuaj.
<scripture passage="Jer 25:8" parsed="|Jer|25|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.8" />
<sup>8</sup> Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive: Duke qenë se nuk keni dëgjuar fjalët e mia;
<scripture passage="Jer 25:9" parsed="|Jer|25|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.9" />
<sup>9</sup> ja, unë do të dërgoj të marr tërë kombet e veriut", thotë Zoti, "dhe Nebukadnetsarin, mbretin e Babilonisë, shërbyesin tim, dhe do t'i sjell kundër këtij vendi dhe kundër banorëve të tij, kundër tërë  kombeve rreth e qark dhe do të caktoj  shfarosjen e tyre dhe do t'i bëj objekt habie, talljeje dhe pikëllimi të përhershëm.
<scripture passage="Jer 25:10" parsed="|Jer|25|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.10" />
<sup>10</sup> Do të bëj të heshtin në mes tyre britmat e gëzimit dhe të kënaqësisë, zëri i dhëndrit dhe ai i nuses, zhurma e mokrës dhe drita e llambës.
<scripture passage="Jer 25:11" parsed="|Jer|25|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.11" />
<sup>11</sup> Tërë ky vend do të bëhet një shkreti dhe një objekt habie dhe këta kombe do t'i shërbejnë mbretit të Babilonisë shtatëdhjetë vjet me radhë".
<scripture passage="Jer 25:12" parsed="|Jer|25|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.12" />
<sup>12</sup> "Po kur të mbushen shtatëdhjetë vjet, unë do ta dënoj mbretin e Babilonisë dhe atë komb, vendin e Kaldeasve", thotë Zoti, "për shkak të paudhësisë së tyre, dhe do ta katandis në një shkretim të përjetshëm.
<scripture passage="Jer 25:13" parsed="|Jer|25|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.13" />
<sup>13</sup> Kështu do të sjell në këtë vend tërë gjërat që kam shpallur kundër tij, tërë gjërat që janë shkruar në këtë libër dhe që Jeremia ka profetizuar kundër të gjitha kombeve.
<scripture passage="Jer 25:14" parsed="|Jer|25|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.14" />
<sup>14</sup> Në fakt shumë kombe dhe mbretër të fuqishëm do t'i kthejnë në robëri vetë Kaldeasit dhe unë do t'i shpërblej sipas veprimeve të tyre dhe sipas veprës së duarve të tyre".
<scripture passage="Jer 25:15" parsed="|Jer|25|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.15" />
<sup>15</sup> Sepse kështu më ka thënë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Merr nga dora ime këtë kupë vere të zemërimit tim dhe bëj që të pinë tërë kombet te të cilët do të të dërgoj.
<scripture passage="Jer 25:16" parsed="|Jer|25|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.16" />
<sup>16</sup> Ata do të pinë, do t'u merren këmbët dhe do të çmenden për shkak të shpatës që do të dërgoj në mes të tyre.
<scripture passage="Jer 25:17" parsed="|Jer|25|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.17" />
<sup>17</sup> Atëherë mora kupën nga dora e Zotit dhe bëra që ta pinë tërë kombet pranë të cilëve më kishte dërguar Zoti:
<scripture passage="Jer 25:18" parsed="|Jer|25|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.18" />
<sup>18</sup> Jeruzalemi dhe qytetet e Judës, mbretërit dhe princat e tij, për t'i katandisur në një shkatërrim, në një objekt habie, talljeje dhe mallkimi, siç po ndodh sot;
<scripture passage="Jer 25:19" parsed="|Jer|25|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.19" />
<sup>19</sup> Faraoni, mbreti i Egjiptit, shërbëtorët e tij, princat dhe tërë populli i tij;
<scripture passage="Jer 25:20" parsed="|Jer|25|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.20" />
<sup>20</sup> tërë popullata e përzier, tërë mbretërit e vendit të Uzit, tërë mbretërit e filistejve (domethënë Ashkeloni, Gaza, Ekroni dhe ata që mbetën nga Ashdodi);
<scripture passage="Jer 25:21" parsed="|Jer|25|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.21" />
<sup>21</sup> Edomi, Moabi dhe bijtë e Amonit;
<scripture passage="Jer 25:22" parsed="|Jer|25|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.22" />
<sup>22</sup> tërë mbretërit e Tiros, tërë mbretërit e Sidonit dhe mbretërit e ishujve që ndodhen matanë detit;
<scripture passage="Jer 25:23" parsed="|Jer|25|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.23" />
<sup>23</sup> Dedani, Tema, Buzi dhe tërë ata që presin cepat e mjekrës;
<scripture passage="Jer 25:24" parsed="|Jer|25|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.24" />
<sup>24</sup> tërë mbretërit e Arabisë, tërë mbretërit e popullatës së përzier që banon në shkretëtirë;
<scripture passage="Jer 25:25" parsed="|Jer|25|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.25" />
<sup>25</sup> tërë mbretërit e Zimrit, tërë mbretërit e Elamit,
<scripture passage="Jer 25:26" parsed="|Jer|25|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.26" />
<sup>26</sup> tërë mbretërit e Medias dhe tërë mbretërit e veriut, që janë afër ose larg, si njëri ashtu edhe tjetri, dhe tërë mbretëritë e botës që janë mbi faqen e dheut. Dhe mbreti i Sheshakut do të pijë mbas tyre.
<scripture passage="Jer 25:27" parsed="|Jer|25|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.27" />
<sup>27</sup> "Ti, pra, do t'u thuash atyre: Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Pini, dehuni dhe villni; rrëzohuni pa u ngritur më nga shpata që do të dërgoj në mes jush.
<scripture passage="Jer 25:28" parsed="|Jer|25|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.28" />
<sup>28</sup> Dhe në qoftë se nuk pranojnë nga dora jote kupën e pirjes, u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Ju pa tjetër do të pini.
<scripture passage="Jer 25:29" parsed="|Jer|25|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.29" />
<sup>29</sup> Sepse ja, unë po filloj të dënoj qytetin në të cilin përmendet emri im, dhe ju do të mbeteni plotësisht pa u ndëshkuar? Jo, nuk do të mbeteni të pandëshkuar, sepse unë do të thërres shpatën mbi të gjithë banorët e tokës", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Jer 25:30" parsed="|Jer|25|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.30" />
<sup>30</sup> "Prandaj profetizo kundër tyre tërë këto gjëra dhe u thuaj atyre: Zoti vrumbullon që lart dhe bën që të dëgjohet zëri i tij nga banesa e tij e shenjtë; ai do të vrumbullojë me forcë kundër vathës
<scripture passage="Jer 25:31" parsed="|Jer|25|31|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.31" />
<sup>31</sup> Zhurma do të arrijë deri në skajet e tokës, sepse Zoti ka një mosmarrëveshje me kombet, do të hyjë në gjyq me çdo mish të gjallë dhe do t'i lërë të pabesët në mëshirë të shpatës, thotë Zoti".
<scripture passage="Jer 25:32" parsed="|Jer|25|32|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.32" />
<sup>32</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, një mjerim do të kalojë nga një komb te tjetri dhe një shakullinë e madhe do të ngrihet nga skajet e tokës.
<scripture passage="Jer 25:33" parsed="|Jer|25|33|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.33" />
<sup>33</sup> Atë ditë ata që janë vrarë nga Zoti do të jenë kudo, nga njëri skaj i tokës te tjetri; nuk do të qahen dhe as do të mblidhen dhe do të varrosen, por do të bëhen pleh mbi faqen e dheut.
<scripture passage="Jer 25:34" parsed="|Jer|25|34|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.34" />
<sup>34</sup> Bërtisni, o barinj, klithni: rrotullohuni në pluhur, o drejtues të kopesë, sepse ditët e therjes suaj janë plotësuar, dhe do të rrëzoheni si një enë e çmuar.
<scripture passage="Jer 25:35" parsed="|Jer|25|35|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.35" />
<sup>35</sup> Barinjtë nuk do të kenë asnjë mundësi të ikin, dhe rojet e kopesë asnjë rrugë shpëtimi.
<scripture passage="Jer 25:36" parsed="|Jer|25|36|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.36" />
<sup>36</sup> Do të dëgjohet britma e barinjve dhe rënkimi i drejtuesve të kopesë, sepse Zoti është duke shkatërruar kullotën e tyre,
<scripture passage="Jer 25:37" parsed="|Jer|25|37|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.37" />
<sup>37</sup> dhe vathët e qeta janë shkatërruar për shkak të zemërimit të madh të Zotit.
<scripture passage="Jer 25:38" parsed="|Jer|25|38|0|0" osisRef="Bible:Jer.25.38" />
<sup>38</sup> Ai e ka lënë si një luan i vogël strehën e tij, sepse vendi i tyre është bërë një shkretëtirë për shkak të tërbimit të shtypësit, për shkak të zemërimit të zjarrtë të Zotit".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 26" progress="63.32%" prev="Jer.25" next="Jer.27" id="Jer.26">
<h3 id="Jer.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="Jer.26-p1">
<scripture passage="Jer 26:1" parsed="|Jer|26|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.1" />
<sup>1</sup> Në fillim të mbretërimit të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës, nga Zoti iu drejtua kjo fjalë duke thënë:
<scripture passage="Jer 26:2" parsed="|Jer|26|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.2" />
<sup>2</sup> "Kështu thotë Zoti: Paraqitu në oborrin e shtëpisë të Zotit dhe u thuaj tërë qyteteve të Judës që vijnë për të adhuruar në shtëpinë e Zotit, të gjitha fjalët që të kam porositur t'u thuash atyre; mos lër as edhe një fjalë.
<scripture passage="Jer 26:3" parsed="|Jer|26|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.3" />
<sup>3</sup> Ndofta do të dëgjojnë dhe secili do të largohet nga rruga e tij e keqe, dhe unë do të pendohem për të keqen që mendoj t'u shkaktoj atyre për ligësinë e veprimeve të tyre.
<scripture passage="Jer 26:4" parsed="|Jer|26|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.4" />
<sup>4</sup> Ti do t'u thuash atyre: Kështu thotë Zoti: Në rast se nuk dëgjoni duke ecur sipas ligjit tim që kam vënë para jush
<scripture passage="Jer 26:5" parsed="|Jer|26|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.5" />
<sup>5</sup> dhe duke u kushtuar kujdes fjalëve të shërbëtorëve të mi, të profetëve, që ju kam dërguar me urgjencë dhe këmbëngulje (por që ju nuk i keni dëgjuar),
<scripture passage="Jer 26:6" parsed="|Jer|26|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.6" />
<sup>6</sup> unë do ta bëj këtë tempull si Shilohun dhe do ta kthej këtë qytet në një mallkim për të gjitha kombet e tokës".
<scripture passage="Jer 26:7" parsed="|Jer|26|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.7" />
<sup>7</sup> Kështu priftërinjtë, profetët dhe tërë populli dëgjuan Jeremian që shqiptonte këto fjalë në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="Jer 26:8" parsed="|Jer|26|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.8" />
<sup>8</sup> Dhe ndodhi që, sapo Jeremia mbaroi së shqiptuari tërë ato që Zoti i kishte urdhëruar t'i thoshte gjithë popullit, priftërinjtë, profetët dhe tërë populli e kapën dhe i thanë: "Ti duhet të vdesësh!
<scripture passage="Jer 26:9" parsed="|Jer|26|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.9" />
<sup>9</sup> Pse ke profetizuar në emër të Zotit, duke thënë: "Ky tempull do të jetë si Shilohu dhe ky qytet do të shkatërrohet dhe do të jetë pa banorë"?". Tërë populli u mblodh kundër Jeremias në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="Jer 26:10" parsed="|Jer|26|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.10" />
<sup>10</sup> Kur princat e Judës dëgjuan këto gjëra, u ngjitën nga shtëpia e mbretit në shtëpinë e Zotit dhe u ulën në hyrje të portës së re të shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="Jer 26:11" parsed="|Jer|26|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.11" />
<sup>11</sup> Pastaj priftërinjtë dhe profetët u folën princave dhe tërë popullit, duke thënë: "Ky njeri meriton vdekjen, sepse ka profetizuar kundër këtij qyteti, siç e keni dëgjuar me veshët tuaj".
<scripture passage="Jer 26:12" parsed="|Jer|26|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Jeremia u foli tërë princave dhe të gjithë popullit, duke thënë: "Zoti më ka dërguar të profetizoj kundër kësaj shtëpie dhe kundër këtij qyteti tërë gjërat që keni dëgjuar.
<scripture passage="Jer 26:13" parsed="|Jer|26|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.13" />
<sup>13</sup> Prandaj korrigjoni tani rrugët dhe veprimet tuaja dhe dëgjoni zërin e Zotit, Perëndisë tuaj, dhe Zoti do të pendohet për të keqen që ka shqiptuar kundër jush.
<scripture passage="Jer 26:14" parsed="|Jer|26|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.14" />
<sup>14</sup> Sa për mua, unë jam në duart tuaja; veproni me mua ashtu siç ju duket e mirë dhe e drejtë.
<scripture passage="Jer 26:15" parsed="|Jer|26|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.15" />
<sup>15</sup> Por dijeni me siguri që, në qoftë se më bëni të vdes, do të tërhiqni gjak të pafajmë mbi vete, mbi këtë qytet dhe mbi banorët e tij, sepse Zoti më ka dërguar me të vërtetë pranë jush, që t'u deklaroj veshëve tuaj tërë këto fjalë".
<scripture passage="Jer 26:16" parsed="|Jer|26|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.16" />
<sup>16</sup> Atëherë princat dhe tërë populli u thanë priftërinjve dhe profetëve: "Ky njeri nuk meriton vdekjen, sepse na ka folur në emër të Zotit, Perëndisë tonë".
<scripture passage="Jer 26:17" parsed="|Jer|26|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.17" />
<sup>17</sup> Pastaj u ngritën disa nga pleqtë e vendit dhe i folën tërë kuvendit të popullit, duke thënë:
<scripture passage="Jer 26:18" parsed="|Jer|26|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.18" />
<sup>18</sup> "Mikea, Morashtiti, profetizoi në ditët e Ezekias, mbretit të Judës, dhe i foli tërë popullit të Judës, duke thënë: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Sioni do të lërohet si një fushë, Jeruzalemi do të  bëhet një grumbull gërmadhash dhe mali i  tempullit një lartësi e pyllëzuar".
<scripture passage="Jer 26:19" parsed="|Jer|26|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.19" />
<sup>19</sup> A e dënuan vallë me vdekje Ezekian, mbretin e Judës, dhe tërë Judën? A nuk pati frikë nga Zoti dhe a nuk iu lut vallë fytyrës së Zotit, dhe kështu Zoti u pendua për të keqen që kishte shqiptuar kundër  tyre? Ne jemi duke bërë përkundrazi një  të keqe të madhe kundër vetes sonë".
<scripture passage="Jer 26:20" parsed="|Jer|26|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.20" />
<sup>20</sup> Pati edhe një njeri tjetër që profetizoi në emër të Zotit. Uria, biri i Shemajahut, nga Kiriath-Jearimi; ai profetizoi kundër këtij qyteti dhe kundër këtij vendi me fjalë krejt të ngjashme me ato të Jeremias.
<scripture passage="Jer 26:21" parsed="|Jer|26|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.21" />
<sup>21</sup> Kur mbreti Jehojakim, tërë njerëzit e tij trima dhe tërë princat e tij dëgjuan fjalët e tij, mbreti kërkoi ta dënojë me vdekje, por Uria e mori vesh dhe u frikësua; prandaj ua mbathi këmbëve dhe shkoi në Egjipt.
<scripture passage="Jer 26:22" parsed="|Jer|26|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.22" />
<sup>22</sup> Atëherë mbreti Jehojakim dërgoi njerëz në Egjipt, Elnathanin, biri i Akborit, dhe njerëz të tjerë me të në Egjipt.
<scripture passage="Jer 26:23" parsed="|Jer|26|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.23" />
<sup>23</sup> Këta e nxorën Urian nga Egjipti dhe e çuan te mbreti Jehojakim, që e goditi me shpatë dhe e hodhi kufomën e tij midis varreve të bijve të popullit.
<scripture passage="Jer 26:24" parsed="|Jer|26|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.26.24" />
<sup>24</sup> Por dora e Ahikamit, birit të Shafanit, ishte me Jeremian, me qëllim që të mos e dorëzonin në duart e popullit dhe të mos dënohej me vdekje.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 27" progress="63.42%" prev="Jer.26" next="Jer.28" id="Jer.27">
<h3 id="Jer.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="Jer.27-p1">
<scripture passage="Jer 27:1" parsed="|Jer|27|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.1" />
<sup>1</sup> Në fillim të mbretërimit të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës, kjo fjalë iu drejtua Jeremias nga Zoti:
<scripture passage="Jer 27:2" parsed="|Jer|27|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.2" />
<sup>2</sup> "Kështu më ka thënë Zoti: Bëj lidhje dhe krijo zgjedhë dhe vari mbi qafën tënde;
<scripture passage="Jer 27:3" parsed="|Jer|27|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.3" />
<sup>3</sup> pastaj ia dërgo mbretit Edom, mbretit të Moabit, mbretit të bijve të Amonit, mbretit të Tiros dhe mbretit të Sidonit, me anë të ambasadorëve të Sedekias, mbretit të Judës, të ardhur në Jeruzalem;
<scripture passage="Jer 27:4" parsed="|Jer|27|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.4" />
<sup>4</sup> dhe jepu urdhër që t'u thonë kështu zotërive të tyre: "Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Kështu do t'u thoni zotërive tuaj:
<scripture passage="Jer 27:5" parsed="|Jer|27|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.5" />
<sup>5</sup> Unë kam bërë tokën, njerëzit dhe kafshët që janë mbi faqen e dheut, me fuqinë time të madhe dhe me krahun tim të shtrirë, dhe ia jap atij që më duket i mirë në sytë e mi.
<scripture passage="Jer 27:6" parsed="|Jer|27|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.6" />
<sup>6</sup> Dhe tani tërë këto vende ia kam dhënë në dorë Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, shërbëtorit tim; atij i kam dhënë gjithashtu kafshët e fshatrave që t'i shërbejnë.
<scripture passage="Jer 27:7" parsed="|Jer|27|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.7" />
<sup>7</sup> Kështu tërë kombet do t'i shërbejnë atij, birit të tij dhe birit të birit të tij, deri sa të vijë koha edhe për vendin e tij; atëherë shumë kombe me mbretër të fuqishëm do ta katandisin në robëri.
<scripture passage="Jer 27:8" parsed="|Jer|27|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.8" />
<sup>8</sup> Dhe do të ndodhë që kombi ose mbretëria që nuk do të dëshirojë t'i shërbejë atij, Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe ta vërë qafën e tij nën zgjedhën e mbretit të Babilonisë, atë komb unë  do ta dënoj"", thotë Zoti, "me shpatën, me  urinë dhe me murtajën, deri sa t'i kem shfarosur me dorë të tij.
<scripture passage="Jer 27:9" parsed="|Jer|27|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.9" />
<sup>9</sup> Prandaj mos dëgjoni profetët tuaj, as shortarët tuaj, as ata që shikojnë ëndrra, as magjistarët tuaj që ju thonë: "Nuk do të robëroheni nga mbreti i Babilonisë!".
<scripture passage="Jer 27:10" parsed="|Jer|27|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.10" />
<sup>10</sup> Po, ata ju profetizojnë gënjeshtra që t'ju largojnë nga vendi juaj, që unë t'ju shpërndaj dhe ju të vdisni.
<scripture passage="Jer 27:11" parsed="|Jer|27|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.11" />
<sup>11</sup> Por kombin që do ta vërë qafën e tij nën zgjedhën e mbretit të Babilonisë dhe do t'i shërbejë atij, unë do ta lë në vendin e tij", thotë Zoti, "dhe ai do ta punojë dhe do të qëndrojë aty".
<scripture passage="Jer 27:12" parsed="|Jer|27|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.12" />
<sup>12</sup> Unë i fola, pra, Sedekias, mbretit të Judës, në përputhje me tërë këto fjalë dhe i thashë: "Përkulni qafën tuaj nën zgjedhën e mbretit të Babilonisë, i shërbeni atij dhe popullit të tij dhe do të jetoni.
<scripture passage="Jer 27:13" parsed="|Jer|27|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.13" />
<sup>13</sup> Pse ti dhe populli yt dëshironi të vdisni nga shpata, nga uria dhe nga murtaja, ashtu si ka folur Zoti kundër kombit që nuk dëshiron t'i shërbejë mbretit të Babilonisë?
<scripture passage="Jer 27:14" parsed="|Jer|27|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.14" />
<sup>14</sup> Prandaj mos dëgjoni fjalët e profetëve që ju thonë: "Nuk do t'i shërbeni mbretit të Babilonisë", sepse ju profetizojnë gënjeshtrën".
<scripture passage="Jer 27:15" parsed="|Jer|27|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.15" />
<sup>15</sup> "Sepse unë nuk i kam dërguar", thotë Zoti, "por ata profetizojnë gënjeshtrën në emrin tim, me qëllim që unë t'ju shpërndaj dhe ju të vdisni, ju dhe profetët që ju profetizojnë".
<scripture passage="Jer 27:16" parsed="|Jer|27|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.16" />
<sup>16</sup> U fola gjithashtu priftërinjve dhe tërë këtij populli, duke thënë: "Kështu thotë Zoti: Mos dëgjoni fjalët e profetëve tuaj që ju profetizojnë duke thënë: "Ja, tani orenditë e shtëpisë të Zotit do  të kthehen shpejt nga Babilonia", sepse ju  profetizojnë gënjeshtrën.
<scripture passage="Jer 27:17" parsed="|Jer|27|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.17" />
<sup>17</sup> Mos i dëgjoni ata! I shërbeni mbretit të Babilonisë dhe keni për të jetuar. Pse ky qytet duhet të katandiset në një shkretinë?
<scripture passage="Jer 27:18" parsed="|Jer|27|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.18" />
<sup>18</sup> Në rast se janë profetë dhe fjala e Zotit është me ta, le të ndërhyjnë tani pranë Zotit të ushtrive në mënyrë që orenditë që kanë mbetur në shtëpinë e Zotit, në shtëpinë e mbretit të Judës dhe në Jeruzalem, të mos shkojnë në Babiloni".
<scripture passage="Jer 27:19" parsed="|Jer|27|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.19" />
<sup>19</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive për shtyllat, detin, qerret dhe pjesën tjetër të orendive që kanë mbetur në këtë qytet,
<scripture passage="Jer 27:20" parsed="|Jer|27|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.20" />
<sup>20</sup> të cilat Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, nuk i mori, kur internoi Jekoniahun, birin e Jehojakimit, mbretit të Judës, nga Jeruzalemi në Babiloni së bashku me tërë fisnikët e Judës dhe të Jeruzalemit;
<scripture passage="Jer 27:21" parsed="|Jer|27|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.21" />
<sup>21</sup> po, kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për orenditë që kanë mbetur në shtëpinë e Zotit, në shtëpinë e mbretit të Judës dhe në Jeruzalem:
<scripture passage="Jer 27:22" parsed="|Jer|27|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.27.22" />
<sup>22</sup> "Do të çohen në Babiloni dhe aty do të mbeten, deri sa t'i kërkoj unë", thotë Zoti, "dhe do të bëj të dalin përsëri dhe të kthehen në këtë vend".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 28" progress="63.51%" prev="Jer.27" next="Jer.29" id="Jer.28">
<h3 id="Jer.28-p0.1">Chapter 28</h3>
<p id="Jer.28-p1">
<scripture passage="Jer 28:1" parsed="|Jer|28|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.1" />
<sup>1</sup> Po atë vit, në fillim të mbretërimit të Sedekias, mbret i Judës, në vitin e katërt, në muajin e pestë, ndodhi që Hananiahu, bir i Azurit, profetit, që ishte nga Gabaoni, më foli në shtëpinë e Zotit,
<scripture passage="Jer 28:2" parsed="|Jer|28|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.2" />
<sup>2</sup> "Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Unë thyej zgjedhën e mbretit të Babilonisë.
<scripture passage="Jer 28:3" parsed="|Jer|28|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.3" />
<sup>3</sup> Brenda dy vjetëve unë do të bëj që të kthehen në këtë vend të gjitha orenditë e shtëpisë së Zotit, që Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, mori nga ky vend dhe i çoi në Babiloni.
<scripture passage="Jer 28:4" parsed="|Jer|28|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.4" />
<sup>4</sup> Do të kthej gjithashtu në këtë vend", thotë Zoti, "Jekoniahun, birin e Jehojakimit, mbret i Judës, me gjithë të internuarit e Judës që kanë shkuar në robëri në Babiloni, sepse do të thyej zgjedhën e mbretit të Babilonisë".
<scripture passage="Jer 28:5" parsed="|Jer|28|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.5" />
<sup>5</sup> Atëherë profeti Jeremia iu përgjigj profetit Hananiah në prani të priftërinjve dhe në prani të të gjithë popullit që gjendej në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="Jer 28:6" parsed="|Jer|28|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.6" />
<sup>6</sup> Profeti Jeremia tha: "Amen! Kështu le të bëjë Zoti! Zoti realizoftë atë që ke profetizuar, duke bërë që të kthehen nga Babilonia në këtë vend orenditë e shtëpisë së Zotit dhe të gjithë ata që janë çuar në robëri!
<scripture passage="Jer 28:7" parsed="|Jer|28|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.7" />
<sup>7</sup> Megjithatë dëgjo tani këtë fjalë që do të të them para veshëve të tu dhe para veshëve të gjithë popullit.
<scripture passage="Jer 28:8" parsed="|Jer|28|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.8" />
<sup>8</sup> Profetët që kanë ardhur para meje dhe para teje, që nga kohët e lashta kanë profetizuar kundër shumë vendeve dhe kundër mbretërive të mëdha, luftën, urinë dhe murtajën.
<scripture passage="Jer 28:9" parsed="|Jer|28|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.9" />
<sup>9</sup> Profeti që profetizon paqen, kur fjala e tij do të realizohet, do të njihet si një profet i vërtetë i dërguar nga Zoti".
<scripture passage="Jer 28:10" parsed="|Jer|28|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.10" />
<sup>10</sup> Atëherë profeti Hananiah mori zgjedhën nga qafa e profetit Jeremia dhe e copëtoi.
<scripture passage="Jer 28:11" parsed="|Jer|28|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Hananiahu foli në prani të të gjithë popullit, duke thënë: "Kështu thotë Zoti: Në këtë mënyrë unë do të thyej zgjedhën e Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, brenda dy vjetëve, nga qafa  e të gjitha kombeve. Profeti Jeremia iku nëpër  rrugën e tij.
<scripture passage="Jer 28:12" parsed="|Jer|28|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.12" />
<sup>12</sup> Mbasi profeti Hananiah theu zgjedhën nga qafa e profetit Jeremia, fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:
<scripture passage="Jer 28:13" parsed="|Jer|28|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.13" />
<sup>13</sup> "Shko dhe i thuaj Hananiahut: Kështu thotë Zoti: Ti ke thyer disa zgjedha prej druri, por në vendin e tyre ke krijuar zgjedha prej hekuri.
<scripture passage="Jer 28:14" parsed="|Jer|28|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.14" />
<sup>14</sup> Kështu në fakt thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Unë vë një zgjedhë prej hekuri mbi qafën e tërë këtyre kombeve që t'i shërbejnë Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe ata do t'i shërbejnë.  Atij i kam dhënë gjithashtu kafshët  e fushës".
<scripture passage="Jer 28:15" parsed="|Jer|28|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.15" />
<sup>15</sup> Pastaj profeti Jeremia i tha profetit Hananiah: "Dëgjo, Hananiah, Zoti nuk të ka dërguar, dhe ti e ke shtyrë këtë popull t'i besojë gënjeshtrës.
<scripture passage="Jer 28:16" parsed="|Jer|28|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.16" />
<sup>16</sup> Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të të përzë nga faqja e dheut. Sivjet ke për të vdekur, sepse ke folur për rebelim kundër Zotit"".
<scripture passage="Jer 28:17" parsed="|Jer|28|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.28.17" />
<sup>17</sup> Profeti Hananiah vdiq po atë vit, në muajin e shtatë.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 29" progress="63.58%" prev="Jer.28" next="Jer.30" id="Jer.29">
<h3 id="Jer.29-p0.1">Chapter 29</h3>
<p id="Jer.29-p1">
<scripture passage="Jer 29:1" parsed="|Jer|29|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.1" />
<sup>1</sup> Këto janë fjalët e letrës që profeti Jeremia i dërgoi nga Jeruzalemi pleqve që kishin mbetur në robëri, priftërinjve, profetëve dhe tërë popullit që Nebukadnetsari kishte çuar në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni.
<scripture passage="Jer 29:2" parsed="|Jer|29|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.2" />
<sup>2</sup> (Kjo ndodhi mbasi dolën nga Jeruzalemi mbreti Jekoniah, mbretëresha, eunukët, princat e Judës dhe të Jeruzalemit, zejtarët dhe kovaçët).
<scripture passage="Jer 29:3" parsed="|Jer|29|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.3" />
<sup>3</sup> Letra u dërgua me anë të Elasahut, birit të Shafanit, dhe me anë të Gemariahut, birit të Hilkiahut, që Sedekia, mbret i Judës, kishte dërguar në Babiloni te Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë. Ajo thoshte:
<scripture passage="Jer 29:4" parsed="|Jer|29|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.4" />
<sup>4</sup> "Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, tërë të internuarve që unë kam çuar në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni:
<scripture passage="Jer 29:5" parsed="|Jer|29|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.5" />
<sup>5</sup> Ndërtoni shtëpi dhe banoni në to, mbillni kopshte dhe hani frytet e tyre.
<scripture passage="Jer 29:6" parsed="|Jer|29|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.6" />
<sup>6</sup> Merrni gra dhe bëni bij dhe bija, merrni gra për bijtë tuaj dhe martojini vajzat tuaja që të lindin bij dhe bija, me qëllim që atje të shumoheni dhe të mos pakësoheni.
<scripture passage="Jer 29:7" parsed="|Jer|29|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.7" />
<sup>7</sup> Kërkoni të mirën e qytetit ku ju kam çuar në robëri dhe lutjuni Zotit për të, sepse mirëqenia juaj varet nga mirëqenia e tij.
<scripture passage="Jer 29:8" parsed="|Jer|29|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.8" />
<sup>8</sup> Kështu thotë në të vërtetë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Të mos ju mashtrojnë profetët dhe shortarët tuaj që janë midis jush, mos merrni parasysh ëndrrat që shikoni.
<scripture passage="Jer 29:9" parsed="|Jer|29|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.9" />
<sup>9</sup> Sepse ju profetizojnë në mënyrë të rreme në emrin tim; unë nuk i kam dërguar", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 29:10" parsed="|Jer|29|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.10" />
<sup>10</sup> "Kështu thotë Zoti: Kur të mbushen shtatëdhjetë vjet për Babiloninë, unë do t'ju vizitoj dhe do ta realizoj fjalën time të mirë, duke bërë të riktheheni në këtë vend.
<scripture passage="Jer 29:11" parsed="|Jer|29|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.11" />
<sup>11</sup> Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju", thotë Zoti, "mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t'ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.
<scripture passage="Jer 29:12" parsed="|Jer|29|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.12" />
<sup>12</sup> Do të më kërkoni dhe do të vini të më luteni, dhe unë do t'ju kënaq.
<scripture passage="Jer 29:13" parsed="|Jer|29|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.13" />
<sup>13</sup> Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj.
<scripture passage="Jer 29:14" parsed="|Jer|29|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.14" />
<sup>14</sup> Unë do të bëj që ju të më gjeni", thotë Zoti, "dhe do t'ju kthej nga robëria juaj; do t'ju mbledh nga të gjitha kombet dhe nga të gjitha vendet ku ju kam shpërndarë", thotë Zoti; "dhe do t'ju çoj  përsëri në vendin prej të cilit ju çova në  robëri.
<scripture passage="Jer 29:15" parsed="|Jer|29|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.15" />
<sup>15</sup> Sepse thoni: "Zoti na ka ngjallur profetë në Babiloni",
<scripture passage="Jer 29:16" parsed="|Jer|29|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.16" />
<sup>16</sup> kështu thotë Zoti për mbretin që rri mbi fronin e Davidit, për këtë popullin që banon në këtë qytet, për vëllezërit tuaj që nuk kanë shkuar bashkë me ju në robëri";
<scripture passage="Jer 29:17" parsed="|Jer|29|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.17" />
<sup>17</sup> po, kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do të dërgoj kundër tyre shpatën, urinë dhe murtajën, dhe do t'i bëj si fiq të neveritshëm që nuk mund të hahen sepse janë shumë të këqij.
<scripture passage="Jer 29:18" parsed="|Jer|29|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.18" />
<sup>18</sup> Do t'i ndjek me shpatën, me urinë dhe me murtajën; do të bëj që të trajtohen keq në të gjitha mbretëritë e tokës dhe të jenë një mallkim, një objekt habie, një tallje dhe një turp midis kombeve ku i kam shpërndarë,
<scripture passage="Jer 29:19" parsed="|Jer|29|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.19" />
<sup>19</sup> sepse nuk i kanë dëgjuar fjalët e mia", thotë Zoti, "që unë u dërgova atyre me anë të shërbëtorëve të mi, profetëve, me urgjencë dhe këmbëngulje; por ju nuk më keni dëgjuar", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 29:20" parsed="|Jer|29|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.20" />
<sup>20</sup> Dëgjoni, pra, fjalën e Zotit, o ju të gjithë, që unë dërgova në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni!
<scripture passage="Jer 29:21" parsed="|Jer|29|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.21" />
<sup>21</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për Ashabin, birin e Kolajahut, dhe për Sedekian, birin e Maasejahut, që ju profetizojnë gënjeshtra në emrin tim: Ja, unë do t'i lë në dorë të Nebukadnetsarit,  mbretit të Babilonisë, dhe ai  do t'i vrasë para syve tuaj.
<scripture passage="Jer 29:22" parsed="|Jer|29|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.22" />
<sup>22</sup> Prej tyre do të nxirret një formulë mallkimi që do të përdoret nga të gjithë ata që janë në robëri në Babiloni, dhe do të thuhet: "Zoti të trajtoftë si Sedekian dhe Ashabin, që mbreti i Babilonisë ka pjekur në zjarr!"
<scripture passage="Jer 29:23" parsed="|Jer|29|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.23" />
<sup>23</sup> Sepse ata kanë kryer gjëra të turpshme në Izrael, kanë shkelur kurorën me gratë e të afërmve të tyre, kanë shqiptuar në emrin tim fjalë të rreme, që nuk u kisha urdhëruar atyre. Unë vetë e di dhe jam dëshmitar i tyre, thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 29:24" parsed="|Jer|29|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.24" />
<sup>24</sup> Do të flasësh gjithashtu me Shemajahun, Nehelamitin, duke thënë:
<scripture passage="Jer 29:25" parsed="|Jer|29|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.25" />
<sup>25</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ti ke dërguar në emrin tënd letra tërë popullit që është në Jeruzalem, priftit Sofonia, birit të Maasejahut, dhe të gjithë priftërinjve, duke thënë:
<scripture passage="Jer 29:26" parsed="|Jer|29|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.26" />
<sup>26</sup> "Zoti të ka caktuar prift në vend të priftit Jehojada, me qëllim që të ketë kryeintendentë në shtëpinë e Zotit për të mbikqyrur çdo njeri të marrë që bën profetin, me qëllim që ti ta futësh në burg dhe ta mbash në pranga".
<scripture passage="Jer 29:27" parsed="|Jer|29|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.27" />
<sup>27</sup> Dhe tani pse nuk e ke qortuar Jeremian nga Anathothi që bën profetin midis jush?
<scripture passage="Jer 29:28" parsed="|Jer|29|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.28" />
<sup>28</sup> Në fakt ai na ka dërguar fjalë në Babiloni: "Robëria do të jetë e gjatë, ndërtoni shtëpi dhe banoni në to, mbillni kopshte dhe hani frytet e tyre"".
<scripture passage="Jer 29:29" parsed="|Jer|29|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.29" />
<sup>29</sup> Prifti Sofonia e lexoi këtë letër në prani të profetit Jeremia.
<scripture passage="Jer 29:30" parsed="|Jer|29|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.30" />
<sup>30</sup> Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:
<scripture passage="Jer 29:31" parsed="|Jer|29|31|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.31" />
<sup>31</sup> "Dërgo t'u thuash tërë atyre që janë në robëri: Kështu flet Zoti për Shemajahun, Nehelamitin: Duke qenë se Shemajahu ju ka profetizuar, megjithëse unë nuk e kam dërguar, dhe ka bërë të keni besim te gënjeshtra,
<scripture passage="Jer 29:32" parsed="|Jer|29|32|0|0" osisRef="Bible:Jer.29.32" />
<sup>32</sup> kështu thotë Zoti: Ja, unë do të dënoj Shemajahun, Nehelamitin, dhe pasardhësit e tij; nuk do të ketë asnjërin prej pasardhësve të tij që të banojë në mes të këtij populli, dhe nuk ka për të parë  të mirën që unë do t'i bëj popullit tim, thotë  Zoti, sepse ka folur për rebelim kundër Zotit".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 30" progress="63.70%" prev="Jer.29" next="Jer.31" id="Jer.30">
<h3 id="Jer.30-p0.1">Chapter 30</h3>
<p id="Jer.30-p1">
<scripture passage="Jer 30:1" parsed="|Jer|30|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.1" />
<sup>1</sup> Fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thënë:
<scripture passage="Jer 30:2" parsed="|Jer|30|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.2" />
<sup>2</sup> "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Shkruaj në një libër tërë fjalët që të kam thënë.
<scripture passage="Jer 30:3" parsed="|Jer|30|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.3" />
<sup>3</sup> Sepse ja, ditët po vijnë, thotë Zoti, gjatë të cilave do të kthej nga robëria popullin tim të Izraelit dhe të Judës, dhe do t'i kthej në vendin që u dhashë etërve të tyre, dhe ata do ta zotërojnë".
<scripture passage="Jer 30:4" parsed="|Jer|30|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.4" />
<sup>4</sup> Këto janë fjalët që Zoti shqiptoi për Izraelin dhe Judën:
<scripture passage="Jer 30:5" parsed="|Jer|30|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.5" />
<sup>5</sup> "Kështu thotë Zoti: Ne kemi dëgjuar një britmë tmerri, frike dhe jo paqeje.
<scripture passage="Jer 30:6" parsed="|Jer|30|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.6" />
<sup>6</sup> Informohuni dhe shikoni në se një mashkull mund të lindë. Pse, pra, i shoh të gjithë meshkujt me duart mbi ijet e tyre ashtu si një grua që është duke lindur? Pse tërë fytyrat janë bërë të zbehta?
<scripture passage="Jer 30:7" parsed="|Jer|30|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.7" />
<sup>7</sup> Medet, sepse ajo ditë është e madhe; nuk pati kurrë ndonjë të ngjashme me të; do të jetë një kohë ankthi për Jakobin, por ai do të shpëtojë prej tij.
<scripture passage="Jer 30:8" parsed="|Jer|30|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.8" />
<sup>8</sup> Atë ditë do të ndodhë", thotë Zoti i ushtrive, "që unë do të thyej zgjedhën e tij nga qafa jote dhe do t'i këpus verigat e tua; të huajt nuk do të të bëjnë më skllav të tyre.
<scripture passage="Jer 30:9" parsed="|Jer|30|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.9" />
<sup>9</sup> Por ata të Izraelit do t'i shërbejnë Zotit, Perëndisë së tyre, dhe Davidit, mbretit të tyre, që unë do të ngjall për ta.
<scripture passage="Jer 30:10" parsed="|Jer|30|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.10" />
<sup>10</sup> Ti, pra, o shërbëtori im Jakob, mos ki frikë", thotë Zoti; "mos u tremb, o Izrael, sepse, ja, unë do të të shpëtoj nga vendi i largët dhe pasardhësit e tu nga vendi i robërisë së tyre. Jakobi do
<scripture passage="Jer 30:11" parsed="|Jer|30|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.11" />
<sup>11</sup> Sepse unë jam me ty", thotë Zoti, "që të të shpëtoj. Unë do të shfaros tërë kombet në mes të të cilëve të kam shpërndarë, por megjithatë nuk do të të shfaros ty, por do të të ndëshkoj me drejtësi dhe nuk do të të lë krejt të pandëshkuar".
<scripture passage="Jer 30:12" parsed="|Jer|30|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.12" />
<sup>12</sup> Kështu thotë Zoti: "E keqja jote është e pashërueshme, plaga jote është e rëndë.
<scripture passage="Jer 30:13" parsed="|Jer|30|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.13" />
<sup>13</sup> Askush nuk e mbron çështjen tënde; kështu nuk ka asnjë mjekim për plagën tënde dhe asnjë shërim për ty.
<scripture passage="Jer 30:14" parsed="|Jer|30|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.14" />
<sup>14</sup> Tërë dashnorët e tu të kanë harruar dhe nuk kujdesen më për ty, sepse të kam qëlluar me një goditje prej armiku, me një ndëshkim të një njeriu mizor, për madhësinë e paudhësisë sate, për morinë e mëkateve të tua.
<scripture passage="Jer 30:15" parsed="|Jer|30|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.15" />
<sup>15</sup> Pse bërtet për shkak të së keqes sate? Dhembja jote është e pashërueshme. Unë të bëra këto gjëra për madhësinë e paudhësisë sate, për morinë e mëkateve të tua.
<scripture passage="Jer 30:16" parsed="|Jer|30|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.16" />
<sup>16</sup> Por tërë ata që të gllabërojnë do t'i gllabërojnë, tërë armiqtë e tu, të gjithë, do të shkojnë në robëri; ata që të plaçkitin do të plaçkiten dhe grabitësit e tu do t'i lë të grabiten nga të tjerë.
<scripture passage="Jer 30:17" parsed="|Jer|30|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.17" />
<sup>17</sup> Po, unë do të të jap përsëri shëndet dhe do të të shëroj plagët e tua", thotë Zoti, "Sepse të quajnë "e dëbuara", duke thënë: "Ky është Sioni për të cilin askush nuk kujdeset"".
<scripture passage="Jer 30:18" parsed="|Jer|30|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.18" />
<sup>18</sup> Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të kthej nga robëria çadrat e Jakobit dhe do të më vijë keq për banesat e tij; qyteti do të rindërtohet mbi gërmadhat e tij dhe pallati do të rivendoset në vendin e tij të saktë.
<scripture passage="Jer 30:19" parsed="|Jer|30|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.19" />
<sup>19</sup> Prej andej do të dalin këngë falënderimi dhe zëra njerëzish që festojnë; unë do t'i shumoj dhe jo t'i pakësoj; do t'i bëj të nderuar dhe nuk do të poshtërohen më.
<scripture passage="Jer 30:20" parsed="|Jer|30|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.20" />
<sup>20</sup> Bijtë e tij do të jenë si më parë dhe kuvendi i tij do të bëhet i qëndrueshëm para meje, por do të ndëshkoj gjithë shtypësit e tyre.
<scripture passage="Jer 30:21" parsed="|Jer|30|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.21" />
<sup>21</sup> Princi i tij do të jetë një prej tyre, dhe sunduesi i tij do të dalë nga mesi i tyre; unë do të bëj që ai të afrohet dhe ai do të vijë afër meje. Kush, pra, do të porosiste zemrën e tij që të më afrohet?", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 30:22" parsed="|Jer|30|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.22" />
<sup>22</sup> "Ju do të jeni populli im, dhe unë do të jem Perëndia juaj".
<scripture passage="Jer 30:23" parsed="|Jer|30|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.23" />
<sup>23</sup> Ja, po shpërthen stuhia e Zotit, një stuhi e shfrenuar do të bjerë me forcë mbi kokat e të pafeve.
<scripture passage="Jer 30:24" parsed="|Jer|30|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.30.24" />
<sup>24</sup> Zemërimi i zjarrtë i Zotit nuk do të fashitet, deri sa të mos ketë plotësuar, deri sa të mos ketë realizuar synimet e zemrës së tij. Në ditët e fundit ju do ta kuptoni.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 31" progress="63.79%" prev="Jer.30" next="Jer.32" id="Jer.31">
<h3 id="Jer.31-p0.1">Chapter 31</h3>
<p id="Jer.31-p1">
<scripture passage="Jer 31:1" parsed="|Jer|31|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.1" />
<sup>1</sup> "Në atë kohë", thotë Zoti, "unë do të jem Perëndia i të gjitha familjeve të Izraelit, dhe ato do të jenë populli im".
<scripture passage="Jer 31:2" parsed="|Jer|31|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.2" />
<sup>2</sup> Kështu thotë Zoti: "Populli që shpëtoi nga shpata ka gjetur hir në shkretëtirë; unë do t'i jap prehje Izraelit".
<scripture passage="Jer 31:3" parsed="|Jer|31|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.3" />
<sup>3</sup> Shumë kohë më parë Zoti m'u shfaq duke thënë: "Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi.
<scripture passage="Jer 31:4" parsed="|Jer|31|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.4" />
<sup>4</sup> Unë do të të rindërtoj dhe ti do të rindërtohesh, o virgjëreshë e Izraelit. Do të zbukurohesh përsëri me dajret e tua dhe do të dalësh në mes të valleve të atyre që bëjnë festë.
<scripture passage="Jer 31:5" parsed="|Jer|31|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.5" />
<sup>5</sup> Do të mbjellësh përsëri vreshta mbi malet e Samarias; mbjellësit do të mbjellin dhe do të vjelin frytin e tyre.
<scripture passage="Jer 31:6" parsed="|Jer|31|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.6" />
<sup>6</sup> Do të vijë dita kur rojet do të bërtasin në malin Efraim: "Çohuni, të ngjitemi në Sion, tek Zoti, Perëndia ynë"".
<scripture passage="Jer 31:7" parsed="|Jer|31|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.7" />
<sup>7</sup> Sepse kështu thotë Zoti: "Ngrini këngë gëzimi për Jakobin dhe lëshoni britma për të parin e kombeve; shpallni, këndoni lëvdata dhe thoni: O Zot, shpëto popullin tënd, atë që mbeti nga Izraeli.
<scripture passage="Jer 31:8" parsed="|Jer|31|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.8" />
<sup>8</sup> Ja, unë po i kthej nga vendi i veriut dhe po i grumbulloj nga skajet e tokës. Midis tyre është i verbëri dhe çalamani, gruaja me barrë dhe bashkë me të ajo që ka për të pjellë: një turmë e madhe do të kthehet këtu.
<scripture passage="Jer 31:9" parsed="|Jer|31|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.9" />
<sup>9</sup> Do të vinë duke qarë, do t'i çoj duke u lutur. Do t'i bëj të ecin gjatë rrjedhave ujore, nëpër një rrugë të drejtë në të cilën nuk do të pengohen, sepse jam një atë për Izraelin, dhe Efraimi është i parëlinduri im.
<scripture passage="Jer 31:10" parsed="|Jer|31|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.10" />
<sup>10</sup> O kombe, dëgjoni fjalën e Zotit, shpalleni në ishujt e largët dhe thoni: Ai që e ka shpërndarë Izraelin e mbledh dhe e ruan ashtu si vepron bariu me kopenë e tij.
<scripture passage="Jer 31:11" parsed="|Jer|31|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.11" />
<sup>11</sup> Sepse Zoti ka shpenguar Jakobin, e ka çliruar nga dora e një njeriu më të fortë se ai.
<scripture passage="Jer 31:12" parsed="|Jer|31|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.12" />
<sup>12</sup> Ata do të vijnë dhe do të këndojnë me gëzim në lartësitë e Sionit, do të vërshojnë drejt të mirave të Zotit, drejt grurit, verës dhe vajit, dhe drejt atyre që kanë lindur në kope dhe në grigjë; jeta  e tyre do të jetë si një kopsht i vaditur  dhe nuk do të vuajnë më.
<scripture passage="Jer 31:13" parsed="|Jer|31|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.13" />
<sup>13</sup> Atëherë virgjëresha do të gëzohet në valle dhe të rinjtë bashkë me pleqtë, sepse do ta shndërroj zinë e tyre në gëzim, do t'i ngushëlloj dhe do t'i gëzoj mbas dhembjes së tyre.
<scripture passage="Jer 31:14" parsed="|Jer|31|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.14" />
<sup>14</sup> Do të ngop shpirtin e priftërinjve me të madhe dhe populli im do të mbushet me të mirat e mia", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 31:15" parsed="|Jer|31|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.15" />
<sup>15</sup> Kështu thotë Zoti: "U dëgjua një zë në Ramah, një vajtim dhe një e qarë e hidhur: Rakela vajton bijtë e saj dhe nuk pranon të ngushëllohet për ta, sepse ata nuk janë më".
<scripture passage="Jer 31:16" parsed="|Jer|31|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.16" />
<sup>16</sup> Kështu thotë Zoti: "Mbaje zërin tënd nga e qara, sytë e tu nga të derdhurit lot, sepse vepra jote do të shpërblehet", thotë Zoti; "ata do të kthehen nga vendi i armikut.
<scripture passage="Jer 31:17" parsed="|Jer|31|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.17" />
<sup>17</sup> Ka shpresa për pasardhësit e tu", thotë Zoti; "bijtë e tu do të kthehen brenda kufijve të tyre.
<scripture passage="Jer 31:18" parsed="|Jer|31|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.18" />
<sup>18</sup> Kam dëgjuar vazhdimisht Efraimin të ankohet: "Ti më ke dënuar dhe unë jam dënuar si një dem i ri i panënshtruar; më bëj të kthehem dhe unë do të kthehem, sepse ti je Zoti, Perëndia im.
<scripture passage="Jer 31:19" parsed="|Jer|31|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.19" />
<sup>19</sup> Mbasi mora rrugë të keqe, u pendova; mbasi e pranova gjendjen time, kam rrahur ijën time. Më erdhi turp dhe ndjeva hutim, sepse mbaj turpin e rinisë sime".
<scripture passage="Jer 31:20" parsed="|Jer|31|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.20" />
<sup>20</sup> A është, pra, Efraimi një bir i dashur për mua, një bir i kënaqësive të mia? Në fakt, megjithëse kam folur kundër tij, e kujtoj akoma fort. Prandaj të përbrendshmet e mia mallëngjehen për të dhe me siguri do të kem mëshirë për të", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 31:21" parsed="|Jer|31|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.21" />
<sup>21</sup> "Ngreh për vete disa trungje, bëj disa shtylla treguese, ki shumë kujdes për rrugën, për udhën që ke ndjekur. Kthehu, o virgjëreshë e Izraelit, kthehu në këto qytete të tua.
<scripture passage="Jer 31:22" parsed="|Jer|31|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.22" />
<sup>22</sup> Deri kur do të shkosh duke u endur, o bijë rebele? Sepse Zoti krijon një gjë të re mbi tokë: gruan që kërkon ta bëjë për vete burrin".
<scripture passage="Jer 31:23" parsed="|Jer|31|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.23" />
<sup>23</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Do të thuhet ende kjo fjalë në vendin e Judës dhe në qytetet e veta, kur t'i kem kthyer ata nga robëria: "Zoti të bekoftë, o seli e drejtësisë, o mal i shenjtërisë!".
<scripture passage="Jer 31:24" parsed="|Jer|31|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.24" />
<sup>24</sup> Aty do të banojnë Juda dhe të gjitha qytetet e tij bashkë, bujqit dhe ata që drejtojnë kopetë.
<scripture passage="Jer 31:25" parsed="|Jer|31|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.25" />
<sup>25</sup> Sepse unë do të ngij shpirtin e lodhur dhe do të plotësoj çdo shpirt që vuan".
<scripture passage="Jer 31:26" parsed="|Jer|31|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.26" />
<sup>26</sup> Pas kësaj unë u zgjova dhe vështrova, dhe gjumi im qe i ëmbël.
<scripture passage="Jer 31:27" parsed="|Jer|31|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.27" />
<sup>27</sup> "Ja, do të vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat do të mbjell shtëpinë e Izraelit dhe shtëpinë e Judës me farë njerëzish dhe me farë kafshësh.
<scripture passage="Jer 31:28" parsed="|Jer|31|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.28" />
<sup>28</sup> Dhe do të ndodhë që ashtu si jam kujdesur për ta për të çrrënjosur, për të shembur dhe për të rrëzuar, për të shkatërruar dhe për të bërë të keqen, po ashtu do të kujdesem për ta për të ndërtuar dhe për të mbjellë", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 31:29" parsed="|Jer|31|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.29" />
<sup>29</sup> "Në ato ditë nuk do të thuhet më: "Etërit kanë ngrënë rrush të papjekur dhe dhëmbët e bijve mbetën të mpirë".
<scripture passage="Jer 31:30" parsed="|Jer|31|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.30" />
<sup>30</sup> Por secili do të vdesë për paudhësinë e tij; kushdo që ha rrush të papjekur do t'i mpihen majat e dhëmbëve.
<scripture passage="Jer 31:31" parsed="|Jer|31|31|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.31" />
<sup>31</sup> Ja do të vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat do të vendos një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës;
<scripture passage="Jer 31:32" parsed="|Jer|31|32|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.32" />
<sup>32</sup> jo si besëlidhja që kam vendosur me etërit e tyre ditën kur i zura për dore për t'i nxjerrë nga vendi i Egjiptit, sepse ata e shkelën besëlidhjen time, ndonëse unë isha Perëndia i tyre", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 31:33" parsed="|Jer|31|33|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.33" />
<sup>33</sup> "Por kjo është besëlidhja që do të vendos me shtëpinë e Izraelit mbas atyre ditëve", thotë Zoti: "Do ta shtie ligjin tim në mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre, dhe unë do të jem Zoti i tyre dhe ata do të jenë populli im.
<scripture passage="Jer 31:34" parsed="|Jer|31|34|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.34" />
<sup>34</sup> Ata nuk do të mësojnë secili të afërmin e tij dhe secili vëllanë e tij, duke thënë: "Njihni Zotin!", sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli e deri te më i madhi", thotë Zoti. "Sepse unë do  ta fal paudhësinë e tyre dhe nuk do ta kujtoj  më mëkatin e tyre".
<scripture passage="Jer 31:35" parsed="|Jer|31|35|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.35" />
<sup>35</sup> Kështu thotë Zoti, që ka dhënë diellin për dritën e ditës dhe i ka dhënë ligje hënës dhe yjeve për dritën e natës, që e larton detin dhe i bën dallgët të uturijnë, emri i të cilit është Zoti, i ushtrive.
<scripture passage="Jer 31:36" parsed="|Jer|31|36|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.36" />
<sup>36</sup> "Në qoftë se këto ligje do të binin përpara meje", thotë Zoti, "atëherë edhe pasardhësit e Izraelit do të pushonin së qeni një komb përpara meje përjetë".
<scripture passage="Jer 31:37" parsed="|Jer|31|37|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.37" />
<sup>37</sup> Kështu thotë Zoti: "Në qoftë se do të mund të mateshin qiejt lart; ose të hulumtoheshin themelet e tokës poshtë, atëherë edhe unë do t'i hidhja poshtë të gjithë pasardhësit e Izraelit për të gjitha ato që kanë bërë, thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 31:38" parsed="|Jer|31|38|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.38" />
<sup>38</sup> Ja, do të vijnë ditët, thotë Zoti, në të cilat ky qytet do të rindërtohet për Zotin nga kulla e Hananeelit te porta e Qoshes.
<scripture passage="Jer 31:39" parsed="|Jer|31|39|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.39" />
<sup>39</sup> Që andej litari për matje do të shtrihet akoma drejt deri te kodra e Garebit, duke u kthyer pastaj drejt Goahut;
<scripture passage="Jer 31:40" parsed="|Jer|31|40|0|0" osisRef="Bible:Jer.31.40" />
<sup>40</sup> Gjithë lugina e kufomave dhe e hirit dhe të gjitha arat deri te përroi i Kidronit, deri te qoshja e portës së Kuajve në drejtim të lindjes, do t'i shenjtërohen Zotit. Nuk do të shkatërrohet më kurrë dhe as nuk do të shembet përjetë".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 32" progress="63.95%" prev="Jer.31" next="Jer.33" id="Jer.32">
<h3 id="Jer.32-p0.1">Chapter 32</h3>
<p id="Jer.32-p1">
<scripture passage="Jer 32:1" parsed="|Jer|32|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.1" />
<sup>1</sup> Fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit në vitin e dhjetë të Sedekias, mbretit të Judës, që ishte viti i tetëmbëdhjetë i Nebukadnetsarit.
<scripture passage="Jer 32:2" parsed="|Jer|32|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.2" />
<sup>2</sup> Ushtria e mbretit të Babilonisë rrethonte atëherë Jeruzalemin dhe profeti Jeremia ishte i mbyllur në oborrin e burgut që ndodhej në shtëpinë e mbretit të Judës.
<scripture passage="Jer 32:3" parsed="|Jer|32|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.3" />
<sup>3</sup> Aty e kishte mbyllur Sedekia, mbreti i Judës, duke thënë: "Përse profetizon, duke thënë: "Kështu thotë Zoti: Ja, unë do ta jap këtë qytet në duart e mbretit të Babilonisë dhe ai do ta pushtojë.
<scripture passage="Jer 32:4" parsed="|Jer|32|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.4" />
<sup>4</sup> Sedekia, mbreti i Judës, nuk do të shpëtojë nga duart e Kaldeasve, por me siguri do të bjerë në duart e mbretit të Babilonisë dhe do të flasë ballë për ballë me të dhe do ta shohë me vetë sytë e tij.
<scripture passage="Jer 32:5" parsed="|Jer|32|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.5" />
<sup>5</sup> Pastaj ai do ta çojë Sedekian në Babiloni, ku ai do të qëndrojë deri sa ta vizitoj unë, thotë Zoti. Në qoftë se do të luftoni kundër Kaldeasve nuk do të nxirrni asgjë në krye"!".
<scripture passage="Jer 32:6" parsed="|Jer|32|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Jeremia tha: "Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Jer 32:7" parsed="|Jer|32|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.7" />
<sup>7</sup> Ja, Hanameeli, biri i Shalumit, ungjit tënd, po vjen te ti që të të thotë: "Bli arën time që ndodhet në Anathoth, sepse ti ke të drejtën ta shpengosh duke e blerë"".
<scripture passage="Jer 32:8" parsed="|Jer|32|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.8" />
<sup>8</sup> Prandaj Hanameeli, biri i ungjit tim, erdhi tek unë në oborrin e burgut, sipas fjalës të Zotit, dhe më tha: "Të lutem, bli arën time që ndodhet në Anathoth, në territorin e Beniaminit, sepse ti ke  të drejtën e trashëgimisë dhe të drejtën e  shpengimit. Blije!". Atëherë e kuptova që kjo ishte fjala e Zotit.
<scripture passage="Jer 32:9" parsed="|Jer|32|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.9" />
<sup>9</sup> Kështu, pra, bleva nga Hanameeli, nga biri i ungjit tim, arën që ndodhej në Anathoth dhe ia peshova paratë; shtatëmbëdhjetë sikla argjendi.
<scripture passage="Jer 32:10" parsed="|Jer|32|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.10" />
<sup>10</sup> E nënshkrova aktin, e vulosa, thirra dëshmitarët dhe peshova paratë me peshore.
<scripture passage="Jer 32:11" parsed="|Jer|32|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.11" />
<sup>11</sup> Pastaj e mora aktin e blerjes, atë të vulosur sipas ligjit dhe statuteve dhe atë të hapur,
<scripture passage="Jer 32:12" parsed="|Jer|32|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.12" />
<sup>12</sup> dhe ia dorëzova aktin e blerjes Barukut, birit të Neriathit, bir i Mahsehiahut, në prani të Hanameelit, kushëririt tim, në prani të dëshmitarëve që kishin nënshkruar aktin e blerjes dhe në prani të  të gjithë Judejve që rrinin ulur në oborrin  e burgut.
<scripture passage="Jer 32:13" parsed="|Jer|32|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.13" />
<sup>13</sup> Pastaj përpara tyre i dhashë këtë urdhër Barukut:
<scripture passage="Jer 32:14" parsed="|Jer|32|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.14" />
<sup>14</sup> "Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Merr këto akte, aktin e blerjes, qoftë atë të vulosur ashtu edhe atë të hapur, dhe futi në një poç prej balte, që të ruhen për shumë ditë.
<scripture passage="Jer 32:15" parsed="|Jer|32|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.15" />
<sup>15</sup> Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Në këtë vend do të blihen akoma shtëpi, ara dhe vreshta".
<scripture passage="Jer 32:16" parsed="|Jer|32|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.16" />
<sup>16</sup> Pasi ia dorëzova aktin e blerjes Barukut, birit të Neriahut, iu luta Zotit, duke thënë:
<scripture passage="Jer 32:17" parsed="|Jer|32|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.17" />
<sup>17</sup> "Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty.
<scripture passage="Jer 32:18" parsed="|Jer|32|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.18" />
<sup>18</sup> Ti e tregon mirësinë tënde ndaj një mijë vetave dhe e shpaguan paudhësinë e etërve në gji të bijve të tyre që vijnë pas atyre, o Perëndi i madh e i fuqishëm, emri i të cilit është Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Jer 32:19" parsed="|Jer|32|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.19" />
<sup>19</sup> Ti je i madh për këshilla dhe i fuqishëm për vepra dhe i ke sytë çelë mbi të gjitha rrugët e bijve të njerëzve, për t'i dhënë secilit sipas veprave të veta dhe sipas frytit të veprimeve të veta.
<scripture passage="Jer 32:20" parsed="|Jer|32|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.20" />
<sup>20</sup> Ti ke bërë deri në ditën e sotme shenja dhe mrekulli në vendin e Egjiptit, në Izrael dhe në mes njerëzve të tjerë dhe ke fituar një emër si ai i këtyre ditëve.
<scripture passage="Jer 32:21" parsed="|Jer|32|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.21" />
<sup>21</sup> Ti e nxore popullin tënd nga vendi i Egjiptit me shenja dhe mrekulli, me dorë të fuqishme dhe me krah të shtrirë dhe me tmerr të madh.
<scripture passage="Jer 32:22" parsed="|Jer|32|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.22" />
<sup>22</sup> Ti u dhe atyre këtë vend që ishe betuar t'ua jepje etërve të tyre, një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.
<scripture passage="Jer 32:23" parsed="|Jer|32|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.23" />
<sup>23</sup> Ata hynë dhe e futën në dorë, nuk i janë bindur zërit tënd dhe nuk ecën në rrugën e ligjit tënd, nuk kanë bërë të gjitha ato që u kishe urdhëruar të bënin; prandaj ti solle mbi ta tërë këtë fatkeqësi.
<scripture passage="Jer 32:24" parsed="|Jer|32|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.24" />
<sup>24</sup> Ja, ledhet arrijnë deri në qytet për ta shtënë në dorë; dhe qyteti lihet në dorë të Kaldeasve që luftojnë kundër tij me shpatën, me urinë dhe murtajën. Ndodhi ajo që ti ke thënë; ja, ti e shikon.
<scripture passage="Jer 32:25" parsed="|Jer|32|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.25" />
<sup>25</sup> Megjithatë o Zot, o Zot, ti më ke thënë: "Bli me para fushën dhe thirr dëshmitarët, ndërsa qyteti është dhënë në dorë të Kaldeasve"".
<scripture passage="Jer 32:26" parsed="|Jer|32|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.26" />
<sup>26</sup> Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Jeremias duke thënë:
<scripture passage="Jer 32:27" parsed="|Jer|32|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.27" />
<sup>27</sup> "Ja, unë jam Zoti, Perëndia i çdo mishi; a ka vallë ndonjë gjë tepër të vështirë për mua?".
<scripture passage="Jer 32:28" parsed="|Jer|32|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.28" />
<sup>28</sup> Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do ta jap këtë qytet në duart e Kaldeasve, në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, i cili do ta marrë.
<scripture passage="Jer 32:29" parsed="|Jer|32|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.29" />
<sup>29</sup> Kaldeasit që luftojnë kundër këtij qyteti do të hyjnë në të, do t'i vënë zjarrin këtij qyteti dhe do ta djegin bashkë me shtëpitë mbi çatitë e të cilave i kanë djegur temjan Baalit dhe u kanë bërë  libacione perëndive të tjera për të provokuar  zemërimin tim.
<scripture passage="Jer 32:30" parsed="|Jer|32|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.30" />
<sup>30</sup> Sepse bijtë e Izraelit dhe bijtë e Judës kanë bërë vetëm atë që është e keqe në sytë e mi qysh në fëmijërinë e tyre. Në fakt bijtë e Izraelit nuk kanë bërë gjë tjetër veçse të provokonin zemërimin tim me veprën e duarve të tyre, thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 32:31" parsed="|Jer|32|31|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.31" />
<sup>31</sup> Sepse ky qytet, që nga dita që u ndërtua deri më sot, ka qënë për mua një provokim i zemërimit dhe i tërbimit tim; prandaj do ta zhduk nga prania ime,
<scripture passage="Jer 32:32" parsed="|Jer|32|32|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.32" />
<sup>32</sup> për shkak të gjithë së keqes që bijtë e Izraelit dhe bijtë e Judës kanë bërë për të provokuar zemërimin tim, ata, mbretërit e tyre, princat e tyre, priftërinjtë e tyre dhe profetët e tyre, njerëzit e Judës dhe banorët e Jeruzalemit.
<scripture passage="Jer 32:33" parsed="|Jer|32|33|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.33" />
<sup>33</sup> Më kanë kthyer jo fytyrën, por kurrizin; dhe megjithëse i kam mësuar me urgjencë dhe me këmbëngulje, ata nuk më kanë dëgjuar për të marrë korrigjime.
<scripture passage="Jer 32:34" parsed="|Jer|32|34|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.34" />
<sup>34</sup> Por kanë vënë gjërat e tyre të neveritshme në shtëpinë në të cilën përmendet emri im për ta ndotur.
<scripture passage="Jer 32:35" parsed="|Jer|32|35|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.35" />
<sup>35</sup> Kanë ndërtuar gjithashtu vendet e larta të Baalit, që janë në luginën e bijve të Hinomit, në mënyrë që të kalojnë përmes zjarrit bijtë dhe bijat e tyre për nder të Molekut, gjë që unë nuk u kisha  urdhëruar dhe nuk më kishte shkuar kurrë ndër  mend se do të kryenin një gjë të tillë të neveritshme, duke e bërë Judën të mëkatojë".
<scripture passage="Jer 32:36" parsed="|Jer|32|36|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.36" />
<sup>36</sup> Prandaj kështu thotë tani Zoti, Perëndia i Izraelit, lidhur me këtë qytet, për të cilin ju thoni: "Ai do t'i jepet në dorë mbretit të Babilonisë, me anë të shpatës, të urisë dhe të murtajës".
<scripture passage="Jer 32:37" parsed="|Jer|32|37|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.37" />
<sup>37</sup> "Ja, do t'i mbledh nga të gjitha vendet ku i kam shpërndarë gjatë zemërimit tim, tërbimit tim, indinjatës sime të madhe; do të bëj të kthehen në këtë vend dhe të banojnë të sigurt.
<scripture passage="Jer 32:38" parsed="|Jer|32|38|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.38" />
<sup>38</sup> Ata do të jenë për mua populli im dhe unë do të jem për ta Perëndia i tyre.
<scripture passage="Jer 32:39" parsed="|Jer|32|39|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.39" />
<sup>39</sup> Do t'u jap një zemër të vetme, një rrugë të vetme, me qëllim që të kenë frikë nga unë përjetë për të mirën e tyre dhe të bijve të tyre.
<scripture passage="Jer 32:40" parsed="|Jer|32|40|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.40" />
<sup>40</sup> Do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme; nuk do të largohem më prej tyre dhe do t'u bëj të mira dhe do të shtie në zemrën e tyre frikën, me qëllim që të mos më braktisin.
<scripture passage="Jer 32:41" parsed="|Jer|32|41|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.41" />
<sup>41</sup> Do të ndjej gëzim duke u bërë të mirë dhe do t'i vendos në mënyrë të qëndrueshme në këtë vend me gjithë zemrën time dhe me gjithë shpirtin tim".
<scripture passage="Jer 32:42" parsed="|Jer|32|42|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.42" />
<sup>42</sup> Sepse kështu thotë Zoti: "Ashtu si solla mbi këtë popull gjithë këtë fatkeqësi të madhe, kështu do të sjell mbi të tërë të mirat që u kam premtuar.
<scripture passage="Jer 32:43" parsed="|Jer|32|43|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.43" />
<sup>43</sup> Do të blihen akoma ara në këtë vend, për të cilin ju thoni: "Éshtë një vend i shkretë ku s'ka më njerëz a kafshë; është dhënë në duart e Kaldeasve".
<scripture passage="Jer 32:44" parsed="|Jer|32|44|0|0" osisRef="Bible:Jer.32.44" />
<sup>44</sup> Do të blihen ara me para, do të nënshkruhen aktet, do të vulosen, do të thirren dëshmitarë në vendin e Beniaminit dhe në rrethinat e Jeruzalemit, në qytetin e Judës, në qytetet e krahinës malore,  në qytetet e fushës, në qytetet e Negevit,  sepse unë do të bëj të kthehen ata që janë në robëri", thotë Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 33" progress="64.12%" prev="Jer.32" next="Jer.34" id="Jer.33">
<h3 id="Jer.33-p0.1">Chapter 33</h3>
<p id="Jer.33-p1">
<scripture passage="Jer 33:1" parsed="|Jer|33|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit iu drejtua për të dytën hërë Jeremias, ndërsa qëndronte akoma i mbyllur në oborrin e burgut, duke thënë:
<scripture passage="Jer 33:2" parsed="|Jer|33|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.2" />
<sup>2</sup> "Kështu thotë Zoti që bën këtë, Zoti që e formon për ta vendosur, emri i të cilit është Zoti:
<scripture passage="Jer 33:3" parsed="|Jer|33|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.3" />
<sup>3</sup> M'u drejto dhe unë do të të përgjigjem dhe do të të njoftoj gjëra të mëdha dhe të padepërtueshme që ti nuk i di.
<scripture passage="Jer 33:4" parsed="|Jer|33|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.4" />
<sup>4</sup> Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, për shtëpitë e këtij qyteti dhe për shtëpitë e mbretërve të Judës që do të shemben përballë ledheve dhe shpatës.
<scripture passage="Jer 33:5" parsed="|Jer|33|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.5" />
<sup>5</sup> Ata do të vijnë të luftojnë kundër Kaldeasve, por vetëm për t'i mbushur me kufoma njerëzish, që unë do të godas në zemërimin tim dhe në tërbimin tim, sepse do ta fsheh fytyrën time nga ky qytet për shkak të gjithë ligësisë së tyre.
<scripture passage="Jer 33:6" parsed="|Jer|33|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.6" />
<sup>6</sup> Ja, unë do t'i sjell atij mirëqenie dhe shërim; do t'i shëroj dhe do t'u zbuloj atyre bollëkun e paqes dhe të së vërtetës.
<scripture passage="Jer 33:7" parsed="|Jer|33|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.7" />
<sup>7</sup> Do të bëj që të kthehen të mërguarit e Judës dhe të mërguarit e Izraelit dhe do t'i vendos përsëri si më parë.
<scripture passage="Jer 33:8" parsed="|Jer|33|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.8" />
<sup>8</sup> Do t'i pastroj nga çdo paudhësi e tyre me të cilën kanë mëkatuar kundër meje dhe do t'ua fal të gjitha paudhësitë e tyre me të cilat kanë mëkatuar dhe me të cilat kanë ngritur krye kundër meje.
<scripture passage="Jer 33:9" parsed="|Jer|33|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.9" />
<sup>9</sup> Dhe ky qytet do të ketë për mua një titull gëzimi, lëvdimi dhe lavdie përpara gjithë kombeve të dheut, kur ato të mësojnë gjithë të mirën që unë u bëj atyre; dhe do të kenë frikë e do të dridhen për  shkak të gjithë mirësisë dhe të gjithë paqes  që unë do t'i sjell atij".
<scripture passage="Jer 33:10" parsed="|Jer|33|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.10" />
<sup>10</sup> Kështu thotë Zoti: "Në këtë vend për të cilin ju thoni: "Éshtë një shkreti, që nuk ka më as njerëz as kafshë", në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit që janë të shkreta, që nuk ka më as njerëz as kafshë, do të dëgjohen akoma
<scripture passage="Jer 33:11" parsed="|Jer|33|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.11" />
<sup>11</sup> britma gëzimi dhe britma hareje, zëri i dhëndrit dhe zëri i nuses, zëri i atyre që thonë: "Kremtoni Zotin e ushtrive, sepse Zoti është i mirë, sepse mirësia e tij zgjat përjetë", dhe të atyre që sjellin  oferta falënderimi në shtëpinë e Zotit.  Sepse unë do të bëj që të kthehen të mërguarit në vend dhe do t'i vendos përsëri si më parë", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 33:12" parsed="|Jer|33|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.12" />
<sup>12</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Në këtë vend që është një shkreti, ku s'ka më njeri a kafshë, dhe në të gjitha qytetet e tij do të këtë akoma banesa të barinjve ku do të pushojnë kopetë e tyre.
<scripture passage="Jer 33:13" parsed="|Jer|33|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.13" />
<sup>13</sup> Në qytetet e krahinës malore, në qytetet e fushës, në qytetet e Negevit, në vendin e Benianimit, në rrethinat e Jeruzalemit dhe në qytetet e Judës, dhentë do të kalojnë akoma nga dora e atij që i numëron", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 33:14" parsed="|Jer|33|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.14" />
<sup>14</sup> "Ja, do të vijnë ditët", thotë Zoti, "gjatë të cilave unë do të realizoj fjalën e mirë që kam shqiptuar për shtëpinë e Izraelit dhe për shtëpinë e Judës.
<scripture passage="Jer 33:15" parsed="|Jer|33|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.15" />
<sup>15</sup> Në ato ditë dhe në atë kohë do të bëj që të mbijë për Davidin një filiz drejtësie, që do të ushtrojë gjykimin dhe drejtësinë në vend.
<scripture passage="Jer 33:16" parsed="|Jer|33|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.16" />
<sup>16</sup> Ato ditë Juda do të shpëtohet dhe Jeruzalemi do të banojë i sigurt. Ky do të jetë emri me të cilin do të thirret: "Zoti, drejtësia jonë"".
<scripture passage="Jer 33:17" parsed="|Jer|33|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.17" />
<sup>17</sup> Në fakt kështu thotë Zoti: "Nuk do t'i mungojë kurrë Davidit dikush që të ulet mbi fronin e shtëpisë së Izraelit,
<scripture passage="Jer 33:18" parsed="|Jer|33|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.18" />
<sup>18</sup> dhe priftërinjve Levitë nuk do t'u mungojë kurrë para meje dikush që ofron olokauste, që tymos ofertat ushqimore dhe që kryen flijime çdo ditë".
<scripture passage="Jer 33:19" parsed="|Jer|33|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.19" />
<sup>19</sup> Fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:
<scripture passage="Jer 33:20" parsed="|Jer|33|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.20" />
<sup>20</sup> "Kështu thotë Zoti: Në qoftë se ju mund të anuloni besëlidhjen time me ditën dhe besëlidhjen time me natën, në mënyrë që mos ketë më ditë a natë në kohën e tyre,
<scripture passage="Jer 33:21" parsed="|Jer|33|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.21" />
<sup>21</sup> atëherë do të mund të anulohet edhe besëlidhja ime me Davidin, shërbëtorin tim, në mënyrë që të mos ketë një bir që të mbretërojë mbi fronin e tij, dhe me priftërinjtë Levitë, priftërinj të mi.
<scripture passage="Jer 33:22" parsed="|Jer|33|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.22" />
<sup>22</sup> Ashtu si nuk mund të njehsohet ushtria e qiellit as të matet rëra e detit, ashtu unë do t'i shumoj pasardhësit e Davidit, shërbëtorit tim, dhe Levitët që më shërbejnë".
<scripture passage="Jer 33:23" parsed="|Jer|33|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.23" />
<sup>23</sup> Fjala e Zotit iu drejtua akoma Jeremias, duke thënë:
<scripture passage="Jer 33:24" parsed="|Jer|33|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.24" />
<sup>24</sup> "Nuk i ke kushtuar kujdes asaj që ka pohuar ky popull, duke thënë: "Dy familjet që Zoti kishte zgjedhur, i ka hedhur poshtë"? Kështu përçmojnë popullin tim, që në sytë e tyre nuk është një komb".
<scripture passage="Jer 33:25" parsed="|Jer|33|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.25" />
<sup>25</sup> Kështu thotë Zoti: "Në qoftë se unë nuk e kam lidhur besëlidhjen time me ditën dhe me natën dhe nuk kam përcaktuar ligjet e qiellit dhe të tokës,
<scripture passage="Jer 33:26" parsed="|Jer|33|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.33.26" />
<sup>26</sup> atëherë do të hedh poshtë edhe pasardhësit e Jakobit, dhe të Davidit, shërbëtorit tim, dhe nuk do të marr më nga pasardhësit e tij drejtuesit e fisit të Abrahamit, të Isakut dhe të Jakobit. Por unë  do të bëj që të kthehen mërgimtarët e tyre  dhe do të kem mëshirë për ta".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 34" progress="64.23%" prev="Jer.33" next="Jer.35" id="Jer.34">
<h3 id="Jer.34-p0.1">Chapter 34</h3>
<p id="Jer.34-p1">
<scripture passage="Jer 34:1" parsed="|Jer|34|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.1" />
<sup>1</sup> Fjala që i drejtua nga Zoti Jeremias, kur Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, me gjithë ushtrinë e tij dhe tërë mbretëritë e tokave mbi të cilat ai sundonte dhe gjithë popujt luftonin kundër Jeruzalemit
<scripture passage="Jer 34:2" parsed="|Jer|34|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.2" />
<sup>2</sup> "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Shko dhe foli Sedekias, mbretit të Judës dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti: Ja, unë ia jap këtë qytet në dorë mbretit të Babilonisë, i cili do ti vërë flakën.
<scripture passage="Jer 34:3" parsed="|Jer|34|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.3" />
<sup>3</sup> Ti nuk do të shpëtosh nga dora e tij, por do të kapesh me siguri dhe do të biesh në pushtetin e tij; sytë e tu do të shohin sytë e mbretit të Babilonisë, ai do të të flasë ballë për ballë dhe ti do të shkosh në Babiloni".
<scripture passage="Jer 34:4" parsed="|Jer|34|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.4" />
<sup>4</sup> Megjithatë dëgjo fjalën e Zotit, o Sedekia, mbreti i Judës: "Kështu thotë Zoti për ty: Nuk ke për të vdekur nga shpata.
<scripture passage="Jer 34:5" parsed="|Jer|34|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.5" />
<sup>5</sup> Por do të vdesësh në paqe; dhe ashtu si dogjën aroma për etërit e tu, mbretërit e lashtë që ishin para teje, kështu do të djegin aroma për ty dhe do të mbajnë zi duke thënë: "Vaj medet, Zot!". Po, unë e shqiptova këtë fjalë", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 34:6" parsed="|Jer|34|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.6" />
<sup>6</sup> Profeti Jeremia ia tha tërë këto fjalë Sedekias, mbretit të Judës, në Jeruzalem,
<scripture passage="Jer 34:7" parsed="|Jer|34|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.7" />
<sup>7</sup> ndërsa ushtria e mbretit të Babilonisë luftonte kundër Jeruzalemit dhe kundër të gjitha qyteteve të Judës që akoma ekzistonin, domethënë kundër Lakishit dhe Azekahut, që ishin të vetmet qytete të fortifikuara që mbetën nga qytetet e Judës.
<scripture passage="Jer 34:8" parsed="|Jer|34|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.8" />
<sup>8</sup> Kjo është fjala që iu drejtua Jeremias nga Zoti, mbas përfundimit të një besëlidhjeje nga mbreti Sedekia me tërë popullin që ishte në Jeruzalem për tu shpallur atyre lirinë:
<scripture passage="Jer 34:9" parsed="|Jer|34|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.9" />
<sup>9</sup> domethënë që secili t'i linte të lirë skllevërit e tij hebrenj, meshkuj ose femra, burra ose gra, me qëllim që askush të mos mbante më si skllav ndonjë vëlla të tij jude.
<scripture passage="Jer 34:10" parsed="|Jer|34|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.10" />
<sup>10</sup> Tërë princat dhe tërë populli që kishin pranuar besëlidhjen, pranuan t'i lëshojnë të lirë skllavin ose skllaven e vet dhe të mos i mbajnë më në skllavëri, dhe kështu i liruan.
<scripture passage="Jer 34:11" parsed="|Jer|34|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.11" />
<sup>11</sup> Por më vonë ndryshuan mendim dhe bënë që të rikthehen skllevërit dhe skllavet që i kishin lëshuar të lirë dhe i nënshtruan përsëri si skllevër dhe skllave të tyre.
<scripture passage="Jer 34:12" parsed="|Jer|34|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.12" />
<sup>12</sup> Fjala e Zotit iu drejtua pastaj Jeremias nga Zoti, duke thënë:
<scripture passage="Jer 34:13" parsed="|Jer|34|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.13" />
<sup>13</sup> "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Unë lidha një besëlidhje me etërit tuaj ditën që i nxora nga Egjipti, nga shtëpia e robërisë, duke thënë:
<scripture passage="Jer 34:14" parsed="|Jer|34|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.14" />
<sup>14</sup> Në krye të shtatë vjetëve secili do të lëshojë të lirë vëllanë e tij hebre që i është shitur atij; ai do të të shërbejë gjashtë vjet, pastaj do ta lësh të lirë. Por etërit tuaj nuk mu bindën dhe nuk ma vunë veshin.
<scripture passage="Jer 34:15" parsed="|Jer|34|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.15" />
<sup>15</sup> Ju sot nisët të bëni atë që është e drejtë në sytë e mi, duke shpallur secili lirinë e vëllait të vet, dhe keni lidhur një besëlidhje para meje, në tempull, ku përmendet emri im.
<scripture passage="Jer 34:16" parsed="|Jer|34|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.16" />
<sup>16</sup> Por më vonë keni ndryshuar mendim dhe keni përdhosur emrin tim, sepse secili ka bërë të kthehet skllavi i tij apo skllavja e tij, dhe i keni nënshtruar në mënyrë që të jenë skllevër apo skllave tuaja".
<scripture passage="Jer 34:17" parsed="|Jer|34|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.17" />
<sup>17</sup> Prandaj kështu thotë Zoti: "Ju nuk më jeni bindur duke shpallur secili lirinë e vëllait të tij dhe e të të afërmit të tij. Tani ja, unë ju shpall lirinë", thotë Zoti, "për shpatën, për murtajën dhe  për urinë dhe do t'ju braktis që t'ju  keqtrajtojnë në të gjitha mbretëritë e dheut.
<scripture passage="Jer 34:18" parsed="|Jer|34|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.18" />
<sup>18</sup> Dhe do ti jap njerëzit që kanë shkelur besëlidhjen time dhe nuk kanë zbatuar fjalët e besëlidhjes që kishin lidhur para meje, duke kaluar në mes pjesëve të viçit që e kishin ndarë më dysh:
<scripture passage="Jer 34:19" parsed="|Jer|34|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.19" />
<sup>19</sup> princat e Judës dhe princat e Jeruzalemit, eunukët, priftërinjtë dhe tërë populli i vendit që kaluan në mes të pjesëve të viçit,
<scripture passage="Jer 34:20" parsed="|Jer|34|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.20" />
<sup>20</sup> do t'i jap në dorë të armiqve të tyre dhe në dorë të atyre që kërkojnë jetën e tyre; dhe kufomat e tyre do të shërbejnë si ushqim për shpendët e qiellit dhe për kafshët e tokës.
<scripture passage="Jer 34:21" parsed="|Jer|34|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.21" />
<sup>21</sup> Do të jap Sedekian, mbretin e Judës, dhe princët e tij në dorë të armiqve të tyre, në dorë të atyre që kërkojnë jetën e tyre dhe në dorë të ushtrisë së mbretit të Babilonisë, që është larguar nga ju.
<scripture passage="Jer 34:22" parsed="|Jer|34|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.34.22" />
<sup>22</sup> Ja, unë do të jap urdhrin", thotë Zoti, "dhe do të bëj që të kthehen kundër këtij qyteti, do të luftojnë kundër tij, do ta shtien në dorë, do t'i vënë flakën; dhe do t'i bëj qytetet e Judës një shkreti pa banorë".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 35" progress="64.33%" prev="Jer.34" next="Jer.36" id="Jer.35">
<h3 id="Jer.35-p0.1">Chapter 35</h3>
<p id="Jer.35-p1">
<scripture passage="Jer 35:1" parsed="|Jer|35|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.1" />
<sup>1</sup> Fjala që iu drejtua Jeremias nga Zoti në kohën e Jehojakimit, birit të Josias, mbreti i Judës, duke thënë:
<scripture passage="Jer 35:2" parsed="|Jer|35|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.2" />
<sup>2</sup> "Shko në shtëpinë e Rekabitëve dhe folu, silli pastaj në shtëpinë e Zotit, në një nga dhomat, dhe gostiti me verë".
<scripture passage="Jer 35:3" parsed="|Jer|35|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.3" />
<sup>3</sup> Atëherë unë mora Jaazaniahun, birin e Jeremias, bir i Habaziniahut, vëllezërit e tij, tërë bijtë e tij, si dhe tërë shtëpinë e Rekabitëve,
<scripture passage="Jer 35:4" parsed="|Jer|35|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.4" />
<sup>4</sup> dhe i çova në shtëpinë e Zotit, në dhomën e bijve të Hananit, birit të Igdaliahut, njeri i Perëndisë, e cila ndodhej pranë dhomës së princave mbi dhomën e Maasejahut, birit të Shalumit, rojtar i portës.
<scripture passage="Jer 35:5" parsed="|Jer|35|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.5" />
<sup>5</sup> Vendosa pastaj përpara bijve të shtëpisë së Rekabitëve enë plot me verë dhe kupa dhe u thashë: "Pini verë".
<scripture passage="Jer 35:6" parsed="|Jer|35|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.6" />
<sup>6</sup> Po ata u përgjigjën: "Ne nuk pimë verë, sepse Jehonadabi, biri i Rekabit, atit tonë, na ka urdhëruar duke thënë: "Nuk do të pini verë përjetë, as ju as bijtë tuaj.
<scripture passage="Jer 35:7" parsed="|Jer|35|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.7" />
<sup>7</sup> Nuk do të ndërtoni shtëpi, nuk do të mbillni asnjë farë, nuk do të bëni asnjë vresht dhe nuk do të zotëroni asnjë prej tyre, por do të banoni në çadra tërë ditët e jetës suaj, në mënyrë që të jetoni gjatë në vendin ku banoni".
<scripture passage="Jer 35:8" parsed="|Jer|35|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.8" />
<sup>8</sup> Kështu ne i jemi bindur zërit të Jehonadabit, birit të Rekabit, atit tonë, në çdo gjë që na ka urdhëruar: të mos pimë verë gjatë gjithë jetës sonë, si ne ashtu edhe gratë tona, bijtë tanë dhe bijat tona;
<scripture passage="Jer 35:9" parsed="|Jer|35|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.9" />
<sup>9</sup> të mos ndërtojmë shtëpi për të banuar dhe të mos kemi as vreshta, as ara dhe as farë.
<scripture passage="Jer 35:10" parsed="|Jer|35|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.10" />
<sup>10</sup> Por ne banojmë në çadra dhe jemi bindur dhe kemi bërë tërë ato që Jehonadabi, ati ynë, na ka urdhëruar.
<scripture passage="Jer 35:11" parsed="|Jer|35|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.11" />
<sup>11</sup> Por ndodhi, që kur Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, doli kundër vendit, kemi thënë: "Ejani të shkojmë në Jeruzalem, nga frika e ushtrisë së Kaldeasve dhe ushtrisë së Sirisë". Dhe kështu u vendosëm në Jeruzalem".
<scripture passage="Jer 35:12" parsed="|Jer|35|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.12" />
<sup>12</sup> Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:
<scripture passage="Jer 35:13" parsed="|Jer|35|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.13" />
<sup>13</sup> "Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Shko dhe u thuaj njerëzve të Judës dhe banorëve të Jeruzalemit: Nuk doni, pra, të mësoni, duke dëgjuar fjalët e mia?", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 35:14" parsed="|Jer|35|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.14" />
<sup>14</sup> "Fjalët e Jehonadabit, birit të Rekabit, që i porositi bijtë e tij të mos pinë verë, janë vënë në jetë; kështu ata nuk kanë pirë verë deri në këtë ditë, sepse i janë bindur porosisë së atit të tyre.  Por megjithëse unë ju fola me urgjencë dhe  me këmbëngulje, ju nuk më keni dëgjuar.
<scripture passage="Jer 35:15" parsed="|Jer|35|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.15" />
<sup>15</sup> Ju kam dërguar gjithashtu me urgjencë dhe me këmbëngulje shërbëtorët e mi, profetët, duke ju thënë: "Le të tërhiqet pra, secili nga rruga e tij e keqe, përmirësoni veprimet tuaja dhe mos u shkoni  pas perëndive të tjera që t'u shërbeni; atëherë  do të banoni në vendin që ju dhashë juve dhe etërve tuaj". Por ju nuk më keni dëgjuar, as më jeni bindur.
<scripture passage="Jer 35:16" parsed="|Jer|35|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.16" />
<sup>16</sup> Po, bijtë e Jehonadabit, birit të Rekabit, kanë zbatuar në praktikë porosinë e dhënë nga ati i tyre, por ky popull nuk më është bindur".
<scripture passage="Jer 35:17" parsed="|Jer|35|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.17" />
<sup>17</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë po bëj që të vijë mbi Judë dhe mbi gjithë banorët e Jeruzalemit, gjithë atë të keqe që kam shqiptuar kundër tyre, sepse  u kam folur, por nuk më kanë dëgjuar, i kam  thirrur, por nuk më janë përgjigjur".
<scripture passage="Jer 35:18" parsed="|Jer|35|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.18" />
<sup>18</sup> Dhe shtëpisë së Rekabitëve Jeremia i tha: "Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Me qënë se i jeni bindur porosisë së atit tuaj, Jehonadabit, keni zbatuar tërë urdhrat e tij dhe keni kryer të gjitha ato që ju kishte porositur,
<scripture passage="Jer 35:19" parsed="|Jer|35|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.35.19" />
<sup>19</sup> kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Jehonodabit, birit të Rekabit, nuk do ti mungojë kurrë një njeri që të jetë gjithnjë para meje".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 36" progress="64.41%" prev="Jer.35" next="Jer.37" id="Jer.36">
<h3 id="Jer.36-p0.1">Chapter 36</h3>
<p id="Jer.36-p1">
<scripture passage="Jer 36:1" parsed="|Jer|36|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.1" />
<sup>1</sup> Ndodhi në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josias, mbreti i Judës, që kjo fjalë ju drejtua nga Zoti duke thënë:
<scripture passage="Jer 36:2" parsed="|Jer|36|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.2" />
<sup>2</sup> "Merr një rrotull shkrimi dhe shkruaj mbi të tërë fjalët që të kam thënë kundër Izraelit, kundër Judës dhe kundër të gjitha kombeve, nga dita që të kam folur, nga ditët e Josias e deri më sot.
<scripture passage="Jer 36:3" parsed="|Jer|36|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.3" />
<sup>3</sup> Ndofta shtëpia e Judës do të dëgjojë gjithë të keqen që unë mendoj t'u bëj atyre, dhe secili do të tërhiqet nga rruga e tij e keqe, dhe kështu unë do të fal paudhësinë e tyre dhe mëkatin e tyre".
<scripture passage="Jer 36:4" parsed="|Jer|36|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Jeremia thirri Barukun, birin e Neriahut, dhe Baruku shkroi mbi një rrotull shkrimi, nën diktimin e Jeremias, tërë fjalët që Zoti i kishte thënë.
<scripture passage="Jer 36:5" parsed="|Jer|36|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.5" />
<sup>5</sup> Pastaj Jeremia i dha këtë urdhër Barukut: "Unë jam i penguar dhe nuk mund të hyj në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="Jer 36:6" parsed="|Jer|36|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.6" />
<sup>6</sup> Prandaj do të shkosh ti të lexosh, nga rrotulla që ke shkruar nën diktimin tim fjalët e Zotit në veshët e popullit në shtëpinë e Zotit, ditën e agjërimit, do t'i lexosh dhe në veshët e tërë atyre të Judës që vijnë nga qytetet e tyre.
<scripture passage="Jer 36:7" parsed="|Jer|36|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.7" />
<sup>7</sup> Ndofta do t'i paraqesin lutjet e tyre për falje Zotit dhe secili do të tërhiqet nga rruga e tij e keqe, sepse i madh është zemërimi dhe tërbimi që Zoti ka shqiptuar kundër këtij populli".
<scripture passage="Jer 36:8" parsed="|Jer|36|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.8" />
<sup>8</sup> Baruku, biri i Neriahut, bëri, pra, tërë ato që i kishte urdhëruar profeti Jeremia dhe lexoi nga libri fjalët e Zotit.
<scripture passage="Jer 36:9" parsed="|Jer|36|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.9" />
<sup>9</sup> Në vitin e pestë të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës, në muajin e nëntë u shpall një agjërim para Zotit për të gjithë popullin e Jeruzalemit dhe për gjithë popullin e ardhur nga qytetet e Judës në Jeruzalem.
<scripture passage="Jer 36:10" parsed="|Jer|36|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Baruku lexoi nga libri fjalët e Jeremias në veshët e tërë popullit, në shtëpinë e Zotit, në dhomën e Gemariahut, birit të Shafanit, shkruesit, në oborrin e sipërm, në hyrjen e Portës së Re të shtëpisë së Zotit.
<scripture passage="Jer 36:11" parsed="|Jer|36|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.11" />
<sup>11</sup> Mikajahu, biri i Gemariahut, që ishte bir i Shafanit, dëgjoi tërë fjalët e Zotit që u lexuan nga libri.
<scripture passage="Jer 36:12" parsed="|Jer|36|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.12" />
<sup>12</sup> Zbriti pastaj në shtëpinë e mbretit, në dhomën e shkruesit, dhe ja, aty rrinin ulur tërë princat: Elishama shkruesi, Delahaju, biri i Shemajahut, Elnathani biri i Akborit, Gemariahu biri i Shafanit,  Sedekia biri i Hananiahut, dhe tërë princat  e tjerë.
<scripture passage="Jer 36:13" parsed="|Jer|36|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.13" />
<sup>13</sup> Mikajahu u tregoi tërë fjalët që kishte dëgjuar, ndërsa Baruku lexonte librin në veshët e popullit.
<scripture passage="Jer 36:14" parsed="|Jer|36|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.14" />
<sup>14</sup> Atëherë tërë princat i dërguan Barukut Jehudin, birin e Nethaniahut, bir i Shelemiahut, bir i Kushit, për t'i thënë: "Merr në dorë rrotullën që lexove në veshët e popullit dhe eja". Kështu Baruku,  bir i Neriahut, mori në dorë rrotullën dhe  erdhi tek ata.
<scripture passage="Jer 36:15" parsed="|Jer|36|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.15" />
<sup>15</sup> Ata i thanë: "Ulu dhe lexoje para nesh". Dhe Baruku e lexoi në veshët e tyre.
<scripture passage="Jer 36:16" parsed="|Jer|36|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.16" />
<sup>16</sup> Kur dëgjuan tërë ato fjalë, patën frikë dhe duke shikuar njëri tjetrin i thanë Barukut: "Duhet t'ia tregojmë pa tjetër mbretit tërë këto fjalë".
<scripture passage="Jer 36:17" parsed="|Jer|36|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.17" />
<sup>17</sup> Pastaj pyetën Barukun duke i thënë: "Na thuaj tani si i shkrove tërë këto fjalë: nën diktimin e tij?".
<scripture passage="Jer 36:18" parsed="|Jer|36|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.18" />
<sup>18</sup> Baruku u përgjigj: "Ai më tha tërë këto fjalë me gojën e tij, dhe unë i kam shkruar me bojë në libër".
<scripture passage="Jer 36:19" parsed="|Jer|36|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.19" />
<sup>19</sup> Atëherë princat i thanë Barukut: "Shko dhe fshihu bashkë me Jeremian, dhe askush të mos dijë se ku jeni".
<scripture passage="Jer 36:20" parsed="|Jer|36|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.20" />
<sup>20</sup> Pastaj shkuan te mbreti, në oborr, mbasi e kishin lënë rrotullën në dhomën e shkruesit Elishama, dhe ia njoftuan mbretit tërë ato fjalë.
<scripture passage="Jer 36:21" parsed="|Jer|36|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.21" />
<sup>21</sup> Atëherë mbreti dërgoi Jehudin të marrë rrotullën; dhe ky e mori në dhomën e shkruesit Elishama. Pastaj Jehudi e lexoi në veshët e mbretit dhe të gjithë princave që ishin pranë mbretit.
<scripture passage="Jer 36:22" parsed="|Jer|36|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.22" />
<sup>22</sup> Mbreti rrinte ulur në pallatin e tij të dimrit, (ishte muaji i nëntë), me një mangall para tij që digjej mirë.
<scripture passage="Jer 36:23" parsed="|Jer|36|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.23" />
<sup>23</sup> Kur Jehudi lexoi tri o katër shtylla, mbreti e preu rrotullën me thikën e shkruesit dhe e hodhi në zjarrin që ishte në mangall, deri sa ajo u dogj krejt nga zjarri që ishte në mangall.
<scripture passage="Jer 36:24" parsed="|Jer|36|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.24" />
<sup>24</sup> As mbreti dhe askush nga shërbëtorët e tij që i dëgjuan tërë këto fjalë nuk u trembën ose t'i grisnin rrobat e tyre.
<scripture passage="Jer 36:25" parsed="|Jer|36|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.25" />
<sup>25</sup> Dhe megjithëse Elnathani, Delajahu dhe Gemariahu e lutën shumë mbretin që të mos e digjte rrotullën, ai nuk deshi t'i dëgjonte.
<scripture passage="Jer 36:26" parsed="|Jer|36|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.26" />
<sup>26</sup> Madje mbreti urdhëroi Jerahmeelin, birin e mbretit, Serajahun, birin e Azrielit dhe Shelemiahun, birin e Abdelit, të kapnin shkruesin Baruk dhe profetin Jeremia. Por Zoti i fshehu.
<scripture passage="Jer 36:27" parsed="|Jer|36|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.27" />
<sup>27</sup> Mbasi mbreti dogji rrotullën dhe fjalët që Baruku kishte shkruar nën diktimin e Jeremias, fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:
<scripture passage="Jer 36:28" parsed="|Jer|36|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.28" />
<sup>28</sup> "Merr përsëri një rrotull tjetër dhe shkruaj mbi të tërë fjalët e mëparshme, që ishin në rrotullën e parë të djegur nga Jehojakimi, mbreti i Judës.
<scripture passage="Jer 36:29" parsed="|Jer|36|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.29" />
<sup>29</sup> Dhe Jehojakimit, mbretit të Judës, do t'i thuash: Kështu thotë Zoti: Ti ke djegur këtë rrotull, duke thënë: "Pse ke shkruar në të që mbreti i Babilonisë do të vijë me siguri dhe do ta shkatërrojë  këtë vend, duke bërë të zhduken prej tij njerëz  dhe kafshë?".
<scripture passage="Jer 36:30" parsed="|Jer|36|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.30" />
<sup>30</sup> Prandaj kështu thotë Zoti për Jehojakimin, mbretin e Judës: Ai nuk do të ketë njeri që të ulet mbi fronin e Davidit dhe kufoma e tij do të hidhet jashtë dhe do të ekspozohet në vapën e ditës dhe në ngricën e natës.
<scripture passage="Jer 36:31" parsed="|Jer|36|31|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.31" />
<sup>31</sup> Unë do ta dënoj atë, pasardhësit e tij dhe shërbëtorët e tij për paudhësinë e tyre dhe do të sjell mbi ta, mbi banorët e Jeruzalemit dhe mbi njerëzit e Judës tërë të keqen që kam shqiptuar kundër tyre, sepse nuk më dëgjuan".
<scripture passage="Jer 36:32" parsed="|Jer|36|32|0|0" osisRef="Bible:Jer.36.32" />
<sup>32</sup> Jeremia pra mori një rrotull tjetër dhe ia dha Barukut, birit të Neriahut, shkruesit, i cili shkroi mbi të, nën diktimin e Jeremias, të gjitha fjalët e librit që Jehojakimi, mbreti i Judës, kishte  djegur në zjarr; u shtuan gjithashtu shumë  fjalë të tjera të ngjashme me to.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 37" progress="64.54%" prev="Jer.36" next="Jer.38" id="Jer.37">
<h3 id="Jer.37-p0.1">Chapter 37</h3>
<p id="Jer.37-p1">
<scripture passage="Jer 37:1" parsed="|Jer|37|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.1" />
<sup>1</sup> Mbreti Sedekia, bir i Josias, që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, e kishte bërë mbret në vendin e Judës, mbretëroi në vend të Koniahut, birit të Jehojakimit.
<scripture passage="Jer 37:2" parsed="|Jer|37|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.2" />
<sup>2</sup> Por as ai, as shërbëtorët e tij, as populli i vendit nuk i dëgjuan fjalët që Zoti kishte shqiptuar me anë të profetit Jeremia.
<scripture passage="Jer 37:3" parsed="|Jer|37|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.3" />
<sup>3</sup> Mbreti Sedekia dërgoi Jehukalin, birin e Shelemiahut, dhe priftin Sofoni, birin e Maasejahut, te profeti Jeremia për t'i thënë: "Oh, lutju për ne Zotit, Perëndisë tonë".
<scripture passage="Jer 37:4" parsed="|Jer|37|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.4" />
<sup>4</sup> Jeremia shkonte e vinte në popull, sepse akoma nuk e kishin shtënë në burg.
<scripture passage="Jer 37:5" parsed="|Jer|37|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.5" />
<sup>5</sup> Ndërkohë ushtria e Faraonit kishte dalë nga Egjipti; sapo Kaldeasit që rrethonin Jeruzalemin e mësuan këtë lajm, u larguan nga Jeruzalemi.
<scripture passage="Jer 37:6" parsed="|Jer|37|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.6" />
<sup>6</sup> Atëherë fjala e Zotit iu drejtua profetit Jeremia, duke thënë:
<scripture passage="Jer 37:7" parsed="|Jer|37|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.7" />
<sup>7</sup> "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Do t'i thoni kështu mbretit të Judës që ju ka dërguar për t'u konsultuar me mua: Ja, ushtria e Faraonit, që kishte dalë për t'ju ndihmuar, do të kthehet në vendin e vet, në Egjipt.
<scripture passage="Jer 37:8" parsed="|Jer|37|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.8" />
<sup>8</sup> Kaldeasit do të kthehen dhe do të luftojnë kundër këtij qyteti, do ta shtien në dorë dhe do ti vënë flakën".
<scripture passage="Jer 37:9" parsed="|Jer|37|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.9" />
<sup>9</sup> Kështu thotë Zoti: "Mos gënjeni veten duke thënë: "Kaldeasit do të ikin me siguri nga ne", sepse nuk do të ikin.
<scripture passage="Jer 37:10" parsed="|Jer|37|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.10" />
<sup>10</sup> Edhe sikur të arrini ta mundni tërë ushtrinë e Kaldeasve që luftojnë kundër jush dhe të mbeteshin vetëm disa të plagosur, këta do të ngriheshin secili në çadrën e vet dhe do t'i vinin flakën këtij qyteti".
<scripture passage="Jer 37:11" parsed="|Jer|37|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.11" />
<sup>11</sup> Ndodhi që, kur ushtria e Kaldeasve u largua nga Jeruzalemi për shkak të ushtrisë së Faraonit,
<scripture passage="Jer 37:12" parsed="|Jer|37|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.12" />
<sup>12</sup> Jeremia doli nga Jeruzalemi për të shkuar në vendin e Beniaminit për të marrë pjesën e tij të trashëgimisë në mes të popullit.
<scripture passage="Jer 37:13" parsed="|Jer|37|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.13" />
<sup>13</sup> Por, kur arriti te porta e Beniaminit, ku ishte një kapiten roje që quhej Irijah, biri i Shelemiahut, bir i Hananiahut, ky e arrestoi profetin Jeremia, duke thënë: "Ti je bërë me Kaldeasit".
<scripture passage="Jer 37:14" parsed="|Jer|37|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.14" />
<sup>14</sup> Jeremia u përgjigj "Nuk është e vërtetë, unë nuk po bëhem me Kaldeasit", por ai nuk ia vuri veshin. Kështu Irijahu e arrestoi Jeremian dhe e çoi te princat.
<scripture passage="Jer 37:15" parsed="|Jer|37|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.15" />
<sup>15</sup> Princat u zemëruan me Jeremian, e rrahën dhe e futën në burg në shtëpinë e shkruesit Jonathan të cilën e kishin kthyer në burg.
<scripture passage="Jer 37:16" parsed="|Jer|37|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.16" />
<sup>16</sup> Kur Jeremia hyri në shtëpinë e burgut të nëndheshëm, në qeli, mbeti aty shumë ditë.
<scripture passage="Jer 37:17" parsed="|Jer|37|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.17" />
<sup>17</sup> Pastaj mbreti Sedekia dërgoi ta marrin, e pyeti fshehurazi në shtëpinë e tij dhe i tha: "A ka ndonjë fjalë nga ana e Zotit?". Jeremia u përgjigj: "Po, ka". Dhe shtoi: "Ti do të jepesh në dorë të mbretit të Babilonisë".
<scripture passage="Jer 37:18" parsed="|Jer|37|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.18" />
<sup>18</sup> Përveç kësaj Jeremia i tha mbretit Sedekia: "Çfarë faji kam kryer kundër teje, kundër shërbëtorëve të tu ose kundër këtij populli, që më fute në burg?
<scripture passage="Jer 37:19" parsed="|Jer|37|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.19" />
<sup>19</sup> Ku janë tani profetët tuaj që ju profetizonin duke thënë: "Mbreti i Babilonisë nuk do të vijë kundër jush as kundër këtij vendi"?
<scripture passage="Jer 37:20" parsed="|Jer|37|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.20" />
<sup>20</sup> Tani dëgjo, të lutem, o mbret imzot, lutja ime të jetë e pëlqyer para teje dhe mos më kthe në shtëpinë e shkruesit Jonathan, që të mos vdes atje".
<scripture passage="Jer 37:21" parsed="|Jer|37|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.37.21" />
<sup>21</sup> Atëherë mbreti Sedekia urdhëroi që Jeremia të ruhej në oborrin e burgut dhe t'i jepej çdo ditë një copë bukë nga rruga e furrtarëve, deri sa të mbarohej gjithë buka e qytetit. Kështu Jeremia mbeti në oborrin e burgut.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 38" progress="64.62%" prev="Jer.37" next="Jer.39" id="Jer.38">
<h3 id="Jer.38-p0.1">Chapter 38</h3>
<p id="Jer.38-p1">
<scripture passage="Jer 38:1" parsed="|Jer|38|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.1" />
<sup>1</sup> Shefatiahu bir i Metanit, Gedaliahu bir i Pashhurit, Jukali bir i Pashhurit, Jukali, bir i Shelemiahut, dhe Pashhuri bir i Malkiahut, dëgjuan fjalët që Jeremia i drejtonte tërë popullit, duke thënë:
<scripture passage="Jer 38:2" parsed="|Jer|38|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.2" />
<sup>2</sup> "Kështu thotë Zoti: Kush do të mbetet në këtë qytet ka për të vdekur nga shpata, nga uria ose nga murtaja, por ai që do t'u dorëzohet Kaldeasve do të jetojë; do të ketë si pre e tij jetën e tij, por do të jetojë".
<scripture passage="Jer 38:3" parsed="|Jer|38|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.3" />
<sup>3</sup> Kështu thotë Zoti: "Ky qytet do të jepet me siguri në dorë të ushtrisë së mbretit të Babilonisë, që do ta pushtojë atë".
<scripture passage="Jer 38:4" parsed="|Jer|38|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.4" />
<sup>4</sup> Atëherë princat i thanë mbretit: "Ah, le të vritet ky njeri, sepse ligështon duart e njerëzve të luftës që kanë mbetur në këtë qytet, dhe duart e tërë popullit, duke u thënë fjalë të tilla. Ky njeri  nuk kërkon mirëqënien e këtij populli, por  të keqen e tij".
<scripture passage="Jer 38:5" parsed="|Jer|38|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.5" />
<sup>5</sup> Atëherë mbreti Sedekia tha: "Ja ku e keni në duart tuaja, sepse mbreti nuk mund të bëjë asgjë kundër jush".
<scripture passage="Jer 38:6" parsed="|Jer|38|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.6" />
<sup>6</sup> Atëherë e morën Jeremian dhe e hodhën në sternën e Malkiahut, birit të mbretit, që ishte në oborrin e burgut; dhe e zbritën në të Jeremian me litarë. Në sternë nuk kishte ujë, por vetëm baltë, dhe Jeremia u fundos në baltë.
<scripture passage="Jer 38:7" parsed="|Jer|38|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.7" />
<sup>7</sup> Por Ebed-meleku, Etiopiasi, një eunuk që rrinte në shtëpinë e mbretit, dëgjoi që Jeremian e kishin vënë në sternë. Ndërsa mbreti rrinte ulur te porta e Beniaminit,
<scripture passage="Jer 38:8" parsed="|Jer|38|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.8" />
<sup>8</sup> Ebed-meleku doli nga shtëpia e mbretit dhe i foli mbretit, duke i thënë:
<scripture passage="Jer 38:9" parsed="|Jer|38|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.9" />
<sup>9</sup> "O mbret, imzot, këta njerëz kanë vepruar keq në tërë ato që i kanë bërë profetit Jeremia, duke e hedhur në sternë; aty brenda ai do të vdesë nga uria, sepse nuk ka më bukë në qytet".
<scripture passage="Jer 38:10" parsed="|Jer|38|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.10" />
<sup>10</sup> Atëherë mbreti i dha këtë urdhër Etiopiasit Ebed-melek: "Merr me vete nga këtu tridhjetë burra dhe nxirre jashtë profetin Jeremia nga sterna para se të vdesë".
<scripture passage="Jer 38:11" parsed="|Jer|38|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.11" />
<sup>11</sup> Kështu Ebed-meleku mori me vete burrat, hyri në shtëpinë e mbretit duke kaluar poshtë vendit të thesarit, mori andej rroba dhe lecka të konsumuara dhe ia zbriti me litarë Jeremias në sternë.
<scripture passage="Jer 38:12" parsed="|Jer|38|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Ebed-meleku Etiopiasi i tha Jeremias: "Oh, vëri këto rroba dhe lecka të konsumuara poshtë sqetullave, poshtë litarëve". Jeremia veproi ashtu.
<scripture passage="Jer 38:13" parsed="|Jer|38|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.13" />
<sup>13</sup> Kështu e tërhoqën lart Jeremian me anë të litarëve dhe e bënë të dalë nga sterna. Pastaj Jeremia mbeti në kopshtin e burgut.
<scripture passage="Jer 38:14" parsed="|Jer|38|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.14" />
<sup>14</sup> Atëherë mbreti Sedekia dërgoi të marrin profetin Jeremia dhe e bëri të vijë në hyrjen e tretë të shtëpisë të Zotit. Mbreti i tha Jeremias: "Të kërkoj një gjë; mos më fshih asgjë".
<scripture passage="Jer 38:15" parsed="|Jer|38|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.15" />
<sup>15</sup> Jeremia iu përgjigj Sedekias: "Po të ta them, me siguri nuk do të bësh që të vdes? Dhe në qoftë se pastaj të jap një këshillë, nuk do të ma dëgjosh".
<scripture passage="Jer 38:16" parsed="|Jer|38|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.16" />
<sup>16</sup> Kështu mbreti Sedekia iu betua fshehurazi Jeremias, duke thënë: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, që na ka dhënë këtë jetë, nuk do të bëj të vdesësh dhe nuk do të dorëzoj në dorën e këtyre njerëzve që kërkojnë jetën tënde".
<scripture passage="Jer 38:17" parsed="|Jer|38|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Jeremia i tha Sedekias: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Në rast se u dorëzohesh princave të mbretit të Babilonisë, do të shpëtosh jetën tënde; ky qytet nuk do  të digjet dhe ti do të jetosh me shtëpinë  tënde;
<scripture passage="Jer 38:18" parsed="|Jer|38|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.18" />
<sup>18</sup> por në rast se nuk do t'u dorëzohesh princave të mbretit të Babilonisë, ky qytet do t'u lihet në dorë Kaldeasve që do t'i vënë flakën, dhe ti nuk do të shpëtosh nga duart e tyre".
<scripture passage="Jer 38:19" parsed="|Jer|38|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.19" />
<sup>19</sup> Mbreti Sedekia i tha Jeremias: "Kam frikë nga Judejtë që kaluan nga ana e Kaldeasve, kam frikë se mos më japin në duart e tyre dhe të më keqtrajtojnë".
<scripture passage="Jer 38:20" parsed="|Jer|38|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.20" />
<sup>20</sup> Por Jeremia iu përgjigj: "Nuk do të të dorëzojnë në duart e tyre. Oh, dëgjo zërin e Zotit në atë që të them; kështu do të të ecë mbarë dhe do të jetosh.
<scripture passage="Jer 38:21" parsed="|Jer|38|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.21" />
<sup>21</sup> Por në rast se ti refuzon të dalësh, kjo është ajo që Zoti më ka treguar:
<scripture passage="Jer 38:22" parsed="|Jer|38|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.22" />
<sup>22</sup> Ja, të gjitha gratë që kanë mbetur në shtëpinë e mbretit të Judës do të çohen te princat e mbretit të Babilonisë dhe do të thonë: "Miqtë e tu të ngushtë të kanë bërë për vete dhe kanë sunduar mbi  ty; këmbët e tua janë fundosur në baltë dhe  ata të kanë kthyer kurrizin".
<scripture passage="Jer 38:23" parsed="|Jer|38|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.23" />
<sup>23</sup> Të gjitha bashkëshortet e tua dhe bijtë e tu do të çohen te Kaldeasit dhe ti nuk do të shpëtosh nga duart e tyre, por do të të zënë dhe do të të dorëzojnë në duart e mbretit të Babilonisë dhe këtij qyteti do t'i vihet zjarri".
<scripture passage="Jer 38:24" parsed="|Jer|38|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.24" />
<sup>24</sup> Sedekia i tha Jeremias: Askush të mos i dijë këto fjalë dhe ti nuk ke për të vdekur.
<scripture passage="Jer 38:25" parsed="|Jer|38|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.25" />
<sup>25</sup> Por në rast se princat do të mësojnë që kam folur me ty dhe do të vijnë te ti për të të thënë: "Na njofto çfarë i ke thënë mbretit dhe atë që mbreti të ka thënë ty, mos na fshih asgjë dhe nuk do të të bëjmë të vdesësh",
<scripture passage="Jer 38:26" parsed="|Jer|38|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.26" />
<sup>26</sup> do t'u përgjigjesh atyre: "I paraqita kërkesën time mbretit, që të mos më kthente në shtëpinë e Jonathanit për të vdekur"".
<scripture passage="Jer 38:27" parsed="|Jer|38|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.27" />
<sup>27</sup> Tërë princat erdhën te Jeremia dhe e morën në pyetje, por ai u përgjigj duke iu përmbajtur tërë fjalëve që mbreti kishte urdhëruar; prandaj e lanë të qetë, nuk mësuan asgjë nga biseda.
<scripture passage="Jer 38:28" parsed="|Jer|38|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.38.28" />
<sup>28</sup> Kështu Jeremia mbeti në oborrin e burgut deri ditën që u pushtua Jeruzalemi. Dhe ai ishte atje kur u shti në dorë Jeruzalemi.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 39" progress="64.74%" prev="Jer.38" next="Jer.40" id="Jer.39">
<h3 id="Jer.39-p0.1">Chapter 39</h3>
<p id="Jer.39-p1">
<scripture passage="Jer 39:1" parsed="|Jer|39|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e nëntë të Sedekias, mbretit të Judës, në muajin e dhjetë, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, erdhi me gjithë ushtrinë e tij kundër Jeruzalemit dhe e rrethoi.
<scripture passage="Jer 39:2" parsed="|Jer|39|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.2" />
<sup>2</sup> Në vitin e njëmbëdhjetë të Sedekias, në muajin e katërt, ditën e nëntë të muajit u hap një e çarë në qytet;
<scripture passage="Jer 39:3" parsed="|Jer|39|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.3" />
<sup>3</sup> tërë princat e mbretit të Babilonië hynë dhe u vendosën te Porta e Mesit: Nergalsharetseri, Samgar-nebo, Sarsekimi, kreu i eunukëve, Nergalsharetseri, Rab-magu dhe tërë princat e tjerë të mbretit të Babilonisë.
<scripture passage="Jer 39:4" parsed="|Jer|39|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.4" />
<sup>4</sup> Me t'i parë, Sedekia, mbreti i Judës, dhe njerëzit e luftës ua mbathën, duke dalë natën nga qyteti nëpër rrugën e kopshtit mbretëror, nëpërmjet portës ndërmjet dy mureve, dhe morën rrugën e Arabahut.
<scripture passage="Jer 39:5" parsed="|Jer|39|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.5" />
<sup>5</sup> Por ushtria e Kaldeasve i ndoqi dhe arriti Sedekian në fushat e Jerikos. Kështu e kapën dhe e çuan te Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, në Riblah, në vendin e Hamathit, ku shqiptoi gjykimin e tij mbi të.
<scripture passage="Jer 39:6" parsed="|Jer|39|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.6" />
<sup>6</sup> Pastaj mbreti i Babilonisë bëri që të vriten bijtë e Sedekias para syve të tij në Riblah; mbreti i Babilonisë bëri që të vriten edhe tërë fisnikët e Judës;
<scripture passage="Jer 39:7" parsed="|Jer|39|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.7" />
<sup>7</sup> urdhëroi gjithashtu t'i nxjerrin sytë Sedekias dhe e lidhi me një zinxhir të dyfishtë prej bronzi për ta çuar në Babiloni.
<scripture passage="Jer 39:8" parsed="|Jer|39|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.8" />
<sup>8</sup> Kaldeasit i vunë flakën shtëpisë së mbretit dhe shtëpive të popullit, dhe shkatërruan muret e Jeruzalemit.
<scripture passage="Jer 39:9" parsed="|Jer|39|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Nebuzaradani, komandanti i rojeve, e çoi në robëri pjesën e popullit që kishte mbetur në qytet dhe ata që kishin dezertuar nga ana e tij së bashku me pjesën e popullit që kishte mbetur.
<scripture passage="Jer 39:10" parsed="|Jer|39|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.10" />
<sup>10</sup> Por Nebuzaradani, komandanti i rojeve, la në vendin e Judës më të varfërit e popullit që nuk kishin asgjë, duke u dhënë në atë kohë vreshta dhe ara.
<scripture passage="Jer 39:11" parsed="|Jer|39|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.11" />
<sup>11</sup> Por për sa i përket Jeremias, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, i kishte dhënë këtë urdhër Nebuzaradanit, komandantit të rojeve, duke i thënë:
<scripture passage="Jer 39:12" parsed="|Jer|39|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.12" />
<sup>12</sup> "Kape, mbaj sytë mbi të dhe mos i bëj asgjë të keqe, por sillu me të siç do të të thotë ai".
<scripture passage="Jer 39:13" parsed="|Jer|39|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.13" />
<sup>13</sup> Kështu Nebuzaradani, komandanti i rojeve, Nebushazbani, kreu i eunukëve, Nergalsharetseri, Rab-magu dhe gjithë oficerët e tjerë të mbretit të Babilonisë,
<scripture passage="Jer 39:14" parsed="|Jer|39|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.14" />
<sup>14</sup> dërguan të marrin Jeremian nga oborri i burgut dhe ia dorëzuan Gedaljahut, birit të Ahikamit, bir i Shafanit, me qëllim që ta çonte në shtëpi. Kështu ai banoi në mes të popullit.
<scripture passage="Jer 39:15" parsed="|Jer|39|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.15" />
<sup>15</sup> Fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, kur ende ishte i mbyllur në oborrin e burgut, duke thënë:
<scripture passage="Jer 39:16" parsed="|Jer|39|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.16" />
<sup>16</sup> "Shko dhe foli Etiopiasit Ebed-melek, duke i thënë: Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë po i realizoj mbi këtë qytet fjalët e mia për shkatërrimin e tij dhe jo për të mirën  e tij, dhe atë ditë ato do të vërtetohen para  teje.
<scripture passage="Jer 39:17" parsed="|Jer|39|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.17" />
<sup>17</sup> Po atë ditë unë do të të çliroj, thotë Zoti, dhe nuk do të biesh në duart e atyre prej të cilëve ke frikë.
<scripture passage="Jer 39:18" parsed="|Jer|39|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.39.18" />
<sup>18</sup> Po, unë do të të çliroj patjetër, dhe nuk do të biesh nga shpata, por jeta jote do të jetë për ty si preja jote, sepse ke vënë besimin tënd tek unë, thotë Zoti".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 40" progress="64.81%" prev="Jer.39" next="Jer.41" id="Jer.40">
<h3 id="Jer.40-p0.1">Chapter 40</h3>
<p id="Jer.40-p1">
<scripture passage="Jer 40:1" parsed="|Jer|40|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.1" />
<sup>1</sup> Fjala që iu drejtua nga Zoti Jeremias mbasi Nebuzaradani, komandanti i rojeve, e kishte lënë të lirë nga Ramahu, duke e kapur ndërsa ishte i lidhur me zinxhirë në mes të të gjithë të internuarve të
<scripture passage="Jer 40:2" parsed="|Jer|40|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.2" />
<sup>2</sup> Komandanti i rojeve zuri Jeremian dhe i tha: "Zoti, Perëndia yt, e ka shqiptuar këtë të keqe kundër këtij vendi.
<scripture passage="Jer 40:3" parsed="|Jer|40|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.3" />
<sup>3</sup> Tani Zoti e realizoi atë dhe bëri ashtu si kishte thënë, sepse ju keni mëkatuar kundër Zotit dhe nuk keni dëgjuar zërin e tij. Prandaj ju ndodhi një gjë e tillë.
<scripture passage="Jer 40:4" parsed="|Jer|40|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.4" />
<sup>4</sup> Ja sot po të zgjidh nga prangat që ke në duar; në rast se të pëlqen të vish me mua në Babiloni, eja, dhe unë do të kujdesem për ty; por në rast se nuk të pëlqen të vish me mua në Babiloni, qëndro.  Ja, tërë vëndi është para teje; shko atje ku  të pëlqen më tepër dhe ku ke më tepër rehati".
<scripture passage="Jer 40:5" parsed="|Jer|40|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.5" />
<sup>5</sup> Duke qënë se Jeremia nuk vendoste të kthehej, Nebuzaradani tha: "Kthehu te Gedaliahu, bir i Ahikamit, bir i Shafanit, që mbreti i Babilonisë ka vendosur mbi qytetet e Judës; bano me të në mes të popullit  ose shko atje ku e ndjen veten më rehat".  Pastaj komandanti i rojeve i dha ushqime si dhe një dhuratë dhe e la të ikte.
<scripture passage="Jer 40:6" parsed="|Jer|40|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Jeremia shkoi te Gedaliahu, bir i Ahikamit, në Mitspah, dhe banoi aty në mes të popullit që kishte mbetur në vend.
<scripture passage="Jer 40:7" parsed="|Jer|40|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.7" />
<sup>7</sup> Kur tërë krerët e forcave që ishin në krahinë mësuan nga njerëzit e tyre që mbreti i Babilonisë e kishte vendosur Gedaliahun, birin e Ahikamit, si qeveritar të vendit dhe i kishte besuar atij burrat,
<scripture passage="Jer 40:8" parsed="|Jer|40|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.8" />
<sup>8</sup> shkuan te Gedaliahu në Mitspah: Ishmaeli, bir i Nethaniahut, Johanani dhe Jonathani, bijtë e Kareahut, Serajahu, bir i Tanhumethit, bijtë e Efait nga Netofa dhe Jezaniahu, bir i Maakathitit së bashku me njerëzit e tyre.
<scripture passage="Jer 40:9" parsed="|Jer|40|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.9" />
<sup>9</sup> Gedaliahu, bir i Ahikamit, bir i Shafanit, iu betua atyre dhe njerëzve të tyre, duke thënë: "Mos kini frikë t'u shërbeni Kaldeasve, qëndroni në vend dhe i shërbeni mbretit të Babilonisë, dhe çdo gjë do t'ju shkojë mbarë.
<scripture passage="Jer 40:10" parsed="|Jer|40|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.10" />
<sup>10</sup> Sa për mua, ja, unë do të qëndroj në Mitspah për të qënë në dispozicion të Kaldeasve, që do të vijnë te ne; por ju grumbulloni verën, frutat verore dhe vajin, vendosini në enët tuaja dhe qëndroni në qytetet tuaja që keni zënë".
<scripture passage="Jer 40:11" parsed="|Jer|40|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.11" />
<sup>11</sup> Edhe tërë Judejtë që ishin në Moab, midis Amonitëve, në Edom dhe në të gjitha vendet, kur mësuan që mbreti i Babilonisë kishte lënë një pjesë të popullsisë në Judë dhe që kishte vendosur mbi ta Gedaliahun, birin e Ahikamit, bir i Shafanit,
<scripture passage="Jer 40:12" parsed="|Jer|40|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.12" />
<sup>12</sup> po, tërë Judejtë u kthyen nga të gjitha vendet ku ishin shpërndarë dhe erdhën në vendin e Judës te Gedaliahu në Mitspah dhe mblodhën verë dhe fruta verore me bollëk të madh.
<scripture passage="Jer 40:13" parsed="|Jer|40|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.13" />
<sup>13</sup> Johanani, bir i Kareahut, dhe tërë krerët e forcave që ishin në krahinë erdhën te Gedaliahu në Mitspah,
<scripture passage="Jer 40:14" parsed="|Jer|40|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.14" />
<sup>14</sup> dhe i thanë: "A e di ti që Baalis, mbreti i Amonitëve, ka dërguar Ishmaelin, birin e Nethaniahut, që të të vrasë?". Por Gedaliahu, bir i Ahikamit, nuk u besoi atyre.
<scripture passage="Jer 40:15" parsed="|Jer|40|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Johanani, bir i Kareahut, i tha në mënyrë të fshehtë Gedaliahut në Mitspah: "Oh, më lër të shkoj ta vras Ishmaelin, birin e Nethanjahut; askush nuk do ta mësojë. Pse duhet të të marr jetën,  dhe kështu tërë Judejtë që janë mbledhur  rreth teje të shpërndaheshin dhe pjesa që mbetet e Judës të vdesë?".
<scripture passage="Jer 40:16" parsed="|Jer|40|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.40.16" />
<sup>16</sup> Por Gedaliahu, bir i Ahikamit, i tha Johananit, birit të Kareahut: "Mos bëj një gjë të tillë, sepse ajo që thua për Ishmaelin është e rreme".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 41" progress="64.89%" prev="Jer.40" next="Jer.42" id="Jer.41">
<h3 id="Jer.41-p0.1">Chapter 41</h3>
<p id="Jer.41-p1">
<scripture passage="Jer 41:1" parsed="|Jer|41|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.1" />
<sup>1</sup> Në muajin e shtatë ndodhi që Ishmaeli, biri i Nethaniahut, bir i Elishamas, nga fisi mbretëror dhe një ndër funksionarët e mbretit, erdhi me dhjetë njerëz te Gedaliahu, bir i Ahikamit, në Mitspah dhe hëngrën bashkë.
<scripture passage="Jer 41:2" parsed="|Jer|41|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.2" />
<sup>2</sup> Pastaj Ishameli, bir i Nethaniahut, u ngrit me dhjetë burra që ishin me të dhe goditën me shpatë Gedaliahun, birin e Ahikamit, bir i Shafanit. Kështu ata vranë atë që ishte caktuar nga mbreti i Babilonisë si qeveritar i vendit.
<scripture passage="Jer 41:3" parsed="|Jer|41|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.3" />
<sup>3</sup> Ishmaeli vrau gjithashtu tërë Judejtë që ishin me Gedaliahun në Mitspah dhe Kaldeasit, luftëtarë që ndodheshin atje.
<scripture passage="Jer 41:4" parsed="|Jer|41|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.4" />
<sup>4</sup> Të nesërmen e ditës që kishte vrarë Gedaliahun, kur akoma askush nuk e dinte këtë gjë,
<scripture passage="Jer 41:5" parsed="|Jer|41|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.5" />
<sup>5</sup> ndodhi që erdhën disa nga Sikemi, nga Shilohu dhe nga Samaria, tetëdhjetë burra me mjekër të rruar, me rroba të grisura dhe me prerje në trup; ata mbanin në duart e tyre ofertat dhe temjanin që do të paraqitnin në shtëpinë e Zotit.
<scripture passage="Jer 41:6" parsed="|Jer|41|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.6" />
<sup>6</sup> Ishmaeli, bir i Nethaniahut u doli përballë në Mitspah duke vajtuar ndërsa po ecte. Kur i takoi u tha: "Ejani te Gedaljahu, bir i Ahikamit".
<scripture passage="Jer 41:7" parsed="|Jer|41|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.7" />
<sup>7</sup> Por kur arritën në mes të qytetit, Ishmaeli, bir i Nethaniahut, tok me njerëzit që kishte me vete, i vrau dhe i hodhi në mes të një sterne.
<scripture passage="Jer 41:8" parsed="|Jer|41|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.8" />
<sup>8</sup> Por ndër ta kishte dhjetë burra që i thanë Ishmaelit: "Mos na vrit, sepse në fushat kemi rezerva të fshehura gruri, elbi, vaji dhe mjalti". Atëherë ai u përmbajt dhe nuk i vrau me vëllezërit e tyre.
<scripture passage="Jer 41:9" parsed="|Jer|41|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.9" />
<sup>9</sup> Çisterna në të cilën Ishmaeli hodhi tërë kufomat e njerëzve që kishte vrarë bashkë me Gedaliahun është ajo që mbreti Asa kishte ndërtuar nga frika e Baashas, mbretit të Izraelit. Ishmaeli, bir i Nethaniahut, e mbushi me të vrarë.
<scripture passage="Jer 41:10" parsed="|Jer|41|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.10" />
<sup>10</sup> Pastaj Ishmaeli i çoi si robër tërë ata që kishin mbetur nga populli që gjendej në Mitspah: vajzat e mbretit dhe tërë popullin që kishte mbetur në Mitspah dhe mbi të cilin Nebuzaradani, komandanti  i rojeve, kishte vendosur Gedaliahun, birin  e Ahikamit. Ishmaeli, bir i Nethaniahut, i çoi si robër dhe u nis për të shkuar tek Amonitët.
<scripture passage="Jer 41:11" parsed="|Jer|41|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.11" />
<sup>11</sup> Por kur Johanani, bir i Kareahut, dhe tërë krerët e forcave që ishin me të mësuan tërë të keqen që kishte bërë Ishmaeli, bir i Nethaniahut,
<scripture passage="Jer 41:12" parsed="|Jer|41|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.12" />
<sup>12</sup> morën gjithë njerëzit e tyre dhe shkuan të luftojnë kundër Ishmaelit, birit të Nethaniahut, dhe e gjetën pranë hauzit të madh që është në Gabaon.
<scripture passage="Jer 41:13" parsed="|Jer|41|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.13" />
<sup>13</sup> Kur tërë populli që ishte me Ishmaelin pa Johananin, birin e Kareahut, dhe tërë krerët e forcave që ishin me të u gëzua.
<scripture passage="Jer 41:14" parsed="|Jer|41|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.14" />
<sup>14</sup> Kështu tërë populli që Ishmaeli e kishte sjellë si rob nga Mitspahu u kthye dhe shkoi e u bashkua me Johanianin, birin e Kareahut.
<scripture passage="Jer 41:15" parsed="|Jer|41|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.15" />
<sup>15</sup> Por Ishmaeli, biri i Nethaniahut, mundi t'i shpëtojë Johanianit bashkë me tetë burra dhe shkoi tek Amonitët.
<scripture passage="Jer 41:16" parsed="|Jer|41|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Johanani, biri i Kareahut, dhe gjithë komandantët e forcave që ishin me të, morën nga Mitspahu tërë pjesën e popullit, që ishte rimarrë nga Ishameli, biri i Nethaniahut, mbas vrasjes nga ana  e tij të Gedaliahut, birit të Ahikamit:  luftëtarë trima, gra, fëmijë dhe eunukë që ai kishte sjellë nga Gabaoni.
<scripture passage="Jer 41:17" parsed="|Jer|41|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.17" />
<sup>17</sup> Ata u nisën dhe u ndalën në Geruth-Kimhan, që ndodhet në afërsitë e Betlemit, për të vazhduar më pas udhën dhe për të shkuar në Egjipt,
<scripture passage="Jer 41:18" parsed="|Jer|41|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.41.18" />
<sup>18</sup> për shkak të Kaldeasve, sepse ata kishin frikë prej tyre, me qënë se Ishmaeli, bir i Nethaniahut, kishte vrarë Gedaliahun, birin e Ahikamit, që mbreti i Babilonisë kishte emëruar si qeveritar të vendit.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 42" progress="64.97%" prev="Jer.41" next="Jer.43" id="Jer.42">
<h3 id="Jer.42-p0.1">Chapter 42</h3>
<p id="Jer.42-p1">
<scripture passage="Jer 42:1" parsed="|Jer|42|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.1" />
<sup>1</sup> Tërë krerët e forcave, Johanani, bir i Kareahut, Jezaniahu, bir i Hoshajahut, dhe tërë populli, nga më i vogli deri te më i madhi, u afruan
<scripture passage="Jer 42:2" parsed="|Jer|42|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.2" />
<sup>2</sup> dhe i thanë profetit Jeremia: "Oh, arriftë lutja jonë para teje dhe lutju Zotit, Perëndisë tënd, për ne, për tërë këtë mbeturinë (sepse nga shumë që ishim kemi mbetur pak, si po e vë re me sytë e tu),
<scripture passage="Jer 42:3" parsed="|Jer|42|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.3" />
<sup>3</sup> me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të na tregojë udhën nëpër të cilën duhet të ecim dhe atë që duhet të bëjmë".
<scripture passage="Jer 42:4" parsed="|Jer|42|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.4" />
<sup>4</sup> Profeti Jeremia u tha atyre: "E mora vesh! Ja, do t'i lutem Zotit, Perëndisë tuaj, sipas fjalëve tuaja dhe do t'ju bëj të ditur tërë ato që Zoti do t'ju thotë; nuk do t'ju fsheh asgjë".
<scripture passage="Jer 42:5" parsed="|Jer|42|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.5" />
<sup>5</sup> Atëherë ata i thanë Jeremias: "Zoti le të jetë dëshmitar i vërtetë dhe besnik kundër nesh, po qe se ne nuk do të veprojmë sipas çdo fjale që Zoti, Perëndia yt, do të dërgojë të na thotë nëpërmjet teje.
<scripture passage="Jer 42:6" parsed="|Jer|42|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.6" />
<sup>6</sup> Qoftë përgjigjja e tij e pëlqyer ose e papëlqyer, ne do t'i bindemi zërit të Zotit, Perëndisë tonë, tek i cili po të dërgojmë me qëllim që të na vinë të mira duke iu bindur zërit të Zotit, Perëndisë tonë".
<scripture passage="Jer 42:7" parsed="|Jer|42|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.7" />
<sup>7</sup> Pas dhjetë ditësh ndodhi që fjala e Zotit iu drejtua Jeremias.
<scripture passage="Jer 42:8" parsed="|Jer|42|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.8" />
<sup>8</sup> Atëherë ai thirri Johananin, birin e Kareahut, tërë krerët e forcave që ishin bashkë me të dhe tërë popullin, nga më i vogli deri te më i madhi,
<scripture passage="Jer 42:9" parsed="|Jer|42|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.9" />
<sup>9</sup> dhe u tha atyre: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, tek i cili më dërguat me qëllim që t'i paraqitja lutjen tuaj:
<scripture passage="Jer 42:10" parsed="|Jer|42|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.10" />
<sup>10</sup> "Në rast se vazhdoni të rrini në këtë vend, unë do t'ju vendos dhe nuk do t'ju shkatërroj, do t'ju mbjell dhe nuk do t'ju çrrënjos, sepse po pendohem për mjerimin që kam sjellë mbi ju.
<scripture passage="Jer 42:11" parsed="|Jer|42|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.11" />
<sup>11</sup> Mos kini frikë nga mbreti i Babilonisë, prej të cilit trembeni; mos kini frikë prej tij", thotë Zoti, "sepse unë jam me ju, për t'ju shpëtuar dhe për t'ju çliruar nga dora e tij.
<scripture passage="Jer 42:12" parsed="|Jer|42|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.12" />
<sup>12</sup> Unë do të jem i mëshirshëm me ju me qëllim që edhe ai të jetë i mëshirshëm me ju dhe t'ju bëjë të ktheheni në vendin tuaj".
<scripture passage="Jer 42:13" parsed="|Jer|42|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.13" />
<sup>13</sup> Por në qoftë se, duke mos iu bindur zërit të Zotit, Perëndisë tuaj, ju thoni: "Nuk duam të qëndrojmë në këtë vend",
<scripture passage="Jer 42:14" parsed="|Jer|42|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.14" />
<sup>14</sup> dhe thoni: "Jo, duam të shkojmë në vendin e Egjiptit, ku nuk do të shikojmë luftë as nuk do të dëgjojmë zërin e burisë dhe as nuk do të vuajmë më nga uria për bukë, dhe aty do të banojmë",
<scripture passage="Jer 42:15" parsed="|Jer|42|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.15" />
<sup>15</sup> e mirë, pra, dëgjoje atëherë fjalën e Zotit, o mbetje e Judës! Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Në rast se me të vërtetë keni vendosur të shkoni në Egjipt dhe shkoni aty për t'u ngulitur,
<scripture passage="Jer 42:16" parsed="|Jer|42|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.16" />
<sup>16</sup> shpata nga e cila keni frikë do t'ju arrijë aty, në vendin e Egjiptit, dhe uria prej së cilës kishit kaq frikë do t'ju ngjitet në trup atje në Egjipt dhe aty do të vdisni.
<scripture passage="Jer 42:17" parsed="|Jer|42|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.17" />
<sup>17</sup> Do të ndodhë, pra, që tërë ata që kanë vendosur të shkojnë në Egjipt për të banuar atje, do të vdesin nga shpata, nga uria apo nga murtaja. Asnjë prej tyre nuk do të mbetet gjallë dhe nuk do t'i shpëtojë  kësaj fatkeqësie që unë do të sjell  mbi ta".
<scripture passage="Jer 42:18" parsed="|Jer|42|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.18" />
<sup>18</sup> Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ashtu si zemërimi im dhe tërbimi im janë derdhur mbi banorët e Jeruzalemit, kështu tërbimi im do të derdhet mbi ju, kur të hyni në Egjipt,  dhe do të bëheni objekt nëme, habije, mallkimi,  turpi dhe nuk do ta shihni më këtë vend".
<scripture passage="Jer 42:19" parsed="|Jer|42|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.19" />
<sup>19</sup> O mbetje e Judës, Zoti ju thotë: "Mos shkoni në Egjipt!". Dijeni mirë që sot ju kam paralajmëruar në mënyrë solemne.
<scripture passage="Jer 42:20" parsed="|Jer|42|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.20" />
<sup>20</sup> Ju keni përdorur mashtrimin kundër vetes suaj, kur më dërguat tek Zoti, Perëndia juaj, duke thënë: "Lutju për ne Zotit, Perëndisë tonë, dhe tërë ato që ka për të thënë Zoti, Perëndia ynë, na i trego me besnikëri, dhe ne do t'i bëjmë".
<scripture passage="Jer 42:21" parsed="|Jer|42|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.21" />
<sup>21</sup> Unë ua bëra të ditur sot; por ju nuk i bindeni zërit të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe asgjëje nga ato që ka dërguar t'ju thotë nëpërmjet meje.
<scripture passage="Jer 42:22" parsed="|Jer|42|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.42.22" />
<sup>22</sup> Por dijeni mirë, pra, që ju do të vdisni nga shpata nga uria dhe nga murtaja në vendin ku dëshironi të shkoni për të banuar".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 43" progress="65.06%" prev="Jer.42" next="Jer.44" id="Jer.43">
<h3 id="Jer.43-p0.1">Chapter 43</h3>
<p id="Jer.43-p1">
<scripture passage="Jer 43:1" parsed="|Jer|43|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.43.1" />
<sup>1</sup> Ndodhi që kur Jeremia mbaroi së njoftuari tërë popullit të gjitha fjalët e Zotit, Perëndisë të tyre, tërë fjalët që Zoti, Perëndia i tyre, u kishte dërguar atyre,
<scripture passage="Jer 43:2" parsed="|Jer|43|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.43.2" />
<sup>2</sup> Azaria, bir i Hoshajahut dhe Johanani, bir i Kareahut, dhe tërë njerëzit krenarë i thanë Jeremias: "Ti flet të pavërteta; Zoti, Perëndia ynë, nuk të ka dërguar të thuash: "Mos shkoni në Egjipt për të banuar atje",
<scripture passage="Jer 43:3" parsed="|Jer|43|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.43.3" />
<sup>3</sup> por Baruku, bir i Neriahut, të nxit kundër nesh që të na japë në dorë të Kaldeasve, që ne të vdesim ose të na çojnë në robëri në Babiloni".
<scripture passage="Jer 43:4" parsed="|Jer|43|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.43.4" />
<sup>4</sup> Kështu Johanani, bir i Kareahut, tërë krerët e forcave dhe tërë populli nuk iu bindën urdhrit të Zotit që të qëndronin në vendin e Judës.
<scripture passage="Jer 43:5" parsed="|Jer|43|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.43.5" />
<sup>5</sup> Por Johanani, bir i Kareahut, dhe të gjithë krerët e forcave morën tërë të mbeturit e Judës që ishin kthyer nga të gjitha kombet ku ishin shpërndarë, për të banuar në vendin e Judës:
<scripture passage="Jer 43:6" parsed="|Jer|43|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.43.6" />
<sup>6</sup> burrat, gratë, fëmijët, vajzat e mbretit dhe të gjithë personat që Nebuzaradani, komandanti i rojeve, kishte lënë bashkë me Gedaliahun, birin e Ahikamit, bir i Shafanit, bashkë me profetin Jeremia dhe me Barukun, birin e Neriahut,
<scripture passage="Jer 43:7" parsed="|Jer|43|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.43.7" />
<sup>7</sup> dhe shkuan në vendin e Egjiptit, sepse nuk iu bindën zërit të Zotit, dhe arritën deri në Tahpanhes.
<scripture passage="Jer 43:8" parsed="|Jer|43|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.43.8" />
<sup>8</sup> Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Jeremias në Tahpanhes, duke thënë:
<scripture passage="Jer 43:9" parsed="|Jer|43|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.43.9" />
<sup>9</sup> "Merr në duart e tua gurë të mëdhenj dhe fshihi në argjilën e furrës së tullave që ndodhet në hyrje të shtëpisë së Faraonit në Tahpanhes, në sytë të njerëzve të Judës.
<scripture passage="Jer 43:10" parsed="|Jer|43|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.43.10" />
<sup>10</sup> Pastaj do t'u thuash atyre: Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë do të dërgoj të marr Nebukadnetsarin, mbretin e Babilonisë, shërbëtorin tim, dhe do të vendos fronin e tij mbi  këta gurë që kam fshehur, dhe ai do të shtrijë  shatorren e tij mbretërore mbi to.
<scripture passage="Jer 43:11" parsed="|Jer|43|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.43.11" />
<sup>11</sup> Ai do të vijë dhe do të godasë vendin e Egjiptit, dhe do të çojë në vdekje ata që janë caktuar të vdesin, në robëri ata që janë caktuar të jenë robër dhe në shpatë ata që janë caktuar për shpatë.
<scripture passage="Jer 43:12" parsed="|Jer|43|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.43.12" />
<sup>12</sup> Unë do t'u vë zjarrin tempujve të perëndive të Egjiptit; ai do t'i djegë dhe do t'i çojë në robëri dhe do të mbështillet me vendin e Egjiptit ashtu siç mbështillet bariu në veshjen e tij; pastaj do të niset që andej në paqe.
<scripture passage="Jer 43:13" parsed="|Jer|43|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.43.13" />
<sup>13</sup> Do të copëtojë gjithashtu shtyllat e shenjta të tempullit të diellit, që ndodhen në vendin e Egjiptit, dhe do t'u vërë flakën tempujve të perëndive të Egjiptit".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 44" progress="65.11%" prev="Jer.43" next="Jer.45" id="Jer.44">
<h3 id="Jer.44-p0.1">Chapter 44</h3>
<p id="Jer.44-p1">
<scripture passage="Jer 44:1" parsed="|Jer|44|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.1" />
<sup>1</sup> Fjala që iu drejtua Jeremias lidhur me gjithë Judejtë që banonin në vendin e Egjiptit, që banonin në Migdol, në Tahpanhes, në Nof dhe në vendin e Pathrosit, duke thënë:
<scripture passage="Jer 44:2" parsed="|Jer|44|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.2" />
<sup>2</sup> "Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ju keni parë gjithë të keqen që i solla Jeruzalemit dhe tërë qyteteve të Judës; ja, sot janë një shkreti dhe askush nuk banon në to,
<scripture passage="Jer 44:3" parsed="|Jer|44|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.3" />
<sup>3</sup> për shkak të ligësisë që kanë kryer duke provokuar zemërimin tim, duke shkuar të djegin temjan dhe t'u shërbejnë perëndive të tjera, që as ata as etërit tuaj nuk kishin njohur kurrë.
<scripture passage="Jer 44:4" parsed="|Jer|44|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.4" />
<sup>4</sup> Megjithatë unë ju kam dërguar tërë shërbëtorët e mi, profetët, me urgjencë e këmbëngulje për t'ju thënë: "Oh, mos e bëni këtë gjë të neveritshme që unë e urrej".
<scripture passage="Jer 44:5" parsed="|Jer|44|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.5" />
<sup>5</sup> Por ata nuk dëgjuan as i vunë veshin që të tërhiqen nga ligësia e tyre, dhe të heqin dorë nga djegia e temjanit perëndive të tjera.
<scripture passage="Jer 44:6" parsed="|Jer|44|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.6" />
<sup>6</sup> Prandaj tërbimi im, zemërimi im u derdhën dhe u përhapën në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jeruzalemit, që janë bërë të shkreta dhe të braktisura, ashtu siç janë edhe sot".
<scripture passage="Jer 44:7" parsed="|Jer|44|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.7" />
<sup>7</sup> Por tani kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Pse kryeni këtë të keqe të madhe kundër vetes suaj, duke shkaktuar shfarosjen tuaj në mes të Judës, burra dhe gra, fëmijë dhe  foshnja, kështu që të mos ngelet prej jush  asnjë mbetje?
<scripture passage="Jer 44:8" parsed="|Jer|44|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.8" />
<sup>8</sup> Pse provokoni zemërimin tim me veprën e duarve tuaja, duke u djegur temjan perëndive të tjera në vendin e Egjiptit ku keni ardhur të banoni? Kështu do të shfaroseni dhe do të bëheni një mallkim dhe një turp për të gjitha kombet e dheut.
<scripture passage="Jer 44:9" parsed="|Jer|44|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.9" />
<sup>9</sup> A keni harruar vallë ligësitë e etërve tuaj, ligësitë e mbretërve të Judës, ligësitë e bashkëshorteve të tyre, ligësitë tuaja dhe ligësitë e kryera nga bashkëshortet tuaja në vendin e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit?
<scripture passage="Jer 44:10" parsed="|Jer|44|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.10" />
<sup>10</sup> Deri më sot nuk janë penduar, as kanë patur frikë, as kanë ecur sipas ligjit tim dhe statuteve të mia, që unë kam vënë para jush dhe etërve tuaj".
<scripture passage="Jer 44:11" parsed="|Jer|44|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.11" />
<sup>11</sup> Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë e kthej fytyrën time kundër jush për të keqen tuaj dhe për të shkatërruar tërë Judën.
<scripture passage="Jer 44:12" parsed="|Jer|44|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.12" />
<sup>12</sup> Do të marr pjesën që ka mbetur nga Juda që nguli këmbë të vinte në vendin e Egjiptit për të banuar atje; ata do të konsumohen të gjithë dhe do të bien në vendin e Egjiptit. Do të konsumohen nga shpata  dhe nga uria, nga më i vogli deri tek më  i madhi; do të vdesin nga shpata dhe nga uria dhe do të bëhen objekt nëme, habije, mallkimi dhe turpi.
<scripture passage="Jer 44:13" parsed="|Jer|44|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.13" />
<sup>13</sup> Do të dënoj ata që banojnë në vendin e Egjiptit, ashtu si dënova Jeruzalemin me shpatën, me urinë dhe me murtajën.
<scripture passage="Jer 44:14" parsed="|Jer|44|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.14" />
<sup>14</sup> Nuk do të shpëtojë as do të shmanget nga rreziku askush nga mbetje e Judës, që ka ardhur për të banuar në vendin e Egjiptit, për t'u kthyer pastaj në vendin e Judës, ku ata dëshirojnë fort të kthehen  për të banuar, por ata nuk do të kthehen  me përjashtim të disa të shpëtuarve".
<scripture passage="Jer 44:15" parsed="|Jer|44|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.15" />
<sup>15</sup> Atëherë tërë burrat që dinin se bashkëshortet e tyre u digjnin temjan perëndive të tjera dhe tërë gratë e pranishme, një turmë e madhe, dhe tërë populli që banonte në vendin e Egjiptit, në Pathros, iu përgjigjën Jeremias, duke thënë:
<scripture passage="Jer 44:16" parsed="|Jer|44|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.16" />
<sup>16</sup> "Sa për fjalën që na ke thënë në emër të Zotit, nuk do të të dëgjojmë,
<scripture passage="Jer 44:17" parsed="|Jer|44|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.17" />
<sup>17</sup> por kemi ndërmend të bëjmë ato që kanë dalë nga goja jonë, duke i djegur temjan Mbretëreshës së qiellit dhe duke derdhur libacione siç kemi bërë ne dhe etërit tanë, mbretërit tanë dhe princat tanë  në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit,  sepse atëherë kishim bukë me shumicë, ishim mirë dhe nuk shikonim asnjë fatkeqësi.
<scripture passage="Jer 44:18" parsed="|Jer|44|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.18" />
<sup>18</sup> Por që kur nuk djegim më temjan për Mbretëreshën e qiellit nuk derdhim më libacione për të, na mungon çdo gjë dhe jemi konsumuar nga shpata dhe uria".
<scripture passage="Jer 44:19" parsed="|Jer|44|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.19" />
<sup>19</sup> Gratë shtuan: "Kur djegim temjan për Mbetëreshën e qiellit dhe i derdhim libacione, vallë është pa pëlqimin e burrave që i përgatisim ëmbëlsira me fytyrën e saj dhe i derdhim libacione?".
<scripture passage="Jer 44:20" parsed="|Jer|44|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Jeremia i foli tërë popullit, burrave, grave dhe gjithë njerëzve që i ishin përgjigjur në atë mënyrë dhe tha:
<scripture passage="Jer 44:21" parsed="|Jer|44|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.21" />
<sup>21</sup> "A nuk u kujtua vallë Zoti dhe nuk i erdhi ndër mend temjani që keni djegur në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit ju, etërit tuaj, mbretërit tuaj, princat tuaj dhe populli i vendit?
<scripture passage="Jer 44:22" parsed="|Jer|44|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.22" />
<sup>22</sup> Zoti nuk mundi ta durojë më për shkak të ligësisë së veprimeve tuaja dhe të gjërave të neveritshme që keni kryer. Prandaj vendi juaj është shkretuar, është bërë një objekt habie, një mallkim dhe s'ka asnjë banor, siç është akoma sot.
<scripture passage="Jer 44:23" parsed="|Jer|44|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.23" />
<sup>23</sup> Sepse ju keni djegur temjan dhe sepse keni mëkatuar kundër Zotit dhe nuk keni dëgjuar zërin e Zotit dhe nuk keni ecur sipas ligjit të tij, statuteve të tij dhe porosive të tij, prandaj ju ra kjo fatkeqësi, siç shihet sot".
<scripture passage="Jer 44:24" parsed="|Jer|44|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.24" />
<sup>24</sup> Pastaj Jeremia i tha tërë popullit dhe tërë grave: "Dëgjoni fjalën e Zotit, o ju të gjithë nga Juda, që ndodheni në vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Jer 44:25" parsed="|Jer|44|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.25" />
<sup>25</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ju dhe bashkëshortet tuaja e keni thënë me gojën tuaj dhe e keni kryer me duart tuaja, duke thënë: "Ne duam të mbajmë betimet që kemi bërë, duke  djegur temjan për Mbretëreshën e qiellit dhe  duke i derdhur libacione". Po, ju me siguri do të mbani betimet tuaja dhe do ti përmbushni betimet tuaja.
<scripture passage="Jer 44:26" parsed="|Jer|44|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.26" />
<sup>26</sup> Prandaj dëgjoni fjalën e Zotit, o ju të gjithë nga Juda që banoni në vendin e Egjiptit: Ja, unë jam betuar për emrin tim të madh, thotë Zoti, që në të gjithë vendin e Egjiptit emri im nuk do të përmendet  nga goja e asnjë personi nga Juda që  të thotë: "Zoti, Zoti rron!".
<scripture passage="Jer 44:27" parsed="|Jer|44|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.27" />
<sup>27</sup> Ja, unë i kam kujdes ata për të keqen e tyre dhe jo për të mirën e tyre; dhe tërë njerëzit e Judës që ndodhen në vendin e Egjiptit do të vdesin nga shpata dhe nga uria, deri në shkatërrimin e plotë të tyre.
<scripture passage="Jer 44:28" parsed="|Jer|44|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.28" />
<sup>28</sup> Megjithatë një numër i vogël të shpëtuarish nga shpata do të kthehet nga vendi i Egjiptit në vendin e Judës. Kështu gjithë ata që kanë mbetur nga Juda, që kanë ardhur në vendin e Egjiptit për të banuar,  do të mësojnë cila fjalë do të plotësohet,  imja apo ajo e tyre.
<scripture passage="Jer 44:29" parsed="|Jer|44|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.29" />
<sup>29</sup> Dhe kjo do të jetë për ju shenja, thotë Zoti, që unë do t'ju ndëshkoj në këtë vend në mënyrë që të dini që fjalët e mia kundër jush do të plotësohen me të vërtetë për fatin tuaj të keq". Kështu thotë Zoti:
<scripture passage="Jer 44:30" parsed="|Jer|44|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.44.30" />
<sup>30</sup> "Ja, unë do ta jap Faraonin Hofra, mbretin e Egjiptit, në dorë të armiqve të tij, në dorë të atyre që kërkojnë jetën e tij, ashtu siç e dhashë Sedekian, mbretin e Judës, në dorë të Nebukadnetsarit,  mbretit të Babilonisë, që kërkonte jetën e  tij".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 45" progress="65.27%" prev="Jer.44" next="Jer.46" id="Jer.45">
<h3 id="Jer.45-p0.1">Chapter 45</h3>
<p id="Jer.45-p1">
<scripture passage="Jer 45:1" parsed="|Jer|45|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.45.1" />
<sup>1</sup> Fjala që profeti Jeremia i drejtoi Barukut, birit të Neriahut, kur ky shkroi këto fjalë në një libër nën diktimin e Jeremias, në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josias, mbreti i Judës, duke i thënë:
<scripture passage="Jer 45:2" parsed="|Jer|45|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.45.2" />
<sup>2</sup> "Kështu të thotë ty Zoti, Perëndia i Izraelit, o Baruk:
<scripture passage="Jer 45:3" parsed="|Jer|45|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.45.3" />
<sup>3</sup> Ti thuaj: "Mjerë unë, sepse Zoti i shton hidhërimin dhembjes sime; unë jam lodhur së rënkuari dhe nuk gjej prehje".
<scripture passage="Jer 45:4" parsed="|Jer|45|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.45.4" />
<sup>4</sup> Kështu do t'i thuash atij: Kështu thotë Zoti: Ja unë do ta shëmb atë që kam ndërtuar dhe do ta shkul atë që kam mbjellë, dhe këtë në tërë vendin.
<scripture passage="Jer 45:5" parsed="|Jer|45|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.45.5" />
<sup>5</sup> Dhe ti kërkon gjëra të mëdha për vete? Mos i kërko sepse, ja, unë do të sjell fatkeqësi mbi çdo mish" thotë Zoti, "por ty do të të jap jetën tënde si pre në tërë vendet ku do të shkosh".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 46" progress="65.28%" prev="Jer.45" next="Jer.47" id="Jer.46">
<h3 id="Jer.46-p0.1">Chapter 46</h3>
<p id="Jer.46-p1">
<scripture passage="Jer 46:1" parsed="|Jer|46|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit që iu drejtua profetit Jeremia kundër kombeve.
<scripture passage="Jer 46:2" parsed="|Jer|46|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.2" />
<sup>2</sup> Kundër Egjiptit: përsa i përket ushtrisë së Faraonit Neko, mbretit të Egjiptit, që ishte pranë lumit Eufrat në Karkemish dhe që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, e mundi vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës.
<scripture passage="Jer 46:3" parsed="|Jer|46|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.3" />
<sup>3</sup> "Përgatitni mburojën e vogël dhe të madhe dhe afrojuni betejës.
<scripture passage="Jer 46:4" parsed="|Jer|46|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.4" />
<sup>4</sup> Shaloni kuajt dhe ju kalorës, u hipni atyre; paraqituni me përkrenare, i shndritni shtizat tuaja, vishni parzmoret!
<scripture passage="Jer 46:5" parsed="|Jer|46|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.5" />
<sup>5</sup> Çfarë po shoh? Ata e kanë humbur dhe po kthehen prapa; burrat e tyre trima janë mundur dhe ikin me nxitim pa kthyer as kokën prapa; rreth e qark sundon tmerri", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 46:6" parsed="|Jer|46|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.6" />
<sup>6</sup> "Mos lejo që i shpejti të ikë dhe që trimi të shpëtojë. Në veri, pranë lumit Eufrat, ata po lëkunden dhe po rrëzohen.
<scripture passage="Jer 46:7" parsed="|Jer|46|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.7" />
<sup>7</sup> Kush është ai që ngjitet si Nili, dhe ujrat e të cilit fryhen si ato të lumenjve?
<scripture passage="Jer 46:8" parsed="|Jer|46|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.8" />
<sup>8</sup> Éshtë Egjipti që ngjitet si Nili, dhe ujrat e të cilit po fryhen si ato të lumenjve. Ai thotë: "Do të dal, do të mbuloj tokën dhe do të shkatërroj qytetin dhe banorët e tij".
<scripture passage="Jer 46:9" parsed="|Jer|46|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.9" />
<sup>9</sup> Ngarkohuni, o kuaj, dhe përparoni me rrëmbim, o qerre, le të dalin përpara burrat trima, ata të Etiopisë dhe të Putit që mbajnë mburojën dhe ata të Ludit që përdorin dhe shtrijnë harkun.
<scripture passage="Jer 46:10" parsed="|Jer|46|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.10" />
<sup>10</sup> Kjo ditë për Zotin, për Zotin e ushtrive, është ditë hakmarrjeje, për t'u hakmarrë me armiqtë e tij. Shpata do të shfarosë, do të ngopet dhe do të dehet me gjakun e tyre, sepse Zoti, Zoti i ushtrive,  bën një flijim në vendin e veriut, pranë  lumit Eufrat.
<scripture passage="Jer 46:11" parsed="|Jer|46|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.11" />
<sup>11</sup> Ngjitu në Galaad dhe merr ca balsam, o e virgjër, o bijë e Egjiptit. Më kot ti përdor barëra të shumta, nuk ka shërim për ty.
<scripture passage="Jer 46:12" parsed="|Jer|46|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.12" />
<sup>12</sup> Kombet kanë marrë vesh poshtërsinë tënde dhe britma jote e dhembjes ka mbushur dheun, sepse trimi është penguar me një trim dhe që të dy kanë rënë bashkë".
<scripture passage="Jer 46:13" parsed="|Jer|46|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.13" />
<sup>13</sup> Fjala që Zoti i drejtoi profetit Jeremia për ardhjen e Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, për të goditur vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Jer 46:14" parsed="|Jer|46|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.14" />
<sup>14</sup> Shpalleni në Egjipt, bëjeni të ditur në Migdol, bëjeni të ditur në Nof dhe në Tahpanhes. Thoni: "Çohu dhe përgatitu, sepse shpata përpin çdo gjë që të rrethon".
<scripture passage="Jer 46:15" parsed="|Jer|46|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.15" />
<sup>15</sup> Pse burrat e tu trima janë rrëzuar? Nuk mund të rezistojnë sepse Zoti i rrëzon.
<scripture passage="Jer 46:16" parsed="|Jer|46|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.16" />
<sup>16</sup> Ai bën që të lëkunden shumë prej tyre, bien njëri mbi tjetrin dhe thonë: "Ja, të kthehemi te populli ynë dhe në vendlindje, larg shpatës vrastare".
<scripture passage="Jer 46:17" parsed="|Jer|46|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.17" />
<sup>17</sup> Atje ata bërtasin: "Faraoni, mbreti i Egjiptit, nuk është veçse një zhurmë e madhe, që ka lënë të kalojë koha e caktuar".
<scripture passage="Jer 46:18" parsed="|Jer|46|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.18" />
<sup>18</sup> "Siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Mbreti emri i të cilit është Zoti i ushtrive, "ai do të vijë si Tabori midis maleve, si Karmeli pranë detit.
<scripture passage="Jer 46:19" parsed="|Jer|46|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.19" />
<sup>19</sup> Përgatit gjërat e nevojshme për robërinë, o bijë që banon në Egjipt, sepse Nofi do të bëhet një shkretëtirë dhe do të digjet, nuk do të banojë më askush në të.
<scripture passage="Jer 46:20" parsed="|Jer|46|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.20" />
<sup>20</sup> Egjipti është si një mëshqerrë shumë e bukur, por i vjen shkatërrimi, i vjen nga veriu.
<scripture passage="Jer 46:21" parsed="|Jer|46|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.21" />
<sup>21</sup> Edhe mercenarët e tij që janë në mes të tij janë si viça për majmëri; edhe ata e kanë kthyer kurrizin, ikin bashkë, nuk rezistojnë, sepse ka zbritur mbi ta dita e fatkeqësisë së tyre, koha e ndëshkimit të tyre.
<scripture passage="Jer 46:22" parsed="|Jer|46|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.22" />
<sup>22</sup> Zëri i tij lëviz si një gjarpër, sepse ata përparojnë me një ushtri dhe dalin kundër saj me sëpata si shumë druvarë.
<scripture passage="Jer 46:23" parsed="|Jer|46|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.23" />
<sup>23</sup> Ata do të rrëzojnë pyllin e saj", thotë Zoti, "megjithëse është i padepërtueshëm, sepse janë më të shumtë se karkalecat, nuk numërohen dot.
<scripture passage="Jer 46:24" parsed="|Jer|46|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.24" />
<sup>24</sup> Bija e Egjiptit do të mbulohet me turp, do të jepet në dorë të popullit të veriut".
<scripture passage="Jer 46:25" parsed="|Jer|46|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.25" />
<sup>25</sup> Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, thotë: "Ja, unë do të dënoj Amonin e Nosë, Faraonin dhe Egjiptin, perënditë e tij dhe mbretërit e tij, Faraonin dhe ata që kanë besim tek ai;
<scripture passage="Jer 46:26" parsed="|Jer|46|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.26" />
<sup>26</sup> do t'i jap në dorë të atyre që kërkojnë jetën e tyre, në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe në dorë të shërbëtorëve të tij; por mbas kësaj do të banohet si në të kaluarën", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 46:27" parsed="|Jer|46|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.27" />
<sup>27</sup> "Por ti mos u tremb, o shërbëtori im Jakob, mos u trondit, o Izrael, sepse ja, unë do të të shpëtoj ty prej së largu dhe pasardhësit e tu nga toka e robërisë se tyre. Jakobi do të kthehet, nuk do  t'i bien në qafë më dhe do të jetë i qetë dhe  askush nuk do ta trembë më.
<scripture passage="Jer 46:28" parsed="|Jer|46|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.46.28" />
<sup>28</sup> Mos u tremb, o Jakob, shërbëtori im", thotë Zoti, "sepse unë jam me ty, do të asgjësoj tërë kombet midis të cilëve të kam shpërndarë, por nuk do të të zhduk ty; do të të ndëshkoj me një masë të drejtë dhe nuk do të të lë fare pa dënuar".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 47" progress="65.39%" prev="Jer.46" next="Jer.48" id="Jer.47">
<h3 id="Jer.47-p0.1">Chapter 47</h3>
<p id="Jer.47-p1">
<scripture passage="Jer 47:1" parsed="|Jer|47|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.47.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit që iu drejtua profetit Jeremia kundër Filistejve, para se Faraoni të sulmonte Gazën.
<scripture passage="Jer 47:2" parsed="|Jer|47|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.47.2" />
<sup>2</sup> Kështu thotë Zoti: "Ja ujrat po ngrihen nga veriu, bëhen një përrua që del nga shtrati dhe përmbytin vendin dhe gjithçka përmban, qytetin dhe ata që banojnë në të; atëherë njerëzit do të bërtasin dhe tërë banorët e vendit, do të ulërijnë.
<scripture passage="Jer 47:3" parsed="|Jer|47|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.47.3" />
<sup>3</sup> Në zhurmën e trokut të kuajve të fuqishëm, në rrapëllimën e qerreve të tyre, në poteren e rrotave të tyre, etërit nuk do të kthehen nga bijtë e tyre për shkak të dobësisë së duarve të tyre,
<scripture passage="Jer 47:4" parsed="|Jer|47|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.47.4" />
<sup>4</sup> për shkak të ditës që vjen për të shkatërruar tërë Filistejtë, duke eleminuar nga Tiro dhe Sidoni çdo mbeturinë që mund të japë ndihmë, sepse Zoti do të shkatërrojë Filistejtë, mbeturinat e ishullit të Kaftorit.
<scripture passage="Jer 47:5" parsed="|Jer|47|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.47.5" />
<sup>5</sup> Gaza u bë e shogët, Ashkeloni u shkatërrua. O banorë të luginës së tyre që mbetët gjallë, deri kur do të vazhdoni të bëni prerje?
<scripture passage="Jer 47:6" parsed="|Jer|47|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.47.6" />
<sup>6</sup> O shpatë e Zotit, kur do të kesh prehje? Hyrë në myllin tënd, ndalu dhe rri e qetë!
<scripture passage="Jer 47:7" parsed="|Jer|47|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.47.7" />
<sup>7</sup> Si mund të pushojë kur Zoti i ka dhënë urdhra kundër Ashkelonit dhe kundër bregut të detit?; ai e ka thirrur atje".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 48" progress="65.42%" prev="Jer.47" next="Jer.49" id="Jer.48">
<h3 id="Jer.48-p0.1">Chapter 48</h3>
<p id="Jer.48-p1">
<scripture passage="Jer 48:1" parsed="|Jer|48|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.1" />
<sup>1</sup> Kundër Moabit. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Mjerë Nebi, sepse u shkatërrua; Kiriathaimi është mbuluar nga turpi, është pushtuar; kështjella është mbuluar nga turpi dhe është e tronditur.
<scripture passage="Jer 48:2" parsed="|Jer|48|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.2" />
<sup>2</sup> Lavdia e Moabit nuk është më; në Heshbon kurdisin të keqen kundër tij, duke thënë: "Ejani dhe ta shkatërrojmë, në mënyrë që të mos jetë më një komb". Edhe ti, o Madmen, do të shkatërrohesh, shpata do të të ndjekë.
<scripture passage="Jer 48:3" parsed="|Jer|48|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.3" />
<sup>3</sup> Një zë që kërkon ndihmë do të dalë nga Horonaimi: shkatërrim dhe rrënim i thellë!
<scripture passage="Jer 48:4" parsed="|Jer|48|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.4" />
<sup>4</sup> Maobi është copëtuar, të vegjlit e tij bëjnë që të dëgjohet zëri i tyre.
<scripture passage="Jer 48:5" parsed="|Jer|48|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.5" />
<sup>5</sup> Mbi të përpjetën e Luhithit po ngjiten duke qarë në hidhërim, ndërsa në tatëpjetën e Horonaimit dëgjohet zëri plot ankth i disfatës.
<scripture passage="Jer 48:6" parsed="|Jer|48|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.6" />
<sup>6</sup> Ikni, shpëtoni jetën tuaj dhe bëhuni si një marinë në shkretëtirë!
<scripture passage="Jer 48:7" parsed="|Jer|48|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.7" />
<sup>7</sup> Duke qënë se ke pasë besim në veprat e tua dhe në thesaret e tua, edhe ti do të kapesh; dhe Kemoshi do të shkojë në robëri bashkë me priftërinjtë dhe princat e tij.
<scripture passage="Jer 48:8" parsed="|Jer|48|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.8" />
<sup>8</sup> Shkatërruesi do të vijë kundër të gjitha qyteteve, dhe asnjë qytet nuk do të shpëtojë; lugina do të zhduket dhe fusha do të shkatërrohet, ashtu si ka thënë Zoti.
<scripture passage="Jer 48:9" parsed="|Jer|48|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.9" />
<sup>9</sup> I jepni krahë Moabit, që të mund të fluturojë tutje; qytetet e tij do të bëhen të shkreta dhe askush nuk do të banojë në to.
<scripture passage="Jer 48:10" parsed="|Jer|48|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.10" />
<sup>10</sup> I mallkuar qoftë ai që kryen veprën e Zotit shkel e shko, i mallkuar qoftë ai që e pengon shpatën e tij të derdhë gjak!
<scripture passage="Jer 48:11" parsed="|Jer|48|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.11" />
<sup>11</sup> Moabi ka qënë i qetë qysh në moshë të re, duke pushuar mbi llumin e tij, dhe nuk ka kaluar nga një enë në enën tjetër dhe as që ka shkuar në robëri; prandaj i ka mbetur shija e tij dhe parfumi i tij nuk ka pësuar ndryshime.
<scripture passage="Jer 48:12" parsed="|Jer|48|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.12" />
<sup>12</sup> Prandaj ja, do vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat do t'i dërgoj disa njerëz që do t'i toçitin enët; do t'i zbrazin enët e tij dhe do t'i thyejnë anforat e tij.
<scripture passage="Jer 48:13" parsed="|Jer|48|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Moabit do t'i vijë turp nga Kemoshi, ashtu si shtëpia e Izraelit u turpërua nga Betheli, tek i cili kishte pasur besim.
<scripture passage="Jer 48:14" parsed="|Jer|48|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.14" />
<sup>14</sup> Si mund të thoni: "Ne jemi burra të fortë dhe trima për betejën"?
<scripture passage="Jer 48:15" parsed="|Jer|48|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.15" />
<sup>15</sup> Moabi është shkatërruar; qytetet e tij po nxjerrin tym dhe të rinjtë e tyre më të mirë zbresin në kasaphanë", thotë Mbreti emri i të cilit është Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Jer 48:16" parsed="|Jer|48|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.16" />
<sup>16</sup> Gjëma e Moabit është tashmë e afërt dhe kobi po i vjen me hapa të shpejtë.
<scripture passage="Jer 48:17" parsed="|Jer|48|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.17" />
<sup>17</sup> Mbani zi për të, të gjithë ju që e rrethoni dhe të gjithë ju, që njihni emrin e tij, thoni: "Si u thye ai skeptër i fortë, ai bastun i mrekullushëm?".
<scripture passage="Jer 48:18" parsed="|Jer|48|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.18" />
<sup>18</sup> O bijë që banon në Dibon, zbrit nga lavdia jote dhe ulu në tokën e zhuritur, sepse shkatërruesi i Moabit ka dalë kundër teje, ka shkatërruar kështjellat e tua.
<scripture passage="Jer 48:19" parsed="|Jer|48|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.19" />
<sup>19</sup> O ti që banon në Aroer, ndalu gjatë rrugës dhe shiko; merr në pyetje ikanakun dhe atë që po ikën dhe pyet: "Çfarë ka ndodhur?".
<scripture passage="Jer 48:20" parsed="|Jer|48|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.20" />
<sup>20</sup> Moabi është mbuluar me turp, sepse është i thyer; rënkoni dhe bërtisni, njoftoni mbi Arnonin që Moabi është shkatërruar!
<scripture passage="Jer 48:21" parsed="|Jer|48|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.21" />
<sup>21</sup> Një ndëshkim erdhi mbi krahinën e fushës, mbi Holon, mbi Jahatsin dhe mbi Mefaathin,
<scripture passage="Jer 48:22" parsed="|Jer|48|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.22" />
<sup>22</sup> mbi Dibonin, Nebon dhe mbi Beth-Diblathaimin,
<scripture passage="Jer 48:23" parsed="|Jer|48|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.23" />
<sup>23</sup> mbi Kiriathaimin, Beth-Gamulin dhe Beth-Meon,
<scripture passage="Jer 48:24" parsed="|Jer|48|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.24" />
<sup>24</sup> mbi Keriothin, Botsrahun dhe mbi tërë qytetet e vendit të Moabit, të largëta dhe të afërta.
<scripture passage="Jer 48:25" parsed="|Jer|48|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.25" />
<sup>25</sup> Briri i Moabit është prerë dhe krahu i tij është copëtuar", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 48:26" parsed="|Jer|48|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.26" />
<sup>26</sup> "Deheni, sepse është ngritur kundër Zotit. Moabi do të vërtitet në të vjellat e tij dhe do të bëhet edhe ai objekt talljeje.
<scripture passage="Jer 48:27" parsed="|Jer|48|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.27" />
<sup>27</sup> Izraeli vallë nuk ka qënë për ty një objekt talljeje? Mos u gjet vallë midis hajdutëve, sepse sa herë që ti flet për të ti po tund kokën?
<scripture passage="Jer 48:28" parsed="|Jer|48|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.28" />
<sup>28</sup> Braktisni qytetet dhe shkoni të banoni në shkëmb, o banorë të Moabit, dhe bëhuni si pëllumbesha që bën folenë e saj në faqet e një gremine.
<scripture passage="Jer 48:29" parsed="|Jer|48|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.29" />
<sup>29</sup> Kemi dëgjuar krenarinë e Moabit, jashtëzakonisht krenar, fodullëkun e tij, kryeneçësinë e tij, arrogancën e tij dhe mendjemadhësinë e zemrës së tij.
<scripture passage="Jer 48:30" parsed="|Jer|48|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.30" />
<sup>30</sup> Unë e njoh tërbimin e tij", thotë Zoti, "që nuk ka përmbajtje, të mburrurit e tij që nuk ka përfunduar në asgjë.
<scripture passage="Jer 48:31" parsed="|Jer|48|31|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.31" />
<sup>31</sup> Prandaj unë po ngre një vajtim mbi Moabin dhe do të lëshoj britma nëpër të gjithë Moabin; do të vajtohet për burrat e Kir-Heresit.
<scripture passage="Jer 48:32" parsed="|Jer|48|32|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.32" />
<sup>32</sup> O vreshtë e Sibmahut, unë qaj për ty ashtu si qahet për Jazerin; shermendet e tua kanë arritur matanë detit, arrinin deri në detin e Jazerit. Shkatërruesi i tij është sulur mbi frytet e tua verore dhe mbi rrushin që do vilej.
<scripture passage="Jer 48:33" parsed="|Jer|48|33|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.33" />
<sup>33</sup> Gëzimi dhe hareja janë zhdukur nga fusha pjellore dhe nga vendi i Moabit; bëra që të zhduket vera nga butet, askush nuk e shtrydh më rrushin me britma gëzimi, britmat e tyre nuk janë më britma gëzimi.
<scripture passage="Jer 48:34" parsed="|Jer|48|34|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.34" />
<sup>34</sup> Për shkak të britmës së Heshbonit zëri i tyre u dëgjua deri në Elealeh dhe në Jehats, nga Tsoari deri në Horonaim, ashtu si një lopë trevjeçare; ujrat e Nimrimit madje janë bërë një shkreti.
<scripture passage="Jer 48:35" parsed="|Jer|48|35|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.35" />
<sup>35</sup> Unë do të fik në Moab", thotë Zoti, "atë që ofron flijime mbi vendet e larta dhe atë që u djeg temjan perëndive të tij.
<scripture passage="Jer 48:36" parsed="|Jer|48|36|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.36" />
<sup>36</sup> Prandaj zemra ime për Moabin do të qajë si fyejt, zemra ime do të qajë si fyejt për burrat e Kir-Heresit, sepse pasuria që kanë fituar ka humbur.
<scripture passage="Jer 48:37" parsed="|Jer|48|37|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.37" />
<sup>37</sup> Sepse çdo kokë do të rruhet, çdo mjekër do të pritet, mbi të gjitha duart do të ketë të prera dhe mbi ijët do të jetë thesi.
<scripture passage="Jer 48:38" parsed="|Jer|48|38|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.38" />
<sup>38</sup> Mbi të gjitha çatitë e Moabit dhe në sheshet e tij s'ka veçse vajtim, sepse unë e kam bërë copë-copë Moabin, si një enë që nuk ka më vlerë", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 48:39" parsed="|Jer|48|39|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.39" />
<sup>39</sup> "Do të vajtojnë duke thënë: "Si u thye! Si ka kthyer Moabi paturpësisht kurrizin! Si është bërë Moabi tallja dhe frika e atyre që i rinë rrotull"".
<scripture passage="Jer 48:40" parsed="|Jer|48|40|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.40" />
<sup>40</sup> Sepse kështu thotë Zoti: "Ja, ai do të nisë fluturimin si një shqiponjë dhe do t'i hapë krahët e tij në drejtim të Moabit.
<scripture passage="Jer 48:41" parsed="|Jer|48|41|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.41" />
<sup>41</sup> Keriothi u pushtua, fortesat janë zënë dhe zemra e trimave të Moabit në atë ditë do të jetë si zemra e një gruaje në dhembjet e lindjes.
<scripture passage="Jer 48:42" parsed="|Jer|48|42|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.42" />
<sup>42</sup> Moabi do të shkatërrohet, nuk do të jetë më popull, sepse është ngritur kundër Zotit.
<scripture passage="Jer 48:43" parsed="|Jer|48|43|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.43" />
<sup>43</sup> Frika, gropa, laku të kërcënojnë, o banor i Moabit" thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 48:44" parsed="|Jer|48|44|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.44" />
<sup>44</sup> "Kush ikën përpara frikës do të bjerë në gropë dhe kush del nga gropa do të kapet në lak, sepse unë do të sjell mbi të, mbi Moabin vitin e ndëshkimit të tij" thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 48:45" parsed="|Jer|48|45|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.45" />
<sup>45</sup> "Në hijen e Heshbonit ndalen, të kapitur, ikanakët, por një zjarr del nga Heshboni dhe një flakë nga mesi i Sihonit, që përpin anët e Moabit dhe pjesën e sipërme të kokës së njerëzve kryengritës.
<scripture passage="Jer 48:46" parsed="|Jer|48|46|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.46" />
<sup>46</sup> Mjerë ti, O Moab! Populli i Kemoshit është i humbur sepse bijtë e tu janë çuar në robëri dhe bijat e tua në mërgim.
<scripture passage="Jer 48:47" parsed="|Jer|48|47|0|0" osisRef="Bible:Jer.48.47" />
<sup>47</sup> Por unë do të kthej Moabin nga robëria gjatë ditëve të fundit, thotë Zoti". Deri këtu gjykim mbi Moabin.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 49" progress="65.57%" prev="Jer.48" next="Jer.50" id="Jer.49">
<h3 id="Jer.49-p0.1">Chapter 49</h3>
<p id="Jer.49-p1">
<scripture passage="Jer 49:1" parsed="|Jer|49|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.1" />
<sup>1</sup> Kundër bijve të Amonit. Kështu thotë Zoti: "Izraeli vallë nuk ka bij, nuk ka asnjë trashëgimtar? Pse, pra, Malkami bëhet zot i Gadit dhe populli i tij është vendosur në qytetet e tij?
<scripture passage="Jer 49:2" parsed="|Jer|49|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.2" />
<sup>2</sup> Prandaj ja, ditët po vijnë, thotë Zoti, në të cilat unë do të bëj që të dëgjohet thirrja e luftës e bijve të Amonit kundër Rabahut; ai do të bëhet një grumbull gërmadhash dhe qytetet e tij do të konsumohen  nga zjarri. Atëherë Izraeli do të  shtjerë në dorë trashëgiminë e tij", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 49:3" parsed="|Jer|49|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.3" />
<sup>3</sup> "Vajto o Heshbon, sepse Ai është shkatërruar; bërtisni, o ju qytete të Rabahut, ngjeshuni me thasë, vini kujën, vraponi sa andej e këtej brenda vathës sepse Malkami po shkon në robëri bashkë me priftërinjtë e tij dhe me princat e tij.
<scripture passage="Jer 49:4" parsed="|Jer|49|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.4" />
<sup>4</sup> Pse mburresh nëpër lugina? Lugina jote është zbrazur, o bijë rebele, që kishe besim në thesaret e tua dhe thoje: "Kush do të dalë kundër meje?".
<scripture passage="Jer 49:5" parsed="|Jer|49|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.5" />
<sup>5</sup> Ja, unë do të bëj që të të zërë tmerri, thotë Zoti, Zoti i ushtrive, nga të gjithë ata që të rrethojnë, dhe ju do të dëboheni, secili drejt para tij, dhe nuk do të ketë njeri që t'i mbledhë ikanakët.
<scripture passage="Jer 49:6" parsed="|Jer|49|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.6" />
<sup>6</sup> Por, mbas kësaj, unë do t'i kthej nga robëria djemtë e Amonit", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 49:7" parsed="|Jer|49|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.7" />
<sup>7</sup> Kundër Edomit. Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Nuk ka më dituri në Teman? Vallë u ka munguar gjykimi të zgjuarve? Éshtë tretur dituria e tyre?
<scripture passage="Jer 49:8" parsed="|Jer|49|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.8" />
<sup>8</sup> Ikni me vrap, kthehuni prapa, shkoni të banoni në thellësitë e tokës, o banorë të Dedanit, sepse unë do të sjell fatkeqësinë e Ezaut mbi të në kohën e ndëshkimit të tij.
<scripture passage="Jer 49:9" parsed="|Jer|49|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.9" />
<sup>9</sup> Po të vinin disa vjelës rrushi te ti nuk do të linin ndonjë vilëz për të mbledhur? Po të vinin disa vjedhës te ti natën do të shkatërronin vetëm sa u mjafton.
<scripture passage="Jer 49:10" parsed="|Jer|49|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.10" />
<sup>10</sup> Por unë do ta zbuloj Ezaun dhe do të gjej vendet e fshehta të tij, dhe ai nuk do të mund të fshihet më. Pasardhësit të tij, vëllezërit e tij dhe fqinjët e tij do të shkatërrohen, dhe ai nuk do të jetë më.
<scripture passage="Jer 49:11" parsed="|Jer|49|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.11" />
<sup>11</sup> Lëri jetimët e tu, unë do t'i ruaj të gjallë në jetë dhe gratë e tua të veja le të kenë besim tek unë".
<scripture passage="Jer 49:12" parsed="|Jer|49|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.12" />
<sup>12</sup> Sepse kështu thotë Zoti: "Ja, ata që nuk ishin destinuar ta pinin kupën, do ta pinë me siguri; dhe ti do të jesh krejt i pandëshkuar? Nuk do të jesh krejt i pandëshkuar, por do ta pish me siguri.
<scripture passage="Jer 49:13" parsed="|Jer|49|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.13" />
<sup>13</sup> Meqenëse unë jam betuar në veten time", thotë Zoti, "Botsrahu do të bëhet një objekt habie dhe talljeje, një shkreti dhe një mallkim, dhe tërë qytetet e tij do të jenë të shkreta përjetë.
<scripture passage="Jer 49:14" parsed="|Jer|49|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.14" />
<sup>14</sup> Dëgjova një mesazh nga Zoti, dhe një lajmëtar iu dërgua kombeve: "Mblidhuni dhe nisuni kundër tij; çohuni për betejën".
<scripture passage="Jer 49:15" parsed="|Jer|49|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.15" />
<sup>15</sup> Por ja unë do të të bëj të vogël midis kombeve dhe të përbuzur midis njerëzve.
<scripture passage="Jer 49:16" parsed="|Jer|49|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.16" />
<sup>16</sup> Tmerri që kallje dhe kryelartësia e zemrës sate të kanë joshur, o ti që banon në të çarat e shkëmbinjve, që pushton majat e kodrave; edhe sikur të bëje folenë tënde lart si shqiponja, unë do të bëj  që ti të biesh poshtë nga atje lart", thotë  Zoti.
<scripture passage="Jer 49:17" parsed="|Jer|49|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.17" />
<sup>17</sup> Edomi do të bëhet objekt habie; kushdo që do t'i kalojë afër do të mbetet i habitur dhe do të fërshëllejë për të gjitha plagët e tij.
<scripture passage="Jer 49:18" parsed="|Jer|49|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.18" />
<sup>18</sup> Ashtu si në shkatërrimin e Sodomës dhe të Gomorrës, si dhe të qyteteve afër tyre", thotë Zoti, "askush nuk do të banojë më në to dhe asnjë bir njeriu nuk do të gjejë strehë.
<scripture passage="Jer 49:19" parsed="|Jer|49|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.19" />
<sup>19</sup> Ja, ai do të dalë si një luan nga fryrja e Jordanit kundër banesës së fortë; unë do të bëj që ai papritmas të ikë që andej dhe do të vendos mbi të atë që kam zgjedhur. Kush është në fakt si unë? Kush  do të më nxjerrë në gjyq? Kush është, pra,  bariu që mund të më bëjë ballë?
<scripture passage="Jer 49:20" parsed="|Jer|49|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.20" />
<sup>20</sup> Prandaj dëgjoni planin që Zoti ka menduar kundër Edomit dhe vendimet që ka marrë kundër banorëve të Temanit. Me siguri do të tërhiqen edhe më të vegjlit e kopesë, me siguri banesa e tyre do të shkretohet.
<scripture passage="Jer 49:21" parsed="|Jer|49|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.21" />
<sup>21</sup> Në zhurmën e rënies së tyre toka do të dridhet; zhurma e britmës së tyre do të dëgjohet deri në Detin e Kuq.
<scripture passage="Jer 49:22" parsed="|Jer|49|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.22" />
<sup>22</sup> Ja, armiku po del, po nis fluturimin si shqiponja dhe po hap krahët e tij drejt Botsrahut, dhe zemra e trimave të Edomit atë ditë do të jetë si zemra e një gruaje në dhembjet e lindjes.
<scripture passage="Jer 49:23" parsed="|Jer|49|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.23" />
<sup>23</sup> Kundër Damaskut. Hamathia dhe Arpadi janë mbuluar me turp, sepse kanë dëgjuar një lajm të keq; po ligështohen; ka një stuhi të madhe mbi det, që nuk mund të qetësohet.
<scripture passage="Jer 49:24" parsed="|Jer|49|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.24" />
<sup>24</sup> Damasku është bërë i flashkët, kthehet për të ikur, e ka kapur një drithmë; ankthi dhe dhimbjet e sulmojnë si një grua që është duke lindur.
<scripture passage="Jer 49:25" parsed="|Jer|49|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.25" />
<sup>25</sup> "Vallë si nuk është braktisur qyteti i lavdërimit, qyteti i gëzimit tim?
<scripture passage="Jer 49:26" parsed="|Jer|49|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.26" />
<sup>26</sup> Prandaj të rinjtë e tij do të rrëzohen në sheshet e tij dhe tërë luftëtarët do të vdesin atë ditë", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Jer 49:27" parsed="|Jer|49|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.27" />
<sup>27</sup> "Unë do të ndez zjarrin në muret e Damaskut dhe ai do të gllabërojë pallatet e Ben-Hadadit".
<scripture passage="Jer 49:28" parsed="|Jer|49|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.28" />
<sup>28</sup> Kundër Kedarit dhe mbretërive të Hatsorit, që Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, ka mundur. Kështu thotë Zoti: "Çohuni, dilni kundër Kedarit dhe shkatërroni bijtë e lindjes.
<scripture passage="Jer 49:29" parsed="|Jer|49|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.29" />
<sup>29</sup> Çadrat e tyre dhe kopetë e tyre do të merren; shatorret e tyre, tërë veglat e tyre dhe devetë e tyre do të çohen tutje; do t'u bërtasin atyre: "Tmerr nga të gjitha anët".
<scripture passage="Jer 49:30" parsed="|Jer|49|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.30" />
<sup>30</sup> Ikni, shkoni larg të banoni në thellësitë e tokës, o banorë të Hatsorit", thotë Zoti, "sepse Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, ka hartuar një projekt kundër jush, ka menduar një plan kundër jush.
<scripture passage="Jer 49:31" parsed="|Jer|49|31|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.31" />
<sup>31</sup> Çohuni, dilni kundër një kombi të qetë që banon në siguri", thotë Zoti, "që nuk ka as dyer as shula dhe banon i vetmuar.
<scripture passage="Jer 49:32" parsed="|Jer|49|32|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.32" />
<sup>32</sup> Devetë e tyre do t'i çojnë tutje si plaçkë lufte dhe shumica e bagëtisë së tyre si pre. Unë do t'i shpërndaj në të gjitha drejtimet ata që presin cepat e mjekrës dhe do të bëj që t'u vijë fatkeqësia nga të gjitha anët", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 49:33" parsed="|Jer|49|33|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.33" />
<sup>33</sup> "Hatsori do të bëhet një vend ku do të banojnë çakejtë, një shkreti për gjithmonë; askush nuk do të banojë më aty dhe asnjë bir njeriu nuk do të qëndrojë aty".
<scripture passage="Jer 49:34" parsed="|Jer|49|34|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.34" />
<sup>34</sup> Fjala e Zotit që iu drejtua profetit Jeremia kundër Elamit, në fillim të mbretërimit të Sedekias, mbret i Judës, duke thënë:
<scripture passage="Jer 49:35" parsed="|Jer|49|35|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.35" />
<sup>35</sup> "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Ja, unë do të copëtoj harkun e Elamit, bazën e forcës së tij.
<scripture passage="Jer 49:36" parsed="|Jer|49|36|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.36" />
<sup>36</sup> Unë do të sjell kundër Elamit katër erërat nga katër skajet e qiellit; do ta shpërndaj në drejtim të të gjitha erërave dhe nuk do të ketë komb ku të mos arrijnë ikanakët e Elamit.
<scripture passage="Jer 49:37" parsed="|Jer|49|37|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.37" />
<sup>37</sup> Do t'i bëj Elamitët të tremben përpara armiqve të tyre dhe para atyre që kërkojnë jetën e tyre; do të sjell mbi ta gjëmën, zemërimin tim të zjarrtë", thotë Zoti. "Do t'u dërgoj pas shpatën deri sa t'i kem konsumuar.
<scripture passage="Jer 49:38" parsed="|Jer|49|38|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.38" />
<sup>38</sup> Do ta vendos pastaj fronin tim në Elam dhe do të bëj që të zhduken mbretërit dhe princat", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 49:39" parsed="|Jer|49|39|0|0" osisRef="Bible:Jer.49.39" />
<sup>39</sup> "Por ditët e fundit do të ndodhë që unë do ta kthej Elamin nga robëria", thotë Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 50" progress="65.72%" prev="Jer.49" next="Jer.51" id="Jer.50">
<h3 id="Jer.50-p0.1">Chapter 50</h3>
<p id="Jer.50-p1">
<scripture passage="Jer 50:1" parsed="|Jer|50|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.1" />
<sup>1</sup> Fjala që Zoti shqiptoi kundër Babilonisë dhe kundër vendit të Kaldeasve me anë të profetit Jeremia:
<scripture passage="Jer 50:2" parsed="|Jer|50|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.2" />
<sup>2</sup> "Shpalleni midis kombeve, shpalleni dhe ngrini një flamur; shpalleni dhe mos e fshihni. Thoni: "Babilonia, u pushtua, Beli është mbuluar me turp, Meradoku është thyer, shëmbëlltyrat e tij janë mbuluar me turp, idhujt e tij janë copëtuar".
<scripture passage="Jer 50:3" parsed="|Jer|50|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.3" />
<sup>3</sup> Sepse nga veriu kundër tij po ngrihet një komb që do ta katandisë vendin në një shkretëtirë dhe askush nuk do të banojë në të; njerëzit dhe kafshët do t'ia mbathin, do të ikin.
<scripture passage="Jer 50:4" parsed="|Jer|50|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.4" />
<sup>4</sup> Në ato ditë dhe në atë kohë", thotë Zoti, "bijtë e Izraelit dhe bijtë e Judës do të vijnë bashkë; do të ecin duke qarë dhe do të kërkojnë Zotin, Perëndinë e tyre.
<scripture passage="Jer 50:5" parsed="|Jer|50|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.5" />
<sup>5</sup> Do të pyesin për rrugën e Sionit, drejt të cilit do të kthejnë fytyrat e tyre, duke thënë: "Ejani, të bashkohemi me Zotin, me një besëlidhje të përjetshme, që të mos harrohet më".
<scripture passage="Jer 50:6" parsed="|Jer|50|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.6" />
<sup>6</sup> Populli im ka qënë një kope dhensh të humbura; barinjtë e tyre i kishin bërë të marrin kot, të humbin nëpër male. Kanë shkuar nga mali në kodër dhe kanë harruar vendin ku ata pushojnë.
<scripture passage="Jer 50:7" parsed="|Jer|50|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.7" />
<sup>7</sup> Të gjithë ata që i gjenin, i hanin, dhe armiqtë e tyre thonin: "Nuk jemi fajtorë, sepse kanë mëkatuar kundër Zotit, seli e drejtësisë, Zoti, shpresa e etërve të tyre".
<scripture passage="Jer 50:8" parsed="|Jer|50|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.8" />
<sup>8</sup> Ikni nga mesi i Babilonisë, dilni nga vendi i Kaldeasve dhe bëhuni si cjeptë në ballë të kopesë.
<scripture passage="Jer 50:9" parsed="|Jer|50|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.9" />
<sup>9</sup> Sepse ja, unë i nxit dhe bëj që të dalin kundër Babilonisë një shumicë e madhe kombesh nga vendet e veriut, dhe do të radhiten kundër saj; kështu ajo do të pushtohet. Shigjetat e tyre janë si ato
<scripture passage="Jer 50:10" parsed="|Jer|50|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.10" />
<sup>10</sup> Kaldea do t'i lihet plaçkitjes; tërë plaçkitësit e saj do të ngopen", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 50:11" parsed="|Jer|50|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.11" />
<sup>11</sup> "Gëzohuni dhe kënaquni, o plaçkitës të trashëgimisë sime, sepse jeni majmur si një mëshqerrë që shin grurin dhe hingëlloni si kuajt e fuqishëm të luftës.
<scripture passage="Jer 50:12" parsed="|Jer|50|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.12" />
<sup>12</sup> Nëna juaj do të turpërohet me të madhe, ajo që ju ka lindur do të skuqet. Ja, ajo do të jetë kombi i fundit, një shkreti, një tokë shterpë, një vetmi.
<scripture passage="Jer 50:13" parsed="|Jer|50|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.13" />
<sup>13</sup> Për shkak të zemërimit të Zotit nuk do të banohet më aty, do të jetë një shkreti e plotë; kushdo që do të kalojë pranë Babilonisë do të mbetet i habitur dhe do të fërshëllejë për të gjitha plagët e saj.
<scripture passage="Jer 50:14" parsed="|Jer|50|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.14" />
<sup>14</sup> Radhituni rreth Babilonisë, o ju të gjithë harkëtarët. Gjuani kundër saj, mos kurseni asnjë shigjetë, sepse ka mëkatuar kundër Zotit.
<scripture passage="Jer 50:15" parsed="|Jer|50|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.15" />
<sup>15</sup> Lëshoni klithma lufte kundër saj rreth e përqark; ajo është dorëzuar, themelet e saj kanë rënë, muret e saj janë shembur, sepse kjo është hakmarrja e Zotit. Hakmerruni me të. Bëjini asaj atë që ajo u ka bërë të tjerëve.
<scripture passage="Jer 50:16" parsed="|Jer|50|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.16" />
<sup>16</sup> Shfarosni nga Babilonia atë që mbjell dhe zë draprin në kohën e korrjes. Nga frika e shpatës së shtypësit secili do të kthehet te populli i tij, secili do të turret në vendin e tij.
<scripture passage="Jer 50:17" parsed="|Jer|50|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.17" />
<sup>17</sup> Izraeli është një dele e humbur, të cilën e ndoqën luanët; i pari që e gllabëroi ishte mbreti i Asirisë, pastaj ky i fundit, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, që ia ka thyer kockat".
<scripture passage="Jer 50:18" parsed="|Jer|50|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.18" />
<sup>18</sup> Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraleit: "Ja, unë do dënoj mbretin e Babilonisë dhe vendin e tij, ashtu si dënova mbretin e Asirisë.
<scripture passage="Jer 50:19" parsed="|Jer|50|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.19" />
<sup>19</sup> Por do ta çoj përsëri Izraelin në kullotën e tij, do të kullotë në Karmel dhe në Bashan dhe shpirti i i tij do të ngopet në kodrinat e Efraimit dhe në Galaad.
<scripture passage="Jer 50:20" parsed="|Jer|50|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.20" />
<sup>20</sup> Në ato ditë, në atë kohë", thotë Zoti, "do të kërkohet paudhësia e Izraelit, por nuk do të ketë fare, dhe mëkatet e Judës nuk do të gjenden; sepse unë do t'i fal ata që do të lë të gjallë.
<scripture passage="Jer 50:21" parsed="|Jer|50|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.21" />
<sup>21</sup> Dil kundër vendit të Merathaimit dhe kundër banorëve të Pekodit. Shkatërro dhe vendos shfarosjen e tyre", thotë Zoti, "dhe bëj pikërisht ashtu si të kam urdhëruar!
<scripture passage="Jer 50:22" parsed="|Jer|50|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.22" />
<sup>22</sup> Në vend ka zhurmë lufte dhe shkatërrimi është i madh.
<scripture passage="Jer 50:23" parsed="|Jer|50|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.23" />
<sup>23</sup> Pse është bërë copë dhe është shkatërruar çekiçi i tërë tokës? Pse Babilonia është bërë një shkreti midis kombeve?
<scripture passage="Jer 50:24" parsed="|Jer|50|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.24" />
<sup>24</sup> Të kam ngritur një lak dhe ti je zënë prej tij, o Babiloni, pa e kuptuar fare. U gjete dhe u pushtove, sepse ke bërë luftë kundër Zotit.
<scripture passage="Jer 50:25" parsed="|Jer|50|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.25" />
<sup>25</sup> Zoti hapi arsenalin e tij dhe nxori jashtë armët e indinjatës së tij, sepse kjo është një vepër që Zoti, Zoti i ushtrive, duhet ta kryejë në vendin e Kaldeasve.
<scripture passage="Jer 50:26" parsed="|Jer|50|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.26" />
<sup>26</sup> Ejani kundër saj nga skajet më të largëta, hapni hambarët e saj, bëjini një grumbull gërmadhash dhe vendosni shfarosjen e saj, që të mos mbetet asgjë.
<scripture passage="Jer 50:27" parsed="|Jer|50|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.27" />
<sup>27</sup> Vritni të gjithë demat e saj, le të zbresin në kasaphanë. Mjerë ata, sepse erdhi dita e tyre, dita e ndëshkimit të tyre.
<scripture passage="Jer 50:28" parsed="|Jer|50|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.28" />
<sup>28</sup> Dëgjohet zëri i atyre që ikin dhe shpëtojnë nga vendi i Babilonisë për të lajmëruar në Sion hakmarrjen e Zotit, Perëndisë tonë, hakmarrjen e tempullit të tij.
<scripture passage="Jer 50:29" parsed="|Jer|50|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.29" />
<sup>29</sup> Mblidhni kundër Babilonisë tërë harkëtarët, tërë ata që nderin harkun. Fushoni rreth e qark kundër asaj, asnjë të mos ju shpëtojë. Shpërbleheni sipas veprave të saj, i bëni asaj pikërisht atë që ajo  u ka bërë të tjerëve, sepse ka qënë arrogante  kundër Zotit, kundër të Shenjtit të Izraelit.
<scripture passage="Jer 50:30" parsed="|Jer|50|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.30" />
<sup>30</sup> Prandaj të rinjtë e saj do të bien në sheshet e saj dhe tërë luftëtarët e saj do të vdesin atë ditë", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 50:31" parsed="|Jer|50|31|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.31" />
<sup>31</sup> "Ja ku jam kundër teje, o arrogante", thotë Zoti i ushtrive, "sepse erdhi dita jote, koha në të cilën unë do të të ndëshkoj.
<scripture passage="Jer 50:32" parsed="|Jer|50|32|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.32" />
<sup>32</sup> Arrogantja do të tronditet dhe do të rrëzohet, dhe askush nuk do ta ngrerë. Unë do t'u vë zjarrin qyteteve të saj dhe ai do të përpijë gjithçka që e rrethon".
<scripture passage="Jer 50:33" parsed="|Jer|50|33|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.33" />
<sup>33</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Bijtë e Izraelit ishin të shtypur bashkë me bijtë e Judës. Tërë ata që i kanë çuar në robëri i kanë mbajtur me forcë dhe nuk kanë pranuar t'i lënë të ikin.
<scripture passage="Jer 50:34" parsed="|Jer|50|34|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.34" />
<sup>34</sup> Shpëtimtari i tyre është i fortë; emri i tij është Zoti i ushtrive. Ai me siguri do të mbrojë çështjen e tyre, për t'i dhënë prehje dheut dhe për t'i bërë të drithërohen banorët e Babilonisë.
<scripture passage="Jer 50:35" parsed="|Jer|50|35|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.35" />
<sup>35</sup> Një shpatë kërcënon Kaldeasit", thotë Zoti, "banorët e Babilonisë, princat e tij, të diturit e saj.
<scripture passage="Jer 50:36" parsed="|Jer|50|36|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.36" />
<sup>36</sup> Një shpatë kërcënon gënjeshtarët mburravecë, që do të rezultojnë pa mend; një shpatë kërcënon trimat e saj, që do të tmerrohen.
<scripture passage="Jer 50:37" parsed="|Jer|50|37|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.37" />
<sup>37</sup> Një shpatë kërcënon kuajt e saj, qerret e saj dhe mbi lëmshin e njerëzve që është në mes të saj, e cila do të bëhet si shumë gra; një shpatë kërcënon thesaret e saj, që do të plaçkiten.
<scripture passage="Jer 50:38" parsed="|Jer|50|38|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.38" />
<sup>38</sup> Thatësira kërcënon ujërat e saj, që do të thahen, sepse është nje vend figurash të gdhendura dhe ata luajnë mendsh për idhujt e tyre.
<scripture passage="Jer 50:39" parsed="|Jer|50|39|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.39" />
<sup>39</sup> Prandaj do të banojnë aty kafshët e shkretëtirës me çakejtë dhe do të vendosen aty strucat. Nuk do të banohet kurrë më, as do të popullohet brez pas brezi.
<scripture passage="Jer 50:40" parsed="|Jer|50|40|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.40" />
<sup>40</sup> Ashtu si Perëndia shkatërroi Sodomën, Gomorrën dhe qytetet afër tyre", thotë Zoti, "kështu nuk do të banojë më aty askush dhe nuk do të qëndrojë më aty asnjë bir njeriu.
<scripture passage="Jer 50:41" parsed="|Jer|50|41|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.41" />
<sup>41</sup> Ja, një popull vjen nga veriu; një komb i madh dhe shumë mbretër kanë dalë nga skajet e tokës.
<scripture passage="Jer 50:42" parsed="|Jer|50|42|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.42" />
<sup>42</sup> Ata mbajnë në dorë harkun dhe shtizën; janë të egër dhe nuk kanë fare mëshirë; zëri i tyre do të gjëmojë si deti. U hipin kuajve, janë gati të luftojnë si një njeri i vetëm kundër teje, o bijë e Babilonisë.
<scripture passage="Jer 50:43" parsed="|Jer|50|43|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.43" />
<sup>43</sup> Mbreti i Babilonisë ka dëgjuar të flitet për ta dhe duart e tij dobësohen; e ka zënë ankthi, dhembjet si një grua që po lind.
<scripture passage="Jer 50:44" parsed="|Jer|50|44|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.44" />
<sup>44</sup> Ja, po del si një luan nga vërshimi i Jordanit kundër banesës së fortë. Por unë do të bëj që të ikin befas prej saj dhe do të vendos mbi të atë që kam zgjedhur. Kush është, pra, si unë dhe kush mund  të më paditë në gjyq? Kush është, pra, ai  bari që mund të më bëjë ballë?
<scripture passage="Jer 50:45" parsed="|Jer|50|45|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.45" />
<sup>45</sup> Prandaj dëgjoni planin që Zoti ka menduar kundër Babilonisë dhe vendimet që ka marrë kundër vendit të Kaldeasve. Me siguri do të tërhiqen edhe më të vegjlit e kopesë, me siguri banesa e tyre do të shkatërrohet.
<scripture passage="Jer 50:46" parsed="|Jer|50|46|0|0" osisRef="Bible:Jer.50.46" />
<sup>46</sup> Në zhurmën e pushtimit të Babilonisë toka do të dridhet dhe ulërima e tyre do të dëgjohet midis kombeve".
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 51" progress="65.91%" prev="Jer.50" next="Jer.52" id="Jer.51">
<h3 id="Jer.51-p0.1">Chapter 51</h3>
<p id="Jer.51-p1">
<scripture passage="Jer 51:1" parsed="|Jer|51|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.1" />
<sup>1</sup> Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të ngre një erë shkatërruese kundër Babilonisë dhe kundër banorëve të Leb Kamait.
<scripture passage="Jer 51:2" parsed="|Jer|51|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.2" />
<sup>2</sup> Do të dërgoj kundër Babilonisë disa të huaj që do ta kontrollojnë dhe do ta zbrazin vendin e saj, sepse në ditën e fatkeqësisë do të sulen mbi të nga të gjitha anët.
<scripture passage="Jer 51:3" parsed="|Jer|51|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.3" />
<sup>3</sup> Mos lini që ai, i cili nder harkun ta shtrijë atë apo të ngrihet në parzmoren e tij. Mos kurseni të rinjtë e saj, vendosni shfarosjen e tërë ushtrisë së saj.
<scripture passage="Jer 51:4" parsed="|Jer|51|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.4" />
<sup>4</sup> Kështu ata do të bien të vrarë në vendin e Kaldeasve dhe të shpuar nëpër rrugët e Babilonisë.
<scripture passage="Jer 51:5" parsed="|Jer|51|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.5" />
<sup>5</sup> Sepse Izraeli dhe Juda nuk kanë qënë braktisur nga Perëndia i tyre, nga Zoti i ushtrive, megjithëse vendi i tyre ishte plot me faje kundër të Shenjtit të Izraelit".
<scripture passage="Jer 51:6" parsed="|Jer|51|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.6" />
<sup>6</sup> Ikni nga mesi i Babilonisë dhe të shpëtojë secili jetën e tij, shikoni të mos të shkatërroheni në paudhësinë e saj. Sepse kjo është koha e hakmarrjes së Zotit; ai do të japë shpërblimin e drejtë.
<scripture passage="Jer 51:7" parsed="|Jer|51|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.7" />
<sup>7</sup> Babilonia ishte në duart e Zotit një kupë ari që dehte tërë tokën; kombet kanë pirë nga vera e saj, prandaj kombet kanë rënë në kllapi.
<scripture passage="Jer 51:8" parsed="|Jer|51|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.8" />
<sup>8</sup> Papritmas Babilonia ra, u shkatërrua. Vajtoni për të, merrni balsam për dhembjen e saj; ndofta mund të shërohet.
<scripture passage="Jer 51:9" parsed="|Jer|51|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.9" />
<sup>9</sup> Ne dëshironim ta shëronim Babiloninë, por ajo nuk është shëruar. Braktiseni dhe të shkojmë secili në vendin e vet, sepse gjykimi i saj arrin deri në qiell dhe ngrihet deri te retë.
<scripture passage="Jer 51:10" parsed="|Jer|51|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.10" />
<sup>10</sup> Zoti ka bërë të triumfojë çështja jonë e drejtë. Ejani, të tregojmë në Sion veprën e Zotit, Perëndisë tonë.
<scripture passage="Jer 51:11" parsed="|Jer|51|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.11" />
<sup>11</sup> Mprehni shigjetat, rrokni mburojat. Zoti ka zgjuar frymën e mbretërve të Medasve, sepse qëllimi i tij kundër Babilonisë është shkatërrimi i saj, sepse kjo është hakmarrja e Zotit, hakmarrja e tempullit të tij.
<scripture passage="Jer 51:12" parsed="|Jer|51|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.12" />
<sup>12</sup> Ngrini flamurin mbi muret e Babilonisë. Përforconi rojet, vendosni shigjetarë, përgatitni kurthe. Sepse Zoti ka menduar dhe ka zbatuar atë që ka thënë kundër banorëve të Babilonisë.
<scripture passage="Jer 51:13" parsed="|Jer|51|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.13" />
<sup>13</sup> O ti që banon pranë ujërave të mëdha, të pasura në thesarë, fundi yt erdhi, fundi i fitimeve të tua të padrejta.
<scripture passage="Jer 51:14" parsed="|Jer|51|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.14" />
<sup>14</sup> Zoti i ushtrive i është betuar në veten e tij: "Unë do të të mbush me njerëz si miza që do të ngrenë kundër teje britma lufte".
<scripture passage="Jer 51:15" parsed="|Jer|51|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.15" />
<sup>15</sup> Ai ka bërë tokën me fuqinë e tij, ka vendosur botën me diturinë e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarësinë e tij.
<scripture passage="Jer 51:16" parsed="|Jer|51|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.16" />
<sup>16</sup> Kur nxjerr zërin e tij, ka një zhurmë ujërash në qiell; ai bën që të ngjiten avujt nga skajet e tokës, prodhon rrufetë për shiun dhe e nxjerr erën nga depozitat e tij.
<scripture passage="Jer 51:17" parsed="|Jer|51|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.17" />
<sup>17</sup> Çdo njeri atëherë bëhet budalla, pa njohuri, çdo argjendar ka turp për shëmbëlltyrën e tij të gdhendur, sepse shëmbëlltyra e tij e derdhur është një gënjeshtër, dhe nuk ka frymë jetësore në to.
<scripture passage="Jer 51:18" parsed="|Jer|51|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.18" />
<sup>18</sup> Janë kotësi, vepra mashtrimi; në kohën e ndëshkimit të tyre do të zhduken.
<scripture passage="Jer 51:19" parsed="|Jer|51|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.19" />
<sup>19</sup> Trashëgimia e Jakobit nuk është si ata, sepse ai ka sajuar tërë gjërat, dhe Izraeli është fisi i trashëgimisë së tij. Emri i tij është Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Jer 51:20" parsed="|Jer|51|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.20" />
<sup>20</sup> "Ti je për mua një çekiç, një mjet lufte; me ty do të shtyp kombet, me ty do të shkatërroj mbretëritë;
<scripture passage="Jer 51:21" parsed="|Jer|51|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.21" />
<sup>21</sup> me ty do të copëtoj kalë dhe kalorës, me ty do të copëtoj qerre dhe karrocier;
<scripture passage="Jer 51:22" parsed="|Jer|51|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.22" />
<sup>22</sup> me ty do të copëtoj burrë dhe grua, me ty do të copëtoj plak dhe fëmijë, me ty do të copëtoj të riun dhe virgjëreshën;
<scripture passage="Jer 51:23" parsed="|Jer|51|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.23" />
<sup>23</sup> me ty do të copëtoj bariun dhe kopenë e tij, me ty do të copëtoj katundarin dhe pendën e tij të qeve, me ty do të copëtoj qeveritarët dhe gjykatësit.
<scripture passage="Jer 51:24" parsed="|Jer|51|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.24" />
<sup>24</sup> Por unë do t'i shpërblej Babiloninë dhe tërë banorët e Kaldesë për tërë të keqen që i kanë bërë Sionit para syve tuaj", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 51:25" parsed="|Jer|51|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.25" />
<sup>25</sup> "Ja ku jam kundër teje, o mal i shkatërrimit", thotë Zoti, "ti që shkatërron tërë tokën. Unë do të shtrij dorën time kundër teje, do të të rrokullis poshtë nga shkëmbinjtë dhe do të të bëj një mal të djegur.
<scripture passage="Jer 51:26" parsed="|Jer|51|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.26" />
<sup>26</sup> Nga ti nuk do të merren më as gurë të qoshes, as gurë themeli, por ti do të bëhesh një shkreti përjetë, thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 51:27" parsed="|Jer|51|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.27" />
<sup>27</sup> Ngrini një flamur në vend, bjerini borisë midis kombeve; përgatitni kombet kundër saj, thirrni të mblidhen kundër saj mbretëritë e Araratit, Minit dhe Ashkenazit. Emëroni kundër saj një komandant.  Bëni që të përparojnë kuajt si karkaleca të  kreshtë.
<scripture passage="Jer 51:28" parsed="|Jer|51|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.28" />
<sup>28</sup> Përgatitni kundër saj kombet, me mbretëritë e Medisë, me qeveritarët e tij, me të gjithë gjykatësit dhe tërë vendet e zotërimeve të tij.
<scripture passage="Jer 51:29" parsed="|Jer|51|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.29" />
<sup>29</sup> Toka do të dridhet dhe do të mbajë zi, sepse planet e Zotit kundër Babilonisë do të realizohen, për ta katandisur vendin e Babilonisë në një shkreti, pa banorë.
<scripture passage="Jer 51:30" parsed="|Jer|51|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.30" />
<sup>30</sup> Trimat e Babilonisë kanë hequr dorë nga lufta; kanë mbetur në fortesat e tyre; forca e tyre është ligështuar, janë bërë si gra. U kanë vënë zjarrin banesave të saj, shulet e portave të tyre janë thyer.
<scripture passage="Jer 51:31" parsed="|Jer|51|31|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.31" />
<sup>31</sup> Korrieri vrapon përballë korrierit dhe lajmëtari përballë lajmëtarit për t'i njoftuar mbretit të Babilonisë që qyteti i tij është marrë nga çdo anë;
<scripture passage="Jer 51:32" parsed="|Jer|51|32|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.32" />
<sup>32</sup> vahet që mund të kalohen më këmbë janë zënë, kënetat janë në flakë dhe luftëtarët janë të tmerruar.
<scripture passage="Jer 51:33" parsed="|Jer|51|33|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.33" />
<sup>33</sup> Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Bija e Babilonisë është si një lëmë në kohën që shkelet; edhe pak dhe do të vijë për të koha e korrjes".
<scripture passage="Jer 51:34" parsed="|Jer|51|34|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.34" />
<sup>34</sup> "Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, na ka gëlltitur, na ka shtypur, na ka katandisur si një enë bosh; na ka gëlltitur si një dragua, ka mbushur barkun e tij me ushqimet tona të shijshme, na ka përzënë.
<scripture passage="Jer 51:35" parsed="|Jer|51|35|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.35" />
<sup>35</sup> Dhuna e ushtruar kundër meje dhe mishit tim rëntë mbi Babiloninë", do të thotë banori i Sionit. "Gjaku im rëntë mbi banorët e Kaldesë", do të thotë Jeruzalemi.
<scripture passage="Jer 51:36" parsed="|Jer|51|36|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.36" />
<sup>36</sup> Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të mbroj çështjen tënde dhe do ta kryej hakmarrjen tënde. Do të bëj që të thahet deti i saj dhe të shterojë burimi i saj.
<scripture passage="Jer 51:37" parsed="|Jer|51|37|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.37" />
<sup>37</sup> Babilonia do të bëhet një grumbull gërmadhash, një strehë për çakejtë, një objekt habie e talljeje, pa banorë.
<scripture passage="Jer 51:38" parsed="|Jer|51|38|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.38" />
<sup>38</sup> Ata do të vrumbullijnë bashkë si luanë, do të skërmitin dhëmbët si këlyshët e luanit.
<scripture passage="Jer 51:39" parsed="|Jer|51|39|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.39" />
<sup>39</sup> Kur të kenë vapë, do t'u jap të pijnë, do t'i deh që të kënaqen dhe të flenë një gjumë të përjetshëm, pa u zgjuar më", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 51:40" parsed="|Jer|51|40|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.40" />
<sup>40</sup> Unë do t'i bëj të zbresin në kasaphanë si qengja, si desh bashkë me cjeptë.
<scripture passage="Jer 51:41" parsed="|Jer|51|41|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.41" />
<sup>41</sup> Vallë si u pushtua Sheshaku dhe u fitua lavdia e tërë dheut? Vallë si u bë Babilonia një shkreti midis kombeve?
<scripture passage="Jer 51:42" parsed="|Jer|51|42|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.42" />
<sup>42</sup> Deti ka dalë përmbi Babiloninë; ajo është mbytur nga zhurma e valëve të tij.
<scripture passage="Jer 51:43" parsed="|Jer|51|43|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.43" />
<sup>43</sup> Qytetet e saj janë bërë një mjerim, një tokë e zhuritur, një shkreti, një vend ku nuk banon askush dhe nëpër të cilin nuk kalon asnjë bir njeriu.
<scripture passage="Jer 51:44" parsed="|Jer|51|44|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.44" />
<sup>44</sup> Unë do të ndëshkoj Belin në Babiloni dhe do të nxjerr nga goja e tij atë që ka gllabëruar dhe kombet nuk do të bashkohen më me të. Madje edhe muret e Babilonisë do të rrëzohen.
<scripture passage="Jer 51:45" parsed="|Jer|51|45|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.45" />
<sup>45</sup> Dil nga mesi i saj, o populli im, dhe secili të shpëtojë jetën e tij përpara zemërimit të zjarrtë të Zotit.
<scripture passage="Jer 51:46" parsed="|Jer|51|46|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.46" />
<sup>46</sup> Zemra juaj mos u ligështoftë dhe mos u trembni nga lajmet që do të dëgjohen në vend, sepse një vit do të vijë një lajm dhe vitin tjetër një lajm tjetër. Do të ketë dhunë në vend, sundues kundër sunduesit.
<scripture passage="Jer 51:47" parsed="|Jer|51|47|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.47" />
<sup>47</sup> Prandaj ja, do të vijnë ditët në të cilat unë do të ndëshkoj figurat e gdhendura të Babilonisë; tërë vendi do të mbulohet me turp dhe tërë të plagosurit për vdekje do të rrëzohen në mes të saj.
<scripture passage="Jer 51:48" parsed="|Jer|51|48|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.48" />
<sup>48</sup> Atëherë qiejt, toka dhe çdo gjë që është në to do të ngazëllejnë mbi Babiloninë, sepse shkatërruesit do të vijnë kundër saj nga veriu", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 51:49" parsed="|Jer|51|49|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.49" />
<sup>49</sup> Ashtu si Babilonia bëri që të rrëzohen të plagosurit për vdekje të Izraelit, kështu në Babiloni do të rrëzohen të plagosurit për vdekje të të gjithë vendit.
<scripture passage="Jer 51:50" parsed="|Jer|51|50|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.50" />
<sup>50</sup> Ju, që keni shpëtuar nga shpata, nisuni, mos u ndalni; mbani mend që nga larg Zotin, dhe Jeruzalemi t'ju kthehet në zemër.
<scripture passage="Jer 51:51" parsed="|Jer|51|51|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.51" />
<sup>51</sup> Na vjen turp të dëgjojmë sharjen, turpi ka mbuluar fytyrën tonë, sepse disa të huaj kanë hyrë në shenjtoren e shtëpisë të Zotit.
<scripture passage="Jer 51:52" parsed="|Jer|51|52|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.52" />
<sup>52</sup> "Prandaj ja, do të vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat unë do të dënoj figurat e tij të gdhendura dhe në tërë vendin e tij do të rënkojnë të plagosurit për vdekje.
<scripture passage="Jer 51:53" parsed="|Jer|51|53|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.53" />
<sup>53</sup> Edhe sikur Babilonia të ngjitej deri në qiell, edhe sikur ta bënte të pakapshme forcën e saj të lartë, nga ana ime do të vijnë kundër saj disa shkatërrimtarë", thotë Zoti.
<scripture passage="Jer 51:54" parsed="|Jer|51|54|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.54" />
<sup>54</sup> Zhurma e një britme po vjen nga Babilonia, e një shkatërrimi të madh nga vendi i Kaldasve.
<scripture passage="Jer 51:55" parsed="|Jer|51|55|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.55" />
<sup>55</sup> Sepse Zoti po shkatërron Babiloninë dhe bën që të pushojë zhurma e saj e madhe; valët e tyre gumëzhijnë, zhurma e zërit të tyre po ngrihet.
<scripture passage="Jer 51:56" parsed="|Jer|51|56|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.56" />
<sup>56</sup> Shkatërrimtari në fakt erdhi kundër saj, kundër Babilonisë; trimat e saj janë kapur, harqet e tyre janë copëtuar, sepse Zoti është Perëndia i shpërblimeve; ai do t'i shpërblejë me siguri.
<scripture passage="Jer 51:57" parsed="|Jer|51|57|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.57" />
<sup>57</sup> Unë do t'i deh princat e saj, njerëzit e urtë të saj, qeveritarët e saj, nëpunësit e saj, dhe trimat e saj dhe kështu do të bëjnë një gjumë të përjetshëm dhe nuk do të zgjohen më", thotë Mbreti, emri i të cilit është Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Jer 51:58" parsed="|Jer|51|58|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.58" />
<sup>58</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Muret e gjëra të Babilonisë do të prishen krejtësisht, portat e saj të larta do të digjen me zjarr; kështu popujt do të kenë punuar për asgjë dhe kombet do të jenë munduar vetëm për zjarrin".
<scripture passage="Jer 51:59" parsed="|Jer|51|59|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.59" />
<sup>59</sup> Urdhri që profeti Jeremia i dha Serajahut, birit të Neriahut, bir i Mahsejahut, kur shkoi në Babiloni me Sedekian, mbretin e Judës, në vitin e katërt të mbretërimit të tij. Serajahu ishte shefi i Çambelanëve.
<scripture passage="Jer 51:60" parsed="|Jer|51|60|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.60" />
<sup>60</sup> Kështu Jeremia shkroi në një libër tërë të këqiat që do të pësonte Babilonia, tërë këto fjalë që janë shkruar kundër Babilonisë.
<scripture passage="Jer 51:61" parsed="|Jer|51|61|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.61" />
<sup>61</sup> Dhe Jeremia i tha Serajahut: "Kur të arrish në Babiloni, ki kujdes t'i lexosh tërë këto fjalë,
<scripture passage="Jer 51:62" parsed="|Jer|51|62|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.62" />
<sup>62</sup> dhe do të thuash: "O Zot, ti ke thënë për këtë vend se do ta shkatërroje, dhe se nuk do të mbetej në të më asnjëri, qoftë njeri apo kafshë, por do të bëhej një shkreti e përjetshme".
<scripture passage="Jer 51:63" parsed="|Jer|51|63|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.63" />
<sup>63</sup> Pastaj, kur të kesh mbaruar së lexuari këtë libër, do të lidhësh mbi të një gur dhe do ta hedhësh në mes të Eufratit,
<scripture passage="Jer 51:64" parsed="|Jer|51|64|0|0" osisRef="Bible:Jer.51.64" />
<sup>64</sup> dhe do të thuash: "Kështu do të mbytet Babilonia dhe nuk do të ngrihet më nga fatkeqësia që unë do të sjell mbi të; dhe ata do të jenë të rraskapitur"". Deri këtu fjalët e Jeremias.
</p>
</div3>

<div3 title="Jeremiah 52" progress="66.14%" prev="Jer.51" next="Lam" id="Jer.52">
<h3 id="Jer.52-p0.1">Chapter 52</h3>
<p id="Jer.52-p1">
<scripture passage="Jer 52:1" parsed="|Jer|52|1|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.1" />
<sup>1</sup> Sedekia ishte njëzetenjë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi në Jeruzalem njëmbëdhjetë vjet. E ëma quhej Hamutal, e bija e Jeremias nga Libnahu.
<scripture passage="Jer 52:2" parsed="|Jer|52|2|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.2" />
<sup>2</sup> Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, në të gjitha gjërat ashtu si kishte bërë Jehojakimi.
<scripture passage="Jer 52:3" parsed="|Jer|52|3|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.3" />
<sup>3</sup> Kjo ndodhi në Jeruzalem dhe në Judë për shkak të zemërimit të Zotit, që më në fund i dëboi nga prania e tij. Pastaj Sedekia ngriti krye kundër mbretit të Babilonisë.
<scripture passage="Jer 52:4" parsed="|Jer|52|4|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.4" />
<sup>4</sup> Në vitin e nëntë të mbretërimit të tij, në muajin e dhjetë, më dhjetë të muajit, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, erdhi me gjithë ushtrinë e tij kundër Jeruzalemit, fushoi kundër tij dhe ndërtoi rreth e rrotull ledhat.
<scripture passage="Jer 52:5" parsed="|Jer|52|5|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.5" />
<sup>5</sup> Kështu qyteti mbeti i rrethuar deri në vitin e njëmbëdhjetë të mbretit Sedekia.
<scripture passage="Jer 52:6" parsed="|Jer|52|6|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.6" />
<sup>6</sup> Në muajin e katërt, më nëntë të muajit, uria ishte aq e rëndë në qytet, sa që nuk kishte më bukë për popullin e vendit.
<scripture passage="Jer 52:7" parsed="|Jer|52|7|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.7" />
<sup>7</sup> Atëherë u hap një e çarë në muret dhe të gjithë luftëtarët ikën, duke dalë natën nga qyteti nëpër portën midis dy mureve, e cila ndodhej pranë kopshtit të mbretit, megjithëse Kaldeasit ishin rreth qytetit. Kështu ata morën rrugën e Arabahut.
<scripture passage="Jer 52:8" parsed="|Jer|52|8|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.8" />
<sup>8</sup> Por ushtria e Kaldeasve ndoqi mbretin, e arriti Sedekian në fushën e Jerikos, ndërsa tërë ushtria e tij po shpërndahej larg tij.
<scripture passage="Jer 52:9" parsed="|Jer|52|9|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.9" />
<sup>9</sup> Kështu ata zunë mbretin dhe e çuan në Riblah, në vendin e Hamathit te mbreti i Babilonisë, që shqiptoi vendimin kundër tij.
<scripture passage="Jer 52:10" parsed="|Jer|52|10|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.10" />
<sup>10</sup> Mbreti i Babilonisë vrau pastaj bijtë e Sedekias para syve të tij dhe vrau gjithashtu tërë princat e Judës në Riblah;
<scripture passage="Jer 52:11" parsed="|Jer|52|11|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.11" />
<sup>11</sup> pastaj i nxori sytë Sedekias. Mbreti i Babilonisë e lidhi me pranga prej bronzi, e çoi në Babiloni dhe e futi në burg deri ditën e vdekjes së tij.
<scripture passage="Jer 52:12" parsed="|Jer|52|12|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.12" />
<sup>12</sup> Muajin e pestë, më dhjetë të muajit (që ishte viti i nëntëmbëdhjetë i Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë), Nebuzaradani, komandanti i rojeve personale në shërbim të mbretit të Babilonisë, arriti në Jeruzalem.
<scripture passage="Jer 52:13" parsed="|Jer|52|13|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.13" />
<sup>13</sup> Ai dogji shtëpinë e Zotit dhe shtëpinë e mbretit dhe u vuri flakën tërë shtëpive të Jeruzalemit dhe tërë shtëpive të fisnikëve.
<scripture passage="Jer 52:14" parsed="|Jer|52|14|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.14" />
<sup>14</sup> Tërë ushtria e Kaldeasve që ishte me komandantin e rojeve rrëzoi të gjitha muret rreth e qark Jeruzalemit.
<scripture passage="Jer 52:15" parsed="|Jer|52|15|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.15" />
<sup>15</sup> Pastaj Nebuzaradani, komandanti i rojeve, internoi pjesën më të varfër të popullit; pjesën e popullit që kishte mbetur në qytet, dezertorët që kishin kaluar në shërbim të mbretit të Babilonisë dhe kusurin e popullsisë.
<scripture passage="Jer 52:16" parsed="|Jer|52|16|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.16" />
<sup>16</sup> Por Nebuzaradani, komandanti i rojeve, la disa nga më të varfrit e vendit të punojnë vreshtat dhe arat.
<scripture passage="Jer 52:17" parsed="|Jer|52|17|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.17" />
<sup>17</sup> Kaldeasit i copëtuan shtyllat prej bronzi që ishin në shtëpinë e Zotit, qerret dhe detin prej bronzi që ishin në shtëpinë e Zotit dhe e çuan bronzin në Babiloni.
<scripture passage="Jer 52:18" parsed="|Jer|52|18|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.18" />
<sup>18</sup> Ata morën edhe tiganët, kunjat, thikat, legenët, kupat dhe të gjitha veglat prej bronzi, që përdoreshin në shërbimin e tempullit.
<scripture passage="Jer 52:19" parsed="|Jer|52|19|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.19" />
<sup>19</sup> Komandanti i rojes mori gjithashtu kupat, mangallët, legenët, shandanet, tasat dhe kupat, arin e sendet që ishin prej ari të kulluar dhe argjendin e kulluar.
<scripture passage="Jer 52:20" parsed="|Jer|52|20|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.20" />
<sup>20</sup> Sa për dy kolonat, për detin dhe për të dymbëdhjetë qetë prej bronzi që ishin poshtë tij dhe për qerret që Salomoni kishte bërë për shtëpinë e Zotit, bronzi i tërë këtyre sendeve kishte një peshë që nuk mund të llogaritej.
<scripture passage="Jer 52:21" parsed="|Jer|52|21|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.21" />
<sup>21</sup> Për sa u përket shtyllave, lartësia e një shtylle ishte tetëmbëdhjetë kubitë; dhe duhej një fill prej dymbëdhjetë kubitësh për të matur rrethin e tyre; trashësia e saj ishte katër gishtërinj; nga brenda ishte bosh.
<scripture passage="Jer 52:22" parsed="|Jer|52|22|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.22" />
<sup>22</sup> Mbi të ngrihej një kapitel prej bronzi, lartësia e një kapiteli ishte pesë kubitë; rreth e qark kapitelit kishte një rrjetëz dhe disa shegë, të gjitha prej bronzi. Shtylla tjetër me shegë, ishte e njëllojtë me të.
<scripture passage="Jer 52:23" parsed="|Jer|52|23|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.23" />
<sup>23</sup> Rreth e qark kishte nëntëdhjetë e gjashtë shegë dhe tërë shegët rrotull rrjetëzës arrinin në njëqind.
<scripture passage="Jer 52:24" parsed="|Jer|52|24|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.24" />
<sup>24</sup> Komandanti i rojes mori Serajahun, kryepriftin, Sofonian, priftin e dytë, dhe tre rojtarë të portës.
<scripture passage="Jer 52:25" parsed="|Jer|52|25|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.25" />
<sup>25</sup> Nga qyteti ai mori edhe një eunuk që komandonte luftëtarët, shtatë burra ndër këshilltarët personalë të mbretit që u gjetën në qytet, sekretarin e komandantit të ushtrisë që rekrutonte popullin e  vendit dhe gjashtëdhjetë burra nga populli i  vendit që u gjetën në qytet.
<scripture passage="Jer 52:26" parsed="|Jer|52|26|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.26" />
<sup>26</sup> Kështu Nebuzaradani, komandanti i rojeve, i mori dhe i çoi te mbreti i Babilonisë në Riblah,
<scripture passage="Jer 52:27" parsed="|Jer|52|27|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.27" />
<sup>27</sup> dhe mbreti i Babilonisë i vrau në Riblah, në vendin e Hamathit.
<scripture passage="Jer 52:28" parsed="|Jer|52|28|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.28" />
<sup>28</sup> Kështu Juda u çua në robëri larg vendit të tij. Ky është populli që Nebukadnetsari internoi vitin e shtatë: tremijë e njëzet e tre Judej.
<scripture passage="Jer 52:29" parsed="|Jer|52|29|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.29" />
<sup>29</sup> Në vitin e tetëmbëdhjetë të Nebukadnetsarit u shpërngulën nga Jeruzalemi tetëqind e tridhjet e dy veta.
<scripture passage="Jer 52:30" parsed="|Jer|52|30|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.30" />
<sup>30</sup> Në vitin e njëzetë e tretë të Nebukadnetsarit, Nebuzaradani, komandanti i rojes, internoi shtatëqind e dyzet e pesë Judej: gjithsej katërmijë e gjashtëqind veta.
<scripture passage="Jer 52:31" parsed="|Jer|52|31|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.31" />
<sup>31</sup> Në vitin e tridhjetë e shtatë të robërisë së Jehojakimit, mbretit të Judës, në muajin e dymbëdhjetë, më pesë të muajit, Evil-Merodaku, mbret i Babilonisë, vitin e parë të mbretërisë së tij e fali
<scripture passage="Jer 52:32" parsed="|Jer|52|32|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.32" />
<sup>32</sup> I foli me dashamirësi dhe vendosi ndenjësen e tij mbi atë të mbretërve që ishin me të në Babiloni.
<scripture passage="Jer 52:33" parsed="|Jer|52|33|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.33" />
<sup>33</sup> Kështu Jehojakimi i ndërroi rrobat e robërisë së tij dhe hëngri gjithnjë bukën në prani të mbretit tërë ditët e jetës së tij.
<scripture passage="Jer 52:34" parsed="|Jer|52|34|0|0" osisRef="Bible:Jer.52.34" />
<sup>34</sup> Për ushqimin e tij i jepej rregullisht një racion ushqimi nga ana e mbretit të Babilonisë, një racion çdo ditë, deri ditën e vdekjes së tij, tërë ditët e jetës së tij.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Lamentations" progress="66.27%" prev="Jer.52" next="Lam.1" id="Lam">
<h2 id="Lam-p0.1">Lamentations</h2>

<div3 title="Lamentations 1" progress="66.27%" prev="Lam" next="Lam.2" id="Lam.1">
<h3 id="Lam.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Lam.1-p1">
<scripture passage="Lam 1:1" parsed="|Lam|1|1|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.1" />
<sup>1</sup> Si qëndron vallë i vetmuar qyteti që ishte plot e përplot me popull? E madhja midis kombeve është bërë si një e ve; princesha midis provincave i është nënshtruar haraçit.
<scripture passage="Lam 1:2" parsed="|Lam|1|2|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.2" />
<sup>2</sup> Ajo qan me hidhërim natën, lotët vijëzojnë faqet e saj; midis gjithë atyre që e donin nuk ka njeri që ta ngushëllojë; tërë miqtë e saj e kanë tradhëtuar, janë bërë armiq të saj.
<scripture passage="Lam 1:3" parsed="|Lam|1|3|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.3" />
<sup>3</sup> Juda ka shkuar në robëri, mbi të rëndojnë pikëllimi dhe një skllavëri e rëndë; ai banon midis kombeve, nuk gjen prehje; tërë përndjekësit e tij e kanë arritur midis fatkeqësive.
<scripture passage="Lam 1:4" parsed="|Lam|1|4|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.4" />
<sup>4</sup> Rrugët e Sionit mbajnë zi, sepse askush nuk vjen më në festat solemne; tërë portat e tij janë të shkreta, priftërinjtë e tij psherëtijnë, virgjëreshat e tij hidhërohen dhe ai është në trishtim.
<scripture passage="Lam 1:5" parsed="|Lam|1|5|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.5" />
<sup>5</sup> Kundërshtarët e tij janë bërë sundimtarë, armiqtë e tij begatohen, sepse Zoti e ka mjeruar për shkak të morisë së shkeljeve të tij; fëmijët e tij kanë shkuar në robëri përpara armikut.
<scripture passage="Lam 1:6" parsed="|Lam|1|6|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.6" />
<sup>6</sup> Vajza e Sionit ka humbur tërë madhështinë e saj; krerët e tij janë bërë si drerë që nuk gjejnë kullotë; ecin pa forca përpara atyre që i ndjekin.
<scripture passage="Lam 1:7" parsed="|Lam|1|7|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.7" />
<sup>7</sup> Në ditët e trishtimit të tij dhe të endjes Jeruzalemi kujton tërë të mirat e çmuara që zotëronte qysh nga ditët e lashta. Kur populli i tij binte në dorë të armikut dhe askush nuk i vinte në ndihmë,  kundërshtarët e tij e shikonin dhe qeshnin  me shkatërrimin e tij.
<scripture passage="Lam 1:8" parsed="|Lam|1|8|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.8" />
<sup>8</sup> Jeruzalemi ka mëkatuar rëndë, prandaj është bërë një gjë e fëlliqur; tërë ata që e nderonin e përçmojnë, sepse e kanë parë lakuriq, po, ai psherëtin dhe kthehet prapa.
<scripture passage="Lam 1:9" parsed="|Lam|1|9|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.9" />
<sup>9</sup> Fëlliqësia e tij ishte në cepat e rrobave të tij, nuk mendonte për fundin e tij; prandaj ra në mënyrë të habitshme, pa pasur njeri që ta ngushëllojë: "Shiko, o Zot, dëshpërimin tim sepse armiku po ngrihet".
<scripture passage="Lam 1:10" parsed="|Lam|1|10|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.10" />
<sup>10</sup> Kundërshtari ka shtrirë dorën mbi të gjitha thesaret e tua, sepse pa kombet të hyjnë në shenjtëroren tënde; pikërisht ata që ti u kishe urdhëruar të mos hynin në kuvendin tënd.
<scripture passage="Lam 1:11" parsed="|Lam|1|11|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.11" />
<sup>11</sup> Tërë populli i tij psherëtin duke kërkuar bukë; japin gjërat e tyre më të çmuara për ushqim me qëllim që të rifitojnë jetën. "Shiko, o Zot, dhe kqyr sa jam bërë i neveritshëm!". pranimi i mëkateve të tij dhe pasojat e tyre
<scripture passage="Lam 1:12" parsed="|Lam|1|12|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.12" />
<sup>12</sup> "Asgjë e tillë mos t'ju ndodhë, o ju që kaloni afër. Soditni dhe shikoni, në se ka një dhimbje të ngjashme me dhembjen time, ajo që më brengos dhe që Zoti më ka dhënë ditën e zemërimit të tij të zjarrtë.
<scripture passage="Lam 1:13" parsed="|Lam|1|13|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.13" />
<sup>13</sup> Nga lart ka dërguar një zjarr në kockat e mia, i kaplon ato; ka shtrirë një rrjetë në këmbët e mia, më ka kthyer prapa, më ka shkretuar në kapitjen e ditëve të mia.
<scripture passage="Lam 1:14" parsed="|Lam|1|14|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.14" />
<sup>14</sup> Nga dora e tij është lidhur zgjedha e shkeljeve të mia, që lidhen bashkë dhe rëndojnë mbi qafën time; më ka pakësuar forcën time; Zoti më ka lënë në duart e atyre të cilëve nuk mund t'u bëj ballë.
<scripture passage="Lam 1:15" parsed="|Lam|1|15|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.15" />
<sup>15</sup> Zoti ka rrëzuar në mesin tim tërë trimat e mi; ka thirrur kundër meje një kuvend për të shtypur të rinjtë e mi; Zoti ka shtypur si në një butinë bijën e virgjër të Judës.
<scripture passage="Lam 1:16" parsed="|Lam|1|16|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.16" />
<sup>16</sup> Prandaj unë qaj; sytë e mi, vetë sytë e mi shkrihen ndër lot, sepse ngushëlluesi që do të mund të më jepte përsëri jetën është larg meje. Bijtë e mi janë të dëshpëruar, sepse armiku doli fitimtar".
<scripture passage="Lam 1:17" parsed="|Lam|1|17|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.17" />
<sup>17</sup> Sioni zgjat duart e tij, por nuk ka njeri që ta ngushëllojë. Përsa i përket Jakobit, Zoti ka urdhëruar që ata që janë rreth tij të bëhen armiq të tij. Jeruzalemi është bërë në mes tyre si një gjë e papastër.
<scripture passage="Lam 1:18" parsed="|Lam|1|18|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.18" />
<sup>18</sup> Zoti është i drejtë, sepse jam rebeluar kundër fjalës së tij. Dëgjoni, pra, o popuj mbarë, dhe shikoni dhimbjen time! Virgjëreshat e mia dhe të rinjtë e mi kanë shkuar në robëri.
<scripture passage="Lam 1:19" parsed="|Lam|1|19|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.19" />
<sup>19</sup> Thirra dashnorët e mi, por ata më kanë mashtruar; priftërinjt e mi dhe pleqtë e mi nxorën frymën e fundit në qytet, ndërsa kërkonin ushqim për të shpëtuar jetën e tyre.
<scripture passage="Lam 1:20" parsed="|Lam|1|20|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.20" />
<sup>20</sup> Shiko, o Zot, unë jam në ankth. Zorrët e mia dridhen, zemra ime është e tronditur brenda meje, sepse kam qënë rebele e madhe. Jashtë shpata më la pa bij, në shtëpi është si të jetë vdekje.
<scripture passage="Lam 1:21" parsed="|Lam|1|21|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.21" />
<sup>21</sup> Më dëgjojnë që psherëtij, askush nuk më ngushëllon. Tërë armiqtë e mi e kanë mësuar fatkeqësinë time dhe janë të kënaqur që ti ke bërë këtë gjë. Ti do të sjellësh ditën që ke lajmëruar, dhe atëherë do të jenë si unë.
<scripture passage="Lam 1:22" parsed="|Lam|1|22|0|0" osisRef="Bible:Lam.1.22" />
<sup>22</sup> Le të vijë para teje tërë ligësia e tyre, dhe trajtoi ashtu si më ke trajtuar mua për shkak të të gjitha shkeljeve të mia. Sepse të shumta janë psherëtimat e mia dhe zemra ime lëngon.
</p>
</div3>

<div3 title="Lamentations 2" progress="66.37%" prev="Lam.1" next="Lam.3" id="Lam.2">
<h3 id="Lam.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Lam.2-p1">
<scripture passage="Lam 2:1" parsed="|Lam|2|1|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.1" />
<sup>1</sup> Si bëhet që në zemërimin e tij Zoti ka mbuluar me një re bijën e Sionit? Ai ka hedhur nga qielli në tokë lavdinë e Izraelit dhe nuk u kujtua për ndenjësen e këmbëve të tij ditën e zemërimit të tij.
<scripture passage="Lam 2:2" parsed="|Lam|2|2|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.2" />
<sup>2</sup> Zoti i ka shkatërruar pa mëshirë të gjitha banesat e Jakobit; në zemërimin e tij ka shembur fortesat e bijës së Judës, i ka hedhur për tokë duke përdhosur mbretërinë dhe krerët e saj.
<scripture passage="Lam 2:3" parsed="|Lam|2|3|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.3" />
<sup>3</sup> Me një zemërim të zjarrtë ka thyer tërë fuqinë e Izraelit, ka tërhequr të djathtën e tij përpara armikut, ka djegur në mes të Jakobit si një zjarr flakërues që gllabëron gjithçka rreth e qark.
<scripture passage="Lam 2:4" parsed="|Lam|2|4|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.4" />
<sup>4</sup> Ka nderur harkun e tij si një armik, ka ngritur dorën e djathtë si një kundërshtar, ka shkatërruar të gjitha ato që ishin të këndshme për sytë në çadrën e bijës së Sionit, e ka derdhur zemërimin e tij si një zjarr.
<scripture passage="Lam 2:5" parsed="|Lam|2|5|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.5" />
<sup>5</sup> Zoti u bë si një armik; përpiu Izraelin, përpiu tërë pallatet e tij, shkatërroi fortesat e tij, shumëfishoi të qarat dhe vajtimet tek e bija e Judës.
<scripture passage="Lam 2:6" parsed="|Lam|2|6|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.6" />
<sup>6</sup> Shkatërroi tabernakullin e tij si një kopësht, prishi vendin ku mblidhet kuvendi; Zoti bëri të harrohen në Sion festat solemne dhe të shtunat dhe gjatë tërbimit e të zemërimit të tij hodhi poshtë mbretër dhe priftërinj.
<scripture passage="Lam 2:7" parsed="|Lam|2|7|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.7" />
<sup>7</sup> Zoti braktisi altarin e tij, hodhi poshtë shenjtëroren e tij, dorëzoi në dorë të armikut muret e fortesave të tij; ata lartuan britma në shtëpinë e Zotit si në një ditë feste solemne.
<scripture passage="Lam 2:8" parsed="|Lam|2|8|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.8" />
<sup>8</sup> Zoti vendosi të shkatërrojë muret e bijës së Sionit; vuri litarin, nuk ka hequr dorë nga shkatërrimi; ka bërë të vajtojnë fortesa dhe mure; që të dyja lëngojnë.
<scripture passage="Lam 2:9" parsed="|Lam|2|9|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.9" />
<sup>9</sup> Portat e tij janë fundosur në dhe; ai ka prishur dhe ka copëtuar shufrat e tyre; mbreti i tij dhe krerët e tij ndodhen midis kombeve; nuk ka më ligj, dhe profetët e tij nuk marrin asnjë vegim nga Zoti.
<scripture passage="Lam 2:10" parsed="|Lam|2|10|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.10" />
<sup>10</sup> Pleqtë e bijës së Sionit ulen për tokë në heshtje; kanë hedhur pluhur mbi kokën e tyre, kanë ngjeshur trupin me thes; virgjëreshat e Jeruzalemit ulin deri në tokë kokën e tyre.
<scripture passage="Lam 2:11" parsed="|Lam|2|11|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.11" />
<sup>11</sup> Sytë e mi konsumohen nga të qarat, zorrët e mia drithërohen, mëlçia ime përhapet për tokë për shkak të shkatërrimit të bijës së popullit tim, për ligështimin e fëmijëve dhe të foshnjave në gji në sheshet e qytetit.
<scripture passage="Lam 2:12" parsed="|Lam|2|12|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.12" />
<sup>12</sup> Ata u kërkonin nënave të tyre: "Ku është gruri dhe vera?", ndërsa po ligështoheshin si të plagosur për vdekje në sheshet e qytetit dhe jepnin shpirt në prehrin e nënave të tyre.
<scripture passage="Lam 2:13" parsed="|Lam|2|13|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.13" />
<sup>13</sup> Si mund të të jap zemër? Në çfarë do të të ngjas, o bijë e Jeruzalemit? Çfarë gjë do të krahasoj me ty që të të ngushëlloj, o bijë e virgjër e Jeruzalemit? Sepse shkatërrimi yt është i madh si deti; kush mund të të shërojë?
<scripture passage="Lam 2:14" parsed="|Lam|2|14|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.14" />
<sup>14</sup> Profetët e tu kanë pasur për ty vegime të rreme dhe të paarsyeshme; nuk kanë zbuluar lakuriq paudhësinë tënde që të largojnë robërinë prej teje; ata kanë shqiptuar për ty profeci të rreme dhe mashtruese.
<scripture passage="Lam 2:15" parsed="|Lam|2|15|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.15" />
<sup>15</sup> Tërë kalimtarët i rrahin duart kundër teje; fërshëllejnë dhe tundin kokën kundër bijës së Jeruzalemit: "Ky qënka qyteti që e quanin "bukuri e përsosur", "gëzimi i tërë tokës"?".
<scripture passage="Lam 2:16" parsed="|Lam|2|16|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.16" />
<sup>16</sup> Tërë armiqtë e tu hapin gojën kundër teje; fërshëllejnë dhe kërcëllijnë dhëmbët, dhe thonë: "E kemi gëlltitur! Po, kjo është dita që prisnim; arritëm ta shohim".
<scripture passage="Lam 2:17" parsed="|Lam|2|17|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.17" />
<sup>17</sup> Zoti ka realizuar atë që kishte menduar; ka mbajtur fjalën që kishte dekretuar në ditët e lashta. Ka shkatërruar pa asnjë mëshirë, ka vepruar në mënyrë që armiku të gëzohet me ty, ka lavdëruar fuqinë e kundërshtarëve të tu.
<scripture passage="Lam 2:18" parsed="|Lam|2|18|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.18" />
<sup>18</sup> Zemra e tyre i bërtet Zotit: "O mure të bijës së Sionit, bëni që të derdhen lotët si një përrua ditën e natën. Mos i jepni qetësi vetes, mos paçin çlodhje bebet e syve tuaj.
<scripture passage="Lam 2:19" parsed="|Lam|2|19|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.19" />
<sup>19</sup> Çohuni, bërtisni natën, në fillim të çdo vigjiljeje. Derdhni si ujë zemrën tuaj përpara fytyrës së Zotit. Ngrini duart në drejtim të tij për jetën e fëmijëve tuaj, që mpaken nga uria në hyrje të të gjitha rrugëve".
<scripture passage="Lam 2:20" parsed="|Lam|2|20|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.20" />
<sup>20</sup> "Shiko, o Zot, dhe shqyrto. Cilin ke trajtuar në këtë mënyrë? A duhet të hanin gratë frytin e barkut të tyre, fëmijët që përkëdhelnin? A duhet të vriteshin prifti dhe profeti në shenjtëroren e tij?
<scripture passage="Lam 2:21" parsed="|Lam|2|21|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.21" />
<sup>21</sup> Të vegjëlit dhe pleqtë dergjen për tokë nëpër rrugë; virgjëreshat e mia dhe të rinjtë e mi kanë rënë nga shpata; ti i ke vrarë ditën e zëmërimit tënd, i ke masakruar pa mëshirë.
<scripture passage="Lam 2:22" parsed="|Lam|2|22|0|0" osisRef="Bible:Lam.2.22" />
<sup>22</sup> Ti ke mbledhur si për një ditë feste tmerret që më rrethojnë nga çdo anë. Në ditën e zemërimit të Zotit nuk pati as ikanak as të mbetur. Ata që kisha ushqyer me gji dhe që kisha rritur, i shfarosi armiku im".
</p>
</div3>

<div3 title="Lamentations 3" progress="66.47%" prev="Lam.2" next="Lam.4" id="Lam.3">
<h3 id="Lam.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Lam.3-p1">
<scripture passage="Lam 3:1" parsed="|Lam|3|1|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.1" />
<sup>1</sup> Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij.
<scripture passage="Lam 3:2" parsed="|Lam|3|2|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.2" />
<sup>2</sup> Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë.
<scripture passage="Lam 3:3" parsed="|Lam|3|3|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.3" />
<sup>3</sup> Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën.
<scripture passage="Lam 3:4" parsed="|Lam|3|4|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.4" />
<sup>4</sup> Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia.
<scripture passage="Lam 3:5" parsed="|Lam|3|5|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.5" />
<sup>5</sup> Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth.
<scripture passage="Lam 3:6" parsed="|Lam|3|6|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.6" />
<sup>6</sup> Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe.
<scripture passage="Lam 3:7" parsed="|Lam|3|7|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.7" />
<sup>7</sup> Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim.
<scripture passage="Lam 3:8" parsed="|Lam|3|8|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.8" />
<sup>8</sup> Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time.
<scripture passage="Lam 3:9" parsed="|Lam|3|9|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.9" />
<sup>9</sup> Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita.
<scripture passage="Lam 3:10" parsed="|Lam|3|10|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.10" />
<sup>10</sup> Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta.
<scripture passage="Lam 3:11" parsed="|Lam|3|11|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.11" />
<sup>11</sup> Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar.
<scripture passage="Lam 3:12" parsed="|Lam|3|12|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.12" />
<sup>12</sup> Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij.
<scripture passage="Lam 3:13" parsed="|Lam|3|13|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.13" />
<sup>13</sup> Ka bërë të depërtojnë në zemrën time shigjetat e kukurës së tij.
<scripture passage="Lam 3:14" parsed="|Lam|3|14|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.14" />
<sup>14</sup> Jam bërë tallja e tërë popullit tim, kënga e tij e tërë ditës.
<scripture passage="Lam 3:15" parsed="|Lam|3|15|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.15" />
<sup>15</sup> Më ka ngopur me hidhërim, më ka bërë të pij pelin.
<scripture passage="Lam 3:16" parsed="|Lam|3|16|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.16" />
<sup>16</sup> Më ka coptuar dhëmbët me zall, më ka mbuluar me hi.
<scripture passage="Lam 3:17" parsed="|Lam|3|17|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.17" />
<sup>17</sup> Ke larguar shpirtin tim nga paqja, kam harruar mirëqënien.
<scripture passage="Lam 3:18" parsed="|Lam|3|18|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.18" />
<sup>18</sup> Kam thënë: "Éshtë zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti".
<scripture passage="Lam 3:19" parsed="|Lam|3|19|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.19" />
<sup>19</sup> Kujtohu për pikëllimin dhe për endjen time, për pelinin dhe hidhërimin.
<scripture passage="Lam 3:20" parsed="|Lam|3|20|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.20" />
<sup>20</sup> Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje.
<scripture passage="Lam 3:21" parsed="|Lam|3|21|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.21" />
<sup>21</sup> Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj.
<scripture passage="Lam 3:22" parsed="|Lam|3|22|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.22" />
<sup>22</sup> Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht.
<scripture passage="Lam 3:23" parsed="|Lam|3|23|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.23" />
<sup>23</sup> Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote.
<scripture passage="Lam 3:24" parsed="|Lam|3|24|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.24" />
<sup>24</sup> "Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai.
<scripture passage="Lam 3:25" parsed="|Lam|3|25|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.25" />
<sup>25</sup> Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon.
<scripture passage="Lam 3:26" parsed="|Lam|3|26|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.26" />
<sup>26</sup> Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit.
<scripture passage="Lam 3:27" parsed="|Lam|3|27|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.27" />
<sup>27</sup> Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij.
<scripture passage="Lam 3:28" parsed="|Lam|3|28|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.28" />
<sup>28</sup> Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon.
<scripture passage="Lam 3:29" parsed="|Lam|3|29|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.29" />
<sup>29</sup> Le ta vërë gojën e tij në pluhur, ndofta ka ende shpresë.
<scripture passage="Lam 3:30" parsed="|Lam|3|30|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.30" />
<sup>30</sup> Le ti japë faqen atij që e godet, të ngopet me fyerje.
<scripture passage="Lam 3:31" parsed="|Lam|3|31|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.31" />
<sup>31</sup> Sepse Zoti nuk hedh poshtë për gjithnjë;
<scripture passage="Lam 3:32" parsed="|Lam|3|32|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.32" />
<sup>32</sup> por, në rast se të hidhëron, do ti vijë keq sipas shumicës së zemërmirësive të tij,
<scripture passage="Lam 3:33" parsed="|Lam|3|33|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.33" />
<sup>33</sup> sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve.
<scripture passage="Lam 3:34" parsed="|Lam|3|34|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.34" />
<sup>34</sup> Kur dikush shtyp nën këmbët e tij tërë robërit e dheut,
<scripture passage="Lam 3:35" parsed="|Lam|3|35|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.35" />
<sup>35</sup> kur dikush shtrëmbëron të drejtën e një njeriu në prani të Më të Lartit,
<scripture passage="Lam 3:36" parsed="|Lam|3|36|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.36" />
<sup>36</sup> kur dikujt i bëhet një padrejtësi në çështjen e tij, a nuk e shikon Zoti?
<scripture passage="Lam 3:37" parsed="|Lam|3|37|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.37" />
<sup>37</sup> Vallë kush thotë diçka që më pas realizohet, në rast se Zoti nuk e ka urdhëruar?
<scripture passage="Lam 3:38" parsed="|Lam|3|38|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.38" />
<sup>38</sup> E keqja dhe e mira a nuk vijnë vallë nga goja e Më të Lartit?
<scripture passage="Lam 3:39" parsed="|Lam|3|39|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.39" />
<sup>39</sup> Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij?
<scripture passage="Lam 3:40" parsed="|Lam|3|40|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.40" />
<sup>40</sup> Le të shqyrtojmë rrugët tona, t'i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti.
<scripture passage="Lam 3:41" parsed="|Lam|3|41|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.41" />
<sup>41</sup> Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve.
<scripture passage="Lam 3:42" parsed="|Lam|3|42|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.42" />
<sup>42</sup> Ne kemi kryer mëkate, kemi qënë rebelë dhe ti nuk na ke falur.
<scripture passage="Lam 3:43" parsed="|Lam|3|43|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.43" />
<sup>43</sup> Je mbështjellë në zëmërimin tënd dhe na ke ndjekur, na ke vrarë pa mëshirë.
<scripture passage="Lam 3:44" parsed="|Lam|3|44|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.44" />
<sup>44</sup> Ti je mbështjellë në një re, në mënyrë që asnjë lutje të mos kalonte dot.
<scripture passage="Lam 3:45" parsed="|Lam|3|45|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.45" />
<sup>45</sup> Na ke bërë plehra dhe mbeturina në mes të popujve.
<scripture passage="Lam 3:46" parsed="|Lam|3|46|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.46" />
<sup>46</sup> Tërë armiqtë tanë kanë hapur gojën kundër nesh.
<scripture passage="Lam 3:47" parsed="|Lam|3|47|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.47" />
<sup>47</sup> Na ka rënë mbi trup tmerri, laku, dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi.
<scripture passage="Lam 3:48" parsed="|Lam|3|48|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.48" />
<sup>48</sup> Rrëke uji rrjedhin nga sytë e mi për shkatërrimin e bijës së popullit tim.
<scripture passage="Lam 3:49" parsed="|Lam|3|49|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.49" />
<sup>49</sup> Syri im derdh lot pa pushim, pa ndërprerje,
<scripture passage="Lam 3:50" parsed="|Lam|3|50|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.50" />
<sup>50</sup> deri sa Zoti të mos vështrojë nga qielli dhe të mos shikojë.
<scripture passage="Lam 3:51" parsed="|Lam|3|51|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.51" />
<sup>51</sup> Syri im i sjell dhembje shpirtit tim për të gjitha bijat e qytetit tim.
<scripture passage="Lam 3:52" parsed="|Lam|3|52|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.52" />
<sup>52</sup> Ata që më urrejnë pa shkak më kanë gjuajtur si të isha zog.
<scripture passage="Lam 3:53" parsed="|Lam|3|53|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.53" />
<sup>53</sup> Kanë shkatërruar jetën time në gropë, më kanë hedhur gurë.
<scripture passage="Lam 3:54" parsed="|Lam|3|54|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.54" />
<sup>54</sup> Ujrat rrjedhin mbi kokën time, unë thoja: "Ka marrë fund për mua".
<scripture passage="Lam 3:55" parsed="|Lam|3|55|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.55" />
<sup>55</sup> Përmenda emrin tënd, o Zot, nga thellësia e gropës.
<scripture passage="Lam 3:56" parsed="|Lam|3|56|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.56" />
<sup>56</sup> Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë.
<scripture passage="Lam 3:57" parsed="|Lam|3|57|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.57" />
<sup>57</sup> Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: "Mos ki frikë!"
<scripture passage="Lam 3:58" parsed="|Lam|3|58|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.58" />
<sup>58</sup> O Zot ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time.
<scripture passage="Lam 3:59" parsed="|Lam|3|59|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.59" />
<sup>59</sup> O Zot, ti ke parë dëmin që kam pësuar, prandaj mbro çështjen time!
<scripture passage="Lam 3:60" parsed="|Lam|3|60|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.60" />
<sup>60</sup> Ti ke parë tërë frymën e tyre të hakmarrjes, intrigat e tyre kundër meje.
<scripture passage="Lam 3:61" parsed="|Lam|3|61|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.61" />
<sup>61</sup> Ti ke dëgjuar fyerjet e tyre, o Zot, tërë intrigat e tyre kundër meje,
<scripture passage="Lam 3:62" parsed="|Lam|3|62|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.62" />
<sup>62</sup> fjalimet e tyre që ngrihen kundër meje, atë që mendojnë kundër meje tërë ditën.
<scripture passage="Lam 3:63" parsed="|Lam|3|63|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.63" />
<sup>63</sup> Vër re kur ulen dhe kur ngrihen, unë jam kënga e tyre.
<scripture passage="Lam 3:64" parsed="|Lam|3|64|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.64" />
<sup>64</sup> Shpërbleji, o Zot, sipas veprës së duarve të tyre.
<scripture passage="Lam 3:65" parsed="|Lam|3|65|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.65" />
<sup>65</sup> Bëji zemërgur, mallkimi yt qoftë mbi ta.
<scripture passage="Lam 3:66" parsed="|Lam|3|66|0|0" osisRef="Bible:Lam.3.66" />
<sup>66</sup> Ndiqi në zemërimin tënd dhe shkatërroi poshtë qiejve të Zotit.
</p>
</div3>

<div3 title="Lamentations 4" progress="66.59%" prev="Lam.3" next="Lam.5" id="Lam.4">
<h3 id="Lam.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Lam.4-p1">
<scripture passage="Lam 4:1" parsed="|Lam|4|1|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.1" />
<sup>1</sup> Si u nxi ari, si u prish ari më i mirë! Gurët e shenjtërores u shpërndanë në hyrje të të gjitha rrugëve.
<scripture passage="Lam 4:2" parsed="|Lam|4|2|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.2" />
<sup>2</sup> Bijtë e çmuar të Sionit që çmoheshin si ar i kulluar, vallë si u konsideruan si enë prej balte, si punë e kryer nga duart e poçarit?
<scripture passage="Lam 4:3" parsed="|Lam|4|3|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.3" />
<sup>3</sup> Edhe çakejtë japin gjirin për të ushqyer të vegjëlit e tyre, por bija e popullit tim është bërë mizore si strucët e shkretëtirës.
<scripture passage="Lam 4:4" parsed="|Lam|4|4|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.4" />
<sup>4</sup> Gjuha e foshnjës në gji ngjitet, në qiellzën e tij nga etja; fëmijët kërkojnë bukë, por nuk ka njeri që t'ua japë atyre.
<scripture passage="Lam 4:5" parsed="|Lam|4|5|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.5" />
<sup>5</sup> Ata që hanin ushqime të shijshme lëngojnë nëpër rrugë; ata që ishin rritur në purpur përqafojnë plehërishten.
<scripture passage="Lam 4:6" parsed="|Lam|4|6|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.6" />
<sup>6</sup> Ndëshkimi i paudhësisë të vajzës së popullit tim është më i madh se ndëshkimi i mëkatit të Sodomës, që u shkatërrua në një çast, pa ndërhyrjen e dorës së njeriut kundër saj.
<scripture passage="Lam 4:7" parsed="|Lam|4|7|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.7" />
<sup>7</sup> Princat e saj ishin më të shkëlqyeshëm se bora, më të bardhë se qumështi; e kishin trupin më të kuq se koralet, fytyra e tyre ishte si një safir.
<scripture passage="Lam 4:8" parsed="|Lam|4|8|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.8" />
<sup>8</sup> Tani pamja e tyre është më e zezë se terri; nuk njihen dot më nëpër rrugë; lëkura e tyre bashkohet me kockat e tyre, është tharë, është bërë si dru.
<scripture passage="Lam 4:9" parsed="|Lam|4|9|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.9" />
<sup>9</sup> Të vrarët nga shpata janë më mirë se ata që vdesin nga uria, sepse këta të fundit mbarojnë të rraskapitur nga mungesa e prodhimeve të fushës.
<scripture passage="Lam 4:10" parsed="|Lam|4|10|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.10" />
<sup>10</sup> Duart e grave të mëshirëshme kanë pjekur vetë fëmijët e tyre, të cilët u kanë shërbyer si ushqim, në shkatërrimin e bijës së popullit tim.
<scripture passage="Lam 4:11" parsed="|Lam|4|11|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.11" />
<sup>11</sup> Zoti i dha fund tërbimit të tij, ka derdhur zemërimin e tij të zjarrtë, ka ndezur në Sion një zjarr, që ka gllabëruar themelet e tij.
<scripture passage="Lam 4:12" parsed="|Lam|4|12|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.12" />
<sup>12</sup> Mbretërit e dheut dhe tërë banorët e botës nuk do të kishin besuar kurrë që kundërshtari dhe armiku do të hynin në portat e Jeruzalemit.
<scripture passage="Lam 4:13" parsed="|Lam|4|13|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.13" />
<sup>13</sup> Por kjo ndodhi për shkak të mëkateve të profetëve të tij dhe për shkak të paudhësive të priftërinjve të tij, që kanë derdhur në mes të saj gjakun e njerëzve të drejtë.
<scripture passage="Lam 4:14" parsed="|Lam|4|14|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.14" />
<sup>14</sup> Ata endeshin si të verbër nëpër rrugë, të ndotur me gjak, në mënyrë që askush nuk mund të prekte veshjet e tyre.
<scripture passage="Lam 4:15" parsed="|Lam|4|15|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.15" />
<sup>15</sup> Sapo dukeshin njerëzit bërtisnin: "Largohuni, një i papastër! Largohuni, largohuni mos e prekni!". Kur iknin dhe shkonin duke u endur midis kombeve thonin: "Nuk do të mund të rrijnë më këtu".
<scripture passage="Lam 4:16" parsed="|Lam|4|16|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.16" />
<sup>16</sup> Fytyra e Zotit i ka shpërndarë, nuk do të kthejë mbi ta shikimin e tij; nuk kanë pasur respekt për priftërinjtë dhe as kanë treguar dhembshuri për pleqtë.
<scripture passage="Lam 4:17" parsed="|Lam|4|17|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.17" />
<sup>17</sup> Përveç kësaj sytë tona konsumoheshin në pritjen e një ndihme të kotë. Nga vendi ynë i vëzhgimit prisnim më kot një komb që nuk mund të na shpëtonte.
<scripture passage="Lam 4:18" parsed="|Lam|4|18|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.18" />
<sup>18</sup> Na gjuanin në çdo hap, duke na penguar të ecnim nëpër sheshet tona. Fundi ynë është i afërt, ditët tona janë plotësuar, fundi ynë ka mbërritur.
<scripture passage="Lam 4:19" parsed="|Lam|4|19|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.19" />
<sup>19</sup> Përndjekësit tanë kanë qenë më të shpejtë se shqiponjat e qiellit, na kanë ndjekur në malet, na kanë ngritur prita në shkretëtirë.
<scripture passage="Lam 4:20" parsed="|Lam|4|20|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.20" />
<sup>20</sup> Fryma e flegrave tona, i vajosuri i Zotit është marrë në gropat e tyre, ai për të cilin thoshim: "Në hijen e tij do të jemi midis kombeve".
<scripture passage="Lam 4:21" parsed="|Lam|4|21|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.21" />
<sup>21</sup> Gëzohu dhe kënaqu, o bijë e Edomit, që banon në vendin e Utsit. Edhe ty do të të vijë kupa; do të dehesh dhe do të zbulosh lakuriqësinë tënde.
<scripture passage="Lam 4:22" parsed="|Lam|4|22|0|0" osisRef="Bible:Lam.4.22" />
<sup>22</sup> Ndëshkimi i paudhësisë sate u krye, o bijë e Sionit. Ai nuk do të të çojë më në robëri; por do të ndëshkojë paudhësinë tënde, o bijë e Edomit, do të nxjerrë në shesh mëkatet e tua.
</p>
</div3>

<div3 title="Lamentations 5" progress="66.67%" prev="Lam.4" next="Ezek" id="Lam.5">
<h3 id="Lam.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Lam.5-p1">
<scripture passage="Lam 5:1" parsed="|Lam|5|1|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.1" />
<sup>1</sup> Kujto, o Zot, atë që na ka ndodhur, shiko dhe vër re turpin tonë.
<scripture passage="Lam 5:2" parsed="|Lam|5|2|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.2" />
<sup>2</sup> Trashëgimia jonë u ka kaluar të huajve, shtëpitë tona njerëzve që nuk janë tanët.
<scripture passage="Lam 5:3" parsed="|Lam|5|3|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.3" />
<sup>3</sup> Ne u bëmë jetimë, pa etër, nënat tona janë si të veja.
<scripture passage="Lam 5:4" parsed="|Lam|5|4|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.4" />
<sup>4</sup> Duhet të paguajmë për ujët që pimë, drutë tona i kemi vetëm me pagesë.
<scripture passage="Lam 5:5" parsed="|Lam|5|5|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.5" />
<sup>5</sup> Na ndjekin me një zgjedhë mbi qafë, jemi të rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim.
<scripture passage="Lam 5:6" parsed="|Lam|5|6|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.6" />
<sup>6</sup> I kemi shtrirë dorën Egjiptit dhe Asirisë për t'u ngopur me bukë.
<scripture passage="Lam 5:7" parsed="|Lam|5|7|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.7" />
<sup>7</sup> Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre.
<scripture passage="Lam 5:8" parsed="|Lam|5|8|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.8" />
<sup>8</sup> Skllevërit sundojnë mbi ne, askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre.
<scripture passage="Lam 5:9" parsed="|Lam|5|9|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.9" />
<sup>9</sup> E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës së shkretëtirës.
<scripture passage="Lam 5:10" parsed="|Lam|5|10|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.10" />
<sup>10</sup> Lëkura jonë është ngrohur si në një furrë për shkak të valës së urisë.
<scripture passage="Lam 5:11" parsed="|Lam|5|11|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.11" />
<sup>11</sup> Kanë dhunuar gratë në Sion, virgjëreshat në qytetet e Judës.
<scripture passage="Lam 5:12" parsed="|Lam|5|12|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.12" />
<sup>12</sup> Krerët janë varur nga duart e tyre, personi i pleqëve nuk është respektuar.
<scripture passage="Lam 5:13" parsed="|Lam|5|13|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.13" />
<sup>13</sup> Të rinjtë i vunë të bluajnë, të vegjëlit u rrëzuan nën barrën e druve.
<scripture passage="Lam 5:14" parsed="|Lam|5|14|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.14" />
<sup>14</sup> Pleqtë nuk mblidhen më te porta, të rinjtë nuk u bien më veglave të tyre.
<scripture passage="Lam 5:15" parsed="|Lam|5|15|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.15" />
<sup>15</sup> Gëzimi i zemrave tona është pakësuar, vallja jonë është shndërruar në zi.
<scripture passage="Lam 5:16" parsed="|Lam|5|16|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.16" />
<sup>16</sup> Kurora ka rënë nga koka jonë; mjerë ne, sepse kemi mëkatuar!
<scripture passage="Lam 5:17" parsed="|Lam|5|17|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.17" />
<sup>17</sup> Prandaj u sëmur zemra jonë, për këto gjëra na janë errësuar sytë:
<scripture passage="Lam 5:18" parsed="|Lam|5|18|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.18" />
<sup>18</sup> për malin e Sionit që është i shkretuar dhe në të cilin sillen dhelprat.
<scripture passage="Lam 5:19" parsed="|Lam|5|19|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.19" />
<sup>19</sup> Por ti, o Zot, mbetesh për jetë, dhe froni yt brez pas brezi.
<scripture passage="Lam 5:20" parsed="|Lam|5|20|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.20" />
<sup>20</sup> Pse do të na harroje për jetë dhe do të na braktisje për një kohë të gjatë?
<scripture passage="Lam 5:21" parsed="|Lam|5|21|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.21" />
<sup>21</sup> Na bëj që të rikthehemi te ti, o Zot, dhe ne do të kthehemi; rivendos ditët tona si në të kaluarën.
<scripture passage="Lam 5:22" parsed="|Lam|5|22|0|0" osisRef="Bible:Lam.5.22" />
<sup>22</sup> Mos vallë na hodhe poshtë fare apo je zemëruar me të madhe kundër nesh?
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Ezekiel" progress="66.71%" prev="Lam.5" next="Ezek.1" id="Ezek">
<h2 id="Ezek-p0.1">Ezekiel</h2>

<div3 title="Ezekiel 1" progress="66.71%" prev="Ezek" next="Ezek.2" id="Ezek.1">
<h3 id="Ezek.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Ezek.1-p1">
<scripture passage="Ezek 1:1" parsed="|Ezek|1|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e tridhjetë, më pesë të muajit të katërt, ndodhi që ndërsa isha midis të internuarve pranë lumit Kebar, qiejtë u hapën dhe pata vegime nga ana e Perëndisë.
<scripture passage="Ezek 1:2" parsed="|Ezek|1|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.2" />
<sup>2</sup> Më pesë të muajit (ishte viti i pestë i robërisë së mbretit Jehojakin),
<scripture passage="Ezek 1:3" parsed="|Ezek|1|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.3" />
<sup>3</sup> fjala e Zotit iu drejtua shprehimisht priftit Ezekiel, birit të Buzit, në vendin e Kaldeasve, pranë lumit Kebar; dhe atje lart dora e Zotit qe mbi të.
<scripture passage="Ezek 1:4" parsed="|Ezek|1|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.4" />
<sup>4</sup> Ndërsa po shkoja, ja ku erdhi nga veriu një erë furtune, një re e madhe me një zjarr që mbështillej rreth vetes së tij; rreth tij dhe nga mesi i tij dilte një shkëlqim i madh si ngjyra e bronzit ikandeshent që ndodhet në mes të zjarrit.
<scripture passage="Ezek 1:5" parsed="|Ezek|1|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.5" />
<sup>5</sup> Nga mesi i tij dukej ngjashmëria e katër qënieve të gjalla; dhe kjo ishte pamja e tyre: kishin ngjashmërinë e njeriut.
<scripture passage="Ezek 1:6" parsed="|Ezek|1|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.6" />
<sup>6</sup> Secili prej tyre kishte katër fytyra dhe secili katër krahë.
<scripture passage="Ezek 1:7" parsed="|Ezek|1|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.7" />
<sup>7</sup> Këmbët e tyre ishin të drejta dhe tabani i këmbës së tyre ishte si ai i tabanit të këmbës së një viçi, dhe shkëlqenin si bronzi me lustër.
<scripture passage="Ezek 1:8" parsed="|Ezek|1|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.8" />
<sup>8</sup> Në të katër anët, poshtë krahëve, kishin duar njerëzish; dhe që të katër kishin fytyrat e tyre dhe krahët e tyre.
<scripture passage="Ezek 1:9" parsed="|Ezek|1|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.9" />
<sup>9</sup> Krahët e tyre preknin njeri tjetrin; duke ecur përpara, nuk ktheheshin prapa, por secili shkonte drejt përpara tij.
<scripture passage="Ezek 1:10" parsed="|Ezek|1|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.10" />
<sup>10</sup> Sa për pamjen e fytyrave të tyre, të gjithë kishin fytyrë njeriu, që të katër fytyrë luani në të djathtë, që të katër fytyrë kau në të majtë, dhe që të katër fytyrë shqiponjeje.
<scripture passage="Ezek 1:11" parsed="|Ezek|1|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.11" />
<sup>11</sup> Kështu ishin fytyrat e tyre. Krahët e tyre ishin shtrirë lart; secili kishte dy krahë që preknin njëra tjetrën dhe dy që mbulonin trupin e tyre.
<scripture passage="Ezek 1:12" parsed="|Ezek|1|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.12" />
<sup>12</sup> Secili shkonte drejt përpara tij; shkonin atje ku fryma donte të shkonte dhe, duke shkuar, nuk silleshin.
<scripture passage="Ezek 1:13" parsed="|Ezek|1|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.13" />
<sup>13</sup> Sa për pamjen e qënieve të gjalla, këto dukeshin si qymyre të ndezur, si pishtarë. Zjarri lëvizte në mes të qënieve të gjalla; zjarri ishte i ndritshëm dhe prej tij dilnin shkrepëtima.
<scripture passage="Ezek 1:14" parsed="|Ezek|1|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.14" />
<sup>14</sup> Qëniet e gjalla vraponin përpara dhe prapa, dukeshin si një rrufe.
<scripture passage="Ezek 1:15" parsed="|Ezek|1|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.15" />
<sup>15</sup> Ndërsa shikoja qëniet e gjalla, ja një rrotë për tokë pranë qënieve të gjalla me katër fytyrat e tyre.
<scripture passage="Ezek 1:16" parsed="|Ezek|1|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.16" />
<sup>16</sup> Pamja e rrotave dhe punimi i tyre ishte si pamja e ngjyrës së krizolitit; që të katra i ngjisnin njera tjetrës. Pamja e tyre dhe punimi i tyre si ato të një rrote në mes të një rrote tjetër.
<scripture passage="Ezek 1:17" parsed="|Ezek|1|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.17" />
<sup>17</sup> Kur lëviznin, shkonin në drejtim të njerit prej katër drejtimeve dhe, duke shkuar nuk silleshin prapa.
<scripture passage="Ezek 1:18" parsed="|Ezek|1|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.18" />
<sup>18</sup> Sa për rrathet e tyre ishin të lartë dhe të madhërishëm; dhe rrathët e gjithë të katërve ishin plot me sy rreth e qark.
<scripture passage="Ezek 1:19" parsed="|Ezek|1|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.19" />
<sup>19</sup> Kur lëviznin qëniet e gjalla, edhe rrotat lëviznin pranë tyre dhe, kur qëniet e gjalla ngriheshin nga toka, ngriheshin edhe rrotat.
<scripture passage="Ezek 1:20" parsed="|Ezek|1|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.20" />
<sup>20</sup> Kudo që fryma donte të shkonte, shkonin edhe ata, sepse aty shkonte fryma; rrotat ngriheshin bashkë me ta, sepse fryma qënieve të gjalla ishte në rrota.
<scripture passage="Ezek 1:21" parsed="|Ezek|1|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.21" />
<sup>21</sup> Kur ata lëviznin, edhe rrotat lëviznin; kur këto ndaleshin, edhe ato ndaleshin, dhe kur ngiheshin nga toka, edhe rrotat ngriheshin bashkë me ta, sepse fryma i qënieve të gjalla ishte në rrota.
<scripture passage="Ezek 1:22" parsed="|Ezek|1|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.22" />
<sup>22</sup> Mbi kokat e qënieve të gjalla ishte ngjashmëria e një kupe qiellore, që i përngjiste ngjyrës së një kristali të madhërishëm të shtrirë mbi kokat e tyre.
<scripture passage="Ezek 1:23" parsed="|Ezek|1|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.23" />
<sup>23</sup> Poshtë kupës qiellore shtriheshin drejt krahët e tyre, njëra ndaj tjetrës; secili kishte nga dy që mbulonin një anë dhe dy të tjera që mbulonin anën tjetër të trupit.
<scripture passage="Ezek 1:24" parsed="|Ezek|1|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.24" />
<sup>24</sup> Kur ata lëviznin, unë dëgjoja zhurmën e krahëve të tyre, si zhurmën e ujrave të mëdha, si zëri i të Plotfuqishmit, si zhurma e një rrëmuje të madhe, si oshtima e një ushtrie; kur ndaleshin, ulnin krahët e tyre.
<scripture passage="Ezek 1:25" parsed="|Ezek|1|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.25" />
<sup>25</sup> Dhe dëgjohej një zhurmë nga kupa qiellore lart që ishte mbi kokat e tyre; kur ndaleshin, ulnin krahët e tyre.
<scripture passage="Ezek 1:26" parsed="|Ezek|1|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.26" />
<sup>26</sup> Mbi kupën qiellore që ishte mbi kokat e tyre, ndodhej një gjë që i ngjante një froni që dukej si një gur safiri, dhe mbi këtë lloj froni, në pjesën e sipërme të tij, ishte një figurë që i përngjiste një njeriu.
<scripture passage="Ezek 1:27" parsed="|Ezek|1|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.27" />
<sup>27</sup> Nga sa tregonin ijët e tij lart, unë pashë gjithashtu diçka si ngjyra e bronzit inkandeshent që dukej si zjarr brenda tij rreth e qark; dhe nga sa tregonin ijët e tij poshtë pashë diçka që i përngjante  zjarrit dhe që lëshonte rreth e qark një  shkëlqim të madh.
<scripture passage="Ezek 1:28" parsed="|Ezek|1|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.1.28" />
<sup>28</sup> Ashtu siç është pamja e një ylberi në re në një ditë shiu, kështu ishte pamja e atij shkëlqimi që e rrethonte. Ajo ishte një shfaqje e shëmbëlltyrës së lavdisë të Zotit. Kur e pashë, u rrëzova me fytyrë dhe dëgjova zërin e dikujt që fliste.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 2" progress="66.81%" prev="Ezek.1" next="Ezek.3" id="Ezek.2">
<h3 id="Ezek.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Ezek.2-p1">
<scripture passage="Ezek 2:1" parsed="|Ezek|2|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.2.1" />
<sup>1</sup> Dhe më tha: "O bir njeriu, çohu më këmbë dhe unë do të të flas".
<scripture passage="Ezek 2:2" parsed="|Ezek|2|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.2.2" />
<sup>2</sup> Ndërsa ai më fliste, Fryma hyri tek unë dhe më bëri të çohem më këmbë, dhe unë dëgjova atë që më fliste.
<scripture passage="Ezek 2:3" parsed="|Ezek|2|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.2.3" />
<sup>3</sup> Ai më tha: "O bir njeriu, unë të dërgoj te bijtë e Izraelit, në mes të kombeve rebelë që janë rebeluar kundër meje; ata dhe etërit e tyre kanë ngritur krye kundër meje deri më këtë ditë.
<scripture passage="Ezek 2:4" parsed="|Ezek|2|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.2.4" />
<sup>4</sup> Ata te të cilët po të dërgoj janë bij me fytyrë të ashpër dhe me zemër kryeneçe, dhe ti do t'u thuash atyre: "Kështu thotë Zoti, Zoti".
<scripture passage="Ezek 2:5" parsed="|Ezek|2|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.2.5" />
<sup>5</sup> Edhe sikur të dëgjojnë ose të mos pranojnë të dëgjojnë, sepse janë një shtëpi rebele, do të mësojnë se megjithatë ka një profet në mes tyre.
<scripture passage="Ezek 2:6" parsed="|Ezek|2|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.2.6" />
<sup>6</sup> Dhe ti, bir njeriu, mos ki frikë prej tyre dhe mos ki frikë nga fjalët e tyre, edhe se po qe se do gjendesh i rrethuar nga hithra dhe nga gjemba dhe po qe se banon në mes të akrepave; mos ki frikë
<scripture passage="Ezek 2:7" parsed="|Ezek|2|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.2.7" />
<sup>7</sup> Por ti do t'u njoftosh fjalët e mia, edhe sikur të të dëgjojnë ose të refuzojnë të dëgjojnë, sepse janë rebelë.
<scripture passage="Ezek 2:8" parsed="|Ezek|2|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.2.8" />
<sup>8</sup> Dhe ti, bir njeriu, dëgjo atë që të them; mos u bëj rebel si kjo shtëpi rebele; hap gojën dhe ha atë që po të jap".
<scripture passage="Ezek 2:9" parsed="|Ezek|2|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.2.9" />
<sup>9</sup> Unë shikova, dhe ja një dorë e shtrirë drejt meje; dhe ja, në të ishte rrotulla e një libri.
<scripture passage="Ezek 2:10" parsed="|Ezek|2|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.2.10" />
<sup>10</sup> Ai e shpalosi para meje; ishte shkruar nga brenda dhe nga jashtë dhe në të ishin shkruar vaje, rënkime dhe halle.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 3" progress="66.84%" prev="Ezek.2" next="Ezek.4" id="Ezek.3">
<h3 id="Ezek.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Ezek.3-p1">
<scripture passage="Ezek 3:1" parsed="|Ezek|3|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.1" />
<sup>1</sup> Pastaj më tha: "O bir njeriu, ha atë që gjen, ha këtë rrotull, pastaj shko dhe foli shtëpisë së Izraelit".
<scripture passage="Ezek 3:2" parsed="|Ezek|3|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.2" />
<sup>2</sup> Kështu unë hapa gojën dhe ai më vuri që të ha atë rrotull.
<scripture passage="Ezek 3:3" parsed="|Ezek|3|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.3" />
<sup>3</sup> Pastaj më tha: "O bir njeriu, ushqeje barkun tënd dhe mbushi zorrët e tua me këtë rrotull që po të jap". Kështu unë e hëngra dhe u bë në gojën time i ëmbël si mjaltë.
<scripture passage="Ezek 3:4" parsed="|Ezek|3|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.4" />
<sup>4</sup> Më tha akoma: "O bir njeriu, nisu, shko në shtëpinë e Izraelit, u trego atyre fjalët e mia,
<scripture passage="Ezek 3:5" parsed="|Ezek|3|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.5" />
<sup>5</sup> sepse nuk je dërguar te një popull me një të folur të errët dhe një gjuhë të vështirë, por në shtëpinë e Izraelit,
<scripture passage="Ezek 3:6" parsed="|Ezek|3|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.6" />
<sup>6</sup> jo te shumë popuj me një të folur të errët dhe një gjuhë të vështirë, fjalët e të cilëve ti nuk i kupton. Me siguri, po të të kisha dërguar tek ata, do të të kishin dëgjuar.
<scripture passage="Ezek 3:7" parsed="|Ezek|3|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.7" />
<sup>7</sup> Por shtëpia e Izraelit nuk do të dojë të të dëgjojë, sepse nuk duan të më dëgjojnë mua. Në fakt tërë shtëpia e Izraelit e ka ballin të fortë dhe zemrën kryeneçe.
<scripture passage="Ezek 3:8" parsed="|Ezek|3|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.8" />
<sup>8</sup> Ja, unë e bëra fytyrën tënde të fortë kundër fytyrës së tyre dhe e bëra ballin tënd të fortë kundër ballit të tyre.
<scripture passage="Ezek 3:9" parsed="|Ezek|3|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.9" />
<sup>9</sup> Unë e bëra ballin tënd si një diamant, më të fortë se stralli; mos ki frikë prej tyre, mos u tremb nga ata, sepse janë një shtëpi rebele".
<scripture passage="Ezek 3:10" parsed="|Ezek|3|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.10" />
<sup>10</sup> Pastaj më tha: "Bir njeriu, prano në zemrën tënde tërë fjalët që do të të them dhe dëgjoji me veshët e tua.
<scripture passage="Ezek 3:11" parsed="|Ezek|3|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.11" />
<sup>11</sup> Dhe nisu, shko te ata që janë në robëri, te bijtë e popullit tënd, folu dhe u thuaj: "Kështu thotë Zoti, Zoti", edhe sikur të të dëgjojnë ose të refuzojnë të të dëgjojnë".
<scripture passage="Ezek 3:12" parsed="|Ezek|3|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Fryma më ngriti dhe dëgjova prapa meje zhurmën e një potereje të madhe që thoshte: "E bekuar qoftë lavdia e Zotit nga banesa e tij!".
<scripture passage="Ezek 3:13" parsed="|Ezek|3|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.13" />
<sup>13</sup> Dëgjova gjithashtu zhurmën e krahëve të qenieve të gjalla që përplaseshin njëra kundrejt tjetrës, zhurmën e rrotave pranë tyre dhe zhurmën e një potereje të madhe.
<scripture passage="Ezek 3:14" parsed="|Ezek|3|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.14" />
<sup>14</sup> Kështu Fryma më ngriti dhe më mori me vete; dhe unë shkova plot trishtim me indinjatën e frymës time; por dora e Zotit ishte e fortë mbi mua.
<scripture passage="Ezek 3:15" parsed="|Ezek|3|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.15" />
<sup>15</sup> Kështu arrita te ata që ishin në robëri në Tel-abib pranë lumit Kebar dhe u ndala atje ku ata banonin, qëndrova i hutuar shtatë ditë në mes tyre.
<scripture passage="Ezek 3:16" parsed="|Ezek|3|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.16" />
<sup>16</sup> Në mbarim të shtatë ditëve ndodhi që fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 3:17" parsed="|Ezek|3|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.17" />
<sup>17</sup> "Bir njeriu, të kam caktuar si roje për shtëpinë e Izraelit; kur të dëgjosh ndonjë fjalë nga goja ime, do t'i lajmërosh nga ana ime.
<scripture passage="Ezek 3:18" parsed="|Ezek|3|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.18" />
<sup>18</sup> Në rast se unë i them të pabesit: "Me siguri ke për të vdekur", dhe ti nuk e njofton dhe nuk flet për ta lajmëruar të pabesin që të braktisë rrugën e tij të keqe për të shpëtuar jetën e tij, ai i  pabesë do të vdesë në paudhësinë e tij, por  unë do të kërkoj llogari prej teje për gjakun e tij.
<scripture passage="Ezek 3:19" parsed="|Ezek|3|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.19" />
<sup>19</sup> Por në qoftë se ti e lajmëron të pabesin dhe ai nuk heq dorë nga pabesia e tij dhe nga jeta e tij e keqe, ai do të vdesë në paudhësinë e tij, por ti do ta kesh shpëtuar shpirtin tënd.
<scripture passage="Ezek 3:20" parsed="|Ezek|3|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.20" />
<sup>20</sup> Por në qoftë se më pas një njeri i drejtë heq dorë nga ndershmëria e tij dhe kryen paudhësi, unë do ti vë një pengesë përpara dhe ai do të vdesë; sepse ti nuk e ke lajmëruar dhe ai do të vdesë në  mëkatin e tij, dhe gjërat e drejta që ai ka  bërë, nuk do të kujtohen më, por unë do t'i kërkoj llogari dorës sate për gjakun e tij.
<scripture passage="Ezek 3:21" parsed="|Ezek|3|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.21" />
<sup>21</sup> Por në rast se ti njofton të drejtin që të mos mëkatojë dhe ai nuk mëkaton, ai me siguri do të jetojë sepse u paralajmërua, dhe ti do të kesh shpëtuar shpirtin tënd".
<scripture passage="Ezek 3:22" parsed="|Ezek|3|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.22" />
<sup>22</sup> Atje, pra, ishte dora e Zotit mbi mua dhe më tha: "Ngrihu, dil në fushë dhe atje unë do të flas".
<scripture passage="Ezek 3:23" parsed="|Ezek|3|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.23" />
<sup>23</sup> Kështu u çova dhe dola në fushë, dhe atje ishte lavdia e Zotit, ashtu si lavdia që kisha parë pranë lumit Kebar, dhe unë rashë mbi fytyrë.
<scripture passage="Ezek 3:24" parsed="|Ezek|3|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.24" />
<sup>24</sup> Por Fryma hyri te unë, më bëri të çohem më këmbë dhe më foli duke thënë: "Shko, mbyllu në shtëpinë tënde.
<scripture passage="Ezek 3:25" parsed="|Ezek|3|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.25" />
<sup>25</sup> Dhe ja, o bir njeriu, ty do të vihet litarë, me ato do të lidhin dhe kështu nuk do të kesh mundësi të dalësh në mes tyre.
<scripture passage="Ezek 3:26" parsed="|Ezek|3|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.26" />
<sup>26</sup> Unë do të bëj që gjuha jote të ngjitet në qiellzën tënde dhe do të mbetesh memec, kështu nuk do të jesh më për ta dikush që i qorton, sepse janë një shtëpi rebele.
<scripture passage="Ezek 3:27" parsed="|Ezek|3|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.3.27" />
<sup>27</sup> Por kur do të të flas, do të të hapë gojën dhe ti do t'u thuash atyre: "Kështu thotë Zoti, Zoti". Ai që do të dëgjojë le të dëgjojë; dhe ai që refuzon të dëgjojë, le të refuzojë, sepse janë një shtëpi rebele".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 4" progress="66.94%" prev="Ezek.3" next="Ezek.5" id="Ezek.4">
<h3 id="Ezek.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Ezek.4-p1">
<scripture passage="Ezek 4:1" parsed="|Ezek|4|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.1" />
<sup>1</sup> "Ti bir njeriu, merr një pllakë të vogël argjile, vëre para teje dhe vizato mbi të një qytet, Jeruzalemin:
<scripture passage="Ezek 4:2" parsed="|Ezek|4|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.2" />
<sup>2</sup> rrethoje, ndërto kundër tij një kullë, lartëso kundër asaj disa ledhe, vendos kundër saj fushime dhe disa desh rreth e qark.
<scripture passage="Ezek 4:3" parsed="|Ezek|4|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.3" />
<sup>3</sup> Pastaj merr një pllakë hekuri dhe vendose si një mur hekuri midis teje dhe qytetit; kthe fytyrën tënde përballë tij dhe ai do të jetë i rrethuar dhe ti do ta rrethosh. Kjo do të jetë një shenjë për shtëpinë e Izraelit.
<scripture passage="Ezek 4:4" parsed="|Ezek|4|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.4" />
<sup>4</sup> Shtrihu pastaj mbi krahun e majtë dhe vendos mbi të paudhësinë e shtëpisë së Izraelit. Për numrin e ditëve gjatë të cilave do të rrish shtrirë mbi të, do të mbash paudhësinë e tyre.
<scripture passage="Ezek 4:5" parsed="|Ezek|4|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.5" />
<sup>5</sup> Në fakt unë kam vënë mbi ty vitet e paudhësisë së tyre në bazë të numrit të ditëve gjatë të cilave ti do të rrish shtrirë, treqind e nëntëdhjet ditë. Kështu ti do të mbash paudhësinë e shtëpisë së Izraelit.
<scripture passage="Ezek 4:6" parsed="|Ezek|4|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.6" />
<sup>6</sup> Me ti mbaruar këto, do të shtrihesh përsëri në krahun tënd të djathtë dhe do ta mbash paudhësinë e shtëpisë së Judës për dyzet ditë. Kam vënë mbi ty një ditë për çdo vit.
<scripture passage="Ezek 4:7" parsed="|Ezek|4|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.7" />
<sup>7</sup> Ti do ta kthesh fytyrën tënde dhe krahun tënd të zhveshur në drejtim të rrethimit të Jeruzalemit dhe do të profetizohesh kundër tij.
<scripture passage="Ezek 4:8" parsed="|Ezek|4|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.8" />
<sup>8</sup> Dhe ja, po të vë litarë mbi trup në mënyrë që ti të mos kthehesh nga një krah në tjetrin, deri sa të kesh plotësuar ditët e rrethimit tënd.
<scripture passage="Ezek 4:9" parsed="|Ezek|4|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.9" />
<sup>9</sup> Merr edhe grurë, elb, bathë, thjerëza, mel dhe grurë të fortë, vëri në një enë dhe u bëj bukë; të cilën do ta hash gjatë tërë ditëve që do të rrish shtrirë mbi krahun tënd, domethënë për treqind e nëntëdhjetë ditë.
<scripture passage="Ezek 4:10" parsed="|Ezek|4|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.10" />
<sup>10</sup> Ushqimi që do të hash do të ketë një peshë prej njëzet siklash në ditë; do ta hash në çaste të caktuara, çdo ditë.
<scripture passage="Ezek 4:11" parsed="|Ezek|4|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.11" />
<sup>11</sup> Edhe ujin do ta pish të racionuar: një të gjashtën e një hini; do ta pish në çaste të caktuara çdo ditë.
<scripture passage="Ezek 4:12" parsed="|Ezek|4|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.12" />
<sup>12</sup> Do ta hash këtë bukë në formë kuleçësh prej elbi që do ti pjekësh me jashtëqitje njerëzish përpara syve të tyre".
<scripture passage="Ezek 4:13" parsed="|Ezek|4|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.13" />
<sup>13</sup> Pastaj Zoti tha: "Kështu bijtë e Izraelit do të hanë bukën e tyre të ndotur në mes të kombeve ndër të cilët do ti shpërndaj".
<scripture passage="Ezek 4:14" parsed="|Ezek|4|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.14" />
<sup>14</sup> Atëherë unë thashë: "O, Zot, Zot, unë nuk jam ndotur kurrë; qysh në fëmijëri e deri më sot nuk kam ngrënë kurrë mish kafshe të ngordhur në mënyrë natyrale ose të shqyer dhe nuk më ka hyrë në gojë asnjë mish i papastër.
<scripture passage="Ezek 4:15" parsed="|Ezek|4|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.15" />
<sup>15</sup> Atëherë ai më tha: "Ja unë po të jap bajga lopësh në vend të jashtëqitjeve të njeriut; mbi to do të pjekësh bukën tënde".
<scripture passage="Ezek 4:16" parsed="|Ezek|4|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.16" />
<sup>16</sup> Pastaj më tha: "Bir njeriu, unë do të bëj të mungojë baza e bukës në Jeruzalem; ata do ta hanë bukën me peshë dhe në hidhërim dhe do të pijnë ujin e racionuar në tmerr,
<scripture passage="Ezek 4:17" parsed="|Ezek|4|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.4.17" />
<sup>17</sup> sepse do t'u mungojë buka dhe uji dhe do të shikojnë njeri tjetrin të tmerruar, duke u shkrirë në paudhësinë e tyre".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 5" progress="67.01%" prev="Ezek.4" next="Ezek.6" id="Ezek.5">
<h3 id="Ezek.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Ezek.5-p1">
<scripture passage="Ezek 5:1" parsed="|Ezek|5|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.1" />
<sup>1</sup> "Ti, bir njeriu, merr një brisk të mprehur dhe përdore si një brisk berberi, duke bërë të kalojë mbi kokën tënde dhe mbi mjekrën tënde; pastaj do të marrësh një peshore dhe do ti ndash qimet në tri pjesë.
<scripture passage="Ezek 5:2" parsed="|Ezek|5|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.2" />
<sup>2</sup> Do të djegësh një të tretën e tyre në zjarr në mes të qytetit në mbarim të ditëve të rrethimit. Pastaj do të marrësh një të tretë të tyre dhe do ta godasësh rreth e qark me shpatë; edhe një të tretë  të tyre do ta shpërndash sipas erës; prapa  tyre unë do të zhvesh shpatën.
<scripture passage="Ezek 5:3" parsed="|Ezek|5|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.3" />
<sup>3</sup> Do të marrësh gjithashtu një numër të vogël qimesh dhe do t'i lidhësh në cepat e rrobave të tua.
<scripture passage="Ezek 5:4" parsed="|Ezek|5|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.4" />
<sup>4</sup> Nga këto do të marrësh akoma disa dhe do t'i hedhësh në mes të zjarrit, dhe do t'i djegësh në zjarr; andej do të dalë një zjarr kundër tërë shtëpisë së Izraelit.
<scripture passage="Ezek 5:5" parsed="|Ezek|5|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.5" />
<sup>5</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ky është Jeruzalemi. Unë e kisha vendosur në mes të kombeve dhe të vendeve të tjera që kishte përreth.
<scripture passage="Ezek 5:6" parsed="|Ezek|5|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.6" />
<sup>6</sup> Ai u rebelua kundër ligjeve të mia për të kryer paudhësi më tepër se kombet që e rrethojnë dhe kundër statuteve të mia më tepër se vendet që e rrethojnë. Po, ata i kanë përçmuar ligjet e mia dhe nuk kanë ecur sipas statuteve të mia".
<scripture passage="Ezek 5:7" parsed="|Ezek|5|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.7" />
<sup>7</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se ju keni qenë më të pabindur se kombet që ju rrethojnë, nuk keni ecur sipas statuteve të mia dhe nuk keni zbatuar ligjet e mia dhe as nuk keni vepruar sipas ligjeve të kombeve që ju rrethojnë".
<scripture passage="Ezek 5:8" parsed="|Ezek|5|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.8" />
<sup>8</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë, unë vetë, jam kundër teje, dhe do t'i zbatoj në mes teje vendimet e mia para kombeve;
<scripture passage="Ezek 5:9" parsed="|Ezek|5|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.9" />
<sup>9</sup> dhe do të bëj në mes teje atë që nuk kam bërë kurrë dhe që nuk do ta bëj kurrë më, për shkak të të gjitha neverive të tua.
<scripture passage="Ezek 5:10" parsed="|Ezek|5|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.10" />
<sup>10</sup> Prandaj në mes teje etërit do të hanë bijtë e tyre dhe bijtë do të hanë etërit e tyre; do të zbatoj gjykimet e mia mbi ty dhe do të shpërndaj në të gjitha erërat gjithçka që do të mbetet prej teje.
<scripture passage="Ezek 5:11" parsed="|Ezek|5|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.11" />
<sup>11</sup> Prandaj ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "sepse ti ke ndotur shenjtëroren time me të gjitha ndyrësirat e tua dhe neveritë e tua, do të të heq favorin tim, syri im nuk do të  ketë asnjë mëshirë dhe nuk do të kem asnjë  dhembshuri.
<scripture passage="Ezek 5:12" parsed="|Ezek|5|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.12" />
<sup>12</sup> Një e treta prej teje do të vdesë nga murtaja dhe do të konsumohet nga uria që mbretëron në mes tënd; një e tretë do të bjerë nga shpata rreth teje dhe unë do ta shpërndaj në të gjitha erërat pjesën  e tretë, dhe do të zhvesh shpatën kundër  tyre.
<scripture passage="Ezek 5:13" parsed="|Ezek|5|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.13" />
<sup>13</sup> Kështu unë do të shfryj zemërimin tim dhe do të kënaq mbi ta tërbimin tim dhe do të jem i qetë. Atëherë ata do të mësojnë që unë, Zoti fola në xhelozinë time, kur do të shfryj mbi ta tërbimin tim.
<scripture passage="Ezek 5:14" parsed="|Ezek|5|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.14" />
<sup>14</sup> Përveç kësaj do të bëj që ti të bëhesh nje shkreti dhe një turp midis kombeve që të rrethojnë, para syve të të gjithë kalimtarëve.
<scripture passage="Ezek 5:15" parsed="|Ezek|5|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.15" />
<sup>15</sup> Dhe kjo do të jetë një turp, një objekt talljeje, një mësim dhe një objekt habije për kombet që të rrethojnë, kur do të zbatojë mbi ty gjykimet e mia me zemërim, me tërbim dhe me ndëshkime me indinjatë. Unë Zoti, kam folur.
<scripture passage="Ezek 5:16" parsed="|Ezek|5|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.16" />
<sup>16</sup> Kur do të hedh kundër tyre shigjetat e tmerrshme të urisë, që sjellin shkatërrim dhe që unë do të dërgoj për t'ju shkatërruar, do ta bëj edhe më të rëndë urinë tuaj dhe do t'ju heq bazën e bukës.
<scripture passage="Ezek 5:17" parsed="|Ezek|5|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.5.17" />
<sup>17</sup> Kështu do të dërgoj kundër jush urinë dhe kafshë të këqija që do të të lënë pa fëmijë. Murtaja dhe masakra do të kalojnë në mes teje dhe do të bëj që shpata të vijë mbi ty. Unë, Zoti, kam folur"".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 6" progress="67.09%" prev="Ezek.5" next="Ezek.7" id="Ezek.6">
<h3 id="Ezek.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Ezek.6-p1">
<scripture passage="Ezek 6:1" parsed="|Ezek|6|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.6.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 6:2" parsed="|Ezek|6|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.6.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, kthe fytyrën tënde nga malet e Izraelit dhe profetizo kundër tyre,
<scripture passage="Ezek 6:3" parsed="|Ezek|6|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.6.3" />
<sup>3</sup> dhe thuaj: "O male të Izraelit dëgjoni fjalën e Zotit, Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti, maleve dhe kodrave, përroskave dhe luginave: Ja, unë do të sjell mbi ju shpatën dhe do të shkatërroj vendet tuaja të larta.
<scripture passage="Ezek 6:4" parsed="|Ezek|6|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.6.4" />
<sup>4</sup> Altarët tuaj do të shkretohen dhe altarët për temjan do të thyhen, dhe do të bëj që të vdekurit tuaj të bien përpara idhujve tuaj.
<scripture passage="Ezek 6:5" parsed="|Ezek|6|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.6.5" />
<sup>5</sup> Do t'i shtrij kufomat e bijve të Izraelit përpara idhujve të tyre dhe do t'i shpërndaj kockat tuaja rreth altarëve tuaj.
<scripture passage="Ezek 6:6" parsed="|Ezek|6|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.6.6" />
<sup>6</sup> Në tërë vendet tuaja të banuara qytetet do të shkatërrohen, po kështu edhe vendet e larta, me qëllim që altarët tuaj të shkatërrohen dhe të shkretohen, idhujt tuaj të prishen dhe të zhduken, altarët  tuaj të shkatërrohen dhe veprat tuaja të  fshihen.
<scripture passage="Ezek 6:7" parsed="|Ezek|6|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.6.7" />
<sup>7</sup> Të vdekurit do të bien në mes jush dhe ju do të pranoni që unë jam Zoti.
<scripture passage="Ezek 6:8" parsed="|Ezek|6|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.6.8" />
<sup>8</sup> Megjithatë do t'ju lë një mbeturinë, sepse disa që do t'i shpëtojnë shpatës do t'i keni midis kombeve, kur do të shpërndaheni në vënde të ndryshme.
<scripture passage="Ezek 6:9" parsed="|Ezek|6|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.6.9" />
<sup>9</sup> Të shpëtuarit tuaj do të më kujtojnë midis kombeve ku do të çohen në robëri, sepse jam kapitur për zemrën e tyre të prishur që është larguar nga unë dhe për sytë e tyre që kurvërohen pas idhujve të  tyre. Ata do të ndiejnë neveri për veten e  tyre për ligësitë që kanë kryer në të gjitha veprimet e tyre të neveritshme.
<scripture passage="Ezek 6:10" parsed="|Ezek|6|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.6.10" />
<sup>10</sup> Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti dhe që jo më kot kam folur se do t'ju bëj këtë të keqe"".
<scripture passage="Ezek 6:11" parsed="|Ezek|6|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.6.11" />
<sup>11</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Përplas duart, rrih këmbët dhe thuaj: "Vaj medet, për të gjitha veprimet e këqija të neveritshme të shtëpisë së Izraelit, sepse do të bien nga shpata, nga uria dhe nga murtaja.
<scripture passage="Ezek 6:12" parsed="|Ezek|6|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.6.12" />
<sup>12</sup> Kush është larg do të vdesë nga murtaja, kush është afër do të rrëzohet nga shpata dhe kush ka mbetur dhe është i rrethuar do të vdesë nga uria; kështu do të shfryj tërbimin tim mbi ta.
<scripture passage="Ezek 6:13" parsed="|Ezek|6|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.6.13" />
<sup>13</sup> Atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, kur të vrarët e tyre do të bien në mes të idhujve të tyre, rreth altarëve të tyre, mbi çdo kodër të lartë, mbi çdo majë mali, poshtë çdo druri që gjelbëron,  poshtë çdo lisi degëshumë, kudo që u ofronin  parfume erëmira tërë idhujve të tyre.
<scripture passage="Ezek 6:14" parsed="|Ezek|6|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.6.14" />
<sup>14</sup> Kështu do të shtrij mbi ta dorën time dhe do ta bëj vendin të shkretë, po, më të shkretë se shkretëtira e Diblahut, në të gjitha vendet e tyre të banuara; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti"".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 7" progress="67.15%" prev="Ezek.6" next="Ezek.8" id="Ezek.7">
<h3 id="Ezek.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Ezek.7-p1">
<scripture passage="Ezek 7:1" parsed="|Ezek|7|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 7:2" parsed="|Ezek|7|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.2" />
<sup>2</sup> "Dhe ti, bir njeriu, kështu i thotë Zoti, Zoti, vendit të Izraelit: Fundi! Erdhi fundi në të katër skajet e vendit.
<scripture passage="Ezek 7:3" parsed="|Ezek|7|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.3" />
<sup>3</sup> Tani të kërcënon fundi dhe unë do të dërgoj kundër teje zemërimin tim, do të të gjykoj sipas rrugëve të tua dhe do të hedh mbi ty tërë veprimet e tua të neveritshme.
<scripture passage="Ezek 7:4" parsed="|Ezek|7|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.4" />
<sup>4</sup> Syri im nuk do të të kursejë dhe nuk do të kem mëshirë për ty, por do të hedh mbi ty rrugët e tua dhe veprimet e tua të neveritshme do të jenë në mes teje; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti".
<scripture passage="Ezek 7:5" parsed="|Ezek|7|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.5" />
<sup>5</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Një gjëmë, një gjëmë e paparë, ja ku erdhi.
<scripture passage="Ezek 7:6" parsed="|Ezek|7|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.6" />
<sup>6</sup> Fundi erdhi, fundi erdhi. U zgjua për ty; ja, erdhi.
<scripture passage="Ezek 7:7" parsed="|Ezek|7|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.7" />
<sup>7</sup> Erdhi mbi ty shkatërrimi, o banor i vendit. Koha erdhi; është e afërt dita e halleve dhe jo ajo e britmave të gëzimit ndër male.
<scripture passage="Ezek 7:8" parsed="|Ezek|7|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.8" />
<sup>8</sup> Tani, pas pak, do të derdh mbi ty tërbimin tim dhe do ta shfryj mbi ty zemërimin tim, do të të gjykoj sipas rrugëve të tua dhe do të të ngarkoj të gjitha veprimet e tua të neveritshme.
<scripture passage="Ezek 7:9" parsed="|Ezek|7|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.9" />
<sup>9</sup> Syri im nuk do të të kursejë dhe nuk do të kem mëshirë, por do të bëj që të të bien mbi ty rrugët e tua dhe veprimet e tua të neveritshme do të jenë në mes teje; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti që godet.
<scripture passage="Ezek 7:10" parsed="|Ezek|7|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.10" />
<sup>10</sup> Ja dita, ja ku arriti. Erdhi shkatërrimi. Thupra lulëzoi, kryelartësia buloi.
<scripture passage="Ezek 7:11" parsed="|Ezek|7|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.11" />
<sup>11</sup> Dhuna është shtuar si një thupër pabesie. Nuk do të mbetet asnjë prej tyre, asnjë nga moria e tyre, asnjë prej tyre; nuk do të ketë asnjë vajtim për ta.
<scripture passage="Ezek 7:12" parsed="|Ezek|7|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.12" />
<sup>12</sup> Koha erdhi, dita po afrohet. Kush blen të mos gëzohet, kush shet të mos hidhërohet, sepse një zëmërim i zjarrtë kërcënon gjithë morinë e tyre.
<scripture passage="Ezek 7:13" parsed="|Ezek|7|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.13" />
<sup>13</sup> Sepse ai që shet nuk do të zotërojë atë që ka shitur, edhe sikur të mbetet i gjallë, sepse vegimi përfshin tërë morinë e tyre dhe nuk do të hiqet, dhe askush nuk do të mund të ruajë jetën e vet, duke jetuar në paudhësi.
<scripture passage="Ezek 7:14" parsed="|Ezek|7|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.14" />
<sup>14</sup> I kanë rënë borisë, dhe të gjithë janë gati, por asnjë nuk shkon në betejë, sepse afshi i zemërimit tim është kundër tërë morisë së tyre.
<scripture passage="Ezek 7:15" parsed="|Ezek|7|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.15" />
<sup>15</sup> Nga jashtë shpata, nga brenda murtaja dhe uria. Kush është ndër ara do të vdesë nga shpata, kush është në qytet do të gllabërohet nga murtaja dhe nga uria.
<scripture passage="Ezek 7:16" parsed="|Ezek|7|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.16" />
<sup>16</sup> Por ikanakët që do të arrijnë të shpëtojnë do të rrinë ndër male si pëllumbat e luginës, të gjithë duke rënkuar për shkak të paudhësisë së vet.
<scripture passage="Ezek 7:17" parsed="|Ezek|7|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.17" />
<sup>17</sup> Të gjitha duart do të bëhen të dobëta dhe tërë gjunjët do të bëhen të dobët si uji.
<scripture passage="Ezek 7:18" parsed="|Ezek|7|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.18" />
<sup>18</sup> Do të vishen me thasë dhe frika do t'i mbulojë, turpi do të jetë mbi të gjitha fytyrat dhe shogësia mbi tërë kokat e tyre.
<scripture passage="Ezek 7:19" parsed="|Ezek|7|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.19" />
<sup>19</sup> Do të hedhin argjendin e tyre nëpër rrugë dhe ari i tyre do të bëhet një ndyrësi. Argjendi i tyre dhe ari i tyre nuk do të mund t'i shpëtojnë ditën e zemërimit të Zotit; nuk do të mund të ngopin shpirtin  e tyre as të mbushin barkun e tyre,  sepse paudhësia e tyre është bërë shkak pengese.
<scripture passage="Ezek 7:20" parsed="|Ezek|7|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.20" />
<sup>20</sup> Kanë nxjerrë nga bukuria e stolive të tyre shkas kryelartësie; kanë përftuar figura nga neveritë e tyre dhe nga idhujt e tyre të urrejtshëm. Prandaj do t'i bëj ata një ndyrësi,
<scripture passage="Ezek 7:21" parsed="|Ezek|7|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.21" />
<sup>21</sup> dhe do t'i lë pra në duart e të huajve dhe plaçkë për të pabesët e dheut që do t'i përdhosin.
<scripture passage="Ezek 7:22" parsed="|Ezek|7|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.22" />
<sup>22</sup> Do të largoj prej tyre fytyrën time dhe ata do të përdhosin vendin tim sekret; do të hyjnë njerëz që përdorin dhunën dhe do ta përdhosin.
<scripture passage="Ezek 7:23" parsed="|Ezek|7|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.23" />
<sup>23</sup> Përgatit një zinxhir, sepse vendi është plot me krime gjaku dhe qyteti është plot dhunë.
<scripture passage="Ezek 7:24" parsed="|Ezek|7|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.24" />
<sup>24</sup> Do të sjell kombe të këqija që do të shtien në dorë shtëpitë e tyre; do ta ul kryelartësinë e të fuqishmëve dhe vendet e tyre të shenjta do të përdhosen.
<scripture passage="Ezek 7:25" parsed="|Ezek|7|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.25" />
<sup>25</sup> Shkatërrimi po vjen. Ata do të kërkojnë paqe, por nuk do të ketë.
<scripture passage="Ezek 7:26" parsed="|Ezek|7|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.26" />
<sup>26</sup> Do të ketë fatkeqësi të njëpasnjëshme, lajme të këqija pas lajmesh të këqija. Atëherë do t'i kërkojnë një vegim një profeti, por ligji do t'i mungojë priftit dhe këshillit të pleqve.
<scripture passage="Ezek 7:27" parsed="|Ezek|7|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.7.27" />
<sup>27</sup> Mbreti do të jetë në zi, princi do të vishet me rroba dëshpërimi dhe duart e popullit të vendit do t'i pushtojë frika. Unë do t'i trajtoj sipas sjelljes së tyre dhe do t'i gjykoj sipas gjykimeve të tyre; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 8" progress="67.24%" prev="Ezek.7" next="Ezek.9" id="Ezek.8">
<h3 id="Ezek.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Ezek.8-p1">
<scripture passage="Ezek 8:1" parsed="|Ezek|8|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e shtatë, në muajin e gjashtë, më pesë të muajit, ndodhi që, ndërsa isha ulur në shtëpinë time dhe pleqtë e Judës ishin ulur përballë meje, dora e Zotit, Zotit, ra në atë vend mbi mua.
<scripture passage="Ezek 8:2" parsed="|Ezek|8|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.2" />
<sup>2</sup> Unë shikova, dhe ja, një figurë njeriu me pamje zjarri; nga sa i përngjanin ijët e tij nga poshtë dukeshin prej zjarri, dhe nga sa i përngjanin ijët e tij lart dukeshin të shkëlqyera si ngjyra e bronzit inkandeshent.
<scripture passage="Ezek 8:3" parsed="|Ezek|8|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.3" />
<sup>3</sup> Ai shtriu një formë dore dhe më kapi nga një tufë e flokëve të mi, dhe Fryma më ngriti midis tokës dhe qiellit dhe më çoi në vegime të Perëndisë në Jeruzalem, në hyrje të portës së brendëshme që shikon  nga veriu, ku ndodhej idhulli i xhelozisë,  që shkakton xhelozinë.
<scripture passage="Ezek 8:4" parsed="|Ezek|8|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.4" />
<sup>4</sup> Dhe ja, atje ndodhej lavdia e Perëndisë të Izraelit, e ngjashme me vegimin që kisha parë në fushë.
<scripture passage="Ezek 8:5" parsed="|Ezek|8|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.5" />
<sup>5</sup> Pastaj ai më tha: "Bir njeriu, ço tani sytë e tu në drejtim të veriut". Kështu i ngrita sytë drejt veriut dhe ja, në veri të portës së altarit, pikërisht në hyrje, ishte idhulli i xhelozisë.
<scripture passage="Ezek 8:6" parsed="|Ezek|8|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.6" />
<sup>6</sup> Dhe ai më tha: "Bir njeriu, shikon atë që bëjnë këta, veprimet e rënda të neveritshme që kryen këtu shtëpia e Izraelit dhe që më bëjnë të largohem nga shenjtërorja ime? Por ti do të shikosh veprime edhe më të rënda të neveritshme".
<scripture passage="Ezek 8:7" parsed="|Ezek|8|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.7" />
<sup>7</sup> Kështu ai më çoi në hyrjen e oborrit. Unë shikova dhe ja, një vrimë në mur.
<scripture passage="Ezek 8:8" parsed="|Ezek|8|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.8" />
<sup>8</sup> Atëherë ai më tha: "Bir njeriu, bëj një vrimë në mur". Kështu bëra një vrimë në mur, dhe ja, një hapje.
<scripture passage="Ezek 8:9" parsed="|Ezek|8|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.9" />
<sup>9</sup> Ai më tha: "Hyr dhe shiko gjërat e neveritshme që këta po kryejnë këtu".
<scripture passage="Ezek 8:10" parsed="|Ezek|8|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.10" />
<sup>10</sup> Kështu hyra për të parë, dhe ja, lloj lloj rrëshqanorë dhe kafshë të neveritshme si dhe tërë idhujt e shtëpisë së Izraelit të riprodhuara rreth e rrotull mbi mur.
<scripture passage="Ezek 8:11" parsed="|Ezek|8|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.11" />
<sup>11</sup> Dhe para tyre rrinin shtatëdhjetë burra nga pleqtë e shtëpisë së Izraelit, dhe në mes tyre ishte Jaazaniahu, biri i Shafanit, secili me temjanicën e vet prej së cilës dilte një re e dendur temjani.
<scripture passage="Ezek 8:12" parsed="|Ezek|8|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.12" />
<sup>12</sup> Pastaj më tha: "Bir njeriu, a ke parë atë që bëjnë pleqtë e shtëpisë së Izraelit në errësirë, secili në dhomën e figurave të tij? Në fakt thonë: "Zoti nuk na shikon, Zoti e ka braktisur vendin"".
<scripture passage="Ezek 8:13" parsed="|Ezek|8|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.13" />
<sup>13</sup> Pastaj më tha: "Ti do të shikosh gjëra edhe më të neveritshme që ata po kryejnë".
<scripture passage="Ezek 8:14" parsed="|Ezek|8|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.14" />
<sup>14</sup> Atëherë më çoi në hyrjen e portës së shtëpisë të Zotit, që është nga veriu; dhe ja, atje ishin ulur gra që qanin Tamuzin.
<scripture passage="Ezek 8:15" parsed="|Ezek|8|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.15" />
<sup>15</sup> Pastaj më tha: "A e pe, bir njeriu? Ti do të shikosh gjëra edhe më të neveritshme nga këto".
<scripture passage="Ezek 8:16" parsed="|Ezek|8|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.16" />
<sup>16</sup> Atëherë më çoi në oborrin e brendshëm të shtëpisë të Zotit; dhe ja, në hyrje të tempullit të Zotit, midis portikut dhe altarit, ishin rreth njëzetepesë burra, me kurriz të kthyer nga tempulli i Zotit  dhe fytyrë të kthyer nga lindja, që adhuronin  diellin nga lindja.
<scripture passage="Ezek 8:17" parsed="|Ezek|8|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.17" />
<sup>17</sup> Pastaj më tha: "A e pe, bir njeriu? A është vallë një gjë e vogël për shtëpinë e Judës të kryejë gjërat e neveritshme që ajo bën këtu? Në fakt ata e kanë mbushur vendin me dhunë dhe kanë provokuar  disa herë zemërimin tim. Dhe ja, e çojnë degën  te hunda.
<scripture passage="Ezek 8:18" parsed="|Ezek|8|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.8.18" />
<sup>18</sup> Prandaj edhe unë do të veproj me tërbim; syri im nuk do të ketë asnjë dhembshuri dhe nuk do të kem mëshirë fare. Edhe sikur të çojnë britma të larta veshëve të mi, unë nuk do t'i dëgjoj".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 9" progress="67.32%" prev="Ezek.8" next="Ezek.10" id="Ezek.9">
<h3 id="Ezek.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Ezek.9-p1">
<scripture passage="Ezek 9:1" parsed="|Ezek|9|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.9.1" />
<sup>1</sup> Pastaj bërtiti me zë të lartë në veshët e mi, duke thënë: "Të afrohen ata që do të ndëshkojnë qytetin, secili me armën e tij të shkatërrimit në dorë".
<scripture passage="Ezek 9:2" parsed="|Ezek|9|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.9.2" />
<sup>2</sup> Dhe ja ku erdhën nga drejtimi i portës së sipërme që shikon nga veriu gjashtë burra, secili me armën e tij të shfarosjes në dorë. Në mes tyre ishte një burrë me rroba prej liri, që kishte një kallamar  shkruesi prej briri në krah. Me të arritur,  ata u ndalën pranë altarit prej bronzi.
<scripture passage="Ezek 9:3" parsed="|Ezek|9|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.9.3" />
<sup>3</sup> Atëherë lavdia e Perëndisë të Izraelit u ngrit nga kerubini mbi të cilin rrinte, dhe u drejtua nga pragu i tempullit. Ajo thirri njeriun e veshur me rroba liri, që kishte kallamarin prej briri të shkruesit në krah,
<scripture passage="Ezek 9:4" parsed="|Ezek|9|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.9.4" />
<sup>4</sup> dhe Zoti tha: "Kalo në mes të qytetit, në mes të Jeruzalemit, dhe bëj një shenjë mbi ballin e njerëzve që psherëtijnë dhe vajtojnë për të gjitha gjërat që kryhen në mes tij".
<scripture passage="Ezek 9:5" parsed="|Ezek|9|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.9.5" />
<sup>5</sup> Dhe të tjerëve u tha, në mënyrë që unë ta dëgjoja: "Kaloni nëpër qytet pas tij dhe goditni; syrit tuaj të mos i vijë keq dhe mos kini mëshirë aspak.
<scripture passage="Ezek 9:6" parsed="|Ezek|9|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.9.6" />
<sup>6</sup> Vritni deri në shfarosje pleq, të rinj, virgjiresha, fëmijë dhe gra, por mos u afroni asnjerit mbi të cilin është shenja; filloni nga shenjtërorja ime". Kështu ata filluan me pleqtë që ishin para tempullit.
<scripture passage="Ezek 9:7" parsed="|Ezek|9|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.9.7" />
<sup>7</sup> Pastaj u tha atyre: "Ndotni tempullin dhe mbushni oborret me të vrarë. Dilni!". Atëherë ata dolën dhe bënë kërdinë në qytet.
<scripture passage="Ezek 9:8" parsed="|Ezek|9|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.9.8" />
<sup>8</sup> Ndërsa ata po bënin kërdi dhe unë kisha mbetur vetëm, rashë me fytyrë dhe bërtita, duke thënë: "Oh, Zot, Zot, a do ta shkatërrosh ti tërë mbetjen e Izraelit, duke e zbrazur tërbimin tënd mbi Jeruzalemin?".
<scripture passage="Ezek 9:9" parsed="|Ezek|9|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.9.9" />
<sup>9</sup> Ai m'u përgjigj: "Paudhësia e shtëpisë së Izraelit dhe asaj të Judës është jashtëzakonisht e madhe; vendi është plot gjak dhe qyteti plot me korrupsion. Në fakt thonë: "Zoti e ka braktisur vendin, Zoti nuk shikon".
<scripture passage="Ezek 9:10" parsed="|Ezek|9|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.9.10" />
<sup>10</sup> Prandaj edhe syrit tim nuk do t'i vijë keq dhe nuk do të kem aspak mëshirë, por do të bëj që t'u bjerë mbi kokë sjellja e tyre".
<scripture passage="Ezek 9:11" parsed="|Ezek|9|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.9.11" />
<sup>11</sup> Dhe ja, njeriu i veshur me rroba liri, që kishte një kallamar prej briri si shkrues në krah, bëri raportimin e tij, duke thënë: "Veprova ashtu si më urdhërove".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 10" progress="67.37%" prev="Ezek.9" next="Ezek.11" id="Ezek.10">
<h3 id="Ezek.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Ezek.10-p1">
<scripture passage="Ezek 10:1" parsed="|Ezek|10|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.1" />
<sup>1</sup> Unë po shikoja dhe ja, mbi kupën qiellore që ishte mbi kryet e kerubinëve, dukej mbi ta një si gur safiri që i përngjante nga forma një froni.
<scripture passage="Ezek 10:2" parsed="|Ezek|10|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.2" />
<sup>2</sup> Zoti i foli pastaj njeriut të veshur me rroba liri dhe i tha: "Shko midis rrotave poshtë kerubinit, mbushi duart me qymyr të ndezur që është midis kerubinëve dhe përhapi mbi qytetin". Dhe ai shkoi, ndërsa unë shikoja.
<scripture passage="Ezek 10:3" parsed="|Ezek|10|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.3" />
<sup>3</sup> Kur hyri ai njeri, kerubinët rrinin në të djathtë të tempullit dhe reja mbushte oborrin e brendshëm.
<scripture passage="Ezek 10:4" parsed="|Ezek|10|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.4" />
<sup>4</sup> Pastaj lavdia e Zotit u ngrit mbi kerubinin duke lëvizur drejt pragut të tempullit; atëherë tempulli u mbush me renë dhe oborri u mbush me shkëlqimin e lavdisë të Zotit.
<scripture passage="Ezek 10:5" parsed="|Ezek|10|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.5" />
<sup>5</sup> Zhurma e krahëve të kerubinëve u dëgjua deri në oborrin e jashtëm, ashtu si zëri i Perëndisë të plotfuqishëm kur flet.
<scripture passage="Ezek 10:6" parsed="|Ezek|10|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.6" />
<sup>6</sup> Kur Zoti e urdhëroi njeriun e veshur me rroba liri, duke thënë: "Merr zjarrin midis rrotave që ndodhen ndër kerubinë", ai shkoi të ndalet pranë një rrote.
<scripture passage="Ezek 10:7" parsed="|Ezek|10|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.7" />
<sup>7</sup> Atëherë një kerubin shtriu dorën midis kerubinëve drejt zjarrit që ishte mes tyre, e mori dhe e vuri në duart e njeriut të veshur me rroba liri, që e pranoi dhe doli.
<scripture passage="Ezek 10:8" parsed="|Ezek|10|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.8" />
<sup>8</sup> Kerubinët dukeshin sikur kishin formën e dorës së njeriut poshtë krahëve.
<scripture passage="Ezek 10:9" parsed="|Ezek|10|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.9" />
<sup>9</sup> Shikova akoma dhe ja, në krah të kerubinëve kishte katër rrota, një rrotë përbri çdo kerubini dhe një rrotë tjetër për çdo kerubin tjetër; rrotat kishin pamjen e një guri të topazit.
<scripture passage="Ezek 10:10" parsed="|Ezek|10|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.10" />
<sup>10</sup> Dukej sikur që të katra kishin po atë formë, sikur një rrotë të ishte në mes të tjetrës.
<scripture passage="Ezek 10:11" parsed="|Ezek|10|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.11" />
<sup>11</sup> Kur lëviznin, shkonin nga një prej katër drejtimeve të tyre dhe, duke shkuar, nuk silleshin, por ndiqnin drejtimin që kishte marrë koka e tyre dhe, duke shkuar, nuk silleshin.
<scripture passage="Ezek 10:12" parsed="|Ezek|10|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.12" />
<sup>12</sup> Tërë trupi i tyre, kurrizi i tyre, duart e tyre, krahët e tyre ishin plot me sy rreth e qark, po, edhe vetë rrotat që kishin të katër.
<scripture passage="Ezek 10:13" parsed="|Ezek|10|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.13" />
<sup>13</sup> Unë dëgjova që rrotat quheshin "Turbina".
<scripture passage="Ezek 10:14" parsed="|Ezek|10|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.14" />
<sup>14</sup> Çdo kerubin kishte katër fytyra; fytyra e parë ishte fytyra e kerubinit, fytyra e dytë ishte fytyra e njeriut, fytyra e tretë fytyra e luanit dhe fytyra e katërt ajo e shqiponjës.
<scripture passage="Ezek 10:15" parsed="|Ezek|10|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.15" />
<sup>15</sup> Pastaj kerubinët u ngritën. Ata ishin po ato qenie të gjalla që kisha parë pranë lumit Kebar.
<scripture passage="Ezek 10:16" parsed="|Ezek|10|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.16" />
<sup>16</sup> Kur kerubinët lëviznin, edhe rrotat lëviznin nga ana e tyre; dhe kur kerubinët hapnin fletët për t'u ngritur nga toka, rrotat nuk largoheshin nga krahu i tyre.
<scripture passage="Ezek 10:17" parsed="|Ezek|10|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.17" />
<sup>17</sup> Kur ata ndaleshin, ndaleshin edhe ato; kur ata ngriheshin, ngriheshin edhe ato bashkë me ta, sepse fryma e qënieve të gjalla ishte ndër ta.
<scripture passage="Ezek 10:18" parsed="|Ezek|10|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.18" />
<sup>18</sup> Lavdia e Zotit u largua pastaj nga pragu i tempullit dhe u ndal te kerubinët.
<scripture passage="Ezek 10:19" parsed="|Ezek|10|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.19" />
<sup>19</sup> Pastaj kerubinët i hapën krahët e tyre dhe u ngritën nga toka para syve të mi; ndërsa po largoheshin edhe rrotat ishin pranë tyre. U ndalën pastaj te hyrja e portës që shikonte nga lindja e shtëpisë  të Zotit, ndërsa lavdia e Perëndisë të  Izraelit qëndronte lart mbi ta.
<scripture passage="Ezek 10:20" parsed="|Ezek|10|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.20" />
<sup>20</sup> Ishin po ato qenie të gjalla që kisha parë nën Perëndinë e Izraelit pranë lumit Kebar dhe njoha që ishin kerubinë.
<scripture passage="Ezek 10:21" parsed="|Ezek|10|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.21" />
<sup>21</sup> Secili prej tyre kishte katër fytyra, secili katër krahë dhe poshtë krahëve të tyre dilte forma e dorës së njeriut.
<scripture passage="Ezek 10:22" parsed="|Ezek|10|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.10.22" />
<sup>22</sup> Sa për pamjen e fytyrave të tyre, ishin po ato fytyra që kisha parë pranë lumit Kebar; ishin po ato shëmbëlltyra dhe po ata kerubinë. Secili shkonte drejt para tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 11" progress="67.44%" prev="Ezek.10" next="Ezek.12" id="Ezek.11">
<h3 id="Ezek.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Ezek.11-p1">
<scripture passage="Ezek 11:1" parsed="|Ezek|11|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Fryma më ngriti dhe më çoi në portën lindore të shtëpisë të Zotit që shikon nga lindja; dhe ja, në hyrje të portës kishte njëzet e pesë burra, ndër të cilët pashë Jaazaniahun, birin e Azurit,
<scripture passage="Ezek 11:2" parsed="|Ezek|11|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.2" />
<sup>2</sup> Ai më tha: "Bir njeriu, këta janë ata njerëz që kurdisin të keqen dhe japin këshilla të këqija në këtë qytet.
<scripture passage="Ezek 11:3" parsed="|Ezek|11|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.3" />
<sup>3</sup> Ata thonë: "Koha nuk është e afërt. Të ndërtojmë shtëpi! Ky qytet është kusia dhe ne jemi mishi".
<scripture passage="Ezek 11:4" parsed="|Ezek|11|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.4" />
<sup>4</sup> Prandaj profetizo kundër tyre, profetizo, bir njeriu".
<scripture passage="Ezek 11:5" parsed="|Ezek|11|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.5" />
<sup>5</sup> Pastaj Fryma e Zotit ra mbi mua dhe më tha: "Thuaj: Kështu thotë Zoti: Ju thoni kështu, o shtëpi e Izraelit, dhe unë i njoh gjërat që ju shkojnë në mend.
<scripture passage="Ezek 11:6" parsed="|Ezek|11|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.6" />
<sup>6</sup> Ju i keni shumuar ata që keni goditur për vdekje në këtë qytet dhe keni mbushur me të vdekur rrugët e tij".
<scripture passage="Ezek 11:7" parsed="|Ezek|11|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.7" />
<sup>7</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ata që keni vrarë dhe që i keni bërë tog në mes të saj janë mishi dhe ky qytet është kusia, por unë do t'ju nxjerr nga mesi i tij.
<scripture passage="Ezek 11:8" parsed="|Ezek|11|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.8" />
<sup>8</sup> Ju keni frikë nga shpata dhe unë do të sjell mbi ju shpatën", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 11:9" parsed="|Ezek|11|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.9" />
<sup>9</sup> "Unë do t'ju nxjerr nga mesi i tij, do t'ju jap në dorë të të huajve dhe do të zbatoj mbi ju vendimet e mia.
<scripture passage="Ezek 11:10" parsed="|Ezek|11|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.10" />
<sup>10</sup> Ju do të bini nga shpata, do t'ju gjykoj në kufijtë e Izraelit; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
<scripture passage="Ezek 11:11" parsed="|Ezek|11|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.11" />
<sup>11</sup> Ky qytet nuk do të jetë më për ju një kusi dhe ju nuk do të jeni për të mishi; unë do t'ju gjykoj në kufijtë e Izraelit.
<scripture passage="Ezek 11:12" parsed="|Ezek|11|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.12" />
<sup>12</sup> Atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, sepse nuk keni ecur sipas statuteve të mia dhe as keni zbatuar ligjet e mia, por keni vepruar sipas ligjeve të kombeve që ju rrethojnë".
<scripture passage="Ezek 11:13" parsed="|Ezek|11|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.13" />
<sup>13</sup> Ndodhi që, ndërsa unë profetizoja, Pelatiahu, bir i Benajahut, vdiq. Atëherë rashë me fytyrë për tokë dhe bërtita me të madhe, duke thënë: "Ah, Zot, Zot, dëshiron ta shkatërrosh krejt mbetjen e Izraelit?".
<scripture passage="Ezek 11:14" parsed="|Ezek|11|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.14" />
<sup>14</sup> Atëherë fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 11:15" parsed="|Ezek|11|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.15" />
<sup>15</sup> "Bir njeriu, vëllezërit e tu, vetë të afërmit e tu, ata që janë çliruar bashkë me ty dhe tërë shtëpia e Izraelit janë ata të cilëve banorët e Jeuzalemit u kanë thënë: "Largohuni, pra, nga Zoti; ky vend na është dhënë si trashëgimi".
<scripture passage="Ezek 11:16" parsed="|Ezek|11|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.16" />
<sup>16</sup> Prandaj thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Megjithatë unë i kam larguar midis kombeve dhe i kam shpërndarë në vende të huaja, unë do të jem për ta për pak kohë një shenjtërore në vendet ku kanë shkuar.
<scripture passage="Ezek 11:17" parsed="|Ezek|11|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.17" />
<sup>17</sup> Prandaj u thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Do t'ju mbledh ndër popuj, do t'ju grumbulloj nga vendet ku jeni shpërndarë dhe do t'ju jap tokën e Izraelit.
<scripture passage="Ezek 11:18" parsed="|Ezek|11|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.18" />
<sup>18</sup> Ata do të kthehen dhe do të heqin tërë gjërat e tij të urrejtshme dhe tërë gjërat e neveritshme të tij.
<scripture passage="Ezek 11:19" parsed="|Ezek|11|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.19" />
<sup>19</sup> Dhe unë do t'ju jap atyre një zemër tjetër dhe do t'u shtie përbrenda një frymë të re, do të heq nga mishi i tyre zemrën prej guri dhe do t'u jap një zemër prej mishi,
<scripture passage="Ezek 11:20" parsed="|Ezek|11|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.20" />
<sup>20</sup> me qëllim që të ecin sipas statuteve të mia dhe të respektojnë ligjet e mia dhe t'i vënë në praktikë; atëherë ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre.
<scripture passage="Ezek 11:21" parsed="|Ezek|11|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.21" />
<sup>21</sup> Po për ata të cilët kanë zemër që vë në zbatim gjërat e tyre të urrejtshme dhe të neveritshme, do të bëj që mbi kokën e tyre të bjerë sjellja e tyre", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 11:22" parsed="|Ezek|11|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.22" />
<sup>22</sup> Pastaj kerubinët i hapën krahët e tyre dhe rrotat lëvizën pranë tyre dhe lavdia e Perëndisë të Izraelit rrinte lart mbi ta.
<scripture passage="Ezek 11:23" parsed="|Ezek|11|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.23" />
<sup>23</sup> Lavdia e Zotit u ngrit nga mesi i qytetit dhe u ndal mbi malin, që ishte në lindje të qytetit.
<scripture passage="Ezek 11:24" parsed="|Ezek|11|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.24" />
<sup>24</sup> Pastaj Fryma më ngriti dhe më çoi në Kalde midis atyre që ishin në robëri, në një vegim për Frymën e Perëndisë dhe vegimi që kisha parë u zhduk para meje duke u ngritur lart;
<scripture passage="Ezek 11:25" parsed="|Ezek|11|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.11.25" />
<sup>25</sup> dhe unë u tregova atyre që ishin në robëri të gjitha gjërat që Zoti më kishte bërë të shoh.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 12" progress="67.53%" prev="Ezek.11" next="Ezek.13" id="Ezek.12">
<h3 id="Ezek.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Ezek.12-p1">
<scripture passage="Ezek 12:1" parsed="|Ezek|12|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 12:2" parsed="|Ezek|12|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, ti banon në mes të një shtëpie rebele, që kanë sy për të parë, por nuk shohin, vesh për të dëgjuar, por nuk dëgjojnë, sepse janë një shtëpi rebele.
<scripture passage="Ezek 12:3" parsed="|Ezek|12|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.3" />
<sup>3</sup> Prandaj, bir njeriu, përgatit plaçkat për mërgim dhe shko në mërgim ditën para syve të tyre. Ti do të nisesh për mërgim nga vendi ku je në një vend tjetër para syve të tyre; ndofta do ta kuptojnë se janë një shtëpi rebele.
<scripture passage="Ezek 12:4" parsed="|Ezek|12|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.4" />
<sup>4</sup> Do të çosh, pra, plaçkat e tua ditën para syve të tyre, bagazhin tënd si bagazh i dikujt që shkon në mërgim; pastaj në mbëmje do të dalësh para syve të tyre, si ata që shkojnë në mërgim.
<scripture passage="Ezek 12:5" parsed="|Ezek|12|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.5" />
<sup>5</sup> Bëj një vrimë në mur para syve të tyre dhe nëpërmjet kësaj nxirr bagazhin tënd.
<scripture passage="Ezek 12:6" parsed="|Ezek|12|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.6" />
<sup>6</sup> Do ta mbash mbi kurriz para syve të tyre, do ta çosh jashtë në terr; do të mbulosh fytyrën për të mos shikuar tokën, sepse të kam bërë ty një shenjë për shtëpinë e Izraelit".
<scripture passage="Ezek 12:7" parsed="|Ezek|12|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.7" />
<sup>7</sup> Unë bëra pikërisht ashtu si më kishte urdhëruar; ditën nxora jashtë bagazhin tim, si bagazhi i dikujt që shkon në mërgim dhe në mbrëmje, me duar, hapa një vrimë në mur; kur u err e çova jashtë bagazhin  tim dhe e vura mbi kurriz para syve të  tyre.
<scripture passage="Ezek 12:8" parsed="|Ezek|12|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.8" />
<sup>8</sup> Në mëngjes fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 12:9" parsed="|Ezek|12|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.9" />
<sup>9</sup> "Bir njeriu, nuk të ka kërkuar shtëpia e Izraelit, kjo shtëpi rebele: "Çfarë po bën?".
<scripture passage="Ezek 12:10" parsed="|Ezek|12|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.10" />
<sup>10</sup> U thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ky orakull ka të bëjë me princin që është në Jeruzalem dhe me tërë shtëpinë e Izraelit që banon aty".
<scripture passage="Ezek 12:11" parsed="|Ezek|12|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.11" />
<sup>11</sup> Thuaj: Unë jam një shenjë për ju; ashtu si bëra unë, kështu do t'u bëhet atyre: ata do të shkojnë në mërgim, në robëri.
<scripture passage="Ezek 12:12" parsed="|Ezek|12|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.12" />
<sup>12</sup> Princi që është në mes tyre do të mbajë bagazhin e tij mbi kurriz në terr dhe do të dalë; do të bëjnë një vrimë në mur që ai të dalë nëpërmjet saj; ai do të mbulojë fytyrën për të mos parë tokën me sytë e tij.
<scripture passage="Ezek 12:13" parsed="|Ezek|12|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.13" />
<sup>13</sup> Por unë do të shtrij rrjetën time mbi të dhe ai do të kapet në lakun tim; do ta çoj pastaj në Babiloni, në vendin e Kaldeasve; por ai nuk ka për ta parë dhe do të vdesë atje.
<scripture passage="Ezek 12:14" parsed="|Ezek|12|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.14" />
<sup>14</sup> Do të shpërndaj në të gjitha erërat ata që i rrijnë rreth e qark për ta ndihmuar dhe tërë trupat e tij, dhe do ta zhvesh shpatën prapa tyre.
<scripture passage="Ezek 12:15" parsed="|Ezek|12|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.15" />
<sup>15</sup> Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti kur do ti kem shpërndarë midis kombeve dhe vendeve të ndryshme.
<scripture passage="Ezek 12:16" parsed="|Ezek|12|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.16" />
<sup>16</sup> Por do të fal një numër të vogël nga shpata, nga uria dhe murtaja, me qëllim që të tregojnë të gjitha veprimet e tyre të neveritshme midis kombeve ku do të shkojnë; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
<scripture passage="Ezek 12:17" parsed="|Ezek|12|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.17" />
<sup>17</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua akoma, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 12:18" parsed="|Ezek|12|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.18" />
<sup>18</sup> "Bir njeriu, ha bukën tënde me drithtimë dhe pije ujin tënd me shqetësim dhe me ankth.
<scripture passage="Ezek 12:19" parsed="|Ezek|12|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.19" />
<sup>19</sup> Do t'i thuash pastaj popullit të vendit: Kështu u thotë Zoti, Zoti, banorëve të Jeruzalemit në tokën e Izraelit: Do të hanë bukën e tyre në pikëllim dhe do ta pinë ujin e tyre në tmerr, sepse vendi  i tyre do të zhvishet nga gjithë ato që ka  për shkak të ligësisë të mbarë njerëzve që banojnë aty.
<scripture passage="Ezek 12:20" parsed="|Ezek|12|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.20" />
<sup>20</sup> Qytetet e banuara do të shkatërrohen dhe vendi do të shkretohet; kështu do të pranoni që unë jam Zoti".
<scripture passage="Ezek 12:21" parsed="|Ezek|12|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.21" />
<sup>21</sup> Fjala e Zotit mu drejtua përsëri duke, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 12:22" parsed="|Ezek|12|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.22" />
<sup>22</sup> "Bir njeriu: Çfarë është ajo e thënë për vendin e Izraelit e cila pohon se: "Ditët po zgjaten dhe çdo vegim pakësohet"?
<scripture passage="Ezek 12:23" parsed="|Ezek|12|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.23" />
<sup>23</sup> Prandaj u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Unë do të bëj të pushojë kjo e thënë dhe të mos e përmendin më në Izrael. Bile u thuaj atyre: Po afrohen ditët dhe realizimi i fjalës së çdo vegimi,
<scripture passage="Ezek 12:24" parsed="|Ezek|12|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.24" />
<sup>24</sup> sepse nuk do të ketë më asnjë vegim të rremë as shortari të gënjeshtërt në mes të shtëpisë së Izraelit.
<scripture passage="Ezek 12:25" parsed="|Ezek|12|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.25" />
<sup>25</sup> Sepse unë, Zoti, do të flas, dhe fjala që do shqiptoj do të kryhet pa asnjë mëdyshje. Po, në ditët tuaja, o shtëpi rebele, unë do të shqiptoj një fjalë dhe do ta realizoj", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 12:26" parsed="|Ezek|12|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.26" />
<sup>26</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua akoma, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 12:27" parsed="|Ezek|12|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.27" />
<sup>27</sup> "Bir njeriu, ja, shtëpia e Izraelit thotë: "Vegimi që ai shikon ka të bëjë me shumë ditë të së ardhmes, dhe ai profetizon për kohra të largëta".
<scripture passage="Ezek 12:28" parsed="|Ezek|12|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.12.28" />
<sup>28</sup> Prandaj u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti; asnjë nga fjalët e mia nuk do të shtyhet më, por fjala që unë do të shqiptoj do të realizohet", thotë Zoti, Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 13" progress="67.62%" prev="Ezek.12" next="Ezek.14" id="Ezek.13">
<h3 id="Ezek.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Ezek.13-p1">
<scripture passage="Ezek 13:1" parsed="|Ezek|13|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:
<scripture passage="Ezek 13:2" parsed="|Ezek|13|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, profetizo kundër profetëve të Izraelit që profetizojnë dhe u thuaj atyre që profetizojnë sipas zemrës së tyre: Dëgjoni fjalën e Zotit.
<scripture passage="Ezek 13:3" parsed="|Ezek|13|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.3" />
<sup>3</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë profetët e pamend që ndjekin frymën e tyre duke mos parë asgjë.
<scripture passage="Ezek 13:4" parsed="|Ezek|13|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.4" />
<sup>4</sup> O Izrael, profetët e tu kanë qenë si dhelpra në shkretëtirë.
<scripture passage="Ezek 13:5" parsed="|Ezek|13|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.5" />
<sup>5</sup> Ju nuk jeni ngjitur mbi të çara dhe as nuk keni ndërtuar ndonjë mur rreth shtëpisë së Izraelit për të rezistuar në betejën në ditën e Zotit.
<scripture passage="Ezek 13:6" parsed="|Ezek|13|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.6" />
<sup>6</sup> Kanë pasur vegime të rreme dhe shortari të gënjeshtërta dhe thonë: "Zoti ka thënë", ndërsa Zoti nuk i ka dërguar. Megjithatë ata shpresojnë që fjala e tyre të plotësohet.
<scripture passage="Ezek 13:7" parsed="|Ezek|13|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.7" />
<sup>7</sup> A nuk keni pasur vallë vegime të rreme dhe a nuk keni shqiptuar shortari të gënjeshtra? Ju thoni: "Zoti ka thënë", kurse unë nuk kam folur".
<scripture passage="Ezek 13:8" parsed="|Ezek|13|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.8" />
<sup>8</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Me qenë se keni thënë gënjeshtra dhe keni pasur vegime të gënjeshtërta, ja ku jam kundër jush", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 13:9" parsed="|Ezek|13|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.9" />
<sup>9</sup> "Dora ime do të jetë kundër profetëve që kanë vegime të rreme dhe shqiptojnë shortari të gënjeshtra. Ata nuk do të marrin pjesë në këshillën e popullit tim, nuk do të jenë të shkruar në rregjistrin  e shtëpisë së Izraelit dhe nuk do të hyjnë në  vendin e Izraelit; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 13:10" parsed="|Ezek|13|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.10" />
<sup>10</sup> Sepse, po, sepse kanë bërë popullin tim të devijojë, duke i thënë: 'Paqe', kur nuk ka paqe, dhe kur një njeri ndërton një mur, ata e suvatojnë me një llaç që nuk mban,
<scripture passage="Ezek 13:11" parsed="|Ezek|13|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.11" />
<sup>11</sup> u thuaj atyre që e suvatojnë me llaç që nuk mban, se ai ka për të rënë. Do të vijë një shi i rrëmbyer dhe ju, o gurë breshëri, do të rrëzoheni; do të shpërthejë një erë e stuhishme,
<scripture passage="Ezek 13:12" parsed="|Ezek|13|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.12" />
<sup>12</sup> dhe ja, kur do të rrëzohet muri, nuk do t'ju thuhet vallë: "Ku është llaçi me të cilin e keni suvatuar?"".
<scripture passage="Ezek 13:13" parsed="|Ezek|13|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.13" />
<sup>13</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Në tërbimin tim do të bëj që të shpërthejë një erë e stuhishme, në zemërimin tim do të bëj që të bjerë një shi i rrëmbyer dhe në tërbimin tim disa gurë breshri për një shfarosje të plotë.
<scripture passage="Ezek 13:14" parsed="|Ezek|13|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.14" />
<sup>14</sup> Kështu do të shemb murin që keni suvatuar me llaç që nuk mban, do të hedh për tokë dhe themelet e tij do të zbulohen; ai do të rrëzohet dhe ju do të shkatërroheni bashkë me të; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
<scripture passage="Ezek 13:15" parsed="|Ezek|13|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.15" />
<sup>15</sup> Kështu do të shfryj tërbimin tim mbi murin dhe mbi ata që kanë suvatuar me llaç që nuk mban; dhe do t'ju them: "Muri nuk është më dhe as ata që e suvatonin,
<scripture passage="Ezek 13:16" parsed="|Ezek|13|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.16" />
<sup>16</sup> domethënë, profetët e Izraelit që profetizonin mbi Jeruzalemin dhe kishin për të vegime paqeje, ndërsa nuk kishte paqe", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 13:17" parsed="|Ezek|13|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.17" />
<sup>17</sup> "Por tani ti, bir njeriu, kthe fytyrën nga vajzat e popullit tënd që profetizojnë sipas zemrës së tyre dhe profetizo kundër tyre,
<scripture passage="Ezek 13:18" parsed="|Ezek|13|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.18" />
<sup>18</sup> dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë gratë që qepin rripa në të gjitha kyçet e dorës dhe bëjnë vela për kokat e çdo lartësie për të gjuajtur shpirtërat. A besoni ju të gjuani shpirtërat e popullit tim dhe të shpëtoni jetën tuaj?
<scripture passage="Ezek 13:19" parsed="|Ezek|13|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.19" />
<sup>19</sup> Ju më përdhosni në mes të popullit tim për disa grushte elbi dhe për disa copa buke, duke bërë të vdesin shpirtëra që nuk duhet të vdisnin dhe duke bërë të jetojnë shpirtëra që nuk duhet të jetonin,  duke e gënjyer popullin tim që u vë veshin  gënjeshtrave".
<scripture passage="Ezek 13:20" parsed="|Ezek|13|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.20" />
<sup>20</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër rripave tuaja me të cilat ju gjuani shpirtërat sikur të ishin zogj; do t'i shkëpus nga krahët tuaja dhe do t'i çliroj shpirtërat, ato shpirtëra që ju i gjuani si zogj.
<scripture passage="Ezek 13:21" parsed="|Ezek|13|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.21" />
<sup>21</sup> Gjithashtu do të heq velat tuaja dhe do të çliroj popullin tim nga duart tuaja, dhe ai nuk do të jetë më një pre në duart tuaja; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
<scripture passage="Ezek 13:22" parsed="|Ezek|13|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.22" />
<sup>22</sup> Në fakt e keni brengosur zemrën e të drejtit me gënjeshtra, kur unë nuk e brengosja, dhe keni fortësuar duart e të pabesit, që të mos shmanget nga rruga e tij e keqe për të mbetur në jetë.
<scripture passage="Ezek 13:23" parsed="|Ezek|13|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.13.23" />
<sup>23</sup> Prandaj nuk do të keni më vegime të rreme dhe nuk do të praktikoni më shortarinë, dhe unë do ta çliroj popullin tim nga duart tuaja; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 14" progress="67.72%" prev="Ezek.13" next="Ezek.15" id="Ezek.14">
<h3 id="Ezek.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Ezek.14-p1">
<scripture passage="Ezek 14:1" parsed="|Ezek|14|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.1" />
<sup>1</sup> Pastaj erdhën tek unë disa pleq të Izraelit dhe u ulën para meje.
<scripture passage="Ezek 14:2" parsed="|Ezek|14|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.2" />
<sup>2</sup> Atëherë fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 14:3" parsed="|Ezek|14|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.3" />
<sup>3</sup> "Bir njeriu, këta njerëz kanë ngritur idhujt e tyre në zemrën e tyre dhe kanë vënë para tyre pengesën që i bën të bien në paudhësi. A do ta lë veten të konsultohem prej tyre?
<scripture passage="Ezek 14:4" parsed="|Ezek|14|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.4" />
<sup>4</sup> Prandaj folu dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Cilido qoftë nga shtëpia e Izraelit që i ngre idhujt e tij në zemrën e tij, dhe vë para vetes pengesën që e bën të bjerë në paudhësi dhe pastaj  vjen te profeti, do t'i përgjigjem unë,  Zoti, lidhur me këtë, sipas morisë së idhujve të tij,
<scripture passage="Ezek 14:5" parsed="|Ezek|14|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.5" />
<sup>5</sup> për të ndikuar në zemrën e atyre të shtëpisë së Izraelit që janë larguar prej meje për shkak të të gjithë idhujve të tyre.
<scripture passage="Ezek 14:6" parsed="|Ezek|14|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.6" />
<sup>6</sup> Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Konvertohuni, largohuni nga idhujtë tuaj dhe hiqni fytyrën nga të gjitha gjërat tuaja të neveritshme.
<scripture passage="Ezek 14:7" parsed="|Ezek|14|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.7" />
<sup>7</sup> Sepse, në qoftë se një njeri çfardo i shtëpisë së Izraelit apo disa të huaj që banojnë në Izrael largohen nga unë, ngre idhujt e tij në zemrën e tij dhe vë para tij pengesën që e bën të bjerë në paudhësi  dhe pastaj vjen te profeti, që të  konsultohet me mua nëpërmjet atij, unë, do t'i përgjigjem unë, Zoti, nga vetja ime.
<scripture passage="Ezek 14:8" parsed="|Ezek|14|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.8" />
<sup>8</sup> Do të kthej fytyrën time kundër këtij njeriu, do ta bëj një shënjë dhe një proverb dhe do ta shfaros në mes të popullit tim; atëherë do pranoni që unë jam Zoti.
<scripture passage="Ezek 14:9" parsed="|Ezek|14|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.9" />
<sup>9</sup> Por në rast se profeti lë të mashtrohet dhe thotë ndonjë fjalë, unë, Zoti e kam bërë për vete këtë profet; do të shtrij dorën pastaj kundër tij dhe do ta shkatërroj në mes të popullit tim të Izraelit.
<scripture passage="Ezek 14:10" parsed="|Ezek|14|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.10" />
<sup>10</sup> Që të dy do të vuajnë dënimin e paudhësisë së tyre; dënimi i profetit do të jetë i barabartë me dënimim e atij që e konsulton,
<scripture passage="Ezek 14:11" parsed="|Ezek|14|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.11" />
<sup>11</sup> me qëllim që ata të shtëpisë së Izraelit të mos shkojnë duke u endur larg meje, të mos ndoten më nga të gjitha shkeljet e tyre, por të jenë populli im dhe unë të jem Perëndia i tyre", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 14:12" parsed="|Ezek|14|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.12" />
<sup>12</sup> Fjala e Zotit mu drejtua akoma, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 14:13" parsed="|Ezek|14|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.13" />
<sup>13</sup> "Bir njeriu, në qoftë se një vend mëkaton kundër meje duke qenë vazhdimisht i pabesë, unë do të shtrij dorën time kundër tij, do t'i ndërpres përkrahjen e bukës, do t'i dërgoj kundra urinë dhe do të shfaros njerëzit dhe kafshët.
<scripture passage="Ezek 14:14" parsed="|Ezek|14|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.14" />
<sup>14</sup> Edhe sikur në mes tyre të ishin këta tre burra, Noeu, Danieli dhe Jobi, për shkak të drejtësisë së tyre do të shpëtonin vetëm veten e tyre", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 14:15" parsed="|Ezek|14|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.15" />
<sup>15</sup> "Por në rast se do të bëja që nëpër këtë vend të kalonin kafshë të egra që ta shpopullonin dhe ai të bëhej një shkreti ku askush nuk do të kalonte për shkak të këtyre kafshëve,
<scripture passage="Ezek 14:16" parsed="|Ezek|14|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.16" />
<sup>16</sup> edhe sikur në mes tyre të ishin ata tre burra, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "ata nuk do të shpëtonin as bijtë as bijat; do të shpëtonin vetëm veten e tyre, por vendi do të ishte një shkreti.
<scripture passage="Ezek 14:17" parsed="|Ezek|14|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.17" />
<sup>17</sup> Ose sikur të sillja shpatën kundër këtij vendi dhe të thoja: "Le të kalojë shpata nëpër vend", dhe të shfaroste njerëz dhe kafshë,
<scripture passage="Ezek 14:18" parsed="|Ezek|14|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.18" />
<sup>18</sup> edhe sikur në mes tyre të ishin ata tre burra, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "ata nuk do të shpëtonin as bijtë, as bijat e tyre, por vetëm veten e tyre.
<scripture passage="Ezek 14:19" parsed="|Ezek|14|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.19" />
<sup>19</sup> Ose sikur të dërgoja kundër atij vendi murtajën dhe të derdhja mbi të zemërimin tim duke bërë kërdinë dhe duke shfarosur njerëz dhe kafshë,
<scripture passage="Ezek 14:20" parsed="|Ezek|14|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.20" />
<sup>20</sup> edhe sikur në mes tyre të ishin Noeu, Danieli dhe Jobi, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti "ata nuk do të shpëtonin as bijtë as bijat, për drejtësinë e tyre do të shpëtonin vetëm veten e tyre".
<scripture passage="Ezek 14:21" parsed="|Ezek|14|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.21" />
<sup>21</sup> Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "E njëjta gjë do të ndodhë kur të dërgoj kundër Jeruzalemit katër gjykatësit e mi të tmerrshëm, shpatën, urinë, kafshët e egra dhe murtajën për të shfarosur njerëz dhe kafshë.
<scripture passage="Ezek 14:22" parsed="|Ezek|14|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.22" />
<sup>22</sup> Por ja, do të lihet një mbeturinë që do të çohet jashtë, bij dhe bija; ata do të vijnë tek ju dhe ju do të shikoni sjelljen e tyre dhe veprimet e tyre. Atëherë do të ngushëlloheni nga e keqja që solla  mbi Jeruzalemin, për të gjitha ato që  solla mbi të.
<scripture passage="Ezek 14:23" parsed="|Ezek|14|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.14.23" />
<sup>23</sup> Ata do t'ju ngushëllojnë kur do të shikoni sjelljen e tyre dhe veprimet e tyre. Kështu do të pranoni që jo pa të drejtë bëra atë që bëra në mes të tij", thotë Zoti, Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 15" progress="67.82%" prev="Ezek.14" next="Ezek.16" id="Ezek.15">
<h3 id="Ezek.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Ezek.15-p1">
<scripture passage="Ezek 15:1" parsed="|Ezek|15|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.15.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 15:2" parsed="|Ezek|15|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.15.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, ç'është vallë druri i hardhisë në krahasim me gjithë drurët e tjerë ose me çfarëdo dege që ndodhet në drurët e pyllit?
<scripture passage="Ezek 15:3" parsed="|Ezek|15|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.15.3" />
<sup>3</sup> A mund ta marrësh drurin për të bërë ndonjë punë? A mund të përftosh prej tij një kunj për të varur ndonjë send?
<scripture passage="Ezek 15:4" parsed="|Ezek|15|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.15.4" />
<sup>4</sup> Ja, e hedh në zjarr për t'u djegur; zjarri djeg dy anët e tij dhe pjesa e tij qendrore karbonizohet. A mund të jetë vallë i dobishëm për ndonjë punë?
<scripture passage="Ezek 15:5" parsed="|Ezek|15|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.15.5" />
<sup>5</sup> Ja, në se edhe kur ishte i plotë nuk vlente për asnjë punë, aq më pak do të mund të vlejë për ndonjë punë kur zjarri e ka djegur dhe karbonizuar.
<scripture passage="Ezek 15:6" parsed="|Ezek|15|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.15.6" />
<sup>6</sup> Prandaj, kështu thotë Zoti, Zoti: Ashtu sikur, ndër drutë e pyllit, kam caktuar që druri i hardhisë të digjet në zjarr, kështu do të veproj edhe me banorët e Jeruzalemit.
<scripture passage="Ezek 15:7" parsed="|Ezek|15|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.15.7" />
<sup>7</sup> Do të kthej kundër tyre fytyrën time. Kanë dalë nga një zjarr, por një zjarr tjetër do t'i gllabërojë. Atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, kur të kthej kundër tyre fytyrën time.
<scripture passage="Ezek 15:8" parsed="|Ezek|15|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.15.8" />
<sup>8</sup> Kështu do ta bëj vendin të shkretë sepse kanë qenë vazhdimisht jobesnikë", thotë Zoti, Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 16" progress="67.84%" prev="Ezek.15" next="Ezek.17" id="Ezek.16">
<h3 id="Ezek.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Ezek.16-p1">
<scripture passage="Ezek 16:1" parsed="|Ezek|16|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 16:2" parsed="|Ezek|16|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, bëja të njohura Jeruzalemit veprimet e tij të neveritshme,
<scripture passage="Ezek 16:3" parsed="|Ezek|16|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.3" />
<sup>3</sup> dhe i thuaj: Kështu i thotë Zoti, Zoti, Jeruzalemit: Prejardhja jote dhe lindja jote janë nga vendi i Kanaanit; ati yt ishte një Amoreas dhe nëna jote një Hitease.
<scripture passage="Ezek 16:4" parsed="|Ezek|16|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.4" />
<sup>4</sup> Kur linde ti, ditën që dole në këtë botë, nuk t'u pre kërthiza, nuk të lanë me ujë për t'u pastruar, nuk të fërkuan me kripë as të mbështollën në pelena.
<scripture passage="Ezek 16:5" parsed="|Ezek|16|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.5" />
<sup>5</sup> Asnjë sy nuk u kujdes për ty që të të bënte qoftë edhe një nga këto gjëra, duke i ardhur keq për ty; përkundrazi ditën që linde të hodhen në fushë të hapur, për shkak të neverisë që kishin për ty.
<scripture passage="Ezek 16:6" parsed="|Ezek|16|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.6" />
<sup>6</sup> Unë të kalova afër, pashë që po përpëliteshe në gjak dhe të thashë, ndërsa ndodheshe në gjakun tënd: "Jeto!". Po, ndërsa ndodheshe në gjakun tënd të thashë: "Jeto!".
<scripture passage="Ezek 16:7" parsed="|Ezek|16|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.7" />
<sup>7</sup> Të bëra të rritesh si mori si filizat e arave; dhe ti u rrite, ubëre e madhe dhe u bëre shumë e bukur. Gjiri t'u formua, flokët t'u rritën shumë, por ti ishe lakuriqe dhe nevojtare.
<scripture passage="Ezek 16:8" parsed="|Ezek|16|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.8" />
<sup>8</sup> Unë të kalova afër dhe të shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisë. Kështu shtriva cepin e rrobave të mia mbi ty dhe mbulova lakuriqësinë tënde; të bëra një betim, lidha një besëlidhje me ty dhe ti u bëre imja", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 16:9" parsed="|Ezek|16|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.9" />
<sup>9</sup> "Të lava me ujë, të pastrova krejt nga gjaku dhe të leva me vaj.
<scripture passage="Ezek 16:10" parsed="|Ezek|16|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.10" />
<sup>10</sup> Pastaj të vura të veshësh rroba të qëndisura, të vura sandale prej lëkure baldoseje, të rrethova kokën me li të hollë dhe të mbulova me mëndafsh.
<scripture passage="Ezek 16:11" parsed="|Ezek|16|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.11" />
<sup>11</sup> Të zbukurova me stoli, të vura byzylykë në kyçet e dorës dhe një gjerdan në qafë.
<scripture passage="Ezek 16:12" parsed="|Ezek|16|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.12" />
<sup>12</sup> Të vura një unazë në hundë, vathë te veshët dhe një kurorë të mrekullueshme mbi krye.
<scripture passage="Ezek 16:13" parsed="|Ezek|16|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.13" />
<sup>13</sup> Kështu u zbukurove me ar dhe argjend dhe u veshe me li të hollë, me mëndafsh dhe me qëndisje. Ti hëngre majë mielli, mjaltë dhe vaj; u bëre shumë, shumë e bukur dhe arrite të mbretërosh.
<scripture passage="Ezek 16:14" parsed="|Ezek|16|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.14" />
<sup>14</sup> Nami yt u përhap midis kombeve për bukurinë tënde që ishte e përsosur, për shkak të shkëlqimit tim të madh që kisha vendosur mbi ty", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 16:15" parsed="|Ezek|16|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.15" />
<sup>15</sup> Por ti vure besim në bukurinë tënde dhe u kurvërove për shkak të namit tënd dhe ia falje kurvërimet e tua çdo kalimtari, që i pranonte.
<scripture passage="Ezek 16:16" parsed="|Ezek|16|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.16" />
<sup>16</sup> Ti more disa nga rrobat e tua, bëre vende të larta me ngjyra të ndryshme në të cilat u kurvërove, gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur dhe as që të ishin.
<scripture passage="Ezek 16:17" parsed="|Ezek|16|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.17" />
<sup>17</sup> More gjithashtu xhevahiret e tua të bukura të bëra me arin dhe argjendin tim, që unë të kisha dhënë, bëre prej tyre figura njeriu dhe u kurvërove me to;
<scripture passage="Ezek 16:18" parsed="|Ezek|16|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.18" />
<sup>18</sup> pastaj more rrobat e tua të qëndisura, i mbulove dhe ofrove para tyre vajin dhe temjanin tim.
<scripture passage="Ezek 16:19" parsed="|Ezek|16|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.19" />
<sup>19</sup> Edhe bukën time që të kisha dhënë, majën e miellit, vajin dhe mjaltin me të cilin të ushqeja, i vure para tyre si një parfum me erë shumë të këndshme; kështu ndodhi", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 16:20" parsed="|Ezek|16|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.20" />
<sup>20</sup> "Përveç kësaj more bijtë e tu e bijat e tua që më kishe lindur dhe i sakrifikove ata, që të gëlltiten. Mos vallë ishin pak gjë kurvërimet e tua,
<scripture passage="Ezek 16:21" parsed="|Ezek|16|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.21" />
<sup>21</sup> që ti të therje bijtë e mi dhe t'ua ofroje atyre duke i kaluar nëpër zjarr?
<scripture passage="Ezek 16:22" parsed="|Ezek|16|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.22" />
<sup>22</sup> Me gjithë veprimet e tua të neveritshme dhe kurvërimet e tua, nuk i kujtove ditët e rinisë sate, kur ishe lakuriq dhe nevojtare dhe përpëliteshe në gjak.
<scripture passage="Ezek 16:23" parsed="|Ezek|16|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.23" />
<sup>23</sup> Tani mbas gjithë ligësisë sate, "mjerë, mjerë ti!"", thotë Zoti, Zoti;
<scripture passage="Ezek 16:24" parsed="|Ezek|16|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.24" />
<sup>24</sup> "në çdo shesh ke ndërtuar një kamare dhe ke bërë një vend të lartë;
<scripture passage="Ezek 16:25" parsed="|Ezek|16|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.25" />
<sup>25</sup> në krye të çdo rruge ke ndertuar një vend te lartë, e ke bërë të neveritshme bukurinë tënde, dhe i ke hapur këmbët e tua çdo kalimatari, duke i shumuar kurvërimet e tua.
<scripture passage="Ezek 16:26" parsed="|Ezek|16|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.26" />
<sup>26</sup> Ti gjithashtu je kurvëruar me Egjiptasit, fqinjët e tu trupmëdhenj, dhe i ke shumuar kurvërimet e tua për të provokuar zemërimin tim.
<scripture passage="Ezek 16:27" parsed="|Ezek|16|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.27" />
<sup>27</sup> Prandaj, ja, unë kam shtrirë dorën kundër teje, kam pakësuar racionin tënd të caktuar, të kam lënë në dorë të atyre që të urrejnë, bijave të Filistejve, që u vjen turp nga qëndrimi yt i poshtër.
<scripture passage="Ezek 16:28" parsed="|Ezek|16|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.28" />
<sup>28</sup> Ende e pa kënaqur, je kurvëruar me Asirianët; po, je kurvëruar me ata, por pa qenë e kënaqur.
<scripture passage="Ezek 16:29" parsed="|Ezek|16|29|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.29" />
<sup>29</sup> Kështu i ke shtuar kurvërimet e tua me vendin e Kanaanit deri në Kalde, por as me këtë nuk je kënaqur.
<scripture passage="Ezek 16:30" parsed="|Ezek|16|30|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.30" />
<sup>30</sup> Sa e shthurur është zemra jote", thotë Zoti, Zoti, "kur bën tërë këto gjëra të një prostitute pa cipë!
<scripture passage="Ezek 16:31" parsed="|Ezek|16|31|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.31" />
<sup>31</sup> Ti ndërtoje kamaren në krye të çdo rruge dhe bënje vendet e larta në çdo shesh por nuk ishe si një prostitutë, sepse përbuzje pagën,
<scripture passage="Ezek 16:32" parsed="|Ezek|16|32|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.32" />
<sup>32</sup> por si një grua që shkel kurorën, që në vend të bashkëshortit të saj pret të huajt.
<scripture passage="Ezek 16:33" parsed="|Ezek|16|33|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.33" />
<sup>33</sup> Të gjitha prostitutave u bëhen dhurata, por ti u ke bërë dhurata gjithë dashnorëve të tu dhe me dhurata i ke bërë të vijnë nga çdo anë te ti për kurvërimet e tua.
<scripture passage="Ezek 16:34" parsed="|Ezek|16|34|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.34" />
<sup>34</sup> Në kurvërimet e tua je sjellë krejt ndryshe nga gratë e tjera; askush nuk të ndiqte nga pas për t'u kurvëruar, sepse ti jepje pagesën në vend që ta merrje atë; kështu je sjellë krejt ndryshe nga të tjerat".
<scripture passage="Ezek 16:35" parsed="|Ezek|16|35|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.35" />
<sup>35</sup> Prandaj, o prostitutë, dëgjo fjalën e Zotit.
<scripture passage="Ezek 16:36" parsed="|Ezek|16|36|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.36" />
<sup>36</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se paratë e tua janë shkapërderdhur dhe lakuriqësia jote është zbuluar në kurvërimet e tua me dashnorët e tu dhe me tërë idhujt e tu të neveritshëm dhe për shkak të gjakut të bijve të tu që u ke ofruar atyre,
<scripture passage="Ezek 16:37" parsed="|Ezek|16|37|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.37" />
<sup>37</sup> ja, unë do të mbledh tërë dashnorët e tu me të cilët ke bërë qejf, të gjithë ata që ke dashuruar bashkë me ata që ke urryer; do t'i mbledh nga çdo anë kundër teje dhe do të zbuloj para tyre lakuriqësinë  tënde, me qëllim që ata të shohin gjithë  lakuriqësinë tënde.
<scripture passage="Ezek 16:38" parsed="|Ezek|16|38|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.38" />
<sup>38</sup> Do të të gjykoj si gjykohen gratë që shkelin kurorën dhe ato që derdhin gjakun dhe do të sjell mbi ty gjakun e tërbimit dhe të xhelozisë.
<scripture passage="Ezek 16:39" parsed="|Ezek|16|39|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.39" />
<sup>39</sup> Do të të jap pastaj në duart e tyre dhe ata do të shembin kamaren tënde dhe do të hedhin poshtë të gjitha vendet e tua të larta do të të zhveshin gjithashtu nga rrobat e tua, do të marrin xhevahiret  e tua të mrekullueshme dhe do të të lënë  lakuriq dhe nevojtare.
<scripture passage="Ezek 16:40" parsed="|Ezek|16|40|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.40" />
<sup>40</sup> Pastaj do të bëjnë të dalë kundër teje një turmë e madhe dhe do të të vrasin me gurë dhe do të të shpojnë me shpatat e tyre.
<scripture passage="Ezek 16:41" parsed="|Ezek|16|41|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.41" />
<sup>41</sup> Do t'u vënë flakën shtëpive të tua dhe do të zbatojnë vendime kundër teje para syve të shumë grave; do të të bëj të heqësh dorë nga kurvërimi dhe nuk do të japësh më asnjë pagë.
<scripture passage="Ezek 16:42" parsed="|Ezek|16|42|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.42" />
<sup>42</sup> Kështu do ta fashit zemërimin tim mbi ty dhe xhelozia ime do të largohet nga ti; do të qetësohem dhe nuk do të zemërohem më.
<scripture passage="Ezek 16:43" parsed="|Ezek|16|43|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.43" />
<sup>43</sup> Sepse ti nuk i ke kujtuar ditët e rinisë sate dhe më ke bërë të tërbohem me të gjitha këto gjëra, ja, edhe unë do të të bëj që të bien mbi kokën tënde veprimet e tua", thotë Zoti, Zoti, "kështu ti  nuk do të kryesh poshtërsi të tjera përveç  veprimeve të tua të neveritshme.
<scripture passage="Ezek 16:44" parsed="|Ezek|16|44|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.44" />
<sup>44</sup> Kushdo që do të thotë proverba, do të thotë këtë proverb kundër teje: "Si nëna është edhe e bija".
<scripture passage="Ezek 16:45" parsed="|Ezek|16|45|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.45" />
<sup>45</sup> Ti je me të vërtetë bija e nënës sate që ka mohuar bashkëshortin e saj dhe bijt e vet, dhe je motër e motrave të tua që kanë mohuar burrat dhe bijtë e tyre. Nëna juaj ishte një Hitease dhe ati juaj një Amoreas.
<scripture passage="Ezek 16:46" parsed="|Ezek|16|46|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.46" />
<sup>46</sup> Motra jote më e madhe është Samaria, që banon me gjithë bijat e saj në të majtën tënde; motra jote më e vogël është Sodoma, që banon me gjithë bijat e saj në të djathtën tënde.
<scripture passage="Ezek 16:47" parsed="|Ezek|16|47|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.47" />
<sup>47</sup> Ti jo vetëm ke ecur në rrugët e tyre dhe ke kryer veprimet e tyre të neveritshme, por, sikur kjo të ishte fare pak, në të gjitha rrugët e tua je korruptuar më shumë se ato.
<scripture passage="Ezek 16:48" parsed="|Ezek|16|48|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.48" />
<sup>48</sup> Siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "motra jote Sodoma dhe bijat e saj nuk kanë bërë atë që ke bërë ti bashkë me bijat e tua.
<scripture passage="Ezek 16:49" parsed="|Ezek|16|49|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.49" />
<sup>49</sup> Ja, kjo qe paudhësia e motrës sate Sodoma: ajo dhe bijat e saj jetonin në kryelartësi, në bollëkun e bukës dhe në një plogështi të theksuar, por nuk përkrahnin dorën e të përvuajturit dhe të të varfërit.
<scripture passage="Ezek 16:50" parsed="|Ezek|16|50|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.50" />
<sup>50</sup> Ishin fodulle dhe kryenin veprime të neveritshme para meje; prandaj i hoqa nga mesi, kur e pashë këtë.
<scripture passage="Ezek 16:51" parsed="|Ezek|16|51|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.51" />
<sup>51</sup> Samaria nuk ka kryer as gjysmën e mëkateve të tua; ti i ke shumuar veprimet e tua të neveritshme më shumë se ato dhe ke justifikuar motrat e tua me të gjitha veprimet e neveritshme që ke kryer.
<scripture passage="Ezek 16:52" parsed="|Ezek|16|52|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.52" />
<sup>52</sup> Ti, që ke gjykuar motrat e tua, mbaje turpin tënd, sepse me mëkatet që ke kryer je bërë më e neveritshme se ato; ato janë më të drejta se ti. Po, ki turp, dhe mbaje për vete turpin, sepse ke justifikuar motrat e tua.
<scripture passage="Ezek 16:53" parsed="|Ezek|16|53|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.53" />
<sup>53</sup> Kur do t'i kthej robërit e tyre, robërit e Sodomës dhe bijat e saj, robërit e Samarias dhe vajzat e saj, atëherë do t'i kthej edhe robërit nga robërimi yt që janë në mes tyre,
<scripture passage="Ezek 16:54" parsed="|Ezek|16|54|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.54" />
<sup>54</sup> me qëllim që ti të mbash turpin tënd dhe të turpërohesh për tërë ato që ke bërë, kur i ke dhënë zemër.
<scripture passage="Ezek 16:55" parsed="|Ezek|16|55|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.55" />
<sup>55</sup> Kur motrat e tua, Sodoma dhe bijat e saj, do të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, dhe Samaria dhe bijat e saj do të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, edhe ti dhe bijat e tua do të ktheheni në gjendjen tuaj të mëparshme.
<scripture passage="Ezek 16:56" parsed="|Ezek|16|56|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.56" />
<sup>56</sup> Motra jote Sodoma nuk ishte përmendur fare nga goja jote në ditët e kryelartësisë sate,
<scripture passage="Ezek 16:57" parsed="|Ezek|16|57|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.57" />
<sup>57</sup> para se ligësia jote të zbulohej lakuriq, si ndodhi kur të fyen bijat e Sirisë dhe të gjitha ato që ishin rreth tyre, bijat e Filistejve, që të përçmonin nga të gjitha anët.
<scripture passage="Ezek 16:58" parsed="|Ezek|16|58|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.58" />
<sup>58</sup> Ti mban dënimin e poshtërsisë sate dhe të veprimeve të tua të neveritshme", thotë i Amshueshmi.
<scripture passage="Ezek 16:59" parsed="|Ezek|16|59|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.59" />
<sup>59</sup> Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Unë do të veproj me ty ashtu si ke vepruar ti me mua, se ke përçmuar betimin, duke shkelur besëlidhjen".
<scripture passage="Ezek 16:60" parsed="|Ezek|16|60|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.60" />
<sup>60</sup> "Megjithatë do të kujtoj besëlidhjen që lidha me ty në ditët e rinisë sate dhe do të lidh me ty një besëlidhje të përjetëshme.
<scripture passage="Ezek 16:61" parsed="|Ezek|16|61|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.61" />
<sup>61</sup> Atëherë do të kujtohesh për sjelljen tënde dhe do të të vijë turp, kur do të presësh motrat e tua, ato që janë më të mëdha dhe ato që janë më të vogla nga ti; dhe unë do t'i jap ty si bija, por jo për hir të besëlidhjes sate.
<scripture passage="Ezek 16:62" parsed="|Ezek|16|62|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.62" />
<sup>62</sup> Unë do të lidh besëlidhjen time me ty dhe ti do të pranosh që unë jam Zoti,
<scripture passage="Ezek 16:63" parsed="|Ezek|16|63|0|0" osisRef="Bible:Ezek.16.63" />
<sup>63</sup> me qëllim që të mbash mend, të të vijë turp dhe të mos hapësh gojën për shkak të konfuzionit tënd, kur të kem bërë shlyerjen e fajit për të gjitha ato që ke bërë", thotë Zoti, Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 17" progress="68.08%" prev="Ezek.16" next="Ezek.18" id="Ezek.17">
<h3 id="Ezek.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Ezek.17-p1">
<scripture passage="Ezek 17:1" parsed="|Ezek|17|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 17:2" parsed="|Ezek|17|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, propozo një enigmë dhe i trego një shëmbëlltyrë shtëpisë së Izraelit, dhe thuaji:
<scripture passage="Ezek 17:3" parsed="|Ezek|17|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.3" />
<sup>3</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: Një shqiponjë e madhe me fletë të mëdha dhe me pendë të gjata, e mbuluar me pupla të ngjyrave të ndryshme, shkoi në Liban dhe këputi majën e një kedri;
<scripture passage="Ezek 17:4" parsed="|Ezek|17|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.4" />
<sup>4</sup> këputi degëzën e tij më të lartë, e çoi në një vend tregëtie dhe e vendosi në një qytet tregtarësh.
<scripture passage="Ezek 17:5" parsed="|Ezek|17|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.5" />
<sup>5</sup> Pastaj mori pak farë të vendit dhe e mbolli në një arë pjellore; e vendosi këtë pranë ujrave të bollshme dhe e mbolli si një shelg.
<scripture passage="Ezek 17:6" parsed="|Ezek|17|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.6" />
<sup>6</sup> Ajo u rrit dhe u bë një hardhi e madhe, por e ulët, degët e së cilës ishin kthyer nga shqiponja, kurse rrënjët ishin poshtë saj. Kështu u bë një hardhi që lëshoi degë dhe gjethe.
<scripture passage="Ezek 17:7" parsed="|Ezek|17|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.7" />
<sup>7</sup> Por na ishte një shqiponjë tjetër e madhe, me ali të mëdha dhe me shumë pendë; dhe ja, kjo hardhi i ktheu rrënjët e saj drejt asaj dhe i shtriu degët e saj drejt asaj me qëllim që të vaditij nga brazda ku ishte mbjellë.
<scripture passage="Ezek 17:8" parsed="|Ezek|17|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.8" />
<sup>8</sup> Ajo ishte mbjellë në një tokë të mirë, pranë ujrave të bollshme, me qëllim që të lëshonte degë, të jepte fryte dhe të bëhej një hardhi e mrekullueshme.
<scripture passage="Ezek 17:9" parsed="|Ezek|17|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.9" />
<sup>9</sup> Thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: A do të mund të shkojë mbarë? A nuk do t'i shrrënjosë shqiponja rrënjët e saj dhe nuk do t'i presë frytet e saj që ta lërë të thahet? Kështu tërë gjethet që ka do të  thahen. Nuk do të duhet shumë forcë as shumë  njerëz për ta shkulur me rrënjë.
<scripture passage="Ezek 17:10" parsed="|Ezek|17|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.10" />
<sup>10</sup> Ja, ajo është e mbjellë. A mund të shkojë mbarë? Mos vallë do të thahet krejt kur do të preket nga era e lindjes? Do të thahet në brazdën ku ishte rritur!".
<scripture passage="Ezek 17:11" parsed="|Ezek|17|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.11" />
<sup>11</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 17:12" parsed="|Ezek|17|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.12" />
<sup>12</sup> "I thuaj, pra, kësaj shtëpie rebele: Nuk e merrni vesh çfarë kuptimi kanë këto gjëra? U thuaj atyre: Ja mbreti i Babilonisë erdhi në Jeruzalem, zuri mbretin dhe krerët dhe i çoi me vete në Babiloni.
<scripture passage="Ezek 17:13" parsed="|Ezek|17|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.13" />
<sup>13</sup> Pastaj mori një prej gjaku mbretëror, lidhi një besëlidhje me të dhe e vuri të betohet. Ai mori me vete edhe burrat e fuqishëm të vendit,
<scripture passage="Ezek 17:14" parsed="|Ezek|17|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.14" />
<sup>14</sup> me qëllim që mbretëria të binte dhe jo të ngrihej, por, duke respektuar besëlidhjen e tij, të mund të ishte i qëndrueshëm.
<scripture passage="Ezek 17:15" parsed="|Ezek|17|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.15" />
<sup>15</sup> Por ky u rebelua kundër tij duke dërguar ambasadorët e tij në Egjipt, me qëllim që t'i jepnin kuaj dhe shumë njerëz. A mund t'i shkojë mbarë, a mund të shpëtojë ai që ka bërë gjëra të tilla? A mund  të shkelë besëlidhjen dhe megjithatë të  shpëtojë?
<scripture passage="Ezek 17:16" parsed="|Ezek|17|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.16" />
<sup>16</sup> Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "ai do të vdesë në vendin ku rri mbreti që e ka bërë mbret dhe betimin e të cilit ai ka përçmuar duke shkelur edhe besëlidhjen, afër tij, në mes të Babilonisë.
<scripture passage="Ezek 17:17" parsed="|Ezek|17|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.17" />
<sup>17</sup> Faraoni nuk do t'i japë ndihmë me ushtrinë e tij të fuqishme dhe me aq njerëz në luftë, kur do të ngrenë ledhe dhe do të ndërtojnë kulla për të shfarosur shumë jetë njerëzore.
<scripture passage="Ezek 17:18" parsed="|Ezek|17|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.18" />
<sup>18</sup> Ai ka përçmuar betimin duke shkelur besëlidhjen; megjithatë, ja, mbasi dha dorën, ka bërë tërë këto gjëra. Ai nuk do të shpëtojë".
<scripture passage="Ezek 17:19" parsed="|Ezek|17|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.19" />
<sup>19</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj, betimin tim që ai ka përçmuar dhe besëlidhjen time që ai ka shkelur, do të bëj që të bien mbi kokën e tij.
<scripture passage="Ezek 17:20" parsed="|Ezek|17|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.20" />
<sup>20</sup> Do të shtrij mbi të rrjetën time dhe do të kapet në lakun tim. Do ta çoj në Babiloni dhe aty do të ekzekutoj mbi të vendimin për tradhëtinë e kryer kundër meje.
<scripture passage="Ezek 17:21" parsed="|Ezek|17|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.21" />
<sup>21</sup> Tërë ikanakët bashkë me formacionet e tij do të bien nga shpata, ndërsa ata që do të shpëtojnë do të shpërndahen në drejtim të të gjitha erërave. Kështu do të pranoni që unë, Zoti, kam folur".
<scripture passage="Ezek 17:22" parsed="|Ezek|17|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.22" />
<sup>22</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të marr një degëz nga maja e kedrit më të lartë dhe do ta mbjell; nga maja e degëve të tij të reja do të këpus një degëz të njomë dhe do ta mbjell mbi një mal të lartë dhe të ngritur.
<scripture passage="Ezek 17:23" parsed="|Ezek|17|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.23" />
<sup>23</sup> Do ta mbjell mbi malin e lartë të Izraelit; do të lëshoj degë, do të bëj fryte dhe do të bëhet një kedër i mrekullueshëm. Nën të do të banojnë zogj të çdo lloji; ata do të banojnë nën hijen e degëve të tij.
<scripture passage="Ezek 17:24" parsed="|Ezek|17|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.17.24" />
<sup>24</sup> Kështu tërë drurët e fushës do të mësojnë se unë, Zoti, kam ulur drurin e lartë dhe kam ngritur drurin e ulët, kam bërë të thahet druri i gjelbër dhe të mbijë druri i thatë. Unë Zoti, kam folur dhe do ta bëj".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 18" progress="68.17%" prev="Ezek.17" next="Ezek.19" id="Ezek.18">
<h3 id="Ezek.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Ezek.18-p1">
<scripture passage="Ezek 18:1" parsed="|Ezek|18|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 18:2" parsed="|Ezek|18|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.2" />
<sup>2</sup> "Çfarë keni ndër mend kur përdorni këtë proverb lidhur me vendin e Izraelit duke thënë: "Etërit kanë ngrënë rrushin e papjekur dhe dhëmbët e bijve të tyre janë mpirë"?
<scripture passage="Ezek 18:3" parsed="|Ezek|18|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.3" />
<sup>3</sup> Ashtu si është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "nuk do ta përdorni më këtë proverb në Izrael.
<scripture passage="Ezek 18:4" parsed="|Ezek|18|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.4" />
<sup>4</sup> Ja, të gjithë shpirtërat janë të mitë; si shpirti i atit ashtu dhe shpirti i birit janë të mitë. Shpirti që mëkaton ka për të vdekur.
<scripture passage="Ezek 18:5" parsed="|Ezek|18|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.5" />
<sup>5</sup> Në qoftë se dikush është i drejtë dhe zbaton ndershmërinë dhe drejtësinë,
<scripture passage="Ezek 18:6" parsed="|Ezek|18|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.6" />
<sup>6</sup> në se nuk ha në male dhe nuk ngre sytë tek idhujt e shtëpisë së Izraelit, në rast se nuk prek gruan dhe fqinjët të tij dhe nuk i afrohet një gruaje kur ajo është e papastër,
<scripture passage="Ezek 18:7" parsed="|Ezek|18|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.7" />
<sup>7</sup> në rast se nuk shtyp kërkënd, në qoftë se i kthen huamarrësit pengun e tij, në qoftë se nuk kryen asnjë grabitje, në rast se i jep bukën e tij të uriturit dhe mbulon me rroba atë që është lakuriq,
<scripture passage="Ezek 18:8" parsed="|Ezek|18|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.8" />
<sup>8</sup> në rast se nuk jep hua me kamatë dhe nuk jep me fajde, në rast se heq dorë nga paudhësia, dhe gjykon me paanësi midis burrit dhe burrit,
<scripture passage="Ezek 18:9" parsed="|Ezek|18|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.9" />
<sup>9</sup> në rast se ecën sipas statuteve të mia duke vepruar me besnikëri, ai është i drejtë dhe me siguri ka për të jetuar", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 18:10" parsed="|Ezek|18|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.10" />
<sup>10</sup> Por në qoftë se i ka lindur një bir që përdor dhunë, që derdh gjak dhe i bën të vëllait ndonjë nga këto gjëra,
<scripture passage="Ezek 18:11" parsed="|Ezek|18|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.11" />
<sup>11</sup> (ndërsa i ati nuk ka kryer asnjë nga këto gjëra), dhe ha në male dhe prek bashkëshorten e fqinjit të tij,
<scripture passage="Ezek 18:12" parsed="|Ezek|18|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.12" />
<sup>12</sup> shtyp të varfërin dhe nevojtarin, kryen grabitje, nuk e kthen pengun, ngre sytë ndaj idhujve, kryen veprime të neveritshme,
<scripture passage="Ezek 18:13" parsed="|Ezek|18|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.13" />
<sup>13</sup> jep me kamatë dhe me fajde, a do të jetojë vallë ai? Ai nuk do të jetojë. Duke qenë se ka kryer tërë këto veprime të neveritshme ai ka për të vdekur me siguri; gjaku i tij do të bjerë mbi të.
<scripture passage="Ezek 18:14" parsed="|Ezek|18|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.14" />
<sup>14</sup> Por në rast se atij i lind një fëmijë që, duke parë tërë mëkatet e kryera nga i ati, i kupton, por nuk i kryen,
<scripture passage="Ezek 18:15" parsed="|Ezek|18|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.15" />
<sup>15</sup> nuk ha në male, nuk i ngre sytë nga idhujt e shtëpisë së Izraelit, nuk prek gruan e fqinjit,
<scripture passage="Ezek 18:16" parsed="|Ezek|18|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.16" />
<sup>16</sup> nuk shtyp njeri, nuk merr pengje, nuk kryen grabitje, por i jep bukën e tij të uriturit, vesh me rroba atë që është lakuriq,
<scripture passage="Ezek 18:17" parsed="|Ezek|18|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.17" />
<sup>17</sup> e përmban dorën që të mos shtypë të varfërin, nuk merr as kamatë as fajde, respekton dekretet e mia dhe ecën në statutet e mia, ai nuk ka për të vdekur për shkak të paudhësisë së atit të tij; ai me siguri ka për të jetuar.
<scripture passage="Ezek 18:18" parsed="|Ezek|18|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.18" />
<sup>18</sup> I ati, përkundrazi, duke qenë se ka shtypur dhe ka kryer grabitje në dëm të vëllait të tij dhe ka bërë atë që nuk është e mirë në mes të popullit të tij, ja, ai do të vdesë për shkak të paudhësisë së tij.
<scripture passage="Ezek 18:19" parsed="|Ezek|18|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.19" />
<sup>19</sup> Megjithatë ju thoni: "Pse biri nuk mbart paudhësinë e atit?". Duke qenë se djali zbaton barazinë dhe drejtësinë, respekton të gjitha statutet e mia dhe i vë në praktikë, ai me siguri ka për të jetuar.
<scripture passage="Ezek 18:20" parsed="|Ezek|18|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.20" />
<sup>20</sup> Shpirti që mëkaton do të vdesë, i biri nuk do të mbartë paudhësinë e atit dhe ati nuk do të mbartë paudhësinë e birit; drejtësia e të drejtit do të jetë mbi të, pabesia e të pabesit do të bien mbi të.
<scripture passage="Ezek 18:21" parsed="|Ezek|18|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.21" />
<sup>21</sup> Në rast se i pabesi largohet nga të gjitha mëkatet që kryente, në rast se respekton të gjitha statutet e mija dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai me siguri ka për të jetuar; nuk ka për të vdekur.
<scripture passage="Ezek 18:22" parsed="|Ezek|18|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.22" />
<sup>22</sup> Asnjë nga shkelje që ka kryer nuk do t'i kujtohet atij; ai do të jetojë për shkak të drejtësisë që zbaton.
<scripture passage="Ezek 18:23" parsed="|Ezek|18|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.23" />
<sup>23</sup> A ndjej vallë gëzim nga vdekja e të pabesit?", thotë Zoti, Zoti, "apo përkundrazi që ai të kthehet nga rrugët e tij dhe të jetojë?
<scripture passage="Ezek 18:24" parsed="|Ezek|18|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.24" />
<sup>24</sup> Por në rast se i drejti largohet nga drejtësia e tij dhe kryen paudhësinë dhe imiton tërë gjërat e neveritshme që kryen i pabesi, a do të jetojë vallë ai? Në rast se tërë drejtësia që ka bërë nuk  do të kujtohet më; për shkeljen që ka kryer  dhe mëkatin që ka bërë, ai ka për të vdekur, për shkak të tyre.
<scripture passage="Ezek 18:25" parsed="|Ezek|18|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.25" />
<sup>25</sup> Megjithatë ju thoni: "Rruga e Zotit nuk është e drejtë". Dëgjoni tani, o shtëpi e Izraelit: është pikërisht rruga ime që nuk është e drejtë ose janë më tepër rrugët tuaja që nuk janë të drejta?
<scripture passage="Ezek 18:26" parsed="|Ezek|18|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.26" />
<sup>26</sup> Në rast se i drejti largohet nga drejtësia e tij dhe kryen paudhësi dhe për këtë shkak vdes, ai vdes nga paudhësia që ka kryer.
<scripture passage="Ezek 18:27" parsed="|Ezek|18|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.27" />
<sup>27</sup> Përkundrazi, në se i pabesi largohet nga pabesia që ndiqte dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai do ta shpëtojë shpirtin e tij.
<scripture passage="Ezek 18:28" parsed="|Ezek|18|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.28" />
<sup>28</sup> Duke qenë se ka marrë parasysh të largohet nga të gjitha shkeljet që kryente, ai ka për të jetuar me siguri; nuk ka për të vdekur.
<scripture passage="Ezek 18:29" parsed="|Ezek|18|29|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.29" />
<sup>29</sup> Megjithatë shtëpia e Izraelit thotë: "Rruga e Zotit nuk është e drejtë". A janë pikërisht rrugët e mia që nuk janë të drejta, o shtëpi e Izraelit, janë më tepër rrugët tuaja që nuk janë të drejta?
<scripture passage="Ezek 18:30" parsed="|Ezek|18|30|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.30" />
<sup>30</sup> Prandaj do ta gjykoj secilin prej jush sipas rrugëve të tij, o shtëpi e Izraelit", thotë Zoti, Zoti. "Pendohuni dhe braktisni tërë shkeljet tuaja, kështu paudhësia nuk do të jetë më për ju shkak shkatërrimi.
<scripture passage="Ezek 18:31" parsed="|Ezek|18|31|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.31" />
<sup>31</sup> Flakni larg jush tërë shkeljet tuaja që keni kryer dhe bëjini vetes një zemër të re dhe një shpirt të ri. Pse vallë doni të vdisni, o shtëpi e Izraelit?
<scripture passage="Ezek 18:32" parsed="|Ezek|18|32|0|0" osisRef="Bible:Ezek.18.32" />
<sup>32</sup> Unë në fakt nuk ndjej asnjë kënaqësi me vdekjen e atij që vdes" thotë Zoti, Zoti. "Ndërroni rrugë, pra, dhe do të jetoni".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 19" progress="68.29%" prev="Ezek.18" next="Ezek.20" id="Ezek.19">
<h3 id="Ezek.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Ezek.19-p1">
<scripture passage="Ezek 19:1" parsed="|Ezek|19|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.19.1" />
<sup>1</sup> Ti larto një vajtim mbi princat e Izraelit dhe thuaj:
<scripture passage="Ezek 19:2" parsed="|Ezek|19|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.19.2" />
<sup>2</sup> "Ç'ishte nëna jote? Një luaneshë: rrinte shtrirë midis luanëve, rriste të vegjëlit e saj në mes të luanëve të vegjël.
<scripture passage="Ezek 19:3" parsed="|Ezek|19|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.19.3" />
<sup>3</sup> Rriti një nga të vegjëlit e saj që u bë një luan i vogël; mësoi të shqyejë prenë dhe përlau njerëz.
<scripture passage="Ezek 19:4" parsed="|Ezek|19|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.19.4" />
<sup>4</sup> Edhe kombet dëgjuan të flitet për të; ai u kap në gropën e tyre dhe e çuan të lidhur në vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Ezek 19:5" parsed="|Ezek|19|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.19.5" />
<sup>5</sup> Kur ajo pa që pritja po zgjatej dhe shpresa e saj ishte e humbur, mori një tjetër nga të vegjëlit e saj dhe e rriti sa u bë një luan i vogël.
<scripture passage="Ezek 19:6" parsed="|Ezek|19|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.19.6" />
<sup>6</sup> Ai shkonte dhe vinte midis luanëve; u bë një luan i vogël, mësoi të shqyejë prenë dhe përlau njerëz.
<scripture passage="Ezek 19:7" parsed="|Ezek|19|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.19.7" />
<sup>7</sup> Mësoi vendet e tyre të shkretuara dhe shkatërroi qytetet e tyre; vendi e gjithçka që kishte u shkretua nga zhurma e vrumbullimit të tij.
<scripture passage="Ezek 19:8" parsed="|Ezek|19|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.19.8" />
<sup>8</sup> Por kundër tij erdhën kombet e të gjitha krahinave fqinje, vendosën kundër tij rrjetën e tyre dhe ai u kap në gropën e tyre.
<scripture passage="Ezek 19:9" parsed="|Ezek|19|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.19.9" />
<sup>9</sup> E vunë të lidhur në një kafaz dhe e çuan te mbreti i Babilonisë; e çuan në një fortesë, me qëllim që zëri i tij të mos dëgjohej më mbi malet e Izraelit.
<scripture passage="Ezek 19:10" parsed="|Ezek|19|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.19.10" />
<sup>10</sup> Nëna jote ishte si një hardhi e mbjellë pranë ujrave; ishte e harlisur dhe kishte shumë degë nga uji i bollshëm.
<scripture passage="Ezek 19:11" parsed="|Ezek|19|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.19.11" />
<sup>11</sup> Kishte degë të forta të përshtatshme për skeptra mbretërorë, ishte ngjitur lart midis degëve gjetheshumë dhe shquhej në shtatin e saj për degët e shumta të saj.
<scripture passage="Ezek 19:12" parsed="|Ezek|19|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.19.12" />
<sup>12</sup> Por u çrrënjos me tërbim dhe u hodh për tokë; era e lindjes ia thau frytin; degët e saj të forta u shkëputën dhe u thanë, zjarri i përpiu.
<scripture passage="Ezek 19:13" parsed="|Ezek|19|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.19.13" />
<sup>13</sup> Tani është mbjellë në shkretëtirë në një tokë të thatë dhe të etur për ujë;
<scripture passage="Ezek 19:14" parsed="|Ezek|19|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.19.14" />
<sup>14</sup> Një zjarr ka dalë nga një shermend i degëve të saj dhe ka përpirë frytin e saj; në të nuk ka më asnjë degë të fortë të përshtatshme për skeptra mbretërorë". Ky është një vajtim dhe do të jetë një vajtim.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 20" progress="68.34%" prev="Ezek.19" next="Ezek.21" id="Ezek.20">
<h3 id="Ezek.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Ezek.20-p1">
<scripture passage="Ezek 20:1" parsed="|Ezek|20|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.1" />
<sup>1</sup> Ja, ndodhi në vitin e shtatë, më dhjetë të muajit të pestë, që disa nga pleqtë e Izraelit erdhën të konsultohen me Zotin dhe u ulën para meje.
<scripture passage="Ezek 20:2" parsed="|Ezek|20|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.2" />
<sup>2</sup> Pastaj fjala e Zotit m'u drejtua, duke më thënë:
<scripture passage="Ezek 20:3" parsed="|Ezek|20|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.3" />
<sup>3</sup> "Bir njeriu, folu pleqve të Izraelit dhe u thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: A keni ardhur të më konsultoni? Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj, nuk do të lejoj të konsultohem prej jush", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 20:4" parsed="|Ezek|20|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.4" />
<sup>4</sup> "A do t'i gjykosh, a do t'i gjykosh, bir njeriu? Bëji të njohin veprimet e neveritshme të etërve të tyre,
<scripture passage="Ezek 20:5" parsed="|Ezek|20|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.5" />
<sup>5</sup> dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ditën kur zgjodha Izraelin dhe ngrita dorën për betim pasardhësve të shtëpisë së Jakobit dhe e bëra veten të njohur në vendin e Egjiptit, ngrita dorën për
<scripture passage="Ezek 20:6" parsed="|Ezek|20|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.6" />
<sup>6</sup> Atë ditë ngrita dorën duke ju betuar atyre se do t'i nxirrja nga vendi i Egjiptit dhe do t'i çoja në një vend që kisha vëzhguar për ta ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, lavdia e të gjitha vendeve.
<scripture passage="Ezek 20:7" parsed="|Ezek|20|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.7" />
<sup>7</sup> Pastaj u thashë atyre: Secili të flakë gjërat e neveritshme që janë para syve të tij dhe mos u ndotni me idhujt e Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
<scripture passage="Ezek 20:8" parsed="|Ezek|20|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.8" />
<sup>8</sup> Por ata u rebeluan kundër meje dhe nuk deshën të më dëgjojnë; asnjë prej tyre nuk flaku gjërat e neveritshme që ishin para syve të tyre dhe nuk braktisi idhujt e Egjiptit. Atëherë vendosa të derdh  mbi ta tërbimin tim dhe të shfryj mbi ta  zemërimin tim në mes të vendit të Egjiptit.
<scripture passage="Ezek 20:9" parsed="|Ezek|20|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.9" />
<sup>9</sup> Megjithatë veprova për hir të emrit tim, me qëllim që ai të mos përdhosej para kombeve në mes të të cilëve ata ndodheshin, në sytë e të cilëve më kishin njohur, për t'i nxjerrë nga vendi i Egjiptit.
<scripture passage="Ezek 20:10" parsed="|Ezek|20|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.10" />
<sup>10</sup> Kështu i nxora nga vendi i Egjiptit dhe i çova në shkretëtirë.
<scripture passage="Ezek 20:11" parsed="|Ezek|20|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.11" />
<sup>11</sup> U dhashë atyre statutet e mia dhe u bëra të njohura dekretet e mia, duke respektuar të cilat, njeriu do të jetojë për ato.
<scripture passage="Ezek 20:12" parsed="|Ezek|20|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.12" />
<sup>12</sup> Gjithashtu u dhashë atyre të shtunat e mia, me qëllim që të ishin një shënjë midis meje dhe atyre, dhe që të njihnin që unë jam Zoti që i shenjtëroj.
<scripture passage="Ezek 20:13" parsed="|Ezek|20|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.13" />
<sup>13</sup> Por shtëpia e Izraelit u rebelua kundër meje në shkretëtirë; nuk eci sipas statuteve të mia dhe hodhi poshtë dekretet e mia, duke respektuar të cilat njeriu do të jetojë për ato, dhe përdhosën me  të madhe të shtunat e mia. Kështu unë vendosa  të hedh mbi ta zemërimin tim për ti zhdukur në shkretëtirë.
<scripture passage="Ezek 20:14" parsed="|Ezek|20|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.14" />
<sup>14</sup> Megjithatë unë veprova për hir të emrit tim, me qëllim që të mos përdhosej përpara kombeve, në sytë e të cilëve unë i kisha bërë të dalin nga Egjipti.
<scripture passage="Ezek 20:15" parsed="|Ezek|20|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.15" />
<sup>15</sup> Ngrita madje dorën në shkretëtirë, duke u betuar se nuk do t'i bëja të hynin në vendin që u kisha dhënë atyre, ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, lavdia e të gjitha vendeve,
<scripture passage="Ezek 20:16" parsed="|Ezek|20|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.16" />
<sup>16</sup> sepse kishin hedhur poshtë dekretet e mia, nuk kishin ecur sipas statuteve të mia dhe kishin përdhosur të shtunat e mia, sepse zemra e tyre shkonte pas idhujve të tyre.
<scripture passage="Ezek 20:17" parsed="|Ezek|20|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.17" />
<sup>17</sup> Megjithatë syri im i fali nga shkatërrimi dhe nuk i shfarosa krejt në shkretëtirë.
<scripture passage="Ezek 20:18" parsed="|Ezek|20|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.18" />
<sup>18</sup> Pastaj u thashë bijve të tyre në shkretëtirë: "Mos ecni sipas statuteve të etërve tuaj, mos respektoni dekretet e tyre dhe mos u ndotni me idhujt e tyre.
<scripture passage="Ezek 20:19" parsed="|Ezek|20|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.19" />
<sup>19</sup> Unë jam Zoti, Perëndia juaj; ecni sipas statuteve të mia, respektoni dekretet e mia dhe i vini në praktikë,
<scripture passage="Ezek 20:20" parsed="|Ezek|20|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.20" />
<sup>20</sup> shenjtëroni të shtunat e mia dhe ato le të jenë një shenjë midis meje dhe jush, në mënyrë që ju të pranoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj".
<scripture passage="Ezek 20:21" parsed="|Ezek|20|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.21" />
<sup>21</sup> Por bijtë u rebeluan kundër meje; nuk ecën sipas statuteve të mia, nuk respektuan dekretet e mia për t'i vënë në jetë, duke i respektuar të cilat njeriu do të jetojë për to; përdhosën të shtunat e  mia, dhe kështu vendosa të derdh mbi ta tërbimin  tim dhe të shfryj mbi ta zemërimin tim në shkretëtirë.
<scripture passage="Ezek 20:22" parsed="|Ezek|20|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.22" />
<sup>22</sup> Megjithatë unë e tërhoqa dorën dhe veprova për hir të emrit tim, me qëllim që ai të mos përdhosej përpara kombeve, në sytë e të cilëve i kisha nxjerrë nga Egjipti.
<scripture passage="Ezek 20:23" parsed="|Ezek|20|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.23" />
<sup>23</sup> Por ngrita dorën në shkretëtirë, duke u betuar që do t'i shpërndaja midis kombeve dhe do t'i hallakatja nëpër tërë vendet,
<scripture passage="Ezek 20:24" parsed="|Ezek|20|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.24" />
<sup>24</sup> Sepse nuk vinin në jetë dekretet e mia, por i hidhnin poshtë statutet e mia, përdhosnin të shtunat e mia dhe sytë e tyre ishin drejtuar te idhujt e etërve të tyre.
<scripture passage="Ezek 20:25" parsed="|Ezek|20|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.25" />
<sup>25</sup> Prandaj u dhashë statute jo të mira dhe dekrete me të cilat nuk mund të jetonin;
<scripture passage="Ezek 20:26" parsed="|Ezek|20|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.26" />
<sup>26</sup> dhe i molepsa me vetë dhuratat e tyre, me qenë se ata kalonin nëpër zjarr çdo të parëlindur të tyre, për t'i katandisur në shkretim të plotë me qëllim që të pranonin që unë jam Zoti.
<scripture passage="Ezek 20:27" parsed="|Ezek|20|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.27" />
<sup>27</sup> Prandaj bir njeriu, foli shtëpisë së Izraelit dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zotit. Etërit tuaj më kanë fyer edhe në këtë rast, duke u sjellë pabesisht me mua:
<scripture passage="Ezek 20:28" parsed="|Ezek|20|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.28" />
<sup>28</sup> mbasi i futa në vendin për të cilin kisha ngritur dorën dhe isha betuar, ata i kthyen sytë në çdo kodër të lartë dhe në çdo dru gjetheshumë dhe atje ofruan flijimet e tyre dhe paraqitën ofertat e  tyre provokuese; atje vunë parfumet e tyre me  erë të këndshme dhe atje derdhën libacionet e tyre.
<scripture passage="Ezek 20:29" parsed="|Ezek|20|29|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.29" />
<sup>29</sup> Atëherë u thashë atyre: Ç'është vendi i lartë në të cilin shkoni? Kështu vazhdojnë ta quajnë "vendi i lartë" deri ditën e sotme.
<scripture passage="Ezek 20:30" parsed="|Ezek|20|30|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.30" />
<sup>30</sup> Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: A doni të ndoteni duke ndjekur rrugën e etërve tuaj dhe të kurvëroheni me idhujt e tyre të urrejtshëm?
<scripture passage="Ezek 20:31" parsed="|Ezek|20|31|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.31" />
<sup>31</sup> Në fakt kur ofroni dhuratat tuaja dhe kaloni nëpër zjarr bijt tuaj, ju e ndotni veten deri ditën e sotme me të gjithë idhujt tuaj. Prandaj nuk do të lejoj të konsultohem nga ju, o shtëpi e Izraelit.  Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj",  thotë Zoti, Zoti, "unë nuk do të lejoj të konsultohem nga ju.
<scripture passage="Ezek 20:32" parsed="|Ezek|20|32|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.32" />
<sup>32</sup> Dhe nuk do të ndodhë aspak ajo që ju shkon ndër mend, kur thoni: "Ne jemi si kombet, si familjet e vendeve të tjera, që i ngrenë kult drurit dhe gurit"".
<scripture passage="Ezek 20:33" parsed="|Ezek|20|33|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.33" />
<sup>33</sup> "Siç ësthe e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "unë do të mbretëroj mbi ju me dorë të fortë, me krahun e shtrirë dhe me një tërbim të shfrenuar.
<scripture passage="Ezek 20:34" parsed="|Ezek|20|34|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.34" />
<sup>34</sup> Do t'ju nxjerr nga mesi i popujve dhe do t'ju mbledh nga vendet në të cilët jeni shpërndarë me dorë të fortë, me krahë të shtrirë dhe me tërbim të shfrenuar,
<scripture passage="Ezek 20:35" parsed="|Ezek|20|35|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.35" />
<sup>35</sup> dhe do t'ju çoj në shkretëtirën e popujve, dhe atje do të zbatoj gjykimin tim mbi ju, ballë për ballë.
<scripture passage="Ezek 20:36" parsed="|Ezek|20|36|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.36" />
<sup>36</sup> Ashtu siç e zbatova gjykimin tim mbi etërit tuaj në shkretëtirën e vendit të Egjiptit, kështu do ta zbatoj gjykimin tim mbi ju", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 20:37" parsed="|Ezek|20|37|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.37" />
<sup>37</sup> "Do të bëj që të kaloni nën shufër dhe do t'ju kthej në detyrimet e besëlidhjes.
<scripture passage="Ezek 20:38" parsed="|Ezek|20|38|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.38" />
<sup>38</sup> Do të ndaj nga ju rebelët dhe ata që janë të pabesë ndaj meje; do t'i nxjerr nga vendi ku banojnë, por nuk do të hyjnë në vendin e Izraelit; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
<scripture passage="Ezek 20:39" parsed="|Ezek|20|39|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.39" />
<sup>39</sup> Ju, pra, shtëpia e Izraelit", kështu flet Zoti, Zoti: "Shkoni, u shërbeni secili idhujve tuaj; por pastaj do të më dëgjoni dhe nuk do të përdhosni më emrin tim të shenjtë me dhuratat tuaja dhe me idhujt tuaj.
<scripture passage="Ezek 20:40" parsed="|Ezek|20|40|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.40" />
<sup>40</sup> Sepse mbi malin tim të shenjtë, mbi malin e lartë të Izraelit", thotë Zoti, Zoti, "atje tërë shtëpia e Izraelit, të gjithë ata që do të jenë në vend, do të më shërbejnë; atje do të kënaqem me ta,  do të kërkoj ofertat tuaja dhe dhuratat tuaja  prodhimet e hershme së bashku më të gjitha sendet tuaja të shenjtëruara.
<scripture passage="Ezek 20:41" parsed="|Ezek|20|41|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.41" />
<sup>41</sup> Unë do të kënaqem me ju si me një parfum me erë shumë të këndshme, kur do t'ju nxjerr nga mesi i popujve dhe t'ju mbledh nga vendet ku keni qenë shpërndarë; dhe do të shenjtërohem tek ju para syve të kombeve.
<scripture passage="Ezek 20:42" parsed="|Ezek|20|42|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.42" />
<sup>42</sup> Ju do të pranoni që unë jam Zoti, kur do t'ju çoj në tokën e Izraelit, në vendin për të cilin kisha ngritur dorën dhe isha betuar t'ia jepja etërve tuaj.
<scripture passage="Ezek 20:43" parsed="|Ezek|20|43|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.43" />
<sup>43</sup> Atje do të kujtoni sjelljen tuaj dhe të gjitha veprimet me të cilat jeni ndotur dhe do të ndjeni neveri për veten tuaj për të gjitha ligësitë që keni kryer.
<scripture passage="Ezek 20:44" parsed="|Ezek|20|44|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.44" />
<sup>44</sup> Kështu do të pranoni që unë jam Zoti, kur do të veproj me ju për hir të emrit tim dhe jo sipas sjelljes suaj të keqe dhe as sipas veprimeve tuaja të korruptuara, o shtëpi e Izraelit", thotë Zoti, Zoti".
<scripture passage="Ezek 20:45" parsed="|Ezek|20|45|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.45" />
<sup>45</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:
<scripture passage="Ezek 20:46" parsed="|Ezek|20|46|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.46" />
<sup>46</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; "Bir njeriu, kthe fytyrën nga jugu, fol hapur kundër jugut dhe profetizo kundër pyllit të fushës, Negevit,
<scripture passage="Ezek 20:47" parsed="|Ezek|20|47|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.47" />
<sup>47</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; dhe i thuaj pyllit të Negevit: Dëgjo fjalën e Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti: unë po ndez te ti një zjarr që do të gllabërojë çdo dru të blertë dhe çdo dru të thatë; flaka e zjarrtë nuk  do të shuhet dhe çdo fytyrë nga veriu në jug  do të digjet.
<scripture passage="Ezek 20:48" parsed="|Ezek|20|48|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.48" />
<sup>48</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Çdo mish do ta shohë që unë, Zoti, e kam ndezur; nuk do të shuhet".
<scripture passage="Ezek 20:49" parsed="|Ezek|20|49|0|0" osisRef="Bible:Ezek.20.49" />
<sup>49</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Atëherë thashë: "Ah, Zot, Zot, ata thonë për mua: "A nuk flet ky me shëmbëlltyra?"
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 21" progress="68.54%" prev="Ezek.20" next="Ezek.22" id="Ezek.21">
<h3 id="Ezek.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Ezek.21-p1">
<scripture passage="Ezek 21:1" parsed="|Ezek|21|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.1" />
<sup>1</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Fjala e të Amshueshmit m'u drejtua akoma, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 21:2" parsed="|Ezek|21|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.2" />
<sup>2</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; "Bir njeriu, kthe fytyrën nga Jeruzalemi, fol hapur kundër vendeve të shenjta dhe profetizo kundër vendit të Izraelit;
<scripture passage="Ezek 21:3" parsed="|Ezek|21|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.3" />
<sup>3</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; dhe i thuaj vendit të Izraelit: Kështu thotë Zoti: Ja unë jam kundër teje, do të nxjerr shpatën time nga milli i saj dhe do të këpus nga ti të drejtët dhe të këqinjtë.
<scripture passage="Ezek 21:4" parsed="|Ezek|21|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.4" />
<sup>4</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Duke qenë se dua të këpus nga ty të drejtët dhe të këqinjtë, shpata ime do të dalë nga milli i saj kundër çdo mishi nga jugu në veri.
<scripture passage="Ezek 21:5" parsed="|Ezek|21|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.5" />
<sup>5</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Kështu çdo mish do të pranojë që unë, Zoti, kam nxjerrë shpatën nga milli i saj dhe nuk do të hyjë më në të.
<scripture passage="Ezek 21:6" parsed="|Ezek|21|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.6" />
<sup>6</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Prandaj ti, bir njeriu, vajto me ijët e thyer dhe vajto me dhembje para syve të tyre.
<scripture passage="Ezek 21:7" parsed="|Ezek|21|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.7" />
<sup>7</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Do të ndodhë që kur të të pyesin: "Pse vajton?", do të përgjigjesh: "Për lajmin që po vjen, çdo zemër do të tretet, të gjitha duart do të dobësohen, të gjithë shpirtërat do të ligështohen  dhe të gjithe gjunjët do të shkrihen si uji".  Ja, gjëja po vjen dhe do të kryhet", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 21:8" parsed="|Ezek|21|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.8" />
<sup>8</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Fjala e Zoti m'u drejtua përsëri, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 21:9" parsed="|Ezek|21|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.9" />
<sup>9</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; "Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti. Thuaj: Një shpatë, një shpatë është mprehur e madje shndrit,
<scripture passage="Ezek 21:10" parsed="|Ezek|21|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.10" />
<sup>10</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; është mprehur për të bërë një masakër të madhe dhe është e mprehur që të vetëtijë. A mund të gëzohemi vallë? Ju përçmoni skeptrin e birit tim sikur të ishte një dru çfarëdo.
<scripture passage="Ezek 21:11" parsed="|Ezek|21|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.11" />
<sup>11</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Zoti e ka dhënë ta lustrojnë për ta rrokur në dorë; shpata është mprehur dhe lustruar për ta dhënë në dorë të atij që vret.
<scripture passage="Ezek 21:12" parsed="|Ezek|21|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.12" />
<sup>12</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Klith dhe bërtit, bir njeriu, sepse do të përdoret kundër popullit tim, kundër tërë princave të Izraelit; ata do të dorëzohen në pushtetin e shpatës bashkë me popullin tim. Prandaj rrihe kofshën tënde,
<scripture passage="Ezek 21:13" parsed="|Ezek|21|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.13" />
<sup>13</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; sepse kjo është një provë. Çfarë do të ndodhte sikur të mos ishte më as skeptri përbuzës?", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 21:14" parsed="|Ezek|21|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.14" />
<sup>14</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; "Prandaj ti, bir njeriu, profetizo dhe rrih duart; lëre që shpata të dyfishojë dhe të trefishojë goditjet e saj: është shpata e masakrës së madhe, që i rrethon nga çdo anë.
<scripture passage="Ezek 21:15" parsed="|Ezek|21|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.15" />
<sup>15</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Kam kthyer majën e shpatës kundër të gjitha portave të tyre, me qëllim që zemra e tyre të tretet dhe shumë të bien. Ah, është bërë për të shkëlqyer, është mprehur për masakrën.
<scripture passage="Ezek 21:16" parsed="|Ezek|21|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.16" />
<sup>16</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Shpatë, ji e pamëshirshme; kthehu më të djathtë, kthehu në të majtë, kudo ku drejtohet tehu yt.
<scripture passage="Ezek 21:17" parsed="|Ezek|21|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.17" />
<sup>17</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Edhe unë do të rrah duart dhe do të shfryj tërbimin tim. Unë, Zoti, kam folur".
<scripture passage="Ezek 21:18" parsed="|Ezek|21|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.18" />
<sup>18</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 21:19" parsed="|Ezek|21|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.19" />
<sup>19</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; "Ti, bir njeriu, shëno dy rrugë nëpër të cilat të kalojë shpata e mbretit të Babilonisë; do të nisen që të dyja nga i njëjti vend. Vër një tregues rrugor, vëre në krye të rrugës që të çon në qytet.
<scripture passage="Ezek 21:20" parsed="|Ezek|21|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.20" />
<sup>20</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Shëno një rrugë nëpër të cilën shpata të shkojë në Rabah, qytet i bijve të Amonit, dhe një tjetër për në Judë, kundër Jeruzalemit, qytet i fortifikuar.
<scripture passage="Ezek 21:21" parsed="|Ezek|21|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.21" />
<sup>21</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Në fakt mbreti i Babilonisë qëndron në kryqëzimin e rrugës, në krye të dy rrugëve, për të bërë shortari: ai tund shigjetat, konsulton idhujt shtëpiakë, shqyrton mëlçinë.
<scripture passage="Ezek 21:22" parsed="|Ezek|21|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.22" />
<sup>22</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Në të djathtë të tij përgjigja e shortarisë tregon Jeruzalemin për të vendosur deshtë, për të hapur gojën dhe për të urdhëruar masakrën, për të ngritur zërin me klithma lufte, për t'i vendosur  deshtë kundër portave, për të ngritur  ledhe dhe për të ndërtuar kulla.
<scripture passage="Ezek 21:23" parsed="|Ezek|21|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.23" />
<sup>23</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Por për ta kjo do të jetë si një shortari e rremë në sytë e atyre që u janë betuar. Por ai do të kujtohet për paudhësitë e tyre, me qëllim që t'i kapin".
<scripture passage="Ezek 21:24" parsed="|Ezek|21|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.24" />
<sup>24</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se keni bërë të kujtohet paudhësia juaj, duke qenë se shkeljet tuaja dolën sheshit dhe mëkatet tuaja u zbuluan në të gjitha veprimet tuaja; duke  qenë se ju kanë kujtuar, do të kapeni nga  dora e armikut.
<scripture passage="Ezek 21:25" parsed="|Ezek|21|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.25" />
<sup>25</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Dhe ti, o princ i korruptuar dhe i keq i Izraelit, dita e të cilit erdhi në kohën e ndëshkimit përfundimtar",
<scripture passage="Ezek 21:26" parsed="|Ezek|21|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.26" />
<sup>26</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; kështu thotë Zoti, Zoti: "Hiqe çallmën, hiqe kurorën; gjërat nuk do të jenë po ato: ajo që është poshtë do të ngrihet dhe ajo që është lart do të ulet.
<scripture passage="Ezek 21:27" parsed="|Ezek|21|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.27" />
<sup>27</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Shkretim, shkretim, shkretim, unë do ta kryej. Dhe ajo nuk do të restaurohet më, deri sa të vijë ai të cilit i përket gjykimi dhe të cilit do t'ja jap.
<scripture passage="Ezek 21:28" parsed="|Ezek|21|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.28" />
<sup>28</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Dhe ti, bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti, lidhur me bijtë e Amonit dhe lidhur me turpin e tyre dhe thuaj: Shpata, shpata është zhveshur, është lustruar për masakrën, që të hajë, që të vetëtijë,
<scripture passage="Ezek 21:29" parsed="|Ezek|21|29|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.29" />
<sup>29</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; ndërsa kanë për ty vegime të rreme dhe të bëjnë ty shortari të rreme, që të të vënë mbi qafën e njerëzve të këqinj të vrarë, dita e të cilëve ka arritur kohën e ndëshkimit përfundimtar.
<scripture passage="Ezek 21:30" parsed="|Ezek|21|30|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.30" />
<sup>30</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Vëre përsëri në millin e saj. Unë do të të gjykoj po në atë vend ku të krijuan, në vendin e prejardhjes sate.
<scripture passage="Ezek 21:31" parsed="|Ezek|21|31|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.31" />
<sup>31</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Do të derdh mbi ty indinjatën time, do të fryj kundër teje në zjarrin e zemërimit tim dhe do të të dorëzoj në duart e njerëzve brutalë, që shkaktojnë shkatërrime.
<scripture passage="Ezek 21:32" parsed="|Ezek|21|32|0|0" osisRef="Bible:Ezek.21.32" />
<sup>32</sup> &amp;lt;aaa see&amp;gt; Do të bëhesh pre e zjarrit, gjaku yt do të derdhet në mes të vendit; nuk do të të kujtojnë më, sepse unë Zoti, fola".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 22" progress="68.67%" prev="Ezek.21" next="Ezek.23" id="Ezek.22">
<h3 id="Ezek.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Ezek.22-p1">
<scripture passage="Ezek 22:1" parsed="|Ezek|22|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 22:2" parsed="|Ezek|22|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.2" />
<sup>2</sup> "Tani, bir njeriu, nuk do të gjykosh ti, nuk do ta gjykosh qytetin gjakatar? Bëji, pra, të njohura të gjitha veprimet e tij të neveritshme.
<scripture passage="Ezek 22:3" parsed="|Ezek|22|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.3" />
<sup>3</sup> Pastaj thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Qyteti derdh gjak në mes të tij për të sjellë kohën e tij; përveç kësaj bën idhuj kundër vetvetes për t'u ndotur.
<scripture passage="Ezek 22:4" parsed="|Ezek|22|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.4" />
<sup>4</sup> Për gjakun që ke derdhur je bërë fajtor dhe je ndotur për idhujt që ke sajuar. Ke afruar ditët e tua dhe ke arritur në fund të viteve të tua; prandaj do të të bëj turpin e kombeve dhe objekt talljeje për të gjitha vendet.
<scripture passage="Ezek 22:5" parsed="|Ezek|22|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.5" />
<sup>5</sup> Ata që janë afër dhe ata që janë larg teje do të tallen me ty o i molepsur për lavdi dhe plot çrregullim.
<scripture passage="Ezek 22:6" parsed="|Ezek|22|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.6" />
<sup>6</sup> Ja princat e Izraelit: secili ka përdorur pushtetin e tij për të derdhur gjak te ti.
<scripture passage="Ezek 22:7" parsed="|Ezek|22|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.7" />
<sup>7</sup> Te ti përçmohet ati dhe nëna, në mes teje shtypet i huaji, te ti keqtrajtohet jetimi dhe e veja.
<scripture passage="Ezek 22:8" parsed="|Ezek|22|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.8" />
<sup>8</sup> Ti ke përçmar gjërat e mia të shtrënjta dhe ke përdhour të shtunat e mia.
<scripture passage="Ezek 22:9" parsed="|Ezek|22|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.9" />
<sup>9</sup> Te ti ka njerëz që shpifin për të derdhur gjak, te ti ka njerëz që hanë mbi male, në mes teje ka njerëz që kryejnë kobe.
<scripture passage="Ezek 22:10" parsed="|Ezek|22|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.10" />
<sup>10</sup> Te ti zbulohet lakuriqësia e atit, te ti poshtërohet gruaja gjatë papastërtisë së saj.
<scripture passage="Ezek 22:11" parsed="|Ezek|22|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.11" />
<sup>11</sup> Dikush kryen një veprim të neveritshëm me gruan e të afërmit të tij, dikush tjetër ndot me incest nusen e të birit, një tjetër akoma poshtëron motrën e tij, bijën e atit të tij.
<scripture passage="Ezek 22:12" parsed="|Ezek|22|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.12" />
<sup>12</sup> Te ti pranohen dhurata për të derdhur gjak; ti kërkon kamatë të lartë, ti ke realizuar fitime nga i afërti dhe më ke harruar mua", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 22:13" parsed="|Ezek|22|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.13" />
<sup>13</sup> "Por ja, unë rrah duart për fitimin e pandershëm që ke nxjerrë dhe për gjakun e derdhur që është në mes teje.
<scripture passage="Ezek 22:14" parsed="|Ezek|22|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.14" />
<sup>14</sup> A do të mund të qëndrojë zemra jote ose a do të mund të qëndrojnë të forta duart e tua në ditët kur unë do të veproj kundër teje? Unë, Zoti, fola dhe do ta kryej.
<scripture passage="Ezek 22:15" parsed="|Ezek|22|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.15" />
<sup>15</sup> Unë do të të shpërndaj midis kombeve, do të të shkapërdaj midis vendeve dhe do të eleminoj papastërtinë tënde prej teje.
<scripture passage="Ezek 22:16" parsed="|Ezek|22|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.16" />
<sup>16</sup> Ti do të përdhosësh vetveten në sytë e kombeve dhe do të pranosh që unë jam Zoti".
<scripture passage="Ezek 22:17" parsed="|Ezek|22|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.17" />
<sup>17</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 22:18" parsed="|Ezek|22|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.18" />
<sup>18</sup> "Bir njeriu, shtëpia e Izraelit është bërë për mua tërë skorje: janë të gjithë bronz, kallaj, hekur dhe plumb në mes të një furre; janë bërë skorje argjëndi".
<scripture passage="Ezek 22:19" parsed="|Ezek|22|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.19" />
<sup>19</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se të gjithë ju jeni bërë skorje të shumta, ja, unë do t'ju mbledh në mes të Jeruzalemit.
<scripture passage="Ezek 22:20" parsed="|Ezek|22|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.20" />
<sup>20</sup> Ashtu si mblidhet argjëndi, bronzi, hekuri, plumbi dhe kallaji në mes të furrës dhe mbi ta i fryjnë zjarrit për t'i shkrirë, kështu në zemërimin tim dhe në tërbimin tim do t'ju mbledh, do t'ju fus atje dhe do t'ju shkrij.
<scripture passage="Ezek 22:21" parsed="|Ezek|22|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.21" />
<sup>21</sup> Do t'ju mbledh dhe do të fryj mbi ju me zjarrin e zemërimit tim dhe ju do të shkriheni në mes të tij.
<scripture passage="Ezek 22:22" parsed="|Ezek|22|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.22" />
<sup>22</sup> Ashtu si shkrihet argjendi në mes të furrës, kështu dhe ju do të shkriheni në mes të qytetit; dhe do të pranoni që unë, Zoti, kam derdhur mbi ju tërbimin tim".
<scripture passage="Ezek 22:23" parsed="|Ezek|22|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.23" />
<sup>23</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 22:24" parsed="|Ezek|22|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.24" />
<sup>24</sup> "Bir njeriu, i thuaj Jeruzalemit: Ti je një tokë që nuk është pastruar ose lagur nga shiu në një ditë indinjate.
<scripture passage="Ezek 22:25" parsed="|Ezek|22|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.25" />
<sup>25</sup> Komploti i profetëve të tij në mes të tij është si një luan që ulërin dhe shqyen gjahun, ata i gllabërojnë njerëzit, përvetësojnë thesaret dhe gjërat e çmueshme, shtojnë të vejat në mes të tij.
<scripture passage="Ezek 22:26" parsed="|Ezek|22|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.26" />
<sup>26</sup> Priftërinjtë e tij shkelin ligjin tim dhe përdhosin gjërat e mia të shenjta, nuk bëjnë dallim midis asaj që është e shenjtë dhe jo e shenjtë, nuk e bëjnë të njohur ndryshimin ndërmjet të papastrës  dhe të pastrës dhe i largojnë sytë nga të  shtunat e mia, prandaj jam përdhosur në mes tyre.
<scripture passage="Ezek 22:27" parsed="|Ezek|22|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.27" />
<sup>27</sup> Krerët e tij në mes të tij janë si ujqër që shqyejnë gjahun për të derdhur gjak, për të shkatërruar shpirtëra, për të realizuar një fitim jo të drejtë.
<scripture passage="Ezek 22:28" parsed="|Ezek|22|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.28" />
<sup>28</sup> Profetët e tij suvatojnë për ata me llaç që nuk mban, duke pasur vegime të rreme dhe duke shqiptuar shortari të gënjeshtërta për ta, dhe thonë: "Kështu thotë Zoti, Zoti", ndërsa Zoti nuk ka folur.
<scripture passage="Ezek 22:29" parsed="|Ezek|22|29|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.29" />
<sup>29</sup> Populli i vendit ushtron shtypjen, kryen grabitje, keqtrajton të varfërin dhe nevojtarin, shtyp të huajin duke marrë nëpër këmbë drejtësinë.
<scripture passage="Ezek 22:30" parsed="|Ezek|22|30|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.30" />
<sup>30</sup> Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t'i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja, por nuk e gjeta.
<scripture passage="Ezek 22:31" parsed="|Ezek|22|31|0|0" osisRef="Bible:Ezek.22.31" />
<sup>31</sup> Prandaj do të derdh mbi ta indinjatën time, do t'i konsumoj me zjarrin e zemërimit tim dhe do të bëj që të bjerë mbi kryet e tyre sjellja e tyre", thotë Zoti, Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 23" progress="68.78%" prev="Ezek.22" next="Ezek.24" id="Ezek.23">
<h3 id="Ezek.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="Ezek.23-p1">
<scripture passage="Ezek 23:1" parsed="|Ezek|23|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke më thënë:
<scripture passage="Ezek 23:2" parsed="|Ezek|23|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, na ishin dy gra, bija të së njëjtës nënë,
<scripture passage="Ezek 23:3" parsed="|Ezek|23|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.3" />
<sup>3</sup> që u kurvëruan në Egjipt. U kurvëruan në rininë e tyre; aty u shtërnguan gjitë e tyre dhe atje u shtërngua gjiri i tyre virgjëror.
<scripture passage="Ezek 23:4" parsed="|Ezek|23|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.4" />
<sup>4</sup> Emrat e tyre janë: Oholahu më e madhja dhe Oholibahu e motra. Ato ishin të miat dhe lindën bij dhe bija. Emrat e tyre janë: Oholahu është Samaria, Oholibahu është Jeruzalemi.
<scripture passage="Ezek 23:5" parsed="|Ezek|23|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.5" />
<sup>5</sup> Ndonse ishte imja, Oholahu u kurvërua dhe mori zjarr për dashnorët e saj, Asirët që ishin fqinj të saj,
<scripture passage="Ezek 23:6" parsed="|Ezek|23|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.6" />
<sup>6</sup> të veshur me purpur, qeveritarë dhe princa, të gjithë të rinj tërheqës, kalorës të hipur mbi kuaj.
<scripture passage="Ezek 23:7" parsed="|Ezek|23|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.7" />
<sup>7</sup> Ajo u kurvërua me ta, me gjithë njerëzit më të mirë të Asirisë, dhe u ndot me të gjithë ata për të cilët ndez, bashkë me gjithë idhujt e tyre.
<scripture passage="Ezek 23:8" parsed="|Ezek|23|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.8" />
<sup>8</sup> Nuk braktisi kurvërimet e Egjiptit, kur kish rënë me të gjatë rinisë së saj, kishin shtërnguar gjirin e saj të virgjër dhe kishin derdhur mbi të kurvërimet e tyre.
<scripture passage="Ezek 23:9" parsed="|Ezek|23|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.9" />
<sup>9</sup> Prandaj e braktisa në dorë të dashnorëve të saj, në dorë të bijve të Asirisë, për të cilët kishte marrë zjarr.
<scripture passage="Ezek 23:10" parsed="|Ezek|23|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.10" />
<sup>10</sup> Ata zbuluan lakuriqësinë e saj, morën bijtë e saj dhe bijat e saj dhe i vranë me shpatë. Asaj i doli nami midis grave dhe zbatuan kundër saj ndëshkimin.
<scripture passage="Ezek 23:11" parsed="|Ezek|23|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.11" />
<sup>11</sup> Motra e saj Oholibahu e pa këtë, por në dashurinë e saj u bë edhe më e korruptuar nga ajo dhe kurvërimet e saj qenë më të këqija nga ato të së motrës.
<scripture passage="Ezek 23:12" parsed="|Ezek|23|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.12" />
<sup>12</sup> U ndez për bijtë e Asirisë, fqinj të saj, qeveritarë dhe princa të veshur në mënyrë të shkëlqyer, kalorës të hipur mbi kuaj, të tërë të rinj tërheqës.
<scripture passage="Ezek 23:13" parsed="|Ezek|23|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.13" />
<sup>13</sup> Unë pashë që ishte molepsur, që të dyja ndiqnin po atë rrugë.
<scripture passage="Ezek 23:14" parsed="|Ezek|23|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.14" />
<sup>14</sup> Por ajo i shtoi kurvërimet e saj; pa burra të pikturuar mbi mur, figura të Kaldeasve të pikturuara në të kuq,
<scripture passage="Ezek 23:15" parsed="|Ezek|23|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.15" />
<sup>15</sup> me breza rreth ijëve, me çallma të mëdha në kokë, të gjithë me pamje krerësh, të ngjashëm me bijtë e Babilonisë në Kalde, tokë e tyre e lindjes.
<scripture passage="Ezek 23:16" parsed="|Ezek|23|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.16" />
<sup>16</sup> Sa i pa, ajo u ndez për ta dhe u dërgoi lajmëtarë në Kalde.
<scripture passage="Ezek 23:17" parsed="|Ezek|23|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.17" />
<sup>17</sup> Atëherë bijtë e Babilonisë erdhën tek ajo në shtratin e dashurive dhe e molepsën me kurvërimet e tyre. Ajo u moleps me ta, por pastaj u largua prej tyre.
<scripture passage="Ezek 23:18" parsed="|Ezek|23|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.18" />
<sup>18</sup> Ajo i nxori sheshit kurvërimet e saj dhe nxori sheshit turpin e saj; prandaj unë u largova nga ajo, ashtu siç isha larguar nga e motra.
<scripture passage="Ezek 23:19" parsed="|Ezek|23|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.19" />
<sup>19</sup> Megjithatë ajo i shumoi kurvërimet e saj, duke kujtuar ditët e rinisë së saj, kur ishte kurvëruar në vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Ezek 23:20" parsed="|Ezek|23|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.20" />
<sup>20</sup> Mori zjarr për dashnorët e saj, mishi i të cilëve është si mishi i gomarëve dhe rrjedhja e të cilëve është si rrjedhja e kuajve.
<scripture passage="Ezek 23:21" parsed="|Ezek|23|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.21" />
<sup>21</sup> Kështu ti kujtove shthurjen e rinisë sate, kur Egjiptasit shtrëngonin gjirin tënd për shkak të gjive të tu rinorë.
<scripture passage="Ezek 23:22" parsed="|Ezek|23|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.22" />
<sup>22</sup> Prandaj, Oholibahu, kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të nxis kundër teje dashnorët e tu, prej të cilëve je larguar dhe do t'i sjell kundër teje nga të gjitha anët:
<scripture passage="Ezek 23:23" parsed="|Ezek|23|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.23" />
<sup>23</sup> bijtë e Babilonisë dhe gjithë Kaldeasit, ata të Pekodit, Shoas dhe Koas, tërë bijtë e Asirisë bashkë me ta, tërë të rinjtë tërheqës, qeveritarët dhe princat, kapitenët dhe njerëzit e famshëm, të gjithë të hipur mbi kuaj.
<scripture passage="Ezek 23:24" parsed="|Ezek|23|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.24" />
<sup>24</sup> Ata do të vijnë kundër teje me armë, qerre dhe rrota si dhe me një shumicë popujsh; do të vendosin rreth e qark teje mburoja të vogla dhe të mëdha dhe përkrenare. Do t'u jap atyre gjykimin e tyre dhe ata do të gjykojnë sipas ligjeve të tyre.
<scripture passage="Ezek 23:25" parsed="|Ezek|23|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.25" />
<sup>25</sup> Do të drejtoj xhelozinë time kundër teje, dhe ata do të të trajtojnë me tërbim; do të të heqin hundën dhe veshët, dhe mbeturinat e tua do të bien nga shpata; do të marrin bijtë e tu dhe bijat e tua  dhe mbeturinat e tua do të gllabërohen nga  zjarri.
<scripture passage="Ezek 23:26" parsed="|Ezek|23|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.26" />
<sup>26</sup> Do të të zhveshin nga rrobat e tua dhe do të të marrin xhevahiret e tu të bukur.
<scripture passage="Ezek 23:27" parsed="|Ezek|23|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.27" />
<sup>27</sup> Kështu do të marrin fund shthurja jote dhe kurvërimi yt që nisën në vendin e Egjiptit; nuk do t'i ngresh më sytë drejt tyre dhe nuk do ta kujtosh më Egjiptin".
<scripture passage="Ezek 23:28" parsed="|Ezek|23|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.28" />
<sup>28</sup> Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë po të jap në duart e atyre që ti urren, në duart e atyre prej të cilëve je larguar.
<scripture passage="Ezek 23:29" parsed="|Ezek|23|29|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.29" />
<sup>29</sup> Do të të trajtojnë me urrejtje, do të të marrin tërë frytin e punës sate dhe do të të lënë lakuriqe dhe nevojtare. Do të dalë në shesh poshtërsia e kurvërimeve të tua, po, shthurja e kurvërimeve të tua.
<scripture passage="Ezek 23:30" parsed="|Ezek|23|30|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.30" />
<sup>30</sup> Këto gjëra do t'i bëjnë sepse je kurvëruar duke u shkuar pas kombeve, sepse je ndotur me idhujt e tyre.
<scripture passage="Ezek 23:31" parsed="|Ezek|23|31|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.31" />
<sup>31</sup> Ti ke ecur në rrugën e motrës sate, prandaj do të të vë në dorë po atë kupë".
<scripture passage="Ezek 23:32" parsed="|Ezek|23|32|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.32" />
<sup>32</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ti do të pish kupën e motrës sate, të thellë dhe të gjërë; do të të përqeshin dhe të të tallin, sepse kupa nxë shumë.
<scripture passage="Ezek 23:33" parsed="|Ezek|23|33|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.33" />
<sup>33</sup> Do të jesh plot me dehje dhe me dhembje, do të jetë, kupa e dëshpërimit dhe shkretimit, kupa e motrës sate Samaria.
<scripture passage="Ezek 23:34" parsed="|Ezek|23|34|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.34" />
<sup>34</sup> Ti do ta pish, ti do ta shkullosh, do ta bësh copë e çikë dhe do të çash gjirin tënd; sepse unë fola", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 23:35" parsed="|Ezek|23|35|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.35" />
<sup>35</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se më ke harruar dhe më ke hedhur prapa krahëve, do të vuash edhe ti dënimin për shthurjen tënde dhe për kurvërimet e tua".
<scripture passage="Ezek 23:36" parsed="|Ezek|23|36|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.36" />
<sup>36</sup> Pastaj Zoti më tha: "Bir njeriu, nuk do t'i gjykosh ti Oholahun dhe Oholibahun? Shpallju, pra, veprimet e tyre të neveritshme.
<scripture passage="Ezek 23:37" parsed="|Ezek|23|37|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.37" />
<sup>37</sup> Në fakt kanë kryer shkelje kurore, kanë gjak mbi duart e tyre, kanë kryer shkelje kurore me idhujt e tyre, madje i kanë kaluar nëpër zjarr që të gllabërohen, bijtë e tyre që më kishin lindur.
<scripture passage="Ezek 23:38" parsed="|Ezek|23|38|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.38" />
<sup>38</sup> Edhe këtë më kanë bërë: po atë ditë kanë ndotur shenjtëroren time dhe kanë përdhosur të shtunat e mia.
<scripture passage="Ezek 23:39" parsed="|Ezek|23|39|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.39" />
<sup>39</sup> Mbasi ua flijuan bijtë e vet idhujve të tyre, po atë ditë erdhën në shenjtëroren time për ta përdhosur; ja çfarë kanë bërë në mes të tempullit tim.
<scripture passage="Ezek 23:40" parsed="|Ezek|23|40|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.40" />
<sup>40</sup> Përveç kësaj dërguan të thërrasin njerëz nga vende të largëta, të cilëve u dërguan lajmëtarë; dhe ja, ata erdhën. Për ta u lave, i ngjeve sytë dhe u veshe me rroba të zbukuruara me stoli të shkëlqyera.
<scripture passage="Ezek 23:41" parsed="|Ezek|23|41|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.41" />
<sup>41</sup> U shtrive mbi një shtrat madhështor para të cilit ishte shtruar një tryezë dhe mbi këtë vure tejmanin tim dhe vajin tim.
<scripture passage="Ezek 23:42" parsed="|Ezek|23|42|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.42" />
<sup>42</sup> Rreth saj ishte zhurma e një morie njerëzish të shkujdesur; së bashku me turmën suallën edhe të dehur nga shkretëtira, që vunë byzylykë në kyçet e dorës dhe kurora të mrekullueshme mbi kokat e tyre.
<scripture passage="Ezek 23:43" parsed="|Ezek|23|43|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.43" />
<sup>43</sup> Pastaj thashë për atë që kishte një përvojë të madhe në shkeljet e kurorës: "A do të kryejnë tashti kurvërime me të, dhe ajo me ata?".
<scripture passage="Ezek 23:44" parsed="|Ezek|23|44|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.44" />
<sup>44</sup> Pastaj ata hynë tek ajo siç i hyhet një prostitute; kështu hynë tek Oholahu dhe Oholibahu, gra të shthurura.
<scripture passage="Ezek 23:45" parsed="|Ezek|23|45|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.45" />
<sup>45</sup> Por njerëz të drejtë do t'i gjykojnë ashtu si gjykohen shkelëset e kurorës, ashtu si gjykohen gratë që derdhin gjak, sepse janë shkelëse të kurorës dhe kanë gjak mbi duart e tyre".
<scripture passage="Ezek 23:46" parsed="|Ezek|23|46|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.46" />
<sup>46</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Bëj që të dalë kundër tyre një turmë dhe lëri në mëshirë të tmerrit dhe të plaçkitjes.
<scripture passage="Ezek 23:47" parsed="|Ezek|23|47|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.47" />
<sup>47</sup> Ajo turmë do t'i qëllojë me gurë për vdekje, do t'i bëjë copë-copë me shpatën e saj; do të vrasë bijtë dhe bijat e tyre dhe do t'u vërë flakën shtëpive të tyre.
<scripture passage="Ezek 23:48" parsed="|Ezek|23|48|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.48" />
<sup>48</sup> Do t'i japë fund shthurjes morale në vend, dhe të gjitha gratë do të mësohen të mos kryejnë më shthurjet tuaja morale.
<scripture passage="Ezek 23:49" parsed="|Ezek|23|49|0|0" osisRef="Bible:Ezek.23.49" />
<sup>49</sup> Do të bëjnë që të bjerë mbi ju shthurja juaj morale dhe do ta vuani kështu dënimin e mëkateve me gjithë idhujt tuaj. Atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, Zoti".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 24" progress="68.94%" prev="Ezek.23" next="Ezek.25" id="Ezek.24">
<h3 id="Ezek.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="Ezek.24-p1">
<scripture passage="Ezek 24:1" parsed="|Ezek|24|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drjetua vitin e nëntë, muajin e dhjetë, ditën e dhjetë të muajit:
<scripture passage="Ezek 24:2" parsed="|Ezek|24|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, shkruaje datën e sotme, pikërisht të kësaj dite. Mbreti i Babilonisë ka vendosur të rrethojë Jeruzalemin pikërisht sot.
<scripture passage="Ezek 24:3" parsed="|Ezek|24|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.3" />
<sup>3</sup> Propozoji një shëmbëlltyrë kësaj shtëpie rebele dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Nxirre tenxheren, vëre mbi të dhe mbushe me ujë.
<scripture passage="Ezek 24:4" parsed="|Ezek|24|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.4" />
<sup>4</sup> Fut në të copat e mishit, gjithë copat e mira, kofshën dhe shpatullën; mbushe me kocka të zgjedhura.
<scripture passage="Ezek 24:5" parsed="|Ezek|24|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.5" />
<sup>5</sup> Merr më të mirën e kopesë, pastaj grumbullo nën të dru; vëre të ziejë fort, me qëllim që në të të ziejnë edhe kockat".
<scripture passage="Ezek 24:6" parsed="|Ezek|24|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.6" />
<sup>6</sup> Prandaj, kështu thotë Zoti, Zoti: "Mjerë qyteti gjakatar, tenxheres ku ka papastërti, papastërti që nuk hiqet. Zbraze pjesë pjesë pa hedhur short mbi të.
<scripture passage="Ezek 24:7" parsed="|Ezek|24|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.7" />
<sup>7</sup> Sepse gjaku i tij është në mes të tij; e ka vënë në majë të një shkëmbi, nuk e ka shkapërderdhur për tokë për ta mbuluar me pluhur.
<scripture passage="Ezek 24:8" parsed="|Ezek|24|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.8" />
<sup>8</sup> Për të nxitur tërbimin, për t'u hakmarrë, ka vënë gjakun e tij në majë të një shkëmbi, që të mos mbulohet".
<scripture passage="Ezek 24:9" parsed="|Ezek|24|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.9" />
<sup>9</sup> Prandaj, kështu thotë Zoti, Zoti: "Mjerë qyteti gjakatar! Edhe unë do të ndez një zjarr të madh.
<scripture passage="Ezek 24:10" parsed="|Ezek|24|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.10" />
<sup>10</sup> Mblidh drutë, ndiz zjarrin, piqe mirë mishin, përziej beharnat dhe lëri kockat të digjen.
<scripture passage="Ezek 24:11" parsed="|Ezek|24|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.11" />
<sup>11</sup> Pastaj vëre tenxheren bosh mbi qymyr, që të ngrohet dhe bronzi i saj të skuqet me qëllim që papastërtia e saj të hiqet nga mesi i saj dhe pisllëku i saj të konsumohet.
<scripture passage="Ezek 24:12" parsed="|Ezek|24|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.12" />
<sup>12</sup> Ai më ka lodhur me gënjeshtrat e tij; pisllëku i madh i tij nuk po hiqet; pisllëku i tij do të marrë fund mbi zjarrin.
<scripture passage="Ezek 24:13" parsed="|Ezek|24|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.13" />
<sup>13</sup> Ka shthurje në papastërtinë tënde. Unë, pra, kërkova të të pastroj, por ti nuk je i pastër; nuk do të pastrohesh më nga papastërtia jote, deri sa të mos kem shfryrë mbi ty tërbimin tim.
<scripture passage="Ezek 24:14" parsed="|Ezek|24|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.14" />
<sup>14</sup> Unë, Zoti, fola; kjo gjë do të ndodhë, unë do ta kryej; nuk do të prapsem, nuk do të kem mëshirë, nuk do të pendohem. Ti do të gjykohesh sipas sjelljes tënde dhe sipas veprimeve e tua, thotë Zoti, Zoti".
<scripture passage="Ezek 24:15" parsed="|Ezek|24|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.15" />
<sup>15</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 24:16" parsed="|Ezek|24|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.16" />
<sup>16</sup> "Bir njeriu, ja, unë do të të heq me një goditje të vetme kënaqësinë e syve të tu; por ti mos u trishto, mos vajto dhe mos derdh asnjë lot.
<scripture passage="Ezek 24:17" parsed="|Ezek|24|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.17" />
<sup>17</sup> Vajto në heshtje, mos mbaj zi për të vdekurit, lidhe kokën me çallmë, mbath sandalet, mos e mbulo mjekrën dhe mos ha bukën e njerëzve që mbajnë zi".
<scripture passage="Ezek 24:18" parsed="|Ezek|24|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.18" />
<sup>18</sup> Në mëngjes i fola popullit dhe në mbrëmje më vdiq gruaja; të nesërmen në mëngjes veprova ashtu si më kishin urdhëruar.
<scripture passage="Ezek 24:19" parsed="|Ezek|24|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.19" />
<sup>19</sup> Populli atëherë më pyeti: "A do të na shpjegosh ç'kuptim ka për ne ajo që ti bën?".
<scripture passage="Ezek 24:20" parsed="|Ezek|24|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.20" />
<sup>20</sup> Unë u përgjigja: "Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 24:21" parsed="|Ezek|24|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.21" />
<sup>21</sup> I thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të përdhos shenjtëroren time, krenarinë e forcës suaj, kënaqësinë e syve tuaj, kënaqësinë e shpirtit tuaj; dhe bijtë tuaj dhe bijat tuaja që keni lënë do të rrëzohen nga shpata.
<scripture passage="Ezek 24:22" parsed="|Ezek|24|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.22" />
<sup>22</sup> Dhe ju do të bëni ashtu si bëra unë: nuk do ta mbuloni mjekrën dhe nuk do të hani bukën e njerëzve që mbajnë zi.
<scripture passage="Ezek 24:23" parsed="|Ezek|24|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.23" />
<sup>23</sup> Do të keni mbi kokë çallmat tuaja, sandalet tuaja te këmbët; nuk do të trishtoheni dhe nuk do të qani, por do ta hani veten për paudhësitë tuaja dhe do të vajtoni njeri me tjetrin.
<scripture passage="Ezek 24:24" parsed="|Ezek|24|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.24" />
<sup>24</sup> Kështu Ezekieli do të jetë për ju një shenjë; ju do të veproni për çdo gjë ashtu si veproi ai. Kur do të ndodhin këto gjëra, do të pranoni se unë jam Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 24:25" parsed="|Ezek|24|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.25" />
<sup>25</sup> Dhe ti, bir njeriu, ditën që atyre do t'u marr fortesën e tyre, gëzimin e lavdisë së tyre, kënaqësinë e syve të tyre, lakminë e shpirtit të tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre,
<scripture passage="Ezek 24:26" parsed="|Ezek|24|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.26" />
<sup>26</sup> atë ditë një ikanak do të vijë te ti që të të sjellë lajmin.
<scripture passage="Ezek 24:27" parsed="|Ezek|24|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.24.27" />
<sup>27</sup> Atë ditë ti do të hapësh gojën me ikanakun; atëherë ti do të flasësh dhe nuk do të jesh më memec, dhe do të jesh një shenjë për ta. Atëherë do të pranojnë se unë jam Zoti".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 25" progress="69.03%" prev="Ezek.24" next="Ezek.26" id="Ezek.25">
<h3 id="Ezek.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="Ezek.25-p1">
<scripture passage="Ezek 25:1" parsed="|Ezek|25|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 25:2" parsed="|Ezek|25|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, kthe fytyrën drejt bijve të Amonit dhe profetizo kundër tyre.
<scripture passage="Ezek 25:3" parsed="|Ezek|25|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.3" />
<sup>3</sup> U thuaj bijve të Amonit: Dëgjoni fjalën e Zotit, të Zotit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Duke qenë se ti the: "Ah, Ah", kundër shenjtërores sime kur ajo u përdhos, kundër vendit të Izraelit kur ai u shkretua  dhe kundër shtëpisë së Judës kur ajo  shkoi në robëri,
<scripture passage="Ezek 25:4" parsed="|Ezek|25|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.4" />
<sup>4</sup> prandaj ja, unë po të jap në dorë të bijve të lindjes, dhe ata do të ngrejnë fushimet e tyre në mesin tënd dhe në mesin tënd do të ngrenë vendbanimet e tyre; ata do të hanë frytet e tua dhe do të pijnë qumështin tënd.
<scripture passage="Ezek 25:5" parsed="|Ezek|25|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.5" />
<sup>5</sup> Unë do ta bëj Rabahun një vathë për devetë dhe vendin e bijve të Amonit një vathë për dhëntë; atëherë ti do të pranosh se unë jam Zoti".
<scripture passage="Ezek 25:6" parsed="|Ezek|25|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.6" />
<sup>6</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se ti ke rrahur duart, ke rrahur këmbët dhe je gëzuar në zemër me gjithë përçmimin tënd për vendin e Izraelit;
<scripture passage="Ezek 25:7" parsed="|Ezek|25|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.7" />
<sup>7</sup> prandaj ja, unë po shtrij dorën time kundër teje dhe do të të jap si plaçkë të kombeve, do të të shfaros nga popujt dhe do të të bëj të zhdukesh nga rendi i vendeve; do të të shkatërroj, kështu do të pranosh që unë jam Zoti".
<scripture passage="Ezek 25:8" parsed="|Ezek|25|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.8" />
<sup>8</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se Moabi dhe Seiri thonë: "Ja, shtëpia e Judës është si të gjitha kombet e tjera",
<scripture passage="Ezek 25:9" parsed="|Ezek|25|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.9" />
<sup>9</sup> prandaj ja, unë do të hap krahun e Moabit nga ana e qyteteve, nga ana e qyteteve që janë në kufijtë e tij, lulja e vendit, Beth-Jeshimothi, Baalmeoni dhe Kiriathaimi.
<scripture passage="Ezek 25:10" parsed="|Ezek|25|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.10" />
<sup>10</sup> Do ta jap pastaj në zotërim të bijve të lindjes, bashkë me bijtë e Amonit, me qëllim që bijtë e Amonit të mos kujtohen më midis kombeve.
<scripture passage="Ezek 25:11" parsed="|Ezek|25|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.11" />
<sup>11</sup> Kështu do të zbatoj gjykimet e mia mbi Moabin, dhe ata do të pranojnë që unë jam Zoti".
<scripture passage="Ezek 25:12" parsed="|Ezek|25|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.12" />
<sup>12</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Për atë që ka bërë Edomi duke marrë hak kundër shtëpisë së Judës, dhe sepse u bë shumë fajtor duke u hakmarrë kundër saj",
<scripture passage="Ezek 25:13" parsed="|Ezek|25|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.13" />
<sup>13</sup> kështu thotë Zoti, Zoti: "Unë do të shtrij dorën time kundër Edomit, do të shfaros njerëz dhe kafshë dhe do ta shkretoj; nga Themani deri në Dedan dhe do të bien nga shpata.
<scripture passage="Ezek 25:14" parsed="|Ezek|25|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.14" />
<sup>14</sup> Do ta kryej hakmarrjen time kundër Edomit me anën e popullit tim të Izraelit, që do të trajtojë Edomin sipas zemërimit tim dhe sipas tërbimit tim; kështu ata do të njohin hakmarrjen time", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 25:15" parsed="|Ezek|25|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.15" />
<sup>15</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se Filistejtë kanë qenë hakmarrës dhe kanë kryer hakmarrje me zemër plot përçmim për të shkatërruar, të shtyrë nga një armiqësi e vjetër",
<scripture passage="Ezek 25:16" parsed="|Ezek|25|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.16" />
<sup>16</sup> prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë do ta shtrij dorën time kundër Filistejve, do të shfaros Kerethejtë dhe do të shkatërroj kusurin e bregut të detit.
<scripture passage="Ezek 25:17" parsed="|Ezek|25|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.25.17" />
<sup>17</sup> Do të kryej kundër tyre një hakmarrje të madhe me ndëshkime të rënda; dhe do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do të kryej kundër tyre hakmarrjen time".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 26" progress="69.10%" prev="Ezek.25" next="Ezek.27" id="Ezek.26">
<h3 id="Ezek.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="Ezek.26-p1">
<scripture passage="Ezek 26:1" parsed="|Ezek|26|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.1" />
<sup>1</sup> Ndodhi në vitin e njëmbëdhjetë, ditën e parë të muajit, që fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:
<scripture passage="Ezek 26:2" parsed="|Ezek|26|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, duke qenë se Tiro ka folur kundër Jeruzalemit: "Ah, Ah! Porta e popujve është thyer, ajo është drejtuar nga unë; unë do të mbushem tani që ajo është prishur"".
<scripture passage="Ezek 26:3" parsed="|Ezek|26|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.3" />
<sup>3</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o Tiro. Do të bëj të ngrihen kundër teje shumë kombe, ashtu si deti bën të ngrihen valët e tij.
<scripture passage="Ezek 26:4" parsed="|Ezek|26|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.4" />
<sup>4</sup> Ata do të shkatërrojnë muret e Tiros dhe do të shembin kullat e tij; do të fshij prej tij edhe pluhurin e tij dhe do ta bëj si një shkëmb të zhveshur.
<scripture passage="Ezek 26:5" parsed="|Ezek|26|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.5" />
<sup>5</sup> Ai do të jetë një vend për të hedhur rrjetat në mes të detit, sepse unë fola", thotë Zoti, Zoti; "do të plaçkitet nga kombet;
<scripture passage="Ezek 26:6" parsed="|Ezek|26|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.6" />
<sup>6</sup> edhe bijat e tij që janë në fshat do të vriten nga shpata; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
<scripture passage="Ezek 26:7" parsed="|Ezek|26|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.7" />
<sup>7</sup> Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë sjell nga veriu kundër Tiros Nebukadnetsarin, mbretin e Babilonisë, mbretin e mbretërve, me kuaj, me qerre, me kalorës dhe një shumicë të madhe njerëzish.
<scripture passage="Ezek 26:8" parsed="|Ezek|26|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.8" />
<sup>8</sup> Ai do të vrasë me shpatë bijat e tua që janë në fshat, do të ngrejë kundër teje kulla, do të ndërtojë kundër teje një ledh dhe do të ngrejë kundër teje një çati mburojash.
<scripture passage="Ezek 26:9" parsed="|Ezek|26|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.9" />
<sup>9</sup> Do të drejtojë kundër mureve të tua deshtë e tij dhe do të rrëzojë kullat e tua me kazmat e tij.
<scripture passage="Ezek 26:10" parsed="|Ezek|26|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.10" />
<sup>10</sup> Për shkak të morisë së kuajve të tij do të mbulohesh nga pluhuri i tyre; muret e tua do të dridhen nga zhurma e kalorësve, të rrotave dhe të qerreve, kur të hyjë nëpër portat e tua, ashtu siç hyhet  në një qytet nëpër të cilin është hapur një  e çarë.
<scripture passage="Ezek 26:11" parsed="|Ezek|26|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.11" />
<sup>11</sup> Me këmbët e kuajve të tij do të shkelë tërë rrugët e tua, do të vrasë popullin tënd me shpatë dhe shtyllat e tua të fuqishme do të rrëzohen.
<scripture passage="Ezek 26:12" parsed="|Ezek|26|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.12" />
<sup>12</sup> Do të grabitin pasuritë e tua, do të plaçkitin mallrat e tua, do të rrëzojnë muret e tua, do të shkatërrojnë shtëpitë e tua të bukura, do të hedhin në mes të ujit gurët e tua, drurin tënd dhe tokën tënde.
<scripture passage="Ezek 26:13" parsed="|Ezek|26|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.13" />
<sup>13</sup> Do të bëj të pushojë zhurma e këngëve të tua dhe zëri i harpave të tua nuk do të dëgjohet më.
<scripture passage="Ezek 26:14" parsed="|Ezek|26|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.14" />
<sup>14</sup> Do të të bëj si një shkëmb të zhveshur; do të jesh një vend për të nderur rrjetat; nuk do të rindërtohesh më, sepse unë, Zoti, fola, thotë Zoti, Zoti".
<scripture passage="Ezek 26:15" parsed="|Ezek|26|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.15" />
<sup>15</sup> Kështu i thotë Zoti, Zoti, Tiros: "Në zhurmën e rënies sate, në rënkimin e të plagosurve për vdekje, në kërdinë që do të bëhet në mes teje, a nuk do të dridhen vallë ishujt?
<scripture passage="Ezek 26:16" parsed="|Ezek|26|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.16" />
<sup>16</sup> Atëherë princat e detit do të zbresin nga fronet e tyre, do të heqin mantelet e tyre dhe do të heqin rrobat e tyre të qëndisura; do të vishen me drithërim, do të ulen për tokë, do të dridhen në çdo  çast dhe do të jenë të tronditur thellë për  ty.
<scripture passage="Ezek 26:17" parsed="|Ezek|26|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.17" />
<sup>17</sup> Do të ngrenë një vajtim për ty dhe do të thonë: "Si je zhdukur, ti që ishe banuar nga princat e detit, qytet i famshëm, që ishe aq i fuqishëm në det? Ti dhe banorët e tu u kallje tmerrin gjithë atyre që banonin atje.
<scripture passage="Ezek 26:18" parsed="|Ezek|26|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.18" />
<sup>18</sup> Tani ishujt do të dridhen ditën e rënies sate, ishujt e detit do të tmerrohen nga fundi yt"".
<scripture passage="Ezek 26:19" parsed="|Ezek|26|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.19" />
<sup>19</sup> Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Kur të të bëj një qytet të shkretë si qytetet që nuk kanë banorë dhe kur të bëj të ngjitet humnera mbi ty dhe ujërat e mëdha të të mbulojnë,
<scripture passage="Ezek 26:20" parsed="|Ezek|26|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.20" />
<sup>20</sup> atëherë do të zbresësh me ata që zbresin në gropë, midis popullit të dikurshëm, do të të bëj të rrish në thellësitë e tokës, në vende të shkretuara qysh prej lashtësisë, me ata që zbresin në gropë  me qëllim që ti të mos banohesh më, por do të  jap shkëlqim mbi tokën e të gjallëve.
<scripture passage="Ezek 26:21" parsed="|Ezek|26|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.26.21" />
<sup>21</sup> Do të bëj një tmerr dhe nuk do të jesh më; do të të kërkojnë, por nuk do të të gjejnë kurrë më", thotë Zoti, Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 27" progress="69.18%" prev="Ezek.26" next="Ezek.28" id="Ezek.27">
<h3 id="Ezek.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="Ezek.27-p1">
<scripture passage="Ezek 27:1" parsed="|Ezek|27|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 27:2" parsed="|Ezek|27|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.2" />
<sup>2</sup> "Ti, bir njeriu, ngri për Tiron një vajtim,
<scripture passage="Ezek 27:3" parsed="|Ezek|27|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.3" />
<sup>3</sup> dhe i thuaj Tiros: O ti që je vendosur në hyrje të detit, ti që bën tregti me popujt në shumë ishuj, kështu thotë Zoti, Zoti: O Tiro, ti ke thënë: "Unë jam i një bukurie të përsosur".
<scripture passage="Ezek 27:4" parsed="|Ezek|27|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.4" />
<sup>4</sup> Kufijtë e tu janë në zemër të deteve; ndërtuesit e tu të kanë dhënë një bukuri të përsosur.
<scripture passage="Ezek 27:5" parsed="|Ezek|27|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.5" />
<sup>5</sup> E kanë bërë tërë lëndën e anijeve të tua me qipariset e Senirit, kanë marrë kedra të Libanit për të bërë direkun tënd kryesor;
<scripture passage="Ezek 27:6" parsed="|Ezek|27|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.6" />
<sup>6</sup> dhe i kanë bërë lopatat e tua me lis të Bashanit, e kanë bërë urën tënde me dru pylli të inkrustuar me fildish të sjellë nga ishujtë e Kitimit.
<scripture passage="Ezek 27:7" parsed="|Ezek|27|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.7" />
<sup>7</sup> Ishte prej liri të hollë të Egjiptit, e punuar me qëndisje, vela që ke shpalosur, që të të shërbente si flamur; ajo që të mbulonte ishte prej hiacinti dhe prej purpre dhe vinte nga ishujt e Elishahut.
<scripture passage="Ezek 27:8" parsed="|Ezek|27|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.8" />
<sup>8</sup> Banorët e Sidonit dhe të Arvadit ishin vozitësit e tu; të urtët e tu, o Tiro, ishin te ti; ata ishin pilotët e tu.
<scripture passage="Ezek 27:9" parsed="|Ezek|27|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.9" />
<sup>9</sup> Te ti ishin pleqtë e Gebalit dhe specialistët e tij për të riparuar tërë të çarat e tua; te ti ishin tërë anijet e detit dhe detarët e tyre për të shkëmbyer mallrat e tua.
<scripture passage="Ezek 27:10" parsed="|Ezek|27|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.10" />
<sup>10</sup> Ata të Persisë, të Ludit dhe të Putit ishin në ushtrinë tënde, si luftëtarë; ata varnin te ti mburojën dhe përkrenaren dhe të jepnin shkëlqim.
<scripture passage="Ezek 27:11" parsed="|Ezek|27|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.11" />
<sup>11</sup> Bijtë e Arvadit dhe ushtria jote ishin përreth mureve të tua dhe njerëz trima qëndronin mbi kullat e tua; ata i varnin mburojat e tyre përreth mureve të tua; ata e bënin kështu të përsosur bukurinë tënde.
<scripture passage="Ezek 27:12" parsed="|Ezek|27|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.12" />
<sup>12</sup> Tarshishi tregtonte me ty për shkak të bollëkut të pasurive të tua; në këmbim të mallrave të tua të jepte argjend, hekur, kallaj dhe plumb.
<scripture passage="Ezek 27:13" parsed="|Ezek|27|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.13" />
<sup>13</sup> Edhe Javani, Tubali dhe Mesheku bënin tregti me ty; në këmbim të mallrave të tua të jepnin njerëzore dhe vegla prej bronzi.
<scripture passage="Ezek 27:14" parsed="|Ezek|27|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.14" />
<sup>14</sup> Ata të shtëpisë së Togarmahut të jepnin në këmbim të mallrave të tua kuaj qëniet për tërheqje, kuaj vrapimi dhe mushka.
<scripture passage="Ezek 27:15" parsed="|Ezek|27|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.15" />
<sup>15</sup> Bijtë e Dedanit bënin tregti me ty; tregtia e shumë ishujve kalonte nga duart e tua; si shpërblim të jepnin dhëmbë fildishi dhe abanoz.
<scripture passage="Ezek 27:16" parsed="|Ezek|27|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.16" />
<sup>16</sup> Siria bënte tregti me ty për shkak të bollëkut të prodhimeve të tua; në këmbim të mallrave të tua të jepnin gurë të çmuar, purpur, stofa të qëndisur, pëlhura hiri të hollë, koral dhe rubin.
<scripture passage="Ezek 27:17" parsed="|Ezek|27|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.17" />
<sup>17</sup> Juda dhe vendi i Izraelit tregtonin me ty; në këmbim të mallrave të tua të jepnin grurë të Minithit, parfume, mjaltë, vaj dhe balsam.
<scripture passage="Ezek 27:18" parsed="|Ezek|27|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.18" />
<sup>18</sup> Damasku bënte tregti me ty për shkak të numrit të madh të prodhimeve të tua dhe për bollëkun e pasurive të tua me verë të Helbonit dhe me lesh të bardhë.
<scripture passage="Ezek 27:19" parsed="|Ezek|27|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.19" />
<sup>19</sup> Vedani dhe Javani sillnin nga Uzahu prodhime në këmbim të mallrave të tua; hekuri i punuar, kasia dhe kallami aromatik ishin ndër mallrat e tua të këmbimit.
<scripture passage="Ezek 27:20" parsed="|Ezek|27|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.20" />
<sup>20</sup> Dedani tregtonte me ty veshje për të kalëruar.
<scripture passage="Ezek 27:21" parsed="|Ezek|27|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.21" />
<sup>21</sup> Arabia dhe tërë princat e Kedarit bënin tregti me ty, duke bërë me ty shkëmbime në qengja, deshë dhe cjep.
<scripture passage="Ezek 27:22" parsed="|Ezek|27|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.22" />
<sup>22</sup> Tregtarët e Shebas dhe të Ramahut bënin tregti me ty; në këmbim të mallrave të tua ata të jepnin të gjitha aromat më të mira, lloj lloj gurësh të çmuar dhe ar.
<scripture passage="Ezek 27:23" parsed="|Ezek|27|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.23" />
<sup>23</sup> Herani, Kanehu, Edeni, tregtarët e Shebas, të Asirisë dhe të Kilmadit bënin tregti me ty.
<scripture passage="Ezek 27:24" parsed="|Ezek|27|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.24" />
<sup>24</sup> Në këmbim të mallrave të tua shkëmbenin me ty sende luksi, mantele të purpurta, stofa të qëndisura, arka rrobash të ndryshme, të lidhura me litarë.
<scripture passage="Ezek 27:25" parsed="|Ezek|27|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.25" />
<sup>25</sup> Anijet e Tarshishit transportonin mallrat e tua. Kështu u mbushe dhe u pasurove me të madhe në zemër të deteve.
<scripture passage="Ezek 27:26" parsed="|Ezek|27|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.26" />
<sup>26</sup> Vozitësit e tu të kanë çuar mbi shumë ujra, por era e lindjes të ka shkatërruar në zemër të deteve.
<scripture passage="Ezek 27:27" parsed="|Ezek|27|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.27" />
<sup>27</sup> Pasuritë e tua, mallrat e tua, prodhimet e tua, detarët e tu, pilotët e tu, ata që ndreqnin të çarat, trafikantët e mallrave të tua, tërë luftëtarët që janë te ti dhe gjithë ajo mori që është mes  teje do të bien në zemër të deteve ditën e  shkatërrimit tënd.
<scripture passage="Ezek 27:28" parsed="|Ezek|27|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.28" />
<sup>28</sup> Nga zhurma e britmës së pilotëve të tu fushat e hapura do të dridhen;
<scripture passage="Ezek 27:29" parsed="|Ezek|27|29|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.29" />
<sup>29</sup> tërë ata që përdorin lopatën, detarët dhe tërë pilotët e detit do të zbresin nga anijet e tyre dhe do të mbeten në breg.
<scripture passage="Ezek 27:30" parsed="|Ezek|27|30|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.30" />
<sup>30</sup> Do të bëjnë që të dëgjohet zëri i tyre mbi ty; do të klithin me trishtim, do të hedhin pluhur mbi kokën e tyre, do të rrokullisen në pluhur.
<scripture passage="Ezek 27:31" parsed="|Ezek|27|31|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.31" />
<sup>31</sup> Për shkakun tënd do të rruajnë kokën, do të vishen me thasë dhe do të qajnë për ty me trishtim të shpirtit, me një dhembje të thellë.
<scripture passage="Ezek 27:32" parsed="|Ezek|27|32|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.32" />
<sup>32</sup> Në ankthin e tyre do të ngrenë për ty një vajtim dhe do të vajtojnë për ty: "Kush është si Tiro, e shkatërruar në mes të detit?".
<scripture passage="Ezek 27:33" parsed="|Ezek|27|33|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.33" />
<sup>33</sup> Kur mallrat e tua dilnin nga detet, ngopje shumë popuj; me bollëkun e pasurive dhe të mallrave të tua pasuroje mbretërit e tokës.
<scripture passage="Ezek 27:34" parsed="|Ezek|27|34|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.34" />
<sup>34</sup> Por kur u theve nga detet në thellësinë e ujrave, mallrat e tua dhe tërë moria e njerëzve në mes teje kanë rënë.
<scripture passage="Ezek 27:35" parsed="|Ezek|27|35|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.35" />
<sup>35</sup> Të gjithë banorët e ishujve janë habitur prej teje; mbretërit e tyre i ka zënë një frikë e madhe, pamja e tyre është e tronditur.
<scripture passage="Ezek 27:36" parsed="|Ezek|27|36|0|0" osisRef="Bible:Ezek.27.36" />
<sup>36</sup> Tregtarët midis popujve fishkëllejnë mbi ty; je bërë një llahtarë dhe nuk do të ekzistosh më".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 28" progress="69.30%" prev="Ezek.27" next="Ezek.29" id="Ezek.28">
<h3 id="Ezek.28-p0.1">Chapter 28</h3>
<p id="Ezek.28-p1">
<scripture passage="Ezek 28:1" parsed="|Ezek|28|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit mu drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 28:2" parsed="|Ezek|28|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, i thuaj princit të Tiros: Kështu thotë Zoti, Zoti: Duke qenë se zemra jote është ngritur dhe ke thënë: "Unë jam një perëndi; unë ulem mbi një fron perëndish në zemrën e deteve", ndërsa  je një njeri dhe jo një perëndi, ndonëse e ke  bërë zemrën tënde si zemrën e Perëndisë.
<scripture passage="Ezek 28:3" parsed="|Ezek|28|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.3" />
<sup>3</sup> Ja, ti je më i urtë se Danieli, asnjë sekret nuk mbetet i fshehur për ty.
<scripture passage="Ezek 28:4" parsed="|Ezek|28|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.4" />
<sup>4</sup> Me diturinë tënde dhe zgjuarësinë tënde ke grumbulluar pasuri dhe ke mbledhur ar dhe argjend në thesaret e tua;
<scripture passage="Ezek 28:5" parsed="|Ezek|28|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.5" />
<sup>5</sup> me diturinë tënde të madhe, me tregtinë tënde ke rritur pasuritë e tua, dhe për shkak të pasurive të tua zemra jote është ngritur".
<scripture passage="Ezek 28:6" parsed="|Ezek|28|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.6" />
<sup>6</sup> Për këtë arsye kështu thotë Zoti, Zoti: "Me qenë se e ke bërë zemrën tënde si zemrën e Perëndisë,
<scripture passage="Ezek 28:7" parsed="|Ezek|28|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.7" />
<sup>7</sup> prandaj ja, unë do të sjell kundër teje kombet më të tmerrshme; këta do të zhveshin shpatat e tyre kundër shkëlqimit të diturisë sate dhe do të ndotin bukurinë tënde.
<scripture passage="Ezek 28:8" parsed="|Ezek|28|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.8" />
<sup>8</sup> Do të të zbresin në gropë dhe ti do të vdesësh nga vdekja e atyre që janë shpuar në zemër të deteve.
<scripture passage="Ezek 28:9" parsed="|Ezek|28|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.9" />
<sup>9</sup> A do të vazhdosh të thuash: "Unë jam një perëndi", përpara atij që do të të vrasë? Por do të jesh një njeri dhe jo një zot në duart e atij që do të të shpojë.
<scripture passage="Ezek 28:10" parsed="|Ezek|28|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.10" />
<sup>10</sup> Ti do të vdesësh nga vdekja e të parrethprerëve, nga dora e huaj, sepse unë fola", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 28:11" parsed="|Ezek|28|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.11" />
<sup>11</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 28:12" parsed="|Ezek|28|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.12" />
<sup>12</sup> "Bir njeriu ngri një vajtim për mbretin e Tiros dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ti ishe vula e përsosmërisë, tërë dituri dhe i përsosur nga bukuria.
<scripture passage="Ezek 28:13" parsed="|Ezek|28|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.13" />
<sup>13</sup> Ishe në Eden, në kopshtin e Perëndisë; ishte mbuluar me lloj lloj gurësh të çmuar: rubina, topaze, diamante, krizolit oniks, diaspre, safire, karbonke, smeralde dhe ar; punimi i dajreve të tua dhe  i flauteve të tua u përgatit për ty ditën që  ti u krijove.
<scripture passage="Ezek 28:14" parsed="|Ezek|28|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.14" />
<sup>14</sup> Ti ishe një kerubin i vajosur, një mbrojtës. Unë të kisha vënë në malin e shenjtë të Perëndisë dhe ti ecje në mes gurësh zjarri.
<scripture passage="Ezek 28:15" parsed="|Ezek|28|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.15" />
<sup>15</sup> Ti ishe i përsosur në rrugët e tua qysh nga dita që u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti çoroditja.
<scripture passage="Ezek 28:16" parsed="|Ezek|28|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.16" />
<sup>16</sup> Nga shkaku i bollëkut të tregtisë sate, u mbushe me dhunë dhe mëkatove; prandaj të kam përzënë si një profan nga mali i Perëndisë dhe të kam shkatërruar, o kerubin mbrojtës në mes gurësh zjarri.
<scripture passage="Ezek 28:17" parsed="|Ezek|28|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.17" />
<sup>17</sup> Zemra jote ishte ngritur për bukurinë tënde; ke korruptuar diturinë tënde për shkak të shkëlqimit tënd. Unë po të hedh për tokë, po të vë përpara mbretërve, me qëllim që të të shohin.
<scripture passage="Ezek 28:18" parsed="|Ezek|28|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.18" />
<sup>18</sup> Në morinë e paudhësive të tua, me ligësinë e tregtisë sate ke përdhosur shenjtëroret e tua. Prandaj nxora nga mesi yt një zjarr që të ka gllabëruar, dhe të kam katandisur në hi mbi tokë përpara syve të atyre që të shikonin.
<scripture passage="Ezek 28:19" parsed="|Ezek|28|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.19" />
<sup>19</sup> Tërë ata që të njihnin ndër popujt mbeten të habitur prej teje; je bërë objekt tmerri dhe nuk do të ekzistosh kurrë më".
<scripture passage="Ezek 28:20" parsed="|Ezek|28|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.20" />
<sup>20</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 28:21" parsed="|Ezek|28|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.21" />
<sup>21</sup> "Bir njeriu, kthe fytyrën drejt Sidonit dhe profetizo kundër tij,
<scripture passage="Ezek 28:22" parsed="|Ezek|28|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.22" />
<sup>22</sup> dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o Sidon, dhe do të përvëlohem në mes teje. Do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do të zbatoj në mes të tij gjykimet e mia dhe do të shënjtërohem tek ai.
<scripture passage="Ezek 28:23" parsed="|Ezek|28|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.23" />
<sup>23</sup> Do të dërgoj mbi të murtajën dhe gjak në rrugët e tij; në mes të tij do të bien të vrarët nga shpata, dërguar nga çdo anë kundër saj. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti.
<scripture passage="Ezek 28:24" parsed="|Ezek|28|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.24" />
<sup>24</sup> Dhe nuk do të ketë më për shtëpinë e Izraelit asnjë gjemb apo ferrë që midis gjithë fqinjve të tij që e përçmojnë. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti, Zoti".
<scripture passage="Ezek 28:25" parsed="|Ezek|28|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.25" />
<sup>25</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Kur të kem grumbulluar ata të shtëpisë së Izraelit nga mesi i popujve ndër të cilët janë shpërndarë dhe të shenjtërohem tek ata në sytë e kombeve, ata do të banojnë në vendin e tyre, që i dhashë shërbëtorit Jakob.
<scripture passage="Ezek 28:26" parsed="|Ezek|28|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.28.26" />
<sup>26</sup> Do të banojnë të sigurt, do të ndërtojnë shtëpi dhe do të mbjellin vreshta; po, do të banojnë të sigurt, kur do të zbatoj gjykimet e mia mbi të gjithë ata që i përçmojnë. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti, Perëndia i tyre".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 29" progress="69.39%" prev="Ezek.28" next="Ezek.30" id="Ezek.29">
<h3 id="Ezek.29-p0.1">Chapter 29</h3>
<p id="Ezek.29-p1">
<scripture passage="Ezek 29:1" parsed="|Ezek|29|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.1" />
<sup>1</sup> Vitin e dhjetë, në muajin e dhjetë, ditën e dymbëdhjetë të muajit, fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:
<scripture passage="Ezek 29:2" parsed="|Ezek|29|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, kthe fytyrën tënde kundër Faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe profetizo kundër tij dhe kundër tërë Egjiptit.
<scripture passage="Ezek 29:3" parsed="|Ezek|29|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.3" />
<sup>3</sup> Fol dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o Faraon, mbret i Egjiptit, dragua i madh, që rri në mes të lumenjve të tu dhe që ke thënë: "Lumi im është imi dhe e kam bërë unë vetë".
<scripture passage="Ezek 29:4" parsed="|Ezek|29|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.4" />
<sup>4</sup> Do të vendos gremça në nofullat e tua dhe do të bëj që peshqit e lumenjve të tu të ngjiten në luspat e tua; pastaj do të të bëj të dalësh në mes të lumenjve të tu dhe gjithë peshqit e lumenjve të tua do të ngjiten me luspat e tu.
<scripture passage="Ezek 29:5" parsed="|Ezek|29|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.5" />
<sup>5</sup> Do të të hedh në shkretëtirë, ty dhe tërë peshqit e lumenjve të tu, dhe do të biesh në fushë të hapur, nuk do të të varrosin as nuk do të mbledhën; do të të jap si ushqim kafshëve të tokës dhe shpendëve të qiellit.
<scripture passage="Ezek 29:6" parsed="|Ezek|29|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.6" />
<sup>6</sup> Atëherë tërë banorët e Egjiptit do të pranojnë që unë jam Zoti, sepse kanë qenë për shtëpinë e Izraelit si një mbështetje prej kallami.
<scripture passage="Ezek 29:7" parsed="|Ezek|29|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.7" />
<sup>7</sup> Kur të kanë kapur për dore, je thyer dhe u ke copëtuar atyre gjithë shpatullën; kur u mbështetën te ti, u theve dhe ke bërë të tronditen tërë ijët e tyre".
<scripture passage="Ezek 29:8" parsed="|Ezek|29|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.8" />
<sup>8</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë do të sjell mbi ty shpatën dhe do të shkatërroj mes teje njerëz dhe kafshë;
<scripture passage="Ezek 29:9" parsed="|Ezek|29|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.9" />
<sup>9</sup> kështu vendi i Egjiptit do të bëhet një mjerim dhe një shkreti, dhe do të pranojnë që unë jam Zoti, sepse ai ka thënë: "Lumi është imi dhe e kam bërë unë vetë".
<scripture passage="Ezek 29:10" parsed="|Ezek|29|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.10" />
<sup>10</sup> Prandaj ja, unë jam kundër teje dhe lumit tënd; do ta katandis vendin e Egjiptit në një mjerim të plotë dhe në shkreti nga Migdoli deri në Sienë, deri në kufijtë me Etiopinë.
<scripture passage="Ezek 29:11" parsed="|Ezek|29|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.11" />
<sup>11</sup> Nuk do të kalojë asnjë këmbë njeriu, as do të kalojë ndonjë këmbë kafshe, dhe nuk do të banohet për dyzet vjetë me radhë.
<scripture passage="Ezek 29:12" parsed="|Ezek|29|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.12" />
<sup>12</sup> Do të bëj vendin e Egjiptit një shkreti midis vendeve të shkretuara, dhe qytetet e tij do të jenë një shkreti për dyzet vjet, në mes të qyteteve të shkatërruara; do t'i shpërndaj Egjiptasit midis  kombeve dhe do t'i hedh nëpër vende të ndryshme".
<scripture passage="Ezek 29:13" parsed="|Ezek|29|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.13" />
<sup>13</sup> Megjithatë kështu thotë Zoti, Zoti. "Në fundin e dyzet vjetëve unë do t'i bashkoj Egjiptasit ndër popujt nëpër të cilët ishin shpërndarë.
<scripture passage="Ezek 29:14" parsed="|Ezek|29|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.14" />
<sup>14</sup> Do t'i riçoj Egjiptasit në shtëpi nga robëria dhe do t'i bëj që të kthehen në vendin e Pathrosit, në vendlindjen e tyre, dhe atje do të jenë një mbretëri e përulur.
<scripture passage="Ezek 29:15" parsed="|Ezek|29|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.15" />
<sup>15</sup> Do të jetë më e përulura midis mbretërive dhe nuk do të ngrihet më mbi kombet; do të pakësoj numrin e tyre, me qëllim që të mos sundojë më mbi kombet.
<scripture passage="Ezek 29:16" parsed="|Ezek|29|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.16" />
<sup>16</sup> Ai nuk do të jetë më burim besimi për shtëpinë e Izraelit, por do t'u kujtojë fajin kur u drejtoheshin për ndihmë. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti, Zoti".
<scripture passage="Ezek 29:17" parsed="|Ezek|29|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.17" />
<sup>17</sup> Në vitin e njëzeteshtatë, në muajin e parë, ditën e parë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 29:18" parsed="|Ezek|29|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.18" />
<sup>18</sup> "Bir njeriu, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, e vuri ushtrinë e tij në një shërbim të rëndë kundër Tiros; çdo kokë është bërë e shogët dhe çdo shpatull e rrjepur; por as ai, as ushtria e tij nuk  kanë nxjerrë nga Tiro ndonjë shpërblim për  mundin që kanë bërë kundër tij".
<scripture passage="Ezek 29:19" parsed="|Ezek|29|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.19" />
<sup>19</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë i jap Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, vendin e Egjiptit; ai do të marrë pasuritë e tij; ai do të marrë me vete robër dhe do ta plaçkitë; dhe ky do të jetë shpërblimi për ushtrinë e tij.
<scripture passage="Ezek 29:20" parsed="|Ezek|29|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.20" />
<sup>20</sup> Për mundin që ke bërë kundër tij unë i jap vendin e Egjiptit, sepse kanë punuar për mua", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 29:21" parsed="|Ezek|29|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.29.21" />
<sup>21</sup> "Atë ditë unë do ta rilind fuqinë e shtëpisë së Izraelit dhe do të hap gojën tënde në mes të tyre. Atëherë ata do të pranojnë që unë jam Zoti".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 30" progress="69.48%" prev="Ezek.29" next="Ezek.31" id="Ezek.30">
<h3 id="Ezek.30-p0.1">Chapter 30</h3>
<p id="Ezek.30-p1">
<scripture passage="Ezek 30:1" parsed="|Ezek|30|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 30:2" parsed="|Ezek|30|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Vajtoni: "Medet, dita!".
<scripture passage="Ezek 30:3" parsed="|Ezek|30|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.3" />
<sup>3</sup> Sepse dita është afër, është e afërt dita e Zotit; do të jetë një ditë me re, koha e kombeve.
<scripture passage="Ezek 30:4" parsed="|Ezek|30|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.4" />
<sup>4</sup> Shpata do të bjerë mbi Egjipt dhe do të krijojë ankth në Etiopi kur në Egjipt të bien të plagosurit për vdekje, do të shpien larg pasuritë e tij dhe themelet e tij do të përmbysen.
<scripture passage="Ezek 30:5" parsed="|Ezek|30|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.5" />
<sup>5</sup> Etiopia, Puti, Ludi, tërë përzierja e popujve të ndryshëm, Kubi dhe bijtë e vendeve aleate do të rrëzohen bashkë me ta nga shpata".
<scripture passage="Ezek 30:6" parsed="|Ezek|30|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.6" />
<sup>6</sup> Kështu thotë Zoti: "Ata që përkrahin Egjiptin do të rrëzohen, krenaria e pushtetit të tij do të bjerë; nga Migdoli deri në Sienë do të bien aty nga shpata", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 30:7" parsed="|Ezek|30|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.7" />
<sup>7</sup> "Do të shkretohen në mes të tokave të shkretuara dhe qytetet e tyre do të jenë në mes të qyteteve të shkatërruara.
<scripture passage="Ezek 30:8" parsed="|Ezek|30|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.8" />
<sup>8</sup> Do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do t'i vë zjarrin Egjiptit dhe të gjithë përkrahësit e tij do të shtypen.
<scripture passage="Ezek 30:9" parsed="|Ezek|30|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.9" />
<sup>9</sup> Atë ditë do të nisen në praninë time lajmëtarë mbi anije, që do të trembin Etiopinë e shkujdesur; dhe një ankth i madh do t'i pushtojë ata si në ditën e Egjiptit. Po, ja gjëja është duke ndodhur".
<scripture passage="Ezek 30:10" parsed="|Ezek|30|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.10" />
<sup>10</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do ti jap fund zhurmës së Egjiptit, me anë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë.
<scripture passage="Ezek 30:11" parsed="|Ezek|30|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.11" />
<sup>11</sup> Ai dhe populli i tij bashkë me të, më të tmerrshmit midis kombeve, do të vijnë për të shkatërruar vendin; do të zhveshin shpatat e tyre kundër Egjiptit dhe do të mbushin vendin me të vrarë.
<scripture passage="Ezek 30:12" parsed="|Ezek|30|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.12" />
<sup>12</sup> Do t'i thaj lumenjtë dhe do t'ia shes vendin njerëzve të këqij; dhe nëpërmjet të të huajve do ta bëj të shkretuar vendin dhe gjithçka ai përmban. Unë, Zoti, fola".
<scripture passage="Ezek 30:13" parsed="|Ezek|30|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.13" />
<sup>13</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të shkatërroj idhujt dhe do t'i zhduk perënditë e rreme nga Nofi; nuk do të ketë më princ nga vendi i Egjiptit dhe do të kall frikën në vendin e Egjiptit.
<scripture passage="Ezek 30:14" parsed="|Ezek|30|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.14" />
<sup>14</sup> Do të bëj të shkretuar Pathrosin, do t'i vë zjarrin Tsoanit, do të zbatoj gjykimet e mia mbi Nonë,
<scripture passage="Ezek 30:15" parsed="|Ezek|30|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.15" />
<sup>15</sup> do ta derdh tërbimin tim mbi Sin, mbi kalanë e Egjiptit dhe do të shfaros turmat e Nosë.
<scripture passage="Ezek 30:16" parsed="|Ezek|30|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.16" />
<sup>16</sup> Do t'i vë zjarrin Egjiptit: Sini do të shtrëmbërohet nga dhimbja, Noja do të shqyhet, Nofi do të jetë në ankth çdo ditë.
<scripture passage="Ezek 30:17" parsed="|Ezek|30|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.17" />
<sup>17</sup> Të rinjtë e Avenit dhe të Pibesethit do të bien nga shpata dhe këto dy qytete do të shkojnë në robëri.
<scripture passage="Ezek 30:18" parsed="|Ezek|30|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.18" />
<sup>18</sup> Në Tahpanhes dita do të erret, kur aty unë do të coptoj zgjedhat e imponuara nga Egjipti; dhe tek ajo do të mpaket krenaria e forcës së saj. Sa për atë, një re do ta mbulojë dhe bijat e saj do të shkojnë në robëri.
<scripture passage="Ezek 30:19" parsed="|Ezek|30|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.19" />
<sup>19</sup> Kështu do të zbatoj gjykimet e mia mbi Egjiptin. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
<scripture passage="Ezek 30:20" parsed="|Ezek|30|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.20" />
<sup>20</sup> Vitin e njëmbëdhjetë, muajin e parë, ditën e shtatë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 30:21" parsed="|Ezek|30|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.21" />
<sup>21</sup> "Bir njeriu, unë theva krahun e Faraonit, mbretit të Egjiptit; dhe ja, nuk u lidh duke vënë ilaçe as u mbështoll me rrypa që ta bënin mjaft të fortë për të përdorur shpatën".
<scripture passage="Ezek 30:22" parsed="|Ezek|30|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.22" />
<sup>22</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër Faraonit, mbretit të Egjiptit, për t'ia coptuar krahët, si atë të fortin ashtu edhe krahun tashmë të thyer, dhe do ta bëj që t'i bjerë shpata nga dora.
<scripture passage="Ezek 30:23" parsed="|Ezek|30|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.23" />
<sup>23</sup> Do t'i shpërndaj pastaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t'i përhap në vende të ndryshme.
<scripture passage="Ezek 30:24" parsed="|Ezek|30|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.24" />
<sup>24</sup> Do të forcoj krahët e mbretit të Babilonisë dhe do t'i vë në dorë shpatën time, por do të coptoj krahët e Faraonit që do të rënkojë para tij, si rënkon një njeri i plagosur për vdekje.
<scripture passage="Ezek 30:25" parsed="|Ezek|30|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.25" />
<sup>25</sup> Kështu do të forcoj krahët e mbretit të Babilonisë, por krahët e Faraonit do të rrëzohen; do të pranojnë që unë jam Zoti, kur ti vë në dorë mbretit të Babilonisë shpatën time, dhe ky do ta shtrijë kundër vendit të Egjiptit.
<scripture passage="Ezek 30:26" parsed="|Ezek|30|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.30.26" />
<sup>26</sup> Do t'i shpërndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t'i përhap në vende të ndryshme. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 31" progress="69.57%" prev="Ezek.30" next="Ezek.32" id="Ezek.31">
<h3 id="Ezek.31-p0.1">Chapter 31</h3>
<p id="Ezek.31-p1">
<scripture passage="Ezek 31:1" parsed="|Ezek|31|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.1" />
<sup>1</sup> Vitin e njëmbëdhjetë, muajin e tretë, ditën e parë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 31:2" parsed="|Ezek|31|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, i thuaj Faraonit, mbretit të Egjiptit dhe turmës së tij: Kujt i ngjet ti në madhështinë tënde?
<scripture passage="Ezek 31:3" parsed="|Ezek|31|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.3" />
<sup>3</sup> Ja, Asiria jote ishte një kedër Libani, me degë të bukura, me hijen e një pylli, me trung të gjatë dhe me majë që ngrihej midis degëve të dëndura.
<scripture passage="Ezek 31:4" parsed="|Ezek|31|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.4" />
<sup>4</sup> Ujrat e bënin të rritej, uji i nëndheshëm e kishte bërë të lartë, me lumenjtë e tij që rridhnin rreth e qark vendit ku ishte mbjellë, ndërsa u dërgonte rrëketë e tij tërë drurëve të fushës.
<scripture passage="Ezek 31:5" parsed="|Ezek|31|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.5" />
<sup>5</sup> Prandaj lartësia e saj ishte ngritur mbi të gjithë drurët e fushës, degët e tij ishin shumuar, ato ishin zgjatur nga bollëku i ujrave gjatë rritjes së tij.
<scripture passage="Ezek 31:6" parsed="|Ezek|31|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.6" />
<sup>6</sup> Tërë zogjtë e qiellit bënin folenë midis degëve të tij, tërë kafshët e fushës pillnin nën degët e tij, dhe të gjitha kombet e mëdhenj rrinin në hijen e tij.
<scripture passage="Ezek 31:7" parsed="|Ezek|31|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.7" />
<sup>7</sup> Ishte i bukur në madhështinë e tij për gjatësinë e degëve të tij, sepse rrënja e tij ndodhej pranë ujrave të bollshme.
<scripture passage="Ezek 31:8" parsed="|Ezek|31|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.8" />
<sup>8</sup> Kedrat nuk ia kalonin në kopshtin e Perëndisë, selvitë nuk arrinin të barazonin degët e tij dhe gështenjat nuk ishin as si degët e tij me gjethe; asnjë dru në kopshtin e Perëndisë nuk ishte i barabartë me të nga bukuria.
<scripture passage="Ezek 31:9" parsed="|Ezek|31|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.9" />
<sup>9</sup> E kisha bërë të bukur në bollëkun e degëve të tij, prandaj e kishin zili të gjithë drurët e Edenit, që ndodheshin në kopshtin e Perëndisë".
<scripture passage="Ezek 31:10" parsed="|Ezek|31|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.10" />
<sup>10</sup> Prandaj, kështu thotë Zoti, Zoti: "Me qenë se është ngritur në lartësi dhe ka vënë majën e tij ndër degë të dendura dhe zemra e tij u bë krenare për shkak të lartësisë së tij,
<scripture passage="Ezek 31:11" parsed="|Ezek|31|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.11" />
<sup>11</sup> do ta jap në dorë të kombit më të fuqishëm, me qëllim që të bëjë me të çfarë i pëlqen; unë e përzura për shkak të ligësisë së tij.
<scripture passage="Ezek 31:12" parsed="|Ezek|31|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.12" />
<sup>12</sup> Të huajt, më të tmerrshmit e kombeve, e prenë dhe e braktisën; degët e tij kanë rënë në male dhe në të gjitha luginat, degët e tij ndodhen të thyera pranë të gjitha rrjedhave ujore të vendit; tërë  popujt e dheut kanë zbritur duke u larguar  nga hija e tij dhe e kanë braktisur.
<scripture passage="Ezek 31:13" parsed="|Ezek|31|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.13" />
<sup>13</sup> Mbi rrënojat e tij vijnë e qëndrojnë tërë zogjt e qiellit dhe mbi degët e tij janë të gjitha kafshët e fushës,
<scripture passage="Ezek 31:14" parsed="|Ezek|31|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.14" />
<sup>14</sup> kështu që asnjë dru i mbjellë pranë ujrave të mos krenohet për lartësinë e tij, të mos e nxjerrë më majën e tij midis degëve të dëndura dhe që asnjë dru që pi ujë të ngrihet me forcën e tij mbi lartësinë  e tij, sepse të gjithë i janë caktuar  vdekjes, thellësive të tokës, midis bijve të njerëzve, midis atyre që zbresin në gropë".
<scripture passage="Ezek 31:15" parsed="|Ezek|31|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.15" />
<sup>15</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ditën që zbriti në Sheol e bëra ditë zie; për të e mbulova humnerën, ndala lumenjtë e tij dhe ujrat e mëdha u ndalën; për të mbajti zi Libani dhe për të u thanë gjithë drurët e fushës.
<scripture passage="Ezek 31:16" parsed="|Ezek|31|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.16" />
<sup>16</sup> Me zhurmën e rënies së tij i bëra të dridhen kombet, kur e bëra të zbresë në Sheol bashkë me ata që zbresin në gropë; dhe në thellësitë e tokës u përdëlluan të gjitha drurët e Edenit, më të zgjedhurit  dhe më të bukurit e Libanit, të gjithë  ata që pinin ujrat.
<scripture passage="Ezek 31:17" parsed="|Ezek|31|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.17" />
<sup>17</sup> Edhe ata zbritën bashkë me të në Sheol në mes të atyre që u vranë nga shpata, po, ata që ishin krahu i tij dhe qëndronin në hijen e tij në mes të kombeve.
<scripture passage="Ezek 31:18" parsed="|Ezek|31|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.31.18" />
<sup>18</sup> Kujt i ngjan ti, pra, për nga lavdia dhe madhështia midis drurëve të Edenit? Megjithatë u plandose bashkë me drurët e Edenit në thellësitë e tokës; do të qëndrosh në mes të të parrethprerëve, bashkë  me ata që janë vrarë nga shpata. Ja ç'do  t'i ndodhë Faraonit dhe gjithë turmës së tij", thotë Zoti, Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 32" progress="69.65%" prev="Ezek.31" next="Ezek.33" id="Ezek.32">
<h3 id="Ezek.32-p0.1">Chapter 32</h3>
<p id="Ezek.32-p1">
<scripture passage="Ezek 32:1" parsed="|Ezek|32|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e dymbëdhjetë, në muajin e dymbëdhjetë, ditën e parë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 32:2" parsed="|Ezek|32|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, nis një vajtim për Faraonin, mbretin e Egjiptit, dhe i thuaj: Ti i ngjason një luani të vogël midis kombeve; ishe si një dragua në dete dhe hidheshe në lumenjtë e tu, duke i trazuar ujrat  me këmbët e tua dhe duke i turbulluar  lumenjtë".
<scripture passage="Ezek 32:3" parsed="|Ezek|32|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.3" />
<sup>3</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të shtrij mbi ty rrjetën time me një kuvend të shumë popujve që do të ngrenë lart me rrjetën time.
<scripture passage="Ezek 32:4" parsed="|Ezek|32|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.4" />
<sup>4</sup> Pastaj do të braktis mbi tokë dhe do të të hedh në fushë të hapur, do të bëj që të ulen mbi ty të gjitha shpendët e qiellit dhe do t'i ngop me ty kafshët e gjithë dheut.
<scripture passage="Ezek 32:5" parsed="|Ezek|32|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.5" />
<sup>5</sup> Do ta hedh mishin tënd mbi male dhe do t'i mbush luginat me togun e skeletit tënd.
<scripture passage="Ezek 32:6" parsed="|Ezek|32|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.6" />
<sup>6</sup> Do t'i jap gjithashtu tokës të pijë nga rrjedha e gjakut tënd, deri te malet, dhe shtretërit e lumenjve do të mbushen me ty.
<scripture passage="Ezek 32:7" parsed="|Ezek|32|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.7" />
<sup>7</sup> Kur të të shuaj, do t'i mbuloj qiejt dhe do t'i errësoj yjet, do ta zë diellin me një re dhe hëna nuk do të japë më dritën e saj.
<scripture passage="Ezek 32:8" parsed="|Ezek|32|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.8" />
<sup>8</sup> Mbi ty do të errësoj të gjithë ndriçuesit e shkëlqyer në qiell dhe do të dërgoj terrin në vendin tënd", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 32:9" parsed="|Ezek|32|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.9" />
<sup>9</sup> "Do të pikëlloj zemrën e shumë popujve, kur të bëj që të vijë shkatërrimi yt midis kombeve, në vende që ti nuk i njeh.
<scripture passage="Ezek 32:10" parsed="|Ezek|32|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.10" />
<sup>10</sup> Do të bëj që shumë popuj të çuditen me ty dhe mbretërit e tyre do t'i pushtojë një tmerr i madh për shkakun tënd, kur të vringëllij shpatën time para tyre; secili prej tyre do të dridhet në çdo çast për jetën e tij, ditën e rënies sate".
<scripture passage="Ezek 32:11" parsed="|Ezek|32|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.11" />
<sup>11</sup> Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Shpata e mbretit të Babilonisë do të bjerë mbi ty.
<scripture passage="Ezek 32:12" parsed="|Ezek|32|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.12" />
<sup>12</sup> Do të bëj që turma jote të rrëzohet nga shpata e burrave të fuqishëm, që janë më të tmerrshmit ndër kombet; ata do të shkatërrojnë krenarinë e Egjiptit dhe gjithë turmat e tij do të asgjësohen.
<scripture passage="Ezek 32:13" parsed="|Ezek|32|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.13" />
<sup>13</sup> Do të bëj që të ngordhë krejt gjëja e gjallë e tij mbi brigjet e ujrave të mëdha, që nuk do të turbullohen më nga këmba e njeriut, as thundra e kafshëve nuk do t'i turbullojë.
<scripture passage="Ezek 32:14" parsed="|Ezek|32|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.14" />
<sup>14</sup> Atëherë do t'i lë të qetësohen ujrat e tyre dhe do të bëj që lumenjtë e tyre të rrjedhin si vaj", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 32:15" parsed="|Ezek|32|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.15" />
<sup>15</sup> "Kur do ta kem bërë të shkretë vendin e Egjiptit dhe vendi të jetë zhveshur nga çdo gjë që kishte, kur do të kem goditur gjithë banorët e tij, atëherë do të pranojnë se unë jam Zoti.
<scripture passage="Ezek 32:16" parsed="|Ezek|32|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.16" />
<sup>16</sup> Ky është një vajtim që do të ngrenë për të, do ta ngrenë për bijat e kombeve; do ta ngrenë për Egjiptin dhe gjithë turmat e tij", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 32:17" parsed="|Ezek|32|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.17" />
<sup>17</sup> Vitin e dymbëdhjetë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit mu drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 32:18" parsed="|Ezek|32|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.18" />
<sup>18</sup> "Bir njeriu, merrja një vajtimi për turmën e Egjiptit dhe zbrite në thellësinë e tokës, atë dhe bijat e kombeve të famshëm, që bashkë me ata zbresin në gropë.
<scripture passage="Ezek 32:19" parsed="|Ezek|32|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.19" />
<sup>19</sup> Vallë kujt ia kalon nga bukuria? Zbrit dhe zër vend midis atyre që nuk janë rrethprerë.
<scripture passage="Ezek 32:20" parsed="|Ezek|32|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.20" />
<sup>20</sup> Ata do të bien në mes të atyre që janë vrarë nga shpata. Ai i është dorëzuar shpatës; e tërheqin me gjithë turmat e tij.
<scripture passage="Ezek 32:21" parsed="|Ezek|32|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.21" />
<sup>21</sup> Trimat më të fortë, bashkë me ata që e ndihmonin, do t'i flasin në mes të Sheolit: "Kanë zbritur dhe kanë zënë vend bashkë me ata që nuk janë rrethprerë, bashkë me ata që i ka shpuar shpata?".
<scripture passage="Ezek 32:22" parsed="|Ezek|32|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.22" />
<sup>22</sup> Atje është Asiria me gjithë turmën e saj, me varret e saj përreth; janë të gjithë të vrarë, të rënë nga shpata.
<scripture passage="Ezek 32:23" parsed="|Ezek|32|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.23" />
<sup>23</sup> Varret e tyre janë vendosur në thellësinë e gropës dhe turma e saj është rreth varrit të tij; të gjithë janë të vrarë nga shpata, ata që përhapin tmerrin mbi dheun e të gjallëve.
<scripture passage="Ezek 32:24" parsed="|Ezek|32|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.24" />
<sup>24</sup> Atje është Elami me gjithë turmën e tij rreth varrit të tij; janë të gjithë të vrarë, të rrëzuar nga shpata, që kanë zbritur pa u rrethprerë në thellësi të tokës, ata që përhapnin tmerr mbi dheun  e të gjallëve; tani ata mbajnë turpin e tyre  me ata që zbresin në gropë.
<scripture passage="Ezek 32:25" parsed="|Ezek|32|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.25" />
<sup>25</sup> Kanë vënë shtratin e tij në mes të të vrarëve me gjithë turmën e tij, me varret e tyre rreth tij; të gjithë nuk janë rrethprerë, janë shpuar nga shpata, sepse kishin përhapur tmerrin mbi dheun e të  gjallëve; por tani e mbajnë turpin e tyre me  ata që zbresin në gropë; janë vendosur në mes të të vrarëve.
<scripture passage="Ezek 32:26" parsed="|Ezek|32|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.26" />
<sup>26</sup> Atje është Mesheku, Tubali, dhe tërë turma e tyre, me varret e tyre rreth tij; të gjithë nuk janë rrethprerë, janë shpuar nga shpata, sepse përhapin tmerrin mbi dheun e të gjallëve.
<scripture passage="Ezek 32:27" parsed="|Ezek|32|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.27" />
<sup>27</sup> Nuk rrijnë me heronjtë e rënë të atyre që nuk janë rrethprerë, që kanë zbritur në Sheol me armët e tyre të luftës dhe që shpatat e tyre janë vënë nën kokat e tyre; por ndëshkimi i paudhësive të tyre  do t'u ngjitet kockave të tyre, megjithëse  tmerri i këtyre trimave ishte i madh mbi dheun e të gjallëve.
<scripture passage="Ezek 32:28" parsed="|Ezek|32|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.28" />
<sup>28</sup> Po, ti do të copëtohesh në mes të atyre që nuk janë rrethprerë dhe do të qëndrosh bashkë me ata që janë shpuar nga shpata.
<scripture passage="Ezek 32:29" parsed="|Ezek|32|29|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.29" />
<sup>29</sup> Atje është Edomi, me të gjithë mbretërit e tij dhe me të tërë princat e tij, të cilët, megjithë trimërinë e tyre, janë vendosur bashkë me ata që janë shpuar nga shpata. Edhe këta rrinë bashkë me ata  që nuk janë rrethprerë dhe me ata që zbresin  në gropë.
<scripture passage="Ezek 32:30" parsed="|Ezek|32|30|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.30" />
<sup>30</sup> Atje janë tërë princat e veriut dhe tërë Sidonasit që kanë zbritur bashkë me ata që janë shpuar të hutuar për shkak të tmerrit që u kallnin me fuqitë e tyre. Qëndrojnë të parrethprerë bashkë me ata  që janë shpuar nga shpata dhe mbajnë turpin  e tyre bashkë me ata që zbresin në gropë.
<scripture passage="Ezek 32:31" parsed="|Ezek|32|31|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.31" />
<sup>31</sup> Faraoni do t'i shohë dhe do të ngushëllohet për të gjithë turmën e tij; Faraoni dhe tërë ushtria e tij do të shpohen nga shpata", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 32:32" parsed="|Ezek|32|32|0|0" osisRef="Bible:Ezek.32.32" />
<sup>32</sup> "Ndonëse e lashë të përhapë tmerrin e tij mbi dheun e të gjallëve, Faraoni me gjithë turmën e tij, do të vihet të qëndrojë në mes të atyre që nuk janë rrethprerë, me ata që janë shpuar nga shpata", thotë Zoti, Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 33" progress="69.79%" prev="Ezek.32" next="Ezek.34" id="Ezek.33">
<h3 id="Ezek.33-p0.1">Chapter 33</h3>
<p id="Ezek.33-p1">
<scripture passage="Ezek 33:1" parsed="|Ezek|33|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 33:2" parsed="|Ezek|33|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, folu bijve të popullit tënd dhe u thuaj atyre: Kur të sjell shpatën kundër një vendi dhe populli i atij vendi merr një burrë nga kufijtë e tij dhe e vë si sogjetar,
<scripture passage="Ezek 33:3" parsed="|Ezek|33|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.3" />
<sup>3</sup> në rast se e sheh shpatën që vjen kundër vendit, dhe i bie borisë dhe lajmëron popullin,
<scripture passage="Ezek 33:4" parsed="|Ezek|33|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.4" />
<sup>4</sup> kushdo që dëgjon borinë, por nuk i vë veshin paralajmërimit, në rast se shpata vjen dhe e merr me vete, gjaku i tij do të bjerë mbi kokën e vet.
<scripture passage="Ezek 33:5" parsed="|Ezek|33|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.5" />
<sup>5</sup> Ai ka dëgjuar zërin e borisë, por nuk i ka vënë veshin paralajmërimit, gjakun e tij do ta ketë mbi vete. Por ai që ka marrë parasysh paralajmërimin, do të shpëtojë jetën e tij.
<scripture passage="Ezek 33:6" parsed="|Ezek|33|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.6" />
<sup>6</sup> Por në rast se sogjetari sheh shpatën që po vjen dhe nuk i bie borisë për të paralajmëruar popullin, dhe shpata vjen dhe merr me vete ndonjë prej tyre, ky do të çohet tutje për shkak të paudhësisë  së tij, por për gjakun e tij do t'i kërkoj  llogari sogjetarit.
<scripture passage="Ezek 33:7" parsed="|Ezek|33|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.7" />
<sup>7</sup> Kështu, o bir njeriu, të kam vendosur si roje për shtëpinë e Izraelit; prandaj dëgjo fjalën e gojës sime dhe i lajmëro nga ana ime.
<scripture passage="Ezek 33:8" parsed="|Ezek|33|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.8" />
<sup>8</sup> Kur i them të pabesit: "I pabesë, ti do të vdesësh me siguri", dhe ti nuk flet për të paralajmëruar të pabesin që të largohet nga rruga e tij, ai i pabesë do të vdesë për shkak të paudhësisë së tij,  por për gjakun e tij do t'i kërkojë llogari  dorës sate.
<scripture passage="Ezek 33:9" parsed="|Ezek|33|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.9" />
<sup>9</sup> Por në rast se ti e paralajmëron të pabesin që të largohet nga rruga e tij dhe ai nuk largohet prej saj, ai do të vdesë për shkak të paudhësisë së tij, por ti do ta shpëtosh shpirtin tënd.
<scripture passage="Ezek 33:10" parsed="|Ezek|33|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.10" />
<sup>10</sup> Tani, bir njeriu, i thuaj shtëpisë së Izraelit: Ju thoni kështu: "Në rast se shkeljet tona dhe mëkatet tona janë mbi ne dhe për shkak të tyre vuajmë, si do të mund të jetojmë?".
<scripture passage="Ezek 33:11" parsed="|Ezek|33|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.11" />
<sup>11</sup> U thuaj atyre: Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "unë nuk kënaqem me vdekjen e të pabesit, por që i pabesi të ndryshojë rrugën e tij dhe të jetojë; konvertohuni, konvertohuni  nga rrugët tuaja të këqija. Pse vallë duhet  të vdisni, o shtëpi e Izraelit?
<scripture passage="Ezek 33:12" parsed="|Ezek|33|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.12" />
<sup>12</sup> Prandaj ti, bir njeriu, u thuaj bijve të popullit tënd: Drejtësia e të drejtit nuk do ta shpëtojë atë ditën e mëkatit të tij; po kështu pabesia e të pabesit nuk do ta rrëzojë ditën kur ai të largohet  nga pabesia e tij, dhe i drejti nuk do të  mund të jetojë për shkak të drejtësisë së tij ditën që do të kryejë mëkate.
<scripture passage="Ezek 33:13" parsed="|Ezek|33|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.13" />
<sup>13</sup> Kur i them të drejtit që ke për të jetuar me siguri, në rast se ka besim në drejtësinë e vet dhe kryen paudhësinë, tërë veprimet e tij të drejta nuk do të kujtohen më, por ai do të vdesë për shkak të paudhësisë që ka kryer.
<scripture passage="Ezek 33:14" parsed="|Ezek|33|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.14" />
<sup>14</sup> Përkundrazi, kur i them të pabesit: "Ti me siguri do të vdesësh", në rast se ai largohet nga mëkati i tij dhe kryen atë që është e ndershme dhe e drejtë,
<scripture passage="Ezek 33:15" parsed="|Ezek|33|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.15" />
<sup>15</sup> në rast se i pabesi kthen pengun, kthen atë që ka vjedhur dhe ecën sipas statuteve të jetës, pa kryer paudhësi, ai me siguri ka për të jetuar, nuk ka për të vdekur.
<scripture passage="Ezek 33:16" parsed="|Ezek|33|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.16" />
<sup>16</sup> Asnjë nga mëkatet e kryera prej tij nuk do të kujtohet kundër tij; ai ka bërë atë që është e ndershme dhe e drejtë dhe me siguri ka për të jetuar.
<scripture passage="Ezek 33:17" parsed="|Ezek|33|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.17" />
<sup>17</sup> Por bijt e popullit tënd thonë: "Rruga e Zotit nuk është e drejtë", ndërsa është rruga e tyre që nuk është e drejtë.
<scripture passage="Ezek 33:18" parsed="|Ezek|33|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.18" />
<sup>18</sup> Kur i drejti largohet nga drejtësia e tij dhe kryen paudhësi, për këtë ai do të vdesë.
<scripture passage="Ezek 33:19" parsed="|Ezek|33|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.19" />
<sup>19</sup> Përkundrazi kur i pabesi largohet nga pabesia e tij dhe kryen atë që është e ndershme dhe e drejtë, ai do të jetojë.
<scripture passage="Ezek 33:20" parsed="|Ezek|33|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.20" />
<sup>20</sup> Megjithatë ju thoni: "Rruga e Zotit nuk është e drejtë". Unë do ta gjykoj secilin prej jush sipas rrugëve që ndjek, o shtëpi e Izraelit".
<scripture passage="Ezek 33:21" parsed="|Ezek|33|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.21" />
<sup>21</sup> Vitin e dymbëdhjetë të robërisë sonë, muajin e dhjetë, ditën e pestë të muajit, ndodhi që arriti tek unë një i ikur nga Jeruzalemi dhe më tha: "Qyteti është pushtuar".
<scripture passage="Ezek 33:22" parsed="|Ezek|33|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.22" />
<sup>22</sup> Një mbrëmje para se të vinte ikanaku, dora e Zotit u vu mbi mua dhe më kishte hapur gojën kështu, kur në mëngjes ai arriti tek unë, goja ime mbeti e hapur dhe nuk qeshë më memec.
<scripture passage="Ezek 33:23" parsed="|Ezek|33|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.23" />
<sup>23</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua pastaj, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 33:24" parsed="|Ezek|33|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.24" />
<sup>24</sup> "Bir njeriu, banorët e këtyre rrënojave në vendin e Izraelit thonë: "Abrahami ishte vetëm dhe pati zotërimin e vendit, por ne jemi shumë dhe zotërimi i vendit na jepet neve".
<scripture passage="Ezek 33:25" parsed="|Ezek|33|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.25" />
<sup>25</sup> Prandaj u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ju hani mishin me gjakun, ngrini sytë nga idhujt tuaj, derdhni gjak dhe dëshironi të zotëroni vendin.
<scripture passage="Ezek 33:26" parsed="|Ezek|33|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.26" />
<sup>26</sup> Ju mbështeteni te shpata juaj, kryeni gjëra të neveritshme, secili ndot gruan e fqinjit të tij dhe dëshironi të zotëroni vendin.
<scripture passage="Ezek 33:27" parsed="|Ezek|33|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.27" />
<sup>27</sup> U thuaj kështu atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj, ata që banojnë midis atyre rrënojave do të vriten nga shpata, ata që janë në fushë të hapur do t'ua jap për të  ngrënë kafshëve dhe ata që janë në fortesa  dhe në shpella do të vdesin nga murtaja.
<scripture passage="Ezek 33:28" parsed="|Ezek|33|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.28" />
<sup>28</sup> Do ta katandis vendin në një mjerim dhe në shkreti, kryelartësia e forcës së tij do të ligështohet dhe kështu malet e Izraelit do të jenë aq të shkretuar sa që askush nuk do të kalojë më andej.
<scripture passage="Ezek 33:29" parsed="|Ezek|33|29|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.29" />
<sup>29</sup> Do të pranojnë që unë jam Zoti, kur ta kem katandisur vendin në mjerim dhe në shkreti për shkak të të gjitha gjërave të neveritshme që kanë kryer.
<scripture passage="Ezek 33:30" parsed="|Ezek|33|30|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.30" />
<sup>30</sup> Sa për ty, bir njeriu, bijtë e popullit tënd flasin për ty pranë mureve dhe te pragu i shtëpive të tyre, i flasin njeri tjetrit, duke i thënë secili vëllait të tij: "Eja të dëgjosh cila është fjala që vjen nga Zoti".
<scripture passage="Ezek 33:31" parsed="|Ezek|33|31|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.31" />
<sup>31</sup> Kështu vijnë te ti ashtu si bën njerëzia, ulen para teje ashtu si bën populli im dhe dëgjojnë fjalët e tua, por nuk i vënë në praktikë; me gojën e tyre, pra, tregojnë dashuri të madhe, por zemra e tyre shkon pas fitimit të tyre të padrejtë.
<scripture passage="Ezek 33:32" parsed="|Ezek|33|32|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.32" />
<sup>32</sup> Ja, ti je për ta si një këngë dashurie e dikujt që ka një zë të bukur dhe di t'i bjerë mirë një vegle; ata dëgjojnë fjalët e tua, por nuk i vënë në praktikë.
<scripture passage="Ezek 33:33" parsed="|Ezek|33|33|0|0" osisRef="Bible:Ezek.33.33" />
<sup>33</sup> Dhe ja kur të ndodhë ajo gjë (dhe ja që po ndodh) do të pranojnë që në mes tyre ka pasur një profet".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 34" progress="69.92%" prev="Ezek.33" next="Ezek.35" id="Ezek.34">
<h3 id="Ezek.34-p0.1">Chapter 34</h3>
<p id="Ezek.34-p1">
<scripture passage="Ezek 34:1" parsed="|Ezek|34|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 34:2" parsed="|Ezek|34|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, profetizo kundër barinjve të Izraelit; profetizo dhe u thuaj atyre barijve: Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë barinjtë e Izraelit që kullotin veten e tyre! A nuk duhet përkundrazi të kullosin kopenë?
<scripture passage="Ezek 34:3" parsed="|Ezek|34|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.3" />
<sup>3</sup> Ju hani yndyrën, visheni me leshin, vritni delet e majme, por nuk e kullotni kopenë.
<scripture passage="Ezek 34:4" parsed="|Ezek|34|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.4" />
<sup>4</sup> Nuk i keni forcuar delet e dobëta, nuk jeni kujdesur për të sëmurën, nuk keni fashuar atë të plagosurën, nuk e keni rikthyer në shtëpi të hutuarën dhe nuk e keni kërkuar të humburën, por keni sunduar mbi to me forcë dhe ashpërsi.
<scripture passage="Ezek 34:5" parsed="|Ezek|34|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.5" />
<sup>5</sup> Kështu ato, për mungesë bariu, janë shpërndarë, janë bërë pre e të gjitha bishave të fushës dhe kanë humbur.
<scripture passage="Ezek 34:6" parsed="|Ezek|34|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.6" />
<sup>6</sup> Delet e mia po enden nëpër tërë malet dhe mbi çdo kodrinë të lartë; po, delet e mija janë përhapur mbi gjithë faqen e vendit dhe askush nuk ka shkuar t'i kërkojë ato as nuk tregoi kujdes".
<scripture passage="Ezek 34:7" parsed="|Ezek|34|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.7" />
<sup>7</sup> Prandaj, o barinj, dëgjoni fjalën e Zotit:
<scripture passage="Ezek 34:8" parsed="|Ezek|34|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.8" />
<sup>8</sup> Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "duke qenë se delet e mija janë bërë një pre, delet e mia i hanë të gjitha bishat e fushave për mungesë të një bariu dhe sepse barinjtë e mi  nuk kanë vajtur ti kërkojnë delet e mia, por  barinjtë kanë kullotur për veten e tyre dhe nuk kanë kullotur delet e mia".
<scripture passage="Ezek 34:9" parsed="|Ezek|34|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.9" />
<sup>9</sup> Prandaj, o barinj, dëgjoni fjalën e Zotit:
<scripture passage="Ezek 34:10" parsed="|Ezek|34|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.10" />
<sup>10</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër barinjve; do t'u kërkoj llogari për delet e mia dhe nuk do t'i lë t'i kullotin delet. Barinjtë nuk do të kullotin më veten e tyre, sepse do t'u heq nga  goja e tyre delet e mia dhe nuk do të jenë më  ushqimi i tyre.
<scripture passage="Ezek 34:11" parsed="|Ezek|34|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.11" />
<sup>11</sup> Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë vetë do të shkoj të kërkoj delet e mia dhe do të kujdesem.
<scripture passage="Ezek 34:12" parsed="|Ezek|34|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.12" />
<sup>12</sup> Ashtu si bariu kujdeset për kopenë e tij kur ndodhet në mes të deleve të tij, të shpërndara, kështu unë do të kujdesem për delet e mia dhe do t'i heq nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë në një ditë me re dhe errësirë të dendur.
<scripture passage="Ezek 34:13" parsed="|Ezek|34|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.13" />
<sup>13</sup> Do t'i nxjerr nga popujt dhe do t'i mbledh nga vende të ndryshme; do t'i çoj përsëri në tokën e tyre dhe do t'i kullot në malet e Izraelit, gjatë rrjedhave ujore dhe në tërë vendet e banuara të vendit.
<scripture passage="Ezek 34:14" parsed="|Ezek|34|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.14" />
<sup>14</sup> Do t'i kullot në kullota të mira dhe vatha e tyre do të jetë në malet e larta të Izraelit; atje do të pushojnë në një vathë dhe do të kullotin në kullota të pasura në malet e Izraelit.
<scripture passage="Ezek 34:15" parsed="|Ezek|34|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.15" />
<sup>15</sup> "Unë vetë do t'i kullot delet e mia dhe do t'i bëj të pushojnë", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 34:16" parsed="|Ezek|34|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.16" />
<sup>16</sup> "Unë do të kërkoj të humburën, do ta kthej të hutuarën, do t'i lidh plagën, do ta forcoj të sëmurën, por do të shkatërroj të majmen dhe të fortën; do t'i kullot me drejtësi.
<scripture passage="Ezek 34:17" parsed="|Ezek|34|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.17" />
<sup>17</sup> Sa për ju, o delet e mia", kështu thotë Zoti, Zoti, "ja, unë do të gjykoj midis dele e dele, midis deshëve dhe cjepve.
<scripture passage="Ezek 34:18" parsed="|Ezek|34|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.18" />
<sup>18</sup> Ju duket gjë e vogël të kullotësh në një kullotë të mirë dhe pastaj të shkelësh me këmbë atë që mbetet nga kullota juaj, ose të pish ujra të pastra dhe pastaj të turbullosh me këmbë atë që mbetet?
<scripture passage="Ezek 34:19" parsed="|Ezek|34|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.19" />
<sup>19</sup> Kështu delet e mia duhet të hanë atë që kanë shkelur këmbët tuaja dhe duhet të pijnë atë që kanë turbulluar këmbët tuaja".
<scripture passage="Ezek 34:20" parsed="|Ezek|34|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.20" />
<sup>20</sup> Prandaj kështu u thotë atyre Zoti, Zoti: "Ja, unë vetë do të gjykoj midis deles së dhjamur dhe deles së dobët.
<scripture passage="Ezek 34:21" parsed="|Ezek|34|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.21" />
<sup>21</sup> Duke qenë se ju keni shtyrë me ijë dhe me shpatull dhe u keni rënë me brirë të gjitha deleve të dobëta deri sa i shpërndatë rreth e rrotull,
<scripture passage="Ezek 34:22" parsed="|Ezek|34|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.22" />
<sup>22</sup> unë do t'i shpëtoj delet e mia dhe nuk do të bëhen më pre, dhe do të gjykoj midis dele e dele.
<scripture passage="Ezek 34:23" parsed="|Ezek|34|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.23" />
<sup>23</sup> Do të vendos mbi to një bari të vetëm që do t'i kullosë, shërbëtorin tim David. Ai do t'i kullosë dhe ka për të qenë bariu i tyre.
<scripture passage="Ezek 34:24" parsed="|Ezek|34|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.24" />
<sup>24</sup> Dhe unë, Zoti, do të jem Perëndia i tyre dhe shërbëtori im Davidi do të jetë princ në mes tyre. Unë, Zoti, fola.
<scripture passage="Ezek 34:25" parsed="|Ezek|34|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.25" />
<sup>25</sup> Do të vendos me to një besëlidhje paqeje dhe do të zhduk nga vendi kafshët e liga, kështu ato do të mund të rrinë të sigurta në shkretëtirë dhe të flenë nëpër pyje.
<scripture passage="Ezek 34:26" parsed="|Ezek|34|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.26" />
<sup>26</sup> Dhe do t'ua bëj të bekura vendet rreth kodrës sime; do të bëj të bjerë shiu në kohën e duhur, dhe do të jenë shira bekimi.
<scripture passage="Ezek 34:27" parsed="|Ezek|34|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.27" />
<sup>27</sup> Druri i fushës do të japë frytin e tij dhe toka do të japë prodhimet e saj. Ato do të jenë të sigurta në tokën e tyre dhe do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do të këpus shufrat e zgjedhës së tyre  dhe do t'i çliroj nga dora e atyre që i mbanin  në skllavëri.
<scripture passage="Ezek 34:28" parsed="|Ezek|34|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.28" />
<sup>28</sup> Dhe nuk do të jenë më pre e kombeve as do t'i hanë më bishat e fushës, por do të qëndrojnë të sigurta dhe askush nuk ka për t'i trembur.
<scripture passage="Ezek 34:29" parsed="|Ezek|34|29|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.29" />
<sup>29</sup> Do ta bëj që të mbijë për ta një kopësht me famë të madhe; nuk do të konsumohen më nga uria në vend dhe nuk do të mbajnë më turpin e kombeve.
<scripture passage="Ezek 34:30" parsed="|Ezek|34|30|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.30" />
<sup>30</sup> Kështu ata do të pranojnë që unë, Zoti, Perëndia i tyre, jam me ta, dhe që ata, shtëpia e Izraelit, janë populli im", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 34:31" parsed="|Ezek|34|31|0|0" osisRef="Bible:Ezek.34.31" />
<sup>31</sup> "Ju jeni delet e mia, delet e kullotës sime; jeni njerëz dhe unë jam Perëndia juaj", thotë Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 35" progress="70.04%" prev="Ezek.34" next="Ezek.36" id="Ezek.35">
<h3 id="Ezek.35-p0.1">Chapter 35</h3>
<p id="Ezek.35-p1">
<scripture passage="Ezek 35:1" parsed="|Ezek|35|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.35.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 35:2" parsed="|Ezek|35|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.35.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, kthe fytyrën tënde nga mali Seir dhe profetizo kundër tij,
<scripture passage="Ezek 35:3" parsed="|Ezek|35|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.35.3" />
<sup>3</sup> dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o mal i Seirit. Do ta shtrij dorën time kundër teje dhe do të të kthej në një mjerim dhe në një shkreti.
<scripture passage="Ezek 35:4" parsed="|Ezek|35|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.35.4" />
<sup>4</sup> Do t'i kthej qytetet e tua në gërmadha dhe ti do të bëhesh një shkreti. Atëherë do të pranosh që unë jam Zoti.
<scripture passage="Ezek 35:5" parsed="|Ezek|35|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.35.5" />
<sup>5</sup> Sepse ti ke patur një armiqësi të vjetër dhe i ke dorëzuar bijtë e Izraelit në mëshirë të shpatës në kohën e fatkeqësisë së tyre, kur paudhësia e tyre kishte arritur kulmin.
<scripture passage="Ezek 35:6" parsed="|Ezek|35|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.35.6" />
<sup>6</sup> Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "të ruaj për gjak dhe gjaku do të të ndjekë; duke qenë se nuk e ke urryer gjakun, gjaku do të të ndjekë.
<scripture passage="Ezek 35:7" parsed="|Ezek|35|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.35.7" />
<sup>7</sup> Kështu do ta katandis malin Seir në një mjerim dhe në një shkreti dhe do të shfaros ata që shkojnë dhe që vijnë.
<scripture passage="Ezek 35:8" parsed="|Ezek|35|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.35.8" />
<sup>8</sup> Do t'i mbush malet e tij me të vrarët e tij; në të gjitha kodrat e tua, në luginat e tua dhe në të gjitha përroskat e tua do të bien të vrarët nga shpata.
<scripture passage="Ezek 35:9" parsed="|Ezek|35|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.35.9" />
<sup>9</sup> Do të të katandis në një shkreti përjetë dhe qytetet e tua nuk do të banohen më; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
<scripture passage="Ezek 35:10" parsed="|Ezek|35|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.35.10" />
<sup>10</sup> Sepse ke thënë: "Këta dy kombe dhe këto dy vende do të jenë të mitë; ne do t'i zotërojmë", megjithëse aty ishte Zoti,
<scripture passage="Ezek 35:11" parsed="|Ezek|35|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.35.11" />
<sup>11</sup> ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "unë do të veproj me po atë zemërimin tënd dhe me xhelozinë që ke treguar në urrejtjen tënde kundër tyre dhe do të bëhem i njohur në mes tyre kur të të gjykoj.
<scripture passage="Ezek 35:12" parsed="|Ezek|35|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.35.12" />
<sup>12</sup> Ti atëherë do të pranosh që unë, Zoti, kam dëgjuar të gjitha fyerjet që ke shqiptuar kundër maleve të Izraelit, duke thënë: "Janë të shkretuar; na janë dhënë neve për ti gllabëruar".
<scripture passage="Ezek 35:13" parsed="|Ezek|35|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.35.13" />
<sup>13</sup> Me gojën tuaj jeni mburrur kundër meje dhe i keni shumuar fjalët tuaja kundër meje, kam dëgjuar çdo gjë".
<scripture passage="Ezek 35:14" parsed="|Ezek|35|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.35.14" />
<sup>14</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Kur gjithë toka do të gëzohet, unë do të të katandis në shkreti.
<scripture passage="Ezek 35:15" parsed="|Ezek|35|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.35.15" />
<sup>15</sup> Me qenë se u gëzove që trashëgimia e shtëpisë së Izraelit ishte katandisur në shkreti, unë do të veproj kështu me ty: do të bëhesh i shkretë, o mal i Seirit, madje edhe tërë Edomi. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 36" progress="70.09%" prev="Ezek.35" next="Ezek.37" id="Ezek.36">
<h3 id="Ezek.36-p0.1">Chapter 36</h3>
<p id="Ezek.36-p1">
<scripture passage="Ezek 36:1" parsed="|Ezek|36|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.1" />
<sup>1</sup> "Ti bir njeriu, profetizo u maleve të Izraelit dhe u thuaj: O male të Izraelit, dëgjoni fjalët e Zotit.
<scripture passage="Ezek 36:2" parsed="|Ezek|36|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.2" />
<sup>2</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: Duke qenë se armiku ka thënë për ju: "Ah, ah! Kodrat e përjetshme janë bërë prona jonë", profetizo dhe thuaj:
<scripture passage="Ezek 36:3" parsed="|Ezek|36|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.3" />
<sup>3</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: Po, duke qenë se kanë dashur t'ju shkretojnë dhe t'ju gllabërojnë nga çdo anë që të bëheni një zotërim i mbetjes së kombeve dhe duke qenë se keni qenë objekt i bisedave të gjuhëve të këqia dhe i shpifjeve të njerëzisë",
<scripture passage="Ezek 36:4" parsed="|Ezek|36|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.4" />
<sup>4</sup> prandaj, o male të Izraelit, dëgjoni fjalën e Zotit, të Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti, maleve dhe qafave, përroskave dhe luginave, vendeve të shkatërruara dhe të shkretuara dhe qyteteve të braktisura  që janë bërë pre dhe objekt përçmimi nga  kombet që ndodhen rreth e qark.
<scripture passage="Ezek 36:5" parsed="|Ezek|36|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.5" />
<sup>5</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Po, në zjarrin e xhelozisë sime unë flas kundër kusurit të kombeve dhe kundër tërë Edomit që e kanë shtënë në dorë vendim tim me gjithë gëzimin e zemrës dhe përçmimin e shpirtit, për ta përzënë si një pre.
<scripture passage="Ezek 36:6" parsed="|Ezek|36|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.6" />
<sup>6</sup> Prandaj profetizo tokës së Izraelit, u thuaj maleve dhe kodrave, përroskave dhe luginave: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë fola në xhelozinë time dhe në tërbinin tim, sepse ju keni sjellë turpin e kombeve".
<scripture passage="Ezek 36:7" parsed="|Ezek|36|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.7" />
<sup>7</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Unë ngrita dorën për betim; kombet që më rrethojnë do të sjellin edhe ata turpin e tyre.
<scripture passage="Ezek 36:8" parsed="|Ezek|36|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.8" />
<sup>8</sup> Por ju, o male të Izraelit, do të keni degët tuaja dhe do të mbani frytet tuaja për popullin tim të Izraelit; po, ai është duke u kthyer.
<scripture passage="Ezek 36:9" parsed="|Ezek|36|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.9" />
<sup>9</sup> Sepse ja, unë jam për ju, do të kthehem nga ju dhe ju do të punoheni dhe do të mbilleni.
<scripture passage="Ezek 36:10" parsed="|Ezek|36|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.10" />
<sup>10</sup> Do t'i shumoj mbi ju njerëzit, tërë shtëpinë e Izraelit; qytetet do të banohen dhe gërmadhat do të rindërtohen.
<scripture passage="Ezek 36:11" parsed="|Ezek|36|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.11" />
<sup>11</sup> Do të shumoj mbi ju njerëzit dhe kafshët; do të shumohen dhe do të jenë pjellorë. Do të bëj që të banoheni si në kohrat e kaluara, dhe do t'ju bëj më tepër të mira se sa në fillimet tuaja; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
<scripture passage="Ezek 36:12" parsed="|Ezek|36|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.12" />
<sup>12</sup> Po, do të bëj të ecin mbi ju njerëz, popullin tim të Izraelit; ata do t'ju zotërojnë dhe ju do të jeni trashëgimia e tyre dhe nuk do t'u hiqni më bijtë e tyre".
<scripture passage="Ezek 36:13" parsed="|Ezek|36|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.13" />
<sup>13</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se ju thonë: "Je një vend që ka gëlltitur njerëz dhe që ke privuar kombin tënd nga bijtë",
<scripture passage="Ezek 36:14" parsed="|Ezek|36|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.14" />
<sup>14</sup> prandaj nuk do të gëlltitësh më njerëz dhe nuk do ta privosh kombin tënd nga bijtë", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 36:15" parsed="|Ezek|36|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.15" />
<sup>15</sup> "Do ta bëj që të mos dëgjosh më talljet e kombeve dhe ti nuk do të mbash më turpin e popujve dhe nuk do ta bësh kombin tënd të rrëzohet", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 36:16" parsed="|Ezek|36|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.16" />
<sup>16</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 36:17" parsed="|Ezek|36|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.17" />
<sup>17</sup> "Bir njeriu, kur ata të shtëpisë së Izraelit banonin në vendin e tyre, e ndotnin me sjelljen e tyre dhe me veprimet e tyre; sjellja e tyre para meje ishte si papastërtia e gruas gjatë ciklit të saj muajor.
<scripture passage="Ezek 36:18" parsed="|Ezek|36|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.18" />
<sup>18</sup> Prandaj hodha mbi ta zemërimin tim për gjakun që kishin derdhur mbi vendin dhe për idhujt me të cilët e kishin ndotur.
<scripture passage="Ezek 36:19" parsed="|Ezek|36|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.19" />
<sup>19</sup> Kështu i shpërndava ndër kombet dhe shkuan në të gjitha drejtimet nëpër tërë vendet; i gjykova sipas sjelljes së tyre dhe veprimeve të tyre.
<scripture passage="Ezek 36:20" parsed="|Ezek|36|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.20" />
<sup>20</sup> Me të arritur te kombet ku kishin shkuar, e përdhosën emrin tim të shënjtë, sepse për ata thuhej: "Këta janë populli i Zotit, por megjithatë u është dashur të dalin nga vendi i tij".
<scripture passage="Ezek 36:21" parsed="|Ezek|36|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.21" />
<sup>21</sup> Kështu pata kujdes për emrin tim të shenjtë që shtëpia e Izraelit kishte përdhosur midis kombeve ku kishte shkuar.
<scripture passage="Ezek 36:22" parsed="|Ezek|36|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.22" />
<sup>22</sup> Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Unë veproj kështu jo për shkakun tuaj, o shtëpi e Izraelit, por për hir të emrit tim të shenjtë që ju keni përdhosur midis kombeve ku keni shkuar.
<scripture passage="Ezek 36:23" parsed="|Ezek|36|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.23" />
<sup>23</sup> Unë do ta shenjtëroj emrin tim të madh, të përdhosur midis kombeve, që ju e keni përdhosur në mes të tyre. Kombet do të pranojnë që unë jam Zoti", thotë Zoti, Zoti, "kur të shenjtërohem tek ju, para syve të tyre.
<scripture passage="Ezek 36:24" parsed="|Ezek|36|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.24" />
<sup>24</sup> Do t'ju marr nga kombet, do t'ju grumbulloj nga tërë vendet dhe do t'ju çoj përsëri në vendin tuaj.
<scripture passage="Ezek 36:25" parsed="|Ezek|36|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.25" />
<sup>25</sup> Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër; do t'ju pastroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj.
<scripture passage="Ezek 36:26" parsed="|Ezek|36|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.26" />
<sup>26</sup> Do t'ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t'ju jap zemër prej mishi.
<scripture passage="Ezek 36:27" parsed="|Ezek|36|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.27" />
<sup>27</sup> Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia.
<scripture passage="Ezek 36:28" parsed="|Ezek|36|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.28" />
<sup>28</sup> Do të banoni në vendin që u dhashë etërve tuaj; ju do të jeni populli im dhe unë do të jem Perëndia juaj.
<scripture passage="Ezek 36:29" parsed="|Ezek|36|29|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.29" />
<sup>29</sup> Do t'ju çliroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja; do të thërres grurin, do të bëj që të ketë me bollëk dhe nuk do dërgoj më urinë kundër jush.
<scripture passage="Ezek 36:30" parsed="|Ezek|36|30|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.30" />
<sup>30</sup> Do të shumoj frytin e drurëve dhe prodhimin e arave, me qëllim që të mos pësoni më turpin e urisë midis kombeve.
<scripture passage="Ezek 36:31" parsed="|Ezek|36|31|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.31" />
<sup>31</sup> Atëherë do të kujtoni rrugët tuaja të këqia dhe veprimet tuaja që nuk ishin të mira dhe do të bëheni të neveritshëm për vetë sytë tuaj, për paudhësitë tuaja dhe për veprimet tuaja të neveritshme.
<scripture passage="Ezek 36:32" parsed="|Ezek|36|32|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.32" />
<sup>32</sup> Nuk është për hatrin tuaj që unë veproj", thotë Zoti, Zoti, "dijeni mirë këtë. Turp të keni dhe qofshi të hutuar për shkak të rrugëve tuaja, o shtëpi e Izraelit".
<scripture passage="Ezek 36:33" parsed="|Ezek|36|33|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.33" />
<sup>33</sup> Kështu thotë Zoti Zoti: "Ditën kur unë do t'ju pastroj nga të gjitha paudhësitë tuaja, do t'ju bëj të banoni në qytete, dhe gërmadhat do të rindërtohen.
<scripture passage="Ezek 36:34" parsed="|Ezek|36|34|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.34" />
<sup>34</sup> Toka e shkretuar do të punohet, në vend që të jetë një shkreti në sytë e të gjithë kalimtarëve.
<scripture passage="Ezek 36:35" parsed="|Ezek|36|35|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.35" />
<sup>35</sup> Dhe do të thonë: "Kjo tokë që ishte e shkretuar është bërë si kopshti i Edenit, dhe qytetet e shkatërruara, të shkretuara dhe të rrënuara tani janë të fortifikuara dhe të banuara".
<scripture passage="Ezek 36:36" parsed="|Ezek|36|36|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.36" />
<sup>36</sup> Atëherë kombet që do të kenë mbetur rreth e qark jush do të pranojnë që unë, Zoti, kam rindërtuar vendet e shkatërruara dhe kam mbjellë tokën që ishte shkretuar. Unë, Zoti fola dhe do ta kryej".
<scripture passage="Ezek 36:37" parsed="|Ezek|36|37|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.37" />
<sup>37</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të jem sërisht i lutur nga shtëpia e Izraelit ta kryej këtë për ta: Unë do t'i shumoj njerëzit e tyre si një kope.
<scripture passage="Ezek 36:38" parsed="|Ezek|36|38|0|0" osisRef="Bible:Ezek.36.38" />
<sup>38</sup> Si një kope dhënsh të shenjtëruara, si kopeja e Jeruzalemit në festat e tij solemne, kështu qytetet e shkatërruara do të mbushen me kope njerëzish. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 37" progress="70.24%" prev="Ezek.36" next="Ezek.38" id="Ezek.37">
<h3 id="Ezek.37-p0.1">Chapter 37</h3>
<p id="Ezek.37-p1">
<scripture passage="Ezek 37:1" parsed="|Ezek|37|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.1" />
<sup>1</sup> Dora e Zotit u ndodh mbi mua, më çoi jashtë në Frymën e Zotit, dhe më lëshoi në mes të një lugine që ishte plot me kocka.
<scripture passage="Ezek 37:2" parsed="|Ezek|37|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.2" />
<sup>2</sup> Pastaj më bëri të kaloj afër tyre, rreth e qark; dhe ja, ishin në sasi të madhe mbi sipërfaqen e luginës; dhe ja, ishin shumë të thata.
<scripture passage="Ezek 37:3" parsed="|Ezek|37|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.3" />
<sup>3</sup> Më tha: "Bir njeriu, a mund të rijetojnë këto kocka?". Unë u përgjigja: "O Zot, o Zot, ti e di".
<scripture passage="Ezek 37:4" parsed="|Ezek|37|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.4" />
<sup>4</sup> Më tha akoma: "Profetizo këtyre kockave dhe u thuaj atyre: Kocka të thata, dëgjoni fjalën e Zotit.
<scripture passage="Ezek 37:5" parsed="|Ezek|37|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.5" />
<sup>5</sup> Kështu ju thotë Zoti, Zoti, këtyre kockave: Ja, unë po fus te ju frymën dhe ju do të rijetoni.
<scripture passage="Ezek 37:6" parsed="|Ezek|37|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.6" />
<sup>6</sup> Do të vë mbi ju mishin, do t'ju mbuloj me lëkurë dhe do të shtie te ju frymën, dhe do të jetoni; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti".
<scripture passage="Ezek 37:7" parsed="|Ezek|37|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.7" />
<sup>7</sup> Profetizova ashtu si më ishte urdhëruar; ndërsa profetizoja, pati një zhurmë; dhe ja një tronditje; pastaj kockat iu afruan njëra tjetrës.
<scripture passage="Ezek 37:8" parsed="|Ezek|37|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.8" />
<sup>8</sup> Ndërsa po shikoja, ja ku u rritën mbi ta dejet dhe mishi, që lëkura i mbuloi; por fryma nuk ishte tek ato.
<scripture passage="Ezek 37:9" parsed="|Ezek|37|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.9" />
<sup>9</sup> Atëherë ai më tha: "Profetizoji frymës, profetizo bir njeriu dhe i thuaj frymës: Kështu thotë Zoti, Zoti: Frymë, eja nga të katër erërat dhe fryj mbi këta të vrarë, që të jetojnë".
<scripture passage="Ezek 37:10" parsed="|Ezek|37|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.10" />
<sup>10</sup> Kështu profetizova, si më kishte urdhëruar dhe shpirti hyri në to, dhe u kthyen në jetë dhe u ngritën më këmbë; ishte një ushtri e madhe, shumë e madhe.
<scripture passage="Ezek 37:11" parsed="|Ezek|37|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.11" />
<sup>11</sup> Pastaj më tha: "Bir njeriu, këto kocka janë gjithë shtëpia e Izraelit. Ja, ato thonë: "Kockat tona janë të thata, shpresa jonë është zhdukur dhe ne jemi të humbur".
<scripture passage="Ezek 37:12" parsed="|Ezek|37|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.12" />
<sup>12</sup> Prandaj profetizo dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të hap varret tuaja, do t'ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im, do t'ju çoj përsëri në vendin e Izraelit.
<scripture passage="Ezek 37:13" parsed="|Ezek|37|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.13" />
<sup>13</sup> Do të pranoni që unë jam Zoti, kur të hap varret tuaja dhe t'ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im.
<scripture passage="Ezek 37:14" parsed="|Ezek|37|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.14" />
<sup>14</sup> Do të shtie te ju Frymën tim dhe ju do të jetoni, dhe do t'ju çoj në tokën tuaj; atëherë do të pranoni që unë, Zoti, fola dhe e kam kryer këtë gjë", thotë Zoti.
<scripture passage="Ezek 37:15" parsed="|Ezek|37|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.15" />
<sup>15</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 37:16" parsed="|Ezek|37|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.16" />
<sup>16</sup> "Ti, bir njeriu, merr një copë dru dhe mbi të shkruaj: "Për Judën dhe për bijtë e Izraelit, shokë të tij". Pastaj merr një copë tjetër dru dhe shkruaj mbi të: "Për Jozefin, bastun i Efraimit dhe i tërë shtëpisë së Izraelit, shokë të tij".
<scripture passage="Ezek 37:17" parsed="|Ezek|37|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.17" />
<sup>17</sup> Afroi pastaj njeri te tjetri në një dru të vetëm, me qëllim që të bëhen një gjë e vetme në dorën tënde.
<scripture passage="Ezek 37:18" parsed="|Ezek|37|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.18" />
<sup>18</sup> Kur bijtë e popullit tënd do të të flasin, duke thënë: "A do të na shpjegosh ç'kuptim kanë këto gjëra për ty?",
<scripture passage="Ezek 37:19" parsed="|Ezek|37|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.19" />
<sup>19</sup> ti do t'u thuash atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të marr drurin e Jozefit, që është në dorë të Efraimit, dhe fiset e Izraelit që janë shokë të tij, dhe do t'i bashkoj me këtë, domethënë  me drurin e Judës, për ta bërë një dru të  vetëm; kështu ata do të bëhen një gjë e vetme në dorën time.
<scripture passage="Ezek 37:20" parsed="|Ezek|37|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.20" />
<sup>20</sup> Mbaj në dorën tënde para syve të tyre drurët mbi të cilët ke shkruar,
<scripture passage="Ezek 37:21" parsed="|Ezek|37|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.21" />
<sup>21</sup> dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të marr bijtë e Izraelit nga kombet ndër të cilët kanë vajtuar, do t'i mbledh nga çdo anë dhe do t'i çoj përsëri në vendin e tyre,
<scripture passage="Ezek 37:22" parsed="|Ezek|37|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.22" />
<sup>22</sup> dhe do të bëj një komb të vetëm prej tyre në vend, në malet e Izraelit; një mbret i vetëm do të mbretërojë mbi të gjithë ata; nuk do të jenë më dy kombe, as do të ndahen më në dy mbretëri.
<scripture passage="Ezek 37:23" parsed="|Ezek|37|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.23" />
<sup>23</sup> Nuk do të ndoten më me idhujt e tyre, me veprimet e tyre të neveritshme dhe me gjithë shkeljet e tyre; do t'i çliroj nga të gjitha vendet ku kanë banuar dhe ku kanë kryer mëkate, dhe do t'i pastroj;  kështu do të jenë populli im dhe unë do të  jem Perëndia i tyre.
<scripture passage="Ezek 37:24" parsed="|Ezek|37|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.24" />
<sup>24</sup> Shërbëtori im David do të jetë mbret mbi ta dhe do të ketë një bari të vetëm për të gjithë; ata do të ecin sipas dekreteve të mia, do të respektojnë statutet e mia dhe do t'i zbatojnë në praktikë.
<scripture passage="Ezek 37:25" parsed="|Ezek|37|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.25" />
<sup>25</sup> Dhe do të banojnë në vendin që i dhashë shërbëtorit tim Jakob, atje ku banuan etërit tuaj. Do të banojnë aty ata, bijtë e tyre dhe bijtë e bijve të tyre për jetë dhe shërbëtori im David do të jetë princi i tyre përjetë.
<scripture passage="Ezek 37:26" parsed="|Ezek|37|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.26" />
<sup>26</sup> Do të lidh me ta një besëlidhje paqeje; do të jetë një besëlidhje e përjetshme me ta; do t'i bëj të qëndrueshëm, do t'i shumoj dhe do të vë shenjtëroren time në mes tyre përjetë.
<scripture passage="Ezek 37:27" parsed="|Ezek|37|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.27" />
<sup>27</sup> Banesa ime do të jetë pranë tyre; po, po unë do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im.
<scripture passage="Ezek 37:28" parsed="|Ezek|37|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.37.28" />
<sup>28</sup> Edhe kombet do të pranojnë që unë, Zoti, e shenjtëroj Izraelin, kur shenjtërorja ime të jetë në mes tyre përjetë".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 38" progress="70.34%" prev="Ezek.37" next="Ezek.39" id="Ezek.38">
<h3 id="Ezek.38-p0.1">Chapter 38</h3>
<p id="Ezek.38-p1">
<scripture passage="Ezek 38:1" parsed="|Ezek|38|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Ezek 38:2" parsed="|Ezek|38|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.2" />
<sup>2</sup> "Bir njeriu, kthe fytyrën tënde drejt Gogut të vendit të Magogut, princ i Roshit, i Meshekut dhe i Tubalit, dhe profetizo kundër tij,
<scripture passage="Ezek 38:3" parsed="|Ezek|38|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.3" />
<sup>3</sup> dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o Gog, princ i Roshit, i Meshekut dhe i Tubalit.
<scripture passage="Ezek 38:4" parsed="|Ezek|38|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.4" />
<sup>4</sup> Unë do të të kthej prapa, do të vë çengela në nofullat e tua dhe do të të nxjerr me gjithë ushtrinë tënde, me kuaj dhe kalorës, të gjithë të veshur shkëlqyeshëm, një turmë e madhe me mburoja të mëdha dhe të vogla, me shpatë në dorë,
<scripture passage="Ezek 38:5" parsed="|Ezek|38|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.5" />
<sup>5</sup> dhe me ta Persia, Etiopia dhe Puti, të gjithë me mburoja dhe përkrenare.
<scripture passage="Ezek 38:6" parsed="|Ezek|38|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.6" />
<sup>6</sup> Gomeri dhe tërë ushtarët e tij, shtëpia e Togarmahut, pjesët skajore të veriut dhe të gjithë ushtarët e tij, shumë popuj janë me ty.
<scripture passage="Ezek 38:7" parsed="|Ezek|38|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.7" />
<sup>7</sup> Përgatitu dhe ji gati, ti dhe gjithë turmat e tua të mbledhura rreth teje, dhe ji roje për ta.
<scripture passage="Ezek 38:8" parsed="|Ezek|38|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.8" />
<sup>8</sup> Mbas shumë ditësh ti do të ndëshkohesh. Në vitet e fundit do të sulesh kundër vendit që nuk iu shmang shpatës, banorët e të cilit janë mbledhur nga shumë popuj, në malet e Izraelit, që kanë qenë për  shumë kohë një shkreti; tani ata, të nxjerrë  nga popujt, do të banojnë të gjithë të sigurt.
<scripture passage="Ezek 38:9" parsed="|Ezek|38|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.9" />
<sup>9</sup> Ti do të ngjitesh, do të vish si një tufan, do të jesh si një re që mbulon vendin, ti me gjithë trupat e tua dhe shumë popuj bashkë me ty".
<scripture passage="Ezek 38:10" parsed="|Ezek|38|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.10" />
<sup>10</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Atë ditë do të ndodhë që do të të vijnë në mendje projekte dhe do të hartosh një plan të keq.
<scripture passage="Ezek 38:11" parsed="|Ezek|38|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.11" />
<sup>11</sup> Do të thuash: "Unë do të dal kundër këtij vendi fshatrash pa mure, do të nisem kundër njerëzve të qetë që banojnë të sigurt, që qëndrojnë të gjithë në vende pa mure dhe nuk kanë as shula as porta",
<scripture passage="Ezek 38:12" parsed="|Ezek|38|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.12" />
<sup>12</sup> për të plaçkitur dhe për të bërë pre, për të shtrirë dorën tënde kundër vendeve të shkretuara, por tani të ripopulluara dhe kundër një populli të mbledhur midis kombeve, që i ka siguruar vetes kafshë, pasuri dhe banesë në lartësitë e vendit.
<scripture passage="Ezek 38:13" parsed="|Ezek|38|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.13" />
<sup>13</sup> Sheba, Dedani, tregtarët e Tershishit dhe tërë luanët e vegjël do të pyesin: "Ke ardhur për të plaçkitur? Ke mbledhur turmën tënde për të bërë plaçkë, për të marrë argjendin dhe arin, për të marrë  kafshët dhe pasuritë, për të bërë një plaçkë  të madhe?".
<scripture passage="Ezek 38:14" parsed="|Ezek|38|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.14" />
<sup>14</sup> Prandaj, bir njeriu, profetizo dhe i thuaj Gogut: Kështu thotë Zoti, Zoti: Atë ditë, kur populli im i Izraelit do të jetë i sigurtë, a nuk do ta dish ti?
<scripture passage="Ezek 38:15" parsed="|Ezek|38|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.15" />
<sup>15</sup> Do të vish nga banesa jote, nga skajet e veriut, ti dhe shumë popuj me ty, të gjithë të hipur mbi kuaj, një turmë e madhe dhe një ushtri e fuqishme.
<scripture passage="Ezek 38:16" parsed="|Ezek|38|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.16" />
<sup>16</sup> Do të dalësh kundër popullit tim të Izraelit, si një re që mbulon vendin. Kjo ka për të ndodhur ditët e fundit: do të të çoj kundër vendit tim me qëllim që kombet të më njohin, kur të shenjtërohem te ti përpara syve të tyre, o Gog".
<scripture passage="Ezek 38:17" parsed="|Ezek|38|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.17" />
<sup>17</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "A nuk je ti ai për të cilin fola në kohët e lashta me anë të shërbëtorëve të mi, profetët e Izraelit, të cilët për vite me radhë profetizuan ato ditë që do të të kisha sjellë kundër tyre?
<scripture passage="Ezek 38:18" parsed="|Ezek|38|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.18" />
<sup>18</sup> Por do të ndodhë që po atë ditë, ditën kur Gogu do të vijë kundër tokës së Izraelit", thotë Zoti, Zoti, "që tërbimi im do të më hipë në vrimat e hundës.
<scripture passage="Ezek 38:19" parsed="|Ezek|38|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.19" />
<sup>19</sup> Në xhelozinë time dhe në zjarrin e zemërimit tim, unë deklaroj se atë ditë do të ketë një tronditje të madhe në vendin e Izraelit:
<scripture passage="Ezek 38:20" parsed="|Ezek|38|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.20" />
<sup>20</sup> përpara meje do të dridhen peshqit e detit, shpendët e qiellit, kafshët e fushës, të gjithë rreshqanorët që zvarriten mbi tokë dhe të gjithë njerëzit që janë mbi faqen e dheut; malet do të shemben,  vendet e rrëpirta do të rrëzohen dhe të gjitha  muret do të bien për tokë.
<scripture passage="Ezek 38:21" parsed="|Ezek|38|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.21" />
<sup>21</sup> Unë do të thërras kundër tij shpatën mbi të gjitha malet e mia", thotë Zoti, Zoti; shpata e secilit do të drejtohet kundër vëllait të vet.
<scripture passage="Ezek 38:22" parsed="|Ezek|38|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.22" />
<sup>22</sup> Do të ekzekutoj vendimin tim mbi të me murtajë dhe me gjak do të bëj të reshë mbi të, mbi ushtrinë e tij dhe mbi shumë popuj që janë bashkë me të, një shi që zhurin, gurë prej akulli, zjarr dhe squfur.
<scripture passage="Ezek 38:23" parsed="|Ezek|38|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.38.23" />
<sup>23</sup> Kështu do të lartësohem dhe do të shenjtërohem dhe do të bëhem i njohur në sytë e shumë kombeve, dhe do të pranojnë se unë jam Zoti".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 39" progress="70.44%" prev="Ezek.38" next="Ezek.40" id="Ezek.39">
<h3 id="Ezek.39-p0.1">Chapter 39</h3>
<p id="Ezek.39-p1">
<scripture passage="Ezek 39:1" parsed="|Ezek|39|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.1" />
<sup>1</sup> "Ti, bir njeriu, profetizo kundër Gogut dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o princ i Roshit, i Meshekut dhe i Tubalit.
<scripture passage="Ezek 39:2" parsed="|Ezek|39|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.2" />
<sup>2</sup> Unë do të të bëj të kthehesh prapa, do të të josh, do të të bëj të ngjitesh në pjesët e skajshme të veriut dhe do të të çoj në malet e Izraelit.
<scripture passage="Ezek 39:3" parsed="|Ezek|39|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.3" />
<sup>3</sup> Do ta shkund harkun nga dora jote e majtë dhe do të bëj që të të bien shigjetat nga dora e djathtë.
<scripture passage="Ezek 39:4" parsed="|Ezek|39|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.4" />
<sup>4</sup> Do të rrëzohesh mbi malet e Izraelit, ti me gjithë ushtrinë tënde dhe me popujt që janë me ty; do të bëj që të të hanë shpendët grabitqarë, shpendët e çfardo lloji dhe kafshët e fushës.
<scripture passage="Ezek 39:5" parsed="|Ezek|39|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.5" />
<sup>5</sup> Do të rrëzohesh në fushë të hapur, sepse unë fola", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 39:6" parsed="|Ezek|39|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.6" />
<sup>6</sup> "Dhe do të dërgoj zjarr mbi Magogun dhe mbi ata që jetojnë të sigurt në ishuj, dhe do të pranojnë që unë jam Zoti.
<scripture passage="Ezek 39:7" parsed="|Ezek|39|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.7" />
<sup>7</sup> Kështu do ta bëj të njohur emrin tim të shenjtë në mes të popullit tim të Izraelit dhe nuk do të lejoj më të përdhoset emri im i shenjtë, dhe kombet do të pranojnë që unë jam Zoti, i Shenjti në Izrael.
<scripture passage="Ezek 39:8" parsed="|Ezek|39|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.8" />
<sup>8</sup> Ja, kjo do të ndodhë dhe do të kryhet", thotë Zoti, Zoti; "kjo është dita për të cilën kam folur.
<scripture passage="Ezek 39:9" parsed="|Ezek|39|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.9" />
<sup>9</sup> Atëherë banorët e qyteteve të Izraelit do të dalin, do t'i vënë zjarrin dhe do të djegin armët, mburojat e mëdha dhe të vogla, topuzet dhe ushtat dhe me to do të bëjnë zjarr shtatë vjet.
<scripture passage="Ezek 39:10" parsed="|Ezek|39|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.10" />
<sup>10</sup> Nuk do t'u duhet të marrin dru në fushë dhe as të presin në pyll, sepse do të bëjnë zjarr me ato armë; kështu do të zhveshin ata që i zhvishnin dhe do të plaçkitin ata që i plaçkitnin", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 39:11" parsed="|Ezek|39|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.11" />
<sup>11</sup> "Atë ditë do të ndodhë që do ti jap Gogut, atje në Izrael një vend për varrim, luginën e Abarimit, në lindje të detit; ai do t'u zërë kalimin shtegtarëve, sepse aty do të varroset Gogu me gjithë turmën  e tij; dhe ai vend do të quhet Lugina e  Hamon-Gogut.
<scripture passage="Ezek 39:12" parsed="|Ezek|39|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.12" />
<sup>12</sup> Shtëpia e Izraelit, për të pastruar vendin, do të përdorë shtatë muaj të plota për t'i varrosur.
<scripture passage="Ezek 39:13" parsed="|Ezek|39|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.13" />
<sup>13</sup> Do t'i varrosë gjithë populli i vendit, dhe ata do të fitojnë nam ditën në të cilën unë do të përlëvdohem", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 39:14" parsed="|Ezek|39|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.14" />
<sup>14</sup> "Do të zgjedhin disa burra që do të përshkojnë pa pushim vendin për të varrosur, me ndihmën e shtegtarëve, trupat e atyre që kanë mbetur mbi faqen e dheut, për ta pastruar; kur të kalojnë shtatë muajt do të bëjnë këtë kërkim.
<scripture passage="Ezek 39:15" parsed="|Ezek|39|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.15" />
<sup>15</sup> Kushdo që do të përshkojë vendin, kur të shohë një kockë njeriu, do t'i vërë afër një shenjë treguese deri sa varrmihësit nuk do ta varrosin në Luginën e Hamon-Gogut.
<scripture passage="Ezek 39:16" parsed="|Ezek|39|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.16" />
<sup>16</sup> Hamonahu do të jetë gjithashtu emri i një qyteti. Kështu do ta pastrojnë vendin.
<scripture passage="Ezek 39:17" parsed="|Ezek|39|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.17" />
<sup>17</sup> Sa për ty, bir njeriu", kështu thotë Zoti, Zoti: "U thuaj zogjve të çdo lloji dhe të gjitha kafshëve të fushave: Mblidhuni dhe ejani. Grumbullohuni nga çdo anë në vendin e masakrës që unë do të kryej  për ju, një masakër të madhe në malet e  Izraelit, që të hani mish dhe të pini gjak.
<scripture passage="Ezek 39:18" parsed="|Ezek|39|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.18" />
<sup>18</sup> Do të hani mish njerëzish të fuqishëm dhe do të pini gjak princash të dheut: sikur të ishin të gjithë desh, qengja, cjep dhe dema të majmur në Bashan.
<scripture passage="Ezek 39:19" parsed="|Ezek|39|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.19" />
<sup>19</sup> Do të hani dhjamë sa të ngopeni dhe do të pini gjak sa të deheni, nga flijimi që kam flijuar për ju.
<scripture passage="Ezek 39:20" parsed="|Ezek|39|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.20" />
<sup>20</sup> Në tryezën time ju do të ngopeni me kuaj dhe kalorës, me njerëz të fuqishëm dhe me luftëtarë të çdo lloji", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 39:21" parsed="|Ezek|39|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.21" />
<sup>21</sup> "Do të shfaq lavdinë time midis kombeve dhe tërë kombet do të shohin gjykimin tim që kam zbatuar dhe dorën time që kam vënë mbi ta.
<scripture passage="Ezek 39:22" parsed="|Ezek|39|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.22" />
<sup>22</sup> Kështu që nga ajo ditë e tutje shtëpia e Izraelit do të pranojë që unë jam Zoti, Perëndia i tij;
<scripture passage="Ezek 39:23" parsed="|Ezek|39|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.23" />
<sup>23</sup> dhe kombet do të pranojnë që për shkak të paudhësisë së tij shtëpia e Izraelit shkon në robëri, sepse ishte treguar e pabesë me mua; prandaj u'a fsheha atyre fytyrën time, i dhashë në dorë të armiqve të tyre dhe ata ranë të gjithë nga shpata.
<scripture passage="Ezek 39:24" parsed="|Ezek|39|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.24" />
<sup>24</sup> I trajtova sipas papastërtisë së tyre dhe sipas shkeljeve të tyre dhe ua fsheha atyre fytyrën time".
<scripture passage="Ezek 39:25" parsed="|Ezek|39|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.25" />
<sup>25</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Tani do ta kthej Jakobin nga robëria, do të më vijë keq për tërë shtëpinë e Izraelit dhe do të jem xheloz për emrin tim të shenjtë,
<scripture passage="Ezek 39:26" parsed="|Ezek|39|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.26" />
<sup>26</sup> mbasi ata kanë bartur turpin e tyre dhe ndëshkimi për të gjitha pabesitë që kanë kryer kundër meje, ndërsa banonin të sigurtë në vendin e tyre dhe askush nuk i trembte.
<scripture passage="Ezek 39:27" parsed="|Ezek|39|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.27" />
<sup>27</sup> Kur t'i çoj përsëri nga popujt dhe kur t'i mbledh nga vendet e armiqve të tyre dhe të shenjtërohem te ata në sytë e shumë kombeve,
<scripture passage="Ezek 39:28" parsed="|Ezek|39|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.28" />
<sup>28</sup> ata do të pranojnë që unë jam Zoti, Perëndia i tyre, që i çoi në robëri midis kombeve, por që i ka mbledhur gjithashtu në vendin e tyre, duke mos lënë jashtë asnjë prej tyre.
<scripture passage="Ezek 39:29" parsed="|Ezek|39|29|0|0" osisRef="Bible:Ezek.39.29" />
<sup>29</sup> Nuk do t'ua fsheh më fytyrën time, sepse do ta përhap Frymën time mbi shtëpinë e Izraelit", thotë Zoti, Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 40" progress="70.54%" prev="Ezek.39" next="Ezek.41" id="Ezek.40">
<h3 id="Ezek.40-p0.1">Chapter 40</h3>
<p id="Ezek.40-p1">
<scripture passage="Ezek 40:1" parsed="|Ezek|40|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e njëzet e pesë të robërisë sonë, në fillim të vitit, ditën e dhjetë të muajit, në vitin e katërmbëdhjetë që nga pushtimi i qytetit, po atë ditë dora e Zotit qe mbi mua dhe më çoi atje.
<scripture passage="Ezek 40:2" parsed="|Ezek|40|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.2" />
<sup>2</sup> Në vegime të Perëndisë më çoi në vendin e Izraelit dhe më la në një mal shumë të lartë, në anën jugore të të cilit ishte një ndërtim që i ngjante një qyteti.
<scripture passage="Ezek 40:3" parsed="|Ezek|40|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.3" />
<sup>3</sup> Ai më çoi atje, dhe ja një burrë, që dukej si prej bronzi, me në dorë një kordhelë prej liri dhe një kallam për të matur; ai rrinte më këmbë te porta.
<scripture passage="Ezek 40:4" parsed="|Ezek|40|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.4" />
<sup>4</sup> Ky burrë më tha: "Bir njeriu, shiko me sytë e tu, dëgjo me veshët e tu dhe kushtoji kujdes të gjitha gjërave që do të të tregoj, sepse ty të kanë sjellë këtu që unë të t'i tregoj. Njoftoi shtëpisë së Izraelit të gjitha ato që ke për të parë".
<scripture passage="Ezek 40:5" parsed="|Ezek|40|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.5" />
<sup>5</sup> Dhe ja, kishte një mur në pjesën e jashtme të tempullit, rreth e qark. Kallami për matje në dorën e atij burri ishte i gjatë gjashtë kubitë, secili ishte i gjatë një kubit dhe një pëllëmbë. Ai mati
<scripture passage="Ezek 40:6" parsed="|Ezek|40|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.6" />
<sup>6</sup> Pastaj erdhi te porta që shikonte nga lindja, i ngjiti shkallaret e saj dhe mati pragun e portës: ishte një kallam i gjërë; dhe pragu i portës tjetër ishte i gjërë një kallam.
<scripture passage="Ezek 40:7" parsed="|Ezek|40|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.7" />
<sup>7</sup> Çdo dhomë ishte një kallam e gjatë dhe një kallam e gjërë. Midis dhomave kishte një hapësirë prej pesë kubitësh. Pragu i portës në afërsi të atriumit të portës së brendshme ishte një kallam.
<scripture passage="Ezek 40:8" parsed="|Ezek|40|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.8" />
<sup>8</sup> Ai mati dhe atriumin e portës së brendshme: ishte një kallam.
<scripture passage="Ezek 40:9" parsed="|Ezek|40|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.9" />
<sup>9</sup> Pastaj mati atriumin e portës: ishte tetë kubitë, ndërsa shtyllat e tij ishin dy kubitë. Atriumi i portës ishte në pjesën e brendshme.
<scripture passage="Ezek 40:10" parsed="|Ezek|40|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.10" />
<sup>10</sup> Dhomat e portës nga lindja ishin tri nga një anë dhe tri nga ana tjetër; që të tria kishin po atë madhësi; të njëjtën madhësi kishin gjithashtu shtyllat nga njëra anë dhe nga ana tjetër.
<scripture passage="Ezek 40:11" parsed="|Ezek|40|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.11" />
<sup>11</sup> Mati gjërësinë e hyrjes së portës: ishte dhjetë kubitë; gjatësia e portës ishte trembëdhjetë kubitë.
<scripture passage="Ezek 40:12" parsed="|Ezek|40|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.12" />
<sup>12</sup> Hapësira përpara dhomave ishte një kubit në një anë dhe një kubit nga ana tjetër; çdo dhomë ishte gjashtë kubitësh nga një anë dhe gjashtë kubitësh nga ana tjetër.
<scripture passage="Ezek 40:13" parsed="|Ezek|40|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.13" />
<sup>13</sup> Pastaj mati portën nga çatia e njërës prej dhomave deri te çatia e tjetrës; gjërësia nga një portë te tjetra ishte njëzet e pesë kubitë.
<scripture passage="Ezek 40:14" parsed="|Ezek|40|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.14" />
<sup>14</sup> Mati shtyllat: ishin gjashtëdhjetë kubitë të lartë; nga shtyllat shtrihej oborri rreth portave.
<scripture passage="Ezek 40:15" parsed="|Ezek|40|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.15" />
<sup>15</sup> Në pjesën e përparme të portës së hyrjes deri në pjesën e përparme të atriumit të portës së brendshme kishte pesëdhjetë kubitë.
<scripture passage="Ezek 40:16" parsed="|Ezek|40|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.16" />
<sup>16</sup> Dritaret dhe mbajtëset e tyre përbrenda portave kishin kanate rreth e qark; e njëjta gjë ndodhte për harqet. Kishte gjithashtu dritare rreth e qark në pjesën e brendshme dhe mbi mbajtëset ishin përfytyruar disa palma.
<scripture passage="Ezek 40:17" parsed="|Ezek|40|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.17" />
<sup>17</sup> Pastaj më çoi në oborrin e jashtëm dhe ja, aty kishte dhoma dhe një kalldrëm rreth e qark oborrit; tridhjetë dhoma shikonin nga kalldrëmi.
<scripture passage="Ezek 40:18" parsed="|Ezek|40|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.18" />
<sup>18</sup> Gjatësia e kalldrëmit i përgjigjej gjatësisë së portave; ishte kalldrëmi i poshtëm.
<scripture passage="Ezek 40:19" parsed="|Ezek|40|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.19" />
<sup>19</sup> Pastaj mati gjërësinë e portës që nga pjesa e përparme e portës më të poshtme deri te pjesa e përparme e portës së jashtme të oborrit të brendshëm: ishin njëqind kubitë në lindje dhe në veri.
<scripture passage="Ezek 40:20" parsed="|Ezek|40|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.20" />
<sup>20</sup> Mati gjithashtu gjatësinë dhe gjërësinë e portës që shikon nga veriu në oborrin e jashtëm.
<scripture passage="Ezek 40:21" parsed="|Ezek|40|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.21" />
<sup>21</sup> Dhomat e saj ishin tri nga njëra anë dhe tri nga ana tjetër; shtyllat e tyre dhe harqet e tyre kishin po atë madhësi të portës së parë: pesëdhjetë kubitë gjatësi dhe njëzet e pesë kubitë gjërësi.
<scripture passage="Ezek 40:22" parsed="|Ezek|40|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.22" />
<sup>22</sup> Dritaret e saj, harqet e saj, palmat e saj kishin po atë gjerësi të portës që shikonte nga lindja; ngjiteshe aty nëpër shtatë shkallore, përpara të cilave ishin harqet e saj.
<scripture passage="Ezek 40:23" parsed="|Ezek|40|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.23" />
<sup>23</sup> Oborri i brendshëm kishte një portë që ishte përballë portës veriore, pikërisht ashtu si ishte për portën lindore; bëri matjen nga një portë te tjetra: njëqind kubitë.
<scripture passage="Ezek 40:24" parsed="|Ezek|40|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.24" />
<sup>24</sup> Pastaj më çoi nga jugu, dhe ja, një portë që shikonte nga jugu; mati shtyllat dhe harqet e saj që kishin po ato madhësi të të mëparshmëve.
<scripture passage="Ezek 40:25" parsed="|Ezek|40|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.25" />
<sup>25</sup> Në të dhe në harqet e tyre kishte rreth e rrotull dritare, ashtu si dritaret e tjera: pesëdhjetë kubitë të gjata dhe njëzet e pesë të gjëra.
<scripture passage="Ezek 40:26" parsed="|Ezek|40|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.26" />
<sup>26</sup> Ngjiteshe aty nëpër shtatë shkallore, përpara të cilave ishin harqet; ajo kishte palma, një nga një anë dhe tjetra nga ana tjetër mbi shtyllat e veta.
<scripture passage="Ezek 40:27" parsed="|Ezek|40|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.27" />
<sup>27</sup> Oborri i brendshëm kishte një portë nga jugu; mati largësinë midis portave në drejtim të jugut: njëqind kubitë.
<scripture passage="Ezek 40:28" parsed="|Ezek|40|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.28" />
<sup>28</sup> Pastaj më çoi në oborrin e brendshëm nëpër portën e jugut dhe mati portën e jugut që kishte po ato madhësi.
<scripture passage="Ezek 40:29" parsed="|Ezek|40|29|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.29" />
<sup>29</sup> Edhe dhomat e saj, shtyllat e saj dhe harqet e saj kishin po atë madhësi. Ajo kishte dritare dhe harqe rreth e qark me një gjatësi prej pesëdhjetë kubitësh dhe një gjërësi prej njëzet e pesë.
<scripture passage="Ezek 40:30" parsed="|Ezek|40|30|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.30" />
<sup>30</sup> Rreth e qark kishte harqe të gjatë njëzetepesë kubitë dhe të gjërë pesë kubitë.
<scripture passage="Ezek 40:31" parsed="|Ezek|40|31|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.31" />
<sup>31</sup> Harqet e saj shikonin në oborrin e jashtëm; kishte palma mbi shtyllat e saj dhe ngjiteshe në to nëpërmjet tetë shkallareve.
<scripture passage="Ezek 40:32" parsed="|Ezek|40|32|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.32" />
<sup>32</sup> Pastaj më çoi në oborrin e brendshëm që shikon nga jugu dhe mati portën: kishte po ato përmasa.
<scripture passage="Ezek 40:33" parsed="|Ezek|40|33|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.33" />
<sup>33</sup> Edhe dhomat e tij, shtyllat e tij dhe harqet e tij kishin po ato përmasa. Ajo kishte dritare dhe harqe rreth e qark dhe kishte një gjatësi prej pesëdhjetë kubitësh dhe një gjërësi prej njëzet e pesë kubitësh.
<scripture passage="Ezek 40:34" parsed="|Ezek|40|34|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.34" />
<sup>34</sup> Harqet e tij dilnin mbi oborrin e jashtëm; kishte palma mbi shyllat e tij nga njera dhe nga tjetra anë, dhe ngjiteshe në to nëpërmjet tetë shkallareve.
<scripture passage="Ezek 40:35" parsed="|Ezek|40|35|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.35" />
<sup>35</sup> Pastaj më çoi te porta e veriut dhe e mati: ajo kishte po ato përmasa,
<scripture passage="Ezek 40:36" parsed="|Ezek|40|36|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.36" />
<sup>36</sup> ashtu si dhomat e tij, shtyllat e tij dhe harqet e tij; kishte dritare rreth e qark; ajo ishte pesëdhjetë kubitësh e gjatë dhe njëzet e pesë kubitë e gjërë.
<scripture passage="Ezek 40:37" parsed="|Ezek|40|37|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.37" />
<sup>37</sup> Shtyllat e tij jepnin mbi oborrin e jashtëm; kishte disa palma mbi shtyllat e tij nga njëra dhe nga tjetra anë dhe ngjiteshe në to nëpërmjet tetë shkallarve.
<scripture passage="Ezek 40:38" parsed="|Ezek|40|38|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.38" />
<sup>38</sup> Kishte gjithashtu një dhomë me hyrjen pranë shtyllave të portave; aty laheshin olokaustet.
<scripture passage="Ezek 40:39" parsed="|Ezek|40|39|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.39" />
<sup>39</sup> Në atriumin e portës kishte dy tryeza nga një anë dhe dy tryeza nga ana tjetër, mbi të cilat thereshin olokaustet, flijimet për mëkatin dhe shkeljen.
<scripture passage="Ezek 40:40" parsed="|Ezek|40|40|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.40" />
<sup>40</sup> Në anën e jashtme të atriumit, sapo dikush ngjitet në hyrjen e portës së veriut, kishte dy tryeza, bashkë me dy tryeza nga ana tjetër e atriumit të portës.
<scripture passage="Ezek 40:41" parsed="|Ezek|40|41|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.41" />
<sup>41</sup> Kështu në anët e portës kishte katër tryeza nga një anë dhe katër tryeza nga ana tjetër: tetë tryeza gjithsej mbi të cilat thereshin flijimet.
<scripture passage="Ezek 40:42" parsed="|Ezek|40|42|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.42" />
<sup>42</sup> Për olokaustet kishte edhe katër tryeza prej guri të latuar, të gjata një kubitë e gjysmë, të gjëra një kubitë e gjysmë dhe të larta një kubitë; mbi to viheshin mjetet me të cilat thereshin olokaustet dhe flijimet e tjera.
<scripture passage="Ezek 40:43" parsed="|Ezek|40|43|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.43" />
<sup>43</sup> Në pjesën e brendshme, rreth e qark dhomës, ishin varur çengela një pëllëmbë të gjata; mbi tryezat vihej mishi i ofertave.
<scripture passage="Ezek 40:44" parsed="|Ezek|40|44|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.44" />
<sup>44</sup> Jashtë portës së brendshme kishte dy dhoma për këngëtarët në oborrin e brendshëm; njëra ishte pranë portës së veriut dhe shikonte nga jugu, tjetra ishte pranë portës së jugut dhe shikonte nga veriu.
<scripture passage="Ezek 40:45" parsed="|Ezek|40|45|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.45" />
<sup>45</sup> Ai më tha: "Kjo dhomë që shikon nga jugu është për priftërinjtë që kryejnë shërbime në tempull;
<scripture passage="Ezek 40:46" parsed="|Ezek|40|46|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.46" />
<sup>46</sup> dhoma që shikon nga veriu është për priftërinjtë që kryejnë shërbim në altar; këta janë bijtë e Tsadokut, ndër bijtë e Levit, që i afrohen Zotit për t'i shërbyer".
<scripture passage="Ezek 40:47" parsed="|Ezek|40|47|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.47" />
<sup>47</sup> Ai mati oborrin: ishte katror me një gjatësi prej njëqind kubitësh dhe një gjërësi prej njëqind kubitësh; altari ishte përballë tempullit.
<scripture passage="Ezek 40:48" parsed="|Ezek|40|48|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.48" />
<sup>48</sup> Pastaj më çoi në atriumin e tempullit dhe mati shtyllat e atriumit: ishin pesë kubitë nga një anë dhe pesë kubitë nga ana tjetër; gjërësia e portës ishte tre kubitë nga një anë dhe tre kubitë nga ana tjetër.
<scripture passage="Ezek 40:49" parsed="|Ezek|40|49|0|0" osisRef="Bible:Ezek.40.49" />
<sup>49</sup> Gjatësia e hajatit ishte njëzet kubitë dhe gjërësia njëmbëdhjetë kubitë; ngjiteshe në të nëpërmjet shkalloreve; pranë mbajtësve kishte shtylla, njëra nga një anë dhe tjetra nga ana tjetër.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 41" progress="70.73%" prev="Ezek.40" next="Ezek.42" id="Ezek.41">
<h3 id="Ezek.41-p0.1">Chapter 41</h3>
<p id="Ezek.41-p1">
<scripture passage="Ezek 41:1" parsed="|Ezek|41|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.1" />
<sup>1</sup> Pastaj më çoi në shenjtërore dhe mati shtyllat; gjashtë kubitë gjërësi nga një anë dhe gjashtë kubitë gjerësi nga ana tjetër, ashtu siç ishte gjerësia e tabernakullit.
<scripture passage="Ezek 41:2" parsed="|Ezek|41|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.2" />
<sup>2</sup> Gjerësia e hyrjes ishte dhjetë kubitë dhe muret anësore të hyrjes pesë kubitë nga një anë dhe pesë kubitë nga ana tjetër. Mati gjatësinë e shenjtërores: dyzet kubitë, dhe gjerësinë e tij njëzet kubitë.
<scripture passage="Ezek 41:3" parsed="|Ezek|41|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.3" />
<sup>3</sup> Pastaj hyri brenda dhe mati mbajtëset e portës: dy kubitë; porta ishte gjashtë kubitë dhe gjerësia e saj shtatë kubitë.
<scripture passage="Ezek 41:4" parsed="|Ezek|41|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.4" />
<sup>4</sup> Mati gjatësinë e saj: njëzet kubitë, dhe gjerësinë e saj përpara shenjtërores, njëzet kubitë; pastaj më tha: "Ky është vend shumë i shenjtë".
<scripture passage="Ezek 41:5" parsed="|Ezek|41|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.5" />
<sup>5</sup> Pastaj mati murin e tempullit: gjashtë kubitë; ndërsa gjerësia e çdo dhome anësore rreth e rrotull tempullit ishte katër kubitë.
<scripture passage="Ezek 41:6" parsed="|Ezek|41|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.6" />
<sup>6</sup> Dhomat anësore ishin me tre kate, njëra mbi tjetrën, tridhjetë dhoma për kat; ato mbështeteshin mbi disa dalje të murit të tempullit, të bëra rreth e qark për dhomat anësore; kështu ishin ngjitur por nuk mbështeteshin mbi murin e tempullit.
<scripture passage="Ezek 41:7" parsed="|Ezek|41|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.7" />
<sup>7</sup> Madhësia e dhomave anësore rritej dora dorës që kalohej nga një kat në tjetrin, sepse daljet e strukturës së murit të tempullit vinin si shkallare rreth e qark tempullit; prandaj madhësia e strukturës  së tempullit rritej dora dorës që ngjiteshe  nga kati i poshtëm në të lartin dhe duke kaluar nëpër atë të mesit.
<scripture passage="Ezek 41:8" parsed="|Ezek|41|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.8" />
<sup>8</sup> Pashë gjithashtu rreth tempullit një lartësim; themelet e dhomave anësore ishin sa një kallam i tërë prej gjashtë kubitësh.
<scripture passage="Ezek 41:9" parsed="|Ezek|41|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.9" />
<sup>9</sup> Gjerësia e murit të jashtëm të dhomave anësore ishte pesë kubitë; hapësira e lënë e lirë ndërmjet dhomave anësore që i përkisnin tempullit
<scripture passage="Ezek 41:10" parsed="|Ezek|41|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.10" />
<sup>10</sup> dhe dhomat e jashtme ishte njëzet kubitë rreth e qark tempullit.
<scripture passage="Ezek 41:11" parsed="|Ezek|41|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.11" />
<sup>11</sup> Portat e dhomave anësore shikonin nga hapësira e lirë: një portë nga veriu dhe tjetra nga jugu; gjerësia e hapësirës së lirë ishte pesë kubitë rreth e qark.
<scripture passage="Ezek 41:12" parsed="|Ezek|41|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.12" />
<sup>12</sup> Ndërtimi që ndodhej përballë hapësirës boshe nga ana e perëndimit kishte një gjerësi prej gjashtëdhjetë kubitësh; muri i ndërtimit ishte i trashë pesë kubitë rreth e qark dhe i gjatë nëntëdhjetë kubitë.
<scripture passage="Ezek 41:13" parsed="|Ezek|41|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.13" />
<sup>13</sup> Pastaj mati tempullin, që kishte një gjatësi prej njëqind kubitësh. Hapësira boshe, konstruksioni dhe muret e tij kishin gjithashtu njëqind kubitë gjatësi.
<scripture passage="Ezek 41:14" parsed="|Ezek|41|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.14" />
<sup>14</sup> Gjerësia e fasadës së tempullit dhe hapësira boshe nga ana lindore ishin njëqind kubitë.
<scripture passage="Ezek 41:15" parsed="|Ezek|41|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.15" />
<sup>15</sup> Mati gjatësinë e ndërtimit përpara hapësirës boshe të konstruksionit, në pjesën e pasme të tij, me gjithë galeritë nga një anë dhe nga ana tjetër: njëqind kubitë. Kështu mati pjesën e brendëshme të shenjtërores dhe atriumet e oborrit.
<scripture passage="Ezek 41:16" parsed="|Ezek|41|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.16" />
<sup>16</sup> Pragjet, dritaret me kanata dhe galeritë rreth e rrotull tri kateve përballë pragjeve ishin mbuluar me dru rreth e qark, nga dyshemeja deri te dritaret (dritaret ishin të mbuluara),
<scripture passage="Ezek 41:17" parsed="|Ezek|41|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.17" />
<sup>17</sup> deri mbi portën, në pjesën e brendëshme dhe të jashtme të tij të tempullit përqark, brenda dhe jashtë, me përmasa të përpikta.
<scripture passage="Ezek 41:18" parsed="|Ezek|41|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.18" />
<sup>18</sup> Ishin riprodhuar kerubinë dhe palma, një palmë midis kerubinit dhe kerubinit; çdo kerubin kishte dy fytyra:
<scripture passage="Ezek 41:19" parsed="|Ezek|41|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.19" />
<sup>19</sup> fytyra e njeriut ishte e kthyer drejt një palme nga një anë, dhe fytyra e luanit ishte e kthyer drejt palmës tjetër nga ana tjetër. Ishin riprodhuar rreth a qark tempullit.
<scripture passage="Ezek 41:20" parsed="|Ezek|41|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.20" />
<sup>20</sup> Nga dyshemeja deri përmbi portën dhe mbi murin e shenjtërores ishin riprodhuar kerubinë dhe palma.
<scripture passage="Ezek 41:21" parsed="|Ezek|41|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.21" />
<sup>21</sup> Shtalkët e shenjtërores ishin katrorë, po kështu fasada e vendit të shenjtë; pamja e njerës ishte si pamja e tjetrës.
<scripture passage="Ezek 41:22" parsed="|Ezek|41|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.22" />
<sup>22</sup> Altari ishte prej druri, i lartë tre kubitë dhe i gjatë dy kubitë; qoshet e tij, gjatësia dhe faqet e tij ishin prej druri. Burri më tha: "Kjo është tryeza që rri para Zotit".
<scripture passage="Ezek 41:23" parsed="|Ezek|41|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.23" />
<sup>23</sup> Shenjtërorja dhe vendi i shenjtë kishin dy porta.
<scripture passage="Ezek 41:24" parsed="|Ezek|41|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.24" />
<sup>24</sup> Çdo portë kishte dy kanate, dy kanate që mblidheshin dysh: dy kanate për një portë dhe dy kanate për tjetrën.
<scripture passage="Ezek 41:25" parsed="|Ezek|41|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.25" />
<sup>25</sup> Mbi to, mbi portat e shenjtërores, ishin gdhendur kerubinë dhe palma, si ata që ishin gdhendur mbi mure. Mbi fasadën e atriumit, nga jashtë, kishte një strehore prej druri.
<scripture passage="Ezek 41:26" parsed="|Ezek|41|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.41.26" />
<sup>26</sup> Kishte dritare me grilje dhe palma nga të dy anët, mbi muret anësorë të atriumit dhe mbi dhomat anësore të tempullit dhe mbi strehoret.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 42" progress="70.82%" prev="Ezek.41" next="Ezek.43" id="Ezek.42">
<h3 id="Ezek.42-p0.1">Chapter 42</h3>
<p id="Ezek.42-p1">
<scripture passage="Ezek 42:1" parsed="|Ezek|42|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.1" />
<sup>1</sup> Pastaj më nxori në oborrin e jashtëm nga ana e veriut dhe më çoi në dhomat që ndodheshin përballë hapësirës boshe dhe përballë ndërtimit në drejtim të veriut.
<scripture passage="Ezek 42:2" parsed="|Ezek|42|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.2" />
<sup>2</sup> Konstruksioni i fasadës drejt veriut kishte një gjatësi prej njëqind kubitësh dhe një gjërësi prej pesëdhjetë kubitësh.
<scripture passage="Ezek 42:3" parsed="|Ezek|42|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.3" />
<sup>3</sup> Përballë oborrit të brendshëm prej njëzet kubitësh dhe përballë kalldrëmit të oborrit të jashtëm kishte një galeri mbi tjetrën me tre kate.
<scripture passage="Ezek 42:4" parsed="|Ezek|42|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.4" />
<sup>4</sup> Përpara dhomave kishte një kalim të brendshëm, që ishte i gjerë dhjetë kubitë dhe i gjatë njëqind kubitë; portat e tyre shikonin nga veriu.
<scripture passage="Ezek 42:5" parsed="|Ezek|42|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.5" />
<sup>5</sup> Dhomat e sipërme ishin më të ngushta, sepse galeritë zinin më tepër hapësirë se galeritë e poshtme dhe të ndërmjetme të ndërtimit.
<scripture passage="Ezek 42:6" parsed="|Ezek|42|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.6" />
<sup>6</sup> Duke qenë se ishin me tre kate dhe nuk kishin shtylla si shtyllat e oborreve prandaj nga toka dhomat e sipërme ishin më të ngushta se ato të poshtme dhe të ndërmjetme.
<scripture passage="Ezek 42:7" parsed="|Ezek|42|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.7" />
<sup>7</sup> Muri i jashtëm, paralel me dhomat nga ana e oborrit të jashtëm, ballë dhomave, kishte një gjatësi prej pesëdhejtë kubitësh;
<scripture passage="Ezek 42:8" parsed="|Ezek|42|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.8" />
<sup>8</sup> në fakt gjatësia e dhomave nga ana e oborrit të jashtëm ishte pesëdhjetë kubitë, ndërsa nga ana e faqes së shenjtërores ishte njëqind kubitë.
<scripture passage="Ezek 42:9" parsed="|Ezek|42|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.9" />
<sup>9</sup> Poshtë këtyre dhomave kishte një hyrje nga ana e lindjes, për atë që hynte në to nga oborri i jashtëm.
<scripture passage="Ezek 42:10" parsed="|Ezek|42|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.10" />
<sup>10</sup> Në murin e gjerë të oborrit në drejtim të lindjes, përballë hapësirës boshe dhe përballë ndërtimitit, kishte dhoma.
<scripture passage="Ezek 42:11" parsed="|Ezek|42|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.11" />
<sup>11</sup> Përpara tyre kishte një kalim të ngjashëm me atë të dhomave që ishin nga ana e veriut; ato kishin po atë gjatësi e gjerësi, me të gjitha daljet dhe portat që ndiqnin të njëjtat kritere.
<scripture passage="Ezek 42:12" parsed="|Ezek|42|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.12" />
<sup>12</sup> Në përputhje me portat e dhomave që ishin nga jugu, kishte një portë në krye të kalimit pikërisht përpara murit në drejtim të lindjes.
<scripture passage="Ezek 42:13" parsed="|Ezek|42|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.13" />
<sup>13</sup> Ai më tha: "Dhomat nga veriu dhe dhomat nga jugu që ndodhen përballë hapësirës boshe janë dhoma të shenjta, ku priftërinjtë që i afrohen Zotit do të hanë gjërat shumë të shenjta; atje do të depozitojnë  gjërat shumë të shenjta, domethënë blatimet  e ushqimit dhe blatimet për mëkatin dhe për shkeljen, sepse ai vend është i shenjtë.
<scripture passage="Ezek 42:14" parsed="|Ezek|42|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.14" />
<sup>14</sup> Kur priftërinjtë të kenë hyrë, nuk do të dalin më nga vendi i shenjtë në oborrin e jashtëm, por do të vendojnë aty rrobat e tyre me të cilat kryejnë shërbimin, sepse janë të shenjta; do të veshin  rroba të tjera dhe kështu do të mund t'i afrohen  asaj që i përket popullit".
<scripture passage="Ezek 42:15" parsed="|Ezek|42|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.15" />
<sup>15</sup> Mbasi mbaroi së maturi pjesën e brendshme të tempullit, më nxori nga porta që shikonte nga lindja dhe mati pjesën e rrethuar rreth e qark.
<scripture passage="Ezek 42:16" parsed="|Ezek|42|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.16" />
<sup>16</sup> Mati anën lindore me kallamin matës: pesëqind kubitë me kallamin matës rreth e qark.
<scripture passage="Ezek 42:17" parsed="|Ezek|42|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.17" />
<sup>17</sup> Mati anën veriore: pesëqind kubitë me kallamin për matës rreth e qark,
<scripture passage="Ezek 42:18" parsed="|Ezek|42|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.18" />
<sup>18</sup> Mati anën jugore me kallamin matës: pesëqind kubitë.
<scripture passage="Ezek 42:19" parsed="|Ezek|42|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.19" />
<sup>19</sup> U kthye nga ana perëndore dhe mati: pesëqind kubitë me kallamin matës.
<scripture passage="Ezek 42:20" parsed="|Ezek|42|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.42.20" />
<sup>20</sup> Mati sipërfaqen nga të katër anët: kishte rreth e qark një mur që ishte i gjatë pesëqind kubitë dhe i gjërë pesëqind kubitë, për të ndarë vendin e shenjtë nga ai profan.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 43" progress="70.89%" prev="Ezek.42" next="Ezek.44" id="Ezek.43">
<h3 id="Ezek.43-p0.1">Chapter 43</h3>
<p id="Ezek.43-p1">
<scripture passage="Ezek 43:1" parsed="|Ezek|43|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.1" />
<sup>1</sup> Pastaj më çoi te porta, te porta që shikon nga lindja.
<scripture passage="Ezek 43:2" parsed="|Ezek|43|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.2" />
<sup>2</sup> Dhe ja, lavdia e Perëndisë të Izraelit vinte nga lindja. Zëri i tij ishte si zhurma e shumë ujërave dhe toka shkëlqente nga lavdia e tij.
<scripture passage="Ezek 43:3" parsed="|Ezek|43|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.3" />
<sup>3</sup> Vegimi që pashë në dukje ishte i ngjashëm me vegimin që pata kur shkova për të shkatërruar qytetin, vegimi ishte i ngjashëm me vegimet që pata pranë lumit Kebar; unë rashë me fytyrë.
<scripture passage="Ezek 43:4" parsed="|Ezek|43|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.4" />
<sup>4</sup> Dhe lavdia e Zotit hyri në tempull nga porta që shikon nga lindja.
<scripture passage="Ezek 43:5" parsed="|Ezek|43|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.5" />
<sup>5</sup> Pastaj Fryma më ngriti lart dhe më çoi në oborrin e brendshëm; dhe ja, lavdia e Zotit mbushte tempullin.
<scripture passage="Ezek 43:6" parsed="|Ezek|43|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.6" />
<sup>6</sup> Atëherë dëgjova dikë që më fliste nga tempulli, ndërsa një burrë rrinte më këmbë pranë meje;
<scripture passage="Ezek 43:7" parsed="|Ezek|43|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.7" />
<sup>7</sup> dhe ai më tha: "Bir njeriu, ky është vendi i fronit tim dhe vendi ku vë këmbët e mia, ku do të banoj në mes të bijve të Izraelit përjetë. Dhe shtëpia e Izraelit nuk do ta ndotë më emrin tim të shenjtë,
<scripture passage="Ezek 43:8" parsed="|Ezek|43|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.8" />
<sup>8</sup> duke vënë pragun e tyre afër pragut tim dhe shtalkat e tyre afër shtalkave të mia duke pasur vetëm një ndarëse midis meje dhe atyre, duke e ndotur kështu emrin tim të shenjtë me veprimet e neveritshme  që kryenin; prandaj në zemërimin tim i  shkatërrova.
<scripture passage="Ezek 43:9" parsed="|Ezek|43|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.9" />
<sup>9</sup> Tani do të largojnë nga unë kurvërimet e tyre dhe kufomat e mbretërve të tyre, dhe unë do të banoj në mes të tyre përjetë.
<scripture passage="Ezek 43:10" parsed="|Ezek|43|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.10" />
<sup>10</sup> Ti, bir njeriu, përshkruaja tempullin shtëpisë së Izraelit, që të kenë turp për paudhësinë e tyre. Le të masin përmasat e tij,
<scripture passage="Ezek 43:11" parsed="|Ezek|43|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.11" />
<sup>11</sup> dhe, në se kanë turp për të gjitha ato që kanë bërë, ti u bëj të njohur atyre modelin e tempullit dhe vendosjen e tij, daljet e tij dhe hyrjet e tij, gjithë modelin e tij dhe të gjithë statutet e  tij, gjithë format e tij dhe të gjitha ligjet  e tij; vëri të shkruara para syve të tyre me qëllim që të shikojnë tërë modelin e tij, tërë statutet e tij dhe t'i zbatojnë në praktikë.
<scripture passage="Ezek 43:12" parsed="|Ezek|43|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.12" />
<sup>12</sup> Ky është ligji i tempullit. Gjithë territori që është rreth majës së malit do të jetë shumë i shenjtë. Ja, ky është ligji i tempullit.
<scripture passage="Ezek 43:13" parsed="|Ezek|43|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.13" />
<sup>13</sup> Këto janë përmasat e altarit në kubitë (kubiti është një kubit plus një pëllëmbë): baza ka një kubit lartësi dhe një kubit largësi, me një buzë prej një pëllëmbë në gjithë gjatësinë. Kjo është lartësia e altarit;
<scripture passage="Ezek 43:14" parsed="|Ezek|43|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.14" />
<sup>14</sup> nga baza në tokë deri në platformën e poshtme ka dy kubitë; platforma është një kubit e gjërë; nga plaftorma më e vogël deri në platformën më të madhe ka katër kubitë; platforma është një kubit e gjërë.
<scripture passage="Ezek 43:15" parsed="|Ezek|43|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.15" />
<sup>15</sup> Vatra e altarit është katër kubitë e lartë, dhe nga vatra e altarit ngrihen katër brirë.
<scripture passage="Ezek 43:16" parsed="|Ezek|43|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.16" />
<sup>16</sup> Vatra e altarit është e gjatë dymbëdhjetë kubitë dhe e gjërë dymbëdhjetë kubitë, domethënë një katror i përsosur.
<scripture passage="Ezek 43:17" parsed="|Ezek|43|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.17" />
<sup>17</sup> Platforma e sipërme në të katër anët e saj është e gjatë katërmbëdhjetë kubitë dhe po aq e gjërë, me një buzë rreth e qark prej gjysmë kubiti; shkallaret e veta shikojnë nga lindja".
<scripture passage="Ezek 43:18" parsed="|Ezek|43|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.18" />
<sup>18</sup> Pastaj më tha: "Bir njeriu, kështu thotë Zoti, Zoti: Këto janë statutet për altarin kur të ndërtohet për të ofruar olokaustet dhe për ta spërkatur sipër me gjak.
<scripture passage="Ezek 43:19" parsed="|Ezek|43|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.19" />
<sup>19</sup> Priftërinjtë levitikë që vjnë nga fisi i Tsadokut, të cilët më afrohen për të më shërbyer", thotë Zoti, Zoti, "ti do t'u japësh një dem të ri për flijimin e mëkatit.
<scripture passage="Ezek 43:20" parsed="|Ezek|43|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.20" />
<sup>20</sup> Do të marrësh pak gjak prej tij dhe do ta vësh mbi katër brirët e altarit, mbi katër qoshet e platformës dhe rreth e qark buzës; kështu do ta pastrosh dhe do të kryesh shlyerjen për të.
<scripture passage="Ezek 43:21" parsed="|Ezek|43|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.21" />
<sup>21</sup> Pastaj do të marrësh demin e ri të flijimit të mëkatit dhe do ta djegësh në një vend të caktuar të tempullit, jashtë shenjtërores.
<scripture passage="Ezek 43:22" parsed="|Ezek|43|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.22" />
<sup>22</sup> Ditën e dytë do të ofrosh si flijim për mëkatin një cjap pa të meta dhe me të do të pastrohet altari siç u pastrua me demin e ri.
<scripture passage="Ezek 43:23" parsed="|Ezek|43|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.23" />
<sup>23</sup> Me të përfunduar pastrimin e tij, do të ofrosh një dem të ri pa të meta dhe një dash të kopesë pa të meta.
<scripture passage="Ezek 43:24" parsed="|Ezek|43|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.24" />
<sup>24</sup> Do t'i paraqesësh përpara Zotit, dhe priftërinjtë do të hedhin mbi ta kripë dhe do t'ia ofrojnë si olokaust Zotit.
<scripture passage="Ezek 43:25" parsed="|Ezek|43|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.25" />
<sup>25</sup> Shtatë ditë do të ofrosh një cjap si flijim për mëkatin; do të ofrosh gjithashtu një dem të ri dhe një dash të kopesë, të dy pa të meta.
<scripture passage="Ezek 43:26" parsed="|Ezek|43|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.26" />
<sup>26</sup> Shtatë ditë do të bëhet shlyerja për altarin, do të pastrohet dhe do të shenjtërohet.
<scripture passage="Ezek 43:27" parsed="|Ezek|43|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.43.27" />
<sup>27</sup> Me të mbaruar këto ditë, nga dita e tetë e tutje priftërinjtë do të ofrojnë mbi altar olokaustet tuaja dhe flijimet tuaja të falenderimit, dhe unë do t'ju pëlqej", thotë Zoti, Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 44" progress="71.00%" prev="Ezek.43" next="Ezek.45" id="Ezek.44">
<h3 id="Ezek.44-p0.1">Chapter 44</h3>
<p id="Ezek.44-p1">
<scripture passage="Ezek 44:1" parsed="|Ezek|44|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.1" />
<sup>1</sup> Pastaj ai më çoi drejt portës së jashtme të shenjtërores që shikonte nga lindja, por ajo ishte e mbyllur.
<scripture passage="Ezek 44:2" parsed="|Ezek|44|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.2" />
<sup>2</sup> Zoti më tha: "Kjo portë do të mbetet e mbyllur, nuk do të hapet dhe askush nuk do të hyjë nëpër të, sepse nëpër të ka hyrë Zoti, Perëndia i Izraelit; prandaj do të mbetet e mbyllur.
<scripture passage="Ezek 44:3" parsed="|Ezek|44|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.3" />
<sup>3</sup> Por princi duke qenë se është princ, do të mund të ulet për të ngrënë bukën përpara Zotit; ai do të hyjë nga hajati i derës dhe do të dalë po nga ajo rrugë".
<scripture passage="Ezek 44:4" parsed="|Ezek|44|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.4" />
<sup>4</sup> Pastaj, nëpër portën në veri, më çoi përpara tempullit. Shikova, dhe ja, lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Zotit; dhe unë rashë me fytyrë.
<scripture passage="Ezek 44:5" parsed="|Ezek|44|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.5" />
<sup>5</sup> Zoti më tha: "Bir njeriu, ki kujdes, shiko me sytë e tu dhe dëgjo me veshët e tu të gjitha ato që do të të them për statutet e shtëpisë të Zotit dhe tërë ligjeve të tij; ki kujdes në hyrjen e tempullit dhe në të gjitha daljet e shenjtërores.
<scripture passage="Ezek 44:6" parsed="|Ezek|44|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.6" />
<sup>6</sup> Do t'u thuash këtyre rebelëve, shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: O shtëpi e Izraelit, mjaft më me veprimet tuaja të neveritshme!
<scripture passage="Ezek 44:7" parsed="|Ezek|44|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.7" />
<sup>7</sup> Keni bërë që të futen të huaj, të parrethprerë nga zemra dhe nga mishi, me qëllim që të rrinin në shenjtëroren time, për ta përdhosur tempullin tim, ndërsa ofronit bukën time, dhjamin dhe gjakun, duke  shkelur kështu besëlidhjen time me ju, me  të gjitha veprimet tuaja të neveritshme.
<scripture passage="Ezek 44:8" parsed="|Ezek|44|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.8" />
<sup>8</sup> Ju nuk jeni kujdesur për gjërat e mia të shenjta, por keni vënë të huaj në vendin tuaj që të kujdesen për shenjtëroren time.
<scripture passage="Ezek 44:9" parsed="|Ezek|44|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.9" />
<sup>9</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Asnjë i huaj, i parrethprerë nga zemra dhe parrethprerë nga mishi, nuk ka për të hyrë në shenjtëroren time, as edhe ndonjë i huaj që ndodhet në mes të bijve të Izraelit.
<scripture passage="Ezek 44:10" parsed="|Ezek|44|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.10" />
<sup>10</sup> Por Levitët, që u larguan nga unë kur Izraeli doli nga rruga e drejtë, dhe u shmangën nga unë për të shkuar pas idhujve të tyre, do të ndëshkohen për paudhësinë e tyre.
<scripture passage="Ezek 44:11" parsed="|Ezek|44|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.11" />
<sup>11</sup> Megjithatë ata do të shërbejnë si roje të portave të tempullit dhe do të kryejnë shërbime në tempull; do të therin olokaustet dhe flijimet për popullin dhe do të rrinë para tij për t'i shërbyer.
<scripture passage="Ezek 44:12" parsed="|Ezek|44|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.12" />
<sup>12</sup> Duke qenë se i kanë shërbyer përpara idhujve të tij dhe kanë bërë që shtëpia e Izraelit të bjerë në mëkat, unë ngrita dorën time kundër tyre", thotë Zoti, Zoti, "duke u betuar se do të ndëshkohen për mëkatin e tyre.
<scripture passage="Ezek 44:13" parsed="|Ezek|44|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.13" />
<sup>13</sup> Dhe nuk do të më afrohen më për të më shërbyer si priftërinj as do t'u afrohen asnjërës prej gjërave të mia të shenjta, gjërave që janë shumë të shenjta; por do të mbajnë turpin e tyre dhe ndëshkimin për veprimet e neveritshme që kanë kryer.
<scripture passage="Ezek 44:14" parsed="|Ezek|44|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.14" />
<sup>14</sup> Megjithatë unë do t'u besoj atyre ruajtjen e tempullit për çdo shërbim të tij dhe për çdo gjë që do të bëhet në të.
<scripture passage="Ezek 44:15" parsed="|Ezek|44|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.15" />
<sup>15</sup> Por priftërinjtë Levitë, bij të Tsadokut, që kanë treguar kujdes për shenjtëroren time kur bijtë e Izraelit u shmangën nga unë, do të më afrohen për të më shërbyer dhe do të qëndrojnë para meje për  të më ofruar dhjamin dhe gjakun", thotë Zoti,  Zoti.
<scripture passage="Ezek 44:16" parsed="|Ezek|44|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.16" />
<sup>16</sup> "Ata do të hyjnë në shenjtëroren time, do t'i afrohen tryezës sime që të më shërbejnë dhe do të kryejnë gjithë shërbimin tim.
<scripture passage="Ezek 44:17" parsed="|Ezek|44|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.17" />
<sup>17</sup> Kur të hyjnë nëpër portat e oborrit të brendshëm, do të veshin roba prej liri; nuk do të kenë në trup asnjë veshje prej leshi, kur të kryejnë shërbime në portat e oborrit të brendshëm dhe në tempull.
<scripture passage="Ezek 44:18" parsed="|Ezek|44|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.18" />
<sup>18</sup> Do të kenë në krye çallma prej liri dhe pantallona prej liri mbi ijët; nuk do të ngjishen me atë që të bën të dërsitesh.
<scripture passage="Ezek 44:19" parsed="|Ezek|44|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.19" />
<sup>19</sup> Por, kur do të dalin në oborrin e jashtëm, në oborrin e jashtëm në drejtim me popullin, do të heqin rrobat me të cilat kanë kryer shërbimin, do t'i depozitojnë në dhomat e shenjtërores dhe do të veshin  rroba të tjera për të mos shenjtëruar  popullin me veshjet e tyre.
<scripture passage="Ezek 44:20" parsed="|Ezek|44|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.20" />
<sup>20</sup> Nuk do ta rruajnë kokën dhe as nuk kanë për të lënë t'u rriten flokët, por do t'i presin rregullisht flokët.
<scripture passage="Ezek 44:21" parsed="|Ezek|44|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.21" />
<sup>21</sup> Asnjë prift nuk do të pijë verë, kur të hyjë në oborrin e brendshëm.
<scripture passage="Ezek 44:22" parsed="|Ezek|44|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.22" />
<sup>22</sup> Nuk do të martohen me një të venë, as me grua të ndarë nga burri, por do të marrin virgjëresha nga pasardhësit e shtëpisë së Izraelit, ose një të ve që të jetë e veja e një prifti.
<scripture passage="Ezek 44:23" parsed="|Ezek|44|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.23" />
<sup>23</sup> Do t'i mësojnë popullit tim të dallojë atë që është e shenjtë nga ajo që është profane dhe do t'i bëjnë të njohur ndryshimin midis asaj që është e papastër dhe asaj që është e pastër.
<scripture passage="Ezek 44:24" parsed="|Ezek|44|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.24" />
<sup>24</sup> Në mosmarrëveshje ata do të veprojnë si gjyqtarë; do të gjykojnë sipas dekreteve të mia, do të zbatojnë ligjet e mia dhe statutet e mia në të gjitha festat e mia dhe do të shenjtërojnë të shtunat e mia.
<scripture passage="Ezek 44:25" parsed="|Ezek|44|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.25" />
<sup>25</sup> Nuk do t'i afrohen një të vdekuri për të mos u ndotur; ata do të mund të ndoten vetëm për atin ose nënën, për birin ose bijën, për vëllanë ose për motrën e pamartuar.
<scripture passage="Ezek 44:26" parsed="|Ezek|44|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.26" />
<sup>26</sup> Mbas pastrimit të tij për të do të numërohen shtatë ditë.
<scripture passage="Ezek 44:27" parsed="|Ezek|44|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.27" />
<sup>27</sup> Ditën që do të hyjnë në vendin e shenjtë, në oborrin e brendshëm, për të kryer shërbimin në vendin e shenjtë, do të ofrojnë flijimin për mëkatin", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 44:28" parsed="|Ezek|44|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.28" />
<sup>28</sup> "Sa për trashëgiminë e tyre, do të jem unë trashëgimia e tyre; nuk do t'u jepni atyre asnjë zotërim në Izrael, sepse jam unë zotërimi i tyre.
<scripture passage="Ezek 44:29" parsed="|Ezek|44|29|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.29" />
<sup>29</sup> Ata do të ushqehen me blatimet e ushqimit, me flijimet për mëkatin dhe me flijimet për shkeljen; çdo gjë e destinuar Perëndisë në Izrael do të jetë e tyre.
<scripture passage="Ezek 44:30" parsed="|Ezek|44|30|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.30" />
<sup>30</sup> Pjesa më e mirë e të gjitha prodhimeve të hershme dhe të gjitha ofertat e larta të çdo lloji midis ofertave tuaja të larta do t'u përkasin priftërinjve; do t'i jepni priftit edhe prodhimin e parë  të brumit në mënyrë që bekimi të mbetet në  shtëpinë tuaj.
<scripture passage="Ezek 44:31" parsed="|Ezek|44|31|0|0" osisRef="Bible:Ezek.44.31" />
<sup>31</sup> Priftërinjtë nuk do të hanë mishin e asnjë zogu ose kafshe të ngordhur në mënyrë të natyrshme ose të shqyer".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 45" progress="71.13%" prev="Ezek.44" next="Ezek.46" id="Ezek.45">
<h3 id="Ezek.45-p0.1">Chapter 45</h3>
<p id="Ezek.45-p1">
<scripture passage="Ezek 45:1" parsed="|Ezek|45|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.1" />
<sup>1</sup> "Kur ta ndani me short vendin në trashëgimi, ju do të vini mënjanë, si ofertë për Zotin, një pjesë të shenjtë të vendit, të gjatë njëzet e pesëmijë kubitë dhe të gjërë dhjetëmijë; do të jetë e shenjtë në të gjithë shtrirjen e saj.
<scripture passage="Ezek 45:2" parsed="|Ezek|45|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.2" />
<sup>2</sup> Nga ajo do të merrni për shenjtëroren një katror me përmasa pesëqind herë pesëqind kubitë, me një hapësirë të lirë rreth e qark prej pesëdhjetë kubitësh.
<scripture passage="Ezek 45:3" parsed="|Ezek|45|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.3" />
<sup>3</sup> Në këtë shtrirje do të matësh një siperfaqe me një gjatësi prej njëzet e pesëmijë kubitë dhe një gjerësi prej dhjetëmijë kubitë; brenda asaj do të jetë shenjtërorja, vendi shumë i shenjtë.
<scripture passage="Ezek 45:4" parsed="|Ezek|45|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.4" />
<sup>4</sup> Do të jetë pjesa e shenjtë e vendit e caktuar për priftërinjtë, ministrat e shenjtërores, që i afrohen Zotit për t'i shërbyer; do të jetë një vend për shtëpitë e tyre dhe një vend i shenjtë për shenjtëroren.
<scripture passage="Ezek 45:5" parsed="|Ezek|45|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.5" />
<sup>5</sup> Një sipërfaqe e gjatë njëzet e pesëmijë kubitë dhe e gjerë dhjetëmijë kubitë do t'u përkasë Levitëve që kryejnë shërbime në tempull; ata do të kenë pronësinë e njëzet dhomave.
<scripture passage="Ezek 45:6" parsed="|Ezek|45|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.6" />
<sup>6</sup> Si pronë të qytetit do të caktoni një sipërfaqe prej pesëmijë kubitësh të gjerë dhe njëzet e pesëmijë kubitësh të gjatë përbri pjesës së caktuar për shenjtërore; ajo do t'i përkasë tërë shtëpisë së Izraelit".
<scripture passage="Ezek 45:7" parsed="|Ezek|45|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.7" />
<sup>7</sup> Princit përkundrazi do t'i jepet një sipërfaqe këtej dhe matanë pjesës së shenjtë dhe pronës së qytetit, përballë pjesës së shenjtë të ofruar dhe përballë pronës së qytetit, që shtrihet nga ana e perëndimit  drejt perëndimit dhe nga ana lindore  drejt lindjes, me një gjatësi të barabartë me njerën pjesë që u është dhënë fiseve, nga kufiri perëndimor në kufirin lindor.
<scripture passage="Ezek 45:8" parsed="|Ezek|45|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.8" />
<sup>8</sup> Kjo pjesë e vendit do të jetë pronë e tij në Izrael; princat e mi nuk do ta shtypin më popullin tim, por do t'i japin kusurin e vendit shtëpisë së Izraelit sipas fiseve të tij".
<scripture passage="Ezek 45:9" parsed="|Ezek|45|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.9" />
<sup>9</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Mjaft më, o princa të Izraelit! Lini mënjanë dhunën dhe grabitjet, zbatoni ndershmërinë dhe drejtësinë, hiqni dorë nga të zhveshurit e popullit tim", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 45:10" parsed="|Ezek|45|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.10" />
<sup>10</sup> "Kini kandare të sakta, efa të saktë dhe bato të saktë.
<scripture passage="Ezek 45:11" parsed="|Ezek|45|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.11" />
<sup>11</sup> Efa dhe batoja do të kenë po atë kapacitet, dhe kështu batoja do të ketë të dhjetën pjesë të një homeri dhe efa të dhjetën pjesë të një homeri; kapaciteti i tyre do të rregullohet nga homeri.
<scripture passage="Ezek 45:12" parsed="|Ezek|45|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.12" />
<sup>12</sup> Sikli do të jetë njëzet geresh; njëzet sikle, njëzetepesë sikle dhe pesëmbëdhjetë sikle do të jetë mina juaj.
<scripture passage="Ezek 45:13" parsed="|Ezek|45|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.13" />
<sup>13</sup> Kjo është oferta që do të merrni: një të gjashtën e një efe nga një homer gruri, dhe një të gjashtën e një efe nga një homer elbi.
<scripture passage="Ezek 45:14" parsed="|Ezek|45|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.14" />
<sup>14</sup> Kjo është norma e vajit (domethënë bato e vajit), dhe një e dhjeta e batos nga çdo kor; një kor është një homer ose dhjetë bate, sepse dhjetë bate bëjnë një homer.
<scripture passage="Ezek 45:15" parsed="|Ezek|45|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.15" />
<sup>15</sup> Nga kopeja do të merret një dele për çdo dyqind krerë nga kullotat e të pasura të Izraelit, dhe kjo do të shërbejë për blatime të ushqimit, për olokaustet dhe për flijimet e falenderimit për të bërë shlyerjen për ato", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 45:16" parsed="|Ezek|45|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.16" />
<sup>16</sup> "Tërë populli i vendit do të jetë i detyruar ta bëjë këtë ofertë për princin e Izraelit.
<scripture passage="Ezek 45:17" parsed="|Ezek|45|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.17" />
<sup>17</sup> Përkundrazi do të jetë detyrë e princit të sigurojë olokaustet, blatimet e ushqimit dhe libacionet për festat, për hënat e reja, për të shtunat dhe për të gjitha solemnitetet e shtëpisë së Izraelit;  ai do të sigurojë flijimin për mëkatin,  blatimin e ushqimit, olokaustin dhe flijimet e falenderimit për të bërë shlyerjen për shtëpinë e Izraelit".
<scripture passage="Ezek 45:18" parsed="|Ezek|45|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.18" />
<sup>18</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Muajin e parë, ditën e parë të muajit, do të marrësh një dem të ri pa të meta dhe do të pastrosh shenjtëroren.
<scripture passage="Ezek 45:19" parsed="|Ezek|45|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.19" />
<sup>19</sup> Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi për mëkatin dhe do ta vërë mbi shtalkat e portës së shtëpisë, mbi katër qoshet e platformave të altarit dhe mbi shtalkat e portës së oborrit të brendshëm.
<scripture passage="Ezek 45:20" parsed="|Ezek|45|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.20" />
<sup>20</sup> Do të veprosh në të njëjtën mënyrë ditën e shtatë të muajit për atë që ka mëkatuar për nga mosdija dhe për naivin; kështu do të kryeni shlyerjen për tempullin.
<scripture passage="Ezek 45:21" parsed="|Ezek|45|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.21" />
<sup>21</sup> Muajin e parë, ditën e katërmbëdhjetë të muajit për ju do të jetë Pashkë, një festë shtatë ditëshe; do të hahet bukë pa maja.
<scripture passage="Ezek 45:22" parsed="|Ezek|45|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.22" />
<sup>22</sup> Atë ditë princi do të ofrojë, për vete dhe për tërë popullin e vendit, një dem si flijim për mëkatin.
<scripture passage="Ezek 45:23" parsed="|Ezek|45|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.23" />
<sup>23</sup> Në shtatë ditët e festës do t'i ofrojë si olokaust Zotit shtatë dema dhe shtatë deshë pa të meta, çdo ditë për shtatë ditë me radhë, dhe një kec në ditë si flijim për mëkatin.
<scripture passage="Ezek 45:24" parsed="|Ezek|45|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.24" />
<sup>24</sup> Do të ofrojë gjithashtu një efa blatim ushqimor për çdo dem dhe një efa çdo dash, bashkë me një hin vaji për çdo efa.
<scripture passage="Ezek 45:25" parsed="|Ezek|45|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.45.25" />
<sup>25</sup> Në muajin e shtatë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit, në festë, ai do të ofrojë po ato gjëra për flijimin për mëkatin, për olokaustin për blatimin e ushqimit dhe për vajin".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 46" progress="71.24%" prev="Ezek.45" next="Ezek.47" id="Ezek.46">
<h3 id="Ezek.46-p0.1">Chapter 46</h3>
<p id="Ezek.46-p1">
<scripture passage="Ezek 46:1" parsed="|Ezek|46|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.1" />
<sup>1</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Porta e oborrit të brendshëm që shikon nga lindja do të rrijë e mbyllur gjatë gjashtë ditëve të punës; por do të hapet ditën e shtunë dhe do të hapet gjithashtu ditën kur del hëna e re.
<scripture passage="Ezek 46:2" parsed="|Ezek|46|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.2" />
<sup>2</sup> Princi do të hyjë nga hajati i portës nga jashtë dhe do të ndalet pranë shtalkës së portës; priftërinjtë do të ofrojnë olokaustin e tij dhe flijimet e tij të falenderimit. Ai do të adhurojë te pragu  i portës pastaj do të dalë, por porta nuk do  të mbyllet deri në mbrëmje.
<scripture passage="Ezek 46:3" parsed="|Ezek|46|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.3" />
<sup>3</sup> Edhe populli i vendit do të adhurojë përpara Zotit te hyrja e asaj porte, në ditët e shtuna dhe kur del hëna e re.
<scripture passage="Ezek 46:4" parsed="|Ezek|46|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.4" />
<sup>4</sup> Olokausti që princi do t'i ofrojë Zotit ditën e shtunë do të jetë prej gjashtë qengjash pa të meta dhe një dash pa të meta,
<scripture passage="Ezek 46:5" parsed="|Ezek|46|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.5" />
<sup>5</sup> blatimi ushqimor për dashin do të jetë një efa, ndërsa blatimi ushqimor për qengjat do t'i lihet dëshirës së tij, bashkë me një hin vaji për efan.
<scripture passage="Ezek 46:6" parsed="|Ezek|46|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.6" />
<sup>6</sup> Ditën e hënës së re do të ofrojë një dem të ri pa të meta, gjashtë qengja dhe një dash, që do të jenë pa të meta;
<scripture passage="Ezek 46:7" parsed="|Ezek|46|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.7" />
<sup>7</sup> si blatim ushqimor do të ofrojë gjithashtu një efa për demin, një efa për dashin dhe për qengjat sa mund të disponojë, bashkë me një hin vaji për efan.
<scripture passage="Ezek 46:8" parsed="|Ezek|46|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.8" />
<sup>8</sup> Princi, kur të hyjë, do të kalojë nga hajati i portës dhe do të dalë duke ndjekur po atë rrugë.
<scripture passage="Ezek 46:9" parsed="|Ezek|46|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.9" />
<sup>9</sup> Por kur populli i vendit do të vijë përpara Zotit në festat solemne, ai që do të hyjë nga porta veriore për të adhuruar, do të dalë nga porta e jugut; përkundrazi ai që do të hyjë nga porta jugore  do të dalë nga porta e veriut; askush nuk do  të kthehet prapa nga porta prej së cilës ka hyrë, por do të dalë nga porta e kundërt.
<scripture passage="Ezek 46:10" parsed="|Ezek|46|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.10" />
<sup>10</sup> Princi do të jetë atëherë në mes tyre; do të hyjë kur ata hyjnë, do të dalë kur ata dalin.
<scripture passage="Ezek 46:11" parsed="|Ezek|46|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.11" />
<sup>11</sup> Në festat dhe në rastet solemne blatimi ushqimor do të jetë një efa për demin dhe një efa për dashin; për qengjat do të lihet sipas dëshirës së tij, bashkë me një hin vaji për efan.
<scripture passage="Ezek 46:12" parsed="|Ezek|46|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.12" />
<sup>12</sup> Kur princi do të bëjë një ofertë vullnetare, qoftë olokaust ose flijim falenderimi, si ofertë vullnetare për Zotin, atëherë do t'i hapet porta që shikon nga lindja, dhe do të ofrojë olokaustin e tij  dhe flijimin e tij të falenderimit siç bën  ditën e shtunë; pastaj do të dalë dhe, sapo të dalë, porta do të mbyllet.
<scripture passage="Ezek 46:13" parsed="|Ezek|46|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.13" />
<sup>13</sup> Çdo ditë do t'i ofrosh si olokaust Zotit një qengj motak, pa të meta; do ta ofrosh çdo mëngjes.
<scripture passage="Ezek 46:14" parsed="|Ezek|46|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.14" />
<sup>14</sup> Çdo mëngjes do të ofrosh bashkë me të, si blatim i ushqimit, një të gjashten e një efe dhe një të tretën e një hini vaji për të lagështuar majën e miellit; është një blatim ushqimor për Zotin që duhet bërë rregullisht çdo ditë përjetë.
<scripture passage="Ezek 46:15" parsed="|Ezek|46|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.15" />
<sup>15</sup> Çdo mëngjes do të ofrojnë kështu qengjin, blatimin e ushqimit dhe vajin si olokaust të përditshëm".
<scripture passage="Ezek 46:16" parsed="|Ezek|46|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.16" />
<sup>16</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Në qoftë se princi i bën njërit prej bijve të tij një dhuratë që është marrë nga trashëgimia e tij, ajo do t'u përkasë bijve të tij: do të jetë zotërimi i tyre në trashëgimi.
<scripture passage="Ezek 46:17" parsed="|Ezek|46|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.17" />
<sup>17</sup> Por në qoftë se ai i bën njërit prej shërbëtorëve të tij një dhuratë që është marrë nga trashëgimia e tij, kjo do t'i përkasë atij deri vitin e lirisë; pastaj do t'i kthehet princit; trashëgimia e  tij do t'u përkasë vetëm bijve të tij, vetëm  atyre.
<scripture passage="Ezek 46:18" parsed="|Ezek|46|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.18" />
<sup>18</sup> Përveç kësaj princi nuk do të marrë asgjë nga trashëgimia e popullit, duke e zhveshur nga pronësitë e tij; ai do t'u sigurojë një trashëgimi bijve të tij me atë që zotëron, me qëllim që asnjeri i popullit tim të mos dëbohet nga prona e tij".
<scripture passage="Ezek 46:19" parsed="|Ezek|46|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.19" />
<sup>19</sup> Pastaj ai më çoi, nëpër hyrjen që ishte pranë portës, në dhomat e shenjta të caktuara për priftërinjtë, të cilat shikojnë nga veriu; dhe ja, në pjesën më të largët në drejtim të perëndimit kishte një vend.
<scripture passage="Ezek 46:20" parsed="|Ezek|46|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.20" />
<sup>20</sup> Ai më tha: "Ky është vendi ku priftërinjtë do të pjekin mishin e flijimeve për shkeljen dhe për mëkatin dhe do të gatuajnë blatimet ushqimore, për të mos i nxjerrë në oborrin e jashtëm dhe kështu të shenjtërojnë popullin".
<scripture passage="Ezek 46:21" parsed="|Ezek|46|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.21" />
<sup>21</sup> Pastaj më çoi në oborrin e jashtëm dhe më kaloi pranë katër qosheve të oborrit; dhe ja, në çdo qoshe të oborrit kishte një oborr tjetër.
<scripture passage="Ezek 46:22" parsed="|Ezek|46|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.22" />
<sup>22</sup> Në të katër qoshet e oborrit kishte disa oborre të mbyllura të gjata dyzet kubitë dhe të gjera tridhjetë. Që të katra në qoshet e tyre kishin po atë madhësi.
<scripture passage="Ezek 46:23" parsed="|Ezek|46|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.23" />
<sup>23</sup> Rreth e qark tyre kishte një mur dhe poshtë murit, rreth e rrotull tij, ishin vendosur vatra për të pjekur.
<scripture passage="Ezek 46:24" parsed="|Ezek|46|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.46.24" />
<sup>24</sup> Ai më tha: "Këto janë kuzhinat ku ata që shërbejnë në tempull do të pjekin flijimet e popullit".
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 47" progress="71.34%" prev="Ezek.46" next="Ezek.48" id="Ezek.47">
<h3 id="Ezek.47-p0.1">Chapter 47</h3>
<p id="Ezek.47-p1">
<scripture passage="Ezek 47:1" parsed="|Ezek|47|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.1" />
<sup>1</sup> Ai më çoi përsëri në hyrje të tempullit, dhe ja disa ujëra dilnin nga poshtë pragut të tempullit në drejtim të lindjes, sepse fasada e tempullit shikonte nga lindja; ujërat zbrisnin poshtë anës së djathtë të tempullit, në jug të altarit.
<scripture passage="Ezek 47:2" parsed="|Ezek|47|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.2" />
<sup>2</sup> Pastaj më çoi jashtë nëpërmjet portës veriore dhe më bëri të sillem jashtë deri në portën e jashtme, që shikon nga lindja; dhe ja, ujërat buronin nga ana e djathtë.
<scripture passage="Ezek 47:3" parsed="|Ezek|47|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.3" />
<sup>3</sup> Burri eci deri drejt lindjes me një litar të hollë në dorë dhe mati njëmijë kubitë; pastaj më bëri të kapërcej ujërat, të cilat më arrinin deri te kyçet e këmbëve.
<scripture passage="Ezek 47:4" parsed="|Ezek|47|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.4" />
<sup>4</sup> Mati katërmijë kubitë të tjerë, pastaj më bëri të kapërcej ujërat; më arrinin te kyçet e këmbëve. Mati katërmijë kubitë të tjerë, pastaj më bëri të kaloj ujërat: më arrinin deri te ijët.
<scripture passage="Ezek 47:5" parsed="|Ezek|47|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.5" />
<sup>5</sup> Mati njëmijë kubitë të tjerë: ishte një lumë që nuk mund ta kapërceja, sepse ujërat e tij ishin shtuar; ishin ujëra në të cilat duhet të notoja; një lumë që nuk mund të kapërcehej.
<scripture passage="Ezek 47:6" parsed="|Ezek|47|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.6" />
<sup>6</sup> Ai më tha: "E pe, bir njeriu?". Pastaj më ktheu përsëri në bregun e lumit.
<scripture passage="Ezek 47:7" parsed="|Ezek|47|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.7" />
<sup>7</sup> Pas kthimit tim, ja mbi bregun e lumit shumë drurë nga një anë dhe nga ana tjetër.
<scripture passage="Ezek 47:8" parsed="|Ezek|47|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.8" />
<sup>8</sup> Pastaj më tha: "Këto ujëra drejtohen për në krahinën lindore, zbresin në Arabah dhe do të derdhen në det; me të hyrë në det, ujërat e tij do të shëndoshen.
<scripture passage="Ezek 47:9" parsed="|Ezek|47|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.9" />
<sup>9</sup> Dhe do të ndodhë që çdo qenie e gjallë që lëviz do të jetojë, kudo që arrin lumi; do të ketë bollëk të madh peshqish, sepse vijnë këto ujëra dhe shëndoshin ujërat e tjera; kudo që arrin lumi gjithçka ka për t'u gjallëruar.
<scripture passage="Ezek 47:10" parsed="|Ezek|47|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.10" />
<sup>10</sup> Dhe do të ndodhë që në brigjet e tij do të ketë peshkatarë; nga En-gedi deri në Englegaim do të jetë një vend ku do të shtrihen rrjetat; peshku i tij do të jetë i po atij lloji dhe në sasi të madhe, si peshku i Detit të Madh.
<scripture passage="Ezek 47:11" parsed="|Ezek|47|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.11" />
<sup>11</sup> Por kënetat tij dhe moçalet e tij nuk do të shëndoshen; do të lihen për të nxjerrë kripë.
<scripture passage="Ezek 47:12" parsed="|Ezek|47|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.12" />
<sup>12</sup> Gjatë lumit, mbi të dyja brigjet e tij, do të rritet çdo lloj druri që jep fryte, fletët e tyre nuk do të fishken dhe frytet e tij nuk do të mungojnë kurrë. Do të mbajnë fryte çdo muaj, sepse ujërat  e tyre dalin nga shenjtërorja, fryti i tyre  do të shërbejë për ushqim dhe fletët e tyre për mjekim".
<scripture passage="Ezek 47:13" parsed="|Ezek|47|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.13" />
<sup>13</sup> Kështu thotë Zoti, Zoti: "Këta janë kufijtë në bazë të të cilëve ju do ta ndani vendin në trashëgimi midis dymbëdhjetë fiseve të Izraelit. Jozefit do t'i takojnë dy pjesë.
<scripture passage="Ezek 47:14" parsed="|Ezek|47|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.14" />
<sup>14</sup> Secili prej jush do të trashëgojë një pjesë të barabartë me atë të vëllait të tij, sepse unë e ngrita dorën si betim për t'ua dhënë etërve tuaj. Ky vend do t'ju përkasë si trashëgimi.
<scripture passage="Ezek 47:15" parsed="|Ezek|47|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.15" />
<sup>15</sup> Këta do të jenë kufijtë e vendit nga ana e veriut: nga Deti i Madh në drejtim të Hethlonit deri sa të arrijnë në Tsedad,
<scripture passage="Ezek 47:16" parsed="|Ezek|47|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.16" />
<sup>16</sup> Hamathi, Berothahi, Sibraimi (që është midis kufirit të Damaskut dhe kufirit të Hamathit), Hatserhatikoni (që është në kufi me Hauranin).
<scripture passage="Ezek 47:17" parsed="|Ezek|47|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.17" />
<sup>17</sup> Kështu kufiri do të jetë nga deti deri në Hatsarenon, në kufijtë e Damaskut, me kufirin e Hamathit në veri. Kjo është ana veriore.
<scripture passage="Ezek 47:18" parsed="|Ezek|47|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.18" />
<sup>18</sup> Nga ana lindore do të shtriheni midis Hauranit dhe Damaskut, midis Galaadit dhe vendit të Izraelit, gjatë Jordanit dhe gjatë bregut lindor të detit. Kjo është ana lindore.
<scripture passage="Ezek 47:19" parsed="|Ezek|47|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.19" />
<sup>19</sup> Ana jugore, në drejtim të jugut, do të shtrihet nga Tamari deri në ujërat e Meribothit të Kadeshit, pastaj gjatë përroit të Egjiptit deri në Detin e Madh. Kjo është ana jugore, në jug.
<scripture passage="Ezek 47:20" parsed="|Ezek|47|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.20" />
<sup>20</sup> Ana perëndimore do të jetë Deti i Madh, nga kufiri i jugut deri përpara hyrjes së Hamathit. Kjo është ana perëndimore.
<scripture passage="Ezek 47:21" parsed="|Ezek|47|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.21" />
<sup>21</sup> Do ta ndani kështu këtë vend midis jush, në bazë të fiseve të Izraelit.
<scripture passage="Ezek 47:22" parsed="|Ezek|47|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.22" />
<sup>22</sup> Do ta ndani me short në trashëgimi midis jush dhe të huajve që banojnë midis jush dhe që u kanë lindur bij në mes tuaj. Këta do të jenë për ju si ata që kanë lindur në vend midis bijve të Izraelit;  do të kenë edhe ata me short një trashëgimi  në mes të fiseve të Izraelit.
<scripture passage="Ezek 47:23" parsed="|Ezek|47|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.47.23" />
<sup>23</sup> Në fisin ku i huaji banon, atje do t'i jepni pjesën e tij", thotë Zoti, Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Ezekiel 48" progress="71.43%" prev="Ezek.47" next="Dan" id="Ezek.48">
<h3 id="Ezek.48-p0.1">Chapter 48</h3>
<p id="Ezek.48-p1">
<scripture passage="Ezek 48:1" parsed="|Ezek|48|1|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.1" />
<sup>1</sup> Këto janë emrat e fiseve: nga kufiri verior, gjatë rrugës së Hethlonit, në hyrje të Hamathit deri në Hatsar-Enon, në kufi me Damaskun në veri drejt Hamathit, nga krahu lindor deri në krahun perëndimor: një pjesë për Danin.
<scripture passage="Ezek 48:2" parsed="|Ezek|48|2|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.2" />
<sup>2</sup> Në kufirin e Danit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Asherin;
<scripture passage="Ezek 48:3" parsed="|Ezek|48|3|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.3" />
<sup>3</sup> Në kufirin e Asherit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Neftalin.
<scripture passage="Ezek 48:4" parsed="|Ezek|48|4|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.4" />
<sup>4</sup> Në kufirin e Asherit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Manasin.
<scripture passage="Ezek 48:5" parsed="|Ezek|48|5|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.5" />
<sup>5</sup> Në kufirin e Manasit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Efraimin.
<scripture passage="Ezek 48:6" parsed="|Ezek|48|6|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.6" />
<sup>6</sup> Në kufirin e Efraimit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Rubenin.
<scripture passage="Ezek 48:7" parsed="|Ezek|48|7|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.7" />
<sup>7</sup> Në kufirin e Rubenit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Judën.
<scripture passage="Ezek 48:8" parsed="|Ezek|48|8|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.8" />
<sup>8</sup> Në kufirin e Judës, nga kufiri lindor deri në kufirin perëndimor, do të jetë pjesa e vendit që do ta ofroni si dhuratë, e gjerë njëzet e pesëmijë kubitë dhe e gjatë sa pjesët e tjera, nga kufiri lindor  deri në kufirin perëndimor; në mes të saj  do të jetë shenjtërorja.
<scripture passage="Ezek 48:9" parsed="|Ezek|48|9|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.9" />
<sup>9</sup> Pjesa që do t'i ofroni si dhuratë Zotit do të ketë një gjatësi prej njëzet e pesëmijë kubitë dhe një gjerësi prej dhjetëmijë kubitë.
<scripture passage="Ezek 48:10" parsed="|Ezek|48|10|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.10" />
<sup>10</sup> Kjo pjesë e shenjtë do t'u përkasë priftërinjve; njëzet e pesëmijë kubitë gjatësi në veri, dhjetëmijë gjerësi në perëndim, dhjetëmijë gjerësi në lindje dhe njëzet e pesëmijë gjatësi në jug; në mes të saj do të jetë shenjtërorja e Zotit.
<scripture passage="Ezek 48:11" parsed="|Ezek|48|11|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.11" />
<sup>11</sup> Ajo do t'u përkasë priftërinjve të shenjtëruar, ndër bijtë e Tsadokut, që më kanë shërbyer dhe që nuk devijuan kur devijuan bijtë e Izraelit, dhe ashtu si devijuan përkundrazi Levitët.
<scripture passage="Ezek 48:12" parsed="|Ezek|48|12|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.12" />
<sup>12</sup> Pjesa që do t'u ofrohet atyre do të merret nga pjesa e ofruar dhuratë e vendit, një gjë shumë e shenjtë, pranë territorit të Levitëve.
<scripture passage="Ezek 48:13" parsed="|Ezek|48|13|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.13" />
<sup>13</sup> Përballë territorit të priftërinjve, Levitët do të kenë një sipërfaqe prej njëzet e pesëmijë kubitë gjatësi dhe dhjetëmijë gjerësi; tërë gjatësia do të jetë njëzet e pesëmijë kubitë dhe gjerësia dhjetëmijë.
<scripture passage="Ezek 48:14" parsed="|Ezek|48|14|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.14" />
<sup>14</sup> Ata nuk do të mund as ta shesin as ta këmbejnë; nuk do të mund ta shkëputin pjesën më të mirë të vendit, sepse është e shenjtë për Zotin.
<scripture passage="Ezek 48:15" parsed="|Ezek|48|15|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.15" />
<sup>15</sup> Pesëmijë kubitët e gjerësisë që do të mbeten përballë njëzet e pesë mijëve, do të caktohen për përdorim profan për qytetin, për banesa dhe për toka për kullotë; qyteti do të jetë në mes.
<scripture passage="Ezek 48:16" parsed="|Ezek|48|16|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.16" />
<sup>16</sup> Përmasat e tij do të jenë këto: ana veriore do të jetë katërmijë e pesëqind kubitë, ana jugore katërmijë e pesëqind, ana lindore katërmijë e pesëqind, ana perëndimore katërmijë e pesëqind.
<scripture passage="Ezek 48:17" parsed="|Ezek|48|17|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.17" />
<sup>17</sup> Tokat për kullotë të qytetit do të jenë: dyqind e pesëdhjetë kubitë në veri, dyqind e pesëdhjetë në jug, dyqind e pesëdhjetë në lindje dhe dyqind e pesëdhjetë në perëndim.
<scripture passage="Ezek 48:18" parsed="|Ezek|48|18|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.18" />
<sup>18</sup> Kusuri i gjatësisë, gjatë pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë, do të jetë dhjetëmijë kubitë në lindje dhe dhjetëmijë në perëndim; ajo do të jetë pranë pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë, dhe  prodhimet e saj do të shërbejnë si ushqim  për punonjësit e qytetit.
<scripture passage="Ezek 48:19" parsed="|Ezek|48|19|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.19" />
<sup>19</sup> Punonjësit e qytetit, që do ta punojnë, do të vijnë nga të gjitha fiset e Izraelit.
<scripture passage="Ezek 48:20" parsed="|Ezek|48|20|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.20" />
<sup>20</sup> Gjithë pjesa e ofruar si dhuratë do të jetë njëzet e pesëmijë kubitë për njëzet e pesëmijë, një katror i përsosur. Ju do të ofroni, si zotërim të qytetit, pjesën e shenjtë të ofruar si dhuratë.
<scripture passage="Ezek 48:21" parsed="|Ezek|48|21|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.21" />
<sup>21</sup> Kusuri do të jetë i princit; nga njëra anë dhe nga ana tjetër e pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë dhe të zotërimit të qytetit, ballë njëzet e pesëmijë kubitëve të pjesës së ofruar si dhuratë  deri në kufirin lindor, dhe në perëndim ballë  njëzet e pesëmijë kubitëve në drejtim të kufirit perëndimor përbri pjesëve të fiseve; kjo do të jetë e princit; pjesa e shenjtë e ofruar si dhuratë dhe  shenjtërorja do të jenë në mes.
<scripture passage="Ezek 48:22" parsed="|Ezek|48|22|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.22" />
<sup>22</sup> Kështu, duke përjashtuar zotërimin e Levitëve dhe zotërimin e qytetit që gjenden në mes të asaj që i përket princit, sipërfaqja midis kufirit të Judës dhe kufirit të Beniaminit do t'i përkasë princit.
<scripture passage="Ezek 48:23" parsed="|Ezek|48|23|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.23" />
<sup>23</sup> Për kusurin e fiseve, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Beniaminin.
<scripture passage="Ezek 48:24" parsed="|Ezek|48|24|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.24" />
<sup>24</sup> Në kufirin e Beniaminit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Simeonin.
<scripture passage="Ezek 48:25" parsed="|Ezek|48|25|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.25" />
<sup>25</sup> Në kufirin e Simeonit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Isakarin.
<scripture passage="Ezek 48:26" parsed="|Ezek|48|26|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.26" />
<sup>26</sup> Në kufirin e Isakarit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Zabulonin.
<scripture passage="Ezek 48:27" parsed="|Ezek|48|27|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.27" />
<sup>27</sup> Në kufirin e Zabulonit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Gadin.
<scripture passage="Ezek 48:28" parsed="|Ezek|48|28|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.28" />
<sup>28</sup> Në kufirin e Gadit, nga ana jugore në drejtim të jugut, kufiri do të shkojë nga Tamari në ujërat e Meribahut afër Kadeshit, dhe pastaj gjatë Detit të Madh.
<scripture passage="Ezek 48:29" parsed="|Ezek|48|29|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.29" />
<sup>29</sup> Ky është vendi që do t'u ndani me short në trashëgimi fiseve të Izraelit, dhe këto janë pjesët", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Ezek 48:30" parsed="|Ezek|48|30|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.30" />
<sup>30</sup> "Këto janë daljet e qytetit: nga ana veriore do të maten katërmijë e pesëqind kubitë.
<scripture passage="Ezek 48:31" parsed="|Ezek|48|31|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.31" />
<sup>31</sup> Portat e qytetit do të mbajnë emrat e fiseve të Izraelit; në veri do të ketë tri porta: një portë për Rubenin, një portë për Judën dhe një portë për Levin.
<scripture passage="Ezek 48:32" parsed="|Ezek|48|32|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.32" />
<sup>32</sup> Nga ana lindore, katërmijë e pesëqind kubitë dhe tri porta: një portë për Jozefin, një portë për Beniaminin dhe një portë për Danin.
<scripture passage="Ezek 48:33" parsed="|Ezek|48|33|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.33" />
<sup>33</sup> Nga ana jugore, katërmijë e pesëqind kubitë dhe tri porta: një portë për Simeonin, një portë për Isakarin dhe një portë për Zabulonin.
<scripture passage="Ezek 48:34" parsed="|Ezek|48|34|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.34" />
<sup>34</sup> Nga ana perëndimore, katërmijë e pesëqind kubitë dhe tri porta: një portë për Gadin, një portë për Asherin dhe një portë për Neftalin.
<scripture passage="Ezek 48:35" parsed="|Ezek|48|35|0|0" osisRef="Bible:Ezek.48.35" />
<sup>35</sup> Gjithë perimetri do të jetë tetëmbëdhjetëmijë kubitë. Prej kësaj ditë emri i qytetit do të jetë: "Zoti është atje"".
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Daniel" progress="71.56%" prev="Ezek.48" next="Dan.1" id="Dan">
<h2 id="Dan-p0.1">Daniel</h2>

<div3 title="Daniel 1" progress="71.56%" prev="Dan" next="Dan.2" id="Dan.1">
<h3 id="Dan.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Dan.1-p1">
<scripture passage="Dan 1:1" parsed="|Dan|1|1|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e tretë të mbretërimit të Jehojakimit; mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër Jeruzalemit dhe e rethoi.
<scripture passage="Dan 1:2" parsed="|Dan|1|2|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.2" />
<sup>2</sup> Zoti atëherë dha në duart e tij Jehojakimin, mbretin e Judës, bashkë me një pjesë të orendive të shtëpisë së Perëndisë, që ai i transportoi në vendin e Shinarit, në shtëpinë e perëndisë së tij dhe  i vendosi orenditë në shtëpinë e thesarit të  perëndisë së tij.
<scripture passage="Dan 1:3" parsed="|Dan|1|3|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.3" />
<sup>3</sup> Pastaj mbreti i tha Ashpenazit, kreut të eunukëve të tij, t'i sjellë disa nga djemtë e Izraelit, qofshin prej fisi mbretëror apo prej familjesh fisnike,
<scripture passage="Dan 1:4" parsed="|Dan|1|4|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.4" />
<sup>4</sup> të rinj që të mos kishin asnjë të metë, por të hijshëm, të pajisur me urti, që të kishin njohuri dhe të mësonin shpejt, që të ishin të aftë të shërbenin në pallatin e mbretit dhe të cilëve të mund t'u mësohej letërsia dhe gjuha e Kaldeasve.
<scripture passage="Dan 1:5" parsed="|Dan|1|5|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.5" />
<sup>5</sup> Mbreti u caktoi atyre një racion të përditshëm ushqimesh të shijshme nga ato të mbretit dhe verë nga ajo që ai vetë pinte; ata duhet të edukoheshin në tre vjet, në mbarim të të cilëve do të kalonin në shërbim të mbretit.
<scripture passage="Dan 1:6" parsed="|Dan|1|6|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.6" />
<sup>6</sup> Midis tyre ishin bijtë e Judës: Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azaria.
<scripture passage="Dan 1:7" parsed="|Dan|1|7|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.7" />
<sup>7</sup> Kreu i eunukëve u vuri atyre emra të tjerë: Danielit i vuri emrin Beltshatsar, Hananiahut Shadrak, Mishaelit Meshak dhe Azarias Abed-nego.
<scripture passage="Dan 1:8" parsed="|Dan|1|8|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.8" />
<sup>8</sup> Por Danieli vendosi në zemër të tij të mos e ndotë veten me ushqimet e shijshme të mbretit dhe me verën që pinte ai vetë; dhe i kërkoi kreut të eunukëve ta lejonte që të mos ndotej.
<scripture passage="Dan 1:9" parsed="|Dan|1|9|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.9" />
<sup>9</sup> Perëndia bëri që Danieli të gjejë hir dhe dhemshuri te kreu i eunukëve.
<scripture passage="Dan 1:10" parsed="|Dan|1|10|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.10" />
<sup>10</sup> Kreu i eunukëve i tha pastaj Danielit: "Unë kam frikë nga mbreti, zoti im, që ka caktuar ushqimin tuaj dhe pijen tuaj. Pse ai duhet të shikojë fytyrat tuaja më të trishtuara nga ato të të rinjve të  moshës suaj? Kështu do të vinit në rrezik  kokën time te mbreti".
<scripture passage="Dan 1:11" parsed="|Dan|1|11|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Danieli i tha Meltsarit, që kreu i eunukëve kishte caktuar si të parë mbi Danielin, Hananiahun, Mishaelin dhe Azarian;
<scripture passage="Dan 1:12" parsed="|Dan|1|12|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.12" />
<sup>12</sup> "Të lutem, vëri në provë shërbëtorët e tu për dhjetë ditë, dhe të na jepen perime për të ngrënë dhe ujë për të pirë.
<scripture passage="Dan 1:13" parsed="|Dan|1|13|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.13" />
<sup>13</sup> Pastaj të ekzaminohet në praninë tënde pamja jonë dhe pamja e të rinjve që hanë ushqimet e shijshme të mbretit; do të veprosh pastaj me shërbëtorët e tu në bazë të asaj që do të shikosh".
<scripture passage="Dan 1:14" parsed="|Dan|1|14|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.14" />
<sup>14</sup> Ai e pranoi këtë propozim të tyre dhe i vuri në provë dhjetë ditë.
<scripture passage="Dan 1:15" parsed="|Dan|1|15|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.15" />
<sup>15</sup> Në mbarim të dhjetë ditëve pamja e tyre dukej më e bukur dhe e kishin mishin më të plotë se të gjithë djemtë që kishin ngrënë gjellët e shijshme të mbretit.
<scripture passage="Dan 1:16" parsed="|Dan|1|16|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.16" />
<sup>16</sup> Kështu Meltsari u hoqi atyre gjellët e shijshme dhe verën që duhet të pinin dhe u dha perime.
<scripture passage="Dan 1:17" parsed="|Dan|1|17|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.17" />
<sup>17</sup> Katër të rinjve Perëndia u dha njohuri dhe mend në gjithë letërsinë dhe diturinë; dhe Danieli fitoi njohuri për çdo lloj vegimi dhe ëndrre.
<scripture passage="Dan 1:18" parsed="|Dan|1|18|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.18" />
<sup>18</sup> Në mbarim të kohës së caktuar nga mbreti që t'ia çonin këta të rinj, kreu i eunukëve i shpuri përpara Nebukadnetsarit.
<scripture passage="Dan 1:19" parsed="|Dan|1|19|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.19" />
<sup>19</sup> Mbreti foli me ta, por midis tyre nuk u gjet asnjë si Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azaria, prandaj këta u pranuan në shërbim të mbretit.
<scripture passage="Dan 1:20" parsed="|Dan|1|20|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.20" />
<sup>20</sup> Dhe mbi çdo çështje që kërkonte dituri dhe gjykim dhe për të cilat mund t'i pyeste mbreti, i gjeti dhjetë herë më lart se tërë magjistarët dhe astrologët që ishin në tërë mbretërinë e tij.
<scripture passage="Dan 1:21" parsed="|Dan|1|21|0|0" osisRef="Bible:Dan.1.21" />
<sup>21</sup> Kështu Danieli vazhdoi deri në vitin e parë të mbretit Kir.
</p>
</div3>

<div3 title="Daniel 2" progress="71.64%" prev="Dan.1" next="Dan.3" id="Dan.2">
<h3 id="Dan.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Dan.2-p1">
<scripture passage="Dan 2:1" parsed="|Dan|2|1|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e dytë të mbretërimit të Nebukadnetsarit, ai pa disa ëndrra; fryma e tij u turbullua dhe i iku gjumi.
<scripture passage="Dan 2:2" parsed="|Dan|2|2|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.2" />
<sup>2</sup> Atëherë mbreti dha urdhër të thërrisnin magjistarët, astrologët, shtriganët dhe Kaldeasit, që t'i tregonin mbretit ëndrrat e tij.
<scripture passage="Dan 2:3" parsed="|Dan|2|3|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.3" />
<sup>3</sup> Mbreti u tha atyre: "Pashë një ëndërr dhe fryma ime është turbulluar, deri sa t'ia dal të shpjegoj ëndrrën time".
<scripture passage="Dan 2:4" parsed="|Dan|2|4|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Kaldeasit iu përgjigjën mbretit në gjuhën aramaike: "O mbret, jetofsh përjetë. Trego ëndrrën tënde shërbëtorëve të tu dhe ne do ta interpretojmë".
<scripture passage="Dan 2:5" parsed="|Dan|2|5|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.5" />
<sup>5</sup> Mbreti u përgjigj dhe u tha Kaldeasve: "Vendimin tim e kam marrë: po të mos ma bëni të njohur përmbajtjen e ëndrrës sime dhe interpretimin e saj, do të priteni copa-copa dhe shtëpitë tuaja do të katandisen në plehërishte.
<scripture passage="Dan 2:6" parsed="|Dan|2|6|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.6" />
<sup>6</sup> Por në rast se do të më tregoni ëndrrën dhe interpretimin e saj, do të merrni nga unë dhurata, shpërblime dhe nderime të mëdha; më tregoni, pra, ëndrrën dhe interpretimin e saj".
<scripture passage="Dan 2:7" parsed="|Dan|2|7|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.7" />
<sup>7</sup> Ata u përgjigjën për së dyti dhe thanë: "Le t'u tregojë mbreti ëndrrën shërbëtorëve të vet dhe ne do t'i japim interpretimin".
<scripture passage="Dan 2:8" parsed="|Dan|2|8|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.8" />
<sup>8</sup> Atëherë mbreti u përgjigj dhe tha: "E kuptoj fare mirë që ju doni të fitoni kohë, sepse e shihni që vendimi im është marrë;
<scripture passage="Dan 2:9" parsed="|Dan|2|9|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.9" />
<sup>9</sup> po të mos ma bëni të njohur ëndrrën, ka vetëm një vendim për ju; jeni marrë vesh midis jush për të thënë para meje fjalë të rreme dhe të çoroditura, me shpresë që kohërat të ndryshojnë. Prandaj ma  tregoni ëndrrën dhe unë do të di në se jeni në  gjendje të më jepni edhe interpretimin".
<scripture passage="Dan 2:10" parsed="|Dan|2|10|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.10" />
<sup>10</sup> Kaldeasit u përgjigjën para mbretit dhe thanë: "Nuk ka njeri mbi tokë që mund të dijë atë që mbreti kërkon. Në fakt asnjë mbret, sundimtar o sovran nuk i ka kërkuar një gjë të tillë ndonjë magjistari, astrologu ose Kaldeasi.
<scripture passage="Dan 2:11" parsed="|Dan|2|11|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.11" />
<sup>11</sup> Gjëja që pyet mbreti është tepër e vështirë dhe nuk ka njeri që mund t'ia bëjë të ditur mbretit, përveç perëndive, banesa e të cilëve nuk është ndër të gjallët".
<scripture passage="Dan 2:12" parsed="|Dan|2|12|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.12" />
<sup>12</sup> Me këtë mbreti u zemërua, i hipi inati dhe urdhëroi që të shfaroseshin tërë të diturit e Babilonisë.
<scripture passage="Dan 2:13" parsed="|Dan|2|13|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.13" />
<sup>13</sup> Kështu u shpall dekreti në bazë të të cilit duhet të vriteshin të diturit, dhe kërkonin Danielin dhe shokët e tij për t'i vrarë edhe ata.
<scripture passage="Dan 2:14" parsed="|Dan|2|14|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Danieli iu drejtua me fjalë të urta dhe të matura Ariokut, komandant i rojeve të mbretit, i cili kishte dalë për të vrarë të diturit e Babilonisë.
<scripture passage="Dan 2:15" parsed="|Dan|2|15|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.15" />
<sup>15</sup> Mori fjalën dhe i tha Ariokut, komandantit të mbretit: "Pse vallë një dekret kaq i ashpër nga ana e mbretit?" Atëherë Arioku e vuri në dijeni Danielin.
<scripture passage="Dan 2:16" parsed="|Dan|2|16|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.16" />
<sup>16</sup> Kështu Danieli hyri te mbreti dhe i kërkoi t'i jepte kohë për t'i bërë të njohur mbretit interpretimin e ëndrrës.
<scripture passage="Dan 2:17" parsed="|Dan|2|17|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Danieli shkoi në shtëpinë e vet dhe ua bëri të ditur këtë gjë shokëve të tij Hananiah, Mishael dhe Azaria,
<scripture passage="Dan 2:18" parsed="|Dan|2|18|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.18" />
<sup>18</sup> me qëllim që t'i kërkonin mëshirë Perëndisë të qiellit lidhur me këtë sekret, me qëllim që Danieli dhe shokët e tij të mos vriteshin bashkë me kusurin e njerëzve të ditur të Babilonisë.
<scripture passage="Dan 2:19" parsed="|Dan|2|19|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.19" />
<sup>19</sup> Atëherë sekreti iu zbulua Danielit në një vegim nate. Kështu Danieli bekoi Perëndinë e qiellit.
<scripture passage="Dan 2:20" parsed="|Dan|2|20|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.20" />
<sup>20</sup> Danieli filloi të thotë: "Qoftë i bekuar emri i Perëndisë përjetë, sepse atij i përkasin dituria dhe forca.
<scripture passage="Dan 2:21" parsed="|Dan|2|21|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.21" />
<sup>21</sup> Ai ndryshon kohërat dhe stinët, i ul mbretërit dhe i larton, u jep dituri të urtëve dhe dije atyre që kanë mend.
<scripture passage="Dan 2:22" parsed="|Dan|2|22|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.22" />
<sup>22</sup> Ai tregon gjërat e thella dhe të fshehta, njeh atë që është në terr dhe drita qëndron me të.
<scripture passage="Dan 2:23" parsed="|Dan|2|23|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.23" />
<sup>23</sup> O Perëndi i etërve të mi, të falënderoj dhe të lëvdoj, sepse më ke dhënë dituri dhe forcë dhe më ke bërë të njoh atë që të kemi kërkuar, duke na bërë të njohim gjënë e kërkuar nga mbreti".
<scripture passage="Dan 2:24" parsed="|Dan|2|24|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.24" />
<sup>24</sup> Prandaj Danieli shkoi te Arioku, të cilit mbreti i kishte besuar detyrën të vriste njerëzit e ditur të Babilonisë; shkoi dhe i tha kështu: "Mos i vrit njerëzit e ditur të Babilonisë! Më ço përpara
<scripture passage="Dan 2:25" parsed="|Dan|2|25|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Arioku e çoi me nxitim Danielin përpara mbretit dhe i foli kështu: "Gjeta midis Judejve robër një njeri që do t'i njohë mbretit interpretimin".
<scripture passage="Dan 2:26" parsed="|Dan|2|26|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.26" />
<sup>26</sup> Mbreti filloi t'i thotë Danielit, që quhej Beltshatsar: "A je i zoti të më bësh të njohur ëndrrën që pashë dhe interpretimin e saj?".
<scripture passage="Dan 2:27" parsed="|Dan|2|27|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.27" />
<sup>27</sup> Danieli u përgjigj në prani të mbretit dhe tha: "Sekreti për të cilin mbreti kërkoi interpretimin tim, nuk mund t'i shpjegohet mbretit as nga njerëzit e urtë, as nga astrologët, as nga magjistarët, as nga shortarët.
<scripture passage="Dan 2:28" parsed="|Dan|2|28|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.28" />
<sup>28</sup> Por ka një Perëndi në qiell që zbulon sekretet, dhe ai i ka bërë të njohur mbretit Nebukadnetsarit atë që do të ndodhë ditët e fundit. Kjo ka qenë ëndrra jote dhe vegimet e mendjes sate në shtratin tënd.
<scripture passage="Dan 2:29" parsed="|Dan|2|29|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.29" />
<sup>29</sup> O mbret, mendimet që të kanë ardhur në shtratin tënd kanë të bëjnë me atë që ka për të ndodhur tani e tutje; dhe ai që zbulon sekretet të ka bërë të njohur atë që ka për të ndodhur.
<scripture passage="Dan 2:30" parsed="|Dan|2|30|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.30" />
<sup>30</sup> Sa për mua, ky sekret m'u zbulua jo sepse kam më tepër dituri nga tërë të gjallët e tjerë, por me qëllim që interpretimi im t'i njoftohet mbretit, dhe ti të njihesh me mendimet e zemrës sate.
<scripture passage="Dan 2:31" parsed="|Dan|2|31|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.31" />
<sup>31</sup> Ti ishe duke shikuar, o mbret, dhe ja një figurë e madhe; kjo figurë e stërmadhe, me një shkëlqim të jashtëzakonshëm, ngrihej para teje me një pamje të tmerrshme.
<scripture passage="Dan 2:32" parsed="|Dan|2|32|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.32" />
<sup>32</sup> Koka e kësaj figure ishte prej ari të kulluar, gjoksi i saj dhe krahët e saj ishin prej argjendi, barku i saj dhe kofshët e saj prej bronzi,
<scripture passage="Dan 2:33" parsed="|Dan|2|33|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.33" />
<sup>33</sup> këmbët e saj prej hekuri, këmbët e saj pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile.
<scripture passage="Dan 2:34" parsed="|Dan|2|34|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.34" />
<sup>34</sup> Ndërsa po shikoje, një gur u shkëput, por jo nga dora e njeriut, dhe goditi figurën në këmbët e saj prej hekuri dhe argjile dhe i copëtoi.
<scripture passage="Dan 2:35" parsed="|Dan|2|35|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.35" />
<sup>35</sup> Atëherë hekuri, argjila, bronzi, argjendi dhe ari u copëtuan bashkë dhe u bënë si kope byku në lëmë gjatë verës; era i mori me vete dhe nuk u gjet më asnjë gjurmë e tyre. Por guri që kishte goditur  figurën u bë një mal i madh, që mbushi tërë  tokën.
<scripture passage="Dan 2:36" parsed="|Dan|2|36|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.36" />
<sup>36</sup> Kjo është ëndrra; tani do të japim interpretimin përpara mbretit.
<scripture passage="Dan 2:37" parsed="|Dan|2|37|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.37" />
<sup>37</sup> Ti, o mbret, je mbreti i mbretërve, sepse Perëndia i qiellit të ka dhënë mbretërinë, pushtetin, forcën dhe lavdinë.
<scripture passage="Dan 2:38" parsed="|Dan|2|38|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.38" />
<sup>38</sup> Ngado që të banojnë bijtë e njerëzve, kafshët e fushës dhe shpendët e qiellit, ai i ka lënë në duart e tua dhe të ka bërë të sundosh mbi gjithë ata. Ti je koka e artë.
<scripture passage="Dan 2:39" parsed="|Dan|2|39|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.39" />
<sup>39</sup> Mbas teje do të dalë një mbretëri tjetër, më e vogël, më e ulët nga jotja; pastaj një mbretëri tjetër prej bronzi, që do të sundojë mbi gjithë dheun.
<scripture passage="Dan 2:40" parsed="|Dan|2|40|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.40" />
<sup>40</sup> Mbretëria e katërt do të jetë e fortë si hekuri, sepse hekuri copëton dhe thërrmon çdo gjë; ashtu si hekuri që copëton, kjo mbretëri do t'i copëtojë dhe do t'i thërrmojë tërë këto mbretëri.
<scripture passage="Dan 2:41" parsed="|Dan|2|41|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.41" />
<sup>41</sup> Siç e pe, këmbët dhe gishtërinjtë ishin pjesërisht prej argjile poçari dhe pjesërisht prej hekuri, kështu kjo mbretëri do të ndahet; megjithatë, ajo do të ketë fortësinë e hekurit, sepse ti ke parë hekurin të përzier me argjilë të butë.
<scripture passage="Dan 2:42" parsed="|Dan|2|42|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.42" />
<sup>42</sup> Dhe ashtu si gishtërinjtë e këmbëve ishin pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile, kështu ajo mbretëri do të jetë pjesërisht e fortë dhe pjesërisht e brishtë.
<scripture passage="Dan 2:43" parsed="|Dan|2|43|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.43" />
<sup>43</sup> Siç e pe hekurin të përzier me argjilën e butë, ata do të përzihen nga fara njerëzore, por nuk do të bashkohen njeri me tjetrin, pikërisht ashtu si hekuri nuk amalgamohet me argjilën.
<scripture passage="Dan 2:44" parsed="|Dan|2|44|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.44" />
<sup>44</sup> Në kohën e këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t'i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe do të asgjësojë  tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë  përjetë,
<scripture passage="Dan 2:45" parsed="|Dan|2|45|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.45" />
<sup>45</sup> pikërisht ashtu siç e pe gurin të shkëputet nga mali, jo nga dora e njeriut, për të copëtuar hekurin, bronzin, argjilën, argjendin dhe arin. Perëndia i madh i ka bërë të njohur mbretit atë që ka për  të ndodhur tani e tutje. Éndrra është e  vërtetë dhe interpretimi i saj është i sigurt".
<scripture passage="Dan 2:46" parsed="|Dan|2|46|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.46" />
<sup>46</sup> Atëherë mbreti Nebukadnetsar ra me fytyrë dhe ra permbys para Danielit; pastaj urdhëroi që t'i paraqitnin një ofertë dhe temjan.
<scripture passage="Dan 2:47" parsed="|Dan|2|47|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.47" />
<sup>47</sup> Mbreti i foli Danielit dhe tha: "Në të vërtetë Perëndia juaj është Perëndia i perëndive, Zoti i mbretërve dhe zbuluesi i sekreteve, sepse ti ke mundur të zbulosh këtë sekret".
<scripture passage="Dan 2:48" parsed="|Dan|2|48|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.48" />
<sup>48</sup> Atëherë mbreti e bëri Danielin të madh, i dha dhurata të shumta dhe të mëdha, e bëri qeveritar të gjithë krahinës së Babilonisë dhe kreun më të lartë të gjithë të diturve të Babilonisë.
<scripture passage="Dan 2:49" parsed="|Dan|2|49|0|0" osisRef="Bible:Dan.2.49" />
<sup>49</sup> Përveç kësaj, me kërkesë të Danielit, mbreti vuri në krye të administratës së krahinës së Babilonisë Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon. Danieli përkundrazi mbeti në oborrin e mbretit.
</p>
</div3>

<div3 title="Daniel 3" progress="71.84%" prev="Dan.2" next="Dan.4" id="Dan.3">
<h3 id="Dan.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Dan.3-p1">
<scripture passage="Dan 3:1" parsed="|Dan|3|1|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.1" />
<sup>1</sup> Mbreti Nebukadnetsar urdhëroi të ndërtohet një figurë prej ari, e lartë gjashtëdhjetë kubitë dhe e gjerë gjashtë kubitë, dhe e ngriti në fushën e Duras, në krahinën e Babilonisë.
<scripture passage="Dan 3:2" parsed="|Dan|3|2|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.2" />
<sup>2</sup> Pastaj mbreti Nebukadnetsar dërgoi njerëz të mbledhin satrapët, prefektët, qeveritarët, gjykatësit, nëpunësit e thesarit, këshilltarët e shtetit, ekspertët e ligjit dhe tërë autoritetet e krahinave,  me qëllim që të vinin në përurimin e figurës  që mbreti Nebukadnetsar kishte ngritur.
<scripture passage="Dan 3:3" parsed="|Dan|3|3|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.3" />
<sup>3</sup> Atëherë satrapët, prefektët dhe qeveritarët, gjykatësit, nëpunësit e thesarit, këshilltarët e shtetit, ekspertët e ligjit dhe tërë autoritetet e krahinave u mblodhën bashkë për përurimin e figurës  që kishte ngritur mbreti Nebukadnetsar, dhe  qëndruan në këmbë përpara figurës që Nebukadnetsari kishte ngritur.
<scripture passage="Dan 3:4" parsed="|Dan|3|4|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.4" />
<sup>4</sup> Pastaj kasneci thirri me zë të lartë: "Juve, popuj, kombe dhe gjuhë, ju jepet urdhër që,
<scripture passage="Dan 3:5" parsed="|Dan|3|5|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.5" />
<sup>5</sup> sapo të dëgjoni zërin e bririt, të flautit, të qestes, të lirës, të salterit, të gajdes dhe të çdo lloji vegle, të bini përmbys për të adhuruar figurën prej ari që ka ngritur mbreti Nebukadnetsar;
<scripture passage="Dan 3:6" parsed="|Dan|3|6|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.6" />
<sup>6</sup> kushdo që nuk do të bjerë përmbys për të adhuruar, do të hidhet menjëherë në mes të një furre zjarri përvëlues".
<scripture passage="Dan 3:7" parsed="|Dan|3|7|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.7" />
<sup>7</sup> Kështu, me të dëgjuar tërë popujt zërin e bririt, të flautit, të qestes, të lirës, të salterit dhe të çdo lloji vegle, tërë popujt, kombet dhe gjuhët ranë përmbys dhe adhuruan figurën e artë, që mbreti Nebukadnetsar kishte ngritur.
<scripture passage="Dan 3:8" parsed="|Dan|3|8|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.8" />
<sup>8</sup> Për këtë arësye në atë çast, disa Kaldeas dolën dhe paditën Judejtë;
<scripture passage="Dan 3:9" parsed="|Dan|3|9|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.9" />
<sup>9</sup> duke marrë fjalën, i thanë mbretit Nebukadnetsar: "O mbret, jetofsh për jetë!
<scripture passage="Dan 3:10" parsed="|Dan|3|10|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.10" />
<sup>10</sup> Ti, o mbret, ke nxjerrë një dekret, në bazë të të cilit kushdo që ka dëgjuar zërin e bririt, të flautit, të qestes, të lirës, të salterit, të gajdes dhe të çdo lloji vegle duhet të bjerë përmbys për të adhuruar figurën e artë;
<scripture passage="Dan 3:11" parsed="|Dan|3|11|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.11" />
<sup>11</sup> dhe ai që nuk bie përmbys dhe nuk adhuron, duhet të hidhet në mes të një furre me zjarr përvëlues.
<scripture passage="Dan 3:12" parsed="|Dan|3|12|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.12" />
<sup>12</sup> Por ka disa Judej që i ke vënë në krye të administrimit të punëve të krahinës së Babilonisë, Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego, që nuk kanë asnjë konsideratë për ty; nuk u shërbejnë perëndive të tua  dhe nuk adhurojnë figurën e artë që ti ke  ngritur".
<scripture passage="Dan 3:13" parsed="|Dan|3|13|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Nebukadnetsari, i zemëruar dhe i tërbuar, urdhëroi që të sillnin Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon; kështu këta njerëz u çuan para mbretit.
<scripture passage="Dan 3:14" parsed="|Dan|3|14|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.14" />
<sup>14</sup> Nebukadnetsari u drejtoi atyre fjalën, duke thënë: "Shadrak, Meshak dhe Abed-nego, a është e vërtetë që nuk u shërbeni perëndive të mia dhe nuk adhuroni figurën e artë që unë kam ngritur?
<scripture passage="Dan 3:15" parsed="|Dan|3|15|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.15" />
<sup>15</sup> Tani, posa të dëgjoni zërin e bririt, të flautit, të qestes, të lirës, të salterit, të gajdes dhe të çdo lloj vegle, në rast se jeni gati të bini përmbys për të adhuruar figurën që unë kam bërë, mirë;  por në rast se nuk do ta adhuroni, do t'ju  hedhin menjëherë në mes të një furre të ndezur; dhe cila ështe ajo perëndi që do të mund t'ju çlirojë nga duart e mia?
<scripture passage="Dan 3:16" parsed="|Dan|3|16|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.16" />
<sup>16</sup> Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego iu përgjigjën mbretit, duke thënë: "O Nebukadnetsar, ne nuk kemi nevojë të të japim përgjigje lidhur me këtë.
<scripture passage="Dan 3:17" parsed="|Dan|3|17|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.17" />
<sup>17</sup> Ja, Perëndia ynë, të cilit i shërbejmë, është në gjendje të na çlirojë nga furra e ndezur, dhe do të na çlirojë nga dora jote, o mbret.
<scripture passage="Dan 3:18" parsed="|Dan|3|18|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.18" />
<sup>18</sup> Por edhe sikur të mos e bënte, dije, o mbret, që ne nuk do t'u shërbejmë perëndive të tua dhe nuk do të adhurojmë figurën e artë që ti ke ngritur".
<scripture passage="Dan 3:19" parsed="|Dan|3|19|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Nebukadnetsari u mbush me inat dhe shprehja e fytyrës së tij ndryshoi ndaj Shadrakut, Meshakut dhe Abed-negos. Duke marrë përsëri fjalën, urdhëroi që furra të ngrohej shtatë herë më shumë se zakonisht.
<scripture passage="Dan 3:20" parsed="|Dan|3|20|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.20" />
<sup>20</sup> Pastaj urdhëroi disa njerëz të fortë dhe trima të ushtrisë së tij të lidhnin Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon dhe t'i hidhnin në furrën e zjarrit përvëlues.
<scripture passage="Dan 3:21" parsed="|Dan|3|21|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.21" />
<sup>21</sup> Atëherë këta tre burra i lidhën dhe, me pantallonat e tyre, me tunikën e tyre dhe me gjitha mbulesën e tyre të kokës dhe i hodhën në mes të furrës me zjarr përvëlues.
<scripture passage="Dan 3:22" parsed="|Dan|3|22|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.22" />
<sup>22</sup> Por me qenë se urdhëri i mbretit ishte i rreptë dhe furra ishte jashtëzakonisht e mbingrohur, flaka e zjarrit vrau njerëzit që kishin hedhur në të Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon.
<scripture passage="Dan 3:23" parsed="|Dan|3|23|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.23" />
<sup>23</sup> Dhe këta tre burra, Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego, ranë të lidhur në mes të furrës me zjarr përvëlues.
<scripture passage="Dan 3:24" parsed="|Dan|3|24|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.24" />
<sup>24</sup> Atëherë mbreti Nebukadnetsar, i habitur, u ngrit me nxitim dhe filloi t'u thotë këshilltarëve të tij: "Nuk i kemi hedhur tre burrat të lidhur në mes të zjarrit?". Ata u përgjigjën dhe i thanë mbretit: "Sigurisht, o mbret".
<scripture passage="Dan 3:25" parsed="|Dan|3|25|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.25" />
<sup>25</sup> Ai foli përsëri: "Ja, unë po shoh katër burra të palidhur, që ecin në mes të zjarrit, pa pësuar asnjë dëm; dhe pamja e të katërtit i përngjan asaj të një biri të Perëndisë".
<scripture passage="Dan 3:26" parsed="|Dan|3|26|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.26" />
<sup>26</sup> Pastaj Nebukadnetsari iu afrua grykës së furrës me zjarr përvëlues dhe filloi të thotë: "Shadrak, Meshak dhe Abed-nego, shërbëtorë të Perëndisë Më të Lartë, dilni dhe ejani këtu". Atëherë Shadraku,  Meshaku dhe Abed-nego dolën nga mesi i zjarrit.
<scripture passage="Dan 3:27" parsed="|Dan|3|27|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.27" />
<sup>27</sup> Pastaj satrapët, prefektët, qeveritarët dhe këshilltarët e mbretit u mblodhën për të vërejtur këta burra: zjarri nuk kishte patur asnjë fuqi mbi trupin e tyre, flokët e kokës së tyre nuk ishin djegur,  mantelet e tyre nuk ishin dëmtuar dhe as  era e zjarrit nuk ishte shtruar mbi ta.
<scripture passage="Dan 3:28" parsed="|Dan|3|28|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.28" />
<sup>28</sup> Nebukadnetsari filloi të thotë: "Qoftë i bekuar Perëndia i Shadrakut, i Meshakut dhe i Abed-negos, që ka dërguar engjëllin e tij dhe ka çliruar shërbëtorët e tij, që kanë pasur besim tek ai; ata
<scripture passage="Dan 3:29" parsed="|Dan|3|29|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.29" />
<sup>29</sup> Prandaj unë dekretoj që kushdo, cilitdo populli, kombi o gjuhe që t'i përkasë, që do të flasë keq për Perëndinë e Shadrakut, të Meshakut dhe të Abed-negos, të pritet copë-copë dhe shtëpia e tij të  katandiset në një vend plehrash, sepse nuk ka  asnjë perëndi që mund të të shpëtojë në këtë mënyrë".
<scripture passage="Dan 3:30" parsed="|Dan|3|30|0|0" osisRef="Bible:Dan.3.30" />
<sup>30</sup> Atëherë mbreti bëri që Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego të kenë mbarësi në krahinën e Babilonisë.
</p>
</div3>

<div3 title="Daniel 4" progress="71.97%" prev="Dan.3" next="Dan.5" id="Dan.4">
<h3 id="Dan.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Dan.4-p1">
<scripture passage="Dan 4:1" parsed="|Dan|4|1|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.1" />
<sup>1</sup> "Mbreti Nebukadnetsar tërë popujve, tërë kombeve dhe gjuhëve, që banojnë mbi gjithë dheun: Paqja juaj qoftë e madhe.
<scripture passage="Dan 4:2" parsed="|Dan|4|2|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.2" />
<sup>2</sup> M'u duk mirë t'i bëj të njohura shenjat dhe mrekullitë që Perëndia Më i Lartë ka kryer për mua.
<scripture passage="Dan 4:3" parsed="|Dan|4|3|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.3" />
<sup>3</sup> Sa të mëdha janë shenjat e tij dhe sa të fuqishme mrekullitë e tij! Mbretëria e tij është një mbretëri e përjetshme dhe sundimi i tij vazhdon brez pas brezi.
<scripture passage="Dan 4:4" parsed="|Dan|4|4|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.4" />
<sup>4</sup> Unë, Nebukadnetsari, isha i qetë në shtëpinë time dhe i gëzuar në pallatin tim.
<scripture passage="Dan 4:5" parsed="|Dan|4|5|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.5" />
<sup>5</sup> Pashë një ëndërr që më tmerroi; mendimet që pata në shtratin tim dhe vegimet e mendjes sime më tmerruan.
<scripture passage="Dan 4:6" parsed="|Dan|4|6|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.6" />
<sup>6</sup> Kështu dhashë urdhër që të sillnin para meje gjithë të diturit e Babilonisë, që të më bënin të njohur interpretimin e ëndrrës.
<scripture passage="Dan 4:7" parsed="|Dan|4|7|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.7" />
<sup>7</sup> Atëherë erdhën magijstarët, astrologët, Kaldeasit dhe shortarët, të cilëve u tregova ëndrrën, por ata nuk mundën të më bënin të njohur interpretimin e saj.
<scripture passage="Dan 4:8" parsed="|Dan|4|8|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.8" />
<sup>8</sup> Më në fund erdhi para meje Danieli, i quajtur Beltshatsar nga emri i perëndisë tim dhe tek i cili është fryma e perëndive të shenjta, dhe unë ia tregova ëndrrën:
<scripture passage="Dan 4:9" parsed="|Dan|4|9|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.9" />
<sup>9</sup> Beltshatsar, kreu i magjistarëve, sepse unë e di që fryma e perëndive të shenjta është te ti dhe që asnjë sekret nuk të shqetëson, tregomë vegimet e ëndrrës që kam parë dhe interpretimin e saj.
<scripture passage="Dan 4:10" parsed="|Dan|4|10|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.10" />
<sup>10</sup> Vegimet e mendjes sime kur isha në shtratin tim janë këto: Unë shikoja, dhe ja një dru në mes të dheut, lartësia e të cilit ishte madhe.
<scripture passage="Dan 4:11" parsed="|Dan|4|11|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.11" />
<sup>11</sup> Druri u rrit dhe u bë i fortë; maja e tij arrinte në qiell dhe ai mund të shihej nga skajet e gjithë dheut.
<scripture passage="Dan 4:12" parsed="|Dan|4|12|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.12" />
<sup>12</sup> Gjethnaja e tij ishte e bukur, fryti i tij i bollshëm dhe ai kishte ushqim për të gjithë; poshtë tij gjenin hije kafshët e fushave, shpendët e qiellit rrinin midis degëve të tij dhe nga ai merrte ushqim çdo qenie e gjallë.
<scripture passage="Dan 4:13" parsed="|Dan|4|13|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.13" />
<sup>13</sup> Ndërsa në shtratin tim vëreja vegimet e mendjes sime, ja një roje, një i shenjtë, zbriti nga qielli,
<scripture passage="Dan 4:14" parsed="|Dan|4|14|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.14" />
<sup>14</sup> bërtiti fort dhe tha kështu: "Prisni drurin dhe këputni degët e tij, shkundni fletët e tij dhe shpërndani frytet e tij; le të largohen kafshët që rrijnë poshtë tij dhe shpendët nga degët e tij.
<scripture passage="Dan 4:15" parsed="|Dan|4|15|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.15" />
<sup>15</sup> Lëreni ndërkaq në tokë cungun e rrënjëve të tij, të lidhur me zinxhirë hekuri dhe bronzi midis barit të fushave. Le të laget nga vesa e qiellit dhe le të ketë bashkë me kafshët pjesën e barit që i takon.
<scripture passage="Dan 4:16" parsed="|Dan|4|16|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.16" />
<sup>16</sup> Zemra e tij le të ndryshojë, dhe në vend të një zemre njeriu t'i jepet një zemër kafshe dhe le të kalojnë mbi të shtatë kohë.
<scripture passage="Dan 4:17" parsed="|Dan|4|17|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.17" />
<sup>17</sup> Kjo është dekretuar nga rojet dhe vendimi vjen nga fjala e të shenjtëve në mënyrë që të gjallët të dijnë që Shumë i Larti sundon mbi mbretërinë e njerëzve; ai ia jep atij që dëshiron dhe larton mbi të të keqin e të këqijve".
<scripture passage="Dan 4:18" parsed="|Dan|4|18|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.18" />
<sup>18</sup> Kjo është ëndrra që kam parë unë, mbreti Nebukadnetsar. Tani ti, Beltshatsar, jepi interpretimin, sepse asnjë nga të diturit e mbretërisë sime nuk është në gjendje të më bëjë të njohur interpretimin  e saj; por ti mundesh, sepse fryma e perëndive  të shenjta është te ti".
<scripture passage="Dan 4:19" parsed="|Dan|4|19|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Danieli, emri i të cilit është Beltshatsar, mbeti për një çast i tmerruar dhe mendimet e tij e shqetësonin. Mbreti filloi të thotë: "Beltshatsar, mos u turbullo as nga ëndrra as nga interpretimi
<scripture passage="Dan 4:20" parsed="|Dan|4|20|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.20" />
<sup>20</sup> Druri që ti ke parë, që ishtë bërë i madh dhe i fortë, maja e të cilit arrinte deri në qiell dhe që dukej nga të gjitha skajet e dheut,
<scripture passage="Dan 4:21" parsed="|Dan|4|21|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.21" />
<sup>21</sup> gjethnaja e të cilit ishte e bukur, fryti i bollshëm, dhe ku gjenin strehë kafshët e fushave dhe mbi degët e së cilës bënin folenë zogjtë e qiellit,
<scripture passage="Dan 4:22" parsed="|Dan|4|22|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.22" />
<sup>22</sup> je ti, o mbret, që u bëre i madh dhe i fortë; madhështia jote është rritur dhe ka arritur deri në qiell dhe sundimi yt deri në skajet e dheut.
<scripture passage="Dan 4:23" parsed="|Dan|4|23|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.23" />
<sup>23</sup> Sa për rojen, një i shenjtë, që mbreti e ka parë të zbresë nga qielli dhe të thotë: "Priteni drurin dhe shkatërrojeni, por lini në tokë cungun me rrënjë, të lidhur me zinxhirë hekuri dhe bronzi midis  barit të fushave. Le ta lagë vesa e qiellit  dhe le të ketë pjesën e tij bashkë me kafshët e fushave deri sa të kalojnë mbi të shtatë kohë".
<scripture passage="Dan 4:24" parsed="|Dan|4|24|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.24" />
<sup>24</sup> Ky është interpretimi, o mbret; ky është dekreti i Shumë të Lartit, që është lëshuar për mbretin, zotin tim;
<scripture passage="Dan 4:25" parsed="|Dan|4|25|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.25" />
<sup>25</sup> ti do të dëbohesh nga njerëzia dhe banesa jote do të jetë bashkë me kafshët e fushave; do të të japin të hash bar si qetë dhe do të lagesh nga vesa e qiellit; do të kalojnë mbi ty shtatë kohë, deri  sa të pranosh që Shumë i Larti sundon mbi  mbretërinë e njerëzve dhe ia jep atij që ai dëshiron.
<scripture passage="Dan 4:26" parsed="|Dan|4|26|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.26" />
<sup>26</sup> Sa për urdhrin për të lënë cungun me rrënjë, kjo do të thotë se mbretëria jote do të rivendoset, mbasi të kesh pranuar që është qielli ai që sundon.
<scripture passage="Dan 4:27" parsed="|Dan|4|27|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.27" />
<sup>27</sup> Prandaj, o mbret, prano këshillën time: jepu fund mëkateve të tua duke praktikuar drejtësinë dhe paudhësive të tua duke treguar mëshirë ndaj të varfëve; ndofta begatia jote do të zgjasë".
<scripture passage="Dan 4:28" parsed="|Dan|4|28|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.28" />
<sup>28</sup> E tërë kjo i ndodhi mbretit Nebukadnetsar.
<scripture passage="Dan 4:29" parsed="|Dan|4|29|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.29" />
<sup>29</sup> Dymbëdhjetë muaj më vonë, ndërsa shëtiste në pallatin mbretëror të Babilonisë,
<scripture passage="Dan 4:30" parsed="|Dan|4|30|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.30" />
<sup>30</sup> mbreti filloi të thotë: "Nuk është kjo Babilonia e madhe, që unë ndërtova si seli mbretërore me forcën e pushtetit tim dhe për lavdinë e madhërisë sime?".
<scripture passage="Dan 4:31" parsed="|Dan|4|31|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.31" />
<sup>31</sup> Këto fjalë ishin akoma në gojë të mbretit, kur një zë zbriti nga qielli: "Ty, o mbret Nebukadnetsar, të shpall: mbretëria jote të është hequr;
<scripture passage="Dan 4:32" parsed="|Dan|4|32|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.32" />
<sup>32</sup> ti do të dëbohesh nga njerëzia dhe banesa jote do të jetë me kafshët e fushave; do të të japin të hash bar si qetë dhe do të kalojnë mbi ty shtatë kohë, deri sa të pranosh që Shumë i Larti sundon  mbi mbretërinë e njerëzve dhe ia jep atij që  ai dëshiron.
<scripture passage="Dan 4:33" parsed="|Dan|4|33|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.33" />
<sup>33</sup> Në po atë çast fjala lidhur me Nebukadnetsarin u realizua. Ai u dëbua nga njerëzia, hëngri bar si qetë dhe trupi i tij u lag nga vesa e qiellit, deri sa flokët e tij u rritën si pendët e shqiponjave dhe thonjtë e tij si kthetrat e shpendëve.
<scripture passage="Dan 4:34" parsed="|Dan|4|34|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.34" />
<sup>34</sup> "Në fund të kësaj kohe, unë Nebukadnetsari ngrita sytë nga qielli dhe arsyeja m'u kthye, e bekova Shumë të Lartin dhe lëvdova dhe përlëvdova atë që rron përjetë, sundimi i të cilit është një sundim
<scripture passage="Dan 4:35" parsed="|Dan|4|35|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.35" />
<sup>35</sup> Tërë banorët e dheut përpara tij konsiderohen si asgjë; ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t'ia ndalë dorën ose t'i thotë: "Çfarë po bën?".
<scripture passage="Dan 4:36" parsed="|Dan|4|36|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.36" />
<sup>36</sup> Në po atë kohë m'u kthye arsyeja, dhe për lavdinë e mbretërisë sime m'u kthyen madhëria ime dhe shkëlqimi im. Këshilltarët e mi dhe të mëdhenjtë e mi më kërkuan, dhe unë u rivendosa në mbretërinë time dhe madhështia ime u rrit jashtëzakonisht.
<scripture passage="Dan 4:37" parsed="|Dan|4|37|0|0" osisRef="Bible:Dan.4.37" />
<sup>37</sup> Tani, unë Nebukadnetsari lëvdoj, lartësoj dhe përlëvdoj Mbretin e qiellit, sepse të gjitha veprat e tij janë të vërteta dhe rrugët e tij janë drejtësi; ai ka pushtet të poshtërojë ata që ecin me kryelartësi.
</p>
</div3>

<div3 title="Daniel 5" progress="72.13%" prev="Dan.4" next="Dan.6" id="Dan.5">
<h3 id="Dan.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Dan.5-p1">
<scripture passage="Dan 5:1" parsed="|Dan|5|1|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.1" />
<sup>1</sup> Mbreti Belshatsar dha një banket të madh për njëmijë nga të mëdhenjtë e tij dhe në prani të të njëmijëve piu verë.
<scripture passage="Dan 5:2" parsed="|Dan|5|2|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.2" />
<sup>2</sup> Ndërsa shijonte verën, Belshatsari dha urdhër të sillnin vazot prej ari dhe prej argjendi që i ati Nebukadnetsari kishte marrë nga tempulli që ishte në Jeruzalem, me qëllim që me to të pinin mbreti  dhe të mëdhenjtë që ishin me të, bashkëshortet  e tij dhe konkubinat e tij.
<scripture passage="Dan 5:3" parsed="|Dan|5|3|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.3" />
<sup>3</sup> Kështu prunë vazot prej ari që i kishin marrë nga shenjtërorja e tempullit të Perëndisë, që ishte në Jeruzalem, dhe me to pinë mbreti dhe të mëdhenjtë e tij, bashkëshortet e tij dhe konkubinat e tij.
<scripture passage="Dan 5:4" parsed="|Dan|5|4|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.4" />
<sup>4</sup> Pinë verë dhe lëvduan perënditë prej ari, argjendi, bronzi, hekuri, druri e guri.
<scripture passage="Dan 5:5" parsed="|Dan|5|5|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.5" />
<sup>5</sup> Në atë çast u dukën gishtërinjtë e dorës së një njeriu, që filluan të shkruajnë përballë shandanit mbi suvanë e murit të pallatit mbretëror; dhe mbreti pa pjesën e asaj dore që shkruante.
<scripture passage="Dan 5:6" parsed="|Dan|5|6|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.6" />
<sup>6</sup> Atëherë pamja e mbretit ndryshoi dhe mendimet e tij e shqetësuan; nyjet e eshtrave iu liruan dhe gjunjët e tij filluan të përpiqen midis tyre.
<scripture passage="Dan 5:7" parsed="|Dan|5|7|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.7" />
<sup>7</sup> Mbreti bërtiti me forcë që të hynin astrologët, Kaldeasit dhe shortarët; pastaj mbreti filloi t'u thotë njerëzve të ditur të Babilonisë: "Kushdo që do ta lexojë këtë shkrim dhe do të më japë interpretimin  e tij do të vishet me rroba të purpurta,  do të ketë një gjerdan ari në qafë dhe do të jetë i treti në qeverisjen e mbretërisë".
<scripture passage="Dan 5:8" parsed="|Dan|5|8|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.8" />
<sup>8</sup> Atëherë hynë tërë të diturit e mbretit, por nuk mundën të lexojnë shkrimin as t'i bëjnë të njohur mbretit interpretimin e tij.
<scripture passage="Dan 5:9" parsed="|Dan|5|9|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.9" />
<sup>9</sup> Atëherë mbreti Belshatsar u turbullua shumë, pamja e tij ndryshoi dhe të mëdhenjtë e tij e humbën fare.
<scripture passage="Dan 5:10" parsed="|Dan|5|10|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.10" />
<sup>10</sup> Mbretëresha, për shkak të fjalëve të mbretit dhe të të mëdhenjve të tij, hyri në sallën e banketit. Mbretëresha filloi të thotë: "O mbret, jetofsh përjetë! Mendimet e tua të mos të shqetësojnë dhe pamja jotë të mos ndryshojë.
<scripture passage="Dan 5:11" parsed="|Dan|5|11|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.11" />
<sup>11</sup> Éshtë një njeri në mbretërinë tënde, tek i cili është fryma e perëndive të shenjtë, dhe në kohën e atit tënd u gjet tek ai dritë, mendje dhe dituri të ngjashme me diturinë e perëndive; mbreti Nebukadnetsar,  ati yt, ati yt mbreti, e caktoi në  krye të magjistarëve, të astrologëve, të Kaldeasve dhe të shortarëve,
<scripture passage="Dan 5:12" parsed="|Dan|5|12|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.12" />
<sup>12</sup> sepse te ky Daniel, të cilit mbreti i kishte vënë emrin Beltshatsar, u gjetë një frymë e jashtëzakonshme, njohuri, zgjuarsi, zotësi për të interpretuar ëndrrat, për të shpjeguar enigmat dhe për të  zgjidhur çështje të ngatërruara. Të thirret,  pra, Danieli dhe ai do të japë interpretimin".
<scripture passage="Dan 5:13" parsed="|Dan|5|13|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Danielin e sollën në prani të mbretit; mbreti i foli Danielit dhe i tha: "A je ti Danieli, një nga të mërguarit e Judës, që mbreti, ati im, solli nga Juda?
<scripture passage="Dan 5:14" parsed="|Dan|5|14|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.14" />
<sup>14</sup> Kam dëgjuar të thonë për ty që fryma e perëndive është te ti, dhe se te ti gjenden dritë, mënçuri dhe një dituri e jashtëzakonshme.
<scripture passage="Dan 5:15" parsed="|Dan|5|15|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.15" />
<sup>15</sup> Tani kanë sjellë pranë meje njerëz të ditur dhe astrologë me qëllim që të lexojnë këtë shkrim dhe të më bëjnë të njohur interpretimin e tij; por ata nuk kanë qenë të zotë të më jepnin interpretimin e çështjes.
<scripture passage="Dan 5:16" parsed="|Dan|5|16|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.16" />
<sup>16</sup> Kam dëgjuar ndërkaq të thuhet se ti je në gjendje të japësh interpretimin dhe të zgjidhësh çështje të ndërlikuara. Tani në rast se je i zoti të lexosh këtë shkrim dhe të më bësh të njohur interpretimin  e tij, ti do të vishesh me rroba të  purpurta, do të mbash një gjerdan ari në qafë dhe do të jesh i treti në qeverisjen e mbretërisë".
<scripture passage="Dan 5:17" parsed="|Dan|5|17|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Danieli u përgjigj dhe tha para mbretit: "Mbaji, pra, dhuratat e tua dhe jepi një tjetri shpërblimet e tua; megjithatë unë do t'ia lexoj shkrimin mbretit dhe do t'i bëj të njohur interpretimin.
<scripture passage="Dan 5:18" parsed="|Dan|5|18|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.18" />
<sup>18</sup> O mbret, Perëndia Shumë i Lartë i kishte dhënë Nebukadnetsarit, atit tënd, mbretëri, madhështi, lavdi dhe madhëri.
<scripture passage="Dan 5:19" parsed="|Dan|5|19|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.19" />
<sup>19</sup> Për madhështinë që i kishte dhënë, tërë popujt, tërë kombet dhe gjuhët dridheshin dhe kishin frikë para atij; ai vriste kë të donte dhe linte të gjallë kë të donte, ngrinte kë të donte dhe ulte kë të donte.
<scripture passage="Dan 5:20" parsed="|Dan|5|20|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.20" />
<sup>20</sup> Po, kur zemra e tij u ngrit dhe fryma e tij u ngurtësua deri në arrogancë, ai u rrëzua nga froni mbretëror dhe iu hoq lavdia e tij.
<scripture passage="Dan 5:21" parsed="|Dan|5|21|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.21" />
<sup>21</sup> Pastaj u dëbua nga bijtë e njerëzve, zemra e tij u bë e ngjashme me atë të kafshëve të tij dhe banesa e tij me atë të gomarëve të egër; i dhanë bar për të ngrënë si qetë dhe trupi i tij u lag nga  vesa e qiellit, deri sa pranoi që Perëndia  Shumë i Lartë sundon mbi mbretërinë e njerëzve dhe mbi të vendos atë që do.
<scripture passage="Dan 5:22" parsed="|Dan|5|22|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.22" />
<sup>22</sup> Por ti Belshatsar, biri i tij, megjithëse e dije gjithë këtë, nuk e ke përulur zemrën tënde;
<scripture passage="Dan 5:23" parsed="|Dan|5|23|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.23" />
<sup>23</sup> përkundrazi je ngritur kundër Zotit të qiellit, urdhërove të të sjellin përpara vazot e tempullit të tij, dhe me to keni pirë verë ti dhe të mëdhenjtë e tu, bashkëshortet e tua dhe konkubinat e tua.  Përveç kësaj ke lëvduar perënditë prej  argjendi, prej ari, prej bronzi, prej druri e guri, që nuk shohin, nuk dëgjojnë dhe nuk kuptojnë, dhe nuk ke përlëvduar Perëndinë, në dorën e të cilit është  fryma jote jetësore dhe të cilës i përkasin tërë rrugët e tua.
<scripture passage="Dan 5:24" parsed="|Dan|5|24|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.24" />
<sup>24</sup> Prandaj nga prania e tij u dërgua pjesa e asaj dore, që ka shkruar shkrimin.
<scripture passage="Dan 5:25" parsed="|Dan|5|25|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.25" />
<sup>25</sup> Ky është shkrimi që u vizatua: MENE, MENE, TEKEL UFARSIN.
<scripture passage="Dan 5:26" parsed="|Dan|5|26|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.26" />
<sup>26</sup> Ky është interpretimi i çdo fjale: MENE: Zoti ka bërë llogarinë e mbretërisë sate dhe i ka dhënë fund.
<scripture passage="Dan 5:27" parsed="|Dan|5|27|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.27" />
<sup>27</sup> TEKEL: ti u peshove në peshoret dhe u gjet që të mungonte diçka.
<scripture passage="Dan 5:28" parsed="|Dan|5|28|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.28" />
<sup>28</sup> PERES: mbretëria jote u nda dhe iu dha Medasve dhe Persianëve".
<scripture passage="Dan 5:29" parsed="|Dan|5|29|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.29" />
<sup>29</sup> Atëherë, me urdhër të Belshatsarit, Danieli u vesh me të purpurta, i vunë në qafë një gjerdan ari dhe shpallën që ai do të ishte i treti në qeverimin e mbretërisë.
<scripture passage="Dan 5:30" parsed="|Dan|5|30|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.30" />
<sup>30</sup> Po atë natë Belshatsari, mbreti i Kaldeasve, u vra;
<scripture passage="Dan 5:31" parsed="|Dan|5|31|0|0" osisRef="Bible:Dan.5.31" />
<sup>31</sup> dhe Dari, Medasi, mori mbretërinë në moshën gjashtëdhjetë e dy vjeç.
</p>
</div3>

<div3 title="Daniel 6" progress="72.26%" prev="Dan.5" next="Dan.7" id="Dan.6">
<h3 id="Dan.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Dan.6-p1">
<scripture passage="Dan 6:1" parsed="|Dan|6|1|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.1" />
<sup>1</sup> I pëlqeu Darit të vendosë mbi mbretërinë njëqindenjëzet satrapë, të cilët, të ishin në krye të gjithë mbretërisë.
<scripture passage="Dan 6:2" parsed="|Dan|6|2|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.2" />
<sup>2</sup> dhe mbi ta kishte tre prefektë, nga të cilët njëri ishte Danieli, të cilëve këta satrapë duhet t'u jepnin llogari, më qëllim që mbreti të mos pësonte asnjë dëm.
<scripture passage="Dan 6:3" parsed="|Dan|6|3|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.3" />
<sup>3</sup> Danieli shkëlqente mbi prefektët dhe satrapët e tjerë, sepse ai kishte një frymë më të lartë, dhe mbreti mendonte ta vendoste mbi tërë mbretërinë.
<scripture passage="Dan 6:4" parsed="|Dan|6|4|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.4" />
<sup>4</sup> Atëherë prefektët dhe satrapët kërkuan të gjenin një pretekst kundër Danielit lidhur me administrimin e mbretërisë, por nuk mundën të gjejnë asnjë pretekst apo korruptim, sepse ai ishte besnik dhe  nuk mundën të gjejnë tek ai asnjë gabim apo  korruptim.
<scripture passage="Dan 6:5" parsed="|Dan|6|5|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.5" />
<sup>5</sup> Atëherë këta njerëz thanë: "Nuk do të gjejmë kurrë ndonjë pretekst kundër Danielit, veç se po ta gjejmë kundër tij në vet ligjin e Perëndisë të tij."
<scripture passage="Dan 6:6" parsed="|Dan|6|6|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.6" />
<sup>6</sup> Atëherë ata prefektë dhe satrapë u mblodhën me zhurmë para mbretit dhe i thanë: "O mbreti Dar, jetofsh për jetë!
<scripture passage="Dan 6:7" parsed="|Dan|6|7|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.7" />
<sup>7</sup> Tërë prefektët e mbretërisë, qeveritarët dhe satrapët, këshilltarët dhe komandantët u konsultuan bashkë për të nxjerrë një vendim mbretëror dhe për të bërë një dekret të prerë, në bazë të të cilëve  kushdo që gjatë tridhjetë ditëve do t'i drejtojë  një kërkesë cilësdo perëndie a njeriu përveç teje, o mbret, të hidhet në gropën e luanëve.
<scripture passage="Dan 6:8" parsed="|Dan|6|8|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.8" />
<sup>8</sup> Tani, o mbret, nxirr dekretin dhe firmos dokumentin, në mënyrë që të mos ndryshohet dot në pajtim me ligjin e Medasve dhe të Persianëve, që është i parevokueshëm".
<scripture passage="Dan 6:9" parsed="|Dan|6|9|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.9" />
<sup>9</sup> Pastaj mbreti Dari nënshkroi dokumentin dhe dekretin.
<scripture passage="Dan 6:10" parsed="|Dan|6|10|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.10" />
<sup>10</sup> Kur Danieli mësoi që dokumenti ishte nënshkruar, hyri në shtëpinë e vet. Pastaj në dhomën e tij të sipërme, me dritaret e saj të hapura në drejtim të Jeruzalemit, tri herë në ditë gjunjëzohej, lutej  dhe falenderonte Perëndinë e tij, siç e  bënte zakonisht më parë.
<scripture passage="Dan 6:11" parsed="|Dan|6|11|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.11" />
<sup>11</sup> Atëherë ata njerëz erdhën duke bërë zhurmë dhe e gjetën Danielin që po i lutej dhe i përlutej Perëndisë të tij.
<scripture passage="Dan 6:12" parsed="|Dan|6|12|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.12" />
<sup>12</sup> Kështu iu afruan mbretit dhe folën para tij për dekretin mbretëror: "A nuk ke nënshkruar një dekret në bazë të të cilit gjatë tridhjetë ditëve kushdo që do të bëjë një kërkesë drejtuar çfarëdo perëndie  ose njeriu me përjashtimin tënd, o mbret,  do të hidhet në gropën e luanëve?". Mbreti u përgjigj dhe tha: "Kjo gjë është vendosur në pajtim me ligjin e Mediasve dhe të Persianëve, që nuk mund të  ndryshohet".
<scripture passage="Dan 6:13" parsed="|Dan|6|13|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.13" />
<sup>13</sup> Atëherë ata nisën përsëri të flasin përpara mbretit: "Danieli, që është një ndër të mërguarit e Judës, nuk tregon asnjë konsideratë për ty, o mbret, ose për dekretin që ke nënshkruar, por i drejton lutje tri herë në ditë Perëndisë të tij".
<scripture passage="Dan 6:14" parsed="|Dan|6|14|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.14" />
<sup>14</sup> Me të dëgjuar këtë, mbreti u hidhërua me të madhe dhe duke dashur në zemër të vet ta çlirojë Danielin, u përpoq deri sa perëndoi dielli ta shkëputë nga duart e tyre.
<scripture passage="Dan 6:15" parsed="|Dan|6|15|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.15" />
<sup>15</sup> Por ata njerëz erdhën te mbreti duke bërë zhurmë dhe i thanë: "Dije, o mbret, që është ligj i Medasve dhe i Persianëve që asnjë dekret ose edikt i shpallur nga mbreti nuk mund të ndryshohet".
<scripture passage="Dan 6:16" parsed="|Dan|6|16|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.16" />
<sup>16</sup> Atëherë mbreti dha urdhër dhe Danieli u çua tutje dhe u hodh në gropën e luanëve. Por mbreti i foli Danielit dhe i tha: "Perëndia jote, së cilës ti i shërben vazhdimisht, do të vijë vetë të të shpëtojë".
<scripture passage="Dan 6:17" parsed="|Dan|6|17|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.17" />
<sup>17</sup> Pastaj sollën një gur, dhe e vunë në grykën e gropës; mbreti e vulosi me unazën e tij, me unazën e të mëdhenjve të tij, në mënyrë që vendimi i tij lidhur me Danielin të mos ndryshohej.
<scripture passage="Dan 6:18" parsed="|Dan|6|18|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.18" />
<sup>18</sup> Atëherë mbreti u tërhoq në pallatin e tij dhe kaloi natën duke agjëruar; nuk sollën para tij asnjë muzikant, madje edhe gjumi e braktisi.
<scripture passage="Dan 6:19" parsed="|Dan|6|19|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.19" />
<sup>19</sup> Të nesërmen në mëngjes mbreti u zgjua shumë herët dhe shkoi me nxitim në gropën e luanëve.
<scripture passage="Dan 6:20" parsed="|Dan|6|20|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.20" />
<sup>20</sup> Me të arritur pranë gropës, thirri Danielin me zë zemërthyer; mbreti filloi t'i thotë Danielit: "Daniel, shërbëtor i Perëndisë të gjallë, Perëndia yt, a ka mundur të të shpëtojë nga luanët?".
<scripture passage="Dan 6:21" parsed="|Dan|6|21|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Danieli i tha mbretit: "O mbret, jetofsh përjetë!
<scripture passage="Dan 6:22" parsed="|Dan|6|22|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.22" />
<sup>22</sup> Perëndia im dërgoi engjëllin e tij që ka mbyllur gojën e luanëve, dhe ata nuk më kanë bërë asnjë të keqe, sepse kam dalë i pafaj përpara atij; por edhe përpara teje, o mbret, nuk kam bërë asnjë të keqe".
<scripture passage="Dan 6:23" parsed="|Dan|6|23|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.23" />
<sup>23</sup> Atëherë mbreti u gëzua shumë dhe urdhëroi që Danieli të nxirrej nga gropa. Kështu Danielin e nxorën nga gropa dhe nuk u gjet mbi të asnjë lëndim sepse kishte pasur besim te Perëndia i tij.
<scripture passage="Dan 6:24" parsed="|Dan|6|24|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.24" />
<sup>24</sup> Pastaj mbreti urdhëroi që të silleshin ata njerëz që kishin paditur Danielin dhe i hodhën në gropën e luanëve, ata, bijtë e tyre dhe gratë e tyre. Dhe para se të arrinin në fund të gropës, luanët u hodhën mbi ta dhe copëtuan tërë kockat e tyre.
<scripture passage="Dan 6:25" parsed="|Dan|6|25|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.25" />
<sup>25</sup> Atëherë mbreti Dar u shkroi tërë popujve, kombeve dhe gjuhëve që banonin në gjithë dheun: "Paqja juaj qoftë e madhe!
<scripture passage="Dan 6:26" parsed="|Dan|6|26|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.26" />
<sup>26</sup> Unë dekretoj që në të gjithë sundimin e mbretërisë sime të dridhen dhe të kenë frikë para Perëndisë të Danielit, sepse ai është Perëndia i gjallë që ekziston përjetë. Mbretëria e tij nuk do të shkatërrohet  kurrë dhe sundimi i tij nuk do të  ketë fund kurrë.
<scripture passage="Dan 6:27" parsed="|Dan|6|27|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.27" />
<sup>27</sup> Ai çliron, shpëton dhe kryen shenja dhe mrekulli në qiell dhe në tokë; është ai që e çliroi Danielin nga fuqia e luanëve".
<scripture passage="Dan 6:28" parsed="|Dan|6|28|0|0" osisRef="Bible:Dan.6.28" />
<sup>28</sup> Kështu Danieli pati mbarësi gjatë mbretërimit të Darit dhe gjatë mbretërimit të Kirit, Persianit.
</p>
</div3>

<div3 title="Daniel 7" progress="72.39%" prev="Dan.6" next="Dan.8" id="Dan.7">
<h3 id="Dan.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Dan.7-p1">
<scripture passage="Dan 7:1" parsed="|Dan|7|1|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e parë të Belshatsarit, mbretit të Babilonisë, Danieli, kur ishte në shtrat, pa një ëndërr dhe pati vegime në mendjen e tij. Pastaj shkroi ëndërrën dhe tregoi thelbin e ngjarjes.
<scripture passage="Dan 7:2" parsed="|Dan|7|2|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.2" />
<sup>2</sup> Danieli, pra, filloi të thotë: "Unë shikoj në vegimin tim, natën, dhe ja, katër erërat e qiellit tronditnin Detin e Madh,
<scripture passage="Dan 7:3" parsed="|Dan|7|3|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.3" />
<sup>3</sup> dhe katër kafshë të mëdha po dilnin nga deti, njera ndryshe nga tjetra.
<scripture passage="Dan 7:4" parsed="|Dan|7|4|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.4" />
<sup>4</sup> E para i ngjante një luani dhe kishte krahë shqiponje. Unë shikoja deri sa ia shkulën krahët, pastaj e ngritën nga toka e vunë të qëndrojë drejt mbi dy këmbët e veta si një njeri dhe iu dha një zemër njeriu.
<scripture passage="Dan 7:5" parsed="|Dan|7|5|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.5" />
<sup>5</sup> Dhe ja një kafshë tjetër, e dyta, që i ngjante një ariu; ngrihej mbi një krah dhe kishte tri brinjë në gojë, midis dhëmbëve, dhe i thanë: "Çohu, ha shumë mish".
<scripture passage="Dan 7:6" parsed="|Dan|7|6|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.6" />
<sup>6</sup> Mbas kësaj unë shikoja, dhe ja një tjetër që i ngjante një leopardi, dhe që kishte katër fletë shpendi mbi kurrizin e vet; kafsha kishte katër koka dhe iu dha sundimi.
<scripture passage="Dan 7:7" parsed="|Dan|7|7|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.7" />
<sup>7</sup> Mbas kësaj, unë shikoja në vegime nate, dhe ja një kafshë e katërt e llahtarshme, e tmerrshme, jashtëzakonisht e fuqishme; kishte dhëmbë të mëdha prej hekuri; hante, thërrmonte dhe shtypte kusurin  me këmbë; ishte ndryshe nga të gjitha kafshët  e mëparshme dhe kishte dhjetë brirë.
<scripture passage="Dan 7:8" parsed="|Dan|7|8|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.8" />
<sup>8</sup> Isha duke vërejtur brirët, kur ja, midis tyre filloi të dalë një bri tjetër i vogël, para të cilit tre nga brirët e parë u shkulën; dhe ja, në atë bri ishin disa sy që i përngjanin syve të njeriut dhe një gojë që thoshte gjëra të mëdha.
<scripture passage="Dan 7:9" parsed="|Dan|7|9|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.9" />
<sup>9</sup> Unë vazhdova të shikoj deri sa u vendosën fronet dhe i Lashti i ditëve u ul. Veshja e tij ishte e bardhë si bora, flokët e kokës së tij ishin si leshi i pastër; froni i tij ishte si flokët e zjarrit dhe rrotat e tij si zjarr përvëlues.
<scripture passage="Dan 7:10" parsed="|Dan|7|10|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.10" />
<sup>10</sup> Një lumë zjarri rridhte, duke dalë nga prania e tij; mijëra e mijëra njerëz i shërbenin dhe mori dhe mori qëndronin përpara tij. Gjykimi u bë dhe librat u hapën.
<scripture passage="Dan 7:11" parsed="|Dan|7|11|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.11" />
<sup>11</sup> Atëherë unë shikova për shkak të fjalëve të mëdha që briri thoshte; shikova deri sa u vra kafsha, dhe trupi i saj u shkatërrua dhe u hodh në zjarr për t'u djegur.
<scripture passage="Dan 7:12" parsed="|Dan|7|12|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.12" />
<sup>12</sup> Sa për kafshët e tjera, u hoq sundimi i tyre por iu lejua atyre një zgjatje e jetës për një periudhë të caktuar kohe.
<scripture passage="Dan 7:13" parsed="|Dan|7|13|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.13" />
<sup>13</sup> Unë shikoja disa vegime nate, dhe ja mbi retë e qiellit po vinte dikush që i ngjante një Biri njeriu; ai arriti deri te i Lashti i ditëve dhe iu afrua atij.
<scripture passage="Dan 7:14" parsed="|Dan|7|14|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.14" />
<sup>14</sup> Atij iu dha sundimi, lavdia dhe mbretëria, me qëllim që gjithë popujt, kombet dhe gjuhët t'i shërbenin; sundimi i tij është një sundim i përjetshëm që nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij është një mbretëri që nuk do shkatërrohet kurrë".
<scripture passage="Dan 7:15" parsed="|Dan|7|15|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.15" />
<sup>15</sup> "Sa për mua, Danielin, fryma ime mbeti e brengosur në mbështjellën e trupit dhe vegimet e mendjes sime më turbulluan.
<scripture passage="Dan 7:16" parsed="|Dan|7|16|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.16" />
<sup>16</sup> Iu afrova njërit nga ata që ishin aty afër dhe e pyeta mbi të vërtetën që lidhej me tërë këtë punë; dhe ai më foli dhe më bëri të njohur interpretimin e atyre gjërave:
<scripture passage="Dan 7:17" parsed="|Dan|7|17|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.17" />
<sup>17</sup> "Këto kafshë të mëdha, që janë katër, përfaqësojnë katër mbretër që do të dalin nga toka;
<scripture passage="Dan 7:18" parsed="|Dan|7|18|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.18" />
<sup>18</sup> pastaj shenjtorët e Shumë të Lartit do të marrin mbretërinë dhe do ta zotërojnë përjetë, në përjetësi".
<scripture passage="Dan 7:19" parsed="|Dan|7|19|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.19" />
<sup>19</sup> Atëherë dëshirova të mësoj të vërtetën lidhur me kafshën e katërt, që ishte ndryshe nga të gjitha të tjerat dhe jashtëzakonisht e tmerrshme, me dhëmbë prej hekuri dhe me thonj prej bronzi, që hante, thërrmonte dhe shkelte me këmbë kusurin,
<scripture passage="Dan 7:20" parsed="|Dan|7|20|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.20" />
<sup>20</sup> dhe lidhur me dhjetë brirët që kishte mbi kokë, dhe lidhur me bririn tjetër që i dilte dhe para të cilit kishin rënë tre brirë, domethënë briri që kishte sy dhe gojë për të thënë gjëra të mëdha dhe që dukej më i madh se brirët e tjerë.
<scripture passage="Dan 7:21" parsed="|Dan|7|21|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.21" />
<sup>21</sup> Unë shikoja dhe po ky bri bënte luftë kundër shenjtorëve dhe i mundte,
<scripture passage="Dan 7:22" parsed="|Dan|7|22|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.22" />
<sup>22</sup> deri sa arriti i Lashti i ditëve dhe iu dha e drejta shenjtorëve të Shumë të Lartit, dhe erdhi koha në të cilën shenjtorët zotëruan mbretërinë.
<scripture passage="Dan 7:23" parsed="|Dan|7|23|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.23" />
<sup>23</sup> Dhe ai më foli kështu: "Kafsha e katërt do të jetë një mbretëri e katërt mbi tokë, që do të jetë ndryshe nga të gjitha mbretëritë e tjera, dhe do të hajë tërë tokën, do ta shkelë dhe do ta thërrmojë.
<scripture passage="Dan 7:24" parsed="|Dan|7|24|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.24" />
<sup>24</sup> Dhjetë brirët janë dhjetë mbretër që do të dalin nga kjo mbretëri; mbas tyre do të dalë një tjetër, që do të jetë ndryshe nga të mëparshmit dhe do të rrëzojë tre mbretër.
<scripture passage="Dan 7:25" parsed="|Dan|7|25|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.25" />
<sup>25</sup> Ai do të shqiptojë fjalë kundër Shumë të Lartit, do të përndjekë shenjtorët e Shumë të Lartit me qëllim që t'i shfarosë dhe do të mendojë të ndryshojë kohërat dhe ligjin; shenjtorët do të bien në  duart e tij për një farë kohe, disa kohë dhe  për gjysmën e një kohe.
<scripture passage="Dan 7:26" parsed="|Dan|7|26|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.26" />
<sup>26</sup> Pastaj do të bëhet gjyqi dhe do t'i hiqet sundimi, i cili do të asgjësohet dhe do të shkatërrohet përjetë.
<scripture passage="Dan 7:27" parsed="|Dan|7|27|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.27" />
<sup>27</sup> Pastaj mbretëria, sundimi dhe madhështia e mbretërive nën të gjithë qiejt do t'i jepen popullit të shenjtorëve të Më të Lartit; mbretëria e tij është një mbretëri e përjetshme, dhe të gjitha zotërimet do t'i shërbejnë dhe do t'i binden atij".
<scripture passage="Dan 7:28" parsed="|Dan|7|28|0|0" osisRef="Bible:Dan.7.28" />
<sup>28</sup> Këtu mbaruan fjalët që më ishin drejtuar. Sa për mua, Danielin, mendimet e mia më turbulluan shumë dhe ndryshova pamje por i ruajta fjalët në zemrën time".
</p>
</div3>

<div3 title="Daniel 8" progress="72.51%" prev="Dan.7" next="Dan.9" id="Dan.8">
<h3 id="Dan.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Dan.8-p1">
<scripture passage="Dan 8:1" parsed="|Dan|8|1|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e tretë të mbretërimit të mbretit Belshatsar, unë, Danieli, pata një vegim, pas atij që pata në fillim të mbretërimit.
<scripture passage="Dan 8:2" parsed="|Dan|8|2|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.2" />
<sup>2</sup> Pashë në vegim dhe, ndërsa po shikoja, më ndodhi të gjëndesha në qytezën e Suzas, që është në krahinën e Elamit; nga vegimi e kuptova që isha pranë lumit Ulai.
<scripture passage="Dan 8:3" parsed="|Dan|8|3|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.3" />
<sup>3</sup> Ngrita sytë dhe shikova, dhe ja, pranë lumit pashë më këmbë një dash me dy brirë; të dy brirët ishin të lartë, por njëri ishte më i lartë se tjetri, megjithëse më i larti kishte dalë i fundit.
<scripture passage="Dan 8:4" parsed="|Dan|8|4|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.4" />
<sup>4</sup> Pashë dashin që godiste kundrejt perëndimit, drejt veriut dhe drejt jugut; asnjë kafshë nuk mund t'i rezistonte, askush nuk mund të çlirohej nga pushteti i tij; kështu ai bëri atë që desh dhe u bë i madh.
<scripture passage="Dan 8:5" parsed="|Dan|8|5|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.5" />
<sup>5</sup> Ndërsa kisha parasysh këtë, ja, ku po vinte nga perëndimi një cjap, që përshkonte tërë sipërfaqen e dheut pa e prekur tokën; cjapi kishte një bri të madh midis syve të vet.
<scripture passage="Dan 8:6" parsed="|Dan|8|6|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.6" />
<sup>6</sup> Arriti deri te dashi me dy brirë që kisha parë më këmbë përpara lumit, dhe iu hodh kundër me furinë e forcës së tij.
<scripture passage="Dan 8:7" parsed="|Dan|8|7|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.7" />
<sup>7</sup> E pashë të afrohet dhe të zemërohet kundër tij; pastaj i ra me bri dashit dhe copëtoi dy brirët e tij, ndërsa dashi nuk kishte fuqi për t'i rezistuar; kështu e hodhi për tokë dhe askush nuk mundi ta çlirojë dashin nga pushteti i këtij.
<scripture passage="Dan 8:8" parsed="|Dan|8|8|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.8" />
<sup>8</sup> Cjapi u bë shumë i madh; por, kur u bë i fuqishëm, briri i tij i madh u thye; në vend të tij dolën katër brirë të mëdhenj, që drejtoheshin drejt katër erërave të qiellit.
<scripture passage="Dan 8:9" parsed="|Dan|8|9|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.9" />
<sup>9</sup> Nga një prej tyre doli një bri i vogël, që u bë shumë i madh në drejtim të jugut, të lindjes dhe të vendit të lavdishëm.
<scripture passage="Dan 8:10" parsed="|Dan|8|10|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.10" />
<sup>10</sup> U rrit deri sa arriti ushtrinë e qiellit, bëri të bjerë për tokë një pjesë e ushtrisë dhe e yjeve dhe i shkeli.
<scripture passage="Dan 8:11" parsed="|Dan|8|11|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.11" />
<sup>11</sup> U ngrit madje deri te komandanti i ushtrisë, i hoqi flijimin e vazhdueshëm dhe vendi i shenjtërores së tij u shemb.
<scripture passage="Dan 8:12" parsed="|Dan|8|12|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.12" />
<sup>12</sup> Ushtria iu la në dorë bashkë me flijimin e vazhdueshëm, për shkak të shkeljes; ai hodhi për tokë të vërtetën; bëri tërë këto gjëra dhe i shkoi mbarë.
<scripture passage="Dan 8:13" parsed="|Dan|8|13|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.13" />
<sup>13</sup> Pastaj dëgjova një të shenjtë që fliste, dhe një i shenjtë tjetër i tha atij që fliste: "Deri kur do të vazhdojë ky vegim: ndalimi i flijimit të përditshëm, shkretimi për shkak të paudhësisë, shenjtërorja dhe ushtria të shkelur?"
<scripture passage="Dan 8:14" parsed="|Dan|8|14|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.14" />
<sup>14</sup> Ai më tha: "Deri dymijë e treqind ditë; pastaj shenjtërorja do të pastrohet".
<scripture passage="Dan 8:15" parsed="|Dan|8|15|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.15" />
<sup>15</sup> Tani, ndërsa unë, Danieli, e kisha parasysh vegimin dhe përpiqesha ta kuptoja, ja ku po rri para meje dikush që ka pamje burri.
<scripture passage="Dan 8:16" parsed="|Dan|8|16|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.16" />
<sup>16</sup> Dëgjova pastaj në mes të lumit Ulai zërin e një burri, që bërtiste dhe thoshte: "Gabriel, shpjegoja këtij vegimin".
<scripture passage="Dan 8:17" parsed="|Dan|8|17|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.17" />
<sup>17</sup> Ai iu afrua vendit ku ndodhesha unë dhe, kur arriti, unë pata frikë dhe rashë me fytyrë. Por ai më tha: "Kuptoje mirë, o bir njeriu, sepse ky vegim ka të bëjë me kohën e fundit".
<scripture passage="Dan 8:18" parsed="|Dan|8|18|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.18" />
<sup>18</sup> Ndërsa ai fliste me mua, unë rashë në një gjumë të rëndë me fytyrë për tokë, por ai më preku dhe më bëri të ngrihem më këmbë në vendin ku ndodhesha.
<scripture passage="Dan 8:19" parsed="|Dan|8|19|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.19" />
<sup>19</sup> Dhe tha: "Ja, unë do të të tregoj atë që ka për të ndodhur në kohën e fundit të indinjatës, sepse ka të bëjë me kohën e caktuar të fundit.
<scripture passage="Dan 8:20" parsed="|Dan|8|20|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.20" />
<sup>20</sup> Dashi me dy brirë, që ti ke parë, përfaqëson mbretërit e Medisë dhe të Persisë.
<scripture passage="Dan 8:21" parsed="|Dan|8|21|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.21" />
<sup>21</sup> Cjapi leshtor është mbreti i Javanit; dhe briri i madh që ishte në mes të syve të tij është mbreti i parë.
<scripture passage="Dan 8:22" parsed="|Dan|8|22|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.22" />
<sup>22</sup> Briri i thyer dhe katër brirët që dolën në vend të tij janë katër mbretëri që do të dalin nga ky komb, por jo me të njëjtën fuqi të tij.
<scripture passage="Dan 8:23" parsed="|Dan|8|23|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.23" />
<sup>23</sup> Në fund të mbretërisë së tyre, kur rebelët do ta kenë mbushur kupën, do të dalë një mbret me pamje të egër dhe i rrahur në dredhitë luftarake.
<scripture passage="Dan 8:24" parsed="|Dan|8|24|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.24" />
<sup>24</sup> Fuqia e tij do të rritet, por jo për shkak të forcës së tij; do të bëjë shkatërrime të habitshme, do të ketë sukses në ndërmarrjet e tij dhe do të shkatërrojë të fuqishmit dhe popullin e shenjtorëve.
<scripture passage="Dan 8:25" parsed="|Dan|8|25|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.25" />
<sup>25</sup> Për shkak të dinakërisë së tij do shtohet mashtrimi në duart e tij; do të krenohet në zemër te vet dhe do të shkatërrojë shumë njerëz që janë në siguri; do të ngrihet kundër princit të princave, por do të thyhet jo nga dorë njeriu.
<scripture passage="Dan 8:26" parsed="|Dan|8|26|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.26" />
<sup>26</sup> Vegimi i mbrëmjeve dhe i mëngjeseve, për të cilin është folur, është i vërtetë. Ti e mban sekret vegimin, sepse ka të bëjë me gjëra që do të ndodhin mbas shumë kohe".
<scripture passage="Dan 8:27" parsed="|Dan|8|27|0|0" osisRef="Bible:Dan.8.27" />
<sup>27</sup> Dhe unë, Danieli, e ndjeva veten të sfilitur dhe qeshë i sëmurë disa ditë; pastaj u ngrita dhe u interesova për punët e mbretit. Unë isha i tronditur nga vegimi, por askush nuk e vuri re.
</p>
</div3>

<div3 title="Daniel 9" progress="72.61%" prev="Dan.8" next="Dan.10" id="Dan.9">
<h3 id="Dan.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Dan.9-p1">
<scripture passage="Dan 9:1" parsed="|Dan|9|1|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e parë të Darit, birit të Asueros, nga fisi i Mediasve, i cili u bë mbret i Kaldeasve,
<scripture passage="Dan 9:2" parsed="|Dan|9|2|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.2" />
<sup>2</sup> në vitin e parë të mbretërimit të tij, unë, Danieli, kuptova nga librat numrin e viteve në të cilët, sipas fjalës të Zotit që i ishte drejtuar Jeremias duhet të kryheshin shkretimet e Jeruzalemit, domethënë shtatëdhjetë vjet.
<scripture passage="Dan 9:3" parsed="|Dan|9|3|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.3" />
<sup>3</sup> E ktheva, pra, fytyrën time drejt Zotit Perëndi, duke e kërkuar me lutje e stërlutje, me agjërim, me thesin dhe me hirin.
<scripture passage="Dan 9:4" parsed="|Dan|9|4|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.4" />
<sup>4</sup> Kështu bëra lutjen time dhe rrëfimin tim Zotit, Perëndisë tim, duke thënë: "O Zot, Perëndi i madh dhe i tmerrshëm, që e ruan besëlidhjen tënde dhe dhembshurinë tënde me ata që të duan dhe respektojnë urdhërimet e tua,
<scripture passage="Dan 9:5" parsed="|Dan|9|5|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.5" />
<sup>5</sup> ne kemi mëkatuar dhe kemi vepruar në mënyrë të çoroditur, kemi qenë të këqij dhe u rebeluam, duke u larguar nga urdhërimet e tua dhe nga dekretet e tua.
<scripture passage="Dan 9:6" parsed="|Dan|9|6|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.6" />
<sup>6</sup> Nuk kemi dëgjuar profetët, shërbëtorët e tu, që u kanë folur në emrin tënd mbretërve tanë, krerëve tanë, etërve tanë dhe tërë popullit të vendit.
<scripture passage="Dan 9:7" parsed="|Dan|9|7|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.7" />
<sup>7</sup> O Zot, ty të përket drejtësia, por neve turpi i fytyrës ashtu si po ndodh pikërisht sot me burrat e Judës, me banorët e Jeruzalemit dhe me gjithë Izraelin, me ata që janë afër dhe me ata që janë larg,  në të tëra vendet ku i ke shpërndarë, për  shkak të pabesisë që kanë kryer kundër teje.
<scripture passage="Dan 9:8" parsed="|Dan|9|8|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.8" />
<sup>8</sup> O Zot, turpi i fytyrës është për ne, për mbretërit tanë, për krerët tanë dhe për etërit tanë, sepse kemi mëkatuar kundër teje.
<scripture passage="Dan 9:9" parsed="|Dan|9|9|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.9" />
<sup>9</sup> Zotit, Perëndisë tonë, i përkasin mëshira dhe ndjesa, sepse jemi rebeluar kundër tij,
<scripture passage="Dan 9:10" parsed="|Dan|9|10|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.10" />
<sup>10</sup> dhe nuk kemi dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tonë, për të ecur sipas ligjeve të tij, që na kishte vënë përpara me anë të shërbëtorëve të tij, profetëve.
<scripture passage="Dan 9:11" parsed="|Dan|9|11|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.11" />
<sup>11</sup> Po, tërë Izraeli ka shkelur ligjin tënd, ka marrë rrugë të keqe për të mos iu bindur zërit tënd; prandaj ra mbi ne mallkimi dhe nëma e shkruar në ligjin e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, sepse kemi mëkatuar kundër tij.
<scripture passage="Dan 9:12" parsed="|Dan|9|12|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.12" />
<sup>12</sup> Kështu ai i bëri realitet fjalët e tij që kishte shqiptuar kundër nesh dhe kundër gjyqtarëve tanë që na kanë qeverisur, duke prurë mbi ne një mjerim të madh, sepse nën tërë qiellin nuk është bërë  kurrë diçka që të ngjajë me atë që ka ndodhur  në Jeruzalem.
<scripture passage="Dan 9:13" parsed="|Dan|9|13|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.13" />
<sup>13</sup> Siç është shkruar në ligjin e Moisiut, tërë kjo fatkeqësi na ra mbi kurriz; megjithatë nuk i jemi drejtuar Zotit, Perëndisë tonë, të na kthejë nga paudhësia jonë dhe të kujdesemi për të vërtetën tënde.
<scripture passage="Dan 9:14" parsed="|Dan|9|14|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.14" />
<sup>14</sup> Prandaj Zoti ka ruajtur rezervë këtë fatkeqësi dhe bëri që të bjerë mbi ne, sepse Zoti, Perëndia ynë, është i drejtë në të gjitha gjërat që bën, ndërsa ne nuk i jemi bindur zërit të tij.
<scripture passage="Dan 9:15" parsed="|Dan|9|15|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.15" />
<sup>15</sup> Dhe tani, o Zoti, Perëndia ynë, që nxore popullin tënd nga vendi i Egjiptit me dorë të fuqishme dhe i bëre vetes një emër siç është sot, ne kemi mëkatuar, kemi kryer vepra të liga.
<scripture passage="Dan 9:16" parsed="|Dan|9|16|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.16" />
<sup>16</sup> O Zot, sipas tërë drejtësisë sate, bëj, të lutem, që zemërimi yt dhe tërbimi yt të largohen nga Jeruzalemi, nga qyteti yt, nga mali yt i shenjtë, për mëkatet tona dhe për paudhësitë e etërve tanë.  Jeruzalemi dhe populli yt janë bërë objekt  qortimi për tërë ata që na rrethojnë.
<scripture passage="Dan 9:17" parsed="|Dan|9|17|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.17" />
<sup>17</sup> Prandaj dëgjo, o Perëndia ynë, lutjen e shërbëtorit tënd dhe përgjërimet e tij dhe bëj që të shkëlqejë, për hir të Zotit, fytyra jote mbi shenjtëroren tënde që është e shkretuar.
<scripture passage="Dan 9:18" parsed="|Dan|9|18|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.18" />
<sup>18</sup> O Perëndia im, vër vesh dhe dëgjo; hap sytë e tu dhe shiko shkretimet tona dhe qytetin ku thirret emri yt, sepse ne nuk paraqesim para teje lutjet tona për veprat tona të drejta, por për dhembshuritë e tua të mëdha.
<scripture passage="Dan 9:19" parsed="|Dan|9|19|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.19" />
<sup>19</sup> O Zot, dëgjo; Zot, fal; Zot, kushtoji kujdes dhe vepro. Mos mëno, për hir të vetvetes, o Perëndia im, sepse emri yt thirret mbi qytetin tënd dhe mbi popullin tënd".
<scripture passage="Dan 9:20" parsed="|Dan|9|20|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.20" />
<sup>20</sup> Ndërsa unë po flisja akoma, duke u lutur dhe duke rrëfyer mëkatin tim dhe mëkatin e popullit tim të Izraelit dhe po paraqisja lutjen time para Zotit, Perëndisë tim, për malin e shenjtë të Perëndisë tim,
<scripture passage="Dan 9:21" parsed="|Dan|9|21|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.21" />
<sup>21</sup> po, ndërsa unë po flisja akoma në lutje, ai njeri, Gabrieli, që e kisha parë në vegim në fillim, i dërguar me fluturim të shpejtë, më arriti në orën e blatimit të mbrëmjes.
<scripture passage="Dan 9:22" parsed="|Dan|9|22|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.22" />
<sup>22</sup> Ai më mësoi, më foli dhe më tha: "Unë kam ardhur tani, o Daniel, që të të vë në gjendje të kuptosh.
<scripture passage="Dan 9:23" parsed="|Dan|9|23|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.23" />
<sup>23</sup> Në fillim të lutjeve të tua doli një fjalë dhe unë erdha të ta bëj të njohur, sepse ty të duan shumë. Trego kujdes, pra, për fjalën dhe kupto vegimin:
<scripture passage="Dan 9:24" parsed="|Dan|9|24|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.24" />
<sup>24</sup> Shtatëdhjetë javë janë caktuar për popullin tënd dhe për qytetin tënd të shenjtë, për të t'i dhënë fund shkeljes, për t'i dhënë fund mëkatit, për të shlyer paudhësinë, për të sjellë një drejtësi të  përjetshme, për të vulosur vegimin dhe  profecinë, për të vajosur vendin shumë të shenjtë.
<scripture passage="Dan 9:25" parsed="|Dan|9|25|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.25" />
<sup>25</sup> Prandaj dije dhe kuptoje se, që kur ka dalë urdhri të restaurohet dhe të rindërtohet Jeruzalemi deri te Mesia, princi, do të duhen shtatë javë dhe gjashtëdhjetë e dy javë të tjera; ai do të ndërtohet  përsëri me sheshe dhe me ledhe, por në  kohëra plot ankth.
<scripture passage="Dan 9:26" parsed="|Dan|9|26|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.26" />
<sup>26</sup> Mbas gjashtëdhjetë e dy javëve Mesia do të vritet dhe askush nuk do të jetë me të. Dhe populli i një princi që do të vijë ka për të shkatërruar qytetin dhe shenjtëroren; fundi i tij do të vijë me  një përmbytje, dhe deri në mbarim të luftës  janë dekretuar shkatërrime.
<scripture passage="Dan 9:27" parsed="|Dan|9|27|0|0" osisRef="Bible:Dan.9.27" />
<sup>27</sup> Ai do të lidhë gjithashtu një besëlidhje me shumë njerëz për një javë, por në mes të javës do t'i japë fund flijimit dhe blatimit; dhe mbi krahët e veprimeve të neveritshme do të vijë një shkatërrues,  deri sa shkatërrimi i plotë, që është  dekretuar, do të bjerë mbi shkatërruesin".
</p>
</div3>

<div3 title="Daniel 10" progress="72.74%" prev="Dan.9" next="Dan.11" id="Dan.10">
<h3 id="Dan.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Dan.10-p1">
<scripture passage="Dan 10:1" parsed="|Dan|10|1|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e tretë të Kirit, mbretit të Persisë, një fjalë iu njoftua Danielit, që quhej Beltshatsar. Kjo fjalë është e vërtetë dhe konflikti i gjatë. Ai e kuptoi fjalën dhe e mori vesh vegimin.
<scripture passage="Dan 10:2" parsed="|Dan|10|2|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.2" />
<sup>2</sup> Në atë kohë, unë, Danieli, mbajta zi për tri javë të plota.
<scripture passage="Dan 10:3" parsed="|Dan|10|3|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.3" />
<sup>3</sup> Nuk hëngra ushqime të zgjedhura, nuk futa në gojën time as mish as verë dhe nuk u vajosa aspak, deri sa kaluan tri javë të plota.
<scripture passage="Dan 10:4" parsed="|Dan|10|4|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.4" />
<sup>4</sup> Ditën e njëzetekatërt të muajit të parë, ndërsa isha në bregun e lumit të madh, që është Tigri,
<scripture passage="Dan 10:5" parsed="|Dan|10|5|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.5" />
<sup>5</sup> ngrita sytë dhe shikova, dhe ja, një njeri i veshur me rroba liri, me një brez të artë të Ufazit.
<scripture passage="Dan 10:6" parsed="|Dan|10|6|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.6" />
<sup>6</sup> Trupi i tij ishte i ngjashëm me topazin, fytyra e tij kishte pamjen e rrufesë, sytë e tij ishin si pishtarë flakërues, krahët e tij dhe këmbët e tij dukeshin si prej bronzi të llustruar dhe tingulli i fjalëve të tij ishte si zhurma e një turme.
<scripture passage="Dan 10:7" parsed="|Dan|10|7|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.7" />
<sup>7</sup> Vetëm unë, Danieli, pashë vegimin, kurse njerëzit që ishin me mua nuk e panë vegimin, por një tmerr i madh ra mbi ta dhe ata ia mbathën që të fshihen.
<scripture passage="Dan 10:8" parsed="|Dan|10|8|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.8" />
<sup>8</sup> Kështu mbeta vetëm të vërej këtë vegim të madh. Nuk më mbeti kurrfarë force; çehrja e bukur ndryshoi në të zbehtë dhe forcat e mia u ligështuan.
<scripture passage="Dan 10:9" parsed="|Dan|10|9|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.9" />
<sup>9</sup> Megjithatë dëgjova zërin e fjalëve të tij; por, duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij, rashë në një gjumë të thellë me fytyrë për tokë.
<scripture passage="Dan 10:10" parsed="|Dan|10|10|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.10" />
<sup>10</sup> Por ja, një dorë më preku dhe bëri që unë të rri duke u dridhur i tëri mbi gjunjët dhe mbi pëllëmbët e duarve.
<scripture passage="Dan 10:11" parsed="|Dan|10|11|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.11" />
<sup>11</sup> Pastaj më tha: "Daniel, njeri shumë i dashur, kupto fjalët që po të them dhe çohu më këmbë, sepse tani më kanë dërguar te ti". Kur më tha këtë fjalë, unë u çova më këmbë duke u dridhur i tëri.
<scripture passage="Dan 10:12" parsed="|Dan|10|12|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.12" />
<sup>12</sup> Atëherë ai më tha: "Mos ki frikë, Daniel, sepse që ditën e parë që vendose në zemrën tënde të kuptoje dhe të përuleshe para Perëndisë tënd, fjalët e tua u dëgjuan dhe unë erdha si përgjigje e fjalëve të tua.
<scripture passage="Dan 10:13" parsed="|Dan|10|13|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.13" />
<sup>13</sup> Por princi i mbretërisë së Persisë më kundërshtoi njëzetenjë ditë; por ja, Mikaeli, një nga princat e parë, më erdhi në ndihmë, sepse kisha mbetur atje me mbretin e Persisë.
<scripture passage="Dan 10:14" parsed="|Dan|10|14|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.14" />
<sup>14</sup> Dhe tani kam ardhur të të bëj të kuptosh atë që do t'i ndodhë popullit tënd në mbarim të ditëve; sepse vegimi ka të bëjë me një kohë të ardhme".
<scripture passage="Dan 10:15" parsed="|Dan|10|15|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.15" />
<sup>15</sup> Ndërsa më fliste në këtë mënyrë, ula fytyrën për tokë dhe mbylla gojën.
<scripture passage="Dan 10:16" parsed="|Dan|10|16|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.16" />
<sup>16</sup> Dhe ja, dikush që i ngjante një biri njeriu më preku buzët. Atëherë hapa gojën, fola dhe i thashë atij që më rrint përpara: "Imzot, për këtë vegim më kanë zënë spazmat dhe fuqitë m'u ligështuan.
<scripture passage="Dan 10:17" parsed="|Dan|10|17|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.17" />
<sup>17</sup> Dhe si mund të fliste një shërbëtor i tillë i zotit tim me një imzot të tillë, sepse tani fuqitë më kanë braktisur dhe më mungon madje edhe frymëmarrja?".
<scripture passage="Dan 10:18" parsed="|Dan|10|18|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.18" />
<sup>18</sup> Atëherë ai që i ngjante një njeriu më preku përsëri dhe më dha fuqi,
<scripture passage="Dan 10:19" parsed="|Dan|10|19|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.19" />
<sup>19</sup> dhe tha: "O njeri që të duan shumë, mos ki frikë, paqja është me ty; mblidh forcat e tua, po, mblidh forcat e tua". Mbasi më foli, unë fitova forcë dhe i thashë: "Le të flasë zoti im, sepse ti më ke dhënë forcë".
<scripture passage="Dan 10:20" parsed="|Dan|10|20|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.20" />
<sup>20</sup> Pastaj më tha: "A e di përse kam ardhur këtu pranë teje? Tani do të kthehem të luftoj kundër princit të Persisë; dhe kur të dal, ja, do të vijë princi i Javanit.
<scripture passage="Dan 10:21" parsed="|Dan|10|21|0|0" osisRef="Bible:Dan.10.21" />
<sup>21</sup> Por unë do të të bëj të njohur atë që është shkruar në librin e së vërtetës; dhe nuk ka njeri që të sillet trimërisht me mua kundër tyre përveç Mikaelit, princit tuaj".
</p>
</div3>

<div3 title="Daniel 11" progress="72.82%" prev="Dan.10" next="Dan.12" id="Dan.11">
<h3 id="Dan.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Dan.11-p1">
<scripture passage="Dan 11:1" parsed="|Dan|11|1|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.1" />
<sup>1</sup> Gjatë vitit të parë të Darit, Medasit, unë vetë qëndrova pranë tij për ta përkrahur dhe për ta mbrojtur.
<scripture passage="Dan 11:2" parsed="|Dan|11|2|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.2" />
<sup>2</sup> "Dhe tani do të të bëj të njohur të vërtetën. Ja, në Persi do të dalin akoma tre mbretër, por i katërti do të bëhet shumë më i pasur se gjithë të tjerët; kur të jetë bërë i fortë për shkak të pasurive  të tij, do t'i ngrerë të tërë kundër  mbretërisë së Javanit.
<scripture passage="Dan 11:3" parsed="|Dan|11|3|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.3" />
<sup>3</sup> Atëherë do të dalë një mbret i fuqishëm që do të sundojë mbi një perandori të madhe dhe do të bëjë çfarë të dojë.
<scripture passage="Dan 11:4" parsed="|Dan|11|4|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.4" />
<sup>4</sup> Por kur të jetë formuar mbretëria e tij do të copëtohet dhe do të ndahet në drejtim të katër erërave të qiellit, por jo midis trashëgimtarëve të tij dhe as me po atë forcë me të cilën ai mbretëronte,  sepse mbretëria e tij do të çrrënjoset dhe  do t'u kalojë të tjerëve, dhe jo trashëgimtarëve.
<scripture passage="Dan 11:5" parsed="|Dan|11|5|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.5" />
<sup>5</sup> Kështu mbreti i jugut do të bëhet i fortë, por një ndër princat e tij do të bëhet më i fortë nga ai dhe do të sundojë; sundimi i tij do të jetë një sundim i madh.
<scripture passage="Dan 11:6" parsed="|Dan|11|6|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.6" />
<sup>6</sup> Mbas disa vjetëve do të lidhin aleancë; pastaj bija e mbretit të jugut do të vijë te mbreti i veriut për të bërë një marrëveshje, por nuk do ruajë më as forcën e fuqisë së saj, dhe nuk do të mund të  zgjasë as ai as pushteti i tij; në ato kohëra  ajo do t'i dorëzohet vdekjes bashkë me ata që e kanë çuar, që e kanë lindur dhe që e kanë mbështetur.
<scripture passage="Dan 11:7" parsed="|Dan|11|7|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.7" />
<sup>7</sup> Por një nga pasardhësit nga rrënja e saj do të dalë dhe do të zërë vendin e saj; ai do të vijë kundër ushtrisë, do të hyjë në fortesat e mbretit të veriut, do të veprojë kundër tyre dhe do të dalë fitimtar.
<scripture passage="Dan 11:8" parsed="|Dan|11|8|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.8" />
<sup>8</sup> Do të shpjerë gjithashtu si plaçkë në Egjipt perënditë e tyre me figurat e tyre të derdhura dhe me sendet e tyre të çmuara prej argjendi dhe prej ari, dhe për disa vjet do të rrijë larg mbretit të veriut.
<scripture passage="Dan 11:9" parsed="|Dan|11|9|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.9" />
<sup>9</sup> Ky do të dalë kundër mbretit të jugut, por pastaj do të kthehet në vendin e tij.
<scripture passage="Dan 11:10" parsed="|Dan|11|10|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.10" />
<sup>10</sup> Bijtë e tij do të përgatiten pastaj për luftë dhe do të mbledhin turma forcash të mëdha, dhe një prej tyre do të dalë me siguri përpara, do të vërshojë si një përmbytje dhe do të kalojë tutje për ta çuar luftën deri në fortesën e tij.
<scripture passage="Dan 11:11" parsed="|Dan|11|11|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.11" />
<sup>11</sup> Atëherë mbreti i jugut, i tërbuar, do të dalë të luftojë kundër këtij, kundër mbretit të veriut, i cili do të mobilizojë një turmë të madhe, por turma do të bjerë në dorë të armikut.
<scripture passage="Dan 11:12" parsed="|Dan|11|12|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.12" />
<sup>12</sup> Kur turmën do ta kenë çuar tutje, zemra e tij do të mbushet me krenari; do të mposhtë me mijëra, por nuk do të jetë më i fortë.
<scripture passage="Dan 11:13" parsed="|Dan|11|13|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.13" />
<sup>13</sup> Në fakt mbreti i veriut do të mobilizojë përsëri një turmë edhe më të madhe se e mëparshmja, dhe pas një kohe të shkurtër do të përparojë me siguri me një ushtri të madhe dhe me pajime të shumta.
<scripture passage="Dan 11:14" parsed="|Dan|11|14|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.14" />
<sup>14</sup> Në atë kohë shumë njerëz do të ngrihen kundër mbretit të jugut; edhe disa burra të dhunshëm të popullit tënd do të ngrihen për të realizuar vegimin, por do të rrëzohen.
<scripture passage="Dan 11:15" parsed="|Dan|11|15|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.15" />
<sup>15</sup> Atëherë do të vijë mbreti i veriut, do të ngrerë një ledh dhe do të shtjerë në dorë një qytet të fortifikuar. Forcat e jugut nuk do të mundin t'i rezistojnë; as trupat e zgjedhura nuk do të kenë forcën për t'i rezistuar.
<scripture passage="Dan 11:16" parsed="|Dan|11|16|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.16" />
<sup>16</sup> Ai që i ka ardhur kundra do të bëjë çfarë të dojë, dhe askush nuk do të mund t'i rezistojë; ai do të ndalet në vendin e lavdishëm duke pasur pushtet të shkatërrojë çdo gjë.
<scripture passage="Dan 11:17" parsed="|Dan|11|17|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.17" />
<sup>17</sup> Pastaj do të vendosë të vijë me forcat e gjithë mbretërisë së tij, duke ofruar kushte të ndershme paqeje, dhe kështu ka për të bërë. Do t'i japë të bijën për grua për ta korruptuar, por ajo nuk do  të mbajë anën e tij dhe nuk do ta favorizojë  atë.
<scripture passage="Dan 11:18" parsed="|Dan|11|18|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.18" />
<sup>18</sup> Pastaj do t'u drejtohet ishujve dhe do të shtjerë në dorë shumë prej tyre, por një komandant do të bëjë që të marrë fund arroganca e tij, duke bërë që ajo të bjerë mbi të.
<scripture passage="Dan 11:19" parsed="|Dan|11|19|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.19" />
<sup>19</sup> Pastaj do të kthehet drejt fortesave të vendit të vet, por do të pengohet, do të rrëzohet dhe nuk do të gjendet më.
<scripture passage="Dan 11:20" parsed="|Dan|11|20|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.20" />
<sup>20</sup> Në vend të tij do të dalë dikush që do të dërgojë një tagrambledhës për lavdinë e mbretërisë; por brenda pak ditëve ai do të zhduket, por jo në zemërim a në betejë.
<scripture passage="Dan 11:21" parsed="|Dan|11|21|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.21" />
<sup>21</sup> Në vend të tij do të dalë një njeri i neveritshëm, që nuk do të ketë dinjitet mbretëror; ai do të vijë paqësisht, por do ta shtjerë në dorë mbretërinë me intriga.
<scripture passage="Dan 11:22" parsed="|Dan|11|22|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.22" />
<sup>22</sup> Para tij forcat e mëdha do të thyhen dhe do të shkatërrohen, po ashtu edhe kreu i një aleance.
<scripture passage="Dan 11:23" parsed="|Dan|11|23|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.23" />
<sup>23</sup> Menjëherë pasi të ketë lidhur një aleancë me të, ai do të veprojë me pabesi dhe do të arrijë në pushtet me pak njerëz.
<scripture passage="Dan 11:24" parsed="|Dan|11|24|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.24" />
<sup>24</sup> Ai do të hyjë në mënyrë paqësore edhe në pjesët më të pasura të krahinës dhe do të bëjë atë që nuk kishin bërë kurrë as etërit e tij as etërit e etërve të tij; do të shpërndajë midis tyre plaçkë,  plaçkën e luftës dhe pasuritë dhe do të hartojë  plane kundër fortesave, por vetëm për një kohë.
<scripture passage="Dan 11:25" parsed="|Dan|11|25|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.25" />
<sup>25</sup> Me një ushtri të madhe do t'i nxitë forcat e tij dhe zemrën e tij kundër mbretit të jugut. Mbreti i jugut do të futet në luftë me një ushtri të madhe dhe shumë të fuqishme, por nuk do të mund të rezistojë,  sepse do të kurdisen komplote kundër  tij.
<scripture passage="Dan 11:26" parsed="|Dan|11|26|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.26" />
<sup>26</sup> Vetë ata që hanë bashkë me të do ta shkatërrojnë; ushtria e tij do të thyhet dhe shumë do të bien të vrarë.
<scripture passage="Dan 11:27" parsed="|Dan|11|27|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.27" />
<sup>27</sup> Zemra e këtyre dy mbretërve do të drejtohet për të bërë keq; ata do të flasin gënjeshtra të ulur në të njëjtën tryezë, por gjëja nuk do të ketë sukses, sepse fundi do t'u vijë në kohën e caktuar.
<scripture passage="Dan 11:28" parsed="|Dan|11|28|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.28" />
<sup>28</sup> Duke u kthyer në vendin e tij me pasuri të mëdha, zemra e tij do të vihet kundër besëlidhjes së shenjtë; kështu ai do të kryejë qëllimet e tij dhe pastaj do të kthehet në vendin e tij.
<scripture passage="Dan 11:29" parsed="|Dan|11|29|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.29" />
<sup>29</sup> Në kohën e caktuar ai do të dalë përsëri kundër jugut, por këtë herë të fundit puna nuk do t'i vejë mbarë si herën e parë,
<scripture passage="Dan 11:30" parsed="|Dan|11|30|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.30" />
<sup>30</sup> sepse anijet e Kitimit do të vijnë kundër tij; prandaj ai do të trembet, do të zemërohet përsëri kundër besëlidhjes së shenjtë dhe do të zbatojë planet e tij; kështu përsëri do të merret vesh me ata që kanë braktisur besëlidhjen e shenjtë.
<scripture passage="Dan 11:31" parsed="|Dan|11|31|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.31" />
<sup>31</sup> Forca të dërguara prej tij do të ngrihen për të përdhosur shenjtëroren fortesë, do të ndalojnë flijimin e përditshëm dhe do të bëjnë veprime të neveritshme që shkaktojnë shkretim.
<scripture passage="Dan 11:32" parsed="|Dan|11|32|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.32" />
<sup>32</sup> Me lajka ai do të korruptojë ata që veprojnë pabesisht kundër besëlidhjes; por populli i atyre që njohin Perëndinë e tyre do të tregojë qëndresë dhe do të veprojë.
<scripture passage="Dan 11:33" parsed="|Dan|11|33|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.33" />
<sup>33</sup> Ata që kanë dituri midis popullit do të udhëzojnë shumë të tjerë, por për një kohë të shkurtër do të bien nga shpata, nga zjarri, nga mërgimi dhe nga plaçkitja.
<scripture passage="Dan 11:34" parsed="|Dan|11|34|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.34" />
<sup>34</sup> Kur do të rrëzohen, do t'u jepet pak ndihmë, por shumë njerëz do të bashkohen me ta pa qenë të sinqertë.
<scripture passage="Dan 11:35" parsed="|Dan|11|35|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.35" />
<sup>35</sup> Disa nga ata që kanë dituri do të bien, me qëllim që të përsosen, të pastrohen dhe të zbardhen deri në kohën e mbarimit, sepse kjo do të ndodhë në kohën e caktuar.
<scripture passage="Dan 11:36" parsed="|Dan|11|36|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.36" />
<sup>36</sup> Pastaj mbreti do të veprojë si të dojë, do të lartohet, do të hyjnizohet përmbi çdo perëndi dhe do të thotë gjëra të habitshme kundër Perëndisë të perëndive; do të ketë sukses deri sa të mbushet kupa  e indinjatës, sepse ajo që është dekretuar  do të bëhet.
<scripture passage="Dan 11:37" parsed="|Dan|11|37|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.37" />
<sup>37</sup> Ai nuk do të tregojë respekt për Perëndinë e etërve të tij dhe për dëshirën e grave; nuk do të ketë respekt për asnjë perëndi, sepse do të hyjnizojë veten përmbi të gjithë.
<scripture passage="Dan 11:38" parsed="|Dan|11|38|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.38" />
<sup>38</sup> Por në vend të tyre ai do të nderojë perëndinë e fortesave dhe do të nderojë me ar, me argjend, me gurë të çmuar dhe me gjëra të këndshme, një perëndi, që etërit e tij nuk e njohën.
<scripture passage="Dan 11:39" parsed="|Dan|11|39|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.39" />
<sup>39</sup> Ai do të veprojë kundër fortesave më të fortifikuara me ndihmën e një perëndie të huaj; do të mbushë me të mira ata që do ta njohin, do të bëjë që të sundojnë mbi shumë njerëz dhe do t'u japë toka si shpërblim.
<scripture passage="Dan 11:40" parsed="|Dan|11|40|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.40" />
<sup>40</sup> Në kohën e fundit mbreti i jugut do të ndeshet me të, mbreti i veriut do të dalë kundër tij si një shakullimë, me qerre dhe kalorës dhe me shumë anije; do të depërtojë në vendet, do t'i përmbytë dhe do të kalojë tutje.
<scripture passage="Dan 11:41" parsed="|Dan|11|41|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.41" />
<sup>41</sup> Do të hyjë edhe në vendin e lavdishëm dhe shumë njerëz do të vriten; por këta do të shpëtojnë nga duart e tij: Edomi, Moabi dhe pjesa më e madhe e bijve të Amonit.
<scripture passage="Dan 11:42" parsed="|Dan|11|42|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.42" />
<sup>42</sup> Ai do të shtrijë dorën edhe mbi vende të ndryshme dhe as vendi i Egjiptit nuk do të shpëtojë.
<scripture passage="Dan 11:43" parsed="|Dan|11|43|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.43" />
<sup>43</sup> Do të shtjerë në dorë thesaret prej ari dhe argjendi dhe të gjitha gjërat e çmuara të Egjiptit; Libianët dhe Etiopasit do t'i shkojnë pas.
<scripture passage="Dan 11:44" parsed="|Dan|11|44|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.44" />
<sup>44</sup> Por lajmet e ardhura nga lindja dhe nga veriu do ta turbullojnë; prandaj ai do të niset me zemërim të madh për të shkatërruar dhe vendosur shfarosjen e shumë njerëzve.
<scripture passage="Dan 11:45" parsed="|Dan|11|45|0|0" osisRef="Bible:Dan.11.45" />
<sup>45</sup> Do t'i ngrerë çadrat e pallatit të tij midis deteve dhe malit të shenjtë të lavdishëm; pastaj do t'i vijë fundi dhe askush nuk do ta ndihmojë".
</p>
</div3>

<div3 title="Daniel 12" progress="73.01%" prev="Dan.11" next="Hos" id="Dan.12">
<h3 id="Dan.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Dan.12-p1">
<scripture passage="Dan 12:1" parsed="|Dan|12|1|0|0" osisRef="Bible:Dan.12.1" />
<sup>1</sup> "Në atë kohë do të dalë Mikaeli, princi i madh, mbrojtësi i bijve të popullit tënd; dhe do të jetë një kohë me ankthe, ashtu si nuk ka pasur kurrë që kur se ekzistojnë kombet e deri në atë kohë.
<scripture passage="Dan 12:2" parsed="|Dan|12|2|0|0" osisRef="Bible:Dan.12.2" />
<sup>2</sup> Shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës do të zgjohen, disa në një jetë të përjetshme, të tjerë në turpin dhe në poshtërsi të përjetshme.
<scripture passage="Dan 12:3" parsed="|Dan|12|3|0|0" osisRef="Bible:Dan.12.3" />
<sup>3</sup> Ata që kanë dituri do të shkëlqejnë si shkëlqimi i kupës qiellore dhe ata që do të kenë çuar shumë në drejtësi, do të shkëlqejnë si yjet përjetë.
<scripture passage="Dan 12:4" parsed="|Dan|12|4|0|0" osisRef="Bible:Dan.12.4" />
<sup>4</sup> Por ti, Daniel, mbaji të fshehura këto fjalë dhe vulose librin deri në kohën e mbarimit; shumë njerëz do ta shfletojnë dhe dituria do të shtohet".
<scripture passage="Dan 12:5" parsed="|Dan|12|5|0|0" osisRef="Bible:Dan.12.5" />
<sup>5</sup> Pastaj unë, Danieli, shikova, dhe ja, dy të tjerë më këmbë, njeri mbi këtë breg të lumit, dhe tjetri mbi bregun tjetër të lumit.
<scripture passage="Dan 12:6" parsed="|Dan|12|6|0|0" osisRef="Bible:Dan.12.6" />
<sup>6</sup> Një nga ata i tha burrit të veshur me rroba liri, që qëndronte mbi ujërat e lumit: "Kur do kryhen këto mrekulli?".
<scripture passage="Dan 12:7" parsed="|Dan|12|7|0|0" osisRef="Bible:Dan.12.7" />
<sup>7</sup> Unë dëgjova atëherë burrin e veshur me rroba liri që qëndronte mbi ujërat e lumit, i cili, ngriti dorën e djathtë dhe dorën e majtë drejt qiellit, u betua për atë që jeton përjtë se kjo do të jetë  për një kohë, për disa kohëra dhe për gjysmën  e një kohë; kur forca e popullit të shenjtë do të thyhet plotësisht, tërë këto gjëra do të kryhen.
<scripture passage="Dan 12:8" parsed="|Dan|12|8|0|0" osisRef="Bible:Dan.12.8" />
<sup>8</sup> Unë dëgjova, por nuk kuptova, prandaj pyeta: "Imzot, cili do të jetë fundi i këtyre gjërave?".
<scripture passage="Dan 12:9" parsed="|Dan|12|9|0|0" osisRef="Bible:Dan.12.9" />
<sup>9</sup> Ai u përgjigj: "Shko, Daniel, sepse këto fjalë janë të fshehura dhe të vulosura deri kohën e mbarimit.
<scripture passage="Dan 12:10" parsed="|Dan|12|10|0|0" osisRef="Bible:Dan.12.10" />
<sup>10</sup> Shumë njerëz do të pastrohen, do të zbardhen dhe do të përsosen; por të pabesët do të veprojnë me pabesi dhe asnjë nga të pabesët nuk do të kuptojë, por do të kuptojnë njerëzit e ditur.
<scripture passage="Dan 12:11" parsed="|Dan|12|11|0|0" osisRef="Bible:Dan.12.11" />
<sup>11</sup> Nga koha që do të ndalohet flijimi i përditshëm dhe do të ngrihet neveria që shkakton shkretimin do të kalojnë njëmijë e dyqind e nëntëdhjetë ditë.
<scripture passage="Dan 12:12" parsed="|Dan|12|12|0|0" osisRef="Bible:Dan.12.12" />
<sup>12</sup> Lum ai që pret dhe arrin në njëmijë e treqind e tridhjetë e pesë ditë.
<scripture passage="Dan 12:13" parsed="|Dan|12|13|0|0" osisRef="Bible:Dan.12.13" />
<sup>13</sup> Por ti shko drejt mbarimit tënd; do të prehesh dhe pastaj do të ngrihesh përsëri për të marrë pjesën tënde të trashëgimisë në mbarim të ditëve".
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Hosea" progress="73.06%" prev="Dan.12" next="Hos.1" id="Hos">
<h2 id="Hos-p0.1">Hosea</h2>

<div3 title="Hosea 1" progress="73.06%" prev="Hos" next="Hos.2" id="Hos.1">
<h3 id="Hos.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Hos.1-p1">
<scripture passage="Hos 1:1" parsed="|Hos|1|1|0|0" osisRef="Bible:Hos.1.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit që iu drejtua Oseas, birit të Beerit, në ditët e Uziahut, të Jothamit, të Ashazit dhe të Ezekias, mbretit të Judës, në ditët e Jeroboamit, birit të Joasit, mbret i Izraelit.
<scripture passage="Hos 1:2" parsed="|Hos|1|2|0|0" osisRef="Bible:Hos.1.2" />
<sup>2</sup> Kur Zoti filloi t'i flasë Oseas, Zoti i tha atij: "Shko, merr për grua një prostitutë dhe ki fëmijë të kurvërisë, sepse vendi po kurvërohet duke u larguar nga Zoti".
<scripture passage="Hos 1:3" parsed="|Hos|1|3|0|0" osisRef="Bible:Hos.1.3" />
<sup>3</sup> Kështu ai shkoi dhe mori për grua Gomeren, bijën e Diblaimit, e cila u mbars dhe i lindi një djalë.
<scripture passage="Hos 1:4" parsed="|Hos|1|4|0|0" osisRef="Bible:Hos.1.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Zoti i tha: "Vëri emrin Jezreel, sepse brenda një kohe të shkurtër unë do të marr hak për gjakun e derdhur në Jezreel mbi shtëpinë e Jehut dhe do t'i jap fund mbretërimit të shtëpisë së Izraelit.
<scripture passage="Hos 1:5" parsed="|Hos|1|5|0|0" osisRef="Bible:Hos.1.5" />
<sup>5</sup> Po atë ditë do të ndodhë që unë do të thyej harkun e Izraelit në luginën e Jezreelit".
<scripture passage="Hos 1:6" parsed="|Hos|1|6|0|0" osisRef="Bible:Hos.1.6" />
<sup>6</sup> Ajo u mbars përsëri dhe lindi një vajzë. Atëherë Zoti i tha Oseas: "Vëri emrin Lo-ruhamah, sepse nuk do të kem më mëshirë për shtëpinë e Izraelit, por do t'i heq të gjithë.
<scripture passage="Hos 1:7" parsed="|Hos|1|7|0|0" osisRef="Bible:Hos.1.7" />
<sup>7</sup> Përkundrazi do të kem dhembshuri për shtëpinë e Judës dhe do t'i shpëtoj me anë të Zotit, Perëndisë së tyre; nuk do t'i shpëtoj me harkun as me shpatën apo me betejën, as me kuajt ose me kalorësit".
<scripture passage="Hos 1:8" parsed="|Hos|1|8|0|0" osisRef="Bible:Hos.1.8" />
<sup>8</sup> Kur zvordhi Lo-ruhamahen, ajo u mbars dhe lindi një djalë.
<scripture passage="Hos 1:9" parsed="|Hos|1|9|0|0" osisRef="Bible:Hos.1.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Zoti i tha Oseas: "Vëri emrin Lo-ami, sepse ju nuk jeni populli im dhe unë nuk jam Perëndia juaj.
<scripture passage="Hos 1:10" parsed="|Hos|1|10|0|0" osisRef="Bible:Hos.1.10" />
<sup>10</sup> Megjithatë numri i bijve të Izraelit do të jetë si rëra e detit, që nuk mund të matet as të llogaritet. Dhe do të ndodhë që në vend që t'u thuhet atyre: "Ju nuk jeni populli im", do t'u thuhet atyre: "Jeni bijtë e Perëndisë së gjallë".
<scripture passage="Hos 1:11" parsed="|Hos|1|11|0|0" osisRef="Bible:Hos.1.11" />
<sup>11</sup> Pastaj bijtë e Judës dhe bijtë e Izraelit do të bashkohen tok, do të zgjedhin për veten e tyre një prijës të vetëm dhe do të dalin jashtë vendit të tyre, sepse e madhe do të jetë dita e Jezreelit".
</p>
</div3>

<div3 title="Hosea 2" progress="73.11%" prev="Hos.1" next="Hos.3" id="Hos.2">
<h3 id="Hos.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Hos.2-p1">
<scripture passage="Hos 2:1" parsed="|Hos|2|1|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.1" />
<sup>1</sup> "U thoni vëllezërve tuaj: "Ami", dhe motrave tuaja "Ruhamah".
<scripture passage="Hos 2:2" parsed="|Hos|2|2|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.2" />
<sup>2</sup> Protestoni kundër nënës suaj, protestoni, sepse ajo nuk është gruaja ime dhe unë nuk jam burri i saj. Le të heqë nga fytyra e saj shenjat e prostitucioneve të saj dhe shenjat e shkeljeve të kurorës nga sisët e saj;
<scripture passage="Hos 2:3" parsed="|Hos|2|3|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.3" />
<sup>3</sup> përndryshe do ta zhvesh lakuriq dhe do ta bëj si në ditën e lindjes së saj; do ta katandis në një shkreti, do ta bëj si një tokë të zhuritur dhe do ta bëj të vdesë nga etja.
<scripture passage="Hos 2:4" parsed="|Hos|2|4|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.4" />
<sup>4</sup> Nuk do të kem mëshirë për bijtë e saj, sepse janë bij prostitucioni.
<scripture passage="Hos 2:5" parsed="|Hos|2|5|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.5" />
<sup>5</sup> Nëna e tyre u kurvërua në fakt, ajo që është ngjizur është sjellë në mënyrë të turpshme, sepse ka thënë: "Do t'u shkoj pas dashnorëve të mi, që më japin bukën time dhe ujin tim, leshin tim dhe lirin tim, vajin tim dhe pijen time".
<scripture passage="Hos 2:6" parsed="|Hos|2|6|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.6" />
<sup>6</sup> Prandaj ja, do të të zë rrugën me ferra, do ta mbyll me një mur dhe kështu nuk do të gjejë më shtigjet e saj.
<scripture passage="Hos 2:7" parsed="|Hos|2|7|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.7" />
<sup>7</sup> Do të rendë pas dashnorëve të saj, por nuk do t'i arrijë; do t'i kërkojë, por nuk do t'i gjejë. Atëherë do të thotë: "Do të kthehem te burri im i parë, sepse për mua ishte më mirë atëherë se tani".
<scripture passage="Hos 2:8" parsed="|Hos|2|8|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.8" />
<sup>8</sup> Ajo nuk kuptoi që unë i jepja grurë, musht dhe vaj dhe shtoja argjendin dhe arin e saj, që ata i ofronin Baalit.
<scripture passage="Hos 2:9" parsed="|Hos|2|9|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.9" />
<sup>9</sup> Prandaj unë do të marr përsëri grurin tim në kohën e vet dhe mushtin tim në stinën e vet; do t'i heq leshin tim dhe lirin tim, që shërbenin për të mbuluar lakuriqësinë e saj.
<scripture passage="Hos 2:10" parsed="|Hos|2|10|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.10" />
<sup>10</sup> Atëherë do të zbuloj turpet e saj në sytë e dashnorëve të saj dhe askush nuk do ta shpëtojë nga dora ime.
<scripture passage="Hos 2:11" parsed="|Hos|2|11|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.11" />
<sup>11</sup> Gjithashtu do t'u jap fund gëzimeve të saj, festave të saj, hënave të reja të saj, të shtunave të saj dhe gjithë solemniteteve të saj.
<scripture passage="Hos 2:12" parsed="|Hos|2|12|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.12" />
<sup>12</sup> Do të shkatërroj pastaj vreshtat e saj dhe fiqtë e saj për të cilët ajo thoshte: "Këto janë dhuratat që më kanë dhënë dashnorët e mi". Kështu do t'i katandis në një shkurrnajë dhe kafshët e fushave do t'i hanë.
<scripture passage="Hos 2:13" parsed="|Hos|2|13|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.13" />
<sup>13</sup> Do ta dënoj pastaj për ditët e Baalit, kur u digjte atyre temjan, kur zbukurohej me vathë dhe me xhevahire dhe u shkonte pas dashnorëve të saj, por më harronte mua", thotë Zoti.
<scripture passage="Hos 2:14" parsed="|Hos|2|14|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.14" />
<sup>14</sup> "Prandaj, ja, unë do ta tërheq pas meje, do ta çoj në shkretëtirë dhe do t'i flas zemrës së saj.
<scripture passage="Hos 2:15" parsed="|Hos|2|15|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.15" />
<sup>15</sup> Atëherë do t'i jap vreshtat e saj dhe luginën e Akorit si portë e shpresës; atje ajo do të këndojë si në ditët e rinisë së saj, ashtu si veproi kur dolin nga vendi i Egjiptit.
<scripture passage="Hos 2:16" parsed="|Hos|2|16|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.16" />
<sup>16</sup> Atë ditë do të ndodhë, thotë Zoti, që ti do të më quash: "Burri im", dhe nuk do të më quash më: "Baali im".
<scripture passage="Hos 2:17" parsed="|Hos|2|17|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.17" />
<sup>17</sup> Do të heq nga goja e saj emrat e Baalëve dhe nuk do t'i kujtojnë më emrat e tyre.
<scripture passage="Hos 2:18" parsed="|Hos|2|18|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.18" />
<sup>18</sup> Atë ditë do të bëj për ta një besëlidhje me kafshët e fushave, me shpendët e qiellit dhe me rrëshqanorët e tokës. Do të thyej harkun, shpatën dhe luftën duke i eliminuar nga toka dhe do të bëj të prehen të qetë.
<scripture passage="Hos 2:19" parsed="|Hos|2|19|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.19" />
<sup>19</sup> Do të fejohesh me mua përjetë; do të fejohesh me mua në drejtësi, në paanshmëri, në mirësi dhe në dhembshuri.
<scripture passage="Hos 2:20" parsed="|Hos|2|20|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.20" />
<sup>20</sup> Do të fejohesh me mua në besnikëri, dhe ti do të njohësh Zotin.
<scripture passage="Hos 2:21" parsed="|Hos|2|21|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.21" />
<sup>21</sup> Atë ditë do të ndodhë që unë do të përgjigjem", thotë Zoti. "Do t'i përgjigjem qiellit dhe ky do t'i përgjigjet tokës;
<scripture passage="Hos 2:22" parsed="|Hos|2|22|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.22" />
<sup>22</sup> dhe toka do të përgjigjet me grurin, mushtin dhe vajin, dhe këta do t'i përgjigjen Jezreelit.
<scripture passage="Hos 2:23" parsed="|Hos|2|23|0|0" osisRef="Bible:Hos.2.23" />
<sup>23</sup> Unë do të mbjell për vete mbi tokë dhe do të më vijë keq për Lo-ruhamahun; dhe do t'i them Lo-amit: "Ti je populli im", dhe ai do më përgjigjet: "Ti je Perëndia im"".
</p>
</div3>

<div3 title="Hosea 3" progress="73.19%" prev="Hos.2" next="Hos.4" id="Hos.3">
<h3 id="Hos.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Hos.3-p1">
<scripture passage="Hos 3:1" parsed="|Hos|3|1|0|0" osisRef="Bible:Hos.3.1" />
<sup>1</sup> Zoti më tha akoma: "Shko dhe dashuro një grua të dashuruar nga një dashnor dhe që është shkelëse e kurorës, ashtu si Zoti i do bijtë e Izraelit, megjithëse ata u drejtohen perëndive të tjera dhe pëlqejnë reçelin e rrushit".
<scripture passage="Hos 3:2" parsed="|Hos|3|2|0|0" osisRef="Bible:Hos.3.2" />
<sup>2</sup> Kështu unë e bleva për pesëmbëdhjetë sikla argjendi dhe për një homer e gjysmë elbi,
<scripture passage="Hos 3:3" parsed="|Hos|3|3|0|0" osisRef="Bible:Hos.3.3" />
<sup>3</sup> dhe i thashë: "Ti do të rrish shumë ditë me mua; nuk do të kurvërohesh dhe nuk do të jesh e asnjeriut; po kështu do të veproj unë me ty".
<scripture passage="Hos 3:4" parsed="|Hos|3|4|0|0" osisRef="Bible:Hos.3.4" />
<sup>4</sup> Sepse bijtë e Izraelit do të rrinë shumë ditë pa mbret, pa kryetar, pa flijim dhe pa shtyllë të shenjtë, pa efod dhe pa idhuj të shtëpisë.
<scripture passage="Hos 3:5" parsed="|Hos|3|5|0|0" osisRef="Bible:Hos.3.5" />
<sup>5</sup> Pastaj bijtë e Izraelit do të kthehen dhe do të kërkojnë Zotin, Perëndinë e tyre, dhe Davidin, mbretin e tyre, dhe do të kthehen duke u dridhur tek Zoti dhe te mirësia e tij në mbarim të ditëve.
</p>
</div3>

<div3 title="Hosea 4" progress="73.21%" prev="Hos.3" next="Hos.5" id="Hos.4">
<h3 id="Hos.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Hos.4-p1">
<scripture passage="Hos 4:1" parsed="|Hos|4|1|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.1" />
<sup>1</sup> Dëgjoni fjalën e Zotit, o bij të Izraelit, sepse Zoti ka një konflikt me banorët e vendit: "Nuk ka në fakt as sinqeritet, as mëshirë dhe as njohje të Perëndisë në vend.
<scripture passage="Hos 4:2" parsed="|Hos|4|2|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.2" />
<sup>2</sup> Nuk bëhet tjetër përveç shpërbetimeve, gënjeshtrave, vrasjeve, vjedhjeve, shkeljeve të kurorës, shkeljeve të çdo kufizimi dhe derdhet gjak mbi gjak.
<scripture passage="Hos 4:3" parsed="|Hos|4|3|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.3" />
<sup>3</sup> Për këtë shkak vendi do të jetë në zi dhe tërë banorët e tij do të vuajnë, bashkë me kafshët e fushës dhe me shpendët e qiellit; madje edhe peshqit e detit do të eliminohen.
<scripture passage="Hos 4:4" parsed="|Hos|4|4|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.4" />
<sup>4</sup> Megjithatë askush të mos kundërshtojë, askush të mos qortojë tjetrin, sepse populli yt është si ai që grindet me priftin.
<scripture passage="Hos 4:5" parsed="|Hos|4|5|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.5" />
<sup>5</sup> Prandaj ti do të pengohesh ditën dhe profeti gjithashtu do të pengohet natën bashkë me ty; dhe unë do të shkatërroj nënën tënde.
<scripture passage="Hos 4:6" parsed="|Hos|4|6|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.6" />
<sup>6</sup> Populli im vdes për mungesë njohurish. Duke qenë se ti ke refuzuar njohjen, edhe unë do të të refuzoj si prifti im; duke qenë se ti ke harruar ligjin e Perëndisë tënd, edhe unë do të harroj bijtë e tu.
<scripture passage="Hos 4:7" parsed="|Hos|4|7|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.7" />
<sup>7</sup> Sa më tepër janë shumuar, aq më tepër kanë mëkatuar kundër meje; do ta kthej lavdinë e tyre në turp.
<scripture passage="Hos 4:8" parsed="|Hos|4|8|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.8" />
<sup>8</sup> Ata ushqehen me mëkatin e popullit tim dhe e lidhin zemrën e tyre me paudhësinë e tij.
<scripture passage="Hos 4:9" parsed="|Hos|4|9|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.9" />
<sup>9</sup> Si për popullin ashtu do të jetë edhe për priftin: unë do t'i dënoj ata për sjelljen e tyre dhe do t'i shpërblej për veprat e tyre.
<scripture passage="Hos 4:10" parsed="|Hos|4|10|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.10" />
<sup>10</sup> Do të hanë, por nuk do të ngopen; do të kurvërohen, por nuk do të shtohen; sepse kanë hequr dorë nga dëgjimi i Zotit.
<scripture passage="Hos 4:11" parsed="|Hos|4|11|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.11" />
<sup>11</sup> Prostitucioni, vera dhe mushti të lënë pa mend.
<scripture passage="Hos 4:12" parsed="|Hos|4|12|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.12" />
<sup>12</sup> Populli im konsulton idhujt e tij prej druri dhe shkopi i tij i jep udhëzime, sepse fryma e prostitucionit i devijon, dhe ata kurvërohen, duke u shmangur nga Perëndia e tyre.
<scripture passage="Hos 4:13" parsed="|Hos|4|13|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.13" />
<sup>13</sup> Ata bëjnë flijime mbi majat e maleve, djegin temjan ndër kodra, nën lisin, plepin dhe bafrën, sepse hija e tyre është e këndshme. Prandaj bijat tuaja kurvërohen dhe nuset e bijve tuaj shkelin kurorën.
<scripture passage="Hos 4:14" parsed="|Hos|4|14|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.14" />
<sup>14</sup> Nuk do t'i dënoj bijat tuaja në se kurvërohen, as nuset e bijve tuaj në se shkelin kurorën, sepse ata vetë veçohen me prostitutat dhe ofrojnë flijime bashkë me prostitutat e tempujve; prandaj njerëzia që nuk ka mend do të vdesë.
<scripture passage="Hos 4:15" parsed="|Hos|4|15|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.15" />
<sup>15</sup> Në qoftë se ti, Izrael, kurvërohesh, Juda nuk ka faj. Mos shkoni në Gilgal, mos u ngjitni në Beth-aven dhe mos u betoni duke thënë: "Ashtu si Zoti rron".
<scripture passage="Hos 4:16" parsed="|Hos|4|16|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.16" />
<sup>16</sup> Sepse Izraeli është kokëfortë si një mëshqerrë kryeneçe, tani Zoti do ta kullotë si një qengj në një vend të hapur.
<scripture passage="Hos 4:17" parsed="|Hos|4|17|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.17" />
<sup>17</sup> Efraimi u bashkua me idhujt, lëre të veprojë.
<scripture passage="Hos 4:18" parsed="|Hos|4|18|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.18" />
<sup>18</sup> Edhe kur qejfet e tyre kanë mbaruar, kryejnë vazhdimisht kurvërime; krerët e tyre e duan shumë turpin.
<scripture passage="Hos 4:19" parsed="|Hos|4|19|0|0" osisRef="Bible:Hos.4.19" />
<sup>19</sup> Era i ka lidhur në krahët e vet dhe atyre do t'u vijë turp për flijimet e tyre".
</p>
</div3>

<div3 title="Hosea 5" progress="73.27%" prev="Hos.4" next="Hos.6" id="Hos.5">
<h3 id="Hos.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Hos.5-p1">
<scripture passage="Hos 5:1" parsed="|Hos|5|1|0|0" osisRef="Bible:Hos.5.1" />
<sup>1</sup> "Dëgjoni këtë, o priftërinj, kushtojini kujdes ju të shtëpisë së Izraelit, vini veshin, o shtëpi e mbretit; sepse ky gjykim është kundër jush. Në fakt ju keni qenë një lak në Mitspah dhe një rrjetë e shtrirë mbi Tabor.
<scripture passage="Hos 5:2" parsed="|Hos|5|2|0|0" osisRef="Bible:Hos.5.2" />
<sup>2</sup> Ata që devijojnë kanë rënë thellë në masakër, por unë do t'i dënoj të gjithë.
<scripture passage="Hos 5:3" parsed="|Hos|5|3|0|0" osisRef="Bible:Hos.5.3" />
<sup>3</sup> Unë e njoh Efraimin, dhe për mua Izraeli nuk është aspak i panjohur; tani, o Efraim, ti je kurvëruar; Izraeli është ndotur.
<scripture passage="Hos 5:4" parsed="|Hos|5|4|0|0" osisRef="Bible:Hos.5.4" />
<sup>4</sup> Veprimet e tyre nuk u lejojnë atyre të kthehen te Perëndia i tyre, sepse fryma e kurvërimit është në mes të tyre dhe nuk njohin Zotin.
<scripture passage="Hos 5:5" parsed="|Hos|5|5|0|0" osisRef="Bible:Hos.5.5" />
<sup>5</sup> Por kryelartësia e Izraelit dëshmon kundër tij; prandaj Izraeli dhe Efraimi do të bien për shkak të paudhësisë së tyre, dhe bashkë me ta do të bjerë edhe Juda.
<scripture passage="Hos 5:6" parsed="|Hos|5|6|0|0" osisRef="Bible:Hos.5.6" />
<sup>6</sup> Me kopetë e tyre dhe me tufat e tyre do të shkojnë në kërkim të Zotit, por nuk do ta gjejnë; ai është tërhequr prej tyre.
<scripture passage="Hos 5:7" parsed="|Hos|5|7|0|0" osisRef="Bible:Hos.5.7" />
<sup>7</sup> Kanë vepruar me mashtrim kundër Zotit, sepse kanë bërë fëmijë me shkelje të kurorës; tani një muaj i vetëm do t'i hajë ata dhe vendin e tyre.
<scripture passage="Hos 5:8" parsed="|Hos|5|8|0|0" osisRef="Bible:Hos.5.8" />
<sup>8</sup> I bini bririt në Gibeah, i bini borisë në Ramah, jepni alarmin në Beth-aven; armikun e ke prapa krahëve të tua, o Beniamin.
<scripture passage="Hos 5:9" parsed="|Hos|5|9|0|0" osisRef="Bible:Hos.5.9" />
<sup>9</sup> Efraimi do të shkretohet ditën e ndëshkimit; midis fiseve të Izraelit unë të bëj të ditur një gjë të sigurt.
<scripture passage="Hos 5:10" parsed="|Hos|5|10|0|0" osisRef="Bible:Hos.5.10" />
<sup>10</sup> Krerët e Judës janë si ata që zhvendosin kufijtë; unë do ta derdh zemërimin tim mbi ta si uji.
<scripture passage="Hos 5:11" parsed="|Hos|5|11|0|0" osisRef="Bible:Hos.5.11" />
<sup>11</sup> Efraimi është një shtypës dhe një shkelës i drejtësisë, sepse ka ndjekur me vendosmëri urdhrat njerëzore.
<scripture passage="Hos 5:12" parsed="|Hos|5|12|0|0" osisRef="Bible:Hos.5.12" />
<sup>12</sup> Prandaj unë do të jem për Efraimin si një tenjë dhe për shtëpinë e Judës si një karies.
<scripture passage="Hos 5:13" parsed="|Hos|5|13|0|0" osisRef="Bible:Hos.5.13" />
<sup>13</sup> Kur Efraimi pa sëmundjen e tij dhe Juda plagën e tij, Efraimi shkoi në Asiri dhe i dërgoi lajmëtarë mbretit Jareb; megjithatë ai nuk mund t'ju shërojë as t'ju mjekojë plagën.
<scripture passage="Hos 5:14" parsed="|Hos|5|14|0|0" osisRef="Bible:Hos.5.14" />
<sup>14</sup> Sepse unë do të jem për Efraimin si një luan dhe për shtëpinë e Judës si një luan i vogël; unë, unë vetë do ta shqyej dhe do të largohem; do të marr me vete prenë dhe askush nuk do të ma heqë.
<scripture passage="Hos 5:15" parsed="|Hos|5|15|0|0" osisRef="Bible:Hos.5.15" />
<sup>15</sup> Do të kthehem në vendin tim deri sa të njohin që janë fajtorë dhe do të kërkojnë me siguri fytyrën time; në mjerimin e tyre do të më kërkojnë me zell".
</p>
</div3>

<div3 title="Hosea 6" progress="73.32%" prev="Hos.5" next="Hos.7" id="Hos.6">
<h3 id="Hos.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Hos.6-p1">
<scripture passage="Hos 6:1" parsed="|Hos|6|1|0|0" osisRef="Bible:Hos.6.1" />
<sup>1</sup> Ejani, të kthehemi tek Zoti, sepse ai na ka copëtuar, por do të na shërojë; na ka goditur, por do të na mbështjellë.
<scripture passage="Hos 6:2" parsed="|Hos|6|2|0|0" osisRef="Bible:Hos.6.2" />
<sup>2</sup> Mbas dy ditësh do të na japë përsëri jetë, ditën e tretë do të na ringjallë dhe ne do të jetojmë në prani të tij.
<scripture passage="Hos 6:3" parsed="|Hos|6|3|0|0" osisRef="Bible:Hos.6.3" />
<sup>3</sup> E njohim Zotin, të përpiqemi ta njohim më mirë; ardhja e tij është e sigurt si agimi. Ai do të na vijë si shiu, si shiu i fundit dhe i parë mbi tokë.
<scripture passage="Hos 6:4" parsed="|Hos|6|4|0|0" osisRef="Bible:Hos.6.4" />
<sup>4</sup> "Çfarë duhet të bëj me ty, o Efraim? Çfarë duhet të bëj me ty, o Judë? Dashuria juaj është si një re e mëngjesit, si vesa që në mëngjes zhduket shpejt.
<scripture passage="Hos 6:5" parsed="|Hos|6|5|0|0" osisRef="Bible:Hos.6.5" />
<sup>5</sup> Prandaj i kam prerë me anë të profetëve, i kam vrarë me fjalët e gojës sime dhe gjykimet e mia për ju janë si drita që lind.
<scripture passage="Hos 6:6" parsed="|Hos|6|6|0|0" osisRef="Bible:Hos.6.6" />
<sup>6</sup> Sepse unë dëshiroj mëshirë dhe jo flijimet, dhe njohjen e Perëndisë më shumë se olokaustet.
<scripture passage="Hos 6:7" parsed="|Hos|6|7|0|0" osisRef="Bible:Hos.6.7" />
<sup>7</sup> Por, si Adami, ata kanë shkelur besëlidhjen, kanë vepruar me mashtrim ndaj meje.
<scripture passage="Hos 6:8" parsed="|Hos|6|8|0|0" osisRef="Bible:Hos.6.8" />
<sup>8</sup> Galaadi është një qytet keqbërësish dhe i përlyer me gjak.
<scripture passage="Hos 6:9" parsed="|Hos|6|9|0|0" osisRef="Bible:Hos.6.9" />
<sup>9</sup> Ashtu si bandat e cubave rrinë në pritë për një njeri, kështu një turmë priftërinjsh masakron në rrugën e Sikemit, kryen gjëra të kobshme.
<scripture passage="Hos 6:10" parsed="|Hos|6|10|0|0" osisRef="Bible:Hos.6.10" />
<sup>10</sup> Në shtëpinë e Izraelit pashë diçka të neveritshme: atje kurvërohet Efraimi, atje ndotet Izraeli.
<scripture passage="Hos 6:11" parsed="|Hos|6|11|0|0" osisRef="Bible:Hos.6.11" />
<sup>11</sup> Edhe për ty, o Judë, është rezervuar një korrje, kur do ta kthej popullin tim nga robëria".
</p>
</div3>

<div3 title="Hosea 7" progress="73.35%" prev="Hos.6" next="Hos.8" id="Hos.7">
<h3 id="Hos.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Hos.7-p1">
<scripture passage="Hos 7:1" parsed="|Hos|7|1|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.1" />
<sup>1</sup> "Kur dëshiroja të shëroja Izraelin, atëherë u zbulua paudhësia e Efraimit dhe ligësia e Samarisë, sepse veprojnë me falsitet: vjedhësi hyn, një bandë vjedhësish bën sulme jashtë.
<scripture passage="Hos 7:2" parsed="|Hos|7|2|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.2" />
<sup>2</sup> Atyre nuk u shkon në mend që unë nuk e harroj gjithë ligësinë e tyre. Tani veprimet e tyre i rrethojnë nga çdo anë; ato qëndrojnë para fytyrës sime.
<scripture passage="Hos 7:3" parsed="|Hos|7|3|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.3" />
<sup>3</sup> Me ligësitë e tyre gëzojnë mbretin dhe me gënjeshtrat e tyre krerët e tyre.
<scripture passage="Hos 7:4" parsed="|Hos|7|4|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.4" />
<sup>4</sup> Janë të gjithë shkelës të kurorës, si një furrë e ngrohur nga furrtari, që nuk e nxit më zjarrin mbasi ka brumosur miellin deri sa të vijë brumi.
<scripture passage="Hos 7:5" parsed="|Hos|7|5|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.5" />
<sup>5</sup> Në ditën e mbretit tonë, krerët e kanë bërë të sëmuret afshin e verës; mbreti u ka shtrirë dorën tallësve.
<scripture passage="Hos 7:6" parsed="|Hos|7|6|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.6" />
<sup>6</sup> Ndërsa rrinë në pritë, ata e përgatitin zemrën e tyre si një furrë; furrtari i tyre fle tërë natën, dhe në mëngjes furra e tyre të djeg me një zjarr flakërues.
<scripture passage="Hos 7:7" parsed="|Hos|7|7|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.7" />
<sup>7</sup> Të gjithë janë të zjarrtë si një furrë dhe i hanë gjykatësit e tyre; gjithë mbretërit e tyre kanë rënë, por asnjë prej tyre nuk më kërkon.
<scripture passage="Hos 7:8" parsed="|Hos|7|8|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.8" />
<sup>8</sup> Efraimi përzihet me popujt, Efraimi është një kulaç i pakthyer.
<scripture passage="Hos 7:9" parsed="|Hos|7|9|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.9" />
<sup>9</sup> Të huajt gllabërojnë forcën e tij, por ai nuk e vë re; po flokët e kokës kanë ngjyrë të përhime, por ai nuk i vë re.
<scripture passage="Hos 7:10" parsed="|Hos|7|10|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.10" />
<sup>10</sup> Kryelartësia e Izraelit dëshmon kundër tij, sepse ata nuk kthehen tek Zoti, Perëndia i tyre, nuk e kërkojnë megjithëatë.
<scripture passage="Hos 7:11" parsed="|Hos|7|11|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.11" />
<sup>11</sup> Efraimi është një pëllumbeshë budallaçkë, pa mend; ata thërresin Egjiptin, shkojnë në Asiri.
<scripture passage="Hos 7:12" parsed="|Hos|7|12|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.12" />
<sup>12</sup> Ndërsa shkojnë, do të shtrij mbi ta rrjetën time dhe do t'i bëj që të rrëzohen si zogjtë e qiellit; do t'i ndëshkoj, siç u paralajmërua në asamblenë e tyre.
<scripture passage="Hos 7:13" parsed="|Hos|7|13|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.13" />
<sup>13</sup> Mjerë ata, sepse janë larguar prej meje! Shkatërrim për ta, sepse janë rebeluar kundër meje! Unë do të doja t'i shpengoja, por ata thonë gënjeshtra kundër meje.
<scripture passage="Hos 7:14" parsed="|Hos|7|14|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.14" />
<sup>14</sup> Ata nuk më thërresin me zemrën e tyre, por ankohen në shtratin e tyre. Mblidhen bashkë për grurin dhe verën dhe rebelohen kundër meje.
<scripture passage="Hos 7:15" parsed="|Hos|7|15|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.15" />
<sup>15</sup> Megjithëse i kam dënuar dhe kam përforcuar krahët e tyre, ata thurin të keqen kundër meje.
<scripture passage="Hos 7:16" parsed="|Hos|7|16|0|0" osisRef="Bible:Hos.7.16" />
<sup>16</sup> Ata kthehen, por jo te Shumë i Larti; janë si një hark që gabon; krerët e tyre do të bien nga shpata për shkak të tërbimit të gjuhës së tyre; kjo do t'i bëjë qesharakë në vendin e Egjiptit".
</p>
</div3>

<div3 title="Hosea 8" progress="73.40%" prev="Hos.7" next="Hos.9" id="Hos.8">
<h3 id="Hos.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Hos.8-p1">
<scripture passage="Hos 8:1" parsed="|Hos|8|1|0|0" osisRef="Bible:Hos.8.1" />
<sup>1</sup> "Bjeri borisë! Armiku do të vërsulet mbi shtëpinë e Zotit si një shqiponjë, sepse kanë shkelur besëlidhjen time dhe kanë marrë nëpër këmbë ligjin tim.
<scripture passage="Hos 8:2" parsed="|Hos|8|2|0|0" osisRef="Bible:Hos.8.2" />
<sup>2</sup> Izraeli do të më bërtasë: "O Perëndia im, ne të njohim!".
<scripture passage="Hos 8:3" parsed="|Hos|8|3|0|0" osisRef="Bible:Hos.8.3" />
<sup>3</sup> Izraeli ka hedhur poshtë të mirën, armiku do ta ndjekë.
<scripture passage="Hos 8:4" parsed="|Hos|8|4|0|0" osisRef="Bible:Hos.8.4" />
<sup>4</sup> Kanë bërë mbretër disa, por jo sipas dëshirës sime; kanë caktuar krerë, por pa dijeninë time; me argjendin e tyre dhe me arin e tyre kanë bërë idhuj, me qëllim që të shkatërrohen.
<scripture passage="Hos 8:5" parsed="|Hos|8|5|0|0" osisRef="Bible:Hos.8.5" />
<sup>5</sup> Ai ka hedhur poshtë viçin tënd, o Samari. Zemërimi im u ndez kundër tyre. Deri kur do të jenë të paaftë për pastërti?
<scripture passage="Hos 8:6" parsed="|Hos|8|6|0|0" osisRef="Bible:Hos.8.6" />
<sup>6</sup> Edhe ky viç vjen nga Izraeli; e ka bërë një artizan dhe nuk është një perëndi; prandaj viçi i Samarisë do të bëhet copë-copë.
<scripture passage="Hos 8:7" parsed="|Hos|8|7|0|0" osisRef="Bible:Hos.8.7" />
<sup>7</sup> Meqenëse mbjellin erë, do të korrin furtunë. Kërcelli i grurit nuk do të bëjë kalli dhe nuk do të prodhojë grurë; edhe në se do të prodhojë, do ta hanë të huajt.
<scripture passage="Hos 8:8" parsed="|Hos|8|8|0|0" osisRef="Bible:Hos.8.8" />
<sup>8</sup> Izraelin po e gllabërojnë; ata janë bërë midis kombeve si një vazo e përçmuar.
<scripture passage="Hos 8:9" parsed="|Hos|8|9|0|0" osisRef="Bible:Hos.8.9" />
<sup>9</sup> Sepse janë ngjitur në Asiri, si një gomar i egër që jeton i vetmuar. Efraimi gjeti dashnorë me anë dhuratash.
<scripture passage="Hos 8:10" parsed="|Hos|8|10|0|0" osisRef="Bible:Hos.8.10" />
<sup>10</sup> Megjithëse ka gjetur dashnorë midis kombeve, tani unë do t'i mbledh dhe do të fillojnë të pakësohen nën barrën e mbretit të princave.
<scripture passage="Hos 8:11" parsed="|Hos|8|11|0|0" osisRef="Bible:Hos.8.11" />
<sup>11</sup> Sepse Efraimi ka shumuar altarët për të mëkatuar, ata janë bërë për të altare mëkati.
<scripture passage="Hos 8:12" parsed="|Hos|8|12|0|0" osisRef="Bible:Hos.8.12" />
<sup>12</sup> Kam shkruar për të gjërat e mëdha të ligjit tim, por ato u konsideruan si një gjë e çudishme.
<scripture passage="Hos 8:13" parsed="|Hos|8|13|0|0" osisRef="Bible:Hos.8.13" />
<sup>13</sup> Sa për flijimet që më ofrojnë, ata bëjnë fli mish dhe e hanë; por Zoti nuk i pëlqen. Tani ai do të kujtojë paudhësinë e tyre dhe do të ndëshkojë mëkatet e tyre: ata do të kthehen në Egjipt.
<scripture passage="Hos 8:14" parsed="|Hos|8|14|0|0" osisRef="Bible:Hos.8.14" />
<sup>14</sup> Izraeli ka harruar atë që e ka bërë dhe ka ndërtuar pallate; Juda ka shumuar qytetet e fortifikuara; por unë do të dërgoj zjarrin mbi qytetet e tij, i cili do t'i gllabërojë kështjellat e tij".
</p>
</div3>

<div3 title="Hosea 9" progress="73.44%" prev="Hos.8" next="Hos.10" id="Hos.9">
<h3 id="Hos.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Hos.9-p1">
<scripture passage="Hos 9:1" parsed="|Hos|9|1|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.1" />
<sup>1</sup> Mos u gëzo, o Izrael, për të ngazëlluar si popujt e tjerë, sepse je kurvëruar duke u larguar nga Perëndia yt; ke dashur pagesën e prostitutës në të gjithë lëmenjtë e grurit.
<scripture passage="Hos 9:2" parsed="|Hos|9|2|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.2" />
<sup>2</sup> Lëmi dhe trokulli nuk do t'i ushqejnë dhe mushti do t'i lërë të zhgënjyer.
<scripture passage="Hos 9:3" parsed="|Hos|9|3|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.3" />
<sup>3</sup> Ata nuk do të banojnë në vendin e Zotit, por Efraimi do të kthehet në Egjipt dhe në Asiri do të hanë ushqime të papastra.
<scripture passage="Hos 9:4" parsed="|Hos|9|4|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.4" />
<sup>4</sup> Nuk do t'i bëjnë më libacione vere Zotit dhe flijimet e tyre nuk do të pëlqehen prej tij. Do të jenë për ta si një ushqim zie; kushdo që do ta hajë do të ndotet, sepse buka e tyre do të vlejë për t'i  mbajtur në jetë, nuk do të hyjë në shtëpinë  e Zotit.
<scripture passage="Hos 9:5" parsed="|Hos|9|5|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.5" />
<sup>5</sup> Çfarë do të bëni në ditët solemne dhe në ditët e kremtimit të Zotit?
<scripture passage="Hos 9:6" parsed="|Hos|9|6|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.6" />
<sup>6</sup> Sepse ja, ndonëse i kanë shpëtuar shkatërrimit, Egjipti do t'i mbledhë bashkë, Mofi do t'i varrosë; gjërat e tyre të çmuara prej argjendi do t'i pushtojnë hithrat, dhe në çadrat e tyre do të rriten ferrat.
<scripture passage="Hos 9:7" parsed="|Hos|9|7|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.7" />
<sup>7</sup> Kanë ardhur ditët e ndëshkimit, kanë ardhur ditët e shpagimit; Izraeli do ta mësojë. Profeti është një i pamend, njeriu i frymës flet përçart, për shkak të madhësisë së paudhësisë sate dhe të madhësisë së armiqësisë sate.
<scripture passage="Hos 9:8" parsed="|Hos|9|8|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.8" />
<sup>8</sup> Roja e Efraimit është me Perëndinë tim, por profeti yt është një lak i gjuetarit të zogjve në të gjitha rrugët e tij; ka armiqësi në shtëpinë e Perëndisë së tij.
<scripture passage="Hos 9:9" parsed="|Hos|9|9|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.9" />
<sup>9</sup> Ata u korruptuan thellë si në ditët e Gibeahut; por ai do ta mbajë mend paudhësinë e tyre, do të ndëshkojë mëkatet e tyre.
<scripture passage="Hos 9:10" parsed="|Hos|9|10|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.10" />
<sup>10</sup> "Unë gjeta Izraelin si rrushi në shkretëtirë, pashë etërit tuaj si fiqtë e parë mbi një fik të ri. Por, mbasi arritën në Baal-peor, u dhanë pas poshtërsisë dhe u bënë të neveritshëm si ajo që ata donin.
<scripture passage="Hos 9:11" parsed="|Hos|9|11|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.11" />
<sup>11</sup> Lavdia e Efraimit do të fluturojë si zog; nuk do të ketë më lindje, as barrë, as mbarsje.
<scripture passage="Hos 9:12" parsed="|Hos|9|12|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.12" />
<sup>12</sup> Edhe sikur të rritin bijtë e tyre, unë do t'i lë pa ata, deri sa të mos mbetet më asnjë njeri; po, mjerë ata kur të largohem prej tyre!
<scripture passage="Hos 9:13" parsed="|Hos|9|13|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.13" />
<sup>13</sup> Efraimi, duke shikuar nga Tiro, është vendosur në një vend të këndshëm; por Efraimi duhet t'ia çojë bijtë e tij atij që do t'i vrasë".
<scripture passage="Hos 9:14" parsed="|Hos|9|14|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.14" />
<sup>14</sup> Jepu atyre, o Zot... Çfarë do t'u japësh atyre? Jepu atyre një bark që dështon dhe gji të shterura.
<scripture passage="Hos 9:15" parsed="|Hos|9|15|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.15" />
<sup>15</sup> Gjithë ligësia e tyre është në Gilgal; atje fillova t'i urrej. Për shkak të ligësisë së veprimeve të tyre do t'i dëboj nga shtëpia ime, nuk do t'i dua më; tërë krerët e tyre janë rebelë.
<scripture passage="Hos 9:16" parsed="|Hos|9|16|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.16" />
<sup>16</sup> Efraimi është goditur, rrënja e tij është tharë; ata nuk do të japin më fryt. Po, edhe sikur të kenë fëmijë, unë do të bëj që frytet e dashur të vdesin që në bark.
<scripture passage="Hos 9:17" parsed="|Hos|9|17|0|0" osisRef="Bible:Hos.9.17" />
<sup>17</sup> Perëndia im do t'i hedhë poshtë, sepse nuk e kanë dëgjuar. Dhe ata do të shkojnë duke u endur midis kombeve.
</p>
</div3>

<div3 title="Hosea 10" progress="73.51%" prev="Hos.9" next="Hos.11" id="Hos.10">
<h3 id="Hos.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Hos.10-p1">
<scripture passage="Hos 10:1" parsed="|Hos|10|1|0|0" osisRef="Bible:Hos.10.1" />
<sup>1</sup> Izraeli ishte një vresht i harlisur, që jepte fryt për veten e tij; sa më tepër rritej fryti i tij, aq më tepër i shumonte altarët e tij; sa më i pasur ishte vendi i tij, aq më të bukura i bënte shtyllat e tij të shenjta.
<scripture passage="Hos 10:2" parsed="|Hos|10|2|0|0" osisRef="Bible:Hos.10.2" />
<sup>2</sup> Zemra e tyre është gënjeshtare; tani do të marrin ndëshkimin për të. Ai do të rrëzojë altarët e tyre, do të shkatërrojë shtyllat e tyre të shenjta.
<scripture passage="Hos 10:3" parsed="|Hos|10|3|0|0" osisRef="Bible:Hos.10.3" />
<sup>3</sup> Po, tani do të thonë: "Nuk kemi më mbret, sepse nuk kemi pasur frikë nga Zoti; por edhe mbreti çfarë do të mund të bënte për ne?".
<scripture passage="Hos 10:4" parsed="|Hos|10|4|0|0" osisRef="Bible:Hos.10.4" />
<sup>4</sup> Thonë fjalë, betohen me të rreme kur lidhin besëlidhjen; prandaj ndëshkimi lulëzon si kukuta në brazdat e arave.
<scripture passage="Hos 10:5" parsed="|Hos|10|5|0|0" osisRef="Bible:Hos.10.5" />
<sup>5</sup> Banorët e Samarisë do të drithërohen për viçin e Beth-avenit, sepse populli i tij do të mbajë zi për të dhe priftërinjtë e tij që gëzoheshin me të do të dridhen, mbasi lavdia u largua prej tij.
<scripture passage="Hos 10:6" parsed="|Hos|10|6|0|0" osisRef="Bible:Hos.10.6" />
<sup>6</sup> Vetë idhullin do ta çojnë në Asiri si një dhuratë për mbretin mbrojtës. Efraimi do të turpërohet dhe Izraeli do të koritet për planet e tij.
<scripture passage="Hos 10:7" parsed="|Hos|10|7|0|0" osisRef="Bible:Hos.10.7" />
<sup>7</sup> Sa për Samarinë, mbreti i saj do të zhduket si shkuma mbi ujë.
<scripture passage="Hos 10:8" parsed="|Hos|10|8|0|0" osisRef="Bible:Hos.10.8" />
<sup>8</sup> Edhe vendet e larta të Avenit, mëkati i Izraelit, do të asgjësohen; ferra dhe gjemba do të rriten mbi altarët e tyre. Atëherë do t'u thonë maleve: "Na mbuloni!", dhe kodrave: "Na bini përsipër!".
<scripture passage="Hos 10:9" parsed="|Hos|10|9|0|0" osisRef="Bible:Hos.10.9" />
<sup>9</sup> "Që nga ditët e Gibeahut ti ke mëkatuar, o Izrael. Atje u ndalën; në Gibeah beteja kundër të bijve të paudhësisë nuk i arriti.
<scripture passage="Hos 10:10" parsed="|Hos|10|10|0|0" osisRef="Bible:Hos.10.10" />
<sup>10</sup> Kur të më pëlqejë, do t'i ndëshkoj; popujt do të mblidhen kundër tyre, kur t'i lidh për të dy paudhësitë e tyre.
<scripture passage="Hos 10:11" parsed="|Hos|10|11|0|0" osisRef="Bible:Hos.10.11" />
<sup>11</sup> Efraimi është si një mëshqerrë e stërvitur mirë, së cilës i pëlqen të shijë grurin, por unë do të vë zgjedhën mbi qafën e saj të bukur; do ta lidh Efraimin me parmendën, Juda do të lërojë, Jakobi do të thërmojë plisat".
<scripture passage="Hos 10:12" parsed="|Hos|10|12|0|0" osisRef="Bible:Hos.10.12" />
<sup>12</sup> Mbillni për vete sipas drejtësisë, korrni sipas dhemshurisë, lëroni arën tuaj të lënë djerrë, sepse është koha për të kërkuar Zotin, derisa ai të vijë dhe përhapë mbi ju drejtësinë.
<scripture passage="Hos 10:13" parsed="|Hos|10|13|0|0" osisRef="Bible:Hos.10.13" />
<sup>13</sup> Ju keni lëruar ligësinë, keni korrur paudhësinë, keni ngrënë frytin e gënjeshtrës. Duke qenë se ti u ke besuar rrugëve të tua, në turmën e trimave të tu,
<scripture passage="Hos 10:14" parsed="|Hos|10|14|0|0" osisRef="Bible:Hos.10.14" />
<sup>14</sup> një trazirë do të lindë në mes të popullit tënd dhe të gjitha fortesat e tua do të shkatërrohen ashtu si Shalmani shkatërroi Beth-arbelin, ditën e betejës, kur nëna u bë copë-copë mbi bijtë.
<scripture passage="Hos 10:15" parsed="|Hos|10|15|0|0" osisRef="Bible:Hos.10.15" />
<sup>15</sup> Kështu do të ndodhë me ty, o Bethel, për shkak të ligësisë suaj të pamasë. Në mëngjes mbreti i Izraelit do të shkatërrohet krejt.
</p>
</div3>

<div3 title="Hosea 11" progress="73.57%" prev="Hos.10" next="Hos.12" id="Hos.11">
<h3 id="Hos.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Hos.11-p1">
<scripture passage="Hos 11:1" parsed="|Hos|11|1|0|0" osisRef="Bible:Hos.11.1" />
<sup>1</sup> "Kur Izraeli ishte fëmijë, unë e desha dhe nga Egjipti thirra birin tim.
<scripture passage="Hos 11:2" parsed="|Hos|11|2|0|0" osisRef="Bible:Hos.11.2" />
<sup>2</sup> Sa më shumë i thërrisnin profetët, aq më tepër janë larguar prej tyre, u kanë bërë flijime Baalëve dhe u kanë djegur temjan figurave të gdhendura.
<scripture passage="Hos 11:3" parsed="|Hos|11|3|0|0" osisRef="Bible:Hos.11.3" />
<sup>3</sup> Unë vetë i mësova Efraimit të ecë, duke e mbajtur nga krahët; por ata nuk e kuptuan që unë po i shëroja.
<scripture passage="Hos 11:4" parsed="|Hos|11|4|0|0" osisRef="Bible:Hos.11.4" />
<sup>4</sup> Unë i tërhiqja me litarë të dashamirësisë njerëzore, me lidhje dashurie; isha për ta si ai që e ngre zgjedhën nga qafa e tyre, dhe përulesha për t'u dhënë të hanë.
<scripture passage="Hos 11:5" parsed="|Hos|11|5|0|0" osisRef="Bible:Hos.11.5" />
<sup>5</sup> Izraeli nuk do të kthehet në vendin e Egjipti; por Asiri do të jetë mbreti i tij, sepse nuk kanë pranuar të konvertohen.
<scripture passage="Hos 11:6" parsed="|Hos|11|6|0|0" osisRef="Bible:Hos.11.6" />
<sup>6</sup> Shpata do të bjerë mbi qytetet e tij, do të shkatërrojë shufrat e tyre dhe do t'i hajë për shkak të planeve të tyre të këqija.
<scripture passage="Hos 11:7" parsed="|Hos|11|7|0|0" osisRef="Bible:Hos.11.7" />
<sup>7</sup> Populli im synon të largohet nga unë; megjithatë e thërresin Shumë të Lartin, asnjë prej tyre nuk e përlëvdon.
<scripture passage="Hos 11:8" parsed="|Hos|11|8|0|0" osisRef="Bible:Hos.11.8" />
<sup>8</sup> Si mund të të braktis, o Efraim, ose të të lë në dorë të të tjerëve, o Izrael? Si mund të të bëj si Admahu, ose të të katandis si Tseboimi? Zemra ime ngashërohet brenda meje, dhemshuria ime ndizet e tëra.
<scripture passage="Hos 11:9" parsed="|Hos|11|9|0|0" osisRef="Bible:Hos.11.9" />
<sup>9</sup> Nuk do ta shfryj zemërimin tim të zjarrtë, nuk do të shkatërroj përsëri Efraimin, sepse jam një Perëndi dhe jo një njeri, i Shenjti midis teje dhe nuk do të vij me zemërim.
<scripture passage="Hos 11:10" parsed="|Hos|11|10|0|0" osisRef="Bible:Hos.11.10" />
<sup>10</sup> Ata do të ndjekin Zotin, që do të vrumbullojë si një luan; kur do të vrumbullojë, bijtë e tij do të rendin drejt tij nga perëndimi duke u dridhur.
<scripture passage="Hos 11:11" parsed="|Hos|11|11|0|0" osisRef="Bible:Hos.11.11" />
<sup>11</sup> Do të rendin duke u dridhur si zogjtë nga Egjipti dhe si pëllumbesha nga vendi i Asirisë; unë do t'i bëj të banojnë në shtëpitë e tyre", thotë Zoti.
<scripture passage="Hos 11:12" parsed="|Hos|11|12|0|0" osisRef="Bible:Hos.11.12" />
<sup>12</sup> Efraimi më qarkon me gënjeshtra dhe shtëpia e Izraelit me mashtrin. Edhe Juda është akoma i pabindur ndaj Perëndisë dhe të Shenjtit që është besnik.
</p>
</div3>

<div3 title="Hosea 12" progress="73.61%" prev="Hos.11" next="Hos.13" id="Hos.12">
<h3 id="Hos.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Hos.12-p1">
<scripture passage="Hos 12:1" parsed="|Hos|12|1|0|0" osisRef="Bible:Hos.12.1" />
<sup>1</sup> Efraimi ngopet me erë dhe shkon pas erës së jugut; çdo ditë shumon gënjeshtrat dhe dhunën; bën aleancë me Asirinë dhe çon vaj në Egjipt.
<scripture passage="Hos 12:2" parsed="|Hos|12|2|0|0" osisRef="Bible:Hos.12.2" />
<sup>2</sup> Zoti është gjithashtu në grindje me Judën dhe do ta ndëshkojë Jakobin për sjelljen e tij; do ta shpërblejë sipas veprave të tij.
<scripture passage="Hos 12:3" parsed="|Hos|12|3|0|0" osisRef="Bible:Hos.12.3" />
<sup>3</sup> Në gjirin e nënës mori vëllain e vet nga thembra dhe me forcën e tij luftoi me Perëndinë.
<scripture passage="Hos 12:4" parsed="|Hos|12|4|0|0" osisRef="Bible:Hos.12.4" />
<sup>4</sup> Po, luftoi me Engjëllin dhe fitoi; qau dhe iu lut shumë. E gjeti në Bethel, dhe atje ai foli me ne,
<scripture passage="Hos 12:5" parsed="|Hos|12|5|0|0" osisRef="Bible:Hos.12.5" />
<sup>5</sup> domethënë Zoti, Perëndia i ushtrive, emri i të cilit është Zoti.
<scripture passage="Hos 12:6" parsed="|Hos|12|6|0|0" osisRef="Bible:Hos.12.6" />
<sup>6</sup> Prandaj ti kthehu te Perëndia yt, vepro me dhembshuri dhe ndershmëri dhe ki gjithnjë shpresë te Perëndia yt.
<scripture passage="Hos 12:7" parsed="|Hos|12|7|0|0" osisRef="Bible:Hos.12.7" />
<sup>7</sup> Efraimi është një tregtar që mban në dorë kandarë jo të saktë dhe i pëlqen të mashtrojë.
<scripture passage="Hos 12:8" parsed="|Hos|12|8|0|0" osisRef="Bible:Hos.12.8" />
<sup>8</sup> Efraimi thotë: "Edhe jam begatuar, kam grumbulluar pasuri; në të gjitha mundimet e mia, nuk do të gjejnë tek unë asnjë paudhësi që të jetë mëkat".
<scripture passage="Hos 12:9" parsed="|Hos|12|9|0|0" osisRef="Bible:Hos.12.9" />
<sup>9</sup> "Por unë jam Zoti, Perëndia yt, qysh nga vendi i Egjiptit. Do të të bëj që të banosh akoma në çadra si në ditët solemne.
<scripture passage="Hos 12:10" parsed="|Hos|12|10|0|0" osisRef="Bible:Hos.12.10" />
<sup>10</sup> U fola profetëve, kam shtuar vegimet dhe me anë të profetëve kam përdorur krahasime".
<scripture passage="Hos 12:11" parsed="|Hos|12|11|0|0" osisRef="Bible:Hos.12.11" />
<sup>11</sup> Në qoftë se Galaadi jepet pas idhujtarisë, me siguri do të katandiset në asgjë. Sepse në Gilgal flijojnë dema, altarët e tyre do të jenë me siguri si grumbuj gurësh gjatë brazdave të arave.
<scripture passage="Hos 12:12" parsed="|Hos|12|12|0|0" osisRef="Bible:Hos.12.12" />
<sup>12</sup> Jakobi iku në fushën e Sirisë dhe Izraeli shërbeu për një grua, për një grua u bë rojtar dhensh.
<scripture passage="Hos 12:13" parsed="|Hos|12|13|0|0" osisRef="Bible:Hos.12.13" />
<sup>13</sup> Me anë të një profeti, Zoti e nxori Izraelin nga Egjipti, dhe Izraeli u ruajt nga një profet.
<scripture passage="Hos 12:14" parsed="|Hos|12|14|0|0" osisRef="Bible:Hos.12.14" />
<sup>14</sup> Efraimi provokoi hidhët zemërimin e tij, prandaj Zoti i tij do të bëjë që mbi të të bjerë gjaku i derdhur dhe do të bëjë që mbi të të kthehet turpi i tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Hosea 13" progress="73.65%" prev="Hos.12" next="Hos.14" id="Hos.13">
<h3 id="Hos.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Hos.13-p1">
<scripture passage="Hos 13:1" parsed="|Hos|13|1|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.1" />
<sup>1</sup> Kur Efraimi fliste me të dridhura, e lartonte vetveten në Izrael, por kur u bë fajtor me Baalin, ai vdiq.
<scripture passage="Hos 13:2" parsed="|Hos|13|2|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.2" />
<sup>2</sup> Tani vazhdojnë të mëkatojnë, dhe me argjendin e tyre kanë bërë një mori figurash të derdhura, idhuj sipas kuptimit të tyre, të gjitha vepra artizanësh. Për ta thuhet: "Njerëzit që ofrojnë flijime le të puthin viçat".
<scripture passage="Hos 13:3" parsed="|Hos|13|3|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.3" />
<sup>3</sup> Prandaj do të jenë si një re mëngjesore, si vesa që në mëngjes zhduket shpejt, si byku që e merr era nga lëmi, si tymi që del nga oxhaku.
<scripture passage="Hos 13:4" parsed="|Hos|13|4|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.4" />
<sup>4</sup> "Megjithatë unë jam Zoti, Perëndia yt, që nga vendi i Egjiptit; ti nuk duhet të pranosh tjetër Perëndi veç meje dhe nuk ka tjetër Shpëtimtar jashtë meje.
<scripture passage="Hos 13:5" parsed="|Hos|13|5|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.5" />
<sup>5</sup> Unë të njoha në shkretëtirë, në tokën e thatësirës së madhe.
<scripture passage="Hos 13:6" parsed="|Hos|13|6|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.6" />
<sup>6</sup> Kur kishin kullotë, ngopeshin; kur ngopeshin, zemra e tyre krenohej; prandaj më kanë harruar.
<scripture passage="Hos 13:7" parsed="|Hos|13|7|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.7" />
<sup>7</sup> Kështu unë do të jem për ta si një luan, do të rri në pritë mbi rrugë si leopard;
<scripture passage="Hos 13:8" parsed="|Hos|13|8|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.8" />
<sup>8</sup> do t'i sulmoj si një arushë që ia kanë marrë këlyshët dhe t'u çaj kafazin e kraharorit; do t'i ha si një luaneshë, bishat e fushave do t'i shqyejnë.
<scripture passage="Hos 13:9" parsed="|Hos|13|9|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.9" />
<sup>9</sup> Ti je shkatërruar, o Izrael, sepse je kundër meje, kundër ndihmës sate.
<scripture passage="Hos 13:10" parsed="|Hos|13|10|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.10" />
<sup>10</sup> Ku është tani mbreti yt, që të mund të të shpëtojë në të gjitha qytetet e tua? Ku janë gjykatësit e tu për të cilët thoshje: "Nëm një mbret dhe disa krerë"?
<scripture passage="Hos 13:11" parsed="|Hos|13|11|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.11" />
<sup>11</sup> Të kam dhënë një mbret në zemërimin tim dhe ta mora përsëri në tërbimin tim.
<scripture passage="Hos 13:12" parsed="|Hos|13|12|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.12" />
<sup>12</sup> Paudhësia e Efraimit është mbyllur në vend të të sigurt, mëkati i tij mbahet i fshehur.
<scripture passage="Hos 13:13" parsed="|Hos|13|13|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.13" />
<sup>13</sup> Dhembje grash që lindin do të vinë mbi të. Éshtë një bir pa mend, sepse nuk duhet të qëndrojë gjatë në vendin ku dalin fëmijët.
<scripture passage="Hos 13:14" parsed="|Hos|13|14|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.14" />
<sup>14</sup> Unë do t'i shpengoj nga pushteti i Sheolit, do t'i shpëtoj nga vdekja. O vdekje, unë do të jem murtaja jote. O Sheol, unë do të jem shkatërrimi yt. Pendimi është fshehur nga sytë e mi.
<scripture passage="Hos 13:15" parsed="|Hos|13|15|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.15" />
<sup>15</sup> Edhe në rast se është frytdhënës midis vëllezërve të tij, do të vijë nga shkretëtira era e lindjes, do të ngrihet nga shkretëtira era e Zotit, atëherë burimi i tij do të thahet, gurra e tij do të  shterojë. Ai do të plaçkitë thesarin e çdo ene  të çmuar.
<scripture passage="Hos 13:16" parsed="|Hos|13|16|0|0" osisRef="Bible:Hos.13.16" />
<sup>16</sup> Samaria do të shkretohet, sepse ka ngritur krye kundër Perëndisë të saj. Do të bien nga shpata; fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë dhe grave të tyre me barrë do t'u çajnë barkun".
</p>
</div3>

<div3 title="Hosea 14" progress="73.70%" prev="Hos.13" next="Joel" id="Hos.14">
<h3 id="Hos.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Hos.14-p1">
<scripture passage="Hos 14:1" parsed="|Hos|14|1|0|0" osisRef="Bible:Hos.14.1" />
<sup>1</sup> O Izrael, kthehu tek Zoti, Perëndia yt, sepse ke rënë poshtë për shkak të paudhësisë sate.
<scripture passage="Hos 14:2" parsed="|Hos|14|2|0|0" osisRef="Bible:Hos.14.2" />
<sup>2</sup> Merrni me vete disa fjalë dhe kthehuni tek Zoti. I thoni: "Largo çfarëdo paudhësi dhe prano atë që është e mirë, dhe ne do të ofrojmë flijimet e buzëve tona.
<scripture passage="Hos 14:3" parsed="|Hos|14|3|0|0" osisRef="Bible:Hos.14.3" />
<sup>3</sup> Asiria nuk do të na shpëtojë, nuk do të hipim më mbi kuaj dhe nuk do t'i themi më veprës së duarve tona: "Ti je perëndia ynë", sepse pranë teje jetimi gjen dhemshuri".
<scripture passage="Hos 14:4" parsed="|Hos|14|4|0|0" osisRef="Bible:Hos.14.4" />
<sup>4</sup> "Unë do të shëroj shthurjen e tyre, do t'i dua shumë, sepse zemërimi im u tërhoq prej tyre.
<scripture passage="Hos 14:5" parsed="|Hos|14|5|0|0" osisRef="Bible:Hos.14.5" />
<sup>5</sup> Do të jem si vesa për Izraelin; dhe ai do të lulëzojë si zambaku dhe do t'i zgjatë rrënjët e tij në thellësi si kedrat e Libanit.
<scripture passage="Hos 14:6" parsed="|Hos|14|6|0|0" osisRef="Bible:Hos.14.6" />
<sup>6</sup> Degët e tij do të zgjaten, bukuria e tij do të jetë si ajo e ullirit, aroma e tij do të jetë si ajo e Libanit.
<scripture passage="Hos 14:7" parsed="|Hos|14|7|0|0" osisRef="Bible:Hos.14.7" />
<sup>7</sup> Ata që jetojnë në hijen e tij do të kthehen dhe do të rigjallërohen si gruri, do të lulëzojnë si hardhia dhe do të jenë të famshëm si vera e Libanit.
<scripture passage="Hos 14:8" parsed="|Hos|14|8|0|0" osisRef="Bible:Hos.14.8" />
<sup>8</sup> Efraimi do të thotë: "Çfarë më lidh më me idhujt?". Unë do ta kënaq dhe do të kujdesem për të. Unë jam si një selvi përherë e blertë; fryti yt vjen te unë".
<scripture passage="Hos 14:9" parsed="|Hos|14|9|0|0" osisRef="Bible:Hos.14.9" />
<sup>9</sup> Kush është i urtë, t'u kushtojë kujdes këtyre gjërave. Kush ka mend le t'i kuptoje ato. Sepse rrugët e Zotit janë të drejta; të drejtët do të ecin nëpër to, por shkelësit do të rrëzohen.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Joel" progress="73.73%" prev="Hos.14" next="Joel.1" id="Joel">
<h2 id="Joel-p0.1">Joel</h2>

<div3 title="Joel 1" progress="73.73%" prev="Joel" next="Joel.2" id="Joel.1">
<h3 id="Joel.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Joel.1-p1">
<scripture passage="Joel 1:1" parsed="|Joel|1|1|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit që iu drejtua Joelit, birit të Pethuelit.
<scripture passage="Joel 1:2" parsed="|Joel|1|2|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.2" />
<sup>2</sup> Dëgjoni këtë, o pleq, dëgjoni, ju të gjithë banorë të vendit. A ka ndodhur vallë një gjë e tillë në ditët tuaja apo në ditët e etërve tuaj?
<scripture passage="Joel 1:3" parsed="|Joel|1|3|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.3" />
<sup>3</sup> Tregouani bijve tuaj, dhe bijtë tuaj bijve të tyre, dhe bijtë e tyre brezit tjetër.
<scripture passage="Joel 1:4" parsed="|Joel|1|4|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.4" />
<sup>4</sup> Atë që la krimbi e hëngri karkaleci, atë që la karkaleci e hëngri larva e karkalecit, atë që la larva e hëngri bulkthi.
<scripture passage="Joel 1:5" parsed="|Joel|1|5|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.5" />
<sup>5</sup> Zgjohuni, o të dehur, dhe qani; vajtoni ju të gjithë, që pini verë, për mushtin që ju hoqën nga goja.
<scripture passage="Joel 1:6" parsed="|Joel|1|6|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.6" />
<sup>6</sup> Sepse një komb i fortë dhe i panumërt ka dalë kundër vendit tim. Dhëmbët e tij janë dhëmbë luani, dhe ka stërdhëmbë luaneshe.
<scripture passage="Joel 1:7" parsed="|Joel|1|7|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.7" />
<sup>7</sup> Ka shkatërruar hardhinë time, e ka bërë copë-copë fikun tim, ia ka hequr lëvoren krejt dhe e ka hedhur tutje; degët e tij kanë mbetur të bardha.
<scripture passage="Joel 1:8" parsed="|Joel|1|8|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.8" />
<sup>8</sup> Vajto si një virgjëreshë e veshur me thes për dhëndrrin e rinisë së saj.
<scripture passage="Joel 1:9" parsed="|Joel|1|9|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.9" />
<sup>9</sup> Nga shtëpia e Zotit janë zhdukur ofertat e ushqimit dhe libacionet; priftërinjtë, ministrat e Zotit, pikëllohen.
<scripture passage="Joel 1:10" parsed="|Joel|1|10|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.10" />
<sup>10</sup> Fusha është shkretuar, vendi është në zi, sepse gruri u prish, mushti u tha dhe vaji humbi.
<scripture passage="Joel 1:11" parsed="|Joel|1|11|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.11" />
<sup>11</sup> Pikëllohuni, o bujq, vajtoni, o vreshtarë, për grurin dhe për elbin, sepse të korrat e arave humbën.
<scripture passage="Joel 1:12" parsed="|Joel|1|12|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.12" />
<sup>12</sup> Hardhia u tha, fiku u tha, shega, hurma, molla dhe tërë drurët e fushës u thanë; nuk ka gëzim midis bijve të njerëzve.
<scripture passage="Joel 1:13" parsed="|Joel|1|13|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.13" />
<sup>13</sup> Ngjeshuni me thes dhe mbani zi, o priftërinj, vajtoni, ministra të altarit. Ejani, rrini tërë natën të veshur me thasë, o ministra të Perëndisë tim, sepse oferta e ushqimit dhe libacioni u zhduk nga shtëpia e Perëndisë tuaj.
<scripture passage="Joel 1:14" parsed="|Joel|1|14|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.14" />
<sup>14</sup> Shpallni agjërim, thërrisni një kuvend solemn. Mblidhni pleqtë dhe tërë banorët e vendit në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tuaj, dhe i klithni Zotit.
<scripture passage="Joel 1:15" parsed="|Joel|1|15|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.15" />
<sup>15</sup> Mjerë ajo ditë! Sepse dita e Zotit është e afërt; po, do të vijë si një shkatërrim nga i Plotfuqishmi.
<scripture passage="Joel 1:16" parsed="|Joel|1|16|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.16" />
<sup>16</sup> A nuk u hoq vallë ushqimi para syve tona, dhe gëzimi dhe hareja nga shtëpia e Perëndisë tonë?
<scripture passage="Joel 1:17" parsed="|Joel|1|17|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.17" />
<sup>17</sup> Farërat po thahen nën plisa, depot janë katandisur të shkreta, hambaret e grurit po rrënohen, sepse gruri u tha.
<scripture passage="Joel 1:18" parsed="|Joel|1|18|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.18" />
<sup>18</sup> Sa vuajnë kafshët! Kopetë e gjedhëve sillen më kot, sepse nuk ka kullotë për ta; lëngojnë edhe kopetë e deleve.
<scripture passage="Joel 1:19" parsed="|Joel|1|19|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.19" />
<sup>19</sup> Te ty, o Zot, unë këlthas, sepse një zjarr ka gllabëruar të gjitha tokat për kullotë dhe një flakë ka djegur të gjithë drurët e fushës.
<scripture passage="Joel 1:20" parsed="|Joel|1|20|0|0" osisRef="Bible:Joel.1.20" />
<sup>20</sup> Edhe kafshët e fushave i ngrenë sytë drejt teje, sepse rrjedhjat e ujit janë tharë dhe zjarri ka gllabëruar tokat për kullotë.
</p>
</div3>

<div3 title="Joel 2" progress="73.79%" prev="Joel.1" next="Joel.3" id="Joel.2">
<h3 id="Joel.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Joel.2-p1">
<scripture passage="Joel 2:1" parsed="|Joel|2|1|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.1" />
<sup>1</sup> I bini borisë në Sion dhe jepni kushtrimin në malin tim të shenjtë! Le të dridhen të gjithë banorët e vendit, sepse dita e Zotit po vjen, është e afërt,
<scripture passage="Joel 2:2" parsed="|Joel|2|2|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.2" />
<sup>2</sup> po vjen dita e territ dhe e errësirës së dendur, ditë resh dhe mjegulle. Ashtu si përhapet agimi mbi malet, po vjen një popull i shumtë dhe i fuqishëm, të cilit kurrkush nuk i ka ngjarë më parë dhe  as nuk do të ketë më kurrë për shumë breza që  do të vijnë.
<scripture passage="Joel 2:3" parsed="|Joel|2|3|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.3" />
<sup>3</sup> Para tij një zjarr po gllabëron dhe pas tij një flakë po djeg. Përpara tij vendi është si kopshti i Edenit; dhe pas tij është si një shkretëtirë e mjeruar; po, asgjë nuk i shpëton atij.
<scripture passage="Joel 2:4" parsed="|Joel|2|4|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.4" />
<sup>4</sup> Pamja e tyre është si pamja e kuajve, dhe rendin si kuaj të shpejtë.
<scripture passage="Joel 2:5" parsed="|Joel|2|5|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.5" />
<sup>5</sup> Ata hidhen mbi majat e maleve me zhurmë qerresh, si brambullima e flakës së zjarrit që djeg kallamishtet, si një popull i fortë që është rreshtuar për betejë.
<scripture passage="Joel 2:6" parsed="|Joel|2|6|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.6" />
<sup>6</sup> Përpara tyre popujt përpëliten nga dhembja, çdo fytyrë zbehet.
<scripture passage="Joel 2:7" parsed="|Joel|2|7|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.7" />
<sup>7</sup> Rendin si njerëz trima, ngjiten mbi muret si luftëtarë; secili ndjek rrugën e vet pa devijuar prej saj.
<scripture passage="Joel 2:8" parsed="|Joel|2|8|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.8" />
<sup>8</sup> Askush nuk e shtyn fqinjin e tij, secili ndjek shtegun e vet; sulen në mes të shigjetave, por nuk plagosen.
<scripture passage="Joel 2:9" parsed="|Joel|2|9|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.9" />
<sup>9</sup> I bien qytetit kryq e tërthor, rendin mbi muret, ngjiten në shtëpi, hyjnë në to nga dritaret si vjedhës.
<scripture passage="Joel 2:10" parsed="|Joel|2|10|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.10" />
<sup>10</sup> Para tyre dridhet toka, dridhen qiejt, dielli dhe hëna erren dhe yjet humbin shkëlqimin e tyre.
<scripture passage="Joel 2:11" parsed="|Joel|2|11|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.11" />
<sup>11</sup> Zoti bën që t'i dëgjohet zëri para ushtrisë së tij, sepse fusha e tij është shumë madhe dhe zbatuesi i fjalës së tij është i fuqishëm. Po, dita e Zotit është e madhe dhe fort e tmerrshme; kush mund ta durojë?
<scripture passage="Joel 2:12" parsed="|Joel|2|12|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.12" />
<sup>12</sup> "Prandaj tani", thotë Zoti, "kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime".
<scripture passage="Joel 2:13" parsed="|Joel|2|13|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.13" />
<sup>13</sup> Grisni zemrën tuaj dhe jo rrobat tuaja dhe kthehuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ai është i mëshirshëm dhe plot dhemshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe pendohet për të keqen që ka dërguar.
<scripture passage="Joel 2:14" parsed="|Joel|2|14|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.14" />
<sup>14</sup> Kush e di, ndoshta kthehet dhe pendohet, dhe lë pas tij një bekim, një ofertë ushqimesh dhe një libacion për Zotin, Perëndinë tuaj?
<scripture passage="Joel 2:15" parsed="|Joel|2|15|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.15" />
<sup>15</sup> I bini borisë në Sion, shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn.
<scripture passage="Joel 2:16" parsed="|Joel|2|16|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.16" />
<sup>16</sup> Mblidhni popullin, shenjtëroni kuvendin, mblidhni pleqtë, mblidhni fëmijët dhe foshnjat e gjirit. Të dalë dhëndrri nga dhoma e tij dhe nusja nga dhoma e saj e nusërisë.
<scripture passage="Joel 2:17" parsed="|Joel|2|17|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.17" />
<sup>17</sup> Midis portikut dhe altarit le të qajnë priftërinjtë, ministrat e Zotit, dhe le të thonë: "Fale, o Zot, popullin tënd dhe mos ia lër trashëgiminë tënde turpit apo nënshtrimit nga ana e kombeve. Sepse  do të thonë midis popujve: "Ku është Perëndia  i tyre?"".
<scripture passage="Joel 2:18" parsed="|Joel|2|18|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Zoti u bë xheloz për vendin e tij dhe i erdhi keq për popullin e tij.
<scripture passage="Joel 2:19" parsed="|Joel|2|19|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.19" />
<sup>19</sup> Zoti do të përgjigjet dhe do t'i thotë popullit të tij: "Ja, unë do t'ju dërgoj grurë, musht dhe vaj, do t'i keni me bollëk dhe nuk do të jeni më turpi i kombeve.
<scripture passage="Joel 2:20" parsed="|Joel|2|20|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.20" />
<sup>20</sup> Do të largoj nga ju ushtrinë e veriut dhe do ta çoj në një tokë të zhuritur dhe të shkretë; pararojën e saj drejt detit lindor dhe praparojën e saj drejt detit perëndimor; era e keqe e saj do të përhapet,  duhma e saj do të përhapet, sepse ka  bërë gjëra të mëdha.
<scripture passage="Joel 2:21" parsed="|Joel|2|21|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.21" />
<sup>21</sup> Mos kij frikë, o tokë, gëzohu, ngazëllohu, sepse Zoti ka bërë gjëra të mëdha.
<scripture passage="Joel 2:22" parsed="|Joel|2|22|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.22" />
<sup>22</sup> Mos kini frikë, o kafshë të fushave, sepse tokat për kullotë do të gjelbërojnë, drurët mbajnë frytin e tyre, fiku dhe hardhia japin tërë bollëkun e tyre.
<scripture passage="Joel 2:23" parsed="|Joel|2|23|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.23" />
<sup>23</sup> Prandaj gëzohuni, o bij të Sionit, dhe kënaquni, ngazëllohuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ju ka dhënë shiun e parë me drejtësi, dhe do të bëjë të bjerë për ju shiun, shiun e parë dhe shiun e fundit në muajin e parë.
<scripture passage="Joel 2:24" parsed="|Joel|2|24|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.24" />
<sup>24</sup> Lëmenjtë do të jenë plot me grurë dhe në butet do të grafullojë mushti dhe vaji;
<scripture passage="Joel 2:25" parsed="|Joel|2|25|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.25" />
<sup>25</sup> kështu do t'ju kompensoj për të korrat që kanë ngrënë karkaleci, larva e karkalecit, bulkthi dhe krimbi, ushtria ime e madhe që kisha dërguar kundër jush.
<scripture passage="Joel 2:26" parsed="|Joel|2|26|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.26" />
<sup>26</sup> Dhe ju do të hani me bollëk dhe do të ngopeni, dhe do të lëvdoni emrin e Zotit, Perëndisë tuaj, që për ju ka bërë mrekulli, dhe popullin tim nuk do ta mbulojë më turpi.
<scripture passage="Joel 2:27" parsed="|Joel|2|27|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.27" />
<sup>27</sup> Atëherë ju do të pranoni që unë jam në mes të Izraelit dhe që jam Zoti, Perëndia juaj, dhe nuk ka asnjë tjetër; popullin tim nuk do ta mbulojë më turpi".
<scripture passage="Joel 2:28" parsed="|Joel|2|28|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.28" />
<sup>28</sup> "Mbas kësaj do të ndodhë që unë do të përhap Frymën tim mbi çdo mish; bijtë tuaj dhe bijat tuaja do të profetizojnë, pleqtë tuaj do të shohin ëndrra, të rinjtë tuaj do të kenë vegime.
<scripture passage="Joel 2:29" parsed="|Joel|2|29|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.29" />
<sup>29</sup> Në ato ditë do të përhap Frymën time edhe mbi shërbëtorët dhe shërbëtoret.
<scripture passage="Joel 2:30" parsed="|Joel|2|30|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.30" />
<sup>30</sup> Do të bëj mrekulli në qiejt dhe mbi tokë: gjak, zjarr dhe shtëllunga tymi.
<scripture passage="Joel 2:31" parsed="|Joel|2|31|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.31" />
<sup>31</sup> Dielli do të shndërrohet në terr dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit.
<scripture passage="Joel 2:32" parsed="|Joel|2|32|0|0" osisRef="Bible:Joel.2.32" />
<sup>32</sup> Dhe do të ndodhë që kushdo që do t'i drejtohet emrit të Zotit do të shpëtojë, sepse në malin Sion dhe në Jeruzalem do të ketë shpëtim, siç e ka thënë Zoti, edhe për ata që kanë mbetur gjallë dhe që Zoti do t'i thërrasë".
</p>
</div3>

<div3 title="Joel 3" progress="73.91%" prev="Joel.2" next="Amos" id="Joel.3">
<h3 id="Joel.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Joel.3-p1">
<scripture passage="Joel 3:1" parsed="|Joel|3|1|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.1" />
<sup>1</sup> "Sepse ja, në ato ditë dhe në atë kohë, kur do të bëj që të kthehen nga robëria ata të Judës dhe të Jeruzalemit,
<scripture passage="Joel 3:2" parsed="|Joel|3|2|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.2" />
<sup>2</sup> do të mbledh tërë kombet dhe do t'i bëj të zbresin në luginën e Jozafatit, dhe atje do të zbatoj gjykimin tim mbi ta, për Izraelin, popullin tim dhe trashëgiminë time, që e kanë shpërndarë midis kombeve, duke e ndarë kështu vendin tim.
<scripture passage="Joel 3:3" parsed="|Joel|3|3|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.3" />
<sup>3</sup> Kanë hedhur shortin mbi popullin tim, kanë dhënë një djalë në këmbim të një prostitute dhe kanë shitur një vajzë në këmbim të verës, që të mund të pinin.
<scripture passage="Joel 3:4" parsed="|Joel|3|4|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.4" />
<sup>4</sup> Përveç kësaj çfarë jeni ju për mua, Tiro dhe Sidoni, dhe ju, gjithë krahinat e Filistisë? Mos doni vallë të hakmerreni me mua për ndonjë gjë që kam bërë? Por në rast se hakmerreni, do të bëj që të  bjerë shpejt dhe pa ngurrim mbi kokën tuaj  ligësia që keni bërë.
<scripture passage="Joel 3:5" parsed="|Joel|3|5|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.5" />
<sup>5</sup> Sepse ju keni marrë argjendin dhe arin tim dhe keni çuar në tempujt tuaj pjesën më të mirë të sendeve të mia të çmuara,
<scripture passage="Joel 3:6" parsed="|Joel|3|6|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.6" />
<sup>6</sup> dhe ua keni shitur bijtë e Judës dhe të Jeruzalemit bijve të Javanitëve, për t'i larguar nga vendi i tyre.
<scripture passage="Joel 3:7" parsed="|Joel|3|7|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.7" />
<sup>7</sup> Ja, unë do t'i bëj të zgjohen nga vendi ku i keni shitur dhe do të bëj që të bjerë mbi kokën tuaj ajo që keni bërë.
<scripture passage="Joel 3:8" parsed="|Joel|3|8|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.8" />
<sup>8</sup> Do t'i shes bijtë tuaj dhe bijat tuaja në duart e bijve të Judës, që do t'ua shesin Sabejve, një komb i largët, sepse Zoti ka folur".
<scripture passage="Joel 3:9" parsed="|Joel|3|9|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.9" />
<sup>9</sup> Shpallni këtë midis kombeve: "Pregatitni luftën, zgjoni njerëzit trima, le të afrohen, le të dalin gjithë luftëtarët!
<scripture passage="Joel 3:10" parsed="|Joel|3|10|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.10" />
<sup>10</sup> Farkëtoni shpata me ploret tuaj dhe ushta me drapërinjtë tuaj. I dobëti le të thotë: "Jam i Fortë!"".
<scripture passage="Joel 3:11" parsed="|Joel|3|11|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.11" />
<sup>11</sup> Nxitoni dhe ejani, kombe rreth e rrotull, dhe mblidhuni! O Zot, bëj që të zbresin atje njerëzit e tu trima!
<scripture passage="Joel 3:12" parsed="|Joel|3|12|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.12" />
<sup>12</sup> "Le të ngrihen dhe të dalin kombet në luginën e Jozafatit, sepse atje unë do të ulem për të gjykuar të gjitha kombet që janë përreth.
<scripture passage="Joel 3:13" parsed="|Joel|3|13|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.13" />
<sup>13</sup> Merrni në dorë draprinjtë, sepse të korrat janë gati. Ejani, zbrisni, sepse trokulli është plot, butet grafullojnë, sepse e madhe është ligësia e tyre".
<scripture passage="Joel 3:14" parsed="|Joel|3|14|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.14" />
<sup>14</sup> Turma pas turmash në Luginën e vendimit. Sepse dita e Zotit është e afërt, në Luginën e vendimit".
<scripture passage="Joel 3:15" parsed="|Joel|3|15|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.15" />
<sup>15</sup> Dielli dhe hëna po erren dhe yjet po humbin shkëlqimin e tyre.
<scripture passage="Joel 3:16" parsed="|Joel|3|16|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.16" />
<sup>16</sup> Zoti do të vrumbullojë nga Sioni dhe do të bëjë që t'i dëgjohet zëri nga Jeruzalemi, aq sa qiejt dhe toka do të dridhen. Por Zoti do të jetë një strehë për popullin e tij dhe një fortesë për bijtë e Izraelit.
<scripture passage="Joel 3:17" parsed="|Joel|3|17|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.17" />
<sup>17</sup> "Atëherë ju do të pranoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj, që banon në Sion, mali im i shenjtë. Kështu Jeruzalemi do të jetë i shenjtë dhe të huajt nuk do të kalojnë më andej".
<scripture passage="Joel 3:18" parsed="|Joel|3|18|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.18" />
<sup>18</sup> Atë ditë do të ndodhë që malet të pikojnë musht, qumështi do të rrjedhë nga kodrat dhe uji do të rrjedhë në të gjitha rrëketë e Judës. Nga shtëpia e Zotit do të dalë një burim, që do të ujitë luginën e Sitimit.
<scripture passage="Joel 3:19" parsed="|Joel|3|19|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.19" />
<sup>19</sup> "Egjipti do të bëhet shkreti dhe Edomi një shkretëtirë e mjeruar për shkak të dhunës kundër bijve të Judës, sepse kanë derdhur gjak të pafajshëm në vendin e tyre.
<scripture passage="Joel 3:20" parsed="|Joel|3|20|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.20" />
<sup>20</sup> Por Juda do të mbetet përjetë, edhe Jeruzalemi brez pas brezi.
<scripture passage="Joel 3:21" parsed="|Joel|3|21|0|0" osisRef="Bible:Joel.3.21" />
<sup>21</sup> Do t'i pastroj nga gjaku i tyre i derdhur, nga i cili nuk i kisha pastruar, dhe Zoti do të banojë në Sion".
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Amos" progress="73.98%" prev="Joel.3" next="Amos.1" id="Amos">
<h2 id="Amos-p0.1">Amos</h2>

<div3 title="Amos 1" progress="73.98%" prev="Amos" next="Amos.2" id="Amos.1">
<h3 id="Amos.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Amos.1-p1">
<scripture passage="Amos 1:1" parsed="|Amos|1|1|0|0" osisRef="Bible:Amos.1.1" />
<sup>1</sup> Fjalë të Amosit, një nga barinjtë e Tekoas, që pati vegime për Izraelin, në kohën e Uziahut, mbretit të Judës, dhe në kohën e Jeroboamit, birit të Joasit, mbret i Izraelit, dy vjet para tërmetit.
<scripture passage="Amos 1:2" parsed="|Amos|1|2|0|0" osisRef="Bible:Amos.1.2" />
<sup>2</sup> Ai tha: "Zoti bërtet nga Sioni dhe bën që të dëgjohet zëri i tij në Jeruzalem; kullotat e barinjve janë të shkreta dhe maja e Karmelit u tha".
<scripture passage="Amos 1:3" parsed="|Amos|1|3|0|0" osisRef="Bible:Amos.1.3" />
<sup>3</sup> Kështu flet Zoti: "Për tre krime të Damaskut, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse e kanë shirë Galaadin me shirëse prej hekuri.
<scripture passage="Amos 1:4" parsed="|Amos|1|4|0|0" osisRef="Bible:Amos.1.4" />
<sup>4</sup> Prandaj do të dërgoj zjarr në shtëpinë e Hazaelit, që do të gllabërojë pallatet e Ben-hadadit.
<scripture passage="Amos 1:5" parsed="|Amos|1|5|0|0" osisRef="Bible:Amos.1.5" />
<sup>5</sup> Do të copëtoj edhe shufrat e Damaskut, do të shfaros banorin e Bikath-avenit dhe atë që mban skeptrin e Beth-edenit, dhe populli i Sirisë do të shkojë në robëri në Kir", thotë Zoti.
<scripture passage="Amos 1:6" parsed="|Amos|1|6|0|0" osisRef="Bible:Amos.1.6" />
<sup>6</sup> Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Gazës, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e saj, sepse kanë shpërngulur një popullatë të tërë për t'ia dorëzuar Edomit.
<scripture passage="Amos 1:7" parsed="|Amos|1|7|0|0" osisRef="Bible:Amos.1.7" />
<sup>7</sup> Prandaj do të dërgoj zjarr brenda mureve të Gazës, që do të gllabërojë pallatet e saj.
<scripture passage="Amos 1:8" parsed="|Amos|1|8|0|0" osisRef="Bible:Amos.1.8" />
<sup>8</sup> Do të shfaros banorin prej Ashdodit dhe atë që mban skeptrin prej Ashkelonit; do ta kthej dorën time kundër Ekronit, dhe kusuri i Filistejve do të vdesë", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Amos 1:9" parsed="|Amos|1|9|0|0" osisRef="Bible:Amos.1.9" />
<sup>9</sup> Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Tiros, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse i kanë dorëzuar si robër Edomit një popullatë të tërë, pa kujtuar besëlidhjen vëllazërore.
<scripture passage="Amos 1:10" parsed="|Amos|1|10|0|0" osisRef="Bible:Amos.1.10" />
<sup>10</sup> Prandaj do të dërgoj zjarr brenda mureve të Tiros, që do të gllabërojë pallatet e tij".
<scripture passage="Amos 1:11" parsed="|Amos|1|11|0|0" osisRef="Bible:Amos.1.11" />
<sup>11</sup> Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Edomit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse ka ndjekur me shpatë vëllanë e tij, duke mbytur çdo mëshirë; zemërimi i tij vepron vazhdimisht dhe indinjata e tij përjetë.
<scripture passage="Amos 1:12" parsed="|Amos|1|12|0|0" osisRef="Bible:Amos.1.12" />
<sup>12</sup> Prandaj do të dërgoj zjarr kundër Temanit, që do të gllabërojë pallatet e Botsrahut".
<scripture passage="Amos 1:13" parsed="|Amos|1|13|0|0" osisRef="Bible:Amos.1.13" />
<sup>13</sup> Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të bijve te Amonit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse u kanë çarë barkun grave me barrë të Galaadit për të zgjeruar kufijtë e tyre.
<scripture passage="Amos 1:14" parsed="|Amos|1|14|0|0" osisRef="Bible:Amos.1.14" />
<sup>14</sup> Prandaj do të ndez një zjarr brenda mureve të Rabahut, që do të gllabërojë pallatet e tij midis zhurmës së një dite beteje, midis shakullinës së një dite stuhie.
<scripture passage="Amos 1:15" parsed="|Amos|1|15|0|0" osisRef="Bible:Amos.1.15" />
<sup>15</sup> Mbreti i tyre do të shkojë në robëri, ai bashkë me krerët e tij", thotë Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Amos 2" progress="74.03%" prev="Amos.1" next="Amos.3" id="Amos.2">
<h3 id="Amos.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Amos.2-p1">
<scripture passage="Amos 2:1" parsed="|Amos|2|1|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.1" />
<sup>1</sup> Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Moabit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse ka djegur kockat e mbretit të Edomit, duke i katandisur në gëlqere.
<scripture passage="Amos 2:2" parsed="|Amos|2|2|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.2" />
<sup>2</sup> Prandaj do të dërgoj zjarr në Moab, që do të gllabërojë pallatet e Keriothit, dhe Moabi do të vdesë në mes të rrëmujës, të britmës së luftës dhe të tingullit të borive.
<scripture passage="Amos 2:3" parsed="|Amos|2|3|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.3" />
<sup>3</sup> Do të shfaros nga mesi i tij gjykatësin dhe do të vras tërë krerët e tij bashkë me të", thotë Zoti.
<scripture passage="Amos 2:4" parsed="|Amos|2|4|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.4" />
<sup>4</sup> Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Judës, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse kanë përçmuar ligjin e Zotit dhe nuk kanë respektuar statutet e tij. Kështu idhujt, pas të  cilëve shkuan etërit e tyre, i kanë bërë të  devijojnë.
<scripture passage="Amos 2:5" parsed="|Amos|2|5|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.5" />
<sup>5</sup> Prandaj do të dërgoj zjarr në Judë, që do të gllabërojë pallatet e Jeruzalemit".
<scripture passage="Amos 2:6" parsed="|Amos|2|6|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.6" />
<sup>6</sup> Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Izraelit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse e shesin me pare të drejtin dhe të varfrin për një palë sandale,
<scripture passage="Amos 2:7" parsed="|Amos|2|7|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.7" />
<sup>7</sup> ata që dëshirojnë fort të shohin pluhurin e tokës mbi kryet e të varfërve dhe shkelin të drejtën e të përulurve. Një njeri dhe ati i tij shkojnë bashkë te po ajo vajzë, për të përdhosur emrin tim të shenjtë.
<scripture passage="Amos 2:8" parsed="|Amos|2|8|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.8" />
<sup>8</sup> Shtrihen rreth çdo altari me rroba që kanë marrë hua dhe në shtëpinë e perëndive të tyre pinë verën e atyre që janë dënuar me gjobë.
<scripture passage="Amos 2:9" parsed="|Amos|2|9|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.9" />
<sup>9</sup> Unë, pra, e shkatërrova para tyre Amoreon, që ishte i gjatë sa është i gjatë kedri dhe ishte fortë si lisi; unë shkatërrova frytin e tij lart dhe rrënjët e tij poshtë.
<scripture passage="Amos 2:10" parsed="|Amos|2|10|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.10" />
<sup>10</sup> Unë ju nxora gjithashtu nga vendi i Egjiptit dhe ju çova për dyzet vjet në shkretëtirë, për t'ju dhënë në trashëgimi vendin e Amoreut.
<scripture passage="Amos 2:11" parsed="|Amos|2|11|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.11" />
<sup>11</sup> Nxora disa profetë midis bijve tuaj dhe Nazirej midis të rinjve tuaj. Vallë, nuk është kështu, o bij të Izraelit?", thotë Zoti.
<scripture passage="Amos 2:12" parsed="|Amos|2|12|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.12" />
<sup>12</sup> "Por i keni detyruar Nazirejtë të pinë verë dhe i keni urdhëruar profetët duke thënë: "Mos profetizoni".
<scripture passage="Amos 2:13" parsed="|Amos|2|13|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.13" />
<sup>13</sup> Unë jam i shtypur poshtë jush, ashtu siç është e shtypur qerrja e mbushur me duaj.
<scripture passage="Amos 2:14" parsed="|Amos|2|14|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.14" />
<sup>14</sup> Prandaj i shpejti nuk do të ketë mundësi të ikë, i forti nuk do të konsolidojë forcën e tij dhe njeriu trim nuk do ta shpëtojë jetën e tij.
<scripture passage="Amos 2:15" parsed="|Amos|2|15|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.15" />
<sup>15</sup> Kush përdor harkun nuk do të mund të rezistojë, kush ka këmbë të shpejta nuk do t'ia dalë të ikë, as ka për të shpëtuar jetën e vet kalorësi mbi kalë.
<scripture passage="Amos 2:16" parsed="|Amos|2|16|0|0" osisRef="Bible:Amos.2.16" />
<sup>16</sup> Atë ditë më trimi ndër trimat do të ikë lakuriq", thotë Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Amos 3" progress="74.09%" prev="Amos.2" next="Amos.4" id="Amos.3">
<h3 id="Amos.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Amos.3-p1">
<scripture passage="Amos 3:1" parsed="|Amos|3|1|0|0" osisRef="Bible:Amos.3.1" />
<sup>1</sup> Dëgjoni këtë fjalë që Zoti ka shqiptuar kundër jush, o bij të Izraelit, kundër tërë familjes që nxora nga vendi i Egjiptit:
<scripture passage="Amos 3:2" parsed="|Amos|3|2|0|0" osisRef="Bible:Amos.3.2" />
<sup>2</sup> "Vetëm ju kam njohur midis tërë familjeve të dheut; prandaj unë do t'ju ndëshkoj për të gjitha paudhësitë tuaja".
<scripture passage="Amos 3:3" parsed="|Amos|3|3|0|0" osisRef="Bible:Amos.3.3" />
<sup>3</sup> A mund të ecin bashkë dy veta, në rast se nuk janë marrë vesh më parë?
<scripture passage="Amos 3:4" parsed="|Amos|3|4|0|0" osisRef="Bible:Amos.3.4" />
<sup>4</sup> A vrumbullon luani në pyll në rast se nuk ka një gjah përpara? A do ta ngrerë zërin luani i vogël nga strofka e i tij në rast se nuk ka kapur diçka?
<scripture passage="Amos 3:5" parsed="|Amos|3|5|0|0" osisRef="Bible:Amos.3.5" />
<sup>5</sup> A bie vallë zogu në një kurth në tokë, po të mos i jetë vënë një lak? A shkrehet kurthi nga toka, në rast se nuk ka zënë diçka?
<scripture passage="Amos 3:6" parsed="|Amos|3|6|0|0" osisRef="Bible:Amos.3.6" />
<sup>6</sup> Në rast se në qytet i bien borisë, a nuk do të trembet vallë populli? Në rast se në një qytet ndodh një fatkeqësi, a nuk e ka shkaktuar vallë Zoti?
<scripture passage="Amos 3:7" parsed="|Amos|3|7|0|0" osisRef="Bible:Amos.3.7" />
<sup>7</sup> Sepse Zoti, Zoti, nuk bën asgjë, pa ua treguar sekretin e tij shërbëtorëve të tij, profetëve.
<scripture passage="Amos 3:8" parsed="|Amos|3|8|0|0" osisRef="Bible:Amos.3.8" />
<sup>8</sup> Luani vrumbulloi, kush nuk do të ketë frikë? Zoti, Zoti, foli, kush nuk do të profetizojë?
<scripture passage="Amos 3:9" parsed="|Amos|3|9|0|0" osisRef="Bible:Amos.3.9" />
<sup>9</sup> "Bëjeni të dëgjohet në pallatet e Ashdodit dhe në pallatet e vendit të Egjiptit dhe thoni: Mblidhuni në malet e Samarisë dhe shikoni sa parregullsi ka në mes të saj dhe shtypje brenda saj.
<scripture passage="Amos 3:10" parsed="|Amos|3|10|0|0" osisRef="Bible:Amos.3.10" />
<sup>10</sup> Ata nuk dinë të bëjnë atë që është e drejtë, thotë Zoti, në pallatet e tyre grumbullojnë dhunë dhe grabitje".
<scripture passage="Amos 3:11" parsed="|Amos|3|11|0|0" osisRef="Bible:Amos.3.11" />
<sup>11</sup> Prandaj, kështu thotë Zoti, Zoti: "Armiku do të rrethojë nga çdo anë vendin, do të shembë fuqinë tënde dhe pallatet e tua do të plaçkiten".
<scripture passage="Amos 3:12" parsed="|Amos|3|12|0|0" osisRef="Bible:Amos.3.12" />
<sup>12</sup> Kështu thotë Zoti: "Ashtu si një bari shkëput nga goja e luanit dy këmbë ose një copë veshi, kështu do të shkëputen bijtë e Izraelit që në Samari rrinë në cepin e një shtrati ose mbi damaskun e një divani.
<scripture passage="Amos 3:13" parsed="|Amos|3|13|0|0" osisRef="Bible:Amos.3.13" />
<sup>13</sup> Dëgjoni dhe dëshmojeni në shtëpinë e Jakobit", thotë Zoti, Zoti, Perëndia i ushtrive,
<scripture passage="Amos 3:14" parsed="|Amos|3|14|0|0" osisRef="Bible:Amos.3.14" />
<sup>14</sup> "ditën në të cilën unë do të ndëshkoj Izraelin për shkeljet e tij, do të ndëshkoj edhe altarët e Bethelit; brirët e altarit do të copëtohen dhe do të bien për tokë.
<scripture passage="Amos 3:15" parsed="|Amos|3|15|0|0" osisRef="Bible:Amos.3.15" />
<sup>15</sup> Do të godas shtëpitë e dimrit bashkë me shtëpitë e verës; shtëpitë prej fildishi do të shkatërrohen dhe shtëpitë e mëdha do të zhduken", thotë Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Amos 4" progress="74.14%" prev="Amos.3" next="Amos.5" id="Amos.4">
<h3 id="Amos.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Amos.4-p1">
<scripture passage="Amos 4:1" parsed="|Amos|4|1|0|0" osisRef="Bible:Amos.4.1" />
<sup>1</sup> Dëgjoni këtë fjalë, lopë të Bashanit, që ndodheni mbi malin e Samarisë, ju, që shypni të mjerët, që keqtrajtoni të varfrit, që u thoni zotërinjve tuaj: "Sillni verë dhe ta pimë".
<scripture passage="Amos 4:2" parsed="|Amos|4|2|0|0" osisRef="Bible:Amos.4.2" />
<sup>2</sup> Zoti, Zoti, është betuar për shenjtërinë e tij: "Ja, do të vinë për ju ditë në të cilat do t'ju zënë me çengela dhe ata që kanë mbetur me grepa peshkimi.
<scripture passage="Amos 4:3" parsed="|Amos|4|3|0|0" osisRef="Bible:Amos.4.3" />
<sup>3</sup> Do të dilni nëpër të çara, secili drejt përpara, dhe do t'ju hedhin në Harmon", thotë Zoti.
<scripture passage="Amos 4:4" parsed="|Amos|4|4|0|0" osisRef="Bible:Amos.4.4" />
<sup>4</sup> "Shkoni në Bethel dhe kryeni mëkate; në Gilgal kryeni edhe më shumë mëkate. Sillni çdo mëngjes flijimet tuaja dhe çdo tri ditë të dhjetat tuaja.
<scripture passage="Amos 4:5" parsed="|Amos|4|5|0|0" osisRef="Bible:Amos.4.5" />
<sup>5</sup> Ofroni një flijim falënderimi me maja. Shpallni ofertat me dëshirë dhe i propagandoni, sepse kështu ju pëlqen të veproni, o bij të Izraelit", thotë Zoti, Zoti.
<scripture passage="Amos 4:6" parsed="|Amos|4|6|0|0" osisRef="Bible:Amos.4.6" />
<sup>6</sup> "Ju kam lënë gojë thatë në të gjitha qytetet tuaja dhe pa bukë në të gjitha banesat tuaja, por nuk jeni kthyer tek unë", thotë Zoti.
<scripture passage="Amos 4:7" parsed="|Amos|4|7|0|0" osisRef="Bible:Amos.4.7" />
<sup>7</sup> "Kam ndalur shiun gjithashtu prej jush tre muaj para korrjes. Kam bërë të bjerë shi mbi një qytet, ndërsa nuk ka rënë shi mbi një qytet tjetër. Mbi një pjesë të arës ka rënë shi, por pjesa ku nuk ka rënë shi është tharë.
<scripture passage="Amos 4:8" parsed="|Amos|4|8|0|0" osisRef="Bible:Amos.4.8" />
<sup>8</sup> Kështu dy ose tre qytete endeshin drejt një qyteti tjetër për të pirë ujë, por pa shuar dot etjen; por ju nuk u kthyet tek unë", thotë Zoti.
<scripture passage="Amos 4:9" parsed="|Amos|4|9|0|0" osisRef="Bible:Amos.4.9" />
<sup>9</sup> "Ju godita me blozën dhe me ndryshkun. Krimbi ka ngrënë kopshtet tuaja të shumta, vreshtat tuaja, fiqtë tuaj, ullinjtë tuaj, por ju nuk u kthyet tek unë", thotë Zoti.
<scripture passage="Amos 4:10" parsed="|Amos|4|10|0|0" osisRef="Bible:Amos.4.10" />
<sup>10</sup> "Dërgova midis jush murtajën, ashtu si kisha bërë në Egjipt; vrava të rinjtë tuaj me shpatë bashkë me kuajt e zënë; bëra që duhma e kampeve tuaj të ngjitet deri te flegrat tuaja, por ju nuk u kthyet tek unë", thotë Zoti.
<scripture passage="Amos 4:11" parsed="|Amos|4|11|0|0" osisRef="Bible:Amos.4.11" />
<sup>11</sup> "Ju përlava, si Sodoma dhe Gomora, ju ishit si një urë zjarri, dhe nuk u kthyet tek unë", thotë Zoti.
<scripture passage="Amos 4:12" parsed="|Amos|4|12|0|0" osisRef="Bible:Amos.4.12" />
<sup>12</sup> "Prandaj kështu do të sillem me ty, o Izrael; dhe duke qenë se unë do të bëj këtë kundër teje, përgatitu, o Izrael, të takosh Perëndinë tënd".
<scripture passage="Amos 4:13" parsed="|Amos|4|13|0|0" osisRef="Bible:Amos.4.13" />
<sup>13</sup> Sepse ja, ai që formon malet dhe krijon erën, që i bën të njohur njeriut cili është mendimi i tij, që e kthen agimin në terr dhe ecën mbi vendet e larta të tokës: Zoti, Perëndia i ushtrive, është emri i tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Amos 5" progress="74.19%" prev="Amos.4" next="Amos.6" id="Amos.5">
<h3 id="Amos.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Amos.5-p1">
<scripture passage="Amos 5:1" parsed="|Amos|5|1|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.1" />
<sup>1</sup> Dëgjoni këtë fjalë, këtë vajtim që unë ngre mbi ju, o shtëpi e Izraelit.
<scripture passage="Amos 5:2" parsed="|Amos|5|2|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.2" />
<sup>2</sup> Virgjëresha e Izraelit ra dhe nuk do të ngrihet më; ajo rri shtrirë në tokën e vet dhe askush nuk e ngre.
<scripture passage="Amos 5:3" parsed="|Amos|5|3|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.3" />
<sup>3</sup> Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Qyteti që dilte me njëmijë njerëz do të mbetet me njëqind, ndërsa ai që dilte me njëqind do të mbetet me dhjetë për shtëpinë e Izraelit".
<scripture passage="Amos 5:4" parsed="|Amos|5|4|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.4" />
<sup>4</sup> Sepse kështu thotë Zoti shtëpisë së Izraelit: "Më kërkoni dhe do të rroni,
<scripture passage="Amos 5:5" parsed="|Amos|5|5|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.5" />
<sup>5</sup> por mos kërkoni Bethelin, mos shkoni në Gilgal, mos vazhdoni deri në Beer-Sheba, sepse Gilgali do të shkojë me siguri në robëri dhe Betheli do të katandiset në asgjë.
<scripture passage="Amos 5:6" parsed="|Amos|5|6|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.6" />
<sup>6</sup> Kërkoni Zotin dhe do të rroni, që të mos shpërthejë si zjarr në shtëpinë e Jozefit dhe ta gllabërojë pa qenë në gjendje ta shuajë askush në Bethel.
<scripture passage="Amos 5:7" parsed="|Amos|5|7|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.7" />
<sup>7</sup> Ai braktis ata që e ndërrojnë ndershmërinë dhe drejtësinë në helm mbi tokë".
<scripture passage="Amos 5:8" parsed="|Amos|5|8|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.8" />
<sup>8</sup> Ai ka bërë Plejadat dhe Orionin, e kthen hijen e vdekjes në agim dhe e bën ditën të errët si nata; thërret ujërat e detit dhe i derdh mbi faqen e dheut: emri i tij është Zoti.
<scripture passage="Amos 5:9" parsed="|Amos|5|9|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.9" />
<sup>9</sup> Ata sjellin papritmas shkatërrimin mbi të fuqishmit, dhe kështu rrënimi u sulet fortesave.
<scripture passage="Amos 5:10" parsed="|Amos|5|10|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.10" />
<sup>10</sup> Ata e urrejnë atë që i qorton te porta dhe kanë neveri për ata që flasin me ndershmëri.
<scripture passage="Amos 5:11" parsed="|Amos|5|11|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.11" />
<sup>11</sup> Pastaj, duke qenë se keni shtypur të varfrin dhe kërkoni prej tij taksa në grurë, megjithëse keni ndërtuar shtëpi prej guri të palatuar, nuk do të banoni në to; keni mbjellë vreshta të mrekullueshme, por nuk do ta pini verën e tyre.
<scripture passage="Amos 5:12" parsed="|Amos|5|12|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.12" />
<sup>12</sup> Unë, pra, njoh sa të shumta janë shkeljet tuaja dhe sa të rënda janë mëkatet tuaja; ju shtypni të drejtin, pranoni dhurata dhe u bëni padrejtësi të varfërve në gjyq.
<scripture passage="Amos 5:13" parsed="|Amos|5|13|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.13" />
<sup>13</sup> Prandaj njeriu i matur në këtë kohë do të heshtë, sepse koha është e keqe.
<scripture passage="Amos 5:14" parsed="|Amos|5|14|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.14" />
<sup>14</sup> Kërkoni të mirën dhe jo të keqen, që të rroni, dhe kështu Zoti, Perëndia i ushtrive, do të jetë me ju, ashtu si thoni ju.
<scripture passage="Amos 5:15" parsed="|Amos|5|15|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.15" />
<sup>15</sup> Urreni të keqen, dashuroni të mirën dhe vendosni mirë drejtësinë në gjyq. Ndofta Zoti, Perëndia i ushtrive, do të tregojë dhemshurinë për ata që kanë mbetur nga Jozefi.
<scripture passage="Amos 5:16" parsed="|Amos|5|16|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.16" />
<sup>16</sup> Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Zoti: "Në të gjitha sheshet do të ketë vajtime dhe në të gjitha rrugët do të thonë: "Vaj medet, vaj medet!". Atëherë do të thërrasin bujkun të mbajë
<scripture passage="Amos 5:17" parsed="|Amos|5|17|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.17" />
<sup>17</sup> Në të gjitha vreshtat do të ketë vajtim, sepse unë do të kaloj në mes teje", thotë Zoti.
<scripture passage="Amos 5:18" parsed="|Amos|5|18|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.18" />
<sup>18</sup> Mjerë ju që dëshironi ditën e Zotit! Çfarë do të jetë vallë për ju dita e Zotit? Do të jetë një ditë terri dhe jo drite.
<scripture passage="Amos 5:19" parsed="|Amos|5|19|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.19" />
<sup>19</sup> Do të jetë ashtu si dikush që fugon para një luani dhe ndesh një ujk; ose hyn në shtëpi, e mbështet dorën mbi mur dhe një gjarpër e kafshon.
<scripture passage="Amos 5:20" parsed="|Amos|5|20|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.20" />
<sup>20</sup> Dita e Zotit a nuk është vallë terr dhe jo dritë, errësirë e madhe dhe pa asnjë shkëlqim?
<scripture passage="Amos 5:21" parsed="|Amos|5|21|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.21" />
<sup>21</sup> Unë i urrej, i përçmoj festat tuaja, nuk ndiej asnjë gëzim në mbledhjet tuaja solemne.
<scripture passage="Amos 5:22" parsed="|Amos|5|22|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.22" />
<sup>22</sup> Edhe sikur të më ofroni olokaustet tuaja dhe blatimet tuaja ushqimore, unë nuk do t'i pëlqej as do të shikoj me favor flijimet e falendërimit të kafshëve të majme.
<scripture passage="Amos 5:23" parsed="|Amos|5|23|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.23" />
<sup>23</sup> Largo nga unë zhurmën e këngëve të tua, sepse nuk dua të dëgjoj muzikën e harpave të tua.
<scripture passage="Amos 5:24" parsed="|Amos|5|24|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.24" />
<sup>24</sup> Por le të rrjedhë e drejta si uji dhe drejtësia si një burim i përhershëm uji.
<scripture passage="Amos 5:25" parsed="|Amos|5|25|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.25" />
<sup>25</sup> O shtëpi e Izraelit, më keni ofruar vallë flijime dhe blatime ushqimore në shkretëtrë për dyzet vjet me radhë?
<scripture passage="Amos 5:26" parsed="|Amos|5|26|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.26" />
<sup>26</sup> Ju keni mbartur gjithashtu Sikuthin, mbretin tuaj, dhe Kiunin, figurat tuaja, yllin e perëndive tuaja, që i keni bërë vetë.
<scripture passage="Amos 5:27" parsed="|Amos|5|27|0|0" osisRef="Bible:Amos.5.27" />
<sup>27</sup> Prandaj unë do të bëj që të shkoni në robëri matanë Damaskut", thotë Zoti, emri i të cilit është Perëndia i ushtrive.
</p>
</div3>

<div3 title="Amos 6" progress="74.27%" prev="Amos.5" next="Amos.7" id="Amos.6">
<h3 id="Amos.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Amos.6-p1">
<scripture passage="Amos 6:1" parsed="|Amos|6|1|0|0" osisRef="Bible:Amos.6.1" />
<sup>1</sup> Mjerë ata që jetojnë në bollëk në Sion dhe që e ndjejnë veten të sigurt në malin e Samarias, njerëz të parisë të ballit të kombeve, ku po shkon shtëpia e Izraelit.
<scripture passage="Amos 6:2" parsed="|Amos|6|2|0|0" osisRef="Bible:Amos.6.2" />
<sup>2</sup> Kaloni në Kalneh dhe shikoni, që andej shkoni në Hamathin e madh, pastaj zbrisni në Gathin e Filistejve. A janë vallë ato më të mira nga këto mbretëri ose territori i tyre është më i madh nga ai juaji?
<scripture passage="Amos 6:3" parsed="|Amos|6|3|0|0" osisRef="Bible:Amos.6.3" />
<sup>3</sup> Ju doni të largoni ditën e keqe, por e afroni selinë e dhunës.
<scripture passage="Amos 6:4" parsed="|Amos|6|4|0|0" osisRef="Bible:Amos.6.4" />
<sup>4</sup> Mjerë ata që rrinë shtrirë mbi shtretër prej fildishi, që shtrihen mbi divanet e tyre dhe hanë qengjat e kopesë dhe viçat që merren nga stalla.
<scripture passage="Amos 6:5" parsed="|Amos|6|5|0|0" osisRef="Bible:Amos.6.5" />
<sup>5</sup> Këndojnë me tingullin e harpës dhe ashtu si Davidi shpikin për vete vegla muzikore;
<scripture passage="Amos 6:6" parsed="|Amos|6|6|0|0" osisRef="Bible:Amos.6.6" />
<sup>6</sup> pinë verë në kupa të gjëra dhe lyhen me vajrat më të mira, por nuk trishtohen për shkatërrimin e Jozefit.
<scripture passage="Amos 6:7" parsed="|Amos|6|7|0|0" osisRef="Bible:Amos.6.7" />
<sup>7</sup> Prandaj do të shkojnë në robëri në krye të të internuarve dhe ata që shtrihen mbi divanet në banketet do të hiqen.
<scripture passage="Amos 6:8" parsed="|Amos|6|8|0|0" osisRef="Bible:Amos.6.8" />
<sup>8</sup> Zoti, Zoti, është betuar për veten e tij, thotë Zoti, Perëndia i ushtrive: "Unë nuk e shoh dot me sy madhështinë e Jakobit dhe i urrej pallatet e tij; prandaj do t'ia jap armikut në dorë qytetin me tërë ato që përmban".
<scripture passage="Amos 6:9" parsed="|Amos|6|9|0|0" osisRef="Bible:Amos.6.9" />
<sup>9</sup> Dhe do të ndodhë që, po të lënë dhjetë burra në një shtëpi, do të vdesin edhe ata.
<scripture passage="Amos 6:10" parsed="|Amos|6|10|0|0" osisRef="Bible:Amos.6.10" />
<sup>10</sup> Kur një i afërt do të vijë me atë që djeg kufomat për t'i marrë trupat dhe për t'i nxjerrë jashtë shtëpisë, do t'i thotë atij që ndodhet brenda në shtëpi: "A ka të tjerë me ty?". Tjetri do të përgjigjet:  "Jo". Dhe i pari do të thotë: "Hesht,  sepse nuk duhet të përmendet emri i Zotit".
<scripture passage="Amos 6:11" parsed="|Amos|6|11|0|0" osisRef="Bible:Amos.6.11" />
<sup>11</sup> Sepse ja, Zoti urdhëron dhe e katandis shtëpinë e madhe në bajgë dhe të voglën në copëza.
<scripture passage="Amos 6:12" parsed="|Amos|6|12|0|0" osisRef="Bible:Amos.6.12" />
<sup>12</sup> Vallë, a rendin kuajt mbi shkëmbinjtë ose a lërohen ata me qe? Por ju e ktheni të drejtën në helm dhe frytin e drejtësisë në hidhërim,
<scripture passage="Amos 6:13" parsed="|Amos|6|13|0|0" osisRef="Bible:Amos.6.13" />
<sup>13</sup> ju, që gëzoheni për Lo-debarin, ju që thoni: "A nuk e kemi marrë për vete Karnaimin me forcën tonë?".
<scripture passage="Amos 6:14" parsed="|Amos|6|14|0|0" osisRef="Bible:Amos.6.14" />
<sup>14</sup> "Sepse ja, o shtëpia e Izraelit", thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, "unë do të ngre kundër jush një komb, që do t'ju shtypë nga hyrja e Hamathit deri të përroi i Arabahut".
</p>
</div3>

<div3 title="Amos 7" progress="74.32%" prev="Amos.6" next="Amos.8" id="Amos.7">
<h3 id="Amos.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Amos.7-p1">
<scripture passage="Amos 7:1" parsed="|Amos|7|1|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.1" />
<sup>1</sup> Ja ç'më bëri të shoh Zoti, Zoti: ai formonte karkaleca kur fillonte të rritej bari i dytë; dhe ja, bari i dytë vinte mbas korrjes së mbretit.
<scripture passage="Amos 7:2" parsed="|Amos|7|2|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.2" />
<sup>2</sup> Kur ato mbaruan së ngrëni barin e tokës, unë thashë: "Zot, Zot, oh, na fal, pra. Si mund të rezistojë Jakobi, duke qenë se është i vogël?".
<scripture passage="Amos 7:3" parsed="|Amos|7|3|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.3" />
<sup>3</sup> Zoti u pendua për këtë: "Kjo nuk ka për të ndodhur", tha Zoti.
<scripture passage="Amos 7:4" parsed="|Amos|7|4|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.4" />
<sup>4</sup> Ja ç'më bëri të shoh Zoti, Zoti: Zoti, Zoti shpalli se do mbronte çështjen e tij me zjarr; dhe zjarri gllabëroi humnerën e madhe dhe gllabëroi një pjesë të vendit.
<scripture passage="Amos 7:5" parsed="|Amos|7|5|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.5" />
<sup>5</sup> Atëherë unë i thashë: "Zoti, Zoti, oh, jepi fund, pra. Si mund të rezistojë Jakobi, duke qenë se është i vogël?".
<scripture passage="Amos 7:6" parsed="|Amos|7|6|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.6" />
<sup>6</sup> Zoti u pendua për këtë: "As kjo nuk ka për të ndodhur", tha Zoti, Zoti.
<scripture passage="Amos 7:7" parsed="|Amos|7|7|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.7" />
<sup>7</sup> Ja ç'më bëri të shoh: Zoti rrinte drejt mbi një mur të ndërtuar me plumbçe dhe me një plumbçe në dorë.
<scripture passage="Amos 7:8" parsed="|Amos|7|8|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.8" />
<sup>8</sup> Zoti më tha: "Amos, çfarë shikon?". Unë iu përgjigja: "Një plumbçe". Atëherë Zoti tha: "Ja, unë po vendos një plumbçe në mes të popullit tim të Izraelit; nuk do ta fal më gjatë.
<scripture passage="Amos 7:9" parsed="|Amos|7|9|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.9" />
<sup>9</sup> Vendet e larta të Isakut do të prishen dhe shenjtëroret e Izraelit do të shkatërrohen; unë do të ngrihem me shpatë kundër shtëpisë së Jeroboamit".
<scripture passage="Amos 7:10" parsed="|Amos|7|10|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Amatsiahu, prifti i Bethelit, i çoi fjalë Jeroboamit, mbretit të Izraelit: "Amosi komploton kundër teje në mes të shtëpisë së Izraelit; vendi nuk është në gjendje të durojë tërë fjalët e tij.
<scripture passage="Amos 7:11" parsed="|Amos|7|11|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.11" />
<sup>11</sup> Në fakt Amosi ka thënë kështu: "Jeroboami do të vdesë nga shpata dhe Izraeli do të internohet me siguri larg vendit të tij"".
<scripture passage="Amos 7:12" parsed="|Amos|7|12|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.12" />
<sup>12</sup> Amatsiahu i tha Amosit: "Shikues, shko, ik në vendin e Judës; atje ke për të ngrënë bukë dhe atje do të profetizosh;
<scripture passage="Amos 7:13" parsed="|Amos|7|13|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.13" />
<sup>13</sup> por mos profetizo më në Bethel, sepse është shenjtërorja e mbretit dhe selia mbretërore".
<scripture passage="Amos 7:14" parsed="|Amos|7|14|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Amosi u përgjigj dhe i tha Amatsiahut: "Unë nuk isha profet as bir profeti, por isha bari dhe rrisja fiq egjipti.
<scripture passage="Amos 7:15" parsed="|Amos|7|15|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.15" />
<sup>15</sup> Zoti më mori pas kopesë dhe Zoti më tha: "Shko, profetizoi popullit tim të Izraelit".
<scripture passage="Amos 7:16" parsed="|Amos|7|16|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.16" />
<sup>16</sup> Prandaj tani dëgjo fjalën e Zotit: Ti po thua: "Mos profetizo kundër Izraelit dhe mos fol më kundër shtëpisë së Isakut".
<scripture passage="Amos 7:17" parsed="|Amos|7|17|0|0" osisRef="Bible:Amos.7.17" />
<sup>17</sup> Prandaj kështu flet Zoti: "Gruaja jote do të kurvërohet në qytet, bijtë dhe bijat e tu do të vriten nga shpata dhe vendi yt do të ndahet me litar; ti do të vdesësh në tokë të papastër dhe Izraeli patjetër do të internohet larg vendit të tij"".
</p>
</div3>

<div3 title="Amos 8" progress="74.38%" prev="Amos.7" next="Amos.9" id="Amos.8">
<h3 id="Amos.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Amos.8-p1">
<scripture passage="Amos 8:1" parsed="|Amos|8|1|0|0" osisRef="Bible:Amos.8.1" />
<sup>1</sup> Ja ç'më bëri të shoh Zoti, Zoti: ishte një shportë me fruta vere.
<scripture passage="Amos 8:2" parsed="|Amos|8|2|0|0" osisRef="Bible:Amos.8.2" />
<sup>2</sup> Ai më tha: "Amos, çfarë po shikon?". Unë u përgjigja: "Një shportë me fruta vere". Zoti më tha: "Erdhi fundi për popullin tim të Izraelit; nuk do ta fal më gjatë.
<scripture passage="Amos 8:3" parsed="|Amos|8|3|0|0" osisRef="Bible:Amos.8.3" />
<sup>3</sup> Atë ditë këngët e tempullit do të bëhen vajtime", thotë Zoti, Zoti. "Do të ketë kudo shumë kufoma; do t'i hedhin jashtë në heshtje".
<scripture passage="Amos 8:4" parsed="|Amos|8|4|0|0" osisRef="Bible:Amos.8.4" />
<sup>4</sup> Dëgjoni këtë, o ju që gllabëroni nevojtarin dhe shfarosni të varfërit e vendit,
<scripture passage="Amos 8:5" parsed="|Amos|8|5|0|0" osisRef="Bible:Amos.8.5" />
<sup>5</sup> dhe thoni: "Kur do të kalojë hëna e re që të mund të shesim grurin, dhe e shtuna që të fillojmë shitjen e grurit, duke e zvogëluar efan dhe duke rritur siklin, duke falsifikuar peshoret për të mashtruar,
<scripture passage="Amos 8:6" parsed="|Amos|8|6|0|0" osisRef="Bible:Amos.8.6" />
<sup>6</sup> duke i blerë të varfrit me para, nevojtarin për një palë sandale dhe duke shitur edhe skarcitetet e grurit?".
<scripture passage="Amos 8:7" parsed="|Amos|8|7|0|0" osisRef="Bible:Amos.8.7" />
<sup>7</sup> Zoti është betuar për krenarinë e Jakobit: "Nuk do të harroj asnjë nga veprat e tyre.
<scripture passage="Amos 8:8" parsed="|Amos|8|8|0|0" osisRef="Bible:Amos.8.8" />
<sup>8</sup> A nuk do të dridhet vallë vendi për këtë dhe nuk do të jenë në zi tërë banorët e tij? Do të ngrihet i tëri si Nili, do të trazohet dhe do të ulet si lumi i Egjiptit.
<scripture passage="Amos 8:9" parsed="|Amos|8|9|0|0" osisRef="Bible:Amos.8.9" />
<sup>9</sup> Atë ditë do të ndodhë", thotë Zoti, Zoti, "që unë do ta bëj diellin të perëndojë në mesditë dhe do ta errësoj tokën ditën.
<scripture passage="Amos 8:10" parsed="|Amos|8|10|0|0" osisRef="Bible:Amos.8.10" />
<sup>10</sup> Do t'i shndërroj festat tuaja në zi dhe të gjitha këngët tuaja në vajtime; do të bëj që secili të vishet me thes dhe do ta bëj të shogët çdo kokë. Do ta bëj si një zi për një bir të vetëm dhe fundi i tij do të jetë një ditë trishtimi.
<scripture passage="Amos 8:11" parsed="|Amos|8|11|0|0" osisRef="Bible:Amos.8.11" />
<sup>11</sup> Ja, do të vijnë ditët", thotë Zoti, Zoti, "gjatë të cilave unë do të dërgoj urinë në vend, jo uri për bukë dhe etje për ujë, por më tepër për të dëgjuar fjalët e Zotit.
<scripture passage="Amos 8:12" parsed="|Amos|8|12|0|0" osisRef="Bible:Amos.8.12" />
<sup>12</sup> Ata do të shkojnë duke u endur nga një det në tjetrin, nga veriu në lindje, do të rendin sa andej dhe këtej në kërkim të fjalës të Zotit, por nuk do ta gjejnë.
<scripture passage="Amos 8:13" parsed="|Amos|8|13|0|0" osisRef="Bible:Amos.8.13" />
<sup>13</sup> Atë ditë vajzat e bukura dhe djemtë e zgjedhur do të ligështohen nga etja.
<scripture passage="Amos 8:14" parsed="|Amos|8|14|0|0" osisRef="Bible:Amos.8.14" />
<sup>14</sup> Ata që betohen për mëkatin e Samarisë dhe thonë: "Ashtu si Perëndia yt rron, o Dan", dhe: "Si rron Beer-Sheba", do të rrëzohen dhe nuk do të çohen më".
</p>
</div3>

<div3 title="Amos 9" progress="74.43%" prev="Amos.8" next="Obad" id="Amos.9">
<h3 id="Amos.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Amos.9-p1">
<scripture passage="Amos 9:1" parsed="|Amos|9|1|0|0" osisRef="Bible:Amos.9.1" />
<sup>1</sup> Unë pashë Zotin që rrinte më këmbë pranë altarit dhe tha: "Goditi kapitelet, u shkundshin portat, dhe copëtoji mbi kokat e tyre. Unë do t'i vras pastaj ata që kanë mbetur me shpatë. Asnjë nga ata
<scripture passage="Amos 9:2" parsed="|Amos|9|2|0|0" osisRef="Bible:Amos.9.2" />
<sup>2</sup> Edhe sikur të depërtojnë në Sheol, dora ime do t'i shkëpusë që andej; edhe sikur të ngjiten në qiell, unë do t'i tërheq poshtë që andej.
<scripture passage="Amos 9:3" parsed="|Amos|9|3|0|0" osisRef="Bible:Amos.9.3" />
<sup>3</sup> Edhe sikur të fshiheshin në majë të Karmelit, unë do t'i gjej dhe do t'i marr; edhe sikur t'i fshiheshin shikimit tim në fund të detit, atje do të urdhëroj gjarpërin t'i kafshojë;
<scripture passage="Amos 9:4" parsed="|Amos|9|4|0|0" osisRef="Bible:Amos.9.4" />
<sup>4</sup> edhe sikur të shkonin në robëri para armiqve të tyre, atje do të urdhëroj shpatën t'i vrasë. Unë do të ngul sytë e mi mbi ta për të keqen dhe jo për të mirën.
<scripture passage="Amos 9:5" parsed="|Amos|9|5|0|0" osisRef="Bible:Amos.9.5" />
<sup>5</sup> Zoti, Zoti i ushtrive, është ai që prek tokën dhe ajo shkrihet, dhe tërë banorët e saj mbajnë zi; ajo ngrihet e tëra si Nili dhe ulet si lumi i Egjiptit.
<scripture passage="Amos 9:6" parsed="|Amos|9|6|0|0" osisRef="Bible:Amos.9.6" />
<sup>6</sup> Éshtë ai që ndërton në qiejt dhomat e tij të sipërme dhe ka vënë mbi tokë themelet e kupës së tij qiellore; ai thërret ujërat e detit dhe i derdh mbi faqen e dheut; emri i tij është Zoti.
<scripture passage="Amos 9:7" parsed="|Amos|9|7|0|0" osisRef="Bible:Amos.9.7" />
<sup>7</sup> A nuk jeni për mua si bijtë e Etiopasve, o bij të Izraelit?", thotë Zoti. "A nuk e nxora unë Izraelin nga vendi i Egjiptit, Filistejtë nga Kaftori dhe Sirët nga Kiri?
<scripture passage="Amos 9:8" parsed="|Amos|9|8|0|0" osisRef="Bible:Amos.9.8" />
<sup>8</sup> Ja sytë e Zotit, Zotit, janë mbi mbretërinë mëkatare; unë do ta shfaros nga faqja e dheut, por nuk do ta shfaros krejt shtëpinë e Jakobit", thotë Zoti.
<scripture passage="Amos 9:9" parsed="|Amos|9|9|0|0" osisRef="Bible:Amos.9.9" />
<sup>9</sup> "Sepse ja, unë do të jap urdhrin dhe do ta shosh shtëpinë e Izraelit midis gjithë kombeve, ashtu si bëhet me shoshën, por në tokë nuk do të bjerë as kokrra më e vogël e grurit.
<scripture passage="Amos 9:10" parsed="|Amos|9|10|0|0" osisRef="Bible:Amos.9.10" />
<sup>10</sup> Tërë mëkatarët e popullit tim do të vdesin nga shpata, ata që thonë: "Gjëma nuk do të afrohet as ka për të arritur deri te ne"".
<scripture passage="Amos 9:11" parsed="|Amos|9|11|0|0" osisRef="Bible:Amos.9.11" />
<sup>11</sup> "Atë ditë do të ngre përsëri tabernakullin e Davidit që ka rënë, do të ndreq të çarat e tij dhe do të ngre rrënojat e tij, dhe do ta rindërtoj si në ditët e lashta,
<scripture passage="Amos 9:12" parsed="|Amos|9|12|0|0" osisRef="Bible:Amos.9.12" />
<sup>12</sup> më qëllim që të zotërojnë kusurin e Edomit dhe tërë kombet ku i bëjnë thirrje emrit tim", thotë Zoti që do ta bëjë këtë.
<scripture passage="Amos 9:13" parsed="|Amos|9|13|0|0" osisRef="Bible:Amos.9.13" />
<sup>13</sup> "Ja, ditët po vijnë", thotë Zoti, "kur ai që lëron do t'i afrohet atij që korr dhe ai që shtrydh rrushin atij që hedh farën; atëherë malet do të kullojnë musht, që do të rrjedhë poshtë nëpër kodra.
<scripture passage="Amos 9:14" parsed="|Amos|9|14|0|0" osisRef="Bible:Amos.9.14" />
<sup>14</sup> Do ta kthej nga robëria popullin tim të Izraelit, dhe ata do të rindërtojnë qytetet e shkretuara dhe do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta dhe do të pijnë verën e tyre, do të punojnë kopshtet dhe do të hanë frytet e tyre.
<scripture passage="Amos 9:15" parsed="|Amos|9|15|0|0" osisRef="Bible:Amos.9.15" />
<sup>15</sup> Unë do t'i mbjell në tokën e tyre dhe nuk do të çrrënjosen kurrë më nga toka që u kam dhënë atyre, thotë Zoti, Perëndia yt".
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Obadiah" progress="74.49%" prev="Amos.9" next="Obad.1" id="Obad">
<h2 id="Obad-p0.1">Obadiah</h2>

<div3 title="Obadiah 1" progress="74.49%" prev="Obad" next="Jonah" id="Obad.1">
<h3 id="Obad.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Obad.1-p1">
<scripture passage="Obad 1:1" parsed="|Obad|1|1|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.1" />
<sup>1</sup> Vegimi i Abdias. Kështu thotë Zoti, Zoti, për Edomin: "Ne kemi dëgjuar një mesazh nga Zoti dhe një ambasador është dërguar midis kombeve për të thënë: "Lëvizni dhe të ngrihemi kundër tij për të luftuar".
<scripture passage="Obad 1:2" parsed="|Obad|1|2|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.2" />
<sup>2</sup> Ja, unë do të të bëj të vogël midis kombeve; ti do të jesh shumë i përbuzur.
<scripture passage="Obad 1:3" parsed="|Obad|1|3|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.3" />
<sup>3</sup> Krenaria e zemrës sate të ka mashtruar, o ti që banon në të çarat e shkëmbinjve, ku ke bërë banesën tënde të lartë, që thua në zemrën tënde: "Kush do të më zbresë për tokë?"
<scripture passage="Obad 1:4" parsed="|Obad|1|4|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.4" />
<sup>4</sup> Edhe sikur ti të ngrihesh lart si një shqiponjë dhe ta vije folenë tënde midis yjeve, unë do të të zbres nga atje lart", thotë Zoti.
<scripture passage="Obad 1:5" parsed="|Obad|1|5|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.5" />
<sup>5</sup> "Po të të vinin natën cuba ose kusarë, si do të shkatërroheshe! A nuk do të vidhnin aq sa u mjafton? Po të të vinin vjelësit e rrushit, a nuk do të linin disa vile për të mbledhur?
<scripture passage="Obad 1:6" parsed="|Obad|1|6|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.6" />
<sup>6</sup> Oh, sa do ta zhbirojnë Esaun, si do t'i rrëmojnë skutat e tij!
<scripture passage="Obad 1:7" parsed="|Obad|1|7|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.7" />
<sup>7</sup> Tërë aleatët e tu do të të shtrëngojnë në kufi, ata që ishin në paqe me ty do të të mashtrojnë dhe do të kenë epërsi mbi ty; ata që hanë bukën tënde do të kurdisin gracka; por ai nuk e kupton këtë.
<scripture passage="Obad 1:8" parsed="|Obad|1|8|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.8" />
<sup>8</sup> Atë ditë", thotë Zoti, "unë do të zhduk nga Edomi njerëzit e ditur dhe nga mali i Esaut mënçurinë.
<scripture passage="Obad 1:9" parsed="|Obad|1|9|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.9" />
<sup>9</sup> Atëherë trimat e tu do t'i zërë tmerri, o Teman, derisa çdo njeri të shfaroset nga mali i Esaut në masakër.
<scripture passage="Obad 1:10" parsed="|Obad|1|10|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.10" />
<sup>10</sup> Për shkak të dhunës kundër vëllait tënd Jakob, turpi do të të mbulojë dhe do të shfarosesh përjetë.
<scripture passage="Obad 1:11" parsed="|Obad|1|11|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.11" />
<sup>11</sup> Sepse ti ishe i pranishëm ditën që ti rrije mënjanë, ditën që të huajt e çonin në robëri ushtrinë e tij dhe të huajt hynin nga portat e tij dhe hidhnin në short fatet e Jeruzalemit, edhe ti ishe si një prej tyre.
<scripture passage="Obad 1:12" parsed="|Obad|1|12|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.12" />
<sup>12</sup> Por ti nuk duhet të shikoje me gëzim ditën e vëllait tënd, ditën e fatkeqësisë së tij, as duhet të gëzoheshe për bijtë e Judës ditën e shkatërrimit të tyre dhe as të flisje me arrogancë ditën e fatkeqësisë së tyre.
<scripture passage="Obad 1:13" parsed="|Obad|1|13|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.13" />
<sup>13</sup> Nuk duhet të hyje nga porta e popullit tim, ditën e fatkeqësisë së tij, as të sodisje edhe ti me kënaqësi mjerimin e tij, ditën e fatkeqësisë së tij dhe as të shtrije duart mbi pasuritë e tij ditën e fatkeqësisë së tij.
<scripture passage="Obad 1:14" parsed="|Obad|1|14|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.14" />
<sup>14</sup> Nuk duhet të viheshe në udhëkryqet për të masakruar ikanakët e tij dhe as t'i jepje në dorë të armikut ata që kishin mbijetuar ditën e fatkeqësisë.
<scripture passage="Obad 1:15" parsed="|Obad|1|15|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.15" />
<sup>15</sup> Sepse dita e Zotit është e afërt për tërë kombet; atë që u bëre të tjerëve do të ta bëjnë ty, shpërblimi i veprimeve të tua do të bjerë mbi kokën tënde.
<scripture passage="Obad 1:16" parsed="|Obad|1|16|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.16" />
<sup>16</sup> Sepse ashtu si keni pirë mbi malin tim të shenjtë, kështu do të pinë tërë kombet vazhdimisht; po, do të pinë, do të rrëkëllejnë dhe do të jenë si të mos kenë qenë kurrë".
<scripture passage="Obad 1:17" parsed="|Obad|1|17|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.17" />
<sup>17</sup> "Por mbi malin e Sionit do të jenë ata që mbijetuan dhe do të jetë një vend i shenjtë; dhe shtëpia e Jakobit do të shtjerë në dorë pronat e veta.
<scripture passage="Obad 1:18" parsed="|Obad|1|18|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.18" />
<sup>18</sup> Shtëpia e Jakobit do të jetë një zjarr, shtëpia e Jozefit një flakë, por shtëpia e Esaut do të jetë si kallamishte: ata do ta djegin dhe do ta gllabërojnë, dhe shtëpisë së Esaut nuk do t'i mbetet asnjë trashëgimtar", sepse ka folur Zoti.
<scripture passage="Obad 1:19" parsed="|Obad|1|19|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.19" />
<sup>19</sup> Ata të Negevit do të zotërojnë malin e Esaut dhe fushën e vendit të Filistejve; do të zotërojnë edhe fushat e Efraimit dhe fushat e Samarisë dhe Beniamini do të zotërojë Galaadin.
<scripture passage="Obad 1:20" parsed="|Obad|1|20|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.20" />
<sup>20</sup> Mërgimtarët e kësaj ushtrie të bijve të Izraelit që ndodhen midis Kananeasve, do të zotërojnë vendin deri në Sarepta, mërgimtarët e Jeruzalemit që ndodhen në Sefarad do të zotërojnë qytetet e Negevit.
<scripture passage="Obad 1:21" parsed="|Obad|1|21|0|0" osisRef="Bible:Obad.1.21" />
<sup>21</sup> Atëherë disa çlirimtarë do të ngjiten në malin e Sionit për të gjykuar malin e Esaut, dhe mbretëria do të jetë e Zotit.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Jonah" progress="74.57%" prev="Obad.1" next="Jonah.1" id="Jonah">
<h2 id="Jonah-p0.1">Jonah</h2>

<div3 title="Jonah 1" progress="74.57%" prev="Jonah" next="Jonah.2" id="Jonah.1">
<h3 id="Jonah.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Jonah.1-p1">
<scripture passage="Jonah 1:1" parsed="|Jonah|1|1|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.1" />
<sup>1</sup> Dhe fjala e Zotit iu drejtua Jonas, birit të Amitait, duke thënë:
<scripture passage="Jonah 1:2" parsed="|Jonah|1|2|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.2" />
<sup>2</sup> "Çohu, shko në Ninive, qytet i madh, dhe prediko kundër tij, sepse ligësia e tyre është ngjitur përpara meje".
<scripture passage="Jonah 1:3" parsed="|Jonah|1|3|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.3" />
<sup>3</sup> Por Jona u ngrit për të ikur në Tarshish, larg pranisë të Zotit. Kështu zbriti në Jafa, ku gjeti një anije që shkonte në Tarshish. Pagoi çmimin e caktuar dhe hipi në anije për të shkuar me ta larg pranisë të Zotit.
<scripture passage="Jonah 1:4" parsed="|Jonah|1|4|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.4" />
<sup>4</sup> Por Zoti shpërtheu një erë të fortë në det dhe u ngrit një furtunë e madhe në det, kështu që anija rrezikonte të shkallmohej.
<scripture passage="Jonah 1:5" parsed="|Jonah|1|5|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.5" />
<sup>5</sup> Detarët, të trembur, i thirrën secili perëndisë së vet dhe hodhën në det ngarkesën që ishte në anije për ta lehtësuar. Ndërkaq Jona kishte zbritur në pjesët më të fshehta të anijes, kishte rënë dhe flinte thellë.
<scripture passage="Jonah 1:6" parsed="|Jonah|1|6|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.6" />
<sup>6</sup> Kapiteni iu afrua dhe i tha: "Çfarë po bën në gjumë kaq të thellë? Çohu, kërko Perëndinë tënd! Ndofta Perëndia do të kujdeset për ne dhe nuk do të vdesim".
<scripture passage="Jonah 1:7" parsed="|Jonah|1|7|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.7" />
<sup>7</sup> Pastaj i thanë njeri tjetrit: "Ejani, të hedhim short për të ditur për shkak të kujt na ra në kokë kjo fatkeqësi". Kështu hodhën shortin dhe shorti ra mbi Jonan.
<scripture passage="Jonah 1:8" parsed="|Jonah|1|8|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.8" />
<sup>8</sup> Atëherë e pyetën: "Na shpjego për shkak të kujt na ra në kokë kjo fatkeqësi. Cili është zanati yt? Nga vjen? Cili është vendi yt? Cilit popull i përket?".
<scripture passage="Jonah 1:9" parsed="|Jonah|1|9|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.9" />
<sup>9</sup> Ai u përgjigj atyre: "Unë jam hebre dhe kam frikë nga Zoti, Perëndia i qiellit, që ka bërë detin dhe sterenë".
<scripture passage="Jonah 1:10" parsed="|Jonah|1|10|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.10" />
<sup>10</sup> Atëherë ata njerëz i pushtoi një frikë e madhe dhe i thanë: "Pse e bërë këtë?". Ata në fakt e kishin vënë re që ai ikte larg pranisë të Zotit, sepse ua kishte thënë atyre.
<scripture passage="Jonah 1:11" parsed="|Jonah|1|11|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.11" />
<sup>11</sup> Ata i thanë: "Çfarë duhet të bëjmë që deti të na qetësohet?". Në fakt deti po bëhej gjithnjë më i stuhishëm.
<scripture passage="Jonah 1:12" parsed="|Jonah|1|12|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.12" />
<sup>12</sup> Ai iu përgjigj atyre: "Më zini dhe më hidhni në det dhe deti do të qetësohet, sepse unë e di që kjo furtunë e madhe ju ra mbi kokë për shkakun tim".
<scripture passage="Jonah 1:13" parsed="|Jonah|1|13|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.13" />
<sup>13</sup> Megjithatë ata njerëz vozitnin me forcë për ta kthyer anijen në breg, por nuk ia dilnin dot, sepse deti bëhej gjithnjë më i stuhishëm kundër tyre.
<scripture passage="Jonah 1:14" parsed="|Jonah|1|14|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.14" />
<sup>14</sup> Prandaj i klithën Zotit dhe i thanë: "Ah, o Zot, mos lejo që të vdesim për shkak të jetës së këtij njeriu dhe mos na fajëso me gjak të pafajshëm, sepse ti, o Zot, ke bërë si ke dashur".
<scripture passage="Jonah 1:15" parsed="|Jonah|1|15|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.15" />
<sup>15</sup> Pastaj e zunë Jonan dhe e hodhën në det, dhe tërbimi i detit u fashit.
<scripture passage="Jonah 1:16" parsed="|Jonah|1|16|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.16" />
<sup>16</sup> Ata njerëz atëherë i zuri një frikë e madhe nga Zoti, i ofruan një flijim Zotit dhe u betuan.
<scripture passage="Jonah 1:17" parsed="|Jonah|1|17|0|0" osisRef="Bible:Jonah.1.17" />
<sup>17</sup> Zoti kishte përgatitur një peshk të madh që të gëlltiste Jonan; dhe Jona qëndroi tri ditë dhe tri net në barkun e peshkut.
</p>
</div3>

<div3 title="Jonah 2" progress="74.63%" prev="Jonah.1" next="Jonah.3" id="Jonah.2">
<h3 id="Jonah.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Jonah.2-p1">
<scripture passage="Jonah 2:1" parsed="|Jonah|2|1|0|0" osisRef="Bible:Jonah.2.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Jona iu lut Zotit, Perëndisë të tij, nga barku i peshkut dhe tha:
<scripture passage="Jonah 2:2" parsed="|Jonah|2|2|0|0" osisRef="Bible:Jonah.2.2" />
<sup>2</sup> "Në fatkeqësinë time i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e dëgjove zërin tim.
<scripture passage="Jonah 2:3" parsed="|Jonah|2|3|0|0" osisRef="Bible:Jonah.2.3" />
<sup>3</sup> Më hodhe në një vend të thellë, në zemër të deteve, rryma më mori dhe gjithë dallgët e tua dhe valët e tua më kaluan sipër.
<scripture passage="Jonah 2:4" parsed="|Jonah|2|4|0|0" osisRef="Bible:Jonah.2.4" />
<sup>4</sup> Atëherë thashë: U dëbova nga prania jote. Megjithatë do të shikoj akoma në drejtim të tempullit tënd të shenjtë.
<scripture passage="Jonah 2:5" parsed="|Jonah|2|5|0|0" osisRef="Bible:Jonah.2.5" />
<sup>5</sup> Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt, humnera më ka mbështjellë, algat u mblodhën rreth kokës sime.
<scripture passage="Jonah 2:6" parsed="|Jonah|2|6|0|0" osisRef="Bible:Jonah.2.6" />
<sup>6</sup> Zbrita deri në themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje për gjithnjë, por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Perëndia im.
<scripture passage="Jonah 2:7" parsed="|Jonah|2|7|0|0" osisRef="Bible:Jonah.2.7" />
<sup>7</sup> Kur shpirti im po ligështohej brenda meje, kujtova Zotin, dhe lutja ime arriti deri te ti, në tempullin tënd të shenjtë.
<scripture passage="Jonah 2:8" parsed="|Jonah|2|8|0|0" osisRef="Bible:Jonah.2.8" />
<sup>8</sup> Ata që jepen pas kotësive të rreme braktisin vetë burimin e hirit të tyre.
<scripture passage="Jonah 2:9" parsed="|Jonah|2|9|0|0" osisRef="Bible:Jonah.2.9" />
<sup>9</sup> Por unë me zëra lëvdimi do të ofroj flijime dhe do të plotësoj betimet që kam bërë. Shpëtimi i përket Zotit".
<scripture passage="Jonah 2:10" parsed="|Jonah|2|10|0|0" osisRef="Bible:Jonah.2.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Zoti i foli peshkut dhe peshku e volli Jonan në breg.
</p>
</div3>

<div3 title="Jonah 3" progress="74.66%" prev="Jonah.2" next="Jonah.4" id="Jonah.3">
<h3 id="Jonah.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Jonah.3-p1">
<scripture passage="Jonah 3:1" parsed="|Jonah|3|1|0|0" osisRef="Bible:Jonah.3.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit iu drejtua Jonas për herë të dytë, duke thënë:
<scripture passage="Jonah 3:2" parsed="|Jonah|3|2|0|0" osisRef="Bible:Jonah.3.2" />
<sup>2</sup> "Çohu, shko në Ninive, qyteti i madh, dhe shpalli atij mesazhin që po të urdhëroj".
<scripture passage="Jonah 3:3" parsed="|Jonah|3|3|0|0" osisRef="Bible:Jonah.3.3" />
<sup>3</sup> Kështu Jona u ngrit dhe shkoi në Ninive, sipas fjalës të Zotit. Ninivie ishte një qytet shumë i madh përpara Perëndisë, që donte tri ditë rrugë për ta përshkuar.
<scripture passage="Jonah 3:4" parsed="|Jonah|3|4|0|0" osisRef="Bible:Jonah.3.4" />
<sup>4</sup> Jona nisi të futet në qytet në një ditë rrugë dhe duke predikuar tha: "Edhe dyzet ditë dhe Ninive do të shkatërrohet".
<scripture passage="Jonah 3:5" parsed="|Jonah|3|5|0|0" osisRef="Bible:Jonah.3.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Niniveasit i besuan Perëndisë, shpallën një agjërim dhe u veshën me thes, nga më i madhi deri te më i vogli nga ata.
<scripture passage="Jonah 3:6" parsed="|Jonah|3|6|0|0" osisRef="Bible:Jonah.3.6" />
<sup>6</sup> Kur lajmi i vajti mbretit të Ninivet, ai u ngrit nga froni, hoqi mantelin e tij, u mbulua me thes dhe u ul mbi hi.
<scripture passage="Jonah 3:7" parsed="|Jonah|3|7|0|0" osisRef="Bible:Jonah.3.7" />
<sup>7</sup> Me dekret të mbretit dhe të të mëdhenjve të tij, shpalli dhe përhapi pastaj në Ninive një urdhër që thoshte: "Njerëzit dhe kafshët, kopetë dhe tufat të mos kërkojnë asgjë, të mos hanë ushqim dhe të mos pijnë ujë;
<scripture passage="Jonah 3:8" parsed="|Jonah|3|8|0|0" osisRef="Bible:Jonah.3.8" />
<sup>8</sup> por njerëzit dhe kafshët të mbulohen me thes dhe t'i thërresin me forcë Perëndisë; secili të kthehet nga rruga e tij e keqe dhe nga dhuna që është në duart e tij.
<scripture passage="Jonah 3:9" parsed="|Jonah|3|9|0|0" osisRef="Bible:Jonah.3.9" />
<sup>9</sup> Ku ta dish në ktheftë Perëndia, në u pendoftë dhe lëntë mënjanë zemërimin e tij të zjarrtë, dhe kështu ne nuk vdesim".
<scripture passage="Jonah 3:10" parsed="|Jonah|3|10|0|0" osisRef="Bible:Jonah.3.10" />
<sup>10</sup> Kur Perëndia pa atë që bënin, domethënë që po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Perëndia u pendua për të keqen që kishte thënë se do t'u bënte dhe nuk e bëri.
</p>
</div3>

<div3 title="Jonah 4" progress="74.69%" prev="Jonah.3" next="Mic" id="Jonah.4">
<h3 id="Jonah.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Jonah.4-p1">
<scripture passage="Jonah 4:1" parsed="|Jonah|4|1|0|0" osisRef="Bible:Jonah.4.1" />
<sup>1</sup> Por kjo nuk i pëlqeu aspak Jonas, i cili u zemërua.
<scripture passage="Jonah 4:2" parsed="|Jonah|4|2|0|0" osisRef="Bible:Jonah.4.2" />
<sup>2</sup> Kështu ai iu lut Zotit, duke thënë: "Ah, o Zot, a nuk ishte vallë kjo që unë thoja kur isha akoma në vendin tim? Prandaj ika në fillim në Tarshish, sepse e dija që je një Perëndi i mëshirshëm dhe plot  dhembshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me  shumë dashamirësi, dhe që pendohesh për të keqen e hakërruar.
<scripture passage="Jonah 4:3" parsed="|Jonah|4|3|0|0" osisRef="Bible:Jonah.4.3" />
<sup>3</sup> Tani, pra, o Zot, të lutem, ma hiq jetën, sepse për mua është më mirë të vdes se sa të rroj".
<scripture passage="Jonah 4:4" parsed="|Jonah|4|4|0|0" osisRef="Bible:Jonah.4.4" />
<sup>4</sup> Por Zoti i tha: "A të duket e drejtë të zemërohesh kështu?".
<scripture passage="Jonah 4:5" parsed="|Jonah|4|5|0|0" osisRef="Bible:Jonah.4.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Jona doli nga qyteti dhe u ul në lindje të qytetit; atje bëri një kasolle dhe u ul nën të, në hije, që të mund të shikonte çfarë do t'i ndodhte qytetit.
<scripture passage="Jonah 4:6" parsed="|Jonah|4|6|0|0" osisRef="Bible:Jonah.4.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Zoti Perëndi përgatiti një bimë që u rrit përmbi Jonan, për t'i bërë hije kokës së tij dhe për ta çliruar nga e keqja e tij; dhe Jona ndjeu një gëzim të madh nga kjo bimë.
<scripture passage="Jonah 4:7" parsed="|Jonah|4|7|0|0" osisRef="Bible:Jonah.4.7" />
<sup>7</sup> Të nesërmen në të gdhirë Perëndia dërgoi një krimb që i ra bimës, dhe kjo u tha.
<scripture passage="Jonah 4:8" parsed="|Jonah|4|8|0|0" osisRef="Bible:Jonah.4.8" />
<sup>8</sup> Kur u ngrit dielli Perëndia solli një erë mbytëse nga lindja, dhe dielli i ra në kokë Jonas, që e ndjeu veten të ligështuar dhe kërkoi të vdesë, duke thënë: "Për mua është më mirë të vdes se sa të rroj".
<scripture passage="Jonah 4:9" parsed="|Jonah|4|9|0|0" osisRef="Bible:Jonah.4.9" />
<sup>9</sup> Perëndia i tha Jonas: "A të duket e drejtë të zemërohesh kështu për bimën?". Ai u përgjigj: "Po, është e drejtë për mua të zemërohem deri në vdekje".
<scripture passage="Jonah 4:10" parsed="|Jonah|4|10|0|0" osisRef="Bible:Jonah.4.10" />
<sup>10</sup> Por Zoti tha: "Ty të erdhi keq për bimën për të cilën nuk je munduar dhe nuk e ke rritur, dhe që një natë u rrit dhe në një natë mbaroi.
<scripture passage="Jonah 4:11" parsed="|Jonah|4|11|0|0" osisRef="Bible:Jonah.4.11" />
<sup>11</sup> Dhe mua nuk duhet të më vijë keq për Niniven, qytetin e madh, në të cilin ka njëqind e njëzetmijë veta që nuk dijnë të dallojnë të djathtën e tyre nga e majta e tyre, dhe një sasi të madhe kafshësh?".
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Micah" progress="74.73%" prev="Jonah.4" next="Mic.1" id="Mic">
<h2 id="Mic-p0.1">Micah</h2>

<div3 title="Micah 1" progress="74.73%" prev="Mic" next="Mic.2" id="Mic.1">
<h3 id="Mic.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Mic.1-p1">
<scripture passage="Mic 1:1" parsed="|Mic|1|1|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit që iu drejtua Mikeas, Morashtitit, në ditët e Jothamit, të Açazit dhe të Ezekias, mbretër të Judës, dhe i cili pati vegim rreth Samarias dhe Jeruzalemit.
<scripture passage="Mic 1:2" parsed="|Mic|1|2|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.2" />
<sup>2</sup> Dëgjoni, o mbarë popuj! Kushtoji kujdes, o tokë, me tërë atë që ti përmban! Zoti, Zoti, qoftë dëshmitar kundër jush, Zoti, nga tempulli i tij i shenjtë.
<scripture passage="Mic 1:3" parsed="|Mic|1|3|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.3" />
<sup>3</sup> Sepse ja, Zoti del nga banesa e tij, zbret dhe ecën mbi lartësitë e tokës;
<scripture passage="Mic 1:4" parsed="|Mic|1|4|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.4" />
<sup>4</sup> malet shkrihen poshtë tij, dhe luginat treten si dylli para zjarrit, si ujërat që rrjedhin në një brinjë.
<scripture passage="Mic 1:5" parsed="|Mic|1|5|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.5" />
<sup>5</sup> E tërë kjo për shkak të shkeljes së Jakobit dhe për mëkatet e shtëpisë së Izraelit. Cila është shkelja e Jakobit? Mos vallë Samaria? Cilat janë vendet e larta të Judës? A mos vallë Jeruzalemi?
<scripture passage="Mic 1:6" parsed="|Mic|1|6|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.6" />
<sup>6</sup> Prandaj do ta katandis Samarian në një grumbull rrënimesh në fushë, në një vend për të mbjellë hardhi. Do t'i rrokullis gurët e saj në luginë dhe do të nxjerrë në shesh themelet e saj.
<scripture passage="Mic 1:7" parsed="|Mic|1|7|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.7" />
<sup>7</sup> Të gjitha figurat e saj të gdhendura do të copëtohen, tërë fitimet e saj të prostitucionit do të digjen në zjarr dhe tërë idhujt e saj do t'i katandis në shkreti, sepse janë mbledhur me fitimet e prostitucionit,  ato do të kthehen në fitime të  prostitucionit.
<scripture passage="Mic 1:8" parsed="|Mic|1|8|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.8" />
<sup>8</sup> Për këtë arsye unë do të nxjerr vajtime dhe rënkime, do të shkoj i zhveshur dhe lakuriq; do të nxjerr ankime angullima si çakalli, klithma të kobshme si të strucit.
<scripture passage="Mic 1:9" parsed="|Mic|1|9|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.9" />
<sup>9</sup> Plagët e tij në fakt janë të pashërueshme, sepse kanë arritur deri në Judë, kanë arritur deri te porta popullit tim, në vetë Jeruzalemin.
<scripture passage="Mic 1:10" parsed="|Mic|1|10|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.10" />
<sup>10</sup> Mos e shpallni në Gath, mos qani aspak në Beth-le-Afrah, rrotullohuni në pluhur.
<scripture passage="Mic 1:11" parsed="|Mic|1|11|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.11" />
<sup>11</sup> Kalo tutje me lakuriqësi të turpshme, o banore e Shafirit; banorja e Tsaananit nuk del më; zija e Beth-Haetselit do t'ju heqë vendin mbi të cilin rri.
<scripture passage="Mic 1:12" parsed="|Mic|1|12|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.12" />
<sup>12</sup> Banorja e Marothit me të drejtë hidhërohet, sepse një fatkeqësi ka zbritur nga ana e Zotit deri te porta e Jeruzalemit.
<scripture passage="Mic 1:13" parsed="|Mic|1|13|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.13" />
<sup>13</sup> Lidhi kuajt te qerrja, o banore e Lakishit! Ajo ka qënë fillimi i mëkatit për bijën e Sionit, sepse te ti janë gjetur shkeljet e Izraelit.
<scripture passage="Mic 1:14" parsed="|Mic|1|14|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.14" />
<sup>14</sup> Prandaj ti do t'i japësh një dhuratë lamtumire Moresheth-Gathit; shtëpitë e Akzibit do të jenë një zhgënjim për mbretërit e Izraelit.
<scripture passage="Mic 1:15" parsed="|Mic|1|15|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.15" />
<sup>15</sup> Do të të sjell një trashëgimtar të ri, o banore e Mareshahut; lavdia e Izraelit do të arrijë deri në Adullam.
<scripture passage="Mic 1:16" parsed="|Mic|1|16|0|0" osisRef="Bible:Mic.1.16" />
<sup>16</sup> Pri flokët dhe rruaj kokën për shkak të bijve të kënaqësive të tua. Zgjero shogën tënde si huta, sepse ata do të shkojnë në robëri larg teje.
</p>
</div3>

<div3 title="Micah 2" progress="74.79%" prev="Mic.1" next="Mic.3" id="Mic.2">
<h3 id="Mic.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Mic.2-p1">
<scripture passage="Mic 2:1" parsed="|Mic|2|1|0|0" osisRef="Bible:Mic.2.1" />
<sup>1</sup> Mjerë ata që bluajnë në mendje paudhësi dhe projektojnë të keqen mbi shtretërit e tyre; në dritën e mëngjesit e kryejnë, sepse pushteti është në duart e tyre.
<scripture passage="Mic 2:2" parsed="|Mic|2|2|0|0" osisRef="Bible:Mic.2.2" />
<sup>2</sup> Dëshirojnë me të madhe arat dhe i marrin me dhunë, shtëpitë dhe i marrin; kështu shtypin me hile njeriun dhe shtëpinë e tij, individin dhe pronën e tij.
<scripture passage="Mic 2:3" parsed="|Mic|2|3|0|0" osisRef="Bible:Mic.2.3" />
<sup>3</sup> Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë po kurdis kundër këtij fisi një fatkeqësi, prej së cilës nuk mund të largoni qafën tuaj, as do të ecni me kokën lart, sepse do të jetë një kohë fatkeqësie.
<scripture passage="Mic 2:4" parsed="|Mic|2|4|0|0" osisRef="Bible:Mic.2.4" />
<sup>4</sup> Atë ditë do të dalë një proverb rreth jush, do të ngrenë një vajtim të zemërlënduar dhe do të thonë: "Jemi plotësisht të shkatërruar". Ai ka ndryshuar trashëgiminë e popullit tim. Ah, si ma mori! Arat tona ua shpërndau të pabesëve".
<scripture passage="Mic 2:5" parsed="|Mic|2|5|0|0" osisRef="Bible:Mic.2.5" />
<sup>5</sup> Prandaj nuk do të ketë më njeri që ta heqë litarin për ty, për të hedhur shortin në kuvendin e Zotit.
<scripture passage="Mic 2:6" parsed="|Mic|2|6|0|0" osisRef="Bible:Mic.2.6" />
<sup>6</sup> "Mos profetizoni", u thonë profetëve të tyre. Kështu ata nuk do të profetizojnë për këto gjëra, por nuk do ta largojnë turpin e tyre.
<scripture passage="Mic 2:7" parsed="|Mic|2|7|0|0" osisRef="Bible:Mic.2.7" />
<sup>7</sup> Éshtë thënë, o shtëpi e Jakobit: "A është i kufizuar Fryma e Zotit, apo këto janë veprat e tij? A nuk e bëjnë vallë rrezatues fjalët e mia atë që ec me ndershmëri?
<scripture passage="Mic 2:8" parsed="|Mic|2|8|0|0" osisRef="Bible:Mic.2.8" />
<sup>8</sup> Por kohët e fundit populli im ngriti krye si një armik; ju u merrni mantelin dhe rroben kalimtarëve që e ndjejnë veten të sigurt, atyre që kthehen nga lufta.
<scripture passage="Mic 2:9" parsed="|Mic|2|9|0|0" osisRef="Bible:Mic.2.9" />
<sup>9</sup> Ju i dëboni gratë e popullit tim nga shtëpitë tyre të mrekullueshme dhe u rrëmbeni për gjithnjë lavdinë time fëmijëve të tyre.
<scripture passage="Mic 2:10" parsed="|Mic|2|10|0|0" osisRef="Bible:Mic.2.10" />
<sup>10</sup> Çohuni dhe ikni, sepse ky nuk është një vend prehjeje; duke qenë i ndotur do t'ju shkatërroj me një shkatërrim të llahtarshëm.
<scripture passage="Mic 2:11" parsed="|Mic|2|11|0|0" osisRef="Bible:Mic.2.11" />
<sup>11</sup> Edhe sikur një njeri të ecte me një frymë falsiteti dhe të përhapte gënjeshtra, duke thënë: "Unë do të parathem për ty verë dhe pije dehëse", ai do të ishte një profet për këtë popull".
<scripture passage="Mic 2:12" parsed="|Mic|2|12|0|0" osisRef="Bible:Mic.2.12" />
<sup>12</sup> "Do të mbledh me siguri gjithçka, o Jakob, do të mbledh me siguri mbeturinën e Izraelit; do t'i vë bashkë si delet në një vathë, si një kope në mes të kullotës së vet; do të bëjnë një zhurmë të madhe për shkak të morisë së njerëzve.
<scripture passage="Mic 2:13" parsed="|Mic|2|13|0|0" osisRef="Bible:Mic.2.13" />
<sup>13</sup> Kush do të hapë të çarën, do të ngjitet para tyre; ata do të depërtojnë, do të kalojnë nga porta dhe prej saj kanë për të dalë; mbreti i tyre do të ecë para tyre dhe Zoti do të jetë në krye të tyre".
</p>
</div3>

<div3 title="Micah 3" progress="74.84%" prev="Mic.2" next="Mic.4" id="Mic.3">
<h3 id="Mic.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Mic.3-p1">
<scripture passage="Mic 3:1" parsed="|Mic|3|1|0|0" osisRef="Bible:Mic.3.1" />
<sup>1</sup> Unë thashë: "Ah, dëgjoni, o krerë të Jakobit, dhe ju qeveritarë të shtëpisë së Izraelit: a nuk ju takon vallë juve të njihni drejtësinë?
<scripture passage="Mic 3:2" parsed="|Mic|3|2|0|0" osisRef="Bible:Mic.3.2" />
<sup>2</sup> Ju që urreni të mirën dhe doni të keqen, që ju hiqni lëkurën nga trupi dhe mishin nga kockat e tyre.
<scripture passage="Mic 3:3" parsed="|Mic|3|3|0|0" osisRef="Bible:Mic.3.3" />
<sup>3</sup> Ata hanë mishin e popullit tim, i heqin lëkurën nga trupi, i thyejnë kockat dhe e presin në copa sikur do të shkonte në tenxhere, si mishi që vihet në kazan.
<scripture passage="Mic 3:4" parsed="|Mic|3|4|0|0" osisRef="Bible:Mic.3.4" />
<sup>4</sup> Atëherë do t'i këlthasin Zotit, por ai nuk do t'u përgjigjet; në atë kohë ai do t'ua fshehë fytyrën e tij, sepse kanë qenë të këqij në veprimet e tyre.
<scripture passage="Mic 3:5" parsed="|Mic|3|5|0|0" osisRef="Bible:Mic.3.5" />
<sup>5</sup> Kështu thotë Zoti për profetët që e bëjnë popullin tim të largohet nga rruga e tij, që bërtasin: "Paqe", po të kenë diçka për të kafshuar nëpër dhëmbë, por i shpallin luftë atij që nuk u vë gjë në gojë.
<scripture passage="Mic 3:6" parsed="|Mic|3|6|0|0" osisRef="Bible:Mic.3.6" />
<sup>6</sup> Prandaj do të keni net pa vegime, dhe do të keni terr pa shortari; dielli do të perëndojë mbi këta profetë dhe dita do të erret mbi ta.
<scripture passage="Mic 3:7" parsed="|Mic|3|7|0|0" osisRef="Bible:Mic.3.7" />
<sup>7</sup> Shikuesit do të mbulohen me turp dhe shortarët do të skuqen; do të mbulojnë të gjithë mjekrën e tyre, sepse nuk do të ketë asnjë përgjigje nga Perëndia".
<scripture passage="Mic 3:8" parsed="|Mic|3|8|0|0" osisRef="Bible:Mic.3.8" />
<sup>8</sup> Unë përkundrazi jam plot me forca të Frymës së Zotit, me drejtësi dhe forcë, për t'i bërë të njohur Jakobit shkeljen e tij dhe Izraelit mëkatin e tij.
<scripture passage="Mic 3:9" parsed="|Mic|3|9|0|0" osisRef="Bible:Mic.3.9" />
<sup>9</sup> Tani dëgjoni këtë, o krerë të shtëpisë së Jakobit dhe qeveritarë të shtëpisë së Izraelit, që urreni drejtësinë dhe shtrëmbëroni çdo gjë që është e ndershme,
<scripture passage="Mic 3:10" parsed="|Mic|3|10|0|0" osisRef="Bible:Mic.3.10" />
<sup>10</sup> që ndërtoni Sionin me gjak dhe Jeruzalemin me paudhësi.
<scripture passage="Mic 3:11" parsed="|Mic|3|11|0|0" osisRef="Bible:Mic.3.11" />
<sup>11</sup> Krerët e tij gjykojnë për një dhuratë, priftërinjtë e tij japin mësim për një pagesë, profetët e tij kryejnë shortari për para; megjithatë mbështeten tek Zoti dhe thonë: "A nuk është vallë Zoti midis  nesh? Nuk do të na bjerë në krye asnjë  fatkeqësi".
<scripture passage="Mic 3:12" parsed="|Mic|3|12|0|0" osisRef="Bible:Mic.3.12" />
<sup>12</sup> Prandaj, për shkakun tuaj, Sioni do të lërohet si një arë, Jeruzalemi do të bëhet një grumbull rrënimesh, dhe mali i tempullit një lartësi e pyllëzuar.
</p>
</div3>

<div3 title="Micah 4" progress="74.89%" prev="Mic.3" next="Mic.5" id="Mic.4">
<h3 id="Mic.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Mic.4-p1">
<scripture passage="Mic 4:1" parsed="|Mic|4|1|0|0" osisRef="Bible:Mic.4.1" />
<sup>1</sup> Por në kohët e fundit do të ndodhë që mali i shtëpisë së Zotit do të vendoset në majën e maleve dhe do ngrihet përmbi kodrat, dhe aty do të vijnë popujt.
<scripture passage="Mic 4:2" parsed="|Mic|4|2|0|0" osisRef="Bible:Mic.4.2" />
<sup>2</sup> Do të vijnë shumë kombe dhe do të thonë: "Ejani, të ngjitemi në malin e Zotit dhe në shtëpinë e Perëndisë të Jakobit; ai do të na mësojë rrugët e tij dhe ne do të ecim në shtigjet e tij". Sepse nga  Sioni do të dalë ligji dhe nga Jeruzalemi  fjala e Zotit.
<scripture passage="Mic 4:3" parsed="|Mic|4|3|0|0" osisRef="Bible:Mic.4.3" />
<sup>3</sup> Ai do të jetë gjyqtari midis shumë popujve dhe do të jetë arbitri midis shumë kombeve të fuqishme dhe të largëta. Me shpatat e tyre do të farkëtojnë plore dhe me ushtat e tyre drapërinj; një komb nuk  do ta ngrerë më shpatën kundër tjetrit dhe  nuk do të stërviten për luftë.
<scripture passage="Mic 4:4" parsed="|Mic|4|4|0|0" osisRef="Bible:Mic.4.4" />
<sup>4</sup> Do të ulet secili nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet, dhe askush nuk do t'i trembë më, sepse goja e Zotit të ushtrive foli.
<scripture passage="Mic 4:5" parsed="|Mic|4|5|0|0" osisRef="Bible:Mic.4.5" />
<sup>5</sup> Ndërsa tërë popujt ecin secili në emër të zotit të vet, ne do të ecim në emër të Zotit, Perëndisë tonë, përjetë.
<scripture passage="Mic 4:6" parsed="|Mic|4|6|0|0" osisRef="Bible:Mic.4.6" />
<sup>6</sup> "Atë ditë", thotë Zoti, "unë do të mbledh çalamanët, do të mbledh të dëbuarit dhe ata që kisha dëshpëruar.
<scripture passage="Mic 4:7" parsed="|Mic|4|7|0|0" osisRef="Bible:Mic.4.7" />
<sup>7</sup> Nga çalamanët do të bëj një mbetje dhe nga të dëbuarit një komb të fuqishëm. Kështu Zoti do të mbretërojë mbi ta në malin e Sionit, qysh atëherë e përgjithnjë.
<scripture passage="Mic 4:8" parsed="|Mic|4|8|0|0" osisRef="Bible:Mic.4.8" />
<sup>8</sup> Dhe ti, kullë e kopesë, kala e bijës së Sionit, ty do të vijë, pikërisht ty do të të vijë sundimi i lashtë, mbretëria e bijës së Jeruzalemit".
<scripture passage="Mic 4:9" parsed="|Mic|4|9|0|0" osisRef="Bible:Mic.4.9" />
<sup>9</sup> Tani, pse bërtet kaq fort? A nuk ka asnjë mbret brenda teje? Vallë ka vdekur këshilltari yt, që të kanë zënë dhembjet si një grua që po lind.
<scripture passage="Mic 4:10" parsed="|Mic|4|10|0|0" osisRef="Bible:Mic.4.10" />
<sup>10</sup> Perpëlitu dhe nxirre në dritë, o bijë e Sionit, si një grua që po lind, sepse tani do të dalësh nga qyteti, do të banosh në fushë dhe do të shkosh deri në Babiloni. Atje do të çlirohesh, atje Zoti do të të shpengojë nga dora e armiqve të tu.
<scripture passage="Mic 4:11" parsed="|Mic|4|11|0|0" osisRef="Bible:Mic.4.11" />
<sup>11</sup> Tani janë mbledhur shumë kombe kundër teje që thonë: "Le të përdhoset dhe sytë tona le të kënaqen duke shikuar Sionin".
<scripture passage="Mic 4:12" parsed="|Mic|4|12|0|0" osisRef="Bible:Mic.4.12" />
<sup>12</sup> Por ata nuk i dinë mendimet e Zotit, nuk e kuptojnë qëllimin e tij, sepse ai do t'i mbledhë si duaj në lëmë.
<scripture passage="Mic 4:13" parsed="|Mic|4|13|0|0" osisRef="Bible:Mic.4.13" />
<sup>13</sup> Çohu dhe shij, o bijë e Sionit, sepse do ta bëj bririn tënd prej hekuri dhe thonjtë e tu prej bronzi; ti do të dërmosh shumë popuj dhe unë do t'ia caktoj fitimet e tyre Zotit dhe pasuritë e tyre Zotit të të gjithë dheut.
</p>
</div3>

<div3 title="Micah 5" progress="74.94%" prev="Mic.4" next="Mic.6" id="Mic.5">
<h3 id="Mic.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Mic.5-p1">
<scripture passage="Mic 5:1" parsed="|Mic|5|1|0|0" osisRef="Bible:Mic.5.1" />
<sup>1</sup> Tani, bashkohu tok, o bijë e trupave. Na kanë rrethuar; me shufër godasin mbi faqe gjyqtarin e Izraelit.
<scripture passage="Mic 5:2" parsed="|Mic|5|2|0|0" osisRef="Bible:Mic.5.2" />
<sup>2</sup> "Por ti, o Betlem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë".
<scripture passage="Mic 5:3" parsed="|Mic|5|3|0|0" osisRef="Bible:Mic.5.3" />
<sup>3</sup> Prandaj ai do t'i braktisë deri në kohën në të cilën ajo që duhet të pjellë ka për të pjellur; atëherë kusuri i vëllezërve të saj do t'u kthehet bijve të Izraelit.
<scripture passage="Mic 5:4" parsed="|Mic|5|4|0|0" osisRef="Bible:Mic.5.4" />
<sup>4</sup> Ai do të mbetet për të kullotur kopenë e tij me pushtetin e Zotit, në madhërinë e emrit të Zotit, Perëndisë së tij. Dhe ata do të banojnë të sigurt, sepse atëherë ai do të jetë i madh deri në skajet e tokës.
<scripture passage="Mic 5:5" parsed="|Mic|5|5|0|0" osisRef="Bible:Mic.5.5" />
<sup>5</sup> Dhe ai vetë do të jetë paqja. Kur Asiri do të vijë në vendin tonë dhe do të shkelë në pallatet tona, ne do të nxjerrim kundër tij shtatë barinj dhe tetë princa nga njerëzit e zakonshëm.
<scripture passage="Mic 5:6" parsed="|Mic|5|6|0|0" osisRef="Bible:Mic.5.6" />
<sup>6</sup> Ata do të shkatërrojnë vendin e Asirisë me shpatë dhe tokën e Nimrodit në portat e saj; kështu ai do të na çlirojë nga Asiri në rast se do të vijë në vendin tonë dhe do të shkelë kufijtë tanë.
<scripture passage="Mic 5:7" parsed="|Mic|5|7|0|0" osisRef="Bible:Mic.5.7" />
<sup>7</sup> Kusuri i Jakobit, në mes të shumë popujve, ka për qenë si një vesë e dërguar nga Zoti, si një shi i dendur mbi barin, që nuk pret njeriun dhe nuk shpreson asgjë nga bijtë e njerëzve.
<scripture passage="Mic 5:8" parsed="|Mic|5|8|0|0" osisRef="Bible:Mic.5.8" />
<sup>8</sup> Kusuri i Jakobit do të jetë midis kombeve, në mes të shumë popujve, si një luan midis kafshëve të pyllit, si një luan i vogël midis kopeve të dhenve, i cili, po të jetë se kalon në mes, shkel dhe shqyen pa i dhënë mundësi askujt t'i shpëtojë.
<scripture passage="Mic 5:9" parsed="|Mic|5|9|0|0" osisRef="Bible:Mic.5.9" />
<sup>9</sup> Dora jote do të ngrihet kundër kundërshtarëve të tu dhe tërë armiqtë e tu do të shfarosen.
<scripture passage="Mic 5:10" parsed="|Mic|5|10|0|0" osisRef="Bible:Mic.5.10" />
<sup>10</sup> "Atë ditë do të ndodhë", thotë Zoti, "që unë do t'i zhduk kuajt e tu në mes teje dhe do të shkatërroj qerret e tua;
<scripture passage="Mic 5:11" parsed="|Mic|5|11|0|0" osisRef="Bible:Mic.5.11" />
<sup>11</sup> do të zhduk qytetet e vendit tënd dhe do të rrëzoj tërë fortesat e tua;
<scripture passage="Mic 5:12" parsed="|Mic|5|12|0|0" osisRef="Bible:Mic.5.12" />
<sup>12</sup> do të zhduk nga dora jote artet magjike dhe ti nuk do të kesh më shortarë;
<scripture passage="Mic 5:13" parsed="|Mic|5|13|0|0" osisRef="Bible:Mic.5.13" />
<sup>13</sup> do të zhduk në mes teje figurat e tua të gdhëndura dhe shtyllat e tua të shenjta, dhe ti nuk do të biesh më përmbys përpara veprës së duarve të tua.
<scripture passage="Mic 5:14" parsed="|Mic|5|14|0|0" osisRef="Bible:Mic.5.14" />
<sup>14</sup> Do të çrrënjos në mes teje Asherahët e tu dhe do të shkatërroj qytetet e tua.
<scripture passage="Mic 5:15" parsed="|Mic|5|15|0|0" osisRef="Bible:Mic.5.15" />
<sup>15</sup> Do të hakmerrem me zemërim dhe me tërbim me kombet që nuk kanë dashur të dëgjojnë".
</p>
</div3>

<div3 title="Micah 6" progress="74.99%" prev="Mic.5" next="Mic.7" id="Mic.6">
<h3 id="Mic.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Mic.6-p1">
<scripture passage="Mic 6:1" parsed="|Mic|6|1|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.1" />
<sup>1</sup> Ah, dëgjoni atë që thotë Zoti: "Çohu, mbro kauzën tënde përpara maleve dhe kodrat le të dëgjojnë zërin tënd".
<scripture passage="Mic 6:2" parsed="|Mic|6|2|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.2" />
<sup>2</sup> Dëgjoni, o male, kundërshtimin e Zotit, dhe ju themele të forta të tokës, sepse Zoti ka një kundërshtim me popullin e tij dhe dëshiron të diskutojë me Izraelin.
<scripture passage="Mic 6:3" parsed="|Mic|6|3|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.3" />
<sup>3</sup> "Populli im, çfarë të kam bërë dhe me çfarë të kam lodhur? Dëshmo kundër meje.
<scripture passage="Mic 6:4" parsed="|Mic|6|4|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.4" />
<sup>4</sup> Sepse unë të nxora nga vendi i Egjiptit, të çlirova nga shtëpia e skllavërisë dhe kam dërguar para teje Moisiun, Aaronin dhe Miriamin.
<scripture passage="Mic 6:5" parsed="|Mic|6|5|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.5" />
<sup>5</sup> O populli im, mbaj mend atë që Balaku, mbreti i Moabit, kurdiste dhe si iu përgjigj Balaami, biri i Beorit, nga Shitimi deri në Gilgal me qëllim që ti të pranosh drejtësinë e Zotit".
<scripture passage="Mic 6:6" parsed="|Mic|6|6|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.6" />
<sup>6</sup> Me se do të vij përpara Zotit dhe do të përkulem përpara Perëndisë së lartë? Do të vij para tij me olokauste, me viça motakë?
<scripture passage="Mic 6:7" parsed="|Mic|6|7|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.7" />
<sup>7</sup> Do të pëlqej Zoti mijëra desh ose mori rrëkesh vaji? Do të jap të parëlindurin tim për shkeljen time, frytin e barkut tim për mëkatin e shpirtit tim?
<scripture passage="Mic 6:8" parsed="|Mic|6|8|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.8" />
<sup>8</sup> O njeri, ai të ka bërë të njohur atë që është e mirë; dhe çfarë tjetër kërkon Zoti nga ti, përveç se të zbatosh drejtësinë, të duash mëshirën dhe të ecësh përulësisht me Perëndinë tënd?
<scripture passage="Mic 6:9" parsed="|Mic|6|9|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.9" />
<sup>9</sup> Zëri i Zotit i thërret qytetit, dhe kush ka dituri do të njohë emrin tënd: "Kini kujdes për thuprën dhe për atë që e ka caktuar.
<scripture passage="Mic 6:10" parsed="|Mic|6|10|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.10" />
<sup>10</sup> A ka akoma në shtëpinë e të pabesit thesare nga paudhësia, dhe efa të mangëta, që janë një gjë e neveritshme?
<scripture passage="Mic 6:11" parsed="|Mic|6|11|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.11" />
<sup>11</sup> Mund ta shpall të pastër njeriun me peshore të pasakta dhe me qeskën me pesha të rreme?
<scripture passage="Mic 6:12" parsed="|Mic|6|12|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.12" />
<sup>12</sup> Pasanikët e tij në fakt janë plot me dhunë, banorët e tij thonë gënjeshtra dhe gjuha e tyre nuk është veçse mashtrim në gojën e tyre.
<scripture passage="Mic 6:13" parsed="|Mic|6|13|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.13" />
<sup>13</sup> Prandaj edhe unë do të të bëj të vuash, duke të goditur dhe duke bërë që të jesh i shkretë për shkak të mëkateve të tua.
<scripture passage="Mic 6:14" parsed="|Mic|6|14|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.14" />
<sup>14</sup> Ti do të hash, por nuk do të ngopesh dhe uria do të mbetet brenda teje; do të vësh mënjanë por nuk do të shpëtosh asgjë, dhe atë që do të shpëtosh do t'ia dorëzoj shpatës.
<scripture passage="Mic 6:15" parsed="|Mic|6|15|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.15" />
<sup>15</sup> Ti do të mbjellësh, por nuk do të korrësh; do t'i shtypësh ullinjtë, por nuk do të lyhesh me vaj; do të bësh musht, por nuk do të pish verë.
<scripture passage="Mic 6:16" parsed="|Mic|6|16|0|0" osisRef="Bible:Mic.6.16" />
<sup>16</sup> Ju ndiqni statutet e Omrit dhe tërë praktikat e shtëpisë së Ashabit, dhe ju ecni sipas këshillave të tyre, që unë t'ju katandis në një shkreti, dhe banorët e tu në një objekt talljeje. Kështu ju do të mbani turpin e popullit tim!".
</p>
</div3>

<div3 title="Micah 7" progress="75.05%" prev="Mic.6" next="Nah" id="Mic.7">
<h3 id="Mic.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Mic.7-p1">
<scripture passage="Mic 7:1" parsed="|Mic|7|1|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.1" />
<sup>1</sup> Mjerë unë! Sepse jam si ata që vjelin frutat e verës, si ata që mbledhin rrushin e vitit: nuk ka asnjë vile për të ngrënë, shpirti im dëshëron një fik të parë.
<scripture passage="Mic 7:2" parsed="|Mic|7|2|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.2" />
<sup>2</sup> Njeriu i përshpirtshëm është zhdukur nga dheu, midis njerëzve nuk ka më njerëz të ndershëm; të tërë rrinë në pritë për të derdhur gjak, secili gjuan vëllanë e vet me rrjetë.
<scripture passage="Mic 7:3" parsed="|Mic|7|3|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.3" />
<sup>3</sup> Të dy duart e tyre janë të shtrira për të bërë të keq me zotësi; princi pretendon, gjyqtari kërkon shpërblime, i madhi shfaq lakminë e tij; kështu bashkarisht e prishin drejtësinë.
<scripture passage="Mic 7:4" parsed="|Mic|7|4|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.4" />
<sup>4</sup> Më i miri i tyre është si një ferrishte, më i ndershmi është më i keq se një gardh ferrash. Dita e dënimit tënd po vjen; tani do të jetë pështjellimi i tyre.
<scripture passage="Mic 7:5" parsed="|Mic|7|5|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.5" />
<sup>5</sup> Mos e besoni shokun, mos i zini besë mikut të ngushtë; ruaji portat e gojës sate përpara asaj që prehet mbi gjirin tënd.
<scripture passage="Mic 7:6" parsed="|Mic|7|6|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.6" />
<sup>6</sup> Sepse biri turpëron të atin, bija ngre krye kundër nënës, e reja kundër vjehrrës, armiqtë e secilit janë ata të shtëpisë së tij.
<scripture passage="Mic 7:7" parsed="|Mic|7|7|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.7" />
<sup>7</sup> Por unë do të shikoj te Zoti, do të shpresoj te Perëndia i shpëtimit tim; Perëndia im do të më dëgjojë.
<scripture passage="Mic 7:8" parsed="|Mic|7|8|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.8" />
<sup>8</sup> Mos u gëzo me mua, o armikja ime! Në rast se kam rënë, do të ngrihem përsëri; në rast se ulem në terr, Zoti do të jetë drita ime.
<scripture passage="Mic 7:9" parsed="|Mic|7|9|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.9" />
<sup>9</sup> Unë do të duroj indinjatën e Zotit, sepse kam kryer mëkate kundër tij, deri sa ai do të mbrojë kauzën time, dhe do vendosë drejtësi për mua; ai do të më nxjerrë në dritë dhe unë do të sodit drejtësinë e tij.
<scripture passage="Mic 7:10" parsed="|Mic|7|10|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.10" />
<sup>10</sup> Atëherë armikja ime do ta shohë dhe do të mbulohet me turp, ajo që më thoshte: "Ku është Zoti, Perëndia yt?". Sytë e mi do ta shikojnë me ëndje, ndërsa do ta shkelin si baltën e rrugëve.
<scripture passage="Mic 7:11" parsed="|Mic|7|11|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.11" />
<sup>11</sup> Kur do të rindërtohen muret e tua, atë ditë kufiri yt do të zgjerohet shumë.
<scripture passage="Mic 7:12" parsed="|Mic|7|12|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.12" />
<sup>12</sup> Atë ditë do të vinë te ti, nga Asiria dhe nga qytetet e tua të fortifikuara, nga qyteti i fortifikuar deri te Lumi, nga deti në det dhe nga mali në mal.
<scripture passage="Mic 7:13" parsed="|Mic|7|13|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.13" />
<sup>13</sup> Por vendi do të katandiset në një shkreti për shkak të banorëve të tu, për shkak të frytit të veprimeve të tyre.
<scripture passage="Mic 7:14" parsed="|Mic|7|14|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.14" />
<sup>14</sup> Kullot popullin tënd me shkopin tënd, kopenë e trashëgimisë sate, që rri i vetmuar në pyllin në mes të Karmelit. Le të kullosin në Bashan dhe në Galaad si në kohërat e lashta.
<scripture passage="Mic 7:15" parsed="|Mic|7|15|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.15" />
<sup>15</sup> "Si në ditët që dole nga vendi i Egjiptit, unë do t'u tregoj atyre gjëra të mrekullueshme".
<scripture passage="Mic 7:16" parsed="|Mic|7|16|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.16" />
<sup>16</sup> Kombet do të shohin dhe do t'u vijë turp për tërë fuqinë e tyre; do të vënë dorën te goja, veshët e tyre do të mbeten të shurdhër.
<scripture passage="Mic 7:17" parsed="|Mic|7|17|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.17" />
<sup>17</sup> Do të lëpijnë pluhurin si gjarpëri, si rrëshqanorët e tokës, do të dalin duke u dridhur nga vendet ku janë fshehur; do të kenë frikë nga Zoti, Perëndia ynë, dhe do të kenë frikë nga ti.
<scripture passage="Mic 7:18" parsed="|Mic|7|18|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.18" />
<sup>18</sup> Cili Perëndi është si ti, që fal paudhësinë dhe e kapërcen shkeljen e mbetjes së trashëgimisë së tij? Ai nuk e mban përgjithnjë zemërimin e tij, sepse i pëlqen të jetë i mëshirshëm.
<scripture passage="Mic 7:19" parsed="|Mic|7|19|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.19" />
<sup>19</sup> Atij do t'i vijë përsëri keq për ne, do të shkelë paudhësitë tona, Ti do të hedhësh në fund të detit tërë mëkatet tona.
<scripture passage="Mic 7:20" parsed="|Mic|7|20|0|0" osisRef="Bible:Mic.7.20" />
<sup>20</sup> Ti do t'ia tregosh besnikërinë tënde Jakobit dhe dhemshurinë tënde Abrahamit, siç iu betove etërve tanë qysh në kohërat e lashta.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Nahum" progress="75.12%" prev="Mic.7" next="Nah.1" id="Nah">
<h2 id="Nah-p0.1">Nahum</h2>

<div3 title="Nahum 1" progress="75.12%" prev="Nah" next="Nah.2" id="Nah.1">
<h3 id="Nah.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Nah.1-p1">
<scripture passage="Nahum 1:1" parsed="|Nah|1|1|0|0" osisRef="Bible:Nah.1.1" />
<sup>1</sup> Profecia mbi Niniven. Libri i vegimit të Nahumit nga Elkoshi.
<scripture passage="Nahum 1:2" parsed="|Nah|1|2|0|0" osisRef="Bible:Nah.1.2" />
<sup>2</sup> Zoti është një Perëndi xheloz dhe hakmarrës; Zoti është hakmarrës dhe plot tërbim. Zoti hakmerret me kundërshtarët e tij dhe e ruan zemërimin për armiqtë e tij.
<scripture passage="Nahum 1:3" parsed="|Nah|1|3|0|0" osisRef="Bible:Nah.1.3" />
<sup>3</sup> Zoti është i ngadalshëm në zemërim dhe pushtetmadh, por nuk e lë pa e ndëshkuar aspak të ligun. Zoti vazhdon rrugën e tij në shakullimë dhe në furtunë dhe retë janë pluhuri i këmbëve të tij.
<scripture passage="Nahum 1:4" parsed="|Nah|1|4|0|0" osisRef="Bible:Nah.1.4" />
<sup>4</sup> Ai e qorton rëndë detin dhe e than, i bën të thahen të gjithë lumenjtë. Bashani dhe Karmeli thahen dhe lulja e Libanit fishket.
<scripture passage="Nahum 1:5" parsed="|Nah|1|5|0|0" osisRef="Bible:Nah.1.5" />
<sup>5</sup> Malet dridhen para tij, kodrat treten; në prani të tij toka ngrihet, po, bota dhe tërë banorët e saj.
<scripture passage="Nahum 1:6" parsed="|Nah|1|6|0|0" osisRef="Bible:Nah.1.6" />
<sup>6</sup> Kush mund t'i rezistojë indinjatës së tij dhe kush mund të durojë zjarrin e zemërimit të tij? Tërbimi i tij derdhet si zjarr dhe shkëmbinjtë janë prej tij të thërmuara.
<scripture passage="Nahum 1:7" parsed="|Nah|1|7|0|0" osisRef="Bible:Nah.1.7" />
<sup>7</sup> Zoti është i mirë, është një fortesë në ditën e fatkeqësisë; ai i njeh ata që kërkojnë strehë tek ai.
<scripture passage="Nahum 1:8" parsed="|Nah|1|8|0|0" osisRef="Bible:Nah.1.8" />
<sup>8</sup> Por me një përmbytje të madhe ai do të kryejë një shkatërrim të plotë të vendit të tij dhe armiqtë e tij do të përndiqen nga terri.
<scripture passage="Nahum 1:9" parsed="|Nah|1|9|0|0" osisRef="Bible:Nah.1.9" />
<sup>9</sup> Çfarë projektoni kundër Zotit? Ai do të kryejë një shkatërrim të plotë: fatkeqësia nuk do të ndodhë dy herë.
<scripture passage="Nahum 1:10" parsed="|Nah|1|10|0|0" osisRef="Bible:Nah.1.10" />
<sup>10</sup> Edhe sikur të ishin si ferrat e dendura edhe të dehur nga vera që kanë pirë, ata do të gllabërohen si kashta fare e thatë.
<scripture passage="Nahum 1:11" parsed="|Nah|1|11|0|0" osisRef="Bible:Nah.1.11" />
<sup>11</sup> Prej teje doli ai që ka kurdisur të keqen kundër Zotit, ai që ka konceptuar ligësinë.
<scripture passage="Nahum 1:12" parsed="|Nah|1|12|0|0" osisRef="Bible:Nah.1.12" />
<sup>12</sup> Kështu thotë Zoti: "Edhe sikur të ishin plot forcë dhe të shumtë, do të kositen dhe do të zhduken. Ndonëse të kam pikëlluar, nuk do të pikëlloj më.
<scripture passage="Nahum 1:13" parsed="|Nah|1|13|0|0" osisRef="Bible:Nah.1.13" />
<sup>13</sup> Tani do të thyej zgjedhën e saj nga trupi yt dhe do t'i shkul lidhjet e tua".
<scripture passage="Nahum 1:14" parsed="|Nah|1|14|0|0" osisRef="Bible:Nah.1.14" />
<sup>14</sup> Por lidhur me ty Zoti ka dhënë këtë urdhër: "Emri yt nuk do të përjetësohet më. Nga tempulli i perëndive të tua do të zhduk figurat e gdhendura dhe ato të derdhura. Do të të përgatis varrin se je i neveritshëm".
<scripture passage="Nahum 1:15" parsed="|Nah|1|15|0|0" osisRef="Bible:Nah.1.15" />
<sup>15</sup> Ja mbi male këmbët e atij që njofton lajme të mira dhe që shpall paqen! Kremto festat e tua solemne, o Judë, plotëso betimet e tua, sepse i ligu nuk do të kalojë më në mes teje; ai do të shfaroset krejt.
</p>
</div3>

<div3 title="Nahum 2" progress="75.17%" prev="Nah.1" next="Nah.3" id="Nah.2">
<h3 id="Nah.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Nah.2-p1">
<scripture passage="Nahum 2:1" parsed="|Nah|2|1|0|0" osisRef="Bible:Nah.2.1" />
<sup>1</sup> Ka dalë kundër teje një shkatërrues. Ruaje mirë fortesën, mbikqyr rrugën, forco ijët e tua, mblidh tërë forcat e tua.
<scripture passage="Nahum 2:2" parsed="|Nah|2|2|0|0" osisRef="Bible:Nah.2.2" />
<sup>2</sup> Sepse Zoti do të rivendosë lavdinë e Jakobit dhe lavdinë e Izraelit, sepse cubat i kanë plaçkitur dhe kanë shkatërruar shermendet e tyre.
<scripture passage="Nahum 2:3" parsed="|Nah|2|3|0|0" osisRef="Bible:Nah.2.3" />
<sup>3</sup> Mburoja e trimave të tij është ngjyrosur me të kuq, trimat e tij janë veshur me rroba të kuqe; ditën që ai përgatit hekuri i qerreve do të nxjerrë shkëndi si zjarri dhe do të vringëllojnë ushtat e qiparisit.
<scripture passage="Nahum 2:4" parsed="|Nah|2|4|0|0" osisRef="Bible:Nah.2.4" />
<sup>4</sup> Qerret do të lëshohen me tërbim nëpër rrugë do t'u bien kryq e tërthor shesheve; do të duken si pishtarë, do të vetëtijnë si rrufe.
<scripture passage="Nahum 2:5" parsed="|Nah|2|5|0|0" osisRef="Bible:Nah.2.5" />
<sup>5</sup> Ai do të kujtojë burrat e tij të fuqishëm, por ata do të pengohen në marshimin e tyre, do të sulen drejt mureve dhe mbrojtja do të përgatitet.
<scripture passage="Nahum 2:6" parsed="|Nah|2|6|0|0" osisRef="Bible:Nah.2.6" />
<sup>6</sup> Portat e lumenjve do të hapen dhe pallati do të shembet.
<scripture passage="Nahum 2:7" parsed="|Nah|2|7|0|0" osisRef="Bible:Nah.2.7" />
<sup>7</sup> Atë që rrinte palëvizur do ta zhveshin dhe do ta marrin; shërbëtoret e saj do të vajtojnë me zë si të pëllumbeshës, duke i rënë gjoksit.
<scripture passage="Nahum 2:8" parsed="|Nah|2|8|0|0" osisRef="Bible:Nah.2.8" />
<sup>8</sup> Ndonëse Ninive i kohëve të kaluara ishte si një rezervuar uji, tani ata ikin. "Ndaluni, ndaluni!", bërtasin, por askush nuk kthehet.
<scripture passage="Nahum 2:9" parsed="|Nah|2|9|0|0" osisRef="Bible:Nah.2.9" />
<sup>9</sup> Plaçkitni argjendin, plaçkitni arin! Ka thesare pa fund, pasuri të çfarëdo sendi të çmuar.
<scripture passage="Nahum 2:10" parsed="|Nah|2|10|0|0" osisRef="Bible:Nah.2.10" />
<sup>10</sup> Ai është i shkretuar, bosh dhe i rrënuar; zemra ligështohet, gjunjët dridhen, ka një dhembje të madhe në të gjitha ijët dhe tërë fytyrat e tyre zverdhen.
<scripture passage="Nahum 2:11" parsed="|Nah|2|11|0|0" osisRef="Bible:Nah.2.11" />
<sup>11</sup> Ku është strofka e luanëve, vendi ku ushqeheshin luanët e vegjël, ku silleshin luani, luanesha dhe të vegjëlit e saj dhe askush nuk i trembte?
<scripture passage="Nahum 2:12" parsed="|Nah|2|12|0|0" osisRef="Bible:Nah.2.12" />
<sup>12</sup> Luani shqyente për të vegjëlit e tij, mbyste për luaneshat e tij dhe mbushte strofkat e tij me gjah dhe strofullat me gjënë e grabitur.
<scripture passage="Nahum 2:13" parsed="|Nah|2|13|0|0" osisRef="Bible:Nah.2.13" />
<sup>13</sup> "Ja, unë jam kundër teje", thotë Zoti i ushtrive, "unë do t'i djeg dhe do t'i bëj tym qerret e tua dhe shpata do të gllabërojë luanët e tu të vegjël; unë do të zhduk grabitjen tënde nga dheu dhe zëri i lajmëtarëve të tu nuk do të dëgjohet më".
</p>
</div3>

<div3 title="Nahum 3" progress="75.22%" prev="Nah.2" next="Hab" id="Nah.3">
<h3 id="Nah.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Nah.3-p1">
<scripture passage="Nahum 3:1" parsed="|Nah|3|1|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.1" />
<sup>1</sup> Mjerë qyteti gjakatar, që është plot me hile dhe me dhunë dhe që nuk po heq dorë nga grabitjet!
<scripture passage="Nahum 3:2" parsed="|Nah|3|2|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.2" />
<sup>2</sup> Kërcet kamxhiku, zhurmë shurdhuese rrotash, kuajsh që vrapojnë dhe qerresh që hovin,
<scripture passage="Nahum 3:3" parsed="|Nah|3|3|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.3" />
<sup>3</sup> kalorës në sulm shpata flakëruese, ushta që shndritin, një shumicë e madhe të vrarësh, të vdekur të shumtë, kufoma pa fund; pengohesh te kufomat.
<scripture passage="Nahum 3:4" parsed="|Nah|3|4|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.4" />
<sup>4</sup> Të gjitha këto për shkak të kurvërimeve të shumta të prostitutes joshëse, mjeshtre në artet magjike që i shiste kombet me kurvërimet e saj dhe popujt me artet e saj magjike.
<scripture passage="Nahum 3:5" parsed="|Nah|3|5|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.5" />
<sup>5</sup> "Ja, unë jam kundër teje", thotë Zoti i ushtrive, "unë do të ngre cepat e rrobës sate deri në fytyrë dhe do t'u tregoj kombeve lakuriqësinë tënde dhe mbretërive turpin tënd.
<scripture passage="Nahum 3:6" parsed="|Nah|3|6|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.6" />
<sup>6</sup> Do të të hedh përsipër ndyrësi, do të të bëj të neveritshme dhe do të të nxjerr te shtylla e turpit.
<scripture passage="Nahum 3:7" parsed="|Nah|3|7|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.7" />
<sup>7</sup> Do të ndodhë që të gjithë ata që do të të shikojnë do të largohen prej teje dhe do të thonë: "Ninive është shkretuar! Kujt do t'i vijë keq për të?". Ku t'i kërkoj ngushëllonjësit e saj?".
<scripture passage="Nahum 3:8" parsed="|Nah|3|8|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.8" />
<sup>8</sup> A je më e bukur se No-Amoni, që ndodhet midis kanaleve të Nilit, i rrethuar nga ujërat dhe që e kishte detin si ledh dhe detin si mur?
<scripture passage="Nahum 3:9" parsed="|Nah|3|9|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.9" />
<sup>9</sup> Etiopia dhe Egjipti ishin forca e tij dhe nuk kishin kufi; Puti dhe Libianët ishin aleatët e tij.
<scripture passage="Nahum 3:10" parsed="|Nah|3|10|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.10" />
<sup>10</sup> Megjithatë edhe ai u internua, shkoi në robëri; edhe fëmijët e tij u bënë copë-copë në hyrje të çdo rruge; kanë hedhur shortin mbi fisnikët e tij dhe tërë të mëdhenjtë e tij u lidhën me zinxhirë.
<scripture passage="Nahum 3:11" parsed="|Nah|3|11|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.11" />
<sup>11</sup> Ti gjithashtu do të jesh e dehur dhe do të fshihesh; ti gjithashtu do të kërkosh një vend të fortifikuar përpara armikut.
<scripture passage="Nahum 3:12" parsed="|Nah|3|12|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.12" />
<sup>12</sup> Tërë fortesat e tua do të jenë si druri i fikut me fiq të parë; po t'i shkundësh, bien në gojë të atij që i ha.
<scripture passage="Nahum 3:13" parsed="|Nah|3|13|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.13" />
<sup>13</sup> Ja, trupat e tua në mes teje janë si gra; portat e vendit tënd janë të hapura përpara armiqve të tu; zjarri ka gllabëruar hekurat e portave të tua.
<scripture passage="Nahum 3:14" parsed="|Nah|3|14|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.14" />
<sup>14</sup> Mblidh për vete ujin e nevojshëm për rrethimin, përforco fortifikimet e tua, ngjeshe argjilën, punoje llaçin, ndreqe furrën për tulla.
<scripture passage="Nahum 3:15" parsed="|Nah|3|15|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.15" />
<sup>15</sup> Atje zjarri do të të gllabërojë, shpata do të të shkatërrojë, do të të hajë si një larvë karkaleci; shumohu si larvat e karkalecave, shumohu si karkalecat.
<scripture passage="Nahum 3:16" parsed="|Nah|3|16|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.16" />
<sup>16</sup> I ke shumuar tregjet e tua më tepër se yjet e qiellit; larvat e karkalecave zhveshin çdo gjë dhe pastaj fluturojnë tutje.
<scripture passage="Nahum 3:17" parsed="|Nah|3|17|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.17" />
<sup>17</sup> Princat e tu janë si karkalecat, oficerët e tu si mizëri karkalecash që ndalen midis gjerdheve në ditët e ftohta; po, kur del dielli, fluturojnë tutje, por nuk dihet se ku kanë shkuar.
<scripture passage="Nahum 3:18" parsed="|Nah|3|18|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.18" />
<sup>18</sup> O mbret i Asirisë, barinjtë e tu po flenë, fisnikët e tu pushojnë; populli yt u shpërnda ndër male dhe kurrkush nuk po i mbledh.
<scripture passage="Nahum 3:19" parsed="|Nah|3|19|0|0" osisRef="Bible:Nah.3.19" />
<sup>19</sup> Nuk ka ilaç për plagën tënde, plaga jote është vdekjeprurëse; të gjithë ata që do të dëgjojnë të flitet për ty, do të përplasin duart për fatin tënd. Sepse mbi kë nuk është ushtruar vazhdimisht ligësia jote?
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Habakkuk" progress="75.28%" prev="Nah.3" next="Hab.1" id="Hab">
<h2 id="Hab-p0.1">Habakkuk</h2>

<div3 title="Habakkuk 1" progress="75.28%" prev="Hab" next="Hab.2" id="Hab.1">
<h3 id="Hab.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Hab.1-p1">
<scripture passage="Hab 1:1" parsed="|Hab|1|1|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.1" />
<sup>1</sup> Profecia që pati në vegim profeti Habakuk.
<scripture passage="Hab 1:2" parsed="|Hab|1|2|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.2" />
<sup>2</sup> Deri kur, o Zot, do të bërtas dhe ti nuk do të më dëgjosh? Unë këlthas: "Dhunë!", por ti nuk jep shpëtim.
<scripture passage="Hab 1:3" parsed="|Hab|1|3|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.3" />
<sup>3</sup> Përse më bën të shikoj paudhësinë dhe më bën të shoh çoroditjen? Përpara meje qëndron grabitja dhe dhuna, ka grindje dhe përçarja po shtohet.
<scripture passage="Hab 1:4" parsed="|Hab|1|4|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.4" />
<sup>4</sup> Prandaj ligji nuk ka forcë dhe drejtësia nuk ia del të fitojë, sepse i pabesi e mashtron të drejtin dhe drejtësia shtrëmbërohet.
<scripture passage="Hab 1:5" parsed="|Hab|1|5|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.5" />
<sup>5</sup> "Shikoni midis kombeve dhe këqyrni, do të mbeteni të habitur dhe të shastisur, sepse unë do të kryej në ditët tuaja një vepër, që ju nuk do ta besonit edhe sikur t'jua tregonin.
<scripture passage="Hab 1:6" parsed="|Hab|1|6|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.6" />
<sup>6</sup> Sepse ja, unë do t'i nxis Kaldeasit, komb mizor dhe i furishëm, që përshkon dheun në gjerësinë e tij për të shtënë në dorë banesa jo të vetat.
<scripture passage="Hab 1:7" parsed="|Hab|1|7|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.7" />
<sup>7</sup> Éshtë i tmerrshëm, i llahtarshëm; gjykimi i tij dhe dinjiteti i tij dalin nga ai vetë.
<scripture passage="Hab 1:8" parsed="|Hab|1|8|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.8" />
<sup>8</sup> Kuajt e tij janë më të shpejtë se leopardët, më të egër se ujqërit e mbrëmjes. Kalorësit e tyre përhapen kudo, kalorësit e tyre vijnë nga larg, fluturojnë si shqiponja që sulet mbi gjahun për ta gllabëruar.
<scripture passage="Hab 1:9" parsed="|Hab|1|9|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.9" />
<sup>9</sup> Vijnë të gjithë për të bërë dhunë, fytyrat e tyre shtyhen përpara dhe grumbullojnë robër si rëra.
<scripture passage="Hab 1:10" parsed="|Hab|1|10|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.10" />
<sup>10</sup> Ai tallet me mbretërit dhe princat janë për të objekt talljeje; përqesh çfarëdo fortese, sepse mbledh pak dhe, dhe e pushton.
<scripture passage="Hab 1:11" parsed="|Hab|1|11|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.11" />
<sup>11</sup> Pastaj përparon shpejt si era, kalon tutje dhe e bën veten fajtor, duke ia atribuar këtë forcë të tij perëndisë së vet".
<scripture passage="Hab 1:12" parsed="|Hab|1|12|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.12" />
<sup>12</sup> A nuk je që nga fillimet, o Zot, Perëndia im, i shenjti im? Ne nuk do të vdesim, o Zot, sepse ti e ke caktuar për të bërë drejtësi dhe e ke caktuar, o Shkëmb, për të ndëshkuar.
<scripture passage="Hab 1:13" parsed="|Hab|1|13|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.13" />
<sup>13</sup> Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë. Pse rri dhe shikon ata që veprojnë me hile, dhe hesht kur i ligu gllabëron atë që është më i drejtë se ai?
<scripture passage="Hab 1:14" parsed="|Hab|1|14|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.14" />
<sup>14</sup> Pse i bën njerëzit si peshqit e detit dhe si rrëshqanorët, që nuk kanë zot?
<scripture passage="Hab 1:15" parsed="|Hab|1|15|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.15" />
<sup>15</sup> Ai i zë të gjithë me grep, i zë me rrjetën e tij dhe i mbledh me rrjetën e tij të peshkimit; pastaj kënaqet dhe ngazëllon.
<scripture passage="Hab 1:16" parsed="|Hab|1|16|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.16" />
<sup>16</sup> Prandaj i bën flijime rrjetës së tij dhe djeg temjan për rrjetën e tij, sepse me to pjesa e tij është e madhe dhe ushqimi i tij i bollshëm.
<scripture passage="Hab 1:17" parsed="|Hab|1|17|0|0" osisRef="Bible:Hab.1.17" />
<sup>17</sup> A do të vazhdojë ai, pra, të zbrazë rrjetën e tij dhe të masakrojë kombet pa mëshirë?
</p>
</div3>

<div3 title="Habakkuk 2" progress="75.34%" prev="Hab.1" next="Hab.3" id="Hab.2">
<h3 id="Hab.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Hab.2-p1">
<scripture passage="Hab 2:1" parsed="|Hab|2|1|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.1" />
<sup>1</sup> Unë do të rri në vendrojën time, do të zë vend mbi kullë dhe do t'i hap sytë për të parë atë që do të më thotë dhe çfarë do të duhet t'i përgjigjem lidhur me ankesën e bërë.
<scripture passage="Hab 2:2" parsed="|Hab|2|2|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.2" />
<sup>2</sup> Pastaj Zoti m'u përgjigj dhe tha: "Shkruaje vegimin tënd dhe gdhende mbi rrasa, që të mund të lexohet shpejt.
<scripture passage="Hab 2:3" parsed="|Hab|2|3|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.3" />
<sup>3</sup> Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; në se vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë.
<scripture passage="Hab 2:4" parsed="|Hab|2|4|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.4" />
<sup>4</sup> Ja, shpirti i është krenuar, nuk është i drejtë, por i drejti do të rrojë për shkak të besimit të tij.
<scripture passage="Hab 2:5" parsed="|Hab|2|5|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.5" />
<sup>5</sup> Përveç kësaj vera e tradhëton njeriun krenar dhe kështu ai nuk rri në shtëpi. Ai, pra, e shton lakminë e tij si Sheoli dhe është si vdekja, sepse kurrë nuk është i kënaqur, por mbledh rreth vetes tërë kombet dhe tërë popujt.
<scripture passage="Hab 2:6" parsed="|Hab|2|6|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.6" />
<sup>6</sup> Tërë këta a nuk do të fillojnë vallë të përdorin një proverb kundër tij dhe një gjëzë tallëse kundër tij? Ata do të thonë: "Mjerë ai që grumbullon gjëra që nuk janë të tijat (por deri kur?) dhe kush ngarkohet me pengje!".
<scripture passage="Hab 2:7" parsed="|Hab|2|7|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.7" />
<sup>7</sup> A nuk do të ngrihen vallë papritur kreditorët e tu dhe nuk do të zgjohen torturuesit e tu? Dhe ti do të bëhesh preja e tyre.
<scripture passage="Hab 2:8" parsed="|Hab|2|8|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.8" />
<sup>8</sup> Duke qenë se ti ke plaçkitur shumë kombe, tërë kusuri i popujve do të të plaçkitë ty për shkak të gjakut njerëzor të derdhur dhe të dhunës që i është bërë vendit, qyteteve dhe tërë banorëve të tij.
<scripture passage="Hab 2:9" parsed="|Hab|2|9|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.9" />
<sup>9</sup> Mjerë ai që është i pangopur për fitime të mbrapshta për shtëpinë e tij, për të vendosur folenë e tij lart dhe për t'i shpëtuar fuqisë së fatkeqësisë.
<scripture passage="Hab 2:10" parsed="|Hab|2|10|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.10" />
<sup>10</sup> Ti ke programuar turpin e shtëpisë sate, duke shfarosur shumë popuj, dhe ke mëkatuar kundër vetvetes.
<scripture passage="Hab 2:11" parsed="|Hab|2|11|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.11" />
<sup>11</sup> Sepse guri do të këlthasë nga muri dhe trari do të përgjigjet nga dyshemeja.
<scripture passage="Hab 2:12" parsed="|Hab|2|12|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.12" />
<sup>12</sup> Mjerë ai që ndërton një qytet me gjak dhe themelon një qytet me paudhësi!
<scripture passage="Hab 2:13" parsed="|Hab|2|13|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.13" />
<sup>13</sup> Ja, a nuk vjen vallë nga Zoti i ushtrive që popujt të lodhen për zjarrin dhe kombet të lodhen për asgjë?
<scripture passage="Hab 2:14" parsed="|Hab|2|14|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.14" />
<sup>14</sup> Sepse dheu do të mbushet me diturinë e lavdisë të Zotit, ashtu si ujërat mbushin detin.
<scripture passage="Hab 2:15" parsed="|Hab|2|15|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.15" />
<sup>15</sup> Mjerë ai që i jep të pijë të afërmit të tij, duke i dhënë shishen e vet, dhe e deh për të parë lakuriqësinë e tij!
<scripture passage="Hab 2:16" parsed="|Hab|2|16|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.16" />
<sup>16</sup> Ti do të ngopesh me turp dhe jo me lavdi; pi edhe ti dhe mosrrethprerja jote le të zbulohet lakuriq. Kupa në të djathtë të Zotit do të drejtohet nga ti dhe poshtërsia do të mbulojë lavdinë tënde.
<scripture passage="Hab 2:17" parsed="|Hab|2|17|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.17" />
<sup>17</sup> Sepse dhuna e ushtruar në Liban do të të mbulojë, dhe shkatërrimi i kafshëve do të të mbushë me tmerr, për shkak të gjakut njerëzor të derdhur dhe të dhunës së ushtruar mbi vendin, qytetet dhe tërë banorët e tij.
<scripture passage="Hab 2:18" parsed="|Hab|2|18|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.18" />
<sup>18</sup> Çfarë dobie sjell figura e gdhendur, kur gdhendësi që e ka bërë, apo një figurë e shkrirë që të mëson gënjeshtrën, që punuesi i saj të ketë besim te puna e tij, duke fabrikuar idhuj të heshtur?
<scripture passage="Hab 2:19" parsed="|Hab|2|19|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.19" />
<sup>19</sup> Mjerë ai që i thotë drurit: "Zgjohu!", apo gurit të heshtur: "Çohu!". A mund t'ju mësojë ai diçka? Ja, është i mbuluar me ar dhe me argjend, por në të nuk ka asnjë frymë jete.
<scripture passage="Hab 2:20" parsed="|Hab|2|20|0|0" osisRef="Bible:Hab.2.20" />
<sup>20</sup> Por Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; tërë dheu le të heshtë përpara tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Habakkuk 3" progress="75.41%" prev="Hab.2" next="Zeph" id="Hab.3">
<h3 id="Hab.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Hab.3-p1">
<scripture passage="Hab 3:1" parsed="|Hab|3|1|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.1" />
<sup>1</sup> Lutja e profetit Habakuk mbi Shigionothin.
<scripture passage="Hab 3:2" parsed="|Hab|3|2|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.2" />
<sup>2</sup> "O Zot, unë dëgjova të folurën tënde dhe kam frikë; o Zot, bëj që të ringjallet vepra jote gjatë viteve, bëje të njohur gjatë viteve. Në zemërim e sipër, kujtoje mëshirën.
<scripture passage="Hab 3:3" parsed="|Hab|3|3|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.3" />
<sup>3</sup> Perëndia vinte nga Temani, i Shenjti nga mali Paran. Lavdia e tij mbulonte qiejt dhe toka ishte plot me lëvdimin e tij.
<scripture passage="Hab 3:4" parsed="|Hab|3|4|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.4" />
<sup>4</sup> Shkëlqimi i tij ishte si drita, rreze si shkëndi dilnin nga dora e tij dhe aty fshihej fuqia e tij.
<scripture passage="Hab 3:5" parsed="|Hab|3|5|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.5" />
<sup>5</sup> Para tij ecte murtaja dhe murtaja e ethshme ndiqte hapat e tij.
<scripture passage="Hab 3:6" parsed="|Hab|3|6|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.6" />
<sup>6</sup> Ai ndalej dhe maste tokën, shikonte dhe i bënte kombet të dridheshin; malet e përjetshëm zhdukeshin, kodrat e lashta uleshin; rrugët e tij janë të përjetshme.
<scripture passage="Hab 3:7" parsed="|Hab|3|7|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.7" />
<sup>7</sup> Unë i shikoja në dëshpërim çadrat e Kushanit, pavijonet e vendit të Madianit dridheshin.
<scripture passage="Hab 3:8" parsed="|Hab|3|8|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.8" />
<sup>8</sup> O Zot, a merrte zjarr vallë zemërimi yt kundër lumenjve? A ishte zemërimi yt kundër lumenjve ose tërbimi yt kundër detit, kur shkoje hipur mbi kuajt e tu, mbi qerret e tua të fitores?
<scripture passage="Hab 3:9" parsed="|Hab|3|9|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.9" />
<sup>9</sup> Ti e ke zbuluar plotësisht harkun tënd, sipas betimeve që ke bërë mbi shigjetat e tua. Ti e ke ndarë tokën me lumenjtë.
<scripture passage="Hab 3:10" parsed="|Hab|3|10|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.10" />
<sup>10</sup> Malet të panë dhe u drodhën; uragani i ujit kaloi, humnera ka bërë të dëgjohet zëri i saj dhe ka ngritur duart lart.
<scripture passage="Hab 3:11" parsed="|Hab|3|11|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.11" />
<sup>11</sup> Dielli dhe hëna kanë mbetur në banesën e tyre; në dritën e shigjetave të tua lëvizën me të shpejtë, në vetëtimën e ushtës sate flakëruese.
<scripture passage="Hab 3:12" parsed="|Hab|3|12|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.12" />
<sup>12</sup> Ti e ke përshkuar dheun i indinjuar, i ke shkelur kombet i zemëruar.
<scripture passage="Hab 3:13" parsed="|Hab|3|13|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.13" />
<sup>13</sup> Ke dalë për të shpëtuar popullin tënd, për të shpëtuar të vajosurin tënd; ti ke goditur kokën e shtëpisë së të pabesit, duke e nxjerrë lakuriq nga themelet e deri lart.
<scripture passage="Hab 3:14" parsed="|Hab|3|14|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.14" />
<sup>14</sup> Ti ke shpuar me shigjetat e tua kokën e fshatrave të tij; ata kishin ardhur si një uragan për t'i shpërndarë, duke lëshuar britma gëzimi, sikur po gllabëronin të mjerin në fshehtësi.
<scripture passage="Hab 3:15" parsed="|Hab|3|15|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.15" />
<sup>15</sup> Me kuajt e tu ke ecur përmes detit, nëpërmjet një mase të madhe ujërash.
<scripture passage="Hab 3:16" parsed="|Hab|3|16|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.16" />
<sup>16</sup> Kam dëgjuar dhe të përbrendshmet e mia u drodhën dhe buzët e mia u drodhën në atë zë; një krimb hyri në kockat e mia dhe një frikë e madhe më pushtoi përbrenda. Megjithatë do të rri i qetë ditën
<scripture passage="Hab 3:17" parsed="|Hab|3|17|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.17" />
<sup>17</sup> Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japin më ushqim, ndonëse kopetë do të zhduken nga vathat dhe nuk do të ketë më qe në stalla,
<scripture passage="Hab 3:18" parsed="|Hab|3|18|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.18" />
<sup>18</sup> unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim.
<scripture passage="Hab 3:19" parsed="|Hab|3|19|0|0" osisRef="Bible:Hab.3.19" />
<sup>19</sup> Zoti, Zoti, është forca ime; ai do t'i bëjë këmbët e mia si ato të durëve dhe do të më bëjë të ecë mbi lartësitë e mia". Mjeshtrit të korit. Për veglat me tela.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Zephaniah" progress="75.47%" prev="Hab.3" next="Zeph.1" id="Zeph">
<h2 id="Zeph-p0.1">Zephaniah</h2>

<div3 title="Zephaniah 1" progress="75.47%" prev="Zeph" next="Zeph.2" id="Zeph.1">
<h3 id="Zeph.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Zeph.1-p1">
<scripture passage="Zeph 1:1" parsed="|Zeph|1|1|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit që iu drejtua Sofonias, birit të Kushit, bir i Gedaliahut, bir i Amariahut, bir i Ezekias, në ditët e Josias, birit të Amonit, mbret i Judës.
<scripture passage="Zeph 1:2" parsed="|Zeph|1|2|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.2" />
<sup>2</sup> "Unë do të zhduk krejt çdo gjë nga faqja e dheut", thotë Zoti.
<scripture passage="Zeph 1:3" parsed="|Zeph|1|3|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.3" />
<sup>3</sup> "Do të zhduk njerëz dhe kafshë, do të zhduk zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, shkaqet e mëkatit së bashku me të pabesët dhe do të shfaros njeriun nga faqja e dheut", thotë Zoti.
<scripture passage="Zeph 1:4" parsed="|Zeph|1|4|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.4" />
<sup>4</sup> "Do të shtrij dorën time kundër Judës dhe kundër të gjithë banorëve të Jeruzalemit dhe do të shfaros nga ky vend mbeturinat e Baalit, emrin e priftërinjve idhujtarë, bashkë me priftërinjtë,
<scripture passage="Zeph 1:5" parsed="|Zeph|1|5|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.5" />
<sup>5</sup> ata të cilët bien përmbys mbi tarraca përpara ushtrisë së qiellit, ata që bien përmbys duke iu betuar Zotit, por duke iu betuar edhe Malkamit,
<scripture passage="Zeph 1:6" parsed="|Zeph|1|6|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.6" />
<sup>6</sup> ata që largohen nga Zoti dhe ata që nuk e kërkojnë Zotin dhe nuk e konsultojnë.
<scripture passage="Zeph 1:7" parsed="|Zeph|1|7|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.7" />
<sup>7</sup> Rri në heshtje para Zotit, Zotit, sepse dita e Zotit është e afërt, sepse Zoti ka përgatitur një flijim, ka shenjtëruar të ftuarit e tij.
<scripture passage="Zeph 1:8" parsed="|Zeph|1|8|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.8" />
<sup>8</sup> Ditën e flijimit të Zotit do të ndodhë që unë do të ndëshkoj princat, bijtë e mbretit dhe tërë ata që mbajnë veshje të huajsh.
<scripture passage="Zeph 1:9" parsed="|Zeph|1|9|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.9" />
<sup>9</sup> Po atë ditë do të ndëshkoj tërë ata që hidhen mbi prag, që mbushin me dhunë dhe mashtrim shtëpitë e zotërve të tyre.
<scripture passage="Zeph 1:10" parsed="|Zeph|1|10|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.10" />
<sup>10</sup> Atë ditë", thotë Zoti, "do të ngrihet një britmë nga porta e peshqve, një klithmë nga lagja e dytë dhe një zhurmë e madhe nga kodrat.
<scripture passage="Zeph 1:11" parsed="|Zeph|1|11|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.11" />
<sup>11</sup> Ulërini, o banorë të Makteshit, sepse tërë populli i tregtarëve është asgjësuar, tërë ata të ngarkuar me para janë shfarosur.
<scripture passage="Zeph 1:12" parsed="|Zeph|1|12|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.12" />
<sup>12</sup> Në atë kohë do të ndodhë që unë do të kontrolloj Jeruzalemin me llampa dhe do të ndëshkoj njerëzit që, duke qëndruar në llumin e tyre, thonë në zemër të tyre: "Zoti nuk bën as të mirë as të keq".
<scripture passage="Zeph 1:13" parsed="|Zeph|1|13|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.13" />
<sup>13</sup> Prandaj pasuritë e tyre do të bëhen plaçkë lufte dhe shtëpitë e tyre do të shkretohen. Do të ndërtojnë shtëpi, do të mbjellin vreshta, por nuk do pinë verën e tyre".
<scripture passage="Zeph 1:14" parsed="|Zeph|1|14|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.14" />
<sup>14</sup> Dita e Zotit është e afërt, është e afërt dhe po vjen me shpejtësi të madhe. Zhurma e ditës së Zotit është e hidhur; atëherë njeriu trim do të këlthasë fort.
<scripture passage="Zeph 1:15" parsed="|Zeph|1|15|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.15" />
<sup>15</sup> Ajo ditë është një ditë zemërimi, një ditë mjerimi dhe ankthi, një ditë shkatërrimi dhe shkretie, një ditë terri dhe mjegulle, një ditë resh dhe errësire të thellë,
<scripture passage="Zeph 1:16" parsed="|Zeph|1|16|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.16" />
<sup>16</sup> një ditë zhurmimi të borisë dhe alarmi kundër qyteteve të fortifikuara dhe kullave të larta.
<scripture passage="Zeph 1:17" parsed="|Zeph|1|17|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.17" />
<sup>17</sup> Unë do të sjell fatkeqësinë mbi njerëzit dhe ata do të ecin si të verbër, sepse kanë mëkatuar kundër Zotit; gjaku i tyre do të shpërndahet si pluhur dhe mishi i tyre si jashtëqitje.
<scripture passage="Zeph 1:18" parsed="|Zeph|1|18|0|0" osisRef="Bible:Zeph.1.18" />
<sup>18</sup> As argjendi i tyre as ari i tyre nuk do të mund t'i çlirojnë ditën e zemërimit të Zotit; përkundrazi tërë vendi do të gllabërohet nga zjarri i xhelozisë së tij, sepse ai do të kryejë me siguri një  shkatërrim të plotë të të gjithë banorëve të  vendit.
</p>
</div3>

<div3 title="Zephaniah 2" progress="75.54%" prev="Zeph.1" next="Zeph.3" id="Zeph.2">
<h3 id="Zeph.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Zeph.2-p1">
<scripture passage="Zeph 2:1" parsed="|Zeph|2|1|0|0" osisRef="Bible:Zeph.2.1" />
<sup>1</sup> Mblidhuni, mblidhuni bashkë, o komb i pacipë,
<scripture passage="Zeph 2:2" parsed="|Zeph|2|2|0|0" osisRef="Bible:Zeph.2.2" />
<sup>2</sup> para se dekreti të ketë efekt, para se dita të kalojë si byku, para se të bjerë mbi ju zemërimi i zjarrtë i Zotit, para se të vijë mbi ju dita e zemërimit të Zotit.
<scripture passage="Zeph 2:3" parsed="|Zeph|2|3|0|0" osisRef="Bible:Zeph.2.3" />
<sup>3</sup> Kërkoni Zotin ju të gjithë, të përulurit e dheut, që zbatoni ligjin e tij. Kërkoni drejtësinë, kërkoni përulësinë. Ndofta do të jeni të mbrojtur në ditën e zemërimit të Zotit.
<scripture passage="Zeph 2:4" parsed="|Zeph|2|4|0|0" osisRef="Bible:Zeph.2.4" />
<sup>4</sup> Sepse Gaza do të braktiset dhe Ashkeloni do të bëhet një shkreti; do të dëbojnë Ashdodin me dhunë në mes të ditës, dhe Ekroni do të çrrënjoset.
<scripture passage="Zeph 2:5" parsed="|Zeph|2|5|0|0" osisRef="Bible:Zeph.2.5" />
<sup>5</sup> Mjerë banorët e bregut të detit, mjerë kombi i Kerethejve! Fjala e Zotit është kundër teje, o Kanaan, vend i Filistejve: "Unë do të të shkatërroj dhe nuk do të mbetet më asnjë i gjallë".
<scripture passage="Zeph 2:6" parsed="|Zeph|2|6|0|0" osisRef="Bible:Zeph.2.6" />
<sup>6</sup> Kështu bregu i detit do të jetë i tëri kullotë me banesa për barinjtë dhe vathë për kopetë.
<scripture passage="Zeph 2:7" parsed="|Zeph|2|7|0|0" osisRef="Bible:Zeph.2.7" />
<sup>7</sup> Bregdeti do t'i përkasë mbeturinës së shtëpisë së Judës; në këto vende do të kullotin kopetë; në mbrëmje do të pushojnë në shtëpitë e Ashkelonit, sepse Zoti, Perëndia i tyre, do t'i vizitojë dhe do t'i kthejë nga robëria.
<scripture passage="Zeph 2:8" parsed="|Zeph|2|8|0|0" osisRef="Bible:Zeph.2.8" />
<sup>8</sup> "Kam dëgjuar përbuzjen e Moabit dhe fyerjet e rënda të bijve të Amonit, me të cilat kanë fyer popullin tim dhe janë zmadhuar në dëm të territorit të tyre.
<scripture passage="Zeph 2:9" parsed="|Zeph|2|9|0|0" osisRef="Bible:Zeph.2.9" />
<sup>9</sup> Prandaj, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, "me siguri Moabi do të jetë si Sodoma, dhe bijtë e Amonit si Gomorra, një vend i zënë nga hithrat dhe kripërat,  një shkreti përjetë. Kusuri i popullit  tim do t'i plaçkitë dhe mbeturina e popullit tim do t'i zotërojë.
<scripture passage="Zeph 2:10" parsed="|Zeph|2|10|0|0" osisRef="Bible:Zeph.2.10" />
<sup>10</sup> Kjo do t'u ndodhë për shkak të kryelartësisë së tyre, sepse kanë fyer dhe trajtuar me arrogancë popullin e Zotit të ushtrive.
<scripture passage="Zeph 2:11" parsed="|Zeph|2|11|0|0" osisRef="Bible:Zeph.2.11" />
<sup>11</sup> Zoti do të jetë i tmerrshëm kundër tyre, sepse do t'i përkulë tërë perënditë e tokës; dhe secili do ta adhurojë nga vendi i tij, po, tërë ishujt e kombeve.
<scripture passage="Zeph 2:12" parsed="|Zeph|2|12|0|0" osisRef="Bible:Zeph.2.12" />
<sup>12</sup> Edhe ju, Etiopas, do të vriteni nga shpata ime".
<scripture passage="Zeph 2:13" parsed="|Zeph|2|13|0|0" osisRef="Bible:Zeph.2.13" />
<sup>13</sup> Ai do të shtrijë dorën kundër veriut, do të shkatërrojë Asirinë dhe do ta bëjë Niniven shkreti, një vend të thatë si shkretëtira.
<scripture passage="Zeph 2:14" parsed="|Zeph|2|14|0|0" osisRef="Bible:Zeph.2.14" />
<sup>14</sup> Në mes të tij do të struken kopetë, tërë kafshët e kombeve; si pelikani ashtu dhe çafka do të kalojnë natën mbi kapitelet e shtyllave të tij; zëri i tyre do të dëgjohet në dritare; shkretimi do të  jetë mbi pragje, sepse do të shkatërrojë  veshjen me panela kedri.
<scripture passage="Zeph 2:15" parsed="|Zeph|2|15|0|0" osisRef="Bible:Zeph.2.15" />
<sup>15</sup> Ky është qyteti i qejfeve që rrinte i sigurt dhe thoshte në zemër të vet: "Unë, dhe askush tjetër veç meje". Vallë si u bë një shkreti, një vend ku struken kafshët? Kushdo që do t'i kalojë afër do të fërshëllejë dhe do të tundë dorën.
</p>
</div3>

<div3 title="Zephaniah 3" progress="75.60%" prev="Zeph.2" next="Hag" id="Zeph.3">
<h3 id="Zeph.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Zeph.3-p1">
<scripture passage="Zeph 3:1" parsed="|Zeph|3|1|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.1" />
<sup>1</sup> Mjerë ai që është rebel dhe i ndotur, mjerë qyteti i shtypjes!
<scripture passage="Zeph 3:2" parsed="|Zeph|3|2|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.2" />
<sup>2</sup> Ai nuk ka dëgjuar zërin e tij, nuk ka pranuar të ndreqet, nuk ka patur besim tek Zoti, nuk i është afruar Perëndisë të vet.
<scripture passage="Zeph 3:3" parsed="|Zeph|3|3|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.3" />
<sup>3</sup> Krerët e tij në mes të tij janë luanë që vrumbullojnë; gjyqtarët e tij janë ujqër të mbrëmjes, që nuk lënë asnjë kockë për ta brejtur për mëngjes.
<scripture passage="Zeph 3:4" parsed="|Zeph|3|4|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.4" />
<sup>4</sup> Profetët e tij janë mburravecë, të pabesë; priftërinjtë e tij kanë përdhosur vendin e shenjtë, kanë dhunuar ligjin.
<scripture passage="Zeph 3:5" parsed="|Zeph|3|5|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.5" />
<sup>5</sup> Zoti është i drejtë në mes të tij, ai nuk kryen paudhësi. Çdo mëngjes ai sjell në dritë drejtësinë pa munguar asnjë herë, por i çorodituri nuk njeh turp.
<scripture passage="Zeph 3:6" parsed="|Zeph|3|6|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.6" />
<sup>6</sup> "Kam shfarosur kombet; kalatë e tyre janë shembur; i kam shkretuar rrugët e tyre dhe askush nuk kalon nëpër to; qytetet e tyre janë shkatërruar dhe askush nuk banon në to.
<scripture passage="Zeph 3:7" parsed="|Zeph|3|7|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.7" />
<sup>7</sup> Unë thoja: "Me siguri do të kesh frikë nga unë, do të pranosh të ndreqesh", dhe kështu banesa e tij nuk do të shkatërrohej me gjithë ndëshkimet që i kam dhënë. Por ata u nxituan të prishen në të gjitha veprimet e tyre.
<scripture passage="Zeph 3:8" parsed="|Zeph|3|8|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.8" />
<sup>8</sup> Prandaj më prit", thotë Zoti, "kur të ngrihem për të bërë plaçkë, sepse unë kam vendosur të mbledh kombet, të bashkoj mbretëritë, për të hedhur mbi ta indinjatën time, gjithë zjarrin e zemërimit tim;
<scripture passage="Zeph 3:9" parsed="|Zeph|3|9|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.9" />
<sup>9</sup> Sepse atëherë do t'u jap popujve një të folur të pastër, me qëllim që të gjithë të përmendin emrin e Zotit, për t'i shërbyer me një marrëveshje të përbashkët.
<scripture passage="Zeph 3:10" parsed="|Zeph|3|10|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.10" />
<sup>10</sup> Që përtej lumenjve të Etiopisë, adhuruesit e mi, bija e të humburve të mi, do të më sjellin ofertat e tyre.
<scripture passage="Zeph 3:11" parsed="|Zeph|3|11|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.11" />
<sup>11</sup> Në atë ditë ti nuk do të kesh më turp për të gjitha veprimet e tua me të cilat ngrite krye kundër meje, sepse atëherë unë do të largoj nga mesi yt ata që gëzohen në madhështinë tënde, dhe ti nuk do të krenohesh në malin tim të shenjtë".
<scripture passage="Zeph 3:12" parsed="|Zeph|3|12|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.12" />
<sup>12</sup> "Do të bëj të mbetet midis teje një popull i përulur dhe i varfër, që do të ketë besim te emri i Zotit.
<scripture passage="Zeph 3:13" parsed="|Zeph|3|13|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.13" />
<sup>13</sup> Mbeturina e Izraelit nuk do të kryejë paudhësi dhe nuk do të thotë më gënjeshtra, as do të gjendet në gojën e tyre një gjuhë gënjeshtare; sepse ata do ta kullotin kopenë e tyre, do të bien të flenë dhe askush nuk do t'i trembë".
<scripture passage="Zeph 3:14" parsed="|Zeph|3|14|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.14" />
<sup>14</sup> Lësho britma gëzimi, o bijë e Sionit, lësho britma hareje, o Izrael! Gëzohu dhe ngazëllo me gjithë zemër, o bijë e Jeruzalemit!
<scripture passage="Zeph 3:15" parsed="|Zeph|3|15|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.15" />
<sup>15</sup> Zoti i ka revokuar gjykimet e tij kundër teje, ka dëbuar armikun tënd. Mbreti i Izraelit, Zoti, ndodhet midis teje, nuk do të kesh më frikë nga asgjë.
<scripture passage="Zeph 3:16" parsed="|Zeph|3|16|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.16" />
<sup>16</sup> Atë ditë do të thonë në Jeruzalem: "Mos ki frikë, o Sion, duart e tua mos u dobësofshin!
<scripture passage="Zeph 3:17" parsed="|Zeph|3|17|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.17" />
<sup>17</sup> Zoti, Perëndia yt, në mes teje është i fuqishmi që shpëton. Ai do të mbushet me gëzim për ty, në dashurinë e tij do qëndrojë në heshtje, do të gëzohet për ty me britma gëzimi.
<scripture passage="Zeph 3:18" parsed="|Zeph|3|18|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.18" />
<sup>18</sup> Unë do të mbledh ata që janë të pikëlluar për kuvendet solemne, që janë në mes tuaj për të cilët pesha për atë ishte bërë objekt përçmimi.
<scripture passage="Zeph 3:19" parsed="|Zeph|3|19|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.19" />
<sup>19</sup> Ja, në atë kohë unë do të veproj kundër atyre që të shtypin; do të shpëtoj çalamanin dhe do të mbledh ata që janë dëbuar, dhe do t'i bëj të lavdishëm dhe të dëgjuar në të gjitha vendet ku kanë qenë me turp.
<scripture passage="Zeph 3:20" parsed="|Zeph|3|20|0|0" osisRef="Bible:Zeph.3.20" />
<sup>20</sup> Në atë kohë unë do t'ju kthej, po, në atë kohë do t'ju mbledh; sepse do t'ju bëj të famshëm dhe të lavdishëm midis tërë popujve të tokës, kur, para syve tuaj, do t'i bëj të kthehen ata që janë në robëri", thotë Zoti.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Haggai" progress="75.68%" prev="Zeph.3" next="Hag.1" id="Hag">
<h2 id="Hag-p0.1">Haggai</h2>

<div3 title="Haggai 1" progress="75.68%" prev="Hag" next="Hag.2" id="Hag.1">
<h3 id="Hag.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Hag.1-p1">
<scripture passage="Hag 1:1" parsed="|Hag|1|1|0|0" osisRef="Bible:Hag.1.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e dytë të mbretit Dar, në muajin e gjashtë, ditën e parë të muajit, fjala e Zotit iu drejtua me anë të profetit Hagai, Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës, dhe Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift, duke thënë:
<scripture passage="Hag 1:2" parsed="|Hag|1|2|0|0" osisRef="Bible:Hag.1.2" />
<sup>2</sup> "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Ky popull thotë: "Nuk ka ardhur ende koha, koha kur duhet të rindërtohet shtëpia e Zotit"".
<scripture passage="Hag 1:3" parsed="|Hag|1|3|0|0" osisRef="Bible:Hag.1.3" />
<sup>3</sup> Atëherë fjala e Zotit iu drejtua atyre me anë të profetit Hagai, duke thënë:
<scripture passage="Hag 1:4" parsed="|Hag|1|4|0|0" osisRef="Bible:Hag.1.4" />
<sup>4</sup> "A është vallë për ju koha për të banuar në shtëpitë tuaja të mbuluara mirë, ndërsa ky tempull është ende i rrënuar?".
<scripture passage="Hag 1:5" parsed="|Hag|1|5|0|0" osisRef="Bible:Hag.1.5" />
<sup>5</sup> Prandaj Zoti i ushtrive thotë tani: "Mendohuni mirë për sjelljen tuaj!
<scripture passage="Hag 1:6" parsed="|Hag|1|6|0|0" osisRef="Bible:Hag.1.6" />
<sup>6</sup> Ju keni mbjellë shumë, por keni korrur pak; ju hani por jo aq sa të ngopeni; ju pini, por jo aq sa të shuani etjen tuaj; ju visheni, por askush nuk rrin ngrohtë; ai që fiton një mëditje, e fiton për ta shtënë në një qese të shpuar".
<scripture passage="Hag 1:7" parsed="|Hag|1|7|0|0" osisRef="Bible:Hag.1.7" />
<sup>7</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Mendohuni mirë për sjelljen tuaj!
<scripture passage="Hag 1:8" parsed="|Hag|1|8|0|0" osisRef="Bible:Hag.1.8" />
<sup>8</sup> Ngjituni ndër male, sillni lëndën dhe ndërtoni tempullin, që të mund të gëzohem për të dhe kështu të jem i përlëvduar", thotë Zoti.
<scripture passage="Hag 1:9" parsed="|Hag|1|9|0|0" osisRef="Bible:Hag.1.9" />
<sup>9</sup> Ju prisnit shumë, por në realitet keni pasur pak; pastaj, kur e keni çuar në shtëpi, unë e shpërndava. Përse?", thotë Zoti i ushtrive, "për shkak të tempullit tim që është i rrënuar, ndërsa secili prej jush rend në shtëpinë e vet.
<scripture passage="Hag 1:10" parsed="|Hag|1|10|0|0" osisRef="Bible:Hag.1.10" />
<sup>10</sup> Për këtë arsye qielli e ka ndalur vesën sipër jush dhe toka e ka mbajtur prodhimin e vet.
<scripture passage="Hag 1:11" parsed="|Hag|1|11|0|0" osisRef="Bible:Hag.1.11" />
<sup>11</sup> Dhe unë e thirra thatësirën mbi vendin, mbi malet, mbi grurin, mbi mushtin, mbi vajin dhe mbi gjithshka që prodhon toka, mbi njerëzit, mbi bagëtinë dhe mbi gjithë punën e duarve tuaja".
<scripture passage="Hag 1:12" parsed="|Hag|1|12|0|0" osisRef="Bible:Hag.1.12" />
<sup>12</sup> Zorobabeli, biri i Shealtielit, dhe Jozueu, biri i Jehotsadakut, kryeprift, dhe gjithë pjesa tjetër e popullit e dëgjuan zërin e Zotit, Perëndisë së tyre, dhe fjalët e profetit Hagai, sepse Zoti,
<scripture passage="Hag 1:13" parsed="|Hag|1|13|0|0" osisRef="Bible:Hag.1.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Hagai, lajmëtari i Zotit, i shpalli popullit mesazhin e Zotit, duke thënë: "Unë jam me ju, thotë Zoti".
<scripture passage="Hag 1:14" parsed="|Hag|1|14|0|0" osisRef="Bible:Hag.1.14" />
<sup>14</sup> Kështu Zoti e zgjoi frymën e Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës dhe frymën e Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift dhe frymën e gjithë pjesës tjetër të popullit; atëherë ata  erdhën dhe filluan punën për shtëpinë e Zotit  të ushtrive, Perëndisë së tyre,
<scripture passage="Hag 1:15" parsed="|Hag|1|15|0|0" osisRef="Bible:Hag.1.15" />
<sup>15</sup> në ditën e njëzetekatërt të muajit të gjashtë, në vitin e dytë të mbretit Dar.
</p>
</div3>

<div3 title="Haggai 2" progress="75.73%" prev="Hag.1" next="Zech" id="Hag.2">
<h3 id="Hag.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Hag.2-p1">
<scripture passage="Hag 2:1" parsed="|Hag|2|1|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.1" />
<sup>1</sup> Në muajin e shtatë, në ditën e njëzetenjëtë të muajit, fjala e Zotit u drejtua me anë të profetit Hagai, duke thënë:
<scripture passage="Hag 2:2" parsed="|Hag|2|2|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.2" />
<sup>2</sup> "Foli tani Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës, dhe Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift, dhe pjesës tjetër të popullit, duke thënë:
<scripture passage="Hag 2:3" parsed="|Hag|2|3|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.3" />
<sup>3</sup> "Cili prej jush ka mbetur nga ata që e kanë parë këtë tempull në lavdinë e tij të mëparshme? Dhe si po e shikoni tani? Në krahasim me atë, a nuk është kjo asgjë para syve tuaj?
<scripture passage="Hag 2:4" parsed="|Hag|2|4|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.4" />
<sup>4</sup> Dhe tani ji i fortë, Zorobabel", thotë Zoti, "ji i fortë, Jozue, bir i Jehotsadakut, kryeprift; ji i fortë, o mbarë popull i vendit", thotë Zoti, "dhe i hyni punës, sepse unë jam me ju", thotë Zoti i ushtrive,
<scripture passage="Hag 2:5" parsed="|Hag|2|5|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.5" />
<sup>5</sup> "sipas fjalës së besëlidhjes që lidha me ju kur dolët nga Egjipti, kështu Fryma ime qëndron midis jush. Mos kini frikë".
<scripture passage="Hag 2:6" parsed="|Hag|2|6|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.6" />
<sup>6</sup> Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Edhe një herë, pas pak, unë do t'i bëj të dridhen qiejtë dhe dheun, detin dhe sterenë;
<scripture passage="Hag 2:7" parsed="|Hag|2|7|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.7" />
<sup>7</sup> do t'i bëj të dridhen gjithë kombet; dëshira e gjithë kombeve do të vijë dhe unë do ta mbush këtë tempull me lavdi", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Hag 2:8" parsed="|Hag|2|8|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.8" />
<sup>8</sup> "Argjendi është imi, ari është imi", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Hag 2:9" parsed="|Hag|2|9|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.9" />
<sup>9</sup> "Lavdia e këtij tempulli të fundit do të jetë më e madhe nga ajo e të mëparshmit", thotë Zoti i ushtrive; "dhe në këtë vend unë do të sjell paqen"", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Hag 2:10" parsed="|Hag|2|10|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.10" />
<sup>10</sup> Në ditën e njezet e katërt të muajit të nëntë, në vitin e dytë të Darit, fjala e Zotit u drejtua me anë të profetit Hagai, duke thënë:
<scripture passage="Hag 2:11" parsed="|Hag|2|11|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.11" />
<sup>11</sup> "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Pyeti priftërinjtë për ligjin, duke thënë:
<scripture passage="Hag 2:12" parsed="|Hag|2|12|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.12" />
<sup>12</sup> "Në qoftë se dikush mban në cepin e rrobës së tij mish të shenjtëruar dhe me cepin prek bukë ose ushqim të gatuar, verë ose vaj, ose çfarëdo ushqim tjetër, a do të bëhet i shenjtëruar ky?"". Priftërinjtë u përgjigjen dhe thanë: "Jo!".
<scripture passage="Hag 2:13" parsed="|Hag|2|13|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Hagai u tha atyre: "Në qoftë se dikush, që është i papastër për shkak të kontaktit me një kufomë, prek ndonjë nga këto gjëra, a do të bëhet kjo e papastër?". Priftërinjë u përgjigjën dhe thanë: "Po, ajo do të bëhet e papastër".
<scripture passage="Hag 2:14" parsed="|Hag|2|14|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Hagai u përgjigj dhe tha: "Kështu është ky popull, kështu është ky komb përpara meje", thotë Zoti, "dhe kështu është çdo punë e duarve të tyre, dhe ajo që më ofrojnë atje është e papastër.
<scripture passage="Hag 2:15" parsed="|Hag|2|15|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.15" />
<sup>15</sup> Tani mendohuni mirë që sot e tutje, para se të vendoset guri mbi gur në tempullin e Zotit.
<scripture passage="Hag 2:16" parsed="|Hag|2|16|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.16" />
<sup>16</sup> Më parë kur dikush shkonte para një kapice që mendohej se kishte njëzet masa, kishte vetëm dhjetë; kur dikush shkonte te buti për të nxjerrë nga buti pesëdhjetë bate, kishte vetëm njëzet.
<scripture passage="Hag 2:17" parsed="|Hag|2|17|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.17" />
<sup>17</sup> Unë ju godita me plasjen, me ndryshkun dhe me breshër në çdo punë të duarve tuaja, por ju nuk u kthyet tek unë", thotë Zoti.
<scripture passage="Hag 2:18" parsed="|Hag|2|18|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.18" />
<sup>18</sup> "Mendohuni mirë që sot e tutje, nga dita e njëzetekatërt e muajit të nëntë, nga dita kur u hodhën themelet e tempullit të Zotit. Mendoni këtë:
<scripture passage="Hag 2:19" parsed="|Hag|2|19|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.19" />
<sup>19</sup> a ka akoma grurë në hambar? Hardhia, fiku, shega dhe ulliri nuk kanë dhënë akoma fryt. Por që nga kjo ditë e tutje, unë do t'ju bekoj".
<scripture passage="Hag 2:20" parsed="|Hag|2|20|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.20" />
<sup>20</sup> Fjala e Zotit iu drejtua për herë të dytë Agait, ditën e njëzet e katërt të muajit, duke thënë:
<scripture passage="Hag 2:21" parsed="|Hag|2|21|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.21" />
<sup>21</sup> "Foli Zorobabelit, qeveritarit të Judës, dhe i thuaj: "Unë do t'i bëj qiejt dhe dheun të dridhen,
<scripture passage="Hag 2:22" parsed="|Hag|2|22|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.22" />
<sup>22</sup> do të përmbys fronin e mbretërive dhe do të shkatërroj fuqinë e mbretërive të kombeve; do të përmbys qerret dhe ata që u hipin atyre; do të rrëzohen kuajt dhe kalorësit e tyre, secili do të vritet nga shpata e vëllait të vet.
<scripture passage="Hag 2:23" parsed="|Hag|2|23|0|0" osisRef="Bible:Hag.2.23" />
<sup>23</sup> Atë ditë", thotë Zoti i ushtrive, "unë do të të marr, o Zorobabel, bir i Shealtielit, shërbëtori im", thotë Zoti dhe do të të vë një si vulë, sepse të kam zgjedhur"", thotë Zoti i ushtrive.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Zechariah" progress="75.82%" prev="Hag.2" next="Zech.1" id="Zech">
<h2 id="Zech-p0.1">Zechariah</h2>

<div3 title="Zechariah 1" progress="75.82%" prev="Zech" next="Zech.2" id="Zech.1">
<h3 id="Zech.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Zech.1-p1">
<scripture passage="Zech 1:1" parsed="|Zech|1|1|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.1" />
<sup>1</sup> Në muajin e tetë të vitit të dytë të Darit, fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, birit të Berekiahut, bir i Idos, profet, duke thënë:
<scripture passage="Zech 1:2" parsed="|Zech|1|2|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.2" />
<sup>2</sup> "Zoti ishte zemëruar shumë me etërit tuaj.
<scripture passage="Zech 1:3" parsed="|Zech|1|3|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.3" />
<sup>3</sup> Prandaj u thuaj: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Kthehuni tek unë, thotë Zoti i ushtrive, dhe unë do të kthehem te ju", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Zech 1:4" parsed="|Zech|1|4|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.4" />
<sup>4</sup> "Mos u bëni si etërit tuaj, të cilëve profetët e së kualuarës u kanë shpallur, duke thënë: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Konvertohuni nga rrugët tuaja të këqija dhe nga veprat tuaja të këqija". Por  ata nuk dëgjuan dhe nuk më kushtuan vemendje",  thotë Zoti.
<scripture passage="Zech 1:5" parsed="|Zech|1|5|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.5" />
<sup>5</sup> "Etërit tuaj ku janë? Po profetët a rrojnë vallë përjetë?
<scripture passage="Zech 1:6" parsed="|Zech|1|6|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.6" />
<sup>6</sup> Vallë fjalët e mia dhe statutet e mia që ua kisha besuar shërbëtorëve të mi, profetëve, nuk arritën te etërit tuaj? Kështu ata u konvertuan dhe thanë: "Ashtu si kishte vendosur të vepronte me ne Zoti  i ushtrive, në bazë të rrugëve tona dhe të  veprave tona, kështu veproi me ne"".
<scripture passage="Zech 1:7" parsed="|Zech|1|7|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.7" />
<sup>7</sup> Më njëzet e katër të muajit të njëmbëdhjetë, që është muaji i Shebatit, në vitin e dytë të Darit, fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, birit të Berekiahut, bir i Idos, profet, duke thënë:
<scripture passage="Zech 1:8" parsed="|Zech|1|8|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.8" />
<sup>8</sup> Natën pata një vegim; dhe ja, një burrë, që i kishte hipur një kali të kuq, rrinte midis shkurreve të mërsinave në një gropë të thellë dhe prapa tij kishte kuaj të kuq, të kuqërremë dhe të bardhë.
<scripture passage="Zech 1:9" parsed="|Zech|1|9|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.9" />
<sup>9</sup> Unë pyeta: "Imzot, çfarë kuptimi kanë këto gjëra?". Engjëlli që fliste me mua m'u përgjigj: "Unë do të të bëj të shohësh çfarë kuptimi kanë ato".
<scripture passage="Zech 1:10" parsed="|Zech|1|10|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.10" />
<sup>10</sup> Atëherë burri që rrinte midis shkurreve të mërsinave nisi të thotë: "Këta janë ata që i ka dërguar Zoti për të përshkuar dheun".
<scripture passage="Zech 1:11" parsed="|Zech|1|11|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.11" />
<sup>11</sup> Kështu iu përgjigjën ata engjëllit të Zotit i cili rrinte midis shkurreve të mërsinave: "Kemi përshkuar dheun dhe ja, gjithë dheu është në pushim dhe i qetë".
<scripture passage="Zech 1:12" parsed="|Zech|1|12|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.12" />
<sup>12</sup> Atëherë engjëlli i Zotit nisi të thotë: "O Zoti i ushtrive, deri kur do të vazhdosh të mos kesh mëshirë për Jeruzalemin dhe për qytetet e Judës kundër të cilave ke qënë i zemëruar gjatë këtyre shtatëdhjetë vjetëve?".
<scripture passage="Zech 1:13" parsed="|Zech|1|13|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.13" />
<sup>13</sup> Pastaj Zoti i tha disa fjalë të mira, fjalë inkurajimi, engjëllit që fliste me mua.
<scripture passage="Zech 1:14" parsed="|Zech|1|14|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.14" />
<sup>14</sup> Kështu engjëlli që fliste me mua më tha: "Bërtit dhe thuaj: Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Unë jam shumë xheloz për Jeruzalemin dhe për Sionin;
<scripture passage="Zech 1:15" parsed="|Zech|1|15|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.15" />
<sup>15</sup> por jam zemëruar shumë me kombet që jetojnë në mirëqenie, sepse, kur isha zemëruar pak, ata luajtën rol për ta shtuar të keqen".
<scripture passage="Zech 1:16" parsed="|Zech|1|16|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.16" />
<sup>16</sup> Prandaj kështu thotë Zoti: "Unë po i drejtohem përsëri Jeruzalemit me mëshirë; tempulli im do të rindërtohet aty, thotë Zoti i ushtrive, dhe litari do të nderet mbi Jeruzalem".
<scripture passage="Zech 1:17" parsed="|Zech|1|17|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.17" />
<sup>17</sup> Bërtit akoma dhe thuaj: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Qytetet e mia do të jenë plot e përplot me pasuri; Zoti do të ngushëllojë akoma Sionin dhe do të zgjedhë akoma Jeruzalemin"".
<scripture passage="Zech 1:18" parsed="|Zech|1|18|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.18" />
<sup>18</sup> Pastaj i çova sytë, shikova dhe ja, katër brirë.
<scripture passage="Zech 1:19" parsed="|Zech|1|19|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.19" />
<sup>19</sup> Unë e pyeta engjëllin që fliste me mua: "Çfarë janë këta?". Ai m'u përgjigj: "Këta janë brirët që kanë shpërndarë Judën, Izraelin dhe Jeruzalemin".
<scripture passage="Zech 1:20" parsed="|Zech|1|20|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.20" />
<sup>20</sup> Pastaj Zoti më bëri të shoh katër kovaçë.
<scripture passage="Zech 1:21" parsed="|Zech|1|21|0|0" osisRef="Bible:Zech.1.21" />
<sup>21</sup> Unë pyeta: "Pse kanë ardhur këta, çfarë do të bëjnë?". Ai u përgjigj dhe tha: "Këta janë brirët që kanë shpërndarë Judën, kështu që askush nuk mund të çonte kokën lart, por këta kovaçë vijnë për t'i  trembur, për të rrëzuar brirët e kombeve që  e kanë ngritur bririn e tyre kundër vendit të Judës për ta shpërndarë".
</p>
</div3>

<div3 title="Zechariah 2" progress="75.90%" prev="Zech.1" next="Zech.3" id="Zech.2">
<h3 id="Zech.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Zech.2-p1">
<scripture passage="Zech 2:1" parsed="|Zech|2|1|0|0" osisRef="Bible:Zech.2.1" />
<sup>1</sup> I ngrita mandej sytë dhe shikova dhe ja, një burrë që mbante në dorë një litar për matje.
<scripture passage="Zech 2:2" parsed="|Zech|2|2|0|0" osisRef="Bible:Zech.2.2" />
<sup>2</sup> E pyeta: "Ku po shkon?". Ai m'u përgjigj: "Po shkoj të mas Jeruzalemin, për të parë sa është gjerësia e tij dhe sa është gjatësia e tij".
<scripture passage="Zech 2:3" parsed="|Zech|2|3|0|0" osisRef="Bible:Zech.2.3" />
<sup>3</sup> Dhe ja, engjëlli që fliste me mua doli përpara dhe një engjëll tjetër i doli përballë,
<scripture passage="Zech 2:4" parsed="|Zech|2|4|0|0" osisRef="Bible:Zech.2.4" />
<sup>4</sup> dhe i tha: "Rend, foli atij të riu dhe i thuaj: Jeruzalemi do të jetë i banuar si një qytet pa mure, për shkak të morisë së njerëzve dhe të kafshëve që do të jenë në të.
<scripture passage="Zech 2:5" parsed="|Zech|2|5|0|0" osisRef="Bible:Zech.2.5" />
<sup>5</sup> Sepse unë", thotë Zoti, "do të jem për të një mur zjarri rreth e qark dhe do të jem lavdia e tij në mes të tij".
<scripture passage="Zech 2:6" parsed="|Zech|2|6|0|0" osisRef="Bible:Zech.2.6" />
<sup>6</sup> Oh, oh! "Ikni nga vendi i veriut", thotë Zoti, "sepse ju kam shpërndarë si katër erërat e qiellit", thotë Zoti.
<scripture passage="Zech 2:7" parsed="|Zech|2|7|0|0" osisRef="Bible:Zech.2.7" />
<sup>7</sup> Oh, Sion, siguro shpëtimin, ti që banon bashkë me bijën e Babilonisë!
<scripture passage="Zech 2:8" parsed="|Zech|2|8|0|0" osisRef="Bible:Zech.2.8" />
<sup>8</sup> Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Lavdia e tij më ka dërguar te kombet që ju kanë plaçkitur, sepse ai që ju prek prek beben e syrit të tij.
<scripture passage="Zech 2:9" parsed="|Zech|2|9|0|0" osisRef="Bible:Zech.2.9" />
<sup>9</sup> Ja, unë do ta tund dorën time kundër tyre dhe ata do të bëhen pre e atyre që u ishin nënshtruar atyre; atëherë do të pranoni që më ka dërguar Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Zech 2:10" parsed="|Zech|2|10|0|0" osisRef="Bible:Zech.2.10" />
<sup>10</sup> Lësho klithma gëzimi, gëzohu, o bijë e Sionit, sepse ja, unë do të vij, të banoj midis teje", thotë Zoti.
<scripture passage="Zech 2:11" parsed="|Zech|2|11|0|0" osisRef="Bible:Zech.2.11" />
<sup>11</sup> "Atë ditë shumë kombe do të bashkohen me Zotin dhe do të bëhen populli im, dhe unë do të banoj midis teje; atëherë do të pranosh që Zoti i ushtrive më ka dërguar te ti.
<scripture passage="Zech 2:12" parsed="|Zech|2|12|0|0" osisRef="Bible:Zech.2.12" />
<sup>12</sup> Dhe Zoti do të marrë në zotërim Judën si trashëgimi të tij në tokën e shenjtë dhe do të zgjedhë akoma Jeruzalemin.
<scripture passage="Zech 2:13" parsed="|Zech|2|13|0|0" osisRef="Bible:Zech.2.13" />
<sup>13</sup> Çdo mish le të heshtë përpara Zotit, sepse ai është zgjuar nga selia e tij e shenjtë".
</p>
</div3>

<div3 title="Zechariah 3" progress="75.94%" prev="Zech.2" next="Zech.4" id="Zech.3">
<h3 id="Zech.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Zech.3-p1">
<scripture passage="Zech 3:1" parsed="|Zech|3|1|0|0" osisRef="Bible:Zech.3.1" />
<sup>1</sup> Pastaj më bëri të shoh kryepriftin Jozue, që qëndronte drejt përpara engjëllit të Zotit, dhe Satanai që rrinte në të djathtën e tij për ta akuzuar.
<scripture passage="Zech 3:2" parsed="|Zech|3|2|0|0" osisRef="Bible:Zech.3.2" />
<sup>2</sup> Zoti i tha Satanait: "Të qortoftë ashpër Zoti, o Satana! Po, Zoti që ka zgjedhur Jeruzalemin, të qortoftë ashpër! A nuk është vallë ky një urë zjarri e shkëputur nga zjarri?".
<scripture passage="Zech 3:3" parsed="|Zech|3|3|0|0" osisRef="Bible:Zech.3.3" />
<sup>3</sup> Jozueu ishte veshur me rroba të papastra dhe qëndronte drejt përpara engjëllit,
<scripture passage="Zech 3:4" parsed="|Zech|3|4|0|0" osisRef="Bible:Zech.3.4" />
<sup>4</sup> i cili nisi t'u thotë atyre që ishin përpara tij: "Ia hiqni nga trupi ato rroba të papastra!". Pastaj i tha atij: "Shiko, kam zhdukur prej teje paudhësinë tënde dhe do të të bëj të veshësh rroba të shkëlqyera".
<scripture passage="Zech 3:5" parsed="|Zech|3|5|0|0" osisRef="Bible:Zech.3.5" />
<sup>5</sup> Unë, pra, thashë: "Le të vënë mbi kokën e tij një çallmë të pastër". Kështu ata i vunë mbi kokë një çallmë të pastër dhe e vunë të veshë rroba, ndërsa Engjëlli i Zotit ishte i pranishëm aty.
<scripture passage="Zech 3:6" parsed="|Zech|3|6|0|0" osisRef="Bible:Zech.3.6" />
<sup>6</sup> Dhe Engjëlli i Zotit e paralajmëroi solemnisht Jozueun duke thënë:
<scripture passage="Zech 3:7" parsed="|Zech|3|7|0|0" osisRef="Bible:Zech.3.7" />
<sup>7</sup> "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Në qoftë se do të ecësh në rrugët e mia dhe do të respektosh ligjin tim, edhe ti do të kesh drejtimin e shtëpisë sime dhe do të ruash oborret e mia, dhe unë do të të  lejoj të hysh lirisht midis këtyre që rrijnë  këtu.
<scripture passage="Zech 3:8" parsed="|Zech|3|8|0|0" osisRef="Bible:Zech.3.8" />
<sup>8</sup> Dëgjo, pra, o Jozue, kryeprift, ti dhe shokët e tu që ulen përpara teje, sepse ata janë njerëz që japin paralajmërime. Ja, unë po të sjell këtu shërbëtorin tim, Filizin.
<scripture passage="Zech 3:9" parsed="|Zech|3|9|0|0" osisRef="Bible:Zech.3.9" />
<sup>9</sup> Ja guri që kam vënë përpara Jozueut: mbi këtë gur të vetëm ka shtatë sy; ja, unë do të gdhend mbishkrimin e tij", thotë Zoti i ushtrive, "dhe do ta heq paudhësinë e këtij vendi në një ditë të vetme.
<scripture passage="Zech 3:10" parsed="|Zech|3|10|0|0" osisRef="Bible:Zech.3.10" />
<sup>10</sup> Në atë ditë", thotë Zoti i ushtrive, "secili nga ju do të ftojë fqinjin e vet nën hardhinë e tij dhe nën fikun e tij".
</p>
</div3>

<div3 title="Zechariah 4" progress="75.98%" prev="Zech.3" next="Zech.5" id="Zech.4">
<h3 id="Zech.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Zech.4-p1">
<scripture passage="Zech 4:1" parsed="|Zech|4|1|0|0" osisRef="Bible:Zech.4.1" />
<sup>1</sup> Pastaj engjëlli që fliste me mua u kthye dhe më zgjoi ashtu si zgjojnë dikë nga gjumi.
<scripture passage="Zech 4:2" parsed="|Zech|4|2|0|0" osisRef="Bible:Zech.4.2" />
<sup>2</sup> Dhe më pyeti: "Çfarë po shikon?". U përgjigja: "Ja, po shikoj një shandan krejt prej ari dhe që ka në majë një enë, mbi të cilën janë shtatë llampa me shtatë tuba për shtatë llampat që janë në majë.
<scripture passage="Zech 4:3" parsed="|Zech|4|3|0|0" osisRef="Bible:Zech.4.3" />
<sup>3</sup> Afër tyre janë dy ullinj, një në të djathtën e enës dhe tjetri në të majtën e saj".
<scripture passage="Zech 4:4" parsed="|Zech|4|4|0|0" osisRef="Bible:Zech.4.4" />
<sup>4</sup> Kështu nisa t'i them engjëllit që fliste me mua: "Imzot, ç'kuptim kanë këto gjëra?".
<scripture passage="Zech 4:5" parsed="|Zech|4|5|0|0" osisRef="Bible:Zech.4.5" />
<sup>5</sup> Engjëlli që fliste me mua u përgjigj dhe më tha: "Nuk e kupton se ç'duan të thonë këto gjëra?". Unë i thashë: "Jo, imzot".
<scripture passage="Zech 4:6" parsed="|Zech|4|6|0|0" osisRef="Bible:Zech.4.6" />
<sup>6</sup> Atëherë ai, duke u përgjigjur, më tha: "Kjo është fjala e Zotit drejtuar Zorobabelit: Jo për fuqinë dhe as për forcën, por për Frymën time", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Zech 4:7" parsed="|Zech|4|7|0|0" osisRef="Bible:Zech.4.7" />
<sup>7</sup> "Kush je ti, o mali i madh? Përpara Zorobabelit ti do të bëhesh fushë. Dhe ai do ta bëjë gurin e majës së malit të shkojë përpara midis britmave: "Mëshirë, mëshirë për të!"".
<scripture passage="Zech 4:8" parsed="|Zech|4|8|0|0" osisRef="Bible:Zech.4.8" />
<sup>8</sup> Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
<scripture passage="Zech 4:9" parsed="|Zech|4|9|0|0" osisRef="Bible:Zech.4.9" />
<sup>9</sup> "Duart e Zorobabelit kanë hedhur themelet e këtij tempulli dhe duart e tij do ta përfundojnë; atëherë do të pranosh që Zoti i ushtrive më ka dërguar te ju.
<scripture passage="Zech 4:10" parsed="|Zech|4|10|0|0" osisRef="Bible:Zech.4.10" />
<sup>10</sup> Kush ka mundur të përçmojë ditën e gjërave të vogla? Por ata të shtatë gëzohen kur shohin plumbçen në duart e Zorobabelit. Ata të shtatë janë sytë e Zotit që e përshkojnë gjithë dheun".
<scripture passage="Zech 4:11" parsed="|Zech|4|11|0|0" osisRef="Bible:Zech.4.11" />
<sup>11</sup> Unë u përgjigja dhe i thashë: "Këta dy ullinj në të djathtën dhe në të majtën e shandanit çfarë janë?".
<scripture passage="Zech 4:12" parsed="|Zech|4|12|0|0" osisRef="Bible:Zech.4.12" />
<sup>12</sup> Për herë të dytë nisa t'i them: "Çfarë janë këto dy degë ulliri që janë përbri dy prurësve prej ari nga rrjedh vaji i praruar?".
<scripture passage="Zech 4:13" parsed="|Zech|4|13|0|0" osisRef="Bible:Zech.4.13" />
<sup>13</sup> Ai m'u përgjigj dhe tha: "Nuk e kupton çfarë janë këto?". Unë u përgjigja: "Jo, imzot".
<scripture passage="Zech 4:14" parsed="|Zech|4|14|0|0" osisRef="Bible:Zech.4.14" />
<sup>14</sup> Atëherë ai më tha: "Këta janë dy të vajosurit që rrijnë afër Zotit të gjithë dheut".
</p>
</div3>

<div3 title="Zechariah 5" progress="76.02%" prev="Zech.4" next="Zech.6" id="Zech.5">
<h3 id="Zech.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Zech.5-p1">
<scripture passage="Zech 5:1" parsed="|Zech|5|1|0|0" osisRef="Bible:Zech.5.1" />
<sup>1</sup> Pastaj i çova përsëri sytë dhe pashë, dhe ja një rrotull që fluturonte.
<scripture passage="Zech 5:2" parsed="|Zech|5|2|0|0" osisRef="Bible:Zech.5.2" />
<sup>2</sup> Engjëlli më tha: "Çfarë po shikon?". Unë u përgjigja: "Shoh një rrotull që fluturon; gjatësia e saj është njëzet kubitë dhe gjërësia e saj dhjetë kubitë".
<scripture passage="Zech 5:3" parsed="|Zech|5|3|0|0" osisRef="Bible:Zech.5.3" />
<sup>3</sup> Atëherë ai më tha: "Ky është mallkimi që po përhapet mbi gjithë vendin; sepse tani e tutje, kushdo që vjedh do të dëbohet prej tij dhe kushdo që tani e tutje betohet me të rreme, do të dëbohet prej tij.
<scripture passage="Zech 5:4" parsed="|Zech|5|4|0|0" osisRef="Bible:Zech.5.4" />
<sup>4</sup> Unë do ta bëj të dalë", thotë Zoti i ushtrive, "dhe ai do të hyjë në shtëpinë e vjedhësit dhe në shtëpinë e atij që bën betim të rremë në emrin tim; do të mbetet në atë shtëpi dhe do ta konsumojë bashkë me lëndën e saj dhe me gurët e saj".
<scripture passage="Zech 5:5" parsed="|Zech|5|5|0|0" osisRef="Bible:Zech.5.5" />
<sup>5</sup> Pastaj Engjëlli që fliste me mua doli dhe më tha: "Ço sytë dhe shiko çfarë është ajo që po del".
<scripture passage="Zech 5:6" parsed="|Zech|5|6|0|0" osisRef="Bible:Zech.5.6" />
<sup>6</sup> Unë thashë: "Çfarë është?". Ai tha: "Éshtë efa që po del". Pastaj shtoi: "Kjo është pamja e tyre në gjithë vendin".
<scripture passage="Zech 5:7" parsed="|Zech|5|7|0|0" osisRef="Bible:Zech.5.7" />
<sup>7</sup> Pastaj, ja, u ngrit një kapak plumbi, dhe kështu në mes të efas rrinte ulur një grua.
<scripture passage="Zech 5:8" parsed="|Zech|5|8|0|0" osisRef="Bible:Zech.5.8" />
<sup>8</sup> Atëherë ai tha: "Kjo është ligësia". Dhe e hodhi në mes të efas, pastaj hodhi kapakun prej plumbi mbi hapjen e saj.
<scripture passage="Zech 5:9" parsed="|Zech|5|9|0|0" osisRef="Bible:Zech.5.9" />
<sup>9</sup> Pastaj i çova sytë dhe shikova, dhe ja që po vinin dy gra me erën në krahët e tyre, sepse ato kishin krahë si krahët e lejlekut, dhe e ngritën efan midis tokës dhe qiellit.
<scripture passage="Zech 5:10" parsed="|Zech|5|10|0|0" osisRef="Bible:Zech.5.10" />
<sup>10</sup> Kështu unë e pyeta engjëllin që fliste me mua: "Ku e çojnë efan këto?".
<scripture passage="Zech 5:11" parsed="|Zech|5|11|0|0" osisRef="Bible:Zech.5.11" />
<sup>11</sup> Ai m'u përgjigj: "Në vendin e Shinarit për t'i ndërtuar një shtëpi; kur të jetë gati efa do të vihet mbi piedestalin e vet".
</p>
</div3>

<div3 title="Zechariah 6" progress="76.06%" prev="Zech.5" next="Zech.7" id="Zech.6">
<h3 id="Zech.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Zech.6-p1">
<scripture passage="Zech 6:1" parsed="|Zech|6|1|0|0" osisRef="Bible:Zech.6.1" />
<sup>1</sup> I çova përsëri sytë dhe shikova, dhe ja, katër qerre që dilnin në mes të dy maleve; dhe malet ishin male prej bronzi.
<scripture passage="Zech 6:2" parsed="|Zech|6|2|0|0" osisRef="Bible:Zech.6.2" />
<sup>2</sup> Në qerren e parë kishte kuaj të kuq, në qerren e dytë kuaj të zinj,
<scripture passage="Zech 6:3" parsed="|Zech|6|3|0|0" osisRef="Bible:Zech.6.3" />
<sup>3</sup> në qerren e tretë kuaj të bardhë dhe në të katërtën kuaj shumë laramanë.
<scripture passage="Zech 6:4" parsed="|Zech|6|4|0|0" osisRef="Bible:Zech.6.4" />
<sup>4</sup> Atëherë nisa t'i them engjëllit që fliste me mua: "Imzot, po këta?".
<scripture passage="Zech 6:5" parsed="|Zech|6|5|0|0" osisRef="Bible:Zech.6.5" />
<sup>5</sup> Engjëlli u përgjigj dhe tha: "Këta janë katër frymat e qiellit që dalin pasi kanë qenë në prani të Zotit të mbarë dheut.
<scripture passage="Zech 6:6" parsed="|Zech|6|6|0|0" osisRef="Bible:Zech.6.6" />
<sup>6</sup> Qerrja me kuaj të zinj shkon drejt vendit të veriut; kuajt e bardhë e ndjekin, kuajt laramanë shkojnë drejt vendit të jugut;
<scripture passage="Zech 6:7" parsed="|Zech|6|7|0|0" osisRef="Bible:Zech.6.7" />
<sup>7</sup> pastaj përparojnë kuajt me ngjyrë të kuqe të ndezur dhe kërkojnë të shkojnë për të përshkuar dheun". Ai u tha atyre: "Shkoni, përshkoni dheun!". Kështu ata e përshkuan dheun.
<scripture passage="Zech 6:8" parsed="|Zech|6|8|0|0" osisRef="Bible:Zech.6.8" />
<sup>8</sup> Pastaj ai më thirri dhe më foli, duke thënë: "Ja, ata që po shkojnë drejt vendit në veri e kanë qetësuar Frymën time mbi vendin e veriut.
<scripture passage="Zech 6:9" parsed="|Zech|6|9|0|0" osisRef="Bible:Zech.6.9" />
<sup>9</sup> Pastaj fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:
<scripture passage="Zech 6:10" parsed="|Zech|6|10|0|0" osisRef="Bible:Zech.6.10" />
<sup>10</sup> "Prano dhurata nga mërgimtarët, domethënë nga Heldai, nga Tobiahu dhe nga Jedaiahu që kanë ardhur nga Babilonia, dhe që po sot kanë shkuar në shtëpinë e Josias, birit të Sofonias.
<scripture passage="Zech 6:11" parsed="|Zech|6|11|0|0" osisRef="Bible:Zech.6.11" />
<sup>11</sup> Merr argjendin dhe arin, bëj një kurorë me to dhe vëre mbi kryet e Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryepriftit.
<scripture passage="Zech 6:12" parsed="|Zech|6|12|0|0" osisRef="Bible:Zech.6.12" />
<sup>12</sup> Pastaj foli atij, duke thënë: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Ja, burri emri i të cilit është Filizë, do të filizoj në vendin e tij dhe do të ndërtojë tempullin e Zotit.
<scripture passage="Zech 6:13" parsed="|Zech|6|13|0|0" osisRef="Bible:Zech.6.13" />
<sup>13</sup> Po, ai do të ndërtojë tempullin e Zotit, do të mbulohet me lavdi dhe do të ulet e do të mbretërojë mbi fronin e tij, do të jetë prift mbi fronin e tij, dhe midis të dyve do të jetë një këshillë paqeje.
<scripture passage="Zech 6:14" parsed="|Zech|6|14|0|0" osisRef="Bible:Zech.6.14" />
<sup>14</sup> Kurora do të jetë një kujtim në tempullin e Zotit për Helemin, për Tobiahun, për Jedaiahun dhe për Henin, birin e Sofonias.
<scripture passage="Zech 6:15" parsed="|Zech|6|15|0|0" osisRef="Bible:Zech.6.15" />
<sup>15</sup> Edhe ata që janë larg do të vijnë për të ndihmuar për ndërtimin e tempullit të Zotit; atëherë do të pranoni që Zoti i ushtrive më ka dërguar te ju. Kjo do të ndodhë në qoftë se do t'i bindeni me zell zërit të Zotit, Perëndisë tuaj".
</p>
</div3>

<div3 title="Zechariah 7" progress="76.11%" prev="Zech.6" next="Zech.8" id="Zech.7">
<h3 id="Zech.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Zech.7-p1">
<scripture passage="Zech 7:1" parsed="|Zech|7|1|0|0" osisRef="Bible:Zech.7.1" />
<sup>1</sup> Në vitin e katërt të mbretit Dar, ditën e katërt të muajit të nëntë, që është Kislevi, ndodhi që fjala e Zotit iu drejtua Zakarias.
<scripture passage="Zech 7:2" parsed="|Zech|7|2|0|0" osisRef="Bible:Zech.7.2" />
<sup>2</sup> Kishin dërguar Sharetserin, bashkë me Regemelekun dhe njerëzit e tij, në Bethel për të kërkuar me lutje favorin e Zotin,
<scripture passage="Zech 7:3" parsed="|Zech|7|3|0|0" osisRef="Bible:Zech.7.3" />
<sup>3</sup> dhe për të folur me priftërinjtë që ishin në shtëpinë e Zotit të ushtrive dhe me profetët, duke thënë: "A duhet të qaj në muajin e pestë dhe të agjëroj si kam bërë gjatë shumë viteve?".
<scripture passage="Zech 7:4" parsed="|Zech|7|4|0|0" osisRef="Bible:Zech.7.4" />
<sup>4</sup> Atëherë fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
<scripture passage="Zech 7:5" parsed="|Zech|7|5|0|0" osisRef="Bible:Zech.7.5" />
<sup>5</sup> "Folu gjithë popullit të vendit dhe priftërinjve dhe thuaj: "Kur keni agjëruar dhe jeni pikëlluar në muajin e pestë dhe në të shtatin gjatë këtyre shtatëdhjetë viteve, a keni agjëruar në të vërtetë për mua, pikërisht për mua?
<scripture passage="Zech 7:6" parsed="|Zech|7|6|0|0" osisRef="Bible:Zech.7.6" />
<sup>6</sup> Po më pas, kur keni ngrënë dhe pirë, mos vallë keni ngrënë dhe pirë për veten tuaj?
<scripture passage="Zech 7:7" parsed="|Zech|7|7|0|0" osisRef="Bible:Zech.7.7" />
<sup>7</sup> A nuk janë këto fjalët që Zoti i ushtrive ka shpallur me anë të profetëve të së kaluarës, kur Jeruzalemi ishte i banuar dhe i qetë bashkë me qytetet e tij të afërta dhe gjithashtu Negevi dhe fusha ishin të banuara?"".
<scripture passage="Zech 7:8" parsed="|Zech|7|8|0|0" osisRef="Bible:Zech.7.8" />
<sup>8</sup> Fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, duke thënë:
<scripture passage="Zech 7:9" parsed="|Zech|7|9|0|0" osisRef="Bible:Zech.7.9" />
<sup>9</sup> "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Zbatoni me përpikëri drejtësinë dhe tregoni secili mirësi dhe mëshirë për vëllezërit tuaj.
<scripture passage="Zech 7:10" parsed="|Zech|7|10|0|0" osisRef="Bible:Zech.7.10" />
<sup>10</sup> Mos e shtypni të venë dhe jetimin, të huajin dhe të varfërin; dhe askush të mos kurdisë në zemër të vet të keqen kundër vëllait të vet.
<scripture passage="Zech 7:11" parsed="|Zech|7|11|0|0" osisRef="Bible:Zech.7.11" />
<sup>11</sup> Por ata nuk deshën të dëgjojnë, kthyen krahët me kryeneçësi dhe i zunë veshët që të mos dëgjonin.
<scripture passage="Zech 7:12" parsed="|Zech|7|12|0|0" osisRef="Bible:Zech.7.12" />
<sup>12</sup> E bënë zemrën e tyre si diamanti, për të mos dëgjuar ligjin dhe fjalët që Zoti i ushtrive u dërgonte atyre me anë të Frymës së tij, me anë të profetëve të së kaluarës. Kështu u krijua një indinjatë e madhe te Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Zech 7:13" parsed="|Zech|7|13|0|0" osisRef="Bible:Zech.7.13" />
<sup>13</sup> Dhe ndodhi që, mbasi ai thërriste dhe ata nuk ia vinin veshin, ata thirrën dhe unë nuk ua vura veshin", thotë Zoti i ushtrive,
<scripture passage="Zech 7:14" parsed="|Zech|7|14|0|0" osisRef="Bible:Zech.7.14" />
<sup>14</sup> "por i shpërndava me shakullimë midis gjithë kombeve që ata nuk i njihnin. Kështu vendi mbeti i shkretë pas tyre, dhe askush nuk kalonte andej ose nuk u kthye. Nga një vend kënaqësie ata e kthyen në shkreti".
</p>
</div3>

<div3 title="Zechariah 8" progress="76.15%" prev="Zech.7" next="Zech.9" id="Zech.8">
<h3 id="Zech.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Zech.8-p1">
<scripture passage="Zech 8:1" parsed="|Zech|8|1|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.1" />
<sup>1</sup> Fjala e Zotit të ushtrive m'u drejtua përsëri, duke thënë:
<scripture passage="Zech 8:2" parsed="|Zech|8|2|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.2" />
<sup>2</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: Unë jam shumë xheloz për Sionin, po, unë digjem nga xhelozia për të".
<scripture passage="Zech 8:3" parsed="|Zech|8|3|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.3" />
<sup>3</sup> Kështu thotë Zoti: "Unë do të kthehem në Sion dhe do të banoj në mes të Jeruzalemit. Jeruzalemin do ta quajnë Qytet të besnikërisë dhe malin e Zotit të ushtrive, mal të shenjtërisë".
<scripture passage="Zech 8:4" parsed="|Zech|8|4|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.4" />
<sup>4</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Nëpër sheshet e Jeruzalemit do të ulen akoma pleq e plaka, secili me shkopin e vet në dorë për shkak të moshës së shtyrë.
<scripture passage="Zech 8:5" parsed="|Zech|8|5|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.5" />
<sup>5</sup> Sheshet e qytetit do të jenë plot e përplot me djem dhe vajza që do të lozin në sheshet e tij".
<scripture passage="Zech 8:6" parsed="|Zech|8|6|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.6" />
<sup>6</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Në se kjo duket shumë e vështirë në sytë e atyre që kanë mbetur nga ky popull ndër këto ditë, a do të jetë gjithashtu tepër e vështirë për sytë e mi?", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Zech 8:7" parsed="|Zech|8|7|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.7" />
<sup>7</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do ta shpëtoj popullin tim nga vendi i lindjes dhe nga vendi i perëndimit.
<scripture passage="Zech 8:8" parsed="|Zech|8|8|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.8" />
<sup>8</sup> Unë do t'i bëj të vijnë dhe ata do të banojnë në Jeruzalem; ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre me besnikëri dhe drejtësi".
<scripture passage="Zech 8:9" parsed="|Zech|8|9|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.9" />
<sup>9</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Duart tuaja le të jenë të fuqishme, ju që dëgjoni në këto ditë këto fjalë nga goja e profetëve që ishin në kohën kur po hidheshin themelet e shtëpisë të Zotit, me qëllim që të mund të rindërtohej tempulli.
<scripture passage="Zech 8:10" parsed="|Zech|8|10|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.10" />
<sup>10</sup> Përpara asaj kohe nuk kishte pagesë për njeriun dhe pagesë për kafshët; nuk kishte fare siguri për këdo që shkonte ose vinte për shkak të armikut; unë vet, pra, i vija gjithë njerëzit kundër njeri tjetrit.
<scripture passage="Zech 8:11" parsed="|Zech|8|11|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.11" />
<sup>11</sup> Por tani nuk do të jem më me ata të mbeturit nga ky popull siç kam qenë në kohërat e shkuara", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Zech 8:12" parsed="|Zech|8|12|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.12" />
<sup>12</sup> "Sepse do të ketë një farë paqeje: hardhia do të japë frytin e vet, toka do të japë prodhimet e veta dhe qiejt do t'u japin vesën e tyre. Do t'i bëj ata të mbeturit nga ky popull të kenë zotërimin e të gjitha këtyre gjërave.
<scripture passage="Zech 8:13" parsed="|Zech|8|13|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.13" />
<sup>13</sup> Dhe do të ndodhë që, ashtu si ishit një mallkim midis kombeve, o shtëpi e Judës dhe shtëpi e Izraelit, kështu, kur t'ju shpëtoj, do të jeni një bekim. Mos u trembni, duart tuaja le të jenë të fuqishme!".
<scripture passage="Zech 8:14" parsed="|Zech|8|14|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.14" />
<sup>14</sup> Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ashtu si vendosa t'ju bëj keq kur etërit tuaj më provokuan zemërimin", thotë Zoti i ushtrive, "dhe nuk u pendova,
<scripture passage="Zech 8:15" parsed="|Zech|8|15|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.15" />
<sup>15</sup> kështu, këto ditë kam vendosur rishtas t'i bëj mirë Jeruzalemit dhe shtëpisë së Judës. Mos u trembni!
<scripture passage="Zech 8:16" parsed="|Zech|8|16|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.16" />
<sup>16</sup> Këto janë gjërat që duhet të bëni: i flisni me vërtetësi secili të afërmit të tij, në portat tuaja jepni gjykime me vërtetësi, drejtësi dhe paqe.
<scripture passage="Zech 8:17" parsed="|Zech|8|17|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.17" />
<sup>17</sup> Askush të mos kurdisë në zemër të vet ndonjë të keqe kundër të afërmit të vet dhe mos pëlqeni betimin e rremë, sepse të gjitha këto gjëra unë i urrej, thotë Zoti".
<scripture passage="Zech 8:18" parsed="|Zech|8|18|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.18" />
<sup>18</sup> Fjala e Zotit të ushtrive m'u drejtua përsëri, duke thënë:
<scripture passage="Zech 8:19" parsed="|Zech|8|19|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.19" />
<sup>19</sup> "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Agjërimi i muajit të katërt, agjërimi i të pestit, agjërimi i të shtatit dhe agjërimi i të dhjetit do të bëhen për shtëpinë e Judës një periudhë gëzimi, hareje dhe festash  të gëzuara; prandaj duajeni të vërtetën  dhe paqen".
<scripture passage="Zech 8:20" parsed="|Zech|8|20|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.20" />
<sup>20</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Do të vijnë akoma popuj dhe banorë të shumë qyteteve;
<scripture passage="Zech 8:21" parsed="|Zech|8|21|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.21" />
<sup>21</sup> banorët e një qyteti do të shkojnë tek ata të tjetrit, duke thënë: "Le të shkojmë menjëherë t'i përgjërohemi fytyrës së Zotit dhe të kërkojmë Zotin e ushtrive. Edhe unë do të shkoj".
<scripture passage="Zech 8:22" parsed="|Zech|8|22|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.22" />
<sup>22</sup> Po, shumë popuj dhe kombe të fuqishëm do të vijnë të kërkojnë Zotin e ushtrive në Jeruzalem dhe t'i përgjërohen fytyrës së Zotit".
<scripture passage="Zech 8:23" parsed="|Zech|8|23|0|0" osisRef="Bible:Zech.8.23" />
<sup>23</sup> Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Në ato ditë dhjetë burra nga të gjitha gjuhët e kombeve do të zënë një Jude nga cepi i rrobës dhe do të thonë: "Ne duam të vijmë me ju sepse kemi dëgjuar se Perëndia është me ju"".
</p>
</div3>

<div3 title="Zechariah 9" progress="76.24%" prev="Zech.8" next="Zech.10" id="Zech.9">
<h3 id="Zech.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Zech.9-p1">
<scripture passage="Zech 9:1" parsed="|Zech|9|1|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.1" />
<sup>1</sup> Orakulli i fjalës së Zotit kundër vendit të Hadrakut dhe Damasku vendpushimi i tij (sepse sytë e njerëzve të të gjitha fiseve të Izraelit i drejtohen Zotit),
<scripture passage="Zech 9:2" parsed="|Zech|9|2|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.2" />
<sup>2</sup> dhe kundër Hamathit, që është në kufi me të, dhe kundër Tiros dhe Sidonit, ndonëse ata janë shumë të urtë.
<scripture passage="Zech 9:3" parsed="|Zech|9|3|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.3" />
<sup>3</sup> Tiro ka ndërtuar një fortesë dhe ka grumbulluar argjend si pluhur dhe ar si balta e rrugëve.
<scripture passage="Zech 9:4" parsed="|Zech|9|4|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.4" />
<sup>4</sup> Ja, Zoti do ta rrëzojë nga fuqia dhe do të shkatërrojë pushtetin e tij në det, dhe ai do të konsumohet nga zjarri.
<scripture passage="Zech 9:5" parsed="|Zech|9|5|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.5" />
<sup>5</sup> Ashkeloni do ta shohë dhe do të ketë frikë, edhe Gaza do të përpëlitet nga dhëmbja e madhe dhe po kështu Ekroni, sepse shpresa e tij do të pësojë zhgënjim. Mbreti do të zhduket nga Gaza dhe Ashkeloni nuk do të banohet më.
<scripture passage="Zech 9:6" parsed="|Zech|9|6|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.6" />
<sup>6</sup> Një popull bastard do të banojë në Ashdod, dhe unë do të asgjësoj krenarinë e Filistejve.
<scripture passage="Zech 9:7" parsed="|Zech|9|7|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.7" />
<sup>7</sup> Do të heq gjak nga goja e tij dhe gjërat e neveritshme nga dhëmbët e tij, dhe ai gjithashtu do të jetë një i mbetur për Perëndinë tonë dhe do të jetë si një kryetar në Judë, dhe Ekroni si Jebuzeu.
<scripture passage="Zech 9:8" parsed="|Zech|9|8|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.8" />
<sup>8</sup> Do të fushoj rreth shtëpisë sime për ta mbrojtur nga çfarëdo ushtrie, nga kush shkon dhe kush vjen; asnjë shtypës nuk do të kalojë më nga ata, sepse tani pashë vetë me sytë e mi.
<scripture passage="Zech 9:9" parsed="|Zech|9|9|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.9" />
<sup>9</sup> Ngazëllo me të madhe, o bijë e Sionit, lësho britma gëzimi, o bijë e Jeruzalemit! Ja, mbreti yt po të vjen; ai është i drejtë dhe sjell shpëtimin, i përulur dhe i hipur mbi një gomar, mbi një gomar të ri.
<scripture passage="Zech 9:10" parsed="|Zech|9|10|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.10" />
<sup>10</sup> Unë do t'i zhduk qerret nga Efraimi dhe kuajt nga Jeruzalemi; harqet e luftës do të asgjësohen. Ai do t'u flasë për paqe kombeve; sundimi i tij do të shtrihet nga deti në det, dhe nga Lumi deri në skaj të dheut.
<scripture passage="Zech 9:11" parsed="|Zech|9|11|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.11" />
<sup>11</sup> Sa për ty, për shkak të gjakut të besëlidhjes sime me ty, i çlirova robërit e tu nga gropa pa ujë.
<scripture passage="Zech 9:12" parsed="|Zech|9|12|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.12" />
<sup>12</sup> Kthehuni në fortesë, o ju robër të shpresës! Pikërisht sot unë deklaroj se do të të jap dyfishin.
<scripture passage="Zech 9:13" parsed="|Zech|9|13|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.13" />
<sup>13</sup> Do ta përkul Judën për mua si harkun tim dhe me Efraimin do ta mbush me shigjeta, dhe do t'i ngre në këmbë bijtë e tu, o Sion, kundër bijve të tu, o Javan, dhe do të të bëj si shpata e një njeriu të fuqishëm.
<scripture passage="Zech 9:14" parsed="|Zech|9|14|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.14" />
<sup>14</sup> Atëherë mbi ta do të duket Zoti dhe shigjeta e tij do të niset si një rrufe. Zoti, Zoti, do t'i bjerë borisë dhe do të përparojë bashkë me shakullimat e jugut.
<scripture passage="Zech 9:15" parsed="|Zech|9|15|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.15" />
<sup>15</sup> Zoti i ushtrive do t'i mbrojë; kështu ata do të gllabërojnë dhe do të shkelin gurët e hobeve të armiqve të tyre, do të pijnë dhe do të bëjnë zhurmë si të nxitur nga vera dhe do të jenë plot me gjak  si legenat e vegjël që përdoren për flijime,  si brirët e altarit.
<scripture passage="Zech 9:16" parsed="|Zech|9|16|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.16" />
<sup>16</sup> Zoti, Perëndia i tyre, do t'i shpëtojë atë ditë, si kopeja e popullit të tij, sepse do të jenë si gurët e çmuar të një kurore, që do të ngrihen lart si një flamur mbi tokën e tij.
<scripture passage="Zech 9:17" parsed="|Zech|9|17|0|0" osisRef="Bible:Zech.9.17" />
<sup>17</sup> Sa e madhe do të jetë mirësia e tij dhe sa e madhe bukuria e tij! Gruri do t'i rritë të rinjtë, dhe mushti vajzat.
</p>
</div3>

<div3 title="Zechariah 10" progress="76.31%" prev="Zech.9" next="Zech.11" id="Zech.10">
<h3 id="Zech.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Zech.10-p1">
<scripture passage="Zech 10:1" parsed="|Zech|10|1|0|0" osisRef="Bible:Zech.10.1" />
<sup>1</sup> I kërkoni Zotit shiun në kohën e shiut të fundit! Zoti do të lëshojë rrufe që do të pasohen nga bubullima dhe shi, do t'u japë atyre shira të bollshme, dhe secilit bar në arën e vet.
<scripture passage="Zech 10:2" parsed="|Zech|10|2|0|0" osisRef="Bible:Zech.10.2" />
<sup>2</sup> Sepse idhujt familjarë rrëfejnë gjëra të kota, shortarët ndjekin veprime të rreme dhe tregojnë ëndrra të rreme, japin ngushëllime të kota; për këtë arsye ata po enden si dhentë, janë të pikëlluar, sepse janë pa bari.
<scripture passage="Zech 10:3" parsed="|Zech|10|3|0|0" osisRef="Bible:Zech.10.3" />
<sup>3</sup> "Zemërimi im merr zjarr kundër barinjve dhe unë do të ndëshkoj cjeptë, sepse Zoti i ushtrive do të vizitojë kopenë e tij, shtëpinë e Judës dhe do ta bëjë atë si kalin e tij madhështor në luftë.
<scripture passage="Zech 10:4" parsed="|Zech|10|4|0|0" osisRef="Bible:Zech.10.4" />
<sup>4</sup> Prej tij do të dalë guri i qoshes, prej tij do të dalë kunji, prej tij harku i betejës, prej tij do të dalë çdo sundues, të gjithë së bashku.
<scripture passage="Zech 10:5" parsed="|Zech|10|5|0|0" osisRef="Bible:Zech.10.5" />
<sup>5</sup> Dhe do të jenë si trimat që do të shkelin armiqtë e tyre në baltën e rrugëve në betejë. Do të luftojnë, sepse Zoti është me ta, ata që u hipin kuajve do të mbeten të shushatur.
<scripture passage="Zech 10:6" parsed="|Zech|10|6|0|0" osisRef="Bible:Zech.10.6" />
<sup>6</sup> Unë do ta fortifikoj shtëpinë e Judës dhe do ta shpëtoj shtëpinë e Jozefit dhe do t'i sjell përsëri sepse më vjen keq për ta; do të jenë si të mos i kem dëbuar kurrë, sepse unë jam Zoti, Perëndia i tyre, dhe do t'i kënaq.
<scripture passage="Zech 10:7" parsed="|Zech|10|7|0|0" osisRef="Bible:Zech.10.7" />
<sup>7</sup> Ata të Efraimit do të jenë si një trim dhe zemra e tyre do të ngazëllojë si e dehur nga vera. Po, bijtë e tyre do ta shohin dhe do të gëzohen, zemra e tyre do të ngazëllojë në Zotin.
<scripture passage="Zech 10:8" parsed="|Zech|10|8|0|0" osisRef="Bible:Zech.10.8" />
<sup>8</sup> Do t'u fishkëlloj për t'i mbledhur, sepse unë do t'i shpengoj; dhe ata do të shumohen siç janë shumuar më parë.
<scripture passage="Zech 10:9" parsed="|Zech|10|9|0|0" osisRef="Bible:Zech.10.9" />
<sup>9</sup> Do t'i shpërndaj midis popujve dhe në vende të largëta do të më kujtojnë; do të jetojnë bashkë me bijtë e tyre dhe do të kthehen.
<scripture passage="Zech 10:10" parsed="|Zech|10|10|0|0" osisRef="Bible:Zech.10.10" />
<sup>10</sup> Do t'i bëj të kthehen nga vendi i Egjiptit dhe do t'i mbledh nga Asiria, për t'i kthyer në vendin e Galaadit dhe në Liban, por nuk do të ketë vend të mjaftueshëm për ta.
<scripture passage="Zech 10:11" parsed="|Zech|10|11|0|0" osisRef="Bible:Zech.10.11" />
<sup>11</sup> Ai do të kalojë nëpër detin e vështirësisë, por do t'i godasë valët e detit dhe të gjitha thellësitë e lumenjve do të thahen. Krenaria e Asirisë do të shembet dhe skeptri i Egjiptit do të hiqet.
<scripture passage="Zech 10:12" parsed="|Zech|10|12|0|0" osisRef="Bible:Zech.10.12" />
<sup>12</sup> Do t'i bëj të fuqishëm në Zotin dhe ata do të ecin në emrin e tij", thotë Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="Zechariah 11" progress="76.36%" prev="Zech.10" next="Zech.12" id="Zech.11">
<h3 id="Zech.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Zech.11-p1">
<scripture passage="Zech 11:1" parsed="|Zech|11|1|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.1" />
<sup>1</sup> Hapi dyert e tua, Liban, me qëllim që zjarri të djegë kedrat e tu.
<scripture passage="Zech 11:2" parsed="|Zech|11|2|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.2" />
<sup>2</sup> Vajto, selvi, sepse kedri ka rënë, sepse drurët madhështorë janë shkatërruar. Këlthisni, lisa të Bashanit, sepse pylli i padepërtueshëm është rrëzuar.
<scripture passage="Zech 11:3" parsed="|Zech|11|3|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.3" />
<sup>3</sup> Dëgjohet vajtimi i barinjve, sepse shkëlqimi i tyre u shkretua; dëgjohet vrumbullima e luanëve të vegjël, sepse madhështia e Jordanit u shkretua.
<scripture passage="Zech 11:4" parsed="|Zech|11|4|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.4" />
<sup>4</sup> Kështu thotë Zoti, Perëndia im: "Kulloti delet që janë caktuar për thertore,
<scripture passage="Zech 11:5" parsed="|Zech|11|5|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.5" />
<sup>5</sup> blerësit e të cilave vrasin dhe nuk konsiderohen fajtorë dhe shitësit e të cilave thonë: "Qoftë bekuar Zoti, sepse unë po pasurohem" dhe barinjtë e të cilave nuk kanë kurrfarë mëshire.
<scripture passage="Zech 11:6" parsed="|Zech|11|6|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.6" />
<sup>6</sup> Nuk do të kem më mëshirë për banorët e vendit", thotë Zoti, "madje do të bëj që secili prej tyre të bjerë në dorë të të afërmit të vet dhe në dorë të mbretit të vet. Ata do ta shkretojnë vendin dhe nuk do të çliroj asnjë nga duart e tyre".
<scripture passage="Zech 11:7" parsed="|Zech|11|7|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.7" />
<sup>7</sup> Atëherë nisa t'i kullos delet që ishin caktuar për thertore, pikërisht më të mjerat e kopesë. Mora pastaj për vete dy shkopinj: njërin e quajta "Hir" dhe tjetrin "Bashkim", dhe nisa ta kullos kopenë.
<scripture passage="Zech 11:8" parsed="|Zech|11|8|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.8" />
<sup>8</sup> Brenda një muaj eliminova tre barinj. Unë isha i paduruar me ta, edhe ata gjithashtu më urrenin.
<scripture passage="Zech 11:9" parsed="|Zech|11|9|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.9" />
<sup>9</sup> Atëherë thashë: "Nuk do t'i kullos më; kush është duke vdekur, le të vdesë dhe kush është për të humbur, le të humbasë; pastaj ato që do të mbeten le të hanë njëra tjetrën".
<scripture passage="Zech 11:10" parsed="|Zech|11|10|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.10" />
<sup>10</sup> Mora pastaj shkopin tim "Hir" dhe e theva, për të shfuqizuar besëlidhjen që kisha lidhur me gjithë popujt.
<scripture passage="Zech 11:11" parsed="|Zech|11|11|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.11" />
<sup>11</sup> Po atë ditë ai u shfuqizua. Kështu delet më të mjera të kopesë që po më shikonin, e kuptuan se ajo ishte fjala e Zotit.
<scripture passage="Zech 11:12" parsed="|Zech|11|12|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.12" />
<sup>12</sup> Atëherë u thashë atyre: "Po t'ju duket e drejtë, më jepni pagën time; në se jo, lëreni". Kështu ata e peshuan pagën time: tridhjetë sikla argjendi.
<scripture passage="Zech 11:13" parsed="|Zech|11|13|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.13" />
<sup>13</sup> Por Zoti më tha: "Hidhja poçarit çmimin madhështor me të cilin ata më vlerësuan". Atëherë i mora tridhjetë siklat prej argjendi dhe i hodha në shtëpinë e Zotit për poçarin.
<scripture passage="Zech 11:14" parsed="|Zech|11|14|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.14" />
<sup>14</sup> Pastaj theva shkopin tjetër "Bashkimi", për të thyer vëllazërinë ndërmjet Judës dhe Izraelit.
<scripture passage="Zech 11:15" parsed="|Zech|11|15|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Zoti më tha: "Merri edhe veglat e një bariu të pamend.
<scripture passage="Zech 11:16" parsed="|Zech|11|16|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.16" />
<sup>16</sup> Sepse ja, unë do të nxjerr në vend një bari që nuk do të kujdeset për delet që humbasin, nuk do t'i kërkojë ato që janë të reja, nuk do të shërojë të plagosurat, nuk do të ushqejë ato që rrijnë në  këmbë, por do të hajë mishin e të majmeve dhe  do t'u shkulë edhe thonjtë".
<scripture passage="Zech 11:17" parsed="|Zech|11|17|0|0" osisRef="Bible:Zech.11.17" />
<sup>17</sup> Mjerë bariu i pavlerë që e braktis kopenë! Një shpatë do të jetë kundër krahut të tij dhe kundër syrit të tij të djathtë. Krahu i tij do të thahet krejt dhe syri i tij do të verbohet fare.
</p>
</div3>

<div3 title="Zechariah 12" progress="76.42%" prev="Zech.11" next="Zech.13" id="Zech.12">
<h3 id="Zech.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Zech.12-p1">
<scripture passage="Zech 12:1" parsed="|Zech|12|1|0|0" osisRef="Bible:Zech.12.1" />
<sup>1</sup> Orakulli i fjalës të Zotit lidhur me Izraelin. Kështu thotë Zoti që i ka shpalosur qiejt, që ka hedhur themelet e dheut dhe ka formuar frymën e njeriut përbrenda tij:
<scripture passage="Zech 12:2" parsed="|Zech|12|2|0|0" osisRef="Bible:Zech.12.2" />
<sup>2</sup> "Ja, unë do ta bëj Jeruzalemin një kupë hutimi për gjithë popujt përreth; ata do të dalin gjithashtu kundër Judës, kur të rrethojnë Jeruzalemin.
<scripture passage="Zech 12:3" parsed="|Zech|12|3|0|0" osisRef="Bible:Zech.12.3" />
<sup>3</sup> Atë ditë do të ndodhë që unë do ta bëj Jeruzalemin një gur të rëndë për gjithë popujt; të gjithë ata që do të ngarkohen me të do të bëhen krejtësisht copë-copë, edhe sikur të mblidheshin të gjitha kombet e dheut kundër tij.
<scripture passage="Zech 12:4" parsed="|Zech|12|4|0|0" osisRef="Bible:Zech.12.4" />
<sup>4</sup> Atë ditë", thotë Zoti, "unë do t'i qëlloj me hutim të gjithë kuajt dhe me marrëzi kalorësit e tyre; do t'i hap sytë e mi mbi shtëpinë e Judës, por do të godas me verbim të gjithë kuajt e popujve.
<scripture passage="Zech 12:5" parsed="|Zech|12|5|0|0" osisRef="Bible:Zech.12.5" />
<sup>5</sup> Krerët e Judës do të thonë në zemër të tyre: "Banorët e Jeruzalemit janë fuqia ime në Zotin e ushtrive, Perëndinë e tyre".
<scripture passage="Zech 12:6" parsed="|Zech|12|6|0|0" osisRef="Bible:Zech.12.6" />
<sup>6</sup> Atë ditë unë do t'i bëj krerët e Judës si një mangall që digjet në mes të një turre drush, si një pishtar të ndezur midis demeteve. Ata do të gllabërojnë djathtas e majtas gjithë popujt përreth; por  Jeruzalemi do të mbetet akoma i banuar, në  vendin e vet, në Jeruzalem.
<scripture passage="Zech 12:7" parsed="|Zech|12|7|0|0" osisRef="Bible:Zech.12.7" />
<sup>7</sup> Zoti do të shpëtojë më parë çadrat e Judës, me qëllim që lavdia e shtëpisë së Davidit dhe lavdia e banorëve të Jeruzalemit të mos rritet më shumë se ajo e Judës.
<scripture passage="Zech 12:8" parsed="|Zech|12|8|0|0" osisRef="Bible:Zech.12.8" />
<sup>8</sup> Atë ditë Zoti do t'i mbrojë banorët e Jeruzalemit; atë ditë më i dobëti ndër ta do të jetë si Davidi, dhe shtëpia e Davidit do të jetë si Perëndia, si Engjëlli i Zotit përpara tyre.
<scripture passage="Zech 12:9" parsed="|Zech|12|9|0|0" osisRef="Bible:Zech.12.9" />
<sup>9</sup> Atë ditë do të ndodhë që unë do të veproj për të shkatërruar të gjitha kombet që do të dalin kundër Jeruzalemit".
<scripture passage="Zech 12:10" parsed="|Zech|12|10|0|0" osisRef="Bible:Zech.12.10" />
<sup>10</sup> "Do të derdh mbi shtëpinë e Davidit dhe mbi banorët e Jeruzalemit Frymën e hirit dhe të përgjërimit; dhe ata do të vështrojnë drejt meje, drejt atij që kanë therur; do të pikëllohen për të, ashtu  si pikëllohesh për një bir të vetëm, dhe do të  hidhërohen shumë për të, ashtu si hidhërohesh fort për një të parëlindur.
<scripture passage="Zech 12:11" parsed="|Zech|12|11|0|0" osisRef="Bible:Zech.12.11" />
<sup>11</sup> Atë ditë në Jeruzalem do të ketë pikëllim të madh, i ngjeshëm me pikëllimin Hadad-rimonit në luginën Megido.
<scripture passage="Zech 12:12" parsed="|Zech|12|12|0|0" osisRef="Bible:Zech.12.12" />
<sup>12</sup> Edhe vendi do të pikëllohet, çdo familje për vete: familja e shtëpisë së Davidit për vete, bashkëshortet e tyre për vete; familja e shtëpisë së Natanit për vete; dhe bashkëshortet e tyre për vete;
<scripture passage="Zech 12:13" parsed="|Zech|12|13|0|0" osisRef="Bible:Zech.12.13" />
<sup>13</sup> familja e shtëpisë së Levit për vete dhe bashkëshortet e tyre për vete; familja e Shimejt për vete dhe bashkëshortet e tyre për vete;
<scripture passage="Zech 12:14" parsed="|Zech|12|14|0|0" osisRef="Bible:Zech.12.14" />
<sup>14</sup> të gjitha familjet e mbetura secila për vete, dhe bashkëshortet e tyre për vete".
</p>
</div3>

<div3 title="Zechariah 13" progress="76.48%" prev="Zech.12" next="Zech.14" id="Zech.13">
<h3 id="Zech.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Zech.13-p1">
<scripture passage="Zech 13:1" parsed="|Zech|13|1|0|0" osisRef="Bible:Zech.13.1" />
<sup>1</sup> "Atë ditë do të hapet një burim për shtëpinë e Davidit dhe për banorët e Jeruzalemit, për mëkatin dhe për papastërtinë.
<scripture passage="Zech 13:2" parsed="|Zech|13|2|0|0" osisRef="Bible:Zech.13.2" />
<sup>2</sup> Atë ditë do të ndodhë", thotë Zoti i ushtrive, "që unë do të shfaros nga vendi emrat e idhujve, që nuk do të kujtohen më; do të zhduk gjithashtu profetët nga vendi dhe frymën e papastër.
<scripture passage="Zech 13:3" parsed="|Zech|13|3|0|0" osisRef="Bible:Zech.13.3" />
<sup>3</sup> Dhe do të ndodhë që, në se dikush do të profetizojë akoma, i ati dhe e ëma që e kanë lindur do t'i thonë: "Ti s'ke për të jetuar, sepse shqipton gënjeshtra në emër të Zotit". Kështu i ati dhe e ëma  që e kanë lindur do ta therin, sepse ai  profetizon.
<scripture passage="Zech 13:4" parsed="|Zech|13|4|0|0" osisRef="Bible:Zech.13.4" />
<sup>4</sup> Atë ditë do të ndodhë që secili profet do të ndiejë turp për vegimin e vet, kur të profetizojë dhe nuk do të veshë më qyrkun për të mashtruar.
<scripture passage="Zech 13:5" parsed="|Zech|13|5|0|0" osisRef="Bible:Zech.13.5" />
<sup>5</sup> Po secili do të thotë: "Unë nuk jam profet, jam bujk; dikush më ka mësuar të rris bagëtinë që në rininë time".
<scripture passage="Zech 13:6" parsed="|Zech|13|6|0|0" osisRef="Bible:Zech.13.6" />
<sup>6</sup> Pastaj në qoftë se dikush do t'i thotë: "Çfarë janë këto plagë që ke në duart e tua?", ai do të përgjigjet: "Janë ato me të cilat jam plagosur në shtëpinë e miqve të mi"".
<scripture passage="Zech 13:7" parsed="|Zech|13|7|0|0" osisRef="Bible:Zech.13.7" />
<sup>7</sup> "Zgjohu, o shpatë, kundër bariut tim dhe kundër njeriut që është shoku im", thotë Zoti i ushtrive. "Godite bariun dhe delet le të shpërndahen; pastaj do ta drejtoj dorën time kundër të vegjëlve.
<scripture passage="Zech 13:8" parsed="|Zech|13|8|0|0" osisRef="Bible:Zech.13.8" />
<sup>8</sup> Dhe në gjithë vendin do të ndodhë", thotë Zoti, "që dy të tretat do të shfarosen dhe do të vdesin, por një e treta do të mbetet.
<scripture passage="Zech 13:9" parsed="|Zech|13|9|0|0" osisRef="Bible:Zech.13.9" />
<sup>9</sup> Këtë të tretë do ta bëj të kalojë nëpër zjarr, do ta rafinoj ashtu si rafinohet argjendi dhe do ta vë në provë ashtu si provohet ari. Ata do të thërresin emrin tim dhe unë do t'i kënaq. Unë do të them:  Ky është populli im, dhe ai do të thotë:  Zoti është Perëndia im".
</p>
</div3>

<div3 title="Zechariah 14" progress="76.52%" prev="Zech.13" next="Mal" id="Zech.14">
<h3 id="Zech.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Zech.14-p1">
<scripture passage="Zech 14:1" parsed="|Zech|14|1|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.1" />
<sup>1</sup> Ja, po vjen dita e Zotit; plaçka jote e luftës do të ndahet në mes teje.
<scripture passage="Zech 14:2" parsed="|Zech|14|2|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.2" />
<sup>2</sup> Unë do t'i mbledh të gjitha kombet për të luftuar kundër Jeruzalemit; qyteti do të pushtohet, shtëpitë do të plaçkiten dhe gratë do të dhunohen. Gjysma e qytetit do të shkojë në robëri, por ata që  do të mbeten nga populli nuk do të shfarosen  nga qyteti.
<scripture passage="Zech 14:3" parsed="|Zech|14|3|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.3" />
<sup>3</sup> Pastaj Zoti do të dalë për të luftuar kundër atyre kombeve, ashtu si ka luftuar herë të tjera në ditën e betejës.
<scripture passage="Zech 14:4" parsed="|Zech|14|4|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.4" />
<sup>4</sup> Atë ditë këmbët e tij do të ndalen sipër malit të Ullinjve që ndodhet përballë Jeruzalemit, në lindje, dhe mali i Ullinjve do të çahet në mes, nga lindja në perëndim, duke krijuar kështu një luginë  të madhe; gjysma e malit do të tërhiqet drejt  veriut dhe gjysma tjetër drejt jugut.
<scripture passage="Zech 14:5" parsed="|Zech|14|5|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.5" />
<sup>5</sup> Atëherë ju do të ikni nëpër luginën e maleve të mi, sepse lugina e maleve do të shtrihet deri në Atsal; po, do të ikni ashtu si keni ikur përpara tërmetit gjatë ditëve të Uziahut, mbretit të Judës;  kështu Zoti, Perëndia im do të vijë, dhe gjithë  të shenjtit e tij do të jenë me ty.
<scripture passage="Zech 14:6" parsed="|Zech|14|6|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.6" />
<sup>6</sup> Atë ditë do të ndodhë që nuk do të ketë më dritë; yjet e ndritshëm do të erren.
<scripture passage="Zech 14:7" parsed="|Zech|14|7|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.7" />
<sup>7</sup> Do të jetë një ditë unikale, që njihet nga Zoti; nuk do të jetë as ditë as natë, por aty nga mbrëmja do të ketë dritë.
<scripture passage="Zech 14:8" parsed="|Zech|14|8|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.8" />
<sup>8</sup> Atë ditë do të ndodhë që nga Jeruzalemi do të burojnë ujëra të freskëta: gjysma e tyre do të shkojë drejt detit lindor dhe gjysma drejt detit perëndimor; kështu do të jetë si në verë ashtu edhe në dimër.
<scripture passage="Zech 14:9" parsed="|Zech|14|9|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.9" />
<sup>9</sup> Zoti do të jetë mbret mbi gjithë dheun; atë ditë do të jetë vetëm Zoti dhe vetëm emri i tij.
<scripture passage="Zech 14:10" parsed="|Zech|14|10|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.10" />
<sup>10</sup> Gjithë vendi do të shndërrohet në fushë, nga Geba në Rimon, në jug të Jeruzalemit; dhe Jeruzalemi do të lartohet dhe do të banohet në vendin e vet, nga porta e Beniaminit, në vend të portës së parë,  deri te porta e Qoshes, dhe nga kulla e  Hananeelit deri te torkujt e mbretit.
<scripture passage="Zech 14:11" parsed="|Zech|14|11|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.11" />
<sup>11</sup> Njerëzit do të banojnë dhe asgjë më nuk do të jetë caktuar për t'u shfarosur, por Jeruzalemi do të qëndrojë i sigurt.
<scripture passage="Zech 14:12" parsed="|Zech|14|12|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.12" />
<sup>12</sup> Kjo do të jetë plaga me të cilën Zoti do të godasë të gjithë popujt që kanë luftuar kundër Jeruzalemit: ai do të bëjë që mishi i tyre të konsumohet ndërsa ata qëndrojnë në këmbë, sytë e tyre do të  konsumohen në zgavrat e tyre dhe gjuha e tyre  do të konsumohet në gojën e tyre.
<scripture passage="Zech 14:13" parsed="|Zech|14|13|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.13" />
<sup>13</sup> Atë ditë do të ndodhë që për shkak të veprimit të Zotit, midis tyre do të jetë një çoroditje e madhe; secili prej tyre do të zërë dorën e fqinjit të vet dhe do ta ngrerë dorën kundër dorës së fqinjit të vet.
<scripture passage="Zech 14:14" parsed="|Zech|14|14|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.14" />
<sup>14</sup> Vetë Juda do të luftojë kundër Jeruzalemit, dhe pasuria e të gjitha kombeve përreth do të mblidhet tok: ar, argjend dhe rroba në sasi të madhe.
<scripture passage="Zech 14:15" parsed="|Zech|14|15|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.15" />
<sup>15</sup> Plagë e ngjashme me tjetrën do të jetë plaga që do të godasë kuajt, mushkat, devetë, gomerët dhe të gjitha kafshët që do të ndodhen në ato fushime.
<scripture passage="Zech 14:16" parsed="|Zech|14|16|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.16" />
<sup>16</sup> Dhe do të ndodhë që secili nga të mbijetuarit nga të gjitha kombet që kanë dalë kundër Jeruzalemit do të dalë vit për vit për të adhuruar Mbretin, Zotin e ushtrive, dhe për të kremtuar festën e Kasolleve.
<scripture passage="Zech 14:17" parsed="|Zech|14|17|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.17" />
<sup>17</sup> Dhe do të ndodhë që, në qoftë se ndonjë familje e dheut nuk do të shkojë në Jeruzalem për të adhuruar Mbretin, Zotin e ushtrive, kurrfarë shiu nuk do të bjerë mbi to.
<scripture passage="Zech 14:18" parsed="|Zech|14|18|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.18" />
<sup>18</sup> Në qoftë se familja e Egjiptit nuk do të dalë dhe nuk do të vijë, as mbi të nuk do të bjerë shi, por do të bjerë e njëjta plagë me të cilën Zoti do të godasë kombet që nuk do të dalin të kremtojnë festën e Kasolleve.
<scripture passage="Zech 14:19" parsed="|Zech|14|19|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.19" />
<sup>19</sup> Ky do të jetë ndëshkimi i Egjiptit, dhe ndëshkimi i të gjitha kombeve që nuk do të dalin të kremtojnë festën e Kasolleve.
<scripture passage="Zech 14:20" parsed="|Zech|14|20|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.20" />
<sup>20</sup> Atë ditë mbi zilkat e kuajve do të skalitet: "SHENJTÉRIM ZOTIT". Tenxheret në shtëpinë e Zotit do të jenë si legenët e vegjël përpara altarit.
<scripture passage="Zech 14:21" parsed="|Zech|14|21|0|0" osisRef="Bible:Zech.14.21" />
<sup>21</sup> Po, çdo tenxhere në Jeruzalem dhe në Judë do t'i shenjtërohet Zotit të ushtrive; të gjithë ata që do të ofrojnë flijime do të vijnë t'i marrin për të gatuar mishrat. Atë ditë në shtëpinë e Zotit nuk do të ketë më asnjë tregtar.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Malachi" progress="76.61%" prev="Zech.14" next="Mal.1" id="Mal">
<h2 id="Mal-p0.1">Malachi</h2>

<div3 title="Malachi 1" progress="76.61%" prev="Mal" next="Mal.2" id="Mal.1">
<h3 id="Mal.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Mal.1-p1">
<scripture passage="Mal 1:1" parsed="|Mal|1|1|0|0" osisRef="Bible:Mal.1.1" />
<sup>1</sup> Orakulli i fjalës të Zotit iu drejtua Izraelit me anë të Malakias.
<scripture passage="Mal 1:2" parsed="|Mal|1|2|0|0" osisRef="Bible:Mal.1.2" />
<sup>2</sup> "Unë ju kam dashur", thotë Zoti. Por ju thoni: "Si na ke dashur?". "Vallë Ezau nuk ishte vëllai i Jakobit?", thotë Zoti. "Megjithëatë unë e kam dashur Jakobin
<scripture passage="Mal 1:3" parsed="|Mal|1|3|0|0" osisRef="Bible:Mal.1.3" />
<sup>3</sup> dhe e kam urryer Ezaun; malet e tij i kam kthyer në shkreti dhe trashëgiminë e tij ua kam dhënë çakejve të shkretëtirës.
<scripture passage="Mal 1:4" parsed="|Mal|1|4|0|0" osisRef="Bible:Mal.1.4" />
<sup>4</sup> Edhe sikur Edomi të thotë: "Ne u shkatërruam, por do të rifillojmë ndërtimin e vendeve të shkretuara"", kështu thotë Zoti i ushtrive, "ata do të rindërtojnë, por unë do të shemb; dhe do të emërtohen  Territori i paudhësisë dhe populli kundër të  cilit Zoti do të jetë përjetë i indinjuar.
<scripture passage="Mal 1:5" parsed="|Mal|1|5|0|0" osisRef="Bible:Mal.1.5" />
<sup>5</sup> Sytë tuaj do të shikojnë dhe ju do të thoni: "Zoti u përlëvdua përtej kufijve të Izraelit"".
<scripture passage="Mal 1:6" parsed="|Mal|1|6|0|0" osisRef="Bible:Mal.1.6" />
<sup>6</sup> "Një bir nderon të atin dhe një shërbëtor zotin e tij. Në se unë, pra, jam ati, ku është nderi im? Dhe në se jam zot, ku ma kanë frikën?", iu thotë Zoti i ushtrive juve, priftërinjve, "që përbuzni
<scripture passage="Mal 1:7" parsed="|Mal|1|7|0|0" osisRef="Bible:Mal.1.7" />
<sup>7</sup> Ju ofroni mbi altarin tim ushqime të ndotura, dhe megjithatë thoni: "Në ç'mënyrë të kemi ndotur?". Kur thoni: "Tryeza e Zotit është e përbuzshme".
<scripture passage="Mal 1:8" parsed="|Mal|1|8|0|0" osisRef="Bible:Mal.1.8" />
<sup>8</sup> Kur ofroni për flijim një kafshë të verbër, a nuk është keq? Kur ofroni një kafshë të çalë ose të sëmurë, nuk është keq? Paraqite, pra, te qeveritari yt. A do të jetë i kënaqur prej teje? Do të të pranojë me kënaqësi?", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Mal 1:9" parsed="|Mal|1|9|0|0" osisRef="Bible:Mal.1.9" />
<sup>9</sup> Tani, pra, kërkoni favorin e Perëndisë, që ai të ketë mëshirë për ne. "Duart tuaja e kanë bërë këtë, a do t'ju pranojë vallë me kënaqësi?", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Mal 1:10" parsed="|Mal|1|10|0|0" osisRef="Bible:Mal.1.10" />
<sup>10</sup> "Oh, sikur të paktën dikush prej jush t'i mbyllte dyert! Atëherë nuk do ta ndiznit zjarrin kot mbi altarin tim. Unë nuk kam asnjë kënaqësi me ju", thotë Zoti i ushtrive, "dhe as që pëlqej çfarëdo oferte nga duart tuaja.
<scripture passage="Mal 1:11" parsed="|Mal|1|11|0|0" osisRef="Bible:Mal.1.11" />
<sup>11</sup> Sepse, që nga lind dielli e deri atje ku perëndon, emri im do të jetë i madh midis kombeve dhe në çdo vend do t'i ofrohet temjan emrit tim dhe një blatim i pastër, sepse emri im do të jetë i madh midis kombeve", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Mal 1:12" parsed="|Mal|1|12|0|0" osisRef="Bible:Mal.1.12" />
<sup>12</sup> "Por ju e përdhosni kur thoni: "Tryeza e Zotit është e ndotur dhe fryti i saj, domethënë ushqimi i saj, është i përbuzshëm".
<scripture passage="Mal 1:13" parsed="|Mal|1|13|0|0" osisRef="Bible:Mal.1.13" />
<sup>13</sup> Ju thoni gjithashtu: "Ah, sa u lodhëm!", dhe e trajtoni me përçmim", thotë Zoti i ushtrive. "Kështu ju sillni kafshë të vjedhura, të çala ose të sëmura; kjo është oferta që sillni. A do të mund ta pranoja nga duart tuaja?", thotë Zoti.
<scripture passage="Mal 1:14" parsed="|Mal|1|14|0|0" osisRef="Bible:Mal.1.14" />
<sup>14</sup> Mallkuar qoftë hileqari që ka një mashkull në kopenë e tij dhe bënë një premtim solemn, por flijon për Zotin një kafshë me të meta. Sepse unë jam një Mbret i madh", thotë Zoti i ushtrive, "dhe emri im është i tmerrshëm midis kombeve".
</p>
</div3>

<div3 title="Malachi 2" progress="76.68%" prev="Mal.1" next="Mal.3" id="Mal.2">
<h3 id="Mal.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Mal.2-p1">
<scripture passage="Mal 2:1" parsed="|Mal|2|1|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.1" />
<sup>1</sup> "Dhe tani ky urdhërim është për ju, o priftërinj.
<scripture passage="Mal 2:2" parsed="|Mal|2|2|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.2" />
<sup>2</sup> Në qoftë se nuk dëgjoni, po të mos keni në zemër t'i jepni lavdi emrit tim", thotë Zoti i ushtrive, "do të dërgoj mbi ju mallkimin dhe do të mallkoj bekimet tuaja; po, tashmë i kam mallkuar, sepse nuk e keni futur këtë gjë në zemër.
<scripture passage="Mal 2:3" parsed="|Mal|2|3|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.3" />
<sup>3</sup> Ja, unë do ta shaj farën tuaj, do të hedh jashtëqitje mbi fytyrat tuaja, jashtëqitjet e festave tuaja solemne, dhe ju do t'ju marrin bashkë me to.
<scripture passage="Mal 2:4" parsed="|Mal|2|4|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.4" />
<sup>4</sup> Atëherë do të pranoni që unë ju kam dërguar këtë urdhërim, me qëllim që besëlidhja ime me Levin të mund të vazhdojë", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Mal 2:5" parsed="|Mal|2|5|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.5" />
<sup>5</sup> "Besëlidhja ime me të ishte një besëlidhje jete dhe paqeje, që unë ia dhashë që të ketë frikë prej meje; dhe ai më pati frikë dhe u tmerrua para emrit tim.
<scripture passage="Mal 2:6" parsed="|Mal|2|6|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.6" />
<sup>6</sup> Ligji i së vërtetës ishte në gojën e tij dhe asnjë çoroditje nuk gjindej mbi buzët e tij; ai ecte bashkë me mua në paqe e në ndershmëri dhe shpëtoi shumë njerëz nga paudhësia.
<scripture passage="Mal 2:7" parsed="|Mal|2|7|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.7" />
<sup>7</sup> Sepse buzët e priftit duhet të ruajnë diturinë dhe nga goja e tij secili duhet të kërkojë ligjin, sepse ai është lajmëtari i Zotit të ushtrive.
<scripture passage="Mal 2:8" parsed="|Mal|2|8|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.8" />
<sup>8</sup> Përkundrazi ju jeni larguar nga rruga, keni bërë që shumë njerëz të pengohen te ligji, keni dhunuar besëlidhjen e Levit", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Mal 2:9" parsed="|Mal|2|9|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.9" />
<sup>9</sup> "Për këtë arsye ju kam bërë të përbuzshëm dhe të neveritshëm përpara gjithë popullit, sepse nuk keni respektuar rrugët e mia dhe keni qenë të njëanshëm në zbatimin e ligjit".
<scripture passage="Mal 2:10" parsed="|Mal|2|10|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.10" />
<sup>10</sup> A nuk kemi të gjithë të njëjtin Atë? A nuk na ka krijuar i njëjti Perëndi? Pse, pra, veprojmë me pabesi me njeri tjetrin, duke përdhosur besëlidhjen e etërve tanë?
<scripture passage="Mal 2:11" parsed="|Mal|2|11|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.11" />
<sup>11</sup> Juda ka vepruar me pabesi dhe një veprim i neveritshëm është kryer në Izrael dhe në Jeruzalem, sepse Juda ka përdhosur vendin e shenjtë të Zotit, që ai e do dhe është martuar me bijën e një perëndie të huaj.
<scripture passage="Mal 2:12" parsed="|Mal|2|12|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.12" />
<sup>12</sup> Zoti do të shfarosë nga çadrat e Jakobit atë që vepron në këtë mënyrë, atë që përgjon, atë që përgjigjet dhe atë që i ofron një blatim Zotit të ushtrive.
<scripture passage="Mal 2:13" parsed="|Mal|2|13|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.13" />
<sup>13</sup> Ju po bëni edhe këtë veprim tjetër: e mbuloni altarin e Zotit me lot, me të qara dhe vajtime, sepse nuk e shikon më me favor ofertën tuaj dhe nuk e pranon më me kënaqësi nga duart tuaja.
<scripture passage="Mal 2:14" parsed="|Mal|2|14|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.14" />
<sup>14</sup> Megjithatë ju thoni: "Përse?" Sepse Zoti është dëshmitar midis teje dhe bashkëshortes së rinisë sate, ndaj së cilës je sjellë me pabesi, ndonëse ajo është shoqja jote dhe bashkëshorte e besëlidhjes sate.
<scripture passage="Mal 2:15" parsed="|Mal|2|15|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.15" />
<sup>15</sup> Por a nuk i bëri Perëndia një qenie të vetme dhe megjithatë fryma qëndroi në të? Po pse vallë një qënie të vetme? Sepse ai kërkonte një prejardhje nga Perëndia. Tregoni, pra, kujdes për frymën tuaj  dhe askush të mos sillet me pabesi me  bashkëshorten e rinisë së vet.
<scripture passage="Mal 2:16" parsed="|Mal|2|16|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.16" />
<sup>16</sup> Sepse Zoti, Perëndia i Izraelit, thotë se ai e urren divorcin dhe atë që e mbulon me dhunë rroben e vet", thotë Zoti i ushtrive. Tregoni, pra, kujdes për frymën tuaj dhe mos u sillni me pabesi.
<scripture passage="Mal 2:17" parsed="|Mal|2|17|0|0" osisRef="Bible:Mal.2.17" />
<sup>17</sup> Ju e lodhni Zotin me fjalët tuaja, dhe megjithatë thoni: "Si e kemi lodhur?". Sepse ju thoni: "Kushdo që vepron keq pëlqehet nga Zoti, i cili kënaqet me të", ose: "Ku është Perëndia i drejtësisë?".
</p>
</div3>

<div3 title="Malachi 3" progress="76.75%" prev="Mal.2" next="Mal.4" id="Mal.3">
<h3 id="Mal.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Mal.3-p1">
<scripture passage="Mal 3:1" parsed="|Mal|3|1|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.1" />
<sup>1</sup> "Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim për të përgatitur rrugën para meje. Dhe menjëherë Zoti, që ju kërkoni, do të hyjë në tempullin e vet, engjëlli i besëlidhjes që ju kërkoni me endje, ja, do të vijë", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Mal 3:2" parsed="|Mal|3|2|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.2" />
<sup>2</sup> "Po kush do të mund të durojë ditën e ardhjes së tij? Kush do të mund të qëndrojë më këmbë ditën kur ai do të shfaqet? Ai është si zjarri i shkrirësit, si soda e larësve.
<scripture passage="Mal 3:3" parsed="|Mal|3|3|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.3" />
<sup>3</sup> Ai do të ulet si ai që shkrin dhe pastron argjendin; do t'i pastrojë bijtë e Levit dhe do t'i rafinojë si arin e argjendin, me qëllim që ata të mund t'i ofrojnë Zotit një blatim me drejtësi.
<scripture passage="Mal 3:4" parsed="|Mal|3|4|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.4" />
<sup>4</sup> Atëherë oferta e Judës dhe e Jeruzalemit do të pëlqehet nga Zoti, si në kohët e shkuara, si në vitet e mëparshme.
<scripture passage="Mal 3:5" parsed="|Mal|3|5|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.5" />
<sup>5</sup> Kështu unë do t'ju afrohem për gjykim dhe do të jem një dëshmitar i gatshëm kundër magjistarëve, kundër shkelësve të kurorës, kundër atyre që bëjnë betime të rreme, kundër atyre që vjedhin mëditjen  e punëtorit, që shtypin të venë dhe jetimin,  që dëbojnë të huajin dhe nuk më kanë frikë", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Mal 3:6" parsed="|Mal|3|6|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.6" />
<sup>6</sup> "Unë jam Zoti, nuk ndryshoj; prandaj ju, o bij të Jakobit, nuk jeni konsumuar.
<scripture passage="Mal 3:7" parsed="|Mal|3|7|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.7" />
<sup>7</sup> Që në ditët e etërve tuaj ju jeni larguar nga statutet e mia dhe nuk i keni respektuar. Kthehuni tek unë dhe unë do të kthehem tek ju", thotë Zoti i ushtrive. "Por ju thoni: "Si duhet të kthehemi?".
<scripture passage="Mal 3:8" parsed="|Mal|3|8|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.8" />
<sup>8</sup> Një njeri do të vjedhë Perëndinë? Megjithatë ju më vidhni dhe pastaj thoni: "Çfarë të kemi vjedhur?". Të dhjetën dhe ofertat.
<scripture passage="Mal 3:9" parsed="|Mal|3|9|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.9" />
<sup>9</sup> Mallkimi ju ka qëlluar, sepse më vidhni, po, mbarë kombi.
<scripture passage="Mal 3:10" parsed="|Mal|3|10|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.10" />
<sup>10</sup> Sillni gjithë të dhjetat në shtëpinë e thesarit, që të ketë ushqim në shtëpinë time dhe pastaj më vini në provë për këtë gjë", thotë Zoti i ushtrive, "në se unë nuk do t'i hap pragjet e qiellit dhe  nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa  nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini.
<scripture passage="Mal 3:11" parsed="|Mal|3|11|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.11" />
<sup>11</sup> Përveç kësaj do të qortoj shumë për ju gllabëruesin, me qëllim që ai të mos shkatërrojë më frytin e tokës suaj, dhe vreshti juaj nuk do të rreshtë të sjellë për ju fryt në fushë", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Mal 3:12" parsed="|Mal|3|12|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.12" />
<sup>12</sup> "Të gjitha kombet do t'ju shpallin të lumtur, sepse ju do të jeni një vend kënaqësish", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Mal 3:13" parsed="|Mal|3|13|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.13" />
<sup>13</sup> "Keni përdorur fjalë të ashpra kundër meje", thotë Zoti. "Megjithatë thoni: "Çfarë kemi thënë kundër teje?".
<scripture passage="Mal 3:14" parsed="|Mal|3|14|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.14" />
<sup>14</sup> Keni thënë: "Éshtë e kotë t'i shërbesh Perëndisë; ç'përfitim kemi nga respektimi i urdhërimeve të tij dhe nga vajtja para Zotit të ushtrive të veshur me rroba zie?
<scripture passage="Mal 3:15" parsed="|Mal|3|15|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.15" />
<sup>15</sup> Prandaj ne i shpallim të lumtur krenarët. Ata që kryejnë paudhësi jo vetëm përfitojnë, por ndonëse e provokojnë Perëndinë, mbeten të pandëshkuar"".
<scripture passage="Mal 3:16" parsed="|Mal|3|16|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.16" />
<sup>16</sup> Atëherë ata që kishin frikë nga Zoti i folën njëri tjetrit. Zoti i dëgjoi me vemendje dhe një libër kujtimi u shkrua përpara tij për ata që kanë frikë nga Zoti dhe që e nderojnë emrin e tij.
<scripture passage="Mal 3:17" parsed="|Mal|3|17|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.17" />
<sup>17</sup> "Ata do të jenë të mitë", thotë Zoti i ushtrive, "ditën kur unë përgatis thesarin tim të veçantë, dhe unë do t'i fal, ashtu si e fal njeriu birin që i shërben atij.
<scripture passage="Mal 3:18" parsed="|Mal|3|18|0|0" osisRef="Bible:Mal.3.18" />
<sup>18</sup> Atëherë do të shikoni përsëri ndryshimin ndërmjet të drejtit dhe të pabesit, ndërmjet atij që i shërben Perëndisë dhe atij që nuk i shërben atij".
</p>
</div3>

<div3 title="Malachi 4" progress="76.82%" prev="Mal.3" next="NT" id="Mal.4">
<h3 id="Mal.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Mal.4-p1">
<scripture passage="Mal 4:1" parsed="|Mal|4|1|0|0" osisRef="Bible:Mal.4.1" />
<sup>1</sup> "Sepse ja, dita po vjen, e zjarrtë si një furrë; dhe të gjithë ata që veprojnë me pabesi do të jenë si kallamishtet; dita që po vjen do t'i djegë", thotë Zoti i ushtrive, "në mënyrë të tillë që të mos u mbetet as rrënja as dega.
<scripture passage="Mal 4:2" parsed="|Mal|4|2|0|0" osisRef="Bible:Mal.4.2" />
<sup>2</sup> Por për ju që keni frikë nga emri im, do të lindë dielli i drejtësisë me shërimin në krahët e tij, dhe ju do të dilni dhe do të hidheni si viçat që dalin nga stalla.
<scripture passage="Mal 4:3" parsed="|Mal|4|3|0|0" osisRef="Bible:Mal.4.3" />
<sup>3</sup> Do t'i shkelni me këmbë të pabesët, sepse do të jenë hi nën tabanin e këmbëve tuaja gjatë ditës që unë po përgatis", thotë Zoti i ushtrive.
<scripture passage="Mal 4:4" parsed="|Mal|4|4|0|0" osisRef="Bible:Mal.4.4" />
<sup>4</sup> "Mbani mend ligjin e Moisiut, shërbëtorit tim, të cilit në Horeb i urdhërova statutet dhe dekretet për mbarë Izraelin.
<scripture passage="Mal 4:5" parsed="|Mal|4|5|0|0" osisRef="Bible:Mal.4.5" />
<sup>5</sup> Ja, unë do t'ju dërgoj Elian, profetin, para se të vijë dita e madhe dhe e llahtarshme e Zotit.
<scripture passage="Mal 4:6" parsed="|Mal|4|6|0|0" osisRef="Bible:Mal.4.6" />
<sup>6</sup> Ai do të bëjë që zemra e etërve t'u kthehet bijve dhe zemra e bijve etërve, me qëllim që vendi të mos goditet nga një shfarosje e plotë.?
</p>
</div3>
</div2>
</div1>

<div1 title="New Testament" progress="76.85%" prev="Mal.4" next="Matt" id="NT">
<h1 id="NT-p0.1">New Testament</h1>

<div2 title="Matthew" progress="76.85%" prev="NT" next="Matt.1" id="Matt">
<h2 id="Matt-p0.1">Matthew</h2>

<div3 title="Matthew 1" progress="76.85%" prev="Matt" next="Matt.2" id="Matt.1">
<h3 id="Matt.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Matt.1-p1">
<scripture passage="Matt 1:1" parsed="|Matt|1|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.1" />
<sup>1</sup> Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.
<scripture passage="Matt 1:2" parsed="|Matt|1|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.2" />
<sup>2</sup> Abrahamit i lindi Isaku; Isakut i lindi Jakobi; Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.
<scripture passage="Matt 1:3" parsed="|Matt|1|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.3" />
<sup>3</sup> Judës i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami;
<scripture passage="Matt 1:4" parsed="|Matt|1|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.4" />
<sup>4</sup> Aramit i lindi Aminadabi; Aminadabit i lindi Naasoni; Naasonit i lindi Salmoni.
<scripture passage="Matt 1:5" parsed="|Matt|1|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.5" />
<sup>5</sup> Salmonit i lindi Boozi nga Rahabi; Boozit i lindi Obedi nga Ruthi; Obedit i lindi Jeseu.
<scripture passage="Matt 1:6" parsed="|Matt|1|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.6" />
<sup>6</sup> Jeseut i lindi Davidi mbret; mbretit David i lindi Salomoni nga ajo që kishte qenë bashkëshortja e Urias.
<scripture passage="Matt 1:7" parsed="|Matt|1|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.7" />
<sup>7</sup> Salomonit i lindi Roboami; Roboamit i lindi Abia; Abias i lindi Asai.
<scripture passage="Matt 1:8" parsed="|Matt|1|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.8" />
<sup>8</sup> Asait i lindi Jozafati; Jozafatit i lindi Jorami; Joramit i lindi Ozia.
<scripture passage="Matt 1:9" parsed="|Matt|1|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.9" />
<sup>9</sup> Ozias i lindi Joatami; Joatamit i lindi Akazi; Akazit i lindi Ezekia.
<scripture passage="Matt 1:10" parsed="|Matt|1|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.10" />
<sup>10</sup> Ezekias i lindi Manaseu; Manaseut i lindi Amoni; Amonit i lindi Josia.
<scripture passage="Matt 1:11" parsed="|Matt|1|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.11" />
<sup>11</sup> Josias i lindi Jekonia dhe vëllezërit e tij në kohën e internimit në Babiloni.
<scripture passage="Matt 1:12" parsed="|Matt|1|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.12" />
<sup>12</sup> Pas internimit në Babiloni Jekonias i lindi Salatieli; Salatielit i lindi Zorobabeli.
<scripture passage="Matt 1:13" parsed="|Matt|1|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.13" />
<sup>13</sup> Zorobabelit i lindi Abiudi; Abiudit i lindi Eliakimi; Eliakimit i lindi Azori.
<scripture passage="Matt 1:14" parsed="|Matt|1|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.14" />
<sup>14</sup> Azorit i lindi Sadoku; Sadokut i lindi Akimi; Akimit i lindi Eliudi.
<scripture passage="Matt 1:15" parsed="|Matt|1|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.15" />
<sup>15</sup> Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matthani, Matthanit i lindi Jakobi.
<scripture passage="Matt 1:16" parsed="|Matt|1|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.16" />
<sup>16</sup> Jakobit i lindi Jozefi, bashkëshorti i Marisë, nga e cila lindi Jezusi, që quhet Krisht.
<scripture passage="Matt 1:17" parsed="|Matt|1|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.17" />
<sup>17</sup> Kështu të gjithë brezat nga Abrahami deri te Davidi bëhen katërmbëdhjetë breza; dhe, nga Davidi deri te internimi në Babiloni, katërmbëdhjetë breza; dhe, nga internimi në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë breza.
<scripture passage="Matt 1:18" parsed="|Matt|1|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.18" />
<sup>18</sup> Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.
<scripture passage="Matt 1:19" parsed="|Matt|1|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas.
<scripture passage="Matt 1:20" parsed="|Matt|1|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.20" />
<sup>20</sup> Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: ''Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç'është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.
<scripture passage="Matt 1:21" parsed="|Matt|1|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.21" />
<sup>21</sup> Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t'i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre''.
<scripture passage="Matt 1:22" parsed="|Matt|1|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.22" />
<sup>22</sup> E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë:
<scripture passage="Matt 1:23" parsed="|Matt|1|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.23" />
<sup>23</sup> ''Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t'i venë emrin Emanuel, që do të thotë: "Zoti me ne"''.
<scripture passage="Matt 1:24" parsed="|Matt|1|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.24" />
<sup>24</sup> Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij;
<scripture passage="Matt 1:25" parsed="|Matt|1|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.1.25" />
<sup>25</sup> por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 2" progress="76.91%" prev="Matt.1" next="Matt.3" id="Matt.2">
<h3 id="Matt.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Matt.2-p1">
<scripture passage="Matt 2:1" parsed="|Matt|2|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.1" />
<sup>1</sup> Pasi Jezusi lindi në Bethlehem të Judesë në kohën e mbretit Herod, ja që disa dijetarë nga lindja arritën në Jeruzalem,
<scripture passage="Matt 2:2" parsed="|Matt|2|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.2" />
<sup>2</sup> duke thënë: ''Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta adhuruar''.
<scripture passage="Matt 2:3" parsed="|Matt|2|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.3" />
<sup>3</sup> Mbreti Herod, kur dëgjoi këto fjalë, u shqetësua, dhe bashkë me të mbarë Jeruzalemi.
<scripture passage="Matt 2:4" parsed="|Matt|2|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.4" />
<sup>4</sup> Dhe, mbasi i mblodhi të gjithë krerët e priftërinjve dhe skribët e popullit, i pyeti ku duhet të lindte Krishti.
<scripture passage="Matt 2:5" parsed="|Matt|2|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.5" />
<sup>5</sup> Dhe ata i thanë: ''Në Bethlehem të Judesë, sepse kështu është shkruar nëpërmjet profetit:
<scripture passage="Matt 2:6" parsed="|Matt|2|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.6" />
<sup>6</sup> "Dhe ti, Bethlehem, tokë në Jude, nuk je aspak më e parendësishmja ndër princat e Judesë, sepse nga ti do të dalë një udhëheqës, që do të kullotë popullin tim, Izraelin"''.
<scripture passage="Matt 2:7" parsed="|Matt|2|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Herodi i thirri fshehurazi dijetarët, dhe i pyeti me hollësi se kur e kishin parë yllin për herë të parë.
<scripture passage="Matt 2:8" parsed="|Matt|2|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.8" />
<sup>8</sup> Dhe i dërgoi në Bethlehem dhe tha: ''Shkoni dhe pyesni me kujdes për fëmijën; dhe, kur ta gjeni, më njoftoni që të vij edhe unë ta adhuroj''.
<scripture passage="Matt 2:9" parsed="|Matt|2|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.9" />
<sup>9</sup> Dhe ata, pasi e dëgjuan mbretin, u nisën; dhe ja, ylli që kishin parë në lindje u shkonte përpara atyre derisa u ndal përmbi vendin ku ndodhej fëmija.
<scripture passage="Matt 2:10" parsed="|Matt|2|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.10" />
<sup>10</sup> Ata, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh.
<scripture passage="Matt 2:11" parsed="|Matt|2|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.11" />
<sup>11</sup> Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.
<scripture passage="Matt 2:12" parsed="|Matt|2|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.12" />
<sup>12</sup> Pasi Perëndia i udhëzoi në ëndërr që të mos ktheheshin te Herodi, ata u kthyen në vendin e tyre nga një rrugë tjetër.
<scripture passage="Matt 2:13" parsed="|Matt|2|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.13" />
<sup>13</sup> Tani pasi u nisën Dijetarët, ja një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr Jozefit dhe i tha: ''Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe ik në Egjipt, dhe rri aty deri sa të të lajmëroj, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë''.
<scripture passage="Matt 2:14" parsed="|Matt|2|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.14" />
<sup>14</sup> Jozefi, pra, u zgjua, mori fëmijën dhe nënën e tij natën dhe iku në Egjipt.
<scripture passage="Matt 2:15" parsed="|Matt|2|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.15" />
<sup>15</sup> Dhe qëndroi aty deri sa vdiq Herodi, që të përmbushet ç'ishte thënë nga Zoti me anë të profetit: ''E thirra birin tim nga Egjipti''.
<scripture passage="Matt 2:16" parsed="|Matt|2|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Herodi, duke parë se dijetarët e kishin mashtruar, u zemërua fort dhe urdhëroi të vriten të gjithë fëmijët meshkuj që ishin në Bethlehem dhe në tërë rrethinën e tij, nga dy vjeç e poshtë,
<scripture passage="Matt 2:17" parsed="|Matt|2|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.17" />
<sup>17</sup> Atëherë u përmbush ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Jeremi që thotë:
<scripture passage="Matt 2:18" parsed="|Matt|2|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.18" />
<sup>18</sup> ''Në Ramë u dëgjua një klithmë, një vaje një qarje dhe gjëmë e madhe; Rakela vajton bijtë e saj dhe nuk pranon të ngushëllohet, sepse ata nuk janë më''.
<scripture passage="Matt 2:19" parsed="|Matt|2|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.19" />
<sup>19</sup> Pasi vdiq Herodi, ja një engjëll i Zotit i shfaqet në ëndërr Jozefit në Egjipt,
<scripture passage="Matt 2:20" parsed="|Matt|2|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.20" />
<sup>20</sup> dhe i thotë: ''Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe shko në vendin e Izraelit, sepse ata që donin ta vrisnin fëmijën kanë vdekur''.
<scripture passage="Matt 2:21" parsed="|Matt|2|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.21" />
<sup>21</sup> Dhe ai u çua, mori fëmijën dhe nënën e tij dhe shkoi në vendin e Izraelit;
<scripture passage="Matt 2:22" parsed="|Matt|2|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.22" />
<sup>22</sup> por, kur dëgjoi se Arkelau mbretëronte në Judë në vend të Herodit, atit të tij, pati frikë të shkojë atje. Dhe, mbasi u udhëzua nga Perëndia në ëndërr, iku në krahinën e Galilesë,
<scripture passage="Matt 2:23" parsed="|Matt|2|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.2.23" />
<sup>23</sup> dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: ''Ai do të quhet Nazareas''.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 3" progress="76.98%" prev="Matt.2" next="Matt.4" id="Matt.3">
<h3 id="Matt.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Matt.3-p1">
<scripture passage="Matt 3:1" parsed="|Matt|3|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.1" />
<sup>1</sup> Tani në ato ditë erdhi Gjon Pagëzori, që predikonte në shkretëtirën e Judesë,
<scripture passage="Matt 3:2" parsed="|Matt|3|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.2" />
<sup>2</sup> dhe thoshte: ''Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!''
<scripture passage="Matt 3:3" parsed="|Matt|3|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.3" />
<sup>3</sup> Dhe në fakt për Gjonin kishte folur profeti Isaia kur tha: ''Një zë i atij që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"''.
<scripture passage="Matt 3:4" parsed="|Matt|3|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.4" />
<sup>4</sup> Tani Gjoni vet kishte veshur një rrobë prej leshi të devesë dhe një brez prej lëkure në bel; ai ushqehej me karkaleca dhe mjaltë të egër.
<scripture passage="Matt 3:5" parsed="|Matt|3|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.5" />
<sup>5</sup> Në atë kohë njerëzit e Jeruzalemit, nga gjithë Judeja dhe nga krahina e Jordanit rendnin tek ai,
<scripture passage="Matt 3:6" parsed="|Matt|3|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.6" />
<sup>6</sup> dhe pagëzoheshin nga ai, në Jordan duke rrëfyer mëkatet e tyre.
<scripture passage="Matt 3:7" parsed="|Matt|3|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.7" />
<sup>7</sup> Por ai, kur pa se shumë farisenj dhe saducenj po vinin për t'u pagëzuar tek ai, u tha atyre: ''Pjellë nepërkash, kush ju ka mësuar t'i arratiseni zemërimit që po vjen?
<scripture passage="Matt 3:8" parsed="|Matt|3|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.8" />
<sup>8</sup> Jepni pra fryte të denja të pendesës!
<scripture passage="Matt 3:9" parsed="|Matt|3|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.9" />
<sup>9</sup> Dhe mos t'ju shkojë mendja të thoni me vete: "Ne kemi Abrahamin për atë"; sepse unë po ju them se Perëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit edhe prej këtyre gurëve.
<scripture passage="Matt 3:10" parsed="|Matt|3|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.10" />
<sup>10</sup> Dhe tashmë sëpata është në rrënjën e drurëve; çdo dru, pra, që nuk jep fryt të mirë, do të pritet dhe do të hidhet në zjarr.
<scripture passage="Matt 3:11" parsed="|Matt|3|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.11" />
<sup>11</sup> Unë po ju pagëzoj me ujë, për pendim; por ai që vjen pas meje është më i fortë se unë, dhe unë nuk jam i denjë as të mbaj sandalet e tij; ai do t'ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarrin.
<scripture passage="Matt 3:12" parsed="|Matt|3|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.12" />
<sup>12</sup> Ai mban në dorë terploten dhe do ta pastrojë plotësisht lëmin e tij; grurin e tij do ta mbledhë në hambar, por bykun do ta djegë me zjarr të pashueshëm''.
<scripture passage="Matt 3:13" parsed="|Matt|3|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.13" />
<sup>13</sup> Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t'u pagëzuar prej tij.
<scripture passage="Matt 3:14" parsed="|Matt|3|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.14" />
<sup>14</sup> Por Gjoni e kundërshtoi fort duke i thënë: ''Mua më duhet të pagëzohem prej teje dhe ti po vjen tek unë?''.
<scripture passage="Matt 3:15" parsed="|Matt|3|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.15" />
<sup>15</sup> Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, u tha: ''Lejo të bëhet për tani, sepse në këtë mënyrë përmbushim çdo drejtësi''. Atëherë ai e lejoi.
<scripture passage="Matt 3:16" parsed="|Matt|3|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.16" />
<sup>16</sup> Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën, dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të;
<scripture passage="Matt 3:17" parsed="|Matt|3|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.3.17" />
<sup>17</sup> dhe ja një zë nga qielli që tha: ''Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur''.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 4" progress="77.03%" prev="Matt.3" next="Matt.5" id="Matt.4">
<h3 id="Matt.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Matt.4-p1">
<scripture passage="Matt 4:1" parsed="|Matt|4|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.
<scripture passage="Matt 4:2" parsed="|Matt|4|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.2" />
<sup>2</sup> Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.
<scripture passage="Matt 4:3" parsed="|Matt|4|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.3" />
<sup>3</sup> Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: ''Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë''.
<scripture passage="Matt 4:4" parsed="|Matt|4|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.4" />
<sup>4</sup> Por ai, duke iu përgjigjur, tha: ''Éshtë shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"''.
<scripture passage="Matt 4:5" parsed="|Matt|4|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.5" />
<sup>5</sup> Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit
<scripture passage="Matt 4:6" parsed="|Matt|4|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.6" />
<sup>6</sup> dhe i tha: ''Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: "Ai do t'u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur"''.
<scripture passage="Matt 4:7" parsed="|Matt|4|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.7" />
<sup>7</sup> Jezusi i tha: ''Éshtë shkruar gjithashtu: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"''.
<scripture passage="Matt 4:8" parsed="|Matt|4|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.8" />
<sup>8</sup> Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre,
<scripture passage="Matt 4:9" parsed="|Matt|4|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.9" />
<sup>9</sup> dhe i tha: ''Unë do të t'i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron''.
<scripture passage="Matt 4:10" parsed="|Matt|4|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Jezusi i tha: ''Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij"''.
<scripture passage="Matt 4:11" parsed="|Matt|4|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.11" />
<sup>11</sup> Atëherë djalli e la; dhe ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin.
<scripture passage="Matt 4:12" parsed="|Matt|4|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.12" />
<sup>12</sup> Jezusi, mbasi dëgjoi se Gjonin e kishin futur në burg, u tërhoq në Galile.
<scripture passage="Matt 4:13" parsed="|Matt|4|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.13" />
<sup>13</sup> Pastaj la Nazaretin dhe shkoi të banojë në Kapernaum, qytet bregdetar, në kufijtë të Zabulonit dhe të Neftalit,
<scripture passage="Matt 4:14" parsed="|Matt|4|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.14" />
<sup>14</sup> që të përmbushej ç'ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia kur tha:
<scripture passage="Matt 4:15" parsed="|Matt|4|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.15" />
<sup>15</sup> ''Toka e Zabulonit, toka e Neftalit, mbi bregun e detit, krahina përtej Jordanit, Galileja e paganëve,
<scripture passage="Matt 4:16" parsed="|Matt|4|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.16" />
<sup>16</sup> populli që dergjej në errësirë ka parë një dritë të madhe, dhe përmbi ata që dergjeshin në krahinë dhe në hijen e vdekjes, doli drita''.
<scripture passage="Matt 4:17" parsed="|Matt|4|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.17" />
<sup>17</sup> Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: ''Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!''.
<scripture passage="Matt 4:18" parsed="|Matt|4|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.18" />
<sup>18</sup> Duke ecur gjatë bregut të detit të Galilesë, Jezusi pa dy vëllezër: Simonin, të quajtur Pjetër, dhe Andrean, të vëllanë, të cilët po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë;
<scripture passage="Matt 4:19" parsed="|Matt|4|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.19" />
<sup>19</sup> dhe u tha atyre: ''Ndiqmëni dhe unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish''.
<scripture passage="Matt 4:20" parsed="|Matt|4|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.20" />
<sup>20</sup> Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.
<scripture passage="Matt 4:21" parsed="|Matt|4|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.21" />
<sup>21</sup> Dhe, duke vazhduar rrugën, pa dy vëllezër të tjerë: Jakobin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat; dhe i thirri.
<scripture passage="Matt 4:22" parsed="|Matt|4|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.22" />
<sup>22</sup> Dhe ata lanë menjëherë barkën dhe atin e tyre dhe i shkuan pas.
<scripture passage="Matt 4:23" parsed="|Matt|4|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.23" />
<sup>23</sup> Jezusi shkonte kudo nëpër Galile, duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje dhe çdo lëngatë në popull.
<scripture passage="Matt 4:24" parsed="|Matt|4|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.24" />
<sup>24</sup> Dhe fama e tij u përhap në gjithë Sirinë; dhe i sillnin të gjithë të sëmurët që vuanin nga lëngata dhe dhimbje të ndryshme, të demonizuar, epileptikë dhe paralitikë; dhe ai i shëronte.
<scripture passage="Matt 4:25" parsed="|Matt|4|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.4.25" />
<sup>25</sup> Dhe një mori e madhe njerëzish i shkonte pas, nga Galileja, nga Dekapoli, nga Jeruzalemi, nga Judeja dhe nga përtej Jordanit.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 5" progress="77.10%" prev="Matt.4" next="Matt.6" id="Matt.5">
<h3 id="Matt.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Matt.5-p1">
<scripture passage="Matt 5:1" parsed="|Matt|5|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.1" />
<sup>1</sup> Dhe ai, kur pa turmat, u ngjit në mal dhe, pasi u ul, iu afruan dishepujt e tij.
<scripture passage="Matt 5:2" parsed="|Matt|5|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.2" />
<sup>2</sup> Atëherë ai hapi gojën dhe i mësoi duke u thënë:
<scripture passage="Matt 5:3" parsed="|Matt|5|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.3" />
<sup>3</sup> ''Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.
<scripture passage="Matt 5:4" parsed="|Matt|5|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.4" />
<sup>4</sup> Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.
<scripture passage="Matt 5:5" parsed="|Matt|5|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.5" />
<sup>5</sup> Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.
<scripture passage="Matt 5:6" parsed="|Matt|5|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.6" />
<sup>6</sup> Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen.
<scripture passage="Matt 5:7" parsed="|Matt|5|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.7" />
<sup>7</sup> Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të gjejnë mëshirë.
<scripture passage="Matt 5:8" parsed="|Matt|5|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.8" />
<sup>8</sup> Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.
<scripture passage="Matt 5:9" parsed="|Matt|5|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.9" />
<sup>9</sup> Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.
<scripture passage="Matt 5:10" parsed="|Matt|5|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.10" />
<sup>10</sup> Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.
<scripture passage="Matt 5:11" parsed="|Matt|5|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.11" />
<sup>11</sup> Lum ju kur do t'ju shajnë dhe do t'ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim.
<scripture passage="Matt 5:12" parsed="|Matt|5|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.12" />
<sup>12</sup> Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush''.
<scripture passage="Matt 5:13" parsed="|Matt|5|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.13" />
<sup>13</sup> ''Ju jeni kripa e tokës; por në qoftë se kripa bëhet e amësht, me se mund ta rifitojë shijen? Nuk vlen për asgjë, veçse për t'u hedhur dhe ta shkelin njerëzit.
<scripture passage="Matt 5:14" parsed="|Matt|5|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.14" />
<sup>14</sup> Ju jeni drita e botës; një qytet i ngritur në majë të malit nuk mund të fshihet.
<scripture passage="Matt 5:15" parsed="|Matt|5|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.15" />
<sup>15</sup> Po ashtu nuk ndizet një qiri për ta vënë nën babunë, por për ta vënë mbi shandan, dhe t'u bëjë dritë të gjithë atyre që janë në shtëpi.
<scripture passage="Matt 5:16" parsed="|Matt|5|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.16" />
<sup>16</sup> Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej''.
<scripture passage="Matt 5:17" parsed="|Matt|5|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.17" />
<sup>17</sup> ''Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t'i shfuqizuar, po për t'i plotësuar.
<scripture passage="Matt 5:18" parsed="|Matt|5|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.18" />
<sup>18</sup> Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.
<scripture passage="Matt 5:19" parsed="|Matt|5|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.19" />
<sup>19</sup> Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t'u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t'i vërë në praktikë dhe do t'ua  mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në  mbretërinë e qiejve.
<scripture passage="Matt 5:20" parsed="|Matt|5|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.20" />
<sup>20</sup> Prandaj unë po ju them: në qoftë se drejtësia juaj nuk është më e lartë nga ajo e skribëve dhe e farisenjve ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve.
<scripture passage="Matt 5:21" parsed="|Matt|5|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.21" />
<sup>21</sup> Ju keni dëgjuar se u qe thënë të lashtëve: "Mos vrisni"; dhe: "Kushdo që vret do t'i nënshtrohet gjyqit";
<scripture passage="Matt 5:22" parsed="|Matt|5|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.22" />
<sup>22</sup> por unë po ju them: "Kushdo që zemërohet pa shkak kundër vëllait të tij, do t'i nënshtrohet gjyqit; dhe kush i thotë vëllait të vet: "Rraka", do t'i nënshtrohet sinedrit; dhe kush do t'i thotë: "Budalla", do t'i nënshtrohet zjarrit të Gehenës.
<scripture passage="Matt 5:23" parsed="|Matt|5|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.23" />
<sup>23</sup> Nëse ti, pra, po paraqet ofertën tënde te altari, dhe atje kujtohesh se yt vëlla ka diçka kundër teje,
<scripture passage="Matt 5:24" parsed="|Matt|5|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.24" />
<sup>24</sup> lëre atje ofertën tënde para altarit dhe shko pajtohu më parë me vëllanë tënd; pastaj kthehu dhe paraqite ofertën tënde.
<scripture passage="Matt 5:25" parsed="|Matt|5|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.25" />
<sup>25</sup> Bëj një marrëveshje miqësore me kundërshtarin tënd, sa je në një rrugë me të, që kundërshtari yt të mos të dorëzojë te gjykatësi dhe gjykatësi të të dorëzojë te rojtari dhe ti të futesh në burg.
<scripture passage="Matt 5:26" parsed="|Matt|5|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.26" />
<sup>26</sup> Në të vërtetë të them se nuk do të da-lësh prej andej pa e paguar edhe qindarkën e fundit.
<scripture passage="Matt 5:27" parsed="|Matt|5|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.27" />
<sup>27</sup> Ju keni dëgjuar se të lashtëve u qe thënë: "Mos shkel kurorën".
<scripture passage="Matt 5:28" parsed="|Matt|5|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.28" />
<sup>28</sup> Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.
<scripture passage="Matt 5:29" parsed="|Matt|5|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.29" />
<sup>29</sup> Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt;
<scripture passage="Matt 5:30" parsed="|Matt|5|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.30" />
<sup>30</sup> dhe në qoftë se dora jote e djathtë të çon në mëkat, preje dhe hidhe larg teje, sepse është më mirë që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehena gjithë trupi yt.
<scripture passage="Matt 5:31" parsed="|Matt|5|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.31" />
<sup>31</sup> Qe thënë gjithashtu: "Kush e lë gruan e tij, le t'i japë letrën e ndarjes".
<scripture passage="Matt 5:32" parsed="|Matt|5|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.32" />
<sup>32</sup> Por unë po ju them: Kushdo që e përzë gruan e tij, me përjashtim të rastit të kurvërisë, e bën atë të shkelë kurorën; dhe kushdo që martohet me një grua të ndarë, shkel kurorën.
<scripture passage="Matt 5:33" parsed="|Matt|5|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.33" />
<sup>33</sup> Keni dëgjuar gjithashtu se të lashtëve u qe thënë: "Mos bëj betim të rremë; por plotëso premtimet për të cilat je betuar para Zotit".
<scripture passage="Matt 5:34" parsed="|Matt|5|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.34" />
<sup>34</sup> Por unë po ju them: "Mos u betoni fare, as për qiellin, sepse është froni i Perëndisë,
<scripture passage="Matt 5:35" parsed="|Matt|5|35|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.35" />
<sup>35</sup> as për tokën, sepse është stol i këmbëve të tij, as për Jeruzalemin, sepse është qyteti i Mbretit të madh.
<scripture passage="Matt 5:36" parsed="|Matt|5|36|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.36" />
<sup>36</sup> Mos u beto as për kokën tënde, sepse nuk ke fuqi të zbardhësh ose të nxish qoftë edhe një fije floku;
<scripture passage="Matt 5:37" parsed="|Matt|5|37|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.37" />
<sup>37</sup> Por fjala jote të jetë: Po, po; jo, jo; gjithçka më tepër vjen nga i ligu.
<scripture passage="Matt 5:38" parsed="|Matt|5|38|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.38" />
<sup>38</sup> Ju keni dëgjuar se qe thënë: "Sy për sy dhe dhëmb për dhëmb".
<scripture passage="Matt 5:39" parsed="|Matt|5|39|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.39" />
<sup>39</sup> Por unë po ju them: Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën,
<scripture passage="Matt 5:40" parsed="|Matt|5|40|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.40" />
<sup>40</sup> dhe në qoftë se dikush do të të nxjerrë në gjyq për të të marrë tunikën, jepi edhe mantelin.
<scripture passage="Matt 5:41" parsed="|Matt|5|41|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.41" />
<sup>41</sup> Dhe në qoftë se dikush të detyron të ecësh një milje, ti bëji dy me të.
<scripture passage="Matt 5:42" parsed="|Matt|5|42|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.42" />
<sup>42</sup> Jepi atij që të kërkon, dhe mos refuzo t'i japësh atij që të kërkon hua.
<scripture passage="Matt 5:43" parsed="|Matt|5|43|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.43" />
<sup>43</sup> Ju keni dëgjuar se qe thënë: "Duaje të afërmin tënd dhe urreje armikun tënd".
<scripture passage="Matt 5:44" parsed="|Matt|5|44|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.44" />
<sup>44</sup> Por unë po ju them: "Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin,
<scripture passage="Matt 5:45" parsed="|Matt|5|45|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.45" />
<sup>45</sup> për të qenë bij të Atit tuaj, që është në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët.
<scripture passage="Matt 5:46" parsed="|Matt|5|46|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.46" />
<sup>46</sup> Sepse, po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?
<scripture passage="Matt 5:47" parsed="|Matt|5|47|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.47" />
<sup>47</sup> Dhe nëse përshendetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?
<scripture passage="Matt 5:48" parsed="|Matt|5|48|0|0" osisRef="Bible:Matt.5.48" />
<sup>48</sup> Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej''.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 6" progress="77.24%" prev="Matt.5" next="Matt.7" id="Matt.6">
<h3 id="Matt.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Matt.6-p1">
<scripture passage="Matt 6:1" parsed="|Matt|6|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.1" />
<sup>1</sup> ''Mos e jepni lëmoshën tuaj para njerëzve, me qëllim që ata t'ju admirojnë; përndryshe nuk do të shpërbleheni te Ati juaj, që është në qiej.
<scripture passage="Matt 6:2" parsed="|Matt|6|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.2" />
<sup>2</sup> Kur do të japësh lëmoshë, pra, mos i bjer borisë para teje, ashtu siç bëjnë hipokritët në sinagoga dhe në rrugët, për të qenë të nderuar nga njerëzit; në të vërtetë ju them, se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.
<scripture passage="Matt 6:3" parsed="|Matt|6|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.3" />
<sup>3</sup> Madje kur jep lëmoshë, e majta jote të mos dijë ç'bën e djathta,
<scripture passage="Matt 6:4" parsed="|Matt|6|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.4" />
<sup>4</sup> që lëmosha jote të jepet fshehurazi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas.
<scripture passage="Matt 6:5" parsed="|Matt|6|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.5" />
<sup>5</sup> Dhe kur ti lutesh, mos u bëj si hipokritët, sepse atyre u pëlqen të luten në këmbë në sinagoga dhe në sheshet e rrugëve, në mënyrë që njerëzit t'i shohin; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.
<scripture passage="Matt 6:6" parsed="|Matt|6|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.6" />
<sup>6</sup> Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht.
<scripture passage="Matt 6:7" parsed="|Matt|6|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.7" />
<sup>7</sup> Por kur ju luteni, mos përdorni përsëritje të kota siç bëjnë paganët, sepse ata mendojnë se do t'u plotësohet lutja se kanë përdorur shumë fjalë.
<scripture passage="Matt 6:8" parsed="|Matt|6|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.8" />
<sup>8</sup> Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t'i kërkoni.
<scripture passage="Matt 6:9" parsed="|Matt|6|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.9" />
<sup>9</sup> Ju, pra, lutuni kështu: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.
<scripture passage="Matt 6:10" parsed="|Matt|6|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.10" />
<sup>10</sup> Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.
<scripture passage="Matt 6:11" parsed="|Matt|6|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.11" />
<sup>11</sup> Bukën tonë të përditshme na e jep sot.
<scripture passage="Matt 6:12" parsed="|Matt|6|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.12" />
<sup>12</sup> Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.
<scripture passage="Matt 6:13" parsed="|Matt|6|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.13" />
<sup>13</sup> Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu, sepse jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përjetë. Amen".
<scripture passage="Matt 6:14" parsed="|Matt|6|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.14" />
<sup>14</sup> Sepse në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t'jua falë edhe juve;
<scripture passage="Matt 6:15" parsed="|Matt|6|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.15" />
<sup>15</sup> por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t'ua falë juve gabimet tuaja.
<scripture passage="Matt 6:16" parsed="|Matt|6|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.16" />
<sup>16</sup> Dhe kur të agjëroni, mos u tregoni të pikëlluar si hipokritët; sepse ata shfytyrohen për t'u treguar njerëzve se agjërojnë; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.
<scripture passage="Matt 6:17" parsed="|Matt|6|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.17" />
<sup>17</sup> Kurse ti, kur të agjërosh, vajose kokën dhe laje fytyrën,
<scripture passage="Matt 6:18" parsed="|Matt|6|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.18" />
<sup>18</sup> me qëllim që të mos u tregosh njerëzve se ti agjëron, por Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, i cili shikon në fshehtësi, do ta japë shpërblimin publikisht.
<scripture passage="Matt 6:19" parsed="|Matt|6|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.19" />
<sup>19</sup> Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin,
<scripture passage="Matt 6:20" parsed="|Matt|6|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.20" />
<sup>20</sup> përkundrazi mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë dhe nuk vjedhin.
<scripture passage="Matt 6:21" parsed="|Matt|6|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.21" />
<sup>21</sup> Sepse ku është thesari juaj do të jetë edhe zemra juaj.
<scripture passage="Matt 6:22" parsed="|Matt|6|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.22" />
<sup>22</sup> Drita e trupit është syri; në qoftë se syri yt është i pastër, gjithë trupi yt do të jetë i ndriçuar,
<scripture passage="Matt 6:23" parsed="|Matt|6|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.23" />
<sup>23</sup> por në qoftë se syri yt është i lig, gjithë trupi yt do të jetë në errësirë; në qoftë se drita, pra, që është në ty është errësirë, sa e madhe do të jetë errësira!
<scripture passage="Matt 6:24" parsed="|Matt|6|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.24" />
<sup>24</sup> Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t'i qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t'i shërbeni Perëndisë dhe mamonit.
<scripture passage="Matt 6:25" parsed="|Matt|6|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.25" />
<sup>25</sup> Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj, për atë që do të hani ose do të pini, as për trupin tuaj, për atë që do të vishni. A nuk është vallë jeta më me vlerë se ushqimi dhe trupi më me vlerë se veshja?
<scripture passage="Matt 6:26" parsed="|Matt|6|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.26" />
<sup>26</sup> Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se sa ata?
<scripture passage="Matt 6:27" parsed="|Matt|6|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.27" />
<sup>27</sup> Dhe cili nga ju, me gjithë kujdesin e tij, mund t'i shtojë shtatit të tij qoftë edhe një kubit të vetëm?
<scripture passage="Matt 6:28" parsed="|Matt|6|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.28" />
<sup>28</sup> Pse shqetësoheni për veshjen tuaj? Vini re si rriten zambakët e fushës: ata nuk lodhen dhe nuk tjerrin;
<scripture passage="Matt 6:29" parsed="|Matt|6|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.29" />
<sup>29</sup> dhe unë, pra, po ju them se Salomoni vetë, me gjithë lavdinë e tij, nuk ishte veshur si ndonjë nga ata.
<scripture passage="Matt 6:30" parsed="|Matt|6|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.30" />
<sup>30</sup> Tani nëse Perëndia e vesh kështu barin e fushës, që sot është dhe nesër hidhet në furrë, vallë nuk do t'ju veshë shumë më tepër ju, njerëz besimpakë?
<scripture passage="Matt 6:31" parsed="|Matt|6|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.31" />
<sup>31</sup> Mos u shqetësoni, pra duke thënë: "Çfarë do të hamë ose çfarë do të pimë, ose me çfarë do të vishemi?".
<scripture passage="Matt 6:32" parsed="|Matt|6|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.32" />
<sup>32</sup> Sepse janë paganët ata që kërkojnë të gjitha këto gjëra; Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra.
<scripture passage="Matt 6:33" parsed="|Matt|6|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.33" />
<sup>33</sup> Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t'ju shtohen.
<scripture passage="Matt 6:34" parsed="|Matt|6|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.6.34" />
<sup>34</sup> Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet''.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 7" progress="77.34%" prev="Matt.6" next="Matt.8" id="Matt.7">
<h3 id="Matt.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Matt.7-p1">
<scripture passage="Matt 7:1" parsed="|Matt|7|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.1" />
<sup>1</sup> ''Mos gjykoni, që të mos gjykoheni.
<scripture passage="Matt 7:2" parsed="|Matt|7|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.2" />
<sup>2</sup> Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t'ju masin të tjerët.
<scripture passage="Matt 7:3" parsed="|Matt|7|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.3" />
<sup>3</sup> Pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd?
<scripture passage="Matt 7:4" parsed="|Matt|7|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.4" />
<sup>4</sup> Ose, si mund t'i thuash vëllait tënd: "Dale të të heq lëmishten nga syri", kur ke një tra në syrin tënd?
<scripture passage="Matt 7:5" parsed="|Matt|7|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.5" />
<sup>5</sup> O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.
<scripture passage="Matt 7:6" parsed="|Matt|7|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.6" />
<sup>6</sup> Mos u jepni qenve ç'është e shenjtë dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen kundër jush dhe t'ju shqyejnë.
<scripture passage="Matt 7:7" parsed="|Matt|7|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.7" />
<sup>7</sup> Lypni dhe do t'ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t'ju çelet.
<scripture passage="Matt 7:8" parsed="|Matt|7|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.8" />
<sup>8</sup> Sepse kush lyp merr, kush kërkon gjen dhe do t'i çelet atij që troket.
<scripture passage="Matt 7:9" parsed="|Matt|7|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.9" />
<sup>9</sup> A ka midis jush ndonjë njeri që, po t'i kërkojë i biri bukë, t'i japë një gur?
<scripture passage="Matt 7:10" parsed="|Matt|7|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.10" />
<sup>10</sup> Ose po t'i kërkojë një peshk, t'i japë një gjarpër?
<scripture passage="Matt 7:11" parsed="|Matt|7|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.11" />
<sup>11</sup> Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t'u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t'u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.
<scripture passage="Matt 7:12" parsed="|Matt|7|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.12" />
<sup>12</sup> Gjithçka, pra, që ju dëshironi t'ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.
<scripture passage="Matt 7:13" parsed="|Matt|7|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.13" />
<sup>13</sup> Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të.
<scripture passage="Matt 7:14" parsed="|Matt|7|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.14" />
<sup>14</sup> Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!
<scripture passage="Matt 7:15" parsed="|Matt|7|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.15" />
<sup>15</sup> Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë.
<scripture passage="Matt 7:16" parsed="|Matt|7|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.16" />
<sup>16</sup> Ju do t'i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat?
<scripture passage="Matt 7:17" parsed="|Matt|7|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.17" />
<sup>17</sup> Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija.
<scripture passage="Matt 7:18" parsed="|Matt|7|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.18" />
<sup>18</sup> Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira.
<scripture passage="Matt 7:19" parsed="|Matt|7|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.19" />
<sup>19</sup> Çdo dru që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr.
<scripture passage="Matt 7:20" parsed="|Matt|7|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.20" />
<sup>20</sup> Ju, pra, do t'i njihni profetët nga frytet e tyre.
<scripture passage="Matt 7:21" parsed="|Matt|7|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.21" />
<sup>21</sup> Jo çdo njeri që më thotë: "Zot, Zot" do të hyjë në mbretërinë e qieve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej.
<scripture passage="Matt 7:22" parsed="|Matt|7|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.22" />
<sup>22</sup> Shumë do të më thonë atë ditë: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?".
<scripture passage="Matt 7:23" parsed="|Matt|7|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.23" />
<sup>23</sup> Dhe atëherë unë do t'u sqaroj atyre: "Unë s'ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi".
<scripture passage="Matt 7:24" parsed="|Matt|7|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.24" />
<sup>24</sup> Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë, mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi shkëmb.
<scripture passage="Matt 7:25" parsed="|Matt|7|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.25" />
<sup>25</sup> Ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkëmb.
<scripture passage="Matt 7:26" parsed="|Matt|7|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.26" />
<sup>26</sup> Përkundrazi ai që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i vë në praktikë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë.
<scripture passage="Matt 7:27" parsed="|Matt|7|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.27" />
<sup>27</sup> Më pas ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh''.
<scripture passage="Matt 7:28" parsed="|Matt|7|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.28" />
<sup>28</sup> Tani kur Jezusi i mbaroi këto fjalë, turmat mbetën të habitura nga doktrina e tij,
<scripture passage="Matt 7:29" parsed="|Matt|7|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.7.29" />
<sup>29</sup> sepse ai i mësonte, si një që ka autoritet dhe jo si skribët.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 8" progress="77.42%" prev="Matt.7" next="Matt.9" id="Matt.8">
<h3 id="Matt.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Matt.8-p1">
<scripture passage="Matt 8:1" parsed="|Matt|8|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.1" />
<sup>1</sup> Tani kur Jezusi zbriti nga mali, turma të mëdha e ndiqnin.
<scripture passage="Matt 8:2" parsed="|Matt|8|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.2" />
<sup>2</sup> Dhe ja, një lebroz erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: ''O Zot, po të duash, ti mund të më shërosh''.
<scripture passage="Matt 8:3" parsed="|Matt|8|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.3" />
<sup>3</sup> Jezusi e shtriu dorën, e preku dhe i tha: ''Po, unë dua, shërohu''. Dhe në atë çast u shërua nga lebra e tij.
<scripture passage="Matt 8:4" parsed="|Matt|8|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Jezusi i tha: ''Ruhu se ia tregon kujt; por shko, paraqitu te prifti, bëj flijimin që ka urdhëruar Moisiu, me qëllim që kjo të jetë dëshmi për ta''.
<scripture passage="Matt 8:5" parsed="|Matt|8|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.5" />
<sup>5</sup> Kur Jezusi hyri në Kapernaum i erdhi një centurion duke iu lutur,
<scripture passage="Matt 8:6" parsed="|Matt|8|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.6" />
<sup>6</sup> dhe duke thënë: ''O Zot, shërbëtori im rri shtrirë në shtëpi i paralizuar dhe po vuan shumë''.
<scripture passage="Matt 8:7" parsed="|Matt|8|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.7" />
<sup>7</sup> Dhe Jezusi i tha: ''Do të vij dhe do ta shëroj''.
<scripture passage="Matt 8:8" parsed="|Matt|8|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.8" />
<sup>8</sup> Centurioni duke u përgjigjur i tha: ''Zot, unë nuk jam i denjë që ti të hysh nën strehën time; por thuaj vetëm një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet.
<scripture passage="Matt 8:9" parsed="|Matt|8|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.9" />
<sup>9</sup> Sepse unë jam një njeri nën urdhërin e të tjerëve, dhe i kam ushtarët nën vete; dhe, po t'i them dikujt: "Shko", ai shkon; dhe po t'i them një tjetri: "Eja", ai vjen; dhe po t'i them shërbëtorit tim: "Bëje këtë", ai e bën''.
<scripture passage="Matt 8:10" parsed="|Matt|8|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.10" />
<sup>10</sup> Dhe Jezusi, kur i dëgjoi këto gjëra, u mrekullua dhe u tha atyre që e ndiqnin: ''Në të vërtetë po ju them, se askund në Izrael nuk e gjeta një besim aq të madh.
<scripture passage="Matt 8:11" parsed="|Matt|8|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.11" />
<sup>11</sup> Unë po ju them se shumë do të vijnë nga lindja dhe nga perëndimi dhe do të ulen në tryezë me Abrahamin, me Isaakun dhe me Jakobin, në mbretërinë e qiejve,
<scripture passage="Matt 8:12" parsed="|Matt|8|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.12" />
<sup>12</sup> por bijtë e mbretërisë do të flaken në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllimi dhëmbëve''.
<scripture passage="Matt 8:13" parsed="|Matt|8|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.13" />
<sup>13</sup> Dhe Jezusi i tha centurionit: ''Shko dhe u bëftë ashtu si besove!''. Dhe shërbëtori i tij u shërua që në atë çast.
<scripture passage="Matt 8:14" parsed="|Matt|8|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.14" />
<sup>14</sup> Pastaj Jezusi hyri në shtëpinë e Pjetrit dhe pa që e vjehrra ishte në shtrat me ethe.
<scripture passage="Matt 8:15" parsed="|Matt|8|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.15" />
<sup>15</sup> Dhe ai ia preku dorën dhe ethet e lanë; dhe ajo u ngrit dhe nisi t'u shërbejë.
<scripture passage="Matt 8:16" parsed="|Matt|8|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.16" />
<sup>16</sup> Dhe kur u ngrys, i sollën shumë të pushtuar nga demonë; dhe ai, me fjalë, i dëboi frymërat dhe i shëroi të gjithë të sëmurët,
<scripture passage="Matt 8:17" parsed="|Matt|8|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.17" />
<sup>17</sup> që kështu të përmbushej fjala e profetit Isaia kur tha: ''Ai i mori lëngatat tona dhe i mbarti sëmundjet tona''.
<scripture passage="Matt 8:18" parsed="|Matt|8|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.18" />
<sup>18</sup> Tani Jezusi, duke parë rreth tij turma të mëdha, urdhëroi që të kalonin në bregun tjetër.
<scripture passage="Matt 8:19" parsed="|Matt|8|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.19" />
<sup>19</sup> Atëherë një skrib iu afrua dhe i tha: ''Mësues, unë do të ndjek kudo që të shkosh''.
<scripture passage="Matt 8:20" parsed="|Matt|8|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.20" />
<sup>20</sup> Dhe Jezusi i tha: ''Dhelprat i kanë strofkat, dhe zogjtë e qiellit i kanë çerdhet, por Biri i njeriut nuk ka as ku të mbështetë kokën''.
<scripture passage="Matt 8:21" parsed="|Matt|8|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.21" />
<sup>21</sup> Pastaj një tjetër nga dishepujt e tij i tha: ''O Zot, më jep më parë leje të shkoj të varros atin tim''.
<scripture passage="Matt 8:22" parsed="|Matt|8|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.22" />
<sup>22</sup> Por Jezusi i tha: Më ndiq, dhe lëri të vdekurit të varrosin të vdekurit e vet''.
<scripture passage="Matt 8:23" parsed="|Matt|8|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.23" />
<sup>23</sup> Dhe mbasi ai hipi në barkë, dishepujt e tij e ndiqnin.
<scripture passage="Matt 8:24" parsed="|Matt|8|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.24" />
<sup>24</sup> Dhe ja, që u ngrit në det një stuhi aq e madhe, sa valët po e mbulonin barkën, por ai flinte.
<scripture passage="Matt 8:25" parsed="|Matt|8|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.25" />
<sup>25</sup> Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe e zgjuan duke i thënë: ''O Zot, na shpëto, ne po mbarojmë!''
<scripture passage="Matt 8:26" parsed="|Matt|8|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.26" />
<sup>26</sup> Por ai u tha atyre: ''Pse keni frikë, o njerëz besimpakë?''. Dhe, pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe.
<scripture passage="Matt 8:27" parsed="|Matt|8|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.27" />
<sup>27</sup> Atëherë njërëzit u mrekulluan dhe thoshnin: ''Kush është ky, të cilit po i binden deti dhe erërat?''.
<scripture passage="Matt 8:28" parsed="|Matt|8|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.28" />
<sup>28</sup> Dhe kur arriti në bregun tjetër, në krahinën e Gergesenasve, i dolën para dy të demonizuar, që kishin dalë nga varret, dhe ishin aq të tërbuar sa që askush nuk mund të kalonte në atë udhë.
<scripture passage="Matt 8:29" parsed="|Matt|8|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.29" />
<sup>29</sup> Dhe ja, ata filluan të bërtasin duke thënë: ''Ç'është mes nesh dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë? Mos ke ardhur këtu të na mundosh para kohe?''.
<scripture passage="Matt 8:30" parsed="|Matt|8|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.30" />
<sup>30</sup> Jo larg tyre një tufë e madhe derrash po kulloste.
<scripture passage="Matt 8:31" parsed="|Matt|8|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.31" />
<sup>31</sup> Dhe demonët iu lutën duke i thënë: ''Në qoftë se na dëbon, na lejo të shkojmë në atë tufë derrash''.
<scripture passage="Matt 8:32" parsed="|Matt|8|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.32" />
<sup>32</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Shkoni!''. Kështu ata, pasi dolën, hynë në atë tufë derrash; dhe ja, gjithë ajo tufë u hodh nga gremina në det, dhe u mbyt në ujë.
<scripture passage="Matt 8:33" parsed="|Matt|8|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.33" />
<sup>33</sup> Dhe ata që i kullotnin ikën dhe, kur shkuan në qytet, i treguan të gjitha këto gjëra, duke përfshirë ngjarjen e të demonizuarve.
<scripture passage="Matt 8:34" parsed="|Matt|8|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.8.34" />
<sup>34</sup> Dhe ja, gjithë qyteti i doli para Jezusit; dhe, kur e panë, iu lutën që të largohej prej vendit të tyre.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 9" progress="77.52%" prev="Matt.8" next="Matt.10" id="Matt.9">
<h3 id="Matt.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Matt.9-p1">
<scripture passage="Matt 9:1" parsed="|Matt|9|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.1" />
<sup>1</sup> Dhe ai, pasi hipi në barkë, kaloi në bregun tjetër dhe erdhi në qytetin e vet.
<scripture passage="Matt 9:2" parsed="|Matt|9|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.2" />
<sup>2</sup> Dhe ja, iu paraqit një paralitik i shtrirë në vig; dhe Jezusi, kur pa besimin që kishin ata, i tha paralitikut: ''Merr zemër, o bir, mëkatet e tua të janë falur!''
<scripture passage="Matt 9:3" parsed="|Matt|9|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.3" />
<sup>3</sup> Atëherë disa skribë thanë me vete: ''Ky po blasfemon!''.
<scripture passage="Matt 9:4" parsed="|Matt|9|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.4" />
<sup>4</sup> Por Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, tha: ''Pse mendoni gjëra të mbrapështa në zemrat tuaja?
<scripture passage="Matt 9:5" parsed="|Matt|9|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.5" />
<sup>5</sup> Në fakt, ç'është më e lehtë, të thuash: "Mëkatet e tua të janë falur", apo: "Çohu dhe ec"?
<scripture passage="Matt 9:6" parsed="|Matt|9|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.6" />
<sup>6</sup> Tani, që ta dini se Biri i njeriut ka autoritet në tokë të falë mëkatet: Çohu (i tha paralitikut), merr vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde''.
<scripture passage="Matt 9:7" parsed="|Matt|9|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.7" />
<sup>7</sup> Dhe ai u çua dhe shkoi në shtëpinë e vet.
<scripture passage="Matt 9:8" parsed="|Matt|9|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.8" />
<sup>8</sup> Turmat, kur e panë këtë, u çuditën dhe lëvdonin Perëndinë, që u kishte dhënë pushtet të tillë njerëzve.
<scripture passage="Matt 9:9" parsed="|Matt|9|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Jezusi, duke shkuar tutje, pa një burrë që rrinte në doganë, i quajtur Mate, dhe i tha: ''Ndiqmë!''. Dhe ai u çua dhe e ndoqi.
<scripture passage="Matt 9:10" parsed="|Matt|9|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.10" />
<sup>10</sup> Dhe ndodhi që, kur Jezusi u ul në tryezë në shtëpi, erdhën shumë tagrambledhës dhe mëkatarë dhe u ulën në tryezë bashkë me të dhe me dishepujt e tij.
<scripture passage="Matt 9:11" parsed="|Matt|9|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.11" />
<sup>11</sup> Farisenjtë, kur e panë këtë, u thanë dishepujve të tij: ''Pse Mësuesi juaj ha bukë me tagrambledhësit dhe me mëkatarët?''.
<scripture passage="Matt 9:12" parsed="|Matt|9|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.12" />
<sup>12</sup> Jezusi, mbasi i dëgjoi, u tha atyre: ''Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët.
<scripture passage="Matt 9:13" parsed="|Matt|9|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.13" />
<sup>13</sup> Tani shkoni dhe mësoni ç'do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime". Sepse unë nuk erdha për të thirrur në pendim të drejtët, por mëkatarët''.
<scripture passage="Matt 9:14" parsed="|Matt|9|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.14" />
<sup>14</sup> Atëherë iu afruan dishepujt e Gjonit dhe i thanë: ''Pse ne dhe farisenjtë agjërojmë shpesh, ndërsa dishepujt e tu nuk agjërojnë?''.
<scripture passage="Matt 9:15" parsed="|Matt|9|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.15" />
<sup>15</sup> Dhe Jezusi u tha atyre: ''A mund të mbajnë zi dasmorët, ndërsa dhëndërri është midis tyre? Por do të vijë koha kur do t'ua marrin dhëndërrin dhe atëherë ata do të agjërojnë.
<scripture passage="Matt 9:16" parsed="|Matt|9|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.16" />
<sup>16</sup> Askush nuk vë një copë prej stofi të ri mbi një petk të vjetër, sepse kështu arna bie dhe grisja bëhet më e madhe.
<scripture passage="Matt 9:17" parsed="|Matt|9|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.17" />
<sup>17</sup> Dhe as nuk shtihet vera e re në kacekë të vjetër; përndryshe kacekët shpohen, vera derdhet dhe kacekët humbin; por shtihet vera e re në kacekë të rinj, kështu që ruhen të dy''.
<scripture passage="Matt 9:18" parsed="|Matt|9|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.18" />
<sup>18</sup> Ndërsa Jezusi u thoshte këto, iu afrua një nga krerët e sinagogës, ra përmbys para tij, dhe i tha: ''Sapo më vdiq vajza, por eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të jetojë''.
<scripture passage="Matt 9:19" parsed="|Matt|9|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.19" />
<sup>19</sup> Dhe Jezusi u ngrit dhe e ndoqi bashkë me dishepujt e tij.
<scripture passage="Matt 9:20" parsed="|Matt|9|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.20" />
<sup>20</sup> Dhe ja një grua, e cila vuante prej dymbëdhjetë vjetësh nga një fluks gjaku, iu afrua nga mbrapa dhe i preku cepin e rrobes së tij.
<scripture passage="Matt 9:21" parsed="|Matt|9|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.21" />
<sup>21</sup> Sepse thoshte me vete: ''Po të prek vetëm rroben e tij, do të shërohem''.
<scripture passage="Matt 9:22" parsed="|Matt|9|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.22" />
<sup>22</sup> Jezusi u kthye, e pa dhe tha: ''Merr zemër, o bijë; besimi yt të ka shëruar''. Dhe që në atë çast gruaja u shërua.
<scripture passage="Matt 9:23" parsed="|Matt|9|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.23" />
<sup>23</sup> Kur Jezusi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës dhe pa fyelltarët dhe turmën që zhurmonte,
<scripture passage="Matt 9:24" parsed="|Matt|9|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.24" />
<sup>24</sup> u tha atyre: ''Largohuni, sepse vajza nuk ka vdekur, por fle''. Dhe ata e përqeshnin.
<scripture passage="Matt 9:25" parsed="|Matt|9|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.25" />
<sup>25</sup> Pastaj, kur turmën e nxorën jashtë, ai hyri, e zuri për dore vajzën dhe ajo u ngrit.
<scripture passage="Matt 9:26" parsed="|Matt|9|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.26" />
<sup>26</sup> Fama e kësaj u përhap në mbarë atë vend.
<scripture passage="Matt 9:27" parsed="|Matt|9|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.27" />
<sup>27</sup> Dhe ndërsa Jezusi po largohej prej andej, dy të verbër e ndiqnin duke bërtitur dhe duke thënë: ''Ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!''.
<scripture passage="Matt 9:28" parsed="|Matt|9|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.28" />
<sup>28</sup> Kur arriti në shtëpi, të verbërit iu afruan dhe Jezusi u tha atyre: ''A besoni ju se unë mund ta bëj këtë gjë?''. Ata iu përgjigjën: ''Po, o Zot''.
<scripture passage="Matt 9:29" parsed="|Matt|9|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.29" />
<sup>29</sup> Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: ''U bëftë sipas besimit tuaj''.
<scripture passage="Matt 9:30" parsed="|Matt|9|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.30" />
<sup>30</sup> Dhe atyre iu hapën sytë. Pastaj Jezusi i urdhëroi rreptësisht duke thënë: ''Ruhuni se mos e merr vesh njeri''.
<scripture passage="Matt 9:31" parsed="|Matt|9|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.31" />
<sup>31</sup> Por ata, sapo dolën, e përhapën famën e tij në mbarë atë vend.
<scripture passage="Matt 9:32" parsed="|Matt|9|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.32" />
<sup>32</sup> Dhe, kur ata po dilnin, i paraqitën një burrë memec dhe të demonizuar.
<scripture passage="Matt 9:33" parsed="|Matt|9|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.33" />
<sup>33</sup> Dhe, mbasi e dëboi demonin, memeci foli dhe turmat u çuditën dhe thanë: ''Nuk është parë kurrë një gjë e tillë në Izrael''.
<scripture passage="Matt 9:34" parsed="|Matt|9|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.34" />
<sup>34</sup> Por farisenjtë thonin: ''Ai i dëbon demonët me ndihmën e princit të demonëve!''.
<scripture passage="Matt 9:35" parsed="|Matt|9|35|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.35" />
<sup>35</sup> Dhe Jezusi kalonte nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje e çdo lëngatë në popull.
<scripture passage="Matt 9:36" parsed="|Matt|9|36|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.36" />
<sup>36</sup> Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari.
<scripture passage="Matt 9:37" parsed="|Matt|9|37|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.37" />
<sup>37</sup> Atëherë ai u tha dishepujve të vet: ''E korra është me të vërtetë e madhe, por punëtorët janë pak.
<scripture passage="Matt 9:38" parsed="|Matt|9|38|0|0" osisRef="Bible:Matt.9.38" />
<sup>38</sup> Lutjuni, pra, Zotit të të korrave, të dërgojë punëtorë në të korrat e tij''.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 10" progress="77.62%" prev="Matt.9" next="Matt.11" id="Matt.10">
<h3 id="Matt.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Matt.10-p1">
<scripture passage="Matt 10:1" parsed="|Matt|10|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Jezusi i thirri të dymbëdhjetë dishepujt e tij rreth vetes dhe u dha autoritet t'i dëbojnë frymërat e ndyra, dhe të shërojnë çdo sëmundje e çdo lëngatë.
<scripture passage="Matt 10:2" parsed="|Matt|10|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.2" />
<sup>2</sup> Dhe emrat e dymbëdhjetë apostujve janë këta: i pari Simoni, i quajtur Pjetër dhe Andrea, vëllai i tij; Jakobi i Zebedeut dhe Gjoni, vëllai i tij;
<scripture passage="Matt 10:3" parsed="|Matt|10|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.3" />
<sup>3</sup> Filipi dhe Bartolomeu; Thomai dhe Mateu tagrambledhësi, Jakobi i Alfeut dhe Lebeu, i mbiquajtur Tade;
<scripture passage="Matt 10:4" parsed="|Matt|10|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.4" />
<sup>4</sup> Simon Kananeasi dhe Judë Iskarioti, ai që më pas e tradhtoi.
<scripture passage="Matt 10:5" parsed="|Matt|10|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.5" />
<sup>5</sup> Këta janë të dymbëdhjetët që Jezusi i dërgoi mbasi u dha këto urdhëra: ''Mos shkoni ndër paganë dhe mos hyni në asnjë qytet të Samaritanëve,
<scripture passage="Matt 10:6" parsed="|Matt|10|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.6" />
<sup>6</sup> por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.
<scripture passage="Matt 10:7" parsed="|Matt|10|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.7" />
<sup>7</sup> Shkoni dhe predikoni duke thënë: "Mbretëria e qiejve u afrua".
<scripture passage="Matt 10:8" parsed="|Matt|10|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.8" />
<sup>8</sup> Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët; falas morët, falas jepni.
<scripture passage="Matt 10:9" parsed="|Matt|10|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.9" />
<sup>9</sup> Mos grumbulloni ar, as argjend as bakër në qesen tuaj,
<scripture passage="Matt 10:10" parsed="|Matt|10|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.10" />
<sup>10</sup> as trasta për udhë, as dy palë tunika, as sandale, as shkop, sepse punëtori është i denjë për ushqimin e vet.
<scripture passage="Matt 10:11" parsed="|Matt|10|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.11" />
<sup>11</sup> Në çfarëdo qytet ose fshat që të hyni, pyetni në se ka aty ndonjë njeri të denjë dhe banoni tek ai deri sa të niseni.
<scripture passage="Matt 10:12" parsed="|Matt|10|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.12" />
<sup>12</sup> Dhe kur hyni në shtëpi, e përshëndetni.
<scripture passage="Matt 10:13" parsed="|Matt|10|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.13" />
<sup>13</sup> Dhe në se ajo shtëpi është e denjë, le të vijë paqja juaj mbi të; por, në se nuk është e denjë, paqja juaj le të kthehet përsëri tek ju.
<scripture passage="Matt 10:14" parsed="|Matt|10|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.14" />
<sup>14</sup> Dhe në se dikush nuk ju pret dhe nuk i dëgjon fjalët tuaja, duke dalë nga ajo shtëpi ose nga ai qytet, shkundni pluhurin nga këmbët tuaja.
<scripture passage="Matt 10:15" parsed="|Matt|10|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.15" />
<sup>15</sup> Dhe në të vërtetë po ju them se ditën e gjyqit, vendi i Sodomës dhe i Gomorës do të trajtohet me më shumë tolerancë se ai qytet.
<scripture passage="Matt 10:16" parsed="|Matt|10|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.16" />
<sup>16</sup> Ja, unë po ju dërgoj si dele në mes të ujqërve; jini, pra, të mënçur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat.
<scripture passage="Matt 10:17" parsed="|Matt|10|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.17" />
<sup>17</sup> Por ruhuni nga njerëzit, sepse do t'ju zvarrisin përpara sinedrave të tyre dhe do t'ju fshikullojnë në sinagogat e tyre.
<scripture passage="Matt 10:18" parsed="|Matt|10|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.18" />
<sup>18</sup> Dhe do t'ju çojnë përpara guvernatorëve dhe përpara mbretërve për shkakun tim, për të dëshmuar para tyre dhe para johebrenjve.
<scripture passage="Matt 10:19" parsed="|Matt|10|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.19" />
<sup>19</sup> Dhe, kur t'ju dorëzojnë në duart e tyre, mos u shqetësoni se çfarë dhe si do të flisni; sepse në atë çast do t'ju jepet se çfarë duhet të thoni;
<scripture passage="Matt 10:20" parsed="|Matt|10|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.20" />
<sup>20</sup> sepse nuk do të jeni ju që do të flisni, por Fryma e Atit tuaj që do të flasë në ju.
<scripture passage="Matt 10:21" parsed="|Matt|10|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.21" />
<sup>21</sup> Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati të birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t'i vrasin.
<scripture passage="Matt 10:22" parsed="|Matt|10|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.22" />
<sup>22</sup> Dhe të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim; por ai që do të qëndrojë deri në fund, do të shpëtojë.
<scripture passage="Matt 10:23" parsed="|Matt|10|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.23" />
<sup>23</sup> Por kur do t'ju përndjekin në një qytet, ikni në një tjetër, sepse në të vërtetë ju them se nuk do të përfundoni së përshkuari qytetet e Izraelit, para se të vijë Biri i njeriut.
<scripture passage="Matt 10:24" parsed="|Matt|10|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.24" />
<sup>24</sup> Dishepulli nuk del mbi mësuesin, as shërbëtori mbi zotin e tij.
<scripture passage="Matt 10:25" parsed="|Matt|10|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.25" />
<sup>25</sup> I mjafton dishepullit të bëhet si mësuesi i tij dhe shërbëtorit të bëhet si zotëria e tij. Në se të zotin e shtëpisë e quajtën Beelzebub, aq më tepër do t'i quajnë ashtu ata të shtëpisë së tij!
<scripture passage="Matt 10:26" parsed="|Matt|10|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.26" />
<sup>26</sup> Mos ia kini frikën pra, sepse nuk ka gjë të fshehtë që të mos zbulohet dhe asnjë sekret që nuk do të nijhet.
<scripture passage="Matt 10:27" parsed="|Matt|10|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.27" />
<sup>27</sup> Atë që unë ju them në terr, e thoni në dritë; dhe atë që dëgjoni të thënë në vesh, predikojeni mbi çatitë.
<scripture passage="Matt 10:28" parsed="|Matt|10|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.28" />
<sup>28</sup> Dhe mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin; kini frikë më tepër nga ai që mund t'ua humbë shpirtin dhe trupin në Gehena.
<scripture passage="Matt 10:29" parsed="|Matt|10|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.29" />
<sup>29</sup> A nuk shiten vallë dy harabela për një aspër? Dhe, megjithatë asnjë prej tyre nuk bie për tokë pa dashjen e Atit tuaj.
<scripture passage="Matt 10:30" parsed="|Matt|10|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.30" />
<sup>30</sup> Sa për ju, madje edhe të gjitha fijet e flokëve të kokës suaj janë të numëruara.
<scripture passage="Matt 10:31" parsed="|Matt|10|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.31" />
<sup>31</sup> Mos kini frikë, pra; ju vleni më tepër se shumë harabela.
<scripture passage="Matt 10:32" parsed="|Matt|10|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.32" />
<sup>32</sup> Prandaj kushdo që do të më rrëfenjë përpara njerëzve, dhe unë do ta rrëfejë përpara Atit tim që është në qiej.
<scripture passage="Matt 10:33" parsed="|Matt|10|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.33" />
<sup>33</sup> Por kushdo që do të më mohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta mohoj përpara Atit tim që është në qiej''.
<scripture passage="Matt 10:34" parsed="|Matt|10|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.34" />
<sup>34</sup> ''Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën.
<scripture passage="Matt 10:35" parsed="|Matt|10|35|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.35" />
<sup>35</sup> Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra,
<scripture passage="Matt 10:36" parsed="|Matt|10|36|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.36" />
<sup>36</sup> dhe armiqt e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet.
<scripture passage="Matt 10:37" parsed="|Matt|10|37|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.37" />
<sup>37</sup> Ai që e do të atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua.
<scripture passage="Matt 10:38" parsed="|Matt|10|38|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.38" />
<sup>38</sup> Dhe ai që nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua.
<scripture passage="Matt 10:39" parsed="|Matt|10|39|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.39" />
<sup>39</sup> Kush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri.
<scripture passage="Matt 10:40" parsed="|Matt|10|40|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.40" />
<sup>40</sup> Ai që ju pranon, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar.
<scripture passage="Matt 10:41" parsed="|Matt|10|41|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.41" />
<sup>41</sup> Ai që pranon një profet në emër të një profeti, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; dhe ai që pranon të drejtin në emër të të drejtit, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit.
<scripture passage="Matt 10:42" parsed="|Matt|10|42|0|0" osisRef="Bible:Matt.10.42" />
<sup>42</sup> Dhe kushdo që i jep për të pirë qoftë edhe vetëm një gotë uji të freskët ndonjërit prej këtyre të vegjëlve në emër të një dishepulli, në të vërtetë ju them, që ai nuk do të humbë aspak shpërblimin e tij''.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 11" progress="77.74%" prev="Matt.10" next="Matt.12" id="Matt.11">
<h3 id="Matt.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Matt.11-p1">
<scripture passage="Matt 11:1" parsed="|Matt|11|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.1" />
<sup>1</sup> Mbasi Jezusi përfundoi dhënien e porosive të tij dymbëdhjetë dishepujve të vet, u largua nga ai vend, për të mësuar dhe për të predikuar në qytetet e tyre.
<scripture passage="Matt 11:2" parsed="|Matt|11|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.2" />
<sup>2</sup> Por Gjoni, që kishte dëgjuar në burg të flitej për veprat e Krishtit, dërgoi dy nga dishepujt e vet për t'i thënë:
<scripture passage="Matt 11:3" parsed="|Matt|11|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.3" />
<sup>3</sup> ''A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?''
<scripture passage="Matt 11:4" parsed="|Matt|11|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.4" />
<sup>4</sup> Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjërat që dëgjoni dhe shikoni:
<scripture passage="Matt 11:5" parsed="|Matt|11|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.5" />
<sup>5</sup> Të verbërit po shohin, të çalët po ecin, lebrozët janë pastruar dhe të shurdhërit po dëgjojnë; të vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet të varfërve.
<scripture passage="Matt 11:6" parsed="|Matt|11|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.6" />
<sup>6</sup> Lum ai që nuk do të skandalizohet nga unë!''.
<scripture passage="Matt 11:7" parsed="|Matt|11|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.7" />
<sup>7</sup> Dhe kur ata po largoheshin, Jezusi nisi t'u thotë turmave për Gjonin: ''Çfarë keni dalë të shikoni në shkretëtirë? Kallamin që e tund era?
<scripture passage="Matt 11:8" parsed="|Matt|11|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.8" />
<sup>8</sup> Por çfarë keni dalë të shikoni? Njeriun e mbështjellur me rroba të buta? Ja, ata që veshin rroba të buta banojnë në pallatet mbretërore.
<scripture passage="Matt 11:9" parsed="|Matt|11|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.9" />
<sup>9</sup> Atëherë, pra, ç'dolët të shikoni? Një profet? Po, ju them: ai është më shumë se një profet.
<scripture passage="Matt 11:10" parsed="|Matt|11|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.10" />
<sup>10</sup> Sepse ky është ai për të cilin është shkruar: "Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës sate; ai do ta bëjë gati rrugën tënde para teje".
<scripture passage="Matt 11:11" parsed="|Matt|11|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.11" />
<sup>11</sup> Në të vërtetë po ju them: ndër ata që janë lindur prej gruas nuk ka dalë kurrë ndonjë më i madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i madh se ai.
<scripture passage="Matt 11:12" parsed="|Matt|11|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.12" />
<sup>12</sup> Dhe qysh nga ditët e Gjon Pagëzorit e deri tash mbretëria e qiejve po pëson dhunë dhe të dhunshmit e grabitën.
<scripture passage="Matt 11:13" parsed="|Matt|11|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.13" />
<sup>13</sup> Sepse të gjithë profetët dhe ligji kanë profetizuar deri te Gjoni.
<scripture passage="Matt 11:14" parsed="|Matt|11|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.14" />
<sup>14</sup> Dhe, në daçi ta pranoni, ai është Elia, që duhej të vijë.
<scripture passage="Matt 11:15" parsed="|Matt|11|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.15" />
<sup>15</sup> Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!
<scripture passage="Matt 11:16" parsed="|Matt|11|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.16" />
<sup>16</sup> Por me kë ta krahasoj këtë brez? Ai u ngjan fëmijëve që rrinë në sheshe dhe u drejtohen shokëve të tyre
<scripture passage="Matt 11:17" parsed="|Matt|11|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.17" />
<sup>17</sup> duke thënë: "Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk kërcyet; nisëm vajin dhe ju nuk u brengosët".
<scripture passage="Matt 11:18" parsed="|Matt|11|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.18" />
<sup>18</sup> Pra, erdhi Gjoni që as hante, as pinte, dhe ata thonë: "Ai ka një demon".
<scripture passage="Matt 11:19" parsed="|Matt|11|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.19" />
<sup>19</sup> Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi dhe ata thonë: "Ja një grykës dhe një pijanec, miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve". Por dituria është justifikuar nga bijtë e vet''.
<scripture passage="Matt 11:20" parsed="|Matt|11|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.20" />
<sup>20</sup> Atëherë ai nisi t'i qortojë ato qytete, ku ishte kryer pjesa më e madhe e veprave të fuqishme të tij, sepse ato nuk ishin penduar duke thënë:
<scripture passage="Matt 11:21" parsed="|Matt|11|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.21" />
<sup>21</sup> ''Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti Betsaida! Sepse, në se në Tiro dhe në Sidon do të ishin kryer veprat e fuqishme që u bënë ndër ju, prej kohësh do të ishin penduar me thes dhe hi.
<scripture passage="Matt 11:22" parsed="|Matt|11|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.22" />
<sup>22</sup> Prandaj unë po ju them se ditën e gjyqit, Tiro dhe Sidoni do të trajtohen me më shumë tolerancë se ju.
<scripture passage="Matt 11:23" parsed="|Matt|11|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.23" />
<sup>23</sup> Dhe ti, o Kapernaum, që u ngrite deri në qiell, do të fundosesh deri në ferr, sepse në se do të ishin kryer në Sodomë veprat të fuqishme që janë kryer në ty, ajo do të ishte edhe sot e kësaj dite.
<scripture passage="Matt 11:24" parsed="|Matt|11|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.24" />
<sup>24</sup> Prandaj unë po ju them se ditën e gjyqit fati i vendit të Sodomës do të jetë më i lehtë se yti''.
<scripture passage="Matt 11:25" parsed="|Matt|11|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.25" />
<sup>25</sup> Në atë kohë Jezusi nisi të thotë: ''Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i dheut, sepse ua fshehe këto gjëra të urtit dhe të mençurit, dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël.
<scripture passage="Matt 11:26" parsed="|Matt|11|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.26" />
<sup>26</sup> Po, o Atë, sepse kështu të pëlqeu ty.
<scripture passage="Matt 11:27" parsed="|Matt|11|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.27" />
<sup>27</sup> Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t'ia zbulojë.
<scripture passage="Matt 11:28" parsed="|Matt|11|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.28" />
<sup>28</sup> Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'ju jap çlodhje.
<scripture passage="Matt 11:29" parsed="|Matt|11|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.29" />
<sup>29</sup> Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.
<scripture passage="Matt 11:30" parsed="|Matt|11|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.11.30" />
<sup>30</sup> Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!''.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 12" progress="77.82%" prev="Matt.11" next="Matt.13" id="Matt.12">
<h3 id="Matt.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Matt.12-p1">
<scripture passage="Matt 12:1" parsed="|Matt|12|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.1" />
<sup>1</sup> Në atë kohë Jezusi po ecte një të shtunë nëpër arat me grurë; dhe dishepujt e vet, të uritur, filluan të këpusin kallinj dhe t'i hanë.
<scripture passage="Matt 12:2" parsed="|Matt|12|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.2" />
<sup>2</sup> Por farisenjtë, kur panë këtë, i thanë: ''Ja, dishepujt e tu po bëjnë atë që nuk është e lejueshme të bëhet të shtunën''.
<scripture passage="Matt 12:3" parsed="|Matt|12|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.3" />
<sup>3</sup> Dhe ai u tha atyre: ''A nuk keni lexuar vallë se ç'bëri Davidi kur pati uri, ai dhe ata që qenë me të?
<scripture passage="Matt 12:4" parsed="|Matt|12|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.4" />
<sup>4</sup> Si ai hyri në shtëpinë e Perëndisë dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohej t'i hante as ai e as ata që ishin me të, por vetëm priftërinjtë?
<scripture passage="Matt 12:5" parsed="|Matt|12|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.5" />
<sup>5</sup> Apo nuk keni lexuar në ligj që në tempull, të shtunave, priftërinjtë e shkelin të shtunën dhe megjithatë nuk mëkatojnë?
<scripture passage="Matt 12:6" parsed="|Matt|12|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.6" />
<sup>6</sup> Dhe unë po ju them se këtu është një më i madh se tempulli.
<scripture passage="Matt 12:7" parsed="|Matt|12|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.7" />
<sup>7</sup> Dhe, po të dinit se çfarë do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime", nuk do të kishit dënuar të pafajshmit.
<scripture passage="Matt 12:8" parsed="|Matt|12|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.8" />
<sup>8</sup> Sepse Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës''.
<scripture passage="Matt 12:9" parsed="|Matt|12|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.9" />
<sup>9</sup> Pastaj, mbasi u largua që andej, hyri në sinagogën e tyre;
<scripture passage="Matt 12:10" parsed="|Matt|12|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.10" />
<sup>10</sup> dhe ja, aty ishte një burrë të cilit i qe tharë dora. Ata e pyetën Jezusin, me qëllim që ta padisin më pas: ''A është e lejueshme që dikush të shërojë ditën e shtunë?''.
<scripture passage="Matt 12:11" parsed="|Matt|12|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.11" />
<sup>11</sup> Dhe ai u tha atyre: ''A ka ndonjë prej jush që ka një dele, dhe ajo bie në një gropë ditën e shtunë, dhe e ai nuk shkon ta nxjerrë jashtë?
<scripture passage="Matt 12:12" parsed="|Matt|12|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.12" />
<sup>12</sup> E, pra, sa më i vlefshëm është njeriu se delja! A është, pra, e lejueshme të bësh të mirën të shtunën?''.
<scripture passage="Matt 12:13" parsed="|Matt|12|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.13" />
<sup>13</sup> Atëherë ai i tha atij burri: ''Shtrije dorën tënde!''. Dhe ai e shtriu dhe ajo iu shëndosh si tjetra.
<scripture passage="Matt 12:14" parsed="|Matt|12|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.14" />
<sup>14</sup> Por farisenjtë, mbasi dolën jashtë, bënin këshill kundër tij si ta vrasin.
<scripture passage="Matt 12:15" parsed="|Matt|12|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.15" />
<sup>15</sup> Por kur Jezusi e mori vesh u largua prej andej dhe turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi të gjithë,
<scripture passage="Matt 12:16" parsed="|Matt|12|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.16" />
<sup>16</sup> dhe i urdhëroi ata rreptësisht të mos thonin kush ishte ai,
<scripture passage="Matt 12:17" parsed="|Matt|12|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.17" />
<sup>17</sup> me qëllim që të përmbushej ç'ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia që thotë:
<scripture passage="Matt 12:18" parsed="|Matt|12|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.18" />
<sup>18</sup> ''Ja shërbëtori im, që unë e zgjodha; i dashuri im, në të cilin shpirti im është i kënaqur. Unë do ta vë Frymën tim mbi të dhe ai do t'u shpall drejtësinë popujve.
<scripture passage="Matt 12:19" parsed="|Matt|12|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.19" />
<sup>19</sup> Ai nuk do të zihet dhe as nuk do të bërtasë dhe askush nuk do t'ia dëgjojë zërin e tij nëpër sheshe.
<scripture passage="Matt 12:20" parsed="|Matt|12|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.20" />
<sup>20</sup> Ai nuk do ta thërmojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym, deri sa të mos e ketë bërë të triumfojë drejtësinë.
<scripture passage="Matt 12:21" parsed="|Matt|12|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.21" />
<sup>21</sup> Dhe njerëzit do të shpresojnë në emrin e tij''.
<scripture passage="Matt 12:22" parsed="|Matt|12|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.22" />
<sup>22</sup> Atëherë i paraqitën një të idemonizuar, që ishte i verbër dhe memec; dhe ai e shëroi, kështu që i verbëri e memeci fliste dhe shikonte.
<scripture passage="Matt 12:23" parsed="|Matt|12|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.23" />
<sup>23</sup> Dhe mbarë turmat çuditeshin dhe thonin: ''A mos është ky i Biri i Davidit?''.
<scripture passage="Matt 12:24" parsed="|Matt|12|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.24" />
<sup>24</sup> Por farisenjtë, kur e dëgjuan këtë, thanë: ''Ky i dëbon demonët vetëm me fuqinë e Beelzebubit, princit të demonëve''.
<scripture passage="Matt 12:25" parsed="|Matt|12|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.25" />
<sup>25</sup> Dhe Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, u tha: ''Çdo mbretëri, që përçahet në vetvete, shkon drejt shkatërrimit; dhe çdo qytet ose shtëpi, që përçahet në vetvete, nuk shkon gjatë.
<scripture passage="Matt 12:26" parsed="|Matt|12|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.26" />
<sup>26</sup> Atëherë, në qoftë se Satani dëbon Satanë, ai është përçarë në vetvete, dhe si mund të qëndrojë mbretëria e tij?
<scripture passage="Matt 12:27" parsed="|Matt|12|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.27" />
<sup>27</sup> Dhe në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Beelzebubit, me ndihmën e kujt i dëbojnë bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.
<scripture passage="Matt 12:28" parsed="|Matt|12|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.28" />
<sup>28</sup> Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mes tuaj.
<scripture passage="Matt 12:29" parsed="|Matt|12|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.29" />
<sup>29</sup> Ose, si mund të hyjë dikush në shtëpinë e të fuqishmit dhe t'i grabisë pasurinë, po të mos e ketë lidhur më parë të fuqishmin? Vetëm atëherë ai do të mund t'ia plaçkisë shtëpinë.
<scripture passage="Matt 12:30" parsed="|Matt|12|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.30" />
<sup>30</sup> Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh.
<scripture passage="Matt 12:31" parsed="|Matt|12|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.31" />
<sup>31</sup> Prandaj unë po ju them: Çdo mëkat dhe blasfemi do t'u falet njerëzve; por blasfemia kundër Frymës nuk do t'u falet atyre.
<scripture passage="Matt 12:32" parsed="|Matt|12|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.32" />
<sup>32</sup> Dhe kushdo që flet kundër Birit të njeriut do të falet; por ai që flet kundër Frymës së Shenjtë nuk do të falet as në këtë botë as në atë të ardhme''.
<scripture passage="Matt 12:33" parsed="|Matt|12|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.33" />
<sup>33</sup> ''Ose bëjeni të mirë pemën dhe fryti i saj do të jetë i mirë, ose bëjeni të keqe pemën dhe fryti i saj do të jetë i keq; sepse pema njihet nga fryti.
<scripture passage="Matt 12:34" parsed="|Matt|12|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.34" />
<sup>34</sup> O pjellë nepërkash! Si mund të flisni mirë, kur jeni të këqij? Sepse ç'ka zemra qet goja.
<scripture passage="Matt 12:35" parsed="|Matt|12|35|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.35" />
<sup>35</sup> Njeriu i mirë nga thesari i mirë i zemrës nxjerr gjëra të mira; por njeriu i keq nxjerr gjëra të këqija nga thesari i tij i keq.
<scripture passage="Matt 12:36" parsed="|Matt|12|36|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.36" />
<sup>36</sup> Por unë po ju them se ditën e gjyqit njërëzit do të japin llogari për çdo fjalë të kotë që kanë thënë.
<scripture passage="Matt 12:37" parsed="|Matt|12|37|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.37" />
<sup>37</sup> Sepse në bazë të fjalëve të tua do të justifikohesh, dhe në bazë të fjalëve të tua do të dënohesh''.
<scripture passage="Matt 12:38" parsed="|Matt|12|38|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.38" />
<sup>38</sup> Atëherë disa skribë dhe farisenj e pyetën duke thënë: ''Mësues, ne duam të shohim ndonjë shenjë prej teje''.
<scripture passage="Matt 12:39" parsed="|Matt|12|39|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.39" />
<sup>39</sup> Por ai duke iu përgjigjur u tha atyre: ''Ky brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por asnjë shenjë nuk do t'i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.
<scripture passage="Matt 12:40" parsed="|Matt|12|40|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.40" />
<sup>40</sup> Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës.
<scripture passage="Matt 12:41" parsed="|Matt|12|41|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.41" />
<sup>41</sup> Banorët e Ninivit do të ringjallen në gjyq bashkë me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan me predikimin e Jonas; dhe ja, këtu është një më i madh se Jona.
<scripture passage="Matt 12:42" parsed="|Matt|12|42|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.42" />
<sup>42</sup> Mbretëresha e jugut do të ringjallet në gjyq bashkë me këtë brez dhe do ta dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji më i largët i tokës për të dëgjuar diturinë e Salomonit; dhe ja, këtu është një më i madh se Salomoni.
<scripture passage="Matt 12:43" parsed="|Matt|12|43|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.43" />
<sup>43</sup> Tani kur fryma e ndyrë ka dalë nga një njeri, endet nëpër vende të thata, duke kërkuar qetësi, por nuk e gjen.
<scripture passage="Matt 12:44" parsed="|Matt|12|44|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.44" />
<sup>44</sup> Atëherë thotë: "Do të kthehem në shtëpinë time, nga kam dalë"; po kur arrin e gjen të zbrazët, të pastruar dhe të zbukuruar;
<scripture passage="Matt 12:45" parsed="|Matt|12|45|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.45" />
<sup>45</sup> atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjera më të liga se ai, të cilët hyjnë dhe banojnë aty; kështu gjendja e fundit e këtij njeriut bëhet më e keqe nga e mëparshmja. Kështu do t'i ndodhë edhe këtij brezi të mbrapshtë''.
<scripture passage="Matt 12:46" parsed="|Matt|12|46|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.46" />
<sup>46</sup> Ndërsa ai vazhdonte t'u fliste turmave, ja nëna e tij dhe vëllezërit e tij po rrinin jashtë dhe kërkonin të flisnin me të.
<scripture passage="Matt 12:47" parsed="|Matt|12|47|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.47" />
<sup>47</sup> Dhe dikush i tha: ''Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të flasin me ty''.
<scripture passage="Matt 12:48" parsed="|Matt|12|48|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.48" />
<sup>48</sup> Por ai duke iu përgjigjur, i tha atij që e kishte lajmëruar: ''Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?''.
<scripture passage="Matt 12:49" parsed="|Matt|12|49|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.49" />
<sup>49</sup> E shtriu dorën e vet drejt dishepujve të vet dhe tha: ''Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi.
<scripture passage="Matt 12:50" parsed="|Matt|12|50|0|0" osisRef="Bible:Matt.12.50" />
<sup>50</sup> Sepse kushdo që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej, më është vëlla, motër dhe nënë''.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 13" progress="77.97%" prev="Matt.12" next="Matt.14" id="Matt.13">
<h3 id="Matt.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Matt.13-p1">
<scripture passage="Matt 13:1" parsed="|Matt|13|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.1" />
<sup>1</sup> Tani po atë ditë, Jezusi doli nga shtëpia dhe u ul në breg të detit.
<scripture passage="Matt 13:2" parsed="|Matt|13|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.2" />
<sup>2</sup> Turma të mëdha u mblodhën rreth tij kështu që ai hipi mbi një barkë dhe u ul; dhe gjithë populli rrinte në këmbë në breg.
<scripture passage="Matt 13:3" parsed="|Matt|13|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.3" />
<sup>3</sup> Dhe ai u paraqiti shumë gjëra në shëmbëlltyrë, duke thënë: ''Ja, një mbjellës doli për të mbjellë.
<scripture passage="Matt 13:4" parsed="|Matt|13|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.4" />
<sup>4</sup> Ndërsa po mbillte, një pjesë e farës ra përgjatë rrugës; dhe zogjtë erdhën dhe e hëngrën.
<scripture passage="Matt 13:5" parsed="|Matt|13|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.5" />
<sup>5</sup> Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë tokë, dhe mbiu shpejt sepse terreni nuk ishte i thellë;
<scripture passage="Matt 13:6" parsed="|Matt|13|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.6" />
<sup>6</sup> por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s'kishte rrënjë.
<scripture passage="Matt 13:7" parsed="|Matt|13|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.7" />
<sup>7</sup> Një pjesë tjetër ra midis ferrave dhe ferrat u rritën dhe ia zunë frymën.
<scripture passage="Matt 13:8" parsed="|Matt|13|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.8" />
<sup>8</sup> Një tjetër ra në tokë të mirë dhe dha fryt duke dhënë njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish dhe tjetra tridhjetëfish.
<scripture passage="Matt 13:9" parsed="|Matt|13|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.9" />
<sup>9</sup> Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë!''.
<scripture passage="Matt 13:10" parsed="|Matt|13|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.10" />
<sup>10</sup> Atëherë dishepujt iu afruan dhe i thanë: ''Pse po u flet atyre me shëmbëlltyrë?''.
<scripture passage="Matt 13:11" parsed="|Matt|13|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.11" />
<sup>11</sup> Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: ''Sepse juve ju është dhënë mundësia të njihni të fshehtat e mbretërisë së qiejve, ndërsa atyre nuk u është dhënë.
<scripture passage="Matt 13:12" parsed="|Matt|13|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.12" />
<sup>12</sup> Sepse atij që ka, do t'i jepet dhe do të ketë bollëk; ndërsa atij që nuk ka, do t'i merret edhe ajo që ka.
<scripture passage="Matt 13:13" parsed="|Matt|13|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.13" />
<sup>13</sup> Prandaj unë u flas atyre me shëmbëll-tyrë, sepse duke parë nuk shohin, dhe duke dëgjuar nuk dëgjojnë as nuk kuptojnë.
<scripture passage="Matt 13:14" parsed="|Matt|13|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.14" />
<sup>14</sup> Kështu ndër ta përmbushet profecia e Isaias, që thotë: "Ju do të dëgjoni, por nuk do të kuptoni, do të vështroni, por nuk do të shikoni.
<scripture passage="Matt 13:15" parsed="|Matt|13|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.15" />
<sup>15</sup> Sepse zemra e këtij populli është bërë e pandjeshme, ata janë bërë të rëndë nga veshët dhe kanë mbyllur sytë, që nuk shohin me sy dhe nuk dëgjojnë me vesh, dhe nuk gjykojnë me zemër dhe nuk kthehen, dhe unë t'i shëroj.
<scripture passage="Matt 13:16" parsed="|Matt|13|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.16" />
<sup>16</sup> Por lum sytë tuaj që shohin dhe veshët tuaj që dëgjojnë.
<scripture passage="Matt 13:17" parsed="|Matt|13|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.17" />
<sup>17</sup> Sepse në të vërtetë ju them se shumë profetë dhe të drejtë deshën t'i shohin gjërat që ju po shihni dhe nuk i panë, dhe t'i dëgjojnë gjërat që ju dëgjoni dhe nuk i dëgjuan!
<scripture passage="Matt 13:18" parsed="|Matt|13|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.18" />
<sup>18</sup> Juve pra kuptoni shëmbëlltyrën e mbjellësit.
<scripture passage="Matt 13:19" parsed="|Matt|13|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.19" />
<sup>19</sup> Kur dikush dëgjon fjalën e mbretërisë dhe nuk e kupton, vjen i ligu dhe i merr atë që ishte mbjellë në zemrën e tij. Ky është ai njeri që ka marrë fara përgjatë rrugës.
<scripture passage="Matt 13:20" parsed="|Matt|13|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.20" />
<sup>20</sup> Dhe ai që ka marrë farën nëpër gurishte, është ai që dëgjon fjalën dhe e pranon menjëherë me gëzim;
<scripture passage="Matt 13:21" parsed="|Matt|13|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.21" />
<sup>21</sup> por, nuk ka rrënjë në vete, dhe është për pak kohë; dhe kur vijnë mundimi ose përndjekja për shkak të fjalës, skandalizohet menjëherë.
<scripture passage="Matt 13:22" parsed="|Matt|13|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.22" />
<sup>22</sup> Dhe ai që ka marrë farën midis ferrave është ai që e dëgjon fjalën, por shqetësimet e kësaj bote dhe mashtrimet e pasurisë ia mbysin fjalën; dhe ajo bëhet e pafrytshme.
<scripture passage="Matt 13:23" parsed="|Matt|13|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.23" />
<sup>23</sup> Por ai që merr farën në tokë të mirë, është ai që e dëgjon fjalën, e kupton dhe jep fryt; dhe prodhon njëri njëqindfish, tjetri gjashtëdhjetëfish dhe tjetri tridhjetëfish.
<scripture passage="Matt 13:24" parsed="|Matt|13|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.24" />
<sup>24</sup> Ai u propozoi atyre një shëmbëlltyrë tjetër: ''Mbretëria e qiejve i ngjan një njeriu që mbolli farë të mirë në arën e vet.
<scripture passage="Matt 13:25" parsed="|Matt|13|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.25" />
<sup>25</sup> Por, ndërsa njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër nëpër grurë dhe iku.
<scripture passage="Matt 13:26" parsed="|Matt|13|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.26" />
<sup>26</sup> Kur më pas gruri u rrit dhe jepte fryt u duk edhe egjra.
<scripture passage="Matt 13:27" parsed="|Matt|13|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.27" />
<sup>27</sup> Dhe shërbëtorët e padronit të shtëpisë iu afruan atij dhe i thanë: "Zot, a nuk ke mbjellë farë të mirë në arën tënde? Vallë nga doli egjra?
<scripture passage="Matt 13:28" parsed="|Matt|13|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.28" />
<sup>28</sup> Dhe ai u tha atyre: "Këtë e ka bërë armiku". Atëherë shërbëtorët i thanë: "A do ti të shkojmë e ta shkulim?".
<scripture passage="Matt 13:29" parsed="|Matt|13|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.29" />
<sup>29</sup> Por ai tha: "Jo, kam frikë se, duke shkulur egjrën, bashkë me të, do të shkulni edhe grurin.
<scripture passage="Matt 13:30" parsed="|Matt|13|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.30" />
<sup>30</sup> I lini të rriten bashkë deri në të korra. Në kohën e korrjes unë do t'u them korrësve: Mblidhni më parë egjrën, lidheni në duaj për ta djegur; por grurin futeni në hambarin tim"''.
<scripture passage="Matt 13:31" parsed="|Matt|13|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.31" />
<sup>31</sup> Ai u proposoi atyre një shëmbëlltyre tjetër duke thënë: ''Mbretëria e qiejve i ngjan një kokrre sinapi, të cilën e merr një njeri dhe e mbjell në arën e vet.
<scripture passage="Matt 13:32" parsed="|Matt|13|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.32" />
<sup>32</sup> Ajo, pa dyshim, është më e vogla nga të gjitha farërat; por, kur rritet, është më e madhe se të gjitha barishtet, dhe bëhet një pemë, aq sa zogjtë e qiellit vijnë dhe gjejnë strehë në degët e saj''.
<scripture passage="Matt 13:33" parsed="|Matt|13|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.33" />
<sup>33</sup> Ai u tha atyre një shëmbëlltyrë tjetër: ''Mbretëria e qiejve i ngjan majasë që e merr një grua dhe zë brumë me tri masa miell deri sa brumi të mbruhet plotësisht''.
<scripture passage="Matt 13:34" parsed="|Matt|13|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.34" />
<sup>34</sup> Jezusi ua tha turmave të gjitha këto gjëra në shëmbëlltyra; dhe u fliste atyre vetëm në shëmbëlltyra,
<scripture passage="Matt 13:35" parsed="|Matt|13|35|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.35" />
<sup>35</sup> që të përmbushej ç'është e thënë nëpërmjet profetit: ''Unë do të hap gojën time në shëmbëlltyra dhe do të zbuloj gjëra të fshehura që nga themelimi i botës''.
<scripture passage="Matt 13:36" parsed="|Matt|13|36|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.36" />
<sup>36</sup> Atëherë Jezusi, mbasi i lejoi turmat, u kthye në shtëpi dhe dishepujt e tij iu afruan e i thanë: ''Na e shpjego shëmbëlltyrën e egjrës në arë''.
<scripture passage="Matt 13:37" parsed="|Matt|13|37|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.37" />
<sup>37</sup> Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: ''Ai që mbjell farën e mirë është Biri i njeriut.
<scripture passage="Matt 13:38" parsed="|Matt|13|38|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.38" />
<sup>38</sup> Ara është bota, fara e mirë janë bijtë e mbretërisë dhe egjra janë bijtë e të ligut,
<scripture passage="Matt 13:39" parsed="|Matt|13|39|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.39" />
<sup>39</sup> dhe armiku që e ka mbjellë është djalli, ndërsa korrja është fundi i botës dhe korrësit janë engjëjt.
<scripture passage="Matt 13:40" parsed="|Matt|13|40|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.40" />
<sup>40</sup> Ashtu si mblidhet egjra dhe digjet në zjarr, kështu, do të ndodhë në mbarimin e botës.
<scripture passage="Matt 13:41" parsed="|Matt|13|41|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.41" />
<sup>41</sup> Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e vet dhe ata do të mbledhin nga mbretëria e tij gjithë skandalet dhe ata që bëjnë paudhësi,
<scripture passage="Matt 13:42" parsed="|Matt|13|42|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.42" />
<sup>42</sup> dhe do t'i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh.
<scripture passage="Matt 13:43" parsed="|Matt|13|43|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.43" />
<sup>43</sup> Atëherë të drejtit do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre. Kush ka veshë për të dëgjuar, të dëgjojë!''.
<scripture passage="Matt 13:44" parsed="|Matt|13|44|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.44" />
<sup>44</sup> ''Përsëri, mbretëria e qiejve i ngjan një thesari të fshehur në një arë, që një njeri që e ka gjetur e fsheh; dhe, nga gëzimi që ka, shkon, shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë.
<scripture passage="Matt 13:45" parsed="|Matt|13|45|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.45" />
<sup>45</sup> Akoma mbretëria e qiejve i ngjan një tregtari që shkon të kërkojë margaritarë të bukur.
<scripture passage="Matt 13:46" parsed="|Matt|13|46|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.46" />
<sup>46</sup> Dhe, kur gjen një margaritar me vlerë të madhe, shkon dhe shet gjithçka që ka dhe e blen.
<scripture passage="Matt 13:47" parsed="|Matt|13|47|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.47" />
<sup>47</sup> Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një rrjete të hedhur në det, që mbledh gjithfarë lloje gjërash.
<scripture passage="Matt 13:48" parsed="|Matt|13|48|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.48" />
<sup>48</sup> Kur ajo është mbushur, peshkatarët e nxjerrin atë në breg, ulen dhe mbledhin në kosha ç'është e mirë, por i hedhin ata që nuk janë të mirë.
<scripture passage="Matt 13:49" parsed="|Matt|13|49|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.49" />
<sup>49</sup> Kështu do të ndodhë në mbarimin e botës; do të vijnë engjëjt dhe do t'i ndajnë të mbrapshtit nga të drejtët;
<scripture passage="Matt 13:50" parsed="|Matt|13|50|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.50" />
<sup>50</sup> dhe do t'i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh''.
<scripture passage="Matt 13:51" parsed="|Matt|13|51|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.51" />
<sup>51</sup> Jezusi u tha atyre: ''A i kuptuat të gjitha këto?''. Ata i thanë: ''Po, Zot''.
<scripture passage="Matt 13:52" parsed="|Matt|13|52|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.52" />
<sup>52</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Prandaj çdo skrib, që është mësuar për mbretërinë e qiejve i ngjan një padroni shtëpie që nxjerr jashtë nga thesari i vet gjërat e reja dhe të vjetra''.
<scripture passage="Matt 13:53" parsed="|Matt|13|53|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.53" />
<sup>53</sup> Tani kur Jezusi i kishte mbaruar këto shëmbëlltyra, u largua që andej.
<scripture passage="Matt 13:54" parsed="|Matt|13|54|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.54" />
<sup>54</sup> Dhe, pasi erdhi në vendlindjen e tij, i mësonte ata në sinagogën e tyre, kështu që ata, habiteshin dhe thonin: ''Nga i erdhën këtij kjo dituri dhe këto vepra të pushtetshme?
<scripture passage="Matt 13:55" parsed="|Matt|13|55|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.55" />
<sup>55</sup> A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?
<scripture passage="Matt 13:56" parsed="|Matt|13|56|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.56" />
<sup>56</sup> Dhe motrat e tij nuk janë të gjitha ndër ne? Atëherë nga i erdhën këtij të gjitha këto?''.
<scripture passage="Matt 13:57" parsed="|Matt|13|57|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.57" />
<sup>57</sup> Dhe skandalizoheshin me të. Por Jezusi u tha atyre: ''Asnjë profet nuk përçmohet, veçse në vendlindjen e vet dhe në shtëpinë e vet''.
<scripture passage="Matt 13:58" parsed="|Matt|13|58|0|0" osisRef="Bible:Matt.13.58" />
<sup>58</sup> Dhe, për shkak të mosbesimit të tyre, ai nuk bëri aty shumë vepra të pushtetshme.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 14" progress="78.14%" prev="Matt.13" next="Matt.15" id="Matt.14">
<h3 id="Matt.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Matt.14-p1">
<scripture passage="Matt 14:1" parsed="|Matt|14|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.1" />
<sup>1</sup> Në atë kohë Herodi, tetrarku, mori vesh famën e Jezusit,
<scripture passage="Matt 14:2" parsed="|Matt|14|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.2" />
<sup>2</sup> dhe u tha shërbëtorëve të vet: ''Ky është Gjon Pagëzori; ai u ngjall së vdekuri dhe prandaj fuqitë e mbinatyrshme veprojnë në të''.
<scripture passage="Matt 14:3" parsed="|Matt|14|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.3" />
<sup>3</sup> Herodi, në fakt, e kishte arrestuar Gjonin, i kishte hedhur prangat dhe e kishte futur në burg, për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet.
<scripture passage="Matt 14:4" parsed="|Matt|14|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.4" />
<sup>4</sup> Sepse Gjoni i thoshte: ''Nuk është e lejueshme të bashkëjetosh me të!''.
<scripture passage="Matt 14:5" parsed="|Matt|14|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.5" />
<sup>5</sup> Dhe, ndonëse donte ta vriste, Herodi kishte frikë nga populli që e konsideronte Gjonin profet.
<scripture passage="Matt 14:6" parsed="|Matt|14|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.6" />
<sup>6</sup> Kur po festohej ditëlindja e Herodit, e bija e Herodiadës vallëzoi përpara tij dhe i pëlqeu Herodit
<scripture passage="Matt 14:7" parsed="|Matt|14|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.7" />
<sup>7</sup> aq shumë, sa ai i premtoi asaj me betim se do t'i jepte çfarëdo që t'i kërkonte.
<scripture passage="Matt 14:8" parsed="|Matt|14|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.8" />
<sup>8</sup> Dhe ajo, e shtyrë nga e ëma, tha: ''Ma jep këtu, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit''.
<scripture passage="Matt 14:9" parsed="|Matt|14|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.9" />
<sup>9</sup> Mbretit i erdhi keq, po për shkak të betimit dhe të ftuarve që ishin me të në tryezë, urdhëroi që t'ia japin.
<scripture passage="Matt 14:10" parsed="|Matt|14|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.10" />
<sup>10</sup> Kështu dërgoi dikë për t'i prerë kokën Gjon Pagëzorit në burg;
<scripture passage="Matt 14:11" parsed="|Matt|14|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.11" />
<sup>11</sup> dhe kokën e tij e prunë mbi një pjatë dhe ia dhanë vajzës; ajo ia çoi s'ëmës.
<scripture passage="Matt 14:12" parsed="|Matt|14|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.12" />
<sup>12</sup> Pastaj erdhën dishepujt e tij, e morën trupin dhe e varrosën, mandej ata shkuan dhe ia treguan ngjarjen Jezusit.
<scripture passage="Matt 14:13" parsed="|Matt|14|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.13" />
<sup>13</sup> Kur Jezusi i dëgjoi këto, u nis që andej me një barkë dhe u tërhoq në vetmi, në një vend të shkretë. Dhe turmat, kur e morën vesh, e ndiqnin në këmbë nga qytetet.
<scripture passage="Matt 14:14" parsed="|Matt|14|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.14" />
<sup>14</sup> Dhe Jezusi, kur doli nga barka, pa një turmë të madhe, pati dhembshuri për të dhe shëroi ata që ishin të sëmurë.
<scripture passage="Matt 14:15" parsed="|Matt|14|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.15" />
<sup>15</sup> Pastaj në mbrëmje dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: ''Ky vend është i shkretë dhe u bë vonë; lejo turmat të shkojnë nëpër fshatra për të blerë ushqime''.
<scripture passage="Matt 14:16" parsed="|Matt|14|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.16" />
<sup>16</sup> Por Jezusi u tha atyre: ''Nuk është nevoja të shkojnë; u jepni juve të hanë''.
<scripture passage="Matt 14:17" parsed="|Matt|14|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.17" />
<sup>17</sup> Dhe ata i thanë: ''Ne këtu nuk kemi tjetër përveç pesë bukë dhe dy peshq''.
<scripture passage="Matt 14:18" parsed="|Matt|14|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.18" />
<sup>18</sup> Dhe ai u tha: ''M'i sillni këtu''.
<scripture passage="Matt 14:19" parsed="|Matt|14|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.19" />
<sup>19</sup> Atëherë i urdhëroi që turmat të ulen mbi bar; pastaj i mori pesë bukët dhe dy peshqit dhe, pasi i çoi sytë drejt qiellit, i bekoi; i ndau bukët dhe ua dha dishepujve, dhe dishepujt turmave.
<scripture passage="Matt 14:20" parsed="|Matt|14|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.20" />
<sup>20</sup> Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; pastaj dishepujt mblodhën tepricat në dymbëdhjetë kosha plot.
<scripture passage="Matt 14:21" parsed="|Matt|14|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.21" />
<sup>21</sup> Dhe ata që hëngrën ishin rreth pesë mijë burra, pa i numëruar gratë dhe fëmijët.
<scripture passage="Matt 14:22" parsed="|Matt|14|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.22" />
<sup>22</sup> Fill pas kësaj Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t'i prijnë në bregun tjetër, deri sa ai t'i lëshojë turmat.
<scripture passage="Matt 14:23" parsed="|Matt|14|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.23" />
<sup>23</sup> Mbasi i nisi ato, u ngjit vetëm mbi mal për t'u lutur. Dhe kur u ngrys ai gjëndej aty, i vetëm fare.
<scripture passage="Matt 14:24" parsed="|Matt|14|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.24" />
<sup>24</sup> Ndërkaq barka ndodhej në mes të detit; dhe përplasej nga valët sepse era i ishte e kundërt.
<scripture passage="Matt 14:25" parsed="|Matt|14|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.25" />
<sup>25</sup> Në rojën e katërt të natës, Jezusi shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det.
<scripture passage="Matt 14:26" parsed="|Matt|14|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.26" />
<sup>26</sup> Dishepujt duke parë atë që po ecte mbi det, u trembën dhe thanë: ''Éshtë një fantazmë!''. Dhe filluan të bërtasin nga frika;
<scripture passage="Matt 14:27" parsed="|Matt|14|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.27" />
<sup>27</sup> por menjëherë Jezusi u foli atyre duke thënë: ''Qetësohuni; jam unë, mos kini frikë!''.
<scripture passage="Matt 14:28" parsed="|Matt|14|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.28" />
<sup>28</sup> Dhe Pjetri, duke u përgjigjur tha: ''Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujëra''.
<scripture passage="Matt 14:29" parsed="|Matt|14|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.29" />
<sup>29</sup> Ai tha: ''Eja!''. Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi.
<scripture passage="Matt 14:30" parsed="|Matt|14|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.30" />
<sup>30</sup> Por, duke parë erën e fortë, kishte frikë, dhe duke filluar të fundosej, bërtiti duke thënë: ''O Zot, shpëtomë!''.
<scripture passage="Matt 14:31" parsed="|Matt|14|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.31" />
<sup>31</sup> Dhe Jezusi ia zgjati menjëherë dorën, e zuri dhe i tha: ''O njeri besimpak, pse dyshove?''.
<scripture passage="Matt 14:32" parsed="|Matt|14|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.32" />
<sup>32</sup> Pastaj, kur hynë në barkë, era pushoi.
<scripture passage="Matt 14:33" parsed="|Matt|14|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.33" />
<sup>33</sup> Atëherë ata që ishin në barkë erdhën dhe e adhuruan, duke thënë: ''Me të vërtetë ti je Biri i Perëndisë!''.
<scripture passage="Matt 14:34" parsed="|Matt|14|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.34" />
<sup>34</sup> Pastaj, mbasi dolën në bregun tjetër, erdhën në krahinën e Gjenezaretit.
<scripture passage="Matt 14:35" parsed="|Matt|14|35|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.35" />
<sup>35</sup> Dhe njerëzit e atij vendi, sapo e njohën, e përhapën fjalën në gjithë krahinën përreth; dhe i sollën të gjithë të sëmurët;
<scripture passage="Matt 14:36" parsed="|Matt|14|36|0|0" osisRef="Bible:Matt.14.36" />
<sup>36</sup> dhe iu lutën që të mund t'i preknin të paktën cepin e rrobes së tij; dhe të gjithë ata që e prekën u shëruan plotësisht.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 15" progress="78.23%" prev="Matt.14" next="Matt.16" id="Matt.15">
<h3 id="Matt.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Matt.15-p1">
<scripture passage="Matt 15:1" parsed="|Matt|15|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.1" />
<sup>1</sup> Atëherë skribët dhe farisenjtë e Jeruzalemit erdhën te Jezusi dhe i thanë:
<scripture passage="Matt 15:2" parsed="|Matt|15|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.2" />
<sup>2</sup> ''Përse dishepujt e tu shkelin traditën e pleqve? Sepse nuk i lajnë duart para se të hanë''.
<scripture passage="Matt 15:3" parsed="|Matt|15|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.3" />
<sup>3</sup> Por ai u përgjigj dhe u tha atyre: ''Dhe ju përse shkelni urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj?
<scripture passage="Matt 15:4" parsed="|Matt|15|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.4" />
<sup>4</sup> Perëndia, në fakt, ka urdhëruar kështu: "Ndero atin dhe nënën"; dhe: "Ai që e mallkon të atin ose të ëmën të dënohet me vdekje".
<scripture passage="Matt 15:5" parsed="|Matt|15|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.5" />
<sup>5</sup> Kurse ju thoni: "Kushdo që i thotë atit ose nënës: "Gjithçka me të cilën mund të të mbaja i është ofruar Perëndisë",
<scripture passage="Matt 15:6" parsed="|Matt|15|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.6" />
<sup>6</sup> ai nuk është më i detyruar të nderojë atin e vet dhe nënën e vet. Kështu ju keni prapësuar urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj.
<scripture passage="Matt 15:7" parsed="|Matt|15|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.7" />
<sup>7</sup> Hipokritë, mirë profetizoi Isaia për ju kur tha:
<scripture passage="Matt 15:8" parsed="|Matt|15|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.8" />
<sup>8</sup> "Ky popull po më afrohet me gojë dhe më nderon me buzët; por zemra e tyre rri larg meje.
<scripture passage="Matt 15:9" parsed="|Matt|15|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.9" />
<sup>9</sup> Dhe më kot më nderojnë, duke i mësuar doktrina që janë urdhërime nga njerëzit"''.
<scripture passage="Matt 15:10" parsed="|Matt|15|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.10" />
<sup>10</sup> Pastaj e thirri turmën pranë tij dhe u tha atyre: ''Dëgjoni dhe kuptoni:
<scripture passage="Matt 15:11" parsed="|Matt|15|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.11" />
<sup>11</sup> Njeriun nuk e ndot çfarë i hyn në gojë, por ajo që del nga goja e tij e ndot njeriun''.
<scripture passage="Matt 15:12" parsed="|Matt|15|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.12" />
<sup>12</sup> Atëherë dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: ''A e di se farisenjtë, kur i dëgjuan këto fjalë u skandalizuan?''.
<scripture passage="Matt 15:13" parsed="|Matt|15|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.13" />
<sup>13</sup> Por ai duke u përgjigjur u tha: ''Çdo bimë që Ati im qiellor nuk e ka mbjellë, do të shkulet me rrënjë.
<scripture passage="Matt 15:14" parsed="|Matt|15|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.14" />
<sup>14</sup> Hiqni dorë prej tyre; ata janë të verbër, prijës të verbërish; dhe në qoftë se një i verbër i prin një të verbëri tjetër, të dy do të bien në gropë''.
<scripture passage="Matt 15:15" parsed="|Matt|15|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Pjetri iu përgjigj dhe i tha: ''Na e shpjego këtë shëmbëlltyrë''.
<scripture passage="Matt 15:16" parsed="|Matt|15|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.16" />
<sup>16</sup> Dhe Jezusi tha: ''As juve s'keni kuptuar akoma?
<scripture passage="Matt 15:17" parsed="|Matt|15|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.17" />
<sup>17</sup> A nuk e kuptoni se çdo gjë që hyn në gojë kalon në bark dhe jashtëqitet në gjiriz?
<scripture passage="Matt 15:18" parsed="|Matt|15|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.18" />
<sup>18</sup> Por gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun.
<scripture passage="Matt 15:19" parsed="|Matt|15|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.19" />
<sup>19</sup> Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë.
<scripture passage="Matt 15:20" parsed="|Matt|15|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.20" />
<sup>20</sup> Këto janë gjërat që e ndotin njeriun, kurse të hash pa i larë duart nuk e ndot njeriun''.
<scripture passage="Matt 15:21" parsed="|Matt|15|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Jezusi, pasi u largua që andej, u nis drejt rrethinave të Tiros dhe të Sidonit.
<scripture passage="Matt 15:22" parsed="|Matt|15|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.22" />
<sup>22</sup> Dhe ja, një grua kananease, që kishte ardhur nga ato anë, filloi të bërtasë duke thënë: ''Ki mëshirë për mua, o Zot, o Bir i Davidit! Vajza ime është tmerrësisht e pushtuar nga një demon!''.
<scripture passage="Matt 15:23" parsed="|Matt|15|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.23" />
<sup>23</sup> Por ai nuk iu përgjigj fare. Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe iu lutën duke thënë: ''Lëshoje atë, sepse po bërtet pas nesh''.
<scripture passage="Matt 15:24" parsed="|Matt|15|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.24" />
<sup>24</sup> Por ai u përgjigj dhe tha: ''Unë nuk jam dërguar gjetiu, përveç te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit''.
<scripture passage="Matt 15:25" parsed="|Matt|15|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.25" />
<sup>25</sup> Por ajo erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: ''O Zot, ndihmomë!''.
<scripture passage="Matt 15:26" parsed="|Matt|15|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.26" />
<sup>26</sup> Ai u përgjigj, duke thënë: ''Nuk është gjë e mirë të marrësh bukën e fëmijëve dhe t'ua hedhësh këlyshëve të qenve''.
<scripture passage="Matt 15:27" parsed="|Matt|15|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.27" />
<sup>27</sup> Por ajo tha: ''Éshtë e vërtetë, Zot, sepse edhe këlyshët e qenve hanë thërrimet që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre''.
<scripture passage="Matt 15:28" parsed="|Matt|15|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Jezusi iu përgjigj duke thënë: ''O grua, i madh është besimi yt! T'u bëftë ashtu si dëshiron''. Dhe që në atë çast e bija u shërua.
<scripture passage="Matt 15:29" parsed="|Matt|15|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.29" />
<sup>29</sup> Pastaj, mbasi u nis që andej, Jezusi erdhi pranë detit të Galilesë, u ngjit në mal dhe u ul atje.
<scripture passage="Matt 15:30" parsed="|Matt|15|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.30" />
<sup>30</sup> Dhe iu afruan turma të mëdha që sillnin me vete të çalë, të verbër, memecë, sakatë dhe shumë të tjerë; i ulën përpara këmbëve të Jezusit dhe ai i shëroi.
<scripture passage="Matt 15:31" parsed="|Matt|15|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.31" />
<sup>31</sup> Turmat mrrekulloheshin kur shikonin se memecët flisnin, sakatët shëroheshin, të çalët ecnin dhe të verbërit shihnin; dhe lëvdonin Perëndinë e Izraelit.
<scripture passage="Matt 15:32" parsed="|Matt|15|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.32" />
<sup>32</sup> Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranë vetes dhe u tha: ''Unë kam mëshirë për turmën, sepse u bënë tri ditë që rri me mua dhe nuk ka asgjë për të ngrënë; nuk dua t'i nis të pangrënë, se mos ligështohen gjatë rrugës''.
<scripture passage="Matt 15:33" parsed="|Matt|15|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.33" />
<sup>33</sup> Dhe dishepujt e tij i thanë: ''Po ku mund të gjejmë në këtë vend të shkretë aq bukë sa të ngopim një turmë kaq të madhe?''.
<scripture passage="Matt 15:34" parsed="|Matt|15|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.34" />
<sup>34</sup> Dhe Jezusi u tha atyre: ''Sa bukë keni?''. Ata thanë: ''Shtatë dhe pak peshq të vegjël''.
<scripture passage="Matt 15:35" parsed="|Matt|15|35|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.35" />
<sup>35</sup> Atëherë ai u dha urdhër turmave që të uleshin për tokë.
<scripture passage="Matt 15:36" parsed="|Matt|15|36|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.36" />
<sup>36</sup> Pastaj i mori shtatë bukët dhe peshqit, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të tij, dhe dishepujt turmës.
<scripture passage="Matt 15:37" parsed="|Matt|15|37|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.37" />
<sup>37</sup> Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; dhe ngritën tepricën e copave, shtatë kosha plot.
<scripture passage="Matt 15:38" parsed="|Matt|15|38|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.38" />
<sup>38</sup> Dhe ata që hëngrën ishin katër mijë burra, pa i numëruar gratë dhe fëmijët.
<scripture passage="Matt 15:39" parsed="|Matt|15|39|0|0" osisRef="Bible:Matt.15.39" />
<sup>39</sup> Pastaj, mbasi e lejoi turmën, hipi në barkë dhe u drejtua për në krahinën e Magdalas.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 16" progress="78.34%" prev="Matt.15" next="Matt.17" id="Matt.16">
<h3 id="Matt.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Matt.16-p1">
<scripture passage="Matt 16:1" parsed="|Matt|16|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.1" />
<sup>1</sup> Pastaj iu afruan farisenjtë dhe saducenjtë dhe, për ta tunduar, i kërkuan që t'u tregojë një shenjë nga qielli.
<scripture passage="Matt 16:2" parsed="|Matt|16|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.2" />
<sup>2</sup> Por ai iu përgjigj atyre dhe tha: ''Në mbrëmje ju thoni: "Do të jetë mot i mirë, sepse qielli është i kuq".
<scripture passage="Matt 16:3" parsed="|Matt|16|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.3" />
<sup>3</sup> Dhe në mëngjes thoni: "Sot do të jetë stuhi, sepse qielli është i kuq dhe i vranët". Hipokritë, pra, ju dini të dalloni dukuritë e qiellit, por nuk arrini të kuptoni shenjat e kohës?
<scripture passage="Matt 16:4" parsed="|Matt|16|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.4" />
<sup>4</sup> Një brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por nuk do t'i jepet asnjë shenjë, përveç shenjës së profetit Jona''. Dhe i la ata dhe shkoi.
<scripture passage="Matt 16:5" parsed="|Matt|16|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.5" />
<sup>5</sup> Kur dishepujt e vet arritën në bregun tjetër, ja që kishin harruar të marrin bukë me vete.
<scripture passage="Matt 16:6" parsed="|Matt|16|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.6" />
<sup>6</sup> Dhe Jezusi u tha atyre: ''Kini kujdes dhe ruhuni nga majaja e farisenjve dhe e saducenjve!''.
<scripture passage="Matt 16:7" parsed="|Matt|16|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.7" />
<sup>7</sup> Dhe ata arsyetuan ndërmjet tyre duke thënë: ''Se nuk kemi marrë bukë''.
<scripture passage="Matt 16:8" parsed="|Matt|16|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.8" />
<sup>8</sup> Por Jezusi i vuri re e iu tha atyre: ''O njerëz besimpakë, përse diskutoni ndërmjet jush që nuk keni marrë bukë?
<scripture passage="Matt 16:9" parsed="|Matt|16|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.9" />
<sup>9</sup> Nuk e keni kuptuar akoma dhe nuk kujtoni të pesë bukët për pesë mijë burrat dhe sa kosha keni mbledhur?
<scripture passage="Matt 16:10" parsed="|Matt|16|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.10" />
<sup>10</sup> Dhe të shtatë bukët për katër mijë bu-rra dhe sa kosha keni mbushur?
<scripture passage="Matt 16:11" parsed="|Matt|16|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.11" />
<sup>11</sup> Si nuk kuptoni që nuk e kisha fjalën për bukën kur ju thashë të ruheni nga majaja e farisenjve dhe saducenjve?''.
<scripture passage="Matt 16:12" parsed="|Matt|16|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.12" />
<sup>12</sup> Atëherë ata e kuptuan se ai nuk u kishte thënë të ruheshin nga majaja e bukës, por nga doktrina e farisenjve dhe të saducenjve.
<scripture passage="Matt 16:13" parsed="|Matt|16|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.13" />
<sup>13</sup> Pastaj Jezusi, mbasi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti dishepujt e vet: ''Kush thonë njerëzit se jam unë, i Biri i njeriut?''.
<scripture passage="Matt 16:14" parsed="|Matt|16|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.14" />
<sup>14</sup> Dhe ata thanë: ''Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, të tjerë Jeremia, ose një nga profetët''.
<scripture passage="Matt 16:15" parsed="|Matt|16|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.15" />
<sup>15</sup> Ai u tha atyre: ''Po ju, kush thoni se jam unë?''.
<scripture passage="Matt 16:16" parsed="|Matt|16|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.16" />
<sup>16</sup> Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: ''Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë''.
<scripture passage="Matt 16:17" parsed="|Matt|16|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.17" />
<sup>17</sup> Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: ''I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.
<scripture passage="Matt 16:18" parsed="|Matt|16|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.18" />
<sup>18</sup> Dhe unë po të them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë.
<scripture passage="Matt 16:19" parsed="|Matt|16|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.19" />
<sup>19</sup> Dhe unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve; gjithçka që të kesh lidhur mbi tokë, do të jetë lidhur në qiej, dhe gjithçka që të kesh zgjidhur mbi tokë, do të jetë zgjidhur në qiej''.
<scripture passage="Matt 16:20" parsed="|Matt|16|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.20" />
<sup>20</sup> Atëherë i urdhëroi dishepujt e vet që të mos i thonin askujt se ai ishte Jezusi, Krishti.
<scripture passage="Matt 16:21" parsed="|Matt|16|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.21" />
<sup>21</sup> Që nga ai çast Jezusi filloi t'u sqarojë dishepujve të vet se i duhej të shkonte në Jeruzalem, të vuante shumë për shkak të pleqve, të krerëve të priftërinjve dhe të skribëve, se do të vritej dhe do të ringjallej të tretën ditë.
<scripture passage="Matt 16:22" parsed="|Matt|16|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe nisi ta qortojë duke thënë: ''O Zot, të shpëtoftë Perëndia; kjo nuk do të të ndodhë kurrë''.
<scripture passage="Matt 16:23" parsed="|Matt|16|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.23" />
<sup>23</sup> Por ai u kthye dhe i tha Pjetrit: ''Shporru prej meje, o Satan! Ti je një skandal për mua, sepse s'ke ndër mënd punët e Perëndisë, por punët e njerëzve''.
<scripture passage="Matt 16:24" parsed="|Matt|16|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.24" />
<sup>24</sup> Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ''Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.
<scripture passage="Matt 16:25" parsed="|Matt|16|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.25" />
<sup>25</sup> Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë atë.
<scripture passage="Matt 16:26" parsed="|Matt|16|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.26" />
<sup>26</sup> Ç'përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?
<scripture passage="Matt 16:27" parsed="|Matt|16|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.27" />
<sup>27</sup> Sepse Biri i njeriut do të vijë në lavdinë e Atit të vet bashkë me engjëjt e tij; dhe atëherë ai do të shpërblejë secilin sipas veprës së tij.
<scripture passage="Matt 16:28" parsed="|Matt|16|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.16.28" />
<sup>28</sup> Në të vërtetë ju them se disa nga ata që janë të pranishëm këtu nuk do të vdesin pa e shikuar më parë Birin e njeriut duke ardhur në mbretërinë e vet''.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 17" progress="78.42%" prev="Matt.16" next="Matt.18" id="Matt.17">
<h3 id="Matt.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Matt.17-p1">
<scripture passage="Matt 17:1" parsed="|Matt|17|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.1" />
<sup>1</sup> Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vëllanë e tij, dhe i çoi mbi një mal të lartë, në vetmi;
<scripture passage="Matt 17:2" parsed="|Matt|17|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.2" />
<sup>2</sup> dhe u shpërfytyrua përpara tyre: fytyra e tij shkëlqeu si dielli dhe rrobat e tij u bënë të bardha si drita.
<scripture passage="Matt 17:3" parsed="|Matt|17|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.3" />
<sup>3</sup> Dhe ja, iu shfaqën atyre Moisiu dhe Elia, të cilët bisedonin me të.
<scripture passage="Matt 17:4" parsed="|Matt|17|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Pjetri, duke marrë fjalën, i tha Jezusit: ''Zot, është mirë që ne jemi këtu; po të duash, do të ngremë këtu tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian''.
<scripture passage="Matt 17:5" parsed="|Matt|17|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.5" />
<sup>5</sup> Ndërsa ai fliste akoma, ja një re plot dritë i mbuloi; dhe nga reja u dëgjua një zë që thoshte: ''Ky është Biri im i dashur, në të jam kënaqur: dëgjojeni!''.
<scripture passage="Matt 17:6" parsed="|Matt|17|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.6" />
<sup>6</sup> Dhe dishepujt, sapo e dëgjuan këtë, ranë me fytyrë për tokë dhe i zuri një frikë e madhe.
<scripture passage="Matt 17:7" parsed="|Matt|17|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.7" />
<sup>7</sup> Por Jezusi u afrua, i preku dhe tha: ''Çohuni dhe mos kini frikë!''.
<scripture passage="Matt 17:8" parsed="|Matt|17|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.8" />
<sup>8</sup> Dhe ata, kur i çuan sytë, nuk panë njeri, përveç Jezusit vetëm.
<scripture passage="Matt 17:9" parsed="|Matt|17|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.9" />
<sup>9</sup> Pastaj, kur po zbrisnin nga mali, Jezusi u dha atyre këtë urdhër duke thënë: ''Mos i flisni askujt për këtë vegim, derisa i Biri i njeriut të jetë ringjallur prej së vdekuri''.
<scripture passage="Matt 17:10" parsed="|Matt|17|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.10" />
<sup>10</sup> Atëherë dishepujt e tij e pyetën duke thënë: ''Vallë pse skribët thonë se duhet të vijë më parë Elia?''.
<scripture passage="Matt 17:11" parsed="|Matt|17|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.11" />
<sup>11</sup> Dhe Jezusi u përgjigj: ''Vërtetë Elia duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë.
<scripture passage="Matt 17:12" parsed="|Matt|17|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.12" />
<sup>12</sup> Por unë ju them se Elia ka ardhur dhe ata nuk e kanë njohur, madje u sollën me të si deshën; kështu edhe Birit të njeriut do t'i duhet të vuajë prej tyre''.
<scripture passage="Matt 17:13" parsed="|Matt|17|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.13" />
<sup>13</sup> Atëherë dishepujt e kuptuan se u kishte folur për Gjon Pagëzorin.
<scripture passage="Matt 17:14" parsed="|Matt|17|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.14" />
<sup>14</sup> Kur arritën afër turmës, një burrë iu afrua dhe, duke u gjunjëzuar para tij,
<scripture passage="Matt 17:15" parsed="|Matt|17|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.15" />
<sup>15</sup> tha: ''Zot, ki mëshirë për birin tim, sepse është epileptik dhe vuan shumë; shpesh ai bie në zjarr dhe shpesh në ujë.
<scripture passage="Matt 17:16" parsed="|Matt|17|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.16" />
<sup>16</sup> Tani unë e solla te dishepujt e tu, por ata nuk mundën ta shërojnë''.
<scripture passage="Matt 17:17" parsed="|Matt|17|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.17" />
<sup>17</sup> Dhe Jezusi duke u përgjigjur tha: ''O brez që nuk beson dhe i çoroditur! Deri kur do të qëndroj midis jush? Deri kur do t'ju duroj? E sillni këtu tek unë''.
<scripture passage="Matt 17:18" parsed="|Matt|17|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Jezusi e qortoi demonin dhe ky doli nga djali; dhe që nga ai çast djali u shërua.
<scripture passage="Matt 17:19" parsed="|Matt|17|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.19" />
<sup>19</sup> Atëherë dishepujt iu afruan Jezusit mënjanë dhe i thanë: ''Përse ne nuk ishim në gjendje ta dëbonim?''.
<scripture passage="Matt 17:20" parsed="|Matt|17|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.20" />
<sup>20</sup> Dhe Jezusi u tha atyre: ''Prej mosbesimit tuaj; sepse në të vërtetë, unë po ju them, se po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t'i thoni këtij mali: "Zhvendosu nga këtu atje", dhe ai do të zhvendoset;  dhe asgjë nuk do të jetë e pamundshme  për ju.
<scripture passage="Matt 17:21" parsed="|Matt|17|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.21" />
<sup>21</sup> Por ky lloji demoni nuk del veçse me anë të lutjes dhe të agjërimit''.
<scripture passage="Matt 17:22" parsed="|Matt|17|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.22" />
<sup>22</sup> Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre: ''Biri i njeriut do t'u dorëzohet në duart e njerëzve,
<scripture passage="Matt 17:23" parsed="|Matt|17|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.23" />
<sup>23</sup> dhe ata do ta vrasin; por ditën e tretë ai do të ringjallet''. Dhe ata u pikëlluan shumë.
<scripture passage="Matt 17:24" parsed="|Matt|17|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.24" />
<sup>24</sup> Kur arritën në Kapernaum, vjelësit e të drahmeve iu afruan Pjetrit dhe thanë: ''Mësuesi juaj a e paguan taksën e tempullit?''.
<scripture passage="Matt 17:25" parsed="|Matt|17|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.25" />
<sup>25</sup> Ai tha: ''Po''. Kur hyri në shtëpi, Jezusi e priti përpara duke thënë: ''Ç'mendon ti, Simon? Prej kujt i marrin haraçet ose taksat mbretërit e dheut? Prej bijve të vet apo prej të huajve?''.
<scripture passage="Matt 17:26" parsed="|Matt|17|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.26" />
<sup>26</sup> Pjetri i tha: ''Prej të huajve''. Jezusi tha: ''Bijtë, pra, përjashtohen.
<scripture passage="Matt 17:27" parsed="|Matt|17|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.17.27" />
<sup>27</sup> Megjithatë, për të mos i skandalizuar ata, shko në det, hidhe grepin dhe merr peshkun e parë që do vijë lart, hapja gojën dhe do të gjesh një staterë; merre dhe jepjau atyre për ty dhe për mua''.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 18" progress="78.50%" prev="Matt.17" next="Matt.19" id="Matt.18">
<h3 id="Matt.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Matt.18-p1">
<scripture passage="Matt 18:1" parsed="|Matt|18|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.1" />
<sup>1</sup> Në atë orë dishepujt iu afruan Jezusit dhe e pyetën: ''Kush është, pra, më i madhi në mbretërinë e qiejve?''.
<scripture passage="Matt 18:2" parsed="|Matt|18|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.2" />
<sup>2</sup> Dhe Jezusi, pasi thirri një fëmijë të vogël pranë vetes, e vuri në mes tyre
<scripture passage="Matt 18:3" parsed="|Matt|18|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.3" />
<sup>3</sup> dhe tha: ''Në të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk ktheheni dhe nuk bëheni si fëmijët e vegjël, ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve.
<scripture passage="Matt 18:4" parsed="|Matt|18|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.4" />
<sup>4</sup> Kush, pra, do të përulet si ky fëmijë i vogël, do të jetë më i madhi në mbretërinë e qiejve.
<scripture passage="Matt 18:5" parsed="|Matt|18|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.5" />
<sup>5</sup> Dhe kushdo që e pranon një fëmijë të vogël si ky në emrin tim, më pranon mua.
<scripture passage="Matt 18:6" parsed="|Matt|18|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.6" />
<sup>6</sup> Por ai që do të skandalizojë një prej këtyre të vegjëlve që besojnë tek unë, do të jetë më mirë për atë t'i varet në qafë një gur mulliri (që e sjell rrotull gomari) dhe të zhytet në thellësi të detit.
<scripture passage="Matt 18:7" parsed="|Matt|18|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.7" />
<sup>7</sup> Mjerë bota për skandalet! Sepse është nevojshëm të vijnë skandalët, por mjerë ai njeri për faj të të cilit do të vijë skandali!
<scripture passage="Matt 18:8" parsed="|Matt|18|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.8" />
<sup>8</sup> Tani në qoftë se dora jote ose këmba jote të skandalizohet për mëkat, preje dhe flake nga vetja; është më mirë për ty të hysh në jetë dorëcung ose i çalë, se sa të kesh dy duar dhe dy këmbë dhe të hidhesh në zjarr të përjetshëm.
<scripture passage="Matt 18:9" parsed="|Matt|18|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.9" />
<sup>9</sup> Po ashtu, në qoftë se syri yt të skandalizohet për mëkat, nxirre dhe hidhe larg teje; është më mirë për ty të hysh në jetë vetëm me një sy se sa t'i kesh të dy dhe të të hedhin në Gehena të zjarrit.
<scripture passage="Matt 18:10" parsed="|Matt|18|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.10" />
<sup>10</sup> Ruhuni se përbuzni ndonjë nga këta të vegjël, sepse unë po ju them se engjëjt e tyre në qiej shohin vazhdimisht fytyrën e Atit tim, që është në qiej.
<scripture passage="Matt 18:11" parsed="|Matt|18|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.11" />
<sup>11</sup> Sepse Biri i njeriut erdhi për të shpëtuar atë që qe humbur.
<scripture passage="Matt 18:12" parsed="|Matt|18|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.12" />
<sup>12</sup> Si mendoni? Në qoftë se një njeri ka njëqind dele dhe njera prej tyre humb rrugën, a nuk do t'i lërë ai të nëntëdhjetë e nëntat mbi male për të kërkuar atë që humbi rrugën?
<scripture passage="Matt 18:13" parsed="|Matt|18|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.13" />
<sup>13</sup> Dhe në se i ndodh ta gjejë, unë ju them në të vërtetë se ai do të gëzohet më shumë për këtë, se sa për të nëntëdhjetë e nëntat që nuk kishin humbur rrugën.
<scripture passage="Matt 18:14" parsed="|Matt|18|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.14" />
<sup>14</sup> Kështu është dëshira e Atit tuaj që është në qiej, që asnjë nga këta të vegjël të mos humbasë''.
<scripture passage="Matt 18:15" parsed="|Matt|18|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.15" />
<sup>15</sup> ''Por në qoftë se vëllai yt ka mëkatuar kundër teje, shko dhe qortoje vetëm për vetëm; në qoftë se të dëgjon, ti e fitove vëllanë tënd;
<scripture passage="Matt 18:16" parsed="|Matt|18|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.16" />
<sup>16</sup> por në qoftë se nuk të dëgjon, merr me vete edhe një ose dy vetë, që çdo fjalë të vërtetohet nga goja e dy ose tre dëshmitarëve.
<scripture passage="Matt 18:17" parsed="|Matt|18|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.17" />
<sup>17</sup> Në se pastaj refuzon t'i dëgjojë, thuaja kishës; dhe në qoftë se refuzon edhe ta dëgjojë kishën, le të jetë për ty si pagan ose tagrambledhës.
<scripture passage="Matt 18:18" parsed="|Matt|18|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.18" />
<sup>18</sup> Në të vërtetë ju them se gjitha gjërat që do të keni lidhur mbi tokë do të jenë lidhur edhe në qiell; dhe gjitha gjërat që keni zgjidhur mbi tokë do të jenë zgjidhur edhe në qiell.
<scripture passage="Matt 18:19" parsed="|Matt|18|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.19" />
<sup>19</sup> Po ju them gjithashtu se, në qoftë se dy prej jush bien në ujdi mbi tokë të kërkojnë çfarëdo gjëje, kjo do t'u jepet atyre nga Ati im që është në qiej.
<scripture passage="Matt 18:20" parsed="|Matt|18|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.20" />
<sup>20</sup> Sepse, kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre''.
<scripture passage="Matt 18:21" parsed="|Matt|18|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Pjetri iu afrua dhe tha: ''Zot, në se vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë?''.
<scripture passage="Matt 18:22" parsed="|Matt|18|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.22" />
<sup>22</sup> Jezusi i tha: ''Unë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë.
<scripture passage="Matt 18:23" parsed="|Matt|18|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.23" />
<sup>23</sup> Prandaj mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti që deshi të bënte llogaritë me shërbëtorët e vet.
<scripture passage="Matt 18:24" parsed="|Matt|18|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.24" />
<sup>24</sup> Mbasi filloi t'i bëjë llogaritë, i sollën një që i detyrohej dhjetë mijë talenta.
<scripture passage="Matt 18:25" parsed="|Matt|18|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.25" />
<sup>25</sup> Dhe, duke qenë se ky nuk kishte të paguante, zotëria e tij urdhëroi që të shitej ai me gruan e tij, bijtë e tij dhe gjithë ç'kishte, dhe të shlyejë detyrimin.
<scripture passage="Matt 18:26" parsed="|Matt|18|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.26" />
<sup>26</sup> Atëherë ai shërbëtor i ra ndër këmbë e i lutej duke thënë: "Zot, ki durim me mua dhe unë do t'i paguaj të gjitha".
<scripture passage="Matt 18:27" parsed="|Matt|18|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.27" />
<sup>27</sup> I shtyrë nga dhembshuria, zotëria e atij shërbëtori e la të lirë atë dhe ia fali detyrimin.
<scripture passage="Matt 18:28" parsed="|Matt|18|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.28" />
<sup>28</sup> Por ai shërbëtor, si doli, takoi një nga shërbëtorët e tjerë, që i detyrohej njëqind denarë; dhe, mbasi e zuri për fyti, po e mbyste duke thënë: "Më paguaj detyrimin që më ke".
<scripture passage="Matt 18:29" parsed="|Matt|18|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.29" />
<sup>29</sup> Atëherë shërbëtori shok i tij, i ra ndër këmbë dhe iu lut duke thënë: "Ki durim me mua, dhe do t'i paguaj të gjitha".
<scripture passage="Matt 18:30" parsed="|Matt|18|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.30" />
<sup>30</sup> Por ai nuk deshi, madje shkoi dhe e futi në burg deri sa ai ta shlyente detyrimin.
<scripture passage="Matt 18:31" parsed="|Matt|18|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.31" />
<sup>31</sup> Por shërbëtorët e tjerë, kur e panë ngjarjen, u pikëlluan shumë dhe shkuan e i thanë zotërisë së tyre gjithçka që kishte ndodhur.
<scripture passage="Matt 18:32" parsed="|Matt|18|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.32" />
<sup>32</sup> Atëherë zotëria e tij e thirri dhe i tha: "Shërbëtor i lig, unë ta fala gjithë këtë detyrim, sepse m'u lute.
<scripture passage="Matt 18:33" parsed="|Matt|18|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.33" />
<sup>33</sup> A nuk duhej të kishe mëshirë edhe ti për shokun tënd, ashtu si pata mëshirë unë për ty?".
<scripture passage="Matt 18:34" parsed="|Matt|18|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.34" />
<sup>34</sup> Dhe zotëria i tij, i zemëruar, ua dorëzoi torturuesve deri sa të paguante gjithë detyrimin.
<scripture passage="Matt 18:35" parsed="|Matt|18|35|0|0" osisRef="Bible:Matt.18.35" />
<sup>35</sup> Kështu do të veprojë me ju edhe Ati im qiellor, në qoftë se secili prej jush nuk e fal me gjithë zemër vëllanë e vet për fajet e tij''.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 19" progress="78.61%" prev="Matt.18" next="Matt.20" id="Matt.19">
<h3 id="Matt.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Matt.19-p1">
<scripture passage="Matt 19:1" parsed="|Matt|19|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.1" />
<sup>1</sup> Mbasi Jezusi i mbaroi këto ligjërata, u nis nga Galilea dhe erdhi në krahinën e Judesë, përtej Jordanit.
<scripture passage="Matt 19:2" parsed="|Matt|19|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.2" />
<sup>2</sup> Turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi atje.
<scripture passage="Matt 19:3" parsed="|Matt|19|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.3" />
<sup>3</sup> Atëherë iu afruan disa farisenj për ta provokuar dhe i thanë: ''A është e lejueshme që burri ta ndajë gruan për një shkak çfarëdo?''.
<scripture passage="Matt 19:4" parsed="|Matt|19|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.4" />
<sup>4</sup> Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre: ''A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?
<scripture passage="Matt 19:5" parsed="|Matt|19|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.5" />
<sup>5</sup> Dhe tha: "Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm".
<scripture passage="Matt 19:6" parsed="|Matt|19|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.6" />
<sup>6</sup> Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë''.
<scripture passage="Matt 19:7" parsed="|Matt|19|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.7" />
<sup>7</sup> Ata i thanë: ''Atëherë përse Moisiu urdhëroi të jepet letërndarja dhe të lëshohet?''.
<scripture passage="Matt 19:8" parsed="|Matt|19|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.8" />
<sup>8</sup> Ai u tha atyre: ''Moisiu ju lejoi t'i ndani gratë tuaja për shkak të ngurtësisë së zemrave tuaja, por në fillim nuk ka qenë kështu.
<scripture passage="Matt 19:9" parsed="|Matt|19|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.9" />
<sup>9</sup> Por unë ju them se kushdo që e lëshon gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me gruan e ndarë, shkel kurorën''.
<scripture passage="Matt 19:10" parsed="|Matt|19|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.10" />
<sup>10</sup> Dishepujt e vet i thanë: ''Në qoftë se kushtet e burrit ndaj gruas janë të tilla, më mirë të mos martohet''.
<scripture passage="Matt 19:11" parsed="|Matt|19|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.11" />
<sup>11</sup> Por ai u tha atyre: ''Jo të gjithë i kuptojnë këto fjalë, por atyre që iu është dhënë.
<scripture passage="Matt 19:12" parsed="|Matt|19|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.12" />
<sup>12</sup> Sepse ka eunukë që kanë lindur të tillë nga barku i nënës; ka eunukë që janë bërë eunukë nga njerëzit, dhe ka eunukë që janë bërë vet eunukë për mbretërinë e qiejve. Ai që mund ta kuptojë, le ta kuptojë''.
<scripture passage="Matt 19:13" parsed="|Matt|19|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.13" />
<sup>13</sup> Atëherë i sollën fëmijë të vegjël që të vinte duart mbi ata dhe të lutej, por dishepujt i qortuan.
<scripture passage="Matt 19:14" parsed="|Matt|19|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.14" />
<sup>14</sup> Por Jezusi tha: ''I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë, sepse atyre u përket mbretëria e qiejve''.
<scripture passage="Matt 19:15" parsed="|Matt|19|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.15" />
<sup>15</sup> Dhe, mbasi vuri duart mbi ata, u nis që andej.
<scripture passage="Matt 19:16" parsed="|Matt|19|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.16" />
<sup>16</sup> Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha: ''Mësues i mirë, çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?''.
<scripture passage="Matt 19:17" parsed="|Matt|19|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.17" />
<sup>17</sup> Dhe ai tha: ''Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi: Perëndia. Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet''.
<scripture passage="Matt 19:18" parsed="|Matt|19|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.18" />
<sup>18</sup> Ai i tha: ''Cilat?''. Atëherë Jezusi i tha: ''Mos vraj, mos shkel kurorën, mos vidh, mos bëj dëshmi të rreme,
<scripture passage="Matt 19:19" parsed="|Matt|19|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.19" />
<sup>19</sup> ndero atin tënd dhe nënën tënde dhe duaje të afërmin tënd si veten tënde''.
<scripture passage="Matt 19:20" parsed="|Matt|19|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.20" />
<sup>20</sup> I riu i tha: ''Të gjitha këto gjëra unë i kam zbatuar që në rini; çfarë më mungon tjetër?''.
<scripture passage="Matt 19:21" parsed="|Matt|19|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.21" />
<sup>21</sup> Jezusi i tha: ''Në qoftë se do të jesh i përsosur, shko, shit ç'të kesh, jepua të varfërve dhe ti do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja dhe më ndiq mua''.
<scripture passage="Matt 19:22" parsed="|Matt|19|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.22" />
<sup>22</sup> Por i riu, kur i dëgjoi këto fjalë, iku i trishtuar, sepse kishte pasuri të madhe.
<scripture passage="Matt 19:23" parsed="|Matt|19|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.23" />
<sup>23</sup> Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ''Në të vërtetë ju them se një i pasur me vështirësi do të hyjë në mbretërinë e qiejve.
<scripture passage="Matt 19:24" parsed="|Matt|19|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.24" />
<sup>24</sup> Dhe po jua përsëris: Éshtë më lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, se sa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë''.
<scripture passage="Matt 19:25" parsed="|Matt|19|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.25" />
<sup>25</sup> Kur i dëgjuan këto fjalë, dishepujt e vet u habitën shumë dhe thanë: ''Atëherë, kush do të shpëtojë vallë?''.
<scripture passage="Matt 19:26" parsed="|Matt|19|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.26" />
<sup>26</sup> Dhe Jezusi duke përqëndruar shikimin mbi ata tha: ''Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur''.
<scripture passage="Matt 19:27" parsed="|Matt|19|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.27" />
<sup>27</sup> Atëherë Pjetri iu përgjigj duke thënë: ''Ja, ne i lamë të gjitha dhe të ndoqëm; çfarë do të fitojmë, pra?''.
<scripture passage="Matt 19:28" parsed="|Matt|19|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.28" />
<sup>28</sup> Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë po ju them, në krijimin e ri, kur Biri i njeriut të ulet në fronin e lavdisë së vet, edhe ju që më keni ndjekur do të uleni mbi dymbëdhjetë frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
<scripture passage="Matt 19:29" parsed="|Matt|19|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.29" />
<sup>29</sup> Dhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, vëllezër, motra, atë, nënë, grua, bij ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme.
<scripture passage="Matt 19:30" parsed="|Matt|19|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.19.30" />
<sup>30</sup> Por shumë të parë do të jenë të fundit, dhe shumë të fundit do të jenë të parët''.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 20" progress="78.70%" prev="Matt.19" next="Matt.21" id="Matt.20">
<h3 id="Matt.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Matt.20-p1">
<scripture passage="Matt 20:1" parsed="|Matt|20|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.1" />
<sup>1</sup> ''Mbretëria e qiejve i ngjan, pra, një zot shtëpie, që doli herët në mëngjes për të pajtuar me mëditje punëtorë për vreshtin e vet.
<scripture passage="Matt 20:2" parsed="|Matt|20|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.2" />
<sup>2</sup> Mbasi ra në ujdi me punëtorët për një denar në ditë, i dërgoi në vreshtin e vet.
<scripture passage="Matt 20:3" parsed="|Matt|20|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.3" />
<sup>3</sup> Pastaj doli rreth orës së tretë dhe pa të tjerë që rrinin në shesh, të papunë.
<scripture passage="Matt 20:4" parsed="|Matt|20|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.4" />
<sup>4</sup> Dhe u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe unë do t'ju jap sa është e drejtë". Dhe ata shkuan.
<scripture passage="Matt 20:5" parsed="|Matt|20|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.5" />
<sup>5</sup> Doli përsëri rreth orës së gjashtë dhe orës së nëntë dhe bëri po ashtu.
<scripture passage="Matt 20:6" parsed="|Matt|20|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.6" />
<sup>6</sup> Kur doli përsëri rreth orës njëmbëdhjetë, gjeti disa të tjerë, të papunë, dhe u tha: "Përse rrini gjithë ditën këtu pa bërë asgjë?".
<scripture passage="Matt 20:7" parsed="|Matt|20|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.7" />
<sup>7</sup> Ata i thanë: "Sepse askush nuk na ka marrë me mëditje". Ai u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe do të merrni aq sa është e drejtë".
<scripture passage="Matt 20:8" parsed="|Matt|20|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.8" />
<sup>8</sup> Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha kujdestarit të vet: "Thirri punëtorët dhe jepu mëditjen e tyre, duke filluar nga ata të fundit e deri te të parët".
<scripture passage="Matt 20:9" parsed="|Matt|20|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.9" />
<sup>9</sup> Dhe kur erdhën ata të orës njëmbëdhjetë, morën nga një denar secili.
<scripture passage="Matt 20:10" parsed="|Matt|20|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.10" />
<sup>10</sup> Kur erdhën të parët, menduan se do të merrnin më shumë, por edhe ata morën nga një denar secili.
<scripture passage="Matt 20:11" parsed="|Matt|20|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.11" />
<sup>11</sup> Duke e marrë, murmurisnin kundër zotit të shtëpisë,
<scripture passage="Matt 20:12" parsed="|Matt|20|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.12" />
<sup>12</sup> duke thënë: "Këta të fundit punuan vetëm një orë, dhe ti i trajtove si ne që hoqëm barrën dhe vapën e ditës".
<scripture passage="Matt 20:13" parsed="|Matt|20|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.13" />
<sup>13</sup> Por ai duke u përgjigjur i tha njerit prej tyre: "Mik, unë nuk po të ha hakun; a nuk re në ujdi me mua për një denar?
<scripture passage="Matt 20:14" parsed="|Matt|20|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.14" />
<sup>14</sup> Merr atë që të takon ty dhe shko; por unë dua t'i jap këtij të fundit aq sa ty.
<scripture passage="Matt 20:15" parsed="|Matt|20|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.15" />
<sup>15</sup> A nuk më lejohet të bëj me timen ç'të dua? Apo bëhesh sylig, sepse unë jam i mirë?".
<scripture passage="Matt 20:16" parsed="|Matt|20|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.16" />
<sup>16</sup> Kështu të fundit do të jenë të parët dhe të parët të fundit, sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur''.
<scripture passage="Matt 20:17" parsed="|Matt|20|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.17" />
<sup>17</sup> Pastaj, kur Jezusi po ngjitej në Jeruzalem, i mori mënjanë të dymbëdhjetë dishepujt gjatë rrugës dhe u tha atyre:
<scripture passage="Matt 20:18" parsed="|Matt|20|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.18" />
<sup>18</sup> ''Ja, ne ngjitemi në Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t'u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve, dhe ata do ta dënojnë me vdekje.
<scripture passage="Matt 20:19" parsed="|Matt|20|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.19" />
<sup>19</sup> Do t'ua dorëzojnë pastaj në duart e paganëve që ta tallin, ta fshikullojnë dhe ta kryqëzojnë; por ai ditën e tretë do të ringjallet''.
<scripture passage="Matt 20:20" parsed="|Matt|20|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.20" />
<sup>20</sup> Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka.
<scripture passage="Matt 20:21" parsed="|Matt|20|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.21" />
<sup>21</sup> Dhe ai i tha: ''Çfarë do?''. Ajo u përgjigj: ''Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde''.
<scripture passage="Matt 20:22" parsed="|Matt|20|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.22" />
<sup>22</sup> Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: ''Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: ''Po, mundemi''.
<scripture passage="Matt 20:23" parsed="|Matt|20|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.23" />
<sup>23</sup> Atëherë ai u tha atyre: ''Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose  në të majtën time, por u është rezervuar atyre,  të cilëve u është përgatitur nga Ati im''.
<scripture passage="Matt 20:24" parsed="|Matt|20|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.24" />
<sup>24</sup> Kur i dëgjuan këto fjalë, të dhjetët të tjerët u indinjuan kundër të dy vëllezërve.
<scripture passage="Matt 20:25" parsed="|Matt|20|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.25" />
<sup>25</sup> Dhe Jezusi i thirri ata pranë vetes dhe u tha: ''Ju e dini se të parët e kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë përdorin pushtet mbi ato,
<scripture passage="Matt 20:26" parsed="|Matt|20|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.26" />
<sup>26</sup> por midis jush kështu nuk do të ndodhë; madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj;
<scripture passage="Matt 20:27" parsed="|Matt|20|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.27" />
<sup>27</sup> dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj.
<scripture passage="Matt 20:28" parsed="|Matt|20|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.28" />
<sup>28</sup> Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve.
<scripture passage="Matt 20:29" parsed="|Matt|20|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.29" />
<sup>29</sup> Kur po dilnin nga Jeriko, një turmë e madhe e ndoqi.
<scripture passage="Matt 20:30" parsed="|Matt|20|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.30" />
<sup>30</sup> Dhe ja, dy të verbër që uleshin gjatë rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezusi, filluan të bërtasin duke thënë: ''Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit''.
<scripture passage="Matt 20:31" parsed="|Matt|20|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.31" />
<sup>31</sup> Por turma i qortoi që të heshtnin; por ata bërtisnin edhe më fort duke thënë: ''Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit!''.
<scripture passage="Matt 20:32" parsed="|Matt|20|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.32" />
<sup>32</sup> Atëherë Jezusi ndaloi, i thirri dhe tha: ''Çfarë doni të bëj për ju?''.
<scripture passage="Matt 20:33" parsed="|Matt|20|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.33" />
<sup>33</sup> Ata i thanë: ''Zot, të na hapen sytë!''.
<scripture passage="Matt 20:34" parsed="|Matt|20|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.20.34" />
<sup>34</sup> Dhe Jezusi pati mëshirë për ta dhe ua preku sytë e tyre; dhe në atë çast u erdhi drita e syve dhe ata e ndiqnin.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 21" progress="78.80%" prev="Matt.20" next="Matt.22" id="Matt.21">
<h3 id="Matt.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Matt.21-p1">
<scripture passage="Matt 21:1" parsed="|Matt|21|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.1" />
<sup>1</sup> Kur iu afruan Jeruzalemit dhe arritën në Betfage, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy dishepuj,
<scripture passage="Matt 21:2" parsed="|Matt|21|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.2" />
<sup>2</sup> duke u thënë atyre: ''Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m'i sillni!
<scripture passage="Matt 21:3" parsed="|Matt|21|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.3" />
<sup>3</sup> Dhe nëse dikush ju thotë gjë, i thoni se Zoti ka nevojë për to, por do t'i kthejë shpejt''.
<scripture passage="Matt 21:4" parsed="|Matt|21|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.4" />
<sup>4</sup> Tani kjo ndodhi për të përmbushur ç'ishtë thënë nga profeti, që thotë:
<scripture passage="Matt 21:5" parsed="|Matt|21|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.5" />
<sup>5</sup> ''I thoni bijës së Sionit: Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë''.
<scripture passage="Matt 21:6" parsed="|Matt|21|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.6" />
<sup>6</sup> Dishepujt shkuan dhe vepruan ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi.
<scripture passage="Matt 21:7" parsed="|Matt|21|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.7" />
<sup>7</sup> Sollën gomaren dhe pulishtin, shtruan mbi to mantelet e tyre, dhe ai u hipi.
<scripture passage="Matt 21:8" parsed="|Matt|21|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.8" />
<sup>8</sup> Dhe një turmë shumë e madhe shtronte mantelet e veta gjatë rrugës, ndërsa të tjerë thyenin degë nga pemët dhe i shtronin mbi rrugë.
<scripture passage="Matt 21:9" parsed="|Matt|21|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.9" />
<sup>9</sup> Turmat që vinin përpara dhe ato që e ndiqnin brohoritnin, duke thënë: ''Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet shumë të larta!''.
<scripture passage="Matt 21:10" parsed="|Matt|21|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.10" />
<sup>10</sup> Dhe kur hyri Jezusi në Jeruzalem, gjithë qyteti u ngrit në këmbë dhe tha: ''Kush është ky?''.
<scripture passage="Matt 21:11" parsed="|Matt|21|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.11" />
<sup>11</sup> Dhe turmat thonin: ''Ky është Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesë.
<scripture passage="Matt 21:12" parsed="|Matt|21|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.12" />
<sup>12</sup> Pastaj Jezusi hyri në tempullin e Perëndisë, i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.
<scripture passage="Matt 21:13" parsed="|Matt|21|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.13" />
<sup>13</sup> Dhe u tha atyre: ''Éshtë shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje", por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh''.
<scripture passage="Matt 21:14" parsed="|Matt|21|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.14" />
<sup>14</sup> Atëherë iu paraqitën të verbër dhe të çalë, dhe ai i shëroi.
<scripture passage="Matt 21:15" parsed="|Matt|21|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.15" />
<sup>15</sup> Por krerët e priftërinjve dhe skribët, kur panë mrekullitë që ai kishte bërë dhe fëmijët që brohoritnin në tempull duke thënë: ''Hosana Birit të Davidit!'', u zemëruan,
<scripture passage="Matt 21:16" parsed="|Matt|21|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.16" />
<sup>16</sup> dhe i thanë: ''A po dëgjon ti çfarë thonë këta?''. Jezusi u tha atyre: ''Po! A nuk keni lexuar kurrë: "Nga goja e të vegjëlve dhe të foshnjave në gji ti ke përgatitur lavdi"?''.
<scripture passage="Matt 21:17" parsed="|Matt|21|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.17" />
<sup>17</sup> Dhe, mbasi i la ata, doli nga qyteti për në Betani, dhe atje kaloi natën.
<scripture passage="Matt 21:18" parsed="|Matt|21|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.18" />
<sup>18</sup> Në mëngjes, kur po kthehej në qytet e mori uria.
<scripture passage="Matt 21:19" parsed="|Matt|21|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.19" />
<sup>19</sup> Dhe gjatë rrugës pa një fik dhe iu afrua, por nuk gjeti asgjë përveç gjetheve; dhe i tha: ''Mos u lidhtë më kurrë fryt prej teje përjetë!''. Dhe fiku u tha menjëherë.
<scripture passage="Matt 21:20" parsed="|Matt|21|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.20" />
<sup>20</sup> Kur e panë këtë, dishepujt u çuditën dhe thanë: ''Qysh u tha fiku në çast?''.
<scripture passage="Matt 21:21" parsed="|Matt|21|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.21" />
<sup>21</sup> Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: ''Në të vërtetë ju them që, po të keni besim dhe të mos dyshoni, do të bëni jo vetëm atë që unë i bëra fikut, por, edhe sikur t'i thoni këtij mali: "Hiqu andej dhe hidhu në det", kjo do të ndodhë.
<scripture passage="Matt 21:22" parsed="|Matt|21|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.22" />
<sup>22</sup> Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni''.
<scripture passage="Matt 21:23" parsed="|Matt|21|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.23" />
<sup>23</sup> Kur hyri në tempull, krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit iu afruan, ndërsa i mësonte, dhe i thanë: ''Me ç'pushtet i bën ti këto gjëra? Dhe kush ta ka dhënë këtë pushtet?''.
<scripture passage="Matt 21:24" parsed="|Matt|21|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.24" />
<sup>24</sup> Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Edhe unë do t'ju bëj një pyetje, dhe në qoftë se ju do të më përgjigjeshit, unë gjithashtu do t'ju them me ç'pushtet i kryej këto gjëra.
<scripture passage="Matt 21:25" parsed="|Matt|21|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.25" />
<sup>25</sup> Pagëzimi i Gjonit nga erdhi? Nga qielli apo nga njerëzit?''. Dhe ata arsyetonin midis tyre duke thënë: ''Po t'i themi nga qielli, do të na thotë: "Përse atëhërë nuk i besuat?".
<scripture passage="Matt 21:26" parsed="|Matt|21|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.26" />
<sup>26</sup> Në qoftë se i themi nga njerëzit, kemi frikë nga turma, sepse të gjithë e konsiderojnë Gjonin profet''.
<scripture passage="Matt 21:27" parsed="|Matt|21|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.27" />
<sup>27</sup> Dhe iu përgjigjën Jezusit duke thënë: ''Nuk e dimë''. Atëhërë ai u tha atyre: ''As unë nuk do t'ju them me ç'pushtet i bëj këto gjëra".
<scripture passage="Matt 21:28" parsed="|Matt|21|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.28" />
<sup>28</sup> ''Ç'mendoni? Një njeri kishte dy bij dhe duke iu drejtuar të parit tha: "Bir, shko sot të punosh në vreshtin tim";
<scripture passage="Matt 21:29" parsed="|Matt|21|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.29" />
<sup>29</sup> por ai u përgjigj dhe tha: "Nuk dua"; por më vonë, i penduar, shkoi.
<scripture passage="Matt 21:30" parsed="|Matt|21|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.30" />
<sup>30</sup> Pastaj iu kthye të dytit dhe i tha të njëjtën gjë. Dhe ai u përgjigj dhe tha: "Po, imzot, do ta bëj", por nuk shkoi.
<scripture passage="Matt 21:31" parsed="|Matt|21|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.31" />
<sup>31</sup> Cili nga të dy e kreu vullnetin e të atit?''. Ata i thanë: ''I pari''. Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë ju them se tagrambledhësit dhe prostitutat hyjnë para jush në mbretërinë e qiejve.
<scripture passage="Matt 21:32" parsed="|Matt|21|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.32" />
<sup>32</sup> Sepse Gjoni erdhi tek ju në rrugën e drejtësisë, dhe iu nuk i besuat, ndërsa tagrambledhësit dhe prostitutat i besuan; as mbasi i keni parë këto gjëra, nuk u penduat për t'i besuar''.
<scripture passage="Matt 21:33" parsed="|Matt|21|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.33" />
<sup>33</sup> ''Dëgjoni një shëmbëlltyrë tjetër: Ishte një pronar shtëpie, i cili mbolli një vresht, e rrethoi me gardh, gërmoi një vend ku të shtrydhte rrushin, ndërtoi një kullë dhe, mbasi ua besoi disa vreshtarëve, u nis në një vend të huaj.
<scripture passage="Matt 21:34" parsed="|Matt|21|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.34" />
<sup>34</sup> Dhe kur erdhi koha e të vjelave, ai dërgoi shërbëtorët e vet te vreshtarët, për të marrë frutat e tij,
<scripture passage="Matt 21:35" parsed="|Matt|21|35|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.35" />
<sup>35</sup> por vreshtarët i kapën shërbëtorët e tij, njërin e rrahën, një tjetër e vranë dhe një tjetër e vranë me gurë.
<scripture passage="Matt 21:36" parsed="|Matt|21|36|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.36" />
<sup>36</sup> Përsëri, ai dërgoi shërbëtorë të tjerë, më shumë se të parët, dhe këta vreshtarët i trajtuan në të njëjtën mënyrë.
<scripture passage="Matt 21:37" parsed="|Matt|21|37|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.37" />
<sup>37</sup> Më në fund ai i dërgoi atyre birin e vet duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt!".
<scripture passage="Matt 21:38" parsed="|Matt|21|38|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.38" />
<sup>38</sup> Por vreshtarët, kur e panë të birin, i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari; ejani, ta vrasim dhe marrim si pronë trashëgiminë e tij".
<scripture passage="Matt 21:39" parsed="|Matt|21|39|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.39" />
<sup>39</sup> Dhe e kapën, e nxorën jashtë nga vreshti dhe e vranë.
<scripture passage="Matt 21:40" parsed="|Matt|21|40|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.40" />
<sup>40</sup> Tani, kur të vijë i zoti i vreshtit, çfarë do t'u bëjë këtyre vreshtarëve?''.
<scripture passage="Matt 21:41" parsed="|Matt|21|41|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.41" />
<sup>41</sup> Ata i thanë: ''Ai do t'i vrasë keqas ata faqezinj dhe do t'ua besojë vreshtin vreshtarëve të tjerë, të cilët do t'i japin prodhimet në kohën e vet''.
<scripture passage="Matt 21:42" parsed="|Matt|21|42|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.42" />
<sup>42</sup> Jezusi u tha atyre: ''A nuk keni lexuar kurrë në Shkrimet: "Guri, që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes. Kjo është vepër e Zotit, dhe është e mrekullueshme në sytë tonë"?
<scripture passage="Matt 21:43" parsed="|Matt|21|43|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.43" />
<sup>43</sup> Prandaj unë po ju them se juve do t'ju hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do t'i jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.
<scripture passage="Matt 21:44" parsed="|Matt|21|44|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.44" />
<sup>44</sup> Dhe ai që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copëcopë; dhe ai mbi të cilin do të bjerë ai do të jetë i thërrmuar''.
<scripture passage="Matt 21:45" parsed="|Matt|21|45|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.45" />
<sup>45</sup> Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur i dëgjuan shëmbëlltyrat e tij, e kuptuan se po fliste për ta.
<scripture passage="Matt 21:46" parsed="|Matt|21|46|0|0" osisRef="Bible:Matt.21.46" />
<sup>46</sup> Dhe kërkonin ta kapnin, por kishin frikë nga turmat, sepse ato e konsideronin profet.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 22" progress="78.94%" prev="Matt.21" next="Matt.23" id="Matt.22">
<h3 id="Matt.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Matt.22-p1">
<scripture passage="Matt 22:1" parsed="|Matt|22|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.1" />
<sup>1</sup> Dhe Jezusi, nisi përsëri t'u flasë atyre me shëmbëlltyra, duke thënë:
<scripture passage="Matt 22:2" parsed="|Matt|22|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.2" />
<sup>2</sup> ''Mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti, i cili përgatiti dasmën e të birit.
<scripture passage="Matt 22:3" parsed="|Matt|22|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.3" />
<sup>3</sup> Dhe dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur të ftuarit në dasmë, por ata nuk deshën të vijnë.
<scripture passage="Matt 22:4" parsed="|Matt|22|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.4" />
<sup>4</sup> Dërgoi përsëri shërbëtorë të tjerë duke thënë: "U thoni të ftuarve: Ja unë e kam shtruar drekën time, viçat e mi dhe bagëtia ime e majmur janë therur dhe gjithçka është gati; ejani në dasmë".
<scripture passage="Matt 22:5" parsed="|Matt|22|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.5" />
<sup>5</sup> Por ata, pa e përfillur, shkuan: dikush në arën e vet e dikush në punët e veta.
<scripture passage="Matt 22:6" parsed="|Matt|22|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.6" />
<sup>6</sup> Dhe të tjerët, mbasi kapën shërbëtorët e tij, i shanë dhe i vranë.
<scripture passage="Matt 22:7" parsed="|Matt|22|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.7" />
<sup>7</sup> Mbreti atëhërë, kur dëgjoi këtë, u zemërua dhe dërgoi ushtritë e veta për të shfarosur ata gjaksorë dhe dogji qytetin e tyre.
<scripture passage="Matt 22:8" parsed="|Matt|22|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.8" />
<sup>8</sup> Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: "Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë.
<scripture passage="Matt 22:9" parsed="|Matt|22|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.9" />
<sup>9</sup> Shkoni, pra, në udhëkryqe dhe ftoni në dasmë këdo që të gjeni."
<scripture passage="Matt 22:10" parsed="|Matt|22|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.10" />
<sup>10</sup> Dhe ata shërbëtorët dolën nëpër rrugë, mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqij dhe të mirë, dhe vendi i dasmës u mbush me të ftuar.
<scripture passage="Matt 22:11" parsed="|Matt|22|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.11" />
<sup>11</sup> Atëherë mbreti hyri për të parë të ftuarit dhe gjeti aty një njeri që nuk kishte veshur rrobë dasme;
<scripture passage="Matt 22:12" parsed="|Matt|22|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.12" />
<sup>12</sup> dhe i tha: "Mik, si hyre këtu pa pasur rrobë dasme?". Dhe ai mbylli gojën.
<scripture passage="Matt 22:13" parsed="|Matt|22|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.13" />
<sup>13</sup> Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: "Lidheni duar dhe këmbë, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh".
<scripture passage="Matt 22:14" parsed="|Matt|22|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.14" />
<sup>14</sup> Sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur''.
<scripture passage="Matt 22:15" parsed="|Matt|22|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.15" />
<sup>15</sup> Atëherë farisenjtë u veçuan dhe bënin këshill se si ta zinin gabim në fjalë.
<scripture passage="Matt 22:16" parsed="|Matt|22|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.16" />
<sup>16</sup> Dhe i dërguan dishepujt e tyre bashkë me herodianët, për t'i thënë: ''Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë dhe që mëson udhën e Perëndisë në të vërtetë, pa marrë parasysh njeri, sepse ti nuk shikon pamjen e jashtme të njerëzve.
<scripture passage="Matt 22:17" parsed="|Matt|22|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.17" />
<sup>17</sup> Na thuaj, pra: Si e mendon? A është e ligjshme t'i paguhet taksa Cezarit apo jo?''.
<scripture passage="Matt 22:18" parsed="|Matt|22|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.18" />
<sup>18</sup> Por Jezusi, duke e njohur ligësinë e tyre, tha: ''Pse më tundoni, o hipokritë?
<scripture passage="Matt 22:19" parsed="|Matt|22|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.19" />
<sup>19</sup> Më tregoni monedhën e taksës''. Atëherë ata i treguan një denar.
<scripture passage="Matt 22:20" parsed="|Matt|22|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.20" />
<sup>20</sup> Dhe ai u tha atyre: ''E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?''.
<scripture passage="Matt 22:21" parsed="|Matt|22|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.21" />
<sup>21</sup> Ata i thanë: ''E Cezarit''. Atëherë ai u tha atyre: ''Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë''.
<scripture passage="Matt 22:22" parsed="|Matt|22|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.22" />
<sup>22</sup> Dhe ata, kur e dëgjuan këtë, u mrekulluan, e lanë, dhe ikën.
<scripture passage="Matt 22:23" parsed="|Matt|22|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.23" />
<sup>23</sup> Po atë ditë erdhën tek ai saducenjtë, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën
<scripture passage="Matt 22:24" parsed="|Matt|22|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.24" />
<sup>24</sup> duke thënë: ''Mësues, Moisiu ka thënë: "Në se dikush vdes pa lënë fëmijë, i vëllai le të martohet me gruan e tij, për t'i lindur trashëgimtarë vëllait të tij.
<scripture passage="Matt 22:25" parsed="|Matt|22|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.25" />
<sup>25</sup> Tani ndër ne ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq dhe duke mos pasë trashëgimtarë, ia la gruan vëllait të vet.
<scripture passage="Matt 22:26" parsed="|Matt|22|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.26" />
<sup>26</sup> Kështu edhe i dyti dhe i treti, deri tek i shtati.
<scripture passage="Matt 22:27" parsed="|Matt|22|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.27" />
<sup>27</sup> Në fund vdiq edhe gruaja.
<scripture passage="Matt 22:28" parsed="|Matt|22|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.28" />
<sup>28</sup> Në ringjallje, pra, e kujt nga këta të shtatë do të jetë grua? Sepse të gjithë e patën gruaja''.
<scripture passage="Matt 22:29" parsed="|Matt|22|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.29" />
<sup>29</sup> Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre: ''Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perëndisë.
<scripture passage="Matt 22:30" parsed="|Matt|22|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.30" />
<sup>30</sup> Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë në qiell si engjëjt e Perëndisë.
<scripture passage="Matt 22:31" parsed="|Matt|22|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.31" />
<sup>31</sup> Pastaj sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk e keni lexuar ç'ju ishte thënë nga Perëndia kur thotë:
<scripture passage="Matt 22:32" parsed="|Matt|22|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.32" />
<sup>32</sup> "Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe i Jakobit"? Perëndia nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve''.
<scripture passage="Matt 22:33" parsed="|Matt|22|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.33" />
<sup>33</sup> Dhe turmat, kur i dëgjuan këto gjëra, habiteshin nga doktrina e tij.
<scripture passage="Matt 22:34" parsed="|Matt|22|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.34" />
<sup>34</sup> Atëherë farisenjtë, kur dëgjuan se ai ua kishte zënë gojën saducenjve, u mblodhën tok.
<scripture passage="Matt 22:35" parsed="|Matt|22|35|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.35" />
<sup>35</sup> Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë:
<scripture passage="Matt 22:36" parsed="|Matt|22|36|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.36" />
<sup>36</sup> ''Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?''.
<scripture passage="Matt 22:37" parsed="|Matt|22|37|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.37" />
<sup>37</sup> Dhe Jezusi i tha: ''"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".
<scripture passage="Matt 22:38" parsed="|Matt|22|38|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.38" />
<sup>38</sup> Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.
<scripture passage="Matt 22:39" parsed="|Matt|22|39|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.39" />
<sup>39</sup> Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".
<scripture passage="Matt 22:40" parsed="|Matt|22|40|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.40" />
<sup>40</sup> Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët''.
<scripture passage="Matt 22:41" parsed="|Matt|22|41|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.41" />
<sup>41</sup> Tani, kur u mblodhën farisenjtë, Jezusi i pyeti:
<scripture passage="Matt 22:42" parsed="|Matt|22|42|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.42" />
<sup>42</sup> ''Ç'u duket juve për Krishtin? Biri i kujt është?''. Ata i thanë: ''I Davidit''.
<scripture passage="Matt 22:43" parsed="|Matt|22|43|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.43" />
<sup>43</sup> Ai u tha atyre: ''Si pra Davidi, në Frymë, e quan Zot, duke thënë:
<scripture passage="Matt 22:44" parsed="|Matt|22|44|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.44" />
<sup>44</sup> "Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, deri sa unë t'i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua"?
<scripture passage="Matt 22:45" parsed="|Matt|22|45|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.45" />
<sup>45</sup> Në qoftë se Davidi e quan Zot, si mund të jetë biri i tij?''.
<scripture passage="Matt 22:46" parsed="|Matt|22|46|0|0" osisRef="Bible:Matt.22.46" />
<sup>46</sup> Por asnjë nuk ishte në gjendje t'i përgjigjej; dhe, që nga ajo ditë, askush nuk guxoi ta pyesë më.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 23" progress="79.05%" prev="Matt.22" next="Matt.24" id="Matt.23">
<h3 id="Matt.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="Matt.23-p1">
<scripture passage="Matt 23:1" parsed="|Matt|23|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Jezusi u foli turmave dhe dishepujve të vet,
<scripture passage="Matt 23:2" parsed="|Matt|23|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.2" />
<sup>2</sup> duke thënë: ''Skribët dhe farisenjtë ulen mbi katedrën e Moisiut.
<scripture passage="Matt 23:3" parsed="|Matt|23|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.3" />
<sup>3</sup> Zbatoni, pra, dhe bëni gjithçka t'ju thonë të zbatoni; por mos bëni si bëjnë ata, sepse thonë, por nuk e bëjnë.
<scripture passage="Matt 23:4" parsed="|Matt|23|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.4" />
<sup>4</sup> Por lidhin barrë të rënda që barten me vështirësi, dhe ua vënë mbi kurrizin e njerëzve; Por ata nuk duan të luajnë vetë as me gisht.
<scripture passage="Matt 23:5" parsed="|Matt|23|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.5" />
<sup>5</sup> Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t'u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre.
<scripture passage="Matt 23:6" parsed="|Matt|23|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.6" />
<sup>6</sup> Duan kryet e vendit në gostira dhe vendet e para në sinagoga,
<scripture passage="Matt 23:7" parsed="|Matt|23|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.7" />
<sup>7</sup> si edhe përshëndetjet në sheshe dhe të quhen rabbi, rabbi nga njerëzit.
<scripture passage="Matt 23:8" parsed="|Matt|23|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.8" />
<sup>8</sup> Por ju mos lejoni që t'ju quajnë rabbi, sepse vetëm një është mësuesi juaj: Krishti, dhe ju të gjithë jeni vëllezër.
<scripture passage="Matt 23:9" parsed="|Matt|23|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.9" />
<sup>9</sup> Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.
<scripture passage="Matt 23:10" parsed="|Matt|23|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.10" />
<sup>10</sup> As mos lejoni që t'ju quajnë udhëheqës, sepse vetëm një është udhëheqësi juaj: Krishti.
<scripture passage="Matt 23:11" parsed="|Matt|23|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.11" />
<sup>11</sup> Dhe më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj.
<scripture passage="Matt 23:12" parsed="|Matt|23|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.12" />
<sup>12</sup> Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet.
<scripture passage="Matt 23:13" parsed="|Matt|23|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.13" />
<sup>13</sup> Por mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse mbyllni mbretërinë e qiejve para njerëzve; sepse as ju nuk hyni, as nuk i lini të hyjnë ata që janë për të hyrë.
<scripture passage="Matt 23:14" parsed="|Matt|23|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.14" />
<sup>14</sup> Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse gllabëroni shtëpitë e të vejave dhe për sy e faqe bëni lutje të gjata; për këtë arsye ju do të pësoni një dënim më të rreptë.
<scripture passage="Matt 23:15" parsed="|Matt|23|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.15" />
<sup>15</sup> Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse përshkoni detin dhe dheun për të bërë prozelitë, dhe kur ndokush bëhet i tillë, e bëni bir të Gehenas dhe dy herë më të keq se ju!
<scripture passage="Matt 23:16" parsed="|Matt|23|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.16" />
<sup>16</sup> Mjerë ju, udhëheqës të verbër, që thoni: "Në qoftë se dikush betohet për tempullin, kjo s'është gjë; por në qoftë se betohet për arin e tempullit, është i detyruar".
<scripture passage="Matt 23:17" parsed="|Matt|23|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.17" />
<sup>17</sup> Të marrë dhe të verbër! Sepse cili është më i madh: ari apo tempulli që e shenjtëron arin?
<scripture passage="Matt 23:18" parsed="|Matt|23|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.18" />
<sup>18</sup> Dhe në qoftë se dikush betohet për altarin, s'është gjë; por ne qoftë se betohet për ofertën që është mbi të, është i detyruar".
<scripture passage="Matt 23:19" parsed="|Matt|23|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.19" />
<sup>19</sup> Të marrë dhe të verbër! Sepse cila është më e madhe, oferta apo altari që e shenjtëron ofertën?
<scripture passage="Matt 23:20" parsed="|Matt|23|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.20" />
<sup>20</sup> Ai, pra, që betohet për altarin, betohet për të dhe për çdo gjë që është përmbi të!
<scripture passage="Matt 23:21" parsed="|Matt|23|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.21" />
<sup>21</sup> Ai që betohet për tempullin, betohet për të dhe për atë që banon atje.
<scripture passage="Matt 23:22" parsed="|Matt|23|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.22" />
<sup>22</sup> Dhe ai që betohet për qiellin, betohet për fronin e Perëndisë dhe për atë që është ulur mbi të.
<scripture passage="Matt 23:23" parsed="|Matt|23|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.23" />
<sup>23</sup> Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ju llogaritni të dhjetën e mëndrës, të koprës dhe të barit të gjumit, dhe lini pas dore gjërat më të rëndësishme të ligjit: gjyqin, mëshirën dhe besimin;  këto gjëra duhet t'i praktikoni pa i lënë  pas dore të tjerat.
<scripture passage="Matt 23:24" parsed="|Matt|23|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.24" />
<sup>24</sup> Udhëheqës të verbër, që sitni mushkonjën dhe kapërdini devenë!
<scripture passage="Matt 23:25" parsed="|Matt|23|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.25" />
<sup>25</sup> Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse pastroni anën e jashtme të kupës dhe të pjatës, ndërsa përbrenda janë plot me grabitje dhe teprime.
<scripture passage="Matt 23:26" parsed="|Matt|23|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.26" />
<sup>26</sup> Farise i verbër! Pastro më parë përbrenda kupën dhe pjatën, që edhe përjashta të jetë e pastër.
<scripture passage="Matt 23:27" parsed="|Matt|23|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.27" />
<sup>27</sup> Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse u ngjani varreve të zbardhuara (me gëlqere), që nga jashtë duken të bukur, por brenda janë plot eshtra të vdekurish dhe gjithfarë papastërtish.
<scripture passage="Matt 23:28" parsed="|Matt|23|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.28" />
<sup>28</sup> Kështu edhe ju nga jashtë u paraqiteni njerëzve si të drejtë; por përbrenda jeni plot hipokrizi dhe paudhësi.
<scripture passage="Matt 23:29" parsed="|Matt|23|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.29" />
<sup>29</sup> Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ndërtoni varrezat e profetëve dhe zbukuroni monumentet e të drejtëve,
<scripture passage="Matt 23:30" parsed="|Matt|23|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.30" />
<sup>30</sup> dhe thoni: "Po të kishim jetuar në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim bashkëpunuar me ta në vrasjen e profetëve".
<scripture passage="Matt 23:31" parsed="|Matt|23|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.31" />
<sup>31</sup> Duke folur kështu, ju dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bijtë e atyre që vranë profetët.
<scripture passage="Matt 23:32" parsed="|Matt|23|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.32" />
<sup>32</sup> Ju e kaloni masën e etërve tuaj!
<scripture passage="Matt 23:33" parsed="|Matt|23|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.33" />
<sup>33</sup> O gjarpërinj, o pjellë nëpërkash! Si do t'i shpëtoni gjykimit të Gehenas?
<scripture passage="Matt 23:34" parsed="|Matt|23|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.34" />
<sup>34</sup> Prandaj, ja unë po ju dërgoj profetë, dijetarë dhe skribë; ju disa prej tyre do t'i vritni dhe do t'i kryqëzoni, disa të tjerë do t'i fshikulloni në sinagogat tuaja dhe do t'i persekutoni nga një qytet në tjetrin,
<scripture passage="Matt 23:35" parsed="|Matt|23|35|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.35" />
<sup>35</sup> që të bjerë mbi ju gjithë gjaku i drejtë i derdhur mbi dhe, nga gjaku i të drejtit Abel, deri te gjaku i Zaharias, birit të Barakias, që ju e vratë ndërmjet tempullit dhe altarit.
<scripture passage="Matt 23:36" parsed="|Matt|23|36|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.36" />
<sup>36</sup> Në të vërtetë po ju them se të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brez.
<scripture passage="Matt 23:37" parsed="|Matt|23|37|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.37" />
<sup>37</sup> Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t'i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!
<scripture passage="Matt 23:38" parsed="|Matt|23|38|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.38" />
<sup>38</sup> Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë.
<scripture passage="Matt 23:39" parsed="|Matt|23|39|0|0" osisRef="Bible:Matt.23.39" />
<sup>39</sup> Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!"''.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 24" progress="79.16%" prev="Matt.23" next="Matt.25" id="Matt.24">
<h3 id="Matt.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="Matt.24-p1">
<scripture passage="Matt 24:1" parsed="|Matt|24|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.1" />
<sup>1</sup> Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan për t'i treguar ndërtesat e tempullit.
<scripture passage="Matt 24:2" parsed="|Matt|24|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.2" />
<sup>2</sup> Por Jezusi u tha atyre: ''A nuk i shikoni ju të gjitha këto? Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur mbi gur që nuk do të rrënohet''.
<scripture passage="Matt 24:3" parsed="|Matt|24|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.3" />
<sup>3</sup> Pastaj, kur ai u ul të rrinte në malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mënjanë dhe i thanë: ''Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës?''.
<scripture passage="Matt 24:4" parsed="|Matt|24|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.4" />
<sup>4</sup> Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: ''Ruhuni se mos ju mashtron ndokush!
<scripture passage="Matt 24:5" parsed="|Matt|24|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.5" />
<sup>5</sup> Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: "Unë jam Krishti" dhe do të mashtrojnë shumë njërëz.
<scripture passage="Matt 24:6" parsed="|Matt|24|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.6" />
<sup>6</sup> Atëherë do të dëgjoni të flitet për lufta dhe për ushtima luftash; ruhuni të mos shqetësoheni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin, por ende mbarimi nuk do të ketë ardhur.
<scripture passage="Matt 24:7" parsed="|Matt|24|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.7" />
<sup>7</sup> Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme.
<scripture passage="Matt 24:8" parsed="|Matt|24|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.8" />
<sup>8</sup> Por të gjitha këto gjëra do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve të lindjes.
<scripture passage="Matt 24:9" parsed="|Matt|24|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.9" />
<sup>9</sup> Atëherë do t'ju dorëzojnë në mundime dhe do t'ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim.
<scripture passage="Matt 24:10" parsed="|Matt|24|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.10" />
<sup>10</sup> Atëherë shumë do të skandalizohen, do ta tradhëtojnë njeri tjetrin dhe do të urrejnë njeri tjetrin.
<scripture passage="Matt 24:11" parsed="|Matt|24|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.11" />
<sup>11</sup> Dhe do të dalin shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.
<scripture passage="Matt 24:12" parsed="|Matt|24|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.12" />
<sup>12</sup> Dhe, duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t'i ftohet dashuria;
<scripture passage="Matt 24:13" parsed="|Matt|24|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.13" />
<sup>13</sup> por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet.
<scripture passage="Matt 24:14" parsed="|Matt|24|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.14" />
<sup>14</sup> Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi''.
<scripture passage="Matt 24:15" parsed="|Matt|24|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.15" />
<sup>15</sup> ''Kur të shihni, pra, neverinë e shkretimit, që është parathënë nga profeti Daniel, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë),
<scripture passage="Matt 24:16" parsed="|Matt|24|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.16" />
<sup>16</sup> atëherë ata që janë në Jude, le të ikin ndër male.
<scripture passage="Matt 24:17" parsed="|Matt|24|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.17" />
<sup>17</sup> Kush ndodhet mbi taracën e shtëpisë, të mos zbresë për të marrë diçka në shtëpinë e vet;
<scripture passage="Matt 24:18" parsed="|Matt|24|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.18" />
<sup>18</sup> dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë mantelin e tij.
<scripture passage="Matt 24:19" parsed="|Matt|24|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.19" />
<sup>19</sup> Por mjerë gratë shtatzëna dhe ato që do t'u japin gji fëmijëve në ato ditë!
<scripture passage="Matt 24:20" parsed="|Matt|24|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.20" />
<sup>20</sup> Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën,
<scripture passage="Matt 24:21" parsed="|Matt|24|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.21" />
<sup>21</sup> sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur kurrë që nga krijimi i botës e deri më sot, dhe as nuk do të ketë më kurrë!
<scripture passage="Matt 24:22" parsed="|Matt|24|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.22" />
<sup>22</sup> Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve, ato ditë do të shkurtohen.
<scripture passage="Matt 24:23" parsed="|Matt|24|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.23" />
<sup>23</sup> Atëherë, në qoftë se dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu", ose "Éshtë atje", mos i besoni.
<scripture passage="Matt 24:24" parsed="|Matt|24|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.24" />
<sup>24</sup> Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t'i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.
<scripture passage="Matt 24:25" parsed="|Matt|24|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.25" />
<sup>25</sup> Ja, unë ju paralajmërova.
<scripture passage="Matt 24:26" parsed="|Matt|24|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.26" />
<sup>26</sup> Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja, është në dhomat e fshehta", mos u besoni.
<scripture passage="Matt 24:27" parsed="|Matt|24|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.27" />
<sup>27</sup> Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim, kështu do të jetë ardhja e Birit të njeriut.
<scripture passage="Matt 24:28" parsed="|Matt|24|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.28" />
<sup>28</sup> Sepse ku të ketë kërma, aty do të mblidhen shqiponjat''.
<scripture passage="Matt 24:29" parsed="|Matt|24|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.29" />
<sup>29</sup> ''Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.
<scripture passage="Matt 24:30" parsed="|Matt|24|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.30" />
<sup>30</sup> Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.
<scripture passage="Matt 24:31" parsed="|Matt|24|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.31" />
<sup>31</sup> Ai do t'i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t'i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.
<scripture passage="Matt 24:32" parsed="|Matt|24|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.32" />
<sup>32</sup> Tani mësoni nga fiku këtë shëmbëlltyrë: kur tashmë degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethet, ta dini se vera është afër.
<scripture passage="Matt 24:33" parsed="|Matt|24|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.33" />
<sup>33</sup> Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.
<scripture passage="Matt 24:34" parsed="|Matt|24|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.34" />
<sup>34</sup> Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, pa u realizuar të gjitha këto.
<scripture passage="Matt 24:35" parsed="|Matt|24|35|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.35" />
<sup>35</sup> Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë.
<scripture passage="Matt 24:36" parsed="|Matt|24|36|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.36" />
<sup>36</sup> Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s'e di, as engjëjt e qieive, por vetëm Ati im.
<scripture passage="Matt 24:37" parsed="|Matt|24|37|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.37" />
<sup>37</sup> Por, ashtu si qe në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të njeriut.
<scripture passage="Matt 24:38" parsed="|Matt|24|38|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.38" />
<sup>38</sup> Sepse, ashtu si në ditët përpara përmbytjes, njerëzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri në arkë;
<scripture passage="Matt 24:39" parsed="|Matt|24|39|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.39" />
<sup>39</sup> dhe nuk kuptuan asgjë, deri sa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të ndodhë në ardhjen e Birit të njeriut.
<scripture passage="Matt 24:40" parsed="|Matt|24|40|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.40" />
<sup>40</sup> Atëherë dy do të jenë në arë, një do të merret dhe tjetri do të lihet.
<scripture passage="Matt 24:41" parsed="|Matt|24|41|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.41" />
<sup>41</sup> dy gra do të bluajnë në mulli, një do të merret dhe tjetra do të lihet.
<scripture passage="Matt 24:42" parsed="|Matt|24|42|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.42" />
<sup>42</sup> Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj.
<scripture passage="Matt 24:43" parsed="|Matt|24|43|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.43" />
<sup>43</sup> Por dijeni këtë, se ta dinte i zoti i shtëpisë në çfarë orë të natës do të vijë vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t'i shpërthehej shtëpia.
<scripture passage="Matt 24:44" parsed="|Matt|24|44|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.44" />
<sup>44</sup> Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni''.
<scripture passage="Matt 24:45" parsed="|Matt|24|45|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.45" />
<sup>45</sup> ''Cili është, pra, ai shërbëtor besnik dhe i mençur, që zotëria e tij e caktoi përmbi shtëpiarët e vet, për t'u dhënë atyre ushqimin në kohën e duhur?
<scripture passage="Matt 24:46" parsed="|Matt|24|46|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.46" />
<sup>46</sup> Lum ai shërbëtor që, kur të kthehet zotëria e tij, e gjen duke bërë kështu.
<scripture passage="Matt 24:47" parsed="|Matt|24|47|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.47" />
<sup>47</sup> Në të vërtetë po ju them se ai do t'ia besojë administrimin e gjithë pasurisë së vet.
<scripture passage="Matt 24:48" parsed="|Matt|24|48|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.48" />
<sup>48</sup> Por, në qoftë se ky shërbëtor i mbrapshtë, thotë në zemër të vet: "Zotëria ime vonon të vijë",
<scripture passage="Matt 24:49" parsed="|Matt|24|49|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.49" />
<sup>49</sup> dhe fillon t'i rrahë shokët e vet dhe të hajë e të pijë me pijanecët;
<scripture passage="Matt 24:50" parsed="|Matt|24|50|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.50" />
<sup>50</sup> zotëria e këtij shërbëtori do të vijë në atë ditë kur ai nuk e pret dhe në atë orë kur ai nuk e di;
<scripture passage="Matt 24:51" parsed="|Matt|24|51|0|0" osisRef="Bible:Matt.24.51" />
<sup>51</sup> do ta ndëshkojë rëndë dhe do t'i rezervojë fatin e hipokritëve. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh''.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 25" progress="79.30%" prev="Matt.24" next="Matt.26" id="Matt.25">
<h3 id="Matt.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="Matt.25-p1">
<scripture passage="Matt 25:1" parsed="|Matt|25|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.1" />
<sup>1</sup> ''Atëherë mbretëria e qiejve do t'u ngjajë dhjetë virgjëreshave, të cilat i morën llampat e tyre, dhe i dolën para dhëndrit.
<scripture passage="Matt 25:2" parsed="|Matt|25|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.2" />
<sup>2</sup> Tani pesë nga ato ishin të mençura dhe pesë budallaçka.
<scripture passage="Matt 25:3" parsed="|Matt|25|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.3" />
<sup>3</sup> Budallaçkat, kur morën llampat e tyre, nuk morën me vet vajin;
<scripture passage="Matt 25:4" parsed="|Matt|25|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.4" />
<sup>4</sup> kurse të mençurat, bashkë me llampat, morën edhe vajin në enët e tyre.
<scripture passage="Matt 25:5" parsed="|Matt|25|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.5" />
<sup>5</sup> Tani, duke qenë se dhëndri po vononte, dremitën të gjitha dhe i zuri gjumi.
<scripture passage="Matt 25:6" parsed="|Matt|25|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.6" />
<sup>6</sup> Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: "Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!".
<scripture passage="Matt 25:7" parsed="|Matt|25|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.7" />
<sup>7</sup> Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llampat e tyre.
<scripture passage="Matt 25:8" parsed="|Matt|25|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.8" />
<sup>8</sup> Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llampat tona po na fiken".
<scripture passage="Matt 25:9" parsed="|Matt|25|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.9" />
<sup>9</sup> Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini".
<scripture passage="Matt 25:10" parsed="|Matt|25|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.10" />
<sup>10</sup> Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.
<scripture passage="Matt 25:11" parsed="|Matt|25|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.11" />
<sup>11</sup> Më pas erdhën edhe virgjëreshat e tjera, duke thënë: "Zot, zot, hapna".
<scripture passage="Matt 25:12" parsed="|Matt|25|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.12" />
<sup>12</sup> Por ai, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them se nuk ju njoh".
<scripture passage="Matt 25:13" parsed="|Matt|25|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.13" />
<sup>13</sup> Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditën as orën në të cilët do të vijë Biri i njeriut''.
<scripture passage="Matt 25:14" parsed="|Matt|25|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.14" />
<sup>14</sup> ''Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një njeriu, që, kur po nisej për një udhëtim, i thirri shërbëtorët e tij dhe u besoi pasuritë e veta.
<scripture passage="Matt 25:15" parsed="|Matt|25|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.15" />
<sup>15</sup> Njërit i dha pesë talenta, tjetrit dy dhe një tjetri një; secilit sipas zotësisë së tij; dhe u nis fill.
<scripture passage="Matt 25:16" parsed="|Matt|25|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.16" />
<sup>16</sup> Tani ai që kishte marrë të pesë talentat shkoi, dhe bëri tregti me to dhe fitoi pesë të tjerë.
<scripture passage="Matt 25:17" parsed="|Matt|25|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.17" />
<sup>17</sup> Po ashtu edhe ai që kishte marrë dy talenta fitoi edhe dy të tjerë.
<scripture passage="Matt 25:18" parsed="|Matt|25|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.18" />
<sup>18</sup> Por kurse ai që kishte marrë një, shkoi, hapi një gropë në dhe dhe e fshehu denarin e zotit të vet.
<scripture passage="Matt 25:19" parsed="|Matt|25|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.19" />
<sup>19</sup> Tani mbas një kohe të gjatë, u kthye zoti i atyre shërbëtorëve dhe i bëri llogaritë me ta.
<scripture passage="Matt 25:20" parsed="|Matt|25|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.20" />
<sup>20</sup> Dhe ai që kishte marrë të pesë talentat doli përpara dhe i paraqiti pesë të tjerë, duke thënë: "Zot, ti më besove pesë talenta; ja, me ato unë fitova pesë talenta të tjerë".
<scripture passage="Matt 25:21" parsed="|Matt|25|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.21" />
<sup>21</sup> Dhe i zoti i tha: "Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla, unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd".
<scripture passage="Matt 25:22" parsed="|Matt|25|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.22" />
<sup>22</sup> Pastaj erdhi edhe ai që kishte marrë të dy talenta dhe tha: "Zot, ti më besove dy talenta; ja, me ato unë fitova dy talenta të tjerë".
<scripture passage="Matt 25:23" parsed="|Matt|25|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.23" />
<sup>23</sup> Dhe zoti i tij i tha: "Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla; unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd".
<scripture passage="Matt 25:24" parsed="|Matt|25|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.24" />
<sup>24</sup> Në fund erdhi edhe ai që kishte marrë vetëm një talent dhe tha: "Zot, unë e dija se je njeri i ashpër, që korr atje ku nuk ke mbjellë dhe vjel ku nuk ke shpërndarë,
<scripture passage="Matt 25:25" parsed="|Matt|25|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.25" />
<sup>25</sup> prandaj pata frikë dhe shkova dhe e fsheha talentin tënd nën tokë; ja, unë po ta kthej".
<scripture passage="Matt 25:26" parsed="|Matt|25|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.26" />
<sup>26</sup> Dhe i zoti duke i përgjigjur i tha: "Shërbëtor i mbrapshtë dhe përtac, ti e dije se unë korr atje ku nuk kam mbjellë dhe vjel aty ku nuk kam shpërndarë;
<scripture passage="Matt 25:27" parsed="|Matt|25|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.27" />
<sup>27</sup> Ti duhet t'ia kishe besuar denarin tim bankierëve dhe kështu, në kthimin tim, do ta kisha marrë me interes.
<scripture passage="Matt 25:28" parsed="|Matt|25|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.28" />
<sup>28</sup> Prandaj ia hiqni këtij talentin dhe ia jepni atij që ka dhjetë talenta.
<scripture passage="Matt 25:29" parsed="|Matt|25|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.29" />
<sup>29</sup> Sepse atij që ka do t'i jepet edhe më e do të ketë me bollëk të madh, por atij që nuk ka, do t'i merret edhe ajo që ka.
<scripture passage="Matt 25:30" parsed="|Matt|25|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.30" />
<sup>30</sup> Dhe flakeni në errësirën e jashtme këtë shërbëtor të pavlefshëm. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh"''.
<scripture passage="Matt 25:31" parsed="|Matt|25|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.31" />
<sup>31</sup> ''Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet.
<scripture passage="Matt 25:32" parsed="|Matt|25|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.32" />
<sup>32</sup> Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë.
<scripture passage="Matt 25:33" parsed="|Matt|25|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.33" />
<sup>33</sup> Dhe delet do t'i vërë në të djathtën e tij dhe cjeptë në të majtën.
<scripture passage="Matt 25:34" parsed="|Matt|25|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.34" />
<sup>34</sup> Atëherë Mbreti do t'u thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij: "Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës.
<scripture passage="Matt 25:35" parsed="|Matt|25|35|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.35" />
<sup>35</sup> Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët,
<scripture passage="Matt 25:36" parsed="|Matt|25|36|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.36" />
<sup>36</sup> isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizitonit, isha në burg dhe erdhët tek unë".
<scripture passage="Matt 25:37" parsed="|Matt|25|37|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.37" />
<sup>37</sup> Atëherë të drejtët do t'i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë?
<scripture passage="Matt 25:38" parsed="|Matt|25|38|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.38" />
<sup>38</sup> Dhe kur të pamë të huaj dhe të pritëm ose të zhveshur dhe të veshëm?
<scripture passage="Matt 25:39" parsed="|Matt|25|39|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.39" />
<sup>39</sup> Dhe kur të pamë të lënguar ose në burg dhe erdhëm te ti?".
<scripture passage="Matt 25:40" parsed="|Matt|25|40|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.40" />
<sup>40</sup> Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t'u thotë: "Në të vërt etë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.
<scripture passage="Matt 25:41" parsed="|Matt|25|41|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.41" />
<sup>41</sup> Pastaj ai do t'u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: "Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.
<scripture passage="Matt 25:42" parsed="|Matt|25|42|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.42" />
<sup>42</sup> Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë,
<scripture passage="Matt 25:43" parsed="|Matt|25|43|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.43" />
<sup>43</sup> isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni".
<scripture passage="Matt 25:44" parsed="|Matt|25|44|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.44" />
<sup>44</sup> Atëherë edhe ata do t'i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?".
<scripture passage="Matt 25:45" parsed="|Matt|25|45|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.45" />
<sup>45</sup> Atëherë ai do t'u përgjigjet atyre duke thënë: "Në të vërtetë ju them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua".
<scripture passage="Matt 25:46" parsed="|Matt|25|46|0|0" osisRef="Bible:Matt.25.46" />
<sup>46</sup> Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme''.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 26" progress="79.42%" prev="Matt.25" next="Matt.27" id="Matt.26">
<h3 id="Matt.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="Matt.26-p1">
<scripture passage="Matt 26:1" parsed="|Matt|26|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.1" />
<sup>1</sup> Dhe ndodhi që, mbasi Jezusi i mbaroi të gjitha këto fjalime, u tha dishepujve të vet:
<scripture passage="Matt 26:2" parsed="|Matt|26|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.2" />
<sup>2</sup> ''Ju e dini se pas dy ditësh janë Pashkët dhe Biri i njeriut do të dorëzohet për t'u kryqëzuar''.
<scripture passage="Matt 26:3" parsed="|Matt|26|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.3" />
<sup>3</sup> Atëherë krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë e popullit u mblodhën në pallatin e kryepriftit që quhej Kajafa.
<scripture passage="Matt 26:4" parsed="|Matt|26|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.4" />
<sup>4</sup> Edhe bënin këshillë për ta zënë Jezusin me dredhi dhe ta vrasin;
<scripture passage="Matt 26:5" parsed="|Matt|26|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.5" />
<sup>5</sup> por thonin: ''Jo gjatë festës, që të mos bëhet ndonjë trazirë në popull''.
<scripture passage="Matt 26:6" parsed="|Matt|26|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.6" />
<sup>6</sup> Tani, kur Jezusi ishte në Betani, në shtëpinë e lebrozit Simon,
<scripture passage="Matt 26:7" parsed="|Matt|26|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.7" />
<sup>7</sup> iu afrua një grua me një alabastër me vaj të parfumuar shumë të kushtueshëm, dhe ia derdhi mbi kokën e tij, kur ai po rrinte në tryezë.
<scripture passage="Matt 26:8" parsed="|Matt|26|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.8" />
<sup>8</sup> Kur e panë këtë gjë, dishepujt e tij u zemëruan dhe thanë: ''Përse gjithë ky shpenzim i kotë?
<scripture passage="Matt 26:9" parsed="|Matt|26|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.9" />
<sup>9</sup> Ky vaj, në fakt, mund të shitej shumë shtrenjtë dhe paratë t'u jepeshin të varfërve''.
<scripture passage="Matt 26:10" parsed="|Matt|26|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.10" />
<sup>10</sup> Por Jezusi e mori vesh dhe u tha atyre: ''Pse e shqetësoni këtë grua? Ajo kreu në fakt një vepër të mirë ndaj meje.
<scripture passage="Matt 26:11" parsed="|Matt|26|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.11" />
<sup>11</sup> Sepse të varfërit do t'i keni përherë me ju, por mua nuk do të më keni përherë.
<scripture passage="Matt 26:12" parsed="|Matt|26|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.12" />
<sup>12</sup> Sepse, duke derdhur këtë vaj të parfumuar mbi trupin tim, ajo e bëri për ta përgatitur trupin tim për varrim.
<scripture passage="Matt 26:13" parsed="|Matt|26|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.13" />
<sup>13</sup> Në të vërtetë unë po ju them se kudo që do të predikohet ky ungjill, në gjithë botën, do të tregohet edhe çfarë bëri kjo grua, në përkujtim të saj''.
<scripture passage="Matt 26:14" parsed="|Matt|26|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.14" />
<sup>14</sup> Atëherë një nga të dymbëdhjetët, me emër Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjëve,
<scripture passage="Matt 26:15" parsed="|Matt|26|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.15" />
<sup>15</sup> dhe u tha atyre: ''Sa do të më jepni që unë t'jua dorëzoj?''. Dhe ata i numëruan tridhjetë sikla argjendi.
<scripture passage="Matt 26:16" parsed="|Matt|26|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.16" />
<sup>16</sup> Dhe qysh atëherë ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.
<scripture passage="Matt 26:17" parsed="|Matt|26|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.17" />
<sup>17</sup> Tani ditën e parë të ndormëve, dishepujt iu afruan Jezusit dhe i thanë: ''Ku don të shtrojmë për të ngrënë Pashkën?''.
<scripture passage="Matt 26:18" parsed="|Matt|26|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.18" />
<sup>18</sup> Dhe ai u përgjigj: ''Shkoni në qytet te filani dhe i thoni: "Mësuesi thotë: Koha ime është afër; do të bëj Pashkën në shtëpinë tënde bashkë me dishepujt e mi"''.
<scripture passage="Matt 26:19" parsed="|Matt|26|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.19" />
<sup>19</sup> Atëherë dishepujt bënë ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi dhe përgatitën Pashkën.
<scripture passage="Matt 26:20" parsed="|Matt|26|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.20" />
<sup>20</sup> Dhe, kur u ngrys, ai u ul në tryezë bashkë me të dymbëdhjetët;
<scripture passage="Matt 26:21" parsed="|Matt|26|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.21" />
<sup>21</sup> dhe, ndërsa po hanin, tha: ''Në të vërtetë unë po ju them se një nga ju do të më tradhtojë''.
<scripture passage="Matt 26:22" parsed="|Matt|26|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.22" />
<sup>22</sup> Ata u pikëlluan shumë dhe secili prej tyrefilloi të thotë: ''Mos jam unë; Zot?''.
<scripture passage="Matt 26:23" parsed="|Matt|26|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.23" />
<sup>23</sup> Dhe ai duke u përgjigjur, tha: ''Ai që ka ngjyer bashkë me mua dorën në çanak, ai do të më tradhtojë.
<scripture passage="Matt 26:24" parsed="|Matt|26|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.24" />
<sup>24</sup> Sikurse është shkruar për të, Biri i njeriut pa tjetër shkon; por mjerë ai njeri me anë të të cilit Biri i njeriut tradhtohet! Për të do të ishte më mirë të mos kishte lindur kurrë''.
<scripture passage="Matt 26:25" parsed="|Matt|26|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.25" />
<sup>25</sup> Dhe Juda, ai që do ta tradhtonte, e pyeti dhe tha: ''Rabbi, mos jam unë ai?''. Ai i tha: ''Ti po thua!''.
<scripture passage="Matt 26:26" parsed="|Matt|26|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.26" />
<sup>26</sup> Dhe ndërsa po hanin, Jezusi mori bukën, e bekoi, e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha: ''Merrni, hani; ky është trupi im''.
<scripture passage="Matt 26:27" parsed="|Matt|26|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.27" />
<sup>27</sup> Pastaj mori kupën, dhe falenderoi, dhe ua dha atyre duke thënë: ''Pini prej tij të gjithë,
<scripture passage="Matt 26:28" parsed="|Matt|26|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.28" />
<sup>28</sup> sepse ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është derdhur për shumë për faljen e mëkatëve.
<scripture passage="Matt 26:29" parsed="|Matt|26|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.29" />
<sup>29</sup> Dhe unë po ju them, se që tani e tutje unë nuk do të pi më nga ky fryt i hardhisë, deri në atë ditë kur, bashkë me ju, do ta pi të re në mbretërinë e Atit tim''.
<scripture passage="Matt 26:30" parsed="|Matt|26|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.30" />
<sup>30</sup> Dhe, mbasi kënduan himnin, dolën jashtë te mali i Ullinjve.
<scripture passage="Matt 26:31" parsed="|Matt|26|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.31" />
<sup>31</sup> Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Këtë natë të gjithë ju do të skandalizoheni për shkakun tim, sepse është shkruar: "Do të godas bariun dhe delet e kopesë do të shpërndahen".
<scripture passage="Matt 26:32" parsed="|Matt|26|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.32" />
<sup>32</sup> Por, mbasi të jem ngjallur, do të shkoj përpara jush në Galile''.
<scripture passage="Matt 26:33" parsed="|Matt|26|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.33" />
<sup>33</sup> Atëherë Pjetri duke u përgjigjur i tha: ''Edhe sikur të gjithë të skandalizohen për shkakun tënd, unë nuk do të skandalizohem kurrë!''.
<scripture passage="Matt 26:34" parsed="|Matt|26|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.34" />
<sup>34</sup> Jezusi i tha: ''Në të vërtetë po të them se pikërisht këtë natë, para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë''.
<scripture passage="Matt 26:35" parsed="|Matt|26|35|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.35" />
<sup>35</sup> Pjetri i tha: ''Edhe sikur të duhej të vdisja bashkë me ty, nuk do të të mohoj kurrsesi''. Po atë thanë edhe të gjithë dishepujt.
<scripture passage="Matt 26:36" parsed="|Matt|26|36|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.36" />
<sup>36</sup> Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend, që quhej Gjetsemani, dhe u tha dishepujve: ''Uluni këtu, ndërsa unë po shkoi aty të lutem''.
<scripture passage="Matt 26:37" parsed="|Matt|26|37|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.37" />
<sup>37</sup> Dhe mori me vete Pjetrin dhe të dy djemtë e Zebedeut, dhe filloi të ndjeje trishtim dhe ankth të madh.
<scripture passage="Matt 26:38" parsed="|Matt|26|38|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.38" />
<sup>38</sup> Atëherë ai u tha atyre: ''Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua''.
<scripture passage="Matt 26:39" parsed="|Matt|26|39|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.39" />
<sup>39</sup> Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ''Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti''.
<scripture passage="Matt 26:40" parsed="|Matt|26|40|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.40" />
<sup>40</sup> Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti që flinin, dhe i tha Pjetrit: ''Po si, nuk mundët të vigjëloni me mua të paktën për një orë?
<scripture passage="Matt 26:41" parsed="|Matt|26|41|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.41" />
<sup>41</sup> Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët''.
<scripture passage="Matt 26:42" parsed="|Matt|26|42|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.42" />
<sup>42</sup> U largua përsëri për herë të dytë dhe u lut duke thënë: ''Ati im, në qoftë se nuk është e mundur që kjo kupë të largohet prej meje pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt!''.
<scripture passage="Matt 26:43" parsed="|Matt|26|43|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.43" />
<sup>43</sup> Pastaj u kthye dhe i gjeti përsëri që flinin, sepse sytë u ishin rënduar.
<scripture passage="Matt 26:44" parsed="|Matt|26|44|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.44" />
<sup>44</sup> Dhe, mbasi i la ata, u largua përsëri dhe u lut për të tretën herë, duke thënë të njëjtat fjalë.
<scripture passage="Matt 26:45" parsed="|Matt|26|45|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.45" />
<sup>45</sup> Pastaj u kthye te dishepujt e vet dhe u tha atyre: ''Tani vazhdoni të flini dhe pushoni; ja erdhi ora, dhe Biri i njeriut do të bjerë në duart e mëkatarëve.
<scripture passage="Matt 26:46" parsed="|Matt|26|46|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.46" />
<sup>46</sup> Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhëton është afër''.
<scripture passage="Matt 26:47" parsed="|Matt|26|47|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.47" />
<sup>47</sup> Dhe ndërsa ai ende po fliste, ja Juda, një nga të dymbëdhjetët, erdhi, dhe bashkë me të një turmë e madhe me shpata dhe me shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve dhe nga pleqtë e popullit.
<scripture passage="Matt 26:48" parsed="|Matt|26|48|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.48" />
<sup>48</sup> Tani ai që e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë, duke thënë: ''Atë që unë do të puth, ai është; kapeni''.
<scripture passage="Matt 26:49" parsed="|Matt|26|49|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.49" />
<sup>49</sup> Dhe menjëherë iu afrua Jezusit dhe i tha: ''Tungjatjeta, Mësues!''. Dhe e puthi përzemërsisht.
<scripture passage="Matt 26:50" parsed="|Matt|26|50|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.50" />
<sup>50</sup> Dhe Jezusi i tha: ''Mik, çfarë ke ardhur të bësh?''. Atëherë ata iu afruan, vunë duart mbi Jezusin dhe e zunë.
<scripture passage="Matt 26:51" parsed="|Matt|26|51|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.51" />
<sup>51</sup> Dhe ja, një nga ata që ishte me Jezusin, zgjati dorën, nxori shpatën e vet, iu hodh shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin.
<scripture passage="Matt 26:52" parsed="|Matt|26|52|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.52" />
<sup>52</sup> Atëherë Jezusi i tha: ''Ktheje shpatën në vendin e vet, sepse të gjithë ata që rrokin shpatën, prej shpate do të vdesin.
<scripture passage="Matt 26:53" parsed="|Matt|26|53|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.53" />
<sup>53</sup> A kujton ti, vallë, se unë nuk mund t'i lutem Atit tim, që të më dërgojë më shumë se dymbëdhjetë legjione engjëjsh?
<scripture passage="Matt 26:54" parsed="|Matt|26|54|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.54" />
<sup>54</sup> Po atëherë si do të përmbusheshin Shkrimet, sipas të cilave duhet të ndodhë kështu?''.
<scripture passage="Matt 26:55" parsed="|Matt|26|55|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.55" />
<sup>55</sup> Në atë moment Jezusi u tha turmave: ''Ju dolët të më zini mua me shpata dhe me shkopinj, si kundër një kusar; e pra, çdo ditë isha ulur midis jush duke mësuar në tempull, dhe ju nuk më kapët.
<scripture passage="Matt 26:56" parsed="|Matt|26|56|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.56" />
<sup>56</sup> Por të gjitha këto ndodhën që të përmbushen Shkrimet e profetëve''. Atëherë të gjithë dishepujt e lanë dhe ikën.
<scripture passage="Matt 26:57" parsed="|Matt|26|57|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.57" />
<sup>57</sup> Dhe ata që e kishin arrestuar Jezusin e çuan te Kajafa, kryeprifti, ku tashmë ishin mbledhur skribët dhe pleqtë.
<scripture passage="Matt 26:58" parsed="|Matt|26|58|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.58" />
<sup>58</sup> Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri në pallatin e kryepriftit, dhe, mbasi hyri aty, u ul bashkë me rojet për të parë fundin.
<scripture passage="Matt 26:59" parsed="|Matt|26|59|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.59" />
<sup>59</sup> Tani krerët e priftërinjve, pleqtë dhe gjithë sinedri kërkonin ndonjë dëshmi të rreme kundër Jezusit, për ta vrarë,
<scripture passage="Matt 26:60" parsed="|Matt|26|60|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.60" />
<sup>60</sup> por nuk gjetën asnjë; ndonëse u paraqitën shumë dëshmitarë të rremë, nuk e gjetën. Por në fund u paraqitën dy dëshmitarë të rremë,
<scripture passage="Matt 26:61" parsed="|Matt|26|61|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.61" />
<sup>61</sup> të cilët thanë: ''Ky ka thënë: "Unë mund ta shkatërroj tempullin e Perëndisë dhe ta rindërtoj për tri ditë"''.
<scripture passage="Matt 26:62" parsed="|Matt|26|62|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.62" />
<sup>62</sup> Atëherë kryeprifti u çua dhe i tha: ''Nuk po përgjigjesh fare për çka po dëshmojnë këta kundër teje?''.
<scripture passage="Matt 26:63" parsed="|Matt|26|63|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.63" />
<sup>63</sup> Por Jezusi rrinte në heshtje. Dhe kryeprifti vazhdoi duke thënë: ''Unë po të përbej për Perëndinë e gjallë të na thuash në se ti je Krishti, Biri i Perëndisë''.
<scripture passage="Matt 26:64" parsed="|Matt|26|64|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.64" />
<sup>64</sup> Jezusi i tha: ''Ti po thua! Madje unë po ju them se në të ardhmen ju do ta shihni Birin e njeriut duke ndënjur në të djathtën e Pushtetit, dhe duke ardhur mbi retë e qiellit''.
<scripture passage="Matt 26:65" parsed="|Matt|26|65|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.65" />
<sup>65</sup> Atëherë kryeprifti ia shqeu rrobat e veta, duke thënë: ''Ai blasfemoi; ç'na duhen më dëshmitarët? Ja, tani e dëgjuat blasfeminë e tij.
<scripture passage="Matt 26:66" parsed="|Matt|26|66|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.66" />
<sup>66</sup> Si ju duket juve?''. Dhe ata, duke u përgjigjur, thanë: ''Ai është fajtor për vdekje!''.
<scripture passage="Matt 26:67" parsed="|Matt|26|67|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.67" />
<sup>67</sup> Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta,
<scripture passage="Matt 26:68" parsed="|Matt|26|68|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.68" />
<sup>68</sup> duke thënë: ''O Krisht, profetizo! Kush të ra?''.
<scripture passage="Matt 26:69" parsed="|Matt|26|69|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.69" />
<sup>69</sup> Tani Pjetri ndënji përjashta, në oborr dhe një shërbëtore iu afrua duke thënë: ''Edhe ti ishe me Jezusin, Galileasin''.
<scripture passage="Matt 26:70" parsed="|Matt|26|70|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.70" />
<sup>70</sup> Por ai e mohoi përpara të gjithëve, duke thënë: ''Nuk di ç'po thua!''.
<scripture passage="Matt 26:71" parsed="|Matt|26|71|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.71" />
<sup>71</sup> Dhe kur ai po dilte në hajat, e pa atë një shërbëtore tjetër dhe u tha të pranishmëve: ''Edhe ky ishte me Jezusin, Nazareasin!''.
<scripture passage="Matt 26:72" parsed="|Matt|26|72|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.72" />
<sup>72</sup> Por ai përsëri e mohoi me be, duke thënë: ''Unë nuk e njoh atë njeri''.
<scripture passage="Matt 26:73" parsed="|Matt|26|73|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.73" />
<sup>73</sup> Mbas pak edhe të pranishmit iu afruan dhe i thanë Pjetrit: ''Sigurisht, edhe ti je një nga ata, sepse e folura jote të tradhton!''.
<scripture passage="Matt 26:74" parsed="|Matt|26|74|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.74" />
<sup>74</sup> Atëherë ai nisi të mallkojë dhe të bëjë be, duke thënë: ''Unë nuk e njoh atë njeri''. Dhe në atë çast këndoi gjeli.
<scripture passage="Matt 26:75" parsed="|Matt|26|75|0|0" osisRef="Bible:Matt.26.75" />
<sup>75</sup> Atëherë Pjetri kujtoi atë që i kishte thënë Jezusi: ''Para se të këndojë gjeli, do të më mohosh tri herë''. Dhe ai doli përjashta dhe qau me hidhërim.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 27" progress="79.64%" prev="Matt.26" next="Matt.28" id="Matt.27">
<h3 id="Matt.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="Matt.27-p1">
<scripture passage="Matt 27:1" parsed="|Matt|27|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.1" />
<sup>1</sup> Kur erdhi mëngjesi, të gjithë krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit bënin këshill kundër Jezusit për ta vrarë.
<scripture passage="Matt 27:2" parsed="|Matt|27|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.2" />
<sup>2</sup> Dhe, mbasi e lidhën, e çuan dhe e dorëzuan në duart e Ponc Pilatit, guvernatorit.
<scripture passage="Matt 27:3" parsed="|Matt|27|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Juda, që e kishte tradhtuar, kur pa se e dënuan Jezusin, u pendua dhe ua ktheu krerëve të priftërinjve dhe pleqve të tridhjetë siklat prej argjendi,
<scripture passage="Matt 27:4" parsed="|Matt|27|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.4" />
<sup>4</sup> duke thënë: ''Mëkatova duke tradhtuar gjakun e pafaj''. Por ata thanë: ''Po ne ç'na duhet? Punë për ty!''.
<scripture passage="Matt 27:5" parsed="|Matt|27|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.5" />
<sup>5</sup> Dhe ai, mbasi i hodhi siklat prej argjendi në tempull, u largua dhe shkoi e u var në litar.
<scripture passage="Matt 27:6" parsed="|Matt|27|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.6" />
<sup>6</sup> Por krerët e priftërinjve i mblodhën këta denarë dhe thanë: ''Nuk është e ligjshme t'i vëmë në thesarin e tempullit, sepse është çmim gjaku''.
<scripture passage="Matt 27:7" parsed="|Matt|27|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.7" />
<sup>7</sup> Dhe, mbasi bënin këshill, me këtë denar blenë arën e poçarit për varreza të të huajve.
<scripture passage="Matt 27:8" parsed="|Matt|27|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.8" />
<sup>8</sup> Prandaj këtë arë e quajtën deri ditën e sotme: "Ara e gjakut".
<scripture passage="Matt 27:9" parsed="|Matt|27|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.9" />
<sup>9</sup> Atëherë u përmbush ç'ishte thënë nga profeti Jeremia që thotë: ''Dhe i morën të tridhjetë monedhat prej argjendi, çmimin e atij që e çmuan, siç kishin çmuar bijtë e Izraelit;
<scripture passage="Matt 27:10" parsed="|Matt|27|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.10" />
<sup>10</sup> dhe i shpenzuan për arën e poçarit, ashtu si më urdhëroi Zoti''.
<scripture passage="Matt 27:11" parsed="|Matt|27|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.11" />
<sup>11</sup> Dhe Jezusi qëndroi para guvernatorit; dhe qeveritari e pyeti duke thënë: ''A je ti mbreti i Judenjve?''. Dhe Jezusi i tha: ''Ti po thua!''.
<scripture passage="Matt 27:12" parsed="|Matt|27|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.12" />
<sup>12</sup> Pastaj krerët e priftërinjve dhe pleqtë e akuzuan, por ai nuk u përgjigjej fare.
<scripture passage="Matt 27:13" parsed="|Matt|27|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Pilati i tha: ''A nuk po dëgjon sa gjëra po dëshmojnë kundër teje?''.
<scripture passage="Matt 27:14" parsed="|Matt|27|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.14" />
<sup>14</sup> Por ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë, kështu që guvernatori u çudit shumë.
<scripture passage="Matt 27:15" parsed="|Matt|27|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.15" />
<sup>15</sup> Tani me rastin e festave guvernatori e kishte zakon t'i lironte popullit një të burgosur, atë që populli kërkonte.
<scripture passage="Matt 27:16" parsed="|Matt|27|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.16" />
<sup>16</sup> Kishin në ato kohë një të burgosur me nam, me emër Baraba.
<scripture passage="Matt 27:17" parsed="|Matt|27|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.17" />
<sup>17</sup> Kur u mblodhën njerëzit, Pilati i pyeti ata: ''Kë doni t'ju liroj, Barabën apo Jezusin, që quhet Krisht?''.
<scripture passage="Matt 27:18" parsed="|Matt|27|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.18" />
<sup>18</sup> Sepse ai e dinte mirë se atë ia kishin dorëzuar nga smira.
<scripture passage="Matt 27:19" parsed="|Matt|27|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.19" />
<sup>19</sup> Dhe ndërsa ai po rrinte në gjykatë, gruaja e tij i çoi fjalë: ''Mos u përziej aspak me çështjen e atij të drejti, sepse sot kam vuajtur shumë në ëndërr për shkak të tij''.
<scripture passage="Matt 27:20" parsed="|Matt|27|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.20" />
<sup>20</sup> Por krerët e priftërinjve dhe pleqtë ia mbushën mendjan turmës që të kërkonte Barabën, dhe Jezusi të vritej.
<scripture passage="Matt 27:21" parsed="|Matt|27|21|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.21" />
<sup>21</sup> Dhe guvernatori duke vazhduar u tha atyre: ''Cilin nga të dy doni që t'ju liroj?''. Ata thanë: ''Barabën!''.
<scripture passage="Matt 27:22" parsed="|Matt|27|22|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.22" />
<sup>22</sup> Pilati u tha atyre: ''Ç'të bëj, pra, me Jezusin, që quhet Krisht?''. Të gjithë i thanë: ''Të kryqëzohet!''.
<scripture passage="Matt 27:23" parsed="|Matt|27|23|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.23" />
<sup>23</sup> Por guvernatori tha: ''Po ç'të keqe ka bërë?''. Mirëpo ata po bërtisnin edhe më fort: ''Të kryqëzohet!''.
<scripture passage="Matt 27:24" parsed="|Matt|27|24|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.24" />
<sup>24</sup> Atëherë Pilati, duke parë se nuk po arrinte gjë, madje se trazimi po shtohej gjithnjë e më shumë, mori ujë dhe i lau duart para turmës, duke thënë: ''Unë jam i pafaj për gjakun e këtij të drejti; mendojeni ju''.
<scripture passage="Matt 27:25" parsed="|Matt|27|25|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.25" />
<sup>25</sup> Dhe gjithë populli duke u përgjigjur tha: ''Le të jetë gjaku i tij mbi ne dhe mbi fëmijët tanë!''.
<scripture passage="Matt 27:26" parsed="|Matt|27|26|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.26" />
<sup>26</sup> Atëherë ai ua liroi atyre Barabën; dhe mbasi e fshikulloi Jezusin, ua dorëzoi, që të kryqëzohet.
<scripture passage="Matt 27:27" parsed="|Matt|27|27|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.27" />
<sup>27</sup> Atëherë ushtarët e guvernatorit, mbasi e çuan Jezusin në pretoriumin e guvernatorit, mblodhën rreth tij gjithë kohortën.
<scripture passage="Matt 27:28" parsed="|Matt|27|28|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.28" />
<sup>28</sup> Dhe, pasi e zhveshën, i hodhën mbi trup një mantel të kuq.
<scripture passage="Matt 27:29" parsed="|Matt|27|29|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.29" />
<sup>29</sup> Dhe i thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye dhe i dhanë një kallam në dorën e djathtë; dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e përqeshnin duke thënë: ''Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!''.
<scripture passage="Matt 27:30" parsed="|Matt|27|30|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.30" />
<sup>30</sup> Pastaj e pështynë, ia morën kallamin dhe me të i binin në kokë.
<scripture passage="Matt 27:31" parsed="|Matt|27|31|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.31" />
<sup>31</sup> Dhe, mbasi e përqeshën, ia hoqën mantelin dhe e veshën me rrobat e tij; dhe e çuan për ta kryqëzuar.
<scripture passage="Matt 27:32" parsed="|Matt|27|32|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.32" />
<sup>32</sup> Dhe duke dalë, takuan një njeri nga Kirena, që quhej Simon, të cilin e detyruan ta mbartë kryqin e Jezusit.
<scripture passage="Matt 27:33" parsed="|Matt|27|33|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.33" />
<sup>33</sup> Dhe, kur arritën në vendin që quhej Golgota, domethënë "Vendi i kafkës",
<scripture passage="Matt 27:34" parsed="|Matt|27|34|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.34" />
<sup>34</sup> i dhanë të pijë uthull të përzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte.
<scripture passage="Matt 27:35" parsed="|Matt|27|35|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.35" />
<sup>35</sup> Mbasi e kryqëzuan, i ndanë me short rrobat e tij, që të përmbushej ç'ishte thënë nga profeti: ''I ndanë ndërmjet tyre rrobat e mia dhe hodhën short mbi tunikën time''.
<scripture passage="Matt 27:36" parsed="|Matt|27|36|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.36" />
<sup>36</sup> Pastaj u ulën dhe e ruanin.
<scripture passage="Matt 27:37" parsed="|Matt|27|37|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.37" />
<sup>37</sup> Përmbi krye të tij, i vunë gjithashtu motivacionin e shkruar të dënimit të tij: ''KY ÉSHTÉ JEZUSI, MBRETI I JUDENJVE''.
<scripture passage="Matt 27:38" parsed="|Matt|27|38|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.38" />
<sup>38</sup> Atëhere u kryqëzuan bashkë me të dy cuba, njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën.
<scripture passage="Matt 27:39" parsed="|Matt|27|39|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.39" />
<sup>39</sup> Dhe ata që kalonin andej e fyenin duke tundur kokën,
<scripture passage="Matt 27:40" parsed="|Matt|27|40|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.40" />
<sup>40</sup> dhe duke thënë: ''Ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton për tri ditë, shpëto vetveten; në qoftë se je Biri i Perëndisë, zbrit nga kryqi!''.
<scripture passage="Matt 27:41" parsed="|Matt|27|41|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.41" />
<sup>41</sup> Po ashtu, edhe krerët e priftërinjve, bashkë me skribët dhe me pleqtë, duke e tallur, i thonin:
<scripture passage="Matt 27:42" parsed="|Matt|27|42|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.42" />
<sup>42</sup> ''Ai i shpëtoi të tjerët dhe nuk mund të shpëtojë vetveten; në qoftë se është mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi dhe ne do të besojmë në të;
<scripture passage="Matt 27:43" parsed="|Matt|27|43|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.43" />
<sup>43</sup> ai ka besuar në Perëndinë; le ta lirojë tani në qoftë se e do me të vërtetë, sepse ka thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë"''.
<scripture passage="Matt 27:44" parsed="|Matt|27|44|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.44" />
<sup>44</sup> Po ashtu e fyenin edhe cubat që ishin kryqëzuar me të.
<scripture passage="Matt 27:45" parsed="|Matt|27|45|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.45" />
<sup>45</sup> Që nga ora gjashtë deri në orën nëntë errësira e mbuloi gjithë vendin.
<scripture passage="Matt 27:46" parsed="|Matt|27|46|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.46" />
<sup>46</sup> Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: ''Eli, Eli, lama sabaktani?''. Domethënë: ''Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?''.
<scripture passage="Matt 27:47" parsed="|Matt|27|47|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.47" />
<sup>47</sup> Dhe disa nga të pranishmit, kur e dëgjuan, thanë: ''Ky po thërret Elian''.
<scripture passage="Matt 27:48" parsed="|Matt|27|48|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.48" />
<sup>48</sup> Dhe në atë çast një nga ata vrapoi, mori një sfungjer, e zhyti në uthull dhe, mbasi e vuri në majë të një kallami, ia dha për ta pirë.
<scripture passage="Matt 27:49" parsed="|Matt|27|49|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.49" />
<sup>49</sup> Por të tjerët thonin: ''Lëre, të shohim në se do të vijë Elia për ta shpëtuar''.
<scripture passage="Matt 27:50" parsed="|Matt|27|50|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.50" />
<sup>50</sup> Dhe Jezusi bërtiti edhe një herë me zë të lartë dhe dha frymë.
<scripture passage="Matt 27:51" parsed="|Matt|27|51|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.51" />
<sup>51</sup> Dhe ja, veli i tempullit u shqye në dy pjesë, nga maja e deri në fund; toka u drodh dhe shkëmbinjtë u çanë;
<scripture passage="Matt 27:52" parsed="|Matt|27|52|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.52" />
<sup>52</sup> varret u hapën dhe shumë trupa të të shenjtëve që flinin u ringjallën;
<scripture passage="Matt 27:53" parsed="|Matt|27|53|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.53" />
<sup>53</sup> dhe, të dalë nga varret mbas ringjalljes së Jezusit, hynë në qytetin e shenjtë dhe iu shfaqën shumëkujt.
<scripture passage="Matt 27:54" parsed="|Matt|27|54|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.54" />
<sup>54</sup> Tani centurioni dhe ata që bashkë me të ruanin Jezusin, kur panë tërmetin dhe ngjarjet e tjera, u trembën shumë dhe thanë: ''Me të vërtetë ky ishte Biri i Perëndisë!''.
<scripture passage="Matt 27:55" parsed="|Matt|27|55|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.55" />
<sup>55</sup> Ishin aty edhe shumë gra që vërenin nga larg; ato e kishin ndjekur Jezusin që nga Galilea për t'i shërbyer;
<scripture passage="Matt 27:56" parsed="|Matt|27|56|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.56" />
<sup>56</sup> midis tyre ishte Maria Magdalena, Maria, nëna e Jakobit dhe e Ioseut; dhe nëna e bijve të Zebedeut.
<scripture passage="Matt 27:57" parsed="|Matt|27|57|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.57" />
<sup>57</sup> Edhe si u ngrys, erdhi një njeri i pasur nga Arimatea, me emër Jozef, i cili ishte edhe vet dishepull i Jezusit.
<scripture passage="Matt 27:58" parsed="|Matt|27|58|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.58" />
<sup>58</sup> Ai shkoi te Pilati dhe i kërkoi trupin e Jezusit. Atëherë Pilati dha urdhër që t'ia dorëzonin trupin.
<scripture passage="Matt 27:59" parsed="|Matt|27|59|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.59" />
<sup>59</sup> Dhe Jozefi, mbasi e mori trupin, e mbështolli me një pëlhurë të pastër,
<scripture passage="Matt 27:60" parsed="|Matt|27|60|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.60" />
<sup>60</sup> dhe e vendosi në varrin e vet të ri, që ai kishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur të madh në hyrje të varrit dhe u largua.
<scripture passage="Matt 27:61" parsed="|Matt|27|61|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.61" />
<sup>61</sup> Dhe Maria Magdalena dhe Maria tjetër rrinin aty, ulur përballë varrit.
<scripture passage="Matt 27:62" parsed="|Matt|27|62|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.62" />
<sup>62</sup> Dhe të nesërmen, që ishte mbas ditës së Përgatitjes, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati,
<scripture passage="Matt 27:63" parsed="|Matt|27|63|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.63" />
<sup>63</sup> duke thënë: ''Zot, na ra në mend se ai mashtruesi, sa ishte gjallë, tha: "Pas tri ditësh unë do të ringjallem".
<scripture passage="Matt 27:64" parsed="|Matt|27|64|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.64" />
<sup>64</sup> Prandaj urdhëro që varri të ruhet mirë deri në ditën e tretë, se mos vijnë dishepujt e tij natën e ta vjedhin trupin dhe pastaj t'i thonë popullit: "U ringjall së vdekuri"; kështu mashtrimi i fundit do të ishte më i keq se i pari''.
<scripture passage="Matt 27:65" parsed="|Matt|27|65|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.65" />
<sup>65</sup> Por Pilati u tha atyre: ''Rojen e keni; shkoni dhe e siguroni varrin, si t'ju duket më mirë''.
<scripture passage="Matt 27:66" parsed="|Matt|27|66|0|0" osisRef="Bible:Matt.27.66" />
<sup>66</sup> Dhe ata, pra, shkuan dhe e siguruan varrin dhe, përveç rojës, vulosën gurin.
</p>
</div3>

<div3 title="Matthew 28" progress="79.81%" prev="Matt.27" next="Mark" id="Matt.28">
<h3 id="Matt.28-p0.1">Chapter 28</h3>
<p id="Matt.28-p1">
<scripture passage="Matt 28:1" parsed="|Matt|28|1|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.1" />
<sup>1</sup> Tani në fund të së shtunave, kur po zbardhte dita e parë e javës, Maria Magdalena dhe Maria tjetër shkuan për të parë varrin.
<scripture passage="Matt 28:2" parsed="|Matt|28|2|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.2" />
<sup>2</sup> Dhe ja, ra një tërmet i madh, sepse një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, erdhi dhe e rrokullisi gurin nga hyrja e varrit dhe u ul mbi të.
<scripture passage="Matt 28:3" parsed="|Matt|28|3|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.3" />
<sup>3</sup> Pamja e tij ishte si vetëtima dhe veshja e tij e bardhë si bora.
<scripture passage="Matt 28:4" parsed="|Matt|28|4|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.4" />
<sup>4</sup> Dhe nga frika e tij, rojet u drodhën dhe mbetën si të vdekur;
<scripture passage="Matt 28:5" parsed="|Matt|28|5|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.5" />
<sup>5</sup> por engjëlli, duke iu drejtuar grave, u tha atyre: ''Mos kini frikë, sepse unë e di se ju kërkoni Jezusin, që u kryqëzua.
<scripture passage="Matt 28:6" parsed="|Matt|28|6|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.6" />
<sup>6</sup> Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë; ejani, shikoni vendin ku qe vënë Zoti.
<scripture passage="Matt 28:7" parsed="|Matt|28|7|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.7" />
<sup>7</sup> Shkoni shpejt t'u thoni dishepujve të tij se ai u ringjall së vdekuri; dhe ja, po shkon përpara jush në Galile; atje do ta shihni; ja, jua thashë''.
<scripture passage="Matt 28:8" parsed="|Matt|28|8|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.8" />
<sup>8</sup> Ato, pra, u larguan me të shpejtë nga varri me frikë dhe me gëzim të madh; dhe rendën ta çojnë lajmin te dishepujt e tij.
<scripture passage="Matt 28:9" parsed="|Matt|28|9|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.9" />
<sup>9</sup> Dhe, ndërsa po shkonin për t'u thënë dishepujve, ja Jezusi u doli përpara dhe tha: ''Tungjatjeta!''. Atëherë ato u afruan, i rrokën këmbët dhe e adhuruan.
<scripture passage="Matt 28:10" parsed="|Matt|28|10|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Mos kini frikë, shkoni të lajmëroni vëllezërit e mi që të shkojnë në Galile dhe atje do të më shohin''.
<scripture passage="Matt 28:11" parsed="|Matt|28|11|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.11" />
<sup>11</sup> Ndërsa ato po shkonin, ja që disa nga rojtarët arritën në qytet dhe u raportuan krerëve të priftërinjve të gjitha ato që kishin ndodhur.
<scripture passage="Matt 28:12" parsed="|Matt|28|12|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.12" />
<sup>12</sup> Atëherë këta bënë këshill me pleqtë dhe vendosën t'u japin ushtarëve një shumë të madhe denarësh,
<scripture passage="Matt 28:13" parsed="|Matt|28|13|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.13" />
<sup>13</sup> duke u thënë atyre: ''Thoni: Dishepujt e tij erdhën natën dhe e vodhën, ndërsa ne po flinim.
<scripture passage="Matt 28:14" parsed="|Matt|28|14|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.14" />
<sup>14</sup> Dhe në qoftë se kjo i shkon në vesh guvernatorit, ne do ta bindim dhe do të bëjmë në mënyrë që ju të mos kini merak''.
<scripture passage="Matt 28:15" parsed="|Matt|28|15|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.15" />
<sup>15</sup> Dhe ata i morën denarët dhe bënë ashtu si i kishin mësuar, dhe kjo e thënë u përhap ndër Judenjtë deri ditën e sotme.
<scripture passage="Matt 28:16" parsed="|Matt|28|16|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.16" />
<sup>16</sup> Pastaj të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në atë mal që u kishte caktuar Jezusi
<scripture passage="Matt 28:17" parsed="|Matt|28|17|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.17" />
<sup>17</sup> dhe, kur e panë, e adhuruan; por disa dyshuan.
<scripture passage="Matt 28:18" parsed="|Matt|28|18|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.18" />
<sup>18</sup> Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: ''Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.
<scripture passage="Matt 28:19" parsed="|Matt|28|19|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.19" />
<sup>19</sup> Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë,
<scripture passage="Matt 28:20" parsed="|Matt|28|20|0|0" osisRef="Bible:Matt.28.20" />
<sup>20</sup> dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen''.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Mark" progress="79.87%" prev="Matt.28" next="Mark.1" id="Mark">
<h2 id="Mark-p0.1">Mark</h2>

<div3 title="Mark 1" progress="79.87%" prev="Mark" next="Mark.2" id="Mark.1">
<h3 id="Mark.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Mark.1-p1">
<scripture passage="Mark 1:1" parsed="|Mark|1|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.1" />
<sup>1</sup> Fillimi i Ungjillit të Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.
<scripture passage="Mark 1:2" parsed="|Mark|1|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.2" />
<sup>2</sup> Ashtu si është shkruar tek profetët: ''Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës tënde, i cili do të përgatit udhën tënde përpara teje.
<scripture passage="Mark 1:3" parsed="|Mark|1|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.3" />
<sup>3</sup> Ka një zë që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"''.
<scripture passage="Mark 1:4" parsed="|Mark|1|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.4" />
<sup>4</sup> Gjoni erdhi në shkretëtirë duke pagëzuar dhe duke predikuar një pagëzim pendese për faljen e mëkateve.
<scripture passage="Mark 1:5" parsed="|Mark|1|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.5" />
<sup>5</sup> Dhe gjithë vendi i Judës dhe ata nga Jeruzalemi shkonin tek ai, dhe pagëzoheshin të gjithë nga ai në lumin Jordan, duke rrëfyer mëkatet e tyre.
<scripture passage="Mark 1:6" parsed="|Mark|1|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.6" />
<sup>6</sup> Por Gjoni ishte i veshur me lesh deveje, mbante një brez lëkure përreth ijëve dhe ushqehej me karkaleca dhe me mjaltë të egër.
<scripture passage="Mark 1:7" parsed="|Mark|1|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.7" />
<sup>7</sup> Ai predikonte duke thënë: ''Pas meje po vjen një që është më i fortë se unë. Unë nuk jam i denjë as të ulem para tij për t'i zgjidhur lidhësat e sandaleve të tij.
<scripture passage="Mark 1:8" parsed="|Mark|1|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.8" />
<sup>8</sup> Unë ju pagëzova me ujë, ndërsa ai do t'ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë''.
<scripture passage="Mark 1:9" parsed="|Mark|1|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.9" />
<sup>9</sup> Dhe ndodhi në ato ditë që Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesë dhe u pagëzua nga Gjoni në Jordan.
<scripture passage="Mark 1:10" parsed="|Mark|1|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.10" />
<sup>10</sup> Dhe menjëherë, kur po dilte nga uji, pa se qiejtë po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi të si një pëllumb.
<scripture passage="Mark 1:11" parsed="|Mark|1|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.11" />
<sup>11</sup> Dhe një zë erdhi nga qielli: ''Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur.
<scripture passage="Mark 1:12" parsed="|Mark|1|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.12" />
<sup>12</sup> Fill pas kësaj, Fryma e Shenjtë e çoi në shkretëtirë;
<scripture passage="Mark 1:13" parsed="|Mark|1|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.13" />
<sup>13</sup> dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai. Ishte bashkë me bishat dhe engjëjt i shërbenin.
<scripture passage="Mark 1:14" parsed="|Mark|1|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.14" />
<sup>14</sup> Dhe mbasi e burgosën Gjonin, Jezusi erdhi në Galile duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë,
<scripture passage="Mark 1:15" parsed="|Mark|1|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.15" />
<sup>15</sup> dhe duke thënë: ''U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin''.
<scripture passage="Mark 1:16" parsed="|Mark|1|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.16" />
<sup>16</sup> Ndërsa po kalonte gjatë bregut të detit të Galilesë, ai pa Simonin dhe Andrean, vëllanë e tij, të cilët po hidhnin rrjetën në det sepse ishin peshkatarë.
<scripture passage="Mark 1:17" parsed="|Mark|1|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.17" />
<sup>17</sup> Dhe Jezusi u tha atyre: ''Ndiqmëni dhe unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish''.
<scripture passage="Mark 1:18" parsed="|Mark|1|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.18" />
<sup>18</sup> Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.
<scripture passage="Mark 1:19" parsed="|Mark|1|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.19" />
<sup>19</sup> Mbasi eci edhe pak, pa Jakobin, bir in e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, të cilët ndreqnin rrjetat e tyre në barkë.
<scripture passage="Mark 1:20" parsed="|Mark|1|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.20" />
<sup>20</sup> Dhe i thirri menjëherë; dhe ata e lanë atin e tyre Zebedeun në barkë me mëditësit dhe e ndoqën.
<scripture passage="Mark 1:21" parsed="|Mark|1|21|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.21" />
<sup>21</sup> Pastaj hynë në Kapernaum dhe menjëherë, ditën e shtunë, ai hyri në sinagogë dhe i mësonte njerëzit.
<scripture passage="Mark 1:22" parsed="|Mark|1|22|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.22" />
<sup>22</sup> Dhe njerëzit habiteshin nga doktrina e tij, sepse ai i mësonte si një që ka pushtet dhe jo si skribët.
<scripture passage="Mark 1:23" parsed="|Mark|1|23|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.23" />
<sup>23</sup> Atëherë në sinagogën e tyre ishte një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë, i cili filloi të bërtasë,
<scripture passage="Mark 1:24" parsed="|Mark|1|24|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.24" />
<sup>24</sup> duke thënë: ''Ç'ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatë-rrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë''.
<scripture passage="Mark 1:25" parsed="|Mark|1|25|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.25" />
<sup>25</sup> Por Jezusi e qortoi duke thënë: ''Hesht dhe dil prej tij!''.
<scripture passage="Mark 1:26" parsed="|Mark|1|26|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.26" />
<sup>26</sup> Dhe fryma e ndyrë, mbasi e sfiliti, dhe duke lëshuar një britmë të madhe doli prej tij.
<scripture passage="Mark 1:27" parsed="|Mark|1|27|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.27" />
<sup>27</sup> Dhe të gjithë u mahnitën aq shumë sa pyesnin njeri tjetrin duke thënë: ''Vallë ç'është kjo? Cfarë doktrinë e re qënka kjo? Ky i urdhëroka me autoritet edhe frymërat e ndyra, dhe ata i binden''.
<scripture passage="Mark 1:28" parsed="|Mark|1|28|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.28" />
<sup>28</sup> Dhe fama e tij u përhap menjëherë në mbarë krahinën përreth Galilesë.
<scripture passage="Mark 1:29" parsed="|Mark|1|29|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.29" />
<sup>29</sup> Sapo dolën nga sinagoga, erdhën në shtëpinë e Simonit dhe të Andreas, me Jakobin dhe Gjonin.
<scripture passage="Mark 1:30" parsed="|Mark|1|30|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.30" />
<sup>30</sup> Vjehrra e Simonit ishte në shtrat me ethe dhe ata menjëherë i folën për të.
<scripture passage="Mark 1:31" parsed="|Mark|1|31|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.31" />
<sup>31</sup> Atëhërë ai u afrua, e kapi për dore dhe e ngriti. Menjëherë ethet e lanë dhe ajo nisi t'u shërbejë.
<scripture passage="Mark 1:32" parsed="|Mark|1|32|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.32" />
<sup>32</sup> Në mbrëmje, pas perëndimit të diellit, i prunë të gjithë të sëmurit dhe të idemonizuarit.
<scripture passage="Mark 1:33" parsed="|Mark|1|33|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.33" />
<sup>33</sup> Dhe gjithë qyteti ishte mbledhur përpara derës.
<scripture passage="Mark 1:34" parsed="|Mark|1|34|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.34" />
<sup>34</sup> Ai shëroi shumë, që lëngonin nga sëmundje të ndryshme, dhe dëboi shumë demonë; dhe nuk i lejoi demonët të flasin, sepse ata e njihnin.
<scripture passage="Mark 1:35" parsed="|Mark|1|35|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.35" />
<sup>35</sup> Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut.
<scripture passage="Mark 1:36" parsed="|Mark|1|36|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.36" />
<sup>36</sup> Dhe Simoni dhe ata që ishin me të e kërkonin.
<scripture passage="Mark 1:37" parsed="|Mark|1|37|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.37" />
<sup>37</sup> Dhe, kur e gjetën, i thanë: ''Të gjithë po të kerkojnë!''.
<scripture passage="Mark 1:38" parsed="|Mark|1|38|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.38" />
<sup>38</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Lë të shkojmë në fshatrat e afërm që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur''.
<scripture passage="Mark 1:39" parsed="|Mark|1|39|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.39" />
<sup>39</sup> Dhe ai e përshkoi gjithë Galilenë duke predikuar nëpër sinagogat e tyre dhe duke dëbuar demonët.
<scripture passage="Mark 1:40" parsed="|Mark|1|40|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.40" />
<sup>40</sup> Dhe erdhi tek ai një lebroz i cili, duke iu lutur, ra në gjunj dhe i tha: ''Po të duash, ti mund të më pastrosh''.
<scripture passage="Mark 1:41" parsed="|Mark|1|41|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.41" />
<sup>41</sup> Dhe Jezusi, duke e mëshiruar, shtriu dorën, e preku dhe i tha: ''Po, e dua, qofsh pastruar!''.
<scripture passage="Mark 1:42" parsed="|Mark|1|42|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.42" />
<sup>42</sup> Dhe, posa tha këto, menjëherë lebra e la dhe u shërua.
<scripture passage="Mark 1:43" parsed="|Mark|1|43|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.43" />
<sup>43</sup> Pastaj, mbasi e paralajmëroi rreptësisht, menjëherë e largoi,
<scripture passage="Mark 1:44" parsed="|Mark|1|44|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.44" />
<sup>44</sup> duke i thënë: ''Ruhu se i tregon gjë ndokujt, por shko, paraqitu te prifti dhe ofro për pastrimin tënd sa ka urdhëruar Moisiu, si dëshmi për ta''.
<scripture passage="Mark 1:45" parsed="|Mark|1|45|0|0" osisRef="Bible:Mark.1.45" />
<sup>45</sup> Por ai, sapo doli, filloi ta shpallë dhe ta përhapë fort faktin, sa që Jezusi nuk mund të hynte më publikisht në qytet, por qëndronte përjashta nëpër vende të vetmuara; dhe nga çdo anë vinin tek ai.
</p>
</div3>

<div3 title="Mark 2" progress="79.98%" prev="Mark.1" next="Mark.3" id="Mark.2">
<h3 id="Mark.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Mark.2-p1">
<scripture passage="Mark 2:1" parsed="|Mark|2|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.1" />
<sup>1</sup> Pas disa ditësh, ai erdhi përsëri në Kapernaum dhe u muar vesh se ai gjendej në shtëpi;
<scripture passage="Mark 2:2" parsed="|Mark|2|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.2" />
<sup>2</sup> dhe menjëherë u mblodhën aq shumë njerëz, sa nuk gjeje më vend as përpara derës; dhe ai u predikonte Fjalën.
<scripture passage="Mark 2:3" parsed="|Mark|2|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.3" />
<sup>3</sup> Atëhërë i erdhën disa që i paraqitën një të paralizuar, që po e bartnin katër vetë.
<scripture passage="Mark 2:4" parsed="|Mark|2|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.4" />
<sup>4</sup> Por, duke qenë se nuk mund t'i afroheshin për shkak të turmës, zbuluan çatinë në vendin ku ndodhej Jezusi dhe, mbasi hapën një vrimë, e lëshuan vigun mbi të cilin rrinte shtrirë i paralizuari.
<scripture passage="Mark 2:5" parsed="|Mark|2|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.5" />
<sup>5</sup> Jezusi, kur pa besimin e tyre, i tha të paralizuarit: ''O bir, mëkatet e tua të janë falur!''.
<scripture passage="Mark 2:6" parsed="|Mark|2|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.6" />
<sup>6</sup> Por aty po rrinin ulur disa shkribë, të cilët, në zemër të vet, po mendonin:
<scripture passage="Mark 2:7" parsed="|Mark|2|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.7" />
<sup>7</sup> ''Pse vallë ky po flet blasfemi. Kush mund të falë mëkatet, veç Perëndisë vetë?''.
<scripture passage="Mark 2:8" parsed="|Mark|2|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.8" />
<sup>8</sup> Por Jezusi, i cili menjëherë kuptoi në frymën e vet se ata po i mendonin këto gjëra në veten e tyre, u tha atyre: ''Pse i mendoni këto gjëra në zemrat tuaja?
<scripture passage="Mark 2:9" parsed="|Mark|2|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.9" />
<sup>9</sup> Çfarë është më lehtë: t'i thuash të paralizuarit: "Mëkatet e tua të janë falur", apo t'i thuash: "Çohu, merre vigun tënd dhe ec"?
<scripture passage="Mark 2:10" parsed="|Mark|2|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.10" />
<sup>10</sup> Dhe tani, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatët mbi dhe,
<scripture passage="Mark 2:11" parsed="|Mark|2|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.11" />
<sup>11</sup> unë po të them (i tha të paralizuarit): Çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!"''.
<scripture passage="Mark 2:12" parsed="|Mark|2|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.12" />
<sup>12</sup> Dhe ai u ngrit menjëherë, mori vigun e vet dhe doli përjashta në praninë e të gjithëve dhe kështu të gjithë u habitën dhe lëvduan Perëndinë duke thënë: ''Një gjë të tillë s'e kemi parë kurrë!''.
<scripture passage="Mark 2:13" parsed="|Mark|2|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.13" />
<sup>13</sup> Jezusi doli përsëri gjatë bregut të detit dhe gjithë turma erdhi tek ai dhe ai e mësonte.
<scripture passage="Mark 2:14" parsed="|Mark|2|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.14" />
<sup>14</sup> Duke kaluar, pa Levin, birin e Alfeut, i cili qe ulur në vendin e tatimeve, dhe i tha: ''Ndiqmë!''. Ai u ngrit dhe e ndoqi.
<scripture passage="Mark 2:15" parsed="|Mark|2|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.15" />
<sup>15</sup> Dhe ndodhi që, kur Jezusi ishte në tryezë në shtëpinë e Levit, shumë tagrambledhës dhe mëkatarë u ulën në tryezë me Jezusin dhe me dishepujt e tij; në fakt ishin shumë ata që e ndiqnin.
<scripture passage="Mark 2:16" parsed="|Mark|2|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.16" />
<sup>16</sup> Atëhërë skribët dhe farisenjtë, duke e parë se po hante me tagrambledhës dhe me mëkatarë, u thanë dishepujve të tij: ''Qysh ha dhe pi ai bashkë me tagrambledhës e me mëkatarë?''.
<scripture passage="Mark 2:17" parsed="|Mark|2|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.17" />
<sup>17</sup> Dhe Jezusi, kur e dëgjoi, u tha atyre: ''Nuk janë të shëndoshet që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët; unë nuk erdha për të thirrur të drejtët, por mëkatarët për pendim.
<scripture passage="Mark 2:18" parsed="|Mark|2|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.18" />
<sup>18</sup> Atëherë dishepujt e Gjonit dhe ata të farisenjve po agjëronin. Ata erdhen te Jezusi dhe i thanë: ''Përse dishepujt e Gjonit dhe ata të farisenjve agjërojnë, kurse dishepujt e tu nuk agjërojnë?''.
<scripture passage="Mark 2:19" parsed="|Mark|2|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.19" />
<sup>19</sup> Dhe Jezusi u përgjigj atyre: ''Vallë a mund të agjërojnë dasmorët, ndërsa dhëndri është me ta? Për sa kohë kanë më vete dhëndrin, nuk mund të agjërojnë!
<scripture passage="Mark 2:20" parsed="|Mark|2|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.20" />
<sup>20</sup> Por do të vijnë ditët kur do t'u merret dhëndri dhe atëhërë, në ato ditë, ata do të agjërojnë.
<scripture passage="Mark 2:21" parsed="|Mark|2|21|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.21" />
<sup>21</sup> Askush nuk qep një copë stof të ri mbi një rrobe të vjetër, përndryshe copa e re e shkul gjithë arnesën dhe shqyerja bëhet më keq.
<scripture passage="Mark 2:22" parsed="|Mark|2|22|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.22" />
<sup>22</sup> Po ashtu askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër, përndryshe vera e re i prish kacekët, vera derdhet dhe kacekët shkojnë dëm; porse vera e re duhet shtënë në kacekë të rinj''.
<scripture passage="Mark 2:23" parsed="|Mark|2|23|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.23" />
<sup>23</sup> Por ndodhi që një ditë të shtunë ai po kalonte nëpër ara dhe dishepujt e tij, duke kaluar, filluan të këpusin kallinj.
<scripture passage="Mark 2:24" parsed="|Mark|2|24|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.24" />
<sup>24</sup> Dhe farisenjtë i thanë: ''Shih, përse po bëjnë atë që nuk është e ligjshme ditën e shtunë?''.
<scripture passage="Mark 2:25" parsed="|Mark|2|25|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.25" />
<sup>25</sup> Por ai u tha atyre: ''A nuk keni lexuar vallë ç'bëri Davidi, kur pati nevojë dhe kishte uri, ai dhe ç'qenë me të?''.
<scripture passage="Mark 2:26" parsed="|Mark|2|26|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.26" />
<sup>26</sup> Se si hyri ai në shtëpinë e Perëndisë në kohën e kryepriftit Abiathar, dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohet t'i hajë askush, përveç priftërinjve, dhe u dha edhe atyre që qenë me të?''.
<scripture passage="Mark 2:27" parsed="|Mark|2|27|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.27" />
<sup>27</sup> Pastaj u tha atyre: ''E shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për të shtunën.
<scripture passage="Mark 2:28" parsed="|Mark|2|28|0|0" osisRef="Bible:Mark.2.28" />
<sup>28</sup> Prandaj Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës''.
</p>
</div3>

<div3 title="Mark 3" progress="80.07%" prev="Mark.2" next="Mark.4" id="Mark.3">
<h3 id="Mark.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Mark.3-p1">
<scripture passage="Mark 3:1" parsed="|Mark|3|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.1" />
<sup>1</sup> Pastaj ai hyri përsëri në sinagogë dhe aty ishte një njeri që kishte një dorë të tharë.
<scripture passage="Mark 3:2" parsed="|Mark|3|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.2" />
<sup>2</sup> Dhe ata po e ruanin në se do ta shëronte në ditën e së shtunës, që pastaj ta paditnin.
<scripture passage="Mark 3:3" parsed="|Mark|3|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.3" />
<sup>3</sup> Dhe ai i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: ''Çohu në mes të të gjithëve!''.
<scripture passage="Mark 3:4" parsed="|Mark|3|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.4" />
<sup>4</sup> Dhe u tha atyre: ''A është e lejueshme ditën e së shtunës të bësh të mirë apo të keqe, të shpëtosh një jetë apo ta vrasësh?''. Por ata heshtnin.
<scripture passage="Mark 3:5" parsed="|Mark|3|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.5" />
<sup>5</sup> Atëherë ai, si i shikoi rreth e qark me zemërim, i hidhëruar për ngurtësinë e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: ''Shtrije dorën tënde!''. Ai e shtriu, dhe dora e tij u shëndosh përsëri si tjetra.
<scripture passage="Mark 3:6" parsed="|Mark|3|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.6" />
<sup>6</sup> Dhe farisenjtë dolën jashtë e menjëherë bënin këshill bashkë me herodianët kundër tij, se si ta vrasin.
<scripture passage="Mark 3:7" parsed="|Mark|3|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.7" />
<sup>7</sup> Por Jezusi me dishepujt e vet u tërhoq drejt detit; dhe një turmë e madhe nga Galilea i ndoqi; edhe nga Judea;
<scripture passage="Mark 3:8" parsed="|Mark|3|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.8" />
<sup>8</sup> dhe nga Jeruzalemi, nga Idumea, nga përtej Jordanit; gjithashtu një turmë e madhe nga rrethinat Etiros dhe të Sidonit, kur dëgjoi gjërat e medha që ai bënte, erdhi tek ai.
<scripture passage="Mark 3:9" parsed="|Mark|3|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.9" />
<sup>9</sup> Atëherë ai u tha dishepujve të tij të kenë gjithnjë gati një barkë, që populli mos e shtynte.
<scripture passage="Mark 3:10" parsed="|Mark|3|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.10" />
<sup>10</sup> Sepse ai kishte shëruar shumë veta, të gjithë që kishin sëmundje dyndeshin rreth tij që ta preknin.
<scripture passage="Mark 3:11" parsed="|Mark|3|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.11" />
<sup>11</sup> Dhe frymërat e ndyrë, kur e shihnin, binin përmbys para tij dhe bërtitnin, duke thënë: ''Ti je Biri i Perëndisë!''.
<scripture passage="Mark 3:12" parsed="|Mark|3|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.12" />
<sup>12</sup> Por ai i qortoi rreptësisht që të mos thonin se kush ishte ai.
<scripture passage="Mark 3:13" parsed="|Mark|3|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.13" />
<sup>13</sup> Pastaj ai u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që deshi. Dhe ata erdhën tek ai.
<scripture passage="Mark 3:14" parsed="|Mark|3|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.14" />
<sup>14</sup> Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t'i dërgonte të predikojnë,
<scripture passage="Mark 3:15" parsed="|Mark|3|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.15" />
<sup>15</sup> dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të dëbonin demonët.
<scripture passage="Mark 3:16" parsed="|Mark|3|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.16" />
<sup>16</sup> Ata ishin: Simoni, të cilit ia vuri emrin Pjetër;
<scripture passage="Mark 3:17" parsed="|Mark|3|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.17" />
<sup>17</sup> Jakobi, bir i Zebedeut, dhe Gjoni, vë-llai i Jakobit, të cilave ua vuri emrin Boanerges, që do të thotë: "Bij të bubullimës";
<scripture passage="Mark 3:18" parsed="|Mark|3|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.18" />
<sup>18</sup> Andrea, Filipi, Bartolomeu, Mateu, Thomai, Jakobi i Alfeut, Tadeu, Simon Kananeasi,
<scripture passage="Mark 3:19" parsed="|Mark|3|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.19" />
<sup>19</sup> dhe Juda Iskarioti, i cili më pas e tradhëtoi.
<scripture passage="Mark 3:20" parsed="|Mark|3|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.20" />
<sup>20</sup> Pastaj hynë në një shtëpi. Dhe u mblodh përsëri një turmë aq e madhe, sa që as bukë s'mund të hanin.
<scripture passage="Mark 3:21" parsed="|Mark|3|21|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.21" />
<sup>21</sup> Dhe kur të afërmit e tij e morën vesh, shkuan ta marrin atë, sepse flitej: ''Nuk është në vete''.
<scripture passage="Mark 3:22" parsed="|Mark|3|22|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.22" />
<sup>22</sup> Kurse skribët, që kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshnin: ''Ai e ka Beelzebubin dhe i dëbon demonët me princin e demonëve''.
<scripture passage="Mark 3:23" parsed="|Mark|3|23|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.23" />
<sup>23</sup> Por ai i thirri pranë vetes dhe u foli me anë të shëmbëlltyrave: ''Si mund Satanai të dëbojë Satananë?
<scripture passage="Mark 3:24" parsed="|Mark|3|24|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.24" />
<sup>24</sup> Në qoftë se një mbretëri është përçarë kundër vetvetes, ajo mbretëri nuk mund të qëndrojë.
<scripture passage="Mark 3:25" parsed="|Mark|3|25|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.25" />
<sup>25</sup> Dhe në qoftë se një shtëpi përçahet kundër vetvetes, ajo shtëpi nuk mund të qëndrojë.
<scripture passage="Mark 3:26" parsed="|Mark|3|26|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.26" />
<sup>26</sup> Kështu, në se Satanai ngrihet kundër vetvetes dhe është përçarë, nuk mbahet dot, por i erdhi fundi!
<scripture passage="Mark 3:27" parsed="|Mark|3|27|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.27" />
<sup>27</sup> Askush nuk mund të hyjë në shtëpinë e njeriut të fortë dhe t'ia grabitë pasuritë e tij, pa e lidhur më parë njeriun e fortë; vetëm atëherë mund t'ia plaçkitë shtëpinë.
<scripture passage="Mark 3:28" parsed="|Mark|3|28|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.28" />
<sup>28</sup> Në të vërtetë po ju them se bijve të njerëzve do t'u falet çfarëdo mëkat dhe çdo blasfemi që do të thonë;
<scripture passage="Mark 3:29" parsed="|Mark|3|29|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.29" />
<sup>29</sup> po për atë që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për dënim të përjetshëm''.
<scripture passage="Mark 3:30" parsed="|Mark|3|30|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.30" />
<sup>30</sup> Sepse ata thoshnin: ''Ai ka një frymë të ndyrë!''.
<scripture passage="Mark 3:31" parsed="|Mark|3|31|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.31" />
<sup>31</sup> Ndërkaq erdhën vëllezërit e tij dhe e ëma dhe, si ndaluan përjashta, dërguan ta thërrasin.
<scripture passage="Mark 3:32" parsed="|Mark|3|32|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.32" />
<sup>32</sup> Turma ishte ulur përreth tij; dhe i thanë: ''Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta dhe po të kërkojnë''.
<scripture passage="Mark 3:33" parsed="|Mark|3|33|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.33" />
<sup>33</sup> Por ai u përgjigj atyre duke thënë: ''Kush është nëna ime, ose vëllezërit e mi?''.
<scripture passage="Mark 3:34" parsed="|Mark|3|34|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.34" />
<sup>34</sup> Pastaj duke vështruar rreth e qark mbi ata që ishin ulur rreth tij, tha: ''Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi!
<scripture passage="Mark 3:35" parsed="|Mark|3|35|0|0" osisRef="Bible:Mark.3.35" />
<sup>35</sup> Sepse kushdo që bën vullnetin e Perëndisë, ai është vëllai im, motra ime dhe nëna!''.
</p>
</div3>

<div3 title="Mark 4" progress="80.16%" prev="Mark.3" next="Mark.5" id="Mark.4">
<h3 id="Mark.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Mark.4-p1">
<scripture passage="Mark 4:1" parsed="|Mark|4|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.1" />
<sup>1</sup> Pastaj nisi përsëri të mësojë në breg të detit; dhe rreth tij u mblodh një turmë aq e madhe, sa që ai hyri në barkë dhe rrinte ulur në det, ndërsa gjithë turma ishte në tokë pranë detit.
<scripture passage="Mark 4:2" parsed="|Mark|4|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.2" />
<sup>2</sup> Dhe ai u mësonte atyre shumë gjëra në shëmbëlltyra, dhe u thoshte atyre në mësimin e tij:
<scripture passage="Mark 4:3" parsed="|Mark|4|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.3" />
<sup>3</sup> ''Dëgjoni! Ja, doli mbjellësi të mbjellë.
<scripture passage="Mark 4:4" parsed="|Mark|4|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.4" />
<sup>4</sup> Dhe ndodhi që kur hidhte farën, një pjesë e farës ra gjatë rrugës dhe zogjtë e qiellit erdhën dhe e hëngrën.
<scripture passage="Mark 4:5" parsed="|Mark|4|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.5" />
<sup>5</sup> Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë dhe dhe mbiu menjëherë, sepse s'kishte një tokë të thellë.
<scripture passage="Mark 4:6" parsed="|Mark|4|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.6" />
<sup>6</sup> Por, kur doli dielli, u dogj; dhe me që nuk kishte rrënjë, u tha.
<scripture passage="Mark 4:7" parsed="|Mark|4|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.7" />
<sup>7</sup> Një pjesë tjetër ra midis ferrave; ferrat u rritën, e mbyten dhe nuk dha fryt.
<scripture passage="Mark 4:8" parsed="|Mark|4|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.8" />
<sup>8</sup> Një pjesë tjetër ra në tokë të mirë, dhe solli frut që rritej, dhe u zhvillua për të dhënë njëra tridhjetë, tjetra gjashtëdhjetë dhe tjetra njëqind''.
<scripture passage="Mark 4:9" parsed="|Mark|4|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.9" />
<sup>9</sup> Pastaj ai u tha atyre: ''Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!''.
<scripture passage="Mark 4:10" parsed="|Mark|4|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.10" />
<sup>10</sup> Tani kur ishte vetëm, ata që i rrinin përreth bashkë me të dymbëdhjetët e pyetën për shëmbëlltyrën.
<scripture passage="Mark 4:11" parsed="|Mark|4|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.11" />
<sup>11</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Juve u është dhënë të njihni misterin e mbretërisë së Perëndisë; kurse atyre që janë përjashta të gjitha këto jepen me shëmbëlltyra,
<scripture passage="Mark 4:12" parsed="|Mark|4|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.12" />
<sup>12</sup> që: "Duke parë, të shohin, por të mos vën re; edhe duke dëgjuar, të dëgjojnë, por të mos kuptojnë, se mos pendohen dhe mëkatet u falen"''.
<scripture passage="Mark 4:13" parsed="|Mark|4|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.13" />
<sup>13</sup> Pastaj u tha atyre: ''Nuk e kuptoni këtë shëmbëlltyrë? Po atëhere si do t'i kuptoni të gjitha shëmbëlltyrat e tjera?
<scripture passage="Mark 4:14" parsed="|Mark|4|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.14" />
<sup>14</sup> Mbjellësi mbjell fjalën.
<scripture passage="Mark 4:15" parsed="|Mark|4|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.15" />
<sup>15</sup> Ata gjatë rrugës janë ata në të cilët mbillet fjala; por pasi e kanë dëgjuar atë, vjen menjëherë Satanai dhe ua heq fjalën e mbjellë në zemrat e tyre.
<scripture passage="Mark 4:16" parsed="|Mark|4|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.16" />
<sup>16</sup> Po ashtu ata që e marrin farën mbi nje gurishte janë ata që, kur e kanë dëgjuar fjalën, e pranojnë menjëherë me gëzim;
<scripture passage="Mark 4:17" parsed="|Mark|4|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.17" />
<sup>17</sup> por nuk kanë rrënjë në vetvete, dhe janë të përkohshëm; dhe kur vjen mundimi ose përndjekja për shkak të fjalës, skandalizohen menjëherë.
<scripture passage="Mark 4:18" parsed="|Mark|4|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.18" />
<sup>18</sup> Ata përkundrazi të cilët e marrin farën midis ferrave, janë ata që e dëgjojnë fjalën,
<scripture passage="Mark 4:19" parsed="|Mark|4|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.19" />
<sup>19</sup> por shqetësimet e kësaj bote, mashtrimet e pasurisë dhe lakmitë për gjëra të tjera që hynë, e mbyten fjalën dhe ajo bëhet e pafrytshme.
<scripture passage="Mark 4:20" parsed="|Mark|4|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.20" />
<sup>20</sup> Kurse ata që e morën farën në tokë të mirë, janë ata që e dëgjojnë fjalën, e pranojnë dhe japin fryt: një tridhjetë, tjetri gjashtëdhjetë dhe tjetri njëqind''.
<scripture passage="Mark 4:21" parsed="|Mark|4|21|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.21" />
<sup>21</sup> Pastaj u tha atyre: ''A merret vallë llamba për ta vënë nën babunë ose nën shtrat? A nuk vihet mbi dritëmbajtësen?
<scripture passage="Mark 4:22" parsed="|Mark|4|22|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.22" />
<sup>22</sup> Sepse nuk ka asgjë të fshehtë që të mos zbulohet, as kurrgjë sekrete që të mos dalin në dritë.
<scripture passage="Mark 4:23" parsed="|Mark|4|23|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.23" />
<sup>23</sup> Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!''
<scripture passage="Mark 4:24" parsed="|Mark|4|24|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.24" />
<sup>24</sup> Dhe u tha atyre: ''Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë që ju matni, do t'iu matet juve; edhe juve që dëgjoni do t'iu jepet edhe më.
<scripture passage="Mark 4:25" parsed="|Mark|4|25|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.25" />
<sup>25</sup> Sepse atij që ka, do t'i jepet, por atij që s'ka, do t'i merret edhe ajo që ka.
<scripture passage="Mark 4:26" parsed="|Mark|4|26|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.26" />
<sup>26</sup> Tha akoma: ''Mbretëria e Perëndisë është si një njeri që hedh farën në dhe.
<scripture passage="Mark 4:27" parsed="|Mark|4|27|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.27" />
<sup>27</sup> Dhe natën dhe ditën, ndërsa ai fle dhe çohet, fara mbin dhe rritet, pa e ditur ai se si.
<scripture passage="Mark 4:28" parsed="|Mark|4|28|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.28" />
<sup>28</sup> Sepse dheu prodhon vetvetiu më parë kërcellin, pastaj kallirin, dhe më në fund kallirin plot me kokrra.
<scripture passage="Mark 4:29" parsed="|Mark|4|29|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.29" />
<sup>29</sup> Dhe kur fryti piqet, menjëherë korrësi i vë drapërin, sepse erdhi koha e korrjes.
<scripture passage="Mark 4:30" parsed="|Mark|4|30|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.30" />
<sup>30</sup> Edhe tha: Me se ta krahasojmë mbretërinë e Perëndisë? Ose me çfarë shëmbëlltyre ta paraqesim?
<scripture passage="Mark 4:31" parsed="|Mark|4|31|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.31" />
<sup>31</sup> Ajo i ngjan farës së sinapit, që, kur është mbjellë në dhe, është më e vogla nga të gjitha farërat që janë mbi dhe;
<scripture passage="Mark 4:32" parsed="|Mark|4|32|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.32" />
<sup>32</sup> por, pasi mbillet, rritet dhe bëhet më e madhe se të gjitha barishtet; dhe lëshon degë aq të mëdha, sa zogjtë e qiellit mund të gjejnë strehë nën hijen e saj''.
<scripture passage="Mark 4:33" parsed="|Mark|4|33|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.33" />
<sup>33</sup> Dhe me shumë shëmbëlltyra të tilla, u shpallte atyre fjalën, ashtu si ata ishin në gjendje ta kuptojnë.
<scripture passage="Mark 4:34" parsed="|Mark|4|34|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.34" />
<sup>34</sup> Dhe nuk u fliste atyre pa shëmbëlltyra, ndërsa dishepujve të tij, veçmas, u shpjegonte çdo gjë.
<scripture passage="Mark 4:35" parsed="|Mark|4|35|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.35" />
<sup>35</sup> Tani po atë ditë, si u ngrys, u tha atyre: ''Kalojmë te bregu matanë!
<scripture passage="Mark 4:36" parsed="|Mark|4|36|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.36" />
<sup>36</sup> Dhe dishepujt, si e nisën popullin, e morrën me vete Jezusin, ashtu si ishte, në barkë. Me të ishin edhe disa barka të tjera të vogla.
<scripture passage="Mark 4:37" parsed="|Mark|4|37|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.37" />
<sup>37</sup> Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej.
<scripture passage="Mark 4:38" parsed="|Mark|4|38|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.38" />
<sup>38</sup> Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. Ata e zgjuan dhe i thanë: ''Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?''.
<scripture passage="Mark 4:39" parsed="|Mark|4|39|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.39" />
<sup>39</sup> Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: ''Pusho dhe fashitu!''. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe.
<scripture passage="Mark 4:40" parsed="|Mark|4|40|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.40" />
<sup>40</sup> Atëherë u tha atyre: ''Pse jeni ju aq frikacakë? Vallë, si nuk keni besim?''.
<scripture passage="Mark 4:41" parsed="|Mark|4|41|0|0" osisRef="Bible:Mark.4.41" />
<sup>41</sup> Dhe ata i zuri një frikë e madhe dhe i thoshnin njëritjetrit: ''Vallë, kush është ky, që po i binden edhe era edhe deti?''.
</p>
</div3>

<div3 title="Mark 5" progress="80.27%" prev="Mark.4" next="Mark.6" id="Mark.5">
<h3 id="Mark.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Mark.5-p1">
<scripture passage="Mark 5:1" parsed="|Mark|5|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.1" />
<sup>1</sup> Kështu arritën në bregun tjetër të detit, në krahinën e Gadarenasve.
<scripture passage="Mark 5:2" parsed="|Mark|5|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.2" />
<sup>2</sup> Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjëherë i doli përpara nga varrezat një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë,
<scripture passage="Mark 5:3" parsed="|Mark|5|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.3" />
<sup>3</sup> i cili banonte në varreza dhe kurrkush s'kishte mundur ta lidhë, qoftë edhe me zinxhirë.
<scripture passage="Mark 5:4" parsed="|Mark|5|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.4" />
<sup>4</sup> Shpesh herë, pra, e kishin lidhur me pranga e zinxhirë; por ai gjithnjë i thyente zinxhirët dhe i këpuste prangat; dhe kurrkush nuk e kishte bërë dot zap.
<scripture passage="Mark 5:5" parsed="|Mark|5|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.5" />
<sup>5</sup> Vazhdimisht, natën dhe ditën, nëpër varre e mbi male, shkonte duke bërtitur dhe duke e rrahur veten me gurë.
<scripture passage="Mark 5:6" parsed="|Mark|5|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.6" />
<sup>6</sup> Tani kur e pa Jezusin prej së largu, ai u turr dhe ra përmbys përpara tij,
<scripture passage="Mark 5:7" parsed="|Mark|5|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.7" />
<sup>7</sup> dhe me një britmë të madhe tha: ''Ç'ka ndërmjet mes nesh dhe teje, o Jezus, Bir i Perëndisë të shumë të lartit? Unë të përgjërohem në emrin e Perëndisë, mos më mundo!;''.
<scripture passage="Mark 5:8" parsed="|Mark|5|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.8" />
<sup>8</sup> Sepse ai i kishte thënë: ''Frymë e ndyrë, dil prej këtij njeriu!''.
<scripture passage="Mark 5:9" parsed="|Mark|5|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.9" />
<sup>9</sup> Atëhere Jezusi e pyeti: ''Cili është emri yt?''. Dhe ai u përgjigj duke thënë: ''Unë quhëm Legjion, sepse jemi shumë''.
<scripture passage="Mark 5:10" parsed="|Mark|5|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.10" />
<sup>10</sup> Dhe i lutej me të madhe që ai të mos i përzinte nga ajo krahinë.
<scripture passage="Mark 5:11" parsed="|Mark|5|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.11" />
<sup>11</sup> Tani aty ishte, në brinjë të malit, një tufë e madhe derrash që kulloste.
<scripture passage="Mark 5:12" parsed="|Mark|5|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.12" />
<sup>12</sup> Atëhere gjithë demonët e lutën duke thënë: ''Na dërgo në derrat, që të hymë në ta''.
<scripture passage="Mark 5:13" parsed="|Mark|5|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.13" />
<sup>13</sup> Dhe Jezusi menjëherë u lejoi atyre; atëherë frymërat e ndyra mbasi dolën, hynë në derrat dhe tufa u hodh poshtë nga gremina në det; ishin afërsisht dymijë krerë, dhe u mbytën në det.
<scripture passage="Mark 5:14" parsed="|Mark|5|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.14" />
<sup>14</sup> Atëherë ata që i kullotnin derrat ikën dhe e përhapën lajmin në qytet e nëpër fshatra; dhe njerëzit erdhën për të parë çfarë kishte ndodhur.
<scripture passage="Mark 5:15" parsed="|Mark|5|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.15" />
<sup>15</sup> Kur erdhën te Jezusi, panë të idemonizuarin ulur, të veshur dhe me mendje në rregull, atë që ishte idemonizuar nga Legjoni, dhe kishin frikë.
<scripture passage="Mark 5:16" parsed="|Mark|5|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.16" />
<sup>16</sup> Dhe ata që e kishin parë ngjarjen u treguan atyre se çfarë i kishte ngjarë të idemonizuarit dhe çështjen e derrave.
<scripture passage="Mark 5:17" parsed="|Mark|5|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.17" />
<sup>17</sup> Atëhere ata filluan t'i luten Jezusit që të largohej nga krahina e tyre.
<scripture passage="Mark 5:18" parsed="|Mark|5|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.18" />
<sup>18</sup> Kur ai po hynte në barkë, ai që kishte qenë i idemonizuar i lutej që të mund të rrinte me të;
<scripture passage="Mark 5:19" parsed="|Mark|5|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.19" />
<sup>19</sup> por Jezusi nuk e lejoj, madje i tha: ''Shko në shtëpinë tënde, te të tut dhe u trego atyre çfarë gjërash të medha bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty''.
<scripture passage="Mark 5:20" parsed="|Mark|5|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.20" />
<sup>20</sup> Dhe ai shkoi dhe nisi të predikojë nëpër Dekapolis për të gjitha ato që i kishte bërë Jezusi; të gjithë u mrrekulluan.
<scripture passage="Mark 5:21" parsed="|Mark|5|21|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.21" />
<sup>21</sup> Dhe kur Jezusi kaloj përsëri në bregun tjetër me barkë, një turmë e madhe u mblodh rreth tij; dhe ai qëndroj në breg të detit.
<scripture passage="Mark 5:22" parsed="|Mark|5|22|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.22" />
<sup>22</sup> Atëhere erdhi një nga krerët e sinagogës, me emër Jair, që, kur e pa, i ra ndër këmbë,
<scripture passage="Mark 5:23" parsed="|Mark|5|23|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.23" />
<sup>23</sup> dhe ju lut me të madhe duke thënë: ''Ime bijë është duke dhënë shpirt; eja, vëri duart mbi të që të shërohet dhe të jetojë!''.
<scripture passage="Mark 5:24" parsed="|Mark|5|24|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.24" />
<sup>24</sup> Dhe ai shkoi me të. Një turmë e madhe e ndiqte dhe shtyhej rreth tij.
<scripture passage="Mark 5:25" parsed="|Mark|5|25|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.25" />
<sup>25</sup> Tani një grua që kishte një fluks gjaku që prej dymbëdhjetë vjetësh
<scripture passage="Mark 5:26" parsed="|Mark|5|26|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.26" />
<sup>26</sup> dhe kishte vuajtur shumë nga ana e mjekëve të ndryshëm duke shpenzuar gjithë pasurinë e vet pa kurrfarë dobie, madje duke u bërë më keq,
<scripture passage="Mark 5:27" parsed="|Mark|5|27|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.27" />
<sup>27</sup> kur dëgjoi të flitej për Jezusin, u fut në turmë dhe pas shpinës preku rrobën e Jezusit,
<scripture passage="Mark 5:28" parsed="|Mark|5|28|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.28" />
<sup>28</sup> sepse thoshte: ''Nëse vetëm ia prek rroben e tij, do të shërohem''.
<scripture passage="Mark 5:29" parsed="|Mark|5|29|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.29" />
<sup>29</sup> Dhe menjëherë rrjedha e gjakut iu ndal dhe ajo ndjeu në trupin e vet se u shërua nga ajo sëmundje.
<scripture passage="Mark 5:30" parsed="|Mark|5|30|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.30" />
<sup>30</sup> Por menjëherë Jezusi, duke e ndjerë në vete që një fuqi kishte dalë prej tij, u kthye midis turmës, tha: ''Kush m'i preku rrobat?
<scripture passage="Mark 5:31" parsed="|Mark|5|31|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.31" />
<sup>31</sup> Dhe dishepujt e vet i thanë: ''A nuk po e sheh që turma po të shtyhet nga të gjitha anët dhe ti thua: ''Kush më preku?''.
<scripture passage="Mark 5:32" parsed="|Mark|5|32|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.32" />
<sup>32</sup> Por ai vështronte rreth e qark për të parë atë që bëri këtë.
<scripture passage="Mark 5:33" parsed="|Mark|5|33|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.33" />
<sup>33</sup> Atëhere gruaja, plot frikë e duke u dridhur, duke ditur se ç'i kishte ndodhur, erdhi dhe i ra ndër këmbë dhe i tha gjithë të vërtetën.
<scripture passage="Mark 5:34" parsed="|Mark|5|34|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.34" />
<sup>34</sup> Dhe ai i tha: ''Bijë, besimi yt të shëroi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!''.
<scripture passage="Mark 5:35" parsed="|Mark|5|35|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.35" />
<sup>35</sup> Ndërsa Jezusi ende po fliste, erdhën disa nga shtëpia e kryetarit të sinagogës duke thënë: ''Jote bijë ka vdekur; pse e bezdis akoma Mësuesin?''.
<scripture passage="Mark 5:36" parsed="|Mark|5|36|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.36" />
<sup>36</sup> Por Jezusi, sapo dëgjoi ç'u tha, i tha kryetarit të sinagogës: ''Mos ki frikë, vetëm ki besim!''.
<scripture passage="Mark 5:37" parsed="|Mark|5|37|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.37" />
<sup>37</sup> Dhe nuk lejoi që ta ndiqte kurrkush tjetër, përveç Pjetrit, Jakobit, dhe Gjonit, vëllait të Jakobit.
<scripture passage="Mark 5:38" parsed="|Mark|5|38|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.38" />
<sup>38</sup> Dhe mbasi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës, pa një rrëmujë të madhe dhe njerëz që qanin dhe ulërinin me të madhe.
<scripture passage="Mark 5:39" parsed="|Mark|5|39|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.39" />
<sup>39</sup> Hyri dhe u tha atyre: ''Pse bërtitni e qani? Vajza nuk ka vdekur, por fle''.
<scripture passage="Mark 5:40" parsed="|Mark|5|40|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.40" />
<sup>40</sup> Dhe ata e përqeshën, por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, mori me vete atin dhe nënën e vajzës dhe ata që qenë me atë, dhe hyri atje ku dergjej vajza.
<scripture passage="Mark 5:41" parsed="|Mark|5|41|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.41" />
<sup>41</sup> E mori, pra, për dore vajzën dhe i tha: ''Talitha kumi'', që e përkthyer do të thotë: ''Vajzë, ty po të them: Çohu!''.
<scripture passage="Mark 5:42" parsed="|Mark|5|42|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.42" />
<sup>42</sup> Dhe menjëherë vajza u ngrit dhe filloi të ecë. Ajo ishte në fakt dymbëdhjetë vjeçe. Dhe ata u habitën me habi të madhe.
<scripture passage="Mark 5:43" parsed="|Mark|5|43|0|0" osisRef="Bible:Mark.5.43" />
<sup>43</sup> Por ai urdhëroi rreptësisht që askush të mos e marrë vesh; pastaj urdhëroi që t'i japin vajzës të hajë.
</p>
</div3>

<div3 title="Mark 6" progress="80.39%" prev="Mark.5" next="Mark.7" id="Mark.6">
<h3 id="Mark.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Mark.6-p1">
<scripture passage="Mark 6:1" parsed="|Mark|6|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.1" />
<sup>1</sup> Pastaj doli prej andej dhe erdhi në vendlindjen e tij, dhe dishepujt e vet e ndiqnin.
<scripture passage="Mark 6:2" parsed="|Mark|6|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.2" />
<sup>2</sup> Dhe kur erdhi e shtuna, filloi t'i mësojë në sinagogë. Dhe shumë, kur e dëgjonin, habiteshin dhe thoshnin: ''Nga i vijnë këtij këto? Vallë ç'dituri është kjo që i është dhënë? Dhe si kryhen këto vepra të mëdha nëpërmjet dorës së tij?
<scripture passage="Mark 6:3" parsed="|Mark|6|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.3" />
<sup>3</sup> A s'është ky zdrukthëtar i biri Marisë, vëllai i Jakobit, i Joses, i Judës dhe i Simonit? Dhe nuk janë këtu midis nesh motrat e tij?''. Dhe skandalizoheshin për shkak të tij.
<scripture passage="Mark 6:4" parsed="|Mark|6|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.4" />
<sup>4</sup> Por Jezusi u tha atyre: ''Asnjë profet s'është i përbuzur përveç në vendlindjen e tij, në farefisin e vet dhe në shtëpinë e vet''.
<scripture passage="Mark 6:5" parsed="|Mark|6|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.5" />
<sup>5</sup> Dhe nuk mundi të kryejë aty asnjë vepër të pushtetshme, përveçse shëroi disa të lëngatë, duke vënë mbi ta duart.
<scripture passage="Mark 6:6" parsed="|Mark|6|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.6" />
<sup>6</sup> Dhe çuditej për mosbesimin e tyre; dhe dilte nëpër fshatra përreth e i mësonte.
<scripture passage="Mark 6:7" parsed="|Mark|6|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.7" />
<sup>7</sup> Pastaj ai i thirri te vetja të dymbëdhjetët dhe filloi t'i dërgojë dy nga dy; dhe u dha pushtet mbi frymët e ndyra.
<scripture passage="Mark 6:8" parsed="|Mark|6|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.8" />
<sup>8</sup> Dhe i urdhëroi të mos marrin asgjë tjetër udhës, përveç një shkop vetëm: as trasta, as bukë, as denar në brez;
<scripture passage="Mark 6:9" parsed="|Mark|6|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.9" />
<sup>9</sup> dhe të mbathin vetëm sandalet e të mos veshin dy palë tunika.
<scripture passage="Mark 6:10" parsed="|Mark|6|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.10" />
<sup>10</sup> U tha akoma: ''Kudo që të hyni në një shtëpi, rrini aty derisa të largoheni nga ai vend.
<scripture passage="Mark 6:11" parsed="|Mark|6|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.11" />
<sup>11</sup> Në qoftë se disa nuk ju presin dhe nuk ju dëgjojnë, kur të largoheni që andej, shkundni pluhurin nga këmbët tuaja si dëshmi kundër tyre. Në të vërtetë ju them se ditën e gjyqit Sodoma dhe Gomorra  do të trajtohen me më shumë tolerancë se sa ai  qytet''.
<scripture passage="Mark 6:12" parsed="|Mark|6|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.12" />
<sup>12</sup> Kështu ata shkuan dhe u predikonin njerëzve që të pendoheshin;
<scripture passage="Mark 6:13" parsed="|Mark|6|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.13" />
<sup>13</sup> dhe dëbonin shumë demonë dhe vajosnin me vaj shumë të lëngatë dhe i shëronin.
<scripture passage="Mark 6:14" parsed="|Mark|6|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.14" />
<sup>14</sup> Tani mbreti Herod dëgjoi të flitej për Jezusin, sepse emri i tij ishte bërë i njohur, dhe ai tha: ''Ky Gjoni që pagëzonte u ngjall së vdekuri; prandaj në të po veprojnë pushtete çudibërëse''.
<scripture passage="Mark 6:15" parsed="|Mark|6|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.15" />
<sup>15</sup> Disa të tjerë thonin: ''Éshtë Elia''; dhe disa të tjerë: ''Éshtë një profet, ose si një nga profetët''.
<scripture passage="Mark 6:16" parsed="|Mark|6|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.16" />
<sup>16</sup> Por kur i dëgjoi Herodi të gjitha këto, tha: ''Ky Gjoni, të cilit ia pata prerë kokën, u ngjall së vdekuri!''.
<scripture passage="Mark 6:17" parsed="|Mark|6|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.17" />
<sup>17</sup> Në fakt Herodi vet kishte dhënë urdhër të arrestohej Gjoni dhe të mbahej i lidhur në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të tij, sepse e kishte marrë për grua.
<scripture passage="Mark 6:18" parsed="|Mark|6|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.18" />
<sup>18</sup> Gjoni, pra, i thoshte Herodit: ''Nuk është e lejueshme të kesh gruan e vëllait tënd!''
<scripture passage="Mark 6:19" parsed="|Mark|6|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.19" />
<sup>19</sup> Dhe Herodiada e urrente dhe dëshironte ta vriste, por nuk mundte.
<scripture passage="Mark 6:20" parsed="|Mark|6|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.20" />
<sup>20</sup> Herodi, pra, i druhej Gjonit, të cilin e dinte si njeri të drejtë dhe të shenjtë, dhe e mbronte; dhe, mbasi e dëgjonte, kryente shumë gjëra dhe e dëgjonte me dëshirë.
<scripture passage="Mark 6:21" parsed="|Mark|6|21|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.21" />
<sup>21</sup> Por erdhi dita e volitshme dhe Herodi, për ditëlindjen e vet, shtroi një gosti për të mëdhenjtë e tij, për komandantët dhe për parinë e Galilesë.
<scripture passage="Mark 6:22" parsed="|Mark|6|22|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.22" />
<sup>22</sup> Hyri vetë e bija e Herodiadës, kërceu dhe i pëlqeu Herodit e atyre që ishin bashkë me të në tryezë, atëherë mbreti i tha vajzës: ''Më kërko ç'të duash dhe unë do të ta jap''.
<scripture passage="Mark 6:23" parsed="|Mark|6|23|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.23" />
<sup>23</sup> Dhe iu betua: ''Gjithçka që të më kërkosh, do të ta jap, deri gjysmën e mbretërisë sime!''.
<scripture passage="Mark 6:24" parsed="|Mark|6|24|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.24" />
<sup>24</sup> Ajo doli dhe i tha s'ëmës: ''Çfarë duhet t'i kërkoj?'' Ajo u përgjigj: ''Kokën e Gjon Pagëzorit!''.
<scripture passage="Mark 6:25" parsed="|Mark|6|25|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.25" />
<sup>25</sup> Ajo u kthye menjëherë te mbreti dhe i kërkoi me nxitim: ''Unë dëshiroj që ti të më japësh menjëherë, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit''.
<scripture passage="Mark 6:26" parsed="|Mark|6|26|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.26" />
<sup>26</sup> Dhe mbreti, megjithëse u trishtua shumë nga kjo, nuk deshi të refuzojë për shkak të betimit dhe për respekt të të ftuarve.
<scripture passage="Mark 6:27" parsed="|Mark|6|27|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.27" />
<sup>27</sup> Kështu mbreti dërgoi menjëherë një roje me urdhër që ti sillnin kokën e Gjonit.
<scripture passage="Mark 6:28" parsed="|Mark|6|28|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.28" />
<sup>28</sup> Dhe ky shkoi, ia preu kokën në burg, dhe e solli kokën e tij mbi një pjatë, ia dha vajzës dhe vajza ia dha s'ëmës.
<scripture passage="Mark 6:29" parsed="|Mark|6|29|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.29" />
<sup>29</sup> Kur dishepujt e Gjonit i dëgjuan këto, erdhën, morën trupin e tij dhe e vunë në varr.
<scripture passage="Mark 6:30" parsed="|Mark|6|30|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.30" />
<sup>30</sup> Tani apostujt u mblodhën tek Jezusi dhe i treguan të gjitha ato që kishin bërë dhe i kishin mësuar.
<scripture passage="Mark 6:31" parsed="|Mark|6|31|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.31" />
<sup>31</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak''. Sepse njerëzit që vinin dhe shkonin ishin aq shumë, sa s'u dilte koha as për të ngrënë.
<scripture passage="Mark 6:32" parsed="|Mark|6|32|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.32" />
<sup>32</sup> U nisën, pra, me një barkë drejt një vend të vetmuar e të mënjanuar.
<scripture passage="Mark 6:33" parsed="|Mark|6|33|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.33" />
<sup>33</sup> Porsa turma i pa që u nisën, dhe shumë veta e njohën; dhe nga të gjitha qytetet erdhën aty me këmbë dhe mbërritën përpara tyre; dhe u mblodhën rreth tij.
<scripture passage="Mark 6:34" parsed="|Mark|6|34|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.34" />
<sup>34</sup> Kur Jezusi doli nga barka, pa një turmë të madhe dhe iu dhimbs, sepse ishin si delet pa bari; dhe nisi t'u mësojë shumë gjëra.
<scripture passage="Mark 6:35" parsed="|Mark|6|35|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.35" />
<sup>35</sup> Duke qenë se u bë vonë, dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: ''Ky vend është i shkretë, dhe tashmë është vonë.
<scripture passage="Mark 6:36" parsed="|Mark|6|36|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.36" />
<sup>36</sup> Lejoi këta njerëz që të shkojnë në fushat dhe në fshatrat rreth e qark që të blejnë bukë, se s'kanë gjë për të ngrënë''.
<scripture passage="Mark 6:37" parsed="|Mark|6|37|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.37" />
<sup>37</sup> Por ai, duke iu përgjigjur, u tha atyre: ''U jepni ju të hanë!'' Ata i thanë: ''A duhet të shkojmë ne të blejmë për dyqind denarë bukë dhe t'u japim të hanë?''.
<scripture passage="Mark 6:38" parsed="|Mark|6|38|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.38" />
<sup>38</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Sa bukë keni? Shkoni e shikoni''. Ata, mbasi shikuan, thanë: ''Pesë bukë e dy peshq''.
<scripture passage="Mark 6:39" parsed="|Mark|6|39|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.39" />
<sup>39</sup> Atëherë ai i urdhëroi ata që t'i rregullojnë të gjithë, ulur në grupe, mbi barin e njomë.
<scripture passage="Mark 6:40" parsed="|Mark|6|40|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.40" />
<sup>40</sup> Kështu ata u ulën në grupe nga njëqind e nga pesëdhjetë.
<scripture passage="Mark 6:41" parsed="|Mark|6|41|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.41" />
<sup>41</sup> Pastaj ai mori pesë bukët dhe dy peshqit, i ngriti sytë nga qielli, i bekoi; i theu bukët dhe ua dha dishepujve të vet, që t'ua shpërndanin atyre; ua ndau gjithashtu dy peshqit të gjithëve.
<scripture passage="Mark 6:42" parsed="|Mark|6|42|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.42" />
<sup>42</sup> Të gjithë hëngrën sa u ngopën.
<scripture passage="Mark 6:43" parsed="|Mark|6|43|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.43" />
<sup>43</sup> Dhe mblodhën dymbëdhjetë shporta me copa buke dhe me mbetje peshku.
<scripture passage="Mark 6:44" parsed="|Mark|6|44|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.44" />
<sup>44</sup> Ata që hëngrën nga ato bukë ishin pesë mijë burra.
<scripture passage="Mark 6:45" parsed="|Mark|6|45|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.45" />
<sup>45</sup> Menjëherë Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t'i prijnë në bregun tjetër drejt Betsaidas, derisa ai ta lejonte turmën.
<scripture passage="Mark 6:46" parsed="|Mark|6|46|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.46" />
<sup>46</sup> Sapo e lejoi, ai iu ngjit malit për t'u lutur.
<scripture passage="Mark 6:47" parsed="|Mark|6|47|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.47" />
<sup>47</sup> U ngrys, barka ishte në mes të detit dhe ai ishte i vetëm fare në tokë.
<scripture passage="Mark 6:48" parsed="|Mark|6|48|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.48" />
<sup>48</sup> Dhe kur i pa dishepujt që po mundoheshin duke vozitur, sepse era ishte kundër tyre, aty nga roja e katërt e natës, ai u nis drejt tyre duke ecur përmbi det dhe donte t'i kalonte.
<scripture passage="Mark 6:49" parsed="|Mark|6|49|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.49" />
<sup>49</sup> Por ata, kur e panë që po ecte mbi det, menduan se ishte një fantazmë dhe filluan të bërtasin,
<scripture passage="Mark 6:50" parsed="|Mark|6|50|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.50" />
<sup>50</sup> sepse e kishin parë të gjithë dhe ishin trembur; por ai menjëherë filloi të flasë me ta dhe tha: ''Merrni zemër, jam unë, mos kini frikë!''
<scripture passage="Mark 6:51" parsed="|Mark|6|51|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.51" />
<sup>51</sup> Pastaj hipi në barkë me ta dhe era pushoi; dhe ata mbetën jashtëzakonisht të habitur në veten e tyre dhe u mrekulluan,
<scripture passage="Mark 6:52" parsed="|Mark|6|52|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.52" />
<sup>52</sup> sepse nuk e kishin kuptuar ndodhinë e bukëve, sepse zemra e tyre ishte ngurtësuar.
<scripture passage="Mark 6:53" parsed="|Mark|6|53|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.53" />
<sup>53</sup> Mbasi kaluan, arritën në krahinën e Gjenasaretit dhe aty e lidhën barkën.
<scripture passage="Mark 6:54" parsed="|Mark|6|54|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.54" />
<sup>54</sup> Dhe kur dolën nga barka, njerëzit e njohën menjëherë
<scripture passage="Mark 6:55" parsed="|Mark|6|55|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.55" />
<sup>55</sup> dhe, duke përshkuar me vrap mbarë krahinën përreth, filluan të sjellin të sëmurë në vigje, kudo që dëgjonin se gjendej;
<scripture passage="Mark 6:56" parsed="|Mark|6|56|0|0" osisRef="Bible:Mark.6.56" />
<sup>56</sup> dhe kudo ku ai vinte, në fshatra, në qytete a në lagje, njerëzit i vendosnin të lënguarit në sheshe dhe e lutnin që të paktën të mund të preknin cepin e rrobes së tij; dhe të gjithë ata që e preknin, shëroheshin.
</p>
</div3>

<div3 title="Mark 7" progress="80.55%" prev="Mark.6" next="Mark.8" id="Mark.7">
<h3 id="Mark.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Mark.7-p1">
<scripture passage="Mark 7:1" parsed="|Mark|7|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.1" />
<sup>1</sup> Atëherë rreth tij u mblodhën farisenjtë dhe disa skribë që kishin ardhur nga Jeruzalemi.
<scripture passage="Mark 7:2" parsed="|Mark|7|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.2" />
<sup>2</sup> Ata vunë re se disa nga dishepujt e tij po hanin bukë me duar të papastra, domethënë të palara, dhe i paditën.
<scripture passage="Mark 7:3" parsed="|Mark|7|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.3" />
<sup>3</sup> Në fakt farisenjtë dhe të gjithë Judenjtë nuk hanë pa i larë më parë me shumë kujdes duart, duke iu përmbajtur traditës së pleqve;
<scripture passage="Mark 7:4" parsed="|Mark|7|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.4" />
<sup>4</sup> dhe, kur kthehen nga tregu, nuk hanë pa u pastruar më parë. Ka shumë gjëra të tjera që ata duhet të respektojnë për shkak të traditës: larjen e kupave, të brokave, të enëve prej bakri dhe të shtretërve.
<scripture passage="Mark 7:5" parsed="|Mark|7|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.5" />
<sup>5</sup> Pastaj farisenjtë dhe skribët e pyetën: ''Përse dishepujt e tu nuk sillen sipas traditës së pleqve, por hanë bukë pa i larë duart?''.
<scripture passage="Mark 7:6" parsed="|Mark|7|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.6" />
<sup>6</sup> Por ai duke u përgjigjur u tha atyre: ''Mirë profetizoi Isaia për ju, hipokritë, siç është shkruar: "Ky popull me buzë më nderon, por zemra e tyre rri larg meje.
<scripture passage="Mark 7:7" parsed="|Mark|7|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.7" />
<sup>7</sup> Por kot më bëjnë një kult, duke mësuar doktrina, të cilat janë porosi nga njerëzit".
<scripture passage="Mark 7:8" parsed="|Mark|7|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.8" />
<sup>8</sup> Duke lënë pas dore, pra, urdhërimin e Perëndisë, ju i përmbaheni traditës së njerëzve: larje brokash dhe kupash; dhe bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme''.
<scripture passage="Mark 7:9" parsed="|Mark|7|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.9" />
<sup>9</sup> U tha atyre akoma: ''Ju jeni të shkathët për të anuluar urdhërimin e Perëndisë, për të zbatuar traditën tuaj.
<scripture passage="Mark 7:10" parsed="|Mark|7|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.10" />
<sup>10</sup> E në fakt Moisiu tha: "Ndero atin tënd dhe nënën tënde", dhe: "Ai që mallkon atin ose nënën, të dënohet me vdekje".
<scripture passage="Mark 7:11" parsed="|Mark|7|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.11" />
<sup>11</sup> Por ju thoni: "Në qoftë se dikush i thotë atit të vet ose nënës së vet: Gjithçka që mund të bëjë për ty është kurban, domethënë një ofertë Perëndisë",
<scripture passage="Mark 7:12" parsed="|Mark|7|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.12" />
<sup>12</sup> nuk e lejoni atë të bëjë asgjë për atin e vet ose për nënën e vet,
<scripture passage="Mark 7:13" parsed="|Mark|7|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.13" />
<sup>13</sup> duke e anuluar kështu fjalën e Perëndisë me traditën tuaj, që ju e keni trashëguar. Dhe ju po bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme''.
<scripture passage="Mark 7:14" parsed="|Mark|7|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.14" />
<sup>14</sup> Pastaj thirri gjithë turmën rreth vetes dhe i tha: ''Më dëgjoni të gjithë dhe kuptoni:
<scripture passage="Mark 7:15" parsed="|Mark|7|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.15" />
<sup>15</sup> Nuk ka asgjë jashtë njeriut që, duke hyrë në të, mund ta ndotë atë; përkundrazi janë ato gjëra që dalin prej tij që e ndotin.
<scripture passage="Mark 7:16" parsed="|Mark|7|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.16" />
<sup>16</sup> Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!
<scripture passage="Mark 7:17" parsed="|Mark|7|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.17" />
<sup>17</sup> Më pas, kur ai u kthye në shtëpi, larg turmës, dishepujt e vet e pyetën për kuptimin e shëmbëlltyrës.
<scripture passage="Mark 7:18" parsed="|Mark|7|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.18" />
<sup>18</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Edhe ju qënkeni kaq të pamend? A nuk e kuptoni se çdo gjë që nga jashtë hyn te njeriu nuk mund ta ndotë,
<scripture passage="Mark 7:19" parsed="|Mark|7|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.19" />
<sup>19</sup> sepse nuk i hyn në zemër, por në bark, dhe pastaj jashtëqitet në gjiriz?''. Duke folur kështu, ai i deklaroi të pastra të gjitha ushqimet.
<scripture passage="Mark 7:20" parsed="|Mark|7|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.20" />
<sup>20</sup> Tha akoma: ''Ajo që del nga njeriu, e bën atë të ndotur.
<scripture passage="Mark 7:21" parsed="|Mark|7|21|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.21" />
<sup>21</sup> Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet,
<scripture passage="Mark 7:22" parsed="|Mark|7|22|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.22" />
<sup>22</sup> vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, budallallëku.
<scripture passage="Mark 7:23" parsed="|Mark|7|23|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.23" />
<sup>23</sup> Të gjitha këto të mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut''.
<scripture passage="Mark 7:24" parsed="|Mark|7|24|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.24" />
<sup>24</sup> Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur.
<scripture passage="Mark 7:25" parsed="|Mark|7|25|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.25" />
<sup>25</sup> Në fakt një grua, vajza e së cilës kishte një frymë e ndyrë, duke dëgjuar për Jezusin, erdhi dhe u hodh para këmbëve të tij.
<scripture passage="Mark 7:26" parsed="|Mark|7|26|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.26" />
<sup>26</sup> Tani ajo grua ishte greke, me prejardhje sirofenikase; dhe iu lut që ta dëbonte demonin nga e bija;
<scripture passage="Mark 7:27" parsed="|Mark|7|27|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.27" />
<sup>27</sup> por Jezusi i tha: ''Lëri më parë fëmijët të ngopen, sepse nuk është mirë të merret buka e fëmijëve e t'u hidhet këlyshëve të qenve''.
<scripture passage="Mark 7:28" parsed="|Mark|7|28|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.28" />
<sup>28</sup> Por ajo u përgjigj dhe i tha: ''Mirë po flet, o Zot, por edhe këlyshët nën tryezë hanë thërimet e fëmijëve!''
<scripture passage="Mark 7:29" parsed="|Mark|7|29|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.29" />
<sup>29</sup> Atëherë ai i tha: ''Për këtë fjalën tënde, shko; demoni doli nga vajza jote!''.
<scripture passage="Mark 7:30" parsed="|Mark|7|30|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.30" />
<sup>30</sup> Dhe ajo, kur u kthye në shtëpinë e vet, e gjeti të bijën në shtrat, dhe demoni i kishte dalë.
<scripture passage="Mark 7:31" parsed="|Mark|7|31|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.31" />
<sup>31</sup> Mbasi u nis përsëri nga krahina e Tiros dhe e Sidonit, Jezusi arriti te deti i Galilesë, në mes të krahinës së Dekapolit.
<scripture passage="Mark 7:32" parsed="|Mark|7|32|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.32" />
<sup>32</sup> Dhe i paraqitën një të shurdhët që mezi fliste, dhe iu lutën t'i vërë duart mbi të.
<scripture passage="Mark 7:33" parsed="|Mark|7|33|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.33" />
<sup>33</sup> Si e mori veçmas, larg turmës, ia shtiu gishtrinjtë në vesh dhe mbasi e pështyu ia preku gjuhën.
<scripture passage="Mark 7:34" parsed="|Mark|7|34|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.34" />
<sup>34</sup> Pastaj i drejtoi sytë nga qielli, psherëtiu dhe i tha: ''Effatha'', që do të thotë: ''Hapu!''.
<scripture passage="Mark 7:35" parsed="|Mark|7|35|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.35" />
<sup>35</sup> Dhe menjëherë iu hapën veshët, iu zgjidh nyja e gjuhës dhe foli rrjedhshëm.
<scripture passage="Mark 7:36" parsed="|Mark|7|36|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.36" />
<sup>36</sup> Dhe Jezusi i urdhëroi ata që të mos i tregojnë askujt; por sa më tepër ua ndalonte, aq më tepër ata e përhapnin.
<scripture passage="Mark 7:37" parsed="|Mark|7|37|0|0" osisRef="Bible:Mark.7.37" />
<sup>37</sup> Dhe, të habitur shumë, thonin: ''Ai çdo gjë e ka bërë mirë: ai i bën që të shurdhët të dëgjojnë dhe memecët të flasin!''.
</p>
</div3>

<div3 title="Mark 8" progress="80.65%" prev="Mark.7" next="Mark.9" id="Mark.8">
<h3 id="Mark.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Mark.8-p1">
<scripture passage="Mark 8:1" parsed="|Mark|8|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.1" />
<sup>1</sup> Në ato ditë, duke qenë se u mblodh një turmë shumë e madhe dhe s'kishin ç'të hanin, Jezusi i thirri dishepujt e vet dhe u tha atyre:
<scripture passage="Mark 8:2" parsed="|Mark|8|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.2" />
<sup>2</sup> ''Kam mëshirë për këtë turmë, sepse u bënë tri ditë që po rri me mua, dhe nuk ka ç'të hajë.
<scripture passage="Mark 8:3" parsed="|Mark|8|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.3" />
<sup>3</sup> Dhe po t'i nis të pa ngrënë në shtëpitë e tyre, do të mbeten udhës; disa prej tyre kanë ardhur që nga larg''.
<scripture passage="Mark 8:4" parsed="|Mark|8|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.4" />
<sup>4</sup> Dhe dishepujt e tij iu përgjigjën: ''Si do të mund t'i ngopte me bukë këta dikush, këtu në shkretëtirë?''.
<scripture passage="Mark 8:5" parsed="|Mark|8|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.5" />
<sup>5</sup> Dhe ai i pyeti: ''Sa bukë keni?''. Ata i thanë: ''Shtatë''.
<scripture passage="Mark 8:6" parsed="|Mark|8|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.6" />
<sup>6</sup> Atëherë ai e urdhëroi turmën të ulet për tokë; dhe mori të shtatë bukët, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të vet që t'ia shpërndajnë turmës; dhe ata ia shpërndanë.
<scripture passage="Mark 8:7" parsed="|Mark|8|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.7" />
<sup>7</sup> Kishin edhe disa peshq të vegjël; mbasi i bekoi, urdhëroi që edhe ata t'i shpërndahen turmës.
<scripture passage="Mark 8:8" parsed="|Mark|8|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.8" />
<sup>8</sup> Kështu ata hëngrën dhe u ngopën; dhe dishepujt çuan shtatë kosha me copat që tepruan.
<scripture passage="Mark 8:9" parsed="|Mark|8|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.9" />
<sup>9</sup> Ata që hëngrën ishin rreth katër mijë veta; pastaj i lejoi.
<scripture passage="Mark 8:10" parsed="|Mark|8|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.10" />
<sup>10</sup> Dhe menjëherë hypi në barkë me dishepujt e vet dhe shkoi në rrethinën e Dalmanutës.
<scripture passage="Mark 8:11" parsed="|Mark|8|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.11" />
<sup>11</sup> Atëherë erdhën farisenjtë dhe nisën të diskutojnë me të, duke i kërkuar një shenjë nga qielli për ta vënë në provë.
<scripture passage="Mark 8:12" parsed="|Mark|8|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.12" />
<sup>12</sup> Por ai, duke psherëtirë në frymë, tha: ''Përse ky brez kërkon një shenjë? Në të vërtetë po ju them se këtij brezi nuk do t'i jepet asnjë shenjë''.
<scripture passage="Mark 8:13" parsed="|Mark|8|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.13" />
<sup>13</sup> Atëherë i la, hipi përsëri në barkë dhe kaloi në bregun tjetër.
<scripture passage="Mark 8:14" parsed="|Mark|8|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.14" />
<sup>14</sup> Tani dishepujt kishin harruar të marrin bukë me vete, dhe në barkë s'kishin asgjë përveç një buke.
<scripture passage="Mark 8:15" parsed="|Mark|8|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.15" />
<sup>15</sup> Dhe Jezusi i qortoi duke thënë: ''Kini kujdes, ruhuni nga majaja e farisenjve dhe nga majaja e Herodit!''.
<scripture passage="Mark 8:16" parsed="|Mark|8|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.16" />
<sup>16</sup> Por ata diskutonin midis tyre duke thënë: ''Nuk kemi bukë''.
<scripture passage="Mark 8:17" parsed="|Mark|8|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.17" />
<sup>17</sup> Jezusi e vuri re dhe u tha: ''Përse dis-kutoni që s'keni bukë? Ende nuk po e kuptoni e nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrën të ngurtë?
<scripture passage="Mark 8:18" parsed="|Mark|8|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.18" />
<sup>18</sup> Keni sy dhe nuk shihni, keni veshë dhe nuk dëgjoni? Dhe nuk po mbani mend?
<scripture passage="Mark 8:19" parsed="|Mark|8|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.19" />
<sup>19</sup> Kur ndava të pesë bukët për të pesë mijtë, sa kosha plot me copa mblodhët?''. Ata thanë: ''Dymbëdhjetë''.
<scripture passage="Mark 8:20" parsed="|Mark|8|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.20" />
<sup>20</sup> ''Po kur theva të shtatë bukët për të katër mijtët, sa shporta plot me bukë mblodhët?''. Dhe ata thanë: ''Shtatë''.
<scripture passage="Mark 8:21" parsed="|Mark|8|21|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.21" />
<sup>21</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Po si, ende nuk po kuptoni?''.
<scripture passage="Mark 8:22" parsed="|Mark|8|22|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.22" />
<sup>22</sup> Pastaj arriti në Betsaida; dhe i prunë një të verbër e iu lutën ta prekte.
<scripture passage="Mark 8:23" parsed="|Mark|8|23|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.23" />
<sup>23</sup> Atëherë e mori për dore të verbërin, e nxori jashtë fshatit dhe, pasi i pështyu në sy dhe vuri duart mbi të, e pyeti nëse shihte gjë.
<scripture passage="Mark 8:24" parsed="|Mark|8|24|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.24" />
<sup>24</sup> Dhe ai, duke hapur sytë, tha: ''Po shoh njerëz si pemë që ecin''.
<scripture passage="Mark 8:25" parsed="|Mark|8|25|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Jezusi i vuri përsëri duart mbi sytë dhe e bëri të shikojë lart; dhe atij iu kthye të parit dhe shikonte qartë gjithçka.
<scripture passage="Mark 8:26" parsed="|Mark|8|26|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.26" />
<sup>26</sup> Dhe Jezusi e nisi të shkojë në shtëpinë e tij duke i thënë: ''Mos hyr në fshat dhe mos ia trego askujt në fshat''.
<scripture passage="Mark 8:27" parsed="|Mark|8|27|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.27" />
<sup>27</sup> Pastaj Jezusi shkoi bashkë me dishepujt e vet ndër fshatrat e Cesaresë së Filipit; dhe gjatë rrugës i pyeti dishepujt e vet duke u thënë atyre: ''Kush thonë njerëzit se jam unë?''.
<scripture passage="Mark 8:28" parsed="|Mark|8|28|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.28" />
<sup>28</sup> Ata u përgjigjën: ''Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, dhe të tjerë një nga profetët''.
<scripture passage="Mark 8:29" parsed="|Mark|8|29|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.29" />
<sup>29</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Po ju, kush thoni se jam?''. Dhe Pjetri, duke iu përgjigjur i tha: ''Ti je Krishti''.
<scripture passage="Mark 8:30" parsed="|Mark|8|30|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.30" />
<sup>30</sup> Atëherë ai i urdhëroi rreptësisht që të mos i tregojnë askujt për të.
<scripture passage="Mark 8:31" parsed="|Mark|8|31|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.31" />
<sup>31</sup> Pastaj nisi t'u mësojë atyre se Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, do të hidhet poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët; se do të vritet dhe pas tri ditësh do të ringjallet.
<scripture passage="Mark 8:32" parsed="|Mark|8|32|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.32" />
<sup>32</sup> Dhe ai i tha këto gjëra haptas. Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe filloi ta qortojë.
<scripture passage="Mark 8:33" parsed="|Mark|8|33|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.33" />
<sup>33</sup> Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thënë: ''Largohu nga unë, Satana, se ti nuk ke shqisën për gjërat e Perëndisë, por për gjërat e njerëzve!''.
<scripture passage="Mark 8:34" parsed="|Mark|8|34|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.34" />
<sup>34</sup> Pastaj e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe iu tha: ''Kushdo që don të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë,
<scripture passage="Mark 8:35" parsed="|Mark|8|35|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.35" />
<sup>35</sup> sepse ai që don të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë.
<scripture passage="Mark 8:36" parsed="|Mark|8|36|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.36" />
<sup>36</sup> Ç'dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet?
<scripture passage="Mark 8:37" parsed="|Mark|8|37|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.37" />
<sup>37</sup> Ose çfarë mund të japë njeriu në shkëmbim të shpirtit të vet?
<scripture passage="Mark 8:38" parsed="|Mark|8|38|0|0" osisRef="Bible:Mark.8.38" />
<sup>38</sup> Sepse kujtdo që do t'i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në mes të këtij brezi kurorëshkelës dhe mëkatar, për atë do t'i vijë turp edhe Birit të njeriut, kur të arrijë në lavdinë e Atit të vet, me engjëjt e shenjtë''.
</p>
</div3>

<div3 title="Mark 9" progress="80.76%" prev="Mark.8" next="Mark.10" id="Mark.9">
<h3 id="Mark.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Mark.9-p1">
<scripture passage="Mark 9:1" parsed="|Mark|9|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.1" />
<sup>1</sup> Pastaj u tha atyre: ''Në të vërtetë ju them se midis jush që jeni këtu ka disa që nuk do ta shijojnë vdekjen para se të shohin të vijë me fuqi mbretëria e Perëndisë''.
<scripture passage="Mark 9:2" parsed="|Mark|9|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.2" />
<sup>2</sup> Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe i çoi në vetmi, vetëm ata, mbi një mal të lartë; dhe u shpërfytyrua përpara tyre.
<scripture passage="Mark 9:3" parsed="|Mark|9|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.3" />
<sup>3</sup> Dhe rrobat e tij u bënë të shndritshme dhe krejt të bardha, si bora, më të bardha nga sa nuk mund t'i zbardhojë asnjë rrobalarës mbi tokë.
<scripture passage="Mark 9:4" parsed="|Mark|9|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.4" />
<sup>4</sup> Dhe atyre iu shfaqën Elia me Moisiun, që po bisedonin me Jezusin.
<scripture passage="Mark 9:5" parsed="|Mark|9|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.5" />
<sup>5</sup> Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe i tha Jezusit: ''Mësues, për ne është mirë të jemi këtu; bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian!''.
<scripture passage="Mark 9:6" parsed="|Mark|9|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.6" />
<sup>6</sup> Në fakt ai nuk dinte çfarë thoshte, sepse ata ishin të trembur.
<scripture passage="Mark 9:7" parsed="|Mark|9|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.7" />
<sup>7</sup> Pastaj erdhi një re dhe i mbuloi me hijen e vet; dhe nga reja doli një zë që tha: ''Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni!''.
<scripture passage="Mark 9:8" parsed="|Mark|9|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.8" />
<sup>8</sup> Dhe menjëherë ata shikuan rreth e qark, por nuk panë më asnjëri, përveçse Jezusi fill i vetëm me ta.
<scripture passage="Mark 9:9" parsed="|Mark|9|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.9" />
<sup>9</sup> Tani kur po zbrisnin nga mali, Jezusi i urdhëroi të mos i tregojnë askujt gjërat që kishin parë, derisa i Biri i njeriut të ringjallej prej së vdekuri.
<scripture passage="Mark 9:10" parsed="|Mark|9|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.10" />
<sup>10</sup> Ata e mbajtën porosinë dhe diskutonin mes tyre se ç'do të thoshte të ringjallesh prej së vdekuri.
<scripture passage="Mark 9:11" parsed="|Mark|9|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.11" />
<sup>11</sup> Pastaj e pyetën duke thënë: ''Përse skribët thonë se më parë duhet të vijë Elia?''.
<scripture passage="Mark 9:12" parsed="|Mark|9|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.12" />
<sup>12</sup> Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Elia me të vërtetë duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë; por, ashtu siç është shkruar për Birin e njeriut, ai duhet të vuajë shumë gjëra dhe të përçmohet.
<scripture passage="Mark 9:13" parsed="|Mark|9|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.13" />
<sup>13</sup> Por unë po ju them se Elia erdhi dhe me të bënë ç'deshën, ashtu siç është shkruar për të''.
<scripture passage="Mark 9:14" parsed="|Mark|9|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.14" />
<sup>14</sup> Mbasi u kthye te dishepujt, pa një turmë të madhe rreth tyre dhe disa skribë që po grindeshin me ta.
<scripture passage="Mark 9:15" parsed="|Mark|9|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.15" />
<sup>15</sup> Dhe menjëherë e gjithë turma, kur e pa, u habit dhe erdhi me vrap për ta përshëndetur.
<scripture passage="Mark 9:16" parsed="|Mark|9|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.16" />
<sup>16</sup> Atëherë ai i pyeti skribët: ''Për çfarë po diskutoni me ta?''.
<scripture passage="Mark 9:17" parsed="|Mark|9|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.17" />
<sup>17</sup> Dhe dikush nga turma, duke u përgjigjur, tha: ''Mësues, të prura djalin tim që ka një frymë memece,
<scripture passage="Mark 9:18" parsed="|Mark|9|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.18" />
<sup>18</sup> dhe e kap kudo, e përplas dhe ai shkumon, kërcëllon dhëmbët dhe i ngrijnë gjymtyrët. Dhe u thashë dishepujve të tu ta dëbojnë, por ata s'e bënë dot.
<scripture passage="Mark 9:19" parsed="|Mark|9|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.19" />
<sup>19</sup> Dhe ai duke u përgjigjur tha: ''O brez që s'beson, deri kur do të jem me ju? Deri kur do t'ju duroj? Ma sillni këtu!''.
<scripture passage="Mark 9:20" parsed="|Mark|9|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.20" />
<sup>20</sup> Dhe ata ia prunë. Por, sapo e pa, fryma e përplasi me forcë dhe fëmija, që kishte rënë përtokë, rrokullisej duke shkumuar.
<scripture passage="Mark 9:21" parsed="|Mark|9|21|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.21" />
<sup>21</sup> Dhe Jezusi e pyeti babanë e atij: ''Sa kohë ka që i ndodh kështu?''. Dhe ai tha: ''Që në fëmijëri.
<scripture passage="Mark 9:22" parsed="|Mark|9|22|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.22" />
<sup>22</sup> Shpesh e ka hedhur në zjarr dhe në ujë për ta shkatërruar por, nëse mund të bësh diçka, ki mëshirë për ne dhe na ndihmo!''.
<scripture passage="Mark 9:23" parsed="|Mark|9|23|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.23" />
<sup>23</sup> Dhe Jezusi i tha: ''Nëse ti mund të besosh, çdo gjë është e mundshme për atë që beson''.
<scripture passage="Mark 9:24" parsed="|Mark|9|24|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.24" />
<sup>24</sup> Menjëherë babai i fëmijës, duke bërtitur me lot, tha: ''Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim''.
<scripture passage="Mark 9:25" parsed="|Mark|9|25|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.25" />
<sup>25</sup> Atëherë Jezusi, duke parë se po vinte turma me vrap, e qortoi frymën e ndyrë duke thënë: ''O frymë memece dhe e shurdhët, unë po të urdhëroj, dil prej tij dhe mos hyr më kurrë tek ai!''.
<scripture passage="Mark 9:26" parsed="|Mark|9|26|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.26" />
<sup>26</sup> Dhe demoni, duke bërtitur dhe duke e sfilitur fort, doli prej tij. Dhe fëmija mbeti si i vdekur, saqë shumë njerëz thoshin: ''Ka vdekur''.
<scripture passage="Mark 9:27" parsed="|Mark|9|27|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.27" />
<sup>27</sup> Por Jezusi e zuri për dore, e ngriti dhe ai u çua në këmbë.
<scripture passage="Mark 9:28" parsed="|Mark|9|28|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.28" />
<sup>28</sup> Kur Jezusi hyri në shtëpi, dishepujt e vet e pyetën veçmas: ''Përse ne nuk mundëm ta dëbojmë?''.
<scripture passage="Mark 9:29" parsed="|Mark|9|29|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.29" />
<sup>29</sup> dhe ai u tha atyre: ''Ky lloj frymërash nuk mund të dëbohet ndryshe, përveç, se me lutje dhe agjërim''.
<scripture passage="Mark 9:30" parsed="|Mark|9|30|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.30" />
<sup>30</sup> Mbasi u nisën prej andej, kaluan nëpër Galile; dhe ai nuk donte që ta merrte vesh njeri.
<scripture passage="Mark 9:31" parsed="|Mark|9|31|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.31" />
<sup>31</sup> Ai, në fakt, i mësonte dishepujt e vet dhe u thoshte atyre: ''Së shpejti Biri i njeriut do të dorëzohet në duart e njerëzve dhe ata do ta vrasin; dhe, pasi të jetë vrarë, ai do të ringjallet ditën e tretë''.
<scripture passage="Mark 9:32" parsed="|Mark|9|32|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.32" />
<sup>32</sup> Por ata nuk i kuptonin këto fjalë dhe kishin frikë ta pyesnin.
<scripture passage="Mark 9:33" parsed="|Mark|9|33|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.33" />
<sup>33</sup> Dhe arritën në Kapernaum; dhe kur hyri në shtëpi, i pyeti: ''Për çfarë diskutonit ndërmjet jush rrugës?''.
<scripture passage="Mark 9:34" parsed="|Mark|9|34|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.34" />
<sup>34</sup> Dhe ata heshtën, sepse rrugës kishin diskutuar se cili ndër ta ishte më i madhi.
<scripture passage="Mark 9:35" parsed="|Mark|9|35|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.35" />
<sup>35</sup> Atëherë ai u ul, i thirri të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: ''Nëse dikush don të jetë i pari, le të bëhet i fundit i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve''.
<scripture passage="Mark 9:36" parsed="|Mark|9|36|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.36" />
<sup>36</sup> Dhe mori një fëmijë të vogël dhe e vuri në mes të tyre; pastaj e mori në krahë dhe u tha atyre:
<scripture passage="Mark 9:37" parsed="|Mark|9|37|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.37" />
<sup>37</sup> ''Cilido që pranon një nga këta fëmijë në emrin tim, më pranon mua; dhe kushdo që më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më ka dërguar''
<scripture passage="Mark 9:38" parsed="|Mark|9|38|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.38" />
<sup>38</sup> Atëherë Gjoni mori fjalën dhe i tha: ''Mësues, ne pamë një njeri që nuk na ndjek, që i dëbonte demonët në emrin tënd dhe ia ndaluam sepse ai nuk na ndjek''.
<scripture passage="Mark 9:39" parsed="|Mark|9|39|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.39" />
<sup>39</sup> Por Jezusi tha: ''Mos ia ndaloni, sepse s'ka njeri që mund të bëjë një vepër të fuqishme në emrin tim, dhe fill pas kësaj të flasë keq për mua.
<scripture passage="Mark 9:40" parsed="|Mark|9|40|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.40" />
<sup>40</sup> Sepse kush nuk është kundër nesh, është me ne.
<scripture passage="Mark 9:41" parsed="|Mark|9|41|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.41" />
<sup>41</sup> Në fakt, kushdo që do t'ju japë të pini një gotë ujë në emrin tim, sepse jeni të Krishtit, në të vërtetë po ju them se me siguri nuk do ta humbasë shpërblimin e vet''.
<scripture passage="Mark 9:42" parsed="|Mark|9|42|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.42" />
<sup>42</sup> ''Dhe kush do të skandalizojë një nga këta të vegjël që besojnë në mua, do të ishte më mirë për të t'i varet në qafë një gur mulliri dhe të hidhet në det.
<scripture passage="Mark 9:43" parsed="|Mark|9|43|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.43" />
<sup>43</sup> Tani nëse dora jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh dorëcung në jetë, sesa të kesh dy duar dhe të shkosh në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,
<scripture passage="Mark 9:44" parsed="|Mark|9|44|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.44" />
<sup>44</sup> atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.
<scripture passage="Mark 9:45" parsed="|Mark|9|45|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.45" />
<sup>45</sup> Dhe nëse këmba jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh i çalë në jetë, se sa të kesh dy këmbë dhe të të hedhin në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,
<scripture passage="Mark 9:46" parsed="|Mark|9|46|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.46" />
<sup>46</sup> atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket.
<scripture passage="Mark 9:47" parsed="|Mark|9|47|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.47" />
<sup>47</sup> Dhe nëse syri yt të skandalizon për mëkat, nxirre; është më mirë për ty të hysh me një sy në jetë sesa të kesh dy sy dhe të të hedhin në Gehenën e zjarrit,
<scripture passage="Mark 9:48" parsed="|Mark|9|48|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.48" />
<sup>48</sup> atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.
<scripture passage="Mark 9:49" parsed="|Mark|9|49|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.49" />
<sup>49</sup> Sepse gjithkush duhet të kripet me zjarr, dhe çdo fli duhet të kripet me kripë.
<scripture passage="Mark 9:50" parsed="|Mark|9|50|0|0" osisRef="Bible:Mark.9.50" />
<sup>50</sup> Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhet e amësht, me se do t'i jepni shijen? Kini kripë në vetvete dhe jetoni në paqe njëri me tjetrin!''.
</p>
</div3>

<div3 title="Mark 10" progress="80.90%" prev="Mark.9" next="Mark.11" id="Mark.10">
<h3 id="Mark.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Mark.10-p1">
<scripture passage="Mark 10:1" parsed="|Mark|10|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.1" />
<sup>1</sup> Mbasi u nis prej andej, Jezusi shkoi në krahinën e Judesë gjatë Jordanit dhe përsëri u mblodhën rreth tij turma; ai përsëri filloi t'i mësojë, siç e kishte zakon.
<scripture passage="Mark 10:2" parsed="|Mark|10|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.2" />
<sup>2</sup> Dhe farisenjtë, për ta vënë në provë, e pyetën: ''A është e ligjshme që burri ta lë gruan?''.
<scripture passage="Mark 10:3" parsed="|Mark|10|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.3" />
<sup>3</sup> Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Çfarë ju ka urdhëruar Moisiu?''.
<scripture passage="Mark 10:4" parsed="|Mark|10|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.4" />
<sup>4</sup> Ata thanë: ''Moisiu ka lejuar të shkruhet letra e shkurorëzimit dhe ta lësh gruan''.
<scripture passage="Mark 10:5" parsed="|Mark|10|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.5" />
<sup>5</sup> Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Për shkak të ngurtësisë së zemrës suaj ai e shkroi atë rregull;
<scripture passage="Mark 10:6" parsed="|Mark|10|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.6" />
<sup>6</sup> por në fillim të krijimit, Perëndia i bëri mashkull e femër.
<scripture passage="Mark 10:7" parsed="|Mark|10|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.7" />
<sup>7</sup> Për këtë arsye njeriu do ta braktisë babanë e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij;
<scripture passage="Mark 10:8" parsed="|Mark|10|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.8" />
<sup>8</sup> dhe të dy do të jenë një mish i vetëm; kështu nuk janë më dy, por një mish i vetëm.
<scripture passage="Mark 10:9" parsed="|Mark|10|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.9" />
<sup>9</sup> Prandaj njeriu të mos ndajë atë që Perëndia e ka bashkuar!''.
<scripture passage="Mark 10:10" parsed="|Mark|10|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.10" />
<sup>10</sup> Dhe në shtëpi dishepujt e vet e pyetën përsëri për këtë çështje.
<scripture passage="Mark 10:11" parsed="|Mark|10|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.11" />
<sup>11</sup> Atëherë ai u tha atyre: ''Ai që lë gruan e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën me të.
<scripture passage="Mark 10:12" parsed="|Mark|10|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.12" />
<sup>12</sup> Po ashtu, nëse gruaja lë burrin e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën.
<scripture passage="Mark 10:13" parsed="|Mark|10|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.13" />
<sup>13</sup> Atëherë i prunë disa fëmijë të vegjël që ai t'i prekte ata; por dishepujt i qortonin ata që i prunë.
<scripture passage="Mark 10:14" parsed="|Mark|10|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.14" />
<sup>14</sup> Kur Jezusi e pa këtë, i indinjuar, u tha atyre: ''I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.
<scripture passage="Mark 10:15" parsed="|Mark|10|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.15" />
<sup>15</sup> Në të vërtetë po ju them se kushdo që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë në të''.
<scripture passage="Mark 10:16" parsed="|Mark|10|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.16" />
<sup>16</sup> Dhe, si i mori në krahë, i bekoi duke vënë duart mbi ta.
<scripture passage="Mark 10:17" parsed="|Mark|10|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.17" />
<sup>17</sup> Tani kur po bëhej gati për rrugë, i doli përpara dikush me vrap; u gjunjëzua para tij dhe e pyeti: ''Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?''.
<scripture passage="Mark 10:18" parsed="|Mark|10|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.18" />
<sup>18</sup> Dhe Jezusi i tha: ''Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.
<scripture passage="Mark 10:19" parsed="|Mark|10|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.19" />
<sup>19</sup> Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën. Mos vrit. Mos vidh. Mos bëj dëshmi të rreme. Mos mashtro. Ndero atin tënd dhe nënën tënde"''.
<scripture passage="Mark 10:20" parsed="|Mark|10|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.20" />
<sup>20</sup> Dhe ai, duke iu përgjigjur, i tha: ''Mësues, të gjitha këto i kam zbatuar që në fëmijërinë time''.
<scripture passage="Mark 10:21" parsed="|Mark|10|21|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Jezusi e vështroi në fytyrë, ndjeu dashuri për të dhe i tha: ''Një gjë të mungon; shko, shit të gjitha ato që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja, merre kryqin tënd dhe më ndiq''.
<scripture passage="Mark 10:22" parsed="|Mark|10|22|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.22" />
<sup>22</sup> Por ai u trishtua për këto fjalë dhe u largua me keqardhje, sepse kishte shumë pasuri.
<scripture passage="Mark 10:23" parsed="|Mark|10|23|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.23" />
<sup>23</sup> Atëherë Jezusi, mbasi e hodhi vështrimin përreth, u tha dishepujve të vet: ''Sa vështirë është për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!''.
<scripture passage="Mark 10:24" parsed="|Mark|10|24|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.24" />
<sup>24</sup> Dishepujt u habitën shumë nga këto fjalë të tij. Por Jezusi foli përsëri dhe u tha atyre: ''O bij, sa e vështirë është që të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë ata që mbështeten te pasuria.
<scripture passage="Mark 10:25" parsed="|Mark|10|25|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.25" />
<sup>25</sup> Éshtë më e lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e një gjilpëre, se sa të hyjë një i pasur në mbretërinë e Perëndisë''.
<scripture passage="Mark 10:26" parsed="|Mark|10|26|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.26" />
<sup>26</sup> Dhe ata u çuditën edhe më tepër dhe i thoshin njëri-tjetrit: ''Atëherë kush vallë mund të shpëtohet?''.
<scripture passage="Mark 10:27" parsed="|Mark|10|27|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.27" />
<sup>27</sup> Por Jezusi, duke i ngulur sytë mbi ta, u tha: ''Kjo për njerëzit është e pamundur, por jo për Perëndinë, sepse gjithçka është e mundur për Perëndinë''.
<scripture passage="Mark 10:28" parsed="|Mark|10|28|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe tha: ''Ja, ne lamë çdo gjë dhe të kemi ndjekur''.
<scripture passage="Mark 10:29" parsed="|Mark|10|29|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.29" />
<sup>29</sup> Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ''Në të vërtetë po ju them që nuk ka asnjeri që të ketë lënë shtëpinë, a vëllezërit a motrat, a atin, a nënën, a fëmijët ose arat për hirin tim dhe për ungjillin,
<scripture passage="Mark 10:30" parsed="|Mark|10|30|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.30" />
<sup>30</sup> që të mos marrë tani, në këtë kohë, njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara, së bashku me përndjekje, dhe në botën e ardhshme, jeta e përjetshme.
<scripture passage="Mark 10:31" parsed="|Mark|10|31|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.31" />
<sup>31</sup> Por shumë të parë do të jenë të fundit dhe shumë të fundit do të jenë të parët''.
<scripture passage="Mark 10:32" parsed="|Mark|10|32|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.32" />
<sup>32</sup> Ata ishin në udhëtim për t'u ngjitur në Jeruzalem, dhe Jezusi i paraprinte. Dhe ata ishin të tronditur dhe e ndiqnin me ndrojtje. Dhe ai i mblodhi përsëri të dymbëdhjetët mënjanë dhe nisi t'u thotë çfarë do t'i ndodhte:
<scripture passage="Mark 10:33" parsed="|Mark|10|33|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.33" />
<sup>33</sup> ''Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t'u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve; dhe ata do ta dënojnë me vdekje dhe do ta dorëzojnë në duar të paganëve,
<scripture passage="Mark 10:34" parsed="|Mark|10|34|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.34" />
<sup>34</sup> të cilët do ta tallin, do ta fshikullojnë, do ta pështyjnë dhe do ta vrasin, por ai, ditën e tretë, do të ringjallet''.
<scripture passage="Mark 10:35" parsed="|Mark|10|35|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.35" />
<sup>35</sup> Atëherë Jakobi dhe Gjoni, bij të Zebedeut, iu afruan dhe i thanë: ''Mësues, ne dëshirojmë që ti të bësh për ne atë që do të të kërkojmë''.
<scripture passage="Mark 10:36" parsed="|Mark|10|36|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.36" />
<sup>36</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Çfarë doni të bëj për ju?''
<scripture passage="Mark 10:37" parsed="|Mark|10|37|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.37" />
<sup>37</sup> Ata i thanë: ''Na lejo që të ulemi njëri në të djathtën tënde dhe tjetri në të majtën tënde në lavdinë tënde''.
<scripture passage="Mark 10:38" parsed="|Mark|10|38|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.38" />
<sup>38</sup> Dhe Jezusi u tha atyre: ''Ju nuk dini çfarë kërkoni. A mund të pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me atë pagëzim me të cilin unë jam pagëzuar?''. Ata i thanë: ''Po, mundemi''.
<scripture passage="Mark 10:39" parsed="|Mark|10|39|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.39" />
<sup>39</sup> Dhe Jezusi u tha atyre: ''Vërtetë ju do të pini kupën që unë po pij dhe do të pagëzoheni me atë pagëzim me të cilin jam pagëzuar,
<scripture passage="Mark 10:40" parsed="|Mark|10|40|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.40" />
<sup>40</sup> por nuk më takon mua të vë dikë të ulet në të djathtën time ose në të majtën time, por është për ata për të cilët është përgatitur''.
<scripture passage="Mark 10:41" parsed="|Mark|10|41|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.41" />
<sup>41</sup> Kur i dëgjuan këto, të dhjetë të tjerët filluan të indinjohen kundër Jakobit dhe Gjonit.
<scripture passage="Mark 10:42" parsed="|Mark|10|42|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.42" />
<sup>42</sup> Por Jezusi i thirri pranë vetes dhe tha: ''Ju e dini që ata që konsiderohen sundues të kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë e tyre ushtrojnë mbi to pushtetin e tyre;
<scripture passage="Mark 10:43" parsed="|Mark|10|43|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.43" />
<sup>43</sup> por kjo s'duhet të ndodhë midis jush; madje ai nga ju që do të dojë të bëhet i madh, do të jetë shërbëtori juaj;
<scripture passage="Mark 10:44" parsed="|Mark|10|44|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.44" />
<sup>44</sup> dhe kushdo nga ju që do të dojë të jetë i pari, do të jetë skllavi i të gjithëve.
<scripture passage="Mark 10:45" parsed="|Mark|10|45|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.45" />
<sup>45</sup> Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave''.
<scripture passage="Mark 10:46" parsed="|Mark|10|46|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.46" />
<sup>46</sup> Kështu arritën në Jeriko. Kur ai po dilte nga Jeriko me dishepujt e tij dhe me një turmë të madhe, biri i Timoteut, Bartimeu i verbër, ishte ulur gjatë rrugës dhe lypte.
<scripture passage="Mark 10:47" parsed="|Mark|10|47|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.47" />
<sup>47</sup> Kur dëgjoi se ai që po kalonte ishte Jezusi Nazareas, filloi të bërtasë dhe të thotë: ''Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!''.
<scripture passage="Mark 10:48" parsed="|Mark|10|48|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.48" />
<sup>48</sup> Shumë e qortonin që të heshte, por ai bërtiste edhe më fort: ''Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!''.
<scripture passage="Mark 10:49" parsed="|Mark|10|49|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.49" />
<sup>49</sup> Dhe Jezusi qëndroi dhe urdhëroi që ta thërrasin. Ata e thirrën, pra, të verbërin duke i thënë: ''Merr zemër, çohu, ai po të thërret!''.
<scripture passage="Mark 10:50" parsed="|Mark|10|50|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.50" />
<sup>50</sup> Atëherë ai hodhi tej rrobën e tij, u ngrit dhe erdhi te Jezusi.
<scripture passage="Mark 10:51" parsed="|Mark|10|51|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.51" />
<sup>51</sup> Dhe Jezusi mori fjalën dhe i tha: ''Çfarë do që unë të të bëj?''. I verbëri i tha: ''Rabboni, që të më kthehet të parit!''.
<scripture passage="Mark 10:52" parsed="|Mark|10|52|0|0" osisRef="Bible:Mark.10.52" />
<sup>52</sup> Dhe Jezusi i tha: ''Shko, besimi yt të shëroi''. Dhe në çast atij iu kthye të parit dhe nisi të ndjekë Jezusin në udhë.
</p>
</div3>

<div3 title="Mark 11" progress="81.06%" prev="Mark.10" next="Mark.12" id="Mark.11">
<h3 id="Mark.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Mark.11-p1">
<scripture passage="Mark 11:1" parsed="|Mark|11|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.1" />
<sup>1</sup> Tani kur iu afruan Jeruzalemit, drejt Betfage dhe Betania, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy nga dishepujt e vet,
<scripture passage="Mark 11:2" parsed="|Mark|11|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.2" />
<sup>2</sup> duke u thënë: ''Shkoni në fshatin përballë dhe, posa të hyni aty, do të gjeni një kërriç të lidhur, mbi të cilin akoma nuk ka hipur askush; zgjidheni dhe ma sillni.
<scripture passage="Mark 11:3" parsed="|Mark|11|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.3" />
<sup>3</sup> Dhe në se ndokush iu thotë: "Pse po veproni kështu?", përgjigjuni: "I duhet Zotit. Ai do ta kthejë menjëherë këtu"''.
<scripture passage="Mark 11:4" parsed="|Mark|11|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.4" />
<sup>4</sup> Ata shkuan dhe e gjetën kërriçin të lidhur afër një dere, në rrugë, dhe e zgjidhën.
<scripture passage="Mark 11:5" parsed="|Mark|11|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.5" />
<sup>5</sup> Disa nga të pranishmit u thanë atyre: ''Ç'po bëni? Pse po e zgjidhni kërriçin?''.
<scripture passage="Mark 11:6" parsed="|Mark|11|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.6" />
<sup>6</sup> Këta iu përgjigjën ashtu si u kishte thënë Jezusi dhe ata i lanë të shkojnë.
<scripture passage="Mark 11:7" parsed="|Mark|11|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.7" />
<sup>7</sup> Atëherë ia çuan Jezusit kërriçin, vunë mbi të mantelet e tyre dhe ai u ul mbi të.
<scripture passage="Mark 11:8" parsed="|Mark|11|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.8" />
<sup>8</sup> Shumë njerëz i shtronin rrobat e tyre rrugës dhe të tjerë pritnin degë nga pemët dhe i hidhnin rrugës.
<scripture passage="Mark 11:9" parsed="|Mark|11|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.9" />
<sup>9</sup> Dhe si ata që pararendnin, edhe ata që ndiqnin Jezusin, thërrisnin dhe thonin: ''Hosana! Bekuar është ai që vjen në emër të Zotit!
<scripture passage="Mark 11:10" parsed="|Mark|11|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.10" />
<sup>10</sup> E bekuar është mbretëria e Davidit, atit tonë, që vjen në emër të Zotit. Hosana në vendet shumë të larta!''.
<scripture passage="Mark 11:11" parsed="|Mark|11|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.11" />
<sup>11</sup> Kështu hyri Jezusi në Jeruzalem dhe në tempull; dhe, mbasi shikoi mirë çdo gjë, duke qenë se ishte vonë, doli bashkë me të dymbëdhjetët në drejtim të Betanias.
<scripture passage="Mark 11:12" parsed="|Mark|11|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.12" />
<sup>12</sup> Të nesërmen, kur dolën nga Betania, ai kishte uri.
<scripture passage="Mark 11:13" parsed="|Mark|11|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.13" />
<sup>13</sup> Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve.
<scripture passage="Mark 11:14" parsed="|Mark|11|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Jezusi, duke iu drejtuar fikut, tha: ''Askush mos ngrëntë kurrë fryt prej teje përjetë''. Dhe dishepujt e tij e dëgjuan.
<scripture passage="Mark 11:15" parsed="|Mark|11|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.15" />
<sup>15</sup> Kështu arritën në Jeruzalem. Dhe Jezusi, mbasi hyri në tempull, filloi t'i dëbojë ata që shisnin dhe blinin brenda tempullit dhe përmbysi tavolinat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.
<scripture passage="Mark 11:16" parsed="|Mark|11|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.16" />
<sup>16</sup> Dhe nuk lejoi asnjë që të mbartte sende nëpër tempull.
<scripture passage="Mark 11:17" parsed="|Mark|11|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.17" />
<sup>17</sup> Dhe i mësonte duke u thënë atyre: ''Vallë nuk është shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi e lutjes për të gjithë kombet"? Ju, përkundrazi, e keni bërë shpellë kusarësh!''.
<scripture passage="Mark 11:18" parsed="|Mark|11|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.18" />
<sup>18</sup> Tani skribët dhe krerët e priftërinjve kur i dëgjuan këto fjalë kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, por kishin frikë prej tij, sepse gjithë turma ishte e mahnitur nga doktrina e tij.
<scripture passage="Mark 11:19" parsed="|Mark|11|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.19" />
<sup>19</sup> Dhe kur u bë darkë, Jezusi doli jashtë qytetit.
<scripture passage="Mark 11:20" parsed="|Mark|11|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.20" />
<sup>20</sup> Të nesërmen në mengjes, duke kaluar, panë se fiku ishte tharë me gjithë rrënjë.
<scripture passage="Mark 11:21" parsed="|Mark|11|21|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.21" />
<sup>21</sup> Dhe Pjetri, duke u kujtuar, i tha: ''Mësues, ja, fiku që ti mallkove qenka tharë''.
<scripture passage="Mark 11:22" parsed="|Mark|11|22|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Kini besimin e Perëndisë!
<scripture passage="Mark 11:23" parsed="|Mark|11|23|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.23" />
<sup>23</sup> Sepse ju them në të vërtetë se nëse dikush do t'i thotë këtij mali: "Luaj vendit dhe hidhu në det", dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t'i bëhet.
<scripture passage="Mark 11:24" parsed="|Mark|11|24|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.24" />
<sup>24</sup> Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t'i merrni dhe ju do t'i merrni.
<scripture passage="Mark 11:25" parsed="|Mark|11|25|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.25" />
<sup>25</sup> Dhe kur nisni të luteni, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Ati juaj që është në qiejt, t'ju falë mëkatet tuaja.
<scripture passage="Mark 11:26" parsed="|Mark|11|26|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.26" />
<sup>26</sup> Por në se ju nuk falni, as Ati juaj, që është në qiejt, nuk do t'jua falë mëkatet tuaja''.
<scripture passage="Mark 11:27" parsed="|Mark|11|27|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.27" />
<sup>27</sup> Pastaj ata erdhën përsëri në Jeruzalem; dhe ndërsa ai po ecte nëpër tempull, krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë iu afruan,
<scripture passage="Mark 11:28" parsed="|Mark|11|28|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.28" />
<sup>28</sup> dhe i thanë: ''Me ç'pushtet i bën ti këto gjëra? Kush ta dha këtë pushtet për t'i kryer këto gjëra?''.
<scripture passage="Mark 11:29" parsed="|Mark|11|29|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.29" />
<sup>29</sup> Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Edhe unë do t'ju pyes diçka; më jepni përgjigje, pra, dhe unë do t'ju them me ç'pushtet i bëj këto gjëra.
<scripture passage="Mark 11:30" parsed="|Mark|11|30|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.30" />
<sup>30</sup> Pagëzimi i Gjonit a ishte nga qielli apo nga njerëzit? Më jepni përgjigje.
<scripture passage="Mark 11:31" parsed="|Mark|11|31|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.31" />
<sup>31</sup> Ata filluan të arsyetonin midis tyre: ''Po të themi "nga qielli", ai do të thotë: "Atëherë pse ju nuk i besuat?".
<scripture passage="Mark 11:32" parsed="|Mark|11|32|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.32" />
<sup>32</sup> Por po t'i themi "nga njerëzit", kemi frikë nga populli, sepse të gjithë e konsideronin Gjonin se ishte me të vërtetë një profet''.
<scripture passage="Mark 11:33" parsed="|Mark|11|33|0|0" osisRef="Bible:Mark.11.33" />
<sup>33</sup> Prandaj, duke iu përgjigjur, i thanë Jezusit: ''Nuk e dimë''. Dhe Jezusi duke u përgjigjur, u tha atyre: ''As unë nuk po ju them se me çfarë pushteti i bëj këto gjëra''.
</p>
</div3>

<div3 title="Mark 12" progress="81.16%" prev="Mark.11" next="Mark.13" id="Mark.12">
<h3 id="Mark.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Mark.12-p1">
<scripture passage="Mark 12:1" parsed="|Mark|12|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.1" />
<sup>1</sup> Pastaj ai filloi t'u flasë me shëmbëlltyra: ''Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë dhe ua besoi disa vreshtarëve dhe pastaj shkoi larg.
<scripture passage="Mark 12:2" parsed="|Mark|12|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.2" />
<sup>2</sup> Në kohën e të vjelave dërgoi shërbëtorin te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të frutave të vreshtit.
<scripture passage="Mark 12:3" parsed="|Mark|12|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.3" />
<sup>3</sup> Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen duarbosh.
<scripture passage="Mark 12:4" parsed="|Mark|12|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.4" />
<sup>4</sup> Ai u nisi përsëri një shërbëtor tjetër, por ata, mbasi e gjuajtën me gurë, e plagosën në kokë dhe e kthyen të turpëruar.
<scripture passage="Mark 12:5" parsed="|Mark|12|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.5" />
<sup>5</sup> Përsëri dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Më pas dërgoi shumë të tjerë dhe nga këta disa i rrahën, të tjerët i vranë.
<scripture passage="Mark 12:6" parsed="|Mark|12|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.6" />
<sup>6</sup> I ngeli edhe një për të dërguar: birin e tij të dashur. Më së fundi ua dërgoi edhe atë duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt".
<scripture passage="Mark 12:7" parsed="|Mark|12|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.7" />
<sup>7</sup> Por ata vreshtarë i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari, ejani ta vrasim dhe do të na mbesë trashëgimia".
<scripture passage="Mark 12:8" parsed="|Mark|12|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.8" />
<sup>8</sup> Dhe e kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.
<scripture passage="Mark 12:9" parsed="|Mark|12|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.9" />
<sup>9</sup> Çfarë do të bëjë, pra, i zoti i vreshtit? Ai do të vijë dhe do t'i shfarosë vreshtarët dhe vreshtin do t'ua japë të tjerëve.
<scripture passage="Mark 12:10" parsed="|Mark|12|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.10" />
<sup>10</sup> Po a nuk e keni lexuar këtë shkrim: "Guri, që ndërtuesit e hodhën poshtë, u bë guri i qoshes.
<scripture passage="Mark 12:11" parsed="|Mark|12|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.11" />
<sup>11</sup> Kjo është bërë nga Zoti dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tanë"?''.
<scripture passage="Mark 12:12" parsed="|Mark|12|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.12" />
<sup>12</sup> Atëherë ata kërkuan ta kapin, sepse kuptuan se ai e kishte thënë atë shëmbëlltyrë kundër tyre; por kishin frikë nga turma; dhe e lanë e ikën.
<scripture passage="Mark 12:13" parsed="|Mark|12|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.13" />
<sup>13</sup> Pastaj i dërguan disa farisenj dhe herodianë për ta zënë në gabim në fjalë.
<scripture passage="Mark 12:14" parsed="|Mark|12|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.14" />
<sup>14</sup> Këta erdhën dhe i thanë: ''Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë pa pyetur për njeri, sepse nuk merr parasysh dukjen e njerëzve, por u mëson udhën e Perëndisë sipas së vërtetës. A është e ligjëshme  t'i paguhet taksa Cezarit apo jo? Duhet t'ia  paguajmë apo jo?
<scripture passage="Mark 12:15" parsed="|Mark|12|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.15" />
<sup>15</sup> Por ai, duke njohur hipokrizinë e tyre, u tha atyre: ''Përse më tundoni? Më sillni një denar që ta shoh!''.
<scripture passage="Mark 12:16" parsed="|Mark|12|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.16" />
<sup>16</sup> Ata ia prunë. Dhe ai u tha atyre: ''E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?''. Ata i thanë: ''E Cezarit''.
<scripture passage="Mark 12:17" parsed="|Mark|12|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''I jepni Cezarit atë që është e Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë''. Dhe ata u çuditën nga ai.
<scripture passage="Mark 12:18" parsed="|Mark|12|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.18" />
<sup>18</sup> Pastaj iu paraqitën disa saducenj, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën duke thënë:
<scripture passage="Mark 12:19" parsed="|Mark|12|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.19" />
<sup>19</sup> ''Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vdes vëllai i dikujt dhe e lë gruan pa fëmijë, vëllai i tij duhet të martohet me të venë për t'i lindur pasardhës vëllait të tij.
<scripture passage="Mark 12:20" parsed="|Mark|12|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.20" />
<sup>20</sup> Tani ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.
<scripture passage="Mark 12:21" parsed="|Mark|12|21|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.21" />
<sup>21</sup> E mori, pra, i dyti, por edhe ky vdiq pa lënë fëmijë; po kështu i treti.
<scripture passage="Mark 12:22" parsed="|Mark|12|22|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.22" />
<sup>22</sup> Që të shtatë e morën për grua dhe vdiqën pa lënë fëmijë. E fundit, pas të gjithëve, vdiq edhe gruaja.
<scripture passage="Mark 12:23" parsed="|Mark|12|23|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.23" />
<sup>23</sup> Në ringjallje, pra, kur të ringjallen, gruaja e kujt do të jetë ajo? Sepse që të shtatë e patën grua''.
<scripture passage="Mark 12:24" parsed="|Mark|12|24|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.24" />
<sup>24</sup> Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: ''A nuk është pikërisht për këtë që jeni në gabim, sepse nuk i njihni as shkrimet as pushtetin e Perëndisë?
<scripture passage="Mark 12:25" parsed="|Mark|12|25|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.25" />
<sup>25</sup> Sepse kur njerëzit do të ringjallen së vdekuri, as do të martohen as do të martojnë, por do të jenë si engjëjt në qiell.
<scripture passage="Mark 12:26" parsed="|Mark|12|26|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.26" />
<sup>26</sup> Sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut se si foli Perëndia nga ferrishta duke thënë: "Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit"?
<scripture passage="Mark 12:27" parsed="|Mark|12|27|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.27" />
<sup>27</sup> Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por Perëndia i të gjallëve. Ju, pra, po gaboni shumë''.
<scripture passage="Mark 12:28" parsed="|Mark|12|28|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.28" />
<sup>28</sup> Atëherë një nga skribët që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se ai u ishte përgjigjur mirë, iu afrua dhe e pyeti: ''Cili është i pari i të gjithë urdhërimeve?''.
<scripture passage="Mark 12:29" parsed="|Mark|12|29|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.29" />
<sup>29</sup> Dhe Jezusi u përgjigj: ''Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot",
<scripture passage="Mark 12:30" parsed="|Mark|12|30|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.30" />
<sup>30</sup> dhe: "Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!". Ky është i pari urdhërim.
<scripture passage="Mark 12:31" parsed="|Mark|12|31|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.31" />
<sup>31</sup> Dhe i dyti i ngjan këtij: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten". Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta''.
<scripture passage="Mark 12:32" parsed="|Mark|12|32|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.32" />
<sup>32</sup> Atëherë skribi i tha: ''Mirë, Mësues. The, sipas së vërtetës, se ka vetëm një Perëndi dhe s'ka asnjë tjetër përveç tij;
<scripture passage="Mark 12:33" parsed="|Mark|12|33|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.33" />
<sup>33</sup> dhe ta duash me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë shpirt dhe me gjithë forcë, dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa gjithë olokaustet dhe flijimet''.
<scripture passage="Mark 12:34" parsed="|Mark|12|34|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.34" />
<sup>34</sup> Dhe Jezusi, duke parë se ai ishte përgjigjur me mend, i tha: ''Ti nuk je larg nga mbretëria e Perëndisë''. Dhe kurrkush nuk guxoi më ta pyesë.
<scripture passage="Mark 12:35" parsed="|Mark|12|35|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.35" />
<sup>35</sup> Dhe Jezusi, duke i mësuar në tempull, tha: ''Vallë, si mund të thonë skribët se Krishti është Bir i Davidit?
<scripture passage="Mark 12:36" parsed="|Mark|12|36|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.36" />
<sup>36</sup> Sepse vetë Davidi, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, tha: "Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, derisa t'i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua".
<scripture passage="Mark 12:37" parsed="|Mark|12|37|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.37" />
<sup>37</sup> Vetë Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë vallë bir i tij?''. Dhe pjesa më e madhe e dëgjonte me ëndje.
<scripture passage="Mark 12:38" parsed="|Mark|12|38|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.38" />
<sup>38</sup> Dhe ai u thoshte atyre në doktrinën e vet: ''Ruhuni nga skribët, të cilëve u pëlqen të shëtisin me rroba të gjata dhe t'i përshëndetin në sheshe,
<scripture passage="Mark 12:39" parsed="|Mark|12|39|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.39" />
<sup>39</sup> dhe të kenë vendet e para në sinagoga dhe vendet e para në gosti,
<scripture passage="Mark 12:40" parsed="|Mark|12|40|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.40" />
<sup>40</sup> që i gllabërojnë shtëpitë e të vejave dhe, për t'u dukur, luten gjatë; ata do të marrin një gjykim më të rreptë!''.
<scripture passage="Mark 12:41" parsed="|Mark|12|41|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.41" />
<sup>41</sup> Dhe Jezusi u ul përballë arkës së thesarit dhe vërente se njerëzit hidhnin aty denar; shumë të pasur hidhnin shumë.
<scripture passage="Mark 12:42" parsed="|Mark|12|42|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.42" />
<sup>42</sup> Erdhi një e ve e varfër dhe hodhi dy monedha të vogla, domethënë një kuadrant.
<scripture passage="Mark 12:43" parsed="|Mark|12|43|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.43" />
<sup>43</sup> Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranë vetes dhe u tha atyre: ''Ju them në të vërtetë se kjo e ve e varfër ka hedhur në thesar më shumë se të gjithë të tjerët.
<scripture passage="Mark 12:44" parsed="|Mark|12|44|0|0" osisRef="Bible:Mark.12.44" />
<sup>44</sup> Sepse të gjithë hodhën aty nga teprica e tyre, kurse ajo, me skamjen e vet, hodhi gjithë sa kishte për të jetuar''.
</p>
</div3>

<div3 title="Mark 13" progress="81.29%" prev="Mark.12" next="Mark.14" id="Mark.13">
<h3 id="Mark.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Mark.13-p1">
<scripture passage="Mark 13:1" parsed="|Mark|13|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.1" />
<sup>1</sup> Ndërsa ai po dilte nga tempulli, një nga dishepujt e vet i tha: ''Mësues, shih ç'gurë e ç'ndërtesa!''.
<scripture passage="Mark 13:2" parsed="|Mark|13|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.2" />
<sup>2</sup> Dhe Jezusi duke iu përgjigjur i tha: ''A po i shikon këto ndërtesa të mëdha? Nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrënuar''.
<scripture passage="Mark 13:3" parsed="|Mark|13|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.3" />
<sup>3</sup> Dhe pasi ai ishte ulur mbi malin e Ullinjve përballë tempullit, Pjetri, Jakobi, Gjoni dhe Andrea e pyetën veçmas:
<scripture passage="Mark 13:4" parsed="|Mark|13|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.4" />
<sup>4</sup> ''Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e kohës në të cilën të gjitha këto gjëra do të duhet të mbarohen?''.
<scripture passage="Mark 13:5" parsed="|Mark|13|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.5" />
<sup>5</sup> Dhe Jezusi duke u përgjigjur atyre nisi të flasë: ''Kini kujdes që të mos ju mashtrojë njeri.
<scripture passage="Mark 13:6" parsed="|Mark|13|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.6" />
<sup>6</sup> Sepse do të vijnë shumë në emrin tim duke thënë: "Unë jam!"; dhe do të mashtrohen shumë veta.
<scripture passage="Mark 13:7" parsed="|Mark|13|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.7" />
<sup>7</sup> Por, kur të dëgjoni të flitet për luftëra dhe për ushtime luftërash, mos u shqetësoni; sepse këto gjëra duhet të ndodhin; por nuk do të jetë ende mbarimi.
<scripture passage="Mark 13:8" parsed="|Mark|13|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.8" />
<sup>8</sup> Në fakt do të ngrihet kombi kundër kombit dhe mbretëria kundër mbretërisë; do të ndodhin tërmete në vende të ndryshme, zi buke dhe turbullira. Këto gjëra nuk do të jenë tjetër veçse fillimi i dhembjeve të lindjes.
<scripture passage="Mark 13:9" parsed="|Mark|13|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.9" />
<sup>9</sup> Kujdesuni për veten! Sepse do t'ju dorëzojnë gjyqeve dhe do t'ju rrahin ndër sinagoga; do t'ju nxjerrin përpara guvernatorëve dhe mbretërve, për shkakun tim, që të dëshmoni përpara tyre.
<scripture passage="Mark 13:10" parsed="|Mark|13|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.10" />
<sup>10</sup> Por më parë duhet që t'u përhapet ungjilli gjithë popujve.
<scripture passage="Mark 13:11" parsed="|Mark|13|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.11" />
<sup>11</sup> Tani, kur t'ju çojnë për t'ju dorëzuar në duart e tyre, mos u shqetësoni që më parë për atë që do të duhet të thoni dhe mos e paramendoni; por thoni çfarë t'ju jepet në atë çast, sepse nuk jeni ju që flisni, por Fryma e Shenjtë.
<scripture passage="Mark 13:12" parsed="|Mark|13|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.12" />
<sup>12</sup> Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t'i bëjnë të vdesin.
<scripture passage="Mark 13:13" parsed="|Mark|13|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.13" />
<sup>13</sup> Dhe ju do të jeni të urryer nga të gjithë për shkak të emrit tim; por ai që do të ngulmojë deri në fund, do të shpëtohet''.
<scripture passage="Mark 13:14" parsed="|Mark|13|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.14" />
<sup>14</sup> Dhe kur të shihni neverinë e shkatërrimit, të parathënë nga profeti Daniel, e cila qëndron atje ku nuk duhej të ishte (ai që lexon le ta kuptojë), atëherë ata që do të jenë në Jude, le të ikin maleve.
<scripture passage="Mark 13:15" parsed="|Mark|13|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.15" />
<sup>15</sup> Dhe ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë, të mos zbresë, dhe as të hyjë në shtëpi për të marrë ndonjë gjë nga shtëpia e vet.
<scripture passage="Mark 13:16" parsed="|Mark|13|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.16" />
<sup>16</sup> Dhe ai që do të jetë në arë, të mos kthehet prapa për të marrë rrobën e vet.
<scripture passage="Mark 13:17" parsed="|Mark|13|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.17" />
<sup>17</sup> Tani mjerë gratë shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji në ato ditë!
<scripture passage="Mark 13:18" parsed="|Mark|13|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.18" />
<sup>18</sup> Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër.
<scripture passage="Mark 13:19" parsed="|Mark|13|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.19" />
<sup>19</sup> Sepse në atë ditë do të jetë një mundim i madh, më i madhi që ka ndodhur që nga zanafilla e krijimit që kreu Perëndia deri më sot, dhe të tillë nuk do të ketë më kurrë.
<scripture passage="Mark 13:20" parsed="|Mark|13|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.20" />
<sup>20</sup> Dhe, nëse Zoti nuk do t'i kishte shkurtuar ato ditë, asnjë i gjallë nuk do të shpëtonte; por Zoti i shkurtoi ato ditë për shkak të të zgjedhurve, që ai i zgjodhi.
<scripture passage="Mark 13:21" parsed="|Mark|13|21|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.21" />
<sup>21</sup> Atëherë, nëse dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu!"; ose "Éshtë atje", mos e besoni.
<scripture passage="Mark 13:22" parsed="|Mark|13|22|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.22" />
<sup>22</sup> Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë dhe do të bëjnë shenja e çudi për të gënjyer, po të jetë e mundur, edhe të zgjedhurit.
<scripture passage="Mark 13:23" parsed="|Mark|13|23|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.23" />
<sup>23</sup> Por ju kini kujdes; ja, unë ju paralajmërova çdo gjë''.
<scripture passage="Mark 13:24" parsed="|Mark|13|24|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.24" />
<sup>24</sup> ''Por në ato ditë, pas atij mundimi, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë shkëlqimin e vet;
<scripture passage="Mark 13:25" parsed="|Mark|13|25|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.25" />
<sup>25</sup> yjet e qiellit do të bien dhe fuqitë që janë në qiej do të lëkunden.
<scripture passage="Mark 13:26" parsed="|Mark|13|26|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.26" />
<sup>26</sup> Atëherë do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur në re, me pushtet të madh e me lavdi.
<scripture passage="Mark 13:27" parsed="|Mark|13|27|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.27" />
<sup>27</sup> Atëherë ai do të dërgojë engjëjt e vet dhe do t'i mbledhë të zgjedhurit e vet nga të katër erërat, nga skaji i tokës deri në skaj të qiellit.
<scripture passage="Mark 13:28" parsed="|Mark|13|28|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.28" />
<sup>28</sup> Tani mësoni nga shëmbëlltyra e fikut: kur degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethe, ju e dini se vera është afër.
<scripture passage="Mark 13:29" parsed="|Mark|13|29|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.29" />
<sup>29</sup> Kështu edhe ju, kur do të shihni se po ndodhin këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.
<scripture passage="Mark 13:30" parsed="|Mark|13|30|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.30" />
<sup>30</sup> Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, derisa e gjithë kjo të ketë ndodhur.
<scripture passage="Mark 13:31" parsed="|Mark|13|31|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.31" />
<sup>31</sup> Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë''.
<scripture passage="Mark 13:32" parsed="|Mark|13|32|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.32" />
<sup>32</sup> ''Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.
<scripture passage="Mark 13:33" parsed="|Mark|13|33|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.33" />
<sup>33</sup> Tregoni kujdes, rrini zgjuar dhe lutuni, sepse nuk e dini kur do të jetë ai moment.
<scripture passage="Mark 13:34" parsed="|Mark|13|34|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.34" />
<sup>34</sup> Éshtë sikurse një njeriu i cili, duke u nisur për rrugë, lë shtëpinë e vet duke u dhënë autoritet shërbëtorëve të tij, secilit në detyrën e tij, dhe portjerin e urdhëron të rrije zgjuar.
<scripture passage="Mark 13:35" parsed="|Mark|13|35|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.35" />
<sup>35</sup> Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë: në mbrëmje a në mesnatë, kur këndon gjeli a në mëngjes;
<scripture passage="Mark 13:36" parsed="|Mark|13|36|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.36" />
<sup>36</sup> që ai, duke u kthyer papritmas, të mos ju gjejë në gjumë.
<scripture passage="Mark 13:37" parsed="|Mark|13|37|0|0" osisRef="Bible:Mark.13.37" />
<sup>37</sup> Tani, këtë që po ju them juve, ua them të gjithëve: Rrini zgjuar!''.
</p>
</div3>

<div3 title="Mark 14" progress="81.40%" prev="Mark.13" next="Mark.15" id="Mark.14">
<h3 id="Mark.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Mark.14-p1">
<scripture passage="Mark 14:1" parsed="|Mark|14|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.1" />
<sup>1</sup> Tani dy ditë më vonë ishte Pashka dhe festa e të Ndormëve; dhe krerët e priftërinjve dhe skribët kërkonin mënyrën se si ta kapnin Jezusin me mashtrim dhe ta vrisnin.
<scripture passage="Mark 14:2" parsed="|Mark|14|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.2" />
<sup>2</sup> Por thonin: ''Jo gjatë festës, që të mos ndodhë ndonjë trazirë nga populli''.
<scripture passage="Mark 14:3" parsed="|Mark|14|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.3" />
<sup>3</sup> Tani ai ishte në Betania, në shtëpinë e Simonit lebroz, dhe ndërsa ishte në tryezë, hyri një grua me një enë alabastri me vaj të parfumuar me nard të vërtetë, shumë të kushtueshëm; ajo e theu enën prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye.
<scripture passage="Mark 14:4" parsed="|Mark|14|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.4" />
<sup>4</sup> Disa u indinjuan midis tyre dhe thanë: ''Përse bëhet gjithë ky shpenzim i kotë i vajit?
<scripture passage="Mark 14:5" parsed="|Mark|14|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.5" />
<sup>5</sup> Sepse ky vaj mund të shitej për më shumë se treqind denarë dhe këto t'u jepeshin të varfërve''. Dhe ishin të indinjuar ndaj asaj.
<scripture passage="Mark 14:6" parsed="|Mark|14|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.6" />
<sup>6</sup> Por Jezusi tha: ''Lëreni të qetë; pse e shqetësoni? Ajo kreu një vepër të mirë ndaj meje.
<scripture passage="Mark 14:7" parsed="|Mark|14|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.7" />
<sup>7</sup> Sepse të varfërit do t'i keni gjithmonë me ju; dhe, kur të doni, mund t'u bëni mirë; por mua nuk do të më keni gjithmonë.
<scripture passage="Mark 14:8" parsed="|Mark|14|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.8" />
<sup>8</sup> Ajo bëri atë që mundi; vajosi para kohe trupin tim për varrim.
<scripture passage="Mark 14:9" parsed="|Mark|14|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.9" />
<sup>9</sup> Por po ju them në të vërtetë se në gjithë botën, kudo që do të predikohet ky ungjill, do të tregojnë edhe atë që ajo bëri, në përkujtim të saj''.
<scripture passage="Mark 14:10" parsed="|Mark|14|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Juda Iskarioti, një nga të dymbëdhjetët, shkoi te krerët e priftërinjve, që t'ua dorëzonte Jezusin.
<scripture passage="Mark 14:11" parsed="|Mark|14|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.11" />
<sup>11</sup> Dhe ata, kur e dëgjuan, u gëzuan dhe i premtuan se do t'i jepnin para. Kështu ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.
<scripture passage="Mark 14:12" parsed="|Mark|14|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.12" />
<sup>12</sup> Tani në ditën e parë të festës së të Ndormëve, kur flijohej Pashka, dishepujt e vet i thanë: ''Ku don të shkojmë dhe të përgatisim për ta ngrënë Pashkën?''.
<scripture passage="Mark 14:13" parsed="|Mark|14|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.13" />
<sup>13</sup> Atëherë ai dërgoi dy nga dishepujt e vet duke u thënë: ''Shkoni në qytet dhe atje do të takoni një njeri, që bart një kanë plot me ujë; ndiqeni atë.
<scripture passage="Mark 14:14" parsed="|Mark|14|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.14" />
<sup>14</sup> Dhe atje ku ai do të hyjë, i thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi pyet: Ku është dhoma ku mund të ha Pashkën me dishepujt e mi?".
<scripture passage="Mark 14:15" parsed="|Mark|14|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.15" />
<sup>15</sup> Atëherë ai do t'ju tregojë lart një sallë të madhe të mobiluar dhe gati; aty përgatitni për ne''.
<scripture passage="Mark 14:16" parsed="|Mark|14|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.16" />
<sup>16</sup> Dishepujt e tij shkuan, arritën në qytet dhe gjetën ashtu siç ai u kishte thënë; dhe përgatitën Pashkën.
<scripture passage="Mark 14:17" parsed="|Mark|14|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.17" />
<sup>17</sup> Kur u bë darkë, ai erdhi me të dymbëdhjetët.
<scripture passage="Mark 14:18" parsed="|Mark|14|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.18" />
<sup>18</sup> Dhe kur po rrinin në tryezë dhe po hanin, Jezusi tha: ''Ju them në të vërtetë se njëri prej jush, që po ha me mua, do të më tradhtojë''.
<scripture passage="Mark 14:19" parsed="|Mark|14|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.19" />
<sup>19</sup> Atëherë ata filluan të trishtohen dhe t'i thoshin njëri pas tjetrit: ''Mos jam unë?''. Dhe një tjetër tha: ''Mos jam unë?''.
<scripture passage="Mark 14:20" parsed="|Mark|14|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.20" />
<sup>20</sup> Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Éshtë një nga të dymbëdhjetët që po ngjyen me mua në çanak.
<scripture passage="Mark 14:21" parsed="|Mark|14|21|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.21" />
<sup>21</sup> Po, Biri i njeriut po shkon ashtu siç është shkruar për të; por mjerë ai njeri me anë të cilit tradhtohet Biri i njeriut. Do të ishte më mirë për të, që ai njeri të mos kishte lindur kurrë!''.
<scripture passage="Mark 14:22" parsed="|Mark|14|22|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.22" />
<sup>22</sup> Dhe, ndërsa ata po hanin, Jezusi mori buk, e bekoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: ''Merrni, hani; ky është trupi im''.
<scripture passage="Mark 14:23" parsed="|Mark|14|23|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.23" />
<sup>23</sup> Pastaj mori kupën, e falënderoi, ua dha atyre dhe të gjithë pinë prej saj.
<scripture passage="Mark 14:24" parsed="|Mark|14|24|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.24" />
<sup>24</sup> Atëherë u tha: ''Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, që derdhet për shumë veta.
<scripture passage="Mark 14:25" parsed="|Mark|14|25|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.25" />
<sup>25</sup> Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të pi më prej frytit të hardhisë deri në atë ditë kur do ta pi të ri në mbretërinë e Perëndisë''.
<scripture passage="Mark 14:26" parsed="|Mark|14|26|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.26" />
<sup>26</sup> Dhe, mbasi kënduan një himn, dolën dhe u drejtuan nga mali i Ullinjve.
<scripture passage="Mark 14:27" parsed="|Mark|14|27|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.27" />
<sup>27</sup> Dhe Jezusi u tha atyre: Ju të gjithë do të skandalizoheni me mua sonte, sepse është shkruar: "Do ta godas Bariun dhe delet do të shpërndahen".
<scripture passage="Mark 14:28" parsed="|Mark|14|28|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.28" />
<sup>28</sup> Por, mbasi të ringjallem, unë do t'ju pararend në Galile''.
<scripture passage="Mark 14:29" parsed="|Mark|14|29|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.29" />
<sup>29</sup> Dhe Pjetri i tha: ''Edhe sikur të gjithë të tjerët të skandalizohen me ty, unë nuk do të skandalizohem''.
<scripture passage="Mark 14:30" parsed="|Mark|14|30|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.30" />
<sup>30</sup> Dhe Jezusi i tha: ''Unë po të them në të vërtetë se sot, pikërisht në këtë natë, para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë''.
<scripture passage="Mark 14:31" parsed="|Mark|14|31|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.31" />
<sup>31</sup> Por ai, duke ngulur këmbë më tepër, thoshte: ''Edhe sikur të më duhet të vdes me ty, nuk do të të mohoj kurrë''. Të njëjtën gjë thoshnin edhe gjithë të tjerët.
<scripture passage="Mark 14:32" parsed="|Mark|14|32|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.32" />
<sup>32</sup> Pastaj ata arritën në një vend që quhej Gjetsemani; dhe ai u tha dishepujve të vet: ''Uluni këtu, deri sa unë të jem lutur''.
<scripture passage="Mark 14:33" parsed="|Mark|14|33|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.33" />
<sup>33</sup> Mori, pra, me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, dhe filloi ta zërë frika dhe ankthi;
<scripture passage="Mark 14:34" parsed="|Mark|14|34|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.34" />
<sup>34</sup> dhe u tha atyre: ''Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar''.
<scripture passage="Mark 14:35" parsed="|Mark|14|35|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.35" />
<sup>35</sup> Dhe, si shkoi pak përpara, ra përmbys përtokë dhe lutej që, po të ishte e mundur, të largohej prej tij ajo orë.
<scripture passage="Mark 14:36" parsed="|Mark|14|36|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.36" />
<sup>36</sup> Dhe tha: ''Abba, Atë, çdo gjë për ty është e mundur; largoje prej meje këtë kupë! Por jo atë që dua unë, por atë që do ti!''.
<scripture passage="Mark 14:37" parsed="|Mark|14|37|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.37" />
<sup>37</sup> Pastaj u kthye mbrapa, i gjeti dishepujt duke fjetur dhe i tha Pjetrit: ''Simon, po fle? S'ke qenë i zoti të rrish zgjuar një orë të vetme?
<scripture passage="Mark 14:38" parsed="|Mark|14|38|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.38" />
<sup>38</sup> Rrini zgjuar dhe lutuni që të mos hyni në tundim; sigurisht fryma është e gatshme, por mishi është i dobët''.
<scripture passage="Mark 14:39" parsed="|Mark|14|39|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.39" />
<sup>39</sup> U largua përsëri dhe u lut duke thënë të njëjtat fjalë.
<scripture passage="Mark 14:40" parsed="|Mark|14|40|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.40" />
<sup>40</sup> Kur u kthye, i gjeti përsëri në gjumë dishepujt, sepse sytë e tyre ishin rënduar dhe ata nuk dinin çfarë t'i përgjigjeshin.
<scripture passage="Mark 14:41" parsed="|Mark|14|41|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.41" />
<sup>41</sup> Së fundi, kthehet për të tretën herë dhe u thotë atyre: ''Ende po flini dhe pushoni? Mjaft! Erdhi ora. Ja, Biri i njeriut po dorëzohet në duart e mëkatarëve.
<scripture passage="Mark 14:42" parsed="|Mark|14|42|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.42" />
<sup>42</sup> Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhton është afër!''.
<scripture passage="Mark 14:43" parsed="|Mark|14|43|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.43" />
<sup>43</sup> Dhe në atë çast, ndërsa ai ende po fliste, erdhi Juda, një nga të dymbëdhjetët, dhe me të një turmë e madhe me shpata e shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve, nga skribët dhe nga pleqtë.
<scripture passage="Mark 14:44" parsed="|Mark|14|44|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.44" />
<sup>44</sup> Dhe ai që po e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë: ''Kë do të puth, ai është. Kapeni dhe çojeni me shoqërim të sigurt''.
<scripture passage="Mark 14:45" parsed="|Mark|14|45|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.45" />
<sup>45</sup> Dhe si arriti, u afrua menjëherë tek ai dhe tha: ''Rabbi, Rabbi!''; dhe e puthi përzemërsisht!
<scripture passage="Mark 14:46" parsed="|Mark|14|46|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.46" />
<sup>46</sup> Atëherë ata vunë dorë mbi të dhe e arrestuan.
<scripture passage="Mark 14:47" parsed="|Mark|14|47|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.47" />
<sup>47</sup> Dhe një nga të pranishmit nxori shpatën, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin.
<scripture passage="Mark 14:48" parsed="|Mark|14|48|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.48" />
<sup>48</sup> Atëherë Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha: ''Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj që të më kapni sikurse të isha një cub?
<scripture passage="Mark 14:49" parsed="|Mark|14|49|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.49" />
<sup>49</sup> E pra, përditë isha midis jush në tempull duke i mësuar njerëzit dhe ju nuk më kapët; por kjo po ndodh që të përmbushen Shkrimet!''.
<scripture passage="Mark 14:50" parsed="|Mark|14|50|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.50" />
<sup>50</sup> Atëherë dishepujt e lanë dhe ikën të gjithë.
<scripture passage="Mark 14:51" parsed="|Mark|14|51|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.51" />
<sup>51</sup> Dhe një farë djaloshi, që ishte i mbështjellur me një çarçaf mbi trupin e zhveshur, po e ndiqte, por ata e kapën.
<scripture passage="Mark 14:52" parsed="|Mark|14|52|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.52" />
<sup>52</sup> Por ai e lëshoi çarçafin dhe iku lakuriq nga duart e tyre.
<scripture passage="Mark 14:53" parsed="|Mark|14|53|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.53" />
<sup>53</sup> Atëherë ata e çuan Jezusin te kryeprifti, ku u mblodhën të gjithë krerët e priftërinjve, pleqtë dhe skribët.
<scripture passage="Mark 14:54" parsed="|Mark|14|54|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.54" />
<sup>54</sup> Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri brenda në pallatin e kryepriftit dhe u ul atje bashkë me rojat dhe ngrohej afër zjarrit.
<scripture passage="Mark 14:55" parsed="|Mark|14|55|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.55" />
<sup>55</sup> Dhe krerët e priftërinjve dhe gjithë sinedrit kërkonin dëshmi kundër Jezusit për ta vrarë, por nuk po gjenin.
<scripture passage="Mark 14:56" parsed="|Mark|14|56|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.56" />
<sup>56</sup> Shumë veta në fakt jepnin dëshmi të rreme kundër tij; por dëshmitë e tyre nuk përkonin.
<scripture passage="Mark 14:57" parsed="|Mark|14|57|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.57" />
<sup>57</sup> Atëherë disa u ngritën dhe dëshmuan rrejshëm kundër tij duke thënë:
<scripture passage="Mark 14:58" parsed="|Mark|14|58|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.58" />
<sup>58</sup> ''Ne e kemi dëgjuar se ka thënë: "Unë do ta shkatërroj këtë tempull të bërë me duar, dhe brenda tri ditësh do të ndërtoj një tjetër që nuk është bërë me duar"''.
<scripture passage="Mark 14:59" parsed="|Mark|14|59|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.59" />
<sup>59</sup> Por as mbi këtë dëshmia e tyre nuk përkonte.
<scripture passage="Mark 14:60" parsed="|Mark|14|60|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.60" />
<sup>60</sup> Atëherë kryeprifti u ngrit në mes të kuvendit dhe e pyeti Jezusin duke thënë: ''Nuk përgjigjesh fare? Çfarë po dëshmojnë këta kundër teje?''.
<scripture passage="Mark 14:61" parsed="|Mark|14|61|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.61" />
<sup>61</sup> Por ai heshti dhe nuk u përgjegj fare. Përsëri kryeprifti e pyeti dhe i tha: ''A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?''.
<scripture passage="Mark 14:62" parsed="|Mark|14|62|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.62" />
<sup>62</sup> Dhe Jezusi tha: ''Unë jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut të ulur në të djathtën e Pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit''.
<scripture passage="Mark 14:63" parsed="|Mark|14|63|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.63" />
<sup>63</sup> Atëherë kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: ''Ç'nevojë kemi më për dëshmitarë?
<scripture passage="Mark 14:64" parsed="|Mark|14|64|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.64" />
<sup>64</sup> Ju e dëgjuat blasfeminë, ç'ju duket?''. Dhe të gjithë gjykuan se meritonte vdekjen.
<scripture passage="Mark 14:65" parsed="|Mark|14|65|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.65" />
<sup>65</sup> Atëherë disa filluan ta pështyjnë, t'ia zënë fytyrën, ta qëllojnë me shuplaka dhe t'i thonë: ''Profetizo!''. Dhe rojat e godisnin.
<scripture passage="Mark 14:66" parsed="|Mark|14|66|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.66" />
<sup>66</sup> Ndërsa Pjetri ishte poshtë në pallat, erdhi një shërbëtore e kryepriftit.
<scripture passage="Mark 14:67" parsed="|Mark|14|67|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.67" />
<sup>67</sup> Dhe kur pa Pjetrin që po ngrohej, e vështroi me kujdes dhe tha: ''Edhe ti ishe me Jezusin Nazareas''.
<scripture passage="Mark 14:68" parsed="|Mark|14|68|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.68" />
<sup>68</sup> Por ai e mohoi duke thënë: ''Nuk e njoh, nuk kuptoj çfarë thua''. Pastaj doli jashtë në hajat dhe gjeli këndoi.
<scripture passage="Mark 14:69" parsed="|Mark|14|69|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.69" />
<sup>69</sup> Dhe shërbëtorja, duke e parë përsëri, filloi t'u flasë të pranishmëve: ''Ky është një nga ata''.
<scripture passage="Mark 14:70" parsed="|Mark|14|70|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.70" />
<sup>70</sup> Por ai përsëri e mohoi. Dhe pak më vonë të pranishmit i thanë përsëri Pjetrit: ''Me të vërtetë ti je një nga ata; se ti je Galileas dhe e folura jote e zbulon''.
<scripture passage="Mark 14:71" parsed="|Mark|14|71|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.71" />
<sup>71</sup> Por ai nisi të mallkojë dhe të betohet: ''Unë nuk e njoh atë njeri për të cilin po flisni''.
<scripture passage="Mark 14:72" parsed="|Mark|14|72|0|0" osisRef="Bible:Mark.14.72" />
<sup>72</sup> Dhe gjeli këndoi për të dytën herë; atëherë Pjetrit iu kujtua fjala që Jezusi i kishte thënë: ''Përpara se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë''. Dhe, duke e menduar këtë, qau.
</p>
</div3>

<div3 title="Mark 15" progress="81.61%" prev="Mark.14" next="Mark.16" id="Mark.15">
<h3 id="Mark.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Mark.15-p1">
<scripture passage="Mark 15:1" parsed="|Mark|15|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.1" />
<sup>1</sup> Dhe herët në mëngjes krerët e priftërinjve me pleqtë, skribët dhe gjithë sinedrit bënin këshill, e lidhën Jezusin e çuan jashtë e ia dorëzuan Pilatit.
<scripture passage="Mark 15:2" parsed="|Mark|15|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.2" />
<sup>2</sup> Dhe Pilati e pyeti: ''A je ti mbreti i Judenjve?''. Dhe ai, duke u përgjigjur, i tha: ''Ti e thua!''.
<scripture passage="Mark 15:3" parsed="|Mark|15|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.3" />
<sup>3</sup> Dhe krerët e priftërinjve e akuzonin për shumë gjëra; por ai nuk përgjigjej aspak.
<scripture passage="Mark 15:4" parsed="|Mark|15|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.4" />
<sup>4</sup> Pilati e pyeti përsëri, duke thënë: ''Nuk po përgjigjesh fare? Shih për sa gjëra të akuzojnë!''.
<scripture passage="Mark 15:5" parsed="|Mark|15|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.5" />
<sup>5</sup> Por Jezusi nuk u përgjigj më asgjë, aq sa Pilati mbeti i çuditur.
<scripture passage="Mark 15:6" parsed="|Mark|15|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.6" />
<sup>6</sup> Dhe në çdo festë ishte zakon t'u lëshohej atyre një i burgosur, këdo që ata do kërkonin.
<scripture passage="Mark 15:7" parsed="|Mark|15|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.7" />
<sup>7</sup> Por ishte në burg një njeri që quhej Baraba, bashkë me shokë të tjerë rebelë, të cilët kishin bërë një vrasje gjatë një kryengritjeje.
<scripture passage="Mark 15:8" parsed="|Mark|15|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.8" />
<sup>8</sup> Dhe turma, duke bërtitur, filloi të kërkojë që të bënte ashtu siç kishte vepruar gjithnjë për ta.
<scripture passage="Mark 15:9" parsed="|Mark|15|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Pilati iu përgjigj atyre duke thënë: ''A doni t'ju liroj mbretin e Judenjve?''.
<scripture passage="Mark 15:10" parsed="|Mark|15|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.10" />
<sup>10</sup> Sepse e dinte që krerët e priftërinjve ia kishin dorëzuar nga smira.
<scripture passage="Mark 15:11" parsed="|Mark|15|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.11" />
<sup>11</sup> Por krerët e priftërinjve e nxitën turmën që të kërkojë që t'u lironte atyre Barabanë.
<scripture passage="Mark 15:12" parsed="|Mark|15|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.12" />
<sup>12</sup> Dhe Pilati e mori përsëri fjalën dhe u tha atyre: ''Çfarë doni, pra, të bëj me atë që ju e quani mbret të Judenjve?''.
<scripture passage="Mark 15:13" parsed="|Mark|15|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.13" />
<sup>13</sup> Dhe ata bërtitën përsëri: ''Kryqëzoje!''.
<scripture passage="Mark 15:14" parsed="|Mark|15|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.14" />
<sup>14</sup> Dhe Pilati u tha atyre: ''Po ç'të keqe ka bërë?''. Atëherë ata bërtitën edhe më fort: ''Kryqëzoje!''.
<scripture passage="Mark 15:15" parsed="|Mark|15|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.15" />
<sup>15</sup> Prandaj Pilati, duke dashur ta kënaqë turmën, ua lëshoi Barabanë. Dhe, mbasi e fshikulluan Jezusin, ua dorëzoi atyre që të kryqëzohej.
<scripture passage="Mark 15:16" parsed="|Mark|15|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.16" />
<sup>16</sup> Atëherë ushtarët e çuan Jezusin në oborrin e brendshëm domëthënë në pretorium, dhe mblodhën gjithë kohortën.
<scripture passage="Mark 15:17" parsed="|Mark|15|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.17" />
<sup>17</sup> E veshën në purpur dhe, si thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye.
<scripture passage="Mark 15:18" parsed="|Mark|15|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.18" />
<sup>18</sup> Pastaj nisën ta përshëndesin duke i thënë: ''Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!''.
<scripture passage="Mark 15:19" parsed="|Mark|15|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.19" />
<sup>19</sup> Dhe e goditnin në krye me një kallam, e pështynin dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e adhuronin.
<scripture passage="Mark 15:20" parsed="|Mark|15|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.20" />
<sup>20</sup> Pasi e tallën, ia hoqen purpurën, e veshën me rrobat e tij dhe e nxorën jashtë për ta kryqëzuar.
<scripture passage="Mark 15:21" parsed="|Mark|15|21|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.21" />
<sup>21</sup> Ata e detyruan një kalimtar, një farë Simoni nga Kirena që kthehej nga ara, babai i Aleksandrit dhe i Rufit, që ta mbante kryqin e tij.
<scripture passage="Mark 15:22" parsed="|Mark|15|22|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.22" />
<sup>22</sup> Pastaj e çuan Jezusin në vendin të quajtur Golgota, që do të thotë: "Vendi i Kafkës".
<scripture passage="Mark 15:23" parsed="|Mark|15|23|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.23" />
<sup>23</sup> I dhanë të pijë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori.
<scripture passage="Mark 15:24" parsed="|Mark|15|24|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.24" />
<sup>24</sup> Dhe, pasi e kryqëzuan, i ndanë rrobat e tij duke hedhur short, për të ditur çfarë do t'i binte secilit.
<scripture passage="Mark 15:25" parsed="|Mark|15|25|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.25" />
<sup>25</sup> Ishte ora e tretë kur e kryqëzuan.
<scripture passage="Mark 15:26" parsed="|Mark|15|26|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.26" />
<sup>26</sup> Dhe mbishkrimi që tregonte shkakun e dënimit, i cili ishte vënë përmbi të, thoshte: "Mbreti i Judenjve".
<scripture passage="Mark 15:27" parsed="|Mark|15|27|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.27" />
<sup>27</sup> Bashkë me të kryqëzuan edhe dy vjedhës, njërin në të djathtën e tij dhe tjetrin në të majtën e tij.
<scripture passage="Mark 15:28" parsed="|Mark|15|28|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.28" />
<sup>28</sup> Kështu u përmbush Shkrimi që thotë: ''Ai u përfshi ndër keqbërësit''.
<scripture passage="Mark 15:29" parsed="|Mark|15|29|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.29" />
<sup>29</sup> Dhe ata që kalonin aty afër e fyenin, duke tundur kokën, dhe duke thënë: ''Hej, ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton në tre ditë,
<scripture passage="Mark 15:30" parsed="|Mark|15|30|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.30" />
<sup>30</sup> shpëto veten tënde dhe zbrit nga kryqi!''.
<scripture passage="Mark 15:31" parsed="|Mark|15|31|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.31" />
<sup>31</sup> Po ashtu edhe krerët e priftërinjve me skribët, duke e tallur, i thoshnin njeri tjetrit: ''Të tjerët i shpëtoi, por veten s'mund ta shpëtojë.
<scripture passage="Mark 15:32" parsed="|Mark|15|32|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.32" />
<sup>32</sup> Krishti, mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi që ta shohim dhe ta besojmë''. Edhe ata që ishin kryqëzuar bashkë me të, e fyenin atë.
<scripture passage="Mark 15:33" parsed="|Mark|15|33|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.33" />
<sup>33</sup> Pastaj, kur erdhi e gjashta orë, errësira e mbuloi gjithë vendin deri në të nëntën orë.
<scripture passage="Mark 15:34" parsed="|Mark|15|34|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.34" />
<sup>34</sup> Dhe në të nëntën orë Jezusi bërtiti me zë të lartë: ''Eloi, Eloi; lama sabaktani?'', që e përkthyer do të thotë: ''Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?''.
<scripture passage="Mark 15:35" parsed="|Mark|15|35|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.35" />
<sup>35</sup> Dhe disa nga të pranishmit, kur e dëgjuan, thoshnin: ''Ja, ai po thërret Elian!''.
<scripture passage="Mark 15:36" parsed="|Mark|15|36|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.36" />
<sup>36</sup> Atëherë një prej tyre erdhi me vrap, e zhyti një sfungjer në uthull dhe, mbasi e vuri në një kallam, ia dha të pijë, duke thënë: ''Lëreni; të shohim nëse vjen Elia që ta zbresë poshtë''.
<scripture passage="Mark 15:37" parsed="|Mark|15|37|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.37" />
<sup>37</sup> Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën.
<scripture passage="Mark 15:38" parsed="|Mark|15|38|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.38" />
<sup>38</sup> Atëherë veli i tempullit u ça më dysh nga maja deri në fund.
<scripture passage="Mark 15:39" parsed="|Mark|15|39|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.39" />
<sup>39</sup> Dhe centurioni që qëndronte përballë Jezusit, kur pa se, pasi Jezusi bërtiti ashtu, kishte dhënë shpirt, tha: ''Me të vërtetë ky njeri ishte Biri i Perëndisë!''.
<scripture passage="Mark 15:40" parsed="|Mark|15|40|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.40" />
<sup>40</sup> Aty ishin gjithashtu edhe gra që shikonin nga larg; midis tyre ishin Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit të vogël të Joses dhe Salomeja,
<scripture passage="Mark 15:41" parsed="|Mark|15|41|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.41" />
<sup>41</sup> të cilat e kishin ndjekur dhe i kishin shërbyer kur ishte në Galile; dhe kishte edhe shumë të tjera që ishin ngjitur bashkë me të në Jeruzalem.
<scripture passage="Mark 15:42" parsed="|Mark|15|42|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.42" />
<sup>42</sup> Pastaj, u afrua tashmë mbrëmja, sepse ishte Përgatitja, domethënë vigjilja e së shtunës,
<scripture passage="Mark 15:43" parsed="|Mark|15|43|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.43" />
<sup>43</sup> Jozefi nga Arimatea, një këshilltar i respektuar, i cili priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë, me guxim hyri te Pilati dhe kërkoi trupin e Jezusit.
<scripture passage="Mark 15:44" parsed="|Mark|15|44|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.44" />
<sup>44</sup> Dhe Pilati u çudit që tashmë kishte vdekur. Dhe thirri centurionin dhe e pyeti nëse kishte vdekur prej shumë kohe.
<scripture passage="Mark 15:45" parsed="|Mark|15|45|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.45" />
<sup>45</sup> Dhe si u sigurua nga centurioni, ia la trupin Jozefit.
<scripture passage="Mark 15:46" parsed="|Mark|15|46|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.46" />
<sup>46</sup> Ky, mbasi bleu një çarçaf, e zbriti Jezusin nga kryqi, e mbështolli në çarçaf dhe e vuri në një varr që ishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur para hyrjes së varrit.
<scripture passage="Mark 15:47" parsed="|Mark|15|47|0|0" osisRef="Bible:Mark.15.47" />
<sup>47</sup> Dhe Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Joses, vërenin ku e vunë.
</p>
</div3>

<div3 title="Mark 16" progress="81.73%" prev="Mark.15" next="Luke" id="Mark.16">
<h3 id="Mark.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Mark.16-p1">
<scripture passage="Mark 16:1" parsed="|Mark|16|1|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.1" />
<sup>1</sup> Si kaloi e shtuna, Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit, dhe Salomeja blenë aroma për të shkuar të vajosin Jezusin.
<scripture passage="Mark 16:2" parsed="|Mark|16|2|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.2" />
<sup>2</sup> Në mëngjesin e ditës së parë të javës, shumë herët, ato erdhën te varri, kur po lindte dielli.
<scripture passage="Mark 16:3" parsed="|Mark|16|3|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.3" />
<sup>3</sup> Dhe thonin në mes tyre: ''Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?''.
<scripture passage="Mark 16:4" parsed="|Mark|16|4|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.4" />
<sup>4</sup> Por, kur ngritën sytë, panë se guri ishte rrokullisur, megjithëse ishte shumë i madh.
<scripture passage="Mark 16:5" parsed="|Mark|16|5|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.5" />
<sup>5</sup> Hynë, pra, në varr dhe panë një djalosh që ishte ulur në të djathtë, të veshur me të bardha, dhe mbetën të trembura.
<scripture passage="Mark 16:6" parsed="|Mark|16|6|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.6" />
<sup>6</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Mos u trembni! Ju kërkoni Jezusin Nazareas që ka qenë kryqëzuar; ai u ringjall, nuk është këtu; ja vendi ku e kishin vënë.
<scripture passage="Mark 16:7" parsed="|Mark|16|7|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.7" />
<sup>7</sup> Por shkoni dhe u thoni dishepujve të tij dhe Pjetrit se ai po ju pararend në Galile; atje do ta shihni, ashtu siç ju pati thënë''.
<scripture passage="Mark 16:8" parsed="|Mark|16|8|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.8" />
<sup>8</sup> Dhe ato dolën shpejt dhe ikën nga va-rri, sepse i zuri tmerri dhe habia; dhe nuk i thanë asgjë kurrkujt, sepse kishin frikë.
<scripture passage="Mark 16:9" parsed="|Mark|16|9|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.9" />
<sup>9</sup> Tani Jezusi, pasi ishte ringjallur në mëngjesin e ditës së parë të javës, iu shfaq së pari Marisë Magdalenë, nga e cila pati dëbuar shtatë demonë.
<scripture passage="Mark 16:10" parsed="|Mark|16|10|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.10" />
<sup>10</sup> Dhe ajo shkoi dhe ua tregoi atyre që kishin qenë bashkë me të, të cilët ishin të pikëlluar dhe e qanin.
<scripture passage="Mark 16:11" parsed="|Mark|16|11|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.11" />
<sup>11</sup> Por këta, kur dëgjuan se ishte gjallë dhe se u pa nga ajo, nuk i besuan.
<scripture passage="Mark 16:12" parsed="|Mark|16|12|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.12" />
<sup>12</sup> Mbas këtyre gjërave, iu shfaq në trajtë tjetër dyve prej tyre, që po shkonin në fshat.
<scripture passage="Mark 16:13" parsed="|Mark|16|13|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.13" />
<sup>13</sup> Edhe ata shkuan dhe ua treguan të tjerëve; por as këtyre nuk u besuan.
<scripture passage="Mark 16:14" parsed="|Mark|16|14|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.14" />
<sup>14</sup> Në fund iu shfaq të njëmbëdhjetëve kur ishin në tryezë dhe i qortoi për mosbesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, sepse nuk u kishin besuar atyre që e kishin parë të ringjallur.
<scripture passage="Mark 16:15" parsed="|Mark|16|15|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.15" />
<sup>15</sup> Pastaj u tha atyre: ''Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese;
<scripture passage="Mark 16:16" parsed="|Mark|16|16|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.16" />
<sup>16</sup> ai që beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar; por ai që nuk ka besuar, do të jetë i dënuar.
<scripture passage="Mark 16:17" parsed="|Mark|16|17|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.17" />
<sup>17</sup> Dhe këto janë shenjat që do t'i përcjellin ata që do të besojnë: në emrin tim ata do t'i dëbojnë demonët, do të flasin gjuhë të reja;
<scripture passage="Mark 16:18" parsed="|Mark|16|18|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.18" />
<sup>18</sup> do t'i kapin me dorë gjarpërinjtë, edhe nëse do të pijnë diçka që shkakton vdekjen, nuk do t'u bëjë asnjë të keqe; do t'i vënë duart mbi të sëmurët dhe këta do të shërohen''.
<scripture passage="Mark 16:19" parsed="|Mark|16|19|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.19" />
<sup>19</sup> Zoti Jezus, pra, mbasi u foli, u ngrit në qiell dhe u ul në të djathtë të Perëndisë.
<scripture passage="Mark 16:20" parsed="|Mark|16|20|0|0" osisRef="Bible:Mark.16.20" />
<sup>20</sup> Pastaj ata dolën dhe predikuan kudo, ndërsa Zoti bashkëvepronte me ta dhe e vërtetonte fjalën me shenjat që e shoqëronin. Amen.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Luke" progress="81.78%" prev="Mark.16" next="Luke.1" id="Luke">
<h2 id="Luke-p0.1">Luke</h2>

<div3 title="Luke 1" progress="81.78%" prev="Luke" next="Luke.2" id="Luke.1">
<h3 id="Luke.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Luke.1-p1">
<scripture passage="Luke 1:1" parsed="|Luke|1|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.1" />
<sup>1</sup> Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë,
<scripture passage="Luke 1:2" parsed="|Luke|1|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.2" />
<sup>2</sup> ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës,
<scripture passage="Luke 1:3" parsed="|Luke|1|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.3" />
<sup>3</sup> m'u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t'i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil,
<scripture passage="Luke 1:4" parsed="|Luke|1|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.4" />
<sup>4</sup> që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.
<scripture passage="Luke 1:5" parsed="|Luke|1|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.5" />
<sup>5</sup> Në ditën e Herodit, mbretit të Judesë, ishte një prift me emër Zakaria, nga rendi i Abias; gruaja e tij ishte pasardhëse e Aaronit dhe quhej Elizabetë.
<scripture passage="Luke 1:6" parsed="|Luke|1|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.6" />
<sup>6</sup> Që të dy ishin të drejtë në sytë e Perëndisë, duke ecur pa të metë në të gjitha urdhërimet dhe ligjet e Zotit.
<scripture passage="Luke 1:7" parsed="|Luke|1|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.7" />
<sup>7</sup> Por nuk kishin fëmijë, sepse Elizabeta ishte shterpe, dhe të dy ishin të kaluar në moshë.
<scripture passage="Luke 1:8" parsed="|Luke|1|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.8" />
<sup>8</sup> Ndodhi që, kur Zakaria po ushtronte detyrën e tij priftërore para Perëndisë sipas rregullit të rendit të vet,
<scripture passage="Luke 1:9" parsed="|Luke|1|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.9" />
<sup>9</sup> sipas zakonit të shërbesës priftërore, i ra shorti të hyjë në tempullin e Zotit për të djegur temjanin.
<scripture passage="Luke 1:10" parsed="|Luke|1|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.10" />
<sup>10</sup> Ndërkaq mbarë turma e popullit rrinte jashtë e lutej, në orën e temjanit.
<scripture passage="Luke 1:11" parsed="|Luke|1|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.11" />
<sup>11</sup> Atëherë një engëll i Zotit iu shfaq duke qëndruar në këmbë në të djathtën e altarit të temjanit.
<scripture passage="Luke 1:12" parsed="|Luke|1|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.12" />
<sup>12</sup> Zakaria, kur e pa, u trondit dhe e zuri frika.
<scripture passage="Luke 1:13" parsed="|Luke|1|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.13" />
<sup>13</sup> Por engjëlli i tha: ''Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t'ia vësh emrin Gjon.
<scripture passage="Luke 1:14" parsed="|Luke|1|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.14" />
<sup>14</sup> Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.
<scripture passage="Luke 1:15" parsed="|Luke|1|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.15" />
<sup>15</sup> Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s'ëmës.
<scripture passage="Luke 1:16" parsed="|Luke|1|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.16" />
<sup>16</sup> Dhe do t'i kthejë shumë prej bijve të Izraelit te Zoti, Perëndia i tyre.
<scripture passage="Luke 1:17" parsed="|Luke|1|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.17" />
<sup>17</sup> Dhe do të shkojë përpara tij në frymë dhe pushtet të Elias, për t'i kthyer zemrat e prindërve te fëmijët dhe rebelët në urtinë e të drejtëve, për t'ia bërë gati Zotit një popull të përgatitur mirë''.
<scripture passage="Luke 1:18" parsed="|Luke|1|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.18" />
<sup>18</sup> Dhe Zakaria i tha engjëllit: ''Nga se do ta njoh këtë? Sepse unë jam plak dhe gruaja ime është e kaluar në moshë''.
<scripture passage="Luke 1:19" parsed="|Luke|1|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.19" />
<sup>19</sup> Dhe engjëlli, duke iu përgjigjur, i tha: ''Unë jam Gabrieli që rri në prani të Perëndisë, dhe më kanë dërguar që të flas me ty dhe të të njoftoj këto lajme të mira.
<scripture passage="Luke 1:20" parsed="|Luke|1|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.20" />
<sup>20</sup> Dhe ja, ti do të jesh i pagojë dhe nuk do të mund të flasësh deri në atë ditë kur do të ndodhin këto gjëra, sepse nuk u ke besuar fjalëve të mia, të cilat do të përmbushen në kohën e tyre''.
<scripture passage="Luke 1:21" parsed="|Luke|1|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.21" />
<sup>21</sup> Ndërkaq populli po priste Zakarian dhe çuditej që ai po vonohej aq shumë brenda tempullit.
<scripture passage="Luke 1:22" parsed="|Luke|1|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.22" />
<sup>22</sup> Por, kur doli, nuk mundi t'u flasë atyre; atëherë ata e kuptuan se ai kishte pasur një vegim në tempull; ai u bënte shenja atyre, por mbeti i pagojë.
<scripture passage="Luke 1:23" parsed="|Luke|1|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.23" />
<sup>23</sup> Dhe ndodhi që, kur u plotësuan ditët e shërbesës së tij, ai u kthye në shtëpinë e vet.
<scripture passage="Luke 1:24" parsed="|Luke|1|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.24" />
<sup>24</sup> Dhe, pas atyre ditëve Elizabeta, gruaja e tij, u ngjiz; dhe u fsheh pesë muaj dhe thoshte:
<scripture passage="Luke 1:25" parsed="|Luke|1|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.25" />
<sup>25</sup> ''Ja ç'më bëri Zoti, në ato ditë kur e ktheu vështrimin e tij mbi mua për të më hequr turpin përpara njerëzve''.
<scripture passage="Luke 1:26" parsed="|Luke|1|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.26" />
<sup>26</sup> Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret,
<scripture passage="Luke 1:27" parsed="|Luke|1|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.27" />
<sup>27</sup> te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria.
<scripture passage="Luke 1:28" parsed="|Luke|1|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.28" />
<sup>28</sup> Dhe engëlli hyri te ajo dhe tha: ''Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë''.
<scripture passage="Luke 1:29" parsed="|Luke|1|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.29" />
<sup>29</sup> Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë.
<scripture passage="Luke 1:30" parsed="|Luke|1|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.30" />
<sup>30</sup> Dhe engjëlli i tha: ''Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.
<scripture passage="Luke 1:31" parsed="|Luke|1|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.31" />
<sup>31</sup> Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t'ia vesh emrin Jezus.
<scripture passage="Luke 1:32" parsed="|Luke|1|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.32" />
<sup>32</sup> Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t'i japë fronin e Davidit, atit të tij;
<scripture passage="Luke 1:33" parsed="|Luke|1|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.33" />
<sup>33</sup> dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur''.
<scripture passage="Luke 1:34" parsed="|Luke|1|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.34" />
<sup>34</sup> Dhe Maria i tha engjëllit: ''Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?''.
<scripture passage="Luke 1:35" parsed="|Luke|1|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.35" />
<sup>35</sup> Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ''Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.
<scripture passage="Luke 1:36" parsed="|Luke|1|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.36" />
<sup>36</sup> Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë,
<scripture passage="Luke 1:37" parsed="|Luke|1|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.37" />
<sup>37</sup> sepse me Perëndinë asgjë s'është e pamundshme''.
<scripture passage="Luke 1:38" parsed="|Luke|1|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.38" />
<sup>38</sup> Atëherë Maria tha: ''Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate''. Dhe engjëlli u largua prej saj.
<scripture passage="Luke 1:39" parsed="|Luke|1|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.39" />
<sup>39</sup> Dhe në ato ditë Maria u ngrit dhe shkoi me nxitim në krahinën malore, në një qytet të Judesë,
<scripture passage="Luke 1:40" parsed="|Luke|1|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.40" />
<sup>40</sup> dhe hyri në shtëpinë e Zakarias e përshëndeti Elizabetën.
<scripture passage="Luke 1:41" parsed="|Luke|1|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.41" />
<sup>41</sup> Dhe ndodhi që, sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries, fëmija i kërceu në bark, dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë,
<scripture passage="Luke 1:42" parsed="|Luke|1|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.42" />
<sup>42</sup> dhe thërriti me zë të lartë, duke thënë: ''Ti je e bekuar ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd.
<scripture passage="Luke 1:43" parsed="|Luke|1|43|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.43" />
<sup>43</sup> Dhe përse po më ndodh kjo, që nëna e Zotit tim të vijë tek unë?
<scripture passage="Luke 1:44" parsed="|Luke|1|44|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.44" />
<sup>44</sup> Sepse, ja, sapo arriti në veshët e mi zëri i përshëndetjes sate, fëmija nga gëzimi kërceu në barkun tim.
<scripture passage="Luke 1:45" parsed="|Luke|1|45|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.45" />
<sup>45</sup> Tani, e lumur është ajo që besoi, sepse gjërat që i janë thënë nga ana e Zotit do të realizohen!''.
<scripture passage="Luke 1:46" parsed="|Luke|1|46|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.46" />
<sup>46</sup> Dhe Maria tha: ''Shpirti im e madhëron Zotin,
<scripture passage="Luke 1:47" parsed="|Luke|1|47|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.47" />
<sup>47</sup> dhe fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim,
<scripture passage="Luke 1:48" parsed="|Luke|1|48|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.48" />
<sup>48</sup> sepse ai e shikoi me pëlqim ultësinë e shërbëtores së tij; sepse ja, tani e tutje të gjitha brezat do të më shpallin të lume,
<scripture passage="Luke 1:49" parsed="|Luke|1|49|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.49" />
<sup>49</sup> sepse i Pushtetshmi më bëri gjëra të mëdha, dhe i Shenjtë është emri i tij!
<scripture passage="Luke 1:50" parsed="|Luke|1|50|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.50" />
<sup>50</sup> Dhe mëshira e tij shtrihet nga brezi në brez për ata që e druajnë.
<scripture passage="Luke 1:51" parsed="|Luke|1|51|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.51" />
<sup>51</sup> Ai veproi pushtetshëm me krahun e vet; i shpërndau krenarët me mendimet e zemrave të tyre;
<scripture passage="Luke 1:52" parsed="|Luke|1|52|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.52" />
<sup>52</sup> i përmbysi pushtetarët nga fronat e tyre dhe i ngriti të përulurit;
<scripture passage="Luke 1:53" parsed="|Luke|1|53|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.53" />
<sup>53</sup> i mbushi me të mira të uriturit dhe i ktheu duarbosh të pasurit.
<scripture passage="Luke 1:54" parsed="|Luke|1|54|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.54" />
<sup>54</sup> Ai e ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke i kujtuar për mëshirën e tij,
<scripture passage="Luke 1:55" parsed="|Luke|1|55|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.55" />
<sup>55</sup> ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij, për gjithmonë''.
<scripture passage="Luke 1:56" parsed="|Luke|1|56|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.56" />
<sup>56</sup> Dhe Maria ndenji me Elizabetën gati tre muaj, pastaj u kthye në shtëpinë e vet.
<scripture passage="Luke 1:57" parsed="|Luke|1|57|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.57" />
<sup>57</sup> Dhe Elizabetës i erdhi koha që të lindë dhe të nxjerrë në dritë një djalë.
<scripture passage="Luke 1:58" parsed="|Luke|1|58|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.58" />
<sup>58</sup> Fqinjët e saj dhe të afërmit, kur dëgjuan se Zoti kishte treguar mëshirë të madhe ndaj saj, u gëzuan me të.
<scripture passage="Luke 1:59" parsed="|Luke|1|59|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.59" />
<sup>59</sup> Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t'ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij;
<scripture passage="Luke 1:60" parsed="|Luke|1|60|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.60" />
<sup>60</sup> por e ëma ndërhyri dhe tha: ''Jo, por përkundrazi do të quhet Gjon''.
<scripture passage="Luke 1:61" parsed="|Luke|1|61|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.61" />
<sup>61</sup> Dhe ata i thanë: ''S'ka njeri në fisin tënd që të quhet me këtë emër''.
<scripture passage="Luke 1:62" parsed="|Luke|1|62|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.62" />
<sup>62</sup> Kështu me shenja e pyetën të atin, si donte që t'i quhej.
<scripture passage="Luke 1:63" parsed="|Luke|1|63|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.63" />
<sup>63</sup> Ai atëherë kërkoi një tabelë shkrimi dhe shkroi mbi të: ''Emri i tij është Gjon''. Dhe të gjithë u mrrekulluan.
<scripture passage="Luke 1:64" parsed="|Luke|1|64|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.64" />
<sup>64</sup> Në atë çast goja e tij u hap dhe gjuha e tij u zgjidh, dhe fliste duke bekuar Perëndinë.
<scripture passage="Luke 1:65" parsed="|Luke|1|65|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.65" />
<sup>65</sup> Dhe të gjithë fqinjëve të tyre u hyri druajtja, dhe të gjitha këto gjëra u përhapën nëpër krejt krahinën malore të Judesë.
<scripture passage="Luke 1:66" parsed="|Luke|1|66|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.66" />
<sup>66</sup> Të gjitha ata që i dëgjuan, i vunë në zemrën e tyre duke thënë: ''Vallë kush do të jetë ky fëmijë?''. Dhe dora e Zotit ishte me të.
<scripture passage="Luke 1:67" parsed="|Luke|1|67|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.67" />
<sup>67</sup> Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, duke thënë:
<scripture passage="Luke 1:68" parsed="|Luke|1|68|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.68" />
<sup>68</sup> Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet;
<scripture passage="Luke 1:69" parsed="|Luke|1|69|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.69" />
<sup>69</sup> dhe na ngriti një shpëtim të pushtetshëm në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
<scripture passage="Luke 1:70" parsed="|Luke|1|70|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.70" />
<sup>70</sup> ashtu si ai e kishte deklaruar nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë që nga kohët e lashta, që ne të shpëtojmë
<scripture passage="Luke 1:71" parsed="|Luke|1|71|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.71" />
<sup>71</sup> prej armiqve tanë dhe prej dorës së gjithë atyre që na urrejnë,
<scripture passage="Luke 1:72" parsed="|Luke|1|72|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.72" />
<sup>72</sup> për të treguar mëshirë tek etërit tanë e për t'u kujtuar për besëlidhjen e tij të shenjtë,
<scripture passage="Luke 1:73" parsed="|Luke|1|73|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.73" />
<sup>73</sup> betimin që i bëri Abrahamit, atit tonë,
<scripture passage="Luke 1:74" parsed="|Luke|1|74|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.74" />
<sup>74</sup> për të na lejuar që, pasi të çlirohemi nga duart e armiqve tanë, të mund t'i shërbejmë pa frikë,
<scripture passage="Luke 1:75" parsed="|Luke|1|75|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.75" />
<sup>75</sup> në shenjtëri e në drejtësi përpara atij, të gjitha ditët e jetës sonë.
<scripture passage="Luke 1:76" parsed="|Luke|1|76|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.76" />
<sup>76</sup> Dhe ti, o fëmijë i vogël, do të quhesh profet nga Shumë i Larti, sepse ti do të shkosh përpara fytyrës së Zotit për të përgatitur udhët e tij,
<scripture passage="Luke 1:77" parsed="|Luke|1|77|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.77" />
<sup>77</sup> për t'i dhënë popullit të tij njohjen e shpëtimit, në faljen e mëkateve të tyre;
<scripture passage="Luke 1:78" parsed="|Luke|1|78|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.78" />
<sup>78</sup> për hir të thellësisë së mëshirës së Perëndisë sonë, për të cilën agimi nga lart na ka vizituar,
<scripture passage="Luke 1:79" parsed="|Luke|1|79|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.79" />
<sup>79</sup> për të ndriçuar ata që dergjeshin në errësirë dhe në hijen e vdekjes, për të udhëhequr hapat tona në udhën e paqes''.
<scripture passage="Luke 1:80" parsed="|Luke|1|80|0|0" osisRef="Bible:Luke.1.80" />
<sup>80</sup> Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë: dhe qëndroi në shkretëtirë deri në atë ditë, kur ai duhej t'i zbulohej Izraelit.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 2" progress="81.99%" prev="Luke.1" next="Luke.3" id="Luke.2">
<h3 id="Luke.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Luke.2-p1">
<scripture passage="Luke 2:1" parsed="|Luke|2|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.1" />
<sup>1</sup> Tani, në atë ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë.
<scripture passage="Luke 2:2" parsed="|Luke|2|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.2" />
<sup>2</sup> Ky regjistrim qe i pari që u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisë.
<scripture passage="Luke 2:3" parsed="|Luke|2|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.3" />
<sup>3</sup> Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet.
<scripture passage="Luke 2:4" parsed="|Luke|2|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.4" />
<sup>4</sup> Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe i familjes së Davidit,
<scripture passage="Luke 2:5" parsed="|Luke|2|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.5" />
<sup>5</sup> për t'u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë.
<scripture passage="Luke 2:6" parsed="|Luke|2|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.6" />
<sup>6</sup> Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë.
<scripture passage="Luke 2:7" parsed="|Luke|2|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.7" />
<sup>7</sup> Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta.
<scripture passage="Luke 2:8" parsed="|Luke|2|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.8" />
<sup>8</sup> Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre.
<scripture passage="Luke 2:9" parsed="|Luke|2|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.9" />
<sup>9</sup> Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe.
<scripture passage="Luke 2:10" parsed="|Luke|2|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.10" />
<sup>10</sup> Por engjëlli u tha atyre: ''Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin;
<scripture passage="Luke 2:11" parsed="|Luke|2|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.11" />
<sup>11</sup> sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.
<scripture passage="Luke 2:12" parsed="|Luke|2|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.12" />
<sup>12</sup> Dhe kjo do t'ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd''.
<scripture passage="Luke 2:13" parsed="|Luke|2|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.13" />
<sup>13</sup> Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë:
<scripture passage="Luke 2:14" parsed="|Luke|2|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.14" />
<sup>14</sup> ''Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!''.
<scripture passage="Luke 2:15" parsed="|Luke|2|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.15" />
<sup>15</sup> Dhe ndodhi që, kur engjëjt u larguan prej tyre për t'u kthyer në qiell, barinjtë i thanë njeri tjetrit: ''Le të shkojmë deri në Bethlehem për të parë ç'ka ndodhur dhe ç'na bëri të ditur Zoti''.
<scripture passage="Luke 2:16" parsed="|Luke|2|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.16" />
<sup>16</sup> Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin dhe fëmijën që ndodhej në një grazhd.
<scripture passage="Luke 2:17" parsed="|Luke|2|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.17" />
<sup>17</sup> Mbasi e panë, përhapën ato që u ishte thënë për atë fëmijë.
<scripture passage="Luke 2:18" parsed="|Luke|2|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.18" />
<sup>18</sup> Dhe të gjithë ata që i dëgjuan, u mrekulluan nga gjërat që u treguan barinjtë.
<scripture passage="Luke 2:19" parsed="|Luke|2|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.19" />
<sup>19</sup> Maria i ruante të gjitha këto fjalë, duke i medituar në zemrën e saj.
<scripture passage="Luke 2:20" parsed="|Luke|2|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.20" />
<sup>20</sup> Dhe barinjtë u kthyen, duke përlëvduar dhe lavdëruar Perëndinë për të gjitha gjërat që kishin dëgjuar dhe parë, ashtu si u ishte thënë atyre.
<scripture passage="Luke 2:21" parsed="|Luke|2|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.21" />
<sup>21</sup> Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, ia vunë emrin Jezus, emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark.
<scripture passage="Luke 2:22" parsed="|Luke|2|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.22" />
<sup>22</sup> Kur pastaj ishin plotësuar ditët e pastrimit të saj sipas ligjit të Moisiut, e çuan fëmijën në Jeruzalem për t'ia paraqitur Zotit,
<scripture passage="Luke 2:23" parsed="|Luke|2|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.23" />
<sup>23</sup> ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit: ''Çdo mashkull i parëlindur do të jetë thirrur shenjt për Zotin'',
<scripture passage="Luke 2:24" parsed="|Luke|2|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.24" />
<sup>24</sup> dhe për të ofruar flijim, siç është thënë në ligjin e Zotit, një çift turtujsh ose dy pëllumbash të rinj.
<scripture passage="Luke 2:25" parsed="|Luke|2|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.25" />
<sup>25</sup> Dhe ja, në Jeruzalem ishte një njeri që quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtë dhe i përshpirtshëm dhe priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të.
<scripture passage="Luke 2:26" parsed="|Luke|2|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.26" />
<sup>26</sup> Dhe në mënyrë hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit.
<scripture passage="Luke 2:27" parsed="|Luke|2|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.27" />
<sup>27</sup> Ai pra, i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji,
<scripture passage="Luke 2:28" parsed="|Luke|2|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.28" />
<sup>28</sup> ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë:
<scripture passage="Luke 2:29" parsed="|Luke|2|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.29" />
<sup>29</sup> ''Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate,
<scripture passage="Luke 2:30" parsed="|Luke|2|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.30" />
<sup>30</sup> sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd
<scripture passage="Luke 2:31" parsed="|Luke|2|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.31" />
<sup>31</sup> që ti e përgatite përpara gjithë popujve:
<scripture passage="Luke 2:32" parsed="|Luke|2|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.32" />
<sup>32</sup> dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit''.
<scripture passage="Luke 2:33" parsed="|Luke|2|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.33" />
<sup>33</sup> Dhe Jozefi e nëna e fëmijës mrrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të.
<scripture passage="Luke 2:34" parsed="|Luke|2|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.34" />
<sup>34</sup> Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: ''Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh,
<scripture passage="Luke 2:35" parsed="|Luke|2|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.35" />
<sup>35</sup> edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin, që të zbulohen mendimet e shumë zemrave''.
<scripture passage="Luke 2:36" parsed="|Luke|2|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.36" />
<sup>36</sup> Aty ishte edhe Ana, një profeteshë, bija e Fanuelit, nga fisit i Aserit, e cila ishte shumë e kaluar në moshë, që kishte jetuar mbas virgjërisë së saj shtatë vjet me burrin.
<scripture passage="Luke 2:37" parsed="|Luke|2|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.37" />
<sup>37</sup> Ajo ishte e ve dhe, megjithse ishte tetëdhjetë e katër vjeçe, nuk largohej kurrë nga tempulli duke i shërbyer Perëndisë natë e ditë me agjërime dhe lutje.
<scripture passage="Luke 2:38" parsed="|Luke|2|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.38" />
<sup>38</sup> Edhe ajo erdhi në atë moment, lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë të gjithë atyre që prisnin çlirimin në Jeruzalem.
<scripture passage="Luke 2:39" parsed="|Luke|2|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.39" />
<sup>39</sup> Dhe mbasi i kryen të gjitha ato që i takonin sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre, Nazaret.
<scripture passage="Luke 2:40" parsed="|Luke|2|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.40" />
<sup>40</sup> Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë, duke qenë plot dituri; dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.
<scripture passage="Luke 2:41" parsed="|Luke|2|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.41" />
<sup>41</sup> Tani prindërit e tij shkonin çdo vit në Jeruzalem për festën e Pashkës.
<scripture passage="Luke 2:42" parsed="|Luke|2|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.42" />
<sup>42</sup> Dhe, kur ai i mbushi dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jeruzalem, sipas zakonit të festës.
<scripture passage="Luke 2:43" parsed="|Luke|2|43|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.43" />
<sup>43</sup> Dhe si u përmbushën ato ditë, kur ata u kthyen, fëmija Jezus ndënji në Jeruzalem; por Jozefi dhe e ëma e tij nuk e dinin.
<scripture passage="Luke 2:44" parsed="|Luke|2|44|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.44" />
<sup>44</sup> Duke menduar se ai ishte në shoqëri, ata bënë një ditë rrugë, pastaj filluan ta kërkojnë midis farefisit dhe të njohurve;
<scripture passage="Luke 2:45" parsed="|Luke|2|45|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.45" />
<sup>45</sup> dhe, duke qenë se nuk e gjetën, u kthyen në Jeruzalem për ta kërkuar.
<scripture passage="Luke 2:46" parsed="|Luke|2|46|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.46" />
<sup>46</sup> Dhe ndodhi që, pas tri ditësh, e gjetën në tempull, të ulur në mes të dijetarëve, duke i dëgjuar dhe duke u bërë atyre pyetje.
<scripture passage="Luke 2:47" parsed="|Luke|2|47|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.47" />
<sup>47</sup> Dhe të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin nga zgjuarësia e tij dhe nga përgjigjet e tij.
<scripture passage="Luke 2:48" parsed="|Luke|2|48|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.48" />
<sup>48</sup> Dhe, kur ata e panë, mbetën të habitur, dhe e ëma i tha: ''Bir, pse na e bëre këtë? Ja, yt atë dhe unë, në ankth, po të kërkonim!''.
<scripture passage="Luke 2:49" parsed="|Luke|2|49|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.49" />
<sup>49</sup> Por ai u tha atyre: ''Përse më kërkonit? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?''.
<scripture passage="Luke 2:50" parsed="|Luke|2|50|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.50" />
<sup>50</sup> Por ata nuk i kuptuan fjalët që ai u tha atyre.
<scripture passage="Luke 2:51" parsed="|Luke|2|51|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.51" />
<sup>51</sup> Dhe ai zbriti bashkë me ta, u kthye në Nazaret dhe i bindej atyre. E ëma i ruante të gjitha këto fjalë në zemrën e saj.
<scripture passage="Luke 2:52" parsed="|Luke|2|52|0|0" osisRef="Bible:Luke.2.52" />
<sup>52</sup> Dhe Jezusi rritej në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 3" progress="82.12%" prev="Luke.2" next="Luke.4" id="Luke.3">
<h3 id="Luke.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Luke.3-p1">
<scripture passage="Luke 3:1" parsed="|Luke|3|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.1" />
<sup>1</sup> Tani në vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, Herodi tetrarku i Galilesë, i vëllai, Filipi, tetrarku i Itureas dhe i krahinës së Trakonitidës dhe Lizania tetrarku i Abilenës,
<scripture passage="Luke 3:2" parsed="|Luke|3|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.2" />
<sup>2</sup> nën kryepriftërinjtë Ana dhe Kajfa, fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit, birit të Zakarias, në shkretëtirë.
<scripture passage="Luke 3:3" parsed="|Luke|3|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.3" />
<sup>3</sup> Atëherë ai e përshkoi gjithë krahinën përreth Jordanit, duke predikuar një pagëzim pendimi për faljen e mëkateve,
<scripture passage="Luke 3:4" parsed="|Luke|3|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.4" />
<sup>4</sup> ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia, që thotë: ''Ja zëri i njërit që bërtet në shkretirë: Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij!
<scripture passage="Luke 3:5" parsed="|Luke|3|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.5" />
<sup>5</sup> Çdo luginë të jetë e mbushur dhe çdo mal e kodër të jetë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtohen dhe rrugët e vështira të sheshohen
<scripture passage="Luke 3:6" parsed="|Luke|3|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.6" />
<sup>6</sup> dhe çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë''.
<scripture passage="Luke 3:7" parsed="|Luke|3|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.7" />
<sup>7</sup> Ai, pra, u thoshte turmave që shkonin të pagëzoheshin prej tij: ''Pjellë nepërkash, kush ju ka mesuar t'i arratiseni zemërimit që po vjen?
<scripture passage="Luke 3:8" parsed="|Luke|3|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.8" />
<sup>8</sup> Bëni, pra, fryte të denja pendimi dhe mos filloni të thoni brenda jush: "Ne kemi Abrahamin për Atë", sepse unë po ju them se Perëndia mund t'i nxjerrë fëmijë Abrahamit edhe nga këta gurë.
<scripture passage="Luke 3:9" parsed="|Luke|3|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.9" />
<sup>9</sup> Tashmë sëpata u vu në rrënjë të pemëve; çdo pemë që nuk jep fryt të mirë do të pritet dhe do të hidhet në zjarr''.
<scripture passage="Luke 3:10" parsed="|Luke|3|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.10" />
<sup>10</sup> Dhe turmat e pyesnin, duke thënë: ''Dhe ne, pra, ç'të bëjmë?''.
<scripture passage="Luke 3:11" parsed="|Luke|3|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.11" />
<sup>11</sup> Atëherë ai, duke përgjigjur, u tha atyre: ''Ai që ka dy tunika le t'i ndajë me atë që s'ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu''.
<scripture passage="Luke 3:12" parsed="|Luke|3|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.12" />
<sup>12</sup> Tani erdhën edhe disa tagrambledhës që të pagëzohen dhe e pyetën: ''Mësues, ç'duhet të bëjmë?''.
<scripture passage="Luke 3:13" parsed="|Luke|3|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.13" />
<sup>13</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Mos vilni asgjë më tepër nga sa ju është urdhëruar''.
<scripture passage="Luke 3:14" parsed="|Luke|3|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.14" />
<sup>14</sup> Edhe ushtarët e pyetën duke thënë: ''Dhe ne, ç'duhet të bëjmë?''. Dhe ai u tha atyre: ''Mos i bëni shantazh asnjeriu, mos i bëni akuza të rreme kurrkujt dhe jini të kënaqur me pagën tuaj!''.
<scripture passage="Luke 3:15" parsed="|Luke|3|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.15" />
<sup>15</sup> Dhe populli ishte në pritje dhe të gjithë pyesnin në zemrat e veta nëse Gjoni ishte Krishti vetë.
<scripture passage="Luke 3:16" parsed="|Luke|3|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.16" />
<sup>16</sup> Gjoni u përgjigj duke u thënë të gjithëve: ''Unë ju pagëzoj me ujë; por vjen ai që është më i fortë nga unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t'ia zgjidh lidhëset e sandaleve; ai do t'ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr.
<scripture passage="Luke 3:17" parsed="|Luke|3|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.17" />
<sup>17</sup> Ai mban në dorë lopatën e vet, për ta pastruar krejt lëmin e vet dhe për të mbledhur grurin në hambarin e tij, por bykun do ta djegë me zjarr që nuk shuhet''.
<scripture passage="Luke 3:18" parsed="|Luke|3|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.18" />
<sup>18</sup> Kështu ai e ungjillizonte popullin duke e këshilluar me shumë mënyra të tjera.
<scripture passage="Luke 3:19" parsed="|Luke|3|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.19" />
<sup>19</sup> Por Herodi, tetraku, mbasi u qortua prej tij për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të tij Filipit, dhe për të gjitha mbrapshtitë që ai kishte kryer,
<scripture passage="Luke 3:20" parsed="|Luke|3|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.20" />
<sup>20</sup> U shtoi të gjitha të tjerave edhe këtë, domethënë e futi Gjonin në burg.
<scripture passage="Luke 3:21" parsed="|Luke|3|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.21" />
<sup>21</sup> Tani, si u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe ndërsa po lutej, qielli u hap
<scripture passage="Luke 3:22" parsed="|Luke|3|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.22" />
<sup>22</sup> dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit, dhe nga qielli erdhi një zë, që thoshte: ''Ti je Biri im i dashur, në ty unë jam kënaqur!''.
<scripture passage="Luke 3:23" parsed="|Luke|3|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.23" />
<sup>23</sup> Dhe Jezusi ishte rreth tridhjetë vjeç; dhe e pandehnin se ishte bir i Jozefit, bir i Elit;
<scripture passage="Luke 3:24" parsed="|Luke|3|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.24" />
<sup>24</sup> bir i Mathatit, bir i Levit, bir i Melkit, bir i Janas, bir i Jozefit;
<scripture passage="Luke 3:25" parsed="|Luke|3|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.25" />
<sup>25</sup> bir i Matathias, bir i Amosit, bir i Naumit, bir i Eslit, bir i Nagait;
<scripture passage="Luke 3:26" parsed="|Luke|3|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.26" />
<sup>26</sup> bir i Maathit, bir i Matathias, bir i Semeit, bir i Jozefit, bir i Judës;
<scripture passage="Luke 3:27" parsed="|Luke|3|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.27" />
<sup>27</sup> bir i Joannas, bir i Resas, bir i Zorobabelit, bir i Salatielit, bir i Nerit;
<scripture passage="Luke 3:28" parsed="|Luke|3|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.28" />
<sup>28</sup> bir i Melkit, bir i Adit, bir i Kosamit, bir i Elmodamit, bir i Erit;
<scripture passage="Luke 3:29" parsed="|Luke|3|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.29" />
<sup>29</sup> bir i Joseut, bir i Eliezerit, bir i Iorimit, bir i Mathatit, bir i Levit;
<scripture passage="Luke 3:30" parsed="|Luke|3|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.30" />
<sup>30</sup> bir i Simeonit, bir i Judës, bir i Jozefit, bir i Jonanit, bir i Eliakimit;
<scripture passage="Luke 3:31" parsed="|Luke|3|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.31" />
<sup>31</sup> bir i Meleas, bir i Menas, bir i Matathas, bir i Natanit, bir i Davidit;
<scripture passage="Luke 3:32" parsed="|Luke|3|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.32" />
<sup>32</sup> bir i Jeseut, bir i Obedit, bir i Boozit, bir i Salmonit, bir i Naasonit;
<scripture passage="Luke 3:33" parsed="|Luke|3|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.33" />
<sup>33</sup> bir i Aminadabit, bir i Aramit, bir i Esromit, bir i Faresit, bir i Judës;
<scripture passage="Luke 3:34" parsed="|Luke|3|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.34" />
<sup>34</sup> bir i Jakobit, bir i Isakut, bir i Abrahamit, bir i Tares, bir i Nakorit;
<scripture passage="Luke 3:35" parsed="|Luke|3|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.35" />
<sup>35</sup> bir i Serukut, bir i Ragaut, bir i Pelekut, bir i Eberit, bir i Selës;
<scripture passage="Luke 3:36" parsed="|Luke|3|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.36" />
<sup>36</sup> bir i Kainanit, bir i Arfaksadit, bir i Semit, bir i Noeut, bir i Lamekut;
<scripture passage="Luke 3:37" parsed="|Luke|3|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.37" />
<sup>37</sup> bir i Mathusalës, bir i Enokut, bir i Jaredit, bir i Mahalaleelit, bir i Kainanit;
<scripture passage="Luke 3:38" parsed="|Luke|3|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.3.38" />
<sup>38</sup> bir i Enosit, bir i Setit, bir i Adamit, i Perëndisë.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 4" progress="82.23%" prev="Luke.3" next="Luke.5" id="Luke.4">
<h3 id="Luke.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Luke.4-p1">
<scripture passage="Luke 4:1" parsed="|Luke|4|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.1" />
<sup>1</sup> Dhe Jezusi, plot me Frymën e Shenjtë, u kthye nga Jordani dhe Fryma e çoi në shkretëtirë,
<scripture passage="Luke 4:2" parsed="|Luke|4|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.2" />
<sup>2</sup> ku për dyzet ditë e tundoi djalli; gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë, por kur ato kaluan, e mori uria.
<scripture passage="Luke 4:3" parsed="|Luke|4|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.3" />
<sup>3</sup> Dhe djalli i tha: ''Nëse je Biri i Perëndisë, i thuaj këtij guri të bëhet bukë''.
<scripture passage="Luke 4:4" parsed="|Luke|4|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.4" />
<sup>4</sup> Por Jezusi u përgjigj duke thënë: ''Éshtë shkruar: "Njeriu nuk do të rrojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë të Perëndisë"''.
<scripture passage="Luke 4:5" parsed="|Luke|4|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.5" />
<sup>5</sup> Pastaj djalli e çoi në një mal të lartë dhe, për një çast, i tregoi të gjitha mbretëritë e botës.
<scripture passage="Luke 4:6" parsed="|Luke|4|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.6" />
<sup>6</sup> Dhe djalli i tha: ''Unë do të të jap gjithë pushtetin e këtyre mbretërive dhe lavdinë e tyre, sepse m'u dha mua në dorë dhe unë ia jap kujt të dua.
<scripture passage="Luke 4:7" parsed="|Luke|4|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.7" />
<sup>7</sup> Në qoftë se ti, pra, duke rënë përmbys, më adhuron, do të jetë krejt jotja''.
<scripture passage="Luke 4:8" parsed="|Luke|4|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.8" />
<sup>8</sup> Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: ''Largohu prej meje, Satana. Éshtë shkruar: "Adhuro Zotin, Përëndinë tënd dhe shërbeji vetëm atij"''.
<scripture passage="Luke 4:9" parsed="|Luke|4|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.9" />
<sup>9</sup> Pastaj e çoi në Jeruzalem, e vuri në majë të tempullit, në cep, dhe i tha: ''Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë që këtej;
<scripture passage="Luke 4:10" parsed="|Luke|4|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.10" />
<sup>10</sup> sepse është shkruar: "Ai do t'u urdhërojë engjëjve të vet rreth teje të të ruajnë.
<scripture passage="Luke 4:11" parsed="|Luke|4|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.11" />
<sup>11</sup> Dhe ata do të të mbajnë mbi duart e tyre që këmba jote të mos ndeshë me asnjë gur"''.
<scripture passage="Luke 4:12" parsed="|Luke|4|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.12" />
<sup>12</sup> Dhe Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Éshtë thënë: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"''.
<scripture passage="Luke 4:13" parsed="|Luke|4|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.13" />
<sup>13</sup> Dhe kur djalli i mbaroi të gjitha tundimet, u largua prej tij, për një farë kohe.
<scripture passage="Luke 4:14" parsed="|Luke|4|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.14" />
<sup>14</sup> Dhe Jezusi, në fuqinë e Frymës, u kthye në Galile dhe fama e tij u përhap në mbarë krahinën përreth.
<scripture passage="Luke 4:15" parsed="|Luke|4|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.15" />
<sup>15</sup> Dhe ai mësonte në sinagogat e tyre, i nderuar nga të gjithë.
<scripture passage="Luke 4:16" parsed="|Luke|4|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.16" />
<sup>16</sup> Pastaj erdhi në Nazaret, ku ishte rritur, dhe si e kishte zakon ditën e shtunë, hyri në sinagogë dhe u ngrit për të lexuar.
<scripture passage="Luke 4:17" parsed="|Luke|4|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.17" />
<sup>17</sup> I dhanë në dorë librin e profetit Isaia; e hapi dhe gjeti vendin ku ishte shkruar:
<scripture passage="Luke 4:18" parsed="|Luke|4|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.18" />
<sup>18</sup> ''Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e  të parit të verbërve, për të çliruar përsëri  të shtypurit,
<scripture passage="Luke 4:19" parsed="|Luke|4|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.19" />
<sup>19</sup> dhe për të predikuar vitin e pranueshëm të Zotit''.
<scripture passage="Luke 4:20" parsed="|Luke|4|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.20" />
<sup>20</sup> Pastaj, si e mbylli librin dhe ia dha shërbyesit, u ul; dhe sytë e të gjithëve në sinagogë u drejtuan mbi të.
<scripture passage="Luke 4:21" parsed="|Luke|4|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.21" />
<sup>21</sup> Atëherë ai nisi të thotë: ''Sot ky Shkrim u përmbush në veshët tuaja''.
<scripture passage="Luke 4:22" parsed="|Luke|4|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.22" />
<sup>22</sup> Dhe të gjithë jepnin dëshmi dhe mrekulloheshin për fjalët e hirit që dilnin nga goja e tij, dhe thoshnin: ''Po ky, a nuk është biri i Jozefit?''.
<scripture passage="Luke 4:23" parsed="|Luke|4|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.23" />
<sup>23</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Me siguri ju do të më përmendni fjalën e urtë: "Mjek, shëro veten tënde"; të gjitha ato që dëgjuam se u bënë në Kapernaum, bëji edhe këtu në atdheun tënd''.
<scripture passage="Luke 4:24" parsed="|Luke|4|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.24" />
<sup>24</sup> Por ai tha: ''Në të vërtetë po ju them se asnjë profet nuk mirëpritet në atdheun e vet.
<scripture passage="Luke 4:25" parsed="|Luke|4|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.25" />
<sup>25</sup> Në të vërtetë po ju them se në kohën e Elias, kur qielli u mbyll për tre vjet e gjashtë muaj dhe u bë një uri e madhe në gjithë vendin, ishin shumë të veja në Izrael;
<scripture passage="Luke 4:26" parsed="|Luke|4|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.26" />
<sup>26</sup> e megjithatë tek asnjëra nga ato nuk u dërgua Elia, përveç se te një grua e ve në Sareptë të Sidonit.
<scripture passage="Luke 4:27" parsed="|Luke|4|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.27" />
<sup>27</sup> Dhe në kohën e profetit Elize kishte shumë lebrozë në Izrael; megjithatë asnjë prej tyre nuk u pastrua, përveç Naamanit Sirian''.
<scripture passage="Luke 4:28" parsed="|Luke|4|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.28" />
<sup>28</sup> Kur i dëgjuan këto fjalë, të gjithë ata që ishin në sinagogë u zemëruan shumë.
<scripture passage="Luke 4:29" parsed="|Luke|4|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.29" />
<sup>29</sup> Dhe u ngritën, e dëbuan nga qyteti dhe e çuan deri në buzë të majës së malit, mbi të cilin ishte ndërtuar qyteti i tyre, për ta hedhur poshtë.
<scripture passage="Luke 4:30" parsed="|Luke|4|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.30" />
<sup>30</sup> Por ai, duke kaluar përmes tyre, u largua.
<scripture passage="Luke 4:31" parsed="|Luke|4|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.31" />
<sup>31</sup> Pastaj zbriti në Kapernaum, qytet i Galilesë, dhe i mësonte njerëzit ditët e shtuna.
<scripture passage="Luke 4:32" parsed="|Luke|4|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.32" />
<sup>32</sup> Dhe ata habiteshin nga mësimi i tij, sepse fjala e tij ishte me autoritet.
<scripture passage="Luke 4:33" parsed="|Luke|4|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.33" />
<sup>33</sup> Në sinagogë ishte një njeri që ishte pushtuar me frymën e një demoni të ndyrë. Ai bërtiti me zë të lartë duke thënë:
<scripture passage="Luke 4:34" parsed="|Luke|4|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.34" />
<sup>34</sup> ''Ah, ç'ka mes nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatërrosh? Unë e di se kush je ti: i Shenjti i Perëndisë!''.
<scripture passage="Luke 4:35" parsed="|Luke|4|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.35" />
<sup>35</sup> Por Jezusi e qortoi duke thënë: ''Hesht dhe dil prej tij!''. Dhe demoni, pasi e përplasi përpara tyre, doli prej tij pa i bërë asgjë të keqe.
<scripture passage="Luke 4:36" parsed="|Luke|4|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.36" />
<sup>36</sup> Atëherë të gjithë i pushtoi habia dhe i thoshin njëri-tjetrit: ''Ç'fjalë është kjo, vallë? Ai urdhëron me autoritet dhe pushtet frymërat e ndyra dhe ata dalin!''.
<scripture passage="Luke 4:37" parsed="|Luke|4|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.37" />
<sup>37</sup> Dhe fama e tij përhapej në çdo vend të krahinës përreth.
<scripture passage="Luke 4:38" parsed="|Luke|4|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.38" />
<sup>38</sup> Mbasi doli nga sinagoga, Jezusi hyri në shtëpinë e Simonit. Vjehrrën e Simonit e kishin zënë ethe të forta; dhe ata e lutën për të.
<scripture passage="Luke 4:39" parsed="|Luke|4|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.39" />
<sup>39</sup> Ai u përkul mbi të, qortoi ethet dhe ato e lëshuan; dhe ajo u ngrit menjëherë dhe filloi t'u shërbejë.
<scripture passage="Luke 4:40" parsed="|Luke|4|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.40" />
<sup>40</sup> Kur perëndoi dielli, të gjithë ata që kishin të sëmurë me sëmundje të ndryshme i prunë tek ai; dhe ai i shëroi duke vënë duart mbi secilin prej tyre.
<scripture passage="Luke 4:41" parsed="|Luke|4|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.41" />
<sup>41</sup> Prej shumë vetëve dilnin demonë që bërtitnin dhe thoshnin: ''Ti je Krishti, Biri i Perëndisë''. Por ai i qortonte dhe nuk i lejonte të flisnin, sepse ata e dinin se ai ishte Krishti.
<scripture passage="Luke 4:42" parsed="|Luke|4|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.42" />
<sup>42</sup> Kur zbardhi drita ai doli dhe shkoi në një vend të pabanuar. Por turmat e kërkonin dhe e arritën; dhe e mbanin që të mos largohej prej tyre.
<scripture passage="Luke 4:43" parsed="|Luke|4|43|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.43" />
<sup>43</sup> Por ai u tha atyre: ''Më duhet ta shpall lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë edhe në qytete të tjera, sepse për këtë jam dërguar''.
<scripture passage="Luke 4:44" parsed="|Luke|4|44|0|0" osisRef="Bible:Luke.4.44" />
<sup>44</sup> Dhe ai predikonte nëpër sinagoga të Galilesë.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 5" progress="82.35%" prev="Luke.4" next="Luke.6" id="Luke.5">
<h3 id="Luke.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Luke.5-p1">
<scripture passage="Luke 5:1" parsed="|Luke|5|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.1" />
<sup>1</sup> Dhe ndodhi që Jezusi, kur po ndodhej në bregun e liqenit të Gjenezaretit e ndërsa turma po shtyhej rreth tij për të dëgjuar fjalën e Perëndisë,
<scripture passage="Luke 5:2" parsed="|Luke|5|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.2" />
<sup>2</sup> pa dy barka të lidhura në breg të liqenit, nga të cilat kishin dalë peshkatarët dhe po lanin rrjetat.
<scripture passage="Luke 5:3" parsed="|Luke|5|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.3" />
<sup>3</sup> Atëherë hyri në një nga ato barka, në atë që ishte e Simonit, dhe iu lut që të largohej pak nga bregu. U ul dhe mësonte turmat nga barka.
<scripture passage="Luke 5:4" parsed="|Luke|5|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.4" />
<sup>4</sup> Dhe kur mbaroi së foluri i tha Simonit: ''Shko në të thella, dhe hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshk''.
<scripture passage="Luke 5:5" parsed="|Luke|5|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.5" />
<sup>5</sup> Dhe Simoni, duke u përgjigjur, i tha: ''Mësues, u munduam gjithë natën dhe nuk zumë asgjë; por, për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën.
<scripture passage="Luke 5:6" parsed="|Luke|5|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.6" />
<sup>6</sup> Dhe, si bënë kështu, zunë një sasi aq të madhe peshku, sa po shqyhej rrjeta.
<scripture passage="Luke 5:7" parsed="|Luke|5|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.7" />
<sup>7</sup> Atëherë u bënë shenjë shokëve të tyre që ishin në barkën tjetër, që të vinin e t'i ndihmonin. Dhe ata erdhën dhe i mbushën të dy barkat aq sa gati po fundoseshin.
<scripture passage="Luke 5:8" parsed="|Luke|5|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.8" />
<sup>8</sup> Simon Pjetri, kur pa këtë, i ra ndër këmbë Jezusit dhe i tha: ''Zot, largohu prej meje, sepse jam njeri mëkatar''.
<scripture passage="Luke 5:9" parsed="|Luke|5|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.9" />
<sup>9</sup> Në të vërtetë Pjetri dhe të gjithë ata që ishin me të, habiteshin për shkak të sasisë së peshkut që kishin zënë.
<scripture passage="Luke 5:10" parsed="|Luke|5|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.10" />
<sup>10</sup> E njëjta gjë u ngjau edhe Jakobit dhe Gjonit, bijve të Zebedeut, që ishin shokë të Simonit. Atëherë Jezusi i tha Simonit: ''Mos ki frikë; tash e tutje ti do të jesh peshkatar njerëzish të gjallë''.
<scripture passage="Luke 5:11" parsed="|Luke|5|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.11" />
<sup>11</sup> Pastaj ata, si i nxorën në breg barkat, lanë çdo gjë dhe ndiqnin.
<scripture passage="Luke 5:12" parsed="|Luke|5|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.12" />
<sup>12</sup> Ndodhi që, ndërsa Jezusi ndodhej në një nga ato qytete, erdhi një njeri i mbushur plot me lebër, i cili, kur e pa Jezusin, ra me fytyrë për dhe dhe iu lut duke thënë: ''Zot, po të duash, ti mund të më pastrosh''.
<scripture passage="Luke 5:13" parsed="|Luke|5|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.13" />
<sup>13</sup> Atëherë ai e zgjati dorën, e preku duke thënë: ''Po, e dua, qofsh i pastruar''. Dhe menjëherë lebra iu zhduk.
<scripture passage="Luke 5:14" parsed="|Luke|5|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.14" />
<sup>14</sup> Dhe Jezusi e urdhëroi: ''Mos ia trego kurrkujt; por shko, paraqitu te prifti dhe bëj një ofertë për pastrimin tënd, sikurse e ka përshkruar Moisiu, që kjo t'u shërbejë si dëshmi''.
<scripture passage="Luke 5:15" parsed="|Luke|5|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.15" />
<sup>15</sup> Dhe fama e tij po përhapej gjithnjë e më shumë; dhe turma të mëdha mblidheshin për ta dëgjuar dhe për t'u shëruar prej tij nga sëmundjet e veta.
<scripture passage="Luke 5:16" parsed="|Luke|5|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.16" />
<sup>16</sup> Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej.
<scripture passage="Luke 5:17" parsed="|Luke|5|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.17" />
<sup>17</sup> Një ditë ndodhi që, ndërsa Jezusi po mësonte, ishin të pranishëm, ulur, disa farisenj dhe mësues të ligjit, që kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e Galilesë, të Judesë dhe nga Jeruzalemi; dhe fuqia e Zotit ishte me të, që të kryente shërime.
<scripture passage="Luke 5:18" parsed="|Luke|5|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.18" />
<sup>18</sup> Dhe ja, disa njerëz po sillnin mbi një vig një njeri të paralizuar dhe kërkonin ta fusnin brenda dhe ta vinin përpara tij.
<scripture passage="Luke 5:19" parsed="|Luke|5|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.19" />
<sup>19</sup> Por, duke mos gjetur se si ta fusnin brenda për shkak të turmës, hipën mbi çatinë e shtëpisë dhe e lëshuan përmjet tjegullave me gjithë vig midis njerëzve, përpara Jezusit.
<scripture passage="Luke 5:20" parsed="|Luke|5|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.20" />
<sup>20</sup> Dhe ai, duke parë besimin e tyre, i tha atij: ''Njeri, mëkatet e tua të janë falur''.
<scripture passage="Luke 5:21" parsed="|Luke|5|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.21" />
<sup>21</sup> Atëherë skribët dhe farisenjtë filluan të arsyetojnë duke thënë: ''Kush është ky që thotë blasfemi? Kush mund t'i falë mëkatet, përveç vetëm Perëndi?''.
<scripture passage="Luke 5:22" parsed="|Luke|5|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.22" />
<sup>22</sup> Por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, e mori fjalën dhe tha: ''Ç'po arsyetoni në zemrat tuaja?
<scripture passage="Luke 5:23" parsed="|Luke|5|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.23" />
<sup>23</sup> Çfarë është më e lehtë, të thuhet: "Mëkatet e tua të janë falur", apo të thuhet: "Çohu dhe ec"?
<scripture passage="Luke 5:24" parsed="|Luke|5|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.24" />
<sup>24</sup> Tani, pra, me qëllim që ju ta dini se Biri i njeriut ka pushtet mbi tokë të falë mëkatet, unë të them (i tha të paralizuarit), çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!''.
<scripture passage="Luke 5:25" parsed="|Luke|5|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.25" />
<sup>25</sup> Dhe menjëherë ai njeri u ngrit përpara tyre, mori vigun mbi të cilin qe shtrirë dhe shkoi në shtëpinë e vet, duke përlëvduar Perëndinë.
<scripture passage="Luke 5:26" parsed="|Luke|5|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.26" />
<sup>26</sup> Dhe të gjithë u habitën dhe përlëvdonin Perëndinë, dhe, plot frikë, thoshnin: ''Sot pamë gjëra të mahnitshme''.
<scripture passage="Luke 5:27" parsed="|Luke|5|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.27" />
<sup>27</sup> Dhe, mbas këtyre gjërave, ai doli dhe pa një tagrambledhës, që quhej Levi, dhe rrinte në vendin e tatimeve, dhe i tha: ''Ndiqmë''.
<scripture passage="Luke 5:28" parsed="|Luke|5|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.28" />
<sup>28</sup> Dhe ai i la të gjitha, u ngrit dhe e ndoqi.
<scripture passage="Luke 5:29" parsed="|Luke|5|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.29" />
<sup>29</sup> Pastaj Levi i përgatiti në shtëpinë e tij një gosti të madhe, dhe një numër i madh tagrambledhësish e të tjerë rrinin në tryezë bashkë me ta.
<scripture passage="Luke 5:30" parsed="|Luke|5|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.30" />
<sup>30</sup> Por skribët dhe farisenjtë e atij vendi murmurisnin kundër dishepujve të Jezusit duke thënë: ''Përse hani dhe pini bashkë me tagrambledhës dhe mëkatarë?''.
<scripture passage="Luke 5:31" parsed="|Luke|5|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.31" />
<sup>31</sup> Dhe Jezusi, duke u përgjegjur, u tha: ''Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët.
<scripture passage="Luke 5:32" parsed="|Luke|5|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.32" />
<sup>32</sup> Unë nuk erdha t'i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët''.
<scripture passage="Luke 5:33" parsed="|Luke|5|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.33" />
<sup>33</sup> Atëherë ata i thanë: ''Përse dishepujt e Gjonit si dhe ata të farisenjve agjërojnë shpesh dhe luten, kurse të tutë hanë dhe pinë?''.
<scripture passage="Luke 5:34" parsed="|Luke|5|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.34" />
<sup>34</sup> Ai u përgjigj atyre: ''A mund t'i bëni dasmorët të agjërojnë, derisa dhëndri është me ta?
<scripture passage="Luke 5:35" parsed="|Luke|5|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.35" />
<sup>35</sup> Por do të vijnë ditët kur do t'ua heqin dhëndrin dhe atëherë, në ato ditë, ata do të agjërojnë''.
<scripture passage="Luke 5:36" parsed="|Luke|5|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.36" />
<sup>36</sup> Përveç kësaj ai u tregoi një shëmbëlltyrë: ''Askush nuk qep një copë të një rrobë të re mbi një rrobe të vjetër; përndryshe gjendet me rrobën e re të shqyer, dhe pjesa që u hoq nga rroba e re nuk i përshtatet së vjetrës.
<scripture passage="Luke 5:37" parsed="|Luke|5|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.37" />
<sup>37</sup> Dhe askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër; përndryshe vera e re i pëlcet kacekët, dhe ajo derdhet e kacekët shkojnë dëm.
<scripture passage="Luke 5:38" parsed="|Luke|5|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.38" />
<sup>38</sup> Por duhet shtënë vera e re në kacekë të rinj dhe kështu që të dyja ruhen.
<scripture passage="Luke 5:39" parsed="|Luke|5|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.5.39" />
<sup>39</sup> Askush që ka pirë verë të vjetër, nuk do menjëherë verë të re, sepse ai thotë: "E vjetra është më e mirë"''.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 6" progress="82.47%" prev="Luke.5" next="Luke.7" id="Luke.6">
<h3 id="Luke.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Luke.6-p1">
<scripture passage="Luke 6:1" parsed="|Luke|6|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.1" />
<sup>1</sup> Ndodhi që një të shtunë, pas së shtunës së madhe, ai po ecte nëpër arat me grurë, dhe dishepujt e vet këputnin kallinj, i shkoqnin me dorë dhe i hanin.
<scripture passage="Luke 6:2" parsed="|Luke|6|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.2" />
<sup>2</sup> Dhe disa nga farisenjtë u thanë atyre: ''Përse bëni atë që nuk është e lejueshme të bëhet të shtunën?''.
<scripture passage="Luke 6:3" parsed="|Luke|6|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.3" />
<sup>3</sup> Por Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''A nuk keni lexuar çfarë bëri Davidi dhe ata që ishin bashkë me të kur i mori uria?
<scripture passage="Luke 6:4" parsed="|Luke|6|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.4" />
<sup>4</sup> Si hyri në shtëpinë e Perëndisë, ai mori bukët e paraqitjes, hëngri vetë dhe u dha të hanë edhe atyre që ishin bashkë me të, ndonëse nuk ishte e lejueshme për asnjërin t'i hante, përveç priftërinjve?''.
<scripture passage="Luke 6:5" parsed="|Luke|6|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.5" />
<sup>5</sup> Pastaj u tha atyre: ''Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës".
<scripture passage="Luke 6:6" parsed="|Luke|6|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.6" />
<sup>6</sup> Një të shtunë tjetër ndodhi që ai hyri në sinagogë dhe po mësonte; atje ishte një njeri që e kishte dorën e djathtë të tharë.
<scripture passage="Luke 6:7" parsed="|Luke|6|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.7" />
<sup>7</sup> Dhe farisenjtë dhe skribët rrinin dhe e ruanin nëse ai do ta shëronte të shtunën, që pastaj ta paditnin.
<scripture passage="Luke 6:8" parsed="|Luke|6|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.8" />
<sup>8</sup> Por ai ua njihte mendimet e tyre dhe i tha njeriut me dorë të tharë: ''Çohu dhe dil këtu në mes''. Dhe ai u ngrit në këmbë.
<scripture passage="Luke 6:9" parsed="|Luke|6|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.9" />
<sup>9</sup> Pastaj Jezusi u tha atyre: ''Unë po ju pyes: A është e lejueshme, të shtunave, të bësh mirë apo keq, të shpëtosh një njeri apo ta vrasësh?''.
<scripture passage="Luke 6:10" parsed="|Luke|6|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.10" />
<sup>10</sup> Dhe si i vështroi të gjithë rreth e rrotull, i tha atij njeriu: ''Shtrije dorën tënde!''. Dhe ai veproi kështu dhe dora e tij iu shëndosh si tjetra.
<scripture passage="Luke 6:11" parsed="|Luke|6|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.11" />
<sup>11</sup> Ata u tërbuan dhe diskutonin me njëri-tjetrin se ç'mund t'i bënin Jezusit.
<scripture passage="Luke 6:12" parsed="|Luke|6|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.12" />
<sup>12</sup> Në ato ditë ndodhi që ai shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë.
<scripture passage="Luke 6:13" parsed="|Luke|6|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.13" />
<sup>13</sup> Dhe kur zbardhi dita, thirri pranë vetes dishepujt e vet dhe zgjodhi prej tyre dymbëdhjetë, të cilëve u dha edhe emrin apostuj:
<scripture passage="Luke 6:14" parsed="|Luke|6|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.14" />
<sup>14</sup> Simonin, të cilit i vuri emrin Pjetër, dhe Andrean, vëllanë e tij, Jakobin e Gjonin, Filipin dhe Bartolomeun,
<scripture passage="Luke 6:15" parsed="|Luke|6|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.15" />
<sup>15</sup> Mateun dhe Thomain, Jakobin e Alfeut dhe Simonin, që e quanin Zelota,
<scripture passage="Luke 6:16" parsed="|Luke|6|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.16" />
<sup>16</sup> Judën, vëllanë e Jakobit dhe Judën Iskariot, i cili u bë tradhtar.
<scripture passage="Luke 6:17" parsed="|Luke|6|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.17" />
<sup>17</sup> Pastaj, pasi zbriti bashkë me ta, ndaloi në një vend të sheshtë, me turmën e dishepujve të vet dhe me një numër të madh njerëzish nga gjithë Judea, nga Jeruzalemi dhe nga bregdeti i Tiros dhe i Sidonit,  të cilët kishin ardhur për ta dëgjuar  atë dhe për t'u shëruar nga sëmundjet e veta;
<scripture passage="Luke 6:18" parsed="|Luke|6|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.18" />
<sup>18</sup> Por edhe ata që i mundonin frymërat e ndyrë shëroheshin.
<scripture passage="Luke 6:19" parsed="|Luke|6|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.19" />
<sup>19</sup> E gjithë turma kërkonte ta prekte, sepse prej tij dilte një fuqi që i shëronte të gjithë.
<scripture passage="Luke 6:20" parsed="|Luke|6|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.20" />
<sup>20</sup> Ai, si i drejtoi sytë nga dishepujt e vet, thoshte: ''Lum ju, të varfër, sepse juaja është mbretëria e Perëndisë''.
<scripture passage="Luke 6:21" parsed="|Luke|6|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.21" />
<sup>21</sup> Lum ju, që tani keni uri, sepse do të ngopeni. Lum ju, që tani qani, sepse do të qeshni.
<scripture passage="Luke 6:22" parsed="|Luke|6|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.22" />
<sup>22</sup> Lum ju, kur njerëzit do t'ju urrejnë, do t'ju mallkojnë dhe do t'ju fyejnë, do ta shpallin emrin tuaj si të keq, për shkak të Birit të njeriut.
<scripture passage="Luke 6:23" parsed="|Luke|6|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.23" />
<sup>23</sup> Gëzohuni atë ditë dhe hidhuni nga gëzimi, sepse ja, shpërblimi juaj është i madh në qiell; në të njëjtën mënyrë, pra, etërit e tyre i trajtonin profetët.
<scripture passage="Luke 6:24" parsed="|Luke|6|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.24" />
<sup>24</sup> Por mjerë ju, o të pasur, sepse e keni ngushëllimin tuaj!
<scripture passage="Luke 6:25" parsed="|Luke|6|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.25" />
<sup>25</sup> Mjerë ju, që jeni të ngopur, sepse do të keni uri. Mjerë ju, që tani qeshni, sepse do të hidhëroheni e do të qani!
<scripture passage="Luke 6:26" parsed="|Luke|6|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.26" />
<sup>26</sup> Mjerë ju, kur të gjithë njerëzit do të flasin mirë për ju, sepse në të njëjtën mënyrë vepruan etërit e tyre me profetët e rremë.
<scripture passage="Luke 6:27" parsed="|Luke|6|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.27" />
<sup>27</sup> Por unë po ju them juve që më dëgjoni: ''T'i doni armiqtë tuaj; u bëni të mirë atyre që ju urrejnë.
<scripture passage="Luke 6:28" parsed="|Luke|6|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.28" />
<sup>28</sup> Bekoni ata që ju mallkojnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë.
<scripture passage="Luke 6:29" parsed="|Luke|6|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.29" />
<sup>29</sup> Nëse dikush të bie në njërën faqe, ktheja edhe tjetrën; dhe atij që të merr mantelin, mos e pengo të të marrë edhe tunikën.
<scripture passage="Luke 6:30" parsed="|Luke|6|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.30" />
<sup>30</sup> Jepi kujtdo që kërkon prej teje; dhe në se dikush merr gjënë tënde, mos kërko të ta kthejë.
<scripture passage="Luke 6:31" parsed="|Luke|6|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.31" />
<sup>31</sup> Por, ashtu siç dëshironi që t'ju bëjnë juve njerëzit, po ashtu bëni me ta.
<scripture passage="Luke 6:32" parsed="|Luke|6|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.32" />
<sup>32</sup> Por po t'i doni ata që ju duan, ç'meritë do të keni nga kjo? Sepse edhe mëkatarët i duan ata që i duan.
<scripture passage="Luke 6:33" parsed="|Luke|6|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.33" />
<sup>33</sup> Dhe në se u bëni të mirë atyre që ju bëjnë të mirë, çfarë merite do të keni nga kjo? Të njëjtën gjë bëjnë edhe mëkatarët.
<scripture passage="Luke 6:34" parsed="|Luke|6|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.34" />
<sup>34</sup> Dhe nëse u jepni hua atyre që shpresoni t'jua kthejnë, çfarë merite do të keni nga kjo? Edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve, që t'u kthehet aq sa dhanë.
<scripture passage="Luke 6:35" parsed="|Luke|6|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.35" />
<sup>35</sup> Por ju t'i doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe ju do të jeni bijtë e Shumë të Lartit, sepse ai është mirëdashës me mos-mirënjohësit dhe të mbrapshtët.
<scripture passage="Luke 6:36" parsed="|Luke|6|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.36" />
<sup>36</sup> Jini të mëshirshëm, pra, sikurse edhe Ati juaj është i mëshirshëm.
<scripture passage="Luke 6:37" parsed="|Luke|6|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.37" />
<sup>37</sup> Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni; mos dënoni dhe nuk do të dënoheni; falni dhe do të jeni të falur.
<scripture passage="Luke 6:38" parsed="|Luke|6|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.38" />
<sup>38</sup> Jepni dhe do t'ju jepet: një masë e mirë, e ngjeshur, e tundur, gufuese do t'ju derdhet në gji, sepse me atë masë që do të matni, do t'ju matet edhe juve gjithashtu''.
<scripture passage="Luke 6:39" parsed="|Luke|6|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.39" />
<sup>39</sup> Pastaj ai u tha një shëmbëlltyrë: ''Një i verbër a mund t'i prijë një të verbri tjetër? Vallë nuk do të bien të dy në gropë?
<scripture passage="Luke 6:40" parsed="|Luke|6|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.40" />
<sup>40</sup> Dishepulli nuk ia kalon mësuesit të vet, madje çdo dishepull që ka mësuar do të jetë si mësuesi i vet.
<scripture passage="Luke 6:41" parsed="|Luke|6|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.41" />
<sup>41</sup> Po pse ti e shikon lëmishtën në sy të vëllait tënd dhe nuk e sheh traun në syrin tënd?
<scripture passage="Luke 6:42" parsed="|Luke|6|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.42" />
<sup>42</sup> Ose, si mund t'i thuash vëllait tënd: "Vëlla, më lër të të heq lëmishtën që ke në syrin tënd", kur ti vetë nuk e sheh traun në syrin tënd? O hipokrit, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë  do të mund të shohësh mirë për të nxjerrë  lëmishtën nga syri i vëllait tënd.
<scripture passage="Luke 6:43" parsed="|Luke|6|43|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.43" />
<sup>43</sup> Sepse nuk ka pemë të mirë që të japë fryt të keq, as pemë të keqe që të japë fryt të mirë.
<scripture passage="Luke 6:44" parsed="|Luke|6|44|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.44" />
<sup>44</sup> Çdo pemë, pra, njihet nga fryti i vet, sepse nuk mblidhen fiq nga gjembat dhe nuk vilet rrush nga ferra.
<scripture passage="Luke 6:45" parsed="|Luke|6|45|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.45" />
<sup>45</sup> Njeriu i mirë e nxjerr të mirën nga thesari i mirë i zemrës së vet; dhe njeriu i mbrapshtë e nxjerr të mbrapshta nga thesari i keq i zemrës së vet, sepse goja e njërit flet nga mbushullia e zemrës.
<scripture passage="Luke 6:46" parsed="|Luke|6|46|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.46" />
<sup>46</sup> Përse më thirrni, "Zot, Zot" dhe nuk bëni atë që ju them?
<scripture passage="Luke 6:47" parsed="|Luke|6|47|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.47" />
<sup>47</sup> Çdo njëri që vjen tek unë dhe dëgjon fjalët e mia dhe t'i vë në praktikë, unë do t'ju tregoj kujt i ngjan.
<scripture passage="Luke 6:48" parsed="|Luke|6|48|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.48" />
<sup>48</sup> Ai i ngjan njeriut që, kur ndërtoi shtëpinë e vet, gërmoi shumë thellë dhe e vendosi themelin mbi shkëmb. Erdhi një vërshim, përroi u sul mbi atë shtëpi, por s'e tundi dot, sepse e kishte themelin mbi shkëmb.
<scripture passage="Luke 6:49" parsed="|Luke|6|49|0|0" osisRef="Bible:Luke.6.49" />
<sup>49</sup> Përkundrazi, ai që e dëgjoi dhe nuk i vuri në praktikë, i ngjan njeriut që e ndërtoi shtëpinë mbi tokë, por pa themel; kur iu sul përroi, ajo u shemb menjëherë dhe rrënimi i saj qe i madh''.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 7" progress="82.62%" prev="Luke.6" next="Luke.8" id="Luke.7">
<h3 id="Luke.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Luke.7-p1">
<scripture passage="Luke 7:1" parsed="|Luke|7|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.1" />
<sup>1</sup> Si e përfundoi gjithë këtë ligjëratë drejtuar popullit që e dëgjoi, hyri në Kapernaum.
<scripture passage="Luke 7:2" parsed="|Luke|7|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.2" />
<sup>2</sup> Tani një centurion kishte një shërbëtor që e donte shumë; e kishte të sëmurë keq për vdekje.
<scripture passage="Luke 7:3" parsed="|Luke|7|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.3" />
<sup>3</sup> Dhe centurioni, kur dëgjoi për Jezusin, i dërgoi disa pleq Judenj që ta lusnin të vinte e të shëronte shërbëtorin e tij.
<scripture passage="Luke 7:4" parsed="|Luke|7|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.4" />
<sup>4</sup> Si arritën te Jezusi, ata e lutën me ngulm duke i thënë: ''Ai e meriton që ti ta pranosh këtë gjë,
<scripture passage="Luke 7:5" parsed="|Luke|7|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.5" />
<sup>5</sup> sepse ai e do popullin tonë dhe ai na e ndërtoi sinagogën''.
<scripture passage="Luke 7:6" parsed="|Luke|7|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Jezusi shkoi me ta. E kur ishte jo shumë larg shtëpisë, centurioni dërgoi disa miq të tij për t'i thënë: ''Zot, mos u shqetëso, sepse unë nuk jam i denjë që ti të hysh nën pullazin tim.
<scripture passage="Luke 7:7" parsed="|Luke|7|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.7" />
<sup>7</sup> Për këtë shkak nuk e çmova veten të denjë të vij tek ti; por ti fol një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet.
<scripture passage="Luke 7:8" parsed="|Luke|7|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.8" />
<sup>8</sup> Sepse edhe unë jam një njeri nën autoritetin e tjetërkujt dhe kam nën urdhër ushtarë; dhe i them njerit: "Shko", dhe ai shkon; dhe një tjetri: "Eja", dhe ai vjen; dhe shërbëtorit tim: "Bëjë këtë", dhe ai e bën''.
<scripture passage="Luke 7:9" parsed="|Luke|7|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.9" />
<sup>9</sup> Kur i dëgjoi këto fjalë, Jezusi u mrekullua prej tij, dhe, duke iu drejtuar turmës që i vinte pas, tha: ''Unë po ju them se as në Izrael nuk kam gjetur një besim kaq të madh''.
<scripture passage="Luke 7:10" parsed="|Luke|7|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.10" />
<sup>10</sup> Dhe, kur të dërguarit u kthyen në shtëpi, shërbëtorin, që kishte qenë i sëmurë, e gjetën të shëruar.
<scripture passage="Luke 7:11" parsed="|Luke|7|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.11" />
<sup>11</sup> Dhe të nesërmen ai shkoi në një qytet që quhej Nain; dhe bashkë me të shkonin shumë nga dishepujt e vet dhe një turmë e madhe.
<scripture passage="Luke 7:12" parsed="|Luke|7|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.12" />
<sup>12</sup> Dhe, kur iu afrua portës së qytetit, ja që po çonin për ta varrosur një të vdekur, djalin e vetëm të nënës së tij, që ishte e ve; dhe një turmë e madhe nga qyteti ishte me të.
<scripture passage="Luke 7:13" parsed="|Luke|7|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.13" />
<sup>13</sup> Posa e pa, Zoti pati dhemshuri për të dhe i tha: ''Mos qaj!''
<scripture passage="Luke 7:14" parsed="|Luke|7|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.14" />
<sup>14</sup> U afrua, preku arkivolin, dhe ata që e bartnin u ndalën; atëherë ai tha: ''Djalosh, unë të them, çohu!''.
<scripture passage="Luke 7:15" parsed="|Luke|7|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.15" />
<sup>15</sup> Dhe i vdekuri u çua ndenjur dhe filloi të flasë. Dhe Jezusi ia dha së ëmës.
<scripture passage="Luke 7:16" parsed="|Luke|7|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.16" />
<sup>16</sup> Atëherë të gjithë u mrekulluan dhe lëvdonin Perëndinë duke thënë: ''Midis nesh doli një profet i madh'' dhe: ''Perëndia e vizitoi popullin e vet''.
<scripture passage="Luke 7:17" parsed="|Luke|7|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.17" />
<sup>17</sup> Dhe kjo e thënë për të u përhap nëpër gjithë Judenë dhe anembanë krahinës përreth.
<scripture passage="Luke 7:18" parsed="|Luke|7|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.18" />
<sup>18</sup> Gjoni u informua prej dishepujve të vet për të gjitha këto gjëra.
<scripture passage="Luke 7:19" parsed="|Luke|7|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.19" />
<sup>19</sup> Dhe Gjoni thirri pranë tij dy nga dishepujt e vet, i dërgoi te Jezusi për t'i thënë: ''A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?''.
<scripture passage="Luke 7:20" parsed="|Luke|7|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.20" />
<sup>20</sup> Këta njerëz, pra, shkuan te ai dhe i thanë: ''Gjon Pagëzori na dërgoi te ti për të të thënë: "A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?"''.
<scripture passage="Luke 7:21" parsed="|Luke|7|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.21" />
<sup>21</sup> Dhe në atë orë Jezusi shëroi shumë veta nga sëmundjet, nga fatkeqësitë dhe nga frymërat e lig, dhe shumë të verbërve ua dhuroi të parit.
<scripture passage="Luke 7:22" parsed="|Luke|7|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.22" />
<sup>22</sup> Dhe Jezusi duke u përgjegjur u tha atyre: ''Shkoni dhe i thoni Gjonit ç'keni parë e dëgjuar: të verbërit fitojnë përsëri të parit, të çalët ecin, lebrozët po pastrohen, të shurdhërit po dëgjojnë,  të vdekurit po ringjallen, dhe ungjilli u  shpallet të varfërve.
<scripture passage="Luke 7:23" parsed="|Luke|7|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.23" />
<sup>23</sup> I lumi ai që nuk do të skandalizohet prej meje!''.
<scripture passage="Luke 7:24" parsed="|Luke|7|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.24" />
<sup>24</sup> Kur lajmëtarët e Gjonit u larguan, ai filloi t'u thotë turmave për Gjonin: ''Ç'dolët të shihni në shkreti? Një kallam që e tund era?
<scripture passage="Luke 7:25" parsed="|Luke|7|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.25" />
<sup>25</sup> Po, ç'dolët të shihni? Një njeri të veshur me rroba të buta? Ja, ata që veshin rroba të shkëlqyera dhe jetojnë në bollëk banojnë në pallatet e mbretërve.
<scripture passage="Luke 7:26" parsed="|Luke|7|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.26" />
<sup>26</sup> Por, ç'dolët të shihni? Një profet? Po, unë po ju them: akoma më shumë se një profet.
<scripture passage="Luke 7:27" parsed="|Luke|7|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.27" />
<sup>27</sup> Ai është ai për të cilin u shkrua: "Ja, unë po dërgoj përpara fytyrës tënde lajmëtarin tim, që do ta përgatitë rrugën sate para teje".
<scripture passage="Luke 7:28" parsed="|Luke|7|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.28" />
<sup>28</sup> Sepse unë po ju them që nga të lindurit prej gruaje nuk ka asnjë profet më të madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e Perëndisë është më i madh se ai''.
<scripture passage="Luke 7:29" parsed="|Luke|7|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.29" />
<sup>29</sup> Dhe gjithë populli që e dëgjoi dhe tagrambledhësit e pranuan drejtësinë e Perëndisë dhe u pagëzuan me pagëzimin e Gjonit.
<scripture passage="Luke 7:30" parsed="|Luke|7|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.30" />
<sup>30</sup> Por farisenjtë dhe mësuesit e ligjit e refuzuan planin e Perëndisë për ta dhe nuk u pagëzuan.
<scripture passage="Luke 7:31" parsed="|Luke|7|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.31" />
<sup>31</sup> Atëherë Zoti tha: ''Me çfarë t'i krahasoj, pra, njerëzit e këtij brezi? Dhe kujt i ngjajnë?
<scripture passage="Luke 7:32" parsed="|Luke|7|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.32" />
<sup>32</sup> U ngjajnë fëmijëve që ulen ndër sheshe dhe i bërtasin njëri-tjetrit duke thënë: "Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk keni kërcyer; ne kemi kënduar vajtime për ju dhe ju nuk keni qarë".
<scripture passage="Luke 7:33" parsed="|Luke|7|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.33" />
<sup>33</sup> Erdhi, pra, Gjon Pagëzori, që nuk ha bukë dhe as pi verë dhe ju thoni: "Ai ka një demon".
<scripture passage="Luke 7:34" parsed="|Luke|7|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.34" />
<sup>34</sup> Erdhi Biri i njeriut që ha dhe pi, dhe ju thoni: "Ja grykësi dhe pijaneci, miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve".
<scripture passage="Luke 7:35" parsed="|Luke|7|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.35" />
<sup>35</sup> Por urtisë i japin të drejtë gjithë bijtë e saj''.
<scripture passage="Luke 7:36" parsed="|Luke|7|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.36" />
<sup>36</sup> Një nga farisenjtë e ftoi atë të hajë bashkë me të; dhe ai hyri në shtëpinë e fariseut dhe u ul në tryezë.
<scripture passage="Luke 7:37" parsed="|Luke|7|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.37" />
<sup>37</sup> Dhe ja, një grua nga ai qytet, që ishte një mëkatare, kur mori vesh se ai ishte në tryezën e shtëpisë së një fariseu, solli një enë alabastri plot me vaj erëkëndshëm.
<scripture passage="Luke 7:38" parsed="|Luke|7|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.38" />
<sup>38</sup> Dhe, duke qëndruar prapa te këmbët e tij dhe duke qarë, filloi t'ia lajë me lot këmbët dhe t'ia fshijë me flokët e kokës së saj; dhe t'ia puthte e t'ia vajoste me vaj erëkëndshëm.
<scripture passage="Luke 7:39" parsed="|Luke|7|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.39" />
<sup>39</sup> Kur e pa këtë gjë, fariseu që e kishte ftuar, tha me vete: ''Nëse ky do të ishte një profet, do ta dinte çfarë lloj njeriu është gruaja që po e prek, sepse ajo është një mëkatare.
<scripture passage="Luke 7:40" parsed="|Luke|7|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.40" />
<sup>40</sup> Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: ''Simon, kam diçka për të të thënë''. Dhe ai tha: ''Fol, Mësues''.
<scripture passage="Luke 7:41" parsed="|Luke|7|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.41" />
<sup>41</sup> Dhe Jezusi i tha: ''Një huadhënës kishte dy huamarrës; njëri i kishte borxh pesëqind denarë dhe tjetri pesëdhjetë.
<scripture passage="Luke 7:42" parsed="|Luke|7|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.42" />
<sup>42</sup> Meqë ata nuk kishin të paguanin, ai ua fali borxhin të dyve. Sipas teje, cili nga ata do ta dojë më shumë?''.
<scripture passage="Luke 7:43" parsed="|Luke|7|43|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.43" />
<sup>43</sup> Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: ''Ma do mendja, ai, të cilit i fali më shumë''. Dhe Jezusi i tha: ''Gjykove drejt''.
<scripture passage="Luke 7:44" parsed="|Luke|7|44|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.44" />
<sup>44</sup> Pastaj, si u suall nga gruaja, i tha Simonit: ''A e sheh këtë grua? Unë hyra në shtëpinë tënde dhe ti nuk më dhe ujë për të larë këmbët; ajo, përkundrazi, m'i lau këmbët me lot dhe m'i fshiu me flokët e kresë.
<scripture passage="Luke 7:45" parsed="|Luke|7|45|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.45" />
<sup>45</sup> Ti nuk më dhe as edhe një puthje; por ajo, qysh se hyra, nuk pushoi së puthuri këmbët e mia.
<scripture passage="Luke 7:46" parsed="|Luke|7|46|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.46" />
<sup>46</sup> Ti nuk ma vajose kokën me vaj; kurse ajo m'i vajosi këmbët me vaj erëkëndshëm.
<scripture passage="Luke 7:47" parsed="|Luke|7|47|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.47" />
<sup>47</sup> Prandaj unë po të them se mëkatet e saj të shumta i janë falur, sepse ka dashur shumë; por kujt i falen pak, do pak''.
<scripture passage="Luke 7:48" parsed="|Luke|7|48|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.48" />
<sup>48</sup> Pastaj i tha asaj: ''Mëkatet e tua të janë falur''.
<scripture passage="Luke 7:49" parsed="|Luke|7|49|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.49" />
<sup>49</sup> Atëherë ata që ishin në tryezë bashkë me të filluan të thonin me vete: ''Po kush qenka ky që po falka edhe mëkatet?''.
<scripture passage="Luke 7:50" parsed="|Luke|7|50|0|0" osisRef="Bible:Luke.7.50" />
<sup>50</sup> Por Jezusi i tha asaj gruaje: ''Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe!''.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 8" progress="82.77%" prev="Luke.7" next="Luke.9" id="Luke.8">
<h3 id="Luke.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Luke.8-p1">
<scripture passage="Luke 8:1" parsed="|Luke|8|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.1" />
<sup>1</sup> Dhe pas kësaj ndodhi që ai shkonte nëpër qytete dhe nëpër fshatra, duke predikuar dhe duke shpallur lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë; me të ishin të dymbëdhjetët,
<scripture passage="Luke 8:2" parsed="|Luke|8|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.2" />
<sup>2</sup> dhe disa gra, të cilat i kishte shëruar nga shpirtërat e këqij dhe nga sëmundjet: Maria, e quajtur Magdalenë, prej së cilët pati dëbuar shtatë demonë,
<scripture passage="Luke 8:3" parsed="|Luke|8|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.3" />
<sup>3</sup> Joana, gruaja e Kuzës, administratorit të Herodit, Suzana dhe shumë të tjera të cilat e ndihmonin atë me pasuritë e tyre.
<scripture passage="Luke 8:4" parsed="|Luke|8|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.4" />
<sup>4</sup> Si u mblodh një turmë e madhe dhe i erdhën njerëz nga çdo qytet, Jezusi tha në shëmbëlltyrë:
<scripture passage="Luke 8:5" parsed="|Luke|8|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.5" />
<sup>5</sup> ''Një mbjellës doli të mbjellë farën e vet; dhe, ndërsa po mbillte, një pjesë ra gjatë rrugës, u shkel dhe zogjtë e qiellit e hëngrën.
<scripture passage="Luke 8:6" parsed="|Luke|8|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.6" />
<sup>6</sup> Një pjesë tjetër ra në gurishte dhe, sapo mbiu, u tha për mungesë vlage.
<scripture passage="Luke 8:7" parsed="|Luke|8|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.7" />
<sup>7</sup> Një pjesë tjetër ra ndër ferra; ferrat u rritën bashkë me të dhe ia zunë frymën.
<scripture passage="Luke 8:8" parsed="|Luke|8|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.8" />
<sup>8</sup> Kurse një pjesë ra në tokë të mirë, mbiu dhe dha fryt njëqindfish''. Si i tha këto gjëra, thirri: ''Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!''.
<scripture passage="Luke 8:9" parsed="|Luke|8|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.9" />
<sup>9</sup> Atëherë dishepujt e vet e pyetën çfarë kuptimi kishte ajo shëmbëlltyrë.
<scripture passage="Luke 8:10" parsed="|Luke|8|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.10" />
<sup>10</sup> Dhe ai tha: ''Juve ju është dhënë të njihni misteret e mbretërisë së Perëndisë; por të tjerëve me anë të shëmbëlltyrave, që ata, duke shikuar të mos shohin dhe, duke dëgjuar të mos kuptojnë.
<scripture passage="Luke 8:11" parsed="|Luke|8|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.11" />
<sup>11</sup> Ky është kuptimi i shëmbëlltyrës: fara është fjala e Perëndisë.
<scripture passage="Luke 8:12" parsed="|Luke|8|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.12" />
<sup>12</sup> Ata përgjatë rrugës janë ata që e dëgjojnë fjalën; por pastaj vjen djalli dhe ua merr fjalën nga zemra e tyre, që ata të mos besojnë dhe të mos shpëtojnë.
<scripture passage="Luke 8:13" parsed="|Luke|8|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.13" />
<sup>13</sup> Ata mbi gurishte janë ata që, kur dëgjojnë, e presin fjalën me gëzim; por ata nuk kanë rrënjë, besojnë për njëfarë kohe, por në momentin e sprovës tërhiqen.
<scripture passage="Luke 8:14" parsed="|Luke|8|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.14" />
<sup>14</sup> Pjesa që ka rënë ndër ferra janë ata që e dëgjuan fjalën; por, gjatë rrugës, ua zënë frymën shqetësimet, pasuritë dhe kënaqësitë e kësaj jete, dhe nuk arrijnë të piqen.
<scripture passage="Luke 8:15" parsed="|Luke|8|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.15" />
<sup>15</sup> Por pjesa që ra në tokë të mirë janë ata që, pasi e dëgjuan fjalën, e ruajnë në zemër të ndershme dhe të mirë dhe japin fryt me qëndrueshmëri''.
<scripture passage="Luke 8:16" parsed="|Luke|8|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.16" />
<sup>16</sup> ''Askush, pasi të ketë ndezur llambën, nuk e mbulon me një enë ose e fut nën shtrat, por e vë mbi mbajtësen e vet me qëllim që ata që hyjnë të shohin dritë.
<scripture passage="Luke 8:17" parsed="|Luke|8|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.17" />
<sup>17</sup> Sepse nuk ka asgjë të fshehtë që nuk do të zbulohet, as sekret që të mos njihet dhe të dalë në dritë.
<scripture passage="Luke 8:18" parsed="|Luke|8|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.18" />
<sup>18</sup> Prandaj tregoni kujdes se si dëgjoni, sepse atij që ka, do t'i jepet, kurse atij që nuk ka, do t'i hiqet edhe ajo që ai kujton se ka''.
<scripture passage="Luke 8:19" parsed="|Luke|8|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.19" />
<sup>19</sup> Nëna e tij dhe vëllezërit e tij erdhën tek ai, por nuk mund t'i afroheshin për shkak të turmës.
<scripture passage="Luke 8:20" parsed="|Luke|8|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.20" />
<sup>20</sup> Dhe nga disa i ishte thënë: ''Nëna jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të të shohin''.
<scripture passage="Luke 8:21" parsed="|Luke|8|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.21" />
<sup>21</sup> Por ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Nëna ime dhe vëllezërit e mi janë ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e vënë në praktikë''.
<scripture passage="Luke 8:22" parsed="|Luke|8|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.22" />
<sup>22</sup> Në një prej atyre ditëve ndodhi që Jezusi hipi në një barkë bashkë me dishepujt e vet dhe u tha: ''Të kalojmë në bregun tjetër të liqenit''. Dhe ata u larguan nga bregu.
<scripture passage="Luke 8:23" parsed="|Luke|8|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.23" />
<sup>23</sup> Ndërsa po lundronin, atë e zuri gjumi; dhe një furtunë ra mbi liqen, aq sa barka po mbushej, dhe ishin në rrezik.
<scripture passage="Luke 8:24" parsed="|Luke|8|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.24" />
<sup>24</sup> Atëherë ata iu afruan, e zgjuan dhe i thanë: ''Mësues, Mësues, po mbytemi!''. Dhe ai u zgjua, i bërtiti erës dhe tërbimit të ujit; dhe këto u qetësuan dhe u bë bunacë.
<scripture passage="Luke 8:25" parsed="|Luke|8|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.25" />
<sup>25</sup> Dhe Jezusi u tha dishepujve të vet: ''Ku është besimi juaj?''. Dhe ata, të frikësuar, mrekulloheshin dhe i thoshnin njeri tjetrit: ''Vallë, kush është ky, që urdhëron edhe erën dhe ujin, dhe ata i binden?''.
<scripture passage="Luke 8:26" parsed="|Luke|8|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.26" />
<sup>26</sup> Pastaj lundruan drejt krahinës së Gadareasve, që ndodhet përballë Galilesë;
<scripture passage="Luke 8:27" parsed="|Luke|8|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.27" />
<sup>27</sup> dhe, porsa Jezusi zbriti në tokë, i doli përpara një njeri nga ai qytet, i cili prej shumë kohe ishte pushtuar nga demonët, nuk vishte rroba, nuk banonte në shtëpi, por ndër varreza.
<scripture passage="Luke 8:28" parsed="|Luke|8|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.28" />
<sup>28</sup> Kur e pa Jezusin, lëshoi një britmë, iu hodh ndër këmbë dhe tha me zë të lartë: ''Ç'ka mes meje dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë Shumë të Lartë? Të lutem, mos më mundo!''.
<scripture passage="Luke 8:29" parsed="|Luke|8|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.29" />
<sup>29</sup> Sepse Jezusi po i jepte urdhër frymës së ndyrë të dilte nga ai njeri, sepse shumë herë e kishte pushtuar dhe ndonëse e kishin lidhur me zinxhirë e me pranga dhe e ruanin, ai i këpuste prangat dhe shtyhej prej demonit nëpër shkretëtirat.
<scripture passage="Luke 8:30" parsed="|Luke|8|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.30" />
<sup>30</sup> Dhe Jezusi e pyeti duke thënë: ''Si e ke emrin?''. Dhe ai u përgjigj: ''Legjion''. Sepse shumë demonë i kishin hyrë në të.
<scripture passage="Luke 8:31" parsed="|Luke|8|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.31" />
<sup>31</sup> Dhe ata e lutnin të mos i urdhëronte të shkonin në humnerë.
<scripture passage="Luke 8:32" parsed="|Luke|8|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.32" />
<sup>32</sup> Dhe aty ishte një tufë e madhe derrash që kullotnin në mal, dhe këta demonë iu lutën t'i lejonte të hynin në ta. Ai ua lejoi atyre.
<scripture passage="Luke 8:33" parsed="|Luke|8|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.33" />
<sup>33</sup> Atëherë demonët, si dolën nga ai njeri, hynë te derrat, dhe ajo tufë u turr nga gremina në liqen dhe u mbyt.
<scripture passage="Luke 8:34" parsed="|Luke|8|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.34" />
<sup>34</sup> Kur panë ç'ndodhi, ata që i ruanin derrat ikën dhe e çuan lajmin në qytet e nëpër fshatra.
<scripture passage="Luke 8:35" parsed="|Luke|8|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.35" />
<sup>35</sup> Atëherë njerëzit dolën për të parë ç'kishte ndodhur dhe erdhën te Jezusi, dhe gjetën atë njeri, nga i cili kishin dalë demonët, të ulur te këmbët e Jezusit, të veshur dhe me mendje në rregull, dhe patën frikë.
<scripture passage="Luke 8:36" parsed="|Luke|8|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.36" />
<sup>36</sup> Ata që e kishin parë ngjarjen, u treguan atyre si ishte shëruar i idemonizuari.
<scripture passage="Luke 8:37" parsed="|Luke|8|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.37" />
<sup>37</sup> Atëherë gjithë popullsia e krahinës së Gadareasve, i kërkoi Jezusit të largohej prej tyre, sepse i kishte zënë një frikë e madhe. Dhe Jezusi hyri në barkë dhe u kthye mbrapa.
<scripture passage="Luke 8:38" parsed="|Luke|8|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.38" />
<sup>38</sup> Ndërkaq njeriu prej të cilit dolën demonët, i lutej të rrinte me të; por Jezusi e përcolli duke i thënë:
<scripture passage="Luke 8:39" parsed="|Luke|8|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.39" />
<sup>39</sup> ''Kthehu në shtëpinë tënde dhe trego çfarë gjërash të mëdha ka bërë Perëndia për ty''. Dhe ai shkoi anembanë qytetit duke treguar gjërat e mëdha që Jezusi bëri për të.
<scripture passage="Luke 8:40" parsed="|Luke|8|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.40" />
<sup>40</sup> Ndodhi që, kur Jezusi u kthye, turma e mirëpriti sepse të gjithë e prisnin.
<scripture passage="Luke 8:41" parsed="|Luke|8|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.41" />
<sup>41</sup> Dhe ja, erdhi një njeri me emër Jair, që ishte kryetari i sinagogës; ai i ra ndër këmbë Jezusit dhe iu lut të shkonte në shtëpinë e tij,
<scripture passage="Luke 8:42" parsed="|Luke|8|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.42" />
<sup>42</sup> sepse ai kishte një vajzë të vetme rreth dymbëdhjetë vjeçe, që ishte për vdekje. Ndërsa Jezusi po shkonte atje, turma po shtyhej përreth tij.
<scripture passage="Luke 8:43" parsed="|Luke|8|43|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.43" />
<sup>43</sup> Dhe një grua që kishte një fluks gjaku prej dymbëdhjetë vjetësh dhe kishte shpenzuar ndër mjekë gjithë pasurinë e saj, pa mundur që të shërohej nga njeri,
<scripture passage="Luke 8:44" parsed="|Luke|8|44|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.44" />
<sup>44</sup> iu afrua nga pas dhe i preku cepin e rrobës së tij dhe në atë çast iu pre fluksi i gjakut.
<scripture passage="Luke 8:45" parsed="|Luke|8|45|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.45" />
<sup>45</sup> Dhe Jezusi tha: ''Kush më preku?''. Mbasi të gjithë e mohuan, Pjetri dhe ata që ishin me të, thanë: ''Mësues, turmat po shtyhen dhe po të ndeshin dhe ti thua: "Kush më preku?"''.
<scripture passage="Luke 8:46" parsed="|Luke|8|46|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.46" />
<sup>46</sup> Por Jezusi tha: ''Dikush më preku, sepse e ndjeva që një fuqi doli prej meje''.
<scripture passage="Luke 8:47" parsed="|Luke|8|47|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.47" />
<sup>47</sup> Atëherë gruaja, duke parë se nuk mbeti e padiktuar, erdhi, duke u dridhur e tëra, dhe i ra ndër këmbë dhe i deklaroi në prani të gjithë popullit, përse e kishte prekur dhe si ishte shëruar në çast.
<scripture passage="Luke 8:48" parsed="|Luke|8|48|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.48" />
<sup>48</sup> Dhe ai i tha: ''Merr zemër, bijë; besimi yt të shëroi; shko në paqe!''.
<scripture passage="Luke 8:49" parsed="|Luke|8|49|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.49" />
<sup>49</sup> Ndërsa Jezusi vazhdonte të fliste, erdhi një nga shtëpia e kryetarit të sinagogës dhe i tha: ''Vajza jote vdiq, mos e shqetëso Mësuesin''.
<scripture passage="Luke 8:50" parsed="|Luke|8|50|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.50" />
<sup>50</sup> Por Jezusi, mbasi i dëgjoi këto, i tha: ''Mos druaj; ti vetëm beso dhe ajo do të shpëtojë''.
<scripture passage="Luke 8:51" parsed="|Luke|8|51|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.51" />
<sup>51</sup> Si arriti në shtëpi, nuk la asnjeri të hyjë, përveç Pjetrit, Gjonit dhe Jakobit, dhe atin e nënën e vajzës.
<scripture passage="Luke 8:52" parsed="|Luke|8|52|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.52" />
<sup>52</sup> Të gjithë qanin dhe mbajtën zi. Por ai tha: ''Mos qani; ajo nuk ka vdekur, por po fle''.
<scripture passage="Luke 8:53" parsed="|Luke|8|53|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.53" />
<sup>53</sup> Dhe ata e përqeshnin; duke e ditur se kishte vdekur.
<scripture passage="Luke 8:54" parsed="|Luke|8|54|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.54" />
<sup>54</sup> Por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, e kapi për dore dhe thirri duke thënë: ''Vajzë, çohu!''.
<scripture passage="Luke 8:55" parsed="|Luke|8|55|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.55" />
<sup>55</sup> Asaj iu kthye fryma e saj dhe menjëherë u çua; pastaj Jezusi urdhëroi që t'i jepnin të hante.
<scripture passage="Luke 8:56" parsed="|Luke|8|56|0|0" osisRef="Bible:Luke.8.56" />
<sup>56</sup> Dhe prindërit e saj mbetën të habitur. Por Jezusi i porositi të mos i thonin kurrkujt ç'kishte ndodhur.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 9" progress="82.95%" prev="Luke.8" next="Luke.10" id="Luke.9">
<h3 id="Luke.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Luke.9-p1">
<scripture passage="Luke 9:1" parsed="|Luke|9|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.1" />
<sup>1</sup> Pastaj, mbasi i thirri bashkë të dymbëdhjetë dishepujt e vet, u dha atyre pushtet dhe autoritet mbi të gjithë demonët dhe të shërojnë sëmundjet.
<scripture passage="Luke 9:2" parsed="|Luke|9|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.2" />
<sup>2</sup> Dhe i nisi të predikojnë mbretërinë e Perëndisë dhe të shërojnë të sëmurët.
<scripture passage="Luke 9:3" parsed="|Luke|9|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.3" />
<sup>3</sup> Dhe u tha atyre: ''Mos merrni asgjë për rrugë: as shkop, as trastë, as bukë, as para dhe asnjë prej jush të mos ketë dy tunika me vete.
<scripture passage="Luke 9:4" parsed="|Luke|9|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.4" />
<sup>4</sup> Në atë shtëpi ku të hyni, aty rrini deri sa të largoheni.
<scripture passage="Luke 9:5" parsed="|Luke|9|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.5" />
<sup>5</sup> Nëse disa nuk ju pranojnë, duke dalë prej atij qyteti, shkundni edhe pluhurin nga këmbët tuaja, si dëshmi kundër tyre''.
<scripture passage="Luke 9:6" parsed="|Luke|9|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.6" />
<sup>6</sup> Atëherë ata u nisën dhe përshkuan fshatrat duke përhapur ungjillin dhe duke shëruar kudo.
<scripture passage="Luke 9:7" parsed="|Luke|9|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.7" />
<sup>7</sup> Herodi, tetrarku, kishte dëgjuar për të gjitha gjërat që kishte kryer Jezusi dhe ishte në mëdyshje, sepse disa thoshin se Gjoni ishte ringjallur së vdekuri,
<scripture passage="Luke 9:8" parsed="|Luke|9|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.8" />
<sup>8</sup> të tjerë se ishte shfaqur Elia, e disa të tjerë se ishte ringjallur një nga profetët e lashtë.
<scripture passage="Luke 9:9" parsed="|Luke|9|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.9" />
<sup>9</sup> Por Herodi tha: ''Gjonit unë ia kam prerë kokën; kush do të jetë ky, për të cilin po dëgjoj të thuhen të tilla gjëra?''. Dhe kërkonte ta shihte.
<scripture passage="Luke 9:10" parsed="|Luke|9|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.10" />
<sup>10</sup> Kur u kthyen apostujt, i treguan Jezusit të gjitha gjërat që kishin bërë. Atëherë ai i mori me vete dhe u tërhoq mënjanë, në një vend të shkretë të një qyteti, që quhej Betsaida.
<scripture passage="Luke 9:11" parsed="|Luke|9|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.11" />
<sup>11</sup> Po, kur turmat e morën vesh, i ndiqnin; dhe ai i mirëpriti dhe u fliste për mbretërinë e Perëndisë, dhe shëronte ata që kishin nevojë për shërim.
<scripture passage="Luke 9:12" parsed="|Luke|9|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.12" />
<sup>12</sup> Tani kur dita filloi të mbarojë, të dymbëdhjetët iu afruan dhe i thanë: ''Nise turmën, që të shkojë nëpër fshatra e nëpër fushat përreth, që të gjejë strehë dhe ushqim, sepse këtu jemi në një vend të shkretë''.
<scripture passage="Luke 9:13" parsed="|Luke|9|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.13" />
<sup>13</sup> Por ai u tha atyre: ''U jepni ju të hanë''. Ata u përgjigjen: ''Ne nuk kemi tjetër veç se pesë bukë e dy peshq; vetëm nëse shkojmë vetë të blejmë ushqim për gjithë këta njerëz''.
<scripture passage="Luke 9:14" parsed="|Luke|9|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.14" />
<sup>14</sup> Ishin, pra, rreth pesë mijë burra. Por ai u tha dishepujve të vet: ''I vini të ulen në grupe nga pesëdhjetë''.
<scripture passage="Luke 9:15" parsed="|Luke|9|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.15" />
<sup>15</sup> Ata vepruan në këtë mënyrë dhe i ulën të gjithë.
<scripture passage="Luke 9:16" parsed="|Luke|9|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.16" />
<sup>16</sup> Atëherë ai i mori të pesë bukët dhe të dy peshqit dhe, pasi i ngriti sytë drejt qiellit, i bekoi, i ndau dhe ua dha dishepujve të vet që t'ia shpërndajnë turmës.
<scripture passage="Luke 9:17" parsed="|Luke|9|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.17" />
<sup>17</sup> Dhe të gjithë hëngrën e u ngopën; nga copat që tepruan mblodhën dymbëdhjetë shporta.
<scripture passage="Luke 9:18" parsed="|Luke|9|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.18" />
<sup>18</sup> Dhe ndodhi që, ndërsa Jezusi po lutej në vetmi, dishepujt ishin bashkë me të. Dhe ai i pyeti duke thënë: ''Kush thonë turmat se jam unë?''.
<scripture passage="Luke 9:19" parsed="|Luke|9|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.19" />
<sup>19</sup> Ata duke u përgjgjur thanë: ''Disa thonë "Gjon Pagëzori", të tjerë "Elia" dhe të tjerë një nga profetët e lashtë që është ringjallur''.
<scripture passage="Luke 9:20" parsed="|Luke|9|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.20" />
<sup>20</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Po ju, kush thoni se jam unë?''. Atëherë Pjetri duke u pergjigjur tha: ''Krishti i Perëndisë''.
<scripture passage="Luke 9:21" parsed="|Luke|9|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.21" />
<sup>21</sup> Atëherë ai i porositi rreptë dhe i urdhëroi të mos i tregojnë kurrkujt,
<scripture passage="Luke 9:22" parsed="|Luke|9|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.22" />
<sup>22</sup> duke thënë: ''Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, ta përbuzin pleqtë, krerët e priftërinjve dhe skribët, ta vrasin dhe të tretën ditë të ringjallet''.
<scripture passage="Luke 9:23" parsed="|Luke|9|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.23" />
<sup>23</sup> Pastaj u tha të gjithëve: ''Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë.
<scripture passage="Luke 9:24" parsed="|Luke|9|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.24" />
<sup>24</sup> Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.
<scripture passage="Luke 9:25" parsed="|Luke|9|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.25" />
<sup>25</sup> E pra, ç'dobi ka njeriu po të fitojë tërë botën, dhe pastaj të shkatërrojë veten dhe të shkojë në humbje?
<scripture passage="Luke 9:26" parsed="|Luke|9|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.26" />
<sup>26</sup> Sepse, nëse dikujt i vjen turp për mua dhe për fjalët e mia, edhe Birit të njeriut do t'i vijë turp për të, kur të vijë në lavdinë e vet dhe të Atit e të engjëjve të shenjtë.
<scripture passage="Luke 9:27" parsed="|Luke|9|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.27" />
<sup>27</sup> Në të vërtetë po ju them se këtu janë të pranishëm disa që nuk do ta shjojnë vdekjen, para se ta shohin mbretërinë e Perëndisë''.
<scripture passage="Luke 9:28" parsed="|Luke|9|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.28" />
<sup>28</sup> Dhe ndodhi që afërsisht tetë ditë pas këtyre thënieve, Ai mori me vete Pjetrin, Gjonin Jakobin dhe u ngjit në mal për t'u lutur.
<scripture passage="Luke 9:29" parsed="|Luke|9|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.29" />
<sup>29</sup> Dhe ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi dhe veshja e tij u bë e bardhë dhe e ndritshme.
<scripture passage="Luke 9:30" parsed="|Luke|9|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.30" />
<sup>30</sup> Dhe ja, dy burra po bisedonin me të; ata ishin Moisiu dhe Elia,
<scripture passage="Luke 9:31" parsed="|Luke|9|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.31" />
<sup>31</sup> të cilët, të shfaqur në lavdi, i flisnin për ikjen e tij nga kjo jetë që do të kryhej së shpejti në Jeruzalem.
<scripture passage="Luke 9:32" parsed="|Luke|9|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.32" />
<sup>32</sup> Pjetri dhe shokët e tij ishin të këputur nga gjumi; po kur u zgjuan plotësisht, panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që ishin bashkë me të.
<scripture passage="Luke 9:33" parsed="|Luke|9|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.33" />
<sup>33</sup> Dhe, ndërsa këta po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit: ''Mësues, për ne është mirë të rrijmë këtu; le të bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian''; por ai nuk dinte ç'thoshte.
<scripture passage="Luke 9:34" parsed="|Luke|9|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.34" />
<sup>34</sup> Dhe ndërsa ai po fliste kështu, erdhi një re që i mbuloi në hijen e vet; dhe dishepujt i zuri frika, kur hynë në re.
<scripture passage="Luke 9:35" parsed="|Luke|9|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.35" />
<sup>35</sup> Dhe një zë dilte nga reja duke thënë: ''Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni''.
<scripture passage="Luke 9:36" parsed="|Luke|9|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.36" />
<sup>36</sup> Dhe ndërsa fliste ky zë, Jezusi u gjet krejt vetëm. Ata heshtën dhe në ato ditë nuk i treguan kurrkujt asgjë nga ç'kishin parë.
<scripture passage="Luke 9:37" parsed="|Luke|9|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.37" />
<sup>37</sup> Të nesërmen, kur ata zbritën nga mali, ndodhi që një turmë e madhe i doli përpara Jezusit.
<scripture passage="Luke 9:38" parsed="|Luke|9|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.38" />
<sup>38</sup> Dhe ja, një burrë nga turma filloi të bërtasë, duke thënë: ''Mësues, të lutem, ktheje vështrimin mbi djalin tim, sepse është i vetmi që kam.
<scripture passage="Luke 9:39" parsed="|Luke|9|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.39" />
<sup>39</sup> Dhe ja, një frymë e kap dhe menjëherë ai bërtet; pastaj e përpëlit dhe e bën të nxjerrë shkumë dhe mezi largohet, pasi e ka sfilitur.
<scripture passage="Luke 9:40" parsed="|Luke|9|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.40" />
<sup>40</sup> U jam lutur dishepujve të tu ta dëbojnë, por ata nuk kanë mundur''.
<scripture passage="Luke 9:41" parsed="|Luke|9|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.41" />
<sup>41</sup> Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ''O brez mosbesues dhe i çoroditur, deri kur do të jem me ju dhe deri kur do t'ju duroj? Sille këtu djalin tënd''.
<scripture passage="Luke 9:42" parsed="|Luke|9|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.42" />
<sup>42</sup> Dhe, ndërsa fëmija po afrohej, demoni e përpëliti atë dhe e sfiliti. Por Jezusi e qortoi frymën e ndyrë, e shëroi djalin dhe ia dorëzoi atit të vet.
<scripture passage="Luke 9:43" parsed="|Luke|9|43|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.43" />
<sup>43</sup> Të gjithë mbetën të mahnitur nga madhëria e Perëndisë. Dhe, ndërsa të gjithë po mrekulloheshin për gjithçka bënte Jezusi, ai u tha dishepujve të vet:
<scripture passage="Luke 9:44" parsed="|Luke|9|44|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.44" />
<sup>44</sup> ''I shtini mirë në vesh këto fjalë, sepse Biri i njeriut do të bjerë në duart e njerëzve''.
<scripture passage="Luke 9:45" parsed="|Luke|9|45|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.45" />
<sup>45</sup> Por ata nuk i kuptuan këto fjalë; ato ishin të fshehta dhe për këtë shkak ata nuk i kuptonin dot, dhe druanin ta pyesnin për ato që kishte thënë.
<scripture passage="Luke 9:46" parsed="|Luke|9|46|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.46" />
<sup>46</sup> Pastaj midis tyre filloi një grindje: cili prej tyre do të ishte më i madhi.
<scripture passage="Luke 9:47" parsed="|Luke|9|47|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.47" />
<sup>47</sup> Atëherë Jezusi, duke ditur ç'mendime kishin në zemrat e tyre, mori një fëmijë të vogël dhe e afroi pranë vetes,
<scripture passage="Luke 9:48" parsed="|Luke|9|48|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.48" />
<sup>48</sup> dhe u tha atyre: ''Ai që e pranon këtë fëmijë të vogël në emrin tim, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më dërgoi mua, sepse ai që është më i vogli nga ju të gjithë, ai do të jetë i madh''.
<scripture passage="Luke 9:49" parsed="|Luke|9|49|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.49" />
<sup>49</sup> Atëherë Gjoni e mori fjalën dhe tha: ''Mësues, ne pamë një që i dëbonte demonët në emrin tënd dhe ia ndaluam, sepse ai nuk të ndjek bashkë me ne''.
<scripture passage="Luke 9:50" parsed="|Luke|9|50|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.50" />
<sup>50</sup> Por Jezusi i tha: ''Mos ia ndaloni, sepse kush nuk është kundër nesh është me ne''.
<scripture passage="Luke 9:51" parsed="|Luke|9|51|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.51" />
<sup>51</sup> Ndodhi që kur po plotësohej koha që Jezusi duhet të ngrihej në qiell, ai vendosi prerazi të shkojë në Jeruzalem,
<scripture passage="Luke 9:52" parsed="|Luke|9|52|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.52" />
<sup>52</sup> dhe dërgoi përpara lajmëtarët. Këta, si u nisën, hynë në një fshat të Samaritanëve, për t'i përgatitur ardhjen.
<scripture passage="Luke 9:53" parsed="|Luke|9|53|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.53" />
<sup>53</sup> Por ata të fshatit nuk deshën ta pranonin, sepse ai ecte me fytyrë të drejtuar nga Jeruzalemi.
<scripture passage="Luke 9:54" parsed="|Luke|9|54|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.54" />
<sup>54</sup> Kur e panë këtë gjë, dishepujt e vet Jakobi dhe Gjoni thanë: ''Zot, a do ti që të themi të zbresë zjarr nga qielli dhe t'i përvëlojë, ashtu si bëri edhe Elia?''.
<scripture passage="Luke 9:55" parsed="|Luke|9|55|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.55" />
<sup>55</sup> Por ai u kthye nga ata dhe i qortoi duke thënë: ''Ju nuk e dini nga cili frymë jeni;
<scripture passage="Luke 9:56" parsed="|Luke|9|56|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.56" />
<sup>56</sup> sepse Biri i njeriut nuk erdhi për të shkatërruar shpirtërat e njerëzve, po për t'i shpëtuar''. Pastaj shkuan në një fshat tjetër.
<scripture passage="Luke 9:57" parsed="|Luke|9|57|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.57" />
<sup>57</sup> Ndodhi që, ndërsa po ecnin rrugës, dikush i tha: ''Zot, unë do të të ndjek kudo të shkosh''.
<scripture passage="Luke 9:58" parsed="|Luke|9|58|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.58" />
<sup>58</sup> Por Jezusi i tha: ''Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit fole; kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën''.
<scripture passage="Luke 9:59" parsed="|Luke|9|59|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.59" />
<sup>59</sup> Pastaj i tha një tjetri: ''Ndiqmë!''. Por ai përgjigjej: ''Zot, më lejo më parë të shkoj e të varros atin tim''.
<scripture passage="Luke 9:60" parsed="|Luke|9|60|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.60" />
<sup>60</sup> Jezusi i tha: ''Lëri të vdekurit t'i varrosin të vdekurit e vet; por ti shko dhe prediko mbretërinë e Perëndisë''.
<scripture passage="Luke 9:61" parsed="|Luke|9|61|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.61" />
<sup>61</sup> Akoma një tjetër i tha: ''Zot, unë do të të ndjek ty, por më lejo më parë të ndahem me ata të familjes sime''.
<scripture passage="Luke 9:62" parsed="|Luke|9|62|0|0" osisRef="Bible:Luke.9.62" />
<sup>62</sup> Jezusi i tha: ''Asnjëri që ka vënë dorë në parmendë dhe kthehet e shikon prapa, nuk është i përshtatshëm për mbretërinë e Perëndisë''.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 10" progress="83.14%" prev="Luke.9" next="Luke.11" id="Luke.10">
<h3 id="Luke.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Luke.10-p1">
<scripture passage="Luke 10:1" parsed="|Luke|10|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Zoti caktoi shtatëdhjetë të tjerë dhe i nisi dy nga dy përpara tij, në çdo qytet dhe vend, ku ai do të shkonte.
<scripture passage="Luke 10:2" parsed="|Luke|10|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.2" />
<sup>2</sup> Dhe u thoshte atyre: ''E korra është e madhe, kurse punëtorë janë pak; lutni Zotin e të korrës që të çojë punëtorë në të korrën e vet.
<scripture passage="Luke 10:3" parsed="|Luke|10|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.3" />
<sup>3</sup> Shkoni; ja, unë ju dërgoj si qengja në mes të ujqërve.
<scripture passage="Luke 10:4" parsed="|Luke|10|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.4" />
<sup>4</sup> Mos merrni me vete as çanta, as trasta, as sandale dhe mos përshëndetni asnjeri rrugës.
<scripture passage="Luke 10:5" parsed="|Luke|10|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.5" />
<sup>5</sup> Dhe në cilëndo shtëpi ku të hyni, më përpara thoni: "Paqe në këtë shtëpi".
<scripture passage="Luke 10:6" parsed="|Luke|10|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.6" />
<sup>6</sup> Dhe nëse është aty një bir i paqes, paqja juaj do të zbresë mbi të; nëse jo, do të kthehet tek ju.
<scripture passage="Luke 10:7" parsed="|Luke|10|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.7" />
<sup>7</sup> Rrini, pra, në të njëjtën shtëpi, hani dhe pini atë që do t'ju japin, sepse punëtori meriton shpërblimin e vet. Mos kaloni nga një shtëpi në një tjetër.
<scripture passage="Luke 10:8" parsed="|Luke|10|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.8" />
<sup>8</sup> Dhe në çdo qytet ku të hyni, nëse ju pranojnë, hani çfarë t'ju vënë përpara.
<scripture passage="Luke 10:9" parsed="|Luke|10|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.9" />
<sup>9</sup> Dhe shëroni të sëmurit që do të jenë në të dhe u thoni atyre: "Mbretëria e Perëndisë ju është afruar".
<scripture passage="Luke 10:10" parsed="|Luke|10|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.10" />
<sup>10</sup> Por në çdo qytet ku të hyni, nëse nuk ju pranojnë, dilni në rrugët e tij dhe thoni:
<scripture passage="Luke 10:11" parsed="|Luke|10|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.11" />
<sup>11</sup> "Ne po shkundim kundër jush edhe pluhurin e qytetit tuaj që na u ngjit; veç ta dini se mbretëria e Perëndisë ju është afruar".
<scripture passage="Luke 10:12" parsed="|Luke|10|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.12" />
<sup>12</sup> Unë ju them se atë ditë Sodoma do ta ketë më të lehtë sesa ai qytet.
<scripture passage="Luke 10:13" parsed="|Luke|10|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.13" />
<sup>13</sup> Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti, Betsaida! Sepse, po të ishin bërë në Tiro dhe në Sidon mrekullitë që u bënë te ju, ata prej kohësh do të kishin bërë pendesë duke u veshur me thasë dhe duke u ulur në hi.
<scripture passage="Luke 10:14" parsed="|Luke|10|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.14" />
<sup>14</sup> Prandaj ditën e gjyqit Tiro dhe Sidoni do ta kenë më lehtë se ju.
<scripture passage="Luke 10:15" parsed="|Luke|10|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.15" />
<sup>15</sup> Dhe ti, Kapernaum, që të kanë ngritur deri në qiell, do të poshtërohesh deri në ferr.
<scripture passage="Luke 10:16" parsed="|Luke|10|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.16" />
<sup>16</sup> Kush ju dëgjon, më dëgjon mua; kush ju përbuz, më përbuz mua; dhe kush më përbuz, përbuz atë që më ka dërguar''.
<scripture passage="Luke 10:17" parsed="|Luke|10|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.17" />
<sup>17</sup> Dhe të shtatëdhjetët u kthyen me gëzim dhe thanë: ''Zot, edhe demonët na nënshtrohen në emrin tënd''.
<scripture passage="Luke 10:18" parsed="|Luke|10|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.18" />
<sup>18</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Unë e shikoja Satanin që po binte nga qielli si një rrufe.
<scripture passage="Luke 10:19" parsed="|Luke|10|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.19" />
<sup>19</sup> Ja, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj dhe akrepa, dhe mbi çdo pushtet të armikut; dhe asgjë nuk do të mund t'ju dëmtojë.
<scripture passage="Luke 10:20" parsed="|Luke|10|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.20" />
<sup>20</sup> Megjithatë mos u gëzoni për faktin se po ju nënshtrohen frymërat, por gëzohuni më shumë se emrat tuaj janë shkruar në qiej''.
<scripture passage="Luke 10:21" parsed="|Luke|10|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.21" />
<sup>21</sup> Në të njëjtën orë Jezusi ngazëlloi në frym dhe tha: ''Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i tokës, sepse ua fshehe këto të urtëve dhe të zgjuarve dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël. Po, o Atë, sepse kështu ty të pëlqeu.
<scripture passage="Luke 10:22" parsed="|Luke|10|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.22" />
<sup>22</sup> Gjithçka më është dhënë në dorë nga Ati im; dhe askush nuk e di kush është Biri, përveç Atit, dhe kush është Ati, përveç Birit, dhe atij që Biri do t'ia zbulojë''.
<scripture passage="Luke 10:23" parsed="|Luke|10|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.23" />
<sup>23</sup> Pastaj, si u kthye nga dishepujt, u tha atyre veçmas: ''Lum sytë që shohin ato që shihni ju,
<scripture passage="Luke 10:24" parsed="|Luke|10|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.24" />
<sup>24</sup> sepse ju them se shumë profetë dhe mbretër dëshiruan të shohin ato që ju shihni, por nuk i panë, dhe të dëgjojnë ato që ju po dëgjoni, por nuk i dëgjuan''.
<scripture passage="Luke 10:25" parsed="|Luke|10|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.25" />
<sup>25</sup> Atëherë ja, një doktor i ligjit u ngrit që ta vinte në provë dhe i tha: ''Mësues, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?''.
<scripture passage="Luke 10:26" parsed="|Luke|10|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.26" />
<sup>26</sup> Dhe ai tha: ''Çfarë është shkruar në ligj? Si e lexon?''.
<scripture passage="Luke 10:27" parsed="|Luke|10|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.27" />
<sup>27</sup> Ai duke u përgjigjur tha: ''Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten''.
<scripture passage="Luke 10:28" parsed="|Luke|10|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.28" />
<sup>28</sup> Jezusi i tha: ''U përgjigje drejti; vepro kështu dhe do të rrosh''.
<scripture passage="Luke 10:29" parsed="|Luke|10|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.29" />
<sup>29</sup> Por ai, duke dashur të justifikonte veten, i tha Jezusit: ''Po kush është i afërmi im?''.
<scripture passage="Luke 10:30" parsed="|Luke|10|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.30" />
<sup>30</sup> Atëherë Jezusi u përgjigj dhe tha: ''Një burr zbriste nga Jeruzalemi për në Jeriko dhe ra në duart e kusarëve, të cilët, mbasi e zhveshën dhe e bënë gjithë plagë, u larguan dhe e lanë gati të vdekur.
<scripture passage="Luke 10:31" parsed="|Luke|10|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.31" />
<sup>31</sup> Rastësisht një prift po zbriste nëpër të njëjtën rrugë dhe, mbasi e pa atë burrë, vazhdoi tutje, në anën tjetër.
<scripture passage="Luke 10:32" parsed="|Luke|10|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.32" />
<sup>32</sup> Po ashtu edhe një levit, kur arriti aty, erdhi dhe e pa dhe vazhdoi tutje, në anën tjetër.
<scripture passage="Luke 10:33" parsed="|Luke|10|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.33" />
<sup>33</sup> Por një Samaritan, që po udhëtonte, i kaloi afër, e pa dhe kishte dhembshuri.
<scripture passage="Luke 10:34" parsed="|Luke|10|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.34" />
<sup>34</sup> Dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagët duke ia larë me vaj dhe me verë; pastaj e vuri mbi kafshën e vet, e çoi në një han dhe u kujdesua për të.
<scripture passage="Luke 10:35" parsed="|Luke|10|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.35" />
<sup>35</sup> Dhe të nesërmen, para se të niset, nxori dy denarë dhe ia dha hanxhiut duke i thënë: "Kujdesu për të dhe ç'të shpenzosh më shumë, do të të jap kur të kthehem".
<scripture passage="Luke 10:36" parsed="|Luke|10|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.36" />
<sup>36</sup> Cili nga këta të tre, pra, të duket se qe i afërmi i atij që ra në duart e kusarëve?''.
<scripture passage="Luke 10:37" parsed="|Luke|10|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.37" />
<sup>37</sup> Dhe ai tha: ''Ai që u tregua i mëshirshëm ndaj tij''. Atëherë Jezusi i tha: ''Shko dhe bëj kështu edhe ti''.
<scripture passage="Luke 10:38" parsed="|Luke|10|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.38" />
<sup>38</sup> Ndodhi që, ndërsa ata po udhëtonin, Jezusi hyri në një fshat; dhe një grua, që e kishte emrin Marta, e priti në shtëpinë e vet.
<scripture passage="Luke 10:39" parsed="|Luke|10|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.39" />
<sup>39</sup> Ajo kishte një motër që quhej Mari, e cila u ul te këmbët e Jezusit dhe dëgjonte fjalën e tij.
<scripture passage="Luke 10:40" parsed="|Luke|10|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.40" />
<sup>40</sup> Por Marta, që ishte krejt e zënë nga punët e shumta, iu afrua dhe i tha: ''Zot, a nuk të intereson që ime motër më la vetëm të shërbej? I thuaj, pra, të më ndihmojë''.
<scripture passage="Luke 10:41" parsed="|Luke|10|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.41" />
<sup>41</sup> Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: ''Martë, Martë, ti po shqetësohesh dhe kujdesesh për shumë gjëra;
<scripture passage="Luke 10:42" parsed="|Luke|10|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.10.42" />
<sup>42</sup> por vetëm një gjë është e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesën më të mirë, që asaj nuk do t'i hiqet''.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 11" progress="83.26%" prev="Luke.10" next="Luke.12" id="Luke.11">
<h3 id="Luke.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Luke.11-p1">
<scripture passage="Luke 11:1" parsed="|Luke|11|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.1" />
<sup>1</sup> Dhe ndodhi që ai ndodhej në një vend dhe lutej dhe, si mbaroi, një nga dishepujt e tij i tha: ''Zot, na mëso të lutemi, ashtu siç i mësoi Gjoni dishepujt e vet''.
<scripture passage="Luke 11:2" parsed="|Luke|11|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.2" />
<sup>2</sup> Dhe ai u tha: ''Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë.
<scripture passage="Luke 11:3" parsed="|Luke|11|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.3" />
<sup>3</sup> Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme.
<scripture passage="Luke 11:4" parsed="|Luke|11|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.4" />
<sup>4</sup> Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu"''.
<scripture passage="Luke 11:5" parsed="|Luke|11|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.5" />
<sup>5</sup> Pastaj u tha atyre: ''A ka midis jush njeri që ka një mik dhe i shkon në mesnatë e i thotë: "Mik, më jep hua tri bukë,
<scripture passage="Luke 11:6" parsed="|Luke|11|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.6" />
<sup>6</sup> sepse më erdhi nga udha një miku im dhe unë s'kam çfarë t'i vë përpara";
<scripture passage="Luke 11:7" parsed="|Luke|11|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.7" />
<sup>7</sup> dhe ai, nga brenda, duke u përgjigjur, i tha: "Mos më bezdis, dera është tashmë e mbyllur dhe fëmijët e mi ranë në shtrat me mua; nuk mund të çohem e të t'i jap"?
<scripture passage="Luke 11:8" parsed="|Luke|11|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.8" />
<sup>8</sup> Unë po ju them se, edhe nëse nuk çohet t'ia japë sepse e ka mik, do të çohet gjithsesi për shkak të insistimit të tij dhe do t'i japë të gjitha bukët që i nevojiten.
<scripture passage="Luke 11:9" parsed="|Luke|11|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.9" />
<sup>9</sup> Prandaj po ju them: Lypni dhe do t'ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t'ju hapet.
<scripture passage="Luke 11:10" parsed="|Luke|11|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.10" />
<sup>10</sup> Sepse kushdo që lyp, merr, kush kërkon, gjen dhe do t'i hapet atij që troket.
<scripture passage="Luke 11:11" parsed="|Luke|11|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.11" />
<sup>11</sup> Dhe cili nga ju është baba i tillë që, po t'i kërkojë bukë djali, i jep një gur? Ose po t'i kërkojë një peshk, në vend të peshkut i jep një gjarpër?
<scripture passage="Luke 11:12" parsed="|Luke|11|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.12" />
<sup>12</sup> Ose, po t'i kërkojë një vezë, i jep një akrep?
<scripture passage="Luke 11:13" parsed="|Luke|11|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.13" />
<sup>13</sup> Nëse ju, pra, që jeni të këqij, dini t'u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t'u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë''.
<scripture passage="Luke 11:14" parsed="|Luke|11|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.14" />
<sup>14</sup> Dhe Jezusi po dëbonte një demon që ishte memec; dhe ndodhi që, kur demoni doli, memeci foli dhe turmat u mrekulluan.
<scripture passage="Luke 11:15" parsed="|Luke|11|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.15" />
<sup>15</sup> Por disa nga ata thanë: ''Ai i dëbon demonët nëpërmjet Beelzebubit, princit të demonëve''.
<scripture passage="Luke 11:16" parsed="|Luke|11|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.16" />
<sup>16</sup> Kurse disa nga ata, për ta vënë në provë, kërkonin prej tij një shenjë nga qielli.
<scripture passage="Luke 11:17" parsed="|Luke|11|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.17" />
<sup>17</sup> Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha atyre: ''Çdo mbretëri, e përçarë në vetvete shkatërrohet, dhe çdo shtëpi e përçarë në vetvete rrëzohet.
<scripture passage="Luke 11:18" parsed="|Luke|11|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.18" />
<sup>18</sup> Po të jetë, pra, edhe Satanai i përçarë në vetvete, si do të mund të qëndrojë mbretëria e tij? Sepse ju thoni se unë i dëboj demonët nëpërmjet Beelzebubit.
<scripture passage="Luke 11:19" parsed="|Luke|11|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.19" />
<sup>19</sup> Por, nëse unë i dëbokam demonët nëpërmjet Beelzebubit, nëpërmjet kujt i dëbojnë ata bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.
<scripture passage="Luke 11:20" parsed="|Luke|11|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.20" />
<sup>20</sup> Por në se unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë, mbretëria e Perëndisë, pra ka arritur deri te ju.
<scripture passage="Luke 11:21" parsed="|Luke|11|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.21" />
<sup>21</sup> Kur burri i fortë, i armatosur mirë, e ruan shtëpinë e vet, pasuria e tij është në paqe.
<scripture passage="Luke 11:22" parsed="|Luke|11|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.22" />
<sup>22</sup> Por në qoftë se vjen një më i fortë se ai dhe e mund atë, ia merr armët në të cilat kishte shpresë dhe i ndan plaçkat e tij.
<scripture passage="Luke 11:23" parsed="|Luke|11|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.23" />
<sup>23</sup> Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan.
<scripture passage="Luke 11:24" parsed="|Luke|11|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.24" />
<sup>24</sup> Kur fryma e ndyrë del nga një njeri, endet në vende të shkreta, duke kërkuar pushim, dhe duke mos e gjetur dot, thotë: "Do të kthehem në shtëpinë time nga dola".
<scripture passage="Luke 11:25" parsed="|Luke|11|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.25" />
<sup>25</sup> Dhe, kur kthehet, e gjen të fshirë e të zbukuruar,
<scripture passage="Luke 11:26" parsed="|Luke|11|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.26" />
<sup>26</sup> atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjerë më të këqij se ai, dha ata hyjnë aty dhe banojnë aty; dhe gjendja e fundit e atij njeriu bëhet më e keqe se e para''.
<scripture passage="Luke 11:27" parsed="|Luke|11|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.27" />
<sup>27</sup> Ndodhi që, ndërsa ai po thoshte këto gjëra, një grua nga turma e çoi zërin e saj dhe i tha: ''Lum barku që të barti dhe gjinjtë që të mëndën''.
<scripture passage="Luke 11:28" parsed="|Luke|11|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.28" />
<sup>28</sup> Por ai u tha: ''Me tepër lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë''.
<scripture passage="Luke 11:29" parsed="|Luke|11|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.29" />
<sup>29</sup> Duke qenë se turmat po i shtyheshin përreth, ai filloi të thotë: ''Ky brez është i lig; ai kërkon nje shenjë, por asnjë shenjë nuk do t'i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.
<scripture passage="Luke 11:30" parsed="|Luke|11|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.30" />
<sup>30</sup> Sepse, ashtu si Jona qe një shenjë për Ninivasit, kështu edhe Biri i njeriut do të jetë një shenjë për këtë brez.
<scripture passage="Luke 11:31" parsed="|Luke|11|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.31" />
<sup>31</sup> Mbretëresha e Mesditës do të ngrihet ditën e gjyqit me njerëzit e këtij brezi dhe do t'i dënojë, sepse ajo po vjen nga skaji i dheut për të dëgjuar urtësinë e Salomonit; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Salomoni.
<scripture passage="Luke 11:32" parsed="|Luke|11|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.32" />
<sup>32</sup> Ninivasit, ditën e gjyqit, do të ringjallen me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan për predikimin e Jonas; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Jona''.
<scripture passage="Luke 11:33" parsed="|Luke|11|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.33" />
<sup>33</sup> Asnjëri, kur ndez një llambë, nuk e vë në një vend të fshehtë ose nën babunë, po përmbi dritëmbajtësen, që të shohin dritë ata që hyjnë.
<scripture passage="Luke 11:34" parsed="|Luke|11|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.34" />
<sup>34</sup> Llamba e trupit është syri; në se syri yt është i shëndoshë, gjithë trupi yt do të jetë i ndriçuar; por në se syri yt është i sëmurë, edhe gjithë trupi yt do të jetë plot me errësirë.
<scripture passage="Luke 11:35" parsed="|Luke|11|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.35" />
<sup>35</sup> Prandaj trego kujdes që drita që është në ty të mos jetë terr.
<scripture passage="Luke 11:36" parsed="|Luke|11|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.36" />
<sup>36</sup> Në se gjithë trupi yt është i ndriçuar, pa asnjë pjesë të errët, gjithçka do të jetë e ndriçuar, sikurse ndodh kur llamba të ndriçon me shkëlqimin e saj''.
<scripture passage="Luke 11:37" parsed="|Luke|11|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.37" />
<sup>37</sup> Por ndërsa Jezusi po fliste, një farise e ftoi për drekë në shtëpinë e vet. Dhe ai hyri dhe u vendos në tryezë.
<scripture passage="Luke 11:38" parsed="|Luke|11|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.38" />
<sup>38</sup> Fariseu e vuri re këtë dhe u mrekullua që Jezusit nuk lau para buke.
<scripture passage="Luke 11:39" parsed="|Luke|11|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.39" />
<sup>39</sup> Dhe Zoti i tha: ''Tani ju farisenjtë pastroni të jashtmen e kupës dhe të pjatës, ndërsa brendinë tuaj e keni plot me grabitje dhe ligësi.
<scripture passage="Luke 11:40" parsed="|Luke|11|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.40" />
<sup>40</sup> Të pamend! Ai që bëri anën e jashtme, vallë nuk bëri edhe të brendshmen?
<scripture passage="Luke 11:41" parsed="|Luke|11|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.41" />
<sup>41</sup> Por jepni si lëmoshë atë që është përbrenda, dhe çdo gjë do të jetë e pastër për ju.
<scripture passage="Luke 11:42" parsed="|Luke|11|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.42" />
<sup>42</sup> Por mjerë ju, o farisenj! Sepse ju paguani të dhjetën e ryzës, të mendrës dhe të çdo barishteje, dhe pastaj lini pas dore drejtësinë dhe dashurinë e Perëndisë. Këto gjëra duhet t'i bënit, pa i lënë pas dore të tjerat.
<scripture passage="Luke 11:43" parsed="|Luke|11|43|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.43" />
<sup>43</sup> Mjerë ju, o farisenj! Sepse ju e doni vendin e parë ndër sinagoga dhe përshëndetjet nëpër sheshe.
<scripture passage="Luke 11:44" parsed="|Luke|11|44|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.44" />
<sup>44</sup> Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse jeni si varret që nuk shihen dhe njërëzit ecin sipër tyre, pa e ditur''.
<scripture passage="Luke 11:45" parsed="|Luke|11|45|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.45" />
<sup>45</sup> Atëherë, duke u përgjigjur, një nga mësuesit e ligjit, i tha: ''Mësues, duke folur kështu, ti po na fyen edhe ne''.
<scripture passage="Luke 11:46" parsed="|Luke|11|46|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.46" />
<sup>46</sup> Dhe ai thoshte: ''Mjerë edhe ju, o mësues të ligjit! Sepse i ngarkoni njerëzit me barrë që me vështirësi baren, dhe ju nuk i prekni ato barrë as edhe me një gisht.
<scripture passage="Luke 11:47" parsed="|Luke|11|47|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.47" />
<sup>47</sup> Mjerë ju! Sepse ju ndërtuat varret e profetëve dhe etërit tuaj i patën vrarë ata.
<scripture passage="Luke 11:48" parsed="|Luke|11|48|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.48" />
<sup>48</sup> Duke vepruar në këtë mënyrë, ju dëshmoni se i miratoni veprat e etërve tuaj; në fakt ata vranë profetët dhe ju ndërtoni varret e tyre.
<scripture passage="Luke 11:49" parsed="|Luke|11|49|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.49" />
<sup>49</sup> Për këtë arsye edhe urtësia e Perëndisë tha: "Unë do t'u dërgoj profetë dhe apostuj, dhe ata do të vrasin disa prej tyre kurse të tjerët do t'i përndjekin",
<scripture passage="Luke 11:50" parsed="|Luke|11|50|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.50" />
<sup>50</sup> me qëllim që këtij brezi t'i kërkohet llogari për gjakun e të gjithë profetëve, i cili u derdh që nga krijimi i botës:
<scripture passage="Luke 11:51" parsed="|Luke|11|51|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.51" />
<sup>51</sup> nga gjaku i Abelit deri te gjaku i Zakarias, që u vra ndërmjet altarit dhe tempullit; po, unë po ju them, se këtij brezi do t'i kërkohet llogari.
<scripture passage="Luke 11:52" parsed="|Luke|11|52|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.52" />
<sup>52</sup> Mjerë ju, o mësues të ligjit! Sepse ju e morët çelësin e dijes; ju vetë nuk hytë dhe penguat hyrjen e atyre që po hynin''.
<scripture passage="Luke 11:53" parsed="|Luke|11|53|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.53" />
<sup>53</sup> Po ndërsa ai u fliste atyre këto gjëra, skribët dhe farisenjtë filluan të zemërohen shumë kundër tij dhe ta sulmojnë atë me shumë pyetje,
<scripture passage="Luke 11:54" parsed="|Luke|11|54|0|0" osisRef="Bible:Luke.11.54" />
<sup>54</sup> për t'i ngritur kurthe, për ta zënë në gabim e për të mundur ta akuzojnë për ndonjë fjalë të tij.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 12" progress="83.43%" prev="Luke.11" next="Luke.13" id="Luke.12">
<h3 id="Luke.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Luke.12-p1">
<scripture passage="Luke 12:1" parsed="|Luke|12|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.1" />
<sup>1</sup> Ndërkaq u mblodh një turmë me mijëra, saqë shkelnin njeri tjetrin. Jezusi filloi t'u thotë dishepujve të vet: ''Para së gjithash ruhuni nga majaja e farisenjve, që është hipokrizia.
<scripture passage="Luke 12:2" parsed="|Luke|12|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.2" />
<sup>2</sup> Nuk ka asgjë të mbuluar që nuk do të zbulohet, as të fshehtë që nuk do të njihet.
<scripture passage="Luke 12:3" parsed="|Luke|12|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.3" />
<sup>3</sup> Prandaj të gjitha ato që thatë në terr, do të dëgjohen në dritë; dhe ato që pëshpëritët në vesh ndër dhomat e brendshme, do të shpallen nga çatitë e shtëpive''.
<scripture passage="Luke 12:4" parsed="|Luke|12|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.4" />
<sup>4</sup> Po ju them juve, o miq të mi, të mos keni frikë nga ata që vrasin trupin, por pas kësaj nuk mund të bëjnë asgjë tjetër.
<scripture passage="Luke 12:5" parsed="|Luke|12|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.5" />
<sup>5</sup> Unë do t'ju tregoj prej kujt duhet të keni frikë: druani nga ai që, pasi ka vrarë, ka pushtet të të hedhë në Gehena; po, po ju them, nga ai të keni frikë.
<scripture passage="Luke 12:6" parsed="|Luke|12|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.6" />
<sup>6</sup> A nuk shiten vallë pesë harabela për dy pare? E megjithëatë as edhe një prej tyre nuk harrohet përpara Perëndisë.
<scripture passage="Luke 12:7" parsed="|Luke|12|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.7" />
<sup>7</sup> Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara; prandaj mos kini frikë, ju vleni më tepër se shumë harabela.
<scripture passage="Luke 12:8" parsed="|Luke|12|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.8" />
<sup>8</sup> Dhe unë po ju them: Kushdo që do të rrëfeje për mua përpara njerëzve, edhe Biri i njeriut do ta rrëfejë përpara engjëjve të Perëndisë.
<scripture passage="Luke 12:9" parsed="|Luke|12|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.9" />
<sup>9</sup> Por ai që do të më mohojë përpara njerëzve, do të mohohet përpara engjëjve të Perëndisë.
<scripture passage="Luke 12:10" parsed="|Luke|12|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.10" />
<sup>10</sup> Dhe kushdo që do të flasë kundër Birit të njeriut do të jetë i falur, por ai që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë, nuk do të jetë i falur.
<scripture passage="Luke 12:11" parsed="|Luke|12|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.11" />
<sup>11</sup> Pastaj, kur do t'ju çojnë përpara sinagogave, gjykatësve dhe autoriteteve, mos u shqetësoni se si ose se çfarë do të thoni për t'u mbrojtur, ose për çfarë do t'ju duhet të thoni,
<scripture passage="Luke 12:12" parsed="|Luke|12|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.12" />
<sup>12</sup> sepse Fryma e Shenjtë në po atë moment do t'ju mësojë se ç'duhet të thoni''.
<scripture passage="Luke 12:13" parsed="|Luke|12|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.13" />
<sup>13</sup> Atëherë dikush nga turma i tha: ''Mësues, i thuaj vëllait tim ta ndajë me mua trashëgiminë''.
<scripture passage="Luke 12:14" parsed="|Luke|12|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.14" />
<sup>14</sup> Por ai u përgjigj: ''O njeri, kush më vuri mua gjykatës ose ndarës përmbi ju?''.
<scripture passage="Luke 12:15" parsed="|Luke|12|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.15" />
<sup>15</sup> Pastaj u tha atyre: ''Kini kujdes dhe ruhuni nga kopracia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron''.
<scripture passage="Luke 12:16" parsed="|Luke|12|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.16" />
<sup>16</sup> Dhe ai u tha atyre një shëmbëlltyrë: ''Tokat e një pasaniku dhanë të korra të bollshme;
<scripture passage="Luke 12:17" parsed="|Luke|12|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.17" />
<sup>17</sup> dhe ai arsyetonte me vete duke thënë: "Ç'të bëj, sepse nuk kam vend ku t'i shtie të korrat e mia?".
<scripture passage="Luke 12:18" parsed="|Luke|12|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.18" />
<sup>18</sup> Dhe tha: "Këtë do të bëj: do të shemb hambarët e mia dhe do t'i bëj më të mëdhenj, ku do të shtie të gjitha të korrat dhe pasuritë e tjera,
<scripture passage="Luke 12:19" parsed="|Luke|12|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.19" />
<sup>19</sup> dhe pastaj do t'i them shpirtit tim: Shpirt, ti ke pasuri të shumta të shtëna për shumë vjet; pusho, ha, pi dhe gëzo".
<scripture passage="Luke 12:20" parsed="|Luke|12|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.20" />
<sup>20</sup> Por Perëndia i tha: "O i pamend, po atë natë shpirtin tënd do të ta kërkojnë dhe ato që përgatite të kujt do të jenë?".
<scripture passage="Luke 12:21" parsed="|Luke|12|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.21" />
<sup>21</sup> Kështu i ndodh atij që grumbullon thesare për vete dhe nuk është i pasur ndaj Perëndisë''.
<scripture passage="Luke 12:22" parsed="|Luke|12|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.22" />
<sup>22</sup> Pastaj u tha dishepujve të vet: ''Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj se çfarë do të hani, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni.
<scripture passage="Luke 12:23" parsed="|Luke|12|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.23" />
<sup>23</sup> Jeta vlen më shumë se ushqimi dhe trupi më shumë se veshja.
<scripture passage="Luke 12:24" parsed="|Luke|12|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.24" />
<sup>24</sup> Vini re korbat! Ata nuk mbjellin e nuk korrin, nuk kanë as qilar as hambar, e megjithatë Perëndia i ushqen; mirë, pra, ju vleni shumë më tepër se zogjtë.
<scripture passage="Luke 12:25" parsed="|Luke|12|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.25" />
<sup>25</sup> Dhe cili nga ju me shqetësimin e tij mund ta zgjatë shtatin e vet qoftë edhe një kubit?
<scripture passage="Luke 12:26" parsed="|Luke|12|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.26" />
<sup>26</sup> Atëherë, kur nuk jeni në gjendje të bëni as atë që është më e pakta, përse shqetësoheni për të tjerat?
<scripture passage="Luke 12:27" parsed="|Luke|12|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.27" />
<sup>27</sup> Vini re si rriten zambakët: ata nuk punojnë dhe nuk tjerrin; megjithëatë unë po ju them se as Salomoni, në gjithë lavdinë e vet, nuk qe i veshur si një nga ata.
<scripture passage="Luke 12:28" parsed="|Luke|12|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.28" />
<sup>28</sup> Atëherë, nëse Perëndia vesh në këtë mënyrë barin që sot është në fushë dhe nesër hidhet në furrë, aq më tepër do t' ju veshë, o njerëz besimpakë?
<scripture passage="Luke 12:29" parsed="|Luke|12|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.29" />
<sup>29</sup> Përveç kësaj mos kërkoni çfarë do të hani ose do të pini, dhe mos jini në merak,
<scripture passage="Luke 12:30" parsed="|Luke|12|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.30" />
<sup>30</sup> sepse njerëzit e botës i kërkojnë të gjitha këto, por Ati juaj e di që ju keni nevojë për to.
<scripture passage="Luke 12:31" parsed="|Luke|12|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.31" />
<sup>31</sup> Kërkoni më parë mbretërinë e Perëndisë dhe të gjitha këto do t'ju jepen si shtesë.
<scripture passage="Luke 12:32" parsed="|Luke|12|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.32" />
<sup>32</sup> Mos ki frikë, o tufë e vogël, sepse Atit tuaj i pëlqeu t'ju japë mbretërinë.
<scripture passage="Luke 12:33" parsed="|Luke|12|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.33" />
<sup>33</sup> Shitni pasurinë tuaj dhe jepni lëmoshë! Bëni për vete trasta që nuk vjetrohen, një thesar të pashtershëm në qiejt, ku vjedhësi nuk arrin dhe tenja nuk bren.
<scripture passage="Luke 12:34" parsed="|Luke|12|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.34" />
<sup>34</sup> Sepse atje ku është thesari juaj, atje do të jetë edhe zemra juaj''.
<scripture passage="Luke 12:35" parsed="|Luke|12|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.35" />
<sup>35</sup> Le të jenë ngjeshur ijët tuaja, dhe llambat ndezur.
<scripture passage="Luke 12:36" parsed="|Luke|12|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.36" />
<sup>36</sup> Ngjajini atyre që presin zotërinë e tyre, kur kthehet nga dasma, për t'ia hapur derën sapo të vijë dhe të trokasë.
<scripture passage="Luke 12:37" parsed="|Luke|12|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.37" />
<sup>37</sup> Lum ata shërbëtorë, që zotëria, kur të kthehet, do t'i gjejë zgjuar! Në të vërtetë po ju them se ai vetë do të ngjeshet dhe do t'i vendosë ata në tryezë, dhe ai vetë do t'u shërbejë.
<scripture passage="Luke 12:38" parsed="|Luke|12|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.38" />
<sup>38</sup> Dhe, në se do të vijë në të dytën a në të tretën rojë të natës dhe t'i gjejë kështu, lum ata shërbëtorë.
<scripture passage="Luke 12:39" parsed="|Luke|12|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.39" />
<sup>39</sup> Por ta dini këtë: se po ta dinte i zoti i shtëpisë në cilën orë i vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të linte t'i shpërthenin shtëpinë.
<scripture passage="Luke 12:40" parsed="|Luke|12|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.40" />
<sup>40</sup> Edhe ju pra, jini gati, sepse Biri i njriut do të vijë në atë orë që nuk e mendoni''.
<scripture passage="Luke 12:41" parsed="|Luke|12|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.41" />
<sup>41</sup> Dhe Pjetri i tha: ''Zot, këtë shëmbëlltyrë po e thua vetëm për ne apo për të gjithë?''.
<scripture passage="Luke 12:42" parsed="|Luke|12|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.42" />
<sup>42</sup> Dhe Zoti tha: ''Kush është, pra, ai administrues besnik dhe i mençur, që do ta verë zotëria përmbi shërbëtorët e vet për t'u dhënë atyre racionin e ushqimeve në kohën e duhur?
<scripture passage="Luke 12:43" parsed="|Luke|12|43|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.43" />
<sup>43</sup> Lum ai shërbëtor të cilin zotëria e tij, kur kthehet, e gjen se vepron kështu.
<scripture passage="Luke 12:44" parsed="|Luke|12|44|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.44" />
<sup>44</sup> Në të vërtetë po ju them se ai do ta vërë mbi gjithë pasurinë e vet.
<scripture passage="Luke 12:45" parsed="|Luke|12|45|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.45" />
<sup>45</sup> Por, nëse ai shërbëtor mendon në zemër të vet: "Zotëria im vonon të kthehet" dhe fillon t'i rrahë shërbëtorët dhe shërbëtoret, të hajë, të pijë dhe të dehet,
<scripture passage="Luke 12:46" parsed="|Luke|12|46|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.46" />
<sup>46</sup> zotëria e atij shërbëtori do të vijë ditën kur nuk e pret, dhe në orën që ai nuk e di; do ta ndëshkojë rëndë dhe do t'i caktojë fatin me të pabesët.
<scripture passage="Luke 12:47" parsed="|Luke|12|47|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.47" />
<sup>47</sup> Shërbëtori që e dinte vullnetin e zotërisë së tij dhe nuk u bë gati e nuk e kreu vullnetin e tij, do të rrihet shumë.
<scripture passage="Luke 12:48" parsed="|Luke|12|48|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.48" />
<sup>48</sup> Por ai që nuk e dinte, po të bëjë gjëra që meritojnë të rrahura, do të rrihet më pak. Kujt iu dha shumë, do t'i kërkohet shumë; dhe kujt iu besua shumë, do t'i kërkohet më shumë''.
<scripture passage="Luke 12:49" parsed="|Luke|12|49|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.49" />
<sup>49</sup> ''Unë erdha të hedh zjarr mbi tokë dhe sa dëshiroj që ai të ishte tashmë i ndezur.
<scripture passage="Luke 12:50" parsed="|Luke|12|50|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.50" />
<sup>50</sup> Tani unë kam një pagëzim me të cilën duhet të pagëzohem dhe jam në ankth deri sa të kryhet.
<scripture passage="Luke 12:51" parsed="|Luke|12|51|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.51" />
<sup>51</sup> A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë? Jo, po ju them, por më shumë përçarjen;
<scripture passage="Luke 12:52" parsed="|Luke|12|52|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.52" />
<sup>52</sup> sepse, tash e tutje, pesë veta në një shtëpi do të jenë të ndarë: tre kundër dyve dhe dy kundër treve.
<scripture passage="Luke 12:53" parsed="|Luke|12|53|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.53" />
<sup>53</sup> Babai do të ndahet kundër të birit, dhe i biri kundër babait; nëna kundër së bijës dhe e bija kundër nënës; vjehrra kundër nuses së saj dhe nusja kundër vjehrrës së vet''.
<scripture passage="Luke 12:54" parsed="|Luke|12|54|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.54" />
<sup>54</sup> Atëherë ai u tha akoma turmave: ''Kur ju shihni një re që ngrihet nga perëndimi menjëherë thoni: "Do të vijë shiu", dhe ashtu ndodh;
<scripture passage="Luke 12:55" parsed="|Luke|12|55|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.55" />
<sup>55</sup> përkundrazi, kur fryn juga, ju thoni: "Do të bëjë vapë", dhe ashtu ndodh.
<scripture passage="Luke 12:56" parsed="|Luke|12|56|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.56" />
<sup>56</sup> Hipokritë! Ju dini të dalloni dukurinë e qiellit dhe të tokës, por vallë si nuk dini ta dalloni këtë kohë?
<scripture passage="Luke 12:57" parsed="|Luke|12|57|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.57" />
<sup>57</sup> Dhe përse nuk gjykoni nga vetë ju ç'është e drejtë?
<scripture passage="Luke 12:58" parsed="|Luke|12|58|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.58" />
<sup>58</sup> Kur ti shkon bashkë me kundërshtarin tënd te gjykatësi, bëj ç'është e mundur gjatë rrugës që të merresh vesh me të, që ai mos të të nxjerrë përpara gjykatësit dhe gjykatësi të të dorëzojë te roja dhe roja të të futë në burg.
<scripture passage="Luke 12:59" parsed="|Luke|12|59|0|0" osisRef="Bible:Luke.12.59" />
<sup>59</sup> Unë po të them se ti nuk do të dalësh prej andej, derisa të mos kesh paguar deri në qindarkën e fundit''.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 13" progress="83.60%" prev="Luke.12" next="Luke.14" id="Luke.13">
<h3 id="Luke.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Luke.13-p1">
<scripture passage="Luke 13:1" parsed="|Luke|13|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.1" />
<sup>1</sup> Pikërisht në atë kohë ishin aty disa që i treguan për ata Galileasve, gjakun e të cilëve Pilati e kishte përzier me flijimet e tyre.
<scripture passage="Luke 13:2" parsed="|Luke|13|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.2" />
<sup>2</sup> Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ''A mendoni ju se ata Galileas ishin më shumë mëkatarë nga gjithë Galileasit e tjerë, sepse vuajtën të tilla gjëra?
<scripture passage="Luke 13:3" parsed="|Luke|13|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.3" />
<sup>3</sup> Unë po ju them: Jo! Por nëse ju nuk pendoheni, do të vdisni të gjithë me të njëjtën mënyrë.
<scripture passage="Luke 13:4" parsed="|Luke|13|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.4" />
<sup>4</sup> Ose, a mendoni ju që ata të tetëmbëdhjetë, mbi të cilët ra kulla në Siloe dhe i vrau, ishin më shumë fajtorë se gjithë banorët e Jeruzalemit?
<scripture passage="Luke 13:5" parsed="|Luke|13|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.5" />
<sup>5</sup> Unë po ju them: Jo! Por nëse ju nuk pendoheni, do të vdisni të gjithë me të njëjtën mënyrë''.
<scripture passage="Luke 13:6" parsed="|Luke|13|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.6" />
<sup>6</sup> Atëherë ai tha këtë shëmbëlltyrë: ''Një njeri kishte një fik të mbjellë në vreshtin e tij; ai erdhi e kërkoj fryte, por nuk gjeti.
<scripture passage="Luke 13:7" parsed="|Luke|13|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.7" />
<sup>7</sup> Atëherë i tha vreshtarit: "Ja, u bënë tre vjet tashmë që unë vij e kërkoi frytin e këtij fiku dhe s'po gjej; preje; pse të zërë kot tokën?".
<scripture passage="Luke 13:8" parsed="|Luke|13|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.8" />
<sup>8</sup> Por ai u përgjigj dhe tha: "Zot, lëre edhe këtë vit, që ta punoj përreth dhe t'i hedh pleh
<scripture passage="Luke 13:9" parsed="|Luke|13|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.9" />
<sup>9</sup> dhe, po dha fryt, mirë; përndryshe, pastaj do ta presësh"''. Shërimi i një gruaje të paralizuar
<scripture passage="Luke 13:10" parsed="|Luke|13|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.10" />
<sup>10</sup> Një të shtunë Jezusi po mësonte në një sinagogë.
<scripture passage="Luke 13:11" parsed="|Luke|13|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.11" />
<sup>11</sup> Dhe ja, ishte një grua, e cila prej tetëmbëdhjetë vjetësh kishte një frymë lëngate, dhe ajo ishte krejt e kërrusur dhe në asnjë mënyrë nuk drejtohej dot.
<scripture passage="Luke 13:12" parsed="|Luke|13|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.12" />
<sup>12</sup> Dhe kur Jezusi e pa, e thirri pranë vetes dhe i tha: ''O grua, ti je e liruar nga lëngata jote''.
<scripture passage="Luke 13:13" parsed="|Luke|13|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.13" />
<sup>13</sup> Dhe i vuri duart mbi të dhe ajo u drejtua menjëherë, dhe përlëvdonte Perëndinë.
<scripture passage="Luke 13:14" parsed="|Luke|13|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.14" />
<sup>14</sup> Por kryetari i sinagogës, i indinjuar sepse Jezusi kishte shëruar ditën e shtunë, iu drejtua turmës dhe i tha: ''Gjashtë janë ditët kur duhet të punohet; ejani, pra, të shëroheni në ato ditë dhe jo ditën e shtunë''.
<scripture passage="Luke 13:15" parsed="|Luke|13|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.15" />
<sup>15</sup> Atëherë Zoti u përgjigj dhe tha: ''Hipokritë! A nuk e zgjidh secili nga ju të shtunave nga grazhdi kaun e vet, ose gomarin e ta çojë për të pirë?
<scripture passage="Luke 13:16" parsed="|Luke|13|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.16" />
<sup>16</sup> A nuk duhej, pra, të zgjidhej nga këto pranga, ditën e shtunë, kjo që është bijë e Abrahamit dhe që Satani e mbajti lidhur prej tetëmbëdhjetë vjetësh?''.
<scripture passage="Luke 13:17" parsed="|Luke|13|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.17" />
<sup>17</sup> Dhe, kur ai thoshte këto gjëra, të gjithë kundërshtarët e tij mbetën të turpëruar, ndërsa mbarë turma gëzohej për të gjitha veprat madhështore që ai kishte kryer.
<scripture passage="Luke 13:18" parsed="|Luke|13|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.18" />
<sup>18</sup> Atëherë ai tha: ''Kujt i përngjan mbretëria e Perëndisë, me se ta krahasoj?
<scripture passage="Luke 13:19" parsed="|Luke|13|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.19" />
<sup>19</sup> I ngjan kokrrës së sinapit, që një njeri e mori dhe e hodhi në kopshtin e vet; pastaj u rrit dhe u bë një pemë e madhe, dhe zogjtë e qiellit erdhën e kërkuan strehë në degët e saj''.
<scripture passage="Luke 13:20" parsed="|Luke|13|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.20" />
<sup>20</sup> Pastaj tha përsëri: ''Me se ta krahasoj mbretërinë e Perëndisë?
<scripture passage="Luke 13:21" parsed="|Luke|13|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.21" />
<sup>21</sup> Ajo i ngjan majasë që e merr një grua dhe e përzien me tri masa mielli deri sa të mbruhet i gjithë''.
<scripture passage="Luke 13:22" parsed="|Luke|13|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.22" />
<sup>22</sup> Dhe ai kalonte nëpër qytete dhe fshatra duke mësuar, e kështu po i afrohej Jeruzalemit.
<scripture passage="Luke 13:23" parsed="|Luke|13|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.23" />
<sup>23</sup> Dhe një njeri e pyeti: ''Zot, a janë pak ata që do të shpëtohen?''. Ai u tha atyre:
<scripture passage="Luke 13:24" parsed="|Luke|13|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.24" />
<sup>24</sup> ''Përpiquni të hyni nëpër derë të ngushtë, sepse unë po ju them se shumë do të kërkojnë të hyjnë dhe nuk do të munden.
<scripture passage="Luke 13:25" parsed="|Luke|13|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.25" />
<sup>25</sup> Kur i zoti i shtëpisë është çuar dhe ka mbyllur derën, ju atëherë, që keni mbetur jashtë, do të filloni të trokitni në derë duke thënë: "Zot, Zot, na e hap". Por ai, duke u përgjigjur, do të thotë: "Nuk e di nga vini".
<scripture passage="Luke 13:26" parsed="|Luke|13|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.26" />
<sup>26</sup> Atëherë do të filloni të thoni: "Po ne hëngrëm dhe pimë me ty dhe ti mësove ndër rrugët tona".
<scripture passage="Luke 13:27" parsed="|Luke|13|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.27" />
<sup>27</sup> Por ai do thotë: "Unë po ju them se nuk di nga vini; largohuni nga unë, të gjithë ju që bëni paudhësi".
<scripture passage="Luke 13:28" parsed="|Luke|13|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.28" />
<sup>28</sup> Atje do të jetë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh, kur të shihni Abrahamin, Isakun, Jakobin dhe gjithë profetët në mbretërinë e Perëndisë, ndërsa ju do të dëboheni përjashta.
<scripture passage="Luke 13:29" parsed="|Luke|13|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.29" />
<sup>29</sup> Dhe do të vijnë nga lindja e nga perëndimi, nga veriu dhe nga jugu, dhe do të ulen në tryezë në mbretërinë e Perëndisë.
<scripture passage="Luke 13:30" parsed="|Luke|13|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.30" />
<sup>30</sup> Dhe ja, disa ndër të fundit do të jenë të parët, dhe disa nga të parët do të jenë të fundit''.
<scripture passage="Luke 13:31" parsed="|Luke|13|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.31" />
<sup>31</sup> Po në atë ditë disa farisenj erdhën dhe i thanë: ''Nisu dhe largohu prej këtej, sepse Herodi do të të vrasë''.
<scripture passage="Luke 13:32" parsed="|Luke|13|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.32" />
<sup>32</sup> Dhe ai u përgjigj atyre: ''Shkoni e i thoni asaj dhelpre: "Ja, sot dhe nesër po dëboj demonë dhe kryej shërime, dhe të tretën ditë po i jap fund punës sime".
<scripture passage="Luke 13:33" parsed="|Luke|13|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.33" />
<sup>33</sup> Por sot, nesër e pasnesër më duhet të ec, sepse nuk mundet që një profet të vdesë jashtë Jeruzalemit.
<scripture passage="Luke 13:34" parsed="|Luke|13|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.34" />
<sup>34</sup> Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetet dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë desha t'i mbledh bijtë e tu sikurse klloçka i mbledh nën krahë zogjtë e vet, por ju nuk deshët!
<scripture passage="Luke 13:35" parsed="|Luke|13|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.13.35" />
<sup>35</sup> Ja, shtëpia juaj ju lihet e shkretë. Dhe unë po ju them se nuk do të më shihni më deri sa të vijë koha të thoni: "Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit"''.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 14" progress="83.71%" prev="Luke.13" next="Luke.15" id="Luke.14">
<h3 id="Luke.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Luke.14-p1">
<scripture passage="Luke 14:1" parsed="|Luke|14|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.1" />
<sup>1</sup> Dhe ndodhi që një ditë të shtunë, kur ai hyri në shtëpinë e një kryetari të farisenjve për të ngrënë bukë, ata po e përgjonin;
<scripture passage="Luke 14:2" parsed="|Luke|14|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.2" />
<sup>2</sup> dhe ja, para tij ishte një njeri hidropik.
<scripture passage="Luke 14:3" parsed="|Luke|14|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.3" />
<sup>3</sup> Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur mësuesve të ligjit dhe farisenjve, tha: ''A është e lejueshme të shërosh ditën e shtunë?''.
<scripture passage="Luke 14:4" parsed="|Luke|14|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.4" />
<sup>4</sup> Por ata heshtën. Atëherë ai e mori për dore atë, e shëroi dhe e nisi të shkojë.
<scripture passage="Luke 14:5" parsed="|Luke|14|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.5" />
<sup>5</sup> Pastaj, duke iu përgjigjur atyre, tha: ''Cili nga ju, po t'i bjerë gomari i vet ose kau në një pus, nuk e nxjerr menjëherë jashtë ditën e shtunë?''.
<scripture passage="Luke 14:6" parsed="|Luke|14|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.6" />
<sup>6</sup> Por ata nuk mund të përgjigjeshin asgje për këto gjëra.
<scripture passage="Luke 14:7" parsed="|Luke|14|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.7" />
<sup>7</sup> Dhe, duke vënë re se ata zgjidhnin vendet e para në tryezë, Jezusi u thoshte atyre këtë shëmbëlltyrë duke thënë:
<scripture passage="Luke 14:8" parsed="|Luke|14|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.8" />
<sup>8</sup> ''Kur je ftuar në dasmë, mos u ul në krye të vendit, sepse ai njeri mund të ketë ftuar një tjetër që është më i rëndësishëm se ti,
<scripture passage="Luke 14:9" parsed="|Luke|14|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.9" />
<sup>9</sup> dhe ai që të ftoi ty dhe atë të të mos vijë e të thotë: "Lëshoja vendin këtij". Dhe atëherë ti, plot turp, do të shkosh të zësh vendin e fundit.
<scripture passage="Luke 14:10" parsed="|Luke|14|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.10" />
<sup>10</sup> Por, kur je ftuar, shko e rri në vendin e fundit që, kur të vijë ai që të ka ftuar, të thotë: "O mik, ngjitu më lart". Atëherë do të jesh i nderuar përpara atyre që janë në tryezë bashkë me ty.
<scripture passage="Luke 14:11" parsed="|Luke|14|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.11" />
<sup>11</sup> Sepse kushdo që e larton veten do të poshterohet, dhe kush e poshtëron veten do të lartohet''.
<scripture passage="Luke 14:12" parsed="|Luke|14|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.12" />
<sup>12</sup> Ai i tha edhe atij që e kishte ftuar: ''Kur shtron drekë a darkë, mos i thirr miqtë e tu, as vëllezërit e tu, as farefisin tënd, as fqinjët e pasur, se mos ata një herë të të ftojnë ty, dhe kështu ta kthejnë shpërblimin.
<scripture passage="Luke 14:13" parsed="|Luke|14|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.13" />
<sup>13</sup> Por, kur të bësh një gosti, thirr lypësit, sakatët, të çalët, të verbërit;
<scripture passage="Luke 14:14" parsed="|Luke|14|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.14" />
<sup>14</sup> dhe do të jesh i lum, sepse ata nuk kanë se si të ta kthejnë shpërblimin; por shpërblimi do të të jepet në ringjallje të të drejtëve''.
<scripture passage="Luke 14:15" parsed="|Luke|14|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.15" />
<sup>15</sup> Dhe një nga të ftuarit, si i dëgjoi këto gjëra, i tha: ''Lum kush do të hajë bukë në mbretërinë e Perëndisë''.
<scripture passage="Luke 14:16" parsed="|Luke|14|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Jezusi i tha: ''Një njeri përgatiti një darkë të madhe dhe ftoi shumë veta;
<scripture passage="Luke 14:17" parsed="|Luke|14|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.17" />
<sup>17</sup> dhe, në kohë të darkës, dërgoi shërbëtorin e vet t'u thotë të ftuarve: "Ejani, sepse gjithçka tashmë është gati".
<scripture passage="Luke 14:18" parsed="|Luke|14|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.18" />
<sup>18</sup> Por të gjithë, pa përjashtim, filluan të kërkojnë ndjesë. I pari i tha: "Bleva një arë dhe më duhet të shkoj ta shoh; të lutem, të më falësh".
<scripture passage="Luke 14:19" parsed="|Luke|14|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.19" />
<sup>19</sup> Dhe një tjetër tha: "Bleva pesë pendë qe dhe po shkoj t'i provoj; të lutem, të më falësh".
<scripture passage="Luke 14:20" parsed="|Luke|14|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.20" />
<sup>20</sup> Dhe një tjetër akoma tha: "Mora grua e prandaj nuk mund të vij".
<scripture passage="Luke 14:21" parsed="|Luke|14|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.21" />
<sup>21</sup> Kështu shërbëtori u kthye dhe ia dëftoi të gjitha zotit të vet. Atëherë i zoti i shtëpisë, plot zemërim, i tha shërbëtorit të vet: "Shpejt, shko nëpër sheshet dhe nëpër rrugët e qytetit e sill këtu lypës, sakatë, të çalë dhe të verbër".
<scripture passage="Luke 14:22" parsed="|Luke|14|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.22" />
<sup>22</sup> Pastaj shërbëtori i tha: "Zot, u bë ashtu siç urdhërove ti, por ka vend edhe më".
<scripture passage="Luke 14:23" parsed="|Luke|14|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.23" />
<sup>23</sup> Atëherë zoti i tha shërbëtorit: "Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime.
<scripture passage="Luke 14:24" parsed="|Luke|14|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.24" />
<sup>24</sup> Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time"''.
<scripture passage="Luke 14:25" parsed="|Luke|14|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.25" />
<sup>25</sup> Dhe turma të mëdha shkonin me të. Ai u kthye nga ata dhe tha:
<scripture passage="Luke 14:26" parsed="|Luke|14|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.26" />
<sup>26</sup> ''Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk urren babanë e vet dhe nënën e vet, gruan dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, madje edhe jetën e vet, nuk mund të jetë dishepulli im.
<scripture passage="Luke 14:27" parsed="|Luke|14|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.27" />
<sup>27</sup> Dhe kush nuk e mbart kryqin e vet dhe nuk më ndjek, nuk mund të jetë dishepulli im.
<scripture passage="Luke 14:28" parsed="|Luke|14|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.28" />
<sup>28</sup> Kush nga ju, pra, kur do të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë të llogaritë shpenzimet, për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta mbaruar?
<scripture passage="Luke 14:29" parsed="|Luke|14|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.29" />
<sup>29</sup> Që atëherë, kur t'i ketë hedhur themelet e të mos mundë ta përfundojë, të gjithë ata që e shohin, të mos fillojnë e të tallen,
<scripture passage="Luke 14:30" parsed="|Luke|14|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.30" />
<sup>30</sup> duke thënë: "Ky njeri filloi të ndërtojë e nuk mundi ta përfundojë".
<scripture passage="Luke 14:31" parsed="|Luke|14|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.31" />
<sup>31</sup> Ose cili mbret, kur niset të luftojë kundër një mbreti tjetër, nuk ulet më parë të gjykojë në se mund ta përballojë me dhjetë mijë atë që po i vjen kundër me njëzet mijë?
<scripture passage="Luke 14:32" parsed="|Luke|14|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.32" />
<sup>32</sup> Në mos, ndërsa ai është ende larg, i dërgon një delegacion për të biseduar për paqe.
<scripture passage="Luke 14:33" parsed="|Luke|14|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.33" />
<sup>33</sup> Kështu, pra, secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha ato që ka, nuk mund të jetë dishepulli im.
<scripture passage="Luke 14:34" parsed="|Luke|14|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.34" />
<sup>34</sup> Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhët e amësht, me se do të mund t'i kthehet shija?
<scripture passage="Luke 14:35" parsed="|Luke|14|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.14.35" />
<sup>35</sup> Ajo nuk vlen as për tokë, as për pleh, por hidhet tutje. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë''.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 15" progress="83.81%" prev="Luke.14" next="Luke.16" id="Luke.15">
<h3 id="Luke.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Luke.15-p1">
<scripture passage="Luke 15:1" parsed="|Luke|15|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.1" />
<sup>1</sup> Pastaj të gjithë tagrambledhësit dhe mëkatarët i afroheshin për ta dëgjuar.
<scripture passage="Luke 15:2" parsed="|Luke|15|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.2" />
<sup>2</sup> Dhe farisenjtë dhe skribët murmuritnin duke thënë: ''Ky i pranon mëkatarët dhe ha bashkë me ta''.
<scripture passage="Luke 15:3" parsed="|Luke|15|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.3" />
<sup>3</sup> Atëherë ai u tha këtë shëmbëlltyrë:
<scripture passage="Luke 15:4" parsed="|Luke|15|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.4" />
<sup>4</sup> ''Cili njeri prej jush, që ka njëqind dele dhe një prej tyre t'i humbasë, nuk i lë të nëntëdhjetë e nëntat në shkretirë dhe nuk shkon pas asaj që humbi deri sa ta gjejë?
<scripture passage="Luke 15:5" parsed="|Luke|15|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.5" />
<sup>5</sup> Dhe, kur e gjen, e merr mbi supe gjithë gaz;
<scripture passage="Luke 15:6" parsed="|Luke|15|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.6" />
<sup>6</sup> dhe, kur arrin në shtëpi, i thërret miqtë dhe fqinjët dhe u thotë: "Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta delen time që më kishte humbur.
<scripture passage="Luke 15:7" parsed="|Luke|15|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.7" />
<sup>7</sup> Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtët, që nuk kanë nevojë të pendohen.
<scripture passage="Luke 15:8" parsed="|Luke|15|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.8" />
<sup>8</sup> Ose, cila grua që ka dhjetë dhrahmi dhe humbet një nga ato, nuk ndez llambën, nuk e fshin shtëpinë dhe nuk kërkon me kujdes derisa ta gjejë?
<scripture passage="Luke 15:9" parsed="|Luke|15|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.9" />
<sup>9</sup> Dhe, kur e gjen, fton tok shoqet dhe fqinjët, duke thënë: "Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta dhrahminë që kisha humbur".
<scripture passage="Luke 15:10" parsed="|Luke|15|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.10" />
<sup>10</sup> Po kështu po ju them: do të ketë gëzim në mes të engjëjve të Perëndisë për një mëkatar të vetëm që pendohet''.
<scripture passage="Luke 15:11" parsed="|Luke|15|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.11" />
<sup>11</sup> Tha akoma: ''Një njeri kishte dy bij.
<scripture passage="Luke 15:12" parsed="|Luke|15|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.12" />
<sup>12</sup> Më i riu i tyre i tha babait: "Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon". Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë.
<scripture passage="Luke 15:13" parsed="|Luke|15|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.13" />
<sup>13</sup> Mbas pak ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur.
<scripture passage="Luke 15:14" parsed="|Luke|15|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.14" />
<sup>14</sup> Por, si i shpenzoi të gjitha, në atë vend ra një zi e madhe buke, dhe ai filloi të jetë në hall.
<scripture passage="Luke 15:15" parsed="|Luke|15|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.15" />
<sup>15</sup> Atëherë shkoi e iu ngjit pas një banori të atij vendi, i cili e çoi në arat e tij që të ruajë derrat.
<scripture passage="Luke 15:16" parsed="|Luke|15|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.16" />
<sup>16</sup> Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte.
<scripture passage="Luke 15:17" parsed="|Luke|15|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.17" />
<sup>17</sup> Atëherë erdhi në vete dhe tha: "Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria!
<scripture passage="Luke 15:18" parsed="|Luke|15|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.18" />
<sup>18</sup> Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t'i them: Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje;
<scripture passage="Luke 15:19" parsed="|Luke|15|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.19" />
<sup>19</sup> nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit e tu".
<scripture passage="Luke 15:20" parsed="|Luke|15|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.20" />
<sup>20</sup> U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi.
<scripture passage="Luke 15:21" parsed="|Luke|15|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.21" />
<sup>21</sup> Dhe i biri i tha: "O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt".
<scripture passage="Luke 15:22" parsed="|Luke|15|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.22" />
<sup>22</sup> Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: "Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë.
<scripture passage="Luke 15:23" parsed="|Luke|15|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.23" />
<sup>23</sup> Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi,
<scripture passage="Luke 15:24" parsed="|Luke|15|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.24" />
<sup>24</sup> sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri". Dhe filluan të bënin një festë të madhe.
<scripture passage="Luke 15:25" parsed="|Luke|15|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.25" />
<sup>25</sup> Djali i tij i madh ishte në ara; dhe kur u kthye dhe iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle.
<scripture passage="Luke 15:26" parsed="|Luke|15|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.26" />
<sup>26</sup> Atëherë thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç'ishte e gjitha kjo.
<scripture passage="Luke 15:27" parsed="|Luke|15|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.27" />
<sup>27</sup> Dhe ai i tha: "U kthye yt vëlla dhe yt atë theri viçin e majmur, sepse iu kthye djali shëndoshë e mirë".
<scripture passage="Luke 15:28" parsed="|Luke|15|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.28" />
<sup>28</sup> Kur i dëgjoj këto, ai u zemërua dhe nuk deshi të hynte; atëherë i ati doli dhe iu lut të hynte.
<scripture passage="Luke 15:29" parsed="|Luke|15|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.29" />
<sup>29</sup> Por ai iu përgjigj të atit dhe tha: "Ja, u bënë kaq vite që unë të shërbej dhe kurrë s'kam shkelur asnjë nga urdhërat e tu, e megjithëatë kurrë s'më dhe një kec për të bërë një festë me miqtë e mi.
<scripture passage="Luke 15:30" parsed="|Luke|15|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.30" />
<sup>30</sup> Por, kur u kthye ky djali yt, që prishi pasurinë tënde me prostituta, ti there për të viçin e majmur".
<scripture passage="Luke 15:31" parsed="|Luke|15|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.31" />
<sup>31</sup> Atëherë i ati i tha: "O bir, ti je gjithmonë me mua, dhe çdo gjë që kam është jotja.
<scripture passage="Luke 15:32" parsed="|Luke|15|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.15.32" />
<sup>32</sup> Por duhet të festojmë dhe të gëzohemi, sepse ky vëllai yt kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri"''.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 16" progress="83.90%" prev="Luke.15" next="Luke.17" id="Luke.16">
<h3 id="Luke.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Luke.16-p1">
<scripture passage="Luke 16:1" parsed="|Luke|16|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.1" />
<sup>1</sup> Tani ai u foli akoma dishepujve të vet: ''Ishte një njeri i pasur që kishte një administrator; këtë e paditën se po ia shkapërderdhte pasurinë e tij.
<scripture passage="Luke 16:2" parsed="|Luke|16|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.2" />
<sup>2</sup> Atëherë ai e thirri dhe i tha: "Ç'është kjo që po dëgjoj për ty? Më jep llogari për ato që ke administruar, sepse ti nuk mund të jesh më administratori im".
<scripture passage="Luke 16:3" parsed="|Luke|16|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.3" />
<sup>3</sup> Dhe administratori tha me vete: "Ç'do të bëj unë tani, që zotëria im po ma heq administrimin? Të gërmoj, s'e bëj dot, dhe të lyp, më vjen turp.
<scripture passage="Luke 16:4" parsed="|Luke|16|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.4" />
<sup>4</sup> E di ç'do të bëj që njerëzit të më pranojnë në shtëpitë e tyre kur të hiqem nga administrimi".
<scripture passage="Luke 16:5" parsed="|Luke|16|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.5" />
<sup>5</sup> I thirri atëherë një nga një ata që i detyroheshin zotërisë së tij dhe i tha të parit: "Sa i detyrohesh zotërisë tim?".
<scripture passage="Luke 16:6" parsed="|Luke|16|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.6" />
<sup>6</sup> Ai u përgjigj: "Njëqind bato vaj". Atëherë ai i tha: "Merre dëftesën tënde, ulu dhe shkruaj shpejt pesëdhjetë".
<scripture passage="Luke 16:7" parsed="|Luke|16|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.7" />
<sup>7</sup> Pastaj i tha një tjetri: "Po ti sa i detyrohesh?". Ai u përgjigj: "Njëqind kora grurë". Atëherë ai i tha: "Merre dëftesën tënde dhe shkruaj tetëdhjetë".
<scripture passage="Luke 16:8" parsed="|Luke|16|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.8" />
<sup>8</sup> Zotëria e lavdëroi administratorin e pandershëm, se kishte vepruar me mençuri, sepse bijtë e kësaj bote, në brezin e tyre, janë më të mençur se bijtë e dritës.
<scripture passage="Luke 16:9" parsed="|Luke|16|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.9" />
<sup>9</sup> Unë, pra, po ju them: Bëjini miqtë me pasuri të padrejta sepse, kur këto do t'ju mungojnë, t'ju pranojnë në banesat e përjetshme.
<scripture passage="Luke 16:10" parsed="|Luke|16|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.10" />
<sup>10</sup> Kush është besnik në të vogla, është besnik edhe në të mëdhatë; dhe kush është i padrejtë në të vogla, është i padrejtë edhe në të mëdhatë.
<scripture passage="Luke 16:11" parsed="|Luke|16|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.11" />
<sup>11</sup> Pra, në qoftë se ju nuk keni qenë besnikë në pasuritë e padrejta, kush do t'ju besojë pasuritë e vërteta?
<scripture passage="Luke 16:12" parsed="|Luke|16|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.12" />
<sup>12</sup> Dhe, në qoftë se nuk keni qenë besnikë në pasurinë e tjetrit, kush do t'ju japë tuajën?
<scripture passage="Luke 16:13" parsed="|Luke|16|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.13" />
<sup>13</sup> Asnjë shërbëtor nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve; sepse ose do ta urrejë njerin e tjetrin do ta dojë, ose do të lidhet me njerin dhe tjetrin do ta përbuzë; ju nuk mund t'i shërbeni Perëndisë dhe mamonit''.
<scripture passage="Luke 16:14" parsed="|Luke|16|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.14" />
<sup>14</sup> Dhe farisenjtë, të cilët ishin shumë të dhënë pas parasë, i dëgjonin të gjitha këto dhe e tallnin.
<scripture passage="Luke 16:15" parsed="|Luke|16|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.15" />
<sup>15</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Ju jeni ata që e justifikoni veten përpara njerëzve, por Perëndia i njeh zemrat tuaja; sepse ajo që vlerësohet shumë ndër njerëzit është gjë e neveritshme para Perëndisë.
<scripture passage="Luke 16:16" parsed="|Luke|16|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.16" />
<sup>16</sup> Ligji dhe profetët arrijnë deri në kohën e Gjonit; që atëherë shpallet mbretëria e Perëndisë dhe gjithkush përpiqet të hyjë aty.
<scripture passage="Luke 16:17" parsed="|Luke|16|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.17" />
<sup>17</sup> Por është më lehtë që të mbarojnë qielli dhe toka, se sa të bjerë poshtë qoftë edhe një pikë nga ligji.
<scripture passage="Luke 16:18" parsed="|Luke|16|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.18" />
<sup>18</sup> Ai që lëshon gruan e vet dhe merr një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me një grua të lëshuar nga i burri, shkel kurorën''.
<scripture passage="Luke 16:19" parsed="|Luke|16|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.19" />
<sup>19</sup> Por atje ishte një njeri i pasur, që vishej me të purpurta dhe me rroba të çmueshme prej liri dhe për ditë e kalonte shkëlqyeshëm.
<scripture passage="Luke 16:20" parsed="|Luke|16|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.20" />
<sup>20</sup> Atje ishte edhe një lypës, i quajtur Llazar, që rrinte para derës së tij, dhe trupin e kishte plot me plagë të pezmatuara,
<scripture passage="Luke 16:21" parsed="|Luke|16|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.21" />
<sup>21</sup> dhe dëshironte të ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e pasanikut; madje edhe qentë vinin e ia lëpinin plagët.
<scripture passage="Luke 16:22" parsed="|Luke|16|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.22" />
<sup>22</sup> Por ndodhi që lypësi vdiq dhe engjëjt e çuan në gji të Abrahamit; vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën.
<scripture passage="Luke 16:23" parsed="|Luke|16|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.23" />
<sup>23</sup> Dhe, duke pasur mundime në ferr, i çoi sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Llazarin në gji të tij.
<scripture passage="Luke 16:24" parsed="|Luke|16|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.24" />
<sup>24</sup> Atëherë ai bërtiti dhe tha: "O atë Abraham, ki mëshirë për mua, dhe dërgoje Llazarin të lagë majën e gishtit të vet në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerrësisht në këtë flakë.
<scripture passage="Luke 16:25" parsed="|Luke|16|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.25" />
<sup>25</sup> Por Abrahami thoshte: "O bir, kujto se ti i ke marrë të mirat e tua gjatë jetës sate, kurse Llazari të këqijat; tashti, përkundrazi, ai po përdëllehet dhe ti vuan.
<scripture passage="Luke 16:26" parsed="|Luke|16|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.26" />
<sup>26</sup> Dhe, veç të gjithave, midis nesh dhe jush është një humnerë e madhe, kështu që ata që do të donin të kalonin që këtej tek ju nuk munden; po ashtu askush nuk mund të kalojë që andej te ne".
<scripture passage="Luke 16:27" parsed="|Luke|16|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.27" />
<sup>27</sup> Por ai i tha: "Atëherë, o atë, të lutem ta dërgosh atë te shtëpia e tim eti,
<scripture passage="Luke 16:28" parsed="|Luke|16|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.28" />
<sup>28</sup> sepse unë kam pesë vëllezër e le t'i paralajmërojë rreptësisht që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh".
<scripture passage="Luke 16:29" parsed="|Luke|16|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.29" />
<sup>29</sup> Abrahami u përgjigj: "Kanë Moisiun dhe profetët, le t'i dëgjojnë ata".
<scripture passage="Luke 16:30" parsed="|Luke|16|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.30" />
<sup>30</sup> Ai tha: "Jo, o atë Abraham, por nëse dikush nga të vdekurit do të shkojë tek ata, do të pendohen".
<scripture passage="Luke 16:31" parsed="|Luke|16|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.16.31" />
<sup>31</sup> Atëherë ai i tha: "Nëse ata nuk e dëgjojnë Moisiun dhe profetët, nuk do të binden edhe në se dikush ringjallet prej të vdekurish"''.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 17" progress="84.00%" prev="Luke.16" next="Luke.18" id="Luke.17">
<h3 id="Luke.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Luke.17-p1">
<scripture passage="Luke 17:1" parsed="|Luke|17|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ''Éshtë e pamundur që të mos ndodhin skandale; por mjerë ai për faj të të cilit vijnë!
<scripture passage="Luke 17:2" parsed="|Luke|17|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.2" />
<sup>2</sup> Për të do të ishte më mirë t'i varnin në qafë një gur mulliri dhe ta hidhnin në det, se sa të skandalizojë një të vetëm nga këta të vegjël.
<scripture passage="Luke 17:3" parsed="|Luke|17|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.3" />
<sup>3</sup> Kini kujdes veten tuaj! Në se yt vëlla mëkaton kundër teje, qortoje; dhe në se pendohet, fale.
<scripture passage="Luke 17:4" parsed="|Luke|17|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.4" />
<sup>4</sup> Edhe sikur të mëkatonte shtatë herë në ditë kundër teje, dhe shtatë herë në ditë do të kthehet te ti duke thënë: "Pendohem", fale''.
<scripture passage="Luke 17:5" parsed="|Luke|17|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.5" />
<sup>5</sup> Atëherë apostujt i thanë Zotit: ''Na e shto besimin''.
<scripture passage="Luke 17:6" parsed="|Luke|17|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.6" />
<sup>6</sup> Dhe Zoti tha: ''Po të kishit besim sa një kokërr sinapi, do të mund t'i thonit këtij mani: "Shkulu me gjithë rrënjë dhe mbillu në det", dhe ai do t'ju bindej.
<scripture passage="Luke 17:7" parsed="|Luke|17|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.7" />
<sup>7</sup> Tani cili nga ju, po të ketë një shërbëtor që i lëron tokën ose i kullot kopenë, do t'i thotë kur ai kthehet nga fusha në shtëpi: "Eja menjëherë në tryezë"?
<scripture passage="Luke 17:8" parsed="|Luke|17|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.8" />
<sup>8</sup> A nuk do t'i thotë përkundrazi: "Ma bëj gati darkën, përvishu e më shërbe që unë të ha e të pi e pastaj të hash dhe të pish edhe ti"?
<scripture passage="Luke 17:9" parsed="|Luke|17|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.9" />
<sup>9</sup> Do ta falënderojë ndoshta atë shërbëtor sepse i zbatoi ato që i ishin urdhëruar? Mendoj se jo.
<scripture passage="Luke 17:10" parsed="|Luke|17|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.10" />
<sup>10</sup> Kështu edhe ju, kur të keni bërë të gjitha ato që ju urdhërohen, thoni: "Jemi shërbëtorë të padobishëm. Bëmë atë që kishim detyrë të bënim"''.
<scripture passage="Luke 17:11" parsed="|Luke|17|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.11" />
<sup>11</sup> Dhe ndodhi që duke udhëtuar për në Jeruzalem, ai kaloi nëpër Samari dhe Galile.
<scripture passage="Luke 17:12" parsed="|Luke|17|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.12" />
<sup>12</sup> Dhe, kur po hynte në një fshat, i dolën para dhjetë lebrozë, të cilët ndaluan larg,
<scripture passage="Luke 17:13" parsed="|Luke|17|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.13" />
<sup>13</sup> dhe duke ngritur zërin, thanë: ''Mjeshtër, Jezus, ki mëshirë për ne''.
<scripture passage="Luke 17:14" parsed="|Luke|17|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.14" />
<sup>14</sup> Dhe ai, si i pa, u tha atyre: ''Shkoni e paraqituni te priftërinjtë''. Dhe ndodhi që, ndërsa ata po shkonin, u pastruan.
<scripture passage="Luke 17:15" parsed="|Luke|17|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.15" />
<sup>15</sup> Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë.
<scripture passage="Luke 17:16" parsed="|Luke|17|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.16" />
<sup>16</sup> Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan.
<scripture passage="Luke 17:17" parsed="|Luke|17|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.17" />
<sup>17</sup> Jezusi atëherë filloi të thotë: ''A nuk u shëruan që të dhjetë? Ku janë nëntë të tjerët?
<scripture passage="Luke 17:18" parsed="|Luke|17|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.18" />
<sup>18</sup> A nuk gjet asnjë që të kthehet për të dhënë lavdi Perëndisë, përveç këtij të huaji?''.
<scripture passage="Luke 17:19" parsed="|Luke|17|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.19" />
<sup>19</sup> Dhe i tha atij: ''Çohu dhe shko; besimi yt të shëroi''.
<scripture passage="Luke 17:20" parsed="|Luke|17|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.20" />
<sup>20</sup> Tani kur u pyet nga farisenjtë se kur do të vinte mbretëria e Perëndisë, ai u përgjigj atyre dhe tha: ''Mbretëria e Perëndisë nuk vjen në mënyrë të dukshme;
<scripture passage="Luke 17:21" parsed="|Luke|17|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.21" />
<sup>21</sup> dhe as nuk do të mund të thuhet: "Ja, këtu", ose: "Ja, atje"; sepse ja, mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush''.
<scripture passage="Luke 17:22" parsed="|Luke|17|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.22" />
<sup>22</sup> Pastaj u tha dishepujve të vet: ''Do të vijnë ditë kur ju do të dëshironi të shihni një nga ditët e Birit të njeriut, por nuk do ta shihni.
<scripture passage="Luke 17:23" parsed="|Luke|17|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.23" />
<sup>23</sup> Dhe do t'ju thonë: "Ja, është këtu" ose: "Ja, është atje", por ju mos shkoni dhe mos i ndiqni.
<scripture passage="Luke 17:24" parsed="|Luke|17|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.24" />
<sup>24</sup> Sepse ashtu si rrufeja, që vetëtin nga njëri skaj i qiellit te tjetri e ndriçon, kështu do të jetë edhe Biri i njeriut në ditën e tij.
<scripture passage="Luke 17:25" parsed="|Luke|17|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.25" />
<sup>25</sup> Por më parë i duhet të vuajë shumë dhe të hidhet poshtë nga ky brez.
<scripture passage="Luke 17:26" parsed="|Luke|17|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.26" />
<sup>26</sup> Dhe, ashtu siç ndodhi në kohën e Noes, ashtu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut.
<scripture passage="Luke 17:27" parsed="|Luke|17|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.27" />
<sup>27</sup> Njerëzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin, deri ditën kur Noeu hyri në arkë; dhe erdhi përmbytja dhe i zhduku të gjithë.
<scripture passage="Luke 17:28" parsed="|Luke|17|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.28" />
<sup>28</sup> Po kështu ndodhi në kohën e Lotit: njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin;
<scripture passage="Luke 17:29" parsed="|Luke|17|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.29" />
<sup>29</sup> por ditën kur Loti doli nga Sodoma, ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë.
<scripture passage="Luke 17:30" parsed="|Luke|17|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.30" />
<sup>30</sup> Kështu do të jetë edhe atë ditë kur Biri i njeriut do të shfaqet.
<scripture passage="Luke 17:31" parsed="|Luke|17|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.31" />
<sup>31</sup> Në atë ditë, ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë të mos zbresë në shtëpi për të marrë gjërat e tij; e po kështu ai që ndodhet në ara, të mos kthehet prapa.
<scripture passage="Luke 17:32" parsed="|Luke|17|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.32" />
<sup>32</sup> Kujtoni gruan e Lotit.
<scripture passage="Luke 17:33" parsed="|Luke|17|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.33" />
<sup>33</sup> Ai që do të kërkojë të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë, do ta shpëtojë.
<scripture passage="Luke 17:34" parsed="|Luke|17|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.34" />
<sup>34</sup> Unë po ju them: atë natë dy veta do të jenë në një shtrat; njëri do të merret dhe tjetri do të lihet.
<scripture passage="Luke 17:35" parsed="|Luke|17|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.35" />
<sup>35</sup> Dy gra do të bluajnë bashkë; njëra do të merret e tjetra do të lihet.
<scripture passage="Luke 17:36" parsed="|Luke|17|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.36" />
<sup>36</sup> Dy burra do të jenë në ara: njëri do të merret e tjetri do të lihet''.
<scripture passage="Luke 17:37" parsed="|Luke|17|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.17.37" />
<sup>37</sup> Atëherë dishepujt u përgjigjën dhe thanë: ''Ku, o Zot?'' Dhe ai u tha atyre: ''Ku të jetë trupi, atje do të mblidhen shqiponjat''.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 18" progress="84.10%" prev="Luke.17" next="Luke.19" id="Luke.18">
<h3 id="Luke.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Luke.18-p1">
<scripture passage="Luke 18:1" parsed="|Luke|18|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.1" />
<sup>1</sup> Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur,
<scripture passage="Luke 18:2" parsed="|Luke|18|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.2" />
<sup>2</sup> duke thënë: ''Në një qytet ishte një gjykatës që nuk kishte frikë nga Perëndia dhe nuk kishte respekt për njeri.
<scripture passage="Luke 18:3" parsed="|Luke|18|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.3" />
<sup>3</sup> Tani po në atë qytet ishte një grua e ve që shkonte tek ai duke thënë: "Ma jep të drejtën para kundërshtarit tim".
<scripture passage="Luke 18:4" parsed="|Luke|18|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.4" />
<sup>4</sup> Për një farë kohe ai nuk deshi ta bënte, por pastaj tha me vete: "Megjithse nuk kam frikë nga Perëndia dhe s'kam respekt për asnjeri,
<scripture passage="Luke 18:5" parsed="|Luke|18|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.5" />
<sup>5</sup> duke qenë se kjo grua e ve po vazhdon të më mërzitë, do t'ia jap të drejtën, sepse, duke më ardhur vazhdimisht, do të më rraskapitë"''.
<scripture passage="Luke 18:6" parsed="|Luke|18|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.6" />
<sup>6</sup> Dhe Zoti tha: ''Dëgjoni ç'thotë gjykatësi i padrejtë.
<scripture passage="Luke 18:7" parsed="|Luke|18|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.7" />
<sup>7</sup> Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij që i këlthasin atij ditë e natë? A do të vonojë, vallë, të ndërhyjë në favor të tyre?
<scripture passage="Luke 18:8" parsed="|Luke|18|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.8" />
<sup>8</sup> Po, unë ju them se ai do t'ua marrë hakun së shpejti. Po kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim mbi tokë?''.
<scripture passage="Luke 18:9" parsed="|Luke|18|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.9" />
<sup>9</sup> Ai tha edhe këtë shëmbëlltyre për disa që pretendonin se ishin të drejtë dhe i përbuznin të tjerët.
<scripture passage="Luke 18:10" parsed="|Luke|18|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.10" />
<sup>10</sup> ''Dy njerëz u ngjitën në tempull për t'u lutur; njëri ishte farise dhe tjetri tagrambledhës.
<scripture passage="Luke 18:11" parsed="|Luke|18|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.11" />
<sup>11</sup> Fariseu rrinte në këmbë dhe lutej në vetvete kështu: "O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, dhe as si ai tagrambledhës.
<scripture passage="Luke 18:12" parsed="|Luke|18|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.12" />
<sup>12</sup> Unë agjëroj dy herë në javë dhe paguaj të dhjetën e gjithçkaje që kam".
<scripture passage="Luke 18:13" parsed="|Luke|18|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.13" />
<sup>13</sup> Kurse tagrambledhësi rrinte larg dhe as që guxonte t'i çonte sytë drejt qiellit; por rrihte kraharorin e vet duke thënë: "O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit".
<scripture passage="Luke 18:14" parsed="|Luke|18|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.14" />
<sup>14</sup> Dhe unë po ju them se ky, dhe jo tjetri, u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar; sepse kushdo që lartohet do të ulet, dhe kush ulet, do të lartohet''.
<scripture passage="Luke 18:15" parsed="|Luke|18|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.15" />
<sup>15</sup> I prunë edhe disa fëmijë të vegjël që t'i prekte; por dishepujt, kur panë këtë, i qortuan.
<scripture passage="Luke 18:16" parsed="|Luke|18|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Jezusi i thirri fëmijët pranë vetes dhe tha: ''I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.
<scripture passage="Luke 18:17" parsed="|Luke|18|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.17" />
<sup>17</sup> Në të vërtetë po ju them se ai që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë atje''.
<scripture passage="Luke 18:18" parsed="|Luke|18|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.18" />
<sup>18</sup> Një nga krerët e pyeti duke thënë: ''Mësues i mirë, ç'duhet të bëj për të trashëguar jetën e përjetshme?''.
<scripture passage="Luke 18:19" parsed="|Luke|18|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.19" />
<sup>19</sup> Dhe Jezusi i tha: ''Përse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.
<scripture passage="Luke 18:20" parsed="|Luke|18|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.20" />
<sup>20</sup> Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën, mos vrit, mos vidh, mos thuaj dëshmi të rrem, ndero atin tënd dhe nënën tënde"''.
<scripture passage="Luke 18:21" parsed="|Luke|18|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.21" />
<sup>21</sup> Dhe ai tha: ''Të gjitha këto i kam zbatuar që nga rinia''.
<scripture passage="Luke 18:22" parsed="|Luke|18|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.22" />
<sup>22</sup> Si e dëgjoi, Jezusi i tha: ''Të mungon akoma një gjë: shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq''.
<scripture passage="Luke 18:23" parsed="|Luke|18|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.23" />
<sup>23</sup> Por ai, kur i dëgjoi këto gjëra, u trishtua shumë, sepse ishte shumë i pasur.
<scripture passage="Luke 18:24" parsed="|Luke|18|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.24" />
<sup>24</sup> Atëherë Jezusi, kur pa se ai ishte trishtuar shumë, tha: ''Sa është e vështirë për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!
<scripture passage="Luke 18:25" parsed="|Luke|18|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.25" />
<sup>25</sup> Sepse është më lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë''.
<scripture passage="Luke 18:26" parsed="|Luke|18|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.26" />
<sup>26</sup> Dhe ata që e dëgjonin thanë: ''Po kush, pra, mund të shpëtohet?''.
<scripture passage="Luke 18:27" parsed="|Luke|18|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.27" />
<sup>27</sup> Por ai tha: ''Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë''.
<scripture passage="Luke 18:28" parsed="|Luke|18|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.28" />
<sup>28</sup> Pastaj Pjetri tha: ''Ja, ne kemi lënë çdo gjë dhe të kemi ndjekur''.
<scripture passage="Luke 18:29" parsed="|Luke|18|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.29" />
<sup>29</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Në të vërtetë po ju them se nuk ka asnjë që të ketë lënë shtëpinë ose prindërit, ose vëllezërit, ose gruan ose fëmijët, për mbretërinë e Perëndisë,
<scripture passage="Luke 18:30" parsed="|Luke|18|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.30" />
<sup>30</sup> që të mos marrë shumëfish në këtë kohë, dhe në kohën e ardhshme jetën e përjetshme''.
<scripture passage="Luke 18:31" parsed="|Luke|18|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.31" />
<sup>31</sup> Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: ''Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen.
<scripture passage="Luke 18:32" parsed="|Luke|18|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.32" />
<sup>32</sup> Ai, pra, do t'u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë.
<scripture passage="Luke 18:33" parsed="|Luke|18|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.33" />
<sup>33</sup> Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë''.
<scripture passage="Luke 18:34" parsed="|Luke|18|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.34" />
<sup>34</sup> Por ata nuk morën vesh asgjë nga të gjitha këto: këto fjalë për ta ishin fshehtësi dhe ata nuk kuptonin ato që u ishin thënë.
<scripture passage="Luke 18:35" parsed="|Luke|18|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.35" />
<sup>35</sup> Tani ndërsa ai po i afrohej Jerikos, një i verbër ishte ulur përgjatë rrugës dhe po lypte;
<scripture passage="Luke 18:36" parsed="|Luke|18|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.36" />
<sup>36</sup> dhe kur dëgjoi se po kalonte turma, pyeti çfarë ishte;
<scripture passage="Luke 18:37" parsed="|Luke|18|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.37" />
<sup>37</sup> iu përgjigjën se po kalonte Jezusi nga Nazareti.
<scripture passage="Luke 18:38" parsed="|Luke|18|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.38" />
<sup>38</sup> Atëherë ai bërtiti duke thënë: ''O Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua''.
<scripture passage="Luke 18:39" parsed="|Luke|18|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.39" />
<sup>39</sup> Ata që ecnin përpara i bërtitën të heshtte, por ai bërtiste edhe më fort: ''O Bir i Davidit: ki mëshirë për mua''.
<scripture passage="Luke 18:40" parsed="|Luke|18|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.40" />
<sup>40</sup> Atëherë Jezusi ndaloi dhe urdheroi t'ia sillnin dhe, kur ai iu afrua, e pyeti
<scripture passage="Luke 18:41" parsed="|Luke|18|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.41" />
<sup>41</sup> duke thëne: ''Çfarë dëshiron të bëj për ty?''. Dhe ai tha: ''Zot, të rimarr dritën e syve''.
<scripture passage="Luke 18:42" parsed="|Luke|18|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.42" />
<sup>42</sup> Dhe Jezusi i tha: ''Rimerr dritën e syve, Besimi yt të shëroi''.
<scripture passage="Luke 18:43" parsed="|Luke|18|43|0|0" osisRef="Bible:Luke.18.43" />
<sup>43</sup> Në çast rimori dritën e syve dhe e ndiqte duke përlëvduar Perëndinë; dhe gjithë populli, kur pa këtë, i dha lavdi Perëndisë.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 19" progress="84.21%" prev="Luke.18" next="Luke.20" id="Luke.19">
<h3 id="Luke.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Luke.19-p1">
<scripture passage="Luke 19:1" parsed="|Luke|19|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Jezusi hyri në Jeriko dhe po kalonte nëpër qytet;
<scripture passage="Luke 19:2" parsed="|Luke|19|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.2" />
<sup>2</sup> dhe ja, një njeri i quajtur Zake, i cili ishte kryetari i tagrambledhësve dhe ishte i pasur.
<scripture passage="Luke 19:3" parsed="|Luke|19|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.3" />
<sup>3</sup> Ai kërkonte të shihte kush ishte Jezusi, por nuk mundte për shkak të turmës, sepse ishte i shkurtër nga shtati.
<scripture passage="Luke 19:4" parsed="|Luke|19|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.4" />
<sup>4</sup> Atëherë rendi përpara dhe u ngjit në një fik për ta parë, sepse ai duhet të kalonte andej.
<scripture passage="Luke 19:5" parsed="|Luke|19|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.5" />
<sup>5</sup> Dhe kur Jezusi arriti në atë vend, i çoi sytë, e pa dhe i tha: ''Zake, zbrit shpejt poshtë, sepse sot duhet të rri në shtëpinë tënde''.
<scripture passage="Luke 19:6" parsed="|Luke|19|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.6" />
<sup>6</sup> Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim.
<scripture passage="Luke 19:7" parsed="|Luke|19|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.7" />
<sup>7</sup> Kur panë këtë, të gjithë murmuritën, duke thënë: ''Ai shkoi të rrijë në shtëpinë e një njeriu mëkatar''.
<scripture passage="Luke 19:8" parsed="|Luke|19|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.8" />
<sup>8</sup> Por Zakeu u çua dhe i tha Zotit: ''Zot, unë po u jap të varfërve gjysmën e pasurisë sime dhe, po të kem marrë ndonjë gjë nga ndonjëri me mashtrim, do t'ia kthej katërfish''.
<scripture passage="Luke 19:9" parsed="|Luke|19|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.9" />
<sup>9</sup> Dhe Jezusi i tha: ''Sot në këtë shtëpi ka hyrë shpëtimi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit.
<scripture passage="Luke 19:10" parsed="|Luke|19|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.10" />
<sup>10</sup> Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur''.
<scripture passage="Luke 19:11" parsed="|Luke|19|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.11" />
<sup>11</sup> Dhe, ndërsa ata po i dëgjonin këto, Jezusi vazhdoi të tregojë një shëmbëlltyrë, sepse ai ishte afër Jeruzalemit dhe ata mendonin se mbretëria e Perëndisë do të shfaqej menjëherë.
<scripture passage="Luke 19:12" parsed="|Luke|19|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.12" />
<sup>12</sup> Tha, pra: ''Një njeri fisnik shkoi në një vend të largët për të marrë në dorëzim një mbretëri e pastaj të kthehej.
<scripture passage="Luke 19:13" parsed="|Luke|19|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.13" />
<sup>13</sup> Dhe, si i thirri dhjetë shërbëtorët e vet, u dha dhjetë mina dhe u tha atyre: "Tregtoni deri sa të kthehem".
<scripture passage="Luke 19:14" parsed="|Luke|19|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.14" />
<sup>14</sup> Por qytetarët e vet e urrenin dhe i dërguan pas një përfaqësi duke thënë: "Nuk duam që ky të mbretërojë përmbi ne".
<scripture passage="Luke 19:15" parsed="|Luke|19|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.15" />
<sup>15</sup> Dhe kur ai u kthye, pasi e mori në dorëzim mbretërinë, urdhëroi t'i thërresin ata shërbëtorët, të cilëve u kishte dhënë paratë për të marrë vesh sa kishte fituar secili duke tregtuar.
<scripture passage="Luke 19:16" parsed="|Luke|19|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.16" />
<sup>16</sup> Atëherë doli i pari dhe tha: "Zot, mina jote dha dhjetë mina të tjera";
<scripture passage="Luke 19:17" parsed="|Luke|19|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.17" />
<sup>17</sup> dhe ai tha: "Mirë, o shërbëtor i mirë, sepse ke qenë besnik në gjëra të vogëla, merr sundimin mbi dhjetë qytete".
<scripture passage="Luke 19:18" parsed="|Luke|19|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.18" />
<sup>18</sup> Pastaj erdhi i dyti duke thënë: "Zot, mina jote dha edhe pesë mina";
<scripture passage="Luke 19:19" parsed="|Luke|19|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.19" />
<sup>19</sup> dhe ai i tha edhe këtij: "Edhe ti ji sundimtar mbi pesë qytete".
<scripture passage="Luke 19:20" parsed="|Luke|19|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.20" />
<sup>20</sup> Atëherë erdhi një tjetër i cili tha: "Zot, ja mina jote që e ruajta në një shami,
<scripture passage="Luke 19:21" parsed="|Luke|19|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.21" />
<sup>21</sup> sepse kisha frikë nga ti, që je njeri i rreptë; ti merr atë që nuk ke vënë dhe korr atë që nuk ke mbjellë".
<scripture passage="Luke 19:22" parsed="|Luke|19|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.22" />
<sup>22</sup> Dhe zoti i tij i tha: "Do të të gjykoj nga vetë fjalët e tua, o shërbëtor i keq; ti e dije se jam njeri i rreptë, që marr atë që nuk kam vënë dhe korr atë që nuk kam mbjellë;
<scripture passage="Luke 19:23" parsed="|Luke|19|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.23" />
<sup>23</sup> përse nuk e vure paranë time në bankë që, kur të kthehem, ta marr bashkë me përqindje?".
<scripture passage="Luke 19:24" parsed="|Luke|19|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.24" />
<sup>24</sup> Pastaj u tha të pranishmëve: "Merrjani minën dhe ia jepni atij që ka dhjetë mina".
<scripture passage="Luke 19:25" parsed="|Luke|19|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.25" />
<sup>25</sup> Dhe ata i thanë: "Zot, po ai ka dhjetë mina".
<scripture passage="Luke 19:26" parsed="|Luke|19|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.26" />
<sup>26</sup> Unë po ju them se atij që ka, do t'i jepet; por atij që s'ka do t'i hiqet edhe ajo që ka.
<scripture passage="Luke 19:27" parsed="|Luke|19|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.27" />
<sup>27</sup> Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!"''.
<scripture passage="Luke 19:28" parsed="|Luke|19|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.28" />
<sup>28</sup> Mbasi tha këto gjëra, ai shkoi përpara duke u ngjitur në Jeruzalem.
<scripture passage="Luke 19:29" parsed="|Luke|19|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.29" />
<sup>29</sup> Dhe, si iu afrua Betfagës dhe Betanias, afër malit që quhet i Ullinjve, dërgoi dy nga dishepujt e vet,
<scripture passage="Luke 19:30" parsed="|Luke|19|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.30" />
<sup>30</sup> duke u thënë: ''Shkoni në fshatin përballë dhe, kur të hyni, do të gjeni aty një kërriç të lidhur, mbi të cilin nuk ka hipur kurrë njeri; zgjidheni atë dhe ma sillni.
<scripture passage="Luke 19:31" parsed="|Luke|19|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.31" />
<sup>31</sup> Dhe nëse ndokush ju pyet: "Përse po e zgjidhni?", u thoni atyre kështu: "Zoti ka nevojë"''.
<scripture passage="Luke 19:32" parsed="|Luke|19|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.32" />
<sup>32</sup> Dhe ata që ishin dërguar shkuan dhe e gjetën ashtu siç u kishte thënë.
<scripture passage="Luke 19:33" parsed="|Luke|19|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.33" />
<sup>33</sup> Dhe, ndërsa ata po e zgjidhnin kërriçin, të zotët e tij u thanë atyre: ''Përse po e zgjidhni kërriçin?''.
<scripture passage="Luke 19:34" parsed="|Luke|19|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.34" />
<sup>34</sup> Dhe ata thanë: ''Zoti ka nevojë''.
<scripture passage="Luke 19:35" parsed="|Luke|19|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.35" />
<sup>35</sup> Dhe e prunë, pra, te Jezusi dhe, mbasi i hidhnin rrobat e veta mbi kërriçin, e hipën Jezusin mbi të.
<scripture passage="Luke 19:36" parsed="|Luke|19|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.36" />
<sup>36</sup> Dhe, ndërsa ai ecte kështu përpara, ata shtronin rrobat e tyre në rrugë.
<scripture passage="Luke 19:37" parsed="|Luke|19|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.37" />
<sup>37</sup> Dhe kur ai iu afrua teposhtës së malit të Ullinjve, gjithë turma e dishepujve filloi me gëzim të lavdërojë Perëndinë me zë të lartë për të gjitha veprat e pushtetshme që kishin parë,
<scripture passage="Luke 19:38" parsed="|Luke|19|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.38" />
<sup>38</sup> duke thënë: ''Bekuar qoftë Mbreti që po vjen në emër të Zotit; paqe në qiell dhe lavdi në vendet shumë të larta''.
<scripture passage="Luke 19:39" parsed="|Luke|19|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.39" />
<sup>39</sup> Dhe disa farisenj që ishin midis turmës i thanë: ''Mësues, qorto dishepujt e tu!''.
<scripture passage="Luke 19:40" parsed="|Luke|19|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.40" />
<sup>40</sup> Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Unë po ju them se në se këta do të heshtnin, gurët do të bërtisnin''.
<scripture passage="Luke 19:41" parsed="|Luke|19|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.41" />
<sup>41</sup> Dhe kur ai po afrohej, e pa qytetin dhe qau mbi të,
<scripture passage="Luke 19:42" parsed="|Luke|19|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.42" />
<sup>42</sup> duke thënë: ''Oh, sikur ti, pikërisht ti, të njihje të paktën në ditën tënde ato që janë te nevojshme për paqen tënde! Por tashti ato janë të fshehura për sytë e tu.
<scripture passage="Luke 19:43" parsed="|Luke|19|43|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.43" />
<sup>43</sup> Sepse përmbi ty do të vijnë ditë kur armiqtë e tu do të të qarkojnë me ledh, do të të rrethojnë dhe do të të zënë nga të gjitha anët.
<scripture passage="Luke 19:44" parsed="|Luke|19|44|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.44" />
<sup>44</sup> Dhe do të të rrëzojnë përtokë ty dhe bijtë e tu në ty; dhe s'do të lënë në ty gur mbi gur, sepse ti nuk e ke njohur kohën kur je vizituar''.
<scripture passage="Luke 19:45" parsed="|Luke|19|45|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.45" />
<sup>45</sup> Pastaj, mbasi hyri në tempull, filloi t'i dëbojë jashtë ata që shistin e blinin,
<scripture passage="Luke 19:46" parsed="|Luke|19|46|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.46" />
<sup>46</sup> duke u thënë atyre: ''Éshtë shkruar: "Shtëpia ime është shtëpi e lutjes, por ju e bëtë shpellë kusarësh"''.
<scripture passage="Luke 19:47" parsed="|Luke|19|47|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.47" />
<sup>47</sup> Çdo ditë ai mësonte në tempull. Dhe krerët e priftërinjve, skribët dhe krerët e popullit kërkonin ta vrisnin.
<scripture passage="Luke 19:48" parsed="|Luke|19|48|0|0" osisRef="Bible:Luke.19.48" />
<sup>48</sup> Dhe nuk arrinin dot të vendosnin çfarë të bënin; sepse gjithë populli e dëgjonte me vemendje të madhe.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 20" progress="84.34%" prev="Luke.19" next="Luke.21" id="Luke.20">
<h3 id="Luke.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Luke.20-p1">
<scripture passage="Luke 20:1" parsed="|Luke|20|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.1" />
<sup>1</sup> Dhe në një nga ato ditë ndodhi që, ndërsa ai po mësonte popullin në tempull dhe predikonte ungjillin, erdhën krerët e priftërinjve dhe skribët bashkë me pleqtë,
<scripture passage="Luke 20:2" parsed="|Luke|20|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.2" />
<sup>2</sup> dhe i thanë: ''Na trego me ç'autoritet i bën këto gjëra; ose kush është ai që ta dha ty këtë pushtet?''.
<scripture passage="Luke 20:3" parsed="|Luke|20|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.3" />
<sup>3</sup> Dhe ai duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Edhe unë do t'ju pyes një gjë dhe ju m'u përgjigjni:
<scripture passage="Luke 20:4" parsed="|Luke|20|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.4" />
<sup>4</sup> Pagëzimi i Gjonit vinte nga qielli apo nga njerëzit?''.
<scripture passage="Luke 20:5" parsed="|Luke|20|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.5" />
<sup>5</sup> Dhe ata arsyetonin në mes tyre duke thënë: ''Po të themi prej qiellit, ai do të na thotë: "Atëherë përse nuk i besuat?".
<scripture passage="Luke 20:6" parsed="|Luke|20|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.6" />
<sup>6</sup> Kurse po t'i themi prej njerëzve, gjithë populli do të na vrasë me gurë, sepse ai është i bindur se Gjoni ishte një profet''.
<scripture passage="Luke 20:7" parsed="|Luke|20|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.7" />
<sup>7</sup> Prandaj u përgjigjen se nuk dinin nga vinte.
<scripture passage="Luke 20:8" parsed="|Luke|20|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Jezusi u tha atyre: ''As unë nuk po ju them me ç'pushtet i bëj këto gjëra''.
<scripture passage="Luke 20:9" parsed="|Luke|20|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.9" />
<sup>9</sup> Pastaj filloi t'i tregojë popullit këtë shëmbëlltyrë: ''Një njeri mbolli një vresht, ua besoi disa vreshtarëve dhe iku larg për një kohë të gjatë.
<scripture passage="Luke 20:10" parsed="|Luke|20|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.10" />
<sup>10</sup> Në kohën e të vjelave, dërgoi një shërbëtor tek ata vreshtarë që t'i jepnin pjesën e vet nga prodhimi i vreshtit; por vreshtarët e rrahën atë dhe e kthyen duarbosh.
<scripture passage="Luke 20:11" parsed="|Luke|20|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.11" />
<sup>11</sup> Ai dërgoi përsëri një shërbëtor tjetër; por ata, pasi e rrahën dhe e shanë edhe atë, e kthyen duarbosh.
<scripture passage="Luke 20:12" parsed="|Luke|20|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.12" />
<sup>12</sup> Ai dërgoi edhe një të tretë, por ata e plagosën edhe atë dhe e përzunë.
<scripture passage="Luke 20:13" parsed="|Luke|20|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.13" />
<sup>13</sup> Atëherë i zoti i vreshtit tha: "Çfarë duhet të bëj? Do të dërgoj djalin tim të dashur. Ndoshta, duke e parë atë, do ta respektojnë!".
<scripture passage="Luke 20:14" parsed="|Luke|20|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.14" />
<sup>14</sup> Por vreshtarët, kur e panë, thanë midis tyre: "Ky është trashëgimtari; ejani e ta vrasim që trashëgimia të na mbetet neve".
<scripture passage="Luke 20:15" parsed="|Luke|20|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.15" />
<sup>15</sup> Kështu e nxorën jashtë vreshtit dhe e vranë. Ç'do t'u bëjë, pra, këtyre, i zoti i vreshtit?
<scripture passage="Luke 20:16" parsed="|Luke|20|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.16" />
<sup>16</sup> Ai do të vijë, do t'i vrasë ata vreshtarë dhe do t'ua japë vreshtin të tjerëve''. Por ata, kur e dëgjuan këtë, thanë: ''Kështu mos qoftë''.
<scripture passage="Luke 20:17" parsed="|Luke|20|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Jezusi, duke i shikuar në fytyrë, tha: ''Ç'është, pra, ajo që është shkruar: "Guri që ndërtuesit e kanë hedhur poshtë u bë guri i qoshes"?
<scripture passage="Luke 20:18" parsed="|Luke|20|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.18" />
<sup>18</sup> Kushdo që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copë-copë, dhe ai mbi të cilin do të bjerë guri, do të dërrmohet''.
<scripture passage="Luke 20:19" parsed="|Luke|20|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.19" />
<sup>19</sup> Në këtë moment, krerët e priftërinjve dhe skribët kërkuan të vënë dorë në të, sepse e morën vesh se ai e kishte treguar atë shëmbëlltyrë për ata, por kishin frikë nga populli.
<scripture passage="Luke 20:20" parsed="|Luke|20|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.20" />
<sup>20</sup> Ata e përgjonin me kujdes dhe i dërguan disa spiunë të cilët, duke u paraqitur si njerëz të drejtë, ta zinin në gabim në ndonjë ligjëratë dhe pastaj t'ia dorëzonin pushtetit dhe autoritetit të guvernatorit.
<scripture passage="Luke 20:21" parsed="|Luke|20|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.21" />
<sup>21</sup> Këta e pyetën duke thënë: ''Mësues ne e dimë se ti flet dhe mëson drejt dhe që nuk je aspak i anshëm, por mëson rrugën e Perëndisë në të vërtetë.
<scripture passage="Luke 20:22" parsed="|Luke|20|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.22" />
<sup>22</sup> A është e lejueshme për ne t'i paguajmë taksë Cezarit apo jo?''.
<scripture passage="Luke 20:23" parsed="|Luke|20|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.23" />
<sup>23</sup> Por ai, duke e kuptuar ligësinë e tyre, u tha atyre: ''Përse më provokoni?
<scripture passage="Luke 20:24" parsed="|Luke|20|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.24" />
<sup>24</sup> Më tregoni një denar: e kujt është fytyra dhe mbishkrimi që ka?''. Dhe ata, duke përgjigjur, thanë: ''E Cezarit''.
<scripture passage="Luke 20:25" parsed="|Luke|20|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.25" />
<sup>25</sup> Atëherë ai u tha atyre: ''I jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë''.
<scripture passage="Luke 20:26" parsed="|Luke|20|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.26" />
<sup>26</sup> Dhe nuk mundën ta zënë në gabim në ligjëratën e tij përpara popullit dhe, të habitur nga përgjigjja e tij, heshtën.
<scripture passage="Luke 20:27" parsed="|Luke|20|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.27" />
<sup>27</sup> Pastaj iu afruan disa saducej, të cilët mohojnë se ka ringjallje, dhe e pyetën,
<scripture passage="Luke 20:28" parsed="|Luke|20|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.28" />
<sup>28</sup> duke thënë: ''Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vëllai i dikujt vdes kishte grua dhe vdiq pa lënë fëmijë, i vëllai ta marrë gruan e tij dhe t'i ngjallë pasardhës vëllait të vet.
<scripture passage="Luke 20:29" parsed="|Luke|20|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.29" />
<sup>29</sup> Tashti, ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.
<scripture passage="Luke 20:30" parsed="|Luke|20|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.30" />
<sup>30</sup> I dyti e mori për grua dhe vdiq edhe ai pa lënë fëmijë.
<scripture passage="Luke 20:31" parsed="|Luke|20|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.31" />
<sup>31</sup> E mori pastaj i treti; dhe kështu që të shtatë vdiqën pa lënë fëmijë.
<scripture passage="Luke 20:32" parsed="|Luke|20|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.32" />
<sup>32</sup> Dhe pas tyre vdiq edhe gruaja.
<scripture passage="Luke 20:33" parsed="|Luke|20|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.33" />
<sup>33</sup> Atëherë, në ringjallje, e kujt do të jetë grua? Sepse që të shtatë e patën grua''.
<scripture passage="Luke 20:34" parsed="|Luke|20|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.34" />
<sup>34</sup> Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: ''Bijtë e kësaj bote martohen dhe martojnë;
<scripture passage="Luke 20:35" parsed="|Luke|20|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.35" />
<sup>35</sup> por ata që do të gjenden të denjë të kenë pjesë në botën tjetër dhe në ringjalljen e të vdekurve, nuk martohen dhe nuk martojnë;
<scripture passage="Luke 20:36" parsed="|Luke|20|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.36" />
<sup>36</sup> ata as nuk mund të vdesin më, sepse janë si engjëjt dhe janë bij të Perëndisë, duke qenë bij të ringjalljes.
<scripture passage="Luke 20:37" parsed="|Luke|20|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.37" />
<sup>37</sup> Dhe se të vdekurit do të ringjallen, e ka deklaruar vetë Moisiu në pjesën e ferrishtes, kur e quan Zot, Perëndinë e Abrahamit, Perëndinë e Isakut dhe Perëndinë e Jakobit.
<scripture passage="Luke 20:38" parsed="|Luke|20|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.38" />
<sup>38</sup> Ai nuk është perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë jetojnë për të''.
<scripture passage="Luke 20:39" parsed="|Luke|20|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.39" />
<sup>39</sup> Atëherë disa skribë morën fjalën dhe thanë: ''Mësues, mirë fole''.
<scripture passage="Luke 20:40" parsed="|Luke|20|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.40" />
<sup>40</sup> Dhe nuk guxuan më t'i bëjnë asnjë pyetje.
<scripture passage="Luke 20:41" parsed="|Luke|20|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.41" />
<sup>41</sup> Dhe ai i tha atyre: ''Vallë, si thonë se Krishti është Bir i Davidit?
<scripture passage="Luke 20:42" parsed="|Luke|20|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.42" />
<sup>42</sup> Vetë Davidi, në librin e Psalmeve, thotë: "Zoti i tha Zotit tim: Ulu në të djathtën time,
<scripture passage="Luke 20:43" parsed="|Luke|20|43|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.43" />
<sup>43</sup> derisa unë t'i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua".
<scripture passage="Luke 20:44" parsed="|Luke|20|44|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.44" />
<sup>44</sup> Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë bir i tij?''.
<scripture passage="Luke 20:45" parsed="|Luke|20|45|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.45" />
<sup>45</sup> Dhe, ndërsa gjithë populli po e dëgjonte, ai u tha dishepujve të vet:
<scripture passage="Luke 20:46" parsed="|Luke|20|46|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.46" />
<sup>46</sup> ''Ruhuni nga skribët, të cilët shëtisin me kënaqësi me rroba të gjata, duan t'i përshëndesin nëpër sheshe, të jenë në vendet e para në sinagoga dhe në kryet e vendit nëpër gosti;
<scripture passage="Luke 20:47" parsed="|Luke|20|47|0|0" osisRef="Bible:Luke.20.47" />
<sup>47</sup> ata gllabërojnë shtëpitë e te vejave dhe, për t'u dukur, bëjnë lutje të gjata. Ata do të marrin një dënim më të rëndë''.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 21" progress="84.46%" prev="Luke.20" next="Luke.22" id="Luke.21">
<h3 id="Luke.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Luke.21-p1">
<scripture passage="Luke 21:1" parsed="|Luke|21|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.1" />
<sup>1</sup> Pastaj Jezusi i çoi sytë dhe pa pasanikët që qitnin dhuratat e tyre në arkën e thesarit,
<scripture passage="Luke 21:2" parsed="|Luke|21|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.2" />
<sup>2</sup> dhe pa edhe një të ve të varfër që qiti dy pare të vogla
<scripture passage="Luke 21:3" parsed="|Luke|21|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.3" />
<sup>3</sup> dhe tha: ''Në të vërtetë po ju them se kjo e ve e varfër ka qitur më shumë se gjithë të tjerët.
<scripture passage="Luke 21:4" parsed="|Luke|21|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.4" />
<sup>4</sup> Sepse të gjithë këta dhanë nga tepricat e pasurisë së tyre për shtëpinë e Perëndisë, kurse ajo, në varfërinë e vet, dha gjithçka që kishte për të jetuar''.
<scripture passage="Luke 21:5" parsed="|Luke|21|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.5" />
<sup>5</sup> Pastaj, kur disa po flisnin për tempullin dhe vinin në pah se ishte i stolisur me gurë të bukur dhe me oferta, ai tha:
<scripture passage="Luke 21:6" parsed="|Luke|21|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.6" />
<sup>6</sup> ''Nga të gjitha këto gjëra që ju admironi, do të vijnë ditët kur nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrënuar''.
<scripture passage="Luke 21:7" parsed="|Luke|21|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.7" />
<sup>7</sup> Atëherë ata e pyetën duke thënë: ''Mësues, kur do të ndodhin këto dhe cila do të jetë shenja se këto janë duke u kryer?''.
<scripture passage="Luke 21:8" parsed="|Luke|21|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.8" />
<sup>8</sup> Dhe ai tha: ''Ruhuni se mos ju mashtrojnë, sepse shumë veta do të vijnë në emrin tim duke thënë: "Unë jam", dhe: "Erdhi koha". Mos shkoni, pra, pas tyre.
<scripture passage="Luke 21:9" parsed="|Luke|21|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.9" />
<sup>9</sup> Dhe kur të dëgjoni të flitet për luftëra e për trazira, mos u trembni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin më parë, por mbarimi nuk do të vijë menjëherë''.
<scripture passage="Luke 21:10" parsed="|Luke|21|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.10" />
<sup>10</sup> Atëherë u tha atyre: ''Do të ngrihet kombi kundër kombit; dhe mbretëria kundër mbretërisë;
<scripture passage="Luke 21:11" parsed="|Luke|21|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.11" />
<sup>11</sup> do të ngjajnë tërmete të mëdha, zi buke dhe murtaja në vende të ndryshme; do të ndodhin edhe dukuri të llahtarshme dhe shenja të mëdha nga qielli.
<scripture passage="Luke 21:12" parsed="|Luke|21|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.12" />
<sup>12</sup> Por, para të gjitha këtyre gjërave, do të vënë dorë mbi ju dhe do t'ju përndjekin dhe do t'ju dorëzojnë në sinagoga e do t'ju futin në burg; dhe do t'ju nxjerrin përpara mbretërve dhe guvernatorëve për shkak të emrit tim,
<scripture passage="Luke 21:13" parsed="|Luke|21|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.13" />
<sup>13</sup> por kjo do t'ju japë rastin që të dëshmoni.
<scripture passage="Luke 21:14" parsed="|Luke|21|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.14" />
<sup>14</sup> Ta vini, pra, në zemrën tuaj që të mos mendoni më parë se si do përgjigjeni për t'u mbrojtur,
<scripture passage="Luke 21:15" parsed="|Luke|21|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.15" />
<sup>15</sup> sepse unë do t'ju jap një gojë e një dituri të tillë të cilën të gjithë kundërshtarët tuaj nuk do të jenë në gjendje ta kundërshtojnë ose t'i rezistojnë.
<scripture passage="Luke 21:16" parsed="|Luke|21|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.16" />
<sup>16</sup> Dhe ju madje do t'ju tradhtojnë edhe prindërit, dhe vëllezërit, dhe farefisi dhe miqtë; dhe disa prej jush do t'i vrasin.
<scripture passage="Luke 21:17" parsed="|Luke|21|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.17" />
<sup>17</sup> Dhe të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim.
<scripture passage="Luke 21:18" parsed="|Luke|21|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.18" />
<sup>18</sup> Por as edhe një fije floku e kokës suaj nuk do t'ju humbasë.
<scripture passage="Luke 21:19" parsed="|Luke|21|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.19" />
<sup>19</sup> Me durimin tuaj ju do t'i fitoni shpirtrat tuaj''.
<scripture passage="Luke 21:20" parsed="|Luke|21|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.20" />
<sup>20</sup> ''Dhe kur do të shikoni Jeruzalemin të rrethuar nga ushtritë, ta dini se shkretimi i saj është afër.
<scripture passage="Luke 21:21" parsed="|Luke|21|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.21" />
<sup>21</sup> Atëherë ata që janë në Jude, të ikin në male; dhe ata që janë në qytet të largohen; dhe ata që janë në fushë të mos hyjnë në të.
<scripture passage="Luke 21:22" parsed="|Luke|21|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.22" />
<sup>22</sup> Sepse ato janë ditë të hakmarrjes, që të përmbushen të gjitha ato gjëra që janë shkruar.
<scripture passage="Luke 21:23" parsed="|Luke|21|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.23" />
<sup>23</sup> Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që mëndin në ato ditë, sepse do të ketë mjerim të madh në vend dhe mëri mbi këtë popull.
<scripture passage="Luke 21:24" parsed="|Luke|21|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.24" />
<sup>24</sup> Dhe ata do të bien nga tehu i shpatës, do t'i çojnë robër ndër të gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e paganëve''.
<scripture passage="Luke 21:25" parsed="|Luke|21|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.25" />
<sup>25</sup> ''Dhe do të ketë shenja në diell, në hënë dhe në yje, dhe mbi tokë ankth popujsh, në përhumbjen prej gjëmës së detit dhe të valëve të tij;
<scripture passage="Luke 21:26" parsed="|Luke|21|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.26" />
<sup>26</sup> njerëzit do të mpaken nga frika dhe nga pritja se çfare do ta pllakosë botën, sepse fuqitë qiellore do të lëkunden.
<scripture passage="Luke 21:27" parsed="|Luke|21|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.27" />
<sup>27</sup> Atëherë do të shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi një re, me fuqi dhe lavdi të madhe.
<scripture passage="Luke 21:28" parsed="|Luke|21|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.28" />
<sup>28</sup> Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër''.
<scripture passage="Luke 21:29" parsed="|Luke|21|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.29" />
<sup>29</sup> Pastaj u tha atyre një shëmbëlltyrë: ''Vini re fikun dhe të gjitha pemët.
<scripture passage="Luke 21:30" parsed="|Luke|21|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.30" />
<sup>30</sup> Kur ata nisin e mugullojnë, duke i parë, ju vete e kuptoni se vera është afër;
<scripture passage="Luke 21:31" parsed="|Luke|21|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.31" />
<sup>31</sup> kështu edhe ju, kur do të shikoni se po ndodhin këto, ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër.
<scripture passage="Luke 21:32" parsed="|Luke|21|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.32" />
<sup>32</sup> Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të kalojë ky brez, derisa të gjitha këto gjëra të kenë ndodhur.
<scripture passage="Luke 21:33" parsed="|Luke|21|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.33" />
<sup>33</sup> Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë''.
<scripture passage="Luke 21:34" parsed="|Luke|21|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.34" />
<sup>34</sup> ''Tani kini kujdes që zemrat tuaja të mos rëndohen nga të llupurit, nga të dehurit dhe nga preokupimet e kësaj jete; që ajo ditë të mos ju zërë në befasi.
<scripture passage="Luke 21:35" parsed="|Luke|21|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.35" />
<sup>35</sup> Sepse do të vijë si një lak mbi të gjithë ata që banojnë mbi faqen e mbarë dheut.
<scripture passage="Luke 21:36" parsed="|Luke|21|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.36" />
<sup>36</sup> Prandaj, rrini zgjuar dhe lutuni kurdoherë që të çmoheni të denjë të shpëtoni nga të gjitha ato që do të ngjasin dhe të dilni para Birit të njeriut''.
<scripture passage="Luke 21:37" parsed="|Luke|21|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.37" />
<sup>37</sup> Gjatë ditës ai mësonte në tempull, dhe natën dilte dhe e kalonte jashtë, në malin e Ullinjve.
<scripture passage="Luke 21:38" parsed="|Luke|21|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.21.38" />
<sup>38</sup> Dhe gjithë populli, herët në mëngjes, erdhi tek ai në tempull për ta dëgjuar.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 22" progress="84.56%" prev="Luke.21" next="Luke.23" id="Luke.22">
<h3 id="Luke.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Luke.22-p1">
<scripture passage="Luke 22:1" parsed="|Luke|22|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.1" />
<sup>1</sup> Ndërkaq po afrohej festa e të Ndormëve, që quhet Pashkë.
<scripture passage="Luke 22:2" parsed="|Luke|22|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.2" />
<sup>2</sup> Dhe krerët e priftërinjve e skribët kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, sepse kishin frikë nga populli.
<scripture passage="Luke 22:3" parsed="|Luke|22|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Satani hyri në Judën, i mbiquajtur Iskariot, që ishte një nga të dymbëdhjetët.
<scripture passage="Luke 22:4" parsed="|Luke|22|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.4" />
<sup>4</sup> Kështu ai shkoi të merret vesh me krerët e priftërinjve e dhe me krerët e rojës për mënyrën se si do ta tradhtonte.
<scripture passage="Luke 22:5" parsed="|Luke|22|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.5" />
<sup>5</sup> Ata u gëzuan dhe i premtuan t'i japin para.
<scripture passage="Luke 22:6" parsed="|Luke|22|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.6" />
<sup>6</sup> Dhe ai pranoi dhe kërkonte rastin e volitshëm për t'ua dorëzuar pa qenë e pranishme turma.
<scripture passage="Luke 22:7" parsed="|Luke|22|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.7" />
<sup>7</sup> Tani erdhi dita e të Ndormëve, kur duhet therur flijimi i Pashkës.
<scripture passage="Luke 22:8" parsed="|Luke|22|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.8" />
<sup>8</sup> Dhe Jezusi dërgoi Pjetrin dhe Gjonin duke u thënë: ''Shkoni e na bëni gati Pashkën, që ne ta hamë''.
<scripture passage="Luke 22:9" parsed="|Luke|22|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.9" />
<sup>9</sup> Dhe ata e thanë: ''Ku dëshiron ta përgatisim?''.
<scripture passage="Luke 22:10" parsed="|Luke|22|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.10" />
<sup>10</sup> Atëherë ai tha atyre: ''Ja, kur të hyni në qytet, do t'ju dalë përpara një njeri që mban një brokë uji; ndiqeni në shtëpinë ku ai do të hyjë.
<scripture passage="Luke 22:11" parsed="|Luke|22|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.11" />
<sup>11</sup> I thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi të çon fjalë: Ku është salla, në të cilën mund të ha Pashkën bashkë me dishepujt e mi?".
<scripture passage="Luke 22:12" parsed="|Luke|22|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.12" />
<sup>12</sup> Atëherë ai do t'ju tregojë një sallë të madhe të shtruar; aty do të bëni përgatitjet''.
<scripture passage="Luke 22:13" parsed="|Luke|22|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.13" />
<sup>13</sup> Ata shkuan, pra, dhe gjetën ashtu siç u tha dhe përgatitën Pashkën.
<scripture passage="Luke 22:14" parsed="|Luke|22|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.14" />
<sup>14</sup> Dhe, kur erdhi ora, ai u ul në tryezë dhe bashkëmetë dymbëdhjetë apostujt.
<scripture passage="Luke 22:15" parsed="|Luke|22|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.15" />
<sup>15</sup> Atëherë ai u tha atyre: ''Kam pasur dëshirë të madhe ta ha këtë Pashkë bashkë me ju, para se të vuaj,
<scripture passage="Luke 22:16" parsed="|Luke|22|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.16" />
<sup>16</sup> sepse po ju them se nuk do të ha më të tillë derisa ajo të plotësohet në mbretërinë e Perëndisë''.
<scripture passage="Luke 22:17" parsed="|Luke|22|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.17" />
<sup>17</sup> Pastaj mori kupën, falenderoi, dhe tha: ''Merrnie këtë dhe ndanie midis jush,
<scripture passage="Luke 22:18" parsed="|Luke|22|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.18" />
<sup>18</sup> sepse unë po ju them se nuk do të pi më nga fryti i hardhisë derisa të vijë mbretëria e Perëndisë''.
<scripture passage="Luke 22:19" parsed="|Luke|22|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.19" />
<sup>19</sup> Pastaj mori bukën, falënderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: ''Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim''.
<scripture passage="Luke 22:20" parsed="|Luke|22|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.20" />
<sup>20</sup> Po kështu, pas darkës, mori kupën duke thënë: ''Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që është derdhur për ju.
<scripture passage="Luke 22:21" parsed="|Luke|22|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.21" />
<sup>21</sup> Por ja, dora e atij që më tradhton është me mua mbi tryezë.
<scripture passage="Luke 22:22" parsed="|Luke|22|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.22" />
<sup>22</sup> Sigurisht Biri i njeriut shkon, siç është caktuar, por mjerë ai njeri me anë të cilit është tradhëtuar!''.
<scripture passage="Luke 22:23" parsed="|Luke|22|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.23" />
<sup>23</sup> Atëherë ata filluan ta pyesin njëri-tjetrin se kush nga ata do ta bënte këtë gjë.
<scripture passage="Luke 22:24" parsed="|Luke|22|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.24" />
<sup>24</sup> Dhe midis tyre lindi edhe një grindje se cili nga ata duhej të konsiderohej më i madhi.
<scripture passage="Luke 22:25" parsed="|Luke|22|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.25" />
<sup>25</sup> Por Jezusi u tha atyre: ''Mbretërit e kombeve i sundojnë ato, dhe ata që ushtrojnë pushtet mbi to quhen bamirës.
<scripture passage="Luke 22:26" parsed="|Luke|22|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.26" />
<sup>26</sup> Por me ju mos qoftë kështu; madje më i madhi ndër ju le të jetë si më i vogli dhe ai që drejton si ai që shërben.
<scripture passage="Luke 22:27" parsed="|Luke|22|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.27" />
<sup>27</sup> Në fakt kush është më i madh: ai që është në tryezë apo ai që shërben? Vallë, a s'është ai që rri në tryezë? E pra, unë jam midis jush porsi ai që shërben.
<scripture passage="Luke 22:28" parsed="|Luke|22|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.28" />
<sup>28</sup> Ju jeni ata që qëndruat me mua në sprovat e mia.
<scripture passage="Luke 22:29" parsed="|Luke|22|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.29" />
<sup>29</sup> Dhe unë ju caktoj mbretërinë ashtu si ma ka caktuar mua Ati im,
<scripture passage="Luke 22:30" parsed="|Luke|22|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.30" />
<sup>30</sup> që ju të hani e të pini në tryezën time, në mbretërinë time, dhe të uleni mbi frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
<scripture passage="Luke 22:31" parsed="|Luke|22|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.31" />
<sup>31</sup> Edhe Zoti tha: ''Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t'ju shoshë ashtu siç shoshet gruri.
<scripture passage="Luke 22:32" parsed="|Luke|22|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.32" />
<sup>32</sup> Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu''.
<scripture passage="Luke 22:33" parsed="|Luke|22|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.33" />
<sup>33</sup> Por ai tha: ''Zot, unë jam gati të shkoj bashkë me ty edhe në burg edhe në vdekje''.
<scripture passage="Luke 22:34" parsed="|Luke|22|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.34" />
<sup>34</sup> Por Jezusi tha: ''Pjetër, unë të them se sot gjeli nuk do të këndojë, para se ti të kesh mohuar tri herë se më njeh''.
<scripture passage="Luke 22:35" parsed="|Luke|22|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.35" />
<sup>35</sup> Pastaj u tha atyre: ''Kur ju dërgova pa trasta, pa thes dhe pa sandale, vallë a ju mungoi gjë?''. Dhe ata thanë: ''Asgjë''.
<scripture passage="Luke 22:36" parsed="|Luke|22|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.36" />
<sup>36</sup> U tha, pra, atyre: ''Po tani, kush ka një trastë le ta marrë me vete, dhe po kështu thesin; dhe kush nuk ka shpatë, le të shesë rrobën e vet e ta blejë një.
<scripture passage="Luke 22:37" parsed="|Luke|22|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.37" />
<sup>37</sup> Sepse unë po ju them se çfarë është shkruar duhet të plotësohet ende në mua: "Dhe ai është radhitur ndër keqbërësit". Sepse ato gjëra që janë shkruar për mua do të kenë kryerjen e tyre''.
<scripture passage="Luke 22:38" parsed="|Luke|22|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.38" />
<sup>38</sup> Atëherë ata thanë: ''Zot, ja këtu dy shpata''. Por ai u tha atyre ''Mjaft!''.
<scripture passage="Luke 22:39" parsed="|Luke|22|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.39" />
<sup>39</sup> Pastaj Jezusi doli dhe shkoi si zakonisht në malin e Ullinjve, dhe edhe dishepujt e tij e ndiqnin.
<scripture passage="Luke 22:40" parsed="|Luke|22|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.40" />
<sup>40</sup> Kur arriti në vend, u tha atyre: ''Lutuni që të mos hyni në tundim''.
<scripture passage="Luke 22:41" parsed="|Luke|22|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.41" />
<sup>41</sup> Dhe u largua prej tyre, aq sa mund të hidhet një gur, dhe ra në gjunj dhe lutej,
<scripture passage="Luke 22:42" parsed="|Luke|22|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.42" />
<sup>42</sup> duke thënë: ''O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti''.
<scripture passage="Luke 22:43" parsed="|Luke|22|43|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.43" />
<sup>43</sup> Atëherë iu shfaq një engjëll nga qie-lli për t'i dhënë forcë.
<scripture passage="Luke 22:44" parsed="|Luke|22|44|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.44" />
<sup>44</sup> Dhe ai, duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si gjak i mpiksur që bie për tokë.
<scripture passage="Luke 22:45" parsed="|Luke|22|45|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.45" />
<sup>45</sup> Si u çua pastaj nga lutja, erdhi te dishepujt e vet dhe i gjeti që flinin nga trishtimi,
<scripture passage="Luke 22:46" parsed="|Luke|22|46|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.46" />
<sup>46</sup> dhe u tha atyre: ''Pse po flini? Çohuni dhe lutuni që të mos hyni në tundim''.
<scripture passage="Luke 22:47" parsed="|Luke|22|47|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.47" />
<sup>47</sup> Ndërsa ai ende po fliste, ja një turmë; dhe ai që quhej Judë, një nga të dymbëdhjetët, i printe dhe iu afrua Jezusit për ta puthur.
<scripture passage="Luke 22:48" parsed="|Luke|22|48|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.48" />
<sup>48</sup> Dhe Jezusi i tha: ''Judë, ti po e tradhton Birin e njeriut me një puthje?''.
<scripture passage="Luke 22:49" parsed="|Luke|22|49|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.49" />
<sup>49</sup> Atëherë ata që ishin përreth tij, duke parë çfarë do të ndodhte, i thanë: ''Zot, a t'u biem me shpatë?''.
<scripture passage="Luke 22:50" parsed="|Luke|22|50|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.50" />
<sup>50</sup> Dhe një nga ata i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtë.
<scripture passage="Luke 22:51" parsed="|Luke|22|51|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.51" />
<sup>51</sup> Por Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ''Lëreni, mjaft kështu''. Dhe si e preku veshin e atij njeriu, e shëroi.
<scripture passage="Luke 22:52" parsed="|Luke|22|52|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.52" />
<sup>52</sup> Pastaj Jezusi u tha krerëve të priftërinjve, krerëve të rojeve të tempullit dhe pleqve që kishin ardhur kundër tij: ''Keni dalë kundër meje me shpata dhe me shkopinj si kundër një kusari?
<scripture passage="Luke 22:53" parsed="|Luke|22|53|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.53" />
<sup>53</sup> Kur unë çdo ditë isha me ju në tempull, ju nuk vutë dorë kurrë mbi mua; por kjo është ora juaj dhe pushteti i errësirës''.
<scripture passage="Luke 22:54" parsed="|Luke|22|54|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.54" />
<sup>54</sup> Mbasi e kapën, e çuan dhe e shtinë në shtëpinë e kryepriftit. Dhe Pjetri e ndiqte nga larg.
<scripture passage="Luke 22:55" parsed="|Luke|22|55|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.55" />
<sup>55</sup> Kur ata ndezën një zjarr në mes të oborrit dhe u ulën rreth tij, Pjetri u ul midis tyre.
<scripture passage="Luke 22:56" parsed="|Luke|22|56|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.56" />
<sup>56</sup> Një shërbëtore e pa ulur pranë zjarrit, e shikoi me vëmendje dhe tha: ''Edhe ky ishte me të''.
<scripture passage="Luke 22:57" parsed="|Luke|22|57|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.57" />
<sup>57</sup> Por ai e mohoi duke thënë: ''O grua, nuk e njoh''.
<scripture passage="Luke 22:58" parsed="|Luke|22|58|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.58" />
<sup>58</sup> Pak më vonë e pa një tjetër dhe tha: ''Edhe ti je nga ata''. Por Pjetri tha: ''O njeri, nuk jam''.
<scripture passage="Luke 22:59" parsed="|Luke|22|59|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.59" />
<sup>59</sup> Mbasi kaloi rreth një orë, një tjetër pohoi me këmbëngulje duke thënë: ''Në të vërtetë edhe ky ishte bashkë me të, sepse është Galileas''.
<scripture passage="Luke 22:60" parsed="|Luke|22|60|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.60" />
<sup>60</sup> Por Pjetri tha: ''O njeri, s'di ç'po thua''. Dhe menjëherë, ndërsa ai ende po fliste, këndoi gjeli.
<scripture passage="Luke 22:61" parsed="|Luke|22|61|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.61" />
<sup>61</sup> Dhe Zoti u kthye, dhe e shikoi Pjetrin. Dhe Pjetrit iu kujtua fjala që i kishte thënë Zoti: ''Para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë''.
<scripture passage="Luke 22:62" parsed="|Luke|22|62|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.62" />
<sup>62</sup> Atëherë Pjetri doli përjashta dhe qau me hidhërim.
<scripture passage="Luke 22:63" parsed="|Luke|22|63|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.63" />
<sup>63</sup> Ndërkaq njerëzit që e mbanin Jezusin e përqeshnin dhe e rrihnin.
<scripture passage="Luke 22:64" parsed="|Luke|22|64|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.64" />
<sup>64</sup> Dhe, mbasi ia mbuluan sytë, i binin në fytyrë dhe e pyetnin duke thënë: "Profetizo, kush është ai që të ra?".
<scripture passage="Luke 22:65" parsed="|Luke|22|65|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.65" />
<sup>65</sup> Dhe duke blasfemuar thoshin shumë gjëra të tjera kundër tij.
<scripture passage="Luke 22:66" parsed="|Luke|22|66|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.66" />
<sup>66</sup> Dhe, kur u bë ditë, u mblodhën pleqtë e popullit, kreret e prifterinjve dhe skribët dhe e çuan në sinedrin e tyre, duke thënë:
<scripture passage="Luke 22:67" parsed="|Luke|22|67|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.67" />
<sup>67</sup> ''Në se ti je Krishti, na e thuaj''. Por ai u tha atyre: ''Edhe sikur t'jua thoja, nuk do ta besonit.
<scripture passage="Luke 22:68" parsed="|Luke|22|68|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.68" />
<sup>68</sup> Edhe sikur t'ju pyesja, ju nuk do të më përgjigjeshit dhe as nuk do të më linit të shkoja.
<scripture passage="Luke 22:69" parsed="|Luke|22|69|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.69" />
<sup>69</sup> Por tash e tutje Biri i njeriut do të ulet në të djathtën e fuqisë së Perëndisë''.
<scripture passage="Luke 22:70" parsed="|Luke|22|70|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.70" />
<sup>70</sup> Atëherë të gjithë thanë: ''Je ti, pra, Biri i Perëndisë?''. Dhe ai u tha atyre: ''Ju thoni se unë jam''.
<scripture passage="Luke 22:71" parsed="|Luke|22|71|0|0" osisRef="Bible:Luke.22.71" />
<sup>71</sup> Atëherë ata thanë: ''Ç'nevojë kemi akome për dëshmi? Ne vetë e dëgjuam nga goja e tij''.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 23" progress="84.74%" prev="Luke.22" next="Luke.24" id="Luke.23">
<h3 id="Luke.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="Luke.23-p1">
<scripture passage="Luke 23:1" parsed="|Luke|23|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.1" />
<sup>1</sup> Atëherë u ngrit gjithë asambleja dhe e çuan te Pilati.
<scripture passage="Luke 23:2" parsed="|Luke|23|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.2" />
<sup>2</sup> Dhe filluan ta paditin duke thënë: ''Këtë ne e gjetëm që përmbyste kombin tonë dhe ndalonte t'i jepeshin taksa Cezarit, duke u vetëquajtur një mbret, Krishti''.
<scripture passage="Luke 23:3" parsed="|Luke|23|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Pilati e pyeti duke thënë: ''A je ti mbreti i Judenjve?''. Dhe Jezusi iu përgjigj dhe tha: ''Ti po thua''.
<scripture passage="Luke 23:4" parsed="|Luke|23|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.4" />
<sup>4</sup> Pilati u tha atëherë krerëve të priftërinjve dhe popullit: ''Unë nuk po gjej asnjë faj te ky njeri''.
<scripture passage="Luke 23:5" parsed="|Luke|23|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.5" />
<sup>5</sup> Por ata ngulnin këmbë, duke thënë: ''Ai po ngre popullin në kryengritje duke mësuar në mbarë Judenë, që nga Galilea e deri këtu''.
<scripture passage="Luke 23:6" parsed="|Luke|23|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Pilati, kur dëgjoi se u fol për Galilenë, pyeti në se ai njeri ishte Galileas.
<scripture passage="Luke 23:7" parsed="|Luke|23|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.7" />
<sup>7</sup> Dhe kur mori vesh se ai i takonte juridiksionit të Herodit, e dërgoi te Herodi, i cili, ndër ato ditë, ndodhej edhe ai në Jeruzalem.
<scripture passage="Luke 23:8" parsed="|Luke|23|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.8" />
<sup>8</sup> Kur Herodi pa Jezusin, u gëzua shumë; prej shumë kohësh ai donte ta shihte, sepse kishte dëgjuar shumë për të dhe shpresonte të shihte ndonjë mrekulli të kryer prej tij.
<scripture passage="Luke 23:9" parsed="|Luke|23|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.9" />
<sup>9</sup> Ai i drejtoi shumë pyetje, por Jezusi nuk u përgjigj fare.
<scripture passage="Luke 23:10" parsed="|Luke|23|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.10" />
<sup>10</sup> Ndërkaq krerët e priftërinjve dhe skribët rrinin aty dhe e paditnin me furi.
<scripture passage="Luke 23:11" parsed="|Luke|23|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.11" />
<sup>11</sup> Atëherë Herodi, me ushtarët e vet, mbasi e fyu dhe e talli, e veshi me një rrobe të shkëlqyeshme dhe ia riktheu Pilatit.
<scripture passage="Luke 23:12" parsed="|Luke|23|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.12" />
<sup>12</sup> Atë ditë Herodi dhe Pilati u bënë miq me njëri-tjetrin, ndërsa më parë ishin armiq.
<scripture passage="Luke 23:13" parsed="|Luke|23|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Pilati, mblodhi krerët e priftërinjve, kryetarët dhe popullin,
<scripture passage="Luke 23:14" parsed="|Luke|23|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.14" />
<sup>14</sup> dhe u tha atyre: ''Ju më prutë këtë njeri si çoroditës të popullit; dhe ja, unë, pasi e hetova para jush, nuk kam gjetur tek ai asnjë nga fajet për të cilat ju e paditni,
<scripture passage="Luke 23:15" parsed="|Luke|23|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.15" />
<sup>15</sup> dhe as Herodi, sepse na e ktheu përsëri te ne; në fakt ai s'ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen.
<scripture passage="Luke 23:16" parsed="|Luke|23|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.16" />
<sup>16</sup> Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj''.
<scripture passage="Luke 23:17" parsed="|Luke|23|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.17" />
<sup>17</sup> Tani me rastin e festës së Pashkës qeveritari duhet të lironte dikë.
<scripture passage="Luke 23:18" parsed="|Luke|23|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.18" />
<sup>18</sup> Por ata, të gjithë njëzeri, bërtitën duke thënë: ''Vraje këtë dhe na liro Barabën''.
<scripture passage="Luke 23:19" parsed="|Luke|23|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.19" />
<sup>19</sup> Ky ishte hedhur në burg për një trazirë të bërë në qytet dhe për vrasje.
<scripture passage="Luke 23:20" parsed="|Luke|23|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.20" />
<sup>20</sup> Prandaj Pilati, duke dashur të lëshojë Jezusin, u foli përsëri.
<scripture passage="Luke 23:21" parsed="|Luke|23|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.21" />
<sup>21</sup> Por ata bërtitnin duke thënë: ''Kryqëzoje!''.
<scripture passage="Luke 23:22" parsed="|Luke|23|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.22" />
<sup>22</sup> Për të tretën herë ai u tha atyre: ''Po ç'të keqe bëri ky? Unë nuk gjeta në të asnjë faj që të meritojë vdekjen. Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj''.
<scripture passage="Luke 23:23" parsed="|Luke|23|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.23" />
<sup>23</sup> Por ata ngulnin këmbë me britma te mëdha duke kërkuar që ta kryqëzonin; dhe britmat e tyre dhe të krerëve të priftërinjve u bënë mbisunduese.
<scripture passage="Luke 23:24" parsed="|Luke|23|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.24" />
<sup>24</sup> Atëherë Pilat vendosi që të bëhej çka ata kërkonin.
<scripture passage="Luke 23:25" parsed="|Luke|23|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.25" />
<sup>25</sup> Dhe ua lëshoi atë që qe burgosur për trazirë dhe vrasje dhe që ata e kishin kërkuar; dhe Jezusin ia dorëzoi vullnetit të tyre.
<scripture passage="Luke 23:26" parsed="|Luke|23|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.26" />
<sup>26</sup> Ndërsa po e çonin, kapën njëfarë Simoni nga Kirena, që po kthehej nga fusha, e ngarkuan me kryqin që ta mbarte pas Jezusit.
<scripture passage="Luke 23:27" parsed="|Luke|23|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.27" />
<sup>27</sup> Dhe e ndiqte një turmë e madhe populli dhe disa gra që hidhëroheshin dhe vajtonin për të.
<scripture passage="Luke 23:28" parsed="|Luke|23|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.28" />
<sup>28</sup> Por Jezusi u kthye nga ato dhe u tha: ''O bija të Jeruzalemit, mos qani për mua, por qani për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj.
<scripture passage="Luke 23:29" parsed="|Luke|23|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.29" />
<sup>29</sup> Sepse ja, do të vijnë ditët kur do të thuhet: "Lum gratë shterpe dhe lum barqet që nuk kanë pjellë dhe gjinjtë që nuk kanë mëndur!".
<scripture passage="Luke 23:30" parsed="|Luke|23|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.30" />
<sup>30</sup> Atëherë do të fillojnë t'u thonë maleve: "Bini përmbi ne!", dhe kodrave: "Na mbuloni!".
<scripture passage="Luke 23:31" parsed="|Luke|23|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.31" />
<sup>31</sup> Sepse, në se bëhet kështu me drurin e njomë, ç'do të bëhet me të thatin?".
<scripture passage="Luke 23:32" parsed="|Luke|23|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.32" />
<sup>32</sup> Dhe dy të tjerë, që ishin keqbërës, i prunë bashkë me të, për t'i vrarë.
<scripture passage="Luke 23:33" parsed="|Luke|23|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.33" />
<sup>33</sup> Dhe kur arritën në vendin që quhet ''Kafka'', aty e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë dhe tjetri në të majtë.
<scripture passage="Luke 23:34" parsed="|Luke|23|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.34" />
<sup>34</sup> Dhe Jezusi tha: ''O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç'bëjnë''. Pastaj, pasi i ndanë rrobat e tij, hodhën short.
<scripture passage="Luke 23:35" parsed="|Luke|23|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.35" />
<sup>35</sup> Dhe populli rrinte aty për të parë; dhe kryetarët me popullin e përqeshnin, duke thënë: ''Ai i shpëtoi të tjerët, le të shpëtojë veten, po qe se me të vërtetë është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë''.
<scripture passage="Luke 23:36" parsed="|Luke|23|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.36" />
<sup>36</sup> Edhe ushtarët e tallnin, duke iu afruar dhe duke i ofruar uthull,
<scripture passage="Luke 23:37" parsed="|Luke|23|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.37" />
<sup>37</sup> dhe duke thënë: ''Nëse ti je mbreti i Judenjve, shpëto veten''.
<scripture passage="Luke 23:38" parsed="|Luke|23|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.38" />
<sup>38</sup> Përveç kësaj përmbi kryet e tij ishte një mbishkrim me shkronja greke, latine dhe hebraike: "KY ÉSHTÉ MBRETI I JUDENJVE".
<scripture passage="Luke 23:39" parsed="|Luke|23|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.39" />
<sup>39</sup> Tani një nga keqberësit e kryqëzuar e shau duke thënë: ''Nëse ti je Krishti, shpëto vetveten dhe neve''.
<scripture passage="Luke 23:40" parsed="|Luke|23|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.40" />
<sup>40</sup> Por ai tjetri duke e përgjigjur e qortoi duke i thënë: ''A s'ke frikë nga Perëndia, që je nën të njëjtin dënim?
<scripture passage="Luke 23:41" parsed="|Luke|23|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.41" />
<sup>41</sup> Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe''.
<scripture passage="Luke 23:42" parsed="|Luke|23|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.42" />
<sup>42</sup> Pastaj i tha Jezusit: ''Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde''.
<scripture passage="Luke 23:43" parsed="|Luke|23|43|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.43" />
<sup>43</sup> Atëherë Jezusi i tha: ''Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë''.
<scripture passage="Luke 23:44" parsed="|Luke|23|44|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.44" />
<sup>44</sup> Ishte afërsisht ora e gjashtë dhe errësira e mbuloi gjithë vendin deri në orën e nëntë.
<scripture passage="Luke 23:45" parsed="|Luke|23|45|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.45" />
<sup>45</sup> Dielli u err dhe perdja e tempullit u nda në mes.
<scripture passage="Luke 23:46" parsed="|Luke|23|46|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.46" />
<sup>46</sup> Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!''. Dhe, si tha këto, dha fryma.
<scripture passage="Luke 23:47" parsed="|Luke|23|47|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.47" />
<sup>47</sup> Atëherë centurioni, kur pa ç'ndodhi, përlëvdoi Perëndinë duke thënë: ''Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!''.
<scripture passage="Luke 23:48" parsed="|Luke|23|48|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.48" />
<sup>48</sup> Dhe gjithë turma, që ishte mbledhur për të parë ç'po ndodhte, kur e pa këtë, u kthye duke rrahur kraharorin.
<scripture passage="Luke 23:49" parsed="|Luke|23|49|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.49" />
<sup>49</sup> Të gjithë të njohurit e tij dhe gratë që e kishin ndjekur që nga Galilea qendronin larg, duke parë këto gjëra.
<scripture passage="Luke 23:50" parsed="|Luke|23|50|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.50" />
<sup>50</sup> Tani ishte një burrë me emër Jozef, që ishte anëtar i sinedrit, njeri i drejtë dhe i mirë;
<scripture passage="Luke 23:51" parsed="|Luke|23|51|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.51" />
<sup>51</sup> ai nuk kishte miratuar vendimin dhe veprimin e të tjerëve. Ai ishte nga Arimatea, qytet i Judesë dhe priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë.
<scripture passage="Luke 23:52" parsed="|Luke|23|52|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.52" />
<sup>52</sup> Ai iu paraqit Pilatit dhe kërkoi trupin e Jezusit.
<scripture passage="Luke 23:53" parsed="|Luke|23|53|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.53" />
<sup>53</sup> Dhe, pasi e zbriti poshtë nga kryqi, e mbështolli në një çarçaf dhe e vuri në një varr të gërmuar në shkëmb, ku ende nuk ishte varrosur asnjeri.
<scripture passage="Luke 23:54" parsed="|Luke|23|54|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.54" />
<sup>54</sup> Ishte dita e Përgatitjes dhe e shtuna po fillonte.
<scripture passage="Luke 23:55" parsed="|Luke|23|55|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.55" />
<sup>55</sup> Gratë që kishin ardhur me Jezusin nga Galilea duke e ndjekur nga afër, e panë varrin dhe mënyrën se si ishte vënë trupi i Jezusit;
<scripture passage="Luke 23:56" parsed="|Luke|23|56|0|0" osisRef="Bible:Luke.23.56" />
<sup>56</sup> pastaj ato u kthyen dhe përgatitën erëra të mira dhe vajra; dhe gjatë së shtunës pushuan, sipas urdhërimit.
</p>
</div3>

<div3 title="Luke 24" progress="84.88%" prev="Luke.23" next="John" id="Luke.24">
<h3 id="Luke.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="Luke.24-p1">
<scripture passage="Luke 24:1" parsed="|Luke|24|1|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.1" />
<sup>1</sup> Tani ditën e parë të javës, shumë herët në mëngjes, ato me gra të tjera shkuan te varri, duke sjellë erërat e mira që kishin përgatitur.
<scripture passage="Luke 24:2" parsed="|Luke|24|2|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.2" />
<sup>2</sup> Dhe gjetën që guri ishte rrokullisur nga varri.
<scripture passage="Luke 24:3" parsed="|Luke|24|3|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.3" />
<sup>3</sup> Por, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus.
<scripture passage="Luke 24:4" parsed="|Luke|24|4|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.4" />
<sup>4</sup> Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme.
<scripture passage="Luke 24:5" parsed="|Luke|24|5|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.5" />
<sup>5</sup> Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë: ''Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?
<scripture passage="Luke 24:6" parsed="|Luke|24|6|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.6" />
<sup>6</sup> Ai nuk ështe këtu, por është ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende në Galile,
<scripture passage="Luke 24:7" parsed="|Luke|24|7|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.7" />
<sup>7</sup> duke thënë se Biri i njeriut duhej të dorëzohej në duar të njerëzve mëkatarë, duhej kryqëzuar dhe do të ringjallej ditën e tretë''.
<scripture passage="Luke 24:8" parsed="|Luke|24|8|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.8" />
<sup>8</sup> Dhe ato kujtonin fjalët e tij.
<scripture passage="Luke 24:9" parsed="|Luke|24|9|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.9" />
<sup>9</sup> kur u kthyen nga varri, ato ua treguan të gjitha këto gjëra të njëmbëdhjetëve dhe gjithë të tjerëve.
<scripture passage="Luke 24:10" parsed="|Luke|24|10|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.10" />
<sup>10</sup> Ato që u treguan apostujve këto gjëra ishin Maria Magdalena, Joana, Maria, nëna e Jakobit dhe gratë e tjera që ishin me to.
<scripture passage="Luke 24:11" parsed="|Luke|24|11|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.11" />
<sup>11</sup> Por këto fjalë atyrë iu dukën si dokrra; dhe ata nuk u besuan atyre.
<scripture passage="Luke 24:12" parsed="|Luke|24|12|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.12" />
<sup>12</sup> Megjithatë Pjetri u çua, vrapoi te varri, u përkul dhe nuk pa tjetër përveç çarçafëve që dergjeshin vetëm; pastaj u largua, i mrekulluar me veten e tij për sa kishte ndodhur.
<scripture passage="Luke 24:13" parsed="|Luke|24|13|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.13" />
<sup>13</sup> Po ate ditë, dy nga ata po shkonin drejt një fshati, me emër Emaus, gjashtëdhjetë stade larg Jeruzalemit.
<scripture passage="Luke 24:14" parsed="|Luke|24|14|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.14" />
<sup>14</sup> Dhe ata po bisedonin midis tyre për të gjitha ato që kishin ndodhur.
<scripture passage="Luke 24:15" parsed="|Luke|24|15|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.15" />
<sup>15</sup> Dhe ndodhi që, ndërsa po flisnin dhe bisedonin bashkë, vetë Jezusi u afrua dhe nisi të ecë me ta.
<scripture passage="Luke 24:16" parsed="|Luke|24|16|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.16" />
<sup>16</sup> Por sytë e tyre ishin të penguar kështu që të mos e njihnin.
<scripture passage="Luke 24:17" parsed="|Luke|24|17|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.17" />
<sup>17</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Ç'janë këto biseda që bëni me njëri-tjetrin udhës? Dhe pse jeni të trishtuar?''.
<scripture passage="Luke 24:18" parsed="|Luke|24|18|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.18" />
<sup>18</sup> Dhe një nga ata, i me emër Kleopa, duke u përgjigjur tha: ''Je ti i vetmi i huaj në Jeruzalem, që nuk i di gjërat që kanë ndodhur këtu në këto ditë?''.
<scripture passage="Luke 24:19" parsed="|Luke|24|19|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.19" />
<sup>19</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Cilat?''. Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit.
<scripture passage="Luke 24:20" parsed="|Luke|24|20|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.20" />
<sup>20</sup> Dhe se si krerët e priftërinjve dhe kryetarët tanë e kanë dorëzuar për ta dënuar me vdekje dhe e kanë kryqëzuar.
<scripture passage="Luke 24:21" parsed="|Luke|24|21|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.21" />
<sup>21</sup> Por ne kishim shpresë se ai do të ishte ky që do ta çlironte Izraelin; por, megjithkëtë, sot është e treta ditë që kur ndodhën këto gjëra.
<scripture passage="Luke 24:22" parsed="|Luke|24|22|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.22" />
<sup>22</sup> Por edhe disa gra në mes nesh na kanë çuditur, sepse, kur shkuan herët në mëngjes te varri,
<scripture passage="Luke 24:23" parsed="|Luke|24|23|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.23" />
<sup>23</sup> dhe nuk e gjetën trupin e tij, u kthyen duke thënë se kishin parë nië vegim engjëjsh, të cilët thonë se ai jeton.
<scripture passage="Luke 24:24" parsed="|Luke|24|24|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.24" />
<sup>24</sup> Dhe disa nga tanët shkuan te varri dhe e gjetën ashtu si kishin treguar gratë, por atë nuk e panë''.
<scripture passage="Luke 24:25" parsed="|Luke|24|25|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.25" />
<sup>25</sup> Atëherë ai u tha atyre: ''O budallenj dhe zemërngathët për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët!
<scripture passage="Luke 24:26" parsed="|Luke|24|26|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.26" />
<sup>26</sup> Por a nuk duhej që Krishti të vuajë gjëra të tilla që të hyjë kështu në lavdinë e tij?''.
<scripture passage="Luke 24:27" parsed="|Luke|24|27|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.27" />
<sup>27</sup> Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.
<scripture passage="Luke 24:28" parsed="|Luke|24|28|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.28" />
<sup>28</sup> Kur iu afruan fshatit për ku ishin drejtuar, ai bëri sikur do të vazhdonte më tutje.
<scripture passage="Luke 24:29" parsed="|Luke|24|29|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.29" />
<sup>29</sup> Por ata e detyruan duke thënë: ''Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita po mbaron''. Edhe ai hyri që të rrijë me ta.
<scripture passage="Luke 24:30" parsed="|Luke|24|30|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.30" />
<sup>30</sup> Dhe, siç ishte në tryezë me ta, mori bukën, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre.
<scripture passage="Luke 24:31" parsed="|Luke|24|31|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.31" />
<sup>31</sup> Atëherë atyre iu çelën sytë dhe e njohën, por ai u zhduk prej syve të tyre.
<scripture passage="Luke 24:32" parsed="|Luke|24|32|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.32" />
<sup>32</sup> Dhe ata i thanë njeri tjetrit: ''Po a nuk na digjej zemra përbrenda, kur ai na fliste udhës dhe na hapte Shkrimet?''.
<scripture passage="Luke 24:33" parsed="|Luke|24|33|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.33" />
<sup>33</sup> Në po atë çast u ngritën dhe u kthyen në Jeruzalem, ku e gjetën të njëmbëdhjetët dhe ata që ishin mbledhur bashkë me ta.
<scripture passage="Luke 24:34" parsed="|Luke|24|34|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.34" />
<sup>34</sup> Ata thoshnin: ''Zoti u ringjall me të vërtetë dhe iu shfaq Simonit''.
<scripture passage="Luke 24:35" parsed="|Luke|24|35|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.35" />
<sup>35</sup> Ata atëherë treguan ç'u kishte ndodhur rrugës dhe si e kishin njohur në ndarjen e bukës.
<scripture passage="Luke 24:36" parsed="|Luke|24|36|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.36" />
<sup>36</sup> Dhe, ndërsa ata po bisedonin për këto gjëra, vetë Jezusi u shfaq në mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!''.
<scripture passage="Luke 24:37" parsed="|Luke|24|37|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.37" />
<sup>37</sup> Por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë, mendonin se po shihnin një frymë.
<scripture passage="Luke 24:38" parsed="|Luke|24|38|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.38" />
<sup>38</sup> Atëherë ai u tha atyre: ''Pse jeni shqetësuar Dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?
<scripture passage="Luke 24:39" parsed="|Luke|24|39|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.39" />
<sup>39</sup> Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!''.
<scripture passage="Luke 24:40" parsed="|Luke|24|40|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.40" />
<sup>40</sup> Dhe, si i tha këtë, u tregoj atyre duart dhe këmbët.
<scripture passage="Luke 24:41" parsed="|Luke|24|41|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.41" />
<sup>41</sup> Por, duke qenë se ende nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të çuditur, ai u tha atyre: ''A keni këtu diçka për të ngrënë?''.
<scripture passage="Luke 24:42" parsed="|Luke|24|42|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.42" />
<sup>42</sup> Dhe ata i dhanë një pjesë peshku të pjekur dhe një huall mjalti.
<scripture passage="Luke 24:43" parsed="|Luke|24|43|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.43" />
<sup>43</sup> Dhe ai i mori dhe hëngri para tyre.
<scripture passage="Luke 24:44" parsed="|Luke|24|44|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.44" />
<sup>44</sup> Pastaj u tha atyre: ''Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet''.
<scripture passage="Luke 24:45" parsed="|Luke|24|45|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.45" />
<sup>45</sup> Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet,
<scripture passage="Luke 24:46" parsed="|Luke|24|46|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.46" />
<sup>46</sup> dhe u tha atyre: ''Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë,
<scripture passage="Luke 24:47" parsed="|Luke|24|47|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.47" />
<sup>47</sup> dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi.
<scripture passage="Luke 24:48" parsed="|Luke|24|48|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.48" />
<sup>48</sup> Dhe ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave.
<scripture passage="Luke 24:49" parsed="|Luke|24|49|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.49" />
<sup>49</sup> Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qëndroni në qytetin e Jeruzalemit deri sa të visheni me pushtet nga lart''.
<scripture passage="Luke 24:50" parsed="|Luke|24|50|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.50" />
<sup>50</sup> Pastaj iu priu jashtë deri në Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi.
<scripture passage="Luke 24:51" parsed="|Luke|24|51|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.51" />
<sup>51</sup> Dhe ndodhi që, ndërsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell.
<scripture passage="Luke 24:52" parsed="|Luke|24|52|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.52" />
<sup>52</sup> Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen në Jeruzalem me gëzim të madh.
<scripture passage="Luke 24:53" parsed="|Luke|24|53|0|0" osisRef="Bible:Luke.24.53" />
<sup>53</sup> Dhe rrinin vazhdimisht në tempull duke lavdëruar dhe bekuar Perëndinë. Amen!
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="John" progress="85.02%" prev="Luke.24" next="John.1" id="John">
<h2 id="John-p0.1">John</h2>

<div3 title="John 1" progress="85.02%" prev="John" next="John.2" id="John.1">
<h3 id="John.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="John.1-p1">
<scripture passage="John 1:1" parsed="|John|1|1|0|0" osisRef="Bible:John.1.1" />
<sup>1</sup> Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.
<scripture passage="John 1:2" parsed="|John|1|2|0|0" osisRef="Bible:John.1.2" />
<sup>2</sup> Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë.
<scripture passage="John 1:3" parsed="|John|1|3|0|0" osisRef="Bible:John.1.3" />
<sup>3</sup> Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.
<scripture passage="John 1:4" parsed="|John|1|4|0|0" osisRef="Bible:John.1.4" />
<sup>4</sup> Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve.
<scripture passage="John 1:5" parsed="|John|1|5|0|0" osisRef="Bible:John.1.5" />
<sup>5</sup> Dhe drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi.
<scripture passage="John 1:6" parsed="|John|1|6|0|0" osisRef="Bible:John.1.6" />
<sup>6</sup> Qe një njeri i dërguar nga Perendia; emri i tij ishte Gjon.
<scripture passage="John 1:7" parsed="|John|1|7|0|0" osisRef="Bible:John.1.7" />
<sup>7</sup> Ai erdhi si dëshmitar, për të dëshmuar për dritën, që të gjithë të besonin nëpërmjet tij;
<scripture passage="John 1:8" parsed="|John|1|8|0|0" osisRef="Bible:John.1.8" />
<sup>8</sup> ai nuk ishte drita, por u dërgua për të dëshmuar për dritën.
<scripture passage="John 1:9" parsed="|John|1|9|0|0" osisRef="Bible:John.1.9" />
<sup>9</sup> Ai (fjala) ishte drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri që vjen në botë.
<scripture passage="John 1:10" parsed="|John|1|10|0|0" osisRef="Bible:John.1.10" />
<sup>10</sup> Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu.
<scripture passage="John 1:11" parsed="|John|1|11|0|0" osisRef="Bible:John.1.11" />
<sup>11</sup> Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan,
<scripture passage="John 1:12" parsed="|John|1|12|0|0" osisRef="Bible:John.1.12" />
<sup>12</sup> por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,
<scripture passage="John 1:13" parsed="|John|1|13|0|0" osisRef="Bible:John.1.13" />
<sup>13</sup> të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.
<scripture passage="John 1:14" parsed="|John|1|14|0|0" osisRef="Bible:John.1.14" />
<sup>14</sup> Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.
<scripture passage="John 1:15" parsed="|John|1|15|0|0" osisRef="Bible:John.1.15" />
<sup>15</sup> Gjoni dëshmoi për të dhe thirri duke thënë: ''Ky është ai, për të cilin thashë: "Ai që vjen pas meje më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje"''.
<scripture passage="John 1:16" parsed="|John|1|16|0|0" osisRef="Bible:John.1.16" />
<sup>16</sup> Dhe ne të gjithë morëm, prej mbushullisë së tij, hir mbi hir.
<scripture passage="John 1:17" parsed="|John|1|17|0|0" osisRef="Bible:John.1.17" />
<sup>17</sup> Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu Krishtit.
<scripture passage="John 1:18" parsed="|John|1|18|0|0" osisRef="Bible:John.1.18" />
<sup>18</sup> Askush s'e pa Perëndinë kurrë; i vetëmlinduri Bir, që është në gjirin e t'Et, është ai që e ka bërë të njohur.
<scripture passage="John 1:19" parsed="|John|1|19|0|0" osisRef="Bible:John.1.19" />
<sup>19</sup> Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur Judenjtë i dërguan nga Jeruzalemi priftërinj dhe levitë për ta pyetur: ''Kush je ti?''.
<scripture passage="John 1:20" parsed="|John|1|20|0|0" osisRef="Bible:John.1.20" />
<sup>20</sup> Ai edhe e rrëfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrëfeu: ''Unë nuk jam Krishti''.
<scripture passage="John 1:21" parsed="|John|1|21|0|0" osisRef="Bible:John.1.21" />
<sup>21</sup> Atëherë ata e pyetën: ''Kush je, pra? A je Elia?''. Ai tha: ''Nuk jam!''. ''Je ti profeti?''. Dhe ai përgjigjej: ''Jo!''.
<scripture passage="John 1:22" parsed="|John|1|22|0|0" osisRef="Bible:John.1.22" />
<sup>22</sup> Atëherë ata i thanë: ''Kush je ti, që t'u japim përgjigje atyre që na dërguan? Ç'thua për veten tënde?''.
<scripture passage="John 1:23" parsed="|John|1|23|0|0" osisRef="Bible:John.1.23" />
<sup>23</sup> Ai u përgjigj: ''Unë jam zëri i atij që bërtet në shkretëtirë: drejtoni udhën e Zotit, sikurse tha profeti Isaia''.
<scripture passage="John 1:24" parsed="|John|1|24|0|0" osisRef="Bible:John.1.24" />
<sup>24</sup> Dhe ata që qenë dërguar, ishin nga farisenjtë;
<scripture passage="John 1:25" parsed="|John|1|25|0|0" osisRef="Bible:John.1.25" />
<sup>25</sup> ata e pyetën dhe i thanë: ''Atëherë pse ti pagëzon, kur nuk je as Krishti, as Elia, as profeti?''.
<scripture passage="John 1:26" parsed="|John|1|26|0|0" osisRef="Bible:John.1.26" />
<sup>26</sup> Gjoni iu përgjigj atyre, duke thënë: ''Unë pagëzoj me ujë, por midis jush është një që ju nuk e njihni.
<scripture passage="John 1:27" parsed="|John|1|27|0|0" osisRef="Bible:John.1.27" />
<sup>27</sup> Ai është ai që vjen pas meje e më paraprin, të cilit unë nuk jam i denjë t'ia zgjidh lidhësen e sandaleve''.
<scripture passage="John 1:28" parsed="|John|1|28|0|0" osisRef="Bible:John.1.28" />
<sup>28</sup> Këto gjëra ndodhën në Betabara, përtej Jordanit, ku Gjoni po pagëzonte.
<scripture passage="John 1:29" parsed="|John|1|29|0|0" osisRef="Bible:John.1.29" />
<sup>29</sup> Të nesërmen, Gjoni e pa Jezusin që po vinte drejt tij dhe tha: ''Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!
<scripture passage="John 1:30" parsed="|John|1|30|0|0" osisRef="Bible:John.1.30" />
<sup>30</sup> Ky është ai për të cilin unë thashë: "Mbas meje vjen një burrë që më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje!".
<scripture passage="John 1:31" parsed="|John|1|31|0|0" osisRef="Bible:John.1.31" />
<sup>31</sup> Unë nuk e njihja, prandaj erdha të pagëzoj me ujë, që ky t'i zbulohet Izraelit''.
<scripture passage="John 1:32" parsed="|John|1|32|0|0" osisRef="Bible:John.1.32" />
<sup>32</sup> Dhe Gjoni dëshmoi duke thënë: ''E pashë Frymën duke zbritur nga qielli si një pëllumb dhe ndenji mbi të.
<scripture passage="John 1:33" parsed="|John|1|33|0|0" osisRef="Bible:John.1.33" />
<sup>33</sup> Unë nuk e njihja, por ai që më dërgoi të pagëzoj në ujë, më tha: "Ai, mbi të cilin do të shikosh se zbret Fryma dhe qëndron mbi të, është ai që pagëzon me Frymën e Shenjtë".
<scripture passage="John 1:34" parsed="|John|1|34|0|0" osisRef="Bible:John.1.34" />
<sup>34</sup> Dhe unë pashë e dëshmova se ai është Biri i Perëndisë''.
<scripture passage="John 1:35" parsed="|John|1|35|0|0" osisRef="Bible:John.1.35" />
<sup>35</sup> Të nesërmen Gjoni rrinte përsëri atje me dy nga dishepujt e vet.
<scripture passage="John 1:36" parsed="|John|1|36|0|0" osisRef="Bible:John.1.36" />
<sup>36</sup> Dhe, duke i ngulur sytë mbi Jezusin që po kalonte, tha: ''Ja Qengji i Perëndisë!''.
<scripture passage="John 1:37" parsed="|John|1|37|0|0" osisRef="Bible:John.1.37" />
<sup>37</sup> Dhe të dy dishepujt dëgjuan atë duke folur, dhe e ndoqën Jezusin.
<scripture passage="John 1:38" parsed="|John|1|38|0|0" osisRef="Bible:John.1.38" />
<sup>38</sup> Por Jezusi u kthye dhe, kur pa se po e ndiqnin, u tha atyre: ''Ç'kërkoni?''. Ata i thanë: ''Rabbi (që e përkthyer do të thotë "mësues"), ku banon?''.
<scripture passage="John 1:39" parsed="|John|1|39|0|0" osisRef="Bible:John.1.39" />
<sup>39</sup> Ai iu përgjigj atyre: ''Ejani e shikoni''. Ata shkuan dhe e panë ku banonte ai, dhe ndenjën atë ditë bashkë me të. Ishte rreth orës dhjetë.
<scripture passage="John 1:40" parsed="|John|1|40|0|0" osisRef="Bible:John.1.40" />
<sup>40</sup> Andrea, vëllai i Simon Pjetrit, ishte një nga ata të dy që e kishin dëgjuar këtë nga Gjoni dhe kishin ndjekur Jezusin.
<scripture passage="John 1:41" parsed="|John|1|41|0|0" osisRef="Bible:John.1.41" />
<sup>41</sup> Ky gjeti më të parin vëllanë e vet, Simonin, dhe i tha: ''E gjetëm Mesian që përkthyer do të thotë: "Krishti"'';
<scripture passage="John 1:42" parsed="|John|1|42|0|0" osisRef="Bible:John.1.42" />
<sup>42</sup> dhe e çoi te Jezusi. Atëherë Jezusi e shikoi dhe tha: ''Ti je Simoni, bir i Jonas. Ti do të quhesh Kefa, që do të thotë: "gur"''.
<scripture passage="John 1:43" parsed="|John|1|43|0|0" osisRef="Bible:John.1.43" />
<sup>43</sup> Të nesërmen, Jezusi donte të dilte në Galile; gjeti Filipin dhe i tha: ''Ndiqmë!''.
<scripture passage="John 1:44" parsed="|John|1|44|0|0" osisRef="Bible:John.1.44" />
<sup>44</sup> Dhe Filipi ishte nga Betsaida, nga i njejti qytet i Andreas dhe i Pjetrit.
<scripture passage="John 1:45" parsed="|John|1|45|0|0" osisRef="Bible:John.1.45" />
<sup>45</sup> Filipi gjeti Natanaelin dhe i tha: ''E gjetëm atë, për të cilin shkroi Moisiu në ligj dhe profetët: Jezusin nga Nazareti, të birin e Jozefit!''.
<scripture passage="John 1:46" parsed="|John|1|46|0|0" osisRef="Bible:John.1.46" />
<sup>46</sup> Dhe Natanaeli i tha: ''A mund të dalë diçka e mirë nga Nazareti?''. Filipi i tha: ''Eja e shih!''.
<scripture passage="John 1:47" parsed="|John|1|47|0|0" osisRef="Bible:John.1.47" />
<sup>47</sup> Jezusi pa se Natanaeli po vinte drejt tij dhe tha për të: ''Ja një Izraelit i vërtetë, tek i cili s'ka mashtrim''.
<scripture passage="John 1:48" parsed="|John|1|48|0|0" osisRef="Bible:John.1.48" />
<sup>48</sup> Natanaeli i tha: ''Nga më njeh?''. Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Të pashë kur ishe nën fik, para se të të thërriste Filipi''.
<scripture passage="John 1:49" parsed="|John|1|49|0|0" osisRef="Bible:John.1.49" />
<sup>49</sup> Natanaeli duke iu përgjigjur tha: ''Mësues, ti je Biri i Perëndisë, ti je mbreti i Izraelit!''.
<scripture passage="John 1:50" parsed="|John|1|50|0|0" osisRef="Bible:John.1.50" />
<sup>50</sup> Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Sepse të thashë se të pashë nën fik, ti beson; do të shohësh gjëra më të mëdha se këto!''.
<scripture passage="John 1:51" parsed="|John|1|51|0|0" osisRef="Bible:John.1.51" />
<sup>51</sup> Pastaj i tha: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se tash e tutje ju do të shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Perëndisë duke u ngjitur dhe duke zbritur mbi Birin e njeriut''.
</p>
</div3>

<div3 title="John 2" progress="85.14%" prev="John.1" next="John.3" id="John.2">
<h3 id="John.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="John.2-p1">
<scripture passage="John 2:1" parsed="|John|2|1|0|0" osisRef="Bible:John.2.1" />
<sup>1</sup> Tri ditë më vonë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë, dhe nëna e Jezusit ishte atje.
<scripture passage="John 2:2" parsed="|John|2|2|0|0" osisRef="Bible:John.2.2" />
<sup>2</sup> Edhe Jezusi me dishepujt e vet ishte ftuar në dasmë.
<scripture passage="John 2:3" parsed="|John|2|3|0|0" osisRef="Bible:John.2.3" />
<sup>3</sup> Duke qenë se mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha: ''Nuk kanë më verë!''.
<scripture passage="John 2:4" parsed="|John|2|4|0|0" osisRef="Bible:John.2.4" />
<sup>4</sup> Jezusi i tha: ''Ç'ke me mua, o grua? Ora ime s'ka ardhur akoma!''.
<scripture passage="John 2:5" parsed="|John|2|5|0|0" osisRef="Bible:John.2.5" />
<sup>5</sup> Nëna e tij u tha shërbëtorëve: ''Bëni gjithçka që ai t'ju thotë!''.
<scripture passage="John 2:6" parsed="|John|2|6|0|0" osisRef="Bible:John.2.6" />
<sup>6</sup> Aty ishin gjashtë enë prej guri, që përdoreshin për pastrimin e Judenjve, dhe secila nxënte dy ose tri masa.
<scripture passage="John 2:7" parsed="|John|2|7|0|0" osisRef="Bible:John.2.7" />
<sup>7</sup> Jezusi u tha: ''Mbushni enët me ujë!''. Dhe ata i mbushën deri në grykë.
<scripture passage="John 2:8" parsed="|John|2|8|0|0" osisRef="Bible:John.2.8" />
<sup>8</sup> Pastaj u tha: ''Nxirreni tani dhe çojani të parit të festës''. Dhe ata ia çuan.
<scripture passage="John 2:9" parsed="|John|2|9|0|0" osisRef="Bible:John.2.9" />
<sup>9</sup> Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë, por e dinin mirë shërbëtorët që e kishin nxjerrë ujin), i pari i festës e thirri dhëndrin,
<scripture passage="John 2:10" parsed="|John|2|10|0|0" osisRef="Bible:John.2.10" />
<sup>10</sup> dhe i tha: ''Çdo njeri nxjerr në fillim verën më të mirë dhe, kur të ftuarit kanë pirë shumë, verën e keqe; ti, përkundrazi, e ke ruajtur verën e mirë deri tani!''.
<scripture passage="John 2:11" parsed="|John|2|11|0|0" osisRef="Bible:John.2.11" />
<sup>11</sup> Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kanë të Galilesë dhe e shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të.
<scripture passage="John 2:12" parsed="|John|2|12|0|0" osisRef="Bible:John.2.12" />
<sup>12</sup> Pas kësaj, ai zbriti në Kapernaum me nënën e tij, vëllezërit e tij dhe me dishepujt e tij; dhe ata qëndruan aty pak ditë.
<scripture passage="John 2:13" parsed="|John|2|13|0|0" osisRef="Bible:John.2.13" />
<sup>13</sup> Pra, Pashka e Judenjve ishte afër dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.
<scripture passage="John 2:14" parsed="|John|2|14|0|0" osisRef="Bible:John.2.14" />
<sup>14</sup> Dhe në tempull gjeti ata që shisnin qe, dele e pëllumba dhe këmbyes monedhash duke ndenjur;
<scripture passage="John 2:15" parsed="|John|2|15|0|0" osisRef="Bible:John.2.15" />
<sup>15</sup> dhe si bëri një kamxhik me litarë, i dëboi të gjithë nga tempulli bashkë me qetë dhe delet, dhe ua hallakati paratë këmbyesve të monedhave dhe ua përmbysi tavolinat,
<scripture passage="John 2:16" parsed="|John|2|16|0|0" osisRef="Bible:John.2.16" />
<sup>16</sup> dhe shitësve të pëllumbave u tha: ''Hiqni këto gjëra që këtej; mos e bëni shtëpinë e Atit tim shtëpi tregtie!''.
<scripture passage="John 2:17" parsed="|John|2|17|0|0" osisRef="Bible:John.2.17" />
<sup>17</sup> Kështu dishepujve të tij i kujtohej se ishte shkruar: ''Zelli i shtëpisë sate më ka përpirë!''.
<scripture passage="John 2:18" parsed="|John|2|18|0|0" osisRef="Bible:John.2.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Judenjtë u përgjigjën dhe i thanë: ''Ç'shenjë na tregon se i bën këto gjëra?''.
<scripture passage="John 2:19" parsed="|John|2|19|0|0" osisRef="Bible:John.2.19" />
<sup>19</sup> Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''Shkatërroni këtë tempull dhe unë për tri ditë do ta ngre përsëri!''.
<scripture passage="John 2:20" parsed="|John|2|20|0|0" osisRef="Bible:John.2.20" />
<sup>20</sup> Atëherë Judenjtë thanë: ''U deshën dyzet e gjashtë vjet që të ndërtohet ky tempull, dhe ti do ta ngresh për tri ditë?''.
<scripture passage="John 2:21" parsed="|John|2|21|0|0" osisRef="Bible:John.2.21" />
<sup>21</sup> Por ai fliste për tempullin e trupit të vet.
<scripture passage="John 2:22" parsed="|John|2|22|0|0" osisRef="Bible:John.2.22" />
<sup>22</sup> Kur, më pas, ai ishte ringjallur prej së vdekuri, dishepujt e vet u kujtuan se ai këtë ua kishtë thënë dhe u besuan Shkrimin dhe fjalëve që kishte thënë Jezusi.
<scripture passage="John 2:23" parsed="|John|2|23|0|0" osisRef="Bible:John.2.23" />
<sup>23</sup> Dhe kur qe në Jeruzalem për festën e Pashkës, shumë vetë besuan në emrin e tij duke parë shenjat që bënte,
<scripture passage="John 2:24" parsed="|John|2|24|0|0" osisRef="Bible:John.2.24" />
<sup>24</sup> por Jezusit nuk u zinte besë atyre, sepse i njihte të gjithë,
<scripture passage="John 2:25" parsed="|John|2|25|0|0" osisRef="Bible:John.2.25" />
<sup>25</sup> dhe sepse nuk kishte nevojë që ndokush të jepte dëshmi për njeriun, sepse ai e dinte ç'kishte përbrenda njeriut.
</p>
</div3>

<div3 title="John 3" progress="85.21%" prev="John.2" next="John.4" id="John.3">
<h3 id="John.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="John.3-p1">
<scripture passage="John 3:1" parsed="|John|3|1|0|0" osisRef="Bible:John.3.1" />
<sup>1</sup> Midis farisenjve ishte një njeri me emrin Nikodem, një krer i Judenjve.
<scripture passage="John 3:2" parsed="|John|3|2|0|0" osisRef="Bible:John.3.2" />
<sup>2</sup> Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: ''Mësues, ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia, sepse askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të''.
<scripture passage="John 3:3" parsed="|John|3|3|0|0" osisRef="Bible:John.3.3" />
<sup>3</sup> Jezusi iu përgjigj dhe tha: ''Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë''.
<scripture passage="John 3:4" parsed="|John|3|4|0|0" osisRef="Bible:John.3.4" />
<sup>4</sup> Nikodemi i tha: ''Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?''.
<scripture passage="John 3:5" parsed="|John|3|5|0|0" osisRef="Bible:John.3.5" />
<sup>5</sup> Jezusi u përgjigj: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.
<scripture passage="John 3:6" parsed="|John|3|6|0|0" osisRef="Bible:John.3.6" />
<sup>6</sup> Ç'ka lindur nga mishi është mish; por ç'ka lindur nga Fryma është frymë.
<scripture passage="John 3:7" parsed="|John|3|7|0|0" osisRef="Bible:John.3.7" />
<sup>7</sup> Mos u mrrekullo që të thashë: "Duhet të lindni përsëri".
<scripture passage="John 3:8" parsed="|John|3|8|0|0" osisRef="Bible:John.3.8" />
<sup>8</sup> Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma''.
<scripture passage="John 3:9" parsed="|John|3|9|0|0" osisRef="Bible:John.3.9" />
<sup>9</sup> Nikodemi, duke u përgjigjur, i tha: ''Si mund të ndodhin këto gjëra?''.
<scripture passage="John 3:10" parsed="|John|3|10|0|0" osisRef="Bible:John.3.10" />
<sup>10</sup> Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Ti je mësuesi i Izraelit dhe nuk i ditke këto gjëra?
<scripture passage="John 3:11" parsed="|John|3|11|0|0" osisRef="Bible:John.3.11" />
<sup>11</sup> Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se ne flasim atë që dimë dhe dëshmojmë atë që pamë, por ju nuk e pranoni dëshminë tonë.
<scripture passage="John 3:12" parsed="|John|3|12|0|0" osisRef="Bible:John.3.12" />
<sup>12</sup> Në qoftë se ju fola për gjërat tokësore dhe ju nuk besoni, si do të më besoni nëse ju flas për gjërat qiellore?
<scripture passage="John 3:13" parsed="|John|3|13|0|0" osisRef="Bible:John.3.13" />
<sup>13</sup> Askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell.
<scripture passage="John 3:14" parsed="|John|3|14|0|0" osisRef="Bible:John.3.14" />
<sup>14</sup> Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut,
<scripture passage="John 3:15" parsed="|John|3|15|0|0" osisRef="Bible:John.3.15" />
<sup>15</sup> që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.
<scripture passage="John 3:16" parsed="|John|3|16|0|0" osisRef="Bible:John.3.16" />
<sup>16</sup> Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.
<scripture passage="John 3:17" parsed="|John|3|17|0|0" osisRef="Bible:John.3.17" />
<sup>17</sup> Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.
<scripture passage="John 3:18" parsed="|John|3|18|0|0" osisRef="Bible:John.3.18" />
<sup>18</sup> Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.
<scripture passage="John 3:19" parsed="|John|3|19|0|0" osisRef="Bible:John.3.19" />
<sup>19</sup> Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.
<scripture passage="John 3:20" parsed="|John|3|20|0|0" osisRef="Bible:John.3.20" />
<sup>20</sup> Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij;
<scripture passage="John 3:21" parsed="|John|3|21|0|0" osisRef="Bible:John.3.21" />
<sup>21</sup> por kush bën të vërtetën vjen te drita, që veprat e tij të zbulohen, sepse u bënë në Perëndinë''.
<scripture passage="John 3:22" parsed="|John|3|22|0|0" osisRef="Bible:John.3.22" />
<sup>22</sup> Pas këtyre gjërave, Jezusi erdhi me dishepujt e vet në tokën e Judesë dhe qëndroi aty bashkë me ta dhe pagëzonte.
<scripture passage="John 3:23" parsed="|John|3|23|0|0" osisRef="Bible:John.3.23" />
<sup>23</sup> Por edhe Gjoni pagëzonte në Enon, afër Salimit, sepse aty kishte shumë ujë; dhe njerëzit vinin dhe pagëzoheshin,
<scripture passage="John 3:24" parsed="|John|3|24|0|0" osisRef="Bible:John.3.24" />
<sup>24</sup> sepse Gjoni s'ishte hedhur akoma në burg.
<scripture passage="John 3:25" parsed="|John|3|25|0|0" osisRef="Bible:John.3.25" />
<sup>25</sup> Atëherë lindi një diskutim ndërmjet dishepujve të Gjonit me Judenjtë rreth pastrimit.
<scripture passage="John 3:26" parsed="|John|3|26|0|0" osisRef="Bible:John.3.26" />
<sup>26</sup> Kështu erdhën te Gjoni dhe i thanë: ''Mësues, ai që ishte me ty përtej Jordanit, për të cilin ti bëre dëshmi, ja, ai pagëzon dhe të gjithë shkojnë tek ai''.
<scripture passage="John 3:27" parsed="|John|3|27|0|0" osisRef="Bible:John.3.27" />
<sup>27</sup> Gjoni u përgjigj dhe tha: ''Njeriu nuk mund të marrë asgjë, nëse nuk i është dhënë nga qielli.
<scripture passage="John 3:28" parsed="|John|3|28|0|0" osisRef="Bible:John.3.28" />
<sup>28</sup> Ju vetë më jeni dëshmitarë se thashë: "Unë nuk jam Krishti, por jam dërguar përpara tij".
<scripture passage="John 3:29" parsed="|John|3|29|0|0" osisRef="Bible:John.3.29" />
<sup>29</sup> Ai që e ka nusen është dhëndri, por miku i dhëndrit, që është i pranishëm dhe e dëgjon, gëzohet shumë për zërin e dhëndrit; prandaj ky gëzimi im është i plotësuar!
<scripture passage="John 3:30" parsed="|John|3|30|0|0" osisRef="Bible:John.3.30" />
<sup>30</sup> Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem.
<scripture passage="John 3:31" parsed="|John|3|31|0|0" osisRef="Bible:John.3.31" />
<sup>31</sup> Ai që vjen nga lart është përmbi të gjithë; ai që vjen nga dheu është nga dheu dhe flet për dheun; ai që vjen nga qielli është përmbi të gjithë.
<scripture passage="John 3:32" parsed="|John|3|32|0|0" osisRef="Bible:John.3.32" />
<sup>32</sup> Dhe ai dëshmon çfarë ka parë dhe dëgjuar, por askush nuk e pranon dëshminë e tij.
<scripture passage="John 3:33" parsed="|John|3|33|0|0" osisRef="Bible:John.3.33" />
<sup>33</sup> Ai që e pranoi dëshminë e tij e vulosi se Perëndia është i vërtetë.
<scripture passage="John 3:34" parsed="|John|3|34|0|0" osisRef="Bible:John.3.34" />
<sup>34</sup> Sepse ai që Perëndia ka dërguar flet fjalët e Perëndisë, sepse Perëndia nuk e jep Frymën e tij me masë.
<scripture passage="John 3:35" parsed="|John|3|35|0|0" osisRef="Bible:John.3.35" />
<sup>35</sup> Ati e do Birin dhe i ka dhënë në dorë çdo gjë.
<scripture passage="John 3:36" parsed="|John|3|36|0|0" osisRef="Bible:John.3.36" />
<sup>36</sup> Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të''.
</p>
</div3>

<div3 title="John 4" progress="85.30%" prev="John.3" next="John.5" id="John.4">
<h3 id="John.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="John.4-p1">
<scripture passage="John 4:1" parsed="|John|4|1|0|0" osisRef="Bible:John.4.1" />
<sup>1</sup> Pra, kur Zoti mori vesh se farisenjtë kishin dëgjuar se Jezusi po bënte më shumë dishepuj dhe po pagëzonte më shumë se Gjoni
<scripture passage="John 4:2" parsed="|John|4|2|0|0" osisRef="Bible:John.4.2" />
<sup>2</sup> (ndonëse nuk pagëzonte Jezusi vetë, por dishepujt e tij),
<scripture passage="John 4:3" parsed="|John|4|3|0|0" osisRef="Bible:John.4.3" />
<sup>3</sup> e la Judenë dhe shkoi përsëri në Galile.
<scripture passage="John 4:4" parsed="|John|4|4|0|0" osisRef="Bible:John.4.4" />
<sup>4</sup> Por duhej të kalonte nëpër Samari.
<scripture passage="John 4:5" parsed="|John|4|5|0|0" osisRef="Bible:John.4.5" />
<sup>5</sup> Arriti, pra, në një qytet të Samarisë që quhej Sihar, afër tokës që Jakobi i kishte dhënë Jozefit, birit të vet.
<scripture passage="John 4:6" parsed="|John|4|6|0|0" osisRef="Bible:John.4.6" />
<sup>6</sup> Por aty ishte pusi i Jakobit. Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë pusit; ishte rreth orës së gjashtë.
<scripture passage="John 4:7" parsed="|John|4|7|0|0" osisRef="Bible:John.4.7" />
<sup>7</sup> Një grua nga Samaria erdhi të nxjerrë ujë. Dhe Jezusi i tha: ''Më jep të pi'',
<scripture passage="John 4:8" parsed="|John|4|8|0|0" osisRef="Bible:John.4.8" />
<sup>8</sup> sepse dishepujt e vet kishin shkuar në qytet për të blerë ushqime.
<scripture passage="John 4:9" parsed="|John|4|9|0|0" osisRef="Bible:John.4.9" />
<sup>9</sup> Por gruaja samaritane i tha: ''Po qysh, ti që je Jude kërkon të pish prej meje, që jam një grua samaritane?'' (Sepse Judenjtë nuk shoqërohen me Samaritanët).
<scripture passage="John 4:10" parsed="|John|4|10|0|0" osisRef="Bible:John.4.10" />
<sup>10</sup> Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Po ta njihje ti dhuratën e Perëndisë dhe kush është ai që të thotë: "Më jep të pi!", ti vetë do të kërkoje nga ai dhe ai do të të jepte ujë të gjallë''.
<scripture passage="John 4:11" parsed="|John|4|11|0|0" osisRef="Bible:John.4.11" />
<sup>11</sup> Gruaja i tha: ''Zot, ti nuk ke as kovë për të nxjerrë dhe pusi është i thellë; nga e ke, pra, atë ujë të gjallë?
<scripture passage="John 4:12" parsed="|John|4|12|0|0" osisRef="Bible:John.4.12" />
<sup>12</sup> Vallë je më i madh se Jakobi, ati ynë, qe na dha këtë pus dhe piu prej tij ai vetë, bijtë e tij dhe bagëtitë e tij?''.
<scripture passage="John 4:13" parsed="|John|4|13|0|0" osisRef="Bible:John.4.13" />
<sup>13</sup> Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Kushdo që pi nga ky ujë, do të ketë përsëri etje,
<scripture passage="John 4:14" parsed="|John|4|14|0|0" osisRef="Bible:John.4.14" />
<sup>14</sup> por kush pi nga uji që do t'i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t'i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme''.
<scripture passage="John 4:15" parsed="|John|4|15|0|0" osisRef="Bible:John.4.15" />
<sup>15</sup> Gruaja i tha: ''Zot, më jep këtë ujë, që unë të mos kem më etje dhe të mos vij këtu të nxjerr ujë!''.
<scripture passage="John 4:16" parsed="|John|4|16|0|0" osisRef="Bible:John.4.16" />
<sup>16</sup> Jezusi i tha: ''Shko thirre burrin tënd dhe eja këtu''.
<scripture passage="John 4:17" parsed="|John|4|17|0|0" osisRef="Bible:John.4.17" />
<sup>17</sup> Gruaja u përgjigj dhe i tha: ''Unë nuk kam burrë''. Jezusi i tha: ''Mirë the: "Nuk kam burrë",
<scripture passage="John 4:18" parsed="|John|4|18|0|0" osisRef="Bible:John.4.18" />
<sup>18</sup> sepse ti kishe pesë burra dhe ky që ke tani nuk është burri yt; për këtë ke thënë të vërtetën!''.
<scripture passage="John 4:19" parsed="|John|4|19|0|0" osisRef="Bible:John.4.19" />
<sup>19</sup> Gruaja i tha: ''Zot, po shoh se ti je një profet.
<scripture passage="John 4:20" parsed="|John|4|20|0|0" osisRef="Bible:John.4.20" />
<sup>20</sup> Etërit tanë adhuronin mbi këtë mal, dhe ju thoni se në Jeruzalem është vendi ku duhet të adhurojmë''.
<scripture passage="John 4:21" parsed="|John|4|21|0|0" osisRef="Bible:John.4.21" />
<sup>21</sup> Jezusi i tha: ''O grua, më beso: vjen ora që as mbi këtë mal as në Jeruzalem nuk do të adhuroni Atin.
<scripture passage="John 4:22" parsed="|John|4|22|0|0" osisRef="Bible:John.4.22" />
<sup>22</sup> Ju adhuroni atë që s'e njihni; ne adhurojmë atë që njohim; sepse shpëtimi vjen nga Judenjtë.
<scripture passage="John 4:23" parsed="|John|4|23|0|0" osisRef="Bible:John.4.23" />
<sup>23</sup> Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.
<scripture passage="John 4:24" parsed="|John|4|24|0|0" osisRef="Bible:John.4.24" />
<sup>24</sup> Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë duhet t'a adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën''.
<scripture passage="John 4:25" parsed="|John|4|25|0|0" osisRef="Bible:John.4.25" />
<sup>25</sup> Gruaja i tha: ''Unë e di se do të vijë Mesia, që e quajnë Krisht; kur të ketë ardhur, ai do të na kumtojë çdo gjë''.
<scripture passage="John 4:26" parsed="|John|4|26|0|0" osisRef="Bible:John.4.26" />
<sup>26</sup> Jezusi i tha: ''Unë jam, ai që po të flet!''.
<scripture passage="John 4:27" parsed="|John|4|27|0|0" osisRef="Bible:John.4.27" />
<sup>27</sup> Në këtë moment erdhën dishepujt e tij dhe u mrekulluan që po fliste me një grua; por asnjë nuk i tha: ''Çfarë do?'' ose: ''Pse po flet me të?''.
<scripture passage="John 4:28" parsed="|John|4|28|0|0" osisRef="Bible:John.4.28" />
<sup>28</sup> Atëherë gruaja e la kovën e saj dhe u kthye në qytet dhe u tha njerëzve:
<scripture passage="John 4:29" parsed="|John|4|29|0|0" osisRef="Bible:John.4.29" />
<sup>29</sup> ''Ejani të shikoni një njeri që më ka thënë gjithçka kam bërë; vallë mos është ky Krishti?''.
<scripture passage="John 4:30" parsed="|John|4|30|0|0" osisRef="Bible:John.4.30" />
<sup>30</sup> Dolën, pra, nga qyteti dhe erdhën tek ai.
<scripture passage="John 4:31" parsed="|John|4|31|0|0" osisRef="Bible:John.4.31" />
<sup>31</sup> Ndërkaq dishepujt e vet po i luteshin duke thënë: ''Mësues, ha''.
<scripture passage="John 4:32" parsed="|John|4|32|0|0" osisRef="Bible:John.4.32" />
<sup>32</sup> Por ai u tha atyre: ''Unë kam një ushqim për të ngrënë të cilin ju s'e njihni''.
<scripture passage="John 4:33" parsed="|John|4|33|0|0" osisRef="Bible:John.4.33" />
<sup>33</sup> Prandaj dishepujt i thonin njëri-tjetrit: ''Mos i solli vallë dikush për të ngrënë?''.
<scripture passage="John 4:34" parsed="|John|4|34|0|0" osisRef="Bible:John.4.34" />
<sup>34</sup> Jezusi u tha atyre: ''Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij.
<scripture passage="John 4:35" parsed="|John|4|35|0|0" osisRef="Bible:John.4.35" />
<sup>35</sup> A nuk thoni ju se ka edhe katër muaj dhe vjen korrja? Ja, unë po ju them: Ngrini sytë tuaj dhe shikoni fushat që tashmë zbardhojnë për korrjen.
<scripture passage="John 4:36" parsed="|John|4|36|0|0" osisRef="Bible:John.4.36" />
<sup>36</sup> Korrësi e merr shpërblimin dhe mbledh frytin për jetën e përjetshme, që mbjellësi dhe korrësi të gëzohen sëbashku.
<scripture passage="John 4:37" parsed="|John|4|37|0|0" osisRef="Bible:John.4.37" />
<sup>37</sup> Sepse në këtë vërtetohet e thëna: "Një mbjell e tjetri korr".
<scripture passage="John 4:38" parsed="|John|4|38|0|0" osisRef="Bible:John.4.38" />
<sup>38</sup> Unë ju dërgova të korrni atë për të cilin ju nuk u munduat; të tjerët u munduan dhe ju hytë në mundimin e tyre''.
<scripture passage="John 4:39" parsed="|John|4|39|0|0" osisRef="Bible:John.4.39" />
<sup>39</sup> Dhe shumë Samaritanë nga ai qytet besuan në të, për shkak të fjalës së gruas që dëshmoi: ''Ai më tregoi gjithçka kam bërë''.
<scripture passage="John 4:40" parsed="|John|4|40|0|0" osisRef="Bible:John.4.40" />
<sup>40</sup> Por kur Samaritanët erdhën tek ai, e lutën të qëndrojë me ta; dhe ai ndenji aty dy ditë.
<scripture passage="John 4:41" parsed="|John|4|41|0|0" osisRef="Bible:John.4.41" />
<sup>41</sup> Dhe shumë më tepër njerëz besuan për shkak të fjalës së tij.
<scripture passage="John 4:42" parsed="|John|4|42|0|0" osisRef="Bible:John.4.42" />
<sup>42</sup> Dhe ata i thoshnin gruas: ''S'është më vetëm për shkak të fjalëve të tua që besojmë, por sepse ne vetë e kemi dëgjuar dhe dimë se ai është me të vërtetë Krishti, Shpëtimtari i botës''.
<scripture passage="John 4:43" parsed="|John|4|43|0|0" osisRef="Bible:John.4.43" />
<sup>43</sup> Pra, si kaluan ato dy ditë, ai u nis prej andej dhe shkoi në Galile,
<scripture passage="John 4:44" parsed="|John|4|44|0|0" osisRef="Bible:John.4.44" />
<sup>44</sup> sepse vetë Jezusi dëshmoi se një profet nuk nderohet në vendlindjen e vet.
<scripture passage="John 4:45" parsed="|John|4|45|0|0" osisRef="Bible:John.4.45" />
<sup>45</sup> Pra, kur arriti në Galile, Galileasit e pritën, sepse kishin parë të gjitha ato që kishte bërë në Jeruzalem gjatë festës, sepse edhe ata kishin shkuar për festë.
<scripture passage="John 4:46" parsed="|John|4|46|0|0" osisRef="Bible:John.4.46" />
<sup>46</sup> Jezusi erdhi, pra, përsëri në Kanë të Galilesë, ku e kishte bërë ujin verë. Dhe aty ishte një nëpunës i mbretit, djali i të cilit ishte i sëmurë në Kapernaum.
<scripture passage="John 4:47" parsed="|John|4|47|0|0" osisRef="Bible:John.4.47" />
<sup>47</sup> Ky, kur dëgjoi se Jezusi kishte ardhur nga Judeja në Galile, shkoi tek ai dhe iu lut që të zbriste e ta shëronte birin e tij, që ishte gati për vdekje.
<scripture passage="John 4:48" parsed="|John|4|48|0|0" osisRef="Bible:John.4.48" />
<sup>48</sup> Atëherë Jezusi i tha: ''Po të mos shikoni shenja dhe mrekulli, ju nuk besoni''.
<scripture passage="John 4:49" parsed="|John|4|49|0|0" osisRef="Bible:John.4.49" />
<sup>49</sup> Nëpunësi i mbretit i tha: ''Zot, zbrit para se djali im të vdesë''.
<scripture passage="John 4:50" parsed="|John|4|50|0|0" osisRef="Bible:John.4.50" />
<sup>50</sup> Jezusi i tha: ''Shko, djali yt jeton!''. Dhe ai njeri i besoi fjalës që i tha Jezusi dhe shkoi.
<scripture passage="John 4:51" parsed="|John|4|51|0|0" osisRef="Bible:John.4.51" />
<sup>51</sup> Pikërisht kur ai po zbriste, i dolën përpara shërbëtorët e vet dhe e informuan duke thënë: ''Djali yt jeton!''.
<scripture passage="John 4:52" parsed="|John|4|52|0|0" osisRef="Bible:John.4.52" />
<sup>52</sup> Dhe ai i pyeti ata në cilën orë u bë më mirë; ata i thanë: ''Dje në orën e shtatë e lanë ethet''.
<scripture passage="John 4:53" parsed="|John|4|53|0|0" osisRef="Bible:John.4.53" />
<sup>53</sup> Atëherë i ati e kuptoi se ishte pikërisht në atë orë në të cilën Jezusi i kishte thënë: ''Djali yt jeton''; dhe besoi ai dhe gjithë shtëpia e tij.
<scripture passage="John 4:54" parsed="|John|4|54|0|0" osisRef="Bible:John.4.54" />
<sup>54</sup> Jezusi bëri edhe këtë shenjë të dytë, kur u kthye nga Judeja në Galile.
</p>
</div3>

<div3 title="John 5" progress="85.44%" prev="John.4" next="John.6" id="John.5">
<h3 id="John.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="John.5-p1">
<scripture passage="John 5:1" parsed="|John|5|1|0|0" osisRef="Bible:John.5.1" />
<sup>1</sup> Pas këtyre ngjarjeve ishte një festë e Judenjve dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.
<scripture passage="John 5:2" parsed="|John|5|2|0|0" osisRef="Bible:John.5.2" />
<sup>2</sup> Në Jeruzalem, afër portës së dhenve, është një pellg që në hebraisht quhet Betesda, dhe ka pesë portikë.
<scripture passage="John 5:3" parsed="|John|5|3|0|0" osisRef="Bible:John.5.3" />
<sup>3</sup> Nën to dergjeshin një numër i madh të lënguarish: të verbër, të çalë dhe të paralizuar, të cilët prisnin lëvizjen e ujit.
<scripture passage="John 5:4" parsed="|John|5|4|0|0" osisRef="Bible:John.5.4" />
<sup>4</sup> Sepse një engjëll, kohë pas kohe, zbriste në pellg dhe e lëvizte ujin; dhe i pari që hynte, mbasi uji ishte lëvizur, shërohej nga çfarëdo sëmundje që të kishte.
<scripture passage="John 5:5" parsed="|John|5|5|0|0" osisRef="Bible:John.5.5" />
<sup>5</sup> Aty ishte një njeri i lënguar prej tridhjetë e tetë vjetësh.
<scripture passage="John 5:6" parsed="|John|5|6|0|0" osisRef="Bible:John.5.6" />
<sup>6</sup> Jezusi, duke e parë shtrirë dhe duke ditur se prej shumë kohe ishte në atë gjendje, i tha: ''A dëshiron të shërohesh?''.
<scripture passage="John 5:7" parsed="|John|5|7|0|0" osisRef="Bible:John.5.7" />
<sup>7</sup> I lënguari u përgjigj: "Zot, unë s'kam njeri që, kur lëviz uji, të më fusë në pellg; dhe, ndërsa unë po shkoj, një tjetër zbret para meje''.
<scripture passage="John 5:8" parsed="|John|5|8|0|0" osisRef="Bible:John.5.8" />
<sup>8</sup> Jezusi i tha: ''Çohu, merr vigun tënd dhe ec!''.
<scripture passage="John 5:9" parsed="|John|5|9|0|0" osisRef="Bible:John.5.9" />
<sup>9</sup> Njeriu u shërua në çast, mori vigun e tij dhe eci. Atë ditë ishte e shtunë.
<scripture passage="John 5:10" parsed="|John|5|10|0|0" osisRef="Bible:John.5.10" />
<sup>10</sup> Prandaj Judenjtë i thanë atij që u shërua: ''Éshtë e shtunë; nuk është e ligjshme për ty të ngresh vigun tënd!''.
<scripture passage="John 5:11" parsed="|John|5|11|0|0" osisRef="Bible:John.5.11" />
<sup>11</sup> Ai iu përgjigj atyre: ''Ai që më shëroi më tha: "Merre vigun tënd dhe ec!"''.
<scripture passage="John 5:12" parsed="|John|5|12|0|0" osisRef="Bible:John.5.12" />
<sup>12</sup> Atëherë ata e pyetën: ''Kush është ai njeri që të tha: "Merre vigun tënd dhe ec"?''.
<scripture passage="John 5:13" parsed="|John|5|13|0|0" osisRef="Bible:John.5.13" />
<sup>13</sup> Por ai që ishte shëruar nuk e dinte kush ishte, sepse Jezusi ishte larguar për shkak të turmës që ishte në atë vend.
<scripture passage="John 5:14" parsed="|John|5|14|0|0" osisRef="Bible:John.5.14" />
<sup>14</sup> Më vonë Jezusi e gjeti në tempull dhe i tha: ''Ja, ti u shërove; mos mëkato më që të mos të të bëhet një gjë më e keqe''.
<scripture passage="John 5:15" parsed="|John|5|15|0|0" osisRef="Bible:John.5.15" />
<sup>15</sup> Ai njeri shkoi dhe u tregoi Judenjve se Jezusi ishte ai që e shëroi.
<scripture passage="John 5:16" parsed="|John|5|16|0|0" osisRef="Bible:John.5.16" />
<sup>16</sup> Për këtë Judenjtë e përndiqnin Jezusin dhe kërkonin ta vrisnin, sepse bënte këto gjëra të shtunave.
<scripture passage="John 5:17" parsed="|John|5|17|0|0" osisRef="Bible:John.5.17" />
<sup>17</sup> Por Jezusi u përgjigj atyre: ''Im Atë vepron deri më tash, e edhe unë veproj''.
<scripture passage="John 5:18" parsed="|John|5|18|0|0" osisRef="Bible:John.5.18" />
<sup>18</sup> Për këtë Judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin, sepse jo vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se thoshte se Perëndia ishte ati i vet, duke e barazuar veten me Perëndinë.
<scripture passage="John 5:19" parsed="|John|5|19|0|0" osisRef="Bible:John.5.19" />
<sup>19</sup> Atëherë Jezusi u përgjgj dhe u tha atyre: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri.
<scripture passage="John 5:20" parsed="|John|5|20|0|0" osisRef="Bible:John.5.20" />
<sup>20</sup> Sepse Ati e do Birin dhe i dëfton gjithçka që bën vetë; dhe do t'i dëftojë vepra më të mëdha se këto, që të mrekulloheni.
<scripture passage="John 5:21" parsed="|John|5|21|0|0" osisRef="Bible:John.5.21" />
<sup>21</sup> Në fakt ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre jetën, po kështu edhe Biri i jep jetën kujtdo që do.
<scripture passage="John 5:22" parsed="|John|5|22|0|0" osisRef="Bible:John.5.22" />
<sup>22</sup> Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit,
<scripture passage="John 5:23" parsed="|John|5|23|0|0" osisRef="Bible:John.5.23" />
<sup>23</sup> që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin; kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar.
<scripture passage="John 5:24" parsed="|John|5|24|0|0" osisRef="Bible:John.5.24" />
<sup>24</sup> Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.
<scripture passage="John 5:25" parsed="|John|5|25|0|0" osisRef="Bible:John.5.25" />
<sup>25</sup> Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e kanë dëgjuar do të jetojnë.
<scripture passage="John 5:26" parsed="|John|5|26|0|0" osisRef="Bible:John.5.26" />
<sup>26</sup> Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete;
<scripture passage="John 5:27" parsed="|John|5|27|0|0" osisRef="Bible:John.5.27" />
<sup>27</sup> dhe i ka dhënë gjithashtu autoritet të gjykojë, sepse është Bir i njeriut.
<scripture passage="John 5:28" parsed="|John|5|28|0|0" osisRef="Bible:John.5.28" />
<sup>28</sup> Mos u mrrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij
<scripture passage="John 5:29" parsed="|John|5|29|0|0" osisRef="Bible:John.5.29" />
<sup>29</sup> dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë të mira, në ringjallje të jetës, dhe ata që kanë bërë të liga, në ringjalljen e dënimit.
<scripture passage="John 5:30" parsed="|John|5|30|0|0" osisRef="Bible:John.5.30" />
<sup>30</sup> Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar.
<scripture passage="John 5:31" parsed="|John|5|31|0|0" osisRef="Bible:John.5.31" />
<sup>31</sup> Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë.
<scripture passage="John 5:32" parsed="|John|5|32|0|0" osisRef="Bible:John.5.32" />
<sup>32</sup> Éshtë një tjetër që dëshmon për mua, dhe unë e di se dëshmia që ai jep për mua është e vërtetë.
<scripture passage="John 5:33" parsed="|John|5|33|0|0" osisRef="Bible:John.5.33" />
<sup>33</sup> Ju keni dërguar te Gjoni dhe ai i ka dhënë dëshmi të vërtetës.
<scripture passage="John 5:34" parsed="|John|5|34|0|0" osisRef="Bible:John.5.34" />
<sup>34</sup> Tani unë nuk e marr dëshminë nga asnjë njeri, por i them këto gjëra që ju të shpëtoheni.
<scripture passage="John 5:35" parsed="|John|5|35|0|0" osisRef="Bible:John.5.35" />
<sup>35</sup> Ai ishte një kandil që digjet e ndriçon; dhe ju deshët të gëzoheni për pak kohë në dritën e tij.
<scripture passage="John 5:36" parsed="|John|5|36|0|0" osisRef="Bible:John.5.36" />
<sup>36</sup> Por dëshmia që kam unë është më e madhe nga ajo e Gjonit; sepse veprat që Ati më ka dhënë të kryej, ato vepra që bëj unë, dëshmojnë për mua, se Ati më ka dërguar.
<scripture passage="John 5:37" parsed="|John|5|37|0|0" osisRef="Bible:John.5.37" />
<sup>37</sup> Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij,
<scripture passage="John 5:38" parsed="|John|5|38|0|0" osisRef="Bible:John.5.38" />
<sup>38</sup> dhe nuk e keni fjalën e tij që të banojë në ju, sepse nuk besoni në atë që ai ka dërguar.
<scripture passage="John 5:39" parsed="|John|5|39|0|0" osisRef="Bible:John.5.39" />
<sup>39</sup> Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua.
<scripture passage="John 5:40" parsed="|John|5|40|0|0" osisRef="Bible:John.5.40" />
<sup>40</sup> Por ju nuk doni të vini tek unë që të keni jetën.
<scripture passage="John 5:41" parsed="|John|5|41|0|0" osisRef="Bible:John.5.41" />
<sup>41</sup> Unë nuk marr lavdi nga njerëzit.
<scripture passage="John 5:42" parsed="|John|5|42|0|0" osisRef="Bible:John.5.42" />
<sup>42</sup> Por unë ju njoh, që nuk keni dashurinë e Perëndisë në ju.
<scripture passage="John 5:43" parsed="|John|5|43|0|0" osisRef="Bible:John.5.43" />
<sup>43</sup> Unë kam ardhur në emër të Atit tim dhe ju nuk më pranoni; po të vinte ndonjë tjetër në emër të vet, ju do ta pranonit.
<scripture passage="John 5:44" parsed="|John|5|44|0|0" osisRef="Bible:John.5.44" />
<sup>44</sup> Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia?
<scripture passage="John 5:45" parsed="|John|5|45|0|0" osisRef="Bible:John.5.45" />
<sup>45</sup> Mos mendoni se unë ju padis tek Ati; ka kush t'ju padisë: Moisiu, në të cilin ju kishit varur shpresën tuaj;
<scripture passage="John 5:46" parsed="|John|5|46|0|0" osisRef="Bible:John.5.46" />
<sup>46</sup> sepse nëqoftëse ju do t'i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua.
<scripture passage="John 5:47" parsed="|John|5|47|0|0" osisRef="Bible:John.5.47" />
<sup>47</sup> Por nëqoftëse ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t'u besoni fjalëve të mia?''.
</p>
</div3>

<div3 title="John 6" progress="85.56%" prev="John.5" next="John.7" id="John.6">
<h3 id="John.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="John.6-p1">
<scripture passage="John 6:1" parsed="|John|6|1|0|0" osisRef="Bible:John.6.1" />
<sup>1</sup> Pas këtyre gjërave, Jezusi kaloi përtej detit të Galilesë, domethënë të Tiberiadës.
<scripture passage="John 6:2" parsed="|John|6|2|0|0" osisRef="Bible:John.6.2" />
<sup>2</sup> Dhe një turmë e madhe e ndiqte, sepse shikonte shenjat që ai bënte mbi të lënguarit.
<scripture passage="John 6:3" parsed="|John|6|3|0|0" osisRef="Bible:John.6.3" />
<sup>3</sup> Por Jezusi u ngjit mbi malin dhe atje u ul me dishepujt e tij.
<scripture passage="John 6:4" parsed="|John|6|4|0|0" osisRef="Bible:John.6.4" />
<sup>4</sup> Dhe Pashka, festa e Judenjve ishte afër.
<scripture passage="John 6:5" parsed="|John|6|5|0|0" osisRef="Bible:John.6.5" />
<sup>5</sup> Jezusi, pra, i ngriti sytë dhe, duke parë se një turmë e madhe po vinte tek ai, i tha Filipit: ''Ku do të blejmë bukë që këta të mund të hanë?''.
<scripture passage="John 6:6" parsed="|John|6|6|0|0" osisRef="Bible:John.6.6" />
<sup>6</sup> Por ai e thoshte këtë për ta vënë në provë, sepse ai e dinte ç'do të bënte.
<scripture passage="John 6:7" parsed="|John|6|7|0|0" osisRef="Bible:John.6.7" />
<sup>7</sup> Filipi iu përgjigj: ''Dyqind denarë bukë nuk do të mjaftojnë për ata, që secili prej tyre mund të ketë një copë''.
<scripture passage="John 6:8" parsed="|John|6|8|0|0" osisRef="Bible:John.6.8" />
<sup>8</sup> Andrea, i vëllai i Simon Pjetrit, një nga dishepujt e tij, i tha:
<scripture passage="John 6:9" parsed="|John|6|9|0|0" osisRef="Bible:John.6.9" />
<sup>9</sup> ''Këtu është një djalosh që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq të vegjël; por ç'janë këto për aq njerëz?''.
<scripture passage="John 6:10" parsed="|John|6|10|0|0" osisRef="Bible:John.6.10" />
<sup>10</sup> Dhe Jezusi tha: ''Bëjini njerëzit të ulen!''. Por në atë vend kishte shumë bar. Njerëzit, pra, u ulën dhe ishin në numër rreth pesë mijë.
<scripture passage="John 6:11" parsed="|John|6|11|0|0" osisRef="Bible:John.6.11" />
<sup>11</sup> Pastaj Jezusi mori bukët dhe, pasi falenderoi, ua ndau dishepujve dhe dishepujt njerëzve të ulur; të njëjtën gjë bënë edhe me peshqit, aq sa deshën.
<scripture passage="John 6:12" parsed="|John|6|12|0|0" osisRef="Bible:John.6.12" />
<sup>12</sup> Dhe mbasi ata u ngopën, Jezusi u tha dishepujve të vet: ''Mblidhni copat që tepruan, që të mos shkojë dëm asgjë''.
<scripture passage="John 6:13" parsed="|John|6|13|0|0" osisRef="Bible:John.6.13" />
<sup>13</sup> I mblodhën, pra, dhe mbushën dymbëdhjetë shporta me copa nga ato pesë bukë prej elbi që u tepruan atyre që kishin ngrënë.
<scripture passage="John 6:14" parsed="|John|6|14|0|0" osisRef="Bible:John.6.14" />
<sup>14</sup> Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë''.
<scripture passage="John 6:15" parsed="|John|6|15|0|0" osisRef="Bible:John.6.15" />
<sup>15</sup> Por Jezusi, duke ditur se po vinin ta kapnin për ta bërë mbret, u tërhoq përsëri mbi malin, fill i vetëm.
<scripture passage="John 6:16" parsed="|John|6|16|0|0" osisRef="Bible:John.6.16" />
<sup>16</sup> Kur u ngrys, dishepujt e tij zbritën drejt detit.
<scripture passage="John 6:17" parsed="|John|6|17|0|0" osisRef="Bible:John.6.17" />
<sup>17</sup> Hipën në barkë dhe shkuan përtej detit, drejt Kapernaumit; tashmë ishte errët dhe Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata.
<scripture passage="John 6:18" parsed="|John|6|18|0|0" osisRef="Bible:John.6.18" />
<sup>18</sup> Deti ishte i trazuar, sepse frynte një erë e fortë.
<scripture passage="John 6:19" parsed="|John|6|19|0|0" osisRef="Bible:John.6.19" />
<sup>19</sup> Dhe pasi kishin vozitur rreth njëzet e pesë ose tridhjetë stade, panë Jezusin që po ecte mbi det dhe po i afrohej barkës dhe patën frikë.
<scripture passage="John 6:20" parsed="|John|6|20|0|0" osisRef="Bible:John.6.20" />
<sup>20</sup> Por ai u tha atyre: ''Jam unë, mos druani!''.
<scripture passage="John 6:21" parsed="|John|6|21|0|0" osisRef="Bible:John.6.21" />
<sup>21</sup> Ata, pra, deshnin ta merrnin në barkë, dhe menjëherë barka u bregëzua në atë vend ku ishin drejtuar.
<scripture passage="John 6:22" parsed="|John|6|22|0|0" osisRef="Bible:John.6.22" />
<sup>22</sup> Të nesërmen turma, që kishte mbetur në bregun tjetër të detit, pa se atje nuk kishte tjetër përveç një barke të vogël, në të cilën kishin hipur dishepujt e Jezusit, dhe që ai nuk kishte hipur me ta, dhe që dishepujt e tij ishin nisur vetëm;
<scripture passage="John 6:23" parsed="|John|6|23|0|0" osisRef="Bible:John.6.23" />
<sup>23</sup> ndërkaq kishin ardhur barka të tjera nga Tiberiada, afër vendit ku kishin ngrënë bukë, pasi Zoti kishte falënderuar.
<scripture passage="John 6:24" parsed="|John|6|24|0|0" osisRef="Bible:John.6.24" />
<sup>24</sup> Turma, kur pa se Jezusi nuk ishte më atje dhe as dishepujt e tij, hipi edhe ajo nëpër barka dhe erdhi në Kapernaum, duke kërkuar Jezusin.
<scripture passage="John 6:25" parsed="|John|6|25|0|0" osisRef="Bible:John.6.25" />
<sup>25</sup> Kur e gjetën përtej detit i thanë: ''Mësues, kur erdhe këtu?''
<scripture passage="John 6:26" parsed="|John|6|26|0|0" osisRef="Bible:John.6.26" />
<sup>26</sup> Jezusi u përgjigj dhe tha: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ju më kërkoni jo pse patë shenja, por sepse keni ngrënë nga bukët dhe keni qenë të ngopur.
<scripture passage="John 6:27" parsed="|John|6|27|0|0" osisRef="Bible:John.6.27" />
<sup>27</sup> Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që mbetet për jetë të përjetshme, të cilin do t'jua japë Biri i njëriut, sepse mbi të Ati, domethënë Perëndia, vuri vulën e tij.''
<scripture passage="John 6:28" parsed="|John|6|28|0|0" osisRef="Bible:John.6.28" />
<sup>28</sup> Atëherë e pyetën: ''Çfarë duhet të bëjmë për të kryer veprat e Perëndisë?''.
<scripture passage="John 6:29" parsed="|John|6|29|0|0" osisRef="Bible:John.6.29" />
<sup>29</sup> Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''Kjo është vepra e Perëndisë: të besoni në atë që ai ka dërguar.''
<scripture passage="John 6:30" parsed="|John|6|30|0|0" osisRef="Bible:John.6.30" />
<sup>30</sup> Atëherë ata i thanë: ''Çfarë shenjë bën ti, pra, që ne ta shohim e ta besoj-më? Ç'vepër po kryen?
<scripture passage="John 6:31" parsed="|John|6|31|0|0" osisRef="Bible:John.6.31" />
<sup>31</sup> Etërit tanë hëngrën manën në shkretëtirë, siç është shkruar: "Ai u dha të hanë bukë nga qielli"''.
<scripture passage="John 6:32" parsed="|John|6|32|0|0" osisRef="Bible:John.6.32" />
<sup>32</sup> Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se jo Moisiu jua ka dhënë bukët nga qielli, por Ati im ju jep bukën e vërtetë nga qielli.
<scripture passage="John 6:33" parsed="|John|6|33|0|0" osisRef="Bible:John.6.33" />
<sup>33</sup> Sepse buka e Perëndisë është ai që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës''.
<scripture passage="John 6:34" parsed="|John|6|34|0|0" osisRef="Bible:John.6.34" />
<sup>34</sup> Atëhere ata i thanë: ''Zot, na jep gjithmonë atë bukë''.
<scripture passage="John 6:35" parsed="|John|6|35|0|0" osisRef="Bible:John.6.35" />
<sup>35</sup> Dhe Jezusi u tha atyre: ''Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.
<scripture passage="John 6:36" parsed="|John|6|36|0|0" osisRef="Bible:John.6.36" />
<sup>36</sup> Por unë jua thashë: ju më keni parë, por nuk besoni.
<scripture passage="John 6:37" parsed="|John|6|37|0|0" osisRef="Bible:John.6.37" />
<sup>37</sup> Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë,
<scripture passage="John 6:38" parsed="|John|6|38|0|0" osisRef="Bible:John.6.38" />
<sup>38</sup> sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar.
<scripture passage="John 6:39" parsed="|John|6|39|0|0" osisRef="Bible:John.6.39" />
<sup>39</sup> Ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë nga të gjitha ato që ai më ka dhënë, por t'i ringjall në ditën e fundit.
<scripture passage="John 6:40" parsed="|John|6|40|0|0" osisRef="Bible:John.6.40" />
<sup>40</sup> Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit''.
<scripture passage="John 6:41" parsed="|John|6|41|0|0" osisRef="Bible:John.6.41" />
<sup>41</sup> Judenjtë, pra, murmurisnin për të, sepse kishte thënë: ''Unë jam buka që zbriti nga qielli'',
<scripture passage="John 6:42" parsed="|John|6|42|0|0" osisRef="Bible:John.6.42" />
<sup>42</sup> dhe thoshnin: ''Vallë, a nuk është ky Jezusi, biri i Jozefit, të cilit ia njohim babanë dhe nënën? Si thotë, pra, ky: "Unë zbrita nga qielli"?''.
<scripture passage="John 6:43" parsed="|John|6|43|0|0" osisRef="Bible:John.6.43" />
<sup>43</sup> Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''Mos murmurisni midis jush.
<scripture passage="John 6:44" parsed="|John|6|44|0|0" osisRef="Bible:John.6.44" />
<sup>44</sup> Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.
<scripture passage="John 6:45" parsed="|John|6|45|0|0" osisRef="Bible:John.6.45" />
<sup>45</sup> Në profetët është shkruar: "Të gjithë do të jenë të mësuar nga Perëndia". Çdo njeri, pra, që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati, vjen tek unë.
<scripture passage="John 6:46" parsed="|John|6|46|0|0" osisRef="Bible:John.6.46" />
<sup>46</sup> Jo s'e ka parë ndonjë Atin, përveç atij që është nga Perëndia; ky e ka parë Atin.
<scripture passage="John 6:47" parsed="|John|6|47|0|0" osisRef="Bible:John.6.47" />
<sup>47</sup> Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush beson në mua ka jetë të përjetshme.
<scripture passage="John 6:48" parsed="|John|6|48|0|0" osisRef="Bible:John.6.48" />
<sup>48</sup> Unë jam buka e jetës.
<scripture passage="John 6:49" parsed="|John|6|49|0|0" osisRef="Bible:John.6.49" />
<sup>49</sup> Etërit tuaj hëngrën manën në shkretirë dhe vdiqën.
<scripture passage="John 6:50" parsed="|John|6|50|0|0" osisRef="Bible:John.6.50" />
<sup>50</sup> Kjo është buka që zbret nga qielli, që një mund të hajë e të mos vdesë.
<scripture passage="John 6:51" parsed="|John|6|51|0|0" osisRef="Bible:John.6.51" />
<sup>51</sup> Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli; nëse një ha nga kjo bukë do të jetojë përjetë; buka që unë do të jap është mishi im, që unë do ta jap për jetën e botës''.
<scripture passage="John 6:52" parsed="|John|6|52|0|0" osisRef="Bible:John.6.52" />
<sup>52</sup> Atëherë Judenjtë filluan të diskutojnë njeri me tjetrin duke thënë: ''Si mundet ky të na japë të hamë mishin e tij?''.
<scripture passage="John 6:53" parsed="|John|6|53|0|0" osisRef="Bible:John.6.53" />
<sup>53</sup> Prandaj Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se, po të mos hani mishin e Birit të njeriut dhe të mos pini gjakun e tij, nuk keni jetën në veten tuaj.
<scripture passage="John 6:54" parsed="|John|6|54|0|0" osisRef="Bible:John.6.54" />
<sup>54</sup> Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.
<scripture passage="John 6:55" parsed="|John|6|55|0|0" osisRef="Bible:John.6.55" />
<sup>55</sup> Sepse mishi im është me të vërtetë ushqim dhe gjaku im është me të vërtetë pije.
<scripture passage="John 6:56" parsed="|John|6|56|0|0" osisRef="Bible:John.6.56" />
<sup>56</sup> Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet në mua dhe unë në të.
<scripture passage="John 6:57" parsed="|John|6|57|0|0" osisRef="Bible:John.6.57" />
<sup>57</sup> Sikurse Ati i gjallë më ka dërguar dhe unë jetoj për shkak të Atit, ashtu edhe ai që më ha mua do të jetojë edhe ai për shkakun tim.
<scripture passage="John 6:58" parsed="|John|6|58|0|0" osisRef="Bible:John.6.58" />
<sup>58</sup> Kjo është buka që zbriti nga qielli; nuk është si mana që hëngrën etërit tuaj dhe vdiqën; kush ha këtë bukë do të jetojë përjetë''.
<scripture passage="John 6:59" parsed="|John|6|59|0|0" osisRef="Bible:John.6.59" />
<sup>59</sup> Këto gjëra tha Jezusi në sinagogë, duke mësuar në Kapernaum.
<scripture passage="John 6:60" parsed="|John|6|60|0|0" osisRef="Bible:John.6.60" />
<sup>60</sup> Kur i dëgjuan këto, shumë nga dishepujt e tij thanë: ''Kjo e folur është e rëndë, kush mund ta kuptojë?''.
<scripture passage="John 6:61" parsed="|John|6|61|0|0" osisRef="Bible:John.6.61" />
<sup>61</sup> Por Jezusi, duke e ditur në vetvete se dishepujt e vet po murmurisnin për këtë, u tha atyre: ''Kjo ju skandalizon?
<scripture passage="John 6:62" parsed="|John|6|62|0|0" osisRef="Bible:John.6.62" />
<sup>62</sup> Ç'do të ishte po ta shihnit, pra, Birin e njeriut duke u ngjitur atje ku ishte më parë?
<scripture passage="John 6:63" parsed="|John|6|63|0|0" osisRef="Bible:John.6.63" />
<sup>63</sup> Éshtë Fryma që jep jetë; mishi nuk vlen asgjë; fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë.
<scripture passage="John 6:64" parsed="|John|6|64|0|0" osisRef="Bible:John.6.64" />
<sup>64</sup> Por janë disa midis jush që nuk besojnë''; në fakt Jezusi e dinte që në fillim kush ishin ata që nuk besonin, dhe kush ishte ai që do ta tradhtonte;
<scripture passage="John 6:65" parsed="|John|6|65|0|0" osisRef="Bible:John.6.65" />
<sup>65</sup> dhe thoshte: ''Për këtë arsye ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im''.
<scripture passage="John 6:66" parsed="|John|6|66|0|0" osisRef="Bible:John.6.66" />
<sup>66</sup> Që nga ai moment shumë nga dishepujt e vet u tërhoqën dhe nuk shkuan më me të.
<scripture passage="John 6:67" parsed="|John|6|67|0|0" osisRef="Bible:John.6.67" />
<sup>67</sup> Atëherë Jezusi u tha të dymbëdhjetëve: ''A doni edhe ju të largoheni?''.
<scripture passage="John 6:68" parsed="|John|6|68|0|0" osisRef="Bible:John.6.68" />
<sup>68</sup> Dhe Simon Pjetri iu përgjigj: ''Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme.
<scripture passage="John 6:69" parsed="|John|6|69|0|0" osisRef="Bible:John.6.69" />
<sup>69</sup> Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë''.
<scripture passage="John 6:70" parsed="|John|6|70|0|0" osisRef="Bible:John.6.70" />
<sup>70</sup> Jezusi u përgjigj atyre: ''A nuk ju kam zgjedhur unë ju të dymbëdhjetët? E një prej jush është një djall''.
<scripture passage="John 6:71" parsed="|John|6|71|0|0" osisRef="Bible:John.6.71" />
<sup>71</sup> Por ai fliste për Judë Iskariotin, birin e Simonit, sepse ky kishte për ta tradhtuar, ndonëse ishte një nga të dymbëdhjetët.
</p>
</div3>

<div3 title="John 7" progress="85.75%" prev="John.6" next="John.8" id="John.7">
<h3 id="John.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="John.7-p1">
<scripture passage="John 7:1" parsed="|John|7|1|0|0" osisRef="Bible:John.7.1" />
<sup>1</sup> Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që Judenjtë kërkonin ta vrisnin.
<scripture passage="John 7:2" parsed="|John|7|2|0|0" osisRef="Bible:John.7.2" />
<sup>2</sup> Por festa e Judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër.
<scripture passage="John 7:3" parsed="|John|7|3|0|0" osisRef="Bible:John.7.3" />
<sup>3</sup> Prandaj vëllezërit e tij i thanë: ''Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t'i shohin veprat që ti bën.
<scripture passage="John 7:4" parsed="|John|7|4|0|0" osisRef="Bible:John.7.4" />
<sup>4</sup> Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të nijhet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!''.
<scripture passage="John 7:5" parsed="|John|7|5|0|0" osisRef="Bible:John.7.5" />
<sup>5</sup> Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të.
<scripture passage="John 7:6" parsed="|John|7|6|0|0" osisRef="Bible:John.7.6" />
<sup>6</sup> Atëherë Jezusi u tha aytre: ''Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.
<scripture passage="John 7:7" parsed="|John|7|7|0|0" osisRef="Bible:John.7.7" />
<sup>7</sup> Bota nuk mund t'ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta.
<scripture passage="John 7:8" parsed="|John|7|8|0|0" osisRef="Bible:John.7.8" />
<sup>8</sup> Ngjituni ju në këtë festë; unë nuk po ngjitem ende në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar''.
<scripture passage="John 7:9" parsed="|John|7|9|0|0" osisRef="Bible:John.7.9" />
<sup>9</sup> Dhe si u tha atyre këto gjëra, mbeti në Galile.
<scripture passage="John 7:10" parsed="|John|7|10|0|0" osisRef="Bible:John.7.10" />
<sup>10</sup> Mbasi vëllezërit e tij u ngjitën në festë, atëherë edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi.
<scripture passage="John 7:11" parsed="|John|7|11|0|0" osisRef="Bible:John.7.11" />
<sup>11</sup> Judenjtë, pra, e kërkonin gjatë festës dhe thoshnin: ''Ku është ai?''.
<scripture passage="John 7:12" parsed="|John|7|12|0|0" osisRef="Bible:John.7.12" />
<sup>12</sup> Në turmë pëshpëritej shumë për të; disa thoshnin: ''Ai është i mirë!''. Të tjerë thoshnin: ''Jo, madje ai e mashtron popullin''.
<scripture passage="John 7:13" parsed="|John|7|13|0|0" osisRef="Bible:John.7.13" />
<sup>13</sup> Por askush nuk fliste haptas për të, nga druajtja e Judenjve.
<scripture passage="John 7:14" parsed="|John|7|14|0|0" osisRef="Bible:John.7.14" />
<sup>14</sup> Por, aty nga mesi i festës, Jezusi u ngjit në tempull dhe mësonte.
<scripture passage="John 7:15" parsed="|John|7|15|0|0" osisRef="Bible:John.7.15" />
<sup>15</sup> Dhe Judenjtë mrrekulloheshin duke thënë: ''Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?''.
<scripture passage="John 7:16" parsed="|John|7|16|0|0" osisRef="Bible:John.7.16" />
<sup>16</sup> Jezusi atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: ''Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar.
<scripture passage="John 7:17" parsed="|John|7|17|0|0" osisRef="Bible:John.7.17" />
<sup>17</sup> Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.
<scripture passage="John 7:18" parsed="|John|7|18|0|0" osisRef="Bible:John.7.18" />
<sup>18</sup> Kush flet nga vetja e tij kërkon lavdinë e vet, kurse ai që kërkon lavdinë e atij që e ka dërguar është i vërtetë, dhe në të nuk ka padrejtësi.
<scripture passage="John 7:19" parsed="|John|7|19|0|0" osisRef="Bible:John.7.19" />
<sup>19</sup> A nuk jua ka dhënë Moisiu ligjin? E pra, asnjë nga ju nuk e vë në praktikë ligjin. Pse kërkoni të më vritni?''.
<scripture passage="John 7:20" parsed="|John|7|20|0|0" osisRef="Bible:John.7.20" />
<sup>20</sup> Turma u përgjigj dhe tha: ''Ti ke një demon; kush kërkon të të vrasë?''.
<scripture passage="John 7:21" parsed="|John|7|21|0|0" osisRef="Bible:John.7.21" />
<sup>21</sup> Jezusi u përgjigj dhe u tha: ''Unë bëra një vepër dhe ju të gjithë jeni të mreku-lluar.
<scripture passage="John 7:22" parsed="|John|7|22|0|0" osisRef="Bible:John.7.22" />
<sup>22</sup> Prandaj Moisiu iu dha rrethprerjen (ajo nuk është prej Moisiut, por prej etërve); dhe ju e rrethpritni një njeri të shtunën.
<scripture passage="John 7:23" parsed="|John|7|23|0|0" osisRef="Bible:John.7.23" />
<sup>23</sup> Në qoftë se një njeri merr rrethprerjen të shtunën, që të mos shkelet ligji i Moisiut, ju zemëroheni kundër meje sepse shërova tërësishtë një njeri të shtunën?
<scripture passage="John 7:24" parsed="|John|7|24|0|0" osisRef="Bible:John.7.24" />
<sup>24</sup> Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!''
<scripture passage="John 7:25" parsed="|John|7|25|0|0" osisRef="Bible:John.7.25" />
<sup>25</sup> Atëherë disa nga Jeruzalemi thanë: ''A nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin?
<scripture passage="John 7:26" parsed="|John|7|26|0|0" osisRef="Bible:John.7.26" />
<sup>26</sup> E megjithatë ja, ai po flet lirisht dhe nuk i thonë asgjë; mos kanë njohur krerët me të vërtetë se ai është Krishti?
<scripture passage="John 7:27" parsed="|John|7|27|0|0" osisRef="Bible:John.7.27" />
<sup>27</sup> Por ne e dimë se nga është ai; ndërsa kur të vijë Krishti, askush nuk do ta dijë se nga është''.
<scripture passage="John 7:28" parsed="|John|7|28|0|0" osisRef="Bible:John.7.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Jezusi, duke mësuar në tempull, thirri dhe tha: ''Ju më njihni dhe e dini se nga jam, megjithatë unë s'kam ardhur nga vetja, por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe ju nuk e njihni.
<scripture passage="John 7:29" parsed="|John|7|29|0|0" osisRef="Bible:John.7.29" />
<sup>29</sup> Por unë atë e njoh, sepse jam nga ai dhe ai më dërgoi''.
<scripture passage="John 7:30" parsed="|John|7|30|0|0" osisRef="Bible:John.7.30" />
<sup>30</sup> Prandaj ata kërkonin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të, sepse ora e tij s'kishte ardhur akoma.
<scripture passage="John 7:31" parsed="|John|7|31|0|0" osisRef="Bible:John.7.31" />
<sup>31</sup> Por shumë veta nga turma besuan në të dhe thoshnin: ''Kur të vijë Krishti, a do të bëjë më shumë shenja se këto që ka bërë ky?''.
<scripture passage="John 7:32" parsed="|John|7|32|0|0" osisRef="Bible:John.7.32" />
<sup>32</sup> Farisenjtë dëgjuan turmën duke pëshpëritur këto gjëra për të; prandaj farisenjtë dhe krerët e priftërinjve dërguan roje për ta kapur.
<scripture passage="John 7:33" parsed="|John|7|33|0|0" osisRef="Bible:John.7.33" />
<sup>33</sup> Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Unë jam edhe për pak kohë me ju, pastaj do të shkoj tek ai që më ka dërguar.
<scripture passage="John 7:34" parsed="|John|7|34|0|0" osisRef="Bible:John.7.34" />
<sup>34</sup> Do të më kërkoni e nuk do të më gjeni; dhe atje ku do të jem unë, ju nuk do të mund të vini''.
<scripture passage="John 7:35" parsed="|John|7|35|0|0" osisRef="Bible:John.7.35" />
<sup>35</sup> Prandaj Judenjtë thonin në mes tyre: ''Ku do të shkojë ky që ne nuk do ta gjejmë? Mos do të shkojë tek ata që janë shpërndarë midis Grekëve, dhe të mësojë Grekët?
<scripture passage="John 7:36" parsed="|John|7|36|0|0" osisRef="Bible:John.7.36" />
<sup>36</sup> Çfarë deshi të thoshte kur tha: "Ju do të më kërkoni dhe nuk do të më gjeni"; dhe: "Atje ku do të jem unë, ju nuk mund të vini"?''.
<scripture passage="John 7:37" parsed="|John|7|37|0|0" osisRef="Bible:John.7.37" />
<sup>37</sup> Ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u çua në këmbë dhe thirri duke thënë: ''Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë.
<scripture passage="John 7:38" parsed="|John|7|38|0|0" osisRef="Bible:John.7.38" />
<sup>38</sup> Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë''.
<scripture passage="John 7:39" parsed="|John|7|39|0|0" osisRef="Bible:John.7.39" />
<sup>39</sup> Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të; sepse Fryma e Shenjtë në fakt nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk ishte përlëvduar.
<scripture passage="John 7:40" parsed="|John|7|40|0|0" osisRef="Bible:John.7.40" />
<sup>40</sup> Shumë veta nga turma, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshnin: ''Ky është me të vërtetë Profeti!''.
<scripture passage="John 7:41" parsed="|John|7|41|0|0" osisRef="Bible:John.7.41" />
<sup>41</sup> Të tjerë thoshnin: ''Ky është Krishti''. Kurse të tjerë thoshnin: ''Vallë nga Galilea vjen Krishti?
<scripture passage="John 7:42" parsed="|John|7|42|0|0" osisRef="Bible:John.7.42" />
<sup>42</sup> A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?''.
<scripture passage="John 7:43" parsed="|John|7|43|0|0" osisRef="Bible:John.7.43" />
<sup>43</sup> Kështu pati përçarje në turmë për shkak të tij.
<scripture passage="John 7:44" parsed="|John|7|44|0|0" osisRef="Bible:John.7.44" />
<sup>44</sup> Dhe disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të.
<scripture passage="John 7:45" parsed="|John|7|45|0|0" osisRef="Bible:John.7.45" />
<sup>45</sup> Atëherë rojet u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë, dhe këta u thanë atyre: ''Pse nuk e sollët?''.
<scripture passage="John 7:46" parsed="|John|7|46|0|0" osisRef="Bible:John.7.46" />
<sup>46</sup> Rojet u përgjigjen: ''Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri''.
<scripture passage="John 7:47" parsed="|John|7|47|0|0" osisRef="Bible:John.7.47" />
<sup>47</sup> Prandaj farisenjtë iu përgjigjën atyre: ''Mos u gënjyet edhe ju?
<scripture passage="John 7:48" parsed="|John|7|48|0|0" osisRef="Bible:John.7.48" />
<sup>48</sup> Mos vallë ndonjë nga krerët ose nga farisenjtë besoi në të?
<scripture passage="John 7:49" parsed="|John|7|49|0|0" osisRef="Bible:John.7.49" />
<sup>49</sup> Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar''.
<scripture passage="John 7:50" parsed="|John|7|50|0|0" osisRef="Bible:John.7.50" />
<sup>50</sup> Nikodemi, një prej tyre, i cili natën kishte shkuar te Jezusi, u tha atyre:
<scripture passage="John 7:51" parsed="|John|7|51|0|0" osisRef="Bible:John.7.51" />
<sup>51</sup> ''Ligji ynë dënon vallë një njeri para se ta ketë dëgjuar dhe ta dijë ç'ka bërë ai?''.
<scripture passage="John 7:52" parsed="|John|7|52|0|0" osisRef="Bible:John.7.52" />
<sup>52</sup> Ata u përgjigjën dhe i thanë: ''Mos je edhe ti nga Galilea? Hulumto Shkrimet dhe do të shohësh se nga Galilea s'ka dalë kurrë profet''.
<scripture passage="John 7:53" parsed="|John|7|53|0|0" osisRef="Bible:John.7.53" />
<sup>53</sup> Dhe secili u kthye në shtëpinë e vet.
</p>
</div3>

<div3 title="John 8" progress="85.88%" prev="John.7" next="John.9" id="John.8">
<h3 id="John.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="John.8-p1">
<scripture passage="John 8:1" parsed="|John|8|1|0|0" osisRef="Bible:John.8.1" />
<sup>1</sup> Dhe Jezusi shkoi në malin e Ullinjve.
<scripture passage="John 8:2" parsed="|John|8|2|0|0" osisRef="Bible:John.8.2" />
<sup>2</sup> Por, si zbardhi dita, u kthye përsëri në tempull dhe gjithë populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mësonte.
<scripture passage="John 8:3" parsed="|John|8|3|0|0" osisRef="Bible:John.8.3" />
<sup>3</sup> Atëherë farisenjtë dhe skribët i prunë një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes,
<scripture passage="John 8:4" parsed="|John|8|4|0|0" osisRef="Bible:John.8.4" />
<sup>4</sup> i thanë Jezusit: ''Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën.
<scripture passage="John 8:5" parsed="|John|8|5|0|0" osisRef="Bible:John.8.5" />
<sup>5</sup> Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç'thua?''.
<scripture passage="John 8:6" parsed="|John|8|6|0|0" osisRef="Bible:John.8.6" />
<sup>6</sup> Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe.
<scripture passage="John 8:7" parsed="|John|8|7|0|0" osisRef="Bible:John.8.7" />
<sup>7</sup> Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: ''Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!''.
<scripture passage="John 8:8" parsed="|John|8|8|0|0" osisRef="Bible:John.8.8" />
<sup>8</sup> Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe.
<scripture passage="John 8:9" parsed="|John|8|9|0|0" osisRef="Bible:John.8.9" />
<sup>9</sup> Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit; kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes.
<scripture passage="John 8:10" parsed="|John|8|10|0|0" osisRef="Bible:John.8.10" />
<sup>10</sup> Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë tjetër përveç gruas, i tha: ''O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?''.
<scripture passage="John 8:11" parsed="|John|8|11|0|0" osisRef="Bible:John.8.11" />
<sup>11</sup> Dhe ajo u përgjigj: ''Askush, Zot''. Atëherë Jezusi i tha: ''As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më''.
<scripture passage="John 8:12" parsed="|John|8|12|0|0" osisRef="Bible:John.8.12" />
<sup>12</sup> Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: ''Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës''.
<scripture passage="John 8:13" parsed="|John|8|13|0|0" osisRef="Bible:John.8.13" />
<sup>13</sup> Atëherë farisenjtë i thanë: ''Ti dëshmon për vetveten; dëshmimi yt nuk është i vërtetë''.
<scripture passage="John 8:14" parsed="|John|8|14|0|0" osisRef="Bible:John.8.14" />
<sup>14</sup> Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''Edhe pse dëshmoj për vetvete, dëshmimi im është i vërtetë, sepse unë e di nga kam ardhur e ku po shkoj; ju, përkundrazi, nuk e dini as nga vij dhe as ku po shkoj.
<scripture passage="John 8:15" parsed="|John|8|15|0|0" osisRef="Bible:John.8.15" />
<sup>15</sup> Ju gjykoni sipas mishit, unë nuk gjykoj asnjeri.
<scripture passage="John 8:16" parsed="|John|8|16|0|0" osisRef="Bible:John.8.16" />
<sup>16</sup> Por, edhe kur gjykoj, gjykimi im është i vërtetë, sepse unë nuk jam vetëm, por jam unë dhe Ati që më dërgoi.
<scripture passage="John 8:17" parsed="|John|8|17|0|0" osisRef="Bible:John.8.17" />
<sup>17</sup> Edhe në ligjin tuaj është shkruar se dëshmimi i dy njerëzve është i vërtetë.
<scripture passage="John 8:18" parsed="|John|8|18|0|0" osisRef="Bible:John.8.18" />
<sup>18</sup> Unë jam ai që dëshmoj për vetvete dhe Ati që më ka dërguar dëshmon për mua''.
<scripture passage="John 8:19" parsed="|John|8|19|0|0" osisRef="Bible:John.8.19" />
<sup>19</sup> Atëherë i thanë: ''Ku është Ati yt?''. Jezusi u përgjigj: ''Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim''.
<scripture passage="John 8:20" parsed="|John|8|20|0|0" osisRef="Bible:John.8.20" />
<sup>20</sup> Jezusi i shprehu këto fjalë në vendin e thesarit, duke mësuar në tempull dhe askush nuk e kapi, sepse nuk i kishte ardhur akoma ora.
<scripture passage="John 8:21" parsed="|John|8|21|0|0" osisRef="Bible:John.8.21" />
<sup>21</sup> Jezusi, pra, u tha atyre përsëri: ''Unë po shkoj dhe ju do të më kërkoni, dhe do të vdisni në mëkatin tuaj. Atje ku shkoj unë, ju nuk mund të vini''.
<scripture passage="John 8:22" parsed="|John|8|22|0|0" osisRef="Bible:John.8.22" />
<sup>22</sup> Prandaj Judenjtë thoshnin: ''Mos don të vrasë veten, sepse thotë: "Ku shkoj unë, ju nuk mund të vini"?''.
<scripture passage="John 8:23" parsed="|John|8|23|0|0" osisRef="Bible:John.8.23" />
<sup>23</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote.
<scripture passage="John 8:24" parsed="|John|8|24|0|0" osisRef="Bible:John.8.24" />
<sup>24</sup> Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja''.
<scripture passage="John 8:25" parsed="|John|8|25|0|0" osisRef="Bible:John.8.25" />
<sup>25</sup> Atëherë ata i thanë: ''Kush je ti?''. Dhe Jezusi u tha atyre: ''Pikërisht atë që ju thashë.
<scripture passage="John 8:26" parsed="|John|8|26|0|0" osisRef="Bible:John.8.26" />
<sup>26</sup> Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës''.
<scripture passage="John 8:27" parsed="|John|8|27|0|0" osisRef="Bible:John.8.27" />
<sup>27</sup> Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin.
<scripture passage="John 8:28" parsed="|John|8|28|0|0" osisRef="Bible:John.8.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.
<scripture passage="John 8:29" parsed="|John|8|29|0|0" osisRef="Bible:John.8.29" />
<sup>29</sup> Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s'më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë''.
<scripture passage="John 8:30" parsed="|John|8|30|0|0" osisRef="Bible:John.8.30" />
<sup>30</sup> Ndërsa ai thoshte këto gjëra, shumë veta besuan në të.
<scripture passage="John 8:31" parsed="|John|8|31|0|0" osisRef="Bible:John.8.31" />
<sup>31</sup> Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: ''Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;
<scripture passage="John 8:32" parsed="|John|8|32|0|0" osisRef="Bible:John.8.32" />
<sup>32</sup> do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë të lirë''.
<scripture passage="John 8:33" parsed="|John|8|33|0|0" osisRef="Bible:John.8.33" />
<sup>33</sup> Ata iu përgjigjën: ''Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s'kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: "Do të bëheni të lirë"?''.
<scripture passage="John 8:34" parsed="|John|8|34|0|0" osisRef="Bible:John.8.34" />
<sup>34</sup> Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit.
<scripture passage="John 8:35" parsed="|John|8|35|0|0" osisRef="Bible:John.8.35" />
<sup>35</sup> Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë.
<scripture passage="John 8:36" parsed="|John|8|36|0|0" osisRef="Bible:John.8.36" />
<sup>36</sup> Pra, nëse Biri do t'ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë''.
<scripture passage="John 8:37" parsed="|John|8|37|0|0" osisRef="Bible:John.8.37" />
<sup>37</sup> ''Unë e di se jeni pasardhësit e Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend në ju.
<scripture passage="John 8:38" parsed="|John|8|38|0|0" osisRef="Bible:John.8.38" />
<sup>38</sup> Unë flas për ç'kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj''.
<scripture passage="John 8:39" parsed="|John|8|39|0|0" osisRef="Bible:John.8.39" />
<sup>39</sup> Ata, duke u përgjigjur, i thanë: ''Ati ynë është Abrahami''. Jezusi u tha atyre: ''Po të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit;
<scripture passage="John 8:40" parsed="|John|8|40|0|0" osisRef="Bible:John.8.40" />
<sup>40</sup> por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e bëri.
<scripture passage="John 8:41" parsed="|John|8|41|0|0" osisRef="Bible:John.8.41" />
<sup>41</sup> Ju bëni veprat e atit tuaj''. Prandaj ata i thanë: ''Ne nuk lindëm nga kurvërimi; ne kemi një Atë të vetëm: Perëndinë''.
<scripture passage="John 8:42" parsed="|John|8|42|0|0" osisRef="Bible:John.8.42" />
<sup>42</sup> Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit, sepse kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai më ka dërguar.
<scripture passage="John 8:43" parsed="|John|8|43|0|0" osisRef="Bible:John.8.43" />
<sup>43</sup> Përse nuk e kuptoni thënien time? Sepse nuk mund të dëgjoni fjalën time.
<scripture passage="John 8:44" parsed="|John|8|44|0|0" osisRef="Bible:John.8.44" />
<sup>44</sup> Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet  nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati  i rrenës.
<scripture passage="John 8:45" parsed="|John|8|45|0|0" osisRef="Bible:John.8.45" />
<sup>45</sup> Kurse mua, duke qenë se ju them të vërtetën, nuk më besoni.
<scripture passage="John 8:46" parsed="|John|8|46|0|0" osisRef="Bible:John.8.46" />
<sup>46</sup> Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni?
<scripture passage="John 8:47" parsed="|John|8|47|0|0" osisRef="Bible:John.8.47" />
<sup>47</sup> Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë''.
<scripture passage="John 8:48" parsed="|John|8|48|0|0" osisRef="Bible:John.8.48" />
<sup>48</sup> Atëherë Judenjtë iu përgjigjën dhe i thanë: ''A nuk themi me të drejtë se ti je Samaritan dhe se ke një demon?''.
<scripture passage="John 8:49" parsed="|John|8|49|0|0" osisRef="Bible:John.8.49" />
<sup>49</sup> Jezusi u përgjigj: ''Unë s'kam një demon, por nderoj Atin tim; ju përkundrazi më çnderoni.
<scripture passage="John 8:50" parsed="|John|8|50|0|0" osisRef="Bible:John.8.50" />
<sup>50</sup> Tani unë nuk kërkoj lavdinë time, ka kush e kërkon dhe gjykon.
<scripture passage="John 8:51" parsed="|John|8|51|0|0" osisRef="Bible:John.8.51" />
<sup>51</sup> Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë''.
<scripture passage="John 8:52" parsed="|John|8|52|0|0" osisRef="Bible:John.8.52" />
<sup>52</sup> Pra Judenjtë i thanë: ''Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: "Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë".
<scripture passage="John 8:53" parsed="|John|8|53|0|0" osisRef="Bible:John.8.53" />
<sup>53</sup> Ti qenke më i madh se ati ynë Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetët kanë vdekur; kush pretendon se je?''.
<scripture passage="John 8:54" parsed="|John|8|54|0|0" osisRef="Bible:John.8.54" />
<sup>54</sup> Jezusi u përgjigj: ''Në qoftë se unë e përlëvdoj veten, lavdia ime s'është asgjë. Éshtë Ati im ai që më përlëvdon, për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj.
<scripture passage="John 8:55" parsed="|John|8|55|0|0" osisRef="Bible:John.8.55" />
<sup>55</sup> Por ju ende s'e keni njohur, kurse unë e njoh dhe, po të thoja se nuk e njoh, do të isha një gënjeshtar si ju; por unë e njoh dhe e zbatoj fjalën e tij.
<scripture passage="John 8:56" parsed="|John|8|56|0|0" osisRef="Bible:John.8.56" />
<sup>56</sup> Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua''.
<scripture passage="John 8:57" parsed="|John|8|57|0|0" osisRef="Bible:John.8.57" />
<sup>57</sup> Judenjtë, pra, i thanë: ''Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?''.
<scripture passage="John 8:58" parsed="|John|8|58|0|0" osisRef="Bible:John.8.58" />
<sup>58</sup> Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam''.
<scripture passage="John 8:59" parsed="|John|8|59|0|0" osisRef="Bible:John.8.59" />
<sup>59</sup> Atëherë ata morën gurë, që t'i hidhnin kundër tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kështu u largua.
</p>
</div3>

<div3 title="John 9" progress="86.05%" prev="John.8" next="John.10" id="John.9">
<h3 id="John.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="John.9-p1">
<scripture passage="John 9:1" parsed="|John|9|1|0|0" osisRef="Bible:John.9.1" />
<sup>1</sup> Kur po kalonte, pa një njeri që ishte i verbër që nga lindja.
<scripture passage="John 9:2" parsed="|John|9|2|0|0" osisRef="Bible:John.9.2" />
<sup>2</sup> Dhe dishepujt e tij e pyetën duke thënë: ''Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?''.
<scripture passage="John 9:3" parsed="|John|9|3|0|0" osisRef="Bible:John.9.3" />
<sup>3</sup> Jezusi u përgjigj: ''As ai, as prindërit e tij s'kanë mëkatuar, por kjo ndodhi që tek ai të dëftohen veprat e Perëndisë.
<scripture passage="John 9:4" parsed="|John|9|4|0|0" osisRef="Bible:John.9.4" />
<sup>4</sup> Unë duhet t'i kryej veprat e atij që më ka dërguar sa është ditë; vjen nata kur askush nuk mund të veprojë.
<scripture passage="John 9:5" parsed="|John|9|5|0|0" osisRef="Bible:John.9.5" />
<sup>5</sup> Derisa jam në botë, unë jam drita e botës''.
<scripture passage="John 9:6" parsed="|John|9|6|0|0" osisRef="Bible:John.9.6" />
<sup>6</sup> Pasi kishte thënë këto gjëra, pështyu përdhe, bëri baltë me pështymë dhe leu sytë e të verbrit me të.
<scripture passage="John 9:7" parsed="|John|9|7|0|0" osisRef="Bible:John.9.7" />
<sup>7</sup> Pastaj i tha: ''Shko, lahu në pellgun e Siloamit'' (që do të thotë: dërguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parë.
<scripture passage="John 9:8" parsed="|John|9|8|0|0" osisRef="Bible:John.9.8" />
<sup>8</sup> Atëherë fqinjtë dhe ata që më parë e kishin parë të verbër, thanë: ''A s'është ky ai që rrinte ulur dhe lypte?''.
<scripture passage="John 9:9" parsed="|John|9|9|0|0" osisRef="Bible:John.9.9" />
<sup>9</sup> Disa thoshnin: ''Ai është''. Të tjerë: ''I përngjan atij''. Dhe ai thoshte: ''Unë jam''.
<scripture passage="John 9:10" parsed="|John|9|10|0|0" osisRef="Bible:John.9.10" />
<sup>10</sup> I thanë pra: ''Si të janë hapur sytë?''.
<scripture passage="John 9:11" parsed="|John|9|11|0|0" osisRef="Bible:John.9.11" />
<sup>11</sup> Ai u përgjigj dhe tha: ''Një njeri, që quhet Jezus, ka bërë baltë, m'i leu sytë dhe më tha: "Shko te pellgu i Siloamit dhe lahu". Dhe unë shkova atje, u lava dhe m'u kthye drita e syve''.
<scripture passage="John 9:12" parsed="|John|9|12|0|0" osisRef="Bible:John.9.12" />
<sup>12</sup> Dhe ata i thanë: ''Ku është ai?''. Ai u përgjigj: ''Nuk e di''.
<scripture passage="John 9:13" parsed="|John|9|13|0|0" osisRef="Bible:John.9.13" />
<sup>13</sup> Atëherë ata e çuan te farisenjtë atë që më parë kishte qenë i verbër.
<scripture passage="John 9:14" parsed="|John|9|14|0|0" osisRef="Bible:John.9.14" />
<sup>14</sup> Dhe ishte e shtunë kur Jezusi bëri baltën dhe ia hapi sytë.
<scripture passage="John 9:15" parsed="|John|9|15|0|0" osisRef="Bible:John.9.15" />
<sup>15</sup> Edhe farisenjtë, pra, e pyesnin përsëri si e fitoi dritën e syve. Dhe ai u tha atyre: ''Më vuri baltë mbi sy, u lava dhe shoh''.
<scripture passage="John 9:16" parsed="|John|9|16|0|0" osisRef="Bible:John.9.16" />
<sup>16</sup> Atëherë disa farisenj thanë: ''Ky njeri nuk është nga Perëndia, sepse nuk e respekton të shtunën!''. Të tjerë thoshnin: ''Si mund të kryejë shenja të tilla një njeri mëkatar?''. Dhe kishte përçarje midis tyre.
<scripture passage="John 9:17" parsed="|John|9|17|0|0" osisRef="Bible:John.9.17" />
<sup>17</sup> E pyetën, pra, përsëri të verbrin: ''Po ti, ç'thua për atë për faktin që t'i ka hapur sytë?''. Ai tha: ''Éshtë një profet''.
<scripture passage="John 9:18" parsed="|John|9|18|0|0" osisRef="Bible:John.9.18" />
<sup>18</sup> Por Judenjtë nuk besuan se ai kishte qenë i verbër dhe se kishte fituar dritën e syve, derisa thirrën prindërit e atij që kishte fituar dritën e syve.
<scripture passage="John 9:19" parsed="|John|9|19|0|0" osisRef="Bible:John.9.19" />
<sup>19</sup> Dhe i pyetën ata: ''A është ky djali juaj, për të cilin ju thoni se ka lindur i verbër? Vallë si sheh tani?''.
<scripture passage="John 9:20" parsed="|John|9|20|0|0" osisRef="Bible:John.9.20" />
<sup>20</sup> Prindërit e tij, duke u përgjigjur atyre, thanë: ''E dimë se ky është djali ynë dhe se ka lindur i verbër,
<scripture passage="John 9:21" parsed="|John|9|21|0|0" osisRef="Bible:John.9.21" />
<sup>21</sup> por ne nuk dimë se si sheh tani ose se kush ia ka hapur sytë; pyeteni atë; ai moshë ka, do t'ju flasë për veten e vet''.
<scripture passage="John 9:22" parsed="|John|9|22|0|0" osisRef="Bible:John.9.22" />
<sup>22</sup> Këto thanë prindërit e tij, sepse kishin frikë nga Judenjtë; sepse Judenjtë kishin vendosur që, nëse dikush do ta rrëfente Jezusin si Krishti, do të përjashtohej nga sinagoga.
<scripture passage="John 9:23" parsed="|John|9|23|0|0" osisRef="Bible:John.9.23" />
<sup>23</sup> Prandaj prindërit e tij thanë: ''Moshë ka, pyeteni atë''.
<scripture passage="John 9:24" parsed="|John|9|24|0|0" osisRef="Bible:John.9.24" />
<sup>24</sup> Atëherë ata e thirrën përsëri njeriun që kishte qenë i verbër dhe i thanë: ''Jepi lavdi Perëndisë; ne e dimë se ai njeri është mëkatar''.
<scripture passage="John 9:25" parsed="|John|9|25|0|0" osisRef="Bible:John.9.25" />
<sup>25</sup> Ai atëherë u përgjigj dhe tha: ''Në është mëkatar, nuk e di, por di një gjë, që isha i verbër dhe tani shoh''.
<scripture passage="John 9:26" parsed="|John|9|26|0|0" osisRef="Bible:John.9.26" />
<sup>26</sup> E pyetën përsëri: ''Ç'të bëri? Si t'i ka hapur sytë?''.
<scripture passage="John 9:27" parsed="|John|9|27|0|0" osisRef="Bible:John.9.27" />
<sup>27</sup> Ai u përgjigj atyre: ''Unë tashmë ua kam thënë dhe ju nuk keni dëgjuar; pse doni ta dëgjoni përsëri? Doni ndoshta të bëheni edhe ju dishepuj të tij?''.
<scripture passage="John 9:28" parsed="|John|9|28|0|0" osisRef="Bible:John.9.28" />
<sup>28</sup> Por ata e fyen dhe thanë: ''Ti je dishepull i tij, por ne jemi dishepuj të Moisiut!
<scripture passage="John 9:29" parsed="|John|9|29|0|0" osisRef="Bible:John.9.29" />
<sup>29</sup> Ne e dimë se Perëndia i foli Moisiut; sa për atë, nuk e dimë se nga është''.
<scripture passage="John 9:30" parsed="|John|9|30|0|0" osisRef="Bible:John.9.30" />
<sup>30</sup> Ai njeri u përgjigj dhe u tha atyre: ''E pra, është e çuditshme që ju të mos dini nga është ai; megjithatë ai m'i hapi sytë!
<scripture passage="John 9:31" parsed="|John|9|31|0|0" osisRef="Bible:John.9.31" />
<sup>31</sup> Dhe ne e dimë se Perëndia nuk i dëgjon mëkatarët, por nëse dikush është i druajtshëm ndaj Perëndisë dhe bën vullnetin e tij, ai atë e dëgjon!
<scripture passage="John 9:32" parsed="|John|9|32|0|0" osisRef="Bible:John.9.32" />
<sup>32</sup> Që prej fillimit të botës nuk është dëgjuar që dikush t'ia ketë hapur sytë një të linduri të verbër.
<scripture passage="John 9:33" parsed="|John|9|33|0|0" osisRef="Bible:John.9.33" />
<sup>33</sup> Po të mos ishte ky nga Perëndia, nuk do të mund të bënte asgjë''.
<scripture passage="John 9:34" parsed="|John|9|34|0|0" osisRef="Bible:John.9.34" />
<sup>34</sup> Ata u përgjigjën dhe i thanë: ''Ti ke lindur i tëri në mëkate e don të na mësosh?''. Dhe e nxorën jashtë.
<scripture passage="John 9:35" parsed="|John|9|35|0|0" osisRef="Bible:John.9.35" />
<sup>35</sup> Jezusi e mori vesh se e nxorën jashtë dhe, kur e gjeti, i tha: ''A beson ti në Birin e Perëndisë?''.
<scripture passage="John 9:36" parsed="|John|9|36|0|0" osisRef="Bible:John.9.36" />
<sup>36</sup> Ai u përgjigj dhe tha: ''Kush është, Zot, që unë të besoj në të?''.
<scripture passage="John 9:37" parsed="|John|9|37|0|0" osisRef="Bible:John.9.37" />
<sup>37</sup> Dhe Jezusi i tha: ''Ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet''.
<scripture passage="John 9:38" parsed="|John|9|38|0|0" osisRef="Bible:John.9.38" />
<sup>38</sup> Atëherë ai tha: ''Unë besoj, o Zot''; dhe e adhuroi.
<scripture passage="John 9:39" parsed="|John|9|39|0|0" osisRef="Bible:John.9.39" />
<sup>39</sup> Pastaj Jezusi tha: ''Unë kam ardhur në këtë botë për të bërë një gjyq, që ata që nuk shohin të shohin dhe ata që shohin të verbohen''.
<scripture passage="John 9:40" parsed="|John|9|40|0|0" osisRef="Bible:John.9.40" />
<sup>40</sup> Disa nga farisenjtë që ishin me të i dëgjuan këto gjëra dhe i thanë: ''Jemi të verbër edhe ne?''.
<scripture passage="John 9:41" parsed="|John|9|41|0|0" osisRef="Bible:John.9.41" />
<sup>41</sup> Jezusi u përgjigj atyre: ''Po të ishit të verbër, nuk do të kishit asnjë mëkat; por tani thoni: "Ne shohim", prandaj mëkati juaj mbetet''.
</p>
</div3>

<div3 title="John 10" progress="86.16%" prev="John.9" next="John.11" id="John.10">
<h3 id="John.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="John.10-p1">
<scripture passage="John 10:1" parsed="|John|10|1|0|0" osisRef="Bible:John.10.1" />
<sup>1</sup> ''Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: Ai që nuk hyn nëpër derë të vathës së deleve, por ngjitet nga një anë tjetër, ai është vjedhës dhe kusar;
<scripture passage="John 10:2" parsed="|John|10|2|0|0" osisRef="Bible:John.10.2" />
<sup>2</sup> kurse kush hyn nëpër derë është bariu i deleve.
<scripture passage="John 10:3" parsed="|John|10|3|0|0" osisRef="Bible:John.10.3" />
<sup>3</sup> Atij ia hap portieri; delet e dëgjojnë zërin e tij, dhe ai i thërret delet e tij me emër dhe i prin jashtë.
<scripture passage="John 10:4" parsed="|John|10|4|0|0" osisRef="Bible:John.10.4" />
<sup>4</sup> Dhe, pasi i ka nxjerrë delet e tij, shkon para tyre; dhe delet e ndjekin, sepse njohin zërin e tij.
<scripture passage="John 10:5" parsed="|John|10|5|0|0" osisRef="Bible:John.10.5" />
<sup>5</sup> Por nuk ndjekin asnjë të huaj, por do të ikin larg tij, sepse nuk e njohin zërin e të huajve''.
<scripture passage="John 10:6" parsed="|John|10|6|0|0" osisRef="Bible:John.10.6" />
<sup>6</sup> Jezusi u tha atyre këtë shëmbëlltyrë, por ata nuk morën vesh për çfarë po u fliste.
<scripture passage="John 10:7" parsed="|John|10|7|0|0" osisRef="Bible:John.10.7" />
<sup>7</sup> Prandaj Jezusi u tha atyre përsëri: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: unë jam dera e deleve.
<scripture passage="John 10:8" parsed="|John|10|8|0|0" osisRef="Bible:John.10.8" />
<sup>8</sup> Të gjithë ata që erdhën para meje janë vjedhës e kusarë; por delet nuk i kanë dëgjuar.
<scripture passage="John 10:9" parsed="|John|10|9|0|0" osisRef="Bible:John.10.9" />
<sup>9</sup> Unë jam dera; nëse dikush hyn nëpërmjet meje, do të shpëtohet; do të hyjë, do të dalë dhe do të gjejë kullotë.
<scripture passage="John 10:10" parsed="|John|10|10|0|0" osisRef="Bible:John.10.10" />
<sup>10</sup> Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.
<scripture passage="John 10:11" parsed="|John|10|11|0|0" osisRef="Bible:John.10.11" />
<sup>11</sup> Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet.
<scripture passage="John 10:12" parsed="|John|10|12|0|0" osisRef="Bible:John.10.12" />
<sup>12</sup> Kurse rrogëtari, që nuk është bari, dhe delet nuk janë të vetat, sheh ujkun që po vjen, i braktis delet dhe ikën; dhe ujku i rrëmben dhe i shpërndan delet.
<scripture passage="John 10:13" parsed="|John|10|13|0|0" osisRef="Bible:John.10.13" />
<sup>13</sup> Rrogëtari ikën, sepse është rrogëtar dhe nuk do t'ia dijë për delet.
<scripture passage="John 10:14" parsed="|John|10|14|0|0" osisRef="Bible:John.10.14" />
<sup>14</sup> Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua,
<scripture passage="John 10:15" parsed="|John|10|15|0|0" osisRef="Bible:John.10.15" />
<sup>15</sup> ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe lë jetën time për delet.
<scripture passage="John 10:16" parsed="|John|10|16|0|0" osisRef="Bible:John.10.16" />
<sup>16</sup> Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t'i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm.
<scripture passage="John 10:17" parsed="|John|10|17|0|0" osisRef="Bible:John.10.17" />
<sup>17</sup> Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri.
<scripture passage="John 10:18" parsed="|John|10|18|0|0" osisRef="Bible:John.10.18" />
<sup>18</sup> Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im''.
<scripture passage="John 10:19" parsed="|John|10|19|0|0" osisRef="Bible:John.10.19" />
<sup>19</sup> Atëherë lindi përsëri një përçarje midis Judenjve për shkak të këtyre fjalëve.
<scripture passage="John 10:20" parsed="|John|10|20|0|0" osisRef="Bible:John.10.20" />
<sup>20</sup> Dhe shumë nga ata thoshnin: ''Ai ka një demon dhe nuk është në vete; përse e dëgjoni?''.
<scripture passage="John 10:21" parsed="|John|10|21|0|0" osisRef="Bible:John.10.21" />
<sup>21</sup> Të tjerë thoshnin: ''Këto nuk janë fjalë të një të demonizuari; a mundet një demon t'ua hap sytë të verbërve?''.
<scripture passage="John 10:22" parsed="|John|10|22|0|0" osisRef="Bible:John.10.22" />
<sup>22</sup> U kremtua festa e Kushtimit në Jeruzalem, dhe ishte dimër.
<scripture passage="John 10:23" parsed="|John|10|23|0|0" osisRef="Bible:John.10.23" />
<sup>23</sup> Dhe Jezusi po ecte në tempull, nën portikun e Salomonit.
<scripture passage="John 10:24" parsed="|John|10|24|0|0" osisRef="Bible:John.10.24" />
<sup>24</sup> E rrethuan, pra, Judenjtë dhe i thanë: ''Deri kur do të na mbash pezull? Nëse je Krishti, na e thuaj haptas''.
<scripture passage="John 10:25" parsed="|John|10|25|0|0" osisRef="Bible:John.10.25" />
<sup>25</sup> Jezusi u përgjigj atyre: ''Unë jua kam thënë, por ju nuk besoni; veprat që bëj në emër të Atit tim, janë ato që dëshmojnë për mua.
<scripture passage="John 10:26" parsed="|John|10|26|0|0" osisRef="Bible:John.10.26" />
<sup>26</sup> Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni nga delet e mia, siç jua kam thënë.
<scripture passage="John 10:27" parsed="|John|10|27|0|0" osisRef="Bible:John.10.27" />
<sup>27</sup> Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin;
<scripture passage="John 10:28" parsed="|John|10|28|0|0" osisRef="Bible:John.10.28" />
<sup>28</sup> dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t'i rrëmbejë nga dora ime.
<scripture passage="John 10:29" parsed="|John|10|29|0|0" osisRef="Bible:John.10.29" />
<sup>29</sup> Ati im, që m'i dha, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t'i rrëmbejë nga dora e Atit tim.
<scripture passage="John 10:30" parsed="|John|10|30|0|0" osisRef="Bible:John.10.30" />
<sup>30</sup> Unë dhe Ati jemi një''.
<scripture passage="John 10:31" parsed="|John|10|31|0|0" osisRef="Bible:John.10.31" />
<sup>31</sup> Prandaj Judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë.
<scripture passage="John 10:32" parsed="|John|10|32|0|0" osisRef="Bible:John.10.32" />
<sup>32</sup> Jezusi u përgjigj atyre: ''Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?''.
<scripture passage="John 10:33" parsed="|John|10|33|0|0" osisRef="Bible:John.10.33" />
<sup>33</sup> Judenjtë u përgjigjën duke thënë: ''Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi''.
<scripture passage="John 10:34" parsed="|John|10|34|0|0" osisRef="Bible:John.10.34" />
<sup>34</sup> Jezusi u përgjigj atyre: ''A nuk është shkruar në ligjin tuaj: "Unë thashë: Ju jeni perëndi"?
<scripture passage="John 10:35" parsed="|John|10|35|0|0" osisRef="Bible:John.10.35" />
<sup>35</sup> Nëse ai i quan perëndi ata, të cilëve u qe drejtuar fjala e Perëndisë (dhe Shkrimi nuk mund të bjerë poshtë),
<scripture passage="John 10:36" parsed="|John|10|36|0|0" osisRef="Bible:John.10.36" />
<sup>36</sup> ju thoni se ai, që Ati e ka shenjtëruar dhe e ka dërguar në botë, blasfemon, sepse ka thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë"?
<scripture passage="John 10:37" parsed="|John|10|37|0|0" osisRef="Bible:John.10.37" />
<sup>37</sup> Nëse unë nuk bëj veprat e Atit tim, mos më besoni,
<scripture passage="John 10:38" parsed="|John|10|38|0|0" osisRef="Bible:John.10.38" />
<sup>38</sup> por nëse i bëj, edhe po të mos më besoni mua, u besoni të paktën veprave, që të njihni e të besoni se Ati është në mua dhe unë në atë''.
<scripture passage="John 10:39" parsed="|John|10|39|0|0" osisRef="Bible:John.10.39" />
<sup>39</sup> Për këtë arsye ata kërkonin përsëri ta kapnin, por ai ikte nga duart e tyre.
<scripture passage="John 10:40" parsed="|John|10|40|0|0" osisRef="Bible:John.10.40" />
<sup>40</sup> Dhe shkoi përsëri përtej Jordanit, në vendin ku më parë Gjoni pagëzonte; dhe ndaloi aty.
<scripture passage="John 10:41" parsed="|John|10|41|0|0" osisRef="Bible:John.10.41" />
<sup>41</sup> Dhe shumë veta erdhën tek ai dhe thoshnin: ''Gjoni vërtet nuk bëri asnjë shenjë, por gjithçka që Gjoni tha për këtë ishte e vërtetë''.
<scripture passage="John 10:42" parsed="|John|10|42|0|0" osisRef="Bible:John.10.42" />
<sup>42</sup> Dhe atje shumë veta besuan në të.
</p>
</div3>

<div3 title="John 11" progress="86.26%" prev="John.10" next="John.12" id="John.11">
<h3 id="John.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="John.11-p1">
<scripture passage="John 11:1" parsed="|John|11|1|0|0" osisRef="Bible:John.11.1" />
<sup>1</sup> Ishte atëherë i sëmurë një farë Llazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i Martës, motrës së saj.
<scripture passage="John 11:2" parsed="|John|11|2|0|0" osisRef="Bible:John.11.2" />
<sup>2</sup> Maria ishte ajo që e vajosi me vaj erëkëndëshëm Zotin dhe ia fshiu këmbët me flokët e saj; dhe vëllai i saj, Llazari, ishte i sëmurë.
<scripture passage="John 11:3" parsed="|John|11|3|0|0" osisRef="Bible:John.11.3" />
<sup>3</sup> Prandaj motrat i dërguan fjalë Jezusit: ''Zot, ja, ai që ti e do shumë është i sëmurë''.
<scripture passage="John 11:4" parsed="|John|11|4|0|0" osisRef="Bible:John.11.4" />
<sup>4</sup> Dhe Jezusi si dëgjoi këto tha: ''Kjo sëmundje nuk është për vdekje, po për lavdinë e Perëndisë, që nëpërmjet saj të përlëvdohet Biri i Perëndisë''.
<scripture passage="John 11:5" parsed="|John|11|5|0|0" osisRef="Bible:John.11.5" />
<sup>5</sup> Por Jezusi e donte Martën, motrën e saj dhe Llazarin.
<scripture passage="John 11:6" parsed="|John|11|6|0|0" osisRef="Bible:John.11.6" />
<sup>6</sup> Kur dëgjoi se Llazari ishte i sëmurë, qëndroi edhe dy ditë në vendin ku ishte.
<scripture passage="John 11:7" parsed="|John|11|7|0|0" osisRef="Bible:John.11.7" />
<sup>7</sup> Pastaj u tha dishepujve: ''Të kthehemi përsëri në Jude''.
<scripture passage="John 11:8" parsed="|John|11|8|0|0" osisRef="Bible:John.11.8" />
<sup>8</sup> Dishepujt i thanë: ''Mësues, pak më parë Judenjtë kërkonin të të vrisnin me gurë dhe ti po shkon përsëri atje?''.
<scripture passage="John 11:9" parsed="|John|11|9|0|0" osisRef="Bible:John.11.9" />
<sup>9</sup> Jezusi u përgjigj: ''Nuk janë vallë dymbëdhjetë, orët e ditës? Kur dikush ecën ditën, nuk pengohet, sepse sheh dritën e kësaj bote,
<scripture passage="John 11:10" parsed="|John|11|10|0|0" osisRef="Bible:John.11.10" />
<sup>10</sup> por nëse dikush ecën natën, pengohet, sepse drita nuk është në të''.
<scripture passage="John 11:11" parsed="|John|11|11|0|0" osisRef="Bible:John.11.11" />
<sup>11</sup> Mbasi i tha këto gjëra, shtoi: ''Mikun tonë, Llazarin e ka zënë gjumi, por unë po shkoj ta zgjoj''.
<scripture passage="John 11:12" parsed="|John|11|12|0|0" osisRef="Bible:John.11.12" />
<sup>12</sup> Atëherë dishepujt e tij thanë: ''Zot, po të flejë, do të shpëtojë''.
<scripture passage="John 11:13" parsed="|John|11|13|0|0" osisRef="Bible:John.11.13" />
<sup>13</sup> Por Jezusi u kishte folur për vdekjen e tij, kurse ata pandehnin se kishte folur për fjetjen e gjumit.
<scripture passage="John 11:14" parsed="|John|11|14|0|0" osisRef="Bible:John.11.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Jezusi u tha atyre haptas: ''Llazari ka vdekur.
<scripture passage="John 11:15" parsed="|John|11|15|0|0" osisRef="Bible:John.11.15" />
<sup>15</sup> Edhe unë gëzohem për ju që nuk isha atje, që të besoni; por le të shkojmë tek ai''.
<scripture passage="John 11:16" parsed="|John|11|16|0|0" osisRef="Bible:John.11.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Thomai, i quajtur Binjaku, u tha bashkëdishepujve: ''Të shkojmë edhe ne, që të vdesim me të''.
<scripture passage="John 11:17" parsed="|John|11|17|0|0" osisRef="Bible:John.11.17" />
<sup>17</sup> Kur arriti Jezusi, pra, gjeti që Llazari ishte që prej katër ditësh në varr.
<scripture passage="John 11:18" parsed="|John|11|18|0|0" osisRef="Bible:John.11.18" />
<sup>18</sup> Por Betania ishte rreth pesëmbëdhjetë stade larg Jeruzalemit.
<scripture passage="John 11:19" parsed="|John|11|19|0|0" osisRef="Bible:John.11.19" />
<sup>19</sup> Dhe shumë Judenj kishin ardhur te Marta dhe te Maria për t'i ngushëlluar për vëllanë e tyre.
<scripture passage="John 11:20" parsed="|John|11|20|0|0" osisRef="Bible:John.11.20" />
<sup>20</sup> Marta, pra, si e mori vesh se po vinte Jezusi, i doli përpara; kurse Maria ishte ulur në shtëpi.
<scripture passage="John 11:21" parsed="|John|11|21|0|0" osisRef="Bible:John.11.21" />
<sup>21</sup> Marta i tha Jezusit: ''Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur,
<scripture passage="John 11:22" parsed="|John|11|22|0|0" osisRef="Bible:John.11.22" />
<sup>22</sup> por edhe tani e di se të gjitha ato që ti i kërkon Perëndisë, Perëndia do të t'i japë''.
<scripture passage="John 11:23" parsed="|John|11|23|0|0" osisRef="Bible:John.11.23" />
<sup>23</sup> Jezusi i tha: ''Yt vëlla do të ringjallet''.
<scripture passage="John 11:24" parsed="|John|11|24|0|0" osisRef="Bible:John.11.24" />
<sup>24</sup> Marta i tha: ''E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit''.
<scripture passage="John 11:25" parsed="|John|11|25|0|0" osisRef="Bible:John.11.25" />
<sup>25</sup> Jezusi i tha: ''Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.
<scripture passage="John 11:26" parsed="|John|11|26|0|0" osisRef="Bible:John.11.26" />
<sup>26</sup> Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?''.
<scripture passage="John 11:27" parsed="|John|11|27|0|0" osisRef="Bible:John.11.27" />
<sup>27</sup> Ajo i tha: ''Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë''
<scripture passage="John 11:28" parsed="|John|11|28|0|0" osisRef="Bible:John.11.28" />
<sup>28</sup> Dhe, si tha kështu, shkoi të thërrasë fshehtas Marinë, motrën e saj, duke thënë: ''Mësuesi është këtu dhe po të thërret''.
<scripture passage="John 11:29" parsed="|John|11|29|0|0" osisRef="Bible:John.11.29" />
<sup>29</sup> Posa e dëgjoi, ajo u çua me nxitim dhe erdhi tek ai.
<scripture passage="John 11:30" parsed="|John|11|30|0|0" osisRef="Bible:John.11.30" />
<sup>30</sup> Por Jezusi ende nuk kishte arritur në fshat, por ndodhej në vendin ku Marta e kishte takuar.
<scripture passage="John 11:31" parsed="|John|11|31|0|0" osisRef="Bible:John.11.31" />
<sup>31</sup> Prandaj Judenjtë që ishin me të në shtëpi për ta ngushëlluar, kur panë se Maria u çua me nxitim dhe doli, e ndoqën, duke thënë: ''Ajo po shkon te varri për të qarë aty''.
<scripture passage="John 11:32" parsed="|John|11|32|0|0" osisRef="Bible:John.11.32" />
<sup>32</sup> Sapo Maria arriti te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atë, i ra ndër këmbë duke i thënë: ''Zot, po të ishe ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur''.
<scripture passage="John 11:33" parsed="|John|11|33|0|0" osisRef="Bible:John.11.33" />
<sup>33</sup> Atëherë Jezusi, kur pa se ajo dhe Judenjtë që kishin ardhur me të po qanin, u psherëtiu në frymë dhe u trondit,
<scripture passage="John 11:34" parsed="|John|11|34|0|0" osisRef="Bible:John.11.34" />
<sup>34</sup> dhe tha: ''Ku e keni vënë?''. Ata i thanë: ''Zot, eja e shih!''.
<scripture passage="John 11:35" parsed="|John|11|35|0|0" osisRef="Bible:John.11.35" />
<sup>35</sup> Jezusi qau.
<scripture passage="John 11:36" parsed="|John|11|36|0|0" osisRef="Bible:John.11.36" />
<sup>36</sup> Atëherë Judenjtë thanë: ''Shih, sa e donte!''.
<scripture passage="John 11:37" parsed="|John|11|37|0|0" osisRef="Bible:John.11.37" />
<sup>37</sup> Por disa nga ata thanë: ''Ky, që i hapi sytë të verbërit, s'mund të bënte që ky të mos vdiste?".
<scripture passage="John 11:38" parsed="|John|11|38|0|0" osisRef="Bible:John.11.38" />
<sup>38</sup> Prandaj Jezusi, përsëri i tronditur përbrenda, erdhi te varri; por ky ishte një guvë dhe kishte përpara një gur.
<scripture passage="John 11:39" parsed="|John|11|39|0|0" osisRef="Bible:John.11.39" />
<sup>39</sup> Jezusi tha: ''Hiqni gurin!''. Marta, motra e të vdekurit, i tha: ''Zot, ai tashmë qelbet, sepse ka vdekur prej katër ditësh''.
<scripture passage="John 11:40" parsed="|John|11|40|0|0" osisRef="Bible:John.11.40" />
<sup>40</sup> Jezusi i tha: ''A nuk të thashë se po të besosh, do të shohësh lavdinë e Perëndisë?''.
<scripture passage="John 11:41" parsed="|John|11|41|0|0" osisRef="Bible:John.11.41" />
<sup>41</sup> Atëherë ata e hoqën gurin prej vendit ku ishte shtrirë i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha: ''O Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar.
<scripture passage="John 11:42" parsed="|John|11|42|0|0" osisRef="Bible:John.11.42" />
<sup>42</sup> Unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon, por i kam thënë këto për turmën që është përreth, që të besojnë se ti më ke dërguar''.
<scripture passage="John 11:43" parsed="|John|11|43|0|0" osisRef="Bible:John.11.43" />
<sup>43</sup> Dhe, mbasi tha këto, thirri me zë të lartë: ''Llazar, eja jashtë!''.
<scripture passage="John 11:44" parsed="|John|11|44|0|0" osisRef="Bible:John.11.44" />
<sup>44</sup> Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: ''Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!''.
<scripture passage="John 11:45" parsed="|John|11|45|0|0" osisRef="Bible:John.11.45" />
<sup>45</sup> Atëherë shumë nga Judenjtë, që kishin ardhur te Maria dhe kishin parë gjithçka kishte bërë Jezusi, besuan në të.
<scripture passage="John 11:46" parsed="|John|11|46|0|0" osisRef="Bible:John.11.46" />
<sup>46</sup> Por disa nga ata shkuan te farisenjtë dhe u treguan atyre ç'kishte bërë Jezusi.
<scripture passage="John 11:47" parsed="|John|11|47|0|0" osisRef="Bible:John.11.47" />
<sup>47</sup> Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë: ''Ç'të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja.
<scripture passage="John 11:48" parsed="|John|11|48|0|0" osisRef="Bible:John.11.48" />
<sup>48</sup> Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të, do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë''.
<scripture passage="John 11:49" parsed="|John|11|49|0|0" osisRef="Bible:John.11.49" />
<sup>49</sup> Por një nga ata, Kajafa, që ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: ''Ju nuk kuptoni asgjë;
<scripture passage="John 11:50" parsed="|John|11|50|0|0" osisRef="Bible:John.11.50" />
<sup>50</sup> dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi''.
<scripture passage="John 11:51" parsed="|John|11|51|0|0" osisRef="Bible:John.11.51" />
<sup>51</sup> Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin,
<scripture passage="John 11:52" parsed="|John|11|52|0|0" osisRef="Bible:John.11.52" />
<sup>52</sup> dhe jo vetëm për kombin, por edhe për t'i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë.
<scripture passage="John 11:53" parsed="|John|11|53|0|0" osisRef="Bible:John.11.53" />
<sup>53</sup> Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin.
<scripture passage="John 11:54" parsed="|John|11|54|0|0" osisRef="Bible:John.11.54" />
<sup>54</sup> Për këtë arsye Jezusi nuk ecte më haptasi midis Judenjve, por u tërhoq në një krahinë afër shkretëtirës, në një qytet që quhej Efraim dhe aty rrinte me dishepujt e tij.
<scripture passage="John 11:55" parsed="|John|11|55|0|0" osisRef="Bible:John.11.55" />
<sup>55</sup> Dhe Pashka e Judenjve ishte afër dhe shumë veta nga ajo krahinë u ngjitën në Jeruzalem përpara Pashkës për t'u pastruar.
<scripture passage="John 11:56" parsed="|John|11|56|0|0" osisRef="Bible:John.11.56" />
<sup>56</sup> E kërkonin, pra, Jezusin dhe, duke qëndruar në tempull, thoshnin në mes tyre: ''Si ju duket juve? A do të vijë ai për festë?''.
<scripture passage="John 11:57" parsed="|John|11|57|0|0" osisRef="Bible:John.11.57" />
<sup>57</sup> Krerët e priftërinjve dhe farisenjtë kishin dhënë urdhër që, po ta dinte ndokush se ku ishte ai, të sinjalizonte që ta kapnin.
</p>
</div3>

<div3 title="John 12" progress="86.40%" prev="John.11" next="John.13" id="John.12">
<h3 id="John.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="John.12-p1">
<scripture passage="John 12:1" parsed="|John|12|1|0|0" osisRef="Bible:John.12.1" />
<sup>1</sup> Jezusi, pra, gjashtë ditë përpara Pashkës, erdhii në Betani, ku banonte Llazari, ai që kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej së vdekurish.
<scripture passage="John 12:2" parsed="|John|12|2|0|0" osisRef="Bible:John.12.2" />
<sup>2</sup> Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të.
<scripture passage="John 12:3" parsed="|John|12|3|0|0" osisRef="Bible:John.12.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Maria mori një liber vaj erëkëndshëm prej nardi të pastër shumë të kushtueshëm, vajosi me të këmbët e Jezusit dhe i fshiu këmbët e tij me flokët e saj; dhe shtëpia u mbush me erën e këtij vaji.
<scripture passage="John 12:4" parsed="|John|12|4|0|0" osisRef="Bible:John.12.4" />
<sup>4</sup> Atëherë një nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai që do ta tradhtonte, tha:
<scripture passage="John 12:5" parsed="|John|12|5|0|0" osisRef="Bible:John.12.5" />
<sup>5</sup> ''Pse nuk u shit ky vaj për treqind denarë dhe t'u jepej fitimi të varfërve?''.
<scripture passage="John 12:6" parsed="|John|12|6|0|0" osisRef="Bible:John.12.6" />
<sup>6</sup> Por ai e tha këtë, jo se kujdesej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç'shtinin atje brenda.
<scripture passage="John 12:7" parsed="|John|12|7|0|0" osisRef="Bible:John.12.7" />
<sup>7</sup> Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.
<scripture passage="John 12:8" parsed="|John|12|8|0|0" osisRef="Bible:John.12.8" />
<sup>8</sup> Të varfrit në fakt, i keni gjithmonë me ju, por mua nuk më keni gjithmonë''.
<scripture passage="John 12:9" parsed="|John|12|9|0|0" osisRef="Bible:John.12.9" />
<sup>9</sup> Ndërkaq një turmë e madhe Judenjsh mori vesh se ai ishte atje dhe erdhi jo vetëm për shkak të Jezusit, por edhe për të parë Llazarin, te cilin ai e kishte ngjallur prej së vdekurish.
<scripture passage="John 12:10" parsed="|John|12|10|0|0" osisRef="Bible:John.12.10" />
<sup>10</sup> Atëherë krerët e priftërinjve vendosën ta vrasin edhe Llazarin,
<scripture passage="John 12:11" parsed="|John|12|11|0|0" osisRef="Bible:John.12.11" />
<sup>11</sup> sepse për shkak të tij, shumë veta braktisnin Judenjtë dhe besonin në Jezusin.
<scripture passage="John 12:12" parsed="|John|12|12|0|0" osisRef="Bible:John.12.12" />
<sup>12</sup> Të nesërmen, një turmë e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jezusi po vinte në Jeruzalem,
<scripture passage="John 12:13" parsed="|John|12|13|0|0" osisRef="Bible:John.12.13" />
<sup>13</sup> mori degë palmash dhe i doli para, duke thirrur: ''Hosana! Bekuar ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!''.
<scripture passage="John 12:14" parsed="|John|12|14|0|0" osisRef="Bible:John.12.14" />
<sup>14</sup> Dhe Jezusi gjeti një kërriç dhe hipi në të, siç është shkruar:
<scripture passage="John 12:15" parsed="|John|12|15|0|0" osisRef="Bible:John.12.15" />
<sup>15</sup> ''Mos druaj, o bijë e Sionit; ja, mbreti yt po vjen duke kalëruar mbi një kërriç gomareje!''.
<scripture passage="John 12:16" parsed="|John|12|16|0|0" osisRef="Bible:John.12.16" />
<sup>16</sup> Dishepujt e tij nuk i kuptuan për momentin këto gjëra, po, kur Jezusi ishte përlëvduar, atëherë u kujtuan se këto gjëra ishin shkruar për të, dhe që i kishin bërë këto gjëra për të.
<scripture passage="John 12:17" parsed="|John|12|17|0|0" osisRef="Bible:John.12.17" />
<sup>17</sup> Kështu turma, që ishte me të kur ai e kishte thirrur jashtë Llazarin nga varri dhe e kishte ringjallur prej së vdekuri, jepte dëshmi për të.
<scripture passage="John 12:18" parsed="|John|12|18|0|0" osisRef="Bible:John.12.18" />
<sup>18</sup> Prandaj turma i doli përpara, sepse kishte dëgjuar se ai kishte bërë këtë shenjë.
<scripture passage="John 12:19" parsed="|John|12|19|0|0" osisRef="Bible:John.12.19" />
<sup>19</sup> Atëherë farisenjtë thanë midis tyre: ''A e shihni se s'po bëni asgjë; ja, bota shkon pas tij''.
<scripture passage="John 12:20" parsed="|John|12|20|0|0" osisRef="Bible:John.12.20" />
<sup>20</sup> Dhe midis atyre që ishin ngjitur për të adhuruar gjatë festës ishin edhe disa Grekë.
<scripture passage="John 12:21" parsed="|John|12|21|0|0" osisRef="Bible:John.12.21" />
<sup>21</sup> Ata, pra, iu afruan Filipit, që ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe iu lutën duke thënë: ''Zot, duam të shohim Jezusin''.
<scripture passage="John 12:22" parsed="|John|12|22|0|0" osisRef="Bible:John.12.22" />
<sup>22</sup> Filipi shkoi e ia tha Andreas; dhe përsëri Andrea dhe Filipi ia thanë Jezusit.
<scripture passage="John 12:23" parsed="|John|12|23|0|0" osisRef="Bible:John.12.23" />
<sup>23</sup> Por Jezusi u përgjigj atyre duke thënë: ''Ora ka ardhur, në të cilën Biri i njeriut duhet të përlëvdohet,
<scripture passage="John 12:24" parsed="|John|12|24|0|0" osisRef="Bible:John.12.24" />
<sup>24</sup> Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep shumë fryt!
<scripture passage="John 12:25" parsed="|John|12|25|0|0" osisRef="Bible:John.12.25" />
<sup>25</sup> Kush e do jetën e vet do ta humbasë; dhe kush e urren jetën e vet në këtë botë, do ta ruajë për jetën e përjetshme.
<scripture passage="John 12:26" parsed="|John|12|26|0|0" osisRef="Bible:John.12.26" />
<sup>26</sup> Në qoftë se dikush më shërben, të më ndjekë; dhe ku jam unë, atje do të jetë dhe shërbëtori im; në qoftë se dikush më shërben, Ati im do ta nderojë.
<scripture passage="John 12:27" parsed="|John|12|27|0|0" osisRef="Bible:John.12.27" />
<sup>27</sup> Tani shpirti im është i tronditur dhe çfarë të them: O Atë, më shpëto nga kjo orë? Por për këtë unë kam ardhur në këtë orë.
<scripture passage="John 12:28" parsed="|John|12|28|0|0" osisRef="Bible:John.12.28" />
<sup>28</sup> O Atë, përlëvdo emrin tënd!'' Atëherë një zë erdhi nga qielli: ''E kam përlëvduar dhe do ta përlëvdoj akoma!''.
<scripture passage="John 12:29" parsed="|John|12|29|0|0" osisRef="Bible:John.12.29" />
<sup>29</sup> Turma, pra, që ishte e pranishme dhe e dëgjoi zërin, thoshte se qe një bubullimë. Të tjerë thoshnin: ''Një engjëll i ka folur!''.
<scripture passage="John 12:30" parsed="|John|12|30|0|0" osisRef="Bible:John.12.30" />
<sup>30</sup> Dhe Jezusi u përgjigj dhe tha: ''Ky zë nuk ka ardhur për mua, por për ju.
<scripture passage="John 12:31" parsed="|John|12|31|0|0" osisRef="Bible:John.12.31" />
<sup>31</sup> Tani është gjykimi i kësaj bote; tani do të hidhet jashtë princi i kësaj bote!
<scripture passage="John 12:32" parsed="|John|12|32|0|0" osisRef="Bible:John.12.32" />
<sup>32</sup> Dhe unë, kur të jem ngritur lart nga toka, do t'i tërheq të gjithë tek unë''.
<scripture passage="John 12:33" parsed="|John|12|33|0|0" osisRef="Bible:John.12.33" />
<sup>33</sup> Por ai i thoshte këto për të treguar nga ç'lloj vdekje duhet të vdiste.
<scripture passage="John 12:34" parsed="|John|12|34|0|0" osisRef="Bible:John.12.34" />
<sup>34</sup> Turma iu përgjigj: ''Ne kemi dëgjuar nga ligji se Krishti mbetet përjetë; tani si mund të thuash ti se Biri i njeriut duhet të ngrihet lart? Kush është ky Bir i njeriut?''.
<scripture passage="John 12:35" parsed="|John|12|35|0|0" osisRef="Bible:John.12.35" />
<sup>35</sup> Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Drita është me ju edhe për pak kohë; ecni gjersa keni dritë, që të mos ju zërë errësira; kush ecën në errësirë nuk di se ku shkon''.
<scripture passage="John 12:36" parsed="|John|12|36|0|0" osisRef="Bible:John.12.36" />
<sup>36</sup> ''Gjersa keni dritë, besoni në dritë, që të bëheni bij të dritës''. Këto gjëra tha Jezusi; pastaj u largua dhe u fsheh prej tyre.
<scripture passage="John 12:37" parsed="|John|12|37|0|0" osisRef="Bible:John.12.37" />
<sup>37</sup> Ndonëse kishte bërë shumë shenja para tyre, ata nuk besonin në të,
<scripture passage="John 12:38" parsed="|John|12|38|0|0" osisRef="Bible:John.12.38" />
<sup>38</sup> që të përmbushej fjala e profetit Isaia që tha: ''Zot, kush i ka besuar predikimit tonë? Dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?''.
<scripture passage="John 12:39" parsed="|John|12|39|0|0" osisRef="Bible:John.12.39" />
<sup>39</sup> Prandaj ata nuk mund të besonin, sepse Isaia gjithashtu tha:
<scripture passage="John 12:40" parsed="|John|12|40|0|0" osisRef="Bible:John.12.40" />
<sup>40</sup> ''Ai i ka verbuar sytë e tyre dhe i ka ngurtësuar zemrat e tyre, që të mos shohin me sy dhe të mos kuptojnë me zemër, të mos kthehen dhe unë të mos i shëroj''.
<scripture passage="John 12:41" parsed="|John|12|41|0|0" osisRef="Bible:John.12.41" />
<sup>41</sup> Këto gjëra tha Isaia, kur e pa lavdinë e tij dhe foli për të.
<scripture passage="John 12:42" parsed="|John|12|42|0|0" osisRef="Bible:John.12.42" />
<sup>42</sup> Megjithatë, edhe midis krerëve, shumë besuan në të; por, për shkak të farisenjve, nuk e rrëfenin, për të mos qenë të përjashtuar nga sinagoga,
<scripture passage="John 12:43" parsed="|John|12|43|0|0" osisRef="Bible:John.12.43" />
<sup>43</sup> sepse donin lavdinë e njerëzve më tepër, se lavdinë e Perëndisë.
<scripture passage="John 12:44" parsed="|John|12|44|0|0" osisRef="Bible:John.12.44" />
<sup>44</sup> Pastaj Jezusi thirri dhe tha: ''Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka dërguar.
<scripture passage="John 12:45" parsed="|John|12|45|0|0" osisRef="Bible:John.12.45" />
<sup>45</sup> Dhe kush më sheh mua, sheh atë që më ka dërguar.
<scripture passage="John 12:46" parsed="|John|12|46|0|0" osisRef="Bible:John.12.46" />
<sup>46</sup> Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë.
<scripture passage="John 12:47" parsed="|John|12|47|0|0" osisRef="Bible:John.12.47" />
<sup>47</sup> Dhe nëse ndokush i dëgjon fjalët e mia dhe nuk beson, unë nuk e gjykoj; sepse unë nuk kam ardhur ta gjykoj botën, por ta shpëtoj botën.
<scripture passage="John 12:48" parsed="|John|12|48|0|0" osisRef="Bible:John.12.48" />
<sup>48</sup> Kush më hedh poshtë dhe nuk i pranon fjalët e mia, ka kush e gjykon; fjala që kam shpallur do të jetë ajo që do ta gjykojë në ditën e fundit.
<scripture passage="John 12:49" parsed="|John|12|49|0|0" osisRef="Bible:John.12.49" />
<sup>49</sup> Sepse unë nuk kam folur nga vetja ime, por Ati vetë më ka dërguar dhe më ka urdhëruar ç'duhet të them e të shpall.
<scripture passage="John 12:50" parsed="|John|12|50|0|0" osisRef="Bible:John.12.50" />
<sup>50</sup> Dhe unë e di se urdhërimi i tij është jetë e përjetshme; gjërat, pra, që them unë, i them ashtu siç m'i ka thënë Ati''.
</p>
</div3>

<div3 title="John 13" progress="86.54%" prev="John.12" next="John.14" id="John.13">
<h3 id="John.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="John.13-p1">
<scripture passage="John 13:1" parsed="|John|13|1|0|0" osisRef="Bible:John.13.1" />
<sup>1</sup> Por përpara festës së Pashkës, Jezusi, duke e ditur se kishte ardhur ora e tij të kalojë nga kjo botë tek Ati, duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund.
<scripture passage="John 13:2" parsed="|John|13|2|0|0" osisRef="Bible:John.13.2" />
<sup>2</sup> Dhe, kur mbaroi darka, mbasi djalli i kishte shtënë në zemër Judë Iskariotit, birit të Simonit, ta tradhtonte,
<scripture passage="John 13:3" parsed="|John|13|3|0|0" osisRef="Bible:John.13.3" />
<sup>3</sup> Jezusi, duke ditur se Ati i kishte dhënë gjithçka në duar, dhe se ai kishte dalë nga Perëndia dhe te Perëndia po kthehej,
<scripture passage="John 13:4" parsed="|John|13|4|0|0" osisRef="Bible:John.13.4" />
<sup>4</sup> u ngrit nga darka dhe hoqi rrobat e tij, mori një peshqir dhe u ngjesh.
<scripture passage="John 13:5" parsed="|John|13|5|0|0" osisRef="Bible:John.13.5" />
<sup>5</sup> Mbasi hodhi ujë në një legen, filloi të lante këmbët e dishepujve dhe t'ua fshijnte me peshqirin, me të cilin ishte ngjeshur.
<scripture passage="John 13:6" parsed="|John|13|6|0|0" osisRef="Bible:John.13.6" />
<sup>6</sup> Erdhi, pra, te Simon Pjetri. Dhe ai i tha: ''Zot, ti të m'i lash këmbët mua?''.
<scripture passage="John 13:7" parsed="|John|13|7|0|0" osisRef="Bible:John.13.7" />
<sup>7</sup> Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Atë që po bëj unë, ti tani nuk e kupton, por do ta kuptosh mbas kësaj''.
<scripture passage="John 13:8" parsed="|John|13|8|0|0" osisRef="Bible:John.13.8" />
<sup>8</sup> Pjetri i tha: ''Ti kurrë nuk do të m'i lash këmbët''. Jezusi iu përgjigi: ''Po nuk të lava, ti nuk do të kesh pjesë me mua''.
<scripture passage="John 13:9" parsed="|John|13|9|0|0" osisRef="Bible:John.13.9" />
<sup>9</sup> Simon Pjetri i tha: ''Zot, jo vetëm këmbët, por edhe duart dhe kokën''.
<scripture passage="John 13:10" parsed="|John|13|10|0|0" osisRef="Bible:John.13.10" />
<sup>10</sup> Jezusi i tha: ''Ai që është i larë, s'ka nevojë veçse të lajë këmbët dhe është krejt i pastër; edhe ju jeni të pastër, por jo të gjithë''.
<scripture passage="John 13:11" parsed="|John|13|11|0|0" osisRef="Bible:John.13.11" />
<sup>11</sup> Sepse ai e dinte se kush do ta tradhtonte, prandaj tha: ''Nuk jeni të gjithë të pastër''.
<scripture passage="John 13:12" parsed="|John|13|12|0|0" osisRef="Bible:John.13.12" />
<sup>12</sup> Kështu, mbasi ua lau këmbët, mori përsëri rrobat e tij, zuri vend rishtas në tryezë dhe u tha atyre: ''A e kuptoni këtë që ju kam bërë?
<scripture passage="John 13:13" parsed="|John|13|13|0|0" osisRef="Bible:John.13.13" />
<sup>13</sup> Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam.
<scripture passage="John 13:14" parsed="|John|13|14|0|0" osisRef="Bible:John.13.14" />
<sup>14</sup> Në qoftë se unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t'i lani këmbët njëri-tjetrit.
<scripture passage="John 13:15" parsed="|John|13|15|0|0" osisRef="Bible:John.13.15" />
<sup>15</sup> Unë, në fakt, ju kam dhënë shëmbullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.
<scripture passage="John 13:16" parsed="|John|13|16|0|0" osisRef="Bible:John.13.16" />
<sup>16</sup> Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh se padroni i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar.
<scripture passage="John 13:17" parsed="|John|13|17|0|0" osisRef="Bible:John.13.17" />
<sup>17</sup> Po t'i dini këto gjëra, të lumur jeni ju nëse do t'i bëni.
<scripture passage="John 13:18" parsed="|John|13|18|0|0" osisRef="Bible:John.13.18" />
<sup>18</sup> Nuk po flas për ju të gjithë; unë i njoh ata që kam zgjedhur, por duhet të përmbushet ky Shkrim: "Ai që ha bukën me mua, ka ngritur thembrën kundër meje".
<scripture passage="John 13:19" parsed="|John|13|19|0|0" osisRef="Bible:John.13.19" />
<sup>19</sup> Po ju them që tani, para se të ndodhë, që, kur të ketë ndodhur, të besoni se unë jam Krishti.
<scripture passage="John 13:20" parsed="|John|13|20|0|0" osisRef="Bible:John.13.20" />
<sup>20</sup> Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush pranon atë që dërgoj unë, më pranon mua; dhe kush më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar''.
<scripture passage="John 13:21" parsed="|John|13|21|0|0" osisRef="Bible:John.13.21" />
<sup>21</sup> Mbasi i tha këto fjalë, Jezusi, u trondit në frymë, dhe dëshmoi e tha: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se një nga ju do të më tradhtojë''.
<scripture passage="John 13:22" parsed="|John|13|22|0|0" osisRef="Bible:John.13.22" />
<sup>22</sup> Atëherë dishepujt u panë njëri me tjetrin, por nuk arrinin të kuptonin për kë po fliste.
<scripture passage="John 13:23" parsed="|John|13|23|0|0" osisRef="Bible:John.13.23" />
<sup>23</sup> Por një nga dishepujt e tij, të cilin Jezusi e donte, ishte mbështetur te kraharori i Jezusit.
<scripture passage="John 13:24" parsed="|John|13|24|0|0" osisRef="Bible:John.13.24" />
<sup>24</sup> Atëherë Simon Pjetri i bëri shenjë të pyeste kush ishte ai për të cilin foli.
<scripture passage="John 13:25" parsed="|John|13|25|0|0" osisRef="Bible:John.13.25" />
<sup>25</sup> Dhe ai dishepull, duke u përkulur mbi kraharorin e Jezusit, e pyeti: ''Zot, kush është?''.
<scripture passage="John 13:26" parsed="|John|13|26|0|0" osisRef="Bible:John.13.26" />
<sup>26</sup> Jezusi u përgjigj: ''Éshtë ai të cilit do t'i jap kafshatën, pasi ta kem ngjyer''. Dhe e ngjeu kafshatën e ia dha Judë Iskariotit, birit të Simonit.
<scripture passage="John 13:27" parsed="|John|13|27|0|0" osisRef="Bible:John.13.27" />
<sup>27</sup> Dhe pas kafshatës, Satani hyri në të. Atëherë Jezusi i tha: ''Ç'ke për të bërë, bëje shpejt!''.
<scripture passage="John 13:28" parsed="|John|13|28|0|0" osisRef="Bible:John.13.28" />
<sup>28</sup> Por asnjë nga ata që ishin në tryezë nuk e mori vesh pse ai e tha këtë.
<scripture passage="John 13:29" parsed="|John|13|29|0|0" osisRef="Bible:John.13.29" />
<sup>29</sup> Disa në fakt mendonin se, duke qenë se Juda e mbante qesen, Jezusi i kishte thënë: ''Bli gjërat që na duhen për festën''; ose që t'u jepte diçka të varfërve.
<scripture passage="John 13:30" parsed="|John|13|30|0|0" osisRef="Bible:John.13.30" />
<sup>30</sup> Ai, pra, mori kafshatën dhe doli menjëherë. Ishte natë.
<scripture passage="John 13:31" parsed="|John|13|31|0|0" osisRef="Bible:John.13.31" />
<sup>31</sup> Kur doli ai, Jezusi tha: ''Tani Biri i njeriut është përlëvduar dhe Perëndia është përlëvduar në të.
<scripture passage="John 13:32" parsed="|John|13|32|0|0" osisRef="Bible:John.13.32" />
<sup>32</sup> Në qoftë se Perëndia është përlëvduar në të, Perëndia do ta përlëvdojë edhe në vetvete dhe do ta përlëvdojë menjëherë.
<scripture passage="John 13:33" parsed="|John|13|33|0|0" osisRef="Bible:John.13.33" />
<sup>33</sup> Djema, edhe për pak kohë jam me ju; ju do të më kërkoni, por ashtu siç u kam thënë Judenjve: "Atje ku po shkoj unë ju nuk mund të vini". Kështu tani po ju them edhe juve.
<scripture passage="John 13:34" parsed="|John|13|34|0|0" osisRef="Bible:John.13.34" />
<sup>34</sup> Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin.
<scripture passage="John 13:35" parsed="|John|13|35|0|0" osisRef="Bible:John.13.35" />
<sup>35</sup> Prej kësaj do t'ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin''.
<scripture passage="John 13:36" parsed="|John|13|36|0|0" osisRef="Bible:John.13.36" />
<sup>36</sup> Simon Pjetri i tha: ''Zot, ku po shkon?''. Jezusi iu përgjigj: ''Atje ku po shkoj unë, ti nuk mund të më ndjekësh tani; por më vonë do të më ndjekësh''.
<scripture passage="John 13:37" parsed="|John|13|37|0|0" osisRef="Bible:John.13.37" />
<sup>37</sup> Pjetri i tha: ''Zot, pse nuk të ndiqkam dot tani? Unë do të jap jetën time për ty!''.
<scripture passage="John 13:38" parsed="|John|13|38|0|0" osisRef="Bible:John.13.38" />
<sup>38</sup> Jezusi iu përgjigj: ''Ti do ta japësh jetën tënde për mua? Në të vërtetë, në të vërtetë po të them: gjeli nuk do të këndojë, para se ti të më kesh mohuar tri herë!''.
</p>
</div3>

<div3 title="John 14" progress="86.65%" prev="John.13" next="John.15" id="John.14">
<h3 id="John.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="John.14-p1">
<scripture passage="John 14:1" parsed="|John|14|1|0|0" osisRef="Bible:John.14.1" />
<sup>1</sup> ''Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!
<scripture passage="John 14:2" parsed="|John|14|2|0|0" osisRef="Bible:John.14.2" />
<sup>2</sup> Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t'ju thoja. Unë po shkoj t'ju përgatis një vend.
<scripture passage="John 14:3" parsed="|John|14|3|0|0" osisRef="Bible:John.14.3" />
<sup>3</sup> Dhe kur të shkoj e t'ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t'ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.
<scripture passage="John 14:4" parsed="|John|14|4|0|0" osisRef="Bible:John.14.4" />
<sup>4</sup> Ju e dini se ku po shkoj dhe e njihni edhe udhën''.
<scripture passage="John 14:5" parsed="|John|14|5|0|0" osisRef="Bible:John.14.5" />
<sup>5</sup> Thomai i tha: ''Zot, ne nuk e dimë se ku po shkon; pra, si mund ta njohim udhën?''
<scripture passage="John 14:6" parsed="|John|14|6|0|0" osisRef="Bible:John.14.6" />
<sup>6</sup> Jezusi i tha: ''Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.
<scripture passage="John 14:7" parsed="|John|14|7|0|0" osisRef="Bible:John.14.7" />
<sup>7</sup> Po të më kishit njohur, do të kishit njohur edhe Atin tim; qysh tani e njihni dhe e keni parë''.
<scripture passage="John 14:8" parsed="|John|14|8|0|0" osisRef="Bible:John.14.8" />
<sup>8</sup> Filipi i tha: ''Zot, na e trego Atin, dhe na mjafton''.
<scripture passage="John 14:9" parsed="|John|14|9|0|0" osisRef="Bible:John.14.9" />
<sup>9</sup> Jezusi i tha: ''Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: "Na e trego Atin?".
<scripture passage="John 14:10" parsed="|John|14|10|0|0" osisRef="Bible:John.14.10" />
<sup>10</sup> A nuk beson se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua? Fjalët që po ju them, nuk i them nga vetja. Ati që qëndron në mua, është ai që i bën veprat.
<scripture passage="John 14:11" parsed="|John|14|11|0|0" osisRef="Bible:John.14.11" />
<sup>11</sup> Më besoni se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua; në mos, më besoni për shkak të vet veprave.
<scripture passage="John 14:12" parsed="|John|14|12|0|0" osisRef="Bible:John.14.12" />
<sup>12</sup> Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: kush beson në mua do të bëjë edhe ai veprat që bëj unë; madje do të bëjë edhe më të mëdha se këto, sepse unë po shkoj tek Ati.
<scripture passage="John 14:13" parsed="|John|14|13|0|0" osisRef="Bible:John.14.13" />
<sup>13</sup> Dhe çfarëdo të kërkoni në emrin tim, do ta bëj, që Ati të përlëvdohet në Birin.
<scripture passage="John 14:14" parsed="|John|14|14|0|0" osisRef="Bible:John.14.14" />
<sup>14</sup> Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj''.
<scripture passage="John 14:15" parsed="|John|14|15|0|0" osisRef="Bible:John.14.15" />
<sup>15</sup> ''Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia.
<scripture passage="John 14:16" parsed="|John|14|16|0|0" osisRef="Bible:John.14.16" />
<sup>16</sup> Dhe unë do t'i lutem Atit dhe ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,
<scripture passage="John 14:17" parsed="|John|14|17|0|0" osisRef="Bible:John.14.17" />
<sup>17</sup> Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.
<scripture passage="John 14:18" parsed="|John|14|18|0|0" osisRef="Bible:John.14.18" />
<sup>18</sup> Nuk do t'ju lë bonjakë, do të kthehem te ju.
<scripture passage="John 14:19" parsed="|John|14|19|0|0" osisRef="Bible:John.14.19" />
<sup>19</sup> Edhe pak kohë dhe bota nuk do të më shohë më, por ju do të më shihni; sepse unë jetoj, edhe ju do të jetoni.
<scripture passage="John 14:20" parsed="|John|14|20|0|0" osisRef="Bible:John.14.20" />
<sup>20</sup> Atë ditë do të mësoni se unë jam në Atin tim, dhe se ju jeni në mua dhe unë në ju.
<scripture passage="John 14:21" parsed="|John|14|21|0|0" osisRef="Bible:John.14.21" />
<sup>21</sup> Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t'i dëftehem atij''.
<scripture passage="John 14:22" parsed="|John|14|22|0|0" osisRef="Bible:John.14.22" />
<sup>22</sup> Juda, jo Iskarioti, i tha: ''Zot, si vallë do të na dëftehesh neve dhe jo botës?''.
<scripture passage="John 14:23" parsed="|John|14|23|0|0" osisRef="Bible:John.14.23" />
<sup>23</sup> Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Nëse ndokush më do, do ta zbatojë fjalën time; edhe Ati im do ta dojë dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tek ai.
<scripture passage="John 14:24" parsed="|John|14|24|0|0" osisRef="Bible:John.14.24" />
<sup>24</sup> Kush nuk më do, nuk i zbaton fjalët e mia; dhe fjala që po dëgjoni nuk është imja, por e Atit që më ka dërguar.
<scripture passage="John 14:25" parsed="|John|14|25|0|0" osisRef="Bible:John.14.25" />
<sup>25</sup> Ju kam thënë këto gjëra, ndërkaq jam me ju;
<scripture passage="John 14:26" parsed="|John|14|26|0|0" osisRef="Bible:John.14.26" />
<sup>26</sup> por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t'ju mësojë çdo gjë dhe do t'ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.
<scripture passage="John 14:27" parsed="|John|14|27|0|0" osisRef="Bible:John.14.27" />
<sup>27</sup> Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.
<scripture passage="John 14:28" parsed="|John|14|28|0|0" osisRef="Bible:John.14.28" />
<sup>28</sup> Ju keni dëgjuar që ju thashë: "Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju". Po të më donit, do të gëzoheshit sepse unë thashë: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati është më i madh se unë.
<scripture passage="John 14:29" parsed="|John|14|29|0|0" osisRef="Bible:John.14.29" />
<sup>29</sup> Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni.
<scripture passage="John 14:30" parsed="|John|14|30|0|0" osisRef="Bible:John.14.30" />
<sup>30</sup> Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua;
<scripture passage="John 14:31" parsed="|John|14|31|0|0" osisRef="Bible:John.14.31" />
<sup>31</sup> por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar. Çohuni, ikim prej këndej!''.
</p>
</div3>

<div3 title="John 15" progress="86.73%" prev="John.14" next="John.16" id="John.15">
<h3 id="John.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="John.15-p1">
<scripture passage="John 15:1" parsed="|John|15|1|0|0" osisRef="Bible:John.15.1" />
<sup>1</sup> ''Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari.
<scripture passage="John 15:2" parsed="|John|15|2|0|0" osisRef="Bible:John.15.2" />
<sup>2</sup> Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt.
<scripture passage="John 15:3" parsed="|John|15|3|0|0" osisRef="Bible:John.15.3" />
<sup>3</sup> Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova.
<scripture passage="John 15:4" parsed="|John|15|4|0|0" osisRef="Bible:John.15.4" />
<sup>4</sup> Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua.
<scripture passage="John 15:5" parsed="|John|15|5|0|0" osisRef="Bible:John.15.5" />
<sup>5</sup> Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.
<scripture passage="John 15:6" parsed="|John|15|6|0|0" osisRef="Bible:John.15.6" />
<sup>6</sup> Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen.
<scripture passage="John 15:7" parsed="|John|15|7|0|0" osisRef="Bible:John.15.7" />
<sup>7</sup> Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t'ju bëhet.
<scripture passage="John 15:8" parsed="|John|15|8|0|0" osisRef="Bible:John.15.8" />
<sup>8</sup> Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe kështu do të jeni dishepujt e mi.
<scripture passage="John 15:9" parsed="|John|15|9|0|0" osisRef="Bible:John.15.9" />
<sup>9</sup> Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë time.
<scripture passage="John 15:10" parsed="|John|15|10|0|0" osisRef="Bible:John.15.10" />
<sup>10</sup> Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij.
<scripture passage="John 15:11" parsed="|John|15|11|0|0" osisRef="Bible:John.15.11" />
<sup>11</sup> Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.
<scripture passage="John 15:12" parsed="|John|15|12|0|0" osisRef="Bible:John.15.12" />
<sup>12</sup> Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve.
<scripture passage="John 15:13" parsed="|John|15|13|0|0" osisRef="Bible:John.15.13" />
<sup>13</sup> Askush s'ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.
<scripture passage="John 15:14" parsed="|John|15|14|0|0" osisRef="Bible:John.15.14" />
<sup>14</sup> Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj.
<scripture passage="John 15:15" parsed="|John|15|15|0|0" osisRef="Bible:John.15.15" />
<sup>15</sup> Unë nuk ju quaj më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk e di ç'bën i zoti; por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njihni të gjitha gjëra që kam dëgjuar nga Ati im.
<scripture passage="John 15:16" parsed="|John|15|16|0|0" osisRef="Bible:John.15.16" />
<sup>16</sup> Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt, dhe fryti juaj të jetë i qëndrueshëm, që, çfarëdo gjë që t'i kërkoni Atit në emrin tim, ai t'jua japë.
<scripture passage="John 15:17" parsed="|John|15|17|0|0" osisRef="Bible:John.15.17" />
<sup>17</sup> Këtë ju urdhëroj: ta doni njëri-tjetrin.
<scripture passage="John 15:18" parsed="|John|15|18|0|0" osisRef="Bible:John.15.18" />
<sup>18</sup> Nëse bota ju urren, ta dini se më ka urryer mua para jush.
<scripture passage="John 15:19" parsed="|John|15|19|0|0" osisRef="Bible:John.15.19" />
<sup>19</sup> Po të ishit nga bota, bota do të donte të vetët; por sepse nuk jeni nga bota, por unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren.
<scripture passage="John 15:20" parsed="|John|15|20|0|0" osisRef="Bible:John.15.20" />
<sup>20</sup> Kujtoni fjalën që ju thashë: "Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti". Nëse më kanë përndjekur mua, do t'ju përndjekin edhe ju; nëse kanë zbatuar fjalën time, do të zbatojnë edhe tuajën.
<scripture passage="John 15:21" parsed="|John|15|21|0|0" osisRef="Bible:John.15.21" />
<sup>21</sup> Të gjitha këto gjëra do t'jua bëjnë për shkak të emrit tim, sepse nuk e njohin atë që më ka dërguar.
<scripture passage="John 15:22" parsed="|John|15|22|0|0" osisRef="Bible:John.15.22" />
<sup>22</sup> Po të mos kisha ardhur dhe të mos u kisha folur atyre, nuk do të kishin faj; por tani ata nuk kanë asnjë shfajësim për mëkatin e tyre.
<scripture passage="John 15:23" parsed="|John|15|23|0|0" osisRef="Bible:John.15.23" />
<sup>23</sup> Kush më urren mua, urren edhe Atin tim.
<scripture passage="John 15:24" parsed="|John|15|24|0|0" osisRef="Bible:John.15.24" />
<sup>24</sup> Po të mos kisha bërë në mes tyre vepra që askush tjetër nuk ka bërë, nuk do të kishin faj; por tani, përkundrazi, e kanë parë, dhe më kanë urryer mua dhe Atin tim.
<scripture passage="John 15:25" parsed="|John|15|25|0|0" osisRef="Bible:John.15.25" />
<sup>25</sup> Por kjo ndodhi që të përmbushet fjala e shkruar në ligjin e tyre: "Më kanë urryer pa shkak".
<scripture passage="John 15:26" parsed="|John|15|26|0|0" osisRef="Bible:John.15.26" />
<sup>26</sup> Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t'ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua.
<scripture passage="John 15:27" parsed="|John|15|27|0|0" osisRef="Bible:John.15.27" />
<sup>27</sup> Edhe ju, gjithashtu, do të dëshmoni, sepse ishit me mua që nga fillimi''.
</p>
</div3>

<div3 title="John 16" progress="86.80%" prev="John.15" next="John.17" id="John.16">
<h3 id="John.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="John.16-p1">
<scripture passage="John 16:1" parsed="|John|16|1|0|0" osisRef="Bible:John.16.1" />
<sup>1</sup> ''Jua kam thënë këto gjëra, që të mos skandalizoheni.
<scripture passage="John 16:2" parsed="|John|16|2|0|0" osisRef="Bible:John.16.2" />
<sup>2</sup> Do t'ju përjashtojnë nga sinagogat; madje po vjen ora kur, kushdo që t'ju vrasë, do të mendojë se i ka kryer një shërbim Perëndisë.
<scripture passage="John 16:3" parsed="|John|16|3|0|0" osisRef="Bible:John.16.3" />
<sup>3</sup> Dhe do t'ju bëjnë këto gjëra, sepse nuk kanë njohur as Atin, as mua.
<scripture passage="John 16:4" parsed="|John|16|4|0|0" osisRef="Bible:John.16.4" />
<sup>4</sup> Por unë jua kam thënë këto gjëra që, kur të vijë momenti, të kujtoheni se unë jua kisha thënë; por nga fillimi këto fjalë nuk jua pata thënë, sepse isha me ju.
<scripture passage="John 16:5" parsed="|John|16|5|0|0" osisRef="Bible:John.16.5" />
<sup>5</sup> Por tani unë po shkoj tek ai që më ka dërguar, dhe askush nga ju s'po më pyet: "Ku po shkon?".
<scripture passage="John 16:6" parsed="|John|16|6|0|0" osisRef="Bible:John.16.6" />
<sup>6</sup> Madje, për shkak se ju thashë këto gjëra, trishtimi e ka mbushur zemrën tuaj.
<scripture passage="John 16:7" parsed="|John|16|7|0|0" osisRef="Bible:John.16.7" />
<sup>7</sup> Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.
<scripture passage="John 16:8" parsed="|John|16|8|0|0" osisRef="Bible:John.16.8" />
<sup>8</sup> Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.
<scripture passage="John 16:9" parsed="|John|16|9|0|0" osisRef="Bible:John.16.9" />
<sup>9</sup> Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;
<scripture passage="John 16:10" parsed="|John|16|10|0|0" osisRef="Bible:John.16.10" />
<sup>10</sup> për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;
<scripture passage="John 16:11" parsed="|John|16|11|0|0" osisRef="Bible:John.16.11" />
<sup>11</sup> për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.
<scripture passage="John 16:12" parsed="|John|16|12|0|0" osisRef="Bible:John.16.12" />
<sup>12</sup> Kam edhe shumë gjëra të tjera për t'ju thënë, por ato ende ju nuk mund t'i mbani.
<scripture passage="John 16:13" parsed="|John|16|13|0|0" osisRef="Bible:John.16.13" />
<sup>13</sup> Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t'ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t'ju kumtojë gjërat që do vijnë.
<scripture passage="John 16:14" parsed="|John|16|14|0|0" osisRef="Bible:John.16.14" />
<sup>14</sup> Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t'jua kumtojë.
<scripture passage="John 16:15" parsed="|John|16|15|0|0" osisRef="Bible:John.16.15" />
<sup>15</sup> Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t'jua kumtojë.
<scripture passage="John 16:16" parsed="|John|16|16|0|0" osisRef="Bible:John.16.16" />
<sup>16</sup> Pas pak nuk do të më shihni më; e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni, sepse unë po shkoj tek Ati''.
<scripture passage="John 16:17" parsed="|John|16|17|0|0" osisRef="Bible:John.16.17" />
<sup>17</sup> Atëherë disa nga dishepujt e tij thoshnin midis tyre: ''Ç'është kjo që po na thotë: "Pas pak nuk do të më shihni më", dhe: "e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni" dhe: "Sepse unë po shkoj te Ati"?''.
<scripture passage="John 16:18" parsed="|John|16|18|0|0" osisRef="Bible:John.16.18" />
<sup>18</sup> Thoshnin pra: ''Ç'është kjo "Pas pak", për të cilën flet? Ne s'dimë ç'don të thotë''.
<scripture passage="John 16:19" parsed="|John|16|19|0|0" osisRef="Bible:John.16.19" />
<sup>19</sup> Jezusi, pra, e kuptoi se ata donin ta pyesnin dhe u tha atyre: ''Ju po pyesni njeri tjetrin pse thashë: "Pas pak nuk do të më shihni më", dhe: "E përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni"?
<scripture passage="John 16:20" parsed="|John|16|20|0|0" osisRef="Bible:John.16.20" />
<sup>20</sup> Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: ju do të qani dhe do të mbani zi dhe bota do të gëzohet. Ju do të pikëlloheni, por pikëllimi juaj do të kthehet në gëzim.
<scripture passage="John 16:21" parsed="|John|16|21|0|0" osisRef="Bible:John.16.21" />
<sup>21</sup> Gruaja, kur lind, ka dhembje, sepse i erdhi ora; por, sapo e ka lindur fëmijën, nuk kujton më ankthin prej gëzimit që lindi një qenie njerëzore në botë.
<scripture passage="John 16:22" parsed="|John|16|22|0|0" osisRef="Bible:John.16.22" />
<sup>22</sup> Kështu edhe ju tani jeni në dhembje, por unë do t'ju shoh përsëri dhe zemra juaj do të gëzohet, dhe askush nuk do t'ua heqë gëzimin tuaj.
<scripture passage="John 16:23" parsed="|John|16|23|0|0" osisRef="Bible:John.16.23" />
<sup>23</sup> Atë ditë ju nuk do të më bëni më asnjë pyetje. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se çdo gjë që t'i kërkoni Atit në emrin tim, ai do t'jua japë.
<scripture passage="John 16:24" parsed="|John|16|24|0|0" osisRef="Bible:John.16.24" />
<sup>24</sup> Deri tani ju s'keni kërkuar asgjë në emrin tim; kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.
<scripture passage="John 16:25" parsed="|John|16|25|0|0" osisRef="Bible:John.16.25" />
<sup>25</sup> Jua kam thënë këto gjëra në shëmbëlltyra, por po vjen ora kur nuk do t'ju flas më me shëmbëlltyra, por do t'ju flas haptas për Atin.
<scripture passage="John 16:26" parsed="|John|16|26|0|0" osisRef="Bible:John.16.26" />
<sup>26</sup> Në atë ditë ju do të kërkoni në emrin tim; dhe nuk po them se unë do t'i lutem Atit për ju;
<scripture passage="John 16:27" parsed="|John|16|27|0|0" osisRef="Bible:John.16.27" />
<sup>27</sup> Ati vetë në fakt ju do, sepse ju më deshët mua dhe keni besuar se unë dola nga Perëndia.
<scripture passage="John 16:28" parsed="|John|16|28|0|0" osisRef="Bible:John.16.28" />
<sup>28</sup> Unë dola nga Ati dhe erdha në botë; përsëri po e lë botën dhe kthehem tek Ati''.
<scripture passage="John 16:29" parsed="|John|16|29|0|0" osisRef="Bible:John.16.29" />
<sup>29</sup> Dishepujt e tij i thanë: ''Ja, ti tani po flet haptas dhe s'po përdor asnjë shëmbëlltyrë.
<scripture passage="John 16:30" parsed="|John|16|30|0|0" osisRef="Bible:John.16.30" />
<sup>30</sup> Tani ne njohim se ti di gjithçka dhe s'ke nevojë që ndokush të të pyesë; prandaj ne besojmë se ke dalë nga Perëndia''.
<scripture passage="John 16:31" parsed="|John|16|31|0|0" osisRef="Bible:John.16.31" />
<sup>31</sup> Jezusi u përgjigj atyre: ''A besoni tani?
<scripture passage="John 16:32" parsed="|John|16|32|0|0" osisRef="Bible:John.16.32" />
<sup>32</sup> Ja, po vjen ora, madje tashmë ka ardhur, në të cilën ju do të shpërndaheni, secili për punë të vet, dhe do të më lini vetëm; por unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua.
<scripture passage="John 16:33" parsed="|John|16|33|0|0" osisRef="Bible:John.16.33" />
<sup>33</sup> Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!''.
</p>
</div3>

<div3 title="John 17" progress="86.89%" prev="John.16" next="John.18" id="John.17">
<h3 id="John.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="John.17-p1">
<scripture passage="John 17:1" parsed="|John|17|1|0|0" osisRef="Bible:John.17.1" />
<sup>1</sup> Jezusi tha këto gjëra, pastaj i ngriti sytë drejt qiellit dhe tha: ''O Atë, ora ka ardhur, përlëvdo Birin tënd, që edhe Biri yt të të përlëvdojë,
<scripture passage="John 17:2" parsed="|John|17|2|0|0" osisRef="Bible:John.17.2" />
<sup>2</sup> sepse ti i ke dhënë pushtet mbi çdo mish, që t'u japë jetë të përjetshme të gjithë atyre që ti ia ke dhënë.
<scripture passage="John 17:3" parsed="|John|17|3|0|0" osisRef="Bible:John.17.3" />
<sup>3</sup> Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.
<scripture passage="John 17:4" parsed="|John|17|4|0|0" osisRef="Bible:John.17.4" />
<sup>4</sup> Unë të kam përlëvduar mbi tokë; unë e kam kryer veprën që më ke dhënë të bëj.
<scripture passage="John 17:5" parsed="|John|17|5|0|0" osisRef="Bible:John.17.5" />
<sup>5</sup> Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota.
<scripture passage="John 17:6" parsed="|John|17|6|0|0" osisRef="Bible:John.17.6" />
<sup>6</sup> Unë ia kam dëftuar emrin tënd njerëzve që ti m'i ke dhënë nga bota; ishin të tutë dhe ti m'i ke dhënë; dhe ata e kanë zbatuar fjalën tënde.
<scripture passage="John 17:7" parsed="|John|17|7|0|0" osisRef="Bible:John.17.7" />
<sup>7</sup> Tani ata kanë njohur se të gjitha gjërat që ti më ke dhënë vijnë prej teje,
<scripture passage="John 17:8" parsed="|John|17|8|0|0" osisRef="Bible:John.17.8" />
<sup>8</sup> sepse ua kam dhënë atyre fjalët që ti më ke dhënë mua; dhe ata i kanë pranuar dhe kanë njohur se me të vërtetë unë dola nga ti, dhe kanë besuar se ti më ke dërguar.
<scripture passage="John 17:9" parsed="|John|17|9|0|0" osisRef="Bible:John.17.9" />
<sup>9</sup> Unë lutem për ta, nuk lutem për botën, po për ata që më ke dhënë, sepse janë të tutë.
<scripture passage="John 17:10" parsed="|John|17|10|0|0" osisRef="Bible:John.17.10" />
<sup>10</sup> Dhe të gjitha gjërat e mia janë të tuat, dhe gjërat e tua janë të miat; dhe unë jam përlëvduar në to.
<scripture passage="John 17:11" parsed="|John|17|11|0|0" osisRef="Bible:John.17.11" />
<sup>11</sup> Tani unë nuk jam më në botë, por ata janë në botë, dhe unë po vij te ti. O Atë i shenjtë, i ruaj ata në emrin tënd, ata që më ke dhënë, që të jenë një sikurse ne!
<scripture passage="John 17:12" parsed="|John|17|12|0|0" osisRef="Bible:John.17.12" />
<sup>12</sup> Kur isha me ata në botë, unë i kam ruajtur në emrin tënd; unë i kam ruajtur ata që ti më ke dhënë dhe askush nga ata nuk ka humbur, përveç birit të humbjes, që të përmbushej Shkrimi.
<scripture passage="John 17:13" parsed="|John|17|13|0|0" osisRef="Bible:John.17.13" />
<sup>13</sup> Por tani unë po vij te ti dhe i them këto gjëra në botë, që gëzimi im të bëhet i plotë në ta.
<scripture passage="John 17:14" parsed="|John|17|14|0|0" osisRef="Bible:John.17.14" />
<sup>14</sup> Unë u kam dhënë atyre fjalën tënde dhe bota i ka urryer, sepse nuk janë prej botës, ashtu si edhe unë nuk jam prej botës.
<scripture passage="John 17:15" parsed="|John|17|15|0|0" osisRef="Bible:John.17.15" />
<sup>15</sup> Unë nuk kërkoj që ti t'i heqësh nga bota, por që ti t'i mbrosh nga i ligu.
<scripture passage="John 17:16" parsed="|John|17|16|0|0" osisRef="Bible:John.17.16" />
<sup>16</sup> Ata nuk janë nga bota, sikurse unë nuk jam nga bota.
<scripture passage="John 17:17" parsed="|John|17|17|0|0" osisRef="Bible:John.17.17" />
<sup>17</sup> Shenjtëroji në të vërtetën tënde; fjala jote është e vërteta.
<scripture passage="John 17:18" parsed="|John|17|18|0|0" osisRef="Bible:John.17.18" />
<sup>18</sup> Sikurse ti më ke dërguar mua në botë, po ashtu unë i kam dërguar ata në botë.
<scripture passage="John 17:19" parsed="|John|17|19|0|0" osisRef="Bible:John.17.19" />
<sup>19</sup> Dhe unë për ta po shenjtëroj vetveten, që edhe ata të jenë të shenjtëruar në të vërtetë.
<scripture passage="John 17:20" parsed="|John|17|20|0|0" osisRef="Bible:John.17.20" />
<sup>20</sup> Tani unë nuk lutem vetëm për ta, por edhe për ata që do të besojnë në mua me anë të fjalës së tyre,
<scripture passage="John 17:21" parsed="|John|17|21|0|0" osisRef="Bible:John.17.21" />
<sup>21</sup> që të gjithë të jenë një, ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty; edhe ata të jenë një në ne, që bota të besojë se ti më ke dërguar.
<scripture passage="John 17:22" parsed="|John|17|22|0|0" osisRef="Bible:John.17.22" />
<sup>22</sup> Dhe unë u kam dhënë lavdinë që më ke dhënë, që ata të jenë një, ashtu si ne jemi një.
<scripture passage="John 17:23" parsed="|John|17|23|0|0" osisRef="Bible:John.17.23" />
<sup>23</sup> Unë jam në ta dhe ti në mua, që të jenë të përsosur në unitet dhe që bota të njohë që ti më ke dërguar dhe që i ke dashur, ashtu si më ke dashur mua.
<scripture passage="John 17:24" parsed="|John|17|24|0|0" osisRef="Bible:John.17.24" />
<sup>24</sup> O Atë, unë dua që atje ku jam unë, të jenë me mua edhe ata që më ke dhënë, që ta shohin lavdinë time që ti më ke dhënë, sepse ti më ke dashur para themelimit të botës.
<scripture passage="John 17:25" parsed="|John|17|25|0|0" osisRef="Bible:John.17.25" />
<sup>25</sup> O atë i drejtë, bota nuk të ka njohur, por unë të kam njohur; dhe këta e kanë njohur se ti më ke dërguar.
<scripture passage="John 17:26" parsed="|John|17|26|0|0" osisRef="Bible:John.17.26" />
<sup>26</sup> Dhe unë i kam bërë të njohin emrin tënd dhe do të bëj ta njohin akoma, që dashuria, me të cilën ti më ke dashur mua, të jetë në ta dhe unë në ta''.
</p>
</div3>

<div3 title="John 18" progress="86.96%" prev="John.17" next="John.19" id="John.18">
<h3 id="John.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="John.18-p1">
<scripture passage="John 18:1" parsed="|John|18|1|0|0" osisRef="Bible:John.18.1" />
<sup>1</sup> Mbasi i tha këto gjëra, Jezusi doli me dishepujt e vet dhe shkoi përtej përroit të Kedronit, ku ishte një kopsht, në të cilin hyri ai me dishepujt e tij.
<scripture passage="John 18:2" parsed="|John|18|2|0|0" osisRef="Bible:John.18.2" />
<sup>2</sup> Dhe Juda, i cili po e tradhtonte, e njihte edhe ai atë vend, sepse shpesh herë Jezusi tërhiqej atje me dishepujt e tij.
<scripture passage="John 18:3" parsed="|John|18|3|0|0" osisRef="Bible:John.18.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Juda mori një grup ushtarësh dhe rojat e dërguara nga krerët e priftërinjve dhe nga farisenjtë, erdhi atje me fenerë, pishtarë dhe me armë.
<scripture passage="John 18:4" parsed="|John|18|4|0|0" osisRef="Bible:John.18.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Jezusi, duke ditur gjithçka që do t'i ndodhte, doli dhe i pyeti: ''Kë kërkoni?''.
<scripture passage="John 18:5" parsed="|John|18|5|0|0" osisRef="Bible:John.18.5" />
<sup>5</sup> Ata iu përgjigjën: ''Jezusin Nazareas''. Jezusi u tha atyre: ''Unë jam!''. Por Juda, që po e tradhtonte, ishte edhe ai me ta.
<scripture passage="John 18:6" parsed="|John|18|6|0|0" osisRef="Bible:John.18.6" />
<sup>6</sup> Sapo ai u tha atyre: ''Unë jam'', ata u zmbrapsën dhe ranë për dhe.
<scripture passage="John 18:7" parsed="|John|18|7|0|0" osisRef="Bible:John.18.7" />
<sup>7</sup> Atëherë Jezusi i pyeti përsëri: ''Kë kërkoni?''. Ata thanë: ''Jezusin Nazareas''.
<scripture passage="John 18:8" parsed="|John|18|8|0|0" osisRef="Bible:John.18.8" />
<sup>8</sup> Jezusi u përgjigj: ''Ju kam thënë se unë jam; prandaj nëse më kërkoni mua, i lini këta të shkojnë'';
<scripture passage="John 18:9" parsed="|John|18|9|0|0" osisRef="Bible:John.18.9" />
<sup>9</sup> që të përmbushej fjala që kishte thënë: ''Nuk kam humbur asnjë nga ata që më ke dhënë''.
<scripture passage="John 18:10" parsed="|John|18|10|0|0" osisRef="Bible:John.18.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Simon Pjetri, që kishte një shpatë, e nxori, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtë; dhe ai shërbëtor quhej Malk.
<scripture passage="John 18:11" parsed="|John|18|11|0|0" osisRef="Bible:John.18.11" />
<sup>11</sup> Por Jezusi i tha Pjetrit: ''Fute shpatën tënde në mill; a nuk do ta pi unë kupën që më ka dhënë Ati?''.
<scripture passage="John 18:12" parsed="|John|18|12|0|0" osisRef="Bible:John.18.12" />
<sup>12</sup> Atëherë grupi i ushtarëve, kapiteni dhe rojet e Judenjve e kapën Jezusin dhe e lidhën.
<scripture passage="John 18:13" parsed="|John|18|13|0|0" osisRef="Bible:John.18.13" />
<sup>13</sup> E çuan më parë te Ana, sepse ishte vjehrri i Kajafës, që ishte kryeprifti i atij viti.
<scripture passage="John 18:14" parsed="|John|18|14|0|0" osisRef="Bible:John.18.14" />
<sup>14</sup> Kajafa ishte ai që i kishte këshilluar Judenjtë se ishte e leverdishme që një njeri të vdiste për popullin.
<scripture passage="John 18:15" parsed="|John|18|15|0|0" osisRef="Bible:John.18.15" />
<sup>15</sup> Por Simon Pjetri dhe një dishepull tjetër ndiqnin Jezusit. Dhe ky dishepull ishte i njohur i kryepriftit; dhe hyri me Jezusin në oborrin e kryepriftit.
<scripture passage="John 18:16" parsed="|John|18|16|0|0" osisRef="Bible:John.18.16" />
<sup>16</sup> Por Pjetri mbeti përjashta te dera. Atëherë dishepulli tjetër, që ishte i njohur i kryepriftit, doli dhe i foli portieres dhe bëri të hyjë Pjetri.
<scripture passage="John 18:17" parsed="|John|18|17|0|0" osisRef="Bible:John.18.17" />
<sup>17</sup> Dhe shërbëtorja portiere i tha Pjetrit: ''Mos je edhe ti nga dishepujt e atij njeriu?''. Ai u përgjigj: ''Nuk jam''.
<scripture passage="John 18:18" parsed="|John|18|18|0|0" osisRef="Bible:John.18.18" />
<sup>18</sup> Ndërkaq shërbëtorët dhe rojat ndezën një zjarr me qymyr dhe qëndronin në këmbë e ngroheshin, sepse bënte ftohtë; edhe Pjetri qëndronte në këmbë me ta dhe ngrohej.
<scripture passage="John 18:19" parsed="|John|18|19|0|0" osisRef="Bible:John.18.19" />
<sup>19</sup> Por kryeprifti e pyeti Jezusin për dishepujt e tij dhe për doktrinën e tij.
<scripture passage="John 18:20" parsed="|John|18|20|0|0" osisRef="Bible:John.18.20" />
<sup>20</sup> Jezusi iu përgjigj: ''Unë i kam folur haptas botës; gjithmonë kam mësuar në sinagogë e në tempull, ku mblidhen të gjithë Judenjtë, dhe s'kam thënë asgjë në fshehtësi.
<scripture passage="John 18:21" parsed="|John|18|21|0|0" osisRef="Bible:John.18.21" />
<sup>21</sup> Përse më pyet mua? Pyet ata që kanë dëgjuar ç'u kam thënë atyre; ja, ata i dinë gjërat që kam thënë''.
<scripture passage="John 18:22" parsed="|John|18|22|0|0" osisRef="Bible:John.18.22" />
<sup>22</sup> Posa i tha këto fjalë, një nga rojat që i rrinin afër, i ra Jezusit me shuplakë, duke thënë: ''Kështu i përgjigjesh kryepriftit?''.
<scripture passage="John 18:23" parsed="|John|18|23|0|0" osisRef="Bible:John.18.23" />
<sup>23</sup> Jezusi i tha: ''Po të kem folur keq, trego ku është e keqja; por, po të kem folur mirë, përse po më bie?''.
<scripture passage="John 18:24" parsed="|John|18|24|0|0" osisRef="Bible:John.18.24" />
<sup>24</sup> Atëherë Ana e dërgoi të lidhur te Kajafa, kryeprifti.
<scripture passage="John 18:25" parsed="|John|18|25|0|0" osisRef="Bible:John.18.25" />
<sup>25</sup> Ndërkaq Simon Pjetri qëndronte aty e ngrohej. I thanë, pra: ''Mos je dhe ti nga dishepujt e tij?''. Ai e mohoi dhe tha: ''Nuk jam''.
<scripture passage="John 18:26" parsed="|John|18|26|0|0" osisRef="Bible:John.18.26" />
<sup>26</sup> Por një nga shërbëtorët e kryepriftit, farefisi i atij, të cilit Pjetri ia kishte prerë veshin, tha: ''A s'të pashë në kopsht me të?''.
<scripture passage="John 18:27" parsed="|John|18|27|0|0" osisRef="Bible:John.18.27" />
<sup>27</sup> Dhe Pjetri e mohoi sërish, dhe menjëherë këndoi gjeli.
<scripture passage="John 18:28" parsed="|John|18|28|0|0" osisRef="Bible:John.18.28" />
<sup>28</sup> Pastaj nga Kajafa e çuan Jezusin në pretorium; ishte mëngjes herët. Por ata nuk hynë në pretorium, që të mos bëheshin të papastër, por të mund të hanin Pashkën.
<scripture passage="John 18:29" parsed="|John|18|29|0|0" osisRef="Bible:John.18.29" />
<sup>29</sup> Dhe kështu Pilati doli jashtë drejt tyre dhe tha: ''Ç'padi sillni kundër këtij njeriu?''.
<scripture passage="John 18:30" parsed="|John|18|30|0|0" osisRef="Bible:John.18.30" />
<sup>30</sup> Ata u përgjigjën dhe i thanë: ''Nëse ai të mos ishte keqbërës, nuk do ta kishim dorëzuar''.
<scripture passage="John 18:31" parsed="|John|18|31|0|0" osisRef="Bible:John.18.31" />
<sup>31</sup> Atëherë Pilati u tha atyre: ''Merreni ju dhe gjykojeni sipas ligjit tuaj'' Por Judenjtë i thanë: ''Neve nuk na lejohet të vrasim njeri''.
<scripture passage="John 18:32" parsed="|John|18|32|0|0" osisRef="Bible:John.18.32" />
<sup>32</sup> Kjo ndodhi që të përmbushej fjala që kishte thënë Jezusi, kur kishte thënë se me ç'vdekje duhej të vdiste.
<scripture passage="John 18:33" parsed="|John|18|33|0|0" osisRef="Bible:John.18.33" />
<sup>33</sup> Atëherë Pilati hyri përsëri në pretorium, e thirri Jezusin dhe i tha: ''A je ti mbreti i Judenjve?''.
<scripture passage="John 18:34" parsed="|John|18|34|0|0" osisRef="Bible:John.18.34" />
<sup>34</sup> Jezusi iu përgjigj: ''E thua ti nga vetja, apo ta kanë thënë të tjerë për mua?''.
<scripture passage="John 18:35" parsed="|John|18|35|0|0" osisRef="Bible:John.18.35" />
<sup>35</sup> Pilati iu përgjigj: ''Jam unë vallë Jude? Kombi yt dhe krerët e priftërinjve të dorëzuan tek unë; çfarë ke bërë?''.
<scripture passage="John 18:36" parsed="|John|18|36|0|0" osisRef="Bible:John.18.36" />
<sup>36</sup> Jezusi u përgjigj: ''Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej''.
<scripture passage="John 18:37" parsed="|John|18|37|0|0" osisRef="Bible:John.18.37" />
<sup>37</sup> Atëherë Pilati i tha: ''Ti, pra, qenke mbret?''. Jezusi u përgjigj: ''Ti thua se unë jam mbret; për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën; kush është për të vërtetën, e dëgjon zërin tim''.
<scripture passage="John 18:38" parsed="|John|18|38|0|0" osisRef="Bible:John.18.38" />
<sup>38</sup> Pilati e pyeti: ''Ç'është e vërteta?''. Dhe, si foli këtë, doli përsëri para Judenjve dhe u tha atyre: ''Unë nuk po gjej në të asnjë faj!
<scripture passage="John 18:39" parsed="|John|18|39|0|0" osisRef="Bible:John.18.39" />
<sup>39</sup> Por ndër ju është zakon që unë t'ju liroj dikë për Pashkë; a doni, pra, që t'ju liroj mbretin e Judenjve?''.
<scripture passage="John 18:40" parsed="|John|18|40|0|0" osisRef="Bible:John.18.40" />
<sup>40</sup> Atëherë të gjithë bërtitën përsëri, duke thënë: ''Jo këtë, por Barabanë!''. Por Baraba ishte një kusar.
</p>
</div3>

<div3 title="John 19" progress="87.08%" prev="John.18" next="John.20" id="John.19">
<h3 id="John.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="John.19-p1">
<scripture passage="John 19:1" parsed="|John|19|1|0|0" osisRef="Bible:John.19.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Pilati mori Jezusin dhe dha urdhër ta fshikullonin.
<scripture passage="John 19:2" parsed="|John|19|2|0|0" osisRef="Bible:John.19.2" />
<sup>2</sup> Dhe ushtarët thurrën një kurorë me gjemba, ia vunë mbi krye dhe i veshën siper një mantel të purpurt,
<scripture passage="John 19:3" parsed="|John|19|3|0|0" osisRef="Bible:John.19.3" />
<sup>3</sup> dhe thoshnin: ''Tungjatjeta, o mbret i Judenjve''; dhe i binin me shuplaka.
<scripture passage="John 19:4" parsed="|John|19|4|0|0" osisRef="Bible:John.19.4" />
<sup>4</sup> Pastaj Pilati doli përsëri dhe u tha atyre: ''Ja, po jua nxjerr jashtë, që ta dini se nuk gjej në të asnjë faj''.
<scripture passage="John 19:5" parsed="|John|19|5|0|0" osisRef="Bible:John.19.5" />
<sup>5</sup> Jezusi, pra, doli, duke mbajtur kurorën prej gjembash dhe mantelin e purpurit. Dhe Pilati u tha atyre: ''Ja njeriu!''.
<scripture passage="John 19:6" parsed="|John|19|6|0|0" osisRef="Bible:John.19.6" />
<sup>6</sup> Kur e panë krerët e priftërinjve dhe rojet, filluan të bërtasin, duke thënë: ''Kryqëzoje, kryqëzoje!''. Pilati u tha atyre: ''Merreni ju dhe kryqëzojeni, sepse unë nuk gjej në të asnjë faj''.
<scripture passage="John 19:7" parsed="|John|19|7|0|0" osisRef="Bible:John.19.7" />
<sup>7</sup> Judenjtë iu përgjigjën: ''Ne kemi një ligj dhe sipas ligjit tonë ai duhet të vdesë, sepse e bëri veten Bir të Perëndisë''.
<scripture passage="John 19:8" parsed="|John|19|8|0|0" osisRef="Bible:John.19.8" />
<sup>8</sup> Kur Pilati i dëgjoi këto fjalë, kishte akoma më shumë frikë;
<scripture passage="John 19:9" parsed="|John|19|9|0|0" osisRef="Bible:John.19.9" />
<sup>9</sup> dhe, si u kthye në pretorium, i tha Jezusit: ''Nga je ti?''. Por Jezusi nuk i dha kurrfarë përgjigje.
<scripture passage="John 19:10" parsed="|John|19|10|0|0" osisRef="Bible:John.19.10" />
<sup>10</sup> Për këtë arsye Pilati i tha: ''S'po më flet? ti s'e di që unë kam pushtet të të kryqëzoj dhe pushtet të të liroj?''.
<scripture passage="John 19:11" parsed="|John|19|11|0|0" osisRef="Bible:John.19.11" />
<sup>11</sup> Jezusi u përgjigj: ''Ti nuk do të kishe asnjë pushtet përmbi mua, po të mos të qe dhënë prej së larti; prandaj ai që më dorëzoi tek ti ka faj më të madh''.
<scripture passage="John 19:12" parsed="|John|19|12|0|0" osisRef="Bible:John.19.12" />
<sup>12</sup> Që nga ai moment Pilati kërkoi ta lironte; por Judenjtë bërtisnin, duke thënë: ''Po e lirove këtë, nuk je mik i Cezarit; kush e bën veten mbret, i kundërvihet Cezarit''.
<scripture passage="John 19:13" parsed="|John|19|13|0|0" osisRef="Bible:John.19.13" />
<sup>13</sup> Pilati, pra, kur i dëgjoi këto fjalë, e çoi jashtë Jezusin dhe u ul në selinë e gjykatës, në vendin e quajtur "Kalldrëm", e në hebraisht "Gabatha";
<scripture passage="John 19:14" parsed="|John|19|14|0|0" osisRef="Bible:John.19.14" />
<sup>14</sup> tani ishte dita e përgatitjes së Pashkës, dhe ishte afërsisht ora e gjashtë; dhe u tha Judenjve: ''Ja mbreti juaj''.
<scripture passage="John 19:15" parsed="|John|19|15|0|0" osisRef="Bible:John.19.15" />
<sup>15</sup> Por ata bërtitën: ''Largoje! Largoje! Kryqëzoje!''. Pilati u tha atyre: ''Ta kryqëzoj mbretin tuaj?''. Krerët e priftërinjve u përgjigjën: ''Ne s'kemi mbret tjetër përveç Cezarit!''.
<scripture passage="John 19:16" parsed="|John|19|16|0|0" osisRef="Bible:John.19.16" />
<sup>16</sup> Atëherë ai ua dorëzoi që të kryqëzohej. Dhe ata e morën Jezusin dhe e çuan tutje.
<scripture passage="John 19:17" parsed="|John|19|17|0|0" osisRef="Bible:John.19.17" />
<sup>17</sup> Dhe ai, duke mbartur kryqin e tij, u nis drejt vendit që quhej "Kafka", që në hebraisht quhet "Golgota",
<scripture passage="John 19:18" parsed="|John|19|18|0|0" osisRef="Bible:John.19.18" />
<sup>18</sup> ku e kryqëzuan, dhe me të dy të tjerë, njërin në një anë e tjetrin në anën tjetër, dhe Jezusi në mes.
<scripture passage="John 19:19" parsed="|John|19|19|0|0" osisRef="Bible:John.19.19" />
<sup>19</sup> Dhe Pilati shkroi edhe një mbishkrim dhe e vuri në kryq; dhe atje ishte shkruar: "JEZUSI NAZAREAS, MBRETI I JUDENJVE".
<scripture passage="John 19:20" parsed="|John|19|20|0|0" osisRef="Bible:John.19.20" />
<sup>20</sup> Kështu këtë mbishkrim e lexuan shumë nga Judenjtë, sepse vendi ku u kryqëzua Jezusi ishte afër qytetit; dhe mbishkrimi ishte shkruar hebraisht, greqisht dhe latinisht.
<scripture passage="John 19:21" parsed="|John|19|21|0|0" osisRef="Bible:John.19.21" />
<sup>21</sup> Prandaj krerët e priftërinjve të Judenjve i thanë Pilatit: ''Mos shkruaj: "Mbreti i Judenjve", por se ai ka thënë: "Unë jam mbreti i Judenjve"''.
<scripture passage="John 19:22" parsed="|John|19|22|0|0" osisRef="Bible:John.19.22" />
<sup>22</sup> Pilati u përgjigj: ''Atë që kam shkruar, e kam shkruar!''.
<scripture passage="John 19:23" parsed="|John|19|23|0|0" osisRef="Bible:John.19.23" />
<sup>23</sup> Dhe ushtarët, mbasi e kishin kryqëzuar Jezusin, morën rrobat e tij dhe bënë katër pjesë, një pjesë për çdo ushtar, dhe tunikën. Por tunika ishte pa tegel, e endur një copë nga maja e deri në fund.
<scripture passage="John 19:24" parsed="|John|19|24|0|0" osisRef="Bible:John.19.24" />
<sup>24</sup> Prandaj ata i thanë njëri-tjetrit: ''Nuk e grisim, por hedhim short kujt t'i bjerë''; që të përmbushej Shkrimi, që thotë: ''I ndanë midis tyre rrobat e mia, dhe hodhën short për tunikën time''. Ushtarët, pra, i bënë këto gjëra.
<scripture passage="John 19:25" parsed="|John|19|25|0|0" osisRef="Bible:John.19.25" />
<sup>25</sup> Por afër kryqit të Jezusit, qendronin nëna e tij dhe motra e nënës së tij, Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenë.
<scripture passage="John 19:26" parsed="|John|19|26|0|0" osisRef="Bible:John.19.26" />
<sup>26</sup> Atëherë Jezusi, kur pa nënën e tij dhe pranë saj dishepullin që donte, i tha nënës së tij: ''O grua, ja biri yt!''.
<scripture passage="John 19:27" parsed="|John|19|27|0|0" osisRef="Bible:John.19.27" />
<sup>27</sup> Pastaj i tha dishepullit: ''Ja nëna jote!''. Dhe që në atë moment ai e mori në shtëpinë e vet.
<scripture passage="John 19:28" parsed="|John|19|28|0|0" osisRef="Bible:John.19.28" />
<sup>28</sup> Pas kësaj, Jezusi, duke ditur që tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej Shkrimi, tha: ''Kam etje!''.
<scripture passage="John 19:29" parsed="|John|19|29|0|0" osisRef="Bible:John.19.29" />
<sup>29</sup> Por aty ishte një enë plot me uthull. Pasi shtinë një sfungjer në uthull dhe e vunë në majë të një dege hisopi, ia afruan te goja.
<scripture passage="John 19:30" parsed="|John|19|30|0|0" osisRef="Bible:John.19.30" />
<sup>30</sup> Kur Jezusi e mori uthullën, tha: ''U krye!''. Dhe duke ulur kryet, dha frymën.
<scripture passage="John 19:31" parsed="|John|19|31|0|0" osisRef="Bible:John.19.31" />
<sup>31</sup> Duke qenë se ishte dita e Përgatitjes, me qëllim që trupat të mos qëndronin në kryq të shtunën, sepse ajo e shtunë ishte një ditë me rëndësi të veçantë, Judenjtë i kërkuan Pilatit që atyre t'u thyheshin kërcinjtë dhe të hiqeshin që andej.
<scripture passage="John 19:32" parsed="|John|19|32|0|0" osisRef="Bible:John.19.32" />
<sup>32</sup> Ushtarët, pra, erdhën dhe ia thyen kërcinjtë të parit dhe pastaj edhe tjetrit që ishte kryqëzuar me të;
<scripture passage="John 19:33" parsed="|John|19|33|0|0" osisRef="Bible:John.19.33" />
<sup>33</sup> por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë,
<scripture passage="John 19:34" parsed="|John|19|34|0|0" osisRef="Bible:John.19.34" />
<sup>34</sup> por njëri nga ushtarët ia tejshpoi brinjën me një heshtë, dhe menjëherë i doli gjak e ujë.
<scripture passage="John 19:35" parsed="|John|19|35|0|0" osisRef="Bible:John.19.35" />
<sup>35</sup> Dhe ai që ka parë, ka dëshmuar për këtë, dhe dëshmia e tij është e vërtetë; dhe ai e di se thotë të vërtetën, që ju të besoni.
<scripture passage="John 19:36" parsed="|John|19|36|0|0" osisRef="Bible:John.19.36" />
<sup>36</sup> Këto gjëra në fakt ndodhën që të përmbushet Shkrimi: ''Nuk do t'i thyhet asnjë eshtër''.
<scripture passage="John 19:37" parsed="|John|19|37|0|0" osisRef="Bible:John.19.37" />
<sup>37</sup> Dhe akoma një Shkrim tjetër thotë: ''Do të vështrojnë atë që e kanë tejshpuar''.
<scripture passage="John 19:38" parsed="|John|19|38|0|0" osisRef="Bible:John.19.38" />
<sup>38</sup> Pas këtyre gjërave, Jozefi nga Arimatea, që ishte dishepull i Jezusit, por fshehtas nga druajtja e Judenjve, i kërkoi Pilatit që mund ta merrte trupin e Jezusit; dhe Pilati i dha leje. Atëherë ai erdhi dhe e mori trupin e Jezusit.
<scripture passage="John 19:39" parsed="|John|19|39|0|0" osisRef="Bible:John.19.39" />
<sup>39</sup> Por erdhi dhe Nikodemi, i cili më përpara kishte vajtur te Jezusi natën, duke sjellë një përzierje prej mirre dhe aloe, prej rreth njëqind librash.
<scripture passage="John 19:40" parsed="|John|19|40|0|0" osisRef="Bible:John.19.40" />
<sup>40</sup> Ata, pra, e morën trupin e Jezusit dhe e mbështollën në pëlhura liri me erëra të këndëshme, sipas zakonit të varrimit që ndiqnin Judenjtë.
<scripture passage="John 19:41" parsed="|John|19|41|0|0" osisRef="Bible:John.19.41" />
<sup>41</sup> Por në atë vend ku ai u kryqëzua ishte një kopsht, dhe në kopsht një varr i ri, në të cilën ende nuk ishte vënë askush.
<scripture passage="John 19:42" parsed="|John|19|42|0|0" osisRef="Bible:John.19.42" />
<sup>42</sup> Aty, pra, për shkak të Përgatitjes së Judenjve, e vunë Jezusin, sepse varri ishte afër.
</p>
</div3>

<div3 title="John 20" progress="87.21%" prev="John.19" next="John.21" id="John.20">
<h3 id="John.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="John.20-p1">
<scripture passage="John 20:1" parsed="|John|20|1|0|0" osisRef="Bible:John.20.1" />
<sup>1</sup> Por ditën e parë pas së shtunës, në mëngjes, kur ishte ende errët, Maria Magdalena shkoi te varri dhe pa se guri ishte hequr nga varri.
<scripture passage="John 20:2" parsed="|John|20|2|0|0" osisRef="Bible:John.20.2" />
<sup>2</sup> Atëherë rendi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, të cilin Jezusi e donte, dhe u tha atyre: ''E kanë hequr Zotin nga varri dhe nuk e dimë ku e vunë''.
<scripture passage="John 20:3" parsed="|John|20|3|0|0" osisRef="Bible:John.20.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Pjetri dhe dishepulli tjetër dolën jashtë dhe u nisën për te varri.
<scripture passage="John 20:4" parsed="|John|20|4|0|0" osisRef="Bible:John.20.4" />
<sup>4</sup> Rendnin të dy bashkë, por dishepulli tjetër rendi përpara, më shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri.
<scripture passage="John 20:5" parsed="|John|20|5|0|0" osisRef="Bible:John.20.5" />
<sup>5</sup> Dhe, si u përkul, pa pëlhurat prej liri që ishin në varr, por nuk hyri aty.
<scripture passage="John 20:6" parsed="|John|20|6|0|0" osisRef="Bible:John.20.6" />
<sup>6</sup> Arriti edhe Simon Pjetri që po e ndiqte, hyri në varr dhe pa pëlhurat prej liri që ishin përtokë,
<scripture passage="John 20:7" parsed="|John|20|7|0|0" osisRef="Bible:John.20.7" />
<sup>7</sup> dhe rizën, që qe vënë mbi kokën e Jezusit; ajo nuk ishte bashkë me pëlhurat, por ishte e palosur në një vend, veç.
<scripture passage="John 20:8" parsed="|John|20|8|0|0" osisRef="Bible:John.20.8" />
<sup>8</sup> Atëherë hyri edhe ai dishepull tjetër që kishte arritur i pari te varri, pa dhe besoi.
<scripture passage="John 20:9" parsed="|John|20|9|0|0" osisRef="Bible:John.20.9" />
<sup>9</sup> Ata në fakt, nuk e kishin kuptuar ende Shkrimin, sipas të cilit ai duhet të ringjallej së vdekurish.
<scripture passage="John 20:10" parsed="|John|20|10|0|0" osisRef="Bible:John.20.10" />
<sup>10</sup> Pastaj dishepujt u kthyen përsëri në shtëpi.
<scripture passage="John 20:11" parsed="|John|20|11|0|0" osisRef="Bible:John.20.11" />
<sup>11</sup> Por Maria kishte mbetur jashtë varrit, dhe po qante. Dhe, duke qarë, u përkul brenda varrit,
<scripture passage="John 20:12" parsed="|John|20|12|0|0" osisRef="Bible:John.20.12" />
<sup>12</sup> dhe pa dy engjëj, të veshur me të bardha, ndenjur njëri te kryet dhe tjetri te këmbët e vendit, ku qe trupi i Jezusit.
<scripture passage="John 20:13" parsed="|John|20|13|0|0" osisRef="Bible:John.20.13" />
<sup>13</sup> Ata i thanë: ''O grua, pse po qan?''. Ajo u përgjigj atyre: ''Sepse e kanë hequr Zotin tim, dhe nuk e di ku e kanë vënë''.
<scripture passage="John 20:14" parsed="|John|20|14|0|0" osisRef="Bible:John.20.14" />
<sup>14</sup> Si tha këtë, ajo u suall prapa dhe pa Jezusin, që qëndronte në këmbë; por ajo nuk e dinte se ishte Jezusi.
<scripture passage="John 20:15" parsed="|John|20|15|0|0" osisRef="Bible:John.20.15" />
<sup>15</sup> Jezusi i tha: ''O grua, pse po qan? Kë kërkon?''. Ajo, duke menduar se ishte kopshtari, i tha: ''Zot, po e pate hequr ti, më trego ku e vure dhe unë do ta marr''.
<scripture passage="John 20:16" parsed="|John|20|16|0|0" osisRef="Bible:John.20.16" />
<sup>16</sup> Jezusi i tha: ''Mari!''. Dhe ajo atëherë u kthye dhe i tha: ''Rabboni!'', që do të thotë: Mësues.
<scripture passage="John 20:17" parsed="|John|20|17|0|0" osisRef="Bible:John.20.17" />
<sup>17</sup> Jezusi i tha: ''Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''.
<scripture passage="John 20:18" parsed="|John|20|18|0|0" osisRef="Bible:John.20.18" />
<sup>18</sup> Atëherë Maria Magdalena shkoi t'jua njoftojë dishepujve se kishte parë Zotin dhe se ai i kishte thënë këto gjëra.
<scripture passage="John 20:19" parsed="|John|20|19|0|0" osisRef="Bible:John.20.19" />
<sup>19</sup> Pastaj në mbrëmje të po asaj dite, dita e parë e javës, ndërsa dyert e vendit ku qenë mbledhur dishepujt ishin të mbyllura nga frika e Judenjve, erdhi Jezusi dhe u prezantua në mes tyre dhe u tha atyre: ''Paqja me ju!''.
<scripture passage="John 20:20" parsed="|John|20|20|0|0" osisRef="Bible:John.20.20" />
<sup>20</sup> Dhe, si i tha këto, u tregoi atyre duart e veta dhe brinjën. Dishepujt pra, kur e panë Zotin, u gëzuan.
<scripture passage="John 20:21" parsed="|John|20|21|0|0" osisRef="Bible:John.20.21" />
<sup>21</sup> Pastaj Jezusi u tha atyre përsëri: ''Paqja me ju! Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju''.
<scripture passage="John 20:22" parsed="|John|20|22|0|0" osisRef="Bible:John.20.22" />
<sup>22</sup> Dhe, si tha këto fjalë, hukati mbi ta dhe tha: ''Merrni Frymën e Shenjtë!
<scripture passage="John 20:23" parsed="|John|20|23|0|0" osisRef="Bible:John.20.23" />
<sup>23</sup> Kujt do t'ia falni mëkatet, do t'i jenë falur, kujt do t'ia mbani, do t'i jenë mbajtur''.
<scripture passage="John 20:24" parsed="|John|20|24|0|0" osisRef="Bible:John.20.24" />
<sup>24</sup> Por Thomai, i quajtur Binjaku, një nga të dymbëdhjetët, nuk ishte me ta kur erdhi Jezusi.
<scripture passage="John 20:25" parsed="|John|20|25|0|0" osisRef="Bible:John.20.25" />
<sup>25</sup> Dishepujt e tjerë, pra, i thanë: ''Kemi parë Zotin''. Por ai u tha atyre: ''Po nuk e pashë në duart e tij shenjën e gozhdave, dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdëve dhe dorën time në brinjën e tij, unë nuk do të besoj''.
<scripture passage="John 20:26" parsed="|John|20|26|0|0" osisRef="Bible:John.20.26" />
<sup>26</sup> Dhe tetë ditë më vonë, dishepujt ishin përsëri në shtëpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonëse dyert ishin të mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: ''Paqja me ju!''.
<scripture passage="John 20:27" parsed="|John|20|27|0|0" osisRef="Bible:John.20.27" />
<sup>27</sup> Pastaj i tha Thomait: ''Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues!''.
<scripture passage="John 20:28" parsed="|John|20|28|0|0" osisRef="Bible:John.20.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: ''Zoti im dhe Perëndia im!''.
<scripture passage="John 20:29" parsed="|John|20|29|0|0" osisRef="Bible:John.20.29" />
<sup>29</sup> Jezusi i tha: ''Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!''.
<scripture passage="John 20:30" parsed="|John|20|30|0|0" osisRef="Bible:John.20.30" />
<sup>30</sup> Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër.
<scripture passage="John 20:31" parsed="|John|20|31|0|0" osisRef="Bible:John.20.31" />
<sup>31</sup> Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.
</p>
</div3>

<div3 title="John 21" progress="87.31%" prev="John.20" next="Acts" id="John.21">
<h3 id="John.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="John.21-p1">
<scripture passage="John 21:1" parsed="|John|21|1|0|0" osisRef="Bible:John.21.1" />
<sup>1</sup> Pas këtyre gjërave, Jezusi iu shfaq përsëri dishepujve pranë Detit të Tiberiadës; dhe u shfaq në këtë mënyrë:
<scripture passage="John 21:2" parsed="|John|21|2|0|0" osisRef="Bible:John.21.2" />
<sup>2</sup> Simon Pjetri, Thomai i quajtur Binjaku, Natanaeli nga Kana e Galilesë, të bijtë e Zebedeut dhe dy të tjerë nga dishepujt e tij ishin bashkë.
<scripture passage="John 21:3" parsed="|John|21|3|0|0" osisRef="Bible:John.21.3" />
<sup>3</sup> Simon Pjetri u tha atyre: ''Po shkoj të peshkoj''. Ata i thanë: ''Po vijmë edhe ne me ty''. Dolën dhe hipën menjëherë në barkë; por atë natë nuk zunë asgjë.
<scripture passage="John 21:4" parsed="|John|21|4|0|0" osisRef="Bible:John.21.4" />
<sup>4</sup> Në mëngjes herët, Jezusi ndenji te bregu; megjithatë dishepujt nuk e kuptuan se ishte Jezusi.
<scripture passage="John 21:5" parsed="|John|21|5|0|0" osisRef="Bible:John.21.5" />
<sup>5</sup> Dhe Jezusi u tha atyre: ''O djema, a keni ndonjë gjë për të ngrënë?''. Ata iu përgjigjën: ''Jo!''.
<scripture passage="John 21:6" parsed="|John|21|6|0|0" osisRef="Bible:John.21.6" />
<sup>6</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Hidhni rrjetën në anën e djathtë të barkës dhe do të gjeni''. E hodhën, pra, dhe s'mundën më ta tërhiqnin nga shumica e peshqve.
<scripture passage="John 21:7" parsed="|John|21|7|0|0" osisRef="Bible:John.21.7" />
<sup>7</sup> Atëherë dishepulli, të cilin Jezusi e donte, i tha Pjetrit: ''Éshtë Zoti''. Simon Pjetri, kur dëgjoi se ishte Zoti, u mbështoll me rrobë (sepse ishte i zhveshur) dhe u hodh në det.
<scripture passage="John 21:8" parsed="|John|21|8|0|0" osisRef="Bible:John.21.8" />
<sup>8</sup> Dishepujt e tjerë përkundrazi shkuan me barkë (sepse nuk ishin shumë larg nga toka, vetëm dyqind kubitë), duke tërhequr rrjetën plot me peshq.
<scripture passage="John 21:9" parsed="|John|21|9|0|0" osisRef="Bible:John.21.9" />
<sup>9</sup> Mbasi dolën në tokë, panë një zjarr me prush dhe mbi të peshk dhe bukë.
<scripture passage="John 21:10" parsed="|John|21|10|0|0" osisRef="Bible:John.21.10" />
<sup>10</sup> Jezusi u tha atyre: ''Sillni këtu disa nga peshqit që zutë tani!''.
<scripture passage="John 21:11" parsed="|John|21|11|0|0" osisRef="Bible:John.21.11" />
<sup>11</sup> Simon Pjetri hipi përsëri në barkë dhe nxori në tokë rrjetën, plot me peshq të mëdhenj, njëqind e pesëdhjetë e tre; dhe, megjithse ishin aq shumë, rrjeta nuk u shqye.
<scripture passage="John 21:12" parsed="|John|21|12|0|0" osisRef="Bible:John.21.12" />
<sup>12</sup> Jezusi u tha atyre: ''Ejani të hani mëngjes''. Por asnjë nga dishepujt nuk guxonte ta pyeste: ''Kush je?'', duke ditur se ishte Zoti.
<scripture passage="John 21:13" parsed="|John|21|13|0|0" osisRef="Bible:John.21.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Jezusi erdhi, mori bukë dhe ua dha atyre; po kështu edhe peshkun.
<scripture passage="John 21:14" parsed="|John|21|14|0|0" osisRef="Bible:John.21.14" />
<sup>14</sup> Kjo ishte e treta herë që Jezusi iu shfaq dishepujve të vet, mbasi ishte ringjallur së vdekuri.
<scripture passage="John 21:15" parsed="|John|21|15|0|0" osisRef="Bible:John.21.15" />
<sup>15</sup> Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit: ''Simon nga Jona, a më do ti mua më shumë se këta?''. Iu përgjigj: ''Po, Zot, ti e di se unë të dua''. Jezusi i tha: ''Kulloti qengjat e mi!''.
<scripture passage="John 21:16" parsed="|John|21|16|0|0" osisRef="Bible:John.21.16" />
<sup>16</sup> Përsëri e pyeti për të dytën herë: ''Simon nga Jona, a më do ti mua?''. Iu përgjigj: ''Po, Zot, ti e di se unë të dua''. Jezusi i tha: ''Ki kujdes për delet e mia''.
<scripture passage="John 21:17" parsed="|John|21|17|0|0" osisRef="Bible:John.21.17" />
<sup>17</sup> E pyeti për të tretën herë: ''Simon nga Jona, a më do ti mua?''. Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë: ''A më do ti mua?'', dhe iu përgjigj: ''Zot, ti di çdo gjë, ti di se unë të dua''. Jezusi i tha: ''Kulloti delet e mia.
<scripture passage="John 21:18" parsed="|John|21|18|0|0" osisRef="Bible:John.21.18" />
<sup>18</sup> Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se, kur ti ishe i ri, e ngjeshje vetveten dhe shkoje ku të doje; po kur të jesh plak, do t'i shtrish duart dhe dikush tjetër do të të ngjeshë e do të të çojë atje ku ti nuk do të doje''.
<scripture passage="John 21:19" parsed="|John|21|19|0|0" osisRef="Bible:John.21.19" />
<sup>19</sup> I tha këto fjalë për të bërë të ditur se me ç'vdekje ai do ta përlëvdonte Perëndinë. Dhe, si i tha këto, i tha: ''Ndiqmë''.
<scripture passage="John 21:20" parsed="|John|21|20|0|0" osisRef="Bible:John.21.20" />
<sup>20</sup> Dhe Pjetri u kthye dhe pa se po e ndiqte dishepulli, të cilin Jezusi e donte, ai që gjatë darkës ishte mbështetur mbi kraharorin e Jezusit dhe kishte pyetur: ''Zot, kush është ai që po të tradhton?''.
<scripture passage="John 21:21" parsed="|John|21|21|0|0" osisRef="Bible:John.21.21" />
<sup>21</sup> Kur Pjetri e pa, i tha Jezusit: ''Zot, dhe me të ç'do të bëhet?''.
<scripture passage="John 21:22" parsed="|John|21|22|0|0" osisRef="Bible:John.21.22" />
<sup>22</sup> Jezusi iu përgjigj: ''Nëse dua që ai të mbetet derisa të vij unë, ç'të duhet? Ti ndiqmë!''.
<scripture passage="John 21:23" parsed="|John|21|23|0|0" osisRef="Bible:John.21.23" />
<sup>23</sup> Atëherë u hap zëri midis vëllezërve se ai dishepull nuk do të vdiste; por Jezusi nuk i kishte thënë Pjetrit se ai nuk do të vdiste, por: ''Nëse unë dua që ky të mbetet derisa të vij unë, ç'të duhet?''.
<scripture passage="John 21:24" parsed="|John|21|24|0|0" osisRef="Bible:John.21.24" />
<sup>24</sup> Ky është dishepulli që dëshmon për këto gjëra dhe që ka shkruar këto gjëra; dhe ne dimë se dëshmia e tij është e vërtetë.
<scripture passage="John 21:25" parsed="|John|21|25|0|0" osisRef="Bible:John.21.25" />
<sup>25</sup> Janë edhe shumë gjëra të tjera që i bëri Jezusi, të cilat, po të shkruheshin një nga një, unë mendoj se nuk do të mjaftonte mbarë bota që t'i nxinte librat që do të mund të shkruheshin. Amen.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Acts" progress="87.39%" prev="John.21" next="Acts.1" id="Acts">
<h2 id="Acts-p0.1">Acts</h2>

<div3 title="Acts 1" progress="87.39%" prev="Acts" next="Acts.2" id="Acts.1">
<h3 id="Acts.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Acts.1-p1">
<scripture passage="Acts 1:1" parsed="|Acts|1|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.1" />
<sup>1</sup> Tregimin e parë e bëra, o Teofil, mbi të gjitha gjërat që Jezusi nisi të bëjë dhe të mësojë,
<scripture passage="Acts 1:2" parsed="|Acts|1|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.2" />
<sup>2</sup> deri në ditën në të cilën u muarr në qiell, pasi u kishte dhënë urdhërime nëpërmjet Frymës së Shenjtë apostujve që ai kishte zgjedhur.
<scripture passage="Acts 1:3" parsed="|Acts|1|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.3" />
<sup>3</sup> Atyre, pasi pati vuajtur, iu paraqit i ngjallur me shumë prova bindëse, duke u parë prej tyre për dyzet ditë dhe duke folur për gjërat e mbretërisë së Perëndisë.
<scripture passage="Acts 1:4" parsed="|Acts|1|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.4" />
<sup>4</sup> Dhe, duke u gjendur bashkë me ta, i urdhëroi ata që të mos largoheshin nga Jeruzalemi, por të prisnin premtimin e Atit: ''Që, tha ai, e keni dëgjuar nga unë,
<scripture passage="Acts 1:5" parsed="|Acts|1|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.5" />
<sup>5</sup> sepse Gjoni pagëzoi me ujë, por ju do të pagëzoheni me Frymën e Shenjtë, mbas jo shumë ditësh''.
<scripture passage="Acts 1:6" parsed="|Acts|1|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.6" />
<sup>6</sup> Kështu ata që ishin mbledhur bashkë e pyetën, duke thënë: ''Zot, a do ta rivendosësh në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?''.
<scripture passage="Acts 1:7" parsed="|Acts|1|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.7" />
<sup>7</sup> Por ai u tha atyre: ''Nuk ju takon juve të dini kohët dhe momentet e përshtatshme, që ka përcaktuar Ati me autoritetin e vet.
<scripture passage="Acts 1:8" parsed="|Acts|1|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.8" />
<sup>8</sup> Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut''.
<scripture passage="Acts 1:9" parsed="|Acts|1|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.9" />
<sup>9</sup> Mbasi i tha këto gjëra, ndërsa ata po e vështronin, u ngrit lart; dhe një re e përfshiu dhe ua hoqi prej syve të tyre.
<scripture passage="Acts 1:10" parsed="|Acts|1|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.10" />
<sup>10</sup> Dhe, si ata po i mbanin sytë e ngulitur në qiell, ndërsa ai po largohej, ja dy burra në rroba të bardha iu paraqitën atyre,
<scripture passage="Acts 1:11" parsed="|Acts|1|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.11" />
<sup>11</sup> dhe thanë: ''Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell''.
<scripture passage="Acts 1:12" parsed="|Acts|1|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.12" />
<sup>12</sup> Atëherë ata u kthyen në Jeruzalem, nga mali që quhet i Ullinjve, që është afër Jeruzalemit sa një ecje e së shtunës.
<scripture passage="Acts 1:13" parsed="|Acts|1|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.13" />
<sup>13</sup> Dhe, si u kthyen në qytet, u ngjitën në sallën e sipërme, ku rrinin Pjetri dhe Jakobi, Gjoni dhe Andrea, Filipi dhe Thomai, Bartolomeu dhe Mateu, Jakobi i Alfeut dhe Simon Zellshmi, dhe Juda i Jakobit.
<scripture passage="Acts 1:14" parsed="|Acts|1|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.14" />
<sup>14</sup> Të gjithë këta ngulmonin me një mendje të vetme në lutje dhe përgjërim së bashku me gratë, me Marinë, nënën e Jezusit, dhe me vëllezërit e tij.
<scripture passage="Acts 1:15" parsed="|Acts|1|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.15" />
<sup>15</sup> Në ato ditë Pjetri u çua në mes të dishepujve (dhe numri i emrave të mbledhur ishte rreth njëqind e njëzet) dhe tha:
<scripture passage="Acts 1:16" parsed="|Acts|1|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.16" />
<sup>16</sup> ''Vëllezër, ishte e nevojshme që të përmbushej ky Shkrim, të cilin Fryma e Shenjtë e parafoli me anë të gojës së Davidit në lidhje me Judën, i cili u bë prijës i atyre që e kapën Jezusin.
<scripture passage="Acts 1:17" parsed="|Acts|1|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.17" />
<sup>17</sup> Sepse ai ishte i numëruar bashkë me ne dhe kishte pjesë në këtë shërbesë.
<scripture passage="Acts 1:18" parsed="|Acts|1|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.18" />
<sup>18</sup> Ai, pra, fitoi një arë, me shpërblimin e paudhësisë, dhe duke rënë kokëposhtë, plasi në mes dhe të gjitha të brendshmet e tij iu derdhën.
<scripture passage="Acts 1:19" parsed="|Acts|1|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.19" />
<sup>19</sup> Kjo iu bë e njohur të gjithë banorëve të Jeruzalemit, sa që ajo arë në dialektin e tyre është quajtur Akeldama, që do të thotë: "Ara e gjakut".
<scripture passage="Acts 1:20" parsed="|Acts|1|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.20" />
<sup>20</sup> Në fakt, në librin e Psalmeve, është shkruar: ''Shtëpia e tij u bëftë e shkretë dhe askush mos banoftë në të!'', dhe: ''Tjetërkush e zëntë detyrën e tij!''.
<scripture passage="Acts 1:21" parsed="|Acts|1|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.21" />
<sup>21</sup> Duhet, pra, që ndër burrat që kanë qenë në shoqërinë tonë gjithë kohën në të cilën Zoti Jezus ka hyrë dhe ka dalë midis nesh,
<scripture passage="Acts 1:22" parsed="|Acts|1|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.22" />
<sup>22</sup> duke filluar që nga pagëzimi i Gjonit e deri në atë ditë kur u muarr në qiell nga mesi ynë, një prej tyre të bëhet dëshmitar me ne, i ringjalljes së tij''.
<scripture passage="Acts 1:23" parsed="|Acts|1|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.23" />
<sup>23</sup> Dhe u paraqitën dy: Jozefi, i quajtur Barsaba, që ishte i mbiquajtur Just, dhe Matia.
<scripture passage="Acts 1:24" parsed="|Acts|1|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.24" />
<sup>24</sup> Dhe, duke u lutur, thanë: ''Ti, o Zot, që i njeh zemrat e të gjithëve, trego cilin nga këta të dy ke zgjedhur,
<scripture passage="Acts 1:25" parsed="|Acts|1|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.25" />
<sup>25</sup> për të marrë shortin e kësaj shërbese dhe apostullimin, nga i cili Juda u largua për të shkuar në vendin e tij''.
<scripture passage="Acts 1:26" parsed="|Acts|1|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.1.26" />
<sup>26</sup> Atëherë hodhën short, dhe shorti ra mbi Matian; dhe ai iu shtua të njëmbëdhjetë apostujve.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 2" progress="87.48%" prev="Acts.1" next="Acts.3" id="Acts.2">
<h3 id="Acts.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Acts.2-p1">
<scripture passage="Acts 2:1" parsed="|Acts|2|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.1" />
<sup>1</sup> Kur erdhi dita e Rrëshajëve, ata ishin të gjithë bashkë, në një mendje të vetme, në të njëjtin vend.
<scripture passage="Acts 2:2" parsed="|Acts|2|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.2" />
<sup>2</sup> Dhe befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm, dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin.
<scripture passage="Acts 2:3" parsed="|Acts|2|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.3" />
<sup>3</sup> Dhe atyre u dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre.
<scripture passage="Acts 2:4" parsed="|Acts|2|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.4" />
<sup>4</sup> Kështu të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte të shpreheshin.
<scripture passage="Acts 2:5" parsed="|Acts|2|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.5" />
<sup>5</sup> Por në Jeruzalem banonin disa Judenj, njerëz të perëndishëm, nga të gjitha kombet nën qiell.
<scripture passage="Acts 2:6" parsed="|Acts|2|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.6" />
<sup>6</sup> Kur u dëgjua ajo ushtimë, turma u mblodh dhe u hutua, sepse secili nga ata i dëgjonte të flisnin në gjuhën e vet.
<scripture passage="Acts 2:7" parsed="|Acts|2|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.7" />
<sup>7</sup> Dhe të gjithë habiteshin dhe mrekulloheshin dhe i thoshnin njëri-tjetrit: ''Ja, a nuk janë të gjithë Galileas këta që flasin?
<scripture passage="Acts 2:8" parsed="|Acts|2|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.8" />
<sup>8</sup> Si vallë secili nga ne i dëgjon të flasin në gjuhën e vet amtare?
<scripture passage="Acts 2:9" parsed="|Acts|2|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.9" />
<sup>9</sup> Ne Partët, Medët, Elamitët dhe banorët e Mesopotamisë, të Judesë dhe të Kapadokisë, të Pontit dhe të Azisë,
<scripture passage="Acts 2:10" parsed="|Acts|2|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.10" />
<sup>10</sup> të Frigjisë e të Pamfilisë, të Egjiptit dhe të pjesëve të Libisë përballë Kirenës, dhe ne të ardhur nga Roma, Judenj dhe prozelitë,
<scripture passage="Acts 2:11" parsed="|Acts|2|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.11" />
<sup>11</sup> Kretas dhe Arabë, i dëgjojmë të flasin për gjërat e mëdha të Perëndisë në gjuhët tona!''.
<scripture passage="Acts 2:12" parsed="|Acts|2|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.12" />
<sup>12</sup> Dhe të gjithë habiteshin dhe ishin hutuar dhe i thonin njëri-tjetrit: ''Ç'do të thotë kjo?''.
<scripture passage="Acts 2:13" parsed="|Acts|2|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.13" />
<sup>13</sup> Kurse të tjerë i përqeshnin dhe thonin: ''Janë plot me verë të ëmbël!''.
<scripture passage="Acts 2:14" parsed="|Acts|2|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.14" />
<sup>14</sup> Por Pjetri u çua në këmbë bashkë me të njëmbëdhjetët dhe u foli atyre me zë të lartë: ''Judenj dhe ju të gjithë që banoni në Jeruzalem, merrni njoftim për këtë dhe dëgjoni me vëmendje fjalët e mia.
<scripture passage="Acts 2:15" parsed="|Acts|2|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.15" />
<sup>15</sup> Këta nuk janë të dehur, siç po mendoni ju, sepse është vetëm ora e tretë e ditës.
<scripture passage="Acts 2:16" parsed="|Acts|2|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.16" />
<sup>16</sup> Por kjo është ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Joel:
<scripture passage="Acts 2:17" parsed="|Acts|2|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.17" />
<sup>17</sup> "Dhe në ditët e fundit do të ndodhë, thotë Perëndia, që unë do të përhap nga Fryma ime mbi çdo mish; dhe bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë, të rinjtë tuaj do të shohin vegime dhe të moshuarit tuaj do të shohin ëndrra.
<scripture passage="Acts 2:18" parsed="|Acts|2|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.18" />
<sup>18</sup> Në ato ditë do të përhap nga Fryma im mbi shërbëtorët e mi dhe mbi shërbëtoret e mia, dhe do të profetizojnë.
<scripture passage="Acts 2:19" parsed="|Acts|2|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.19" />
<sup>19</sup> Dhe do të bëj mrekulli lart në qiell dhe shenja poshtë mbi tokë: gjak, zjarr e avull tymi.
<scripture passage="Acts 2:20" parsed="|Acts|2|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.20" />
<sup>20</sup> Dielli do të kthehet në errësirë dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e lavdishme e Zotit.
<scripture passage="Acts 2:21" parsed="|Acts|2|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.21" />
<sup>21</sup> Dhe do të ndodhë që kush ta ketë thirrur emrin e Zotit, do të shpëtohet".
<scripture passage="Acts 2:22" parsed="|Acts|2|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.22" />
<sup>22</sup> Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të ti tij, siç edhe vet e dini,
<scripture passage="Acts 2:23" parsed="|Acts|2|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.23" />
<sup>23</sup> ai, pra, sipas këshillit të caktuar dhe të paranjohur të Perëndisë, ju dorëzua juve dhe ju e zutë dhe, me duart e të padrejtëve, e gozhduat në kryq dhe e vratë.
<scripture passage="Acts 2:24" parsed="|Acts|2|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.24" />
<sup>24</sup> Por Perëndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur që vdekja ta mbante atë.
<scripture passage="Acts 2:25" parsed="|Acts|2|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.25" />
<sup>25</sup> Në fakt Davidi thotë për të: "E pata vazhdimisht Zotin para meje, sepse ai është në të djathtën time, që unë të mos hiqem.
<scripture passage="Acts 2:26" parsed="|Acts|2|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.26" />
<sup>26</sup> Për këtë u gëzua zemra ime dhe ngazëlloi gjuha ime, dhe edhe mishi im do të qëndrojë në shpresë.
<scripture passage="Acts 2:27" parsed="|Acts|2|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.27" />
<sup>27</sup> Sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Hades dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë kalbjen.
<scripture passage="Acts 2:28" parsed="|Acts|2|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.28" />
<sup>28</sup> Ti më ke bërë të njoh udhët e jetës, ti do të më mbushësh me gëzim në praninë tënde".
<scripture passage="Acts 2:29" parsed="|Acts|2|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.29" />
<sup>29</sup> Vëllezër, mund të thuhet haptas për Davidin patriark që ai vdiq dhe u varros; dhe varri i tij është ndër ne deri ditën e sotme.
<scripture passage="Acts 2:30" parsed="|Acts|2|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.30" />
<sup>30</sup> Ai, pra, duke qenë profet, e dinte se Perëndia i kishte premtuar me betim se nga fryti i belit të tij, sipas mishit, do të ngjallet Krishti për t'u ulur mbi fronin e tij;
<scripture passage="Acts 2:31" parsed="|Acts|2|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.31" />
<sup>31</sup> dhe, duke parashikuar këtë, foli për ringjalljen e Krishtit, duke thënë se shpirti i tij nuk do të lihej në Hades dhe se mishi i tij nuk do të shihte kalbjen.
<scripture passage="Acts 2:32" parsed="|Acts|2|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.32" />
<sup>32</sup> Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!
<scripture passage="Acts 2:33" parsed="|Acts|2|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.33" />
<sup>33</sup> Ai, pra, duke qenë i ngritur në të djathtë të Perëndisë dhe duke marrë nga Ati premtimin e Frymës së Shenjtë, ka përhapur atë që ju tani shihni dhe dëgjoni.
<scripture passage="Acts 2:34" parsed="|Acts|2|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.34" />
<sup>34</sup> Sepse Davidi nuk është ngritur në qiell, madje ai vetë thotë: "Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time,
<scripture passage="Acts 2:35" parsed="|Acts|2|35|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.35" />
<sup>35</sup> derisa unë t'i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua!".
<scripture passage="Acts 2:36" parsed="|Acts|2|36|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.36" />
<sup>36</sup> Ta dijë, pra, me siguri, gjithë shtëpia e Izraelit se atë Jezus që ju e keni kryqëzuar, Perëndia e ka bërë Zot e Krisht''.
<scripture passage="Acts 2:37" parsed="|Acts|2|37|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.37" />
<sup>37</sup> Kur ata i dëgjuan këto gjëra, u pikëlluan në zemër dhe pyetën Pjetrin dhe apostujt: ''Vëllezër, ç'duhet të bëjmë?''.
<scripture passage="Acts 2:38" parsed="|Acts|2|38|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.38" />
<sup>38</sup> Atëherë Pjetri u tha atyre: ''Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë.
<scripture passage="Acts 2:39" parsed="|Acts|2|39|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.39" />
<sup>39</sup> Sepse premtimi është për ju dhe për bijtë tuaj dhe për gjithë ata që janë larg, për ata që Zoti, Perëndia ynë, do t'i thërrasë''.
<scripture passage="Acts 2:40" parsed="|Acts|2|40|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.40" />
<sup>40</sup> Dhe me shumë fjalë të tjera u përbetohej dhe i nxiste, duke thënë: ''Shpëtoni veten nga ky brez i çoroditur!''.
<scripture passage="Acts 2:41" parsed="|Acts|2|41|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.41" />
<sup>41</sup> Dhe ata që e pranuan fjalën e tij me gëzim, u pagëzuan; atë ditë u shtuan rreth tre mijë veta.
<scripture passage="Acts 2:42" parsed="|Acts|2|42|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.42" />
<sup>42</sup> Ata ishin ngulmues në zbatimin e mësimit të apostujve, në bashkësi, në thyerjen e bukës dhe në lutje.
<scripture passage="Acts 2:43" parsed="|Acts|2|43|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.43" />
<sup>43</sup> Dhe të gjithëve u kishte hyrë druajtja; dhe shumë shenja e mrekulli bëheshin nga dora e apostujve.
<scripture passage="Acts 2:44" parsed="|Acts|2|44|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.44" />
<sup>44</sup> Por gjithë ata që besonin rrinin bashkë dhe çdo gjë e kishin të përbashkët.
<scripture passage="Acts 2:45" parsed="|Acts|2|45|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.45" />
<sup>45</sup> Dhe i shisnin pronat e pasuritë dhe ua ndanin të gjithëve, sipas nevojës së çdonjërit.
<scripture passage="Acts 2:46" parsed="|Acts|2|46|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.46" />
<sup>46</sup> Dhe ngulmonin me një mendje të vetme çdo ditë në tempull dhe, duke e thyer bukën nga shtëpia në shtëpi, merrnin ushqimin me gëzim dhe me thjeshtësi zemre,
<scripture passage="Acts 2:47" parsed="|Acts|2|47|0|0" osisRef="Bible:Acts.2.47" />
<sup>47</sup> duke lavdëruar Perëndinë dhe duke gëzuar simpatinë e gjithë popullit. Dhe Zoti i shtonte kishës çdo ditë ata që ishin shpëtuar.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 3" progress="87.62%" prev="Acts.2" next="Acts.4" id="Acts.3">
<h3 id="Acts.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Acts.3-p1">
<scripture passage="Acts 3:1" parsed="|Acts|3|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.1" />
<sup>1</sup> Por Pjetri dhe Gjoni po ngjiteshin bashkë për në tempull, rreth orës së nëntë, në orën e lutjes.
<scripture passage="Acts 3:2" parsed="|Acts|3|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.2" />
<sup>2</sup> Dhe aty ishte një njeri i çalë që prej lindjes, të cilin e sillnin çdo ditë dhe e linin afër derës së tempullit, e t'u quajtur "E bukura", për t'u kërkuar lëmoshë atyre që hynin në tempull.
<scripture passage="Acts 3:3" parsed="|Acts|3|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.3" />
<sup>3</sup> Ai, kur pa se Pjetri dhe Gjoni po hynin në tempull, u kërkoi lëmoshë.
<scripture passage="Acts 3:4" parsed="|Acts|3|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Pjetri, me Gjonin, duke i ngulur sytë mbi të, i tha: ''Na shiko''.
<scripture passage="Acts 3:5" parsed="|Acts|3|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.5" />
<sup>5</sup> Dhe ai po i shikonte me kujdes, duke shpresuar se do të merrte ndonjë gjë prej tyre.
<scripture passage="Acts 3:6" parsed="|Acts|3|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.6" />
<sup>6</sup> Por Pjetri tha: ''Unë nuk kam as argjend, as ar, por atë që kam po ta jap: në emër të Jezu Krishtit Nazarenas, çohu dhe ec!''.
<scripture passage="Acts 3:7" parsed="|Acts|3|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.7" />
<sup>7</sup> Dhe, si e kapi nga dora e djathtë, e ngriti në këmbë; dhe në atë çast iu forcuan këmbët dhe nyjet.
<scripture passage="Acts 3:8" parsed="|Acts|3|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.8" />
<sup>8</sup> Dhe me një të hovur u ngrit në këmbë dhe filloi të ecë; dhe hyri me ta në tempull, duke ecur, duke u hedhur dhe duke lavdëruar Perëndinë.
<scripture passage="Acts 3:9" parsed="|Acts|3|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.9" />
<sup>9</sup> Dhe gjithë populli e pa duke ecur dhe duke lavdëruar Perëndinë,
<scripture passage="Acts 3:10" parsed="|Acts|3|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.10" />
<sup>10</sup> dhe e njohën se ishte ai që rrinte ulur para derës së Bukur të tempullit për të kërkuar lëmoshë; dhe u mbushën me habi dhe çudi për atë që i kishte ndodhur atij.
<scripture passage="Acts 3:11" parsed="|Acts|3|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.11" />
<sup>11</sup> Atëherë, ndërsa i çali që ishte shëruar rrinte ngjitur pas Pjetrit dhe Gjonit, gjithë populli, i çuditur, rendi drejt tyre te portiku të quajtur i Salomonit.
<scripture passage="Acts 3:12" parsed="|Acts|3|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.12" />
<sup>12</sup> Dhe Pjetri, duke parë këtë gjë, i foli popullit duke thënë: ''Burra të Izraelit, pse po mrrekulloheni për këtë? Ose pse po na i ngulni sytë sikur ne me fuqinë tonë të vetme ose me perëndishmëri të kishim bërë që ky njeri të ecë?
<scripture passage="Acts 3:13" parsed="|Acts|3|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.13" />
<sup>13</sup> Perëndia e Abrahamit, e Isakut dhe e Jakobit, Perëndia e etërve tanë e ka përlëvduar Birin e tij Jezusin, të cilin ju ia dorëzuat Pilatit dhe e mohuat përpara tij, megjithëse ai kishte vendosur ta lironte.
<scripture passage="Acts 3:14" parsed="|Acts|3|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.14" />
<sup>14</sup> Por ju e mohuat të Shenjtin, të Drejtin, dhe kërkuat që t'ju jepej një vrasës,
<scripture passage="Acts 3:15" parsed="|Acts|3|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.15" />
<sup>15</sup> dhe vratë princin e jetës, që Perëndia e ka ringjallur prej së vdekuri dhe për të cilin ne jemi dëshmitarë!
<scripture passage="Acts 3:16" parsed="|Acts|3|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.16" />
<sup>16</sup> Dhe për besimin në emër të Jezusit, ky njeri, të cilin ju po e shihni dhe e njihni, u fortesua nga emri i tij; dhe besimi, që është nëpërmjet tij, i ka dhënë shërimin e plotë të gjymtyrëve, në praninë e të gjithëve ju.
<scripture passage="Acts 3:17" parsed="|Acts|3|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.17" />
<sup>17</sup> Por tani, o vëllezër, unë e di që e keni bërë nga padija, ashtu siç kanë bërë edhe krerët tuaj.
<scripture passage="Acts 3:18" parsed="|Acts|3|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.18" />
<sup>18</sup> Por kështu Perëndia i ka përmbushur ato që kishte parathënë me gojën e të gjithë profetëve të vet, se Krishti i tij do të vuante.
<scripture passage="Acts 3:19" parsed="|Acts|3|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.19" />
<sup>19</sup> Pendohuni, pra, dhe kthehuni, që të shlyhen mëkatet tuaja, dhe që të vijnë kohët e flladit nga prania e Zotit,
<scripture passage="Acts 3:20" parsed="|Acts|3|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.20" />
<sup>20</sup> dhe ai të dërgojë Jezu Krishtin që ju ishte predikuar më parë juve,
<scripture passage="Acts 3:21" parsed="|Acts|3|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.21" />
<sup>21</sup> të cilin qielli duhet ta mbajë deri në kohën e ripërtëritjes të të gjitha gjërave, për të cilën Perëndia ka folur nëpërmjet gojës së gjithë profetëve të tij të shenjtë, që nga fillimi i botës.
<scripture passage="Acts 3:22" parsed="|Acts|3|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.22" />
<sup>22</sup> Vetë Moisiu, në fakt, u tha etërve: "Zoti, Perëndia juaj do të ngjallë për ju një profet si unë nga mesi i vëllezërve tuaj; dëgjojeni në të gjitha gjërat që ai do t'ju thotë!
<scripture passage="Acts 3:23" parsed="|Acts|3|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.23" />
<sup>23</sup> Dhe do të ndodhë që kushdo që nuk do ta dëgjojë atë profet, do të shkatërrohet në mes të popullit".
<scripture passage="Acts 3:24" parsed="|Acts|3|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.24" />
<sup>24</sup> Gjithashtu të gjithë profetët, të gjithë ata që kanë folur qysh nga Samueli e këtej, i kanë shpallur këto ditë.
<scripture passage="Acts 3:25" parsed="|Acts|3|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.25" />
<sup>25</sup> Ju jeni bij të profetëve dhe të besëlidhjes që bëri Perëndia me etërit tanë, duke i thënë Abrahamit: "Dhe në pasardhësit e tu do të bekohen të gjitha kombet e dheut".
<scripture passage="Acts 3:26" parsed="|Acts|3|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.3.26" />
<sup>26</sup> Perëndia më së pari, mbasi e ringjalli Birin e tij Jezusin, jua ka dërguar juve që t'ju bekojë, duke larguar secilin nga ju nga paudhësitë e tij''.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 4" progress="87.70%" prev="Acts.3" next="Acts.5" id="Acts.4">
<h3 id="Acts.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Acts.4-p1">
<scripture passage="Acts 4:1" parsed="|Acts|4|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.1" />
<sup>1</sup> Ndërsa ata po i flisnin popullit, priftërinjtë, komandanti i tempullit dhe saducenjtë u turrën mbi ta,
<scripture passage="Acts 4:2" parsed="|Acts|4|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.2" />
<sup>2</sup> të zemëruar sepse e mësonin popullin dhe shpallnin në Jezusin ringjalljen e të vdekurve.
<scripture passage="Acts 4:3" parsed="|Acts|4|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.3" />
<sup>3</sup> Dhe i shtinë në dorë dhe i futën në burg deri të nesërmen, sepse ishte ngrysur.
<scripture passage="Acts 4:4" parsed="|Acts|4|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.4" />
<sup>4</sup> Por shumë nga ata që ua kishin dëgjuar fjalën besuan; dhe numri i burrave u bë rreth pesë mijë.
<scripture passage="Acts 4:5" parsed="|Acts|4|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.5" />
<sup>5</sup> Të nesërmen krerët, pleqtë dhe skribët u mblodhën në Jeruzalem,
<scripture passage="Acts 4:6" parsed="|Acts|4|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.6" />
<sup>6</sup> bashkë me kryepriftin Anan dhe me Kajafën, Gjonin, Aleksandrin dhe të gjithë ata që i përkisnin farefisit të kryepriftërinjve.
<scripture passage="Acts 4:7" parsed="|Acts|4|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.7" />
<sup>7</sup> Dhe, si i nxorën aty në mes, i pyetën: ''Me ç'pushtet ose në emër të kujt e keni bërë këtë?''.
<scripture passage="Acts 4:8" parsed="|Acts|4|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.8" />
<sup>8</sup> Atëherë Pjetri, i mbushur me Frymën e Shenjtë, u tha atyre: ''Krerë të popullit dhe pleq të Izraelit!
<scripture passage="Acts 4:9" parsed="|Acts|4|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.9" />
<sup>9</sup> Nëse ne sot gjykohemi për një mirësi që iu bë një njeriu të sëmurë, për të ditur si u shërua ai,
<scripture passage="Acts 4:10" parsed="|Acts|4|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.10" />
<sup>10</sup> le ta njihni të gjithë ju dhe mbarë populli i Izraelit se kjo u bë në emër të Jezu Krishtit Nazareas, që ju e kryqëzuat dhe që Perëndia e ringjalli prej së vdekuri; me anë të tij ky njeri del para jush i shëruar plotësisht.
<scripture passage="Acts 4:11" parsed="|Acts|4|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.11" />
<sup>11</sup> Ky është guri që ju, ndërtuesit, e hodhët poshtë dhe që u bë guri i qoshes.
<scripture passage="Acts 4:12" parsed="|Acts|4|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.12" />
<sup>12</sup> Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi''.
<scripture passage="Acts 4:13" parsed="|Acts|4|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.13" />
<sup>13</sup> Ata, kur e panë çiltërsinë e Pjetrit dhe të Gjonit dhe duke kuptuar se ishin njerëz të pamësuar dhe pa arsim, u mrrekulluan dhe i njihnin se kishin qenë me Jezusin.
<scripture passage="Acts 4:14" parsed="|Acts|4|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.14" />
<sup>14</sup> Duke parë pastaj në këmbë pranë tyre, njeriun që u shërua, nuk mund të thoshnin asgjë kundër.
<scripture passage="Acts 4:15" parsed="|Acts|4|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.15" />
<sup>15</sup> Dhe, mbasi i urdhëruan të dalin jashtë sinedrit, u konsultuan me njëri tjetrin,
<scripture passage="Acts 4:16" parsed="|Acts|4|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.16" />
<sup>16</sup> duke thënë: ''Ç't'u bëjmë këtyre njerëzve? Sepse u është njohur të gjithë banorëve të Jeruzalemit se është bërë një mrekulli e dukshme prej tyre, dhe ne nuk mund ta mohojmë;
<scripture passage="Acts 4:17" parsed="|Acts|4|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.17" />
<sup>17</sup> por, që kjo të mos përhapet më shumë në popull, t'i shtrëngojmë me kërcënime të rrepta të mos i flasin më asnjeriu në këtë emër''.
<scripture passage="Acts 4:18" parsed="|Acts|4|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.18" />
<sup>18</sup> Dhe, si i thirrën, u dhanë urdhër atyre të mos flasin fare dhe as të mësojnë në emër të Jezusit.
<scripture passage="Acts 4:19" parsed="|Acts|4|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.19" />
<sup>19</sup> Por Pjetri dhe Gjoni, duke iu përgjigjur atyre, thanë: ''Gjykoni ju, nëse është e drejtë para Perëndisë t'ju bindemi më shumë juve sesa Perëndisë.
<scripture passage="Acts 4:20" parsed="|Acts|4|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.20" />
<sup>20</sup> Sepse ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë dhe dëgjuar''.
<scripture passage="Acts 4:21" parsed="|Acts|4|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.21" />
<sup>21</sup> Ata pasi i kërcënuan përsëri, i lanë të shkojnë duke mos gjetur mënyrë se si t'i ndëshkojnë për shkak të popullit, sepse të gjithë përlëvdonin Perëndinë për atë që kishte ndodhur.
<scripture passage="Acts 4:22" parsed="|Acts|4|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.22" />
<sup>22</sup> Sepse njeriu në të cilin kishte ndodhur ajo mrekulli e shërimit ishte më shumë se dyzet vjeç.
<scripture passage="Acts 4:23" parsed="|Acts|4|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.23" />
<sup>23</sup> Kur u liruan, ata u kthyen tek të vetët dhe u treguan gjithçka që krerët e priftërinjve dhe pleqtë u kishin thënë.
<scripture passage="Acts 4:24" parsed="|Acts|4|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.24" />
<sup>24</sup> Kur i dëgjuan këto, ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia dhe thanë: ''O Zot, ti je Perëndia që ke bërë qiellin, tokën, detin dhe gjithçka që është në ta,
<scripture passage="Acts 4:25" parsed="|Acts|4|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.25" />
<sup>25</sup> dhe që me anë të Frymës së Shenjtë ke thënë, nëpërmjet gojës së Davidit, shërbëtorit tënd: "Përse u zemëruan kombet, dhe popujt kurdisin gjëra të kota?
<scripture passage="Acts 4:26" parsed="|Acts|4|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.26" />
<sup>26</sup> Mbretërit e dheut ngritën krye dhe princat u mblodhën bashkë kundër Zotit dhe kundër Krishtit të tij".
<scripture passage="Acts 4:27" parsed="|Acts|4|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.27" />
<sup>27</sup> Sepse pikërisht kundër Birit tënd të shenjtë, që ti e vajose, u mblodhën Herodi dhe Ponc Pilati me johebrenjtë dhe me popullin e Izraelit,
<scripture passage="Acts 4:28" parsed="|Acts|4|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.28" />
<sup>28</sup> për të bërë të gjitha ato që dora jote dhe këshilli yt kishin paracaktuar se do të ndodhnin.
<scripture passage="Acts 4:29" parsed="|Acts|4|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.29" />
<sup>29</sup> Dhe tani, Zot, shqyrto kërcënimet e tyre dhe lejo që shërbëtorët e tu të kumtojnë fjalën tënde me plot çiltërsi,
<scripture passage="Acts 4:30" parsed="|Acts|4|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.30" />
<sup>30</sup> duke e shtrirë dorën tënde për të shëruar dhe që të kryhen shenja dhe mrekulli në emër të Birit tënd të shenjtë Jezusit''.
<scripture passage="Acts 4:31" parsed="|Acts|4|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.31" />
<sup>31</sup> Dhe, mbasi qenë lutur, vendi ku ishin mbledhur u drodh; dhe të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë, dhe e shpallnin fjalën e Perëndisë me çiltersi.
<scripture passage="Acts 4:32" parsed="|Acts|4|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.32" />
<sup>32</sup> Dhe numri i madh i atyre që besuan ishte me një zemër të vetme dhe me një shpirt të vetëm; askush nuk thoshte se ç'kishte ishte e vet, por të gjitha gjërat i kishin të përbashkëta.
<scripture passage="Acts 4:33" parsed="|Acts|4|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.33" />
<sup>33</sup> Dhe apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi të ringjalljes së Zotit Jezus; dhe hir i madh ishte mbi të gjithë ata.
<scripture passage="Acts 4:34" parsed="|Acts|4|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.34" />
<sup>34</sup> Sepse midis tyre nuk kishte asnjë nevojtar, sepse të gjithë ata që zotëronin ara ose shtëpi i shisnin dhe sillnin fitimin nga gjërat e shitura,
<scripture passage="Acts 4:35" parsed="|Acts|4|35|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.35" />
<sup>35</sup> dhe i vinin te këmbët e apostujve; pastaj secilit i jepej, sipas nevojës së tij.
<scripture passage="Acts 4:36" parsed="|Acts|4|36|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.36" />
<sup>36</sup> Kështu Iose, i mbiquajtur nga apostujt Barnaba (që do të thotë "biri i ngushëllimit"), Levit, me prejardhje nga Qipro,
<scripture passage="Acts 4:37" parsed="|Acts|4|37|0|0" osisRef="Bible:Acts.4.37" />
<sup>37</sup> kishte një arë, e shiti dhe solli fitimin dhe i vuri te këmbët e apostujve.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 5" progress="87.81%" prev="Acts.4" next="Acts.6" id="Acts.5">
<h3 id="Acts.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Acts.5-p1">
<scripture passage="Acts 5:1" parsed="|Acts|5|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.1" />
<sup>1</sup> Kurse një farë burri, me emër Anania, me gruan e vet Safira, shiti një arë,
<scripture passage="Acts 5:2" parsed="|Acts|5|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.2" />
<sup>2</sup> por mbajti për vete një pjesë të parave, me miratimin e gruas, dhe e çoi mbetjen te këmbët e apostujve.
<scripture passage="Acts 5:3" parsed="|Acts|5|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.3" />
<sup>3</sup> Por Pjetri i tha: ''Anania, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Frymën e Shenjtë dhe të mbash një pjesë të çmimit të arës?
<scripture passage="Acts 5:4" parsed="|Acts|5|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.4" />
<sup>4</sup> Po të mbetej e pashitur, a nuk do të ngelte e jotja? Dhe ato që more nga shitja a nuk ishin vallë në dispozicionin tënd? Pse e shtive në zemër këtë gjë? Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë!''.
<scripture passage="Acts 5:5" parsed="|Acts|5|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.5" />
<sup>5</sup> Kur i dëgjoi këto fjalë, Anania ra përtokë dhe dha shpirt. Dhe një frikë e madhe i zuri të gjithë ata që i dëgjuan këto gjëra.
<scripture passage="Acts 5:6" parsed="|Acts|5|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.6" />
<sup>6</sup> Atëherë u ngritën disa të rinj, e mbështollën, e mbartën jashtë dhe e varrosën.
<scripture passage="Acts 5:7" parsed="|Acts|5|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.7" />
<sup>7</sup> Dhe afërsisht tre orë më vonë hyri dhe gruaja e tij, e cila nuk dinte ç'kishte ndodhur.
<scripture passage="Acts 5:8" parsed="|Acts|5|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.8" />
<sup>8</sup> Dhe Pjetri i drejtoi fjalën, duke thënë: ''Më thuaj, a e shitët arën për kaq?''. Dhe ajo u përgjigj: ''Po, për aq''.
<scripture passage="Acts 5:9" parsed="|Acts|5|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Pjetri i tha: ''Pse u morët vesh që ta tundoni Frymën e Zotit? Ja, këmbët e atyre që e varrosën burrin tënd janë në prag të derës dhe do të të mbartin jashtë edhe ty!''.
<scripture passage="Acts 5:10" parsed="|Acts|5|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.10" />
<sup>10</sup> Në moment ajo ra te këmbët e tij dhe dha shpirt. Dhe të rinjtë, si hynë, e gjetën të vdekur, e mbartën jashtë dhe e varrosën pranë burrit të saj.
<scripture passage="Acts 5:11" parsed="|Acts|5|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.11" />
<sup>11</sup> Kështu një frikë e madhe e zuri gjithë kishën dhe gjithë ata që i dëgjonin këto gjëra.
<scripture passage="Acts 5:12" parsed="|Acts|5|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.12" />
<sup>12</sup> Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve. Të gjithë me një mendje të vetme mblidheshin nën portikun e Salomonit.
<scripture passage="Acts 5:13" parsed="|Acts|5|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.13" />
<sup>13</sup> Dhe asnjeri nga të tjerët nuk guxonte të bashkohej me ta; por populli i lartësonte.
<scripture passage="Acts 5:14" parsed="|Acts|5|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.14" />
<sup>14</sup> Kështu Zotit i shtohej një numër gjithnjë e më i madh besimtarësh, turma burrash dhe grash,
<scripture passage="Acts 5:15" parsed="|Acts|5|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.15" />
<sup>15</sup> aq sa i binin të sëmurët në sheshe, i vinin në shtretër e në shtroja, që kur kalonte Pjetri, të paktën hija e tij të mbulonte ndonjë nga ata.
<scripture passage="Acts 5:16" parsed="|Acts|5|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.16" />
<sup>16</sup> Edhe një turmë nga qytetet përreth turrej në Jeruzalem, duke sjellë të sëmurët dhe ata që mundoheshin nga frymëra të ndyra dhe të gjithë shëroheshin.
<scripture passage="Acts 5:17" parsed="|Acts|5|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.17" />
<sup>17</sup> Atëherë u ngritën kryeprifti dhe të gjithë ata që ishin me të, domethënë sekti i saducenjve, plot smirë,
<scripture passage="Acts 5:18" parsed="|Acts|5|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.18" />
<sup>18</sup> dhe vunë dorë mbi apostujt dhe i futën në burgun publik.
<scripture passage="Acts 5:19" parsed="|Acts|5|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.19" />
<sup>19</sup> Por një engjëll i Zotit, natën, i hapi dyert e burgut dhe, si i nxori jashtë, tha:
<scripture passage="Acts 5:20" parsed="|Acts|5|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.20" />
<sup>20</sup> ''Shkoni, paraqituni në tempull dhe i shpallni popullit të gjitha fjalët e kësaj jete''.
<scripture passage="Acts 5:21" parsed="|Acts|5|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.21" />
<sup>21</sup> Dhe ata, si i dëgjuan këto, hynë në tempull kur zbardhte dita dhe mësonin. Por kryeprifti dhe ata që ishin me të, erdhën dhe thirrën bashkë sinedrin dhe të gjithë pleqtë e bijve të Izraelit; pastaj dërguan rojet në burg për t'i sjellë apostujt.
<scripture passage="Acts 5:22" parsed="|Acts|5|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.22" />
<sup>22</sup> Por rojet, kur arritën në burg, nuk i gjetën; dhe kur u kthyen bënë raportimin e tyre,
<scripture passage="Acts 5:23" parsed="|Acts|5|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.23" />
<sup>23</sup> duke thënë: ''Ne e gjetëm burgun të mbyllur me kujdes dhe rojet në këmbë përpara dyerve; por kur i hapëm, nuk gjetëm asnjeri brenda''.
<scripture passage="Acts 5:24" parsed="|Acts|5|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.24" />
<sup>24</sup> Por kryeprifti, komandanti i rojeve të tempullit dhe krerët e priftërinjve, kur i dëgjuan këto gjëra, mbetën të habitur lidhur me këtë, sepse nuk dinin ç'donte të thoshte gjithë kjo punë.
<scripture passage="Acts 5:25" parsed="|Acts|5|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.25" />
<sup>25</sup> Por erdhi dikush që u raportoi atyre duke thënë: ''Ja, këta njerëz që ju i futët në burg janë në tempull dhe po mësojnë popullin''.
<scripture passage="Acts 5:26" parsed="|Acts|5|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.26" />
<sup>26</sup> Atëherë komandanti shkoi me rojet dhe i solli, pa dhunë, nga frika se mos populli i vriste me gurë.
<scripture passage="Acts 5:27" parsed="|Acts|5|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.27" />
<sup>27</sup> Kështu, pra, i sollën dhe i paraqitën përpara sinedrit; dhe kryeprifti i pyeti,
<scripture passage="Acts 5:28" parsed="|Acts|5|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.28" />
<sup>28</sup> duke thënë: ''Po a nuk ju kemi ndaluar rreptësisht të mësoni në atë emër? Dhe ja, ju e keni mbushur Jeruzalemin me doktrinën tuaj dhe doni që të bjerë mbi ne gjaku i atij njeriu''.
<scripture passage="Acts 5:29" parsed="|Acts|5|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.29" />
<sup>29</sup> Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: ''Duhet t'i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.
<scripture passage="Acts 5:30" parsed="|Acts|5|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.30" />
<sup>30</sup> Perëndia e etërve tanë e ka ringjallur Jezusin, që ju e vratë, duke e varur në dru.
<scripture passage="Acts 5:31" parsed="|Acts|5|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.31" />
<sup>31</sup> Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t'i dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve.
<scripture passage="Acts 5:32" parsed="|Acts|5|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.32" />
<sup>32</sup> Dhe për këto gjëra ne jemi dëshmitarë të tij, si edhe Fryma e Shenjtë, që Perëndia ua ka dhënë atyre që i binden atij''.
<scripture passage="Acts 5:33" parsed="|Acts|5|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.33" />
<sup>33</sup> Kur i dëgjuan këto gjëra, ata u tërbuan dhe vendosën t'i vrasin.
<scripture passage="Acts 5:34" parsed="|Acts|5|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.34" />
<sup>34</sup> Por një farise, me emër Gamaliel, mësues i ligjit dhe i nderuar nga gjithë populli, u ngrit në këmbë në sinedër dhe urdhëroi të nxirren jashtë apostujt për një moment.
<scripture passage="Acts 5:35" parsed="|Acts|5|35|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.35" />
<sup>35</sup> Pastaj u tha atyre të sinedrit: ''Burra të Izraelit, mendohuni mirë për atë që do t'u bëni këtyre njerëzve.
<scripture passage="Acts 5:36" parsed="|Acts|5|36|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.36" />
<sup>36</sup> Sepse pak kohë më parë u ngrit Teuda që thoshte se ishte dikush; rreth tij u mblodhën afro katërqind burra; por ai u vra dhe të gjithë ata që e kishin ndjekur u shpërndanë dhe u asgjësuan.
<scripture passage="Acts 5:37" parsed="|Acts|5|37|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.37" />
<sup>37</sup> Pas tij, në kohën e regjistrimit të popullsisë, u ngrit Juda Galileas që tërhoqi pas vetes shumë njerëz; edhe ai humbi, dhe të gjithë ata që e kishin ndjekur u shpërndanë.
<scripture passage="Acts 5:38" parsed="|Acts|5|38|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.38" />
<sup>38</sup> Tani unë po ju them t'u rrini larg këtyre njerëzve dhe t'i lironi, sepse në qoftë se ky plan ose kjo vepër është prej njerëzve, ajo do të prishet,
<scripture passage="Acts 5:39" parsed="|Acts|5|39|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.39" />
<sup>39</sup> por nëse është prej Perëndisë, ju nuk mund ta prishni, sepse do të gjendeshit në luftë kundër vetë Perëndisë!''.
<scripture passage="Acts 5:40" parsed="|Acts|5|40|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.40" />
<sup>40</sup> Dhe ata ia vunë veshin. Dhe, mbasi i thirrën apostujt, i rrahën dhe u dhanë urdhër të mos flasin në emër të Jezusit; pastaj i lanë të shkojnë.
<scripture passage="Acts 5:41" parsed="|Acts|5|41|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.41" />
<sup>41</sup> Kështu ata u larguan nga sinedri, duke u gëzuar sepse qenë çmuar të denjë të fyhen për emrin e Jezusit.
<scripture passage="Acts 5:42" parsed="|Acts|5|42|0|0" osisRef="Bible:Acts.5.42" />
<sup>42</sup> Dhe çdo ditë, në tempull e nëpër shtëpi, nuk pushonin duke mësuar dhe duke shpallur lajmin e mirë: që Jezusi është Krishti.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 6" progress="87.94%" prev="Acts.5" next="Acts.7" id="Acts.6">
<h3 id="Acts.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Acts.6-p1">
<scripture passage="Acts 6:1" parsed="|Acts|6|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.6.1" />
<sup>1</sup> Por në ato ditë, duke u shumuar numri i dishepujve, lindi një murmuritje nga ana e Helenistëve kundër Hebrenjve, sepse vejushat e tyre po liheshin pas dore në shërbimin e përditshëm.
<scripture passage="Acts 6:2" parsed="|Acts|6|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.6.2" />
<sup>2</sup> Atëherë të dymbëdhjetët, pasi mblodhën numrin e madh të dishepujve, thanë: ''Nuk është mirë që ne të lëmë fjalën e Perëndisë për të shërbyer nëpër tryeza.
<scripture passage="Acts 6:3" parsed="|Acts|6|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.6.3" />
<sup>3</sup> Prandaj, vëllezër, kërkoni midis jush shtatë burra, me dëshmi të mirë, të mbushur me Frymën e Shenjtë dhe me urtësi, të cilëve do t'ua besojmë këtë detyrë.
<scripture passage="Acts 6:4" parsed="|Acts|6|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.6.4" />
<sup>4</sup> Kurse ne do të vazhdojmë t'i kushtohemi lutjes dhe shërbesës së fjalës''.
<scripture passage="Acts 6:5" parsed="|Acts|6|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.6.5" />
<sup>5</sup> Ky propozim u pëlqeu gjithë dishepujve. Dhe zgjodhën Stefanin, njeri plot besim dhe Frymë të Shenjtë, Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollën, një prozelit nga Antiokia.
<scripture passage="Acts 6:6" parsed="|Acts|6|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.6.6" />
<sup>6</sup> I paraqitën pastaj përpara apostujve, të cilët, mbasi u lutën, vunë duart mbi ta.
<scripture passage="Acts 6:7" parsed="|Acts|6|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.6.7" />
<sup>7</sup> Ndërkaq fjala e Perëndisë po përhapej, dhe numri i dishepujve po shumohej fort në Jeruzalem, edhe një numër i madh priftërinjsh i bindej besimit.
<scripture passage="Acts 6:8" parsed="|Acts|6|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.6.8" />
<sup>8</sup> Dhe Stefani, plot besim dhe fuqi, bënte mrekulli dhe shenja të mëdha nëpër popull.
<scripture passage="Acts 6:9" parsed="|Acts|6|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.6.9" />
<sup>9</sup> Dhe disa nga sinagoga, që quhej e Libertinëve, të Kirenarëve, të Aleksandrinëve dhe të atyre të Kilikisë dhe të Azisë u ngritën që të grindeshin me Stefanin;
<scripture passage="Acts 6:10" parsed="|Acts|6|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.6.10" />
<sup>10</sup> por nuk mund t'i bënin ballë urtësisë dhe frymës me anë të së cilës ai fliste.
<scripture passage="Acts 6:11" parsed="|Acts|6|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.6.11" />
<sup>11</sup> Atëherë nxitën disa njerëz të thoshnin: ''Ne e kemi dëgjuar duke folur fjalë blasfemie kundër Moisiut dhe kundër Perëndisë''.
<scripture passage="Acts 6:12" parsed="|Acts|6|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.6.12" />
<sup>12</sup> Edhe e ngacmuan popullin, pleqtë dhe skribët; dhe, iu sulën, e kapën dhe e çuan te sinedri.
<scripture passage="Acts 6:13" parsed="|Acts|6|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.6.13" />
<sup>13</sup> Pastaj paraqitën dëshmitarë të rremë që thoshnin: ''Ky njeri nuk pushon së foluri fjalë blasfemie kundër këtij vendi të shenjtë dhe kundër ligjit.
<scripture passage="Acts 6:14" parsed="|Acts|6|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.6.14" />
<sup>14</sup> E kemi dëgjuar, në fakt, duke thënë se ky Jezusi, Nazareasi, do ta rrënojë këtë vend dhe do të ndryshojë ritet që na ka dhënë Moisiu''.
<scripture passage="Acts 6:15" parsed="|Acts|6|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.6.15" />
<sup>15</sup> Dhe të gjithë ata që rrinin në sinedër i ngulën sytë në të, dhe panë fytyrën e tij posi fytyra e një engjëlli.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 7" progress="87.99%" prev="Acts.6" next="Acts.8" id="Acts.7">
<h3 id="Acts.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Acts.7-p1">
<scripture passage="Acts 7:1" parsed="|Acts|7|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.1" />
<sup>1</sup> Atëherë kryeprifti i tha: ''A janë këto gjëra pikërisht kështu?''.
<scripture passage="Acts 7:2" parsed="|Acts|7|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.2" />
<sup>2</sup> Ai tha: ''Vëllezër dhe etër, dëgjoni. Perëndia i lavdisë iu shfaq Abrahamit, atit tonë, kur ai ishte në Mesopotami, përpara se të banonte në Haran,
<scripture passage="Acts 7:3" parsed="|Acts|7|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.3" />
<sup>3</sup> dhe i tha: "Dil prej vendit tënd e prej farefisit tënd dhe shko në vendin që unë do të të tregoj".
<scripture passage="Acts 7:4" parsed="|Acts|7|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.4" />
<sup>4</sup> Atëherë ai doli nga vendi i Kaldeasve dhe banoi në Haran; prej andej, mbasi i vdiq i ati, Perëndia e bëri të vijë në këtë vend, ku banoni ju tani.
<scripture passage="Acts 7:5" parsed="|Acts|7|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.5" />
<sup>5</sup> Ai nuk i dha kurrfarë trashëgimie, as edhe vend për të vënë një këmbë. Por i premtoi t'ia japë për pronë atij dhe pasardhësve të tij, pas tij, kur ai ende s'kishte asnjë fëmijë.
<scripture passage="Acts 7:6" parsed="|Acts|7|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.6" />
<sup>6</sup> Dhe Perëndia foli kështu: "Pasardhësit e tij do të banonin si të huaj në një vend të huaj, dhe atje do të mbaheshin në skllavëri dhe do të të keqtrajtoheshin për katërqind vjet.
<scripture passage="Acts 7:7" parsed="|Acts|7|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.7" />
<sup>7</sup> Por Perëndia shtoi: "Unë do ta gjykoj atë komb të cilit ata do t'i shërbejnë; dhe pas kësaj ata do të dalin dhe do të më shërbejnë në këtë vend".
<scripture passage="Acts 7:8" parsed="|Acts|7|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.8" />
<sup>8</sup> Pastaj i dha atij besëlidhjen e rrethprerjes. Dhe kështu Abrahamit i lindi Isaku dhe e rrethpreu të tetën ditë; Isakut i lindi Jakobi, dhe Jakobit dymbëdhjetë patriarkë.
<scripture passage="Acts 7:9" parsed="|Acts|7|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.9" />
<sup>9</sup> Patriarkët, duke pasur smirë Jozefin, e shitën në Egjipt, por Perëndia ishte me të;
<scripture passage="Acts 7:10" parsed="|Acts|7|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.10" />
<sup>10</sup> dhe e shpëtoi nga të gjitha mundimet e tij dhe i dha hir e urtësi para Faraonit, mbretit të Egjiptit, i cili e caktoi guvernator të Egjiptit dhe të mbarë shtëpisë së tij.
<scripture passage="Acts 7:11" parsed="|Acts|7|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.11" />
<sup>11</sup> Por ra një zi buke dhe u bë një shtrëngesë në gjithë vendin e Egjiptit dhe të Kanaanit, dhe etërit tanë nuk gjenin ushqime.
<scripture passage="Acts 7:12" parsed="|Acts|7|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.12" />
<sup>12</sup> Por Jakobi dëgjoi se në Egjipt kishte grurë, dhe dërgoi atje herën e parë etërit tanë.
<scripture passage="Acts 7:13" parsed="|Acts|7|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.13" />
<sup>13</sup> Herën e dytë Jozefi u tregoi që ta njihnin vëllezërit e tij dhe Faraonit iu njoftua farefisnia e Jozefit.
<scripture passage="Acts 7:14" parsed="|Acts|7|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.14" />
<sup>14</sup> Atëherë Jozefi dërgoi ta thërresin atin e vet Jakobin dhe gjithë farefisin e vet, gjithsej shtatëdhjetë e pesë veta.
<scripture passage="Acts 7:15" parsed="|Acts|7|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.15" />
<sup>15</sup> Jakobi zbriti në Egjipt, ku vdiq ai dhe etërit tanë.
<scripture passage="Acts 7:16" parsed="|Acts|7|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.16" />
<sup>16</sup> Ata pastaj i mbartën në Sikem dhe i varrosën në varrin që Abrahami pati blerë me argjend nga bijtë e Emorit, ati i Sikemit.
<scripture passage="Acts 7:17" parsed="|Acts|7|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.17" />
<sup>17</sup> Por, ndërsa po afrohej koha e premtimit që Perëndia i ishte betuar Abrahamit, populli u shtua dhe u shumua në Egjipt,
<scripture passage="Acts 7:18" parsed="|Acts|7|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.18" />
<sup>18</sup> derisa doli në Egjipt një mbret tjetër që nuk e kishte njohur Jozefin.
<scripture passage="Acts 7:19" parsed="|Acts|7|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.19" />
<sup>19</sup> Ky, duke vepruar me ligësi kundër skotës sonë, i keqtrajtoi etërit tanë deri sa t'i ekspozojnë foshnjat e tyre, që të mos mbeteshin gjallë.
<scripture passage="Acts 7:20" parsed="|Acts|7|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.20" />
<sup>20</sup> Në atë kohë lindi Moisiu, dhe ishte i bukur në sytë e Perëndisë; ai u ushqye për tre muaj në shtëpinë e të atit.
<scripture passage="Acts 7:21" parsed="|Acts|7|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.21" />
<sup>21</sup> Dhe kur u ekspozua, e mori e bija e faraonit dhe e rriti si birin e vet.
<scripture passage="Acts 7:22" parsed="|Acts|7|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.22" />
<sup>22</sup> Kështu Moisiu u arsimua me gjithë diturinë e Egjiptasve dhe ishte i pushtetshëm në fjalë e në vepra.
<scripture passage="Acts 7:23" parsed="|Acts|7|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.23" />
<sup>23</sup> Po kur arriti në moshën dyzet vjeçare, i erdhi në zemër të shkojë e të vizitojë vë-llezërit e tij: bijtë e Izraelit.
<scripture passage="Acts 7:24" parsed="|Acts|7|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.24" />
<sup>24</sup> Kur pa se dikujt po i bëhej një padrejtësi, e mbrojti dhe ia mori hakun të shtypurit, duke vrarë Egjiptasin.
<scripture passage="Acts 7:25" parsed="|Acts|7|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.25" />
<sup>25</sup> Dhe ai mendonte se vëllezërit e tij do ta kuptonin se Perëndia do t'u jepte çlirimin me anë të tij, por ata nuk e kuptuan.
<scripture passage="Acts 7:26" parsed="|Acts|7|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.26" />
<sup>26</sup> Të nesërmen ai u duk në mes tyre, ndërsa po ziheshin dhe i këshilloi për paqe, duke thënë: "O burra, ju jeni vëllezër, pse ia bëni me të padrejtë njëri-tjetrit?".
<scripture passage="Acts 7:27" parsed="|Acts|7|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.27" />
<sup>27</sup> Por ai që ia bënte me të padrejtë fqinjit të vete shtyu, duke thënë: "Kush të ka vënë ty të parë dhe gjykatës mbi ne?
<scripture passage="Acts 7:28" parsed="|Acts|7|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.28" />
<sup>28</sup> Don të më vrasësh mua, ashtu si vrare dje Egjiptasin?".
<scripture passage="Acts 7:29" parsed="|Acts|7|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.29" />
<sup>29</sup> Për shkak të këtyre fjalëve Moisiu iku dhe banoi si i huaj në vendin e Madianit, ku i lindën dy bij.
<scripture passage="Acts 7:30" parsed="|Acts|7|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.30" />
<sup>30</sup> Si kaluan dyzet vjet, engjëlli i Zotit iu shfaq në shkretëtirën e malit Sinai, në flakën e zjarrit të një ferrishteje.
<scripture passage="Acts 7:31" parsed="|Acts|7|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.31" />
<sup>31</sup> Kur e pa, Moisiu mbeti i habitur nga sa shihte; dhe, kur po afrohej për të vërejtur, dëgjoi zërin e Zotit,
<scripture passage="Acts 7:32" parsed="|Acts|7|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.32" />
<sup>32</sup> që thoshte: "Unë jam Perëndia e etërve të tu, Perëndia e Abrahamit, Perëndia e Isakut dhe Perëndia e Jakobit". Por Moisiu, që dridhej i tëri, nuk guxonte të shikonte.
<scripture passage="Acts 7:33" parsed="|Acts|7|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.33" />
<sup>33</sup> Atëherë Perëndia i tha: "Hiqi sandalet nga këmbët e tua, sepse vendi ku ti po qëndron është tokë e shenjtë.
<scripture passage="Acts 7:34" parsed="|Acts|7|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.34" />
<sup>34</sup> Unë e kam parë qartë pikëllimin e popullit tim në Egjipt dhe i dëgjova psherëtimat e tyre, dhe kam zbritur për t'i çliruar; tani, pra, eja, unë do të të dërgoj në Egjipt!".
<scripture passage="Acts 7:35" parsed="|Acts|7|35|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.35" />
<sup>35</sup> Atë Moisiun që e kishin refuzuar, duke thënë: "Kush të vuri ty të parë dhe gjykatës?", po atë u dërgoi Perëndia si kryetar dhe çlirues me anë të engjëllit që i ishte shfaqur në ferrishte.
<scripture passage="Acts 7:36" parsed="|Acts|7|36|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.36" />
<sup>36</sup> Ai i nxori jashtë, duke kryer shenja e mrekulli në vendin e Egjiptit, në Detin e Kuq dhe në shkretirë për dyzet vjet.
<scripture passage="Acts 7:37" parsed="|Acts|7|37|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.37" />
<sup>37</sup> Ky është ai Moisi që u tha bijve të Izraelit: "Zoti, Perëndia juaj do të nxjerrë për ju, nga mesi i vëllezërve tuaj, një profet si mua. Dëgjojeni!".
<scripture passage="Acts 7:38" parsed="|Acts|7|38|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.38" />
<sup>38</sup> Ky është ai që në kuvend, në shkretëtirë, ishte me engjëllin që i fliste mbi malin Sinai dhe me etërit tanë; dhe mori fjalët e jetës për të na e përçuar neve.
<scripture passage="Acts 7:39" parsed="|Acts|7|39|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.39" />
<sup>39</sup> Etërit tanë nuk deshën t'i binden atij; madje e hodhën poshtë dhe me zemrat e tyre u kthyen nga Egjipti,
<scripture passage="Acts 7:40" parsed="|Acts|7|40|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.40" />
<sup>40</sup> duke i thënë Aaronit: "Na bëj disa perëndi që të na prijnë, sepse nuk dimë ç'i ka ndodhur këtij Moisiu që na nxori nga vendi i Egjiptit".
<scripture passage="Acts 7:41" parsed="|Acts|7|41|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.41" />
<sup>41</sup> Dhe në ato ditë ata bënë një viç, i ofruan flijim idhullit dhe u gëzuan me veprën e duarve të tyre.
<scripture passage="Acts 7:42" parsed="|Acts|7|42|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.42" />
<sup>42</sup> Atëherë Perëndia u tërhoq dhe i la t'i shërbejnë ushtrisë së qiellit, ashtu siç është shkruar në librin e profetëve: "O shtëpi e Izraelit, a më keni kushtuar flijime dhe olokauste për dyzet vjet në shkretëtirë?
<scripture passage="Acts 7:43" parsed="|Acts|7|43|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.43" />
<sup>43</sup> Apo më shumë mbartët çadrën e Molokut dhe yllin e perëndisë suaj Remfan, imaxhe që i bëtë vetë për t'i adhuruar; për këtë arsye unë do t'ju shpërngul përtej Babilonisë".
<scripture passage="Acts 7:44" parsed="|Acts|7|44|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.44" />
<sup>44</sup> Etërit tuaj në shkretëtirë kishin tabernakullin e dëshmisë, ashtu siç kishte urdhëruar ai që i pati thënë Moisiut ta bëjë sipas modelit që kishte parë.
<scripture passage="Acts 7:45" parsed="|Acts|7|45|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.45" />
<sup>45</sup> Dhe etërit tanë, pasi e morën, e mbartën me Jozueun në vendin që e kishin pushtuar johebrenjtë, të cilët Perëndia i dëboi para etërve tanë; dhe aty qëndroi deri në ditët e Davidit,
<scripture passage="Acts 7:46" parsed="|Acts|7|46|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.46" />
<sup>46</sup> i cili gjeti hir përpara Perëndisë dhe kërkoi të mund të gjente një banesë për Perëndinë e Jakobit.
<scripture passage="Acts 7:47" parsed="|Acts|7|47|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.47" />
<sup>47</sup> Por qe Salomoni ai që ia ndërtoi një shtëpi.
<scripture passage="Acts 7:48" parsed="|Acts|7|48|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.48" />
<sup>48</sup> Por Shumë i Larti nuk banon në tempuj të ndërtuar nga dora e njeriut, sikurse thotë profeti:
<scripture passage="Acts 7:49" parsed="|Acts|7|49|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.49" />
<sup>49</sup> ''Qielli është froni im dhe toka stoli i këmbëve të mia; çfarë shtëpie do të më ndërtonit ju, thotë Zoti, ose cili do të qe vendi i pushimit tim?
<scripture passage="Acts 7:50" parsed="|Acts|7|50|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.50" />
<sup>50</sup> A nuk i bëri të gjitha këto gjëra dora ime?''.
<scripture passage="Acts 7:51" parsed="|Acts|7|51|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.51" />
<sup>51</sup> O njerëz qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin etërit tuaj, ashtu bëni edhe ju.
<scripture passage="Acts 7:52" parsed="|Acts|7|52|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.52" />
<sup>52</sup> Cilin nga profetët nuk e përndoqën etërit tuaj? Ata vranë edhe ata që paralajmeronin ardhjen e të Drejtit, për të cilin tani ju jeni bërë tradhtarë dhe vrasës;
<scripture passage="Acts 7:53" parsed="|Acts|7|53|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.53" />
<sup>53</sup> ju, që e morët ligjin të shpallur nga engjëjt dhe nuk e keni respektuar!''.
<scripture passage="Acts 7:54" parsed="|Acts|7|54|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.54" />
<sup>54</sup> Kur i dëgjuan këto fjalë, ata thereshin në zemër të tyre dhe kërcëllonin dhëmbët kundër tij.
<scripture passage="Acts 7:55" parsed="|Acts|7|55|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.55" />
<sup>55</sup> Por ai, mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë,
<scripture passage="Acts 7:56" parsed="|Acts|7|56|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.56" />
<sup>56</sup> dhe tha: ''Ja, unë po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut që rri në këmbë në të djathtën e Perëndisë''.
<scripture passage="Acts 7:57" parsed="|Acts|7|57|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.57" />
<sup>57</sup> Por ata, duke lëshuar britma të forta, i zunë veshët dhe të gjithë tok u sulën mbi të;
<scripture passage="Acts 7:58" parsed="|Acts|7|58|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.58" />
<sup>58</sup> dhe, si e nxorën jashtë qytetit, e vranë me gurë. Dëshmitarët i vunë rrobat e tyre te këmbët e një djaloshi, të quajtur Saul.
<scripture passage="Acts 7:59" parsed="|Acts|7|59|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.59" />
<sup>59</sup> Kështu e vranë me gurë Stefanin, që i thërriste Jezusit dhe thoshte: ''O Zoti Jezus, pranoje frymën time!''.
<scripture passage="Acts 7:60" parsed="|Acts|7|60|0|0" osisRef="Bible:Acts.7.60" />
<sup>60</sup> Atëherë ra në gjunjë dhe bërtiti me zë të lartë: ''O Zot, mos ua ngarko atyre këtë mëkat!''. Dhe, si tha këtë, fjeti.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 8" progress="88.17%" prev="Acts.7" next="Acts.9" id="Acts.8">
<h3 id="Acts.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Acts.8-p1">
<scripture passage="Acts 8:1" parsed="|Acts|8|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.1" />
<sup>1</sup> Por Sauli e kishte miratuar vrasjen e tij. Në atë kohë u bë një përndjekje e madhe kundër kishës që ishte në Jeruzalem; dhe të gjithë u shpërndanë nëpër krahinat e Judesë dhe të Samarisë, me përjashtim të apostujve.
<scripture passage="Acts 8:2" parsed="|Acts|8|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.2" />
<sup>2</sup> Disa njerëz të përshpirtshëm e varrosën Stefanin dhe bënë gjëmë të madhe për të.
<scripture passage="Acts 8:3" parsed="|Acts|8|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.3" />
<sup>3</sup> Por Sauli po shkatërronte kishën: hynte shtëpi më shtëpi, merrte me vete burra dhe gra dhe i fuste në burg.
<scripture passage="Acts 8:4" parsed="|Acts|8|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.4" />
<sup>4</sup> Ata, pra, që ishin shpërndarë shkonin rreth e përqark, duke shpallur fjalën.
<scripture passage="Acts 8:5" parsed="|Acts|8|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.5" />
<sup>5</sup> Dhe Filipi zbriti në qytetin e Samarisë dhe u predikoi atyre Krishtin.
<scripture passage="Acts 8:6" parsed="|Acts|8|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.6" />
<sup>6</sup> Dhe turmat, me një mendje të vetme, dëgjonin me vëmendje gjërat që thoshte Filipi, duke dëgjuar dhe duke parë mrekullitë që ai bënte.
<scripture passage="Acts 8:7" parsed="|Acts|8|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.7" />
<sup>7</sup> Frymëra të ndyra, pra, dilnin nga shumë të idemonizuar, duke bërtitur me zë të lartë; dhe shumë të paralizuar e të çalë shëroheshin.
<scripture passage="Acts 8:8" parsed="|Acts|8|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.8" />
<sup>8</sup> Dhe në atë qytet u bë gëzim i madh.
<scripture passage="Acts 8:9" parsed="|Acts|8|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.9" />
<sup>9</sup> Prej kohësh në atë qytet ishte një njeri që quhej Simon, i cili merrej me magji dhe i bënte të çuditeshin njerëzit e Samarisë, gjoja sikur ishte njeri i madh.
<scripture passage="Acts 8:10" parsed="|Acts|8|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.10" />
<sup>10</sup> Dhe të gjithë, nga më i madhi te më i vogli, ia vinin veshin, duke thënë: ''Ky është fuqia e madhe e Perëndisë''.
<scripture passage="Acts 8:11" parsed="|Acts|8|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.11" />
<sup>11</sup> Dhe e dëgjonin, sepse prej një kohe të gjatë ai i kishte mahnitur me mjeshtrinë e tij prej magjistari.
<scripture passage="Acts 8:12" parsed="|Acts|8|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.12" />
<sup>12</sup> Por, kur i besuan Filipit, që shpalli lajmin e mirë të gjërave të mbretërisë së Perëndisë dhe emrin e Jezu Krishtit, burra dhe gra u pagëzuan.
<scripture passage="Acts 8:13" parsed="|Acts|8|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.13" />
<sup>13</sup> Besoi edhe Simoni dhe, mbasi u pagëzua, rrinte vazhdimisht me Filipin; dhe, duke parë veprat e fuqishme dhe shenjat që ishin bërë, mbeti i çuditur.
<scripture passage="Acts 8:14" parsed="|Acts|8|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.14" />
<sup>14</sup> Por kur apostujt dëgjuan në Jeruzalem se Samaria kishte pranuar fjalën e Perëndisë, i dërguan atyre Pjetrin dhe Gjonin.
<scripture passage="Acts 8:15" parsed="|Acts|8|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.15" />
<sup>15</sup> Kur këta arritën, u lutën për ta, që të merrnin Frymën e Shenjtë,
<scripture passage="Acts 8:16" parsed="|Acts|8|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.16" />
<sup>16</sup> sepse ende nuk kishte zbritur mbi asnjë prej tyre, por ata vetëm ishin pagëzuar në emër të Zotit Jezus.
<scripture passage="Acts 8:17" parsed="|Acts|8|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.17" />
<sup>17</sup> Atëherë vunë duart mbi ta dhe ata morën Frymën e Shenjtë.
<scripture passage="Acts 8:18" parsed="|Acts|8|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.18" />
<sup>18</sup> Dhe Simoni, kur pa se me vënien e duarve të apostujve jepej Fryma e Shenjtë, u ofroi atyre para,
<scripture passage="Acts 8:19" parsed="|Acts|8|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.19" />
<sup>19</sup> duke thënë: ''Ma jepni edhe mua këtë pushtet, që ai të cilit do t'i vë duart, të marrë Frymën e Shenjtë''.
<scripture passage="Acts 8:20" parsed="|Acts|8|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.20" />
<sup>20</sup> Por Pjetri i tha: ''Le të humbasë paraja jote dhe ti bashkë me të, sepse ti mendove se mund ta blesh me para dhuratën e Perëndisë.
<scripture passage="Acts 8:21" parsed="|Acts|8|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.21" />
<sup>21</sup> Ti nuk ke as pjesë as short në këtë gjë, sepse zemra jote nuk është e drejtë përpara Perëndisë.
<scripture passage="Acts 8:22" parsed="|Acts|8|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.22" />
<sup>22</sup> Pendohu, pra, për këtë ligësi që ke dhe lutju Perëndisë që, po të jetë e mundur, të të falet mendimi i zemrës sate.
<scripture passage="Acts 8:23" parsed="|Acts|8|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.23" />
<sup>23</sup> Sepse unë të shoh se je në vrerin e hidhësisë dhe në prangat e paudhësisë''.
<scripture passage="Acts 8:24" parsed="|Acts|8|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.24" />
<sup>24</sup> Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: ''Lutjuni ju Zotit për mua, që të mos më ndodhë asgjë nga ato që thatë''.
<scripture passage="Acts 8:25" parsed="|Acts|8|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.25" />
<sup>25</sup> Ata, pra, pasi dhanë dëshmi dhe predikuan fjalën e Zotit, u kthyen në Jeruzalem, mbasi ungjillzuan shumë fshatra të Samaritanëve.
<scripture passage="Acts 8:26" parsed="|Acts|8|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.26" />
<sup>26</sup> Dhe një engjëll i Zotit i foli Filipit, duke i thënë: ''Çohu dhe shko drejt jugut, në rrugën që nga Jeruzalemi zbret në Gaza; ajo është e shkretë''.
<scripture passage="Acts 8:27" parsed="|Acts|8|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.27" />
<sup>27</sup> Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, një njeri Etiopas, eunuk, një zyrtar i lartë i Kandaces, mbretëreshës së Etiopisë, përgjegjës i të gjitha thesareve të saj, i cili kishte ardhur në Jeruzalem për të adhuruar.
<scripture passage="Acts 8:28" parsed="|Acts|8|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.28" />
<sup>28</sup> Tani ai po kthehej dhe, i ulur në karrocën e vet, lexonte profetin Isaia.
<scripture passage="Acts 8:29" parsed="|Acts|8|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.29" />
<sup>29</sup> Dhe Fryma i tha Filipit: ''Afrohu dhe arrije atë karrocë!''.
<scripture passage="Acts 8:30" parsed="|Acts|8|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.30" />
<sup>30</sup> Filipi iu turr afër dhe, duke dëgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: ''A e kupton atë që lexon?''.
<scripture passage="Acts 8:31" parsed="|Acts|8|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.31" />
<sup>31</sup> Ai tha: ''E si do të mundja, po s'pata një që të më udhëzojë?''. Pastaj iu lut Filipit të hipë dhe të ulet pranë tij.
<scripture passage="Acts 8:32" parsed="|Acts|8|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.32" />
<sup>32</sup> Por pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: ''Atë e çuan si delja në thertore; dhe ashtu si qengji është memec përpara qethtarit, kështu ai nuk e hapi gojën e vet.
<scripture passage="Acts 8:33" parsed="|Acts|8|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.33" />
<sup>33</sup> Në përuljen e tij iu mohua çfarëdolloj drejtësie; po kush do të mund ta përshkruajë brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka''.
<scripture passage="Acts 8:34" parsed="|Acts|8|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.34" />
<sup>34</sup> Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: ''Të lutem, për kë e thotë profeti këtë? Për veten e vet apo për ndonjë tjetër?''.
<scripture passage="Acts 8:35" parsed="|Acts|8|35|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.35" />
<sup>35</sup> Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.
<scripture passage="Acts 8:36" parsed="|Acts|8|36|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.36" />
<sup>36</sup> Dhe, ndërsa po vazhdonin rrugën, arritën në një vend me ujë. Dhe eunuku tha: ''Ja uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?''.
<scripture passage="Acts 8:37" parsed="|Acts|8|37|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.37" />
<sup>37</sup> Dhe Filipi tha: ''Nëse ti beson me gjithë zemër, mund ta bësh''. Dhe ai u përgjigj duke thënë: ''Unë besoj se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë''.
<scripture passage="Acts 8:38" parsed="|Acts|8|38|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.38" />
<sup>38</sup> Urdhëroi atëherë të ndalet karroca, dhe të dy, Filipi dhe eunuku, zbritën në ujë dhe ai e pagëzoi.
<scripture passage="Acts 8:39" parsed="|Acts|8|39|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.39" />
<sup>39</sup> Kur dolën nga uji, Fryma e Zotit e rrëmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa më; por e vazhdoi rrugën e tij me plot gëzim.
<scripture passage="Acts 8:40" parsed="|Acts|8|40|0|0" osisRef="Bible:Acts.8.40" />
<sup>40</sup> Por Filipi u gjet në Azot; dhe, duke vazhduar, ungjillëzoi të gjitha qytetet, derisa arriti në Cezare.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 9" progress="88.28%" prev="Acts.8" next="Acts.10" id="Acts.9">
<h3 id="Acts.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Acts.9-p1">
<scripture passage="Acts 9:1" parsed="|Acts|9|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.1" />
<sup>1</sup> Ndërkaq Sauli, duke shfryrë akoma kërcënime dhe kërdi kundër dishepujve të Zotit, shkoi te kryeprifti,
<scripture passage="Acts 9:2" parsed="|Acts|9|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.2" />
<sup>2</sup> dhe kërkoi nga ai letra për sinagogat e Damaskut, me qëllim që, po të gjente ndonjë ithtar të Udhës, burra o gra, të mund t'i sillte të lidhur në Jeruzalem.
<scripture passage="Acts 9:3" parsed="|Acts|9|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.3" />
<sup>3</sup> Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli.
<scripture passage="Acts 9:4" parsed="|Acts|9|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.4" />
<sup>4</sup> Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: ''Saul, Saul, përse më përndjek?''.
<scripture passage="Acts 9:5" parsed="|Acts|9|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.5" />
<sup>5</sup> Dhe ai tha: ''Kush je, Zot?''. Dhe Zoti tha: ''Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave''.
<scripture passage="Acts 9:6" parsed="|Acts|9|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.6" />
<sup>6</sup> Atëherë ai, duke u dridhur i tëri dhe i trembur, tha: ''Zot, ç'don ti të bëj unë?''. Dhe Zoti: ''Çohu dhe hyr në qytet, dhe do të të thuhet ç'duhet të bësh''.
<scripture passage="Acts 9:7" parsed="|Acts|9|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.7" />
<sup>7</sup> Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri.
<scripture passage="Acts 9:8" parsed="|Acts|9|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.8" />
<sup>8</sup> Pastaj Sauli u çua nga toka, por, kur i çeli sytë, nuk shihte asnjeri; atëherë e morën për dore dhe e çuan në Damask.
<scripture passage="Acts 9:9" parsed="|Acts|9|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.9" />
<sup>9</sup> Dhe mbeti tri ditë pa të parit, as hëngri as piu.
<scripture passage="Acts 9:10" parsed="|Acts|9|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.10" />
<sup>10</sup> Në Damask ishte një dishepull me emër Anania, të cilit Zoti i tha në vegim: ''Anania!''. Dhe ai u përgjigj: ''Ja ku jam, Zot!''.
<scripture passage="Acts 9:11" parsed="|Acts|9|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.11" />
<sup>11</sup> Dhe Zoti i tha: ''Çohu dhe shko në rrugën e quajtur E drejtë, dhe kërko në shtëpinë e Judës një njeri nga Tarsi me emër Saul, i cili po lutet;
<scripture passage="Acts 9:12" parsed="|Acts|9|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.12" />
<sup>12</sup> ai ka parë në vegim një njeri, me emër Anania, duke hyrë dhe duke i vënë duart për t'ia kthyer dritën e syve''.
<scripture passage="Acts 9:13" parsed="|Acts|9|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.13" />
<sup>13</sup> Atëherë Anania u përgjigj: ''O Zot, nga shumë veta kam dëgjuar për këtë njeri se sa të këqija u ka bërë shenjtorëve të tu në Jeruzalem.
<scripture passage="Acts 9:14" parsed="|Acts|9|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.14" />
<sup>14</sup> Dhe ai ka këtu një autorizim nga krerët e priftërinjve për të burgosur të gjithë ata që thërrasin emrin tënd''.
<scripture passage="Acts 9:15" parsed="|Acts|9|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.15" />
<sup>15</sup> Por Zoti i tha: ''Shko, sepse ai është vegla që unë kam zgjedhur për ta sjellë emrin tim përpara johebrenjve, mbretërve dhe bijve të Izraelit.
<scripture passage="Acts 9:16" parsed="|Acts|9|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.16" />
<sup>16</sup> Sepse unë do t'i tregoj atij sa shumë i duhet të vuajë për emrin tim''.
<scripture passage="Acts 9:17" parsed="|Acts|9|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Anania shkoi dhe hyri në atë shtëpi; dhe, duke i vënë duart, tha: ''Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh përsëri dritën e syve dhe të mbushesh me Frymën e Shenjtë''.
<scripture passage="Acts 9:18" parsed="|Acts|9|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.18" />
<sup>18</sup> Në këtë çast i ranë nga sytë disa si luspa, dhe ai fitoi përsëri të parit; pastaj u ngrit dhe u pagëzua.
<scripture passage="Acts 9:19" parsed="|Acts|9|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.19" />
<sup>19</sup> Dhe, mbasi mori ushqim, ai u ripërtëri në forcë. Pastaj Sauli qëndroi disa ditë me dishepujt që ishin në Damask.
<scripture passage="Acts 9:20" parsed="|Acts|9|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.20" />
<sup>20</sup> Dhe filloi menjëherë të predikojë Krishtin në sinagoga se ai është Biri i Perëndisë.
<scripture passage="Acts 9:21" parsed="|Acts|9|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.21" />
<sup>21</sup> Dhe të gjithë ata që e dëgjonin çuditeshin dhe thoshnin: ''Po a nuk është ky ai që në Jeruzalem përndiqte të gjithë ata që e thërrisnin këtë emër, dhe ka ardhur këtu me synim që t'i çojë si robër te krerët e priftërinjve?''.
<scripture passage="Acts 9:22" parsed="|Acts|9|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.22" />
<sup>22</sup> Por Sauli bëhej gjithnjë e më i fortë dhe i hutonte Judenjtë që banonin në Damask, duke ua vërtetuar se Jezusi është Krishti.
<scripture passage="Acts 9:23" parsed="|Acts|9|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.23" />
<sup>23</sup> Pas shumë ditësh, Judenjtë u konsultuan bashkë që ta vrasin.
<scripture passage="Acts 9:24" parsed="|Acts|9|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.24" />
<sup>24</sup> Por komploti i tyre u mor vesh nga Sauli. Dhe ditë e natë ata i ruanin portat e qytetit që të mund ta vrisnin;
<scripture passage="Acts 9:25" parsed="|Acts|9|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.25" />
<sup>25</sup> atëherë dishepujt e morën natën dhe e zbritën poshtë nga muri, në një shportë.
<scripture passage="Acts 9:26" parsed="|Acts|9|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.26" />
<sup>26</sup> Si arriti në Jeruzalem, Sauli u përpoq të bashkohej me dishepujt, por të gjithë kishin frikë nga ai, sepse nuk mund të besonin se ai ishte dishepull.
<scripture passage="Acts 9:27" parsed="|Acts|9|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.27" />
<sup>27</sup> Atëherë Barnaba e mori dhe e çoi tek apostujt, dhe u tregoi se si ai, gjatë udhëtimit, e kishte parë Zotin që i kishte folur, dhe si kishte folur në Damask lirshëm në emër të Jezusit.
<scripture passage="Acts 9:28" parsed="|Acts|9|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.28" />
<sup>28</sup> Kështu ai qëndroi me ta në Jeruzalem, dhe shkonte e vinte, dhe fliste lirshëm në emër të Zotit Jezus.
<scripture passage="Acts 9:29" parsed="|Acts|9|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.29" />
<sup>29</sup> Ai u fliste dhe diskutonte me helenistët, por ata kërkonin ta vrisnin.
<scripture passage="Acts 9:30" parsed="|Acts|9|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.30" />
<sup>30</sup> Por vëllezërit, kur e morën vesh, e çuan në Cezare dhe që andej e nisën për në Tars.
<scripture passage="Acts 9:31" parsed="|Acts|9|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.31" />
<sup>31</sup> Kështu në mbarë Judenë, në Galile dhe në Samari kishat kishin paqe dhe ndërtoheshin. Dhe duke ecur në druajtjen e Zotit dhe në ngushëllimin e Frymës së Shenjtë, shumoheshin.
<scripture passage="Acts 9:32" parsed="|Acts|9|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.32" />
<sup>32</sup> Por ndodhi që, ndërsa Pjetri po e përshkonte gjithë vendin, erdhi edhe te shenjtorët që banonin në Lida.
<scripture passage="Acts 9:33" parsed="|Acts|9|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.33" />
<sup>33</sup> Aty ai gjeti një njeri me emër Enea, i cili tashmë prej tetë vjetësh dergjej në shtrat, sepse ishte i paralizuar.
<scripture passage="Acts 9:34" parsed="|Acts|9|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.34" />
<sup>34</sup> Pjetri i tha: ''Enea, Jezusi, Krishti, të shëron; çohu dhe ndreqe shtratin''. Dhe ai u ngrit menjëherë.
<scripture passage="Acts 9:35" parsed="|Acts|9|35|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.35" />
<sup>35</sup> Dhe të gjithë banorët e Lidës dhe të Saronit e panë dhe u kthyen te Zoti.
<scripture passage="Acts 9:36" parsed="|Acts|9|36|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.36" />
<sup>36</sup> Por në Jopë ishte një dishepull me emër Tabitha, që do të thotë Gazelë; ajo bënte shumë vepra të mira dhe jepte shumë lëmoshë.
<scripture passage="Acts 9:37" parsed="|Acts|9|37|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.37" />
<sup>37</sup> Por në ato ditë ndodhi që ajo u sëmur dhe vdiq. Pasi e lanë, e vunë në një dhomë në katin e sipërm.
<scripture passage="Acts 9:38" parsed="|Acts|9|38|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.38" />
<sup>38</sup> Dhe, duke qenë se Lida është afër Jopës, dishepujt, kur morën vesh se Pjetri ndodhej atje, i dërguan dy burra që ta lutnin të vijë tek ata pa vonesë.
<scripture passage="Acts 9:39" parsed="|Acts|9|39|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.39" />
<sup>39</sup> Atëherë Pjetri u ngrit dhe u nis bashkë me ta. Sapo arriti, e çuan në dhomën lart; të gjitha gratë e veja i dolën atij duke qarë dhe i treguan tunikat dhe veshjet që kishte punuar Gazela, sa ishte bashkë me to.
<scripture passage="Acts 9:40" parsed="|Acts|9|40|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.40" />
<sup>40</sup> Atëherë Pjetri, mbasi i nxori jashtë të gjithë, u ngjunjëzua dhe u lut. Pastaj iu kthye trupit dhe tha: ''Tabitha, çohu!''. Dhe ajo i hapi sytë dhe, si pa Pjetrin, u ngrit ndenjur.
<scripture passage="Acts 9:41" parsed="|Acts|9|41|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.41" />
<sup>41</sup> Ai i dha dorën dhe e ndihmoi të ngrihet; dhe, si thirri shenjtorët dhe gratë e veja, ua tregoi të gjallë.
<scripture passage="Acts 9:42" parsed="|Acts|9|42|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.42" />
<sup>42</sup> Kjo u muar vesh në mbarë Jopën, dhe shumë veta besuan në Zotin.
<scripture passage="Acts 9:43" parsed="|Acts|9|43|0|0" osisRef="Bible:Acts.9.43" />
<sup>43</sup> Dhe Pjetri qëndroi disa ditë në Jopë, në shtëpinë e njëfarë Simoni, regjës lëkurësh.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 10" progress="88.41%" prev="Acts.9" next="Acts.11" id="Acts.10">
<h3 id="Acts.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Acts.10-p1">
<scripture passage="Acts 10:1" parsed="|Acts|10|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.1" />
<sup>1</sup> Por në Cezare ishte njëfarë njeriu me emër Kornel, centurion i kohortës, që quhej Italik;
<scripture passage="Acts 10:2" parsed="|Acts|10|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.2" />
<sup>2</sup> ai ishte njeri i perëndishëm dhe që e druante Perëndinë me gjithë shtëpinë e tij; i jepte shumë lëmoshë popullit dhe vazhdimisht i lutej Perëndisë.
<scripture passage="Acts 10:3" parsed="|Acts|10|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.3" />
<sup>3</sup> Ai pa qartë në një vegim, aty nga ora e nëntë e ditës, një engjëll të Perëndisë që hyri tek ai dhe i tha: ''Kornel!''.
<scripture passage="Acts 10:4" parsed="|Acts|10|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.4" />
<sup>4</sup> dhe ai, duke ia ngulur sytë dhe shumë i trembur, i tha: ''Ç'është, Zot?''. Atëherë engjëlli i tha: ''Lutjet e tua dhe lëmoshat e tua, janë ngjitur para Perëndisë, si një kujtesë;
<scripture passage="Acts 10:5" parsed="|Acts|10|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.5" />
<sup>5</sup> tani, pra, dërgo disa njerëz në Jopë dhe thirre Simonin, që e thërrasin Pjetër.
<scripture passage="Acts 10:6" parsed="|Acts|10|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.6" />
<sup>6</sup> Ai gjendet pranë njëfarë Simoni, regjës lëkurësh, që e ka shtëpinë afër detit; ai do të të thotë çfarë duhet të bësh''.
<scripture passage="Acts 10:7" parsed="|Acts|10|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.7" />
<sup>7</sup> Sapo u largua engjëlli që i foli, Korneli thirri dy nga shërbëtorët e tij dhe një ushtar besnik, nga ata që ishin në shërbimin e tij personal,
<scripture passage="Acts 10:8" parsed="|Acts|10|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.8" />
<sup>8</sup> u tregoi çdo gjë dhe i nisi për në Jope.
<scripture passage="Acts 10:9" parsed="|Acts|10|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.9" />
<sup>9</sup> Të nesërmen, ndërsa ata po udhëtonin dhe po i afroheshin qytetit, Pjetri u ngjit në tarracë, rreth orës së gjashtë për t'u lutur.
<scripture passage="Acts 10:10" parsed="|Acts|10|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.10" />
<sup>10</sup> E mori uria dhe donte të hante; dhe, ndërsa ata të shtëpisë po i përgatitnin ushqimin, u rrëmbye në ekstazë;
<scripture passage="Acts 10:11" parsed="|Acts|10|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.11" />
<sup>11</sup> dhe pa qiellin e hapur dhe një send që i përngjante një çarçafi të madh që po zbriste drejt tij; ishte lidhur në të katër cepat dhe kishte zbritur në tokë,
<scripture passage="Acts 10:12" parsed="|Acts|10|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.12" />
<sup>12</sup> dhe brenda tij ishin të gjitha llojet e katërkëmbësheve, bisha, zvarranikë të tokës dhe shpendë qielli.
<scripture passage="Acts 10:13" parsed="|Acts|10|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.13" />
<sup>13</sup> Dhe një zë i tha: ''Pjetër, çohu, ther dhe ha!''.
<scripture passage="Acts 10:14" parsed="|Acts|10|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.14" />
<sup>14</sup> Por Pjetri u përgjigj: ''Kurrsesi, o Zot, sepse unë nuk kam ngrënë kurrë asgjë të papastër ose të ndotur!''.
<scripture passage="Acts 10:15" parsed="|Acts|10|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.15" />
<sup>15</sup> Dhe zëri i tha për të dytën herë: ''Gjërat që Perëndia i ka pastruar, ti mos i bëj të papastra''.
<scripture passage="Acts 10:16" parsed="|Acts|10|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.16" />
<sup>16</sup> Kjo ndodhi tri herë; pastaj ai send u ngrit sërish në qiell.
<scripture passage="Acts 10:17" parsed="|Acts|10|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.17" />
<sup>17</sup> Dhe ndërsa Pjetri po mendohej me mëdyshje ç'kuptim mund të kishte vegimi që kishte parë, ja që njerëzit e dërguar nga Korneli, mbasi pyetën për shtëpinë e Simonit, u paraqitën te dera.
<scripture passage="Acts 10:18" parsed="|Acts|10|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.18" />
<sup>18</sup> Dhe thirrën e pyetën nëse Simoni, i mbiquajtur Pjetër, ndodhej aty.
<scripture passage="Acts 10:19" parsed="|Acts|10|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.19" />
<sup>19</sup> Ndërsa Pjetri po mendohej lidhur me vegimin, Fryma i tha: ''Ja, po të kërkojnë tre burra.
<scripture passage="Acts 10:20" parsed="|Acts|10|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.20" />
<sup>20</sup> Çohu, pra, zbrit e shko me ta pa asnjë ngurrim, sepse unë jam ai që t'i kam dërguar''.
<scripture passage="Acts 10:21" parsed="|Acts|10|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.21" />
<sup>21</sup> Atëherë Pjetri zbriti te njerëzit që i ishin dërguar nga Korneli dhe u tha atyre: ''Ja, unë jam ai që kërkoni; cila është arsyeja për të cilën jeni këtu?''.
<scripture passage="Acts 10:22" parsed="|Acts|10|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.22" />
<sup>22</sup> Dhe ata i thanë: ''Centurioni Kornel, njeri i drejtë dhe që e druan Perëndinë, për të cilin gjithë kombi i Judenjve dëshmon, është lajmëruar në mënyrë hyjnore nga një engjëll i shenjtë të të thërrasë  ty në shtëpinë e tij për të dëgjuar fjalët  që ke për t'i thënë''.
<scripture passage="Acts 10:23" parsed="|Acts|10|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.23" />
<sup>23</sup> Atëherë Pjetri i ftoi të hyjnë dhe i përbujti; pastaj, të nesërmen, shkoi me ta; dhe disa nga vëllezërit e Jopes e shoqëruan.
<scripture passage="Acts 10:24" parsed="|Acts|10|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.24" />
<sup>24</sup> Një ditë më pas hynë në Cezare. Por Korneli po i priste dhe kishte mbledhur farefisin e tij dhe miqtë e tij të ngushtë.
<scripture passage="Acts 10:25" parsed="|Acts|10|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.25" />
<sup>25</sup> Kur hyri Pjetri, Korneli i doli para, i ra ndër këmbë dhe e adhuroi.
<scripture passage="Acts 10:26" parsed="|Acts|10|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.26" />
<sup>26</sup> Por Pjetri e ngriti duke thënë: ''Çohu, edhe unë jam një njeri!''.
<scripture passage="Acts 10:27" parsed="|Acts|10|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.27" />
<sup>27</sup> Dhe, duke biseduar me të, hyri dhe gjeti mbledhur shumë njerëz.
<scripture passage="Acts 10:28" parsed="|Acts|10|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.28" />
<sup>28</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Ju e dini se nuk është e ligjshme që një Jude të shoqërohet me një të huaj ose të hyjë në shtëpinë e tij; por Perëndia më dëftoi që të mos e quaj asnjë njeri të papastër a të ndotur.
<scripture passage="Acts 10:29" parsed="|Acts|10|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.29" />
<sup>29</sup> Prandaj, sapo më ftuat të vij, erdha pa kundërshtuar. Tani po ju pyes: për ç'arsye më keni dërguar ftesë?''.
<scripture passage="Acts 10:30" parsed="|Acts|10|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.30" />
<sup>30</sup> Dhe Korneli u përgjigj: ''Para katër ditësh kisha agjëruar deri në këtë orë, dhe në orën e nëntë po lutesha në shtëpinë time, kur ja, një njeri me rroba të shndritshme qëndroi para meje,
<scripture passage="Acts 10:31" parsed="|Acts|10|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.31" />
<sup>31</sup> dhe tha: "Kornel, lutja jote t'u plotësua dhe lëmoshat e tua u kujtuan para Perëndisë.
<scripture passage="Acts 10:32" parsed="|Acts|10|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.32" />
<sup>32</sup> Dërgo, pra, ndonjë njeri në Jope dhe thirre Simonin, të mbiquajtur Pjetër; ai ndodhet në shtëpinë e Simonit, regjës lëkurësh, pranë detit; dhe, kur të vijë, ai do të të flasë".
<scripture passage="Acts 10:33" parsed="|Acts|10|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.33" />
<sup>33</sup> Kështu dërgova menjëherë të të thërrasin, dhe ti bëre mirë që erdhe; tani ne këtu jemi të gjithë në prani të Perëndisë për të dëgjuar gjithçka që Perëndia të ka urdhëruar''.
<scripture passage="Acts 10:34" parsed="|Acts|10|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.34" />
<sup>34</sup> Atëherë Pjetri hapi gojën dhe tha: ''Në të vërtetë unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregohet i anshëm;
<scripture passage="Acts 10:35" parsed="|Acts|10|35|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.35" />
<sup>35</sup> por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai,
<scripture passage="Acts 10:36" parsed="|Acts|10|36|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.36" />
<sup>36</sup> sipas fjalës që ai u ka dhënë bijve të Izraelit, duke u shpallur paqen me anë të Jezu Krishtit, që është Zoti i të gjithëve.
<scripture passage="Acts 10:37" parsed="|Acts|10|37|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.37" />
<sup>37</sup> Ju e dini se ç'ka ndodhur në mbarë Judenë, duke filluar nga Galilea, pas pagëzimit që predikoi Gjoni:
<scripture passage="Acts 10:38" parsed="|Acts|10|38|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.38" />
<sup>38</sup> se si Perëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti, i cili e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me të.
<scripture passage="Acts 10:39" parsed="|Acts|10|39|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.39" />
<sup>39</sup> Dhe ne jemi dëshmitarë për të gjitha ato që ai bëri në vendin e Judesë dhe në Jeruzalem; dhe se si ata e vranë, duke e varur në një dru.
<scripture passage="Acts 10:40" parsed="|Acts|10|40|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.40" />
<sup>40</sup> Por Perëndia e ringjalli të tretën ditë dhe e bëri që ai të dëftohet,
<scripture passage="Acts 10:41" parsed="|Acts|10|41|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.41" />
<sup>41</sup> jo mbarë popullit, por dëshmitarëve të paracaktuar nga Perëndia, neve, që hëngrëm dhe pimë me të, mbasi ai u ngjall së vdekuri.
<scripture passage="Acts 10:42" parsed="|Acts|10|42|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.42" />
<sup>42</sup> Tani ai na urdhëroi t'i predikojmë popullit dhe të dëshmojmë se ai është ai që Perëndia e ka caktuar si gjykatës të të gja-llëve dhe të të vdekurve.
<scripture passage="Acts 10:43" parsed="|Acts|10|43|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.43" />
<sup>43</sup> Për të bëjnë dëshmi të gjithë profetët, që kushdo që beson në të merr faljen e mëkateve me anë të emrit të tij''.
<scripture passage="Acts 10:44" parsed="|Acts|10|44|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.44" />
<sup>44</sup> Ndërsa Pjetri ende po i thoshte këto fjalë, Fryma e Shenjtë zbriti mbi të gjithë ata që po e dëgjonin fjalën.
<scripture passage="Acts 10:45" parsed="|Acts|10|45|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.45" />
<sup>45</sup> Dhe të gjithë besimtarët që ishin të rrethprerë, të cilët kishin ardhur me Pjetrin, u mrekulluan që dhurata e Frymës se Shenjtë u shpërnda edhe mbi johebrenjtë,
<scripture passage="Acts 10:46" parsed="|Acts|10|46|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.46" />
<sup>46</sup> sepse i dëgjonin duke folur gjuhë të tjera dhe duke madhëruar Perëndinë. Atëherë Pjetri filloi të thotë:
<scripture passage="Acts 10:47" parsed="|Acts|10|47|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.47" />
<sup>47</sup> ''A mund ta ndalojë dikush ujin, që të mos pagëzohen këta që kanë marrë Frymën e Shenjtë pikërisht si ne?''.
<scripture passage="Acts 10:48" parsed="|Acts|10|48|0|0" osisRef="Bible:Acts.10.48" />
<sup>48</sup> Kështu ai urdhëroi që ata të pagëzoheshin në emër të Zotit Jezus. Ata pastaj iu lutën të qëndronte disa ditë me ta.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 11" progress="88.56%" prev="Acts.10" next="Acts.12" id="Acts.11">
<h3 id="Acts.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Acts.11-p1">
<scripture passage="Acts 11:1" parsed="|Acts|11|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.1" />
<sup>1</sup> Ndërkaq apostujt dhe vëllezërit që ishin në Jude morën vesh se edhe johebrenjtë kishin pranuar fjalën e Perëndisë.
<scripture passage="Acts 11:2" parsed="|Acts|11|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.2" />
<sup>2</sup> Dhe, kur Pjetri u ngjit në Jeruzalem, ata që ishin rrethprerë haheshin me të,
<scripture passage="Acts 11:3" parsed="|Acts|11|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.3" />
<sup>3</sup> duke thënë: ''Ti hyre në shtëpi të njerëzve të parrethprerë dhe hëngre me ta!''.
<scripture passage="Acts 11:4" parsed="|Acts|11|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.4" />
<sup>4</sup> Por Pjetri, duke nisur nga fillimi, u shpjegoi atyre me radhë ngjarjet duke thënë:
<scripture passage="Acts 11:5" parsed="|Acts|11|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.5" />
<sup>5</sup> ''Unë po lutesha në qytetin e Jopes, kur u rrëmbeva në ekstazë dhe pashë një vegim: një send, që i ngjante një çarçafi të madh të kapur në të katër cepat, po zbriste si të ulej poshtë prej qiellit dhe arriti deri tek unë.
<scripture passage="Acts 11:6" parsed="|Acts|11|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.6" />
<sup>6</sup> Duke shikuar me vëmendje brenda, dallova dhe pashë katërkëmbësha, bisha, zvarranikë të tokës dhe shpendë të qiellit.
<scripture passage="Acts 11:7" parsed="|Acts|11|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.7" />
<sup>7</sup> Dhe dëgjova një zë që më thoshte: "Pjetër, çohu, ther dhe ha!".
<scripture passage="Acts 11:8" parsed="|Acts|11|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.8" />
<sup>8</sup> Por unë thashë: "Kurrsesi, o Zot, sepse nuk më ka hyrë kurrë në gojë asgjë e papastër ose e ndotur".
<scripture passage="Acts 11:9" parsed="|Acts|11|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.9" />
<sup>9</sup> Por zëri m'u përgjigj për të dytën herë nga qielli: "Gjërat që Perëndia i ka pastruar, ti mos i bëj të papastra!".
<scripture passage="Acts 11:10" parsed="|Acts|11|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.10" />
<sup>10</sup> Dhe kjo ndodhi tri herë; pastaj gjithçka u tërhoq përsëri në qiell.
<scripture passage="Acts 11:11" parsed="|Acts|11|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.11" />
<sup>11</sup> Në po atë moment tre njerëz, që i pata dërguar në Cezare, u paraqitën në shtëpinë ku ndodhesha unë.
<scripture passage="Acts 11:12" parsed="|Acts|11|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.12" />
<sup>12</sup> Dhe Fryma më tha të shkoj me ta, pa pasë kurrfarë ngurrimi. Me mua erdhën edhe këta gjashtë vëllezër, dhe kështu hymë në shtëpinë e atij njeriu.
<scripture passage="Acts 11:13" parsed="|Acts|11|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.13" />
<sup>13</sup> Ai na tregoi se si kishte parë një engjëll që u paraqit në shtëpinë e tij dhe i tha: "Dërgo njerëz në Jope dhe thirre Simonin, të mbiquajtur Pjetër.
<scripture passage="Acts 11:14" parsed="|Acts|11|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.14" />
<sup>14</sup> Ai do të të thotë fjalët, me anë të të cilave do të shpëtohesh ti dhe gjithë shtëpia jote".
<scripture passage="Acts 11:15" parsed="|Acts|11|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.15" />
<sup>15</sup> Sapo kisha filluar të flas, kur Fryma e Shenjtë zbriti mbi ta, sikurse kishte zbritur në fillim mbi ne.
<scripture passage="Acts 11:16" parsed="|Acts|11|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.16" />
<sup>16</sup> Atëherë m'u kujtua fjala e Zotit që thoshte: "Gjoni pagëzoi me ujë, por ju do të pagëzoheni me Frymën e Shenjtë".
<scripture passage="Acts 11:17" parsed="|Acts|11|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.17" />
<sup>17</sup> Në qoftë se Perëndia, pra, u dha atyre të njëjtën dhuratë që kemi marrë ne, që besuam në Zotin Jezu Krisht, kush isha unë që të mund t'i kundërvihesha Perëndisë?''.
<scripture passage="Acts 11:18" parsed="|Acts|11|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.18" />
<sup>18</sup> Si i dëgjuan këto fjalë, ata u qetësuan dhe përlëvdonin Perëndinë, duke thënë: ''Perëndia, pra, edhe johebrenjve u dha pendesën për t'u dhënë jetën!''.
<scripture passage="Acts 11:19" parsed="|Acts|11|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.19" />
<sup>19</sup> Ndërkaq ata që ishin shpërndarë për shkak të përndjekjes që nisi me Stefanin, arritën deri në Feniki, në Qipro dhe në Antioki, duke mos ia shpallur fjalën asnjë tjetri, përveç Judenjve.
<scripture passage="Acts 11:20" parsed="|Acts|11|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.20" />
<sup>20</sup> Por disa prej tyre me origjinë nga Qipro dhe nga Kirenea, kur arritën në Antioki, filluan t'u flasin Grekëve, duke shpallur Zotin Jezus.
<scripture passage="Acts 11:21" parsed="|Acts|11|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.21" />
<sup>21</sup> Dhe dora e Zotit ishte me ta; dhe një numër i madh besoi dhe u kthye te Zoti.
<scripture passage="Acts 11:22" parsed="|Acts|11|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.22" />
<sup>22</sup> Lajmi i kësaj arriti në vesh të kishës që ishte në Jeruzalem; dhe ata dërguan Barnabën, që të shkonte deri në Antioki.
<scripture passage="Acts 11:23" parsed="|Acts|11|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.23" />
<sup>23</sup> Kur ai arriti, shikoi hirin e Perëndisë, u gëzua dhe i nxiti të gjithë t'i qëndrojnë besnikë Zotit, me dëshirën e zemrës,
<scripture passage="Acts 11:24" parsed="|Acts|11|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.24" />
<sup>24</sup> sepse ai ishte njeri i mirë, plot me Frymë të Shenjtë dhe besim. Dhe një numër i madh personash iu shtua Zotit.
<scripture passage="Acts 11:25" parsed="|Acts|11|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.25" />
<sup>25</sup> Pastaj Barnaba u nis për në Tars për të kërkuar Saulin dhe, si e gjeti, e çoi në Antioki.
<scripture passage="Acts 11:26" parsed="|Acts|11|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.26" />
<sup>26</sup> Dhe plot një vit ata u bashkuan me atë kishë dhe mësuan një numër të madh njerëzish; dhe, për të parën herë në Antioki, dishepujt u quajtën të Krishterë.
<scripture passage="Acts 11:27" parsed="|Acts|11|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.27" />
<sup>27</sup> Në ato ditë disa profetë zbritën nga Jeruzalemi në Antioki.
<scripture passage="Acts 11:28" parsed="|Acts|11|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.28" />
<sup>28</sup> Dhe një nga ata, me emër Agab, u ngrit dhe nëpërmjet Frymës parathoshte se do të ndodhte në mbarë botën një zi e madhe buke; dhe kjo ndodhi më vonë në kohën nën Klaud Cezarit.
<scripture passage="Acts 11:29" parsed="|Acts|11|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.29" />
<sup>29</sup> Atëherë dishepujt, secili sipas mundësive të tij, vendosën t'u çojnë një ndihmë vëllezërve që banonin në Jude.
<scripture passage="Acts 11:30" parsed="|Acts|11|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.11.30" />
<sup>30</sup> Dhe këtë ata e bënë, duke ua dërguar pleqve me anë të Barnabës dhe të Saulit.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 12" progress="88.65%" prev="Acts.11" next="Acts.13" id="Acts.12">
<h3 id="Acts.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Acts.12-p1">
<scripture passage="Acts 12:1" parsed="|Acts|12|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.1" />
<sup>1</sup> Dhe në atë kohë mbreti Herod filloi të përndjekë disa nga kisha.
<scripture passage="Acts 12:2" parsed="|Acts|12|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.2" />
<sup>2</sup> Dhe e vrau me shpatë Jakobin, vëllain e Gjonit.
<scripture passage="Acts 12:3" parsed="|Acts|12|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.3" />
<sup>3</sup> Dhe, duke parë se kjo u pëlqente Judenjve, urdhëroi të arrestohet edhe Pjetri (ishin ditët e të Ndormëve).
<scripture passage="Acts 12:4" parsed="|Acts|12|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.4" />
<sup>4</sup> Mbasi e arrestoi, e futi në burg dhe ua besoi ruajtjen e tij katër skuadrave, me nga katër ushtarë secila, duke menduar ta nxjerrë para popullit mbas Pashkës.
<scripture passage="Acts 12:5" parsed="|Acts|12|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.5" />
<sup>5</sup> Por, ndërsa Pjetrin e ruanin në burg, nga ana e kishës bënin lutje të vazhdueshme te Perëndia për të.
<scripture passage="Acts 12:6" parsed="|Acts|12|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.6" />
<sup>6</sup> Dhe natën, para se ta nxirrte Herodi përpara popullit, Pjetri po flinte në mes dy ushtarëve, i lidhur me dy zinxhirë; dhe rojet para portës ruanin burgun.
<scripture passage="Acts 12:7" parsed="|Acts|12|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.7" />
<sup>7</sup> Dhe ja, një engjëll i Zotit u duk dhe një dritë e ndriçoi qelinë; dhe ai i ra Pjetrit në ijë, e zgjoi duke thënë: ''Çohu shpejt!''. Dhe zinxhirët i ranë nga duart.
<scripture passage="Acts 12:8" parsed="|Acts|12|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.8" />
<sup>8</sup> Pastaj engjëlli i tha: ''Ngjishu dhe lidhi sandalet!''. Dhe ai bëri kështu. Pastaj i tha: ''Mbështillu me mantelin dhe ndiqmë!''.
<scripture passage="Acts 12:9" parsed="|Acts|12|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.9" />
<sup>9</sup> Dhe Pjetri, mbasi doli, e ndiqte pa e kuptuar se ç'po i ndodhte me anë të engjëllit ishte e vërtetë; sepse ai pandehte se kishte një vegim.
<scripture passage="Acts 12:10" parsed="|Acts|12|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.10" />
<sup>10</sup> Dhe, si kaluan vendrojën e parë dhe të dytë, arritën te dera e hekurt që të çonte në qytet, dhe ajo u hap përpara tyre vetvetiu; dhe, mbasi dolën, përshkuan një rrugë dhe papritmas engjëlli e la atë.
<scripture passage="Acts 12:11" parsed="|Acts|12|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.11" />
<sup>11</sup> Kur Pjetri erdhi në vete, tha: ''Tani me të vërtetë po e di se Zoti ka dërguar engjëllin e vet dhe më liroi nga duart e Herodit duke e bërë të kotë gjithë atë që priste populli i Judenjve''.
<scripture passage="Acts 12:12" parsed="|Acts|12|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.12" />
<sup>12</sup> Kur e kuptoi situatën, ai u nis për në shtëpinë e Marisë, nënës së Gjonit, të mbiquajtur Mark, ku shumë vëllezër ishin mbledhur dhe po luteshin.
<scripture passage="Acts 12:13" parsed="|Acts|12|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.13" />
<sup>13</sup> Sapo Pjetri i ra derës së hyrjes, një shërbëtore që quhej Rode u afrua me kujdes për të dëgjuar.
<scripture passage="Acts 12:14" parsed="|Acts|12|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.14" />
<sup>14</sup> Dhe, kur njohu zërin e Pjetrit, nga gëzimi nuk e hapi derën, por rendi brenda dhe njoftoi se Pjetri ndodhej para derës.
<scripture passage="Acts 12:15" parsed="|Acts|12|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.15" />
<sup>15</sup> Por ata i thanë: ''Ti flet përçart''. Por ajo pohonte se ashtu ishte. Dhe ata thoshnin: ''Éshtë engjëlli i tij!''.
<scripture passage="Acts 12:16" parsed="|Acts|12|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.16" />
<sup>16</sup> Ndërkaq Pjetri vazhdonte të trokiste. Ata, kur e hapën, e panë atë dhe u mahnitën.
<scripture passage="Acts 12:17" parsed="|Acts|12|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.17" />
<sup>17</sup> Por ai u bëri shenjë me dorë të heshtnin dhe u tregoi se si Zoti e kishte nxjerrë nga burgu. Pastaj tha: ''Ua tregoni këto Jakobit dhe vëllezërve!''. Pastaj doli dhe shkoi në një vend tjetër.
<scripture passage="Acts 12:18" parsed="|Acts|12|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.18" />
<sup>18</sup> Kur zbardhi dita, u bë një pështjellim i madh në mes të ushtarëve, sepse nuk dinin ç'kishte ndodhur me Pjetrin.
<scripture passage="Acts 12:19" parsed="|Acts|12|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.19" />
<sup>19</sup> Dhe Herodi nisi ta kërkojë, por nuk e gjeti, dhe, mbasi i mori në pyetje rojet, urdhëroi që të vriten. Pastaj zbriti nga Judeja në Cezare dhe atje qëndroi për pak kohë.
<scripture passage="Acts 12:20" parsed="|Acts|12|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.20" />
<sup>20</sup> Por Herodi ishte i zemëruar kundër tirasve dhe sidonasve; por ata, si u morën vesh midis tyre, u paraqitën para tij dhe, mbasi ia mbushën mendjen Blastit, kamarierit të mbretit, kërkuan paqe, sepse
<scripture passage="Acts 12:21" parsed="|Acts|12|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.21" />
<sup>21</sup> Ditën e caktuar Herodi, i veshur me mantelin mbretëror dhe i ulur mbi fron, u mbajti një fjalim.
<scripture passage="Acts 12:22" parsed="|Acts|12|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.22" />
<sup>22</sup> Populli e brohoriste, duke thënë: ''Zë e Perëndisë dhe jo e njeriut!''.
<scripture passage="Acts 12:23" parsed="|Acts|12|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.23" />
<sup>23</sup> Në atë çast një engjëll i Zotit e goditi, sepse nuk i kishte dhënë lavdi Perëndisë; dhe, i brejtur nga krimbat, vdiq.
<scripture passage="Acts 12:24" parsed="|Acts|12|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.24" />
<sup>24</sup> Ndërkaq fjala e Perëndisë rritej dhe përhapej.
<scripture passage="Acts 12:25" parsed="|Acts|12|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.12.25" />
<sup>25</sup> Dhe Barnaba dhe Sauli, mbasi e përfunduan misionin e tyre, u kthyen nga Jeruzalemi në Antioki duke e marrë me vete Gjonin, të mbiquajtur Mark.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 13" progress="88.73%" prev="Acts.12" next="Acts.14" id="Acts.13">
<h3 id="Acts.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Acts.13-p1">
<scripture passage="Acts 13:1" parsed="|Acts|13|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.1" />
<sup>1</sup> Por në kishën e Antiokisë ishin profetë dhe mësues: Barnaba, Simeoni, i quajtur Niger, Luci nga Kireneas, Manaeni, që ishte rritur bashkë me Herodin tetrark, dhe Sauli.
<scripture passage="Acts 13:2" parsed="|Acts|13|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.2" />
<sup>2</sup> Dhe, ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: ''M'i ndani veç Barnabën dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur''.
<scripture passage="Acts 13:3" parsed="|Acts|13|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.3" />
<sup>3</sup> Atëherë, pasi agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i nisën.
<scripture passage="Acts 13:4" parsed="|Acts|13|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.4" />
<sup>4</sup> Ata, pra, të dërguar nga Fryma e Shenjtë, zbritën në Seleuki dhe që andej lundruan për në Qipro.
<scripture passage="Acts 13:5" parsed="|Acts|13|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.5" />
<sup>5</sup> Kur arritën në Salaminë, shpallën fjalën e Perëndisë në sinagogat e Judenjve; dhe ata kishin me vete edhe Gjonin si ndihmës.
<scripture passage="Acts 13:6" parsed="|Acts|13|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.6" />
<sup>6</sup> Pastaj, mbasi e përshkuan ishullin deri në Pafo, gjetën aty një magjistar, një profet të rremë jude, me emër Bar-Jezus,
<scripture passage="Acts 13:7" parsed="|Acts|13|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.7" />
<sup>7</sup> i cili ishte me prokonsullin Sergj Pal, njeri i zgjuar. Ky thirri pranë vetes Barnabën dhe Saulin dhe kërkoi të dëgjonte fjalën e Perëndisë,
<scripture passage="Acts 13:8" parsed="|Acts|13|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.8" />
<sup>8</sup> por Elimas, magjistari (ky në fakt është kuptimi i emrit të tij) u kundërshtoi atyre, duke kërkuar ta largojë prokonsullin nga besimi.
<scripture passage="Acts 13:9" parsed="|Acts|13|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.9" />
<sup>9</sup> Atëherë Sauli, i quajtur edhe Pal, i mbushur me Frymën e Shenjtë, i nguli sytë mbi të dhe tha:
<scripture passage="Acts 13:10" parsed="|Acts|13|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.10" />
<sup>10</sup> ''O njeri plot me çdo mashtrim dhe çdo farë ligësie, bir i djallit, armik i çdo drejtësie, a nuk do të heqësh dorë nga shtrembërimi i rrugëvë të drejta të Zotit?
<scripture passage="Acts 13:11" parsed="|Acts|13|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.11" />
<sup>11</sup> Tani, pra, ja, dora e Zotit është mbi ty, dhe do të verbohesh dhe nuk do ta shohësh më diellin për një farë kohe''. Menjëherë mbi të ra mjegull dhe terr: dhe ai shkonte rreth e qark duke kërkuar ndonjë që ta mbante për dore.
<scripture passage="Acts 13:12" parsed="|Acts|13|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.12" />
<sup>12</sup> Atëherë prokonsulli, kur pa çfarë kishte ndodhur, besoi, i mrekulluar nga doktrina e Zotit.
<scripture passage="Acts 13:13" parsed="|Acts|13|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.13" />
<sup>13</sup> Dhe Pali dhe shokët e vet hipën në anije nga Pafo dhe arritën nëpër det në Pergë të Panfilisë; por Gjoni u nda prej tyre dhe u kthye në Jeruzalem.
<scripture passage="Acts 13:14" parsed="|Acts|13|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.14" />
<sup>14</sup> Por ata, duke vazhduar rrugën nga Perga, arritën në Antioki të Pisidisë; dhe, mbasi hynë në sinagogë ditën e shtunë, u ulën.
<scripture passage="Acts 13:15" parsed="|Acts|13|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.15" />
<sup>15</sup> Mbas leximit të ligjit dhe të profetëve, krerët e sinagogës dërguan atyre për t'u thënë: ''Vëllezër, në qoftë se keni ndonjë fjalë këshilluese për popullin, ia thoni''.
<scripture passage="Acts 13:16" parsed="|Acts|13|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.16" />
<sup>16</sup> Atëherë Pali u ngrit dhe, mbasi bëri shenjë me dorë, tha: ''Izraelitë dhe ju që druani Perëndinë, dëgjoni!
<scripture passage="Acts 13:17" parsed="|Acts|13|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.17" />
<sup>17</sup> Perëndia e këtij populli të Izraelit i zgjodhi etërit tanë, dhe e bëri të madh popullin gjatë qëndrimit në vendin e Egjiptit; pastaj, me krahë të fuqishëm, e nxori që andej.
<scripture passage="Acts 13:18" parsed="|Acts|13|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.18" />
<sup>18</sup> Dhe për afro dyzet vjet i duroi në shkretëtirë.
<scripture passage="Acts 13:19" parsed="|Acts|13|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.19" />
<sup>19</sup> Pastaj shkatërroi shtatë kombe në vendin e Kanaanit dhe ua shpërndau atyre në trashëgimi vendin e tyre.
<scripture passage="Acts 13:20" parsed="|Acts|13|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.20" />
<sup>20</sup> Dhe pastaj, për afro katërqind e pesëdhjetë vjet, u dha Gjyqtarë deri te profeti Samuel.
<scripture passage="Acts 13:21" parsed="|Acts|13|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.21" />
<sup>21</sup> Më pas ata kërkuan një mbret; dhe Perëndia u dha atyre Saulin, birin e Kisit, një burrë nga fisi i Beniaminit, për dyzet vjet.
<scripture passage="Acts 13:22" parsed="|Acts|13|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.22" />
<sup>22</sup> Pastaj Perëndia e hoqi dhe u ngjalli atyre si mbret Davidin, për të cilin dha dëshmi duke thënë: "Kam gjetur Davidin, birin e Jeseut, njeri sipas zemrës sime, i cili do të zbatojë të gjitha vullnetet e mia".
<scripture passage="Acts 13:23" parsed="|Acts|13|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.23" />
<sup>23</sup> Prej farës së këtij Perëndia, sipas premtimit të vet, i ka ngjallur Izraelit Shpëtimtarin Jezus.
<scripture passage="Acts 13:24" parsed="|Acts|13|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.24" />
<sup>24</sup> Para ardhjes së tij, Gjoni predikoi një pagëzim pendimi për gjithë popullin e Izraelit.
<scripture passage="Acts 13:25" parsed="|Acts|13|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.25" />
<sup>25</sup> Dhe, kur Gjoni po e përfundonte misionin e tij, tha: "Cili pandehni se jam unë? Unë nuk jam Krishti; por ja, pas meje vjen një, të cilit unë nuk jam i denjë t'i zgjidh sandalet e këmbëve".
<scripture passage="Acts 13:26" parsed="|Acts|13|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.26" />
<sup>26</sup> Vëllezër, bij të pasardhësve të Abrahamit, dhe ata prej jush që druajnë Perëndinë, juve ju është dërguar fjala e këtij shpëtimi.
<scripture passage="Acts 13:27" parsed="|Acts|13|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.27" />
<sup>27</sup> Sepse banorët e Jeruzalemit dhe krerët e tyre, duke mos e njohur Këtëjezus, duke e dënuar, kanë përmbushur fjalët e profetëve që lexohen çdo të shtunë.
<scripture passage="Acts 13:28" parsed="|Acts|13|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.28" />
<sup>28</sup> Dhe, ndonëse nuk i gjetën asnjë faj që të meritonte vdekjen, i kërkuan Pilatit që ai të vritet.
<scripture passage="Acts 13:29" parsed="|Acts|13|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.29" />
<sup>29</sup> Dhe mbasi u kryen të gjitha gjërat që janë shkruar për të, atë e zbritën nga druri dhe e vunë në varr.
<scripture passage="Acts 13:30" parsed="|Acts|13|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.30" />
<sup>30</sup> Por Perëndia e ringjalli prej të vdekurve;
<scripture passage="Acts 13:31" parsed="|Acts|13|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.31" />
<sup>31</sup> dhe ai u pa për shumë ditë nga ata që ishin ngjitur me të nga Galilea në Jeruzalem, të cilët tani janë dëshmitarë të tij para popullit.
<scripture passage="Acts 13:32" parsed="|Acts|13|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.32" />
<sup>32</sup> Dhe ne po ju shpallim lajmin e mirë të premtimit që u qe bërë etërve,
<scripture passage="Acts 13:33" parsed="|Acts|13|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.33" />
<sup>33</sup> duke ju thënë se Perëndia e ka përmbushur për ne, bij të tyre, duke ringjallur Jezusin, ashtu si dhe është shkruar në psalmin e dytë: "Ti je Biri im, sot më linde".
<scripture passage="Acts 13:34" parsed="|Acts|13|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.34" />
<sup>34</sup> Dhe mbasi e ka ringjallur prej të vdekurve për të mos e kthyer në kalbje, ai ka thënë kështu: "Unë do t'ju jap premtimet e sigurta të bëra Davidit".
<scripture passage="Acts 13:35" parsed="|Acts|13|35|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.35" />
<sup>35</sup> Për këtë ai thotë edhe në një psalm tjetër: "Ti nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë kalbje".
<scripture passage="Acts 13:36" parsed="|Acts|13|36|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.36" />
<sup>36</sup> Sepse Davidi, mbasi zbatoi këshillën e Perëndisë në brezin e tij, vdiq dhe u bashkua me etërit e vet dhe pa kalbje,
<scripture passage="Acts 13:37" parsed="|Acts|13|37|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.37" />
<sup>37</sup> por ai, që e ka ringjallur Perëndia, nuk ka parë kalbje.
<scripture passage="Acts 13:38" parsed="|Acts|13|38|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.38" />
<sup>38</sup> Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpërmjet tij ju është shpallur falja e mëkateve,
<scripture passage="Acts 13:39" parsed="|Acts|13|39|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.39" />
<sup>39</sup> dhe se, me anë të tij, ai që beson është shfajësuar nga të gjitha gjërat, që nuk mund të shfajsohej me anë të ligjit të Moisiut.
<scripture passage="Acts 13:40" parsed="|Acts|13|40|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.40" />
<sup>40</sup> Kini kujdes, pra, që të mos ju ndodhë ajo që është thënë në profetët:
<scripture passage="Acts 13:41" parsed="|Acts|13|41|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.41" />
<sup>41</sup> "Shikoni, o përbuzës, mrekullohuni dhe do të treteni, sepse unë po kryej një vepër në ditët tuaja, një vepër, të cilën ju nuk do ta besonit, po t'jua tregonte dikush"''.
<scripture passage="Acts 13:42" parsed="|Acts|13|42|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.42" />
<sup>42</sup> Dhe kur Judenjtë dolën nga sinagoga, johebrenjtë u lutën që të shtunën e ardhshme t'u flisnin përsëri për këto gjëra.
<scripture passage="Acts 13:43" parsed="|Acts|13|43|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.43" />
<sup>43</sup> Dhe, mbasi u shpërnda mbledhja, shumë nga Judenjtë dhe nga prozelitët e perëndishëm i ndiqnin Palin dhe Barnabën, të cilët, duke u folur atyre, i bindën të ngulmojnë në hir të Perëndisë.
<scripture passage="Acts 13:44" parsed="|Acts|13|44|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.44" />
<sup>44</sup> Të shtunën tjetër gati gjithë qyteti u mblodh për të dëgjuar fjalën e Perëndisë.
<scripture passage="Acts 13:45" parsed="|Acts|13|45|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.45" />
<sup>45</sup> Por Judenjtë, duke parë turmën, u mbushën me smirë dhe u kundërviheshin thënieve të Palit, duke kundërshtuar dhe duke blasfemuar.
<scripture passage="Acts 13:46" parsed="|Acts|13|46|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.46" />
<sup>46</sup> Atëherë Pali dhe Barnaba, duke folur lirisht, thanë: ''Ishte e nevojshme që fjala e Perëndisë t'ju shpallej ju më së pari; por, ngaqë ju e hidhni poshtë dhe nuk e çmoni veten të denjë për jetën e përjetshme, ja, ne po u drejtohemi johebrenjve.
<scripture passage="Acts 13:47" parsed="|Acts|13|47|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.47" />
<sup>47</sup> Sepse kështu na ka urdhëruar Zoti: "Unë të vura si dritë të johebrenjve, që ti ta çosh shpëtimin deri në skajin e dheut"''.
<scripture passage="Acts 13:48" parsed="|Acts|13|48|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.48" />
<sup>48</sup> Johebrenjtë, kur dëgjuan, u gëzuan dhe lëvdonin fjalën e Zotit; dhe të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e pasosur besuan.
<scripture passage="Acts 13:49" parsed="|Acts|13|49|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.49" />
<sup>49</sup> Dhe fjala e Zotit përhapej në mbarë atë vend.
<scripture passage="Acts 13:50" parsed="|Acts|13|50|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.50" />
<sup>50</sup> Por Judenjtë i nxitën disa gra të perëndishme të shtresës së lartë, si dhe parinë e qytetit, dhe ngjallën një përndjekje kundër Palit dhe Barnabës dhe i dëbuan jashtë kufijve të tyre.
<scripture passage="Acts 13:51" parsed="|Acts|13|51|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.51" />
<sup>51</sup> Atëherë ata, mbasi shkundën pluhurin e këmbëve të tyre kundër tyre, shkuan në Ikon.
<scripture passage="Acts 13:52" parsed="|Acts|13|52|0|0" osisRef="Bible:Acts.13.52" />
<sup>52</sup> Dhe dishepujt ishin mbushur me gëzim dhe me Frymën e Shenjtë.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 14" progress="88.88%" prev="Acts.13" next="Acts.15" id="Acts.14">
<h3 id="Acts.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Acts.14-p1">
<scripture passage="Acts 14:1" parsed="|Acts|14|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.1" />
<sup>1</sup> Ndodhi që edhe në Antioki ata hynë në sinagogën Ejudenjve dhe folën në mënyrë të tillë, sa një turmë e madhe Judenjsh dhe Grekësh besuan,
<scripture passage="Acts 14:2" parsed="|Acts|14|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.2" />
<sup>2</sup> Porjudenjtë që nuk besuan i nxitën dhe i acaruan shpirtrat e johebrenjve kundër vëllezërve.
<scripture passage="Acts 14:3" parsed="|Acts|14|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.3" />
<sup>3</sup> Ata, pra, qëndruan shumë kohë atje, duke folur lirisht në Zotin, i cili jepte dëshmi fjalës së hirit të tij, duke lejuar që me anë të duarve të tyre të bëheshin shenja dhe mrekulli.
<scripture passage="Acts 14:4" parsed="|Acts|14|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.4" />
<sup>4</sup> Por popullsia e qytetit u nda: disa mbanin anën e Judenjve dhe të tjerë atë të apostujve.
<scripture passage="Acts 14:5" parsed="|Acts|14|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.5" />
<sup>5</sup> Por kur u bë një orvatje nga ana e johebrenjve dhe e Judenjve me krerët e tyre për t'i keqtrajtuar apostujt dhe për t'i vrarë me gurë,
<scripture passage="Acts 14:6" parsed="|Acts|14|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.6" />
<sup>6</sup> ata e morën vesh dhe ikën në qytetet e Likaonisë: në Listra, në Derbë dhe në krahinën përreth,
<scripture passage="Acts 14:7" parsed="|Acts|14|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.7" />
<sup>7</sup> dhe atje vazhduan të ungjillëzonin.
<scripture passage="Acts 14:8" parsed="|Acts|14|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.8" />
<sup>8</sup> Dhe në Listra ishte një njeri me këmbë të paralizuara, që rrinte gjithnjë ndenjur dhe nuk kishte ecur kurrë, sepse ishte sakat që nga barku i së ëmës.
<scripture passage="Acts 14:9" parsed="|Acts|14|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.9" />
<sup>9</sup> Ky e dëgjoi duke folur Palin, i cili nguli sytë mbi të dhe pa se ai kishte besim për t'u shëruar,
<scripture passage="Acts 14:10" parsed="|Acts|14|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.10" />
<sup>10</sup> dhe tha me zë të lartë: ''Çohu në këmbë!''. Dhe ai hovi lart dhe nisi të ecë.
<scripture passage="Acts 14:11" parsed="|Acts|14|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.11" />
<sup>11</sup> Turma, kur pa ç'kishte bërë Pali, e ngriti zërin duke thënë në gjuhën likaonike: ''Perënditë zbritën ndër ne, në trajtë njeriu''.
<scripture passage="Acts 14:12" parsed="|Acts|14|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.12" />
<sup>12</sup> Dhe e quanin Barnabën Jupiter, Palin Mërkur, sepse ai fliste më shumë.
<scripture passage="Acts 14:13" parsed="|Acts|14|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.13" />
<sup>13</sup> Atëherë prifti i Jupiterit, që e kishte tempullin në hyrje të qytetit të tyre, solli dema me kurora pranë portave dhe donte të ofronte një flijim bashkë me turmën.
<scripture passage="Acts 14:14" parsed="|Acts|14|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.14" />
<sup>14</sup> Por apostujt Barnaba dhe Pal, kur dëgjuan këtë, i grisën rrobat e tyre dhe u turrën në mes të turmës, duke thirrur e duke thënë:
<scripture passage="Acts 14:15" parsed="|Acts|14|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.15" />
<sup>15</sup> ''O burra, pse bëni këto gjëra? Edhe ne jemi njerëz me të njëjtën natyrë si ju, dhe po ju shpallim lajmin e mirë, që ju nga këto gjëra të kota të ktheheni te Perëndia e gjallë që ka bërë qiellin, dheun, detin dhe të gjitha gjërat që janë në ta.
<scripture passage="Acts 14:16" parsed="|Acts|14|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.16" />
<sup>16</sup> Në brezat që shkuan ai la që të gjitha kombet të ndjekin rrugët e tyre;
<scripture passage="Acts 14:17" parsed="|Acts|14|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.17" />
<sup>17</sup> por nuk e la veten e vet pa dëshmi, duke bërë mirë, duke na dhënë shira prej qiellit dhe stinë të frytshme dhe duke i mbushur zemrat tona me ushqim dhe gëzim''.
<scripture passage="Acts 14:18" parsed="|Acts|14|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.18" />
<sup>18</sup> Duke thënë këto gjëra, mundën t'i ndalin me vështirësi turmat që të mos u bëjnë flijim.
<scripture passage="Acts 14:19" parsed="|Acts|14|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.19" />
<sup>19</sup> Por në atë kohë erdhën disa Judenj nga Antiokia dhe nga Ikoni; ata, mbasi ia mbushën mendjen turmës, e gjuajtën me gurë Palin dhe, duke menduar se kishte vdekur, e tërhoqën zvarrë jashtë qytetit.
<scripture passage="Acts 14:20" parsed="|Acts|14|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.20" />
<sup>20</sup> Por, kur dishepujt u mblodhën rreth tij, ai u ngrit dhe hyri në qytet; dhe të nesërmen u nis me Barnabën për në Derbë.
<scripture passage="Acts 14:21" parsed="|Acts|14|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.21" />
<sup>21</sup> Dhe, mbasi ungjillëzuan atë qytet dhe bënë shumë dishepuj, u kthyen në Listra, në Ikon dhe në Antioki,
<scripture passage="Acts 14:22" parsed="|Acts|14|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.22" />
<sup>22</sup> duke fuqizuar shpirtërat e dishepujve dhe duke i këshilluar që të ngulmojnë në besim, dhe duke thënë se me shumë pikëllime duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë.
<scripture passage="Acts 14:23" parsed="|Acts|14|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.23" />
<sup>23</sup> Dhe mbasi caktuan për ta pleqtë në çdo kishë, u lutën dhe agjëruan, i lanë në dorën e Zotit, në të cilin kishin besuar.
<scripture passage="Acts 14:24" parsed="|Acts|14|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.24" />
<sup>24</sup> Dhe, mbasi e përshkuan Pisidinë, ardhën në Panfili.
<scripture passage="Acts 14:25" parsed="|Acts|14|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.25" />
<sup>25</sup> Dhe, mbasi e shpallën fjalën në Pergë, zbritën në Atali.
<scripture passage="Acts 14:26" parsed="|Acts|14|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.26" />
<sup>26</sup> Pastaj që andej lundruan për në Antioki, prej nga ishin rekomanduar në hir të Perëndisë për veprën që posa kishin kryer.
<scripture passage="Acts 14:27" parsed="|Acts|14|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.27" />
<sup>27</sup> Si arritën atje, mblodhën kishën dhe treguan ç'gjëra të mëdha kishte kryer Perëndia me anë të tyre dhe si u kishte hapur johebrenjve derën e besimit.
<scripture passage="Acts 14:28" parsed="|Acts|14|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.14.28" />
<sup>28</sup> Dhe qëndruan atje me dishepujt mjaft kohë.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 15" progress="88.97%" prev="Acts.14" next="Acts.16" id="Acts.15">
<h3 id="Acts.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Acts.15-p1">
<scripture passage="Acts 15:1" parsed="|Acts|15|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.1" />
<sup>1</sup> Dhe disa, që zbritën nga Judeja, mësonin vëllezërit: ''Nëse nuk jeni rrethprerë sipas ritit të Moisiut, nuk mund të shpëtoheni''.
<scripture passage="Acts 15:2" parsed="|Acts|15|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.2" />
<sup>2</sup> Duke qenë se u bë një grindje jo e vogël dhe një diskutim nga ana e Palit dhe e Barnabës me ata, u dha urdhër që Pali, Barnaba dhe disa të tjerë nga ata të ngjiten në Jeruzalem tek apostujt dhe te pleqtë për këtë çështje.
<scripture passage="Acts 15:3" parsed="|Acts|15|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.3" />
<sup>3</sup> Ata, pra, si u përcollën nga kisha, kaluan nëpër Feniki dhe Samari, duke treguar kthimin e johebrenjve dhe duke u sjellë gëzim të madh mbarë vëllezërve.
<scripture passage="Acts 15:4" parsed="|Acts|15|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.4" />
<sup>4</sup> Kur arritën në Jeruzalem, u pritën nga kisha, nga apostujt dhe nga pleqtë dhe treguan për gjërat e mëdha që Perëndia kishte bërë me anën e tyre.
<scripture passage="Acts 15:5" parsed="|Acts|15|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.5" />
<sup>5</sup> Por u ngritën disa nga sekti i farisenjve, që kishin besuar dhe thanë: ''Duhen rrethprerë johebrenjtë dhe të urdhërohen të zbatojnë ligjin e Moisiut''.
<scripture passage="Acts 15:6" parsed="|Acts|15|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.6" />
<sup>6</sup> Atëherë apostujt dhe pleqtë u mblodhën për ta shqyrtuar këtë problem.
<scripture passage="Acts 15:7" parsed="|Acts|15|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.7" />
<sup>7</sup> Dhe duke qenë se lindi një diskutim i madh, Pjetri u çua në këmbë dhe u tha atyre: ''Vëllezër, ju e dini se që në kohët e para Perëndia midis nesh më zgjodhi mua, që me anë të gojës sime johebrenjtë të dëgjojnë fjalën e ungjillit dhe të besojnë.
<scripture passage="Acts 15:8" parsed="|Acts|15|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.8" />
<sup>8</sup> Perëndia, që i njeh zemrat, u ka dhënë atyre dëshmi, duke u dhënë Frymën e Shenjtë, sikurse edhe neve;
<scripture passage="Acts 15:9" parsed="|Acts|15|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.9" />
<sup>9</sup> dhe ai nuk bëri asnjë dallim midis nesh dhe atyre, duke i pastruar zemrat e tyre me anë të besimit.
<scripture passage="Acts 15:10" parsed="|Acts|15|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.10" />
<sup>10</sup> Tani, pra, pse e tundoni Perëndinë, duke u vënë mbi qafën e dishepujve një zgjedhë që as etërit tanë e as ne nuk mund ta mbajmë?
<scripture passage="Acts 15:11" parsed="|Acts|15|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.11" />
<sup>11</sup> Po ne besojmë se do të shpëtohemi me anë të hirit të Zotit Jezu Krishtit, dhe në të njëjtën mënyrë edhe ata''.
<scripture passage="Acts 15:12" parsed="|Acts|15|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.12" />
<sup>12</sup> Atëherë e gjithë turma heshti, dhe rrinte e dëgjonte Barnabën dhe Palin, që tregonin ç'shenja e mrekulli kishte bërë Perëndia me anë të tyre ndër johebrenj.
<scripture passage="Acts 15:13" parsed="|Acts|15|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.13" />
<sup>13</sup> Dhe si heshtën ata, Jakobi e mori fjalën dhe tha: ''Vëllezër, më dëgjoni!
<scripture passage="Acts 15:14" parsed="|Acts|15|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.14" />
<sup>14</sup> Simoni ka treguar si i ka vizituar për herë të parë Perëndia johebrenjtë, që të zgjedhë nga ata një popull për emrin e tij.
<scripture passage="Acts 15:15" parsed="|Acts|15|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.15" />
<sup>15</sup> Me këtë gjë pajtohen fjalët e profetëve, sikundër është shkruar:
<scripture passage="Acts 15:16" parsed="|Acts|15|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.16" />
<sup>16</sup> "Pas këtyre gjerave, unë do të kthehem dhe do ta rindërtoj tabernakullin e Davidit që është rrëzuar, do t'i restauroj gërmadhat e tij dhe do ta ngre përsëri më këmbë,
<scripture passage="Acts 15:17" parsed="|Acts|15|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.17" />
<sup>17</sup> që mbetja e njerëzve dhe të gjitha johebrenjtë mbi të cilat thirret emri im, të kërkojnë Zotin, thotë Zoti që i bën të gjitha këto".
<scripture passage="Acts 15:18" parsed="|Acts|15|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.18" />
<sup>18</sup> Prej kohësh janë të njohura te Perëndia të gjitha veprat e tij.
<scripture passage="Acts 15:19" parsed="|Acts|15|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.19" />
<sup>19</sup> Prandaj unë gjykoj që të mos i bezdisim ata nga johebrenjtë që kthehen te Perëndia,
<scripture passage="Acts 15:20" parsed="|Acts|15|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.20" />
<sup>20</sup> por t'u shkruhet atyre që të heqin dorë nga ndotjet e idhujve, nga kurvëria, nga gjërat e mbytura dhe nga gjaku.
<scripture passage="Acts 15:21" parsed="|Acts|15|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.21" />
<sup>21</sup> Sepse Moisiu që nga kohët e lashta ka njerëz të cilët në çdo qytet e predikojnë atë, duke qënë i lexuar çdo të shtunë në sinagoga''.
<scripture passage="Acts 15:22" parsed="|Acts|15|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.22" />
<sup>22</sup> Atëherë iu duk e mirë apostujve dhe pleqve me gjithë kishën të dërgojnë në Antioki, me Palin dhe Barnabën, disa njerëz të zgjedhur nga ata: Judën, mbiquajtur Barsaba, dhe Silën, njerëz me autoritet ndër vëllezërit,
<scripture passage="Acts 15:23" parsed="|Acts|15|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.23" />
<sup>23</sup> me një letër të shkruar nga dora e tyre që thoshte: ''Apostujt, pleqtë dhe vëllezërit, vëllezërve nga johebrenjtë që janë në Antioki, Siri dhe Kiliki, përshëndetje.
<scripture passage="Acts 15:24" parsed="|Acts|15|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.24" />
<sup>24</sup> Duke qenë se morëm vesh se disa që erdhën prej nesh, por të cilëve ne nuk u kishim dhënë asnjë porosi, ju kanë shqetësuar me fjalë duke trazuar shpirtrat tuaj, duke thënë se ju duhet të rrethpriteni dhe të zbatoni ligjin,
<scripture passage="Acts 15:25" parsed="|Acts|15|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.25" />
<sup>25</sup> na u duk e mirë neve, të mbledhur tok me një zemër, të zgjedhim disa njerëz dhe t'i dërgojmë bashkë me të dashurit tanë Barnaba dhe Pal,
<scripture passage="Acts 15:26" parsed="|Acts|15|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.26" />
<sup>26</sup> njerëz që kanë përkushtuar jetën e tyre për emrin e Zotit tonë Jezu Krishtit.
<scripture passage="Acts 15:27" parsed="|Acts|15|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.27" />
<sup>27</sup> Kemi dërguar, pra, Judën dhe Silën; edhe ata do t'ju tregojnë me gojë të njëjtat gjëra.
<scripture passage="Acts 15:28" parsed="|Acts|15|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.28" />
<sup>28</sup> Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme:
<scripture passage="Acts 15:29" parsed="|Acts|15|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.29" />
<sup>29</sup> që ju të hiqni dorë nga gjërat e flijiuara idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria; do të bëni mirë të ruheni nga këto. Qofshi mirë''.
<scripture passage="Acts 15:30" parsed="|Acts|15|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.30" />
<sup>30</sup> Ata, pra, mbasi u ndanë, zbritën në Antiokia dhe, si mblodhën kuvendin, e dorëzuan letrën.
<scripture passage="Acts 15:31" parsed="|Acts|15|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.31" />
<sup>31</sup> Dhe ata, mbasi e lexuan, u gëzuan për ngushëllimin.
<scripture passage="Acts 15:32" parsed="|Acts|15|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.32" />
<sup>32</sup> Dhe Juda e Sila, që ishin edhe ata profetë, me shumë fjalë i nxitën vëllezërit dhe i forcuan.
<scripture passage="Acts 15:33" parsed="|Acts|15|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.33" />
<sup>33</sup> Mbasi ndenjën atje ca kohë, u dërguan prapë me paqtim nga vëllezërit tek apostujt.
<scripture passage="Acts 15:34" parsed="|Acts|15|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.34" />
<sup>34</sup> Por Silës iu duk mirë të mbetej aty.
<scripture passage="Acts 15:35" parsed="|Acts|15|35|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.35" />
<sup>35</sup> Edhe Pali e Barnaba qëndruan në Antioki, duke mësuar dhe duke shpallur me shumë të tjerë fjalën e Zotit.
<scripture passage="Acts 15:36" parsed="|Acts|15|36|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.36" />
<sup>36</sup> Pas disa ditësh Pali i tha Barnabës: ''Le të kthehemi të shohim vëllezërit tanë në çdo qytet, ku kemi shpallur fjalën e Perëndisë, për të parë si janë''.
<scripture passage="Acts 15:37" parsed="|Acts|15|37|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.37" />
<sup>37</sup> Dhe Barnaba donte të merrte me vete Gjonin, të quajtur Mark.
<scripture passage="Acts 15:38" parsed="|Acts|15|38|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.38" />
<sup>38</sup> Por Pali mendonte se nuk duhej marrë me vete atë që ishte ndarë prej tyre në Pamfili, dhe nuk kishte shkuar me ata në punë.
<scripture passage="Acts 15:39" parsed="|Acts|15|39|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.39" />
<sup>39</sup> Atëherë lindi një grindje saqë ata u ndanë njëri nga tjetri; pastaj Barnaba, mbasi mori Markun, lundroi për në Qipro.
<scripture passage="Acts 15:40" parsed="|Acts|15|40|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.40" />
<sup>40</sup> Por Pali zgjodhi Silën dhe u nis, pasi vëllezërit e lanë në hir të Perëndisë.
<scripture passage="Acts 15:41" parsed="|Acts|15|41|0|0" osisRef="Bible:Acts.15.41" />
<sup>41</sup> Dhe përshkoi Sirinë dhe Kilikinë, duke i forcuar kishat.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 16" progress="89.09%" prev="Acts.15" next="Acts.17" id="Acts.16">
<h3 id="Acts.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Acts.16-p1">
<scripture passage="Acts 16:1" parsed="|Acts|16|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.1" />
<sup>1</sup> Dhe ai arriti në Derbë dhe në Listra; këtu ishte një dishepull me emër Timote, biri i një gruaje judease besimtare, por me baba grek,
<scripture passage="Acts 16:2" parsed="|Acts|16|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.2" />
<sup>2</sup> për të cilin jepnin dëshmi të mirë vëllezërit e Listrës dhe të Ikonit.
<scripture passage="Acts 16:3" parsed="|Acts|16|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.3" />
<sup>3</sup> Pali deshi që të dilte me të; kështu e mori, e rrethpreu për shkak të Judenjve që ishin në ato vende, sepse të gjithë e dinin se babai i tij ishte grek.
<scripture passage="Acts 16:4" parsed="|Acts|16|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.4" />
<sup>4</sup> Dhe, duke kaluar nëpër qytete, i urdhëronin ata të zbatojnë vendimet që ishin marrë nga apostujt dhe nga pleqtë në Jeruzalem.
<scripture passage="Acts 16:5" parsed="|Acts|16|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.5" />
<sup>5</sup> Kishat, pra, po forcoheshin në besim dhe rriteshin në numër përditë.
<scripture passage="Acts 16:6" parsed="|Acts|16|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.6" />
<sup>6</sup> Kur ata po kalonin nëpër Frigji dhe në krahinën e Galatisë, u penguan nga Fryma e Shenjtë që të shpallin fjalën në Azi.
<scripture passage="Acts 16:7" parsed="|Acts|16|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.7" />
<sup>7</sup> Si arritën në kufijtë e Misisë, ata kërkuan të shkojnë në Bitini, por Fryma nuk i lejoi.
<scripture passage="Acts 16:8" parsed="|Acts|16|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.8" />
<sup>8</sup> Kështu, pasi e përshkuan Misinë, zbritën në Troas.
<scripture passage="Acts 16:9" parsed="|Acts|16|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.9" />
<sup>9</sup> Gjatë natës Palit iu shfaq një vegim. I rrinte para një burrë Maqedonas, që i lutej dhe i thoshte: ''Kalo në Maqedoni dhe na ndihmo''.
<scripture passage="Acts 16:10" parsed="|Acts|16|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.10" />
<sup>10</sup> Mbasi e pa vegimin, kërkuam menjëherë të shkojmë në Maqedoni, të bindur se Zoti na kishte thirrur që t'ua shpallim atyre ungjillin.
<scripture passage="Acts 16:11" parsed="|Acts|16|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.11" />
<sup>11</sup> Prandaj, duke lundruar nga Troasi, u drejtuam për në Samotrakë, dhe të nesërmen në Neapolis,
<scripture passage="Acts 16:12" parsed="|Acts|16|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.12" />
<sup>12</sup> dhe prej andej në Filipi, që është qyteti i parë i asaj ane të Maqedonisë dhe koloni romake; dhe qëndruam disa ditë në atë qytet.
<scripture passage="Acts 16:13" parsed="|Acts|16|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.13" />
<sup>13</sup> Ditën e së shtunës dolëm jashtë qytetit anës lumit, ku ishte vendi i zakonshëm për lutje; dhe, si u ulëm, u flisnim grave që ishin mbledhur atje.
<scripture passage="Acts 16:14" parsed="|Acts|16|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.14" />
<sup>14</sup> Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali.
<scripture passage="Acts 16:15" parsed="|Acts|16|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.15" />
<sup>15</sup> Pasi ajo u pagëzua me familjen e saj, na u lut duke thënë: ''Në qoftë se më keni gjykuar se jam besnike ndaj Zotit, hyni në shtëpinë time dhe rrini''. Dhe na detyroi të pranojmë.
<scripture passage="Acts 16:16" parsed="|Acts|16|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.16" />
<sup>16</sup> Dhe, kur po shkonim për lutje, na doli para një skllave e re që kishte një frymë falli, e cila, duke u treguar fatin njerëzve, u sillte shumë fitime zotërinjve të saj.
<scripture passage="Acts 16:17" parsed="|Acts|16|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.17" />
<sup>17</sup> Ajo u vu të ndjekë Palin dhe ne, dhe bërtiste duke thënë: ''Këta njerëz janë shërbëtorë të Perëndisë Shumë të Lartë dhe ju shpallën udhën e shpëtimit''.
<scripture passage="Acts 16:18" parsed="|Acts|16|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.18" />
<sup>18</sup> Dhe ajo e bëri këtë shumë ditë me radhë, por Pali, i mërzitur, u kthye dhe i tha frymës: ''Unë të urdhëroj në emër të Jezu Krishtit të dalësh prej saj''. Dhe fryma doli që në atë çast.
<scripture passage="Acts 16:19" parsed="|Acts|16|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.19" />
<sup>19</sup> Por zotërinjtë e saj, kur panë se u humbi shpresa e fitimit të tyre, i kapën Palin dhe Silën dhe i tërhoqën te sheshi i tregut përpara arkondëve;
<scripture passage="Acts 16:20" parsed="|Acts|16|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.20" />
<sup>20</sup> dhe si ua paraqitën pretorët, thanë: ''Këta njerëz, që janë Judenj, e turbullojnë qytetin tonë,
<scripture passage="Acts 16:21" parsed="|Acts|16|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.21" />
<sup>21</sup> dhe predikojnë zakone që për ne, që jemi Romakë, nuk është e ligjshme t'i pranojmë dhe t'i zbatojmë''.
<scripture passage="Acts 16:22" parsed="|Acts|16|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.22" />
<sup>22</sup> Atëherë turma u lëshua e gjitha bashkë kundër tyre: dhe pretorëve, ua grisën atyre rrobat dhe urdhëruan t'i rrahin me kamxhik.
<scripture passage="Acts 16:23" parsed="|Acts|16|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.23" />
<sup>23</sup> Dhe si i rrahën me shumë goditje, i futën në burg duke urdhëruar rojtarin e burgut t'i ruajë me kujdes.
<scripture passage="Acts 16:24" parsed="|Acts|16|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.24" />
<sup>24</sup> Ky, si mori një urdhër të tillë, i futi në pjesën më të brendshme të burgut dhe ua shtrëngoi këmbët në dru.
<scripture passage="Acts 16:25" parsed="|Acts|16|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.25" />
<sup>25</sup> Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.
<scripture passage="Acts 16:26" parsed="|Acts|16|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.26" />
<sup>26</sup> Befas u bë një tërmet i madh, saqë u tundën themelet e burgut; dhe në atë çast u hapën të gjitha dyert dhe të gjithëve iu zgjidhën prangat.
<scripture passage="Acts 16:27" parsed="|Acts|16|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.27" />
<sup>27</sup> Rojtari i burgut, kur u zgjua dhe pa dyert e burgut të hapura, nxori shpatën dhe donte të vriste veten, duke menduar se të burgosurit kishin ikur.
<scripture passage="Acts 16:28" parsed="|Acts|16|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.28" />
<sup>28</sup> Por Pali thirri me zë të lartë: ''Mos i bëj ndonjë të keqe vetes, sepse ne të gjithë jemi këtu''.
<scripture passage="Acts 16:29" parsed="|Acts|16|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.29" />
<sup>29</sup> Atëherë ai kërkoi një dritë, u turr brenda dhe duke u dridhur i tëri u ra ndër këmbë Palit dhe Silës;
<scripture passage="Acts 16:30" parsed="|Acts|16|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.30" />
<sup>30</sup> pastaj i nxori jashtë dhe tha: ''Zotërinj, ç'duhet të bëj unë që të shpëtohem?''.
<scripture passage="Acts 16:31" parsed="|Acts|16|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.31" />
<sup>31</sup> Dhe ata i thanë: ''Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote''.
<scripture passage="Acts 16:32" parsed="|Acts|16|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.32" />
<sup>32</sup> Pastaj ata i shpallën fjalën e Zotit atij dhe gjithë atyre që ishin në shtëpinë e tij.
<scripture passage="Acts 16:33" parsed="|Acts|16|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.33" />
<sup>33</sup> Dhe ai i mori që në atë orë të natës dhe ua lau plagët. Dhe ai dhe të gjithë të tijtë u pagëzuan menjëherë.
<scripture passage="Acts 16:34" parsed="|Acts|16|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.34" />
<sup>34</sup> Mbasi i çoi në shtëpinë e vet, ua shtroi tryezën dhe u gëzua me gjithë familjen e tij që kishte besuar në Perëndinë.
<scripture passage="Acts 16:35" parsed="|Acts|16|35|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.35" />
<sup>35</sup> Kur u gdhi, pretorët dërguan liktorët t'i thonë rojtarit të burgut: ''Lëri të lirë ata njerëz''.
<scripture passage="Acts 16:36" parsed="|Acts|16|36|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.36" />
<sup>36</sup> Dhe rojtari i burgut i tregoi Palit këto fjalë: ''Pretorët kanë dërguar fjalë që të liroheni; dilni, pra, dhe shkoni në paqe''.
<scripture passage="Acts 16:37" parsed="|Acts|16|37|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.37" />
<sup>37</sup> Por Pali u tha atyre: ''Mbasi na kanë rrahur botërisht pa qenë të dënuar në gjyq, ne që jemi qytetarë romakë, na futën në burg dhe tani na nxjerrin fshehtas? Jo, kurrsesi! Le të vijnë vetë ata të na nxjerrin jashtë''.
<scripture passage="Acts 16:38" parsed="|Acts|16|38|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.38" />
<sup>38</sup> Liktorët ua tregon këto fjalë pretorëve; dhe ata, kur dëgjuan se ishin qytetarë romakë, u frikësuan.
<scripture passage="Acts 16:39" parsed="|Acts|16|39|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.39" />
<sup>39</sup> Atëherë erdhën dhe iu lutën atyre, dhe si i nxorën, iu lutën që të largohen nga qyteti.
<scripture passage="Acts 16:40" parsed="|Acts|16|40|0|0" osisRef="Bible:Acts.16.40" />
<sup>40</sup> Atëherë ata, si dolën nga burgu, hynë në shtëpinë e Lidias dhe, kur panë vëllezërit, i ngushëlluan; dhe ikën.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 17" progress="89.21%" prev="Acts.16" next="Acts.18" id="Acts.17">
<h3 id="Acts.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Acts.17-p1">
<scripture passage="Acts 17:1" parsed="|Acts|17|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.1" />
<sup>1</sup> Dhe mbasi kishin kaluar nëpër Amfipoli dhe nëpër Apoloni, arritën në Thesaloniki, ku ishte sinagoga e Judenjve.
<scripture passage="Acts 17:2" parsed="|Acts|17|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.2" />
<sup>2</sup> Dhe Pali, sipas zakonit të vet, hyri tek ata dhe tri të shtuna me radhë u paraqiti argumente nga Shkrimet,
<scripture passage="Acts 17:3" parsed="|Acts|17|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.3" />
<sup>3</sup> duke deklaruar dhe duke treguar atyre se Krishti duhej të vuante dhe të ringjallej prej së vdekurish dhe duke thënë: ''Ky Jezusi që unë ju shpall është Krishti''.
<scripture passage="Acts 17:4" parsed="|Acts|17|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.4" />
<sup>4</sup> Disa nga ata besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Silën, si dhe një numër i madh Grekësh të përshpirtshëm dhe jo pak gra të rëndësishme.
<scripture passage="Acts 17:5" parsed="|Acts|17|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.5" />
<sup>5</sup> Por Judenjtë, të cilët nuk kishin besuar, patën smirë dhe morën me vete disa njerëz të këqij nga ata të rrugëve të tregut dhe, si mblodhën një turmë, e bënë rrëmujë qytetin; edhe sulmuan shtëpinë e  Jasonit dhe kërkonin ata për t'i nxjerrë  përpara popullit.
<scripture passage="Acts 17:6" parsed="|Acts|17|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.6" />
<sup>6</sup> Por, mbasi nuk i gjetën, e hoqën zvarrë Jasonin dhe disa vëllezër përpara krerëve të qytetit, duke thirrur: ''Ata që e kanë bërë rrëmujë botën, kanë ardhur edhe këtu,
<scripture passage="Acts 17:7" parsed="|Acts|17|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.7" />
<sup>7</sup> dhe Jasoni këta i priti; të gjithë këta veprojnë kundër statuteve të Cezarit, duke thënë se është një mbret tjetër, Jezusi''.
<scripture passage="Acts 17:8" parsed="|Acts|17|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.8" />
<sup>8</sup> Edhe nxitën popullin dhe krerët e qytetit, që i dëgjonin këto gjëra.
<scripture passage="Acts 17:9" parsed="|Acts|17|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.9" />
<sup>9</sup> Por ata, mbasi morën një dorëzani nga Jasoni dhe nga të tjerët, i lejuan të shkojnë.
<scripture passage="Acts 17:10" parsed="|Acts|17|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.10" />
<sup>10</sup> Atëherë vëllezërit menjëherë natën i nisën Palin dhe Silën për në Berea dhe ata, sapo arritën atje, hynë në sinagogën e Judenjve.
<scripture passage="Acts 17:11" parsed="|Acts|17|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.11" />
<sup>11</sup> Por këta ishin më fisnikë nga ndjenjat se ata të Thesalonikit dhe e pranuan fjalën me gatishmëri të madhe, duke i shqyrtuar çdo ditë Shkrimet për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu.
<scripture passage="Acts 17:12" parsed="|Acts|17|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.12" />
<sup>12</sup> Shumë nga ata, pra, besuan bashkë me një numër jo të vogël grash fisnike greke dhe burrash.
<scripture passage="Acts 17:13" parsed="|Acts|17|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.13" />
<sup>13</sup> Por, kur Judenjtë e Thesalonikit morën vesh se fjala e Perëndisë ishte shpallur nga Pali edhe në Berea, shkuan edhe atje dhe e turbulluan turmën.
<scripture passage="Acts 17:14" parsed="|Acts|17|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.14" />
<sup>14</sup> Atëherë vëllezërit e nisën menjëherë Palin në drejtim të detit, por Sila dhe Timoteu qëndruan atje.
<scripture passage="Acts 17:15" parsed="|Acts|17|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.15" />
<sup>15</sup> Ata që i prinin Palit e çuan deri në Athinë; pastaj, mbasi morën porosi për Silën dhe Timoteun që të arrijnë sa më parë tek ai, u kthyen prapa.
<scripture passage="Acts 17:16" parsed="|Acts|17|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.16" />
<sup>16</sup> Ndërsa Pali po i priste në Athinë, po i ziente fryma përbrenda, kur pa qytetin plot me idhuj.
<scripture passage="Acts 17:17" parsed="|Acts|17|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.17" />
<sup>17</sup> Ai, pra, po diskutonte në sinagogë me Judenjtët dhe me njerëz të përshpirtshëm dhe çdo ditë në sheshin e tregut me ata që takonte.
<scripture passage="Acts 17:18" parsed="|Acts|17|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.18" />
<sup>18</sup> Diskutonin me të edhe disa filozofë epikurianë dhe stoikë. Disa thoshnin: ''Vallë ç'do të thotë ky llafazan''. Dhe të tjerë thoshnin: ''Ai duket se është një kasnec i perëndivë të huaja'', sepse u shpall atyre Jezusin dhe ringjalljen.
<scripture passage="Acts 17:19" parsed="|Acts|17|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.19" />
<sup>19</sup> Dhe e zunë dhe e çuan në Areopag, duke thënë: ''A mund ta marrim vesh ç'është kjo doktrinë e re për të cilën ti flet?
<scripture passage="Acts 17:20" parsed="|Acts|17|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.20" />
<sup>20</sup> Sepse ti sjell disa gjëra të huaja në veshët tanë, prandaj duam të dimë ç'kuptim kanë ato.
<scripture passage="Acts 17:21" parsed="|Acts|17|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.21" />
<sup>21</sup> Atëherë gjithë Athinasit dhe të huajt që banonin atje nuk e kalonin kohën më mirë sesa duke folur ose duke dëgjuar ndonjë fjalë të re.
<scripture passage="Acts 17:22" parsed="|Acts|17|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.22" />
<sup>22</sup> Atëherë Pali, duke qëndruar në këmbë në mes të Areopagut, tha: ''O burra athinas, unë shoh se në të gjitha gjërat ju jeni shumë fetarë''.
<scripture passage="Acts 17:23" parsed="|Acts|17|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.23" />
<sup>23</sup> Sepse, duke ecur e duke vënë re objektet e kultit tuaj, gjeta edhe një altar mbi të cilin është shkruar: "PERÉNDISÉ SÉ PANJOHUR". Atë, pra, që ju e adhuroni pa e njohur, unë po jua shpall.
<scripture passage="Acts 17:24" parsed="|Acts|17|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.24" />
<sup>24</sup> Perëndia që bëri botën dhe të gjitha gjërat që janë në të, duke qenë Zot i qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të bërë nga duart e njeriut,
<scripture passage="Acts 17:25" parsed="|Acts|17|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.25" />
<sup>25</sup> dhe as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve jetë, hukatje dhe çdo gjë;
<scripture passage="Acts 17:26" parsed="|Acts|17|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.26" />
<sup>26</sup> dhe ai ka bërë nga një gjak i vetëm të gjitha racat e njerëzve, që të banojnë në mbarë faqen e dheut, dhe caktoi kohërat me radhë dhe caqet e banimit të tyre,
<scripture passage="Acts 17:27" parsed="|Acts|17|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.27" />
<sup>27</sup> që të kërkojnë Zotin, mbase mund ta gjejnë duke prekur, ndonëse ai nuk është larg nga secili prej nesh.
<scripture passage="Acts 17:28" parsed="|Acts|17|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.28" />
<sup>28</sup> Sepse në të ne jetojmë, lëvizim dhe jemi, sikurse kanë thënë edhe disa nga poetët tuaj: "Sepse jemi edhe ne pasardhës të tij".
<scripture passage="Acts 17:29" parsed="|Acts|17|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.29" />
<sup>29</sup> Duke qenë, pra, se ne jemi pasardhës të Perëndisë, nuk duhet të mendojmë që natyra e perëndishme është e ngjashme me arin ose me argjendin, ose me gurin ose me një vepër arti të latuar dhe të shpikur nga njeriu.
<scripture passage="Acts 17:30" parsed="|Acts|17|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.30" />
<sup>30</sup> Perëndia, pra, duke kaluar përmbi kohërat e padijes, i urdhëron të gjithë njerëzit dhe kudo që të pendohen.
<scripture passage="Acts 17:31" parsed="|Acts|17|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.31" />
<sup>31</sup> Sepse ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të atij njeriu të cilin ai e ka caktuar; dhe për këtë u ka dhënë të gjithëve një provë të sigurt, duke e ringjallur prej të vdekurit''.
<scripture passage="Acts 17:32" parsed="|Acts|17|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.32" />
<sup>32</sup> Kur dëgjuan të flitej për ringjalljen e të vdekurve, disa e përqeshën dhe të tjerë thoshnin: ''Do të të dëgjojmë përsëri për këtë gjë''.
<scripture passage="Acts 17:33" parsed="|Acts|17|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.33" />
<sup>33</sup> Kështu Pali doli nga mesi i tyre.
<scripture passage="Acts 17:34" parsed="|Acts|17|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.17.34" />
<sup>34</sup> Por disa u bashkuan me të dhe besuan, ndër këta edhe Dionis areopagiti, një grua që quhej Damaris dhe ca të tjerë me ta.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 18" progress="89.33%" prev="Acts.17" next="Acts.19" id="Acts.18">
<h3 id="Acts.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Acts.18-p1">
<scripture passage="Acts 18:1" parsed="|Acts|18|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.1" />
<sup>1</sup> Pas këtyre gjërave Pali u nis nga Athina dhe erdhi në Korint.
<scripture passage="Acts 18:2" parsed="|Acts|18|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.2" />
<sup>2</sup> Dhe si gjeti një farë Judeu, me emër Akuila, lindur në Pont, i ardhur rishtas nga Italia bashkë me gruan e tij Priskilën (sepse Klaudi kishte urdhëruar që të gjithë Judenjtë të largohen nga Roma), shkoi tek ata.
<scripture passage="Acts 18:3" parsed="|Acts|18|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.3" />
<sup>3</sup> Dhe duke qenë se kishin të njëjtën mjeshtëri, shkoi të banojë me ta dhe punonte; se mjeshtëria e tyre ishte të bënin çadra.
<scripture passage="Acts 18:4" parsed="|Acts|18|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.4" />
<sup>4</sup> Çdo të shtunë mësonte në sinagogë dhe bindte Judenj dhe Grekë.
<scripture passage="Acts 18:5" parsed="|Acts|18|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.5" />
<sup>5</sup> Kur Sila dhe Timoteu zbritën nga Maqedonia, Pali shtyhej nga Fryma për t'u dëshmuar Judenjve se Jezusi ishte Krishti.
<scripture passage="Acts 18:6" parsed="|Acts|18|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.6" />
<sup>6</sup> Por duke qenë se ata kundërshtonin dhe blasfemonin, ai i shkundi rrobat e tij dhe u tha atyre: ''Gjaku juaj qoftë mbi kokën tuaj, unë jam i pastër; që tashti e tutje do të shkoj te johebrenjtë''.
<scripture passage="Acts 18:7" parsed="|Acts|18|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.7" />
<sup>7</sup> Dhe, mbasi u largua prej andej, hyri në shtëpinë e një farë njeriu me emër Just, i cili i shërbente Perëndisë dhe e kishte shtëpinë ngjtur me sinagogën.
<scripture passage="Acts 18:8" parsed="|Acts|18|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.8" />
<sup>8</sup> Dhe Krispi, kreu i sinagogës, besoi te Zoti me gjithë shtëpinë e tij; edhe shumë Korintas, duke dëgjuar Palin, besuan dhe u pagëzuan.
<scripture passage="Acts 18:9" parsed="|Acts|18|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.9" />
<sup>9</sup> Një natë Zoti i tha Palit në vegim: ''Mos druaj, por fol dhe mos pusho,
<scripture passage="Acts 18:10" parsed="|Acts|18|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.10" />
<sup>10</sup> sepse unë jam me ty dhe askush nuk do të vërë dorë mbi ty që të të bëjë keq, sepse unë kam një popull të madh në këtë qytet''.
<scripture passage="Acts 18:11" parsed="|Acts|18|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.11" />
<sup>11</sup> Kështu ai qëndroi atje një vit e gjashtë muaj, duke mësuar ndër ta fjalën e Perëndisë.
<scripture passage="Acts 18:12" parsed="|Acts|18|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.12" />
<sup>12</sup> Por, kur Galioni ishte prokonsull i Akaisë, Judenjtë u ngritën me një mendje kundër Palit dhe e çuan në gjykatë,
<scripture passage="Acts 18:13" parsed="|Acts|18|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.13" />
<sup>13</sup> duke thënë: ''Ky ua mbush mendjen njerëzve t'i shërbejnë Perëndisë, në kundërshtim me ligjin''.
<scripture passage="Acts 18:14" parsed="|Acts|18|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.14" />
<sup>14</sup> Dhe kur Pali donte të hapte gojën, Galioni u tha Judenjve: ''Po të qe puna për ndonjë padrejtësi ose keqbërje, o Judenj, do t'ju dëgjoja me durim, sipas arsyes;
<scripture passage="Acts 18:15" parsed="|Acts|18|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.15" />
<sup>15</sup> por nëse janë çështje për fjalë, për emra dhe ligjin tuaj, shikojeni ju vetë, sepse unë nuk dua të jem gjykatës i këtyre gjërave''.
<scripture passage="Acts 18:16" parsed="|Acts|18|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.16" />
<sup>16</sup> Dhe i përzuri ata nga gjykata.
<scripture passage="Acts 18:17" parsed="|Acts|18|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.17" />
<sup>17</sup> Atëherë të gjithë Grekët zunë Sostenin, kreun e sinagogës, dhe e rrahën para gjykatës. Por Galioni nuk donte t'ia dinte fare për këto gjëra.
<scripture passage="Acts 18:18" parsed="|Acts|18|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.18" />
<sup>18</sup> Dhe Pali, mbasi qëndroi atje edhe shumë ditë, u nda nga vëllezërit dhe lundroi për në Siri me Priskilën dhe Akuilën, pasi e qethi kokën në Kenkrea, sepse kishte bërë një premtim solemn.
<scripture passage="Acts 18:19" parsed="|Acts|18|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.19" />
<sup>19</sup> Dhe, kur arriti në Efes, i la aty, po vetë hyri në sinagogë dhe filloi të diskutojë me Judenjtë.
<scripture passage="Acts 18:20" parsed="|Acts|18|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.20" />
<sup>20</sup> Ata iu lutën të rrinte me ta më gjatë, por ai nuk pranoi;
<scripture passage="Acts 18:21" parsed="|Acts|18|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.21" />
<sup>21</sup> por u nda prej tyre duke thënë: ''Më duhet gjithsesi ta kaloj festën e ardhshme në Jeruzalem, por, në dashtë Perëndia, do të kthehem përsëri te ju''. Dhe u nis nga Efesi nëpër det.
<scripture passage="Acts 18:22" parsed="|Acts|18|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.22" />
<sup>22</sup> Si zbarkoi në Cezari, u ngjit në Jeruzalem, dhe si u përshëndet me kishën, zbriti në Antioki.
<scripture passage="Acts 18:23" parsed="|Acts|18|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.23" />
<sup>23</sup> Dhe, mbasi qëndroi atje pak kohë, u nis dhe përshkoi me radhë rrethinat e Galatisë dhe të Frigjisë, duke forcuar gjithë dishepujt.
<scripture passage="Acts 18:24" parsed="|Acts|18|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.24" />
<sup>24</sup> Por një Jude, me emër Apollo, lindur në Aleksandri, njeri orator dhe njohës i Shkrimit, arriti në Efes.
<scripture passage="Acts 18:25" parsed="|Acts|18|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.25" />
<sup>25</sup> Ai ishte i mësuar në udhën e Zotit dhe, i zjarrtë në frymë, fliste dhe mësonte me zell gjërat e Zotit, por njihte vetëm pagëzimin e Gjonit.
<scripture passage="Acts 18:26" parsed="|Acts|18|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.26" />
<sup>26</sup> Ai filloi të flasë lirisht në sinagogë. Dhe, kur Akuila dhe Priskila e dëgjuan, e morën me vete dhe ia shtjelluan më thellë udhën e Perëndisë.
<scripture passage="Acts 18:27" parsed="|Acts|18|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.27" />
<sup>27</sup> Pastaj, mbasi ai donte të shkonte në Akai, vëllezërit i dhanë zemër dhe u shkruan dishepujve që ta prisnin. Mbasi arriti atje, ai i ndihmoi shumë ata që kishin besuar me anë të hirit.
<scripture passage="Acts 18:28" parsed="|Acts|18|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.18.28" />
<sup>28</sup> Ai në fakt, i kundërshtonte botërisht me forcë të madhe Judenjtë, duke treguar me anë të Shkrimeve se Jezusi është Krishti.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 19" progress="89.41%" prev="Acts.18" next="Acts.20" id="Acts.19">
<h3 id="Acts.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Acts.19-p1">
<scripture passage="Acts 19:1" parsed="|Acts|19|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.1" />
<sup>1</sup> Dhe ndërsa Apollo ishte ende në Korint, Pali, mbasi shkoi në vendet më të larta, arriti në Efes dhe, si gjeti disa dishepuj, u tha atyre:
<scripture passage="Acts 19:2" parsed="|Acts|19|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.2" />
<sup>2</sup> ''A e keni marrë Frymën e Shenjtë, kur besuat?''. Ata iu përgjigjën: ''Ne as që kemi dëgjuar se paska Frymë të Shenjtë''.
<scripture passage="Acts 19:3" parsed="|Acts|19|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.3" />
<sup>3</sup> Dhe ai u tha atyre: ''Me se, pra, u pagëzuat?''. Ata u përgjigjën: ''Me pagëzimin e Gjonit''.
<scripture passage="Acts 19:4" parsed="|Acts|19|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.4" />
<sup>4</sup> Atëherë Pali tha: ''Gjoni pagëzoi me pagëzimin e pendimit, duke i thënë popullit se duhet t'i besonte atij që do të vinte pas tij, domethënë Jezu Krishtit.
<scripture passage="Acts 19:5" parsed="|Acts|19|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.5" />
<sup>5</sup> Dhe ata, si dëgjuan, u pagëzuan në emër të Zotit Jezus.
<scripture passage="Acts 19:6" parsed="|Acts|19|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.6" />
<sup>6</sup> Dhe, kur Pali vuri duart mbi ta, Fryma e Shenjtë zbriti mbi ta dhe ata folën në gjuhë të tjera dhe profetizuan.
<scripture passage="Acts 19:7" parsed="|Acts|19|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.7" />
<sup>7</sup> Dhe gjithsej ishin rreth dymbëdhjetë burra.
<scripture passage="Acts 19:8" parsed="|Acts|19|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.8" />
<sup>8</sup> Pastaj ai hyri në sinagogë dhe u foli lirisht njerëzve tre muaj me radhë, duke diskutuar dhe duke i bindur për gjërat e mbretërisë së Perëndisë.
<scripture passage="Acts 19:9" parsed="|Acts|19|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.9" />
<sup>9</sup> Por, duke qenë se disa ngurtësoheshin dhe nuk besonin dhe flisnin keq për Udhën përpara turmës, ai u shkëput prej tyre, i ndau dishepujt dhe vazhdoi të diskutojë çdo ditë në shkollën e njëfarë Tirani.
<scripture passage="Acts 19:10" parsed="|Acts|19|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.10" />
<sup>10</sup> Dhe kjo vazhdoi dy vjet me radhë, kështu që të gjithë banorët e Azisë, Judenj dhe Grekë, e dëgjuan fjalën e Zotit Jezus.
<scripture passage="Acts 19:11" parsed="|Acts|19|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.11" />
<sup>11</sup> Dhe Perëndia bënte mrekulli të jashtëzakonshme me anë të duarve të Palit,
<scripture passage="Acts 19:12" parsed="|Acts|19|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.12" />
<sup>12</sup> aq sa mbi të sëmurët sillnin peshqirë dhe përparëse që kishin qenë mbi trupin e tij, dhe sëmundjet largoheshin prej tyre dhe frymërat e liga dilnin prej tyre.
<scripture passage="Acts 19:13" parsed="|Acts|19|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.13" />
<sup>13</sup> Dhe disa yshtës shëtitës Judenj u orvatën të thërrasin emrin e Zotit Jezus mbi ata që kishin frymërat e liga, duke thënë: ''Ju përbetohemi për Jezusin, që Pali predikon!''.
<scripture passage="Acts 19:14" parsed="|Acts|19|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.14" />
<sup>14</sup> Ata që bënin këtë ishin shtatë bijtë e njëfarë Skevi, kryeprift jude.
<scripture passage="Acts 19:15" parsed="|Acts|19|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.15" />
<sup>15</sup> Por fryma e ligë u përgjigj dhe tha: ''Unë e njoh Jezusin dhe e di kush është Pali, po ju cilët jeni?''.
<scripture passage="Acts 19:16" parsed="|Acts|19|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.16" />
<sup>16</sup> Atëherë ai njeri që kishte frymën e ligë u hodh mbi ta dhe si i mundi, ushtroi një dhunë aq të madhe sa ata ikën nga ajo shtëpi, lakuriq e të plagosur.
<scripture passage="Acts 19:17" parsed="|Acts|19|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.17" />
<sup>17</sup> Kjo u muar vesh nga të gjithë Judenjtë dhe Grekët që banonin në Efes, dhe të gjithë i zuri frika, dhe emri i Zotit Jezus ishte madhëruar.
<scripture passage="Acts 19:18" parsed="|Acts|19|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.18" />
<sup>18</sup> Dhe shumë nga ata që kishin besuar vinin të rrëfeheshin dhe të tregonin gjërat që kishin bërë.
<scripture passage="Acts 19:19" parsed="|Acts|19|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.19" />
<sup>19</sup> Shumë nga ata që ishin marrë me magji i sollën librat dhe i dogjën përpara të gjithëve; dhe, mbasi e llogaritën çmimin e tyre, gjetën se ishin pesëdhjetë mijë pjesë argjendi.
<scripture passage="Acts 19:20" parsed="|Acts|19|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.20" />
<sup>20</sup> Kështu fjala e Perëndisë shtohej dhe forcohej.
<scripture passage="Acts 19:21" parsed="|Acts|19|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.21" />
<sup>21</sup> Mbas këtyre ngjarjeve, Pali kishte vendosur në mendje të shkojë në Jeruzalem, duke kaluar nëpër Maqedoni dhe nëpër Akai, dhe thoshte: ''Mbasi të kem qenë atje, më duhet të shoh edhe Romën''.
<scripture passage="Acts 19:22" parsed="|Acts|19|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.22" />
<sup>22</sup> Atëherë dërgoi në Maqedoni dy nga ata që i shërbenin, Timoteun dhe Erastin, dhe vetë ndenji edhe ca kohë në Azi.
<scripture passage="Acts 19:23" parsed="|Acts|19|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.23" />
<sup>23</sup> Dhe në atë kohë u bë një trazirë e madhe lidhur me Udhën,
<scripture passage="Acts 19:24" parsed="|Acts|19|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.24" />
<sup>24</sup> sepse një farë njeriu, me emër Dhimitër, argjendar, i cili bënte tempuj të Dianës në argjend, u sillte artizanëve jo pak fitim.
<scripture passage="Acts 19:25" parsed="|Acts|19|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.25" />
<sup>25</sup> Ai i mblodhi këta bashkë me punëtorët që kishin një aktivitet të përafërt, dhe tha: ''O burra, ju e dini se fitimi ynë vjen nga kjo veprimtari.
<scripture passage="Acts 19:26" parsed="|Acts|19|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.26" />
<sup>26</sup> Dhe ju shihni dhe dëgjoni se ky Pali ua ka mbushur mendjen dhe ktheu një numër të madh njerëzish jo vetëm në Efes, por gati në mbarë Azinë, duke thënë se nuk janë perëndi ata që janë bërë me duar.
<scripture passage="Acts 19:27" parsed="|Acts|19|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.27" />
<sup>27</sup> Dhe jo vetëm që është rreziku për ne që kjo mjeshtria jonë të diskreditohet, por që edhe tempulli i perëndeshës së madhe Diana të mos vlerësohet më aspak dhe që t'i hiqet madhështia asaj, që gjithë Azia, madje gjithë bota, e nderon''.
<scripture passage="Acts 19:28" parsed="|Acts|19|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.28" />
<sup>28</sup> Ata, kur i dëgjuan këto gjëra, u mbushën me inat dhe bërtisnin, duke thënë: ''E madhe është Diana e Efesianëve!''.
<scripture passage="Acts 19:29" parsed="|Acts|19|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.29" />
<sup>29</sup> Dhe gjithë qyteti u mbush me rrëmujë; dhe si i morën me forcë Gain dhe Aristarkun, Maqedonas, bashkudhëtarë të Palit, rendën të gjithë, me një mendje, në teatër.
<scripture passage="Acts 19:30" parsed="|Acts|19|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.30" />
<sup>30</sup> Dhe Pali donte t'i dilte popullit, por dishepujt nuk e lejonin.
<scripture passage="Acts 19:31" parsed="|Acts|19|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.31" />
<sup>31</sup> Edhe disa Aziarkë, që ishin miq të tij, i çuan për ta lutur të mos dilte në teatër.
<scripture passage="Acts 19:32" parsed="|Acts|19|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.32" />
<sup>32</sup> Ndërkaq disa bërtisnin një gjë, të tjerë një tjetër, saqë mbledhja ishte trazuar dhe më të shumtët nuk dinin përse ishin mbledhur.
<scripture passage="Acts 19:33" parsed="|Acts|19|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.33" />
<sup>33</sup> Atëherë nga turma nxorën Aleksandrin, të cilin e shtynin Judenjtë. Dhe Aleksandri, mbasi bëri shenjë me dorë, donte të paraqiste një apologji para popullit.
<scripture passage="Acts 19:34" parsed="|Acts|19|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.34" />
<sup>34</sup> Por, kur e morën vesh se ishte Jude, të gjithë me një zë filluan të bërtasin për gati dy orë: ''E madhe është Diana e Efesianëve!''.
<scripture passage="Acts 19:35" parsed="|Acts|19|35|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.35" />
<sup>35</sup> Kancelari i qytetit, mbasi e qetësoi turmën, tha: ''O Efesianë, cili është vallë ai njeri që nuk e di se qyteti i Efesianëve është mbrojtësi i tempullit të perëndeshës së madhe Diana dhe i imazhit të saj që ra nga Zeusi?
<scripture passage="Acts 19:36" parsed="|Acts|19|36|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.36" />
<sup>36</sup> Duke qenë, pra, se këto janë të pakundërshtueshme, ju duhet të rrini urtë dhe të mos bëni asgjë të nxituar.
<scripture passage="Acts 19:37" parsed="|Acts|19|37|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.37" />
<sup>37</sup> Sepse i prutë këta njerëz që nuk janë as sacrileghi as blasfemues të perëndeshës suaj.
<scripture passage="Acts 19:38" parsed="|Acts|19|38|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.38" />
<sup>38</sup> Pra, në qoftë se Dhimitri dhe mjeshtrit që janë me të kanë diçka kundër dikujt, gjykatat janë hapur dhe prokonsuj ka; le të padisin njëri-tjetrin.
<scripture passage="Acts 19:39" parsed="|Acts|19|39|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.39" />
<sup>39</sup> Dhe nëse keni ndonjë kërkesë tjetër për të bërë, të zgjidhet në kuvendin sipas ligjit.
<scripture passage="Acts 19:40" parsed="|Acts|19|40|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.40" />
<sup>40</sup> Ne në fakt jemi në rrezik të akuzohemi si kryengritës për ngjarjen e sotme, sepse nuk ka asnjë arsye me të cilën të përligjet ky grumbullim''.
<scripture passage="Acts 19:41" parsed="|Acts|19|41|0|0" osisRef="Bible:Acts.19.41" />
<sup>41</sup> Dhe, si i tha këto, e shpërndau mbledhjen.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 20" progress="89.54%" prev="Acts.19" next="Acts.21" id="Acts.20">
<h3 id="Acts.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Acts.20-p1">
<scripture passage="Acts 20:1" parsed="|Acts|20|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.1" />
<sup>1</sup> Si pushoi trazira, Pali i thirri dishepujt pranë vetes, i përqafoi dhe u nis për të vajtur në Maqedoni.
<scripture passage="Acts 20:2" parsed="|Acts|20|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.2" />
<sup>2</sup> Dhe si i përshkoi ato krahina dhe u dha shumë këshilla, shkoi në Greqi.
<scripture passage="Acts 20:3" parsed="|Acts|20|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.3" />
<sup>3</sup> Dhe mbasi kaloi atje tre muaj, duke qenë se Judenjtë kishin kurdisur një komplot kundër tij kur përgatitej të lundronte për në Siri, vendosi të kthehet nga ana e Maqedonisë.
<scripture passage="Acts 20:4" parsed="|Acts|20|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.4" />
<sup>4</sup> Dhe deri në Azi e përcollën Sopatri nga Berea, Aristarku dhe Sekundi nga Thesaloniki, Gai nga Derba dhe Timoteu, dhe Tikiku e Trofimi nga Azia.
<scripture passage="Acts 20:5" parsed="|Acts|20|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.5" />
<sup>5</sup> Këta ishin nisur para nesh dhe na prisnin në Troas.
<scripture passage="Acts 20:6" parsed="|Acts|20|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.6" />
<sup>6</sup> Kurse ne u nisëm nga Filipi, pas ditëve të të Ndormëve, dhe për pesë ditë i arritëm në Troas, ku qëndruam shtatë ditë.
<scripture passage="Acts 20:7" parsed="|Acts|20|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.7" />
<sup>7</sup> Ditën e parë të javës, kur ishin mbledhur dishepujt për të thyer bukën, Pali, i cili duhet të nisej të nesërmen, bisedonte me ta dhe e zgjati fjalën deri në mesnatë.
<scripture passage="Acts 20:8" parsed="|Acts|20|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.8" />
<sup>8</sup> Dhe në sallën ku ishim mbledhur kishte shumë llamba.
<scripture passage="Acts 20:9" parsed="|Acts|20|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.9" />
<sup>9</sup> Një djalosh me emër Eutik, që ishte ulur në parvazin e dritares, e zuri një gjumë i rëndë; dhe, ndërsa Pali e çoi fjalën gjatë, e zuri gjumi, ra nga kati i tretë poshtë dhe e ngritën të vdekur.
<scripture passage="Acts 20:10" parsed="|Acts|20|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.10" />
<sup>10</sup> Por Pali, si zbriti, ra mbi të, e përqafoi dhe tha: ''Mos u shqetësoni, se shpirti i tij është në të''.
<scripture passage="Acts 20:11" parsed="|Acts|20|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.11" />
<sup>11</sup> Atëherë u ngjit përsëri lart, e theu bukën dhe hëngri; dhe, pasi foli gjatë deri në të gdhirë, u nis.
<scripture passage="Acts 20:12" parsed="|Acts|20|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.12" />
<sup>12</sup> Ndërkaq e prunë djalin të gjallë, dhe u ngushëlluan jo pak.
<scripture passage="Acts 20:13" parsed="|Acts|20|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.13" />
<sup>13</sup> Kurse ne, që kishim hipur tashmë në anije, lundruam për në Asos, ku kishim ndër mend të merrnim Palin, sepse kështu kishte caktuar, mbasi donte vetë të shkonte më këmbë.
<scripture passage="Acts 20:14" parsed="|Acts|20|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.14" />
<sup>14</sup> Kur na arriti në Asos, e morëm dhe arritëm në Mitilinë.
<scripture passage="Acts 20:15" parsed="|Acts|20|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.15" />
<sup>15</sup> Lundruam prej andej dhe të nesërmen arritëm përballë Hiosit; një ditë më pas arritëm në Samo dhe, pas një ndalese në Trogjili, arritëm të nesërmen në Milet.
<scripture passage="Acts 20:16" parsed="|Acts|20|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.16" />
<sup>16</sup> Sepse Pali kishte vendosur të lundronte pa u ndalur në Efes, që të mos humbiste kohë në Azi; sepse nxitonte që të ndodhej, po të ishte e mundur, në Jeruzalem ditën e Rrëshajëve.
<scripture passage="Acts 20:17" parsed="|Acts|20|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.17" />
<sup>17</sup> Nga Mileti dërgoi në Efes për të thirrur pleqtë e kishës.
<scripture passage="Acts 20:18" parsed="|Acts|20|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.18" />
<sup>18</sup> Kur ata erdhën tek ai, ai u tha atyre: ''Ju e dini dita e parë që hyra në Azi si kam jetuar midis jush për të gjithë këtë kohë,
<scripture passage="Acts 20:19" parsed="|Acts|20|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.19" />
<sup>19</sup> duke i shërbyer Zotit me gjithë përulësi e me shumë lot e me prova që m'u bënë nga tinëzitë e Judenjve;
<scripture passage="Acts 20:20" parsed="|Acts|20|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.20" />
<sup>20</sup> dhe si unë nuk fsheha asnjë nga ato gjëra që ishin të dobishme për ju, por jua shpalla juve dhe jua mësova botërisht dhe nëpër shtëpi,
<scripture passage="Acts 20:21" parsed="|Acts|20|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.21" />
<sup>21</sup> duke u deklaruar solemnisht Judenjve dhe Grekëve mbi pendimin te Perëndi dhe për besimin në Zotin tonë Jezu Krisht.
<scripture passage="Acts 20:22" parsed="|Acts|20|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.22" />
<sup>22</sup> Dhe ja, tani, i shtyrë nga Fryma, po shkoj në Jeruzalem pa ditur se ç'do të më ndodhë atje,
<scripture passage="Acts 20:23" parsed="|Acts|20|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.23" />
<sup>23</sup> përveçse Fryma e Shenjtë dëshmon për mua në çdo qytet, duke thënë se më presin pranga dhe mundime.
<scripture passage="Acts 20:24" parsed="|Acts|20|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.24" />
<sup>24</sup> Por unë nuk dua t'ia di fare për jetën time që nuk e çmoj aq, sa ta kryej me gëzim vrapimin tim dhe shërbesën që mora nga Zoti Jezus, të dëshmoj plotësisht ungjillin e hirit të Perëndisë.
<scripture passage="Acts 20:25" parsed="|Acts|20|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.25" />
<sup>25</sup> Dhe ja, tani e di se të gjithë ju, në mes të të cilëve kam vajtur dhe ardhur duke predikuar mbretërinë e Perëndisë, nuk do të shihni më fytyrën time.
<scripture passage="Acts 20:26" parsed="|Acts|20|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.26" />
<sup>26</sup> Prandaj sot po ju deklaroj se unë jam i pastër nga gjaku i të gjithëve;
<scripture passage="Acts 20:27" parsed="|Acts|20|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.27" />
<sup>27</sup> sepse nuk u tërhoqa prapa për të mos ju treguar gjithë këshillën e Perëndisë.
<scripture passage="Acts 20:28" parsed="|Acts|20|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.28" />
<sup>28</sup> Tregoni kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në mes të së cilës Fryma e Shenjtë ju ka vënë ju kujdestarë që të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e tij.
<scripture passage="Acts 20:29" parsed="|Acts|20|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.29" />
<sup>29</sup> Në fakt unë e di se, pas largimit tim, do të hyjnë midis jush ujqër grabitqarë, që nuk do ta kursejnë tufën,
<scripture passage="Acts 20:30" parsed="|Acts|20|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.30" />
<sup>30</sup> edhe vetë midis jush do të dalin njerëz që do të flasin gjëra të çoroditura që të tërheqin pas vetes dishepujt.
<scripture passage="Acts 20:31" parsed="|Acts|20|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.31" />
<sup>31</sup> Prandaj rrini zgjuar, dhe mbani mend se për tre vjet me radhë, ditë e natë, nuk pushova kurrë të paralajmëroj secilin me lot.
<scripture passage="Acts 20:32" parsed="|Acts|20|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.32" />
<sup>32</sup> Dhe tani, o vëllezër, unë po ju lë te Perëndia dhe te fjala e hirit të tij, që është në gjendje t'ju ndërtojë dhe t'ju japë trashëgimin në mes të të gjithë të shenjtëruarve.
<scripture passage="Acts 20:33" parsed="|Acts|20|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.33" />
<sup>33</sup> Unë nuk kam dashur as argjend, as ar, as rrobat e ndonjërit.
<scripture passage="Acts 20:34" parsed="|Acts|20|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.34" />
<sup>34</sup> Dhe ju vetë e dini se këto duar kanë punuar për nevojat e mia dhe për ata që ishin bashkë me mua.
<scripture passage="Acts 20:35" parsed="|Acts|20|35|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.35" />
<sup>35</sup> Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të lëngatët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: "Ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh!"''.
<scripture passage="Acts 20:36" parsed="|Acts|20|36|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.36" />
<sup>36</sup> Dhe, si kishte thënë këto gjëra, u ul mbi gjunjë dhe u lut me ata të gjithë.
<scripture passage="Acts 20:37" parsed="|Acts|20|37|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.37" />
<sup>37</sup> Atëherë të gjithë qanë me të madhe, e rroknin në qafë Palin dhe e puthnin,
<scripture passage="Acts 20:38" parsed="|Acts|20|38|0|0" osisRef="Bible:Acts.20.38" />
<sup>38</sup> të hidhëruar sidomos për fjalën që kishte thënë, se nuk do ta shihnin më fytyrën e tij. Pastaj e përcollën në anije.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 21" progress="89.65%" prev="Acts.20" next="Acts.22" id="Acts.21">
<h3 id="Acts.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Acts.21-p1">
<scripture passage="Acts 21:1" parsed="|Acts|21|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.1" />
<sup>1</sup> Mbasi u ndamë nga ta, lundruam dhe, duke shkuar drejt, arritëm në Koos, ditën tjetër në Rodos dhe që andej në Patara.
<scripture passage="Acts 21:2" parsed="|Acts|21|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.2" />
<sup>2</sup> Edhe, si gjetëm një anije që shkonte për Feniki, hipëm dhe lundruam.
<scripture passage="Acts 21:3" parsed="|Acts|21|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.3" />
<sup>3</sup> Pamë nga larg Qipron dhe e lamë në të majtë, vazhduam lundrimin për në Siri dhe dolëm në Tiro, sepse atje anija kishte për të shkarkuar.
<scripture passage="Acts 21:4" parsed="|Acts|21|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.4" />
<sup>4</sup> Dhe, si i gjetëm dishepujt, qëndruam atje shtatë ditë; të shtyrë nga Fryma, ata i thoshin Palit të mos ngjitej në Jeruzalem.
<scripture passage="Acts 21:5" parsed="|Acts|21|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.5" />
<sup>5</sup> Kur i plotësuam ato ditë, u nisëm dhe shkuam; dhe na përcollën të gjithë, me gra e me fëmijë, deri jashtë qytetit; dhe si u ulëm në gjunjë në breg, u lutëm.
<scripture passage="Acts 21:6" parsed="|Acts|21|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.6" />
<sup>6</sup> Dhe, mbasi u përshëndetëm, hipëm në anije, kurse ata u kthyen në shtëpitë e veta.
<scripture passage="Acts 21:7" parsed="|Acts|21|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.7" />
<sup>7</sup> Kur mbaruam lundrimin, nga Tiro erdhëm në Ptolemaidë dhe, si përshëndetëm vëllezërit, kaluam një ditë me ta.
<scripture passage="Acts 21:8" parsed="|Acts|21|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.8" />
<sup>8</sup> Të nesërmen u nisëm (ne që ishim shokë me Palin), arritëm në Cezare dhe hymë në shtëpinë e Filip ungjilltarit, që ishte një nga të shtatët, dhe ndenjëm tek ai.
<scripture passage="Acts 21:9" parsed="|Acts|21|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.9" />
<sup>9</sup> Por ai kishte katër bija virgjëresha, që profetizonin.
<scripture passage="Acts 21:10" parsed="|Acts|21|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.10" />
<sup>10</sup> Dhe, pasi qëndruam ne atje shumë ditë, zbriti nga Judeja një farë profeti me emër Agabo.
<scripture passage="Acts 21:11" parsed="|Acts|21|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.11" />
<sup>11</sup> Si erdhi te ne, ai mori brezin e Palit, lidhi duart dhe këmbët e veta dhe tha: ''Këtë thotë Fryma e Shenjtë: Kështu do ta lidhin Judenjtë në Jeruzalem burrin, të cilit i përket ky brez dhe do t'a dorëzojnë johebrenjve''.
<scripture passage="Acts 21:12" parsed="|Acts|21|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.12" />
<sup>12</sup> Kur i dëgjuam këto gjëra, ne dhe vendësit iu lutëm që të mos ngjitej në Jeruzalem.
<scripture passage="Acts 21:13" parsed="|Acts|21|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.13" />
<sup>13</sup> Por Pali u përgjigj: ''Ç'po bëni ju, duke qarë e duke ma copëtuar zemrën? Sepse unë jam gati jo vetëm për të qenë i lidhur, por edhe për të vdekur në Jeruzalem për emrin e Zotit Jezus''.
<scripture passage="Acts 21:14" parsed="|Acts|21|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.14" />
<sup>14</sup> Dhe, mbasi nuk i mbushej mendja, ne pushuam duke thënë: ''U bëftë vullneti i Zotit!''.
<scripture passage="Acts 21:15" parsed="|Acts|21|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.15" />
<sup>15</sup> Dhe pas atyre ditëve, bëmë gati gjërat tona, dhe u ngjitëm në Jeruzalem.
<scripture passage="Acts 21:16" parsed="|Acts|21|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.16" />
<sup>16</sup> Me ne erdhën edhe disa dishepuj nga Cezareja dhe prunë me ta njëfarë Mnasoni, lindur në Qipro, një dishepull i vjetër, tek i cili do të bujtnim.
<scripture passage="Acts 21:17" parsed="|Acts|21|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.17" />
<sup>17</sup> Kur arritëm në Jeruzalem, vëllezërit na pritën me gëzim.
<scripture passage="Acts 21:18" parsed="|Acts|21|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.18" />
<sup>18</sup> Të nesërmen Pali u tërhoq me ne te Jakobi, dhe erdhën të gjithë pleqtë.
<scripture passage="Acts 21:19" parsed="|Acts|21|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.19" />
<sup>19</sup> Mbasi i përshëndeti, Pali u tregoi atyre, një për një, të gjitha sa kishte bërë Zoti ndër johebrenjtë me anë të shërbesës së tij.
<scripture passage="Acts 21:20" parsed="|Acts|21|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.20" />
<sup>20</sup> Dhe ata, kur dëgjuan këtë, përlëvduan Perëndinë dhe i thanë Palit: ''Vëlla, ti po sheh sa mijëra Judenj ka që kanë besuar; dhe të gjithë i përbahen me zell ligjit.
<scripture passage="Acts 21:21" parsed="|Acts|21|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.21" />
<sup>21</sup> Tani ata morën vesh për ty se ti i mëson të gjithë Judenjtës që jetojnë midis johebrenjve të shkëputen nga Moisiu, duke thënë që të mos i rrethpresin djemtë dhe të mos ndjekin më zakonet.
<scripture passage="Acts 21:22" parsed="|Acts|21|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.22" />
<sup>22</sup> Po atëherë, ç'duhet të bëhet? Duhet patjetër që të mblidhet populli, sepse do ta marrin vesh se ke ardhur.
<scripture passage="Acts 21:23" parsed="|Acts|21|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.23" />
<sup>23</sup> Bëje, pra, atë që të themi: ne kemi katër burra, që kanë bërë një premtim solemn;
<scripture passage="Acts 21:24" parsed="|Acts|21|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.24" />
<sup>24</sup> merri dhe pastrohu me ta, dhe paguaj për ta që të rruajnë kokën; kështu të gjithë do ta mësojnë se s'janë gjë ato që kanë dëgjuar për ty, por se edhe ti ecën duke respektuar ligjin.
<scripture passage="Acts 21:25" parsed="|Acts|21|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.25" />
<sup>25</sup> Dhe sa për johebrenjtë që kanë besuar, ne u kemi shkruar atyre, mbasi vendosëm që ata nuk kanë ç'të respektojnë lidhur me këtë, por se të ruhen nga gjërat që u flijohen idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria''.
<scripture passage="Acts 21:26" parsed="|Acts|21|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.26" />
<sup>26</sup> Atëherë Pali i mori me vete ata burra dhe, të nesërmen, pasi u pastrua bashkë me ta, hyri në tempull dhe deklaroi plotësimin e ditëve të pastrimit, dhe kur do të paraqitej oferta për secilin nga ata.
<scripture passage="Acts 21:27" parsed="|Acts|21|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.27" />
<sup>27</sup> Por, kur po mbusheshin shtatë ditët, Judenjtë e Azisë, duke e parë në tempull, e nxitën turmën dhe vunë duart mbi të,
<scripture passage="Acts 21:28" parsed="|Acts|21|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.28" />
<sup>28</sup> duke bërtitur: ''O burra të Izraelit, na ndihmoni! Ky është ai njeri që u mëson të gjithëve dhe kudo kundër popullit, kundër ligjit dhe kundër këtij vendi; përveç kësaj ai i ka sjellë Grekët në tempull dhe e ka ndotur këtë vend të shenjtë''.
<scripture passage="Acts 21:29" parsed="|Acts|21|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.29" />
<sup>29</sup> Sepse ata kishin parë më përpara Trofimin nga Efesi bashkë me Palin në qytet, dhe mendonin se ai e kishte sjellë në tempull.
<scripture passage="Acts 21:30" parsed="|Acts|21|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.30" />
<sup>30</sup> Dhe gjithë qyteti ziente, dhe u mblodhën njerëzit; dhe, si e kapën Palin, e nxorrën jashtë tempullit dhe dyert u mby-llën menjëherë.
<scripture passage="Acts 21:31" parsed="|Acts|21|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.31" />
<sup>31</sup> Dhe, ndërsa kërkonin ta vrisnin, tribunit të kohortës i shkoi lajmi se gjithë Jeruzalemi ishte turbulluar.
<scripture passage="Acts 21:32" parsed="|Acts|21|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.32" />
<sup>32</sup> Ai mori menjëherë ushtarë dhe centurionë dhe u sul kundër tyre. Dhe këta, kur panë tribunin dhe ushtarët, pushuan së rrahuri Palin.
<scripture passage="Acts 21:33" parsed="|Acts|21|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.33" />
<sup>33</sup> Atëherë tribuni u afrua, e zuri dhe urdhëroi që ta lidhnin me dy zinxhirë, pastaj pyeti cili ishte dhe ç'kishte bërë.
<scripture passage="Acts 21:34" parsed="|Acts|21|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.34" />
<sup>34</sup> Në turmë disa bërtisnin një gjë, të tjerë një tjetër; dhe, mbasi nuk mori vesh dot të vërtetën për trazirën, urdhëroi që ta sillnin në fortesë.
<scripture passage="Acts 21:35" parsed="|Acts|21|35|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.35" />
<sup>35</sup> Dhe kur arriti te shkallaret, ndodhi që, për shkak të dhunës së turmës, duhej të bartej nga ushtarët,
<scripture passage="Acts 21:36" parsed="|Acts|21|36|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.36" />
<sup>36</sup> sepse masa e popullit vinte pas duke bërtitur: ''Vdekje!''.
<scripture passage="Acts 21:37" parsed="|Acts|21|37|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.37" />
<sup>37</sup> Kur Pali do të hynte në fortesë, i tha tribunit: ''A më lejohet të them diçka?''. Ai u përgjigj: ''A di greqisht?
<scripture passage="Acts 21:38" parsed="|Acts|21|38|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.38" />
<sup>38</sup> Mos je vallë ai Egjiptasi që disa ditë më parë ngriti krye dhe nxori në shkretëtirë katër mijë gjakësorë?''.
<scripture passage="Acts 21:39" parsed="|Acts|21|39|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.39" />
<sup>39</sup> Dhe Pali tha: ''Unë jam një Jude nga Tarsi, qytetar i një qyteti të Kilikisë që s'është i padëgjuar; dhe të lutem më lejo t'i flas popullit''.
<scripture passage="Acts 21:40" parsed="|Acts|21|40|0|0" osisRef="Bible:Acts.21.40" />
<sup>40</sup> Dhe, mbasi e lejoi, Pali, duke qëndruar në këmbë mbi shkallarët, i bëri shenjë me dorë popullit. Dhe, si u bë heshtje e madhe, i foli në gjuhën hebraike, duke thënë:
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 22" progress="89.78%" prev="Acts.21" next="Acts.23" id="Acts.22">
<h3 id="Acts.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Acts.22-p1">
<scripture passage="Acts 22:1" parsed="|Acts|22|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.1" />
<sup>1</sup> ''Vëllezër dhe etër, dëgjoni çfarë ju them tani për mbrojtjen time''.
<scripture passage="Acts 22:2" parsed="|Acts|22|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.2" />
<sup>2</sup> Kur dëgjuan se u fliste atyre në gjuhën hebraike, heshtën edhe më shumë. Pastaj ai tha:
<scripture passage="Acts 22:3" parsed="|Acts|22|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.3" />
<sup>3</sup> ''Në të vërtetë unë jam një Jude, lindur në Tars të Kilikisë dhe rritur në këtë qytet te këmbët e Gamalielit, edukuar me përpikërinë e ligjit të etërve tanë, plot me zell për Perëndinë, sikurse jeni ju të gjithë sot;
<scripture passage="Acts 22:4" parsed="|Acts|22|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.4" />
<sup>4</sup> unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur dhe duke futur në burg burra dhe gra,
<scripture passage="Acts 22:5" parsed="|Acts|22|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.5" />
<sup>5</sup> sikurse jep dëshmi për mua kryeprifti dhe gjithë sinedri i pleqve, prej të cilëve mora edhe letra për vëllezërit dhe shkova në Damask për të sjellë të lidhur në Jeruzalem ata që ishin atje, që të ndëshkoheshin.
<scripture passage="Acts 22:6" parsed="|Acts|22|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.6" />
<sup>6</sup> Dhe më ndodhi që, kur isha duke udhëtuar dhe po i afrohesha Damaskut, aty nga mesi i ditës, papritmas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje.
<scripture passage="Acts 22:7" parsed="|Acts|22|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.7" />
<sup>7</sup> Dhe unë rashë përdhe dhe dëgjova një zë që po më thoshte: "Saul, Saul, përse më përndjek?".
<scripture passage="Acts 22:8" parsed="|Acts|22|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.8" />
<sup>8</sup> Dhe unë u përgjigja: "Kush je ti, o Zot?" Edhe ai më tha: "Unë jam Jezus Nazareasi, të cilin ti e përndjek".
<scripture passage="Acts 22:9" parsed="|Acts|22|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.9" />
<sup>9</sup> Edhe ata që ishin me mua e panë dritën dhe u trembën, por nuk dëgjuan zërin e atij që më fliste.
<scripture passage="Acts 22:10" parsed="|Acts|22|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.10" />
<sup>10</sup> Unë thashë: "O Zot, ç'duhet të bëj?". Zoti më tha: "Çohu dhe shko në Damask! Atje do të të thuhet çfarë të është urdhëruar të bësh".
<scripture passage="Acts 22:11" parsed="|Acts|22|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.11" />
<sup>11</sup> Dhe, mbasi unë nuk shihja asgjë për shkak të shkëlqimit të asaj drite, më morën për dore ata që ishin me mua; dhe hyra në Damask.
<scripture passage="Acts 22:12" parsed="|Acts|22|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.12" />
<sup>12</sup> Dhe njëfarë Anania, njeri i perëndishëm sipas ligjit, për të cilin jepnin dëshmi të gjithë Judenjtë që banonin aty,
<scripture passage="Acts 22:13" parsed="|Acts|22|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.13" />
<sup>13</sup> erdhi tek unë, dhe duke qëndruar pranë meje, tha: "O vëlla Saul, shiko përsëri!". Dhe në atë çast unë fitova përsëri dritën e syve dhe e shikova.
<scripture passage="Acts 22:14" parsed="|Acts|22|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.14" />
<sup>14</sup> Pastaj vazhdoi: "Perëndia i etërve tanë të ka paracaktuar të njohësh vullnetin e tij, ta shohësh të Drejtin dhe të dëgjosh një zë nga goja e tij.
<scripture passage="Acts 22:15" parsed="|Acts|22|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.15" />
<sup>15</sup> Sepse ti duhet të dëshmosh për të tek të gjithë njerëzit për ato që ke parë dhe ke dëgjuar.
<scripture passage="Acts 22:16" parsed="|Acts|22|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.16" />
<sup>16</sup> Dhe tani ç'pret? Çohu dhe ji i pagëzuar dhe i larë nga mëkatet e tua, duke thirrur emrin e Zotit".
<scripture passage="Acts 22:17" parsed="|Acts|22|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.17" />
<sup>17</sup> Dhe ndodhi që, kur u ktheva në Jeruzalem dhe isha duke u lutur në tempull, u rrëmbeva në ekstazë,
<scripture passage="Acts 22:18" parsed="|Acts|22|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.18" />
<sup>18</sup> dhe pashë Zotin që më thoshte: "Nxito dhe dil shpejt nga Jeruzalemi, sepse ata nuk do ta pranojnë dëshminë tënde për mua".
<scripture passage="Acts 22:19" parsed="|Acts|22|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.19" />
<sup>19</sup> Atëherë unë thashë: "O Zot, ata e dinë vetë se unë burgosja dhe rrihja nga një sinagogë te tjetra ata që besonin në ty;
<scripture passage="Acts 22:20" parsed="|Acts|22|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.20" />
<sup>20</sup> kur u derdh gjaku i Stefanit, dëshmorit tënd, edhe unë isha i pranishëm, e miratoja vdekjen e tij dhe ruaja rrobat e atyre që e vrisnin.
<scripture passage="Acts 22:21" parsed="|Acts|22|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.21" />
<sup>21</sup> Por ai më tha: "Shko, sepse unë do të të dërgoj larg midis johebrenjve"''.
<scripture passage="Acts 22:22" parsed="|Acts|22|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.22" />
<sup>22</sup> Ata e dëgjuan deri në këtë pikë; pastaj ngritën zërin duke thënë: ''Hiqe nga bota një njeri të tillë, sepse nuk është i denjë të rrojë!''.
<scripture passage="Acts 22:23" parsed="|Acts|22|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.23" />
<sup>23</sup> Duke qenë se ata bërtisnin, duke i flakur rrobat e duke ngritur pluhurin në erë,
<scripture passage="Acts 22:24" parsed="|Acts|22|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.24" />
<sup>24</sup> kryemijësi urdhëroi ta çonin Palin në fortesë, duke urdhëruar që ta marrin në pyetje duke e rrahur me kamxhik, që të merrej vesh për çfarë arsye ata bërtisnin kështu kundër tij.
<scripture passage="Acts 22:25" parsed="|Acts|22|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.25" />
<sup>25</sup> Por, kur e shtrinë, të lidhur me rripa, Pali i tha centurionit që ishte aty: ''A është e ligjshme për ju të rrihni me kamxhik një qytetar romak, ende të pagjykuar?''.
<scripture passage="Acts 22:26" parsed="|Acts|22|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.26" />
<sup>26</sup> Kur e dëgjoi, centurioni shkoi e i tregoi kryemijësit duke thënë: ''Çfarë do të bësh? Ky njeri është një qytetar romak!''.
<scripture passage="Acts 22:27" parsed="|Acts|22|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.27" />
<sup>27</sup> Atëherë kryemijësi shkoi te Pali dhe e pyeti: ''Më thuaj, a je një qytetar romak?''. Ai tha: ''Po, jam!''.
<scripture passage="Acts 22:28" parsed="|Acts|22|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.28" />
<sup>28</sup> Kryemijësi u përgjigj: ''Unë e kam fituar këtë qytetëri me një shumë të madhe''. Pali tha: ''Kurse unë e kam qysh prej lindjes!''.
<scripture passage="Acts 22:29" parsed="|Acts|22|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.29" />
<sup>29</sup> Menjëherë ata që duhet ta merrnin në pyetje u larguan prej tij; dhe vetë kryemijësi, kur mori vesh se ai ishte qytetar romak, pati frikë që e kishte lidhur.
<scripture passage="Acts 22:30" parsed="|Acts|22|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.22.30" />
<sup>30</sup> Të nesërmen, duke dashur të marrë vesh me saktësi përse ishte akuzuar nga Judenjtë, e zgjidhi nga prangat dhe urdhëroi krerët e priftërinjve dhe gjithë sinedrin të vinin. Pastaj, si e sollën poshtë Palin, e nxori përpara tyre.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 23" progress="89.87%" prev="Acts.22" next="Acts.24" id="Acts.23">
<h3 id="Acts.23-p0.1">Chapter 23</h3>
<p id="Acts.23-p1">
<scripture passage="Acts 23:1" parsed="|Acts|23|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.1" />
<sup>1</sup> Pali, duke shikuar nga sinedri, tha: ''Vëllezër, deri në këtë unë jam sjellë përpara Perëndisë me ndërgjegje krejt të mirë''.
<scripture passage="Acts 23:2" parsed="|Acts|23|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.2" />
<sup>2</sup> Kryeprifti Anania u dha urdhër atëherë atyre që ishin pranë tij ta godisnin në gojë.
<scripture passage="Acts 23:3" parsed="|Acts|23|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.3" />
<sup>3</sup> Atëherë Pali i tha: ''Perëndia do të të godasë ty, o mur i zbardhur. Ti je ulur të më gjykosh sipas ligjit dhe, duke e nëpërkëmbur atë, jep urdhër të më godasin''.
<scripture passage="Acts 23:4" parsed="|Acts|23|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.4" />
<sup>4</sup> Dhe ata që ishin të pranishëm thanë: ''E fyen ti kryepriftin e Perëndisë?''.
<scripture passage="Acts 23:5" parsed="|Acts|23|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.5" />
<sup>5</sup> Pali u përgjigj: ''Nuk e dija, o vëllezër, se është kryeprift, sepse është shkruar: "Ti nuk do të flasësh keq për princin e popullit tënd"''.
<scripture passage="Acts 23:6" parsed="|Acts|23|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.6" />
<sup>6</sup> Pali, pra, duke ditur se një pjesë ishte nga saducenj dhe tjetra nga farisenj, i thirri sinedrit: ''Vëllezër, unë jam farise, bir farisenjsh; për shkak të shpresës dhe të ringjalljes të së vdekurve unë po gjykohem''.
<scripture passage="Acts 23:7" parsed="|Acts|23|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.7" />
<sup>7</sup> Sapo tha këtë, lindi një grindje ndërmjet farisenjve dhe saducenjve, dhe kuvendi u përça;
<scripture passage="Acts 23:8" parsed="|Acts|23|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.8" />
<sup>8</sup> sepse saducenjtë thonë se nuk ka ringjallje, as engjëll, as frymë, ndërsa farisenjtë pohojnë edhe njërën dhe tjetrën.
<scripture passage="Acts 23:9" parsed="|Acts|23|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.9" />
<sup>9</sup> Atëherë u bë një zhurmë e madhe. Skribët e palës së farisenjve u çuan në këmbë dhe protestonin duke thënë: ''Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri; dhe nëse i ka folur një frymë ose një engjëll të mos luftojmë kundër Perëndisë''.
<scripture passage="Acts 23:10" parsed="|Acts|23|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.10" />
<sup>10</sup> Dhe duke qenë se grindja po shtohej, tribuni, nga druajtja se mos Pali bëhej copa-copa prej tyre, u dha urdhër ushtarëve të zbresin dhe ta heqin nga mesi i tyre, dhe ta çojnë përsëri në fortesë.
<scripture passage="Acts 23:11" parsed="|Acts|23|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.11" />
<sup>11</sup> Një natë më pas, Zoti iu shfaq atij dhe tha: ''Pal, kurajo, sepse sikurse ke dhënë dëshmi për mua në Jeruzalem, ashtu duhet të dëshmosh edhe në Romë''.
<scripture passage="Acts 23:12" parsed="|Acts|23|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.12" />
<sup>12</sup> Kur zbardhi dita, disa Judenj kurdisën një komplot duke u lidhur me betim që të mos hanë dhe të mos pinë derisa të kenë vrarë Palin.
<scripture passage="Acts 23:13" parsed="|Acts|23|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.13" />
<sup>13</sup> Ata që kishin bërë këtë komplot ishin më tepër se dyzet.
<scripture passage="Acts 23:14" parsed="|Acts|23|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.14" />
<sup>14</sup> Ata u paraqitën para krerëve të priftërinjve dhe para pleqve dhe thanë: ''Ne jemi lidhur me betim të mos vëmë gjë në gojë, derisa të vrasim Palin.
<scripture passage="Acts 23:15" parsed="|Acts|23|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.15" />
<sup>15</sup> Ju, pra, me sinedrin, i bëni një kërkesë tribunit që t'jua sjellë nesër, gjoja se doni ta hetoni më thellë çështjen e tij; dhe ne, para se të afrohet, do të jemi gati ta vrasim''.
<scripture passage="Acts 23:16" parsed="|Acts|23|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.16" />
<sup>16</sup> Por djali i motrës së Palit, si e mori vesh kurthin, rendi në fortesë dhe, mbasi hyri, i tregoi Palit.
<scripture passage="Acts 23:17" parsed="|Acts|23|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.17" />
<sup>17</sup> Atëherë Pali thirri një nga centurionët pranë vetes dhe i tha: ''Çoje këtë djalë tek kryemijëshi, sepse ka diçka për t'i thënë''.
<scripture passage="Acts 23:18" parsed="|Acts|23|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.18" />
<sup>18</sup> Atëherë ai e mori dhe e çoi tek kryemijëshi dhe tha: ''Pali, i burgosuri, më thirri dhe m'u lut të të sjell këtë djalë, sepse ka diçka për të të thënë''.
<scripture passage="Acts 23:19" parsed="|Acts|23|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.19" />
<sup>19</sup> Atëherë kryemijësi e kapi për dore, e mori mënjanë dhe e pyeti: ''Çfarë ke për të më thënë?''.
<scripture passage="Acts 23:20" parsed="|Acts|23|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.20" />
<sup>20</sup> Ai tha: ''Judenjtë janë marrë vesh që të të kërkojnë që nesër ta nxjerrësh Palin poshtë, në sinedër, se gjoja dashkan ta hetojnë më thellë çështjen e tij.
<scripture passage="Acts 23:21" parsed="|Acts|23|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.21" />
<sup>21</sup> Prandaj ti mos ua vër veshin, sepse më shumë se dyzet burra nga ata kanë ngritur kurth kundër tij, sepse janë zotuar duke u lidhur me betim, të mos hanë e të mos pinë, derisa ta kenë vrarë; dhe tani  janë gati dhe presin që ti t'ua lejosh  atyre''.
<scripture passage="Acts 23:22" parsed="|Acts|23|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.22" />
<sup>22</sup> Tribuni, pra, e la të shkojë djalin, duke e urdhëruar që të mos i tregojë kurrkujt se e kishte vënë në dijeni për këto gjëra.
<scripture passage="Acts 23:23" parsed="|Acts|23|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.23" />
<sup>23</sup> Pastaj thirri dy centurionë dhe u tha: ''Bëni gati që nga ora tre e natës dyqind ushtarë, shtatëdhjetë kalorës dhe dyqind shtizëmbajtës, për të shkuar deri në Cezare''.
<scripture passage="Acts 23:24" parsed="|Acts|23|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.24" />
<sup>24</sup> Dhe u tha të bëjnë gati kuajt që ta hipte Pali dhe ta çonin shëndoshë e mirë te qeveritari Feliks.
<scripture passage="Acts 23:25" parsed="|Acts|23|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.25" />
<sup>25</sup> Ai shkroi një letër me këtë përmbajtje:
<scripture passage="Acts 23:26" parsed="|Acts|23|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.26" />
<sup>26</sup> ''Klaud Lisia, qeveritarit shumë të shkëlqyeshëm Feliks, shëndet.
<scripture passage="Acts 23:27" parsed="|Acts|23|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.27" />
<sup>27</sup> Ky njeri ishte kapur nga Judenjtë që ishin gati ta vrisnin, kur ia mbërrita unë me ushtarët dhe e lirova, sepse mora vesh se ishte qytetar romak.
<scripture passage="Acts 23:28" parsed="|Acts|23|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.28" />
<sup>28</sup> Dhe, duke dashur të di fajin për të cilin e akuzonin, e nxora para sinedrit të tyre.
<scripture passage="Acts 23:29" parsed="|Acts|23|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.29" />
<sup>29</sup> Përfundova se e kishin akuzuar për çështje që lidheshin me ligjin e tyre dhe që ai nuk kishte asnjë faj që të meritonte vdekjen e as burgimin.
<scripture passage="Acts 23:30" parsed="|Acts|23|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.30" />
<sup>30</sup> Dhe, kur më njoftuan për kurthin që Judenjtë i ngritën këtij njeriu, ta nisa menjëherë, duke u dhënë urdhër paditësve të parashtrojnë para teje ankimet që kanë kundër tij. Qofsh me shëndet!''.
<scripture passage="Acts 23:31" parsed="|Acts|23|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.31" />
<sup>31</sup> Ushtarët, pra, sipas urdhrit të dhënë, morën në dorëzim Palin dhe e çuan natën në Antipatridë.
<scripture passage="Acts 23:32" parsed="|Acts|23|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.32" />
<sup>32</sup> Të nesërmen, pasi ua lanë si detyrë kalorësve të shkojnë me të, u kthyen në fortesë.
<scripture passage="Acts 23:33" parsed="|Acts|23|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.33" />
<sup>33</sup> Ata, pasi arritën në Cezare dhe ia dorëzuan letrën qeveritarit, i paraqitën edhe Palin.
<scripture passage="Acts 23:34" parsed="|Acts|23|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.34" />
<sup>34</sup> Mbasi e lexoi letrën, qeveritari e pyeti Palin nga ç'krahinë ishte; dhe, kur mori vesh se ishte nga Kilikia,
<scripture passage="Acts 23:35" parsed="|Acts|23|35|0|0" osisRef="Bible:Acts.23.35" />
<sup>35</sup> i tha: ''Unë do të të dëgjoj kur të mbrrijnë edhe paditësit e tu''. Dhe urdhëroi që ta ruanin në pretoriumin e Herodit.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 24" progress="89.99%" prev="Acts.23" next="Acts.25" id="Acts.24">
<h3 id="Acts.24-p0.1">Chapter 24</h3>
<p id="Acts.24-p1">
<scripture passage="Acts 24:1" parsed="|Acts|24|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.1" />
<sup>1</sup> Por pas pesë ditësh erdhi kryeprifti Anania bashkë me pleqtë dhe me një gojtar, një farë Tertuli; ata dolën përpara qeveritarit për të akuzuar Palin.
<scripture passage="Acts 24:2" parsed="|Acts|24|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.2" />
<sup>2</sup> Kur u thirr Pali, Tertuli filloi ta akuzojë duke thënë:
<scripture passage="Acts 24:3" parsed="|Acts|24|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.3" />
<sup>3</sup> ''Fort i shkëlqyeri Feliks, ne e pranojmë në gjithçka e për gjithçka dhe me mirënjohje të thellë se paqja të cilën gëzojmë dhe reformat dobiprurëse që janë zbatuar për këtë komb janë vepër e masave të tua largpamëse.
<scripture passage="Acts 24:4" parsed="|Acts|24|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.4" />
<sup>4</sup> Por, për të mos të shqetësuar më gjatë, të lutem me mirësinë tënde, të na dëgjosh shkurtimisht.
<scripture passage="Acts 24:5" parsed="|Acts|24|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.5" />
<sup>5</sup> Ne kemi gjetur se ky njeri është një murtajë dhe shkakton trazira midis gjithë Judenjve që janë në botë dhe është kryetari i sektit të Nazarenasve.
<scripture passage="Acts 24:6" parsed="|Acts|24|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.6" />
<sup>6</sup> Ai, madje, u përpoq të përdhosë tempullin; dhe ne e zumë dhe deshëm ta gjykonim sipas ligjit tonë.
<scripture passage="Acts 24:7" parsed="|Acts|24|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.7" />
<sup>7</sup> Por erdhi tribuni Lisia dhe e mori me forcë nga duart tona,
<scripture passage="Acts 24:8" parsed="|Acts|24|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.8" />
<sup>8</sup> duke i urdhëruar paditësit e tij të vijnë tek ti; duke e hetuar atë, do të mundësh ti vetë të marrësh vesh prej tij të vërtetën e të gjitha gjërave, për të cilat ne e akuzojmë''.
<scripture passage="Acts 24:9" parsed="|Acts|24|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.9" />
<sup>9</sup> Edhe Judenjtë u bashkuan, duke pohuar se kështu qëndronin gjërat.
<scripture passage="Acts 24:10" parsed="|Acts|24|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Pali, mbasi qeveritari i bëri shenjë të flasë, u përgjigj: ''Duke ditur se prej shumë vjetësh ti je gjykatësi i këtij kombi, flas edhe më me guxim në mbrojtje të vetes.
<scripture passage="Acts 24:11" parsed="|Acts|24|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.11" />
<sup>11</sup> Jo më shumë se dymbëdhjetë ditë më parë, siç mund ta verifikosh, unë u ngjita në Jeruzalem për të adhuruar.
<scripture passage="Acts 24:12" parsed="|Acts|24|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.12" />
<sup>12</sup> Dhe këta nuk më gjetën në tempull duke u grindur me ndonjë, ose duke nxitur turmën as në sinagogat as edhe nëpër qytet;
<scripture passage="Acts 24:13" parsed="|Acts|24|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.13" />
<sup>13</sup> dhe as mund të provojnë gjërat për të cilat tani më akuzojnë.
<scripture passage="Acts 24:14" parsed="|Acts|24|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.14" />
<sup>14</sup> Por unë po të rrëfej këtë: sipas Udhës që ata e quajnë sekt, unë i shërbej kështu Perëndisë së etërve, duke u besuar të gjitha gjërave që janë shkruar në ligjin dhe në profetët,
<scripture passage="Acts 24:15" parsed="|Acts|24|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.15" />
<sup>15</sup> duke pasur shpresë në Perëndinë, të cilën edhe këta e kanë, se do të ketë një ringjallje të të vdekurve, qoftë të të drejtëve, qoftë të të padrejtëve.
<scripture passage="Acts 24:16" parsed="|Acts|24|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.16" />
<sup>16</sup> Prandaj unë përpiqem të kem vazhdimisht një ndërgjegje të paqortueshme përpara Perëndisë dhe përpara njerëzve.
<scripture passage="Acts 24:17" parsed="|Acts|24|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.17" />
<sup>17</sup> Tani, pas shumë vjetësh, unë erdha të sjell lëmosha dhe oferta kombit tim.
<scripture passage="Acts 24:18" parsed="|Acts|24|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.18" />
<sup>18</sup> Por, tek po bëja këtë, ata më gjetën të pastruar në tempull, pa asnjë tubim ose trazirë.
<scripture passage="Acts 24:19" parsed="|Acts|24|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.19" />
<sup>19</sup> Por ishin disa Judenj të Azisë, që duhej të dilnin para teje për të më akuzuar, se kishin diçka kundër meje.
<scripture passage="Acts 24:20" parsed="|Acts|24|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.20" />
<sup>20</sup> Ose vetë këta le të thonë nëse kanë gjetur ndonjë padrejtësi tek unë, kur rrija përpara sinedrit,
<scripture passage="Acts 24:21" parsed="|Acts|24|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.21" />
<sup>21</sup> veç mos qoftë vetëm për atë fjalë që unë thirra duke qëndruar në këmbë para tyre: "Për shkak të ringjalljes së të vdekurve sot unë gjykohem prej jush!"''.
<scripture passage="Acts 24:22" parsed="|Acts|24|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.22" />
<sup>22</sup> Kur i dëgjoi këto gjëra, Feliksi, që ishte i mirinformuar për Udhën, e shtyu gjyqin, duke thënë: ''Kur të vijë tribuni Lisia, do të marr në shqyrtim çështjen tuaj''.
<scripture passage="Acts 24:23" parsed="|Acts|24|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.23" />
<sup>23</sup> Dhe i dha urdhër centurionit që Palin ta ruanin, por të kishte njëfarë lirie, pa penguar asnjë nga të vetët t'i kryejnin shërbime ose të vijnin ta takojnin.
<scripture passage="Acts 24:24" parsed="|Acts|24|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.24" />
<sup>24</sup> Pas disa ditësh Feliksi, që kishte ardhur me gruan e vet Druzila, që ishte jude, dërgoi ta thërresin Palin dhe e dëgjoi lidhur me besimin në Jezu Krishtin.
<scripture passage="Acts 24:25" parsed="|Acts|24|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.25" />
<sup>25</sup> Dhe, duke qenë se Pali fliste për drejtësi, për vetëkontroll dhe për gjyqin e ardhshëm, Feliksi, shumë i trembur, u përgjigj: ''Për tani shko, dhe kur të kem rast, do të dërgoj të të thërrasin''.
<scripture passage="Acts 24:26" parsed="|Acts|24|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.26" />
<sup>26</sup> Njëkohësisht ai shpresonte se Pali do t'i jepte para që ta lironte; dhe prandaj e thërriste shpesh dhe bisedonte me të.
<scripture passage="Acts 24:27" parsed="|Acts|24|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.24.27" />
<sup>27</sup> Por pas dy vjetësh, Feliksit ia zuri vendin Porc Festi; dhe Feliksi, duke dashur t'ua bëjë qejfin Judenjve, e la Palin në burg.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 25" progress="90.07%" prev="Acts.24" next="Acts.26" id="Acts.25">
<h3 id="Acts.25-p0.1">Chapter 25</h3>
<p id="Acts.25-p1">
<scripture passage="Acts 25:1" parsed="|Acts|25|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.1" />
<sup>1</sup> Kur Festi arriti në krahinë, mbas tri ditësh u ngjit nga Cezarea në Jeruzalem.
<scripture passage="Acts 25:2" parsed="|Acts|25|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.2" />
<sup>2</sup> Kryeprifti dhe krerët e Judenjve i paraqitën akuzat kundër Palit dhe i luteshin,
<scripture passage="Acts 25:3" parsed="|Acts|25|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.3" />
<sup>3</sup> duke kërkuar t'u bënte favorin që Palin ta binin në Jeruzalem; kështu ata do ta vrisnin në një pritë rrugës.
<scripture passage="Acts 25:4" parsed="|Acts|25|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.4" />
<sup>4</sup> Por Festi u përgjigj që Pali ruhej në Cezare dhe që ai vetë do të shkonte aty shpejt.
<scripture passage="Acts 25:5" parsed="|Acts|25|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.5" />
<sup>5</sup> ''Prandaj njerëzit me influencë midis jush'', tha ai, ''le të zbresin me mua; dhe, në qoftë se ka ndonjë faj te ky njeri, le ta akuzojnë''.
<scripture passage="Acts 25:6" parsed="|Acts|25|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.6" />
<sup>6</sup> Si qëndroi midis tyre jo më shumë se tetë a dhjetë ditë, Festi zbriti në Cezare; të nesërmen zuri vend në gjykatë dhe urdhëroi që të sillnin Palin.
<scripture passage="Acts 25:7" parsed="|Acts|25|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.7" />
<sup>7</sup> Kur erdhi ai, Judenjtë që kishin zbritur nga Jeruzalemi e rrethuan, dhe drejtuan kundër Palit shumë akuza të rënda, të cilat nuk mund t'i vërtetonin.
<scripture passage="Acts 25:8" parsed="|Acts|25|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.8" />
<sup>8</sup> Në mbrojtje të vet Pali thoshte: ''Unë nuk kam mëkatuar as kundër ligjit të Judenjve, as kundër tempullit, as kundër Cezarit''.
<scripture passage="Acts 25:9" parsed="|Acts|25|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.9" />
<sup>9</sup> Por Festi, duke dashur t'u bëjë qejfin Judenjve, iu përgjigj Palit e tha: ''A dëshiron të ngjitesh në Jeruzalem për t'u gjykuar para meje për këto gjëra?''.
<scripture passage="Acts 25:10" parsed="|Acts|25|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.10" />
<sup>10</sup> Atëherë Pali tha: ''Unë jam para gjykatës së Cezarit, ku duhet të gjykohem; unë nuk u kam bërë asnjë të padrejtë Judenjve, sikurse ti e di fare mirë.
<scripture passage="Acts 25:11" parsed="|Acts|25|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.11" />
<sup>11</sup> Në qoftë se kam vepruar keq ose kam kryer diçka që meriton vdekjen, nuk refuzoj që të vdes; por nëse s'ka asgjë të vërtetë në gjërat për të cilat këta më akuzojnë, askush nuk mund të më dorëzojë në duart e tyre. Unë i apelohem Cezarit''.
<scripture passage="Acts 25:12" parsed="|Acts|25|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.12" />
<sup>12</sup> Atëherë Festi, pasi e bisedoi me këshillin, u përgjigj: ''Ti i je apeluar Cezarit; te Cezari do të shkosh''.
<scripture passage="Acts 25:13" parsed="|Acts|25|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.13" />
<sup>13</sup> Pas disa ditësh mbreti Agripa dhe Berenike erdhën në Cezare për të përshëndetur Festin.
<scripture passage="Acts 25:14" parsed="|Acts|25|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.14" />
<sup>14</sup> Dhe, mbasi ata ndenjën disa ditë, Festi ia parashtroi çështjen e Palit mbretit, duke thënë: ''Feliksi ka lënë të burgosur njëfarë njeriu,
<scripture passage="Acts 25:15" parsed="|Acts|25|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.15" />
<sup>15</sup> kundër të cilit, kur isha në Jeruzalem, krerët e priftërinjve dhe pleqtë e Judenjve, kishin paraqitur akuza, duke kërkuar dënimin e tij.
<scripture passage="Acts 25:16" parsed="|Acts|25|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.16" />
<sup>16</sup> Unë u dhashë përgjigje se nuk është zakon i Romakëve të dorëzojnë dikë për vdekje para se i akuzuari të ballafaqohet me paditësit e tij, dhe t'i jetë dhënë mundësia që të mbrohet nga akuza.
<scripture passage="Acts 25:17" parsed="|Acts|25|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.17" />
<sup>17</sup> Prandaj, kur ata u mblodhën këtu, pa e shtyrë punën, u ula të nesërmen në gjykatë dhe urdhërova të ma sjellin këtë njeri.
<scripture passage="Acts 25:18" parsed="|Acts|25|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.18" />
<sup>18</sup> Kur u ngritën paditësit e tij, nuk paraqitën kundër tij asnjë akuzë për gjërat që unë dyshoja.
<scripture passage="Acts 25:19" parsed="|Acts|25|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.19" />
<sup>19</sup> Por kishin vetëm disa pika mospajtimi për fenë e tyre dhe për njëfarë Jezusi, që ka vdekur, dhe për të cilin Pali thoshte se është i gjallë.
<scripture passage="Acts 25:20" parsed="|Acts|25|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.20" />
<sup>20</sup> Dhe duke qenë se unë mbeta ndërdyshas përpara një konflikt i të këtij lloji, e pyeta nëse ai donte të shkonte në Jeruzalem dhe të gjykohej atje lidhur me këto gjëra.
<scripture passage="Acts 25:21" parsed="|Acts|25|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.21" />
<sup>21</sup> Por, mbasi Pali u apelua tek Augusti për të marrë gjykimin e tij, dhashë urdhër që ta ruanin derisa të mundem ta dërgoj te Cezari''.
<scripture passage="Acts 25:22" parsed="|Acts|25|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.22" />
<sup>22</sup> Agripa i tha Festit: ''Do të doja edhe unë ta dëgjoja këtë njeri''. Dhe ai u përgjigj: ''Do ta dëgjosh nesër''.
<scripture passage="Acts 25:23" parsed="|Acts|25|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.23" />
<sup>23</sup> Kështu të nesërmen Agripa dhe Berenike erdhën me shumë madhështi dhe, mbasi hynë në auditor me tribunët dhe me parinë e qytetit, me urdhër të Festit, e sollën Palin aty.
<scripture passage="Acts 25:24" parsed="|Acts|25|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.24" />
<sup>24</sup> Atëherë Festi tha: ''O mbret Agripa, dhe ju të gjithë që jeni të pranishëm këtu me ne, ju po shihni atë kundër të cilit gjithë turma e Judenjve m'u drejtua mua në Jeruzalem dhe këtu, duke thirrur se nuk është më i denjë të jetojë.
<scripture passage="Acts 25:25" parsed="|Acts|25|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.25" />
<sup>25</sup> Por unë, duke parë se s'ka bërë asnjë gjë që të meritojë vdekjen, dhe duke qenë se ai vetë i është apeluar Augustit, vendosa ta dërgoj.
<scripture passage="Acts 25:26" parsed="|Acts|25|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.26" />
<sup>26</sup> Dhe duke qenë se s'kam asgjë konkrete që t'i shkruaj perandorit për të, e solla këtu para jush, dhe kryesisht para teje, o mbret Agripa, që pas kësaj seance të kem diçka për të shkruar.
<scripture passage="Acts 25:27" parsed="|Acts|25|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.25.27" />
<sup>27</sup> Sepse më duket e paarsyeshme të dërgosh një të burgosur pa treguar akuzat kundër tij''.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 26" progress="90.17%" prev="Acts.25" next="Acts.27" id="Acts.26">
<h3 id="Acts.26-p0.1">Chapter 26</h3>
<p id="Acts.26-p1">
<scripture passage="Acts 26:1" parsed="|Acts|26|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.1" />
<sup>1</sup> Atëherë Agripa i tha Palit: ''Ke leje të flasësh për të mbrojtur veten!''. Dhe Pali, si e shtriu dorën, nisi të bëjë mbrojtjen e tij:
<scripture passage="Acts 26:2" parsed="|Acts|26|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.2" />
<sup>2</sup> ''O mbret Agripa, e quaj veten të lumtur që kam mundësi sot të shfajësohem para teje nga të gjitha ato që më kanë akuzuar Judenjtë,
<scripture passage="Acts 26:3" parsed="|Acts|26|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.3" />
<sup>3</sup> veçanërisht sepse ti i njeh të gjitha zakonet dhe çështjet që janë midis Judenjve; prandaj të lutem të më dëgjosh me durim.
<scripture passage="Acts 26:4" parsed="|Acts|26|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.4" />
<sup>4</sup> Se cila ka qenë mënyra ime e të jetuarit që nga rinia, të cilën e kalova tërësisht në Jeruzalem në mes të popullit tim, të gjithë Judenjtë e dinë.
<scripture passage="Acts 26:5" parsed="|Acts|26|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.5" />
<sup>5</sup> Ata më njohin qysh atëherë dhe mund të dëshmojnë, po deshën, se kam jetuar si farise, sipas sektit më të drejtë të fesë sonë.
<scripture passage="Acts 26:6" parsed="|Acts|26|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.6" />
<sup>6</sup> Dhe tani ndodhem para qjyqit për shpresën e premtimit që u ka bërë Perëndia etërve tanë,
<scripture passage="Acts 26:7" parsed="|Acts|26|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.7" />
<sup>7</sup> premtim të cilin dymbëdhjetë fiset tona, që i shërbejnë me zell ditë e natë Perëndisë, shpresojnë ta fitojnë; për këtë shpresë, o mbret Agripa, unë jam akuzuar nga Judenjtë.
<scripture passage="Acts 26:8" parsed="|Acts|26|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.8" />
<sup>8</sup> Përse vallë mendoni se është e pabesueshme që Perëndia t'i ringjallë të vdekurit?
<scripture passage="Acts 26:9" parsed="|Acts|26|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.9" />
<sup>9</sup> Unë vetë mendova se ishte detyra ime të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas.
<scripture passage="Acts 26:10" parsed="|Acts|26|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.10" />
<sup>10</sup> Dhe këtë kam bërë në Jeruzalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim.
<scripture passage="Acts 26:11" parsed="|Acts|26|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.11" />
<sup>11</sup> Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja.
<scripture passage="Acts 26:12" parsed="|Acts|26|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.12" />
<sup>12</sup> Në kohën kur unë po merresha me këtë punë dhe po shkoja në Damask me autorizim dhe me fuqi të plota nga krerët e priftërinjve,
<scripture passage="Acts 26:13" parsed="|Acts|26|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.13" />
<sup>13</sup> në mesditë, o mbret, në rrugë unë pashë një dritë nga qielli që shkëlqente më shumë se dielli, e cila vetëtiu rreth meje dhe rreth atyre që udhëtonin me mua.
<scripture passage="Acts 26:14" parsed="|Acts|26|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.14" />
<sup>14</sup> Mbasi të gjithë ne ramë përtokë, dëgjova një zë që po më fliste dhe më tha në gjuhën hebraike: "Saul, Saul, pse më përndjek? Éshtë e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave".
<scripture passage="Acts 26:15" parsed="|Acts|26|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.15" />
<sup>15</sup> Unë thashë: "Kush je ti, Zot?". Ai tha: "Unë jam Jezusi, të cilin ti e përndjek.
<scripture passage="Acts 26:16" parsed="|Acts|26|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.16" />
<sup>16</sup> Por çohu dhe rri në këmbë, sepse prandaj të jam shfaqur: që të të vë shërbyes dhe dëshmues për gjërat që ke parë dhe për ato për të cilat unë do të shfaqem,
<scripture passage="Acts 26:17" parsed="|Acts|26|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.17" />
<sup>17</sup> duke të zgjedhur ty nga populli dhe nga johebrenjtë, tek të cilët po të dërgoj tani,
<scripture passage="Acts 26:18" parsed="|Acts|26|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.18" />
<sup>18</sup> që t'u çelësh sytë atyre dhe t'i kthesh nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia, që të marrin me anë të besimit në mua faljen e mëkateve dhe një trashëgim midis të shenjtëruarve".
<scripture passage="Acts 26:19" parsed="|Acts|26|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.19" />
<sup>19</sup> Prandaj, o mbret Agripa, unë nuk kam qenë i pabindur ndaj vegimit qiellor.
<scripture passage="Acts 26:20" parsed="|Acts|26|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.20" />
<sup>20</sup> Por në fillim atyre në Damask, pastaj në Jeruzalem, në mbarë krahinën e Judesë dhe johebrenjve, u kam shpallur të pendohen dhe të kthehen te Perëndia, duke bërë vepra të denja pendimi.
<scripture passage="Acts 26:21" parsed="|Acts|26|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.21" />
<sup>21</sup> Për këto gjëra Judenjtë, mbasi më kapën në tempull, u orvatën të më vrasin.
<scripture passage="Acts 26:22" parsed="|Acts|26|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.22" />
<sup>22</sup> Por, për shkak të ndihmës që pata nga Perëndia deri në këtë ditë, vazhdova t'u dëshmoj të vegjëlve dhe të mëdhenjve, duke mos thënë tjetër përveç atyre që profetët dhe Moisiu thanë se duhet të ndodhnin,
<scripture passage="Acts 26:23" parsed="|Acts|26|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.23" />
<sup>23</sup> domethënë: që Krishti duhej të vuante dhe që, duke qenë i pari i ringjallur prej së vdekuris, duhej t'i shpallte dritën popullit dhe johebrenjve''.
<scripture passage="Acts 26:24" parsed="|Acts|26|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.24" />
<sup>24</sup> Dhe, ndërsa Pali i thoshte këto gjëra në mbrojtje të tij, Festi tha me zë të lartë: ''Pal, ti je tërbuar; studimet e shumta të bënë të shkallosh".
<scripture passage="Acts 26:25" parsed="|Acts|26|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.25" />
<sup>25</sup> Por ai tha: ''Unë nuk jam tërbuar, shumë i shkëlqyeri Fest, por them fjalë të së vërtetës dhe të mendjes së shëndoshë.
<scripture passage="Acts 26:26" parsed="|Acts|26|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.26" />
<sup>26</sup> Sepse mbreti, të cilit unë po i flas lirisht, është i mirinformuar për këto gjëra, sepse unë jam i bindur se asnjë nga këto gjëra nuk është e panjohur për të, sepse e gjithë kjo nuk është bërë në fshehtësi.
<scripture passage="Acts 26:27" parsed="|Acts|26|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.27" />
<sup>27</sup> O mbret Agripa, a u beson profetëve? Unë e di se ti beson''.
<scripture passage="Acts 26:28" parsed="|Acts|26|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.28" />
<sup>28</sup> Atëherë Agripa i tha Palit: ''Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë''.
<scripture passage="Acts 26:29" parsed="|Acts|26|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.29" />
<sup>29</sup> Pali i tha: ''Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe të gjithë ata që sot po më dëgjojnë, të bëhen të tillë, sikurse jam unë, përveç këtyre zinxhirëve''.
<scripture passage="Acts 26:30" parsed="|Acts|26|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.30" />
<sup>30</sup> Mbasi tha këto gjëra, mbreti u ngrit dhe me të qeveritari, Berenike dhe ata që ishin ulur me ta.
<scripture passage="Acts 26:31" parsed="|Acts|26|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.31" />
<sup>31</sup> Mbasi u hoqën mënjanë, folën me njëri-tjetrin dhe thanë: ''Ky njeri nuk ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen ose burgun''.
<scripture passage="Acts 26:32" parsed="|Acts|26|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.26.32" />
<sup>32</sup> Atëherë Agripa i tha Festit: ''Ky njeri mund të ishte liruar, po të mos i ishte apeluar Cezarit''.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 27" progress="90.27%" prev="Acts.26" next="Acts.28" id="Acts.27">
<h3 id="Acts.27-p0.1">Chapter 27</h3>
<p id="Acts.27-p1">
<scripture passage="Acts 27:1" parsed="|Acts|27|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.1" />
<sup>1</sup> Kur u vendos që ne të lundrojmë për në Itali, Pali dhe disa të burgosur të tjerë iu dorëzuan një centurioni me emër Jul, i kohortës Augusta.
<scripture passage="Acts 27:2" parsed="|Acts|27|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.2" />
<sup>2</sup> Hipëm në një anije të Adramitit, që duhej të kalonte nga portet e brigjeve të Azisë, dhe lundronim duke pasur me vete Aristarkun, një maqedonas nga Thesaloniki.
<scripture passage="Acts 27:3" parsed="|Acts|27|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.3" />
<sup>3</sup> Të nesërmen arritëm në Sidon; dhe Juli, duke u treguar njerëzor me Palin, i dha leje të shkojë te miqtë e vet dhe që të kujdesen për të.
<scripture passage="Acts 27:4" parsed="|Acts|27|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.4" />
<sup>4</sup> Pastaj, si u nisëm prej andej, lundruam të mbrojtur nga Qipro, sepse erërat ishin të kundërta.
<scripture passage="Acts 27:5" parsed="|Acts|27|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.5" />
<sup>5</sup> Si e kaptuam detin e Kilikisë dhe të Panfilisë, arritëm në Mirë të Likisë.
<scripture passage="Acts 27:6" parsed="|Acts|27|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.6" />
<sup>6</sup> Centurioni gjeti atje një anije të Aleksandrisë, që do të shkonte për në Itali, dhe na futi në të.
<scripture passage="Acts 27:7" parsed="|Acts|27|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.7" />
<sup>7</sup> Duke lundruar ngadalë për shumë ditë, arritëm me vështirësi deri përballë Knidit, sepse nuk na linte era; pastaj filluam të lundrojmë të mbrojtur nga Kreta nga ana e Salmonit.
<scripture passage="Acts 27:8" parsed="|Acts|27|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.8" />
<sup>8</sup> Dhe duke lundruar me shumë vështirësi përbri brigjeve të saj, arritëm në një vend që quhet Limanet e Bukur, pranë të cilit ishte qyteti Lasea.
<scripture passage="Acts 27:9" parsed="|Acts|27|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.9" />
<sup>9</sup> Dhe, duke qenë se kishte kaluar mjaft kohë dhe lundrimi ishte bërë i rrezikshëm, sepse edhe agjërimi tashmë kishte kaluar, Pali i këshilloi ata të anijes,
<scripture passage="Acts 27:10" parsed="|Acts|27|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.10" />
<sup>10</sup> duke thënë: ''O burra, unë po shoh se lundrimi do të bëhet me rrezik dhe me dëm të madh jo vetëm për ngarkesën dhe për anijen, por edhe për ne vetë.
<scripture passage="Acts 27:11" parsed="|Acts|27|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.11" />
<sup>11</sup> Por centurioni kishte më shumë besim te timonieri dhe te kapiteni i anijes sesa në ato që thoshte Pali.
<scripture passage="Acts 27:12" parsed="|Acts|27|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.12" />
<sup>12</sup> Dhe duke qenë se ai liman nuk ishte i përshtatshëm për të dimëruar, shumica qe e mendimit të lundronim prej andej për t'u përpjekur të arrijnim në njëfarë mënyre në Fenike, një liman i Kretës, që
<scripture passage="Acts 27:13" parsed="|Acts|27|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.13" />
<sup>13</sup> Dhe kur filloi të fryjë lehtë juga, duke menduar se mund të realizohej qëllimi i tyre, i ngritën spirancat dhe filluan të lundrojnë afër brigjeve të Kretës.
<scripture passage="Acts 27:14" parsed="|Acts|27|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.14" />
<sup>14</sup> Por, pak më vonë, shpërtheu mbi ishull një erë e vrullshme, që e quajnë euroklidon.
<scripture passage="Acts 27:15" parsed="|Acts|27|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.15" />
<sup>15</sup> Duke qenë se anija po ikte pa qenë në gjendje t'i qëndronte erës, e lamë në mëshirë të fatit dhe kështu filluam të shkojmë sa andej-këtej.
<scripture passage="Acts 27:16" parsed="|Acts|27|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.16" />
<sup>16</sup> Si kaluam me të shpejtë pranë një ishulli të vogël, që quhet Klauda, arritëm me vështirësi ta vëmë nën kontroll sandallin.
<scripture passage="Acts 27:17" parsed="|Acts|27|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.17" />
<sup>17</sup> Dhe, mbasi e ngritën në bordin, detarët përdorën të gjitha mënyrat për ta ngjeshur nga poshtë anijen dhe, nga frika se mos ngecnin në cekëtinat ranore të Sirtës, i ulën velat dhe kështu shkonin andej-këtej.
<scripture passage="Acts 27:18" parsed="|Acts|27|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.18" />
<sup>18</sup> Por mbasi furtuna na vuri përpara me forcë, të nesërmen filluan ta hedhim në det ngarkesën.
<scripture passage="Acts 27:19" parsed="|Acts|27|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.19" />
<sup>19</sup> Ditën e tretë, hodhën me duart e tyre, pajisjet e anijes në det.
<scripture passage="Acts 27:20" parsed="|Acts|27|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.20" />
<sup>20</sup> Dhe, duke qenë se prej shumë ditësh nuk dukeshin as dielli as yjet, dhe furtuna po tërbohej, humbi tashmë çdo shpresë shpëtimi.
<scripture passage="Acts 27:21" parsed="|Acts|27|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.21" />
<sup>21</sup> Edhe, mbasi kishin mbetur shumë kohë pa ushqim, Pali u çua në mes të tyre dhe tha: ''O burra, po të më kishit dëgjuar dhe të mos ishit nisur nga Kreta, do t'i ishim shmangur këtij rreziku dhe kësaj humbjeje.
<scripture passage="Acts 27:22" parsed="|Acts|27|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.22" />
<sup>22</sup> Dhe tani ju këshilloj të mos e humbni torruan sepse asnjë shpirt nga ne nuk do të humbasë, përveç anijes.
<scripture passage="Acts 27:23" parsed="|Acts|27|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.23" />
<sup>23</sup> Sepse këtë natë m'u shfaq një engjëll i Perëndisë, të cilit unë i përkas dhe të cilit unë i shërbej,
<scripture passage="Acts 27:24" parsed="|Acts|27|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.24" />
<sup>24</sup> duke thënë: "Pal, mos druaj, ti duhet të dalësh para Cezarit; dhe ja, Perëndia ty t'i ka dhënë të gjithë ata që lundrojnë me ty".
<scripture passage="Acts 27:25" parsed="|Acts|27|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.25" />
<sup>25</sup> Prandaj, o burra, kini zemër të gëzuar, sepse unë besoj në Perëndinë se do të ndodhë pikërisht ashtu siç m'u tha.
<scripture passage="Acts 27:26" parsed="|Acts|27|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.26" />
<sup>26</sup> Edhe duhet të ngecim në një ishull''.
<scripture passage="Acts 27:27" parsed="|Acts|27|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.27" />
<sup>27</sup> Kur erdhi nata e katërmbëdhjetë që po kalonim andej e këndej në detin Adriatik, aty nga mesnata detarët patën përshtypjen se po i afroheshin një toke.
<scripture passage="Acts 27:28" parsed="|Acts|27|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.28" />
<sup>28</sup> Dhe, si hodhën matësin e thellësisë, gjetën njëzet pashë thellësi; pastaj, pak më tutje e hodhën përsëri matësin e thellësisë dhe gjetën pesëmbëdhjetë pashë.
<scripture passage="Acts 27:29" parsed="|Acts|27|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.29" />
<sup>29</sup> Atëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi katër spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë.
<scripture passage="Acts 27:30" parsed="|Acts|27|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.30" />
<sup>30</sup> Por, duke qenë se detarët kërkonin të iknin prej anijes dhe po e ulnin sandallen në det gjoja për të hedhur spirancat nga bashi,
<scripture passage="Acts 27:31" parsed="|Acts|27|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.31" />
<sup>31</sup> Pali u tha centurionit dhe ushtarëve: ''Po nuk qëndruan këta në anije, ju nuk do të mund të shpëtoni''.
<scripture passage="Acts 27:32" parsed="|Acts|27|32|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.32" />
<sup>32</sup> Atëherë ushtarët i prenë litarët e sandallit dhe e lanë të bjerë jashtë.
<scripture passage="Acts 27:33" parsed="|Acts|27|33|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.33" />
<sup>33</sup> Dhe në pritje që të bëhej ditë, Pali i nxiti të gjithë të hanin diçka, duke thënë: ''Sot është e katërmbëdhjeta ditë që, duke pritur, jeni të uritur, pa ngrënë asgjë.
<scripture passage="Acts 27:34" parsed="|Acts|27|34|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.34" />
<sup>34</sup> Prandaj ju këshilloj të hani diçka, sepse kjo është për shpëtimin tuaj; sepse as edhe një fije floku nga kokat tona nuk do të bjerë''.
<scripture passage="Acts 27:35" parsed="|Acts|27|35|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.35" />
<sup>35</sup> Si tha këto, mori bukë, iu falënderua Perëndisë përpara të gjithëve, pastaj e theu dhe filloi të hajë.
<scripture passage="Acts 27:36" parsed="|Acts|27|36|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.36" />
<sup>36</sup> Atëherë të gjithë, si morën zemër, morën edhe ata nga ushqimi.
<scripture passage="Acts 27:37" parsed="|Acts|27|37|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.37" />
<sup>37</sup> Dhe në anijen ne ishim gjithsej dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë veta.
<scripture passage="Acts 27:38" parsed="|Acts|27|38|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.38" />
<sup>38</sup> Dhe mbasi hëngrën sa u ngopën, e lehtësuan anijen duke hedhur grurin në det.
<scripture passage="Acts 27:39" parsed="|Acts|27|39|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.39" />
<sup>39</sup> Dhe kur u gdhi, nuk e njihnin dot vendin, por vunë re një gji me një breg dhe vendosën ta shtyjnë anijen aty, po të mundnin.
<scripture passage="Acts 27:40" parsed="|Acts|27|40|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.40" />
<sup>40</sup> I zgjidhën spirancat dhe i lanë të fundosen në det, duke zgjidhur në të njëjtën kohë të lidhurat e timonit; pastaj, si e ngritën velën kryesore nga era, u drejtuan për te bregu.
<scripture passage="Acts 27:41" parsed="|Acts|27|41|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.41" />
<sup>41</sup> Por, mbasi ranë në një cekëtinë që kishte deti nga të dy anët, anija ngeci dhe mbeti me bashin të zënë e të palëvizshëm, ndërsa kiçi po shkallmohej nga furia e valëve.
<scripture passage="Acts 27:42" parsed="|Acts|27|42|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.42" />
<sup>42</sup> Ushtarët ishin të mendimit t'i vritnin robërit, që asnjë të mos ikte me not.
<scripture passage="Acts 27:43" parsed="|Acts|27|43|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.43" />
<sup>43</sup> Por centurioni, duke dashur të shpëtojë Palin, ua largoi mendimin për këtë propozim dhe u dha urdhër atyre që dinin të notonin të hidheshin të parët në det dhe të dilnin në tokë;
<scripture passage="Acts 27:44" parsed="|Acts|27|44|0|0" osisRef="Bible:Acts.27.44" />
<sup>44</sup> pastaj të tjerët, kush mbi dërrasa, kush mbi pjesë të anijes; dhe kështu ndodhi që të gjithë mundën të shpëtojnë në tokë.
</p>
</div3>

<div3 title="Acts 28" progress="90.41%" prev="Acts.27" next="Rom" id="Acts.28">
<h3 id="Acts.28-p0.1">Chapter 28</h3>
<p id="Acts.28-p1">
<scripture passage="Acts 28:1" parsed="|Acts|28|1|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.1" />
<sup>1</sup> Dhe si shpëtuan, morën vesh atëherë se ishulli quhej Maltë.
<scripture passage="Acts 28:2" parsed="|Acts|28|2|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.2" />
<sup>2</sup> Barbarët treguan ndaj nesh një mirësjellje të pazakontë, sepse ndezën një zjarr të madh dhe na morën të gjithëve brenda, sepse binte shi dhe bënte ftohtë.
<scripture passage="Acts 28:3" parsed="|Acts|28|3|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.3" />
<sup>3</sup> Dhe, ndërsa Pali mblidhte ca shkarpa dhe i vinte mbi zjarr, nga të nxehtit doli një nepërkë dhe iu ngjit te dora.
<scripture passage="Acts 28:4" parsed="|Acts|28|4|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.4" />
<sup>4</sup> Barbarët, kur panë gjarprin që i varej nga dora, i thanë njëri-tjetrit: ''Me siguri ky njeri është një vrasës, sepse, edhe pse shpëtoi nga deti, drejtësia hyjnore nuk e lë të rrojë''.
<scripture passage="Acts 28:5" parsed="|Acts|28|5|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.5" />
<sup>5</sup> Por Pali, si e shkundi gjarprin në zjarr, nuk pësoi ndonjë të keqe.
<scripture passage="Acts 28:6" parsed="|Acts|28|6|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.6" />
<sup>6</sup> Dhe ata po prisnin që ai të fryhej ose të binte i vdekur në çast; por, mbasi pritën gjatë dhe panë se nuk po i ndodhte asgjë e pazakontë, ndryshuan mendim dhe thanë se ishte një perëndi.
<scripture passage="Acts 28:7" parsed="|Acts|28|7|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.7" />
<sup>7</sup> Edhe rreth atij vendi i kishte arat i pari i ishullit me emër Publius; ai na priti dhe na mbajti në shtëpi tri ditë miqësisht.
<scripture passage="Acts 28:8" parsed="|Acts|28|8|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.8" />
<sup>8</sup> Dhe ndodhi që i ati i Publit dergjej në shtrat, i sëmurë me ethe dhe me dizenteri; Pali i shkoi dhe, mbasi ishte lutur, vuri duart mbi të dhe e shëroi.
<scripture passage="Acts 28:9" parsed="|Acts|28|9|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.9" />
<sup>9</sup> Mbas kësaj edhe banorë të tjerë të ishullit që kishin sëmundje vinin tek ai dhe u shëruan;
<scripture passage="Acts 28:10" parsed="|Acts|28|10|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.10" />
<sup>10</sup> dhe këta na nderuan me shumë ndere dhe, kur u nisëm për të lundruar, na furnizuan gjërat e nevojshme.
<scripture passage="Acts 28:11" parsed="|Acts|28|11|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.11" />
<sup>11</sup> Pas tre muajsh u nisëm me një anije të Aleksandrisë, që kishte dimëruar në ishull dhe që kishte si shenjë Dioskurët.
<scripture passage="Acts 28:12" parsed="|Acts|28|12|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.12" />
<sup>12</sup> Dhe, si arritëm në Sirakuzë, qëndruam atje tri ditë.
<scripture passage="Acts 28:13" parsed="|Acts|28|13|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.13" />
<sup>13</sup> Dhe, prej andej, duke lundruar afër bregut, arritëm në Rexho. Të nesërmen fryu juga dhe për dy ditë arritëm në Pocuoli.
<scripture passage="Acts 28:14" parsed="|Acts|28|14|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.14" />
<sup>14</sup> Kur gjetëm atje vëllezër, na lutën të rrimë tek ata shtatë ditë. Dhe kështu mbërritëm në Romë.
<scripture passage="Acts 28:15" parsed="|Acts|28|15|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.15" />
<sup>15</sup> Dhe vëllezërit e atjeshëm, kur dëgjuan për ne, na dolën para deri te Fori Apian dhe te Tri Tavernat; dhe Pali, kur i pa, e falënderoi Perëndinë dhe mori zemër.
<scripture passage="Acts 28:16" parsed="|Acts|28|16|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.16" />
<sup>16</sup> Kur arritëm në Romë, centurioni ia dorëzoi robërit komandantit të kampit; por Palit iu dha leja të rrijë më vete me një ushtar si roje.
<scripture passage="Acts 28:17" parsed="|Acts|28|17|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.17" />
<sup>17</sup> Pas tri ditësh, Pali thirri krerët e Judenjve. Kur ata u mblodhën, u tha atyre: ''Vëllezër, ndonëse nuk bëra asgjë kundër popullit dhe kundër zakoneve të etërve, jam arrestuar në Jeruzalem dhe më kanë dorëzuar në duart e Romakëve.
<scripture passage="Acts 28:18" parsed="|Acts|28|18|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.18" />
<sup>18</sup> Ata, si më pyetën, donin të më lëshonin, sepse tek unë nuk kishte asnjë faj që të meritonte vdekjen.
<scripture passage="Acts 28:19" parsed="|Acts|28|19|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.19" />
<sup>19</sup> Por, duke qenë se Judenjtë kundërshtonin, u detyrova t'i apelohem Cezarit, jo se kam ndonjë akuzë kundër kombit tim.
<scripture passage="Acts 28:20" parsed="|Acts|28|20|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.20" />
<sup>20</sup> Për këtë arsye, pra, ju kam thirrur, ë t'ju shoh dhe t'ju flas, sepse për shpresën e Izraelit jam lidhur me këta hekura''.
<scripture passage="Acts 28:21" parsed="|Acts|28|21|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.21" />
<sup>21</sup> Edhe ata i thanë: ''Ne nuk kemi marrë asnjë letër për ty nga Judeja, as nuk erdhi ndonjë nga vëllezërit të na tregojë ose të thotë ndonjë të keqe për ty.
<scripture passage="Acts 28:22" parsed="|Acts|28|22|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.22" />
<sup>22</sup> Por ne dëshirojmë të dëgjojmë prej teje ç'mendon, sepse për këtë sekt ne dimë se kudo flitet kundra''.
<scripture passage="Acts 28:23" parsed="|Acts|28|23|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.23" />
<sup>23</sup> Dhe, mbasi i caktuan një ditë, erdhën shumë veta tek ai në banesën e tij; dhe ai shtjellonte dhe u dëshmonte atyre për mbretërinë e Perëndisë dhe, me anë të ligjit të Moisiut dhe të profetëve kërkonte
<scripture passage="Acts 28:24" parsed="|Acts|28|24|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.24" />
<sup>24</sup> Disa bindeshin nga ato që u thoshte, por të tjerë nuk besonin.
<scripture passage="Acts 28:25" parsed="|Acts|28|25|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.25" />
<sup>25</sup> Dhe, duke qenë në mospajtim njëri me tjetrin, u larguan, pasi Pali u tha pikërisht këto fjalë: ''Mirë u foli Fryma e Shenjtë me anë të profetit Isaia etërve tanë,
<scripture passage="Acts 28:26" parsed="|Acts|28|26|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.26" />
<sup>26</sup> duke thënë: "Shko tek ai popull dhe i thuaj: "Do të dëgjoni, por nuk do të merrni vesh, do të vështroni, por nuk do të shikoni;
<scripture passage="Acts 28:27" parsed="|Acts|28|27|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.27" />
<sup>27</sup> në fakt zemra e këtij populli u bë e ngurtë, dhe i janë rënduar veshët dhe kanë mbyllur sytë, që të mos shohin me sy dhe të mos dëgjojnë me veshë dhe të mos kuptojnë me zemër dhe të mos kthehen dhe unë të mos i shëroj.
<scripture passage="Acts 28:28" parsed="|Acts|28|28|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.28" />
<sup>28</sup> Ta dini, pra, se ky shpëtim i Perëndisë iu dërgua johebrenjve, dhe ata do ta dëgjojnë!''.
<scripture passage="Acts 28:29" parsed="|Acts|28|29|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.29" />
<sup>29</sup> Dhe si i tha këto fjalë, Judenjve ikën duke u ngrënë me shumë fjalë njëri me tjetrin.
<scripture passage="Acts 28:30" parsed="|Acts|28|30|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.30" />
<sup>30</sup> Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai,
<scripture passage="Acts 28:31" parsed="|Acts|28|31|0|0" osisRef="Bible:Acts.28.31" />
<sup>31</sup> duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu Krisht me shumë liri dhe pa ndalim.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Romans" progress="90.51%" prev="Acts.28" next="Rom.1" id="Rom">
<h2 id="Rom-p0.1">Romans</h2>

<div3 title="Romans 1" progress="90.51%" prev="Rom" next="Rom.2" id="Rom.1">
<h3 id="Rom.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Rom.1-p1">
<scripture passage="Rom 1:1" parsed="|Rom|1|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.1" />
<sup>1</sup> Pali, shërbëtor i Jezu Krishtit, i thirrur për të qenë apostull, i veçuar për ungjillin e Perëndisë,
<scripture passage="Rom 1:2" parsed="|Rom|1|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.2" />
<sup>2</sup> siç i kishte premtuar ai me anë të profetëve të tij në Shkrimet e shenjta,
<scripture passage="Rom 1:3" parsed="|Rom|1|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.3" />
<sup>3</sup> lidhur me Birin e tij, të lindur nga fara e Davidit sipas mishit,
<scripture passage="Rom 1:4" parsed="|Rom|1|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.4" />
<sup>4</sup> i deklaruar Biri i Perëndisë në fuqi, sipas Frymës së shenjtërisë nëpërmjet ringjalljes prej së vdekurit: Jezu Krishti Zoti ynë,
<scripture passage="Rom 1:5" parsed="|Rom|1|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.5" />
<sup>5</sup> me anë të të cilit ne kemi marrë hir dhe apostullim, për bindje në besim midis të gjithë kombeve për hir të emrit të tij,
<scripture passage="Rom 1:6" parsed="|Rom|1|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.6" />
<sup>6</sup> ndër të cilët edhe ju jeni të thirrur nga Jezu Krishti;
<scripture passage="Rom 1:7" parsed="|Rom|1|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.7" />
<sup>7</sup> për ju të gjithë që jeni në Romë, të dashur nga Perëndia, të thirrur shenjtorë: hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, e nga Zoti Jezu Krishti.
<scripture passage="Rom 1:8" parsed="|Rom|1|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.8" />
<sup>8</sup> Para së gjithash, falënderoj Perëndinë tim me anë të Jezu Krishtit për të gjithë ju, sepse për besimin tuaj është folur në gjithë botën.
<scripture passage="Rom 1:9" parsed="|Rom|1|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.9" />
<sup>9</sup> Sepse Perëndia, të cilit unë i shërbej me frymën time nëpërmjet ungjillit të Birit të tij, është dëshmitari im që unë nuk pushoj kurrë t'ju kujtoj,
<scripture passage="Rom 1:10" parsed="|Rom|1|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.10" />
<sup>10</sup> duke kërkuar vazhdimisht në lutjet e mia që të më lejohet më në fund nga vullneti i Perëndisë mundësia për të ardhur tek ju,
<scripture passage="Rom 1:11" parsed="|Rom|1|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.11" />
<sup>11</sup> sepse unë dëshiroj fort t'ju shoh për t'ju komunikuar ndonjë dhunëti frymëror, që të fortësoheni.
<scripture passage="Rom 1:12" parsed="|Rom|1|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.12" />
<sup>12</sup> Dhe kjo është që unë të ngushëllohem bashkë me ju me anë të besimit që e kemi të përbashkët, tuajin dhe timin.
<scripture passage="Rom 1:13" parsed="|Rom|1|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.13" />
<sup>13</sup> Tani, vëllezër, unë nuk dua që të mos e dini se shumë herë kisha vendosur të vija tek ju që të mund të kem ndonjë fryt midis jush siç kam pasur midis johebrenjve të tjerë, por deri tash kam qenë i penguar.
<scripture passage="Rom 1:14" parsed="|Rom|1|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.14" />
<sup>14</sup> Unë u jam borxhli Grekëve dhe barbarëve, të diturve dhe të paditurve.
<scripture passage="Rom 1:15" parsed="|Rom|1|15|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.15" />
<sup>15</sup> Kështu, aq sa varet nga unë, jam gati t'ju predikoj ungjillin edhe juve që jeni në Romë.
<scripture passage="Rom 1:16" parsed="|Rom|1|16|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.16" />
<sup>16</sup> Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë Judeun e pastaj Grekun.
<scripture passage="Rom 1:17" parsed="|Rom|1|17|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.17" />
<sup>17</sup> Sepse drejtësia e Perëndisë është zbuluar në të nga besimi në besim siç është shkruar: ''I drejti do të jetojë me anë të besimit''.
<scripture passage="Rom 1:18" parsed="|Rom|1|18|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.18" />
<sup>18</sup> Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi,
<scripture passage="Rom 1:19" parsed="|Rom|1|19|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.19" />
<sup>19</sup> meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre.
<scripture passage="Rom 1:20" parsed="|Rom|1|20|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.20" />
<sup>20</sup> Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.
<scripture passage="Rom 1:21" parsed="|Rom|1|21|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.21" />
<sup>21</sup> Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua.
<scripture passage="Rom 1:22" parsed="|Rom|1|22|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.22" />
<sup>22</sup> Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë,
<scripture passage="Rom 1:23" parsed="|Rom|1|23|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.23" />
<sup>23</sup> dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve.
<scripture passage="Rom 1:24" parsed="|Rom|1|24|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.24" />
<sup>24</sup> Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre,
<scripture passage="Rom 1:25" parsed="|Rom|1|25|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.25" />
<sup>25</sup> që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen.
<scripture passage="Rom 1:26" parsed="|Rom|1|26|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.26" />
<sup>26</sup> Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës.
<scripture passage="Rom 1:27" parsed="|Rom|1|27|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.27" />
<sup>27</sup> Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.
<scripture passage="Rom 1:28" parsed="|Rom|1|28|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.28" />
<sup>28</sup> Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme,
<scripture passage="Rom 1:29" parsed="|Rom|1|29|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.29" />
<sup>29</sup> duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi, kurvërim, mbrapshtësi, lakmi, ligësi; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi,
<scripture passage="Rom 1:30" parsed="|Rom|1|30|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.30" />
<sup>30</sup> mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve,
<scripture passage="Rom 1:31" parsed="|Rom|1|31|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.31" />
<sup>31</sup> të paarsyeshëm, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm.
<scripture passage="Rom 1:32" parsed="|Rom|1|32|0|0" osisRef="Bible:Rom.1.32" />
<sup>32</sup> Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë.
</p>
</div3>

<div3 title="Romans 2" progress="90.61%" prev="Rom.1" next="Rom.3" id="Rom.2">
<h3 id="Rom.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Rom.2-p1">
<scripture passage="Rom 2:1" parsed="|Rom|2|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.1" />
<sup>1</sup> Prandaj, o njeri, cilido të jesh ti që e gjykon, je i pafalshëm sepse në këtë që gjykon tjetrin, dënon vetveten, sepse ti që gjykon bën të njëjtat gjëra.
<scripture passage="Rom 2:2" parsed="|Rom|2|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.2" />
<sup>2</sup> Por ne e dimë se gjykimi i Perëndisë është sipas së vërtetës mbi ata që bëjnë gjëra të tilla.
<scripture passage="Rom 2:3" parsed="|Rom|2|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.3" />
<sup>3</sup> Dhe mendon, vallë, o njeri që gjykon ata që bëjnë të tilla gjëra që edhe ti i bën, t'i shpëtosh gjykimit të Perëndisë?
<scripture passage="Rom 2:4" parsed="|Rom|2|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.4" />
<sup>4</sup> Apo i përçmon pasuritë e mirësisë së tij, të durimit dhe zemërgjerësisë së tij, duke mos njohur që mirësia e Perëndisë të prin në pendim?
<scripture passage="Rom 2:5" parsed="|Rom|2|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.5" />
<sup>5</sup> Por ti, për shkak të ashpërsisë sate dhe të zemrës së papenduar, po mbledh për veten tënde zemërim për ditën e zemërimit dhe të zbulesës së gjykimit të drejtë të Perëndisë,
<scripture passage="Rom 2:6" parsed="|Rom|2|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.6" />
<sup>6</sup> që do ta shpaguajë secilin sipas veprave të tij:
<scripture passage="Rom 2:7" parsed="|Rom|2|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.7" />
<sup>7</sup> jetë të përjetshme atyre që kërkojnë lavdi, nder e pavdekësi, duke ngulmuar në veprat e mira;
<scripture passage="Rom 2:8" parsed="|Rom|2|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.8" />
<sup>8</sup> ndërsa atyre që kundërshtojnë e nuk i binden së vërtetës, por i binden padrejtësisë, indinjatë dhe zemërim.
<scripture passage="Rom 2:9" parsed="|Rom|2|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.9" />
<sup>9</sup> Mundim dhe ankth mbi çdo shpirt njeriu që bën të ligën, Judeut më parë e pastaj Grekut;
<scripture passage="Rom 2:10" parsed="|Rom|2|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.10" />
<sup>10</sup> por lavdi, nder e paqe cilitdo që bën të mirën, Judeut më parë e pastaj Grekut.
<scripture passage="Rom 2:11" parsed="|Rom|2|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.11" />
<sup>11</sup> Sepse te Perëndia nuk ka anësi.
<scripture passage="Rom 2:12" parsed="|Rom|2|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.12" />
<sup>12</sup> Në fakt të gjithë ata që kanë mëkatuar pa ligjin, do të humbasin gjithashtu pa ligj; dhe të gjithë ata që kanë mëkatuar nën ligjin do të gjykohen sipas ligjit,
<scripture passage="Rom 2:13" parsed="|Rom|2|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.13" />
<sup>13</sup> sepse jo ata që dëgjojnë ligjin janë të drejtë para Perëndisë, por ata që e zbatojnë ligjin do të shfajësohen.
<scripture passage="Rom 2:14" parsed="|Rom|2|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.14" />
<sup>14</sup> Në fakt kur johebrenjtë, që s'kanë ligjin, nga natyra bëjnë punët e ligjit, ata, megjithëse s'kanë ligjin, janë ligj për vetveten;
<scripture passage="Rom 2:15" parsed="|Rom|2|15|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.15" />
<sup>15</sup> këta tregojnë veprën e ligjit të shkruar në zemrat e tyre për dëshminë që jep ndërgjegja e tyre, dhe sepse mendimet e tyre shfajësojnë ose edhe akuzojnë njëri-tjetrin,
<scripture passage="Rom 2:16" parsed="|Rom|2|16|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.16" />
<sup>16</sup> ditën në të cilën Perëndia do të gjykojë të fshehtat e njerëzve me anë të Jezu Krishtit, sipas ungjillit tim.
<scripture passage="Rom 2:17" parsed="|Rom|2|17|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.17" />
<sup>17</sup> Ja, ti quhesh Jude, bazohesh mbi ligjin dhe lëvdohesh në Perëndinë,
<scripture passage="Rom 2:18" parsed="|Rom|2|18|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.18" />
<sup>18</sup> njeh vullnetin e tij dhe dallon gjërat e rëndësishme, duke qenë i mësuar prej ligjit,
<scripture passage="Rom 2:19" parsed="|Rom|2|19|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.19" />
<sup>19</sup> dhe je i bindur se je prijësi i të verbërve, drita e atyre që janë në errësirë,
<scripture passage="Rom 2:20" parsed="|Rom|2|20|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.20" />
<sup>20</sup> udhëzues i të marrëve, mësues i të miturve, sepse ke formën e njohurisë dhe të së vërtetës në ligj.
<scripture passage="Rom 2:21" parsed="|Rom|2|21|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.21" />
<sup>21</sup> Ti, pra, që mëson të tjerët, nuk mëson veten? Ti që predikon se nuk duhet vjedhur, vjedh?
<scripture passage="Rom 2:22" parsed="|Rom|2|22|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.22" />
<sup>22</sup> Ti që thua se nuk duhet shkelur kurora, shkel kurorën? Ti që ke neveri për idhujt, pse i plaçkit tempujt?
<scripture passage="Rom 2:23" parsed="|Rom|2|23|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.23" />
<sup>23</sup> Ti që lëvdohesh me ligjin, e çnderon Perëndinë duke e shkelur ligjin?
<scripture passage="Rom 2:24" parsed="|Rom|2|24|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.24" />
<sup>24</sup> Në fakt, siç është shkruar: ''Për shkakun tuaj, emri i Perëndisë blasfemohet ndër johebrenj''.
<scripture passage="Rom 2:25" parsed="|Rom|2|25|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.25" />
<sup>25</sup> Sepse rrethprerja është e dobishme në qoftë se ti respekton ligjin, por në qoftë se je shkelës i ligjit, rrethprerja jote bëhet mosrrethprerje.
<scripture passage="Rom 2:26" parsed="|Rom|2|26|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.26" />
<sup>26</sup> Prandaj në qoftë se një i parrethprerë respekton statutet e ligjit, a nuk do të çmohet parrethprerja e tij si rrethprerje?
<scripture passage="Rom 2:27" parsed="|Rom|2|27|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.27" />
<sup>27</sup> Dhe, në qoftë se ai që prej natyrës është i parrethprerë e plotëson ligjin, a nuk do të të gjykojë ai ty që me shkronjën dhe me rrethprerjen je shkelës i ligjit?
<scripture passage="Rom 2:28" parsed="|Rom|2|28|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.28" />
<sup>28</sup> Në fakt Jude nuk është ai që duket i tillë nga jashtë, dhe rrethprerja nuk është ajo që duket në mish;
<scripture passage="Rom 2:29" parsed="|Rom|2|29|0|0" osisRef="Bible:Rom.2.29" />
<sup>29</sup> por Jude është ai që është i tillë përbrenda, dhe rrethprerja është ajo e zemrës, në frymë dhe jo në shkronjë; dhe për një Jude të tillë lavdërimi nuk buron nga njerëzit, por nga Perëndia.
</p>
</div3>

<div3 title="Romans 3" progress="90.69%" prev="Rom.2" next="Rom.4" id="Rom.3">
<h3 id="Rom.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Rom.3-p1">
<scripture passage="Rom 3:1" parsed="|Rom|3|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.1" />
<sup>1</sup> Cila është, pra, përparësia e Judeut, ose cila është dobia e rrethprerjes?
<scripture passage="Rom 3:2" parsed="|Rom|3|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.2" />
<sup>2</sup> E madhe në çdo mënyrë; para së gjithash sepse orakujt e Perëndisë iu besuan atyre.
<scripture passage="Rom 3:3" parsed="|Rom|3|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.3" />
<sup>3</sup> Ç'të thuash atëherë? Në qoftë se disa nuk besuan, mosbesimi i tyre do ta anulojë, vallë, besnikërinë e Perëndisë?
<scripture passage="Rom 3:4" parsed="|Rom|3|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.4" />
<sup>4</sup> Kurrë mos qoftë; përkundrazi, qoftë Perëndia i vërtetë dhe çdo njeri gënjeshtar, siç është shkruar: ''Që ti të shfajësohesh në fjalët e tua dhe të ngadhënjesh kur të gjykohesh''.
<scripture passage="Rom 3:5" parsed="|Rom|3|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.5" />
<sup>5</sup> Po në qoftë se padrejtësia jonë e vë në pah drejtësinë e Perëndisë, ç'do të themi? Perëndia qënka i padrejtë kur shfren zemërimin e tij? (Unë flas si njeri).
<scripture passage="Rom 3:6" parsed="|Rom|3|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.6" />
<sup>6</sup> Kurrë mos qoftë! Sepse atëherë, si do ta gjykonte Zoti botën?
<scripture passage="Rom 3:7" parsed="|Rom|3|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.7" />
<sup>7</sup> Prandaj në qoftë se me anë të gënjeshtrës sime e vërteta e Perëndisë e lartëson lavdinë e tij, përse unë gjykohem akoma si mëkatar?
<scripture passage="Rom 3:8" parsed="|Rom|3|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.8" />
<sup>8</sup> E përse të mos themi si disa që, duke shpifur, pohojnë se ne themi: ''Të bëjmë të keqen që të vijë e mira''? Dënimi i këtyre është i drejtë.
<scripture passage="Rom 3:9" parsed="|Rom|3|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.9" />
<sup>9</sup> E çfarë pra? A kemi ne ndonjë epërsi? Aspak! E kemi treguar në fakt që më përpara se si Judenjtë ashtu edhe Grekët janë të gjithë nën mëkat,
<scripture passage="Rom 3:10" parsed="|Rom|3|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.10" />
<sup>10</sup> siç është shkruar: ''Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një.
<scripture passage="Rom 3:11" parsed="|Rom|3|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.11" />
<sup>11</sup> Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë.
<scripture passage="Rom 3:12" parsed="|Rom|3|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.12" />
<sup>12</sup> Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një.
<scripture passage="Rom 3:13" parsed="|Rom|3|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.13" />
<sup>13</sup> Gryka e tyre është një varr i hapur, me gjuhët e tyre kanë thurur mashtrime, ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre;
<scripture passage="Rom 3:14" parsed="|Rom|3|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.14" />
<sup>14</sup> goja e tyre është plot mallkim dhe hidhësi;
<scripture passage="Rom 3:15" parsed="|Rom|3|15|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.15" />
<sup>15</sup> këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak;
<scripture passage="Rom 3:16" parsed="|Rom|3|16|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.16" />
<sup>16</sup> në udhët e tyre ka rrënim dhe gjëmë,
<scripture passage="Rom 3:17" parsed="|Rom|3|17|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.17" />
<sup>17</sup> dhe nuk e kanë njohur udhën e paqes;
<scripture passage="Rom 3:18" parsed="|Rom|3|18|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.18" />
<sup>18</sup> nuk ka druajtja e Perëndisë para syve të tyre''.
<scripture passage="Rom 3:19" parsed="|Rom|3|19|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.19" />
<sup>19</sup> Por ne e dimë se gjithçka që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t'i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë,
<scripture passage="Rom 3:20" parsed="|Rom|3|20|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.20" />
<sup>20</sup> sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet para tij për veprat e ligjit; me anë të ligjit në fakt arrihet njohja e mëkatit.
<scripture passage="Rom 3:21" parsed="|Rom|3|21|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.21" />
<sup>21</sup> Por tani, pavarësisht nga ligji, është manifestuar drejtësia e Perëndisë, për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët,
<scripture passage="Rom 3:22" parsed="|Rom|3|22|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.22" />
<sup>22</sup> madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim;
<scripture passage="Rom 3:23" parsed="|Rom|3|23|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.23" />
<sup>23</sup> sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë,
<scripture passage="Rom 3:24" parsed="|Rom|3|24|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.24" />
<sup>24</sup> por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.
<scripture passage="Rom 3:25" parsed="|Rom|3|25|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.25" />
<sup>25</sup> Atë ka paracaktuar Perëndia për të bërë shlyerjen nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë,
<scripture passage="Rom 3:26" parsed="|Rom|3|26|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.26" />
<sup>26</sup> për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe shfajësues i atij që ka besimin e Jezusit.
<scripture passage="Rom 3:27" parsed="|Rom|3|27|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.27" />
<sup>27</sup> Ku është, pra, mburrja? Éshtë përjashtuar. Nga cili ligj? Ai i veprave? Jo, por nga ligji i besimit.
<scripture passage="Rom 3:28" parsed="|Rom|3|28|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.28" />
<sup>28</sup> Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit pa veprat e ligjit.
<scripture passage="Rom 3:29" parsed="|Rom|3|29|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.29" />
<sup>29</sup> A është vallë Perëndia vetëm Perëndia i Judenjve? A nuk është edhe i johebrenjve? Sigurisht, është edhe Perëndia i johebrenjve.
<scripture passage="Rom 3:30" parsed="|Rom|3|30|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.30" />
<sup>30</sup> Sepse ka vetëm një Perëndi, që do të shfajësojë të rrethprerin nëpërmjet besimit, dhe të parrethprerin me anë të besimit.
<scripture passage="Rom 3:31" parsed="|Rom|3|31|0|0" osisRef="Bible:Rom.3.31" />
<sup>31</sup> Anulojmë ne, pra, ligjin nëpërmjet besimit? Kështu mos qoftë; përkundrazi e forcojmë ligjin.
</p>
</div3>

<div3 title="Romans 4" progress="90.77%" prev="Rom.3" next="Rom.5" id="Rom.4">
<h3 id="Rom.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Rom.4-p1">
<scripture passage="Rom 4:1" parsed="|Rom|4|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.1" />
<sup>1</sup> Çfarë do të themi, pra, në lidhje me atë që ati ynë Abrahami, ka përfituar sipas mishit?
<scripture passage="Rom 4:2" parsed="|Rom|4|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.2" />
<sup>2</sup> Sepse nëse Abrahami ishte shfajësuar nëpërmjet veprave, ai ka përse të lëvdohet; ndërsa përpara Perëndisë ai nuk ka asgjë për t'u lëvduar.
<scripture passage="Rom 4:3" parsed="|Rom|4|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.3" />
<sup>3</sup> Në fakt, çfarë thotë Shkrimi? ''Por Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi''.
<scripture passage="Rom 4:4" parsed="|Rom|4|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.4" />
<sup>4</sup> Edhe atij që vepron, shpërblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh;
<scripture passage="Rom 4:5" parsed="|Rom|4|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.5" />
<sup>5</sup> ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.
<scripture passage="Rom 4:6" parsed="|Rom|4|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.6" />
<sup>6</sup> Sikurse Davidi shpall lumturinë e njeriut të cilit Perëndia numëron drejtësi pa vepra, duke thënë:
<scripture passage="Rom 4:7" parsed="|Rom|4|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.7" />
<sup>7</sup> ''Lum ata të cilëve u janë falur paudhësitë dhe të cilëve mëkatet u janë mbuluar.
<scripture passage="Rom 4:8" parsed="|Rom|4|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.8" />
<sup>8</sup> Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t'ia numërojë mëkatin''.
<scripture passage="Rom 4:9" parsed="|Rom|4|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.9" />
<sup>9</sup> Por kjo lumturi a vlen vetëm për të rrethprerët, apo edhe për të parrethprerët? Sepse ne themi se besimi iu numërua Abrahamit si drejtësi.
<scripture passage="Rom 4:10" parsed="|Rom|4|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.10" />
<sup>10</sup> Në ç'mënyrë, pra, iu numërua? Kur ai ishte i rrethprerë apo i parrethprerë? Jo ndërsa ishte i rrethprerë, por kur ishte i parrethprerë.
<scripture passage="Rom 4:11" parsed="|Rom|4|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.11" />
<sup>11</sup> Pastaj mori shenjën e rrethprerjes, si vulë të drejtësisë për besimin që kishte patur kur ishte akoma i parrethprerë, me qëllim që të ishte ati i gjithë atyre që besojnë edhe se janë të parrethprerë,  me qëllim që edhe atyre t'u numërohet  drejtësia,
<scripture passage="Rom 4:12" parsed="|Rom|4|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.12" />
<sup>12</sup> dhe të ishte atë i të rrethprerëve të vërtetë, pra i atyre që jo vetëm janë të rrethprerë, por që ndjekin edhe gjurmët e besimit të atit tonë Abrahamit, që ai pati ndërsa ishte i parrethprerë.
<scripture passage="Rom 4:13" parsed="|Rom|4|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.13" />
<sup>13</sup> Në fakt premtimi për të qenë trashëgimtar i botës nuk iu bë Abrahamit dhe pasardhësve të tij nëpërmjet ligjit, por nëpërmjet drejtësisë së besimit.
<scripture passage="Rom 4:14" parsed="|Rom|4|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.14" />
<sup>14</sup> Sepse nëse janë trashëgimtarë ata që janë të ligjit, besimi bëhet i kotë dhe premtimi anulohet,
<scripture passage="Rom 4:15" parsed="|Rom|4|15|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.15" />
<sup>15</sup> sepse ligji prodhon zemërimin; në fakt atje ku nuk ka ligj, nuk ka as shkelje.
<scripture passage="Rom 4:16" parsed="|Rom|4|16|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.16" />
<sup>16</sup> Prandaj trashëgimia është nëpërmjet besimit; në këtë mënyrë ajo është nëpërmjet hirit, me qëllim që premtimi të jetë i siguruar për të gjithë pasardhësit, jo vetëm për atë që është nga ligji, por  edhe për atë që vjen nga besimi i Abrahamit,  i cili
<scripture passage="Rom 4:17" parsed="|Rom|4|17|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.17" />
<sup>17</sup> (siç është shkruar: ''Unë të kam caktuar atin e shumë kombeve''), është ati i të gjithë neve para Perëndisë që ai besoi, i cili i jep jetë të vdekurve dhe thërret gjërat që nuk janë sikur të ishin.
<scripture passage="Rom 4:18" parsed="|Rom|4|18|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.18" />
<sup>18</sup> Ai, duke shpresuar kundër çdo shprese, besoi për t'u bërë ati i shumë kombeve sipas asaj që i ishte thënë: ''Kështu do të jetë pasardhja jotë''.
<scripture passage="Rom 4:19" parsed="|Rom|4|19|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.19" />
<sup>19</sup> Dhe, duke mos qenë aspak i dobët në besim, nuk i kushtoi kujdes trupit të tij, i bërë tashmë si i vdekur (ishte pothuaj njëqind vjeç) as barkut të vdekur të Sarës.
<scripture passage="Rom 4:20" parsed="|Rom|4|20|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.20" />
<sup>20</sup> Madje as nuk dyshoi nga mosbesimi në lidhje me premtimin e Perëndisë, por u përforcua në besim duke i dhënë lavdi Perëndisë,
<scripture passage="Rom 4:21" parsed="|Rom|4|21|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.21" />
<sup>21</sup> plotësisht i bindur se atë që ai kishte premtuar ishte edhe i fuqishëm ta bënte.
<scripture passage="Rom 4:22" parsed="|Rom|4|22|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.22" />
<sup>22</sup> Prandaj edhe kjo iu numërua atij për drejtësi.
<scripture passage="Rom 4:23" parsed="|Rom|4|23|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.23" />
<sup>23</sup> E po nuk u shkrua vetëm për të, që kjo i ishte numëruar,
<scripture passage="Rom 4:24" parsed="|Rom|4|24|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.24" />
<sup>24</sup> por edhe për ne, të cilëve do të na numërohet, neve që besojmë në atë që ka ringjallur prej të vdekurve Jezusin, Zotin tonë,
<scripture passage="Rom 4:25" parsed="|Rom|4|25|0|0" osisRef="Bible:Rom.4.25" />
<sup>25</sup> i cili u dha për shkak të fyerjeve tona dhe u ringjall për justifikimin tonë.
</p>
</div3>

<div3 title="Romans 5" progress="90.85%" prev="Rom.4" next="Rom.6" id="Rom.5">
<h3 id="Rom.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Rom.5-p1">
<scripture passage="Rom 5:1" parsed="|Rom|5|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.1" />
<sup>1</sup> Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë,
<scripture passage="Rom 5:2" parsed="|Rom|5|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.2" />
<sup>2</sup> me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë të patundur dhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë.
<scripture passage="Rom 5:3" parsed="|Rom|5|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.3" />
<sup>3</sup> Dhe jo vetëm kaq, por mburremi edhe në shtrëngimet, duke ditur që shtrëngimi prodhon këmbënguljen,
<scripture passage="Rom 5:4" parsed="|Rom|5|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.4" />
<sup>4</sup> këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën.
<scripture passage="Rom 5:5" parsed="|Rom|5|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.5" />
<sup>5</sup> Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë.
<scripture passage="Rom 5:6" parsed="|Rom|5|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.6" />
<sup>6</sup> Sepse, ndërsa ishin akoma pa forcë, Krishti vdiq në kohën e tij për të paudhët.
<scripture passage="Rom 5:7" parsed="|Rom|5|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.7" />
<sup>7</sup> Vështirë në fakt se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë.
<scripture passage="Rom 5:8" parsed="|Rom|5|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.8" />
<sup>8</sup> Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.
<scripture passage="Rom 5:9" parsed="|Rom|5|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.9" />
<sup>9</sup> Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të shfajësuar në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij.
<scripture passage="Rom 5:10" parsed="|Rom|5|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.10" />
<sup>10</sup> Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij.
<scripture passage="Rom 5:11" parsed="|Rom|5|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.11" />
<sup>11</sup> E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin.
<scripture passage="Rom 5:12" parsed="|Rom|5|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.12" />
<sup>12</sup> Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan;
<scripture passage="Rom 5:13" parsed="|Rom|5|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.13" />
<sup>13</sup> sepse, derisa u shpall ligji, mëkati ekzistonte në botë; por mëkati nuk numërohet nëse nuk ka ligj;
<scripture passage="Rom 5:14" parsed="|Rom|5|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.14" />
<sup>14</sup> por vdekja mbretëroi nga Adami deri te Moisiu edhe mbi ata që nuk kishin mëkatuar me një shkelje të ngjashme nga ajo e Adamit, që është figura e atij që duhej të vinte.
<scripture passage="Rom 5:15" parsed="|Rom|5|15|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.15" />
<sup>15</sup> Mirëpo hiri nuk është si shkelja; nëse në fakt për shkak të shkeljes së një njeriu të vetëm vdiqën shumë, shumë më tepër hiri i Perëndisë dhe dhurata me anë të hirit e një njeriu, Jezu Krishtit, i teproi për shumë të tjerë.
<scripture passage="Rom 5:16" parsed="|Rom|5|16|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.16" />
<sup>16</sup> Sa për dhuntinë, nuk ndodhi si për atë një që mëkatoi, sepse gjykimi prodhoi dënimin nga një shkelje e vetme, por hiri prodhoi shfajësimin nga shumë shkelje.
<scripture passage="Rom 5:17" parsed="|Rom|5|17|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.17" />
<sup>17</sup> Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës se drejtësisë do të mbretërojnë në  jetë me anë të atij njërit, që është Jezu  Krishtit.
<scripture passage="Rom 5:18" parsed="|Rom|5|18|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.18" />
<sup>18</sup> Prandaj, ashtu si për një shkelje të vetme dënimi u shtri mbi të gjithë njerëzit, ashtu edhe me një akt të vetëm drejtësie, hiri u shtri mbi gjithë njerëzit për shfajësimin e jetës.
<scripture passage="Rom 5:19" parsed="|Rom|5|19|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.19" />
<sup>19</sup> Në fakt, ashtu si nga mosbindja e një njeriu të vetëm të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nga bindja e një të vetmi të shumtët do të bëhen të drejtë.
<scripture passage="Rom 5:20" parsed="|Rom|5|20|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.20" />
<sup>20</sup> Por ligj i ndërhyri me qëllim që shkelja të teprohej; por aty ku mëkati është i tepruar, hiri është akoma më i tepërt,
<scripture passage="Rom 5:21" parsed="|Rom|5|21|0|0" osisRef="Bible:Rom.5.21" />
<sup>21</sup> me qëllim që ashtu si mëkati ka mbretëruar te vdekja, ashtu edhe hiri të mbretërojë me anë të drejtësisë në jetën e përjetshme nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë.
</p>
</div3>

<div3 title="Romans 6" progress="90.92%" prev="Rom.5" next="Rom.7" id="Rom.6">
<h3 id="Rom.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Rom.6-p1">
<scripture passage="Rom 6:1" parsed="|Rom|6|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.1" />
<sup>1</sup> Çfarë të themi, pra? A të mbetemi në mëkat, që të teprojë hiri?
<scripture passage="Rom 6:2" parsed="|Rom|6|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.2" />
<sup>2</sup> Aspak! Ne që jemi të vdekur për mëkatin, si do të jetojmë akoma në të?
<scripture passage="Rom 6:3" parsed="|Rom|6|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.3" />
<sup>3</sup> Po a nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij?
<scripture passage="Rom 6:4" parsed="|Rom|6|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.4" />
<sup>4</sup> Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës.
<scripture passage="Rom 6:5" parsed="|Rom|6|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.5" />
<sup>5</sup> Sepse, nëse u bashkuam me Krishtin në një vdekje të ngjashme me të tijën, do të jemi edhe e ringjalljes së tij,
<scripture passage="Rom 6:6" parsed="|Rom|6|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.6" />
<sup>6</sup> duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit mund të jetë anuluar dhe që ne të mos i shërbejmë më mëkatit.
<scripture passage="Rom 6:7" parsed="|Rom|6|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.7" />
<sup>7</sup> Në fakt, ai që ka vdekur është shfajësuar nga mëkati.
<scripture passage="Rom 6:8" parsed="|Rom|6|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.8" />
<sup>8</sup> Tani nëse vdiqëm me Krishtin, ne besojmë gjithashtu që do të jetojmë me të,
<scripture passage="Rom 6:9" parsed="|Rom|6|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.9" />
<sup>9</sup> duke ditur se Krishti, që u ringjall prej së vdekurish, nuk vdes më; vdekja s'ka më pushtet mbi të.
<scripture passage="Rom 6:10" parsed="|Rom|6|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.10" />
<sup>10</sup> Sepse në atë që vdiq, vdiq për mëkatin një herë e për gjithmonë; por në atë që rron, rron për Perëndinë.
<scripture passage="Rom 6:11" parsed="|Rom|6|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.11" />
<sup>11</sup> Kështu edhe ju, konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Jezu Krishtin, Zotin tonë.
<scripture passage="Rom 6:12" parsed="|Rom|6|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.12" />
<sup>12</sup> Le të mos mbretërojë, pra, mëkati në trupin tuaj të vdekshëm, që t'i bindeni atij në epshet e veta.
<scripture passage="Rom 6:13" parsed="|Rom|6|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.13" />
<sup>13</sup> As mos i jepni gjymtyrët tuaja në shërbim të mëkatit si mjete paudhësie, por tregoni veten tuaj te Perëndia, si të gjallë prej së vdekurish, dhe gjymtyrët tuaja si mjete drejtësie për Perëndinë.
<scripture passage="Rom 6:14" parsed="|Rom|6|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.14" />
<sup>14</sup> Në fakt mëkati nuk do të ketë më pushtet mbi ju, sepse nuk jeni nën ligj, por nën hir.
<scripture passage="Rom 6:15" parsed="|Rom|6|15|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.15" />
<sup>15</sup> Atëherë, çfarë? Të mëkatojmë sepse nuk jemi nën ligj, por nën hir? Kështu mos qoftë!
<scripture passage="Rom 6:16" parsed="|Rom|6|16|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.16" />
<sup>16</sup> A nuk e dini ju se nëse e tregoni veten shërbëtorë të atij që i bindeni, jeni shërbëtorë të atij që i bindeni, qoftë mëkatit për vdekje, qoftë dëgjesës për drejtësi?
<scripture passage="Rom 6:17" parsed="|Rom|6|17|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.17" />
<sup>17</sup> Por qoftë falenderuar Perëndia, sepse ishit shërbëtorë të mëkatit, por iu bindët me zemër atij mësimi që iu është transmetuar.
<scripture passage="Rom 6:18" parsed="|Rom|6|18|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.18" />
<sup>18</sup> Dhe, mbasi u liruat nga mëkati, u bëtë shërbëtorë të drejtësisë.
<scripture passage="Rom 6:19" parsed="|Rom|6|19|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.19" />
<sup>19</sup> Unë po flas njerëzisht për shkak të dobësisë së mishit tuaj. Sepse ashtu si një kohë i kishit përkushtuar gjymtyrët tuaja për të qenë shërbëtorë të papastërtisë dhe të paudhësisë për të bërë paudhësinë,  kështu tani përkushtoni gjymtyrët tuaj  për të qënë shërbëtorë të drejtësisë për shenjtërim.
<scripture passage="Rom 6:20" parsed="|Rom|6|20|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.20" />
<sup>20</sup> Sepse, kur ishit shërbëtorë të mëkatit, ishit të lirë në lidhje me drejtësinë.
<scripture passage="Rom 6:21" parsed="|Rom|6|21|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.21" />
<sup>21</sup> Dhe çfarë fryt kishit, pra, atëherë, nga ato gjëra, për të cilat tani keni turp? Sepse fundi i tyre është vdekja.
<scripture passage="Rom 6:22" parsed="|Rom|6|22|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.22" />
<sup>22</sup> Por tani, pasi u liruat nga mëkati dhe u bëtë shërbëtorë të Perëndisë keni për frytin tuaj shenjtërimin dhe për fund jeta e përjetshme.
<scripture passage="Rom 6:23" parsed="|Rom|6|23|0|0" osisRef="Bible:Rom.6.23" />
<sup>23</sup> Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.
</p>
</div3>

<div3 title="Romans 7" progress="90.98%" prev="Rom.6" next="Rom.8" id="Rom.7">
<h3 id="Rom.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Rom.7-p1">
<scripture passage="Rom 7:1" parsed="|Rom|7|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.1" />
<sup>1</sup> Apo nuk e dini o vëllezër, (sepse unë po u flas njerëzve që e njohin ligjin), se ligji ka pushtet mbi njeriun për sa kohë ai rron?
<scripture passage="Rom 7:2" parsed="|Rom|7|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.2" />
<sup>2</sup> Sepse gruaja e martuar është e lidhur nga ligji me burrin deri sa ai rron, por, po i vdiq burri, lirohet nga ligji i burrit.
<scripture passage="Rom 7:3" parsed="|Rom|7|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.3" />
<sup>3</sup> Prandaj, nëse, kur i rron burri, ajo bashkohet me një burrë tjetër, do të quhet shkelëse e kurorës; por kur i vdes burri ajo është e liruar nga ligji, që të mos jetë shkelëse e kurorës, po u bë gruaja e një burrë tjetër.
<scripture passage="Rom 7:4" parsed="|Rom|7|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.4" />
<sup>4</sup> Kështu, pra, vëllezër të mi, edhe ju jeni të vdekur për ligjin me anë të trupit të Jezu Krishtit që të bashkoheni me një tjetër, që u ringjall prej të vdekurit, që t'i japim fryte Perëndisë.
<scripture passage="Rom 7:5" parsed="|Rom|7|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.5" />
<sup>5</sup> Sepse, kur ishim në mish, pasionet mëkatare që ishin me anë të ligjit, vepronin në gjymtyrët tona, duke sjellë fryte vdekjeje,
<scripture passage="Rom 7:6" parsed="|Rom|7|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.6" />
<sup>6</sup> por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç'ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës.
<scripture passage="Rom 7:7" parsed="|Rom|7|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.7" />
<sup>7</sup> Çfarë të themi, pra? Se ligji është mëkat? Ashtu mos qoftë! Mëkatin unë nuk do ta kisha njohur, veç se me anë të ligjit; sepse unë nuk do ta kisha njohur lakminë, po të mos thoshte ligji: ''Mos lakmo!''.
<scripture passage="Rom 7:8" parsed="|Rom|7|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.8" />
<sup>8</sup> Por mëkati, duke marrë shkas nga ky urdhërim, ngjalli në mua çdo lakmi,
<scripture passage="Rom 7:9" parsed="|Rom|7|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.9" />
<sup>9</sup> sepse, pa ligj, mëkati është i vdekur. Dikur unë jetoja pa ligj, por, kur erdhi urdhërimi, mëkati u ngjall dhe unë vdiqa,
<scripture passage="Rom 7:10" parsed="|Rom|7|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.10" />
<sup>10</sup> dhe urdhërimi që u dha për jetë, më solli vdekjen.
<scripture passage="Rom 7:11" parsed="|Rom|7|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.11" />
<sup>11</sup> Sepse mëkati, duke gjetur rastin me anë të urdhërit, më mashtrojë dhe me anë të tij më vrau.
<scripture passage="Rom 7:12" parsed="|Rom|7|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.12" />
<sup>12</sup> Kështu ligji është i shenjtë, dhe urdhërimi i shenjtë, i drejtë dhe i mirë.
<scripture passage="Rom 7:13" parsed="|Rom|7|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.13" />
<sup>13</sup> Ajo gjë, pra, që është e mirë u bë vdekje për mua? Ashtu mos qoftë; por mëkati, që të duket mëkat, me anë të së mirës më pruri vdekjen, që mëkati të bëhet edhe më tepër mëkat nëpërmjet urdhërimit.
<scripture passage="Rom 7:14" parsed="|Rom|7|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.14" />
<sup>14</sup> Sepse ne e dimë se ligji është frymëror, por unë jam i mishë, i shitur mëkatit si skllav.
<scripture passage="Rom 7:15" parsed="|Rom|7|15|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.15" />
<sup>15</sup> Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej.
<scripture passage="Rom 7:16" parsed="|Rom|7|16|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.16" />
<sup>16</sup> Edhe, nëse bëj atë që nuk dua, unë pranoj që ligji është i mirë.
<scripture passage="Rom 7:17" parsed="|Rom|7|17|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.17" />
<sup>17</sup> Por tani nuk jam më unë që veproj, por mëkati që banon në mua.
<scripture passage="Rom 7:18" parsed="|Rom|7|18|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.18" />
<sup>18</sup> Në fakt unë e di se në mua domëthënë në mishin tim nuk banon asgjë e mirë, sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën.
<scripture passage="Rom 7:19" parsed="|Rom|7|19|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.19" />
<sup>19</sup> Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s'dua, atë bëj.
<scripture passage="Rom 7:20" parsed="|Rom|7|20|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.20" />
<sup>20</sup> Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s'jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua.
<scripture passage="Rom 7:21" parsed="|Rom|7|21|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.21" />
<sup>21</sup> Unë, pra, po zbuloj këtë ligj: duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjindet në mua.
<scripture passage="Rom 7:22" parsed="|Rom|7|22|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.22" />
<sup>22</sup> Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm,
<scripture passage="Rom 7:23" parsed="|Rom|7|23|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.23" />
<sup>23</sup> por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën skllav të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia.
<scripture passage="Rom 7:24" parsed="|Rom|7|24|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.24" />
<sup>24</sup> Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?
<scripture passage="Rom 7:25" parsed="|Rom|7|25|0|0" osisRef="Bible:Rom.7.25" />
<sup>25</sup> I falem nderit Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë. Unë vetë, pra, me mendjen, i shërbej ligjit të Perëndisë, por, me mishin ligjit të mëkatit.
</p>
</div3>

<div3 title="Romans 8" progress="91.06%" prev="Rom.7" next="Rom.9" id="Rom.8">
<h3 id="Rom.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Rom.8-p1">
<scripture passage="Rom 8:1" parsed="|Rom|8|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.1" />
<sup>1</sup> Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezu, që nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës,
<scripture passage="Rom 8:2" parsed="|Rom|8|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.2" />
<sup>2</sup> sepse ligji i Frymës i jetës në Jezu Krishtin më çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.
<scripture passage="Rom 8:3" parsed="|Rom|8|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.3" />
<sup>3</sup> Sepse atë që ishte e pamundur për ligjin, sepse ishte pa forcë për shkak të mishit, Perëndia, duke dërguar birin e vet në shëmbëllim mishi mëkatar, edhe për mëkat, e dënoi mëkatin në mish,
<scripture passage="Rom 8:4" parsed="|Rom|8|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.4" />
<sup>4</sup> që të përmbushet drejtësia e ligjit në ne, që nuk ecim sipas mishit, por sipas Frymës.
<scripture passage="Rom 8:5" parsed="|Rom|8|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.5" />
<sup>5</sup> Sepse ata që rrojnë sipas mishit e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që rrojnë sipas Frymës në gjërat e Frymës.
<scripture passage="Rom 8:6" parsed="|Rom|8|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.6" />
<sup>6</sup> Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi prodhon vdekje, por mendja e kontro-lluar nga Fryma prodhon jetë dhe paqe.
<scripture passage="Rom 8:7" parsed="|Rom|8|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.7" />
<sup>7</sup> Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi është armiqësi kundër Perëndisë, sepse nuk i nënshtrohet ligjit të Perëndisë dhe as nuk mundet.
<scripture passage="Rom 8:8" parsed="|Rom|8|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.8" />
<sup>8</sup> Prandaj ata që janë në mish nuk mund t'i pëlqejnë Perëndisë.
<scripture passage="Rom 8:9" parsed="|Rom|8|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.9" />
<sup>9</sup> Nëse Fryma e Perëndisë banon në ju, ju nuk jeni më në mish, por në Frymë. Por në qoftë se ndokush nuk ka Frymën e Krishtit, ai nuk i përket atij.
<scripture passage="Rom 8:10" parsed="|Rom|8|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.10" />
<sup>10</sup> Nëse Krishti është në ju, trupi pa tjetër është i vdekur për shkak të mëkatit, por Fryma është jetë për shkak të drejtësisë.
<scripture passage="Rom 8:11" parsed="|Rom|8|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.11" />
<sup>11</sup> Dhe në qoftë se Fryma i atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t'u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të Frymës së tij që banon në ju.
<scripture passage="Rom 8:12" parsed="|Rom|8|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.12" />
<sup>12</sup> Prandaj, vëllezër, ne jemi debitorë jo të mishit, që të rrojmë sipas mishit,
<scripture passage="Rom 8:13" parsed="|Rom|8|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.13" />
<sup>13</sup> sepse, po të rroni sipas mishit, ju do të vdisni; por, nëse me anë të Frymës i bëni të vdesin veprat e trupit, ju do të rroni.
<scripture passage="Rom 8:14" parsed="|Rom|8|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.14" />
<sup>14</sup> Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë.
<scripture passage="Rom 8:15" parsed="|Rom|8|15|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.15" />
<sup>15</sup> Sepse ju nuk keni marrë një frymë robërie, që të keni përsëri frikë, po keni marrë frymën e birërisë, me anë të së cilës ne thërrasim: ''Aba, o Atë!''.
<scripture passage="Rom 8:16" parsed="|Rom|8|16|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.16" />
<sup>16</sup> Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se ne jemi bij të Perëndisë.
<scripture passage="Rom 8:17" parsed="|Rom|8|17|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.17" />
<sup>17</sup> Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë, trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, nëse vuajmë më të dhe lavdohemi me të.
<scripture passage="Rom 8:18" parsed="|Rom|8|18|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.18" />
<sup>18</sup> Unë mendoj në fakt, se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne.
<scripture passage="Rom 8:19" parsed="|Rom|8|19|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.19" />
<sup>19</sup> Sepse dëshira e flaktë e krijesës pret me padurim shfaqjen e bijve të Perëndisë,
<scripture passage="Rom 8:20" parsed="|Rom|8|20|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.20" />
<sup>20</sup> sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë, jo me vullnetin e vet, po për shkak të atij që e nënshtroi,
<scripture passage="Rom 8:21" parsed="|Rom|8|21|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.21" />
<sup>21</sup> me shpresë që vetë krijesa të çlirohet nga skllavëria e prishjes për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë.
<scripture passage="Rom 8:22" parsed="|Rom|8|22|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.22" />
<sup>22</sup> Sepse e dimë se deri tani mbarë bota e krijuar rënkon dhe është në mundim.
<scripture passage="Rom 8:23" parsed="|Rom|8|23|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.23" />
<sup>23</sup> Dhe jo vetëm kaq, por edhe ne vetë që kemi frytet e para të Frymës, vajtojmë në veten tonë, duke pritur flakët birërimin, shpengimin e trupit tonë.
<scripture passage="Rom 8:24" parsed="|Rom|8|24|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.24" />
<sup>24</sup> Sepse me shpresë ne shpëtuam; por shpresa që duket nuk është shpresë, sepse atë që dikush e sheh si mundet edhe ta shpresojë?
<scripture passage="Rom 8:25" parsed="|Rom|8|25|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.25" />
<sup>25</sup> Por në qoftë se ne shpresojmë atë që s'e shohim, atë gjë e presim me durim.
<scripture passage="Rom 8:26" parsed="|Rom|8|26|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.26" />
<sup>26</sup> Kështu, pra, edhe Fryma na ndihmon në dobësitë tona, sepse ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në lutjet tona, sikurse duhet; por vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme.
<scripture passage="Rom 8:27" parsed="|Rom|8|27|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.27" />
<sup>27</sup> Dhe ai që heton zemrat e di cila është mendja e Frymës, sepse ai ndërhyn për shenjtorët, sipas Perëndisë.
<scripture passage="Rom 8:28" parsed="|Rom|8|28|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.28" />
<sup>28</sup> Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.
<scripture passage="Rom 8:29" parsed="|Rom|8|29|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.29" />
<sup>29</sup> Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve.
<scripture passage="Rom 8:30" parsed="|Rom|8|30|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.30" />
<sup>30</sup> Dhe ata që ai i paracaktoi edhe i thirri; dhe ata që i thirri edhe i shfajësoi; dhe ata që i shfajësoi, ata edhe i përlëvdoi.
<scripture passage="Rom 8:31" parsed="|Rom|8|31|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.31" />
<sup>31</sup> Çfarë të themi, pra, për këto gjëra? Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?
<scripture passage="Rom 8:32" parsed="|Rom|8|32|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.32" />
<sup>32</sup> Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të?
<scripture passage="Rom 8:33" parsed="|Rom|8|33|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.33" />
<sup>33</sup> Kush do t'i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që i shfajëson.
<scripture passage="Rom 8:34" parsed="|Rom|8|34|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.34" />
<sup>34</sup> Kush është ai që do t'i dënojë? Krishti është ai që vdiq, po për më tepër ai u ringjall; ai është në të djathtë të Perëndisë dhe ai ndërmjetëson për ne.
<scripture passage="Rom 8:35" parsed="|Rom|8|35|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.35" />
<sup>35</sup> Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata?
<scripture passage="Rom 8:36" parsed="|Rom|8|36|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.36" />
<sup>36</sup> Siç është shkruar: ''Për ty po vritemi gjithë ditën; u numëruam si dele për therje''.
<scripture passage="Rom 8:37" parsed="|Rom|8|37|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.37" />
<sup>37</sup> Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.
<scripture passage="Rom 8:38" parsed="|Rom|8|38|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.38" />
<sup>38</sup> Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme,
<scripture passage="Rom 8:39" parsed="|Rom|8|39|0|0" osisRef="Bible:Rom.8.39" />
<sup>39</sup> as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.
</p>
</div3>

<div3 title="Romans 9" progress="91.17%" prev="Rom.8" next="Rom.10" id="Rom.9">
<h3 id="Rom.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Rom.9-p1">
<scripture passage="Rom 9:1" parsed="|Rom|9|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.1" />
<sup>1</sup> Unë them të vërtetën në Krishtin, nuk gënjej dhe jep dëshmi me mua ndërgjegja ime me anë të Frymës së Shenjtë;
<scripture passage="Rom 9:2" parsed="|Rom|9|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.2" />
<sup>2</sup> kam një trishtim të madh dhe një dhembje të vazhdueshme në zemrën time.
<scripture passage="Rom 9:3" parsed="|Rom|9|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.3" />
<sup>3</sup> Sepse do të doja të isha vetë i ma-llkuar, i ndarë nga Krishti, për vëllezërit e mi, për farefisin tim sipas mishit,
<scripture passage="Rom 9:4" parsed="|Rom|9|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.4" />
<sup>4</sup> të cilët janë Izraelitë dhe atyre u përket birëria, lavdia, besëlidhjet, shpallja e ligjit, shërbimi hyjnor dhe premtimet;
<scripture passage="Rom 9:5" parsed="|Rom|9|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.5" />
<sup>5</sup> të tyre janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti, i cili është përmbi çdo gjë Perëndi, i bekuar përjetë. Amen.
<scripture passage="Rom 9:6" parsed="|Rom|9|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.6" />
<sup>6</sup> Por kjo nuk do të thotë se fjala e Perëndisë ra poshtë, sepse jo të gjithë që janë nga Izraeli janë Izrael.
<scripture passage="Rom 9:7" parsed="|Rom|9|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.7" />
<sup>7</sup> As sepse janë pasardhës e Abrahamit janë të gjithë bij; por: ''Në Isakun do të quhet pasardhja jote''.
<scripture passage="Rom 9:8" parsed="|Rom|9|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.8" />
<sup>8</sup> Do të thotë: nuk janë bijtë e Perëndisë ata që lindin prej mishi, por vetëm bijtë e premtimit numërohen si pasardhës.
<scripture passage="Rom 9:9" parsed="|Rom|9|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.9" />
<sup>9</sup> Sepse kjo është fjala e premtimit: ''Në këtë kohë do të vij dhe Sara do të ketë një bir''.
<scripture passage="Rom 9:10" parsed="|Rom|9|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.10" />
<sup>10</sup> Dhe jo vetëm kaq, por edhe Rebeka mbeti shtatzënë nga një njeri i vetëm, Isakun, atin tonë,
<scripture passage="Rom 9:11" parsed="|Rom|9|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.11" />
<sup>11</sup> (sepse para se t'i lindnin fëmijët dhe para se të bënin ndonjë të mirë a të keqe, që të mbetej i patundur propozimi i Perëndisë për të zgjedhur jo sipas veprave, po prej atij që thërret),
<scripture passage="Rom 9:12" parsed="|Rom|9|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.12" />
<sup>12</sup> iu tha asaj: ''Më i madhi do t'i shërbejë më të voglit'',
<scripture passage="Rom 9:13" parsed="|Rom|9|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.13" />
<sup>13</sup> siç është shkruar: ''E desha Jakobin dhe e urreva Ezaun''.
<scripture passage="Rom 9:14" parsed="|Rom|9|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.14" />
<sup>14</sup> Çfarë të themi, pra? Mos ka padrejtësi te Perëndia? Aspak!
<scripture passage="Rom 9:15" parsed="|Rom|9|15|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.15" />
<sup>15</sup> Ai i thotë në fakt Moisiut: ''Do të kem mëshirë për atë që të kem mëshirë, dhe do të kem dhembshuri për atë që do të kem dhembshuri''.
<scripture passage="Rom 9:16" parsed="|Rom|9|16|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.16" />
<sup>16</sup> Kështu, pra, kjo nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që shfaq mëshirë.
<scripture passage="Rom 9:17" parsed="|Rom|9|17|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.17" />
<sup>17</sup> Sepse Shkrimi i thotë Faraonit: ''Pikërisht për këtë gjë të ngrita, që të tregoj te ti fuqinë time dhe që të shpallet emri im mbi mbarë dheun''.
<scripture passage="Rom 9:18" parsed="|Rom|9|18|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.18" />
<sup>18</sup> Kështu ai ka mëshirë për atë që do dhe e ngurtëson atë që do.
<scripture passage="Rom 9:19" parsed="|Rom|9|19|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.19" />
<sup>19</sup> Ti do të më thuash, pra: ''Pse vazhdon të ankohet? Kush mund, në fakt, t'i rezistojë vullnetit të tij?''.
<scripture passage="Rom 9:20" parsed="|Rom|9|20|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.20" />
<sup>20</sup> Po kush je ti, o njeri, që i kundërpërgjigjesh Perëndisë? A mund t'i thotë ena mjeshtrit: ''Përse më bërë kështu?''.
<scripture passage="Rom 9:21" parsed="|Rom|9|21|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.21" />
<sup>21</sup> A nuk ka vallë fuqi poçari mbi argjitën për të bërë nga po ai brumë një enë për nderim, edhe një tjetër për çnderim?
<scripture passage="Rom 9:22" parsed="|Rom|9|22|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.22" />
<sup>22</sup> Dhe çfarë të thuash nëse Perëndia, duke dashur të tregojë zemërimin e tij dhe të bëjë të njohur pushtetin e tij duroi me shumë zemërgjërësi enët e zemërimit që qenë bërë për prishje?
<scripture passage="Rom 9:23" parsed="|Rom|9|23|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.23" />
<sup>23</sup> Dhe që të bëjë të njohur pasuritë e lavdisë së tij ndaj enëve të mëshirës, të cilat i përgatiti për lavdi,
<scripture passage="Rom 9:24" parsed="|Rom|9|24|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.24" />
<sup>24</sup> mbi ne, që edhe na thirri, jo vetëm nga Judenjtë, por edhe nga johebrenjtë?
<scripture passage="Rom 9:25" parsed="|Rom|9|25|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.25" />
<sup>25</sup> Ashtu si thotë ai te Osea: ''Unë do ta quaj popullin tim atë që s'ka qenë populli im dhe të dashur atë të mosdashurin.
<scripture passage="Rom 9:26" parsed="|Rom|9|26|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.26" />
<sup>26</sup> Dhe do të ndodhë që atje ku u është thënë atyre: "Ju nuk jeni populli im", atje do të quheni bij të Perëndisë së gjallë''.
<scripture passage="Rom 9:27" parsed="|Rom|9|27|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.27" />
<sup>27</sup> Por Isaia thërret për Izraelin: ''Edhe sikur të ishte numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, vetëm mbetja e tij do të shpëtohet''.
<scripture passage="Rom 9:28" parsed="|Rom|9|28|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.28" />
<sup>28</sup> Në fakt ai do ta realizojë vendimin e tij me drejtësi, sepse Zoti do ta realizojë dhe do ta përshpejtojë vendimin e tij mbi tokë.
<scripture passage="Rom 9:29" parsed="|Rom|9|29|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.29" />
<sup>29</sup> Dhe ashtu si profetizoi Isaia: ''Në qoftë se Perëndia i ushtrive nuk do të na kishte lënë farë, do të ishim bërë si Sodoma dhe do t'i kishim ngjarë Gomorës''.
<scripture passage="Rom 9:30" parsed="|Rom|9|30|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.30" />
<sup>30</sup> Çfarë të themi, pra? Se johebrenjtë, që nuk kërkuan drejtësinë, e fituan drejtësinë, por atë drejtësi që vjen nga besimi,
<scripture passage="Rom 9:31" parsed="|Rom|9|31|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.31" />
<sup>31</sup> ndërsa Izraeli, që kërkonte ligjin e drejtësisë, nuk arriti në ligjin e drejtësisë.
<scripture passage="Rom 9:32" parsed="|Rom|9|32|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.32" />
<sup>32</sup> Përse? Sepse e kërkonte jo me anë të besimit, por me anë të veprave të ligjit; sepse ata u penguan në gurin e pengesës,
<scripture passage="Rom 9:33" parsed="|Rom|9|33|0|0" osisRef="Bible:Rom.9.33" />
<sup>33</sup> ashtu siç është shkruar: ''Ja, unë po vë në Sion një gur pengese dhe një shkëmb skandali, dhe kushdo që i beson atij nuk do të turpërohet''.
</p>
</div3>

<div3 title="Romans 10" progress="91.27%" prev="Rom.9" next="Rom.11" id="Rom.10">
<h3 id="Rom.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Rom.10-p1">
<scripture passage="Rom 10:1" parsed="|Rom|10|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.1" />
<sup>1</sup> Vëllezër, dëshira e zemrës sime dhe lutja që i drejtoj Perëndisë për Izraelin është për shpëtim të tij.
<scripture passage="Rom 10:2" parsed="|Rom|10|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.2" />
<sup>2</sup> Sepse unë dëshmoj për ta se kanë zell për Perëndinë, por jo sipas njohurisë.
<scripture passage="Rom 10:3" parsed="|Rom|10|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.3" />
<sup>3</sup> Sepse duke mos njohur drejtësinë e Perëndisë dhe duke kërkuar të vendosin drejtësinë e vet, nuk iu nënshtruan drejtësisë së Perëndisë,
<scripture passage="Rom 10:4" parsed="|Rom|10|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.4" />
<sup>4</sup> sepse përfundimi i ligjit është Krishti, për shfajësimin e kujtdo që beson.
<scripture passage="Rom 10:5" parsed="|Rom|10|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.5" />
<sup>5</sup> Sepse Moisiu kështu e përshkruan drejtësinë që vjen nga ligji: ''Njeriu që bën këto gjëra, do të rrojë me anë të tyre''.
<scripture passage="Rom 10:6" parsed="|Rom|10|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.6" />
<sup>6</sup> Por drejtësia që vjen nga besimi thotë kështu: ''Mos thuaj në zemrën tënde: ''Kush do të ngjitet në qiell?''. Kjo do të thotë që të zbresë Krishti.
<scripture passage="Rom 10:7" parsed="|Rom|10|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.7" />
<sup>7</sup> Ose: ''Kush do të zbresë në humnerë?''. Kjo do të thotë që të sjellë lart Krishtin prej së vdekurish.
<scripture passage="Rom 10:8" parsed="|Rom|10|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.8" />
<sup>8</sup> Po ç'thotë, pra? ''Fjala është pranë teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde''. Kjo është fjala e besimit, që ne predikojmë;
<scripture passage="Rom 10:9" parsed="|Rom|10|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.9" />
<sup>9</sup> sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.
<scripture passage="Rom 10:10" parsed="|Rom|10|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.10" />
<sup>10</sup> Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim,
<scripture passage="Rom 10:11" parsed="|Rom|10|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.11" />
<sup>11</sup> sepse Shkrimi thotë: ''Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet''.
<scripture passage="Rom 10:12" parsed="|Rom|10|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.12" />
<sup>12</sup> Sepse nuk ka dallim në mes Judeut dhe Grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin.
<scripture passage="Rom 10:13" parsed="|Rom|10|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.13" />
<sup>13</sup> Në fakt: ''Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet''.
<scripture passage="Rom 10:14" parsed="|Rom|10|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.14" />
<sup>14</sup> Si do ta thërrasin, pra, atë, të cilit nuk i besuan? Dhe si do të besojnë tek ai për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë, kur s'ka kush predikon?
<scripture passage="Rom 10:15" parsed="|Rom|10|15|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.15" />
<sup>15</sup> Dhe si do të predikojnë pa qenë dërguar? Siç është shkruar: ''Sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin paqen, që shpallin lajme të mira!''.
<scripture passage="Rom 10:16" parsed="|Rom|10|16|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.16" />
<sup>16</sup> Por jo të gjithë iu bindën ungjillit, sepse Isaia thotë: ''O Perëndi, kush i besoi predikimit tonë?''.
<scripture passage="Rom 10:17" parsed="|Rom|10|17|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.17" />
<sup>17</sup> Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.
<scripture passage="Rom 10:18" parsed="|Rom|10|18|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.18" />
<sup>18</sup> Por unë them: Mos nuk dëgjuan? Madje, ''Zëri i tyre mori mbarë dheun dhe fjalët e tyre shkuan deri në skajet më të largëta të tokës''.
<scripture passage="Rom 10:19" parsed="|Rom|10|19|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.19" />
<sup>19</sup> Por unë them: ''Mos nuk e kuptoi Izraeli? Moisiu tha i pari: ''Unë do t'ju shtie në xhelozi me një komb që s'është fare komb; do t'ju bëj të zemëroheni me anë të një kombi të marrë''.
<scripture passage="Rom 10:20" parsed="|Rom|10|20|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.20" />
<sup>20</sup> Dhe Isaia me guxim thotë: ''Unë u gjeta nga ata që nuk më kërkonin, unë iu shfaqa atyre që nuk pyesnin për mua''.
<scripture passage="Rom 10:21" parsed="|Rom|10|21|0|0" osisRef="Bible:Rom.10.21" />
<sup>21</sup> Por lidhur me Izraelin ai thotë: ''Gjithë ditën i shtriva duart e mia drejt një populli të pabindur dhe kundërthënës''.
</p>
</div3>

<div3 title="Romans 11" progress="91.33%" prev="Rom.10" next="Rom.12" id="Rom.11">
<h3 id="Rom.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Rom.11-p1">
<scripture passage="Rom 11:1" parsed="|Rom|11|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.1" />
<sup>1</sup> Unë, pra, them: A thua Perëndia e hodhi poshtë popullin e vet? Aspak, sepse edhe unë jam Izraelit, nga pasardhje e Abrahamit, nga fisi i Beniaminit.
<scripture passage="Rom 11:2" parsed="|Rom|11|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.2" />
<sup>2</sup> Perëndia nuk e hodhi poshtë popullin e vet, të cilin e njohu që përpara. A nuk e dini ju ç'thotë Shkrimi për Elian? Si i drejtohet ai Perëndisë kundër Izraelit, duke thënë:
<scripture passage="Rom 11:3" parsed="|Rom|11|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.3" />
<sup>3</sup> ''O Zot, profetët e tu i vranë dhe altarët e tu i prishën, dhe unë mbeta i vetëm, dhe ata kërkojnë jetën time''.
<scripture passage="Rom 11:4" parsed="|Rom|11|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.4" />
<sup>4</sup> Por, çfarë i tha zëri hyjnor? ''Kam lënë për veten time shtatë mijë burra, që nuk kanë rënë në gjunjë përpara Baalit''.
<scripture passage="Rom 11:5" parsed="|Rom|11|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.5" />
<sup>5</sup> Kështu, pra, edhe në kohën e tanishme ka mbetur një mbetje pas zgjedhjes së hirit.
<scripture passage="Rom 11:6" parsed="|Rom|11|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.6" />
<sup>6</sup> Dhe, po të jetë prej hirit, nuk është më prej veprash, përndryshe hiri nuk do të ishte më hir, përndryshe vepra nuk do të ishte më vepër.
<scripture passage="Rom 11:7" parsed="|Rom|11|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.7" />
<sup>7</sup> E çfarë, atëherë? Izraeli nuk e mori atë që kërkonte, kurse të zgjedhurit e morën, dhe të tjerët u verbuan,
<scripture passage="Rom 11:8" parsed="|Rom|11|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.8" />
<sup>8</sup> siç është shkruar: ''Perëndia u dha atyre frymë hutimi, sy që të mos shohin dhe veshë që të mos dëgjojnë deri në ditën e sotme''.
<scripture passage="Rom 11:9" parsed="|Rom|11|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.9" />
<sup>9</sup> Dhe Davidi thotë: ''Tryeza e tyre iu bëftë lak, një kurth, një pengesë dhe një shpagim.
<scripture passage="Rom 11:10" parsed="|Rom|11|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.10" />
<sup>10</sup> Sytë e tyre u errësofshin që të mos shohin, dhe kurrizin e tyre kërruse përgjithnjë''.
<scripture passage="Rom 11:11" parsed="|Rom|11|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.11" />
<sup>11</sup> Unë them, pra: ''Mos u penguan, që të rrëzohen? Aspak; por me anë të rrëzimit të tyre u erdhi shpëtimi johebrenjve, që t'i shtjerë ata në xhelozi.
<scripture passage="Rom 11:12" parsed="|Rom|11|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.12" />
<sup>12</sup> Edhe nëse rrëzimi i tyre është fitim për botën dhe pakësimi i tyre është fitim për johebrenjtë, sa më tepër do të jetë mbushullia e tyre?
<scripture passage="Rom 11:13" parsed="|Rom|11|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.13" />
<sup>13</sup> Sepse unë po ju flas juve, johebrenjve, duke qenë se jam apostulli i johebrenjve; dhe unë e nderoj shërbesën time,
<scripture passage="Rom 11:14" parsed="|Rom|11|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.14" />
<sup>14</sup> për të provuar se në ndonjë mënyrë mund t'i provokoj se mos i shtie në zili ata që janë mishi im edhe shpëtoj disa prej tyre.
<scripture passage="Rom 11:15" parsed="|Rom|11|15|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.15" />
<sup>15</sup> Sepse, në qoftë se refuzimi i tyre është pajtim për botën, ç'do të jetë ripranimi i tyre, përveç se kalimi prej vdekjes në jetë?
<scripture passage="Rom 11:16" parsed="|Rom|11|16|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.16" />
<sup>16</sup> Edhe po të jenë pemët e para të shenjta, edhe e tëra është e shenjtë; dhe po të jetë rrënja e shenjtë, edhe degët janë të shenjta.
<scripture passage="Rom 11:17" parsed="|Rom|11|17|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.17" />
<sup>17</sup> Edhe sikur të këputen disa degë, ti që ishe ullastër u shartove në vend të tyre dhe u bëre pjestar i rrënjës dhe i majmërisë së drurit të ullirit,
<scripture passage="Rom 11:18" parsed="|Rom|11|18|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.18" />
<sup>18</sup> mos u mburr kundër degëve: por nëse mburresh kundër tyre, mos harro se nuk e mban ti rrënjën, po rrënja të mban ty.
<scripture passage="Rom 11:19" parsed="|Rom|11|19|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.19" />
<sup>19</sup> Do të thuash, pra: ''Degët u prenë që të shartohem unë''.
<scripture passage="Rom 11:20" parsed="|Rom|11|20|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.20" />
<sup>20</sup> Mirë, ato u prenë për mosbesimin, por ti qëndron për shkak të besimit; mos u kreno, por druaj.
<scripture passage="Rom 11:21" parsed="|Rom|11|21|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.21" />
<sup>21</sup> Sepse nëse Perëndia nuk i kurseu degët natyrore, shiko se mos nuk të kursen edhe ty.
<scripture passage="Rom 11:22" parsed="|Rom|11|22|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.22" />
<sup>22</sup> Shih, pra, mirësinë dhe rreptësinë e Perëndisë: rreptësinë mbi ata që u rrëzuan, dhe mirësinë ndaj teje, në qoftë se ti do të ngulmosh në mirësi, përndryshe edhe ti do të këputesh.
<scripture passage="Rom 11:23" parsed="|Rom|11|23|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.23" />
<sup>23</sup> Kështu edhe ata, nëse nuk do të qëndrojnë në mosbesim, do të shartohen; sepse Perëndia është i fuqishëm t'i shartojë përsëri.
<scripture passage="Rom 11:24" parsed="|Rom|11|24|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.24" />
<sup>24</sup> Sepse, në qoftë se ti u këpute nga ulliri i egër prej natyre dhe u shartove kundër natyrës në ulli të butë, aq më tepër këto, që janë degë prej natyre, do të shartohen në ullirin e vet.
<scripture passage="Rom 11:25" parsed="|Rom|11|25|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.25" />
<sup>25</sup> Sepse nuk dua, o vëllezër, që ju të jeni të paditur këtë të fshehtë që të mos mbaheni me të madh në veten tuaj se i ka ndodhur një ngurtësim një pjese të Izraelit deri sa të ketë hyrë tërësia e johebrenjve,
<scripture passage="Rom 11:26" parsed="|Rom|11|26|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.26" />
<sup>26</sup> dhe kështu mbarë Izraeli do të shpëtohet, sikurse është shkruar: ''Nga Sioni do të vijë Çlirimtari, dhe do të largojë pabesinë nga Jakobi.
<scripture passage="Rom 11:27" parsed="|Rom|11|27|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.27" />
<sup>27</sup> Dhe kjo do të jetë besëlidhja ime me ta, kur unë t'ju heq mëkatet e tyre''.
<scripture passage="Rom 11:28" parsed="|Rom|11|28|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.28" />
<sup>28</sup> Për sa i përket ungjillit ata janë armiq për hirin tuaj, por për sa i përket zgjedhjes, janë të dashur për hir të etërve,
<scripture passage="Rom 11:29" parsed="|Rom|11|29|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.29" />
<sup>29</sup> sepse dhuntitë dhe thirrja e Perëndisë janë të pakthyeshme.
<scripture passage="Rom 11:30" parsed="|Rom|11|30|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.30" />
<sup>30</sup> Sepse, sikundër dhe ju dikur ishit të pabindur ndaj Perëndisë, por tani fituat mëshirën për shkak të pabindjes së tyre,
<scripture passage="Rom 11:31" parsed="|Rom|11|31|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.31" />
<sup>31</sup> kështu edhe këta tani u bënë të padëgjueshëm, që, me anë të mëshirës që u tregua për ju, të fitojnë edhe ata mëshirë.
<scripture passage="Rom 11:32" parsed="|Rom|11|32|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.32" />
<sup>32</sup> Sepse Perëndia i mbylli të gjithë në padëgjesë, që të ketë mëshirë për të gjithë.
<scripture passage="Rom 11:33" parsed="|Rom|11|33|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.33" />
<sup>33</sup> O thellësi pasurie, urtësie dhe diturie të Perëndisë! Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e tij dhe të pashtershme janë udhët e tij!
<scripture passage="Rom 11:34" parsed="|Rom|11|34|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.34" />
<sup>34</sup> ''Sepse kush e njohu mendjen e Zotit? Ose kush u bë këshilltar i tij?
<scripture passage="Rom 11:35" parsed="|Rom|11|35|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.35" />
<sup>35</sup> Ose kush i dha atij më parë, që të ketë për të marrë shpagim?''.
<scripture passage="Rom 11:36" parsed="|Rom|11|36|0|0" osisRef="Bible:Rom.11.36" />
<sup>36</sup> Sepse prej tij, me anë të tij dhe për të janë të gjitha gjëra. Lavdi atij përjetë! Amen!
</p>
</div3>

<div3 title="Romans 12" progress="91.43%" prev="Rom.11" next="Rom.13" id="Rom.12">
<h3 id="Rom.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Rom.12-p1">
<scripture passage="Rom 12:1" parsed="|Rom|12|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.1" />
<sup>1</sup> O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur.
<scripture passage="Rom 12:2" parsed="|Rom|12|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.2" />
<sup>2</sup> Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.
<scripture passage="Rom 12:3" parsed="|Rom|12|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.3" />
<sup>3</sup> Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit.
<scripture passage="Rom 12:4" parsed="|Rom|12|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.4" />
<sup>4</sup> Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtën funksion,
<scripture passage="Rom 12:5" parsed="|Rom|12|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.5" />
<sup>5</sup> kështu edhe ne, megjithse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe secili jemi gjymtyrë të njeri tjetrit.
<scripture passage="Rom 12:6" parsed="|Rom|12|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.6" />
<sup>6</sup> Dhe tani, duke pasur dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha, nëse kemi profecinë, të profetizojmë sipas masës së besimit;
<scripture passage="Rom 12:7" parsed="|Rom|12|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.7" />
<sup>7</sup> nëse kemi shërbim, le t'i kushtohemi shërbimit; po kështu mësuesi të jepet pas mësimit;
<scripture passage="Rom 12:8" parsed="|Rom|12|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.8" />
<sup>8</sup> dhe ai që nxit, le t'i kushtohet nxitjes; ai që ndan, le ta bëjë me thjeshtësi; ai që kryeson le të kryesojë me zell; ai që bën vepra mëshirë, le t'i bëjë me gëzim.
<scripture passage="Rom 12:9" parsed="|Rom|12|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.9" />
<sup>9</sup> Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës.
<scripture passage="Rom 12:10" parsed="|Rom|12|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.10" />
<sup>10</sup> Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njeri me tjetrin.
<scripture passage="Rom 12:11" parsed="|Rom|12|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.11" />
<sup>11</sup> Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë,
<scripture passage="Rom 12:12" parsed="|Rom|12|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.12" />
<sup>12</sup> të gëzuar në shpresë, të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje;
<scripture passage="Rom 12:13" parsed="|Rom|12|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.13" />
<sup>13</sup> ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës.
<scripture passage="Rom 12:14" parsed="|Rom|12|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.14" />
<sup>14</sup> Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni.
<scripture passage="Rom 12:15" parsed="|Rom|12|15|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.15" />
<sup>15</sup> Gëzohuni me ata që gëzohen, dhe qani me ata që qajnë.
<scripture passage="Rom 12:16" parsed="|Rom|12|16|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.16" />
<sup>16</sup> Kini të njëjtat mendime njeri me tjetrin; mos lakmoni për lart, por rrini me të përunjurit; mos e mbani veten për të mënçur.
<scripture passage="Rom 12:17" parsed="|Rom|12|17|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.17" />
<sup>17</sup> Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.
<scripture passage="Rom 12:18" parsed="|Rom|12|18|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.18" />
<sup>18</sup> Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.
<scripture passage="Rom 12:19" parsed="|Rom|12|19|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.19" />
<sup>19</sup> Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ''Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti''.
<scripture passage="Rom 12:20" parsed="|Rom|12|20|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.20" />
<sup>20</sup> ''Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur''.
<scripture passage="Rom 12:21" parsed="|Rom|12|21|0|0" osisRef="Bible:Rom.12.21" />
<sup>21</sup> Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.
</p>
</div3>

<div3 title="Romans 13" progress="91.49%" prev="Rom.12" next="Rom.14" id="Rom.13">
<h3 id="Rom.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Rom.13-p1">
<scripture passage="Rom 13:1" parsed="|Rom|13|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.13.1" />
<sup>1</sup> Çdo njeri le t'i nënshtrohet pushteteve të sipërm, sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia.
<scripture passage="Rom 13:2" parsed="|Rom|13|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.13.2" />
<sup>2</sup> Prandaj ai që i kundërvihet pushtetit, i kundërvihet urdhërit të Perëndisë; dhe ata që i kundërvihen do të marrin mbi vete dënimin.
<scripture passage="Rom 13:3" parsed="|Rom|13|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.13.3" />
<sup>3</sup> Sepse eprorët s'ke pse t'i kesh frikë për vepra të mira, por për të këqijat; a do, pra, të mos i kesh frikë pushtetit? Bëj të mirën, dhe do të kesh lavdërim nga ai,
<scripture passage="Rom 13:4" parsed="|Rom|13|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.13.4" />
<sup>4</sup> sepse eprori është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por, po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen.
<scripture passage="Rom 13:5" parsed="|Rom|13|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.13.5" />
<sup>5</sup> Prandaj është e nevojshme t'i nënshtroheni, jo vetëm nga druajtje e zemërimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes.
<scripture passage="Rom 13:6" parsed="|Rom|13|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.13.6" />
<sup>6</sup> Sepse për këtë paguani edhe tatimet, sepse ata janë shërbëtorë të Perëndisë, që i kushtohen vazhdimisht këtij shërbimi.
<scripture passage="Rom 13:7" parsed="|Rom|13|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.13.7" />
<sup>7</sup> I jepni, pra, secilit atë që i takon: tatimin atij që i përket, druajtje atij që është për t'u druajtur, nderimin atij që është për nderim.
<scripture passage="Rom 13:8" parsed="|Rom|13|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.13.8" />
<sup>8</sup> Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin.
<scripture passage="Rom 13:9" parsed="|Rom|13|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.13.9" />
<sup>9</sup> Sepse urdhërimet: ''Mos shkel kurorë, mos vraj, mos vidh, mos thua dëshmi të rreme, mos lakmo'', dhe në pastë ndonjë urdhërim tjetër, përmblidhen në këtë fjalë: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''.
<scripture passage="Rom 13:10" parsed="|Rom|13|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.13.10" />
<sup>10</sup> Dashuria nuk i bën keq të afërmit; dashuria, pra, është përmbushja e ligjit.
<scripture passage="Rom 13:11" parsed="|Rom|13|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.13.11" />
<sup>11</sup> Dhe këtë aq më shumë duhet të bëjmë, duke ditur kohën, sepse tanimë erdhi ora të zgjohemi nga gjumi, sepse shpëtimi ynë është më afër, se kur besuam.
<scripture passage="Rom 13:12" parsed="|Rom|13|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.13.12" />
<sup>12</sup> Nata u thye dhe dita u afrua; le të flakim, pra, veprat e errësirës dhe të veshim armët e dritës.
<scripture passage="Rom 13:13" parsed="|Rom|13|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.13.13" />
<sup>13</sup> Le të ecim me ndershmëri, si ditën, jo në orgji dhe në dehje, jo në imoralitet dhe sensualizëm, jo në grindje e në smirë.
<scripture passage="Rom 13:14" parsed="|Rom|13|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.13.14" />
<sup>14</sup> Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos tregoni kujdes për mishin, që t'ia kënaqni lakmitë.
</p>
</div3>

<div3 title="Romans 14" progress="91.54%" prev="Rom.13" next="Rom.15" id="Rom.14">
<h3 id="Rom.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Rom.14-p1">
<scripture passage="Rom 14:1" parsed="|Rom|14|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.1" />
<sup>1</sup> Pranojeni atë që është i dobët në besim, pa e qortuar për mendimet.
<scripture passage="Rom 14:2" parsed="|Rom|14|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.2" />
<sup>2</sup> Dikush mendon se mund të hajë nga çdo gjë, ndërsa ai që është i dobët ha vetëm barishte.
<scripture passage="Rom 14:3" parsed="|Rom|14|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.3" />
<sup>3</sup> Ai që ha të mos e përbuzë atë që nuk ha, dhe ai që nuk ha të mos gjykojë atë që ha, sepse Perëndia e ka pranuar.
<scripture passage="Rom 14:4" parsed="|Rom|14|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.4" />
<sup>4</sup> Kush je ti që gjykon shërbyesin e tjetrit? A qëndron mbi këmbë ose rrëzohet, është punë e zotit të tij, por ai do të qëndrojë, sepse Perëndia është i zoti ta bëjë atë të qëndrojë në këmbë.
<scripture passage="Rom 14:5" parsed="|Rom|14|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.5" />
<sup>5</sup> Sepse dikush e çmon një ditë më shumë se një tjetër, dhe tjetri i çmon të gjitha ditët njëlloj; gjithsecili të jetë plotësisht i bindur në mendjen e tij.
<scripture passage="Rom 14:6" parsed="|Rom|14|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.6" />
<sup>6</sup> Ai që e çmon ditën, për Zotin e çmon; ai që nuk e çmon ditën, për Zotin nuk e ruan; kush ha, për Zotin ha dhe i falet nderit Perëndisë; dhe kush nuk ha, për Zotin nuk ha dhe i falet nderit Perëndisë.
<scripture passage="Rom 14:7" parsed="|Rom|14|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.7" />
<sup>7</sup> Sepse asnjë nga ne nuk jeton për veten e tij dhe askush nuk vdes për veten e tij,
<scripture passage="Rom 14:8" parsed="|Rom|14|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.8" />
<sup>8</sup> sepse, edhe nëse rrojmë, rrojmë për Zotin; edhe nëse vdesim, vdesim për Zotin; pra, edhe po të rrojmë ose të vdesim, të Zotit jemi.
<scripture passage="Rom 14:9" parsed="|Rom|14|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.9" />
<sup>9</sup> Sepse për këtë edhe vdiq Krishti dhe u ngjall e u kthye në jetë: që të zotërojë edhe mbi të vdekurit, edhe mbi të gjallët.
<scripture passage="Rom 14:10" parsed="|Rom|14|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.10" />
<sup>10</sup> Por ti, pse e gjykon vëllanë tënd? Ose përse e përbuz vëllanë tënd? Të gjithë, pra, do të dalim përpara gjykatës së Krishtit.
<scripture passage="Rom 14:11" parsed="|Rom|14|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.11" />
<sup>11</sup> Sepse është shkruar: ''Rroj unë, thotë Perëndia, se çdo gjë do të ulet para meje, dhe çdo gjuhë do ta lavdërojë Perëndinë!''.
<scripture passage="Rom 14:12" parsed="|Rom|14|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.12" />
<sup>12</sup> Kështu, pra, secili nga ne do t'i japë llogari Perëndisë për veten e vet.
<scripture passage="Rom 14:13" parsed="|Rom|14|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.13" />
<sup>13</sup> Prandaj të mos e gjykojmë më njeri tjetrin, por më tepër gjykoni këtë: mos i vini gur pengese ose skandal vëllait.
<scripture passage="Rom 14:14" parsed="|Rom|14|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.14" />
<sup>14</sup> Unë e di dhe jam plotësisht i bindur në Zotin Jezus, se asnjë gjë nuk është e ndyrë në vetvete, por për atë që çmon se diçka është e ndyrë, për atë është e ndyrë.
<scripture passage="Rom 14:15" parsed="|Rom|14|15|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.15" />
<sup>15</sup> Por nëse vëllai yt trishtohet për shkak të një ushqimi, ti nuk ecën më sipas dashurisë; mos e bëj atë të humbasë me ushqimin tënd atë për të cilin Krishti vdiq.
<scripture passage="Rom 14:16" parsed="|Rom|14|16|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.16" />
<sup>16</sup> Prandaj le të mos shahet e mira juaj,
<scripture passage="Rom 14:17" parsed="|Rom|14|17|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.17" />
<sup>17</sup> sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët dhe të pirët, por drejtësia, paqja dhe gëzimi në Frymën e Shenjtë.
<scripture passage="Rom 14:18" parsed="|Rom|14|18|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.18" />
<sup>18</sup> Sepse ai që i shërben Krishtit në këto gjëra, është i pëlqyer nga Perëndia dhe i miratuar nga njerëzit.
<scripture passage="Rom 14:19" parsed="|Rom|14|19|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.19" />
<sup>19</sup> Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqe dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit.
<scripture passage="Rom 14:20" parsed="|Rom|14|20|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.20" />
<sup>20</sup> Mos e prish veprën e Perëndisë për ushqimin; vërtet, të gjitha gjëra janë të pastra, por bën keq kur dikush ha diçka që i është pengesë.
<scripture passage="Rom 14:21" parsed="|Rom|14|21|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.21" />
<sup>21</sup> Éshtë mirë të mos hajë mish njeriu, as të mos pijë verë, as të mos bëjë gjë që mund ta çojë vëllanë tënd të pengohet, ose të skandalizohet ose të dobëson.
<scripture passage="Rom 14:22" parsed="|Rom|14|22|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.22" />
<sup>22</sup> A ke besim ti? Mbaje besimin për veten tënde përpara Perëndisë; lum ai që nuk dënon veten e tij në atë që miraton.
<scripture passage="Rom 14:23" parsed="|Rom|14|23|0|0" osisRef="Bible:Rom.14.23" />
<sup>23</sup> Por ai që është me dy mendje, edhe sikur të hajë, është dënuar, sepse nuk ha me besim; dhe çdo gjë që nuk bëhet me besim, është mëkat.
</p>
</div3>

<div3 title="Romans 15" progress="91.61%" prev="Rom.14" next="Rom.16" id="Rom.15">
<h3 id="Rom.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Rom.15-p1">
<scripture passage="Rom 15:1" parsed="|Rom|15|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.1" />
<sup>1</sup> Edhe ne, që jemi të fortë, duhet të mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët dhe jo t'i pëlqejmë vetes.
<scripture passage="Rom 15:2" parsed="|Rom|15|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.2" />
<sup>2</sup> Secili nga ne le t'i pëlqejë të afërmit për të mirë, për ndërtim,
<scripture passage="Rom 15:3" parsed="|Rom|15|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.3" />
<sup>3</sup> sepse edhe Krishti nuk i pëlqeu vetes së tij, por sikurse është shkruar: ''Sharjet e atyre që të shanin ty, ranë mbi mua''.
<scripture passage="Rom 15:4" parsed="|Rom|15|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.4" />
<sup>4</sup> Sepse të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë.
<scripture passage="Rom 15:5" parsed="|Rom|15|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.5" />
<sup>5</sup> Dhe Perëndia i durimit dhe i ngushëllimit ju dhëntë juve të keni po ato mendime njeri me tjetrin, sipas Jezu Krishtit,
<scripture passage="Rom 15:6" parsed="|Rom|15|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.6" />
<sup>6</sup> që me një mendje të vetme dhe një gojë të vetme ta përlëvdoni Perëndinë, Atin e Perëndisë tonë Jezu Krisht.
<scripture passage="Rom 15:7" parsed="|Rom|15|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.7" />
<sup>7</sup> Prandaj pranoni njëri-tjetrin, sikurse edhe Krishti na pranoi për lavdinë e Perëndisë.
<scripture passage="Rom 15:8" parsed="|Rom|15|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.8" />
<sup>8</sup> Tani unë po ju them se Jezu Krishti u bë shërbëtor i të rrethprerëve për të vërtetën e Perëndisë, për të vërtetuar premtimet e dhëna etërve,
<scripture passage="Rom 15:9" parsed="|Rom|15|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.9" />
<sup>9</sup> dhe i pranoi johebrenjtë për mëshirë të vet, që ta lëvdojnë Perëndinë sikurse është shkruar: ''Për këtë do të të përlëvdoj ndër kombe, dhe do t'i këndoj lavdërime emrit tënd!''.
<scripture passage="Rom 15:10" parsed="|Rom|15|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.10" />
<sup>10</sup> Dhe përsëri ai thotë: ''Gëzohuni, o njerëz, me popullin e tij''.
<scripture passage="Rom 15:11" parsed="|Rom|15|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.11" />
<sup>11</sup> Dhe përsëri: ''Lavdëroni Zotin, të gjithë njerëzit; dhe le ta lëvdojnë të gjithë popujt''.
<scripture passage="Rom 15:12" parsed="|Rom|15|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.12" />
<sup>12</sup> Dhe përsëri Isaia thotë: ''Do të mbijë një filiz nga rrënja e Jeseut dhe ai që ngrihet për të sunduar njerëzit; kombet do të shpresojnë në të!''.
<scripture passage="Rom 15:13" parsed="|Rom|15|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.13" />
<sup>13</sup> Dhe Perëndia i shpresës le t'ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqe me anë të besimit, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë!
<scripture passage="Rom 15:14" parsed="|Rom|15|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.14" />
<sup>14</sup> Dhe, sa për ju, o vëllezër, më është mbushur mendja për ju, se edhe ju jeni plot mirësi, plot me çdo njohuri, të zotë të këshilloni njëri-tjetrin.
<scripture passage="Rom 15:15" parsed="|Rom|15|15|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.15" />
<sup>15</sup> Por unë ju shkrova në një farë shkalle më me guxim që t'ju kujtoj për hirin që m'u dha prej Perëndisë,
<scripture passage="Rom 15:16" parsed="|Rom|15|16|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.16" />
<sup>16</sup> që të jem shërbëtor i Jezu Krishtit pranë johebrenjve, duke punuar në shërbesën e shenjtëruar të ungjillit të Perëndisë, që oferta e johebrenjve të jetë e pëlqyer, dhe e shenjtëruar nga Fryma e Shenjtë.
<scripture passage="Rom 15:17" parsed="|Rom|15|17|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.17" />
<sup>17</sup> Kam, pra, me se të mburrem në Jezu Krishtin për punët që kanë të bëjnë me Perëndinë.
<scripture passage="Rom 15:18" parsed="|Rom|15|18|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.18" />
<sup>18</sup> Sepse nuk do të guxoja të flas për ndonjë nga ato gjëra të cilat Krishti nuk i bëri nëpërmjet meje, për t'i sjell në dëgjes johebrenjtë me fjalë dhe me vepër,
<scripture passage="Rom 15:19" parsed="|Rom|15|19|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.19" />
<sup>19</sup> me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu, prej Jeruzalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit,
<scripture passage="Rom 15:20" parsed="|Rom|15|20|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.20" />
<sup>20</sup> duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themelin e tjetërit.
<scripture passage="Rom 15:21" parsed="|Rom|15|21|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.21" />
<sup>21</sup> Por, sikurse është shkruar: ''Ata, ndër të cilët nuk u qe shpallur, do të shohin, dhe ata që nuk kishin dëgjuar për të, do të kuptojnë''.
<scripture passage="Rom 15:22" parsed="|Rom|15|22|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.22" />
<sup>22</sup> Edhe për këtë arsye u pengova shumë herë të vij tek ju.
<scripture passage="Rom 15:23" parsed="|Rom|15|23|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.23" />
<sup>23</sup> Por tani, duke mos pasur më fushë veprimi për të ungjillizuar në këto vise, dhe duke pasur prej shumë vjetësh mall të vij tek ju,
<scripture passage="Rom 15:24" parsed="|Rom|15|24|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.24" />
<sup>24</sup> kur të shkoj në Spanjë, do të vij ndër ju; sepse shpresoj, pra, t'ju shoh dhe të më përcillni deri atje, pasi të kënaqem, sado pak, me ju.
<scripture passage="Rom 15:25" parsed="|Rom|15|25|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.25" />
<sup>25</sup> Por tani unë po shkoj në Jeruzalem, për t'u shërbyer shenjtorëve,
<scripture passage="Rom 15:26" parsed="|Rom|15|26|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.26" />
<sup>26</sup> sepse atyre nga Maqedonia dhe Akaia u pëlqeu të japin një ndihmesë për të varfërit që janë ndër shenjtorët e Jeruzalemit.
<scripture passage="Rom 15:27" parsed="|Rom|15|27|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.27" />
<sup>27</sup> Kjo u pëlqeu atyre me të vërtetë, sepse u janë debitorë; sepse, në qoftë se johebrenjtë, pra, janë bërë pjestarë bashkë me ta për të mirat frymërore, kanë detyrë t'u shërbejnë atyre edhe me të mira materiale.
<scripture passage="Rom 15:28" parsed="|Rom|15|28|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.28" />
<sup>28</sup> Si ta kem kryer këtë punë dhe t'ua kem dorëzuar këtë fryt, do të shkoj në Spanjë, duke kaluar nga ju.
<scripture passage="Rom 15:29" parsed="|Rom|15|29|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.29" />
<sup>29</sup> Dhe unë e di se, duke ardhur tek ju, do të vij në tërësinë e bekimeve të ungjillit të Krishtit.
<scripture passage="Rom 15:30" parsed="|Rom|15|30|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.30" />
<sup>30</sup> Dhe ju bëj thirrje, o vëllezër, për Zotin tonë Jezu Krisht dhe për dashurinë e Frymës, të luftoni bashkë me mua në lutje te Perëndia për mua,
<scripture passage="Rom 15:31" parsed="|Rom|15|31|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.31" />
<sup>31</sup> që unë të shpëtoj nga të pabesët në Jude, dhe që shërbesa ime që po bëj për Jeruzalemin t'u pëlqejë shenjtorëve,
<scripture passage="Rom 15:32" parsed="|Rom|15|32|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.32" />
<sup>32</sup> që unë të vij tek ju, në dashtë Perëndia, dhe të freskohem bashkë me ju.
<scripture passage="Rom 15:33" parsed="|Rom|15|33|0|0" osisRef="Bible:Rom.15.33" />
<sup>33</sup> Edhe Perëndia e paqes qoftë me ju të gjithë. Amen.
</p>
</div3>

<div3 title="Romans 16" progress="91.71%" prev="Rom.15" next="iCor" id="Rom.16">
<h3 id="Rom.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Rom.16-p1">
<scripture passage="Rom 16:1" parsed="|Rom|16|1|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.1" />
<sup>1</sup> Dhe unë po jua rekomandoj Febën, motrën tonë, që është dhjake e kishës që ndodhet në Kenkrea,
<scripture passage="Rom 16:2" parsed="|Rom|16|2|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.2" />
<sup>2</sup> që ta pranoni në Zotin, sikurse u ka hije shenjtorëve, dhe ta ndihmoni në çdo gjë që të ketë nevojë nga ju, sepse edhe ajo ka ndihmuar shumë veta, edhe mua vetë.
<scripture passage="Rom 16:3" parsed="|Rom|16|3|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.3" />
<sup>3</sup> U bëni të fala Prishilës dhe Akuilës, bashkëpunëtorë të mi në Krishtin Jezus,
<scripture passage="Rom 16:4" parsed="|Rom|16|4|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.4" />
<sup>4</sup> të cilët për jetën time vunë kokën në rrezik; ata i falendëroj jo vetëm unë, por të gjitha kishat e johebrenjve.
<scripture passage="Rom 16:5" parsed="|Rom|16|5|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.5" />
<sup>5</sup> I bëni të fala edhe kishës që është në shtëpinë e tyre, të fala edhe Epenetit tim të dashur, i cili është fryti i parë i Akaisë në Krishtin.
<scripture passage="Rom 16:6" parsed="|Rom|16|6|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.6" />
<sup>6</sup> Të fala Marisë, e cila u mundua shumë për ne.
<scripture passage="Rom 16:7" parsed="|Rom|16|7|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.7" />
<sup>7</sup> Të fala Andronikut dhe Juniës, kushërinj të mi dhe shokë burgu, të cilët janë dalluar midis apostujve dhe kanë qenë në Krishtin përpara meje.
<scripture passage="Rom 16:8" parsed="|Rom|16|8|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.8" />
<sup>8</sup> Të fala Ampliut, të dashurit tim në Zotin.
<scripture passage="Rom 16:9" parsed="|Rom|16|9|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.9" />
<sup>9</sup> Të fala Urbanit, bashkëpunëtorit tonë në Krishtin dhe Stakit tim të dashur.
<scripture passage="Rom 16:10" parsed="|Rom|16|10|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.10" />
<sup>10</sup> Të fala Apelit, të provuarit në Krishtin. Të fala atyre të shtëpisë së Aristobulit.
<scripture passage="Rom 16:11" parsed="|Rom|16|11|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.11" />
<sup>11</sup> Të fala Herodionit, kushëririt tim. Të fala atyre të shtëpisë së Narkisit që janë në Zotin.
<scripture passage="Rom 16:12" parsed="|Rom|16|12|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.12" />
<sup>12</sup> U bëni të fala Trifenës dhe Trifozës, të cilat mundohen në Zotin. Të fala Persidës së dashur, e cila është munduar shumë në Zotin.
<scripture passage="Rom 16:13" parsed="|Rom|16|13|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.13" />
<sup>13</sup> Të fala Rufit, të zgjedhurit në Zotin, dhe nënës së tij që është edhe imja.
<scripture passage="Rom 16:14" parsed="|Rom|16|14|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.14" />
<sup>14</sup> Të fala Asinkritit, Flegontit, Ermës, Patrobës, Ermit dhe vëllezërve që janë me ta.
<scripture passage="Rom 16:15" parsed="|Rom|16|15|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.15" />
<sup>15</sup> Të fala Filologut, Julisë, Nereut dhe motrës së tij Olimpës, dhe gjithë shenjtorëve që janë me ta.
<scripture passage="Rom 16:16" parsed="|Rom|16|16|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.16" />
<sup>16</sup> Përshëndetni njeri tjetrin me një të puthur të shenjtë; kishat e Krishtit ju përshëndesin.
<scripture passage="Rom 16:17" parsed="|Rom|16|17|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.17" />
<sup>17</sup> Tani unë ju bëj thirrje, o vëllezër, të ruheni nga ata që shkaktojnë përçarje dhe skandale kundër doktrinës që keni mësuar dhe të largoheni nga ata;
<scripture passage="Rom 16:18" parsed="|Rom|16|18|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.18" />
<sup>18</sup> sepse ata nuk i shërbejnë Zotit tonë Jezu Krisht, por barkut të tyre, dhe me fjalë të ëmbla dhe të bukura gënjejnë zemrat e të thjeshtit?.
<scripture passage="Rom 16:19" parsed="|Rom|16|19|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.19" />
<sup>19</sup> Sepse të bindurit tuaj arriti kudo; prandaj unë gëzohem për ju; dhe dëshiroj që të jeni të mëncur për të mirën dhe të thjesht për të keqen.
<scripture passage="Rom 16:20" parsed="|Rom|16|20|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.20" />
<sup>20</sup> Tani Perëndia e paqes do ta dërmojë së shpejti Satananë nën këmbët tuaja. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju.
<scripture passage="Rom 16:21" parsed="|Rom|16|21|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.21" />
<sup>21</sup> Timoteu, bashkëpunëtori im, Luci, Jasoni dhe Sosipatri, kushërinj të mi, ju përshendesin.
<scripture passage="Rom 16:22" parsed="|Rom|16|22|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.22" />
<sup>22</sup> Unë, Terci, që shkrova këtë letër ju përshëndes në Zotin.
<scripture passage="Rom 16:23" parsed="|Rom|16|23|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.23" />
<sup>23</sup> Gai, mikpritësi im dhe i mbarë kishës, ju bën të fala. Erasti, arkëtari i qytetit, dhe vëllai Kuarti, ju dërgojnë të fala.
<scripture passage="Rom 16:24" parsed="|Rom|16|24|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.24" />
<sup>24</sup> Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen.
<scripture passage="Rom 16:25" parsed="|Rom|16|25|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.25" />
<sup>25</sup> Dhe atij që mund t'ju forcojë juve sipas ungjillit tim dhe predikimit të Jezu Krishtit, sipas zbulesës së misterit, të mbajtur fshehur prej kohësh të pasosur,
<scripture passage="Rom 16:26" parsed="|Rom|16|26|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.26" />
<sup>26</sup> por tani u shfaq e u zbulua me anë të Shkrimeve të profetëve, sipas urdhërimit të Perëndisë të përjetshme dhe u njoh ndër të gjitha kombet, për t'i sjellë në dëgjesën e besimit,
<scripture passage="Rom 16:27" parsed="|Rom|16|27|0|0" osisRef="Bible:Rom.16.27" />
<sup>27</sup> Perëndisë, të vetmin të ditshëm, i qoftë lavdi në përjetësi me anë të Jezu Krishtit. Amen.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="1 Corinthians" progress="91.78%" prev="Rom.16" next="iCor.1" id="iCor">
<h2 id="iCor-p0.1">1 Corinthians</h2>

<div3 title="1 Corinthians 1" progress="91.78%" prev="iCor" next="iCor.2" id="iCor.1">
<h3 id="iCor.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iCor.1-p1">
<scripture passage="iCor 1:1" parsed="|1Cor|1|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.1" />
<sup>1</sup> Pali, i thirrur apostull i Jezu Krishtit, me anë të vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai Sosten,
<scripture passage="iCor 1:2" parsed="|1Cor|1|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.2" />
<sup>2</sup> kishës së Perëndisë që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, të thirrur shenjtorë, bashkë me të gjithë ata që në çdo vend e thërrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit të tyre dhe tonit:
<scripture passage="iCor 1:3" parsed="|1Cor|1|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.3" />
<sup>3</sup> hir dhe paqe për ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
<scripture passage="iCor 1:4" parsed="|1Cor|1|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.4" />
<sup>4</sup> Përherë i falem nderit Perëndisë tim për ju, për hirin e Perëndisë, i cili ju është dhënë me anë të Jezu Krishtit,
<scripture passage="iCor 1:5" parsed="|1Cor|1|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.5" />
<sup>5</sup> sepse në atë ju u bëtë të pasur në të gjitha, në çdo fjalë dhe në çdo njohuri,
<scripture passage="iCor 1:6" parsed="|1Cor|1|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.6" />
<sup>6</sup> sikurse dëshmimi i Krishtit që u vërtetua ndër ju,
<scripture passage="iCor 1:7" parsed="|1Cor|1|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.7" />
<sup>7</sup> kaq sa nuk ju mungon asnjë dhunti, ndërsa prisni zbulesën e Zotit tonë Jezu Krishtit,
<scripture passage="iCor 1:8" parsed="|1Cor|1|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.8" />
<sup>8</sup> i cili edhe do t'ju vërtetojë deri në fund, që të jeni të paqortueshëm në ditën e Zotit tonë Jezu Krishtit.
<scripture passage="iCor 1:9" parsed="|1Cor|1|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.9" />
<sup>9</sup> Besnik është Perëndia, nga i cili jeni thirrur në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë.
<scripture passage="iCor 1:10" parsed="|1Cor|1|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.10" />
<sup>10</sup> Tani vëllezër, ju bëj thirrje në emër të Zotit tonë Jezu Krishtit të flisni që të gjithë të njëjtën gjë dhe të mos keni ndasi midis jush, por të jeni plotësisht të bashkuar, duke pasur një mendje dhe një vullnet.
<scripture passage="iCor 1:11" parsed="|1Cor|1|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.11" />
<sup>11</sup> Sepse më është treguar për ju, o vë-llezër, nga ata të shtëpisë së Kloes, se në mes jush ka grindje.
<scripture passage="iCor 1:12" parsed="|1Cor|1|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.12" />
<sup>12</sup> Dhe dua të them këtë, që secili nga ju thotë: ''Unë jam i Palit'', ''unë i Apolit'', ''unë i Kefës'' dhe ''unë i Krishtit''.
<scripture passage="iCor 1:13" parsed="|1Cor|1|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.13" />
<sup>13</sup> Vallë i ndarë qenka Krishti? Mos Pali u kryqëzua për ju? Apo ju u pagëzuat në emër të Palit?
<scripture passage="iCor 1:14" parsed="|1Cor|1|14|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.14" />
<sup>14</sup> E falënderoj Perëndinë që nuk kam pagëzuar asnjë nga ju, me përjashtim të Krispit dhe të Gait,
<scripture passage="iCor 1:15" parsed="|1Cor|1|15|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.15" />
<sup>15</sup> që askush të mos thotë se e pagëzova në emrin tim.
<scripture passage="iCor 1:16" parsed="|1Cor|1|16|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.16" />
<sup>16</sup> Unë pagëzova edhe familjen e Stefanës; përveç tyre nuk di të kem pagëzuar ndonjë tjetër.
<scripture passage="iCor 1:17" parsed="|1Cor|1|17|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.17" />
<sup>17</sup> Sepse Krishti nuk më dërgoi të pagëzoj, por të predikoj ungjillin, jo me dituri fjale, që kryqi i Krishtit të mos dalë i kotë.
<scripture passage="iCor 1:18" parsed="|1Cor|1|18|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.18" />
<sup>18</sup> Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë.
<scripture passage="iCor 1:19" parsed="|1Cor|1|19|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.19" />
<sup>19</sup> Sepse është shkruar: ''Do të bëj të humbasë dituria e të diturve, dhe do ta asgjësoj zgjuarësinë e të zgjuarve''.
<scripture passage="iCor 1:20" parsed="|1Cor|1|20|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.20" />
<sup>20</sup> Ku është i dituri? Ku është skribi? Ku është debatuesi i kësaj epoke? A nuk e bëri të marrë Perëndia diturinë e kësaj bote?
<scripture passage="iCor 1:21" parsed="|1Cor|1|21|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.21" />
<sup>21</sup> Sepse, duke qenë se nëpërmjet diturisë së Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me urtinë e vet, Perëndisë i pëlqeu të shpëtojë ata që besojnë nëpërmjet marrëzisë së predikimit,
<scripture passage="iCor 1:22" parsed="|1Cor|1|22|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.22" />
<sup>22</sup> sepse Judenjtë kërkojnë një shenjë dhe Grekët kërkojnë dituri,
<scripture passage="iCor 1:23" parsed="|1Cor|1|23|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.23" />
<sup>23</sup> por ne predikojmë Krishtin të kryqëzuar, skandal për Judenjtë dhe marrëzi për Grekët,
<scripture passage="iCor 1:24" parsed="|1Cor|1|24|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.24" />
<sup>24</sup> kurse për ata që janë të thirrur, qofshin Judenj ose Grekë, predikojmë Krishtin, fuqia e Perëndisë dhe diturinë e Perëndisë;
<scripture passage="iCor 1:25" parsed="|1Cor|1|25|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.25" />
<sup>25</sup> sepse marrëzia e Perëndisë është më e ditur se njerëzit dhe dobësia e Perëndisë më e fortë se njerëzit.
<scripture passage="iCor 1:26" parsed="|1Cor|1|26|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.26" />
<sup>26</sup> Shikoni në fakt thirrjen tuaj, vëllezër, sepse ndër ju ka jo shumë të ditur sipas mishit, jo shumë të fuqishëm, jo shumë fisnikë,
<scripture passage="iCor 1:27" parsed="|1Cor|1|27|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.27" />
<sup>27</sup> por Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta të botës për të turpëruar të fortët;
<scripture passage="iCor 1:28" parsed="|1Cor|1|28|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.28" />
<sup>28</sup> dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat jo fisnike të botës dhe gjërat e përçmuara, edhe gjërat që nuk janë, për të asgjësuar ato që janë,
<scripture passage="iCor 1:29" parsed="|1Cor|1|29|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.29" />
<sup>29</sup> që asnjë mish të mos mburret përpara tij.
<scripture passage="iCor 1:30" parsed="|1Cor|1|30|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.30" />
<sup>30</sup> Por prej tij ju jeni në Krishtin Jezus, i cili nga Perëndia u bë për ne dituri, drejtësi, shenjtërim dhe shpengim,
<scripture passage="iCor 1:31" parsed="|1Cor|1|31|0|0" osisRef="Bible:1Cor.1.31" />
<sup>31</sup> që, sikurse është shkruar: ''Ai që mburret, le të mburret në Zotin''.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Corinthians 2" progress="91.86%" prev="iCor.1" next="iCor.3" id="iCor.2">
<h3 id="iCor.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="iCor.2-p1">
<scripture passage="iCor 2:1" parsed="|1Cor|2|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.1" />
<sup>1</sup> Edhe unë, o vëllezër, kur erdha te ju, nuk erdha me shkëlqim fjalësh a diturie, që t'ju shpall dëshminë e Perëndisë,
<scripture passage="iCor 2:2" parsed="|1Cor|2|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.2" />
<sup>2</sup> sepse e vendosa që të mos di tjetër gjë ndër ju, veç Jezu Krishtit edhe atë të kryqëzuar.
<scripture passage="iCor 2:3" parsed="|1Cor|2|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.3" />
<sup>3</sup> Edhe unë kam qenë te ju me dobësi, me frikë dhe drithërimë të madhe.
<scripture passage="iCor 2:4" parsed="|1Cor|2|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.4" />
<sup>4</sup> Dhe fjala ime dhe predikimi im nuk u bënë me fjalë mbushamendëse nga dituria njerëzore, por në dëftim të Frymës dhe të fuqisë,
<scripture passage="iCor 2:5" parsed="|1Cor|2|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.5" />
<sup>5</sup> që besimi juaj të mos qëndrojë mbi diturinë e njerëzve, po mbi fuqinë e Perëndisë.
<scripture passage="iCor 2:6" parsed="|1Cor|2|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.6" />
<sup>6</sup> Dhe ne flasim dituri në mes njerëzish të pjekur, por jo diturinë e kësaj kohe dhe as të pushtetarëve të kësaj kohe, që nuk arrin asgjë,
<scripture passage="iCor 2:7" parsed="|1Cor|2|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.7" />
<sup>7</sup> por flasim diturinë e Perëndisë të fshehur në mister, që Perëndia e kishte paracaktuar përpara kohërash për lavdinë tonë,
<scripture passage="iCor 2:8" parsed="|1Cor|2|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.8" />
<sup>8</sup> të cilën asnjë nga pushtetarët e kësaj kohe nuk e ka njohur; sepse, po ta kishin njohur, nuk do të kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë.
<scripture passage="iCor 2:9" parsed="|1Cor|2|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.9" />
<sup>9</sup> Por, sikurse është shkruar: ''Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë''.
<scripture passage="iCor 2:10" parsed="|1Cor|2|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.10" />
<sup>10</sup> Po Perëndia na i ka zbuluar me anë të Frymës së tij, sepse Fryma heton çdo gjë, edhe të thellat e Perëndisë.
<scripture passage="iCor 2:11" parsed="|1Cor|2|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.11" />
<sup>11</sup> Sepse cili nga njerëzit, pra, njeh gjërat e njeriut, përveç se fryma e njeriut që është në të? Po kështu asnjëri s'i njeh gjërat e Perëndisë, përveç Fryma e Perëndisë.
<scripture passage="iCor 2:12" parsed="|1Cor|2|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.12" />
<sup>12</sup> Dhe ne nuk kemi marrë frymën e botës, por Frymën që vjen nga Perëndia, që të njohim gjërat që na janë dhuruar falas nga Perëndia.
<scripture passage="iCor 2:13" parsed="|1Cor|2|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.13" />
<sup>13</sup> Për këto edhe flasim, por jo me fjalë të mësuara nga dituria njerëzore, por të mësuara nga Fryma e Shenjtë, duke i krahasuar gjëra frymërore me fjalë frymërore.
<scripture passage="iCor 2:14" parsed="|1Cor|2|14|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.14" />
<sup>14</sup> Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t'i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht.
<scripture passage="iCor 2:15" parsed="|1Cor|2|15|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.15" />
<sup>15</sup> Por njeriu që është frymëror gjykon çdo gjë dhe vetë nuk është i gjykuar nga asnjeri.
<scripture passage="iCor 2:16" parsed="|1Cor|2|16|0|0" osisRef="Bible:1Cor.2.16" />
<sup>16</sup> Sepse kush e ka njohur mendjen e Zotit që mund të mësojë atë? Por ne kemi mendjen e Krishtit.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Corinthians 3" progress="91.91%" prev="iCor.2" next="iCor.4" id="iCor.3">
<h3 id="iCor.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="iCor.3-p1">
<scripture passage="iCor 3:1" parsed="|1Cor|3|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.1" />
<sup>1</sup> Dhe unë, o vëllezër, nuk munda t'ju flas si njerëz frymëror, por ju fola si njerëz të mishit, si foshnja në Krisht.
<scripture passage="iCor 3:2" parsed="|1Cor|3|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.2" />
<sup>2</sup> Ju dhashë qumësht për të pirë dhe nuk ju dhashë ushqim të fortë, sepse nuk ishit në gjendje ta asimilonit, madje edhe tani jo, sepse jeni akoma të mishit;
<scripture passage="iCor 3:3" parsed="|1Cor|3|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.3" />
<sup>3</sup> në fakt sepse midis jush ka smirë, grindje e përçarje a nuk jeni të mishit dhe a nuk ecni sipas mënyrës së njerëzve?
<scripture passage="iCor 3:4" parsed="|1Cor|3|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.4" />
<sup>4</sup> Sepse, kur dikush thotë: ''Unë jam i Palit'', dhe një tjetër: ''Unë jam i Apolit'', a nuk jeni ju të mishit?
<scripture passage="iCor 3:5" parsed="|1Cor|3|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.5" />
<sup>5</sup> Kush është, pra, Pali dhe kush është Apoli, veçse shërbëtor me anë të të cilëve ju besuat, edhe ashtu si Zoti i dha gjithsecilit?
<scripture passage="iCor 3:6" parsed="|1Cor|3|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.6" />
<sup>6</sup> Unë mbolla, Apoli ujiti, po Perëndia i bëri të rriten.
<scripture passage="iCor 3:7" parsed="|1Cor|3|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.7" />
<sup>7</sup> Kështu, pra, as ai që mbjell, as ai që ujit, nuk është gjë, por Perëndia që rrit.
<scripture passage="iCor 3:8" parsed="|1Cor|3|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.8" />
<sup>8</sup> Por ai që mbjell dhe ai që ujit janë një, dhe secili do të marrë shpërblimin e vet sipas mundit të tij.
<scripture passage="iCor 3:9" parsed="|1Cor|3|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.9" />
<sup>9</sup> Ne, pra, jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.
<scripture passage="iCor 3:10" parsed="|1Cor|3|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.10" />
<sup>10</sup> Sipas hirit të Perëndisë që më është dhënë, si arkitekt i ditur, unë kam hedhur themelin dhe një tjetër ndërton mbi të; por secili të ketë kujdes se si ndërton mbi të,
<scripture passage="iCor 3:11" parsed="|1Cor|3|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.11" />
<sup>11</sup> sepse askush nuk mund të hedhë themel tjetër përveç atij që është hedhur, i cili është Jezu Krishti.
<scripture passage="iCor 3:12" parsed="|1Cor|3|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.12" />
<sup>12</sup> Dhe, në qoftë se dikush ndërton mbi këtë themel ar, argjend, gurë të çmuar, dru, sanë, kashtë,
<scripture passage="iCor 3:13" parsed="|1Cor|3|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.13" />
<sup>13</sup> vepra e secilit do të shfaqet, sepse dita do ta tregojë; sepse do të zbulohet me anë të zjarrit, dhe zjarri do të provojë veprën e secilit e ç'lloji është.
<scripture passage="iCor 3:14" parsed="|1Cor|3|14|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.14" />
<sup>14</sup> Në qoftë se vepra që dikush ka ndërtuar mbi themelin qëndron, ai do të marrë një shpërblim,
<scripture passage="iCor 3:15" parsed="|1Cor|3|15|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.15" />
<sup>15</sup> në qoftë se vepra e tij digjet, ai do të pësojë humbje, por ai vetë do të shpëtohet, si përmes zjarrit.
<scripture passage="iCor 3:16" parsed="|1Cor|3|16|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.16" />
<sup>16</sup> A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perëndisë dhe se Fryma e Perëndisë banon në ju?
<scripture passage="iCor 3:17" parsed="|1Cor|3|17|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.17" />
<sup>17</sup> Në qoftë se dikush e prish tempullin e Perëndisë, Perëndia do ta prishë atë, sepse tempulli i Perëndisë, i cili jeni ju, është i shenjtë.
<scripture passage="iCor 3:18" parsed="|1Cor|3|18|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.18" />
<sup>18</sup> Askush të mos mashtrojë vetveten; në qoftë se ndonjë nga ju mendon se është i urtë në këtë kohë, le të bëhet i marrë, që të mund të bëhet i urtë.
<scripture passage="iCor 3:19" parsed="|1Cor|3|19|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.19" />
<sup>19</sup> Sepse dituria e kësaj bote është marrëzi pranë Perëndisë, sepse është shkruar: ''Ai i zë të urtët në dinakërinë e tyre'';
<scripture passage="iCor 3:20" parsed="|1Cor|3|20|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.20" />
<sup>20</sup> dhe përsëri: ''Zoti i njeh mendimet e të urtëve se janë të kota''.
<scripture passage="iCor 3:21" parsed="|1Cor|3|21|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.21" />
<sup>21</sup> Prandaj asnjë të mos mburret në njerëzit, sepse të gjitha gjërat janë tuajat;
<scripture passage="iCor 3:22" parsed="|1Cor|3|22|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.22" />
<sup>22</sup> Pali, Apoli, Kefa, bota, jeta, vdekja, gjërat e tanishme dhe gjërat e ardhshme, të gjitha gjërat janë tuajat.
<scripture passage="iCor 3:23" parsed="|1Cor|3|23|0|0" osisRef="Bible:1Cor.3.23" />
<sup>23</sup> Dhe ju jeni të Krishtit dhe Krishti është i Perëndisë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Corinthians 4" progress="91.97%" prev="iCor.3" next="iCor.5" id="iCor.4">
<h3 id="iCor.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="iCor.4-p1">
<scripture passage="iCor 4:1" parsed="|1Cor|4|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.1" />
<sup>1</sup> Kështu njeriu, pra, le të na mbajë për shërbëtorë të Krishtit dhe si administratorë të mistereve të Perëndisë.
<scripture passage="iCor 4:2" parsed="|1Cor|4|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.2" />
<sup>2</sup> E tjetra që kërkohet nga administratorët, është që secili të gjendët besnik.
<scripture passage="iCor 4:3" parsed="|1Cor|4|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.3" />
<sup>3</sup> Sa për mua, më intereson fort pak që të gjykohem prej jush ose prej një gjykate njerëzore; madje as vetveten nuk e gjykoj.
<scripture passage="iCor 4:4" parsed="|1Cor|4|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.4" />
<sup>4</sup> Sepse nuk jam i vetëdijshëm për asnjë faj, por për këtë nuk jam justifikuar, por ai që më gjykon është Zoti.
<scripture passage="iCor 4:5" parsed="|1Cor|4|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.5" />
<sup>5</sup> Prandaj mos gjykoni asgjë para kohe derisa të vijë Zoti, që do të nxjerrë në dritë gjërat e fshehta të errësirës dhe do të shfaqë këshillat e zemrave; dhe atëherë secili do të ketë lavdërimin e vet nga Perëndia.
<scripture passage="iCor 4:6" parsed="|1Cor|4|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.6" />
<sup>6</sup> Dhe tani, o vëllezër, për të mirën tuaj, ia kalova këto gjëra vetes sime dhe Apolit, që nëpërmjet nesh të mësoni që të mos mendoni përtej asaj që është shkruar, që të mos krekoset ndonjë prej jush, njeri kundër tjetrit.
<scripture passage="iCor 4:7" parsed="|1Cor|4|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.7" />
<sup>7</sup> Sepse çfarë të bën të ndryshëm? Çfarë ke ti që nuk e ke marrë? Dhe, nëse e ke marrë, pse krenohesh sikur nuk e ke marrë?
<scripture passage="iCor 4:8" parsed="|1Cor|4|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.8" />
<sup>8</sup> Tashmë jeni të ngopur, tashmë jeni të pasur, tashmë u bëtë mbretër pa ne; dhe makar të ishit bërë mbretër, që edhe ne të mbretëronim me ju.
<scripture passage="iCor 4:9" parsed="|1Cor|4|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.9" />
<sup>9</sup> Sepse unë mendoj se Perëndia na ka paraqitur ne apostujt si të fundit, si njerëz të dënuar për vdekje; sepse u bëmë lojë për botën, për engjëjt dhe për njerëzit.
<scripture passage="iCor 4:10" parsed="|1Cor|4|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.10" />
<sup>10</sup> Ne jemi të marrë për Krishtin, por ju të urtë në Krishtin; ne jemi të dobët, por ju të fortë; ju jeni të nderuar, por ne të përbuzur.
<scripture passage="iCor 4:11" parsed="|1Cor|4|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.11" />
<sup>11</sup> Deri tani vuajmë nga uria, etja, e jemi të zhveshur; jemi të qëlluar me shuplaka dhe endemi pa shtëpi,
<scripture passage="iCor 4:12" parsed="|1Cor|4|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.12" />
<sup>12</sup> dhe mundohemi, duke punuar me duart tona; duke qenë të fyer, bekojmë; duke qenë të përndjekur, durojmë;
<scripture passage="iCor 4:13" parsed="|1Cor|4|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.13" />
<sup>13</sup> duke qenë të sharë, lutemi; jemi bërë si pisllëku i botës, porsi plehrat e të gjithëve deri më sot.
<scripture passage="iCor 4:14" parsed="|1Cor|4|14|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.14" />
<sup>14</sup> Këto gjëra nuk po i shkruaj që t'ju turpëroj, por që t'ju paralajmëroj si fëmijët e mi të dashur.
<scripture passage="iCor 4:15" parsed="|1Cor|4|15|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.15" />
<sup>15</sup> Sepse, edhe sikur të kishit dhjetë mijë mësues në Krishtin, nuk do të kishit shumë etër, sepse unë ju kam dhënë jetë në Krishtin Jezus, me anë të ungjillit.
<scripture passage="iCor 4:16" parsed="|1Cor|4|16|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.16" />
<sup>16</sup> Prandaj ju bëj thirrje të bëheni imituesit e mi.
<scripture passage="iCor 4:17" parsed="|1Cor|4|17|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.17" />
<sup>17</sup> Për këtë arsye ju kam dërguar Timoteun, që është biri im i dashur dhe besnik në Zotin. Ky do t'ju kujtojë udhët e mia në Krishtin ashtu siç mësoj kudo në çdo kishë.
<scripture passage="iCor 4:18" parsed="|1Cor|4|18|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.18" />
<sup>18</sup> Dhe disa u krekosën, sikur nuk do të vija më te ju;
<scripture passage="iCor 4:19" parsed="|1Cor|4|19|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.19" />
<sup>19</sup> por shpejt kam për të ardhur te ju, në dashtë Zoti, dhe kam për të njohur jo fjalën, po fuqinë e atyre që janë krekosur,
<scripture passage="iCor 4:20" parsed="|1Cor|4|20|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.20" />
<sup>20</sup> sepse mbretëria e Perëndisë nuk qëndron në fjalë, por në fuqi.
<scripture passage="iCor 4:21" parsed="|1Cor|4|21|0|0" osisRef="Bible:1Cor.4.21" />
<sup>21</sup> Çfarë doni? Që të vij te ju me thupër apo me dashuri dhe me zemërbutësi?
</p>
</div3>

<div3 title="1 Corinthians 5" progress="92.04%" prev="iCor.4" next="iCor.6" id="iCor.5">
<h3 id="iCor.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="iCor.5-p1">
<scripture passage="iCor 5:1" parsed="|1Cor|5|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.5.1" />
<sup>1</sup> Kudo po dëgjohet se ndër ju ka kurvëri, madje një kurvëri të tillë që as nuk zihet në gojë ndër paganë, saqë një shkon me gruan e babait të vet.
<scripture passage="iCor 5:2" parsed="|1Cor|5|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.5.2" />
<sup>2</sup> Dhe ju u krekosët e madje nuk vajtuat, që të hiqet nga mesi juaj ai që ka kryer një punë të tillë.
<scripture passage="iCor 5:3" parsed="|1Cor|5|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.5.3" />
<sup>3</sup> Dhe unë, megjithëse nuk jam aty me trup, me frymë aty jam, dhe, sikur të isha i pranishëm, kam gjykuar tanimë atë që bëri këtë.
<scripture passage="iCor 5:4" parsed="|1Cor|5|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.5.4" />
<sup>4</sup> Në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, mbasi të mblidheni ju bashkë me frymën time, me fuqinë e Zotit tonë Jezu Krisht,
<scripture passage="iCor 5:5" parsed="|1Cor|5|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.5.5" />
<sup>5</sup> vendosa që ti dorëzohet ky njeri në dorë të Satanit për prishjen e mishit, që t'i shpëtohet fryma në ditën e Zotit Jezus.
<scripture passage="iCor 5:6" parsed="|1Cor|5|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.5.6" />
<sup>6</sup> Mburrja juaj nuk është e mirë. A nuk e dini se pak maja e mbrun gjithë brumin?
<scripture passage="iCor 5:7" parsed="|1Cor|5|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.5.7" />
<sup>7</sup> Hiqni, pra, majanë e vjetër, që të jeni një brumë i ri, siç jeni pa maja; sepse pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne.
<scripture passage="iCor 5:8" parsed="|1Cor|5|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.5.8" />
<sup>8</sup> Prandaj le të kremtojmë festën jo me maja të vjetër, as me maja ligësie dhe keqësie, por me bukë pa maja të sinqeritetit dhe të së vërtetës.
<scripture passage="iCor 5:9" parsed="|1Cor|5|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.5.9" />
<sup>9</sup> Ju kam shkruar në letër, të mos përziheni me kurvarë,
<scripture passage="iCor 5:10" parsed="|1Cor|5|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.5.10" />
<sup>10</sup> dhe aspak me kurvarët e kësaj bote, ose me lakmuesit ose me cubat, ose me idhujtarët, sepse atëherë duhet të dilni nga bota.
<scripture passage="iCor 5:11" parsed="|1Cor|5|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.5.11" />
<sup>11</sup> Por tani ju shkrova të mos përziheni me atë, të ashtuquajturin vëlla, që është kurvar, ose lakmues ose idhujtar, o shpi-fës, o pijanec ose cub; me një të tillë bile as të mos hani bashkë.
<scripture passage="iCor 5:12" parsed="|1Cor|5|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.5.12" />
<sup>12</sup> Sepse a më takon mua të gjykoj edhe ata që janë jashtë? A nuk i gjykoni ju të brendshmit?
<scripture passage="iCor 5:13" parsed="|1Cor|5|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.5.13" />
<sup>13</sup> Por ata të jashtmit Perëndia i gjykon. Prandaj nxirreni të ligun nga vetja juaj.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Corinthians 6" progress="92.07%" prev="iCor.5" next="iCor.7" id="iCor.6">
<h3 id="iCor.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="iCor.6-p1">
<scripture passage="iCor 6:1" parsed="|1Cor|6|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.1" />
<sup>1</sup> A guxon ndonjë nga ju, kur ka ndonjë çështje kundër një tjetri, të gjykohet përpara të padrejtëve dhe jo përpara shenjtorëve?
<scripture passage="iCor 6:2" parsed="|1Cor|6|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.2" />
<sup>2</sup> A nuk e dini ju se shenjtorët do të gjykojnë botën? Dhe nëse bota do të gjykohet nga ju, a thua nuk jeni të zotët të gjykoni gjërat më të vogla?
<scripture passage="iCor 6:3" parsed="|1Cor|6|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.3" />
<sup>3</sup> A nuk e dini ju se ne do të gjykojmë engjëj? Dhe aq më tepër mund të gjykojmë gjërat e kësaj jete!
<scripture passage="iCor 6:4" parsed="|1Cor|6|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.4" />
<sup>4</sup> Pra, në qoftë se keni për të gjykuar çështje të kësaj jete, vini gjykatës ata që çmohen më pak në kishë.
<scripture passage="iCor 6:5" parsed="|1Cor|6|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.5" />
<sup>5</sup> Këtë e them për turpin tuaj. Kështu midis jush nuk paska asnjë të urtë, i cili të jetë i zoti të gjykojë në mes të vëllezërve të tij?
<scripture passage="iCor 6:6" parsed="|1Cor|6|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.6" />
<sup>6</sup> Por një vëlla hyn në gjyq me të vë-llanë, dhe kjo përpara të pabesëve.
<scripture passage="iCor 6:7" parsed="|1Cor|6|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.7" />
<sup>7</sup> Gjithsesi është një e keqe që të keni gjyqe njëri me tjetrin. Pse nuk lejoni më mirë që t'ju bëhet padrejtësi? Pse nuk lejoni më mirë që të mashtroheni?
<scripture passage="iCor 6:8" parsed="|1Cor|6|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.8" />
<sup>8</sup> Po, përkundrazi, ju bëni padrejtësi dhe mashtroni, dhe këto ua bëni vëllezërve.
<scripture passage="iCor 6:9" parsed="|1Cor|6|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.9" />
<sup>9</sup> A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët,
<scripture passage="iCor 6:10" parsed="|1Cor|6|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.10" />
<sup>10</sup> as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
<scripture passage="iCor 6:11" parsed="|1Cor|6|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.11" />
<sup>11</sup> Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jezus dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.
<scripture passage="iCor 6:12" parsed="|1Cor|6|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.12" />
<sup>12</sup> Çdo gjë më lejohet, por jo gjithçka është e dobishme; çdo gjë më lejohet, por unë nuk do të nënshtrohem asnjërës.
<scripture passage="iCor 6:13" parsed="|1Cor|6|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.13" />
<sup>13</sup> Gjellët janë për barkun dhe barku për gjellët; por Perëndia do të shkatërrojë edhe këtë edhe atë; por trupi nuk është për kurvëri, po për Zotin, dhe Zoti për trupin.
<scripture passage="iCor 6:14" parsed="|1Cor|6|14|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.14" />
<sup>14</sup> Tani Perëndia siç e ringjalli Zotin kështu do të na ringjallë edhe ne me fuqinë e tij.
<scripture passage="iCor 6:15" parsed="|1Cor|6|15|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.15" />
<sup>15</sup> A nuk e dini ju se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? Të marr, pra, unë gjymtyrët e Krishtit dhe t'i bëj gjymtyrë të një kurve? mos qoftë ashtu!
<scripture passage="iCor 6:16" parsed="|1Cor|6|16|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.16" />
<sup>16</sup> A nuk e dini ju se ai që bashkohet me një kurvë bëhet një trup me të? Sepse thuhet: ''Do të jenë të dy, thotë Zoti, një mish i vetëm''.
<scripture passage="iCor 6:17" parsed="|1Cor|6|17|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.17" />
<sup>17</sup> Por ai që bashkohet me Zotin është një frymë me të.
<scripture passage="iCor 6:18" parsed="|1Cor|6|18|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.18" />
<sup>18</sup> Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet.
<scripture passage="iCor 6:19" parsed="|1Cor|6|19|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.19" />
<sup>19</sup> A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes?
<scripture passage="iCor 6:20" parsed="|1Cor|6|20|0|0" osisRef="Bible:1Cor.6.20" />
<sup>20</sup> Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Corinthians 7" progress="92.13%" prev="iCor.6" next="iCor.8" id="iCor.7">
<h3 id="iCor.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="iCor.7-p1">
<scripture passage="iCor 7:1" parsed="|1Cor|7|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.1" />
<sup>1</sup> Tani lidhur me ato që më shkruat, mirë është për njeriun të mos prekë grua.
<scripture passage="iCor 7:2" parsed="|1Cor|7|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.2" />
<sup>2</sup> Por, për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet.
<scripture passage="iCor 7:3" parsed="|1Cor|7|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.3" />
<sup>3</sup> Burri le të kryejë detyrën martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit.
<scripture passage="iCor 7:4" parsed="|1Cor|7|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.4" />
<sup>4</sup> Gruaja nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por burri; gjithashtu burri nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por gruaja.
<scripture passage="iCor 7:5" parsed="|1Cor|7|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.5" />
<sup>5</sup> Mos ia privoni njëri-tjetrit, rveç në qoftë se jeni marrë vesh, për një farë kohe, që t'i kushtoheni agjërimit dhe lutjes, dhe përsëri ejani bashkë që të mos ju tundojë Satani për shkak të mungesës së vetkontrollit tuaj.
<scripture passage="iCor 7:6" parsed="|1Cor|7|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.6" />
<sup>6</sup> Dhe këtë unë e them si leje, jo si urdhërim,
<scripture passage="iCor 7:7" parsed="|1Cor|7|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.7" />
<sup>7</sup> sepse do të doja që të gjithë njerëzit të ishin si unë; por secili ka dhunti të veçantë nga Perëndia, njeri kështu dhe tjetri ashtu.
<scripture passage="iCor 7:8" parsed="|1Cor|7|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.8" />
<sup>8</sup> Por të pamartuarve dhe grave të veja po u them se për ta është mirë nëse qëndrojnë si unë,
<scripture passage="iCor 7:9" parsed="|1Cor|7|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.9" />
<sup>9</sup> por në qoftë se s'kanë vetkontroll, le të martohen, sepse është më mirë të martohesh se të digjesh.
<scripture passage="iCor 7:10" parsed="|1Cor|7|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.10" />
<sup>10</sup> Kurse të martuarve u urdhëroj, jo unë, por Zoti, që gruaja të mos ndahet nga burri,
<scripture passage="iCor 7:11" parsed="|1Cor|7|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.11" />
<sup>11</sup> dhe në qoftë se ndahet, të mbetet e pamartuar, ose të pajtohet me burrin e saj. Dhe burri të mos e lërë gruan.
<scripture passage="iCor 7:12" parsed="|1Cor|7|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.12" />
<sup>12</sup> Dhe të tjerëve u them unë, jo Zoti: në qoftë se një vëlla ka një grua jobesimtare dhe ajo pranon të jetojë bashkë me të, të mos e lërë atë.
<scripture passage="iCor 7:13" parsed="|1Cor|7|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.13" />
<sup>13</sup> Edhe gruaja, që ka një burrë jobesimtar, në qoftë se ai pranon të jetojë bashkë me të, të mos e lërë atë,
<scripture passage="iCor 7:14" parsed="|1Cor|7|14|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.14" />
<sup>14</sup> sepse burri jobesimtar është shenjtëruar me anë të gruas, dhe gruaja jobesimtare është shenjtëruar me anë të burrit, sepse përndryshe fëmijët do të ishin të papastër; kurse kështu janë të shenjtë.
<scripture passage="iCor 7:15" parsed="|1Cor|7|15|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.15" />
<sup>15</sup> Nëse jobesimtari ndahet, le të ndahet; në këto raste vëllai ose motra nuk janë më të lidhur; por Perëndia na ka thirrur në paqe.
<scripture passage="iCor 7:16" parsed="|1Cor|7|16|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.16" />
<sup>16</sup> Sepse çfarë di ti, o grua, nëse ke për ta shpëtuar burrin? Ose ç'di ti, o burrë, nëse ke për ta shpëtuar gruan?
<scripture passage="iCor 7:17" parsed="|1Cor|7|17|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.17" />
<sup>17</sup> Gjithsesi secili të vazhdojë të jetojë ashtu si ia ka dhënë Perëndia dhe ashtu sikurse e thirri Zoti; dhe kështu urdhëroj në të gjitha kishat.
<scripture passage="iCor 7:18" parsed="|1Cor|7|18|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.18" />
<sup>18</sup> A u thirr ndokush kur ishte i rrethprerë? Le të mos bëhet i parrethprerë. Dikush u thirr kur ishte i parrethprerë? Le të mos rrethpritet.
<scripture passage="iCor 7:19" parsed="|1Cor|7|19|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.19" />
<sup>19</sup> Rrethprerja nuk është asgjë dhe parrethprerja nuk është asgjë, vetëm zbatimi i urdhërimeve të Perëndisë ka rëndësi.
<scripture passage="iCor 7:20" parsed="|1Cor|7|20|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.20" />
<sup>20</sup> Gjithsecili le të mbetet në atë gjendje në të cilën ishte thirrur.
<scripture passage="iCor 7:21" parsed="|1Cor|7|21|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.21" />
<sup>21</sup> A je thirrur kur ishe skllav? Mos u pikëllo; por nëse mund të bëhesh i lirë, më mirë ta bësh këtë.
<scripture passage="iCor 7:22" parsed="|1Cor|7|22|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.22" />
<sup>22</sup> Sepse ai që është thirrur në Zotin kur ishte skllav, është i liruari i Zotit; po ashtu ai që është thirrur kur ishte i liruar, është skllav i Krishtit.
<scripture passage="iCor 7:23" parsed="|1Cor|7|23|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.23" />
<sup>23</sup> Ju jeni blerë me një çmim, mos u bëni skllevër të njerëzve.
<scripture passage="iCor 7:24" parsed="|1Cor|7|24|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.24" />
<sup>24</sup> Vëllezër, secili le të mbetet te Perëndia në gjendjen në të cilën është thirrur.
<scripture passage="iCor 7:25" parsed="|1Cor|7|25|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.25" />
<sup>25</sup> Por për sa u takon virgjëreshave, s'kam urdhër nga Zoti, por po jap një mendim si njeri që kam fituar mëshirën e Zotit për të qenë i besueshëm.
<scripture passage="iCor 7:26" parsed="|1Cor|7|26|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.26" />
<sup>26</sup> Mendoj se është mirë për njeriun të jetë kështu siç është, për shkak të ngushticës së tanishme.
<scripture passage="iCor 7:27" parsed="|1Cor|7|27|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.27" />
<sup>27</sup> Je i lidhur me një grua? Mos kërko të zgjidhesh. Je i zgjidhur nga gruaja? Mos kërko grua.
<scripture passage="iCor 7:28" parsed="|1Cor|7|28|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.28" />
<sup>28</sup> Por, edhe në qoftë se martohesh, ti nuk mëkaton; edhe nëse një virgjëreshë martohet, nuk mëkaton; por këta do të kenë shtrëngim në mish; dhe unë dëshiroj t'ju kursej juve.
<scripture passage="iCor 7:29" parsed="|1Cor|7|29|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.29" />
<sup>29</sup> Dhe po ju them këtë, o vëllezër, se koha tanimë është shkurtuar; kështu tash e tutje edhe ata që kanë gra të jenë si ata që nuk kanë;
<scripture passage="iCor 7:30" parsed="|1Cor|7|30|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.30" />
<sup>30</sup> dhe ata që qajnë, sikurse të mos qanin; dhe ata që gëzohen, sikurse të mos gëzoheshin; dhe ata që blejnë, sikur të mos kishin gjë në zotërim;
<scripture passage="iCor 7:31" parsed="|1Cor|7|31|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.31" />
<sup>31</sup> dhe ata që përdorin nga kjo botë, sikur të mos e përdornin, sepse forma e kësaj bote po kalon.
<scripture passage="iCor 7:32" parsed="|1Cor|7|32|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.32" />
<sup>32</sup> Dhe unë dëshiroj që ju të jeni pa merak. I pamartuari merakoset për gjërat e Zotit, si mund t'i pëlqejë Zotit;
<scripture passage="iCor 7:33" parsed="|1Cor|7|33|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.33" />
<sup>33</sup> por i martuari merakoset për gjërat e botës, si mund t'i pëlqejë gruas së tij.
<scripture passage="iCor 7:34" parsed="|1Cor|7|34|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.34" />
<sup>34</sup> Ka dallim gruaja nga virgjëresha; e pamartuara kujdeset për gjërat e Zotit që të jetë e shenjtë në trup e në frymë, kurse e martuara kujdeset për gjërat e botës, si mund t'i pëlqejë burrit.
<scripture passage="iCor 7:35" parsed="|1Cor|7|35|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.35" />
<sup>35</sup> Edhe këtë unë e them për dobinë tuaj, jo që t'ju vë një lak, po që të jeni të hijshëm dhe t'i kushtoheni Zotit pa u shkëputur.
<scripture passage="iCor 7:36" parsed="|1Cor|7|36|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.36" />
<sup>36</sup> Por nëqoftëse dikush mendon të sillet në mënyrë të pahijshme ndaj virgjëreshës së tij, kur asaj i kalon lulja e kohës, edhe duhet të bëhet kështu, le të bëjë çfarë të dojë; le të martohen.
<scripture passage="iCor 7:37" parsed="|1Cor|7|37|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.37" />
<sup>37</sup> Por ai që është i qëndrueshëm në zemër të vet dhe që nuk i nënshtrohet nevojës, por është zot i vullnetit të vet dhe e ka vendosur në zemër të vet të ruajë virgjëreshën e tij, bën mirë.
<scripture passage="iCor 7:38" parsed="|1Cor|7|38|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.38" />
<sup>38</sup> Prandaj ai që marton bën mirë, ai që nuk e marton bën edhe më mirë.
<scripture passage="iCor 7:39" parsed="|1Cor|7|39|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.39" />
<sup>39</sup> Gruaja është e lidhur për sa kohë rron burri i saj; por, në qoftë se i vdes burri, ajo është e lirë të martohet me cilin të dojë, veçse kjo punë të bëhet në Zotin.
<scripture passage="iCor 7:40" parsed="|1Cor|7|40|0|0" osisRef="Bible:1Cor.7.40" />
<sup>40</sup> Por, sipas gjykimit tim, ajo është më e lumtur, po mbeti ashtu; dhe mendoj se edhe unë kam Frymën e Perëndisë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Corinthians 8" progress="92.25%" prev="iCor.7" next="iCor.9" id="iCor.8">
<h3 id="iCor.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="iCor.8-p1">
<scripture passage="iCor 8:1" parsed="|1Cor|8|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.8.1" />
<sup>1</sup> Për sa u përket flijimeve për idhujt, ne e dime se të gjithë kemi njohuri; njohuria krekos, kurse dashuria ndërton.
<scripture passage="iCor 8:2" parsed="|1Cor|8|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.8.2" />
<sup>2</sup> Në qoftë se dikush mendon se di diçka, ai nuk di ende asgjë sikundër duhet të dijë.
<scripture passage="iCor 8:3" parsed="|1Cor|8|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.8.3" />
<sup>3</sup> Por në qoftë se dikush e do Perëndinë, ai është i njohur prej tij.
<scripture passage="iCor 8:4" parsed="|1Cor|8|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.8.4" />
<sup>4</sup> Pra, për sa i përket të ngrënit të flive që u bëhen idhujve, ne e dimë se idhulli nuk është asgjë në botë dhe se nuk ka Perëndi tjetër, veç një.
<scripture passage="iCor 8:5" parsed="|1Cor|8|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.8.5" />
<sup>5</sup> Sepse, ndonëse ka të ashtuquajtura perëndi në qiell a në tokë (sikurse ka shumë perëndi dhe shumë zotër),
<scripture passage="iCor 8:6" parsed="|1Cor|8|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.8.6" />
<sup>6</sup> për ne s'ka veçse një Perëndi, Ati nga i cili janë të gjitha gjërat dhe ne në të; dhe një Zot, Jezu Krishti, me anë të të cilit janë të gjitha gjërat, dhe ne jetojmë me anë të tij.
<scripture passage="iCor 8:7" parsed="|1Cor|8|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.8.7" />
<sup>7</sup> Por njohuria nuk është në të gjithë; madje disa, të ndërgjegjshëm për idhullin, hanë gjëra posi të flijuara idhujve; dhe ndërgjegja e tyre, duke qenë e dobët, përlyhet.
<scripture passage="iCor 8:8" parsed="|1Cor|8|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.8.8" />
<sup>8</sup> Por të ngrënit nuk na çon te Perëndia; po të hamë, nuk fitojmë asgjë më tepër dhe, po të mos hamë, s'kemi gjë më pak.
<scripture passage="iCor 8:9" parsed="|1Cor|8|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.8.9" />
<sup>9</sup> Por kini mendjen se mos kjo liri që keni të bëhet pengesë për të dobëtit.
<scripture passage="iCor 8:10" parsed="|1Cor|8|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.8.10" />
<sup>10</sup> Sepse, në qoftë se dikush të sheh ty, që ke njohuri, të ulur në tryezë në një tempull idhujsh, ndërgjegja e tij, që është e dobët, a nuk do të marrë guxim që ai të hajë gjërat e flijiuara për idhujt?
<scripture passage="iCor 8:11" parsed="|1Cor|8|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.8.11" />
<sup>11</sup> Edhe kështu, për shkak të njohurisë sate, do të humbasë vëllai yt i dobët, për të cilin vdiq Krishti.
<scripture passage="iCor 8:12" parsed="|1Cor|8|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.8.12" />
<sup>12</sup> Dhe, kur mëkatoni kështu kundër vëllezërve, duke plagosur ndërgjegjen e tyre të dobët, ju mëkatoni kundër Krishtit.
<scripture passage="iCor 8:13" parsed="|1Cor|8|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.8.13" />
<sup>13</sup> Prandaj, në qoftë se një ushqim skandalizon vëllanë tim, unë nuk do të ha më kurrë mish, që të mos e skandalizoj vëllanë tim.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Corinthians 9" progress="92.29%" prev="iCor.8" next="iCor.10" id="iCor.9">
<h3 id="iCor.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="iCor.9-p1">
<scripture passage="iCor 9:1" parsed="|1Cor|9|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.1" />
<sup>1</sup> A s'jam unë apostull? A s'jam unë i lirë? Po a nuk e pashë Jezu Krishtin, Zotin tonë? A nuk jeni ju vepra ime në Zotin?
<scripture passage="iCor 9:2" parsed="|1Cor|9|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.2" />
<sup>2</sup> Në qoftë se për të tjerët nuk jam apostull, së paku për ju unë jam; sepse ju jeni vula e apostullimit tim në Zotin.
<scripture passage="iCor 9:3" parsed="|1Cor|9|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.3" />
<sup>3</sup> Kjo është mbrojtja ime ndaj atyre që më hetojnë.
<scripture passage="iCor 9:4" parsed="|1Cor|9|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.4" />
<sup>4</sup> A nuk kemi edhe ne të drejtë të hamë e të pimë?
<scripture passage="iCor 9:5" parsed="|1Cor|9|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.5" />
<sup>5</sup> A nuk kemi edhe ne të drejtë të marrim me vete një bashkëshorte, që të jetë motër në besim, sikurse edhe apostujt e tjerë, dhe vëllezërit e Zotit, edhe Kefa?
<scripture passage="iCor 9:6" parsed="|1Cor|9|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.6" />
<sup>6</sup> Apo vetëm unë dhe Barnaba nuk kemi të drejtë të mos punojmë?
<scripture passage="iCor 9:7" parsed="|1Cor|9|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.7" />
<sup>7</sup> Kush, vallë, shkon në luftë me shpenzimet e veta? Kush mbjell vresht dhe nuk ha nga fryti i tij? Kush kullot një tufë dhe nuk ha nga qumështi i tufës?
<scripture passage="iCor 9:8" parsed="|1Cor|9|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.8" />
<sup>8</sup> A i them këto si njeri? A nuk i thotë këto edhe ligji?
<scripture passage="iCor 9:9" parsed="|1Cor|9|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.9" />
<sup>9</sup> Sepse në ligjin e Moisiut është shkru-ar: ''Mos ia lidh gojën kaut që shin''. A u merrka Perëndia me qetë, vallë?
<scripture passage="iCor 9:10" parsed="|1Cor|9|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.10" />
<sup>10</sup> Apo e thotë këtë për ne? Vërtetë për ne janë shkruar, sepse kush lëron duhet të lërojë me shpresë, dhe kush shin, duhet të shijë me shpresë që të marrë atë që shpreson.
<scripture passage="iCor 9:11" parsed="|1Cor|9|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.11" />
<sup>11</sup> Në qoftë se ne kemi mbjellë midis jush gjërat frymërore, a është gjë e madhe nëse korrim të mirat tuaja materiale?
<scripture passage="iCor 9:12" parsed="|1Cor|9|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.12" />
<sup>12</sup> Në qoftë se të tjerë kanë pjesë të kësaj të drejte mbi ju, a nuk do ta kishim ne shumë më tepër? Po ne nuk e përdornim këtë të drejtë; po durojmë çdo gjë, për të mos i vënë asnjë pengesë ungjillit të Krishtit.
<scripture passage="iCor 9:13" parsed="|1Cor|9|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.13" />
<sup>13</sup> Nuk e dini ju se ata që kryejnë shërbesën e shenjtë hanë nga gjërat e tempullit, dhe ata që i shërbejnë altarit marrin pjesë nga të mirat e altarit?
<scripture passage="iCor 9:14" parsed="|1Cor|9|14|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.14" />
<sup>14</sup> Kështu edhe Zoti urdhëroi që ata që shpallin ungjillin, nga ungjilli të rrojnë.
<scripture passage="iCor 9:15" parsed="|1Cor|9|15|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.15" />
<sup>15</sup> Por unë nuk përdora asnjë nga këto gjëra as nuk i shkrova, që kështu të më bëhet, sepse për mua është më mirë të vdes se sa dikush ta bëjë të kotë të mburrurit tim.
<scripture passage="iCor 9:16" parsed="|1Cor|9|16|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.16" />
<sup>16</sup> Sepse, në qoftë se unë predikoj ungjillin, s'ka asgjë që unë të mburrem, sepse kjo është një nevojë që më është ngarkuar; edhe mjerë unë, po nuk predikova ungjillin!
<scripture passage="iCor 9:17" parsed="|1Cor|9|17|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.17" />
<sup>17</sup> Sepse, po e bëra këtë vullnetarisht, do të kem një pagë; por po ta bëj kundër dëshirës, mbetet gjithnjë një detyrë që më është besuar.
<scripture passage="iCor 9:18" parsed="|1Cor|9|18|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.18" />
<sup>18</sup> Cila, pra, është paga ime? Që, duke predikuar ungjillin ta bëj ungjillin të ofruar falas, pa e përdorur për keq pushtetin tim në ungjillin.
<scripture passage="iCor 9:19" parsed="|1Cor|9|19|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.19" />
<sup>19</sup> Sepse, ndonëse jam i liruar nga të gjithë, e bëra vetën time shërbëtor të të gjithëve që të fitoj sa më shumë njerëz.
<scripture passage="iCor 9:20" parsed="|1Cor|9|20|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.20" />
<sup>20</sup> Kështu e kam bërë vetën time Jude me Judenjtë për t'i fituar Judenjtë; e kam bërë veten time si një që është nën ligj me ata që janë nën ligj për t'i fituar ata që janë nën ligj;
<scripture passage="iCor 9:21" parsed="|1Cor|9|21|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.21" />
<sup>21</sup> me ata që janë pa ligj e kam bërë veten time si pa ligj (ndonëse nuk isha pa ligjin e Zotit, por nën ligjin e Krishtit), për të fituar ata që janë pa ligj.
<scripture passage="iCor 9:22" parsed="|1Cor|9|22|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.22" />
<sup>22</sup> E kam bërë veten time të dobët me të dobëtit, për të fituar të dobëtit; e kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz.
<scripture passage="iCor 9:23" parsed="|1Cor|9|23|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.23" />
<sup>23</sup> Dhe këtë e bëj për hir të ungjillit, që të bëhem edhe unë pjestar i tij.
<scripture passage="iCor 9:24" parsed="|1Cor|9|24|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.24" />
<sup>24</sup> A nuk e dini se ata që vrapojnë në pistë, vërtetë vrapojnë të gjithë, por vetëm një e fiton çmimin? Vraponi në mënyrë që ta merrni.
<scripture passage="iCor 9:25" parsed="|1Cor|9|25|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.25" />
<sup>25</sup> Dhe kushdo që merr pjesë në garë kontrollon veten në të gjitha; dhe ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet.
<scripture passage="iCor 9:26" parsed="|1Cor|9|26|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.26" />
<sup>26</sup> Unë, pra, vrapoj, por jo sikur jam i pasigurt; kështu luftoj, por jo sikur rrah erën;
<scripture passage="iCor 9:27" parsed="|1Cor|9|27|0|0" osisRef="Bible:1Cor.9.27" />
<sup>27</sup> madje e mundoj trupin tim dhe e nënshtroj, se mos, pasi t'u kem predikuar të tjerëve, të bëhem për t'u përjashtuar.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Corinthians 10" progress="92.38%" prev="iCor.9" next="iCor.11" id="iCor.10">
<h3 id="iCor.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="iCor.10-p1">
<scripture passage="iCor 10:1" parsed="|1Cor|10|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.1" />
<sup>1</sup> Sepse, o vëllezër, unë nuk dua që ju të mos edini se gjithë etërit tanë ishin nën renë, dhe të gjithë shkuan nëpër det,
<scripture passage="iCor 10:2" parsed="|1Cor|10|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.2" />
<sup>2</sup> dhe të gjithë u pagëzuan për Moisinë në re dhe në det,
<scripture passage="iCor 10:3" parsed="|1Cor|10|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.3" />
<sup>3</sup> të gjithë hëngrën të njëjtën ushqim frymëror,
<scripture passage="iCor 10:4" parsed="|1Cor|10|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.4" />
<sup>4</sup> dhe të gjithë pinë të njëjtën pije frymërore, sepse pinin prej shkëmbi frymëror që i ndiqte; edhe ky shkëmb ishte Krishti.
<scripture passage="iCor 10:5" parsed="|1Cor|10|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.5" />
<sup>5</sup> Por Perëndia nuk pëlqeu shumicën prej tyre; sepse ranë të vdekur në shkretëtirë.
<scripture passage="iCor 10:6" parsed="|1Cor|10|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.6" />
<sup>6</sup> Dhe këto u bënë si shembuj për ne, që ne të mos dëshirojmë gjëra të liga, ashtu si dëshiruan ata,
<scripture passage="iCor 10:7" parsed="|1Cor|10|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.7" />
<sup>7</sup> dhe që të mos bëheni idhujtarë si disa nga ata, sikurse është shkruar: ''Populli u ul që të hajë dhe të pijë, dhe u ngrit për të luajtur''.
<scripture passage="iCor 10:8" parsed="|1Cor|10|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.8" />
<sup>8</sup> Dhe të mos kurvërojmë, ashtu si kurvëruan disa nga ata edhe ranë të vdekur në një ditë njëzet e tre mijë.
<scripture passage="iCor 10:9" parsed="|1Cor|10|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.9" />
<sup>9</sup> Dhe të mos e tundojmë Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranë nga gjarpërinjtë.
<scripture passage="iCor 10:10" parsed="|1Cor|10|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.10" />
<sup>10</sup> Dhe mos u ankoni, ashtu si u ankuan disa nga ata, dhe u vranë nga shkatërruesi.
<scripture passage="iCor 10:11" parsed="|1Cor|10|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.11" />
<sup>11</sup> Dhe të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shëmbull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë, për ne që jemi në mbarim të epokët.
<scripture passage="iCor 10:12" parsed="|1Cor|10|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.12" />
<sup>12</sup> Prandaj ai që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos bjerë.
<scripture passage="iCor 10:13" parsed="|1Cor|10|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.13" />
<sup>13</sup> Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t'ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t'ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.
<scripture passage="iCor 10:14" parsed="|1Cor|10|14|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.14" />
<sup>14</sup> Prandaj, të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria.
<scripture passage="iCor 10:15" parsed="|1Cor|10|15|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.15" />
<sup>15</sup> Po ju flas si të mënçur, gjykojeni ju atë që them:
<scripture passage="iCor 10:16" parsed="|1Cor|10|16|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.16" />
<sup>16</sup> kupa e bekimit, që ne bekojmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në gjakun e Krishtit? Buka që ne thyejmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në trupin e Krishtit?
<scripture passage="iCor 10:17" parsed="|1Cor|10|17|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.17" />
<sup>17</sup> Sepse ne të shumtit, jemi një bukë, një trup, sepse të gjithë marrim pjesë në të vetmen bukë.
<scripture passage="iCor 10:18" parsed="|1Cor|10|18|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.18" />
<sup>18</sup> Shikoni Izraelin sipas mishit: ata që hanë flijimet a nuk janë pjesëmarrës të altarit?
<scripture passage="iCor 10:19" parsed="|1Cor|10|19|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.19" />
<sup>19</sup> Çfarë them, pra? Se idhulli është diçka? Apo se ajo që u është flijuar idhujve është diçka?
<scripture passage="iCor 10:20" parsed="|1Cor|10|20|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.20" />
<sup>20</sup> Jo, por them se gjërat që flijojnë johebrenjtë, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë; tani unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët.
<scripture passage="iCor 10:21" parsed="|1Cor|10|21|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.21" />
<sup>21</sup> Ju nuk mund të pini kupën e Zotit dhe kupën e demonëve; ju nuk mund të merrni pjesë në tryezën e Zotit dhe në tryezën e demonëve.
<scripture passage="iCor 10:22" parsed="|1Cor|10|22|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.22" />
<sup>22</sup> A duam ne të provokojmë Zotin deri në xhelozi? A jemi ne më të fortë se ai?
<scripture passage="iCor 10:23" parsed="|1Cor|10|23|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.23" />
<sup>23</sup> Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është dobishme; gjithçka më lejohet, por jo çdo gjë ndërton.
<scripture passage="iCor 10:24" parsed="|1Cor|10|24|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.24" />
<sup>24</sup> Askush të mos kërkojë interesin e vet, por atë të tjetrit.
<scripture passage="iCor 10:25" parsed="|1Cor|10|25|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.25" />
<sup>25</sup> Hani çdo gjë që shitet te kasapi, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes,
<scripture passage="iCor 10:26" parsed="|1Cor|10|26|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.26" />
<sup>26</sup> sepse ''toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban''.
<scripture passage="iCor 10:27" parsed="|1Cor|10|27|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.27" />
<sup>27</sup> Dhe në qoftë se ndonjë jobesimtar ju fton dhe ju doni të shkoni, hani çdo gjë që t'u vihet përpara, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes.
<scripture passage="iCor 10:28" parsed="|1Cor|10|28|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.28" />
<sup>28</sup> Por në qoftë se dikush ju thotë: ''Kjo është nga flijim idhujsh'', mos hani, për atë që ju paralajmëroi dhe për shkak të ndërgjegjes, sepse ''toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban''.
<scripture passage="iCor 10:29" parsed="|1Cor|10|29|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.29" />
<sup>29</sup> Dhe them ndërgjegje, por jo tënden, por të tjetrit. Sepse përse të gjykohet liria ime nga ndërgjegja e një tjetri?
<scripture passage="iCor 10:30" parsed="|1Cor|10|30|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.30" />
<sup>30</sup> Në qoftë se unë marr pjesë me falenderim, pse të shahem për atë gjë, për të cilin falenderoj?
<scripture passage="iCor 10:31" parsed="|1Cor|10|31|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.31" />
<sup>31</sup> Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë.
<scripture passage="iCor 10:32" parsed="|1Cor|10|32|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.32" />
<sup>32</sup> Mos u bëni shkak skandali as për Judenj, as për Grekë, as për kishën e Perëndisë;
<scripture passage="iCor 10:33" parsed="|1Cor|10|33|0|0" osisRef="Bible:1Cor.10.33" />
<sup>33</sup> sikurse edhe unë vetë përpiqem t'u pëlqej të gjithëve në çdo gjë, nuk kërkoj përfitimin tim, por të të shumtëve, që të shpëtohen.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Corinthians 11" progress="92.46%" prev="iCor.10" next="iCor.12" id="iCor.11">
<h3 id="iCor.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="iCor.11-p1">
<scripture passage="iCor 11:1" parsed="|1Cor|11|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.1" />
<sup>1</sup> Më imitoni mua, ashtu si unë jam imitues i Krishtit.
<scripture passage="iCor 11:2" parsed="|1Cor|11|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.2" />
<sup>2</sup> Dhe unë po ju lavdëroj, vëllezër, që më kujtoni në të gjitha gjërat dhe i zbatoni porositë ashtu siç ua kam transmetuar.
<scripture passage="iCor 11:3" parsed="|1Cor|11|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.3" />
<sup>3</sup> Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia.
<scripture passage="iCor 11:4" parsed="|1Cor|11|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.4" />
<sup>4</sup> Çdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij.
<scripture passage="iCor 11:5" parsed="|1Cor|11|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.5" />
<sup>5</sup> Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar.
<scripture passage="iCor 11:6" parsed="|1Cor|11|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.6" />
<sup>6</sup> Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t'ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.
<scripture passage="iCor 11:7" parsed="|1Cor|11|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.7" />
<sup>7</sup> Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit,
<scripture passage="iCor 11:8" parsed="|1Cor|11|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.8" />
<sup>8</sup> sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri,
<scripture passage="iCor 11:9" parsed="|1Cor|11|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.9" />
<sup>9</sup> edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin.
<scripture passage="iCor 11:10" parsed="|1Cor|11|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.10" />
<sup>10</sup> Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet.
<scripture passage="iCor 11:11" parsed="|1Cor|11|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.11" />
<sup>11</sup> Gjithsesi në Zotin as burri s'është pa gruan, as gruaja pa burrin,
<scripture passage="iCor 11:12" parsed="|1Cor|11|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.12" />
<sup>12</sup> sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind nëpërmjet gruas, dhe çdo gjë vjen nga Perëndia.
<scripture passage="iCor 11:13" parsed="|1Cor|11|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.13" />
<sup>13</sup> Gjykoni ndër veten tuaj. A i ka hije gruas t'i lutet Perëndisë pa u mbuluar?
<scripture passage="iCor 11:14" parsed="|1Cor|11|14|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.14" />
<sup>14</sup> Po vetë natyra, a nuk ju mëson se, në qoftë se një burrë i mban flokët të gjata, kjo është çnderim për të?
<scripture passage="iCor 11:15" parsed="|1Cor|11|15|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.15" />
<sup>15</sup> Por në qoftë se gruaja i ka flokët të gjata, kjo është lavdi për të, sepse flokët i janë dhënë asaj për mbulesë.
<scripture passage="iCor 11:16" parsed="|1Cor|11|16|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.16" />
<sup>16</sup> Por në qoftë se ndokush mendon të kundërshtojë, ne s'kemi zakon të tillë, as kishat e Perëndisë.
<scripture passage="iCor 11:17" parsed="|1Cor|11|17|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.17" />
<sup>17</sup> Por, duke porositur këtë, unë nuk ju lavdëroj, se ju mblidheni, jo për më të mirën, po për më të keqen.
<scripture passage="iCor 11:18" parsed="|1Cor|11|18|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.18" />
<sup>18</sup> Para së gjithash, sepse dëgjoj se kur bashkoheni në asamble ka midis jush përçarje, dhe pjesërisht e besoj.
<scripture passage="iCor 11:19" parsed="|1Cor|11|19|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.19" />
<sup>19</sup> Sepse duhet të ketë midis jush edhe grupime, që të njihen në mes tuaj ata që janë të sprovuar.
<scripture passage="iCor 11:20" parsed="|1Cor|11|20|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.20" />
<sup>20</sup> Kur mblidheni bashkë, pra, në një vend, kjo që bëni nuk është për të ngrënë darkën e Zotit,
<scripture passage="iCor 11:21" parsed="|1Cor|11|21|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.21" />
<sup>21</sup> sepse, në të ngrënët, gjithësecili merr darkën e vet më përpara; dhe njëri ka uri dhe tjetri është i dehur.
<scripture passage="iCor 11:22" parsed="|1Cor|11|22|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.22" />
<sup>22</sup> A nuk keni, pra, shtëpi për të ngrënë e për të pirë? Apo përbuzni kishën e Perëndisë dhe turpëroni ata që s'kanë asgjë? Çfarë t'ju them juve? T'ju lavdëroj? Për këtë nuk ju lëvdoj.
<scripture passage="iCor 11:23" parsed="|1Cor|11|23|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.23" />
<sup>23</sup> Sepse unë mora nga Zoti atë që ju transmetova edhe juve; se Zoti Jezus, në atë natë që po tradhtohej, mori bukën
<scripture passage="iCor 11:24" parsed="|1Cor|11|24|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.24" />
<sup>24</sup> dhe, si falënderoi, e theu dhe tha: ''Merrni, hani; ky është trupi im që është thyer për ju; bëni këtë në përkujtimin tim''.
<scripture passage="iCor 11:25" parsed="|1Cor|11|25|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.25" />
<sup>25</sup> Gjithashtu, pas darkës, mori edhe kupën, duke thënë: ''Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim; bëni këtë sa herë që të pini, në përkujtimin tim''.
<scripture passage="iCor 11:26" parsed="|1Cor|11|26|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.26" />
<sup>26</sup> Sepse sa herë të hani nga kjo bukë ose të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai të vijë.
<scripture passage="iCor 11:27" parsed="|1Cor|11|27|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.27" />
<sup>27</sup> Prandaj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit.
<scripture passage="iCor 11:28" parsed="|1Cor|11|28|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.28" />
<sup>28</sup> Por secili të shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa,
<scripture passage="iCor 11:29" parsed="|1Cor|11|29|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.29" />
<sup>29</sup> sepse ai që ha dhe pi padenjësisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit.
<scripture passage="iCor 11:30" parsed="|1Cor|11|30|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.30" />
<sup>30</sup> Për këtë arsye ka në mes jush shumë të dobët e të sëmurë, dhe shumë vdesin.
<scripture passage="iCor 11:31" parsed="|1Cor|11|31|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.31" />
<sup>31</sup> Sepse, po të shqyrtonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim.
<scripture passage="iCor 11:32" parsed="|1Cor|11|32|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.32" />
<sup>32</sup> Por kur gjykohemi, ndreqemi nga Zoti, që të mos dënohemi bashkë me botën.
<scripture passage="iCor 11:33" parsed="|1Cor|11|33|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.33" />
<sup>33</sup> Prandaj, o vëllezërit e mi, kur mblidheni për të ngrënë, pritni njeri tjetrin.
<scripture passage="iCor 11:34" parsed="|1Cor|11|34|0|0" osisRef="Bible:1Cor.11.34" />
<sup>34</sup> Dhe në qoftë se dikush ka uri, le të hajë në shtëpi, që të mos mblidheni për dënim. Dhe gjërat e tjera, kur të vij, do t'i rregulloj.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Corinthians 12" progress="92.55%" prev="iCor.11" next="iCor.13" id="iCor.12">
<h3 id="iCor.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="iCor.12-p1">
<scripture passage="iCor 12:1" parsed="|1Cor|12|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.1" />
<sup>1</sup> Edhe për sa u përket dhuntive frymërore, o vëllezër, nuk dua të jeni të paditur.
<scripture passage="iCor 12:2" parsed="|1Cor|12|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.2" />
<sup>2</sup> Ju e dini se, kur ishit paganë, tërhiqeshit pas idhujve të pagojë, nën shtytje të çastit.
<scripture passage="iCor 12:3" parsed="|1Cor|12|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.3" />
<sup>3</sup> Prandaj ju bëj të ditur se askush që flet në Frymën e Shenjtë nuk thotë: ''Mallkuar qoftë Jezusi!''; edhe asnjë nuk mund të thotë: ''Jezusi është Zot'', veç se në Frymën e Shenjtë.
<scripture passage="iCor 12:4" parsed="|1Cor|12|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.4" />
<sup>4</sup> Ka larmi dhuntish, por i njëjti Frymë.
<scripture passage="iCor 12:5" parsed="|1Cor|12|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.5" />
<sup>5</sup> Ka edhe larmi shërbimësh, por i njëjti Zot.
<scripture passage="iCor 12:6" parsed="|1Cor|12|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.6" />
<sup>6</sup> Dhe ka larmi veprimtarish por është i njejti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë.
<scripture passage="iCor 12:7" parsed="|1Cor|12|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.7" />
<sup>7</sup> Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët.
<scripture passage="iCor 12:8" parsed="|1Cor|12|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.8" />
<sup>8</sup> Dikujt, pra, i jepet, me anë të Frymës, fjalë diturie; një tjetri, sipas të po atij Frymë, fjalë njohurie;
<scripture passage="iCor 12:9" parsed="|1Cor|12|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.9" />
<sup>9</sup> një tjetri besim, nga po ai Frymë; një tjetri dhuntitë e shërimeve, nëpërmjet po atij Frymë; një tjetri pushtet për të kryer veprime të fuqishme; një tjetri profeci; një tjetri të dallojë frymërat;
<scripture passage="iCor 12:10" parsed="|1Cor|12|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.10" />
<sup>10</sup> një tjetri larmi gjuhësh; një tjetri interpretimi i gjuhëve.
<scripture passage="iCor 12:11" parsed="|1Cor|12|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.11" />
<sup>11</sup> Dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, duke i ndarë gjithsecilit dhunti veç e veç ashtu si do vetë.
<scripture passage="iCor 12:12" parsed="|1Cor|12|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.12" />
<sup>12</sup> Sepse ashtu si trupi është një, por ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e të njëtit trup, megjithse janë shumë, formojnë një trup të vetëm, kështu është edhe Krishti.
<scripture passage="iCor 12:13" parsed="|1Cor|12|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.13" />
<sup>13</sup> Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frym të vetëm në të njëjtin trup, qofshin Hebrenjtë apo Grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë e kemi jemi uijtur në të njëjtin Frymë.
<scripture passage="iCor 12:14" parsed="|1Cor|12|14|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.14" />
<sup>14</sup> Sepse edhe trupi nuk është një gjymtyrë e vetme, por shumë.
<scripture passage="iCor 12:15" parsed="|1Cor|12|15|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.15" />
<sup>15</sup> Sikur të thoshte këmba: ''Mbasi nuk jam dorë, unë nuk jam pjesë e trupit'', mos për këtë nuk është pjesë e trupit?
<scripture passage="iCor 12:16" parsed="|1Cor|12|16|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.16" />
<sup>16</sup> Dhe sikur veshi të thoshte: ''Mbasi nuk jam sy, unë nuk jam pjesë e trupit'', mos për këtë nuk është pjesë e trupit?
<scripture passage="iCor 12:17" parsed="|1Cor|12|17|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.17" />
<sup>17</sup> Po të ishte gjithë trupi sy, ku do të ishte dëgjimi? Po të ishte gjithë dëgjim, ku do të ishte të nuhaturit?
<scripture passage="iCor 12:18" parsed="|1Cor|12|18|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.18" />
<sup>18</sup> Por Perëndia ka vënë çdo gjymtyrë të trupit si ka dashur.
<scripture passage="iCor 12:19" parsed="|1Cor|12|19|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.19" />
<sup>19</sup> Po të ishin të gjitha gjymtyrët një gjymtyrë e vetme, ku do të ishte trupi?
<scripture passage="iCor 12:20" parsed="|1Cor|12|20|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.20" />
<sup>20</sup> Kështu, pra, janë shumë gjymtyrë, por një trup i vetëm.
<scripture passage="iCor 12:21" parsed="|1Cor|12|21|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.21" />
<sup>21</sup> Dhe syri nuk mund t'i thotë dorës: ''Unë nuk kam nevojë për ty''; dhe po ashtu koka nuk mund t'u thotë këmbëve: ''Unë nuk kam nevojë për ju''.
<scripture passage="iCor 12:22" parsed="|1Cor|12|22|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.22" />
<sup>22</sup> Madje, gjymtyrët e trupit që duken se janë më të dobëta, janë shumë më të nevojshme se të tjerat;
<scripture passage="iCor 12:23" parsed="|1Cor|12|23|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.23" />
<sup>23</sup> dhe ato që ne i konsiderojmë më pak të nderuara, pikërisht ata rrethojmë me më shumë nderim; dhe të pahijshmet tona kanë më tepër hijë.
<scripture passage="iCor 12:24" parsed="|1Cor|12|24|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.24" />
<sup>24</sup> Por gjymtyrët tona të hijshme nuk kanë nevojë. Por Perëndia e ndërtoi trupin duke i dhënë më tepër nder asaj pjese që e kishte mangut,
<scripture passage="iCor 12:25" parsed="|1Cor|12|25|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.25" />
<sup>25</sup> që të mos kishte përçarje në trup, por të gjitha gjymtyrët të kenë të njëjtin kujdes për njera-tjetrën.
<scripture passage="iCor 12:26" parsed="|1Cor|12|26|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.26" />
<sup>26</sup> Dhe nëse vuan një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët vuajnë; kurse po të nderohet një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët gëzohen bashkë me të.
<scripture passage="iCor 12:27" parsed="|1Cor|12|27|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.27" />
<sup>27</sup> Dhe ju jeni trupi i Krishti dhe gjymtyrët e tij, veç e veç.
<scripture passage="iCor 12:28" parsed="|1Cor|12|28|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.28" />
<sup>28</sup> Dhe Perëndia i vuri disa në kishë, së pari apostuj, së dyti profetë, së treti mësues; pastaj vepra të fuqishme; pastaj dhuntitë e shërimit, të ndihmës e të qeverisjes dhe të larmive të gjuhëve.
<scripture passage="iCor 12:29" parsed="|1Cor|12|29|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.29" />
<sup>29</sup> A janë vallë të gjithë apostuj? Janë të gjithë profetë? Janë të gjithë mësues?
<scripture passage="iCor 12:30" parsed="|1Cor|12|30|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.30" />
<sup>30</sup> A kanë të gjithë dhuntinë e veprave të fuqishme? A kanë të gjithë dhuntitë e shërimeve? A flasin të gjithë gjuhë të ndryshme? A interpretojnë të gjithë?
<scripture passage="iCor 12:31" parsed="|1Cor|12|31|0|0" osisRef="Bible:1Cor.12.31" />
<sup>31</sup> Por kërkoni me zemër të zjarrtë dhuntitë më të mira; dhe unë do t'ju tregoj një udhë shumë më të lartë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Corinthians 13" progress="92.63%" prev="iCor.12" next="iCor.14" id="iCor.13">
<h3 id="iCor.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="iCor.13-p1">
<scripture passage="iCor 13:1" parsed="|1Cor|13|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.13.1" />
<sup>1</sup> Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon.
<scripture passage="iCor 13:2" parsed="|1Cor|13|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.13.2" />
<sup>2</sup> Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.
<scripture passage="iCor 13:3" parsed="|1Cor|13|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.13.3" />
<sup>3</sup> Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë!
<scripture passage="iCor 13:4" parsed="|1Cor|13|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.13.4" />
<sup>4</sup> Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset,
<scripture passage="iCor 13:5" parsed="|1Cor|13|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.13.5" />
<sup>5</sup> nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq;
<scripture passage="iCor 13:6" parsed="|1Cor|13|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.13.6" />
<sup>6</sup> nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,
<scripture passage="iCor 13:7" parsed="|1Cor|13|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.13.7" />
<sup>7</sup> i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.
<scripture passage="iCor 13:8" parsed="|1Cor|13|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.13.8" />
<sup>8</sup> Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet,
<scripture passage="iCor 13:9" parsed="|1Cor|13|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.13.9" />
<sup>9</sup> sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht.
<scripture passage="iCor 13:10" parsed="|1Cor|13|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.13.10" />
<sup>10</sup> Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet.
<scripture passage="iCor 13:11" parsed="|1Cor|13|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.13.11" />
<sup>11</sup> Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore.
<scripture passage="iCor 13:12" parsed="|1Cor|13|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.13.12" />
<sup>12</sup> Tani në fakt, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem.
<scripture passage="iCor 13:13" parsed="|1Cor|13|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.13.13" />
<sup>13</sup> Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Corinthians 14" progress="92.67%" prev="iCor.13" next="iCor.15" id="iCor.14">
<h3 id="iCor.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="iCor.14-p1">
<scripture passage="iCor 14:1" parsed="|1Cor|14|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.1" />
<sup>1</sup> Kërkoni dashurinë dhe lypni me zemër të zjarrtë dhuntitë frymërore, por sidomos që të mund të profetizoni,
<scripture passage="iCor 14:2" parsed="|1Cor|14|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.2" />
<sup>2</sup> sepse ai që flet një gjuhë tjetër nuk u flet njerëzve, por Perëndisë; sepse askush nuk e kupton, por ai në frymë flet mistere.
<scripture passage="iCor 14:3" parsed="|1Cor|14|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.3" />
<sup>3</sup> Kurse ai që profetizon, u flet njerëzve për ndërtim, për nxitje e përdëllim.
<scripture passage="iCor 14:4" parsed="|1Cor|14|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.4" />
<sup>4</sup> Ai që flet një gjuhë tjetër ndërton veten e tij, por ai që profetizon, ndërton kishën.
<scripture passage="iCor 14:5" parsed="|1Cor|14|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.5" />
<sup>5</sup> Unë dua që të gjithë ju të flisnit gjuhëra, por më tepër të profetizonit, sepse ai që profetizon është më i madh nga ai që flet gjuhëra, veçse në interpretoftë, që të marrë ndërtim kisha.
<scripture passage="iCor 14:6" parsed="|1Cor|14|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.6" />
<sup>6</sup> Dhe tani, o vëllezër, po të vija e t'ju flisja në gjuhë, ç'dobi do të kishit, po të mos ju flisja me anë të zbulesës, a me njohuri, a me profeci, a me mësim?
<scripture passage="iCor 14:7" parsed="|1Cor|14|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.7" />
<sup>7</sup> Edhe gjërat që nuk kanë shpirt dhe nxjerrin zë, fyelli ose qestja, po të mos japin zë të dallueshëm, si do të njihet të rënit e fyellit ose e qestes?
<scripture passage="iCor 14:8" parsed="|1Cor|14|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.8" />
<sup>8</sup> Sepse, po të japë buria një tingull të panjohur, kush do të përgatitet për betejë?
<scripture passage="iCor 14:9" parsed="|1Cor|14|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.9" />
<sup>9</sup> Kështu edhe ju, në qoftë se me gjuhën tuaj nuk flisni fjalë të kuptueshme, si do të kuptohet çfarë u tha? Sepse do të flisnit në erë.
<scripture passage="iCor 14:10" parsed="|1Cor|14|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.10" />
<sup>10</sup> Ka nuk e di se sa lloje zërash në botë, dhe asnjë prej tyre nuk është pa kuptim.
<scripture passage="iCor 14:11" parsed="|1Cor|14|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.11" />
<sup>11</sup> Pra, në qoftë se unë nuk e marr vesh kuptimin e zërit, do të jem si një i huaj për atë që flet, dhe ai që flet do të jetë një i huaj për mua.
<scripture passage="iCor 14:12" parsed="|1Cor|14|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.12" />
<sup>12</sup> Kështu edhe ju, mbasi doni fort të keni dhunti frymërore, kërkoni që t'i keni të bollshme për ndërtimin e kishës.
<scripture passage="iCor 14:13" parsed="|1Cor|14|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.13" />
<sup>13</sup> Prandaj ai që flet një gjuhë tjetër, le të lutet që të mund ta interpretojë,
<scripture passage="iCor 14:14" parsed="|1Cor|14|14|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.14" />
<sup>14</sup> sepse, në qoftë se unë lutem në një gjuhë tjetër, fryma im lutet, por mendja ime është e pafrytshme.
<scripture passage="iCor 14:15" parsed="|1Cor|14|15|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.15" />
<sup>15</sup> Po atëherë? Do të lutem me frymën, por do ta bëj edhe me mendjen; do të këndoj me frymën, por do të këndoj edhe me mendjen.
<scripture passage="iCor 14:16" parsed="|1Cor|14|16|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.16" />
<sup>16</sup> Me fjalë të tjera, në qoftë se ti e lavdëron Perëndinë me frymën, ai që zë vendin e profanët, si do të thotë "amen" për falënderimin tënd, kur nuk merr vesh ç'po thua?
<scripture passage="iCor 14:17" parsed="|1Cor|14|17|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.17" />
<sup>17</sup> Sepse ti edhe mund të falënderosh mirë, por tjetri nuk ndërtohet.
<scripture passage="iCor 14:18" parsed="|1Cor|14|18|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.18" />
<sup>18</sup> Unë e falënderoj Perëndinë time, sepse flas më shumë në gjuhë se ju të gjithë.
<scripture passage="iCor 14:19" parsed="|1Cor|14|19|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.19" />
<sup>19</sup> Por në asamble parapëlqej të them pesë fjalë me mënçurinë time për mësimin e të tjerëve se dhjetë mijë fjalë në gjuhë tjetër.
<scripture passage="iCor 14:20" parsed="|1Cor|14|20|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.20" />
<sup>20</sup> Vëllezër, mos u bëni kalamaj nga mendja, por bëhuni foshnje për të ligën, dhe burra të pjekur nga mendja.
<scripture passage="iCor 14:21" parsed="|1Cor|14|21|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.21" />
<sup>21</sup> Në ligj është shkruar: ''Unë do t'i flas këtij populli në gjuhë të huaja dhe me buzë të tjera, por as kështu nuk do të më dëgjojnë'', thotë Zoti.
<scripture passage="iCor 14:22" parsed="|1Cor|14|22|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.22" />
<sup>22</sup> Prandaj gjuhët janë një shenjë jo për ata që besojnë, por për jobesimtarë, kurse profecia nuk është për jobesimtarë, po për besimtarë.
<scripture passage="iCor 14:23" parsed="|1Cor|14|23|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.23" />
<sup>23</sup> Pra, në qoftë se, kur gjithë kisha është mbledhur në një vend, të gjithë flasin gjuhëra dhe hyjnë profanë ose jobesimtarë, a nuk do të thonë se ju kanë dalë mendtë?
<scripture passage="iCor 14:24" parsed="|1Cor|14|24|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.24" />
<sup>24</sup> Por, në qoftë se profetizojnë të gjithë dhe hyn një jobesimtar ose një profan, ai bindet nga të gjithë dhe gjykohet nga të gjithë.
<scripture passage="iCor 14:25" parsed="|1Cor|14|25|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.25" />
<sup>25</sup> Dhe kështu të fshehtat e zemrës së tij zbulohen; edhe kështu, duke rënë me faqe përmbys, do të adhurojë Perëndinë, duke deklaruar se Perëndia është me të vërtetë midis jush.
<scripture passage="iCor 14:26" parsed="|1Cor|14|26|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.26" />
<sup>26</sup> Ç'duhet bërë, pra, o vëllezër? Kur të mblidheni, secili nga ju ka një psalm, një mësim, fjalim në gjuhë tjetër, zbulesë, interpretim, çdo gjë le të bëhet për ndërtim.
<scripture passage="iCor 14:27" parsed="|1Cor|14|27|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.27" />
<sup>27</sup> Nëse ndonjë flet në gjuhë tjetër, le të bëhet kjo nga dy a më të shumtën tre vetë dhe njeri pas tjetrit, dhe një le të interpretojë.
<scripture passage="iCor 14:28" parsed="|1Cor|14|28|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.28" />
<sup>28</sup> Por nëse nuk ka iterpretues, le të heshtë në kishë dhe le të flasë me veten e tij dhe me Perëndinë.
<scripture passage="iCor 14:29" parsed="|1Cor|14|29|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.29" />
<sup>29</sup> Le të flasin dy a tre profetë, dhe të tjerët të gjykojnë.
<scripture passage="iCor 14:30" parsed="|1Cor|14|30|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.30" />
<sup>30</sup> Por nëse ka një zbulesë ndonjë tjetër që rri ulur, le të heshtë i pari.
<scripture passage="iCor 14:31" parsed="|1Cor|14|31|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.31" />
<sup>31</sup> Sepse të gjithë, njeri pas tjetrit, mund të profetizojnë, që të mësojnë të gjithë dhe të inkurajohen të gjithë.
<scripture passage="iCor 14:32" parsed="|1Cor|14|32|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.32" />
<sup>32</sup> Frymërat e profetëve u nënshtrohen profetëve,
<scripture passage="iCor 14:33" parsed="|1Cor|14|33|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.33" />
<sup>33</sup> sepse Perëndia nuk është Perëndi trazimi, por paqtimi si në të gjitha kishat e shenjtorëve.
<scripture passage="iCor 14:34" parsed="|1Cor|14|34|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.34" />
<sup>34</sup> Gratë tuaja të heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen, sikurse thotë edhe ligji.
<scripture passage="iCor 14:35" parsed="|1Cor|14|35|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.35" />
<sup>35</sup> Dhe në qoftë se duan të mësojnë ndonjë gjë, le të pyesin burrat e tyre në shtëpi, sepse është e turpshme për gratë të flasin në kishë.
<scripture passage="iCor 14:36" parsed="|1Cor|14|36|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.36" />
<sup>36</sup> Prej jush doli fjala e Perëndisë? Apo vetëm te ju arriti?
<scripture passage="iCor 14:37" parsed="|1Cor|14|37|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.37" />
<sup>37</sup> Në qoftë se dikush mendon se është profet ose frymëror, le të njohë se ato që po ju shkruaj janë urdhërime të Zotit.
<scripture passage="iCor 14:38" parsed="|1Cor|14|38|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.38" />
<sup>38</sup> Dhe nëse dikush është i paditur, le të jetë i paditur.
<scripture passage="iCor 14:39" parsed="|1Cor|14|39|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.39" />
<sup>39</sup> Prandaj, o vëllezër të mi, kërkoni me zemër të zjarrtë të profetizoni dhe mos ndaloni të flasin në gjuhëra.
<scripture passage="iCor 14:40" parsed="|1Cor|14|40|0|0" osisRef="Bible:1Cor.14.40" />
<sup>40</sup> Por të gjitha të bëhen sikur ka hije dhe me rregullsi.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Corinthians 15" progress="92.78%" prev="iCor.14" next="iCor.16" id="iCor.15">
<h3 id="iCor.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="iCor.15-p1">
<scripture passage="iCor 15:1" parsed="|1Cor|15|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.1" />
<sup>1</sup> Tani, o vëllezër, po ju deklaroj ungjillin që ju kam shpallur dhe që ju e keni marrë dhe mbi të cilin ju qëndroni,
<scripture passage="iCor 15:2" parsed="|1Cor|15|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.2" />
<sup>2</sup> dhe me anë të të cilit ju jeni shpëtuar, nëse do ta mbani fjalën që ju kanë predikuar, veç nëse besuat kot.
<scripture passage="iCor 15:3" parsed="|1Cor|15|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.3" />
<sup>3</sup> Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve,
<scripture passage="iCor 15:4" parsed="|1Cor|15|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.4" />
<sup>4</sup> se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve,
<scripture passage="iCor 15:5" parsed="|1Cor|15|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.5" />
<sup>5</sup> edhe se iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve.
<scripture passage="iCor 15:6" parsed="|1Cor|15|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.6" />
<sup>6</sup> Pastaj iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve, prej të cilëve më të shumtët rrojnë edhe sot, kurse disa kanë rënë në gjumë.
<scripture passage="iCor 15:7" parsed="|1Cor|15|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.7" />
<sup>7</sup> Më pas iu shfaq Jakobit dhe pastaj të gjithë apostujve.
<scripture passage="iCor 15:8" parsed="|1Cor|15|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.8" />
<sup>8</sup> Më së fundi m'u shfaq edhe mua, si në dështimit.
<scripture passage="iCor 15:9" parsed="|1Cor|15|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.9" />
<sup>9</sup> Sepse unë jam më i vogli i apostujve dhe as nuk jam i denjë të quhem apostull, sepse e kam përndjekur kishën e Perëndisë.
<scripture passage="iCor 15:10" parsed="|1Cor|15|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.10" />
<sup>10</sup> Por me hirin e Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, madje jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë që është me mua.
<scripture passage="iCor 15:11" parsed="|1Cor|15|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.11" />
<sup>11</sup> Pra, si unë, ashtu edhe ata kështu predikojmë dhe ju kështu besuat.
<scripture passage="iCor 15:12" parsed="|1Cor|15|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.12" />
<sup>12</sup> Por, në qoftë se predikohet se Krishti u ringjall prej së vdekurish, si atëherë disa nga ju thonë se nuk ka ringjallje të të vdekurve?
<scripture passage="iCor 15:13" parsed="|1Cor|15|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.13" />
<sup>13</sup> Në qoftë se nuk ka ringjallje të të vdekurve, as Krishti nuk u ringjall.
<scripture passage="iCor 15:14" parsed="|1Cor|15|14|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.14" />
<sup>14</sup> Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj.
<scripture passage="iCor 15:15" parsed="|1Cor|15|15|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.15" />
<sup>15</sup> Atëherë edhe ne do të ishim dëshmitarë të rremë të Perëndisë, sepse dëshmuam për Perëndinë, se ai ringjalli Krishtin, të cilin ai nuk e paska ringjallur, po të jetë se me të vërtetë të vdekurit nuk ringjallen.
<scripture passage="iCor 15:16" parsed="|1Cor|15|16|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.16" />
<sup>16</sup> Në qoftë se të vdekurit nuk ringjallen, as Krishti nuk është ringjallur;
<scripture passage="iCor 15:17" parsed="|1Cor|15|17|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.17" />
<sup>17</sup> por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja,
<scripture passage="iCor 15:18" parsed="|1Cor|15|18|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.18" />
<sup>18</sup> edhe ata që fjetën në Krishtin janë të humbur.
<scripture passage="iCor 15:19" parsed="|1Cor|15|19|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.19" />
<sup>19</sup> Në qoftë se shpresojmë në Krishtin vetëm në këtë jetë, ne jemi më të mjerët e të gjithë njerëzve.
<scripture passage="iCor 15:20" parsed="|1Cor|15|20|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.20" />
<sup>20</sup> Por tashti Krishti u ringjall prej së vdekurish, dhe është fryti i parë i atyre që kanë fjetur.
<scripture passage="iCor 15:21" parsed="|1Cor|15|21|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.21" />
<sup>21</sup> Sepse, ashtu si erdhi vdekja me anë të një njeriu, kështu erdhi dhe ringjallja e të vdekurve me anë të një njeriu.
<scripture passage="iCor 15:22" parsed="|1Cor|15|22|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.22" />
<sup>22</sup> Sepse, ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallën në Krishtin,
<scripture passage="iCor 15:23" parsed="|1Cor|15|23|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.23" />
<sup>23</sup> por secili sipas radhës së vet: Krishti, fryti i parë, pastaj ata që janë të Krishtit, në ardhjen e tij
<scripture passage="iCor 15:24" parsed="|1Cor|15|24|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.24" />
<sup>24</sup> Pastaj do të vijë fundi, kur ai t'ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë Atë, pasi të ketë asgjësuar çfarëdo sundimi, çdo pushtet e fuqi.
<scripture passage="iCor 15:25" parsed="|1Cor|15|25|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.25" />
<sup>25</sup> Sepse duhet që ai të mbretërojë, derisa t'i vërë të gjithë armiqtë e tij nën këmbët e veta.
<scripture passage="iCor 15:26" parsed="|1Cor|15|26|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.26" />
<sup>26</sup> Armiku i fundit që do të shkatërrohet është vdekja.
<scripture passage="iCor 15:27" parsed="|1Cor|15|27|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.27" />
<sup>27</sup> Sepse Perëndia i vuri të gjitha nën këmbët e tij. Por, kur thotë se çdo gjë i është nënshtruar, është e qartë se përjashtohet ai që ia ka nënshtruar çdo gjë.
<scripture passage="iCor 15:28" parsed="|1Cor|15|28|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.28" />
<sup>28</sup> Dhe kur t'i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t'i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë.
<scripture passage="iCor 15:29" parsed="|1Cor|15|29|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.29" />
<sup>29</sup> Përndryshe çfarë do të bëjnë ata që pagëzohen për të vdekurit? Në qoftë se me të vërtetë të vdekurit nuk ringjallen, përse ata edhe pagëzohen për të vdekurit?
<scripture passage="iCor 15:30" parsed="|1Cor|15|30|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.30" />
<sup>30</sup> Përse jemi edhe ne në rrezik në çdo orë?
<scripture passage="iCor 15:31" parsed="|1Cor|15|31|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.31" />
<sup>31</sup> Përditë unë po vdes për shkak të mburrjes për ju, që kam në Krishtin Jezu, Zotin tonë.
<scripture passage="iCor 15:32" parsed="|1Cor|15|32|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.32" />
<sup>32</sup> Nëse u ndesha në Efes si njeri kundër bishave, ç'dobi kam? Në qoftë se të vdekurit nuk ringjallen, le të hamë e të pimë, sepse nesër do të vdesim.
<scripture passage="iCor 15:33" parsed="|1Cor|15|33|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.33" />
<sup>33</sup> Mos u gënjeni; shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira.
<scripture passage="iCor 15:34" parsed="|1Cor|15|34|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.34" />
<sup>34</sup> Zgjohuni për drejtësinë dhe mos mëkatoni, sepse disa nga ju nuk e njohin Perëndinë; për turpin tuaj po ua them.
<scripture passage="iCor 15:35" parsed="|1Cor|15|35|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.35" />
<sup>35</sup> Por do të thotë ndonjë: ''Si ringjallen të vdekurit, edhe me ç'trup do të vijnë?''.
<scripture passage="iCor 15:36" parsed="|1Cor|15|36|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.36" />
<sup>36</sup> O i pamend! Atë që ti mbjell, nuk ngjallet, nëse nuk vdes përpara.
<scripture passage="iCor 15:37" parsed="|1Cor|15|37|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.37" />
<sup>37</sup> Dhe atë që mbjell, ti nuk mbjell trupin që do të bëhet, por një kokërr të zhveshur, ndoshta nga grurë ose ndonjë farë tjetër.
<scripture passage="iCor 15:38" parsed="|1Cor|15|38|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.38" />
<sup>38</sup> Po Perëndia i jep trup si të dojë, secilës farë trupin e vet.
<scripture passage="iCor 15:39" parsed="|1Cor|15|39|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.39" />
<sup>39</sup> Jo çdo mish është i njëjti mish; por tjetër është mishi i njerëzve, tjetër mishi i bagëtive, tjetër i peshqve dhe tjetër i shpendëve.
<scripture passage="iCor 15:40" parsed="|1Cor|15|40|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.40" />
<sup>40</sup> Dhe ka trupa qiellorë dhe trupa tokësorë; por tjetër është lavdia e trupave qiellorë e tjetër e atyreve të tokës.
<scripture passage="iCor 15:41" parsed="|1Cor|15|41|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.41" />
<sup>41</sup> Tjetër është lavdia e diellit dhe tjetër lavdia e hënës dhe tjetër lavdia e yjeve; sepse ndryshon në lavdi ylli nga ylli.
<scripture passage="iCor 15:42" parsed="|1Cor|15|42|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.42" />
<sup>42</sup> Kështu do të jetë edhe ringjallja e të vdekurve; trupi mbillet në prishje dhe ringjallet në paprishje.
<scripture passage="iCor 15:43" parsed="|1Cor|15|43|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.43" />
<sup>43</sup> Mbillet në çnderim dhe ringjallet në lavdi; mbillet i dobët dhe ringjallet në fuqi.
<scripture passage="iCor 15:44" parsed="|1Cor|15|44|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.44" />
<sup>44</sup> Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymëror. Ka trup natyror, ka edhe trup frymëror.
<scripture passage="iCor 15:45" parsed="|1Cor|15|45|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.45" />
<sup>45</sup> Kështu edhe është shkruar: ''Njeriu i parë, Adami, u bë shpirt i gjallë; por Adami i fundit është Frymë që jep jetë.
<scripture passage="iCor 15:46" parsed="|1Cor|15|46|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.46" />
<sup>46</sup> Por frymërori nuk është më parë, por përpara është natyrori, pastaj frymërori.
<scripture passage="iCor 15:47" parsed="|1Cor|15|47|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.47" />
<sup>47</sup> Njeriu i parë i bërë prej dheu, është tokësor; njeriu i dytë është Zoti nga qielli.
<scripture passage="iCor 15:48" parsed="|1Cor|15|48|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.48" />
<sup>48</sup> Siç është tokësori ashtu janë dhe tokësorët; dhe siç është qiellori, të tillë do të jenë edhe qiellorët.
<scripture passage="iCor 15:49" parsed="|1Cor|15|49|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.49" />
<sup>49</sup> Dhe sikurse mbartëm shëmbëllimin e tokësorit, do të mbartim edhe shëmbëllimin e qiellorit.
<scripture passage="iCor 15:50" parsed="|1Cor|15|50|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.50" />
<sup>50</sup> Edhe këtë po ju them, o vëllezër, se mishi dhe gjaku nuk mund të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë, as prishja nuk mund të trashëgojë paprishjen.
<scripture passage="iCor 15:51" parsed="|1Cor|15|51|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.51" />
<sup>51</sup> Ja, unë po ju them një të fshehtë: të gjithë nuk do të vdesim, por të gjithë do të shndërrohemi në një moment,
<scripture passage="iCor 15:52" parsed="|1Cor|15|52|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.52" />
<sup>52</sup> sa hap e mbyll sytë, në tingullin e burisë së fundit; sepse do të bjerë buria, të vdekurit do të ringjallen të paprisshëm dhe ne do të shndërrohemi,
<scripture passage="iCor 15:53" parsed="|1Cor|15|53|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.53" />
<sup>53</sup> sepse ky trup që prishet duhet të veshë mosprishjen dhe ky ivdekshëm të veshë pavdekësinë.
<scripture passage="iCor 15:54" parsed="|1Cor|15|54|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.54" />
<sup>54</sup> Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë do të realizohet fjala që është shkruar: ''Vdekja u përpi në fitore''.
<scripture passage="iCor 15:55" parsed="|1Cor|15|55|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.55" />
<sup>55</sup> O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?
<scripture passage="iCor 15:56" parsed="|1Cor|15|56|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.56" />
<sup>56</sup> Edhe gjëmba e vdekjes është mëkati; dhe fuqia e mëkatit është ligji.
<scripture passage="iCor 15:57" parsed="|1Cor|15|57|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.57" />
<sup>57</sup> Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezu Krisht.
<scripture passage="iCor 15:58" parsed="|1Cor|15|58|0|0" osisRef="Bible:1Cor.15.58" />
<sup>58</sup> Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Corinthians 16" progress="92.93%" prev="iCor.15" next="iiCor" id="iCor.16">
<h3 id="iCor.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="iCor.16-p1">
<scripture passage="iCor 16:1" parsed="|1Cor|16|1|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.1" />
<sup>1</sup> Sa për të mbledhurit e ndihmave për shenjtorët, bëni edhe ju ashtu si i urdhërova kishat e Galatisë.
<scripture passage="iCor 16:2" parsed="|1Cor|16|2|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.2" />
<sup>2</sup> Të parën ditë të çdo jave, secili nga ju le të vërë mënjanë aq sa mundet sipas të ardhurave të tij, që, kur të vij, të mos bëhen atëherë mbledhje ndihmash.
<scripture passage="iCor 16:3" parsed="|1Cor|16|3|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.3" />
<sup>3</sup> Edhe, kur të vij, ata që ju do të miratoni, unë do t'i dërgoj me letra, që të çojnë në Jeruzalem dhuratën tuaj bujare.
<scripture passage="iCor 16:4" parsed="|1Cor|16|4|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.4" />
<sup>4</sup> Dhe po të jetë e udhës që të shkoj vetë, ata do të shkon me mua.
<scripture passage="iCor 16:5" parsed="|1Cor|16|5|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.5" />
<sup>5</sup> Edhe unë do të vij te ju, pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni.
<scripture passage="iCor 16:6" parsed="|1Cor|16|6|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.6" />
<sup>6</sup> Dhe ndoshta do të rri te ju, ose edhe të dimëroj, që ju të më përcillni kudo që të shkoj.
<scripture passage="iCor 16:7" parsed="|1Cor|16|7|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.7" />
<sup>7</sup> Sepse kësaj here nuk dua t'ju shoh vetëm kalimthi, por shpresoj të rri pak kohë pranë jush, në dashtë Zoti.
<scripture passage="iCor 16:8" parsed="|1Cor|16|8|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.8" />
<sup>8</sup> Dhe unë do të rri në Efes deri për Rrëshajët,
<scripture passage="iCor 16:9" parsed="|1Cor|16|9|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.9" />
<sup>9</sup> sepse m'u hap një derë e madhe dhe e efektshme, dhe kundërshtarë ka shumë.
<scripture passage="iCor 16:10" parsed="|1Cor|16|10|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.10" />
<sup>10</sup> Tani, nëse vjen Timoteu, kujdesuni që të rrijë me ju pa druajtje, sepse ai punon për veprën e Zotit ashtu si unë.
<scripture passage="iCor 16:11" parsed="|1Cor|16|11|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.11" />
<sup>11</sup> Pra, asnjë të mos e përçmojë, por përcilleni në paqe që të vijë tek unë, sepse e pres bashkë me vëllezërit.
<scripture passage="iCor 16:12" parsed="|1Cor|16|12|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.12" />
<sup>12</sup> Sa për vëllanë Apol, iu luta shumë që të vijë tek ju bashkë me vëllezërit, por ai s'deshi kurrsesi të vinte tani; por do të vijë kur ta ketë volinë.
<scripture passage="iCor 16:13" parsed="|1Cor|16|13|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.13" />
<sup>13</sup> Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë.
<scripture passage="iCor 16:14" parsed="|1Cor|16|14|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.14" />
<sup>14</sup> Dhe çdo gjë që bëni, ta bëni me dashuri!
<scripture passage="iCor 16:15" parsed="|1Cor|16|15|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.15" />
<sup>15</sup> Tani, o vëllezër (ju e njihni familjen e Stefanas që është fryti i parë i Akaisë dhe që i janë kushtuar shërbesës së shenjtorëve),
<scripture passage="iCor 16:16" parsed="|1Cor|16|16|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.16" />
<sup>16</sup> ju bëj thirrje që t'u nënshtroheni edhe ju atyreve dhe kujtdo që punon dhe mundohet në punën tonë të përbashkët.
<scripture passage="iCor 16:17" parsed="|1Cor|16|17|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.17" />
<sup>17</sup> Edhe gëzohem për ardhjen e Stefanas, të Fortunatit dhe të Akaikut, sepse ata e plotësuan mungesën tuaj,
<scripture passage="iCor 16:18" parsed="|1Cor|16|18|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.18" />
<sup>18</sup> sepse e freskuan frymën tim dhe tuajin; prandaj nderoni njerëz të tillë.
<scripture passage="iCor 16:19" parsed="|1Cor|16|19|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.19" />
<sup>19</sup> Kishat e Azisë ju përshëndesin; Akuila dhe Prishila, bashkë me kishën që është në shtëpi të tyre, ju përshendesin shumë në Zotin.
<scripture passage="iCor 16:20" parsed="|1Cor|16|20|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.20" />
<sup>20</sup> Të gjithë vëllezërit ju përshëndesin; përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë.
<scripture passage="iCor 16:21" parsed="|1Cor|16|21|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.21" />
<sup>21</sup> Të fala me shëndet me dorën time, të Palit.
<scripture passage="iCor 16:22" parsed="|1Cor|16|22|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.22" />
<sup>22</sup> Nëse ndokush nuk e do Zotin Jezu Krisht, qoftë mallkuar! Maranatha a.
<scripture passage="iCor 16:23" parsed="|1Cor|16|23|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.23" />
<sup>23</sup> Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju.
<scripture passage="iCor 16:24" parsed="|1Cor|16|24|0|0" osisRef="Bible:1Cor.16.24" />
<sup>24</sup> Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në Krishtin Jezu. Amen.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="2 Corinthians" progress="92.99%" prev="iCor.16" next="iiCor.1" id="iiCor">
<h2 id="iiCor-p0.1">2 Corinthians</h2>

<div3 title="2 Corinthians 1" progress="92.99%" prev="iiCor" next="iiCor.2" id="iiCor.1">
<h3 id="iiCor.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iiCor.1-p1">
<scripture passage="iiCor 1:1" parsed="|2Cor|1|1|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.1" />
<sup>1</sup> Pali, apostull i Jezu Krishtit nëpërmjet vullnetin e Perëndisë, dhe vëllai Timote, kishës së Perëndisë që është në Korint, bashkë me gjithë shenjtorët që janë në gjithë Akainë:
<scripture passage="iiCor 1:2" parsed="|2Cor|1|2|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.2" />
<sup>2</sup> Paçi hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
<scripture passage="iiCor 1:3" parsed="|2Cor|1|3|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.3" />
<sup>3</sup> Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i të mëshirëve dhe Perëndia e çdo ngushëllimi,
<scripture passage="iiCor 1:4" parsed="|2Cor|1|4|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.4" />
<sup>4</sup> i cili na ngushëllon në çdo shtrëngim tonin, që, nëpërmjet ngushëllimit me të cilin ne jemi ngushëlluar nga Perëndia, të mund të ngushëllojmë ata që janë në çfarëdo shtrëngimi.
<scripture passage="iiCor 1:5" parsed="|2Cor|1|5|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.5" />
<sup>5</sup> Sepse, ashtu si ndër ne teprojnë vuajtjet e Krishtit, po ashtu, nëpërmjet Jezu Krishtit, tepron edhe ngushëllimi ynë.
<scripture passage="iiCor 1:6" parsed="|2Cor|1|6|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.6" />
<sup>6</sup> Dhe, nëse jemi të pikëlluar, kjo ndodh për ngushëllimin dhe shpëtimin tuaj; nëse jemi të ngushëlluar, kjo ndodh për ngushëllimin dhe shpëtimin tuaj, që veprojnë në mënyrë të efektshme që të duroni të njëjtat vuajtje që heqim edhe neve.
<scripture passage="iiCor 1:7" parsed="|2Cor|1|7|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.7" />
<sup>7</sup> Edhe shpresa jonë për ju është e patundur, duke ditur se ashtu siç jeni pjesëmarrës në mundime, kështu do të jeni pjesëmarrës edhe në ngushëllim.
<scripture passage="iiCor 1:8" parsed="|2Cor|1|8|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.8" />
<sup>8</sup> Sepse nuk duam, o vëllezër, që të mos dini për vështirësinë që na ngjau në Azi, që u rënduam përtej fuqive tona, aq sa u dëshpëruam edhe për jetën vetë.
<scripture passage="iiCor 1:9" parsed="|2Cor|1|9|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.9" />
<sup>9</sup> Për më tepër ne e kishim në veten tonë vendimin e vdekjes, që të mos besonim në veten tonë, por në Perëndinë që ringjall të vdekurit,
<scripture passage="iiCor 1:10" parsed="|2Cor|1|10|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.10" />
<sup>10</sup> i cili na ka çliruar dhe na çliron nga një vdekje kaq e madhe, dhe tek i cili ne shpresojmë se do të na çlirojë edhe më,
<scripture passage="iiCor 1:11" parsed="|2Cor|1|11|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.11" />
<sup>11</sup> me ndihmën tuaj me anë të lutjeve për ne, që shumë njerëz të falënderojnë për dhuntinë e hirit që do të na jepet me anë të lutjeve të shumë njerëzve.
<scripture passage="iiCor 1:12" parsed="|2Cor|1|12|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.12" />
<sup>12</sup> Mburrja jonë, në fakt, është kjo: dëshmimi i ndërgjegjes sonë se ne jemi sjellë me thjeshtësinë dhe sinqeritetin e Perën-disë në botë dhe sidomos përpara jush, jo me dituri mishi, por me hirin e Perëndisë.
<scripture passage="iiCor 1:13" parsed="|2Cor|1|13|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.13" />
<sup>13</sup> Sepse ne nuk ju shkruajmë të tjera gjëra, përveç atyre që ju mund të lexoni dhe të kuptoni; dhe unë shpresoj se do t'i kuptoni deri në fund;
<scripture passage="iiCor 1:14" parsed="|2Cor|1|14|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.14" />
<sup>14</sup> sikurse i keni kuptuar tanimë deri diku, se ne jemi mburrja juaj, sikurse edhe ju do të jeni mburrja jonë, në ditën e Jezu Krishtit.
<scripture passage="iiCor 1:15" parsed="|2Cor|1|15|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.15" />
<sup>15</sup> Dhe me këtë siguri unë doja të vija te ju më përpara që të kishit një vepër të mirë të dytë,
<scripture passage="iiCor 1:16" parsed="|2Cor|1|16|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.16" />
<sup>16</sup> dhe, nga ju të shkoja në Maqedoni, dhe përsëri nga Maqedonia të vija te ju dhe ju të më përcillnit në Jude.
<scripture passage="iiCor 1:17" parsed="|2Cor|1|17|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.17" />
<sup>17</sup> Kur mora këtë vendim, vallë mos kam vepruar me mendjelehtësi? Apo ato që unë vendos, i vendos sipas mishit, që të jetë tek unë po, po dhe jo, jo?
<scripture passage="iiCor 1:18" parsed="|2Cor|1|18|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.18" />
<sup>18</sup> Por Perëndia është besnik; fjala jonë ndaj jush nuk ka qenë po dhe jo.
<scripture passage="iiCor 1:19" parsed="|2Cor|1|19|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.19" />
<sup>19</sup> Sepse Biri i Perëndisë, Jezu Krisht, që u predikua ndër ju nga ne, pra, nga unë, nga Silvani dhe nga Timoteu, nuk ka qenë "po" dhe "jo", por ka qenë "po" në atë.
<scripture passage="iiCor 1:20" parsed="|2Cor|1|20|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.20" />
<sup>20</sup> Sepse të gjitha premtimet e Perëndisë janë në atë "po" dhe në atë "amen", për lavdi të Perëndisë nëpërmjet nesh.
<scripture passage="iiCor 1:21" parsed="|2Cor|1|21|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.21" />
<sup>21</sup> Edhe ai që na themelon neve bashkë me ju në Krishtin dhe na vajosi është Perëndia,
<scripture passage="iiCor 1:22" parsed="|2Cor|1|22|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.22" />
<sup>22</sup> i cili edhe na vulosi dhe na dha kaparin e Frymës në zemrat tona.
<scripture passage="iiCor 1:23" parsed="|2Cor|1|23|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.23" />
<sup>23</sup> Dhe unë e thërres Perëndinë për dëshmitar mbi jetën time që, për t'ju kursyer, nuk kam ardhur ende në Korint.
<scripture passage="iiCor 1:24" parsed="|2Cor|1|24|0|0" osisRef="Bible:2Cor.1.24" />
<sup>24</sup> Jo se kemi pushtet mbi besimin tuaj, por jemi bashkëpunëtorët e gëzimit tuaj, sepse për shkak të besimit ju qëndroni të patundur.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Corinthians 2" progress="93.07%" prev="iiCor.1" next="iiCor.3" id="iiCor.2">
<h3 id="iiCor.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="iiCor.2-p1">
<scripture passage="iiCor 2:1" parsed="|2Cor|2|1|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.1" />
<sup>1</sup> Por unë kisha vendosur në veten time të mos vij përsëri te ju me hidhërim.
<scripture passage="iiCor 2:2" parsed="|2Cor|2|2|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.2" />
<sup>2</sup> Sepse, në qoftë se unë ju hidhëroj, kush do të më gëzojë mua, në mos ai vetë që u hidhërua prej meje?
<scripture passage="iiCor 2:3" parsed="|2Cor|2|3|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.3" />
<sup>3</sup> Dhe ju shkrova në këtë mënyrë që, kur të vij, të mos kem trishtim nga ata që duhet të më gëzonin, duke pasur besim në ju të gjithë, se gëzimi im është i të gjithë juve.
<scripture passage="iiCor 2:4" parsed="|2Cor|2|4|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.4" />
<sup>4</sup> Ju shkrova, në fakt, me shumë lot dhe me pikëllim të madh dhe ankth në zemër, jo që të hidhëroheni, por që të njihni dashurinë shumë të madhe që kam për ju.
<scripture passage="iiCor 2:5" parsed="|2Cor|2|5|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.5" />
<sup>5</sup> Edhe në qoftë se dikush ka shkaktuar trishtim, s'më ka hidhëruar vetëm mua, por deri diku, pa e tepruar, ju të gjithë.
<scripture passage="iiCor 2:6" parsed="|2Cor|2|6|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.6" />
<sup>6</sup> Mjaft është për atë njeri ndëshkimi që iu bë nga shumica,
<scripture passage="iiCor 2:7" parsed="|2Cor|2|7|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.7" />
<sup>7</sup> por tani, përkundrazi, ju duhet më tepër ta falni atë dhe ta ngushlloni, që ai njeri të mos gëlltitet nga trishtimi i tepërt.
<scripture passage="iiCor 2:8" parsed="|2Cor|2|8|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.8" />
<sup>8</sup> Prandaj ju lutem t'i shfaqni dashuri,
<scripture passage="iiCor 2:9" parsed="|2Cor|2|9|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.9" />
<sup>9</sup> sepse ju shkrova edhe për këtë, që të njoh provën tuaj, nëse jeni të dëgjueshëm në çdo gjë.
<scripture passage="iiCor 2:10" parsed="|2Cor|2|10|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.10" />
<sup>10</sup> Por atij që ju do t'i falni diçka, e fal edhe unë, sepse edhe unë, nëse kam falur gjë, kujtdo që t'ia kem falur, e bëra për ju përpara Krishtit,
<scripture passage="iiCor 2:11" parsed="|2Cor|2|11|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.11" />
<sup>11</sup> që të mos na mposhtë Satanai, sepse ne i dimë qëllimet e tij.
<scripture passage="iiCor 2:12" parsed="|2Cor|2|12|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.12" />
<sup>12</sup> Dhe, kur arrita në Troas për ungjillin e Krishtit edhe m'u hap një derë në Zotin,
<scripture passage="iiCor 2:13" parsed="|2Cor|2|13|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.13" />
<sup>13</sup> nuk gjeta prehje në frymën time, sepse nuk gjeta aty Titin, vëllanë tim; prandaj, si u përshëndeta me ta, shkova në Maqedoni.
<scripture passage="iiCor 2:14" parsed="|2Cor|2|14|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.14" />
<sup>14</sup> Por, falem nderit Perëndisë, që na bën të ngadhnjejmë gjithnjë në Krishtin dhe shfaq kudo nëpërmjet nesh erën e këndshme të njohurisë së vet.
<scripture passage="iiCor 2:15" parsed="|2Cor|2|15|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.15" />
<sup>15</sup> Sepse ne jemi për Perëndinë era e këndshme e Krishtit ndër ata që shpëtohen dhe ndër ata që humbasin;
<scripture passage="iiCor 2:16" parsed="|2Cor|2|16|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.16" />
<sup>16</sup> për këta një erë vdekjeje në vdekje, po për ata erë jete në jetë. Dhe kush është i zoti për këto?
<scripture passage="iiCor 2:17" parsed="|2Cor|2|17|0|0" osisRef="Bible:2Cor.2.17" />
<sup>17</sup> Ne në fakt nuk falsifikojmë fjalën e Perëndisë, si shumë të tjerë, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perëndisë, përpara Perëndisë në Krishtin.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Corinthians 3" progress="93.11%" prev="iiCor.2" next="iiCor.4" id="iiCor.3">
<h3 id="iiCor.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="iiCor.3-p1">
<scripture passage="iiCor 3:1" parsed="|2Cor|3|1|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.1" />
<sup>1</sup> A fillojmë përsëri të rekomandojmë veten tonë? Apo mos kemi nevojë, si disa, për letra rekomandimi për ju ose për rekomandime nga ana juaj?
<scripture passage="iiCor 3:2" parsed="|2Cor|3|2|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.2" />
<sup>2</sup> Ju jeni letra jonë, e shkruar në zemrat tona, e njohur dhe e lexuar nga të gjithë njerëzit,
<scripture passage="iiCor 3:3" parsed="|2Cor|3|3|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.3" />
<sup>3</sup> duke qenë manifestuar se jeni një letër e Krishtit, e hartuar me anë të shërbesës sonë, dhe e shkruar jo me bojë, por me Frymën e Perëndisë së gjallë, dhe jo mbi rrasa guri, por mbi rrasa të një zemre mishi.
<scripture passage="iiCor 3:4" parsed="|2Cor|3|4|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.4" />
<sup>4</sup> Dhe këtë besim ne e kemi në Perëndinë me anë të Krishtit;
<scripture passage="iiCor 3:5" parsed="|2Cor|3|5|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.5" />
<sup>5</sup> jo se jemi të aftë prej vetiu të kuptojmë ndonjë gjë sikur vjen nga vetja jonë, por aftësia jonë vjen nga Perëndia,
<scripture passage="iiCor 3:6" parsed="|2Cor|3|6|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.6" />
<sup>6</sup> i cili na bëri të aftë të jemi shërbëtorë të besëlidhjes së re, jo të shkronjës, por të Frymës, sepse shkronja vret, por Fryma jep jetë.
<scripture passage="iiCor 3:7" parsed="|2Cor|3|7|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.7" />
<sup>7</sup> Dhe, në qoftë se shërbimi i vdekjes, që ishte gdhendur me shkronja mbi gurë, qe i lavdishëm aq sa bijtë e Izraelit nuk mund të vështronin me sy fytyrën e Moisiut, për shkak të lavdisë së pamjes së tij, që duhet të anullohej,
<scripture passage="iiCor 3:8" parsed="|2Cor|3|8|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.8" />
<sup>8</sup> sa më i lavdishëm do të jetë shërbimi i Frymës?
<scripture passage="iiCor 3:9" parsed="|2Cor|3|9|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.9" />
<sup>9</sup> Sepse, nëse shërbimi i dënimit qe rrethuar me lavdi, shumë më tepër do të teprojë në lavdi shërbimi i drejtësisë.
<scripture passage="iiCor 3:10" parsed="|2Cor|3|10|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.10" />
<sup>10</sup> Sepse ç'ka është lavdëruar nuk është lavdëruar nga kjo pikëpamje, për shkak të asaj lavdie që e kapërcen çdo masë.
<scripture passage="iiCor 3:11" parsed="|2Cor|3|11|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.11" />
<sup>11</sup> Sepse, në qoftë se ajo që duhet të anullohej u rrethua me lavdi, ajo që mbetet do të jetë shumë më e lavdishme.
<scripture passage="iiCor 3:12" parsed="|2Cor|3|12|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.12" />
<sup>12</sup> Duke pasur, pra, një shpresë të tillë, flasim me shumë guxim,
<scripture passage="iiCor 3:13" parsed="|2Cor|3|13|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.13" />
<sup>13</sup> dhe jo si Moisiu, i cili vinte një vel mbi fytyrën e vet, që bijtë e Izraelit të mos vështronin me sy fundin e asaj që duhej të anullohej.
<scripture passage="iiCor 3:14" parsed="|2Cor|3|14|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.14" />
<sup>14</sup> Por mendjet e tyre u errën; sepse, në leximin e besëlidhjes së vjetër, po ky vel mbetet pa u hequr, sepse veli anullohet në Krishtin.
<scripture passage="iiCor 3:15" parsed="|2Cor|3|15|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.15" />
<sup>15</sup> Por deri më sot, kur lexohet Moisiu, një vel mbetet mbi zemrat e tyre.
<scripture passage="iiCor 3:16" parsed="|2Cor|3|16|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.16" />
<sup>16</sup> Por kur Izraeli të kthehet te Zoti, veli do të hiqet.
<scripture passage="iiCor 3:17" parsed="|2Cor|3|17|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.17" />
<sup>17</sup> Sepse Zoti është Fryma, dhe atje ku është Fryma e Zotit, atje është liria.
<scripture passage="iiCor 3:18" parsed="|2Cor|3|18|0|0" osisRef="Bible:2Cor.3.18" />
<sup>18</sup> Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Corinthians 4" progress="93.16%" prev="iiCor.3" next="iiCor.5" id="iiCor.4">
<h3 id="iiCor.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="iiCor.4-p1">
<scripture passage="iiCor 4:1" parsed="|2Cor|4|1|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.1" />
<sup>1</sup> Prandaj, duke pasur këtë shërbim për mëshirën që na është bërë, ne nuk na lëshon zemra.
<scripture passage="iiCor 4:2" parsed="|2Cor|4|2|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.2" />
<sup>2</sup> Ne kemi hequr dorë plotësisht nga gjërat e turpshme që bëhen në fshehtësi, duke mos ecur me dinakëri, duke mos falsifikuar aspak fjalën e Perëndisë, por duke shfaqur të vërtetën, ne ia rekomandojmë  veten tonë ndërgjegjes së çdo njeriu përpara  Perëndisë.
<scripture passage="iiCor 4:3" parsed="|2Cor|4|3|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.3" />
<sup>3</sup> Dhe, në qoftë se ungjilli ynë është ende i mbuluar me vel, ai është i mbuluar për ata që humbin,
<scripture passage="iiCor 4:4" parsed="|2Cor|4|4|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.4" />
<sup>4</sup> të cilëve perëndia i këtij shekulli ua verboi mendjet e atyre që nuk besojnë, që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata.
<scripture passage="iiCor 4:5" parsed="|2Cor|4|5|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.5" />
<sup>5</sup> Sepse ne nuk predikojmë, pra, veten tonë, por Jezu Krishtin, Zotin, dhe jemi shërbëtorët tuaj për hir të Jezu Krishtit,
<scripture passage="iiCor 4:6" parsed="|2Cor|4|6|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.6" />
<sup>6</sup> sepse Perëndia që tha: ''Le të ndriçojë drita në errësirë'', është i njëjti që shkëlqeu në zemrat tona për t'na ndriçuar në njohurinë e lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezu Krishtit.
<scripture passage="iiCor 4:7" parsed="|2Cor|4|7|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.7" />
<sup>7</sup> Dhe ne e kemi këtë thesar në enë prej balte që epërsia pashoqe e kësaj fuqie të jetë nga Perëndia dhe jo nga ne.
<scripture passage="iiCor 4:8" parsed="|2Cor|4|8|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.8" />
<sup>8</sup> Ne jemi të shtrënguar në çdo mënyrë, por nuk jemi të ngushtuarderi në fund; jemi ndërdyshas por jo të dëshpëruar;
<scripture passage="iiCor 4:9" parsed="|2Cor|4|9|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.9" />
<sup>9</sup> jemi të përndjekur por jo të braktisur; të rrëzuar, por jo të shkatëruar;
<scripture passage="iiCor 4:10" parsed="|2Cor|4|10|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.10" />
<sup>10</sup> kurdo ne e mbajmë në trupin tonë vdekjen e Zotit Jezus, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në trupin tonë.
<scripture passage="iiCor 4:11" parsed="|2Cor|4|11|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.11" />
<sup>11</sup> Ne që jetojmë, jemi vazhdimisht të dorëzuar në vdekje për Jezusin, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në mishin tonë të vdekshëm.
<scripture passage="iiCor 4:12" parsed="|2Cor|4|12|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.12" />
<sup>12</sup> Dhe kështu tek ne vepron vdekja, ndërsa në ju jeta.
<scripture passage="iiCor 4:13" parsed="|2Cor|4|13|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.13" />
<sup>13</sup> Por, duke pasur të njëjtën frymë besimi, sikurse është shkruar: ''Unë besova, prandaj fola'', edhe ne besojmë, prandaj edhe flasim,
<scripture passage="iiCor 4:14" parsed="|2Cor|4|14|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.14" />
<sup>14</sup> duke ditur se ai që ringjalli Zotin Jezus, do të na ringjallë edhe ne nëpërmjet Jezusit dhe do të na paraqesë bashkë me ju.
<scripture passage="iiCor 4:15" parsed="|2Cor|4|15|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.15" />
<sup>15</sup> Sepse të gjitha këto gjëra janë për ju, që hiri, duke arritur me anë të shumë personave, të prodhojë falenderim me tepri për lavdi të Zotit.
<scripture passage="iiCor 4:16" parsed="|2Cor|4|16|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.16" />
<sup>16</sup> Prandaj nuk na lëshon zemra; por, edhe pse njeriu ynë i jashtëm shkon në shkatërrim, ai i brendshëm përtërihet nga dita në ditë.
<scripture passage="iiCor 4:17" parsed="|2Cor|4|17|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.17" />
<sup>17</sup> Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie;
<scripture passage="iiCor 4:18" parsed="|2Cor|4|18|0|0" osisRef="Bible:2Cor.4.18" />
<sup>18</sup> ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjërat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen janë të përjetshme.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Corinthians 5" progress="93.22%" prev="iiCor.4" next="iiCor.6" id="iiCor.5">
<h3 id="iiCor.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="iiCor.5-p1">
<scripture passage="iiCor 5:1" parsed="|2Cor|5|1|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.1" />
<sup>1</sup> Ne e dimë në fakt se, në qoftë se kjo çadër, vendbanimi ynë tokësor, prishet, ne kemi një godinë nga Perëndia, një banesë të përjetshme, në qiej, që nuk është bërë nga dorë njeriu.
<scripture passage="iiCor 5:2" parsed="|2Cor|5|2|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.2" />
<sup>2</sup> Sepse në këtë çadër ne psherëtijmë duke dëshëruar fort të vishemi me banesën tonë qiellore,
<scripture passage="iiCor 5:3" parsed="|2Cor|5|3|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.3" />
<sup>3</sup> nëse do të gjindemi të veshur e jo të zhveshur.
<scripture passage="iiCor 5:4" parsed="|2Cor|5|4|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.4" />
<sup>4</sup> Sepse ne që jemi në këtë çadër psherëtijmë duke qenë të rënduar, dhe për këtë arsye nuk duam, pra, të na zhveshin, por të na veshin, që ç'është e vdekshme të përpihet nga jeta.
<scripture passage="iiCor 5:5" parsed="|2Cor|5|5|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.5" />
<sup>5</sup> Dhe ai që na ka formuar pikërisht për këtë është Perëndia, i cili na dha edhe kaparin e Frymës.
<scripture passage="iiCor 5:6" parsed="|2Cor|5|6|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.6" />
<sup>6</sup> Ne, pra, kemi gjithnjë siguri besimi dhe e dimë se gjersa banojmë në trup, jemi larg Zotit,
<scripture passage="iiCor 5:7" parsed="|2Cor|5|7|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.7" />
<sup>7</sup> sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet vizionit.
<scripture passage="iiCor 5:8" parsed="|2Cor|5|8|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.8" />
<sup>8</sup> Por jemi të sigurt dhe na parapëlqen më tepër ta lëmë trupin dhe të shkojmë e të banojmë bashkë me Zotin.
<scripture passage="iiCor 5:9" parsed="|2Cor|5|9|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.9" />
<sup>9</sup> Prandaj edhe përpiqemi t'i pëlqejmë atij, qoftë duke banuar në trup, qoftë duke e lënë atë.
<scripture passage="iiCor 5:10" parsed="|2Cor|5|10|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.10" />
<sup>10</sup> Sepse ne të gjithë duhet të dalim para gjyqit të Krishtit, që secili merr shpagimin e gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirën apo në të keqen.
<scripture passage="iiCor 5:11" parsed="|2Cor|5|11|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.11" />
<sup>11</sup> Duke e njohur frikën e Zotit, ne bindim njerëzit dhe jemi njohur nga Perëndia; dhe unë shpresoj se edhe në ndërgjegjet tuaja të jemi njohur.
<scripture passage="iiCor 5:12" parsed="|2Cor|5|12|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.12" />
<sup>12</sup> Sepse ne nuk e rekomandojmë përsëri veten ndaj jush, por ju japim rastin të krenoheni për ne, që të keni çfarë t'u përgjigjeni atyre që krenohen me dukjen dhe jo me zemër.
<scripture passage="iiCor 5:13" parsed="|2Cor|5|13|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.13" />
<sup>13</sup> Sepse, nëse nuk jemi në vete, jemi për Perëndinë, dhe në qoftë se jemi me mend në kokë, jemi për ju.
<scripture passage="iiCor 5:14" parsed="|2Cor|5|14|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.14" />
<sup>14</sup> Sepse dashuria e Krishtit na shtrëngon, sepse kemi arritur në konkluzionin se, në qoftë se një ka vdekur për të gjithë, të gjithë, pra, kanë vdekur;
<scripture passage="iiCor 5:15" parsed="|2Cor|5|15|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.15" />
<sup>15</sup> dhe se ai ka vdekur për të gjithë, me qëllim që ata të cilët jetojnë, të mos jetojnë që sot e tutje për veten e tyre, po për atë që vdiq dhe u ringjall për ta.
<scripture passage="iiCor 5:16" parsed="|2Cor|5|16|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.16" />
<sup>16</sup> Prandaj tash e tutje ne nuk njohim më askënd sipas mishit; po, edhe sikur ta kemi njohur Krishtin sipas mishit, nuk e njohim më ashtu.
<scripture passage="iiCor 5:17" parsed="|2Cor|5|17|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.17" />
<sup>17</sup> Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.
<scripture passage="iiCor 5:18" parsed="|2Cor|5|18|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.18" />
<sup>18</sup> Edhe të gjitha gjërat janë nga Perëndia që na pajtoi me veten përmes Jezu Krishtit dhe na dha shërbimin i pajtimit,
<scripture passage="iiCor 5:19" parsed="|2Cor|5|19|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.19" />
<sup>19</sup> sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit.
<scripture passage="iiCor 5:20" parsed="|2Cor|5|20|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.20" />
<sup>20</sup> Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin, sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Paqtohuni me Perëndinë!
<scripture passage="iiCor 5:21" parsed="|2Cor|5|21|0|0" osisRef="Bible:2Cor.5.21" />
<sup>21</sup> Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Corinthians 6" progress="93.29%" prev="iiCor.5" next="iiCor.7" id="iiCor.6">
<h3 id="iiCor.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="iiCor.6-p1">
<scripture passage="iiCor 6:1" parsed="|2Cor|6|1|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.1" />
<sup>1</sup> Dhe, duke qenë bashkëpunëtorë të tij, ju këshillojmë të mos e pranoni më kot hirin e Perëndisë,
<scripture passage="iiCor 6:2" parsed="|2Cor|6|2|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.2" />
<sup>2</sup> sepse ai thotë: ''Në kohë të pëlqyer unë të dëgjova dhe në ditë shpëtimi të ndihmova''. Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit.
<scripture passage="iiCor 6:3" parsed="|2Cor|6|3|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.3" />
<sup>3</sup> Ne nuk japim asnjë shkas për skandal në asnjë gjë, që të mos shahet shërbesa jonë;
<scripture passage="iiCor 6:4" parsed="|2Cor|6|4|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.4" />
<sup>4</sup> por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë në shumë vuajtje, në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica,
<scripture passage="iiCor 6:5" parsed="|2Cor|6|5|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.5" />
<sup>5</sup> në rrahje, në burgosje, në kryengritje, në mundime, në të pafjetura, në agjërime,
<scripture passage="iiCor 6:6" parsed="|2Cor|6|6|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.6" />
<sup>6</sup> me pastërti, me njohuri, me durim, me mirësi, me Frymën e Shenjtë, me dashuri jo të shtirur,
<scripture passage="iiCor 6:7" parsed="|2Cor|6|7|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.7" />
<sup>7</sup> me fjalën e së vërtetës, me fuqinë e Perëndisë, me armët e drejtësisë në të djathtë dhe në të majtë,
<scripture passage="iiCor 6:8" parsed="|2Cor|6|8|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.8" />
<sup>8</sup> në lavdi dhe në çnderim, me emër të mirë dhe me emër të keq;
<scripture passage="iiCor 6:9" parsed="|2Cor|6|9|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.9" />
<sup>9</sup> si gënjeshtarë, por të vërtetë; si të panjohur, por të njohur; si njerëz që vdesin, por ja, jetojmë; si të ndëshkuar, por jo të vrarë;
<scripture passage="iiCor 6:10" parsed="|2Cor|6|10|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.10" />
<sup>10</sup> si të brengosur, por gjithmonë të gëzuar; si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që s'kanë kurrgjë, por kanë gjithçka.
<scripture passage="iiCor 6:11" parsed="|2Cor|6|11|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.11" />
<sup>11</sup> Goja jonë u hap për ju, o Korintas, zemra jonë u bë e gjërë.
<scripture passage="iiCor 6:12" parsed="|2Cor|6|12|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.12" />
<sup>12</sup> Ju nuk jeni ngushtë në ne, por ju jeni të ngushtë në zemrat tuaj.
<scripture passage="iiCor 6:13" parsed="|2Cor|6|13|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.13" />
<sup>13</sup> Por në shkëmbim po ju flas si fëmijve, bëhuni të gjërë edhe ju.
<scripture passage="iiCor 6:14" parsed="|2Cor|6|14|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.14" />
<sup>14</sup> Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç'lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin?
<scripture passage="iiCor 6:15" parsed="|2Cor|6|15|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.15" />
<sup>15</sup> Dhe ç'harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç'pjesë ka besimtari me jobesimtarin?
<scripture passage="iiCor 6:16" parsed="|2Cor|6|16|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.16" />
<sup>16</sup> Dhe çfarë marrëveshje ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia: ''Unë do të banoj në mes tyre, dhe do të ec ndër ta; do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im''.
<scripture passage="iiCor 6:17" parsed="|2Cor|6|17|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.17" />
<sup>17</sup> Prandaj ''dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotë Zoti, dhe mos prekni asgjë të ndyrë, dhe unë do t'ju pranoj,
<scripture passage="iiCor 6:18" parsed="|2Cor|6|18|0|0" osisRef="Bible:2Cor.6.18" />
<sup>18</sup> dhe do të jem si një Atë për ju, dhe ju do të jeni për mua si bijtë e bijat, thotë Zoti i Plotfuqishëm''.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Corinthians 7" progress="93.34%" prev="iiCor.6" next="iiCor.8" id="iiCor.7">
<h3 id="iiCor.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="iiCor.7-p1">
<scripture passage="iiCor 7:1" parsed="|2Cor|7|1|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.1" />
<sup>1</sup> Duke i pasur këto premtime, o të dashur, le ta pastrojmë veten nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës dhe ta përfundojmë shenjtërimin tonë në druajtjen e Perëndisë.
<scripture passage="iiCor 7:2" parsed="|2Cor|7|2|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.2" />
<sup>2</sup> Na pranoni; ne nuk i kemi bërë padrejtësi askujt, nuk kemi korruptuar askënd, nuk ia hodhëm askujt.
<scripture passage="iiCor 7:3" parsed="|2Cor|7|3|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.3" />
<sup>3</sup> Këtë nuk e them për dënim, sepse që më parë iu thashë se jeni në zemrat tona për të vdekur bashkë dhe për të jetuar bashkë.
<scripture passage="iiCor 7:4" parsed="|2Cor|7|4|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.4" />
<sup>4</sup> Jam shumë i hapur me ju dhe kam me se të mburrem për ju; jam plot me ngushullim dhe jam jashtë mase i gëzuar në gjithë shtrëngimin tonë.
<scripture passage="iiCor 7:5" parsed="|2Cor|7|5|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.5" />
<sup>5</sup> Sepse, kur erdhëm në Maqedoni, mishi ynë nuk pati fare prehje, por u shtrënguam në të gjitha mënyrat: jashtë betejë, përbrenda frikë.
<scripture passage="iiCor 7:6" parsed="|2Cor|7|6|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.6" />
<sup>6</sup> Por Perëndia, që ngushëllon të pikë-lluarit, na ngushëlloi me ardhjen e Titit,
<scripture passage="iiCor 7:7" parsed="|2Cor|7|7|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.7" />
<sup>7</sup> dhe jo vetëm me ardhjen e tij, por edhe me ngushëllimin që ai pati prej jush; ai na tregoi dëshirën tuaj të madhe, lotët tuaja, zellin tuaj për mua, kaq sa u gëzova më tepër,
<scripture passage="iiCor 7:8" parsed="|2Cor|7|8|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.8" />
<sup>8</sup> sepse, ndonëse edhe ju kam trishtuar me letrën time, nuk më vjen keq, ndonëse më pati ardhur keq, sepse shoh se ajo letër, edhe pse për pak kohë, ju trishtoi.
<scripture passage="iiCor 7:9" parsed="|2Cor|7|9|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.9" />
<sup>9</sup> Tani po gëzohem, jo sepse u trishtuat, por sepse u trishtuat për pendim, sepse u trishtuat sipas Perëndisë, që të mos ju bëhet juve ndonjë dëm nga ne.
<scripture passage="iiCor 7:10" parsed="|2Cor|7|10|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.10" />
<sup>10</sup> Trishtimi sipas Perëndisë në fakt, sjell pendim për shpëtim, për të cilin njeriu nuk i vjen keq, por trishtimi i botës shkakton vdekje.
<scripture passage="iiCor 7:11" parsed="|2Cor|7|11|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.11" />
<sup>11</sup> Në fakt, ja sa kujdes shkaktoi te ju pikëllimi sipas Perëndisë, madje sa fjalë për të kërkuar ndjesë, sa zemëratë, sa druajtje, sa dëshirë të zjarrtë, sa zell, sa kënaqësi! Me çdo mënyrë ju e treguat se jeni të pastër në këtë çështje.
<scripture passage="iiCor 7:12" parsed="|2Cor|7|12|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.12" />
<sup>12</sup> Edhe pse ju shkrova, nuk e bëra as për atë që e bëri padrejtësinë, as për atë që e pësoi, por që të shfaqet në mes tuaj kujdesi ynë që kemi për ju përpara Perëndisë.
<scripture passage="iiCor 7:13" parsed="|2Cor|7|13|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.13" />
<sup>13</sup> Prandaj ne u ngushëlluam për shkak të ngushëllimit tuaj dhe u gëzuam aq më tepër për gëzimin e Titit, sepse fryma e tij u shlodh nga ju të gjithë.
<scripture passage="iiCor 7:14" parsed="|2Cor|7|14|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.14" />
<sup>14</sup> Prandaj, në qoftë se u mburra për ndonjë gjë tek ai për ju, nuk u turpërova por, ashtu si ju kemi treguar të gjitha gjërat me vërtetësi, kështu edhe mburrja jonë te Titi doli e vërtetë.
<scripture passage="iiCor 7:15" parsed="|2Cor|7|15|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.15" />
<sup>15</sup> Dhe ai ka një dashuri të madhe për ju, kur kujton bindjen e ju të gjithëve dhe si e pritët atë me frikë dhe me të dridhura.
<scripture passage="iiCor 7:16" parsed="|2Cor|7|16|0|0" osisRef="Bible:2Cor.7.16" />
<sup>16</sup> Gëzohem, pra, që në çdo gjë mund të besoj në ju.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Corinthians 8" progress="93.39%" prev="iiCor.7" next="iiCor.9" id="iiCor.8">
<h3 id="iiCor.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="iiCor.8-p1">
<scripture passage="iiCor 8:1" parsed="|2Cor|8|1|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.1" />
<sup>1</sup> Tani, o vëllezër, ju bëjmë të ditur hirin e Perëndisë, që u është dhënë kishave të Maqedonisë,
<scripture passage="iiCor 8:2" parsed="|2Cor|8|2|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.2" />
<sup>2</sup> se, në mes të shumë sprovave pikëllimi, mbushullia e gëzimit të tyre dhe varfëria e tyre e thellë e treguan në pasuritë e dorëgjërësinë e tyre.
<scripture passage="iiCor 8:3" parsed="|2Cor|8|3|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.3" />
<sup>3</sup> Sepse unë dëshmoj se ata kanë dhënë me dëshirë dhe sipas mundësisë së tyre, madje edhe përtej mundësisë së tyre,
<scripture passage="iiCor 8:4" parsed="|2Cor|8|4|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.4" />
<sup>4</sup> dhe na u lutën, pa na u ndarë, ta pranojmë dhuratën dhe pjesëmarrjen në ofertën për shenjtorët.
<scripture passage="iiCor 8:5" parsed="|2Cor|8|5|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.5" />
<sup>5</sup> Dhe jo vetëm vepruan ashtu si shpresonim, po dhanë veten më përpara te Perëndia dhe pastaj te ne sipas vullnetit të Perëndisë.
<scripture passage="iiCor 8:6" parsed="|2Cor|8|6|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.6" />
<sup>6</sup> Kështu ne e këshilluam Titin që, ashtu si e nisi këtë vepër të hirit midis jush, ashtu ta përfundojë.
<scripture passage="iiCor 8:7" parsed="|2Cor|8|7|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.7" />
<sup>7</sup> Por sikurse ju jeni të pasur në çdo gjë, në besim, në fjalë e në dituri, në çdo kujdes dhe në dashurinë tuaj ndaj nesh, përpiquni të pasuroni edhe në këtë vepër të hirit.
<scripture passage="iiCor 8:8" parsed="|2Cor|8|8|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.8" />
<sup>8</sup> Këtë nuk e them si urdhër, por që me anë të kujdesit të të tjerëve të vë në sprovë sinqeritetin e dashurisë suaj.
<scripture passage="iiCor 8:9" parsed="|2Cor|8|9|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.9" />
<sup>9</sup> Sepse ju e njihni hirin e Zotit tonë Jezu Krisht, i cili, duke qenë i pasur, u bë i varfër për ju, që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së tij.
<scripture passage="iiCor 8:10" parsed="|2Cor|8|10|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.10" />
<sup>10</sup> Lidhur me këtë po ju jap një këshillë, sepse kjo është e dobishme për ju, që vjet filluat jo vetëm ta bëni, por edhe ta dëshironi.
<scripture passage="iiCor 8:11" parsed="|2Cor|8|11|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.11" />
<sup>11</sup> Tani përfundojeni edhe bërjen që, ashtu si qe dëshira për të dëshiruar, kështu të jetë edhe për ta përfunduar sipas mundësive që keni.
<scripture passage="iiCor 8:12" parsed="|2Cor|8|12|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.12" />
<sup>12</sup> Sepse, në qoftë se ekziston gatishmëria për të dhënë, ai është i mirëpritur sipas asaj që ka dhe jo sipas asaj që nuk ka.
<scripture passage="iiCor 8:13" parsed="|2Cor|8|13|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.13" />
<sup>13</sup> Por jo që ju të shtrëngoheni që të lehtësohen të tjerët,
<scripture passage="iiCor 8:14" parsed="|2Cor|8|14|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.14" />
<sup>14</sup> por të ndiqet vetëm një kriter barazimi; që tani mbushullia juaj të plotësojë nevojat e tyre, kështu që edhe mbushullia e tyre të plotësojë nevojat tuaja, që të ketë barazi,
<scripture passage="iiCor 8:15" parsed="|2Cor|8|15|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.15" />
<sup>15</sup> sikurse është shkruar: ''Ai që mblodhi shumë, nuk mori më shumë dhe ai që mblodhi pak, nuk mori më pak''.
<scripture passage="iiCor 8:16" parsed="|2Cor|8|16|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.16" />
<sup>16</sup> Le ta falënderojmë Perëndinë, që i shtiu në zemër Titit po atë kujdes për ju,
<scripture passage="iiCor 8:17" parsed="|2Cor|8|17|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.17" />
<sup>17</sup> sepse ai jo vetëm që e pranoi këshillën tonë, por u nis për të ardhur te ju, me dëshirën e tij dhe me shumë zell.
<scripture passage="iiCor 8:18" parsed="|2Cor|8|18|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.18" />
<sup>18</sup> Edhe bashkë me të dërguam edhe vë-llanë, lëvdimi i të cilit për predikimin e ungjillit u përhap në të gjitha kishat,
<scripture passage="iiCor 8:19" parsed="|2Cor|8|19|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.19" />
<sup>19</sup> dhe jo vetëm kaq, por ai u zgjodh nga kishat që të jetë shoku ynë në udhëtim me këtë dhuratë që ne administrojmë për lavdinë e Zotit vetë, për të treguar gatishmërinë e zemrës suaj,
<scripture passage="iiCor 8:20" parsed="|2Cor|8|20|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.20" />
<sup>20</sup> duke shmangur qortimin e ndonjërit në këtë dhuratë bujare që administrohet prej nesh,
<scripture passage="iiCor 8:21" parsed="|2Cor|8|21|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.21" />
<sup>21</sup> sepse kujdesemi të veprojmë mirë jo vetëm përpara Zotit, por edhe përpara njerëzve.
<scripture passage="iiCor 8:22" parsed="|2Cor|8|22|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.22" />
<sup>22</sup> Edhe ne dërguam bashkë me ta vëllanë tonë, të cilin e kemi vënë në sprovë shumë herë në shumë gjëra dhe doli i zellshëm, por tani është edhe më i zellshëm për shkak të besimit të madh që ka ndaj jush.
<scripture passage="iiCor 8:23" parsed="|2Cor|8|23|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.23" />
<sup>23</sup> Sa për Titin, ai është bashkëpunëtori im dhe shok i veprës midis jush; sa për vëllezërit, ata janë apostuj të kishave, lavdi e Krishtit.
<scripture passage="iiCor 8:24" parsed="|2Cor|8|24|0|0" osisRef="Bible:2Cor.8.24" />
<sup>24</sup> U tregoni atyre provën e dashurisë suaj dhe pse mburremi me ju edhe përpara kishave.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Corinthians 9" progress="93.47%" prev="iiCor.8" next="iiCor.10" id="iiCor.9">
<h3 id="iiCor.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="iiCor.9-p1">
<scripture passage="iiCor 9:1" parsed="|2Cor|9|1|0|0" osisRef="Bible:2Cor.9.1" />
<sup>1</sup> Sa për shërbesën në dobi të shenjtorëve, është e tepërt t'ju shkruaj,
<scripture passage="iiCor 9:2" parsed="|2Cor|9|2|0|0" osisRef="Bible:2Cor.9.2" />
<sup>2</sup> sepse e njoh gatishmërinë e zemrave tuaja, për të cilën unë mburrem për ju te Maqedonasit, se Akaia është gati që vjet; dhe zelli juaj nxiti shumë të tjerë.
<scripture passage="iiCor 9:3" parsed="|2Cor|9|3|0|0" osisRef="Bible:2Cor.9.3" />
<sup>3</sup> Unë i dërgova këta vëllezër, që mburrja jonë për ju të mos dalë e kotë për këtë gjë dhe me qëllim, sikurse thoja, të jeni gati,
<scripture passage="iiCor 9:4" parsed="|2Cor|9|4|0|0" osisRef="Bible:2Cor.9.4" />
<sup>4</sup> sepse, po të vinin me mua disa Maqedonas dhe të mos ju gjenin gati, ne (të mos them ju), do të dilnim të turpëruar për besimin dhe mburrjen tonë.
<scripture passage="iiCor 9:5" parsed="|2Cor|9|5|0|0" osisRef="Bible:2Cor.9.5" />
<sup>5</sup> Prandaj m'u duk e nevojshme t'i këshilloj vëllezërit të vijnë te ju më përpara, që të bëjnë gati më parë ofertën që kishit premtuar më parë, kështu që ajo të jetë gati si dhuratë bujarie dhe jo kopracie.
<scripture passage="iiCor 9:6" parsed="|2Cor|9|6|0|0" osisRef="Bible:2Cor.9.6" />
<sup>6</sup> Dhe ju them këtë: Ai që mbjell me kursim, do të korrë po me kursim; dhe ai që mbjell dorëhapur edhe do të korrë dorëhapur.
<scripture passage="iiCor 9:7" parsed="|2Cor|9|7|0|0" osisRef="Bible:2Cor.9.7" />
<sup>7</sup> Secili le të veprojë ashtu si ka vendosur në zemrën, as me keqardhje as nga shtrëngimi, sepse Perëndia do një dhurues të gëzuar.
<scripture passage="iiCor 9:8" parsed="|2Cor|9|8|0|0" osisRef="Bible:2Cor.9.8" />
<sup>8</sup> Dhe Perëndia mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë për ju, aq sa mbasi të keni gjithnjë mjaft në çdo gjë, t'ju tepërojë për çfarëdo pune të mirë,
<scripture passage="iiCor 9:9" parsed="|2Cor|9|9|0|0" osisRef="Bible:2Cor.9.9" />
<sup>9</sup> sikurse është shkruar: ''Ai ndau, u ka dhënë të varfërve, drejtësia e tij mbetet në përjetësi''.
<scripture passage="iiCor 9:10" parsed="|2Cor|9|10|0|0" osisRef="Bible:2Cor.9.10" />
<sup>10</sup> Edhe ai që i jep farën mbjellësit dhe bukë për të ngrënë, ju dhëntë dhe e shumoftë farën tuaj, dhe i bëftë të rriten frytet e drejtësisë suaj;
<scripture passage="iiCor 9:11" parsed="|2Cor|9|11|0|0" osisRef="Bible:2Cor.9.11" />
<sup>11</sup> dhe atëherë do të pasuroheni për të qenë dorëdhënë, duke i sjellë nëpërmjet nesh falënderim Perëndisë.
<scripture passage="iiCor 9:12" parsed="|2Cor|9|12|0|0" osisRef="Bible:2Cor.9.12" />
<sup>12</sup> Sepse kryerja e kësaj shërbese të shenjtë jo vetëm përmbush nevojat e shenjtorëve, por sjell edhe një mbushulli falëndërimesh ndaj Perëndisë,
<scripture passage="iiCor 9:13" parsed="|2Cor|9|13|0|0" osisRef="Bible:2Cor.9.13" />
<sup>13</sup> sepse për shkak të përvojës nga kjo shërbesë, ata e përlëvdojnë Perëndinë për bindjen ndaj ungjillit të Krishtit që ju rrëfeni dhe për bujarinë me të cilën merrni pjesë me ta dhe me të gjithë.
<scripture passage="iiCor 9:14" parsed="|2Cor|9|14|0|0" osisRef="Bible:2Cor.9.14" />
<sup>14</sup> Dhe me lutjet e tyre për ju ju shfaqin një dashuri të veçantë për hirin e shkëlqyer të Perëndisë përmbi ju.
<scripture passage="iiCor 9:15" parsed="|2Cor|9|15|0|0" osisRef="Bible:2Cor.9.15" />
<sup>15</sup> Le të falënderojmë Perëndinë për dhuratën e tij të patregueshme.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Corinthians 10" progress="93.51%" prev="iiCor.9" next="iiCor.11" id="iiCor.10">
<h3 id="iiCor.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="iiCor.10-p1">
<scripture passage="iiCor 10:1" parsed="|2Cor|10|1|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.1" />
<sup>1</sup> Personalisht unë, Pali, po ju këshi-lloj me anë të zemërbutësisë dhe të mirësisë së Krishtit; unë, që kur ndodhem vetë midis jush jam i përunjur, ndërsa kur jam larg jush tregohem i guximshëm ndaj jush.
<scripture passage="iiCor 10:2" parsed="|2Cor|10|2|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.2" />
<sup>2</sup> Ju lutem, që, kur të vij te ju, të mos jem i detyruar të veproj me guxim me atë siguri, me të cilin mendoj të guxoj kundër disave, që na konsiderojnë sikur ecim sipas mishit.
<scripture passage="iiCor 10:3" parsed="|2Cor|10|3|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.3" />
<sup>3</sup> Sepse, edhe pse ecim në mish, nuk luftojmë sipas mishit,
<scripture passage="iiCor 10:4" parsed="|2Cor|10|4|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.4" />
<sup>4</sup> sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat,
<scripture passage="iiCor 10:5" parsed="|2Cor|10|5|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.5" />
<sup>5</sup> që të hedhim poshtë mendimet dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë dhe t'ia nënshtrojmë çdo mendim dëgjesës së Krishtit,
<scripture passage="iiCor 10:6" parsed="|2Cor|10|6|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.6" />
<sup>6</sup> dhe jemi gati të ndëshkojmë çdo mosbindje, kur të bëhet e përkryer bindja juaj.
<scripture passage="iiCor 10:7" parsed="|2Cor|10|7|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.7" />
<sup>7</sup> A i shihni gjërat sipas pamjes së jashtme? Në qoftë se dikush është i bindur në veten e tij se është i Krishtit, le ta mendojë këtë përsëri nga vetja e tij: sikurse ai është i Krishtit, ashtu edhe ne jemi të Krishtit.
<scripture passage="iiCor 10:8" parsed="|2Cor|10|8|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.8" />
<sup>8</sup> Edhe, nëse unë do ta mburrja veten më tepër për autoritetin tonë, që Zoti na dha për ndërtimin tuaj dhe jo për shkatërrimin tuaj, nuk do të turpërohesha.
<scripture passage="iiCor 10:9" parsed="|2Cor|10|9|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.9" />
<sup>9</sup> Nuk dua të dukem se po kërkoj t'ju tremb me letrat e mia.
<scripture passage="iiCor 10:10" parsed="|2Cor|10|10|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.10" />
<sup>10</sup> Sepse dikush thotë: ''Letrat e tij janë të ashpra dhe të fuqishme, kurse paraqitja e tij trupore është e dobët, dhe fjala e tij ka pak peshë''.
<scripture passage="iiCor 10:11" parsed="|2Cor|10|11|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.11" />
<sup>11</sup> Le ta dijë, pra, ai njeri, se ashtu si jemi në fjalë, me anë të letrave kur jemi larg, të tillë do të jemi edhe me vepra, kur të jemi të pranishëm.
<scripture passage="iiCor 10:12" parsed="|2Cor|10|12|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.12" />
<sup>12</sup> Sepse nuk guxojmë të renditemi ose të krahasohemi me ata që e rekomandojnë veten e vet; por ata, duke matur veten e tyre dhe duke u krahasuar me veten e tyre, nuk kanë mend.
<scripture passage="iiCor 10:13" parsed="|2Cor|10|13|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.13" />
<sup>13</sup> Por ne nuk do të mburremi jashtë masës, po sipas masës së rregullës që caqet i caktoi Perëndia, sa të arrijmë deri te ju,
<scripture passage="iiCor 10:14" parsed="|2Cor|10|14|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.14" />
<sup>14</sup> Sepse ne nuk po shtrihemi përtej caqeve, sikurse nuk arritëm deri te ju, sepse ne arritëm më të vërtetë deri te ju me anë të predikimit të ungjillit të Krishtit.
<scripture passage="iiCor 10:15" parsed="|2Cor|10|15|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.15" />
<sup>15</sup> Dhe ne nuk mburremi përtej masës për punët e tjetrit, por kemi shpresë se, duke u rritur besimi juaj, ne do të kemi një konsideratë më të madhe ndër ju, sipas cakut tonë,
<scripture passage="iiCor 10:16" parsed="|2Cor|10|16|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.16" />
<sup>16</sup> sa që përhapim ungjillin edhe përtej vendeve tuaj, pa u mburrur me ato që janë bërë në këtë lëmë nga të tjerë.
<scripture passage="iiCor 10:17" parsed="|2Cor|10|17|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.17" />
<sup>17</sup> Ai që lëvdohet, le të lëvdohet në Zotin,
<scripture passage="iiCor 10:18" parsed="|2Cor|10|18|0|0" osisRef="Bible:2Cor.10.18" />
<sup>18</sup> sepse nuk miratohet ai që e rekomandon veten e tij, po ai të cilin e rekomandon Zoti.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Corinthians 11" progress="93.57%" prev="iiCor.10" next="iiCor.12" id="iiCor.11">
<h3 id="iiCor.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="iiCor.11-p1">
<scripture passage="iiCor 11:1" parsed="|2Cor|11|1|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.1" />
<sup>1</sup> Oh, sa do të dëshiroja që ju të duronit pak marrëzi me mua! Po në fakt, ju më duroni.
<scripture passage="iiCor 11:2" parsed="|2Cor|11|2|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.2" />
<sup>2</sup> Jam xheloz për ju me xhelozinë e Perëndisë, sepse ju fejova me një burrë, që t'ju nxjerr para Krishtit si virgjëreshë të dlirë.
<scripture passage="iiCor 11:3" parsed="|2Cor|11|3|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.3" />
<sup>3</sup> Por druaj se, ashtu si gjarpëri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu edhe mendja juaj të mos prishet duke u shmangur nga thjeshtësia ndaj Krishtit.
<scripture passage="iiCor 11:4" parsed="|2Cor|11|4|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.4" />
<sup>4</sup> Sepse, po të vinte dikush dhe t'ju predikonte një Jezus tjetër, që ne nuk e kemi predikuar, ose, po të merrnit një frymë tjetër që nuk e keni marrë, ose një ungjill tjetër që nuk e keni pranuar, do ta duronit fort mirë.
<scripture passage="iiCor 11:5" parsed="|2Cor|11|5|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.5" />
<sup>5</sup> Unë mendoj se nuk kam qenë aspak më poshtë nga apostujt më të shquar.
<scripture passage="iiCor 11:6" parsed="|2Cor|11|6|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.6" />
<sup>6</sup> Dhe, megjithëse jam i thjeshtë në të folur, nuk jam i tillë në dituri; madje me të gjitha mënyrat dhe në të gjitha gjërat jua kemi treguar.
<scripture passage="iiCor 11:7" parsed="|2Cor|11|7|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.7" />
<sup>7</sup> Mos vallë bëra mëkat duke e ulur veten time që të lartoheni ju, sepse ju kam predikuar falas ungjillin e Perëndisë?
<scripture passage="iiCor 11:8" parsed="|2Cor|11|8|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.8" />
<sup>8</sup> Unë shfyrtësova kishat e tjera, duke marrë një rrogë që t'ju shërbej juve.
<scripture passage="iiCor 11:9" parsed="|2Cor|11|9|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.9" />
<sup>9</sup> Dhe, kur isha midis jush dhe isha nevojtar, nuk iu bëra barrë askujt; sepse nevojat e mia i plotësuan vëllezërit që erdhën nga Maqedonia; dhe në çdo gjë u ruajta që të mos ju bëhem barrë ju, edhe për të ardhmen do të ruhem.
<scripture passage="iiCor 11:10" parsed="|2Cor|11|10|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.10" />
<sup>10</sup> Duke qenë se e vërteta e Krishtit është në mua, kjo mburrje, përsa më përket mua, nuk do të më ndalohet në vendet e Akaisë.
<scripture passage="iiCor 11:11" parsed="|2Cor|11|11|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.11" />
<sup>11</sup> Pse? Ndoshta sepse nuk ju dua? Perëndia e di.
<scripture passage="iiCor 11:12" parsed="|2Cor|11|12|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.12" />
<sup>12</sup> Por atë që bëj, do ta bëj përsëri, që t'u pres çdo shkas atyre që duan shkas, që ata të gjenden si edhe ne, në atë gjë, për të cilën mburren.
<scripture passage="iiCor 11:13" parsed="|2Cor|11|13|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.13" />
<sup>13</sup> Të tillë apostuj të rremë, janë punëtorë hileqarë, që shndërrohen në apostuj të Krishtit.
<scripture passage="iiCor 11:14" parsed="|2Cor|11|14|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.14" />
<sup>14</sup> Dhe nuk është për t'u çuditur, sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite.
<scripture passage="iiCor 11:15" parsed="|2Cor|11|15|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.15" />
<sup>15</sup> Nuk është, pra, gjë e madhe, nëse edhe punëtorët e tij shndërrohen në punëtorë (marrin trajtën e punëtorëve) të drejtësisë, fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre.
<scripture passage="iiCor 11:16" parsed="|2Cor|11|16|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.16" />
<sup>16</sup> Po e them përsëri: Askush të mos mendojë se jam i marrë; në mos, më pranoni edhe si të marrë, që edhe unë të mburrem pakëz.
<scripture passage="iiCor 11:17" parsed="|2Cor|11|17|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.17" />
<sup>17</sup> Atë që po them në mburrjen e guximit tim, nuk po e them sipas Zotit, por në marrëzi.
<scripture passage="iiCor 11:18" parsed="|2Cor|11|18|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.18" />
<sup>18</sup> Duke qenë se shumë vetë mburren sipas mishit, edhe unë do të mburrem.
<scripture passage="iiCor 11:19" parsed="|2Cor|11|19|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.19" />
<sup>19</sup> Sepse ju që jeni të ditur, i duroni lehtë të marrët.
<scripture passage="iiCor 11:20" parsed="|2Cor|11|20|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.20" />
<sup>20</sup> Sepse tashmë ju duroni, nëse dikush ju robëron, nëse dikush ju gllabëron, nëse dikush ju grabit, nëse dikush krenohet, nëse dikush ju godet në fytyrë.
<scripture passage="iiCor 11:21" parsed="|2Cor|11|21|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.21" />
<sup>21</sup> Flas për turpin tim, sikurse ne të ishim të dobët; megjithatë në çdo gjë që dikush guxon, po flas si i marrë, marr guxim edhe unë.
<scripture passage="iiCor 11:22" parsed="|2Cor|11|22|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.22" />
<sup>22</sup> Janë ata Hebrenj? Jam edhe unë! Janë ata Izraelitë? Jam edhe unë! janë ata pasardhës të Abrahamit? Jam edhe unë.
<scripture passage="iiCor 11:23" parsed="|2Cor|11|23|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.23" />
<sup>23</sup> Janë ata shërbëtorë të Krishtit? Po flas si i pamend, unë jam edhe më tepër si këta; në mundime më tepër, në goditje më tepër, në burgje më tepër dhe shpesh në rrezik për vdekje.
<scripture passage="iiCor 11:24" parsed="|2Cor|11|24|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.24" />
<sup>24</sup> Nga Judenjtë mora pesë herë nga dyzetë kamxhike pa një.
<scripture passage="iiCor 11:25" parsed="|2Cor|11|25|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.25" />
<sup>25</sup> Tri herë më rrahën me shkopinj, një herë më qëlluan me gurë, tri herë m'u mbyt anija në det, kalova një ditë e një natë në humnerë.
<scripture passage="iiCor 11:26" parsed="|2Cor|11|26|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.26" />
<sup>26</sup> Në udhëtime të shpeshta në rreziqe lumenjsh, në rreziqe kusarësh, në rrezik nga ana e bashkëtdhetarëve, rreziqe nga ana johebrenjve, rreziqe në qytet, rreziqe në shkretëtirë, rreziqe në det, rreziqe midis vëllezërve të rremë,
<scripture passage="iiCor 11:27" parsed="|2Cor|11|27|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.27" />
<sup>27</sup> në lodhje e në mundim, në netët pa gjumë, në uri e në etje, shpesh herë në agjërime, në të ftohtë dhe në të zhveshur.
<scripture passage="iiCor 11:28" parsed="|2Cor|11|28|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.28" />
<sup>28</sup> Përveç këtyre gjërave të jashtme, ajo që më mundon çdo ditë është kujdesja për të gjitha kishat.
<scripture passage="iiCor 11:29" parsed="|2Cor|11|29|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.29" />
<sup>29</sup> Kush është i dobët, që të mos jem edhe unë? Kush është skandalizuar dhe unë të mos përvëlohem?
<scripture passage="iiCor 11:30" parsed="|2Cor|11|30|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.30" />
<sup>30</sup> Në qoftë se duhet të mburrem, unë do të mburrem me ato që kanë të bëjnë me dobësinë time.
<scripture passage="iiCor 11:31" parsed="|2Cor|11|31|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.31" />
<sup>31</sup> Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që është i bekuar përjetë, e di se unë nuk gënjej.
<scripture passage="iiCor 11:32" parsed="|2Cor|11|32|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.32" />
<sup>32</sup> Në Damask, qeveritari i mbretit Areta e ruante qytetin e Damaskasve për të më zënë,
<scripture passage="iiCor 11:33" parsed="|2Cor|11|33|0|0" osisRef="Bible:2Cor.11.33" />
<sup>33</sup> por nga një dritare më ulën përgjatë murit me një shportë, dhe shpëtova nga duart e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Corinthians 12" progress="93.67%" prev="iiCor.11" next="iiCor.13" id="iiCor.12">
<h3 id="iiCor.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="iiCor.12-p1">
<scripture passage="iiCor 12:1" parsed="|2Cor|12|1|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.1" />
<sup>1</sup> Sigurisht nuk kam dobi nga të mburrurit; prandaj do t'ia filloj me vegimet dhe zbulesat e Zotit.
<scripture passage="iiCor 12:2" parsed="|2Cor|12|2|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.2" />
<sup>2</sup> Unë njoh një njeri në Krishtin, i cili, para katërmbëdhjetë vjetësh (a ishte në trup, a ishte jashtë trupit, nuk e di; Perëndia e di), u rrëmbye gjer në të tretin qiell.
<scripture passage="iiCor 12:3" parsed="|2Cor|12|3|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.3" />
<sup>3</sup> Dhe e di se ai njeri (a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Perëndia e di),
<scripture passage="iiCor 12:4" parsed="|2Cor|12|4|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.4" />
<sup>4</sup> u rrëmbye në parajsë dhe dëgjoi fjalë të patregueshme, që nuk është e lejuar të thuhen nga njeri.
<scripture passage="iiCor 12:5" parsed="|2Cor|12|5|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.5" />
<sup>5</sup> Për atë njeri unë do të krenohem, por nuk do të krenohem për veten time, veç se për dobësitë e mia.
<scripture passage="iiCor 12:6" parsed="|2Cor|12|6|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.6" />
<sup>6</sup> Edhe sikur të doja të krenohesha, nuk do të isha i marrë, sepse do të flisja të vërtetën; por nuk e bëj këtë, se mos ndonjë më çmon më tepër nga ajo që më sheh, a më tepër nga ajo që dëgjon nga unë.
<scripture passage="iiCor 12:7" parsed="|2Cor|12|7|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.7" />
<sup>7</sup> Dhe, që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmërisë së zbulesave, m'u dha një gjëmb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushta, që të mos mbahem me të madh.
<scripture passage="iiCor 12:8" parsed="|2Cor|12|8|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.8" />
<sup>8</sup> Lidhur me këtë iu luta tri herë Zotit që ta largonte nga unë.
<scripture passage="iiCor 12:9" parsed="|2Cor|12|9|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.9" />
<sup>9</sup> Por ai më tha: ''Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi''. Prandaj me kënaqësi të madhe do të krenohem më tepër për dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë.
<scripture passage="iiCor 12:10" parsed="|2Cor|12|10|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.10" />
<sup>10</sup> Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë.
<scripture passage="iiCor 12:11" parsed="|2Cor|12|11|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.11" />
<sup>11</sup> U bëra i marrë duke u mburrur; ju më shtrënguat, sepse u desh që ju të më rekomandoni, sepse nuk qeshë aspak më poshtë se apostujt e lartë, edhe pse unë nuk jam asgjë.
<scripture passage="iiCor 12:12" parsed="|2Cor|12|12|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.12" />
<sup>12</sup> Shenjat e apostullit u vërtetuan ndër ju me durim të madh, me shenja e mrekulli dhe çudira.
<scripture passage="iiCor 12:13" parsed="|2Cor|12|13|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.13" />
<sup>13</sup> Vallë nëse ju mbetët prapa, pra, nga kishat e tjera, rveç se në faktin se unë nuk u bëra barrë për ju? Falmani këtë gabim.
<scripture passage="iiCor 12:14" parsed="|2Cor|12|14|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.14" />
<sup>14</sup> Ja, kjo është e treta herë që jam gati të vij te ju, dhe nuk dua t'ju bëhem barrë, sepse s'kërkoj pasuritë tuaja, por juve; sepse bijtë nuk e kanë për detyrë të mbledhin për prindërit, por prindërit për bijtë.
<scripture passage="iiCor 12:15" parsed="|2Cor|12|15|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.15" />
<sup>15</sup> Sa për veten time, unë do të shpenzoj me gëzim dhe do të shpenzohem për shpirtrat tuaja, megjithse ju dua më fort dhe më doni më pak.
<scripture passage="iiCor 12:16" parsed="|2Cor|12|16|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.16" />
<sup>16</sup> Ashtu qoftë! Unë nuk u bëra barrë për ju; megjithatë, duke qenë dinak ju zura me dredhi.
<scripture passage="iiCor 12:17" parsed="|2Cor|12|17|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.17" />
<sup>17</sup> Mos përfitova vallë ndonjë gjë nga ju me anë të ndonjë që dërgova te ju?
<scripture passage="iiCor 12:18" parsed="|2Cor|12|18|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.18" />
<sup>18</sup> Unë iu luta Titit dhe me të dërgova edhe këtë vëlla. Mos përfitoi gjë Titi nga ju? A nuk kemi ecur me të njëjtin frymë dhe në të njëjtat gjurmë?
<scripture passage="iiCor 12:19" parsed="|2Cor|12|19|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.19" />
<sup>19</sup> A mendoni përsëri se ne kërkojmë të justifikohemi para jush? Ne flasim përpara Perëndisë, në Krishtin, dhe të gjitha këto, o fort të dashur, janë për ndërtimin tuaj.
<scripture passage="iiCor 12:20" parsed="|2Cor|12|20|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.20" />
<sup>20</sup> Sepse kam frikë se mos kur të vij nuk ju gjej sikundër kam dashur dhe se mos ju më gjeni sikundër nuk keni dashur juve se mos ka grindje, xhelozi, zemërime, shpërthime, përgojime, insinuata, kryelartësi, ose trazira midis jush;
<scripture passage="iiCor 12:21" parsed="|2Cor|12|21|0|0" osisRef="Bible:2Cor.12.21" />
<sup>21</sup> se mos kur të vijë sërish, Perëndia im do të më përulë në mes tuaj dhe unë do të vajtoj për shumë nga ata që kanë mëkatuar më parë dhe nuk u penduan për fëlliqësinë, kurvërinë dhe shthurjen që praktikuan.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Corinthians 13" progress="93.74%" prev="iiCor.12" next="Gal" id="iiCor.13">
<h3 id="iiCor.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="iiCor.13-p1">
<scripture passage="iiCor 13:1" parsed="|2Cor|13|1|0|0" osisRef="Bible:2Cor.13.1" />
<sup>1</sup> Ja, kjo është e treta herë që po vij te ju. ''Çdo gjë do të qëndrojë me gojën e dy a tre dëshmitarëve''.
<scripture passage="iiCor 13:2" parsed="|2Cor|13|2|0|0" osisRef="Bible:2Cor.13.2" />
<sup>2</sup> E thashë edhe më parë, kur isha i pranishëm te ju për të dytën herë, dhe po e them tani që jam larg jush. Po u shkruaj atyre që kanë mëkatuar më përpara dhe të gjithë të tjerëve se, po të vij përsëri, nuk do të kursej njeri.
<scripture passage="iiCor 13:3" parsed="|2Cor|13|3|0|0" osisRef="Bible:2Cor.13.3" />
<sup>3</sup> Sepse ju kërkoni provën e Krishtit që flet në mua; dhe ai s'është i dobët ndaj jush, por është i fuqishëm në ju.
<scripture passage="iiCor 13:4" parsed="|2Cor|13|4|0|0" osisRef="Bible:2Cor.13.4" />
<sup>4</sup> Sepse, megjithëse ai u kryqëzua në dobësinë e tij, ai po rron nëpërmjet fuqisë së Perëndisë, sepse edhe ne jemi të dobët në të, por do të rrojmë me të nëpërmjet fuqisë së Perëndisë ndaj nesh.
<scripture passage="iiCor 13:5" parsed="|2Cor|13|5|0|0" osisRef="Bible:2Cor.13.5" />
<sup>5</sup> Analizoni veten tuaj a jeni në besim; provoni veten tuaj! A thua nuk e njihni vetveten se Jezu Krishti është në ju? Veç në qofshi të përjashtuar.
<scripture passage="iiCor 13:6" parsed="|2Cor|13|6|0|0" osisRef="Bible:2Cor.13.6" />
<sup>6</sup> Por unë shpresoj se ju do ta njihni se ne nuk jemi të përjashtuar.
<scripture passage="iiCor 13:7" parsed="|2Cor|13|7|0|0" osisRef="Bible:2Cor.13.7" />
<sup>7</sup> Edhe i lutem Perëndisë që të mos bëni ndonjë të keqe, jo që të dukemi të miratuar, por që ju të bëni atë që është e mirë edhe sikur ne të ishim të përjashtuar.
<scripture passage="iiCor 13:8" parsed="|2Cor|13|8|0|0" osisRef="Bible:2Cor.13.8" />
<sup>8</sup> Ne në fakt nuk kemi asnjë forcë kundër së vërtetës, por vetëm pro së vërtetës.
<scripture passage="iiCor 13:9" parsed="|2Cor|13|9|0|0" osisRef="Bible:2Cor.13.9" />
<sup>9</sup> Sepse ne gëzohemi kur jemi të dobët dhe ju jeni të fortë; dhe ne lutemi edhe për këtë: për përsosjen tuaj.
<scripture passage="iiCor 13:10" parsed="|2Cor|13|10|0|0" osisRef="Bible:2Cor.13.10" />
<sup>10</sup> Prandaj i shkruaj këto gjëra, kur jam larg jush, që, kur të jem i pranishëm, të mos sillem me ashpërsi, sipas autoritetit që më ka dhënë Zoti për të ndërtuar e jo për të prishur.
<scripture passage="iiCor 13:11" parsed="|2Cor|13|11|0|0" osisRef="Bible:2Cor.13.11" />
<sup>11</sup> Më në fund, o vëllezër, gëzohuni, përsosuni, ngushëllohuni, jini të një mendje, jetoni në paqe; dhe Perëndia i dashurisë dhe i paqes do të jetë me ju.
<scripture passage="iiCor 13:12" parsed="|2Cor|13|12|0|0" osisRef="Bible:2Cor.13.12" />
<sup>12</sup> Përshëndetni njeri tjetrin me një puthje të shenjtë, të gjithë shenjtorët ju përshëndesin.
<scripture passage="iiCor 13:13" parsed="|2Cor|13|13|0|0" osisRef="Bible:2Cor.13.13" />
<sup>13</sup> Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë. Amen.
<scripture passage="iiCor 13:14" parsed="|2Cor|13|14|0|0" osisRef="Bible:2Cor.13.14" />
<sup>14</sup> Pali, apostull (jo nga njerëzit, as me anë të njeriut, por nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Perëndisë Atit, që e ringjalli prej së vdekurish),
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Galatians" progress="93.79%" prev="iiCor.13" next="Gal.1" id="Gal">
<h2 id="Gal-p0.1">Galatians</h2>

<div3 title="Galatians 1" progress="93.79%" prev="Gal" next="Gal.2" id="Gal.1">
<h3 id="Gal.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Gal.1-p1">
<scripture passage="Gal 1:1" parsed="|Gal|1|1|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.1" />
<sup>1</sup> dhe gjithë vëllezërit që janë me mua, kishave të Galatisë:
<scripture passage="Gal 1:2" parsed="|Gal|1|2|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.2" />
<sup>2</sup> Paçi hir e paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krishti,
<scripture passage="Gal 1:3" parsed="|Gal|1|3|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.3" />
<sup>3</sup> që e dha veten e tij për mëkatet tona, për të na shpëtuar nga kjo kohë e mbrapshtë, sipas vullnetit të Perëndisë, Atit tonë,
<scripture passage="Gal 1:4" parsed="|Gal|1|4|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.4" />
<sup>4</sup> i cili pastë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
<scripture passage="Gal 1:5" parsed="|Gal|1|5|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.5" />
<sup>5</sup> Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër,
<scripture passage="Gal 1:6" parsed="|Gal|1|6|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.6" />
<sup>6</sup> i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit.
<scripture passage="Gal 1:7" parsed="|Gal|1|7|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.7" />
<sup>7</sup> Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t'ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar.
<scripture passage="Gal 1:8" parsed="|Gal|1|8|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.8" />
<sup>8</sup> Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar.
<scripture passage="Gal 1:9" parsed="|Gal|1|9|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.9" />
<sup>9</sup> Sepse unë tani vallë kërkoj të fitoj miratimin e njerëzve apo të Perëndisë? Apo kërkoj t'u pëlqej njerëzve? Sepse, po të kërkoja t'u pëlqej njerëzve, nuk do të isha shërbëtori i Krishtit.
<scripture passage="Gal 1:10" parsed="|Gal|1|10|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.10" />
<sup>10</sup> Tani, o vëllezër, po ju vë në dijeni se ungjilli që është shpallur nga unë, nuk është sipas njeriut,
<scripture passage="Gal 1:11" parsed="|Gal|1|11|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.11" />
<sup>11</sup> sepse unë nuk e kam marrë as e kam mësuar nga ndonjë njeri, por e kam marrë nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti.
<scripture passage="Gal 1:12" parsed="|Gal|1|12|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.12" />
<sup>12</sup> Sepse ju keni dëgjuar për sjelljen time të atëhershme në judaizëm, si e përndiqja me egërsi të madhe kishën e Perëndisë dhe e shkatërroja.
<scripture passage="Gal 1:13" parsed="|Gal|1|13|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.13" />
<sup>13</sup> Dhe si përparoja në judaizëm më tepër se shumë bashkëkohës të kombit tim, duke qenë jashtëzakonisht i zellshëm për traditat e etërve të mi.
<scripture passage="Gal 1:14" parsed="|Gal|1|14|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.14" />
<sup>14</sup> Po, kur i pëlqeu Perëndisë, që më kishte ndarë që nga barku i nënës dhe më thirri me anë të hirit të tij,
<scripture passage="Gal 1:15" parsed="|Gal|1|15|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.15" />
<sup>15</sup> që të zbulojë në mua Birin e tij, që unë t'ua shpall midis joçifutëve, unë nuk mora menjëherë këshill nga mish dhe gjak,
<scripture passage="Gal 1:16" parsed="|Gal|1|16|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.16" />
<sup>16</sup> as nuk u ngjita në Jeruzalem tek ata që ishin apostuj përpara meje, por shkova në Arabi dhe u ktheva përsëri në Damask.
<scripture passage="Gal 1:17" parsed="|Gal|1|17|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.17" />
<sup>17</sup> Pastaj, pas tre vjetësh, u ngjita në Jeruzalem për të takuar Pjetrin dhe ndenja me të pesëmbëdhjetë ditë.
<scripture passage="Gal 1:18" parsed="|Gal|1|18|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.18" />
<sup>18</sup> Dhe nuk pashë asnjë nga apostujt e tjerë, përveç Jakobit, vëllait të Zotit.
<scripture passage="Gal 1:19" parsed="|Gal|1|19|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.19" />
<sup>19</sup> Dhe në këto që po ju shkruaj, ja, përpara Perëndisë, nuk gënjej.
<scripture passage="Gal 1:20" parsed="|Gal|1|20|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.20" />
<sup>20</sup> Pastaj shkova në krahinat e Sirisë dhe të Kilikisë.
<scripture passage="Gal 1:21" parsed="|Gal|1|21|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.21" />
<sup>21</sup> Por unë personalisht isha i panjohur nga kishat e Judesë, që janë në Krisht,
<scripture passage="Gal 1:22" parsed="|Gal|1|22|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.22" />
<sup>22</sup> po ato kishin dëgjuar vetëm: ''Ai që na persekutonte më përpara, tani po shpall atë besim që ai shkatërronte'',
<scripture passage="Gal 1:23" parsed="|Gal|1|23|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.23" />
<sup>23</sup> dhe përlëvdonin Perëndinë për shkakun tim.
<scripture passage="Gal 1:24" parsed="|Gal|1|24|0|0" osisRef="Bible:Gal.1.24" />
<sup>24</sup> Pastaj, pas katërmbëdhjetë vjetësh, u ngjita përsëri në Jeruzalem me Barnabën; dhe mora me vete edhe Titin.
</p>
</div3>

<div3 title="Galatians 2" progress="93.85%" prev="Gal.1" next="Gal.3" id="Gal.2">
<h3 id="Gal.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Gal.2-p1">
<scripture passage="Gal 2:1" parsed="|Gal|2|1|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.1" />
<sup>1</sup> Dhe u ngjita sipas një zbulese dhe u shtjellova atyre ungjillin që unë po predikoj ndër johebrenjtë, por në mënyrë të veçantë, atyre që kishin më shumë emër, që të mos bridhja ose vrapoja më kot.
<scripture passage="Gal 2:2" parsed="|Gal|2|2|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.2" />
<sup>2</sup> Por as Titi që ishte me mua, ndonëse ishte Grek, nuk qe shtrënguar që të rrethpritej;
<scripture passage="Gal 2:3" parsed="|Gal|2|3|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.3" />
<sup>3</sup> edhe kjo për shkak të vëllezërve të rremë, që kishin hyrë tinëz, që kishin depërtuar për të përgjuar lirinë tonë që kemi në Krishtin Jezu, që të na robërojnë.
<scripture passage="Gal 2:4" parsed="|Gal|2|4|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.4" />
<sup>4</sup> Këtyre ne nuk iu nënshtruam as edhe për një moment, që e vërteta e ungjillit të mbetej e pacënuar te ju.
<scripture passage="Gal 2:5" parsed="|Gal|2|5|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.5" />
<sup>5</sup> Por nga ana e atyre që gëzonin një farë kredie (nuk ka rëndësi se kush ishin, Perëndia nuk shikon dukjen e njeriut), pra, ata që gëzonin kredinë më të madhe nuk shtuan gjë tek unë.
<scripture passage="Gal 2:6" parsed="|Gal|2|6|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.6" />
<sup>6</sup> Madje, duke parë se mua m'u besua ungjilli për të parrethprerët, sikurse Pjetrit ai për të rrethprerët,
<scripture passage="Gal 2:7" parsed="|Gal|2|7|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.7" />
<sup>7</sup> (sepse ai që kishte vepruar në mënyrë të fuqishme në Pjetrin për apostullim tek të rrethprerëve, kishte vepruar në mënyrë të fuqishme edhe në mua për johebrenjtë),
<scripture passage="Gal 2:8" parsed="|Gal|2|8|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.8" />
<sup>8</sup> duke njohur hirin që m'u dha, Jakobi, Kefa dhe Gjoni, të cilët i konsideronin shtylla, më dhanë mua dhe Barnabës të djathtat e tyre si shenjë shoqërie, që të shkonim ne ndër johebrenjtë dhe ata ndër të rrethprerë.
<scripture passage="Gal 2:9" parsed="|Gal|2|9|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.9" />
<sup>9</sup> Vetëm na porositën që të kujtoheshim për të varfrit, pikërisht atë që edhe unë e kisha ndërmend ta bëja.
<scripture passage="Gal 2:10" parsed="|Gal|2|10|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.10" />
<sup>10</sup> Por kur erdhi Pjetri në Antioki, unë e kundërshtova në sy, sepse ishte për t'u qortuar.
<scripture passage="Gal 2:11" parsed="|Gal|2|11|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.11" />
<sup>11</sup> Në fakt, para se të vinin disa njerëz nga ana e Jakobit, ai hante me johebrenjtë; po, kur erdhën ata, ai u tërhoq dhe u nda, duke druajtur ata të rrethprerjes.
<scripture passage="Gal 2:12" parsed="|Gal|2|12|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.12" />
<sup>12</sup> Edhe Judenj të tjerë shtireshin bashkë me të, aq sa edhe Barnaba u tërhoq nga hipokrizia e tyre.
<scripture passage="Gal 2:13" parsed="|Gal|2|13|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.13" />
<sup>13</sup> Po kur unë pashë se ata nuk ecnin drejt sipas së vërtetës së ungjillit, i thashë Pjetrit përpara të gjithëve: ''Në qoftë se ti, që je Jude, rron porsi johebrenjtë dhe jo si Judenjtë, pse i detyron johebrenjtë të rrojnë si Judenj?''.
<scripture passage="Gal 2:14" parsed="|Gal|2|14|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.14" />
<sup>14</sup> Ne, që jemi Judenj nga lindja dhe jo mëkatarë në mes johebrenjsh,
<scripture passage="Gal 2:15" parsed="|Gal|2|15|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.15" />
<sup>15</sup> duke ditur se njeriu nuk shfajësohet me anë të veprave të ligjit, por me anë të besimit në Jezu Krishtin, besuam edhe ne në Jezu Krishtin, që të shfajësoheshim me anë të besimit në Krishtin dhe jo  me anë të veprave të ligjit, sepse asnjë mish  nuk do të shfajësohet me anë të veprave të ligjit.
<scripture passage="Gal 2:16" parsed="|Gal|2|16|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.16" />
<sup>16</sup> Dhe, në qoftë se duke kërkuar të shfajësohemi në Krishtin, u gjetëm edhe ne mëkatarë, mos vallë Krishti qënka shërbenjës i mëkatit. Kurrsesi jo!
<scripture passage="Gal 2:17" parsed="|Gal|2|17|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.17" />
<sup>17</sup> Sepse, në qoftë se unë ndërtoj përsëri ato gjërat që prisha, unë bëhem vetë shkelës,
<scripture passage="Gal 2:18" parsed="|Gal|2|18|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.18" />
<sup>18</sup> sepse përmes ligjit, vdiqa për ligjin, që unë të rroj për Perëndinë.
<scripture passage="Gal 2:19" parsed="|Gal|2|19|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.19" />
<sup>19</sup> Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.
<scripture passage="Gal 2:20" parsed="|Gal|2|20|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.20" />
<sup>20</sup> Unë nuk e hedh poshtë hirin e Perëndisë sepse, në qoftë se drejtësia vjen me anë të ligjit, atëherë Krishti ka vdekur më kot.
<scripture passage="Gal 2:21" parsed="|Gal|2|21|0|0" osisRef="Bible:Gal.2.21" />
<sup>21</sup> O Galatas të marrë! Kush ju ka yshtur që të mos i bindeni së vërtetës, ju, që para syve tuaj Jezu Krishti është përshkruar i kryqëzuar midis jush?
</p>
</div3>

<div3 title="Galatians 3" progress="93.93%" prev="Gal.2" next="Gal.4" id="Gal.3">
<h3 id="Gal.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Gal.3-p1">
<scripture passage="Gal 3:1" parsed="|Gal|3|1|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.1" />
<sup>1</sup> Vetëm këtë dua të di nga ju: a e morët Frymën me anë të veprave të ligjit apo nëpërmjet dëgjimit të besimit?
<scripture passage="Gal 3:2" parsed="|Gal|3|2|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.2" />
<sup>2</sup> A jeni kaq të marrë sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish?
<scripture passage="Gal 3:3" parsed="|Gal|3|3|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.3" />
<sup>3</sup> A thua hoqët kaq shumë gjëra më kot, nëse kanë qenë vërtetë më kot?
<scripture passage="Gal 3:4" parsed="|Gal|3|4|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.4" />
<sup>4</sup> Ai që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën me anë të veprave të ligjit apo me anë të predikimit të besimit?
<scripture passage="Gal 3:5" parsed="|Gal|3|5|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.5" />
<sup>5</sup> Kështu Abrahami ''e besoi Perëndinë, dhe kjo iu numërua për drejtësi'';
<scripture passage="Gal 3:6" parsed="|Gal|3|6|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.6" />
<sup>6</sup> Ta dini, pra, se ata që janë nga besimi janë bij të Abrahamit.
<scripture passage="Gal 3:7" parsed="|Gal|3|7|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.7" />
<sup>7</sup> Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t'i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: ''Të gjitha kombet do të bekohen në ty''.
<scripture passage="Gal 3:8" parsed="|Gal|3|8|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.8" />
<sup>8</sup> Prandaj ata që themelohen mbi besimin bekohen bashkë me të besueshmin Abraham.
<scripture passage="Gal 3:9" parsed="|Gal|3|9|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.9" />
<sup>9</sup> Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: ''I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t'i praktikuar''.
<scripture passage="Gal 3:10" parsed="|Gal|3|10|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.10" />
<sup>10</sup> Sepse me anë të ligjit askush nuk shfajësohet përpara Perëndisë, sepse: ''I drejti do të rrojë me anë të besimit''.
<scripture passage="Gal 3:11" parsed="|Gal|3|11|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.11" />
<sup>11</sup> Dhe ligji nuk është nga besimi, por ''njeriu që do t'i bëjë ato, do të rrojë me anë të tyre''.
<scripture passage="Gal 3:12" parsed="|Gal|3|12|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.12" />
<sup>12</sup> Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: ''I mallkuar është kushdo që varet në dru''),
<scripture passage="Gal 3:13" parsed="|Gal|3|13|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.13" />
<sup>13</sup> që bekimi i Abrahamit t'u vijë johebrenjve me anë të Jezu Krishtit, që ne të marrim premtimin e Frymës me anë të besimit.
<scripture passage="Gal 3:14" parsed="|Gal|3|14|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.14" />
<sup>14</sup> O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu, askush nuk e zhvleftëson as nuk i shton gjë.
<scripture passage="Gal 3:15" parsed="|Gal|3|15|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.15" />
<sup>15</sup> Dhe premtimet iu bënë Abrahamit dhe pasardhjes së tij. Shkrimi nuk thotë: ''Edhe pasardhësve'' si të ishin shumë, por të një të vetme: ''Dhe pasardhjes sate'', pra Krishti.
<scripture passage="Gal 3:16" parsed="|Gal|3|16|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.16" />
<sup>16</sup> Dhe unë them këtë: ligji, që erdhi katërqind e tridhjetë vjet më pas, nuk e zhvleftëson besëlidhjen e aprovuar më parë nga ana e Perëndisë në Krishtin, në mënyrë që të prishë premtimin.
<scripture passage="Gal 3:17" parsed="|Gal|3|17|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.17" />
<sup>17</sup> Sepse, në qoftë se trashëgimi është nga ligji, nuk është më nga premtimi. Por Perëndia ia fali atë Abrahamit me anë të premtimit.
<scripture passage="Gal 3:18" parsed="|Gal|3|18|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.18" />
<sup>18</sup> Atëherë, pse u dha ligji? Ai u shtua për shkak të shkeljeve, deri sa të vinte pasardhja së cilës i qe bërë premtimi; dhe ky ligj u shpall nëpërmjet engjëjve, me anë të një ndërmjetësi.
<scripture passage="Gal 3:19" parsed="|Gal|3|19|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.19" />
<sup>19</sup> Dhe ndërmjetësi nuk është ndërmjetës i një ane të vetme, kurse Perëndia është një.
<scripture passage="Gal 3:20" parsed="|Gal|3|20|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.20" />
<sup>20</sup> A thua atëherë ligji është kundër premtimeve të Perëndisë? Kurrsesi jo! Sepse po të ishte dhënë një ligj që mund të jepte jetë, drejtësia do të ishte me të vërtetë prej ligjit.
<scripture passage="Gal 3:21" parsed="|Gal|3|21|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.21" />
<sup>21</sup> Por Shkrimi i mbylli të gjitha gjërat nën mëkatin, që t'u jepej besimtarëve premtimi nëpërmjet besimit të Jezu Krishtit.
<scripture passage="Gal 3:22" parsed="|Gal|3|22|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.22" />
<sup>22</sup> Dhe, para se të vinte besimi, ne ruheshim nën ligjin, si të mbyllur, duke pritur besimin që duhej të zbulohej.
<scripture passage="Gal 3:23" parsed="|Gal|3|23|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.23" />
<sup>23</sup> Kështu ligji qe mësuesi ynë për te Krishti, që ne të shfajësohemi me anë të besimit.
<scripture passage="Gal 3:24" parsed="|Gal|3|24|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.24" />
<sup>24</sup> Por, mbasi besimi erdhi, ne nuk jemi më nën ndonjë mësues,
<scripture passage="Gal 3:25" parsed="|Gal|3|25|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.25" />
<sup>25</sup> sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit te Jezu Krishti.
<scripture passage="Gal 3:26" parsed="|Gal|3|26|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.26" />
<sup>26</sup> Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur.
<scripture passage="Gal 3:27" parsed="|Gal|3|27|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.27" />
<sup>27</sup> Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin.
<scripture passage="Gal 3:28" parsed="|Gal|3|28|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.28" />
<sup>28</sup> Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.
<scripture passage="Gal 3:29" parsed="|Gal|3|29|0|0" osisRef="Bible:Gal.3.29" />
<sup>29</sup> Edhe them se për sa kohë trashëgimtari është i mitur, nuk dallohet fare nga skllavi, megjithëse është zot i të gjithave,
</p>
</div3>

<div3 title="Galatians 4" progress="94.01%" prev="Gal.3" next="Gal.5" id="Gal.4">
<h3 id="Gal.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Gal.4-p1">
<scripture passage="Gal 4:1" parsed="|Gal|4|1|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.1" />
<sup>1</sup> por ai është nën kujdestarë dhe administratorë deri në kohën e caktuar nga i ati.
<scripture passage="Gal 4:2" parsed="|Gal|4|2|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.2" />
<sup>2</sup> Kështu edhe ne, sa ishim të mitur, ishim të robëruar nën elementet e botës,
<scripture passage="Gal 4:3" parsed="|Gal|4|3|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.3" />
<sup>3</sup> por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit,
<scripture passage="Gal 4:4" parsed="|Gal|4|4|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.4" />
<sup>4</sup> që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë.
<scripture passage="Gal 4:5" parsed="|Gal|4|5|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.5" />
<sup>5</sup> Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: ''Abba, Atë!''.
<scripture passage="Gal 4:6" parsed="|Gal|4|6|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.6" />
<sup>6</sup> Prandaj ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.
<scripture passage="Gal 4:7" parsed="|Gal|4|7|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.7" />
<sup>7</sup> Por atëherë, duke mos njohur Perëndinë, u shërbyet atyre që prej natyre nuk janë perëndi;
<scripture passage="Gal 4:8" parsed="|Gal|4|8|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.8" />
<sup>8</sup> kurse tani, mbasi njohët Perëndinë, më mirë të them se u njohët prej Perëndisë, vallë si ktheheni përsëri te elementet e dobët dhe të varfër, tek të cilët doni përsëri t'u nënshtroheni?
<scripture passage="Gal 4:9" parsed="|Gal|4|9|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.9" />
<sup>9</sup> Sepse ju i kremtoni me kujdes disa ditë, muaj, stinë dhe vite.
<scripture passage="Gal 4:10" parsed="|Gal|4|10|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.10" />
<sup>10</sup> Kam frikë se mos jam munduar më kot për ju.
<scripture passage="Gal 4:11" parsed="|Gal|4|11|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.11" />
<sup>11</sup> O vëllezër, bëhuni si unë, sepse edhe unë jam si ju; ju lutem, o vëllezër, ju s'më keni bërë asnjë të keqe.
<scripture passage="Gal 4:12" parsed="|Gal|4|12|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.12" />
<sup>12</sup> Dhe ju e dini se në të kaluarën unë ju predikova ungjillin me dobësi të mishit;
<scripture passage="Gal 4:13" parsed="|Gal|4|13|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.13" />
<sup>13</sup> dhe ju nuk më përbuzët aspak dhe s'patët neveri për provën që ishte në mishin tim, por më pranuat si engjëll Perëndie, si Jezu Krishtin vet.
<scripture passage="Gal 4:14" parsed="|Gal|4|14|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.14" />
<sup>14</sup> Cili ishte, pra, gëzimi juaj? Sepse unë dëshmoj për ju se, po të qe e mundur, ju do të nxirrnit edhe sytë tuaj dhe do të m'i jepnit mua.
<scripture passage="Gal 4:15" parsed="|Gal|4|15|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.15" />
<sup>15</sup> A thua u bëra armiku juaj, duke ju thënë të vërtetën?
<scripture passage="Gal 4:16" parsed="|Gal|4|16|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.16" />
<sup>16</sup> Ata tregohen të zellshëm ndaj jush, por jo për qëllime të ndershme; madje ata duan t'ju shkëputin që të jeni të zellshëm ndaj tyre.
<scripture passage="Gal 4:17" parsed="|Gal|4|17|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.17" />
<sup>17</sup> Mirë është të jesh gjithnjë i zellshëm për të mirë, dhe jo vetëm kur ndodhem midis jush.
<scripture passage="Gal 4:18" parsed="|Gal|4|18|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.18" />
<sup>18</sup> Djemtë e mi, që unë i lind përsëri, derisa të formohet Krishti në ju!
<scripture passage="Gal 4:19" parsed="|Gal|4|19|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.19" />
<sup>19</sup> Do të doja tashti të isha midis jush dhe ta ndryshoja tingullin e zërit tim, sepse jam ndërdyshas ndaj jush.
<scripture passage="Gal 4:20" parsed="|Gal|4|20|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.20" />
<sup>20</sup> Po më thoni, ju që doni të jeni nën ligj, a nuk e dëgjoni ligjin?
<scripture passage="Gal 4:21" parsed="|Gal|4|21|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.21" />
<sup>21</sup> Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira.
<scripture passage="Gal 4:22" parsed="|Gal|4|22|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.22" />
<sup>22</sup> Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga e lira lindi për hir të premtimit.
<scripture passage="Gal 4:23" parsed="|Gal|4|23|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.23" />
<sup>23</sup> Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari.
<scripture passage="Gal 4:24" parsed="|Gal|4|24|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.24" />
<sup>24</sup> Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme; dhe ajo është skllave me bijtë e saj.
<scripture passage="Gal 4:25" parsed="|Gal|4|25|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.25" />
<sup>25</sup> Ndërsa Jeruzalemi nga lart është i lirë dhe është nëna e ne të gjithëve.
<scripture passage="Gal 4:26" parsed="|Gal|4|26|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.26" />
<sup>26</sup> Sepse është shkruar: ''Gëzohu ti, o shterpë, që nuk lind! Shpërthe dhe klith, ti që nuk i provon dhembjet e lindjes, sepse bijtë e së braktisurës do të jenë më të shumtë se të asaj që e kishte burrin''.
<scripture passage="Gal 4:27" parsed="|Gal|4|27|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.27" />
<sup>27</sup> Kurse ne, o vëllezër, jemi bij të premtimit, sikundër ishte Isaku.
<scripture passage="Gal 4:28" parsed="|Gal|4|28|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.28" />
<sup>28</sup> Po, sikurse atëherë ai që lindi sipas mishit përndiqte atë që kishte lindur sipas Frymës, kështu është edhe tani.
<scripture passage="Gal 4:29" parsed="|Gal|4|29|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.29" />
<sup>29</sup> Po çfarë thotë shkrimi? ''Dëboje skllaven dhe djalin e saj, sepse i biri i skllaves nuk mund të jetë trashëgimtar bashkë me djalin e së lirës''.
<scripture passage="Gal 4:30" parsed="|Gal|4|30|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.30" />
<sup>30</sup> Kështu, pra, vëllezër, ne nuk jemi bij të skllaves, por të së lirës.
<scripture passage="Gal 4:31" parsed="|Gal|4|31|0|0" osisRef="Bible:Gal.4.31" />
<sup>31</sup> Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën Krishti na liroi, dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë.
</p>
</div3>

<div3 title="Galatians 5" progress="94.09%" prev="Gal.4" next="Gal.6" id="Gal.5">
<h3 id="Gal.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Gal.5-p1">
<scripture passage="Gal 5:1" parsed="|Gal|5|1|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.1" />
<sup>1</sup> Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t'ju bëjë dobi aspak.
<scripture passage="Gal 5:2" parsed="|Gal|5|2|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.2" />
<sup>2</sup> Edhe i dëshmoj përsëri çdo njeriu që rrethpritet, se ai është i detyruar të zbatojë mbarë ligjin.
<scripture passage="Gal 5:3" parsed="|Gal|5|3|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.3" />
<sup>3</sup> Ju që kërkoni të shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti; ratë poshtë nga hiri.
<scripture passage="Gal 5:4" parsed="|Gal|5|4|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.4" />
<sup>4</sup> Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë,
<scripture passage="Gal 5:5" parsed="|Gal|5|5|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.5" />
<sup>5</sup> sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.
<scripture passage="Gal 5:6" parsed="|Gal|5|6|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.6" />
<sup>6</sup> Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës?
<scripture passage="Gal 5:7" parsed="|Gal|5|7|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.7" />
<sup>7</sup> Kjo bindje nuk vjen nga ai që ju thërret.
<scripture passage="Gal 5:8" parsed="|Gal|5|8|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.8" />
<sup>8</sup> Pak maja e bën të vijë gjithë brumin.
<scripture passage="Gal 5:9" parsed="|Gal|5|9|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.9" />
<sup>9</sup> Kam besim te Perëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin.
<scripture passage="Gal 5:10" parsed="|Gal|5|10|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.10" />
<sup>10</sup> Sa për mua, o vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj rrethprerjen, përse më përndjekin akoma? Atëherë skandali i kryqit ra poshtë.
<scripture passage="Gal 5:11" parsed="|Gal|5|11|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.11" />
<sup>11</sup> Oh, sikur ata që ju turbullojnë, të gjymtoheshin vetë!
<scripture passage="Gal 5:12" parsed="|Gal|5|12|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.12" />
<sup>12</sup> Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t'i shërbeni njëri-tjetrit.
<scripture passage="Gal 5:13" parsed="|Gal|5|13|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.13" />
<sup>13</sup> Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''.
<scripture passage="Gal 5:14" parsed="|Gal|5|14|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.14" />
<sup>14</sup> Sepse nëse ju kafshoni dhe hani njëri-tjetrin, ruhuni mos prisheni njëri nga tjetri.
<scripture passage="Gal 5:15" parsed="|Gal|5|15|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.15" />
<sup>15</sup> Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit,
<scripture passage="Gal 5:16" parsed="|Gal|5|16|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.16" />
<sup>16</sup> sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi.
<scripture passage="Gal 5:17" parsed="|Gal|5|17|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.17" />
<sup>17</sup> Por në qoftë se udhëhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nën ligj.
<scripture passage="Gal 5:18" parsed="|Gal|5|18|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.18" />
<sup>18</sup> Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,
<scripture passage="Gal 5:19" parsed="|Gal|5|19|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.19" />
<sup>19</sup> idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet,
<scripture passage="Gal 5:20" parsed="|Gal|5|20|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.20" />
<sup>20</sup> smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
<scripture passage="Gal 5:21" parsed="|Gal|5|21|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.21" />
<sup>21</sup> Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.
<scripture passage="Gal 5:22" parsed="|Gal|5|22|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.22" />
<sup>22</sup> Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.
<scripture passage="Gal 5:23" parsed="|Gal|5|23|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.23" />
<sup>23</sup> Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij.
<scripture passage="Gal 5:24" parsed="|Gal|5|24|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.24" />
<sup>24</sup> Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim.
<scripture passage="Gal 5:25" parsed="|Gal|5|25|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.25" />
<sup>25</sup> Le të mos jemi mburravecë, duke provokuar dhe duke pasur smirë njëri-tjetrin.
<scripture passage="Gal 5:26" parsed="|Gal|5|26|0|0" osisRef="Bible:Gal.5.26" />
<sup>26</sup> Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymëror, lartësojeni me frymë butësie. Por ki kujdes veten tënde, se mos tundohesh edhe ti.
</p>
</div3>

<div3 title="Galatians 6" progress="94.15%" prev="Gal.5" next="Eph" id="Gal.6">
<h3 id="Gal.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Gal.6-p1">
<scripture passage="Gal 6:1" parsed="|Gal|6|1|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.1" />
<sup>1</sup> Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.
<scripture passage="Gal 6:2" parsed="|Gal|6|2|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.2" />
<sup>2</sup> Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka, pa qenë asgjë, ai gënjen veten e vet.
<scripture passage="Gal 6:3" parsed="|Gal|6|3|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.3" />
<sup>3</sup> Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin.
<scripture passage="Gal 6:4" parsed="|Gal|6|4|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.4" />
<sup>4</sup> Sepse secili do të mbajë barrën e vet.
<scripture passage="Gal 6:5" parsed="|Gal|6|5|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.5" />
<sup>5</sup> Ai që merr mësim në fjalën, le ta bëjë pjestar të të gjitha të mirave të tij atë që e mëson.
<scripture passage="Gal 6:6" parsed="|Gal|6|6|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.6" />
<sup>6</sup> Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç'të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.
<scripture passage="Gal 6:7" parsed="|Gal|6|7|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.7" />
<sup>7</sup> Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme.
<scripture passage="Gal 6:8" parsed="|Gal|6|8|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.8" />
<sup>8</sup> Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.
<scripture passage="Gal 6:9" parsed="|Gal|6|9|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.9" />
<sup>9</sup> Prandaj, sa të kemi rast, le t'u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.
<scripture passage="Gal 6:10" parsed="|Gal|6|10|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.10" />
<sup>10</sup> Shikoni me çfarë shkronjash të mëdha ju kam shkruar me dorën time!
<scripture passage="Gal 6:11" parsed="|Gal|6|11|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.11" />
<sup>11</sup> Të gjithë ata që duan të duken të mirë në mish, ju shtrëngojnë që të rrethpriteni vetëm që të mos përndiqeni për kryqin e Krishtit.
<scripture passage="Gal 6:12" parsed="|Gal|6|12|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.12" />
<sup>12</sup> Sepse as vetë ata që rrethpriten nuk e zbatojnë ligjin, por duan që ju të rrethpriteni, që ata të mburren në mishin tuaj.
<scripture passage="Gal 6:13" parsed="|Gal|6|13|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.13" />
<sup>13</sup> Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota.
<scripture passage="Gal 6:14" parsed="|Gal|6|14|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.14" />
<sup>14</sup> Sepse në Jezu Krishtin as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por krijesa e re.
<scripture passage="Gal 6:15" parsed="|Gal|6|15|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.15" />
<sup>15</sup> Dhe të gjithë ata që do të ecin sipas kësaj rregulle paçin paqe dhe mëshirë, e ashtu qoftë edhe për Izraelin e Perëndisë.
<scripture passage="Gal 6:16" parsed="|Gal|6|16|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.16" />
<sup>16</sup> Tash e tutje askush të mos më trazojë, sepse unë mbaj në trupin tim shenjat e Zotit Jezus.
<scripture passage="Gal 6:17" parsed="|Gal|6|17|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.17" />
<sup>17</sup> Vëllezër, hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen.
<scripture passage="Gal 6:18" parsed="|Gal|6|18|0|0" osisRef="Bible:Gal.6.18" />
<sup>18</sup> Pali, apostulli i Jezu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, shenjtorëve që janë në Efes dhe besimtarëve në Jezu Krishtin:
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Ephesians" progress="94.20%" prev="Gal.6" next="Eph.1" id="Eph">
<h2 id="Eph-p0.1">Ephesians</h2>

<div3 title="Ephesians 1" progress="94.20%" prev="Eph" next="Eph.2" id="Eph.1">
<h3 id="Eph.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Eph.1-p1">
<scripture passage="Eph 1:1" parsed="|Eph|1|1|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.1" />
<sup>1</sup> Hir dhe paqe qoftë mbi ju prej Perëndisë, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
<scripture passage="Eph 1:2" parsed="|Eph|1|2|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.2" />
<sup>2</sup> I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore në Krishtin,
<scripture passage="Eph 1:3" parsed="|Eph|1|3|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.3" />
<sup>3</sup> sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota, që të jemi të shenjtë dhe të papërlyer përpara tij në dashuri,
<scripture passage="Eph 1:4" parsed="|Eph|1|4|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.4" />
<sup>4</sup> duke na paracaktuar që të birësohemi në veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet,
<scripture passage="Eph 1:5" parsed="|Eph|1|5|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.5" />
<sup>5</sup> për lëvdim të lavdisë së hirit të tij, me të cilin na bëri të pëlqyer në të dashurin Birin e tij,
<scripture passage="Eph 1:6" parsed="|Eph|1|6|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.6" />
<sup>6</sup> në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurivë së hirit të tij,
<scripture passage="Eph 1:7" parsed="|Eph|1|7|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.7" />
<sup>7</sup> të cilin e bëri të teprojë ndaj nesh me gjithë urtësinë dhe mençurinë,
<scripture passage="Eph 1:8" parsed="|Eph|1|8|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.8" />
<sup>8</sup> duke bërë të njohur tek ne misterin e vullnetit të tij sipas pëlqimit të tij, që ai e kish përcaktuar me veten e tij,
<scripture passage="Eph 1:9" parsed="|Eph|1|9|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.9" />
<sup>9</sup> që, kur të plotësoheshin kohërat, t'i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato që janë mbi dhe.
<scripture passage="Eph 1:10" parsed="|Eph|1|10|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.10" />
<sup>10</sup> Në të edhe kemi qenë zgjedhur për një trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij,
<scripture passage="Eph 1:11" parsed="|Eph|1|11|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.11" />
<sup>11</sup> që ne të jemi për lëvdim të lavdisë së tij, ne që shpresuam qysh më parë në Krishtin.
<scripture passage="Eph 1:12" parsed="|Eph|1|12|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.12" />
<sup>12</sup> Në të edhe ju, pasi e dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj, dhe pasi besuat, u vulosët me Frymën e Shenjtë të premtimit,
<scripture passage="Eph 1:13" parsed="|Eph|1|13|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.13" />
<sup>13</sup> i cili është kapari i trashëgimisë tonë, për shpengimin e plotë të zotërimit të blerë, për lëvdim të lavdisë së tij.
<scripture passage="Eph 1:14" parsed="|Eph|1|14|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.14" />
<sup>14</sup> Prandaj edhe unë, qëkur dëgjova për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë që keni ndaj gjithë shenjtorëve,
<scripture passage="Eph 1:15" parsed="|Eph|1|15|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.15" />
<sup>15</sup> nuk pushoj së falënderuari për ju dhe duke ju kujtuar në lutjet e mia,
<scripture passage="Eph 1:16" parsed="|Eph|1|16|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.16" />
<sup>16</sup> që Perëndia i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i lavdisë, t'ju japë juve Frymën e diturisë dhe të zbulesës, në njohurinë e tij,
<scripture passage="Eph 1:17" parsed="|Eph|1|17|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.17" />
<sup>17</sup> dhe t'u ndriçojë sytë e mendjes suaj, që të dini cila është shpresa e thirrjes së tij dhe cilat janë pasuritë e lavdisë së trashëgimisë së tij në shenjtorët,
<scripture passage="Eph 1:18" parsed="|Eph|1|18|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.18" />
<sup>18</sup> dhe cila është madhështia e jashtëzakonshme e fuqisë së tij ndaj nesh, që besojmë sipas veprimit të forcës së fuqisë së tij,
<scripture passage="Eph 1:19" parsed="|Eph|1|19|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.19" />
<sup>19</sup> të cilën e vuri në veprim në Krishtin, duke e ringjallur prej së vdekurish dhe duke e vënë të ulej në të djathtën e tij në vendet qiellore,
<scripture passage="Eph 1:20" parsed="|Eph|1|20|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.20" />
<sup>20</sup> përmbi çdo principatë, pushtet, fuqi, zotërim dhe çdo emër që përmendet jo vetëm në këtë epokë, por edhe në atë të ardhme,
<scripture passage="Eph 1:21" parsed="|Eph|1|21|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.21" />
<sup>21</sup> dhe vuri çdo gjë nën këmbët e tij, edhe ia dha për krye përmbi çdo gjë kishës,
<scripture passage="Eph 1:22" parsed="|Eph|1|22|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.22" />
<sup>22</sup> e cila është trupi i tij, plotësia i atij që mbush çdo gjë në të gjithë.
<scripture passage="Eph 1:23" parsed="|Eph|1|23|0|0" osisRef="Bible:Eph.1.23" />
<sup>23</sup> Ai ju dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate,
</p>
</div3>

<div3 title="Ephesians 2" progress="94.26%" prev="Eph.1" next="Eph.3" id="Eph.2">
<h3 id="Eph.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Eph.2-p1">
<scripture passage="Eph 2:1" parsed="|Eph|2|1|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.1" />
<sup>1</sup> në të cilat keni ecur dikur, sipas ecjës së kësaj bote, sipas prijësit të pushtetit të erës, sipas frymës që vepron tani në bijtë e mosbindjes,
<scripture passage="Eph 2:2" parsed="|Eph|2|2|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.2" />
<sup>2</sup> ndërmjet të cilëve edhe ne dikur jetuam në lakmitë e mishit tonë duke i plotësuar dëshirat e mishit dhe të mendjes, dhe ishim prej natyre bij të zemërimit, ashtu si edhe të tjerët.
<scripture passage="Eph 2:3" parsed="|Eph|2|3|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.3" />
<sup>3</sup> Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi,
<scripture passage="Eph 2:4" parsed="|Eph|2|4|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.4" />
<sup>4</sup> edhe atëherë kur ishim të vdekur në faje, na dha jetë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit),
<scripture passage="Eph 2:5" parsed="|Eph|2|5|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.5" />
<sup>5</sup> edhe na ringjalli me të, dhe me të na vuri të rrimë në vendet qiellore në Krishtin Jezus,
<scripture passage="Eph 2:6" parsed="|Eph|2|6|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.6" />
<sup>6</sup> për të treguar në epokat që do të vijnë pasurinë e pamasë të hirit të tij, me anë të mirësisë ndaj nesh në Krishtin Jezus.
<scripture passage="Eph 2:7" parsed="|Eph|2|7|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.7" />
<sup>7</sup> Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,
<scripture passage="Eph 2:8" parsed="|Eph|2|8|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.8" />
<sup>8</sup> jo nga vepra, që të mos mburret askush.
<scripture passage="Eph 2:9" parsed="|Eph|2|9|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.9" />
<sup>9</sup> Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.
<scripture passage="Eph 2:10" parsed="|Eph|2|10|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.10" />
<sup>10</sup> Prandaj kujtohuni se dikur ju johebrenj në mish, të quajtur të parrethprerë nga ata që e quajnë veten të rrethprerë, sepse të tillë u bënë në mish, nga dora e njeriut,
<scripture passage="Eph 2:11" parsed="|Eph|2|11|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.11" />
<sup>11</sup> ishit në atë kohë pa Krishtin, të huaj në qytetërinë e Izraelit dhe të huaj për besëlidhjen e premtimit, pa pasur shpresë dhe duke qënë pa Perëndi në botë.
<scripture passage="Eph 2:12" parsed="|Eph|2|12|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.12" />
<sup>12</sup> Por tani, në Krishtin Jezus, ju që dikur ishit larg, u afruat me anë të gjakut të Krishtit.
<scripture passage="Eph 2:13" parsed="|Eph|2|13|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.13" />
<sup>13</sup> Ai në fakt, është paqja jonë, ai që ka bërë nga të dy popujt një dhe ka shembur murin e ndarjes,
<scripture passage="Eph 2:14" parsed="|Eph|2|14|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.14" />
<sup>14</sup> duke e prishur armiqësinë në mishin e tij, ligjin e urdhërimeve të përftuar nga porosi, për të krijuar në vetvete nga dy një njeri të ri, duke bërë paqen,
<scripture passage="Eph 2:15" parsed="|Eph|2|15|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.15" />
<sup>15</sup> dhe për t'i pajtuar të dy me Perëndinë në një trup të vetëm me anë të kryqit, mbasi vrau armiqësinë në vetvete.
<scripture passage="Eph 2:16" parsed="|Eph|2|16|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.16" />
<sup>16</sup> Dhe ai erdhi për t'ju shpallur paqen, juve që ishit larg dhe atyre që ishin afër,
<scripture passage="Eph 2:17" parsed="|Eph|2|17|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.17" />
<sup>17</sup> sepse përmes tij që të dy kemi hyrje tek Ati nëpër një Frymë të vetme.
<scripture passage="Eph 2:18" parsed="|Eph|2|18|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.18" />
<sup>18</sup> Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë,
<scripture passage="Eph 2:19" parsed="|Eph|2|19|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.19" />
<sup>19</sup> të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qënë Jezu Krishti vetë guri i qoshes,
<scripture passage="Eph 2:20" parsed="|Eph|2|20|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.20" />
<sup>20</sup> mbi të cilin gjithë ndërtesa, e lidhur mirë, rritet për të qenë një tempull i shenjtë në Zotin,
<scripture passage="Eph 2:21" parsed="|Eph|2|21|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.21" />
<sup>21</sup> në të cilin edhe ju jeni bashkëndërtuar për të qenë një banesë e Perëndisë në Frymë.
<scripture passage="Eph 2:22" parsed="|Eph|2|22|0|0" osisRef="Bible:Eph.2.22" />
<sup>22</sup> Për këtë arsye unë, Pali, jam i burgosuri i Jezu Krishtit për ju johebrenjtë,
</p>
</div3>

<div3 title="Ephesians 3" progress="94.32%" prev="Eph.2" next="Eph.4" id="Eph.3">
<h3 id="Eph.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Eph.3-p1">
<scripture passage="Eph 3:1" parsed="|Eph|3|1|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.1" />
<sup>1</sup> dhe nëse keni dëgjuar për dhënien e hirit të Perëndisë, që më është besuar për ju;
<scripture passage="Eph 3:2" parsed="|Eph|3|2|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.2" />
<sup>2</sup> se si, me zbulesë, ai ma bëri të njohur misterin, sikurse ju shkrova më përpara me pak fjalë.
<scripture passage="Eph 3:3" parsed="|Eph|3|3|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.3" />
<sup>3</sup> Duke i lexuar këto, ju mund të kuptoni cila është inteligjenca ime në misterin e Krishtit,
<scripture passage="Eph 3:4" parsed="|Eph|3|4|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.4" />
<sup>4</sup> që nuk iu bë i njohur në epokat e tjera bijve të njerëzve, ashtu si iu zbulua tani apostujve të shenjtë dhe profetëve të tij me anë të Frymës,
<scripture passage="Eph 3:5" parsed="|Eph|3|5|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.5" />
<sup>5</sup> që johebrenjtë të jenë bashkëtrashëgimtarë të të njëjtit trup dhe bashkëpjesëtarë të premtimit të tij në Krishtin nëpërmjet ungjillit,
<scripture passage="Eph 3:6" parsed="|Eph|3|6|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.6" />
<sup>6</sup> shërbenjës i të cilit u bëra, sipas dhunëtisë së hirit të Perëndisë që m'u dha në sajë të fuqisë së tij.
<scripture passage="Eph 3:7" parsed="|Eph|3|7|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.7" />
<sup>7</sup> Mua, më të voglit nga të gjithë shenjtorët, m'u dha ky hir për të shpallur midis johebrenjve pasuritë e papërshkrueshme të Krishtit,
<scripture passage="Eph 3:8" parsed="|Eph|3|8|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.8" />
<sup>8</sup> dhe për t'u manifestuar të gjithëve pjesëmarrjen e misterit, i cili nga epokat më të lashta qe fshehur në Perëndinë, i cili krijoi të gjitha gjërat nëpërmjet Jezu Krishtit;
<scripture passage="Eph 3:9" parsed="|Eph|3|9|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.9" />
<sup>9</sup> që nëpërmjet kishës, në kohën e tashme u manifestohej principatave dhe pushtetëve, në vendet qiellore, dituria e shumëllojshme e Perëndisë,
<scripture passage="Eph 3:10" parsed="|Eph|3|10|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.10" />
<sup>10</sup> sipas qëllimit të përjetshëm që ai kreu në Krishtin Jezus, Zotin tonë,
<scripture passage="Eph 3:11" parsed="|Eph|3|11|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.11" />
<sup>11</sup> në të cilin kemi lirinë dhe hyrjen te Perëndia në mirëbesimin nëpërmjet besimit në të.
<scripture passage="Eph 3:12" parsed="|Eph|3|12|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.12" />
<sup>12</sup> Për këtë arsye ju lutem që të mos dekurajoheni për shkak të mundimeve të mia që vuaj për ju, e cila është lavdia juaj.
<scripture passage="Eph 3:13" parsed="|Eph|3|13|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.13" />
<sup>13</sup> Për këtë arsye unë po i ul gjunjët e mi përpara Atit të Zotit tonë Jezu Krisht,
<scripture passage="Eph 3:14" parsed="|Eph|3|14|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.14" />
<sup>14</sup> nga i cili merr emër çdo familje në qiejt dhe mbi tokë,
<scripture passage="Eph 3:15" parsed="|Eph|3|15|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.15" />
<sup>15</sup> që t'ju japë, sipas pasurisë së lavdisë së vet, të forcoheni me fuqi nëpërmjet Frymës të tij në njeriun e përbrendshëm,
<scripture passage="Eph 3:16" parsed="|Eph|3|16|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.16" />
<sup>16</sup> që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit,
<scripture passage="Eph 3:17" parsed="|Eph|3|17|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.17" />
<sup>17</sup> që, të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët cila është gjërësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia,
<scripture passage="Eph 3:18" parsed="|Eph|3|18|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.18" />
<sup>18</sup> dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.
<scripture passage="Eph 3:19" parsed="|Eph|3|19|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.19" />
<sup>19</sup> Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë,
<scripture passage="Eph 3:20" parsed="|Eph|3|20|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.20" />
<sup>20</sup> atij i qoftë lavdia në kishën në Krishtin Jezus për të gjitha brezat, në jetë të jetëve. Amen.
<scripture passage="Eph 3:21" parsed="|Eph|3|21|0|0" osisRef="Bible:Eph.3.21" />
<sup>21</sup> Unë, pra, i burgosuri për Zotin, ju bëj thirrje që të ecni denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirrët,
</p>
</div3>

<div3 title="Ephesians 4" progress="94.38%" prev="Eph.3" next="Eph.5" id="Eph.4">
<h3 id="Eph.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Eph.4-p1">
<scripture passage="Eph 4:1" parsed="|Eph|4|1|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.1" />
<sup>1</sup> me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri,
<scripture passage="Eph 4:2" parsed="|Eph|4|2|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.2" />
<sup>2</sup> duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes.
<scripture passage="Eph 4:3" parsed="|Eph|4|3|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.3" />
<sup>3</sup> Éshtë një trup i vetëm dhe një Frym i vetëm, sikurse ju u thirrët në shpresën e vetme të thirrjes suaj.
<scripture passage="Eph 4:4" parsed="|Eph|4|4|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.4" />
<sup>4</sup> Éshtë një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm,
<scripture passage="Eph 4:5" parsed="|Eph|4|5|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.5" />
<sup>5</sup> një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.
<scripture passage="Eph 4:6" parsed="|Eph|4|6|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.6" />
<sup>6</sup> Po secilit nga ne iu dha hiri sipas masës së dhuntisë së Krishtit.
<scripture passage="Eph 4:7" parsed="|Eph|4|7|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.7" />
<sup>7</sup> Për ç'ka Shkrimi thotë: ''Kur ai u ngjit lart, ai e burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerëzve''.
<scripture passage="Eph 4:8" parsed="|Eph|4|8|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.8" />
<sup>8</sup> Tani kjo: ''Ai u ngjit'', ç'do të thotë tjetër përveç se ai më parë edhe kishte zbritur në pjesët më të ulta të dheut?
<scripture passage="Eph 4:9" parsed="|Eph|4|9|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.9" />
<sup>9</sup> Ai që zbriti është po ai që edhe u ngjit përmbi të gjithë qiejt, për të përmbushur të gjitha gjërat.
<scripture passage="Eph 4:10" parsed="|Eph|4|10|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.10" />
<sup>10</sup> Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues,
<scripture passage="Eph 4:11" parsed="|Eph|4|11|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.11" />
<sup>11</sup> për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit,
<scripture passage="Eph 4:12" parsed="|Eph|4|12|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.12" />
<sup>12</sup> derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit,
<scripture passage="Eph 4:13" parsed="|Eph|4|13|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.13" />
<sup>13</sup> që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit,
<scripture passage="Eph 4:14" parsed="|Eph|4|14|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.14" />
<sup>14</sup> por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti.
<scripture passage="Eph 4:15" parsed="|Eph|4|15|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.15" />
<sup>15</sup> Prej të cilit gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe sipas forcës së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri.
<scripture passage="Eph 4:16" parsed="|Eph|4|16|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.16" />
<sup>16</sup> Këtë, pra, po dëshmoj në Zotin: të mos ecni më si po ecin ende johebrenjtë e tjerë, në kotësinë e mendjes së tyre,
<scripture passage="Eph 4:17" parsed="|Eph|4|17|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.17" />
<sup>17</sup> të errësuar në mendje, të shkëputur nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre.
<scripture passage="Eph 4:18" parsed="|Eph|4|18|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.18" />
<sup>18</sup> Ata, duke u bërë të pandjeshëm, e dhanë veten në shthurje, duke kryer çdo papastërti me lakmi të pangopur.
<scripture passage="Eph 4:19" parsed="|Eph|4|19|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.19" />
<sup>19</sup> Por ju nuk e keni njohur kështu Krishtin,
<scripture passage="Eph 4:20" parsed="|Eph|4|20|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.20" />
<sup>20</sup> në qoftë se e keni dëgjuar atë dhe keni qënë të mësuar në të sipas së vërtetës që është në Jezusin,
<scripture passage="Eph 4:21" parsed="|Eph|4|21|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.21" />
<sup>21</sup> që të zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës,
<scripture passage="Eph 4:22" parsed="|Eph|4|22|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.22" />
<sup>22</sup> dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suaj
<scripture passage="Eph 4:23" parsed="|Eph|4|23|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.23" />
<sup>23</sup> dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.
<scripture passage="Eph 4:24" parsed="|Eph|4|24|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.24" />
<sup>24</sup> Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili t'i thotë të vërtetën të afërmit të vet, sepse jemi gjymtyrë, njeri me tjetrin.
<scripture passage="Eph 4:25" parsed="|Eph|4|25|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.25" />
<sup>25</sup> Zemërohuni dhe mos mëkatoni; dielli të mos perëndojë mbi inatin tuaj;
<scripture passage="Eph 4:26" parsed="|Eph|4|26|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.26" />
<sup>26</sup> dhe mos i jepni vend djallit.
<scripture passage="Eph 4:27" parsed="|Eph|4|27|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.27" />
<sup>27</sup> Ai që vidhte, le të mos vjedhë më, por më tepër të mundohet duke bërë ndonjë punë të mirë me duart e veta, që të ketë t'i japë diçka atij që ka nevojë.
<scripture passage="Eph 4:28" parsed="|Eph|4|28|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.28" />
<sup>28</sup> Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t'u japë hir atyre që dëgjojnë.
<scripture passage="Eph 4:29" parsed="|Eph|4|29|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.29" />
<sup>29</sup> Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë, me të cilin u vulosët për ditën e shpengimit.
<scripture passage="Eph 4:30" parsed="|Eph|4|30|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.30" />
<sup>30</sup> Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi.
<scripture passage="Eph 4:31" parsed="|Eph|4|31|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.31" />
<sup>31</sup> Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.
<scripture passage="Eph 4:32" parsed="|Eph|4|32|0|0" osisRef="Bible:Eph.4.32" />
<sup>32</sup> Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur,
</p>
</div3>

<div3 title="Ephesians 5" progress="94.46%" prev="Eph.4" next="Eph.6" id="Eph.5">
<h3 id="Eph.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Eph.5-p1">
<scripture passage="Eph 5:1" parsed="|Eph|5|1|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.1" />
<sup>1</sup> edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë.
<scripture passage="Eph 5:2" parsed="|Eph|5|2|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.2" />
<sup>2</sup> Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush;
<scripture passage="Eph 5:3" parsed="|Eph|5|3|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.3" />
<sup>3</sup> as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falenderime.
<scripture passage="Eph 5:4" parsed="|Eph|5|4|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.4" />
<sup>4</sup> Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.
<scripture passage="Eph 5:5" parsed="|Eph|5|5|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.5" />
<sup>5</sup> Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.
<scripture passage="Eph 5:6" parsed="|Eph|5|6|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.6" />
<sup>6</sup> Mos jini, pra, shokë me ta.
<scripture passage="Eph 5:7" parsed="|Eph|5|7|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.7" />
<sup>7</sup> Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës,
<scripture passage="Eph 5:8" parsed="|Eph|5|8|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.8" />
<sup>8</sup> sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë,
<scripture passage="Eph 5:9" parsed="|Eph|5|9|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.9" />
<sup>9</sup> duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë.
<scripture passage="Eph 5:10" parsed="|Eph|5|10|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.10" />
<sup>10</sup> Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni,
<scripture passage="Eph 5:11" parsed="|Eph|5|11|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.11" />
<sup>11</sup> sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen.
<scripture passage="Eph 5:12" parsed="|Eph|5|12|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.12" />
<sup>12</sup> Kurse të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë.
<scripture passage="Eph 5:13" parsed="|Eph|5|13|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.13" />
<sup>13</sup> Prandaj Shkrimi thotë: ''Zgjohu, ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të shndrisë mbi ty''.
<scripture passage="Eph 5:14" parsed="|Eph|5|14|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.14" />
<sup>14</sup> Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit,
<scripture passage="Eph 5:15" parsed="|Eph|5|15|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.15" />
<sup>15</sup> duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta.
<scripture passage="Eph 5:16" parsed="|Eph|5|16|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.16" />
<sup>16</sup> Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit.
<scripture passage="Eph 5:17" parsed="|Eph|5|17|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.17" />
<sup>17</sup> Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë,
<scripture passage="Eph 5:18" parsed="|Eph|5|18|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.18" />
<sup>18</sup> duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj,
<scripture passage="Eph 5:19" parsed="|Eph|5|19|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.19" />
<sup>19</sup> duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;
<scripture passage="Eph 5:20" parsed="|Eph|5|20|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.20" />
<sup>20</sup> nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!
<scripture passage="Eph 5:21" parsed="|Eph|5|21|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.21" />
<sup>21</sup> Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,
<scripture passage="Eph 5:22" parsed="|Eph|5|22|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.22" />
<sup>22</sup> sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.
<scripture passage="Eph 5:23" parsed="|Eph|5|23|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.23" />
<sup>23</sup> Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.
<scripture passage="Eph 5:24" parsed="|Eph|5|24|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.24" />
<sup>24</sup> Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të,
<scripture passage="Eph 5:25" parsed="|Eph|5|25|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.25" />
<sup>25</sup> që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës,
<scripture passage="Eph 5:26" parsed="|Eph|5|26|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.26" />
<sup>26</sup> që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme.
<scripture passage="Eph 5:27" parsed="|Eph|5|27|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.27" />
<sup>27</sup> Kështu burrat duhet t'i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.
<scripture passage="Eph 5:28" parsed="|Eph|5|28|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.28" />
<sup>28</sup> Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën,
<scripture passage="Eph 5:29" parsed="|Eph|5|29|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.29" />
<sup>29</sup> sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij.
<scripture passage="Eph 5:30" parsed="|Eph|5|30|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.30" />
<sup>30</sup> ''Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm''.
<scripture passage="Eph 5:31" parsed="|Eph|5|31|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.31" />
<sup>31</sup> Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën.
<scripture passage="Eph 5:32" parsed="|Eph|5|32|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.32" />
<sup>32</sup> Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin.
<scripture passage="Eph 5:33" parsed="|Eph|5|33|0|0" osisRef="Bible:Eph.5.33" />
<sup>33</sup> Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë.
</p>
</div3>

<div3 title="Ephesians 6" progress="94.54%" prev="Eph.5" next="Phil" id="Eph.6">
<h3 id="Eph.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Eph.6-p1">
<scripture passage="Eph 6:1" parsed="|Eph|6|1|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.1" />
<sup>1</sup> ''Ndero babanë tënd dhe nënën tënde'', ky është urdhërimi i parë me premtim,
<scripture passage="Eph 6:2" parsed="|Eph|6|2|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.2" />
<sup>2</sup> ''që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe''.
<scripture passage="Eph 6:3" parsed="|Eph|6|3|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.3" />
<sup>3</sup> Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijtë tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.
<scripture passage="Eph 6:4" parsed="|Eph|6|4|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.4" />
<sup>4</sup> Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit,
<scripture passage="Eph 6:5" parsed="|Eph|6|5|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.5" />
<sup>5</sup> duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t'u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër,
<scripture passage="Eph 6:6" parsed="|Eph|6|6|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.6" />
<sup>6</sup> duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit,
<scripture passage="Eph 6:7" parsed="|Eph|6|7|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.7" />
<sup>7</sup> duke ditur se gjithsecili, qoftë skllav apo i lirë, po të bëjë të mirën, do të marrë shpërblimin nga Zoti.
<scripture passage="Eph 6:8" parsed="|Eph|6|8|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.8" />
<sup>8</sup> Dhe ju, zotërinj, bëni po kështu ndaj tyre, duke i lënë kërcënimet, duke ditur që i tyre dhe juaji Zot është në qiell dhe se tek ai nuk ka asnjë anësi.
<scripture passage="Eph 6:9" parsed="|Eph|6|9|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.9" />
<sup>9</sup> Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij.
<scripture passage="Eph 6:10" parsed="|Eph|6|10|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.10" />
<sup>10</sup> Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit,
<scripture passage="Eph 6:11" parsed="|Eph|6|11|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.11" />
<sup>11</sup> sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.
<scripture passage="Eph 6:12" parsed="|Eph|6|12|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.12" />
<sup>12</sup> Prandaj merreni të gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi t'i keni kryer çdo gjë.
<scripture passage="Eph 6:13" parsed="|Eph|6|13|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.13" />
<sup>13</sup> Qëndroni, pra, të fortë, duke patur në ijë brezin e së vërtetës, të veshur me parzmoren e drejtësisë,
<scripture passage="Eph 6:14" parsed="|Eph|6|14|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.14" />
<sup>14</sup> dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të paqes,
<scripture passage="Eph 6:15" parsed="|Eph|6|15|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.15" />
<sup>15</sup> mbi të gjitha, duke marrë mburojën e besimit, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut.
<scripture passage="Eph 6:16" parsed="|Eph|6|16|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.16" />
<sup>16</sup> Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë,
<scripture passage="Eph 6:17" parsed="|Eph|6|17|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.17" />
<sup>17</sup> duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët,
<scripture passage="Eph 6:18" parsed="|Eph|6|18|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.18" />
<sup>18</sup> dhe edhe për mua, që kur të hap gojën time, të më jepet të flas lirësisht për ta bërë të njohur misterin e ungjillit,
<scripture passage="Eph 6:19" parsed="|Eph|6|19|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.19" />
<sup>19</sup> për të cilin jam i dërguari në pranga, që të mund të shpall lirësisht, siç e kam për detyrë.
<scripture passage="Eph 6:20" parsed="|Eph|6|20|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.20" />
<sup>20</sup> Por, që ta dini edhe ju si jam dhe çfarë bëj, Tikiku, vëllai i dashur dhe shërbenjësi besnik në Zotin, do t'ju informojë për të gjitha;
<scripture passage="Eph 6:21" parsed="|Eph|6|21|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.21" />
<sup>21</sup> të cilin pikërisht për këtë qëllim po ju kam dërguar, që të jeni në dijeni të gjendjes sonë dhe të ngushëllojë zemrat tuaja.
<scripture passage="Eph 6:22" parsed="|Eph|6|22|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.22" />
<sup>22</sup> Paqe vëllezërve dhe dashuri me besim nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht.
<scripture passage="Eph 6:23" parsed="|Eph|6|23|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.23" />
<sup>23</sup> Hiri qoftë me të gjithë ata që duan Zotin tonë Jezu Krisht me sinqeritet.
<scripture passage="Eph 6:24" parsed="|Eph|6|24|0|0" osisRef="Bible:Eph.6.24" />
<sup>24</sup> Pali dhe Timoteu, shërbëtorë të Jezu Krishtit, gjithë shenjtorëve në Jezu Krishtin që janë në Filipi, bashkë me peshkopët dhe dhjakët:
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Philippians" progress="94.61%" prev="Eph.6" next="Phil.1" id="Phil">
<h2 id="Phil-p0.1">Philippians</h2>

<div3 title="Philippians 1" progress="94.61%" prev="Phil" next="Phil.2" id="Phil.1">
<h3 id="Phil.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Phil.1-p1">
<scripture passage="Phil 1:1" parsed="|Phil|1|1|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.1" />
<sup>1</sup> paçi hir e paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
<scripture passage="Phil 1:2" parsed="|Phil|1|2|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.2" />
<sup>2</sup> E falënderoj Perëndinë tim, sa herë që ju kujtoj,
<scripture passage="Phil 1:3" parsed="|Phil|1|3|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.3" />
<sup>3</sup> duke iu lutur gjithmonë me gëzim për ju të gjithë në çdo lutje që bëj,
<scripture passage="Phil 1:4" parsed="|Phil|1|4|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.4" />
<sup>4</sup> për pjesëmarrjen tuaj në ungjillin që nga dita e parë e deri tani,
<scripture passage="Phil 1:5" parsed="|Phil|1|5|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.5" />
<sup>5</sup> duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.
<scripture passage="Phil 1:6" parsed="|Phil|1|6|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.6" />
<sup>6</sup> Dhe është e drejtë që unë të ndjej këto për ju të gjithë, sepse ju kam në zemër, sepse ju si në vargonjtë e mi ashtu edhe në mbrojtjen dhe në vërtetimin e ungjillit jeni të gjithë pjestarë me mua të hirit.
<scripture passage="Phil 1:7" parsed="|Phil|1|7|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.7" />
<sup>7</sup> Sepse Perëndia, është dëshmitari im, si ju dua të gjithë me dashuri të zjarrtë në Jezu Krisht.
<scripture passage="Phil 1:8" parsed="|Phil|1|8|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.8" />
<sup>8</sup> Dhe për këtë lutem që dashuria juaj të teprojë gjithnjë e më shumë në njohuri dhe në çdo dallim,
<scripture passage="Phil 1:9" parsed="|Phil|1|9|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.9" />
<sup>9</sup> që të dalloni gjërat më të mira dhe të mund të jeni të pastër dhe panjollë për ditën e Krishtit,
<scripture passage="Phil 1:10" parsed="|Phil|1|10|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.10" />
<sup>10</sup> të mbushur me fryte drejtësie që arrihen me anë të Jezu Krishtit, për lavdi e për lëvdim të Perëndisë.
<scripture passage="Phil 1:11" parsed="|Phil|1|11|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.11" />
<sup>11</sup> Tani, vëllezër dua ta dini, se gjërat që më kanë ndodhur ndihmuan më shumë për përhapjen e ungjillit,
<scripture passage="Phil 1:12" parsed="|Phil|1|12|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.12" />
<sup>12</sup> aq sa gjithë pretoriumi dhe të tjerët mbarë e dinë se unë jam në vargonj për Krishtin;
<scripture passage="Phil 1:13" parsed="|Phil|1|13|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.13" />
<sup>13</sup> dhe pjesa më e madhe e vëllezërve në Zotin, të inkurajuar nga vargonjtë e mia, kanë marrë me shumë guxim në shpalljen e fjalës së Perëndisë pa frikë.
<scripture passage="Phil 1:14" parsed="|Phil|1|14|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.14" />
<sup>14</sup> Disa me të vërtetë predikojnë Krishtin edhe për smirë dhe për grindje, por disa të tjerë me vullnet të mirë.
<scripture passage="Phil 1:15" parsed="|Phil|1|15|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.15" />
<sup>15</sup> Këta e predikojnë Krishtin për grindje, me qëllime jo të pastra, duke menduar që t'u shtojnë pikëllimin vargonjve të mia.
<scripture passage="Phil 1:16" parsed="|Phil|1|16|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.16" />
<sup>16</sup> kurse ata e bëjnë nga dashuria, duke ditur se unë jam vënë për mbrojtjen e ungjillit.
<scripture passage="Phil 1:17" parsed="|Phil|1|17|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.17" />
<sup>17</sup> Ç'rëndësi ka? Sido që të jetë, me shtirje o sinqerisht, Krishti shpallet; dhe për këtë unë gëzohem, dhe do të gëzohem.
<scripture passage="Phil 1:18" parsed="|Phil|1|18|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.18" />
<sup>18</sup> E di në fakt, se kjo do të dalë për shpëtimin tim, me anë të lutjes suaj dhe me ndihmën e Frymës së Jezu Krishtit,
<scripture passage="Phil 1:19" parsed="|Phil|1|19|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.19" />
<sup>19</sup> sipas të priturit tim me padurim dhe me shpresë, se unë nuk do të turpërohem në asnjë gjë, por me çdo guxim, tani si gjithmonë, Krishti do të madhërohet në trupin tim, ose me jetën ose me vdekjen.
<scripture passage="Phil 1:20" parsed="|Phil|1|20|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.20" />
<sup>20</sup> Sepse për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim.
<scripture passage="Phil 1:21" parsed="|Phil|1|21|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.21" />
<sup>21</sup> Por nuk e di se jeta në mish të jetë për mua një punë e frytshme, as mund të them çfarë duhej të zgjedh,
<scripture passage="Phil 1:22" parsed="|Phil|1|22|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.22" />
<sup>22</sup> sepse unë jam i shtrënguar nga dy anë, sepse kam dëshirë të iki nga kjo çadër dhe të jem bashkë me Krishtin, gjëja më e mirë,
<scripture passage="Phil 1:23" parsed="|Phil|1|23|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.23" />
<sup>23</sup> por të qëndruarit në mish është më i nevojshëm për ju.
<scripture passage="Phil 1:24" parsed="|Phil|1|24|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.24" />
<sup>24</sup> Këtë e di me siguri, që do të rri dhe qëndroj me ju të gjithë për përparimin tuaj dhe për gëzimin e besimit tuaj.
<scripture passage="Phil 1:25" parsed="|Phil|1|25|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.25" />
<sup>25</sup> që mburrja tuaj për mua të teprojë në Jezu Krishtin, për praninë time sërish midis jush.
<scripture passage="Phil 1:26" parsed="|Phil|1|26|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.26" />
<sup>26</sup> Ju veç, silluni në mënyrë të denjë në ungjillin e Krishtit, që, kur të vij e t'ju shoh, ose nga larg kur s'jam aty, të dëgjoj për ju se qëndroni fort në një frymë të përbashkët, duke luftuar bashkë me një shpirt për besimin e ungjillit,
<scripture passage="Phil 1:27" parsed="|Phil|1|27|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.27" />
<sup>27</sup> duke mos u lënë të trembeni në asnjë gjë nga kundërshtarët; kjo është për ta një provë humbjeje, kurse për ju shpëtimi, edhe kjo nga ana e Perëndisë.
<scripture passage="Phil 1:28" parsed="|Phil|1|28|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.28" />
<sup>28</sup> Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit, jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të,
<scripture passage="Phil 1:29" parsed="|Phil|1|29|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.29" />
<sup>29</sup> duke patur të njejtën beteje që e patë në mua, dhe tani po dëgjoni që është në mua.
<scripture passage="Phil 1:30" parsed="|Phil|1|30|0|0" osisRef="Bible:Phil.1.30" />
<sup>30</sup> Pra, në qofte se ka ndonjë ngushëllim në Krisht, ndonjë ngushëllim dashurie, ndonjë pjesëmarrje të Frymës, ndonjë mallëngjim e dhembshuri,
</p>
</div3>

<div3 title="Philippians 2" progress="94.69%" prev="Phil.1" next="Phil.3" id="Phil.2">
<h3 id="Phil.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Phil.2-p1">
<scripture passage="Phil 2:1" parsed="|Phil|2|1|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.1" />
<sup>1</sup> atëherë e bëni të plotë gëzimin tim, duke pasur të njejtin mendim, të njëjtën dashuri, një unanimitet dhe një mendje të vetme.
<scripture passage="Phil 2:2" parsed="|Phil|2|2|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.2" />
<sup>2</sup> Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten.
<scripture passage="Phil 2:3" parsed="|Phil|2|3|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.3" />
<sup>3</sup> Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.
<scripture passage="Phil 2:4" parsed="|Phil|2|4|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.4" />
<sup>4</sup> Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin,
<scripture passage="Phil 2:5" parsed="|Phil|2|5|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.5" />
<sup>5</sup> i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë,
<scripture passage="Phil 2:6" parsed="|Phil|2|6|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.6" />
<sup>6</sup> por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit;
<scripture passage="Phil 2:7" parsed="|Phil|2|7|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.7" />
<sup>7</sup> dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit.
<scripture passage="Phil 2:8" parsed="|Phil|2|8|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.8" />
<sup>8</sup> Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër,
<scripture passage="Phil 2:9" parsed="|Phil|2|9|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.9" />
<sup>9</sup> që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore,
<scripture passage="Phil 2:10" parsed="|Phil|2|10|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.10" />
<sup>10</sup> dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.
<scripture passage="Phil 2:11" parsed="|Phil|2|11|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.11" />
<sup>11</sup> Prandaj, të dashurit e mi, ashtu sikur keni qenë gjithnjë të bindur jo vetëm kur isha i pranishëm, por edhe më shumë tani që jam larg, punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje,
<scripture passage="Phil 2:12" parsed="|Phil|2|12|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.12" />
<sup>12</sup> sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij.
<scripture passage="Phil 2:13" parsed="|Phil|2|13|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.13" />
<sup>13</sup> Bëni çdo gjë pa u ankuar dhe pa kundërshtime,
<scripture passage="Phil 2:14" parsed="|Phil|2|14|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.14" />
<sup>14</sup> që të jeni të paqortueshëm dhe të pastër, bij të Perëndisë pa të meta në mes të një brezi të padrejtë dhe të çoroditur, në mes të të cilit ju ndriçoni si pishtarë në botë, duke e mbajtur lart fjalën e jetës,
<scripture passage="Phil 2:15" parsed="|Phil|2|15|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.15" />
<sup>15</sup> që unë të kem me se të krenohem në ditën e Krishtit, se nuk vrapova kot dhe as nuk u mundova kot.
<scripture passage="Phil 2:16" parsed="|Phil|2|16|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.16" />
<sup>16</sup> Por, edhe sikur unë të jem derdhur si flijim dhe shërbesë të besimit tuaj, gëzohem dhe ngazëlloj me ju të gjithë.
<scripture passage="Phil 2:17" parsed="|Phil|2|17|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.17" />
<sup>17</sup> Po ashtu edhe ju gëzohuni dhe ngazëllohuni me mua.
<scripture passage="Phil 2:18" parsed="|Phil|2|18|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.18" />
<sup>18</sup> Por shpresoj, në Zotin Jezus, t'ju dërgoj së shpejti Timoteun, që edhe unë duke njohur kushtet tuaja të inkurajohem,
<scripture passage="Phil 2:19" parsed="|Phil|2|19|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.19" />
<sup>19</sup> sepse nuk kam asnjë në një mendje me mua, që të kujdeset sinqerisht për gjërat tuaja.
<scripture passage="Phil 2:20" parsed="|Phil|2|20|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.20" />
<sup>20</sup> Sepse në fakt të gjithë kërkojnë interesin e vet dhe jo gjërat e Jezu Krishtit.
<scripture passage="Phil 2:21" parsed="|Phil|2|21|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.21" />
<sup>21</sup> Por ju e njihni provën e tij se si shërbeu bashkë me mua për ungjillin, si një bir i shërben të atit.
<scripture passage="Phil 2:22" parsed="|Phil|2|22|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.22" />
<sup>22</sup> Shpresoj, pra, t'jua dërgoj atë, posa të kem sistemuar kompletisht gjërat e mia.
<scripture passage="Phil 2:23" parsed="|Phil|2|23|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.23" />
<sup>23</sup> Dhe kam besim te Zoti që edhe unë vetë do të vij së shpejti.
<scripture passage="Phil 2:24" parsed="|Phil|2|24|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.24" />
<sup>24</sup> Por m'u duk e nevojshme t'ju dërgoj Epafroditin, vëllanë tim dhe bashkëpunëtorin e bashkëluftëtarin tim, që ma patët dërguar si shërbenjës në nevojat e mia,
<scripture passage="Phil 2:25" parsed="|Phil|2|25|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.25" />
<sup>25</sup> sepse kishte shumë mall për ju të gjithë dhe ishte shumë i vrarë sepse kishit dëgjuar se ishte i sëmurë.
<scripture passage="Phil 2:26" parsed="|Phil|2|26|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.26" />
<sup>26</sup> Edhe vërtetë ai qe i sëmurë, gati për vdekje, por Perëndia pati mëshirë për të dhe jo vetëm për të, por edhe për mua, që të mos kisha trishtim mbi trishtim.
<scripture passage="Phil 2:27" parsed="|Phil|2|27|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.27" />
<sup>27</sup> Për këtë arsye jua dërgova me aq më shumë ngut, që ju, kur ta shihni përsëri, të gëzoheni dhe unë të kem më pak trishtim.
<scripture passage="Phil 2:28" parsed="|Phil|2|28|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.28" />
<sup>28</sup> Priteni, pra, me gëzim të madh në Zotin dhe nderoni të tillë njerëz si ai,
<scripture passage="Phil 2:29" parsed="|Phil|2|29|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.29" />
<sup>29</sup> sepse për veprën e Krishtit ai qe shumë afër vdekjes, duke e vënë në rrezik jetën e vet, për të përmbushur zbrazëtitë e shërbesës tuaj ndaj meje.
<scripture passage="Phil 2:30" parsed="|Phil|2|30|0|0" osisRef="Bible:Phil.2.30" />
<sup>30</sup> Së fundi, o vëllezërit e mi, gëzohuni në Zotin; për mua nuk është e rëndë t'ju shkruaj të njëjtat gjëra, po për ju është siguri.
</p>
</div3>

<div3 title="Philippians 3" progress="94.77%" prev="Phil.2" next="Phil.4" id="Phil.3">
<h3 id="Phil.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Phil.3-p1">
<scripture passage="Phil 3:1" parsed="|Phil|3|1|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.1" />
<sup>1</sup> Ruhuni nga qentë, ruhuni nga punëtorët e këqij, ruhuni nga të prerët.
<scripture passage="Phil 3:2" parsed="|Phil|3|2|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.2" />
<sup>2</sup> Sepse rrethprerja e vërtetë jemi ne, që i shërbejmë Perëndisë në Frymë dhe që mburremi në Krishtin Jezus pa besuar në mish,
<scripture passage="Phil 3:3" parsed="|Phil|3|3|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.3" />
<sup>3</sup> megjithëse unë kam përse të besoj edhe në mishin; nëse ndonjë mendon se ka përse të besojë, unë kam akoma më shumë:
<scripture passage="Phil 3:4" parsed="|Phil|3|4|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.4" />
<sup>4</sup> u rrethpreva të tetën ditë, jam nga kombi i Izraelit, nga fisi i Beniaminit, Hebre nga Hebrenj, dhe sipas ligjit farise,
<scripture passage="Phil 3:5" parsed="|Phil|3|5|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.5" />
<sup>5</sup> sa për zellin, përndjekës i kishës; për sa i përket drejtësisë, që është në ligj, i pa qortueshëm.
<scripture passage="Phil 3:6" parsed="|Phil|3|6|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.6" />
<sup>6</sup> Por gjërat që më ishin fitim, i konsiderova, për shkak të Krishtit, humbje.
<scripture passage="Phil 3:7" parsed="|Phil|3|7|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.7" />
<sup>7</sup> Dhe me të vërtetë i konsideroj të gjitha këto një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit, Zotit tim, për shkak të të cilit i humba të gjitha këto dhe i konsideroj si pleh, që unë të fitoj Krishtin,
<scripture passage="Phil 3:8" parsed="|Phil|3|8|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.8" />
<sup>8</sup> dhe që të gjendem në të, duke pasur jo drejtësinë time që është nga ligji, por atë që është nga besimi në Krishtin: drejtësia që është nga Perëndia, me anë të besimit,
<scripture passage="Phil 3:9" parsed="|Phil|3|9|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.9" />
<sup>9</sup> që të njoh atë dhe fuqinë e ringjalljes së tij dhe pjesëmarrjen në mundimet e tij, duke u bërë vetë i ngjashëm me të në vdekjen e tij,
<scripture passage="Phil 3:10" parsed="|Phil|3|10|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.10" />
<sup>10</sup> që në ndonjë mënyrë të mund t'ia arrij ringjalljes prej së vdekurish.
<scripture passage="Phil 3:11" parsed="|Phil|3|11|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.11" />
<sup>11</sup> Jo se unë tashmë e fitova çmimin ose jam bërë i përsosur, por po vazhdoj të rend për ta zënë, sepse edhe unë u zura nga Jezu Krishti.
<scripture passage="Phil 3:12" parsed="|Phil|3|12|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.12" />
<sup>12</sup> Vëllezër, sa për vete, nuk mendoj se e kam zënë, por bëj këtë: duke harruar ato që kam lënë pas dhe duke u prirur drejt atyre që kam përpara,
<scripture passage="Phil 3:13" parsed="|Phil|3|13|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.13" />
<sup>13</sup> po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus.
<scripture passage="Phil 3:14" parsed="|Phil|3|14|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.14" />
<sup>14</sup> Pra, të gjithë ne që jemi të përsosur, le të kemi këto mendime; dhe në qoftë se ju mendoni ndryshe për ndonjë gjë, Perëndia do t'jua zbulojë edhe këtë.
<scripture passage="Phil 3:15" parsed="|Phil|3|15|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.15" />
<sup>15</sup> Por në pikën ku kemi arritur, le të ecim sipas së njëjtës rregull me të njejtën mendje.
<scripture passage="Phil 3:16" parsed="|Phil|3|16|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.16" />
<sup>16</sup> Bëhuni imituesit e mi, vëllezër, dhe vëreni ata që ecin kështu, sipas shëmbullin që keni në ne.
<scripture passage="Phil 3:17" parsed="|Phil|3|17|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.17" />
<sup>17</sup> Sepse shumë nga ata, për të cilët ju kam folur shpesh, edhe tani po jua them duke qarë, ecin si armiq të kryqit të Krishtit,
<scripture passage="Phil 3:18" parsed="|Phil|3|18|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.18" />
<sup>18</sup> dhe fundi i tyre është humbje, perëndia i tyre është barku dhe lavdia e tyre është në turp të tyre; ata mendojnë vetëm për gjërat tokësorë.
<scripture passage="Phil 3:19" parsed="|Phil|3|19|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.19" />
<sup>19</sup> Sepse qytetëria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht,
<scripture passage="Phil 3:20" parsed="|Phil|3|20|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.20" />
<sup>20</sup> i cili do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t'i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat.
<scripture passage="Phil 3:21" parsed="|Phil|3|21|0|0" osisRef="Bible:Phil.3.21" />
<sup>21</sup> Prandaj, o vëllezër të dashur dhe fort të dëshiruar, gëzimi dhe kurora ime, qëndroni kështu në Zotin, o shumë të dashur.
</p>
</div3>

<div3 title="Philippians 4" progress="94.83%" prev="Phil.3" next="Col" id="Phil.4">
<h3 id="Phil.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Phil.4-p1">
<scripture passage="Phil 4:1" parsed="|Phil|4|1|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.1" />
<sup>1</sup> Bëj thirrje Evodisë, bëj thirrje gjithashtu Sintikës, të jenë të një mendje në Zotin.
<scripture passage="Phil 4:2" parsed="|Phil|4|2|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.2" />
<sup>2</sup> Të lutem edhe ty, shok i vërtetë, ndihmoji ato, që kanë luftuar me mua në ungjill, edhe me Klementin dhe me bashkëpunëtorët e mi të tjerë, emrat e të cilëve janë në librin e jetës.
<scripture passage="Phil 4:3" parsed="|Phil|4|3|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.3" />
<sup>3</sup> Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni!
<scripture passage="Phil 4:4" parsed="|Phil|4|4|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.4" />
<sup>4</sup> Zemërbutësia juaj le të njihet nga të gjithë njerëzit; Zoti është afër.
<scripture passage="Phil 4:5" parsed="|Phil|4|5|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.5" />
<sup>5</sup> Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.
<scripture passage="Phil 4:6" parsed="|Phil|4|6|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.6" />
<sup>6</sup> Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.
<scripture passage="Phil 4:7" parsed="|Phil|4|7|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.7" />
<sup>7</sup> Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura,  të gjitha gjërat që janë me famë të  mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.
<scripture passage="Phil 4:8" parsed="|Phil|4|8|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.8" />
<sup>8</sup> Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.
<scripture passage="Phil 4:9" parsed="|Phil|4|9|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.9" />
<sup>9</sup> Dhe u gëzova shumë në Zotin, sepse më në fund kujdesi juaj për mua u rigjallërua; në realitet ju edhe e kishit në mendje, por nuk kishit rast.
<scripture passage="Phil 4:10" parsed="|Phil|4|10|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.10" />
<sup>10</sup> Nuk e them këtë se jam në nevojë, sepse unë jam mësuar të kënaqem në gjëndjen që jam.
<scripture passage="Phil 4:11" parsed="|Phil|4|11|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.11" />
<sup>11</sup> Unë di të jem i përunjur dhe di të jetoj edhe në bollëk; në çdo vend dhe për çdo gjë jam mësuar të nginjem dhe të kem uri, të kem me tepri dhe të vuaj në ngushticë.
<scripture passage="Phil 4:12" parsed="|Phil|4|12|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.12" />
<sup>12</sup> Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.
<scripture passage="Phil 4:13" parsed="|Phil|4|13|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.13" />
<sup>13</sup> Po ju bëtë mirë që morët pjesë në pikëllimin tim.
<scripture passage="Phil 4:14" parsed="|Phil|4|14|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.14" />
<sup>14</sup> Edhe ju, o Filipianë, e dini se, në fillim të predikimit të ungjillit, kur u nisa nga Maqedonia, asnjë kishë nuk ndau me mua gjë për të dhënë a për të marrë, veç jush,
<scripture passage="Phil 4:15" parsed="|Phil|4|15|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.15" />
<sup>15</sup> sepse edhe në Thesaloniki më dërguat jo vetëm një herë por dy, përkujdesje kur isha në nevojë.
<scripture passage="Phil 4:16" parsed="|Phil|4|16|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.16" />
<sup>16</sup> Jo se unë po kërkoj dhurata, por kërkoj fryt që tepron për dobinë tuaj.
<scripture passage="Phil 4:17" parsed="|Phil|4|17|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.17" />
<sup>17</sup> Tani i kam të gjitha dhe më teprojnë; jam përplot, mbasi mora nga Epafroditi atë që më ishte dërguar nga ju, një parfum erëmirë, një fli i pranueshëm, i pëlqyeshëm nga Perëndia.
<scripture passage="Phil 4:18" parsed="|Phil|4|18|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.18" />
<sup>18</sup> Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezu Krisht.
<scripture passage="Phil 4:19" parsed="|Phil|4|19|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.19" />
<sup>19</sup> Perëndisë tonë e Atit tonë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
<scripture passage="Phil 4:20" parsed="|Phil|4|20|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.20" />
<sup>20</sup> Përshëndetni të gjithë shenjtorët në Jezu Krishtin.
<scripture passage="Phil 4:21" parsed="|Phil|4|21|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.21" />
<sup>21</sup> Vëllezërit që janë me mua ju përshëndesin; të gjithë shenjtorët ju përshëndesin, sidomos ata të shtëpisë së Cezarit.
<scripture passage="Phil 4:22" parsed="|Phil|4|22|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.22" />
<sup>22</sup> Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen.
<scripture passage="Phil 4:23" parsed="|Phil|4|23|0|0" osisRef="Bible:Phil.4.23" />
<sup>23</sup> Pali, apostulli i Jezu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai Timote,
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Colossians" progress="94.90%" prev="Phil.4" next="Col.1" id="Col">
<h2 id="Col-p0.1">Colossians</h2>

<div3 title="Colossians 1" progress="94.90%" prev="Col" next="Col.2" id="Col.1">
<h3 id="Col.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Col.1-p1">
<scripture passage="Col 1:1" parsed="|Col|1|1|0|0" osisRef="Bible:Col.1.1" />
<sup>1</sup> shenjtorëve dhe vëllezërve besimtarë në Krishtin, që janë në Kolos: hir dhe paqe mbi ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
<scripture passage="Col 1:2" parsed="|Col|1|2|0|0" osisRef="Bible:Col.1.2" />
<sup>2</sup> E falenderojmë Perëndinë dhe Atin e Zotit tonë Jezu Krisht, duke u lutur vazhdimisht për ju,
<scripture passage="Col 1:3" parsed="|Col|1|3|0|0" osisRef="Bible:Col.1.3" />
<sup>3</sup> sepse morëm vesh për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë tuaj ndaj gjithë shenjtorëve,
<scripture passage="Col 1:4" parsed="|Col|1|4|0|0" osisRef="Bible:Col.1.4" />
<sup>4</sup> për shkak të shpresës që ruhet për ju në qiejt, për të cilën keni dëgjuar në fjalët e së vërtetës së ungjillit,
<scripture passage="Col 1:5" parsed="|Col|1|5|0|0" osisRef="Bible:Col.1.5" />
<sup>5</sup> që arriti te ju, sikurse edhe në gjithë botën, dhe po jep fryt e rritet, sikurse edhe ndër ju, nga dita që dëgjuat dhe njohët hirin e Perëndisë në të vërtetë,
<scripture passage="Col 1:6" parsed="|Col|1|6|0|0" osisRef="Bible:Col.1.6" />
<sup>6</sup> sikurse edhe e mësuat nga Epafrai, shoku ynë i dashur në shërbesë, i cili është një shërbëtor besnik i Krishtit për ju,
<scripture passage="Col 1:7" parsed="|Col|1|7|0|0" osisRef="Bible:Col.1.7" />
<sup>7</sup> dhe që na ka treguar dashurinë tuaj të madhe në Frymën.
<scripture passage="Col 1:8" parsed="|Col|1|8|0|0" osisRef="Bible:Col.1.8" />
<sup>8</sup> Prandaj edhe ne, nga dita që e dëgjuam këtë, nuk pushojmë të lutemi për ju dhe të kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij me çdo urtësi dhe mënçuri frymërore,
<scripture passage="Col 1:9" parsed="|Col|1|9|0|0" osisRef="Bible:Col.1.9" />
<sup>9</sup> që të ecni në mënyrë të denjë për Zotin, që t'i pëlqeni atij në çdo gjë, duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë,
<scripture passage="Col 1:10" parsed="|Col|1|10|0|0" osisRef="Bible:Col.1.10" />
<sup>10</sup> duke u forcuar me çdo fuqi, pas pushtetit të lavdisë së tij, për çdo ngulm e durim, me gëzim,
<scripture passage="Col 1:11" parsed="|Col|1|11|0|0" osisRef="Bible:Col.1.11" />
<sup>11</sup> duke e falënderuar Perëndinë At, që na bëri të denjë të kemi pjesë trashëgimin e shenjtorëve në dritë.
<scripture passage="Col 1:12" parsed="|Col|1|12|0|0" osisRef="Bible:Col.1.12" />
<sup>12</sup> Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,
<scripture passage="Col 1:13" parsed="|Col|1|13|0|0" osisRef="Bible:Col.1.13" />
<sup>13</sup> në të cilën ne kemi shpengimin me anë të gjakut të tij dhe faljen e mëkateve.
<scripture passage="Col 1:14" parsed="|Col|1|14|0|0" osisRef="Bible:Col.1.14" />
<sup>14</sup> Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese,
<scripture passage="Col 1:15" parsed="|Col|1|15|0|0" osisRef="Bible:Col.1.15" />
<sup>15</sup> sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të.
<scripture passage="Col 1:16" parsed="|Col|1|16|0|0" osisRef="Bible:Col.1.16" />
<sup>16</sup> Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.
<scripture passage="Col 1:17" parsed="|Col|1|17|0|0" osisRef="Bible:Col.1.17" />
<sup>17</sup> Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë,
<scripture passage="Col 1:18" parsed="|Col|1|18|0|0" osisRef="Bible:Col.1.18" />
<sup>18</sup> sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia,
<scripture passage="Col 1:19" parsed="|Col|1|19|0|0" osisRef="Bible:Col.1.19" />
<sup>19</sup> dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt.
<scripture passage="Col 1:20" parsed="|Col|1|20|0|0" osisRef="Bible:Col.1.20" />
<sup>20</sup> Dhe ju vetë, që dikur ishit të huaj dhe armiq në mendje me veprat tuaja të këqija,
<scripture passage="Col 1:21" parsed="|Col|1|21|0|0" osisRef="Bible:Col.1.21" />
<sup>21</sup> tani ju paqtoi në trupin e mishit të tij, me anë të vdekjes, që t'ju nxjerrë juve përpara vetes së tij shenjtorë, faqebardhë dhe të pafajshëm,
<scripture passage="Col 1:22" parsed="|Col|1|22|0|0" osisRef="Bible:Col.1.22" />
<sup>22</sup> në qoftë se qëndroni në besim me themel dhe të patundur, dhe të mos luani nga shpresa e ungjillit që ju keni dëgjuar dhe që i është predikuar çdo krijese që është nën qiell; të cilit unë, Pali, iu bëra shërbenjës.
<scripture passage="Col 1:23" parsed="|Col|1|23|0|0" osisRef="Bible:Col.1.23" />
<sup>23</sup> Dhe tani gëzohem për vuajtjet e mia të cilat po i heq për shkakun tuaj dhe po e plotësoj në mishin tim atë që u mungon mundimeve të Krishtit për trupin e vet, që është kisha,
<scripture passage="Col 1:24" parsed="|Col|1|24|0|0" osisRef="Bible:Col.1.24" />
<sup>24</sup> shërbenjës i së cilës u bëra unë, sipas misionit që më ngarkoi Perëndia për ju, që t'jua paraqes të plotë fjalën e Perëndisë,
<scripture passage="Col 1:25" parsed="|Col|1|25|0|0" osisRef="Bible:Col.1.25" />
<sup>25</sup> misterin që u mbajt i fshehtë gjatë shekujve dhe brezave, por që tani iu shfaq shenjtorëve të tij,
<scripture passage="Col 1:26" parsed="|Col|1|26|0|0" osisRef="Bible:Col.1.26" />
<sup>26</sup> të cilëve Perëndia deshi t'ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie,
<scripture passage="Col 1:27" parsed="|Col|1|27|0|0" osisRef="Bible:Col.1.27" />
<sup>27</sup> që ne e kumtuam, duke e qortuar dhe duke e mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta paraqesim çdo njeri të përsosur në Jezu Krishtin;
<scripture passage="Col 1:28" parsed="|Col|1|28|0|0" osisRef="Bible:Col.1.28" />
<sup>28</sup> për këtë mundohem duke u përpjekur me fuqinë e tij, e cila vepron tek unë me pushtet
<scripture passage="Col 1:29" parsed="|Col|1|29|0|0" osisRef="Bible:Col.1.29" />
<sup>29</sup> Sepse dua që të dini ç'luftë të ashpër më duhet të bëj për ju, për ata që janë në Laodice dhe për të gjithë ata të cilët nuk e kanë parë fytyrën time personalisht,
</p>
</div3>

<div3 title="Colossians 2" progress="94.99%" prev="Col.1" next="Col.3" id="Col.2">
<h3 id="Col.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Col.2-p1">
<scripture passage="Col 2:1" parsed="|Col|2|1|0|0" osisRef="Bible:Col.2.1" />
<sup>1</sup> që zemrat e tyre të ngushëllohen, duke u bashkuar në dashuri, dhe të kenë të gjitha pasuritë e sigurisë së plotë të zgjuarësisë për të njohur misterin e Perëndisë, e Atit dhe të Krishtit,
<scripture passage="Col 2:2" parsed="|Col|2|2|0|0" osisRef="Bible:Col.2.2" />
<sup>2</sup> ku janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes.
<scripture passage="Col 2:3" parsed="|Col|2|3|0|0" osisRef="Bible:Col.2.3" />
<sup>3</sup> Dhe po ju them këtë, që askush të mos ju gënjejë me fjalë joshëse,
<scripture passage="Col 2:4" parsed="|Col|2|4|0|0" osisRef="Bible:Col.2.4" />
<sup>4</sup> sepse, edhe pse me trup jam larg jush, me frymën jam bashkë me ju dhe gëzohem duke parë rregullin dhe qëndrueshmërinë e besimit tuaj në Krishtin.
<scripture passage="Col 2:5" parsed="|Col|2|5|0|0" osisRef="Bible:Col.2.5" />
<sup>5</sup> Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të,
<scripture passage="Col 2:6" parsed="|Col|2|6|0|0" osisRef="Bible:Col.2.6" />
<sup>6</sup> duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse ju mësuan, duke mbushulluar në të me falenderim.
<scripture passage="Col 2:7" parsed="|Col|2|7|0|0" osisRef="Bible:Col.2.7" />
<sup>7</sup> Tregoni kujdes se mos ndokush ju bën prenë e tij me anë të filozofisë dhe me mashtrime të kota, sipas traditës së njerëzve, sipas elementeve të botës dhe jo sipas Krishtit,
<scripture passage="Col 2:8" parsed="|Col|2|8|0|0" osisRef="Bible:Col.2.8" />
<sup>8</sup> sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.
<scripture passage="Col 2:9" parsed="|Col|2|9|0|0" osisRef="Bible:Col.2.9" />
<sup>9</sup> Dhe ju keni marrë plotësinë në të, sepse ai është krye e çdo principate e pushteti,
<scripture passage="Col 2:10" parsed="|Col|2|10|0|0" osisRef="Bible:Col.2.10" />
<sup>10</sup> në të cilin ju edhe u rrethpretë me një rrethprerje që nuk u bë me dorë, por me rrethprerjen e Krishtit, me anë të zhveshjes së trupit nga mëkatet e mishit:
<scripture passage="Col 2:11" parsed="|Col|2|11|0|0" osisRef="Bible:Col.2.11" />
<sup>11</sup> të varrosur bashkë në të në pagëzim, ju edhe u ringjallët bashkë në të, me anë të besimit në fuqinë e Perëndisë që e ka ringjallur prej së vdekurish.
<scripture passage="Col 2:12" parsed="|Col|2|12|0|0" osisRef="Bible:Col.2.12" />
<sup>12</sup> Dhe bashkë me të Perëndia ju dha jetë ju, që kishit vdekur në mëkate dhe në parrethprerjen e mishit, duke jua falur të gjitha mëkatet.
<scripture passage="Col 2:13" parsed="|Col|2|13|0|0" osisRef="Bible:Col.2.13" />
<sup>13</sup> Ai e zhvlerësoi dokumentin e urdhërimeve, që ishte kundër nesh dhe ishte kundërshtar, dhe e hoqi nga mesi duke e mbërthyer në kryq;
<scripture passage="Col 2:14" parsed="|Col|2|14|0|0" osisRef="Bible:Col.2.14" />
<sup>14</sup> dhe mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të.
<scripture passage="Col 2:15" parsed="|Col|2|15|0|0" osisRef="Bible:Col.2.15" />
<sup>15</sup> Prandaj askush të mos ju gjykojë për ushqime ose pije, për festa o hënë të re, o të shtuna;
<scripture passage="Col 2:16" parsed="|Col|2|16|0|0" osisRef="Bible:Col.2.16" />
<sup>16</sup> këto gjëra janë hija e atyre që kanë për të ardhur; por trupi është i Krishtit.
<scripture passage="Col 2:17" parsed="|Col|2|17|0|0" osisRef="Bible:Col.2.17" />
<sup>17</sup> Askush të mos përvetësojë prej jush çmimin me pretekst përulësie dhe kulti të engjëjve, duke u përzier në gjëra që nuk i ka parë, i fryrë nga një krenari e kotë për shkak të mendjes së tij mishore,
<scripture passage="Col 2:18" parsed="|Col|2|18|0|0" osisRef="Bible:Col.2.18" />
<sup>18</sup> dhe nuk mbahet te kryet, prej të cilit gjithë trupi, i ushqyer mirë dhe i lidhur i tëri me anë të nyjeve dhe të gjymtyrëve rritet me rritjen e Perëndisë.
<scripture passage="Col 2:19" parsed="|Col|2|19|0|0" osisRef="Bible:Col.2.19" />
<sup>19</sup> Pra, në qoftë se vdiqët me Krishtin nga elementet e botës, përse u nënshtroheni disa rregullave, a thua se jetoni ende në botë, si:
<scripture passage="Col 2:20" parsed="|Col|2|20|0|0" osisRef="Bible:Col.2.20" />
<sup>20</sup> ''Mos prek, mos shijo, mos merr'',
<scripture passage="Col 2:21" parsed="|Col|2|21|0|0" osisRef="Bible:Col.2.21" />
<sup>21</sup> të gjitha gjërat që prishen nga përdorimi, sipas urdhërimeve dhe mësimeve të njerëzve?
<scripture passage="Col 2:22" parsed="|Col|2|22|0|0" osisRef="Bible:Col.2.22" />
<sup>22</sup> Këto gjëra kanë ndonjë dukje diturie në devotshmërinë e zgjedhur vullnetarisht, në përunjësinë e rreme dhe në trajtimin e ashpër të trupit, por nuk kanë asnjë vlerë kundër kënaqësisë së mishit.
<scripture passage="Col 2:23" parsed="|Col|2|23|0|0" osisRef="Bible:Col.2.23" />
<sup>23</sup> Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë.
</p>
</div3>

<div3 title="Colossians 3" progress="95.06%" prev="Col.2" next="Col.4" id="Col.3">
<h3 id="Col.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Col.3-p1">
<scripture passage="Col 3:1" parsed="|Col|3|1|0|0" osisRef="Bible:Col.3.1" />
<sup>1</sup> Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë,
<scripture passage="Col 3:2" parsed="|Col|3|2|0|0" osisRef="Bible:Col.3.2" />
<sup>2</sup> sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë.
<scripture passage="Col 3:3" parsed="|Col|3|3|0|0" osisRef="Bible:Col.3.3" />
<sup>3</sup> Kur të shfaqet Krishti, jeta jonë, atëherë edhe ju do të shfaqeni në lavdi bashkë me të.
<scripture passage="Col 3:4" parsed="|Col|3|4|0|0" osisRef="Bible:Col.3.4" />
<sup>4</sup> Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, ndyrësinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari;
<scripture passage="Col 3:5" parsed="|Col|3|5|0|0" osisRef="Bible:Col.3.5" />
<sup>5</sup> për këto gjëra zemërimi i Perëndisë vjen përmbi bijtë e mosbindjes,
<scripture passage="Col 3:6" parsed="|Col|3|6|0|0" osisRef="Bible:Col.3.6" />
<sup>6</sup> midis të cilëve dikur ecët edhe ju, kur rronit në to.
<scripture passage="Col 3:7" parsed="|Col|3|7|0|0" osisRef="Bible:Col.3.7" />
<sup>7</sup> Por tani hiqni edhe ju të gjitha këto gjëra: zemërim, zemëratë, ligësi, e mos të dalë sharje e asnjë e folur e pandershme nga goja juaj.
<scripture passage="Col 3:8" parsed="|Col|3|8|0|0" osisRef="Bible:Col.3.8" />
<sup>8</sup> Mos gënjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshët njeriun e vjetër me veprat e tij,
<scripture passage="Col 3:9" parsed="|Col|3|9|0|0" osisRef="Bible:Col.3.9" />
<sup>9</sup> edhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shëmbullit të atij që e krijoi.
<scripture passage="Col 3:10" parsed="|Col|3|10|0|0" osisRef="Bible:Col.3.10" />
<sup>10</sup> Këtu nuk ka më Grek e Jud, rrethprerje dhe parrethprerje, Barbar e Skithas, shërbëtor e i lirë, por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë.
<scripture passage="Col 3:11" parsed="|Col|3|11|0|0" osisRef="Bible:Col.3.11" />
<sup>11</sup> Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin,
<scripture passage="Col 3:12" parsed="|Col|3|12|0|0" osisRef="Bible:Col.3.12" />
<sup>12</sup> duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, nëqoftëse dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju.
<scripture passage="Col 3:13" parsed="|Col|3|13|0|0" osisRef="Bible:Col.3.13" />
<sup>13</sup> Dhe, përmbi të gjitha këto gjëra, vishni dashurinë, që është lidhja e përsosmërisë.
<scripture passage="Col 3:14" parsed="|Col|3|14|0|0" osisRef="Bible:Col.3.14" />
<sup>14</sup> Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës!
<scripture passage="Col 3:15" parsed="|Col|3|15|0|0" osisRef="Bible:Col.3.15" />
<sup>15</sup> Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja!
<scripture passage="Col 3:16" parsed="|Col|3|16|0|0" osisRef="Bible:Col.3.16" />
<sup>16</sup> Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t'i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij.
<scripture passage="Col 3:17" parsed="|Col|3|17|0|0" osisRef="Bible:Col.3.17" />
<sup>17</sup> Ju bashkëshorte, jini të nënshtruara bashkëshortëve tuaj, ashtu si ka hije në Zotin.
<scripture passage="Col 3:18" parsed="|Col|3|18|0|0" osisRef="Bible:Col.3.18" />
<sup>18</sup> Ju bashkëshortë, duaini bashkëshortet tuaja dhe mos u bëni të ashpër ndaj tyre.
<scripture passage="Col 3:19" parsed="|Col|3|19|0|0" osisRef="Bible:Col.3.19" />
<sup>19</sup> Ju bij, binduni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pranueshme për Zotin.
<scripture passage="Col 3:20" parsed="|Col|3|20|0|0" osisRef="Bible:Col.3.20" />
<sup>20</sup> Ju etër, mos provokoni për zemërim bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.
<scripture passage="Col 3:21" parsed="|Col|3|21|0|0" osisRef="Bible:Col.3.21" />
<sup>21</sup> Ju shërbëtorë, binduni në çdo gjë zotërinjve tuaj sipas mishit, duke u shërbyer jo vetëm kur ju shohin, sikurse të doni t'u pëlqeni njerëzve, por me thjeshtësinë e zemrës, duke druajtur Perëndinë.
<scripture passage="Col 3:22" parsed="|Col|3|22|0|0" osisRef="Bible:Col.3.22" />
<sup>22</sup> Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit,
<scripture passage="Col 3:23" parsed="|Col|3|23|0|0" osisRef="Bible:Col.3.23" />
<sup>23</sup> duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit.
<scripture passage="Col 3:24" parsed="|Col|3|24|0|0" osisRef="Bible:Col.3.24" />
<sup>24</sup> Por ai që punon padrejtësisht do të marrë shpagimin për gjëra të padrejta që ka bërë, dhe nuk do të ketë anësi për asnjë.
<scripture passage="Col 3:25" parsed="|Col|3|25|0|0" osisRef="Bible:Col.3.25" />
<sup>25</sup> Zotërinj, bëni ç'është e drejtë dhe arsyeshme ndaj shërbëtorëve, duke ditur se edhe ju keni një Zotëri në qiejt.
</p>
</div3>

<div3 title="Colossians 4" progress="95.12%" prev="Col.3" next="iThess" id="Col.4">
<h3 id="Col.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Col.4-p1">
<scripture passage="Col 4:1" parsed="|Col|4|1|0|0" osisRef="Bible:Col.4.1" />
<sup>1</sup> Ngulmoni në të lutur, duke ndenjur zgjuar në të me falendërim.
<scripture passage="Col 4:2" parsed="|Col|4|2|0|0" osisRef="Bible:Col.4.2" />
<sup>2</sup> Dhe duke u lutur në të njëtën kohë edhe për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit, për shkakun e të cili jam edhe i burgosur,
<scripture passage="Col 4:3" parsed="|Col|4|3|0|0" osisRef="Bible:Col.4.3" />
<sup>3</sup> në mënyrë që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet.
<scripture passage="Col 4:4" parsed="|Col|4|4|0|0" osisRef="Bible:Col.4.4" />
<sup>4</sup> Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën.
<scripture passage="Col 4:5" parsed="|Col|4|5|0|0" osisRef="Bible:Col.4.5" />
<sup>5</sup> Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t'i përgjigjeni gjithsecilit.
<scripture passage="Col 4:6" parsed="|Col|4|6|0|0" osisRef="Bible:Col.4.6" />
<sup>6</sup> Tikiku, vëllai i dashur, dhe shërbenjës besnik, dhe shoku im i shërbimit në Zotin, do t'jua tregojë gjithçka lidhur me mua;
<scripture passage="Col 4:7" parsed="|Col|4|7|0|0" osisRef="Bible:Col.4.7" />
<sup>7</sup> unë e dërgova te ju pikërisht për këtë arsye, që të njoh situatën tuaj dhe të ngushëllojë zemrat tuaja,
<scripture passage="Col 4:8" parsed="|Col|4|8|0|0" osisRef="Bible:Col.4.8" />
<sup>8</sup> bashkë me Onesimin, vëlla besnik dhe i dashur, që është nga tuajt; ata do t'ju tregojnë juve të gjitha gjërat e këtushme.
<scripture passage="Col 4:9" parsed="|Col|4|9|0|0" osisRef="Bible:Col.4.9" />
<sup>9</sup> Aristarku, i burgosur me mua, ju përshëndet bashkë me Markun, kushëririn e Barnabës (për të cilin keni marrë mësimin, po të vijë te ju, ta mirëprisni),
<scripture passage="Col 4:10" parsed="|Col|4|10|0|0" osisRef="Bible:Col.4.10" />
<sup>10</sup> dhe Jezusi, i quajtur Just, të cilët vijnë nga rrethprerja; këta janë të vetmit bashkëpunëtorë në veprën e mbretërisë së Perëndisë, të cilët qenë për mua ngushullim.
<scripture passage="Col 4:11" parsed="|Col|4|11|0|0" osisRef="Bible:Col.4.11" />
<sup>11</sup> Epafrai, që është nga tuajt dhe shërbëtor i Krishtit, ju përshëndet; ai lufton gjithnjë për ju në lutje, që ju të qëndroni të përsosur dhe të përkryer në gjithë vullnetin e Perëndisë.
<scripture passage="Col 4:12" parsed="|Col|4|12|0|0" osisRef="Bible:Col.4.12" />
<sup>12</sup> Në fakt unë dëshmoj për të se ai ka zell të madh për ju, për ata që janë në Laodice dhe për ata që janë në Hierapolis.
<scripture passage="Col 4:13" parsed="|Col|4|13|0|0" osisRef="Bible:Col.4.13" />
<sup>13</sup> I dashur Lluka, mjeku, dhe Dema ju përshëndesin.
<scripture passage="Col 4:14" parsed="|Col|4|14|0|0" osisRef="Bible:Col.4.14" />
<sup>14</sup> U bëni të fala vëllezërve që janë në Laodice, Ninfës dhe kishës që është në shtëpinë e tij.
<scripture passage="Col 4:15" parsed="|Col|4|15|0|0" osisRef="Bible:Col.4.15" />
<sup>15</sup> Dhe, mbasi të jetë lexuar kjo letër ndër ju, bëni që të lexohet edhe në kishën e Laodikasve; dhe ju gjithashtu lexoni atë të Laodices.
<scripture passage="Col 4:16" parsed="|Col|4|16|0|0" osisRef="Bible:Col.4.16" />
<sup>16</sup> Dhe i thoni Arkipit: ''Ki kujdes shërbesën që more në Zotin, që ta plotësosh''.
<scripture passage="Col 4:17" parsed="|Col|4|17|0|0" osisRef="Bible:Col.4.17" />
<sup>17</sup> Përshëndetja është shkruar me dorën time, nga unë, Pali. Kujtoni prangat e mia. Hiri qoftë me ju. Amen.
<scripture passage="Col 4:18" parsed="|Col|4|18|0|0" osisRef="Bible:Col.4.18" />
<sup>18</sup> Pali, Silvani dhe Timoteu, kishës së Thesalonikasve në Perëndinë Atë dhe në Zotin Jezu Krisht: paçi hir dhe paqe prej Perëndisë, Atit tonë, dhe prej Zotit Jezu Krisht.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="1 Thessalonians" progress="95.18%" prev="Col.4" next="iThess.1" id="iThess">
<h2 id="iThess-p0.1">1 Thessalonians</h2>

<div3 title="1 Thessalonians 1" progress="95.18%" prev="iThess" next="iThess.2" id="iThess.1">
<h3 id="iThess.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iThess.1-p1">
<scripture passage="iThess 1:1" parsed="|1Thess|1|1|0|0" osisRef="Bible:1Thess.1.1" />
<sup>1</sup> Ne përherë e falënderojmë Perëndinë për ju të gjithë, duke ju kujtuar në lutjet tona,
<scripture passage="iThess 1:2" parsed="|1Thess|1|2|0|0" osisRef="Bible:1Thess.1.2" />
<sup>2</sup> duke kujtuar vazhdimisht veprën tuaj të besimit, mundimin e dashurisë suaj dhe qëndrueshmërinë e shpresës në Zotin tonë Jezu Krisht përpara Perëndisë, Atit tonë,
<scripture passage="iThess 1:3" parsed="|1Thess|1|3|0|0" osisRef="Bible:1Thess.1.3" />
<sup>3</sup> duke ditur, vëllezër të dashur prej Perëndisë, të zgjedhurit tuaj,
<scripture passage="iThess 1:4" parsed="|1Thess|1|4|0|0" osisRef="Bible:1Thess.1.4" />
<sup>4</sup> sepse ungjilli ynë nuk erdhi deri te ju vetëm me fjalë, por edhe me fuqi dhe me Frymë të Shenjtë, dhe me shumë bindje; ju e dini se si jemi sjellë në mes tuaj për hirin tuaj.
<scripture passage="iThess 1:5" parsed="|1Thess|1|5|0|0" osisRef="Bible:1Thess.1.5" />
<sup>5</sup> Dhe ju u bëtë imituesit tanë dhe të Zotit, duke e pranuar fjalën në mes të një pikëllimi të madh, me gëzimin e Frymës së Shenjtë,
<scripture passage="iThess 1:6" parsed="|1Thess|1|6|0|0" osisRef="Bible:1Thess.1.6" />
<sup>6</sup> për t'u bërë kështu shëmbull për të gjithë besimtarët e Maqedonisë dhe të Akaisë.
<scripture passage="iThess 1:7" parsed="|1Thess|1|7|0|0" osisRef="Bible:1Thess.1.7" />
<sup>7</sup> Në fakt prej jush jehoi fjala e Perëndisë jo vetëm në Maqedoni dhe në Akai, por edhe në çdo vend u përhap besimi juaj tek Perëndia, sa që ne s'kemi nevojë të themi ndonjë gjë,
<scripture passage="iThess 1:8" parsed="|1Thess|1|8|0|0" osisRef="Bible:1Thess.1.8" />
<sup>8</sup> sepse vetë ata tregojnë për ne, si qe ardhja jonë ndër ju si u kthyet nga idhujt te Perëndia, për t'i shërbyer Perëndisë së gjallë e të vërtetë,
<scripture passage="iThess 1:9" parsed="|1Thess|1|9|0|0" osisRef="Bible:1Thess.1.9" />
<sup>9</sup> dhe për të pritur prej qiejve Birin e tij, të cilin ai e ngjalli prej së vdekurish, Jezusin, që na çliron nga zemërim që po vjen.
<scripture passage="iThess 1:10" parsed="|1Thess|1|10|0|0" osisRef="Bible:1Thess.1.10" />
<sup>10</sup> Sepse ju vetë, vëllezër, e dini se ardhja jonë ndër ju nuk qe e kotë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Thessalonians 2" progress="95.21%" prev="iThess.1" next="iThess.3" id="iThess.2">
<h3 id="iThess.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="iThess.2-p1">
<scripture passage="iThess 2:1" parsed="|1Thess|2|1|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.1" />
<sup>1</sup> Por, mbasi hoqëm më parë dhe mbasi na shanë në Filipi, sikurse e dini, ne morëm guxim në Perëndinë tonë të shpallim ndër ju ungjillin e Perëndisë midis kaq përpjekjesh.
<scripture passage="iThess 2:2" parsed="|1Thess|2|2|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.2" />
<sup>2</sup> Sepse nxitja jonë nuk vjen nga mashtrimi, as nga qëllime të pa ndershme, as nga dredhia;
<scripture passage="iThess 2:3" parsed="|1Thess|2|3|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.3" />
<sup>3</sup> por, duke qenë se u miratuam prej Perëndisë që të na besohet ungjilli, kështu ne flasim jo që t'u pëlqejmë njerëzve, por Perëndisë, që provon zemrat tona.
<scripture passage="iThess 2:4" parsed="|1Thess|2|4|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.4" />
<sup>4</sup> Ne, pra, nuk kemi përdorur kurrë, sikurse e dini mirë, fjalë lajkatuese, dhe as nuk jemi nisur nga motive lakmie; Perëndia është dëshmitar.
<scripture passage="iThess 2:5" parsed="|1Thess|2|5|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.5" />
<sup>5</sup> Dhe nuk kemi kërkuar lavdi prej njerëzve, as prej jush, as prej të tjerësh, megjithëse mund t'ju bëheshim barrë si apostuj të Krishtit.
<scripture passage="iThess 2:6" parsed="|1Thess|2|6|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.6" />
<sup>6</sup> Përkundrazi qemë zemërbutë midis jush, ashtu si mëndesha që rrit me dashuri fëmijët e saj.
<scripture passage="iThess 2:7" parsed="|1Thess|2|7|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.7" />
<sup>7</sup> Kështu, duke pasur një dashuri të madhe ndaj jush, ishim të kënaqur duke ju komunikuar jo vetëm ungjillin e Perëndisë, por edhe vetë jetën tonë, sepse na u bëtë të dashur.
<scripture passage="iThess 2:8" parsed="|1Thess|2|8|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.8" />
<sup>8</sup> Sepse ju, o vëllezër, e mbani mend lodhjen dhe mundimin tonë: si kemi punuar ditë e natë që të mos i bëhemi barrë asnjërit prej jush, dhe predikuam ungjillin e Perëndisë ndër ju.
<scripture passage="iThess 2:9" parsed="|1Thess|2|9|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.9" />
<sup>9</sup> Ju jeni dëshmitarë, dhe Perëndia gjithashtu, si jemi sjellë me shenjtëri, me drejtësi, pa të meta, me ju që besoni.
<scripture passage="iThess 2:10" parsed="|1Thess|2|10|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.10" />
<sup>10</sup> Ju e dini gjithashtu se ne këshilluam, ngushëlluam dhe i jemi përbetuar secilit prej jush, si bën një baba me bijtë e vet,
<scripture passage="iThess 2:11" parsed="|1Thess|2|11|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.11" />
<sup>11</sup> që të ecni denjësisht për Perëndinë, që ju thërret në mbretërinë dhe lavdinë e tij.
<scripture passage="iThess 2:12" parsed="|1Thess|2|12|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.12" />
<sup>12</sup> Prandaj edhe ne e falenderojmë pa pushim Perëndinë, se kur ju keni marrë nga ne fjalën e Perëndisë, e pritët atë jo si fjalë njerëzish, por, sikurse është me të vërtetë, si fjalë Perëndie, që vepron ndër ju që besoni.
<scripture passage="iThess 2:13" parsed="|1Thess|2|13|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.13" />
<sup>13</sup> Sepse ju, o vëllezër, u bëtë imituesit e kishave të Perëndisë që janë në Jude në Jezu Krishtin, sepse edhe ju keni vuajtur nga ana e bashkëkombasve tuaj të njëjtat gjëra, sikurse edhe ata kanë vuajtur nga Judenjtë,
<scripture passage="iThess 2:14" parsed="|1Thess|2|14|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.14" />
<sup>14</sup> të cilët e vranë Zotin Jezus dhe profetët e tyre, dhe na përndoqën edhe ne. Ata nuk i pëlqen Perëndia, dhe janë armiq me të gjithë njerëzit,
<scripture passage="iThess 2:15" parsed="|1Thess|2|15|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.15" />
<sup>15</sup> duke na penguar që t'u flasim johebrenjve që ata të shpëtohen, për ta mbushur vazhdimisht masën e mëkateve të tyre; por zemërimi arriti mbi ta më në fund.
<scripture passage="iThess 2:16" parsed="|1Thess|2|16|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.16" />
<sup>16</sup> Dhe ne, o vëllezër, mbasi mbetëm pa ju për një kohë të shkurtër, trupërisht por jo me zemër, u përpoqëm edhe më shumë, nga malli i madh, të shohim përsëri fytyrën tuaj.
<scripture passage="iThess 2:17" parsed="|1Thess|2|17|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.17" />
<sup>17</sup> Prandaj deshëm, të paktën unë Pali, të vijmë te ju jo një, por dy herë, por Satani na pengoi.
<scripture passage="iThess 2:18" parsed="|1Thess|2|18|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.18" />
<sup>18</sup> Cila në fakt është shpresa jonë, a gëzimi, a kurora e lavdisë? A nuk jeni pikërisht ju, përpara Zotit tonë Jezu Krisht në ardhjen e tij?
<scripture passage="iThess 2:19" parsed="|1Thess|2|19|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.19" />
<sup>19</sup> Ju jeni në fakt lavdia dhe gëzimi jonë.
<scripture passage="iThess 2:20" parsed="|1Thess|2|20|0|0" osisRef="Bible:1Thess.2.20" />
<sup>20</sup> Prandaj, mbasi nuk mundëm më të rezistonim, na u duk e pëlqyeshme të të qëndrojmë, të vetëm, në Athinë,
</p>
</div3>

<div3 title="1 Thessalonians 3" progress="95.27%" prev="iThess.2" next="iThess.4" id="iThess.3">
<h3 id="iThess.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="iThess.3-p1">
<scripture passage="iThess 3:1" parsed="|1Thess|3|1|0|0" osisRef="Bible:1Thess.3.1" />
<sup>1</sup> dhe dërguam Timoteun, vëllanë tonë dhe shërbenjës të Perëndisë, dhe bashkëpunëtorin tonë në predikimin e ungjillit të Krishtit, që t'ju fuqizojë dhe t'ju japë zemër në besimin tuaj,
<scripture passage="iThess 3:2" parsed="|1Thess|3|2|0|0" osisRef="Bible:1Thess.3.2" />
<sup>2</sup> që të mos lëkundet askush në këto pikëllime, sepse ju e dini vetë se për këtë jemi caktuar.
<scripture passage="iThess 3:3" parsed="|1Thess|3|3|0|0" osisRef="Bible:1Thess.3.3" />
<sup>3</sup> Sepse, edhe kur ishim midis jush, ju parashikuam se do të heqim vështirësi, pikërisht sikurse ndodhi, dhe ju këtë e dini.
<scripture passage="iThess 3:4" parsed="|1Thess|3|4|0|0" osisRef="Bible:1Thess.3.4" />
<sup>4</sup> Për këtë arsye edhe unë, mbasi nuk rezistoja më, dërgova të marr vesh për besimin tuaj, se mos ju kishte tunduar tunduesi, dhe mundimi ynë të kishte shkuar kot.
<scripture passage="iThess 3:5" parsed="|1Thess|3|5|0|0" osisRef="Bible:1Thess.3.5" />
<sup>5</sup> Por tani që u kthye Timoteu prej jush dhe na solli lajme të mira për besimin dhe dashurinë tuaj, dhe se ju ruani gjithnjë një kujtim të mirë për ne dhe keni mall të madh që të na shihni, sikurse edhe ne t'ju shohim juve,
<scripture passage="iThess 3:6" parsed="|1Thess|3|6|0|0" osisRef="Bible:1Thess.3.6" />
<sup>6</sup> prandaj, o vëllezër, ne u ngushëlluam për ju, me gjithë pikëllimin dhe vuajtjet tona, për hir të besimit tuaj,
<scripture passage="iThess 3:7" parsed="|1Thess|3|7|0|0" osisRef="Bible:1Thess.3.7" />
<sup>7</sup> sepse tani rrojmë me të vërtetë, në qoftë se ju qëndroni të patundur në Zotin.
<scripture passage="iThess 3:8" parsed="|1Thess|3|8|0|0" osisRef="Bible:1Thess.3.8" />
<sup>8</sup> Sepse çfarë falënderimi mund t'i drejtojmë Perëndisë për ju, për gjithë gëzimin që ndiejmë për shkakun tuaj përpara Perëndisë sonë,
<scripture passage="iThess 3:9" parsed="|1Thess|3|9|0|0" osisRef="Bible:1Thess.3.9" />
<sup>9</sup> duke u lutur shumë, natë e ditë, që të shohim fytyrën tuaj dhe të plotësojmë gjërat që ende i mungojnë besimit tuaj?
<scripture passage="iThess 3:10" parsed="|1Thess|3|10|0|0" osisRef="Bible:1Thess.3.10" />
<sup>10</sup> Po vetë Perëndia, Ati ynë, dhe Zoti ynë Jezu Krishti e sheshoftë rrugën tonë për te ju.
<scripture passage="iThess 3:11" parsed="|1Thess|3|11|0|0" osisRef="Bible:1Thess.3.11" />
<sup>11</sup> Dhe Zoti shtoftë dhe teproftë në dashurinë për njeri tjetrin dhe për të gjithë, ashtu si edhe ne ndaj jush,
<scripture passage="iThess 3:12" parsed="|1Thess|3|12|0|0" osisRef="Bible:1Thess.3.12" />
<sup>12</sup> për të bërë të pa tundura zemrat tuaja, pa të meta në shenjtëri përpara Perëndisë dhe Atit tonë, në ardhjen e Perëndisë sonë Jezu Krisht bashkë me gjithë shenjtorët e tij. Amen.
<scripture passage="iThess 3:13" parsed="|1Thess|3|13|0|0" osisRef="Bible:1Thess.3.13" />
<sup>13</sup> Sa për të tjerat, pra, vëllezër, ju lutemi dhe ju bëjmë thirrje në Zotin Jezus që, sikundër morët prej nesh se si duhet të ecni për t'i pëlqyer Perëndisë, kështu të teproni edhe më shumë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Thessalonians 4" progress="95.32%" prev="iThess.3" next="iThess.5" id="iThess.4">
<h3 id="iThess.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="iThess.4-p1">
<scripture passage="iThess 4:1" parsed="|1Thess|4|1|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.1" />
<sup>1</sup> Sepse ju e dini se ç'urdhërime ju lamë nga ana e Zotit Jezus.
<scripture passage="iThess 4:2" parsed="|1Thess|4|2|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.2" />
<sup>2</sup> Sepse ky është vullneti i Perëndisë: shenjtërimi juaj; të hiqni dorë nga kurvëria;
<scripture passage="iThess 4:3" parsed="|1Thess|4|3|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.3" />
<sup>3</sup> që secili prej jush të dijë ta mbajë enën e vet në shenjtëri dhe me nder,
<scripture passage="iThess 4:4" parsed="|1Thess|4|4|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.4" />
<sup>4</sup> jo me pasione epshi, si johebre që nuk e njohin Perëndinë,
<scripture passage="iThess 4:5" parsed="|1Thess|4|5|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.5" />
<sup>5</sup> dhe që askush të mos mashtrojë ose t'ia hedhë në punë vëllait të vet, sepse Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra, sikurse edhe ju thamë më parë dhe e dëshmuam.
<scripture passage="iThess 4:6" parsed="|1Thess|4|6|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.6" />
<sup>6</sup> Sepse Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim.
<scripture passage="iThess 4:7" parsed="|1Thess|4|7|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.7" />
<sup>7</sup> Prandaj ai që i përbuz këto gjëra, nuk përbuz një njeri, por Perëndinë që ju dha edhe Frymën e tij të Shenjtë.
<scripture passage="iThess 4:8" parsed="|1Thess|4|8|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.8" />
<sup>8</sup> Sa për dashurinë vëllazërore, nuk keni nevojë që t'ju shkruaj, sepse ju vetë jeni të mësuar nga Perëndia që të doni njeri tjetrin.
<scripture passage="iThess 4:9" parsed="|1Thess|4|9|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.9" />
<sup>9</sup> Sepse ju e bëni këtë ndaj gjithë vëllezërve që janë në gjithë Maqedoninë; por ne ju bëjmë thirrje, vëllezër, që në këtë të shtohemi edhe më shumë.
<scripture passage="iThess 4:10" parsed="|1Thess|4|10|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.10" />
<sup>10</sup> dhe të përpiqeni me kujdes të jetoni në paqe, të merreni me gjërat tuaja dhe të punoni me duart tuaja, ashtu si ju kemi urdhëruar,
<scripture passage="iThess 4:11" parsed="|1Thess|4|11|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.11" />
<sup>11</sup> që të silleni me nder ndaj atyre që janë jashtë dhe të mos keni nevojë për asgjë.
<scripture passage="iThess 4:12" parsed="|1Thess|4|12|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.12" />
<sup>12</sup> Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosdije përsa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë.
<scripture passage="iThess 4:13" parsed="|1Thess|4|13|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.13" />
<sup>13</sup> Sepse, po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jezusit, ata që kanë fjetur.
<scripture passage="iThess 4:14" parsed="|1Thess|4|14|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.14" />
<sup>14</sup> Dhe këtë po jua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur,
<scripture passage="iThess 4:15" parsed="|1Thess|4|15|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.15" />
<sup>15</sup> sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët;
<scripture passage="iThess 4:16" parsed="|1Thess|4|16|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.16" />
<sup>16</sup> pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin.
<scripture passage="iThess 4:17" parsed="|1Thess|4|17|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.17" />
<sup>17</sup> Ngushëlloni, pra, njëri-tjetrin me këto fjalë.
<scripture passage="iThess 4:18" parsed="|1Thess|4|18|0|0" osisRef="Bible:1Thess.4.18" />
<sup>18</sup> Sa për kohët dhe për stinët, vëllezër, nuk keni nevojë që t'ju shkruaj,
</p>
</div3>

<div3 title="1 Thessalonians 5" progress="95.37%" prev="iThess.4" next="iiThess" id="iThess.5">
<h3 id="iThess.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="iThess.5-p1">
<scripture passage="iThess 5:1" parsed="|1Thess|5|1|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.1" />
<sup>1</sup> sepse ju vetë e dini shumë mirë se dita e Zotit do të vijë, si një vjedhës natën.
<scripture passage="iThess 5:2" parsed="|1Thess|5|2|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.2" />
<sup>2</sup> Sepse, kur thonë: "Paqe dhe siguri", atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë.
<scripture passage="iThess 5:3" parsed="|1Thess|5|3|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.3" />
<sup>3</sup> Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t'ju zërë në befasi si një vjedhës.
<scripture passage="iThess 5:4" parsed="|1Thess|5|4|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.4" />
<sup>4</sup> Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ.
<scripture passage="iThess 5:5" parsed="|1Thess|5|5|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.5" />
<sup>5</sup> Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll.
<scripture passage="iThess 5:6" parsed="|1Thess|5|6|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.6" />
<sup>6</sup> Sepse ata që flejnë, flejnë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.
<scripture passage="iThess 5:7" parsed="|1Thess|5|7|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.7" />
<sup>7</sup> Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.
<scripture passage="iThess 5:8" parsed="|1Thess|5|8|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.8" />
<sup>8</sup> Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht,
<scripture passage="iThess 5:9" parsed="|1Thess|5|9|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.9" />
<sup>9</sup> i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të.
<scripture passage="iThess 5:10" parsed="|1Thess|5|10|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.10" />
<sup>10</sup> Prandaj ngushëlloni njeri tjetrin dhe ndërtoni njeri tjetrin ashtu sikur edhe bëni.
<scripture passage="iThess 5:11" parsed="|1Thess|5|11|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.11" />
<sup>11</sup> Tashmë, vëllezër, ju lutemi të keni respekt për ata që mundohen midis jush, që janë në krye ndër ju në Zotin dhe që ju qortojnë,
<scripture passage="iThess 5:12" parsed="|1Thess|5|12|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.12" />
<sup>12</sup> edhe t'i vlerësoni shumë në dashuri për veprën e tyre. Jetoni në paqe midis jush.
<scripture passage="iThess 5:13" parsed="|1Thess|5|13|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.13" />
<sup>13</sup> Tani, vëllezër, ju bëjmë thirrje t'i qortoni të parregulltit, të ngushëlloni zemërlëshuarit, të ndihmoni të dobëtit dhe të jeni të duruar me të gjithë.
<scripture passage="iThess 5:14" parsed="|1Thess|5|14|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.14" />
<sup>14</sup> Vështroni se mos dikush t'ia kthejë dikujt të keqen me të keqen; po kërkoni gjithmonë të mirën edhe te njeri tjetri edhe te të gjithë.
<scripture passage="iThess 5:15" parsed="|1Thess|5|15|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.15" />
<sup>15</sup> Jini gjithmonë të gëzuar.
<scripture passage="iThess 5:16" parsed="|1Thess|5|16|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.16" />
<sup>16</sup> Lutuni pa pushim.
<scripture passage="iThess 5:17" parsed="|1Thess|5|17|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.17" />
<sup>17</sup> Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.
<scripture passage="iThess 5:18" parsed="|1Thess|5|18|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.18" />
<sup>18</sup> Mos e shuani Frymën.
<scripture passage="iThess 5:19" parsed="|1Thess|5|19|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.19" />
<sup>19</sup> Mos i përbuzni profecitë.
<scripture passage="iThess 5:20" parsed="|1Thess|5|20|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.20" />
<sup>20</sup> Provoni të gjitha, mbani të mirën.
<scripture passage="iThess 5:21" parsed="|1Thess|5|21|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.21" />
<sup>21</sup> Hiqni dorë nga çdo dukje e ligë.
<scripture passage="iThess 5:22" parsed="|1Thess|5|22|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.22" />
<sup>22</sup> Dhe Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ai vetë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.
<scripture passage="iThess 5:23" parsed="|1Thess|5|23|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.23" />
<sup>23</sup> Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.
<scripture passage="iThess 5:24" parsed="|1Thess|5|24|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.24" />
<sup>24</sup> Vëllezër, lutuni për ne.
<scripture passage="iThess 5:25" parsed="|1Thess|5|25|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.25" />
<sup>25</sup> Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë.
<scripture passage="iThess 5:26" parsed="|1Thess|5|26|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.26" />
<sup>26</sup> Ju përbetoj për Zotin që kjo letër t'u lexohet gjithë vëllezërve të shenjtë.
<scripture passage="iThess 5:27" parsed="|1Thess|5|27|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.27" />
<sup>27</sup> Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju. Amen.
<scripture passage="iThess 5:28" parsed="|1Thess|5|28|0|0" osisRef="Bible:1Thess.5.28" />
<sup>28</sup> Pali, Silvani dhe Timoteu, kishës së Thesalonikasve, që është në Perëndinë, Atin tonë, dhe në Zotin Jezu Krisht:
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="2 Thessalonians" progress="95.43%" prev="iThess.5" next="iiThess.1" id="iiThess">
<h2 id="iiThess-p0.1">2 Thessalonians</h2>

<div3 title="2 Thessalonians 1" progress="95.43%" prev="iiThess" next="iiThess.2" id="iiThess.1">
<h3 id="iiThess.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iiThess.1-p1">
<scripture passage="iiThess 1:1" parsed="|2Thess|1|1|0|0" osisRef="Bible:2Thess.1.1" />
<sup>1</sup> paçi hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
<scripture passage="iiThess 1:2" parsed="|2Thess|1|2|0|0" osisRef="Bible:2Thess.1.2" />
<sup>2</sup> Ne e kemi për detyrë ta falënderojmë gjithnjë Perëndinë për ju, o vëllezër, sikurse është fort e drejtë, sepse besimi juaj po rritet shumë dhe dashuria e secilit prej jush për njëri-tjetrin po tepron,
<scripture passage="iiThess 1:3" parsed="|2Thess|1|3|0|0" osisRef="Bible:2Thess.1.3" />
<sup>3</sup> aq sa ne vetë po krenohemi me ju në kishat e Perëndisë, për qëndresën tuaj dhe për besimin në të gjitha përndjekjet dhe vështirësitë që po hiqni.
<scripture passage="iiThess 1:4" parsed="|2Thess|1|4|0|0" osisRef="Bible:2Thess.1.4" />
<sup>4</sup> Ky është një dëftim i gjyqit të drejtë të Përendisë, që ju të çmoheni të denjë për mbretërinë e Perëndisë për të cilën edhe vuani,
<scripture passage="iiThess 1:5" parsed="|2Thess|1|5|0|0" osisRef="Bible:2Thess.1.5" />
<sup>5</sup> sepse është e drejtë, nga ana e Perëndisë, t'u jepet mundim atyre që po ju mundojnë,
<scripture passage="iiThess 1:6" parsed="|2Thess|1|6|0|0" osisRef="Bible:2Thess.1.6" />
<sup>6</sup> kurse juve, të munduarve, të preheni bashkë me ne, kur Zoti Jezu Krisht të shfaqet nga qielli me engjëjt e pushtetit të vet,
<scripture passage="iiThess 1:7" parsed="|2Thess|1|7|0|0" osisRef="Bible:2Thess.1.7" />
<sup>7</sup> në një zjarr flakërues, për t'u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin Perëndi, dhe të atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht.
<scripture passage="iiThess 1:8" parsed="|2Thess|1|8|0|0" osisRef="Bible:2Thess.1.8" />
<sup>8</sup> Ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së tij,
<scripture passage="iiThess 1:9" parsed="|2Thess|1|9|0|0" osisRef="Bible:2Thess.1.9" />
<sup>9</sup> kur ai të vijë, atë ditë, për të qenë i lavdëruar në shenjtorët e vet, për të qenë i admiruar në mes të atyre që kenë besuar, sepse dëshmia jonë tek ju u besua.
<scripture passage="iiThess 1:10" parsed="|2Thess|1|10|0|0" osisRef="Bible:2Thess.1.10" />
<sup>10</sup> Edhe për këtë ne vazhdimisht po lutemi për ju, që Perëndia ynë t'ju bëjë të denjë për këtë thirrje dhe të përmbushë me fuqinë çdo qëllim të mirë dhe veprën e besimit,
<scripture passage="iiThess 1:11" parsed="|2Thess|1|11|0|0" osisRef="Bible:2Thess.1.11" />
<sup>11</sup> që të lëvdohet emri i Zotit tonë Jezu Krisht në ju dhe ju në të, sipas hirit të Perëndisë sonë dhe të Zotit Jezu Krisht.
<scripture passage="iiThess 1:12" parsed="|2Thess|1|12|0|0" osisRef="Bible:2Thess.1.12" />
<sup>12</sup> Ju lutemi, o vëllezër, lidhur me ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht dhe me tubimin tonë me të,
</p>
</div3>

<div3 title="2 Thessalonians 2" progress="95.46%" prev="iiThess.1" next="iiThess.3" id="iiThess.2">
<h3 id="iiThess.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="iiThess.2-p1">
<scripture passage="iiThess 2:1" parsed="|2Thess|2|1|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.1" />
<sup>1</sup> të mos lejoni që menjëherë t'ju prishet mendja ose të trazoheni as prej fryme, as prej fjale, as prej ndonjë letre gjoja të shkruar prej nesh, thua se ja, erdhi dita e Krishtit.
<scripture passage="iiThess 2:2" parsed="|2Thess|2|2|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.2" />
<sup>2</sup> Askush të mos ju gënjejë kursesi, sepse ajo ditë nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia dhe pa u shfaqur njeriu i mëkatit, i biri i humbjes,
<scripture passage="iiThess 2:3" parsed="|2Thess|2|3|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.3" />
<sup>3</sup> kundërshtari, ai që lartëson veten mbi çdo gjë që quhet perëndi ose objekt adhurimi, aq sa të shkojë e të rrijë në tempullin e Perëndisë si Perëndi, duke e paraqitur veten se është Perëndi.
<scripture passage="iiThess 2:4" parsed="|2Thess|2|4|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.4" />
<sup>4</sup> A nuk ju bie ndër mend se, kur isha akoma ndër ju, jua thoja këto gjëra?
<scripture passage="iiThess 2:5" parsed="|2Thess|2|5|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.5" />
<sup>5</sup> Tani e dini atë që e ndalon atë që të shfaqet vetëm në kohën e vet.
<scripture passage="iiThess 2:6" parsed="|2Thess|2|6|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.6" />
<sup>6</sup> Misteri i paudhësisë në fakt është tashmë në veprim, duke pritur vetëm që të hiqet nga mesi ai që e ndalon tashti.
<scripture passage="iiThess 2:7" parsed="|2Thess|2|7|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.7" />
<sup>7</sup> Atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta shkatërrojë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij.
<scripture passage="iiThess 2:8" parsed="|2Thess|2|8|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.8" />
<sup>8</sup> Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrrekullish të rreme,
<scripture passage="iiThess 2:9" parsed="|2Thess|2|9|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.9" />
<sup>9</sup> dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar.
<scripture passage="iiThess 2:10" parsed="|2Thess|2|10|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.10" />
<sup>10</sup> E prandaj Perëndia do t'u dërgojë atyre një gënjim që do t'i bëjë të gabojnë, që t'i besojnë gënjeshtrës,
<scripture passage="iiThess 2:11" parsed="|2Thess|2|11|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.11" />
<sup>11</sup> që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë!
<scripture passage="iiThess 2:12" parsed="|2Thess|2|12|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.12" />
<sup>12</sup> Por ne duhet ta falënderojmë vazhdimisht Perëndinë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi që në fillim për t'ju shpëtuar, me anë të shenjtërimit të Frymës dhe të besimit në të vërtetën;
<scripture passage="iiThess 2:13" parsed="|2Thess|2|13|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.13" />
<sup>13</sup> tek e cila ju thirri me anë të ungjillit tonë, që të arrini të merrni lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht.
<scripture passage="iiThess 2:14" parsed="|2Thess|2|14|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.14" />
<sup>14</sup> Prandaj, vëllezër, qëndroni dhe mbani porositë që mësuat, me anë të fjalës ose me anë të letrës sonë.
<scripture passage="iiThess 2:15" parsed="|2Thess|2|15|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.15" />
<sup>15</sup> Dhe vetë Zoti jonë Jezu Krisht dhe Perëndia Ati ynë, që na deshi dhe na dha me anë të hirit një ngushëllim të përjetshëm dhe një shpresë të mirë,
<scripture passage="iiThess 2:16" parsed="|2Thess|2|16|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.16" />
<sup>16</sup> ngushëlloftë zemrat tuaja dhe ju forcoftë në çdo fjalë e punë të mirë.
<scripture passage="iiThess 2:17" parsed="|2Thess|2|17|0|0" osisRef="Bible:2Thess.2.17" />
<sup>17</sup> Më në fund, o vëllezër, lutuni për ne, që fjala e Zotit të përhapet me të shpejtë dhe të lëvdohet, porsi ndër ju,
</p>
</div3>

<div3 title="2 Thessalonians 3" progress="95.52%" prev="iiThess.2" next="iTim" id="iiThess.3">
<h3 id="iiThess.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="iiThess.3-p1">
<scripture passage="iiThess 3:1" parsed="|2Thess|3|1|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.1" />
<sup>1</sup> dhe derisa të shpëtojmë nga njerëzit e çoroditur dhe të këqij, sepse jo të gjithë kanë besim.
<scripture passage="iiThess 3:2" parsed="|2Thess|3|2|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.2" />
<sup>2</sup> Por Zoti është besnik, dhe ai do t'ju forcojë dhe do t'ju ruajë nga i ligu.
<scripture passage="iiThess 3:3" parsed="|2Thess|3|3|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.3" />
<sup>3</sup> Dhe ne kemi besim për ju te Zoti, se gjërat që ju porositëm po i bëni dhe do t'i bëni.
<scripture passage="iiThess 3:4" parsed="|2Thess|3|4|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.4" />
<sup>4</sup> Edhe Zoti i drejtoftë zemrat tuaja te dashuria e Perëndisë dhe te qëndrueshmëria e Krishtit.
<scripture passage="iiThess 3:5" parsed="|2Thess|3|5|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.5" />
<sup>5</sup> Dhe ju porositim, o vëllezër, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, që të largoheni nga çdo vëlla që ecën i çrregullt dhe jo sipas porosisë që keni marrë prej nesh.
<scripture passage="iiThess 3:6" parsed="|2Thess|3|6|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.6" />
<sup>6</sup> Sepse ju e dini vetë se si duhet të na shëmbëlleni, sepse ne nuk u sollëm në mënyrë të çrregullt midis jush,
<scripture passage="iiThess 3:7" parsed="|2Thess|3|7|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.7" />
<sup>7</sup> dhe nuk kemi ngrënë falas bukën e ndonjërit, por punuam me mundim e cfilitje ditë e natë, që të mos i bëheshim barrë asnjërit prej jush.
<scripture passage="iiThess 3:8" parsed="|2Thess|3|8|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.8" />
<sup>8</sup> Jo se ne nuk e kemi këtë të drejtë, po për t'ju dhënë ne vetë një shëmbull që ju të na imitonit.
<scripture passage="iiThess 3:9" parsed="|2Thess|3|9|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.9" />
<sup>9</sup> Në fakt, edhe kur ishim në mes tuaj, ju porosisnim këtë: se po qe se ndonjë nuk do të punojë, as të mos hajë.
<scripture passage="iiThess 3:10" parsed="|2Thess|3|10|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.10" />
<sup>10</sup> Në fakt dëgjojmë se disa prej jush që ecin në mënyrë të çrregullt, nuk bëjnë asgjë dhe merren me gjëra të kota.
<scripture passage="iiThess 3:11" parsed="|2Thess|3|11|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.11" />
<sup>11</sup> Këta i porosisim dhe i bëjmë thirrje në Zotin tonë Jezu Krisht, që të hanë bukën e tyre duke punuar shtruar.
<scripture passage="iiThess 3:12" parsed="|2Thess|3|12|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.12" />
<sup>12</sup> Dhe sa për ju, o vëllezër, mos u lodhni së bëri të mirën.
<scripture passage="iiThess 3:13" parsed="|2Thess|3|13|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.13" />
<sup>13</sup> Dhe nëqoftëse dikush nuk i bindet fjalës sonë në këtë letër, shënojeni atë dhe mos u shoqëroni me të, që ai të turpërohet.
<scripture passage="iiThess 3:14" parsed="|2Thess|3|14|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.14" />
<sup>14</sup> Por mos e mbani atë si një armik, po këshillojeni si vëlla.
<scripture passage="iiThess 3:15" parsed="|2Thess|3|15|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.15" />
<sup>15</sup> Dhe vetë Zoti i paqes ju dhëntë vazhdimisht paqe në çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë.
<scripture passage="iiThess 3:16" parsed="|2Thess|3|16|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.16" />
<sup>16</sup> Të falat me shëndet janë nga dora ime, nga mua, Pali; dhe kjo është një shenjë në çdo letër prej meje; unë shkruaj kështu.
<scripture passage="iiThess 3:17" parsed="|2Thess|3|17|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.17" />
<sup>17</sup> Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen.
<scripture passage="iiThess 3:18" parsed="|2Thess|3|18|0|0" osisRef="Bible:2Thess.3.18" />
<sup>18</sup> Pali, apostulli i Jezu Krishtit, me urdhër të Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe të Zotit Jezu Krisht, shpresës sonë,
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="1 Timothy" progress="95.56%" prev="iiThess.3" next="iTim.1" id="iTim">
<h2 id="iTim-p0.1">1 Timothy</h2>

<div3 title="1 Timothy 1" progress="95.56%" prev="iTim" next="iTim.2" id="iTim.1">
<h3 id="iTim.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iTim.1-p1">
<scripture passage="iTim 1:1" parsed="|1Tim|1|1|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.1" />
<sup>1</sup> Timoteut, birit të vërtetë në besim: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë Atit tonë dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.
<scripture passage="iTim 1:2" parsed="|1Tim|1|2|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.2" />
<sup>2</sup> Ashtu si të nxita kur u nisa për në Maqedoni, qëndro në Efes për t'u urdhëruar disave të mos mësojnë doktrina të tjera,
<scripture passage="iTim 1:3" parsed="|1Tim|1|3|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.3" />
<sup>3</sup> dhe të mos merren me përralla dhe me gjenealogji që s'kanë të sosur, të cilat shkaktojnë përçarje më tepër sesa vepra e Perëndisë, që mbështetet në besim.
<scripture passage="iTim 1:4" parsed="|1Tim|1|4|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.4" />
<sup>4</sup> Qëllimi i këtij urdhërimi është dashuria, prej një zemre të pastër, prej një ndërgjegjeje të pastër dhe prej një besimi jo të shtirur.
<scripture passage="iTim 1:5" parsed="|1Tim|1|5|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.5" />
<sup>5</sup> Disa, duke u shmangur nga këto gjëra, u kthyen në biseda të kota dhe,
<scripture passage="iTim 1:6" parsed="|1Tim|1|6|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.6" />
<sup>6</sup> duke dashur të jenë mësues të ligjit, nuk kuptojnë as ato që thonë, as ato që pohojnë.
<scripture passage="iTim 1:7" parsed="|1Tim|1|7|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.7" />
<sup>7</sup> Dhe ne e dimë se ligji është i mirë, në qoftë se njeriu e përdor si duhet;
<scripture passage="iTim 1:8" parsed="|1Tim|1|8|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.8" />
<sup>8</sup> duke ditur këtë, që ligji nuk është vënë për të drejtin, po për të pabesët dhe të rebelët, për të ligët dhe mëkatarët, për të pamëshirshmit dhe të ndyrët, për ata që vrasin babë e nënë, për vrasësit,
<scripture passage="iTim 1:9" parsed="|1Tim|1|9|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.9" />
<sup>9</sup> për kurvarët, për homoseksualët, për grabitësit, për rremët, për ata që shkelin betimin, për çdo gjë tjetër që bie në kundërshtim me doktrinën e shëndoshë,
<scripture passage="iTim 1:10" parsed="|1Tim|1|10|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.10" />
<sup>10</sup> sipas ungjillit të lavdisë të të lumit Perëndi, që më është besuar.
<scripture passage="iTim 1:11" parsed="|1Tim|1|11|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.11" />
<sup>11</sup> Dhe e falënderoj Krishtin Zotin tonë, që më bën të fortë, sepse më çmoi të denjë për t'u besuar, duke më vënë në shërbimin e tij,
<scripture passage="iTim 1:12" parsed="|1Tim|1|12|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.12" />
<sup>12</sup> që më parë isha blasfemues, përndjekës dhe i dhunshëm; por m'u dha mëshira, sepse i bëra nga padija, në mosbesimin tim;
<scripture passage="iTim 1:13" parsed="|1Tim|1|13|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.13" />
<sup>13</sup> kështu hiri i Zotit tonë teproi pa masë me besimin dhe dashurinë, që është në Jezu Krishtin.
<scripture passage="iTim 1:14" parsed="|1Tim|1|14|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.14" />
<sup>14</sup> Kjo fjalë është e sigurt e denjë për t'u pranuar plotësisht, që Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari.
<scripture passage="iTim 1:15" parsed="|1Tim|1|15|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.15" />
<sup>15</sup> Por prandaj u mëshirova, që Jezu Krishti të tregojë më përpara në mua gjithë zemërgjerësinë, për të qenë shembull për ata që do të besojnë në të për jetë të përjetshme.
<scripture passage="iTim 1:16" parsed="|1Tim|1|16|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.16" />
<sup>16</sup> Dhe Mbretit të amshuar, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi të ditur, i qoftë nder e lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
<scripture passage="iTim 1:17" parsed="|1Tim|1|17|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.17" />
<sup>17</sup> Po ta besoj këtë detyrë, o Timote bir, sipas profecive që u bënë më parë për ty, që sipas tyre të bësh luftimin e mirë,
<scripture passage="iTim 1:18" parsed="|1Tim|1|18|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.18" />
<sup>18</sup> duke pasur besim dhe ndërgjegje të mirë, sepse disa, duke e hedhur poshtë, u bënë lundërthyerje në besim.
<scripture passage="iTim 1:19" parsed="|1Tim|1|19|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.19" />
<sup>19</sup> Ndër këta janë Imeneu dhe Aleksandri, të cilët unë i dorëzova në duart e Satanit që të mësojnë të mos blasfemojnë.
<scripture passage="iTim 1:20" parsed="|1Tim|1|20|0|0" osisRef="Bible:1Tim.1.20" />
<sup>20</sup> Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit,
</p>
</div3>

<div3 title="1 Timothy 2" progress="95.62%" prev="iTim.1" next="iTim.3" id="iTim.2">
<h3 id="iTim.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="iTim.2-p1">
<scripture passage="iTim 2:1" parsed="|1Tim|2|1|0|0" osisRef="Bible:1Tim.2.1" />
<sup>1</sup> për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder.
<scripture passage="iTim 2:2" parsed="|1Tim|2|2|0|0" osisRef="Bible:1Tim.2.2" />
<sup>2</sup> Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,
<scripture passage="iTim 2:3" parsed="|1Tim|2|3|0|0" osisRef="Bible:1Tim.2.3" />
<sup>3</sup> i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t'ia arrijnë njohjes të së vërtetës.
<scripture passage="iTim 2:4" parsed="|1Tim|2|4|0|0" osisRef="Bible:1Tim.2.4" />
<sup>4</sup> Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri,
<scripture passage="iTim 2:5" parsed="|1Tim|2|5|0|0" osisRef="Bible:1Tim.2.5" />
<sup>5</sup> i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar,
<scripture passage="iTim 2:6" parsed="|1Tim|2|6|0|0" osisRef="Bible:1Tim.2.6" />
<sup>6</sup> për të cilin unë u vura predikues dhe apostull (them të vërtetën në Krisht, nuk gënjej), mësues i johebrenjve në besim dhe në të vërtetë.
<scripture passage="iTim 2:7" parsed="|1Tim|2|7|0|0" osisRef="Bible:1Tim.2.7" />
<sup>7</sup> Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje.
<scripture passage="iTim 2:8" parsed="|1Tim|2|8|0|0" osisRef="Bible:1Tim.2.8" />
<sup>8</sup> Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta,
<scripture passage="iTim 2:9" parsed="|1Tim|2|9|0|0" osisRef="Bible:1Tim.2.9" />
<sup>9</sup> po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri.
<scripture passage="iTim 2:10" parsed="|1Tim|2|10|0|0" osisRef="Bible:1Tim.2.10" />
<sup>10</sup> Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim.
<scripture passage="iTim 2:11" parsed="|1Tim|2|11|0|0" osisRef="Bible:1Tim.2.11" />
<sup>11</sup> Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje.
<scripture passage="iTim 2:12" parsed="|1Tim|2|12|0|0" osisRef="Bible:1Tim.2.12" />
<sup>12</sup> Në fakt së pari u formua Adami dhe më pas Eva.
<scripture passage="iTim 2:13" parsed="|1Tim|2|13|0|0" osisRef="Bible:1Tim.2.13" />
<sup>13</sup> Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje.
<scripture passage="iTim 2:14" parsed="|1Tim|2|14|0|0" osisRef="Bible:1Tim.2.14" />
<sup>14</sup> Megjithatë ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në shenjtërim me modesti.
<scripture passage="iTim 2:15" parsed="|1Tim|2|15|0|0" osisRef="Bible:1Tim.2.15" />
<sup>15</sup> Kjo fjalë është e sigurt: Në qoftë se dikush dëshiron të bëhet peshkop, dëshiron një punë të mirë."
</p>
</div3>

<div3 title="1 Timothy 3" progress="95.66%" prev="iTim.2" next="iTim.4" id="iTim.3">
<h3 id="iTim.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="iTim.3-p1">
<scripture passage="iTim 3:1" parsed="|1Tim|3|1|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.1" />
<sup>1</sup> Duhet, pra, që peshkopi të jetë i patëmetë, burrë i një gruaje të vetme, të jetë i përmbajtur, i arsyeshëm, i matur, mikpritës, i zoti të mësojë të tjerët,
<scripture passage="iTim 3:2" parsed="|1Tim|3|2|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.2" />
<sup>2</sup> të mos jepet pas verës, të mos jetë i dhunshëm, të mos jetë koprac, por i butë, jo grindavec, të mos lakmojë paranë;
<scripture passage="iTim 3:3" parsed="|1Tim|3|3|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.3" />
<sup>3</sup> njeri që e qeveris mirë familjen e vet dhe i ka fëmijët të bindur me çdo lloj mirësjellje;
<scripture passage="iTim 3:4" parsed="|1Tim|3|4|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.4" />
<sup>4</sup> (sepse në qoftë se dikush nuk di të qeverisë familjen e vet, si do të kujdeset për kishën e Perëndisë?).
<scripture passage="iTim 3:5" parsed="|1Tim|3|5|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.5" />
<sup>5</sup> Të mos jetë i posakthyer në besim, që të mos i rritet mendja dhe të bjerë në gabimet e djallit.
<scripture passage="iTim 3:6" parsed="|1Tim|3|6|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.6" />
<sup>6</sup> Madje duhet që ai të ketë dëshmim të mirë edhe ndër të jashtmit, që të mos shahet dhe të bjerë në lakun e djallit.
<scripture passage="iTim 3:7" parsed="|1Tim|3|7|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.7" />
<sup>7</sup> Gjithashtu dhjakët duhet të jenë dinjitozë, jo me dy faqe në fjalë, të mos jepen pas verës së tepërt, të mos lakmojnë fitime të paligjshme,
<scripture passage="iTim 3:8" parsed="|1Tim|3|8|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.8" />
<sup>8</sup> dhe ta ruajnë misterin e besimit me ndërgjegje të pastër.
<scripture passage="iTim 3:9" parsed="|1Tim|3|9|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.9" />
<sup>9</sup> Edhe këta le të vihen më parë në provë, pastaj ta kryejnë shërbesën e tyre po të jenë të patëmetë.
<scripture passage="iTim 3:10" parsed="|1Tim|3|10|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.10" />
<sup>10</sup> Edhe bashkëshortet e tyre të kenë dinjitet, jo shpifarake, por të përmbajtura dhe besnike në gjithçka.
<scripture passage="iTim 3:11" parsed="|1Tim|3|11|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.11" />
<sup>11</sup> Dhjakët të jenë bashkëshortë të një gruaje të vetme, t'i drejtojnë mirë fëmijët dhe familjet e veta.
<scripture passage="iTim 3:12" parsed="|1Tim|3|12|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.12" />
<sup>12</sup> Sepse ata që e kanë kryer mirë shërbesën, fitojnë reputacion të mirë dhe siguri të madhe në besimin në Jezu Krishtin.
<scripture passage="iTim 3:13" parsed="|1Tim|3|13|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.13" />
<sup>13</sup> Po t'i shkruaj këto gjëra duke shpresuar që të vij së shpejti te ti,
<scripture passage="iTim 3:14" parsed="|1Tim|3|14|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.14" />
<sup>14</sup> por, po u vonova, të dish se si duhet të sillesh në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe mbështetja e së vërtetës.
<scripture passage="iTim 3:15" parsed="|1Tim|3|15|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.15" />
<sup>15</sup> Dhe s'ka asnjë dyshim se misteri i mëshirës është i madh: Perëndia u shfaq në mish, u shfajësua në Frymë, u duk ndër engjëj, u predikua ndër johebrenj, u besua në botë, u ngrit në lavdi.
<scripture passage="iTim 3:16" parsed="|1Tim|3|16|0|0" osisRef="Bible:1Tim.3.16" />
<sup>16</sup> Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve,
</p>
</div3>

<div3 title="1 Timothy 4" progress="95.70%" prev="iTim.3" next="iTim.5" id="iTim.4">
<h3 id="iTim.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="iTim.4-p1">
<scripture passage="iTim 4:1" parsed="|1Tim|4|1|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.1" />
<sup>1</sup> që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre,
<scripture passage="iTim 4:2" parsed="|1Tim|4|2|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.2" />
<sup>2</sup> të cilët do të ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hani ushqimet që Perëndia i krijoi, të merren me falënderim nga ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën.
<scripture passage="iTim 4:3" parsed="|1Tim|4|3|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.3" />
<sup>3</sup> Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë s'është për t'u hedhur, nëse merret me falënderim,
<scripture passage="iTim 4:4" parsed="|1Tim|4|4|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.4" />
<sup>4</sup> sepse është shenjtëruar nga fjala e Perëndisë dhe nga lutja.
<scripture passage="iTim 4:5" parsed="|1Tim|4|5|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.5" />
<sup>5</sup> Duke ua propozuar këto gjëra vëllezërve, ti do të jesh një shërbyes i mirë i Jezu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të mirë, që ke kuptuar plotësisht.
<scripture passage="iTim 4:6" parsed="|1Tim|4|6|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.6" />
<sup>6</sup> Shmangu pra nga përrallat profane dhe të të vjetërve, edhe ushtrohu në perëndishmëri,
<scripture passage="iTim 4:7" parsed="|1Tim|4|7|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.7" />
<sup>7</sup> sepse ushtrimi i trupit është i dobishëm për pak gjë, kurse perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë.
<scripture passage="iTim 4:8" parsed="|1Tim|4|8|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.8" />
<sup>8</sup> Kjo fjalë është e sigurt dhe e denjë për t'u pranuar në çdo mënyrë.
<scripture passage="iTim 4:9" parsed="|1Tim|4|9|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.9" />
<sup>9</sup> Për këtë, në fakt, ne po mundohemi dhe na shajnë, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve.
<scripture passage="iTim 4:10" parsed="|1Tim|4|10|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.10" />
<sup>10</sup> Urdhëro këto gjëra dhe mëso këto gjëra.
<scripture passage="iTim 4:11" parsed="|1Tim|4|11|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.11" />
<sup>11</sup> Askush të mos e shpërfillë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në Frymë, në besim dhe në dëlirësi.
<scripture passage="iTim 4:12" parsed="|1Tim|4|12|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.12" />
<sup>12</sup> Kushtoju leximit, këshillimit dhe mësimit derisa të vij unë.
<scripture passage="iTim 4:13" parsed="|1Tim|4|13|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.13" />
<sup>13</sup> Mos e lër pas dore dhuntinë që është në ty, e cila të është dhënë me anë profecie, me vënien e duarve nga ana e pleqësisë.
<scripture passage="iTim 4:14" parsed="|1Tim|4|14|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.14" />
<sup>14</sup> Kujdesu për këto gjëra dhe kushtoju atyre tërësisht, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë.
<scripture passage="iTim 4:15" parsed="|1Tim|4|15|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.15" />
<sup>15</sup> Ruaje veten tënde dhe mësimin, qëndro në këto gjëra, sepse, duke vepruar kështu, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë.
<scripture passage="iTim 4:16" parsed="|1Tim|4|16|0|0" osisRef="Bible:1Tim.4.16" />
<sup>16</sup> Mos e qorto ashpër një plak, por këshilloje si atë, dhe më të rinjtë si vëllezër,
</p>
</div3>

<div3 title="1 Timothy 5" progress="95.75%" prev="iTim.4" next="iTim.6" id="iTim.5">
<h3 id="iTim.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="iTim.5-p1">
<scripture passage="iTim 5:1" parsed="|1Tim|5|1|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.1" />
<sup>1</sup> plakat si nëna, të rejat si motra, me plot dlirësi.
<scripture passage="iTim 5:2" parsed="|1Tim|5|2|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.2" />
<sup>2</sup> Ndero vejushat që janë me të vërtetë të veja.
<scripture passage="iTim 5:3" parsed="|1Tim|5|3|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.3" />
<sup>3</sup> Por në qoftë se një e ve ka djem a nipa, këta le të mësojnë më parë të tregojnë perëndishmëri ndaj atyre të familjes së vet dhe t'ua shpërblejnë prindërve të tyre, sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë.
<scripture passage="iTim 5:4" parsed="|1Tim|5|4|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.4" />
<sup>4</sup> Dhe ajo që është me të vërtetë e ve, dhe ka mbetur e vetme, e ka shpresën në Perëndinë dhe qëndron në lutje dhe në të falura natë e ditë.
<scripture passage="iTim 5:5" parsed="|1Tim|5|5|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.5" />
<sup>5</sup> Ndërsa ajo që jeton e shthurur, ndonëse rron, është e vdekur.
<scripture passage="iTim 5:6" parsed="|1Tim|5|6|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.6" />
<sup>6</sup> Porosit edhe këto gjëra, që të jenë të patëmeta.
<scripture passage="iTim 5:7" parsed="|1Tim|5|7|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.7" />
<sup>7</sup> Por në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, dhe më tepër për ata të shtëpisë, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar.
<scripture passage="iTim 5:8" parsed="|1Tim|5|8|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.8" />
<sup>8</sup> Një e ve të regjistrohet në listën e vejushave, po të jetë jo më e re se gjashtëdhjetë vjeçe, të ketë qenë bashkëshorte e një burri të vetëm,
<scripture passage="iTim 5:9" parsed="|1Tim|5|9|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.9" />
<sup>9</sup> dhe të ketë dëshminë për vepra të mira: që i ka rritur fëmijët e saj, ka pritur të huajt, ua ka larë këmbët shenjtorëve, ka ndihmuar nevojtarët, i është kushtuar vazhdimisht çdo vepre të mirë.
<scripture passage="iTim 5:10" parsed="|1Tim|5|10|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.10" />
<sup>10</sup> Po mos i prano vejushat më të reja, sepse, duke u dhënë pas dëshirave të tyre, ngrihen kundër Krishtit, duan të martohen,
<scripture passage="iTim 5:11" parsed="|1Tim|5|11|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.11" />
<sup>11</sup> duke tërhequr mbi vete një dënim, sepse kanë shkelur besimin e parë.
<scripture passage="iTim 5:12" parsed="|1Tim|5|12|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.12" />
<sup>12</sup> Madje ato mësojnë të jenë përtace duke shkuar shtëpi më shtëpi, edhe jo vetëm përtace, por edhe llafazane dhe kureshtare duke folur për gjëra të kota.
<scripture passage="iTim 5:13" parsed="|1Tim|5|13|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.13" />
<sup>13</sup> Dua, pra, që vejushat e reja të martohen, të kenë fëmijë, të bëhen zonja shtëpie dhe të mos i japin kundërshtarit asnjë shkak për të përfolur;
<scripture passage="iTim 5:14" parsed="|1Tim|5|14|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.14" />
<sup>14</sup> sepse disa tashmë devijuan për të ndjekur Satanin.
<scripture passage="iTim 5:15" parsed="|1Tim|5|15|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.15" />
<sup>15</sup> Në qoftë se ndonjë besimtar ose besimtare ka vejusha, le t'i ndihmojë e të mos bëhen barrë kishës, e cila mund të ndihmojë ato që janë me të vërtetë të veja.
<scripture passage="iTim 5:16" parsed="|1Tim|5|16|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.16" />
<sup>16</sup> Pleqtë që e drejtojnë mirë parësinë në kishë, le të nderohen dyfish, sidomos ata që mundohen me fjalë e me mësim.
<scripture passage="iTim 5:17" parsed="|1Tim|5|17|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.17" />
<sup>17</sup> Sepse Shkrimi thotë: "Mos ia lidh gojën kaut që shin në lëmë", dhe: ''Punëtori e ka hak mëditjen e tij''.
<scripture passage="iTim 5:18" parsed="|1Tim|5|18|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.18" />
<sup>18</sup> Mos prano asnjë padi kundër një plaku, veçse kur ka dy ose tre dëshmitarë.
<scripture passage="iTim 5:19" parsed="|1Tim|5|19|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.19" />
<sup>19</sup> Ata që mëkatojnë qortoji përpara të gjithëve, që edhe të tjerët të kenë frikë.
<scripture passage="iTim 5:20" parsed="|1Tim|5|20|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.20" />
<sup>20</sup> Unë të vë në be përpara Perëndisë, dhe Zotit Jezu Krisht dhe engjëjve të zgjedhur, që t'i zbatosh këto gjëra pa paragjykime, dhe mos bëj asgjë me anësi.
<scripture passage="iTim 5:21" parsed="|1Tim|5|21|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.21" />
<sup>21</sup> Mos i vër duart askujt me ngut dhe mos u bëj pjestar në mëkatet e të tjerëve; ruaje veten të pastër.
<scripture passage="iTim 5:22" parsed="|1Tim|5|22|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.22" />
<sup>22</sup> Mos pi më ujë, por përdor pak verë për stomakun tënd dhe për sëmundjet e tua të shpeshta.
<scripture passage="iTim 5:23" parsed="|1Tim|5|23|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.23" />
<sup>23</sup> Disa njerëzve mëkatet u duken sheshit edhe përpara gjyqit, ndërsa të tjerëve u duken më pas.
<scripture passage="iTim 5:24" parsed="|1Tim|5|24|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.24" />
<sup>24</sup> Gjithashtu edhe veprat e mira duken; por edhe ato që janë ndryshe nuk mund të mbeten të fshehura.
<scripture passage="iTim 5:25" parsed="|1Tim|5|25|0|0" osisRef="Bible:1Tim.5.25" />
<sup>25</sup> Të gjithë skllevërit që janë nën zgjedhë le t'i çmojnë zotërinjtë e tyre të denjë për çdo nderim, që të mos shuhen emri i Perëndisë dhe doktrina.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Timothy 6" progress="95.82%" prev="iTim.5" next="iiTim" id="iTim.6">
<h3 id="iTim.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="iTim.6-p1">
<scripture passage="iTim 6:1" parsed="|1Tim|6|1|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.1" />
<sup>1</sup> Edhe ata që i kanë zotërinjtë besimtarë, të mos i përbuzin sepse janë vëllezër, por t'u shërbejnë edhe më mirë, sepse ata që kanë dobi nga shërbimi i tyre janë besimtarë dhe të dashur. Mëso këto gjëra dhe i këshillo.
<scripture passage="iTim 6:2" parsed="|1Tim|6|2|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.2" />
<sup>2</sup> Në qoftë se dikush mëson një doktrinë tjetër dhe nuk ndjek fjalët e shëndosha të Zotit tonë Jezu Krisht dhe doktrinën sipas perëndishmërisë,
<scripture passage="iTim 6:3" parsed="|1Tim|6|3|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.3" />
<sup>3</sup> ai mbahet më të madh dhe nuk di asgjë, por vuan nga sëmundja e grindjes dhe e të zënit me fjalë, prej nga lindin smira, grindja, të sharat, dyshimet e këqija,
<scripture passage="iTim 6:4" parsed="|1Tim|6|4|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.4" />
<sup>4</sup> debatet e kota të njerëzve me mendje të prishur dhe të shterur nga e vërteta, sepse mendojnë se perëndishmëria është burim fitimi; largohu prej këtyre.
<scripture passage="iTim 6:5" parsed="|1Tim|6|5|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.5" />
<sup>5</sup> Perëndishmëria është një mjet që sjell dobi të madhe, kur njeriu kënaqet me aq sa ka.
<scripture passage="iTim 6:6" parsed="|1Tim|6|6|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.6" />
<sup>6</sup> Sepse ne nuk kemi asgjë me vete në këtë botë, dhe është e qartë se prej saj nuk mund të marrim gjë me vete;
<scripture passage="iTim 6:7" parsed="|1Tim|6|7|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.7" />
<sup>7</sup> por, kur kemi çfarë të hamë dhe të veshim, të jemi të kënaqur me kaq.
<scripture passage="iTim 6:8" parsed="|1Tim|6|8|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.8" />
<sup>8</sup> Por ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në lak dhe në shumë pasione të paarsyeshme dhe të dëmshme, që i plandosin njerëzit në rrënim dhe shkatërrim.
<scripture passage="iTim 6:9" parsed="|1Tim|6|9|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.9" />
<sup>9</sup> Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e depërtuan veten e tyre në shumë dhimbje.
<scripture passage="iTim 6:10" parsed="|1Tim|6|10|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.10" />
<sup>10</sup> Por ti, o njeriu i Perëndisë, hiq dorë nga këto dhe ndiq drejtësinë, perëndishmërinë, besimin, dashurinë, zemërgjerësinë dhe zemërbutësinë.
<scripture passage="iTim 6:11" parsed="|1Tim|6|11|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.11" />
<sup>11</sup> Lufto luftën e drejtë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën u thirre dhe për të cilën ke bërë rrëfimin e mirë të besimit përpara shumë dëshmitarëve.
<scripture passage="iTim 6:12" parsed="|1Tim|6|12|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.12" />
<sup>12</sup> Po të përgjërohem përpara Perëndisë që u jep jetë të gjitha gjërave dhe të Krishtit Jezus, i cili, duke dëshmuar përpara Ponc Pilatit, dhe një dëshmi të mirë besimi,
<scripture passage="iTim 6:13" parsed="|1Tim|6|13|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.13" />
<sup>13</sup> ta ruash këtë urdhërim pa njolla e te meta, derisa të shfaqet Zoti ynë Jezu Krisht,
<scripture passage="iTim 6:14" parsed="|1Tim|6|14|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.14" />
<sup>14</sup> që, në kohën e caktuar, do ta tregojë i lumi e i vetmi sundimtar, Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve,
<scripture passage="iTim 6:15" parsed="|1Tim|6|15|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.15" />
<sup>15</sup> ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm. Amen.
<scripture passage="iTim 6:16" parsed="|1Tim|6|16|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.16" />
<sup>16</sup> Porositi të pasurit e kësaj bote të mos jenë krenarë, dhe të mos i mbajnë shpresat në pasurinë që është e pasigurt, por në Perëndinë e gjallë, i cili na jep gjithçka bujarisht për ta gëzuar,
<scripture passage="iTim 6:17" parsed="|1Tim|6|17|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.17" />
<sup>17</sup> të bëjnë të mira, të bëhen të pasur në vepra të mira, të jenë bujarë dhe të gatshëm për të dhënë,
<scripture passage="iTim 6:18" parsed="|1Tim|6|18|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.18" />
<sup>18</sup> duke mbledhur si thesar një themel të mirë për të ardhmen, për të arritur jetën e përjetshme.
<scripture passage="iTim 6:19" parsed="|1Tim|6|19|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.19" />
<sup>19</sup> O Timote, ruaj atë që të është besuar, duke u shmangur nga fjalët e kota dhe profane dhe nga kundërshtimet e asaj që quhet në mënyrë të rreme shkencë,
<scripture passage="iTim 6:20" parsed="|1Tim|6|20|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.20" />
<sup>20</sup> të cilën e përqafuan disa dhe dolën nga besimi. Hiri qoftë me ty! Amen!
<scripture passage="iTim 6:21" parsed="|1Tim|6|21|0|0" osisRef="Bible:1Tim.6.21" />
<sup>21</sup> Pali, apostulli i Jezu Krishtit nëpërmjet vullnetit të Perëndisë, sipas premtimit të jetës që është në Krishtin Jezus,
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="2 Timothy" progress="95.89%" prev="iTim.6" next="iiTim.1" id="iiTim">
<h2 id="iiTim-p0.1">2 Timothy</h2>

<div3 title="2 Timothy 1" progress="95.89%" prev="iiTim" next="iiTim.2" id="iiTim.1">
<h3 id="iiTim.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iiTim.1-p1">
<scripture passage="iiTim 1:1" parsed="|2Tim|1|1|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.1" />
<sup>1</sup> Timoteut, birit të dashur: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë Atit, dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.
<scripture passage="iiTim 1:2" parsed="|2Tim|1|2|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.2" />
<sup>2</sup> E falënderoj Perëndinë, të cilit i shërbej sikurse edhe të parët e mi me ndërgjegje të pastër, se pa pushim të kujtoj në lutjet e mia, ditë e natë;
<scripture passage="iiTim 1:3" parsed="|2Tim|1|3|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.3" />
<sup>3</sup> dhe, kur kujtoj lotët e tu, kam shumë mall të të shoh që të mbushem me gëzim,
<scripture passage="iiTim 1:4" parsed="|2Tim|1|4|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.4" />
<sup>4</sup> sepse kujtoj besimin e sinqertë që është në ty, i cili më parë ishte te gjyshja jote Loide dhe te nëna jote Eunike, dhe jam i bindur se është edhe te ti.
<scripture passage="iiTim 1:5" parsed="|2Tim|1|5|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.5" />
<sup>5</sup> Për këtë arsye po të kujtoj ta zgjosh dhuntinë e Perëndisë që është në ty me anë të vënies së duarve të mia.
<scripture passage="iiTim 1:6" parsed="|2Tim|1|6|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.6" />
<sup>6</sup> Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.
<scripture passage="iiTim 1:7" parsed="|2Tim|1|7|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.7" />
<sup>7</sup> Mos ki turp, pra, të dëshmosh Zotin tonë, as mua, të burgosurin e tij, por hiq keq bashkë me mua për ungjillin, sipas fuqisë së Perëndisë,
<scripture passage="iiTim 1:8" parsed="|2Tim|1|8|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.8" />
<sup>8</sup> që na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëve
<scripture passage="iiTim 1:9" parsed="|2Tim|1|9|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.9" />
<sup>9</sup> dhe tani u shfaq me anë të dukjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit, që e prishi vdekjen dhe nxori në dritë jetën dhe pavdekësinë me anë të ungjillit,
<scripture passage="iiTim 1:10" parsed="|2Tim|1|10|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.10" />
<sup>10</sup> për të cilin unë u caktova predikues, apostull dhe mësues i johebrenjve.
<scripture passage="iiTim 1:11" parsed="|2Tim|1|11|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.11" />
<sup>11</sup> Për këtë arsye unë po vuaj edhe nga këto gjëra, po nuk kam turp, sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është i zoti ta ruajë visarin tim deri në atë ditë.
<scripture passage="iiTim 1:12" parsed="|2Tim|1|12|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.12" />
<sup>12</sup> Ruaje modelin e fjalëve të shëndosha që dëgjove prej meje me besim dhe dashuri, që janë në Krishtin Jezus.
<scripture passage="iiTim 1:13" parsed="|2Tim|1|13|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.13" />
<sup>13</sup> Ruaje visarin e mirë me anë të Frymës së Shenjtë që rri te ne.
<scripture passage="iiTim 1:14" parsed="|2Tim|1|14|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.14" />
<sup>14</sup> Ti e di se të gjithë ata që janë në Azi më kthyen krahët, dhe midis tyre Figeli dhe Hermogeni.
<scripture passage="iiTim 1:15" parsed="|2Tim|1|15|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.15" />
<sup>15</sup> Zoti i dhëntë mëshirë familjes së Onesiforit, sepse shpeshherë më dha zemër dhe nuk pati turp nga prangat e mia;
<scripture passage="iiTim 1:16" parsed="|2Tim|1|16|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.16" />
<sup>16</sup> madje, kur erdhi në Romë, më kërkoi me shumë zell dhe më gjeti.
<scripture passage="iiTim 1:17" parsed="|2Tim|1|17|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.17" />
<sup>17</sup> Zoti i dhëntë të gjejë mëshirë nga ana e Zotit në atë ditë. Ti e di më mirë se askush sa shërbime më bëri në Efes.
<scripture passage="iiTim 1:18" parsed="|2Tim|1|18|0|0" osisRef="Bible:2Tim.1.18" />
<sup>18</sup> Ti, pra, biri im, forcohu në hirin që është në Krishtin Jezus;
</p>
</div3>

<div3 title="2 Timothy 2" progress="95.94%" prev="iiTim.1" next="iiTim.3" id="iiTim.2">
<h3 id="iiTim.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="iiTim.2-p1">
<scripture passage="iiTim 2:1" parsed="|2Tim|2|1|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.1" />
<sup>1</sup> dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë dëshmitarëve, jepua njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë.
<scripture passage="iiTim 2:2" parsed="|2Tim|2|2|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.2" />
<sup>2</sup> Ti, pra, duro pjesën tënde të vuajtjeve, si një ushtar i mirë i Jezu Krishtit.
<scripture passage="iiTim 2:3" parsed="|2Tim|2|3|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.3" />
<sup>3</sup> Sepse asnjë nga ata që shkojnë ushtarë nuk ngatërrohet me punërat e jetës, që t'i pëlqejë atij që e mori ushtar.
<scripture passage="iiTim 2:4" parsed="|2Tim|2|4|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.4" />
<sup>4</sup> Po ashtu, nëse dikush merr pjesë në gara, nuk kurorëzohet po të mos ketë luftuar sipas rregullave.
<scripture passage="iiTim 2:5" parsed="|2Tim|2|5|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.5" />
<sup>5</sup> Bujku që mundohet duhet ta marrë i pari pjesën e fryteve.
<scripture passage="iiTim 2:6" parsed="|2Tim|2|6|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.6" />
<sup>6</sup> Mendo për ato që të them, sepse Zoti do të të japë mend për të gjitha.
<scripture passage="iiTim 2:7" parsed="|2Tim|2|7|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.7" />
<sup>7</sup> Kujto që Jezu Krishti, nga fisi i Davidit, u ngjall së vdekuri sipas ungjillit tim,
<scripture passage="iiTim 2:8" parsed="|2Tim|2|8|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.8" />
<sup>8</sup> për të cilin unë po vuaj deri edhe në pranga posi keqbërës; por fjala e Perëndisë nuk lidhet në pranga.
<scripture passage="iiTim 2:9" parsed="|2Tim|2|9|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.9" />
<sup>9</sup> Prandaj unë i duroj të gjitha për shkak të të zgjedhurve, që ata të kenë shpëtimin që është në Krishtin Jezus, bashkë me lavdi të përjetshme.
<scripture passage="iiTim 2:10" parsed="|2Tim|2|10|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.10" />
<sup>10</sup> Kjo fjalë është e vërtetë, sepse, nëse ne vdiqëm me të, me të edhe do të rrojmë;
<scripture passage="iiTim 2:11" parsed="|2Tim|2|11|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.11" />
<sup>11</sup> në qoftë se vuajmë, do të mbretërojmë bashkë me të; po ta mohojmë, edhe ai do të na mohojë.
<scripture passage="iiTim 2:12" parsed="|2Tim|2|12|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.12" />
<sup>12</sup> Nëse jemi të pabesë, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund të mohojë vetveten.
<scripture passage="iiTim 2:13" parsed="|2Tim|2|13|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.13" />
<sup>13</sup> Ua kujto atyre këto gjëra, duke u përbetuar përpara Zotit të mos hahen kot me fjalë pa asnjë dobi, në dëm të atyre që dëgjojnë.
<scripture passage="iiTim 2:14" parsed="|2Tim|2|14|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.14" />
<sup>14</sup> Mundohu të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që thotë drejt fjalën e së vërtetës.
<scripture passage="iiTim 2:15" parsed="|2Tim|2|15|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.15" />
<sup>15</sup> Shmangu nga fjalët e kota dhe profane, sepse do të çojnë në pabesi,
<scripture passage="iiTim 2:16" parsed="|2Tim|2|16|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.16" />
<sup>16</sup> dhe fjala e tyre do të brejë si një gangrenë; ndër këta janë Himeneu dhe Fileti,
<scripture passage="iiTim 2:17" parsed="|2Tim|2|17|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.17" />
<sup>17</sup> të cilët dolën jashtë rrugës së të vërtetës, duke thënë se ringjallja ka ngjarë dhe përmbysin besimin e disave.
<scripture passage="iiTim 2:18" parsed="|2Tim|2|18|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.18" />
<sup>18</sup> Megjithatë themeli i fortë i Perëndisë qëndron i patundur, dhe ka këtë vulë: "Zoti i njeh të vetët", dhe: "Le t'i largohet paudhësisë kushdo që përmend emrin e Krishtit".
<scripture passage="iiTim 2:19" parsed="|2Tim|2|19|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.19" />
<sup>19</sup> Në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë prej ari dhe argjendi, por edhe prej druri dhe balte; disa për të nderuar; të tjerat për të mos nderuar.
<scripture passage="iiTim 2:20" parsed="|2Tim|2|20|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.20" />
<sup>20</sup> Pra, në qoftë se dikush pastrohet nga këto gjëra, do të jetë një enë nderi, e shenjtëruar dhe e dobishme për të zotin, e përgatitur për çdo vepër të mirë.
<scripture passage="iiTim 2:21" parsed="|2Tim|2|21|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.21" />
<sup>21</sup> Largohu nga pasionet rinore dhe bjeru pas drejtësisë, besimit, dashurisë dhe paqes bashkë me ata që e thërresin në ndihmë Zotin me zemër të pastër.
<scripture passage="iiTim 2:22" parsed="|2Tim|2|22|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.22" />
<sup>22</sup> Shmang gjithashtu diskutimet e marra dhe pa mend, duke ditur se shkaktojnë grindje.
<scripture passage="iiTim 2:23" parsed="|2Tim|2|23|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.23" />
<sup>23</sup> Sepse shërbëtori i Zotit nuk duhet të zihet, por të jetë i butë me të gjithë, i aftë për të mësuar njerëzit dhe i durueshëm,
<scripture passage="iiTim 2:24" parsed="|2Tim|2|24|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.24" />
<sup>24</sup> duke i mësuar me butësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që arrijnë të njohin të vërtetën,
<scripture passage="iiTim 2:25" parsed="|2Tim|2|25|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.25" />
<sup>25</sup> dhe të vijnë në vete, duke shpëtuar nga laku i djallit, që i ka zënë robër të vullnetit të tij.
<scripture passage="iiTim 2:26" parsed="|2Tim|2|26|0|0" osisRef="Bible:2Tim.2.26" />
<sup>26</sup> Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira,
</p>
</div3>

<div3 title="2 Timothy 3" progress="96.01%" prev="iiTim.2" next="iiTim.4" id="iiTim.3">
<h3 id="iiTim.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="iiTim.3-p1">
<scripture passage="iiTim 3:1" parsed="|2Tim|3|1|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.1" />
<sup>1</sup> sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë,
<scripture passage="iiTim 3:2" parsed="|2Tim|3|2|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.2" />
<sup>2</sup> të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s'e duan të mirën,
<scripture passage="iiTim 3:3" parsed="|2Tim|3|3|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.3" />
<sup>3</sup> tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës,
<scripture passage="iiTim 3:4" parsed="|2Tim|3|4|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.4" />
<sup>4</sup> të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu.
<scripture passage="iiTim 3:5" parsed="|2Tim|3|5|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.5" />
<sup>5</sup> Sepse prej këtyre janë ata që futen nëpër shtëpi dhe i bëjnë për vete femrat e ngarkuara me mëkate, të sunduara nga pasione të ndryshme,
<scripture passage="iiTim 3:6" parsed="|2Tim|3|6|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.6" />
<sup>6</sup> të cilat mësojnë gjithnjë dhe kurrë nuk mund të arrijnë në njohjen e plotë të së vërtetës.
<scripture passage="iiTim 3:7" parsed="|2Tim|3|7|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.7" />
<sup>7</sup> Dhe sikurse Janesi dhe Jambresi i kundërshtuan Moisiut, po kështu edhe këta i kundërvihen së vërtetës; janë njerëz mendjeprishur, të neveritshëm në çështjen e besimit.
<scripture passage="iiTim 3:8" parsed="|2Tim|3|8|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.8" />
<sup>8</sup> Por këta nuk do të shkojnë shumë përpara, sepse marrëzia e tyre do të dalë në shesh për të gjithë, ashtu sikurse u ngjau edhe atyre.
<scripture passage="iiTim 3:9" parsed="|2Tim|3|9|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.9" />
<sup>9</sup> Dhe ti ndoqe nga afër mësimin tim, sjelljen, këshillat, besimin, durimin, dashurinë, ngulmin,
<scripture passage="iiTim 3:10" parsed="|2Tim|3|10|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.10" />
<sup>10</sup> përndjekjet, vuajtjet që më ndodhën në Antioki, në Ikonio, dhe në Listra; ti e di çfarë përndjekjesh hoqa, por Perëndia më shpëtoi nga të gjitha.
<scripture passage="iiTim 3:11" parsed="|2Tim|3|11|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.11" />
<sup>11</sup> Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen,
<scripture passage="iiTim 3:12" parsed="|2Tim|3|12|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.12" />
<sup>12</sup> por njerëzit e këqij dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq, duke gënjyer dhe duke u gënjyer vetë.
<scripture passage="iiTim 3:13" parsed="|2Tim|3|13|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.13" />
<sup>13</sup> Por ti qëndro në ato që mësove dhe u binde plotësisht, duke e ditur prej kujt i mësove,
<scripture passage="iiTim 3:14" parsed="|2Tim|3|14|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.14" />
<sup>14</sup> dhe se që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus.
<scripture passage="iiTim 3:15" parsed="|2Tim|3|15|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.15" />
<sup>15</sup> I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi,
<scripture passage="iiTim 3:16" parsed="|2Tim|3|16|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.16" />
<sup>16</sup> që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.
<scripture passage="iiTim 3:17" parsed="|2Tim|3|17|0|0" osisRef="Bible:2Tim.3.17" />
<sup>17</sup> Po të përbej, pra, përpara Perëndisë dhe Zotit Jezu Krisht, që ka për të gjykuar të gjallë e të vdekur, në dukjen e tij dhe në mbretërinë e tij:
</p>
</div3>

<div3 title="2 Timothy 4" progress="96.06%" prev="iiTim.3" next="Titus" id="iiTim.4">
<h3 id="iiTim.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="iiTim.4-p1">
<scripture passage="iiTim 4:1" parsed="|2Tim|4|1|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.1" />
<sup>1</sup> prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë.
<scripture passage="iiTim 4:2" parsed="|2Tim|4|2|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.2" />
<sup>2</sup> Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët
<scripture passage="iiTim 4:3" parsed="|2Tim|4|3|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.3" />
<sup>3</sup> dhe do t'i largojnë veshët nga e vërteta e do t'i sjellin drejt përrallave.
<scripture passage="iiTim 4:4" parsed="|2Tim|4|4|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.4" />
<sup>4</sup> Por ti rri syçelë në çdo gjë, duro vuajtjet, kryeje punën e ungjilltarit, përmbushe plotësisht shërbesën tënde.
<scripture passage="iiTim 4:5" parsed="|2Tim|4|5|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.5" />
<sup>5</sup> Sa për mua, po derdhem si ofertë pije, dhe koha e nisjes sime arriti.
<scripture passage="iiTim 4:6" parsed="|2Tim|4|6|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.6" />
<sup>6</sup> Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin.
<scripture passage="iiTim 4:7" parsed="|2Tim|4|7|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.7" />
<sup>7</sup> Pas kësaj më pret gati kurora e drejtësisë që Perëndia, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë, dhe jo vetëm mua, por edhe gjithë atyre që presin me dashuri të shfaqurit e tij.
<scripture passage="iiTim 4:8" parsed="|2Tim|4|8|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.8" />
<sup>8</sup> Përpiqu të vish shpejt tek unë,
<scripture passage="iiTim 4:9" parsed="|2Tim|4|9|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.9" />
<sup>9</sup> sepse Dema më la, sepse deshi këtë botë, dhe iku në Thesaloniki; Kreshenci në Galati, Titi në Dalmaci.
<scripture passage="iiTim 4:10" parsed="|2Tim|4|10|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.10" />
<sup>10</sup> Me mua është vetëm Lluka; merre Markun dhe sille me vete, sepse e kam shumë të dobishëm për shërbesë.
<scripture passage="iiTim 4:11" parsed="|2Tim|4|11|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.11" />
<sup>11</sup> Tikikun e dërgova në Efes.
<scripture passage="iiTim 4:12" parsed="|2Tim|4|12|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.12" />
<sup>12</sup> Kur të vish, sill mantelin që lashë në Troadë, pranë Karpit, dhe librat, sidomos pergamenat.
<scripture passage="iiTim 4:13" parsed="|2Tim|4|13|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.13" />
<sup>13</sup> Aleksandri, remtari, më bëri shumë të këqija; Zoti ia shpagoftë sipas veprave të tij.
<scripture passage="iiTim 4:14" parsed="|2Tim|4|14|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.14" />
<sup>14</sup> Ruaju edhe ti prej tij, sepse ka qenë kundërshtar i madh i fjalëve tona.
<scripture passage="iiTim 4:15" parsed="|2Tim|4|15|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.15" />
<sup>15</sup> Në mbrojtjen time të parë në gjyq askush nuk qe me mua, por të gjithë më lanë; kjo të mos u numërohet për faj.
<scripture passage="iiTim 4:16" parsed="|2Tim|4|16|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.16" />
<sup>16</sup> Por Zoti më ndenji pranë dhe më dha fuqi, që me anën time predikimi i ungjillit të kryhej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë johebrenjtë; dhe unë shpëtova nga goja e luanit.
<scripture passage="iiTim 4:17" parsed="|2Tim|4|17|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.17" />
<sup>17</sup> Edhe Zoti do të më shpëtojë nga çdo vepër e keqe dhe do të më ruajë për mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në shekuj të shekujve. Amen.
<scripture passage="iiTim 4:18" parsed="|2Tim|4|18|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.18" />
<sup>18</sup> Të fala Prishilës dhe Akuilës dhe shtëpisë së Onesiforit.
<scripture passage="iiTim 4:19" parsed="|2Tim|4|19|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.19" />
<sup>19</sup> Erasti mbeti në Korint, por Trofimin e lashë të sëmurë në Milet.
<scripture passage="iiTim 4:20" parsed="|2Tim|4|20|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.20" />
<sup>20</sup> Përpiqu të vish përpara dimrit. Të përshëndetin Eubuli, Pudenti, Lini, Klaudja dhe të gjithë vëllezërit.
<scripture passage="iiTim 4:21" parsed="|2Tim|4|21|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.21" />
<sup>21</sup> Zoti Jezu Krisht qoftë me frymën tënde! Hiri qoftë me ju! Amen.
<scripture passage="iiTim 4:22" parsed="|2Tim|4|22|0|0" osisRef="Bible:2Tim.4.22" />
<sup>22</sup> Pali, shërbëtor i Perëndisë dhe apostull i Jezu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve të Perëndisë dhe njohjes të së vërtetës që është sipas perëndishmërisë,
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Titus" progress="96.11%" prev="iiTim.4" next="Titus.1" id="Titus">
<h2 id="Titus-p0.1">Titus</h2>

<div3 title="Titus 1" progress="96.11%" prev="Titus" next="Titus.2" id="Titus.1">
<h3 id="Titus.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Titus.1-p1">
<scripture passage="Titus 1:1" parsed="|Titus|1|1|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.1" />
<sup>1</sup> në shpresën e jetës së përjetshme, të cilën Perëndia, që nuk gënjen, e premtoi para të gjitha kohërave,
<scripture passage="Titus 1:2" parsed="|Titus|1|2|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.2" />
<sup>2</sup> dhe që në kohë të caktuara e shfaqi fjalën e tij me anë të predikimit që m'u besua me urdhër të Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,
<scripture passage="Titus 1:3" parsed="|Titus|1|3|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.3" />
<sup>3</sup> Titit, birit të vërtetë në besimin e përbashkët: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë, Atit, dhe prej Zotit Jezu Krisht, Shpëtimtarit tonë.
<scripture passage="Titus 1:4" parsed="|Titus|1|4|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.4" />
<sup>4</sup> Për këtë arsye të lashë në Kretë, që ti të ndreqësh mirë çështjet që janë për t'u bërë dhe që, në çdo qytet, të caktosh pleq, ashtu siç të porosita;
<scripture passage="Titus 1:5" parsed="|Titus|1|5|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.5" />
<sup>5</sup> secili prej tyre të jetë i paqortueshëm, bashkëshort i një gruaje të vetme, të ketë fëmijë besimtarë, që të mos përfliten për jetë të shthurur dhe për pandëgjesë.
<scripture passage="Titus 1:6" parsed="|Titus|1|6|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.6" />
<sup>6</sup> Sepse peshkopi, si administrues i shtëpisë së Perëndisë duhet të jetë i paqortueshëm, jo arrogant, jo zemërak, jo i dhënë pas verës, jo i dhunshëm, jo njeri që lakmon fitim të turpshëm,
<scripture passage="Titus 1:7" parsed="|Titus|1|7|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.7" />
<sup>7</sup> por mikpritës, mirëdashës, i urtë, i drejtë, i shenjtë, i përmbajtur,
<scripture passage="Titus 1:8" parsed="|Titus|1|8|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.8" />
<sup>8</sup> që mban fort fjalën besnike siç i është mësuar, që të jetë në gjëndje me doktrinën e shëndoshë të këshillojë dhe bindë ata që kundërshtojnë.
<scripture passage="Titus 1:9" parsed="|Titus|1|9|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.9" />
<sup>9</sup> Sepse ka, veçanërisht ndërmjet atyre që janë nga rrethprerja, shumë të pabindur, llafazanë dhe mashtrues, të cilëve u duhet mbyllur goja;
<scripture passage="Titus 1:10" parsed="|Titus|1|10|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.10" />
<sup>10</sup> këta ngatërrojnë familje të tëra, duke mësuar ato që s'duhet, për fitim të ndyrë.
<scripture passage="Titus 1:11" parsed="|Titus|1|11|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.11" />
<sup>11</sup> Një prej tyre, pikërisht një profet i tyre, tha: "Kretasit janë gjithnjë gënjeshtarë, egërsira të këqija, barkpërtacë!"
<scripture passage="Titus 1:12" parsed="|Titus|1|12|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.12" />
<sup>12</sup> Kjo dëshmi është e vërtetë; prandaj qortoji me ashpërsi, që të shëndoshen në besim,
<scripture passage="Titus 1:13" parsed="|Titus|1|13|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.13" />
<sup>13</sup> pa u vënë vesh përrallave të Judenjve dhe urdhërimeve të njerëzve që largohen nga e vërteta.
<scripture passage="Titus 1:14" parsed="|Titus|1|14|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.14" />
<sup>14</sup> Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër, por asgjë nuk është e pastër për të ndoturit dhe për ata që nuk besojnë; madje edhe mendja, edhe ndërgjegja e tyre janë të ndotura.
<scripture passage="Titus 1:15" parsed="|Titus|1|15|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.15" />
<sup>15</sup> Ata pohojnë se njohin Perëndinë, po me vepra e mohojnë, sepse janë të neveritshëm, të pabindur dhe të pazotë për çfarëdo vepre të mirë.
<scripture passage="Titus 1:16" parsed="|Titus|1|16|0|0" osisRef="Bible:Titus.1.16" />
<sup>16</sup> Por ti shpall ato që përkojnë me doktrinën e shëndoshë:
</p>
</div3>

<div3 title="Titus 2" progress="96.16%" prev="Titus.1" next="Titus.3" id="Titus.2">
<h3 id="Titus.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Titus.2-p1">
<scripture passage="Titus 2:1" parsed="|Titus|2|1|0|0" osisRef="Bible:Titus.2.1" />
<sup>1</sup> pleqtë të jenë të përmbajtur, dinjitozë, të urtë, të shëndoshë në besim, në dashuri, në durim.
<scripture passage="Titus 2:2" parsed="|Titus|2|2|0|0" osisRef="Bible:Titus.2.2" />
<sup>2</sup> Gjithashtu edhe gratë e moshuara të kenë sjellje ashtu si u ka hije shenjtoreve, jo shpifëse, jo robinja ndaj verës së shumtë, por mësuese të së mirës,
<scripture passage="Titus 2:3" parsed="|Titus|2|3|0|0" osisRef="Bible:Titus.2.3" />
<sup>3</sup> që t'i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre,
<scripture passage="Titus 2:4" parsed="|Titus|2|4|0|0" osisRef="Bible:Titus.2.4" />
<sup>4</sup> të jenë fjalëpakë, të dlira, t'i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.
<scripture passage="Titus 2:5" parsed="|Titus|2|5|0|0" osisRef="Bible:Titus.2.5" />
<sup>5</sup> Nxiti gjithashtu të rinjtë që të jenë të matur,
<scripture passage="Titus 2:6" parsed="|Titus|2|6|0|0" osisRef="Bible:Titus.2.6" />
<sup>6</sup> duke e nxjerrë në çdo gjë veten tënde si shembull veprash të mira, duke treguar në mësim pastërti, dinjitet, paprishshmëri,
<scripture passage="Titus 2:7" parsed="|Titus|2|7|0|0" osisRef="Bible:Titus.2.7" />
<sup>7</sup> një e folur e shëndoshë e të paqortueshme, që kundërshtari të turpërohet e të mos ketë të flasë asgjë të keqe për ju.
<scripture passage="Titus 2:8" parsed="|Titus|2|8|0|0" osisRef="Bible:Titus.2.8" />
<sup>8</sup> Shërbëtorët t'u binden zotërinjve të tyre, të mundohen t'i kënaqin në të gjitha gjërat, të mos i kundërshtojnë me fjalë,
<scripture passage="Titus 2:9" parsed="|Titus|2|9|0|0" osisRef="Bible:Titus.2.9" />
<sup>9</sup> të mos përvetësojnë gjënë e huaj, por të tregojnë një besnikëri të plotë, që në çdo gjë të nderojnë mësimin e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë.
<scripture passage="Titus 2:10" parsed="|Titus|2|10|0|0" osisRef="Bible:Titus.2.10" />
<sup>10</sup> Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve,
<scripture passage="Titus 2:11" parsed="|Titus|2|11|0|0" osisRef="Bible:Titus.2.11" />
<sup>11</sup> dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe lakmitë e botës, sepse ne rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë,
<scripture passage="Titus 2:12" parsed="|Titus|2|12|0|0" osisRef="Bible:Titus.2.12" />
<sup>12</sup> duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht,
<scripture passage="Titus 2:13" parsed="|Titus|2|13|0|0" osisRef="Bible:Titus.2.13" />
<sup>13</sup> i cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira.
<scripture passage="Titus 2:14" parsed="|Titus|2|14|0|0" osisRef="Bible:Titus.2.14" />
<sup>14</sup> Mësoju këto gjëra, këshillo dhe qorto me çdo pushtet! Askush mos të përçmoftë.
<scripture passage="Titus 2:15" parsed="|Titus|2|15|0|0" osisRef="Bible:Titus.2.15" />
<sup>15</sup> U kujto atyre që t'u nënshtrohen pushtetarëve dhe autoriteteve, të jenë të bindur, gati për çdo vepër të mirë,
</p>
</div3>

<div3 title="Titus 3" progress="96.20%" prev="Titus.2" next="Phlm" id="Titus.3">
<h3 id="Titus.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Titus.3-p1">
<scripture passage="Titus 3:1" parsed="|Titus|3|1|0|0" osisRef="Bible:Titus.3.1" />
<sup>1</sup> të mos flasin keq për asnjeri, të jenë paqësorë dhe të butë, duke treguar mirësjellje të madhe kundrejt të gjithë njerëzve.
<scripture passage="Titus 3:2" parsed="|Titus|3|2|0|0" osisRef="Bible:Titus.3.2" />
<sup>2</sup> Sepse edhe ne dikur ishim të pamendë, rebelë, endacakë, robër të lakmive të ndryshme dhe të qejfeve, duke jetuar në ligësi dhe në smirë, të urryer dhe duke e urryer njeri tjetrin.
<scripture passage="Titus 3:3" parsed="|Titus|3|3|0|0" osisRef="Bible:Titus.3.3" />
<sup>3</sup> Po kur u shfaq mirësia e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe dashuria e tij për njerëzit,
<scripture passage="Titus 3:4" parsed="|Titus|3|4|0|0" osisRef="Bible:Titus.3.4" />
<sup>4</sup> ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë,
<scripture passage="Titus 3:5" parsed="|Titus|3|5|0|0" osisRef="Bible:Titus.3.5" />
<sup>5</sup> të cilën e derdhi me mbushëlli mbi ne, me anë të Jezu Krishtit, shpëtimtarit tonë,
<scripture passage="Titus 3:6" parsed="|Titus|3|6|0|0" osisRef="Bible:Titus.3.6" />
<sup>6</sup> që ne, të shfajësuar me anë të hirit të tij, të bëhemi trashëgimtarë të jetës së përjetshme, sipas shpresës që kemi.
<scripture passage="Titus 3:7" parsed="|Titus|3|7|0|0" osisRef="Bible:Titus.3.7" />
<sup>7</sup> Kjo fjalë është e sigurt, dhe dua që ti të pohosh me forcë këto gjëra, që ata që kanë besuar në Perëndinë të kujdesen për të kryer vepra të mira. Këto gjëra janë të mira dhe të dobishme për njerëzit.
<scripture passage="Titus 3:8" parsed="|Titus|3|8|0|0" osisRef="Bible:Titus.3.8" />
<sup>8</sup> Por ti shmangu nga diskutimet e ma-rra, nga gjenealogjitë, nga grindjet dhe debatet rreth ligjit, sepse janë të padobishme dhe të kota.
<scripture passage="Titus 3:9" parsed="|Titus|3|9|0|0" osisRef="Bible:Titus.3.9" />
<sup>9</sup> Shmangu nga njeriu sektar, mbasi ta kesh qortuar një herë e dy herë,
<scripture passage="Titus 3:10" parsed="|Titus|3|10|0|0" osisRef="Bible:Titus.3.10" />
<sup>10</sup> duke ditur se një i tillë është çoroditur dhe mëkaton, duke dënuar vetveten.
<scripture passage="Titus 3:11" parsed="|Titus|3|11|0|0" osisRef="Bible:Titus.3.11" />
<sup>11</sup> Kur të dërgoj Arteman ose Tikikun, bëj çmos për të ardhur tek unë në Nikopoli, sepse vendosa ta kaloj dimrin aty.
<scripture passage="Titus 3:12" parsed="|Titus|3|12|0|0" osisRef="Bible:Titus.3.12" />
<sup>12</sup> Përcilli me kujdes për udhëtim Zenën, juristin e ligjit, dhe Apolonin, që të mos u mungojë gjë.
<scripture passage="Titus 3:13" parsed="|Titus|3|13|0|0" osisRef="Bible:Titus.3.13" />
<sup>13</sup> Edhe le të mësojnë edhe tanët t'u kushtohen veprave të mira për nevojat e ngutshme, që të mos jenë të pafrytshëm.
<scripture passage="Titus 3:14" parsed="|Titus|3|14|0|0" osisRef="Bible:Titus.3.14" />
<sup>14</sup> Të gjithë ata që janë me mua të bejnë të fala. Përshëndeti ata që na duan në besim. Hiri qoftë me ju të gjithë. Amen.
<scripture passage="Titus 3:15" parsed="|Titus|3|15|0|0" osisRef="Bible:Titus.3.15" />
<sup>15</sup> Pali, i burgosuri i Jezu Krishtit, dhe vëlla Timoteu, Filemonit të dashur dhe bashkëpunëtorit tonë,
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Philemon" progress="96.25%" prev="Titus.3" next="Phlm.1" id="Phlm">
<h2 id="Phlm-p0.1">Philemon</h2>

<div3 title="Philemon 1" progress="96.25%" prev="Phlm" next="Heb" id="Phlm.1">
<h3 id="Phlm.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Phlm.1-p1">
<scripture passage="Phlm 1:1" parsed="|Phlm|1|1|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.1" />
<sup>1</sup> motrës Apfi, bashkëluftëtarit tonë Arkipit, dhe kishës që mblidhet në shtëpinë tënde:
<scripture passage="Phlm 1:2" parsed="|Phlm|1|2|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.2" />
<sup>2</sup> hir dhe paqe mbi ju prej Perëndisë sonë, Atit, dhe Zotit Jezu Krisht.
<scripture passage="Phlm 1:3" parsed="|Phlm|1|3|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.3" />
<sup>3</sup> E falënderoj Perëndinë tim, duke të kujtuar gjithnjë në lutjet e mia,
<scripture passage="Phlm 1:4" parsed="|Phlm|1|4|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.4" />
<sup>4</sup> sepse po dëgjoj për dashurinë tënde dhe për besimin që ke ndaj Zotit Jezu Krisht dhe ndaj gjithë shenjtorëve,
<scripture passage="Phlm 1:5" parsed="|Phlm|1|5|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.5" />
<sup>5</sup> që bashkësia e besimit tënd të bëhet e frytshme nëpërmjet njohjes së çdo të mire që është në ju për shkak të Jezu Krishtit.
<scripture passage="Phlm 1:6" parsed="|Phlm|1|6|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.6" />
<sup>6</sup> Sepse ne patëm gëzim të madh dhe përdëllim nga dashuria jote, sepse me anën tënde, o vëlla, zemrat e shenjtorëve u përtërinë.
<scripture passage="Phlm 1:7" parsed="|Phlm|1|7|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.7" />
<sup>7</sup> Prandaj, edhe pse kam liri të plotë në Krishtin të të urdhëroj atë që duhet të bësh,
<scripture passage="Phlm 1:8" parsed="|Phlm|1|8|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.8" />
<sup>8</sup> më shumë më pëlqen të të lutem për dashurinë, kështu siç jam unë, Pali, plak dhe tashti edhe i burgosur i Jezu Krishtit;
<scripture passage="Phlm 1:9" parsed="|Phlm|1|9|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.9" />
<sup>9</sup> të lutem për birin tim Onesim, që më lindi në prangat e mia,
<scripture passage="Phlm 1:10" parsed="|Phlm|1|10|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.10" />
<sup>10</sup> i cili dikur s'kishte fare vlerë për ty, por që tani është shumë i vlefshëm për ty e për mua,
<scripture passage="Phlm 1:11" parsed="|Phlm|1|11|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.11" />
<sup>11</sup> të cilin ta dërgova përsëri; dhe ti prite atë, zemrën time.
<scripture passage="Phlm 1:12" parsed="|Phlm|1|12|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.12" />
<sup>12</sup> Do të desha ta mbaja pranë vetes që të më shërbente në vendin tënd në prangat për shkak të ungjillit;
<scripture passage="Phlm 1:13" parsed="|Phlm|1|13|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.13" />
<sup>13</sup> por nuk desha të bëja asgjë pa mendjen tënde që e mira të cilën do të bësh të mos jetë nga detyrimi, por me dashje.
<scripture passage="Phlm 1:14" parsed="|Phlm|1|14|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.14" />
<sup>14</sup> Sepse ndoshta për këtë arsye qe ndarë prej teje për pak kohë, që ta kesh atë përgjithmonë,
<scripture passage="Phlm 1:15" parsed="|Phlm|1|15|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.15" />
<sup>15</sup> por jo më si skllav, por shumë më tepër se skllav, vëlla të dashur, sidomos për mua, por aq më tepër për ty si sipas mishit, ashtu dhe në Zotin.
<scripture passage="Phlm 1:16" parsed="|Phlm|1|16|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.16" />
<sup>16</sup> në qoftë se ti, pra, më konsideron shok, prite si të isha vetë!
<scripture passage="Phlm 1:17" parsed="|Phlm|1|17|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.17" />
<sup>17</sup> Dhe në qoftë se të ka bërë ndonjë padrejtësi ose të ka ndonjë detyrim, m'i ngarko mua.
<scripture passage="Phlm 1:18" parsed="|Phlm|1|18|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.18" />
<sup>18</sup> Unë, Pali, i shkrova me dorën time. Unë vetë do të paguaj; që të mos them se ti më detyrohesh edhe veten tënde!
<scripture passage="Phlm 1:19" parsed="|Phlm|1|19|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.19" />
<sup>19</sup> Po, vëlla, ma bëj këtë nder në Perëndinë! Ma përtëri zemrën në Perëndinë!
<scripture passage="Phlm 1:20" parsed="|Phlm|1|20|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.20" />
<sup>20</sup> Të shkrova me plotbesim se do të më dëgjosh, sepse e di se ti do të bësh edhe më shumë nga sa po të them.
<scripture passage="Phlm 1:21" parsed="|Phlm|1|21|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.21" />
<sup>21</sup> Më përgatit njëkohësht një vend për të ndenjur, sepse shpresoj se, për hir të lutjeve tuaja, do t'ju dhurohem përsëri.
<scripture passage="Phlm 1:22" parsed="|Phlm|1|22|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.22" />
<sup>22</sup> Epafra, i burgosur bashkë me mua në Jezu Krishtin,
<scripture passage="Phlm 1:23" parsed="|Phlm|1|23|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.23" />
<sup>23</sup> Marku, Aristarku, Dema dhe Lluka, bashkëpunëtorët e mi, të bëjnë të fala.
<scripture passage="Phlm 1:24" parsed="|Phlm|1|24|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.24" />
<sup>24</sup> Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen.
<scripture passage="Phlm 1:25" parsed="|Phlm|1|25|0|0" osisRef="Bible:Phlm.1.25" />
<sup>25</sup> Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve,
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Hebrews" progress="96.30%" prev="Phlm.1" next="Heb.1" id="Heb">
<h2 id="Heb-p0.1">Hebrews</h2>

<div3 title="Hebrews 1" progress="96.30%" prev="Heb" next="Heb.2" id="Heb.1">
<h3 id="Heb.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Heb.1-p1">
<scripture passage="Heb 1:1" parsed="|Heb|1|1|0|0" osisRef="Bible:Heb.1.1" />
<sup>1</sup> së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë.
<scripture passage="Heb 1:2" parsed="|Heb|1|2|0|0" osisRef="Bible:Heb.1.2" />
<sup>2</sup> Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta,
<scripture passage="Heb 1:3" parsed="|Heb|1|3|0|0" osisRef="Bible:Heb.1.3" />
<sup>3</sup> edhe u bë aq më i lartë nga engjëjt, sa më të madhërueshëm se ata është emri që ai e trashëgoi.
<scripture passage="Heb 1:4" parsed="|Heb|1|4|0|0" osisRef="Bible:Heb.1.4" />
<sup>4</sup> Sepse cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ''Ti je Biri im, sot më je lindur''? Edhe përsëri: ''Unë do t'i jem Atë, dhe ai do të më jetë Bir''?
<scripture passage="Heb 1:5" parsed="|Heb|1|5|0|0" osisRef="Bible:Heb.1.5" />
<sup>5</sup> Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: ''Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë''.
<scripture passage="Heb 1:6" parsed="|Heb|1|6|0|0" osisRef="Bible:Heb.1.6" />
<sup>6</sup> Kurse për engjëjt thotë: ''Engjëjt e vet ai i bën erëra, dhe shërbenjësit e tij flakë zjarri'';
<scripture passage="Heb 1:7" parsed="|Heb|1|7|0|0" osisRef="Bible:Heb.1.7" />
<sup>7</sup> ndërsa për të Birin thotë: ''Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie.
<scripture passage="Heb 1:8" parsed="|Heb|1|8|0|0" osisRef="Bible:Heb.1.8" />
<sup>8</sup> E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer paudhësinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të vajosi me vaj gëzimi përmbi shokët e tu''.
<scripture passage="Heb 1:9" parsed="|Heb|1|9|0|0" osisRef="Bible:Heb.1.9" />
<sup>9</sup> Edhe: ''Ti, o Perëndi, në krye themelove tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tu.
<scripture passage="Heb 1:10" parsed="|Heb|1|10|0|0" osisRef="Bible:Heb.1.10" />
<sup>10</sup> Ata do të prishen, por ti mbetesh; edhe të gjithë do të vjetrohen si rrobë,
<scripture passage="Heb 1:11" parsed="|Heb|1|11|0|0" osisRef="Bible:Heb.1.11" />
<sup>11</sup> dhe ti do t'i mbështjellësh si një mantel edhe do të ndërrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do të shteren kurrë''.
<scripture passage="Heb 1:12" parsed="|Heb|1|12|0|0" osisRef="Bible:Heb.1.12" />
<sup>12</sup> Dhe cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ''Rri në të djathtën time, gjersa t'i vë armiqtë e tu shtroje të këmbëve të tua''?
<scripture passage="Heb 1:13" parsed="|Heb|1|13|0|0" osisRef="Bible:Heb.1.13" />
<sup>13</sup> A nuk janë ata të gjithë frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin?
<scripture passage="Heb 1:14" parsed="|Heb|1|14|0|0" osisRef="Bible:Heb.1.14" />
<sup>14</sup> Prandaj ne duhet t'u përmbahemi më shumë atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjë herë nga ruga.
</p>
</div3>

<div3 title="Hebrews 2" progress="96.35%" prev="Heb.1" next="Heb.3" id="Heb.2">
<h3 id="Heb.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Heb.2-p1">
<scripture passage="Heb 2:1" parsed="|Heb|2|1|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.1" />
<sup>1</sup> Sepse, në qoftë se fjala që u fol nga engjëjt është e patundur dhe çdo shkelje e mosbindje mori një shpagim të drejtë,
<scripture passage="Heb 2:2" parsed="|Heb|2|2|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.2" />
<sup>2</sup> si do të shpëtojmë ne, nëqoftëse e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? Ky shpëtim, si u shpall në fillim prej Perëndisë, u vërtetua ndër ne nga ata që e dëgjuan,
<scripture passage="Heb 2:3" parsed="|Heb|2|3|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.3" />
<sup>3</sup> ndërsa Perëndia dëshmonte për të me anë shenjash e mrekullish, me vepra të ndryshme të fuqishme dhe me dhurata të Shpirtit të Shenjtë, sipas vullnetit të tij.
<scripture passage="Heb 2:4" parsed="|Heb|2|4|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.4" />
<sup>4</sup> Sepse Perëndia nuk e vuri nën pushtet të engjëjve botën që ka për të ardhur, për të cilin po flasim,
<scripture passage="Heb 2:5" parsed="|Heb|2|5|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.5" />
<sup>5</sup> por dikush dëshmoi diku duke thënë: ''Ç'është njeriu, që të bie ndërmend për të? Ose i biri i njeriut që të kujdesesh për të?
<scripture passage="Heb 2:6" parsed="|Heb|2|6|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.6" />
<sup>6</sup> Ti e bëre për pak kohë më të vogël nga engjëjt, ti e kurorëzove me lavdi dhe me nder dhe e vure përmbi veprat e duarve të tua;
<scripture passage="Heb 2:7" parsed="|Heb|2|7|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.7" />
<sup>7</sup> Ti i vure të gjitha nën këmbët e tij''. Sepse, mbasi i vuri të gjitha nën pushtetin e tij, nuk la asgjë pa iu nënshtruar. Por tani nuk shohim ende që të gjitha janë nën pushtetin e tij,
<scripture passage="Heb 2:8" parsed="|Heb|2|8|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.8" />
<sup>8</sup> por shohim Jezusin të kurorëzuar me lavdi dhe me nder për vdekjen që pësoi; ai u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit.
<scripture passage="Heb 2:9" parsed="|Heb|2|9|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.9" />
<sup>9</sup> Sepse i duhej atij, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha, duke çuar shumë bij në lavdi, ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve realizuesin e shpëtimit të tyre.
<scripture passage="Heb 2:10" parsed="|Heb|2|10|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.10" />
<sup>10</sup> Sepse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej një; prandaj as nuk turpërohet t'i quajë vëllezër,
<scripture passage="Heb 2:11" parsed="|Heb|2|11|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.11" />
<sup>11</sup> duke thënë: ''Vëllezërve të mi do t'ua shpall emrin tënd, do të të lavdëroj në mes të kishës''.
<scripture passage="Heb 2:12" parsed="|Heb|2|12|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.12" />
<sup>12</sup> Edhe më: ''Do të shpresoj në të''. Dhe përsëri: ''Ja unë, dhe fëmijët që m'i dha Perëndia''.
<scripture passage="Heb 2:13" parsed="|Heb|2|13|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.13" />
<sup>13</sup> Sepse, duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin,
<scripture passage="Heb 2:14" parsed="|Heb|2|14|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.14" />
<sup>14</sup> edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën.
<scripture passage="Heb 2:15" parsed="|Heb|2|15|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.15" />
<sup>15</sup> Sepse ai nuk kujdeset për engjëjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit.
<scripture passage="Heb 2:16" parsed="|Heb|2|16|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.16" />
<sup>16</sup> Prandaj ai duhej t'u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të mund të ishte i mëshirshëm e kryeprift besnik në ato që i përkasin Perëndisë, për për t'u bërë pajtim për mëkatet e popullit.
<scripture passage="Heb 2:17" parsed="|Heb|2|17|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.17" />
<sup>17</sup> sepse, duke qenë se ai vetë hoqi kur u tundua, mund t'u vijë në ndihmë atyre që tundohen.
<scripture passage="Heb 2:18" parsed="|Heb|2|18|0|0" osisRef="Bible:Heb.2.18" />
<sup>18</sup> Prandaj, o vëllezër të shenjtë, pjestarë të thirrjes qiellore, vështroni apostullin dhe kryepriftin e rrëfimit të besimit tonë, Jezu Krishtin,
</p>
</div3>

<div3 title="Hebrews 3" progress="96.41%" prev="Heb.2" next="Heb.4" id="Heb.3">
<h3 id="Heb.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Heb.3-p1">
<scripture passage="Heb 3:1" parsed="|Heb|3|1|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.1" />
<sup>1</sup> i cili është besnik ndaj atij që e bëri, ashtu si qe edhe Moisiu në tërë shtëpinë e tij.
<scripture passage="Heb 3:2" parsed="|Heb|3|2|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.2" />
<sup>2</sup> Sepse Jezusi është i denjë për më shumë lavdi se Moisiu, meqenëse ai që ndërton shtëpinë ka më shumë nder se shtëpia.
<scripture passage="Heb 3:3" parsed="|Heb|3|3|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.3" />
<sup>3</sup> sepse çdo shtëpi ndërtohet prej dikujt, por ai që ka ndërtuar gjithçka është Perëndia.
<scripture passage="Heb 3:4" parsed="|Heb|3|4|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.4" />
<sup>4</sup> Dhe Moisiu qe me të vërtetë besnik në shtëpinë e Perëndisë si shërbëtor, për të dëshmuar për të gjitha gjërat që duheshin thënë,
<scripture passage="Heb 3:5" parsed="|Heb|3|5|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.5" />
<sup>5</sup> por Krishti, si bir, është mbi shtëpinë e tij dhe shtëpia e vet jemi ne, në qoftë se e mbajmë deri në fund guximin dhe mburrjen e shpresës.
<scripture passage="Heb 3:6" parsed="|Heb|3|6|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.6" />
<sup>6</sup> Prandaj, sikurse thotë Fryma e Shenjtë: ''Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij,
<scripture passage="Heb 3:7" parsed="|Heb|3|7|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.7" />
<sup>7</sup> mos i ngurtësoni zemrat tuaja si në provokim, në ditën e tundimit në shkretëtirë,
<scripture passage="Heb 3:8" parsed="|Heb|3|8|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.8" />
<sup>8</sup> ku etërit tuaj më tunduan duke më vënë në sprovë, ndonëse i kishin parë veprat e mia dyzet vjet.
<scripture passage="Heb 3:9" parsed="|Heb|3|9|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.9" />
<sup>9</sup> Prandaj u indinjova me atë brez dhe thashë: Gabojnë gjithnjë me zemër dhe nuk i njohën udhët e mia;
<scripture passage="Heb 3:10" parsed="|Heb|3|10|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.10" />
<sup>10</sup> kështu u betova në mërinë time: Nuk do të hyjnë në prehjen time''.
<scripture passage="Heb 3:11" parsed="|Heb|3|11|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.11" />
<sup>11</sup> Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë,
<scripture passage="Heb 3:12" parsed="|Heb|3|12|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.12" />
<sup>12</sup> por nxitni njeri tjetrin çdo ditë, derisa thuhet: "Sot", që të mos ngurtësohet ndonjë nga ju prej mashtrimit të mëkatit.
<scripture passage="Heb 3:13" parsed="|Heb|3|13|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.13" />
<sup>13</sup> Sepse ne jemi bërë pjestarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit,
<scripture passage="Heb 3:14" parsed="|Heb|3|14|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.14" />
<sup>14</sup> kur thuhet: ''Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos jini zemërgur si në ditën e kryengritjes''.
<scripture passage="Heb 3:15" parsed="|Heb|3|15|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.15" />
<sup>15</sup> Kush janë ata që, mbasi e dëgjuan, e provokuan? A thua jo të gjithë ata që dolën nga Egjipti me anë të Moisiut?
<scripture passage="Heb 3:16" parsed="|Heb|3|16|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.16" />
<sup>16</sup> Dhe kush qenë ata me të cilët u zemërua për dyzet vjet? A s'qenë vallë ata që mëkatuan, kufomat e të cilëve ranë nëpër shkretëtirë?
<scripture passage="Heb 3:17" parsed="|Heb|3|17|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.17" />
<sup>17</sup> Dhe për cilët bëri be se nuk do të hynin në prehjen e tij, veç se për ata që qenë të pabindur?
<scripture passage="Heb 3:18" parsed="|Heb|3|18|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.18" />
<sup>18</sup> Ne shohim se ata nuk mundën të hyjnë për shkak të mosbesimit.
<scripture passage="Heb 3:19" parsed="|Heb|3|19|0|0" osisRef="Bible:Heb.3.19" />
<sup>19</sup> Prandaj, përderisa mbetet akoma një premtim për të hyrë në prehjen e tij, le të kemi frikë se mos ndonjë nga ju të mbetet jashtë.
</p>
</div3>

<div3 title="Hebrews 4" progress="96.46%" prev="Heb.3" next="Heb.5" id="Heb.4">
<h3 id="Heb.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Heb.4-p1">
<scripture passage="Heb 4:1" parsed="|Heb|4|1|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.1" />
<sup>1</sup> Në fakt neve si edhe atyre u ishte shpallur lajmi i mirë, por fjala e predikimit nuk u dha dobi fare, sepse nuk qe e bashkuar me besimin tek ata që e dëgjuan.
<scripture passage="Heb 4:2" parsed="|Heb|4|2|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.2" />
<sup>2</sup> Sepse ne që besuam hyjmë në prehje, siç tha ai: ''Kështu u përbetova në mërinë time: nuk do të hyjnë në prehjen time'', ndonëse veprat e tij u mbaruan që kur se u krijua bota.
<scripture passage="Heb 4:3" parsed="|Heb|4|3|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.3" />
<sup>3</sup> Sepse diku ai ka thënë kështu për të shtatën ditë: ''Dhe Perëndia u preh të shtatën ditë nga të gjitha veprat e tij'';
<scripture passage="Heb 4:4" parsed="|Heb|4|4|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.4" />
<sup>4</sup> dhe po aty: ''Nuk do të hyjnë në prehjen time''.
<scripture passage="Heb 4:5" parsed="|Heb|4|5|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.5" />
<sup>5</sup> Mbasi, pra, mbetet që disa të hyjnë në të, ndërsa ata që u ungjillzuan më përpara nuk hyjnë për shkak të mosbesimit të tyre,
<scripture passage="Heb 4:6" parsed="|Heb|4|6|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.6" />
<sup>6</sup> ai cakton përsëri një ditë: "Sot", duke thënë, mbas kaq kohe, me gojën e Davidit: ''Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos u bëni zemërgur''.
<scripture passage="Heb 4:7" parsed="|Heb|4|7|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.7" />
<sup>7</sup> Sepse, në qoftë se Jozueu do t'u kishte dhënë prehje, Perëndia nuk do të kishte folur për një ditë tjetër.
<scripture passage="Heb 4:8" parsed="|Heb|4|8|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.8" />
<sup>8</sup> Mbetet, pra, një pushim i së shtunës për popullin e Perëndisë.
<scripture passage="Heb 4:9" parsed="|Heb|4|9|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.9" />
<sup>9</sup> Sepse kush ka hyrë në prehjen e tij, ka bërë pushim edhe ai nga veprat e veta, ashtu si Perëndia nga të tijat.
<scripture passage="Heb 4:10" parsed="|Heb|4|10|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.10" />
<sup>10</sup> Le të përpiqemi, pra, të hyjmë në atë prehje, që askush të mos bjerë në atë shëmbull të mosbindjes.
<scripture passage="Heb 4:11" parsed="|Heb|4|11|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.11" />
<sup>11</sup> Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.
<scripture passage="Heb 4:12" parsed="|Heb|4|12|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.12" />
<sup>12</sup> Dhe nuk ka asnjë krijesë që të jetë e fshehur para tij, por të gjitha janë lakuriq dhe të zbuluara para syve të Atij, të cilit ne do t'i japim llogari.
<scripture passage="Heb 4:13" parsed="|Heb|4|13|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.13" />
<sup>13</sup> Duke pasur, pra, një kryeprift të madh që ka përshkuar qiejt, Jezusin, Birin e Perëndisë, le të mbajmë fort rrëfimin tonë të besimit.
<scripture passage="Heb 4:14" parsed="|Heb|4|14|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.14" />
<sup>14</sup> Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t'i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar.
<scripture passage="Heb 4:15" parsed="|Heb|4|15|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.15" />
<sup>15</sup> Le t'i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje.
<scripture passage="Heb 4:16" parsed="|Heb|4|16|0|0" osisRef="Bible:Heb.4.16" />
<sup>16</sup> Sepse çdo kryeprift, që merret prej njerëzve, vihet kryeprift mbi njerëzit për gjërat që kanë të bëjnë me Perëndinë, për të ofruar dhurata dhe flijime për mëkatet;
</p>
</div3>

<div3 title="Hebrews 5" progress="96.51%" prev="Heb.4" next="Heb.6" id="Heb.5">
<h3 id="Heb.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Heb.5-p1">
<scripture passage="Heb 5:1" parsed="|Heb|5|1|0|0" osisRef="Bible:Heb.5.1" />
<sup>1</sup> kështu ai mund të ketë dhembshuri për ata që janë të paditur dhe të gënjyer, sepse edhe ai është i veshur me dobësi,
<scripture passage="Heb 5:2" parsed="|Heb|5|2|0|0" osisRef="Bible:Heb.5.2" />
<sup>2</sup> dhe për këtë arsye është i detyruar të ofrojë flijime për fajet, si për popullin ashtu edhe për veten e tij.
<scripture passage="Heb 5:3" parsed="|Heb|5|3|0|0" osisRef="Bible:Heb.5.3" />
<sup>3</sup> Dhe askush nuk e merr këtë nder prej vetes së tij, po ai që thirret nga Perëndia, sikurse Aaroni.
<scripture passage="Heb 5:4" parsed="|Heb|5|4|0|0" osisRef="Bible:Heb.5.4" />
<sup>4</sup> Kështu edhe Krishti nuk e përvetësoi ai vetë lavdinë që të bëhet kryeprift, por ia dha Ai që i tha: ''Ti je im Bir, sot ti më linde'',
<scripture passage="Heb 5:5" parsed="|Heb|5|5|0|0" osisRef="Bible:Heb.5.5" />
<sup>5</sup> dhe ashtu si thuhet diku gjetiu: ''Ti je prift përjetë, sipas rendit të Melkisedekut''.
<scripture passage="Heb 5:6" parsed="|Heb|5|6|0|0" osisRef="Bible:Heb.5.6" />
<sup>6</sup> I cili, në ditët e mishit të tij, me klithma të larta dhe me lot, i ofroi lutje dhe urata atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Perëndia.
<scripture passage="Heb 5:7" parsed="|Heb|5|7|0|0" osisRef="Bible:Heb.5.7" />
<sup>7</sup> Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi,
<scripture passage="Heb 5:8" parsed="|Heb|5|8|0|0" osisRef="Bible:Heb.5.8" />
<sup>8</sup> dhe, si u bë i përkryer, u bë vepronjësi i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që që i binden,
<scripture passage="Heb 5:9" parsed="|Heb|5|9|0|0" osisRef="Bible:Heb.5.9" />
<sup>9</sup> duke qenë i shpallur kryeprift nga Perëndiaa sipas rendit të Melkisedekut,
<scripture passage="Heb 5:10" parsed="|Heb|5|10|0|0" osisRef="Bible:Heb.5.10" />
<sup>10</sup> për të cilin kemi shumë gjëra për të thënë, por të vështira për t'u shpjeguar, sepse ju jeni rënduar nga veshët për të dëgjuar.
<scripture passage="Heb 5:11" parsed="|Heb|5|11|0|0" osisRef="Bible:Heb.5.11" />
<sup>11</sup> Sepse, ndonëse tashmë duhet të ishit mësues, keni përsëri nevojë që t'ju mësojnë njohuritë e para të orakujve të Perëndisë, dhe keni nevojë për qumësht, dhe jo për ushqime të forta.
<scripture passage="Heb 5:12" parsed="|Heb|5|12|0|0" osisRef="Bible:Heb.5.12" />
<sup>12</sup> Sepse kushdo që ushqehet me qumësht nuk ka përvojën e fjalës së drejtësisë, sepse është foshnjë;
<scripture passage="Heb 5:13" parsed="|Heb|5|13|0|0" osisRef="Bible:Heb.5.13" />
<sup>13</sup> kurse ushqimi i fortë është për të rriturit, të cilët, nga përvoja, i kanë të zhvilluara vetitë për të dalluar të mirën dhe të keqen.
<scripture passage="Heb 5:14" parsed="|Heb|5|14|0|0" osisRef="Bible:Heb.5.14" />
<sup>14</sup> Prandaj, duke e lënë fjalën e fillimit të Krishtit, le të synojmë përkryerjen, pa hedhur përsëri themel pendimi nga vepra të vdekura dhe nga besimi te Perëndia,
</p>
</div3>

<div3 title="Hebrews 6" progress="96.55%" prev="Heb.5" next="Heb.7" id="Heb.6">
<h3 id="Heb.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Heb.6-p1">
<scripture passage="Heb 6:1" parsed="|Heb|6|1|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.1" />
<sup>1</sup> nga doktrina për pagëzimet, të vënies së duarve, të ringjalljes të të vdekurve dhe të gjyqit të përjetshëm;
<scripture passage="Heb 6:2" parsed="|Heb|6|2|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.2" />
<sup>2</sup> dhe këtë do ta bëjmë, në e lejoftë Perëndia.
<scripture passage="Heb 6:3" parsed="|Heb|6|3|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.3" />
<sup>3</sup> Sepse ata që janë ndriçuar një herë, e shijuan dhuntinë qiellore dhe u bënë pjestarë të Frymës së Shenjtë,
<scripture passage="Heb 6:4" parsed="|Heb|6|4|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.4" />
<sup>4</sup> dhe shijuan fjalën e mirë të Perëndisë dhe mrrekullitë e jetës së ardhshme,
<scripture passage="Heb 6:5" parsed="|Heb|6|5|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.5" />
<sup>5</sup> dhe po u rrëzuan, është e pamundur t'i sjellësh përsëri në pendim, sepse ata, për vete të tyre, e kryqëzojnë përsëri Birin e Perëndisë dhe e poshtërojnë.
<scripture passage="Heb 6:6" parsed="|Heb|6|6|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.6" />
<sup>6</sup> Sepse toka, që pi shiun, i cili bie shpesh mbi të dhe prodhon barëra të dobishme për ata që e punojnë, merr bekim nga Perëndia;
<scripture passage="Heb 6:7" parsed="|Heb|6|7|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.7" />
<sup>7</sup> kurse, po të prodhojë ferra e murriza, shahet edhe afër mallkimit dhe fundi i vet është për t'u djegur.
<scripture passage="Heb 6:8" parsed="|Heb|6|8|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.8" />
<sup>8</sup> Dhe ndonëse flasim kështu, ne, o të dashur, lidhur me ju jemi të bindur për gjëra më të mira dhe që i takojnë shpëtimit;
<scripture passage="Heb 6:9" parsed="|Heb|6|9|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.9" />
<sup>9</sup> sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij me shërbesën që u bëtë dhe po u bëni shenjtorëve.
<scripture passage="Heb 6:10" parsed="|Heb|6|10|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.10" />
<sup>10</sup> Dhe dëshirojmë që secili nga ju të tregojë deri në fund të njëjtin zell për të arritur në sigurimin e plotë të shpresës,
<scripture passage="Heb 6:11" parsed="|Heb|6|11|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.11" />
<sup>11</sup> që të mos bëheni përtacë, por t'u përngjani atyre që nëpërmjet besim dhe durim trashëgojnë premtimet.
<scripture passage="Heb 6:12" parsed="|Heb|6|12|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.12" />
<sup>12</sup> Sepse kur Perëndia i dha premtimin Abrahamit, duke qenë se s'kishte ndonjë më të madh që të përbetohej, bëri be me veten e tij
<scripture passage="Heb 6:13" parsed="|Heb|6|13|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.13" />
<sup>13</sup> duke thënë: ''Sigurisht do të të bekoj dhe do të të shumoj fort''.
<scripture passage="Heb 6:14" parsed="|Heb|6|14|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.14" />
<sup>14</sup> Dhe kështu Abrahami, duke pritur me durim, fitoi premtimin.
<scripture passage="Heb 6:15" parsed="|Heb|6|15|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.15" />
<sup>15</sup> Sepse njerëzit bëjnë be për dikë që është më i madh, dhe në këtë mënyrë betimi për ta është garancia që i jep fund çdo mosmarrëveshjeje.
<scripture passage="Heb 6:16" parsed="|Heb|6|16|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.16" />
<sup>16</sup> Kështu Perëndia, duke dashur t'u tregojë trashëgimtarëve të premtimit në mënyrë më të qartë palëkundshmërinë e vendimit të tij vuri ndërmjetës betimin,
<scripture passage="Heb 6:17" parsed="|Heb|6|17|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.17" />
<sup>17</sup> që me anë të dy gjërave të pandryshueshme, në të cilat është e pamundur të Perëndia të gënjejë, të kemi trimërim të madh ne, që kemi kërkuar strehë duke u kapur nga shpresa që na u vu përpara.
<scripture passage="Heb 6:18" parsed="|Heb|6|18|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.18" />
<sup>18</sup> Kjo shpresë që ne kemi është si një spirancë e sigurt dhe e patundur, dhe që hyn deri në brendësinë e velit,
<scripture passage="Heb 6:19" parsed="|Heb|6|19|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.19" />
<sup>19</sup> ku ka hyrë Krishti, si pararendës për ne, pasi u bë kryeprift në amshim sipas rendit të Melkisedekut.
<scripture passage="Heb 6:20" parsed="|Heb|6|20|0|0" osisRef="Bible:Heb.6.20" />
<sup>20</sup> Sepse ky Melkisedeku, mbret i Salemit dhe prift i Shumë të Lartit Perëndi, i doli përpara Abrahamit, kur po kthehej nga disfata e mbretërve dhe e bekoi;
</p>
</div3>

<div3 title="Hebrews 7" progress="96.61%" prev="Heb.6" next="Heb.8" id="Heb.7">
<h3 id="Heb.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Heb.7-p1">
<scripture passage="Heb 7:1" parsed="|Heb|7|1|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.1" />
<sup>1</sup> dhe Abrahami i dha atij edhe të dhjetën e të gjithave. Emri i tij do të thotë më së pari "mbreti i drejtësisë", dhe pastaj edhe "mbreti i Salemit", domethënë "mbreti i paqes".
<scripture passage="Heb 7:2" parsed="|Heb|7|2|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.2" />
<sup>2</sup> Pa atë, pa nënë, pa gjenealogji, pa pasur as fillim ditësh as fund jete, por i përngjashëm me Birin e Perëndisë, ai mbetet prift në amshim.
<scripture passage="Heb 7:3" parsed="|Heb|7|3|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.3" />
<sup>3</sup> Merrni me mend, pra, sa i madh ishte ky, të cilit Abrahami i dha të dhjetën e plaçkës.
<scripture passage="Heb 7:4" parsed="|Heb|7|4|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.4" />
<sup>4</sup> Edhe ata nga bijtë e Levit që marrin priftërinë kanë porosi sipas ligjit të marrin të dhjetën nga populli, pra, nga vëllezërit e tyre, megjithse edhe ata kanë dalë nga mesi i Abrahamit;
<scripture passage="Heb 7:5" parsed="|Heb|7|5|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.5" />
<sup>5</sup> ndërsa ky, Melkisedeku, ndonëse nuk e kishte gjenealogjinë prej atyre, mori të dhjetën nga Abrahami dhe bekoi atë që kishte premtimet.
<scripture passage="Heb 7:6" parsed="|Heb|7|6|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.6" />
<sup>6</sup> Dhe s'ka kundërshtim se më i vogli bekohet nga më i madhi.
<scripture passage="Heb 7:7" parsed="|Heb|7|7|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.7" />
<sup>7</sup> Veç kësaj ata që i marrin të dhjetat janë njerëzit që vdesin, kurse atje i merr ai për të cilin dëshmohet se rron.
<scripture passage="Heb 7:8" parsed="|Heb|7|8|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.8" />
<sup>8</sup> Dhe, që të them kështu, vetë Levi, që merr të dhjetat, dha të dhjeta te Abrahami, sepse ishte ende në mesin e t'et, kur Melkisedeku i doli përpara.
<scripture passage="Heb 7:9" parsed="|Heb|7|9|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.9" />
<sup>9</sup> Sepse, po të ishte përkryerja me anë të priftërisë levitike (sepse populli e mori ligji nën atë), ç'nevojë kishte të dilte një prift tjetër sipas rendit të Melkisedekut dhe të mos caktohet sipas rendit të Aaronit?
<scripture passage="Heb 7:10" parsed="|Heb|7|10|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.10" />
<sup>10</sup> Sepse, po të ndërrohet priftëria, domosdo ndërrohet edhe ligji.
<scripture passage="Heb 7:11" parsed="|Heb|7|11|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.11" />
<sup>11</sup> Sepse ai për të cilin bëhet fjalë i përket një fisi tjetër, prej të cilit askush nuk i ka shërbyer ndonjëherë altarit;
<scripture passage="Heb 7:12" parsed="|Heb|7|12|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.12" />
<sup>12</sup> sepse dihet se Perëndia ynë lindi nga fisi i Judës, për të cilin Moisiu nuk tha asgjë lidhur me priftërinë.
<scripture passage="Heb 7:13" parsed="|Heb|7|13|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.13" />
<sup>13</sup> Dhe kjo bëhet edhe më e qartë, në qoftë se del një prift tjetër pas shëmbëllimit të Melkisedekut,
<scripture passage="Heb 7:14" parsed="|Heb|7|14|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.14" />
<sup>14</sup> që nuk u bë i tillë në bazë të ligjit të porosisë së mishit, po në bazë të fuqisë të jetës së pashkatërrueshme.
<scripture passage="Heb 7:15" parsed="|Heb|7|15|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.15" />
<sup>15</sup> Sepse Shkrimi dëshmon: ''Ti je prift për jetë të jetës, sipas rendit të Melkisedekut''.
<scripture passage="Heb 7:16" parsed="|Heb|7|16|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.16" />
<sup>16</sup> Në këtë mënyrë bie poshtë urdhërimi i mëparshëm, për shkak të dobësisë dhe të padobisë së tij,
<scripture passage="Heb 7:17" parsed="|Heb|7|17|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.17" />
<sup>17</sup> sepse ligji nuk mbaroi asnjë lloj pune, po futi një shpresë më të mirë, me anë të së cilës i afrohemi Perëndisë.
<scripture passage="Heb 7:18" parsed="|Heb|7|18|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.18" />
<sup>18</sup> Dhe kjo nuk u bë pa betim. Sepse ata bëheshin priftërinj pa bërë betim,
<scripture passage="Heb 7:19" parsed="|Heb|7|19|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.19" />
<sup>19</sup> (ndërsa ky në bazë të betimit nga ana e atij që i tha: ''Perëndia u betua dhe nuk do të pendohet: Ti je prift përjetë, sipas rendit të Melkisedekut'').
<scripture passage="Heb 7:20" parsed="|Heb|7|20|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.20" />
<sup>20</sup> Kështu Jezusi u bë garant i një besëlidhjeje shumë më të mirë.
<scripture passage="Heb 7:21" parsed="|Heb|7|21|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.21" />
<sup>21</sup> Për më tepër ata qenë bërë priftërinj në numër të madh, sepse vdekja nuk i linte të qëndronin për gjithnjë,
<scripture passage="Heb 7:22" parsed="|Heb|7|22|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.22" />
<sup>22</sup> kurse ai, mbasi qëndron për jetë të jetës, ka priftëri të patjetërsueshme,
<scripture passage="Heb 7:23" parsed="|Heb|7|23|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.23" />
<sup>23</sup> prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta.
<scripture passage="Heb 7:24" parsed="|Heb|7|24|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.24" />
<sup>24</sup> Sepse ne një kryeprift i tillë na duhej, i shenjtë, i pafaj, i papërlyer, i ndarë nga mëkatarët dhe i ngritur përmbi qiej,
<scripture passage="Heb 7:25" parsed="|Heb|7|25|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.25" />
<sup>25</sup> i cili nuk ka nevojë çdo ditë, si ata kryepriftërinjtë, të ofrojë flijime më parë për mëkatet e veta e pastaj për ato të popullit; sepse këtë e bëri një herë e mirë, kur e kushtoi vetveten.
<scripture passage="Heb 7:26" parsed="|Heb|7|26|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.26" />
<sup>26</sup> Sepse ligji vë kryepriftërinj njerëz që kanë dobësi, por fjala e betimit, që vjen pas ligjit, vë Birin që është i përkryer në jetë të jetës.
<scripture passage="Heb 7:27" parsed="|Heb|7|27|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.27" />
<sup>27</sup> Dhe pika kryesore e atyre gjërave që po themi është kjo: ne kemi një kryeprift të tillë, i cili qëndron në të djathtën e fronit të Madhërisë në qiejt,
<scripture passage="Heb 7:28" parsed="|Heb|7|28|0|0" osisRef="Bible:Heb.7.28" />
<sup>28</sup> shërbenjës i shenjtërores dhe të tabernakullit të vërtetë, të cilin e ngriti Perëndia e jo njeriu.
</p>
</div3>

<div3 title="Hebrews 8" progress="96.69%" prev="Heb.7" next="Heb.9" id="Heb.8">
<h3 id="Heb.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Heb.8-p1">
<scripture passage="Heb 8:1" parsed="|Heb|8|1|0|0" osisRef="Bible:Heb.8.1" />
<sup>1</sup> Sepse çdo kryeprift vihet për të ofruar dhurata dhe flijime, prandaj është e nevojshme që edhe ky të ketë diçka që të kushtojë.
<scripture passage="Heb 8:2" parsed="|Heb|8|2|0|0" osisRef="Bible:Heb.8.2" />
<sup>2</sup> Po të ishte Ai mbi dhe, nuk do të ishte as prift, sepse ka priftërinj të cilët ofrojnë dhuratat sipas ligjit,
<scripture passage="Heb 8:3" parsed="|Heb|8|3|0|0" osisRef="Bible:Heb.8.3" />
<sup>3</sup> që shërbejnë sipas shëmbullit dhe hijes së gjërave qiellore, ashtu si i qe folur Moisiut, kur po gatitej të ndërtonte tabernakullin: ''Shiko'', tha Ai, ''t'i bësh të gji-tha sipas modelit që të qe treguar në mal''.
<scripture passage="Heb 8:4" parsed="|Heb|8|4|0|0" osisRef="Bible:Heb.8.4" />
<sup>4</sup> Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira,
<scripture passage="Heb 8:5" parsed="|Heb|8|5|0|0" osisRef="Bible:Heb.8.5" />
<sup>5</sup> sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një tjetër.
<scripture passage="Heb 8:6" parsed="|Heb|8|6|0|0" osisRef="Bible:Heb.8.6" />
<sup>6</sup> Sepse Perëndia, duke i qortuar, thotë: ''Ja po vijnë ditët kur do të bëj një Besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës,
<scripture passage="Heb 8:7" parsed="|Heb|8|7|0|0" osisRef="Bible:Heb.8.7" />
<sup>7</sup> jo si besëlidhja që bëra me etërit e tyre, ditën që i mora për dore për t'i nxjerrë jashtë nga toka e Egjiptit, sepse ata nuk qëndruan besnikë në Besëlidhjen time, dhe unë i braktisa, thotë Zoti.
<scripture passage="Heb 8:8" parsed="|Heb|8|8|0|0" osisRef="Bible:Heb.8.8" />
<sup>8</sup> Dhe kjo është besëlidhja që unë do të bëj me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve, thotë Zoti: unë do t'i shtie ligjet e mia në mendjet e tyre dhe do t'i shkruaj në zemrat e tyre, dhe do të jem Perëndia e tyre dhe ata do të jenë populli im.
<scripture passage="Heb 8:9" parsed="|Heb|8|9|0|0" osisRef="Bible:Heb.8.9" />
<sup>9</sup> Dhe askush nuk do të mësojë më të afërmin e tij, askush vëllanë e vet, duke thënë: "Njih Perëndinë!". Sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli e deri tek më i madhi prej tyre,
<scripture passage="Heb 8:10" parsed="|Heb|8|10|0|0" osisRef="Bible:Heb.8.10" />
<sup>10</sup> sepse unë do të jem i mëshirshëm për paudhësitë e tyre dhe nuk do të kujtoj më mëkatet e tyre dhe keqbërjet e tyre''.
<scripture passage="Heb 8:11" parsed="|Heb|8|11|0|0" osisRef="Bible:Heb.8.11" />
<sup>11</sup> Duke thënë "një besëlidhje e re", ai e vjetëroi të parën; edhe ajo që vjetrohet dhe plaket është afër prishjes.
<scripture passage="Heb 8:12" parsed="|Heb|8|12|0|0" osisRef="Bible:Heb.8.12" />
<sup>12</sup> Sigurisht edhe e para Besëlidhje kishte disa rregulla për shërbesën hyjnore dhe për shenjtëroren tokësore.
<scripture passage="Heb 8:13" parsed="|Heb|8|13|0|0" osisRef="Bible:Heb.8.13" />
<sup>13</sup> Sepse u ndërtua një tabernakull i parë, në të cilin ishte shandani, tryeza dhe bukët e paraqitjes; ai quhet: "Vendi i shenjtë".
</p>
</div3>

<div3 title="Hebrews 9" progress="96.74%" prev="Heb.8" next="Heb.10" id="Heb.9">
<h3 id="Heb.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Heb.9-p1">
<scripture passage="Heb 9:1" parsed="|Heb|9|1|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.1" />
<sup>1</sup> Pas velit të dytë ishte tabernakulli, i quajtur "Vendi shumë i shenjtë" (Shenjtërorja e Shenjtërorëve),
<scripture passage="Heb 9:2" parsed="|Heb|9|2|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.2" />
<sup>2</sup> që përmbante një tymtore prej ari edhe arkën e Besëlidhjes, të mbuluar nga të gjitha anët me ar, në të cilën ishte një enë e artë me manë, shkopi i Aaronit që kishte buluar dhe rrasat e Besëlidhjes.
<scripture passage="Heb 9:3" parsed="|Heb|9|3|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.3" />
<sup>3</sup> Edhe sipër asaj ishin kerubinët e lavdisë që i bënin hije pajtuesit; për këto ne nuk do të flasim me hollësi tani.
<scripture passage="Heb 9:4" parsed="|Heb|9|4|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.4" />
<sup>4</sup> Duke qenë të vendosura kështu këto gjëra, priftërinjtë hynin vazhdimisht në tabernakulli i parë për të kryer shërbesën hyjnore;
<scripture passage="Heb 9:5" parsed="|Heb|9|5|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.5" />
<sup>5</sup> por në të dytin hynte vetëm kryeprifti një herë në vit, jo pa gjak, të cilin e ofronte për veten e tij dhe për mëkatet e popu-llit të kryera në padije.
<scripture passage="Heb 9:6" parsed="|Heb|9|6|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.6" />
<sup>6</sup> Në këtë mënyrë Fryma e Shenjtë donte të tregonte se udha e shenjtërores ende nuk ishte shfaqur, mbasi ende po qëndronte tabernakulli i parë,
<scripture passage="Heb 9:7" parsed="|Heb|9|7|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.7" />
<sup>7</sup> i cili është një shëmbëlltyrë për kohën e tanishme; dhe donte të tregonte se dhuratat dhe flijmet që jepeshin nuk mund ta bënin të përsosur në ndërgjegje atë që e kryente shërbesën hyjnore,
<scripture passage="Heb 9:8" parsed="|Heb|9|8|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.8" />
<sup>8</sup> sepse kishte të bënte vetëm me ushqime, pije, larje të ndryshme, urdhërime mishi, të imponuara deri në kohën e ndryshimit.
<scripture passage="Heb 9:9" parsed="|Heb|9|9|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.9" />
<sup>9</sup> Por Krishti, që erdhi si kryeprift i të mirave që do të vijnë në të ardhmen, duke kaluar nëpër një tabernakull më të madh e më të përkryer, që s'është bërë me dorë, pra, që nuk është e kësaj krijese,
<scripture passage="Heb 9:10" parsed="|Heb|9|10|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.10" />
<sup>10</sup> hyri një herë e përgjithmonë në shenjtërore, jo me gjakun e cjepve dhe të viçave, por me gjakun e vet, dhe fitoi një shpëtim të amshuar.
<scripture passage="Heb 9:11" parsed="|Heb|9|11|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.11" />
<sup>11</sup> Sepse, në qoftë se gjaku i demave dhe i cjepve dhe hiri i një mëshqerre i spërkatur mbi të ndoturit, i shenjtëron, duke i pastruar në mish,
<scripture passage="Heb 9:12" parsed="|Heb|9|12|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.12" />
<sup>12</sup> aq më shumë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së Shenjtë e dha veten e tij të papërlyer nga asnjë faj ndaj Perëndisë, do ta pastrojë ndërgjegjen tuaj nga veprat e vdekura për t'i shërbyer Perëndisë së gjallë!
<scripture passage="Heb 9:13" parsed="|Heb|9|13|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.13" />
<sup>13</sup> Për këtë arsye ai është ndërmjetësi i Besëlidhjes së re që, me anë të vdekjes që u bë për shpërblimin e shkeljeve që u kryen gjatë Besëlidhjes së parë, të thirrurit të marrin premtimin e trashëgimisë së amshuar.
<scripture passage="Heb 9:14" parsed="|Heb|9|14|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.14" />
<sup>14</sup> Sepse atje ku ka një testament do të ketë me doemos edhe vdekjen e trashëgimlënësit.
<scripture passage="Heb 9:15" parsed="|Heb|9|15|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.15" />
<sup>15</sup> Sepse testamenti është i vlefshëm vetëm pas vdekjes, sepse nuk ka kurrfarë fuqie deri sa trashëgimlënësi ende rron.
<scripture passage="Heb 9:16" parsed="|Heb|9|16|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.16" />
<sup>16</sup> Prandaj edhe Besëlidhja e parë nuk u vërtetua pa gjak.
<scripture passage="Heb 9:17" parsed="|Heb|9|17|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.17" />
<sup>17</sup> Sepse kur iu shpallën të gjitha urdhërimet sipas ligjit gjithë popullit nga Moisiu, ky mori gjakun e viçave, të cjepve, bashkë me ujë, lesh të kuq dhe hisop, e spërkati librin dhe gjithë popullin,
<scripture passage="Heb 9:18" parsed="|Heb|9|18|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.18" />
<sup>18</sup> duke thënë: ''Ky është gjaku i Besëlidhjes që Perëndia urdhëroi për ju''.
<scripture passage="Heb 9:19" parsed="|Heb|9|19|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.19" />
<sup>19</sup> Gjithashtu ai me atë gjak spërkati edhe tabernakullin dhe të gjitha orenditë e shërbesës hyjnore.
<scripture passage="Heb 9:20" parsed="|Heb|9|20|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.20" />
<sup>20</sup> Dhe sipas ligjit, gati të gjitha gjërat pastrohen me anë të gjakut; dhe pa derdhur gjak nuk ka ndjesë.
<scripture passage="Heb 9:21" parsed="|Heb|9|21|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.21" />
<sup>21</sup> Ishte, pra, e nevojshme që format e gjërave qiellore të pastroheshin me këto gjëra; por vetë gjerat qiellore me flijime më të mira se këto.
<scripture passage="Heb 9:22" parsed="|Heb|9|22|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.22" />
<sup>22</sup> Sepse Krishti nuk hyri në një shenjtërore të bërë me dorë, që është vetëm shëmbëllesë e asaj të vërtetë, por në vetë qiellin për të dalë tani përpara Perëndisë për ne,
<scripture passage="Heb 9:23" parsed="|Heb|9|23|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.23" />
<sup>23</sup> dhe jo për ta kushtuar si fli veten e vet shumë herë, sikurse kryeprifti që hyn vit për vit në shenjtërore me gjak që s'është i veti,
<scripture passage="Heb 9:24" parsed="|Heb|9|24|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.24" />
<sup>24</sup> sepse përndryshe ai duhet të pësonte shumë herë që kur se u krijua bota; por tani, vetëm një herë, në fund të shekujve Krishti u shfaq për të prishur mëkatin me anë të flijimit të vetvetes.
<scripture passage="Heb 9:25" parsed="|Heb|9|25|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.25" />
<sup>25</sup> Dhe, duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi,
<scripture passage="Heb 9:26" parsed="|Heb|9|26|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.26" />
<sup>26</sup> kështu edhe Krishti, pasi u dha vetëm njëherë për të marrë mbi vete mëkatët e shumëve, do të duket për së dyti pa mëkat për ata që e presin për shpëtim.
<scripture passage="Heb 9:27" parsed="|Heb|9|27|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.27" />
<sup>27</sup> Sepse ligji, duke pasur hijen e të mirave që kishin për të ardhur dhe jo figurën vetë të gjërave, nuk mundet kurrë që t'i bëjë të përkryer ata që i afrohen Perëndisë me anë të të njëjtave flijime që ofrohen vazhdimisht vit për vit.
<scripture passage="Heb 9:28" parsed="|Heb|9|28|0|0" osisRef="Bible:Heb.9.28" />
<sup>28</sup> Sepse përndryshe do të kishin pushuar t'i ofronin, sepse ata që e ushtrojnë kultin, si të pastroheshin një herë, a nuk do të kishin më asnjë vetëdije për mëkatet?
</p>
</div3>

<div3 title="Hebrews 10" progress="96.84%" prev="Heb.9" next="Heb.11" id="Heb.10">
<h3 id="Heb.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Heb.10-p1">
<scripture passage="Heb 10:1" parsed="|Heb|10|1|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.1" />
<sup>1</sup> Por në këto flijime përtërihet çdo vit kujtimi i mëkateve,
<scripture passage="Heb 10:2" parsed="|Heb|10|2|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.2" />
<sup>2</sup> sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatët.
<scripture passage="Heb 10:3" parsed="|Heb|10|3|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.3" />
<sup>3</sup> Prandaj, duke hyrë në botë, ai thotë: ''Ti nuk deshe as flijim as mblatë, po bëre gati për mua një trup;
<scripture passage="Heb 10:4" parsed="|Heb|10|4|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.4" />
<sup>4</sup> ti nuk pëlqeve as olokauste as flijimet për mëkatin.
<scripture passage="Heb 10:5" parsed="|Heb|10|5|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.5" />
<sup>5</sup> Atëherë unë thashë: "Ja, unë po vij; në rotullin e librit është shkruar për mua; për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd"''.
<scripture passage="Heb 10:6" parsed="|Heb|10|6|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.6" />
<sup>6</sup> Mbasi tha: ''Ti nuk deshe as flijim as mblatë, as olokauste as flijime për mëkatin, që të blatohen sipas ligjit'',
<scripture passage="Heb 10:7" parsed="|Heb|10|7|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.7" />
<sup>7</sup> ai shtoi: ''Ja, unë vij për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd''. Ai heq të parën, që të vërë të dytën.
<scripture passage="Heb 10:8" parsed="|Heb|10|8|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.8" />
<sup>8</sup> Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezu Krishtit, që u bë një herë për të gjithë.
<scripture passage="Heb 10:9" parsed="|Heb|10|9|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.9" />
<sup>9</sup> Dhe ndërsa çdo prift rri përdita në këmbë duke shërbyer dhe duke mblatuar shpesh herë të njëjtat flijime, që nuk mund të heqin kurrë mëkatet,
<scripture passage="Heb 10:10" parsed="|Heb|10|10|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.10" />
<sup>10</sup> ai, përkundrazi, pasi dha për gjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u vu të rrijë në të djathtën e Perëndisë,
<scripture passage="Heb 10:11" parsed="|Heb|10|11|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.11" />
<sup>11</sup> duke pritur paskëtaj vetëm që armiqtë e tij t'i vihen si ndenjëse për këmbët e tij.
<scripture passage="Heb 10:12" parsed="|Heb|10|12|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.12" />
<sup>12</sup> Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur për gjithnjë ata që shenjtërohen.
<scripture passage="Heb 10:13" parsed="|Heb|10|13|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.13" />
<sup>13</sup> Por edhe Fryma e Shenjtë na e dëshmon; sepse, mbasi pat thënë më parë:
<scripture passage="Heb 10:14" parsed="|Heb|10|14|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.14" />
<sup>14</sup> ''Kjo është Besëlidhja që unë do të bëj me ata pas atyre ditëve, thotë Perëndia, unë do t'i shtie ligjet e mia në zemrat e tyre dhe do t'i shkruaj në mendjet e tyre'',
<scripture passage="Heb 10:15" parsed="|Heb|10|15|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.15" />
<sup>15</sup> shton: ''Dhe nuk do t'i kujtoj më mëkatet e tyre dhe paudhësitë e tyre''.
<scripture passage="Heb 10:16" parsed="|Heb|10|16|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.16" />
<sup>16</sup> Edhe atje ku ka ndjesë të këtyre gjërave, nuk ka më ofertë për mëkatin.
<scripture passage="Heb 10:17" parsed="|Heb|10|17|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.17" />
<sup>17</sup> Duke pasur, pra, o vëllezër, liri të plotë për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit,
<scripture passage="Heb 10:18" parsed="|Heb|10|18|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.18" />
<sup>18</sup> me anë të një udhe të re dhe të gjallë që ai përuroi për ne me anë të velit, domethënë të mishit të tij,
<scripture passage="Heb 10:19" parsed="|Heb|10|19|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.19" />
<sup>19</sup> edhe duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë,
<scripture passage="Heb 10:20" parsed="|Heb|10|20|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.20" />
<sup>20</sup> le t'i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjës së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar.
<scripture passage="Heb 10:21" parsed="|Heb|10|21|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.21" />
<sup>21</sup> Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është ai që premtoi.
<scripture passage="Heb 10:22" parsed="|Heb|10|22|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.22" />
<sup>22</sup> Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t'u nxitur për dashuri dhe vepra të mira,
<scripture passage="Heb 10:23" parsed="|Heb|10|23|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.23" />
<sup>23</sup> pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.
<scripture passage="Heb 10:24" parsed="|Heb|10|24|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.24" />
<sup>24</sup> Sepse, në qoftë se ne mëkatojmë me dashje mbasi kemi marrë dijeni të së vërtetës, nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet,
<scripture passage="Heb 10:25" parsed="|Heb|10|25|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.25" />
<sup>25</sup> por vetëm një pritje gjyqi e tmerrshme dhe një e ndezur zjarri që do të përpijë kundërshtarët.
<scripture passage="Heb 10:26" parsed="|Heb|10|26|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.26" />
<sup>26</sup> Kushdo që shkel ligjin e Moisiut vritet pa mëshirë me deponimet e dy ose tre dëshmitarëve.
<scripture passage="Heb 10:27" parsed="|Heb|10|27|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.27" />
<sup>27</sup> Ç'dënim më të keq meriton, sipas mendimit tuaj, ai që ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe e ka konsideruar profan gjakun e Besëlidhjes me të cilin u shenjtërua, dhe ka fyer Frymën e hirit?
<scripture passage="Heb 10:28" parsed="|Heb|10|28|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.28" />
<sup>28</sup> Sepse ne e dimë atë që ka thënë: ''Hakmarrja më takon mua, unë do ta jap shpagimin'', thotë Perëndia. Dhe përsëri: ''Perëndia do të gjykojë popullin e vet''.
<scripture passage="Heb 10:29" parsed="|Heb|10|29|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.29" />
<sup>29</sup> Gjë e tmerrshme është të bjerë njeriu në duart e Perëndisë së gjallë.
<scripture passage="Heb 10:30" parsed="|Heb|10|30|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.30" />
<sup>30</sup> Dhe tani sillni ndërmend ditët e mëparshme, në të cilat, pasi u ndriçuat, keni duruar një luftë të madhe vuajtjesh,
<scripture passage="Heb 10:31" parsed="|Heb|10|31|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.31" />
<sup>31</sup> herë duke u bërë objekt fyerjesh dhe mundimesh, herë duke u solidarizuar me ata që trajtoheshin në këtë mënyrë.
<scripture passage="Heb 10:32" parsed="|Heb|10|32|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.32" />
<sup>32</sup> Sepse treguat dhembje për mua në prangat e mia dhe keni pranuar me gëzim t'ju zhveshin nga pasuria juaj, duke ditur se keni për veten tuaj një pasuri më të mirë e të qëndrueshme në qiej.
<scripture passage="Heb 10:33" parsed="|Heb|10|33|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.33" />
<sup>33</sup> Mos e hidhni tej guximin tuaj, që do të ketë një shpërblim të madh.
<scripture passage="Heb 10:34" parsed="|Heb|10|34|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.34" />
<sup>34</sup> Sepse ju keni nevojë për ngulm që mbasi, të bëni vullnetin e Perëndisë, të merrni gjërat e premtuara.
<scripture passage="Heb 10:35" parsed="|Heb|10|35|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.35" />
<sup>35</sup> ''Edhe fort pak kohë, edhe ai që duhet të vijë do të vijë dhe nuk do të vonojë.
<scripture passage="Heb 10:36" parsed="|Heb|10|36|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.36" />
<sup>36</sup> Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por ne qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të''.
<scripture passage="Heb 10:37" parsed="|Heb|10|37|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.37" />
<sup>37</sup> Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë në shpëtimin e shpirtit.
<scripture passage="Heb 10:38" parsed="|Heb|10|38|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.38" />
<sup>38</sup> Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen;
<scripture passage="Heb 10:39" parsed="|Heb|10|39|0|0" osisRef="Bible:Heb.10.39" />
<sup>39</sup> sepse me anë të saj të moçmit morën dëshmimin.
</p>
</div3>

<div3 title="Hebrews 11" progress="96.94%" prev="Heb.10" next="Heb.12" id="Heb.11">
<h3 id="Heb.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Heb.11-p1">
<scripture passage="Heb 11:1" parsed="|Heb|11|1|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.1" />
<sup>1</sup> Me anë të besimit ne kuptojmë se bota është ndërtuar me fjalën e Perëndisë, sa që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen.
<scripture passage="Heb 11:2" parsed="|Heb|11|2|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.2" />
<sup>2</sup> Me anë të besimit Abeli i ofroi Perëndisë flijim më të mirë nga ai i Kainit; me anë të tij ai mori dëshmimin se ishte i drejtë, sepse Perëndia dha dëshmin se i pranoi ofertat e tij; dhe me anë të tij, ndonëse vdiq, ai po flet ende.
<scripture passage="Heb 11:3" parsed="|Heb|11|3|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.3" />
<sup>3</sup> Me anë të besimit Enoku u zhvendos që të mos shikonte vdekje dhe nuk u gjet më, sepse Perëndia e kishte zhvendosur; sepse para se të merrej, ai pati dëshmimin se i kishte pëlqyer Perëndisë.
<scripture passage="Heb 11:4" parsed="|Heb|11|4|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.4" />
<sup>4</sup> Edhe pa besim është e pamundur t'i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë.
<scripture passage="Heb 11:5" parsed="|Heb|11|5|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.5" />
<sup>5</sup> Me anë të besimit Noeu, i lajmëruar hyjnisht për ato që ende nuk shiheshin, u frikësua dhe ndërtoi një arkë për shpëtimin e shtëpisë së tij, me anë të së cilës e dënoi botën dhe u bë trashëgimtar i drejtësisë që është me anë të besimit.
<scripture passage="Heb 11:6" parsed="|Heb|11|6|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.6" />
<sup>6</sup> Me anë të besimit Abrahami, kur u thirr, u bind të shkojë në atë vend që do të merrte për trashëgim; dhe u nis pa ditur se ku po shkonte.
<scripture passage="Heb 11:7" parsed="|Heb|11|7|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.7" />
<sup>7</sup> Me anë të besimit Abrahami banoi në tokën e premtuar, si në një dhe të huaj, dhe ndenji në çadra bashkë me Isakun dhe Jakobin, bashkëtrashëgimtarë të të nëjtit premtim,
<scripture passage="Heb 11:8" parsed="|Heb|11|8|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.8" />
<sup>8</sup> sepse priste qytetin që ka themelet, mjeshtër dhe ndërtues i të cilit është Perëndia.
<scripture passage="Heb 11:9" parsed="|Heb|11|9|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.9" />
<sup>9</sup> Me anë të besimit edhe vetë Sara, ndonëse e kishte kaluar moshën, mori fuqi të bëhet me barrë dhe të lindë, sepse e konsideroi besnik atë që i kishte bërë premtimin.
<scripture passage="Heb 11:10" parsed="|Heb|11|10|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.10" />
<sup>10</sup> Prandaj edhe prej një të vetmi, edhe ky gati për të vdekur, lindën pasardhës të shumtë sa yjet e qiellit dhe si rëra që është në breg të detit dhe që nuk numërohet dot.
<scripture passage="Heb 11:11" parsed="|Heb|11|11|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.11" />
<sup>11</sup> Të gjithë këta vdiqën në besim, pa marrë premtimet e bëra, por i panë ato për se largu dhe u bindën dhe i përshëndetën ato me gëzim duke rrëfyer se janë të huaj dhe shtegtarë mbi dhe.
<scripture passage="Heb 11:12" parsed="|Heb|11|12|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.12" />
<sup>12</sup> Sepse ata që flasin të tilla, tregojnë se kërkojnë atdhe.
<scripture passage="Heb 11:13" parsed="|Heb|11|13|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.13" />
<sup>13</sup> Dhe, po ta kishin pasur në mend atë nga e cila kishin dalë, do të kishin gjetur kohë të ktheheshin atje.
<scripture passage="Heb 11:14" parsed="|Heb|11|14|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.14" />
<sup>14</sup> Por ata tani dëshirojnë një atdhe më të mirë, domethënë qiellor; prandaj Perëndisë nuk i vjen turp të quhet Perëndi i tyre, sepse u bëri gati atyre një qytet.
<scripture passage="Heb 11:15" parsed="|Heb|11|15|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.15" />
<sup>15</sup> Me anë të besimit Abrahami, pasi u vu në provë, ofroi Isakun dhe ai që kishte pritur premtimet ofroi birin e tij të vetëm,
<scripture passage="Heb 11:16" parsed="|Heb|11|16|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.16" />
<sup>16</sup> ndonëse Perëndia i pati thënë: ''Te Isaku do të quhet pasardhja jote (që do të mbajë emrin tënd)'',
<scripture passage="Heb 11:17" parsed="|Heb|11|17|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.17" />
<sup>17</sup> sepse Abrahami mendonte se Perëndia ishte i fuqishëm sa ta ringjallte edhe prej së vdekurish; prej të cilëve edhe e mori atë përsëri si një lloj figure.
<scripture passage="Heb 11:18" parsed="|Heb|11|18|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.18" />
<sup>18</sup> Me anë të besimit Isaku bekoi Jakobin dhe Esaun, për gjërat që do të ndodhnin.
<scripture passage="Heb 11:19" parsed="|Heb|11|19|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.19" />
<sup>19</sup> Me anë të besimit Jakobi, duke vdekur, bekoi secilin nga bijtë e Jozefit dhe adhuroi duke u mbështetur mbi majën e shkopit të tij.
<scripture passage="Heb 11:20" parsed="|Heb|11|20|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.20" />
<sup>20</sup> Me anë të besimit Jozefi, duke vdekur, përmendi eksodin e bijve të Izraelit dhe dha porosi për eshtrat e tij.
<scripture passage="Heb 11:21" parsed="|Heb|11|21|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.21" />
<sup>21</sup> Më anë të besimit Moisiu, si lindi, u fsheh nga prindërit e tij tre muaj, sepse ata panë se fëmija ishte i bukur dhe nuk u frikësuan nga urdhëri i mbretit.
<scripture passage="Heb 11:22" parsed="|Heb|11|22|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.22" />
<sup>22</sup> Me anë të besimit Moisiu, si u bë i madh, nuk pranoi të thuhet i biri i së bijës së Faraonit,
<scripture passage="Heb 11:23" parsed="|Heb|11|23|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.23" />
<sup>23</sup> duke parapëlqyer të keqtrajtohet bashkë me popullin e Perëndisë se sa të gëzonte për një farë kohe dëfrimet e mëkatit,
<scripture passage="Heb 11:24" parsed="|Heb|11|24|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.24" />
<sup>24</sup> duke e çmuar dhunën e Krishtit si pasuri më të madhe nga thesaret e Egjiptit, sepse i drejtonte sytë nga shpërblimi.
<scripture passage="Heb 11:25" parsed="|Heb|11|25|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.25" />
<sup>25</sup> Me anë të besimit e la Egjiptin pa pasur frikë mërinë e mbretit, sepse qëndroi i patundur sikur të shihte të padukshmin.
<scripture passage="Heb 11:26" parsed="|Heb|11|26|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.26" />
<sup>26</sup> Me anë të besimit kremtoi Pashkën dhe bëri spërkatjen e gjakut, me qëllim që ai i cili i vriste të parëlindurit të mos ngiste ata të Izraelit.
<scripture passage="Heb 11:27" parsed="|Heb|11|27|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.27" />
<sup>27</sup> Me anë të besimit kaluan nëpër Detin e Kuq si të ishte tokë e thatë, ndërsa kur Egjiptasit u përpoqën ta bëjnë, u mbytën.
<scripture passage="Heb 11:28" parsed="|Heb|11|28|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.28" />
<sup>28</sup> Me anë të besimit ranë muret e Jerihos, pasi u suallën rreth tyre shtatë ditë.
<scripture passage="Heb 11:29" parsed="|Heb|11|29|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.29" />
<sup>29</sup> Me anë të besimit Rahabi, një prostitutë, nuk humbi bashkë me ata që nuk besuan, sepse kishte pritur paqësisht zbuluesit.
<scripture passage="Heb 11:30" parsed="|Heb|11|30|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.30" />
<sup>30</sup> Dhe ç'të them më? Sepse nuk do të më mjaftonte koha, po të doja të tregoja për Jedeonin, Barakun, Sansonin, Jeftin, Davidin, Samuelin dhe për profetët,
<scripture passage="Heb 11:31" parsed="|Heb|11|31|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.31" />
<sup>31</sup> të cilët, me anë të fesë nënshtruan mbretërira, realizuan drejtësinë, arritën ato që u premtuan, ua zunë grykën luanëve,
<scripture passage="Heb 11:32" parsed="|Heb|11|32|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.32" />
<sup>32</sup> fikën fuqinë e zjarrit, shpëtuan nga tehu i shpatës, nga të dobët u bënë të fuqishëm, u bënë të fortë në betejë, thyen ushtritë e huaja.
<scripture passage="Heb 11:33" parsed="|Heb|11|33|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.33" />
<sup>33</sup> Gratë morën të vdekurit e tyre me anë të ringjalljes; e të tjerët u torturuan, sepse nuk pranuan çlirimin, për të fituar një ringjallje më të mirë.
<scripture passage="Heb 11:34" parsed="|Heb|11|34|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.34" />
<sup>34</sup> Dhe të tjerë hoqën përqeshje dhe goditje, madje edhe pranga dhe burgime.
<scripture passage="Heb 11:35" parsed="|Heb|11|35|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.35" />
<sup>35</sup> U vranë me gurë, me sharrë, u prenë, u vranë nga shpata, u endën të mbuluar me lëkurë dhënsh e dhish, nevojtarë, të pikë-lluar, të keqtrajtuar
<scripture passage="Heb 11:36" parsed="|Heb|11|36|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.36" />
<sup>36</sup> (bota nuk ishte e denjë për ta), u sollën nëpër shkretëtira e nëpër male, nëpër shpella dhe nëpër guva të dheut.
<scripture passage="Heb 11:37" parsed="|Heb|11|37|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.37" />
<sup>37</sup> E pra, të gjithë këta, ndonëse morën dëshmim të mirë me anë të besimit, nuk morën atë që u ishte premtuar,
<scripture passage="Heb 11:38" parsed="|Heb|11|38|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.38" />
<sup>38</sup> sepse Perëndia kishte paraparë diçka më të mirë për ne, që ata të mos arrinin në përsosje pa ne.
<scripture passage="Heb 11:39" parsed="|Heb|11|39|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.39" />
<sup>39</sup> Prandaj edhe ne, duke qenë të rrethuar nga një re kaq e madhe dëshmimtarësh, duke hedhur tej çdo barrë dhe mëkatin që na qarkon vazhdimisht duke na joshur, le të rendim me durim në udhën që është përpara nesh,
<scripture passage="Heb 11:40" parsed="|Heb|11|40|0|0" osisRef="Bible:Heb.11.40" />
<sup>40</sup> duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit, i cili, për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtën e fronit të Perëndisë.
</p>
</div3>

<div3 title="Hebrews 12" progress="97.08%" prev="Heb.11" next="Heb.13" id="Heb.12">
<h3 id="Heb.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Heb.12-p1">
<scripture passage="Heb 12:1" parsed="|Heb|12|1|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.1" />
<sup>1</sup> Kujtoni, pra, atë që duroi një kundërshtim të tillë nga ana e mëkatarëve kundër tij, që të mos lodheni dhe të ligështoheni në shpirtin tuaj.
<scripture passage="Heb 12:2" parsed="|Heb|12|2|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.2" />
<sup>2</sup> Ju akoma nuk keni qëndruar deri në gjak, duke luftuar kundër mëkatit,
<scripture passage="Heb 12:3" parsed="|Heb|12|3|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.3" />
<sup>3</sup> dhe keni harruar këshillën që ju drejtohet juve porsi bijve: ''Biri im, mos e përçmo qortimin e Perëndisë dhe mos e humb zemrën kur ai të qorton,
<scripture passage="Heb 12:4" parsed="|Heb|12|4|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.4" />
<sup>4</sup> sepse Perëndia ndreq atë që do dhe fshikullon çdo bir që i pëlqen''.
<scripture passage="Heb 12:5" parsed="|Heb|12|5|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.5" />
<sup>5</sup> Në qoftë se ju do ta duroni qortimin, Perëndia do t'ju trajtojë si bij; sepse cilin bir nuk e korigjon i ati?
<scripture passage="Heb 12:6" parsed="|Heb|12|6|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.6" />
<sup>6</sup> Por, po të mbeteni të pandrequr, ku të gjithë u bënë pjestarë, atëherë jeni kopila dhe jo bij.
<scripture passage="Heb 12:7" parsed="|Heb|12|7|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.7" />
<sup>7</sup> Pastaj etërit tanë sipas mishit i patëm për të na ndrequr dhe i nderonim ata; a nuk do t'i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të shpirtrave, për të jetuar?
<scripture passage="Heb 12:8" parsed="|Heb|12|8|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.8" />
<sup>8</sup> Sepse ata na ndreqën për pak ditë, ashtu siç u dukej më mirë, kurse ai na ndreq për të mirën tonë që të bëhemi pjestarë të shenjtërisë së tij.
<scripture passage="Heb 12:9" parsed="|Heb|12|9|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.9" />
<sup>9</sup> Çdo ndreqje, pra, aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u jep një fryt drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të tij.
<scripture passage="Heb 12:10" parsed="|Heb|12|10|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.10" />
<sup>10</sup> Prandaj forconi duart e kapitura dhe gjunjët e këputur,
<scripture passage="Heb 12:11" parsed="|Heb|12|11|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.11" />
<sup>11</sup> dhe bëni shtigje të drejta për këmbët tuaja, që ajo e cila çalon të mos ndrydhet, por më tepër të shërohet.
<scripture passage="Heb 12:12" parsed="|Heb|12|12|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.12" />
<sup>12</sup> Kërkoni paqe me të gjithë dhe shenjtërim, pa të cilin askush nuk ka për të parë Perëndinë,
<scripture passage="Heb 12:13" parsed="|Heb|12|13|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.13" />
<sup>13</sup> duke u kujdesur fort që askush të mos mbetet pa hirin e Perëndisë dhe se mos mbijë ndonjë rrënjë e hidhur dhe t'ju turbullojë dhe me anë të saj të ndoten shumë njerëz;
<scripture passage="Heb 12:14" parsed="|Heb|12|14|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.14" />
<sup>14</sup> se mos ndodhet ndonjë kurvar ose profan, si Esau, i cili për një gjellë shiti të drejtën e tij të parëbirnisë.
<scripture passage="Heb 12:15" parsed="|Heb|12|15|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.15" />
<sup>15</sup> Sepse e dini se, më pas, kur ai deshi të trashëgojë bekimin, iu refuzua, ndonëse e kërkoi me lot, sepse nuk gjeti vend pendimi.
<scripture passage="Heb 12:16" parsed="|Heb|12|16|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.16" />
<sup>16</sup> Sepse ju nuk iu afruat malit që mund të kapet me dorë dhe që digjet me zjarr, as errësirës, as territ, as stuhisë,
<scripture passage="Heb 12:17" parsed="|Heb|12|17|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.17" />
<sup>17</sup> as zërit të borisë, as zërit të fjalëve, të cilin ata që e dëgjuan u lutën që atyre të mos u drejtohej më asnjë fjalë,
<scripture passage="Heb 12:18" parsed="|Heb|12|18|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.18" />
<sup>18</sup> sepse nuk mund të duronin urdhërin: ''Në se edhe një shtazë e prek malin, të vritet me gurë ose me shigjeta'';
<scripture passage="Heb 12:19" parsed="|Heb|12|19|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.19" />
<sup>19</sup> dhe aq e llahtarshme ishte pamja, sa Moisiu tha: ''Unë jam i frikësuar dhe po dridhem i tëri''.
<scripture passage="Heb 12:20" parsed="|Heb|12|20|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.20" />
<sup>20</sup> Por ju iu afruat malit Sion dhe qytetit të Perëndisë së gjallë, që është Jeruzalemi qiellor, edhe morisë së engjëjve,
<scripture passage="Heb 12:21" parsed="|Heb|12|21|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.21" />
<sup>21</sup> kuvendit universal dhe kishës të të parëlindurve që janë shkruar në qiej, Perëndisë, gjykatësit të të gjithëve, shpirtërave të të drejtëve që u bënë të përsosur,
<scripture passage="Heb 12:22" parsed="|Heb|12|22|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.22" />
<sup>22</sup> dhe Jezusit, Ndërmjetësit të Besëlidhjes së re, dhe gjakut të spërkatjes, që flet më mirë se ai i Abelit.
<scripture passage="Heb 12:23" parsed="|Heb|12|23|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.23" />
<sup>23</sup> Shikoni se mos refuzoni atë që flet, sepse në qoftë se nuk shpëtuan ata që refuzuan të dëgjojnë atë që fliste si orakull mbi dhe, aq më pak do të shpëtojmë ne, po të mos refuzojmë të dëgjojmë atë që flet prej qiellit,
<scripture passage="Heb 12:24" parsed="|Heb|12|24|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.24" />
<sup>24</sup> zëri i të cilit e drodhi atëherë dheun, por tashti bëri këtë premtim, duke thënë: ''Unë edhe një herë do të tund jo vetëm dheun, por edhe qiellin''.
<scripture passage="Heb 12:25" parsed="|Heb|12|25|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.25" />
<sup>25</sup> Dhe kjo fjalë "edhe një herë" tregon ndryshueshmërinë e gjërave, që tunden, si të bëra me dorë, që të mbeten ato që nuk tunden.
<scripture passage="Heb 12:26" parsed="|Heb|12|26|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.26" />
<sup>26</sup> Prandaj, duke marrë mbretërinë të patundur, le ta ruajmë këtë hir me anë të të cilit i shërbejmë Perëndisë në një mënyrë të pëlqyeshme, me nderim e me frikë,
<scripture passage="Heb 12:27" parsed="|Heb|12|27|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.27" />
<sup>27</sup> sepse Perëndia ynë është një zjarr që konsumon.
<scripture passage="Heb 12:28" parsed="|Heb|12|28|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.28" />
<sup>28</sup> Dashuria vëllazërore le të mbetet.
<scripture passage="Heb 12:29" parsed="|Heb|12|29|0|0" osisRef="Bible:Heb.12.29" />
<sup>29</sup> Mos harroni mikpritjen, sepse disa duke e praktikuar e priten pa ditur engjëj!
</p>
</div3>

<div3 title="Hebrews 13" progress="97.16%" prev="Heb.12" next="Jas" id="Heb.13">
<h3 id="Heb.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Heb.13-p1">
<scripture passage="Heb 13:1" parsed="|Heb|13|1|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.1" />
<sup>1</sup> Kujtoni të burgosurit si të ishit të lidhur bashkë me ta, dhe ata që keqtrajtohen, sepse edhe ju vetë jeni në trup.
<scripture passage="Heb 13:2" parsed="|Heb|13|2|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.2" />
<sup>2</sup> Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.
<scripture passage="Heb 13:3" parsed="|Heb|13|3|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.3" />
<sup>3</sup> Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni, sepse vetë Perëndia ka thënë: ''Nuk do të të lë, nuk do të të braktis''.
<scripture passage="Heb 13:4" parsed="|Heb|13|4|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.4" />
<sup>4</sup> Kështu mund të themi, me plot besim: ''Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç'do të më bëjë njeriu?''.
<scripture passage="Heb 13:5" parsed="|Heb|13|5|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.5" />
<sup>5</sup> Kujtoni të parët tuaj, që ju shpallën fjalën e Perëndisë dhe, duke çmuar rezultatin e sjelljes së tyre, merrni si shembull besimin e tyre.
<scripture passage="Heb 13:6" parsed="|Heb|13|6|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.6" />
<sup>6</sup> Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.
<scripture passage="Heb 13:7" parsed="|Heb|13|7|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.7" />
<sup>7</sup> Mos e lëshoni veten aty e këtu prej doktrinah të ndryshme dhe të huaja, sepse është mirë që zemra juaj të forcohet me anë të hirit dhe jo prej ushqimit, të cilat nuk u dhanë asnjë dobi atyre aq sa ecën.
<scripture passage="Heb 13:8" parsed="|Heb|13|8|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.8" />
<sup>8</sup> Ne kemi një altar prej të cilit nuk kanë të drejtë të hanë ata që i shërbejnë tabernakullit.
<scripture passage="Heb 13:9" parsed="|Heb|13|9|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.9" />
<sup>9</sup> Sepse trupat e atyre kafshëve, gjaku i të cilave është sjellë prej kryepriftit në shenjtëroren për mëkatin, digjen jashtë fushës.
<scripture passage="Heb 13:10" parsed="|Heb|13|10|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.10" />
<sup>10</sup> Prandaj edhe Jezusi, për të shenjtëruar popullin me gjakun e vet, pësoi jashtë derës (së qytetit)
<scripture passage="Heb 13:11" parsed="|Heb|13|11|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.11" />
<sup>11</sup> Le të dalim, pra, drejt tij jashtë fushës, duke bartur poshtërimin e tij.
<scripture passage="Heb 13:12" parsed="|Heb|13|12|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.12" />
<sup>12</sup> Sepse nuk kemi këtu qytet të përhershëm, por kërkojmë atë që ka për të ardhur.
<scripture passage="Heb 13:13" parsed="|Heb|13|13|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.13" />
<sup>13</sup> Me anë të tij, pra, le t'i ofrojmë vazhdimisht Perëndisë një flijim lavdie, domethënë frytin e buzëve që rrëfejnë emrin e tij.
<scripture passage="Heb 13:14" parsed="|Heb|13|14|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.14" />
<sup>14</sup> Dhe mos harroni bamirësinë dhe t'u jepni ndihmë të tjerëve, sepse Perëndisë i pëlqejnë flijime të tilla.
<scripture passage="Heb 13:15" parsed="|Heb|13|15|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.15" />
<sup>15</sup> Dëgjoni të parët tuaj dhe nënshtrohuni atyre, sepse ata rrijnë zgjuar për shpirtërat tuaj, si ata që duhet të japin llogari; që ta bëjnë këtë me gëzim dhe jo me psheretima, sepse kjo nuk do t'ju sillte dobi.
<scripture passage="Heb 13:16" parsed="|Heb|13|16|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.16" />
<sup>16</sup> Lutuni për ne, sepse ne besojmë se kemi ndërgjegje të mirë, duke dashur të sillemi mirë në çdo gjë.
<scripture passage="Heb 13:17" parsed="|Heb|13|17|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.17" />
<sup>17</sup> Dhe ju bëj thirrje edhe më shumë ta bëni këtë, që unë të kthehem te ju sa më parë.
<scripture passage="Heb 13:18" parsed="|Heb|13|18|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.18" />
<sup>18</sup> Dhe Perëndia e paqes, që e ngriti nga të vdekurit, me anë të gjakut të Besëlidhjes së amshuar, Bariun e madh të dhënve, Perëndinë tonë Jezu Krisht,
<scripture passage="Heb 13:19" parsed="|Heb|13|19|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.19" />
<sup>19</sup> ju bëftë të përsosur për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij, duke punuar te ju atë që është e pëlqyer përpara tij, me anë të Jezu Krishtit, të cilit i qoftë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
<scripture passage="Heb 13:20" parsed="|Heb|13|20|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.20" />
<sup>20</sup> Dhe ju lutem, o vëllezër, ta mbani këtë fjalë këshillimi, sepse ju shkrova shkurt.
<scripture passage="Heb 13:21" parsed="|Heb|13|21|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.21" />
<sup>21</sup> Ta dini se vëllai Timoteu u lirua nga burgu. Nëse mbërrin së shpejti, unë do të vij te ju bashkë me të.
<scripture passage="Heb 13:22" parsed="|Heb|13|22|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.22" />
<sup>22</sup> Përshëndetni të gjithë të parët tuaj dhe gjithë shenjtorët! Ju përshëndesin ata të Italisë.
<scripture passage="Heb 13:23" parsed="|Heb|13|23|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.23" />
<sup>23</sup> Hiri qoftë mbi ju të gjithë! Amen.
<scripture passage="Heb 13:24" parsed="|Heb|13|24|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.24" />
<sup>24</sup> Jakobi, shërbëtor i Perëndisë dhe i Zotit Jezu Krisht, të dymbëdhjetë fiseve të shpërndarë nëpër botë: përshëndetje!
<scripture passage="Heb 13:25" parsed="|Heb|13|25|0|0" osisRef="Bible:Heb.13.25" />
<sup>25</sup> Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet,
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="James" progress="97.23%" prev="Heb.13" next="Jas.1" id="Jas">
<h2 id="Jas-p0.1">James</h2>

<div3 title="James 1" progress="97.23%" prev="Jas" next="Jas.2" id="Jas.1">
<h3 id="Jas.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Jas.1-p1">
<scripture passage="Jas 1:1" parsed="|Jas|1|1|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.1" />
<sup>1</sup> duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri.
<scripture passage="Jas 1:2" parsed="|Jas|1|2|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.2" />
<sup>2</sup> Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë.
<scripture passage="Jas 1:3" parsed="|Jas|1|3|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.3" />
<sup>3</sup> Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t'i jepet.
<scripture passage="Jas 1:4" parsed="|Jas|1|4|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.4" />
<sup>4</sup> Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era.
<scripture passage="Jas 1:5" parsed="|Jas|1|5|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.5" />
<sup>5</sup> Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti,
<scripture passage="Jas 1:6" parsed="|Jas|1|6|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.6" />
<sup>6</sup> sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta.
<scripture passage="Jas 1:7" parsed="|Jas|1|7|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.7" />
<sup>7</sup> Dhe vëllai më i poshtmë le të madhështohet në lartësimin e tij,
<scripture passage="Jas 1:8" parsed="|Jas|1|8|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.8" />
<sup>8</sup> dhe i pasuri në uljen e tij, sepse do të shkojë si lule bari.
<scripture passage="Jas 1:9" parsed="|Jas|1|9|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.9" />
<sup>9</sup> Në fakt si lindi dielli me të nxehtit e tij dhe e thau barin, dhe lulja e tij ra dhe bukuria e pamjes së vet humbi: kështu do të fishket edhe i pasuri në udhët e tij.
<scripture passage="Jas 1:10" parsed="|Jas|1|10|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.10" />
<sup>10</sup> Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan.
<scripture passage="Jas 1:11" parsed="|Jas|1|11|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.11" />
<sup>11</sup> Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri.
<scripture passage="Jas 1:12" parsed="|Jas|1|12|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.12" />
<sup>12</sup> Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet.
<scripture passage="Jas 1:13" parsed="|Jas|1|13|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.13" />
<sup>13</sup> Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen.
<scripture passage="Jas 1:14" parsed="|Jas|1|14|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.14" />
<sup>14</sup> Mos u mashtroni, vëllezërit e mi shumë të dashur;
<scripture passage="Jas 1:15" parsed="|Jas|1|15|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.15" />
<sup>15</sup> çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.
<scripture passage="Jas 1:16" parsed="|Jas|1|16|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.16" />
<sup>16</sup> Ai na ngjizi me vullnetin e tij me anë të fjalës të së vërtetës, që ne të jemi në një farë menyrë fryti i parë i krijesave të tij.
<scripture passage="Jas 1:17" parsed="|Jas|1|17|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.17" />
<sup>17</sup> Prandaj, vëllezërit e mi shumë të dashur, çdo njeri të jetë i shpejtë në të dëgjuar, i ngadalshëm në të folur dhe i ngadalshëm në zemërim,
<scripture passage="Jas 1:18" parsed="|Jas|1|18|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.18" />
<sup>18</sup> sepse zemërimi i njeriut nuk kryen drejtësinë e Perëndisë.
<scripture passage="Jas 1:19" parsed="|Jas|1|19|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.19" />
<sup>19</sup> Prandaj, hiqni çdo ndyrësi dhe mbeturinë ligësie, pranoni me butësi fjalën e mbjellë në ju, e cila mund të shpëtojë shpirtrat tuaj.
<scripture passage="Jas 1:20" parsed="|Jas|1|20|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.20" />
<sup>20</sup> Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten.
<scripture passage="Jas 1:21" parsed="|Jas|1|21|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.21" />
<sup>21</sup> Sepse nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo bërës, ai i përngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë;
<scripture passage="Jas 1:22" parsed="|Jas|1|22|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.22" />
<sup>22</sup> ai e shikon veten dhe pastaj ikën, duke harruar menjëherë si ishte.
<scripture passage="Jas 1:23" parsed="|Jas|1|23|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.23" />
<sup>23</sup> Ndërsa ai që do të shikojë me vemendje ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë, dhe ngulmon në të, duke mos qenë një dëgjues harraq, por një bërës i veprës, ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet.
<scripture passage="Jas 1:24" parsed="|Jas|1|24|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.24" />
<sup>24</sup> Në qoftë se ndokush nga ju mendon se është fetar, edhe nuk i vë fre gjuhës së vet, sigurisht ai e mashtron zemrën e vet, feja e këtij është e kotë.
<scripture passage="Jas 1:25" parsed="|Jas|1|25|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.25" />
<sup>25</sup> Feja e pastër dhe pa njollë përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimet e tyre dhe ta ruash veten të pastër nga bota.
<scripture passage="Jas 1:26" parsed="|Jas|1|26|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.26" />
<sup>26</sup> Vëllezër të mi, mos i lidhni preferencat personale me besimin e Zotit tonë Jezu Krisht, Zoti i lavdisë.
<scripture passage="Jas 1:27" parsed="|Jas|1|27|0|0" osisRef="Bible:Jas.1.27" />
<sup>27</sup> Sepse në qoftë se në asamblenë tuaj hyn një njeri me një unazë prej ari, me rroba të shkëlqyera, dhe hyn edhe një i varfër me një rrobë të fëlliqur,
</p>
</div3>

<div3 title="James 2" progress="97.31%" prev="Jas.1" next="Jas.3" id="Jas.2">
<h3 id="Jas.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Jas.2-p1">
<scripture passage="Jas 2:1" parsed="|Jas|2|1|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.1" />
<sup>1</sup> dhe ju i drejtoni sytë nga ai që vesh rroben e shkëlqyer dhe i thoni: ''Ti ulu këtu, në vendin e mirë'', dhe të varfërit i thoni: ''Ti rri atje, në këmbë'', ose: ''Ulu këtu, afër stolit të këmbëve të mia'',
<scripture passage="Jas 2:2" parsed="|Jas|2|2|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.2" />
<sup>2</sup> a nuk bëtë ju një dallim në mes tuaj, duke u bërë kështu gjykatës me mendime të këqija?
<scripture passage="Jas 2:3" parsed="|Jas|2|3|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.3" />
<sup>3</sup> Dëgjoni, vëllezër të mi shumë të dashur, a nuk i zgjodhi Perëndia të varfërit e botës, që të jenë të pasur në besim dhe trashëgimtarë të mbretërisë që ua premtoi atyre që e duan?
<scripture passage="Jas 2:4" parsed="|Jas|2|4|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.4" />
<sup>4</sup> Po ju i shnderuat të varfërit! A nuk janë vallë të pasurit ata që ju shtypin, dhe nuk janë këta ata që ju heqin nëpër gjykata?
<scripture passage="Jas 2:5" parsed="|Jas|2|5|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.5" />
<sup>5</sup> A nuk janë ata që blasfemojnë emrin e lavdishëm që u thirr mbi ju?
<scripture passage="Jas 2:6" parsed="|Jas|2|6|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.6" />
<sup>6</sup> Në qoftë se ju më të vërtetë e përmbushni ligjin mbretëror sipas Shkrimit: ''Duaje të afërmin tënd si vetveten'', bëni mirë;
<scripture passage="Jas 2:7" parsed="|Jas|2|7|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.7" />
<sup>7</sup> por në qoftë se bëni preferenca personale, ju kryeni mëkat dhe dënoheni nga ligji si shkelës.
<scripture passage="Jas 2:8" parsed="|Jas|2|8|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.8" />
<sup>8</sup> Sepse kushdo që e zbaton gjithë ligjin, por e shkel në një pikë, është fajtor në të gjitha pikat.
<scripture passage="Jas 2:9" parsed="|Jas|2|9|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.9" />
<sup>9</sup> Sepse ai që ka thënë: ''Mos shkel kurorën'', ka thënë gjithashtu: ''Mos vraj''. Prandaj nëse ti nuk shkel kurorën, por vret, ti je shkelës i ligjit.
<scripture passage="Jas 2:10" parsed="|Jas|2|10|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.10" />
<sup>10</sup> Prandaj të flisni e të veproni sikurse të duhej të gjykoheshit nga ligji i lirisë,
<scripture passage="Jas 2:11" parsed="|Jas|2|11|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.11" />
<sup>11</sup> sepse gjyqi do të jetë pa mëshirë për atë që nuk ka treguar mëshirë; dhe mëshira triumfon mbi gjykimin.
<scripture passage="Jas 2:12" parsed="|Jas|2|12|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.12" />
<sup>12</sup> Ç'dobi ka, vëllezër të mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi?
<scripture passage="Jas 2:13" parsed="|Jas|2|13|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.13" />
<sup>13</sup> Dhe në qoftë se një vëlla ose një motër janë të zhveshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm,
<scripture passage="Jas 2:14" parsed="|Jas|2|14|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.14" />
<sup>14</sup> dhe dikush nga ju u thothë atyre: ''Shkoni në paqe! Ngrohuni dhe ngopuni'', dhe nuk u jepni atyre gjërat për të cilat kanë nevojë për trupin, ç'dobi ka?
<scripture passage="Jas 2:15" parsed="|Jas|2|15|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.15" />
<sup>15</sup> Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s'ka vepra, është i vdekur në vetvete.
<scripture passage="Jas 2:16" parsed="|Jas|2|16|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.16" />
<sup>16</sup> Po dikush do të thotë: ''Ti ke besimin, dhe unë kam veprat''; më trego besimin tënd pa veprat e tua dhe unë do të të tregoj besimin tim me veprat e mia.
<scripture passage="Jas 2:17" parsed="|Jas|2|17|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.17" />
<sup>17</sup> Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen.
<scripture passage="Jas 2:18" parsed="|Jas|2|18|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.18" />
<sup>18</sup> Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur?
<scripture passage="Jas 2:19" parsed="|Jas|2|19|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.19" />
<sup>19</sup> Abrahami, ati ynë, a nuk u shfajësua me anë të veprave, kur e ofroi birin e vet, Isakun, mbi altar?
<scripture passage="Jas 2:20" parsed="|Jas|2|20|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.20" />
<sup>20</sup> Ti e sheh se besimi vepronte bashkë me veprat e tij, dhe se, nëpërmjet veprave, besimi u përsos.
<scripture passage="Jas 2:21" parsed="|Jas|2|21|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.21" />
<sup>21</sup> Kështu u përmbush Shkrimi, që thotë: ''Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, dhe kjo iu numërua për drejtësi''; dhe u quajt miku i Perëndisë.
<scripture passage="Jas 2:22" parsed="|Jas|2|22|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.22" />
<sup>22</sup> Ju shikoni, pra, se njeriu shfajësohet nga veprat dhe jo vetëm nga besimi.
<scripture passage="Jas 2:23" parsed="|Jas|2|23|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.23" />
<sup>23</sup> Gjithashtu a nuk u shfajësua edhe Rahabi, lavirja, nga veprat, kur i priti të dërguarit dhe i përcolli nga një udhë tjetër?
<scripture passage="Jas 2:24" parsed="|Jas|2|24|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.24" />
<sup>24</sup> Sepse, sikurse trupi pa frymën është i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, është i vdekur.
<scripture passage="Jas 2:25" parsed="|Jas|2|25|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.25" />
<sup>25</sup> Vëllezër të mi, mos u bëni shumë mësues, duke ditur se do të kemi një gjykim më të ashpër,
<scripture passage="Jas 2:26" parsed="|Jas|2|26|0|0" osisRef="Bible:Jas.2.26" />
<sup>26</sup> sepse të gjithë gabojmë në shumë gjëra. Në qoftë se dikush nuk gabon në të folur, është njeri i përsosur, dhe është gjithashtu i aftë t'i vërë fre gjithë trupit.
</p>
</div3>

<div3 title="James 3" progress="97.38%" prev="Jas.2" next="Jas.4" id="Jas.3">
<h3 id="Jas.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Jas.3-p1">
<scripture passage="Jas 3:1" parsed="|Jas|3|1|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.1" />
<sup>1</sup> Ja, u vëmë fre në gojë kuajve, që të na binden, dhe ta drejtojmë kështu gjithë trupin e tyre.
<scripture passage="Jas 3:2" parsed="|Jas|3|2|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.2" />
<sup>2</sup> Ja, edhe anijet, edhe pse janë shumë të mëdha dhe shtyhen nga erëra të forta, drejtohen nga një timon shumë i vogël, atje ku do timonieri.
<scripture passage="Jas 3:3" parsed="|Jas|3|3|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.3" />
<sup>3</sup> Kështu edhe gjuha është një gjymtyrë e vogël, por mbahet me të madh. Ja, një zjarr i vogël ç'pyll të madh djeg!
<scripture passage="Jas 3:4" parsed="|Jas|3|4|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.4" />
<sup>4</sup> Edhe gjuha është një zjarr, një botë paudhësie; ajo është vendosur midis gjymtyrëve tona, gjuha e fëlliq gjithë trupin, ndez ecjen e natyrës dhe ndizet nga Gehena.
<scripture passage="Jas 3:5" parsed="|Jas|3|5|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.5" />
<sup>5</sup> Sepse çdo lloj bishash, shpendësh, zvaranikësh e kafshësh të detit mund të zbuten dhe janë zbutur nga natyra njerëzore,
<scripture passage="Jas 3:6" parsed="|Jas|3|6|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.6" />
<sup>6</sup> kurse gjuhën asnjë nga njerëzit s'mund ta zbusë; është një e keqe e papërmbajtshme, plot me helm vdekjeprurës.
<scripture passage="Jas 3:7" parsed="|Jas|3|7|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.7" />
<sup>7</sup> Me atë ne bekojmë Perëndinë dhe Atin, dhe me të ne mallkojmë njerëzit që janë bërë sipas shëmbëllimit të Perëndisë.
<scripture passage="Jas 3:8" parsed="|Jas|3|8|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.8" />
<sup>8</sup> Nga e njejta gojë del bekimi dhe mallkimi. Vëllezër të mi, nuk duhet të ishte kështu.
<scripture passage="Jas 3:9" parsed="|Jas|3|9|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.9" />
<sup>9</sup> Mos vallë burimi nxjerr nga e njejta vrimë ujë të ëmbël e të hidhur?
<scripture passage="Jas 3:10" parsed="|Jas|3|10|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.10" />
<sup>10</sup> A mundet të prodhojë fiku ullinj, ose hardhia fiq? Kështu asnjë burim nuk mund të japë ujë të kripur dhe të ëmbël.
<scripture passage="Jas 3:11" parsed="|Jas|3|11|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.11" />
<sup>11</sup> Kush është ndër ju i urtë dhe i ditur? Le të tregojë me sjellje të bukur veprat e tij me zemërbutësi të urtësisë.
<scripture passage="Jas 3:12" parsed="|Jas|3|12|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.12" />
<sup>12</sup> Por në qoftë se ne zemrën tuaj keni smirë të hidhur dhe grindje, mos u mbani me të madh dhe mos gënjeni kundër së vërtetës.
<scripture passage="Jas 3:13" parsed="|Jas|3|13|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.13" />
<sup>13</sup> Kjo nuk është dituri që zbret nga lart, por është tokësore, shtazore, djallëzore.
<scripture passage="Jas 3:14" parsed="|Jas|3|14|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.14" />
<sup>14</sup> Sepse atje ku ka smirë dhe grindje, atje ka trazirë dhe gjithfarë veprash të këqija,
<scripture passage="Jas 3:15" parsed="|Jas|3|15|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.15" />
<sup>15</sup> Kurse dituria që vjen nga lart, më së pari është e pastër, pastaj pajtuese, e butë, e bindur, plot mëshirë dhe fryte të mira, e paanshme dhe jo hipokrite.
<scripture passage="Jas 3:16" parsed="|Jas|3|16|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.16" />
<sup>16</sup> Dhe fryti i drejtësisë mbillet në paqe për ata që bëjnë paqen.
<scripture passage="Jas 3:17" parsed="|Jas|3|17|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.17" />
<sup>17</sup> Nga vijnë luftërat dhe grindjet te ju?. A nuk vijnë, nga pasionet që luftojnë ndër gjymtyrët tuaja?
<scripture passage="Jas 3:18" parsed="|Jas|3|18|0|0" osisRef="Bible:Jas.3.18" />
<sup>18</sup> Ju lakmoni dhe nuk keni, ju vrisni dhe keni smirë dhe nuk fitoni gjë; ju ziheni dhe luftoni, por nuk keni, sepse nuk kërkoni.
</p>
</div3>

<div3 title="James 4" progress="97.43%" prev="Jas.3" next="Jas.5" id="Jas.4">
<h3 id="Jas.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Jas.4-p1">
<scripture passage="Jas 4:1" parsed="|Jas|4|1|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.1" />
<sup>1</sup> Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të shpenzoni për kënaqësitë tuaja.
<scripture passage="Jas 4:2" parsed="|Jas|4|2|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.2" />
<sup>2</sup> O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë.
<scripture passage="Jas 4:3" parsed="|Jas|4|3|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.3" />
<sup>3</sup> Apo pandehni se Shkrimi thotë kot: ''Fryma që rri në ne a lakmon deri në smirë''?
<scripture passage="Jas 4:4" parsed="|Jas|4|4|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.4" />
<sup>4</sup> Por ai jep hir edhe më të madh; prandaj thotë: ''Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve''.
<scripture passage="Jas 4:5" parsed="|Jas|4|5|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.5" />
<sup>5</sup> Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju!
<scripture passage="Jas 4:6" parsed="|Jas|4|6|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.6" />
<sup>6</sup> Afrohuni te Perëndia dhe ai do t'ju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje!
<scripture passage="Jas 4:7" parsed="|Jas|4|7|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.7" />
<sup>7</sup> Pikëllohuni, mbani zi dhe qani; të qeshurit tuaj le të kthehet në zi, dhe gëzimi në trishtim.
<scripture passage="Jas 4:8" parsed="|Jas|4|8|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.8" />
<sup>8</sup> Përuluni përpara Zotit, dhe ai do t'ju lartësojë!
<scripture passage="Jas 4:9" parsed="|Jas|4|9|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.9" />
<sup>9</sup> Mos flisni keq për njeri tjetrin, vë-llezër; ai që flet kundër vëllait dhe e gjykon vëllanë e vet, flet kundër ligjit dhe gjykon ligjin; dhe, po të gjykosh ligjin, ti nuk je zbatues i ligjit, por gjykatës.
<scripture passage="Jas 4:10" parsed="|Jas|4|10|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.10" />
<sup>10</sup> Ka vetëm një Ligjdhënës, që mund të të shpëtojë ose të të çojë në humbje; por ti kush je që gjykon një tjetër?
<scripture passage="Jas 4:11" parsed="|Jas|4|11|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.11" />
<sup>11</sup> Dhe tani, ju që thoni: ''Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë'',
<scripture passage="Jas 4:12" parsed="|Jas|4|12|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.12" />
<sup>12</sup> ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç'është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.
<scripture passage="Jas 4:13" parsed="|Jas|4|13|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.13" />
<sup>13</sup> Në vend që të thoni: ''Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë''.
<scripture passage="Jas 4:14" parsed="|Jas|4|14|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.14" />
<sup>14</sup> Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe.
<scripture passage="Jas 4:15" parsed="|Jas|4|15|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.15" />
<sup>15</sup> Ai, pra, që di të bëjë të mirë edhe nuk e bën, bën mëkat.
<scripture passage="Jas 4:16" parsed="|Jas|4|16|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.16" />
<sup>16</sup> Dhe tani ju, o pasanikë: qani dhe vajtoni për të këqijat që do t'ju zënë!
<scripture passage="Jas 4:17" parsed="|Jas|4|17|0|0" osisRef="Bible:Jas.4.17" />
<sup>17</sup> Pasuria juaj u kalb dhe rrobat tuaja i brejti tenja.
</p>
</div3>

<div3 title="James 5" progress="97.48%" prev="Jas.4" next="iPet" id="Jas.5">
<h3 id="Jas.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Jas.5-p1">
<scripture passage="Jas 5:1" parsed="|Jas|5|1|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.1" />
<sup>1</sup> Ari dhe argjendi juaj u ndryshkën, dhe ndryshku i tyre do të jetë një dëshmi kundër jush dhe do t'ju përpijë mishërat si zjarr; keni mbledhur thesare në ditët e fundit.
<scripture passage="Jas 5:2" parsed="|Jas|5|2|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.2" />
<sup>2</sup> Ja, paga që u keni ngrënë puntorëve që ju korrën arat, po këlthet; dhe klithmat e atyre që korrën, arritën në vesh të Zotit të ushtrive.
<scripture passage="Jas 5:3" parsed="|Jas|5|3|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.3" />
<sup>3</sup> Jetuat mbi tokë ndër qejfe dhe shkapërderdhje; i ushqyet zemrat tuaja si për ditë të të therurit.
<scripture passage="Jas 5:4" parsed="|Jas|5|4|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.4" />
<sup>4</sup> Dënuat dhe vratë të drejtin: ai nuk ju kundërshtoi.
<scripture passage="Jas 5:5" parsed="|Jas|5|5|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.5" />
<sup>5</sup> Tani, pra, vëllezër, jini të durueshëm deri në ardhjen e Zotit; shikoni si e pret me durim bujku frytin e çmuar të tokës, deri sa të marrë shiun e parë dhe të fundit.
<scripture passage="Jas 5:6" parsed="|Jas|5|6|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.6" />
<sup>6</sup> Jini të durueshëm edhe ju dhe forconi zemrat tuaja, sepse ardhja e Zotit është afër.
<scripture passage="Jas 5:7" parsed="|Jas|5|7|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.7" />
<sup>7</sup> Mos u ankoni nga njeri tjetri, vëllezër, që të mos dënoheni; ja, gjykatësi është te dera.
<scripture passage="Jas 5:8" parsed="|Jas|5|8|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.8" />
<sup>8</sup> O vëllezër të mi, merrni si shembull vuajtjeje dhe durimi profetët, që folën në emër të Zotit.
<scripture passage="Jas 5:9" parsed="|Jas|5|9|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.9" />
<sup>9</sup> Ja, ne shpallim të lum ata që duruan; ju keni dëgjuar për durimin e Jobit, dhe e keni parë fatin përfundimtar që Zoti i rezervoi, sepse Zoti është plot mëshirë e dhembshuri.
<scripture passage="Jas 5:10" parsed="|Jas|5|10|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.10" />
<sup>10</sup> Dhe, para së gjithash, vëllezër të mi, mos bëni be as për qiellin as për dheun, as mos bëni ndonjë be tjetër; por le të jetë ''po'' -ja juaj ''po'' dhe ''jo'' -ja ''jo'', që të mos bini nën dënim.
<scripture passage="Jas 5:11" parsed="|Jas|5|11|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.11" />
<sup>11</sup> A vuan ndonjë nga ju? Le të lutet. A është i gëzuar ndokush? Le të këndojë psalme!
<scripture passage="Jas 5:12" parsed="|Jas|5|12|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.12" />
<sup>12</sup> A është i sëmurë ndonjë nga ju? Le të thërrasë pleqtë e kishës dhe ata të luten përmbi të, dhe le ta lyejnë me vaj në emër të Zotit,
<scripture passage="Jas 5:13" parsed="|Jas|5|13|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.13" />
<sup>13</sup> dhe lutja e besimit do ta shpëtojë të sëmurin dhe Zoti do ta mëkëmbë; dhe nëse ka bërë mëkate, ato do t'i falen.
<scripture passage="Jas 5:14" parsed="|Jas|5|14|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.14" />
<sup>14</sup> Rrëfeni fajet njeri tjetrit dhe lutuni për njeri tjetrin, që të shëroheni; shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.
<scripture passage="Jas 5:15" parsed="|Jas|5|15|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.15" />
<sup>15</sup> Elia ishte një njeri me të njëtat pasionet tona, dhe u lut intensivisht që të mos binte shi, edhe nuk ra shi mbi dhe për tre vjet e gjashtë muaj.
<scripture passage="Jas 5:16" parsed="|Jas|5|16|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.16" />
<sup>16</sup> Dhe u lut përsëri dhe qielli dha shi edhe dheu dha frytin e vet.
<scripture passage="Jas 5:17" parsed="|Jas|5|17|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.17" />
<sup>17</sup> Vëllezër, në qoftë se ndonjë nga ju del nga rruga e së vërtetës dhe dikush e kthen,
<scripture passage="Jas 5:18" parsed="|Jas|5|18|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.18" />
<sup>18</sup> le ta dijë se ai që e kthen mëkatarin nga të gabuarit e rrugës së tij, do të shpëtojë një shpirt nga vdekja dhe do të mbulojë një shumicë mëkatesh.
<scripture passage="Jas 5:19" parsed="|Jas|5|19|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.19" />
<sup>19</sup> Pjetri, apostull i Jezu Krishtit, të zgjedhurve që rrijnë në diasporën e Pontit, të Galatisë, të Kapadokisë, të Azisë dhe të Bitinisë,
<scripture passage="Jas 5:20" parsed="|Jas|5|20|0|0" osisRef="Bible:Jas.5.20" />
<sup>20</sup> të zgjedhurve sipas paranjohjes së Perëndisë, Atit, me anë të shenjtërimit të Frymës, për t'u bindur dhe për t'u spërkatur me gjakun e Jezu Krishtit; hiri dhe paqja u shtoftë mbi ju.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="1 Peter" progress="97.54%" prev="Jas.5" next="iPet.1" id="iPet">
<h2 id="iPet-p0.1">1 Peter</h2>

<div3 title="1 Peter 1" progress="97.54%" prev="iPet" next="iPet.2" id="iPet.1">
<h3 id="iPet.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iPet.1-p1">
<scripture passage="iPet 1:1" parsed="|1Pet|1|1|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.1" />
<sup>1</sup> Qoftë bekuar Perëndia edhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili me anë të mëshirës së tij të madhe na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish,
<scripture passage="iPet 1:2" parsed="|1Pet|1|2|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.2" />
<sup>2</sup> për një trashëgim të paprishshëm, të panjollë dhe të pafishkur, që është ruajtur në qiejt për ju,
<scripture passage="iPet 1:3" parsed="|1Pet|1|3|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.3" />
<sup>3</sup> që nga fuqia e Perëndisë me anë të besimit jeni të ruajtur, për shpëtimin gati për t'u zbuluar në kohët e fundit.
<scripture passage="iPet 1:4" parsed="|1Pet|1|4|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.4" />
<sup>4</sup> Për këtë gëzohuni, ndonëse, në qoftë se duhet, për pak kohë, tani duhet të trishtoheni nga prova të ndryshme,
<scripture passage="iPet 1:5" parsed="|1Pet|1|5|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.5" />
<sup>5</sup> që prova e besimit tuaj, që është shumë më i çmuar nga ari që prishet, edhe pse provohet me zjarr, të dalë për lëvdim, nder e lavdi në zbulesën e Jezu Krishtit,
<scripture passage="iPet 1:6" parsed="|1Pet|1|6|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.6" />
<sup>6</sup> të cilin, megjithëse ju nuk e keni parë, e doni, duke besuar në të, megithëse tani nuk e shihni, dhe ngazëllohuni nga një hare e patregueshme dhe e lavdishme,
<scripture passage="iPet 1:7" parsed="|1Pet|1|7|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.7" />
<sup>7</sup> duke arritur përmbushjen e besimit tuaj, shpëtimin e shpirtrave.
<scripture passage="iPet 1:8" parsed="|1Pet|1|8|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.8" />
<sup>8</sup> Për këtë shpëtim kërkuan dhe hetuan profetët që profetizuan nga hirin për ju,
<scripture passage="iPet 1:9" parsed="|1Pet|1|9|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.9" />
<sup>9</sup> duke kërkuar të njohin kohën dhe rrethanat që tregonte Fryma e Krishtit që ishte në ta, dhe që dëshmonte që më parë për vuajtjet që do të vinin mbi Krishtin dhe për lavditë që do të pasonin.
<scripture passage="iPet 1:10" parsed="|1Pet|1|10|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.10" />
<sup>10</sup> Dhe atyre iu zbulua se ata i administronin jo për vete, po për ne, ato gjëra që po ju rrëfehen tani nga ata që ju kanë predikuar ungjillin, me anë të Frymës së Shenjtë të dërguar nga qielli; gjëra të cilat engjëjt dëshirojnë t'i vëzhgojnë.
<scripture passage="iPet 1:11" parsed="|1Pet|1|11|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.11" />
<sup>11</sup> Prandaj, ngjeshni ijët e mendjes suaj, rrini zgjuar dhe mbani shpresë të plotë në hirin që do vijë mbi ju në zbulesën e Jezu Krishtit.
<scripture passage="iPet 1:12" parsed="|1Pet|1|12|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.12" />
<sup>12</sup> Si bij të bindur, mos iu përshtatni lakmive të mëparshme kur ishit në padijen tuaj,
<scripture passage="iPet 1:13" parsed="|1Pet|1|13|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.13" />
<sup>13</sup> por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj,
<scripture passage="iPet 1:14" parsed="|1Pet|1|14|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.14" />
<sup>14</sup> sepse është shkruar: ''Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë''.
<scripture passage="iPet 1:15" parsed="|1Pet|1|15|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.15" />
<sup>15</sup> Dhe në qoftë se thërrisni si Atë atë që, pa favorizuar njeri, gjykon sipas veprës së gjithsecilit, kalojeni kohën e shtegtimit tuaj mbi dhe me frikë,
<scripture passage="iPet 1:16" parsed="|1Pet|1|16|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.16" />
<sup>16</sup> duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit,
<scripture passage="iPet 1:17" parsed="|1Pet|1|17|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.17" />
<sup>17</sup> por nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë,
<scripture passage="iPet 1:18" parsed="|1Pet|1|18|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.18" />
<sup>18</sup> të paranjohur përpara krijimit të botës, por të shfaqur kohët e fundit për ju,
<scripture passage="iPet 1:19" parsed="|1Pet|1|19|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.19" />
<sup>19</sup> që, nëpërmjet tij, të besoni në Perëndinë që e ringjalli prej së vdekurish dhe i dha lavdi, që besimi juaj dhe shpresa të jenë në Perëndinë.
<scripture passage="iPet 1:20" parsed="|1Pet|1|20|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.20" />
<sup>20</sup> Mbasi të pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj së vërtetës me anë të Frymës, për të pasur një dashuri vëllazërore pa hipokrizi, të doni fort njeri tjetrin me zemër të pastër,
<scripture passage="iPet 1:21" parsed="|1Pet|1|21|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.21" />
<sup>21</sup> sepse jeni ringjizur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë.
<scripture passage="iPet 1:22" parsed="|1Pet|1|22|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.22" />
<sup>22</sup> Sepse çdo mish është si bari dhe çdo lavdi njeriu si lule e barit; bari thahet dhe lulja bie,
<scripture passage="iPet 1:23" parsed="|1Pet|1|23|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.23" />
<sup>23</sup> por fjala e Zotit mbetet përjetë, dhe kjo është fjala që ju është shpallur.
<scripture passage="iPet 1:24" parsed="|1Pet|1|24|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.24" />
<sup>24</sup> Hiqni tej, pra, çdo ligësi dhe çdo mashtrim, hipokrizitë, smirat dhe çdo shpifje,
<scripture passage="iPet 1:25" parsed="|1Pet|1|25|0|0" osisRef="Bible:1Pet.1.25" />
<sup>25</sup> posi foshnja të sapolindura, të dëshironi fort qumështin e pastër të fjalës, që të rriteni me anë të tij,
</p>
</div3>

<div3 title="1 Peter 2" progress="97.61%" prev="iPet.1" next="iPet.3" id="iPet.2">
<h3 id="iPet.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="iPet.2-p1">
<scripture passage="iPet 2:1" parsed="|1Pet|2|1|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.1" />
<sup>1</sup> nëse e keni shijuar se Zoti është i mirë.
<scripture passage="iPet 2:2" parsed="|1Pet|2|2|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.2" />
<sup>2</sup> Duke iu afruar atij, si te guri i gjallë, i flakur tej nga njerëzit, por i zgjedhur dhe i çmuar përpara Perëndisë,
<scripture passage="iPet 2:3" parsed="|1Pet|2|3|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.3" />
<sup>3</sup> edhe ju, si gurë të gjallë, ndërtoheni për të qenë një shtëpi frymërore, një priftëri e shenjtë, për të ofruar flijime frymërore, që i pëlqejnë Perëndisë me anë të Jezu Krishtit.
<scripture passage="iPet 2:4" parsed="|1Pet|2|4|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.4" />
<sup>4</sup> Sepse në Shkrimet lexohet: ''Ja, unë po vë në Sion një gur çipi, të zgjedhur, dhe ai që beson në të nuk do të turpërohet aspak''.
<scripture passage="iPet 2:5" parsed="|1Pet|2|5|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.5" />
<sup>5</sup> Sepse për ju që besoni ai është i çmuar, po për ata të pabindurit: ''Guri, që u hoq mënjanë nga ndërtuesit, u bë guri i qoshes, gur pengese dhe shkëmb skandali që i bën të rrëzohen''.
<scripture passage="iPet 2:6" parsed="|1Pet|2|6|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.6" />
<sup>6</sup> Duke qenë të pabindur, ata pengohen në fjalë, dhe për këtë ata ishin të caktuar.
<scripture passage="iPet 2:7" parsed="|1Pet|2|7|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.7" />
<sup>7</sup> Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i fituar, që të shpallni mrekullitë e atij që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme;
<scripture passage="iPet 2:8" parsed="|1Pet|2|8|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.8" />
<sup>8</sup> ju, që dikur nuk ishit një popull, kurse tani jeni populli i Perëndisë; ju, dikur të pamëshiruar, por tani të mëshiruar.
<scripture passage="iPet 2:9" parsed="|1Pet|2|9|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.9" />
<sup>9</sup> Shumë të dashur, unë ju këshilloj, si të huaj dhe shtegtarë, të hiqni dorë nga lakmitë e mishit, që luftojnë kundër shpirtit.
<scripture passage="iPet 2:10" parsed="|1Pet|2|10|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.10" />
<sup>10</sup> Silluni mirë ndër johebrenjtë, që aty ku do t'ju paditin si keqbërës, të përlëvdojnë Perëndinë ditën e ardhjes së tij, për shkak të veprave tuaja të mira.
<scripture passage="iPet 2:11" parsed="|1Pet|2|11|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.11" />
<sup>11</sup> Nënshtrohuni, pra, për hir të Zotit, çdo pushteti njerëzor, qoftë mbretit, si më të lartit,
<scripture passage="iPet 2:12" parsed="|1Pet|2|12|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.12" />
<sup>12</sup> qoftë qeveritarëve, si të dërguar prej tij për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të lavdëruar ata që bëjnë të mirën,
<scripture passage="iPet 2:13" parsed="|1Pet|2|13|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.13" />
<sup>13</sup> sepse ky është vullneti i Perëndisë, që ju, duke bërë mirë, t'ia mbyllni gojën paditurisë së njerëzve të pamend.
<scripture passage="iPet 2:14" parsed="|1Pet|2|14|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.14" />
<sup>14</sup> Silluni si njerëz të lirë, por jo duke për-dorur lirinë si një pretekst për të mbuluar ligësinë, por si shërbëtorë të Perëndisë.
<scripture passage="iPet 2:15" parsed="|1Pet|2|15|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.15" />
<sup>15</sup> Nderoni të gjithë, doni vëllazërinë, druani Perëndinë, nderoni mbretin.
<scripture passage="iPet 2:16" parsed="|1Pet|2|16|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.16" />
<sup>16</sup> Ju, shërbëtorë, nënshtrohuni me plot druajtje zotërinjve tuaj, jo vetëm të mirëve dhe të drejtëve, por edhe të padrejtëve,
<scripture passage="iPet 2:17" parsed="|1Pet|2|17|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.17" />
<sup>17</sup> sepse është gjë e ladërueshme, nëse dikush, për ndërgjegje ndaj Perëndisë, duron shtrengime duke vuajtur padrejtësisht.
<scripture passage="iPet 2:18" parsed="|1Pet|2|18|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.18" />
<sup>18</sup> Sepse çfarë lavdie do të ishte po të duronit në qoftë se ju rrahin sepse keni bërë faje? Ndërsa, po të bëni të mirë dhe të duroni vuajtje, kjo është hir para Perëndisë.
<scripture passage="iPet 2:19" parsed="|1Pet|2|19|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.19" />
<sup>19</sup> Sepse për këtë ju u thirrët, sepse edhe Krishti e vuajti për ne, duke ju lënë një shembull, që të ecni pas gjurmës së tij.
<scripture passage="iPet 2:20" parsed="|1Pet|2|20|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.20" />
<sup>20</sup> ''Ai nuk bëri asnjë mëkat dhe nuk u gjet asnjë mashtrim në gojë të tij''.
<scripture passage="iPet 2:21" parsed="|1Pet|2|21|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.21" />
<sup>21</sup> Kur e fyenin, nuk e kthente fyerjen, kur vuante, nuk kërcënonte, po dorëzohej tek ai që gjykon drejtësisht.
<scripture passage="iPet 2:22" parsed="|1Pet|2|22|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.22" />
<sup>22</sup> Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat.
<scripture passage="iPet 2:23" parsed="|1Pet|2|23|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.23" />
<sup>23</sup> Sepse ju ishit si dele endacake por tani ju u kthyet te bariu dhe ruajtësi i shpirtrave tuaj.
<scripture passage="iPet 2:24" parsed="|1Pet|2|24|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.24" />
<sup>24</sup> Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden fjalës, të fitohen pa fjalë, nga sjellja e grave të tyre,
<scripture passage="iPet 2:25" parsed="|1Pet|2|25|0|0" osisRef="Bible:1Pet.2.25" />
<sup>25</sup> kur të shohin sjelljen tuaj të dlirë dhe me frikë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Peter 3" progress="97.69%" prev="iPet.2" next="iPet.4" id="iPet.3">
<h3 id="iPet.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="iPet.3-p1">
<scripture passage="iPet 3:1" parsed="|1Pet|3|1|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.1" />
<sup>1</sup> Stolia juaj të mos jetë e jashtme: gërshëtimi i flokëve, stolisja me ar ose veshja me rroba të bukura,
<scripture passage="iPet 3:2" parsed="|1Pet|3|2|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.2" />
<sup>2</sup> por njeriu i fshehur i zemrës, me pastërtinë që nuk prishet të një shpirti të butë dhe të qetë, që ka vlerë të madhe përpara Perëndisë.
<scripture passage="iPet 3:3" parsed="|1Pet|3|3|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.3" />
<sup>3</sup> Sepse kështu stoliseshin dikur gratë e shenjta që shpresonin në Perëndinë, duke iu nënshtruar burrave të tyre,
<scripture passage="iPet 3:4" parsed="|1Pet|3|4|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.4" />
<sup>4</sup> ashtu si Sara, që i bindej Abrahamit duke e quajtur "zot"; bija të saj ju jeni, në qoftë se bëni mirë dhe nuk trembeni nga ndonjë frikë.
<scripture passage="iPet 3:5" parsed="|1Pet|3|5|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.5" />
<sup>5</sup> Ju burra, gjithashtu, jetoni me gratë tuaja me urtësi, duke e çmuar gruan si një enë më delikate dhe e nderoni sepse janë bashkëtrashëgimtare me ju të hirit të jetës, që të mos pengohen lutjet tuaja.
<scripture passage="iPet 3:6" parsed="|1Pet|3|6|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.6" />
<sup>6</sup> Dhe më në fund jini të gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm dhe dashamirës,
<scripture passage="iPet 3:7" parsed="|1Pet|3|7|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.7" />
<sup>7</sup> pa e kthyer të keqen me të keqe ose fyerjen me fyerje, po, përkundrazi, bekoni, duke e ditur se për këtë u thirrët, që të trashëgoni bekimin.
<scripture passage="iPet 3:8" parsed="|1Pet|3|8|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.8" />
<sup>8</sup> Sepse ''kush don ta dojë jetën dhe të shohë ditë të mira, le ta ruajë gojën e tij nga e keqja dhe buzët e tij nga të folurit me mashtrim;
<scripture passage="iPet 3:9" parsed="|1Pet|3|9|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.9" />
<sup>9</sup> të largohet nga e keqja dhe të bëjë të mirën, të kërkojë paqen dhe të ndjekë atë,
<scripture passage="iPet 3:10" parsed="|1Pet|3|10|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.10" />
<sup>10</sup> sepse sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë në lutjen e tyre; por fytyra e Zotit është kundër atyre që bëjnë të keqen''.
<scripture passage="iPet 3:11" parsed="|1Pet|3|11|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.11" />
<sup>11</sup> Dhe kush do t'ju bëjë keq, në qoftë se ju ndiqni të mirën?
<scripture passage="iPet 3:12" parsed="|1Pet|3|12|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.12" />
<sup>12</sup> Por, edhe sikur të vuani për drejtësinë, lum ju! ''Pra, mos kini asnjë druajtje prej tyre dhe mos u shqetësoni'',
<scripture passage="iPet 3:13" parsed="|1Pet|3|13|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.13" />
<sup>13</sup> madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t'u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje,
<scripture passage="iPet 3:14" parsed="|1Pet|3|14|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.14" />
<sup>14</sup> duke pasur ndërgjegje të mirë, që, kur t'ju padisin si keqbërës, të turpërohen ata që shpifin për sjelljen tuaj të mirë në Krishtin.
<scripture passage="iPet 3:15" parsed="|1Pet|3|15|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.15" />
<sup>15</sup> Sepse është më mirë, nëse është i tillë vullneti i Perëndisë, të vuani duke bërë mirë, se sa duke bërë keq,
<scripture passage="iPet 3:16" parsed="|1Pet|3|16|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.16" />
<sup>16</sup> sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma,
<scripture passage="iPet 3:17" parsed="|1Pet|3|17|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.17" />
<sup>17</sup> me anë të së cilës ai shkoi t'u predikojë frymërave që ishin në burg,
<scripture passage="iPet 3:18" parsed="|1Pet|3|18|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.18" />
<sup>18</sup> që dikur ishin rebelë, kur durimi i Perëndisë i priste në ditët e Noeut, ndërsa po ndërtohej arka, në të cilën, pak vetë, gjithsejt tetë, shpëtuan nëpërmjet ujit,
<scripture passage="iPet 3:19" parsed="|1Pet|3|19|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.19" />
<sup>19</sup> i cili është shëmbëllesa e pagëzimit (jo heqja e ndyrësisë së mishit, po kërkesa e një ndërgjegjeje të mirë te Perëndia), që tani na shpëton edhe ne me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit,
<scripture passage="iPet 3:20" parsed="|1Pet|3|20|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.20" />
<sup>20</sup> i cili shkoi në qiell dhe është në të djathtën e Perëndisë ku i janë nënshtruar engjëj, pushtete dhe fuqie.
<scripture passage="iPet 3:21" parsed="|1Pet|3|21|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.21" />
<sup>21</sup> Sepse duke qenë se Krishti ka vuajtur për ne në mish, armatosuni edhe ju me të njëjtin mendim, sepse ai që ka vuajtur në mish pushoi së mëkatuari,
<scripture passage="iPet 3:22" parsed="|1Pet|3|22|0|0" osisRef="Bible:1Pet.3.22" />
<sup>22</sup> për të jetuar kohën që mbetet në mish jo më në pasionet e njerëzve, por sipas vullnetit të Perëndisë.
</p>
</div3>

<div3 title="1 Peter 4" progress="97.76%" prev="iPet.3" next="iPet.5" id="iPet.4">
<h3 id="iPet.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="iPet.4-p1">
<scripture passage="iPet 4:1" parsed="|1Pet|4|1|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.1" />
<sup>1</sup> Sepse për ne është e mjaftueshme koha e jetës që shkuam për të kënaqur gjërat e dëshiruara nga johebrenjtë, kur ecnim në shthurje, në pasione, në dehje, në teprime, në të ngrëna e në të pira dhe në idhujtari të neveritshme.
<scripture passage="iPet 4:2" parsed="|1Pet|4|2|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.2" />
<sup>2</sup> Prandaj u duket çudi që ju nuk rendni me ta në po ato teprime shthurjeje dhe flasin keq për ju.
<scripture passage="iPet 4:3" parsed="|1Pet|4|3|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.3" />
<sup>3</sup> Ata do të japin llogari para atij që është gati të gjykojë të gjallë e të vdekur.
<scripture passage="iPet 4:4" parsed="|1Pet|4|4|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.4" />
<sup>4</sup> Për këtë në fakt, ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve, që ata të gjykohen në mish sipas njerëzve, por të jetojnë në frymë sipas Perëndisë.
<scripture passage="iPet 4:5" parsed="|1Pet|4|5|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.5" />
<sup>5</sup> Tashmë fundi i të gjithave u afrua; jini, pra, të përkorë dhe rrini zgjuar për t'iu kushtuar lutjeve.
<scripture passage="iPet 4:6" parsed="|1Pet|4|6|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.6" />
<sup>6</sup> dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njeri tjetrin, sepse ''dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh''.
<scripture passage="iPet 4:7" parsed="|1Pet|4|7|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.7" />
<sup>7</sup> Jini mikpritës njëri për tjetrin, pa murmuritje.
<scripture passage="iPet 4:8" parsed="|1Pet|4|8|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.8" />
<sup>8</sup> Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë.
<scripture passage="iPet 4:9" parsed="|1Pet|4|9|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.9" />
<sup>9</sup> Nëse dikush flet, le ta bëjë si të shpa-llë orakullit të Perëndisë; kush bën një shërbim, le të bëjë në forcën që i jep Perëndia, që në gjithçka të përlëvdohet Perëndia nëpërmjet Jezu Krishtit, të  cilit i takon lavdia dhe pushteti për shekuj  të shekujve. Amen.
<scripture passage="iPet 4:10" parsed="|1Pet|4|10|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.10" />
<sup>10</sup> Shumë të dashur, mos ju duket çudi për provën e zjarrit që u bë ndër ju për t'ju provuar, se si ju ndodhi diçka e jashtëzakonshme.
<scripture passage="iPet 4:11" parsed="|1Pet|4|11|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.11" />
<sup>11</sup> Por gëzohuni, duke qenë pjestarë të mundimeve të Krishtit, që edhe në zbulesën e lavdisë së tij të mund të gëzoheni dhe të ngazëlloheni.
<scripture passage="iPet 4:12" parsed="|1Pet|4|12|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.12" />
<sup>12</sup> Në qoftë se ju fyejnë për emrin e Krishtit, lum ju, sepse Fryma e lavdisë dhe Fryma e Perëndisë prehet mbi ju; nga ana e tyre ai blasfemohet, kurse nga ana juaj ai përlëvdohet.
<scripture passage="iPet 4:13" parsed="|1Pet|4|13|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.13" />
<sup>13</sup> Por asnjë nga ju le të mos vuajë si vrasës ose vjedhës ose keqbërës, o sepse përzihet në punët e të tjerëve.
<scripture passage="iPet 4:14" parsed="|1Pet|4|14|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.14" />
<sup>14</sup> por, nëse dikush vuan si i krishterë, le të mos ketë turp, por le të përlëvdojë Perëndinë për këtë.
<scripture passage="iPet 4:15" parsed="|1Pet|4|15|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.15" />
<sup>15</sup> Sepse erdhi koha që të fillojë gjyqi nga shtëpia e Perëndisë; dhe nëse fillon më përpara nga ne, cili do të jetë fundi i atyre që nuk i binden ungjillit të Perëndisë?
<scripture passage="iPet 4:16" parsed="|1Pet|4|16|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.16" />
<sup>16</sup> Dhe ''nëse i drejti mezi shpëton, ku do të duket i pabesi dhe mëkatari?
<scripture passage="iPet 4:17" parsed="|1Pet|4|17|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.17" />
<sup>17</sup> Prandaj edhe ata që vuajnë sipas vullnetit të Perëndisë, le t'i besojnë shpirtrat e vet atij, si te Krijuesi besnik, duke bërë të mirën.
<scripture passage="iPet 4:18" parsed="|1Pet|4|18|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.18" />
<sup>18</sup> U bëj thirrje pleqve që janë midis jush, unë që jam plak bashkë me ta dhe dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit dhe që jam gjithashtu pjesëmarrës i lavdisë që ka për t'u zbuluar:
<scripture passage="iPet 4:19" parsed="|1Pet|4|19|0|0" osisRef="Bible:1Pet.4.19" />
<sup>19</sup> ruani tufën e Perëndisë që është midis jush, duke e mbikqyrur jo me detyrim, por me dëshirë, jo për përfitim të pandershëm, po me vullnet të mirë,
</p>
</div3>

<div3 title="1 Peter 5" progress="97.82%" prev="iPet.4" next="iiPet" id="iPet.5">
<h3 id="iPet.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="iPet.5-p1">
<scripture passage="iPet 5:1" parsed="|1Pet|5|1|0|0" osisRef="Bible:1Pet.5.1" />
<sup>1</sup> dhe jo si zotëronjës mbi ata që ju janë besuar, por duke u bërë shembull për tufën.
<scripture passage="iPet 5:2" parsed="|1Pet|5|2|0|0" osisRef="Bible:1Pet.5.2" />
<sup>2</sup> Dhe kur të shfaqet kryebariu, do të merrni kurorën e lavdisë që nuk fishket.
<scripture passage="iPet 5:3" parsed="|1Pet|5|3|0|0" osisRef="Bible:1Pet.5.3" />
<sup>3</sup> Gjithashtu ju, të rinjtë, nënshtrojuni pleqëve. Po, nënshtrojuni të gjithënjeri tjetrit dhe vishuni me përulje, sepse Perëndia i kundërshton krenarët, por u jep hir të përulurve.
<scripture passage="iPet 5:4" parsed="|1Pet|5|4|0|0" osisRef="Bible:1Pet.5.4" />
<sup>4</sup> Përuluni, pra, nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t'ju lartësojë ne kohën e duhur,
<scripture passage="iPet 5:5" parsed="|1Pet|5|5|0|0" osisRef="Bible:1Pet.5.5" />
<sup>5</sup> dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju.
<scripture passage="iPet 5:6" parsed="|1Pet|5|6|0|0" osisRef="Bible:1Pet.5.6" />
<sup>6</sup> Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.
<scripture passage="iPet 5:7" parsed="|1Pet|5|7|0|0" osisRef="Bible:1Pet.5.7" />
<sup>7</sup> Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë.
<scripture passage="iPet 5:8" parsed="|1Pet|5|8|0|0" osisRef="Bible:1Pet.5.8" />
<sup>8</sup> Dhe Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, do t'ju bëjë të përsosur ai vetë, do t'ju bëjë të patundur, do t'ju forcojë dhe do t'ju vërë themel.
<scripture passage="iPet 5:9" parsed="|1Pet|5|9|0|0" osisRef="Bible:1Pet.5.9" />
<sup>9</sup> Atij i qoftë lavdia dhe pushteti për shekuj të shekujve. Amen.
<scripture passage="iPet 5:10" parsed="|1Pet|5|10|0|0" osisRef="Bible:1Pet.5.10" />
<sup>10</sup> Ju shkrova shkurt me anë të Silvanit, që më duket një vëlla besnik, duke ju bërë thirrje dhe duke ju dëshmuar se hiri i vërtetë i Perëndisë është ai në të cilin qëndroni.
<scripture passage="iPet 5:11" parsed="|1Pet|5|11|0|0" osisRef="Bible:1Pet.5.11" />
<sup>11</sup> Kisha që është në Babiloni, që është zgjedhur bashkë me ju, ju përshëndet. Edhe Marku, biri im, ju përshëndet.
<scripture passage="iPet 5:12" parsed="|1Pet|5|12|0|0" osisRef="Bible:1Pet.5.12" />
<sup>12</sup> Përshëndetni njeri tjetrin me një të puthur dashurie. Paqja mbi ju të gjithë që jeni në Krishtin Jezus Amen.
<scripture passage="iPet 5:13" parsed="|1Pet|5|13|0|0" osisRef="Bible:1Pet.5.13" />
<sup>13</sup> Simon Pjetri, shërbëtor dhe apostull i Jezu Krishtit, atyre që kanë marrë për pjesë një besim të çmueshëm sikurse edhe ne, me anë të drejtësisë së Perëndisë tonë dhe të Shpëtimtarit Jezu Krisht:
<scripture passage="iPet 5:14" parsed="|1Pet|5|14|0|0" osisRef="Bible:1Pet.5.14" />
<sup>14</sup> hiri dhe paqja u shumoftë për ju në njohjen e Perëndisë dhe të Jezusit, Zotit tonë.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="2 Peter" progress="97.87%" prev="iPet.5" next="iiPet.1" id="iiPet">
<h2 id="iiPet-p0.1">2 Peter</h2>

<div3 title="2 Peter 1" progress="97.87%" prev="iiPet" next="iiPet.2" id="iiPet.1">
<h3 id="iiPet.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iiPet.1-p1">
<scripture passage="iiPet 1:1" parsed="|2Pet|1|1|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.1" />
<sup>1</sup> Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri me lavdinë dhe virtytin e vet,
<scripture passage="iiPet 1:2" parsed="|2Pet|1|2|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.2" />
<sup>2</sup> me anë të të cilave na u dhuruan premtimet e çmueshme dhe shumë të mëdha, që nëpërmjet tyre të bëheni pjestarë të natyrës hyjnore, duke i shpëtuar prishjes që është në botë për shkak të lakmisë.
<scripture passage="iiPet 1:3" parsed="|2Pet|1|3|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.3" />
<sup>3</sup> Edhe ju, për të njëjtën arsye, duke bërë çdo përpjekje, t'i shtoni besimit tuaj virtytin, dhe virtytit diturinë,
<scripture passage="iiPet 1:4" parsed="|2Pet|1|4|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.4" />
<sup>4</sup> diturisë vetkontroll, vetkontrollit qëndresën, qëndresës perëndishmerinë,
<scripture passage="iiPet 1:5" parsed="|2Pet|1|5|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.5" />
<sup>5</sup> mëshirës dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë.
<scripture passage="iiPet 1:6" parsed="|2Pet|1|6|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.6" />
<sup>6</sup> Sepse nëse këto gjëra gjendën në ju me shumicë, nuk do t'ju lejojnë të bëheni përtacë dhe as të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht.
<scripture passage="iiPet 1:7" parsed="|2Pet|1|7|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.7" />
<sup>7</sup> Sepse ai që nuk i ka këto gjëra është i verbër dhe dritëshkurtër, sepse harroi pastrimin nga mëkatet e tij të vjetër.
<scripture passage="iiPet 1:8" parsed="|2Pet|1|8|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.8" />
<sup>8</sup> Prandaj, vëllezër, përpiquni gjithnjë e më shumë ta përforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj, sepse, duke bërë këto gjëra, nuk do të pengoheni kurrë.
<scripture passage="iiPet 1:9" parsed="|2Pet|1|9|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.9" />
<sup>9</sup> Sepse kështu begatisht do t'ju hapet hyrja në mbretërinë e amshuar të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.
<scripture passage="iiPet 1:10" parsed="|2Pet|1|10|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.10" />
<sup>10</sup> Prandaj nuk do të lë pas dore t'ju kujtoj vazhdimish këto gjëra, ndonëse ju i dini dhe jeni të patundur në këtë të vërtetë.
<scripture passage="iiPet 1:11" parsed="|2Pet|1|11|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.11" />
<sup>11</sup> Por unë mendoj se është e drejtë, përderisa jam në këtë tendë, t'ju mbaj zgjuar duke ua sjellë këto gjëra ndër mend,
<scripture passage="iiPet 1:12" parsed="|2Pet|1|12|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.12" />
<sup>12</sup> duke ditur se, së shpejti më duhet ta lë këtë tendën time, sikurse ma tregoi Zoti ynë Jezu Krisht.
<scripture passage="iiPet 1:13" parsed="|2Pet|1|13|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.13" />
<sup>13</sup> Por do të kujdesem që, edhe pas largimit tim, ju të mund t'i kujtoni gjithnjë këto gjëra.
<scripture passage="iiPet 1:14" parsed="|2Pet|1|14|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.14" />
<sup>14</sup> Sepse nuk jua bëmë të njohur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht, duke shkuar pas përralla të sajuara me mjeshtri, por sepse jemi dëshmitarë okular e madhështisë së tij.
<scripture passage="iiPet 1:15" parsed="|2Pet|1|15|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.15" />
<sup>15</sup> Sepse ai mori nder dhe lavdi nga Perëndia Atë, kur i erdhi ky zë nga lavdia e madhërishme: ''Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur''.
<scripture passage="iiPet 1:16" parsed="|2Pet|1|16|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.16" />
<sup>16</sup> Dhe ne e dëgjuam këtë zë që vinte nga qielli, kur qemë bashkë me të në malin e shenjtë.
<scripture passage="iiPet 1:17" parsed="|2Pet|1|17|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.17" />
<sup>17</sup> Ne e kemi edhe më të vërtetuar fjalën profetike, të cilën bëni mirë ti kushtoni kujdes, si një kandil që ndriçon në një vend të errët, derisa të zbardhë dita dhe ylli i dritës të lindë në zemrat tuaja,
<scripture passage="iiPet 1:18" parsed="|2Pet|1|18|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.18" />
<sup>18</sup> duke ditur së pari këtë: që asnjë profeci e Shkrimit nuk është objekt i interpretimeve të veçanta.
<scripture passage="iiPet 1:19" parsed="|2Pet|1|19|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.19" />
<sup>19</sup> Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë.
<scripture passage="iiPet 1:20" parsed="|2Pet|1|20|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.20" />
<sup>20</sup> Por ka pasur edhe profetë të rremë midis popullit, ashtu si do të ketë midis jush mësues të rremë, të cilët do të fusin fshehurazi herezi shkatërruese dhe, duke mohuar Zotërinë që i bleu ata, do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë.
<scripture passage="iiPet 1:21" parsed="|2Pet|1|21|0|0" osisRef="Bible:2Pet.1.21" />
<sup>21</sup> Dhe shumë vetë do të ndjekin doktrina shkatërruese të tyre dhe për shkak të tyre udha e së vërtetës do të shahet.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Peter 2" progress="97.94%" prev="iiPet.1" next="iiPet.3" id="iiPet.2">
<h3 id="iiPet.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="iiPet.2-p1">
<scripture passage="iiPet 2:1" parsed="|2Pet|2|1|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.1" />
<sup>1</sup> Dhe në lakminë e tyre do t'ju shfrytëzojnë me fjalë të shpifura, por ndëshkimi i tyre që moti nuk vonon dhe shkatërrimi i tyre nuk po dremit.
<scripture passage="iiPet 2:2" parsed="|2Pet|2|2|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.2" />
<sup>2</sup> Sepse, në qoftë se Perëndia nuk i kurseu ëngjëjt që mëkatuan, por i hodhi në tartar të lidhur me pranga terri që të ruhen për gjyq;
<scripture passage="iiPet 2:3" parsed="|2Pet|2|3|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.3" />
<sup>3</sup> dhe nuk kurseu botën e lashtë, por shpëtoi bashkë me shtatë të tjerë Noeun, predikues të drejtësisë, kur solli përmbytjen mbi botën e të pabesëve,
<scripture passage="iiPet 2:4" parsed="|2Pet|2|4|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.4" />
<sup>4</sup> edhe dënoi me shkatërrim qytetet e Sodomës dhe të Gomorës, duke i bërë hi, dhe i bëri shëmbull për ata që në të ardhmen do të jetonin pabesisht,
<scripture passage="iiPet 2:5" parsed="|2Pet|2|5|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.5" />
<sup>5</sup> dhe e liroi të drejtin Lot, që helmohej nga sjellja imorale e këtyre të çoroditurve
<scripture passage="iiPet 2:6" parsed="|2Pet|2|6|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.6" />
<sup>6</sup> (sepse ky i drejtë banonte në mes tyre e mundonte për ditë shpirtin e tij të drejtë duke shikuar dhe duke dëgjuar veprat e tyre të poshtra),
<scripture passage="iiPet 2:7" parsed="|2Pet|2|7|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.7" />
<sup>7</sup> Zoti di t'i shpëtojë nga tundimi të perëndishmit dhe t'i ruajë të padrejtët që të ndëshkohen ditën e gjyqit,
<scripture passage="iiPet 2:8" parsed="|2Pet|2|8|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.8" />
<sup>8</sup> sidomos ata që shkojnë pas mishit në lakminë e fëlliqësisë dhe e përbuzin pushtetin. Ata janë të paturpshëm, arrogant dhe nuk druajnë të blasfemojnë dinjitetet;
<scripture passage="iiPet 2:9" parsed="|2Pet|2|9|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.9" />
<sup>9</sup> ndërsa engjëjt, që janë më të lartë për nga forca e nga fuqia, nuk sjellin kundër atyre gjykime fyese përpara Zotit.
<scripture passage="iiPet 2:10" parsed="|2Pet|2|10|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.10" />
<sup>10</sup> Por këta, si shtazë pa mend, të lindura nga natyra që të kapen dhe të shkatërrohen, flasin keq për gjërat që nuk i dinë dhe do të asgjësohen në prishjen e tyre, duke marrë kështu shpërblimin e paudhësisë së tyre.
<scripture passage="iiPet 2:11" parsed="|2Pet|2|11|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.11" />
<sup>11</sup> Ata e konsiderojnë kënaqësi ta çojnë ditën ndër qejfe; janë njolla dhe fëlliqësi, dhe lëshohen pas mashtrimeve të tyre, kur marrin pjesë në gostitë tuaja.
<scripture passage="iiPet 2:12" parsed="|2Pet|2|12|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.12" />
<sup>12</sup> Sytë i kanë plot me kurorëshkelje dhe nuk pushojnë së mëkatuari; mashtrojnë shpirtrat e paqëndrueshëm, kanë zemër të stërvitur në lakmime, dhe janë bij mallkimi.
<scripture passage="iiPet 2:13" parsed="|2Pet|2|13|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.13" />
<sup>13</sup> Ata, pasi e lanë udhën e drejtë, devijuan duke ndjekur udhën e Balaamit, birit të Beorit, i cili e deshi pagën e paudhësisë,
<scripture passage="iiPet 2:14" parsed="|2Pet|2|14|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.14" />
<sup>14</sup> por u qortua për shkeljen e tij: një kafshë barre pa gojë, duke folur me zë njeriu, e ndaloi marrëzinë e profetit.
<scripture passage="iiPet 2:15" parsed="|2Pet|2|15|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.15" />
<sup>15</sup> Këta janë burime pa ujë, re që shtyhen nga furtuna, të cilëve u rezervohet errësira e territ përjetë.
<scripture passage="iiPet 2:16" parsed="|2Pet|2|16|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.16" />
<sup>16</sup> Sepse duke mbajtur ligjërata jashtë mase të fryra dhe të kota bëjnë për vete, me anë të pasioneve të mishit dhe të paturpësisë, ata që me të vërtetë kishin shpëtuar nga ata që jetojnë në gabim;
<scripture passage="iiPet 2:17" parsed="|2Pet|2|17|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.17" />
<sup>17</sup> ndërsa u premtojnë atyre liri, ata vetë janë skllevër të prishjes, sepse një bëhet skllav i atij që e mundi.
<scripture passage="iiPet 2:18" parsed="|2Pet|2|18|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.18" />
<sup>18</sup> Sepse ata që shpëtuan nga ndyrësitë e botës me anë të njohjes së Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht, nëse përsëri ngatërrohen nga këto dhe munden, gjendja e tyre e fundit është më e keqe se e para.
<scripture passage="iiPet 2:19" parsed="|2Pet|2|19|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.19" />
<sup>19</sup> Sepse do të qe më mirë për ta të mos e kishin njohur udhën e drejtësisë, se sa, pasi e njohën, t'ia kthejnë shpinën urdhërimit të shenjtë që u qe dhënë.
<scripture passage="iiPet 2:20" parsed="|2Pet|2|20|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.20" />
<sup>20</sup> Por atyre u ndodhi ç'ka thotë një fjalë e urtë e vërtetë: ''Qeni u kthye në të vjellat e veta'', dhe ''dosa e larë u kthye të zhgërryhet në llucë''.
<scripture passage="iiPet 2:21" parsed="|2Pet|2|21|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.21" />
<sup>21</sup> Shumë të dashurit, kjo është e dyta letër që po ju shkruaj; në të cilat po e mbaj zgjuar mendjen tuaj të kthjellët duke iu drejtuar kujtesës suaj,
<scripture passage="iiPet 2:22" parsed="|2Pet|2|22|0|0" osisRef="Bible:2Pet.2.22" />
<sup>22</sup> që të mbani mend fjalët që u thanë më parë nga profetët e shenjtë dhe nga urdhërimi i vetë Zotit dhe Shpëtimtarit të transmetuar nga ne apostujt.
</p>
</div3>

<div3 title="2 Peter 3" progress="98.01%" prev="iiPet.2" next="iJohn" id="iiPet.3">
<h3 id="iiPet.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="iiPet.3-p1">
<scripture passage="iiPet 3:1" parsed="|2Pet|3|1|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.1" />
<sup>1</sup> Së pari duhet të dini këtë, se në ditët e fundit do të vijnë disa përqeshës, të cilët do të ecin sipas dëshirave të veta,
<scripture passage="iiPet 3:2" parsed="|2Pet|3|2|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.2" />
<sup>2</sup> dhe do të thonë: ''Ku është premtimi i ardhjes së tij? Sepse, që kur etërit fjetën, të gjitha gjërat mbetën në po atë gjendje si në fillim të krijimit''.
<scripture passage="iiPet 3:3" parsed="|2Pet|3|3|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.3" />
<sup>3</sup> Sepse ata me dashje harruan se nëpërmjet fjalës së Perëndisë qiejt vinin në eksistencë shumë kohë më parë, dhe se toka doli nga uji dhe u sajua nëpërmjet ujit,
<scripture passage="iiPet 3:4" parsed="|2Pet|3|4|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.4" />
<sup>4</sup> për shkak të të cilit bota e atëhershme u mbulua nga uji dhe humbi,
<scripture passage="iiPet 3:5" parsed="|2Pet|3|5|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.5" />
<sup>5</sup> ndërsa qiejt dhe dheu i sotshëm janë ruajtur nga e njëjta fjalë për zjarrin, të rezervuar për ditën e gjyqit dhe të humbjes së njerëzve të pabesë.
<scripture passage="iiPet 3:6" parsed="|2Pet|3|6|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.6" />
<sup>6</sup> Por, shumë të dashur, mos harroni këtë gjë: se për Zotin një ditë është si një mijë vjet, dhe një mijë vjet si një ditë.
<scripture passage="iiPet 3:7" parsed="|2Pet|3|7|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.7" />
<sup>7</sup> Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij, siç disa besojnë që ai bën; por është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim.
<scripture passage="iiPet 3:8" parsed="|2Pet|3|8|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.8" />
<sup>8</sup> Dhe dita e Zotit do të vijë si një vjedhës natën; atë ditë qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do të digjen krejt.
<scripture passage="iiPet 3:9" parsed="|2Pet|3|9|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.9" />
<sup>9</sup> Përderisa të gjitha këto gjëra duhet të shkatërrohen, si të mos duhet të keni një sjellje të shenjtë dhe të perëndishme,
<scripture passage="iiPet 3:10" parsed="|2Pet|3|10|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.10" />
<sup>10</sup> duke pritur dhe shpejtuar ardhjen e ditës së Perëndisë, për shkak të së cilës qiejt marrin flakë do të treten, dhe elementët të konsumuar nga nxehtësia do të shkrihen?
<scripture passage="iiPet 3:11" parsed="|2Pet|3|11|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.11" />
<sup>11</sup> Por ne, sipas premtimit të tij, presim qiej të rinj dhe toka të re, në të cilët banon drejtësia.
<scripture passage="iiPet 3:12" parsed="|2Pet|3|12|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.12" />
<sup>12</sup> Prandaj, shumë të dashur, duke i pritur këto gjëra, përpiquni të jeni përpara tij të papërlyer dhe të paqortueshëm, në paqe.
<scripture passage="iiPet 3:13" parsed="|2Pet|3|13|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.13" />
<sup>13</sup> Dhe kini parasysh se durimi i Zotit tonë është në shërbim të shpëtimit, sikurse ju ka shkruar edhe vëllai ynë i dashur Pal, sipas diturisë që iu dha;
<scripture passage="iiPet 3:14" parsed="|2Pet|3|14|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.14" />
<sup>14</sup> Ashtu bën ai në të gjitha letrat e tij, ku flet për këto gjëra. Në to ka disa gjëra të vështira për t'u kuptuar, të cilat të paditurit dhe të paqëndrueshmit i shtrëmbërojnë, sikurse bëjnë me Shkrimet e tjera, për përhumbjen e tyre.
<scripture passage="iiPet 3:15" parsed="|2Pet|3|15|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.15" />
<sup>15</sup> Ju pra, shumë të dashur, duke i ditur këto gjëra, ruajuni se mos ligështoheni në qëndresën tuaj, të tërhequr nga gabimi i të pabesëve.
<scripture passage="iiPet 3:16" parsed="|2Pet|3|16|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.16" />
<sup>16</sup> Por rrituni, në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Atij i qoftë lavdia, tani dhe përjetë. Amen.
<scripture passage="iiPet 3:17" parsed="|2Pet|3|17|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.17" />
<sup>17</sup> Atë që ishte nga fillimi, atë që dëgjuam, atë që pamë me sytë tanë, atë që vështruam dhe që duart tona e prekën lidhur me Fjalën e jetës
<scripture passage="iiPet 3:18" parsed="|2Pet|3|18|0|0" osisRef="Bible:2Pet.3.18" />
<sup>18</sup> (dhe jeta u shfaq dhe ne e pamë e dëshmojmë për të, dhe ju shpallim jetën e përjetshme që ishte pranë Atit dhe që na u shfaq neve),
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="1 John" progress="98.08%" prev="iiPet.3" next="iJohn.1" id="iJohn">
<h2 id="iJohn-p0.1">1 John</h2>

<div3 title="1 John 1" progress="98.08%" prev="iJohn" next="iJohn.2" id="iJohn.1">
<h3 id="iJohn.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iJohn.1-p1">
<scripture passage="iJohn 1:1" parsed="|1John|1|1|0|0" osisRef="Bible:1John.1.1" />
<sup>1</sup> Atë që pamë dhe dëgjuam, ne po jua shpallim, që edhe ju të keni bashkësi me ne; dhe bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin.
<scripture passage="iJohn 1:2" parsed="|1John|1|2|0|0" osisRef="Bible:1John.1.2" />
<sup>2</sup> Dhe po ju shkruajmë këto gjëra që gëzimi juaj të jetë i plotë.
<scripture passage="iJohn 1:3" parsed="|1John|1|3|0|0" osisRef="Bible:1John.1.3" />
<sup>3</sup> Dhe ky është mesazhi që dëgjuam nga ai dhe po jua shpallim juve: Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësirë
<scripture passage="iJohn 1:4" parsed="|1John|1|4|0|0" osisRef="Bible:1John.1.4" />
<sup>4</sup> Po të themi se kemi bashkësi me Të, dhe ecim në errësirë, ne gënjejmë dhe nuk e vëmë në praktik të vërtetën;
<scripture passage="iJohn 1:5" parsed="|1John|1|5|0|0" osisRef="Bible:1John.1.5" />
<sup>5</sup> por, po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.
<scripture passage="iJohn 1:6" parsed="|1John|1|6|0|0" osisRef="Bible:1John.1.6" />
<sup>6</sup> Po të themi se jemi pa mëkat, gënjej-më vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.
<scripture passage="iJohn 1:7" parsed="|1John|1|7|0|0" osisRef="Bible:1John.1.7" />
<sup>7</sup> Po t'i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.
<scripture passage="iJohn 1:8" parsed="|1John|1|8|0|0" osisRef="Bible:1John.1.8" />
<sup>8</sup> Po të themi se s'kemi mëkatuar, e bëjmë atë gënjeshtar dhe fjala e tij nuk është në ne.
<scripture passage="iJohn 1:9" parsed="|1John|1|9|0|0" osisRef="Bible:1John.1.9" />
<sup>9</sup> Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin.
<scripture passage="iJohn 1:10" parsed="|1John|1|10|0|0" osisRef="Bible:1John.1.10" />
<sup>10</sup> Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës.
</p>
</div3>

<div3 title="1 John 2" progress="98.11%" prev="iJohn.1" next="iJohn.3" id="iJohn.2">
<h3 id="iJohn.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="iJohn.2-p1">
<scripture passage="iJohn 2:1" parsed="|1John|2|1|0|0" osisRef="Bible:1John.2.1" />
<sup>1</sup> Dhe nga kjo e dimë se e kemi njohur atë, në qoftë se i zbatojmë urdhërimet e tij.
<scripture passage="iJohn 2:2" parsed="|1John|2|2|0|0" osisRef="Bible:1John.2.2" />
<sup>2</sup> Ai që thotë: ''Unë e kam njohur atë'', dhe nuk zbaton urdhërimet e tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në të.
<scripture passage="iJohn 2:3" parsed="|1John|2|3|0|0" osisRef="Bible:1John.2.3" />
<sup>3</sup> Por kush e zbaton fjalën e tij, në të me të vërtetë dashuria e Perëndisë është përsosur. Nga kjo e njohim se jemi në të.
<scripture passage="iJohn 2:4" parsed="|1John|2|4|0|0" osisRef="Bible:1John.2.4" />
<sup>4</sup> Ai që thotë se qëndron në të, duhet të ecë edhe vetë sikurse ka ecur ai.
<scripture passage="iJohn 2:5" parsed="|1John|2|5|0|0" osisRef="Bible:1John.2.5" />
<sup>5</sup> Vëllezër, nuk ju shkruaj një urdhërim të ri, por një urdhërim të vjetër, që e kishit nga fillimi: urdhërimi i vjetër është fjala që dëgjuat nga fillimi.
<scripture passage="iJohn 2:6" parsed="|1John|2|6|0|0" osisRef="Bible:1John.2.6" />
<sup>6</sup> E megjithatë po ju shkruaj një urdhërim të ri, që është i vërtetë në të dhe në ju, sepse errësira po shkon dhe tashmë po ndrit drita e vërtetë.
<scripture passage="iJohn 2:7" parsed="|1John|2|7|0|0" osisRef="Bible:1John.2.7" />
<sup>7</sup> Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë.
<scripture passage="iJohn 2:8" parsed="|1John|2|8|0|0" osisRef="Bible:1John.2.8" />
<sup>8</sup> Ai që e do vëllanë e vet qëndron në dritë dhe nuk ka asgjë në të që e bënë të bjerë.
<scripture passage="iJohn 2:9" parsed="|1John|2|9|0|0" osisRef="Bible:1John.2.9" />
<sup>9</sup> Por ai që urren vëllanë e vet është në errësirë, ecën në errësirë dhe nuk di ku shkon, sepse errësira ia ka verbuar sytë.
<scripture passage="iJohn 2:10" parsed="|1John|2|10|0|0" osisRef="Bible:1John.2.10" />
<sup>10</sup> Djema, ju shkruaj sepse mëkatet ju janë falur nëpërmjet emrit të tij.
<scripture passage="iJohn 2:11" parsed="|1John|2|11|0|0" osisRef="Bible:1John.2.11" />
<sup>11</sup> Etër, ju shkruaj sepse ju e keni njohur atë që është që nga fillimi. Të rinj, ju shkruaj sepse e mundët të ligun. Djema, po ju shkruaj sepse e keni njohur Atin.
<scripture passage="iJohn 2:12" parsed="|1John|2|12|0|0" osisRef="Bible:1John.2.12" />
<sup>12</sup> Etër, ju kam shkruar sepse e keni njohur atë që është nga fillimi. Të rinj, ju kam shkruar sepse jeni të fortë dhe fjala e Perëndisë qëndron në ju dhe sepse e mundët të ligun.
<scripture passage="iJohn 2:13" parsed="|1John|2|13|0|0" osisRef="Bible:1John.2.13" />
<sup>13</sup> Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Ne qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të,
<scripture passage="iJohn 2:14" parsed="|1John|2|14|0|0" osisRef="Bible:1John.2.14" />
<sup>14</sup> sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota.
<scripture passage="iJohn 2:15" parsed="|1John|2|15|0|0" osisRef="Bible:1John.2.15" />
<sup>15</sup> Dhe bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë.
<scripture passage="iJohn 2:16" parsed="|1John|2|16|0|0" osisRef="Bible:1John.2.16" />
<sup>16</sup> Fëmijë, është ora e fundit. Dhe, sikurse e dëgjuat, antikrishti duhet të vijë, dhe tani janë shfaqur shumë antikrishtë; prej nga e dimë se është ora e fundit.
<scripture passage="iJohn 2:17" parsed="|1John|2|17|0|0" osisRef="Bible:1John.2.17" />
<sup>17</sup> Mes nesh dolën, por nuk ishin nga tanët, sepse, po të ishin nga tanët, do të kishin qëndruar me ne; por kjo ndodhi që të dalë se nuk janë të gjithë nga tanët.
<scripture passage="iJohn 2:18" parsed="|1John|2|18|0|0" osisRef="Bible:1John.2.18" />
<sup>18</sup> Por ju keni vajosjen nga i Shenjti dhe i dini çdo gjë.
<scripture passage="iJohn 2:19" parsed="|1John|2|19|0|0" osisRef="Bible:1John.2.19" />
<sup>19</sup> Nuk ju shkrova juve sepse nuk e njihni të vërtetën, por sepse ju e njihni dhe sepse asnjë gënjeshtër nuk del nga e vërteta.
<scripture passage="iJohn 2:20" parsed="|1John|2|20|0|0" osisRef="Bible:1John.2.20" />
<sup>20</sup> Kush është gënjeshtari, veçse ai që mohon se Jezus është Krishti? Antikrishti është ai, që mohon Atin dhe Birin.
<scripture passage="iJohn 2:21" parsed="|1John|2|21|0|0" osisRef="Bible:1John.2.21" />
<sup>21</sup> Kushdo që mohon Birin, s'ka as Atin; kushdo që njeh Birin, ka edhe Atin.
<scripture passage="iJohn 2:22" parsed="|1John|2|22|0|0" osisRef="Bible:1John.2.22" />
<sup>22</sup> Ajo që ju, pra, dëgjuat nga fillimi le të qëndrojë në ju; në qoftë se ajo që dëgjuat nga fillimi qëndron në ju, edhe ju do të qëndroni në Birin dhe në Atin.
<scripture passage="iJohn 2:23" parsed="|1John|2|23|0|0" osisRef="Bible:1John.2.23" />
<sup>23</sup> Dhe ky është premtimi që ai na bëri: jeta e përjetshme.
<scripture passage="iJohn 2:24" parsed="|1John|2|24|0|0" osisRef="Bible:1John.2.24" />
<sup>24</sup> Ju shkrova këto gjëra për ata që kërkojnë t'ju gënjejnë.
<scripture passage="iJohn 2:25" parsed="|1John|2|25|0|0" osisRef="Bible:1John.2.25" />
<sup>25</sup> Dhe, sa për ju, vajosja që keni marrë prej tij qëndron në ju dhe nuk keni nevojë që ndokush t'ju mësojë; por, duke qenë se vajosja e tij ju mëson çdo gjë dhe është e vërtetë e nuk është gënjeshtër, qëndroni në të ashtu sikurse ju mësoi.
<scripture passage="iJohn 2:26" parsed="|1John|2|26|0|0" osisRef="Bible:1John.2.26" />
<sup>26</sup> Edhe tani, djema, qëndroni në të që, kur të shfaqet ai, ne të mund të kemi besim, dhe në ardhjen e tij të mos turpërohemi para Tij.
<scripture passage="iJohn 2:27" parsed="|1John|2|27|0|0" osisRef="Bible:1John.2.27" />
<sup>27</sup> Në qoftë se e dini se ai është i drejtë, ta dini se kushdo që praktikon drejtësinë ka lindur prej tij.
<scripture passage="iJohn 2:28" parsed="|1John|2|28|0|0" osisRef="Bible:1John.2.28" />
<sup>28</sup> Shikoni ç'dashuri të madhe na dha Ati, që të quhemi bij të Perëndisë. Prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur atë.
<scripture passage="iJohn 2:29" parsed="|1John|2|29|0|0" osisRef="Bible:1John.2.29" />
<sup>29</sup> Shumë të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, por ende nuk është shfaqur ç'do të jemi; por dimë se, kur të shfaqet ai, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim se si është ai.
</p>
</div3>

<div3 title="1 John 3" progress="98.19%" prev="iJohn.2" next="iJohn.4" id="iJohn.3">
<h3 id="iJohn.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="iJohn.3-p1">
<scripture passage="iJohn 3:1" parsed="|1John|3|1|0|0" osisRef="Bible:1John.3.1" />
<sup>1</sup> Dhe kushdo që e ka këtë shpresë në të, le ta pastrojë veten, siç është i pastër ai.
<scripture passage="iJohn 3:2" parsed="|1John|3|2|0|0" osisRef="Bible:1John.3.2" />
<sup>2</sup> Kush bën mëkat, bën edhe shkelje të ligjit; dhe mëkati është shkelje e ligjit.
<scripture passage="iJohn 3:3" parsed="|1John|3|3|0|0" osisRef="Bible:1John.3.3" />
<sup>3</sup> Dhe ju e dini se ai u shfaq për të hequr mëkatet tona; dhe në të nuk ka mëkat.
<scripture passage="iJohn 3:4" parsed="|1John|3|4|0|0" osisRef="Bible:1John.3.4" />
<sup>4</sup> Kush qëndron në të nuk mëkaton; kush mëkaton nuk e ka parë dhe as nuk e ka njohur.
<scripture passage="iJohn 3:5" parsed="|1John|3|5|0|0" osisRef="Bible:1John.3.5" />
<sup>5</sup> Djema, kurrkush mos ju mashtroftë: ai që zbaton drejtësinë është i drejtë, ashtu sikur është i drejtë ai.
<scripture passage="iJohn 3:6" parsed="|1John|3|6|0|0" osisRef="Bible:1John.3.6" />
<sup>6</sup> Kush kryen mëkat është nga djalli, sepse djalli mëkaton nga fillimi; prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.
<scripture passage="iJohn 3:7" parsed="|1John|3|7|0|0" osisRef="Bible:1John.3.7" />
<sup>7</sup> Kush lindi nga Perëndia nuk kryen mëkat, sepse fara e Perëndisë qëndron në të dhe nuk mund të mëkatojë sepse lindi nga Perëndia.
<scripture passage="iJohn 3:8" parsed="|1John|3|8|0|0" osisRef="Bible:1John.3.8" />
<sup>8</sup> Prej kësaj njihen bijtë e Perëndisë dhe bijtë e djallit; kushdo që nuk praktikon drejtësinë nuk është nga Perëndia, dhe i tillë nuk është as ai që nuk do vëllanë e vet.
<scripture passage="iJohn 3:9" parsed="|1John|3|9|0|0" osisRef="Bible:1John.3.9" />
<sup>9</sup> Sepse ky është mesazhi që dëgjuat nga fillimi. Ta duam njeri-tjetrin,
<scripture passage="iJohn 3:10" parsed="|1John|3|10|0|0" osisRef="Bible:1John.3.10" />
<sup>10</sup> jo sikundër Kaini, i cili ishte nga i ligu dhe vrau vëllanë e vet. Dhe për çfarë arësye e vrau atë? Sepse veprat e tij ishin të liga dhe ato të të vëllait ishin të drejta.
<scripture passage="iJohn 3:11" parsed="|1John|3|11|0|0" osisRef="Bible:1John.3.11" />
<sup>11</sup> Mos u çuditni, vëllezër të mi, nëse bota ju urren.
<scripture passage="iJohn 3:12" parsed="|1John|3|12|0|0" osisRef="Bible:1John.3.12" />
<sup>12</sup> Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë, sepse i duam vëllezërit; kush nuk e do vëllanë e vet, mbetet në vdekje.
<scripture passage="iJohn 3:13" parsed="|1John|3|13|0|0" osisRef="Bible:1John.3.13" />
<sup>13</sup> Kushdo që urren vëllanë e vet është vrasës; dhe ju e dini se asnjë vrasës nuk ka jetë të përjetshme të qëndrueshme në vete.
<scripture passage="iJohn 3:14" parsed="|1John|3|14|0|0" osisRef="Bible:1John.3.14" />
<sup>14</sup> Nga kjo e kemi njohur dashurinë: ai e dha jetën e vet për ne; dhe ne duhet ta japim jetën tonë për vëllezërit.
<scripture passage="iJohn 3:15" parsed="|1John|3|15|0|0" osisRef="Bible:1John.3.15" />
<sup>15</sup> Dhe nëse njëri ka të mirat e kësaj bote dhe sheh të vëllanë që është në nevojë dhe e mbyll zemrën e tij, si qëndron në të dashuria e Perëndisë?
<scripture passage="iJohn 3:16" parsed="|1John|3|16|0|0" osisRef="Bible:1John.3.16" />
<sup>16</sup> Djema të rinj, të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe në të vërtetë.
<scripture passage="iJohn 3:17" parsed="|1John|3|17|0|0" osisRef="Bible:1John.3.17" />
<sup>17</sup> Dhe nga kjo ne dimë se jemi në të vërtetën dhe do t'i bindim zemrat tona para atij;
<scripture passage="iJohn 3:18" parsed="|1John|3|18|0|0" osisRef="Bible:1John.3.18" />
<sup>18</sup> sepse, po të na dënojë zemra jonë, Perëndia është më i madh se zemra jonë dhe njeh çdo gjë.
<scripture passage="iJohn 3:19" parsed="|1John|3|19|0|0" osisRef="Bible:1John.3.19" />
<sup>19</sup> Shumë të dashur, nëse zemra jonë nuk na dënon, kemi siguri para Perëndisë;
<scripture passage="iJohn 3:20" parsed="|1John|3|20|0|0" osisRef="Bible:1John.3.20" />
<sup>20</sup> dhe ç'të kërkojmë, e marrim nga ai, sepse zbatojmë urdhërimet e tij dhe bëjmë gjërat që janë të pëlqyera prej tij.
<scripture passage="iJohn 3:21" parsed="|1John|3|21|0|0" osisRef="Bible:1John.3.21" />
<sup>21</sup> Dhe ky është urdhërimi i tij që besojmë në emrin e Birit të tij Jezu Krisht dhe ta duam njeri-tjetrin si na urdhëroi ai.
<scripture passage="iJohn 3:22" parsed="|1John|3|22|0|0" osisRef="Bible:1John.3.22" />
<sup>22</sup> Ai që zbaton urdhërimet e tij qëndron në Perëndinë, dhe Ai në të; dhe prej kësaj ne dijmë se ai qëndron në ne: nga Fryma që ai na dha.
<scripture passage="iJohn 3:23" parsed="|1John|3|23|0|0" osisRef="Bible:1John.3.23" />
<sup>23</sup> Shumë të dashur, mos i besoni çdo frymë, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë.
<scripture passage="iJohn 3:24" parsed="|1John|3|24|0|0" osisRef="Bible:1John.3.24" />
<sup>24</sup> Nga kjo mund të njihni Frymën e Perëndisë: çdo frymë që rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, është nga Perëndia.
</p>
</div3>

<div3 title="1 John 4" progress="98.26%" prev="iJohn.3" next="iJohn.5" id="iJohn.4">
<h3 id="iJohn.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="iJohn.4-p1">
<scripture passage="iJohn 4:1" parsed="|1John|4|1|0|0" osisRef="Bible:1John.4.1" />
<sup>1</sup> Dhe çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, nuk është nga Perëndia; dhe kjo është fryma e antikrishtit që, siç e keni dëgjuar se vjen; dhe tashmë është në botë.
<scripture passage="iJohn 4:2" parsed="|1John|4|2|0|0" osisRef="Bible:1John.4.2" />
<sup>2</sup> Ju jeni prej Perëndisë, o djem të rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë.
<scripture passage="iJohn 4:3" parsed="|1John|4|3|0|0" osisRef="Bible:1John.4.3" />
<sup>3</sup> Ata janë nga bota; prandaj flasin për gjërat e botës dhe bota i dëgjon.
<scripture passage="iJohn 4:4" parsed="|1John|4|4|0|0" osisRef="Bible:1John.4.4" />
<sup>4</sup> Ne jemi prej Perëndisë; kush njeh Perëndinë na dëgjon; kush nuk është prej Perëndisë nuk na dëgjon; nga kjo njohim Frymën e së vërtetës dhe frymën e gabimit.
<scripture passage="iJohn 4:5" parsed="|1John|4|5|0|0" osisRef="Bible:1John.4.5" />
<sup>5</sup> Shumë të dashur, le ta duam njeri tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia dhe kushdo që do, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë.
<scripture passage="iJohn 4:6" parsed="|1John|4|6|0|0" osisRef="Bible:1John.4.6" />
<sup>6</sup> Ai që nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri.
<scripture passage="iJohn 4:7" parsed="|1John|4|7|0|0" osisRef="Bible:1John.4.7" />
<sup>7</sup> Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë ndaj nesh, se Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë nëpërmjet tij.
<scripture passage="iJohn 4:8" parsed="|1John|4|8|0|0" osisRef="Bible:1John.4.8" />
<sup>8</sup> Në këtë është dashuria: jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona.
<scripture passage="iJohn 4:9" parsed="|1John|4|9|0|0" osisRef="Bible:1John.4.9" />
<sup>9</sup> Shumë të dashur, në qoftë se Perëndia na ka dashur në këtë mënyrë; edhe ne duhet ta duam njeri-tjetrin.
<scripture passage="iJohn 4:10" parsed="|1John|4|10|0|0" osisRef="Bible:1John.4.10" />
<sup>10</sup> Askush s'e ka parë ndonjëherë Perëndinë; po ta duam njeri-tjetrin, Perëndia qëndron në ne dhe dashuria e tij është e përsosur në ne.
<scripture passage="iJohn 4:11" parsed="|1John|4|11|0|0" osisRef="Bible:1John.4.11" />
<sup>11</sup> Nga kjo ne njohim se qëndrojmë në të dhe ai në ne, sepse ai na ka dhënë nga Fryma e tij.
<scripture passage="iJohn 4:12" parsed="|1John|4|12|0|0" osisRef="Bible:1John.4.12" />
<sup>12</sup> Dhe ne pamë dhe dëshmojmë se Ati e dërgoi Birin për të qënë Shpëtimtar i botës.
<scripture passage="iJohn 4:13" parsed="|1John|4|13|0|0" osisRef="Bible:1John.4.13" />
<sup>13</sup> Ai që rrëfen se Jezusi është Biri i Perëndisë, Perëndia qëndron në të dhe ai në Perëndinë.
<scripture passage="iJohn 4:14" parsed="|1John|4|14|0|0" osisRef="Bible:1John.4.14" />
<sup>14</sup> Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne. Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të.
<scripture passage="iJohn 4:15" parsed="|1John|4|15|0|0" osisRef="Bible:1John.4.15" />
<sup>15</sup> Në këtë dashuria u përsos në ne (që të kemi guxim në ditën e gjyqit): sepse sikurse është ai, po kështu jemi edhe ne në këtë botë.
<scripture passage="iJohn 4:16" parsed="|1John|4|16|0|0" osisRef="Bible:1John.4.16" />
<sup>16</sup> Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin, dhe ai që ka frikë nuk është i përsosur në dashuri.
<scripture passage="iJohn 4:17" parsed="|1John|4|17|0|0" osisRef="Bible:1John.4.17" />
<sup>17</sup> Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari.
<scripture passage="iJohn 4:18" parsed="|1John|4|18|0|0" osisRef="Bible:1John.4.18" />
<sup>18</sup> Po të thotë dikush: ''Unë e dua Perëndinë'' dhe urren vëllanë e vet, është gënjeshtar; sepse ai që nuk do vëllanë e vet të cilin e sheh, si mund të dojë Perëndinë, që nuk e sheh?
<scripture passage="iJohn 4:19" parsed="|1John|4|19|0|0" osisRef="Bible:1John.4.19" />
<sup>19</sup> Dhe ky është urdhërimi që kemi marrë nga ai: ai që do Perëndinë, të dojë edhe vëllanë e vet.
<scripture passage="iJohn 4:20" parsed="|1John|4|20|0|0" osisRef="Bible:1John.4.20" />
<sup>20</sup> Kushdo që beson se Jezusi është Krishti, ka lindur nga Perëndia; dhe kushdo që do atë që e ka ngjizur, do edhe atë që ka qenë ngjizur nga ai.
<scripture passage="iJohn 4:21" parsed="|1John|4|21|0|0" osisRef="Bible:1John.4.21" />
<sup>21</sup> Nga kjo ne dimë ti duam bijtë e Perëndisë: kur duam Perëndinë dhe zbatojmë urdhërimet e tij.
</p>
</div3>

<div3 title="1 John 5" progress="98.32%" prev="iJohn.4" next="iiJohn" id="iJohn.5">
<h3 id="iJohn.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="iJohn.5-p1">
<scripture passage="iJohn 5:1" parsed="|1John|5|1|0|0" osisRef="Bible:1John.5.1" />
<sup>1</sup> Sepse kjo është dashuria e Perëndisë: që ne të zbatojmë urdhërimet e tij; dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda.
<scripture passage="iJohn 5:2" parsed="|1John|5|2|0|0" osisRef="Bible:1John.5.2" />
<sup>2</sup> Sepse çdo gjë që ka lindur nga Perëndia e mund botën; dhe kjo është fitorja që e mundi botën: besimi ynë
<scripture passage="iJohn 5:3" parsed="|1John|5|3|0|0" osisRef="Bible:1John.5.3" />
<sup>3</sup> Cili është ai që e mund botën, veç se ai që beson se Jezusi është Biri i Perëndis?
<scripture passage="iJohn 5:4" parsed="|1John|5|4|0|0" osisRef="Bible:1John.5.4" />
<sup>4</sup> Ky është ai që erdhi me anë të ujit e gjakut, Jezu Krishti; jo vetëm me anë të ujit, por me anë të ujit e me anë të gjakut. Dhe Fryma është ai që dëshmon, sepse Fryma është e vërteta.
<scripture passage="iJohn 5:5" parsed="|1John|5|5|0|0" osisRef="Bible:1John.5.5" />
<sup>5</sup> Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe këta të tre janë një.
<scripture passage="iJohn 5:6" parsed="|1John|5|6|0|0" osisRef="Bible:1John.5.6" />
<sup>6</sup> Edhe tre janë ata që dëshmojnë mbi dhe: Fryma, uji dhe gjaku; dhe këta të tre janë të një mendimi.
<scripture passage="iJohn 5:7" parsed="|1John|5|7|0|0" osisRef="Bible:1John.5.7" />
<sup>7</sup> Në qoftë se ne pranojmë dëshminë e njerëzve, dëshmia e Perëndisë është më e madhe, sepse kjo është dëshmia e Perëndisë që ai dha për Birin e tij.
<scripture passage="iJohn 5:8" parsed="|1John|5|8|0|0" osisRef="Bible:1John.5.8" />
<sup>8</sup> Ai që beson në Birin e Perëndisë ka këtë dëshmi në vetvete; ai që nuk beson te Perëndia, e ka bërë atë gënjeshtar, sepse nuk i besoi dëshmisë që Perëndia dha për Birin e tij.
<scripture passage="iJohn 5:9" parsed="|1John|5|9|0|0" osisRef="Bible:1John.5.9" />
<sup>9</sup> Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij.
<scripture passage="iJohn 5:10" parsed="|1John|5|10|0|0" osisRef="Bible:1John.5.10" />
<sup>10</sup> Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.
<scripture passage="iJohn 5:11" parsed="|1John|5|11|0|0" osisRef="Bible:1John.5.11" />
<sup>11</sup> Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.
<scripture passage="iJohn 5:12" parsed="|1John|5|12|0|0" osisRef="Bible:1John.5.12" />
<sup>12</sup> Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson:
<scripture passage="iJohn 5:13" parsed="|1John|5|13|0|0" osisRef="Bible:1John.5.13" />
<sup>13</sup> Dhe nëse dimë se ai na i plotëson të gjitha ato që i kërkojmë, ne dimë se i kemi ato që i kërkuam atij.
<scripture passage="iJohn 5:14" parsed="|1John|5|14|0|0" osisRef="Bible:1John.5.14" />
<sup>14</sup> Në se dikush sheh vëllanë e vet se kryen një mëkat që nuk çon në vdekje, le t'i lutet Perëndisë, dhe ai do t'i japë jetën, atyre që bëjnë mëkat që nuk çon në vdekje. Ka mëkat që çon në vdekje nuk them që ai të lutet për këtë.
<scripture passage="iJohn 5:15" parsed="|1John|5|15|0|0" osisRef="Bible:1John.5.15" />
<sup>15</sup> Çdo paudhësi është mëkat; por ka mëkat që nuk çon në vdekje.
<scripture passage="iJohn 5:16" parsed="|1John|5|16|0|0" osisRef="Bible:1John.5.16" />
<sup>16</sup> Ne dimë se kushdo që ka lindur nga Perëndia nuk mëkaton; ai që ka lindur nga Perëndia e ruan veten e tij, dhe i ligu nuk e prek atë.
<scripture passage="iJohn 5:17" parsed="|1John|5|17|0|0" osisRef="Bible:1John.5.17" />
<sup>17</sup> Ne dimë se jemi nga Perëndia dhe se gjithë bota dergjet në ligësi.
<scripture passage="iJohn 5:18" parsed="|1John|5|18|0|0" osisRef="Bible:1John.5.18" />
<sup>18</sup> Por ne dimë se Biri i Perëndisë erdhi dhe na dha të kuptuarit, që ne të njohim atë që është i Vërteti; dhe ne jemi në të Vërtetin, në Birin e tij Jezu Krisht; ky është i vërteti Perëndi dhe jeta e përjetshme.
<scripture passage="iJohn 5:19" parsed="|1John|5|19|0|0" osisRef="Bible:1John.5.19" />
<sup>19</sup> Djema, ruani veten nga idhujt.
<scripture passage="iJohn 5:20" parsed="|1John|5|20|0|0" osisRef="Bible:1John.5.20" />
<sup>20</sup> Plaku; zonjës së zgjedhur dhe bijve të saj që i dua në të vërtetë, dhe jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që e kanë njohur të vërtetën,
<scripture passage="iJohn 5:21" parsed="|1John|5|21|0|0" osisRef="Bible:1John.5.21" />
<sup>21</sup> për shkak të së vërtetës që qëndron në ne dhe do të jetë me ne përjetë:
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="2 John" progress="98.38%" prev="iJohn.5" next="iiJohn.1" id="iiJohn">
<h2 id="iiJohn-p0.1">2 John</h2>

<div3 title="2 John 1" progress="98.38%" prev="iiJohn" next="iiiJohn" id="iiJohn.1">
<h3 id="iiJohn.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iiJohn.1-p1">
<scripture passage="iiJohn 1:1" parsed="|2John|1|1|0|0" osisRef="Bible:2John.1.1" />
<sup>1</sup> hiri, mëshira dhe paqja qofshin me ju nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht, Biri i të Atit, në të vërtetë dhe në dashuri.
<scripture passage="iiJohn 1:2" parsed="|2John|1|2|0|0" osisRef="Bible:2John.1.2" />
<sup>2</sup> U gëzova fort që gjeta disa nga bijtë e tu duke ecur në të vërtetën, sipas urdhërimit që morëm nga Ati.
<scripture passage="iiJohn 1:3" parsed="|2John|1|3|0|0" osisRef="Bible:2John.1.3" />
<sup>3</sup> Dhe tani të lutem ty, zonjë, jo sikur po të shkruaj një urdhërim të ri, por atë që kishim pasur nga fillimi, që ta duam njëri-tjetrin.
<scripture passage="iiJohn 1:4" parsed="|2John|1|4|0|0" osisRef="Bible:2John.1.4" />
<sup>4</sup> Dhe kjo është dashuria, të ecim sipas urdhërimeve të tij. Sikurse e dëgjuat nga fillimi, ky është urdhërimi që morëm, që të ecni në të.
<scripture passage="iiJohn 1:5" parsed="|2John|1|5|0|0" osisRef="Bible:2John.1.5" />
<sup>5</sup> Sepse në botë kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se Jezu Krishti ka ardhur në mish; ky është mashtruesi dhe antikrishti.
<scripture passage="iiJohn 1:6" parsed="|2John|1|6|0|0" osisRef="Bible:2John.1.6" />
<sup>6</sup> Bëni kujdes se mos humbni fryti i gjërave të kryera, por bëni në menyrë të merrni një shpërblim të plotë.
<scripture passage="iiJohn 1:7" parsed="|2John|1|7|0|0" osisRef="Bible:2John.1.7" />
<sup>7</sup> Kushdo që shkon tej dhe nuk qëndron në doktrinën e Krishtit, nuk ka Perëndi; kush qëndron në doktrinën e Krishtit, ka Atin dhe Birin.
<scripture passage="iiJohn 1:8" parsed="|2John|1|8|0|0" osisRef="Bible:2John.1.8" />
<sup>8</sup> Në qoftë se dikush vjen tek ju dhe nuk sjell këtë doktrinë, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni,
<scripture passage="iiJohn 1:9" parsed="|2John|1|9|0|0" osisRef="Bible:2John.1.9" />
<sup>9</sup> sepse ai që e përshëndet bëhet pjestar në veprat e tij të liga.
<scripture passage="iiJohn 1:10" parsed="|2John|1|10|0|0" osisRef="Bible:2John.1.10" />
<sup>10</sup> Megjithse kisha shumë gjëra për t'ju shkruar, nuk desha ta bëjë me letër dhe bojë, por shpresoj të vij te ju dhe t'ju flas me gojë, që gëzimi juaj të jetë i plotë.
<scripture passage="iiJohn 1:11" parsed="|2John|1|11|0|0" osisRef="Bible:2John.1.11" />
<sup>11</sup> Bijtë e motrës sate të zgjedhur të përshëndesin. Amen.
<scripture passage="iiJohn 1:12" parsed="|2John|1|12|0|0" osisRef="Bible:2John.1.12" />
<sup>12</sup> Plaku, Gajit shumë të dashur, të cilin unë e dua në të vërtetë.
<scripture passage="iiJohn 1:13" parsed="|2John|1|13|0|0" osisRef="Bible:2John.1.13" />
<sup>13</sup> Shumë i dashur, unë dëshiroj të kesh mbarësi në çdo gjë dhe të gëzosh shëndet të mirë, ashtu si ka mbarësi shpirti yt.
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="3 John" progress="98.42%" prev="iiJohn.1" next="iiiJohn.1" id="iiiJohn">
<h2 id="iiiJohn-p0.1">3 John</h2>

<div3 title="3 John 1" progress="98.42%" prev="iiiJohn" next="Jude" id="iiiJohn.1">
<h3 id="iiiJohn.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="iiiJohn.1-p1">
<scripture passage="iiiJohn 1:1" parsed="|3John|1|1|0|0" osisRef="Bible:3John.1.1" />
<sup>1</sup> Sepse u gëzova shumë kur erdhën disa vëllezër dhe dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës, se si ecën ti në të vërtetën.
<scripture passage="iiiJohn 1:2" parsed="|3John|1|2|0|0" osisRef="Bible:3John.1.2" />
<sup>2</sup> Nuk kam gëzim më të madh nga ky: të dëgjoj se bijtë e mi ecin në të vërtetën.
<scripture passage="iiiJohn 1:3" parsed="|3John|1|3|0|0" osisRef="Bible:3John.1.3" />
<sup>3</sup> Shumë i dashur, ti vepron me besnikëri në të gjitha ato që bën për vëllezërit dhe të huajt.
<scripture passage="iiiJohn 1:4" parsed="|3John|1|4|0|0" osisRef="Bible:3John.1.4" />
<sup>4</sup> Ata dëshmuan për dashurinë tënde përpara kishës; dhe ti të bësh mirë të gujdesësh për udhëtimin e tyre në mënyrë të denjë për Perëndinë,
<scripture passage="iiiJohn 1:5" parsed="|3John|1|5|0|0" osisRef="Bible:3John.1.5" />
<sup>5</sup> sepse ata dolën për emrin e tij, pa marrë asgjë nga johebrenjtë.
<scripture passage="iiiJohn 1:6" parsed="|3John|1|6|0|0" osisRef="Bible:3John.1.6" />
<sup>6</sup> Ne e kemi për detyrë, pra, t'i presim këta njerëz, që të jemi bashkëpunëtorë në çështjen e së vërtetës.
<scripture passage="iiiJohn 1:7" parsed="|3John|1|7|0|0" osisRef="Bible:3John.1.7" />
<sup>7</sup> I shkrova kishës, por Diotrefi, që do të jetë i pari ndër ta, nuk na pret.
<scripture passage="iiiJohn 1:8" parsed="|3John|1|8|0|0" osisRef="Bible:3John.1.8" />
<sup>8</sup> Prandaj, po të vij, do t'i kujtoj atij veprat që bën, duke folur fjalë të liga kundër nesh; dhe duke mos u mjaftuar me këto, ai vetë nuk i pret vëllezërit dhe i ndalon ata që duan t'i presin e i përjashton nga kisha.
<scripture passage="iiiJohn 1:9" parsed="|3John|1|9|0|0" osisRef="Bible:3John.1.9" />
<sup>9</sup> Shumë i dashur, mos imito të keqen, por të mirën. Ai që bën të mirën është nga Perëndia, por ai që bën të keqen nuk e ka parë Perëndinë.
<scripture passage="iiiJohn 1:10" parsed="|3John|1|10|0|0" osisRef="Bible:3John.1.10" />
<sup>10</sup> Për Demetrin të gjithë dëshmojnë, madje edhe vetë e vërteta; edhe ne dëshmojmë për të, dhe ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë.
<scripture passage="iiiJohn 1:11" parsed="|3John|1|11|0|0" osisRef="Bible:3John.1.11" />
<sup>11</sup> Kisha shumë për të të shkruar, por nuk dua të të shkruaj me bojë e penë;
<scripture passage="iiiJohn 1:12" parsed="|3John|1|12|0|0" osisRef="Bible:3John.1.12" />
<sup>12</sup> por shpresoj të të shoh së shpejti dhe do të flasim gojarisht.
<scripture passage="iiiJohn 1:13" parsed="|3John|1|13|0|0" osisRef="Bible:3John.1.13" />
<sup>13</sup> Paqja me ty. Të përshëndesin miqtë. Përshëndeti miqtë një për një.
<scripture passage="iiiJohn 1:14" parsed="|3John|1|14|0|0" osisRef="Bible:3John.1.14" />
<sup>14</sup> Juda, shërbëtor i Jezu Krishtit dhe vëllai i Jakobit, të thirrurve që u shenjtëruan në Perëndinë Atë dhe të ruajtur në Jezu Krisht:
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Jude" progress="98.46%" prev="iiiJohn.1" next="Jude.1" id="Jude">
<h2 id="Jude-p0.1">Jude</h2>

<div3 title="Jude 1" progress="98.46%" prev="Jude" next="Rev" id="Jude.1">
<h3 id="Jude.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Jude.1-p1">
<scripture passage="Jude 1:1" parsed="|Jude|1|1|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.1" />
<sup>1</sup> mëshira, paqja dhe dashuria u shumoftë në ju.
<scripture passage="Jude 1:2" parsed="|Jude|1|2|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.2" />
<sup>2</sup> Shumë të dashur, ndërsa isha ngulmues që t'ju shkruaja për shpëtimin e përbashkët, ndjeva nevojën t'ju shkruaj juve, dhe t'ju bëj thirrje të luftoni për besimin, që u qe trasmetuar shenjtorëve një herë e përgjithmonë.
<scripture passage="Jude 1:3" parsed="|Jude|1|3|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.3" />
<sup>3</sup> Sepse depërtuan ndërmjet jush disa njerëz, që qenë shënuar që moti për këtë dënim, të pabesë që e kthejnë hirin e Perëndisë tonë në imoralitet dhe mohojnë të vetmin Zotëri Perëndi, dhe Zotin tonë Jezu Krisht.
<scripture passage="Jude 1:4" parsed="|Jude|1|4|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.4" />
<sup>4</sup> Dhe dua t'ju kujtoj, ndonëse tashmë i dini gjithë këto, se Zoti, pasi e shpëtoi popullin e tij nga vendi i Egjiptit, pastaj i shkatërroi ata që nuk besuan.
<scripture passage="Jude 1:5" parsed="|Jude|1|5|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.5" />
<sup>5</sup> Ai i ruajti me pranga të përjetshme në errësirë për gjyqin e ditës së madhe, edhe engjëjt që nuk e ruajtën gjendjen e tyre të parë, po e lanë banimin e tyre,
<scripture passage="Jude 1:6" parsed="|Jude|1|6|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.6" />
<sup>6</sup> posi Sodoma dhe Gomora edhe qytetet përreth, që u dhanë pas kurvërimit dhe u dhanë pas çoroditjesh seksuale, janë vënë përpara si shembull, duke pësuar ndëshkimin e një zjarri të përjetshëm;
<scripture passage="Jude 1:7" parsed="|Jude|1|7|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.7" />
<sup>7</sup> në të njëjtën menyrë ndotin edhe këta ëndërrues mishin, përbuzin pushtetin dhe blasfemojnë kundër dinjiteteve.
<scripture passage="Jude 1:8" parsed="|Jude|1|8|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.8" />
<sup>8</sup> Por kryeengjëlli Mikael, kur në kundërshtim me djallin debatonte për trupin e Moisiut, nuk guxoi të shqiptojë një gjykim fyes, por tha: ''Zoti të qortoftë!''.
<scripture passage="Jude 1:9" parsed="|Jude|1|9|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.9" />
<sup>9</sup> Kurse këta flasin keq për të gjitha gjërat që nuk i dinë, dhe për të gjitha gjërat që njohin në menyrë natyrale, si kafshë pa arësye, në këto gjëra prishin veten,
<scripture passage="Jude 1:10" parsed="|Jude|1|10|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.10" />
<sup>10</sup> Mjerë ata, sepse kanë marrë rrugën e Kainit dhe u dhanë pas çoroditjes së Balaamit për fitim dhe mbaruan në rebelim e Koreut.
<scripture passage="Jude 1:11" parsed="|Jude|1|11|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.11" />
<sup>11</sup> Këta janë njolla në agapit tuaja, kur hanë e pinë bashkë me ju pa druajtje duke kullotur veten e tyre; ata janë re pa ujë, të shtyrë andej këndej nga erërat, drurë vjeshte pa fruta, dyfish të vdekur, të shkulur me rrënjë,
<scripture passage="Jude 1:12" parsed="|Jude|1|12|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.12" />
<sup>12</sup> valë deti të egra që shkumbëzojnë paudhësitë e tyre, yje të këputur për të cilët është ruajtur terri i errësirës për gjithmon.
<scripture passage="Jude 1:13" parsed="|Jude|1|13|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.13" />
<sup>13</sup> Dhe për këta profetizoi edhe Enoku, i shtati pas Adamit, duke thënë: ''Ja, Zoti erdhi me mijërat e tij të shenjtë,
<scripture passage="Jude 1:14" parsed="|Jude|1|14|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.14" />
<sup>14</sup> për të bërë gjyqin kundër të gjithëve dhe për të bindur të gjithë të pabesët në mes tyre për të gjitha veprat e paudhësisë dhe për të gjitha fjalët fyese që mëkatarët e pabesë folën kundër tij''.
<scripture passage="Jude 1:15" parsed="|Jude|1|15|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.15" />
<sup>15</sup> Këta janë murmuritës, që ankohen për fatin e tyre, që ecin sipas pasioneve të tyre; dhe goja e tyre flet fjalë krenarie dhe u bëjnë lajka njerëzve për dobi të vet.
<scripture passage="Jude 1:16" parsed="|Jude|1|16|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.16" />
<sup>16</sup> Por ju, shumë të dashur, mbani mend fjalët që ju kanë parathënë apostujt e Zotit tonë Jezu Krisht.
<scripture passage="Jude 1:17" parsed="|Jude|1|17|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.17" />
<sup>17</sup> Ata ju thoshnin që në kohën e fundit do të ketë tallës që do të ecin sipas pasioneve të tyre të paudhësisë.
<scripture passage="Jude 1:18" parsed="|Jude|1|18|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.18" />
<sup>18</sup> Këta janë ata që shkaktojnë përçarjet, njerëz mishor, që s'kanë Frymën.
<scripture passage="Jude 1:19" parsed="|Jude|1|19|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.19" />
<sup>19</sup> Por ju, shumë të dashur, duke ndërtuar veten tuaj mbi besimin tuaj shumë të shenjtë, duke u lutur në Frymën e Shenjtë,
<scripture passage="Jude 1:20" parsed="|Jude|1|20|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.20" />
<sup>20</sup> ruhuni në dashurinë e Perëndisë, duke pritur mëshirën e Zotit tonë Jezu Krisht, për jetën e përjetshme.
<scripture passage="Jude 1:21" parsed="|Jude|1|21|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.21" />
<sup>21</sup> Dhe kini dhemshuri për njëri duke përdorur dallim,
<scripture passage="Jude 1:22" parsed="|Jude|1|22|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.22" />
<sup>22</sup> por shpëtojini të tjerët me druajtje, duke ia rrëmbyer zjarrit, dhe duke urryer edhe rroben e ndotur nga mishi.
<scripture passage="Jude 1:23" parsed="|Jude|1|23|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.23" />
<sup>23</sup> Dhe atij që mund t'ju ruajë nga çdo rrëzim dhe t'ju nxjerrë para lavdisë së tij të paqortueshëm dhe me gëzim,
<scripture passage="Jude 1:24" parsed="|Jude|1|24|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.24" />
<sup>24</sup> të vetmit Perëndi të ditur, Shpëtimtarit tonë, i qoftë lavdi, madhështi, sundim dhe pushtet, tani dhe përjetë. Amen.
<scripture passage="Jude 1:25" parsed="|Jude|1|25|0|0" osisRef="Bible:Jude.1.25" />
<sup>25</sup> Zbulesa e Jezu Krishtit, që Perëndia ia dha për t'u treguar shërbëtorëve të tij gjërat që duhet të ndodhin për së shpejti dhe e bëri të ditur, duke ia dërguar nëpërmjet engjëllit të tij, shërbëtorit të vet Gjon,
</p>
</div3>
</div2>

<div2 title="Revelation" progress="98.54%" prev="Jude.1" next="Rev.1" id="Rev">
<h2 id="Rev-p0.1">Revelation</h2>

<div3 title="Revelation 1" progress="98.54%" prev="Rev" next="Rev.2" id="Rev.1">
<h3 id="Rev.1-p0.1">Chapter 1</h3>
<p id="Rev.1-p1">
<scripture passage="Rev 1:1" parsed="|Rev|1|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.1" />
<sup>1</sup> i cili dëshmoi fjalën e Perëndisë dhe dëshminë e Jezu Krishtit, dhe të gjitha gjërat që pa.
<scripture passage="Rev 1:2" parsed="|Rev|1|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.2" />
<sup>2</sup> Lum ai që lexon dhe lum ata që dëgjojnë fjalët e kësaj profecie dhe që ruajnë ato që janë shkruar në të, sepse koha është afër.
<scripture passage="Rev 1:3" parsed="|Rev|1|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.3" />
<sup>3</sup> Gjoni, shtatë kishave që janë në Azi: hir për ju dhe paqe nga ana e atij që është dhe që ishte dhe që do të vijë; edhe nga të shtatë frymërat që janë përpara fronit të tij,
<scripture passage="Rev 1:4" parsed="|Rev|1|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.4" />
<sup>4</sup> dhe nga Jezu Krishti, dëshmitari besnik, i parëlinduri prej së vdekurish dhe Princ i mbretërve të dheut.
<scripture passage="Rev 1:5" parsed="|Rev|1|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.5" />
<sup>5</sup> Atij që na deshi dhe na lau nga mëkatet tona në gjakun e tij, dhe na bëri mbretër dhe priftër për Perëndinë dhe Atin e tij, atij i qoftë lavdi dhe pushtet në shekuj të shekujve. Amen.
<scripture passage="Rev 1:6" parsed="|Rev|1|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.6" />
<sup>6</sup> Ja, ai vjen me retë dhe çdo sy do ta shohë, edhe ata që e tejshpuan; dhe të gjitha fiset e dheut do të vajtojnë për të. Po, amen.
<scripture passage="Rev 1:7" parsed="|Rev|1|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.7" />
<sup>7</sup> ''Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi'', thotë Zoti ''që është dhe që ishte dhe që vjen, i Plotfuqishmi''.
<scripture passage="Rev 1:8" parsed="|Rev|1|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.8" />
<sup>8</sup> Unë, Gjoni, që jam edhe vëllai juaj dhe pjestar bashkë me ju në pikëllimin, në mbretërinë dhe në durimin e Jezu Krishtit, isha në ishullin që quhet Patmos, për fjalën e Perëndisë dhe për dëshminë e Jezu Krishtit.
<scripture passage="Rev 1:9" parsed="|Rev|1|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.9" />
<sup>9</sup> Isha në Frymë ditën e Zotit dhe dëgjova pas meje një zë të madh si nga një bori,
<scripture passage="Rev 1:10" parsed="|Rev|1|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.10" />
<sup>10</sup> që thoshte: ''Unë jam Alfa dhe Omega, i pari dhe i fundit, dhe çfarë sheh, shkruaji në një libër dhe ua dërgo shtatë kishave që janë në Azi: në Efes, në Smirnë, në Pergam, në Tiatirë, në Sardë, në Filadelfi dhe në Laodice''.
<scripture passage="Rev 1:11" parsed="|Rev|1|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.11" />
<sup>11</sup> Dhe u solla të shoh zërin që foli me mua. Dhe, si u solla, pashë shtatë shandanë ari
<scripture passage="Rev 1:12" parsed="|Rev|1|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.12" />
<sup>12</sup> dhe, në mes të shtatë shandanëve, një të ngjashëm me një Bir njeriu, të veshur me një petk të gjatë deri te këmbët dhe ngjeshur me një brez ari në gjoks.
<scripture passage="Rev 1:13" parsed="|Rev|1|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.13" />
<sup>13</sup> Dhe kryet e tij dhe flokët e tij ishin të bardhë si lesh i bardhë, si bora, dhe sytë e tij e ngjanin një flake zjarri.
<scripture passage="Rev 1:14" parsed="|Rev|1|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.14" />
<sup>14</sup> Dhe këmbët e tij ngjanin me bronz të kulluar, si të skuqur në furrë dhe zëri i tij si zë shumë ujërash.
<scripture passage="Rev 1:15" parsed="|Rev|1|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.15" />
<sup>15</sup> Dhe kishte në dorën e tij të djathtë shtatë yje dhe nga goja e tij dilte një shpatë e mprehtë, me dy tehe, dhe fytyra e tij si dielli që ndrin me forcën e tij.
<scripture passage="Rev 1:16" parsed="|Rev|1|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.16" />
<sup>16</sup> Dhe kur e pashë, rashë para këmbëve të tij si i vdekur. Dhe ai vuri dorën e tij të djathtë mbi mua, duke më thënë: ''Mos u tremb! Unë jam i pari dhe i fundit,
<scripture passage="Rev 1:17" parsed="|Rev|1|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.17" />
<sup>17</sup> dhe i gjalli; isha i vdekur, por ja, jam i gjallë në shekuj të shekujve, amen; dhe unë i kam çelësat e vdekjes e të Hadesit.
<scripture passage="Rev 1:18" parsed="|Rev|1|18|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.18" />
<sup>18</sup> Shkruaj, pra, gjërat që pe, ato që janë dhe ato që do të ndodhin pas atyre,
<scripture passage="Rev 1:19" parsed="|Rev|1|19|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.19" />
<sup>19</sup> misterin e të shtatë yjeve që ti pe në të djathtën time, dhe të shtatë shandanëve prej ari. Të shtatë yjet janë engjëjt e shtatë kishave, dhe të shtatë shandanët që pe janë shtatë kishat''.
<scripture passage="Rev 1:20" parsed="|Rev|1|20|0|0" osisRef="Bible:Rev.1.20" />
<sup>20</sup> ''Engjëllit të kishës në Efes shkruaji: këtë thotë ai që mban të shtatë yjet në të djathtën e tij dhe që ecën në mes të shtatë shandanëve prej ari.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 2" progress="98.61%" prev="Rev.1" next="Rev.3" id="Rev.2">
<h3 id="Rev.2-p0.1">Chapter 2</h3>
<p id="Rev.2-p1">
<scripture passage="Rev 2:1" parsed="|Rev|2|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.1" />
<sup>1</sup> Unë i njoh veprat e tua, mundin tënd dhe durimin tënd edhe se ti s'mund t'i durosh të këqijtë; ti i vure në provë ata që pretendojnë se janë apostuj dhe nuk janë dhe i gjete gënjeshtarë.
<scripture passage="Rev 2:2" parsed="|Rev|2|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.2" />
<sup>2</sup> Ti ke duruar, ke qëndrueshmëri dhe për hir të emrit tim je munduar pa u lodhur.
<scripture passage="Rev 2:3" parsed="|Rev|2|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.3" />
<sup>3</sup> Por kam diçka kundër teje, sepse dashurinë tënde të parën e le.
<scripture passage="Rev 2:4" parsed="|Rev|2|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.4" />
<sup>4</sup> Kujtohu, pra, se nga ke rënë, pendohu, dhe bëj veprat e para; në mos do të vi së shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tënd nga vendi i vet, nëse nuk pendohesh.
<scripture passage="Rev 2:5" parsed="|Rev|2|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.5" />
<sup>5</sup> Por ti ke këtë, që i urren veprat e Nikolaitëve, që i urrej edhe unë.
<scripture passage="Rev 2:6" parsed="|Rev|2|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.6" />
<sup>6</sup> Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që u thotë Fryma kishave: kujt fiton do t'i jap të hajë nga pema e jetës, që është në mes të parajsës së Perëndisë''.
<scripture passage="Rev 2:7" parsed="|Rev|2|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.7" />
<sup>7</sup> ''Dhe engjëllit të kishës në Smirnë, shkruaji: këtë thotë i pari dhe i fundit, që qe i vdekur dhe kthehej në jetë.
<scripture passage="Rev 2:8" parsed="|Rev|2|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.8" />
<sup>8</sup> Unë i njoh veprat e tua, dhe shtrengimin e varfërinë (por ti je i pasur) dhe blasfeminë e atyre që e quajnë veten Judenj, por nuk janë, por janë një sinagogë e Satanit.
<scripture passage="Rev 2:9" parsed="|Rev|2|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.9" />
<sup>9</sup> Mos ki frikë nga ato për të cilat do të vuash; ja, djalli do të hedhë disa prej jush në burg, që të provoheni, dhe ju do të keni shtrengim për dhjetë ditë. Ji besnik deri në vdekje dhe unë do të të jap kurorën e jetës.
<scripture passage="Rev 2:10" parsed="|Rev|2|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.10" />
<sup>10</sup> Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave: kush fiton nuk do të preket nga vdekja e dytë''.
<scripture passage="Rev 2:11" parsed="|Rev|2|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.11" />
<sup>11</sup> ''Dhe engjëllit të kishës në Pergam, shkruaji: Këto gjëra thotë ai që ka shpatën e mprehtë me dy tehë:
<scripture passage="Rev 2:12" parsed="|Rev|2|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.12" />
<sup>12</sup> Unë i di veprat e tua dhe ku banon, atje ku është froni i Satanit; dhe ti mbahesh fort tek emri im dhe nuk e mohove besimin në mua, edhe në ato ditë kur Antipa, dëshmitari im, besnik, u vra midis jush, atje ku banon Satani.
<scripture passage="Rev 2:13" parsed="|Rev|2|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.13" />
<sup>13</sup> Por kam disa gjëra kundër teje: sepse ke aty disa që mbajnë mësimin e Balaamit, i cili e mësoi Balakun t'u vërë një gurë pengese përpara bjive të Izraelit që të hanë flijime idhujsh dhe të kurvërojnë.
<scripture passage="Rev 2:14" parsed="|Rev|2|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.14" />
<sup>14</sup> Kështu ti ke edhe disa që mbajnë mësimin e Nikolaitëve, të cilën gjë e urrej.
<scripture passage="Rev 2:15" parsed="|Rev|2|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.15" />
<sup>15</sup> Pendohu, përndryshe do të vij së shpejti te ti dhe do të luftoj kundër tyre me shpatën e gojës sime.
<scripture passage="Rev 2:16" parsed="|Rev|2|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.16" />
<sup>16</sup> Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave: kujt fiton do t'i jap të hajë nga mana që është fshehur; dhe do t'i jap një gur të bardhë, dhe mbi gur është shkruar një emër i ri, të cilin s'e njeh askush, përveç atij që e merr''.
<scripture passage="Rev 2:17" parsed="|Rev|2|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.17" />
<sup>17</sup> ''Edhe engjëllit të kishës në Tiatirë shkruaji: Këto gjëra thotë Biri i Perëndisë, ai që ka sytë si flakë zjarri dhe këmbët e tij janë të ngjashëm me bronz të shkëlqyeshëm.
<scripture passage="Rev 2:18" parsed="|Rev|2|18|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.18" />
<sup>18</sup> Unë i njoh veprat e tua, dashurinë tënde, besimin tënd, shërbimin tënd, durimin tënd dhe di që veprat e tua të fundit janë më të shumta se të parat.
<scripture passage="Rev 2:19" parsed="|Rev|2|19|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.19" />
<sup>19</sup> Por kam disa gjëra kundër teje, sepse ti e lejon gruan Jezabel, që e quan veten profeteshë, të mësojë dhe t'i mashtrojë shërbëtorët e mi të kurvërojnë dhe të hanë gjëra të flijiuara idhujve.
<scripture passage="Rev 2:20" parsed="|Rev|2|20|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.20" />
<sup>20</sup> Dhe i dhashë kohë që të pendohet për kurvërinë e saj, por ajo nuk u pendua.
<scripture passage="Rev 2:21" parsed="|Rev|2|21|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.21" />
<sup>21</sup> Ja, unë e flakë atë në një shtrat vuajtjesh, dhe ata që kurvërojnë me të, në shtrëngim të madh, po nuk u penduan për veprat e tyre;
<scripture passage="Rev 2:22" parsed="|Rev|2|22|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.22" />
<sup>22</sup> Dhe do t'i godas me vdekje bijtë e saj; dhe të gjitha kishat do të njohin se unë jam ai që heton mendjet dhe zemrat; dhe do t'i jap gjithsecilit nga ju sipas veprave të veta.
<scripture passage="Rev 2:23" parsed="|Rev|2|23|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.23" />
<sup>23</sup> Por juve dhe të tjerëve që janë në Tiatirë, që nuk kanë këtë doktrinë dhe nuk i kanë njohur thellësirat e Satanit, siç e quajnë ata, unë them: nuk do të vë barrë tjetër mbi ju;
<scripture passage="Rev 2:24" parsed="|Rev|2|24|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.24" />
<sup>24</sup> por mbajeni fort atë që keni, derisa të vij.
<scripture passage="Rev 2:25" parsed="|Rev|2|25|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.25" />
<sup>25</sup> Dhe kujt fiton dhe i ruan deri në fund veprat e mia, do t'i jap pushtet mbi kombet;
<scripture passage="Rev 2:26" parsed="|Rev|2|26|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.26" />
<sup>26</sup> dhe ai do t'i qeverisë ata me një shufër hekuri dhe ata do të thyhen si enë argjile, sikurse mora edhe unë pushtet prej Atit tim;
<scripture passage="Rev 2:27" parsed="|Rev|2|27|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.27" />
<sup>27</sup> dhe unë do t'i jap atij yllin e mëngjesit.
<scripture passage="Rev 2:28" parsed="|Rev|2|28|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.28" />
<sup>28</sup> Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave''.
<scripture passage="Rev 2:29" parsed="|Rev|2|29|0|0" osisRef="Bible:Rev.2.29" />
<sup>29</sup> ''Dhe engjëllit të kishës në Sardë shkruaji: këto gjëra thotë ai që ka të shtatë Frymërat e Perëndisë dhe të shtatë yjet. Unë i di veprat e tua; ti ke emrin se jeton, por je i vdekur.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 3" progress="98.71%" prev="Rev.2" next="Rev.4" id="Rev.3">
<h3 id="Rev.3-p0.1">Chapter 3</h3>
<p id="Rev.3-p1">
<scripture passage="Rev 3:1" parsed="|Rev|3|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.1" />
<sup>1</sup> Ji syçelë dhe forco mbetjen e gjërave që gati po vdesin, sepse nuk i gjeta të përkryera veprat e tua përpara Perëndisë tim.
<scripture passage="Rev 3:2" parsed="|Rev|3|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.2" />
<sup>2</sup> Kujto, pra, atë që more dhe dëgjove, dhe ruaje edhe pendohu. Po të mos rrish zgjuar, unë do të vij te ti si vjedhës, dhe nuk do të dish në ç'orë do të vij te ti.
<scripture passage="Rev 3:3" parsed="|Rev|3|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.3" />
<sup>3</sup> Por ke disa veta në Sardë, që nuk e ndotën petkat e tyre; edhe do të ecin me mua të veshur në të bardha, sepse janë të denjë.
<scripture passage="Rev 3:4" parsed="|Rev|3|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.4" />
<sup>4</sup> Kush fiton do të vishet me rroba të bardha dhe unë nuk do ta fshij emrin e tij nga libri i jetës, por do të rrëfej emrin e tij përpara Atit tim dhe para engjëjve të tij.
<scripture passage="Rev 3:5" parsed="|Rev|3|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.5" />
<sup>5</sup> Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave''.
<scripture passage="Rev 3:6" parsed="|Rev|3|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.6" />
<sup>6</sup> ''Dhe engjëllit të kishës së Filadelfisë shkruaji: këtë thotë i Shenjti, i Vërteti, ai që ka çelësin e Davidit, ai që hap dhe askush nuk mbyll; dhe mbyll dhe askush nuk hap.
<scripture passage="Rev 3:7" parsed="|Rev|3|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.7" />
<sup>7</sup> Unë njoh veprat e tua; ja, të vura përpara një dere të hapur që asnjëri nuk mund ta mbyllë; sepse ke pak forcë, dhe e ruajte fjalën time edhe nuk mohove emrin tim.
<scripture passage="Rev 3:8" parsed="|Rev|3|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.8" />
<sup>8</sup> Ja, unë do të dorëzoj disa nga sinagoga e Satanit, që e quajnë veten Judenj, dhe nuk janë, por gënjejnë; ja, unë do t'i bëj të vijnë dhe të bien përmbys përpara këmbëve të tua, dhe do të njohin se unë të kam dashur.
<scripture passage="Rev 3:9" parsed="|Rev|3|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.9" />
<sup>9</sup> Sepse e ruajte fjalën e durimit tim, edhe unë do të të ruaj ty nga ora e sprovës që do të vij mbi gjithë botën, për të provuar ata që banojnë mbi dhe.
<scripture passage="Rev 3:10" parsed="|Rev|3|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.10" />
<sup>10</sup> Ja, unë vij shpejt; mbaje fort atë që ke, që të mos të marrë ndokush kurorën tënde.
<scripture passage="Rev 3:11" parsed="|Rev|3|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.11" />
<sup>11</sup> Kush fiton do ta bëj shtyllë në tempullin e Perëndisë tim, dhe ai nuk do të dalë më përjashta; dhe do të shkruaj mbi të emrin e Perëndisë tim, dhe emrin e qytetit të Perëndisë tim, të Jeruzalemit  të ri, që zbret nga qielli nga Perëndia im,  dhe emrin tim të ri.
<scripture passage="Rev 3:12" parsed="|Rev|3|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.12" />
<sup>12</sup> Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave''.
<scripture passage="Rev 3:13" parsed="|Rev|3|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.13" />
<sup>13</sup> ''Dhe engjëllit të kishës në Laodice shkruaji: këtë thotë Ameni, Dëshmitari besnik dhe i vërtetë, Fillimi i krijesës së Perëndisë.
<scripture passage="Rev 3:14" parsed="|Rev|3|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.14" />
<sup>14</sup> Unë njoh veprat e tua, që ti nuk je as i ftohtë as i ngrohtë. Do të doja të ishe i ftohtë ose i ngrohtë!
<scripture passage="Rev 3:15" parsed="|Rev|3|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.15" />
<sup>15</sup> Por, mbasi je kështu i vakët, dhe as i ftohtë e as i ngrohtë, unë do të të vjell nga goja ime.
<scripture passage="Rev 3:16" parsed="|Rev|3|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.16" />
<sup>16</sup> Sepse ti thua: "Unë jam i pasur, u pasurova dhe s'kam nevojë për asgjë"; edhe nuk e di se ti je qyqar e mjeran, i varfër, i verbër dhe i zhveshur.
<scripture passage="Rev 3:17" parsed="|Rev|3|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.17" />
<sup>17</sup> Të këshilloj të blesh nga unë ar të kulluar në zjarr që të bëhesh i pasur; edhe petka të bardhë që të vishesh dhe të mos duket turpi i lakuriqësisë sate; edhe vajos sytë e tu me kolir, që të shohësh.
<scripture passage="Rev 3:18" parsed="|Rev|3|18|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.18" />
<sup>18</sup> Unë të gjithë ata që i dua i qortoj dhe i ndëshkoj; prandaj ji i zellshëm dhe pendohu.
<scripture passage="Rev 3:19" parsed="|Rev|3|19|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.19" />
<sup>19</sup> Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.
<scripture passage="Rev 3:20" parsed="|Rev|3|20|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.20" />
<sup>20</sup> Kujt fiton do t'i jap të ulet me mua mbi fronin tim, sikurse edhe unë fitova dhe u ula me Atin tim mbi fronin e tij.
<scripture passage="Rev 3:21" parsed="|Rev|3|21|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.21" />
<sup>21</sup> Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që u thotë Fryma kishave''.
<scripture passage="Rev 3:22" parsed="|Rev|3|22|0|0" osisRef="Bible:Rev.3.22" />
<sup>22</sup> Pas këtyre gjërave, pashë dhe ja, një derë u hap në qiell dhe zëri i parë që kisha dëgjuar të fliste me mua si bori, tha: ''Ngjitu këtu dhe do të të tregoj gjërat që duhet të ndodhin pas këtyre gjërave''.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 4" progress="98.79%" prev="Rev.3" next="Rev.5" id="Rev.4">
<h3 id="Rev.4-p0.1">Chapter 4</h3>
<p id="Rev.4-p1">
<scripture passage="Rev 4:1" parsed="|Rev|4|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.4.1" />
<sup>1</sup> Dhe menjëherë erdha në frymë; dhe ja, një fron ishte në qiell dhe mbi fron rrinte një i ulur.
<scripture passage="Rev 4:2" parsed="|Rev|4|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.4.2" />
<sup>2</sup> Dhe ai që ishte ulur nga pamja i ngjante një guri diaspri dhe sardi; dhe rreth fronit ishte një ylber që i ngjante smeraldit.
<scripture passage="Rev 4:3" parsed="|Rev|4|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.4.3" />
<sup>3</sup> Dhe rreth e qark fronit ishin njëzet e katër frone, dhe mbi frone pashë ndenjur njëzet e katër pleq të veshur me petka të bardha; dhe mbi kryet e tyre kishin kurora:
<scripture passage="Rev 4:4" parsed="|Rev|4|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.4.4" />
<sup>4</sup> dhe nga froni shpërthenin vetëtima, bubullima dhe zëra; dhe përpara fronit ishin shtatë llamba të ndezura, që janë të shtatë Frymërat e Perëndisë.
<scripture passage="Rev 4:5" parsed="|Rev|4|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.4.5" />
<sup>5</sup> Dhe përpara fronit ishte si një det i qelqtë që i ngjante kristalit, dhe në mes të fronit dhe përreth fronit katër kafshë, që ishin plot me sy përpara dhe prapa.
<scripture passage="Rev 4:6" parsed="|Rev|4|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.4.6" />
<sup>6</sup> Qenia e parë e gjallë ishte e ngjashme me një luan, edhe qenia e dytë e gjallë e ngjashme me një viç, edhe qenia e tretë e gjallë kishte fytyrë si të njeriut, edhe e katërta ishte e ngjashme me një shqiponjë në fluturim.
<scripture passage="Rev 4:7" parsed="|Rev|4|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.4.7" />
<sup>7</sup> Edhe të katër qeniet e gjalla kishin secila nga gjashtë krahë përqark, edhe përbrenda ishin plot me sy; dhe nuk pushojnë kurrë, as ditë as natë, duke thënë: ''I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është  Zoti Perëndi, i Plotfuqishmi, që ishte, që  është dhe që do të vijë!''.
<scripture passage="Rev 4:8" parsed="|Rev|4|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.4.8" />
<sup>8</sup> Sa herë që qeniet e gjalla i japin lavdi, nder e të falenderim atij që rri ulur mbi fron, atij që rron në shekuj të shekujve,
<scripture passage="Rev 4:9" parsed="|Rev|4|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.4.9" />
<sup>9</sup> të njëzet e katër pleq bien përmbys përpara atij që rri mbi fron dhe adhurojnë atë që jeton në shekuj të shekujve dhe i hedhin kurorat e tyre përpara fronit, duke thënë:
<scripture passage="Rev 4:10" parsed="|Rev|4|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.4.10" />
<sup>10</sup> ''Ti je i denjë, o Zot, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti i krijove të gjitha gjëra, dhe nëpërmjet vullnetit tënd ekzistojnë dhe u krijuan''.
<scripture passage="Rev 4:11" parsed="|Rev|4|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.4.11" />
<sup>11</sup> Pastaj pashë në dorën e djathtë të atij që rrinte ulur mbi fron, një libër të shkruar përbrenda dhe përjashta, të vulosur me shtatë vula.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 5" progress="98.83%" prev="Rev.4" next="Rev.6" id="Rev.5">
<h3 id="Rev.5-p0.1">Chapter 5</h3>
<p id="Rev.5-p1">
<scripture passage="Rev 5:1" parsed="|Rev|5|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.5.1" />
<sup>1</sup> Dhe pashë një engjëll të fuqishëm, që proklamoi me zë të madh: ''Kush është i denjë të hapë librin dhe të zgjidhë vulat e tij?''.
<scripture passage="Rev 5:2" parsed="|Rev|5|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.5.2" />
<sup>2</sup> Po kurrkush, as në qiell, as mbi dhe, as nën dhe, nuk mund të hapte librin e ta shihte atë.
<scripture passage="Rev 5:3" parsed="|Rev|5|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.5.3" />
<sup>3</sup> Edhe unë qaja shumë, sepse s'qe gjetur asnjë i denjë të hapë dhe të lexojë librin, dhe as ta shohë.
<scripture passage="Rev 5:4" parsed="|Rev|5|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.5.4" />
<sup>4</sup> Atëherë një nga pleqtë më tha: ''Mos qaj; ja, Luani i fisit të Judës, Rrënja e Davidit, fitoi të hapë librin dhe të zgjidhë të shtatë vulat e tij''.
<scripture passage="Rev 5:5" parsed="|Rev|5|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.5.5" />
<sup>5</sup> Dhe pashë, në mes të fronit dhe të katër gjenieve të gjalla dhe në mes të pleqve, një Qengj si i therur, i cili kishte shtatë brirë dhe shtatë sy, që janë të shtatë Frymërat e Perëndisë, të dërguar në gjithë dheun.
<scripture passage="Rev 5:6" parsed="|Rev|5|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.5.6" />
<sup>6</sup> Ai erdhi dhe mori librin nga dora e djathtë e atij që rrinte mbi fron.
<scripture passage="Rev 5:7" parsed="|Rev|5|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.5.7" />
<sup>7</sup> Dhe, mbasi e mori librin, të katër qeniet e gjalla dhe të njëzet e katër pleqtë ranë përmbys përpara Qengjit, duke pasur secili një qeste dhe disa kupa ari plot me erë të këndshme, të cilat janë lutjet e shenjtorëve.
<scripture passage="Rev 5:8" parsed="|Rev|5|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.5.8" />
<sup>8</sup> Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: ''Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb,
<scripture passage="Rev 5:9" parsed="|Rev|5|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.5.9" />
<sup>9</sup> dhe na bëre mbretër dhe priftër për Perëndinë tonë, dhe do të mbretërojmë mbi dhe''.
<scripture passage="Rev 5:10" parsed="|Rev|5|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.5.10" />
<sup>10</sup> Pastaj pashë, dhe dëgjova zërin e shumë engjëjve përqark fronit, qenieve të gjalla dhe pleqve; dhe numri i tyre ishte dhjetë mijëra dhjetë mijërash dhe mijëra mijërash,
<scripture passage="Rev 5:11" parsed="|Rev|5|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.5.11" />
<sup>11</sup> që thoshnin me zë të madh: ''I denjë është Qengji që u ther, të marrë fuqinë, dhe pasurinë, dhe diturinë, dhe forcën, dhe nderin, dhe lavdinë, dhe bekimin''.
<scripture passage="Rev 5:12" parsed="|Rev|5|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.5.12" />
<sup>12</sup> Edhe dëgjova çdo krijesë që është në qiell, mbi dhe, nën dhe dhe ato që janë në det dhe gjitha gjërat sa janë në to, që thoshnin: ''Atij që rri ulur mbi fron dhe Qengjit i qofshin bekimi, nderi, lavdia dhe forca në shekuj të shekujve''.
<scripture passage="Rev 5:13" parsed="|Rev|5|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.5.13" />
<sup>13</sup> Dhe të katër qeniet e gjalla thoshnin: ''Amen!''. Dhe të njëzet e katër pleq ranë përmbys dhe adhuruan atë që rron në shekuj të shekujve.
<scripture passage="Rev 5:14" parsed="|Rev|5|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.5.14" />
<sup>14</sup> Pastaj pashë kur Qengji hapi të parën nga të shtatë vulat, dhe dëgjova një nga të katër qeniet e gjalla që thoshte si me zë bubullime: ''Eja e shiko''.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 6" progress="98.88%" prev="Rev.5" next="Rev.7" id="Rev.6">
<h3 id="Rev.6-p0.1">Chapter 6</h3>
<p id="Rev.6-p1">
<scripture passage="Rev 6:1" parsed="|Rev|6|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.1" />
<sup>1</sup> Dhe unë pashë, dhe ja, një kalë i bardhë. Dhe ai që e kalëronte kishte një hark; dhe atij iu dha një kurorë, dhe ai doli jashtë si fitimtar dhe për të fituar.
<scripture passage="Rev 6:2" parsed="|Rev|6|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.2" />
<sup>2</sup> Kur ai hapi vulën e dytë, dëgjova qenien e dytë të gjallë që thoshte: ''Eja dhe shiko''.
<scripture passage="Rev 6:3" parsed="|Rev|6|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.3" />
<sup>3</sup> Atëherë doli jashtë një kalë tjetër i kuq; dhe atij që e kalëronte iu dha të hiqte paqen nga dheu që njerëzit të vrasin njëri-tjetrin, dhe iu dha atij një shpatë e madhe.
<scripture passage="Rev 6:4" parsed="|Rev|6|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.4" />
<sup>4</sup> Dhe kur ai hapi vulën e tretë, dëgjova qenien e tretë e gjallë që thoshte: ''Eja dhe shiko''. Dhe pashë dhe ja, një kalë i zi; dhe ai që e kalëronte kishte një peshore në dorën e tij.
<scripture passage="Rev 6:5" parsed="|Rev|6|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.5" />
<sup>5</sup> Dhe dëgjova një zë në mes të katër qenieve të gjalla duke thënë: ''Një kenik gruri për një denar, dhe dy kenikë elbi për një denar; dhe mos dëmto vajin, as verën''.
<scripture passage="Rev 6:6" parsed="|Rev|6|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.6" />
<sup>6</sup> Kur ai hapi vulën e katërt, dëgjova zërin e qenies së katërt të gjallë që thoshte: ''Eja dhe shiko''.
<scripture passage="Rev 6:7" parsed="|Rev|6|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.7" />
<sup>7</sup> Dhe unë pashë, dhe ja një kalë i zbehtë; dhe ai që e kalëronte emrin e kishte Vdekja, dhe Hadesi vinte pas tij. Dhe iu dha atyre pushtet përmbi një të katërtën e dheut, të vrasin me shpatë dhe me zi  buke e me vdekje, dhe nëpërmjet bishave të  dheut.
<scripture passage="Rev 6:8" parsed="|Rev|6|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.8" />
<sup>8</sup> Dhe kur hapi vulën e pestë, unë pashë nën altar shpirtrat e atyre që ishin therur për shkak të fjalës së Perëndisë dhe për shkak të dëshmisë që kishin;
<scripture passage="Rev 6:9" parsed="|Rev|6|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.9" />
<sup>9</sup> dhe ata thirrën me zë të madh duke thënë: ''Deri kur, o Zot, që je i Shenjtë dhe i Vërtetë, nuk gjykon dhe nuk merr hak për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi dhe?''.
<scripture passage="Rev 6:10" parsed="|Rev|6|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.10" />
<sup>10</sup> Dhe secilit prej tyre ju dha një petk i bardhë dhe ju thanë që të preheshin edhe për pak kohë, deri sa të plotësohej numri edhe i bashkësherbëtoreve e tyre dhe i vëllezërve të tyre që duhet të vriteshin posi ata.
<scripture passage="Rev 6:11" parsed="|Rev|6|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.11" />
<sup>11</sup> Dhe pashë, kur ai hapi vulën e gjashtë; dhe ja, u bë një tërmet i madh, dhe dielli u bë i zi si një thes prej leshi, dhe hëna u bë si gjak;
<scripture passage="Rev 6:12" parsed="|Rev|6|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.12" />
<sup>12</sup> dhe yjet e qiellit ranë mbi dheun, ashtu si fiku hedh fiqtë e paarrirë kur e tund një erë e madhe.
<scripture passage="Rev 6:13" parsed="|Rev|6|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.13" />
<sup>13</sup> Pastaj qielli u hoq si një pergamenë që mbështillet, dhe çdo mal dhe ishull luajtën nga vendi i tyre.
<scripture passage="Rev 6:14" parsed="|Rev|6|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.14" />
<sup>14</sup> Dhe mbretërit e dheut, dhe të mëdhenjtë, dhe të pasurit, dhe komandantët, dhe të fuqishmit, dhe çdo skllav e çdo i lirë, u fshehën nëpër shpella dhe nëpër krepat e maleve,
<scripture passage="Rev 6:15" parsed="|Rev|6|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.15" />
<sup>15</sup> dhe u thoshnin maleve dhe shkëmbinjve: ''Bini mbi ne dhe na fshihni nga fytyra e atij që rri mbi fron dhe nga zemërimi i Qengjit,
<scripture passage="Rev 6:16" parsed="|Rev|6|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.16" />
<sup>16</sup> sepse erdhi dita e madhe e zemërimit së tij; dhe kush mund të qëndrojë?''.
<scripture passage="Rev 6:17" parsed="|Rev|6|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.6.17" />
<sup>17</sup> Pas këtyre gjërave, pashë katër engjëj të cilët rrinin në këmbë në të katër këndet e dheut dhe mbanin të katër erërat e dheut, që të mos frynte erë mbi dhe, as mbi det, as mbi ndonjë dru.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 7" progress="98.95%" prev="Rev.6" next="Rev.8" id="Rev.7">
<h3 id="Rev.7-p0.1">Chapter 7</h3>
<p id="Rev.7-p1">
<scripture passage="Rev 7:1" parsed="|Rev|7|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.1" />
<sup>1</sup> Pastaj pashë një engjëll tjetër që ngjitej nga lind dielli e që kishte vulën e Perëndisë së gjallë; dhe u thirri me zë të madh të katër engjëjve, të cilëve u qe dhënë të dëmtojnë dheun dhe detin,
<scripture passage="Rev 7:2" parsed="|Rev|7|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.2" />
<sup>2</sup> duke thënë: ''Mos dëmtoni dheun, as detin, as pemët, deri sa t'i vulosim në ballë shërbëtorët e Perëndisë tonë''.
<scripture passage="Rev 7:3" parsed="|Rev|7|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.3" />
<sup>3</sup> Dhe dëgjova numrin e atyre që u vulosën: njëqind e dyzet e katër mijë të vulosur nga të gjitha fiset e bijve të Izraelit.
<scripture passage="Rev 7:4" parsed="|Rev|7|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.4" />
<sup>4</sup> Nga fisi i Judës, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Rubenit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Gadit dymbëdhjetë mijë të vulosur;
<scripture passage="Rev 7:5" parsed="|Rev|7|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.5" />
<sup>5</sup> nga fisi i Asherit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Neftalit, dymbëdhjetë mjië të vulosur; nga fisi i Manasit, dymbëdhjetë mijë të vulosur;
<scripture passage="Rev 7:6" parsed="|Rev|7|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.6" />
<sup>6</sup> nga fisi i Simeonit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Levit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Isakarit, dymbëdhjetë mijë të vulosur;
<scripture passage="Rev 7:7" parsed="|Rev|7|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.7" />
<sup>7</sup> nga fisi i Zabulonit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Jozefit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Beniaminit, dymbëdhjetë mijë të vulosur.
<scripture passage="Rev 7:8" parsed="|Rev|7|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.8" />
<sup>8</sup> Pas këtyre gjërave, pashë një turmë të madhe, të cilën askush nuk mund ta numëronte, prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve; këta qëndronin në këmbë përpara fronit dhe përpara Qengjit,  të veshur me rroba të bardha dhe me palma në  duart e tyre.
<scripture passage="Rev 7:9" parsed="|Rev|7|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.9" />
<sup>9</sup> Dhe thërrisnin me zë të madh, duke thënë: ''Shpëtimi është i Perëndisë tonë që është ulur mbi fron dhe i Qengjit''.
<scripture passage="Rev 7:10" parsed="|Rev|7|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.10" />
<sup>10</sup> Dhe të gjithë engjëjt rrinin në këmbë përqark fronit, dhe pleqve dhe katër qenieve e gjalla, dhe ranë përmbys mbi fytyrën e tyre përpara fronit dhe adhuruan Perëndinë,
<scripture passage="Rev 7:11" parsed="|Rev|7|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.11" />
<sup>11</sup> duke thënë: ''Amen! Bekimi, dhe lavdia, dhe dituria, dhe falendërimi, dhe nderimi, dhe fuqia dhe forca janë te Perëndia ynë në shekuj të shekujve. Amen!''.
<scripture passage="Rev 7:12" parsed="|Rev|7|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.12" />
<sup>12</sup> Pastaj një nga pleqtë m'u drejtua, duke më thënë: ''Cilët janë këta që janë veshur me rroba të bardha, dhe nga kanë ardhur?''.
<scripture passage="Rev 7:13" parsed="|Rev|7|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.13" />
<sup>13</sup> Dhe unë i thashë: ''Imzot, ti e di''. Atëherë ai më tha: ''Këta janë ata që kanë ardhur nga shtrëngimi i madh, dhe i kanë larë rrobat e tyre dhe i kanë zbardhur në gjakun e Qengjit.
<scripture passage="Rev 7:14" parsed="|Rev|7|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.14" />
<sup>14</sup> Prandaj edhe janë përpara fronit të Perëndisë dhe i shërbenin atij ditë e natë në tempullin e tij; dhe ai që rri ulur mbi fron do të banojë në mes tyre.
<scripture passage="Rev 7:15" parsed="|Rev|7|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.15" />
<sup>15</sup> Ata nuk do të kenë më uri, as nuk do të kenë etje, as nuk do t'i godasë më dielli, as kurrfarë vape,
<scripture passage="Rev 7:16" parsed="|Rev|7|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.16" />
<sup>16</sup> sepse Qengji, që është në mes të fronit, do t'i kullosë dhe do t'i çojë te burimet e gjalla të ujërave; dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre''.
<scripture passage="Rev 7:17" parsed="|Rev|7|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.7.17" />
<sup>17</sup> Edhe kur ai hapi vulën e shtatë, në qiell u bë heshtje për rreth gjysmë orë.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 8" progress="99.01%" prev="Rev.7" next="Rev.9" id="Rev.8">
<h3 id="Rev.8-p0.1">Chapter 8</h3>
<p id="Rev.8-p1">
<scripture passage="Rev 8:1" parsed="|Rev|8|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.8.1" />
<sup>1</sup> Dhe unë i pashë të shtatë engjëjt që qëndrojnë përpara Perëndisë, dhe atyre u dha shtatë bori.
<scripture passage="Rev 8:2" parsed="|Rev|8|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.8.2" />
<sup>2</sup> Pastaj erdhi një engjëll tjetër që kishte një temianicë ari dhe ndaloi pranë altarit; dhe iu dha shumë erë e këndshme që t'ua shtonte lutjeve të të gjithë shenjtorëve mbi altarin prej ari që ishte përpara fronit.
<scripture passage="Rev 8:3" parsed="|Rev|8|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.8.3" />
<sup>3</sup> Dhe tymi i erëve të këndshme, të ofruara me lutjet e shenjtorëve, u ngrit përpara Perëndisë nga dora e engjëllit.
<scripture passage="Rev 8:4" parsed="|Rev|8|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.8.4" />
<sup>4</sup> Pastaj enjëlli mori temianicën, e mbushi nga zjarri i altarit dhe e hodhi mbi dhe; dhe u bënë zëra, bubullima, vetima dhe një tërmet.
<scripture passage="Rev 8:5" parsed="|Rev|8|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.8.5" />
<sup>5</sup> Dhe të shtatë engjëjt që kishin të shtatë boritë u bënë gati t'i bien borisë.
<scripture passage="Rev 8:6" parsed="|Rev|8|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.8.6" />
<sup>6</sup> Engjëlli i parë i ra borisë, dhe u bë breshër e zjarr, i përzier me gjak, dhe u hodhën mbi dhe; dhe e treta e pemëve u dogj tërësisht, dhe çdo bar i njomë u dogj tërësisht.
<scripture passage="Rev 8:7" parsed="|Rev|8|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.8.7" />
<sup>7</sup> Dhe engjëlli i dytë i ra borisë dhe diçka si një mal i madh që digjet nga zjarri u hodh në det, dhe e treta e detit u bë gjak;
<scripture passage="Rev 8:8" parsed="|Rev|8|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.8.8" />
<sup>8</sup> dhe e treta e krijesave që rrojnë në det ngordhi, dhe e treta e anijeve u shkatërruan.
<scripture passage="Rev 8:9" parsed="|Rev|8|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.8.9" />
<sup>9</sup> Dhe i treti engjëll i ra borisë, dhe ra nga qielli një yll i madh që digjej si pishtar, dhe ra mbi pjesën e tretë të lumenjve dhe mbi burimet e ujërave.
<scripture passage="Rev 8:10" parsed="|Rev|8|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.8.10" />
<sup>10</sup> Dhe emri i yllit është "pelin" dhe e treta e ujërave u bë pelin; dhe shumë njerëz vdiqën për shkak të këtyre ujërave, sepse u bënë të hidhura.
<scripture passage="Rev 8:11" parsed="|Rev|8|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.8.11" />
<sup>11</sup> Dhe i katërti engjëll i ra borisë, dhe u godit pjesa e tret e diellit dhe pjesa e tret e hënës dhe pjesa e tret e yjeve, që të errësohej e treta e tyre dhe e treta e ditës e humbi shkëlqimin e saj, kështu edhe nata.
<scripture passage="Rev 8:12" parsed="|Rev|8|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.8.12" />
<sup>12</sup> Dhe pashë, dhe dëgjova një engjëll që fluturonte në mes të qiellit dhe thoshte me zë të madh: ''Mjerë, mjerë, mjerë atyre që banojnë mbi dhe, për shkak të të rënave të tjera të borive që të tre engjëjtë do t'i bien''.
<scripture passage="Rev 8:13" parsed="|Rev|8|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.8.13" />
<sup>13</sup> Dhe i pesti engjëll i ra borisë, dhe unë pashë një yll që ra nga qielli përmbi tokë; dhe atij iu dha çelësi i pusit të humnerës.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 9" progress="99.05%" prev="Rev.8" next="Rev.10" id="Rev.9">
<h3 id="Rev.9-p0.1">Chapter 9</h3>
<p id="Rev.9-p1">
<scripture passage="Rev 9:1" parsed="|Rev|9|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.1" />
<sup>1</sup> Dhe ai hapi pusin e humnerës dhe nga pusi u ngrit një tym si nga një oxhak i madh; dhe dielli dhe ajri u errën nga tymi i pusit.
<scripture passage="Rev 9:2" parsed="|Rev|9|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.2" />
<sup>2</sup> Edhe nga ky tym dolën mbi dhe karkaleca, dhe atyre iu dha një pushtet, i ngjashëm me atë të akrepave të tokës.
<scripture passage="Rev 9:3" parsed="|Rev|9|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.3" />
<sup>3</sup> Dhe atyre iu tha të mos dëmtojnë barin e dheut, asnjë gjelbërim e asnjë dru, por vetëm ata njerëzit të cilët nuk kanë vulën e Perëndisë mbi ballë.
<scripture passage="Rev 9:4" parsed="|Rev|9|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.4" />
<sup>4</sup> Dhe atyre iu dha fuqia të mos i vrasin ata, por t'i mundojnë pesë muaj; dhe mundimi i tyre si mundimi i akrepit, kur pickon.
<scripture passage="Rev 9:5" parsed="|Rev|9|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.5" />
<sup>5</sup> Dhe në ato ditë njerëzit do të kërkojnë vdekjen, por nuk do ta gjejnë atë, edhe do të dëshirojnë të vdesin, por vdekja do të largohet prej tyre.
<scripture passage="Rev 9:6" parsed="|Rev|9|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.6" />
<sup>6</sup> Dhe pamja e karkalecave u përngjante kuajve të gatitur për luftë; dhe mbi kokat e tyre kishin si kurora prej ari dhe fytyrat e tyre ishin si fytyra njerëzish.
<scripture passage="Rev 9:7" parsed="|Rev|9|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.7" />
<sup>7</sup> Dhe kishin flokë si flokë grash; dhe dhëmbët e tyre ishin si dhëmbë luanësh.
<scripture passage="Rev 9:8" parsed="|Rev|9|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.8" />
<sup>8</sup> Dhe kishin parzmore si parzmore hekuri, dhe ushtima e krahëve të tyre ishte si ushtima i shumë qerrëve dhe kuajve që rendin në luftim.
<scripture passage="Rev 9:9" parsed="|Rev|9|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.9" />
<sup>9</sup> Dhe kishin bishtra që u ngjanin akrepave dhe me thumb në bishtrat e tyre: në të cilat qëndronte fuqia të dëmtonin njerëzit për pesë muaj.
<scripture passage="Rev 9:10" parsed="|Rev|9|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.10" />
<sup>10</sup> Dhe për mbret përmbi ta kishin engjëllin e humnerës, emri e tij në hebraisht është Abadon dhe në greqisht emrin e ka Apolion.
<scripture passage="Rev 9:11" parsed="|Rev|9|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.11" />
<sup>11</sup> Mjerimi i parë kaloi; ja, po vijnë edhe dy mjerime paskëtaj.
<scripture passage="Rev 9:12" parsed="|Rev|9|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.12" />
<sup>12</sup> Dhe i gjashti engjëll i ra borisë, dhe dëgjova një zë nga të katër brirët e altarit të artë që është përpara Perëndisë,
<scripture passage="Rev 9:13" parsed="|Rev|9|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.13" />
<sup>13</sup> që i thoshte engjëllit të gjashtë që kishte borinë: ''Zgjidh të katër engjëjt që janë të lidhur në Lumin e madh, Eufratin''.
<scripture passage="Rev 9:14" parsed="|Rev|9|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.14" />
<sup>14</sup> Atëherë të katër engjëjt, që ishin përgatitur për atë orë, ditë, muaj dhe vit, u zgjidhën që të vrasin të tretën pjesë të njerëzve.
<scripture passage="Rev 9:15" parsed="|Rev|9|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.15" />
<sup>15</sup> Dhe numri i ushtarëve të kalorësisë ishte dyqind milion: dhe unë e dëgjova numrin e tyre.
<scripture passage="Rev 9:16" parsed="|Rev|9|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.16" />
<sup>16</sup> Dhe kështu unë pashë në vegim kuajt dhe ata që i kalëronin; ata kishin parzmore ngjyrë zjarri, hiacinti dhe squfuri; dhe kokat e kuajve ishin si koka luanësh dhe nga gojët e tyre dilte zjarr, tym dhe squfur.
<scripture passage="Rev 9:17" parsed="|Rev|9|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.17" />
<sup>17</sup> Nga këto të tri plagë u vra e treta e njerëzve, nga zjarri e nga tymi e nga squfuri, që dilnin nga gojët e tyre.
<scripture passage="Rev 9:18" parsed="|Rev|9|18|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.18" />
<sup>18</sup> Sepse pushteti i tyre në fakt ishte në gojën e tyre dhe në bishtrat e tyre; sepse bishtrat e tyre ishin të ngjashëm me gjarpërinj, që kanë koka dhe me anë të tyre dëmtonin.
<scripture passage="Rev 9:19" parsed="|Rev|9|19|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.19" />
<sup>19</sup> Dhe njerëzit e tjerë, ata që nuk u vranë nga këto plagë, nuk u penduan nga veprat e duarve të tyre që të mos nderojnë demonët dhe idhujt prej ari, argjendi, bronzi, guri dhe druri, që nuk mund të shohin, as të dëgjojnë, as të ecin;
<scripture passage="Rev 9:20" parsed="|Rev|9|20|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.20" />
<sup>20</sup> dhe ata nuk u penduan nga vrasjet e tyre, as nga magjia e tyre, as nga kurvërimi i tyre dhe as nga vjedhjet e tyre.
<scripture passage="Rev 9:21" parsed="|Rev|9|21|0|0" osisRef="Bible:Rev.9.21" />
<sup>21</sup> Pastaj pashë një engjëll tjetër të fuqishëm që zbriste nga qielli, i mbështjellë në një re dhe me ylber mbi krye; dhe fytyra e tij ishte si diell dhe këmbët e tij si shtylla zjarri.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 10" progress="99.13%" prev="Rev.9" next="Rev.11" id="Rev.10">
<h3 id="Rev.10-p0.1">Chapter 10</h3>
<p id="Rev.10-p1">
<scripture passage="Rev 10:1" parsed="|Rev|10|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.10.1" />
<sup>1</sup> Ai kishte në dorë një libërth të hapur dhe vuri këmbën e tij të djathtë mbi det dhe të majtin mbi dhe,
<scripture passage="Rev 10:2" parsed="|Rev|10|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.10.2" />
<sup>2</sup> dhe thirri me zë të madh si një luan që vrumbullon; dhe, si bërtiti, të shtatë bubullima bënë të dëgjohej ushtima e tyre.
<scripture passage="Rev 10:3" parsed="|Rev|10|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.10.3" />
<sup>3</sup> Dhe kur të shtatë bubullimat bënë të dëgjohej ushtima e tyre, u gatita të shkruaj, por dëgjova një zë nga qielli që më thoshte: ''Vulosi gjërat që thonin të shtatë bubullimat dhe mos i shkruaj''.
<scripture passage="Rev 10:4" parsed="|Rev|10|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.10.4" />
<sup>4</sup> Atëherë engjëlli që unë pashë që rrinte në këmbë mbi det e mbi dhe, ngriti dorën e djathtë drejt qiellit,
<scripture passage="Rev 10:5" parsed="|Rev|10|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.10.5" />
<sup>5</sup> dhe bëri be për atë që rron në shekuj të shekujve, që krijoi qiellin dhe gjërat që janë në të, tokën dhe gjërat që janë në të, detin dhe gjërat që janë në të, se nuk do të vonohet më.
<scripture passage="Rev 10:6" parsed="|Rev|10|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.10.6" />
<sup>6</sup> por në ditët kur engjëlli i shtatë të bëjë të dëgjohet zëri i tij, kur ai t'i bjerë borisë do të zbatohet misteri i Perëndisë, ashtu si ai e ua shpalli shërbëtorëve të tij, profetëve.
<scripture passage="Rev 10:7" parsed="|Rev|10|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.10.7" />
<sup>7</sup> Dhe zëri që kisha dëgjuar nga qielli më foli përsëri dhe tha: "Shko, merr libërthin e hapur që ndodhet në dorën e engjëllit që rri mbi det e mbi dhe".
<scripture passage="Rev 10:8" parsed="|Rev|10|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.10.8" />
<sup>8</sup> Dhe shkova tek engjëlli dhe i thashë: ''Më jep libërthin''. Dhe ai më tha: ''Merre dhe gllabëroje atë dhe ai do ta hidhërojë të brëndëshmet e tua, por në gojën tënde do të jetë i ëmbël si mjaltë''.
<scripture passage="Rev 10:9" parsed="|Rev|10|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.10.9" />
<sup>9</sup> Dhe e mora libërthin nga dora e engjëllit, dhe si e gllabërova; dhe ishte në gojën time i ëmbël si mjaltë; dhe, mbasi e gllabërova, barku im u hidhërua.
<scripture passage="Rev 10:10" parsed="|Rev|10|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.10.10" />
<sup>10</sup> Dhe ai më tha: ''Të duhet përsëri të profetizosh mbi shumë popuj, kombe, gjuhë dhe mbretër''.
<scripture passage="Rev 10:11" parsed="|Rev|10|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.10.11" />
<sup>11</sup> Dhe m'u dha një kallam që i ngjante një shufre. Dhe engjëlli duke qëndruar në këmbë tha: ''Çohu dhe mat tempullin e Perëndisë, altarin dhe ata që adhurojnë atje,
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 11" progress="99.17%" prev="Rev.10" next="Rev.12" id="Rev.11">
<h3 id="Rev.11-p0.1">Chapter 11</h3>
<p id="Rev.11-p1">
<scripture passage="Rev 11:1" parsed="|Rev|11|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.1" />
<sup>1</sup> dhe oborrin që është jashtë tempullit lëre dhe mos e mat, sepse u është dhënë johebrenjve; dhe ata do ta shkelin qytetin e shenjtë për dyzet e dy muaj.
<scripture passage="Rev 11:2" parsed="|Rev|11|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.2" />
<sup>2</sup> Dhe unë do t'u jap të dy dëshmitarëve të mi për të profetizuar, dhe ata do të profetizojnë një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë, të veshur me thasë.
<scripture passage="Rev 11:3" parsed="|Rev|11|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.3" />
<sup>3</sup> Këta janë të dy drurët e ullirit dhe të dy shandanët që rrijnë përpara Perëndisë së dheut.
<scripture passage="Rev 11:4" parsed="|Rev|11|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.4" />
<sup>4</sup> Dhe, nëse ndokush dëshiron t'u bëjë keq atyre, nga goja e tyre del zjarr dhe i gllabëron armiqtë e tyre; dhe kushdo që dëshëron t'u bëjë keq atyre, në këtë mënyrë duhet vrarë.
<scripture passage="Rev 11:5" parsed="|Rev|11|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.5" />
<sup>5</sup> Ata kanë pushtet të mbyllin qiellin, që të mos bjerë shi në ditët e profecisë së tyre; ata kanë edhe pushtet mbi ujërat t'i kthejnë në gjak dhe për të goditur dheun me çdo plagë, sa herë të duan.
<scripture passage="Rev 11:6" parsed="|Rev|11|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.6" />
<sup>6</sup> Dhe kur ta kryejnë dëshminë e tyre, bisha që ngjitet nga humnera do të bëjë luftë kundër tyre, edhe do t'i mundë ata, dhe do t'i vrasë.
<scripture passage="Rev 11:7" parsed="|Rev|11|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.7" />
<sup>7</sup> Dhe kufomat e tyre do të dergjen në sheshin e qytetit të madh, i cili frymërisht quhet Sodomë dhe Egjipt, ku është kryqëzuar edhe Zoti ynë.
<scripture passage="Rev 11:8" parsed="|Rev|11|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.8" />
<sup>8</sup> Dhe njerëz nga popuj, dhe fise, dhe gjuhë, dhe kombe do të shohin kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë, dhe nuk do të lënë që kufomat e tyre të shtihen në varr.
<scripture passage="Rev 11:9" parsed="|Rev|11|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.9" />
<sup>9</sup> Dhe banorët e dheut do të ngazëllojnë për ata dhe do të bëjnë festë; dhe do t'i dërgojnë njeri tjetrit dhurata, sepse këta dy profetë i munduan ata që banojnë mbi dhe''.
<scripture passage="Rev 11:10" parsed="|Rev|11|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.10" />
<sup>10</sup> Por mbas tri ditë e gjysmë, fryma e jetës që buron nga Perëndia hyri në ta; edhe qëndruan në këmbët e tyre, dhe një tmerr e madh ra mbi ata që i shikonin.
<scripture passage="Rev 11:11" parsed="|Rev|11|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.11" />
<sup>11</sup> Edhe dëgjuan një zë të madh nga qielli duke u thënë atyre: ''Ngjituni këtu lart''. Dhe u ngjitën në qiell në një re; dhe armiqtë e tyre i panë.
<scripture passage="Rev 11:12" parsed="|Rev|11|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.12" />
<sup>12</sup> Dhe në atë orë ra një tërmet i madh, dhe e dhjeta pjesë e qytetit u rrëzua, dhe në tërmet u vranë shtatë mijë njerëz; dhe të tjerët u tmerruan dhe i dhanë lavdi Perëndisë së qiellit.
<scripture passage="Rev 11:13" parsed="|Rev|11|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.13" />
<sup>13</sup> Mjerimi i dytë kaloi, por ja, mjerimi i tretë do vijë së shpejti.
<scripture passage="Rev 11:14" parsed="|Rev|11|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.14" />
<sup>14</sup> Dhe engjëlli i shtatë i ra borisë dhe u bënë zëra të mëdhenj në qiell që thoshnin: ''Mbretëritë e botës u bënë mbretëri të Zotit tonë dhe të Krishtit të tij, dhe ai do të mbretërojë në shekuj të shekujve''.
<scripture passage="Rev 11:15" parsed="|Rev|11|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.15" />
<sup>15</sup> Atëherë të njëzet e katër pleqtë që rrinin përpara Perëndisë mbi fronet e tyre, ranë përmbys mbi fytyrat e veta dhe adhuruan Perëndinë,
<scripture passage="Rev 11:16" parsed="|Rev|11|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.16" />
<sup>16</sup> duke thënë: ''Ne të falënderojmë, o Zot, Perëndi i Plotfuqishmi, që je, që ishe dhe që do të vish, sepse more në dorë pushtetin tënd të madh, dhe mbretëron.
<scripture passage="Rev 11:17" parsed="|Rev|11|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.17" />
<sup>17</sup> Kombet ishin zemëruar, por erdhi mëria jote, dhe erdhi koha që të gjykohen të vdekurit dhe t'u jepet paga shërbëtorëve të tu, profetëve, dhe shenjtorëve, dhe atyre që druajnë emrin tënd, të vegjëlve  dhe të mëdhenjve, dhe të shkatërrosh ata që  shkatërrojnë dheun''.
<scripture passage="Rev 11:18" parsed="|Rev|11|18|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.18" />
<sup>18</sup> Atëherë u hap tempulli i Perëndisë në qiell dhe u duk arka e besëlidhjes së tij, dhe ndodhnin vetëtima, dhe zëra, dhe bubullima, dhe tërmet, dhe një rebesh i fortë breshëri.
<scripture passage="Rev 11:19" parsed="|Rev|11|19|0|0" osisRef="Bible:Rev.11.19" />
<sup>19</sup> Pastaj një shenjë e madhe u duk në qiell: një grua e veshur me diellin, dhe me hënën poshtë këmbëve të saj, dhe mbi krye të saj një kurorë me dymbëdhjetë yje.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 12" progress="99.24%" prev="Rev.11" next="Rev.13" id="Rev.12">
<h3 id="Rev.12-p0.1">Chapter 12</h3>
<p id="Rev.12-p1">
<scripture passage="Rev 12:1" parsed="|Rev|12|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.1" />
<sup>1</sup> Ishte shtatzënë e bërtiste nga dhembjet dhe mundimet e lindjes.
<scripture passage="Rev 12:2" parsed="|Rev|12|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.2" />
<sup>2</sup> Dhe u duk një shenjë tjetër në qiell: dhe ja, një dragua i madh i kuq që kishte shtatë kokë dhe dhjetë brirë, dhe mbi kokat e tij kishte shtatë kurora.
<scripture passage="Rev 12:3" parsed="|Rev|12|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.3" />
<sup>3</sup> Dhe bishti i tij tërhiqte pas vetes të tretën pjesë te yjeve të qiellit dhe i hodhi mbi tokë. Dhe dragoi qëndroi përpara gruas që ishte gati për të lindur, për të gllabëruar birin e saj kur ta kishte lindur.
<scripture passage="Rev 12:4" parsed="|Rev|12|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.4" />
<sup>4</sup> Dhe ajo lindi një bir mashkull, i cili duhet të qeverisë gjithë kombet me skeptër të hekurt; dhe biri i saj u rrëmbye pranë Perëndisë dhe fronit të tij.
<scripture passage="Rev 12:5" parsed="|Rev|12|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.5" />
<sup>5</sup> Dhe gruaja iku në shkretëtirë, ku kishte vend të përgatitur nga Perëndia, që të ushqehet atje një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.
<scripture passage="Rev 12:6" parsed="|Rev|12|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.6" />
<sup>6</sup> Edhe u bë luftë në qiell: Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit; edhe dragoi dhe engjëjt e tij luftuan,
<scripture passage="Rev 12:7" parsed="|Rev|12|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.7" />
<sup>7</sup> por nuk fituan, e nuk u gjet më për ta vend në qiell.
<scripture passage="Rev 12:8" parsed="|Rev|12|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.8" />
<sup>8</sup> Kështu dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që është quajtur djall, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë; me të u hodhën edhe engjëjt e tij.
<scripture passage="Rev 12:9" parsed="|Rev|12|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.9" />
<sup>9</sup> Atëherë dëgjova një zë të madh në qiell që thoshte: ''Tani arriti shpëtimi, fuqia dhe mbretëria e Perëndisë tonë, dhe pushteti i Krishtit të tij; sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë, ai që i padiste përpara Perëndisë tonë ditë e natë.
<scripture passage="Rev 12:10" parsed="|Rev|12|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.10" />
<sup>10</sup> Dhe ata e fituan atë me anë të gjakut të Qengjit, dhe me anë të fjalës së dëshmisë së tyre; dhe nuk e deshën jetën e tyre deri në vdekje.
<scripture passage="Rev 12:11" parsed="|Rev|12|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.11" />
<sup>11</sup> Prandaj gëzohuni, o qiej, dhe ju që rrini në ta. Mjerë ju banorë të tokës e të detit, sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemërim të madh, duke ditur se ka pak kohë''.
<scripture passage="Rev 12:12" parsed="|Rev|12|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.12" />
<sup>12</sup> Dhe, kur dragoi pa se u hodh për tokë, përndoqi gruan që lindi birin mashkull.
<scripture passage="Rev 12:13" parsed="|Rev|12|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.13" />
<sup>13</sup> Dhe iu dhanë gruas dy krahët e shqiponjës së madhe, që të fluturojë në shkretëtirë në vendin e saj, ku të ushqehet një kohë, disa kohë dhe gjysmën e një kohe, larg pranisë së gjarprit.
<scripture passage="Rev 12:14" parsed="|Rev|12|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.14" />
<sup>14</sup> Atëherë gjarpri qiti nga goja e tij ujë si një lumë prapa gruas, që atë ta merrte lumi,
<scripture passage="Rev 12:15" parsed="|Rev|12|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.15" />
<sup>15</sup> dhe toka e ndihmoi gruan, dhe toka hapi gojën e vet dhe përpiu lumin që dragoi kishte nxjerrë nga goja e vet.
<scripture passage="Rev 12:16" parsed="|Rev|12|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.16" />
<sup>16</sup> Dhe dragoi u zemërua kundër gruas dhe shkoi të bëjë luftë me të tjerët, pasardhjes së saj, të atyre që i ruajnë urdhërimet e Perëndisë dhe që kanë dëshminë e Jezu Krishtit.
<scripture passage="Rev 12:17" parsed="|Rev|12|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.12.17" />
<sup>17</sup> Dhe u ndala mbi rërën e detit.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 13" progress="99.30%" prev="Rev.12" next="Rev.14" id="Rev.13">
<h3 id="Rev.13-p0.1">Chapter 13</h3>
<p id="Rev.13-p1">
<scripture passage="Rev 13:1" parsed="|Rev|13|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.1" />
<sup>1</sup> Dhe pashë të ngjitej nga deti një bishë, që kishte dhjetë brirë dhe shtatë krerë, dhe mbi brirë dhjetë kurora dhe mbi krerë emra blasfemie.
<scripture passage="Rev 13:2" parsed="|Rev|13|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.2" />
<sup>2</sup> Dhe bisha që pashë i ngjante një leopardi; këmbët e saj ishin si të ariut dhe goja e saj si ajo e luanit; dhe dragoi i dha asaj fuqinë e vet, fronin e vet dhe autoritet të madh.
<scripture passage="Rev 13:3" parsed="|Rev|13|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.3" />
<sup>3</sup> Edhe pashë një nga krerët e saj si të plagosur për vdekje; por plaga e saj vdekjeprurëse u shërua; dhe gjithë dheu u mrekullua pas bishës.
<scripture passage="Rev 13:4" parsed="|Rev|13|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.4" />
<sup>4</sup> Dhe adhuruan dragoin që i dha autoritet bishës dhe adhuruan bishën duke thënë: ''Kush i ngjan bishës? Kush mund të luftojë kundër saj?''.
<scripture passage="Rev 13:5" parsed="|Rev|13|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.5" />
<sup>5</sup> Dhe iu dha një gojë që flet gjëra të mëdha dhe blasfemi; dhe iu dha pushtet të veprojë për dyzet e dy muaj.
<scripture passage="Rev 13:6" parsed="|Rev|13|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.6" />
<sup>6</sup> Dhe ajo hapi gojën e vet për të blasfemuar kundër Perëndisë, për të blasfemuar emrin e tij, tabernakullin e tij dhe ata që banojnë në qiell.
<scripture passage="Rev 13:7" parsed="|Rev|13|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.7" />
<sup>7</sup> Dhe iu dha t'u bëjë luftë kundër të shenjtorëve dhe t'i mundë; dhe iu dha pushtet mbi çdo fis, gjuhë dhe komb.
<scripture passage="Rev 13:8" parsed="|Rev|13|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.8" />
<sup>8</sup> Dhe do ta adhurojnë të gjithë banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës së Qengjit, që ishte vrarë që nga krijimi i botës.
<scripture passage="Rev 13:9" parsed="|Rev|13|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.9" />
<sup>9</sup> Kush ka veshë, le të dëgjojë.
<scripture passage="Rev 13:10" parsed="|Rev|13|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.10" />
<sup>10</sup> Kush e çon tjetrin në robëri, në robëri do të bjerë; kush vret me shpatë, duhet edhe ai të vritet me shpatë. Këtu është qëndrueshmëria dhe besimi i shenjtorëve.
<scripture passage="Rev 13:11" parsed="|Rev|13|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.11" />
<sup>11</sup> Pastaj pashë një bishë tjetër, që ngjitej nga dheu, dhe kishte dy brirë që u ngjanin atyre të qengjit, por fliste si një dragua.
<scripture passage="Rev 13:12" parsed="|Rev|13|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.12" />
<sup>12</sup> Ajo ushtronte gjithë pushtetin e bishës së parë përpara saj dhe bënte që dheu dhe banorët e tij të adhurojnë bishën e parë, së cilës iu shërua plaga vdekjeprurëse.
<scripture passage="Rev 13:13" parsed="|Rev|13|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.13" />
<sup>13</sup> Edhe bënte shenja të mëdha, sa që edhe zjarr bënte të zbresë nga qielli mbi dhe në prani të njerëzve,
<scripture passage="Rev 13:14" parsed="|Rev|13|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.14" />
<sup>14</sup> dhe i mashtronte banorët e dheut me anë të shenjave që i ishin dhënë për të bërë përpara bishës, duke u thënë banorëve të dheut t'i bëjnë një figurë bishës, që kishte plagën e shpatës dhe u kthye në jetë.
<scripture passage="Rev 13:15" parsed="|Rev|13|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.15" />
<sup>15</sup> Dhe iu dha t'i japë një frymë figurës së bishës, aq sa figura e bishës të flasë, edhe të bëjë që të gjithë ata të cilët nuk e adhuronin figurën e bishës, të vriteshin.
<scripture passage="Rev 13:16" parsed="|Rev|13|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.16" />
<sup>16</sup> Veç kësaj bëri që të gjithëve, të vegjël e të mëdhenj, dhe të pasur dhe të varfër, dhe të lirë dhe skllevër, t'u vihet një damkë mbi dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre,
<scripture passage="Rev 13:17" parsed="|Rev|13|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.17" />
<sup>17</sup> dhe që askush të mos mund të blinte ose të shiste, po të mos kishte damkën ose emrin e bishës ose numrin e emrit të saj.
<scripture passage="Rev 13:18" parsed="|Rev|13|18|0|0" osisRef="Bible:Rev.13.18" />
<sup>18</sup> Këtu është urtia. Ai që ka mend, le të bëjë llogari numrin e bishës, sepse është numër njeriu; dhe numri i tij është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 14" progress="99.36%" prev="Rev.13" next="Rev.15" id="Rev.14">
<h3 id="Rev.14-p0.1">Chapter 14</h3>
<p id="Rev.14-p1">
<scripture passage="Rev 14:1" parsed="|Rev|14|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.1" />
<sup>1</sup> Pastaj pashë Qengjin që rrinte në këmbë në mal të Sionit, dhe bashkë me të ishin njëqind e dyzet e katër mijë njerëz, që e kishin të shkruar mbi ballin e tyre emrin e tij dhe emrin e Atit të tij.
<scripture passage="Rev 14:2" parsed="|Rev|14|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.2" />
<sup>2</sup> Dhe dëgjova pastaj një zë nga qielli si ushtima e shumë ujërave dhe si gjëmimi i një bubullime të madhe; dhe zëri që dëgjova ishte si ai i kitaristëve që u bien qesteve së tyre.
<scripture passage="Rev 14:3" parsed="|Rev|14|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.3" />
<sup>3</sup> Ata këndonin një këngë të ri përpara fronit, përpara katër qenjeve të gjalla dhe përpara pleqve; dhe asnjë nuk mund ta mësonte kantikun përveç të njëqind e dyzet e katër mijëve, që ishin shpenguar nga toka.
<scripture passage="Rev 14:4" parsed="|Rev|14|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.4" />
<sup>4</sup> Këta janë ata që nuk janë ndotur me femra; janë në fakt të virgjër. Këta janë ata që ndjekin Qengjit, kudo që të shkojë ai; këta u shpenguan ndër njerezit, që të jenë të parat fruta për Perëndinë dhe Qengjin.
<scripture passage="Rev 14:5" parsed="|Rev|14|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.5" />
<sup>5</sup> Edhe në gojë të tyre nuk u gjet gënjeshtër, sepse janë të paqortueshëm përpara fronit të Perëndisë.
<scripture passage="Rev 14:6" parsed="|Rev|14|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.6" />
<sup>6</sup> Pastaj pashë një engjëll tjetër që fluturonte në mes të qiellit dhe që kishte ungjillin e përjetshëm, që t'ua predikojë banorëve të dheut dhe çdo kombi, dhe fisi, dhe gjuhe, dhe populli,
<scripture passage="Rev 14:7" parsed="|Rev|14|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.7" />
<sup>7</sup> dhe thoshte me zë të madh: ''Druani Perëndinë dhe i jepni lavdi, sepse ora e gjyqit të tij erdhi; adhuroni atë që bëri qiellin, dheun, detin dhe burimet e ujërave''.
<scripture passage="Rev 14:8" parsed="|Rev|14|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.8" />
<sup>8</sup> Pastaj një tjetër ëngjëll shkoi pas tyre, duke thënë: ''Ra, ra Babilona, qyteti i madh që u ka dhënë të pinë të gjithë kombeve verën e zemërimit të kurvërimit të saj''.
<scripture passage="Rev 14:9" parsed="|Rev|14|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.9" />
<sup>9</sup> Një engjëll i tretë shkoi pas tyre duke thënë me zë të madh: ''Nëse ndokush adhuron bishën dhe figurën e saj dhe merr damkën mbi ballin e vet ose mbi dorën e vet,
<scripture passage="Rev 14:10" parsed="|Rev|14|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.10" />
<sup>10</sup> do të pijë edhe ai nga vera e zemërimit të Perëndisë, që është derdhur e papërzier në kupën e zemërimit të tij dhe do të mundohet me zjarr e squfur përpara engjëjve të shenjtë dhe përpara Qengjit.
<scripture passage="Rev 14:11" parsed="|Rev|14|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.11" />
<sup>11</sup> Dhe tymi i mundimit të tyre ngjitet në shekuj të shekujve, dhe nuk do të kenë prehje ditë e natë ata që adhurojnë bishën dhe figurën e saj dhe kushdo që merr damkën e emrit të saj''.
<scripture passage="Rev 14:12" parsed="|Rev|14|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.12" />
<sup>12</sup> Këtu është qëndrueshmëria e shenjtorëve; këtu janë ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe besimin e Jezusit.
<scripture passage="Rev 14:13" parsed="|Rev|14|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.13" />
<sup>13</sup> Pastaj dëgjova nga qielli një zë që më thoshte: ''Shkruaj: Lum të vdekurit që këtej e tutje vdesin në Zotin; po, thotë Fryma, që të prehen nga mundimet e tyre; dhe veprat e tyre t'i ndjekin''.
<scripture passage="Rev 14:14" parsed="|Rev|14|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.14" />
<sup>14</sup> Pastaj pashë një re të bardhë, dhe ja, mbi re po rrinte i ulur një i ngjashëm me një Bir njeriu, i cili kishte mbi krye një kurorë të artë dhe në dorë një drapër të mprehtë.
<scripture passage="Rev 14:15" parsed="|Rev|14|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.15" />
<sup>15</sup> Një engjëll tjetër doli nga tempulli, duke i thirrur me zë të madh atij që ulej mbi re: ''Vër dorë mbi drapërin tënd dhe korr, sepse ora e të korrurit ka ardhur dhe të korrat e dheut janë pjekur''.
<scripture passage="Rev 14:16" parsed="|Rev|14|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.16" />
<sup>16</sup> Atëherë ai që ulej mbi re e lëshoi drapërin e tij mbi tokë dhe dheu u korr.
<scripture passage="Rev 14:17" parsed="|Rev|14|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.17" />
<sup>17</sup> Pastaj një engjëll tjetër doli nga tempulli që është në qiell, duke mbajtur dhe ai një drapër të mprehtë.
<scripture passage="Rev 14:18" parsed="|Rev|14|18|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.18" />
<sup>18</sup> Dhe një engjëll tjetër, që kishte pushtet mbi zjarrin, doli nga altari dhe i thirri me zë të madhe atij që kishte drapërin e mprehtë, duke thënë: ''Vëre në punë drapërin tënd të mprehtë dhe vil bistakët  e vreshtit të dheut, sepse rrushi i tyre  është pjekur''.
<scripture passage="Rev 14:19" parsed="|Rev|14|19|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.19" />
<sup>19</sup> Atëherë engjëlli e lëshoi drapërin e tij mbi tokë dhe voli vreshtin e dheut dhe hodhi rrushin në vozën e madhe të zemërimit të Perëndisë.
<scripture passage="Rev 14:20" parsed="|Rev|14|20|0|0" osisRef="Bible:Rev.14.20" />
<sup>20</sup> Dhe voza u shtrydh jashtë qytetit dhe nga voza doli gjak deri te frerët e kuajve, për njëmijë e gjashtëqind stade.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 15" progress="99.44%" prev="Rev.14" next="Rev.16" id="Rev.15">
<h3 id="Rev.15-p0.1">Chapter 15</h3>
<p id="Rev.15-p1">
<scripture passage="Rev 15:1" parsed="|Rev|15|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.15.1" />
<sup>1</sup> Pastaj pashë në qiell një shenjë tjetër të madhe dhe të mrekullishme: shtatë engjëj që kishin shtatë plagët e fundit, sepse me to u krye zemërimi i Perëndisë.
<scripture passage="Rev 15:2" parsed="|Rev|15|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.15.2" />
<sup>2</sup> Dhe pashë një si det të qelqtë, të përzier me zjarr dhe në këmbë mbi detin e qelqtë, ata që kishin mundur bishën, figurën e saj, dhe damkën e saj edhe numrin e emrit të saj. Ata kishin qestet e Perëndisë,
<scripture passage="Rev 15:3" parsed="|Rev|15|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.15.3" />
<sup>3</sup> dhe këndonin këngën e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe këngënn e Qengjit, duke thënë: ''Të mëdha dhe të mrekullueshme janë veprat e tua, o Zot, Perëndi i plotfuqishëm; të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o Mbret i kombeve.
<scripture passage="Rev 15:4" parsed="|Rev|15|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.15.4" />
<sup>4</sup> Kush nuk do të të druajë, o Zot, dhe nuk do të lëvdojë emrin tënd? Sepse vetëm ti je i Shenjtë; sepse të gjitha kombet do të vijnë dhe do të adhurojnë përpara teje, sepse gjykimet e tua u shfaqën''.
<scripture passage="Rev 15:5" parsed="|Rev|15|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.15.5" />
<sup>5</sup> Dhe pas këtyre gjërave unë pashë dhe ja, u hap në qiell tempulli i tabernakullit të dëshmisë.
<scripture passage="Rev 15:6" parsed="|Rev|15|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.15.6" />
<sup>6</sup> Dhe të shtatë engjëjt, që kishin të shtatë plagët, dolën nga tempulli, të veshur me lin të pastër dhe të shndritshëm, dhe të ngjeshur përreth gjoksit me breza ari.
<scripture passage="Rev 15:7" parsed="|Rev|15|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.15.7" />
<sup>7</sup> Një nga të katër qeniet e gjalla u dha të shtatë engjëjve shtatë kupa ari, plot me zemërimi i Perëndisë, që rron në shekuj të shekujve.
<scripture passage="Rev 15:8" parsed="|Rev|15|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.15.8" />
<sup>8</sup> Dhe tempulli u mbush me tym nga lavdia e Perëndisë dhe nga fuqia e tij; dhe askush nuk mund të hynte në tempull, derisa të mbaroheshin të shtatë plagët e të shtatë engjëjve.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 16" progress="99.48%" prev="Rev.15" next="Rev.17" id="Rev.16">
<h3 id="Rev.16-p0.1">Chapter 16</h3>
<p id="Rev.16-p1">
<scripture passage="Rev 16:1" parsed="|Rev|16|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.1" />
<sup>1</sup> Pastaj dëgjova një zë të madh nga tempulli që u thoshte të shtatë engjëjve: ''Shkoni dhe derdhni mbi dhe kupat e zemërimit të Perëndisë''.
<scripture passage="Rev 16:2" parsed="|Rev|16|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.2" />
<sup>2</sup> I pari shkoi dhe e derdhi kupën e vet mbi tokë, dhe një ulçerë e ligë dhe e dhimbshme goditi njerëzit që kishin damkën e bishës dhe ata që adhuronin figurën e saj.
<scripture passage="Rev 16:3" parsed="|Rev|16|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.3" />
<sup>3</sup> Pastaj engjëlli i dytë e derdhi kupën e tij në det; dhe u bë gjak si i një të vdekuri dhe çdo qenie e gjallë në det vdiq.
<scripture passage="Rev 16:4" parsed="|Rev|16|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.4" />
<sup>4</sup> Edhe engjëlli i tretë e derdhi kupën e tij në lumenj dhe në burimet e ujërave; dhe u bë gjak.
<scripture passage="Rev 16:5" parsed="|Rev|16|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.5" />
<sup>5</sup> Dhe dëgjova engjëllin e ujërave duke thënë: ''Ti je i drejtë, o Zot, që je që ishe dhe që do të vish, i Shenjti që gjykoi këto gjëra.
<scripture passage="Rev 16:6" parsed="|Rev|16|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.6" />
<sup>6</sup> Ata kanë derdhur gjakun e shenjtorëve dhe të profetëve, dhe ti u dhe atyre të pijnë gjak, sepse është shpërblimi që ata meritojnë''.
<scripture passage="Rev 16:7" parsed="|Rev|16|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.7" />
<sup>7</sup> Dhe dëgjova një tjetër që thoshte nga altari: ''Po, o Zot, Perëndi i plotfuqishëm, gjykimet e tua janë të vërteta dhe të drejta''.
<scripture passage="Rev 16:8" parsed="|Rev|16|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.8" />
<sup>8</sup> Dhe engjëlli i katërt e derdhi kupën e tij mbi dielli; dhe iu dha atij të djegë njerëzit me zjarr.
<scripture passage="Rev 16:9" parsed="|Rev|16|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.9" />
<sup>9</sup> Dhe njerëzit u dogjën nga një nxehtësi e madhe dhe ata blasfemuan emrin e Perëndisë që ka pushtet mbi këto plagë, dhe nuk u penduan që t'i japin lavdi atij.
<scripture passage="Rev 16:10" parsed="|Rev|16|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.10" />
<sup>10</sup> Dhe engjëlli i pestë e derdhi kupën e tij mbi fronin e bishës; dhe mbretëria e tij u mbulua me terr; dhe njerëzit kafshonin gjuhët e tyre nga dhembja,
<scripture passage="Rev 16:11" parsed="|Rev|16|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.11" />
<sup>11</sup> dhe blasfemuan Perëndinë e qiellit për shkak të dhembjeve të tyre dhe ulçerët e tyre, por nuk u penduan për veprat e tyre.
<scripture passage="Rev 16:12" parsed="|Rev|16|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.12" />
<sup>12</sup> Pastaj engjëlli i gjashtë e derdhi kupën e tij në lumin e madh Eufrat dhe uji i tij u tha për të bërë gati udhën e mbretërve që vijnë nga lindja e diellit.
<scripture passage="Rev 16:13" parsed="|Rev|16|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.13" />
<sup>13</sup> Dhe pashë të dilte nga goja e dragoit, nga goja e bishës dhe nga goja e profetit të rremë, tri frymë të ndyra, që u ngjanin bretkosave.
<scripture passage="Rev 16:14" parsed="|Rev|16|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.14" />
<sup>14</sup> Sepse në fakt janë fryma të demonëve që bëjnë mrekulli, që shkojnë te mbretërit e dheut dhe të gjithë botës, që t'i mbledhin për luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm.
<scripture passage="Rev 16:15" parsed="|Rev|16|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.15" />
<sup>15</sup> ''Ja, unë po vij si vjedhës; lum ai që rri zgjuar dhe ruan rrobat e veta që të mos ecë i zhveshur dhe të duket turpi i tij''.
<scripture passage="Rev 16:16" parsed="|Rev|16|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.16" />
<sup>16</sup> Dhe i mblodhën në një vend që hebraisht quhet ''Armagedon''.
<scripture passage="Rev 16:17" parsed="|Rev|16|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.17" />
<sup>17</sup> Pastaj engjëlli i shtatë e derdhi kupën e tij në erë; dhe doli një zë i madh nga tempulli i qiellit, nga froni, duke thënë: ''U bë''.
<scripture passage="Rev 16:18" parsed="|Rev|16|18|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.18" />
<sup>18</sup> Atëherë shkrepën zëra bubullima dhe vetëtima, dhe u bë një tërmet i madh, që i tillë nuk ishte bërë qëkurse u bënë njerëzit mbi tokë, një tërmet kaq fort i madh.
<scripture passage="Rev 16:19" parsed="|Rev|16|19|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.19" />
<sup>19</sup> Dhe qyteti i madh u nda në tri pjesë dhe qytetet e kombeve ranë, Babilona e madhe u kujtua përpara Perëndisë, që t'i japë kupën e verës së zemërimit të tij të tërbuar.
<scripture passage="Rev 16:20" parsed="|Rev|16|20|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.20" />
<sup>20</sup> Dhe çdo ishull iku, edhe malet nuk u gjetën më.
<scripture passage="Rev 16:21" parsed="|Rev|16|21|0|0" osisRef="Bible:Rev.16.21" />
<sup>21</sup> Dhe një breshër i madh, me peshë prej një talenti, ra nga qielli mbi njerëzit; edhe njerëzit blasfemuan Perëndinë për plagën e breshërit; sepse plaga e tij ishte me të vërtetë e madhe.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 17" progress="99.55%" prev="Rev.16" next="Rev.18" id="Rev.17">
<h3 id="Rev.17-p0.1">Chapter 17</h3>
<p id="Rev.17-p1">
<scripture passage="Rev 17:1" parsed="|Rev|17|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.1" />
<sup>1</sup> Dhe erdhi një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat, dhe foli me mua dhe më tha: ''Eja, do të të tregoj gjyqin e kurvës së madhe që është ulur në ujëra të shumta,
<scripture passage="Rev 17:2" parsed="|Rev|17|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.2" />
<sup>2</sup> më të cilën u kurvëruan mbretërit e dheut, dhe banorët e dheut u dehën me verën e kurvërisë së saj''.
<scripture passage="Rev 17:3" parsed="|Rev|17|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.3" />
<sup>3</sup> Dhe më çoi në Frymë në një shkretëtirë, dhe pashë një grua që rrinte mbi një bishë të kuqe, plot me emra blasfemie dhe që kishte shtatë krerë dhe dhjetë brirë.
<scripture passage="Rev 17:4" parsed="|Rev|17|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.4" />
<sup>4</sup> Edhe gruaja ishte veshur me purpur dhe me të kuq të ndezur, e stolisur me ar, gurë të çmuar dhe me margaritarë; kishte në dorë një kupë ari plot me neveritë dhe ndyrësitë e kurvërimit të saj.
<scripture passage="Rev 17:5" parsed="|Rev|17|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.5" />
<sup>5</sup> Dhe mbi ballin e saj ishte shkruar një emër: ''Misteri, Babilona e madhe, nëna e lavirave dhe e neverive të dheut''.
<scripture passage="Rev 17:6" parsed="|Rev|17|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.6" />
<sup>6</sup> Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe, kur e pashë, u çudita me çudi të madhe.
<scripture passage="Rev 17:7" parsed="|Rev|17|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.7" />
<sup>7</sup> Dhe engjëlli më tha: ''Përse çuditesh? Unë do të të tregoj misterin e gruas dhe të bishës që e mban atë, e cila ka shtatë krerë dhe dhjetë brirë.
<scripture passage="Rev 17:8" parsed="|Rev|17|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.8" />
<sup>8</sup> Bisha, që pe, ishte, edhe nuk është, dhe do të ngjitet nga humnera dhe do të vejë në përhumbje; dhe banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës që nga krijimi i botës, do  të çuditen kur të shohin bishën që ishte, dhe  nuk është, ndonëse është.
<scripture passage="Rev 17:9" parsed="|Rev|17|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.9" />
<sup>9</sup> Këtu është mendja që ka dituri: të shtatë krerët janë shtatë male, ku ulet gruaja,
<scripture passage="Rev 17:10" parsed="|Rev|17|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.10" />
<sup>10</sup> dhe mbretër janë shtatë; pesë kanë rënë, një është dhe tjetri nuk ka ardhur ende; dhe, kur të vijë, pak kohë do të mbetet.
<scripture passage="Rev 17:11" parsed="|Rev|17|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.11" />
<sup>11</sup> Dhe bisha që ishte, dhe nuk është më, është edhe ajo i teti mbret, dhe është nga të shtatët dhe shkon në përhumbje.
<scripture passage="Rev 17:12" parsed="|Rev|17|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.12" />
<sup>12</sup> Të dhjetë brirët, që pe, janë dhjetë mbretër, të cilët nuk kanë marrë ende mbretërinë, por do të marrin pushtet si mbretër, një orë, bashkë me bishën.
<scripture passage="Rev 17:13" parsed="|Rev|17|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.13" />
<sup>13</sup> Këta kanë një qëllim, dhe do t'ia japin fuqinë dhe pushtetin e tyre bishës.
<scripture passage="Rev 17:14" parsed="|Rev|17|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.14" />
<sup>14</sup> Ata do të luftojnë kundër Qengjit dhe Qengji do t'i mundë, sepse ai është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve; dhe ata që janë me të janë të thirrur, të zgjedhur dhe besnikë''.
<scripture passage="Rev 17:15" parsed="|Rev|17|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.15" />
<sup>15</sup> Pastaj më tha: ''Ujërat që ke parë, ku ulet lavirja, janë popuj dhe turma, dhe kombe, dhe gjuhë.
<scripture passage="Rev 17:16" parsed="|Rev|17|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.16" />
<sup>16</sup> Dhe të dhjetë brirët që ke parë mbi bishën, këta do të urrejnë laviren, do ta bëjnë të shkretë dhe lakuriq, dhe do të hanë mishrat e saj dhe do ta djegin në zjarr.
<scripture passage="Rev 17:17" parsed="|Rev|17|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.17" />
<sup>17</sup> Sepse Perëndia u dha në zemër atyre të kryejnë mendjen e tij, të bëhen në një mendje, edhe t'i japin bishës mbretërinë e tyre, gjersa të plotësohen fjalët e Perëndisë.
<scripture passage="Rev 17:18" parsed="|Rev|17|18|0|0" osisRef="Bible:Rev.17.18" />
<sup>18</sup> Dhe gruaja që pe është qyteti i madh, që mbretëron mbi mbretëritë e dheut''.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 18" progress="99.61%" prev="Rev.17" next="Rev.19" id="Rev.18">
<h3 id="Rev.18-p0.1">Chapter 18</h3>
<p id="Rev.18-p1">
<scripture passage="Rev 18:1" parsed="|Rev|18|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.1" />
<sup>1</sup> Edhe pas këtyre pashë një engjëll tjetër që zbriste nga qielli, që kishte pushtet të madh; dhe dheu u ndriçua nga lavdia e tij.
<scripture passage="Rev 18:2" parsed="|Rev|18|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.2" />
<sup>2</sup> Ai bërtiti me forcë dhe me zë të madh, duke thënë: ''Ra, ra Babilona e madhja, dhe u bë vendbanimi i demonëve, dhe streha e çdo fryme të ndyrë, dhe streha e çdo shpendi të ndyrë dhe neveritshëm.
<scripture passage="Rev 18:3" parsed="|Rev|18|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.3" />
<sup>3</sup> Sepse nga vera e mërisë së kurvërimit të saj kanë pirë të gjitha kombet, dhe mbretërit e dheut me të u kurvëruan, dhe tregtarët e dheut u pasuruan për shkak të luksit të saj të shfrenuar''.
<scripture passage="Rev 18:4" parsed="|Rev|18|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.4" />
<sup>4</sup> Pastaj dëgjova një zë tjetër nga qielli, duke thënë: ''Dilni prej saj, o populli im, që të mos bëheni pjestarë të mëkateve të saj, dhe të mos merrni nga plagët e saj,
<scripture passage="Rev 18:5" parsed="|Rev|18|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.5" />
<sup>5</sup> sepse mëkatet e saj janë grumbulluar dhe kanë arritur deri në qiell, dhe Perëndia kujtoi paudhësitë e saj.
<scripture passage="Rev 18:6" parsed="|Rev|18|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.6" />
<sup>6</sup> Shpërblejani atë që ajo ju ka bërë juve, përkundrazi, shpërblejani dyfish sipas veprave të saj; në kupën që ajo derdhi derdhini dyfishin.
<scripture passage="Rev 18:7" parsed="|Rev|18|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.7" />
<sup>7</sup> Në masën që u vetlavdërua ajo dhe shfreu në epshe, në atë masë i jepni asaj mundim dhe brenga, sepse ajo në zemër të vet thotë: "Unë rri posi mbretëreshë, e ve nuk jam dhe brengë nuk do të shoh".
<scripture passage="Rev 18:8" parsed="|Rev|18|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.8" />
<sup>8</sup> Prandaj në një ditë të vetme do të vijnë plagët e saj: vdekja, vaji dhe zia e bukës; edhe do të digjet krejt në zjarr, sepse i fuqishëm është Zoti Perëndia, ai që e gjykon atë''.
<scripture passage="Rev 18:9" parsed="|Rev|18|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.9" />
<sup>9</sup> Dhe do ta qajnë atë dhe do të vajtojnë për të mbretërit e dheut, ata që u kurvëruan me të dhe u dhanë pas epsheve me të, kur të shohin tymin e zjarrit të saj;
<scripture passage="Rev 18:10" parsed="|Rev|18|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.10" />
<sup>10</sup> ata do të qëndrojnë larg nga frika e mundimit të saj, duke thënë: ''Mjerë, mjerë Babilona, qyteti i madh, qyteti i fuqishëm, sepse në një moment erdhi gjyqi yt!''.
<scripture passage="Rev 18:11" parsed="|Rev|18|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.11" />
<sup>11</sup> Edhe tregtarët e dheut do të qajnë dhe do të vajtojnë për të, sepse askush nuk do të blejë më mallrat e tyre:
<scripture passage="Rev 18:12" parsed="|Rev|18|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.12" />
<sup>12</sup> mallra prej ari dhe argjendi, gurë të çmuar dhe margaritarë, pëlhura liri dhe purpri, mendafshi e të kuqeje, dhe gjithfarë drurësh erëmirë, e gjithfarë sendesh fildishi dhe druri shumë të çmuar, bronzi, hekuri dhe mermeri,
<scripture passage="Rev 18:13" parsed="|Rev|18|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.13" />
<sup>13</sup> dhe kanellë, dhe parfume, vajra erëmirë, temian, verë, vaj, majë mielli, grurë, gjë e gjallë, dhen, kuaj, qerre, trupa e shpirtra njerëzish.
<scripture passage="Rev 18:14" parsed="|Rev|18|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.14" />
<sup>14</sup> Dhe fryti i dëshirës së shpirtit tënd ikën prej teje, dhe të gjitha gjërat e pasura dhe të shkëlqyerat ikën prej teje dhe ti nuk do t'i gjesh më kurrë.
<scripture passage="Rev 18:15" parsed="|Rev|18|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.15" />
<sup>15</sup> Tregtarët e këtyre gjërave, që u pasuruan prej saj, do të rrijnë larg për shkak të frikës së mundimit të saj, dhe do të qajnë dhe do të vajtojnë,
<scripture passage="Rev 18:16" parsed="|Rev|18|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.16" />
<sup>16</sup> duke thënë: ''Ah! Ah! Qyteti i madh, që ishte veshur me li të hollë, me të purpurta e të kuqe të ndezur, dhe e stolisur me ar, dhe me gurë të çmuar dhe me margaritarë! Sepse në një moment u shkatërrua një pasuri kaq e madhe!''.
<scripture passage="Rev 18:17" parsed="|Rev|18|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.17" />
<sup>17</sup> Të gjithë kapitenët, të gjithë pasagjerët dhe detarët, dhe të gjithë ata që tregtojnë nëpërmjet detit do të qëndrojnë nga larg
<scripture passage="Rev 18:18" parsed="|Rev|18|18|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.18" />
<sup>18</sup> dhe, duke parë tymin e zjarrit të saj, do të klithin: ''Cili qytet i përngjante këtij qyteti të madh?''.
<scripture passage="Rev 18:19" parsed="|Rev|18|19|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.19" />
<sup>19</sup> Dhe do të hedhin pluhur mbi kryet, do të bërtasin, duke qarë e duke vajtuar, duke thënë: ''Ah! Ah! Qyteti i madh, në të cilën u pasuruan të gjithë ata që kishin anije në det nga mrekullia e saj, sepse për një moment u shkretua!
<scripture passage="Rev 18:20" parsed="|Rev|18|20|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.20" />
<sup>20</sup> Gëzohu përmbi të, o qiell, dhe ju apostuj të shenjtë dhe profetë, sepse Perëndia duke e gjykuar vuri në vend drejtësinë''.
<scripture passage="Rev 18:21" parsed="|Rev|18|21|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.21" />
<sup>21</sup> Dhe një engjëll i fuqishëm ngriti një gur të madh me përmasat sa një mokër dhe e hodhi në det, duke thënë: ''Me të njëjtin vrull do të hidhet Babilona, qyteti i madh, dhe nuk do të gjendet më;
<scripture passage="Rev 18:22" parsed="|Rev|18|22|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.22" />
<sup>22</sup> dhe zëri i harpistëve, i muzikantëve, i fyelltarëve dhe borizanëve nuk do të dëgjohet më te ti; dhe çdo mjeshtër i çfarëdo eksperti i arteve nuk do të gjendet më te ti, dhe nuk do të dëgjohet më te ti zëri i gurit të mullirit.
<scripture passage="Rev 18:23" parsed="|Rev|18|23|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.23" />
<sup>23</sup> Dhe dritë llambe nuk do të ndriçojë më në ty; edhe zë dhëndri dhe nuseje nuk do të dëgjohet më te ti; sepse tregtarët e tu ishin të mëdhenjtë e dheut, sepse gjithë kombet u mashtruan me magjinë tënde.
<scripture passage="Rev 18:24" parsed="|Rev|18|24|0|0" osisRef="Bible:Rev.18.24" />
<sup>24</sup> Sepse në të u gjet gjak profetësh dhe shenjtorësh, dhe i gjithë atyre që janë vrarë mbi dhe''.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 19" progress="99.71%" prev="Rev.18" next="Rev.20" id="Rev.19">
<h3 id="Rev.19-p0.1">Chapter 19</h3>
<p id="Rev.19-p1">
<scripture passage="Rev 19:1" parsed="|Rev|19|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.1" />
<sup>1</sup> Dhe pas këtyre dëgjova në qiell zërin e madh të një turme të shumtë, duke thënë: ''Aleluja! Shpëtimi, dhe lavdia, dhe nderimi, dhe fuqia i përkasin Zotit, Perëndisë sonë,
<scripture passage="Rev 19:2" parsed="|Rev|19|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.2" />
<sup>2</sup> sepse të vërteta dhe të drejta janë gjykimet e tij! Ai në fakt gjykoi laviren e madhe, që e prishi dheun me kurvërinë e saj, dhe mori hak për gjakun e shërbëtorëve të vet të derdhur prej dorës së saj''.
<scripture passage="Rev 19:3" parsed="|Rev|19|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.3" />
<sup>3</sup> Dhe thanë për të dytën herë: ''Aleluja! Dhe tymi i saj ngjitet në shekuj të shekujve''.
<scripture passage="Rev 19:4" parsed="|Rev|19|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.4" />
<sup>4</sup> Dhe ranë përmbys të njëzet e katër pleqtë, dhe të katër qeniet e gjalla, dhe adhuruan Perëndinë, që ulej mbi fron, duke thënë: ''Amen, Aleluja!''.
<scripture passage="Rev 19:5" parsed="|Rev|19|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.5" />
<sup>5</sup> Dhe nga froni erdhi një zë, duke thënë: ''Lëvdoni Perëndinë tonë, gjithë ju shërbëtorë të tij dhe ju që e druani, dhe të vegjlit dhe të mëdhenjtë''.
<scripture passage="Rev 19:6" parsed="|Rev|19|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.6" />
<sup>6</sup> Dhe dëgjova një si zë i një turme të madhe, dhe si zë shumë ujërash dhe si zë bubullimash të forta, që thoshte: ''Aleluja, sepse filloi të mbretërojë Zoti, Perëndia ynë, i Plotfuqishmi!.
<scripture passage="Rev 19:7" parsed="|Rev|19|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.7" />
<sup>7</sup> Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t'i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur!
<scripture passage="Rev 19:8" parsed="|Rev|19|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.8" />
<sup>8</sup> Dhe i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shkëlqyeshëm, sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shenjtorëve''.
<scripture passage="Rev 19:9" parsed="|Rev|19|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.9" />
<sup>9</sup> Dhe më tha: ''Shkruaj: Lum ata që janë ftuar në gostinë e dasmës së Qengjit''. Dhe më tha: ''Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë''.
<scripture passage="Rev 19:10" parsed="|Rev|19|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.10" />
<sup>10</sup> Edhe rashë përpara këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha: ''Ruaju se e bën, unë jam bashkëshërbëtori yt si dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit. Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë''.
<scripture passage="Rev 19:11" parsed="|Rev|19|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.11" />
<sup>11</sup> Dhe pashë qiellin e hapur, dhe ja, një kalë i bardhë, dhe ai që e kalëronte quhet Besniku dhe i Vërteti; dhe ai gjykon dhe lufton me drejtësi.
<scripture passage="Rev 19:12" parsed="|Rev|19|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.12" />
<sup>12</sup> Dhe sytë e tij ishin si flakë zjarri dhe mbi kryet e tij ishin shumë kurora; edhe kishte një emër të shkruar, që askush nuk e di përveç atij;
<scripture passage="Rev 19:13" parsed="|Rev|19|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.13" />
<sup>13</sup> Dhe ishte i veshur me një rrobe të ngjyer në gjak; dhe emri i tij quhet: "Fjala e Perëndisë".
<scripture passage="Rev 19:14" parsed="|Rev|19|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.14" />
<sup>14</sup> Dhe ushtritë që janë në qiell e ndiqnin mbi kuaj të bardhë, të veshur me rroba liri të hollë, të bardhë dhe të pastër.
<scripture passage="Rev 19:15" parsed="|Rev|19|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.15" />
<sup>15</sup> Dhe nga goja e tij dilte një shpatë e mprehtë për të goditur me të kombet; dhe ai do të qeverisë me skeptër prej hekuri dhe ai vet do të shkelë vozën e verës së mërisë dhe të zemërimit të Perëndisë së plotfuqishëm.
<scripture passage="Rev 19:16" parsed="|Rev|19|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.16" />
<sup>16</sup> Dhe mbi rroben e vet dhe mbi kofshën ishte shkruar një emër: MBRETI I MBRETÉRVE dhe ZOTI I ZOTÉRVE.
<scripture passage="Rev 19:17" parsed="|Rev|19|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.17" />
<sup>17</sup> Dhe pashë një engjëll që qëndronte në këmbë në diell; dhe bërtiti me zë të madh duke u thënë gjithë shpendëve që fluturojnë në mes të qiellit: ''Ejani, mblidhuni në gostinë e madhe të Perëndisë,
<scripture passage="Rev 19:18" parsed="|Rev|19|18|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.18" />
<sup>18</sup> që të hani mish mbretërish, dhe mish kapitenësh, dhe mish njerëzish të fuqishëm, dhe mish kuajsh dhe kalorësish, dhe mishin e të gjithë njerëzve, të të lirëve dhe të skllevërve, dhe të të vegjëlve dhe të të mëdhenjve''.
<scripture passage="Rev 19:19" parsed="|Rev|19|19|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.19" />
<sup>19</sup> Dhe pashë bishën, dhe mbretërit e dheut, dhe ushtritë e tyre të mbledhura që të bënin luftë kundër atij që kalëronte kalin dhe kundër ushtrisë së tij.
<scripture passage="Rev 19:20" parsed="|Rev|19|20|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.20" />
<sup>20</sup> Dhe bisha u kap, dhe bashkë me të profeti i rremë që kishte bërë shenja përpara saj, me të cilat i mashtroi ata që morën damkën e bishës, dhe ata që adhuruan figurën e saj; që të dy i hodhën të gjallë në liqenin e zjarrtë që digjet me squfur;
<scripture passage="Rev 19:21" parsed="|Rev|19|21|0|0" osisRef="Bible:Rev.19.21" />
<sup>21</sup> dhe të tjerët u vranë me shpatë, që dilte nga goja e atij që kalëronte kalin, dhe të gjitha shpendët u ngopën me mishrat e tyre.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 20" progress="99.79%" prev="Rev.19" next="Rev.21" id="Rev.20">
<h3 id="Rev.20-p0.1">Chapter 20</h3>
<p id="Rev.20-p1">
<scripture passage="Rev 20:1" parsed="|Rev|20|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.20.1" />
<sup>1</sup> Dhe pashë një engjëll që zbriste nga qielli, duke pasur çelësin e humnerës, dhe një zinxhir të madh në dorë.
<scripture passage="Rev 20:2" parsed="|Rev|20|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.20.2" />
<sup>2</sup> Ai e kapi dragoin, gjarpërin e lashtë, që është djalli dhe Satani, dhe e lidhi për një mijë vjet,
<scripture passage="Rev 20:3" parsed="|Rev|20|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.20.3" />
<sup>3</sup> dhe e hodhi atë në humnerë, dhe e mbylli atë dhe vulosi mbi të, që të mos i mashtrojë më kombet, deri sa të mbushen një mijë vjet; dhe pas këtyre ai duhet zgjidhur për pak kohë.
<scripture passage="Rev 20:4" parsed="|Rev|20|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.20.4" />
<sup>4</sup> Dhe pashë frone, dhe ata u ulën mbi to dhe atyre iu dha pushteti që të gjykojnë edhe pashë shpirtrat e atyre që u ishin prerë kokat për dëshminë e Jezusit dhe për fjalën e Perëndisë, dhe të cilët nuk  e kishin adhuruar bishën, dhe as figurën e  saj dhe nuk kishin marrë damkë mbi ballin e tyre dhe në duart e tyre. Këta u kthyen në jetë e mbretëruan me Krishtin për një mijë vjet.
<scripture passage="Rev 20:5" parsed="|Rev|20|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.20.5" />
<sup>5</sup> Por të vdekurit e tjerë nuk u kthyen në jetë deri sa të mbusheshin një mijë vjet. Kjo është ringjallja e parë.
<scripture passage="Rev 20:6" parsed="|Rev|20|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.20.6" />
<sup>6</sup> I lum dhe i shenjtë është ai që ka pjesë në ringjalljen e parë. Mbi ata vdekja e dytë nuk ka pushtet, por ata do të jenë priftërinj të Perëndisë dhe të Krishtit dhe do të mbretërojnë me të një mijë vjet.
<scripture passage="Rev 20:7" parsed="|Rev|20|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.20.7" />
<sup>7</sup> Dhe kur të kryhen të një mijë vjetët, Satani do të zgjidhet nga burgu i tij,
<scripture passage="Rev 20:8" parsed="|Rev|20|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.20.8" />
<sup>8</sup> dhe do të dalë të mashtrojë kombet që janë në të katër anët e dheut, Gogun e Magogun, që t'i mbledhë ata për luftë; numri i tyre do të jetë si rëra e detit.
<scripture passage="Rev 20:9" parsed="|Rev|20|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.20.9" />
<sup>9</sup> Dhe ata do të lëvizin në të gjithë sipërfaqen e dheut dhe do ta rrethojnë fushën e shenjtorëve dhe qytetin e dashur. Por nga qielli do të zbresë zjarr, i dërguar nga Perëndia, dhe do t'i përpijë.
<scripture passage="Rev 20:10" parsed="|Rev|20|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.20.10" />
<sup>10</sup> Atëherë djallin që i kishte mashtruar, do ta hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku janë bisha dhe profeti i rremë; dhe do të mundohen ditë e natë në shekuj të shekujve.
<scripture passage="Rev 20:11" parsed="|Rev|20|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.20.11" />
<sup>11</sup> Pastaj pashë një fron të madh të bardhë dhe atë që ulej mbi të, nga prania e të cilit iku dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vënd për ata.
<scripture passage="Rev 20:12" parsed="|Rev|20|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.20.12" />
<sup>12</sup> Dhe pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin në këmbë përpara Perëndisë, edhe librat u hapën; dhe u hap një libër tjetër, që është libri i jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave  të shkruara në libra, sipas veprave të  tyre.
<scripture passage="Rev 20:13" parsed="|Rev|20|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.20.13" />
<sup>13</sup> Dhe deti i dorëzoi të vdekurit që ishin në të, dhe vdekja dhe Hadesi dorëzuan të vdekurit që ishin në ta; dhe ata u gjykuan secili sipas veprave të veta.
<scripture passage="Rev 20:14" parsed="|Rev|20|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.20.14" />
<sup>14</sup> Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakën në liqenin e zjarrit. Kjo është vdekja e dytë.
<scripture passage="Rev 20:15" parsed="|Rev|20|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.20.15" />
<sup>15</sup> Dhe, nëse ndokush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u flak në liqenin e zjarrit.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 21" progress="99.85%" prev="Rev.20" next="Rev.22" id="Rev.21">
<h3 id="Rev.21-p0.1">Chapter 21</h3>
<p id="Rev.21-p1">
<scripture passage="Rev 21:1" parsed="|Rev|21|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.1" />
<sup>1</sup> Dhe pashë një qiell të ri dhe një dhe të ri; sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar, dhe deti nuk ishte më.
<scripture passage="Rev 21:2" parsed="|Rev|21|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.2" />
<sup>2</sup> Dhe unë, Gjoni, pashë qytetin e shenjtë, Jeruzalemin e ri, që zbriste nga qielli, nga Perëndia, që ishte bërë gati si nuse e stolisur për burrin e vet.
<scripture passage="Rev 21:3" parsed="|Rev|21|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.3" />
<sup>3</sup> Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: ''Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre.
<scripture passage="Rev 21:4" parsed="|Rev|21|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.4" />
<sup>4</sup> Dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan''.
<scripture passage="Rev 21:5" parsed="|Rev|21|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.5" />
<sup>5</sup> Dhe ai që rrinte mbi fron tha: ''Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja''. Dhe më tha: ''Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta dhe besnike''.
<scripture passage="Rev 21:6" parsed="|Rev|21|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.6" />
<sup>6</sup> Edhe më tha: ''U bë! Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi! Atij që ka etje unë do t'i jap si dhuratë nga burimi i ujit të jetës.
<scripture passage="Rev 21:7" parsed="|Rev|21|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.7" />
<sup>7</sup> Kush fiton do t'i trashëgojë të gjitha gjërat; dhe do të jem për të Perëndi dhe ai do të jetë për mua bir.
<scripture passage="Rev 21:8" parsed="|Rev|21|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.8" />
<sup>8</sup> Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë''.
<scripture passage="Rev 21:9" parsed="|Rev|21|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.9" />
<sup>9</sup> Pastaj erdhi drejt meje një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat plot me shtatë plagët e fundit, dhe foli me mua, duke thënë: ''Eja, do të të tregoj nusen, gruan e Qengjit''.
<scripture passage="Rev 21:10" parsed="|Rev|21|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.10" />
<sup>10</sup> Dhe më çoi në Frymë mbi një mal të madh dhe të lartë, dhe më tregoi qytetin e madh, Jeruzalemin e shenjtë, që zbriste nga qielli, nga Perëndia,
<scripture passage="Rev 21:11" parsed="|Rev|21|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.11" />
<sup>11</sup> duke pasur lavdinë e Perëndisë. Dhe shkëlqimi i saj i ngjante me një gur shumë të çmuar, si gur diaspri kristalor.
<scripture passage="Rev 21:12" parsed="|Rev|21|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.12" />
<sup>12</sup> Ai kishte një mur të madh dhe të lartë me dymbëdhjetë porta, dhe te portat dymbëdhjetë engjëj, dhe emra të shkruar mbi to, të cilat janë emrat e të dymbëdhjetë fiseve të bijve të Izraelit.
<scripture passage="Rev 21:13" parsed="|Rev|21|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.13" />
<sup>13</sup> Nga lindja ishin tri porta, nga veriu tri porta, nga jugu tri porta dhe nga perëndimi tri porta.
<scripture passage="Rev 21:14" parsed="|Rev|21|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.14" />
<sup>14</sup> Dhe muri i qytetit kishte dymbëdhjetë themele dhe mbi to ishin emrat e dymbëdhjetë apostujve të Qengjit.
<scripture passage="Rev 21:15" parsed="|Rev|21|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.15" />
<sup>15</sup> Dhe ai që fliste me mua kishte një kallam ari, për të matur qytetin, dyert e tij dhe murin e tij.
<scripture passage="Rev 21:16" parsed="|Rev|21|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.16" />
<sup>16</sup> Dhe qyteti kishte formë katërkëndësh, dhe gjatësia e tij është sa gjerësia; ai e mati qytetin me kallamin deri në dymbëdhjetë mijë stade; gjatësia, gjërësia dhe lartësia e tij janë të barabartë.
<scripture passage="Rev 21:17" parsed="|Rev|21|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.17" />
<sup>17</sup> Mati edhe murin, që ishte njëqind e dyzet e katër kubitë, me matje njeriu, domethënë engjëllit.
<scripture passage="Rev 21:18" parsed="|Rev|21|18|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.18" />
<sup>18</sup> Muri ishte bërë ishte prej diaspri; dhe qyteti ishte prej ari të kulluar, i ngjashëm me kristal transparent.
<scripture passage="Rev 21:19" parsed="|Rev|21|19|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.19" />
<sup>19</sup> Themelet e murit të qytetit ishin stolisur me gjithfarë gurësh të çmuar; themeli i parë ishte prej diaspri, i dyti prej safiri, i treti prej kalcedoni, i katërti prej smeraldi,
<scripture passage="Rev 21:20" parsed="|Rev|21|20|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.20" />
<sup>20</sup> i pesti prej sardoniku, i gjashti prej sardi, i shtati prej krizoliti, i teti prej berili, i nënti prej topazi, i dhjeti prej krizopazi, i njëmbëdhjeti prej hiacinti, i dymbëdhjeti prej ametisti.
<scripture passage="Rev 21:21" parsed="|Rev|21|21|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.21" />
<sup>21</sup> Dhe të dymbëdhjetë portat ishin dymbëdhjetë margaritarë, secila portë ishte bërë prej një margaritari të vetëm, edhe sheshi i qytetit ishte prej ari të kulluar, si kristal i transparent.
<scripture passage="Rev 21:22" parsed="|Rev|21|22|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.22" />
<sup>22</sup> Dhe nuk pashë asnjë tempull në të; sepse Zoti Perëndi i plotfuqishëm dhe Qengji janë tempulli i tij.
<scripture passage="Rev 21:23" parsed="|Rev|21|23|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.23" />
<sup>23</sup> Dhe qyteti nuk ka nevojë për diell, as për hënë që të ndriçojnë në të, sepse lavdia e Perëndisë e ndriçon atë, dhe llamba e tij është Qengji.
<scripture passage="Rev 21:24" parsed="|Rev|21|24|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.24" />
<sup>24</sup> Dhe kombet e të shpëtuarve do të ecin në dritën e tij; dhe mbretërit e dheut do të sjellin lavdinë dhe nderin e tyre në të.
<scripture passage="Rev 21:25" parsed="|Rev|21|25|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.25" />
<sup>25</sup> Dhe portat e tij nuk do të mbyllen asnjëherë gjatë ditës, sepse nuk do të ketë asnjëherë natë.
<scripture passage="Rev 21:26" parsed="|Rev|21|26|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.26" />
<sup>26</sup> Edhe në të do të sjellin lavdinë dhe nderin e kombeve.
<scripture passage="Rev 21:27" parsed="|Rev|21|27|0|0" osisRef="Bible:Rev.21.27" />
<sup>27</sup> Edhe nuk do të hyjë asgjë e papastër dhe askush që kryen neveri e gënjeshtër, por vetëm ata që janë të shkruar në librin e jetës të Qengjit.
</p>
</div3>

<div3 title="Revelation 22" progress="99.94%" prev="Rev.21" next="toc" id="Rev.22">
<h3 id="Rev.22-p0.1">Chapter 22</h3>
<p id="Rev.22-p1">
<scripture passage="Rev 22:1" parsed="|Rev|22|1|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.1" />
<sup>1</sup> Dhe më tregoi lumin e pastër të ujit të jetës, te kthjellët si kristali, që dilte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit.
<scripture passage="Rev 22:2" parsed="|Rev|22|2|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.2" />
<sup>2</sup> Në mes të sheshit të qytetit, këtej e andej lumit, ishte druri i jetës që jep dymbëdhjetë fruta, dhe që nxjerr frutin e saj në çdo muaj; dhe gjethet e drurit janë për shërim të kombeve.
<scripture passage="Rev 22:3" parsed="|Rev|22|3|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.3" />
<sup>3</sup> Dhe asnjë mallkim nuk do të ketë më; dhe në të do të jetë froni i Perëndisë dhe i Qengjit, dhe shërbëtorët e tij do t'i shërbejnë;
<scripture passage="Rev 22:4" parsed="|Rev|22|4|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.4" />
<sup>4</sup> ata do të shohin fytyrën e tij; dhe emri i tij do të jetë mbi ballin e tyre.
<scripture passage="Rev 22:5" parsed="|Rev|22|5|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.5" />
<sup>5</sup> Dhe atje natë nuk do të ketë; edhe nuk kanë nevojë për llambë, as për dritë dielli, sepse Zoti Perëndi i ndriçon; dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.
<scripture passage="Rev 22:6" parsed="|Rev|22|6|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.6" />
<sup>6</sup> Dhe më tha: ''Këto fjalë janë besnike dhe të vërteta; dhe Zoti, Perëndi i profetëve të shenjtë, dërgoi engjëllin e tij, për t'u treguar shërbëtorëve të tij gjërat që duhet të ndodhin për së shpejti.
<scripture passage="Rev 22:7" parsed="|Rev|22|7|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.7" />
<sup>7</sup> Ja, unë vij shpejt; lum ai që i ruan fjalët e profecisë së këtij libri''.
<scripture passage="Rev 22:8" parsed="|Rev|22|8|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.8" />
<sup>8</sup> Dhe unë, Gjoni, jam ai që kam parë dhe dëgjuar këto gjëra; dhe kur dëgjova dhe pashë, rashë për ta adhuruar përpara këmbëve të engjëllit që m'i tregonte këto gjëra.
<scripture passage="Rev 22:9" parsed="|Rev|22|9|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.9" />
<sup>9</sup> Dhe ai më tha: ''Ruaju se e bën! Sepse unë jam bashkëshërbëtori yt dhe i vëllezërve të tu, profetë, dhe të atyre që i ruajnë fjalët e këtij libri. Adhuro Perëndinë!''.
<scripture passage="Rev 22:10" parsed="|Rev|22|10|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.10" />
<sup>10</sup> Pastaj më tha: ''Mos i vulos fjalët e profecisë së këtij libri, sepse koha është afër.
<scripture passage="Rev 22:11" parsed="|Rev|22|11|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.11" />
<sup>11</sup> Kush është i padrejtë, le të vazhdojë të jetë i padrejtë, kush është i ndyrë le të vazhdojë të jetë i ndyrë, kush është i drejtë le të vazhdojë të praktikojë drejtësinë, dhe kush është i shenjtë le të vazhdojë të shenjtërohet.
<scripture passage="Rev 22:12" parsed="|Rev|22|12|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.12" />
<sup>12</sup> Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t'i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë.
<scripture passage="Rev 22:13" parsed="|Rev|22|13|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.13" />
<sup>13</sup> Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit''.
<scripture passage="Rev 22:14" parsed="|Rev|22|14|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.14" />
<sup>14</sup> Lum ata që i kryejnë urdhërimet e tij, që të kenë të drejtën për drurin e jetës dhe për të hyrë në portat e qytetit.
<scripture passage="Rev 22:15" parsed="|Rev|22|15|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.15" />
<sup>15</sup> Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën.
<scripture passage="Rev 22:16" parsed="|Rev|22|16|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.16" />
<sup>16</sup> ''Unë, Jezusi, dërgova engjëllin tim për t'ju dëshmuar për këto gjëra nëpër kisha. Unë jam Rrënja dhe pasardhja e Davidit, ylli i ndritshëm i mëngjesit''.
<scripture passage="Rev 22:17" parsed="|Rev|22|17|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.17" />
<sup>17</sup> Dhe Fryma dhe nusja thonë: ''Eja!''. Dhe ai që dëgjon le të thotë: ''Eja!''. Dhe ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës.
<scripture passage="Rev 22:18" parsed="|Rev|22|18|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.18" />
<sup>18</sup> Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t'i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër.
<scripture passage="Rev 22:19" parsed="|Rev|22|19|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.19" />
<sup>19</sup> Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t'i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër.
<scripture passage="Rev 22:20" parsed="|Rev|22|20|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.20" />
<sup>20</sup> Ai që dëshmon për këto gjëra, thotë: ''Po, unë vij shpejt. Amen''. Po, eja, Zoti Jezus.
<scripture passage="Rev 22:21" parsed="|Rev|22|21|0|0" osisRef="Bible:Rev.22.21" />
<sup>21</sup> Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen.
</p>
</div3></div2></div1>
</ThML.body>
</ThML>
